Issuu on Google+

faqe 19

Simon Sebag Montefiore

Berisha më tregoi dhomën ku u vra mehmet Shehu

Shkrimtari rrëfen mbresat nga promovimi i librave të tij në shqip, prej shtëpisë botuese “55” Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 29 shkurt 2012. Numër 519. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Berisha: Topin nuk e voton as i vëllai, Oketa iku si Namik Dokle

Ndryshon ligji për hipotekat rregullat e reja për marrjen e tapive Titujt e pronësisë do të merren brenda 30 ditëve nga data e aplikimit dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nga institucion buxhetor do kthehet në një agjenci me vetëfinancim. Pagesat e reja për çdo shërbim dhe kundravajtjet që do të gjobiten. Debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës. Malaj: Komisioni t’i drejtohet me letër Kontrollit të Lartë të Shtetit për të hetuar të gjitha donacionet për projektet në lidhje me pronën. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të reformohet rrënjësisht. Titujt e pronësisë do të merren brenda 30 ditëve nga

Kryeministri komenton largimin e Oketës: Kam vetëm këtë keqardhje, Oketa hyri në parti si përfaqësues i një brezi tjetër, të ri dhe u largua si Namik Dokle. Kritikat e Mustafajit? "Si shkrimtar ka realitetin e tij" Faqe 3

Shpallen datat e provimeve të Maturës, 3 orë për testet me zgjedhje

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Intelektualët dhe zagarët

“Përshëndetje!” si dëshmi e krizës

ekonomi

Ka disa fjalë që vitet e fundit më vijnë të vështira në shqip. Jo, jo: jo fjalët ‘e pista’...

Avokati i Popullit: 119 të dhunuar në polici në 2011, shkelje me pronat Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011 evidenton një sërë shkeljesh në komisariate me personat e shoqëruar. 119 ankesa për torturë e dhunë, mes tyre edhe protestuesit e 21 janarit

Një nga të metat më të mëdha të funksionimit të shoqërisë në koment Kosovë e Shqipëri Nexhmedin Spahiu është mungesa...

8

ionin e Ligjeve dhe për rrjedhojë, e gjithë marrëveshja e arritur gati katër muaj më parë në Konferencën e Kryetarëve. Pas më shumë se 3 orë diskutimesh të dyja palët e përfaqësuara në këtë komision teksa kishin arritur në fund të punës për të miratuar paketën e ndryshimeve në këtë Kod, janë ndarë në qëndrime për nenin e fundit, atë të propozuar nga socialistët... Faqe 4

Prishet konsensusi i arritur mes mazhorancës dhe opozitës në komis-

FAQE 15

koment Eda Derhemi

Debati i plotë PD-PS që prishi konsensusin për Kodin Penal Dënimi me burg i zyrtarëve që falsifikojnë statistikat zyrtare i kërkuar nga socialistët, rrëzon të gjitha ndryshimet e bëra me konsensus deri tani

Udhëzimi, ministri i Arsimit vendos datat e mbajtjes së provimeve me detyrim dhe me zgjedhje, si dhe sa pyetje do të kenë testet

op-ed / 10-11

dita e aplikimit dhe kjo zyrë nga një institucion buxhetor do të kthehet në një agjenci që do të funksionojë me... Faqe 9

tensioni

dosja në gjyq

Përplasje të reja në Orikum, banorët u zënë rrugën makinerive

Mbyllet hetimi për ish-kreun e Sindikatës, akuzë për pastrim parash

FAQE 17

Sipas ligjit të ri

Projektligji, reklamat në media përfshihen në TVSH Një draftligj i ri parashikon përfshirjen e reklamave të mediave në TVSH, që aktualisht janë të përjashtuara

Të dyshuar për krime të vrasjes, vjedhjes apo dhunës në familje trajtohen si të shoqëruar në polici dhe jo si të ndaluar. Alarmi vjen nga Avokati i Popullit, i cili në raportin për vitin 2011 të dorëzuar në Kuvend, evidenton raste kur personat që kanë kryer vepra penale apo e kanë emrin në listën e të kërkuarve trajtohen si të... Faqe 7

FAQE 6

editorial / 11 Arjan VASJARI

Kë rrezikon realisht Kreshnik Spahiu? Jam në një mendje me Sokol Ballën kur thotë se, arsyeja e vetme e reagimit agresiv kundër kuqezinjve të Kreshnik Spahiut nga të mëdhenjtë e politikës, është frika. Nuk shikoj arsye të ndonjë lloji tjetër, për shembull, parimore, ose identitare apo qoftë edhe patriotike. Jo! Thjesht dhe vetëm kanë frikë nga shprishja e rendit (thuajse) organik të një bipolarizmi i cili, tashmë, nuk rezulton i keq vetëm për ata. Kanë njëzet vjet që përmes këtij bipolarizimi ekstrem ushqejnë njëri-tjetrin dhe riciklohen prej njëri-tjetrit. Vetëm kaq duhet për të kuptuar përse Sali Berisha vijon ende të merret me Kreshnik Spahiun përmes një komisioni parlamentar edhe pasi ky ka dhënë dorëheq jen; kaq pak duhet për të kuptuar shkaqet, përse Edi Rama u kujtua të nxirrte...


2

MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Kryeministri: Integrimin e bllokon Rama Kreu i qeverisë sërish akuzoi opozitën për vendimet negative të Brukselit për dhënien e statusit vend kandidat për BE për Shqipërinë. Sipas Berishës, bllokimi i reformave nga ana e opozitës që u

bë dy vite radhazi vijon dhe tani në mënyrë të përsëritur. “Edi Rama denoncoi bllokimin, ndërkohë që ishte ai që bllokoi reformat. Këtë javë diskutohet në BE rreth integrimit të Shqipërisë.

Në Shqipëri raportohet se reformat janë bllokuar. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër veç zgjedhjeve të 2013, statusi kandidat për vitin 2012 është i bllokuar. Shpresë mbetet viti 2013”.

BE: Statusi për Shqipërinë kur të plotësojë kushtet Fule: Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere, atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës Shqipëria do të përfitojë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian vetëm pasi të ketë plotësuar 12 rekomandimet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian”. Kështu deklaroi eurokomisioneri Stefan Fule dje në konferencën e zhvilluar menjëherë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën t’i propozojnë samitit të liderëve të BE-së të mblidhet më 1 mars, dhënien e statusit kandidat për Serbinë dhe marrjen në konsideratë nënshkrimin e MSA-së me Kosovën. Eurokomisioneri Fule konfirmoi se nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e përcaktuara nga Komisioni Europian për Shqipërinë, duke theksuar edhe njëherë fort se vetëm implementimi i këtyre kritereve kyçe mund ta bëjë Shqipërinë të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE. “Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere, atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës.”

I pyetur se cilat janë sfidat që qëndrojnë para Shqipërisë, Fule tha se në Shqipëri duhet të vazhdojë procesi gjithëpërfshirës i ni-

“Shpresojmë të vijojë bashkëpunimi, shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë në këtë drejtim. Mirëpresim të gjitha hapat e ndërmarra për të promovuar reformat, demokraci dhe stabilitet.

sur që në nëntor të vitit të kaluar, të vazhdojë bashkëpunimi qeveriopozitë për të gjitha ato çështje që kanë lidhje me axhendën europiane të Shqipërisë. Duke qëndruar te reformat bazë, ajo elektorale dhe legjislative, Fule kërkon që këto të jenë gjithëpërfshirëse, ku të marrë pjesë jo vetëm qeveria, por edhe opozita si dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm. Por procesi gjithëpërfshirës sipas Fules, përfshin edhe mënyrën sesi qeveria dhe opozita punojnë së bashku në parlament, veçanërisht për sa i përket legjislacionit që kërkon 3/5at e votave, por dhe për çështje që kanë lidhje direkte me axhendën europiane të Shqipërisë. Edhe ministri i Jashtëm danez, danez Nikolai Wammen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, theksoi se unioni mirëpret të gjithë hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për të promovuar reformat, demokracinë dhe stabilitetin në Europë. “Shpresojmë të vijojë bashkëpunimi, shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë në këtë drejtim. Mirëpresim të gjitha hapat e ndërmarra për të promovuar reformat, demokraci dhe stabilitet. Nuk besoj se dikush e shikon këtë që do të ndodh në një mënyrë të shpejtë, por presidenca i mirëpret hapat”, u shpreh ministri danez Uamen i pyetur nga gazetarët shqiptarë në Bruksel.

Rama: Prag dështimi për integrimin, na e kaloi Serbia Kryetari i Partisë Socialiste e ka cilësuar prag dështimi situatën në të cilën ndodhet Shqipëria përballë kërkesave për integrimin. Kreu i opozitës akuzoi mazhorancën për pengesat që po komprometojnë integrimin e vendit, si dhe për vonesat në reformën zgjedhore dhe parlamentare. “Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, nxjerr në pah prapambetjen tonë. Ajo çka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur, po ndodh. Në një proces ku Shqipëria ndodhej shumë më para disa vite me parë, por rrezikon të mbetet sërish jashtë, për të tretën herë radhazi. Dhe për të tretën herë radhazi Kryeministri po tenton të fshehë të vërtetën. Fatkeqësisht nuk ka mjaftuar dot për një notë më të mirë as angazhimi total për përfundimin e reformës zgjedhore ashtu siç parashihte dakordësia e nëntorit, teksa afati është shkelur dhe reforma është

në hapa të parë për shkak të zvarritjes së qëllimshme. Opozita i ka bërë një për një detyrat e shtëpisë, ndërkohë që qeveria nuk ka bërë ende asnjë nga detyrat e saj të drejtpërdrejta”,-u shpreh Rama. Integrimi i vendit, sipas Ramës, nuk kërkon vetëm miratimin e ligjeve me 3/5-tat, por implementim ligjesh, shtet ligjor, luftë reale me krimin dhe korrupsionin dhe meritokraci. Ndërkohë që i kërkon ndërkombëtarëve që të monitorojnë procesin e reformës zgjedhore, që, sipas tij, është baza e vjedhjes së pushtetit. “Komuniteti ndërkombëtar ka përcaktuar reformën zgjedhore si prioritet të prioriteteve, ndaj ai nuk duhet të lejojë zvarritjen e saj, ku duket qartë kush e zvarrit dhe kush e plotëson. Ne s’e harrojmë as qershorin e 2009-s as 8 majin 2011, as ndërkombëtarët që ishin dëshmitarë të vjedhjes së ditës për diell, që nëpërmjet raportit vunë në krye

“Përparimi i Serbisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, nxjerr në pah prapambetjen tonë. Ajo çka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur, po ndodh. Në një proces ku Shqipëria ndodhej shumë më para disa vite me parë, por rrezikon të mbetet sërish jashtë, për të tretën herë radhazi”

reformimin e ligjit dhe procesin zgjedhor. Ne jemi çdo ditë dhe më të shqetësuar për Kodin Zgjedhor dhe reformën zgjedhore, të cilat do të shtyjë përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”,- shprehu shqetësimin e tij kreu i PS-së, duke shtuar se opozita ka identifikuar hallkat për të mos lejuar përsëritjen e historisë. Rama theksoi se opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Berisha se është i gatshëm t’i vjedhë sërish ato. “Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mekanizmat që garantojnë listat dhe zgjedhjet të përfshihen në ligj. Berisha nuk do të garantojë sistemin zgjedhor, por Saliu preferon mbajtjen e të njëjtit sistem administrimi, ku ka bërë vjedhjen e zgjedhjeve. Statusi është interes kombëtar, nuk mund të tradhtohet nga interesi partiak”,- përfundoi fjalën e tij Rama.


E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Rama: S’ka njerëz që besojnë përrallën e Berishës Ndërkohë që ende vazhdonte konferenca e Kryeministrit me gazetarët, kreu i PS-së ka replikuar përmes rrjetit social, duke i cilësuar përralla ato që po thoshte Kryeministri mbi integrimin e vendit. “Ju pyes ju: Si mund të ketë ende njerëz që e besojnë përrallën që tregon KM për opozitën që ka bllokuar çdo gjë që

është detyrë e qeverisë?”, shkroi Rama, ndërsa shtoi në dy mesazhe njëri pas tjetrit se edhe sikur të ishte pa mëkate Berisha, ai nuk duhet të rrijë aty, por të japë llogari para popullit. “Ndërsa KM i Shqipërisë jo vetëm s’duhet të rrijë aty, po duhet të japë shumë llogari para popullit për mëkatet e shumta të qeverisë së

tij”, shkroi Rama. Sipas tij, “Një KM (Kryeministër) që vetëm shfajësohet për gjërat që shkojnë keq e më keq, duke fajësuar opozitën nuk duhet të jetë me KM edhe sikur të jetë pa mëkate”, shkroi Rama, në përgjigje të qëndrimit të Kryeministrit që e fajësoi opozitën për bllokim të procesit.

Berisha: Mustafaj, shkrimtar në realitetin e tij, Topin nuk e voton as i vëllai Kryeministri për largimin e Oketës: “Kam vetëm këtë keqardhje: zoti Oketa hyri në parti si përfaqësues i një brezi tjetër, të ri dhe u largua nga PD si një Namik Dokle”.

“Në memorien time, deputeti Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksione ndër më të lartat në qeveri, nuk ka ngritur qoftë edhe një problem të vetëm në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së

TIRANË Keqardhje për largimin e Gazmend Oketës, shpotitje për Bamir Topin e Besnik Mustafajin, zgjedhje të presidentit sipas Kushtetutës, jo ndryshime në qeveri (por vetëm nëse e kërkon LSI); Aleanca “Kuq e Zi” si “Portokalli”, ishin të gjitha këto qëndrime që kryeministri Sali Berisha i përcolli dje përmes një konference për shtyp për rreth 90 minuta në një nga sallat e Kryeministrisë. Largimi i Oketës Kryeministri Berisha shprehu keqardhje për largimin e Gazmend Oketës nga grupi parlamentar i PD-së, duke i kthyer përgjigje edhe shqetësimit kryesor që Oketa ngriti pak ditë më parë se mbledhjet e grupit ishin kthyer në ish-byro politike. “Në memorien time, deputeti Oketa as tani, as në kohën kur ka qenë në funksione ndër më të lartat në qeveri, nuk ka ngritur qoftë edhe një problem të vetëm në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së. Të besoj se ish-ministri i Mbrojtjes ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhjet e grupit parlamentar, kjo nuk më konvenon me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje gjer në shtator apo tetor, siç thotë, dhe nuk ka ngritur ndonjëherë as edhe një problem, as kur ka qenë zëvendëskryeministër, ministër apo deputet. Kështu që shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund”, tha Berisha, duke shtuar se në grupin parlamentar ngrihen rëndom probleme nga më të ndryshmet. Kreu i ekzekutivit shtoi se Oketa erdhi në PD si përfaqësues i brezit të ri dhe po largohet si Namik Dokle. Për këtë krahasim,

Berisha dje gjatë konferencës për shtyp

Berisha e kishte një shpjegim. “Kam vetëm këtë keqardhje: zoti Oketa hyri në parti si përfaqësues i një brezi tjetër, të ri dhe u largua nga PD si një Namik Dokle. Parlamenti dhe muret e tij kanë arkivin dhe memorien, koha stamposet. Ndodhi në vitin 1991 që si kurban për Ramiz Alinë, Namik Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij, ndodhi në vitin që jemi, që kurban për Bamir Topin, Gazmend Oketa të marrë vetëm votën e tij. Këtë, Gazmend Oketa nuk duhet t’ia bënte vetes”. Presidenti& ndryshimet në qeveri “Do të jetë kandidat i mazhorancës dhe në rast se zoti Rama do të japë votat, ne e mirëpresim. Sikundër, zoti Rama, në përputhje me Kushtetutën është i lirë dhe i ftuar të paraqesë kandidatin e tij. Nuk ka asnjë pengesë, zoti Rama ka të gjithë fuqinë me firmat e deputetëve të tij, të paraqesë një apo dy kandidatë sipas dëshirës së tij. Ky nuk do të jetë një proces konfrontues, por do të jetë kushtetues”, - ishte përgjigja e Kryeministrit për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Ai shtoi gjithashtu se në respekt të institucionit të Presidencës, emri i ri do të diskutohet atëherë kur e përcakton Kush-

tetuta. Berisha u pyet edhe për mundësinë e ndryshimeve në qeveri si rezultat i kërkesës së disa deputetëve. “Rezultati i 8 majit ishte 142 mijë vota më shumë për koalicionin që unë drejtoj, sesa koalicioni i zotit Rama. Rezultati ishte gjithashtu fitorja e katërfishtë në Bashkinë e Tiranës, në total me 10 909 vota më shumë. Unë nuk kam alternativë tjetër, veçse të respektoj verdiktin e qytetarëve dhe vlerësimin e tyre”, - tha Berisha. Nëse LSI do të kërkojë ndryshime në qeveri, Kryeministri u përgjigj se do të jetë i detyruar të respektojë vullnetin e kësaj force politike sipas marrëveshjes së nënshkruar. Topi& Mustafaj Kryeministri Berisha paralajmëroi dje se partia e re e Bamir Topit nuk do të jetë shqetësim për PD-në, duke sjellë një shembull: “Partia që votoi për Edi Ramën? Edhe i vëllai i tij ka votuar për ne. Edhe Flamuri (Topi) ka votuar për mua dhe do të votojë për mua. Çfarë problemi mund të kem?! Shko e pyete. Merreni në telefon, po nuk u tha që kam votuar dhe do të votoj gjithmonë për Sali Berishën. Është vëllai i madh i tij. Kaq. Kjo i përmbledh të gjitha”. Kryeministri u pyet dje edhe për një qëndrim të Besnik Mustafajit lidhur me daljen jashtë realitetit të Berishës. “Besnik Mustafaj, po ta kesh ndjekur, nuk ka mohuar kurrë se është shkrimtar, pra shkrimtarët kanë realitetin e tyre ndaj dhe janë shkrimtarë, se përndryshe do të ishin si ne të tjerët...Aty e ka frymëzimin ai. Po ia hoqe, u bë si të tjerët pastaj”, - u përgjigj ai. Lidhur me akuzat e tij se sot Rama ka mbledhur bijtë e ishbllokmenëve, si dhe për faktin se si ndihet ai kur në shtyp qarkullojnë foto të tij pikërisht me ish-bllokmenët, Berisha u përgjigj: “Nuk e kam përdorur kurrë këtë term për Fatos Nanon. Kam përdorur epitete nga më të ndryshmet, por jo këtë se nuk i shkonte, sepse edhe po ta përdorja nuk ta besonte njeri. Unë duhet të përdor gjëra që besohen. Atë që u bëra etërve të tyre, edhe në katër breza nuk do ma harrojnë”. Gjatë konferencës për shtyp i pyetur nga media, Berisha e krahasoi Aleancën “Kuq e Zi” si Aleanca “Portokalli” apo “faqezi” N.Perndoj


4

MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

politika

Ndëshkimi i Kryeministrit Ermonela Felaj: Problemi është që në rastet e akteve të Këshillit të Ministrave, të cilat miratohen si akte të një organi kolegjial, përgjegjësia fshihet nën kolegjialitet. Dhe ne këtë kërkojmë të ndajmë, ne duam të bëjmë përgjegjës secilin nga këta anëtarë të KM që bëhen iniciatorë për miratimin e një akti, i cili më vonë rezulton një akt i kundraligjshëm që ka cenuar rëndë interesat e shtetit dhe

shtetasve. Duhet të kuptoni se gjëja që ne propozojmë nuk ka fuqi prapavepruese. Shegushe Ligori: Ky propozimi që kemi bërë ne është i përputhur me Kushtetutën, pra janë parashikime që janë në Kushtetutë dhe s’ka nevojë që ta kemi dhe në Kod, apo është antikushtetues. Nëse është varianti i parë natyrisht jemi këtu, është një grup pune i mirëfilltë dhe hajde ta rregullojmë. Nëse ka

diçka tjetër që e frik mazhorancën, atëherë është një temë tjetër diskutimi. Ilir Rusmali: Në një farë mënyre mos ma merr keq Ermonela, se ky propozimi i Ermonelës është për t’u admiruar, sepse ti me një dispozitë të vetme dërmon doktrinën juridike mbarë botërore, ti dërmon Kushtetutën dhe parimin e saj se të gjithë janë të barabartë.

Falsifikimi i statistikave zyrtare, prishet marrëveshja PD-PS Komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm 9 vota pro të demokratëve paketën e propozimeve në këtë Kod, por pa përfshirë këtë propozim të socialistëve, çka duket se do të bëjë tashmë të pamundur miratimin e tij në seancë plenare, pasi për të kërkohen 84 vota. Fejzi Braushi Prishet konsensusi i arritur mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve dhe për rrjedhojë, e gjithë marrëveshja e arritur gati katër muaj më parë në Konferencën e Kryetarëve. Pas më shumë se 3 orë diskutimesh të dyja palët e përfaqësuara në këtë komision teksa kishin arritur në fund të punës për të miratuar paketën e ndryshimeve në këtë Kod, janë ndarë në qëndrime për nenin e fundit, atë të propozuar nga socialistët dhe që kërkon të bëjë pjesë të dënimit penal me burg falsifikimin e statistikave zyrtare dhe administrative. Demokratët nuk ranë dakord që një praktikë e tillë të përfshihej në Kodin Penal, duke e quajtur këtë të pajustifikuar, ndërsa socialistët kanë këmbëngulur se propozimi i tyre kërkon t’iu paraprijë të këqijave që mund t’i vijnë vendit si pasojë e mashtrimit me statistikat dhe të dhënat shtetërore. Pasi kanë ezauruar çdo mundësi mirëkuptimi për këtë pikë, komisioni i Ligjeve ka miratuar me vetëm 9 vota pro të demokratëve paketën e propozimeve në këtë Kod, por pa përfshirë këtë propozim të socialistëve, çka

duket se do të bëjë tashmë të pamundur miratimin e tij në seancë plenare, pasi për të kërkohen 84 vota. Propozimi Kur dukej se çdo gjë po ecte vaj dhe pasi ishin miratuar thuajse të gjitha amendamentet, palët në komisionin e Ligjeve janë ndarë përfundimisht tek propozimi i fundit i socialistëve, që kishte të bënte me ndëshkimin penal të falsifikimit të statistikave zyrtare. Fillimisht ka qenë relatorja e këtij Kodi, Ermonela Felaj, ajo që në emër të deputetëve socialistë ka sjellë prezantimin e nenit në fjalë, duke i bërë të ditur komisionit se për të krijuar mundësinë e kompromisit kishte bërë një ulje të masës së dënimit jo më deri në 10 vite burg për ata që falsifikojnë statistikat, por duke propozuar gjysmën e këtij dënimi. Por kjo nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e mazhorancës, e cila e ka kundërshtuar që në fillim këtë amendament me argumentin se ai jo vetëm është i panevojshëm, pasi falsifikimi i dokumenteve është vepër penale në Kodin aktual, por edhe sepse kjo është një shpikje shqiptare që nuk ekziston në asnjë Kod Penal të vendeve të Bashkimit Europian. Por socialistët këmbëngulën në amendamentin e tyre, me argumentin se ky nen parandalon falsifikimin eventual të statistikave, gjë që do të dëmtonte ekonominë e vendit. “Kam frikë se dispozita siç është formuluar bie ndesh me atë që kërkuat ju. Kërkoni të fusni në burg njeriun që analizon të dhënat. Njeriun që i interpreton të dhënat, por interpretimi është subjektivizëm i gjallë. Ju me shumë sinqeritet po kërkoni të burgosni metodologjinë dhe metodologjia nuk futet në burg”, - tha kryetari i komisionit

Ilir Rusmali. Por nga ana tjetër, nënkryetari socialist i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj ka theksuar se qëllimi nuk është të futen në burg ata që përgatisin të dhënat, por drejtuesit që i falsifikojnë ato. “Ne kemi e këtë qëllim për të gjithë ata që mbi një dokument zyrtar ndërtojnë një spekulim, një mashtrim, një deformim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të vendit”, - tha Xhafaj, i cili në të njëjtën kohë deklaroi se opozita kushtëzonte votën e saj për Kodin për këtë nen. Ai ka kërkuar që më parë neni t’i kalonte për shqyrtim edhe komisionit të Ekonomisë dhe atij të Integrimit dhe më pas të kalonte për miratim në seancë. Kushtëzim ky që nuk pengoi kryetarin e komisionit Ilir Rusmali, që pasi tentoi disa herë të gjejë konsensusin, ta hedhë në votë duke e miratuar vetëm me kartonët e djathtë, ndërsa opozita nuk u shpreh. Ministrat Më parë komisioni kishte mundur me konsensus të rrëzonte propozimin tjetër të socialistëve, me anë të të cilit parashikohej që të përcaktohej në Kod përgjegjësia penale individuale e anëtarëve të kabinetit qeveritar për aktet që merren edhe pas mbarimit të mandatit. Sipas socialistëve, propozimi në fjalë kërkon të përcaktojë që për vendimet kolegjiale që merr kabineti qeveritar të mbajë përgjegjësi penale ministri propozues. Por kjo nuk është pranuar nga demokratët, të cilët e kanë konsideruar propozimin si antikushtetues, pasi ai sipas tyre kërkon t’i trajtojë anëtarët e kabinetit qeveritar si kriminelë. Pavarësisht dallimeve, socialistët kanë pranuar në heshtje që ky propozim të mos merrej në konsideratë.

Debati për falsifikimin e statistikave që prishi konsensusin Xhafaj-Çështja e falsifikimit e këtij propozimi që bëjmë ne është shumë më e rëndësishme se regjistrimi i titujve në bursë. Ju keni sjellë disa propozime dhe ne nuk thamë gjë që s’ka bursë, por thamë që ligjvënësi duhet t’i paraprijë. Ai që bën statistika me qëllim ose me dashje qoftë në bankë apo në INSTAT, kudo që ligji e njeh si subjekt, të mendohet mirë se nuk ka të bëjë vetëm me pensionin. Rusmali: Është përqasja më e gabuar e mundshme që mund t’i bëhet problemit, debati emocional dhe kriminalizimi i institucionit. Nuk e kam konkretisht për individë të caktuar, por kriminalizimi i statistikave zyrtare është shumë i gabuar. S’jemi për të kriminalizuar as institucionin, as individin. Kërkoni të fusni në burg njeriun që analizon të dhënat. Ju me shumë sinqeritet po kërkoni të burgosni metodologjinë dhe metodologjia nuk futet në burg. Unë sugjerim këtë kam, që t’i lëmë kohën që i duhet çështjes, të mbledhim në bashkëpunim me komisionin e Integrimit dhe me ministritë përkatëse njohurinë mbi këtë gjë, se na mungojnë njohuritë dhe ta adresojmë çështjen dhe në mënyrë të veçantë mos ta bëjmë këtë

debat politik dhe vijë demarkacioni se nuk i shërben askujt. Ore, të më besoni se nuk i shërben askujt, as Beqjas. Xhafaj: Ne s’dëshirojmë të fusim askënd në burg se punon te statistika, tek INSTAT, te Ministria e Financave, te Kryeministria meqë e keni merak. S’duam të fusim në burg. Ne kemi këtë qëllim për të gjithë ata që mbi një dokument zyrtar ndërtojnë një spekulim, një mashtrim, një deformim të treguesve ekonomikë dhe financiarë të vendit. Ne duam të parandalojmë të gjithë ata zyrtarë që mbi ndershmërinë e punonjësve të statistikave duan të spekulojmë për të mbrojtur karrigen e tyre, për interesa politike të ditës. Rusmali: Besoj se kemi qenë bashkërisht racionalë kur kemi thënë që për çështje që ka konsensus do t’i çojmë përpara. Nuk kuptoj pse për këtë nen ne duhet të kondicionojmë procesin. Nuk gjej justifikim shumë sinqerisht. Xhafaj: Ne nuk duam ta bllokojmë aspak. Po të ishte për ta bllokuar, besoj se jeni aq të ndërgjegjshëm, ne s’do punonim me orar pa orar. Kishim kohë për ta çuar, me gjithë zv/ministren e buzëqeshur që kemi këtu, në limitet e bllokimit. Ne

japim mundësi të ritakohen dhe një herë, të diskutohen dhe një herë. Kalojani sot komisionit të Ekonomisë, Integrimit. Nëse ata thonë ka nevojë për shumë, ok, ok ne kolegë me ta jemi, ata janë ekspertë, ne tërhiqemi. Por nëse edhe ata ndajnë të njëjtin qëndrim, ok e lëmë, hyjmë pasnesër në seancë. Nëse ju thoni, nuk e lë unë se jam kryetari, ok, ti je kryetari, vazhdoje. Rusmali: Un kërkova që ne të shohim praktikën e Komisionit. Kërkoj të njihen me një problem që është i rëndësishëm. Kushdo qoftë nga ne, jemi në proces konsensusi. Ca të keqe ka nëse unë ose ndonjë thotë që kjo meriton studim të thelluar dhe ju thoni nuk duam. Shegushe Ligori: Jo ore, bëjeni. Rusmali: Nëse kaloni këtë s’ka miratim të Kodit, po pse ore? Pse doni të na mbyllni dhe sytë dhe veshët dhe mendjen për një dispozitë. Ligori: Jo ore, nuk e mbyllim. Rusmali: Pse kjo me çdo kusht? Nëse s’kalon kjo, nuk kalon Kodi. Çfarë

të keqe ka për ju? Keni hallin e statistikave në Shqipëri. Hysi: Të falsifikimit e kemi. Rusmali: Më çmendi kjo, më habiti kjo. Vetëm kjo dispozitë që vjen nga zyra e Ilir Beqjas dhe s’ka asnjë model dhe duhet të imponohet. Fakti që insistohet, më bënë të dyshoj se ju nuk doni miratimin e Kodit dhe e keni shkurt se nuk ka asnjë model. Po s’u miratua, ne s’miratojmë Kodin. E keni defektoz nga germa e parë tek e fundit. S’ka pika takimi, s’ka sens, nuk është në përputhje me interpretimin tuaj.  Xhafaj: Ndërhyrjen e marr shumë sinqerisht. Tani ajo që po them, për mua është e padurueshme gjuha që përdor Rusmali. Tani ne themi merreni këtë, çojeni te komisioni, të bëjë mbledhje komisioni dhe nëse arrijnë dhe ata në të njëjtin përfundim, patjetër. Nëse na thoni shiko, ne s’duam, se ne dimë ta bëjmë kështu, bëjeni. Ne s’duam këtë gjë. Jam i bindur

se dhe as ai që ju ka thënë që të mos e miratoni, po t’i tregoni variantin e ri, do jetë më reflektues. Rusmali: Ne si mazhorancë jemi kundër këtij propozimi, se propozimi ka defekte të rënda. Nëse ju kërkoni që këtë propozim ta mbani gjallë duke ia kaluar komisioneve të tjera, hajde bujrum. Ne s’kemi motiv t’i kthehemi, se opinioni ynë është që ka punë. E hedhim në tërësi. Ky komision me shumicë votash është kundër këtij formulimi.  Xhafaj: Ajo që themi ne është çoje në komision. Nesër hyn në dy komisione të tjera. Ne vendosim dhe e kalojmë nesër dhe mbaron. Në Kodin Civil e kishim të mërkurën dhe e kaluam të enjten. Patëm tolerancën. Ne në 12 kishim mbledhje grupi, po të donim thoshim na falni se kishim mbledhje grupi. Jeni të vegjël në këtë rast. Rusmali: S’ka nevojë për interpretim. Xhafaj: Ne s’e votojmë atëherë. Ne s’e votojmë nëse s’vjen mendimi nga komisioni i integrimit dhe i Ekonomisë. Rusmali: Dakord, e hedhim në votim në tërësi. 9 me 5 kalon. Ky komision me shumicë votash mbyll debatin për Kodin Penal dhe i uron fat të mbarë në proceset e tjera parlamentare.


E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

Për sistemin zgjedhor

Për ekspertët e ODIHR

Demokracia lejon një gamë të gjerë sistemesh zgjedhore. Ka shumë shembuj në botën demokratike dhe shqiptarët - partitë shqiptare dhe populli shqiptar - duhet të vendosin se cilin sistem parapëlqejnë. Është e vështirë ta lidhësh çështjen e sistemit me atë të reformës së Kodit Zgjedhor, sepse janë dy nivele të ndryshme

Ata mbështesin Parlamentin në nxitjen e reformave. Gjëja më e rëndësishme është që duhet mbajtur parasysh që bëhet fjalë për një reformë shqiptare, që shqiptarët kryesojnë, deputetët shqiptarë në komisionet përkatëse dhe jo ndërkombëtarët, as OSBE/ODIHR-i dhe as ndonjë tjetër. OSBE/ODIHR-i po ndihmon nëpërmjet këshillave.

5

Wallfarth: Kohë kritike për reformën zgjedhore dhe parlamentare Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wallfarth, u bën thirrje partive politike që çdo ditë, tani e tutje, të përdoret në mënyrë konstruktive

Bashkë me partnerët e mi ndërkombëtarë do të doja të shihja zgjidhje të hershme. Megjithatë, përmbajtja është më e rëndësishme se koha, është më i rëndësishëm diskutimi i mirë dhe konstruktiv

Spitali Multispecialistik Mjekësor Kirurgjikal italo-shqiptar

Kohë kritike për reformën zgjedhore dhe parlamentare. Kështu e ka cilësuar ambasadori i OSBE-së, Eugen Wallfarth, momentin ku ndodhet klasa politike shqiptare, e cila po përfshihet sërish nga ngërçi dhe mungesa e vullnetit. Në një intervistë për Top-Channel ai ka bërë thirrje që kjo kohë të përdoret sa më mirë, në mënyrë që të ketë zgjidhje cilësore e afatgjata. Duket se “historia e dashurisë” mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që filloi në nëntor, nuk zg jati shumë. Si e shihni situatën e tanishme, kur të dyja partitë po akuzojnë njëratjetrën për mungesë vullneti politik në çuarjen përpara të reformave, veçanërisht të asaj parlamentare? Vullneti politik për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare është kyç. Jemi në një kohë kritike. Do të tregohesha i kujdesshëm që të mos e quaj “histori dashurie” apo diçka të ngjashme. Mendoj se një term i tillë do të ishte i tepërt të përdorej për cilëndo pjesë të asaj periudhe, por mund të quhet një periudhë përkushtimi. Ka shumë rëndësi që kjo kohë kritike të përdoret sa më mirë, duke u angazhuar plotësisht me propozime të mira dhe respekt reciprok. Ambasador, a mendoni se të dyja partitë po vonohen për reformën zgjedhore, duke pasur parasysh se afati i komisionit merr fund në fillim të marsit?

Laboratori i ri Italian Salus Sherbimet: · · · · · · · · · · · ·

Analiza Kimike / Biokimike Analiza Hematologjike Koagulimi i Gjakut Analiza Sierologjike Analiza Bakteriologjike Teste Tumorale Dozimi i Antigjeneve dhe Antikorpeve Hepatike Analiza Hormonale Analiza Toksikologjike / Abuzim Droge Dozimi i Medikamenteve Biologji Molekulare Astrupograme

Salus Tirana Sh.A

ME SALUS POLICLINICO TRIESTINO, CILESIA ITALIANE TANI NE TIRANE!

Bashkë me partnerët e mi ndërkombëtarë do të doja të shihja zgjidhje të hershme. Megjithatë, përmbajtja është më e rëndësishme se koha, është më i rëndësishëm diskutimi i mirë dhe konstruktiv dhe propozimet për zgjidhje cilësore afatgjata. Kjo është më e rëndësishme sesa të bëhet një punë e nxituar. Në këtë kontekst, ne nuk kemi arritur plotësisht aty ku donim të ishim. Për këtë arsye, një shtyrje e afatit duket shumë e nevojshme. Megjithatë, çdo orë e çdo dite të çdo jave që tani e tutje duhet përdorur në mënyrë konstruktive. A jeni i shqetësuar për faktin se të dyja partitë po akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë vullneti politik në përmbushjen e detyrës? Deri diku, është e rëndësishme që ata duket se e kanë kuptuar që kjo është çështja thelbësore. Megjithatë, ata duhet të kthejnë vështrimin edhe nga vetja për të parë a po tregojnë

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

Sistemi informatik on line me Laboratorin Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim të shpejte · Monitorim on line me Laboratorin e Triestes · Cilesi Diagnostikuese sipas standarteve europiane · Kalibrim te perditshem te aparaturave · Validim- çertifikim të rezultateve nga Mjek Italian · Minimizim Automatik i metodave manuale · Tarifa shume konkuruese

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

vullnet të mjaftueshëm politik në proces. Është një fushë loje, ku nevojitet bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha anët. Partitë e vogla janë shprehur për nevojën e një korrektimi kombëtar të sistemit... Demokracia lejon një gamë të gjerë sistemesh zgjedhore. Ka shumë shembuj në botën demokratike dhe shqiptarët - partitë shqiptare dhe populli shqiptar - duhet të vendosin se cilin sistem parapëlqejnë. Është e vështirë ta lidhësh çështjen e sistemit me atë të reformës së Kodit Zgjedhor, sepse janë dy nivele të ndryshme: ndërsa sistemi është në nivel kushtetute, për reformën zgjedhore mjafton një ligj relativisht i zakonshëm, që nuk prek Kushtetutën. Kjo është një çështje më vete, ndonëse shumë e rëndësishme. Përfitoj nga rasti të ritheksoj ftesën për palët shqiptare që të mblidhen e të diskutojnë edhe për këtë, por duke u përqendruar te reforma e Kodit Zgjedhor. Mendoj se këto janë rezultate që u nevojiten për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Një grup ekspertësh  të ODIHR-it ka mbërritur në Tiranë. Cili është misioni i tyre dhe çfarë duan të arrijnë? Ata mbështesin Parlamentin në nxitjen e reformave. Gjëja më e rëndësishme është që duhet mbajtur parasysh që bëhet fjalë për një reformë shqiptare, që shqiptarët kryesojnë, deputetët shqiptarë në komisionet përkatëse dhe jo ndërkombëtarët, as OSBE/ODIHR-i dhe as ndonjë tjetër. OSBE/ ODIHR-i po ndihmon nëpërmjet këshillave. Zgjidhjet, propozimet, arritjet, që shpresoj t’i shoh shpejt, duhet të vijnë nga pala shqiptare, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata. Reforma parlamentare është thuajse në të njëjtin nivel. Pra, na duhen të dyja për ta çuar demokracinë në Shqipëri akoma më përpara.


6 SHKURT MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

Sekuestrimi i pronës 1800 m2 nga Prokuroria Hetimet kanë treguar se pas ekzekutimit të vendimit të gjykatës për marrjen e shtypshkronjës, prona në fjalë është regjistruar në emër të Valer Xhekës. Kjo procedurë është konsideruar e paligjshme

nga ana e prokurorisë, e cila kërkoi sekuestrimin e pronës me sipërfaqe 1.800 m2, brenda së cilës janë tri godina një-, dy- dhe trekatëshe. Gjithashtu, sipas hetimit rezulton se ish-kreu i Bashkimit të

Sindikatave ka përfituar qiranë nga kjo pronë për disa vite me radhë, çka sipas prokurorisë ngre dyshime se të gjitha asetet e vëna nga Xheka gjatë kësaj kohe janë në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye, prokuroria

ka marrë të pandehur Valer Xhekën për akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, pasi veprat penale për të cilat ai dyshohet janë parashkruar për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar.

MAPO

03

kronika

Prokuroria e Tiranës

Mbyllet hetimi për ish-kreun e Sindikatës, pastrim parash me pronat e shtetit Dosja e Valer Xhekës, azilant në Francë, i dorëzohet Gjykatës së Tiranës. Akuzohet për mashtrim në privatizimin e ish-shtypshkronjës dhe pastrim parash Leonard Bakillari Tiranë Ish-kreu i Sindikatave, Valer Xheka është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave”, vepër kjo që dyshohet se është kryer për vite me radhë nëpërmjet pronave të Sindikatave. Ditën e djeshme, “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës ka përfunduar hetimet ndaj 61-vjeçarit, ndaj të cilit është lëshuar edhe një urdhër kërkimi ndërkombëtar, pasi prej vitesh Valer Xheka qëndron si azilant në Francë. Pas vendimit të gjykatës për sekuestrimin e pronave dhe disa llogarive bankare në

pronësi të Xhekës, prokuroria pritet t’i përcjellë dosjen penale Gjykatës së Tiranës, pasi hetimet kanë provuar se ishkreu i Sindikatave ka konsumuar veprën penale të “pastrimit të parave”. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se nga hetimet 5-mujore të prokurorisë është arritur në përfundimin se i pandehuri ka përfituar për vite me radhë qiratë e disa pronave të sindikatës, të cilat janë marrë në mënyrë të padrejtë nga i pandehuri. Për këtë arsye, prokuroria ka sekuestruar edhe pronat në emër të Valer Xhekës, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor për të provuar nëse janë përfituar ose jo në mënyrë të ligjshme nga ish-kreu i Bashkimit të Sindikatave. Sipas burimeve mësohet se hetimi ndaj Valer Xhekës ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Abdyl D., ish-pronar i shtypshkronjës “11 Shkurti” në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ në kryeqytet, i cili e ka privatizuar këtë ndërmarrje me firmën e Xhekës. Nga hetimet rezulton se Abdyl D., ish-punonjësi i kësaj shtypsh-

Pas formalizimit të dokumenteve të privatizimit në vitin 1996, Xheka asokohe kryetar i Bashkimit të Sindikatave, i ka kërkuar shumën e 100 mijë dollarëve në formë ryshfeti pronarit të ri

kronje, e ka privatizuar godinën sipas rregullave në fuqi, duke paguar shumën prej 150 mijë dollarë. Pas formalizimit të dokumenteve të privatizimit në vitin 1996, Xheka asokohe kryetar i Bashkimit të Sindikatave, i ka kërkuar shumën e 100 mijë dollarëve në formë ryshfeti pronarit të ri, ose në të kundërt nuk do t’i jepte kontratën e qirasë së

Prona të sekuestruara Objekti i përbërë nga 3 ndërtesa që janë 1, 2 dhe 3-katëshe me sipërfaqe totale 1.800 m2 në pronësi të Valer Xhekës Vënien e “sekuestros preventive’ mbi llogarite bankare: Depozitë në shumën 61 mijë e 979 USD. Depozitë në shumën 37 mijë e 416 USD. Llogari bankare në shumën 535 mijë e 71 lekë. Llogari bankare në shumën 16 mijë 097 euro Llogaritë bankare në shumën 9 mijë e 430 euro dhe 394 mijë e 55 lekë Llogari në shumën 116 USD Llogari në shumën 10 mijë e 400 euro Llogaritë në shumën 1 mijë e 539 euro dhe 1 mijë e 495 euro. Llogari bankare në shumën 29 mijë e 92 euro. Llogari bankare në shumën 63 mijë e 388 USD

tokës ku ndodhej shtypshkronja, pasi kjo tokë është në pronësi të shtetit. Për të justifikuar shumën e parave, sipas hetimeve rezulton se Xheka ka iniciuar lidhjen e një kontrate huaje mes vjehrrit të tij dhe Abdyl D. Në kontratë parashikohej që Abdyl D i merrte borxh shtetasit Kleanthi Zoto, vjehrrit të Valer Xhekës shumën prej 100 mijë dollarë, të cilën duhet ta shlyente brenda 6 muajsh. Pasi ka dhënë pjesën më të madhe të parave të kërkuara nga Xheka në formë ryshfeti, por të formalizuar nëpërmjet një kontrate huaje, ish-kreu i Sindikatave sipas denoncimit e ka çuar çështjen në gjykatë, ku ka kërkuar marrjen e shtypshkronjës së privatizuar nga Abdyl D. me argumentin se nuk ka shlyer borxhin prej 100 mijë dollarësh që i kishte vjehrrit të tij. Por nga hetimet e prokurorisë dhe deklarimet e personave të pyetur për llogari të hetimit rezulton se vjehrri i Valer Xhekës nuk e ka pasur asnjëherë shumën prej 100 mijë dollarë, duke rrëzuar kështu alibinë e borxhit.

Nafta virxhin, biznesmeni Fisheku kërkon gjykim të shkurtuar Të pandehurit e skandalit të naftës virxhin kërkojnë në gjykatë të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Elezaj, i përfaqësuar nga avokatët në gjyq Tiranë Një nga dy biznesmenët kryesorë të akuzuar nga prokuroria si përgjegjës për skandalin e naftës virxhin, kërkoi dje gjykim të shkurtuar dhe veçimin e çështjes nga të pandehurit e tjerë. Kërkesa e të pandehurit Iljas Fisheku u bë në seancën e djeshme gjyqësore, e cila është edhe e dyta për këtë proces. Duke pranuar zgjidhjen e çështjes në gjendjen që janë aktet e depozituara nga prokuroria, i pandehuri Fisheku, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës kërkoi që kjo çështje të zgjidhet me gjykim të

shkurtuar, që përveçse redukton kohën e procesit, i jep mundësinë të pandehurit të përfitojë edhe uljen e një të tretës së dënimit në rast se shpallet fajtor nga gjykata. Të njëjtën kërkesë përsëriti para gjykatës edhe ish-punonjësi i anti-kontrabandës në Drejtorinë e Doganave, Arjan Daci, i cili gjithashtu kërkoi gjykim të shkurtuar dhe veçim të dosjes. I pandehuri Dashamir Kasaj, ish-punonjës i Tatimeve, nëpërmjet avokatit të tij, Gëzim Veleshnja kërkoi vetëm veçim të dosjes dhe shqyrtimin e saj në një tjetër proces gjyqësor. Të pranishëm gjatë seancës së djeshme, shoferët dhe magazinierët e akuzuar nga prokuroria për moskallëzim krimi, kërkuan nga gjykata t’i procedojë me gjykim të shkurtuar. Tashmë mbeten pa shprehur kërkesat para-

Të pandehurit e naftës virixhina në gjyq

prake katër të pandehur, mes të cilëve edhe Hajri Elezaj, i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda dhe që me sa duket do të gjykohet me përfaqësimin e avokatëve, pasi vetë ai rezulton të jetë i arratisur, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dhe policia. Përfaqësues-

ja e akuzës, pasi dëgjoi kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës i kërkoi kohë gjykatës me qëllim njohjen me materialet dhe kërkesat e paraqitura në seancën e djeshme, për t’u shprehur rreth tyre në seancën e ardhshme. Në procesin gjyqësor të njohur si dosja “virxhin”

janë të pandehur 16 persona, mes të cilëve biznesmenët e naftës, Hajri Elezaj dhe Iljas Fisheku, si dhe punonjës të tatimeve, doganave dhe anti-kontrabandës. Gjithashtu prokuroria ka marrë të pandehur edhe shoferët e autoboteve që kryenin transportin e naftës virxhin nga vendprodhimi i saj drejt depozitave në Golem, ku nafta përzihej me benzinë dhe më pas hidhej në tregun vendas. Sipas hetimeve të prokurorisë, nafta virxhin blihej me qëllim eksportin e saj, pasi nuk mund të tregtohej në gjendjen që ishte, por në fakt ajo nuk eksportohej. Prokuroria zbuloi deklarata të rreme doganore të cilat tregonin eksportin e rreth 17 mijë ton naftë virxhin, e rihedhur në tregun e karburanteve, pas përzierjes me benzinën.


e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Ish-të përndjekurit, 20 ankesa për kompensimet Në zyrën e Avokatit të Popullit nuk kanë munguar ankesat e ish-të përndjekurve politikë. Sipas raportit të paraqitur në Kuvend, rreth 20 persona nga kjo kategori janë ankuar se Ministria e Drejtësisë ka zvarritur procedurat për dhënie statuti të të

përndjekurit politik apo miratimin e kompensimeve që ata duhet të përfitojnë. “Nga ankesat e mësipërme, nëntë të tilla janë ende në shqyrtim, tre kanë qenë të pabazuara dhe vetëm 1 është zgjidhur”,- shkruhet në raport. Avokati i Popullit shton se ka

shqyrtuar me përparësi ankesat nga të përndjekurit politikë gjatë regjimit komunist. Një problem i pazgjidhur është Task-Forca për kërkimin, gjetjen e identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë regjimit, për të cilën Avokati i Popullit nuk ka marrë informacion.

Avokati i Popullit: 119 të dhunuar nga policia në 2011, ja shkeljet në komisariate Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011 evidenton një sërë shkeljesh në komisariatet e vendit me personat e shoqëruar. 119 ankesa për torturë e dhunë, mes tyre edhe protestuesit e 21 janarit Habjon Hasani

Tiranë Të dyshuar për krime të vrasjes, vjedhjes apo dhunës në familje trajtohen si të shoqëruar në polici dhe jo si të ndaluar. Alarmi vjen nga Avokati i Popullit, i cili në raportin për vitin 2011 të dorëzuar në Kuvend, evidenton raste kur personat që kanë kryer vepra penale apo e kanë emrin në listën e të kërkuarve trajtohen si të shoqëruar në komisariatet e vendit. “Gjatë vitit 2011 janë trajtuar si të shoqëruar persona që kanë kryer ose dyshohen të kenë kryer vepra penale si vrasje, vjedhje, kundërshtim të forcave të policisë, rrahje, prishje e rendit dhe sigurisë publike”,thuhet në raport, ku renditen më tej komisariatet ku është vënë re kjo praktikë. Sipas Avokatit të Popullit, ky fenomen ka ndodhur në komisariatin nr.6 të Tiranës, në Tepelenë, Sarandë, Vlorë, Pogradec, Lezhë dhe Berat, ku policia duhej të kishte vepruar sipas nenit 253 të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet ndalimi i të dyshuarit për krim. Në raportin voluminoz nuk jepen shembuj se çfarë ka ndodhur më pas me këta persona, por shtohet se nuk është urdhëruar ndalimi i personit as nga prokurori, e as nga policia gjyqësore, siç parashikohet në ligj. Episode dhune në polici

Edhe për këtë vit, raporti i Avokatit të Popullit ngre shqetësimin e dhunës së ushtruar në ambientet e policisë. Plot 119 ankesa janë drejtuar në këtë institucion përgjatë gjithë vitit 2011 për veprime të paligjshme të policisë. “Pretendimet e ankuesve kanë qenë për torturë dhe keqtrajtim të tyre nga pu-

Avokati i Popullit, Igli Totozani

nonjësit e policisë apo për ndalime e shoqërime të paligjshme. Ambientet e policisë, ku mbahen të shoqëruarit vazhdon të listohet si problem nga Avokati i Popullit. Në raportin që i paraqitet Kuvendit thuhet se vetëm një numër i vogël komisariatesh në vend ka ambiente sipas standardeve, ndërsa pjesa tjetër vazhdon t’i mbajë të ndaluarit në dhoma ku mungojnë kushtet minimale dhe higjienike. Në një kapitull të veçantë, raporti analizon dhe problemet dhe ankesat e ardhura në drejtim të Prokurorisë. Një ndër problemet më të denoncuara pranë Avokatit të Popullit nga qytetarët ka lidhje më së shumti me

zvarritjen e hetimeve apo për pushimin e padrejtë të çështjeve ose çeljen e pajustifikuar të procedimeve penale. “Objekti i ankesave që shtetasit i kanë drejtuar Avokatit në lidhje me organin e prokurorisë më së shumti konsiston në zvarritje të pajustifikuara në hetimin e procedimeve penale; arrestimin dhe ngritjen e akuzës së padrejtë për mosfillim të procedimeve penale apo pushim të çështjeve penale për vepra të ndryshme si dhe zgjatje e afateve të hetimit”, - shkruhet në raport. Protestuesit e 21 janarit

Avokati i Popullit ka bërë një inspektim të gjerë në të gjitha komisariatet e Tiranës, pas demonstratës

71

Ankesa nga subjekte që janë ushtarakë apo ish-ushtarakë. Këto ankesa kishin në fokus çështjen e statutit të ushtarakut

96

Ankesa kanë mbërritur në zyrat e Avokatit të Popullit për shqyrtim ndaj gjykatave. Vendin kryesor e zënë zvarritjet gjyqësore e më pas për vendime të padrejta

së 21 janarit, për të cilën thotë se policia ka kryer shoqërime antiligjore dhe ka ushtruar dhunë. Në raportin e vitit 2011, Avokati i Popullit thotë se të gjithë të ndaluarit që u gjetën në komisariate deklaronin se ndaj tyre ishte ushtruar dhunë fizike në momentin e ndalimit nga policia. “Të gjithë pretenduan se u ishin marrë deklarime në kushtet e d hu n ë s p s i ko l o g j i ke d h e s e megjithëse kishin firmosur, nuk kishin marrë dijeni për deklarimet e tyre”,-thuhet në raport. Të miturit e gjetur në komisariate shtuan në intervistat e tyre për Avokatin e Popullit se nuk ishin trajtuar as me avokat dhe as me psikolog.

Agjencitë e pronave, mbivendosje e zvarritje për ish-pronarët Ankesat për çështjen e pronave, në krye të klasifikimit edhe në zyrën e Avokatit të Popullit. “AKKP nuk kryen verifikim të dosjeve, hipotekat kanë shkaktuar mbivendosje” Një kapitull i veçantë i raportit të Avokatit të Popullit i kushtohet çështjes së pronave. Në lidhje me pronat dhe AKKP-në, në këtë institucion ka patur në total 221 ankesa. Në lidhje me problemet e lindura me AKKP-në, Avokati ka konstatuar se ndërsa merr në shqyrtim dosjet, ky institucion nuk kryen hetim dhe verifikim në themel të dosjeve dhe

provave të paraqitura nga palët, duke shmangur detyrën që vetë ligji ia ka dhënë këtij institucioni. “Në shumë praktika të trajtimit të kërkesave kemi konstatuar se Agjencia Qendrore e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave shmanget nga kryerja e funksioneve të saj përfshirë dhe procesin e hetimit të plotë administrativ, për të marrë dhe vlerësuar prova si dhe për të kryer ekspertime me qëllim dhënien e vendimit përfundimtar dhe të mos kërkojë nga ankuesit t’u drejtohen gjykatave për formimin e provave”, shkruhet në raport. Nga ana tjetër, në lidhje me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive ka pasur rreth 76 ankesa, shumica e të cilave konsistojnë në faktin se ZRPP-të nuk japin dhe nuk

vënë në dispozicion të qytetarëve dokumente mbi pronat e tyre, për të cilat këta të fundit kanë të drejtë me ligj për t’i zotëruar. “Veçanërisht kërkesat e individëve për informacion të plotë lidhur me tjetërsimet e pronave të paluajtshme nëpërmjet kontratave të shitjes dhurimit apo testamenteve ose për efekte gjyqësore janë nga më të shpeshtat dhe nga ato që i lodhin qytetarët. Duhen ndërhyrje të përsëritura nga Avokati i Popullit që qytetarëve t’u jepet dokumenti që kërkojnë”, -shkruhet në raport. Një aspekt tjetër i këtyre ankesave lidhet me faktin se shpesh qytetarët akuzojnë ZRPP-të për regjistrim të paligjshëm, tjetërsim dhe mbivendosje të pronave të tyre. “Një pjesë e ankesave të vlerësuara

Nga protestat e ish-pronarëve

jashtë kompetencave tona janë pretendimet që ZRRP-të kanë tjetërsuar pronën në favor të personave të tretë. Në këto raste, nuk rezulton gjë tjetër veçse bllokimi me të drejtë i pasurisë, pasi me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose me vendim gjyqësor të formës së prerë janë krijuar mbivendosje pronash. Këto janë rrjedhime të veprimeve të nxituara dhe joprofesionale nga organet e ngarkuara nga ligji për kalimin e pronësisë, të cilat pa bërë verifikimet e duhura japin, kthejnë në pronësi, ose pjesëtojnë prona që pjesërisht apo tërësisht janë të regjistruara në emër të pronarëve të tjerë”,-përfundon raporti i Avokatit të Popullit. H.Hasani


8

MAPO

e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Furnizimi i industrisë fasone përfshihet në TVSH Furnizimi i industrisë fasone përfshihet në TVSH, ndërsa në ligjin ekzistues ky lloj aktiviteti ishte i përjashtuar nga TVSH-ja. Sipas projektligjit të ri, kryerja nga nënkontraktorët e furnizimit të shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare, të destinuara për t’u rieksportuar për personat e tatueshëm të autorizuar mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, nuk përjashtohet nga TVSH. Kjo industri që punëson dhe eksporton më së shumti në vendin tonë, pritet të vihet para një vështirësie të re. Rieksportet nga

përpunimi aktiv gjatë vitit 2011 kanë shënuar gjithashtu rritje në sasi e vlerë krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011, volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv është në sasinë 275.7 mijë ton, nga 256.5 mijë ton të realizuar në vitin 2010, me një rritje prej 19.2 mijë tonësh ose 7.5 % më shumë. Ndërsa në vlerë rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë vitit 2011 janë realizuar 99.4 mld lekë, me një rritje prej 14 mld lekësh ose 16.4% më shumë krahasuar me vitin 2010, gjatë të cilit u realizua një vlerë prej 85.3 mld lekë rieksporte.

Ja veprimtaritë që përjashtohen nga TVSH

Ministri i Financave, Ridvan Bode

Projektligji, reklamat në media përfshihen në TVSH Një draftligj i ri për TVSHnë parashikon përfshirjen e reklamave të mediave në TVSH, që aktualisht janë të përjashtuara. Ja çfarë ndryshon në ligjin e ri dhe veprimtaritë që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së Blerina Hoxha

Një projektligj i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që u prezantua dje në Këshillin konsultativ të Biznesit parashikon aplikimin e TVSH-së në reklamat e mediave, të cilat aktualisht janë të përjashtuara nga ky tatim. Në relacionin e Ministrisë së Financave, përfshirja e reklamës në TVSH arsyetohet me faktin se furnizimi i reklamave në entet publike dhe private konsiderohet si veprimtari me karakter tregtar. Kështu trajtohet edhe në vendet e Bashkimit Europian. Në ligjin aktual të TVSH-së, shitja e librave, gazetave, revistave dhe shërbimet e reklamave në to përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, gjithashtu nga tatimi përjashtohej edhe furnizimi i shërbimit të reklamave nga media e shkruar dhe nga media elektronike. Mirëpo Ministria e Financave ka lënë të hapur përfshirjen në

TVSH të veprimtarisë së medias. “Furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave, përveç reklamës e kemi mbartur si të përjashtuar, por theksojmë se BE nuk e ka të përjashtuar”, - sqaron Ministria e Financave në relacionin që shoqëron projektligjin. Sipas specialistëve të Bodes, “furnizimet për median mund të trajtohen me shkallë të reduktuar. Megjithatë, në këtë draftligj ne i kemi mbajtur si të tilla për momentin, duke i lënë të hapura si çështje të diskutueshme me politikat fiskale në Ministrinë e Financave, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar”. Ndërsa organizatat jofitimprurëse

Është përcaktuar nocioni i shkallës normale të TVSH-së që ne e kemi 20 % dhe sipas praktikës së BE, shkalla normale e TVSH në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël së 15 %

me aktivitet kulturor, sportiv etj., përjashtohen nga TVSH-ja vetëm në rast se ofrojnë çmime për produktet dhe shërbimet që ofrojnë 50 për qind më të ulëta se të tregut. Ligji i ri i TVSH-së që synon më së shumti një përputhje me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, lë të pa përfshira në TVSH, furnizimin e shërbimeve shendetësore dhe atyre dentare. Projektligji i ri gjithashtu nuk përfshin në TVSH edhe disa shërbime financiare që lidhen me sigurimin dhe risigurimin, por dhe shërbime të tjera të tregut financiar nuk përfshihen në TVSH. Edhe në ligjin e ri për TVSH-në, shkalla normale tatimore prej 20 përqindësh do të mbetet e pandryshuar. “Është përcaktuar nocioni i shkallës normale të TVSH-së që ne e kemi 20 % dhe sipas praktikës së BE, shkalla normale e TVSH në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël së 15 %. Njëkohësisht për shkallën e reduktuar, sipas nenit 98, kufizohet aplikimi i shkallëve të reduktuara, pra shtetet anëtare mund të aplikojnë 1 ose 2 tarifa të reduktuara dhe tarifa e reduktuar nuk mund të jetë më e vogël se 5%. Në nenin 49 të këtij projektligji është përcaktuar aplikimi i shkallës së reduktuar vetëm për furnizimet e barnave mjekësore dhe veterinare me TVSH 10 %.

-Furnizimi i shërbimit postar publik -Furnizimi i shërbimeve shëndetësore. -Furnizimet e shërbimeve dentare -Furnizimi i shërbimeve dhe OJF pa qëllim fitimi me karakter social dhe me çmime të aprovuara nga ky autoritet, të cilat duhet të jenë 50 % më të ulëta se të tregut. -Furnizimi i OJF-ve të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, kryer nga institucione publike apo nga organizma pa qëllim fitimi, çmimet duhet të jenë 50% më të ulëta se të tregut. - Furnizimi i shërbimeve që kanë të bëjnë me ushtrimin e sportit ose të edukimit fizik, që u ofrohen nga organizatat sportive, të cilat duhet të ofrojnë çmime 50 për qind më të ulëta se të tregut. -Furnizimi i shërbimeve kulturore dhe mallrave që lidhen ngushtësisht me to, të kryera nga ana e institucioneve të së drejtës publike apo nga organizma të tjera kulturore pa qëllim fitimi, po çmimet duhet të jenë 50% më të ulëta se çmimet e shërbimeve tregut. -Furnizimi i shërbimeve dhe mallrave të kryera me rastin e organizimit të manifestimeve për mbledhjen e fondeve në favor të tyre, nga institucione apo organizma -Furnizimi i shërbimeve arsimore të mësimdhënies shkollore apo universitare nga institucionet arsimore, publike dhe private -Furnizimi i shërbimeve të kryera nga institucionet fetare apo filozofike. -Furnizimi i transportit të të sëmurëve apo të plagosurve me automjete të pajisura apostafat nga ana e organizmave të autorizuara posaçërisht. -Shërbimet e sigurimit dhe të risigurimit, përfshirë kryerjen e shërbimeve të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime nga agjentët dhe brokerat. -Dhënia dhe negocimi i kredive si edhe menaxhimi i kredive nga ana e kredidhënësit; -Negocimi dhe garantimi i kredive ose çdo sigurim për paratë, si edhe menaxhimi i garancive të kredive nga ana e kredidhënësit. -Veprimet, përfshirë negocimin, lidhur me operacionet e këmbimit, llogaritë e depozitave, llogaritë rrjedhëse, furnizimin e likuiditeteve nëpërmjet pagesave, transfertave, marrëdhëniet e borxhit, çeqet dhe instrumentet e tjera të negociueshëm, përveç shërbimit të mbledhjes së borxhit; -Veprimet, përfshirë negocimin, lidhur me valutën, kartëmonedhat apo monedha të përdorura si mjete ligjore pagese -Veprimet e ndërmjetësimit, përfshirë negocimin, të ndryshme nga ato të ruajtjes dhe menaxhimit, për aksionet, pjesët në shoqëri apo shoqata, obligacionet dhe tituj të tjerë, përveç titujve përfaqësues të mallrave dhe të të drejtave apo titujve. -Menaxhimi i fondeve të investimeve. Furnizimi me vlerën e parashtypur i pullave postare, pullave fiskale dhe të ngjashme për përdorim në territorin e Shqipërisë; Furnizimi i basteve, lotarive dhe lojërave të tjera të fatit në kuptim të ligjit Nr.10 033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit”. - Furnizimi i ndërtesave apo të një pjese ndërtese si edhe furnizimi i truallit përkatës, përveç furnizimit të procesit të ndërtimit. -Furnizimi i tokës. -Furnizimi falas, në rastin e emergjencave civile. -Furnizimi i shërbimeve të destinuara vetëm për realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure. Furnizime të përngjashme me eksportet -Furnizimi i kartave të identitetit për shtetasit.

Deklarimi elektronik i punonjësve, afati deri më 30 qershor Deri më 30 qershor 2012, të gjitha bizneset duhet të përfundojnë deklarimin e listë-pagesave në mënyrë elektronike dhe manuale. Pas kësaj date, çdo veprim do të deklarohet në mënyrë elektronike. Drejtoresha e Shërbimit Tatimpagues për Tiranën, Leonora Ndreu shprehet se procesi i trajnimit të bizneseve po ecën me ritme të shpejta dhe nëse deklarimi nuk do të bëhet në kohë, parashikohen penalitete. Shqetësim për këtë drejtori është volumi i punës i krijuar nga individët e larguar nga puna dhe që kërkojnë vërtetime të kontributeve të dredhura në muajt e fundit, apo vërtetime që nuk kanë aktivitet biznesi, për ta përdorur për marrjen e kredive të buta, asistencë dhe pension. Tek të ardhurat e kësaj drejtorie, vetëdeklarimi zë rreth 70-80 për qind, çka do të thotë se bizneset kanë rritur ndërgjegjësimin. Në fillimjanarin e

këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nisi trajnimin për drejtorët dhe shefat e sektorit të shërbimit për tatimpaguesin në të gjithë vendin për deklarimet online. Në kuadër të këtij projekti, rreth 120 mijë subjekte në të gjithë Shqipërinë do t’i nënshtrohen deklarimit të listë-pagesave në mënyrë elektronike.


e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Energjia, qeveria i jep hua KESH 2 mld lekë Qeveria, ashtu siç kishte deklaruar më parë edhe vetë kryeministri Berisha, ka vendosur t’i vijë në ndihmë Korporatës Elektroenergjetike me 2 mld euro hua për të importuar energji për muajin mars. Afati i maturimit është 6 muaj dhe interesi 0,5 %. Vendimi është publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit në fjalë, Këshilli i Ministrave i ka shtuar Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin “Mbështetje për energjinë”, zëri “Transferta”, fondin prej 2 miliardë lekë për KESH-in në formën e një huaje afatshkurtër. Dhënia e huas KESH-it është bërë përmes një marrëveshjeje mes Korporatës dhe Ministrisë së Financave. Referuar marrëveshjes së huasë bashkangji-

tur vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, KESH do ta përdorë shumën e huas prej 2 mld lekësh për sigurimin e energjisë elektrike nga importi. KESH ka të drejtë të tërheqë fondet e huas nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit. Afati i maturimit të huas është 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. KESH do të shlyejë principalin e huas në një këst të vetëm, në fund të periudhës së maturimit. Korporata do të paguajë një interes në masën 0.5% në vit, mbi bazën e principalit të huas së disbursuar. Llogaritja e interesit do të bëhet mbi bazën e numrit faktik të ditëve dhe të vitit prej 360 ditësh. Pagesa e interesit do të kryhet në të njëjtën datë me pagesën e principalit. Referuar marrëveshjes, nëse

KESH nuk do të kryejë pagesat e përcaktuara sipas kësaj marrëveshjeje huaje, do t’i paguajë Ministrisë së Financave kamatëvonesa mbi shumën e detyrimeve të papaguara, në përqindje të barabarta me “Yeldin Mesatar të Bonove të Thesarit 1-vjeçare, të rezultuar në ankandin e fundit të vitit 2011”. Ndërsa, në rastin e shlyerjes së parakohshme të huas nuk do të aplikohen penalitete nga ana e Ministrisë së Financave. Në rast mosshlyerjeje të detyrimit, Ministria e Financave do të konfiskojë të ardhurat nga shitja e energjisë elektrike. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 16 shkurt 2012 dhe mbetet e tillë deri sa palët të shlyejnë të gjitha detyrimet reciproke që kanë kundrejt njëri-tjetrit, mbi bazën e saj.

Ndryshon ligji për hipotekën, Debatet tapia 30 ditë pas aplikimit Projektligji i ri për reformimin rrënjësor të Hipotekës synon titull pronësie të sigurt. Tapia merret 30 ditë pas aplikimit. Opozita kërkon hetim të donacioneve për projektet e financuara të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sabina Veizaj

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të reformohet rrënjësisht. Titujt e pronësisë do të merren brenda 30 ditëve nga dita e aplikimit dhe kjo zyrë nga një institucion buxhetor do të kthehet në një agjenci që do të funksionojë me vetëfinancim. Gjithashtu, Hipoteka do të ndërtojë edhe regjistrin e dixhitalizuar të të gjitha pronave të paluajtshme. Ndryshimet në strukturimin, organizimin, menaxhimin dhe funksionimin e Hipotekës u miratuan dje nga mazhoranca në komisionin kuvendor të Ekonomisë. Në radhët e opozitës, projektligji “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” u kundërshtua me 5 vota dhe debate të ashpra. Sipas reformës në hipoteka, drejtimi do të bëhet nga një organ kolegjial (bordi) dhe struktura organizative dhe organika e punonjësve të kësaj zyre, miratohen nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Drejtësisë. Tarifat dhe kundravajtjet

Personat që do të aplikojnë për titullin e pronësisë, do të marrin hipotekën brenda muajit nga data e aplikimit. Kjo parashikohet në ligjin e ri për hipotekat. Gjithashtu, të gjithë personat që do t’i drejtohen Zyrës së Pasurive të Paluajtshme, për çfarëdo shërbimi të printuar në letër ose

Komisioni i Ekonomisë gjatë mbledhjes së djeshme

edhe elektronik janë të detyruar të paguajnë tarifa të caktuara. Sipas ligjit të ri për hipotekat, për lëshimin e certifikatave të pasurive të paluajtshme, qirave, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, formularëve të shtypur, informacioneve mbi gjendjen juridike të pasurive, si dhe për shërbime të tjera të ofruara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bazuar në të dhënat e administruara në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme në letër dhe/ose formë elektronike, paguhen tarifa dhe gjithashtu edhe kamatëvonesa. Për sa i përket kundravajtjeve, për çdo deklarim ose veprim në kundërshtim me ligjin, kur nuk përbën vepër penale dënohet me gjobë nga regjistruesi nga 5 000 deri në 50 000 lekë.

Kundër vendimit të regjistruesit mund të bëhet ankim te kryeregjistruesi brenda 30 ditëve. Për sa i përket garantimit të informacionit, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme garanton informacionin pas përfundimit të regjistrimit fillestar lidhur me: të drejtën e pronësisë dhe të drejtat reale të regjistruara etj. Zyra e Regjistrimit përjashtohet nga përgjegjësia për garantimin e informacionit në rastet e humbjes, kalimit apo transferimit të të drejtave të pronësisë. Draftligji parashikon gjithashtu edhe dëmshpërblimin. Propozimi i opozitës

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj propozoi dje në komisionin e Ekonomisë që ky komision t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit

për të hetuar të gjitha donacionet që kanë investuar projektet në lidhje me pronën në vend. “Opozita është e shqetësuar për të drejtën e pronës në vend. E dhe nga raportet ndërkombëtare arritjet në këtë drejtim vlerësohen me pikët më të ulëta. E drejta e pronës në Shqipëri është një e drejtë e shtypur. Është në nder të këtij komisioni t’i drejtohet me letër Kontrollit të Lartë të Shtetit për të hetuar të gjitha donacionet për projektet në lidhje me pronën. Projektet kanë ngecur dhe nuk ka asnjë produkt. Procesi i integrimit detyron zgjidhjen përfundimisht të çështjes së pronës. Janë marrë miliona dollarë nga donatorët dhe nuk kanë dhënë asnjë efekt”, - u shpreh deputeti socialist,

Kodheli: Nuk na takon ta shqyrtojmë ne këtë projektligj, por komisionit të Ligjeve dhe atij të Integrimit. Spaho: Ka të bëjë me regjistrimin. Ka kapitullin e tarifave dhe kundravajtjeve, na takon. Kodheli: Situata e regjistrimit të pasurive të paluajtshme është më e thellë dhe më e gjerë se tarifat. Nuk nis diskutimi nga tarifat. Në qoftë se doni diskutim politik, kemi seancë plenare. Nuk çalon gomari nga veshët. Noka: Në qoftë se ka një zyrë me standarde, ajo është Hipoteka. Në kohën tuaj ka qenë kasaphanë me leje false. Sot vjen era ligj, standarde, transparencë. Shehu: Keni frikë nga reformat. Kodheli: Iku koha e pyetjeve. Shehu-Kodhelit: Hyre pa radhë Kodheli: Unë këtu në radhë jam para teje. Bëj sikur bën ndonjë pyetje. Malaj: Është shtypur e drejta e pronës në Shqipëri. Duhet t’i drejtohemi KLSH-së për të hetuar donacionet e projekteve, të cilat nuk kanë dhënë asnjë produkt. Spaho: Nuk është e drejtë e komisionit. Malaj: Është në nder të komisionit ta bëjë këtë, sepse është problem ekonomik. Spaho: Hipoteka tani është si dita me natën me kohën tuaj. Malaj: Nuk është faji im që përsërit fjalët e Berishës ti. Kemi ngelur tri herë në klasë me BE-në pikërisht për pronën. Noka: Kur ishit në pushtet kishit turp edhe ta përmendnit. Thirrini trurit.

Arben Malaj. Që në fillim të mbledhjes së komisionit opozita e kundërshtoi diskutimin për projektligjin e hipotekave. Deputetja socialiste, Mimi Kodheli argumentoi se projektligji duhet të diskutohej së pari në komisionin e Ligjeve dhe më pas në atë të Integrimit.

‘One stop shop’ për shitblerjet e pasurive të paluajtshme nga 1 marsi Nga data një mars pritet të hyjë në fuqi ligji për dixhitalizimin e noterisë. Sipas ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, ky ligj do të sjellë përshpejtim të procedurave për qytetarët dhe biznesin. Marsi do të jetë periudha kur do të konsolidohen arkivat elektronike të ZRPP-së dhe softi që do të lidhë noterët me ZRPP dhe Ministrinë e Drejtësisë. “Dixhitalizimi i sistemit të noterisë me ligjin e ri sjell kthimin e zyrës së noterit në një ‘One stop shop’ për qytetarët dhe për biznesin, që do të thotë se të gjitha transaksionet për pasuritë e paluajtshme do të bëhen në zyrën e noterit. Do të

futet në sistemin e pasurive të paluajtshme dhe do të përfitojë të gjithë informacionin që e kërkon klienti dhe padyshim do të ketë një shkurtin të procedurave dhe të kohës që një qytetar do të shpenzonte më parë për një veprim të tillë. Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë me ditë të tëra të presin në radhë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Të gjitha këto procese që kryhen për 25 ditë, do të kryhen për 2-3 ditë me një hap të vetëm, që do të jetë zyra e noterit”, - tha ai. Sipas ministrit, me këtë ligj do të shmanget edhe burokracia dhe korrupsioni. “Do të

këtë reduktim të shpenzimeve që qytetarët paguajnë për një shërbim të tillë. Dixhitalizimi sjell uljen e nivelit të korrupsionit dhe burokracive nga shërbimet shtetërore dhe kthimin e besimit të publikut tek noteri”, - tha ministri Halimi. Në çdo verifikim të tillë noteri do të jetë i pajisur me autorizimin e qytetarit . Moza Sadushi, kryetare e Dhomës së Noterëve thotë se “sistemi ofron garanci dhe siguri sepse është i lidhur me gjurmën e gishtërinjve të noterit. Çdo veprim që bën noteri, verifikimi i pasurisë si dhe përgjigja që do të jepet nga Zyra e Regjistrimit do të lënë gjurmë në

Eduard Halimi

sistem”. Kryeregjistruesi Arben Qirjako deklaron se ka përfunduar skanimi i të dhënave mbi pasuritë, të cilat do të futen në regjistrin elektronik të pasurive. “Të dhëna për pasuritë do të merren nëpërmjet një softi që është në përpunim e sipër, realizuar kjo nëpërmjet projektit LAMP. Në bazë të një programi ‘One stop shop’ për noterët, të dhënat do të jepen në kohë shumë të shpejtë dhe çdo 24 orë në çdo ditë të javës”. Faza e tretë e implementimit të ligjit të noterisë është ajo e trajnimeve të noterëve dhe specialistëve të ZRPP-së që do të nisin pas datës 15 mars.


OpEd

10

MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

01

Hebraizmi e ka strehën jo te kredoja abstrakte e tij, por tek institucionet.

02

Muzika shpëlan nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.

03

Nga të gjitha dhimbjet, më e keqja është përçmimi i vetes. Berthold Auerbach, autor gjerman

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

“Përshëndetje!” si dëshmi e krizës K

a disa fjalë që vitet e fundit më vijnë të vështira në shqip. Jo, jo: jo fjalët ‘e pista’, se ato, me kalimin e kohës, më lehtësohen e më lehtësojnë duke u funksionalizuar natyrshëm në mënyra komplekse e të paparashikuara. Ka disa fjalë të tjera që më gërvishtin, kryesisht se shprehin impostimin social të përdoruesit me synim pretendimin e statusit elitar. Një fjalë (a fjalëfjali) gërvishtëse konsideroj shprehjen pasthirrmore “Përshëndetje!”, që së fundmi po shumëfishon shpejt frekuencën. Mesazhe të shkruara nga yuppies shqiptarë, shpesh nisin me këtë fjalë, sidomos prej grupit të të rinjve akademikë, gazetarë, anëtarë të shoqërisë civile apo politikanë, ose të atyre që mëtojnë këtë status. Mbaj mend që përdorej, sido që më pak se sot, edhe në kohë të socializmit; dhe kuptimi qe i ngjashëm. Sot përdoret për të informuar të adresuarin për disa elemente diskursive që më tej formësojnë gjithë komunikimin: 1. Se ka një distancë mes nesh, dhe mesazhi që ndjek nuk duhet marrë si informal, por i duhet dhënë rëndësia e kërkuar nga vetë distanca. 2. Që unë po sillem me respektin e domosdoshëm, por pozita ime është, në mos superiore, e barabartë me tënden. Jo, po ta dish! 3. Që unë që po të shkruaj nuk jam lëng groshe, por me një lloj statusi fuqie, që më rrjedh nga një status edukimi dhe edukate elitare. 4. Që jam indiferent e i ftohtë ndaj teje, e personalisht nuk më digjet fort sesi e merr ti këtë mesazh, por është më mirë për ty që ta marrësh ashtu si duhet. Më tej, mund të radhisja edhe plot inferenca të tjera që vijnë nga llafi i shkretë, lidhur me të shkuarën e të tashmen e personit, moshën, si dhe detaje lidhur me jetën e tij, por këto janë më subjektive. Me këtë lloj njeriu, sido që më ka qëlluar të komunikoj, unë nuk kam fort dëshirë të këmbej gjësend. Më duket se jemi qenie planetesh të ndryshme, me realitete dhe ëndrra fare pa lidhje. Dhe, sido që të gjithë impostohemi në një farë mase kur komunikojmë, këta tipat e “Përshëndetje!” impostohen për të përgatitur e zbukuruar për shitje bythën e vet. Gjë që në vetvete ma vulgarizon komunikimin. (Kjo lidhet me ‘zbukurimin’ dhe jo me ‘bythën’.) Kur është thënë “përshëndetje” natyrshëm në shqip? Asnjëherë. Më afër natyrshmërisë dhe funksionalizimit, ka qenë përdorimi i saj në vitet e socializmit gjatë fushatave militante apo të ekzaltimit politik të

koment Eda Derhemi

 Por çfarë duhet të përdorin shqiptarët si shprehje hyrëse kur i drejtohen një njeriu me të cilin nuk kanë lidhje afërsie dhe as informaliteti? turmës, si thirrje e udhëheqësit të një forumi ndaj pjesëtarëve të tjerë në të, apo masave. Por tamam ky asociim do ta bënte edhe më absurde ringjalljen e termit sot. Mendoj se rikthimi i saj sot, në rastin më të mirë, synon ‘mbylljen sociale’ të elitës së re, rëndom arrogante, dhe ka vetëm një shpjegim diskursiv: atë të emetimit të diskursit elitar kondesendues (përfillës/denjues) nga ana e përdoruesve, që më pas përforcohet si pasojë e normalizimit të saj kulturor, nga vetë ata në kurriz të të cilëve fjala përdoret. Lidhja e saj diskursive brenda kllapave institucionale të së kaluarës, mund të jetë po ashtu e pranishme, por kjo duhet studiuar me një korpus më të madh të dhënash, që të sigurohemi.  “Përshëndetje!” ka qenë gjithnjë ndër ato fjalë që nuk ka pasur mish e gjak që të gjallojë natyrshëm në shqip e të ngjisë variueshëm në shprehje e shprehi gjatë përdorimit. Ka mbetur e tkurrur  dhe sakate në territorin hyrës në letra apo mesazhe elektronike, duke mëtuar thuajse me forcë, pozitën e salutimit/përshëndetjes më të përgjithshme formale e distante në korrespondencën e shkruar. Është po ai mjerim dhe krizë që përjetojnë përdoruesit e saj si grup dhe individualisht në mbretërinë e të pandërgjegjshmes. E hasa prapë “Përshëndetje!” në videoklipin e fundit të Komisionit Europian për thyerjen e klisheve negative dhe stigmës ndaj Turqisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ishte fjala që Shqipëria u drejtonte skeptikëve të botës së parë apo

edhe botëve të tjera, thënë prej një vajze të vogël bukuroshe. “Përshëndetje!” në këtë  spot televiziv, është një shartim pa fat, i kuptimit performativ të panatyrizuar të fjalës si në “Salutime prej Shqipërie”, dhe atij që unë shpjegova më sipër. Në të dy rastet, krejt të panatyrshme në gojën e së voglës. Shqipja, si çdo gjuhë tjetër, ndryshon dhe sigurisht që fjalët ekzistuese mund të zgjerojnë apo ngushtojnë e ndryshojnë kuptimet e veta. Kjo prirje bëhet edhe më e fuqishme në rastin e shqipes së sotme, që duhet me shpejtësi të mbulojë në kohë e hapësirë nevojat e zhvillimeve stilistikore, regjistrore, të formulave e klisheve, që janë të domosdoshme në komunikimin special të fushave e nën-fushave të boomit komunikativ të pas-socializmit. Por në këtë yrysh të shtrënguar nga rrethanat, duhet të kemi kujdes mos nxjerrim sytë në vend që të vëmë vetulla. Emri -fjali-pasthirrmë “Përshëndetje!” në këtë çast nuk shërben në gjuhë si aktivizues diskursesh miqësore integruese e pozitive të barazisë, drejtësisë dhe përfshirjes shoqërore, por për të kundërtën. Nuk ka aspak këtë vlerë, fjalavjen, përdorimi foljor i po kësaj shprehjeje me kuptim përshkrues, si në rastet: “E përshëndeti njerëzishëm/ hundë e buzë.”; “Mos harro të përshëndesësh kur të hysh në dhomë!” etj. Por në kuptimin performativ, si në “Të/Ju përshëndes!”, edhe folja i rimerr konotacionet përshkruar më sipër të emrit “përshëndetje”, sido që jo me të njëjtin agresivitet në afirmimin e ideologjive ‘zyrtare’ që bart ky përdorim. Madje në këtë kuptim performativ, duket se folja është përdorur (fjalëformuar) në kohë, pas emrit, dhe jo para tij, siç do pritej. Përdorimi performativ pasthirrmor i emrit, madje as nuk është përfshirë në Fjalorin e Shqipes së Sotme të Toena-s 2002, gjë që përforcon më tej mos-hasjen natyrshëm të këtij përdorimi ndër shqipfolësit e zakonshëm e që nuk i takojnë grupit dominues të “njeriut të ri”. or çfarë duhet të përdorin shqiptarët si shprehje hyrëse kur i drejtohen një njeriu me të cilin nuk kanë lidhje afërsie dhe as informaliteti? Personalisht parapëlqej “e dashur/i dashur”, që më duket se ndërton një diskurs përfshirës në vend të atij përjashtues, një urë lidhëse mes adresimit të miqve më të afërt dhe atyre që nuk janë miq aktivë, por që s’ka arsye pse të mos shihen në mënyrë miqësore dhe jodis-

P

Sipas ligjit të ri

tancuese. Normalizimi dhe homogjenizimi i kësaj shprehjeje ka edhe të mirën që lejon natyrshëm emërtimin direkt të të adresuarit menjëherë pas saj, duke krijuar një tjetër element pozitiv e lidhje-ndërtues në diskurs, atë të konfirmimit të të adresuarit nëpërmjet përmendjes apo njohjes (acknowledgment); si, bie fjala, në “E dashur Eda” apo “I dashur Profesor Shabani” (dhe, mos më thoni, ju lutem, që emri i përveçëm duhej të qe i pashquar këtu). Por, për folës që ende e shohin këtë shprehje si tepër avancuese, personale ose emocionale (pra, joformale e jozyrtare), mund të përdoreshin fare mirë shprehje të natyrshme përshëndetëse si “Mirëdita!/ Mirëmëngjes!” etj. Madje do sugjeroja si funksionale edhe fjalë me kuptime të ngjashme por ‘të pandotura’ si: “të përshëndosh” apo “të përfalem”. Mendoj se edhe shprehja “Tungjatjeta”, sido që e panatyralizuar në komunikimin ndërpersonal në këtë formë të gjatë, do ishte një tjetër zëvendësuese e mirë e “Përshëndetje!”. Format e saj “Tung!” me origjinë kosovare, si eko e transformuar (pas një udhëtimi aventuror ndër treva shqiptarësh) e shprehjes tjetër dikur të natyrshme “T-jeta!”, duket se po afirmohet mirë e suksesshëm në gjuhë e shoqëri. “Tung!” mund të përdorej në hyrje të komunikimit të shkruar jo-zyrtar, ashtu si edhe në mbyllje të tij, ku zakonisht gjendet sot. Duhen mirëpritur këto përdorime deri kur lidhjet ideologjike që krijon pasthirrma “Përshëndetje!”, të kenë vdekur apo të jenë neutralizuar nga një kuptim i ri apo konotacione të tjera të saj. Por, në rast se folësi a shkruesi kërkon të shprehë të kundërtën, pra distancë, superioritet e marrëdhënie jo-miqësore, atëherë pa dyshim që shprehja “Përshëndetje” mund të përdorej në mënyrë shumë efikase sot për sot. Ky qartësim në përdorim, për mua do përbënte një pasurim gjuhësor, sado mos paça qenë dakord me premisat armiqësuese që bart shprehja. Por distancimi këtu do qe mes individësh (që kanë liritë e veta të flasin e shkruajnë si u pëlqen, apo të “ndërtojnë” miq e armiq sipas qejfit), dhe nuk do përbënte një makinë diskursive që riprodhon shoqërisht efekte subliminale të ndarjes mes grupeve a kastave shoqërore. Një rast i shqipes kur i njëjti zhguall gjuhësor ka arritur të aktivojë dy diskurse kundër-

shtare që bashkëjetojnë në sfera të ndryshme, është rasti i adresuesve “zonjë!/zotëri!”. Mes përdorimit të tyre si shprehje formale në komunikimin kortez e civil që të tregojnë politesë (“Zonjë, ju ra diçka nga çanta!”), dhe atë në dialogun verbal televiziv të politikanëve dhe analistëve tanë (“Moj zonjë, po jua përsëris prapë, se më duket s’e keni kuptuar ende!” ose “More Zotëri, po a ha shqip ti more, apo jo?!”) si shprehje sarkazme, urrejtjeje, shpartallimi dhe asgjësimi të kundërshtarit që meriton vdekje publike, është zhvilluar një gap bukur i gjerë, por që i ka ndarë qartë terrenet e përdorimit. Në rastin e shprehjes “Përshëndetje!”, kjo s’ka ndodhur. ë fundmi, në kuptimin perform at iv t ë n g j a s h ë m m e “përgëzoj” ose “jap pëlqimin/miratimin tim” si në, “E përshëndes nismën tuaj/e tyre për të përmbledhur shkrimet e autorëve të dënuar”, përdorimi kondesendues nuk është edhe aq problematik sa në shprehjet më sipër, për aq sa është më i pafshehur, dhe, gjithashtu, është i lidhur me pozitën zyrtare konkrete të folësit si person i izoluar. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, është më e hapur dhe emetuese diskursesh drejtësie sociale shprehja “Jam e gëzuar që… ” ose “Gëzohem që…” etj., sesa “E përshëndes çka keni bërë”. Mund të duket pa rëndësi në dukje, por fjalët që përdorim ndërtojnë marrëdhëniet tona dhe i riprodhojnë ato, duke formësuar kështu kulturën dhe të ardhmen tonë, ndaj është mirë që, së paku, të jemi të vetëdijshëm e analizues kur i përdorim. Diskurse që konfirmojnë kufij të rinj për nouveau riche dhe parvenu-të e 20-vjeçarit të fundit, nuk janë hapa drejt një shoqërie të hapur e me mekanizma kohezivë, por ndaj mbylljesh të reja që imitojnë të vjetrat me forma ndoshta më efikase në synimin për ristrukturimin e kastave; kjo mbetet kështu, edhe kur përdoruesit i takojnë formalisht “së majtës” ideologjike. Një e majtë që është në fakt një e djathtë fshehur nën një xhaketë rozë me ndonjë pikë të kuqe tek-tuk që nuk justifikon dot as dizenjon à pois, është më problematike se e djathta vetë, në një shoqëri me varfëri masive si shoqëria jonë. Po ti çfarë tipi je: nga ata që e hapin komunikimin me “Përshëndetje!” apo me “E dashur X”?

S

www.respublica.al


E mërkurë,13 29qershor shkurt 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Kreshniku është oferta e radhës, por jo oferta e re që shoqëria pretendon. Si i tillë, nuk duhet lejuar që të hedhë rrënjë te shqiptarët. Edhe tek ata që urrejnë këtë politikë, edhe tek ata në ekstazë pas flamurit, edhe tek ata me dilema, që thotë Sokoli. Është vërtet therëse nevoja e tyre për të ndryshuar gjërat, por kjo nuk duhet bërë me të parin që del rrugës. Dhe aq më pak, me formulën të ndryshojmë diçka, për mos të ndryshuar asgjë. — Arjan VASJARI

Intelektualët dhe zagarët N

jë nga të metat më të mëdha të funksionimit të shoqërisë në Kosovë e Shqipëri është mungesa e intelektualëve. Për më tepër që fjala intelektual është denigruar në atë masë sa që mund të përdoret si sinonim për zagar të pushtetit. Madje edhe pjesa më e madhe e të rinjve që po marrin grada shkencore në Perëndim nuk po kanë kurajën që të veprojnë konform dijeve që kanë marrë atje për të kontribuar në zhvillimin e atdheut, por bëhen hipokritë duke shfaqur oportunitet me pushtetin. Kur intelektualët bëhen vegla të pushtetit, në atë vend nuk ka përparim. Pushteti në një vend demokratik krijohet nga mendësia dominante në atë vend. Mendësia dominante është mendësi e shumicës. Shumica zakonisht është turmë. Shoqërinë e çojnë përpara individët e spikatur, elitat. Njerëzit që mendonin si Sokrati, Isak Njutoni, Nikolla Tesla, Ajnshtajni etj., në vendet e tyre nuk ishin shumicë po pakicë, por pikërisht këta njerëz janë ata që i çuan përpara vendet e tyre dhe njerëzimin. Nëse këta njerëz do të bëheshin zagarë të pushteteve të kohës, ne sot do të jetonim akoma si në kohët parahistorike. Përse ne duhet të konceptojmë ndryshe nga ajo sesi konceptojnë perëndimorët? Në një debat në RTK, njëri nga pjesëmarrësit tha se në Perëndim me nocionin komb kuptojnë ashtu siç thotë parafolësi (Nexhmedin Spahiu) kurse për ne shqiptarët kombi është etnia. Shtrohet pyetja përse ne duhet të konceptojmë ndryshe nga ajo sesi konceptojnë perëndimorët? Vallë, çfarë kontributi kanë dhënë teoricienët tanë që ne t’u bëjmë karshillëk perëndimorëve në konceptin për kombin? Ne kemi kopjuar një koncept sikur edhe të gjitha vendet ish-komuniste, nga i cili shumica e tyre kanë hequr dorë bashkë me heqjen dorë nga komunizmi. Edhe nëse flasim për konceptet shqiptare për kombin, atëherë kë do të marrim për bazë? Do të marrim për bazë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin, apo do të marrim për bazë ata që në tekstet shkollore e kanë futur definicionin e Stalinit dhe derivatet e tij. Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin apo Kristo Frashërin, Arben Puton, Rexhep Qosjen etj? Definicionet e Gjergj Fishtës e Branko Merxhanit për kombin janë plotësisht në harmoni me konceptet perëndimore. Ja se çfarë thotë më 1916 Gjergj Fishta (1871-1940) për kombin: Kombi âsht njaj numer gjindsh, me

koment Nexhmedin Spahiu

Edhe nëse flasim për konceptet shqiptare për kombin, atëherë kë do të marrim për bazë? Do të marrim për bazë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin, apo do të marrim për bazë ata që në tekstet shkollore e kanë futur definicionin e Stalinit dhe derivatet e tij. Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin apo Kristo Frashërin, Arben Puton, Rexhep Qosjen etj? Definicionet e Gjergj Fishtës e Branko Merxhanit për kombin janë plotësisht në harmoni me konceptet perëndimore. Ja se çfarë thotë më 1916 Gjergj Fishta (18711940) për kombin...

t’cillët nieri ka s’bashkut, jo vetem gjakun e gjûhen, por edhè interesat e veta, e neper t’cillët atij i bâhet mâ i lét e mâ i udobët gjallimi mí shekull. Ndërsa Branko Merxhani (18941981) më 1928 thotë se: Kombi është një ndjenjë, një ide, një harmoni shpirtërore, një ‘kuptim shoqëror’. Më 1933 Branko Merxhani përmend edhe dallimin mes kombit dhe kombësisë, kur citon Johannetin se “Kombi është një kombësi e zhvilluar, apo anasjelltas kombësia është një komb në farë (në ngjizje)”. Pasi jep një

Kë rrezikon realisht Kreshnik Spahiu? pasqyrë të definicioneve për kombin nga teoricienët e deriatëhershëm, vjen në përfundim se kombi është një përcaktim lëndor (raca, kushtet gjeografike dhe ekonomike) dhe një përcaktim shpirtëror (gjuha, karakteri, tradita, historia, kultura, qytetërimi, feja). Tani me çfarë do të identifikohet shqiptarizma kur përdorim fjalinë: “Për ne është kështu”? Me Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin apo me Kristo Frashërin, Arben Puton, Rexhep Qosjen etj? *** Viteve të ‘90-ta, kur isha kryeredaktor i së përditshmes “Albania”, që atë kohë ishte njëra prej dy gazetave më të mëdha në Shqipëri, erdhi u prezantua një djalë: Jam Nebil Çika! Të gjithë e shikuam të habitur, pasi ky emër nuk thoshte asgjë për ne. Djaloshi u vu në siklet dhe me nervozitet të shtuar tha sërish “Jam Nebil Çika, nipi i të famshmit Nebil Çika”. Të gjithë që ishim të pranishëm në redaksi gati sa nuk ia plasëm gazit se kush na qenka ky i famshëm për ne kurrë i padëgjuar! Më pas rashë në udhë dhe u interesova për gjyshin e këtij djali që na paskësh qenë publicist i famshëm. Që nga momenti që fillova të lexoj shkrimet e tij e deri më sot skuqem për injorancën time sa herë që më kujtohet ai moment në redaksinë e gazetës “Albania” në Tiranë. Në fakt, nuk ishte aspak faji imi që unë si një njeri i lindur e rritur në kohë komunizmi nuk dija asgjë për intelektualin që komunistët e pushkatuan që më 1944. Ja se çfarë shkruan gjeniu Nebil Çika më 1942 për rolin e intelektualit: “….njeriu i pjekur që dëshiron të jetë element ndërtonjës, s’mund të jetë rob i opinionit, dhe s’mund të shkruaj kurrë për t’i siguruar vetës një popullorësi, pasi ndjekja e popullorësisë është sikur të pranosh të varesh nga mendimi i pakontrolluar i një turme mos-kompetentesh, të cilët askush do t’i linte t’i përziheshin individualisht në punët e tij. Kjo varësi i thyen lidhjet e sinqeritetit e të besnikërisë. Unë marrë pendën në dorë se më shtyn gaileja e së nesërmes, jo vetiake, por kombëtare. Unë nuk dua veçse t’i ftoj këndonjësit të mendohemi së bashku mbi problemin themelor të së ardhmes sonë si qenie kombëtare pa marrë parasysh kontigjencat e jashtme, siç janë qeveritë, sjelljet e autoriteteve, kufizimet që imponon lufta, etj. Këto janë gjëra që vijnë e shkojnë dhe s’janë veçse lëvizje në sipërfaqen e jetës së kombeve e jo në rrënjët e saj.” Nuk është problem pse pushtetet në Kosovë e Shqipëri kanë zagarë, sepse çdo pushtet në botë ka zagarët e vet, por problemi te ne janë qytetarët që nuk kanë aftësi të dallojnë se kush është intelektual e kush zagar.

editorial

Arjan VASJARI

Këtu nuk jam në një mendje me Sokolin. Përkundrazi: besoj se Kreshniku është antimodeli. Jo vetëm sepse vakumin e mjedisit politik shqiptar po e mbush me klishe retrograde, por edhe sepse po na karikaturizon modelin

J

am në një mendje me Sokol Ballën kur thotë se, arsyeja e vetme e reagimit agresiv kundër kuqezinjve të Kreshnik Spahiut nga të mëdhenjtë e politikës, është frika. Nuk shikoj arsye të ndonjë lloji tjetër, për shembull, parimore, ose identitare apo qoftë edhe patriotike. Jo! Thjesht dhe vetëm kanë frikë nga shprishja e rendit (thuajse) organik të një bipolarizmi i cili, tashmë, nuk rezulton i keq vetëm për ata. Kanë njëzet vjet që përmes këtij bipolarizimi ekstrem ushqejnë njëri-tjetrin dhe riciklohen prej njëri-tjetrit. Vetëm kaq duhet për të kuptuar përse Sali Berisha vijon ende të merret me Kreshnik Spahiun përmes një komisioni parlamentar edhe pasi ky ka dhënë dorëheqjen; kaq pak duhet për të kuptuar shkaqet, përse Edi Rama u kujtua të nxirrte një rekrut të rëndomtë kundër Spahiut, vetëm pasi ky deklaroi në Top Story se e konsideronte edhe atë një sulltan politik; kaq pak duhet për të kuptuar edhe venën e panjohur “kozmopolite” të Ilir Metës, kundër patriotizmit rudimental të Kreshnik Spahiut. Të tre këta, mbase prej shqisës së përpunuar politike ndiejnë se po i afrohemi një konteksti të ri demokratik dhe kanë shpallur publikisht frikën e tyre. Nuk e di se sa racionale dhe sa emotive ka në ndjesinë e tyre, por është e sigurt ndërkaq se, Kreshnik Spahiu me njësinë e tij politike, i ka bërë të rizbulojnë instinktin primordial të frikës të cilën, me thënë të drejtën, besonim se u ishte zhdukur. Nuk ka rëndësi sesa Kreshniku i rrezikon realisht, rëndësi ka që ata mendojnë se i rrezikon. Për kaq dhe deri këtu, vlera e modelit opozitarist të Kreshnikut duhet njohur pa mëdyshje. Jam gjithaq dakord me përqeshjen cinike që Sokoli i bën konceptit me bazë libidoje të PD-së për të afruar në radhët e saj kofshë dhe cica politike; apo, me peshën morale, përveç atë fizike, që duhet të përballojë zoti Meta pas gjykimit, mjaft të diskutueshëm, për një aferë emblematike korrupsioni; apo me dekadencën morale të socialistëve, që përflitet se do kooptojnë në radhët e tyre zëvendësministrin e videos që ndante paratë me Dritan Priftin. Janë këto, por dhe mjaft të tjera, arsyet që përligjin nevojën e një modeli të ri të të konceptuarit dhe të të bërit politikë. Por a është Kreshniku modeli, apo qoftë edhe “kali i betejës”, siç thotë Koli, që u duhet shqiptarëve sot? Këtu nuk jam në një mendje me Sokolin. Përkundrazi: besoj se Kreshniku është antimodeli. Jo vetëm sepse vakumin e mjedisit politik shqiptar po e mbush me klishe retrograde, por edhe sepse po na karikaturizon modelin. Politika, më parë se çështje numrash, është çështje tezash e idesh dhe Kreshniku nuk ka afishuar asnjë të tillë. Shqiptarofilia vulgare nuk është tezë; antipolitika e shesheve nuk është tezë; antisulltanati nuk është tezë; ligjërimi populist shterp nuk është tezë; mitomania provinciale e shpëtimtarit nuk është tezë. Të gjitha këto i kemi stërparë e dëgjuar edhe më parë gjatë këtyre njëzet vjetëve. Dhe, për fatin e madh të demokracisë, i kemi flakur prej kohësh si stereotipe ordinere, gjysmë orientale e gjysmë ballkanase. Nëse rrezikon realisht dikë Kreshniku, nuk është as Berisha, as Rama dhe as Meta. Ajo që ai rrezikon seriozisht është shoqëria, është pritshmëria e saj, e cila kondensohet në një model të ri politik dhe jo një surrogato politike që operon me të njëjtët terma, me të njëjtën filozofi dhe të njëjtin leksik si këta që janë. Shenja frymëzuese është se ka kontekst historik për të ndryshuar gjërat; shenja e keqe është se brenda këtij konteksti mungon ende materia politike e duhur. Sikur kjo fabul të vijojë të shkruhet edhe në muajt që vijnë me fjalët e Kreshnikut, do të ishte një dëshpërim i madh. Sepse, jo vetëm do të humbisnim momentin historik por, më e keqja, do rrënonim përfundimisht pritshmëritë e sinqerta të shoqërisë për rinovimin real të politikës. Do t’i ofronim asaj një model, të cilin ajo mund ta përqafojë ngaqë nuk ka të tjerë për momentin, por kështu e kemi mashtruar keq. Kreshniku është oferta e radhës, por jo oferta e re që shoqëria pretendon. Si i tillë, nuk duhet lejuar që të hedhë rrënjë te shqiptarët. Edhe tek ata që urrejnë këtë politikë, edhe tek ata në ekstazë pas flamurit, edhe tek ata me dilema, që thotë Sokoli. Është vërtet therëse nevoja e tyre për të ndryshuar gjërat, por kjo nuk duhet bërë me të parin që del rrugës. Dhe aq më pak, me formulën të ndryshojmë diçka, për mos të ndryshuar asgjë.


rajon

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

13

Burri i Bakojanis, 1 milionë euro jashtë Greqisë Bashkëshorti i kryetares së partisë Aleanca Demokratike, ish- ministre e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, është personi që ka transferuar në maj të vitit 2011, plot 1 milion euro nga Greqia drejt bankave të huaja. Sipas hetimit të kryer në vendin fqinj, 1 mln euro janë nxjerrë jashtë vendit, nga bashkëshorti i deputetes, Isidor Kuvelis dhe kjo iu bë e ditur asaj nga nënkryetari i Parlamentit grek. Pas këtij informacioni,

reagoi deputetja Dora Bakojanis, e cila e quajti këtë informacion një shpifje. Sipas Bakojanis, paratë janë fituar nga shitblerja e aksioneve në SHBA dhe pastaj nëpërmjet Bankës së Greqisë u dërguan në Londër, për të blerë një anije. Bakojanis tha se është e papranueshme që të lidhet biznesi (blerja e anijes) i bashkëshortit me aktivitetin e saj politik. Vetë Isidor Kuvelis sqaroi në një deklaratë se: “kjo shumë është produkt i

tregtisë detare. Ajo vjen nga realizimi i investimeve të mia në aksione dhe të destinuara për investime në blerjen e anijeve. Dollarët u zhvendosën me procedura ligjore në bankën time në Londër”. Ndërkaq, parlamenti grek pret publikimin e listës me rreth 40 deputetë që kanë transferuar nga Greqia në këtë kohë krize shuma mbi 100 000 euro, të cilët më pas do të japin edhe shpjegime.

incidenti

Polici maqedonas vret dy shqiptarë për vendin e parkimit

BE i hap dritën jeshile Serbisë për statusin e vendit kandidat Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtarë ranë dakord t’i japin Serbisë statusin e vendit kandidat. Rumania tentoi ta bllokonte, duke kërkuar më shumë të drejta për minoritetin vlleh Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian i hapën dritën jeshile Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Pas disa orëve të gjatë diskutimesh, të 27 Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, ranë dakort për dhënien e statusit të kandidatit për Beogradin. Në orët e para të diskutimit, ky status u bllokua nga Ru-

mania, e cila kërkonte më shumë garanci për minoritetin vlleh në Serbi, që është rreth 30 mijë persona. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ministri i Jashtëm suedez, Bildt u shpreh i kënaqur për këtë përfundim të arritur nga takimi i kryediplomatëve të BE-së. Megjithatë, para se të zyrtarizohet, Serbia ka edhe një pengesë të fundit për të kapërcyer, atë në samitin e BE-së që mbahet ditën e enjte, ku do të shtrohet propozimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së për dhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë. Serbia në muajt e fundit të 2011s humbi mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat për shkak të Kosovës. Vendet e Bashkimit Europian kushtëzuan Beogradin në arritjen e një mar-

statusi

Vendet e Bashkimit Europian kushtëzuan Beogradin në arritjen e një marrëveshje me Prishtinën që do të normalizonte marrëdhëniet në rajon e do të mundësonte njëkohësisht edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve

rëveshje me Prishtinën që do të normalizonte marrëdhëniet në rajon e do të mundësonte njëkohësi sht e dh e l ë v i z j e n e l i r ë t ë qytetarëve. Kjo kërkesë e Brukselit u përmbush nga Serbia pak ditë më parë me arritjen e një marrëveshje me Kosovën për përfaqësimin e kësaj të fundit në nismat rajonale me fusnotë dhe sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kjo marrëveshje u kritikua ashpër nga opozita në Kosovë, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje që e quan atë si “heqje dorë nga Republika”. Për të kundërshtuar këtë, ditën e hënë, Vetëvendosje organizoi një protestë para godinës së qeverisë së Kosovës ku pjesëmarësit akuzuan kryeministrin Thaci se po shet Kosovën duke hequr dorë nga termi Republikë.

Një punonjës i policisë maqedonase ka vrarë dje në Gostivar dy të rinj shqiptarë, pas një grindjeje për parkimin e makinës. Vrasjet kanë ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Kej Vardari”, në afërsi të sallonit të mobiljeve “Montenegro”. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vrasësi quhet Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça. Dyshohet se polici ka vrarë dy të rinjtë pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, edhe pse në atë orar nuk ka qenë në detyrë. Siç raporton agjencia e lajmeve INA, viktimat janë Imran Mehmeti, 29 vjeç dhe Besnik Shehapi, 26 vjeç. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen. “Punonjësi i policisë, fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy”,- ka thënë Kotevski. Më pas, të rinjtë shqiptarë kanë ndërruar jetë në spital. Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të g jitha masat për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet dhe ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.

INFORMIM PËR SUBJEKTET TATIMPAGUES PËRDORUES TË VEPRAVE ARTISTIKE, LETRARE E SHKENCORE ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT, në bazë të Ligjit nr. 9380, dt.28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, është institucioni shtetëror kompetent që monitoron dhe kontrollon respektimin e këtyre të drejtave mbi veprat e autorëve dhe artistëve shqiptarë dhe të huaj në territorin e RSH, JU informon se: SUBJEKTET njëkohësisht dhe Përfaqësuesit e Ligjshëm, të Licencuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që mbrojnë dhe ADMINISTROJNË/MENAXHOJNË NË MËNYRË KOLEKTIVE TË DREJTAT PASURORE të krijuesve, artistëve dhe producentëve, për veprat që krijojnë pronësi intelektuale dhe vlerë pasurore e pamohueshme që duhet të paguhet nga ju, në cdo formë e mënyrë shfrytëzimi a përdorimi, në ushtrim të aktivitetit tuaj fitimprurës. Agjencitë e Administrimit Kolektiv të Licencuara sipas ligjit shqiptar janë: 1. ALBAUTOR, Nr. 1 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të autorëve të veprave muzikore dhe rregjistrimeve mekanike të saj; 2. FMAA (Forumi për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorëve të Audiovizualit), Nr.2 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të autorëve të veprave audiovizule dhe kinematografike. 3. AKDIE (Agjencia Kolektive e të Drejtave të Interpretuesve dhe Ekzekutueve) Nr. 3 Licencë që menaxhon të drejtat ekonomike të Artistëve Interpretues/ekzekutues të gjithë veprave artistike, muzikore, audiovizuale. 4. AMP (Agjencia e Mbrojtjes së Producentëve), Nr.4 Licence, që menaxhon të drejtat ekonomike të prodhuesve të fono-videogrameve. Këto Agjenci kanë të drejtën e ligjshme: a) Të pajisin me Autorizim/Kontratë çdo subjekt tatimpagues që zhvillon aktivitet tregtar e që shfrytëzon apo përdor për qëllimet e veta të drejtëpërdrejta a të tërthorta fitimi, repertorin e veprave të anëtarëve që përfaqësojnë e mbrojnë këto agjenci; b) Autorizim/Kontratën çdo Agjenci e shoqëron në bazë të legjslacionit tatimor në fuqi, me Faturë Tatimore me TVSH, kundrejt një çmimi, tarife të miratuar nga këto agjenci në proporcion me përdorimin e këtij repertori, në funksion të biznesit tuaj.

c) Çdo pagesë kundrejt Autorizim/kontratës dhe Faturës me TVSH, duhet të bëhet vetëm nëpërmjet bankës në numrat e llogarisë bankare të cdo agjencie. d) Depozitoni në ZSHDA një kopje të këtyre dokumentave për të qenë në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9380/2005. GJITHASHTU, ZYRA SHQIPTARE PËR TË DREJTAT E AUTORIT, JU INFORMON SE: Cdo subjekt tatimpagues ka detyrimin ligjor që në kompjuterat e vet apo serverat/sistemet operative të kompanisë së vet tregtare, TË INSTALOJË, PËRDORË APO ZHVILLOJË VETËM PROGRAME KOMPJUTERIKE TË LIGJSHME, TË LICENCUARA dhe të blera vetëm te Titullarët e Ligjshëm të këtyre të SOFTEVE në mënyrë të LIGJSHME. Përdorimi, instalimi apo shfrytëzimi i softeve në mënyrë pirate dhe pa LICENCË, të siguruara në mënyrë të paligjshme, kur nuk përbën kundërvajtje administrative, është VEPËR PENALE dhe dënohet në bazë të Kodit Penal të RSH. Përgjegësia ligjore është e cdo Drejtuesi, punonjësi dhe Përfaqësuesi Ligjor të personit fizik a juridik, në përputhje me shkeljen ligjore të kryer nga subjekti. Ky informim vlen për të ndihmuar aktivitetin tuaj tregtar dhe për të legjitimuar çdo aspekt të veprimtarisë tuaj, në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi. Bashkëpunoni me ZSHDA dhe ne Ju ndihmojmë për zbatimin e LIGJIT. Informohuni nëprmjet faqes zyrtare www.zshda.gov.al dhe www.mtkrs.gov.al


14

MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

sociale

Bashkëpunimi, Vasili pret një delegacion nga Arabia Saudite Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka pritur një delegacion nga Arabia Saudite për të diskutuar rreth bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e shëndetësisë. Gjatë takimit me Dr.Riyad A.Alkheleef (asistent i Drejtorisë së Menaxhimit Spitalor), pjesë e një delegacioni zyrtar nga

Arabia Saudite, i cili po viziton këto ditë Shqipërinë, një nga pikat kyçe të bisedës mes ministrit Vasili dhe Dr. Riyad. A. Alkehelees ka qenë dhe mundësia e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi që do t’i hapë rrugën marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në

fushën e shëndetësisë. Shëndeti publik, shkëmbimi i eksperiencave mes profesionistëve të dy vendeve ishin pikat kryesore të bisedës. Njëkohësisht është diskutuar dhe mbi mundësitë e specializimit dhe punësimit të mjekëve specialistë dhe infermiereve në Arabinë Saudite.

Lulzim Basha dje në hapjen e Qendrës së Licencimit

Hapet “One Stop Shop”, Basha: Licencat brenda 10 ditësh Nis nga puna Qendra e Licencimit në Tiranë. Sportelet e dedikuara për biznesin do të jenë të hapura gjatë gjithë javës Jonida Tashi

Nga sot lejet dhe licencat në Bashkinë e Tiranës do të merren në një sportel unik, i cili ka nisur tashmë nga puna. Në ditën e parë të fillimit të shërbimit me një ndalesë, apo siç njihet ndryshe “One Stop Shop” në Qendrën e Licencimit në Tiranë, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha tha se brenda 10 ditësh që nga momenti i aplikimit, bizneset mund të kenë në dorë licencat apo të gjitha llojet e tjera të dokumenteve që do të lëshohen pranë këtij sporteli. “Procedurat e regjistrimit në këtë qendër do të thjeshtojnë dhe reduktojnë dukshëm koston e shërbimeve që ofron Bashkia për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruara. Lejet dhe licencat që kërkohen për aktiv-

itete të veçanta ekonomike do të merren në vijim dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasin vetëm 7 deri në 10 ditë”, - u shpreh kryebashkiaku. Sipas Bashës, dokumentacioni i thjeshtuar, në disa raste bazuar mbi vetëdeklarimin ose aplikimin online do të ulë kostot e biznesit për gjithë zinxhirin e veprimtarisë paraprake, që nga noterizimi, fotokopje, pajisje me certifikata apo edhe endja derë më derë. Sportelet e dedikuara për biznesin do të jenë të hapura gjatë gjithë javës dhe do të kryejnë procedurat e informimit për taksat dhe tarifat vendore, pagesat e detyrimeve, regjistrimin e biznesit, si dhe pajisjen me leje e licencë që Bashkia e Tiranës lëshon në fushat përkatëse. Basha tha se ajo që pritet të zbatohet tani dhe që është mjaft e rëndësishme është dhe nisma e reduktimit të afatit për të përfituar një leje ndërtimi në bazë të ligjit të ri urbanistik, ku nga 75 ditë, afati do të jetë 55 ditë. “Në verën e këtij viti, do të jetë gati Plani i ri Urbanistik. Kombinimi i këtij instrumenti të fuqishëm të planifikimit dhe i këtij shërbimi që inaugurojmë sot, do të thotë që nuk do të duhen më shumë se 55 ditë në Tiranë, nga momenti i

afatet

“Lejet dhe licencat që kërkohen për aktivitete të veçanta ekonomike do të merren në vijim dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentacionit do të zgjasin vetëm 7 deri në 10 ditë”

aplikimit për të filluar ndërtimin, 20 ditë më pak nga mesatarja e rajonit dhe 1 vit më pak se pak vite më parë”, - u shpreh Basha. Në hapjen e “One Stop Shop” ka ndihmuar dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC). E pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Licencimit, përfaqësuesja e IFC, Elira Sakiqi tha se aleanca me biznesin nuk mund të realizohet pa një bash-

këpunim me pushtetin qendror dhe lokal. “Pa dyshim, kjo aleancë nuk mund të realizohet pa një aleancë me pushtetin qendror dhe lokal, një aleancë të cilën e gjetëm të hapur në Bashkinë e Tiranës, të cilën e kishim lënë të hapur edhe në Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës, ku bëmë një punë paraprake, por ishte një aleancë që na ndihmoi t’i bënim punët mirë dhe shpejt për të ndihmuar sa më mirë biznesin. Heqja dhe zvogëlimi i të gjitha barrierave për lejet dhe licencat ka qenë prej një kohe të gjatë fjala e ditës në Shqipëri dhe ne realizuam që një pjesë e mirë e tyre të hiqen dhe të krijojmë një ambient të këndshëm dhe ftues për sektorin privat”, - u shpreh Sakiqi. Në hapjen e Qendrës së Licencimit ishin të pranishëm edhe kryetari i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, përfaqësuesi i Bussines Albania, Luigj Aleksi etj. Të tre këta përfaqësues të biznesit kanë vlerësuar këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, ndërsa kanë kërkuar dhe procedura sa më të sakta, sidomos në pagesat e taksave.

Kompensimet, invalidët nisin më 8 mars protestat Përshkallëzojnë qëndrimet, Tafaj: Do të ketë veprime spektakolare para Parlamentit Personat me aftësi të kufizuara do të nisin në 8 mars protestat përpara Parlamentit, për ndryshimet ligjore në statuset e tyre që u miratuan vetëm me votat e mazhorancës nga komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Ata iu bëjnë thirrje deputetëve që përpara ngritjes së kartonëve të mendojnë për respektimin e të drejtave të tyre. Por krahas protestave,

kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, njëherësh dhe kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj paralajmëron aksione, që në thonjëza i quan spektakolare, pasi nuk kanë ndodhur më parë. “Vendimi më i mundshëm është që ne do të protestojmë para Parlamentit në datën 8, po gjithsesi kjo është çështje e organeve kompetente institucionale. Ne duam të shpresojmë që deputetët do t’i thërrasin ndërgjegjes së tyre shoqërore, për të mos përkeqësuar situatën tonë, për të mos shkelur mbi Kushtetutën e ven-

dit, e cila detyron qeverinë dhe institucionet të japin siguri juridike, besim qytetarëve tek shteti. Do të ketë veprime spektakolare”, - deklaron Tafaj. Sipas ndryshimeve të bëra në Statusin e Invalidëve dhe në atë të të Verbërve, personat me aftësi të kufizuara përjashtohen nga transporti falas, tarifat e telefonisë celulare, si dhe nga subvencioni për energjinë elektrike. Tashmë masat e kompensimeve për tri shërbimet e mësipërme do të caktohen nga qeveria, ndërkohë që invalidët kanë kërkuar që për energjinë limiti të jetë 1200 kw në muaj.

Sinan Tafaj

Fëmijët në nevojë

Bashkia, plan masash për t’i ndihmuar Tirana sot është pjesë e kryeqyteteve botërore, të cilat iu kushtojnë një vëmendje fëmijëve në Ditën ndërkombëtare të “Fëmijëve në botën urbane”. E konceptuar si një bashkëbisedim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, fëmijë të komuniteteve rome dhe egjiptiane, të cilët marrin shërbim në Qendrën sociale ”Shtëpia e ngjyrave”, një projekt i përbashkët i Bashkisë dhe UNICEF-it, i kanë drejtuar Bashës disa kërkesa, të cilat sipas tyre do të ndihmojnë në ndërtimin e qytetit që ata duan. Kryebashkiaku tha se Bashkia do t’u kushtojë një vëmendje të veçantë këtyre fëmijëve, duke nisur me regjistrimin e tyre e për të vijuar me arsimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete sportive dhe kulturore. Gjithashtu, Basha nënvizoi se pa një situatë të mirë për familjet e këtyre fëmijëve nuk mund të ketë një të ardhme të mirë për këta fëmijë. Në këtë kuadër, Basha tha se politikat e Bashkisë do të përqendrohen tek prindërit e këtyre fëmijëve, duke nisur nga rritja e shanseve për punësimin e tyre. Përfaqësuesi i UNICEF-it në Tiranë, Detlef Palm tha se raporti i fundit global i UNICEF tregon se tashmë më tepër fëmijë jetojnë nëpër qytete sesa në fshat. Ai i ka dorëzuar Bashës raportin mbi gjendjen e fëmijëve në botë, ndërsa e ka inkurajuar që të ketë në plan të parë interesat e fëmijëve në këtë qytet, për të mos humbur në axhendën urbane. “Vendosini fëmijët të parët”, - tha zoti Palm.


E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

15

Masat për mbarëvajtjen e procesit Çdo DAR/ZA duhet të dërgojë brenda datës 24 maj 2012 në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) emrat e nxënësve maturantë mbetës në përfundim të vitit, për t’u hequr nga lista e provimeve të Maturës. Për provimet e Maturës duhet të ndiqen procedurat e përcaktuara sipas

“Rregullores për zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2012”, nr.818, datë 06.02.2012. Provimet e Maturës do të zhvillohen vetëm në institucionet e arsimit publik. Organizimi i konsultimeve me maturantë do të kryhet sipas procedurave të përcaktuara në

urdhrin nr.121, datë 25.02.2011, të ministrit të Arsimit “Për organizimin e konsultimeve në ndihmë të nxënësve maturantë”. Për shkollën e mesme pedagogjike për minoritetin grek për provimin Gjuha dhe Letërsia greke do të përgatitet tezë e veçantë nga DAR Gjirokastër.

Shpallen datat e provimeve të Maturës, 3 orë për testet me zgjedhje Udhëzimi, ministri i Arsimit vendos datat e mbajtjes së provimeve me detyrim dhe me zgjedhje si dhe sa pyetje do të kenë testet Jonida Tashi

Miratohen datat e zhvillimit të provimeve të Maturës. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka firmosur së fundi udhëzim “Për zhvillimin e provimeve përfundimtare dhe provimeve të Maturës Shtetërore 2012”. Sipas këtij udhëzimi, që mban datën 28 shkurt, provimet e Maturës në shkollat publike dhe private do të nisin në datën 2 qershor dhe do të përfundojnë më 30 qershor. Provimi i parë për të cilin do të testohen maturantët do të jetë ai i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, që do të zhvillohet në datën 2 qershor. Pas dy javësh nga ky testim, në datën 16 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të Maturës, që konsiderohet edhe si më i vështiri nga të rinjtë, që është ai i Matematikës. Ndërsa provimet me zgjedhje që do të zhvillohen në të njëjtën ditë do të mbahen në datën 30 qershor. Përpos datave të provimeve, në udhëzimin e ministrit Tafaj është përcaktuar edhe numri i pyetjeve që do të kenë testet dhe sa do të jetë koha që

do të kenë në dispozicion maturantët për t’iu përgjigjur atyre. Krahasuar me vitet e kaluara, numri i pyetjeve në teste nuk ka pësuar asnjë ndryshim, po kështu edhe pikët për secilin prej tyre, por këtë vit MASH ka vendosur që të shkurtojë kohën e provimeve me zgjedhje nga 4 në 3 orë. Një vit më parë ky vendim u prit me protesta nga të gjithë maturantët e vendit, çka bëri që MASH të tërhiqej dhe t’u linte të rinjve përsëri 4 orë në dispozicion për provimet me zgjedhje. “Provimet e Maturës Shtetërore 2012, të detyruara dhe me zgjedhje, të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me nga një pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë. Provimet e detyruara zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të Maturës Shtetërore vetëm një lëndë do të fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do të

përfundojnë në orën 13.00. Provimi të zhvillohet në mjedise të veçanta. Maturantët/kandidatët mbetës në provimet e Maturës Shtetërore kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë”, - përcaktohet në udhëzimin e MASH për provimet. Testet për provimet e Maturës do të hartohen dhe administrohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), mbi bazën e programeve orientuese lëndore përkatëse. DEPU dhe AKP, brenda muajit prill 2012, duhet të përcaktojnë sasinë dhe llojin e testeve që nevojiten për secilin nga provimet e Maturës, të detyruara dhe me zgjedhje.

Udhëzimi i MASH Datat e provimeve 2 qershor 2012 Gjuhë shqipe dhe Letërsi 16 qershor 2012 Matematikë 30 qershor 2012 Provimet me zgjedhje Pyetjet e testeve me detyrim 25 pyetje do të përmbajë testi për secilin nga provimet e detyruara 13 kërkesa janë me alternativa, që vlerësohen me nga 1 pikë secila 12 kërkesa janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 37 pikë 2 orë e 30 minuta do të zgjasë secili prej provimeve me detyrim Pyetjet e testeve me zgjedhje 20 pyetje do të ketë testi për secilin nga provimet me zgjedhje 10 pyetje janë me alternativa dhe vlerësohen me nga 1 pikë secila 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen në total me 30 pikë 3 orë do të zgjasin provimet me zgjedhje që zhvillohen në një ditë

Impotenca e meshkujve, mjekët: Po prek dhe 18-vjeçarët Problem jetesa moderne, andrologu Evin Dani shpjegon se cilat janë shkaqet kryesore Impotenca seksuale nuk është një patologji që prek vetëm moshat e vjetra, por edhe të rejat. Mjekët andrologë thonë se meshkujt shqiptarë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga impotenca seksuale, ndërsa vihet re një ulje e konsiderueshme e moshës kur konstatohet kjo sëmundje. Nëse 20 vjet më parë problemet e impotencës mashkullore vëreheshin në moshat mbi 50 vjeç, sipas mjekëve, jeta moderne ka bërë që sot kjo moshë të ulet ndjeshëm. Madje tani ka edhe 18-vjeçarë që paraqiten te mjekët andrologë. “Tashmë është dhe një sëmundje e moshave të reja. Ka dhe 18 vjeç. Për herë të parë ka ardhur që ka dështuar që në aktin e parë seksual. Ka dështuar jo se ka pasur problem serioz. Emocionet që

mund të përjetohen sjellin dështim, këto janë të shpeshta te çiftet e reja, të martuar apo jo. Kjo është një traumë, është një problem. Por ndodh një e çarë e madhe ndërmjet çiftit, që mund të rrezikojë vazhdimësinë e jetesës”, - thotë mj e ku a n d r o l o g Ev i n D a n i . Shkaqet kryesore të impotencës te të rinjtë janë jo vetëm psikologjike, por edhe të stimuluara nga konsumimi i duhanit, alkoolit apo drogave. Ndërkohë që edhe kequshqyerja apo mbipesha konsiderohen si faktorë të tjerë ndikues. “Shkaqet në moshat e reja, kryesisht janë prej faktorësh psikologjikë që kalon mashkulli, apo dhe mënyra e jetesës së tyre. Kemi të bëjmë pra, në rastin e këtyre meshkujve, me konsumimin e tepërt të duhanit, alkoolit, apo konsumimi i drogave. Mbipesha është një nga faktorët kryesorë, dhe po shohim që popullsia më e re ka filluar të ketë mbipeshë”, - shpjegon Dani. Impoten-

ca konsiderohet një sëmundje kronike dhe trajtohet me medikamente përgjatë gjithë jetës. Kurse për të rinjtë te të cilët ndikojnë shkaqe të forta të jashtme psikologjike apo sociale, përdoren kura të përkohshme deri në zgjidhjen e problemit. Ajo që përbën shqetësim për mjekët është edhe fakti se mungon kultura për të shkuar te mjeku për të tilla probleme. Mjekët urologë thonë se 80 për qind e meshkujve me këto probleme nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Të ndodhur përballë kësaj situate, mjekët u bëjnë apel meshkujve t’i drejtohen andrologut që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë konflikteve në çift, që vijnë si pasojë e impotencës. Kështu, statistikat tregojnë se 1 në 10 meshkuj në Europë, përfshi këtu edhe Shqipërinë, vuan nga impotenca seksuale.

Shkaktarët Mbipesha Kequshqyerja Diabeti Arterioskleroza Kolesteroli Duhani Alkooli Drogat Stresi Evin Dani

“Shkaqet në moshat e reja, kryesisht janë prej faktorësh psikologjikë që kalon mashkulli, apo dhe mënyra e jetesës së tyre”


16

MAPO

e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

Makina përplas motoçikletën, humb jetën 62-vjeçari Durrës-Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së martës në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Durrës-Shijak, në vendin e quajtur “4 rrugët e Fllakës”, rreth orës 19 :30 minuta të mbrëmjes. Mjeti tip “Golf” me targa të Durrësit

9007 G, me drejtues Lorenc Lalën, banues në Rrushkull, ka aksidentuar një motoçikletë, me të cilën udhëtonte një 62-vjeçar nga Fllaka. Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari Gjon Doda ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe kokë, dhe pasi është dërguar për në spitalin rajonal të

Durrësit ka humbur jetën vetëm pak minuta më pas. Nga hetimet e uniformave blu të Durrësit, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, bëhet e ditur se shkak është bërë hyrja e gabuar në kryqëzim e motoçikletës, si dhe pakujdesia e treguar nga drejtuesi i mjetit.

E plagosi se nuk i dha paratë e makinës, atentatori fshihet në mal Florjan Hyka 42 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga Dritan Lushka 35-vjeçar, pas një debati për një borxh të vjetër. I plagosuri transportohet pas katër orësh për në spital Pogradec- Një borxh i vjetër ka qenë motivi i një përplasjeje me armë në një fshat të Pogradecit, ku një person mbeti i plagosur, ndërsa është shpallur në kërkim autori. Gjithçka ka ndodhur në qendër të fshatit Velçan të komunës me të njëjtin emër, ndërsa janë dashur katër orë që i plagosuri të përcillej për në spital për shkak edhe të rrugëve të bllokuara. Ngjarja Policia tha se një borxh i vjetër në të holla është bërë shkak i përplasjes së dy personave me armë zjarri, si pasojë e së cilës ka mbetur i plagosur njëri prej tyre. Ngjarja e rëndë është

Komisariati i policisë në Pogradec

regjistruar rreth orës 15:00 të së martës në komunën Velçan të Pogradecit. Sipas policisë, shtetasi Florjan Hyka 42 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga Dritan Lushka 35-vjeçar, pas një debati që kanë pasur mes tyre. Sipas policisë, dëshmitarë okularë kanë treguar se dy burrat janë grindur

fillimisht me fjalë dhe pas sherrit Lushka ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar rivalin se do e qëllonte. Situata është tensionuar dhe 35-vjeçari e ka shkrepur pistoletën që mbante pa leje duke plagosur Hykën, ndërsa ndërhyrja e personave të tretë ka ndaluar atë që ta qëllojë sërish për ta

vrarë. I lënduari është dërguar me shumë vështirësi pas më shumë se 4 orëve drejt spitalit të Pogradecit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Zbardhja Ndërkohë, policia e ndodhur në vendngjarje konfirmon se shkak i

përplasjes mes dy shtetasve ka qenë një borxh i papaguar mes tyre lidhur me një mjet, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjen e autorit. I dëmtuari Hyka mësohet t’i ketë marrë të shpallurit në kërkim një automjet, për të cilin i kishte për të shlyer një shumë lekësh të cilën nuk po ia jepte të zotit. Me një pistoletë që Lushka e kishte me vete, ka filluar të kërcënojë të plagosurin, por më pas e ka vënë atë në përdorim pas sherrit që ka nisur mes tyre. Sipas policisë, falë ndërhyrjes së disa personave që kanë qenë në ngjarje, është bërë i mundur dhe parandalimi i vrasjes. Pas ngjarjes autori i saj është larguar, ndërsa policia e cila ka qenë në këtë zonë për një tjetër ngjarje e ka rrethuar atë. Lushka e cili e njeh terrenin, për më tepër është dhe i armatosur, ndodhet jo shumë larg fshatit të tij, ndërsa sipas bluve prangosja e tij është vetëm çështje kohe. 35-vjeçari akuzohet për veprën penale “tentativë vrasjeje”. Irena Vreto

repuBlika e shQipËrisË kËshilli i Qarkut elBasaN 28 Shkurt, 2012

Grupi Societe Generale Group Informacionin Financiar për vitin 2011:

publikoi

Të ardhura bankare: 25.6 Miliard Euro Fitimi Neto i Grupit: 2.4 Miliard Euro Societe Generale është një prej grupeve financiare më të mëdha në Europë. Ai është prezent në tregun Shqiptar nëpërmjet filialit të tij Societe Generale Albania. Societe Generale Albania i shërben klientëve të saj nëpërmjet 42 degëve në Shqipëri. Societe Generale Albania ofron shërbim të personalizuar për klientët e saj nga të gjithë sektorët e ekonomisë, duke kapitalizuar kështu mbi ekspertizën mbarëbotërore të Grupit. www.societegenerale.al

kryetari

Njoftim pËr shpallje koNkurimi pËr veNd tË lirË puNe Në zbatim të Ligjit Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall konkursin për vend të lirë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse në Qark, për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm. (procedurë ngritjeje në detyrë) Çdo kandidat duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të Ligjit Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Kërkesat e veçanta për kandidatët - Të këtë mbaruar studimet e larta, fakulteti inxhinierisë. - Të ketë eksperiencë pune drejtuese në administratë publike mbi 5 vjet. - Të ketë përvojë në drejtim, organizim dhe implementim. - Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup. - Të njohë programet bazë në kompjuter (me dëshminë përkatëse). - Të zotërojë një gjuhë të huaj. Paga për pozicion është kategoria I-b Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim do të paraqesin brenda datës 30.03.2012 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentet e mëposhtme: • Kërkesën për aplikim • Curriculum Vitae • Fotokopje të kartës së identitetit. • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara. • Formular vetëdeklarimi të gjendjes gjyqësore. • Vërtetim mjekësor • Dëshmi të gjuhës së huaj. • Dëshmi kompjuteri • Çertifikata kualifikimi (në rast se ka) Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët në Këshillin e Qarkut Elbasan, me datë 02.04.2012 do të shpallet lista e kandidatëve të cilët do të vazhdojnë konkurimin, data e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista me gojë. Çdo kandidat do të testohet në lidhje me: njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin Nr.8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”, ligjin Nr.8485 datë 12.05.1999 “Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë”, ligjin Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin Nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, aktet nënligjore për nëpunësin civil, ligjin 7582 datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, ligjin 8308 datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore” me ndyshimet, ligjin Nr.8402 datë 10.09.1998 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, me udhëzimet përkatëse, Ligjin nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e Sistemit të Buxhetit në Rëpublikën e Shqipërisë“. kryetari eugen isaj

adresa : këshilli Qarkut elbasan; tel:++355 54 52344, 52696, fax: 52144


e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

rrethe

17

Zjarri shkrumbon 2 banesa në Shinavlash Elbasan-Flakët e zjarrit shkrumbojnë 2

banesa në fshatin Shinavlash të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë. Zjarri ka përfshirë dy shtëpi të familjes Rroshi me banim në këtë fshat. Kanë qenë vetë familjarët që kanë pikasur flakët. Kjo u ka dhënë atyre mundësinë të dalin jashtë banesës, por në pak minuta

flakët kanë bërë shkrumb e hi dy ndërtesa. Familjarët dhe fqinjët janë përpjekur të ndalojnë furinë e zjarrit. Kjo ka qenë e pamundur, pasi flakët janë ndihmuar edhe nga era e fortë dhe nga materiali i përbërë prej kashtës dhe dërrasës që janë përfshirë nga zjarri. Pas pak minutash në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikëset,

të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e zjarrit. Në rrezik kanë qenë edhe banesat aty pranë. Dëme në njerëz nuk ka pasur, ndërsa dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Mendohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike. Megjithatë, çështja është nën hetim.

Përplasje të reja në Orikum, banorët u zënë rrugën makinerive Banorët konfliktohen me pronarët e tokës, nuk lejojnë punimet për fillimin e ndërtimit të pallatit, ndërsa ngujohen në truall edhe gjatë natës. Përplasja zgjat prej vitesh ndërsa palët pretendojnë pronësi, njëra palë mbi bazë të ligjit 7501, ndërsa tjetra, në bazë të trashëgimisë Orikum-Ka qenë një tentativë e pro-

narëve të tokës në Orikum së bashku me ndërtuesit për të hapur themelet e pallatit për të cilin kanë marrë leje, që ka sjellë sërish përplasje të ashpra midis pronarëve dhe ish-punonjësve të NB në Orikum. Rreth orës 08:30 të paradites, një fadromë së bashku me një kamion kanë hyrë në tokat e Orikumit, aty ku dhe ka ngelur që para tri vitesh një gropë, nga e cila nisi edhe historia e protestave prej banorëve të Orikumit. Pasi skrapi ka nisur të fusë në tokë kovën e parë për të filluar punimet, disa nga banorët e Orikumit kanë ndërhyrë duke u futur në gropë dhe mos lejuar skrapin të gërmonte më. Pas kësaj ka nisur debati i ashpër, ndërtues dhe pronarë tokash me ish-punonjës të NB së Orikumit, të cilët ishin prezent në fillimin e hapjes së gropës, dhe duke mos lejuar të punohej më, për më pak se dhjetë minuta në tokën ku pretendohet nga palët janë mbledhur me dhjetëra banorë të Orikumit, duke mos lënë të punohej, si dhe duke i detyruar mjetet e transportit të rëndë të largoheshin nga kjo tokë. Sipas ish-punonjësve të NB së Orikumit, të cilët kanë qëndruar në vend gjatë gjithë ditës duke mos lejuar që skrapi të hapte gropën, ata nuk do të lejojnë punimet pa marrë më parë të njëjtën sipërfaqe toke diku tjetër. Aurora Shenaj, e cila ka qenë një nga punonjëset e NB së Orikumit, tregoi sesi u hodh në gropë momentin e fillimit të punës nga firma ndërtuese. “Isha duke shkuar në punë në mëngjes, kur në tokën e cila është bërë shkaku i sherreve në Orikum, ishte futur një mjet i rëndë, i cili sapo kishte nisur të hapte themelin për

MAPO

F.Salliu

Polici maqedonas vret shqiptarët pas një sherri për parkimin Gostivar- Dy shqiptarë janë vrarë me armë zjarri nga një polic maqedonas, pas një grindje për vendin e parkimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Gostivar dhe sipas policisë lokale vrasja e dyfishtë ka ardhur pas një sherri për motive banale. Polici 39-vjeçar i identifikuar si Jakim Trifunovski, ka debatuar me dy te rinjtë Besnik Shehapi 26 vjeç dhe Imran Memeti 30 vjeç për një vend parkimi. Në konflikt e sipër, situata mes tyre është tensionuar dhe punonjësi i policisë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj dy shqiptarëve duke i lënë të vdekur në vend. Ai është ndaluar nga policia ndërsa mësohet se në momentin e sherrit ai nuk ishte në detyrë.

Qyteti i Gostivarit

Mister, gjendet e mbytur 50-vjeçarja, vuante nga një sëmundje e rëndë Nga protestat e Orikumit

ndërtimin e pallatit. Nuk pata asnjë ngurrim dhe siç isha me biçikletë, e lashë atë në rrugë dhe u hodha në gropë, duke mos lejuar më të punonte skrepi. Pas meje kanë ardhur dhe disa ish-punonjës të vjetër të NB Orikum dhe nuk lejuam që të vazhdonin më punimet”, - tha ajo. “Jemi konfliktuar me ndërtuesit si dhe me pronarët e tokës deri sa aty erdhën dhe dhjetëra banorë të tjerë të Orikumit, duke i larguar nga toka mjetet e rënda”, - rrëfeu gruaja. Situata ka vijuar e tensionuar deri mesditën e djeshme, ndërsa banorët qëndruan të grumbulluar për të mos lejuar mjetet të vazhdojnë punën, ndërkohë që nga ana tjetër e tokës qëndronin mjetet e ndërtuesve të cilët prisnin të qetësohej situata për fillimin e punës. Banorët e Orikumit thanë se nuk do të largoheshin prej aty. Ata kanë qenë prezent në zonë edhe në mbrëmje, ndërsa kanë vazhduar të qëndrojnë në afërsi të tokës duke ndezur dhe zjarre për t’u ngrohur, pasi si-

Situata ka vijuar e tensionuar deri mesditën e djeshme, ndërsa banorët qëndruan të grumbulluar për të mos lejuar mjetet të punojnë pas tyre dhe natën ata do të jenë në gatishmëri për të mos lejuar fillimin e punës. “Ne nuk kemi asgjë kundër pronarëve të tokës, - shprehen ish-punonjësi, - ne duam që shteti shqiptar i cili na dha në përdorim këtë tokë, të na caktojë diku tjetër për ato metra tokë që kemi përfituar dhe ne do të largohemi duke lënë të fillojë

puna”, - tha një prej tyre. Ndërkohë pronarët e tokës, të cilët e kanë të trashëguar dhe fituar në të gjitha seancat gjyqësore, shprehen se kanë më shumë se tri vite që tentojnë të ndërtojnë në tokën e tyre, por kanë hasur vështirësi. “Ish-punonjësit që kanë përfituar nga ligji 7501, shpeshherë janë bërë pengesë duke mos na lejuar të ndërtojmë”, tha një prej tyre. “Jemi nga fisi Sinanaliaj, - u shpreh një nga pronarët e tokës, - dhe jemi nga Dukati. Këtë tokë e kemi të trashëguar nga të parët tanë me të gjitha dokumentet dhe tapitë e tokës, po ashtu kemi tre vite që kemi marrë dhe leje ndërtimi, duke i paguar shtetit tonë 3%, dhe nuk na lejojnë këta banorë, të cilët pretendojnë se këtë tokë e kanë përfituar nga ligji 7501. Këta banorë dhe ish-punonjës, tokën e kanë marrë në përdorim dhe jo në pronësi”, thotë ai. Ndërkohë që thekson se ata kërkojnë të fillojnë punën, pasi kanë bërë shumë shpenzime dhe nuk mund të vazhdojnë më gjatë kështu.

Roskovec-Një 50-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia, është gjetur në ujërat e një kanali në Roskovec. Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme, ndërsa mësohet se gruaja ishte shpallur si e zhdukur qysh prej dy ditësh. Lidhur me ngjarjen, deri në orët e mbrëmjes policia e Fierit nuk ka bërë asnjë deklaratë, duke rezervuar kështu edhe identitetin e viktimës. Ajo që mësohet nga vendi i ngjarjes tregon se gruaja, nënë e dy fëmijëve kishte më shumë se 5 vjet që vuante nga një sëmundje e rëndë. Duket se ajo ka humbur shpresën për jetën ndërsa ka kaluar në gjendje depresioni. Sipas burimeve nga njerëz që u ndodhën gjatë operacionit për nxjerrjen e trupit, mësohet se ajo ka pasur në xhep një letër, në të cilën kishte shkruar se do t’i shkonte vjehrrës pranë. Vetëm kaq shkruante letra, duke bërë që të kuptohet se gruaja është vetëmbytur.

Grabisin dyqanin në fshatin ku vjedhësi u qëllua për vdekje Edhe pse janë regjistruar dy të vrarë ndërsa kanë tentuar të vjedhin pronën e të tjerëve, sërish vjedhjet nuk po ndalen në fshatrat e Fierit. Në fshatin Strum, komuna me të njëjtin emër në rrethin e Fierit, dy hajdutë të maskuar kanë mësyrë një lokal pronë e shtetasit B.B dhe nën forcën e një arme tip karabine pa qytë kanë tmerruar një të ri 17-vjeçar, që rezulton të jetë djali i pronarit të lokalit dhe e kanë grabitur atë. Vjedhja ka ndodhur dje në të njëjtin fshat, ku pak ditë më parë një 55-vjeçar u vra

ndërsa tentoi të grabiste në një fermë. Ndërkohë që shumë fermerë në këtë zonë janë shprehur të frikësuar, madje ata thonë se një pjesë e vjedhjeve nuk denoncohen në organet e drejtësisë, kjo pasi të dëmtuarit i druhen faktit se grabitësit mund të kthehen sërish për t’u hakmarrë. Rrapi Toska, banor i fshatit Suk të komunës Strum e Fierit, ferma e të cilit u tentua të vidhej pak ditë më parë, ngjarje ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Muharrem Muskaj, thotë se është tentuar të vidhet më shumë

se një herë, por ai nuk ka dashur që gjërat të shkonin deri këtu. “Vetëm kjo mos të kishte ndodhur. Unë ia dërgoja vetë tek shtëpia 30 gjedhë. E kisha krushk dhe hanim bukë tek shtëpia e njëri-tjetrit. Nuk mendoja se do të vinte kjo ditë, ku biznesi, jeta ime dhe e familjarëve të mi të cenohej prej tij”, - tregoi ai dje. Ai flet për rastin e tij duke shpjeguar me detaje sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa thekson se nuk do kishte dashur të kishte ndodhur vrasje, por kujton se ai, djali i tij

Dyqani i grabitur

dhe i riu që punonte si roje mund të kishin përfunduar të vdekur atë natë, pasi grabitësit që mbetën gjallë ishin të armatosur me kallashnikovë. Ndërkohë që burime nga policia kanë pohuar se gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë shënuar më shumë se 65 raste të veprës penale të “vjedhjes” në qarkun Fier. Dhjetëra shtetas janë kapur prej forcave të rendit, disa prej tyre janë shpallur në kërkim. Ndërsa dy persona të moshave të ndryshme kanë humbur jetën duke vjedhur.


18 16 SHKURT MAPO

mërkurë, 29 shkurt 2012 E 13 shtator 2011 premte, 1527 17 mars maj maj 2011 2011 13martë, qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com ëëë.gazetamapo.com

MAPO

Ekspozita

Piramida Si monument i kapitalizmit të vonë shqiptar “Piramidat” është dhe ekspozeja e një pune kërkimore 5-javore në rrugët e kryeqytetit, ku këta artistë kanë hulumtuar përmes simbolikës shumë aspekte të realitetit shqiptar

14

artistë nga Holanda, Sllovakia, Rusia, Hungaria, Austria dhe Amerika zbarkuan rreth pesë javë më parë në Tiranë, ku u janë bashkuar edhe disa artistëve nga Shqipëria. Misioni i tyre ishte vështrim objektiv i realitetit shqiptar, duke marrë spunto nga Piramida, simboli i fundit i komunizmit, e sjellë si “relikte” edhe në kapitalizmin e vonë shqiptar. “Piramidat- Monumenti i Kapitalizmit të vonë” është dhe ekspozeja e një pune kërkimore 5-javore në rrugët e kryeqytetit, ku këta artistë kanë hulumtuar përmes kësaj simbolike shumë aspekte të realitetit shqiptar. Jeta e përditshme, trashëgimia komuniste shqiptare, feja, politika, propaganda, kanë qenë kategoritë ku ata kanë kërkuar të shkruarën e sjellë në të sotmen shqiptare. Në projektin “Piramida” artistët janë ngacmuar pikërisht nga simbolet e shkuara të komunizmit, si ish-diktatori, kinematografia e epokës apo mungesa e lirisë. Për kuratorët Gosse de Kort dhe Vincent van W.J. Gerven vendi ideal ku gjurmët e të dy sistemeve rrinë bashkë në hapësirat publike, është Shqipëria. “Në projektkërkimin Piramida ne kolektivisht kemi hetuar këtë rënie të kapitalizmit në lidhje me hapësirën publike shqiptare. Ne e bëmë këtë nga perspektiva e “krizës” së saj. Kriza dhe kolapsi janë karakteristikat themelore të ekonomisë kapitaliste, por askund rritja dhe rënia e kësaj ekonomie nuk ka qenë më qartë sa në Shqipëri. Si e përballon një vend rënien, brenda dh-

jetë viteve, të dy sistemeve më “të mëdha”, prodhuar nga mosha jonë moderne: komunizmin dhe kapitalizmin? Dhe si mund të shihet dhe tregohet kjo në hapësirën publike?” - shtrojnë pyetjen kuratorët Gosse de Kort dhe Vincent van W.J. Gerven, teksa prezantojnë piramidat shqiptare. Piramidën 14 artistët e kanë parë jo vetëm si arkitekturë, por dhe si një lidhje me të shkuarën, si pretekst për debat politik, si emocion, si pjesë e së përditshmes. Projekti i nisur nga Fakulteti i Artit dhe Shkencës në Akademinë Mbretërore të Hagës, është përmbyllur me ekspozitën e frymëzuar nga lidhja mes artit, politikës dhe hapësirës publike në Tiranë, duke mbajtur një qëndrim të jashtëm ndaj këtij fenomeni. Kanuni është sjellë në këtë projekt përmes shtëpisë së fundit të mbetur mbi Lanë, propaganda është sjellë me imazhet e një reviste të viteve ’80, ku kapitalizmi ishte gjarpri, obsesioni shqiptar për simbolin Piramidë përcillet me firmat piramidale dhe ngjarjet që pasuan, për të ardhur në ditët e sotme me objekte të vogla, që më së shumti shqiptarët tashmë i shohin si imazhe dekorative. Artistët: Ana Daci, Aron Birtalan, Diomen Bariçi, Eric Peter, Fatlum Doçi, Frederik Janssen, Moritz Geremus, Nika Volkova, PIM van derHeiden, Ronald Schelfhout, Silvia Jánošková dhe John Fanning kanë sjellë përmes punëve të tyre Shqipërinë e djeshme dhe të sotme. Lenini dhe Stalini të kuq Një mëngjes dy statujat e Leninit dhe Stalinit që ndodhen pas Galerisë

Kombëtare u gdhinë të lyer me të kuqe. “Pse Lenini dhe Stalini u zgjuan të kuq? Sepse e vjetra nuk shembet, sepse e shkuara nuk humbet, sepse kjo e kuqe është e re”- shkruanin “traktet” e hedhura rreth statujave. Në fakt reagimi i drejtuesve të Galerisë ishte i menjëhershëm. Punonjësit e saj u vunë në punë që t’i pastronin nga boja e kuqe dy statujat. Asnjë në fakt s’e kuptoi se kjo ishte pjesë e aksionit të një prej pjesëmarrësve të kësaj ekspozite. Ekspozita është çelur në mjediset e Tirana Ekspres. Filmat bardh e zi dhe kinematografia borgjezo-revizioniste Artisti amerikan John Fanning në punën e tij ka përzgjedhur kinemanë. Ai ka marrë posterat origjinalë të filmave artistikë shqiptarë dhe me ta ka realizuar një grafikë me portretet e aktorëve shqiptarë. John është një artist që jeton dhe punon mes Holandës dhe Amerikës. Puna e tij përfshin instalacione, performancë, tinguj, video, skulpturë etj. Ai punon kryesisht me materiale të përdorura, që i sjell me ide të reja. Të njëjtin koncept ai ka përdorur edhe me posterat e filmave të vjetër shqiptarë, përmes të cilëve ka portretizuar aktorët e asaj dhe kësaj epoke. Por një “zbulim” mjaft interesant për kinemanë shqiptare ka bërë John duke gërmuar në arkivat e bibliotekës. Një karikaturë propagandistike ka zënë një faqe të tërë të një reviste kushtuar filmit shqiptar. Revista mban vitin 1980 dhe në t ë k r i t i ko h e t k i n e m a t o g r a f i a borgjezo-revizioniste. Aida Tuci

Një karikaturë propagandistike ka zënë një faqe të tërë të një reviste kushtuar filmit shqiptar. Revista mban vitin 1980 dhe në të kritikohet kinematografia borgjezo-revizioniste


E premte, 1 prill 2011 www.mapo.al

E mërkurë, 13 29 shkurt 2012 E martë, E premte, 13qershor shtator 27 maj 2010 2011 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

19 11 03

Shkrimtari rrëfen për prestigjiozen “Financial Times” mbresat nga promovimi i 5 librave të tij në shqip, prej shtëpisë botuese “55”, si dhe bisedën me kryeministrin Sali Berisha në ish-kompleksin qeveritar që u ndërtua si version bunkeri prej diktatorit Hoxha

Simon Sebag Montefiore

Si i kërkova Berishës të shihja dhomën ku u vra Shehu S

Nag ekspozita "Piramidat" në "Tirana Ekspress"

“Pse Lenini dhe Stalini u zgjuan të kuq? Sepse e vjetra nuk shembet, sepse e shkuara nuk humbet, sepse kjo e kuqe është e re”- shkruanin “traktet” e hedhura rreth statujave. Në fakt reagimi i drejtuesve të Galerisë ishte i menjëhershëm. Punonjësit e saj u vunë në punë që t’i pastronin nga boja e kuqe dy statujat. Asnjë në fakt s’e kuptoi se kjo ishte pjesë e aksionit të një prej pjesëmarrësve të kësaj ekspozite...

hkrimtari dhe historiani Simon Sebag Montefiore në rubrikën e vet periodike në të përditshmen prestigjioze “Financial Times”, në numrin e 24 shkurtit, është ndalur te pesë botimet e librave të tij në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “55”, si dhe te takimi që pati me kryeministrin Sali Berisha gjatë promovimit të tyre. “I adhuroj turnetë për promovimin e librave, sepse më pëlqen të qëndroj në hotele apo vende të mrekullueshme, sepse këto udhëtime janë magjiplotë - thotë shkrimtari Montefiore.- Por kurrë nuk e kisha menduar se Shqipëria do të ishte vendi ku do të zhvillohej turneu më fantastik për promovimin e librave të mi. E konsideroj mjaft befasuese që shtëpia botuese “55” botoi brenda dy muajsh pesë nga librat e mi në gjuhen shqipe. Një punë e shkëlqyer e të gjithë stafit të saj. Teksa po zbrisja nga avioni, - vijon rrëfimin për vizitën e tij disaditore në Shqipëri, njëri nga historianët më të rëndësishëm të këtij shekulli,- ekipe gazetarësh e kameramanësh vërshuan drejt meje. Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, një ish-kardiolog i hirshëm, i cili udhëhoqi revolucionin kundër despotit Enver Hoxha, më nderoi me pjesëmarrjen e tij në prezantimin e librave. Prej kohësh jam magjepsur nga mbreti Zog (që qe në krye të Shqipërisë gjatë viteve 1922-1939), si edhe nga Hoxha që udhëhoqi vendin për 40 vjet, derisa vdiq në vitin 1985. Rrethi i ngushtë i Hoxhës jetonte në një kompleks të quajtur “Blloku”, sepse ai sundonte nga një zonë e izoluar e Tiranës; vilat e kobshme të Bllokut tani janë shndërruar në klube nate me emra të tillë si Vila Vogue. Në vitin 1981, Hoxha vrau kryeministrin Mehmet Shehu, që jetonte jo shumë larg tij në vilën 30. Kjo e fundit mbetet akoma rezidencë e Kryeministrit. Kështu, kur u ulëm për darkë me Berishën në vilën 30, nuk rezistova dhe i kërkova Kryeministrit të shihja dhomën ku u vra Shehu. - Sigurisht, - më tha ai me mirësjellje dhe më shoqëroi lart për të vëzhguar nga afër dhomën ku ndodhi krimi. Për mua si historian, vende të tilla janë interesante. Kur po merresha me kërkimet rreth figurës së Stalinit, kam qëndruar në di-

sa nga dhomat e tij të gjumit në Abkazi. Në Berlin kam qëndruar mes luksit të Sohos, ish-zyrat e Byrosë Politike Gjermanisë Lindore. Në ishdhomën e Stalinin fjeta shumë keq, ndërsa në Soho më zuri gjumi menjëherë”. Në shqip janë botuar pesë libra të Montefiores; “Stalini”, “Stalini i ri”, “Sashenka”, “Katerina dhe Potemkini” si dhe botimi i tij më i fundit dhe më i vlerësuari “Jerusalemi”. Duke u ndalur te ky botim, Montefiore rrëfen për “Financial Times” se “disa lexues të librit tim rreth Jerusalemit thonë se aty jepet argumenti më i mirë kundër fesë, ndërsa të tjerë pohojnë se ky koncept lartësohet. Që librat e çdo lloji të bëhen të suksesshëm në treg, duhet të pasqyrohen gjerësisht nga media. Pak ditë më parë, mora papritur një lumë mesazhesh nga miq amerikanë që kishim parë emisionin “Today”, që transmetohet në kanalin televiziv “NBC”: Libri i preferuar i Bill Klintonit për këtë vit ishte “Jerusalemi”. Në klasifikimin amerikan të Amazon, libri ngjiti 100 vende. Ja çfarë ndikimi ka një politikan!”

 

Lamtumira e sopranos që veshi “Skënderbeun” Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare sopranoja Gjenovefa Heba (Zoraqi), ish-soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ajo e nisi karrierën si piktore, ku njihet si kostumografja shqiptare në filmin “Skënderbeu”. Pas kësaj eksperience u diplomua në Konservatorin ‘Çajkovski’ në Moskë për kanto dhe pas diplomimit u emërua soliste në Teatrin e Operas dhe Baletit. Aktiviteti koncertor i Gj.Hebës ishte intensiv dhe i vazhdueshëm, që në kohën  e studimeve në Moskë, ku merrte pjesë në koncertet që zhvillonin artistët e teatrit ‘Balshoi’ nëpër BS apo dhe në festivalet ndërkombëtare të rinisë: në Helsinki (1961), Varshavë dhe Berlin. Në TOB ajo ka realizuar role të paharruara dhe një numër impresionant koncertesh me një repertor të gjerë që përfshinte të gjitha stilet, gjinitë dhe autorët. Ka realizuar role në operat shqiptare dhe të huaja si: ‘Agimi’, ‘Traviata’, ‘Nusja e shitur’, ‘Princesha e Çardashit’, ‘Pagliaçi’, ‘Rigoletto’, ‘Komisari’, ‘Skënderbeu’, ‘Dasma e Figaros’, ‘Përtej mjegullës’, ‘Madama Butterfly’, ‘Heroina’ etj. Për aktivitetin e saj është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm, ndër të cilët Urdhri i punës (1954), Urdhri Naim Frashëri (1970) etj.

monumentet

Pesë objekte kulti i nënshtrohen restaurimit 4 milionë dollarë do të mundësojnë kthimin në identitet të Xhamisë së Kalasë së Prezës, atë të Pazarit të Krujës, Xhaminë e Nazireshës në Elbasan, Xhaminë e Plumbit në Berat dhe Iljaz Bej Mihrahorit në Korçë. Këto objekte kulti që i përkasin shekullit të 15-të dhe të 16-të do të restaurohen nga Agjencia Ndërkombëtare Turke për Bashkëpunim e Zhvillim, që ka akorduar për Institutin e Monumenteve një fond. Sipas drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, po kërkohen fonde nga vende të tjera muslimane për të mundësuar restaurimin e objekteve të tjera të kultit. Rikonstruksioni i tyre pritet të fillojë brenda këtij viti. Pesë xhamitë janë klasifikuar si monumente të kategorisë së parë

dhe janë përfshirë në procesin e konservimit dhe restaurimit nga ky institut.”Ka përfunduar faza e parë e hartimit të projekteve dhe shumë shpejt do të nisë puna. Bashkëpunimi me IMK ka qenë i frytshëm”- tha përfaqësuesi agjencisë turke. Ndërsa drejtori i IMK, Apollon Baçe, shpjegoi se përse janë zgjedhur pikërisht këto 5 xhami. “Këto pesë xhami janë përzgjedhur në bazë të rëndësisë si monument kulture, në bazë të funksionit për besimtarët dhe nevojës për restaurim. Restaurimi do të realizohet nga specialistë shqiptarë në bashkëpunim me ata turq”- tha Baçe. Specialistët turq do të realizojnë procesin e restaurimit të minareve, që konsiderohet një proces shumë delikat.


20

MAPO

e mërkurë, 29 SHKURT 2012 www.mapo.al

sport

Kërkesa

UEFA dorëzohet te klubet: jo miqësore në gusht UEFA pranoi kërkesat e klubeve më të rëndësishme europiane, për të mos zhvilluar ndeshjet miqësore të kombëtareve gjatë muajit gusht. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i ECA(Shoqata e Klubeve Europiane), Karl-Hainc

Në të njëjtën seancë, u vendos edhe dëmshpërblimi për shoqëritë, në rast të dëmtimit të futbollistëve të tyre, duke nisur nga Kampionati Europian, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Rumenige, gjatë asamblesë së përgjithshme në Varshavë. Rumenige nënvizoi se FIFA nuk e ka ratifikuar ende akordin dhe situata nuk është aspak e kënaqshme për ECA, që përmban 201 klube të kontinentit europian.

Xhani De Biazi: Dua ta nis me këmbën e mbarë Nga ana tjetër, trajneri i Gjeorgjisë, Kecbaja, e etiketon formacionin kuqezi si një kundërshtar shumë të vështirë! Jeton Selimi

Xhani De Biazi kërkon fitore në ndeshjen e tij të parë si trajneri i Shqipërisë, ndonëse e di shumë mirë që skuadra që do të hedhë sot në fushë nuk do të jetë më i miri i mundshëm. Ndonëse me një 11-she eksperimentale, italiani nuk ka ndërmend që të humbasë kohë dhe kërkon të ndërthurë menjëherë idetë e tij me elementin e ri. Para stërvitjes së fundit në stadiumin e ndeshjes për miqësoren Gjeorgji-Shqipëri, trajneri i kuqezinjve, De Biazi, dhe kapiteni i ko m b ë t a r e s s o n ë p ë r k ë t ë 90-minutësh, Ervin Bulku, kanë dalë në konferencë për shtyp, për t’iu përgjigjur interesimit të mediave vendase. Trajneri italian i Shqipërisë ka theksuar se “e vlerëson shumë skuadrën e Gjeorgjisë”, pasi i ka studiuar mirë ndeshjet e fundit të saj në grupin përkatës eliminator, por njëkohësisht kërkon rezultat pozitiv për kombëtaren që drejton, pasi është takimi i parë i tij në krye të kuqezinjve dhe me rëndësi është që ta nisë sa më mirë, me këmbën e mbarë. Nga ana tjetër, kapiteni Ervin Bulku ka theksuar se kthehet në Tbilisi pas gjashtë vitesh. “Në Tiranë kemi fituar ne, ndërsa këtu ju, por mendoj se të mërkurën do të prishet ky ritual”. Ndërkohë, paraditen e së martës, trajneri De Biazi ka zhvilluar një seancë teorike, një analizë të këtij karakteri me futbollistët e kombëtares. Në pjesën më të madhe të analizës ai është ndalur tek mënyra se si luan skuadra gjeorgjiane. E

NDESHJET ME GJEORGJINË SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Kinklaxe 67’ GJEORGJI-SHQIPËRI Shënues: Jamaruli 22’, Nemsaxe 43’ SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Arvelaxe 12’, Demetraxe 55’, Kobiashvili 82’ GJEORGJI-SHQIPËRI Shënues: Demetraze 27’ SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Rraklli 30’, B.Kola 36’/ Arvelaxe 52’ GJEORGJI-SHQIPËRI Shënues: Arvelaxe 8’, 43’, Ashvetia 17’ SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Hasi 51’, Tare 53’, Bushi 80’/ Arvelaxe 64’ GJEORGJI-SHQIPËRI Shënues: Iashvili 15’, Demetraxe 90’ SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Tare 6’, 56’, Skela 33’/ Burduli 85’, Kobiashvili 90’ SHQIPËRI-GJEORGJI SHQIPËRI-GJEORGJI Shënues: Agolli 59’/ Valishvili 2’ BILANCI NË TOTAL: 11 ndeshje; 3 fitore Shqipëria, 2 barazime, 6 fitore Gjeorgjia.

0-1 2-0 0-3

1-0 2-1

3-0

3-1

2-0 3-2

0-0 1-1

gjithë baza e këtij shpjegimi është mbështetur në ilustrimin me figurë filmike të takimeve që Gjeorgjia ka zhvilluar gjatë eliminatoreve të “EURO 2012” kundër Letonisë, Maltës dhe Greqisë. Vendosja e kundërshtarit, lëvizshmëria në fushë, golat e shënuar dhe golat e pësuar kanë qenë objekti i logjikës analitike, të përdorur nga trajneri De Biazi. Teorikisht, trajneri italian i ka orientuar futbollistët kuqezinj për ballafaqimin e së mërkurës me kundërshtarin në stadiumin “Mikhail Meskhi” të Tbilisit, i cili ka një kapacitet prej afro 30 mijë spektatorësh, por vështirë të mbushet as në gjysmën e këtyre vendeve. Kecbaja: Shqipëria ka qenë gjithmonë një luftëtare e fortë

Të martën, trajneri i Gjeorgjisë, Temur Kecbaja, ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën ka

Ervin Bulku në miqësoren e fundit me Gjeorgjinë

shpalosur pikëpamjet dhe objektivat e tij për përballjn me Shqipërinë. “Çdo ditë që kalon dhe ne i afrohemi fushatës kualifikuese për Botërorin 2014, ndaj çdo ndeshje e mbetur është shumë e rëndësishme për Gjeorgjinë. Më 29 shkurt do të zhvillojmë një miqësore me Shqipërinë,

Formacioni

Luajmë 4-1-4-1: Çani sulmues i vetëm, Zeqiri starton si titullar Do të jetë një Shqipëri vërtet e re ajo që do të zbresë në fushën e stadiumit kryesor të Tbilisit përballë Gjeorgjisë vendase, nesër në orën 15:00. Skema pritet të jetë 4-1-4-1, me Ervin Bulkun si nyjë lidhëse të mbrojtjes me sulmin. Trajneri Xhani De Biazi ka menduar t’i japë shansin e debutimit të paktën dy lojtarëve të rinj, si Hair Zeqirit të Rizesporit në Turqi dhe Edgar Çanit të Polonisë së Varshavës. Zeqiri e fitoi këtë të drejtë falë punës së madhe të bërë tek Flamurtari, por edhe tek Rize, ku ka shënuar 3 gola këtë sezon, duke mos qenë sulmues. Në krah të Zeqirit në mesfushë, në rolin e ndërtuesit duhet të jetë Emiliano Vila që luan në

Hair Zeqiri

kampionatin grek me skuadrën e PAS Janinës. Çani, një Bogdani i të ardhmes, me shtatlartësinë e tij 1.92 metra, do të nisë përshtatjen me fanelën kuqezi në trup, për të qenë i gatshëm për eleminatoret e botërorit. Veçse, problemet kryesore i kemi tek mbrojtja ku në mënugesë të Currit e Canës prej dëmtimeve dhe të Telit prej zgjedhjes së De Biazit, do të ketë ndryshime të rëndësishme. Armend Dallku luan në qendër, aty ku e vendos edhe klubi i tij, Vorskla e Poltavës dhe në krah të tij duhet të jetë Veliu i Flamurtarit. Krahët do të jenë Andi Lila dhe Ansi Agolli. Shqipëria ka luajtur 3 miqësore me Gjeorgjinë, duke mos arritur të fitojë asnjërën.

në fushën tonë, dhe ne të gjithë duam ta fillojmë vitin 2012 me fitore. Jemi në një periudhë vëzhgimi të kujdesshëm të lojtarëve gjeorgjianë, kudo që ata luajnë, me qëllim që të thirrim më të mirët në kombëtare. Ne kemi bërë përgatitjet e duhura për miqësoren me shqip-

tarët, por fokusi ynë i përgatitjeve është më larg se kaq, ka të bëjë me eliminatoret e Botërorit 2014. Megjithatë, këmbëngul në faktinse qëllimi ynë ndaj Shqipërisë është fitorja. Shpresojmë që puna dhe angazhimi ynë të sjellë rezultatet e duhura.”

Flamuj shqiptarë në Zvicër, kolonia kuqezi e Hicfeldit luan kundër Mesit Fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin në Bernë edhe yllin më të madh të futbollit botëror, Mesin. Por ajo që bie në sy janë flamujt shqiptarë dhe ata të klubit italian, Napoli, që mund të shiheshin në tribunat e stadiumit “Neufeldstadion” të Bernës dje pasdite. Sigurisht, adhuruesit e Shaqirit, Behramit, Xhakës, Xhemailit e Mehmedit po bënin punën e tyre, transmeton “albinfo”. Lojtarët e kombëtares zvicerane, nën drejtimin e trajnerit Hicfeld po bënin stërvitjet e tyre në prag të ndeshjes së sotme kundër kombëtares së Argjentinës, shkruan blick.ch. Në stërvitje kanë qenë edhe lojtarët e lartpërmendur shqiptarë. Ndeshja testuese kundër Argjentinës luhet të mërkurën në orën 20.30 në Stade de Suisse Ëankdorf. Atëherë, fansat e kombëtares zvicerane do të kenë rastin të shohin edhe yllin më të madh të futbollit botëror të të sotmes, Mesin, ndërsa shqiptarët do të shikojnë se çfarë talentesh mund të kishin pasur në përfaqësuesen kuqezi.


E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

Gruaja e Runit

sport

MAPO

21

Del hapur si tifoze e Liverpulit, Kolin kërcënohet me vdekje Kolin Runi, gruaja e sulmuesit të Mançester Junajtid, Uejn Runi, është kërcënuar me vdekje, pasi në Tëitter i ka uruar Liverpulit fitoren kundër Kardifit në finale të League Cup. Redsat e fituan trofeun pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa Kolin ka shkruar

në profilin e saj: “Urime Liverpulit”. Ky veprim i ka hidhëruar tifozët e Junajtid, duke qenë se gruaja e sulmuesit të tyre bën tifo për “armikun e përbetuar”. “Deri më tani më ke pëlqyer, ndërsa tani dua që edhe ti dhe familja jote të digjeni”, ka shkruar një tifoz. Kolin

u ka treguar 610.000 fansave të saj në rrjetin social Tëitter se ajo është tifoze e Liverpulit, ndonëse Runi ka luajtur për rivalin local, Evertonin, dhe tani luan për rivalin tjetër, Mançester Junajtid. Ndërkohë, zëdhënësi i Uejn Runit nuk ka komentuar asgjë.

“Big”-ët testojnë kombëtaret, Mesi mendon Kupën e Botës! 34

Zbresin sot në fushën e lojës të gjitha përfaqësueset më në zë të globit, por padyshim ndeshja më interesante luhet në Uembli, ku Anglia pret Holandën Jeton Selimi Dita e sotme do të jetë e zaptuar nga futbolli ndërkombëtar, pasi në fushën e lojës do të zbresin përfaqësueset në testet e tyre të radhës. Por kur përballë ndeshen emra pikantë, atëherë miqësorja kthehet në një sfidë luksi, sikundër është ndeshja e Uemblit, ku Anglia do të presë finalistët e botërotit të fundit, Holandën. Skuadra e “Tre Luanëve” nuk është në momentin e saj më të mirë, pasi pak ditë më parë ka shkarkuar nga detyra trajnerin Fabio Kapelo, që drejtonte ishullorët prej thuajse katër vjetësh. Holanda vjen pas një serie pozitive në eliminatore, ku u mund vetëm nga Suedia në ndeshjen e fundit dhe duke fituar krejt përballjet e tjera. Shnajder, njeriu që shkëlqeu në Afrikën e Jugut me Holandën, por që nuk po bën të njëjtën gjë me Interin, kërkon të mos shpërqëndrohet nga fanella portokalli. “Është gjithnjë shumë bukur të luash për përfaqësuesen. Por prioriteti im nuk është të luajë mirë dhe të tërheq prozhektorët e skuadrave të tjera. Mendoj vetëm të luajë sa më mirë kundër Anglisë,” është prononcuar shkurt “tulipani” Gjermani-Francë Por ka edhe përballje të tjera të nxehta. Njëra prej tyre do të vijë para syve të tifozëve kur Franca të trokasë në derën e Gjermanisë. “Teutonët” nuk fitojnë ndaj “gjelave” që përpara vitit 1990, ndërsa nuk fitojnë një titull të madh që nga 1996-ta, por për trajnerin francez, Loran Blank, ata janë të mëdhenj. “Është një vend i madh futbolli. Është gjithmonë aty. Kanë pasur një periudhë të vështirë në vitet 1998-2002, por u kthyen në majë shumë shpejt, sërish janë në elitë. Bëhet fjalë për një brez të ri dhe një trajner të ri, shumë i ndryshëm nga ata para tij, që bazohet tek bukuria e futbollit, shpejtësia dhe shkathtësia. Janë elitë europiane dhe botërore” u shpreh Blank. Natyrshëm, Blank, sheh përtej kësaj miqësoreje, sado luksoze. Në prag është Euro 2012. Për këtë arsye, trajneri Blank deklaroi se “ka një mundësi për të luajtur në fazën finale të Europianit dhe lojtarët kanë një shans të madh që të bëjnë diçka më shumë sesa në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut dhe t’i krijojnë vetes një imazh tjetër. Një mundësi e mirë dhe shpresoj që ata ta shfrytëzojnë. Sa për atmosferën tek Franca, kurrë nuk kam ndjerë atmosferë të keqe”. Loran Blank trashëgoi një Francë të dërrmuar pas Kupës së Botës të vitit 2010 dhe detyra e tij është e vështirë, pasi publiki francez kënaqet vetëm me trofe. Mesi dhe ëndrra e tij e madhe Lionel Mesi gjendet me skuadrën e Argjentinës në Zvicër, dhe natyrisht nuk ka shkuar pë ski, por për miqësoren e radhës ndaj helvetëve dhe me

Miqësoret Të martën Armeni – Serbi

0-2

Bosnje – Brazil

X-X

Të mërkurën Zelandë e Re – Xhamajkë

07:40

Azerbajxhan – Palestinë

12:00

Hong Kong – Taivan

13:00

Letoni – Kazakistan

14:30

Qipro – Serbi

15:00

Gjeorgji – Shqipëri

15:00

Moldavi – Bjellorusi

16:00

Armeni – Kanada

18:00

Hungari – Bullgari

18:00

Izrael – Ukrainë

18:00

Mali i Zi – Islandë

18:00

Tunizi – Peru

18:00

Luksemburg – Maqedoni

19:00

Maltë – Lihtenshtejn

19:30

Rumani – Uruguaji

19:30

Turqi – Sllovaki

19:30

Afrika e Jugut – Senegal

19:35

Danimarkë – Rusi

19:45

Marok – Burkina Faso

20:00

Austri – Finlandë

20:30

Kroaci – Suedi

20:30

Greqi – Belgjikë

20:30

Zvicër – Argjentinë

20:30

Gjermani – Francë

20:45

Itali – SHBA

20:45

Irlanda e Veiut – Norvegji

20:45

Poloni – Portugali

20:45

Irlandë – Çeki

20:45

Slloveni – Skoci

20:45

Uells – Kosta Rika

20:45

Angli – Holandë

21:00

Spanjë – Venezuela

21:30

një ide fikse në kokë. Në vitin 1986, Diego Armando Maradona ishte ylli që çoi skuadrën në fitoren e Kupës së Botës në Meksikë dhe Mesi beson se dhe ai ka gjithshka duhet për të rikthyer kombin e tij te lavdia dhe realizimin e ambicies së tij për tu kurorëzuar kampion bote: “Kjo është ëndrra ime, dhe unë gjithmonë jam shprehur se talenti i grupit vlen më tepër se ai i individëve, por diçka më thotë se unë do t’ia dal ta realizoj këtë ambicje, nuk e di se si, por shpresoj që të jetë kështu dhe ne të mund të fitojmë Kupën e Botës”. Mungesat e mëdha: Baloteli, Torres Karakteri i vështirë dhe shpesh herë shpërthyes i ka kushtuar sh-

trenjtë Mario Balotelit, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri i kombëtares italiane Çezare Prandeli për ndeshjen miqësore të 29 shkurtit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tekniku ka lënë jashtë skuadre edhe sulmuesin e Romës Ozvaldo, ndërsa ka grumbulluar për herë të parë sulmuesin tjetër të skuadrës verdhekuqe Fabio Bo rin i. Ndë rsa ve ç Balotelit, është edhe një tjetër emër i madh

që qëndron larg skuadr ës kombëtar e. Bëhet fjalë për Fernando Torres. 27-vjeçari ka mbetur jashtë ekipit kombëtar për herë të parë në pesë vjet, si rezultat i formës së dobët dhe mungesës së golave me Çelsi këtë sezon. Torres ka shënuar vetëm pesë gola në të gjitha garat për blutë, pas mbër-

ritjes në “Stamford Bridge” në janar të vitit të kaluar për një tarifë të majme financiare prej 58.5 milionë eurosh. Del Boske thotë se ai thjesht nuk mund ta justifikonte përfshirjen e Torresit në listën prej 24 lojtarësh për miqësoren me Venezuelën, përpara të tjerëve, si Iker Muniain, Roberto Soldado, Fernando Jorente dhe Alvaro Negredo. “Ai është një djalosh, që ne e vlerësojmë shumë. Ishte e dhimbshme për mua për ta lënë Torresin jashtë, por kam kërkuar që të jem i drejtë me të gjithë, – ka thënë ishtrajneri i Real Madridit. – Lojërat e tij kohët e fundit kanë qenë të parregullta dhe të pakta.”

Boks

Vladimir vesh dorezat, në ring përballë Mormek Vëllai i vogël Klitçko, që ka në mesin e tij 4 breza kampionësh, ndeshjet me francezin në Dyseldorf Është kampion i padiskutueshëm, por ende i etur për fitore dhe nervoz përpara një dueli në ring. Kampioni i peshave të rënda, në versionet IBF, IBO, ËBO dhe ËBA, Vladimir Klitsçko, synon KO-në e 50-të në karrierë kur në Dyseldorf të ketë përballet me sfidantin, Zhan-Mark Mormek. “Është ndeshja e 20 e vlefshme për titull, që duket si një shifër e

jashtëzakonshme, por jam ende i etur dhe nervoz përpara një ndeshje. Jam nervoz edhe tani dhe natyrisht nuk e mendoj të fituar përpara kohe sfidën e të shtunës”- ka deklaruar Klitçko. 35-vjeçari ka paralajmëruar francezin, e thërritur “Mini Tyson” për shkak të staturës së tij, se do të jetë korrekt në ring, pavarësisht 17 centimetrave më shumë në gjatësi. Vladimir, 1.98 metra i lartë, ka regjistruar 49 KO në 59 ndeshje si profesionist dhe vetëm 3 humbje. Statistikat nuk e trembin 39- vjeçarin Mormek, që e bën të qartë se përballë gjigandit ukrainas kërkon fitoren.

“Nuk jam Majk Tajson. Ky është një publicitet i mirë, por nuk jam Majk Tajson. Jam Zhan-Mark Mormek ndërsa Tajson kishte një grusht eksploziv, diçka që unë mund të mos e kem. Por kam fuqinë mendore dhe kur e dëshiroj diçka, ja arrij qëllimit.e desha këtë ndeshje dhe ja dola për veten time, tani dua të fitoj”sfidoi francezi. Kjo ndeshje ishte e programuar për t’u zhvilluar më parë, ekzaktësisht në 10 dhjetor 2011, por më pas u shty për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale, së cilës iu nënshtrua Vladimir Klitçko. Por tani është koha që dorezat të përplasen ditën e shtunë.


22

MAPO

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

Turqia posedon Biblën në të cilën Jezusi paralajmëron ardhjen e profetit Muhamed Turqia thotë se posedon Biblën e vjetër 1500 vjet, në të cilën shkruan se Jezus Krishti ka paralajmëruar ardhjen e profetit Muhamed. Papa Benedikti XVI kërkoi që ta shohë këtë libër, i cili ka qëndruar i fshehur në 12 vitet e fundit. Libri vlera e të cilit vlerësohet në 28 milionë dollarë, thuhet se përmban predikimin e Krishtit për arritjen e të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s., që për Kishën katolike është e papranueshme, deklaroi ministri turk i Turizmit, Ertugrul Gunay. “Nëse pranohet kjo Bibël, atëherë do të vërtetohet se Jezusi ka qenë njeri e jo Zot, ndërsa Trinia e shenjtë më nuk do të kishte kuptim. Jezusi ka parashikuar mbërritjen e profetit Muhamed, sepse në njërin prej versioneve të librit, në pyetjen se si do të quhet i dërguari i zotit, ai u përgjigj - Muhamed dhe hodhi poshtë idenë se ai është Mesia, duke thënë se ai do të jetë arab”, tha Gunay, përcjell portali Emirates. Ministri Gunay po ashtu tha se Vatikani ka kërkuar librin të cilin autoritetet turke e zbuluan në vitin 2000 gjatë një operacioni kundër trafikimit të antikuarëve. Bibla është kapur dhe ka qëndruar në Ankara, në objektin e Gjykatës Supreme, ndërsa së shpejti do të paraqitet në muzeun etnografik.

Babai ia “qerasi” një operacion plastik për ditëlindje

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

13

7

16

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Venusi dhe Saturni do të bëhen bashkë sot. Ata do ju sjellin më shumë stabilitet dhe qëndrueshmëi. Do kaloninjëditëplot ngjyra dhe shumë të ngrohtë. Beqarët do kenë takime por nuk do duan të lidhen pa u siguruar mirë për ndjenjat e tyre.

Saturni i mirëpozicionuar dojubëjëmëtëarsyeshëm në dashuri. Do kërkoni mbi të gjitha harmoninë me partnerin dhe ta bëni atë të harrojëmomentetevështira që keni kaluar kohët e fundit. Beqarët nuk do e kërkojnë dashurinë por fati do vendosë ndryshe.

Doshkoninëqielltështatë sot dhe pasioni do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Yjet do ju bëjnë të shijoni kënaqësitë e jetën në çift. Intimitetidopërmirësohet ndjeshëm. Edhe beqarët nga ana tjetër do kenë mundësi të dashurojnë si adoleshentë.

Pritet që së shpejti të ketë tension dhe vetëm ata që kanë krijuar një lidhje të fortë do mund t’i bëjnë ballë. Beqarët do jenë mjaft romantikë. Kujdes nga iluzionet e tepruara sepse edhe pse do ju duket sikur do takonipersonine duhur nuk do jetë kështu.

17

18

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Asgjë nuk është më e keqe për një çift sesa heshtja. Ajo e gërryen lidhjen derisa ta shkatërrojë. Kujdes, shprehuni për çdo gjë sot dhe mos mbani asgjë përbrenda. Diskutoni dhe thyeni edhe disa tabu që kanë ekzistuar midis jush.

Në përgjithësi jeta në çift do jetë e mbrojtur dhe e mirë. Vetëm disa do kenë ndonjë debat të vogël lidhur me të shkuarën por që çdo gjë do të qetësohet menjëherë. Beqarët do jenë sensualë. Nëse jeni në kërkim të shpirtit binjak do mund ta gjeni.

Disa do kenë pasion dhe lumturi, ndërsa të tjerë do kenë ndarje. Gjithçka është e mundur kështu që qëndroni në pararojë. Beqarët do kenë shumë mundësi për takime dhe kjo do i ndihmojë të gjejnë personin që kanë kërkuar.

Në përgjithësi dita do jetë e mirë për çiftet. Edhe pse nuk do ketë ndonjë pasion ekstrem ju gjithsesi do krijoni një klimë harmonike. Dëshirat e beqarëve ka shumë mundësi që të realizohen. Do keni një takim romantik dhe mjaft serioz.

24

33

26

29

30 35

40

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Klima në çift do të ngrohet. Do flisni me njëri-tjetrin, do i sqaroni keqkuptimet që kanë lindur dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Beqarët nuk do jenë as vetë të sigurt për atë që duan dhe ato që ndiejnë.

Do keni debate dhe zënka me partnerin tuaj sot. Ai nuk do durojë dot më të qëndrojë afër jush dhe do orientohet për diku tjetër. Mundohuni të ulni gjakrat dhe të sqaroheni pa qenë vonë. Beqarët do kenë aventura të cilat do ju sjellin mjaft kënaqësi.

Disa persona, qofshin këta beqarë apo të dashuruar do kenë aventura të reja. Ata që janë në një lidhje do përballen me shumë probleme me atë që kanë në krah, ndërsa ata që janë vetëm duhet ta ruajnë sa më gjatë fshehtësinë.

Mos e lini jetën profesionale apo veprimtaritë e tjera të shkelin mbi lidhjen në çift. Jepini atij që keni në krah gjithë meritat që i takojnë dhe do ndiheni edhe vetë më mirë. Ju beqarë që jeni në kërkim të shpirtit binjak duhet të shtoni kontaktet e reja.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

21

23

25

34

11

20

22 27

28

31

32

37

36

41

38

42

39

43

45

46

Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht: 1. Rreth i vendit tonë. 6. Që bëhet shkallë-shkallë. 13. Bin Laden i ALQaedës. 15. Një varg këngësh të mbledhura të një këngëtari. 16. Peshk i ujërave të ftohta. 17. Ka edhe një pushtet të tillë. 20. Skuadër Speciale. 22. Garsia Markez, shkrimtar i famshëm. 23. I ka kupa në mes. 24. Fill i trashë. 26. Universiteti Tiranës. 27. Bujqësore, ose... 29. Ndërmarrje Grumbullimi. 30. Ravel, kompozitor i njohur. 32. Letër bixhozi. 33. Faltore e budistëve. 37. Institut Privat. 38. E kundërta, hyr. 40. Markë kamioni. 41. Qytet në veri të Italisë. 43. Dyqan në Kosovë. 44. Tarha e makinave të Kolonjës. 45. Kërkesa që i bën dikush gjykatës kundër një tjetri. 47. Njësia monetare e Japonisë. 48. Lëndë plasëse. 49. Drita e shkarkimit elektrik në atmosferë.

Vertikalisht: 1. Lumë i madh në Amerikën e Veriut. 2. Placido, tenor i famshëm. 3. Mbahet në këngët labe. 4. Lloj kërcimi. 5. Agjensi Monetare. 7. Pije e fortë alkoolike. 8. Qytet në SHBA, ku u vra ish-presidenti Kenedi. 9. E kundërta, ngre. 10. Diçka fare pa kuptim e jashtë mendjes. 11. Ka në kurrizin e peshkut. 12. Emision Muzikor. 14. Lëndë organike që gjendet në të bardhën e vezës. 18. Mjek për kockat. 19. Asambleja Europiane. 21. Komunë shqiptare që ka mbetur në territorin serb. 25. Punë e detyruar pa shpërblim. 28. U rrëzua 31. E panjohur në matematikë. 34. Në largësi të vogël. 35. Shpëtim, trajner futbolli. 36. Aleanca Demokratike. 38. Njohuri të shumta që ka dikush. 39. Papa, dramaturg i njohur. 42. I ka tipi në mes. 46. Instituti Veterinar.

Sudoku | nivel mesatar 5

7 9

4 1

9 4 6

1

7

4

3

3 5

6 5

5 3 4

2

2

7

4

2

3

4

8 2

3

7 1

4 3 8 2 7

2

6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

8 4 9

1 2

5

7 4

4 8 2

3 8 SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

10

19

5 LUANI (23/VII-22/VIII)

9

15

48

Horoskopi i ditës

8

14

44

Kirurgu plastik amerikan Michael Niccole nga Newport Beach e Californisë pranoi se si vajzës së tij Brittani për ditëlindjen e 18-të ia transplantoi silikonet në gjoks, ndërsa për ditëlindjen e 21 ia “dhuroi”, një operacion në hundë. Babai dhe vajza janë intervistuar për një televizion lidhur me rastet gjithnjë e më të shpeshta të tinejxherëve që i nënshtrohen operacioneve plastike. Shou i rrjetit televiziv ABC “Cutting Edge” flet për tinejxherët në Amerikë, të cilët frustrimet dhe komplekset e tyre i shërojnë duke iu nënshtruar operacioneve plastike.

3

5

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

9

Numërkryq

6 8

Shah | nivel mesatar

4 5 0

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

152,163, 251, 263, 289, 317, 451,452, 462, 521, 526, 582, 584, 611, 789, 845, 849, 874, 891, 897.

Përgjigjet nr të djeshëm

I

A

P

R

P

R

E

K

M

T

O

O

R

N

I

S

K

A

O

P

A

T

I

P

U

R

O

L

E

N

S

A

L

D

I

I

R

R P

S

K

O

O

K K

01254, 12102, 14924, 15212, 15240, 15263, 21421, 28560, 32012, 34626, 50140, 51201, 55554, 56251, 56958, 70455, 80172, 86031, 86525, 92117.

2458, 2651, 3082, 3265, 3552, 6358, 7848, 8654.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën H

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra:

I

H

O

L

M

A

N

T

I

S V

A

A

N

I M

Q

E

R

T

E

K

A

A

S

O

K

M

I

A

M

H

O

I

M

I

O

D

H

E

U

N

P

E

T

K

A

J

S

I

Z

E

H

O

I

A

I

N

K

V

E

R

O

N

O

V

I

M

E

R

I

I

K

P

012562, 045720, 065659, 275302, 333333, 392279, 987484.

S

K

A

I A

6

5

1

4

5

8

9

5

8

7

4

8

5

4

1

8

4

1

0

2

3

0

2

1

5

6

5

9

8

7

4

8

5

4

1

5

2

1

0

2

3

0

2

1

5

6

2

4

5

8

9

7

8

4

5

1

5

2

1

0

2

3

2

1

0

2

5

9

8

7

5

4

8

1

3

2

6

3

2

0

1

5

2

6

5

4

7

8

9

0

1

5

2

4

6

5

1

2

0

3

0

2

5

K

A

9

7

8

4

5

8

1

5

2

6

5

4

1

E

C

5

2

0

3

2

1

5

0

2

1

6

3

2

5

9

7

8

4

8

1

2

0

1

5

9

3

5

7

8

5

2

1

4

6

5

8

2

1

2

0

3

2

1

4

6

5

9

8

7

1

8

3

A

I P

2

A

K


retro 1794 SOT faqja e fundit profil&

E mërkurë, 29 shkurt 2012 www.mapo.al

MAPO

23

29 shkurt

Pakti Jay

Pakti Jay, i njohur gjithashtu si Pakti Britanik apo Pakti i Londrës, ishte një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Atij i kreditohet shmangia e luftës dhe zgjidhja e çështjeve të mbetura pezull që nga Pakti i Parisit i vitit 1793, i cili i dha fund Revolucionit Amerikan. Kushtet e Paktit u hartuan kryesisht nga sekretari i Thesarit, Alexander

Hamilton, dhe u mbështetën fuqimisht nga ndërmjetësi kryesor John Jay, me miratimin edhe të presidentit George Washington. Traktati ia arriti synimeve kryesore amerikane, të cilat përfshinin tërheqjen e njësive të Ushtrisë Britanike nga fortesat e para revolucionit. Palët ranë gjithashtu dakord që mosmarrëveshjet për borxhet e kohës së luftës dhe kufijtë ameri-

kano-kanadezë t’i jepeshin për shqyrtim një pale të tretë dhe ky shënon edhe një nga çështjet e para madhore në historinë e diplomacisë që i jepen për gjykim një arbitri të paanshëm. Amerikanët morën të drejta të kufizuara tregtie me zotërimet britanike në Indi dhe kolonitë në Karaibe, në shkëmbim të disa kufizimeve në eksportin e pambukut.

Peter Lumaj Një shqiptar për në Senatin amerikan Neil Vigdor, Connecticut Post

Betimi i Pater Anton Harapit Sot më ora 15.5 pikërisht u zhvillua ceremonija e betimit të Anëtarit të Këshillit të Lartë të Regjencës Shkëlqesës Pater Anton Harapi. Salla Parlamentit ish mbushur me Autoritetet më të larta të Shtetit, midis së cilëve figuronin Kryetarët e Këshillit të Shtetit, të Diktimit dhe të Këshillit Kontrollues; Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare me Gjenerala dhe oficerë të lartë të Fuqive t’Armatosura; Kryetar i Komunitetit Mysliman, Peshkopi Orthodoks Imzot Irine dhe përfaqësonjës të Kishës Katholike, Inspektorët e Kryeministrisë, Anëtarët e Këshillit të Shtetit, të Diktimit, të Këshillit Kontrollues dhe një numur nga nëpunësit e lartë të Shtetit. Në llozhat e përfaqësive të huaja figuronin anëtarë të trupit konsullor. Në hyrje të Parlamentit një togë gjindarmësh ish rjeshtuar për nderimet e rastit. Qysh nga ora 15 filluan të zënin vëniet e tyre deputetët dhe më 15.10 zuri vënd në Kryesi, Kryetari i Parlamentit Prof. Mihal Zallari. Me një herë pastaj hyri Kryeministri, Shk. Rexhep Mitrovica i pasuar prej të gjithë pjesëtarëve të Kabinetit dhe Nënministrave. Pas pakë, të pritur në këmbë me duartrokitje të nxehta hynë Anëtarët e Këshillit të Lartë të Regjencës të

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

prirë prej Kryetarit Shk. Mehdi Frashërit, Shkëlqesia Fuad Dibra për shkak sëmundjeje nuk mund të asistojë në këtë ceremoni. Më 15.15 pikërisht, Kryetari i Parlamentit hapi mbledhjen dhe iu lut Shk. Pater Anton Harapit të japë betimin e tij, si anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës. Një breshër duartrokitjesh pasuan mbarimin e betimit. Me një herë pastaj Shk. Patër Anton Harapi, mbajti fjalimin e tij, i cili shpesh u ndërpre prej duartrokitjesh frenetike dhe manifestimesh që tregonin gradën e lartë t’enthusiazmës, që fjalimi krijoi ndër dëgjonjësit. Pas fjalimit të Shk. Harapi Kryetari i Parlamentit, Prof. Zallari, me një fjalim të shkurtër theksoi disa nga pikat e ligjëratës së Shk. Harapi, vuri në dukje madhështinë e sakrificës që Shkëlqesa e Tij pranon për t’i shërbyer Atdheut dhe popullit dhe përfundoi duke brohoritur për Patër Anton Harapin, brohoritje e cila gjeti jehonën më enthusiastike ndër asistonjësit e shumtë. Pas kësaj Shk. Arapi priti urimet e përfaqësonjësve të trupit konsullor dhe t’autoriteteve më të larta shtetnore dhe fetare të vëndit në zyrën e Kryetarit të Parlamentit. *Gazeta ‘Bashkimi i Kombit’, 14 janar 1944.

Ura e Goricës mbi lumin Osum, ndërtuar nga Ahmed Kurd Pasha në vitin 1780

© Thomson

Peter Lumaj është që tani përgjigjja e një pyetjeje fjalëkryqi: Më thuaj emrin e të parit kandidat për senator të Shteteve të Bashkuara të lindur në Shqipëri. Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i është një prej pesë republikanëve që kërkon të përfaqësojë këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, për të zënë vendin e senatorit aktual në pritje të pensionit Joe Lieberman. Megjithatë, Lumaj, 44-vjeçar, është larg të qenit i kënaqur me atë se ai është një shpjegimore (footnote) historike. I martuar, baba i tre fëmijëve, ai u arratis nga atdheu i tij asokohe nën një regjim komunist, 23 vjet më parë. Në fillim mori statusin e rezidentit të përhershëm dhe pesë vjet më vonë u natyralizua si qytetar amerikan. “E vura jetën në rrezik për të ardhur këtu”, thotë Lumaj gjatë një interviste. “Nuk dua t’i shoh fëmijët apo fëmijët e fëmijëve të mi të jetojnë nën një sistem të ngjashëm, ku qeveria kontrollon jetët e tyre”. Ai e konsideron garën e nëntorit si përballjen më të rëndësishme që nga zgjedhja e Ronald Reaganit në vitin 1980, apo ajo e vitit 1860 e Abraham Lincoln-it dhe e përshkruan veten si një konstitucionalist strikt dhe konservator fiskal. “Mendoj se liritë tona janë në diskutim”, thotë Lumaj. “Besoj se Kushtetuta po anashkalohet. Dhe besoj se Amerika, vendi të cilin e dua aq shumë, po çnderohet”. Lumaj thotë se mund të hiqen paralele mes odisesë së tij dhe asaj që po ndodh aktualisht në Amerikë nën udhëheqjen e lidershpit të tanishëm në Washington. “Duke qenë se kam lënë pas një sistem komunist, mendoj se kam një histori për të treguar. Komunizmi nuk funksionin”, thotë Lumaj. “Nuk dua të shoh atë lloj sistemi që më ndjek pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Ndryshe nga emrat e njohur të peizazhit të Grand Old Party, si Linda McMahon dhe Christopher Shays, Lumaj është krejtësisht i ri për politikën republikane. Lumaj shkoi për një takim prezantues në zyrën e shefit të Partisë Republikane të Connecticut-it, Jerry Labriola. “Mendoj se ai ka një histori të fortë personale”, thotë Labriola. “Ai bëri me dije se po ndërton një lëvizje masash brenda komunitetit shqiptar në Connecticut. Ne e mirëpresim me gjithë zemër këtë komunitet në Partinë Republikane.” Labriola shtoi se ka gjithmonë vend për një si Lumaj. Sipas tij, ai do të jetë një zë i rëndësishëm shtesë në këtë garë. Lumaj punoi si portier për të mbajtur familjen dhe për ta paguar arsimimin e tij në City University of New York, ku, sipas website-it të fushatës së tij, ai u diplomua cum laude në shkenca politike. Më pasi ai ndoqi Benjamin N. Cardozo School of Law në Yeshiva University në Manhattan dhe punoi si hetues ndërkohë që shkollohej. Ndër çështjet kryesore që shqetësojnë Lumajn, me të drejtë, është emigracioni. “Politikat tona të emigracionit janë një kaos i plotë”, thotë ai. “Kam probleme të mëdha me emigracionin legal dhe ilegal.” Lumaj është kundër amnistisë për emigrantët ilegalë. “Ajo që ndodh tani, fatkeqësisht, është njerëz që vijnë këtu vetëm sa për të përfituar nga ajo që Amerika ka për të ofruar”, thotë Lumaj. “Është më shumë një përpjekje për të përdorur Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa për t’u bërë amerikanë”. Në të njëjtën kohë Lumaj është i rezervuar kur vjen puna te deportimi i emigrantëve pa dokumente, të cilët kanë lidhje të gjata me komunitetet e tyre dhe nuk e kanë shkelur ligjin. “Si katolik, nuk besoj se ne duhet të ndajmë familjet. Kështuqë na duhet të gjejmë një mënyrë për të rregulluar emigracionin”, thotë ai. Lumaj pranon se ka grumbulluar rreth 100 mijë dollarë fonde për fushatën e tij, e cila më së shumti do të mbështetet te puna vullnetare. Kur e pyet se cili nga republikanët e famshëm e ka mbështetur, të thotë se nuk i jep shumë rëndësi lojës së emrave. “Mendoj e se mbështetja e votuesve vlen dhe nuk po hap sytë për mbështetjen e të mëdhenjve”.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Gazeta Mapo