Issuu on Google+

faqe 20

Kampionati i Universiteteve, UET një vend në finale “Ne kemi fituar me ekipin më të fortë të grupit, me atë të Universitetit Ndërkombëtar, falë aftësive të lojtarëve si dhe shpirtit që kanë dhënë djemtë në këtë garë”

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 29 prill 2012. Numër 576. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Lamtumira për Klosin, dy orët e ceremonisë dhe lotët e Edi Ramës

Presidenti

Strategjia e PD, Nano hyn në garë kur të mbledhë 20 firmat Edhe Jozefina Topalli ‘zyrtarizohet’, e kandidon Zef Bushati i Aleancës Demokristiane. Eksponentë të PD-së thonë se kandidatura e Fatos Nanos do të diskutohet në tryezën e negociatave vetëm nëse ai siguron kandidimin zyrtar, pra marrjen e 20 firmave të domosdoshme. PAD ka paraqitur dje konkurrentin e saj, duke kandiduar Neritan Cekën.

Homazhe në Bibliotekën Kombëtare. Varrimi në Sharrë në tokën e “porositur” që në vitin 2005, pranë të vëllait të vdekur në aksident. Intelektuali përcillet nga familjarët, miqtë e shumtë, njerëz të letrave e të artit. Ministri Aldo Bumçi i vetmi përfaqësues i mazhorancës. Faqe 2-3 Rudina Xhunga mban fjalën e lamtumirës.

Zamira Kita: Si u dënova me 6 muaj punë krahu për filmin “Eja” Kam nostalgji për vitet e para të dashurisë sime me bashkëshortin, vitet kur vuaja dhe dashuroja shumë

Faqe 14-15

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

A do të marrë rrugë tjetër ‘Tenderi’ për Presidentin?

opinion

Genc Mlloja

Adriatik Kelmendi

Kuvend, zbardhet paketa e konsensusit PD-PS për Rregulloren Në amendamente parashikohet që Kuvendi nuk mund t’i kthejë më kandidaturat e Presidentit, përveç rasteve që lidhen me plotësimin e dokumentacionit. Mbeten jashtë çështja e votimit të dekreteve dhe koha e kreut të opozitës në Parlament. Faqe 6

Parkingu

Bllokohet sheshi “Italia”, prezantohet skema e re e qarkullimit të mjeteve

Faqe 19

editorial / 11

18 vjet burg vrasësit të kambistit, dyshime për lidhje intime me viktimën

Alfred Lela

Faqe 8

Berisha kthehet nga Amerika me Presidentin e konsultuar

Si do të kujtohet presidentja Jahjaga?

koment

firmat nga PS-ja që e bëjnë atë të paktën ligjërisht kandidat zyrtar për president. Burime nga Partia Demokratike deklaruan dje për gazetën “Mapo” se kandidatura e Fatos Nanos do të diskutohet në tryezën e negociatave vetëm nëse ai siguron kandidimin zyrtar, pra fillimisht... Faqe 4-5

Fier

Konfliktualiteti është bërë bashkudhëtar i përhershëm...

Në legatën pozitive të presidentit Rugova është...

Fatos Nano ka shpallur ambicien e tij për president dhe deri më tani (nga aktorët kryesorë politikë) ka takuar kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta. Por me kryeministrin Berisha (edhe pse ky i fundit është shprehur i gatshëm për takim), Fatos Nano do të duhet të shkojë me një rezultat konkret; 20

Korrektësi ligjore

Kryeministri Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës ka pranuar se Presidenti i ardhshëm mund të dalë nga konsultat. Ai nuk ka harruar të përmendë Kushtetutën...

CEZ Shpërndarje kujton klientët se kanë mbetur edhe 2 ditë nga afati i fundit i pagesës së faturës së energjisë për muajin Mars. Pagesa në kohë e faturës së energjisë elektrike është një detyrim ligjor, dhe mos shlyerja në kohë e detyrimeve mund të çojë deri në ndërprerjen e energjisë elektrike. CEZ SHPËRNDARJE


2

MAPO

E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

f kus

Homazh/ Familja, njerëz të letrave, artit, kulturës dhe politikës, në takimin e fundit me përkthyesin

Klosi, njeriu që u dha dorë dhe nxiti bashkëpunëtorët për kulturën e mirë

Çfarë la pas Klosi? Jorida Pasku

Homazhet

Njerëzve të kulturës do t’u mungojnë Në orën 11 e 45, Ardiani Klosi la njëherë mbrëmjet letrare që organizonte e përgjithmonë shtëpinë e prindërve, bashkë me të tjerë te salla “Black Box” e në rrugën “Fortuzi”. Takimi i fundit i Akademisë së Arteve dhe “Çehov” e përkthyesit me familjen, miqtë, Teatrit të Metropolit. Do t’u sillet ndër kolegët, njerëzit e politikës, u zhvillua mend Brecht-i i marrosur nga në Bibliotekën Kombëtare, ku u mbajt dashuria, e do t’u vijë në vesh zëri i ceremonia/homazh. Bashkëkohësit shtruar i Ardian Klosit, me tingëllimën dhe miqtë e përkthyesit dhe intelektue veçantë tek lexon vargjet erotike tok alit sikur donin të kishin pak qetësi në me Timo Fllokon. këtë takim të fundit. Miku i tij, kryetari Mund t’u kujtohet Büchner-i (Klosi e i Partisë Socialiste, Edi Rama preferoi solli të plotë veprën e tij) me “Vojcek”të mos prononcohej, qëndroi në fund të un, muzikali “Opera hollit, te dera e për tre grosh”, “Vizita sallës së leximeve e damës plakë” e vënë të Bibliotekës. në skenë nga studentët Njeriu që gjithë e Akademisë së kohën ishte pranë Arteve. Klosi iku pa e Ramës, drejtori i “Kultura dhe shoqëria parë të inskenuar Bibliotekës, veprën “Përndjekja Aurel Plasari shqiptare humbi një dhe vrasja e Zhan mundi vetëm të kritik të madh, në një Pol-Maratit” Marat/ thoshte: “Kultura Sade, që ai e solli në dhe shoqëria kohë kur ankohemi që shqipe, e që regjisori shqiptare humbi në shumë fusha nuk Arben Kumbaro u një kritik të përpoq aq shumë t’ia madh, në një kohë kemi kritikë. Besoj që prezantonte publikut. kur ankohemi që shqisa e tij e humorit, e “Vizita e damës plakë” në shumë fusha ironisë, do t’i mungojë e Friedrich Dürrennuk kemi kritikë. matt, që po jepet këto Besoj që shqisa e shoqërisë shqiptare” kohë në Teatrin tij e humorit, e “Bylis” të Fierit, me ironisë, do t’i regji të Kiço Londos, u mungojë ndërpre po “në shenjë nderimi për shoqërisë shqiptare”, u shpreh Plasari përkthyesin e veprës dhe njeriun e dhe shtoi se krahas mungesës së tij do kulturës shqiptare”. Janë jo pak veprat ndihet edhe mungesa e modelit. “Një që ai i solli në vëmendje të publikut, diti model për t’u ndjekur edhe nga më të t’ia prezantonte publikut përmes rinjtë, qoftë në kulturë, qoftë në dramatizimeve, mbrëmjeve letrare të shoqëri, qoftë në angazhimin që ne e organizuara me shije, që u kthyen në quajmë të shoqërisë civile” traditë, duke rigjallëruar sallat e Të tjerë bashkëpunëtorë të tij, si teatrove e herë, herë edhe të botuesja Arlinda Dudaj, me të cilën nisi koncerteve. Kujtojmë “Udhëtim Dimri” betejën për librin te “Shoqëria e Librit të Schubert-it (që mban firmën e tij), në Shqip”, preferoi një kohë tjetër, për ta interpretimin e të cilit shkëlqyen Ema kujtuar ashtu siç duhet përkthyesin. Ndoja, Vikena Kamenica dhe Merita Një imazh zor se i shqitet kujtesës në Rexha-Tërshana. Këtë punë Klosi e ceremoninë e djeshme, ai i grave të ndërpreu në mes në moshën 55-vjeçare, familjes, bashkëshortes Jutta me largimin nga jeta tri net më parë, Benzenberg dhe dy vajzave Hanës dhe por duke lënë në kujtesën dhe shpirtin Katerinës, që vetëm shtrëngimi i gruas e njerëzve që i kanë njohur veprat e tij, dhe nënës së fortë, mund t’i ndihmonte ndjesinë e së bukurës. për ta përballuar dhimbjen.

Aurel Plasari

Edi Rama me vajzat dhe bashkëshorten e Klosit në varrezat e Sharrës

Koçi: Ishte humbje, sidomos për përkthyesit e gjermanishtes Mesditën e së premtes, Afrim Koçi, një ish-koleg i tij në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, që po punonte si çdo ditë në Bibliotekën Kombëtare, u shpreh për gazetën “Mapo”: “Është një hidhërim për mua që më duhet të jap mendim për një koleg, që tanimë është ish-koleg. Me Ardian Klosin njihem që nga shtëpia botuese ‘Naim Frashëri’, kemi punuar

së bashku, kemi vazhduar bashkëpunimin edhe më vonë, duke qenë se ishim të dy të fushës së përkthimeve nga gjermanishtja. Deri në momentin e fundit kemi qenë miq edhe bashkëpunëtorë të mirë. Ka qenë një njeri i

kulturuar, korrekt në punë, me shumë shije, me shije letrare, me kërkesa profesionale dhe kjo ishte humbje për ne, sidomos për përkthyesit e gjermanishtes. Ai ka punuar shumë edhe me përkthyeset e reja nga gjermanishtja, ka ndihmuar, ka organizuar, ka krijuar ‘punëtorira’, siç i quante ai seminaret.

Botime dhe përkthime Një model për t’u ndjekur edhe nga më të rinjtë, qoftë në kulturë, qoftë në shoqëri, qoftë në angazhimin që ne e quajmë të shoqërisë civile”

Në hollin e Bibliotekës të premten u ekspozuan veprat e përkthyera nga gjermanishtja dhe botimet e Ardian Klosit. Ka shkruar në gjuhën shqipe dhe gjermane: “Refleksione” (1991) bashkë me Edi Ramën, “Mythologie am Werk” (Mynih, 1991), “Albanisches Überleben” (Salzburg, 1993, fotot e realizuara nga Jutta Benzenberg),“Shqipëria ç’mund të jetë” (1997). Ardian Klosi është përkthyesi i: Me syrin e një klouni” Heinrich Böll, “Adami dhe Evelina” Ingo Schulze, “I humburi” nga Hans Ulrich Treichel, “101 poezi dashurie” Bertolt Brecht, “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” Peter Weiss, veprës së plotë të Georg Buchner, veprës së plotë në prozë të Kafkës etj. Vitet e fundit i prezantoi lexuesit dy vepra voluminoze “Skënderbeu” me autor Oliver Jens Schmitt dhe “Ali Tepelena” François Pouqueville Ka përgatitur antologji në gjuhës gjermane e shqipe dhe fjalorin gjermanisht-shqip.


E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Ceremonia në Sharrë: varrimi në tokën e “porositur” që në vitin 2005, pranë të vëllait të vdekur në aksident. Aldo Bumçi i vetmi përfaqësues i mazhorancës

Lamtumira e fundit për Ardian Klosin, Rama nuk i mban lotët Dy orët e ceremonisë tronditëse. Edia Rama kujdeset edhe për varrimin, përlotet bashkë me vajzat e Klosit. Rudina Xhunga mban fjalën e lamtumirës para familjarëve dhe miqve që e përcollën Ardian Klosin në banesën e fundit Jonida Tashi

Fjala e lamtumirës

Rudina Xhunga: Mos e lënçim këtë vend të na vrasë! Kur Robert Elsie më tha gjatë një interviste, se po të ishte shqiptar, do të ishte çmendur, unë mendova për Ardianin. “Unë jam i brishtë, tha Elsie. Jam si një lepur. Nuk do ia kisha dalë dot këtu.” Doja që Ardiani ta kishte dëgjuar atë intervistë. Pastaj pyeta Johnathan Franzen, si ia kishte bërë ai, që ia kishte dalë, kur shoku i tij më i mirë, rivali dhe kolegu David FosterWallace, kishte vrarë veten. Dhe kur Franzen rrëfente për shokun, mikun, kolegun dhe rivalin e vetëvrarë, unë mendoja përsëri për Ardianin. Doja ta dëgjonte edhe këtë intervistë. Sot, tek jam këtu, për takimin e fundit, nuk arrij të kuptoj pse i bija aq larg edhe gjatë? Pse nuk e ndaloja, njërën prej herëve, kur e ndeshja në shëtitjen liqenit, dhe thjesht ta pyesja? Pse bëja sikur nuk e shikoja, kur ai vinte përballë meje me biçikletë dhe unë me kapele e syze, ulja kokën? Ishte kaq e thjeshtë. Unë e ndërlikoja, duke dashur t’i dërgoja mesazhe në hapësirë, kur ai ishte dy hapa afër, çdo pasdite nga liqeni. Mund ta kisha pyetur çdonjërën prej atyre ditëve: ”Si je Dan? Bëj dot gjë për ty?”

Sot është vonë. Klosi iku. Iku nga jeta e vet. Sepse në jetën tonë, në jetën time është akoma. Është me takimin e parë, kur Edi më njohu me të, është në kafen e parë, në punën e parë, në inatin e parë dhe emisionin e fundit me të. Është me trishtimin, hutimin, shkëlqimin, humorin dhe vetë-ironinë, është me numrin e tij të telefonit, ende në celularet tona. Ardian Klosi iku nga jeta e vet. Por nuk iku nga jeta jonë. Është në jetën time dhe tonën si dëshpërim, si frikë, si ankth, si besim, si mallkim, si urim, si premtim; Mos e lënçim këtë vend të na vrasë! *** Këtu, në Sharrë, është një qytet që po shtohet e zgjerohet përditë. Qyteti i banesës sonë të fundit. Kemi këtu njerëz të dashur. Sot po sjellim Ardianin. Të qoftë i lehtë dheu me të cilin do të të mbulojmë, Dan! Takofsh njerëz të dashur, atje ku po shkon! Por mbaje një sy këtej, nga njerëzit e tu të zemrës. Dhe një vesh për ne, që kemi beteja të lëna përgjysmë. Ti ishe një qytetar i rrallë, Ardian Klosi. Do të na mungosh!

Në Sharrën që nuk pranon më të vdekur, për të ishte “porositur” një vend, ku Ardian Klosi, që prej orës 3 të ditës së djeshme prehet ngjitur me vëllanë e tij, në hyrje të varrezës. Rreth orës 14:45 kortezhi i përmotshëm me trupin e pajetë të Ardian Klosit ka mbërritur në varrezën e Sharrës, ku ai vendosi të kishte shtëpinë e përjetshme. Në varrin e hapur nga punonjësit e Shërbimit Funeral, papritur filloi të dilte ujë, që nisi të hiqej në mënyrë të vazhdueshme nga të ngarkuarit për këtë punë. Në fakt, pyetja e parë që të lindte në mendje sapo hyje në Sharrë ishte se ku ishte gjetur ajo pak tokë për një njeri të madh, dhe pikërisht pranë vëllait të tij Petrit Klosi, i cili ka humbur jetën në një aksident tragjik në vitin 2005. Punonjësit e Shërbimit Funeral treguan se ajo tokë është ruajtur që kur ka vdekur Petrit Klosi, e që çuditërisht nuk është përdorur për varrimin e nënës së tyre nëntorin e kaluar, që bashkë me të shoqin prehet në anën e majtë të varrezës, pothuajse paralelisht me dy vëllezërit në të djathtë. “Kjo tokë nuk ka qenë e zënë, e kanë ruajtur që kur i vdiq vëllai, nuk e dimë se për kë, prindërit e tij e kanë varrin në anën tjetër, po në këtë drejtim”, - thotë punonjësi i Shërbimit Funeral, duke treguar me dorë se ku ishin varret e prindërve të Ardian Klosit.Para mbërritjes së arkivolit me trupin e pajetë të Klosit, në Sharrë arritën më herët disa të afërm të tij, shokët, miqtë, kolegët, të cilët ende nuk e besonin dot se gjendeshin aty për t’i thënë lamtumirë njeriut që “shkuli” pa frikë zemrat e qindra njerëzve. Përveç të afërmve, në ceremoninë e varrimit morën pjesë njerëz të njohur të medias, artit, kulturës, politikës, si: Artan Lame, Artan Shkreli, Ledi Shamku, Auron Tare, Timo Flloko, Preç Zogaj, Arlinda Dudaj, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali etj. Nuk mungonte as ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, si i vetmi përfaqësues nga mazhoranca. Varrimi

Pas gati një orë në pritje, ndërsa ishte ulur edhe niveli i ujit në varr, makina që mbante brenda arkivolin me trupin e Ardian Klosit qëndroi para vendit të paracaktuar. Të parët që u gjendën pas saj ishin pikërisht gruaja e tij Juta Benzenberg, dy vajzat Ana dhe Katerina, motra, si dhe “sivëllai” i tij, lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, bashkë me të shoqen, Linda. Shoqëruesit e parë të të ndjerit, të vendosur në rresht gati 2 metra larg varrit, mblodhën forcat për takimin e fundit me Klosin. Ende pa u zbritur arkivoli nga makina blu e errët e funeralit, e tejmbushur me kurora me lule shumëngjyrëshe, bijat e tij nuk i mbajtën dot lotët. Në këtë moment, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbështjell në gjoks njërën nga vajzat e Klosit, duke e mbajtur atë të shtrënguar pas vetes për disa minuta, e ndërsa nuk nguronte që t’ia puthte kokën me flokët konjak në

Vajzat dhe bashkëshortja e Klosit mbi arkivolin e tij

mënyrë të pareshtur. Për një çast, pëshpërimat e Ramës në veshin e vajzës e bënë atë që t’i dilte një e buzëqeshur si ato që ajo ia dhuronte të atit, ndërkohë që sytë iu ngulën mbi arkivolin, që nxirrej tanimë nga makina, për t’i thënë fjalët e fundit Ardian Klosit, që i ishin besuar një prej mikeve të tij më të ngushta, gazetares Rundina Xhunga. Para arkivolit që u vendos midis familjes dhe shoqes së tij, Rudina Xhunga tha fjalët e lamtumirës para trupit të pajetë të Klosit, që u shoqëruan me lotët e gjithë të pranishmëve në varrim. “Dani do donte që kaq shumë njerëz të ishin në njërin prej

për bashkëshortin e saj. Në takimin e fundit me të atin, vajza e tij e vogël Katerina nuk reshtte së thëni: “babi, babi im, babi”, ndërsa puthte me ngashërim edhe arkivolin. Kështu, Juta i mbështjell të dyja në gjoks, duke i lënë radhën motrës së Klosit, dhimbja dhe lotët e së cilës nuk kishin të ndalur, të qëndronte edhe pak minuta pranë të vëllait. Nën zë ajo pëshpëriste disa fjalë nga të cilat shquhej me vështirësi vetëm një “Përse”. Të afruar edhe më shumë pranë arkivolit, lotët në këtë çast nuk i janë mbajtur më askujt, madje ata kishin të filluar të rrëshqisnin natyrshëm edhe poshtë syzeve të errëta të Ramës, në shoqërim me Gjatë uljes së arkivolit nën tokë, lotët nuk i lotët që binin mbi faqet e Lindës. Fillimisht, duke e janë mbajtur më askujt, madje ata kishin mbajtur gojën të zënë fort të filluar të rrëshqisnin natyrshëm edhe me dorën e djathtë, ndërsa e majta qëndronte mbi suposhtë syzeve të errëta të Ramës pin e Lindës, dhimbja për mikun e tij më të ngushtë takimeve që ai ka pasur për librin, apo që po ulej nën tokë po gulçonte brenda në luftën kundër plehrave, apo në të tij, dhe këtë vuajtje Rama e shoqëroi gjitha luftrat që Dani bënte. Sot jemi për duke kafshuar gishtat si për ta sfiduar t’i thënë lamtumirën një njeriu që iku nga atë që nuk donte ta ndiente. Arkivoli jeta e tij, por nuk ka ikur nga jeta jonë. është futur në banesën e përjetshme të Është në jetën time, është në jetën tonë, si Klosit me ngashërime lotësh pa fjalë, e dëshpërim, si frikë, si ankth, si mallkim, si ku buqetat e para të luleve atij i janë dhëurim, si premtim: Mos e lënçim këtë vend në me vete nga Ana dhe Katerina, të cilat të na vrasë!”, - tha ndër të tjera në fjalimin nuk po mundeshin ta mbulonin në këtë e lamtumirës Rudina Xhunga. mënyrë të atin, por që, sipas traditës, i mësuan të hidhnin nga një dorë dhe, të cilat nuk u mbushën dot në asnjë rast Lamtumira Pas fjalimit të saj, të afërmve të të plot, por thjesht me disa thërrime. U ndjerit, pranë të cilëve ishte edhe depu- deshën pak minuta për ta futur nën tokë teti socialist Blendi Klosi, iu dha edhe Ardian Klosin, dhe i pari që hodhi shenja për takimin e fundit me Ardian buqetën me lulet e bardha mbi të, që u Klosin, i “mbyllur” në një arkivol të pasua nga disa të tjera radhazi, ishte Edi thjeshtë, me dërrasën bojëkafe të ëmbël, Rama, i cili duke u larguar nga Klosi rrethuar nga një dantellë dhe lule të mbajti për pak çaste frymëmarrjen, duke bardha. Të parat që u përulën mbi arkiv- shfryrë më pastaj faqet në mënyrë dësholin e të atit ishin dy vajzat e tij bashkë përuese. Kurorat me lule mbuluan krejt me mamanë e tyre gjermane, Jutta Ben- varrin e sapohapur, ndërsa të pranishzenberg, e cila qëndroi e fortë deri në mit nisën të largoheshin nga varrezat fund, duke mos derdhur asnjë pikë lot duke e kthyer edhe njëherë kokën pas.


4

MAPO

E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

politika

Në gusht të 2011-ës, Zef Bushati propozon për herë të parë Topallin për presidente

Më 19 prill të këtij viti, Fatos Nano shpall zyrtarisht kandidaturën për President

Strategjia e PD, Nano në garë vetëm pasi të marrë 20 firmat e para Kandidatura e Fatos Nanos do të diskutohet në tryezën e negociatave vetëm nëse ai siguron kandidimin zyrtar, pra fillimisht marrjen e 20 firmave të domosdoshme për t’u futur në lojë TIRANË Fatos Nano ka shpallur am-

bicien e tij për president dhe deri më tani (nga aktorët kryesorë politikë) ka takuar kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta. Por me kryeministrin Berisha (edhe pse ky i fundit është shprehur i gatshëm për takim), Fatos Nano do të duhet të shkojë me një rezultat konkret; 20 firmat nga PS-ja që e bëjnë atë të paktën lig jërisht kandidat zyrtar për president. Burime nga Partia Demokratike deklar uan dje për gazetën “Mapo” se kandidatura e Fatos Nanos do të diskutohet në tryezën e negociatave vetëm nëse ai siguron kandidimin zyrtar, pra fillimisht marrjen e 20 firmave të domosdoshme për t’u futur në lojë. Dy ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e la një dritare të hapur për Nanon teksa u shpreh se PS-ja duhet ta kandidojë për postin e Presidentit. Por zyrtarisht, nga selia rozë nuk ka një qëndrim zyrtar rreth kandidimit të Fatos Nanos, duke u fokusuar tek procesi që duhet të ndiqet. Përmes kontakteve, Nano ka mundur që të sigurojë deri më tani votën e Va n g j e l D u l e s , k r ye t a r i t t ë PBDNJ-së. Vetë lideri historik i së majtës është shprehur se ai do të dëshironte të ishte pjesë e një

procesi gjithëpërfshirës duke garantuar se do të dorëhiqej në rast se emri i tij do të kthehej në burim konflikti mes forcave politike. Në takimin dyorësh të zhvilluar me kryetarin e PS-së, Edi Rama pak ditë më parë, Nano nuk u shfaq shumë entuziast, duke u shprehur se negociatat do të vijonin. Në anën tjetër, kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për t a k i m , p o r s e k a p ë r j a sht u a r

Nano ka mundur që të sigurojë deri më tani votën e Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ-së. Vetë lideri historik i së majtës është shprehur se ai do të dëshironte të ishte pjesë e një procesi gjithëpërfshirës duke garantuar se do të dorëhiqej në rast se emri i tij do të kthehej në burim konflikti mes forcave politike

mundësinë që kandidati zyrtar të vijë nga e majta. Për kryeministrin Berisha edhe pse është i rëndësishëm procesi i konsultimeve, kandidatura duhet të propozohet nga forumet e PD-së. Arsyet se pse PD-ja nuk e mbështet Nanon, i dha në një intervistë për gazetën “Mapo” pak kohë më parë edhe deputeti i PD-së, Edi Paloka. Sipas tij, është alogjike që PDja të mbështesë për president liderin historik të së majtës, duke vënë në dyshim edhe garancinë e Nanos për të qenë një kandidat i paanshëm politikisht. Në gjithë këtë vorbull debatesh dhe diskutimesh, Fatos Nano ka fituar vetëm një mbështetje sinjifikuese, atë të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, por për të filluar garën e për të negociuar po aq fort me PD-në, Nanos do t’i duhet fillimisht të jetë kandidaturë zyrtare; të marrë 20 firmat e para. Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë, kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Rishfaqet Zef Bushati: Topalli, kandidatura jonë për Presidente Bushati: “Mbështesim Jozefina Topallin për presidente...Presidenti Bamir Topi demonstroi paaftësi dhe inkompetencë...” Tiranë Kryetari i Partisë “Aleanca

Demokristiane”, Zef Bushati rikthehet në skenën politike për të kërkuar sërish kandidimin e Jozefina Topallit për postin e Presidentit të ardhshëm. Pavarësisht se nga një parti joparlamentare, qëllimi i Aleancës Demokristiane (aleate me PD-në) është për të hedhur zyrtarisht në tregun e bisedimeve kandidaturën e shumëpërfolur të Topallit për presidente. “Mbështesim Jozefina Topallin për presidente...Presidenti Bamir Topi demonstroi paaftësi dhe inkompetencë në kryerjen e detyrës, qëndrimet e tij me influenca të qarta politike duke mbështetur haptazi të majtën socialiste, nuk i kanë shër-

byer rolit kushtetues të Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit”, - tha dje Bushati. Kandidatura e Topallit u bë publike për herë të parë në muajin gusht të vitit të kaluar, ku në një ditë thatësire politike, Zef Bushati ia behu duke propozuar Topallin për kreun e ardhshëm të shtetit. Asokohe, për shkak edhe të periudhës se kur u propozua, kandidatura e Topallit u mor seriozisht vetëm nga media, duke sjellë përmes raportimeve të njëpasnjëshme reagimin e mjaft deputetëve, kryesisht nga e djathta. Bushati deklaroi gjithashtu se kishte vendosur të lobonte brenda partive të koalicionit qeverisës dhe me partitë simotra europiane, me qëllim që Topalli të shndërrohej në kandidaturën zyrtare të mazhorancës. I njohur si një nga politikanët që ruan marrëdhënie të mira me Topallin, Bushati rishfaqet pas një viti për t’i dhënë zë kandidaturës së Topallit. Për këtë

kandidaturë nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga ana e Partisë Demokratike. Vetë Topalli e ka shmangur një përgjigje sa herë është pyetur për kandidimin, ndërkohë që jo zyrtarisht ajo nuk e ka fshehur ambicien e saj për të marrë këtë detyrë. Në anën tjetër, kryetari i PS-së, Edi Rama e ka përjashtuar në mënyrë kategorike emrin e saj. N.P

Topi apel politikës: Respektoni institucionet!

Bushati deklaroi gjithashtu se kishte vendosur të lobonte brenda partive të koalicionit qeverisës dhe me partitë simotra europiane

TIRANË Pas akuzave të njëpasnjëshme nga Partia Demokratike lidhur me mënyrën se si e ka zhvilluar detyrën e tij si kryetar shteti dhe mundësisë së angazhimit në një parti të re brenda së djathtës, Presidenti Bamir Topi bëri dje një apel publik, duke i kërkuar politikës që të lërë mënjanë interesat vetjake në përvjetorin e 100-të të krijimit të shtetit shqiptar. “Duke respektuar shtetin dhe forcuar institucionet, duke njohur ligjin dhe treguar bindje ndaj tij, duke i dhënë fund çdo praktike të gabuar që e sheh politikën dhe shtetin si burim fitimi, abuzimi apo demagogjie, pra duke marrë vendime për qytetarët, me qytetarët dhe në interes të plotë publik e kombëtar, - vetëm kështu politika dhe shtetarët tanë i bëjnë respektin e merituar për vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Ky është apeli im për politikën në këtë ditë të shënuar të respektit për një simbol të qëndresës, kurajës dhe patriotizmit”. Këtë deklaratë kreu i shtetit e bëri nga Kuçi i Vlorës, ku ndodhej për ceremoninë përkujtimore të 160-vjetorit të rënies së patriotit Zenel Gjoleka. Në prani të familjarëve të patriotit dhe i shoqëruar nga deputetë e nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës, Topi dekoroi me urdhrin “Nderi i Kombit” pas vdekjes, Zenel Gjolekën për kontributin që ka dhënë në bashkimin e shqiptarëve.


E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

2011

2007

5

2012

Ceka jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Neritan Ceka garon për herë të parë për president

MAPO

PAD e propozon për postin e Presidentit

Precedenti 2007

Ceka nuk tërhiqet, sërish në garë për president Nënkryetari i PAD-së: “Kujtojmë se kandidatura e Cekës mbetet serioze. Jemi shumë të vëmendshëm në hapat që do të ndërmarrim”

Gjirokastër, 350 anëtarë të rinj në FRESH Gjirokastër- 350 anëtarë të rinj në Gjirokastër i janë bashkuar Partisë Socialiste. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, kërkoi që të mbahet një minutë heshtje në kujtim të aktivistit kundër rrënimit mjedisor dhe antikonformistit Ardian Klosi. Duke iu referuar pikërisht shembullit të paçmueshëm të jetës që jetoi ky publicist, Veliaj u shpreh se pyetja që të gjithë duhet t’i bëjnë vetes është se çfarë do të bëjnë për atdheun e tyre. “Pyetja që unë sot kam për veten time, por që secili ndoshta e ka për veten e tij: si do t’i jetojmë jetët tona? Miq, çfarë do të bëjmë ne për atdheun tonë, është pyetja që secili prej nesh duhet t’i përgjigjemi të gjithë”, - tha Veliaj, duke nënvizuar se të rinjtë e lëvizjes socialiste duhet të dinë mirë se çfarë duan të bëjnë për atdheun e tyre.

TIRANË Neritan Ceka, aktualisht Këshilltar për Çështjet e Kulturës dhe Trashëgiminë Kulturore në kabinetin e Kryeministrit Berisha, ofrohet për herë të dytë për postin e Presidentit. Në vitin 2007 ishte përpjekja e parë e tij e dështuar për të garuar në postin e Presidentit. Sërish në fund të mandatit pesëvjeçar të Bamir Topit, Ceka përmes strukturave zyrtare të PAD-së, shfaq ambicien e tij për këtë post. Pas mbledhjes së kryesisë së PAD-së, emri i Cekës është artikuluar në një prononcim për mediat nga numri dy i partisë, Eduard Abazi. “Vetëm flitet për garë dhe proces të lirë, por në fakt ka gjasa se nuk po ndodh. Palët enden në periferi për t’u përballur vetëm në raundet e votimit. Kujtojmë se kandidatura e Cekës mbetet serioze. Jemi shumë të vëmendshëm në hapat që do të ndërmarrim”, - deklaroi nënkryetari PAD-së, Eduard Abazi. Kjo ka qenë deklarata e vetme e dalë dje nga zyrat e kësaj partie. Vetë Neritan Ceka nuk ka komentuar ditën e djeshme kandidimin e tij për postin e Presidentit, arsyet dhe negociatat që ai do të bëjë për të marrë fillimisht 20 firmat e kërkuara nga Kushtetuta. Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD), që prej vitit 1992 kur u largua bashkë me disa deputetë të tjerë nga PD, Neritan Ceka dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar, për t’iu përkushtuar karrierës profesionale. Ai garoi për anëtar i asociuar i Akademisë së Shkencave. Asokohe, Ceka sqaroi se një prej kushteve për të qenë anëtar i Akademisë së Shkencave ishte që të mos kishte funksione të larta politike. Në të njëjtën kohë, Ceka theksoi se dorëheqja nga drejtimi i partisë nuk lidhej me ndonjë ambicie tjetër politike. Por që prej tetorit të vitit të kaluar gjërat duket se kanë ndryshuar shumë për të. Për kandidaturën e Cekës nuk ka pasur koment dje as nga Partia Demokratike, në pritje të kryeministrit Berisha, nga i cili varet edhe emri i ardhshëm për president. Deputet për disa legjislatura, pas zgjedhjeve të vitit 2009, Ceka u afrua së tepërmi me PD-në. Në zgjedhjet e qershorit të 2009-ës, PD-ja dhe PAD u prezantuan si aleatë elektoralë edhe në qeverisjen e vendit. Drejtuesit e dy partive e justifikuan afrimin e tyre me domosdoshmërinë që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të dy forcave politike. Neritan Ceka është 71 vjeç dhe njihet si një ndër arkeologët më të spikatur në vend. Ai njeh shumë mirë pesë gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe rusisht. Me një karrierë të gjatë shkencore dhe detyra nga më të ndryshmet shtetërore, Neritan Ceka, në mars 1991 ishte deputet i PD-së për qytetin e Elbasanit dhe kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Në shtator

Pas mbledhjes së kryesisë së PADsë, emri i Cekës është artikuluar në një prononcim për mediat nga numri dy i partisë, Eduard Abazi

1991 ishte nënkryetar i PD-së dhe një vit më pas, bashkëthemelues dhe President i “Aleancës Demokratike” dhe më tej, deputet i saj. Më 19971998 ishte ministër i Brendshëm. Mjeshtër i Madh i Punës që nga viti 2001, Neritan Ceka ka mbajtur edhe detyra të tjera; 1998-2005, kryetar i

komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare; 2005-2009, anëtar i komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme; 2008-2009, nënkryetar i Parlamentit, dhe nga 2009-ta e në vazhdim, Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet e Kulturës. Nevila Perndoj

PROGRAMI I BURSAVE : THIRRJE PËR APLIKIME

Thirrje për projekt propozime

PROGRAMI I SHKËMBIMIT STUDENTOR Në SHBA 2012-2013 Programi i Shkëmbimit Studentor ofron Bursa të Plota për studime universitare fton një-vjeçare në Shtetet e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA-Soros) organizatat Bashkuara të Amerikës. e shoqërisë civile dhe institucionet publike të marrin pjesë në konkurimin Ky Program mbështet studentët për një Program 2-vjeçar, i cili përfshin një vit studimi në një Universitet përShtetet projekt-propozime që lidhen me strategjike të Fondacionit në të në e Bashkuara të Amerikës, si dhe një vit prioritetet angazhim në zba min e një projek lokal në shërbim t në Shqipëri. Qëllimi i Programit është që të asistojë zhvillimin akademik dhe civik të të rinjve në komunite programet e: vendet e Europës Lindore dhe Juglindore duke i prezantuar studentët me një kurrikul të ‘arteve liberale’, metoda të ndryshme të mësimdhënies, punë në shërbim të komunite t si dhe me programe të shoqërisë civile. Arsimit

Romëve Mirëqeverisja dhe Integrimi Europian - Të jenë residentë në një prej shtetet: Shqipëri, Kosovë ose Ukrainë Shteti i së drejtës dhe të Drejtat e Njeriut Kriteret kryesore që duhet të plotësojnë Aplikantët :

- Të jenë studentë të

t të dytë universitar, në vendin e tyre të banimit, në një nga fushat : Studime

Përparësi do të kenë: Amerikane; Histori , Studime Klasike, Antropologji Kulturore, Teori Ekonomike*, Arte, Histori, Studime Juridik, në Letërsi dhe Gjuhëtë tëngjashme; Huaja, Filozofi, Shkenca P • Ndërkombëtare, AplikuesitGazetari, me përvojë projekte

ke, Sociologji dhe

Studime Gjinore (*Teoria Ekonomike nuk përfshin Administrim Biznesi apo Menaxhim)

• Projektet që konceptohen e implementohen midis dy a më shumë - Të jenë studentë të vi t të dytë në kohën e aplikimit dhe të jenë të gatshëm për t’u kthyer për të organizatave  që shtojnë vlerë apo plotësojnë njëra- tjetrën; përfunduar studimet në vendin e tyre pas përfundimit të

t studimor në SHBA

Aplikuesit qëshkëlqyera kontraktojnë grupe e reputacion; -• Të kenë rezultate të akademike dhe të ekspertësh zotërojnë shumëme mirëpërvojë gjuhën angleze, në të lexuar, folur dhe shkruar

Informacion më të hollësishëm mbi prioritetet e programeve të ësi drejtuese dhe të kenë eksperiencë në ak vitete në shërbim të komunite t dhe/ose lartpërmendura dhe dokumentat e aplikimit për këtë fazë thirrjesh mund vitete jashtëshkollore t’ia shkarkoni nga faqja e internetit www.soros.al

- Të demostr

- Të kenë jetuar dy vitet e fundit në vendin e residencës

Projekt propozimi dhe dokumentacioni i plotë, si dhe një kopje elektronike e projekt propozimit, duhen dorëzuar në zyrën e fondacionit deri më datë 31 Maj, - Të mos kenë studiuar në shkollë të mesme në SHBA më tepër se një semestër. ora 17:00 në adresat e referuara në fund të thirrjes. - Të mos kenë studiuar më parë në një Universitet në SHBA

- Të jenë të gatshëm të fillojnë studimet ne SHBA në verën e vi t 2012

Formularin e aplikimit dhe listën e dokumentave të kërkuara mund ta tërhiqni

Aplikimet edhe së fondacionit. Për pyetje në t’i lidhje meatokëtë thirrje përsë Ju mundpranë t’i gjenisekretarisë formularët te faqja online: www.soros.al, ose mund tërhiqni pranë sekretarisë Fondacionit SOROS. projekt propozime, ju lutemi kontaktoni: Formularët plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Valbona eDedja Fondacionit SOROS deri më datë 1 DHJETOR 2011. vdedja@osfa.soros.al Gjithashtu, brenda k j afa ju duhet të aplikoni edhe online në adresën: h p://oas.soros.org/oas/

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) Rr “Qemal Stafa, Tiranë Për më shumë informacion drejtohuni : Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërine (Soros), Rr. Qemal Stafa 120/2 Nr. 120/2; Tel: 04/ 2234621;Tel:Fax: 2235855248-213 +355-42-235856, Fax: +355-42-235-855 www.soros.al bursa@osfa.soros.al


6

MAPO

e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

politika

Reforma Parlamentare, zyra për deputetët në çdo rreth Reforma parlamentare për të cilën u angazhua një grup i posaçëm pune i ngritur nga Konferenca e Kryetarëve dhe me përbërjen e Jemin Gjanës dhe Viktor Gumit nga e djathta dhe Namik Dokles dhe Ditmir Bushatit nga majta, nuk ka konstatuar vetëm në ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, por edhe në një sërë ndërhyrjesh në ligjin “Për statusin e deputetit”. Ndërhyrje këto që më shumë konstatojnë në krijimin e kushteve më

të mira për deputetët për veprimtarinë e tyre në zonë. Më konkretisht, me ndryshimet e propozuara nga grupi i punës synohet që në çdo rreth të krijohen nga dy zyra, një për deputetët e partisë më të madhe të mazhorancës dhe një për deputetët e partisë më të madhe të opozitës. Po ashtu, përveç tyre në zyrat respektive do të punësohet dhe nga një sekretar, por kësaj here me emrin specialist, i cili realisht do të jetë dhe

ndërlidhësi mes elektoratit dhe deputetëve të atij rrethi. Duke patur parasysh se sot kemi 36 rrethe, në bazë të këtij ndryshimi, do të mund të krijohen diku te 70 zyra dhe do të punësohen rreth 70 sekretarë. Ndërkohë që, sipas këtyre ndryshimeve, deputetit i hiqet favori për t’u pajisur nga Ministria e Brendshme me një tabelë të veçantë dalluese për makinën e tyre, që mund ta ndihmonte atë në trafik.

Paketa e ndryshimeve në Rregullore

Ndryshimet në Rregullore, zbardhet paketa PD-PS Me amendamentet parashikohet që Kuvendi nuk mund të kthejë më kandidaturat presidentit, përveç shkaqeve që lidhen me plotësimin e dokumentacionit. Mbeten jashtë çështja e votimit të dekreteve dhe koha e kreut të opozitës në Parlament Kuvendi nuk mund t’i kthejë më kandidaturat e Presidentit të Republikës apo subjekteve të tjera propozuese, pa i votuar më parë në seancë plenare. Grupi i Punës i ngritur për realizimin e reformës parlamentare, megjithëse ka mosmarrëveshje për disa çështje, në paketën e amendamenteve të realizuara ka përfshirë dhe një ndryshim në nenin 111 të Rregullores, ku përcaktohet procedura që duhet të ndiqet në rastin e zgjedhjes në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit për kandidaturat e propozuara. Kështu, duke ndryshuar pikërisht nenin 7 të këtij neni, bëhet e pamundur që një kandidaturë e propozuar nga një institucion të mund të kthehet pa u votuar për shkaqe të tjera veç atyre që kanë të bëjnë me mosplotësimin e dokumentacionit të kërkuar. Pika 7 e këtij neni, siç është ende në fuqi, përcakton se “Në rastin kur kandidatura nuk plotëson kushtet ligjore të vendosura në Kushtetutë apo ligj, komisioni, nëpërmjet raportit të tij, i kërkon Krye-

tarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për mospërmbushjen e këtyre kritereve. Procedura e shqyrtimit në Kuvend vazhdon vetëm në rastin kur institucioni propozues shprehet lidhur me këtë çështje”. Ndërkohë që me ndryshimin e bërë përcaktohet në mënyrë të qartë duke i prerë rrugën çdo lloj vlerësimi evaziv se “Në rastin kur ka mangësi në dokumentacion për kandidaturën, komisioni i kërkon Kryetarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për plotësimin e tyre”. Në paketën e amendimeve të përgatitura nga grupi i punës dhe të paraqitur tashmë pranë organeve drejtuese të Kuvendit bëhen dhe një sërë rregullimesh për mënyrën e përbërjes së Konferencës së kryetarëve, apo Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Me anë të këtyre ndryshimeve tashmë nënkryetarët e Kuvendit dhe krerët e komisioneve të përhershme parlamentare bëhen anëtarë me të drejta të plota në Konferencën e Kr yetarëve. Gjithashtu përcaktohet se Këshil-

Grupi i punës ka menduar ndër të tjera edhe për vetë deputetët, duke u përpjekur t’u krijojë atyre kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit legjislativ

li për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Për t’i dhënë zgjidhje gjithashtu rasteve si ai i plotësimit të vendit vakant të lënë nga largimi i deputetes Rudina Seseri, tashmë në rregullore propozohet dhe një rregullim që “Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve”. Grupi i punës ka menduar ndër të tjera edhe për vetë deputetët, duke u përpjekur t’u krijojë atyre kushte sa më të mira për zhvillimin e aktivitetit legjislativ. Me ndryshimet e propozuara synohet që çdo grupi parlamentar t’i vihet në dispozicion një sekretar administrativ dhe një këshilltar, ndërsa grupit më të madh parlamentar të pozitës dhe opozitës edhe tre deri në katër këshilltarë për fusha të caktuara të veprimtarisë parlamentare. Në paketën prej 28 amendamentesh janë marrë parasysh dhe propozimet e socialistëve për të ulur masat disiplinore nga 21 ditë përjashtim në vetëm 10 ditë për deputetët që do tentojnë të thyejnë rregullin në seancë. Pjesë e paketës është dhe një nen i veçantë ku bëhet riformatimi i sekretariatit për buxhetin, si dhe vendoset të bëhet buxhetimi i aktivitetit parlamentar në komisione. Ndryshon dhe teksti i betimit të deputetëve.

� Në nenin 4, pika 2, në tekstin e betimit, fjalët “do të përpiqem” të zëvendësohen me fjalët “do të punoj”. � Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon në mënyrë të paanshme debatet, siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre. � Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit drejtohet nga dy sekretarët për buxhetin, të cilët përfaqësojnë grupet politike të shumicës dhe të opozitës parlamentare. Ata drejtojnë kolegjialisht Sekretariatin për Buxhetin e Kuvendit. � Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit mblidhet të paktën një herë në tre muaj. � Byroja e Kuvendit, me propozimin e Sekretariatit për Buxhetin e Kuvendit, autorizon publikimin e shpenzimeve financiare të kryera nga Kuvendi në faqen zyrtare të internetit çdo dy muaj. � Konferenca e Kryetarëve përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare e kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare dhe drejtohet nga Kryetari i Kuvendit. Konferenca thirret nga Kryetari i Kuvendit ose me kërkesën e Këshillit të Ministrave apo të një kryetari grupi parlamentar. Në Konferencën e Kryetarëve merr pjesë edhe anëtari i Këshillit të Ministrave, i ngarkuar të mbajë lidhjet me Kuvendin. � Mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit për mbajtjen e mbledhjes. � Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve. � Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar administrativ dhe një këshilltar, ndërsa grupit më të madh parlamentar të pozitës dhe opozitës edhe tre deri në katër këshilltarë për fusha të caktuara të veprimtarisë parlamentare. � Gjatë procesit legjislativ, komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. Komisioni nuk mund të përgatisë raportin për seancë plenare pa u realizuar seanca dëgjimore. � Raporti i Komisionit për Integrimin Europian është i detyrueshëm për t’u shqyrtuar nga komisioni përgjegjës para miratimit në tërësi të projektligjit. � Veprimtaria e komisioneve të përhershme parlamentare mbështetet nga programi “Për aktivitetin parlamentar” në Buxhetin e Kuvendit. � Për paraqitjen e projektligjeve, Kryeministri dhe ministri kundërfirmues kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohor. Gjatë diskutimeve të tjera ministrat kanë të drejtë të marrin fjalën dhe atyre u jepet sa herë e kërkojnë, por jo më shumë se 10 minuta për çdo ndërhyrje. � Kur kërkohet me shkrim, nga të paktën ¼ e të gjithë deputetëve, votimi i fshehtë bëhet me fletë votimi. � Kur votimi i fshehtë zhvillohet me fletë votimi, ngrihet komisioni i votimit me përbërje sipas përfaqësimit politik në Kuvend, për aq sa është e mundur. � Deputeti për masë disiplinore përjashtohet nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë. � Mbledhja e Byrosë së Kuvendit zhvillohet brenda 48 orësh dhe deputeti ndaj të cilit kërkohet marrja e masës disiplinore ka të drejtë të marrë pjesë në të për të paraqitur qëndrimin e tij. � Në rast se deputeti kërkon përgjigje me shkrim, ai i drejtohet anëtarit përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili duhet të përgjigjet brenda 3 javëve nga data e marrjes së kërkesës. Kërkesa e deputetit i përcillet brenda 2 ditëve institucionit përkatës. � Në të gjitha rastet, komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat. Në rastin kur ka mangësi në dokumentacion për kandidaturën, komisioni i kërkon Kryetarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për plotësimin e tyre.

Ndryshimet në statusin e deputetit � Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke u marrë mendime apo duke u dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen dhe miratohen në Kuvend”. � Organet e qeverisjes vendore dhe prefekturat, në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët e qarkut ku ata janë zgjedhur për kalendarin e mbledhjeve, duke përfshirë ndryshimet e mundshme që mund t’i bëhen atij”. � Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. � Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. � Në rast shkeljeje të pikës 2 të këtij neni, njoftohet Kryeministri për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse. Në rastet e enteve apo institucioneve të tjera qendrore, njoftohet organi prej të cilit ato janë zgjedhur”. � Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, në Ministri ose në institucione të tjera qendrore dhe vendore, kur në to shqyrtohen probleme të ngritura prej tij dhe që lidhen me qarkun ku është zgjedhur”. � Organet shtetërore dhe vendore janë të detyruara të marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat dhe propozimet e bëra nga zgjedhësit, të cilat u paraqiten atyre nëpërmjet deputetit. � Këto organe, brenda 1 muaji, nga data e paraqitjes së tyre, detyrohen të njoftojnë deputetin për mënyrën e trajtimit apo zgjidhjes së tyre”. � Kur deputeti konstaton se një akt normativ i Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore, organeve të qeverisjes vendore ose i administratës publike është i kontestueshëm, i propozon me shkrim organit përkatës rishikimin ose shfuqizimin e tij”. � Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pagës ditore”. � Komisionet, grupet parlamentare dhe deputetët, kanë zyrat e tyre pranë selisë së Kuvendit me stafet e tyre ndihmëse. Kuvendi në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e mazhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim. Në rrethet ku ka përfaqësim vetëm të njërës palë, hapet vetëm një zyrë. Kryetari i Kuvendit, me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, emëron në zyrat përkatëse një specialist, si rregull me arsim të lartë juridik. Kuvendi pajis zyrat me mjetet e nevojshme të punës. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga buxheti i Kuvendit”.


e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Prendi dhe Llupo, brenda javës në gjykatë Tiranë Prokuroria e Tiranës ka

paralajmëruar se brenda javës së ardhshme do të dërgojë në gjykatë dosjen penale ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-majorit, Agim Llupo. Ish-drejtuesi i Gardës, Ndrea Prendi, sipas prokurorisë akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj. Ndërsa mbi Llupon është

ngritur akuza e “vrasjes në rrethana të tjera të cilësuara” ndaj shtetasve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e disa personave që ndodheshin pranë dy viktimave. Burime pranë prokurorisë thonë se hetimi ndaj ish-komandantit të Gardës dhe ish-majorit Agim Llupo tashmë ka përfunduar. Të pandehurit tanimë janë

njohur me akuzat e ngritura nga prokuroria, ndërsa dorëzimi i dosjes në gjykatë është thjesht çështje ditësh. Hetimi më shumë se njëvjeçar i prokurorisë mundi të identifikojë autorët e të paktën tri vrasjeve, por mbetet ende pa emër vrasësi i Aleks Nikës, i cili u qëllua teksa ndodhej pranë kullave binjake përballë Kryeministrisë.

“21 janari”, prokuroria rihetim protestuesve të dhunshëm Policia e kryeqytetit dorëzon në prokurori të gjitha të dhënat e mbledhura gjatë hetimit për organizim të dhunshëm të demonstratës. Prokuroria shfaq interes për fotografitë e personave që drejtojnë grupin e dhunshëm të protestuesve Leonard Bakillari

Tiranë Organizimi i protestës së 21

janarit, një çështje që përfshiu në konflikt publik disa institucione të vendit, tashmë është pjesë e një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme. Relacioni i policisë së kryeqytetit, që sugjeronte pezullimin e hetimeve për organizatorët, pasi nuk ka prova që përfshijnë drejtuesit e opozitës në ‘dirigjimin’ e demonstratës së dhunshme, është shfuqizuar nga Prokuroria, e cila po heton edhe tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Pasi ka marrë dëshminë e të paktën 20 personave, pjesëmarrës në demonstratën e dhunshme, organi qendror i akuzës ka vendosur t’i shkojë deri në fund hetimit të kësaj çështjeje. Burime të rezervuara thanë se Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar zyrtarisht nga policia të gjitha të dhënat që ajo disponon nga hetimet e deritanishme, përfshi foto, video dhe dëshmi të marra për ngjarjet e dhunshme. Disa fashikuj janë nxjerrë nga arkivat e policisë dy ditë më parë dhe janë vënë në dispozicion të grupit hetimor që tashmë është përqendruar në Prokurorinë e Përgjithshme. Interesi i prokurorisë është përqendruar kryesisht tek fotot dhe filmimet që agjentët e policisë kriminale kanë bërë më 21 janar, duke identifikuar të gjithë personat që u shfaqën

Nga protestat e 21 janarit

në krye të protestës duke qëlluar mbi punonjësit e policisë dhe godinën e Kryeministrisë. Policia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së akuzës, duke nxjerrë nga arkivat gjithçka disponon për këtë çështje, përfshi edhe dëshmitë e disa demonstruesve, të cilët kanë pohuar se u është servirur alkool gjatë udhëtimit nga rrethet drejt Tiranës ku do të zhvillohej protesta. Hetuesit kanë marrë në dorëzim dosjen e policisë dy ditë më parë dhe sipas burimeve konfirmohet se materialet e servirura janë kryesisht fotografi të protestuesve të bëra nga agjentët e policisë. Tashmë, dosjet e policisë pritet t’i nënshtrohen një verifikimi të detajuar nga grupi hetimor që është

ngritur për këtë çështje, për të arritur më pas në konkluzionin përfundimtar nëse ka pasur ose jo organizatorë demonstrata e dhunshme e 21 janarit. Prokuroria nuk ka marrë ende në pyetje deputetët e Partisë Socialiste që po hetohen për këto ngjarje, pasi sipas burimeve duhet të kryhen fillimisht një sërë verifikimesh rreth personave pjesëmarrës në demonstratë, një pjesë e të cilëve kanë udhëhequr turmën përgjatë gjithë kohës. Disa prej tyre tashmë janë identifikuar dhe janë pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa me verifikimin e fotove dhe identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës në protestë, organi i akuzës pritet të shtyjë edhe për disa

Hetuesit kanë marrë në dorëzim dosjen e policisë dy ditë më parë dhe konfirmohet se materialet e servirura janë kryesisht fotografi të protestuesve të bëra nga agjentët e policisë kohë marrjen në pyetje të deputetëve Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi. Me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme zgjati edhe me tre

muaj afatet e hetimit të kësaj çështjeje. Ky vendim iu bë i njohur deputetëve të përfshirë në hetim, duke sqaruar edhe arsyet e shtyrjes së hetimit. Aktualisht në këtë çështje është angazhuar një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme dhe disa oficerë të policisë gjyqësore, të cilët kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshi edhe identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës në demonstratën e dhunshme. Në fillim të këtij viti, Prokuroria e Tiranës veçoi aktet dhe dërgoi për kompetencë pranë organit qendror të akuzës dosjen ndaj tre deputetëve socialistë, të cilët duhet të hetohen për ngjarjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit.

Zgjidhen anëtarët e Këshillit, Ina Rama vartësve: Luftoni krimin! Trupa e prokurorëve zgjodhi dje me votim gjashtë anëtarët e Këshillit të Prokurorisë, tre prej të cilëve janë drejtues të prokurorive të Tiranës, Durrësit dhe Fierit Tiranë Prokurorët nga i gjithë vendi zgjodhën dje me votim gjashtë anëtarët e rinj të Këshillit të Prokurorisë, një organ ky me rol këshillimor që ndodhet pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Në mbledhjen ku e pranishme ishte dhe kryeprokurorja Ina Rama, prokurorët votuan tetë kandidaturat e paraqitura, pas përfundimit të mandatit trevjeçar të anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë. Me shumicë votash u përzgjodhën si anëtarë të Këshillit prokurorët Hysen Keta, Sokol Malaj,

Altin Binaj dhe Besnik Cani. Prokurori Cani, i cili mban dhe detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, zgjidhet për herë të dytë si pjesë e Këshillit të Prokurorisë. Për herë të parë në këtë organ do të bëjnë pjesë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, ai i Durrësit, Altin Binaj, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Hysen Keta dhe prokurorja e Apelit Korçë, Irma Bali. Në garë për vendet vakante të Këshillit ishin edhe dy prokurorë të tjerë, Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Dritan Gina, prokuror në Prokurorinë e Durrësit, por pas votimit dy prokurorët nuk morën votat e nevojshme për të qenë pjesë e Këshillit të Prokurorisë. Mësohet se është tërhequr në momentet e fundit nga gara drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës, Përparim

Anëtarët e Këshillit të Prokurorisë • Hysen Keta, Prokuroria e Përgjithshme • Irma Bali, Prokuroria e Apelit Korçë • Dritan Peka, Prokuroria e Apelit Tiranë • Sokol Malaj, drejtues i Prokurorisë së Tiranës • Altin Binaj, drejtues i Prokurorisë së Durrësit • Besnik Cani, drejtues i Prokurorisë së Fierit Ina Rama

Kulluri, i cili kishte vendosur të rikandidonte pas përfundimit të mandatit. Sipas formulës së përbërjes së Këshillit të Prokurorisë, dy përfaqë-

suesit e Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka dhe Irma Bali janë bërë pjesë e Këshillit pa votim, pasi në garë nuk kishte kandidatë të tjerë nga Apeli. E

pranishme në mbledhjen e prokurorëve, kryeprokurorja Ina Rama u bëri apel vartësve të saj të mos bëjnë kompromis me të keqen dhe të luftojnë krimin, i cili aktualisht është në nivele të larta. “Kemi arritur rezult a t e p o z i t iv e , p o r j e m i t ë ndërgjegjshëm se jo të gjitha prokuroritë e rretheve, apo sektorë të ndryshëm, kanë të njëjtin ritëm dhe të njëjtin angazhim në përmbushjen e detyrave të tyre”, - tha kryeprokurorja Ina Rama. Sipas saj është detyrë e prokurorëve si dhe e drejtuesve, në rritjen e mëtejshme të përgjegjësisë në detyrë, në një angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave që na ngarkon ligji, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe fenomeneve të tjera shqetësuese të shoqërisë.


8

MAPO

e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

rrethe

Priste predha me gurë fleksibël, plagoset 30-vjeçari Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një predhe dje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Isa Boletini” të këtij qyteti, brenda banesës së 30-vjeçarit Florian Kamberi, i cili së bashku me 31-vjeçarin Renato

Cenko kanë qenë duke prerë me gurë fleksibël disa predha të vjetra të mbledhura në det. Si rezultat i shpërthimit, është plagosur Florian Kamberi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq uniformat blu kanë

mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Prej kohësh banorë të ndryshëm në Vlorë e kanë kthyer në burim jetese mbledhjen e predhave të vjetra të hedhura në det, për t’i shitur për skrap.

Vrau kambistin në qendër të Fierit, 18 vjet burg të riut, motivet misterioze Prokuroria kërkoi 23 vite burgim për 26-vjeçarin, i cili pasi vrau kambistin duke e therur në vendin e tij të punës, tentoi të vriste veten me thikë në qendër të qytetit Gjykata e Fierit ka dënuar me 18 vjet heqje lirie të pandehurin për vrasjen e kambistit 55-vjeçar E. Spahia në qendër të qytetit të Fierit, në fund të gushtit të vitit të kaluar, ndërsa ende nuk janë zbardhur motivet e krimit, edhe pse dyshohet se viktima dhe vrasësi kishin marrëdhënie intime. Me dënimin e dhënë pak ditë më parë, 26-vjeçari Dilaver Adushaj duhet të kryejë 12 vite burg, pasi ai kërkoi gjykimin e shkurtuar, çka sjell uljen e një të tretës së dënimit. Vendimi

Një seancë para dhënies së vendimit, Prokuroria e Rrethit Fier kërkoi dënimin me 23 vite burg për 26-vjeçarin e akuzuar për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Por pas kërkesës së palës mbrojtëse të të pandehurit, gjykata ka vendosur të japë një masë më të lehtë nga ajo e kërkuar prej prokurorisë. Pas dhënies së vendimit, prokuroria e ka ankimuar atë në Gjykatën e Apelit të Vlorës, si të pabazuar në ligj e në prova. Gjatë shqyrtimit gjyqësor dolën në dritë detaje jo të zakonta për sa i përket motivit të ngjarjes. I akuzuari 26-vjeçar Adushaj ka pretenduar para hetuesve gjatë marrjes në pyetje në cilësinë e të pandehurit, se e ka kryer vrasjen e kambistit 55-vjeçar pasi ai i bënte shantazh prej rreth dy vitesh. Madje ka shtuar se ky shantazh i kryhej me qëllim zhvatjen e të hollave.

Autori i krimit, Dilaver Adushaj, pak minuta pas ngjarjes

Motivet

Sipas Adushajt, i ndodhur në kushtet e presionit psikologjik, kur viktima i kishte kërkuar dhe marrë deri para ngjarjes rreth 5 700 euro dhe të nesërmen e ngjarjes i kërkonte edhe 300 euro të tjera, ka vendosur ta vrasë duke menduar që më pas të vriste dhe veten”, - thuhet në kërkesën për gjykim të prokurorisë, që i është parashtruar edhe trupit gjykues. Por Prokuroria, pas verifikimit të pretendimeve të 26-vjeçarit, ka konstatuar se mes tij dhe viktimës nuk ka pasur asnjë thirrje telefonike. Për këtë arsye nuk është provuar pretendimi i tij lidhur me motivin, ndërsa dyshohet se mes dy personave ka pasur një marrëdhënie të til-

lë shantazhi që edhe ka shtyrë të riun drejt krimit. Më herët ai e kishte plagosur kambistin me thikë në shpatull, ndërsa sulmi i dytë disa javë pas të parit ka qenë fatal. Ngjarja

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se më datë 28 gusht 2011, në qendër të qytetit të Fierit, pranë një njësie të këmbimit valutor është gjetur i vrarë shtetasi E.Spahia 55 vjeç, ndërkohë që autori i vrasjes është larguar nga vendi i ngjarjes, por në ato momente është rrethuar nga policia. Vetëm pas negociatave me punonjësit e policisë ai ka pranuar të dorëzohet. Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Spahia ka qenë i

Viktima Ethem Spahia

Nuk është provuar pretendimi i tij lidhur me motivin, ndërsa dyshohet se mes dy personave ka pasur një marrëdhënie të tillë shantazhi që edhe ka shtyrë të riun drejt krimi vetëpunësuar në një njësi të këmbimit valutor në afërsi të rrethrrotullimit kryesor në qendër të qytetit të Fierit. Më datë 28 gusht 2011, teksa ishte duke punuar, brenda njësisë së tij është futur i riu Adushaj. Me një

Plehrat, gati projekti që zgjidh për 50 vjet pastrimin e Elbasanit Të gjithë faktorët politikë lokalë kanë rënë dakord për të miratuar planin, ndërsa ai do t’i paraqitet qeverisë nga një komision trepalësh, që përfshin bashkinë e kontrolluar nga të majtët dhe qarkun që drejtohet nga të djathtët Elbasan-Projekti i fushës së re të depozitimit të plehrave për qytetin e Elbasanit do t’i dorëzohet të hënën kryeministrit Sali Berisha. Komisioni i përbërë nga kryetari i bashkisë, z. Qazim Sejdini; kryetari i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj;dhe drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Adi Madhi, do t’i dorëzojnë Kryeministrit projektin për fushën e re të plehrave për Elbasanin e më gjerë. Komisioni është ngarkuar nga Këshilli Bashkiak që të ndjekë të gjitha hapat për t’i dhënë fund shqetësimit më të madh që ka ko-

muniteti i Elbasanit. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, deklaroi se “projekti është gati dhe ka përfunduar brenda afateve të përcaktuara”. Vend depozitimi i ri i fushës së mbeturinave do të jetë dampa e Kombnatit Energjetik në përbërje të Kombinatit Metalurgjik. Kjo dampë ndodhet në anën jugore të zonës industriale dhe ishte projektuar për të depozituar mbetjet teknologjike dhe skorie të Kombinatit Metalurgjik. Dampa është një gropë gjigante e aftë të depozitojë miliona tonë mbeturina, duke zgjidhur kështu për rreth 50 vjet problemin e depozitimit të plehrave të Elbasanit dhe periferisë së tij. Firma projektuese është nga Italia dhe ka dorëzuar këto ditë 5 fashikujt me studimin e plotë në Bashkinë e Elbasanit. Firma zbatuese gjithashtu do të jetë italiane dhe me eksperiencë në këtë drejtim, pasi ka ndërtuar vend depozitime të tilla në disa komuna të Romës në Itali. Sipas projektit, plehrat e de-

pozituara në këtë vend do të izolohen në mënyrë hermetike, jo me dhe, por me material të posaçëm prej polietileni, duke mos lejuar emetimin në ajër të gazrave dhe mbetjeve toksike. Gazi që do të krijohet në brendësi të fushës do të thithet me tubacione të veçanta dhe do të përdoret për djegie, duke vënë në punë një turbinë të posaçme e

cila do të prodhojë energji. Ndërsa ujërat e grumbulluara nga kullimi i mbeturinave do të përpunohen e do të përdoret si ujë industrial. Ky ujë nuk do të ketë mundësi të depërtojë në drejtim të lumit Shkumbin, pasi kështu do të shkaktonte një katastrofë të vërtetë ekologjike në këtë lumë. Sipas projektit, të gjitha shpenzimet do të kryhen nga firma ndërtuese. Përfitimi i saj do të jetë taksa që do të aplikohet nga kostoja që del për ton plehra, shumë të cilën do ta paguajë në një shtrirje gjithë vjetore bashkia dhe komunat që do të bëhen pjesë e këtij projekti. Firma është e interesuar të lidhë kontrata afatgjata me pushtetin vendor në mënyrë që investimi të mos shkojë dëm me ndryshimin e qeverisjeve dhe drejtuesve të pushtetit vendor. Kështu fusha e re pritet që të lidhë kontrata 50 deri në 100-vjeçare. Sipas specialistëve, kosto më e madhe për firmën është riciklimi i kësaj fushe pas 40-50 vjetësh, kur ajo të jetë e mbushur me mbetje. Fatos Salliu

thikë që ka pasur në dorë, 26-vjeçari i është drejtuar viktimës dhe duke e kapur nga prapa, me një lëvizje të vetme e ka goditur duke e prerë në pjesën e fytit dhe më tej është larguar. Në këtë moment viktima është kthyer dhe ka marrë rrugën që del nga njësia e tij, ku pasi ka përshkuar 10 metra është rrëzuar përtokë, ku edhe është gjetur nga dëshmitarët. Ndërsa i pandehuri është larguar dhe rreth 200 metra nga vendi ngjarjes, është rrethuar nga forca të shumta policore. I riu ka tentuar të vrasë veten duke shkaktuar momente shoku për ata që e panë me një thikë që e kishte vënë në fytin e tij, por pas rreth 45 minutave ai është dorëzuar.

Aksidenti

Rëndë në spital 27-vjeçari, u përgjum në timon Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në autostradën Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur dje pranë fshatit Bishqethem në Lushnjë. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit me targa te TR 9654 P ka qenë duke udhëtuar nga Tirana për në Vlore. I aksidentuari është Besmir Beqiri, 27 vjeç, nga Tirana. Automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Sipas policisë rrugore, mendohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia me të cilën ai po udhëtonte. Kanë qenë fermerët e zonës të cilët kanë lajmëruar uniformat blu dhe ambulancën. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

9

MAPO

INSTAT: Shqiptarët ulin konsumin e ushqimeve Shqiptarët kanë tkurrur shpenzimet për produktet ushqimore. Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë me pakicë në 3-mujorin e katërt të vitit të kaluar, flasin për një ulje të konsumit. Kjo tregon se efektet e krizës në eurozonë janë ndjerë edhe në ekonomitë e familjeve shqiptare, të cilat kanë frenuar konsumin ndaj produkteve ushqimore dhe disa shërbimeve të tjera. Ulja në masën 2.5 për qind është ndjerë kryesisht në grupin e ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Por kur

bëhet fjalë për mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve, shqiptarët nuk kursejnë aq shumë sa për shërbimet e tjera, pasi sipas INSTAT-it, ky tregues është rritur me 35 %. Me një ulje prej 13 % paraqitet edhe tregtia me pakicë e karburanteve. Ulja e konsumit nga shqiptarët është konstatuar edhe nga një raport i fundit i BERZH-it, sipas të cilit, 60 për qind e familjeve shqiptare kanë pohuar se janë prekur nga kriza. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të INSTAT-it, për

3-mujorin e katërt 2011 indeksi i punësimit në “Tregtinë me pakicë” në tremujorin e katërt të këtij viti u ul me 2.4 për qind. Por në tregtinë dhe riparimin e automjeteve, indeksi i punësimit në këtë 3-mujor është rritur me 3.8 për qind.  Por, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në tërësi është rritur 0.2 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 6.8 %.

Halimi: Ja si do të funksionojë Gjykata Administrative për biznesin

Bien prurjet valutore, rritet përdorimi i lekut Banka e Shqipërisë në një raport të fundit tregoi se përdorimi i lekut është rritur nga 90 % e bizneseve gjatë vitit 2011. Ja të gjitha arsyet që kanë çuar në përdorimin më të madh të monedhës vendase... Blerina Hoxha

Kriza ekonomike ka nxitur përdorimin e monedhës vendase, lekut. Banka e Shqipërisë, në një raport të fundit për stabilitetin financiar ka vënë në dukje se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011, përdorimi i monedhës së huaj ka rënë, pasi veprimtaria e bizneseve është realizuar kryesisht në lekë për 90.3% të bizneseve, rreth 1.5 pikë përqindje më tepër se një gjashtëmujor më parë. Por duke analizuar zhvillimet e fundit, përdorimi i lekut në ekonomi kundrejt euros është rritur edhe për disa arsye të tjera. Së pari, prurjet valutore nga jashtë në formën e investimeve të huaja direkte dhe prurjeve nga emigrantët janë në rënie. Së dyti, bankat e huaja mëmë që kanë degët e tyre në vendin tonë, kanë ulur fondet dhe për pasojë edhe kreditimin në euro. Së treti, Banka Qendrore nëpërmjet politikave të saj ka stimuluar kreditimin në lekë për të ulur riskun nga kursi i këmbimit. Së katërti, vetë biznesi dhe konsumatorët i kanë dhënë përparësi përdorimit të lekut nisur nga kriza në eurozonë dhe nga një

shpërbërje e mundshme e euros. Të gjitha bankat që ofrojnë kredinë për shtëpi kanë ofertat e tyre në lekë, ndryshe nga dy vite më parë, që duket se janë më interesante se ato në euro. Sipas një studimi të para disa viteve të Bankës së Shqipërisë, zëvendësimi i lekut me euron është 36 për qind. Në vende të tjera të rajonit, zëvendësimi i monedhave kombëtare me euron është më i lartë. Qëkur euro u fut fizikisht në tregje në vitin 2002, konsumatorët shqiptarë, biznesi dhe institucionet e kanë vlerësuar si një valutë të besuar dhe të fortë për të mbajtur kursimet, për të kryer transaksionet d h e i nv e s t i m e t g j i t h a s h t u . Dalëngadalë, afeksioni për dollarin që ishte po kaq popullor para 5 vitesh u zhvendos ndaj euros, por institucionet duket se ende nuk kanë harmonizuar raportimet. Ekonomitë private që nga dalja e euros në qarkullim për të shmangur humbjet që solli zhvlerësimi i dollarit,

Biznesi dhe konsumatorët i kanë dhënë përparësi përdorimit të lekut, nisur nga kriza në eurozonë dhe nga një shpërbërje e mundshme e euros

nisën të shesin banesat në euro, të ruanin kursimet po në këtë valutë. Shërbimet e arsimit, transportit detar dhe ajror ofrohen në euro dhe pjesa më e madhe e shërbimeve turistike nga vendasit ofrohen në monedhën europiane. Por në kulmin e përdorimit të saj, zhvillimet në Greqi dhe eurozonë kanë stepur përdoruesit e euros. Këtë fakt e evidenton edhe banka e Shqipërisë. Sipas saj, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2011 evidentohet një rritje e kredisë së re në monedhën vendase dhe në dollarë amerikanë me 15.4% dhe 116.6%, në nivelet 58.4 miliardë lekë dhe 15.5 miliardë lekë. Ndërkohë, shënohet rënie e kredisë së re akorduar në monedhën europiane me 3%, duke zbritur në 77.6 miliardë lekë. Në gjysmën e dytë të vitit 2011, norma mesatare e interesit për kreditë në lekë rezultoi me një ulje prej 0.9 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit. Ajo shënoi mesatarisht vlerën 11.5%. Sektori i biznesit ka përfituar kushte lehtësuese për kredinë e re në lekë në formën “overdraft”, pasi norma e interesit mesatar për këtë kategori ka rënë me rreth 2.3 pikë përqindje në nivelin 10.4%. Nga ana tjetër, norma mesatare e interesit për kreditë në euro për të njëjtën periudhë është rritur, duke regjistruar një vlerë mesatare rreth 7.5%, nga 7.4% në gjashtëmujorin e kaluar. Depozitat e reja me afat, të pranuara nga sektori bankar në euro ishin 2.1 miliardë euro, duke rënë m e 5 0.7 % n ë k r a h a s i m m e gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010.

“Gjykata Administrative e Tiranës Presidentit dhe me propozim të minështë në proces tenderimi nga zyra istrit të Drejtësisë, i cili do të shikojë e administrimit të buxhetit gjyqësor dhe do të marrë përsipër edhe zgjiddhe sipas parashikimeve pritet të hjen e infrastrukturës se ku do të përfundojë deri në fund të këtij viti, vendoset kjo gjykatë. Ai tha se drafpo ashtu edhe Gjykata e Apelit Ad- ti që kalon në parlament ka të bëjë ministrativ për Tiranën”, - tha dje me krijimin e trupës gjyqësore të ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, Gjykatës Administrative, e cila do të i cili shpjegoi procedurat e krijimit jetë nga gjyqtarë që janë aktualisht të kësaj gjykate. “Ndërkohë që do të në detyrë, pra nuk do të ketë prurje të reja nga gjyqërishikohet edhe ve n d o s j a e 5 “Gjykata Administrative e Shkal- sori apo jashtë gjyqësorit, por gjykatave të tjera lës së Parë Tiranë do të ketë një do të jenë gjynë hapësirat përnumër prej 14-18 gjyqtarësh. qtarët që janë katëse. Fillimi i aktualisht, të vitit të ardh- Gjykata e Shkallës së Dytë e shëm, janari apo Apelit do të ketë 6-8 gjyqtarë. Ajo cilët do të shprehin dëshirën për shkurti saktëso- nis nga funksioni në fillim të vitit jnë edhe proce- të ardhshëm, rreth muajit janar të t’u bërë pjesë e Gjykatës Addurën e fillimit të 2013-ës”, - tha Halimi ministrative, do funksionimit të t’i nënshtrohen g jykatave administrative. Por kjo është pjesa e in- një provimi dhe vetëm në bazë të frastrukturës”, - tha ministri. Ai vlerësimit të provimit ata do të marshtoi se sipas parashikimeve ligjore rin emërimin. “Ky ishte konsensusi dhe asaj që u diskutua në komisio- që u arrit në komisionin e Ligjeve. I nin e Ligjeve, pritet që të krijohen 6 gjithë ky proces gjatë këtyre muajve gjykata të nivelit të parë, një gjykatë do t’i shërbejë hapjes së gjykatave adapeli dhe një kolegj i lartë adminis- ministrative, fillimit të funksionimit trativ. “Ka dy momente për fillimin të tyre, që unë besoj se do të jetë në file punës së gjykatave administrative; lim të vitit të ardhshëm, rreth muajit i pari është hyrja në fuqi e ligjit, dhe janar të 2013-ës”, - tha ministri. Afërmomenti i dytë është momenti kur sisht, nga ato pjesë të raportit dhe studo të fillojë të funksionojë Gjykata dimit që janë kryer nga ‘Euralius’ Administrative”, - tha kreu i Drejtë- parashikohet që Gjykata Administrasisë. Halimi theksoi se kjo është tive e Shkallës së Parë Tiranë të ketë parashikuar që të bëhet me dekret të një numër prej 14-18 gjyqtarësh.

Eduard Halimi

Merkel, e ashpër me Hollande: Pakti Fiskal i Europës nuk do preket Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përmes deklaratave të saj në shtypin gjerman i ka dërguar kandidatit socialist francez për postin e presidentit mesazhe të qarta për të ardhmen e BE-së. Duke iu referuar premtimeve elektorale të Hollande se, nëse do të jetë në krye të Francës, do të bëjë të mundur edhe ndërhyrjen në Traktatin europian mbi Paktin Fiskal, Merkel i është përgjigjur se do të diskutojmë për rritjen, për planet e rritjes, që do të jenë shtylla bazë e Paktit Fiskal dhe luftës kundër krizës, por sipas saj, ky pakt nuk do të preket dhe do të lihet ashtu siç është. Pra, nuk mund të preket dhe as të rinegociohet. Për kancelaren gjermane, “Pakti Fiskal që përfshin një koordinim të plotë, një kontroll të kryqëzuar dhe një forcim të

politikave të kontrollit të shpenzimeve publike në vendet anëtare të eurozonës, ka qenë fryt i negociatave të vështira dhe nuk mund të vihet sërish në diskutim”, - ka thënë Merkel. Më tej ajo ka sqaruar se Pakti Fiskal nuk është i negociueshëm, pasi është firmosur nga 25 krerë të qeverive të BE-së. Por nga kandidati socialist francez ka ardhur përgjigjja se nuk është Gjermania ajo që vendos për të gjithë Europën. “Përkrah politikave të shëndosha të financave publike, edhe tema e rritjes është e rëndësishme dhe prej kohësh është pjesë e rëndësishme e politikës sonë”, - ka theksuar Merkel, duke shtuar se kjo nuk ndryshon asgjë në parimet bazë të politikës gjermane të stabilizuara në BE.


OpEd 10

MAPO

e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Pasioni femëror në raport me mashkullorin është si epika në raport me epigramin.

02

Ai që ia del pa përlëvdimet e turmës nuk ia heq vetes mundësinë që të jetë ndjekësi i vetes.

03

Nga Bujar Kapexhiu

Si sundohet dhe futet në luftë bota? Diplomatët gënjejnë gazetarët dhe i besojnë ato që shohin të printuara. Karl Kraus, shkrimtar austrikak

Si do të kujtohet presidentja Jahjaga? N

ë legatën pozitive të presidentit Rugova është rezistenca paqësore e në atë të presidentit Sejdiu është udhëheqja e Ekipit të Unitetit drejt shpalljes së pavarësisë. Presidentja Jahjaga ka përpara vetes një mundësi të veçantë legate. Të vendosë nëse do ta radhisë shtetin në një grup me vendet demokratike, apo ato autokratike. Nëse e kthen mbrapsht Kodin problematik Penal, do të mbahet mend për të parën, nëse e lejon - do të kritikohet për të dytën. Është zgjedhja e saj “ZONJA PRESIDENTE, më falni, por nuk mund t’ju premtoj asgjë. Në qoftë se dikush nesër kërkon që t’ia zbulojë burimin, unë do t’ia tregoj të gjitha që i thamë këtu!”. Këto ishin fjalët që ia thashë me shpoti presidentes Jahjaga gjatë pritjes që ajo na bëri një grupi kryeredaktorësh dhe redaktorësh të mediave qendrore në Kosovë, ku iu bë e qartë pakënaqësia e komunitetit gazetar lidhur me dy nenet problematike të Kodit Penal të aprovuar të premten nga Kuvendi. Presidentja, si shefe e shtetit, ka mbetur instanca e fundit ku mund të mbështeten shpresat jo vetëm të gazetarëve, por të gjithë atyre që dëshirojnë avancimin e demokracisë në Kosovë, për të kthyer mbrapsht në Kuvend Kodin Penal që do të ndikojë në mbylljen e gojës për median e lirë. Pra, bëhet fjalë për nenin 37 dhe një pjesë të nenit 38, ku parashihet edhe burgimi për kryeredaktorët, botuesit, shtypshkronjësit dhe prodhuesit, respektivisht zbulimi i burimit të informatës. Në qoftë se presidentja Jahjaga nuk e ndërmerr një veprim të këtillë nën kompetencat që ia jep Kushtetuta, atëherë natyrisht se edhe të gjithë ne gazetarët që kemi qenë në këtë takim do të detyroheshim me ligj të tregonim se çfarë ka thënë secili prej nesh aty, përfshirë edhe vetë Presidenten, ndonëse takimi ka pasur karakter off the record. Askush s’e do burgun, apo jo?! NË KËSO SITUATASH absurdi do të mund të ndodhej Kosova në qoftë se zyrtarizohen dy nenet e mbrapshta. Do të mund të denigrojë në përmasa të paparashikueshme liria e shprehjes dhe e informimit, që do të çojë pashmangshëm në zvetënimin e lirisë së

koment

Adriatik Kelmendi

Presidentja, si shefe e shtetit, ka mbetur instanca e fundit ku mund të mbështeten shpresat jo vetëm të gazetarëve, por të gjithë atyre që dëshirojnë avancimin e demokracisë në Kosovë, për të kthyer mbrapsht në Kuvend Kodin Penal që do të ndikojë në mbylljen e gojës për median e lirë. Pra, bëhet fjalë për nenin 37 dhe një pjesë të nenit 38, ku parashihet edhe burgimi për kryeredaktorët, botuesit, shtypshkronjësit dhe prodhuesit, respektivisht zbulimi i burimit të informatës

përgjithshme dhe demokracinë e brishtë në vend. Kjo pasi që gjithçka do të fillojë të sillet rreth e qark në një spirale që çon tatëpjetë. Paramendoni një situatë të aplikimit të nenit të parë. Çka do të kishte faj ai përgjegjës shtypshkronje, në qoftë se unë në këto radhë që po i shkruaj bëj shkelje të atilla që do të duhej të sanksionoheshin sipas Kodit Penal? A do të duhej që ai shtypshkronjës ta lexonte gjithë përmbajtjen e gazetës që zakonisht ka rreth 50 faqe, përpara se të shtypte butonin e makinës rotative?! Ose mos ndoshta do të duhej të ulej e ta plotësonte edhe fjalëkryqin, në mënyrë që të hetojë nëse ka ndonjë fjalë që do të cilësohet si shpifje e sanksionuar?! Kuptohet, në praktikë kjo është e pamundur, pasi që logjikisht atij do t’i nevojitej një gjysmë dite për të lexuar g jithë përmbajtjen e gazetës dhe kështu të vononte për një ditë daljen e saj nga shtypi! Praktikisht, kështu do të kolapsonte i gjithë spektri i shtypit të shkruar. Dhe kjo është një ndër absurditetet kolaterale të nenit 37. Të tjerat kanë të bëjnë me mundësinë e burgosjes së përgjegjësve të përmbajtjes në media. GJITHMONË KAM QENË ithtar i idesë se informata është dije, dija është forcë, e forca është armë armë që ndihmon në arritjen e qëllimeve dhe idealeve të individit ose të shoqërisë në përgjithësi. Së këndejmi, dallimi përse një gazetar dallohet në një shoqëri demokratike nga qytetarët e tjerë të shtetit nuk është se ai domosdo është ndonjë soj i veçantë i qytetarit, porse me dërgimin e një gazetari në burg – mbyllet një gojë. Një gojë që do të duhej të informonte qytetarët e tjerë të atij vendi e më gjerë se çka po ndodh. Është kaq e thjeshtë. E duke ua mbyllur gojën atyre që do të duhej të informonin, kjo ndikon drejtpërdrejt edhe në privimin e të drejtës për informim të të gjithë qytetarëve, qofshin ata politikanë ose votues, shërbyes ose të shërbyer, pa dallim. Si rrjedhojë, pashmangshëm që përfundohet në një shoqëri të kontrolluar, që informohet në mënyrë seleksionuese dhe jo për të gjitha ato që në parim mendohet se do të duhej. Kjo do të çonte drejt formimit të një shoqërie të painformuar. Duke qenë pa informata, atëherë nuk do të mund të zhvillo-

Korrektësi ligjore

hej as dija, e cila lëndë të parë e ka informatën. E pa dije asnjë shoqëri nuk do të kishte kurrfarë fuqie, e pa fuqi nuk do të mund të kishte mundësi të krijonte pozicione për t’u zhvilluar. Gjithsesi, se të gjitha këto i kanë pasur mirë të ditura të gjitha ato vende të Bashkimit Europian, që me kohë i kanë larguar nenet e rrezikshme për punën e medias dhe të informimit në përgjithësi nga kodet e tyre penale. Ato i ka hequr edhe shteti i fundit që aderon në BE, Kroacia. Nene të këtilla kanë mbetur ende vetëm në shtete të rajonit që nuk shquhen fare për lirinë e mediave, si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. A dëshirojmë ne të jemi me BEnë apo me shtetet e pareformuara ish-komuniste? EDHE PRESIDENTJA JAHJAGA mund të përgjigjet në këtë pyetje. Me cilën bashkësi shtetesh dëshiron ta shohë shtetin të cilin e udhëheq? Ajo e ka një rast të artë përpara për të dëshmuar se, megjithatë, mund të jetë personalitet që pamundëson lajthitjet e mundshme të institucioneve të ndryshme të shtetit. Një rast për t’u mbajtur mend. Për t’i mbetur si legatë pozitive, edhe në kohën kur nuk do të jetë më presidente. Për shembull, në legatën e presidentit Rugova, ndër të tjera, gjithmonë do të përmendet dalja e tij në ballë të një lëvizjeje të rezistencës paqësore kundër një prej diktatorëve më të mëdhenj të shekullit XX. Në legatën e presidentit Sejdiu do të mbetet udhëheq ja e Ekipit të Unitetit, që mundësoi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës sipas Planit të Ahtisaarit. Presidentja Jahjaga ndoshta përgjatë një viti në shërbim nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të shënuar legatën e saj, por përpara e ka një mundësi. Të vendosë nëse do ta radhisë shtetin që udhëheq në një grup me vendet demokratike, apo ato autokratike. Nëse e kthen mbrapsht Kodin, gjithsesi do të mbahet mend për të parën, por nëse e lejon - do të kritikohet për të dytën. Është zgjedhja e saj.

Ajo e ka një rast të artë përpara për të dëshmuar se, megjithatë, mund të jetë personalitet që pamundëson lajthitjet e mundshme të institucioneve të ndryshme të shtetit. Një rast për t’u mbajtur mend. Për t’i mbetur si legatë pozitive, edhe në kohën kur nuk do të jetë më presidente. Për shembull, në legatën e presidentit Rugova, ndër të tjera, gjithmonë do të përmendet dalja e tij në ballë të një lëvizjeje të rezistencës paqësore kundër një prej diktatorëve më të mëdhenj të shekullit XX. Në legatën e presidentit Sejdiu do të mbetet udhëheqja e Ekipit të Unitetit, që mundësoi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës sipas Planit të Ahtisaarit


E diel, 13 qershor 29 prill 2012 2010 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Jemi pra, potencialisht, para një filmi të vjetër: në aulën e Parlamentit shqiptar mund të na shfaqet edhe njëherë ‘kërcënimi’ i një kandidature tre-kokëshe, duke përsëritur skenarin e 2007ës; Nano, Ceka dhe një kandidat politik nga PD-ja. Zhvillimi mund të jetë katërcipërisht i kundërt: kandidati politik mund të rrëzohet për një prej dy kandidatëve të konsultuar — Alfred Lela

A do të marrë rrugë tjetër ‘Tenderi’ për Presidentin? K

onfliktualiteti është bërë bashkudhëtar i përhershëm, i lodhshëm dhe i bezdisshëm i luftës për pushtet në skenën politike të Shqipërinë midis mazhorancës dhe opozitës, i cili e ka paralizuar politikisht vendin prej disa vjetësh, shqetësim ky i shprehur sistematikisht nga ndërkombëtarët, duke çuar në dështimin për herë të dytë të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, kur fqinji ynë Serbia, me gjithë hallet e saj, e fitoi atë privilegj. Shfaqja e radhës e kësaj lufte për pushtet ka marrë dimensione të reja para zgjedhjes së Presidentit të ri në qershor, diçka e parashikuar shumë kohë më parë jo vetëm nga diplomatët e huaj në Tiranë dhe organizata përkatëse ndërkombëtare dhe media, bile edhe botërore, por edhe nga njerëzit e thjeshtë, ne shqiptarët. Dhe shfaqja vazhdon me uljet e ngritjet e ‘siparit’ të saj, me propozime e kundërpropozime të shoqëruara edhe me kërcënime të ndryshme, por çka është më e dukshme gjatë këtyre ditëve është ajo që tha pak ditë më parë një gazetar: “Tenderi për Presidentin e ri ka hyrë në rrjedhën e vet më të fortë”. Është e qartë se të dy kampet i kanë hapur tenderat, dikush haptazi, dikush nën rrogoz dhe të gjithë, të paktën publikisht, i bien rreth e rreth mundësisë për të gjetur një president në konsultime me forcat politike. E në këtë mes së fundmi bie në sy ajo që deklaroi kryeministri Sali Berisha në Uashington, për herë të parë pas bisedimeve me zyrtarët e lartë atje, se bisedime do të zhvillohen me opozitën për Presidentin e ri. Por fjala konsensual duket si tabu. Ndërkohë, lista e kandidatëve presidencialë është duke u zgjatur e stërzgjatur dhe, për mirë apo keq, kjo tashmë është bërë tema kryesore e medias së shkruar dhe vizive dhe analistët e zakonshëm që i shikojmë gati për ditë i janë vënë punës me biografitë e këtij apo atij kandidati, me vlerat e cilësitë e mira e të këqija të këtij apo atij, për të mos shkuar më larg. E një ditë e tha me humor të hollë një analist: duhet shikuar se mos na del emri edhe ne gjëkundi! Sigurisht askush brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk mund ta harrojë sesi u zgjodh presidenti i tanishëm Bamir Topi më 20 korrik të 2007, kur një grup deputetësh të Partisë Socialiste, besnikë të ish-liderit socialist Fatos Nano, bënë që zgjedhja e tij në raundin e katërt nga Par-

opinion

Genc Mlloja

Ndërkohë, lista e kandidatëve presidencialë është duke u zgjatur e stërzgjatur dhe, për mirë apo keq, kjo tashmë është bërë tema kryesore e medias së shkruar dhe vizive dhe analistët e zakonshëm që i shikojmë gati për ditë i janë vënë punës me biografitë e këtij apo atij kandidati, me vlerat e cilësitë e mira e të këqija të këtij apo atij, për të mos shkuar më larg. E një ditë e tha me humor të hollë një analist: duhet shikuar se mos na del emri edhe ne gjëkundi!

lamenti të mos a çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Tani çështja qëndron këtu: a do të përsëritet historia? Me sa shikojmë e dëgjojmë, shqiptarët e thjeshtë, edhe pse të zhgënjyer nga performanca e politikanëve të tyre, nuk do ta preferonin një përsëritje të asaj historie, e cila ‘prodhoi’ një President i cili po krijon forcën e tij politike, çka është në të drejtën e tij të ligjshme. Nuk mund të mos lë pa vënë në dukje se edhe vendet mike të Shqipërisë, dhe veçanërisht Bashkimi Europian, do të parapëlqenin që një gjë e tillë të mos ndodhte; për më tepër, ata nuk do të donin që Shqipëria të zhytet prapë në një spirale krize duke i harxhuar forcat e veta në një lojë të tillë, me thënë më të paktën. Por nuk ka dyshim askush se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për të kapërcyer fazat e zgjedhjes drejt e në mënyrë demokratike të një kryebashkiaku, të një deputeti dhe për më tepër të një kryetari shteti, në mënyrën më demokratike, në përputhje me nevojat e popullit dhe të vendit dhe të kërkesave të botës demokratike. Kësisoj nuk ka ditë që nuk jemi dëshmitarë të takimeve e bisedimeve në skenë e prapaskenë, disa shumë të çuditshme dhe të papritshme, ndërmjet politikanëve të cilët janë deklaruar armiq të përjetshëm, deri edhe para pak ditësh dhe një rifreskim i shpejtë i kujtesës bën çdo shqiptar të vrasë mendjen se ku shkuan gjithë ato sharje, akuza për kontrabandë, trafiqe dhe përfitime të paligjshme, vjedhje etj. etj. kundër njëri-tjetrit. Por ndoshta ndonjë rreze drite do të duket në horizont në ditët e ardhshme se, ma do mendja, arsyeja do të mbizotërojë pas takimeve që disa politikanë shqiptarë të krahëve të ndryshëm politikë kanë pasur në disa vende mike ku, do të besoja, ndonjë këshillë apo sugjerim u është thënë, që t’u japin shqiptarëve një president sikurse e kërkojnë normat demokratike. Tenderi presidencial nuk ka pse mos të vazhdojë, nuk prish punë; por të paktën le të lihet Shqipëria larg tensioneve të reja të shtuara, që e kanë lodhur popullin e saj dhe, pse jo, edhe vendet mike, përfaqësuesit e tyre në Tiranë, dhe veçanërisht ata të Bashkimit Europian, të Organizatës për Bashkëpunim dhe Sigurim në Europë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha kthehet nga Amerika me Presidentin e konsultuar editorial

Alfred Lela

Ndërsa e gjithë kjo kthesë e re do marrë trajtat e saj brenda dialektit politik të Tiranës, po në Tiranë është materializuar, edhe pse nën një shenjë të përsëritur, ajo që u ngjiz në Uashington

K

ryeministri Berisha në një intervistë për Zërin e Amerikës ka pranuar se Presidenti i ardhshëm mund të dalë nga konsultat. Ai nuk ka harruar të përmendë Kushtetutën, natyrisht, duke i qëndruar mendimit se kreu i shtetit, pavarësisht bisedimeve, duhet zgjedhur sipas Kushtetutës. Por qëndrimit të tij të mëparshëm, të shndërruar thuajse në aksiomë, nuk ka munguar t’i shtojë edhe kujtimin e katër viteve të shkuara kur, në konsulta e konsensus, me z. Rama ndryshuan Kushtetutën. Kësaj here tingëllimi i deklaratës së z. Berisha nuk e ka pasur ‘kanosjen’ e llojit “vetë e deshët Presidentin me 71 vota!” E shqiptuar brenda atyre pak fjalive të cilat përmbanin edhe fjalën ‘konsulta’, duket se Kushtetuta në gojën e Kryeministrit kësaj radhe është larguar nga germa për t’u afruar me frymën. Është e para herë që kryeministri Berisha, aktori kryesor në serialin me President, ka folur për idenë e konsultës. Qëndresa e tij për një President nga forumet drejtuese të Partisë Demokratike sigurisht nuk është thyer, por ka marrë një tjetër trajtë. Berisha, me anë të një formule berishiane, e ka hapur lojën për t’u bërë vend të gjithëve në të. (Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kërkojë ta fitojë lojën.) Kjo, në njëfarë mënyre, është edhe përgjigjja e pyetjes së shtruar po në këtë gazetë pak ditë më parë: ‘Berisha, jo pse shkon, por si vjen nga Amerika’. Duket se Kryeministri vjen me një qasje të re ndaj problemit thelbësor të zgjedhjes së Presidentit: konsultat. Ai e mohoi se çështja e kreut të shtetit ishte një prej pikave të diskutuara në takimin 40-minutësh me sekretaren e shtetit, Clinton, por një prapakthehu i lehtë duhet të na kujtojë se fjala ‘konsultë’, në mos qoftë përmendur nga shefja e diplomacisë amerikane, është përmendur nga një vartës i saj. Ambasadori Alexander Arvizu në një deklaratë të paradokohshme pat thënë se parapëlqente konsultat më shumë se konsensusin. Ndërsa e gjithë kjo kthesë e re do marrë trajtat e saj brenda dialektit politik të Tiranës, po në Tiranë është materializuar, edhe pse nën një shenjë të përsëritur, ajo që u ngjiz në Uashington. Partia Aleanca Demokratike ka nominuar Neritan Cekën si kandidat të sajin për President. Z. Ceka i përket paradhomës politike të Kryeministrit, duke qenë se ai ushtron funksionin e këshilltarit të tij. Ceka është gjithashtu ‘një film i vjetër’, për të cituar kreun e grupit parlamentar demokrat, i pyetur në lidhje me kandidaturën e Fatos Nanos. Jemi pra, potencialisht, para një filmi të vjetër: në aulën e Parlamentit shqiptar mund të na shfaqet edhe njëherë ‘kërcënimi’ i një kandidature tre-kokëshe, duke përsëritur skenarin e 2007-ës; Nano, Ceka dhe një kandidat politik nga PD-ja. Zhvillimi mund të jetë katërcipërisht i kundërt: kandidati politik mund të rrëzohet për një prej dy kandidatëve të konsultuar.


CMYK

12 02

MAPO

e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

rrethe

Mësohet se përveç femrave që ushtronin me dëshirë këtë punë, një 37-vjeçare detyrohej nga tutorët e saj

Plazhi sposton prostitucionin në Durrës, pranga 4 tutorëve, 2 femra dhe një klient Ndalimet

Operacioni i policisë së Durrësit ka arrestuar pranë urës së Dajlanit dy vëllezër nga Kukësi dhe dy persona të tjerë të akuzuar se detyronin disa vajza të ushtronin prostitucion për ta Katër tutorë, dy femra dhe një klient janë arrestuar dje nga policia e Durrësit në një operacion kundër prostitucionit, ndërsa policia thotë se aksioni vijon, pasi janë identifikuar një numër jo i pakët vajzash që ushtrojnë prostitucion në Durrës, në prag të sezonit turistik. Burime nga policia thanë se ishin duke hetuar dhe ndjekur disa vajza të tjera që dyshohet se ushtrojnë prostitucionin, ndërsa një nga të ndaluarat dje mendohet të jetë detyruar me anë të dhunës nga tutorët. Aksioni

Operacioni që u zhvillua në të gdhirë e shtuna çoi në pranga dy vëllezër, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë që detyronin disa vajza të shiteshin për çmime që, sipas policisë, variojnë nga 5 deri në 20 mijë lekë. Policia e Durrësit ka goditur rrjetin e madh, i cili, sipas

saj, merrej me shfrytëzimin dhe ushtrimin e prostitucionit, në një nga pikat hyrëse të qytetit, pikërisht te Ura e Dajlanit. Në pranga janë vënë katër persona, mes të cilëve dy vëllezër me njëri-tjetrin, Xhemal dhe Alfered Bruka (20 dhe 27 vjeç), lindur në Kukës dhe banues në Ti-

ranë; Ermal Sula, 21 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë; dhe Osaman Sava, 44 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës. Të katër personat merrnin femra nga rrethet e tjera të vendit dhe i sillnin në Durrës, për t’u ushtruar si punonjëse seksi.

Në pranga janë vënë katër persona, mes të cilëve dy vëllezër me njëri-tjetrin, Xhemal dhe Alfered Bruka

Ndërkohë blutë e Durrësit kanë bërë të ditur se është arrestuar në flagrancë për ushtrim prostitucioni 30-vjeçarja me iniciale E.K., banuese në Malësi të Madhe, e cila është ndaluar gjatë kohës që po prostituonte. Ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 37-vjecarja R.D. (nënë e një fëmije të mitur). Gjithashtu në gjendje të lirë po hetohet dhe klienti 44-vjeçar me inicialet J. D., banues në Shkozet të Durrësit. Mësohet se përveç femrave që ushtronin me dëshirë këtë punë, një 37-vjeçare detyrohej nga tutorët e saj, nëpërmjet dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u ushtruar si punonjëse seksi. Polica e Durrësit bën të ditur se përveç femrave të ndaluara janë ende shumë të tjera, të përfshira në këtë grup, të cilat ushtrohen në rrugë për t’u prostituar dhe po punohet për ndalimin e tyre. Gjithashtu, po të njëjtat burime saktësojnë se afrimi i sezonit turistik ka shtuar ndjeshëm numrin e femrave që ushtrohen në këtë drejtim me dhunë apo edhe me dëshirën e tyre. Pagesat e klientëve që frekuentonin këto femra varionin nga 5-20 mijë lekë të vjetra.


Zamira Kita: Si më dënoi fshati me 6 muaj punë në kooperativë për filmin “Eja” Me një buzëqeshje që të bën për vete, ajo transmeton mbi të gjitha një shpirt të madh të një artisteje të madhe. Nuk është e tepruar nëse do ta quaj të tillë, pasi çdo rol i saj i ka dhënë madhështinë, atë të thjeshtën fare që çdo artist kërkon te publiku i tij. Të depërtosh thjesht dhe me shpirt në zemrat e atyre që të ndjekin, është suksesi që çdo artist kërkon. Zamira ia ka dalë të fitojë zemrat e të gjithëve, qysh në rolet e para, e ndoshta kjo karizëm e lindur e ka bërë atë një aktore që spikat nga të tjerët...

Stilistja

MAPO

Mirela Cici

Ja kombinimet dhe ngjyrat që na duhen Pyetja më e madhe është çfarë do të ndryshojmë në garderobën tonë dhe zëvendësimi i veshjeve të vitit të kaluar për sezonin pranverë/verë 2012 Faqe 13


14 18 16 2

MAPO

E 2917 prill 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Zamira ia ka dalë të fitojë zemrat e të gjithëve, qysh në rolet e para, e ndoshta kjo karizëm e lindur e ka bërë atë një aktore që spikat nga të tjerët

Zamira Kita:

Nëse do të kisha një jetë tjetër, sërish do zgjidhja Korçën Kam nostalgji për vitet e para të dashurisë sime me bashkëshortin, vitet kur vuaja dhe dashuroja shumë

Jonida Hitoveizi

dhe i afërt për mua dhe besoj edhe për publikun. Ndoshta dikur është ndjekur më tepër dhe ka qenë i vetmi argëtim, por kjo nuk do të thotë që nuk ndiqet sot. Përkundrazi, sot ke mundësinë të zgjedhësh çfarë vepre të duash dhe të bashkëpunosh me artistë nga e gjithë Shqipëria.

Z Në moshën 12-vjeçare unë kam interpretuar monologun e Ollgës nga “Zonja nga qyteti” në skenën e estradës profesioniste. Gjithmonë kam dashur të bëhem aktore dhe kjo dëshirë më është plotësuar. Jam e përkëdhelur nga fati

amira Kita është një nga aktoret më të veçanta të skenës sonë. Me një buzëqeshje që të bën për vete, ajo transmeton mbi të gjitha një shpirt të madh të një artisteje të madhe. Nuk është e tepruar nëse do ta quaj të tillë, pasi çdo rol i saj i ka dhënë madhështinë, atë të thjeshtën fare që çdo artist kërkon te publiku i tij. Të depërtosh thjesht dhe me shpirt në zemrat e atyre që të ndjekin, është suksesi që çdo artist kërkon. Zamira ia ka dalë të fitojë zemrat e të gjithëve, qysh në rolet e para, e ndoshta kjo karizëm e lindur e ka bërë atë një aktore që spikat nga të tjerët. Në këtë intervistë për “Mapomadame” ajo tregon shumë nga vetja, nostalgjitë, dashuritë, por edhe përditshmërinë e saj, marrëdhëniet me vajzën 9 vjeçe dhe përkushtimin e një gruaje ndaj familjes dhe karrierës.

Ju vazhdoni të jetoni në Korçë dhe të vazhdoni karrierën tuaj aty. Kaq e vështirë ka qenë ta braktisni qytetin tuaj, ndoshta për një vëmendje më të madhe që duket se ofron Tirana? Është vërtet e vështirë ta braktis qytetin tim. E para, sepse aty kam familjen time, dashurinë time, punën time dhe të bashkëshortit. Pra, e kam të ndërtuar mirë dhe bukur jetën time. E dyta, nuk më ka munguar aspak vëmendja artistike e Tiranës, e kolegëve, mediave, punëve ,ofertave...

Zamira, jeni një nga aktoret më të dashura të skenës sonë. Si ia keni dalë të fitoni zemrat e publikut? Të fitosh zemrën e dikujt do të thotë ta duash vërtet atë, qoftë ky edhe publiku. Unë e kam dashur publikun. Kam punuar shumë për të qenë e këndshme me rolet e mia dhe besoj kam qenë afër publikut, me modesti dhe mirësjellje. Mendoj, kjo ka qenë arsyeja që ia kam fituar zemrën... Pas kaq vitesh në skenë, çfarë i thoni vetes kur reflektoni në kohë? Shumë gjëra mund t’i kisha bërë më mirë, por edhe shumë gjëra do t’i bëja po njëlloj... Nëse do ta filloja edhe njëherë jetën time, do zgjidhja të bëhesha sërish aktore. Nuk do largohesha kurrë nga Shqipëria, pse jo, dhe nga Korça. Për çfarë keni më tepër nostalgji? Nostalgji kam për vitet studentore...për shokët e kursit... për punët e bukura të asaj kohe, për çdo gjë që kemi bërë së bashku. Gjithashtu nostalgji kam për vitet e para të dashurisë sime me bashkëshortin, vitet kur vuaja dhe dashuroja shumë. Është fjala për vitet 1989-1990. Si ka ndryshuar raporti me teatrin këto 20 vjet, jo vetëm i juaji, por edhe më gjerë? Raporti me teatrin vazhdon të jetë shumë i dashur

Nostalgji kam për vitet studentore...për shokët e kursit... për punët e bukura të asaj kohe, për çdo gjë që kemi bërë së bashku. Gjithashtu nostalgji kam për vitet e para të dashurisë sime me bashkëshortin, vitet kur vuaja dhe dashuroja shumë. Është fjala për vitet 1989-1990.

Zamira, dua të kthehemi pak mbrapa në kohë dhe të më thoni emocionet e rolit tuaj të parë… Emocionet e rolit tim të parë kanë qenë shumë të bukura. Unë kam luajtur në Akademi te “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Frederik Garsia Lorka, rolin e Adelës dhe Amelisë, sepse punohej me dublante. Kam punuar vetë me shumë dëshirë, me shumë besim dhe kam mundur të realizoj rolin kryesor të Adelës. Nga regjisori im Gëzim Kame m’u thanë fjalët më të mira. Por nëse flasim për një rol të realizuar në një trupë profesioniste, do të kujtoja rolit tim të parë dhe më të dashur, atë të Tanjës te “Vajzat me valutë”, nga Vladimir Kunin, vënë në skenë nga Llazi Serbo. Ishte një rol shumë i bukur, i mbushur me shumë dramacitet dhe emocion. Ky rol në festivalin e teatrit në Vlorë, në vitin 1995, më bëri të evidentohesha dhe të diskutohesha gjatë. Aktrimi ka qenë ajo që keni dashur apo keni pasur ndonjë dëshirë tjetër në fëmijëri? Aktrimi ka qenë i vetmi pasion i imi. Qysh e vogël jam ngjitur në skenë bashkë me babin tim, i cili ka qenë një aktor amator shumë i talentuar dhe më ka mbështetur në dëshirat e mia artistike. Në moshën 12-vjeçare unë kam interpretuar monologun e Ollgës nga “Zonja nga qyteti” në skenën e estradës profesioniste. Gjithmonë kam dashur të bëhem aktore dhe kjo dëshirë më është plotësuar. Jam e përkëdhelur nga fati.


E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Fshati më dënoi me 6 muaj punë në bujqësi dhe unë i kam bërë deri në një. Kam mbledhur fasule, mollë... Kam kthyer plitharë të thahen, kam pastruar qepkat nga barërat e këqija etj

Në ato vite, kujt aktor keni dashur t’i ngjani? A kishit ndonjë idhull nga aktorët shqiptarë? Kur kam qenë e vogël, nuk kam menduar kurrë t’i ngjasoj dikujt. Thjesht kam dashur të interpretoj. Atëherë unë kisha shumë për zemër këngëtaren Alida Hisku. Madje, i kam shkruar dhe kam vendosur lidhje me të qysh në moshën 11-vjeçare dhe jam takuar disa herë me të. Ndërsa idhuj kam pasur sigurisht, madje edhe shqiptarë. Nga aktorët e huaj do të veçoja aktorët Robert Redfort, Meril Strip etj... Nga aktorët shqiptarë veçoj Sulejman Pitarka, Tinka Kurti, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo dhe nga aktorët e humorit Roland Trebicka dhe Aleko Prodani. Ju ka ndodhur t’u “tërhiqet veshi”, në atë kohë për ndonjë rol apo lirshmëri më shumë? Më është tërhequr veshi dikur, kur një kolegu im shumë i dashur Arben Dervishi më “spiunoi” që shkurtoja materialet gjatë interpretimit në shfaqjet e fshatit, të cilat i kishim të detyruara. Unë përtoja ta bëja materialin deri në fund dhe thosha disa fjalë në fillim dhe disa në fund. Ai i tha regjisorit, ai drejtorit dhe më paralajmëruan për pushim nga puna. E gjitha kjo kaloi me humor dhe me falje e përqafim nga Beni. Ky është një rast, se më i keqi më ka ndodhur kur kam qenë me punë në fshat, në Shtëpinë e Kulturës (se unë isha me biografi të keqe dhe u emërova 4 vjet në fshat). Atëherë s’më lejohej të bëja filma, por ashtu si pa kuptuar dhe pa ditur unë xhirova filmin “Eja”. Më pas fshati (s’ka rëndësi cili fshat) më dënoi me 6 muaj punë në bujqësi dhe unë i kam bërë deri në një. Kam mbledhur fasule, mollë... Kam kthyer plitharë të thahen, kam pastruar qepkat nga barërat e këqija etj. Mbështetja më e madhe në fillim të karrierës, cila ka qenë? Mbështetja më e madhe ka qenë ajo që më ka dhënë regjisori Piro Milkani në filmin “Eja”, film që siç e shpjegova pati shumë probleme për shkak të biografisë. Ai luftoi që unë ta bëja atë film, duke më hapur kështu rrugën e artit. Gjithashtu do të falenderoja ish-drejtorin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Petraq Zoto, i cili me shumë përpjekje më hapi dyert e teatrit dhe më tërhoqi nga fshati. Në atë kohë isha 25 vjeçe.

Mbështetja më e madhe ka qenë ajo që më ka dhënë regjisori Piro Milkani në filmin “Eja”, film që siç e shpjegova pati shumë probleme për shkak të biografisë

Zamira, e quani veten me fat, apo suksesi më tepër ka qenë falë punës? E quaj veten me fat... Sigurisht kam punuar shumë dhe duhet të jem edhe e talentuar. Por, padyshim është fati më kryesori. Të jesh një nënë dhe bashkëshorte e mirë, a ia del të jesh po kaq e mirë edhe në punën që bën? Unë përpiqem të jem një nënë e mirë. I kushtoj shumë kohë vajzës, i gatuaj, e ndihmoj për të bërë detyrat e shkollës, luaj me të, e shëtis, pra gjithçka. Edhe për bashkëshortin kujdesem shumë që atij të mos i mungojë asgjë. I jap gjithë dashurinë time. Përpiqem të bëj të njëjtën gjë edhe me punën time, por këtë mund ta thoni ju më mirë. Ju që jeni publiku im e që më ndiqni në të gjitha shfaqjet e mia. Si i ke koordinuar këto fusha të jetës? Është shumë e thjeshtë t’ia dalësh mbanë në të gjitha, mjafton të duash dhe të kesh ndihmë, gjë që mua s’më mungon. Kam ndihmë bashkëshortin tim, që më mbështet. Gjithashtu edhe nënën e tij. Përpiqem ta organizoj mirë ditën time dhe ia dal. Çfarë kritikash dhe sugjerimesh merr nga vajza jote? Vajza ime është e vogël, 9 vjeçe, dhe nuk mund t’i kuptojë të gjitha. Megjithatë, ajo është bërë si një shoqe e mirë. Bisedon shumë me mua dhe unë e pyes për çdo gjë. Ajo i shikon të gjitha shfaqjet e mia dhe më thotë kur nuk i pëlqen. Kur marr pjesë në emisione televizive, nuk i pëlqen kur rëndohem shumë në tualet, ose kur eci rëndë… A ndjek ajo dhe bashkëshorti çdo shfaqje tuajën?

Bashkëshorti i sheh më rrallë shfaqet e mia, sepse është i zënë me punë. Si nisin ditët korçare të Zamirës? Dita ime fillon me përkujdesjet ndaj vajzës, me një kafe dhe menjëherë nxitoj për në teatër. Mbasi mbaroj provat, pi sërish një kafe me mikeshat e mia. Në drekë përgatis gjithçka që duhet për drekën dhe pastaj merrem me detyrat e vajzës. Pasdite shkoj sërish në prova, kur jam para një shfaqjeje. Nëse nuk kam prova, nuk dal ose dalë rrallë. Darkat i kaloj në shtëpi. Ç’raport keni me serenatat, a këndoni? Nuk kam ndonjë lidhje të ngushtë, ndonëse babai im i këndonte dhe gjithë jetën i kam dëgjuar me kënaqësi. Me shoqëri edhe këndojmë ndonjëherë, por nuk jam shumë e lidhur me serenatat, ndonëse bashkëshorti im është muzikant dhe luan në kitarë. Kemi kënduar njëherë “Kur nata Korçën e mbulon” në një festë familjare, por vetëm kaq. Gjithsesi serenatat janë të bukura. Momenti më i lumtur në jetë, cili ka qenë? Momenti më i bukur ka qenë momenti kur jam bërë nënë. E prisja prej vitesh një fëmijë dhe fakti që mësova se do të sillja në jetë një fëmijë më lumturonte. Ajo lindi në 28 nëntor 2002 dhe sivjet mbush 10 vjeçe. Ajo është jeta ime, shpirti im, zemra e vogël që rreh brenda meje. Më ka ndryshuar jetën. Ma ka bërë më të bukur. Më ka marrë kuptim jeta. Po ai më i trishtuari? Momenti më i trishtuar ka qenë humbja e babait. Ai vdiq një vit mbasi lindi vajza. U gëzua shumë, por nuk mundi ta shijojë gjatë këtë. E kam vuajtur shumë humbjen e babait. Çfarë përjetoni kur humbni një mik? Unë e vuaj humbjen e miqve. Një moment tjetër i trishtuar për mua ka qenë vdekja e Aleko Prodanit në skenë, kur luante me mua. Kam humbur edhe miq të tjerë në këtë mënyrë... Është e dhimbshme. Dashuria, çfarë është për ty? Dashuria për mua është gjëja më e bukur. Pa të, si do mund të jetoja?! Zbehet apo forcohet më shumë ajo me kalimin e viteve? Vitet nuk e zbehin absolutisht, përkundrazi e forcojnë. Ajo vazhdon gjithë jetën me të njëjtën forcë. Unë për vete kështu di të dua, fort dhe bukur. Bëj gjithçka që ta mbaj dashurinë dhe martesën time të bukur dhe me emocion. Do ta falnit tradhtinë? Unë gjithmonë kam thënë: “Kur do fort edhe fal”. Por tani them “S’ka nevojë të fal, se s’ka për të më ndodhur.” Xhelozia, e dobishme apo plangprishëse? Xhelozia është e bukur, por kur nuk teprohet. Mes nesh nuk ka vend për xhelozi edhe kur ndodh është e lehtë jo shqetësuese. Është më tepër ngacmuese. Çfarë ju tremb në jetë? Në jetë më trembin sëmundjet dhe vdekja, herë-herë dhe vetmia. Kur do t’i thoni stop skenës? Kur të mos kem më fuqi. Përsa kohë kam shëndet dhe jetë, sigurisht edhe oferta, do vazhdoj të luaj. Një shpirt i madh është brenda një artisti, apo artisti fshihet në një shpirt të madh? Të dyja qëndrojnë. Zamira, reflektoni mirësi në fytyrë dhe në buzëqeshjen tuaj. Ua kanë marrë ndonjëherë për dobësi? Ndoshta edhe ma kanë marrë për dobësi, por mua nuk më ka shqetësuar. Unë jam kjo që jam dhe nuk mund të jem ndryshe, sepse nuk do të jem më Zamira.


16 18 4

MAPO

E 2917 prill 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

tendencë

Pyetja më e madhe është çfarë do të ndryshojmë në garderobën tonë dhe zëvendësimi i veshjeve të vitit të kaluar për sezonin pranverë/verë 2012

Mirela Cici Ja kombinimet dhe ngjyrat që na duhen M

ë në fund, pas shumë ditësh me shi, stina e bukur e pranverës po na befason me temperaturat e larta dhe ditët me diell. Kënaqësinë e kësaj stine të bukur patjetër që duhet ta shoqërojmë edhe me ndryshimin e garderobës sonë. Është e natyrshme, sa herë që ndërrohen stinët, të pyesësh se cilat do të jenë tendencat e modës apo ngjyrat që do të na udhëheqin në ditët e pranverës. Pyetja më e madhe është çfarë do të ndryshojmë në garderobën tonë, zëvendësimi i veshjeve të vitit të kaluar për sezonin pranverë/verë 2012. Ngjyrat hit Ngjyrat që do të udhëheqin në këtë periudhë do variojnë nga e zeza tek e bardha, bezha, plastel dhe disa ngjyra të ndezura, si e kuqja, jeshilja, bluja dhe e verdha. Ngjyrat e forta dhe të ndezura, në këmbim të një luku të ndryshueshëm Në dallim nga vitet e kaluara, këtë verë do të bien në sy kontrastet. Një kombinim i ngjyrave të ndezura, siç janë e kuqja korale e theksuar, jeshilja, e verdha, roza dhe nuancat gurkali, si dhe bluja real, janë realisht në modë këtë verë. Një miksim i tyre do të prodhojë një imazh të dallueshëm dhe të theksuar. Do te jetë dhe një ngjyrë tjetër që do të konsiderohet një “must” i periudhës pranverore, jeshilja me të gjitha nuancat e saj, jeshile bari, jeshile mente, jeshile fluo dhe të gjitha nuancat që njihni të këtij tonaliteti. Një modë që do të çmendë të gjithë, sa do të kthehet në mani. Jeshilja do të vërehet jo vetëm te tonalitet e syve. Këpucët Për këpucët stilistët kanë preferuar sandalet me takë të lartë ose platform dhe jo më atlete dhe çizme. Fare pak pantallona. Më shumë funde, fustane, dantellë dhe copa me dizenjo. Ajo çfarë është e përbashkët për gjithë stilistët është përdorimi i palave dhe rrudhave, të mëdha, të vogla, të çdo lloj forme. Format e trupit dhe kombinimet Këtë verë duhet të heqim dorë nga komplekset për linjat trupore! Nëse nuk i gëzohemi imazhit që shfaq pasqyra, të paktën

kënaqësia e një veshjeje të spikatur do të na bëjë të ndihemi mirë me veten. Në këtë sezon veror ka vend për të gjitha tipat e linjave trupore. Prerjet e veshjeve nuk duhet të jenë tipike të ngushta për të theksuar linjat, pantallonat e gjera, fustanet maksi të derdhura e tepër komode do t’ju mbështjellin me freski, në një kohë kur temperaturat jashtë do të jenë tepër të larta. Xhaketat pranverore Xhaketat janë një zgjidhje e shkëlqyer për kohën që ndryshon shpeshherë tani në pranvere, prandaj në garderobën tuaj të veshjes duhet të keni të paktën një të tillë. Çdo femër do të donte një xhakete që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes me përmasat. Duhet të gjesh një xhaketë në proporcion me gjatësinë tënde. Mëngët duhet të jenë të gjata. Mund të zgjedhësh edhe materiale me dizajn plot fantazi. Për shembull mund të zgjedhësh një model me brez dhe me mëngë të gjera e të gufuara, në mënyrë që të shmangësh një stil paksa të ashpër. Pantallonat e shkurtra Pantallonat xhinse të shkurtra, edhe pse kanë qenë në modë vitin e kaluar, sërish edhe për këtë sezon vijojnë të jenë të tilla. Ato janë gjithnjë në modë dhe tepër të përshtatshme, sidomos për pushimet në det. Por jo vetëm, këto lloj pantallonash mund të përdoren edhe në festivale të ndryshme roku, ose në festa që zhvillohen në natyrë, duke i kombinuar në mënyrë perfekte me çizme të gjata deri te gjuri. Ndërkohë që stilistët për këtë sezon rekomandojnë edhe përdorimin e fundeve xhinse, ku jo vetëm

minifundet, por edhe fundet e gjata xhinse janë në modë. Përbërja e veshjeve Si përherë, stilistët krahas modeleve dhe prerjeve na sugjerojnë dhe tipet e materialeve si ato prej pambuku, mëndafshi apo materiale te alternuara me fibra organike. Ato që do na bien më shumë në sy janë dizenjot animal-print, por më shumë se prania e luleve të printuara jo në të gjithë dizenjon e veshjes, por të pranishme në një pjesë të krahut apo te fundi i veshjes. Sivjet moda e efekteve do të jetë zëri i tendencave në fustanet femërore. Copat e derdhura, dizenjo me fushë të njëtrajtshme, por me praninë e stilit në aspektin floral dhe animal, janë sërish një gjetje e stilistëve. Mund të themi që tashmë moda ka ezauruar shumë si nga ngjyrat, prerjet, dizenjot e aksesorët, ndaj këtë sezon veror të gjithë stilistët janë kapur fort pas efekteve vizuale me praninë e aksesorëve metalikë a plastikë në të, e qëndisjeve me dorë dhe luleve në miniaturë, dhe jo në të gjithë fushën e fustanit. Aksesorët Për aksesor sugjerohen vathë super të mëdhenj, të gjatë dhe të shoqëruar me byzylykë të pafund në tërë gjatësinë e parakrahut, të formave gjeometrike nga më të ndryshmet. Tendencë do të jenë dhe byzylykë druri, ose metali, të jenë mjaftueshëm të gjëra. Kapelet nuk ishin vetëm një aksesor i domosdoshëm në sfilatat e fundit, ato shërbejnë për një qëllim këtë verë. Mbrojnë lëkurën tuaj, skalpin dhe flokët nga dëmtimi i diellit. Mbani një të thjeshtë ose një kapele dramatike, sipas stilit të viteve 1960.

Copat e derdhura, dizenjo me fushë të njëtrajtshme, por me praninë e stilit në aspektin floral dhe animal, janë sërish një gjetje e stilistëve


e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

sociale

MAPO

19

Tabaku: Tirana e pastër nis nga secili prej nesh Tirana e pastër duhet të nisë nga secili prej nesh. Apeli për kujdesin që duhet të tregohet nga të gjithë ndaj mjedisit të përbashkët vjen nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Në vijim të fushatave sensibilizuese që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë së bashku me Shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve, për të mbajtur të pastër ambientin aksionet e pastrimit janë shtrirë në të gjitha zonat

problematike. “Së bashku me firmat e pastrimit, të cilat operojnë në qytetin e Tiranës, por edhe me Ndërmarrjen e Qytetit nr.1 të Tiranës, ne kemi filluar pastrimin e të gjitha ambienteve, kemi filluar identifikimin e zonave të nxehta të ndotura, kryesisht me inerte dhe do përpiqemi maksimalisht që ne të bëjmë detyrën tonë kundrejt qytetarëve, por kjo nuk mjafton”. Zv/kryetarja Tabaku bëri të ditur se Bashkia

e Tiranës, së bashku me IFC është duke hartuar planin afatgjatë të menaxhimit të integruar të mbetjeve, si dhe ka falenderuar qytetarët për ndërgjegjësimin për të paguar taksën e pastrimit. Ajo ka ftuar edhe njësitë bashkiake të kontribuojnë në iniciativat për të ndërgjegjësuar qytetarët, por edhe kontribuar për një ambient sa më të pastër, i cili nis nga pragu i derës së çdo qytetari.

shkurt

Amianti, rrezik për sëmundjet kancerogjene

Sheshi “Italia”

Bllokohet sheshi “Italia”, ja skema e re e qarkullimit në Tiranë Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Tiranës sqaron se si do të ndryshojë lëvizja e automjeteve Jonida Tashi

Ndryshon skema e qarkullimit të automjeteve në sheshin “Italia”, i cili do të jetë i bllokuar deri në një afat të pacaktuar. Nisja e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor në këtë vend, ka bërë që Bashkia e Tiranës të përcaktojë skemën e re të lëvizjes për të lehtësuar trafikun. Drejtoresha e Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nerejda Hoxha ka sqaruar dje skemën e re të qarkullimit në sheshin “Italia”. “Me fillimin e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor tek sheshi ‘Italia’, Bashkia e Tiranës do të vërë në zbatim një skemë të re të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë. Sheshi ‘Italia’

do të jetë i bllokuar përgjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve. Mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit ‘Qemal Stafa’, në rrugën ‘Dervish Hima’, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Elbasanit. Rruga mbrapa stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Dervish Hima’ do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë. Për të lehtësuar rrjedhjen e trafikut, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë riparimin e rrugëve në këtë zonë, si dhe do të shpërndajmë njoftimet në bashkëpunim me Policinë Bashkiake për të gjithë rezidentët e zonës, por edhe nëpër subjektet që kryejnë aktivitet në këtë zonë, ku të njoftohen për vënien në zbatim të skemës së re. Gjithashtu, shfrytëzoj rastin që të kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë skemë të re të qarkullimit që do të vihet në zbatim në Tiranë”, - u shpreh Hoxha. Parkimi nëntokësor do të zërë një sipërfaqe prej afro 9 mijë metrash katrorë të sheshit “Italia”. Ai do të

Skema e re

Mjetet do të kalojnë mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Dervish Hima”, për t’u lidhur pastaj me rrugën e Elbasanit. Rruga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë.

shtrihet në 4 nivele nëntokësore dhe do të ketë hapësirë parkimi për 1000 automjete, duke lehtësuar kështu në mënyrë të ndjeshme trafikun brendaqytetas. Vlera e investimit është

rreth 1.6 miliard lekë dhe realizimi i saj do të bëhet brenda një viti nga dita e nisjes së punimeve. Tarifat e shërbimit në parkimin nëntokësor që do të vendosen nga Bashkia e Tiranës, do të jenë të diferencuara në varësi të kohës së parkimit, por fatura për një orë nuk do ta kalojë vlerën e 150 lekëve. Sipas tarifave referencë të miratuara nga Bashkia e Tiranës, një biletë ditore parkimi do të kushtojë 361 lekë, bileta e natës 351 lekë, ndërsa për pajtimin mujor, fatura do të jetë 10 833 lekë. Ndërtimi i parkimit nëntokësor do të bëhet me marrëveshje koncesionare, që do të jetë me një afat 35-vjeçar. Në përfundim të periudhës koncesionare, parkimi nëntokësor do t’i kalojë në pronësi Bashkisë së Tiranës. Koncesionari detyrohet që, pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, të realizojë punimet që të kthejë mbitokën në destinacionin aktual, përkatësisht në shesh publik siç është tani.

Prania e amiantit në Shqipëri përbën një rrezik të vazhdueshëm për përhapjen e sëmundjeve kancerogjene. Në vendin tonë, amianti ose ndryshe është përdorur në sasi të mëdha deri në vitin ‘90 si lëndë e parë, por edhe në përbërje të lëndëve të dukshme industriale. Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve, që këtë vit i kushtohet viktimave në punë nga amianti, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha se nevojitet një aksion për pastrimin e Shqipërisë nga kjo substancë kancerogjene, por edhe ndalimi i hyrjes në Shqipëri. Vendet e zhvilluara e kanë ndaluar absolutisht përdorimin e amiantit, pasi është provuar se aty ku ndodhet ai, ka pa diskutim sëmundshmëri që shfaqet në një hark kohor 10-30 vjet që prej momentit të ekspozimit. Për shkak të karakteristikave të veçanta të amiantit, askush nuk mund të përjashtohet nga ekspozimi ndaj tij. Pavarësisht se ku është i pranishëm amianti, nëse prej tij shkëputen fije, faktorët atmosferikë dhe humanë mund t’i transportojnë ato kudo, duke ekspozuar këdo ndaj këtij rreziku. Me rastin e 28 Prillit është promovuar edhe libri studim monografik “Amianti-vrasësi i heshtur kancerogjen. Emergjenca amiant në Shqipëri”. Studimi monografik është fryt i kërkimeve shumëvjeçare ndërdisiplinore të një grupi autorësh, pjesë e shoqatave jo-qeveritare, e universiteteve, apo e administratës shëndetësore shqiptare. Autorët e këtij botimi janë: Prof. as.Dr.Romeo Hanxhari, Dr.Petrit Vasili, Prof.as.Dr.Arben Luzati, Prof.as.Dr.Bilal Draci, Prof.dr.Agim Sinojmeri, të cilët kanë punuar prej vitit 2006 për këtë studim.

Dhimbjet, Vasili apel mjekëve: Kujdesuni për pacientët Ministri: Ky problem duhet të bëhet pronë e mjekut të familjes, mjekut në spitalin rajonal, apo dhe atij të shërbimit tercial Dhimbjet përbëjnë një problem të rëndësishëm të shëndetit publik, ndaj mjekët duhet t’i marrin në konsideratë ankesat e pacientëve në këtë drejtim. I pranishëm në konferencën VIII kombëtare të dhimbjes në Shqipëri, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha se do të ndërmerren nisma ligjore për trajtimin e dhimbjes, që

tashmë nuk është më një problem vetëm europian. “Kemi hyrë në një moment të ri, atë të konsiderimit të dhimbjes problem madhor të shëndetit publik. Ky problem duhet të bëhet pronë e mjekut të familjes, mjekut në spitalin rajonal, apo dhe atij të shërbimit tercial. Mbetem në pritje të rekomandimeve të kësaj konference për të çuar përpara trajtimin e dhimbjes kronike në Shqipëri”, - është shprehur ministri Vasili. Në botë dhimbja është një nga problemet kryesore shëndetësore. Duke iu referuar studimeve të fundit, ministri Vasili ka vënë në dukje se pothua-

jse 50% e adultëve gjatë jetës së tyre kanë vuajtur nga tipe të ndryshme dhimbjesh. Për një pjesë të mirë të individëve të përfshirë në këto studime, dhimbja ishte si kronike, ashtu edhe e fortë, me një rritje të dukshme të incidencës në moshat më të avancuara. Përgjithësisht, kontrolli i dhimbjes kronike është një fushë e re për sa i përket programeve dhe prioriteteve të shërbimit shëndetësor. “Mendojmë se edhe në vendin tonë është koha t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhimbjes kronike dhe problemeve të saj. Duke bashkërenduar punën me shoqatat e profesionistëve, hapat

Petrit Vasili

e mëtejshëm mund të na çonin dhe drejt iniciativave konkrete ligjore në lidhje me dhimbjen”, - pohoi ministri Vasili. Dhimbja akute konsiderohet si një simptomë e patologjisë ose e dëmtimit indor, kurse për sa i përket dhimbjes kronike, ajo paraqet një problem mjekësor të veçantë, sepse është një patologji më vete. Ndërsa dhimbja akute përkufizohet si një proces i shkurtër dhe i vetëkufizuar, dhimbja kronike arrin të dominojë jetën dhe mendimet e të sëmurëve dhe shpesh edhe të familjarëve të tyre, të miqve dhe të personave të tjerë që ofrojnë ndihmë.


20

MAPO

Kampionati i Universiteteve

e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

sport

UET prenoton një vend në finalen e madhe

Grupi A Universiteti Europian i Tiranës Albanian University Universiteti Ndërkombëtar Universiteti Mesdhetar

Universiteti Europian i Tiranës fitoi 2-1 përballë Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, ditën e enjte në fushën e kompleksit sportiv të Kamzës, takim i vlefshëm për kampionatin e futbollit në fusha të mëdha mes universiteteve. Ky rezultat, në ndeshjen e dytë të kampionatit e vendoi ekipin e UET-it në vendin e parë në grup, bashkë me ekipin e

Grupi B Universiteti “Aldent” Universiteti “Kristal” Universiteti Europian i Turizmit Universiteti “Luarasi”

AU-s, me nga 4 pikë. “Ne kemi fituar me ekipin më të fortë të grupit, me atë të Universitetit Ndërkombëtar, falë aftësive të lojtarëve si dhe shpirtit që kanë dhënë djemtë në këtë garë”, -thotë Marjus Seitaj, kapiteni i skuadrës së UET, e cila në ndeshjen e parë barazoi me AU-n. Ky kampionat ka nisur që prej 17 prillit në Tiranë. Në të marrin pjesë skuadrat e 8

universiteteve private. Ato janë ndarë në dy grupe me nga katër skuadra dhe pas ndeshjeve brenda grupit, dy të parat do kalojnë në fazën gjysmëfinale. “Ne kemi 99 për qind mundësi që ta përfundojmë këtë fazë në vend të parë”, - shprehet Marjus Seitaj, që luan edhe rolin e trajnerit së bashku me shokun e ekipit Ervin Salianji.

Bylisi, pengesa e fundit drejt titullit kampion për Skënderbeun Ndërkohë Teuta shpreson që mallakastriotët të bëjnë atë që bëri Laçi me durrsakët katër ditë më parë Jeton Selimi

Në Ballsh, Skënderbeun do ta presë ferri, ose të paktën këshu kërkojnë tifozët mallakastriotë. Fundi i kampionatit i ka përzier kartat keqazi, me ekipet që po e ndërrojnë kreun thuajse në çdo javë dhe kjo gjë ka bërë që të gjitha ndeshjet ku do të udhëtojnë duoja Skënderbeu-Teuta të shikohen me syrin e kryendeshjeve. Kështu po ndodh edhe në Ballsh, ku tifozët, me parrullën e tyre “Luani për ne”, do t’u bëjnë thirrje lojtarëve të tyre që të mos tolerojnë aspak ndaj korçarëve. Situata e tensionuar psikologjike ka bërë që trajneri Stanislav Levi t’u kyçë gojën lojtarëve të tij në prag të sfidës së sotme dhe të mos lejojë komunikimin me mediat. E nxehtë mendohet të jetë edhe pritja për dy ish-ballshiotët deri në janar. Dimo e Da Silva, natyrisht që nuk do të përkëdhelen. Nga ana tjetër qëndron Teuta, e cila shpreson që skuadra bardhekuqe të shkasë ashtu siç bënë ata në Krujë. Por trajneri Hasan Lika pas humbjes mjaft të dhimbshme që Teuta pësoi në mesjave ndaj Laçit, po punon për të motivuar skuadrën për takimin e nesërm përballë Kamzës. Zhgënjimi ka qenë jo i pakët tek “djemtë e detit” pas humbjes në Krujë përballë skuadrës kurbinase. Trajneri Lika ashtu si një pjesë e

Superliga – Java XXIV Të dielën Pogradeci – Apolonia Bylis – Skënderbeu Vllaznia – Tomori Flamurtari – Dinamo Tirana – Shkumbini Kastrioti – Laçi Teuta – Kamza

Renditja

Skuadra N 1) Skënderbeu 23 2) Teuta 23 3) Tirana 23 4) Flamurtari 23 5) Kastrioti 23 6) Vllaznia 23 7) Bylis 23 8) Laçi 23 9) Shkumbini 23 10) Tomori 23 11) Kamza 23 12) Pogradeci 23 13) Apolonia 23 14) Dinamo 23

F 15 15 14 11 11 9 8 10 8 8 7 6 4 3

16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 16:00 16:00

B 5 4 4 6 4 3 6 6 5 2 4 3 5 7

H 3 4 5 6 8 11 9 7 10 13 12 14 14 13

P 50 49 46 39 37 30 30 30 29 26 25 18 17 13

mirë e drejtuesëve të Teutës janë të mendimit se skuadra bëri një ndeshje të mirë përballë Laçit, por që nuk i vlejti për të fituar, ndërsa edhe arbitrimi ka ndikuar në humbjen e kësaj sfide. “Skuadra e kishte përgatitur mjaft mirë ndeshjen me Laçin – shprehet Lika - te lojtarët nuk pati eufori përkundrazi e kanë nisur ndeshjen me një lojë të sigurtë dhe vështirë se kundërshtari do të shënonte, nëse nuk do të ishte ai supergol nga distanca i Vucaj. Skuadra ka reaguar fuqishëm në lojë duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Duhet përmendur se dhe gjyqtari ka ndikuar jo pak që Teuta të ishte larg golit, me gjykimet tij mjaft të diskutueshme”. Ndërkohë, edhe në prapavijë ka shumë përplasje ku

Laçi-Teuta

humbjet e atyre që rrezikojnë, mund t’i nxjerrin përfundimisht jashtë loje. E tillë është situata e Dinamos, e cila edhe zyrtarisht i ka kërkuar Flamurtarit që ta tolerojë, sepse humbja do ta zbriste në Kategorinë e Parë. Por Flamurtari nuk mund të bëjë të tilla gjëra, e para sepse ka qenë vetë ai që ka akuzuar Skënderbeun për të tilla gjëra, por edhe sepse një humbje e tij, e kombinuar me një fitore të Kastriotit, do të sillte humbjen e vendit të katërt dhe daljen jashtë zonës së Europës. Sidoqoftë, gjithçka është e servirur në orën 16:00, orë të cilën FSHF e ka caktuar për nisjen e të gjitha ndeshjeve për të shmangur tolerancat e ndryshme.

Peshëngritje

Ilir Suli pozitiv me metandion, por zyrtarisht do të pritet edhe testi B Agjencia Antidoping ka lajmëruar ne mënyre konfidenciale se në kontrollin e fundit që u bë në Tiranë në 4 prill, ndaj 11 peshëngritësve shqiptarë, Ilir Suli ka rezultuar pozitiv. Sipas agjencisë, peshëngritësi i njohur ka përdorur substancën e ndaluar metandion. Suli nuk ka reaguar për këtë ngjarje, por pritet që ai të bëjë testin B për të vërtetuar të kundërtën. Ky test duhet të bëhet në harkun kohor të një muaji, në të kundërt Wada del me një përgjigje zyrtare. I kontaktuar, Sekretari i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Ilir Kraja ka deklaruar se akoma nuk ka një konfirmim të tillë nga federata ndërkombëtare, pasi ruhet

Ilir Suli

privatësia deri në momentin e testit B. Kraja theksoi se në rast se Ilir Suli ka dalë pozitiv në testet antidop-

ing, kjo nuk do të ndikojë në një skualifikim të mundshëm të kombëtares në Lojërat Olimpike Londër 2012. Sipas sekretarit të federatës, Suli në rast se ka dalë pozitiv, është gjetur në testin jashtë garave të kryer në prill dhe jo në botërorin e Parisit, ku ai doli negativ. Ky është rasti i gjashtë për një peshëngritës shqiptar që del pozitiv në harkun kohor të 6 viteve. Në vitin 2005 Ilir Kafarani u përjashtua përjetë nga ky sport, në vitin 2007 u gjendën pozitiv Mirjan Lozi, Isa Bala dhe Fetije Kasaj. Ndërsa në 5 nëntor të vitit të kaluar doli pozitive në testin antidoping Shqiponja Brahja, e cila pas konfirmimit në testin B, u dënua me katër vite pezullim.

Kategoria e Parë

Kukësi përmbys Besëlidhjen me 4 gola Luftëtari ka mposhtur 2-0 Adën e Velipojës dhe ruan vendin e parë, të cilin duhet ta mbrojë në përballjen direkte me Kukësin në stadiumin e këtij të fundit Luftëtari ka mundur Adën e Velipojës. Shkodrani Rraboshta i ka kaluar bluzinjtë e Nevil Dedes që në minutën e 11-të në epërsi, duke e bërë më të qetë në aspektin psikologjik për të tijtë vijimin e sfidës. Në pjesën e dytë, pasi ka shpërdoruar shumë, ka konkluduar edhe Arlind Nora, duke e vënë në siguri të plotë 3-pikëshin. Në aspektin personal, Nora ngjitet në kuotën e 20 golave në kampionat. Interesi i Luftëtarit lidhej edhe me fatin e Kukësit në Lezhë, sepse frenimi i verilindorëve siguronte edhe matematikisht ngjitjen në Superiore, që është edhe misioni kryesor i këtij sezoni për bluzinjtë, por edhe afrimin e ndjeshëm me titullin kampion. Ajo çka ngjau në Lezhë, në pjesën e dytë, i ka zhvlerësuar të dyja këto mundësi, kështu që Luftëtari detyrohet të shkojë në Kukës, ndeshjen e radhës, për të zhvilluar një betejë reale, aty ku tolerimet dhe llogaritë nuk “pinë më ujë”. Aty do të vendoset edhe titulli, ndoshta, edhe pse formacioni i Berberit duhet ta mbyllë garën në Lushnjë, një transfertë mjaft delikate dhe e një vështirësie të madhe, krahasu-

Kategoria e Parë Të shtunën Luftëtari – Ada Elbasani – Besa Burreli – Iliria Butrinti – Gramshi Lushnja – Gramozi Besëlidhja – Kukësi Himara – Vlora Skrapari – Mamurrasi

2-0 1-1 2-3 2-1 3-1 3-4 3-0 2-3

ar me Mamurrasin, kundërshtarin e gjirokastritëve javën e 30-të. E interesuar direkt, që lezhjanët të mos hapnin sot rrugë, ishte Lushnja, e cila do të kishte ende shpresa matematikore që të renditej e dyta, nëse kuksianët gabonin. Më kot kanë besuar për ndonjë dhuratë nga Besëlidhja, sepse lezhjanët kanë “hapur krahun” në pjesën e dytë, duke hedhur ne erë dy golat e 45 minutave të para. Vetë lushnjarët kanë bërë detyrën karshi kolonjarëve të Ilir Qirjakos, teksa e kanë zgjidhur gjithçka shpejt, që në minutën e dytë të lojës, kur goleadori i kësaj kategorie, Mikel Canka ka kthyer në gol penalltinë e fituar nga Fatjon Sefa. Po në këtë minutë, por të pjesës së dytë, i njëjti lojtar ka shënuar po nga pika e bardhë. Dopieta e Cankës rrumbullakos golin e 20-të personal tij, që duket se do të jetë edhe “Këpuca e Artë”. Nuk ka vonuar shumë, pas zhbllokimit të shifrave të bardha, sepse sulmuesi tjetër shtatlartë i Lushnjës, Sefa, ka dyfishuar shifrat në minutën e 8-të, duke e vënë në shina të sigurta 3-pikëshin e radhës.Ili


e diel, 29 PRILL 2012 www.mapo.al

Siti-Junajtid

Premier Liga

Afron derbi i derbeve, Anglia mban frymën Të hënën është mundësia e fundit për titullin, të paktën për këtë sezon. Dhe sipas trajnerit të Mançester Sitit, Roberto Mançini, përballja e të hënës në mbrëmje me Mançester Junajtid do të jetë për anglezët si “El Clasico”. “Unë nuk e di nëse zemra ime do rrahë fort në atë moment, por e shikoj që të gjithë njerëzit në Mançester po e presin këtë ndeshje. Kjo është diçka shumë pozitive për të dyja skuadrat dhe

krijon të njëjtën atmosferë si të Barcelona-Real Madrid. Përafërsisht, 60 miq të mitë do udhëtojnë nga Italia për të parë ndeshjen, – ka theksuar numri një i pankinës së City-t. - Për 20 vitet e fundit Junajtid ka fituar në mënyrë konstante. Madje, edhe kur ishin mbrapa në renditje, ata ishin të vetëdijshëm që mund t’ia dilnin. Kanë një forcë të brendshme të jashtëzakonshme”. Edhe menaxheri i Mançester

21

MAPO

Junajtid, Sër Aleks Ferguson ka folur për magnitudën e duelit të së hënës ndaj Mançester Sitit, i cili për të është derbi i të gjitha ndeshjeve derbi këtë sezon. “E marta në punë do të jetë dita më e rëndësishme për tifozët e të dyja palëve. Kjo ndeshje është në gjakun e këtyre tifozëve. Unë e di se të gjithë tifozët do të kishin dhënë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Ky është derbi i të gjitha ndeshjeve derbi”, ka thënë Ferguson.

Të shtunën Everton – Fulham Stoke Siti – Arsenal Sandërlend – Bolton Suonsi – Ulvërhempton Uest Bromuiç – Aston Vila Uigan Atletik – Njukastëll Noruiç Siti – Liverpul Të dielën Çelsi – K. PARK Rejnxhërs Totenhem – Blek. Rovers Të hënën Man. Siti – Man. Junajtid

4-0 1-0 2-2 4-4 0-0 4-0 0-3 14:30 17:00 21:00

Roma e Napoli barazojnë, Interi shpreson Champions-in Dy rivalët e zikaltërve kanë ndarë nga një pikë, aq sa do të dëshironin edhe zikaltërit

34

Ka qenë një sfidë e luftuar dhe e ndezur ajo e zhvilluar në “Olimpico” ndërmjet Romës dhe Napolit, një sfidë e nisur mes kontestimeve të mëdha nga ana e tifozëve për skuadrën dhe trajnerin Luis Enrike. Duket se kjo u bën mirë verdhekuqve, që pasi shmangin ngërçin e fillimit pas presionit të miqve, nisin të fitojnë metra në fushë dhe të rrezikojnë seriozisht portën e De Santis. Inkursionet e Bojan Krkiç nga e majta janë gjithë të rrezikshme dhe vertikalizimet e Totit të sakta. Krkiç e Gago do të humbasin raste të pabesueshme, përpara se Markinjo, braziliani i afruar në janar, të shënojë golin e parë të sfidës me një goditje të saktë me kokë që e lë të pashpresë gardinanin napoletan. Janë minuta të gjitha për Romën, e cila do të ketë mundësi për të shënnuar edhe golin e dytë, por nuk do t’ia dalë dot, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh minimal. Por në fraksionin e dytë është Napoli ai që ka zbritur në fushë më i vendosur dhe do të barazojë shpejt me një gol mjaft të bukur të Zunigas. Pas barazimit, skuadra e Maxarrit bëhet zot në fushë dhe kërkon dyfishimin, duke i shkuar pranë në disa raste, deri kur Kavani, me një goditje mjaft të bukur, shënon një gol të ngjashëm me atë të bashkëlojtarit të tij dhe vulos shifrat 2-1. Roma do të kërkojë me dëshpërim të barazojë dhe do ta bëjë me Fabio Simplision, që mposht Aronikan dhe realizon

La Liga

Roma-Napoli

Serie A Të shtunën Kajliari – Kievo Palermo – Katania Të dielën Bolonja – Xhenoa Atalanta – Fiorentina Inter – Çezena Leçe – Parma Novara – Juventus Siena – Milan Udineze – Lacio

12:30 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 20:45

barazimin përfundimtar 2-2. Më pas ka vetëm vërshëllima për skuadrën dhe trajnerin Enrike me tifozët dukshëm të acaruar, të cilët pranojnë t’i afrohet vetëm kapiten Toti.

Bundesliga

Barcelona, sot në fushë pa Pep, Karanka e shndërron në… fosile

Bajern kursen yjet, por fitonRoshi në prag të Bundesliga B

Kapiteni i skuadrës së Barcelonës, Karles Pujol e ka cilësuar si një goditje largimin e trajnerit Pep Guardiola ndërsa ka vlerësuar edhe trajnerin e ri të sapoemëruar Tito Vilanova. “Nuk besoj se Guardiola është larguar nga paraqitja e dobët e skuadrës, ai ka krijuar një ekip legjendar dhe për këtë meriton merita të padiskutueshme. Nuk mund të them se lamtumira e tij i ka bërë qejfin dikujt në Madrid. Mund të flas për veten dhe them se ndihem i trishtuar”, - shprehet Pujol. Nga ana tjetër, asistent-trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka mendon se Pep Guardiola tashmë i takon të kaluarës së futbollit spanjoll. “Liga spanjolle ka ekzistuar pa Guardiolan dhe tani do të vazhdojë pa Guardiolan. Numrat e tij janë aty pas katër vitesh.

Jup Hejnkes preferon të ruajë sërish yjet e ekipit teksa aktivizoi stolin në ndeshjen me Shtutgart, por edhe kjo zgjedhje e dytë rezultoi fituese për ekipin bavarez. Me Lahm, Kros, Shvajnshtaiger, Roben, Alaba në stol e Riberi që nuk ishte grumbulluar, Bajerni kaloi 2-0 Shtutgartin me gola të Myler e Gomez. Kampionët e Dortmundit konfirmohen edhe në transfertën e Kaiserslautern duke triumfuar 2-5 ndërsa Schalke që shkatërroi 4-0 Herthan e M’Gladbah që barazoi 0-0 me Augsburg do të luajnë sezonin tjetër në Champions League. Mbetet ende e pazgjidhur se kush nga Koln apo Hertha do të bien në kategorinë e dytë me Kolnin që humbi 4-1 me Freiburgun. Në sfidat e tjera, Leverkuseni fitoi minimalisht 1-0 me Hannover.

La Liga

Bundesliga

Të shtunën Espanjol – Sporting Gijon Getafe – Majorka Levante – Granada Real Sociedad – Satander Të dielën Real Madrid – Sevilja Zaragoza – Atletik Bilbao Malaga – Valencia Real Betis – Atletiko Madrid Rajo Valekano – Barcelona

0-3 1-3 3-1 3-0 12:00 16:00 18:00 19:45 21:30

“E kuptoj largimin e Guardiolës”

0-0 1-1

Të shtunën Bajer Leverkusen – Hanover Bajern Mynih – Shtutgart Freiburg – Këln Hamburg – Mainc Hofenheim – Nurenberg 2-3 K’Lautern – Borusia Dortmund Munshengladbah – Augsburg Shalke – Herta Berlin Volfsburg – Verder Bremen

1-0 2-0 4-1 0-0 2-5 0-0 4-0 3-1

Në fraksionin e dytë është Napoli ai që ka zbritur në fushë më i vendosur dhe do të barazojë shpejt me një gol mjaft të bukur të Zunigas

Si shumë personalitete të botës futbollistike edhe Antonio Konte nuk la pa komentuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave në botën e futbollit, largimin e Guardiolës nga Barcelona dhe deklaratën e tij se do të qëndrojë një vit pa impenjime profesionale. Tekniku i bardhezinjve u shpreh se Barcelona mbetet etalon për të gjitha skuadrat, si dhe modeli që duhet imitu ar nga bardhezinjtë e jo vetëm: “Pa diskutim që Barça mbetet ideali për të gjitha skuadrat e botës. Për sa i përket Guardiolës, mund të

them se e kuptoj shumë mirë vendimin e tij. Konsumimi ka qenë shumë i madh për Pep, pasi ai është një njeri dhe teknik që e përjeton futbollin në maksimum, në 100%, ndaj dhe stresi i akumuluar dhe ngarkesat janë të jashtëzakonshme. 24 në 24, kështu ka jetuar Guardiola me futbollin dhe skuadrën e tij gjatë këtyre viteve të fundit, ndaj meriton pa diskutim një kohë relaksi për t’u rigjeneruar e për të sjellë eksperiencën dhe konceptin e tij për futbollin aq shumë të lakmuar në botë”, përfundon Conte.

Konte del nga llogorja: Besoj te titulli Alegri: Milani, në lojë për kampionatin Dy skuadrat që kryesojnë Serie A, do të udhëtojnë në transfertë për të kërkuar trepikëshin e radhës: Juventusi në Novara dhe kuqezinjtë në Siena Jeton Selimi Trajneri 42-vjeçar i bardhezinjve beson se shanset e skuadrës së tij për fitimin e titullit në Serie A tashmë janë të mëdha, ndërsa nënvizoi rritjen e “Zonjës së Vjetër” që nga fillimi i sezonit. Antonio Konte ka deklaruar gjithashtu se beson se të tijtë munden ta shmangin kërcënimin e Milanit për “Scudetton”. Bardhezinjtë janë tri pikë përpara mbajtësve në fuqi të titullit në Itali, kuqezinjve të Alegrit, ndërsa po përgatiten për të vizituar Novarën, të dielën pasdite. “Unë besoj te titulli, sepse nuk jemi kot në krye, – tha Konte për gazetarët në një konferencë për shtyp. – Le të mos harrojmë se nga kemi ardhur, ky është një burim krenarie. Ne kemi mundësinë për të shkruar një faqe të rëndësishme në historinë e Juves. Jemi duke luajtur kaq shumë ndeshje në një hapësirë ​​të tillë të shkurtër kohe, sa jemi duke menduar ndeshje pas ndeshjeje. Lojtarët e mi ja-

Antonio Konte

në pjekur shumë dhe unë jam krenar për ta”. Konte pastaj vlerësoi Milanin, por tha se Juventusi po e mbyll hendekun me kuqezinjtë. “Unë gjithmonë kam thënë se Milani ka një skuadër të mirë, – theksoi 42-vjeçari. – Në fund, pala që e meriton, ajo le të fitojë. Në aspektin e organizimit ne jemi tani më në nivelin Milanit”. Trajneri italian gjithashtu mori kohë për të komentuar betejën që e pret përpara, në Novara, duke theksuar se parashikon një ndeshje më të hapur se sa ajo kundër Çezenës, që u luajt në mes javës. “Novara gjithmonë ka luajtur futboll të mirë, – ka sqaruar Konte. – Në krahasim me ndeshjen kundër Çezenës,

ku pati një lojë shumë mbrojtëse, ne do të gjejmë një formacion pritës, i cili do të përpiqet të luajë lojën e vet.” Nga ana tjetër, në vigjilje të ndeshjes me Sienën, tekniku i Milanit beson se do ta fitojë këtë 90-minutësh. Por Masimiliano Alegri nuk ka lënë pa vlerësuar skuadrën e Juventusit e cila udhëheq kampionatin. “Juventus ka meritat e saj sepse po bën gjëra të rëndësishme. Ne kemi lëshuar në rrugën tonë pasi kemi humbur pikë kundër Fiorentinës dhe Bolonjës”. Sipas tij tashmë situata psikologjike e skuadrës ishte shumë e rëndësishme. Më pas, Masimiliano Alegri shtyn në fund të sezonit çdo diskutim për sa i përket të ardhmes së tij te Milani, duke deklaruar se tashmë po mendon që të përballojë sa më mirë 4 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Tekniku kuqezi u shpreh se zërat në lidhje me postin e tij nuk e bezdisin dhe nuk e shqetësojnë por tha se trajnerin e Milanit nuk e zgjedh ai por Galliani. Masimiliano Alegri deklaroi gjithashtu se Milani i ka të gjitha mundësitë për t’u shpallur kampion dhe sigurisht që kjo është diçka e rëndësishme për të, dhe ndoshta mund të vendosë dhe fatin e tij, por ekipi duhet të japë maksimumin dhe ta mbajë hapur garën e titullit deri në fund.


22

MAPO

E diel 29 prill 2012 www.mapo.al

I porsalinduri ia tregon babait gishtin e mesëm Sjellja ‘rebele’ zakonisht është karakteristikë tek adoleshentët, mirëpo një foshnje ia ka treguar gishtin e mesëm babait të vet menjëherë pas lindjes. I emocionuar me djalin e porsalindur, babai krenar mori kamerën dhe filloi ta xhirojë fëmijën teksa qëndronte i shtrirë në gjoksin e nënës. Në këtë moment emotiv, foshnja e lëvizi dorën dhe bëri një “gjest të pakëndshëm”. “Mos ma tregoi gishtin e mesëm?”, ka thënë babai duke qeshur. 

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Zemrën ia rrëmbyen dy femra – prandaj i mori në të njëjtën ditë Një irakian ishte dashuruar në dy vajza nga fshati i tij dhe, meqë e kishte të vështirë se cilën të zgjidhte, vendosi të martohet me të dyja në të njëjtën ditë. Abdel Rahman Najef al-Obaidi, 22 vjeç, fillimisht ishte dashuruar në 17-vjeçaren Intidhar, ndërsa pas disa muajsh i ka rënë në sy 21-vjeçarja Suada. “Rreth një muaj isha në dyshim. Bisedova me prindërit, propozova që të martohesha me të dyja njëkohësisht dhe ata ma dhanë bekimin”, citon AFP fjalët e të porsamartuarit. Ndërkaq, punën më të vështirë e kishte pasur teksa i ka bindur dy të zgjedhurat e tij që ta pranojnë jetën në “treshe”. “Një ditë më pyeti: ‘Si thua të martohemi njëkohësisht unë, ti dhe Suada?’, ndërsa unë iu përgjigja se pajtohem, por me kusht që të na respektojë njësoj”, ka treguar Intidhar. “Në fillim u befasova me propozimin e tij, por në fund arriti të më bindë”, ka thënë Suada. Ligji musliman i lejon meshkujt të marrin katër gra. 

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Influenca e Plutonit do jetë paksa e rrezikshme për jetën tuaj në çift. Bëni shumë kujdes me gjithçka që do thoni në mënyrë që mos lëndoni dhe mos lëndoheni. Nëse jeni beqarë kujdes mos dashuroheni pasdikujticilinukbënpërju. Kontrollojini emocionet!

Jeta në çift do shkojë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar.Disamundtapërforcojnë lidhjen e disa të tjerë edhe mund të bëjnë plane për fejesë. Gjithçka është e mundur. Beqarët do eshfrytëzojnëaftësinëetyre përtëjoshurdhedobëjnëpër vetedikëinteresant.

Jupiteri pritet të jetë shumë i favorshëm për jetën tuaj sentimentale. Gjithsesi jeni ju që duhet të bëni kujdes me mënyrën e të sjellit që të mos lindin konflikte. Beqarët do ruajnë distancat nga seksi tjetërsepsenukdojenëgati për të krijuar një lidhje.

MeJupiterinnëanëntuajsot, do e keni çdo gjë më të lehtë dhe më të qartë në çift. Romantizmidotërizgjohetdhe doiakalonimjaftmirë.Beqarët do jenë ata më të favorizuarit. Shfrytëzojini sa të mundni takimet që do bëni sepsemundtëndesheniedhemepersonineduhur.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse jeni në një lidhje bëni kujdesngaSaturni.Aimund tësjellëmungesëkomunikimi dhe destabilitet.Ruanisa tëmundniekuilibrin!Beqarët do ndihen mirë edhe me atë status që janë por në mbrëmjedotakojnëdikëme të cilin do fillojnë një aventurëtëkëndshme.

Jo të gjithë çiftet do kenë një jetë sentimentale të njëjtë sot. Për disa ndjenjat do të forcohen, ndërsa për disa të tjerë do shfaqen mosmarrëveshje e debate. Kujdes! Beqarët nuk do kenë takime dhe nuk do ndryshojnë status.

Jeta juaj në çift do fillojë të normalizohetgjatëkësajdite. Dojenimëtëgatshëmpërtë folur dhe për t’u sqaruar me atë që keni në krah. Beqarët do jenë mjaft joshës. Ka mundësi që një pjesë e mirë të gjejnë Princin e tyre të Kaltër. Shfrytëzojini orët sa mëshumëtëmundni!

Në jetën sentimentale është mirë të tregoheni të matur. Mos u verboni nga fjalët e bukura që do ju thotëpartnerisepsedozhgënjehenimëvonë.Ruajeni kthjelltësinë! Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat që do u bëhen.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Duke qenë se sot do mendoni ndryshe nga partneri për një diçka të rëndësishme mund të lindin debate me të. Flisni qetësisht dhe gjeni argumente që t’ia mbushni atij mendjen.Rastetëshkëlqyeraqë beqarët të gjejnë personin që kanë ëndërruar.

Duhet të bëni përpjekje sot që të ruani atmosferën e ngrohtë që është krijuar në lidhjen tuaj. Kuptojini më mirë ato që ju thotë partneri sepse në të vërtetë ai kërkon veçse të mirën e të dyve. Mos lini shtigje për debate

Nuk do jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Zgjidhja ideale për këtë situatë do jetë komunikimi. Bëni përpjekje për të arritur! Për beqarët do fryjë një fllad i ngrohtë por që do sjellë vetëmaventurakalimtare.

Do keni nevojë për më shumëstabilitetnëjetëntuajnëçiftsot.FalëUranitjudo krijoni baza më të forta dhe doekenimëtëlehtëtëkuptoheni me atë që keni në krah. Kujdes me xhelozinë! Beqarët do kenë shumë mundësi për aventura, por asnjëpërdashuritëvërteta.

Horizontalisht: 1. Pushtimi i një vendi. 8. Trup qiellor. 12. Institut Financiar. 13. Ai që merret me rritjen dhe me mbarështimin e bagëtive. 14. Janë në fillim të moshës. 15. Maja më e lartë e Alpeve Shqiptare. 17. Qytet i vendit tonë. 20. Shkurre e helmët. 21. Varg njerëzish, që janë vënë njëri pas tjetrit në një vijë. 24. Në cep, në kënd. 25. Folës në radio, a televizor. 28. Përdoret kur thërrasim dikë. 30. Një det në Europë. 34. Përvjetor i rëndësishëm në jetën e dikujt. 37. Vrull, ose... 38. Kallëp ose formë që shërben për të prodhuar sende të tjera në seri. 41. Kafshë gjitare. 42. Bariu i muzikës popullore. 44. Rreth me ngjyra të ndryshme, që gjendet nën kornenë e syrit. 45. Përemër pronor. 46. Targa e makinave të Elbasanit. 47. Vakt i ngrënies. 48. Kurrë në Itali. 50. Shpend me pendë të zeza të ndritshme e me sqep të kthyer. 51. Kandërr fluturuese. 52. Nëna, ose babai kundrejt fëmijëve.

Vertikalisht: 1. Gjitar i ngjashëm me ujkun. 2. Vorfi e kinemasë . 3. Lloj i luftimit mësymës që bëhet nga njësitë e mëdha luftarake. 4. Futja e trupave dhe e armatimeve nga deti ose hedhja e tyre nga ajri në tokën e kundërshtarit. 5. Industria e Lehtë. 6. Njësi matëse. 7. Institut Grek. 8. Pije e përzier. 9. Është njësi kohe. 10. Zhvillimi, përparimi i një shoqërie. 11. Fije që përdoren për peshkim. 16. Ent Monetar. 18. Vend i cekët për të kaluar lumin. 19. Gur që bie nga hapësira. 22.Treguesi më i lartë që arrihet në një lloj gare sportive. 23. Historia Hollandës. 26. Pjesëz mohuese. 27. Institut teologjik. 29. Xhokaxhi, gazetare e televizionit. 31. Jolanda, këngëtare. 32. Markë makine. 33. Shtytje e brendshme që ka dikush për të bërë diçka sa më mirë. 35. Betim. 36. Lushnja në makina. 39. Cameron, aktore e njohur. 40. Njësi monetare. 42. Pemë e lartë. 43. Chriss i njohur i muzikës. 49. Agjensi Ndërtimesh.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 4 shifra:

145789, 315831, 450553, 463041, 521473, 526329, 530215, 599167, 663201, 686651, 732821, 751566, 784854, 937452, 987323.

Numra me 6 shifra.:

1245286, 2729314, 5475120, 9613419.

123, 145, 180, 205, 231, 288, 524, 565, 685, 821, 842, 862.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

2199, 2363, 3219, 5210, 5298, 5784, 6457, 8108.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

086459, 111112, 115521, 126359,

Numra me 7 shifra:


retro 1909 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 29 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

23

29 prill

Buxheti i popullit

Anëtarët e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik prisnin diçka të pagjasë nga buxheti i kancelarit David Lloyd George për vitin 1909. Në fakt, kishte kaq shumë çështje për të diskutuar, saqë fjalimi i tij zgjati mbi katër orë. Ai filloi me nevojën për të rritur të ardhurat: luftanije të tjera duheshin ndërtuar; pensionet për të moshuarit që kishin filluar një vit më parë po kushtonin më shumë nga sa pritej; dhe duheshin shtesa të tjera për të ndihmuar të sëmurët e të papunët. Si rezultat,

duheshin rritur taksat. Do të rritej taksa mbi të ardhurat dhe do të ligjërohej ‘një supertaksë’ për ata me të ardhura të larta. Do kishte masa të tjera që do rrisnin shpenzimet, përfshirë taksën e tokës. Ishte buxheti më radikal në historinë e Britanisë. Partia Liberale kishte shumicën në Commons, por Konservatorët kontrollonin Dhomën e Lordëve, e cila mund të refuzonte të gjitha projektligjet përveç buxhetit. Emocionet ishin në qiell, sepse pronarët e tokave e konsideronin bux-

hetin sulm mbi ta. Lordët e refuzuan buxhetin-për t’u penduar më vonë, sepse Lloyd George kaloi ligje që ua hiqnin fuqinë e votës për buxhetet dhe ua kufizonin veton ndaj projektligjeve në dy vjet. U deshën dy palë zgjedhje të përgjithshme në vitin 1910 dhe një kërcënim nga Mbreti, porLordëteventualishtekaluanbuxhetindheAktin e Parlamentit. Buxheti i popullit dëshmoi se ishte një gurthemel në rritjen e shtetit social dhe në evoluimin e Kushtetutës britanike. –Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Ardian Klosi

Ai iku; kulturës shqiptare duhet t’i dhembë kjo ikje Mustafa Nano

S

...veç due me pushue, se mjaft e pat sivjet I përnderti At e i dashtuni Mik Më ka ra në dorë me kohë letra e Juej me 13 të k.m. S’kemi pse më faleni nderës për shka mujta me ba në favor t’Uej ndër provime. Ju ishi i pregatitun, meritojshi perkrahjen e komisjonit. Ishte nji formalitet: u krye e tash, pa të çume kreje, këtheni në punë të zakonëshme për t’a pasunue kulturën t’onë me vepra të çmueshme. Sa këtheva prej Beneventos, më doli nji gja tjetër. Me 18 Shoqata e jonë AIRI priti në Foyer të Pax Romana Kryetarin dhe drejtoratin e Ekspertave t’AER (Association Europeenne pour l’Etude du Probleme des Refugies). Kjo asht nji shoqatë nderkombtare krijue nga Gjermanët, me seli në Strasburg, qi po merr randësi. Kryetari asht nji professor turk, guvernatori i Stambollit. M’u desht me mbajtë nji bisedë. U pëlqye shum, pse fola çiltas mbi interesën e Oksidentit me mbajtë e vu në gjendje me punue intelektualët e pertej perdes së hekurt. Pritja shkoi mirë. Kjenë personalitet të shqueme, italjane e të hueja. Prej Shqiptarvet: Ndue Gjomarkaj, Verlaci, Ali Klisura, Ekrem Vlora e Nuredin Vlora. Tash prap me 4 prill më kanë ngarkue nji konferencë tjetër. Keni me qeshë. Subjekti “La Madonna Prigioniera”, do ta mbaj n’Angelicum, salë e domenikanvet. Lypej nji shekullar i pertej perdes e m’janë lutë aq fort delegatët e AIRI-t sa m’u desht të pranoj. Mandej, veç due me pushue, se mjaft e pat sivjet. Sa mirë po më vjen qi miku i përbashkët Leotti më paska gjetë do libra! Kurr dhuratë ma e bukur s’m’asht

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

ba! Po thom dhuratë, por unë jam gati t’i a shpërblej. Edhe tue i a shpërblye e njehi prap se prap dhuratë: Ç’farë librash janë? Edhe ju në Bologna e na Milan po ndeshët kund në ndoj liber shqip apo albanalogji më lajmëroni. Due m’e pasunue se ma tepër bibljotekën t’eme n’Universitet. S’diej gja per Sikili. Sa të marr vesht ndoj send Ju lajmroj. Punët e Komiteti janë ende të mbështjelluna në tymtajë (Në epe - do të thonte P. Bernardini i shkretë!) Amerikanët kanë mender e mirë, por Shqipnija asht nji sektor qi ata njofin pak. Bajnë gabime e, pa dashtë, dame. Në maj Komiteti ka zgjedhjet. Aty ka m’u pa. Sa të paraqitet ndoj rasë qi t’ia vlejë, do t’Ju shkruej italisht për me ardhun këtu. Mos rrini pa shkue në Milan e pa folë haptas me P. Valentinin. Armiqt po forcohen e duen me na vu teposhte. Marku e Elis, qi patne fruthin, u shendoshen e tash shkojnë rregullisht në shkollë. Ju kujtojmë me nderim e sympathy. Ju kujton e Ju dergon të fala edhe ime-shoqe. Prej meje shëndet e të mira. Ernest Koliqi Po hy me i shkrue P. Paulinit; u korita me të: tash sa herë qi shkruen e un s’kam pasë kohë me Ju pergjegjun! *Letër e Ernest Koliqit për At Jak Marlekajn. Romë 27 mars 1954.

Bankierët shëtitës Shqipëri, 1993

ikur ta kisha në dorë, do t’i ndaloja të gjithë të flisnin për vetëvrasjen e Ardian Klosit. E do t’i ftoja të flisnin për Ardianin, ashtu si ai ka qenë, ashtu si e kanë njohur, për atë që ai ka bërë në lëmin e kulturës shqiptare. Sigurisht, në fund unë e di që askush s’ka për t’ma vënë veshin, e di se të gjithë do të rrëmojnë me zell në gjestin e vetëvrasjes për të zbuluar një hiç (e çfarë tjetër mund të zbulohet duke mihur në një gjest të tillë?), por shpresoj që të bëjnë edhe tjetrën, të flasin për Ardian Klosin. Dani ishte i ndrojtur, i brishtë, i pambrojtur, i padjallëzuar. Ishte mbi të gjitha i ndershëm, dhe kjo frazë e fundit është nga ato që mund të thuhet për fare pak vetë në këtë Shqipërinë tonë. Ishte njimend i ndershëm. Dhe nuk ishte i ndershëm për një standard moral, por ishte i ndershëm - kështu më është dukur mua - për një fakt visheral; dhe njerëzit, të cilëve ndershmëria u del nga rropullitë, janë edhe lehtësisht të manipulueshëm; janë të tillë se ata nuk dinë të dyshojnë te të tjerët, nuk dinë ta çojnë mendjen te fakti se dikush mund t’ua ketë me hile. Nëse ka pasur një gjë te Dani, që mua më bënte të jetoja ca si shumë me limitet e mia, kjo gjë ka qenë fakti se ai ishte i rafinuar dhe plot klas në sjellje; deri dhe përballë një harbuti, nuk dinte të dilte nga binarët. Dinte të ishte i hidhur sa të duash, por i hidhur në llojin e vet; d.m.th. për t’u ndeshur me të ligun nuk huazonte armë të të ligut. Nuk dinte ta bënte këtë gjë. Ndoshta i mjaftonte ‘la propria cattiveria’ (thonjëzat në këtë mes janë shumë të rëndësishme). Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instinktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studionte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata; së dyti, ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që janë lindur e janë rritur në një botë librash. Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parekuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit. www.respublica.al

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Gazeta Mapo