Issuu on Google+

Faqe 11

Kadare: Ky, shekulli më i rëndësishëm dhe dramatik për shqiptarët Shkrimtari i njohur ka folur edhe për librat që e kanë formuar, nominimin për herë të parë për çmimin “Nobel” në vitet e diktaturës, si dhe momentet e bukura në jetën e tij

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 29 nëntor 2012. Numër 763. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

100 vjet Pavarësi! Festa kuqezi e shekullit shqiptar

Vlora bashkon shqiptarët e politikën dhe kalon në delir gjatë ngritjes simbolike të flamurit. Tirana mbledh qindra mijëra në shesh për të festuar në kryeqytetin e Shqipërisë 100-vjetorin. Kryeministri Berisha dhe presidentja Atifete Jahjaga presin tortën gjigante, ndërsa ceremoniali pasohet me inaugurimin e Monumentit të Pavarësisë dhe paradën ushtarake. Kryeministri Berisha shtron drekë për miqtë e huaj, ndërsa presidenti Nishani mbledh në Pallatin e Brigadave politikën dhe shoqërinë civile… Faqe 2-10

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

100-vjetori

koment Shkëlzen Maliqi

Vizualisht, këto ditë trojet shqiptare janë veshur kuq e zi. Refreni “Rreth flamurit të përbashkuar…”

Ministri i Jashtëm grek anulon në momentin e fundit vizitën në Tiranë për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Shkak, deklarata që bëri Berisha në Vlorë se Preveza ka qenë tokë shqiptare.

Pse nuk ka ndodhur Apokalipsi

Washington Post George F. Will

Nganjëherë përbën lajm fakti që diçka nuk është lajm. Konferenca...

15

Mijëra fansa këndojnë nën shi me Rita Orën

koncerti

Rita Ora, ndryshe nga sa ishte lajmëruar, u ngjit në skenë rreth mesnatës. Berisha e shoqëron në skenë dhe ndjek koncertin

Shqipëria etnike, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë Berisha qetëson grekët: Deklarata në kontekstin historik, jo pretendime territoriale Ac a r o h e n m a r r ë d h ë n i e t m e s Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka refuzuar dje të jetë i pranishëm në Tiranë për të marrë pjesë... Faqe 8

ekonomi

Kurbani i festës

Turizmi patriotik, tregtia në superxhiro në Vlorë e Tiranë

CMYK

FAQE 14

editorial / 19

Faqe 16

Alfred Lela

Nuk mund të festohet me gjëra të buta Dje në shesh, përveç të përkorëve e të fismëve, kanë zbritur edhe të leshtët, edhe të varfrit, edhe të padalët, edhe të palarët. Ata kanë qenë edhe më aktivët në ‘ndarjen’ e tortës së Pavarësisë. Fotot e tyre në babëzi e sipër i kanë mbushur ndërkohë sajtet, kronikat televizive, rrjetet sociale, por një gjë është e sigurt: Shqiptarët festonin dje 100-vjetorin e pavarësisë gjeografike e politike, dhe jo pavarësinë nga veset dhe mizerja e natyrës njerëzore. Asnjë shtet dhe asnjë komb nuk është ndarë e as do të ndahet me to. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se ideja për një tortë gjigante të përbashkët në një vend ku të varfrit përbëjnë një racion të konsiderueshëm të popullatës, ishte për t’u lavdëruar...


2

MAPO

E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

Marshimi i pandalshëm drejt sheshit që prej fillimit u duk i qetë, shtohet me vrull rreth orës 9:00, ndërsa njerëzit duket sikur mblidhen si rrëketë e shiut.

1912-2012

Mijëra zemra njerëzish rrahin njësoj në Sheshin e Flamurit Vlora gdhihet më plot se kurrë, mëngjesin e 100-të të Pavarësisë së Kosovës. Ndryshe nga 100 vjet më parë mungonin pushkët, por njerëzit nuk patën nevojë për to, për ta bërë po aq të çmendur dhe solemn momentin e ngritjes së flamurit

Nga Vlora/Vladimir Karaj Vlorë “Mes thirrjeve të mijëra njerëzve,

flamuri madhështor i Skënderbeut që kishte fjetur i palosur për 445 vjet, u shpalos sërish. Qe një çast i paharrueshëm për mua dhe duart m’u drodhën nga shpresa dhe kryelartësia që më vlonin në shpirt, në kohën kur po fiksoja në ballkonin e shtëpisë, flamurin e Sovranit të fundit të Shqipërisë. M’u duk sikur shpirti i heroit të pavdekshëm kaloi në ato çaste si një zjarr i shenjtë mbi kryet e popullit”. (Ismail Qemali “Kujtime”). Në shesh u këndua himni e flamuri ceremonial u ngrit për të 100-ën herë në Monumentin e Pavarësisë. Mu prej pjesës kryesore të tubimit qindra mijërash, prej të cilit nëse b ë h e sh e pjesë ishte e pamundur të ndaheshe, qindra zëra që dalin mbi të tjerët fillojnë të thërrasin “eja mblidhuni këtu, këtu” sikur ajo ngjeshje, prej së cilës e kishe të vështirë të merrje frymë ishte e pamjaftueshme për t’u ndjerë deri në fund bashkë si kurrë më parë gegë e toskë, vlonjatë e shkupjanë, tiranas e shkodranë... *** Duket sikur Vlora s’ka fjetur, ashtu si deti, të cilit në mesnatë Tifozët kuqezi “i vunë flakën” me fishekzjarrë, rreh pa pushim brigjet e saj. Qindra e mijëra të rinj duket se nuk kanë pushuar prej mesnate, valëvisin që herët në mëng jes flamuj kuqezi përmes bulevardit kryesor e rreth Sheshit të Flamurit. Këngët dhe muzika kanë pushtuar menjëherë rrugën kryesore prej fillimit e deri në fund, ndërsa dhjetëra dyqane të Vlorës ofrojnë ëmbëlsira për festuesit e Pavarësisë... Marshimi i pandalshëm drejt sheshit që prej fillimit u duk i qetë, shtohet me vrull rreth orës 9:00, ndërsa njerëzit duket sikur mblidhen si rrëketë e shiut. Përkundër rrymës që shtyhej në shesh, fillojnë e shfaqen në kodrën ku ndodhen varret e dëshmorëve qindra të tjerë, ndërsa në pak minuta grupet mbushin katet ende të pandërtuara të pallateve që rrethojnë sheshin. Ndërsa shtyhemi mes turmës, një burrë i moshuar na ndalon të shkojmë më tutje. “Boll deri këtu”, thotë ai autoritar, duke na paralajmëruar se ngjeshja e njerëzve në pjesën kryesore të sheshit ishte e pamundur të kapërcehej. Gjë që e vërtetuam mu në atë moment, ndërsa

Deputetë të opozitës dhe Topi mes njerëzve në Vlorë Deputetë të opozitës dhe përfaqësues të saj përfshi edhe ish-Presidentin Bamir Topi vijuan qëndrimin në Vlorë edhe pas përfundimit të cermonialit zyrtarë. Pjesa më e madhe e politikanëve u shpërndanë në rrugët dhe kafenetë e qytetit. Ish-presidenti Topi dhe figura të tjera të FRD marshuan përmes bulevardit kryesorë, ndërsa ish- presidenti ndaloi në dhjetra raste të bënte fotografi me njerëz të veshur me kostume kombëtare.

trupat rreth nesh fillojnë e shtohen e njerëzit fillojnë e ngjishen më shumë. Brohoritjet e thirrjet që vijnë prej andej nuk kanë nevojë për bokse dhe as për amplifikatorë: ato mbërrijnë të gjalla dhe i mbushin rrugët ndërsa mbysin thuajse çdo zë tjetër... *** Në një moment thirrjet prej turmës shuhen. Diku e pakuptueshëm, për shkak të mizërisë së njerëzve fillojnë të luhen tingujt e Himnit Kombëtar. Zërat prej turmës i bashkohen këngës dhe rikthehen menjëherë pas saj në brohoritmë e duartrokitje që ushtojnë në qendrën e Vlorës. Njerëzit ja-

Nuk është njësoj si 100 vjet më parë, kur vendi u përfaqësua në Vlorë prej delegatësh e pjesa më e madhe e atyre që ndodheshin në shesh, ishin prej Vlorës e fshatra rreth saj. Sot të gjithë prej gjithëkahit kanë ardhur e janë dyndur për të “firmosur” vetë aq sa munden në këtë festë të 100 viteve Shqipëri.

Kryeministri Berisha dhe kreu i opozitës, Rama dje në Vlorë

në kapur prej atij zjarrit të shenjtë që përmend në kujtimet e tij Ismail Qemali dhe burra, gra e fëmijë shtyhen drejt sheshit për të marrë prej asaj frymës që shpërndahet bujarisht prej flamurit në shtizën ceremoniale e mijëra e ndoshta milionave të tjerë që valëviten pafre në gjithë rrugën. ... Nuk është njësoj si 100 vjet më parë, kur vendi u përfaqësua në Vlorë prej delegatësh e pjesa më e madhe e atyre që ndodheshin në shesh, ishin prej Vlorës e fshatra rreth saj. Sot të gjithë prej gjithëkahit kanë ardhur e janë dyndur për të “firmosur” vetë aq sa munden në këtë festë të 100 viteve Shqipëri. Përpara dhe pas

nesh është Shqipëria. E g jitha na duket sikur ka zbritur aty. Plisat e Kosovës, qylafët e prerë të Dibrës e Elbasanit, shamitë e kokës të Mirditës, qeleshet e lebërve, duken mbi kokat ndërsa rreth tyre valëviten pafund flamuj si ai i Skënderbeut. Po ashtu, ndryshe nga 100 vjet më parë grupi i kalorësve prej Kosove, mes të cilëve nipa të Isë Boletinit kanë mbërritur në kohë në Vlorë: askush s’ka mundur t’i ndalë rrugës, ndërsa mes mijëra njerëzve kuajt binden e nuk bëjnë asnjë çap sikur ta kuptonin edhe ata solemnitetin e çastit. Shqiptarët ishin të gjithë aty dje. “Ja flamuri, ja shqi-


E enjte 13 29qershor nëntor 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 3

Të shtëna topi, fishekzjarrë, shtrëngime duarsh e përqafime ishte atmosfera festive që ofroi dje Vlora

Gjatë ceremonisë zyrtare në Vlorë

Vlora në delir, ngritja e flamurit bashkon politikën

Qyteti i Flamurit i mblodhi të gjithë bashkë paraditen e djeshme. Kryeministri Berisha dhe Edi Rama shtrëngojnë duart, ndërsa turma brohoret ngritjen simbolike të flamurit, 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë Vlorë Ora 10:00 i mblodhi të gjithë në

”Kanë provuar të na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar. Kanë dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjellë përsëri, kanë dashur ta ndryshojnë, por nuk kanë arritur ta mposhtin. Historia e vendit tonë dëshmon qartë për gjakun e derdhur, për sakrificat e shumta për të sjellë pavarësinë dhe lirinë”, - u shpreh Nishani. ponja dy krenare, po e shpallim mëvetësinë e Shqipërisë këtu në Vlorë 28 Nëntor 1912. Shqipëria të bëhet e lirë dhe e mosvarme. E gëzofshi pra këtë ditë të madhe”, - u tha Ismail Qemali atyre burrave që shpërthye në të shtëna pushkësh e brohoritma 100 vjet më parë. Dje në shesh të Vlorës pushkët mungonin, po njerëzit duket se nuk patën nevojë për to për ta bërë po aq të çmendur dhe solemn momentin e ngritjes së flamurit. ...Nuk dimë sa kanë qenë dje në Vlorë. Sa ishin në rrugë, sa mbushën ballkonet e sa ngecën në trafik: ishte e pamundur të numëroje, e pa mun-

dur të hamendësoje ndërsa mijërat dukeshin njësh, të veshur me të njëjtat ngjyra dhe që këndonin në të njëjtin zë... Sidoqoftë, sa do të kenë qenë ata, vështirë se do të ketë shifra që do mund të përmbledhin këtë ditë. As lahutarët që shkonin menduar rrugëve të qytetit me lahuta e çifteli ndër duar e shkëmbeheshin aty për aty me grupe polifonie, as daullexhinjtë që haheshin dhëmb e mbyteshin prej koresh rinorë, askush prej tyre nuk mund të numëronte sa miliona rrahje zemrash aty në shesh e mijëra kilometra prej tij rrahën njësoj si ata që thërrisnin për t’u mbledhur më shumë në mes të një vullkani njerëzor.

Vlorë. Në podium, e rreshtuar gjithë klasa politike e Shqipërisë dhe Kosovës. Në bulevard, kurrë më parë Vlora nuk kishte mbledhur shqiptarë nga të gjitha trevat, brenda dhe jashtë kufirit. Festa e madhe e Pavarësisë u kthye në një ditë pelegrinazhi që kulmoi me ngritjen simbolike të flamurit, bash në sheshin që mban emrin e tij. Të shtëna topi, fishekzjarrë, shtrëngime duarsh e përqafime ishte atmosfera festive që ofroi dje Vlora. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika prenë më pas tortën e përgatitur për 100 vitet shtet. Ndërsa dita e djeshme ka përmbushur dëshirën e shqiptarëve për të parë të bashkuar kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Në podium nga ana tjetër ndodhej trojka e ambasadorëve, Aleksandër Arvizu, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth, kryeparlamentarja Topalli, ish-presidenti Bamir Topi, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, si dhe ministra të kabinetit “Berisha”. Pas ngritjes së flamurit, fjalën e ka marrë kreu i Bashkisë, Shpëtim Gjika. E ka quajtur bashkim vëllazëror atë pamje impresionuese kuqezi që kishte përpara, shtrirë nga Sheshi i Flamurit e deri në skelë. “Në këtë ditë të shënuar, të gjithë duhet të ecim përpara, të ketë bashkim vëllazëror në të gjithë spektrin e ngjyrave, bashkim zem-

rash, vullnetesh dhe fuqish të pashterura. Vlora jonë ka arsye të ndihet krenare”, - tha ai, i brohoritur nga turma e njerëzve. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në fjalën e tij përshëndeti të gjithë bashkëkombësit në këtë ditë të madhe për shqiptarinë.”Kanë provuar të na e çjerrin, grisin flamurin dhe nuk e kemi lejuar. Kanë dashur ta zhdukin, por ne e kemi sjellë përsëri, kanë dashur ta ndryshojnë, por nuk kanë arritur ta mposhtin. Historia e vendit tonë dëshmon qartë për gjakun e derdhur, për sakrificat e shumta për të sjellë pavarësinë dhe lirinë”, - u shpreh Nishani. Një surprizë e bukur e kësaj ceremonie ishte mbërritja ndoshta e të fundmëve delegatë me kuaj nga Kosova, për të dorëzuar flamurin. “Erdhëm sot këtu për të përmbushur një amanet dhe jemi shumë të lumtur që festojmë të gjithë bashkë”, tha prijësi i grupit nga Gjilani, që i dorëzoi presidentit Nishani flamurin e sjellë nga qyteti i tij. Më pas, ceremonia zyrtare në Sheshin e Flamurit u pasua me një koncert me këngë e valle popullore dhe me ovacionet e pandalshme të njerëzve të mbledhur si asnjëherë tjetër në qendër të Vlorës. Ndërkohë, festa ka vazhduar deri pasditen e djeshme në Vlorë, edhe pse qeveria është zhvendosur drejt Tiranës për të vazhduar festimet në kryeqytet, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Në Vlorë festë deri pas mesnate Në Vlorë vijoi deri pas mesnate festa e Pavarësë me koncer tet festive të organizuara nga bashkia e këtij qy teti tek Sheshi i Flamurit. Ndërsa ne ktheheshin në orët e pasdites nga Vlora e pushtuar prej shqiptarëve nga të g jithë krahinat, karavanë po aq të g jatë makinash vijonin të udhëtonin drejt qy tetit që prej tre ditësh feston si “i ccmendur ” në rrugë ditën e flamurit. Kar vanet e g jata të makinave nga Kosova, Maqedonia apo Zvicra e kudo tjetër ka shqiptarë

shkëmbeheshin në rrugë e jo rrallë herë të ngecur në trafik organizoheshin minting je spontane flamujsh që valëviteshin. Ndërkohë festa duket se ka pasur edhe probleme. Edhe pse nuk ka ende një bilanc zyrtarë për njerëzit që patën probleme shëndetësore për shkak të dyndjes së turmave në sheshin qëndror të Vlorës, g jatë g jithë ditës të paktën tre herë ambulancat e spitalit ccanë mes njerëzve për të marrë të sëmurë.


4

MAPO

E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

Përvjetori i 100-të i Pavarësisë mbledh qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora për të festuar në kryeqytet

'Pushtohet' kryeqyteti

100-vjetori mbledh kombin në Tiranë Sheshet dhe bulevardet e kryeqytetit janë tejmbushur si asnjëherë më parë me mijëra qytetarë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, si dhe nga trevat shqiptare Jonida Tashi Tirana është zgjuar mëngjesin e së

mërkurës nga tingujt e muzikës dhe ngjyrat patriotike. Mijëra shqiptarë të vegjël e të rritur janë mbledhur në Tiranë për festuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Atmosfera festive ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku të g j it h a r r u g ë t d h e sh e sh e t e kryeqytetit shqiptar kanë qenë të tejmbushura me qytetarë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Thuajse të pushtuara nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja apo fëmijë të pikturuar kuq e zi kanë qenë sheshi “Skënderbej”, rruga përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”. Veç qytetarëve të Tiranës, për të festuar në kryeqytet këtë datë të shënuar kanë mbërritur edhe mijëra qytetarë nga qytetet e tjera, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora. Të jesh pjesë e një jubileu të tillë, të jepet fati vetëm njëherë, ndaj të gjithë janë ndjerë të kënaqur që janë bërë pjesë e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku përtej entuziazmit dhe euforisë, kanë sunduar edhe dozat e krenarisë kombëtare. “Jam shumë e gëzuar. Vij nga Zvicra, vetëm për festën kemi ardhur”, shprehet një vajzë

kosovare. “Kemi ardhur të urojmë nga shqiptarët e Malit të Zi”, thotë një tjetër. “Unë kam ardhur sot për ta festuar. Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!”, shprehet një vogëlush. “U uroj gjithë shqiptarëve 100-vjetorin e Pavarësisë”, shprehet një qytetar i Pejës. “Vij nga Maqedonia, Kumanova. Kemi ardhur të festojmë së bashku 100-vjetorin”, thotë një i ri nga Maqedonia. Dhjetëra aktivitete, për të gjitha grupmoshat, janë zhvilluar dje në Tiranë, në festën që ka nisur prej tri ditësh. Festimet kanë qenë të organizuara për të gjitha grupmoshat, me koncerte dhe aktivitete, duke përfshirë edhe fëmijët e të rinjtë. Gjatë ditës, qytetarët që tejmbushën si kurrë më parë rrugët e Tiranës, kanë parë nga afër në rrugën “Mu-

Të pushtuar nga qytetarë me flamuj në duar, të rinj e të reja apo fëmijë të pikturuar kuq e zi kanë qenë sheshi “Skënderbej”, rruga përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshi “Nënë Tereza”

rat Toptani”, panairin “Blej produkte shqiptare”, kanë shijuar koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe popullore. Përpara Galerisë së Arteve, të shumtë kanë qenë ata që kanë vizituar ekspozitën “100 vjet Tirana”, ndërsa aktivitetet në lulishten te parku “Rinia” i ishin dedikuar tërësisht fëmijëve. Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi - Shqipëria ime”, koncert për fëmijë, teatër për fëmijë, animatorë, foto-point me personazhe të Pavarësisë, ishin disa nga aktivitetet e organizuara, që nga ora 10 e paradites së djeshme. Po kështu te lulishtja “Tre vëllezërit Frashëri”, Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit kanë performuar për të rinjtë. Cirku i Tiranës dha shfaqje pranë urës te rruga “Ibrahim Rugova”. Në rrugën “Ismail Qemali” qytetarët patën mundësi të ndiqnin ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qindra qytetarë kanë bërë foto me personazhe historike, ndërsa rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhur me festën, kanë shpërndarë flamurë të vegjël dhe organizuar lojëra. Në mesditë, në sheshin “Skënderbej” zbritën parashutistët e “Red Bull”, me flamurin kombëtar. Pas Vlorës, festimet zyrtare në Tiranë për 100-vjetorin kanë nisur nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” për të kujtuar e nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë. Njëri pas tjetrit zyr-

tarët më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vendosur kurora me lule te monumenti “Nënë Shqipëri”. Kryeparlamentarja Topalli; presidentja e Kosovës, Jahjaga; kryeministri Berisha dhe ai kosovar Thaçi; kryeparlamentari Krasniqi; kryebashkiaku i Tiranës, Basha; si dhe disa ministra të kabinetit qeveritar

shqiptar dhe kosovar janë përkulur me radhë përpara Dëshmorëve të Kombit. I vetmi që nuk ka marrë pjesë në këtë aktivitet është presidenti Bujar Nishani. Pas largimit nga “Varrezat e Dëshmorëve”, kryeministri Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen për të gjithë heronjtë e kombit.

Parada madhështore, 1800 forca parakalojnë në shesh Trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme kanë parakaluar përpara qindra e mijëra qytetarëve. Berisha: Çdo shqiptar është sot zot i kësaj toke Parada ushtarake e Forcave të Armatosura që u zhvillua në sheshin “Skënderbej” ka shënuar një ngjarje të rrallë dhe mjaft solemne në 100-vjetorin e Pavarësisë. Rreth 1800 trupa ushtarake dhe mbi 50 mjete të llojeve të ndryshme kanë parakaluar përpara qindra e mijëra qytetarëve të kryeqytetit dhe nga gjithë Shqipëria, nga Kosova, si dhe nga trojet e tjera shqiptare, si dhe drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar dhe atij kosovar. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, i cili u këndua njëzëri nga të gjithë qytetarët që ndodheshin në shesh, fjalën e mori i pari kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri i Kosovës ndër të tjera kujtoi se Kosova është vend i pavarur dhe sovran, që ka Forcën e saj të Sigurisë moderne, që është e gatshme të paraqesë paqen kudo në

botë. “Secili nga ne të ndihet krenar që Shqipëria të jetë anëtare e NATOs. Po ashtu shteti i Kosovës do jetë pjesë e NATO-s dhe BE. Dhe së bashku do jemi në NATO dhe BE të bashkuar”, - tha Thaçi. Pas tij ishte kryeministri Sali Berisha i cili ngriti lart figurën e shqiptarëve në këto 100 vite shtet. Duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë, shefi i qeverisë theksoi se çdo shqiptar është sot zot i kësaj toke. “Sot, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së Shqipërisë së pavarur, unë dua të nderoj qytetarin e thjeshtë shqiptar. Sot, në këtë ditë ti je Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Mic Sokoli, Adem Jashari, je zot i kësaj toke. Kjo është dita jote shqiptar dhe shqiptare e thjeshtë, sepse ti dhe në kohërat më të vështira u përballe dhe në luftërat e pabarabarta dhe e ngrite Shqipërinë e rrëzuar përdhe. Ju me mundin, djersën, gjakun tuaj, ndërtuat me thonj, muskuj, qelizë, fabrika, uzina, hidrocentrale, ullishte vreshta dhe bëtë që vendi juaj të ngrihet si feniksi mbi mjerimin e tij”, - u shpreh Berisha. Me një fjalim me doza të larta patriotizmi, shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi kontributin e të gjithë

Në paradën ushtarake morën pjesë rreth 1800 forca të inkuadruara në 32 kuadrate, nga të cilat 27 kuadrate nga Forcat e Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit, një kuadrat nga Garda e Republikës, një kuadrat nga Forca e Sigurisë të Kosovës dhe një kuadrat me veteranë

burrave dhe grave të këtij kombi që ngritën lart flamurin tonë kuqezi. Përballë tribunës së festimeve të këtij jubileu të madh janë rreshtuar përfaqësuesit e FA të Shqipërisë, Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Forcave të Sigurisë së

Kosovës. Të parët që parakaluan para tribunës ishin veteranët e luftës, të ndjekur nga dhjetëra kuadrate të tjerë të disiplinave të ndryshme. Në paradën ushtarake morën pjesë rreth 1800 forca të inkuadruara në 32 kuadrate, nga të cilat 27 kuadrate nga Forcat e Armatosura, një kuadrat nga Policia e Shtetit, një kuadrat nga Garda e Republikës, një kuadrat nga Forca e Sigurisë të Kosovës dhe një kuadrat me veteranë. Gjithashtu një kuadrat përbëhej nga flamurtarët e vendeve të NATO-s, të cilat nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë paradë. Po kështu, në paradë u ekspozuan edhe rreth 50 mjete të tipave të ndryshme që janë në përdorim në Forcat tona të Armatosura, si dhe 10 motoçikleta të Policisë së Shtetit. Parada zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta dhe u shoqërua edhe nga ovacione të mijëra qytetarëve të pranishëm. Parada madhështore e Ushtrisë u përmbyll mes brohoritjeve të njerëzve e fishekzjarrëve të shumta që ndezën qiellin e Tiranës. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët qëndruan në sheshin “Skënderbej” dhe nderuan ushtarakët që parakaluan përpara tyre.


E enjte 13 29qershor nëntor 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 5

Njerëzit kanë qëndruar për orë të tëra në radhë për të provuar tortën e Pavarësisë. Pasi nisi ndarja e tortës për qytetarët, disa prej tyre çanë një pjesë të rrethimit të policisë dhe dëmtuan një anë të saj

130

milionë lekë kostoja e tortës

120

mijë porcione janë nxjerrë

18

tonë ishte pesha e tortës

Në kohën që nisi ndarja e saj për qytetarët në shesh pati tension e shtyrje, edhe pse kryebashkiaku Basha paralajmëroi se torta është e bollshme, sa për dy sheshe “Skënderbej”

Ndahet torta e Pavarësisë, më e madhja në Botë Copat e para të tortës janë ndarë për disa fëmijë nga kryeministrat Berisha e Thaçi, presidentja Jahjaga dhe kryebashkiaku Basha

lindja

Rozalinda, fëmija i parë i 100-vjetorit të Pavarësisë Rozalinda është fëmija i parë i lindur në 100-vjetorin e Pavarësisë. Ajo erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në orën 2 të mëngjesit të 28 Nëntorit. Fëmija peshon 2 kg e gjysmë dhe gëzon shëndet të plotë. Mund të jetë thjesht një rastësi që emri i saj në shqip do të thotë “linda e kuqe”. Gjithsesi, nëna e saj thotë buzagaz se vajza ndoshta ka dashur të lindë vetë në këtë ditë jubilare, pasi është fëmijë prematurë. “Shumë e lumtur ndihem, dhe këtë ditë do ta kujtoj gjithmonë, sepse është festa e gjithë shqiptarëve sot, dhe vajzës sime që lindi sot. Vajza quhet Rozalinda, donte që të lindte në ditën e festës së Shqipërisë”, thotë Mbarime Ymeri, nëna e fëmijës. Rozalinda dhe nëna e saj është vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, dhe drejtori i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova. Ata garantuan se kjo nënë dhe tetë të tjerat, që kanë lindur deri në mesditën e 28 Nëntorit, gëzojnë shëndet të plotë. Po kështu dhe 11 foshnjat e tyre janë të shëndetshëm. Një prej nënave këtë ditë lindi trinjakë të gjinisë mashkullore.

K ulmi i aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës ka qenë ceremonia e prerjes së tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë. Torta e shtrirë në të gjithë gjatësinë e oborrit të Teatrit të Operës dhe Baletit ka qenë gati në mesditë, por për shkak të dyndjes së madhe të njerëzve rreth saj ajo është ruajtur për orë të tëra me forca policore, në pritje të prerjes ceremoniale, e cila i ishte rezervuar kryeministrit të vendit, Sali Berisha; homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi; presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga; dhe kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha. Pak minuta pasi akrepat e orës kishin kaluar nga ora 14:00, kryeministrat Berisha e Thaçi; presidentja e Kosovës Jahjaga; dhe kryebashkiaku Basha; të katërt të bashku kanë prerë tortën gjigante me sipërfaqe 550 metra katrorë dhe me peshë 18 tonë. Para prerjes së tortës së Pavarësisë, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se torta e përgatitur nga 200 pastiçierë është më e madhja në botë. “Ka ardhur një moment i veçantë në këtë festë të bukur, e cila sot po vlon anembanë vendit, anembanë kombit dhe në veçanti këtu, në kryeqendrën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në Tiranë. Ky është momenti i prerjes së tortës më gjigante që është ndërtuar dhe përgatitur ndonjëherë në botë. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kam jo vetëm kënaqësinë dhe nderin, por edhe detyrimin

të falënderoj mbi 200 pastiçierë, dhjetëra e qindra biznesmenë të Tiranës, që bënë të mundur përgatitjen e kësaj torte prej 550 metra katrorë dhe 18 mijë kg. Para se të ftoj Presidenten e Kosovës, Kryeministrin e Kosovës dhe kryeministrin Sali Berisha për prerjen e tortës, më lejoni t’i jap fjalën njeriut që e mbështeti dhe ndoqi minutë pas minute gjithë përgatitjen, kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha!” - u shpreh kreu i Bashkisë. Kryeministri Sali Berisha ka uruar me këtë rast mijëra qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej”: “Qytetare dhe qytetarë të Tiranës e të mbarë Shqipërisë, qytetare dhe qytetarë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevës, shqiptarë kudo që jeni! Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e lindjes së Shqipërisë së pavarur! 100, 1000, mijëra vite në liri, në besim, në shpresë, të bashkuar më shumë se kurrë!”. Copat e para të tortës janë ndarë për disa fëmijë nga kryeministri Berisha, kryeministri Thaçi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryebashkiaku i Tiranës. Menjëherë pas mbylljes së ceremonisë simbolike të prerjes së tortës ka nisur edhe kaosi në sheshin “Skënderbej”. Në kohën që nisi ndarja e saj për qytetarët në shesh pati tension e shtyrje, edhe pse kryebashkiaku Basha paralajmëroi se torta është e bollshme, sa për dy sheshe “Skënderbej”. Madje që në momentet e para një gruaje i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital. Gruaja është ndjerë keq për shkak të turmës të madhe në sheshin e Tiranës. Dy policë kanë marrë gruan për ta shoqëruar në spital. Njerëzit kanë qëndruar për orë të tëra në radhë për të provuar tortën e Pavarësisë,

por kjo situatë ka precipituar në shtyrje dhe përplasje mes tyre dhe forcave policore, që nuk po mbanin dot në kontroll turmën. Pasi kanë pritur për disa orë pranë vendit të rrethuar para TKOB, njerëzit çanë një pjesë të rrethimit të policisë dhe dëmtuan një anë të saj. Burra, gra, dhe të rinj u sulën mbi tortë, ca duke futur copa nëpër qese dhe tasa, ndërsa disa fëmijë hipën mbi tortë duke luajtur me të si me topa bore. Thirrjet e pastiçierëve dhe policëve për t’u përmbajtur nuk kanë bindur askënd dhe të gjithë janë turrur drejt tortës kush e kush të marrë sa më shumë pjesë prej saj. Shumë prej njerëzve kanë qenë edhe kureshtarë për ta shijuar tortën, ndoshta edhe për shkak të përmasave me të cilat ajo iu prezantua gjatë ditëve të përgatitjes qytetarëve. “Sigurisht, kemi ardhur të shijojmë tortën. Kam gjysmë ore që pres”, - thotë një qytetar. “Këta s’të japin, s’po e ndajnë, kot presim ne”, - pohon një grua në radhë. “Kisha një orë e gjysmë që prisja atje, të tjerët që në mëngjes, po kur u vërsulën njerëzit u hodha nga hekurat edhe unë. Mora tri copa, një për vete, për gocën dhe për djalin, hyra dhe dola me policë prej atje. Është shumë e mirë”, - pohon Bardha, një mesogrua, që pas marrjes së tortës është larguar me pjatën plastike në dorë për në shtëpi që t’ia çojë edhe djalit pjesën e tij. Pamja e tortës së prishur në pak minuta ka qenë mjaft mbresëlënëse për këdo. E mbuluar cep e më cep me ngjyrën e kuqe të shegës dhe shqiponjën me çokollatë të zezë, torta gjigante më shumë është shijuar me sy sesa me gojë, pasi kanë qenë të paktë ata qytetarë që arritën të hanin një copë nga 120 porcionet që do të nxirreshin prej saj.

Zbulohet Monumenti i Pavarësisë Monumenti është i përbërë nga dy struktura çeliku, ndërsa veshja e tyre është bërë me kombinim të pllakave të bronzit special. Me anë të djegies me lazer në të është regjistruar edhe Deklarata e Pavarësisë Një tjetër monument në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar i shtohet kryeqytetit. Rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme është përuruar në Parkun Rinia Monumenti i Pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni mes të tjerësh ishin kryeministri Berisha dhe ministri Bumçi. Monumenti është i përbërë nga dy struktura çeliku, ndërsa veshja e tyre është bërë me kombinim të pllakave të bronzit special. Me anë të djegies me lazer është regjistruar Deklarata e Pavarësisë. Monumenti që mban firmën e arkitektit shqiptar nga Kosova, Visar Obrija, dhe arkitektit

gjerman Kai Roman Kikla, ka kushtuar rreth 400 mijë euro dhe për shkak të teknikave të avancuara është realizuar në Austri. Ka qenë kryeministri Sali Berisha, i cili menjëherë pas përfundimit të paradës së Forcave të Armatosura është drejtuar në këmbë për te lulishtja e Parkut Rinia. Kryeministri pas një axhende të ngjeshur është ndalur aty vetëm disa minu-

ta për të prerë shiritin e inaugurimit, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë para Monumentit të Pavarësisë. Qytetarë të ndryshëm që kishin pritur me orë të tëra t’i afroheshin Monumentit për ta parë nga afër kanë mundur ta bëjnë këtë vetëm pas largimit të Kryeministrit dhe shpurës që ruante gjatë gjithë ditës së djeshme vendin përreth Monumentit. Monumenti që simbolizon lirinë e shqiptarëve është frymëzuar nga banesa tradicionale shqiptare kulla dhe kësisoj është ndërtuar në dy pjesë të së njëjtës kullë, të paraqitura në formë të hapur dhe të kthyer njëra nga lart e tjera nga poshtë. Në brendinë e këtyre dy pjesëve janë skalitur në njërën anë Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë dhe përbri saj shqiponja dykrenare. Skalitja e dy elementeve që lidhen me shpalljen e Pavarësisë është bërë me djegie lazer. Gjerësia e bazamenti është 4x4 metër katrorë, ndërsa lartësia shkon në 8 metra. Monumenti i Pavarësisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 57 milionë lekë.


26

MAPO MAPO

enjte, 29 Eepremte, 19NëNTOR tetor 2012 www.mapo.al www.mapo.al

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

Historia 100-vjeçare e shqiptarëve, në një mënyrë apo në një tjetër riprodhon historinë tyre mijëravjeçare. Kushdo që vështron në këtë histori gjen një ngjashmëri të madhe me Feniksin

Berisha: Nder për ata që luftuan për Shqipërinë etnike Kryeministri Sali Berisha shtron drekën zyrtare dhe merr pjesë në paradën e Forcave të Armatosura. Në paradë parakaluan edhe njësi të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Të ftuar drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës dhe tre kryeministra të rajonit TIRANË Kryeministri Sali Berisha shtroi një drekë dje në Hotel “Sheraton” për nder të 350 të ftuarve të huaj dhe nga vendi, të pranishëm në kremtimet për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në drekën e djeshme binte në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës ndërsa dallonte pjesëmarrja e drejtuesve të lartë të LSI-së. Në fjalën e rastit kryeministri Berisha foli për përpjekjet qindravjeçare të shqiptarëve për liri. “…Historia 100-vjeçare e shqiptarëve, në një mënyrë apo në një tjetër riprodhon historinë tyre mijëravjeçare. Kushdo që vështron në këtë histori gjen një ngjashmëri të madhe me Feniksin. Në kohëra të shkuara, kombi shpeshherë është gjetur para alternativës të jetë apo të mos jetë dhe ndoshta të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se nuk do të mund të ishte më tutje, por ai është ngritur si Feniksi mbi hirin e tij, falë armëve të tij dhe ka mbijetuar. Në këtë shekull të vështirë, në të g jitha momentet, kombi im ka pasur mbështetjen e madhe të kombeve tuaja më të vjetra. Kjo është e vërtetë në përpjekjet e tij për t’u çliruar nga pushtimet. Kjo është e vërtetë në përpjekjet e tij për të dalë nga diktatura. Kjo është e vërtetë për të ndërtuar lirinë, vlerat e saj në sistemin demokratik. Kjo është e vërtete për t’u çliruar nga të tjerët, në trojet e tij etnike…”, - tha dje Berisha. Po dje, kreu i ekzekutivit përshëndeti edhe paradën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që u zhvillua pasdite në sheshin ‘Skënderbej”. Kreu i ekzekutivit foli për Shqipërinë etnike jo pak të lakuar dy ditët e fundit, teksa ka përmendur përpjekjet e të gjithë atyre që kontribuuan për shpalljen e Pavarësisë. “…Në këtë vit jubilar, ne kemi nderuar më shumë se kurrë prijësit tanë, Ismail Qemal Vlorën, babain e pavarësisë, themeluesin e shtetit shqiptar; Hasan Prishtinën, arkitektin e Shqipërisë etnike dhe të pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletinin, “Robin Hudin” e shqiptarëve dhe dyzet shenjtorët e pavarësisë. Prijësve tanë ne u thurëm e kënduam këngë dhe himne, i përjetësuam në rrugë e sheshe, buste e shtatore në të katër anët e vendit dhe viseve shqiptare. Nder për jetë Ismail Qemal Vlorës, burrit të shquar të kombit shqiptar! Por sot, në ditën e 100-vjetorit të lindjes së Shqipërisë së pavarur, unë dua të përulem me nderimin tim më të madh para teje, qytetari i thjeshtë shqiptar, që mbart në shekuj mbi supet tua Shqipërinë, Kosovën, trojet etnike shqiptare. Sot, në këtë ditë, ti je Ismail Qemali, Hasan Prishtina, ti je Mic Sokoli, je Adem Jashari, je Zoti i kësaj toke, je vetë Pavarësia”, - tha Berisha në prani edhe të përfaqësuesve më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidentes Jahjaga dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Krasniqi. Kryeministri shtoi se sot është dita e të rinjve dhe të rejave shqiptare “…Sot, kjo është dita e të rejave dhe të rinjve shqiptarë, të cilët në çdo kohë janë provuar Mesia e këtij kombi, engjëjt e tij liberatorë. Ata na bënë të lirë kur luftuan në kryengritjet e mëdha për pavarësinë, kur shkuan në Luftën e Dytë Botërore. Bozhuret e Kosovës çliruan Kosovën. Ne u jemi përjetë mirënjohës atyre. Zoti e bekoftë rininë shqiptare! Zoti e bekoftë Shqipërinë, trojet

Në ceremoninë e djeshme morën pjesë: • Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç • Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban • Kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansa • Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç • Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, • Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Wilfried Martens • Zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO, Alexander Vershbow

Kreu i ekzekutivit foli për Shqipërinë etnike jo pak të lakuar dy ditët e fundit, teksa ka përmendur përpjekjet e të gjithë atyre që kontribuuan për shpalljen e Pavarësisë

etnike shqiptare, shqiptarët kudo që janë, flamurin e tyre kombëtar”. Parada e djeshme u ndoq nga autoritetet më të larta të vendit, përfaqësues nga trevat shqiptare dhe të huaja, të ftuar në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në paradë parakaluan dhe njësi të Forcave të Sigurisë së Kosovës, flamurtarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, vende partnere që aspirojnë anëtarësimin në NATO.

Kryeministri takon Orban: Në Hungari u mor vendimi për Pavarësinë TIRANË Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ishte një ndër të ftuarit e kryeministrit Sali Berisha që mori pjesë dje në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. “…Shqiptarët duhet ta dinë se në tokën hungareze, 100 vjet më parë u mor vendimi ndërkombëtar për Pavarësinë e Shqipërisë, u mor në kështjellën e Sekretarit të Shtetit, Kontit Hadik, Sekretar Shteti i Perandorisë Austro-Hungareze, i cili organizoi edhe takimin në kështjellën e tij me ministrin e Jashtëm të perandorisë, Berthold. Më vonë, mbreti ynë Zogu I pati fatin e madh të ketë ai për bashkëshorte dhe shqiptarët për mbretëreshë Geraldinë Aponi, konteshën deshendente të njërës prej familjeve më të shquara hungareze. Mbretëresha jetoi pak në Shqipëri, por ka lënë në kombin shqiptar memorien më të shkëlqyer”, - tha Berisha pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Hungarisë. Ai shtoi se Viktor Orban është një mik i shquar i shqiptarëve.

Nga ana e tij, Kryeministri i Hungarisë foli për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar se Hungaria dhe Shqipëria do të jenë një nga fituesit më të mëdhenj të Europës në të ardhmen. Po dje, Kryeministri Berisha priti në një takim edhe Kryeministrin kroat Zoran Milanoviç, i cili ndodhet në Shqipëri, për të festuar jubileun historik të 100 vjetorit të pavarësisë.“Berisha e vlerësoi vizitën e kryeministrit kroat, si një kontribut tjetër të rëndësishëm dhe një sinjal të qartë të marrëdhënieve të shkëlqyera, miqësisë tradicionale, vullnetit të palëkundur të dy qeverive dhe popujve për të zgjeruar e forcuar edhe më tej, marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e qeverive, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin frytdhënës e të suksesshëm që të dy vendet kanë ndërtuar dhe po konsolidojnë çdo ditëe më shumë, gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Kryeministri i Hungarisë foli për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar se Hungaria dhe Shqipëria do të jenë një nga fituesit më të mëdhenj të Europës në të ardhmen Berisha dhe Orban


e enjte, 29 NëNTOR 20122012 E premte, tetor 1319 qershor 2010 www.mapo.al www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO MAPO MAPO

705 7

Prej vitesh mazhoranca ndjek këtë ritual duke festuar si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe të Çlirimit në një ditë të vetme

Berisha nderon të rënët, Nishani sot homazhe tek “Nëna Shqipëri” Presidenti i Republikës sot në orën 10:00 homazhe pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Në orën 10.30 Ilir Meta do të vendosë kurora me lule. Ndërsa në orën 11.00, kryetari i PS-së, Edi Rama do të zhvillojë homazhet

Të pranishëm në homazhe ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prefekti i Tiranës, etj.

AK: Referendum për bashkimin e shqiptarëve TIRANË Aleanca Kuqezi ka organizuar tubimin e saj me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në Morinë, larg nga Tirana dhe Vlora. Duke shpjeguar arsyet e këtij vendimi, kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se Morina është muri i fundit që ndan shqiptarët me njëri-tjetrin. Ai ka sulmuar politikisht dy kryeministrat, Berisha e Thaçi, si ndarësit e shqiptarëve për motive krejtësisht personale të pushtetit. “Në 2013-ën shqiptarët do të votojnë për bashkimin e Shqipërisë së Veriut dhe atë të Jugut. Ne do të organizojmë referendumin për bashkimin e Shqipërisë. Askush nuk mund të na ndajë, duhet ta thyejmë këtë mur”, - tha Spahiu. Duke lëshuar një shqiponjë, si simbol të bashkimit të shqiptarëve nga Morina, Aleanca Kuqezi ka nisur nënshkrimin e peticionit për bashkimin në një shtet të vetëm të Kosovës me Shqipërinë.

TIRANË Ashtu si çdo vit tjetër, kryeministri Sali Berisha nderoi dje në Monumentin “Nënë Shqipëri” kujtimin e dëshmorëve të rënë për liri, duke zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule. Prej vitesh mazhoranca ndjek këtë ritual duke festuar si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe të Çlirimit në një ditë të vetme. Të pranishëm në këto homazhe ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, familjarë të dëshmorëve, personalitete botërore të ftuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, qytetarë të Tiranës etj. “Kjo ditë i përket flamurit kombëtar dhe të rënëve të kombit që prehin shpirtrat e tyre në këtë altar të përjetshëm, u përket familjeve të tyre. Sakrifica, flijimi i tyre qëndron në themel të lirisë, pavarësisë, përjetësisë së kombit shqiptar. Lavdi të rënëve të kombit tonë, nder përjetë familjeve të të rënëve të kombit shqiptar!” - tha dje Berisha. Në homazhet e djeshme ra në sy mungesa e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili çdo vit tjetër, kur ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar është bërë pjesë e kësaj ceremonie. Presidenca njoftoi dje përmes një njoftimi zyrtar se kreu i shtetit do të jetë sot në Varrezat e Dëshmorëve, një përpjekje e tij sa duket për të treguar se është mbi palët dhe se respekton protokollin zyrtar të festimeve. Që prej vitit 2005

Sali Berisha në varrezat e dëshmorëve

kur mazhoranca ka ardhur në pushtet, qeveria ka festuar dy festat në një ditë, edhe pse nuk ka bërë ndryshim në kalendarin zyrtar duke e lënë 29 nëntorin ditë pushimi. Presidenti i Republikës do të zhvillojë sot homazhet në orën 10:00 të paradites, ndërsa një orë më pas do të bëjë nderimet e rastit edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta do të zhvillojë homazhet pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në orën 10.30 të paraditës, duke u kujdesuar në këtë mënyrë që secila prej palëve të mos bashkohen me njëra- tjetrën.

Ilir Meta do të zhvillojë homazhet pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në orën 10.30 të paraditës, duke u kujdesuar në këtë mënyrë që secila prej palëve të mos bashkohen me njëra- tjetrën

Pritja zyrtare e Nishanit, Martens i PPE: Mos bini pre e nacionalizmit Në ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i opozitës, Edi Rama, si dhe shumë personalitete të huaja. TIRANË Ashtu siç ishte parashikuar

edhe në protokollin zyrtar, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi mbrëmë një pritje zyrtare me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoni morën pjesë personalitetet më të larta të vendit, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i opozitës, Edi Rama, si dhe shumë personalitete të huaja. Ceremonia zyrtare nuk filloi me

fjalën e Presidentit të Republikës, por të kryetarit të Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens. Ai u bëri apel forcave politike të lënë mënjanë konfliktet dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Martens theksoi se shqiptarët kanë kapërcyer shumë sfida dhe sot më shumë se kurrë meritojnë një të ardhme të shkëlqyer. “Ky jubile të shërbejë si sfidë për të ardhmen, ju keni potenciale, ndaj jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë brenda BEsë”. Më tej Martens kërkoi që shqiptarët të mos bien pre e nacionalizmit. “Kam venë re një fenomen sa vjen në dukje mbi nacionalizmin. Por ju këshilloj, nuk duhet, Lufta e Dytë Botërore u bë shkak prej nacionalizmit dhe kjo nuk duhet të përsëritet më”. Më pas fjalën e mori Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo theksoi se kombi shqiptar sot është i lirë të realizojë aspiratat e tij. “Të punojmë në paqe dhe harmoni me

Bujar Nishani

Martens “Kam venë re një fenomen sa vjen në dukje mbi nacionalizmin. Por ju këshilloj, nuk duhet, Lufta e Dytë Botërore u bë shkak prej nacionalizmit dhe kjo nuk duhet të përsëritet më”

fqinjët tanë”, - tha më tej Jahjaga duke falënderuar Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë dhe i jep Kosovës. Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani foli për aspiratat e Shqipërisë në BE, ndërkohe që bëri një rezyme të të gjithë historisë së popullit shqiptar që nga pellazgët dhe ilirët, duke u ndalur në figurat e shquara të historisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël gjeografikisht, por me energji të mëdha. “Gjuha shqipe, ndër gjuhët e vjetra që planeti ynë shkruan e flet; kemi rrënjë pellazge dhe histori ilire. Mesjeta jonë është me kontër, princër e pashallarë, kemi Gëten tonë, Lasgush Poradecin, kemi edhe Ismail Kadarenë. Edhe ne kemi të metat tona, grindavecët e sherrxhinjtë. Tani na mbetet të përshtatemi për t’u bërë të denjë për familjen europiane”, - shtoi më tej Nishani.


8

MAPO

E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

Qeveria shqiptare po dje bëri të ditur se deklarata e Kryeministrit shqiptar ishte në kontekstin historik të para 100 viteve dhe se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

Deklarata e Berishës, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë Ministri i Jashtëm grek anulon në momentin e fundit vizitën në Tiranë për të marrë pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Shkak, deklarata që bëri Berisha në Vlorë se Preveza ka qenë tokë shqiptare Fejzi Braushi

Acarohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka refuzuar dje të jetë i pranishëm në Tiranë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shkak është bërë fjala e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në Vlorë, ku në një fjalim të tijin falënderonte burrat e kombit që më 28 Nëntor 1912 shpallën pavarësinë e Shqipërisë etnike nga Preveza në Preshevë dhe nga Shkupi në Podgoricë. Një fakt i tillë është bërë i njohur nga vetë Ministria greke e Punëve të Jashtme, e cila në një njoftim zyrtar bën të ditur se deklarata të tilla nuk i shërbejnë miqësisë së mirë mes dy vendeve. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi nga qeveria shqiptare, e cila po dje bëri të ditur se deklarata e Kryeministrit shqiptar ishte në kontekstin historik të para 100 viteve dhe se Shqip��ria nuk ka asnjë pretendim territorial.

tar, Edmond Panariti, me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopulos do të vizitojë Tiranën ditën e mërkurë, nëntor 28. 2012, me ftesë të homologut të tij shqiptar, për të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, - thuhej në këtë njoftim. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Avramopulos kishte programuar të takohej me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Gjithashtu ai do të takonte kryepeshkopin Anastas të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të minoritetit grek.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Avramopulos kishte programuar të takohej me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti

Anulimi

Ashtu si Presidenti maqedonas një ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të programuar me rastin e festës së 100vjetorit të Pavarësisë. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dje në mesditë është bërë e ditur se Avramopulos kishte anuluar udhëtimin për në Shqipëri, në shenjë proteste për deklaratën që kryeministri shqiptar, Sali Berisha kishte mbajtur në datën 27 nëntor gjatë festimeve në Vlorë. “Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos anuloi vizitën në Tiranë në minutën e fundit, duke shprehur kështu frikën e qeverisë greke ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë”, - thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, por pa specifikuar se për cilën pjesë të deklaratës së kryeministrit Berisha bëhej fjalë. Ndërkohë, më vonë mediat greke duke iu referuar pikërisht burimeve nga Ministria e Jashtme greke, njoftuan se bëhej fjalë pikërisht për pjesën hyrëse të fjalës së Kryeministrit shqiptar, ku ai i quante pjesë e trojeve të Shqipërisë etnike trojet e Prevezës, e cila sot gjendet brenda kufirit shtetëror grek. Pasojat

Më tej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë theksohej se deklarata e Kryeministrit shqiptar nuk i shërbente klimës miqësore të marrëdhënieve mes dy vende, duke kërcënuar në të njëjtën kohë se ajo mund të bëhet pengesë për bashkëpunimet mes dy vendeve në fushën politike apo edhe atë ekonomike, siç është edhe rasti i projektit TAP. “Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në klimën e miqësisë, besimit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe as ndihmojnë zhvillimet për iniciativat e përbashkëta në sektorë të tillë si politika, ekonomia dhe ato të energjisë”, - thuhet në këtë njoftim. Megjithatë, bëhet fjalë për një qëndrim të minutës së fundit të ministrit grek, pasi vetëm një ditë më parë, pra në datën 27 nëntor, po kjo ministri lajmëronte se ai në datën 28 Nëntor do të ishte në Shqipëri, i ftuar nga homologu i tij shqip-

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos

Berisha qetëson grekët: Deklarata në kontekstin historik, jo pretendime territoriale Shqipëria ka qetësuar dje Greqinë se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj saj. Duke marrë shkas nga veprimi i ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos dhe njoftimi që ai kishte publikuar në faqen zyrtare të institucionit që ai vetë drejton, qeveria shqiptare ka reaguar duke sqaruar se vendi ynë nuk ka pretendime ekspansioniste territoriale ndaj asnjërit prej shteteve fqinje. Me anë të zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, kryeministri Berisha bëri të ditur dje se deklarata që ai bëri dy ditë më parë në Vlorë ishte në kontekstin historik, kur edhe ishte shpallur pavarësia, dhe se nuk ka të bëjë me realitetin e tanishëm. Zëdhënësja e Kryeministrit, e pyetur mbi deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se “deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të

Jugut, Veriut apo Lindjes”. Gjatë fjalimit të mbajtur dy ditë më parë në Vlorë, Kryeministri shqiptar do të shprehej: “Mirëmbrëma Vlora! Mirëmbrëma mbarë Shqipëria e shqiptarët kudo ku jeni! Përshëndetjet më vëllazërore nga Vlora e Flamurit, Vlora e Ismail Qemal Vlorës, Vlora e Pavarësisë. Mirënjohjen më të thellë për këtë pritje vëllazërore! Do të lexoj këtu para jush, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, më 28 Nëntor të vitit 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të g jitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën Aktin e Pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100-vjetorin”.

PDIU: Greqia mos të trembet nga çështjet e vërteta

PDIU theksonte se ministri i Jashtëm grek “nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek”

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që përfaqëson interesat e komunitetit çam, ka reaguar dje për anulimin e vizitës së ministrit Avramopulos, duke theksuar se kryediplomati grek nuk duhet t’u trembet ndjenjave të pastra patriotike dhe aq më shumë çështjeve të vërteta dhe të drejta. Në një deklaratë të shpërndarë dje për mediat, PDIU theksonte se ministri i Jashtëm grek “nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek”. Më tej PDIU në këtë deklaratë i bën thirrje qeverisë greke t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, që siç theksohet në të, “është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptarogreke”. “Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shoshë, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek, në vend të tentojë të shtrembërojë historinë duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”, - përfundon deklarata e PDIU-së.


E enjte 13 29qershor nëntor 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 9

Pasi kanë marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga PS-ja me flamuj origjinalë në vite, opozita e gjendur në Vlorë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë ka respektuar deri në fund axhendën e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Vlorës

Dreka në Vlorë me PS dhe 3 ish-presidentët, mungon mazhoranca Rama: Dreka zyrtare këtu në Vlorë, besoj se është një detyrim jo vetëm zyrtar, por edhe etik dhe sigurisht, një nderim i parashikuar nga protokolli për gjithë miqtë e ardhur Dita e Pavarësisë ka mundur dje ta bashkojë politikën shqiptare në Vlorë, por vetëm për pak kohë. Krerët më të lartë të mazhorancës dhe opozitës kanë qenë bashkë vetëm për pak minuta në të njëjtin podium, aq sa është mbyllur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit dhe fjalimet e rastit dhe më pas janë ndarë sërish, të djathtët për të vijuar axhendën e festimeve në Tiranë dhe të majtët për të qëndruar në Vlorë, për të ndjekur aktivitetet e organizuara nga Bashkia e këtij qyteti. Kjo ka mjaftuar që Bashkia e Vlorës por edhe nga përfaqësuesit më të lartë të opozitës të ngriheshin akuza në drejtim të qeverisë dhe shtetit në përgjithësi për braktisje të Vlorës në festimin e kësaj dite. Ndërkohë që thuajse të gjithë të majtët dhe një pjesë e vogël e të djathtëve në opozitë me qeverinë kanë qenë të vetmit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për drekën e shtruar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Dreka Pasi kanë marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga PS-ja me flamuj origjinalë në vite, opozita e gjendur në Vlorë në këtë 100-vjetor të Pavarësisë ka respektuar deri në fund axhendën e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Vlorës. Kështu, ajo ka marrë pjesë në drekën e shtruar për nder të kësaj dite në rolin e mikpritësit kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ndërsa gjithë drejtuesit e lartë të shtetit ishin në drekën në “Sheraton” në Tiranë, të ftuar nga kryeministri Berisha, përfaqësuesit e opozitës drekuan në Vlorë në një prej lokaleve në dalje të saj. Kështu, në drekën e shtruar nga kryebashkiaku Gjika me këtë rast, përveç përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ishin të pranishëm edhe krerët socialistë të bashkive në të gjithë vendin. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe tre ish-presidentët, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të cilët mësohet se kanë qenë të ulur në të njëjtën tavolinë me kryetarin e opozitës, Edi Rama, akademikun kosovar Rexhep Qosja, ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi dhe kreun e Asamblesë Socialiste, Gramoz Ruçi. Protokolli Ndërkohë pas drekës, kreu i Bashkisë së Vlorës, por edhe kreu i opozitës, Edi Rama, kanë Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjatë paradës Ushtarake, te organizuar me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë

Flamuri 100-vjeçar, dhuratë nga një emigrante Ekspozita e Flamurit ““Itinerari historik 1912-2012” ka mbërritur në Vlorë me një surprizë. Një qytetare vlonjate ka dhuruar një flamur të veçantë, që ka moshën e Shqipërisë së Pavarur: 100 vjeç. Artan Shkreli, në prezencë edhe të kryesocialistit Edi Rama por edhe të shumë vizitorëve, ka treguar surprizën. “Jo pa emocione mbaj në duart e mia një flamur 100-vjeçar. Ky flamur në vitin 1912 u mor me vete nga një emigrant i rrethit të Vlorës së bashku me gruan dhe me djalin e tij 4-vjeçar, dhe me pak sende shkoi në Aleksandri të Egjiptit. Ky patriot i flaktë e mbajti këtë flamur në murin e shtëpisë së tij. Së bashku kishte prurë edhe kostumin kombëtar të Shqipërisë, të cilit iu lut që ta vishte ditën e 28 Nëntorit në Bankën “Ottoman” të Aleksandrisë. Gjë të cilën drejtuesit e bankës ia lejuan. Pas vdekjes së plakut të mirë, ky flamur iu dorëzua të birit të tij, Petros. Ky flamur ka pikërisht inicialet e emrit të tij, ka një germë P. Djali pasi vdiq, ia dorëzoi së bijës, e cila emigroi në vitet ’60 në Greqi. Duke

qenë se ajo nuk kishte trashëgimtarë, këtë flamur ia dhuroi familjes sime. Kjo është një g jë shumë e shtrenjtë e familjes sime dhe unë do t’ua lë fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve të mi”, - është shprehur Lame duke shtuar se “në Prishtinë na dhuruan një flamur të UÇK-së, i cili është i paraqitur edhe këtu. Në Preshevë ata e kishin menduar ekspozitën në një ish-kazermë të ushtrisë jugosllave dhe nuk kishte gjë që të bënte më krenar sesa ky fakt. Në Gjakovë na dhuruan kartëmonedha të vjetra shqiptare me shqiponjë dhe thoshin që ‘ky ishte i vetmi imazh që ne ruanim të fshehur nga Shqipëria’. Në Vlorë na erdhi një surprizë e jashtëzakonshme në këto momente, që është ndoshta më e bukura e të gjithave”. Kryetari Rama duke marrë fjalën në këtë aktivitet tha se shumë simbole janë vënë në flamur, po asnjë nuk ka mbetur, dhe “sot flamuri ka ardhur në të njëjtën formë me qiellin e kuq dhe shqiponjën dykrenare, formën që kishte 100 vjet më parë këtu në këtë qytet”.

denoncuar qëndrimin e mbajtur nga qeveria dhe instancat shtetërore në përgjithësi, si penguese të festimit të kësaj dite në Vlorë. Gjika tha se Bashkia e Vlorës është ndjerë e braktisur në këto festime, ndryshe nga pritshmëritë. “Jam ndjerë i braktisur në këto festime. E kisha menduar ndryshe. Kisha menduar që organizimi do të vinte nga pushteti qendror, nga lart poshtë, por ndodhi e kundërta. Organizimi lindi nga poshtë-lart”, deklaroi Gjika. Thuajse në të njëjtën valë qëndrimi ka qenë edhe kreu i opozitës, i cili duke folur për mediat në Vlorë falenderoi Gjikën, i cili sipas tij, edhe pse me pengesa arriti t’i përgjigjej sfidës për të mikpritur të gjithë të ardhurit në këtë festë. “Besoj se ne kemi bërë detyrën tonë dhe vazhdojmë ta bëjmë atë ndaj këtij qyteti, duke qenë këtu për të respektuar Protokollin e Shtetit, ku thuhet se pas ceremonisë, ka një drekë të shtruar nga kryetari i Bashkisë. Dreka zyrtare këtu në Vlorë besoj se është një detyrim jo vetëm zyrtar, por edhe etik dhe sigurisht një nderim i parashikuar nga protokolli për gjithë miqtë e ardhur”, tha Rama. Gjithashtu, ai komentoi edhe shtrëngimin e duarve me kreun e qeverisë Berisha, duke theksuar se do ishte anormale e kundërta. “Besoj se do ishte anormale e kundërta në hapësirën ku të gjithë u vumë në rreth për të nderuar etërit themelues dhe babain e Pavarësisë”,- u shpreh Rama, i cili shpjegoi gjithashtu se lulja që kishte vendosur në xhaketë ishte ngjyrë vjollcë dhe ishte një kombinim i ngjyrës së kuqe të flamurit tonë dhe ngjyrës blu të flamurit të BE-së.

“Një ëndërr”, Rama: Politika ka në dorë ndryshimin, duhet të guxojë Kryesocialisti Edi Rama ka përzgjedhur ëndrrën më të bukur në këtë 100-vjetor të Pavarësisë, atë të një të riu nga Lezha. Duke folur mbi konkursin në rrjetin social, Rama ka folur mbi ëndrrën e së ardhmes, e cila sipas tij mbetet shpeshherë në dorën e politikës. Duke përshëndetur të gjithë të rinjtë për 10 106 ëndrra që ka shpalosur, tha se “ndoshta pjesa e artistit brenda meje më thotë që një jetë pa ëndrra është një jetë pa shpresë. Po unë besoj që as njeriu më i pasur në botë, as njeriu më i plotfuqishëm në botë nëse ka të tillë, as njeriu më i talentuar në botë, nëse ka një klasifikim të kësaj natyre, nuk mund të ndalojë dot së ëndërruari dhe nuk duhet të ndalojë së ëndërruari, sepse atëherë duhet të pranojë se ka ndaluar së jetuari”. Sipas tij, njerëzit kanë në dorë ndryshimin, dhe sidomos politika. Ai e sheh politikën të lidhur ngushtë me ëndrrën për të ardhmen e vendit. “Një gjë ama nuk ndryshon kurrë; Politika është në vetvete një krijesë e lidhur me të ardhmen. Sepse është një krijesë e kohës që jetojmë, në funksion të sfidave që kemi. E kur ajo mbërrin në formën e vet më të mirë, politika është e mbushur plot me ëndrra. Me ëndrra që mund të

bëhen realitet”, - u shpreh Rama, duke nënvizuar se ata që nuk guxojnë për të bërë ndryshimin, nuk mund të realizojnë ndryshimin. “Kur nuk guxojnë dhe kur kanë frikë të besojnë, i japin një dorë ndryshimit për keq. Kur guxojnë dhe kur e ushqejnë besimin e tyre, bëhen padyshim jo vetëm zëdhënës as vetëm bartës, por edhe realizues të ndryshimit të mirë. E thashë edhe më parë, Shqipëria ishte këtu kur ne nuk ishim këtu. Shqipëria do të jetë këtu edhe kur ne mos të jemi më këtu. Por, por sa kohë ne jemi këtu kemi jo vetëm të drejtën por edhe detyrimin të kemi ëndrrat tona dhe të luftojmë ëndrrat tona, individualisht dhe së bashku në mënyrë që atyre që vijnë pas t’u lëmë një atdhe më të mirë se ky që kemi, siç ata që erdhën para nesh na lanë një atdhe më të mirë se ai që gjetën”, - tha Rama, ndërsa ka përfunduar fjalën e tij me një pretim. “Ajo që unë ju premtoj solemnisht në këtë ditë solemniteti kombëtar, është që periudha e rrënimit të mëtejshëm mund të mbarojë. Ne së bashku do t’i japim asaj fund. Periudha e krijimit të kushteve për një Rilindje Shqiptare mund të fillojë dhe ne së bashku do ta bëjmë atë të fillojë”.


10

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

Atmosfera festive nuk mungonte as në rrugët e bllokuara të qytetit bregdetar, që ndoshta për herë të parë në historinë e tij priti aq shumë njerëz në një ditë të vetme

Misioni i pamundur Vlorë-Tiranë, mijëra makina pushtojnë autostradën Atmosfera e festës ka vazhduar edhe në rrugët e bllokuara nga karvani i makinave, ku grupe kosovarësh improvizuan koncerte në rrugë. Trafiku i pamenaxhueshëm nga njëra festë tek tjetra Leonard Bakillari

Kujtdo që i ka rastisur të kalojë të paktën një herë në aksin Fier-Vlorë, me siguri i kujton ende orët e gjata në trafik, në një rrugë aspak të përshtatshme, që kthehej në makth gjatë sezonit veror. Kjo autostradë është kthyer në “mision të pamundur” për qindra mijëra shqiptarë që festuan së bashku 100-vjetorin e Pavarësisë. Atmosfera festive nuk mungonte as në rrugët e bllokuara të qytetit bregdetar, që ndoshta për herë të parë në historinë e tij priti aq shumë njerëz në një ditë të vetme. Pas ceremonisë festive që nisi rreth orës 10:00 të mëngjesit me ngritjen simbolike të flamurit, një pjesë e mirë e të pranishmëve tentuan të marrin rrugën e kthimit, por gjithçka rezultoi një stërmundim që zgjati me orë të tëra. Bllokimi i bulevardit kryesor të qytetit, numri i madh i automjeteve dhe përqendrimi i fluksit të lëvizjes brenda pak orësh bënë që largimi nga Vlora të ishte një mision gati i pamundur. Gjithçka nis në rrugën e re të këtij qyteti, apo siç njihet ndryshe si transballkanikja, ku gjenden me qindra mjete, të cilat do të marrin rrugën e kthimit fillimisht drejt qytetit të Fierit, e më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Që në nisje vihet re një varg i gjatë makinash, të cilat lëvizin gati duke numëruar centimetrat për të

paktën një orë, derisa arrijnë më në fund të dalin nga qyteti i Vlorës. Por shqiptarët nuk mund të presin duarkryq. Atmosfera e festës nuk ka munguar as në rrugën e bllokuar, ku të rinj e të moshuar, të veshur me kostume popullore nisin të këndojnë e kërcejnë teksa vargu i automjeteve rritet vazhdimisht. Teksa qëndronin në pritje, një çift nga Kosova, të veshur me kostume popullore, nuk kanë nguruar të festojnë së bashku me bashkëkombësit e tyre, këtë radhë spektatorë në rrugë. Festa e improvizuar që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve vazhdon për rreth 30 minuta, derisa makinat nisin pak nga pak lëvizjen për t’u ndalur sërish dhe për të festuar po sërish nga ata që vizituan qytetin e flamurit. Pas më shumë se një ore, disa dhjetëra automjete ia

dalin të lënë pas rrugën e ngushtë në qytetin e Vlorës dhe të nisin udhëtimin në autostradën e re, duke menduar se kaq sakrificë ia vlen për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Por nuk është e thënë të jetë kështu. Si rrallë ndonjëherë ndodh që në pjesën fundore të autostradës Vlorë-Fier të gjendesh sërish në të njëjtën situatë, edhe pse bllokime të tilla në autostrada ndodhin për shkak të aksidenteve. Fatmirësisht këtë radhë nuk kishte asnjë aksident, por kilometri i fundit i autostradës ishte i bllokuar si kurrë më parë. Nëse në autostradë ecet me shpejtësinë që përcaktohet në hyrje të saj, distanca mes Vlorës dhe Fierit përshkruhet për rreth 20-25 minuta në pjesën e autostradës dhe rreth 15 minuta deri në hyrje të qytetit të Fi-

Festa e improvizuar që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve vazhdon për rreth 30 minuta, derisa makinat nisin pak nga pak lëvizjen për t’u ndalur sërish erit. Por përgjatë gjithë ditës së djeshme, të gjithë shqiptarëve që festuan në Vlorë u është dashur plot një orë për të dalë nga qyteti i Vlorës dhe më shumë se dy orë për të përshkruar distancën mes pjesës fundore të autostradës dhe qytetit të Fierit. Pritja e dytë e gjatë, këtë radhë nuk është shoqëruar me festime. Të gjithë ud-

hëtarët ndiheshin të lodhur dhe në fytyrat e tyre vërehej qartë një nervozizëm që hera-herës shoqërohej me hapje dyersh, hedhje vështrimi në horizonte për të parë vargun e automjeteve, apo dhe përplasje duarsh në timon. Pas kalimit të pengesës së dytë (autostradës), një tjetër situatë edhe më e rënduar të priste. Këtë radhë, surprizën e pakëndshme që detyron mijëra qytetarë të presin sërish në trafik, e rezervon zona e Levanit dhe Qafa e Koshovicës, ku rruga e ngushtë hera herës bllokohet nga automjete që tentojë të qarkullojnë në krahë të kundërt, duke zgjatur kështu akoma më shumë pritjen e mijëra të tjerëve, mes të cilëve fëmijë të mitur, gra dhe të moshuar. Edhe zyrtarët nuk mund të rrinë pa i dhënë një dorë zgjatjes së kaosit dhe pritjes, pasi në disa raste, automjete me targa zyrtare, nuk nguronin të lëviznin në sensin e kundërt, edhe pse e dinin që do të ecnin vetëm pak metra më tej. Edhe pse prezente, policia duket gati e pafuqishme për të përballuar një situatë të tillë, pasi zgjidhja kërkohet aty për aty, çka të krijon idenë se nuk ka patur një plan të mëparshëm masash për evitimin e këtyre situatave. Nga komunikimet me zyrtarët e policisë u tha se në këtë aks ndodheshin të paktën 15 patrulla policie, të cilat ishin gati të padukshme, përveç grumbujve të policëve që ishin shpërndarë në vetëm dy pika të gjithë rrugës, dhe ndonjë patrulle të rastësishme që tentonte të disiplinonte zyrtarët e papër­ gjegjshëm, por pa sukses. Situata niste të përmirësohej në hyrje të qytetit të Fierit dhe më pas në autostradën që e lidh atë me Lushnjën, ku tashmë problemi nuk është më trafiku, por një shi i rrëmbyer të shoqëron përgjatë udhëtimit deri në Tiranë, ku festa vazhdon për gjithë natën.

Rendi, 2 mijë policë mbajnë në kontroll festën Forca nga rrethet kanë ardhur në ndihmë të policisë së Tiranës për sigurimin e rendit gjatë festimeve të 100-vjetorit Tiranë Rreth 700 mijë vetë kanë marrë pjesë dje në festimet e kryera për përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa më shumë se 2 mijë policë kanë qenë të angazhuar në mbarëvajtjen e festimeve, duke përfshirë Policinë Rrugore, efektivë të rendit me patrulla në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe në akset lidhëse të tij. Të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit kanë qëndruar në gatishmëri për parandalimin e ngjarjeve të mundshme dhe kriminale. Sipas krerëve të policisë së kryeqytetit, rreth 130 efektivë të Policisë së Shtetit të ardhur nga rrethet kanë ndihmuar për shërbimet e përforcuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një pjesë e efektivëve kanë qëndruar me uniformë të dukshme në mes të turmës për të dhënë mesazhin e prezencës së policisë, ndërsa një pjesë e mirë kanë qëndruar në mes të turmës, duke u shkrirë me njerëzit që festonin ndërsa

ishin me veshje civile pa uniformë. Po ashtu, burimet thanë se veç të ardhurve nga rrethet, ka pasur edhe reparte të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë kryer patrullime në zona dhe lagje të kryeqytetit në të cilat nuk kryheshin festime, ndërsa e gjithë situata është monitoruar nga një shtab i Drejtorisë së Policisë së Tiranës i drejtuar nga dre-

700

Mijë vetë mendohet se kanë marrë pjesë në festimet e djeshme në Tiranë. Shumë prej tyre kishin ardhur nga Kosova, Maqedonia apo diaspora

2000

Policë janë angazhuar në mbarëvajtjen e rendit në kryeqytet. Në ndihmë kanë ardhur edhe punonjës nga rrethet, si dhe forcat e FNSH-së

jtori Bernard Çaushaj, dy zëvendësit e tij, Erzen Breçani e Gëzim Gjeçi, si dhe nga shefat e komisariateve dhe të sektorëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ngarkesë të konsiderueshme kanë përballuar efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë qenë të detyruar të menaxhojnë një fluks të konsiderueshëm trafiku, që vinte nga rrethet, përveç banorëve të Tiranës dhe rrethinave, por edhe shumë kosovarë e shqiptarë nga Maqedonia, e Mali i Zi të mbërritur nga këto treva. Në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Policisë është kryer devijimi i lëvizjes së automjeteve hyrëse në kryeqytet. Nuk është lejuar kalimi në aksin e Rrugës së Elbasanit, në segmentin Sauk- Pallati i Brigadave. Lëvizja e mjeteve, u devijua drejt Lundrës, për në rrugën “Komuna e Parisit” për të hyrë më pas në Tiranë. Në bulevardin “Zogu I”, rrugën “Ded Gjon Luli” “Kont Urani” etj, nuk u lejuan të lëvizin, ndërsa autobusët interurbanë, kishin stacionin e tyre pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” dhe në segmente të tjera hyrëse për në Unazën e vogël të Tiranës. D.Biçaku


EEenjte hënë 29 12 nëntor 2012 www.mapo.al

intervista

MAPO

19 11

Kadare ka folur edhe për librat dhe shkrimtarët që e kanë formuar, nominimin për herë të parë për çmimin “Nobel” në vitet e diktaturës, si dhe momentet e bukura në jetën e tij si shkrimtar

Gadishulli i Ballkanit, në të cilin bën pjesë Shqipëria, njihet sot si një nga zonat më të shqetësuara të Europës. Ndonëse pranohet njëzëri si zanafilla antike e qytetërimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shpëtuar dot nga cilësimi si gadishull problematik, me të cilin Europa e Bashkuar ka vite që detyrohet të merret

Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën…si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull,- thotë shkrimtari Ismail Kadare në intervistën dhënë gazetës “New York Daily News”, botuar edhe në numrin special të gazetës “Illyria” në Nju-Jork, kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Kadare vlerëson me këtë rast se ky ka qenë shekulli më i rëndësishëm, e njëherësh më dramatiku në historinë e Shqipërisë, duke renditur si tri ngjarje themelore që kanë ndodhur brenda këtyre 100 viteve: shkëputjen nga Perandoria Osmane, daljen nga komunizmi, dhe rikthimin në kontinentin mëmë, siç cilësohet Europa. Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju përgëzuar për nominimin tuaj të radhës për çmimin “Nobel” për Letërsi? Duke qenë se ky nuk është nominimi juaj i parë, madje një prej të shumtëve, si e shihni këtë proces? Mendoj se nominimi për çmimin “Nobel”, qoftë edhe i përsëritur, është një kënaqësi për çdo shkrimtar. Ndërkaq, dihet se të gjithë të nominuarit humbin (nuk fitojnë), me përjashtim të fitimtarit. Megjithatë, kjo nuk përbën ndonjë arsye për t’u mërzitur. A ka ndryshuar ndjesia juaj ndaj kandidimit, nga i pari deri tek ai i tanishmi? Kjo varet nga rasti. Për shembull, unë kam qenë kandidat për herë të parë në kohën kur vendi im, Shqipëria, ka qenë jo vetëm një vend komunist, por një vend stalinist, më i ashpri në Europë. Dihej se në një vend të tillë ky çmim nuk do të pranohej kurrsesi. Kështu që gëzimi im ka qenë i përzier me shqetësimin e refuzimit të detyruar. Çfarë mund të ndodhte? Më 1958, kur shkrimtari rus-sovjetik, Pastërnak, fitoi çmimin “Nobel”, kundër tij shpërtheu një fushatë armiqësore në Bashkimin Sovjetik. Kam qenë student për letërsi në Moskë në atë kohë. Instituti ynë merrte pjesë në fushatë. Ditën studentët dilnin në miting kundër Pastërnakut, kurse natën ëndërronin “fatin” e tij. (Domethënë, ta fitonin atë çmim “borgjez”, pastaj të bëhej ç’të bëhej.) Pastërnaku u kërcënua nga shteti: në qoftë se nuk e refuzonte çmimin, do të dëbohej nga vendi i tij. Kurse po të ndodhte kjo në Shqipëri, nuk do të kishte dëbim, por shumë më keq: burg ose pushkatim. Këtë ngjarje e kam përshkruar në njërin nga romanet e mia të hershme, që titullohet: “Muzgu i perëndive të stepës”. Duke parë librat tuaj të shumtë, duket se Shqipëria ka qenë burimi juaj i frymëzimit për shumë dhjetëvjeçarë, por në kontekste të ndryshme… Kështu thuhet zakonisht, por mendoj se kjo nuk është fort e saktë. Subjektet e veprave të mia kanë të bëjnë me një pjesë të madhe të globit tokësor: nga piramidat e Egjiptit te Muri kinez. Kjo

Ky, shekulli më i rëndësishëm dhe dramatik për shqiptarët

Unë kam qenë kandidat për Nobel për herë të parë në kohën kur vendi im, Shqipëria, ka qenë jo vetëm një vend komunist, por një vend stalinist, më i ashpri në Europë. Dihej se në një vend të tillë ky çmim nuk do të pranohej kurrsesi. Kështu që gëzimi im ka qenë i përzier me shqetësimin e refuzimit të detyruar

nuk është ndonjë veçanti e imja. Një pjesë e shkrimtarëve nuk e njohin kufizimin gjeografik apo historik. Letërsia e ka përmasën globale në natyrën e vet. Pavarësisht nga koha apo vendi ku prodhohet, ajo synon aty për aty gjithë botën dhe gjithë kohërat. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se kur një popull arrin të krijojë letërsi ose art të çmuar, ai nuk e shfrytëzon për vete, siç bën me pasuritë e tjera, ta zëmë naftën (më falni për krahasimin), por ia fal si dhuratë gjithë njerëzimit. Mendoj se kjo është një nga veçantitë më të mrekullueshme të artit. Falë kësaj mrekullie, Shekspiri, për shembull, i përket po aq Anglisë e gjuhës angleze, sa gjithë botës. E kështu me radhë, gjithë gjenitë e njerëzimit. Kush apo çfarë ju ka influencuar më së shumti në formimin tuaj letrar? Ndikimet e mia më të ndjeshme kanë qenë nga ai që mund të quhet “krahu i zymtë i letërsisë botërore” (Dante, Shekspiri, Kafka). Pastaj nga pjesa antike e saj, kryesisht tragjedisë greke dhe, pa dyshim, nga tradita shqiptaro-ballkanike. Çfarë mendoni për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë? Në 100-vjetorin e Pavarësisë së shtetit të tyre, shqiptarët mund të thonë se ky ka qenë shekulli më i rëndësishëm, e njëherësh më dramatiku në historinë e tyre. Shkëputja nga Perandoria Osmane, dalja nga komunizmi, dhe rikthimi në kontinentin mëmë, Europë, mund të përcaktohen si tri ngjarjet themelore të këtij kombi. Të gjitha këto ndodhën brenda këtyre 100 viteve. Dhe mendoj se nuk janë pak. Si e gjen ky përvjetor sot kombin shqiptar? Gadishulli i Ballkanit, në të cilin bën pjesë Shqipëria, njihet sot si një nga zonat më të shqetësuara të Europës. Ndonëse pranohet njëzëri si zanafilla antike e qytetërimit europian, kjo biografi e fisme nuk e ka shpëtuar dot nga cilësimi si gadishull problematik, me të cilin Europa e Bashkuar ka vite që detyrohet të merret. Është një gjë pozitive, që të gjithë popujt e gadishullit kanë një synim të përbashkët: hyrjen në Europë. Mirëpo kjo dëshirë bashkuese nuk mjafton, për fat të keq, që ata ta kapërcejnë përçarjen e tyre proverbiale.

Kam pasur rastin të theksoj se janë tre popuj në Ballkan, prej të cilëve varen shumë gjëra: grekët, shqiptarët dhe serbët. Janë fqinjë shekullorë, ndonëse identitetet, gjuhët, madje alfabetet i kanë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Megjithatë, kjo nuk përbën asnjë arsye që të përligjë mungesën e harmonisë midis tyre. E thashë këtë për të ardhur te mendimi se, në qoftë se nga këto tri kombe, njëri prej tyre, kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën, e shoh këtë faktor si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull. Që kur veprat tuaja u përkthyen së pari në frëngjisht dhe pastaj në anglisht, ato kanë mbërthyer vëmendjen e elitës letrare, si dhe atë të lexuesve të thjeshtë në mbarë botën. Çfarë konsideroni si më të rëndësishmen në këtë sukses tuajin? Përkthimi dhe vlerësimi i veprës sime në Perëndim, në fillim të vitit 1970, ka qenë ngjarja më e befasishme dhe unikale në jetën time si shkrimtar. Ndoshta këto fjalë duken të tepruara, por unë do t’jua shpjegoj përse. Ky ishte një paradoks për një shkrimtar të njohur të një vendi stalinist, shteti më antiperëndimor i Europës, nga të gjitha pikëpamjet. Pyetja “përse?” do të bëhej nga të gjithë, e në radhë të parë nga vetë Shqipëria komuniste. Përse na e pëlqejnë këtë shkrimtar armiqtë tanë? Pyetja do të bëhej në një tjetër sens nga njerëzit liberalë në Shqipëri, nga lexuesit perëndimorë, nga unë vetë. Nuk isha përfaqësues i ndonjë lëvizjeje kundër regjimit (një gjë e tillë as që përfytyrohej në Shqipëri), as disident i shpallur, i burgosur etj. Isha thjesht një shkrimtar. Nga ky botim dhe nga ky vlerësim në Perëndim, kisha bërë një zbulim të madh: mundësitë e mrekullueshme të letërsisë. Duke qenë në një vend që konsiderohej si një burg i madh, kisha shkruar letërsi që pëlqehej, që çmohej në botën e lirë. Shkurt, kisha bërë letërsinë që duhej. Kisha hyrë në klubin e letrave europiane. Me fjalë të tjera, kisha ndërruar kohë: nga koha e rendit stalinist, kisha hyrë në kohën universale të artit. Ishte sikur të kapje të ardhmen, ta prekje, të jetoje në të.


CMYK

12

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

Dorëshkrimi Libri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

sokol balla

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

Nr. 10 (257), Viti Vii botimit NëNtor 2012 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

10 BURRAT E SHEKULLIT Dhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar. Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida DumaSali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE


CMYK e enjte, 29 NĂŤNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

2012 UET Press / Kolana historike

13


14

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

Vizitorët nga trevat shqiptare i kanë dhënë një hov tregtisë me pakicë, dje në të gjithë vendin. Miliona euro u futën ne ekonominë shqiptare në kuadër të turizmit patriotik

Turizmi patriotik, tregtia në superxhiro Tregtia me pakicë ka përjetuar një hov dje pothuajse në të gjithë vendin. Të paktën 1 milion shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë hyrë tri ditët e fundit nga pikat kufitare. Festa e 100-vjetorit, miliona euro të shpenzuara në Tiranë, Vlorë dhe qytetet e tjera Blerina Hoxha Festa e 100-vjetorit të pavarësisë veç të tjerash i ka sjellë ekonomisë vendëse miliona euro si prurje nga turizmi patriotik. Llogaritë e para flasin se vetëm nga pikat e kufitare me Maqedoninë dhe Kosovën kanë hyrë mbi 1milion shqiptarë, pa llogaritur emigrantët që jetojnë në vende të tjera të Europës. Me një llogari të thjeshtë, janë shpenzuar më shumë se 50 milionë euro vetëm dje, të cilat i kanë dhënë hov tregtisë me pakicë në Tiranë, Vlorë dhe në shumë qytete të tjera. Konsumi është rritur ndjeshëm, sidomos në sektorin e shërbimeve dhe transportit. Të paktën javën e fundit, që kur armët e Skënderbeut janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar, flukset e vizitorëve janë rritur ndjeshëm. Baret, restorantet, hotelet dhe tregtia me pakicë janë gjalluar ndjeshëm. Transporti Agjencitë turistike dhe shërbimet

taksi në të gjithë vendin dje kanë qenë në angazhime dhe me fitime që do t’i mbajnë mend. Sektori i transportit ka qenë në gatishmëri për të shërbyer udhëtimet me autobus nga rrethet drejt Tiranës dhe nga Tirana drejt Vlorës. Disa agjenci turistike kanë organizuar udhëtimet brenda vendit, duke ofruar vajtje–ardhje në Vlorë kundrejt 1500 lekëve. Gjithashtu edhe linjat e rretheve kanë punuar me intensitet jo të zakonte. Megjithë fluksin e lëvizjeve mësohet se çmimet e biletave nuk kanë ndryshuar. Në Tiranë gjithashtu ditë me bereqet ka qenë edhe për taksitë. Duke qenë se qarkullimi nuk është lejuar brenda Unazës në Kryeqytet dhe linjat e rretheve janë parkuar larg qendrës, transporti me taksi ka dominuar. Bashkë më transportin rritje ka pësuar edhe konsumi i karburanteve në të gjithë vendin.

Konsumi është rritur ndjeshëm, sidomos në sektorin e shërbimeve dhe transportit. Të paktën javën e fundit, që kur armët e Skënderbeut janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar, flukset e vizitorëve janë rritur ndjeshëm

Shërbimet S e kt o r i i sh ë rb i m eve, b a r e t , restorantet, hotelet dhe tregtia me pakicë dje kanë përjetuar një ditë me fitime jo të zakonta. Kjo sidomos për biznesin e suvenirevet. Shitësit e këtyre linjave pohojnë se shitjet dy javë e fundit kanë qenë marramendëse, por kanë kulmuar dje. Masivisht, kosovarët kanë blerë flamuj, kapele, dhe suvenire që lidhen me 100-vjetorin, për t’i mbajtur si kujtim të kësaj ditë. Ndërsa më parë të gjithë shqiptarët kanë blerë objekte nga simbolika e festës, duke sjellë fitime të paparashikuara. Gjithashtu, hotelet nga Tirana deri në Vlorë kanë qenë të prenotuar javë më parë, duke realizuar me këtë rast një volum të pazakonte fitimesh për këtë periudhë. Këmbimi Agjencitë e këmbimit në Kryeqytet kanë punuar dje me orar të zgjatur. Mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë këmbyer lekun me euron për të kryer shpenzimet e ditës. Punonjësit e agjencive pohojnë se gjatë gjithë ditës kanë patur mjaft shkëmbime, por jo në vlera shumë të mëdha sa për ndikuar në forcimin e monedhës vendase. Një euro është këmbyer me 139.8 lekë. Ekspertët e biznesit të këmbimeve pohojnë se miliona euro dje janë futur në ekonominë shqiptare, të cilat kanë ndikuar konsumin, sidomos në tregtinë me pakicë dhe duke përmirësuar kështu ndjeshëm bilancin e bizneseve të vogla.

Tregtarë ambulantë në rrugët e Tiranës

100 vjet ekonomi Si është zhvilluar ekonomia pas 1912-s. Qeveritë që nga Pavarësia e deri te regjimi komunist, ja si e zhvilluan bujqësinë, industrinë dhe infrastrukturën Gjendja ekonomike e Shqipërisë 19121944 na njeh me kushtet e vështira politike. Krahas detyrave të tjera për ndërtimin e shtetit, qeveria shqiptare mori masat për ngritjen e Bankës Kombëtare. Marrëveshja e tetorit 1913 ishte dinjitoze për kohën, tregoi jo vetëm orientimin politik properëndimor të qeverisë së Ismail Qemalit, por njëkohësisht edhe vizionin shtetformues të saj. Vetë Ismail Qemali e konsideroi aktin e krijimit të Bankës Kombëtare si fitoren e dytë pas shpalljes së pavarësisë kombëtare. Një nga institucionet më të rëndësishme ishte edhe Administrata Financiare, ministri i parë i së cilës në Shqipëri ka qenë Abdi Toptani që vendosi sovranitetin e vet juridik dhe fiskal. Ajo vendosi tarifën doganore në bazë tagri, specifik mbi llojin e mallrave. Në mënyrë të veçantë u goditën tregjet e Shkodrës, Korçës, Gjirokastrës, Kukësit, Dibrës etj. Shqipëria në këtë periudhë ishte një vend tërësisht bujqësor. Tokat më pjellore gjendeshin në Vlorë, Sarandë, Shkodër etj. Pjesa dërrmuese e tyre kultivohej me mjete primitive. Në prodhimin industrial mbizotëronte zejtaria dhe manifaktura. Sa i përket infrastrukturës, vendi trashëgoi nga sundimi turk një rrjet shumë të pakët të punëve publike, rreth 189 km rrugë, që ishin në një gjendje shumë të keqe dhe të ndërtuara pa ndonjë lidhje midis tyre. Mungonin

urat për kalimin e lumenjve, që bëhej me trape; mungonin limanet, hekurudhat etj. Akset më të rëndësishme ishin Shkodër-Shëngjin, Tiranë-Durrës, Elbasan-Labinot dhe GjirokastërKakavijë. Qeveria e Vlorës mori edhe një masë të rëndësishme që kishte të bënte me shtetëzimin me anë të konfiskimit të 175 çifligjeve, që kishin qenë në zotërim të Portës së Lartë. Në këtë mënyrë shteti bëhej “çifligari” më i madh i tokës. Gjithashtu kjo qeveri nxori një ligj edhe për kontrollin e pronësisë mbi tokën. 1922-1924 Periudha pas Luftës së Parë Botërore e gjeti ekonominë shqiptare në gjendje tejet të mjerueshme. Në vitin 1922 numri i ndërmarrjeve industriale arriti në 85, nga 34 që ishin në vitin 1912. Këtu përfshiheshin: 35 mullinj bloje me motor, 11 fabrika vaji, fabrika sapuni, lëkurësh, pëlhurash, 8 shtypshkronja etj. Në këtë periudhë konstatohet dhe një rritje e interesit të kapitalit të huaj për ekonominë dhe burimet natyrore shqiptare, sidomos për naftën, bitumin, hekurin, bakrin, pyjet etj. Në Shqipëri, në këtë kohë kishte 50-100 milionë franga ari të monetizuara. Kjo ishte edhe periudha kur për shqiptarët nisi emigracioni. Mbi 50 000 shqiptarë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj periudhe filloi meremetimi i rrugëve të mëparshme, rregullimi i urave të prishura etj. Në ndërtimin dhe ristrukturimin e tyre u përdor puna angari e vendosur me ligj të posaçëm, në të cilin u ngarkuan të gjithë qytetarët meshkuj të Shqipërisë nga mosha 18 deri në 58 vjeç. Një moment i rëndësishëm i kësaj periudhe është edhe Revolucioni i Qershorit, fitorja e të cil-

it solli në pushtet Fan Nolin. Edhe pse qeveria e drejtuar prej tij pati vetëm 6 muaj jetë, ajo kishte një program ekonomik, në bazë të të cilit ishte reforma agrare. Në Parlamentin e asaj kohe, Luigj Gurakuqi do të deklaronte: “Toka i përket atij që e punon”. Hapi i parë i këtij programi do të ishte reforma agrare, e cila do të prekte vetëm çifligjet e shtetit dhe jo të privatit. Në tetor 1924 u parashikua shpronësimi i pronarëve shtetërorë (kullota, livadhe etj.). Kjo reformë kishte karakter përparimtar, pasi nuk e prekte pronën private. Periudha e Zogut dhe lufta Me ardhjen e Zogut më 1925, nisën edhe një sërë zhvillimesh për ekonominë shqiptare, pozitive, por edhe negative. Filluan iniciativat për të organizuar shoqëri aksionere në fushën e industrisë, ndërtimit, transportit. Po në këtë vit u krijua monedha e parë shqiptare (franga ar shqiptare). Dhënien e koncesioneve e kapitalit të huaj e përdori edhe si mjet për sigurimin e të ardhurave në formën e huave e të rentës, që më vonë u përllogarit si një mënyrë edhe për daljen nga kriza ekonomike. Në këtë kohë u krijuan 14 shoqëri të reja. Në vitin 1928, numri i ndërmarrjeve arriti në 127. Kapitali vendas ishte 6 herë më i madh se në vitin 1927. Karakteristikë kryesore e kësaj periudhe është lidhja e marrëveshjeve ndërmjet qeverisë së Tiranës me grupet financiare italiane për të investuar në vendin tonë. Në vitin 1928, çifligjet zinin një sipërfaqe prej 200 000 hektarësh, nga të cilat 100 000 ishin private. Berati ishte qyteti me sipërfaqen më të madhe të çifligjeve, rreth 36 000. Në këtë kohë, familjet më të rëndësishme të vendit ishin ajo e Shefqet Vërlacit, Ibrahim Pashës, Dervish bej Biçokut,

Toptanasit, Vrionasit etj. Çifligu i Divjakës, Karavastasë dhe një tjetër iu bë dhuratë Zogut. Gjendja infrastrukturore ishte e mjerueshme. Rrugët shërbenin vetëm për kalimin e karrocave. Në vitin 1926 numri i automjeteve arriti në 150. Në vitin 1925 u krijua Banka Kombëtare Tregtare e Shqipërisë, e cila iu dha me koncesion italianëve. Në vitin 1929 e gjithë bota do të mbërthehej nga kriza e madhe e shkaktuar nga mbiprodhimi. Industria pothuajse u paralizua tërësisht. Në vitin 1931 bujqësia shqiptare u prek nga një thatësirë e madhe, e cila shkaktoi pasoja të rënda në furnizimin me bukë të popullsisë. Në mesin e vitit ‘35, Shqipëria hyri në një fazë gjallërimi. Industria e rimori veten. Në vitin 1938 u vu re një aktivizim i gjerë i kapitalit kombëtar në industri. Gjatë periudhës ‘39-‘43 Italia llogariti në Shqipëri fitime në vlerën 141 728 184 franga shqiptare. Me kapitull-

Vetë Ismail Qemali e konsideroi aktin e krijimit të Bankës Kombëtare si fitoren e dytë pas shpalljes së pavarësisë kombëtare

imin e Italisë, sasia e bankënotave arriti në 205 000 000 franga ari shqiptar. Në vitin 1944 numri i ndërmarrjeve dhe shoqërive industriale arriti në 430, nga vetëm 244 në vitin 1938 dhe vetëm 71 të tilla në vitin 1922. Në këtë kohë Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare e ekonomike me 21 vende të botës, por më të zhvilluarat ishin në radhë të parë me Italinë dhe pastaj me Jugosllavinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë etj. Regjimi komunist “Toka i takon atij që e punon”, qeveria e parë komuniste shqiptare në periudhën 1945-1946 ndërmori nëpërmjet disa fazave një reformë agrare radikale për shpronësimin e pronarëve të mëdhenj e të mesëm të tokave. Në vitin 1979 në Shqipëri nuk kishte asnjë fermë individuale private. Sipas kësaj skeme të zhvillimit të vendit, të frymëzuar nga strategjitë dhe politikat e BRSS të Stalinit, prioritet do t’i jepej industrisë. Në vitin ‘60 industria kontribuonte me më shumë se 50% në PBB. Por në vitet ‘80, ashtu si në shumë vende të tjera lindore me ekonomi socialiste, regjistruan dhe fillimin e rënies ekonomike me shpejtësi. Sistemi ekonomik hyri në krizë totale gjatë vieteve1980-1990. Deficiti buxhetor arriti në 16.6% të PBB, rritja ekonomike modeste prej 1-2% e verifikuar në periudhën 1980-‘85 u bë negative gjatë ‘85‘90, në fillim të vitit 1991, borxhi i jashtëm e kaloi masën e 30% të PBB. Vendi ra në një krizë të thellë ekonomike. Në një kuptim të gjerë, me gjithë disa tentativa për modifikimin e politikës ekonomike dhe lejimin e disa elementeve “të ekonomisë kapitaliste”, kjo ishte një krizë e vetë sistemit socialist dhe për pasojë nuk mund të zgjidhej pa e ndryshuar atë.


E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

Qindra të rinj, fansa të ardhur jo vetëm nga qytetet shqiptare por edhe nga jashtë kufijve, me orë të gjata në shi kanë pritur që Rita të niste të këndonte.

Mijëra fansa këndojnë nën shi me Rita Orën Rita Ora, ndryshe nga sa ishte lajmëruar, u ngjit në skenë rreth mesnatës, duke bërë që edhe shumë fansa të tjerë të largoheshin për shkak të kushteve atmosferike

S

iç ishte paralajmëruar, këngëtarja me famë botërore Rita Ora, rreth orës 14:00 të drekës mbërriti në Aeroportin e Rinasit. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga familja e saj, motra, Eleni, nëna Vera si dhe babai i saj. Lajmi për ardhjen e Ritës kuriozoi mjaft gazetarë e njerëz të medias, por ndryshe nga sa ishte parashikuar, ajo nuk mbajti asnjë konferencë për shtyp për gazetarët, duke e lënë vizitën në Tiranë tërësisht të hijezuar. Nga burime jozyrtare, ajo që mësuam është se Rita kohën në Tiranë e ka shpenzuar në “Hotel Sheraton”, por gjatë ditës nuk u mësua nëse ajo u takua me autoritetet shqiptare gjatë kësaj kohe, siç ishte bërë publike në media para se ajo të konfirmonte praninë në kryeqytetin shqiptar. Megjithatë, pavarësisht moskoordinimit të protokollit që do ndiqte Rita, përfshirë këtu edhe nisjen e koncertit në orën 20:00, atmosfera nuk u zbeh aspak. Qindra të rinj, fansa të ardhur jo vetëm nga qytetet shqiptare por edhe nga jashtë kufijve, me orë të gjata në shi kanë pritur që Rita të niste të këndonte. Më në fund këngëtarja u ngjit në skenë në orën 11:30, duke elektrizuar kështu gjithë sheshin “Nënë Tereza”. Ajo që u vu re qartë ishte se as rrebeshi që nisi rreth orës 19:00 nuk i largoi adhuruesit e këngëtares nga skena. Së bashku me këngëtaren, nën tingujt e muzikës hip-hop dhe R&B, njerëzit që nuk iu trembën shiut që nuk pushoi gjatë gjithë mbrëmjes, kënduan këngët hit tashmë edhe në Shqipëri, si “Hot right now” apo “Shine ya light”. Fansat: Duam Rita Orën!

Pritja e gjatë e Rita Orës ka bërë që qindra njerëz të bërtasin me të madhe gjatë performimit të çdo këngëtari shqiptar, “Duam Rita Orën”. Kjo atmosferë dhe turmat që vetëm ngjisheshin rreth skenës së ngritur para korpusit, bëri që policia të ishte vazhdimisht në gatishmëri dhe nga skena të ridëgjoheshin thirrjet për të mos u shtyrë. Ky koncert

ishte parashikuar të ishte gjigant, por vonesa dhe shiu e zbehën disi entuziazmin e njerëzve, të cilët u bënë të padurueshëm. “Kemi ardhur vetëm për Rita Orën. Po presim atë, nuk duam të dëgjojmë asnjë këngëtar tjetër”, - u shpreh një nga fansat 17-vjeçar, i cili kishte ardhur nga Durrësi për këtë koncert. Ndërsa një djalë nga Prishtina tha se kishte qysh në orën 18:30 që kishte ardhur tek shkallët para Akademisë së Arteve për të zënë pamjen, për të parë sa më nga afër performimin e këngëtares britanike me orgjinë shqiptare, Rita Ora. Këngëtarët shqiptarë, indiferentë ndaj pranisë së Orës në koncert

Plot 30 artistë të tjerë të njohur të skenës sonë performuan së bashku me Rita Orën në këtë jubile të 100-vjetorit të Pavarësisë. Emra të njohur si Aleksandër Gjoka, Era Rusi, Rosela Gjylbegu, Soni Malaj, Besa Kokëdhima, Pirro Çako, Mariza Ikonomi, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë u uruan shqiptarëve festën e Pavarësisë, edhe pse gjatë daljes së tyre në skenë turma nuk ndalej së brohorituri emrin e Rita Orës. Të veshur me ngjyrat e flamurit kuqezi, të gjithë artistët kënduan nga 2 këngë. Ajo që u vu re ishte se shumë prej tyre, të lodhur nga rruga e gjatë që kishin bërë për të ardhur në Tiranë nga qytetet e tjera ku kishin qenë të ftuar, por edhe nga angazhimet e mbrëmjes, nuk u entuziazmuan shumë që në backstage për pak do të vinte artisja me famë, Rita Ora. Madje shumë prej tyre ishin tërësisht indiferentë ndaj këtij lajmi. Ata që mbetën për ta pritur Ritën ishin të paktë, pasi ora po shkonte dymbëdhjetë e mesnatës.

Ajo që u vu re qartë ishte se as rrebeshi që nisi rreth orës 19:00 nuk i largoi adhuruesit e këngëtares nga skena. Së bashku me këngëtaren, nën tingujt e muzikës hip-hop dhe R&B, njerëzit që nuk iu trembën shiut që nuk pushoi gjatë gjithë mbrëmjes, kënduan këngët hit tashmë edhe në Shqipëri, si “Hot right now” apo “Shine ya light”.

“Rrugëtimi i kombit” rikthen Inva Mulën në skenë Sopranoja e njohur Inva Mula është rikthyer në këtë 100-vjetor të Pavarësisë me dy evente të rëndësishme kulturore. Dy ditë më parë ajo promovoi albumin “Për ty atdhe”, një dhuratë për shqiptarët ku ajo ka përmbledhur 12 këngë patriotike nga kompozitorët më të njohur shqiptarë. Ndërsa mbrëmë sopranoja Inva Mula është shfaqur edhe si moderatore e Koncer tit të Madh festiv titulluar “Rrugëtimi i kombit ”, ku ishin të f tuar shumë ar tistë me emër nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Koncer ti festiv u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, i veshur me ng jyrat kuqezi jo vetëm në skenografi

por edhe në veshjet e stiluara nga Joni Peqi, ku mbizotëronin ng jyrat dhe simbolet e flamurit. Këngë patriotike të interpretuara nga zërat më të njohur të skenave operistike ishin pjesë e reper torit të këtij koncer ti festiv, ashtu si dhe këngët e albumit të “Për t y atdhe”. Ndërsa ndërthurja e zërave lirikë me grupet polifonike dhe me grupet e fëmijëve kanë qenë g jetja e koncertit festiv që Inva Mula organizoi si dhuratë për 100 vjetorin e Pavarësisë. Të pranishëm në koncert, presidenti i vendit Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli etj.

Vlera minimale paguhet për ata që janë larg vendbanimit nga 36 deri në 80 kilometra

15


OpEd

16

MAPO

E enjte 29 nëntor 2012 www.mapo.al

01 02 03

Njeriu s’është kurrgjë tjetër, veçse një varg i veprave të veta. Heffeli

Bujar Kapexhiu Nga

Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave. George Bernard Show Njerëzit duhet të jenë të varfër për ta kuptuar luksin e të dhënit. George Eliot

Opinione dhe Editoriale

100-vjetori Fqinjët në rajon tashmë kanë filluar komentet dashakeqe: ja ku po çon favorizimi dhe miklimi politik i shqiptarëve; ata po synojnë bashkimin kombëtar! A po bashkohen me të vërtetë shqiptarët? Jo. Bashkimi i këtyre ditëve është simbolik dhe festiv, nuk është bashkim i vërtetë, siç po interpretohet edhe nga ata që e dëshirojnë dhe do t’i gëzoheshin bashkimit, e edhe atyre që janë kundër ose i frikësohen kësaj zgjidhjeje të çështjes shqiptare. Vizualisht, këto ditë trojet shqiptare janë veshur kuq e zi. Refreni “Rreth flamurit të përbashkuar…” është duke u jetësuar si asnjëherë më parë. Në të gjitha trojet e tyre, si dhe kudo në botë ku jetojnë në numër më të konsiderueshëm, shqiptarët po e festojnë 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Fqinjët në rajon tashmë kanë filluar komentet dashakeqe: ja ku po çon favorizimi dhe miklimi politik i shqiptarëve; ata po synojnë bashkimin kombëtar! A po bashkohen me të vërtetë shqiptarët? Jo. Bashkimi i këtyre ditëve është simbolik dhe festiv, nuk është bashkim i vërtetë, siç po interpretohet edhe nga ata që e dëshirojnë dhe do t’i gëzoheshin bashkimit, e edhe atyre që janë kundër ose i frikësohen kësaj zgjidhjeje të çështjes shqiptare. Është e vërtetë se po festohet sikur bashkimin e kemi në prag, ose do të vijë pashmangshëm dhe shpejt por, megjithatë, kjo është vetëm një dehje dhe dalldisje festive, e cila kur të bëhemi esëll, nuk lë pasoja, pos ndoshta atë mahmurllëk të zakonshëm. Jubileu Shqipërisë gjithsesi meriton festimin. Edhe pse ka teprime, eufori, folklor dhe dominim të shijes së keqe dhe provinciale (shihni vetëm ato “përmendore” amatoreske dhe qesharake që po ngrihen në vendet publike!) mendoj se shqiptarëve mund t’u falen ekzaltimet e çastit. Pas një shekullit të përpëlitjeve me fatin dhe jetën në pasiguri, me vetizolimin, diktaturën, represionet e regjimeve të ndryshme, vonesat në zhvillim etj., ata nuk mund t’i ndalësh dhe

koment Shkëlzen Maliqi

Është e vërtetë se kjo thirrje mund t’i ketë disa kuptime, ndër to edhe atë të gjakimit për krijimin e shtetit të përbashkët, por unë mendoj se ajo më shumë shpreh një kushtrim të solidaritetit për të cilin po vetëdijesohet gjithnjë e më shumë një subjekt kombëtar që objektivisht është i përbërë. Nuk është një e ndonjë shkrirjeje automatike, por një e ndjenjës solidare mes shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në disa shtete të rajonit, ku i kanë pozitat dhe të drejtat e ndryshme, por i kanë shtuar fuqishëm komunikimet e ndërsjella. Kur shqiptarët thonë “jemi një”, nuk e mendojnë se doemos duhet të jetojnë në një shtet, por se e kanë një subjektësi trans-shtetërore që është sa e përbërë, po aq edhe thellësisht solidare...

qortosh pse po festojnë. Për më shumë, ata nuk e festojnë bashkimin, për këtë edhe nuk bëhet fjalë, por e festojnë një ndjenjë të veçantë dhe legjitime të përbashkësisë. E festojnë ndjenjën që mund të quhet gjetje e rrugës së përbashkët, që është kontrapunkt i atyre rrugëve që i kanë kaluar brezat e mëhershëm, të ndarjeve fizike dhe tjera, të izolimeve, të çoroditjeve, që kushtëzuan pamundësitë e zhvillim normal të kombit. Festohet ideja se më në fund e kemi kap hapin tonë dhe hapin me botën, duke ecur edhe një rrugë të drejtë. Kuptohet, kjo rrugë e gjetur dhe e drejtë nuk është ndonjë projekt ose gjendje tashmë e përfunduar, që nuk ballafaqohet me probleme dhe pengesa. Pengesat janë të shumta edhe në ditët e sotme, dhe disa do të zgjasin edhe në kohë në të ardhmen. Mirëpo esenciale është se shuma e negativitetit dhe problemeve është shumë më e vogël dhe më pak e ndikueshme se ato të pozitivitetit, të rreshtimit dhe konstituimit premtues të kombit që nuk do të lejojë më kthimin prapa, ose ngecjet. Shqiptarët sot ndajnë një vizion të përbashkët të faktorizimit që ua krijon sigurinë se nuk do të humbasin më as sot, e as në të ardhmen. Ky vizion mbase më së miri mund të shpjegohet duke analizuar parullën ose thirrjen e njohur “Jemi një!” Është e vërtetë se kjo thirrje mund t’i ketë disa kuptime, ndër to edhe atë të gjakimit për krijimin e shtetit të përbashkët, por unë mendoj se ajo më shumë shpreh një kushtrim të solidaritetit për të cilin po vetëdijesohet gjithnjë e më shumë një subjekt kombëtar që objektivisht është i përbërë. Nuk është një e ndonjë shkrirjeje automatike, por një e ndjenjës solidare mes shqiptarëve që vazhdojnë të jetojnë në disa shtete të rajonit, ku i kanë pozitat dhe të drejtat e ndryshme, por i kanë shtuar fuqishëm komunikimet e ndërsjella. Kur shqiptarët thonë “jemi një”, nuk e mendojnë se doemos duhet të jetojnë në një shtet, por se e kanë një subjektësi trans-shtetërore që është sa e përbërë, po aq edhe thellësisht solidare. Andaj edhe festa e 100-vjetorit po lëviz aq natyrshëm nga një skaj në tjetrin të trojeve të banuara me shqiptarë. Kjo i lë shije të keqe fqinjëve, që edhe ashtu historikisht nuk e kanë

Kurbani i festës

dashur afirmimin dhe faktorizimin e shqiptarëve, si popull me të drejta të barabarta. Sidomos në Serbi, afirmimi dhe fuqizimi i shqiptarëve shikohet si diçka që rrezikon rajonin, e në të vërtetë rrezikon vetëm ambiciet e hegjemonistëve serbë. Por që nga vitet ’90 është paraqitur qartë një qasje thellësisht e ndryshme e shqiptarëve nga serbët, në trajtimin e zgjidhjes së çështjes shqiptarë. Derisa Serbia e viteve ’90 të shekullit të kaluar synonte bashkimin me luftë e të gjitha trojeve “serbe”, edhe atje ku kurrë nuk ka qenë Serbi, dhe ku serbët nuk janë shumicë, dhe për këtë e patën bërë rrëmujë dhe kaos rajonin, shqiptarët zgjodhën një strategji shumë më racionale dhe më të matur, që bashkimi i tyre të ndodhë gradualisht dhe mbi bazat e një policentrizmi, të akomodimit me realitetet e krijuara më herët. Kur e them këto mendoj në mainstreamin e politikës shqiptare, në partitë dhe lëvizjet kryesore, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe trojet tjera të banuara me shumicë shqiptare… Sigurisht se ka pas dhe ende ka lëvizje dhe parti që kërkojnë revidimin e kufijve me çdo mjet, që njëfarëdore ndjek modelin e konfrontimit me të gjithë fqinjët, të ngjashëm me atë që e ka ndjek Serbia. Vetëm se ato janë margjinale dhe deri më sot nuk kanë arritur që të imponohen si alternativa vendimtare. Ithtarët e bashkimit të menjëhershëm të kombit këtë qëndrim racional dhe jokonfrontues të mazhorancës politike shpesh e konsiderojnë si gabim trashanik ose edhe si tradhti kombëtare. Por, nuk është ashtu. Ato politika të matura bazohen në analizat racionale të raportit të forcave dhe interesit kombëtar, në rrethanat kur për herë të parë shqiptarët kanë aleatë të fuqishëm dhe perspektivën e zhvillimit të gjithanshëm. Në këto analiza nuk përjashtohen edhe skenarët negativë, nëse p.sh. vetë Europa do të përjetojë ndonjë regres dhe çarje, që shqiptarët pastaj sërish do të mund t’i lërë në baltë. Uniteti dhe solidariteti shqiptar që po manifestohet sot, e garanton edhe solidaritetin në mbrojtje dhe të sigurisë së shqiptarëve që e ndiejnë se janë një.

Por që nga vitet ’90 është paraqitur qartë një qasje thellësisht e ndryshme e shqiptarëve nga serbët, në trajtimin e zgjidhjes së çështjes shqiptarë. Derisa Serbia e viteve ’90 të shekullit të kaluar synonte bashkimin me luftë e të gjitha trojeve “serbe”, edhe atje ku kurrë nuk ka qenë Serbi, dhe ku serbët nuk janë shumicë, dhe për këtë e patën bërë rrëmujë dhe kaos rajonin, shqiptarët zgjodhën një strategji shumë më racionale dhe më të matur, që bashkimi i tyre të ndodhë gradualisht dhe mbi bazat e një policentrizmi, të akomodimit me realitetet e krijuara më herët. Kur e them këto mendoj në mainstreamin e politikës shqiptare, në partitë dhe lëvizjet kryesore, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe trojet tjera të banuara me shumicë shqiptare…


EEenjte hënë 29 12 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 17 11

Kështu pra, shqiptarisht, 100 vjet pasi Ismail Qemal Vlora me 40 shenjtorë firmosën Aktin e Pavarësisë, dje u duk se bota merrte e jepte nën shenjën kuq e zi. Në ndërkohë ndodhën edhe capak gjëra të pahijshme. Pati babëzi dhe akulturë para tortës te këmbët e Pallatit të Kulturës, dhe në kufirin mes dy Shqipërive u shfaq me tejqyrën rilindëse mesia qesharak dhe i vetëshpallur i shqiptarisë. Sa për të prishur syrin e keq. - Alfred Lela

Pse nuk ka ndodhur Apokalipsi N

ganjëherë përbën lajm fakti që diçka nuk është lajm. Konferenca e Kombeve të Bashkuara Rio +20, me 50 mijë pjesëmarrës nga 188 vende, u mbajt në qershor, pa ndonjë pasojë. Ka kaluar një gjeneratë që nga Samitit i Tokës i mbajtur në Rio në vitin 1992, i cili prodhoi të tjera konferenca dhe protokolle (për shembull Kyoto). Dhe, tani, ka ndodhur rraskapitja nga Apokalipsi-mërzia nga të dëgjuarit vazhdimisht se fundi është afër. E gjithë kjo filloi dy gjenerata më parë, në vitin 1972, kur u paralajmëruam (nga modele kompjuterike të shpikura në MIT) se ishim të mallkuar. Me gjasë tani duhet të ishim të zhdukur, ose të paktën në mjerim. As njëra e as tjetra nuk ka ndodhur. Ku qëndron gabimi? Ai vit, 1972, prodhoi “The Limits to Growth,” (‘Kufizimet e rritjes’) një libër nga Klubi i Romës, i cili vetëquhej “një projekt mbi dilemën e njerëzimit”. U shit në 12 milionë kopje, mahniti New York Times-in (“një prej dokumenteve më të rëndësishëm të kohës sonë”) dhe argumentonte se rritja ekonomike ishte e predestinuar nga burimet e kufizuara. Bjorn Lomborg, akademiku danez dhe ‘ekologjisti skeptik’, në një shkrim për Foreign Affairs thoshte se “kjo jepte një dorë që bota të futej në një shteg shqetësimi obsesiv për të gjetur receta të gabuara për probleme të vogla, ndërkohë që shpërfilleshin shumë më të mëdhatë” si varfëria, të cilën vetëm rritja ekonomike mund ta përmirësojë. Modelet e MIT parashikuan kolapsin e qytetërimit për shkak të “reduktimit të rezervave të rinovueshme” dhe rritjes së popullsisë. “Në një epokë më të pafajshme dhe më përlëvduese kundrejt kompjuterëve”, shkruan Lomborg, “fletët e shtypura me lezet i dhanë argumentit të librit ajrinë e një autoriteti shkencor dhe pashmangshmërie” që “dukej se mbyllnin shteg për çdo mundësi mospajtimi”. Atëherë ashtu si tani, sa i takon ndryshimit të klimës - respekti për shkencën, thuhej se kërkonte pezullim reverencial të skepticizmit rreth hipotezave shkencore. Artikulli i revistës Time rreth “The Limits to Growth” ilustronte dridhjen histerike të medias: “Furrat e Pittsburgh janë të ftohta; linjat e prodhimit në Detroit janë të stakuara. Në Los Angeles, pak të mbijetuar nga murtaja, si fantazma enden në dëshpërim nëpër autostrada. Fantastike? Jo, vetëm pashmangshmëri e ashpër nëse shoqëria vazhdon me përkushtimin aktual ndaj rritjes dhe ‘progresit’”. Modeluesit ekzaminuan 19 mall-

Washington Post George F. Will

Dyzet vjet pasi “The Limits to Growth” lançoi momentumin e mjedisit, ai impuls tani është reduktuar tek indoktrinimi i fëmijëve me “pakëso, ripërdor dhe riciklo”. Lomborg e quan procesin e riciklimit “një gjest që të bën të ndihesh mirë, por që jep pak benefite ekologjike por një kosto domethënëse”. Ai shton se “ne i paguajmë tribute zotit pagan të mjedisit, duke shpenzuar orë të pafund selektimi, strehimi dhe grumbullimi të letrës së përdorur, e cila kur kombinohet me benefitet qeveritare prodhon një letër me cilësi pak më të ulët, në mënyrë që të sigurohet një rezervë”-pyjet-“të cilat nuk ishin të kërcënuara megjithatë”.

ra dhe thanë se 12 prej tyre do të zhdukeshin shumë kohë para ditëve tona - alumini, bakri, ari, mërkuri, plumbi, molibndenumi, gazi natyror, nafta, argjendi, kallaji, zinku dhe volframi. Shkruan Lomborg: Inovacionet teknologjike e kanë zëvendësuar mërkurin në bateri, te lënda për mbushjen e dhëmbëve dhe termometra; konsumi i mërkurit ka rënë me 98 për qind dhe gjithashtu çmimi i tij ra me 90 për qind aty nga viti 2000. Që nga viti 1970, kur rezervat e arit përllogariteshin në 10 980 tonë, 81 410 tonë janë nxjerrë dhe rezervat e përllogaritura shkojnë në 51 000 tonë. Që nga viti 1970, kur rezervat e njohura të bakrit ishin 280 milionë tonë, rreth 400 milionë

tonë janë prodhuar në gjithë botën, dhe rezervat përllogariten diku te 700 milionë tonë. Konsumi i aluminit është rritur me 16 herë që nga vitit 1950, bota ka konsumuar katërfishin e rezervave të njohura në vitin 1950 dhe rezervat e njohura mund ta mbajnë ritmin e konsumit aktual për 177 vjet. Burimet potenciale të gazit në Shtetet e Bashkuara janë dyfishuar në gjashtë vitet e fundit. E kështu me radhë. Modeluesit nuk kapën diçka-gjenialitetin njerëzor në zbulimin, nxjerrjen dhe shpikjen. I cili nuk u shfaq vetëm pas vitit 1972. Alumini, shkruan Lomborg, është një prej metaleve më të zakonshme të tokës. Por deri në vitin 1886, kur u shpik procesi Hall-Heroult, i s ht e k a q e v ë s ht i r ë d h e e kushtueshme për ta nxjerrë sa “Napoeloni III mbante shufra alumini të ekspozuara bashkë me xhevahiret e kurorës mbretërore franceze dhe u jepte mysafirëve të tij të nderuar pirunë alumini dhe lugë, ndërsa vizitorët më pak të rëndësishëm duhet të bënin me të florinjtët”. Dyzet vjet pasi “The Limits to Growth” lançoi momentumin e mjedisit, ai impuls tani është reduktuar tek indoktrinimi i fëmijëve me “pakëso, ripërdor dhe riciklo”. Lomborg e quan procesin e riciklimit “një gjest që të bën të ndihesh mirë, por që jep pak benefite ekologjike por një kosto domethënëse”. Ai shton se “ne i paguajmë tribute zotit pagan të mjedisit, duke shpenzuar orë të pafund selektimi, strehimi dhe grumbullimi të letrës së përdorur, e cila kur kombinohet me benefitet qeveritare prodhon një letër me cilësi pak më të ulët, në mënyrë që të sigurohet një rezervë”-pyjet-“të cilat nuk ishin të kërcënuara megjithatë”. Në vitin 1980, ekonomisti Julian Simon vuri një bast me Paul Ehrlichun (libri i të cilit, i vitit 1968 “The Population Bomb” [Bomba e Popullatës] parashikonte se “qindra milionë njerëz” do të vdisnin nga uria në vitet ’70, teksa rritja e popullsisë do të përmbyste prodhimin bujqësor), se aty nga vitit 1990 çmimi i secilit prej pesë mallrave që do të përzgjidhnin Ehrlich-i dhe këshilltarët e tij do të ishte më i ulët se më 1980-ën. Grupi i Ehrlich-ut përzgjodhi pesë metale. Të gjitha kushtonin më lirë në vitin 1990. Basti i kushtoi Ehrlich-ut $576.07. Por po atë vit ai mori një grant ‘gjeniu’ prej $345,000 nga MacArthur Foundation dhe gjysmën e $240,000 të Crafoord Prize për virtyte ekologjike. Një prej këshilltarëve të Ehrlich-ut, John Holdren, është këshilltari për shkencën i presidentit Barack Obama.

Nuk mund të festohet me gjëra të buta editorial

Alfred Lela

Në një lëvizje inteligjente, ideja e një zijafeti të madh me mish të pjekur për të gjithë ‘pelegrinët’ e 100-vjetorit u kthye në mish falas për familjet në nevojë...

D

je në shesh, përveç të përkorëve e të fismëve, kanë zbritur edhe të leshtët, edhe të varfrit, edhe të padalët, edhe të palarët. Ata kanë qenë edhe më aktivët në ‘ndarjen’ e tortës së Pavarësisë. Fotot e tyre në babëzi e sipër i kanë mbushur ndërkohë sajtet, kronikat televizive, rrjetet sociale, por një gjë është e sigurt: Shqiptarët festonin dje 100-vjetorin e pavarësisë gjeografike e politike, dhe jo pavarësinë nga veset dhe mizerja e natyrës njerëzore. Asnjë shtet dhe asnjë komb nuk është ndarë e as do të ndahet me to. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se ideja për një tortë gjigante të përbashkët në një vend ku të varfrit përbëjnë një racion të konsiderueshëm të popullatës, ishte për t’u lavdëruar. Në Shqipëri ende nuk mund të festohet me gjëra të buta. Edhe më i ububushëm do të kishte qenë skenari fillestar me mishin e 2 mijë deshve. Në një lëvizje inteligjente, ideja e një zijafeti të madh me mish të pjekur për të gjithë ‘pelegrinët’ e 100-vjetorit u kthye në mish falas për familjet në nevojë. Nëse e njëjta strategji do të ish ndjekur edhe me tortën, do kishim shpëtuar nga një sikletosje e përgjithshme dhe e panevojshme. Kur boritë dhe nguti i festimeve të jenë fashitur, kur bashkia ta ketë pastruar qytetin, kur jarga e babëzisë së përgjithshme të ketë shkuar mbrapsht te mijëra strofullat e babëzive personale, një kujtim apo disa, do t’i kemi megjithatë nga ky 100-vjetor. Lindjen e shqiptarit të ri me kredon e shqiptarisë moderne më së pari. Nuk mund të mos i kesh ca mornica për atë valë kuq-e-zi që përfshiu Ballkanin dhe Diasporën. Nuk mund të shmangej ideja dhe realiteti i një kombi të rilindur, vitaliteti i të cilit është pikasur pa shumë zor nga çdo udhëtar i huaj që ka vizituar këto anë. Mirë se vini te Homo Albanicus i mijëvjeçarit të ri. Së dyti, monumentet. Pavarësisht asaj se ato janë, pashmangshëm, një tjetërsim në bronz e hekur i kultit të individit, Tirana ua kishte nevojën. Jo vetëm pranisë së tyre fizike si shenjë e kombëtares, individuales dhe kujtesës së përbashkët, por një rihistorizimi të historisë. Anë-e-mbanë qytetit nga veriu në jug e nga lindja në perëndim do të gjeni tashmë ata që ishin kundërshtarë për vdekje, por që në mënyrën e tyre e deshën këtë vend. Bënë ç’mundën, por Shqipëria, qoftë edhe nga alkimia e përplasjeve të tyre, u bë. Së treti, viti i njëqindtë i Pavarësisë, për shkak të numrit të madhe të librave, konferencave shkencore e aktiviteteve të tjera, na bëri të mundur konceptimin e historisë si perpetum mobile. Një revolucion beninj kulturor u bëri vend në histori figurave padrejtësisht të përjashtuara, zhbëri koncepte forcërisht të ngulitura. Njëra anë e historisë u takua me anën tjetër. U mbetet brezave të gjykojnë mbi anën e mirë e të keqe, por të paktën profilet historike janë aty. Kështu pra, shqiptarisht, 100 vjet pasi Ismail Qemal Vlora me 40 shenjtorë firmosën Aktin e Pavarësisë, dje u duk se bota merrte e jepte nën shenjën kuq e zi. Në ndërkohë ndodhën edhe capak gjëra të pahijshme. Pati babëzi dhe akulturë para tortës te këmbët e Pallatit të Kulturës, dhe në kufirin mes dy Shqipërive u shfaq me tejqyrën rilindëse mesia qesharak dhe i vetëshpallur i shqiptarisë. Sa për të prishur syrin e keq.


18

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!


e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

19

MAPO

Një ceremoni për ngritjen e flamurit shqiptar do të mbahet në lagjen financiare të Nju-Jorkut. Në Bronks, Federata Panshqiptare Vatra dha një mbrëmje të madhe me disa nga këngëtarët më të njohur të komunitetit

Flamuri shqiptar ngrihet në Akropol Dy të rinj shqiptarë shkrepën foto me flamurin kuqezi në afërsi të Akropolit, për ta postuar më pas atë në rrjetet sociale në internet.  Kaq ka mjaftuar që fotoja të shndërrohet në lajm nga mediat greke. E-magazine.gr shkruan në edicionin online një artikull të titulluar “Flamuri shqiptar në Akropol”.  Në artikull përmendet 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe në këtë kuadër trajtohet edhe ngritja e flamurit kuqezi nga  dy të rinjtë në afërsi të Akropolit në Greqi. Autoritetet greke ndalojnë rreptësisht fotot në brendi të Akropolit, ndërsa shumë turistë dhe vetë grekët zgjedhin zonat përreth për të shkrepur aparatin, duke fiksuar imazhe me atë në sfond. 

Festa shqiptare në New York, Amerikë

Flamuri shqiptar në Time Square, festë mes shqiptarëve të Amerikës Një koncert me këngë e valle shqiptare dhe flamuri në tabelat elektronike të Manhatanit për 100-vjetorin e Pavarësisë. Flamuri ngrihet edhe në bazën e NATO-s në Virginia Ilir Ikonomi

Në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tabelat elektronike në sheshin Times Square në Manhattan do të shfaqin flamurin shqiptar dhe në shesh do të jepet një koncert me këngë dhe valle shqiptare. Ndërkohë, po në Nju-Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar aktivitete me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Në disa rrugë të Bronksit, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre amerikanë. Një ceremoni për ngritjen e flamurit shqiptar do të mbahet në lagjen financiare të Nju-Jorkut. Në Bronks, Federata Panshqiptare Vatra dha një mbrëmje të madhe me disa nga këngëtarët më të njohur të komunitetit. Gazetat shqiptaro-amerikane “Illyria”dhe “Dielli” kanë botuar numra të posaçëm kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Një suplement historik për Shqipërinë, me shkrime të gazetës “Illyria” botohet nga gazeta me tirazhin më të madh në të gjithë Nju-Jorkun, “New York Daily News.” Në Norfolk të shtetit Virginia, ku ndodhet shtabi i vetëm i NA-

Flamuri shqiptar në reklamën e NASDAQ

Në disa rrugë të Bronksit, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre amerikanë TO-s jashtë Europës, sot u ngrit me ceremoni flamuri shqiptar, me rastin e 28 Nëntorit. Në Uashington, Lidhja Qytetare shqiptaro-amerikane e kryesuar nga ish-kongresmeni Joe DioGuardi, organizon sot një veprimtari, ku një numër anëtarësh të Kongresit amerikan mblidhen për të uru-

ar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe për të përkujtuar rolin e tyre në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti shqiptar i Michiganit organizoi një Akademi  Shkencore në Kishën katolike  “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”. Në akademi referuan një numër studiuesish nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera. Në aktivitet përshëndeti anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Gary Peters, dhe personalitete të tjera. Forumi shqiptaro-amerikan për Demokraci zhvilloi Seminarin Përkujtimor “100 Vjet Pavarësi-Arritje dhe Sfida”. Profesor Sami Repishtit iu dha çmimi “Nderi i Diasporës”. Certifikata mirënjohjeje iu dhanë kërcimtarit Toni Dovolani dhe disa shqiptaroamerikanëve të tjerë.

Flamuri shqiptar në Akropol

Flamuri shqiptar, nga Teherani në Maldive Nga Terehani në Maldive flamuri shqiptar ka bërë xhiron e botës gjatë gjithë ditës së djeshme. Në faqet online, por edhe në youtube, shqiptarët kanë postuar festimet e tyre për 100-vjetorin e Pavarësisë, në vendet ku ndodhen si emigrantë. 100 vjet Pavarësi ka mbërritur dhe në Europën qendrore dhe atë juglindore. Në kryeqytetin e modës, Milano, ka pasur sërish festa e tubime të shqiptarëve që gëzojnë ditën e madhe. Në Athinë po kështu janë parë flamujt kuq e zi në dritaret e shqiptarëve. Eventi i pagëzuar “100 vjet! Gëzuar Shqipëri!” ka mbledhur në Hamburg të Gjermanisë emra të shquar të politikës, medias e sportit të Shqipërisë e Gjermanisë. Ndër ta, spikaste prezenca e Volker Ruhe, ish-ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, ambasadorit të Kosovës në Gjermani, atasheut ushtarak shqiptar atje, kryetarit të Bashkisë së Hamburgut, futbollistë të mirënjohur. Në këtë mënyrë dëshmohet për një raport të shkëlqyer dypalësh midis shteteve.

Flamuri në Maldive

ANSA: Tirana luan kartën e Shqipërisë së Madhe “Tirana zyrtare riluan me kartën e Shqipërisë së Madhe në këtë 100-vjetor të themelimit të shtetit shqiptar”.  Kështu komentoi agjencia italiane e lajmeve ANSA, deklaratat e fundit të liderve politikë në vendin tonë dhe në trojet e banuara nga shqiptarë. ANSA u përqendrua në një deklaratë të bërë nga kryeministri Berisha, gjatë ceremonisë së inaugurimit të bustit të Adem Jasharit në Tiranë. Ndërsa shkruan se Jashari përfaqëson

një simbol të rezistencës kosovare ndaj serbëve, ANSA citoi këto fjalë të Kryeministrit: “Të gjithë ne, të përfaqësuar këtu edhe nga liderit etnikë  shqiptarë, duhet të përkushtohemi që të shndërrojmë në realitet idealet për të cilat martirët tanë kanë luftuar një shekull të tërë, atë të një shteti shqiptar të bashkuar në trojet e veta”. Në komentin e saj, ANSA megjithatë e lidhi këtë rishfaqje të nacionalizmit me zgjedhjet e përgjithshme të vitit

2013. “Në dritën e analizës së analistëve, kjo rishfaqje e nacionalizmit, më shumë sesa me një projekt real, lidhet me çështje të brendshme. Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta, kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti përballë rivalit të opozitës, Edi Ramës, me të cilin nuk ka mundur të qëndrojë përkrah as me rastin e këtyre ceremonive zyrtare”. 

“Më zgjedhjet që pritet të jenë të ashpra dhe të ngushta, kryeministri Berisha po shfrytëzon çdo shfaqje publike për të fituar pikë popullariteti” Ansa


20

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

sport

Brazil

Skolari, pretendenti nr 1 për kombëtaren Federata Braziliane e Futbollit nuk vonoi ta gjente zëvendësuesin e Mano Menezez, që u shkarkua pak ditë më parë nga detyra e trajnerit të Selesaos. Edhe pse nuk është bërë akoma zyrtare, emërimi i Luis Felipe Skolarit është cështje orësh. Në këtë moment të vështirë që po kalon kombëtarja e Brazilit

kërkohet ndihma e njeriut, nën drejtimin e të cilit latino-amerikanët fituan për herë të pestë dhe të fundit Kupën e Botës në turneun e organizuar në vitin 2002 në Kore dhe Japoni. Aq më tepër që botërori i ardhshëm do të zhvillohet në Brazil, verdhejeshilët kërkojnë të mos përsëritin finalen e humbur përballë

Uruguajit në vitin 1950, pikërisht në shtëpi në stadiumin Marakana. Luiz Felipe Skolari vetëm pak muaj më parë u shkarkua nga drejtimi i Palmeirasit, që gjithsesi nuk i shpëtoi rënies nga kategoria, ndërkohë që paz botërorit 2002 kishte drejtuar Portugalinë, Celsin dhe për një vit kombëtaren e Kazakistanit.

Nga De Biazi te Mavraj e Cana: Gëzuar Pavarësinë Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka qenë e angazhuar e tëra në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar urimet për 100 Vjetorin si dhe komentet me sfondin e ngjyrave kuqezi në profilet e tyre Jeton Selimi

Në të ditën më të madhe të shqiptarëve, pikërisht në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, kur edhe “Google” në respekt të ndjenjave të një kombi shfaqet me një sfond ku spkatin simbolet kombëtare shqiptare, nuk mund të mungonin urimet e trajnerit dhe futbollistëve të përfaqësueses kuqezi, që shfrytëzuan si të mundnin komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale për të ndarë emocionet me të gjithë shqiptarët në këtë ditë jubilare të krijimit të shtetit tonë. Lojtarët kuqezi kanë qenë të përfshirë në një vrull patriotik, sikundër edhe pjesa më e madhe e shqiptarëvem ndërsa në profilet e tyre në rrjetet sociale përveë urimeve, binin në sy edhe ngjyrat kuqezi, ku fotot apo koverat pasqyronin ndjenjën shpirtërore të skuadrës sonë kombëtare. Një urim i thjeshtë dhe mjaft i sinqertë vjen nga trajneri De Biasi për ditëlindjen e 100-të të shtetit të shqiptar. “Auguri Albania, 100 anni d’Indipendenza!” do të shkruante në profilin e tij në Facebook trajneri italian i kuqezinjve. Natyrisht që nuk mund të mungonte në këtë ditë historike për kombin shqiptar një koment i kapitenit Lorik Cana, që si

gjithmonë krejt origjinal, shfaqet me nota nacionaliste, sikundër bën gjithmonë: “Ka 100 vjet që ka ardhë Liria, ku ka ma mirë se Shqiptaria”. Dashurinë për Shqipërinë, në një moment shumë të veçantë për të gjithë bashkëkombasit e tij, e shpreh edhe Hamdi Salihi, i cili ndodhet në kontinentin amerikan tek skuadra e DC Junited. Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Grojther Furth në Bundesligë, shpreson që në shekullit e dytë të jetës së shtetit shqiptar të vijë edhe bashkimi i madh i kombit, duke përqafuar divizën e tifozëve kuqezi, “Një komb një kombëtare”. 100-vjetorin e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporë ua uron edhe Debatik Curri si dhe të tjerë pjesëtarë të kombëtares kuqezi, të cilët kanë zgjedhur pikërisht rrjetet sociale për të ndarë emocionet e kësaj ditë të shënuar me të gjithë tifozët e Shqipërisë. Hamdi Salihi, sulmuesi shqiptar që jeton dhe aktivizohet në MLS-në amerikane, përveëse jep urimin e tij, publikon edhe letrën e nënshkruar nga delegatët në profilin e tij. “I uroj të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen Gëzuar 100 Vjetorin e Pavarësisë. SHQIPERI TE DUA”.

Lorik Cana

Tirana

Skënderbeu, Josa ndryshon skemën, Lojtarët duan pagën e tetorit, ndaj Kukësit Vrapi zëvendëson Arapin presion klubit përpara Laçit Dakort, Orelesi do të jetë ndaj Kukësit në ndeshjen e fundit të fazës së parë, porn ë skuadrën e Skënderbeut gjërat ende nuk janë rregulluar ashtu sië duhet. Arsyeja? Renato Arapi nuk do të jetë dhe Mirel Josa ka jo pak dhimbje koke duke ditur rëndësinë e anësorit në formacionin e tij. Trajneri Josa, gjatë këtyre ditëve në prag të përballjes ndaj kukësianëve është duke përgatitur edhe skuadrën e vet dhe në vecanti është duke menduar 11-shin që do të reshtojë qysh nga fillimi. Një gjë është e sigurtë që edhe në këtë ndeshje të fundit të fazës së parë, kryeqytetasi i stolit korcar nuk do të ndryshojë skemën e lojës, duke preferuar të luajë me 4-4-2. Në portë të shtunë, nuk ka mëdyshje që do të jetë Shehi, garancia më e madhe e skuadrës, ndërkohë që përpara tij do të kemi katër futbollistë. Bicaj dhe Gvozdenovië kanë gjetur njëri-tjetrin, teksa pas rikthimit të Ditmar Bicaj, kjo dyshe

Mirel Josa

duket sërish e pakalueshme. Në krahun e djathtë sërish do të kemi brazilianin Ademir Souza, futbollist që ka gjetur një vend stabël në repartin e mbrojtjes. Por, mungesa e Arapit këtë fundjavë nuk mendohet që të ndihet shumë, pasi në këtë krah këtë herë do të shikojmë Endri Vrapin, që jo vetëm rikthehet pas një jave pëzullimi,

por që është nga lojtarët që ka paraqitur një formë të shkëlqyer në këtë superligë. Vrapi i bën të gjitha rolet në mbrojtje dhe e ka bërë edhe disa herë të tjera rolin e mbrojtësit të majtë. Në mesin e fushës, Orelesi do të jetë në rolin e shkatëruesit, ndërkohë që Shkëmbi me shiritin e kapitenit do të bëjë sërish organizatorin i vetëm, pasi Lilajn e dëmtuar do të mund ta shohim sërish në fushë vetëm në 2013-ën. Në krahun e djathtë, Zeljo Tomië edhe ky ka gjetur një vend stabël, teksa i vetmi dyshim mbetet në krahun e majtë, ku Dimo, Caushaj, pse jo dhe Kërciku janë në balotazh. Në sulm gjithcka do të mbyllet me dyshën, Pejië-Plaku dhe ky pak a shumë pritet që të jetë formacioni i kampionëve ndaj Kukësit dy ditë më vonë, një formacion që pritet të shënojë edhe fitoren e 10-të në 13-të javë që të gjithë në Korcë presin që ta shohin Skënderbeun në krye në kuotën e 33 pikëve.

Duket se nuk ka qetësi te Tirana. Përsëri në skenë ka dalë çështja e rrogave. Rreth 10 ditë më parë futbollistët e Tiranës bojkotuan për dy ditë me radhë procesin stërvitor, duke kërkuar rrogat e prapambetura dhe klubi reagoi menjëherë. Fillimisht u dha rroga e muajit shtator të këtij viti dhe u premtua se deri në fund të këtij muaji do të merrnin edhe rrogën e muajit tetor. Ky premtim bëri që bardheblutë të kthehen në stërvitje me shpresë se drejtuesit e klubit të Tiranës do ta mbanin fjalën. Por deri tani premtimi për rrogën e tetorit ka mbetur vetëm një letër. Kjo ka bërë, që ditën e djeshme pas seancës stërvitore, disa prej futbollistëve kryesor të marrin rrugën për në zyrat e klubit me shpresë se do të takonin dikë nga drejtuesit e klubit dhe për të marrë një përgjigje në lidhje me vonesën e rrogës për muajin tetor të këtij viti. Në fakt janë edhe dy ditë të tjera për të sjellë mbylljen e muajit nëntor, por mesa duket lojtarët, duke pasur pak besim te drejtuesit e klubit për mbajtjen e premtimit, kanë nxitur që të takohen me drejtuesit e klubit,

ku mund të merrnin garancinë se rroga e tetorit do të mund të merret brenda këtyre 48 orëve të fundit. Shqetësimi i futbollistëve bardheblu, ditën e djeshme, në lidhje me mos mbajtjen e premtimit nga drejtuesit e klubit të Tiranës. Nuk dihet ende se çfarë hapi do të ndërmarrin lojtarët e Tiranës për në vazhdimësi, nëse nuk e marrin rrogën e muajit tetor në këto dy ditë të fundit të muajit nëntor. Problemi në fjalë kërkon një zgjidhje konkrete, pasi në të kundërt situata mund të përkeqësohet, për më tepër, që në prag është takimi me Laçin.


sport

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

Kosova

MAPO

21

Vokrri, mirënjohje Dukës për lobimin Ne ditën 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës (FFK) Fadil Vokrri në emër të futbollit kosovar për ndihmën dhe lobimet e fuqishme për pranimin në UEFA dhe FIFA i

ka dorëzuar Presidentit të Federatës Shqiptare te Futbollit një pllakate mirënjohje të veçantë. “Është një moment shumë i mirë për mua personalisht që me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe

Festes shekullore te Flamurit të mirëpres nga Kosova një nderim kaq të madh. Kjo gjë me obligon për të ardhmen për një pune më të madhe në të mire të futbollit tone të përbashkët”, ka thënë Duka. Fadil Vokrri

Platini dhe fenomeni Ronaldo votojnë Mesin për ‘Topin e Artë’ 34

Presidenti i UEFA-s njofton se në Komitet po diskutohet ndryshimi i strukturës së Champions League nga 32 ekipe, në 64 të tilla Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, në një intervistë për mediat franceze pranoi se po institucioni evropian i futbollit planifikon ndryshimin e strukturës së Champions League. Sipas kreut të qeverisë evropiane të futbollit, vendimi përfundimtar që do të merret më 2014 do të aplikohet brenda sezoneve 2015-2018. Sipas projektit të UEFA-s në bazë të formatit të ri të Champions League do të marrin pjesë 64 ekipe. “Kemi një debat në këto momente për aplikimin e formatit të ri të kompeticioneve evropiane brenda sezoneve 2015-2018. Vendimin do ta marrim më 2014 dhe për momentin nuk ka asgjë konkrete.” I pyetur mbi mundësinë që Lionel Mesi të fitojë për herë të katërt Topin e artë, duke thyer rekordin e tij, Platini u përgjigj: Rekordet janë bërë për t’u thyer. Tierri Henri, për shembull, ka shënuar më shumë gola sesa unë në kombëtare. Nëse Mesi e fiton për herë të katërt topin e artë, do të thotë se e meriton.” Platini në fund u shpreh i kënaqur mbi aplikimin e arbitrave pas portave, që ka qenë një prioritet i tij si president i UEFA-s. “Në Kampionatin Europian funksionoi shumë mirë, madje edhe italianët janë të kënaqur me 5 arbitra. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe francezët. 8 sy më shumë shohin më mirë.” Ndërkohë, edhe ish-fenomeni Ronaldo voton Lionel Mesin për

Mishel Platini

çmimin e “Topit e të Artë”, që do të jepet nga FIFA më 7 janar. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për sulmuesin portugez të Realit të Madridit, i cili është kandidat kryesor për ta fituar këtë trofe individual, por për Ronaldon, fenomenin brazilian, tashmë i tërhequr nga futbolli, i cili është anëtar i këshillit administrativ të Komitetit Organizativ të Kupës së Botës Brazil 2014. “Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë të pabesueshëm, dy lojtarët më të mirë në botë, por Mesi është

PSG

Ançeloti rrezikohet nga hija e portugezit Murinjo Zërat që nisen nga Spanja, ku tensionet mes Zhoze Murinjos dhe drejtuesve të Realit të Madridit tashmë nga aludime janë kthyer në provë, profilizojnë lëvizje interesante për qershorin. Sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”, ish-trajneri i Interit i ka dhënë mandatin prokurorit të tij Zhorzhe Mendez për t’i gjetur një klub të ri në fund të sezonit. Dhe këtu hyn në lojë Paris SG që është gati të vërë në tavolinë një ofertë stratosferike. Ofertë që siç shkruan “Le Figaro”, u përshtatet ambicieve të klubit dhe familjes mbretërore te Katarit që disponon fonde të jashtëzakonshme financiare. Pikërisht ajo që duhet për të konkretizuar një operacion që bëhet më i thjeshtë veç të tjerave dhe nga raporti i miqësisë që lidh Murinjon ne presidentin e PSG, Naser Al Khelaifi. Por më parë duhet përballur me pozicionin e Ançelotit,

që ka në dorë një kontratë që zgjat dhe një vit e gjysmë, por që Le Figaro e vë nën proces duke theksuar se në momentin kur hapet debati mbi metodat e italianit dhe mungesën e rezultateve të skuadrës së tij, martesa mes PSG dhe Murinjos duket ideale. Dhe me Mou ndoshta do të shkonte në kryeqytetin francez dhe Ronaldo që ka të njëjtin menaxher dhe për të cilin PSG mund të ofrojë 125 milionë euro. Hija destabilizuese e Murinjos zgjatet mbi stolin e Ançelotit të nesërmen e eliminimit të PSG nga Kupa e Ligës, ku rezultoi fatal gabimi i Tiago Silvës në goditjet e penalltive, por dhe një mbrëmje ‘jo’ për Ibrahimoviç para portës me kryeqytetasit që nuk arritën të fitojnë ndaj Saint Etiene që pas triumfit në “Parc de Princes” është kthyer brenda një muaji në macen e zezë të Ançelotit.

më tërheqës për tifozët”. Braziliani i rekomandon bashkëkombësit të tij Nejmar, të luajë sa më shpejt në Europë. “Unë i këshilloj Neymarit të shkojë sa më shpejt në Europë. Përvecse vendlindja e futbollit, është gjithashtu një mundësi kulturore, të cilën duhet ta shfrtëzojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në Europë futbollistët, sidomos ata brazilianë bëhen njerëz të vërtetë. Unë kam përfituar shumë gjatë 18 viteve karrierë në Europë. Mund të them se nuk ekziston asnjë uni-

I pyetur mbi mundësinë që Lionel Mesi të fitojë për herë të katërt Topin e artë, duke thyer rekordin e tij, Platini u përgjigj: Rekordet janë bërë për t’u thyer

versitet që të mëson atë që kupton atje”. Sa i përket Kupës së Botës Brazil 2014, Ronaldo pranoi se do të donte të luante në stadiumin e rinovuar “Marakana”. “Do të doja të isha disa vite më i ri dhe të luajë sërish në Marakana. Futbolli brazilian do të trashëgojë shumë gjëra nga organizimi i Kupës së Botës: stadiume të rinj dhe perspektiva të reja të lojës së futbollit”. Fenomeni Ronaldo ka marrë pjesë në 4 botërorë dhe mban rekordin me 15 gola të shënuar në Kupën e Botës.

Juventusi kërkon të blejë një lojtar goli në janar Situata tek Juventus ditët e fundit ka qenë disi e trazuar pas polemikave të Kuajliarelas apo zënkës midis Bonuçit dhe Markizios. Ai që është munduar të sistemojë gjithçka ka qenë si gjithnjë drejtori i përgjithshëm Bepe Marota, që në një intervistë të gjatë ka prekur disa tema ku ka filluar me situatën e bardhezinjve dhe më pas ka vazhduar me atë të trajnerit Konte. “Nervozizëm në shtëpinë e Juves? Është thjesht fantazi. Kuajliarelas i është vënë një gjobë, por pas një takimi të qetë që patëm me të. Klubi ynë është shumë rigoroz për sa i përket çështjeve të sjelljeve ndaj nuk mund të pranojë këto sjellje të gabuara. Drejtësia sportive duhet riformuar. Konte ka vuajtur shumë që është përfshirë në një çështje që nuk ka të bëjë fare me moralin e tij, dhe pozicionin e tij si trajner e

profesionist. Një gjë është të flasësh për bastet ilegale dhe një tjetër të flasësh për Konte të dënuar vetëm nga deklaratat e një të penduari”. Marota më pas flet edhe për Champions, merkaton apo statistikat e Juventusit të tij që akuzohet se ka sulmues jo shume deciziv. “Në Champions

dëshirojmë të kalojmë turin, e shikojmë shiritin e finishit por duhet të përshkruajmë edhe metrat e fundit të vetëdijshëm se mund ta arrijmë një gjë të tillë. Top-player në janar? Ne kemi vetëm detyrën për të përmirësuar kualitetin në skuadër. Për sa i përket shifrave ka një keqdashje në adresën tonë pasi në dy sezonet e fundit kemi shënuar 94 gola me anë të 12 lojtarëve që janë shifra më e lartë e Serisë A. pas Romës kemi sulmin më të mirë përveçse mbrojtjes më të fortë me vetëm 10 gola të pësuar. Nuk jemi një skuadër që ka vështirësi të shënoj dhe nuk e shikoj se ku është problem i golit”. Në fund drejtori i përgjithshëm pranoi se lufta për titull është shumë e hapur duke mos kursyer edhe fjalët e mirë për Napolin që shikohet se një nga kundërshtarët më të fortë të Juventusit.


22

MAPO

E enjte, 29 nëntor 2012 www.mapo.al

Aktoret pornografike – femrat më të lumtura në botë Aktoret e filmave për të rritur janë femrat më të lumtura në botë. Kështu ka treguar një studim në SHBA, pas analizimit të gjendjes shpirtërore të 177 pornostareve të moshës nga 18 deri në 50 vjeçe. Sipas studimit, aktoret e filmave pornografikë kanë një nivel më të lartë vetëvlerësimi, ndjenja më pozitive, jetë shoqërore më të qetë, dhe kënaqësi më të madhe seksuale dhe shpirtërore, në krahasim me femrat që kanë profesione të tjera. Studimi zbulon, po ashtu, se aktoret pornografike kanë shumë energji dhe bëjnë një gjumë shumë të rehatshëm.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

13 18

19

8

9

14

20

15

21

25

27

33

34

31

35

38

36

43

32

37

40

39

42

24

29

30

Portali satirik amerikan, The Onion, e ka shpallur liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, si mashkullin më seksi të vitit 2012. Ndërkaq, shakanë e ka marrë me seriozitet gazeta komuniste kineze, People's Daily, e cila ia ka uruar këtë titull Jong-unit. “Për shkak të kësaj fytyre rrethore, sharmit fëmijëror, figurës së fuqishme dhe për atë që është jashtëzakonisht seksi – ai është ëndërr e çdo femre”. “Me këtë stil mode, stil të shkurt flokësh, buzëqeshje dhe që është jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë, ndërsa njëkohësisht edhe ‘maço’, e ka mahnitur redaksinë e Onionit”, ka shkruar në portalin satirik, ndërsa menjëherë është transmetuar nga People's Daily duke menduar se është fjala për lajm të vërtetë.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

17

23

28

11

16

22

26

“Kim Jong-un, mashkulli më seksi i vitit”

10

41

44

45

46

47 Koha e fillimit ____:____

49

48

50

53

52

54

Horizontalisht

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju jeni si ajo ndeshja që çon shkëndija fishekzjarrësh sot – pa ju është thjesht një h a r x h i m ko h e d h e parash. Pasi ju i bëni gjërat të ecin, edhe pse, të gjithë duhet të shohin sesa e bukur mund të jetë e gjitha kjo.

Ju mund të filloni të frikësoheni rreth disa lajmeve ose një shoku në nevojësotherët,porduhet të përmbaheni nga të vepruarit shumë shpejt. Gjithsesi, energjia juaj është më mirë e përshtatshme për të luajtur një lojë me të gjatë.

Dikush që ju nuk e njihni shumë mirë është duke u përpjekur për t’u afruar. Ai mund të jetë një kontakt i mundshëm pune, ngatërrese romantike ose thjesht një kandidat për një shok të mirë, por ju duhet të dedikoni ca kohë për të së shpejti.

Ju mund të ndieni rrezatimin e bujës që do të thotë që është koha për të shkundur pluhurat, por duhet ta bëni para se të dalë jashtë kontrollit. Konfliktet që shfaqen sot janë dhjetë herë më të dëmshëm se zakonisht!

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Shkolla mund të jetë shumë prapa – ose duke filluar përsëri – por ju me gjithë këtë përsëri e doni. Energjia juaj intelektuale është në majën e saj tani, prandaj futuni në një temë dhe vazhdoni me të për sa gjatë që të mundeni.

Nëse ka ardhur vite më parë apo është duke ju vizituar juve për herë të parë, frymëzimi ka goditur dhe ju bën juve akoma më të sigurt rreth asaj që duhet të bëni me kohën tuaj këtu në tokë. Shkoni për të!

Jeta e dashurisë është gjithmonë e rëndësishme për ju, por ju e dini se ajo nuk është gjithçka. Sot është një ditë e mirë të fokusoheni mbi shokët, familjen dhe punën – të gjitha marrëdhëniet tuaja sociale mund të përdorin një mesazh të mirë!

I hidhni një shikim të afërt shëndetit tuaj. Mund të gjeni se energjia juaj është më mirë e shpenzuar mbi marrjen e detajet e të kujdesurit dhe të ushqyerit, në vend që të merreni me të gjitha gjërat e tablosë së madhe mbi të cilën janë fokusuar të gjithë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Fëmijët janë të rëndësishëm sot – kjo është më shumë se zakonisht – dhe ju ose do të fokusoheni vetë ose të përfshiheni me një ose me shumë nëpërmjet mbikëqyrjes, dado ose një mjeti tjetër në dispozicionin tuaj.

Të gjitha gjërave të mira do t’ju vijë fundi – pasi të gjitha gjërat e këqija i bëjnë gjërat mediokër, sigurisht, ne nuk shqetësohemi shumë rreth tyre. E sotmja sjell një fund që është paksa i ëmbël dhe i hidhur, por në fund të fundit për më mirë.

Idetë tuaja janë më shumë të vlefshme se zakonisht sot, gjë e cila do të thotë shumë! Nëse askush nuk i kushton vëmendje, i shkruani ato në një memo apo në një formë prezantimi dhe tregojani atyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Komunikimi është i vështirë sot, falë disa sinjaleve të çuditshme që vijnë nga një burim i panjohur. Sigurohuni që të dokumentoni çdo gjë ose që të gjurmoni informacionin më vonë. Gjurmët janë të rëndësishme!

Vertikalisht:

1. Ai që zotohet të përmbushë detyrimet që merr përsipër një tjetër, në qoftë se ky s'i plotëson. 7. Dhembje e thellë shpirtërore që ndjejmë për dikë që ndodhet. 10. Legjenda. 13. Grup fjalësh që nga ana gramatikore e leksikore është i barasvlershëm me një fjalë të vetme. 15. Agjensi turistike. 18. Mbaron në dialekt. 21. Banorë të hershëm të Europës Perëndimore. 23. Male të larta në Amerikën Latine. 25. Marrje borxh. 27. Përemër vetor. 28. Butak i detit. 30. Smirë, inat. 31. Bimë barishtore me zhardhokë. 33. Sulejman, ish-futbollist i Tiranës. 36. Këshilli Industrial. 37. Gur i çmuar. 38. Koncepti, ose... 40. Rezistencë që shërben për të ndryshuar forcën e rrymës elektrike. 51. Lushnja në makina. 42. Radio Izraelite. 43. Umberto i letërsisë italiane. 45. Organizatë Letrare. 46. Krunde. 48. Të qenit në numër më të madh se kundërshtari. 50. Mungesë e rruazave të kuqe të gjakut. 51. Industria e Lehtë. 52. Notë muzikore. 53. Që vepron fshehurazi ligjeve në fuqi. 54. Djali.

1. Ai që e do dhe e përkrah dikë a diçka, mik. 2. Gjergj Alia i legjendës. 3. Fjala e dhënë për diçka. 4. Agjensi Kulturore. 5. Pjesëz mohuese. 6. Vajtje e ardhje e shpeshtë e përsëritur shumë herë në një vend. 7. Vit, ose... 8. Në cep, ose... 9. Notë muzikore. 11. Vend i lartë ku hipin fituesit për të marrë medaljet. 12. I ngjashëm, i njëllojtë. 14. Perceptim i gabuar a i shtrembëruar i sendeve, i dukurive etj. që na rrethojnë, i cili krijohet për shkak të të metave të shqisave ose për shkak të rrethanave të jashtme 16. Lopatë me bisht të gjatë për të futur bukët në furrë. 19. Organizatë Ushtarake. 20. Fishekë të çiftes. 22. Ujëra të ngrohtë që dalin nga nëntoka. 24. Shtet në Azi. 26. Muaj i vitit. 29. Ndan diçka me thikë. 32. Një metal shumë i përdorshëm. 34. Hero legjendar grek, mbret i Tebës. 35. Gaz i tejdukshëm, që mbështjell Tokën. 37. Oliver, regjizor i njohur. 39. Boshti. 44. Naftë angleze. 46. Asgjë. 47. Fara, këngëtare. 49. Targa e makinave të Pogradecit. 50. Pacino i kinemasë amerikane.

Sudoku | nivel mesatar 4

5 2 1

LUANI (23/VII-22/VIII)

Koha e mbarimit ____:____

51

6 2

9 3 5

7

3 1

9 7 5

1

2

2 5

5

7 4

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8

4 5

1

3 5

3 6

6

6

1

8 7

9

2

9

6

9

6 4

1

1

8

7

6

5

3

9 5

7

Koha e fillimit ____:____

9 2

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat 5

6

3

2

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

K

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 167, 174, 214, 283, 330, 343, 365, 407, 521, 534, 550, 563, 582, 591, 621, 684, 697, 758, 785, 854. Numra me 4 shifra: 0023, 3490, 4152, 4504, 4845, 5128, 6725, 8777. Numra me 5 shifra: 14566, 17256, 20165, 22415,

U

U

N

D

O

R

R

R

U

B

I

K

O

B

E

Z

I

L

A

R E

D

I

Z

Y

S

H

I

N

T

E

M

Y

I

M

O

V

A

J

T

J

E

A

T

E

R

I

A

N

A

L E

T

C

N

O

I

C

T

M R

R P

A M

T

E

I

I

S

T

A

M

I

C

S

J

A

N

A

E

K

O

S

E

L

A

A

L

I

G

A

T

A

I

O R

C

A

A

I

F L

V

A T

R

V

T

P

U

R

R

24652, 24965, 28348, 35638, 40192, 41521, 41721, 50262, 52102, 52362, 52632, 45463, 56653, 51211, 77541, 96551. Numra me 6 shifra: 015632, 066432, 262724, 270565, 342751, 415263, 521023, 854804.

O

M

R

2

6

3

5

9

8

5

7

4

8

5

4

1

0

1

5

2

0

2

6

3

2

5

1

0

1

5

2

6

3

2

9

5

6

3

2

0

1

5

2

6

3

5

9

6

8

5

4

8

7

4

8

5

4

1

5

2

8

6

3

2

5

1

6

5 2

2

6

9

5

2

5

6

5

6

5

6

5

2

2

2

2

1

3

2

0

2

0

2

0

1

5

6

3

2

5

1

5

8

3

6

2

5

9

M

O

P

A

R

6

8

5

4

8

9

1

4

5

2

5

6

9

E

M

E

R

A

5

3

2

6

2

5

1

5

2

1

0

2

6

R

I

M

3

5

1

5

9

6

8

5

7

4

8

5

4

1

5

2

1

5

6

2

3

2

0

1

5

4

1

4

5

7

8

5

9

6

5

1

4

5

7

N

J

T

E

K

A

A


e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

23


CMYK

24

MAPO

e enjte, 29 NëNTOR 2012 www.mapo.al


Gazeta MAPO