Page 1

Faqe 21

Olimpiada, kryeson kina, Australia mohon skandalin e basteve Hije skandali bastesh në Lojërat Olimpike 2012

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 29 korrik 2012. Numër 640. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Blendi Fevziu: Konsulentët e mi për Enver Hoxhën, nga Kadareja tek Isuf Kalo

Koalicionet

Ndoka ikën te Berisha, Oketa e Spahiu refuzojnë Ramën Kreu i PDK, Nard Ndoka tha se nuk ka më pengesa për t’u takuar me demokratët dhe për të nënshkruar marrëveshje. “Nuk e shohim PS-në si një aleate dhe partnere të ardhshme”. Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike i përgjigjen ftesës së Edi Ramës. Spahiu: Do nxjerrim në pension Berishën, do lëmë në opozitë Ramën. Oketa: Koalicioni ynë, vetëm me qytetarët Në betejën e tij politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka humbur rrugës një prej aleatëve të tij, Partinë Demokristiane. Paralajmërimet e PDK-së për një shkëputje nga koalicioni i majtë tashmë janë konkrete. Javës që vjen (ende pa datë të caktuar), kjo forcë politike pritet që të lidhë një marrëveshje bash-

AUDITORIUM në UET / Autori i librit “Enver Hoxha-një biografi”, në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bën publike listën e ‘ekipit special’ që i hodhi një sy apo dha një dorë tekstit për diktatorin komunist. FAQe 8-9

Poni: Im bir më ka zbutur egon dhe rebelizmin

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Mërgimtarët dhe (zh)bërja e Shqipërisë Sipas një njoftimi të paradokohshëm të koment Aleancës Kuqezi, Eduard Zaloshnja ajo organizoi...

Efekti Ringelmann dhe debati për gjuhën koment

Entela Binjaku

7 kronikë

Masakër për lekët e ashensorit, ekzekuton burrin dhe plagos gruan I dyshuari Oltion Toro, pas një debati të ashpër me administratorin e pallatit ka ekzekutuar këtë të fundit dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Gjendet arma e krimit. Autori në kërkim

Këngëtarja tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit. Projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku FAQe 16-17

Debati nga pikëpamja teorike është procesi i rrahjes...

Plazhistët

Nga Lazarati në Bllok, 1 kilogram hashash për 360 euro Droga e kapur dy ditë më parë në Vorë, synohej të shitej lokaleve të Bllokut dhe në ato të natës në kryeqytet

këqeverisje me Partinë Demokratike. Kjo është konfirmuar dje nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ndërkohë që edhe burime nga PD-ja kanë pohuar se marrëveshja pritet që të bëhet publike së shpejti. Ndryshe nga herët e tjera, (kur Ndoka negocionte me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode), diskutimet kësaj here duket se kanë qenë më intensive... FAQe 2 -3

Policia dhe familjarët në vendin e ngjarjes

Trafiku i kosovarëve, rindëshkohen policët e Rinasit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ashpërsuar masat administrative, ndërsa ka shtuar në listën e të ndëshkuarve edhe efektivët që rezultojnë të kenë qenë në

detyrë gjatë kohës që kalonin kosovarët me dokumente false

studimi

universitet

Diabeti, shqiptarët te mjeku vetëm kur rëndohen

Degët me konkurs, MASH përcakton pikët e testimit special

FAQE 13

Punonjësit e policisë që kanë shërbyer në Komisariatin e Rinasit gjatë kohës që dyshohet se kanë kaluar shtetas... FAQe 5

FAQE 12

Vret burrin dhe plagos rëndë gruan pas një sherri për paratë e ashensorit. Masakra e radhës ka ndodhur dje në lagjen “Apolonia” të Fierit, kur i dyshuari 36-vjeçar Oltion Toro, pas një sherri të ashpër me fjalë me administratorin e pallatit për pagesën e mirëmbajtjes së ashensorit, është kthyer në shtëpi, ka marrë armën, ka trokitur në derën e Nasi Memës dhe sapo ajo është hapur, ka qëlluar me breshëri... FAQe 4

economicus / 11 Adrian CIVICI

A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza? Vlerësimet e përditshme për ekonominë dhe financat botërore konfirmojnë qartë një asimetri të madhe globale, por dhe një pyetje që deri para pak kohësh dukej absurde. Të mbërthyer në një ngërç ndërmjet pasigurisë financiare dhe perspektivave ekonomike problematike, vendet e zhvilluara perëndimore po i tremben një dobësimi gjeopolitik dhe shkarjeje në pozicione të dorës së dytë, duke u dominuar nga pesimizmi. Ndërkohë, ashtu siç evidenton Dominique Moisi në librin e tij “Gjeopolitika e emocioneve”, në shumë vende të Azisë, Amerikës Latine apo dhe Afrikës mbizotëron optimizmi dhe besimi për të ardhmen më të mirë...


2

MAPO

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

politika

Oketa për rolin e Topit: “Z.Topi është deklaruar se me mbarimin e mandatit presidencial, ai do të marrë kohën e duhur dhe do të këshillohet me miqtë e tij, qoftë në politikë edhe jashtë saj, për të marrë vendimin përkatës. Do të dëshiroja t’ia lija vetë Topit të deklaronte vendimin e tij, që besoj se do të jetë një vendim që do të merret shpejt”

Zyrtare, FRD: Nuk bëjmë koalicion me Ramën dhe Berishën Në deklaratën zyrtare, FRD-ja sqaron se i vetmi bashkëpunim do të jetë me qytetarët, edhe pse në përmbajtje të saj nuk qartësohet nëse një qëndrim i tillë do të mbahet edhe pas zgjedhjeve TIRANË Përmes një deklarate zyrtare të përcjellë dje pasdite për mediat, Fryma e Re Demokratike njoftoi se nuk do të lidhë koalicion as me PD-në dhe as me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E, nxitur nga një ftesë e hapur që dy ditë më parë, kryetari i PS-së Edi Rama adresoi ndaj kësaj force politike, zyrtarë të FRD-së janë shprehur kategorikisht kundër. Në deklaratën zyrtare, FRD-ja sqaron se i vetmi bashkëpunim do të jetë me qytetarët, edhe pse në përmbajtje të saj nuk qartësohet nëse një qëndrim i tillë do të mbahet edhe pas zgjedhjeve. “Fryma e Re Demokratike deklaron se si një forcë e re politike do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe europiane. Në këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Është e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, koalicion i cili arnoi Kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike”, - thuhet në deklaratën për shtyp të FRD-së .

“FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Është e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike”

Ndërkohë, kryetari i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oketa është pyetur dje mbi rolin që do të ketë në këtë parti ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Duke lënë të hapur mundësinë e garimit të tij në kongresin e vjeshtës për kryetar të FRD-së, Oketa shtoi se vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon vetë Topit. “Z.Topi është deklaruar se me mbarimin e mandatit presidencial, ai do të marrë kohën e duhur dhe do të këshillohet me miqtë e tij, qoftë në politikë edhe jashtë saj, për të marrë vendimin përkatës. Do të dëshiroja t’ia lija vetë Topit të deklaronte vendimin e tij, që besoj se do të jetë një vendim që do të merret shpejt”, - tha dje Oketa. Pak ditë më parë, në një intervistë televizive ishte Bamir Topi që konfirmoi se së shpejti (të paktën zyrtarisht dhe për mediat) do të zhvillonte një takim me Gazmend Oketën mbi të ardhmen e tij në FRD. Edhe pse gjërat publiki-

sht duket se po ecin ngadalë, jo zyrtarisht Topi ka zhvilluar një sërë negociatash dhe bisedime me anëtarët e grupit nismëtar të FRD-së, kryesisht me Gazmend Oketën dhe Aleksandër Biberajn. Ky i fundit në një intervistë për një të përditshme është shprehur qartazi se Topi do të jetë në krye të FRD-së. Të njëjtin qëndrim por më kujdesshëm ka dhënë edhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili (në darkën që Topi shtroi pas mbarimit të mandatit) u shpreh se do të kishte dëshirë që ta shihte atë në krye të Frymës së Re Demokratike. “Unë jam si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, të cilët janë të bindur që presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme. Këtë emër të mirë me veprimtarinë e tij në

Oketa

Bamir Topi dhe Gazmend Oketa

të ardhmen zoti Topi do e rrisë më tej, do e vërë në veprim të Shqipërisë. Nuk është një mister për asnjë se Bamir Topi është një ndër themeluesit e FRD-së. Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike. Megjithëse nuk jam zëdhënës i Topit dhe nuk mund të flas në emër të atij”, - tha Mustafaj pak ditë më parë. N.Perndoj

Sali Berisha dhe Nard Ndoka

PD, Bardhi: Rama mashtron, të votojë imunitetet më 6 gusht TIRANË Miratimi i draftit për kufizimin e imunitetit në datën 6 gusht është kërkesa kryesore dhe e përditshme që me sa duket, Partia Demokratike do të mbajë deri sa Partia Socialiste të vendosë zyrtarisht për votimin e saj. Duke marrë shkas edhe nga një deklaratë e Ramës për këtë çështje, selia blu përmes zëdhënëses, Silvi Bardhi, shprehet se kryetari i PS-së “po mbron imunitetin e miliarderëve të kryesisë së partisë”. “Zoti Rama, i mbetur pa asnjë argument për refuzimin e heqjes së imunitetit, sajon mashtrime dhe trillime të reja. Dje ai iu tha shqiptarëve se nuk voton imunitetin në datën 6 gusht, sepse këtë datë sipas tij e ka caktuar shumica dhe Partia Socialiste nuk ka qenë dakord. Ky është një trillim që u hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë. Data 6 gusht është një detyrim që stimulohet në nenin 77/a/b të Rregullores së Parlamentit për ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga Grupi

Silvi Bardhi

parlamentar i Partisë Socialiste dhe miratuar në parlament në vitin 2008. Zoti Rama dezinformon kur thotë se data 6 gusht është caktuar në kundërshtim me opozitën. Partia Demokratike informon shqiptarët se më datë 12 korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e Partisë Socialiste që amendamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen si ç’përcakton Rregullorja, më

datë 6 gusht”, - tha dje Bardhi. Pak kohë më parë, Konferenca e Kryetarëve vendosi që ndryshimet kushtetuese për imunitetin të votohen në seancë plenare më 6 gusht. Gjatë kësaj mbledhjeje u përcaktua gjithashtu mbledhja e Këshillit Legjislativ dhe Komisionit të Ligjeve, si dhe zhvillimi më pas i një seance dëgjimore me grupet e interesit, etapa tashmë të realizuara.


1

Fryma e Re Demokratike u krijua në muajin shkurt; është parti politike e qendrës së djathtë, që synon të zgjidhë politika për të rinjtë dhe shtresën e mesme

2

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

3

Aleanca Kuq e Zi ka si qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, dinjitetin njerëzor e kombëtar dhe harmoninë fetare dhe etnike. Kjo parti ka hapur degët e saj në gjithë Shqipërinë, por edhe diasporë

Spahiu: Jo koalicionit me PD e PS, do nxjerrim në pension Berishën TIRANË Dy ditë më parë, kryetari i

PS-së, Edi Rama la të hapur mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me FRD-në dhe AK-në dy forca politike të spektrit të djathtë, por kritike ndaj mënyrës se si sot po qeveriset nga mazhoranca. Por 24 orë më pas, përgjigjja e parë mohuese vjen nga kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu, i cili pas një takimi të zhvilluar në Korçë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u shpreh se Aleanca Kuq e Zi po fiton një mbështetje të gjerë

popullore, gjë që sipas tij, po frigon dy partitë e mëdha. “…Deklarata e Edi Ramës është bërë në kushtet e drithërimave që kanë kapur socialistët dhe demokratët nga mbështetja popullore që po fiton çdo ditë Aleanca Kuq e Zi. Ne refuzojmë çdo lloj koalicioni të mundshëm dhe nuk pranojmë në gjirin tonë as PD dhe as PS”, - tha dje Spahiu. Kryetari i AK-së shtoi se në Shqipëri nuk ka vend për një model qeverisjeje si në Greqi: “Rama dhe Berisha në panik kanë formalizuar

modelin politik grek si PASOK dhe Demokracia e Re, duke i hapur dyert njëri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Aleanca Kuq e Zi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme”. Spahiu deklaroi se lufta politike dhe gara elektorale në zgjedhjet e përgjithshme politike të vitit 2013 do të sjellë fitoren e kuqezinjve, duke nxjerrë sipas tij, Berishën në pension dhe duke lënë në opozitë Ramën për katër vite të tjera.

Ndoka: PD-PDK drejt firmosjes së marrëveshjes Kryetari i PDK-së: “…Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS-në si një aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend”

Pritja në Angli, Berisha bisedime me liderë botërorë TIRANË Ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Sali Berisha bashkë me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Mbretëresha Elisabeth II për personalitetet pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Mbretëresha Elisabeth II, në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve theksoi se esenca e shpirtit të Lojërave Olimpike është të qenit dhe të vepruarit së bashku. Në pritjen që zgjati disa orë, kryeministri Berisha pati biseda dhe shkëmbeu mendime me shumë të pranishëm. Kryeministri u takua me Presidentin e Italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin u diskutua përzemërsisht mbi vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri, si dhe me Presidentin e Portugalisë, Anibal Cavaco Silva, Presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus, si dhe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe atë të Kazakistanit, Nursultan Nazerbajev. “Gjatë kësaj pritjeje, kryeministri Berisha dhe zonja Liri Berisha, biseduan përzemërsisht me Zonjën e Parë të

Në pritjen që zgjati disa orë, kryeministri Berisha pati biseda dhe shkëmbeu mendime me shumë të pranishëm SHBA-së, Michel Obama, me kryeministrin e Rusisë, Dimitri Medvedev, kryeministrin e Holandës, Mark Rutter, kryeministrin e Belgjikës, Elio Di Rupo, atë të Irlandës, Enda Kenny, kryeministrin e Danimarkës, Thotning _ Schmidt, si dhe me kryeministrat e Rumanisë, Malit të Zi, të Bullgarisë, Kancelarin e Austrisë etj. Në këto biseda kryeministri Berisha i njohu ata me zhvillimet në Shqipëri dhe ecurinë e reformave në vend”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë.

TIRANË Në betejën e tij politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka humbur rrugës një prej aleatëve të tij, Partinë Demokristiane. Paralajmërimet e PDK-së për një shkëputje nga koalicioni i majtë tashmë janë konkrete. Javës që vjen (ende pa datë të caktuar), kjo forcë politike pritet që të lidhë një marrëveshje bashkëqeverisje me Partinë Demokratike. Kjo është konfirmuar dje nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ndërkohë që edhe burime nga PD-ja kanë pohuar se marrëveshja pritet që të bëhet publike së shpejti. Ndryshe nga herët e tjera, (kur Ndoka negocionte me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode), diskutimet kësaj here duket se kanë qenë më intensive, duke negociuar direkt me kryeministrin Sali Berisha. Me kërkesë të këtij të fundit, kryetari i PDKsë ka zhvilluar një takim larg vëmendjes së medias, duke pranuar në parim nënshkrimin e një marrëveshjeje që pritet të shtrihet në të gjithë vendin. Marrëveshja pritet të jetë nga nivel drejtorësh e deri në nivel qeverisjeje, megjithatë si nga PDK-ja, ashtu edhe nga PD-ja nuk është konkretizuar ende përmbajtja, edhe pse përflitet se marrëveshja do të jetë në varësi të votave që PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit. E njëjta fizionomi do të ndiqet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, ku paraprakisht mësohet se në të njëjtën kohë Ndoka ka negociuar edhe për një marrëveshje paszgjedhore. Ndoka “Ne jemi deklaruar qartë që, nëse PSja mban një qëndrim të kundërt me

Nard Ndoka

“Me PD-në ka pasur ngrirje të marrëdhënieve politike që në kohën kur PDK-ja u nxor nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve…” kërkesat e aleatëve të vet dhe partive të tjera opozitare, nuk do të jemi pjesë e koalicionit me PS-në. Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS-në si një aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend, por disa kalkulime nëpër zyrat e PS-së që e kanë nxjerrë lidershipin jashtë realitetit politik, duke e bërë atë të largët për partitë aleate por dhe për qytetarët”, - tha dje kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Ai sqaroi gjithashtu se marrëdhëniet e ndera me

PD-në, si dhe akuzat reciproke tashmë janë tejkaluar. “Me PD-në ka pasur ngrirje të marrëdhënieve politike që në kohën kur PDK-ja u nxor nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengesë në fund të fundit për t’u takuar dhe për të nënshkruar marrëveshje për një bashkëpunim në të ardhmen me këtë formacion politik për të ndërtuar një aksion politik së bashku”, - shtoi ai. Qëndrimi i PDK-së duket se është i pritshëm deri diku edhe nga PS-ja, edhe pse dy ditë më parë në një intervistë televizive kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se ka ende vend për negociata dhe bisedime edhe me këtë forcë politike. “Unë e kam një bindje që të qenit në opozitë nuk është funksion i asnjë llogarie pragmatike, sepse nuk jemi në një Shqipëri normale, nuk jemi në një vend normal. Unë dua të shpresoj se ka hapësirë për t’u kuptuar e për të vazhduar koalicionin dhe me partinë e Nardit dhe jemi plotësisht të hapur që të diskutojmë me të siç kemi filluar të diskutojmë me të gjitha forcat aleate”, - u shpreh dy ditë më parë Rama. Nevila Perndoj


4

MAPO

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

kronikë

1

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në lagjen “Apolonia” të qytetit Fier. Gjithçka është regjistruar në orën 13:30.

2

I dyshuari për këtë ngjarje, Oltion Toro

3

Viktima: Nasi Mema, rreth 57 vjeç. E plagosur: Angjelina Mema, rreth 50 vjeçe

Masakër për ashensorin, vret burrin e plagos gruan I dyshuari Oltion Toro, pas një debati të ashpër me fjalë me administratorin e pallatit ka ekzekutuar këtë të fundit dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Gjendet arma e krimit. TIRANË - Vret burrin dhe plagos

rëndë gruan pas një sherri për paratë e ashensorit. Masakra e radhës ka ndodhur dje në lagjen “Apolonia” të Fierit, kur i dyshuari 36-vjeçar Oltion Toro, pas një sherri të ashpër me fjalë me administratorin e pallatit për pagesën e mirëmbajtjes së ashensorit, është kthyer në shtëpi, ka marrë armën, ka trokitur në derën e Nasi Memës dhe sapo ajo është hapur, ka qëlluar me breshëri në drejtim të dy bashkëshortëve komshinj. Plumbat e armës i kanë marrë jetën menjëherë Nasi Memës dhe kanë plagosur rëndë bashkëshorten e tij, Angjelinën.

Vendi ku u krye krimi

Ngjarja

Sipas dëshmitarëve, viktima Nasi Mema ishte zgjedhur nga banorët si administrator i pallatit shumëkatësh që ndodhet në afërsi të kryqëzimit të rrugëve, afër vendit që në Fier e quajnë “Zogu i Zi”. Në të njëjtin pallat banonte edhe nëna e autorit të dyshuar. Kjo e fundit jetonte vetëm në hyrjen e blerë prej djalit të saj, emigrant prej vitesh në shtetin fqinj Greqi. Në këtë pallat familja me origjinë nga zona kufi mes Beratit dhe Fierit kishte mbërritur nga qyteti i Ballshit. Autori i dyshuar është rritur i vetëm nga nëna e tij. Prej disa kohësh nëna e autorit të dyshuar kundërshtonte pagesën e shërbimeve të pallatit, siç ishte ashensori dhe pastrimi i shkallës. Kjo është edhe arsyeja e

Arma e krimit

nisjes së grindjes që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë. I biri i saj 36 vjeç, Oltioni, i kthyer për pushime nga Greqia, vend ku jetonte prej kohësh, u bë

pjesë e debateve të lindura mes administratorit dhe nënës së tij. Mësohet se pagesa për mirëmbajtjen e pallatit është shmangur nga nëna e autorit të dyshuar. Gjithashtu mësohet se Oltioni ka këmbëngulur gjatë bisedës me administratorin Mema se nuk e do e kryente pagesën prej 1000 lekësh në muaj, pasi familja e nënës së tij ishte vetëm me një anëtar. Pas debatit me fjalë që ka degjeneruar në të shara mes viktimës dhe autorit të dyshuar, 36-vjeçari është larguar në banesën e vet në katin e katërt të pallatit, aty ku në fakt banonte edhe viktima. Pak minuta më vonë ai u ka trokitur në derë bashkëshortëve dhe ka qëlluar me breshëri automatiku derën kryesore të apartamentit të tyre. Pasi ka shkatërruar bravën e saj, është futur në shtëpi dhe në sal-

Nëna e Oltionit: Më gjeni djalin Nëna e autorit të dyshuar, Liro Toro, në gjende të rënduar psikologjike pas ngjarjes ka kërkuar nga policia që t’i gjejnë djalin. “Më gjeni djalin dhe ma ktheni, ju lutem”, - ka thënë midis të qarave gruaja. Fillimisht nga vendi i ngjarjes është transportuar për në spital e plagosura Angjelina Mema. Kjo e fundit, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet në repartin e reanimacionit në gjendje kritike për jetën, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Ndërsa trupi i pajetë i kryefamiljarit Mema është dërguar në morgun e qytetit. Policia fierake ka nisur aksionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Kakavijë, fluks i lartë i lëvizjes në kufi për pushimet verore 

Gjirokastër

Edhe gjatë kësaj fundjave ka vijuar fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek, nëpërmjet doganave kufitare të Qarkut të Gjirokastrës. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare të këtij qarku, e shtuna ka qenë ndër ditët me fluks më të lartë të lëvizjes gjatë muajit korrik. Gjatë 24 orëve të fundit, nëpërmjet doganave kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ kanë udhëtuar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë rreth 5 mijë persona, emigrantë dhe turistë, si dhe 1100 automjete. I konsiderueshëm ka qenë edhe numri i këmbësorëve dhe automjeteve që kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë fqinje. Sipas shifrave të publikuara nga Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të Greqisë kanë udhëtuar 2500 persona dhe 700 automjete. Për të përballuar pa probleme fluksin e lëvizjes në kufi, pala shqiptare në Kakavijë ka rritur numrin e

 Fluksi në rritje i grupeve turistike vendase dhe të huaja, të cilët vizitojnë Gjirokastrën muzeale në këto ditë pushimesh, po sjell probleme për qarkullimin e mjeteve në pjesën karakteristike të qytetit. Si shkak i numrit të madh të autobusëve dhe automjeteve të turistëve, rrugëve të ngushta dhe mungesës së vendparkimeve në këto ditë të nxehta vere, shoferët po përballen me kaos në qarkullimin në zonën muzeale. Sipas drejtorit Rajonal të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Spartak Drasa, në shumë raste, për shkak të mungesës së vendparkimeve në zonën muzeale, grupet turistike janë të detyruara që t’i lënë autobusët dhe automjetet e tyre në segmentet rrugore që lidhin pjesën e poshtme dhe të sipërme

24 orët e fundit, në doganave kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ kanë udhëtuar rreth 5 mijë persona

sporteleve në hyrje duke e çuar në 6 të tillë, ndërkohë që në dalje punohet me tri sportele, ndërsa pala greke punon me 2 sportele në dalje dhe dy në hyrje. Gjatë muajit korrik, nëpërmjet doganave kufitare të Qarkut të Gjirokastrës kanë udhëtuar në drejtim të vendit tonë rreth 100 mijë persona. b.sh

lon, ka ekzekutuar kryefamiljarin dhe më pas nuk ka kursyer as plumbat për bashkëshorten e tij. Gjurmët e predhave janë fiksuar në muret e sallonit, portën kryesore të blinduar, si dhe në pjesët e kuzhinës. Pas masakrës autori është larguar me shpejtësi. Dëshmitarët e kanë parë atë të vraponte në krahun e djathtë të pallatit, ndërsa vetëm rreth 1 orë më pas arma e krimit u gjet 100 metra pas pallatit ku ndodhën vrasjet. Pas këqyrjes së vendngjarjes nga policia nisën dhe kërkimet për autorin, i cili pas gjetjes së armës duket se ka ndjekur rrugën për nga Stacioni i Trenit, për të humbur në rrugicat e lagjes periferike të qytetit. Çifti Mema jetonte me dy fëmijët të moshës 28 dhe 22 vjeç, të cilët për fat të mirë, dje në drekë nuk ndodheshin në shtëpi.

Qarkullimi në kaos në zonën muzeale

të qytetit, apo edhe në zonën e poshtme të Gjirokastrës. “Fluksi në rritje i grupeve turistike në qytet ka nxjerrë si domosdoshmëri krijimin e vendparkimeve dhe mjediseve të përshtatshme për parkimin e autobusëve dhe automjeteve të turistëve”, - thotë drejtori Drasa. Në këtë ditë pushimesh është i konsiderueshëm numri i grupeve turistike që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.  B.Shehu


02

kronikë

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

5

Thuajse gjithë policët e ndëshkuar më parë, janë rindëshkuar duke u zgjatur periudhën e uljes në gradë nga gjashtë muaj në një vit

Trafiku i kosovarëve me dokumente false, rindëshkohen policët e Rinasit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ashpërsuar masat administrative, ndërsa ka shtuar në listën e të ndëshkuarve edhe efektivët që rezultojnë të kenë qenë në detyrë gjatë kohës që kalonin kosovarët me dokumente false Leonard Bakillari

Tiranë Punonjësit e policisë që kanë shërbyer në Komisariatin e Rinasit gjatë kohës që dyshohet se kanë kaluar shtetas kosovarë me dokumente të falsifikuara, janë ndëshkuar sërish nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Listës prej 13 oficerë policie të përjashtuar nga radhët e uniformave blu tashmë i janë shtuar edhe kolegë të tyre, të cilët kanë rezultuar me shërbim gjatë kohës kur dyshohet se është kryer trafik k l a n d e s t i n ë s h . P av a r ë s i s h t përgjegjësisë ose jo lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme, Drejtoria e Standardeve ka ashpërsuar masat thuajse ndaj të gjithë punonjësve të policisë të rolit të mesëm dhe bazë. Të vetmit që nuk janë rindëshkuar janë ish-drejtuesit e komisariatit të policisë, për të cilët Drejtoria e Përgjithshme është mjaftuar me masat e dhëna pak kohë më parë, si ulje në gradë apo transferim në rrethe të tjera. Sipas burimeve mësohet se pak ditë më parë, policët e ndëshkuar në prill të këtij viti janë ripërballur me Komisionin e Apelimit, ku janë njohur me masat e reja të marra ndaj tyre. Thuajse gjithë policët e ndëshkuar më parë, sipas burimeve janë rindëshkuar duke u zgjatur periudhën e uljes në gradë nga gjashtë muaj në një vit, madje duke i paralajmëruar se mund të ketë ndëshkime të tjera. Shkak për situatën e krijuar dhe ashpërsimin e masave administrative janë bërë verifikimet që po kryen Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë lidhur me skandalin e shtetasve kosovarë të pajisur me dokumente të falsifikuara, të cilët kanë kaluar jashtë territorit të vendit nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ndëshkimet e dyta, të cilat mund të pasohen edhe nga masa të tjera më të ashpra, i përkasin periudhës shtator-dhjetor

Pasagjerë në aeroportin e Rinasit

Rinas, oficerët e ndëshkuar padi në gjykatë Thuajse gjithë policët e ndëshkuar për skandalin e Rinasit kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës për të kundërshtuar këto vendime. Pas vendimit të Komisionit të Apelimit, i cili konsiderohet si struktura më e lartë e ankimit brenda radhëve të policisë, oficerët e ndëshkuar kanë paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar nga gjykata shfuqizimin e vendimeve të këtyre strukturave për përjashtimin nga policia, apo uljen e tyre në gradë. Punonjësit e policisë, për të cilët është vendosur përjashtimi nga policia, i kërkojnë Gjykatës së 2011, ku nga verifikimet rezulton se kanë kaluar disa shtetas kosovarë, të cilët janë kthyer nga autoritetet e huaja pasi rezultonin me leje qëndrimi të falsifikuar. Nisur nga këto të

Tiranës të anulojë këto vendime dhe t’i shpallë ato në kundërshtim me ligjin. Paditësit i kërkojnë gjykatës të detyrojë Policinë e Shtetit t’i kthejë ata në pozicionin e mëparshëm të punës, si dhe t’u paguajë pagën deri në rikthimin në detyrë. Ndërsa policët e ndëshkuar me ulje në gradë kërkojnë shfuqizimin e këtyre vendimeve dhe rikthimin në gradën e mëparshme. Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale ndëshkoi 13 oficerë policie të Komisariatit të Rinasit, pesë prej të cilëve u përjashtuan nga radhët e uniformave blu. dhëna, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka kërkuar ndëshkimin e gjithë punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrë në ditët kur është evidentuar kalimi i paligjshëm i kos-

Edhe pse asnjë prej policëve të ulur në gradë nuk e ka pranuar këtë masë, eprorët janë justifikuar me faktin se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që kanë qenë në detyrë ovarëve. Edhe pse asnjë prej policëve të ulur në gradë nuk e ka pranuar këtë masë, eprorët janë justifikuar me faktin se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që kanë qenë në detyrë, pavarësisht masës së përgjegjësisë së secilit. Ndërkohë, burimet thanë se verifikimet vazhdojnë, çka mund të sjellë evidentimin e rasteve të reja të trafikut, e për pasojë masa të tjera ndëshkimore ndaj punonjësve të policisë që kanë shërbyer në Komisariatin e Rinasit gjatë kësaj periud-

he. Mësohet se në listën e të ndëshkuarve janë përfshirë edhe punonjës të tjerë policie, të cilët nuk kishin marrë asnjë masë më parë, pasi kishin rezultuar “të pastër”. Skandali i Rinasit vuri në alarm edhe autoritetet austriake, të cilat vunë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë lidhur me numrin e madh të shtetasve kosovarë që kishin arritur të shkonin në Austri me dokumente të falsifikuara. Pas verifikimeve rezultoi se pjesa më e madhe e personave të kthyer nuk ishin regjistruar si të tillë në Rinas, çka hodhi dyshime për një superskandal. Të ndodhura para këtij fakti, autoritetet e huaja filluan të kthejnë personat e kapur me dokumente të falsifikuara nëpërmjet portit të Durrësit, ku ata regjistroheshin. Numri i lartë i të kthyerve vuri në alarm autoritetet më të larta drejtuese të policisë, të cilat nisën një hetim të gjerë për këtë çështje. Sipas të dhënave paraprake rezulton se në harkun kohor të dy viteve, nëpërmjet aeroportit të Rinasit dyshohet se kanë kaluar rreth 1 mijë e 500 shtetas kosovarë me dokumente të falsifikuara.

Austriakët zbuluan skandalin e Rinasit, Burgaj denoncoi në prokurori Fluksi i shtetasve kosovarë me dokumente të falsifikuara drejt Vjenës vuri në alarm autoritetet austriake, të cilat sinjalizuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për situatën e pazakontë Tiranë Autoritetet austriake ishin të parat që dhanë alarmin për një trafik të mundshëm klandestinësh nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Fluksi i shtetasve kosovarë të kapur në Vjenë dhe qytetet e tjera të Austrisë vuri në alarm autoritetet e sigurisë, të cilat kanë

pasur disa komunikime me ambasadën austriake në Tiranë. Ky shqetësim i është përcjellë edhe me një letër zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ambasada austriake e vinte në dijeni për fluksin e lartë të personave të kapur me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për shtetas kosovarë të pajisur me leje qëndrimi austriake, të cilët kalonin nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre kapeshin dhe ktheheshin sërish në Shqipëri, për disa muaj fluksi i klandestinëve nuk ka ndaluar. Burime të besueshme thanë se për frenimin e emigrantëve të paligjshëm mësohet se është

angazhuar personalisht një prej zyrtarëve të ambasadës austriake në Tiranë, i cili u ka bërë me dije autoriteteve shqiptare skemën e përdorur për trafikun e klandestinëve. Pas verifikimeve të kryera nga ana e tij, z. Burgaj ka depozituar një kallëzim penal në prokurori, ku jepte të dhëna për një skemë të mundshme të trafikut të qenieve njerëzore. Bashkë me informacionin që i vuri në dispozicion organit të akuzës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit depozitoi edhe një listë me 67 persona, të gjithë shtetas kosovarë të kapur me dokumente të falsifikuara nga autoritetet e huaja. Këta persona ishin kthyer në

Hysni Burgaj

Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit, ku pas marrjes në pyetje kanë deklaruar se jashtë kufijve të Shqipërisë kanë dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Pas mbledhjes së të dhënave, Burgaj e ka firmosur vetë kallëzimin penal, duke i kërkuar prokurorisë të hetonte gjithë dyshimet për një skemë të mirorganizuar të trafikut të klandestinëve. Paralelisht me këtë proces në hetime është përfshirë edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili pas informacioneve të mbledhura ka paraqitur në prokurori një listë me 6 persona, të gjithë shtetas kosovarë, të cilët kishin mundur të largohen jashtë Shqipërisë nëpërmjet Rinasit.


e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Iu kapen armë, municione e drogë, arrestohen babë e bir SHKODËR Policia e Shkodrës ka arrestuar

babë e bir pasi në banesën e tyre janë gjetur armë e municione luftarake, lëndë plasëse eksplozive dhe bimë narkotike. Sipas policisë, në orën 23:00 të së premtes, nga një operacion i strukturave të hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Dede Kolë Lufaj 18 vjeç, Kolë Lulash Lufaj 51 vjeç, të dy këta persona banues në fshatin Vuksanaj të komunës së Shalës në Shkodër. Gjatë

kontrollit të kryer në banesën e Kol Lufajt në lagjen ‘Bop’ të fshatit Vuksanaj u gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e tharë në formë boçe, fara bimësh narkotike, 1 armë zjarri pushkë ‘mod.56’, 1 armë zjarri, pushkë ‘mod. 63’, 325 copë fishekë, dy krehra, një granatë dore (difensive). Po ashtu policia tha se gjatë kontrollit të kryer kishte gjetur e bllokuar edhe elementët për përgatitjen e lëndëve plasëse, si një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të zezë, me gjatësi 1 metër, një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të bardhë, me

gjatësi 3 metra, tre copë kallëpe të dyshuar si lënde plasëse e llojit ‘Amatoll’, me peshë 600 gramë secila etj. Policia deklaroi se pas ndalimit të dy personave i referoi materialet në Prokurorinë e Shkodrës, ku po vazhdojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin kriminal të dy personave të arrestuar, si dhe përfshirjen e mundshme të tyre në ngjarje të vjetra kriminale që rezultojnë ende të pazbuluara nga organet e hetimit. Djana Kola

Nga Lazarati në Bllok, 1 kg hashash 360 euro Droga e kapur dy ditë më parë në Vorë, synohej të shitej lokaleve të Bllokut dhe në ato të natës në kryeqytet

Të arrestuar • Arjan Nikollë Kolaj 36 vjeç, banues në Tiranë • Eduart Fran Gjonaj 26 vjeç, banues në fshatin Shendëlli Sarandë • Kristina Pashk Gjonaj 52 vjeçe, banuese në Sarandë • Fatjon Fran Dedaj 23 vjeç, banues në Rrëshen • Bardhok Gjergji Arapi 39 vjeç, banues në Rrëshen • Gjok Kolë Dedaj 31 vjeç, banues në Rrëshen

Dashamir Biçaku

TIRANË- Droga e kapur pasditen e së premtes nga antidroga e policisë së kryeqytetit synohej të shitej në zonat e Bllokut, kryesisht lokaleve të natës, nga grupe shpërndarësish. Malli vinte nga Lazarati dhe vlerësohej të ishte i një cilësie shumë të mirë, sipas specialistëve të policisë. Ajo duhej të blihej tek gjashtë personat e arrestuar nga antidroga e kryeqytetit në Vorë, gjatë një operacioni që finalizoi një hetim disamujor. Lënda narkotike, s i p a s b u r i m e ve t ë p o l i c i s ë supozohej se do të shitej përkundrejt një vlere prej 360 eurosh për kilogram, ndërsa në total vlera e mallit, sipas burimeve të hetimit, do të kapte shumën e 36 mijë eurove në momentin e shitjes së saj. Më pas ajo duhej t’iu jepej shpërndarësve më të vegjël me të paktën dyfishin e çmimit. Kjo ishte së paku fabula e ndërtuar nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe njerëzit që ishin marrë me zbardhjen e rrjetit të trafikantëve, të arrestuar mbrëmjen e së premtes në aksin e autostradës Durrës- Tiranë, pranë Vorës. Këtyre të fundit iu kap dhe iu bllokua një sasi prej 100 kilogramësh marijuanë, e cila ishte fshehur në dyshemenë e një prej veturave të bllokuara nga policia gjatë operacionit të dy ditëve më parë. Policia tha në deklaratën e saj zyrtare se kishte arrestuar Arjan Kolajn 36 vjeç, banues në Tiranë, Eduart Gjonajn, 26 vjeç, nënën e tij, Kristina Gjonajn, 52 vjeçe, të dy banues në Sarandë. Këta të dy, sipas burimeve të policisë udhëtonin me një mjet veturë, në të cilën ishte fshehur malli, duke kryer edhe ro-

Sekuestruar • 100 kg bimë e dyshuar narkotike, e llojit kanabis-sativa • 5 telefona të telefonisë së lëvizshme së bashku me kartat sim. • 3 automjete me të cilat udhëtonin të arrestuarit dhe transportohej malli lin e transportuesve të lëndës narkotike. Po ashtu u arrestuan Fatjon Dedaj 23 vjeç, kushëriri i tij, Gjok Dedaj 31 vjeç, si dhe Bardhok Arapi 39 vjeç, të tre banues në Rrëshen. Personi i parë i arrestuar si dhe tre personat e fundit, sipas hetueseve gjatë transportimit të lëndës narkotike kanë kryer eskortimin e veturës me të cilën udhëtonin Kristina e Eduart Gjonaj, nënë e bir. Kjo me qëllim që ata të kryenin kontrollin e rrugës nëse do të kishte efektivë policie gjatë rrugës, njerëz të dyshimtë apo edhe postblloqe policie, të cilat mund të shkaktonin edhe kontrolle të rastësishme rutinë që mund të përfundonin me zbulimin e lëndës narkotike. Malli, sipas burimeve të policisë, ishte nisur nga Lazarati mëngjesin e së premtes, ndërsa që andej po sipas bluve mësohet se e kanë nxjerrë disa persona nga ky fshat. Më pas “eskorta” me tri autom-

Policia: Hetim pronave të të arrestuarve me “Anti-mafian” Pas arrestimit të personave të dyshuar me akuzën e “prodhimit, mbajtjes e transportimit të lëndës narkotike”, policia tha se ka nisur ndaj tyre edhe hetimin pasuror për të zbuluar nëse personat e mësipërm kishin mundur të përfitonin pasuri apo asete nga veprimtaria e tyre kriminale. “Nga strukturat e policisë së kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i aseteve kriminale të përfituara, bazuar në ligjin “Anti-mafia”, - tha policia në deklaratën e saj në lidhje me bllokimin e sasisë prej 100 kilogramësh marijuanë, si dhe arrestimin e gjashtë personave.

jete në mes të të cilave ndodhej malli, udhëtoi në drejtim të Delvinës, e më pas kaloi në Vlorë, Fier për të vijuar drejt Tiranës. Përgjatë gjithë kohës mjetet vëzhgoheshin nga agjentët e policisë mbi lëvizjet e tyre. Ndërkaq, herë pas here dy mjetet shoqëruese, një furgon dhe një veturë, këmbenin vendet gjatë rrugës me qëllim për të mos rënë në sytë e policisë. Mësohet se në momentin kur grupi i mjeteve kaloi Maminasin dhe po i drejtohej Vorës, një patrullë policie i kërkoi mjetit të parë të ndalonte dhe po kështu u bë edhe me mjetin e dytë e të tretë. Në këtë moment asnjë prej tyre nuk i ndaloi postbllokut të policisë, ndërsa efektivët nisën ndjekjen e tyre. Sipas efektivëve të Antidrogës, mjetet jo vetëm që nuk ndaluan, por rritën edhe shpejtësinë e tyre, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë që ndodheshin në postbllok. Në afërsi të hyrjes së Vorës poli-

cia simuloi rëndimin e trafikut me qëllim bllokimin e rrugës për transportuesit. Kur rruga thuajse u bë e pakalueshme, personat zbritën dhe tentuan të largoheshin. Në këtë kohë, efektivët e Njësisë operacionale dhe vëzhgimit, si dhe oficerët e Antidrogës, bllokuan mjetet me të cilat udhëtonin personat, ndërsa një grup efektivësh bllokuan të dyshuarit që tentuan të arratiseshin duke u larguar në zonën përreth, por nuk mundën të arrinin shumë larg, pasi u bllokuan nga uniformat blu. Ndaj tyre policia tha se kishte marrë masën e arrestit në flagrancë me “akuzën e prodhimit”, “shitjes dhe tranzitimit të lëndës narkotike në bashkëpunim”. Po sipas policisë, droga ishte gjetur në një dysheme me shtresë të dyfishtë në mjetin me të cilin udhëtonin Kristina dhe Eduart Gjonaj, nënë e bir.

Shqiptarja vdes në aksident pas festimit të ditëlindjes së saj RAGUZA, Siçili - Një femër 30-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali dje ndërsa udhëtonte me mjetin e saj, i cili pësoi defekt gjatë udhëtimit. Gazeta online Shqiptarja.com, raportoi dje se Çiljeta Laraku ishte banuese në Raguzë të Siçilisë, ndërsa mbylli me këtë fund tragjik festimin e përvjetorit të 30-të të ditëlindjes së saj. Ajo kthehej në banesë në kohën kur ndodhi aksidenti në autostradë. Bashkë me Larakun mësohet se ka qenë duke

udhëtuar edhe një shoqe e kësaj të fundit, edhe ajo gjithashtu 30-vjeçare. Kjo e fundit, sipas burimeve të policisë ndodhet në spitalin e zonës në gjendje të rëndë shëndetësore. Një defekt në automjetin e saj të markës “Lancia”, me të cilin po udhëtonte, i kushtoi jetën Larakut. Hetimet e para të autoriteteve flasin për një defekt në sistemin e frenimit, si pasojë e të cilit makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Xhulia 30-vjeçare, siç e thërrisnin miqtë dhe të njohurit e saj në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj. Pas aksidentit vajza është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore asaj. Vetëm pas 2 orësh ajo ndërroi jetë në spitalin e “Vittoria Veneto”, si pasojë e hemorragjisë së brendshme, ndërsa mjekët pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk mundën ta shpëtonin.

Aksidenti në të cilin humbi jetën Çiljeta Laraku

Xhulia 30-vjeçare, siç e thërrisnin miqtë dhe të njohurit e saj në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj


8

MAPO

E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

intervista

Autori i librit “Enver Hoxha-një biografi”, në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bën publike listën e ‘ekipit special’ që i hodhi një sy apo dha një dorë tekstit për diktatorin komunist

Blendi Fevziu

Konsulentët e mi për ‘Enver Hoxhën’, nga Kadareja te Isuf Kalo Pyetja ime është pak e përgjithshme: Doja të dija përse ky libër tani? Konkretisht, përse ky personazh? Çfarë mendoni se keni sjellë të re dhe si kontribuon ky libër për ata breza që kanë vuajtur në atë regjim dhe për ato breza që praktikisht nuk i njihni? -Evi Aliu, studente-Shkencat politike. E para, unë nuk jam nisur të shkruaj biografinë e Enver Hoxhës. Po të kisha menduar për të shkruar biografinë e njërit për njerëzve të historisë së rëndësishme 100-vjeçare të shtetit shqiptar, nuk do ta kisha bërë, nuk do kisha guxuar të nisja. Nuk do kisha guxuar sepse do më dukej diçka e pamundur në qëmtimin e të gjithë atyre materialeve, arkivave, këndvështrimeve, vështrimeve. Aq më tepër për një personazh si Enver Hoxha, thuajse janë shterur të gjitha ato që mund të thuheshin apo dokumentet që mund të publikoheshin. E kam thënë dhe një herë tjetër, ka qenë krejtësisht e rastësishme nisja: para dy vjetësh në Arkivin Qendror të Shtetit, gazetarja Desada Metaj, që punonte si kryeredaktore e emisionit ‘Opinion’, gjeti disa materiale filmike, të cilat ne nuk mund t’i kthenim. Bëhej fjalë për filma 8 milimetërsh, të cilat janë përdorur në disa kamera gjermano-lindore dhe sovjetike të viteve ‘50 –‘60 dhe Arkivi nuk i transkriptonte dot, apo nuk i kthente dot në imazhin e sotëm; nuk e dinim se çfarë kishte brenda. Me shumë mundim arritëm që një pjesë të tyre t’i kthenim në sistemin e sotëm, dhe pamë që ishin filmime private të Enver Hoxhës. Ishte një imazh i Enver Hoxhës, i pashfaqur. Ishin filmime private, filmime në plazh, filmime në familje, filmime në atë konsideroheshin kupola e regjimit komunist, raportet mes tyre, miqësitë. Dhe ideja e parë ishte se, meqenëse këto filmime ishin shumë interesante, ishin momentet e fundit të Enver Hoxhës, vdekja e Enver Hoxhës, dhe fillonin nga viti ‘62 deri në ’85-ën, d.m.th, mbulonin 23 vjet të jetës së Enver Hoxhës, menduam që të ndërtonim jo një dossier, por një dokumentar, meqenëse kemi patur sukses me 2 dokumentarë të dy viteve të fundit. Mirëpo ideja e parë ishte që nuk mund të ndërtosh një dokumentar rozë. Nuk mund të ndërtosh një dokumentar vetëm me Enver Hoxhën në plazh, apo vetëm me Enver Hoxhën duke puthur nipërit dhe mbesat. Dhe në këtë këndvështrim, problem i vështirë ishte që të gjenim këndvështrimin për të ndërtuar dokumentarin. Në kërkim të saj, sërish iu drejtuam Arkivit Qendror të shtetit për të gjetur materiale interesante. Me kalimin e viteve unë kam patur shumë materiale historike, i kam pas mbledhur, shumë gjëra historike që botohen në shtypin e përditshëm i kam pasur të skeduara. Në qoftë se do vini në zyrën time, do shihni se ka një seri dosjesh, të cilat thonë ‘dosja Enver Hoxha’, ‘dosja Mehmet Shehu, ‘dosja e Pavarësisë së Shqipërisë’, ‘dosja e vitit ‘90’, ‘dosja e vitit ‘97, në të cilat unë kam përf-

shirë materiale, dokumente, rrëfime gazetash, të gjitha të skeduara. Pashë dosjen e Enver Hoxhës, ishte interesante, por e njohur. Në Arkivin e Shtetit duke kërkuar, por edhe me insistimin tonë, ramë në gjurmën e disa materialeve të njohura për ta, por të panjohura për ne, që nuk ishin publikuar, dhe të disa materialeve të panjohura, të cilat ndodheshin në Arkivin e shtetit prej disa vitesh, që ishte arkivi personal i Enver Hoxhës. Ky arkiv, i cili ka qenë pjesë e arkivit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë që në vitin 1991, ishte marrë dhe ishte transferuar në Arkivin Qendror të shtetit, në disa kuti kartoni në rrëmujë e sipër. Ishte një arkiv i lejueshëm për t’u parë vetëm nga Nexhmije Hoxha, dhe mund të hyje për t’u konsultuar me lejen e saj. Kur ramë në brendësi të këtyre dokumenteve, ideja e parë ishte ndërtimi i dokumentarit dhe gjetëm këndvështrimin e rrugës së pushtetit, pra rruga sesi Enver Hoxha ndërtoi pushtetin e tij, dhe si i imponoi historisë versionin e tij, versionin personal. Kur mbarova tekstin e dokumentarit këtë verë- teksti është shumë i gjatë - një prej ekspertëve që merret me filma më tha që kjo zgjat rreth 6 orë e gjysmë film; 6 orë e gjysmë nuk mund të ketë një dokumentar. Atëherë, ideja e dytë ishte ta shkurtoja. Por më vinte shumë keq, sepse dhe aq kisha përdorur materiale në mënyrë shumë të ngushtë. Atëherë, duke e parë që dokumentari apo skenari shkonte rreth 110 faqe libri, vendosa që t’i shtoja dhe 40 faqe të tjera, për të bërë një libër të hollë, të lexueshëm, për Enver Hoxhën. Duke kërkuar dokumentet më pas, ai shkoi shumë i gjatë. Ia shpërndava disa prej njerëzve që unë i konsideroj të rëndësishëm të letrave në vend, për të marrë opinionin e tyre. Ia çova disa prej njerëzve më të afërt të Enver Hoxhës, që prej vitesh me radhë, më shumë se 25 vjet kanë jetuar ditëpërditë me të dhe mora edhe opinionet e tyre, kryesisht saktësime të opinioneve. Midis tyre ishte Ismail Kadare, i cili më ka bërë vërejtje të rëndësishme, Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, që kë bërë vërejtje thelbësore. Plasari edhe e ka redaktuar. E panë edhe drejtoresha e Arkivit të Shtetit, drejtori i Arkivit të Ministrisë së Pun ë ve t ë B r e n d s h m e , d i s a p r e j gazetarëve më të njohur në vend, duke e nisur me miq si Ben Blush, Andi Bushati, Baton Haxhiu, dhe njerëz të rëndësishëm si Isuf Kalo, doktori që i ka qëndruar Enver Hoxhës për 23 vjet pranë; Spiro Dede, i cili për një periudhë të gjatë po ashtu ka punuar me veprat e Enver Hoxhës, dy prej njerëzve të cilët kanë mbuluar sigurinë e Enver Hoxhës. Në proces kam saktësuar rreth 82 gjëra, të cilat nuk ishin të sakta nga memuaristika, aq sa vendosa që kujtimet e njerëzve t’i reduktoja në maksimum dhe të përdorja vetëm dokumentacionin. Kur mbaroi, mendova se do dilte 200 e ca, por doli 400 faqe. Kësh-

Ramë në gjurmën e disa materialeve të njohura për ta, por të panjohura për ne, që nuk ishin publikuar, dhe të disa materialeve të panjohura, të cilat ndodheshin në Arkivin e shtetit prej disa vitesh, që ishte arkivi personal i Enver Hoxhës

Gazetari Blendi Fevziu me botuesin Henri Çili gjatë Auditoriumit me studentët e UET

Fjala e botuesit

Dilemat e komunikimit të të rinjve me historinë Auditori i Universitetit Europian të Tiranës është në një moment shumë të veçantë, mund të flasim për një të veçantë në fuqi të dytë. Është një Auditorium me një gazetar të njohur, që qëllon të jetë dhe një autor i një libri tashmë shumë të njohur dhe shumë të debatuar në skenën mediatike dhe në mjedisin publik. Qëllon gjithashtu që ky botim të jetë bashkëpunimi i tretë i Blendi Fevziut me UET. Mirëpo një gjë shpeshherë na preokupon. Si komunikojnë auditoret tona, si komunikojnë studentët dhe pedagogët tanë, por veçanërisht studentët, me

atë që ndodh jashtë, me atë që ndodh në debatin publik, me atë që ndodh për çështje të ndryshme që lidhen në këtë rast me historinë apo me aspekte të tjera të jetës së vendit. Prandaj duhet falenderuar Blendi për pranimin e kësaj ideje për këtë Auditorium, pikërisht këtu në UET, pikërisht për librin e tij të fundit, dhe pikërisht me atë preokupim që lidhet me mënyrën se si

tu që doli një libër; në fakt nëse do të kisha nisur që ta shkruaja këtë libër, ju siguroj që nuk do ta kisha bërë dot kurrë. Nuk do ta kisha nisur. Mos ndoshta keni dashur të bëni një kriminografi të diktatorit Hoxha, apo një biografi të tij, sepse mesa lexova librin, lihen të papërmendura mjaft linja të tjera si politikat e Hoxhës për arsimin, kulturën dhe, a jeni i bindur që keni shmangur bindjet tuaja në këtë libër? - Ina Xhepa, Fakulteti i Drejtësisë. Absolutisht. Kjo është gjëja më e

ky brez, që ka lindur pas viteve ‘90 ose në kapërcim të viteve ’90, dhe që mbush sot auditoret tona, e percepton historinë, të shkuarën, trajtimin e historisë në Shqipëri. Dhe rasti më i mirë është diskutimi apo debati mbi një libër për një figurë të zezë të historisë së Shqipërisë, por që e ka bërë historinë e Shqipërisë, dhe rreth një biografie që unë do ta quaja të shkëlqyer mbi Enver Hoxhën.

saktë. Unë nuk kam bërë një biografi shumëplanëshe, pasi. nuk jam studiues. E dyta, unë e kam diskutuar gjithmonë këtë, nëse do të kishim qenë pak më seriozë në këndvështrimin e gjërave, nëse sot do kishim minimalisht 50 libra për Enver Hoxhën, që do të thotë ‘Enver Hoxha dhe politika e tij e jashtme’, ‘Enver Hoxha dhe politikat e tij ekonomike’, mund të kishim libra më vete, po them ‘roli i Shqipërisë për daljen nga Traktati i Varshavës’, mund të kishim parë vitet e para, mund të kishim parë raportet midis Enver Hoxhës dhe jugosllavëve, Enver Hoxhës


E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

Midis tyre ishte Ismail Kadare, i cili më ka bërë vërejtje të rëndësishme

MAPO

9

Njerëz të rëndësishëm si Isuf Kalo, doktori që i qëndroi Hoxhës për 23 vjet pranë

“U tha që do shkruhej një histori, një grup u nis për në Paris për të kërkuar në të gjitha vendet e mundshme, Paris, Montpelje, aty ku Enver Hoxha kishte jetuar; unë kam edhe filmimet e këtij grupi dhe dokumentet që ato kanë sjellë, por në vitin ’87, kur mendoj se kjo biografi do të dilte, ajo nuk u botua...” dhe sovjetikëve, Enver Hoxhës dhe kinezëve (flas Shqipërisë së asaj kohe), të gjitha këto mund të ishin libra të veçantë dhe shumë interesantë. Praktikisht në kushtet që jemi sot, unë nuk di të kemi një libër të tillë, mund të kemi studime interesante, kryesisht botime dokumentesh, por nuk kemi pasur një libër të saktë. Unë nuk mund ta bëja këtë libër që thoni ju. Duhet të isha gjeni, duhet të isha tej aftësive të mia, të cilat shkojnë deri këtu. Unë kam ndjekur një linjë të cilën e kam menduar gjatë; mund të ndiq ja linjën e politikës së jashtme, që mendoj se e njihja mirë, nuk njoh lidhjet ekonomike të Enver Hoxhës, mund të ndiqja raportet me jugosllavët, sovjetikët, por këto do të kërkonin konsultime edhe me dokumentet e vendeve me të cilat ai kishte raporte si të Moskës, të Pekinit, të Beogradit, dhe kjo ishte shumë e vështirë. Unë ndoqa një linjë, nuk ndoqa një linjë si eliminimi i kundërshtarëve politikë, ose atyre që ai i konsideronte klasa të përmbysura, kam ndjekur vetëm një linjë, pavarësisht se ka elemente të ndryshme aty-këtu. Linja ka qenë ndërtimi i pushtetit të Enver Hoxhës, marrja, konsolidimi dhe dominimi i plotë i pushteteve të Enver Hoxhës brenda Partisë Komuniste, pastaj Partisë së Punës së Shqipërisë, si dhe raporti brenda kësaj partie. Pra ka qenë një këndvështrim gjithmonë në versionin e raportit, sepse ky ka qenë këndvështrimi i ballafaqimit të versionit zyrtar ‘Enver Hoxha ndaj historisë së tij personale’. Ne sot, që të jemi të qartë, nuk kemi asnjë biografi zyrtare të

Enver Hoxhës. U tha që do shkruhej një histori, një grup u nis për në Paris për të kërkuar në të gjitha vendet e mundshme, Paris, Montpelje, aty ku Enver Hoxha kishte jetuar; unë kam edhe filmimet e këtij grupi dhe dokumentet që ato kanë sjellë, por në vitin ’87, kur mendoj se kjo biografi do të dilte, ajo nuk u botua. Kemi pasur një libër të Ramiz Alisë për Enver Hoxhën, kemi pasur një libër të personaliteteve të kulturës, shkencës, politikës, artit që janë përmbledhur si kujtimet e tyre me Enver Hoxhën, por nuk kemi pasur biografi zyrtare. P.sh. në qoftë se marrim Stalinin, ka pasur disa biografi zyrtare të tij. Ka pasur një biografi zyrtare, unë e kam botim të Prishtinës, të Titos, pra e shkruar nga biografët e tij zyrtarë. Kurse Enver Hoxha nuk pati një biografi të tillë. A është një lloj kriminologjie e Enver Hoxhës? Nuk mbaj unë përgjegjësi për njerëzit që Enver Hoxha ka vrarë. Enver Hoxha ka qenë padyshim njeriu më i zoti i atij grupimi; e kam thënë gjithmonë, nuk duhet të biem në kurthin e memuaristikës, ku thonë se Enver Hoxha ishte gjakësor apo kriminel, Enver Hoxha jetonte me një grup, i cili mendonte dhe mund të ishte dhe më kriminal nga Hoxha vetë: Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, ishin njerëz më të predispozuar për të bërë krime sesa Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte njeriu më i aftë i gjithë kësaj kaste. E dyta, nuk është një çështje që vjen më vonë, është një çështje që nis në momentin që ata kanë qenë të gjithë të barabartë, që do të thotë: në qoftë se eliminimet e tyre politike kanë ndodhur pasi ata kanë

marrë pushtetin, ata kanë eliminuar për t’i dhënë një version historisë së tyre. Enver Hoxha i ka nisur eliminimet që kur ishte ende legal, edhe kur s’kishte asgjë: p.sh. unë kam 3 dokumente te shkruara me dorën e tij, kur ai kërkon ekzekutime, vrasje, eliminime. Unë kam këtu dokumentin e parë, është i datës 21 shtator 1944, është urdhër dite me shkrimin e tij të dorës, ku thuhet ‘Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni, t’i kërkohet të japë shpjegim për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë shpjegime për aktivitetin e tij të mëparshëm dhe për tradhtinë e tij. Deponimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurt, Zain e vrisni andej”. Pra ky është këndvështrimi që kam ndjekur unë, pra mënyra sesi ai e ndërtoi pushtetin brenda Partisë Komuniste. Mund të dilte një biografi shumë e dhimbshme, do ishte shumë e bukur, raporti i Enver Hoxhës me kundërshtarët e tij, ku futen eliminimet e njerëzve, filozofia e ndëshkimit, filozofia e trashëgimisë e të tjera …Nuk ju përgjigjët pjesës së bindjeve politike dhe pse e keni quajtur biografi? Kjo është një biografi, sepse flet për të gjithë jetën e Enver Hoxhës, e trajton që në momentin e tij të lindjes, dhe që në regjistrimin e tij si fëmijë i porsalindur dhe shkon deri në momentin e tij të vdekjes, e ndërpritet aty. Pra është një biografi e parë në këtë këndvështrim. Nga ana tjetër, për bindjet të siguroj se rapor-

ti im me Enver Hoxhën, unë jam rritur me disa prej stërgjyshërve të mi, motrave të tyre, të cilat e urrenin Enver Hoxhën. E urrenin dhe ishin të bindura që ishte një person i keq, e kishin njohur që para mbretërisë, vitet e fundit të pushtimit italian, tregonin shumë histori për të. Pra ato jetonin në ato kohë triumfin e tij, dhe nuk mund të vërtetonin ose nuk mund të tregonin që idetë e tyre ishin të vërteta ose bindëse. Dhe raporti im me Enver Hoxhën, mendoj se unë e kam kryer raportin tim personal me të në shkurt të vitit 1991, kur kam qenë pjesëtar i atyre studentëve që morën pjesë në heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti, rrëzimin e bustit. Por kam ndjerë një lloj keqardhjeje për tendencën, e memuaristikës, kryesisht për ta përbaltur atë, për ta treguar, jo me keqardhje për Enver Hoxhën, por me keqardhje në fakt se po i shërbenim figurës së tij duke dashur për ta ulur nga çdo piedestal. Është një njeri që ka dominuar gjysmën e historisë së shtetit shqiptar 41 vjet, ose 46 bashkë me regjimin komunist, sepse Ramiz Alia ishte një refleks, një vijueshmëri e Enver Hoxhës, nga 100 vjet që ka mbushur shtetit shqiptar. Kështu që nuk kam pasur ndonjë raport. Kur e kam shkruar librin e kam shkruar tërësish pa komente, jam tërhequr prej komenteve. Kam komentuar vetëm në dy-tre paragrafët e fundit për të dhënë një qëndrim, sepse mund të kishte njerëz që do të thoshin ‘ti s’ke dhënë asnjë qëndrim tëndin’. Ideja ime ka qenë verifikimi i plotë, citimi i veprës së Enver Hoxhës dhe ballafaqimi me dokumentet për të njëjtat çështje.


OpEd

10

MAPO

E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Reklamat janë arti i shpellave të shekullit XX. Marshall McLuhan

02

Patriotizmi është shpesh arbitrariteti i pasurisë së patundshme mbi parimet. George Jean Nathan

03

Republika e vërtetë: burrat, të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë; gratë, të drejtat e tyre dhe asgjë më pak. Franklin P. Adams

Bujar Kapexhiu Nga

Efekti Ringelmann dhe debati për gjuhën D

ebati nga pikëpamja teorike është procesi i rrahjes së mendimeve ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje të caktuar, politike, shoqërore, ekonomike etj. Debati si diskutim i gjerë dhe i hapur për një çështje me rëndësi, siç është gjuha shqipe, mund të jetë i lirë, i gjallë apo i ashpër, shkencor apo shoqëror, dhe të shumtë mund të jenë ata që hyjnë në të apo që e mbyllin atë. Gjuha shqipe ka rregullat e saj, të cilat duhen kuptuar si ligje me hartimin e të cilave merren vetëm specialistët dhe pjesa tjetër e shoqërisë ka për detyrë t’i zbatojë. Orientimi i duhur për gjuhën shqipe i nevojitet kaq shumë shoqërisë sonë veçanërisht në këtë kaos që po jeton. Larmia e qëndrimeve dhe pozicionimi i pjesëmarrësve, diskutimi mbi përdorimin e zanores ë, entuziazmi për gegërishten apo dyshimet për instrumentalizimin e saj, përdorimi i paskajores gege, e ardhmja e standardit, pa harruar sigurisht edhe krijimin e komisionit ndërakademik për gjuhën shqipe e shndërron këtë diskutim në një privilegj të vërtetë kur mendojmë se problemet me gjuhën shqipe janë shumë më të thella. Çdo diskutim që çelet ndaj gjuhës bën të aktivizohen profesionistët, diletantët dhe të gjithë të shqetësuarit për të. Në fushën e studimeve shoqërore është shumë i njohur i ashtuquajturi efekti Ringelmann ose efekti i kohës së humbur. Sipas këtij efekti, kur grupit i ngarkohet një detyrë, përpjekja individuale që bën secili për zgjidhjen e saj ndodh të jetë në përpjesëtim të zhdrejtë me numrin e pjesëmarrësve. Efekti Ringelmann nuk do ta linte mënjanë edhe këtë debat, si dhe shumë të tjerë që hyjnë e dalin në “skenën” e shoqërisë sonë duke menduar pjesëmarrësit në të, të cilët nuk gjenden për herë të parë kaq aktivë dhe nëse do të kishin sjellë një produkt, ndoshta situata e gjuhës sonë nuk do të ishte kjo. Ky efekt duket edhe në debatet televizive që vendosin përballë njëratjetrës palën e profesorëve të nderuar dhe kaq të devotshëm ndaj punës që bëjnë dhe të përdoruesve të tjerë të gjuhës. Por këto debate shpejt të bëjnë të kuptosh, veç këtij efekti, sjellja komunikuese dhe komunikimi racional janë dy elemente për të cilët ne si shoqëri, pavarësisht se kemi shumë nevojë, i kemi kaq pak të pranishëm. Komunikimi racional të cilin po e ndeshim çdo herë e më rrallë, nuk lidhet dhe aq me pronësinë e dijes, sesa me mënyrën sesi njerëzit si subjekte, të pajisur me dhuntinë e fjalës dhe të

koment Entela Binjaku

Çdo diskutim që çelet ndaj gjuhës bën të aktivizohen profesionistët, diletantët dhe të gjithë të shqetësuarit për të. Në fushën e studimeve shoqërore është shumë i njohur i ashtuquajturi efekti Ringelmann ose efekti i kohës së humbur

veprimit, përvetësojnë dhe vënë në punë dijet e marra. Roli i sjelljes komunikuese është i pazëvendësueshëm çdo herë që bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme siç është gjuha shqipe. Dihet se sjellja komunikuese mes palëve të përfshira në diskutim orientohet nga qëllimi i mirëkuptimit dhe karakterizohet nga ndërveprimi duke përdorur gjuhën si mjet komunikimi. Në sjelljen komunikuese njëra nga palët motivohet, në mënyrë të arsyeshme, nga pala tjetër, për një veprim të përbashkët: përdorimi i gjuhës sonë në mënyrë sa më korrekte. Mirëkuptimi i arritur përmes komunikimit, në qoftë se do të arrihet, duhet të ketë një bazë racionale: ai nuk mund të detyrohet prej asgjëje tjetër, pasi bazohet mbi bindjet e përbashkëta. Duke mbetur brenda këtij lloji të sjelljes, mund të pohojmë se vlefshmëria e çdo argumenti të propozuar lidhet me: të kuptuarit; vërtetësinë, saktësinë, të pranuarit. Këto argumente mbi vlefshmërinë tregojnë racionalizmin e përbashkët për të gjithë folësit, pavarësisht se kush përfshihet, cilit nivel kulturor i përket apo cilin pozicion mbron. Në përgjithësi të gjitha strukturat e jetës, që orientohen nga logjika gjuhësorekomunikuese, natyrshëm të çojnë drejt mirëkuptimit reciprok që nënkupton një gjendje më të qartë dhe më të qëndrueshme.

Shoqëria aktuale shqiptare ka specifikat e veta të cilat lidhen me transformimet e thella që kanë përfshirë shumë fusha duke nisur me shfaqjen e informatikës, përdorimin e i nt e r n e t it , t e k n o l o g j i n ë e komunikimit apo shtimin e mjeteve të transportit. Sigurisht këto transformime nuk përjashtojnë edhe elemente themelore të formimit të personalitetit të shqiptarit, të pranuara për rëndësinë që kanë, strukturën dhe funksionet që përmbushin në çdo shoqëri. Gjuha si një ndër simbolet më të rëndësishme të kombit në këto dy dhjetëvjeçarë të fundit ka njohur vërtet ndryshime të rëndësishme, por jo çdokush mund të kontribuojë në ruajtjen, pasurimin dhe lëvrimin korrekt të saj, pavarësisht dëshirës dhe dashurisë për të. Diletantizmi në këtë rast do të sillte dëme të pakthyeshme, por profesionalizmi do t’i vinte aq shumë në ndihmë duke u bërë udhërrëfyes i së ardhmes së saj. Debati për gjuhën duke qenë kaq delikat nuk mund e nuk duhet të pranojë gjithkënd që nuk ka formimin e duhur, por ai duhet të mbetet një fushë veprimi për specialistët e afirmuar mendimet e të cilëve të jenë një siguri për të gjithë shqipfolësit. Duke trajtuar shoqëritë postmoderne Habermas e lidhte krizën e demokracisë me faktin se mekanizmat shoqërorë, që do të duhej të lehtësonin shkëmbimet dhe shpjegimet e komunikimit racional, funksionojnë tashmë si të pavarura. Këta mekanizma kryejnë qarkullimin e informacionit por njëkohësisht vështirësojnë marrëdhëniet komunikuese, që do të thotë se vështirësojnë aktivitetin e të interpretuarit të individit dhe të grupeve shoqërore. Si zgjidhje të problemit të shoqërisë bashkëkohore Habermasi propozon konceptin e një programi për një komunikim pa kufij dhe joautoritar. Në këtë kuptim edhe debati për gjuhën tonë i konceptuar si një sjellje komunikuese, i mbizotëruar nga sjellja racionale, larg autoritarizmit dhe si një komunikim i pakufijtë mes profesionistëve të gjuhës, do të bënte që gjuha shqipe të shmangte shumë prej shqetësimeve që sot diskutohen. Nëse këto debate do të ishin kryer kohë më parë, ndoshta dhe unë do të kisha kursyer shumë mund e kohë duke anashkaluar shumë nga gabimet që përmenda në fillim dhe do të isha më e sigurt në përdorimin e rregullave të drejtshkrimit edhe në këtë shkrim. *Fondacioni social “Harriet Martineau”.

Plazhistët

@ Posta e redaksisë

Që gjërat po shkojnë më mirë, kjo është diçka që duket nga Alda Në fakt gjërat po shkojnë më mirë për shumicën e shqiptarëve, dhe kjo duket sheshit, këtë e thonë të huajt që vizitojnë Shqipërinë për herë të dytë, këtë e thonë emigrantët që kthehen pas disa vitesh, këtë e thonë politikanë të huaj, eurodeputetë, ambasadorë, madje këtë e pranojnë deri edhe më skeptikët e Shqipërisë, si serbë apo grekë, ndoshta me zili! Por gjërat po shkojnë më keq për një grup të vogël njerëzish në këtë vend, të cilët ishin mësuar të përfitonin nga mungesa e shtetit, të cilëve po iu zvogëlohen hapësirat për korrupsion, të cilët pasi përfituan në mënyra të dyshimta paratë e taksapaguesve, apo u bënë miliarderë me pazare të pista dhe kriminale, me të cilat blenë edhe media që i mbështesin verbërisht, por blenë edhe politikanë, të cilët sot po i bëhen edhe barrikadë Shqipërisë dhe shqiptarëve për të qenë edhe më mirë! Pra ky grup njerëzish pasi vodhën, përfituan në mënyra të ndryshme paratë e shqiptarëve deri edhe me trafiqe nga më të rrezikshmet dhe më të dënueshmet, tani po kthehen në gangrenë për të gjithë shqiptarët në rrugën e tyre drejt BE, një ëndërr e kahershme e të gjithë shqiptarëve!

Për ty, gjërat sigurisht që shkojnë më mirë… nga shqiptar Patjetër për ty gjërat po shkojnë më së miri. Qartësisht i bëj thirrje ndërgjegjes tënde, që të vendosësh elemente autocensure në ato që mendon të shkruash. Si pjesë e garniturës së pushtetit, si drejtues i një universiteti, si botues i një medie, për ty gjërat absolutisht po shkojnë më mirë, por për njerëzit e thjeshtë, pak iu hyn në punë posta, viza, por iu intereson buka e gojës, dhe të garantoj se po bëhen përditë e më të shumtë përfaqësuesit e kësaj kategorie. Gjërat po shkojnë keq e më keq. Kjo ka vetëm një kusht që të shihet, nuk duhet të rrish pas një tryeze, para një kamere apo ngjitur bri pushtetit për të ndjerë se si realisht po shkojnë gjërat.

Ky joni është përparim kaotik nga Eraldi Nuk është debat a po shkojnë gjërat më mirë apo jo?! Sepse shoqëria ecën përpara dhe sigurisht që bëhet më mirë. Shoqëria ka vetë një dinamizëm që shkon përpara, por debati është, a po shkojmë përpara me ritmin e duhur?! A kemi mundësi të shkojmë përpara më shpejt? Sigurisht që mundësitë janë të shkojmë më shpejt! Tani po ecim përpara me hapin e breshkës dhe më të shumtën e herëve është një përparim kaotik, i çrregullt dhe pa vizion. Ky “përparim” do të kthehet në makth më vonë. *Komentet janë marrë nga mapo.al si reagime ndaj artikullit të Henri Çilit ‘Është krijuar ideja se gjërat janë duke shkuar më keq’, botuar në versionin print të MAPO Weekend.


E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

11

Riekuilibrimi i ekonomisë botërore kërkon që vendet emergjente dhe ato në zhvillim të jenë deficitare në planin tregtar në raport me 33 vendet e pasura të OCDE, që tregu i brendshëm i tyre të bëhet lokomotiva e rritjes ekonomike botërore. — Adrian Civici

A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza? V

lerësimet e përditshme për ekonominë dhe financat botërore konfirmojnë qartë një asimetri të madhe globale, por dhe një pyetje që deri para pak kohësh dukej absurde. Të mbërthyer në një ngërç ndërmjet pasigurisë financiare dhe perspektivave ekonomike problematike, vendet e zhvilluara perëndimore po i tremben një dobësimi gjeopolitik dhe shkarjeje në pozicione të dorës së dytë, duke u dominuar nga pesimizmi. Ndërkohë, ashtu siç evidenton Dominique Moisi në librin e tij “Gjeopolitika e emocioneve”, në shumë vende të Azisë, Amerikës Latine apo dhe Afrikës mbizotëron optimizmi dhe besimi për të ardhmen më të mirë. Vendet e zhvilluara perëndimore po ndiejnë rikthimin e të djathtave dhe të majtave ekstreme në skenën politike, po shfaqin ndjenja frike e proteksionizmi, ndërkohë që deri tani kanë luajtur kartat e kampionëve të liberalizmit dhe hapjes së tregjeve, po bien në situatën e të ashtuquajturës “frikë ndaj globalizimit” apo “refuzim të globalizimit”. Ndërkohë, vendet emergjente të grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) së bashku me shumë vende të tjera në zhvillim po manifestojnë të kundërtën, por duke ia bërë të qartë “Perëndimit” se tashmë të gjithë janë në të njëjtën anije: do të mbyten ose do të shpëtojnë së bashku. Mbas Luftës së Dytë Botërore në botë u zhvillua një model specifik rritjeje ekonomike dhe zhvillimi, i bazuar kryesisht te fuqia dhe përfitimet nga eksportet. Vendet e zhvilluara përfituan për të importuar lëndë të para e fuqi punëtore me çmim të lirë, ndërkohë që vendet e varfra u bënë klientë të rregullt për teknolog jitë dhe shërbimet e vendeve të zhvilluara, megjithëse gërshëra e çmimeve ishte e madhe. Por ky model i dobësoi vendet e zhvilluara perëndimore, sidomos strukturat sociale të tyre, duke përjashtuar një pjesë të madhe të popullsisë nga tregu aktiv dhe konkurrues i punës, duke adoptuar modele sociale mjaft të kushtueshme që nxisnin parazitizmin, apo, në rastin më të mirë, jetën e lehtë e të garantuar nga Shteti, duke nxitur me lloj-lloj formash konsumin e brendshëm dhe për pasojë shtuar borxhin dhe deficitet publike. Ishte kjo logjikë veprimi që çoi në krizën e kredive imobiliare me risk të lartë në ShBA dhe krizën e borxhit publik në Europë. Por ajo që mund të quhet “çudi” apo “trill i historisë” qëndron në faktin se kreditorët e vendeve të pasura u bënë pikërisht vendet e varfra dhe ato në zhvillim që, falë rezervave të tyre valutore, të cilat nuk mund t’i konsumonin vetë, financonin konsumin në vendet e pasura. Tashmë është e qartë se “temperatura e lartë” e sektorit financiar botëror i dedikohet pikërisht ma-

economicus Adrian CIVICI

Tashmë është e qartë se “temperatura e lartë” e sektorit financiar botëror i dedikohet pikërisht masave “speciale” për të ricikluar tepricat financiare të vendeve të varfra, me qëllim që të reduktohej deficiti financiar gjithnjë në rritje i vendeve të pasura. Fillimisht, e gjithë kjo skemë mendohej se ishte afatshkurtër dhe plotësisht e “kalueshme”

save “speciale” për të ricikluar tepricat financiare të vendeve të varfra, me qëllim që të reduktohej deficiti financiar gjithnjë në rritje i vendeve të pasura. Fillimisht, e gjithë kjo skemë mendohej se ishte afatshkurtër dhe plotësisht e “kalueshme”, d.m.th. që rritja e vendeve të varfra do të çonte detyrimisht në një konvergjencë botërore të pagave dhe çmimeve, duke i dhënë fund transferimit të kapitaleve drejt Kinës, Indisë, Brazilit etj., ndërkohë që në këto vende do të zhvillohej tregu i brendshëm, do të zvogëlohej masa e madhe e kursimeve (d.m.th. parave që nuk kishin mundësi të përdoreshin) dhe tregtia botërore do të riekuilibrohej. Por kjo “skemë teor-

ike” nuk ndodhi, dhe bota ra në një krizë të thellë financiare të paprecedent. Aq më tepër që, sipas ekspertëve, edhe në një periudhë afat-mesme të ardhshme nuk pritet që të ndodhin dy dukuri të rëndësishme anti-krizë: nuk shpresohet një ulje e çmimeve të lëndëve të para, që do të ishte një stabilizator i fuqishëm ekonomik në kohë krize; nuk pritet një ulje e presionit të fuqisë së re punëtore në tregjet e punës, çka do të thotë se papunësia do vazhdojë të qëndrojë si “guri i Sizifit” në shpinën e vendeve të zhvilluara. Faktorët e mësipërm e bëjnë mjaft të vështirë riekuilibrimin e rritjes ekonomike në nivel botëror nëpërmjet zvogëlimit të disekuilibrave financiare ndërmjet vendeve të pasura të OECD dhe vendeve të varfra apo në zhvillim. Kjo situatë përkthehet si një presion drejt rritjes ekonomike minimale apo recesionit për shumë vende të zhvilluara, por dhe si një trysni po kaq negative për vendet e varfra. Riekuilibrimi i ekonomisë botërore kërkon që vendet emergjente dhe ato në zhvillim të jenë deficitare në planin tregtar në raport me 33 vendet e pasura të OCDE, që tregu i brendshëm i tyre të bëhet lokomotiva e rritjes ekonomike botërore. E gjithë kjo logjikë të çon në konkluzionin se një strategji e re për vendosjen e ekuilibrit në ekonominë botërore nuk pritet të fillojë nga reformat dhe politikat e vendeve të pasura, ShBA apo Europës, por te modelet e reja të rritjes ekonomike në vendet BRICS, vendet e varfra dhe ato në zhvillim në Azinë Juglindore, në Amerikën Latine apo në Afrikë. Rritja e kërkesës së brendshme në këto vende shihet çdo ditë e më tepër si “varka e shpëtimit” për ekonominë botërore, dhe veçanërisht atë perëndimore. Suksesi i këtij skenari, që tashmë ndodhet në tavolinat më të rëndësishme botërore të vendimmarrjes ekonomike e financiare, nënkupton kombinimin e tri dinamikave të veçanta: vendet BRICS duhet të intensifikojnë tregtinë me vendet e varfra apo në zhvillim, në mënyrë që të krijojnë një lidhje të tipit “klient-furnitor”, siç e kanë me vendet e pasura; tregjet e brendshme të vendeve të varfra duhet të zhvillohen me shpejtësi, në mënyrë që të stimulojnë një rritje ekonomike të mbështetur në konsumin e brendshëm; flukset dhe financimet drejt vendeve në zhvillim duhet të rriten me shpejtësi, jo vetëm nga vendet e industrializuara perëndimore, por edhe nga vendet BRICS dhe vendet eksportuese të naftës. Pra, konkluzioni i përgjithshëm i mjaft ekonomistëve dhe ekspertëve është se mënyra më e mirë për të dalë shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme nga kriza ekonomike botërore është stimulimi i zhvillimit dhe mbështetja e gjerë për vendet e varfra dhe ato në zhvillim.    

Mërgimtarët dhe (zh)bërja e Shqipërisë koment

Eduard Zaloshnja

Me fjalë të tjera, është e kotë të presësh që nga radhët e mërgatës së tashme të dalin njerëz që do të hidhnin themelet e një rilindjeje të re kombëtare. Kësaj radhe, rilindja do të duhet t’i vijë Shqipërisë nga brenda bash siç i erdhi edhe sëmundja nga e cila ka dekada që vuan...

S

ipas një njoftimi të paradokohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi në Durrës një tubim me 300 shqiptarë të arsimuar jashtë, të kthyer nga emigracioni për t’u bërë anëtarë të saj e për të kontribuar në fushatën elektorale dhe, më pas, në qeverisjen e vendit. Një kartë të ngjashme politike, por jo në të njëjtën magnitudë, e ka luajtur edhe PD-ja para 2005-ës, ose PS-ja para 2009ës. Dhe luajtja e kësaj karte synon të shfrytëzojë një farë miti që qarkullon rreth shqiptarëve të diplomuar në universitetet e huaja, të cilët, sipas këtij miti, “do ta bëjnë” Shqipërinë. Por, a vlen të kihet një pritmëri e tillë e lartë? Duke hedhur sytë prapa në histori, mund të konstatohet se, në shekullin e 15-të, është regjistruar një eksod i madh i shqiptarëve, i ngjashëm me atë që filloi pas vitit 1990. Por në ndryshim nga ai i pesë shekujve më parë, kur e keqja, në formën e hordhive pushtuese, erdhi nga jashtë, ky i tashmi u shkaktua nga një e keqe e brendshme, e cila kishte dekada që mbruhej. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, mërgimtarët e sotëm janë aq të ndryshëm nga ata të shekullit të 15-të. Kur çereku i popullsisë shqiptare të periudhës së Skënderbeut u largua drejt brigjeve të Italisë, në mendjet e mërgimtarëve duhet të ketë qenë e fuqishme shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe. Duke gjykuar nga ruajtja për shekuj e gjuhës, historisë, kulturës, traditave etj., ta do mendja se kjo shpresë e dëshirë, në formën e një ëndrre, u trashëgua brez pas brezi deri në kohën e Jeronim De Radës, Gavril Darës etj.  Dhe ndoshta jo rastësisht veprat e këtyre shkrimtarëve me origjinë të largët shqiptare, u bënë ndër gurët kryesorë të themelit të Rilindjes Kombëtare në Shqipëri. Ndërsa kur çereku i popullsisë shqiptare u largua në vitet pas rënies së diktaturës komuniste, në mendjet e shumicës së mërgimtarëve, shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe dukej të ishte e vogël. Kjo, sepse ata nuk u larguan nga atdheu për t’i shpëtuar një pushtuesi të huaj, por thjesht për t’i shpëtuar së keqes që e kishte kapërthyer vendin nga brenda.  Për shumicën e mërgimtarëve të pas vitit ‘90, Shqipëria dukej një vend që nuk bëhej dot.  Dhe si rrjedhim, edhe shpresa e dëshira për një rikthim në atdhe ndoshta ishte fare e vogël. Më pas, ngjarjet e vitit 1997, të cilat shërbyen si një konfirmim i kobshëm i idesë se Shqipëria nuk bëhej dot, ia hoqën shpresën dhe dëshirën për rikthim edhe atyre pak mërgimtarëve që e kishin ndërmend rikthimin. Ndërkohë, ato ngjarje i shtuan ndjeshëm radhët e atyre që synonin rrugën e mërgimit. Duke bërë që sot, fatkeqësisht, mbi 1 milion shqiptarë të jetojnë në dhe’ të huaj. Ç’është më e keqja, ndër mërgimtarët që kanë arritur të diplomohen në universitetet perëndimore, apo që janë bërë biznesmenë të suksesshëm në vendet ku janë ngulur, shumica as që kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri. Maksimumi që ata bëjnë për vendin e tyre është kryerja e ndonjë vizite familjare gjatë verës në atdhe, shkrimi i ndonjë artikulli në gazetat shqiptare, apo ndonjë aktivitet kulturor e rrallë politik në vendet ku jetojnë. Dhe kur kënaqësia e përkohshme që u japin këto eksperienca patriotike davaritet, shumica e tyre u rikthehet preokupimeve të përditshme, duke i kujtuar vetëm kalimthi momentet që i bënë të ndjeheshin patriotë. Kuptohet që gjatë këtyre 22 vjetëve, disa prej mërgimtarëve janë kthyer në Shqipëri (përfshirë dhe autorin e këtyre rreshtave). Madje disa prej tyre kanë arritur të bëhen edhe ministra apo zëvendësministra. Por këta të fundit thjesht janë bërë si kolegët që gjetën në Shqipëri. Dhe në kushtet kur shumica dërrmuese e mërgimtarëve kryesisht e vrasin mendjen se si të plotësojnë nevojat për ushqim e rroba të mira, shtëpi komode, dhe siguri për vete e fëmijët në vendet ku janë ngulur, është e kotë të shpresosh se prej tyre do të dalin ca De Rada të shekullit të 21-të. Me fjalë të tjera, është e kotë të presësh që nga radhët e mërgatës së tashme të dalin njerëz që do të hidhnin themelet e një rilindjeje të re kombëtare. Kësaj radhe, rilindja do të duhet t’i vijë Shqipërisë nga brenda - bash siç i erdhi edhe sëmundja nga e cila ka dekada që vuan... www.respublica.al


CMYK

0212

MAPO

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

arsim

Ulet pragu minimal i pikëve për Skulpturën dhe Pikturën, rritet maksimali për Arkitekturën. Konkurset për Akademinë e Arteve të Shkodrës do të zhvillohen në Tiranë

Degët me konkurs, MASH përcakton pikët e testimit special Ministria e Arsimit miraton pikët minimale dhe maksimale të konkurseve të pranimit dhe pesha që do të ketë testimi në raport me provimet e Maturës Jonida Tashi

Ministria e Arsimit përcakton pikët minimale dhe maksimale të konkurseve për degët ku maturantët do të pranohen edhe në bazë të rezultateve të arritura në testimin special. Po kështu, MASH ka vendosur se si do të bëhet llogaritja e pikëve për t’u shpallur fitues në këto programe studimi, që janë tepër të preferuara nga të rinjtë, ndaj ata që pranohen përzgjidhen në bazë të talentit, pasi bëhet fjalë për degë mjaft specifike. Për këtë arsye, pjesën më të madhe të pikëve do ta zënë rezultatet e konkurseve dhe më pak ato të grumbulluara nga provimet e Maturës dhe mesatarja. Kështu, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e konkurseve të pranimit në 7 prej institucioneve të arsimit të lartë, si: Universiteti i Arteve të Tiranës, Akademia e Arteve Shkodër, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, pranimet do të bëhen mbi bazën e rezultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të fituara nga konkursi i pranimit, i organizuar nga këto institucione publike. Krahasuar me një vit më parë, sivjet MASH ka vendosur që të ulë me 30 pikë pragun për të fituar dy nga degët më të kërkuara në Universitetin e Arteve, që janë Piktura dhe Skulptura. Nëse një vit më parë pragu minimal i pikëve në këto dy degë ishte 90, sivjet ai ka zbritur në 60. Për Arkitekturën është rritur numri maksimal i pikëve të konkursit, duke shkuar nga 65 në 70. Raporti i pikëve Ajo që vihet re është se gara për të fituar Akademinë e Arteve në Shkodër do të jetë po aq e vështirë sa dhe Universitetin e Arteve në Tiranë. Përpos faktit që konkurset do të vlerësohen njëlloj në të dyja institucionet, MASH ka vendosur që konkurrimi për kandidatët e Akademisë së Arteve të Shkodrës të kryhet në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës, në ambientet e këtij të fundit. Sipas udhëzimit, kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, që është 60 pikë, nuk fiton të drejtën e studimit. Për sa i përket raportit të pikëve Maturë-konkurs, udhëzimi i MASH-it përcakton që “në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe në Akademinë e Arteve në Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%”. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës rezultatet e shkollës së mesme do të llogariten në mënyrë të barabartë me ato të konkursit, 50% për secilën. Në Universitetin Politeknik të Tiranës, për programet e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist” rezultatet e shkollës së mesme do të përbëjnë 40% të pikëve në vlerësimin përfundimtar, kurse konkursi do të ketë 60%. Në Universitetin e Shkodrës dhe Universitetin e Elbasanit, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” raporti midis pikëve të Maturës

Nga konkurset e pranimit për pikturën

me konkursin do të jetë 50% me 50%. Në programet e studimit të FASTIP të Universitetit të Durrësit, rezultatet e Maturës do të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit (Gjuha Angleze dhe intervista e punësimit) në masën 60%. Në udhëzimin e MASH përcaktohet se rregulloret dhe

programet e konkurseve, të miratuara nga këto universitete duhet të bëhen publike për kandidatët duke filluar nga data 1 gusht. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), deri në datën 14 gusht 2012, duhet të përgatisë listën e konkurrentëve për konkurset e pranimit sipas preferencës së kërkuar prej

Llogaritja e pikëve, raporti Maturë-konkurs • Universiteti i Arteve • Akademia e Arteve Shkodër • Universiteti i Sporteve • Universiteti Politeknik • Universiteti i Elbasanit • Universiteti i Shkodrës • Universiteti i Durrësit

30% me 70% 30% me 70% 50% me 50% 40% me 60% 50% me 50% 50% me 50% 40% me 60%

Pikët maksimale dhe minimale të konkurseve • Universiteti Politeknik Arkitekturë (Arkitekt) 70 Arkitekturë (Urbanist) 70 • Universiteti i Elbasanit Edukim fizik dhe sporte 70 • Universiteti i Shkodrës Edukim fizike dhe sporte 70 • Universiteti i Durrësit Menaxhim i bankave 100 Menaxhim hoteleri-turizëm 100 Menaxhim i ndërmarrjeve 100 Multimedia dhe TIK 100 • Universiteti i Arteve Fakulteti i Artit Skenik 240 Fakulteti i Artit Figurativ 240 Fakulteti i Muzikës 240 • Universiteti i Sporteve Shkencat e lëvizjes 70 Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit 70 • Akademia e Arteve Shkodër Fakulteti i Muzikës 240 Fakulteti i Artit Figurativ 240

0 0 0 0 40 40 40 40 60 60 60 0 0 60 60

tyre në Formularin A2. Listat e konkurrentëve për secilin konkurs pranimi do t’u dorëzohen universiteteve sipas programit të studimit, në datën 15 gusht 2012 nga AKP-ja për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar Formularin A2. MASH udhëzon rektoratet dhe dekanatet e universiteteve që të shpal-

lin në mjediset e tyre të dukshme deri në datën 10 gusht datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për të siguruar një ecuri normale të procesit të regjistrimeve në konkursin e pranimit. Sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse, pas verifikimit të listave të të regjistruarve, me listën e dorëzuar nga AKP dhe nga MASH, në datën 17 gusht duhet të shpallin listat e konkurrentëve të regjistruar. Në Universitetin e Arteve, konkurset për të gjitha programet e studimit do të zhvillohen nga data 27 gusht deri më 1 shtator; në Universitetin e Sporteve, nga data 29-31 gusht; në Universitetin e Shkodrës dhe të Elbasanit për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” 2729 gusht; Universiteti Politeknik i Tiranës 3-5 shtator; në Universitetin e Durrësit (FASTIP), për programet e studimit në gjuhën angleze, 27-29 gusht; Akademia e Arteve, Shkodër, për të gjitha programet e studimit, 27 gusht-1 shtator. Konkurset e pranimit në këto institucione publike të arsimit të lartë do të monitorohen edhe nga përfaqësues të MASH-it. Rezultatet e konkurseve të pranimit do të dërgohen në MASH e në AKP brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre.


CMYK

02

e diel, 29 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

sociale Diabeti, shqiptarët shkojnë te mjeku me komplikacione të rënda

13

Studimi është kryer nga muaji janar deri në qershor 2012, duke përfshirë të gjithë pacientët e shtruar për herë të parë me diabet pranë Pavijonit të Endokrinologjisë në QSUT

Sipas studimit të kryer nga shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti, mosha e fillimit të diagnostikimit të diabetit në vend është rreth 56 vjeç, ndërkohë që sëmundja shfaqet pas të 30-ve Jonida Tashi Sëmundja e diabetit në vendin tonë “kapet” shumë vonë dhe rreth 1 në 2 pacientë paraqiten te mjeku me komplikacione serioze. Neglizhenca e tyre për t’u vizituar bën që diabeti të avancojë me zhvillimin e komplikacioneve serioze, siç janë sëmundjet diabetike të syrit, veshkave, dëmtim të nervave (neuropatisë) dhe sëmundjeve të zemrës që përbëjnë edhe shkakun kryesor të vdekjeve te pacientët diabetikë. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, nga shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti, dhe mjeku i sapodiplomuar Taulant Muka. Studimi është kryer nga muaji janar 2012 deri në qershor 2012, duke përfshirë të gjithë pacientët e shtruar për herë të parë me diabet pranë Pavijonit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

(QSUT). Sipas studimit, mosha e fillimit të diagnostikimit të diabetit në vend është rreth 56 vjeç, ndërkohë që sëmundja shfaqet shumë më herët, kryesisht pas moshës 30-vjeçare. Për këtë arsye, shumica e pacientëve që paraqiten te mjeku me diabet kanë të zhvilluar komplikacione serioze, si: sëmundjet e syrit që avancojnë drejt verbimit, dëmtime të veshkave, zemrës dhe me këmbës diabetike. “Mbi 40% për qind e personave që kanë diabet diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të paktën një prej komplikacioneve të mësipërme të diabetit. Rreth 30.43% e personave në momentin e diagnostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit), mbi 40% kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre. 11.32 % shfaqen me neuropati, e cila përbën një risk për këmbë diabetike dhe amputime të gjymtyrëve. Gjithashtu, 11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të trurit”, - thuhet në për-

fundimet e studimit. Por një tjetër element i rëndësishëm që u vu re në studim ishte fakti që në 80% të rasteve, pacientët nuk plotësoheshin me të gjitha ekzaminimet e nevojshme për të kapur komplikacionet afatgjata të diabetit, me qëllim mjekimin e hershëm të tyre dhe parandalimin e avancimit të mëtejshëm të sëmundjes, të cilat mund të çojnë në vdekje. Studimi ka treguar që 8 në 10 pacientë me diabet lihen të lirë, pavarësisht riskut të lartë për zhvillimin e komplikacioneve, siç tregohet edhe nga rezultatet e studimit. “Ekzaminimet për sëmundjet e syrit realizoheshin vetëm në 45.28% të rasteve, ndërsa ekzaminimi për dëmtimin e nervave (neuropatisë) bëhej vetëm në 22.64% të pacientëve që paraqiten me diabet”, - thuhet në studim. Sipas studimit, në 64% të rasteve pacientët diabetikë shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin përkatës. Pra, 8 në 10 pacientë nuk merrnin mjekimin për yndyrat e larta në gjak, të cilat përbëjnë një faktor të rëndësishëm në Florian Toti sëmund-

Diagnostikimi i diabetit �40% e personave diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të

paktën një prej komplikacioneve �40% e tyre kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre �30.43% e personave në momentin e diagnostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit) �11.32 % shfaqen me neuropati që përbën një risk për këmbë diabetike dhe këputje të gjymtyrëve �11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të trurit Ekzaminimi �80% të rasteve, pacientët nuk plotësoheshin me të gjitha ekzaminimet për të kapur komplikacionet �64% të rasteve pacientët shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin �45.28% të rasteve, tek pacientët me diabet realizoheshin ekzaminimet për sëmundjet e syrit �22.64% të rasteve, tek pacientët me diabet bëhet ekzaminimi për dëmtimin e nervave jen e diabetit për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës që mund të jenë vdekjeprurëse. Sipas statistikave të Federatës Ndërkom-

bëtare të Diabetit, në Shqipëri numërohen rreth 64 000 persona të moshës 2074 vjeç të prekur nga diabeti.


Blerim Destani, shijues fanatik i puros kubaneze Këtë gjë ai e ka demonstruar vazhdimisht duke hedhur foto, ku puroja nuk i ndahet asnjëherë nga dora.

Rosela Gjylbegu: Dashuria vazhdon në pafundësi Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gjetur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore.

Çdo të diel

www.mapo.al

show biz

intervistë

Poni

Zanfina Ismaili: Dua të thyej tabutë e vajzave të fshatit

Frenki më ka zbutur egon dhe rebelizmin

Zanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse në rrugët e vjetra të një fshati në Deçan. Përveç këtij klipi ajo pritet të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor

Dafina Zeqiri nuk është ndarë nga menaxheri i saj

Imany vlerëson performancën e Besës me “You will never know”

Toros me pushime krah Roberto Baxhos

Ka qenë një surprizë e bukur jo vetëm për këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima, por edhe për të gjithë adhuruesit e saj.

Toros i ka treguar më shumë Baxhos për Shqipërinë, madje i ka bërë edhe një ftesë që të vizitojë zonat turistike në vendin tonë

Tendencë / Si ta shndërroni veten në një femër me stil Faqe 15


16 18 4

MAPO

E 2917 korrik 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Më ka ndryshuar, thotë ajo, teksa nuk mund të mos buzëqeshë dhe t’i shkëlqejnë sytë për çdo pyetje që ka lidhje me të. Ëndrrat janë të shumta, ashtu si përkujdesja dhe dashuria aq sublime e një nëne.

Poni: Një vit me Frenkun, si më ka ndryshuar jeta Jam e realizuar, kam shumë dashuri rreth vetes Jonida Hitoveizi Poni, këngëtarja e dashur e muzikës popullore por jo vetëm, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku i saj. Ishte kënga “Të ndarë”, një bashkëpunim me Dr. Florin, që e solli atë ndryshe dhe me ritme më moderne e mjaft në formë. Megjithatë, këngëtarja shumë shpejt do të lançojë një këngë tjetër mjaft interesante. Biseda me Ponin nuk ndalet vetëm tek muzika por edhe tek djali i saj, Frenku, i cili për pak ditë bën një vjeç. Kanë qenë kohë përkushtimi total ndaj të birit, që padyshim i ka dhënë jetë së

Këtë verë jeni kthyer me projekte mjaft interesante pas një periudhe pauze. Mund të na thoni diçka më tepër rreth këngëve të reja dhe bashkëpunimeve? Në fakt ka qenë pushim pak i gjatë duke qenë se kam pasur arsye të fortë, por ajo çfarë do të dalë shumë shpejt do të jetë kënga dhe klipi im i dytë. Këtë herë do të jetë ndryshe nga ajo që pamë para disa kohësh. Do të jetë këngë popullore ritmike, jo turbo-folk. Është këngë me tinguj të këngës qytetare vlonjate dhe është një këngë e re, jo e përpunuar. Teksti është bërë nga unë, ndërsa muzika nga Edlir Begolli dhe Dr. Flori. Ajo çfarë unë kam bërë shpeshherë ka qenë ose muzikë me nota polifonike, ose këngë qytetare. Kjo këngë sa e dëgjon të kujton këngët qytetare vlonjate, por është trajtuar me goxha ritëm. Jam e kënaqur, sepse çdo gjë që unë bëj është e re dhe kam ardhur ndryshe. Dua të ndalem pak tek bashkëpunimi me Dr. Florin. Pse zg jodhët pikërisht Dr. Florin, ose kush e zgjodhi njëri-tjetrin? Në fakt unë doja të bëja një këngë moderne dhe isha duke menduar këtë gjë, por jo për duet. Kënga në fakt duhet të vijë dhe pas shumë provave që bënim me Florin ai thoshte se “duhet të gjej diçka që të vij natyrshëm”. Kaluan shumë pak kohë dhe Flori më thotë që ka mundësi që kjo këngë të jetë duet. Erdhi shumë natyrshëm ky bashkëpunim. Dimë se shumë këngë të Florit janë shndërruar në hite. Dua të di pak për pritshmëritë e tua, duke qenë se bashkëpunon për herë të parë me Florin? Po, është hera e parë që bashkëpunoj me Florin dhe jam shumë e kënaqur. Së fundmi Flori ka edhe studion e vet tani, ndaj dhe për të punuar është më komode. Jam e kënaqur mbi të gjitha sepse nuk jam ndjerë e sforcuar, edhe pse u përpoqëm që të bënin diçka moderne. Nuk kisha ardhur ndonjëherë kaq moderne, edhe pse kisha provuar balada apo muzikë të lehtë. Si u ndjeve në këtë rrymë kaq moderne? U këndua natyrshëm dhe e gjeta mirë vokalin tim aty brenda. Është problem kur sforcohesh, edhe sa i përket look-ut apo të kënduarit, sepse do të ketë diçka që nuk shkon pastaj. Një matës shumë i mirë ka qenë edhe Youtube. Por meqë jemi këtu, dua të falenderoj shumë edhe

saj shumë ngjyra. Më ka ndryshuar, thotë ajo, teksa nuk mund të mos buzëqeshë dhe t’i shkëlqejnë sytë për çdo pyetje që ka lidhje me të. Ëndrrat janë të shumta, ashtu si përkujdesja dhe dashuria aq sublime e një nëne. “Jo vetëm fëmija im, por të gjithë fëmijët duhet të rriten të qeshur, të lumtur dhe jo me dhunë. Jo më me lodra lufte. Unë e di që jam pak impulsive por kam bërë një betim; që Frenku nuk do të më shohë kurrë të mërzitur. Është e natyrshme edhe mërzia kur vjen, por që unë ia kam thënë këtë vetes ditën që e kam marrë në krah për herë të parë”, - thotë këngëtarja.

“Supersonic Tv” që ka besuar tek unë dhe që bashkëpunimi me ta ka qenë shumë i mirë për çdo video të re që unë kam bërë. Edhe klipi im më i ri do të transmetohet nga po ky televizion muzikor. Jeni bërë e njohur si një këngëtare që këndon muzikën popullore. Mendon se mund të bësh më tepër këngë moderne? Jo, më tepër nuk mund ta kaloj, sepse unë 100% jap aty dhe ndihem vërtet mirë. Muzika në fund të fundit është edhe çështje karakteri. Unë kam një pasaportë, por që të mos e lodhësh publikun, jam munduar gjithmonë të sjell prurje të reja. Sa kohë pas lindjes së djalit je kthyer në koncerte? Oh sa mirë që ma bërë këtë pyetje, sepse djali im ka lindur në 5 gusht dhe ka qenë një aktivitet ditët e fundit të gushtit, i cili ishte vendosur shumë kohë më përpara se unë të isha shtatzënë. Ajo që më ka çuditur është se në disa media u shkrua që unë iu ktheva koncerteve një javë pas lindjes. Do ishte shumë mirë si-

Unë jam kthyer një muaj pas lindjes në skenë. Pastaj ka qenë pushim shtator-tetor dhe në nëntor kam ikur në Amerikë gati dy javë me shumë sforcim, por ishte një kontratë që ishte bërë para se unë të mësoja se isha shtatzënë.

kur të isha aq në formë, por këtë nuk besoj se mund ta bëjë ndonjë femër. Nuk tingëllon as mirë kur e dëgjon. Unë jam kthyer një muaj pas lindjes në skenë. Pastaj ka qenë pushim shtator-tetor dhe në nëntor kam ikur në Amerikë gati dy javë me shumë sforcim, por ishte një kontratë që ishte bërë para se unë të mësoja se isha shtatzënë. Nëse nuk do të shkoja në këto 7 shtete do të bëhej një rrëmujë e madhe, sepse i shkaktoja një dëm personit me të cilin punoj për vite me radhë. Kam shkuar kur Frenku ishte 4-muajsh dhe kam ndenjur dy javë. Të jesh një femër që i duhet të bëjë nënën, artisten, gruan, të ndjekë koncertet...si ka qenë kjo periudhë për ty? Nuk e di, po ndoshta energjitë që mora pasi njoha Frenkun ishin energji që më kanë ndihmuar shumë në këtë pjesë. Shpresoj që të jap më të mirën tani që jam në kushte të tilla. Kjo do të thotë që mëmësia të ka dhënë më tepër energji? Më ka dhënë më tepër energji. Më ka dhënë më tepër ndjeshmëri. Më ka zbu-

tur pak (qesh). Kam qenë pak më rebele. Të ngjan djali? Në fakt kur e shohin në krahun tim thonë “oh sa të ngjan”. Kur e shohin në krahun e të atit, thonë që i ngjan atij. Në fakt ka komplet hijen e të atit dhe ekspresivitetin e syve e ka si unë, po jo shumë. Ajo shprehja që djemtë u ngjajnë shumë nënave nuk gjen shumë vend këtu (qesh). Ku lindi ishte komplet i ati, ndërsa tani duke u rritur po merr nga të dy. Megjithatë rëndësi ka që të jetë mirë. Kush ka qenë ndihma më e madhe? Ndihma më e madhe ka qenë nëna ime, por sigurisht edhe partneri im, i cili më ka kuptuar jo tani që kam lindur fëmijë, por më ka shoqëruar gjithmonë edhe më parë në turne e koncerte të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Ai duron më shumë (qesh). Mami më ndihmon shumë për pjesën që u bëra nënë për herë të parë dhe nuk e njihja këtë botë. Por presoni që më ndihmon më shumë në atë anë, si kur dalë në skenë, apo si më pret publiku, është partneri im. Poni keni ardhur në formë mirë


E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Çdo gjë në jetë është konsum dhe në një lidhje të fortë tre janë elementët që e mbajnë: respekti, dashuria dhe fëmijët, mendoj unë. Fëmijët janë ushqim i gjithë atij raporti që ekziston në çift

Ditët më të bukura të miat janë ato me Frenkun dhe me babin e Frenkut (qesh). Nuk di ta quaj fat apo jo këtë. S’po them që është një njeri që s’e gjen askund, por di të them që na fal shumë dashuri dhe përkujdesje

pas lindjes. Ka qenë e vështirë? Duhet që të vija pasi nuk kisha asgjë në garderobën time që të më hynte në trup (qesh). Kështu që duhet të merrja masa urgjent. Ke mbajtur dietë? Jo dieta të rrepta. Thjesht kam kontrolluar ushqimin dhe nuk ha darkën. Palestër? Palestër kam dashur të bëj, por nuk ia kam dalë (qesh). Kam disa mjete që të ndihmojnë për të mbajtur trupin në formë në shtëpi dhe aty jam përpjekur të ushtrohem nga 20 minuta në ditë, kur nuk qan Frenku. Një artisteje sa kohë i ngelet për të bërë nënën, zonjën e shtëpisë dhe femrën në karrierë? Del, sepse gjatë javës unë jam në shtëpi. Të vetmet ditë kur punoj janë fundjavat, me ndonjë përjashtim që mund të ketë. Të vetmet ditë kur Frenku është pa mua dhe shtëpia pa të zonjën e shtëpisë janë fundjavat. Nuk besoj që Frenkut i ngelet kohë të kalojë pa mua, apo që unë mos të përmbush detyrimet e mia. A je nga ato nënat të cilat e kanë

frikë të madhe t’ia besojnë fëmijët dikujt? Të them të drejtën jam pak, po shyqyr Zotit e di që sot ka shumë agjenci të ndryshme që ta sigurojnë një kujdestare të mirë. Besoj se edhe Frenku si gjithë fëmijët e tjerë, kur të duhet të shkojë në kopsht mund ta shoqërojë dikush kur unë ta kem të pamundur. Tani po jap vetë maksimumin. A je një nënë e rreptë? Jo. E rreptë nuk do jem. Edhe kur ka diçka që nuk do shkojë dhe duhet konsumuar në shtëpinë time, nuk do të ketë as ton të lartë në shtëpinë time dhe fëmijërinë e Frenkut. Është një fëmijë shumë i qeshur dhe nuk dua ta përmend fjalën e rreptë. Unë jam një natyrë e tillë, por këtë pjesë do mundohem ta kontrolloj sa më shumë tek vetja dhe sytë e Frenkut. Jo vetëm fëmija im, por të gjithë fëmijët duhet të rriten të qeshur, të lumtur dhe jo me dhunë. Jo më me lodra lufte. Unë e di që jam pak impulsive por kam bërë një betim; që Frenku nuk do të më shohë kurrë të mërzitur. Është e natyrshme

Tani ndihem e realizuar. Nuk do të doja asgjë tjetër. Ju nuk mund ta imagjinoni dot që s’ka gjë më të bukur sesa të rrish në darkë me një krijesë që ka ardhur pas një historie shumë të gjatë dhe je brenda mureve të shtëpisë duke shijuar çdo gjë.

edhe mërzia kur vjen, por që unë ia kam thënë këtë vetes ditën që e kam marrë në krah për herë të parë. Ke qenë shumë e rezervuar sa i përket privatësisë. Nuk ke publikuar foto me djalin, siç shumë nëna të tjera të famshme kanë bërë… Jo të gjitha besoj. Kam pasur disa ftesa për të dalë për Frenkun, kur ishte bebe i porsalindur. Sinqerisht akoma nuk isha ngopur unë me të vetë, nuk e kisha shijuar vetë dhe më dukej sikur po bëja një padrejtësi ta nxirrja në kopertinë pa e ditur në ai do apo jo. Nuk e kam parë këtë pjesën e publicitetit si diçka të rëndësishme. Besoj nuk ka asgjë të keqe. Unë e kam parë si diçka që duhet ta shijoj vetëm unë. Jeni pak posesive? Jam pak. Madje kur kam qenë e vogël dhe nuk kisha motër, unë e kisha problem. Mendoja se gjithë vëmendja por edhe veshjet më të mira do i shkonin asaj (qesh). Mbaj mend që deri në moshën 12 vjeçe nuk kam dashur motër, pastaj kur doja unë ishte vonë (qesh). Nëse do e kisha ndjerë që Frenku duhet të dilte në kopertina, do e kisha bërë. Cilat janë punët që bën më me qejf në shtëpi? Punët punë ngelen (qesh). Vetëm punët që kanë lidhje me Frenkun i bëj me qejf. Duhet larë, duhet vënë në gjumë, duhet gatuar; duhet t’i bësh gati mollën, karotën dhe portokallin. Edhe të tjerat di t’i bëj, por nuk e kam me qejf të madh. Ndihesh më e përmbushur tani? Tani ndihem e realizuar. Nuk do të doja asgjë tjetër. Ju nuk mund ta imagjinoni dot që s’ka gjë më të bukur sesa të rrish në darkë me një krijesë që ka ardhur pas një historie shumë të gjatë dhe je brenda mureve të shtëpisë duke shijuar çdo gjë. Shijon ushqimin, kur sheh televizor, të ledhatuarat. Sinqerisht, nuk gjej fjalë (duke qenë se jam shumë egoiste si natyrë) arrita që çdo gjë ta lidh me djalin. Ditët më të bukura të miat janë ato me Frenkun dhe me babin e Frenkut (qesh). Nuk di ta quaj fat apo jo këtë. S’po them që është një njeri që s’e gjen askund, por di të them që na fal shumë dashuri dhe përkujdesje. Është i përkushtuar? Sidomos me përkujdesje, sepse që në momentin që kam sjellë në jetë fëmijën e

kam shumë të nevojshme këtë pjesë, edhe një fjalë më të vogël. Lindja e një fëmije a e bën më të fortë raportin në çift? Si e ndryshon? E bën më të motivuar. Patjetër që i jep tjetër dimension. Çdo gjë në jetë është konsum dhe në një lidhje të fortë tre janë elementët që e mbajnë: respekti, dashuria dhe fëmijët, mendoj unë. Fëmijët janë ushqim i gjithë atij raporti që ekziston në çift, sigurisht në harmoni me gjithë elementët e tjerë, se ndryshe s’do të kishte kuptim. Poni, g jatë g jithë këtyre viteve karrierë, cilat kanë qenë momentet më të vështira me të cilat je përballur? Të vështira ka shumë, por ato që të lëndojnë ndoshta më shumë dhe të ngelin në mendje janë padrejtësitë. Ka edhe shumë gjëra të bukura, por s’e di pse njeriu në përgjithësi kujton vështirësitë. Megjithatë dua të shtoj se pavarësisht gjithçkaje, unë e kam arritur atë që dua. Kam afër njerëzit që dua. Kam suksesin tim të konsiderueshëm dhe falenderoj gjithë ata që më mbështesin. Si i ke marrëdhëniet me fansat? Është një marrëdhënie e veçantë, sepse publikun tim unë e kam disi fanatik. Ose më duan vetëm mua, ose nuk më duan fare (qesh). Ka pasur raste kur nuk ke kënduar dot live në ndonjë koncert? Që s’kam kënduar dot live, kjo nuk ka bërë vaki. Nën portokalle dhe këngët popullore e këngët e mia që unë këndoj, kjo nuk ndodh. Po ka bllokime të këtij lloji, ku mund të të mungojë ngjyra për shkak të një ftohjeje apo një udhëtimi që ke bërë. Nga formimi muzikor që kam, di ta rregulloj këtë pjesë duke kënduar gjysmë toni më poshtë dhe përpiqem të jem në formën e duhur. Nuk ka pasur bllokim out, por ndoshta nuk ka qenë forma më e mirë e zërit, kjo edhe ndodh. Cili është publiku yt më i zjarrtë, ai jashtë vendit apo publiku i dasmave? S’mund t’i ndaj, por ju siguroj që publiku më entuziast që ka mall brenda vetes është publiku që jeton jashtë. Ndoshta sepse ata nuk kanë mundësinë të na shikojnë çdo ditë. Besoj se është malli që i bën të jenë kaq të zjarrtë për muzikën e vendit të tyre.


18 16 2

MAPO

E 2917 korrik 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

thashetheme

Zanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse në rrugët e vjetra të një fshati në Deçan. Përveç këtij klipi ajo pritet të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor

Flash Imany vlerëson performancën e Besës me “You will never know”

Zanfina Ismaili:

Dua të thyej tabutë e vajzave të fshatit

Zanfina Ismaili ka lançuar klipin e saj më të ri, “2 minuta”. Ajo që bie në sy në këtë klip është padyshim forma e shkëlqyer e këngëtares. Megjithatë, për këtë këngë ajo ka thënë: “Faktikisht unë jam paraqitur në mënyrën më moderne. Të them, si një vajzë moderne e fshatit. Me këtë kam synuar që të thyej tabunë e shumë vajzave që jetojnë në fshat dhe t’u jap kurajë atyre”, - ka thënë Zanfina për mediat kosovare. Zanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse në rrugët e vjetra të një fshati në Deçan. Përveç këtij klipi ajo pritet të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor, ndërkohë që fansat kërkojnë gjithnjë e me më shumë këmbëngulje një duet me motrën e saj, Adelina Ismaili.

Ka qenë një surprizë e bukur jo vetëm për këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima, por edhe për të gjithë adhuruesit e saj. Gjatë kësaj jave këngëtarja Imany, e njohur shumë edhe në Shqipëri falë hitit “You will never know”. “E pabesueshme!”, - ka qenë komenti i këngëtares së njohur, ndërsa Besa ka shtuar se ka ngelur e befasuar nga ky vlerësim. Koveri i këngës së njohur është kënduar tek “E diela shqiptare” dhe pas publikimit në faqen zyrtare të Imany mund të themi se ka bërë xhiron e botës. “Jam shumë e nderuar. Faleminderit Imany!” - ka shtuar Besa.

Tuna nuk di të ndalet,

gati “çmenduria” e radhës Këngëtarja Tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “I Asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ. Pavarësisht kritikave, klikimet vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në Youtube. “Jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘I Asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. Për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizimin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi, të cilët bënë që kjo këngë të vlerësohet dhe të jetë një hit”, - ka thënë ajo. Këngëtarja nga Maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lançojë edhe disa këngë e klipe të reja dhe se do të mundohet që të sjellë të tjera befasi për fansat e saj.

Blerim Destani, shijues fanatik i puros kubaneze

Dafina Zeqiri nuk është ndarë nga menaxheri i saj

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani duket se është një shijues pasionant i puros. Këtë gjë ai e ka demonstruar vazhdimisht duke hedhur foto, ku puroja nuk i ndahet asnjëherë nga dora. Madje dhe në kafen e mëngjesit aktorin e shoqëron përherë një puro. Blerim Destani është duke e shijuar totalisht çdo moment me purot e tij. Këtë e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme.

Sipas zërave të fundit mësohet se Dafina Zeqiri nuk i ka prishur marrëdhëniet dhe nuk është ndarë nga menaxheri i saj Çekiç. Përkundrazi, Çekiç vazhdon ta shoqërojë këngëtaren nëpër koncerte dhe është menaxheri i saj. Madje, sipas tij, Besfort Hasanaj po e shantazhonte Dafinën që nëse shkëputet nga ai, do t’ia fshinte videoklipin “Tonight”. Ndërsa kompania “On Air Music” ka kontaktuar me Google dhe Youtube dhe ata i kanë dhënë akses në kanalin e Dafina Zeqirit, e në këtë rast ka ndodhur edhe fshirja e videos që vazhdon të jetë ende e tillë. Ndërsa mësohet se shumë shpejt një nga videot më të klikuara shqiptare “Tonight” do të rikthehet ashtu siç ka qenë më parë. Madje për ta bërë edhe më të besueshme këtë histori, menaxheri i Dafinës, Damir Çekiç ka postuar edhe një foto me këngëtaren në profilin e tij në Facebook ditën e djeshme.

Toros me pushime krah Roberto Baxhos

Torosi i BB4 këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për pushimet e tij të shfrenuara me shumë femra. Megjithatë, duket se ish-banori i BB4 herë pas here preferon të shfaqë edhe anën e tij serioze. Ai këto kohë, teksa ka qenë duke pushuar në Venecia ka takuar futbollistin Roberto Baxho, me të cilin ka bërë edhe këto foto. Toros i ka treguar më shumë Baxhos për Shqipërinë, madje i ka bërë edhe një ftesë që të vizitojë zonat turistike në vendin tonë.


E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Për këngëtaren e njohur kjo nuk është një periudhë e lehtë. Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gjetur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore.

Rosela Gjylbegu:

Dashuria vazhdon në pafundësi Jonida Hitoveizi Këngëtarja Rosela Gjylbegu së fundmi ka lançuar një këngë mjaft ritmike, pas baladës me Sinan Vlasalliun, “Formula e lumturisë”. Për këngëtaren e njohur kjo nuk është një periudhë e lehtë. Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gjetur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore. Në fakt, kjo ka qenë dëshira dhe amaneti që i ka lënë i ati, përpara se të largohej nga kjo botë; të vazhdonte çdo projekt që e kishte lënë përgjysmë. “Është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mungon prezenca e babit, i cili ishte gjithmonë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjithmonë”, - thotë ajo. Ndërsa kënga “Pafundësi” vjen si një bashkëpunim me “Threedots” me një klip mjaft interesant, ku Rosela ka dhënë maksimumin e saj. “Ndoshta s’kam arritur të jap më të mirën time, por jam përpjekur”, - thotë ajo sa i përket xhirimeve të klipit. Ndërkohë, për ta kaluar këtë periudhë të vështirë në jetën e saj, Rosela rrëfen se ka gjetur mbështetjen e madhe tek familja dhe miqtë më të ngushtë.

Është një bashkëpunim me “Threedots” për herë të parë. Një studio shumë produktive dhe shumë profesionale. Them se do jetë një bashkëpunim frutdhënës dhe shpresoj të pasohet me të tjerë. Suporti më i madh ka qenë familja ime dhe miqtë e mi më të ngushtë.

Rosela, keni lançuar këngën tuaj më të re pas asaj me Sinan Vlasalliun. Mund ta na thoni diçka më tepër rreth saj? Po, është e vërtetë. Kënga ime më e re që ndërkohë lançohet në “Supersonic Tv” titullohet “Pafundësi”, një stil tjetër. Është një këngë ritmike verore që përçon një energji pozitive. Kënga është kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst të Zhakut.

sime. Nuk është aspak e lehtë. Kam humbur mitin tim, mikun më të mirë e babain më të përkushtuar dhe më besoni, as që mund të përshkruhet me fjalë kjo dhimbje...

Këtë herë vjen në një bashkëpunim me “Threedots”, në mos gaboj. Si ka qenë ky bashkëpunim dhe suporti më i madh kush ka qenë? Po, e vërtetë. Është një bashkëpunim me “Threedots” për herë të parë. Një studio shumë produktive dhe shumë profesionale. Them se do jetë një bashkëpunim frutdhënës dhe shpresoj të pasohet me të tjerë. Suporti më i madh ka qenë familja ime dhe miqtë e mi më të ngushtë.

Dimë se amaneti i babit tënd ishte që ti të vazhdoje muzikën. A të ka dhënë më tepër forcë kjo gjë për të vazhduar përpara? Është amaneti i tij shtysa kryesore për të finalizuar projektet e lëna përgjysmë...Edhe pse brenda meje ka një boshllëk shumë të madh dhe është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mungon prezenca e babit, i cili ishte gjithmonë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjithmonë.

Përse vendosët të vini kaq herët me një krijim tjetër, ndërkohë që ende njerëzit janë nën efektin e formulës së dashurisë? Mendova t’i shoqëroj dashamirësit e mi edhe gjatë pushimeve verore...dashuria vazhdon edhe në këtë këngë. Kjo këngë vjen pas një kohe të shkurtër pasi babi juaj nuk është më. Si ka qenë kjo periudhë për ty? Kjo është periudha më e vështirë e jetës

Ka qenë e vështirë të japësh maksimumin gjatë xhirimeve të klipit? Ka qenë shumë e vështirë. Ndoshta s’kam arritur të jap më të mirën time, por jam përpjekur...

Cilat janë gjërat më të vlefshme që ai të ka mësuar? Mirënjohjen, të qenit vetvetja dhe gjithmonë me këmbë në tokë. E dashur dhe e përkushtuar. Një mesazh për lexuesin tonë… Ju uroj një verë sa më të këndshme...!

Është amaneti i tij, shtysa kryesore për të finalizuar projektet e lëna përgjysmë...Edhe pse brenda meje ka një boshllëk shumë të madh dhe është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mungon prezenca e babit, i cili ishte gjithmonë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjithmonë.


20 18 16 6

MAPO

E 2917 korrik 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

tendencë

Katherine Hepburn, e cila qysh herët deklaroi se moda të lë të ftohtë, është bërë e famshme me stilin e saj, një ndërthurje mes stilit mashkullor dhe atij femëror

Ja terapia e anti-rrudhave

Si ta shndërroni veten në një femër me stil Thelbi i elegancës së femrave të sotme është liria. Liria e të zgjedhurit dhe liria për të qenë ato që janë. Eleganca mund të jetë e llojllojshme. Sharon Stone, njëra ndër gratë që vishet më së miri në Amerikë, që në moshë të re ka qenë e bindur se Fred Astaire dhe Ginger Rogers janë simbole të gjalla të elegancës. Duke u rritur, gjithnjë e më shumë e ka kopjuar stilin e tyre: gjatë ditës ka veshur rroba me prerje të meshkujve, ndërsa në mbrëmje rroba yjesh. Disa mendojnë se veshje shik ka posaçërisht Karolina e Monakos, të tjerët theksojnë zonjën Sarkozi, e cila asnjëherë nuk e tepron me asgjë. Fshehtësia e elegancës qëndron në mosvënien në sy, e cila mundëson që garderoba e njëjtë të mbahet gati 30 vjet. Cilat janë rregullat e elegancës?

E zeza është bazë për të cilën nuk diskutohet, ndërsa ngjyra bezhë formëson kornizën me të cilën nuk mund të gabohet. Dhe, ia vlen të kujdesemi për aksesorë dhe për dekorime. “Gjithmonë e mbaj vetëm një pjesë të stolive”, - thotë Sharon Stone. “Një palë vathë me diamante njëkaratësh ose vetëm unazën”. Megjithatë, eleganca ndërron me të njëjtin ritëm sikurse edhe shoqëria. Sot nuk ka më ngjyra që nuk përputhen, por i vetmi rregull është se duhet veshur në harmoni me kohën. Hulumtimet e bëra në Itali në mesin e 1300 femrave tregojnë se gjithnjë e më i vogël është numri i “viktimave të modës”, që janë të

gatshme ta pranojnë secilën “çmenduri” të saj. Femrat po e pranojnë atë që po u pëlqen dhe prej risive po marrin vetëm atë që e vulos stilin e tyre tashmë të ndërtuar. Prandaj, siç shuhet, elegancë është racionale: veshmbathja zgjidhet sipas komoditetit që ofron ajo, sipas çmimit dhe cilësisë së stofit. Katherine Hepburn, e cila qysh herët deklaroi se moda të lë të ftohtë, është bërë e famshme me stilin e saj, një ndërthurje mes stilit mashkullor dhe atij femëror. Njëlloj si ajo mendojnë sot edhe shumë gra. Deri para disa vjetësh ka qenë në trend të ndjekësh modën. Ndërkohë kanë ndryshuar edhe konsumatorët me zgjedhjet dhe me kërkesat e tyre: nuk dëshirojnë që veshja të shprehë origjinalitetin, por personalitetin. Luksi i tepërt, të cilin e mbështet Ivana Trump, është i huaj për shumicën e femrave, madje edhe për gratë e pasura. Garderoba, më shumë se kurrë, është bërë ‘evergreen’. Kanë kaluar kohët kur në fund të çdo stine nxirreshin gjërat demode. Është tendencë që të ruhen gati të gjitha rrobat. Sepse siç thoshte Coco Chanel, “Moda shkon, stili mbetet”. Thelbi i elegancës së femrave të sotme është liria. Liria e të zgjedhurit dhe liria për të qenë ato që janë. “Eleganca nuk ka të bëjë me rrobat”, - thotë njëra ndër gratë më elegante në botë, Catherine Deneuve. “Ku qëndron fshehtësia? Në vënien e baraspeshës me brendësinë e trupit.

“Të përkryera!” Me këtë fjalë emërtohet sindroma e femrave që aspirojnë sukses në të njëjtën kohë në fusha të ndryshme të jetës. Edhe kur ndihen të lodhura, konsumojnë ende energji, gjë që reflektohet mbi lëkurën e tyre, duke e kthyer atë në të zbehtë dhe pa ndriçim. Çfarë do të thotë lëkurë e stresuar? Ajo që papritur shndërrohet në të yndyrshme. Manifeston pore të mëdha, akne në moshë madhore dhe shfaqje rrudhash të papritura. A ka zgjidhje të shpejta për këtë problem? Nëse lëkura është bërë e yndyrshme dhe me akne, përdorni produkte kozmetike me bazë acidin salicilik. Gjithashtu, produktet me bazë retinolin ndihmojnë në rinovimin e qelizave. Çfarë duhet të bëjmë nëse lëkura është shumë e thatë? Duhet menduar për një trajtim estetik tek mjeku dermatolog. Një trajtim mund të jetë seanca një herë çdo tre muaj me ‘hidrobalance’. Më saktë, ky trajtim fut nën lëkurë një lloj xheli, i cili e hidraton atë thellësisht. Gjithsesi, çfarëdo seance estetike tek dermatologu të bëni, duhet të evitohen ndryshimet e menjëhershme të temperaturës nga shumë nxehtë në shumë

ftohtë ose anasjelltas. Lëkura e yndyrshme mund të jetë më e prekshme nga stresi sesa ajo e thatë? Aspak. Edhe ata që nuk kanë pasur asnjëherë problem me aknet mund të manifestojnë shqetësime të përkohshme të tilla. Kjo ndodh kur në trup rritet prodhimi i hormonit të stresit, kortizolit, i cili bën që prodhimi i yndyrës të shtohet. Edhe lëkura e trupit është po kaq e ndjeshme ndaj stresit? Po, nëse sistemi imunitar dobësohet. Në këtë moment qelizat e lëkurës kthehen në më pak të oksigjenuara dhe janë shënjestër ndaj aksionit të radikaleve të lira, të cilat sjellin dehidratim apo tharje të lëkurës. Në cilat periudha të vitit lëkura stresohet më shumë? Në harkun kohor të ndryshimit të stinëve, njësoj si tani. Lëkura sforcohet më tepër për shkak se dielli nuk e rreh më si gjatë verës dhe anasjelltas. Në këtë periudhë duhet të përdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez. A ekzistojnë në të vërtetë rrudhat e shkaktuara nga stresi? Fatkeqësisht po. Stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qëndrueshme.

TRI MËNYRA PËR RIGJENERIMIN E LËKURËS Dieta AD HOC Në periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. Shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni. Aktiviteti fizik Joga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. Është vërtetuar që meditimi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. Shtohet prodhimi i endorfinës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.

Trajtimet Në kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. Në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. Lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse. ...dhe një ushtrim për të luftuar rrudhat Nxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. Shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. Ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.


E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

sport

MAPO

21

Policia, dhjetëra arrestime gjatë ceremonisë Policia ka arrestuar dhjetëra protestues që ndodheshin pranë Parkut Olimpik në lindje të Londrës gjatë natës së të premtes. Fillimisht ata u izoluan nga një kordon i policisë, ndërsa më pas u prangosën dhe u transportuan me furgonë policie. Protestuesit i përkisnin grupit “Critical Mass”, një organizatë aktivistësh me biçikleta. Policia bëri të ditur

se protestuesit kishin leje të zhvillonin një demonstratë në jug të Londrës, por me kusht që ata të mos e kalonin pjesën veriore të lumit Tamiz. Disa orë më pas, rreth 40 automjete të policisë u panë edhe në rrugën “Stratford”, e cila ndodhet fare pranë Parkut Olimpik. Ngjarja ndodhi kur po zhvillohej ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, e cila u ndoq nga

Mbretëresha dhe nga krerët e shteteve të pranishëm në stadiumin olimpik. Policia e Londrës po lejon zhvillimin e protestave në kryeqytetin anglez nga organizata të ndryshme edhe gjatë Lojërave Olimpike, për aq kohë sa ata marrin leje për zhvillimin e demonstratave dhe respektojnë kushtet e vendosura nga forcat e rendit.

Medaljet, Kina merr kryesimin Australia mohon skandalin e basteve 34

Edhe Italia, Rusia e Brazili kanë siguruar arin e parë olimpik, ndërsa një çështje është ngritur edhe për përshirjen në vënien basteve nga ana e atletëve të ndryshëm Kanë nisur me masivitet garat, teksa janë shpërndarë medaljet e para, ku Kina ka nisur menjëherë kryesimin duke siguruar ditën e djeshme dy medalje ari në qitje femra dhe në peshëngrtije femra. Kështu, me një total pikësh prej 502.9, kinezja Yi ka arritur të fitojë medaljen e parë të arit për vendin e saj në këto Olimpiada. Në finalen e distancës 10 metra në karabinë, ka arritur mposhtë polaken Bogacka, që grumbulloi 502.2 pikë, dhe bashkëkombësen Yu. Ndërsa ka qenë tërësisht një pod tërësisht aziatik në garën e peshëngritjes së femrave në kategorinë 48 kg. Medalje ari për kinezen Uang që ka ngritur 205 kg në dygarësh dhe ka mposhtur japonezen Miyake, 197 kg dhe koreanoverioren Ryang që ngriti 192 kg në dygarësh. Edhe Rusia fiton të artën e parë dhe këtë e ka bërë në 41 sekonda, aq sa i janë dashur xhudistit Galstyan që e e mbyll me një rezultat 100-0 dhe merr në mënyrën më të mirë të mundshme medaljen e arit në peshën 60 kg. Rusi nuk i jep asnjë minutë kohë japonezit Hiraoka, që nuk ka mundur dot të mbledhë veten. Ar në xhudo edhe për brazilin, që në finalen e 46 kilogramëve për femra, është Menezes që ka arritur të mposhtë rumunen Dumitru, duke arritur kështu që të fitojë falë

Olimpiada kuqezi

Rusi Arsen Galstyan me medaljen e arit

një lëvizjeje Vaza-ari kur mbeteshin edhe 47 sekonda nga fundi. Dumitru ka vuajtur nga një dëmtim në gju. Gjen arin e parë edhe Italia, që ka fituar në qitjen ekipore më hark ndaj SHBA-ve. 120 pikë ka grumbulluar skuadra e kaltër, një më shumë sesa amerikanët, që duhetv të kënaqen me argjendin. Ende pa filluar mirë Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe hija e basteve bëhet shqetësuese. Shefi i misionit olimpik të Australisë, Nick

Reagimet

Borshi thyen rekord, Kuçana, i 20-ti në qitje

Mediat në delir për ceremoninë e hapjes

Dy sportistët e parë shqiptarë që kanë konkurruar në Lojërat Olimpike “Londër 2012” ishin notarja Noel Borshi dhe qitësi Arben Kuçana. Borshi ishte e para nga 10 sportistët kuqezi pjesëmarrës në evenimentin sportiv që garoi, ndërsa disiplina ku ajo konkurroi ishte gara e 100 metrave në stilin flutur. 16-vjeçarja fitoi baterinë e saj, ndërsa e mbylli paraqitjen me vendin e 40-të në renditjen e përgjithshme pas fazës eliminatore. Borshi regjistroi kohën 1 minutë, 5 sekonda e 49 të qindtat, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. Paraqitje të kënaqshme ka realizuar edhe Kuçana në qitje nga distanca 10 metra me pistoletë me ajër. Sportisti me moshën më të madhe në delegacionin shqiptar në “Londër 2012” u klasifikua i 20-ti në renditjen e përgjithshme pas fazës kualifikuese. Kuçana grumbulloi 577 në 6 provat e tij, ndërsa duhet theksuar se rezultati ka qenë mjaft afër vendeve të kreut.

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ceremonia që përjetuam ditën e premte ishte një nga më të mrekullueshme e bëra ndonjëherë. Londra kishte një mision të vështirë, atë të organizimit të një ceremonie po aq frymëmbajtëse sa edhe ajo e Pekinit, që mrekulloi botën. Të gjithë në Londër e në Britani kanë qenë kuriozë që të shikonin reagimin e mediave globale, të cilat i vunë edhe notën: një 10 të madhe! Shtypi e cilësoi një vepër arti, ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike 2012 në Londër. Neë York Times shkruan: “një ceremoni e gëzueshme dhe e çuditshme dhe mbi gjithçka kujton përpjekjen e britanikeve për t’ju prezantuar botës por edhe vetvetes”. Më tej, media njujorkeze do të vijonte. ““Një komb i sigurt për identitetin post-perandorak, cilido qoftë ai tani”. The Ëashington Post nënvizon se nëse “ceremonia e hapjes së Lojërave të Londrës ndonjëherë duket si shakaja më e madhe në botë, mesazhi nga Britania kumboi i fortë dhe i qartë.

Green, ka hedhur poshtë çdo dyshim se anëtarë të paidentifikuar të skuadrës olimpike australiane kanë vënë bast se kush do të ishte mbajtësi i flamurit në ceremoninë e hapjes. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të pezullojë çdo bastvënie nga kompetitorët dhe ka një njësi monitorimi, që vëzhgon bastet legale. Mbajtësi i flamurit për Australinë ishte kapitenia e basketbollit, Lauren Jackson, e para femër që ka këtë nder në 20 vjet, ndërsa Green

insiston se kjo situatë është e pavërtetë: “Çdo bast në skuadrën australiane është i dënueshëm. Ne e kuptojmë se bëhet fjalë për një lloj thashethemi në media. Jam i qetë që ky fakt nuk u bë public më parë, dhe aspak i shqetësuar për atë që pashë. Lauren Jackson, zgjedhja e flamurmbajtësit, ka qenë një zgjedhje fantastike për të udhëhequr këtë ve n d ” , - p ë r f u n d o i G r e e n . E ndërkohë, Komiteti Olimpik i Republikës së Irlandës ka nisur një he-

tim, në lidhje me dyshimin se një nga garuesit ka vënë bast mbi një kundërshtar në një event, ku janë të dy pjesëmarrës. Këshilli e ka informuar atletin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në lidhje me akuzat se dy baste janë vënë në favor të kundërshtarit, në një disiplinë sportive që gjithashtu nuk është publikuar, përpara Olimpiadës. Tashmë çështja i ka kaluar drejtësisë dhe këshilli nuk do të bëjë më asnjë koment për këtë rast.

Ja numrat më pikantë të startit olimpik Kjo është hera e tretë që kryeqyteti anglez organizon Olimpiadën, pas viteve 1908 dhe 1948, duke u bërë qyteti i parë ku zhvillohen tre herë Lojërat Olimpike moderne. Vendet pjesëmarrëse në këtë eveniment sportiv janë 205, nga ku 10.500 atletë konkurrojnë në 26 sporte të ndryshme në Olimpiadë dhe 42000 sportistë që konkurrojnë në 16 sporte në Lojërat Paraolimpike. Disiplinat sportive ku do të garohet gjatë 17 ditëve të Lojërave Olimpike janë 30, ndërsa 503 gara do të zhvillohen në harkun e 11 ditëve në Lojërat Paraolimpike. Të gjitha në 36 impiante sportive të miratuara për evenimentin. Në hapësirën deri në 50 kilometra distancë nga Parku Olimpik, janë të disponueshme 135 mijë dhoma hotelesh. Në Fshatin Olimpik ka 17 mijë e 320 shtretër për atletët, ndërsa çdo apartament ka televizor, lidhje me internetin dhe një kopsht privat. Në mensën e

sportistëve mund të qëndrojnë në të njëjtën kohë 5500 atletë. Në total, për Londër 2012 janë bërë 200 mijë akreditime, ndërsa në shitje kanë qenë 9,6 milionë bileta për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ku kosto e 75 për qind prej tyre ka qenë nën 60 euro e përfshin edhe transportin falas. Gjatë Lojërave, Londra ka 13 për qind turistë më shumë se gjatë verës së kaluar, janë ndërtuar 10 kilometër rrugë, ndërsa parashikohet që mesatarisht të ketë 12 milionë njerëz në ditë që udhëtojnë ose ndryshojnë destinacione. Në Olimpiadën e Londrës, që ka kushtuar rreth 18 miliardë euro, 688 milionë euro janë shpenzuar vetëm për sigurinë. Ushtria, marina, policia dhe agjentë privatë janë angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit. Të pranishëm në Londër janë edhe 1 mijë agjendë të FBI-së, ndërsa 600 mijë euro janë shpenzuar vetëm

për të rritur numrin e telekamerave të fshehura. Në Fshatin Olimpik janë shpërndarë 150 mijë prezervativë falas nga Komiteti Organizator i aktivitetit, ku debuton sporti i boksit të femrave, nuk pjesë e Olimpiadës nuk janë më bejsbolli dhe softbolli.


t

22

MAPO

E diel, 29 Korrik 2012 www.mapo.al

Foshnja që do të lundrojë botën Një vajzë 17-muajshe do të niset në një aventurë pesëvjeçare rreth e qark botës me prindërit e saj, të cilët kanë shitur gjithçka për të blerë një anije dhe për ta jetuar ëndrrën. Martina Della Volpe do të niset së bashku me nënën e saj kroate, Kristina Damijanidis (një artiste tatuazhesh) dhe babanë e saj italian, Giuseppe Della Volpe (stilist flokësh). Ata kanë vendosur të qëndrojnë në det për pesë vite dhe do të kthehen para se vajza e tyre të fillojë shkollën. “Padyshim që ka pasur njerëz që na kanë kritikuar, por ne kemi planifikuar gjithçka me shumë kujdes. Vajza do të kalojë mjaft kohë me ne, në periudhën vendimtare të jetës së saj dhe ne i kemi marrë shumë lodra dhe libra. Për çfarë tjetër ka nevojë ajo?”, ka thënë Kristina. Çifti tashmë ka filluar udhëtimin nga Chioggia (Itali veriore) drejt Splitit të Kroacisë. Pas detit Adriatik, ata do të lundrojnë nëpër detin Mesdhe drejt Spanjës, dhe pastaj nëpërmjet Gjibraltarit do të dalin në oqeanin Atlantik dhe më pas në atë Paqësor drejt Australisë.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Nga Kina në Londër – me biçikletë Para dy viteve u nis nga Kina më biçikletë. Kaloi 16 vende të ndryshme, u përball me përmbytje, udhëtoi përmes zonave në konflikt, u mbijetoi temperaturave nga + 40 e ca deri në - 30 gradë celsius…, por më 6 korrik ia doli mbanë, mbërriti në Londër. Ky ishte udhëtimi i Chen Guangming, kinezi që në vitin 2010 ndërmori udhëtimin e rrallë duke përshkruar mijëra kilometra me mjetin e tij me pedale e me tre rrota për të promovuar atë që ai e quan “shpirti i garave olimpike”. Gjatë këtij udhëtimi të stërmundueshëm, por të bukur, Chen ka koleksionuar fotografi nga vendet që përshkoi dhe dhjetëra vula doganore në pasaportën e tij. 

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ditë e pasur me ngjarje emocionuese, ku nuk do të mungojnë takime e njohje mepersonamjafttërëndësishëm që do ju vlejnë shumë në karrierën tuaj profesionale. Në sektorin privatmosunxitonitëmerrniiniciativanësenukjenitë sigurt në ndjenjat tuaja.

Si shkak i pozicionit aspak të favorshëm të Hënës me shenjën tuaj, sot do të ndiheni të lodhur e mjaft nervoz. Përveç kësaj disa programe të organizuarangamiqtëtuajnukdo judukenshumëtërheqëse: nuk është e detyrueshme të merrni pjesë.

Ju pret një ditë e shkëlqyer nësektorinprofesional,në dashuri, miqësi, si dhe për sa i përket argëtimit në kohën e lirë. Kjo vjen si shkak i kalimit pozitiv të Hënës te shenja e Ujorit. Darka, shfaqje,koncerteapospektakle do ta gjallërojnë më shumë mbrëmjen.

Nëqiellintuajnukparaqiten kontraste që mund t’ju shtyjnë të keni një sjellje të zymtë me partnerin dhe miqtë tuaj. Studioni çdo zgjidhje të mundshme për të shkarkuar tensionin e mbledhur.Limitonishpenzimet tuaja dhe respektoni më së miri kodin rrugor.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Mundohuni të tregoheni më pak të ashpër për sa u përket çështjeve parimore,sepsetëtjerëtmund tëkenëmotivetëvlefshme për të menduar ndryshe nga ju. Me Hënën në kundërshtim harmonia në çift do të vihet në rrezik.

Dukefilluarqësot,Mërkuri ju kthen krahët dhe kjo nuk parashikon një ditë të qetë për sa u përket marrëdhënieve profesionale dhe atyreprivate.Tregohunisa më të kujdesshëm. Nuk do të jetë një periudhë e lehtë përataqëpunojnënëgrup.

Një udhëtim i shkurtër do ju dhurojë eksperienca stimuluese, nëse do të jeni në shoqërinë e personave që ndajnë të njëjtat interesa me ju. Në sektorin e ndjenjave do të krijoni një harmoni perfekte me njeriun e zemrës.

Do të ndieni tensionin e një dite kaotike të mbushur me ngjarje të papritura që jo gjithmonë do të jenë të mirëpritura nga ju, kjo vjen sishkakiHënësnëkundërshtim.Nëmarrëdhënietnë çiftnukdotëndiheniplotësisht të dashuruar.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Përqendrimi, grumbullimi i mallrave në një vend. 9. Makinë e vogël. 14. Pjesëz mohuese. 15. Mjet lundrimi. 16. Gorishti i kinemasë. 18. Shumëllojshmëri. 20. Njeri anglez. 21. Fieri në makina. 22. Çitjane, dimi. 23. Një markë e dikurshme biçiklete. 26. Enë për ujë, a për çaj. 29. Sigla tjetër e NATOs. 30. Liqen i madh në Amerikën Latine. 32. Mohim për italianët. 33. Diçka që del për herë të parë ose që hyn e re në jetë, mbrapsht. 35. Fjalë e krijuar nga bashkimi i tingujve të të folurit, që jep përafërsisht zërin a zhurmën e një qenieje, të një sendi, të një dukurie etj. 36. Përemër pronor. 38. Lumë i madh në Spanjë. 40. Zog i madh sa mëllenja, që rron brigjeve të lumenjve. 42. Festimi, ose... 46. Cilësi a karakteristikë me të cilën dikush a diçka shfaqet para të tjerëve. 47. Ciko i muzikës. 48. Kësulë e veshjes popullore. 49. Përemër vetor. 50. Pjesë e një drame.

1. Paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra. 2. Qytet në Itali. 3. Arbana, prezantuese televizive. 4. Instituti Gramatikës. 5. Cruise i kinemasë amerikane. 6. Valbona, aktore. 7. Ekran i kompiuterit. 8. Industria Ndërtimit. 10. Kallamata, aktore e njohur. 11. Metal për bizhuteri. 12. Radio Tirana. 13. Pjesa e përparme e kokës së kafshëve, që është zakonisht e zgjatur. 18. Makinë ose aparat që punon vetë, pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të njeriut. 19. Janë në mes të stinës. 24. Njeri dinak. 25. Pako e panisur. 27. Frazë për të qeshur që thuhet në një film. 28. Kadiu i baletit. 30. Vend ku shitet e blihet. 31. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh. 34. Një kompani e madhe sigurimesh. 37. Kafshë e vogël gjitare. 39. Pjesa e përparme e anijes. 41. Shkove. 43. Monument Historik. 44. Rama e prokurorisë. 45. Njeri që të do të mirën.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Falë pozicionit të shkëlqyer yjor në qiellin tuaj do të arrini rezultate të shkëlqyera në punë, studim, në jetënsociale,paharruarkëtu edhe momentet e bukuraqëdotëkalonimenjeriun e zemrës. Me pak fjalë mundohuni ta shfrytëzoni më së miri këtë ditë.

Falë Hënës do të jeni mjaft energjikëdhe do të keninjë shpirt iniciative për t’u pasur zili. Falë këtyre cilësive do të arrini më në fund të zgjidhni disa probleme puneqëikenilënëpasdore për shumë kohë. Në sektorin privat, një surprizë do ju ndryshojë jetën.

Hëna në favor me shenjën tuaj ju dhuron gjallëri dhe bukuri. Nuk do të mungojnë sukseset në sektorin profesional, që padyshim i keni merituar dhe asnjë nuk do të guxonte t’ua mohonte. Jeta sociale do ju dhurojë shumë kënaqësi.

Duhet thënë se forma juaj fizike sot nuk është në maksimum. Në vend që të qëndroni mënjanë duke fantazuar për të harruar një dështim të vogël mundohuni të tregoheni sa më aktiv për të mos humbur mundësitë e shumta që ju presin.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 4 shifra:

163259, 190461, 232514, 405510, 443736, 478485, 524101, 542331, 557811, 563210, 565210, 580661, 832912, 856245, 874854, 906425.

Numra me 6 shifra:

1483468, 2565210, 9658887, 9719142.

041, 101, 113, 287, 320, 478, 525, 601, 671, 725, 815, 822.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

1215, 3210, 4449, 4841, 5263, 6582, 6721, 6987.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

052710, 111120, 124144, 156471,

Numra me 7 shifra:


retro 1848 faqja e fundit profil&

29 korrik

SOT

E diel, 29 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Zia e patates

Rebelimi i Irlandezëve të Rinj ishte një lëvizje e dështuar nacionaliste, që nisi më 29 korrik 1848. Njihet ndryshe edhe si Rebelimi i Urisë, meqë ndodhi gjatë zisë së madhe irlandeze të patates. Zia e Madhe apo Zia irlandeze e Patates ishte një periudhë vdekjesh nga uria, sëmundjesh dhe emigrimi në Irlandë ndërmjet viteve 1845

dhe 1852, kohë gjatë së cilës popullsia e ishullit ra me 20 deri në 25 për qind. Përafërsisht 1 milion njerëz vdiqën dhe 1 milion të tjerë emigruan nga Irlanda. Shkaku i zisë ishte një lloj sëmundjeje që preku pataten, ushqimin kryesor të ishullit. Zia u bë simbol në historinë e Irlandës dhe efektet e saj e ndryshuan pa kthim peizazhin demo-

grafik, politik dhe kulturor. Për të dyja palët, irlandezët e Irlandës dhe ata të diasporës, zia hyri në kujtesën folklorike dhe u bë njëfarë himni për lëvizjet e ndryshme nacionaliste. Historianët modernë e përcaktojnë si vija ndarëse e narracionit historik irlandez, duke iu referuar periudhës pararendëse si para Zisë.

Mitt Romeny

I shekullit amerikan S

Interesant është që Mitt Romney nuk e përmendi me asnjë fjalë Europën në fjalimin e tij dhe që në planet e tij për “shekullin amerikan” kanë nga një rubrikë të veçantë, ndër të tjera Kina, Izraeli dhe Amerika Latine, por jo Europa. Kësisoj, Rich Williamson nxitoi të deklarojë se Mitt Romney e konsideron Europën si partneren më të rëndësishme.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

a i përket politikës së jashtme, sfidanti Mitt Romney e ka të vështirë. Sepse presidenti Barack Obama ka se çfarë të dëshmojë në këtë drejtim: Nën presidencën e tij u vra top-terroristi Osama bin Laden, trupat nga Iraku janë tërhequr dhe është përcaktuar fundi i angazhimit luftarak në Afganistan. Ndonëse prestigji i SHBA-së në botën arabe lë ende për të dëshiruar, marrëdhëniet e SHBA-së me shumë shtete, në radhë të parë në Europë, nën drejtimin e Obama-s janë shumë më të mira në krahasim me paraardhësin e tij, George W. Bush. E megjithatë, me lëvdata për kundërshtarin politik nuk mund të bëhet lufta elektorale, ndaj Mitt Romney, i cili në gusht do të emërohet zyrtarisht si kandidati për president i republikanëve, ndjek kursin e konfrontimit. Pikërisht para udhëtimit të tij njëjavor jashtë vendit, duke nisur në Britaninë e Madhe, në Izrael dhe në Poloni, Romney në një fjalim para asamblesë së veteranëve të luftës paraqiti idetë e tij për politikën e jashtme. Mesazhi kryesor i Romney-t lidhur me presidentin aktual Obama: “Ky president e ka dobësuar aftësinë drejtuese amerikane”. Obama, sipas Romney-t, i ka vlerësuar gabimisht rusët, aleatët, Poloninë dhe Çekinë i la në baltë, kur ato u shprehën të gatshme të pranojnë instalimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në territorin e tyre, dhe nuk ka arritur ta minimizojë rrezikun nga përpjekjet e Iranit për konstruktimin e armëve bërthamore. Ai nuk i është kundërvënë me vendosmëri politikës jokorrekte të Kinës për eksporte, ekonominë dhe financat, si dhe e ka indinjuar Izraelin. Çfarë do të bëjë një president si Romney ndryshe? Së pari republikani deklaroi: “Unë besoj pa asnjë mëdyshje tek madhështia e këtij vendi. Mua nuk më vjen zor prej pushtetit të Amerikës». Pikëpamjet e tij për politikën e jashtme, të publikuara për këdo në faqen e internetit të fushatës së tij elektorale mbajnë titullin «Një shekull amerikan». Përmirësimi i marrëdhënieve me Izraelin. Romney ishte i përmbajtur duke mos dhënë detaje. Por që p.sh. konflikti i Lindjes së Mesme nuk është i lehtë të zgjidhet, këtë e di

edhe ai. Megjithatë, republikani do që t’i përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Izraelin gjatë presidencës Obama. Ndaj ai do të vizitojë Izraelin menjëherë pas Londrës, ku do të jetë i pranishëm në hapjen e Lojërave Olimpike. Mitt Romney kritikoi edhe aktin që Obama ka nisur t’i tërheqë ushtarët e SHBA-së nga Afganistani gjatë verës, pra pikërisht në kohën kryesore të luftimeve. Ai e akuzoi presidentin se motivi për këtë është thjesht një kalkulim politik. Por Romney njëkohësisht deklaroi se ai do të kujdeset që, ashtu siç është pla n i f i ku a r, n ë f u n d t ë 2 0 1 4 përgjegjësia do t’u kalohet ushtarëve afganë. Ndihma financiare për Egjiptin e kushtëzuar. Romney premtoi se do t’i ndalë “hilet e Kinës” lidhur me të drejtat e patentave dhe të copyright-it, manipulimet monetare dhe subvencionet tregtare, por ai e la të hapur se në ç’mënyrë do ta bëjë këtë. Në Lindjen e Mesme ai do të angazhohet për shtetin ligjor, për një politikë të lirë ekonomike, për të drejtat e njeriut dhe kundër përhapjes së “influencës iraniane, apo xhihadiste”. Në Egjipt, ndihmën financiare të SHBA-së ai do ta kushtëzojë me zhvillimin “e lirë dhe modern” të shoqërisë. “Si president, - tha Romney, - unë jo vetëm që do të kujdesem që miliardat që paguajmë ne për Egjiptin të orientohen në këtë drejtim, por edhe që shtetet partnere të vendosin të njëjtat kushte». Lidhur me përplasjen atomike me Iranin, Romney deklaroi: «Duhet ndërprerë procesi i pasurimit të uraniumit». Në bisedimet aktuale ndërkombëtare ka mendime, që Iranit t’i lejohet pasurimi i uraniumit deri në njëfarë përqindjeje. Për Romney-n kjo nuk është e pranueshme, deklaroi këshilltari i tij për politikën e mbrojtjes dhe të jashtme, Rich Williamson, gjatë një veprimtarie në Institutin Brookings në Uashington. Pyetjes, nëse republikani do të udhëzojë një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, Williamson iu përgjigj duke devijuar: «Ai do të krijojë një skenar të besueshëm kërcënimi dhe do të lërë çdo opsion të hapur». Por të njëjtën gjë ka bërë deri tani edhe qeveria Obama. Armë për opozitën siriane. Në Siri, sipas Williamson, i cili ka mbu-

luar poste qeveritare edhe nën presidencën Regan, Bushin Sr. dhe Bushin Jr., një president Romney do të punonte më intensivisht se qeveria Obama me opozitën: “Ai do të ishte i gatshëm t’i armatoste forcat e moderuara në radhët e opozitës siriane.” Por Romney është kundër sigurimit përmes zonave të ndalimfluturimit, apo sigurimit të territoreve të tërheqjes nga ushtarët amerikanë. Çfarë do të bënte një president Romney ndryshe ndaj Rusisë? “Para së gjithash, do të thoshte të vërtetën. Rusët, që luftojnë për të drejtat e njeriut, e meritojnë”, deklaroi Williamson duke kujtuar, se presidenti Ronald Reagan e quante Bashkimin Sovjetik “perandoria e së keqes”. Dhe Europa? Interesant është që Mitt Romney nuk e përmendi me asnjë fjalë Europën në fjalimin e tij dhe që në planet e tij për “shekullin amerikan” kanë nga një rubrikë të

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

veçantë, ndër të tjera Kina, Izraeli dhe Amerika Latine, por jo Europa. Kësisoj, Rich Williamson nxitoi të deklarojë se Mitt Romney e konsideron Europën si partneren më të rëndësishme. Megjithatë, deri tani ai është shprehur me shqetësim, “që në misionin e Libisë, fuqia më e madhe ekonomike e Europës, Gjermania, në thelb ishte jashtë loje”. Republikani kësisoj i ka përcaktuar “tensionet brenda NATO-s”. Romney është treguar i ftohtë kundrejt Berlinit, ndryshe nga Obama, i cili gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka vizituar krahas Kuvajtit, Irakut, Afganistanit, Izraelit, Francës e Britanisë së Madhe, edhe Gjermaninë. Por edhe ai do ta kishte pasur të vështirë kundrejt imazheve të asaj kohe, kur më shumë se 200 000 berlinezë e brohorisnin Obaman përreth Kolonës së Fitores sikur të ishte një yll rock›n roll-i. *Raport i radios gjermane DW.


Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you