Gazeta Mpo

Page 15

Libra të rinj

E hënë, 14 janar 2013 www.mapo.al

17

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive. histori

kujtime

Titulli: Letërkëmbimi i Fan Nolit Autori: Nasho Jorgaqi Botimet : Erik

Titulli: Paris, një histori dashurie Autore: Kati Marton Shtëpia botuese: 55

Botohen letrat e panjohura të Nolit

Rrëfime romantike nga qyteti i dashurisë

Letërkëmbimi i Fan Nolit shtrihet në një periudhë kohore afro gjashtëdhjetëvjeçare (1906-1965), pas së cilës qëndron historia shqiptare e gjysmës së parë të shekullit XX. Është kjo koha e ngjarjeve të mëdha në jetën e popullit tonë, e kthesave historike. Letërkëmbimi i Nolit, i ngjan një varianti të detajuar të Autobiografisë, pasi ndjek e reflekton në një farë mënyre jetën e tij nga mosha e rinisë deri në pleqëri të thellë. Letërkëmbimi i Nolit është pasqyrë e personalitetit të tij. Një pasqyrë besnike, ku ai e zbulon veten në rrafsh diakronik e sinkronik, ashtu siç ka qenë me të vërtetë, pa u fshehur dhe pa u zbuluar. Letërkëmbimi i Fan Nolit, duke qenë i pazbuluar deri në fund, mbetet gjithnjë i hapur. Por edhe kështu siç paraqitet, ai është një komponent i rëndësishëm i biografisë së tij dhe përfaqëson një trashëgimi letrare-kulturore me vlera.

Shtëpia botuese “55” ka hedhur në treg librin e parë për vitin 2013, “Paris, një histori dashurie” të Kati Marton. Kati Marton ka shkruar shtatë libra, nga të cilët “Armiq të Popullit: Udhëtimi i familjes sime për në Amerikë” ka qenë finalist për Çmimin Kombëtar që jepet nga Shoqata e Kritikëve të Librit. Historia e këtij libri do të jetë subjekt i një filmi që do të shfaqet së shpejti. Librat e tjerë të kësaj shkrimtareje të njohur në mbarë botën janë: “Arratia e Madhe: Nëntë hebrenjtë që u arratisën nga Hitleri dhe ndryshuan botën”, “Fuqi sekrete: Martesat presidenciale që ndikuan në historinë tonë”, “Uollenbergu”, “Konspiracioni Polk” dhe “Një vdekje në Jeruzalem”. Kati Marton është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare. Përpara se të bëhej shkrimtare, ajo ka punuar si gazetare në kanalin televiziv ABC News dhe Radion Publike Kombëtare. Aktualisht ajo jeton në Nju Jork.

roman

studime

Titulli: Princesha prej akulli Autore Camilla Läckberg Përktheu: Alina Karaulli Shtëpia Botuese: Dudaj

Titulli: Ethet e krizës Autori: Anastas Angjeli Shtëpia botuese: Toena

Një shkollë e romanit policor skandinav

Si kontribut në fushën e ekonomisë

Drithërues, i gënjeshtërt dhe i kthjellët, ashtu si mjedisi i akullt që përshkruan.” –shkruan Literary Review për librin “Princesha prej akulli me autore Camilla Läckberg. E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ngrirë në një vaskë akull të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten. Ndërkohë, detektivi vendor Patrik Hedstrom ka dyshimet e veta për çështjen. Vetëm pasi fillojnë të punojnë së bashku, nis të dalë e vërteta mbi një qytet të vogël me një të kaluar thellësisht të turbullt. “Mjeshtre në përzierjen e skenave të intimitetit familjar me tmerrin që të ngrin gjakun.”- e cilëson The Guardian. Camilla Läckberg është një emër i njohur në Suedi dhe shtatë romanet e saj policorë e psikologjikë, me personazhe kryesore Erika Falkun dhe Patrik Hedstromin, janë ndër më të shiturit në Europë.

“Në ethet e krizës” është botimi më i fundit i prof. Dr Anastas Ang jeli, i cili vjen në bashkëpunim me shtëpinë botuese Toena. Vetë autori thekson se, ky libër është një studim i rëndësishëm i krizës në eurozonë dhe efektet e saj në vendin tonë. “Kjo sepse të g jithë e dimë se në botën e globalizuar, që ne jetojmë asnjë ng jarje dhe zhvillim në një anë të globit nuk mund të jetë pa ndikim edhe për pjesën tjetër. Jemi kaq të lidhur, kaq të ndërvarur me njëri-tjetrin sa nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj zhvillimeve në botën që na rrethon, qof të zhvillime të mëdha apo të vogla. Dhe kjo ndërvarësi fiton rëndësi kaq të madhe kur bëhet fjalë për një fenomen kaq g jithëpërfshirës sikurse është kriza ekonomike”. Ndër të tjera autori pohon se ky botim është një kontribut në fushën e ekonomisë.

keshilla

tregime

Titulli: Tridhjetë gjera që duhet t’i ketë dhe t’i dijë çdo grua kur bëhet 30-të vjeç Autore: Redaktorët e Glamour dhe Pamela Redmond Satran Përktheu: Çeltina Lloshi Shtëpia botuese: Minerva

Titulli: Perla Autori: Ardian Kyçyku Shtëpia botuese: Dija Poradeci

Si të arrish lumturinë e pjekur

Vëllimi me tregime Perla, prozë e zgjedhur, është libri më ri letrar i krijuesit, Ardian-Christian Kyçykut . Në dyqind faqet e këtij vëllimi janë përmbledhur njëzet e një tregime që do të thoshim se lexohen me një frymë, se gëlltiten si një kafshatë e ëmbël. Kur është fjala për tregimet e prozës së zgjedhur të Ardianit, puna qëndron krejt ndryshe. Të gjitha tregimet, duke filluar nga i pari, Shkrim & këndim, deri të ai i fundit, Ti, janë tregime me të vërtetë të zgjedhura me kujdes të madh që, përnjëherësh të gllabërojnë e të zënë pisk sa të mos kesh nga të lëvritësh. Është kështu ngaqë të gjitha tregimet e Ardianit, janë njëri më i mirë se tjetri. Midis të gjithë të tjerëve veçojmë tregimin me titull të shkurtër e të qartë: ”Ar”! Ai është një tregim antologjik, legjendë, lëngatë që vret nga larg, që kafshon dhe helmon si gjarpri. Aty, në vorbullën e atij tregimi të shkurtër, sikur është përmbledhur, koncentruar dhe kondensuar e tërë dergja e historisë më të re shqiptare.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Glamour botoi një listë të përzgjedhur, por universalisht të vërtetë të gjërave që duhet t’i ketë dhe duhet t’i dijë çdo grua kur mbush 30 vjeç. Në fillim Listën e hartoi gazetarja e Glamour, Pamela Redmond Satran, e më pas gjeti një jetë të dytë kur gratë filuan t;ia dërgojnë njëratjetrës nëpërmjet internetit. U shndërrua në një sensacion virusal, i cili gabimisht iu atribua shumë personave që nga Maya Agelou e deri te Hilari Klonton, por në të vërtetë ka vetëm një listë origjinale dhe ajo i ka qëndruar provës së kohës. Kjo listë e paparashikuar dhe e thellë, përcakton gjërat absolute që duhet të ketë një grua, si p.sh një komplet kaçavidash, një turjelë me bateri dhe një palë reçipeta me dantella të zeza, si dhe gjërat që duhet të dijë si p.sh si të bjerë në dashuri pa humbur vetveten, që të arrijë lumturinë e pjekur.

Rrëfenjat e një krijuesi të ri

Faqe 16


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.