Page 9

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

kronikë

9

MAPO

Grabitet farmacia e ish-kryetarit të bashkisë Gramsh Grabitet në Gramsh farmacia e ish-kryetarit të bashkisë, Kastriot Zëre. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë. Hajdutët kanë mundur të thyejnë derën kryesore dhe kanë nxjerrë prej andej sasi të konsiderueshme medikamentesh të shtrenjta me një vlerë të madhe monetare. Farmacia ndodhet

pranë komisariatit të policisë, por askujt nuk i ka shkuar mendja se hajdutët do të grabisnin edhe ilaçe, të cilat nuk ua dinë funksionin. Pronari ka kryer kallëzim penal në polici dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe grupi hetimor. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se autorët kanë thyer derën kryesore e më pas me

anë të një furgoni kanë mundur të “magazinojnë” sasi të konsiderueshme ilaçesh brenda tij. Pasi kanë mbushur furgonin ata janë larguar në drejtim të paditur. Por burime hetimore pohojnë se janë identifikuar dy autorë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

F.S.

Armë në makinën e deputetit Ruçi, i biri shoqërohet në polici Ledian Ruçi është ndaluar për disa orë nga policia e Durrësit së bashku me dy shokë të tij, pasi në makinën “Touareg” në pronësi të të atit u gjet një pushkë sportive. Dëshmia e shokut të Ruçit: Pushka është e imja Habjon Hasani

Durrës Djali i deputetit socialist

Gramoz Ruçi përfundon sërish në polici, pasi në makinën e drejtuar prej tij u gjet një pushkë sportive. Ledian Ruçi ka qenë duke udhëtuar në shëtitoren e Durrësit me makinën “Touareg” të babait të tij, së bashku me dy shokë, në momentin që është ndaluar nga punonjës të policisë lokale. Shoqërimi në polici ndodhi pasditen e djeshme, pasi nga kontrolli i ushtruar në makinën e drejtuar prej Ruçit u gjet një pushkë sportive, e vendosur në sediljen e pasme të saj. Burime nga policia e Durrësit i thanë “MAPO”-s se Ledian Ruçi është shoqëruar së bashku me 21-vjeçarin Lori Kelolli dhe 19-vjeçarin Enea Malaj në ambientet e komisariatit të Durrësit. “Rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi Plepa” u bë ndalimi me qëllim verifikimi i automjetit tip Volswagen Touareg me targa TR 0141 Z. Në kohën kur ky mjet po udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, drejtuesi i tij nuk u është bindur shërbimeve të policisë për ndalim dhe verifikim të dokumentacionit të mjetit” - tha policia e Durrësit, përmes një njoftimi për mediat. Mësohet se policia i ka bërë shenjë të ndalojë Ruçit dhe ka kërkuar dokumentet e automjetit “Touareg”.

Djali i Gramoz Ruçit, Ledian Ruçi

Ledian Ruçi nuk ka disponuar gjatë kontrollit dokumente për automjetin, i cili mësohet se i përket babait të tij, deputetit Gramoz Ruçi. Veprimi i dytë i policisë ka qenë kontrolli i makinës. Në sediljen e pasme të “Tuaregut” policia ka konstatuar prezencën e një pushke sportive, e cila ishte vendosur në fund të sediljes. Menjëherë, policia ka shoqëruar tre të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e tyre në lidhje me automjetin dhe pushkën sportive. Burime policore i thanë dje MAPOs se një prej shokëve të Ledian Ruçit është shprehur në polici se pushka sportive i përkiste atij. Gjatë dëshmisë në polici, Lori Kelolli tha se

pushka i përket atij, ndërsa punonjësit e policisë kanë nisur verifikimet e këtij pohimi. “Nga verifikimi i kryer rezultoi se drejtues i automjetit ishte shtetasi Ledian Ruçi, 28 vjeç dhe së bashku me të në mjet udhëtonin edhe shtetasit Lori Kelolli dhe E. Malaj. Gjatë kontrollit, në automjetin e lartpërmendur u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive, pushkë (pa numër), që dyshohet se posedohej nga shtetasi Lori Kelolli”,-thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit, e cila shton se Kelolli është mbajtur në komisariat, ndërsa dy të tjerët janë lënë të lirë. Kjo nuk është hera e parë që Ledion Ruçi shoqërohet në ambi-

“Gërdeci”, 3 ditë kohë për Delijorgjin, Pinarin e Minxollin Tiranë Tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci” do të kenë vetëm tri ditë kohë për të përgatitur dhe lexuar para gjykatës konkluzionet përfundimtare në mbrojtje të tyre. Vendimi është marrë nga kreu i trupit gjykues, i cili u komunikoi avokatëve mbrojtës të të pandehurve Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, afatin përfundimtar për dorëzimin e konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes në gjykatë, pasi të gjithë të pandehurit e tjerë i kanë shprehur këto konkluzione tashmë. Ky vendim është marrë pasi trupi gjykues ka konstatuar se edhe gjatë seancës së djeshme avokatët mbrojtës të tre të pandehurve nuk i kishin gati argumentet përfundimtare për kundërshtimin e akuzës së prokurorisë. Në seancën e djeshme është mbrojtur vetëm e pandehura Juliana Margariti, ekonomiste e kompanisë “Meico”, e cila akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre. Pasi ka anal-

Të pandehurit e “Gërdecit”

izuar detyrën e saj në lidhje me kontratat e lidhura nga kompania “Meico”, Margariti ka deklaruar në sallën e gjyqit se ajo nuk ka asnjë përgjegjësi, ndryshe nga sa e akuzon prokuroria. Në fund të fjalës së saj, Juliana Margariti ka kërkuar pafajësi nga gjykata. Procesi ndaj 29 të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit vijon në gjykatën e Tiranës që prej qershorit të vitit 2009,

kur prokuroria dorëzoi në gjykatë dosjen hetimore. Tre muaj më parë, prokuroria paraqiti pretencën e saj para gjykatës, ku për tre të pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes në rrethane të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe me rrezik për jetën e shumë të tjerëve. L.Bakillari

Policia ka shoqëruar tre të rinjtë, për të sqaruar rrethanat e tyre në lidhje me automjetin dhe pushkën sportive

entet e policisë. Në muajin nëntor 2011, Ruçi është bërë protagonist i një aksidenti automobilistik, ku humbi jetën një vajzë në Tiranë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 11 nëntorit në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, kur janë përplasur automjetet tip BMV X6, me targa të huaja IKY 3939, që drejtohej Ledian Ruçi, me automjetin tip Mini Cooper me targë CG 832 FC, me drejtues Eduart Canin, 34 vjeç. Gjatë aksidentit humbi jetën 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, por dosja u dërgua në gjykatë me të pandehur Eduart Canin. Sa i përket Ledian Ruçit, ai u konstatua me shkelje të Kodit Rrugor, por që nuk sollën si pasojë aksidentin ku humbi jetën 27-vjeçarja.

pEQIN

Të burgosurit e Peqinit në protestë: Duam leje Të dënuarit e burgut të Peqinit kanë rritur presionin ndaj drejtorisë së këtij institucioni për të përfituar më shumë leje pranë familjes. Gjatë ditëve të fundit, në dhomat e ajrimit, ata kanë kërkuar bashkërisht që të merret në konsideratë kërkesa e tyre, pasi pretendojnë se drejtoria i ka kufizuar lejet pas moskthimit të një të dënuari në institucion. Të dënuarit janë shprehur se nuk duhet të penalizohen nga ky rast dhe se drejtoria duhet thjesht që të zbatojë rregulloren që parashikojnë institucionet e burgimit në këto raste. Fakti pranohet edhe nga drejtuesit e burgut, të cilët janë shprehur se po punohet për të arritur një mirëkuptim dhe se institucioni do të zbatojë në këtë rast të gjitha kriteret që përcakton ligji në këto raste. Sipas autoriteteve të burgut, gjatë kësaj periudhe janë dhënë leje, por të dënuarit kërkojnë që të jepen

Burgu i Peqinit

më shumë. Të burgosurit në këtë institucion kanë paralajmëruar se nëse kërkesa nuk merret në konsiderate, atëherë do ta përshkallëzojnë protestën. Por nga ana tjetër, autoritet e burgut të Peqinit kanë marrë masa për të parandaluar situata të padëshiruara në ambientet e burgut.

F.S.

Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement