Page 8

8

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

rrethe

Sëmundja, Gjika me helikopter drejt Tiranës Një emergjencë shëndetësore ka sjellë me helikopter në Tiranë kryebashkiakun e Vlorës. Burime nga bashkia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se ditën e djeshme kryebashkiaku Shpëtim Gjika është transportuar me helikopter drejt Tiranës për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Gjika vuan prej disa kohësh nga sëmundja e hernies diskale, çka

edhe i ka sjellë probleme me shëndetin. Të njëjtat burime sqarojnë se kreu i bashkisë është transportuar në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Pas konsultave të kryera, mjekët kanë bërë me dije se gjendja e kryetarit të Bashkisë së Vlorës nuk është e rëndë, ndërsa ai po u nënshtrohet trajtimeve intensive në Tiranë.

Preu telin e energjisë për skrap, vritet me tre plumba 38-vjeçari Shpëtim Shehu është ekzekutuar me kallashnikov, teksa po tentonte të vidhte kabllon e energjisë që furnizonte shtëpinë e Kujtim Lamës. Dëshmia e autorit në polici: Kjo ishte hera e tretë që më prisnin dritat, doja vetëm ta trembja Fushë-Krujë Prerja e telave të energjisë i ka kushtuar jetën një 38-vjeçari, i cili u vra me 3 plumba dje në Fushë-Krujë. Shpëtim Shehu është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë shtëpisë së tij, e megjithëse është nisur drejt spitalit Ushtarak, ka ndërruar jetë aty për shkak të plagëve të marra. Policia e Krujës tha dje se autori i kësaj ngjarjeje është 41-vjeçari Kujtim Lama, banor i lagjes ‘Berbera’ të Krujës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti mes Shehut dhe Lamës ka lindur për shkak të prerjes së telave të energjisë, që furnizonte shtëpinë e autorit. “Dyshojmë se viktima ka prerë telat, me qëllimin e vjedhjes së tyre. Me t’u fikur dritat, Kujtim  Lama ka dalë nga shtëpia dhe ka vënë re 38-vjeçarin. Ka qëlluar me breshëri në drejtim të tij, ndërsa tre plumba kanë goditur për vdekje Shpëtim Shehun”, - i thanë MAPOs burime nga policia lokale. Pas ngjarjes, Kujtim Lama ka telefonuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë aty, duke arrestuar autorin. Ndërsa Shpëtim Shehu është dërguar fillimisht në spitalin e Krujës e më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku edhe ka gjetur vdekjen. Policia e Krujës ka sekuestruar edhe armën e krimit, ndërsa ndaj Kujtim Lamës ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Sipas dëshmive të banorëve të zonës, kjo ishte hera e tretë e vjedhjes së linjës elektrike që furnizonte shtëpinë e Lamës. “Është i treti rast që atij i vidhej teli i energjisë, duke e lënë në errësirë të plotë” - thotë fqinji i tij. Pasi e kishte pësuar herët e tjera, Lama ka dalë në derë menjëherë pas ikjes së energjisë, duke gjetur në punë e sipër Shpëtim Shehun, të cilin nuk e ka kursyer. Burime të policisë

shkurt Babë e bir në pranga, morën peng për borxhin Policia e Krujës ka arrestuar babë e bir, të akuzuar për pengmarrje. Estref dhe Flogert Çangu janë arrestuar dje, rreth orës 15.30 minuta në afërsi të fshatit Nikël të Krujës, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën penale të heqjes së lirisë. Sipas policisë, babë e bir, dy muaj më parë kishin marrë me forcë në makinën e tyre një bashkëfshatar të tyre, duke e dërguar drejt pyllit, ku edhe kanë ushtruar dhunë mbi të. Motivi ishte një borxh, që pengu ia kishte marrë një vit më parë Estref Çangut dhe nuk kishte mundur t’ia shlyente. Ndërhyrja e policisë kishte detyruar dy familjarët të lironin borxhliun e tyre dhe të fshiheshin në mal, duke u shpëtuar për disa kohë prangave. Gjatë ditës së djeshme ata janë kapur në një banesë pranë fshatit Nikël të Krujës, ku i fshiheshin policisë.

Apeli lë në fuqi urdhër-arrestin për kreun e OMONIA-s

Viktima Shpëtim Shehu dhe shtëpia e Kujtim Lamës në Fushë-Krujë

së Krujës bëjnë të ditur se Kujtim Lama, para policisë së Krujës ka pranuar krimin. Ai ka treguar edhe detajet e krimit dhe rrethanat që e shtynë atë të qëllonte mbi 38-vjeçarin nga Fushë-Kruja. “Ka tri ditë që bashkëshortja ime ka sjellë në jetë një vajzë. Ndërsa isha në shtëpi dhe fëmija po qante, m’u fikën dritat. Dola në derë dhe vura re që e gjithë zona kishte drita, vetëm shtëpia ime dhe e vëllait nuk kishim energji. Dëgjova kërcitjen e telit nëpër gurë dhe vura re që atë po e tërhiqte. Mora armën dhe e ndoqa nga pas telin e korrentit, duke shkuar deri te personi. Nga frika se ishte i armatosur dhe i

Autori e ka cilësuar aksident vrasjen e Shehut, pasi nuk ka mundur të kontrollojë automatikun, për shkak të mungesës së qytës

shoqëruar nga persona të tjerë, kam qëlluar me kallashnikov, duke tentuar ta trembja”, - ka thënë ai për policinë. Ai e ka cilësuar aksident vrasjen e Shehut, pasi nuk ka mundur të kontrollojë automatikun, për shkak të mungesës së qytës. “Nuk kisha qëllim ta vrisja, por vetëm ta trembja. Kur e pashë të plagosur, u mundova ta ndihmoja dhe lajmërova edhe policinë”, - ka thënë në dëshminë e tij Kujtim Lama. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një palë gërshërë metalike, doreza si dhe një sasi teli të mbledhur nga viktima, që dyshohet se e shiste më pas për skrap.

Gjykata e Apelit la në fuqi urdhër-arrestin për kreun e ‘Omonias’, Naum Disho, në Korçë, duke rrëzuar kërkesën për shtyrjen e zbatimit deri në 6 muaj. Avokati kishte kërkuar shtyrjen me arsyetimin se çështja duhej të ndiqej edhe në Gjykatën e Lartë, ndërkohë si argument u paraqit veprimtaria publike e kreut lokal të ‘Omonias’, si dhe gjendja e tij shëndetësore. Të dyja këto arsye u kundërshtuan nga prokuroria. Ndërkohë, ngelet ende e paqartë koha se kur do të ekzekutohet vendimi për arrestimin dhe dërgimin në izolim për të vuajtur dënimin me burgim për një vit që ka dhënë gjykata në të dyja shkallët. Vetëm dy ditë pasi u rikonfirmua dënimi me një vit heqje lirie, Naum Disho u zhduk dhe u shpall në kërkim nga policia. Policia kufitare informoi se nuk kishte asnjë të dhënë që shtetasi Disho të kishte kaluar kufirin për në Greqi, ose në ndonjë shtet tjetër. Kreu i organizatës që përfaqëson minoritetin grek në krahinën e Korçës ishte dënuar më parë me një vit burgim nga Gjykata e Faktit, për dhunimin e ndodhur në varret e fshatit Boboshticë. Ai ishte lënë i lirë pas rikonfirmimit të dënimit nga Apeli, deri në pritje të zbatimit të vendimit të shoqërimit të tij në burg.

Atentat me tritol makinës së policit në Vlorë Shpërthimi shkakton panik në lagjen “Pavarësia”. Punonjësi i policisë: Nuk kam asnjë konflikt personal Vlorë Atentat me tritol makinës së një punonjësi policie, autorët mbeten mister. Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 4:25 minuta, një shpërthim i fortë tritoli ka zgjuar lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa objektivi ka qenë një

automjet “Volkswagen” me targa angleze. Forca të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë zbuluar se makina e dëmtuar i përkiste punonjësit të policisë Andi Begaj, shtëpia e të cilit ndodhej pak metra larg vendit ku kishte parkuar makinën. Sipas policisë, sasia e dinamitit është vënë nga persona të cilët e kanë hedhur në afërsi të automjetit dhe janë larguar me shpejtësi. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e

parë e makinës si dhe disa xhama të automjetit. Pas hetimeve të para, të kryera në vendngjarje, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje kolegun tyre Andi Begaj për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Burime nga policia e Vlorës bëjmë me dije se Begaj ka ngritur supet, sa i përket autorëve të kësaj ngjarjeje. Ai ka mohuar të ketë konflikte personale, por edhe kërcënime për shkak të detyrës së tij si punonjës policie, duke lënë në ud-

Makina pas shpërthimit

hëkryq hetimet edhe për këtë rast shpërthimi. Agjentët e antiterrorit në policinë e Vlorës, pasi kanë hetuar në vendngjarje kanë marrë në pyetje edhe disa persona, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është zbuluar autorësia e ngjarjes. Fenomeni i shpërthimeve dhe djegieve të automjeteve po bëhet dhe më shqetësues për qytetarët e Vlorës, pasi ky fenomen po shtohet dhe askush nuk është vënë përpara drejtësisë.

Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement