Page 6

6

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

politika

Sequi: BE mundësoi fondet për censusin e biznesit Statistika mbi bizneset shqiptare u realizua falë ndihmës prej 10 milionë eurosh nga BE për të dhëna ekonomike, demografike dhe bujqësore, njoftoi Prezenca e BE në vendin tonë. Si pjesë e projektit të ndihmës së financuar nga BE, INSTAT ka mundur të kryejë Censusin Ekonomik, Censusin e Popullatës

dhe Banesave dhe pritet të kryejë Censusin Bujqësor. Qëllimi kryesor i Censusit Ekonomik ishte mbledhja e të dhënave statistikore të plota dhe të besueshme, çka mund ta çojë vendin drejt një Regjistri Statistikor të Biznesit që përmbush kërkesat e BE-së dhe të përdoruesve shqiptarë. Statistikat janë

themeli i politikave që realisht synojnë të prekin nevojat dhe mundësitë e identifikuara nëpërmjet të dhënave mbi ekonominë dhe shoqërinë. Besueshmëria dhe krahasueshmëria e statistikave shqiptare duhet të përmirësohet më tej për të arritur standardet e vendeve anëtare të BE-së.

INSTAT:

Censusi, 60% e bizneseve janë kafe dhe restorante Instituti i Statistikës, duke zbardhur dje rezultatet e censusit për njësitë ekonomike, faktoi se 60 për qind e bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante. Ja të gjitha statistikat e reja për bizneset Blerina Hoxha

Fenomeni i bar kafeve si biznes në Shqipëri është aq i përhapur sa është edhe përshtypja e parë më e çuditshme kur një i huaj viziton vendin tonë. Kjo ndjesi me sy të lirë është faktuar dje nga Instituti i Statistikës, i cili duke zbardhur rezultatet e censusit për njësitë ekonomike faktoi se 60 për qind e bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante. Në fakt ky verifikim ka faktuar po një studim të INSTAT-it të para do kohëve, sipas të cilit shqiptarët rrinë tri orë në ditë mesatarisht në kafe. Po sipas INSTAT, biznesi i bareve dhe restoranteve vjen i dyti në listë pas biznesit të riparimit të automjeteve për nga xhiroja vjetore. Gjatë publikimit të rezultateve të censusit për njësitë ekonomike drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, thotë se, pjesa dërrmuese e tyre është krijuar pas vitit 2005. Kështu në të gjithë vendin rezultojnë 103 038 njësi ekonomike, nga të cilat 99 722 janë aktive. “Rreth 50 për qind e ndërmarrjeve aktive,

Regjistri i biznesit, ja risitë • 103 038 njësi ekonomike • 99 722 biznese aktive • 55% e tyre nga 2005-2009 • 50% janë në rajonin Tiranë-Durrës • 2 379 janë biznese të huaja • 62.7% kanë një të vetëpunësuar • 80% e ndërmarrjeve janë njësi shërbimi • 60% janë bare, kafe, restorante dhe hotele • 70% e ndërmarrjeve me 50 ose më shumë punonjës janë industriale • 15.8% janë prodhues mallrash dhe punësojnë 32% të të punësuarve • 1% janë ndërmarrje të mëdha dhe punësojnë 42% të të punësuarve • 26.4% e ndërmarrjeve janë të menaxhuara nga femrat • 38.7% e të punësuarve janë gra

që janë regjistruar gjatë këtij procesi, janë krijuar gjatë viteve 20052009. Në totalin e ndërmarrjeve, gjysma e tyre janë përqendruar në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit”, tha Nurja. Sipas numrit të të punësuarve, pjesa dërrmuese e bizneseve, 62.7 për qind e tyre, kanë vetëm një punonjës. Rreth 28.2 për qind kanë nga 2 deri në 4 punonjës, ndërsa ndërmarrjet me mbi 50 punonjës janë vetëm 0.9 për qind e totalit. “Duket qartë që ekonomia shqiptare tashmë është e zhvilluar dhe e orientuar drejt shërbimeve, pasi 84 për qind e këtyre ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve”, theksoi Nurja. INSTAT thotë se viti 2010 ka qenë një nga vitet më të mira për lindjen e bizneseve të reja. Sipas Censusit, gjatë këtij viti numri i ndërmarrjeve private dhe atyre shtetërore, që nuk janë shoqëri aksionere, u rrit me 13 mijë e 626 ose 14 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT rreth 9 mijë prej këtyre bizneseve krijuan nga një vend të ri pune, 3895 hapën nga 2 deri në katër vende të reja pune dhe pjesa tjetër më shumë sesa 5 vende të reja pune. Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekiu, i pranishëm në publikimin e rezultateve, tha se transparenca përsa i përket ndërmarrjeve ekonomike në vend është shumë e rëndësishme, njësoj si treguesit e popullsisë si plotësim i një prej standardeve të Bashkimit Europian.

Drejtoresha e Instat Ines Nurja, Etore Sekui dhe Genc Pollo gjatë takimit të djeshëm

INSTAT: Kriza, bie tregtia me Greqinë Marrëdhëniet tregtare me Greqinë kanë rënë për shkak të krizës që po përjeton vendi fqinjë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2011 pesha e Greqisë si partner tregtar pësoi një rënie të ndjeshme. Në vitin 2010 Shqipëria blinte nga Greqia 13.1% të importeve totale, ndërsa në vitin 2011 importet greke ranë në 10.6%. E njëjta tendencë u vërejt edhe në eksportet shqiptare drejt Greqisë, që në vitin 2010 zinin 5.4% të totalit, ndërsa në vitin 2011 ranë në 5.1%. Ndonëse Bashkimi Europian ngelet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, me 72% të eksporteve dhe 64% të importeve, gjatë vitit 2011 u vërejt një rritje e këmbimeve tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, veçanërisht në kahun e eksporteve. Eksportet drejt vendeve fqinje u rritën me afro 50% në vitin 2011 dhe arritën të zinin afro 10% të totalit, nga 8% që zinin një vit më parë. Në veçanti, Shqipëria arriti vi-

tin e kaluar të rrisë eksportet drejt Kosovës në 7.5% të totalit, nga 6.2% që ishin një vit më parë. Vendosja e masave të reciprocitetit në muajin korrik, që çoi në një bllokim të përkohshëm të mallrave serbe, nxiti rritjen e këmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Disa nga partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin: Austri, Britani e Madhe, SHBA, Turqi, Ukrainë etj. dhe për importin: Greqi, Gjermani, Itali, Kosovë, Maqedoni etj. Në dhjetor të 2010 eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 3.8 herë, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 11.3 për qind etj. Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 22.1 për qind etj. Importi i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 57 për qind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 19.4 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 16.1 për

Gjatë vitit 2011 pesha e Greqisë si partner tregtar pësoi një rënie të ndjeshme

qind etj. Importi i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u ul 20.1 për qind etj. Pavarësisht se nën efektet e krizës eksportet shqiptare thyen një tjetër rekord gjatë vitit që shkoi, duke arritur në rreth 200 miliardë lekë sipas të dhënave të Drejtorisë së

Përgjithshme të Doganave. Rritja është gati 25 për qind më shumë se e vitit 2011, dhe është dominuar nga rritja e eksportit të mineraleve dhe rieksporteve që dominohen nga produktet e industrinë fasone. Sipas të dhënave të doganave, prodhimet

“Made in Albania” gjatë vitit 2011 kanë rritje në sasi e vlerë krahasuar me vitin 2010. Gjatë vitit 2011 volumi i eksporteve shqiptare në sasi ka qenë mbi 3 milionë tonë nga 2, 3 milionë tonë të regjistruar në vitin 2010, me një rritje prej 705 mijë tonë ose 29.5% më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2011 janë realizuar 97 miliardë lekë me një rritje prej 22.2 miliardë lekë ose 29.7 % më shumë krahasuar me vitin 2010, ku u realizua një vlerë prej 74.8 miliardë lekë eksporte.

Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement