Page 21

18

MAPO

E PREMTE, PREMTE, 11 PRILL PRILL 2011 2011 E WWW.MAPO.AL WWW.MAPO.AL

MARTË, E PREMTE, 27 MAJ E MËRKURË, EE SHTUNË, 1313 1 28 QERSHOR JANAR 2012 2011 MARTË, EMARTË, PREMTE, 13 8SHTATOR SHTATOR NËNTOR 27 MAJ 2010 ËËË.GAZETAMAPO.COM WWW.MAPO.AL

MAPO

21 11 19

EKSPOZITA

Lin Delija dhe Ibrahim Kodra rikthehen në atdheun e parë në Shqipëri përmes veprave të tyre me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Një nga veprat e piktorit pak të njohur në Shqipëri Lin Delija

A

ta janë padyshim dy piktorë të mëdhenj që i bashkon i njëjti fat. Janë lindur në Shqipëri, por jetën e tyre artistike e kanë pasur në Itali. Dy piktorë me dy atdhe. Lin Delija dhe Ibrahim Kodra rikthehen në atdheun e parë në Shqipëri përmes veprave të tyre me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Dy ekspozita personale do të sjellin krijimtarinë e dy piktorëve në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për ekspozitën e Lin Delisë do të bashkëpunohet me muzeun e tij në Itali, i cili ka mundësuar edhe sjelljen e veprave të tij në Tiranë për të çelur një ekspozitë personale të piktorit shkodran. Ndërkohë që ekspozita e Ibrahim Kodrës do të çelet në bashkëpunim me Fondacionin Kodra në Milano, ku një grup i GKAsë do të përzgjedhë veprat më të mira të tij mes shumë veprave që ai ka lënë pas. Gjysma e veprave të Kodrës ndodhen në Tiranë, në pronësi të koleksionistëve shqiptarë, ndërsa një pjesë tjetër do të sillet nga Fondacioni ‘Kodra’. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Një pjesë e tyre, me sa duket ndodhet edhe tek koleksionistët shqiptarë. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si ekspozitë kolektive në “Paradise”, me piktorë si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë etj. Ibrahim Kodra vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano, ku jetonte prej 30 vjetësh. Ndërkohë që krijimtaria e Lin Delijas, i njohur në Shqipëri, por jo aq mirë i prezantuar, është ekspozuar herë pas here në ekspozita modeste, ndërsa në këtë 100-vjetor Galeria Kombëtare ka marrë përsipër të organizojë një ekspozitë personale me veprat e tij

Ibrahim Kodra dhe Lin Delija, bashkë në Tiranë më të mira. Për herë të parë kjo galeri ka prezantuar krijimtarinë e piktorit shkodran në vitin 2004, dhjetë vjet pasi ai u nda nga jeta. Ekspozita më e fundit e piktorit pak të njohur në Shqipëri, por shumë të vlerësuar në Itali, u çel në qershor të 2010-ës, ku atij iu dha dhe titulli “Nder i Kombit”. Tematika kryesore e tij është arti sakral, i ndërthurur edhe me vepra laike, me një veçori të tij që e bën të dallueshëm nga të gjithë piktorët bashkëkohorë. Në vëmendje të krijimtarisë së tij ka qenë edhe Shqipëria, ku figura e shqiptarit ka qenë prezente në pjesën më të madhe të veprave të tij. Lin Delija ka rreth 3 500 piktura të shpërndara nën administrimin e shoqatës dhe muzeut “Lin Delija”. Por ashtu si Kodra, edhe Delija ka lënë trashëgim nga vepra e tij këtu në Shqipëri. Një pjesë e mirë e veprave të tij kryesisht të artit sakral ndodhen në administrim e Françeskanëve të Shkodrës. Këto vepra vetë piktori ua kishte dhuruar françeskanëve të Romës dhe këta të fundit pas vdekjes së piktorit ua dhuruan françeskanëve të

Shkodrës. Piktori Lin Delija mbylli sytë më 9 prill 1994 në Romë, në moshën 68-vjeçare. Sot veprat e tij ekspozohen në Pinakotekën e Artit Modern në Vatikan, në Romë, në Kanada, në Gjermani, në Nju-Jork etj. Pavarësia në fokusin e Marubëve

Imazhe të atyre ditëve të mëdha historike për Shqipërinë, të përcjella kohë pas kohe nga një brez i tërë siç janë Marubët në fotografinë shqiptare, do të vijnë të ekspozuara në Galerinë e Arteve. Ekspozita me fotografi është konceptuar si një proces dokumentimi i ngjarjeve para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Nga Arkivi i Shtetit dhe arkivi i Fototekës “Marubi” janë përzgjedhur ndërkohë foto që i përkasin kësaj periudhe historike dhe përmes dëshmisë fotografike do të përcillet atmosfera, mentaliteti, gjendja dhe protagonistët e shpalljes së Pavarësisë. Ashtu si dhe institucionet e tjera në vend, edhe kalendari i GKA-së është projektuar në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të shtetit shqiptar.

Gazeta Mapo  
Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement