Page 20

20

E shtunë, 28 janar 2012 www.mapo.al

Single? Rregullat për ta shijuar Janë plot 20 rregulla që të ndihmojnë të ndihesh mirë me veten, përballë të tjerëve, mes çifteve që të shohin me habi dhe mbrëmjeve përballë televizorit! Ja si të përfitosh në maksimum nga kjo periudhë e jetës… Mos i jepni të drejtë kujtdo

Kur vjen fjala e të qenit single, të gjithë e dinë ekzaktësisht pse je single, çfarë duhet të bësh për të ndaluar së qeni dhe ku po gabon. Nëse do të jesh lumturisht single, përpiqu të mos i japësh të drejtë dhe të mos u vësh veshin këshillave të pakërkuara. Fakti që shoqja jote e ngushtë u martua me të dashurin e saj të përjetshëm, nuk do të thotë që ajo di më shumë se ty nga dashuria dhe historitë. Askush nuk është gjykatës më i mirë se ti vetë. Besoju instikteve. Mos e merr për personale

- Ke takuar ndonjë? Nuk do të doje të martoheshe? Je karrieriste! Ke pretendime! - Këto janë disa nga pyetjet dhe komentet që njerëzit bëjnë përballë një vajze single dhe ndodh që ndonjë prej tyre të të lëndojë. Rregulli numër një është që njerëzit e martuar nuk e kuptojnë pse dikush mund të zgjedhë të jetë single. Rregulli numër dy është që historitë e të tjerëve janë gjithmonë një argument më interesant se punët e tua. Mos dil me askënd vetëm “sa për të dalë” me dikë

Të dalësh me meshkuj, të takosh njerëz dhe të vësh në praktikë artin e joshjes bën mirë, por rrezikon të bëhesh e varur. Shumë takime të pasuksesshme mund të trondisin vetëbesimin, duke e bërë të vështirë vlerësimin e saktë mbi meshkujt. Dilni vetëm me meshkujt që pëlqeni dhe mos kini frikë t’u thoni “jo” atyre që nuk ju bindin. Mendo çfarë do të bësh dhe pse do ta bësh

Të gjesh një të dashur të ri është pak a shumë, si të blesh një palë këpucë: nëse e di se çfarë kërkon dhe përse të duhen, ka më shumë mundësi të gjesh “sendin” e përkryer. Nëse vini rrotull dhe kërkoni diçka që s’e keni as vetë të qartë, rrezikoni të ktheheni në shtëpi me këpucë që nuk ju rrinë mirë. Sekreti për të gjetur burrin ideal është të bësh një listë me

karakteristikat e tij, nga të cilat nuk mund të heqësh dorë, për shembull, duhet të dojë fëmijët, jetën mondane dhe të jetë ambicioz. Pastaj rilexojeni listën dhe pyesni veten nëse është apo jo e arsyeshme.

edhe në këtë drejtim, të përmirësoni vetëvlerësimin, përveçse humorin. Kujdesuni për veten

Një nga avantazhet e të qenit beqare është ta kalosh gjithë fundjavën duke ardhur rrotull në shtëpi me kanotiere dhe mbathje, të hash çfarë të pëlqen dhe të shohësh filma rozë në TV. Ama është mirë të mos e teprosh dhe të mbash parasysh se një jetë pak e shëndetshme do t’ju bëjë të ndiheni dhe si pasojë edhe të dukeni, gjithashtu, pak të shëndetshme. Kujdesuni për veten. Fundja, po nuk e bëtë ju, kush tjetër do ta bënte?!

Përpiqu të kuptosh se çfarë nuk të pëlqen

Të dish çfarë nuk do është po aq e rëndësishme sa t’i kesh idetë e qarta mbi atë që do dhe kështu e zbulon veten thellë. Përzgjidhni atë që ju bezdis në plan politik, social dhe moral, si dhe çfarë nuk mund të toleroni. Kjo përzgjedhje do t’ju ndihmojë ta përcaktoni më mirë njeriun që doni për partner. Ji realiste

Megjithë çfarë u tha më lart, mos u bëj një nga ato vajza që kanë një listë 3 metra të gjatë me cilësitë e partnerit. Është normale të kesh parametra, por nëse pritshmëritë janë të tepruara, rrezikon të mos gjesh asnjëherë partner, le pastaj të përkryerin. Nëse kërkesat përfshijnë disa karakteristika fizike, gjendjen ekonomike, ndoshta edhe ndonjë manierë sjelljeje, ndoshta është më mirë të kuptosh që nuk po del në dyqane për të zgjedhur jetën e preferuar, por je në kërkim të dikujt që do ta duash. Mos iu riktheni të kaluarës

Kini parasysh që të gjitha beqaret kanë një të kaluar me histori të dështuara, përndryshe pse do të ishin beqare? Ndoshta keqardhja për ato histori ndonjëherë bën mirë, por ta vajtosh të kaluarën në mënyrë konstante shërben vetëm për të të bërë të vuash, duke mos qenë e lumtur. E kaluara nuk mund të ndikojë tek e ardhmja, të paktën për sa kohë nuk do të doje të ishte kështu. Mos dëshironi gjoks më të madh

Ose: pëlqejeni veten siç jeni! Femra ideale dhe e përkryer, me garancinë për të gjetur gjithmonë një burrë, nuk ekziston (mendo vetëm për të gjitha ato gra të famshme, të suksesshme, të bukura dhe të zonjat, që janë beqare), kështu që të mos ju gënjejë mendja se operacioni i gjoksit, hundës, apo buzëve do t’ju ndihmojë të arrini aty ku doni. Ushtrohuni në marrëdhëniet sociale

Jo vetëm duke dalë me meshkuj, por në çdo aktivitet ku ndihesh mirë. Bëhuni tërheqëse, miqësore, joshëse dhe interesante në punë, me miqtë, madje edhe kur porositni një pije në bar. Në këtë mënyrë, mund ta mbani veten në formë

Kontrolloni jetën tuaj

Në fund, mësoni të kontrolloni jetën tuaj. Të rrish duke pritur të vijë dashuria është një qëndrim pasiv, që minon vetëvlerësimin. Në vend që të mendosh se jeta do të nisë kur të takoni atë, merrni situatën në dorë dhe niseni sot, duke bërë gjërat që keni dashur gjithmonë.

Thuajeni vërdallë se keni dëshirë të njihni dikë

Mund të duket e dëshpëruar, por nuk ka asgjë të keqe të bësh të ditur se je në kërkim të dikujt. Thuajani miqve më të ngushtë, kolegëve e madje edhe familjarëve; kush e di, ndoshta dikush njeh ndonjë djalë që bën për ty! Jini proaktive

Shmangni sjelljen e tipit “po, por…” kur dikush ju flet për një mashkull që mund t’ju interesonte. Sekreti qëndron në të menduarit në mënyrë proaktive ose më qartë, në mënyrë pozitive dhe produktive, duke i dhënë një mundësi atij mashkulli. Të biesh në analizime dhe ta gjykosh një burrë në bazë të kritereve të paracaktuara, pa e njohur, është shumë e thjeshtë. Mendoni pozitivisht, takojeni pastaj vlerësojeni. Mos lejoni që “single” të bëhet një etiketë

Ka ditë në të cilat doni vetëm të ankoheni për mungesën e lumturisë së situatës ku ndodheni dhe nuk ka gjë të keqe te kjo, por kujdes të mos e lini veten të gëlltiteni nga këto gjendje shpirtërore. Përpiquni të mos kaloni mbrëmje pa fund, duke biseduar me mikesha të tjera single, duke torturuar veten pse nuk po ju ecën, sepse shërben vetëm për t’u ndier pa fat dhe patetike. Dilni nga guaska

Përpiquni jo vetëm të dilni me ndonjë, por jinni e hapur edhe në punë e në çdo rast, sepse shërben për të përmirësuar vetëvlerësimin, për t’i dhënë kuptim të përditshmes dhe për t’ju bërë të kuptoni që ekzistenca ofron shumë më tepër se perspektivën e një marrëdhënieje në çift. Rezistojini tundimit për t’u zhytur në divan, në vetmi të plotë; gjendje shumë e ngrohtë dhe e sigurt, por e mërzitshme

dhe vetmitare.

Rrethohuni nga miqtë

Nga disa kërkime ka rezultuar se femrat single janë shumë më të shëndetshme dhe jetojnë më gjatë se burrat single. Në bazë të këtyre rezultateve qëndron fakti se gratë dinë të ndërtojnë lidhje të forta ndërpersonale. Nëse jeni single prej pak kohësh, ju leverdis të ndërtoni njohje jo vetëm për t’u argëtuar e mbajtur lart moralin, por dhe për të gjetur intimitet dhe mbështetje. Merruni me një punë që e keni pasion

Ndoshta po mendoni “unë nuk jam tipi i karrieristes, do të më interesonte më shumë të isha martuar”. Mirë, a e dini që mund të jeni grua në karrierë dhe aspirante për martesë në të njëjtën kohë? Çfarëdo që të bëni, mos jini lloji i femrës që e shtyn çastin për të nisur jetën në ditën kur do të gjejë dashurinë e jetës. Nëse dëshironi të shkoni të punoni jashtë, të bëheni një neurokirurge, apo të shkruani një roman, bëjeni tani, sepse nuk ka të bëjë fare me faktin e të qenit beqare ose në çift. Mos flisni gjithmonë dhe vetëm për burrat

Dilni rregullisht në takime me burra, të paktën një herë në muaj. Ka të paktën tri arsye të mira për ta bërë këtë: -të dalësh me burra të ndryshëm të ndihmon të kuptosh se me ç’tipa njerëzish të pëlqen të rrish -të ndihmon të stërvitesh në artin e joshjes -të argëton. Të dalësh me një burrë është një përvojë e bukur, është e vërtetë që ndonjëherë kjo sjell bezdi, por në përgjithësi çdo mbrëmje mondane duhet përjetuar me shumë kënaqësi. Shijojeni, nuk do t’ju bëjë keq. Shijoni lirinë

Shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj sa jeni të lira, sepse ditën që do të jeni të martuara dhe me fëmijë nuk do të keni më kohë të bëni çdo gjë që ju pëlqen e do të pendoheni që i keni çuar dëm gjithë ato fundjava të çmuara, kur e kishit gjithë botën në duar. Jini mirënjohëse

Ndoshta nuk keni historinë që keni ëndërruar përherë, por kur ndiheni me moral të rënë mendoni me mirënjohje për atë që keni. Mendoni për të gjithë njerëzit që ju vlerësojnë, ju mbështesin e duan t’ju shohin të lumtur. Këto janë vërtet të rëndësishme.

Gazeta Mapo  
Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement