Page 14

14

MAPO

e shtunë, 28 JANAR 2012 www.mapo.al

sociale

Dhuna ndaj profesorit, protestë te Filologjiku Profesorë dhe studentë të Fakultetit të Histori-Filologjisë kanë zhvilluar dje një protestë paqësore për të dënuar jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj profesorit Nonda Varfi, por kanë kërkuar dënimin ligjor të individit që ka ndërmarrë këtë veprim. Rektori i Universitetit

të Tiranës, Dhori Kule ka kërkuar jo vetëm zbardhjen e situatës nga forcat e rendit, por edhe mospërsëritjen e situatave të tilla në ambientet akademike. “Më rezulton që studenti, që ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër, është skualifikuar me kriteret që ka shpallur fakulteti. Në katin

e dytë, nga personi që shoqëronte këtë student, është goditur dhe është plagosur profesor Nonda Varfi dhe ka thyer krahun. Do t’i kërkoja me rreptësinë më të madhe, nuk ndodh në asnjë vend të botës që të dhunohen pedagogët, aq më shumë në ambientet e

punës së tyre”, - tha Kule. Pak ditë më parë, profesor Varfi u godit rëndë në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga një ish-student dhe një person tjetër, duke i shkaktuar dëmtime në krahë. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Vizita mjekësore me 3G, diagnostikime në 400 fshatra Privatizimi i pyjeve

Vodafone vë në shërbim teknologjinë 3G për shëndetin. Një grup mjekësh nga Kryqi i Kuq Shqiptar do të shkojnë në fshatrat më të thella të vendit për të vizituar banorët, të dhënat do të dërgohen në Spitalin Hygeia

Tokat, falas në përdorim

Jonida Tashi

Vizitat mjekësore tashmë mund të kryhen edhe nëpërmjet celularit me teknologjinë 3G. Nga qendra e Tiranës apo nga fshatrat më të thella të vendit, çdo person mund të mësojë brenda 24 orëve gjendjen e shëndetit. Kjo është mënyra më e re e komunikimit të pacientëve me mjekët, për të marrë në kohë reale përgjigje për problemet shëndetësore, që quhet telemjekësia përmes rrjetit celular. Pas instalimit të aparaturave të telemedicinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe në disa spitale kryesore të vendit është inauguruar dje edhe përdorimi i telemjekësisë përmes celularit, që i mundëson mjekëve komunikimin në kohë reale mes tyre. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ishte i pranishëm në shpalljen e iniciativës “Telemjekësia përmes rrjetit celular”, sipas të cilit, ky shërbim është një mundësi për të dedektuar shumë patologji madhore. “Është një rast unik, ku teknologjia e lartë siç është ajo 3G vihet në shërbim të shëndetit”, - theksoi ministri. Projekti do të zbatohet përmes ekspertizës profesionale të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Spitalit Hygeia. Të dhënat nga testimet mjekësore të kryera tek pacientët prej një ekipi të Kryqit të Kuq do të kalojnë tek një aparat “smartphone” dhe më tej, përmes rrjetit të shpejtë 3G të Vodafone do të transferohen në kohë reale tek Spitali Hygeia në Tiranë, ku një mjek i specializuar i ofron

Gjatë prezantimit të telemjekësisë me celular

opinionin pacientit dhe mjekut të familjes të zonës brenda 24 orëve. Për të realizuar këtë projekt, që fillimisht do të zgjasë 6 muaj, një grup mjekësh nga Kryqi i Kuq Shqiptar do të shkojnë në 400 fshatra të vendit për të vizituar banorët, duke nisur nga fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Me aparatura të posaçme ata do të masin parametrat për sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet e mushkërive. Projekti i telemjekësisë përmes rrjetit celular është i pari që zbatohet në Shqipëri dhe përfaqëson një sistem të pakufizuar në kohë, që mundëson kryerjen e një numri testimesh të parametrave shëndetësorë të lidhu-

Lista e gjatë e fshatrave të përfshira në projekt përmban ato të zonave të Malësisë së Madhe, Tropojës, Kukësit, Shkodrës, Pukës, Dibrës, Mirditës, Matit, Librazhdit, Gramshit, Pogradecit, Korçës, Vlorës, Beratit, Përmetit, Gjirokastrës dhe shumë zonave të tjera

ra me problemet shëndetësore që janë përgjegjëse për një përqindje të lartë fatalitetesh, përfshirë testet për hipertensionin, indikatorët kardiovaskularë, sëmundjet respiratore dhe diabetin. Iniciativa sjell një ndikim të prekshëm, pasi ajo i adresohet një numri prej minimalisht 400 fshatrash të zonave nga më të thellat e vendit, gjithashtu të konsideruara si zonat më të varfra. Lista e gjatë e fshatrave të përfshira në projekt përmban ato të zonave të Malësisë së Madhe, Tropojës, Kukësit, Shkodrës, Pukës, Dibrës, Mirditës, Matit, Librazhdit, Gramshit, Pogradecit, Korçës, Vlorës, Beratit, Përmetit, Gjirokastrës dhe shumë zonave të tjera.

Tokat e degraduara nga privatizimi i pyjeve do t’u jepen fermerëve që t’i përdorin falas. Drejtori i Pyjeve pranë Ministrisë së Mjedisit, Arsen Proko shpjegon mënyrën e futjes në treg të sipërfaqeve pyjore. Aktualisht, pyjet po i kalojnë për administrim pushtetit vendor. Banorët do të pajisen me një certifikatë përdorimi, por nuk do të kenë të drejtë ta shesin apo ta blejnë atë. Në këtë mënyrë është vepruar dhe para viteve ’40. Në këtë pikë do të shihet tradita, pasi të tjera rregulla ka në zonat veriore, në ato të Shqipërisë së Mesme dhe në jug të vendit. Kur komuna nuk do të mund t’i menaxhojë sipërfaqet, atëherë ajo do t’i japë me qira, ose do t’i shesë në formë asetesh. Ndërkohë, fermerëve do t’u jepen subvencione dhe masa e tij do të jepet sipas impaktit që do të ketë puna e bërë në mjedis. Sipas prodhimeve, do të vilet dhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Kjo do të bëjë që të formalizohet shfrytëzimi i pyjeve dhe prerjet të bëhen sipas kritereve.

Urgjenca e Pediatrisë, 450 raste në ditë Rritet numri i vizitave, fluksi përballohet vetëm nga dy mjekë Prej tri ditësh, në urgjencën e Pediatrisë pranë Spitalit “Nënë Tereza”, brenda 24 orëve paraqiten 450 fëmijë të prekur nga virozat e stinës. Mjekë pranë këtij shërbimi shprehen se e kanë të pamundur ta përballojnë këtë fluks fëmijësh, duke u bërë apel prindërve dhe specialistëve të qendrave shëndetësore që të mos i referojnë të gjitha rastet për në spital. Madje, mjekët shpjegojnë

se jo të gjithë fëmijët e kanë të domosdoshëm shtrimin në spital. Edhe më e vështirë paraqitet situata po të kemi parasysh faktin se i gjithë fluksi i vizitave në Urgjencën e Pediatrisë përballohet vetëm nga dy mjekë dhe kapacitetet e spitalit pranojnë vetëm 200 fëmijë në ditë. Në këto kushte, të gjithë specialistët e shëndetit kërkojnë që prindërit të jenë tepër të kujdesshëm ndaj fëmijëve gjatë kësaj periudhe dhe në momentin që ata shfaqin shenjat e para të virozave t’u japin menjëherë ndihmën e duhur mjekësore dhe ushqimore, që gjendja e tyre të mos

përkeqësohet. Më të prekur rezultojnë të jenë fëmijët nga mosha 0-5 vjeç. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore tek të vegjlit, e shoqëruar kryesisht edhe me diarre. Sipas mjekëve, shenjat që shfaqin fëmijët para se të sëmurën janë: dhimbje fyti, temperaturë, probleme të aparatit respirator dhe shpesh diarre. Ndërkaq, numri i personave të prekur nga virozat e stinës në mbarë vendin nuk po njeh ulje. Deri në

Pediatria

datën 19 janar, në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 14 mijë raste në javë. Mjekët këshillojnë përdorim me kriter të antibiotikëve, të përshkruar vetëm nga mjeku, në rast të prekjes nga sëmundja, si dhe përdorimin e lëngjeve të frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore, që japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Po kështu duhet të shmangen ambientet e mbyllura dhe shumë të populluara, si dhe të evitohen kontaktet me personat që janë të prekur nga virozat.

Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, informacion, opinion, lajme, aktualitet

Advertisement