Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Europa në alarm për xhihadistët e luftës së Sirisë Nga Henry Rdigewell

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 27 shkurt 2014. Numër 1144. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Atentat i paralajmëruar Tritol “bazës” së ndërtuesit, tre të plagosur në Tiranë

Gjykatësit & ambasadorët

Rama-Nishani, 2 orë takim në Presidencë Kryeministri ka qenë dje pasdite në zyrën e kreut të shtetit për të diskutuar rreth situatës mes dy institucioneve. Dekretët e rrëzuara dhe ato të reja për gjykatësit e lartë që priten të çojë Presidenti në Kuvend, firmat për ambasadorët e rinj dhe përplasja me maxhorancën për shkarkimin e Zana Xhukës së ILDKP kanë qenë temat e takimit Ai nuk kishte qëndruar aq gjatë sa dje në zyrën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që prej zgjedhjes së këtij të fundit në këtë detyrë. Rreth dy orë orë e gjysëm ata kanë diskutuar si rrallë herë për shumëçka. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani kanë hed-

hur në tavolinën e diskutimit shumë çështje të lëna pezull mes tyre, por jo vetëm. Në këtë takim, mësohet se janë prekur çështjet më të nxehta dhe të debatueshme, përveç Shërbimit Informativ Shtetëror. Në takimin mes tyre mësohet se është diskutuar më së shumti... Faqe 6

Hyn në fuqi ligji “Për Nëpunësin”, të shkarkuarit, protestë para Kuvendit Nga shitjet e dyfishta të apartamenteve tek konfliktet me ish-ortakun, pistat e hetimit për atentatin me 3 të plagosur. Ndërtuesi 33-vjeçar, Armando Ceka, juristi Julian Çela dhe truproja Artur Sharra marrin plagë të rënda nga shpërthimi. Dëshmitarët: Skena pas shpërthimit ishte tronditëse Faqe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Zhbërja e marrëveshjes nga mazhoranca, ribërja e saj nga opozita koment Bardh Kadilli

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmë mes debatesh buxhetin për vitin 2014. Mbledhja u zhvillua pa pra-

Shqipëria, vendi ku ata që vidhen adhurojnë ata që i vjedhin

koment Ruben Avxhiu

13 dossier

anulohet projektligji i ri i qeverisë. Të larguarit nga administrata kanë paralajmëruar një protestë paraditen e sotme Ka hyrë më së fundi dje në fuqi ligji i ri i Nëpunësit Civil. Kjo pasi Qendra e Botimeve Zyrtare që është në varësi të ekzekutivit, ka vendosur të... Faqe 3

Miratohet me konsensus buxheti për Tiranën, ja tarifat që rriten Rriten tarifat për gjelbërimin, kopshtet e çerdhet. Dalipi: Ndahemi nga e kaluara dhe japim votën pro. Zgjatimi i Bulevardit të mos jetë pjesë e projektbuxhetit 2014

Mazhoranca e sotme qeverisëse po dëshmon çdo ditë e më qartë...

Si mund të ndërtosh një shtëpi e pasuri 75 milionë dollarëshe me...

Nga dje, nëpunësit e administratës që gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, nuk do mund të pushohen nga puna për arsye të ristrukturimit apo mbylljes së institucioneve. Qeveria miraton aktet nënligjore për Nëpunësin Civil. PD: Të

ninë e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, ndërkohë që vendimet më të diskutuara ishin ato për rritjen e tarifave për gjelbërimin, kopshtet dhe çerdhet. Edhe pse debatet ishin të pranishme gjatë gjithë mbledhjes, këshilltarët e mazhorancës votuan në fund pro buxhetit. “Ndahemi nga e kaluara dhe japim votën pro. Për buxhetin jemi bashkëpërgjegjës”... Faqe 7

opozita

Le të lehin

Libri i Lames

Ramizi President! Edhe me forcën e armëve do ta arrijmë Në vijim të kujtimeve të tij, Qemal Lame ndalet në atmosferën e krijuar pas zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991, kur Alia humbet në zonën ku u themelua partia

Shtyhet vendimi për bojkot, demokratët sot në Kuvend

FAQe 6

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Pse i duhet konflikti Edi Ramës Në Shqipëri, çdo ditë e më shumë po mbizotëron një konfliktualitet politik që në kushtet aktuale duket i pakuptimtë e gati absurd. Është e vështirë të shpjegosh se përse një mazhorancë kaq e fortë sa kjo që erdhi në pushtet pas 23 qershorit, e ka të nevojshme të prodhojë situata konflikti, aq sa ta çojë opozitën drejt vendimeve ekstreme. Aq shumë është radikalizuar komunikimi politik, sa vetëm pas gjashtë muajsh të qeverisjes së majtë, Partia Demokratike gjendet sot përballë alternativës së daljes nga Parlamenti. Rasti i fundit, sigurisht më arroganti, ai i përvetësimit ditën për diell të kompetencave të Presidentit të Republikës në propozimin e emrave për drejtimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Çështjet pezull, Rama dy orë takim me Nishanin në Presidencë politikë /

Faqe 6

kronikë/ Nga shitjet e dyfishta

te konfliktet me ortakun, pistat e atentatit të Cekës

Faqe 5

ekonomi/ Fullani ndihmon

qeverinë, ulje rekord e interesave të borxhit

Faqe 7

”Ekspertët thonë se mediat sociale u lejojnë xhihadistëve të mundshëm të shohin konfliktin sirian në kohë reale dhe i ndihmojnë të lidhen me luftëtarët në terren për të planifikuar udhëtimin e tyre.

Në Siri kanë shkuar rreth 700 qytetarë francezë. Gjykatësi francez i kundërterrorizmit, Marc Trevidic po bën thirrje për më tepër dialog me bashkësitë myslimane në Francë. “Deri tani jemi mbështetur vetëm tek drejtësia kundër-terrorizmit, pra vetëm kemi reaguar kundër tij, dhe ky është dështim

Europa në alarm për xhihadistët e luftës së Sirisë Henry Rdigewell

K

ohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të arrestimeve të qytetarëve britanikë që akuzohen se janë kthyer nga fushëbetejat e Sirisë, ku mendohet të kenë qenë pjesë e xhihadit, apo luftës së shenjtë. Autoritetet britanike shqetësohen se shifrat në rritje përbëjnë një kërcënim të sigurisë së brendshme. Por Britania nuk është e vetmja që përballet me këtë problem. Ndërkohë që mendohet se mijëra europianë janë duke luftuar në Siri, kërcënimi po merret seriozisht në të gjithë kontinentin. Një video amatore është xhiruar qëllimisht më 6 shkurt dhe në të shfaqet shtetasi britanik, Abdul Waheed Majeed pranë qytetit sirian Aleppo. Ai është i rrethuar nga luftëtarët e grupit rebel të lidhur me al–Kaidan, Fronti Al Nusra. Abdul Majeed flet me theks britanik. “Nuk mund të flas. Gjithkush më kërkon të flas. Por unë nuk jam folës shumë i mirë. Më duket sikur më është lidhur g juha. Nuk mund të flas. Fjalët duhet të vijnë nga zemra. Nuk mundem.” Majeed shihet më pas të ngasë një kamion të mbushur me eksploziv deri pranë mureve të burgut të Aleppos. Ai dhe dhjetëra persona të tjerë mbeten të vrarë. Rebelët sirianë njoftojnë se shumë të burgosur u arratisën. Shiraz Maher është hulumtues i Qendrës Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizmit të Universitetit Kings në Londër. “Sulmi vetëvrasës me bombë sug jeron një nivel fanatizmi shumë të lartë. Ata janë luftëtarë dhe ndodhen në terren për të bërë dy g jëra. Njëra është largimi i Assadit, por synohet edhe martirizimi.” Zoti Maher vlerëson

se në Siri janë duke luftuar deri në 366 qytetarë britanikë, më shumë se Xhihadi i zhvilluar në Irak apo Afganistan. “Po të kemi parasysh qëndrimin e botës perëndimore – vetë qeveritë tona e konsiderojnë Assadin tiran dhe një person që duhet të largohet nga pushteti – ky nuk është një veprim moralisht i dyshimtë.” Qeveria britanike po përgjigjet. Vetëm gjatë muajit janar, 16 shtetas britanikë, të dyshuar për pjesëmarrje në luftime ose si persona që kanë tentuar të udhëtojnë atje, u arrestuan pas kthimit të tyre në shtëpi. Gjatë gjithë vitit 2013, ka pasur 24 arrestime. Përvoja e kaluar tregon se xhihadistët britanikë paraqesin rrezik të dyfishtë sigurie, thotë Rafaello Pantucci i Institutit të Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore. “Në Afganistan dhe Pakistan, ku të rinj britanikë shkuan për të luftuar në disa nga konfliktet e xhihadit, pamë që ata përfunduan nën drejtimin e al-Kaidës e cila u kërkoi të ktheheshin në Britani për të ndërmarrë sulme. Në shembuj të tjerë, si në Irak, disa prej të rinjve që u kthyen vendosën vetë se ishte detyra e tyre për t’u përpjekur të bënin diçka në Mbretërinë e Bashkuar.” Ky sulm vetëvrasës në dhjetor mendohet të jetë kryer nga Nicholas Bons, një xhihadist francez që lufton me grupin Shteti Islamik në Irak dhe zonën e Levantit. Në Si-

“Sulmi vetëvrasës me bombë sugjeron një nivel fanatizmi shumë të lartë. Ata janë luftëtarë dhe ndodhen në terren për të bërë dy gjëra. Njëra është largimi i Assadit, por synohet edhe martirizimi.”

Vetëm gjatë muajit janar, 16 shtetas britanikë, të dyshuar për pjesëmarrje në luftime ose si persona që kanë tentuar të udhëtojnë atje, u arrestuan pas kthimit të tyre në shtëpi. Gjatë gjithë vitit 2013, ka pasur 24 arrestime.

ri kanë shkuar rreth 700 qytetarë francezë. Gjykatësi francez i kundër-terrorizmit Marc Trevidic po bën thirrje për më tepër dialog me bashkësitë myslimane në Francë. “Deri tani, jemi mbështetur vetëm tek drejtësia kundër-terrorizmit, pra vetëm kemi reaguar kundër tij, dhe ky është dështim.”Ekspertët thonë se mediat sociale u lejojnë xhihadistëve të mundshëm të shohin konfliktin sirian në kohë reale dhe i ndihmojnë të lidhen me luftëtarët në terren për të planifikuar udhëtimin e tyre. Një fenomen i tillë ka ngjallur debat edhe në Shqipëri, prej nga një numër ende i paqartë mercenarësh janë bërë pjesë e luftimeve të përgjakshme të Sirisë. Vetëm pak ditë më parë, kur kjo luftë ka shkaktuar disa “martirë” shqiptarë, Parlamenti vendosi të penalizojë ata që bëhen pjesë e një lufte të huaj. E njëjta masë parandaluese është ndërmarrë më parë në Kosovë, ndërsa përllogaritet se disa vende të Ballkanit kanë furnizuar me mercenarë luftën e stërzgjatur siriane. Projektligji parashikon sanksione penale, por duke titulluar si veprimtari të paligjshme “pjesëmarrjen në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj” si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim, kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj. E ndërsa autoritetet britanike po arrestojnë luftëtarët e kthyer në shtëpi, në Shqipëri ky projektligj pritet të mbetet në letër, pasi pak të dhëna zyrtare ka për luftëtarët shqiptarë në konfliktin e Sirisë. Marrë me përshtatje nga “Zëri i Amerikës”


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Ligji i ri në fuqi

27.02.2014

3

Të larguarit nga administrata, sot protestë para Kuvendit TIRANË Të gjithë ata që pretendojnë se janë larguar

padrejtësisht nga puna, pritet që të zhvillojnë sot një protestë paqësore para Kuvendit. Nuk ka ende një shifër të saktë se sa është numri i të larguarve me qeverinë e re, ndërkohë që PD-ja ka njoftuar se ky numër është mbi 5 mijë. Pak ditë më parë, për herë të parë në Shqipëri u krijua edhe “Shoqata për Mbrojtjen e punonjësve të larguar padrejtësisht nga administrata”. Kjo shoqatë ftoi çdo punonjës të administratës publike që është larguar padrejtësisht nga puna, apo që kërcënohet çdo ditë për të pranuar daljen në listë-pritje, që t’i bashkohet asaj më qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre por edhe parimeve bazë të një shteti ligjor. “Ne vlerësojmë se krijimi i kësaj organizate është forma e duhur për t’i thënë ndal spastrimeve politike në administratën publike, sot dhe përgjithmonë. Administrata publike është dhe do të mbetet në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe shtetit shqiptar, dhe jo në shërbim të forcave politike”, - thanë përfaqësues të kësaj shoqate pak ditë më parë, ndërsa shumë prej tyre u panë edhe në protestën e organizuar nga opozita një javë më parë. Sot të larguarit do të protestojnë pikërisht për të drejtat e tyre në një protestë të paralajmëruar tashmë, që do t’i shërbejë sensibilizimit të këtij problemi, i cili për hir të së vërtetës po shfaqet jo pak në administratën e sotme publike.

Nëpunësi Civil, ja efektet për të shkarkuarit nga puna Të gjithë ata nëpunës që nga 1 tetori e këtej, për shkaqe të ndryshme janë larguar apo pezulluar nga puna, do duhet t’iu drejtohen gjykatave administrative për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për t’u rikthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës Fejzi Braushi

Ka hyrë më së fundi dje në fuqi ligji i ri i Nëpunësit Civil. Kjo pasi Qendra e Botimeve Zyrtare që është në varësi të ekzekutivit, ka vendosur të botojë në limitet kohore ligjore vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet të cilit rrëzohet Akti Normativ i qeverisë për shtyrjen deri në 1 prill të hyrjes në fuqi të këtij ligji. Tashmë me hyrjen në fuqi të ligjit të ri të Nëpunësit Civil, që u miratua vjet në maj me konsensusin e të dyja palëve, rikthehen një sërë garancish për atë pjesë të administratës shtetërore, e cila u ka shpëtuar largimeve të qeverisë së re. Kështu për sa kohë do jetë në fuqi ky ligj, nëpunësit e administratës që gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, nuk do mund të pushohen më nga puna për arsye të ristrukturimit apo mbylljes së institucioneve, siç është vepruar rëndom këta muaj. Në rastet e tilla ligji në fjalë parashikon që nëpunësi nuk del në listë- pritje, siç parashikonte ligji i vjetër, por sistemohet në një pozicion tjetër ekuivalent me atë që ka patur më parë. Por përveç garancive që sjell për personat që janë

ende në punë, botimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese merr një rëndësi të madhe për ata që deri më sot janë larguar nga puna. Kështu, pavarësisht se gjykata nuk i ka dhënë fuqi prapavepruese këtij vendimi, pra që ta detyronte vetë administratën që të rikthente në punë të gjithë ata të larguar në kundërshtim me ligjin e ri të Nëpunësit Civil, ky vendim sjell një sërë mundësish të tjera për ta fituar të drejtën në Gjykatën Administrative. Të gjithë ata nëpunës, që nga 1 tetori e këtej, për shkaqe të ndryshme janë larguar apo pezulluar nga puna, do duhet t’iu drejtohen gjykatave administrative për të kërkuar të drejtën e tyre dhe për t’u rikthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës. Sipas vendimit të botuar dje, gjykata ka vendosur që ai merr fuqi vepruese që nga momenti i botimit në Fletoren Zyrtare, çka ua lë barrën e rivendosjes të së drejtës vetë nëpunësve të prekur duke iu drejtuar sistemit gjyqësor. Tashmë me publikimin e këtij vendimi në Fletoren Zyrtare, çdo nëpunës që është bërë objekt i pasojave të Aktit Nor-

Që nga dje, nëpunësit e administratës që gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, nuk do mund të pushohen më nga puna për arsye të ristrukturimit apo mbylljes së institucioneve

mativ, do duhet që të marrë në dorë aktin e pushimit apo të pezullimit nga detyra dhe vendimin e Gjykatës Ku s h t e t u e s e d h e t ’ i d r e j t o h e t Gj yk at ë s Ad m i n i st r at ive p ë r t ë kërkuar rikthimin në detyrë. Gjykatat përveç rasteve të largimeve me arsye, do duhet të vendosin detyrimin e institucionit përkatës për kthimin në detyrën e mëparshme ose në një vend të përafërt me të. Ndërkohë që një tjetër pasojë e këtij vendimi të Kushtetueses është edhe ai që ka të bëjë me konkurset e shpallura nga qeveria për punësimet në administratë. Çdo konkurs i shpallur nga institucionet shtetërore sipas përcaktimeve që bën ligji i vjetër i Nëpunësit Civil, pezullohet. Rekr utimet tashmë do duhet të bëhen sipas normave që vendos ligji i ri i “Nëpunësit Civil”, ku përparësi për të zënë një vend të caktuar pune u jepet së pari atyre nëpunësve që janë aktualisht të punësuar në një institucion të caktuar. Kjo si zbatim i detyrimit ligjor për favorizimin e karrierës në administratë. Pra tashmë nuk mund të merret një person nga

jashtë institucionit për një pozicion të caktuar pune, pasi të drejtën së pari e kanë vetëm ata që janë punonjës në të. Në të kundërt, çdo emërim mund të konstatohet i paligjshëm dhe vetë institucioni do duhet të paguajë kostot financiare duke paguar dy persona për një vend pune. Por gjithsesi, edhe këto efekte pritet të jenë të përkohshme, pasi siç dihet, tashmë qeveria ka paraqitur në Kuvend një sërë ndryshimesh të reja në ligjin e ri të Nëpunësit Civil që nisi të zbatohet dje. Këto propozime parashikojnë një sërë ndërhyrjesh që eliminojnë garancitë e mësipërme që ofron ligji i ri i Nëpunësit Civil. Pavarësisht se qeveria e ka shtyrë miratimin e këtij projektligji të ri, burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ajo është një shtyrje e përkohshme për t’i dhënë mundësi opozitës që të japë konsensusin. Kjo edhe si një detyrim i presionit të faktorit ndërkombëtar. Por të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo shtyrje nuk është përfundimtare, pasi qeveria është e vendosur që ta miratojë këtë projektligj.

PD: Qeveria të anulojë projektin e ri për Nëpunësin Civil Publikimi në Fletoren Zyrtare i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Aktin Normativ të qeverisë ka përfshirë dje në debat mazhorancën dhe opozitën në lidhje me fuqinë vepruese të tij. Përfaqësues të mazhorancës kanë theksuar se vendimi në fjalë nuk ka fuqi prapavepruese për vendimet dhe veprimet e kryera nga 1 tetori deri dje, ndërkohë që përfaqësues të opozitës duke iu përmbajtur një tjetër logjike juridike kanë kërkuar nga qeveria që ta zbatojë atë. “Nuk krijohet vakum ligjor, sepse sot që flasim është në fuqi ligji i ri dhe çdo veprim që do kryhet do bëhet mbi bazën e atij ligji.

Pyetja që shtrohet është që ç’do bëhet me veprimet e kryera që nga momenti i miratimit të Aktit Normativ në qeveri deri në momentin e botimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka fuqi prapavepruese, çka do të thotë që të gjitha veprimet që janë kryer deri më tani, në bazë të ligjit të vjetër janë të vlefshme dhe sigurisht sot që flasim kemi një situatë të re, kemi një ligj të ri që do t’i shtrijë efektet e veta në çdo veprim që do të kryhet sot e tutje”, - tha deputeti socialist, Armando Subashi. Ndërkohë që nuk ka qenë në të njëjtin mendim deputeti demokrat

Eduard Halimi, i cili teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se mbajti peng vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur në rrugë qindra punonjës së administratës, ka kërkuar prej qeverisë zbatimin e tij. “Kërkojmë nga dyshja Rama-Meta që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos nëpërkëmbë punonjësit e shtetit që kanë fituar statusin e Nëpunësit Civil në 1 tetor të vitit 2013. Të anulohet projektligji që kanë firmosur për Nëpunësin Civil dhe të mos nëpërkëmbet aspirata e shqiptarëve në Bashkimin Europian”, tha Halimi.

“Kërkojmë nga dyshja Rama-Meta që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos nëpërkëmbë punonjësit e shtetit që kanë fituar statusin e Nëpunësit Civil në 1 tetor të vitit 2013"


4

në fokus

1

Ky ishte atentati i dytë ndaj ndërtuesit Ceka, i pari i dështuar më 2013, ndërsa më 2012, ortakut të tij në kompani, po ashtu i kishin vënë tritol duke i dëmtuar shtëpinë...

Një nga banorët e zonës thotë se lokali ku është vënë tritoli kishte kohë që nuk përdorej dhe se brenda tij hynin vetëm Ceka dhe persona të lidhur me të, që e administronin objektin

Atentati i paralajmëruar

Tritol “bazës” së ndërtuesit, tre të plagosur në Tiranë

Armando Ceka, biznesmen ndërtimi i sulmuar edhe më parë, si dhe punonjësit e tij Julian Çela e Artur Sharra u plagosën dje në rrugën “P. Budi”, pas shpërthimit të një sasie tritoli të telekomanduar. Dëshmitarët: Skena pas shpërthimit ishte tronditëse Vladimir Karaj Shpërthimi i tritolit u dëgjua i fortë rreth orës 10:00 në rrugën “Pjetër Budi”, që të çon nga Liceu Artistik në Qytetin Studenti. Pas tij, rënkimet me zë të lartë të tre të plagosurve, thirrjet për ndihmë u dëgjuan veç prej pak njerëzve që ishin aty pranë apo po kalonin në momentin e ngjarjes. “Dola dhe derdha pak ujë jashtë dhe i pashë të tre të shkonin drejt lokalit. Kur hyra brenda, dëgjova shpërthimin dhe gjërat këtu u shkundën. Dola jashtë dhe i dëgjova kur thërrisnin për ndihmë”, - thotë pronari i një lokali përballë “Grifoni”. Në derën e këtij të fundit ishte vënë eksplozivi grackë, shpërthimi i të cilit plagosi rëndë Julian Çelën, 23 vjeç, Armando Cekën, 33 vjeç dhe Artur Sharrën, 46 vjeç. Policia thotë se ishin 500 gramë lëndë eksplozive plastike dhe se procesi ka qenë i telekomanduar, duke hedhur dyshime se autori mund të ketë qenë duke pritur në një vend jo fort larg hyrjes së lokalit që administrohej nga Ceka. Ky ishte atentati i dytë ndaj ndërtuesit Ceka, i pari i dështuar më 2013, ndërsa më 2012, ortakut të tij në kompani, po ashtu i kishin vënë tritol duke i dëmtuar shtëpinë. Atentati i djeshëm duket kështu i paralajmëruar, ndërsa policia thotë se motivet e tij dyshohet të jenë të lidhura me biznesin e Cekës, shitblerjen e apartamenteve dhe problemet që ky ka pasur me klientë. Një nga banorët e zonës thotë se lokali ku është vënë tritoli kishte kohë që nuk përdorej dhe se brenda tij hynin vetëm Ceka dhe persona të lidhur me të, që e administronin objektin. Ai thotë se shpeshherë në zonën dhe pranë lokalit kishin ardhur persona që kërkonin të plagosurin dhe ankoheshin për problemet që kishin me të. Ndërkohë

dje, rreth orës 10 të mëngjesit Ceka, Sharra dhe i riu Çela, që sipas policisë kishte vetëm pak muaj që punonte në kompaninë e ndërtimit, kanë ndaluar diku pranë me makinë dhe i janë afruar lokalit. Sipas dëshmitarëve, duket se Çela ka qenë i pari që ka hapur derën, ndërsa Armando Ceka ka qenë menjëherë pas tij. Shpërthimi i fortë u ka dëmtuar të dyve këmbët, ndërsa dëshmitarë okularë thonë se kanë parë që njëri prej të plagosurve i kishte humbur ato. I plagosuri i tretë duket se ka qenë diçka më poshtë në shkallët e lokalit, arsyeja edhe pse ka marrë dëmtime më të lehta dhe madje ka mundur të largohet disa hapa nga vendi i shpërthimit dhe duket se është rrëzuar përballë një ushqimoreje të vogël që ndodhet në krah të lokalit ku edhe ka lënë një njollë të madhe gjaku. “Dy djem me një makinë të bardhë që dëgjuan thirrjet për ndihmë dolën, i morën dhe i futën në makinë”, - thotë burri që drejton lokalin përballë atij të sulmuar. Ai shpjegon se personat që u erdhën në ndihmë të plagosurve, u detyruan t’i tërhiqnin ata nga jashtë, pasi në moment kishin frikë për atë që ndodhi brenda në lokal dhe nga ndonjë shpërthim i dytë. Fillimisht banorët kanë pasur dyshime se mund të ishte bombël gazi ajo që kishte shpërthyer, por është qartësuar shpejt se bëhej fjalë për shpërthim tritoli. Në pak minuta, ai kujton se personi që ishte dëmtuar rëndë në këmbë ishte në vetëdije në momentin që është futur në makinë dhe nisur për në spital, por thotë se plaga dukej që ishte e rëndë dhe se mund të kishte humbur këmbët. Ai thotë se i kishte parë edhe më herët të plagosurit e djeshëm dhe se ata vinin shpesh tek lokali, edhe pse ky ishte prej kohësh i mbyllur. Një

tjetër dëshmitar, që thotë se po kalonte me biçikletë në momentin e shpërthimit, tregon se kur është afruar, ka parë tek shkallët e lokalit një prej të plagosurve të mbuluar me gjak. “Ishte një skenë shumë tragjike, shumë e rëndë”, -thotë ai. Akti i rëndë ndodhi vetëm pak metra larg një kopshti fëmijësh, që fatmirësisht është në rikonstruksion dhe i zbrazur dhe një shkolle 8-vjeçare. Vetëm fati ka ndihmuar që bilanci të mos jetë më i rëndë, pasi duket në momentin e shpërthimit nuk ka pasur kalimtarë në vendin e ngjarjes, i cili ishte mbuluar nga copa të xhamit prej lokalit ku ishte vendosur eksplozivi. Forca të shumta policie, një ambulancë dhe më vonë një zjarrfikëse erdhën në vendin e ngjarjes. Persona të tjerë që kanë dëshmuar për shpërthimin thonë se kanë mbetur mjaft të tronditur prej tij, por askush nuk ka vënë re diçka jashtë normales deri në momentin e tronditjes së fortë.

Bajram Dosti

Dëshmitari: Pashë të plagosurit që ulërinin, të mbuluar me gjak Bajram Dosti thotë se ka qenë duke ecur me biçikletë kur dëgjoi shpërthimin dhe u afrua më pas për të parë atë që kishte ndodhur. “Po vija me biçikletë dhe dëgjova shpërthimin. Thashë se mund të jetë tritol ose ndonjë bombël. Pashë që kishin dalë disa njerëz, shpejtova biçikletën instiktivisht”,- tregon ai, ndërsa kujton se kur është afruar, është tronditur nga skena dhe gjaku që pa në rrugë. “Shikoj te shkallët një njeri duke ulëritur, komplet i mbushur me gjak. Një makinë kishte ndaluar më lart”, -thotë Dosti me profesion aktor. Burri tha se situata ka qenë mjaft e rëndë dhe se nuk ka dashur të shohë më tej, ndërsa ka vënë re që dikush nga të plagosurit kishte humbur këmbët. “Dy-tre veta menjëherë nxorën një njeri nga brenda, të cilit i ishin prerë këmbët. A një a dy, nuk e pashë, sepse ishte skenë shumë e rëndë. E futën në makinë duke ulëritur”, -kujton ai ndërsa thotë se ngjarja ishte mjaft e rëndë dhe se ishte tronditur nga ajo që kishte parë.

Tritol në makinë policit të burgut, pranga 24-vjeçarit Një efektiv policie kërcënohet me eksploziv, ndërsa policia arreston Jetmir Zirin nga Fushë-Kruja si autor të krimit. Motivi, një konflikt mes tyre Policia e Krujës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vendosur eksploziv makinës së një polici. Sipas policisë, Jetmir Ziri është arrestuar ditën e djeshme, pasi rreth orës 02:30 pas mesnate i ka vendosur lëndë eksplozive automjetit tip “Golf 5” të efektivit të burgut, Alfred Mema. Sipas policisë, ngjar-

ja ndodhi rreth orës 2 e 35 minuta të mëngjesit, kur punonjësi i policisë së burgut, Alfred Mema ishte me shërbim në orët e natës dhe kishte parkuar automjetin e tij tip “Golf” jashtë ambienteve të burgut ku punon. Pas veprimeve të para hetimore, policia arrestoi edhe të dyshuarin e parë si autor të kësaj ngjarjeje, 24-vjeçarin Jetmir Ziri nga Fushë- Kruja. Burime policore lokale deklarojnë se nga hetimet paraprake rezulton që ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës së punonjësit të policisë së burgut. Sipas të dhënave mësohet se

24-vjeçari Ziri kishte konflikte me punonjësin e burgut të Fushë-Krujës. Ende nuk është sqaruar nga policia se cili ishte motivi i konfliktit mes 24-vjeçarit dhe punonjësit të policisë së burgut të Fushë-Krujës, por dyshohet se kjo ngjarje lidhet me detyrën që kryente i dëmtuari. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh kur shefit të sigurisë së burgut të Fushë-Krujës iu vu tritol në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 21 janarit, kur në banesën e shtetasit Lulzim Haxhia në Kamzë pati një shpërthim të fuqishëm tritoli. Asokohe policia tha se

eksplozivi ishte vendosur rreth orës 02:00 të mëngjesit. Kjo ngjarje vijon të mbetet e pazbardhur edhe pse policia tha se dyshimet e para flasin për një konflikt të mundshëm të shefit të sigurisë së burgut për shkak të detyrës që ai kryen. Vetëm një ditë përpara shpërthimit në banesën e shefit të sigurisë së burgut të FushëKrujës, një sasi e vogël tritoli u hodh në oborrin e komisariatit të FushëKrujës. Nga shpërthimi nuk pati persona të plagosur por vetëm dëme materiale, ndërsa vijon të konsiderohet si ngjarje e pazbardhur. L.Bakillari


2

në fokus

3

Një tjetër dëshmitar, që thotë se po kalonte me biçikletë në momentin e shpërthimit, tregon se kur është afruar, ka parë tek shkallët e lokalit një prej të plagosurve të mbuluar me gjak

Gazeta MAPO

4

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Armando Ceka dyshohet se u ka shitur në vazhdimësi të njëjtin apartament personave të ndryshëm e kjo është një ndër pistat që po hetohen

27.02.2014

5

Policia kërkoi të kontaktonte ish-ortakun kryesor të Cekës, një tjetër ndërtues me inicialet L.T. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë se kanë kryer një kontroll në banesën e tij, të ndërtuar nga të dy këta

i dënuari përjetë

Armand Ceka

Dyshimet e policisë ranë mbi një grup të gjerë personash, me të cilët hetuesit dyshonin se Ceka kishte pasur konflikte apo përplasje për shkak të biznesit

Julian Çela

Apeli ndërron kurs, rrëzon padinë e gardistit Skeja Tiranë Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi padinë e ishgardistit Fatos Skeja ndaj vëllezërve të Hekuran Dedës, të cilët më herët i kishte akuzuar për shpifje, lidhur me disa deklarata në media. Skeja kishte arritur të fitonte në Gjykatën e Tiranës, e cila detyronte vëllezërit e një prej viktimave të 21 janarit të dëmshpërblenin gardistin për dëmin moral që i kishin shkaktuar me këto deklarata publike. Por ndryshe nga shkalla e parë, Gjykata e Apelit vendosi dje të prishë vendimin që dënonte me gjobë shtetasin Hilmi Deda, vëlla i Hekuran Dedës së vrarë në demonstratën e 21 janarit 2011. Gjykata argumentoi se kjo padi është e pabazuar dhe si e tillë duhet të rrëzohet, duke shfuqizuar kështu edhe vendimin e shkallës së parë që ishte në favor të ish-gardistit, tashmë të arrestuar si i dyshuar për gjobëvënie. Dy vite të shkuara, Fatos Skeja nisi një betejë gjyqësore me familjen Deda, pas deklaratave në media të vëllezërve të Hekuran Dedës se gardisti u kishte ofruar para dhe foton e vrasësit të vëllait të tyre, në rast se prisnin për vizitë në shtëpi ish-kryeministrin Sali Berisha. Vëllezërit Deda thanë se disa ditë pas vrasjes, në shtëpinë e tyre kishte shkuar shtetasi Fatos Skeja, me të cilin kishin njohje të mëparshme. Ai kishte shkuar me një fuoristradë të zezë në orët e vona të natës dhe sipas tyre, iu ka ofruar një valixhe me para dhe foton e personit që kishte qëlluar vëllain e tyre në protestën e 21 janarit. Vëllezërit Deda thanë publikisht se nuk e kishin pranuar këtë ofertë, madje depozituan edhe kallëzim penal në prokurori. Por pas verifikimeve të para çështja u pushua, pasi akuza tha se nuk provohet kryerja e veprës penale. Menjëherë pas vendimit të prokurorisë shtetasi Fatos Skeja iu drejtua me një padi civile Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim nga vëllezërit Deda.

Nga shitjet e dyfishta te konfliktet me ortakun, pistat e atentatit të Cekës Ndërtuesi 33-vjeçar dyshohet se ua shiste një apartament personave të ndryshëm, ndërsa kishte edhe konflikte pronësie. Policia, 3 orë në kërkim të ish-ortakut, me të cilin Armando Ceka ishte në konflikt Dashamir Biçaku

Pesë muaj më parë, Armando Ceka i shpëtoi një atentati me eksploziv në makinën e tij. Paraditen e djeshme ai mbeti i plagosur së bashku me dy persona të tjerë në ambientet e një lokali që përdorej për takime “biznesi” nga ndërtuesi me probleme. Policia, që duhej ta kishte sqaruar këtë çështje që në atentatin e parë, ka rinisur sërish hetimet për të zbuluar konfliktet e Armando Cekës, 33-vjeçarit me kompani ndërtimi. Dyshimet e policisë ranë mbi një grup të gjerë personash, me të cilët hetuesit dyshonin se Ceka kishte pasur konflikte apo përplasje për shkak të biznesit. Problemet e pronësisë së të plago s u r i t n ë a t e n t a t i s h i n megjithatë të njohura për hetuesit e çështjes. Armando Ceka dyshohet se u ka shitur në vazhdimësi të njëjtin apartament personave të ndryshëm e kjo është një ndër pistat që po hetohen për zbardhjen e atentatit. Dëshmitarë në vendngjarje, të cilët kanë bizneset afër, treguan dje për MAPO-n se persona të

ndryshëm kërkonin herë pas here 33-vjeçarin, duke shprehur pakënaqësi ndaj tij. Konfliktet për çështje toke kanë qenë një tjetër problem me të cilin ishte përballur Armando Ceka. Policia po verifikon edhe këtë pistë, ndërkohë që ka kontaktuar dje me persona të ndryshëm që kishin probleme me ndërtuesin. Pista e tretë që po ndjek policia lidhet me ish-ortakët në biznes të Cekës. Paraditen e djeshme, policia kërkoi të kontaktonte ish-ortakun kryesor të Cekës, një tjetër ndërtues me inicialet L.T. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë se kanë kryer një kontroll në banesën e tij, të ndërtuar nga të dy këta. Gjatë verifikimit të kryer në banesë dhe gjatë kontrollit ndërtuesi nuk është gjetur aty. Edhe gjatë tentativave për të komunikuar me të në telefon, hetuesit nuk arritën të lidheshin së paku deri tri orë pas ngjarjes, për të sqaruar marrëdhëniet mes dy ndërtuesve. Ky është atentati i dytë që ndodh ndaj Cekës në një hark kohor prej më tepër se gjashtë muajsh.

Më 5 shtator të vitit të kaluar, në rrugën “Siri Kodra” shpërtheu një sasi lënde eksplozive në pjesën e pasme të veturës së tij “Volvo” CC 9, me targa AA 779 CX. Eksplozivi ishte vënë në pjesën e pasme të veturës, ndërsa mjeti ishte në ecje e sipër në rrugën “Siri Kodra”, vetëm 100 metra larg kryqëzimit të njohur me emrin “Selvia”. Dyshimet e policisë janë se ngjarja e djeshme është vijim i atentatit të 5 shtatorit të vitit të kaluar, që dështoi për të ekzekutuar ndërtuesin Ceka. Pikërisht problemet me ish-ortakun e tij përbëjnë dhe një nga versionet që është verifikuar nga policia e Tiranës në lidhje me atentatin e mëparshëm. Nga shpërthimi Ceka nuk kishte marrë dëmtime, çka lë të kuptohet se autorët kanë pasur për qëllim kërcënimin e tij. Por sasia e djeshme e tritolit tregon se autorët kërkonin diçka më tepër se kërcënimi. Sasia e lëndës eksplozive ishte e lidhur me derën e lokalit, ndërsa ndezja e mekanizmit dyshohet se ka ndodhur në një distancë të afërt përmes një celulari.

5

shtator 2013 Një sasi eksplozivi ishte vendosur në makinën e Armando Cekës, ndërsa u aktivizua gjatë lëvizjes së mjetit. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Siri Kodrës”, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme tek 33-vjeçari

17

mars 2012 Një sasi eksplozivi u vendos në një objekt në ndërtim e sipër. Policia identifikoi targetin e këtij kërcënimi, biznesmenin Lorenc Teranaj, ish-ortak me Armando Cekën. Autori nuk u gjet nga policia

Precedenti

Kërcënim me tritol edhe ortakut të Cekës Afërsisht dy vite më parë, më 17 mars të vitit 2012, në objektin e ndërtuar nga Armando Ceka dhe Lorenc Teranaj u vendos eksploziv. Edhe në këtë rast dyshohej se shkak i ngjarjes ishte fakti se ata kishin lënë përgjysmë një pallat në rrugën “Don Bosko”. Edhe në këtë rast, nga shpërthimi i ndodhur një vit e gjysmë më parë nuk pati të dëmtuar apo të plagosur, veç dëmeve serioze në banesën e këtij të fundit. Dhe këtë herë hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dështuan në zbardhjen e krimit, ashtu si në një seri të tjera krimesh të rënda, të ndodhura në kryeqytet përgjatë dy viteve të fundit. Ndërkaq Teranaj është arrestuar më 24 gusht të vitit 2011 me një sasi lënde, që fillimisht u dyshua si heroinë. Ai ka qenë i shoqëruar nga Besnik Mitrovica dhe kanë lëvizur me automjetin e markës “Volksvagen Golf 4”, me targe AW 865 FR. Lëvizjet e të dyshuarve janë mbajtur nën vëzhgim nga ana e policisë gjyqësore, për shkak të informacionit që disponohej se të dyshuarit merreshin me shpërndarjen e lëndës narkotike heroinë në pika të ndryshme të Tiranës. Po atë ditë ata u ndaluan nga policia, duke iu bllokuar edhe lëndën narkotike. Disa muaj më pas Gjykata e Lartë vendosi lirimin e tij me argumentin se vlerësimi i masës së sigurisë së tij ishte kryer pa praninë e të pandehurit.


6

fokus

ngjarje e ditës

DitarI

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani kanë diskutuar dje në Presidencë për gjyqtarët, ambasadorët, shkarkimin e Zana Xhukës dhe marrëdhëniet e acarta mes tyre. Në takim nuk është prekur çështja e SHISH-it

Çështjet pezull, Rama dy orë takim me Nishanin në Presidencë TIRANË Ai nuk kishte qëndruar aq gjatë

sa dje në zyrën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që prej zgjedhjes së këtij të fundit në këtë detyrë. Rreth dy orë orë e gjysëm ata kanë diskutuar si rrallë herë për shumëçka. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani kanë hedhur në tavolinën e diskutimit shumë çështje të lëna pezull mes tyre, por jo vetëm. Në këtë takim, mësohet se janë prekur çështjet më të nxehta dhe të debatueshme, përveç Shërbimit Informativ Shtetëror. Gjyqtarët

Në takimin mes tyre mësohet se është diskutuar më së shumti për gjyqtarët. Pas rrëzimit pak javë më parë të dy kandidaturave për në Gjykatën e Lartë, Gjovalin Përnoca dhe Petrit Çeno, Presidenti i Republikës publikoi së fundmi listën e re të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Për tri vende vakante që gjenden në këtë gjykatë, Presidenti përzgjodhi 17 kandidatura. Siç njoftoi Presidenca, 17 kandidatët kishin kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, duke përmbushur kriteret formale ligjore. 6 prej tyre vijnë nga sistemi gjyqësor, pra që janë aktualisht gjyqtarë në Gjykatat e Apelit dhe 11 të tjerë janë emra të njohur nga fusha juridike. Vetë institucioni i Presidentit njoftoi se procesi përzgjedhës do të vijonte me bashkëpunimin midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parla-

mentare të Kuvendit të Shqipërisë, me q ë l l i m p ë r c a kt i m i n e k r it e r eve konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit. Një proçedurë kjo që në fakt u ndoq edhe gjatë seancës së parë të dy kandidaturave që propozoi Nishani, por që u hodhën poshtë nga mazhoranca. Në kushtet kur marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Presidentit të Republikës janë dukshëm të acaruara, një tjetër fazë rrëzimi e kandidaturave të Presidentit nuk do t’i shërbente askujt. Andaj biseda e djeshme nuk i është shmangur diskutimit për emra konkret. Ambasadorët

Çështja e ambasadorëve vazhdon të jetë një temë e nxehtë mes Presidentit dhe kryeministrit ku bëhet fjalë për emra konkret. Kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende dy kandidatët për ambasadorë përkatësisht në Arabinë Saudite dhe Vatikan, një cështje kjo e prekur edhe në takimin e djeshëm mes tyre. Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë rezultat për emrat në fjalë. Ajo që dihet publikisht është një deklaratë e Presidentit të Republikës për çështjen në fjalë. “Sa u përket kandidaturave në fjalë, le të mos bëhet merak askush. I siguroj të interesuarit se si autoritet kushtetues që emëron ambasadorët, do dekretoj, jo kandidatura të kulisave, tekave, ambicieve, interesave, apo thjesht

Çështja e ambasadorëve vazhdon të jetë një temë e nxehtë mes Presidentit dhe kryeministrit ku bëhet fjalë për emra konkret. Kreu i shtetit nuk ka dekretuar ende dy kandidatët për ambasadorë përkatësisht në Arabinë Saudite dhe Vatikan

dëshirave, por vetëm kandidatë që plotësojnë kushtet e përfaqësimit dinjitoz të vendit tim, individë seriozë dhe të përmbajtur, që zotërojnë kapacitetet e duhura profesionale, intelektuale, kulturore, shoqërore, njerëzore, komunikative, etike”, - është shprehur Nishani në një intervistë për median e shkruar. Shkarkimi i Xhukës

Shkarkimi i kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka ka sjellë jo vetëm reagimin e për-

ditshëm të opozitës, por edhe vetë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Për këtë të fundit, emërimi i kreut të ri të ILDKP-së nga ana e Kuvendit është bërë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Sipas tij, votimi i Shkelqim Ganajt në krye të ILDKP-së ishte një uzurpim i kompetencave të kreut të shtetit. Nuk dihet ende nëse Presidenti i Republikës ndaj të njëjtin opinion pas bisedës që ka zhvilluar edhe për këtë çështje me kryeministrin e vendit. N.Perndoj

Demokratët sot në seancë, shtyhet vendimi për Kuvendin Ndryshe nga sa përflitej kohët e fundit, grupi parlamentar i PD-së do të jetë sot në Kuvend dhe do të marrë pjesë në votimet e projektligjeve që janë përfshirë në rendin e ditës. Në funksion të seancës së sotme parlamentare, deputetët do të diskutojnë edhe në një mbledhje paraprake që pritet të mbahet aty rreth orës 09:30 të paradites TIRANË Vendimet e para të opozitës,

por jo ato më të rëndësishmet (siç është bojkoti), pritet të duken që sot gjatë zhvillimit të seancës parlamentare. Prej disa ditësh kryetari i PDsë, Lulzim Basha ka zhvilluar takime intensive me kryesinë e grupit por edhe me aleatët, ndërsa mësohet se vendimi kryesor që lidhet me bojkotin ndaj Kuvendit do të merret në varësi të zhvillimeve politike. Ajo që dihet me siguri deri më tash është se ndryshe nga sa përflitej kohët e fundit, grupi parlamentar i PD-së do të jetë sot në Kuvend dhe do të marrë pjesë në votimet e projektligjeve që janë përfshirë në rendin e ditës. Në funksion të seancës së sotme parlamentare, deputetët do të diskutojnë edhe në një mbledhje paraprake që pritet të mbahet aty rreth orës 09:30 të paradites. Po sot Basha do të zhvillojë një takim edhe me aleatët,

ku dukshëm është vënë re një qëndrim jo unik mes tyre lidhur me raportin që ata duhet të mbajnë ndaj Kuvendit. Deri më tash, PD-ja ka lëshuar sinjalet e një bojkoti të pjesshëm, siç ishte edhe rasti i djeshëm në komisionin e Ligjeve, ku demokratët e braktisën mbledhjen pak para votimit të projektligjit “Për Policinë e Burgjeve”, apo edhe dy ditë më parë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku përfaqësuesit e PD-së qëndruan akoma më pak, rreth 10 minuta. Dy ditë më parë, kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka kërkoi kthimin e Kuvendit në legjitimitet, duke kundërshtuar shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka. Paralajmërimi për rishikim të marrëdhënieve me Kuvendin u përcoll nga selia blu rreth një javë më parë, ku një ditë pas protestës së opozitës demokratët theksuan se kjo mazhorancë po e bën Parlamentin të paqenë me shkarkimet që ajo po ndërmerr dhe jo vetëm. “…Me ngjarjet e fundit në Kuvend, ku ligji dhe Kushtetuta u ekzekutuan përsëri me urdhrin politik të Ramës dhe Metës, ne do të rishikojmë marrëdhëniet tona me Kuvendin, në funksion të misionit tonë për mbrojtjen e ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë. Ne nuk do të pranojmë t’i japim legjitimitet Parlamentit të një shumice që ka zgjedhur të bëhet gijotina e ligjit dhe Kushtetutës”, - u shpreh Basha të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar. Por që prej asaj dite, (edhe pse takimet në

REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË PERMBARUES GJYQESOR VASIL SHANDRO

PERMBARUESI GJYQESOR VASIL SHANDRO do të zhvillojë ankandin për pasurinë e paluajtshme: - Pasuria e rregjistruar me Nr 6/109+3-13, ZK 2310, Apartament me sip totale prej 47 m2, vol 3, fq.54, e ndodhur ne Kuçove. Çmimi fillestar me te cilin do te filloje ankandi eshte ne vleren 1,006,745.6 Leke. - Pasuria e rregjistruar me Nr. 32/43, ZK 2179, Truall+ Ndertese me siperfaqe totale prej 500 m2, vol 7, fq.89, e ndodhur ne Polovine, Kuçove. Çmimi fillestar me te cilin do te filloje ankandi eshte ne vleren 670,956.16 Leke Ankandi do të zhvillohet në datë 24.03.2014 ora 16:00, nëë z�rën ën n përmërmrmbarimore Vasil Shandro, me adresëë Rr �Reshit �ollaku�,pall �Aurora Konstruksion”, kati 5, prapa Gjykatës Lartë, Tiranë. Nr.tel: 04/2278031 / E-mail: vshandro@�ahoo.com

selinë blu kanë qenë të shpeshta, qoftë me grupin ashtu edhe me aleatët), nga ana e mazhorancës janë përcjellë disa sinjale konkrete tërheq jeje, siç ishte rasti i projektligjit të ri për Nëpunësin Civil, një çështje kjo mjaft e debatuar nga ana e opozitës. Dy ditë më parë, me kërkesë të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, Konferenca e Kryetarëve shtyu diskutimin e kësaj nisme, si në komisione ashtu edhe në seancë plenare. Po dje qeveria botoi në Fletoren Zyrtare vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpallte antikushtetues Aktin Normativ të qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil, një tjetër kërkesë e shumëpërcjellë përmes njoftimeve zyrtare nga ana e demokratëve. Në të njëjtën kohë demokratët po zhvillojnë takime edhe me strukturat në bazë me qëllim koordinimin e lëvizjeve politike, takime këto që nuk kanë nxjerrë ende një qëndrim të qartë se cili duhet të jetë hapi që duhet ndjekur në raport me Kuvendin. Ajo që opozita po trumbeton fort edhe në takimet me përfaqësues ndërkombëtarë është goditja sipas saj e institucioneve të pavarura në vend, duke marrë si rast shkarkimin e kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka. Megjithatë, përpos denoncimeve publike, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka garantuar në takimet me ndërkombëtarët se opozita do të jetë garante për një demokraci pjesëmarrëse dhe llogaridhënëse. N.P


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.02.2014

7

Miratohet me konsensus buxheti për Bashkinë e Tiranës Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmë mes debatesh buxhetin për vitin 2014. Mbledhja u zhvillua pa praninë e kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, ndërkohë që vendimet më të diskutuara ishin ato për rritjen e tarifave për gjelbërimin, kopshtet dhe çerdhet. Edhe pse debatet ishin të pranishme gjatë gjithë mbledhjes, këshilltarët e mazhorancës votuan në fund pro buxhetit. “Ndahemi nga e kaluara dhe japim votën pro. Për buxhetin jemi bashkëpërgjegjës”- tha kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi. Më herët, ai kërkoi që punimet për Bulevardin e ri të mos jenë pjesë e buxhetit 2014. “Bashkia të shlyejë borxhet ndaj individëve dhe ndaj bizneseve më parë”, - tha Dalipi, duke vënë në dukje edhe konfliktet që

Bashkia ka me banorët. Megjithatë, ai shtoi se nuk duan ta bllokojnë këtë projekt. Çështja e vendosjes së emrit “Dëshmorët e 4 shkurtit” në një prej rrugët e Tiranës ishte tema që hapi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Propozimi erdhi nga këshilltarët e LSI-së. Më pas, anëtarët e Këshillit diskutuan për sistemin e taksave dhe tarifave vendore. Dhori Kule kërkoi që të miratohet paketa fiskale e ardhur nga ekzekutivi. Ai u shpreh se mbledhja e Këshillit Bashkiak është e vonuar. Ndërkohë Adriana Berberi propozoi rritje të tarifës së pastrimit dhe të çmimit të ushqimit në çerdhe. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo theksoi se do të ketë rritje të nivelit të taksës për biznes. “Nga 1 Janari ne nuk mbledhim më taksa në territo-

rin tonë. Jemi të detyruar të paraqesim paketë me rritje taksash. Rritja e tarifave për çerdhe, nuk ka ndodhur që prej 2007. Taksë nga biznesi i vogël 460 mln lekë më pak se viti i kaluar”, - u shpreh Bozdo. Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e tarifës për kopshtet dhe çerdhet.

Sipas ndryshimeve të miratuara, tarifa për kopshtet nga 160 lekë në ditë, do të jetë 180 lekë në ditë. Ndërkohë që tarifa për çerdhet ishte 130 lekë në ditë dhe u bë 145 lekë në ditë. Me propozimin e PS-së, taksa për pasurinë për bizneset do të ulet me 30%. Bozdo sqaroi se në projektbuxhetin e 2014 përfshihen edhe projekte rrugësh, për të cilat nuk ka fonde. “Në buxhetin e detajuar do gjeni një listë të rrugëve që do të hapen për t’u rregulluar. Asnjë punim të ri pa mbyllur të vjetrat. Bashkia e Tiranës është pritëse e donacioneve. Në fillim të vitit 2012 nuk kemi pasur asnjë projekt të gatshëm nga administrata e kaluar. Ne ndërmarrim vetëm ato projekte që kemi mundësi t’i financojmë dhe t’i mbyllim”, - u shpreh Bozdo.

Fullani ndihmon qeverinë, ulje rekord e interesave të borxhit Banka e Shqipërisë ul koston e lekut në rekorde historike, 2.7%. Nga kjo politikë, interesat e depozitave në banka zbresin në nivelin më të ulët, ndërsa kredia në rënie. Përfiton vetëm qeveria me uljen e interesave të borxhit

Blerina Hoxha

Banka e Shqipërisë dje, për të dytën herë, aplikoi një ulje surprizë të normës bazë të interesit për lekun duke e çuar në minimumin historik, 2.75 %. Duke qenë se kredia për ekonominë është bllokuar nga bankat për arsye të tjera, kjo politikë i vjen për shtat qeverisë, e cila do të mund të financojë megadeficitin buxhetor me interesa mjaft të ulëta. Kush fiton

Ulja në minimume e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është duke ndihmuar më së shumti qeverinë dhe aspak qytetarët. Pasi qëllimi i politikës është që të ulë të gjitha llojet interesit që agjentet ofrojnë për lekun. Kryesisht kjo duhet të ndodhë për kredinë në lekë. Por që kur norma e interesit është ulur në minimume historike gjatë vitit të fundit, kredia për ekonominë jo vetëm që nuk është rritur, por për herë të parë ka shënuar rënie në nivele negative. Ndërkohë që interesat e depozitave në banka për shkak të kësaj politike po shkojnë afër zeros. Atëherë kujt i ndihmon kjo ulje? Për momentin gjasat janë që përfitimet t’i marrë qeveria. Norma e interesit të borxhit qeveritar ka shkuar në 3.8 për qind në afatin e maturimit 1-vjeçar dhe me uljen e djeshme të normës bazë të interesit të lekut kjo ulje pritet të thellohet edhe më shumë. Qeveria pritet të financojë shumicën e borxhit të ri prej 900 milionë dollarësh në tregun e brendshëm dhe ulja e interesit të lekut është një sinjal mjaft pozitiv. Banka e Shqipërisë në këtë rast është treguar mjaft bashkëpunuese duke e ulur çmimin e lekut katër herë në harkun e gjashtë muajve. Ky bashkëpunim

qartësohet edhe më shumë duke kujtuar një deklaratë të datës 20 dhjetor të vitit 2012, ku guvernatori Fullani në një komunikim me median pati thënë se Banka e Shqipërisë nuk do të ulte çmimin e lekut për vitin 2013, për shkak se qeveria kishte vendosur të rriste borxhin. “Rregullat diktojnë që ulja e kostos së parasë dhe rritja e borxhit nuk shkojnë të dyja bashkë, pasi ushtrojnë presion për rritjen e përgjithshme të çmimeve”, - pat thënë Fullani. Por që nga ajo kohë borxhi publik është rritur të paktën me 10 për qind, ndërsa norma bazë e interesit është ulur më shumë herë. Sipas këtyre zhvillimeve, guvernatori ka vepruar ndryshe prej premtimeve të tij.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

Argumentet e Bankës

Ambienti i përgjithshëm ekonomik e financiar ka përcjellë presione të ulëta inflacioniste gjatë dy viteve të fundit. Këto zhvillime, sipas Bankës mbeten një faktor kryesor për uljen e normës bazë të interesit të lekut. Më tej, kërkesa e dobët private vazhdon të diktojë dobësinë ciklike të ekonomisë, duke u shoqëruar me rritje të ulët të punësimit dhe të kostove të prodhimit dhe duke ushtruar presion mbi marzhet e fitimit. Ky zinxhir faktorësh, sipas guvernatorit Fullani do të përcillet më tej në presione të dobëta për rritjen e çmimeve finale të mallrave të konsumit të prodhuara në vend. Paralelisht me të, inflacioni i ulët në nivel botëror dhe qëndrueshmëria e kursit të këmbimit janë reflektuar në nivele të ulëta të inflacionit të importuar. Kjo tablo pritet të jetë e pranishme edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Me këto konstatime, guvernatori lë të hapur një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

Rezervim on-line i Kontrollit Teknik tӫ Automjeteve Kompania Konçensionare SGS Automotive Albania e cila kryen Shӫrbimin e Kontrollit teknik tӫ Detyrueshӫm tӫ Mjeteve Rrugore dhe Rimorkiove tӫ tyre nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ, ka kӫnaqӫsinӫ tӫ njoftojӫ tӫ gjithӫ pӫrdoruesit e mjeteve rrugore tӫ cilӫt kryejnӫ kӫtӫ shӫrbim nӫ Qendrӫn e Kontrollit Teknik nӫ Fushӫ-Prezӫ qӫ, duke filluar nga data 01 Mars 2014, mund tӫ kryejnӫ rezervimin on-line tӫ datӫs dhe orӫs sӫ dӫshiruar pӫr kryerjen e kontrollit teknik. Ky rezervim mund tӫ kryhet nӫ adresӫn www.automotivealbania.sgs.com. Ju do tӫ keni mundӫsinӫ tӫ zgjidhni tre data/orare tӫ ndryshme pӫr automjetin tuaj. Punonjӫsit tanӫ do t’ju kontaktojnӫ pӫr tӫ konfirmuar rezervimin tuaj.

Strategjia e re, rritje të punësimit nga arsimi profesional Strategjia e re e punësimit 2014-2020 do të ketë si prioritet arsimin profesional dhe forcimin e rolit të zyrave të punës. Gjatë prezantimit të draftit, kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rininë dhe Mirëqenien Sociale, Erjon Veliaj, paralajmëruan se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kësaj problematike në zonat rurale. Kryeministri i vendit në fjalën e tij gjatë prezantimit të ‘Strategjisë për Punësimin’ u shpreh se qeveria do përkushtohet në rritjen e cilësisë së shkollimit. Pjesë e strategjisë së re për punësimin është reformimi i zyrave të punës dhe i Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Referuar projektit të ekzekutivit, zyrat e punës do të jenë hapësira qendrore sa më pranë punës dhe bizneseve, ku punon-

jësit e tyre do të vlerësohen në bazë të punës që kanë gjetur për personat që kërkojnë punë. Po ashtu, strategjia parashikon edhe përfshirjen e grupeve në nevojë, ku do të ofrohet punësim në këmbim të ndihmës financiare. Kryeministri Rama tha se “në një kohë kur është mbyllur një kapitull i historisë së tranzicionit dhe kur më shumë se çdo gjë duam një ekonomi prodhuese për më shumë vende pune dhe për një model të ri zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës mbetet prioriteti më i madh dhe ajo që do t’i hapë rrugë këtij zhvillimi është lufta me korrupsionin, reforma territoriale e padyshim arritja jonë do të jetë reforma territoriale e punësimit”.

Ju lutemi tӫ merrni masat qӫ nӫ orӫn e rezervuar tӫ keni kryer tӫ gjitha veprimet e nevojshme pranӫ Drejtorisӫ Rajonale tӫ Shӫrbimit tӫ Transportit Rrugor pӫr pagesӫn e taksave dhe detyrimeve tӫ tjera shtetӫrore pӫr automjetin tuaj. Nӫ tӫ njӫjtӫn faqe interneti do tӫ gjeni tӫ dhӫna tӫ detajuara mbi shӫrbimin e kontrollit teknik tӫ automjeteve. Ju ftojmӫ tӫ vizitoni faqen tonӫ dhe tӫ komunikoni me ne pӫr çdo ankesӫ/sugjerim qӫ mund tӫ na ndihmojӫ tӫ pӫrmirӫsojmӫ shӫrbimin tonӫ. SGS ӫshtӫ kompania lider botӫror nӫ fushӫn e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe çertifikimeve. Me mӫ shumӫ se 80,000 punonjӫs ne operojmӫ njӫ rrjet prej më shumë se 1.650 zyra dhe laboratore nӫ tӫ gjithӫ botӫn.


CMYK

8 27.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.02.2014

9

FOREIGN POLICY / Rikthimi i kaRl maRx-it dhe aRSyet

Nr. 25 (270), Viti iX botimit shkurt 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

FOTO ESSE Concresco, afresco me bunkerë Shqipërie rEpOrTEri i luFTëS Ju lutem, një biletë kthimi për në Siri BlENDi SAlAJ kanuni nuk vret, njerëzit vrasin pOp pOliTiCS debatikasit e rinj

e përmuajshme

RRëfimi i VaSO SamSURit

Kadare në Kohën e Kolerës Një profesor letërsie tregon një Kadare ‘intim’. lidhjet e Mjeshtrit të shqipes me qytetin e pogradecit dhe me poetin e tij, lasgushin. Fotografitë e pabotuara dhe të pathënat e një autori që, megjithëse është një personazh i famshëm që në vitet ’60, vazhdon të mbetet ‘misterioz’ për një pjesë të mirë të publikut. Kush janë ‘anëtarët e poezisë’, një ‘klubi’ të llojit Dead poets Society të pagëzuar nga lasgushi...


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Zhbërja e marrëveshjes nga mazhoranca, ribërja e saj nga opozita M azhoranca e sotme qeverisëse po dëshmon çdo ditë e më qartë se nuk udhëhiqet nga vetëpërmbajtja në ushtrimin e pushtetit, se po prish marrëveshjen bazë mbi të cilën funksionon sistemi ynë politik, dhe se po e çon e ndërgjegjshme në rrugë të paparashikueshme dinamikën e zhvillimeve politike në vend. Që mazhoranca e sotme e ka të huaj mendësinë e vetëpërmbajtjes e tregon jo vetëm ndjenja dhe sjellja triumfaliste e Ramës, por edhe kërcënimi që ai i bëri opozitës në Parlament që në ditën e parë të tij si Kryeministër. “Nuk keni parë gjë akoma” dhe shprehja e preferuar që ekzalton atë dhe shumë nga të tijtë që e përsërisin për “1 milion shuplaka” ishin vetëm fillimi dhe për fat të keq jo vetëm formë, jo vetëm shprehje. Akti normativ antikushtetues, fushata spastruese në administratë, shkarkimet me një firmë të vetme e të gjithë elitës drejtuese në polici, sikur të ishim në situatën e një grushti shteti, shkatërrimi me tritol i pronës së qytetarit në mënyrë selektive dhe frymëzuar nga urrejtja për kundërshtarin, arroganca në trajtimin e çështjes së armëve kimike janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë se Rama vërtet rezultatin e zgjedhjeve e sheh si një licencë për të dhunuar pakicën. Por ai dhe mazhoranca e ekzaltuar, harrojnë se në 23 qershor veç “një milion shuplakave”, u dëshmuan edhe shtatëqind mijë “çoka”, të cilat protesta e datës 20 tregoi se janë shtuar ndjeshëm dhe janë gati të trokasin në vendin e duhur. Nga mungesa e vetëpërmbajtjes vjen arroganca që imponon kodin e heshtjes dhe mungesën e transparencës për vendimet e qeverisë. Nga kjo vjen edhe arroganca e injorimit dhe shpërfilljes ndaj çdo premtimi elektoral që u bë fakt me buxhetin dhe paketën fiskale. Nga mungesa e vetëpërmbajtjes vjen edhe arroganca e vendimeve të çoroditura që një ditë u sulet lojërave të fatit që pastaj i zhbllokon, më vonë u sulet furgonëve dhe nxjerr pa punë njëzet mijë persona. Dhe këto nuk janë dhunë ndaj

koment

Bardh Kadilli

opozitës politike, por janë dhunë ndaj interesave të qytetarëve. Prandaj duart që kanë marrë formën e “çokës” nuk janë vetëm të opozitarëve, janë edhe të shumë e më shumë qytetarëve. Akti Normativ, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, ishte hapi i parë i zhbërjes së marrëveshjes politike mbi të cilën funksionon sistemi ynë. Jo vetëm se preku një ligj që votohet me 3/5 dhe kjo nuk mund të behet me Akt Normativ të qeverisë, jo vetëm se zhbëri një ligj që sa ishte miratuar me konsensus të arritur me aq mundim mes palëve, po me këtë hap, mazhoranca cenoi në themel frymën e Kushtetutës. Votimi me shumicë të cilësuar 3/5, apo 2/3 nuk është çështje numrash. Ai është një instrument shtrëngues për palët politike që ato të gjejnë mirëkuptimin. Dhe palët politike dihet se cilat janë. Rastësisht mund edhe të bëhen numrat, mund edhe të blihen ato nga njëra palë, por kjo nuk do të thotë se kemi marrëveshjen. Përkundrazi, kjo të çon tek prishja e marrëveshjes politike. Duke u përpjekur të imponojë axhendën e saj me forcën e numrit për të bërë ndryshime të njëanshme të ligjit për shërbimin civil, për të bërë ndarjen e re territoriale, apo dhe ndryshime të tjera të ngjashme, mazhoranca thjesht po zhbën marrëveshjen politike. Në seancën e fundit mazhoranca shkeli edhe formalisht Kushtetutën duke zhbërë dekretin e Presidentit dhe duke marrë funksionet e tij. Shkarkimi i Znj. Xhuka dhe votimi i drejtuesit të ri të ILDKP-së ishte akti më flagrant i arbitraritetit të kësaj mazhorance. Kjo është prova se kjo mazhorancë nuk po ndalet as nga pengesat formale ligjore dhe po synon të diktojë përtej pushtetit që ka.

Kjo mazhorancë duket se është e vendosur të zhbëjë marrëveshjen politike. Tërheqja një gjysmë hapi pas me deklarimin se do publikojë më në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Aktit Normativ dhe se do të synojë konsensusin e opozitës për ligjin e shërbimit civil, është vetëm karamelja tinëzare që do t’i shërbehet Fyles javën e ardhshme. Me ikjen e tij do të rifillojë sulmi për ta zhbërë marrëveshjen politike, për të përdorur diktatin e kartonëve të fituar bashkë me ata të blerë. Në këto kushte opozita duhet të marrë vendimet e saj të vështira por të drejta. Opozita duhet të kërkojë me vendosmëri të rikthehet marrëveshja politike, të rikthehet ligjshmëria e shkelur në Parlament. Për këtë duhet të përdorë në mënyrë të vetëpërmbajtur çdo mjet demokratik. Braktisja e seancës si gjest politik dhe si protestë ndaj sjelljes së mazhorancës është më e pakta. Opozita nuk duhet të heqë dorë nga presioni mbi mazhorancën që të ribëhet marrëveshja politike në Kuvend që politika të rikthehet në shinat e veta. Kjo është për të mirën e vendit. Protesta ia dha të qartë mesazhin mazhorancës. Aty u puqën dy axhenda, ajo e opozitës dhe ajo e qytetarit. Nëse mazhoranca nuk reflekton dhe do të vijojë e verbuar nga vullneti për pushtet të pakufizuar, opozitës i mbetet të kërkojë të ribëjë marrëveshje të re politike, por këtë radhë me qytetarin. Qeverisja e çoroditur, ushtrimi i pushtetit nga dy gjysmat e majta në pushtet me mendësinë e dy gjysmë bandave që ndajnë postet, fondet, punësimet njësoj siç ndajnë banditët gjënë, mungesa e vizionit për të patur një përgjigje ndaj krizës ekonomike që po kafshon përditë e më shumë do ta fusin vendin shpejt në dinamika politike të reja të paparashikueshme. Jo vetëm simbolikisht, por numri i duarve me formën e “çokës” do shtohet dhe do ta gjejë lehtë kokën ku do të kërcasin. Zhbërja e marrëveshjes politike në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca është fakt. Mbetet të shihet ribërja e saj.

Le të lehin

Vazhdon lufta speciale kundër Presidentit Rugova koment

Hafiz Gagica

Ndërsa, për deklaratat e tij rreth LDKsë dhe rolit të saj historik nuk ka nevojë të thuhet këtu më shumë, sepse ato janë të njohura për opinionin.

N

jëri nga spekuluesit e radhës kundër presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, mbrëmë në emisionin “Pa Rrottlla” na u paraqit edhe Sadri Ramabaja, i cili hodhi në opinion një spekulim të ri dhe krejtësisht të fabrikuem, me qëllim për ta dezinformue opinionin e gjerë shqiptar, shumica absolute e të cilit për 25 vite rresht e ka përkrahë dhe vazhdon ta mbështesë filozofinë politike dhe kombëtare të presidentit tonë historik. Në cilësinë e bashkëpunëtorit, por edhe të bashkorganizuesit të ardhjes së presidentit Ibrahim Rugova nga Italia në Gjermani si dhe vizitave tjera në shtetet perëndimore, distancohem dhe e hedh poshtë spekulimin e Sadri Ramabajës, si dhe shpifjet e gjithë atyre të cilët vazhdojnë me luftën speciale kundër presidentit Rugova edhe për së vdekuri të tij. Po ashtu, është shpifje e kulluar spekulimi i tij imagjinar, se gjoja Perëndimi në aeroportin e Romës e paskësh marrë peng presidentin Rugova që mos të deklarohet kundër UÇK-së, ngase unë kam qenë bashkorganizues me ndërkombëtarët për ardhjen e tij në Gjermani, por edhe si shoqërues i presidentit, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë ai nuk është trajtuar si “peng” nga perëndimorët siç spekulon S. Ramabaja, i cili në emisionin e gazetarit të RTK-së, Milaim Zeka, tha se “Rugova në aeroportin e Romës ishte marrë peng nga perëndimorët për të mos u deklarue kundër UÇK-së në Romë..!, një gënjeshtër kjo ogurzezë dhe e pakapshme për një njeri që ligjëron në Universitet..!? Shtrohet pyetja, nëse ky “profesor” manipulon opinionin duke i ofrue fakte të rrejshme për presidentin e parë të Kosovës së lirë, Dr. Ibrahim Rugova, si mund t’i besojnë studentët ligjëratave të tij, kur i njëjti shpif me kaq ironi dhe urrejtje kundër liderit nacional dhe figurës më emblematike të shqiptarëve në tri dekadat e fundit?! Unë kam qenë në Romë si dhe në konferencën e parë për media pas lirimit nga pengmarrja e Rugovës, nga regjimi i Millosheviçit dhe më pas jam marrë edhe me përgatitjen e ardhjes së tij në Bon. Andaj, kërkoj nga S. Ramabaja që të kërkojë falje publike për spekulimin që e bëri mbrëmë në mediumin publik të Kosovës...! Dr. Ibrahim Rugova, në konferencën për shtyp në Romë ka kërkue me ngulm intervenimin tokësor të NATO-s për shpëtimin dhe mbrojtjen e asaj pjese të popullatës shqiptare që kishin mbetur brenda në Kosovë. Ndërsa, për deklaratat e tij rreth LDK-së dhe rolit të saj historik nuk ka nevojë të thuhet këtu më shumë, sepse ato janë të njohura për opinionin.


op-ed

2

Blog / Thes-buk dhe Facebook

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Ramizi President! Edhe me forcën e armëve do ta arrijmë

27.02.2014

Universitet / Lazimi në UET: Integrimi në BE, test për Shqipërinë, jo për qeverinë

11

Jam i armatosur me më shumë se korace çeliku-drejtësinë e kauzës sime.

- Christopher Marlowe

Pse i duhet konflikti Edi Ramës

N

ë Shqipëri, çdo ditë e më shumë po mbizotëron një konfliktualitet politik që në kushtet aktuale duket i pakuptimtë e gati absurd. Është e vështirë të shpjegosh se përse një mazhorancë kaq e fortë sa kjo që erdhi në pushtet pas 23 qershorit, e ka të nevojshme të prodhojë situata konflikti, aq sa ta çojë opozitën drejt vendimeve ekstreme. Aq shumë është radikalizuar komunikimi politik, sa vetëm pas gjashtë muajsh të qeverisjes së majtë, Partia Demokratike gjendet sot përballë alternativës së daljes nga Parlamenti. Rasti i fundit, sigurisht më arroganti, ai i përvetësimit ditën për diell të kompetencave të Presidentit të Republikës në propozimin e emrave për drejtimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), ishte një provokim i hapur dhe i qartë për të ndezur konflikt. Dhe konflikti sigurisht u ndez. Gjuha e egër në seancën e javës së kaluar në Kuvend dhe dilema e PD për ta bojkotuar atë, i futën shqiptarët përsëri nën tr ysninë dhe ankthin e ekstremizmit politik që po e tërheq vendin zvarrë prej dy dekadash.

Nëse në fazën e parë, qaravitja e qeverisë për arkën bosh, për bëmat e Saliut, për muret e Kryeministrisë apo administratën e korruptuar, ishin deri diku të justifikueshme, vazhdimi i kësaj strategjie po bëhet i rrezikshëm. Retorika e shumicës tashmë është ngritur disa tone më lart dhe kjo sigurisht që nxit një tension të pashmangshëm. Po akuzohet Presidenti i Republikës, gjyqtarët, prokurorët, SHISH e të tjera institucione se po i bëhen pengesë shumicës 1 milionëshe për të ndryshuar Shqipërinë. Po prodhohet kështu një konflikt artificial në thelb, që normalisht nuk do të ishte aspak i dobishëm për një pushtet që ka të paktën 85 vota dhe kontrollon mekanizmat kryesorë të vendimmarrjes. Atëherë përse kjo strategji, përse i duhet mazhorancës një betejë me opozitën dhe me një pjesë të institucioneve publike? Përse po ngulmon ajo të krijojë idenë sikur qeveria gjendet në rrethim dhe po luftohet nga të katër anët? Shpjegimet e mundshme në të gjitha rastet lidhen me aftësinë e Edi Ramës për të bërë kryeministrin. Në radhë të parë, Edi Rama nuk ka dëshmuar ndonjëherë

aftësi drejtuese si politikan në pushtet. I kultivuar nën hijen e Fatos Nanos apo Ilir Metës, ai nuk ka patur asnjëherë përgjegjësi direkte për fatet e qytetarëve shqiptarë. Në drejtimin e bashkisë së Tiranës ai kishte luksin që ia siguronin kryeministrat socialistë për të eksperimentuar idetë e tij që si në një cirk të linin të befasuar në fillim, por që në fund e katandisën kryeqytetin në gjendjen që është sot. Fati i tij ka qenë më shumë i lidhur me fatin e përplasjeve brenda në PS sesa me rritjen e tij si politikan, më shumë me intrigat dhe interesat sesa me besimin tek një ide. Ndoshta për këtë arsye, edhe sot që është kryeministër Edi Rama e ka të pamundur të ndjekë një vizion të tijin apo idetë që thotë se beson. E për të mbuluar këtë, preferon të gjenerojë zhurmë e konflikt si një mënyrë për t’i mbajtur të tijtë të bashkuar nga hija e armikut dhe jo nga besimi tek lidershipi i tij. Kjo paaftësi mund të shpjegojë se përse një kryeministër me një mazhorancë kaq të fortë, shpenzon orë të tëra në retorika agresive në Kuvend dhe orë të tëra nëpër ekranet e tv duke u marrë me kundërshtarin. Ashtu siç kalon ditë të tëra duke iu

koment Armand Shkullaku

përkushtuar intrigave të shpifura e diversioneve ndaj opozitës nëpër restorantet e Tiranës, në vend që të ndjekë rrugën e tij. Por konflikti i panevojshëm në të cilin gjendemi sot, aq sa është një pasojë e deformimit politik të kryeministrit Rama, po aq është edhe një mbulesë e paaftësisë së tij për të drejtuar një qeveri. Duke ushqyer këtë konflikt, shumica sajon një alibi për të justifikuar dështimet e saj. Ndonëse i ka duart plotësisht të lira t’i përvishet punës për të realizuar programin e saj ambicioz, për më tepër që nevoja për ndryshim kishte krijuar një klimë favorizuese në këtë drejtim, qeveria i ka përqendruar energjitë tek betejat me opozitën, nga komisioni hetimor për policinë e deri tek shkarkimi i Zana Xhukës. Në pamundësi t’i bindë shqiptarët se di ta bëjë detyrën e kryeministrit,

Edi Rama në vend të kazmës ka marrë pushkën për të sajuar konflikt e zhurmë. Duket se nuk ka çfarë bën tjetër kur e gjithë puna e tij gjashtëmujore janë ca aksione të shfryra ndaj lojërave të fatit, ca ndërtime selektive që mezi i binden tritolit, nja dy dreka e darka me Bamir Topin dhe trotuari buzë detit në Vlorë, që do ta projektojë një studio belge që i përshtatet shijeve arkitekturore të kryeministrit. Pa harruar të shtojmë fjalimet pa pikë e presje për orë të tëra (për të cilat ishte tallur dikur me paraardhësin) ku bien në sy mendime të thella si reformat janë të rëndësishme, të rinjtë duhet të shkojnë në shkollë apo ligjet i kemi të mira, por nuk dimë t’i implementojmë. Duke mos arritur të bëjë dot kryeministrin, Edi Rama mendon se do t’ia hedhë duke e mbajtur të ndezur konfliktin me opozitën. Por nëse radikalizmi mezi e solli në pushtet, (u detyrua të gëlltisë ortekun e akuzave ndaj LSI), ai nuk përbën një rregull të artë për ta mbajtur aty ku është. Ai është votuar për të qeverisur dhe jo për të mbajtur vendin nën tension në mënyrë absurde dhe të panevojshme.

Shqipëria, vendi ku ata që vidhen adhurojnë ata që i vjedhin

S

i mund të ndërtosh një shtëpi e pasuri 75 milionë dollarëshe me një rrogë politikani prej 2 mijë dollarësh në muaj? Misterin mund ta zgjidhë vetëm Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç që është rrëzuar nga revolta popullore dhe ndodhet i kërkuar në arrati, ndërkohë që populli ka vërshuar në “sarajet” e tij, me të njëjtin kuriozitet me të cilin lëshohen gjithnjë për të parë se si kanë jetuar ata që i kanë qeverisur. E njohin këtë temë edhe shqiptarët, që nga “Krevati i Perandorit” në kohën kur pushtetin e morën komunistët te rrugët e Bllokut kur këta të fundit ranë vetë nga pushteti. Po Janukoviç është më shumë një personazh i kohës sonë. Një politikan i zgjedhur president nga vala e dëshirës për ndryshime. Miliona njerëz brohoritën për të dhe e ngjitën në politikë. Në pak vite, ai ishte thjesht cari i ri ukrainas. Në një vend, ku 35% e popullsisë jeton nën nivelin e varfërisë, presidenti i tyre paguante 100 mijë dollarë për çdo llambadar. Vetëm në 18 muajt e fundit, kishte shpenzuar rreth 9,5 milionë dollarë vetëm për mobilimin e shtëpisë së tij. Rrëzimi i tij është ndjekur nga media e gjithë botës dhe një pjesë e vëzhguesve që i kanë

koment Ruben Avxhiu

ndjekur me ftohtësi ngjarjet thonë se ukrainasit po nxitohen duke kujtuar se rrëzimi i Janukoviçit do t’u hapë vërtet dyert e Bashkimit Europian, apo kujtojnë se Rusia do të qëndrojë mënjanë pas kësaj përmbysjeje. Ata që shkruajnë kështu duket se nuk kanë vënë re se rrëzimi i Janukoviçit është një akt më vete që ka vlerë pavarësisht se çfarë vjen pas. Nuk kanë vënë re mesazhin e rëndësishëm për të gjithë Janukoviçët në vendet e tjera ish-komuniste të Lindjes. Shqipëria nuk bën përjashtim. Shqiptarët vazhdojnë përpiqen t’ia hedhin njëri-tjetrit në betejat politike për një vend pune, për një licencë biznesi për një tender kontrate. Po çfarë ka në xhepat e politikanëve të tyre, mbetet një mister. Sigurisht, politikanët shqiptarë janë bërë më të kujdesshëm. Nën presionin e Bashkimit Europian, ata druhen të bëjnë publik luksin e tyre. Në vend të tyre, janë njerëzit e afërt ata që përfitojnë ekonomikisht e që kujdesen pastaj

për ta. Shqiptarët e bëjnë shumë pak lidhjen mes varfërisë së tyre dhe pasurimit të njerëzve të lidhur me pushtet politik. Është e habitshme sesa normale dhe e natyrshme duket procesi i përvetësimit nga pasuria e përbashkët. Në ato raste të rralla kur një ish-politikan është zbuluar se është i pasur e se i fsheh paratë në banka jashtë vendit, admirimi për aftësitë e tij përfituese ka qenë shumë më i fortë sesa neveria dhe revolta. Të vjedhurit në vend që të tërbohen janë mrekulluar nga ai që i ka vjedhur. Në vend që ta dënojnë e ta rivarfërojnë, duke ia kthyer përfitimit pasurisë së përbashkët, shumë prej të vjedhurve duket se ëndërrojnë një ditë kur edhe ata të veprojnë si ai. Demokracia shihet prej tyre si shansi që gjithsekush mund të ketë mundësinë një ditë që të vjedhë të tjerët. Një lloj lotarie imorale që qarkullon në vendet përkatëse ata që vjedhin dhe ata që vidhen. Debatet për kreun e komisionit që kontrollon pasuritë e zyrtarëve dëshmon sesa politik mbetet ai proces dhe na kujton se sa kohë që ky institucion varet nga politika nuk mund të pritet që të ketë fuqi të mjaftueshme për të zbuluar sesa po e mjelin vërtet shtetin shqiptar drejtuesit politikë të tij. Mbi të gjitha, në një

shoqëri ku grabitja është kthyer në normë, ajo që rezulton është thjesht hierarkia e përvetësimit. Sa më shumë ngjitesh aq më shumë të rëndojnë xhepat. Për ndërgjegje nuk bëhet më fjalë. Kontrollimi është gjithnjë e më i vështirë sot, kur lidhjet miqësore e familjare dhe jo llogaritë bankare me emër të politikanëve duhet të jenë nën mikroskop. Kur përpara disa ditëve, kryeministri aktual shqiptar kërcënoi me sjelljen e një prokurori të huaj, e vetmja gjë që mendova është paaftësia e shoqërisë shqiptare për të prodhuar arbitra realisht asnjanës, në asnjë fushë të jetës. Politika nuk ka si të jetë përjashtim. Po loja e vjedhjes nuk mund të vazhdojë përjetë. Karuseli i grabitjes fillon të vonohet dhe njerëzit edhe ata që kanë pranuar normat e imoralit pushtohen nga zhgënjimi, nga ndjenja e padrejtësisë dhe nga revolta. Varfëria dhe padrejtësia ekonomike mund të maskohet në shifrat zyrtare e në fjalimet e politikanëve, por jo në jetën e përditshme. Pas borxheve të papagueshme të marra nga një qeveri në tjetrën, bankave e shteteve të huaja, biznesit vendas, apo qytetarëve taksapagues, vjen një moment kur perdja bie dhe zbulohet realiteti i frikshëm i një

vendi të vjedhur pa mëshirë nga njerëz që paratë e tyre i kanë nxjerrë me miliarda drejt bankave të ishujve pa taksa e pa kontrolle. Shqiptarët që lexuan me mospërfillje, para disa muajve, lajmin e arratisjes së miliardave nga vendi i tyre, nuk e kuptojnë se vjedhja nuk është vetëm ajo kur dikush të fut dorën në xhep në autobus, apo ta vesh me levë kokës te hyrja pa drita e pallatit. Vjedhja më e tmerrshme është ajo e politikanëve për të cilët digjen e përgjërohen; vjedhje që rrënojnë të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve të tyre. Ka borxhe ky vend që do të duhen breza për t’i larë, e pasuri publike që duhej të kishin ushqyer vendin e shoqërinë në kohët e vështira ekonomike që do të vijnë si kudo tjetër në botë. Rasti i Ukrainës, kur situata vjen në skaj, janë më të rralla. Zakonisht njerëzit mjaftohen duke ia nxjerrë mllefin e dufin politikanit të fundit në qeveri, atij që i bie lotaria e keqe, ajo e pagimit të fajeve të paraardhësve. Po në lojën e mashtrimit me paratë e shqiptarëve janë fajtorë edhe ata që vidhen, ata që nesër, një ditë do të ngrihen përsëri “me sfurqe e pishtarë” për të kërkuar përgjigjet që me kohë i kanë pasur përpara syve e kanë refuzuar t’i lexojnë. *illyriapress.com


12 sfida europiane

universitet

Zv.ministri u shpreh se puna e qeverisë aktualisht është e fokusuar tek vënia në zbatim e 5 prioriteteve kyçe që i janë lënë Shqipërisë deri në hapjen e negociatave. Ai theksoi rolin e rëndësishëm koordinues që ka Ministria e Integrimit për përmbushjen e këtyre detyrimeve.

Lazimi në UET: Integrimi në BE, test për Shqipërinë, jo për qeverinë Në kuadër të fushatës informuese që Ministria e Integrimit Europian ka nisur prej disa muajsh me të rinjtë, zv.ministri i Integrimit Europian z. Majlind Lazimi zhvilloi dje një takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, sfidat që duhet të kapërcejë vendi për të avancuar drejt BE-së dhe domosdoshmëria e dialogut politik e realizimi i reformave, ishin disa nga çështjet kryesore që u sollën në vëmendje gjatë këtij takimi të zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi me studentët.

F

illimisht Lazimi ndau me studentët disa konsiderata të përgjithshme lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin tha se është një proces që nuk duhet parë mirëfilli si politik, por si një proces më i gjerë që përfshin gjithë qytetarët. Më pas ai foli për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, që e cilësoi si sfidën kryesore sot për sot në procesin e integrimit. Lazimi tha se më e rëndësishme sesa thjesht marrja e statusit është hapja e negociatave. “Ne mbetemi shpresëplotë për një rezultat pozitiv në qershor, kemi një axhendë agresive për t’u treguar vendeve anëtare vullnetin dhe angazhimin tonë për të përmbushur të gjitha reformat që na afrojnë me Brukselin”, - u shpreh zv.ministri Lazimi. Zv.ministri theksoi se puna e qeverisë aktualisht është e fokusuar tek vënia në zbatim e 5 prioriteteve kyçe që i janë lënë Shqipërisë deri në hapjen e negociatave. Ai theksoi rolin e rëndësishëm koordinues që ka Ministria e Integrimit për përmbushjen e këtyre detyrimeve.

I pyetur nga studentët se si do të influencojë në marrjen e statusit një situatë e tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, kur kjo e fundit ka paralajmëruar rishikim të marrëdhënieve me Kuvendin dhe vijim të protestave popullore, Lazimi tha se mungesa e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës sigurisht që krijon pështjellime në proces, por që shpreson në një pjekuri të klasës politike. Sipas tij, qeveria duhet të bëjë atë që i takon qeverisë dhe opozita atë që i takon opozitës, por çështja e statusit në qershor është test për Shqipërinë, jo për qeverinë. “Ka pasur klimë pozitive të paktën deri në dhjetor me opozitën, për t’u bërë bashkë për procesin e integrimit në BE, duke i konsideruar çështjet e integrimit si një axhendë kombëtare. Kompromisi është i domosdoshëm, pasi integrimi është test për Shqipërinë jo për këtë qeveri apo një tjetër. Në këtë këndvështrim, të gjithë fitojmë apo humbasim në vartësi të vazhdimësisë së këtij procesi. Klasa politike në Shqipëri do të duhet të tregojë pjekurinë në lidhje me çështjet e integrimit, pasi në fund të ditës nëse ka diçka që duhet të jetë përtej interesit partiak është pikërisht integrimi evropian”, - tha z. Lazimi. Ai theksoi se roli konstruktiv i opozitës është i mirëpritur, por përshkallëzimi i konfliktit politik jashtë institucioneve sigurisht që janë pengesë për procesin e integrimit. “Duhet një vullnet i përbashkët i të gjitha institucioneve, qeverisë, opozitës, shoqërisë civile dhe gjithë shoqërisë, në mënyrë që ne të avancojmë me axhendën e integrimit”, theksoi z. Lazimi. Zëvendësministri u pyet edhe për çështjen e pronave dhe faktin që Gjykata e Strasburgut i ka ngrirë shqyrtimet e dosjeve shqiptare, për të nxitur kështu gjykatat e vendit tonë që t’i japin zgjidhje problemit. Lazimi tha se çështja e pronave është akumuluar në gjithë këto vite tranzicion dhe për të jemi kritikuar në çdo raport-progresi. Sipas tij, qeveria e konsideron një çështje kyçe që duhet të marrë zgjidhje, por që natyrisht është problem kompleks.

Lazimi tha se mungesa e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës sigurisht që krijon pështjellime në proces, por ai shpreson në një pjekuri të klasës politike. Sipas tij, qeveria duhet të bëjë atë që i takon qeverisë dhe opozita atë që i takon opozitës, por çështja e statusit në qershor është test për Shqipërinë, jo për qeverinë.

Zgjidhja duhet të jetë integrale, jo thjesht një zgjidhje e përkohshme, ndaj kjo reformë kërkon kohë. Sa i përket rrezikut të rikthimit të regjimit të vizave me vendet e Shengenit, për shkak të numrit të lartë të kërkesave për azil politik, Lazimi u shpreh se ky nuk është një shqetësim real për momentin dhe nuk beson që do të jetë edhe në të ardhmen. Sipas tij, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është i ulët, aq sa nuk rrezikon rikthimin e vizave. I pyetur se nëse Shqipëria dështon sërish për marrjen e statusit në qershor, a do të fajësohen për këtë ekstremistët europianë, Lazimi theksoi se me këtë çështje nuk

duhet spekuluar, pasi është fakt që në disa vende të Europës që janë në prag të zgjedhjeve, ka forca politike që kanë një qasje kundër zgjerimit të mëtejshëm të bllokut. “Në dhjetor u shënua një precedent, që pavarësisht rekomandimit të Komisionit Europian për dhënien e statusit, ajo u refuzua nga disa prej vendeve anëtare. Që prej Traktatit të Lisbonës, BE është bërë një strukturë më burokratike. Është realitet që vende të ndryshme të BE-së kanë qasje të ndryshme ndaj zgjerimit, por shpresojmë që në qershor Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat për në BE”, - përfundoi zëvendësministri i Integrimit.

Arsimi ndërkombëtar, a mundet të jetë vërtet global?! Dialogu global për të ardhmen e arsimit ndërkombëtar, i organizuar nga Shoqata e Arsimit Ndërkombëtar në janar të këtij viti, në Afrikën e Jugut, ishte manifestimi më i fundit i një nevoje të dukshme për të ripërkufizuar ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në nivele globale, rajonale dhe kombëtare, si edhe për të përcaktuar një axhendë për të ardhmen. Dialogu Global, i mbajtur nga data 15-17 janar në Port Elizabeth, Afrikë e Jugut, solli bashkë 23 shoqata dhe organizata në fushën e arsimit ndërkombëtar nga e gjithë bota. U diskutua në veçanti impakti i globalizimit në arsimin e lartë, roli më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vendet në zhvillim, mënyrat e reja të zhvillimit dhe pronësisë dhe u bë thirrje për një qasje më cilësore e bazuar te produktet e ndërkombëtarizimit. Megjithëse debati deri më tani është dominuar nga vendet e zhvilluara, adreson rëndësinë e një zëri të fortë nga vendet e botës në zhvillim. A e ka bërë dialogu procesin më përfshirës dhe

më ndërkombëtar? A ka rezultuar në një platformë më të barabartë për të ardhmen e arsimit ndërkombëtar siç është përfytyruar? Është e rëndësishme të theksohen së pari aspektet e rëndësishme pozitive të dialogut: prezenca e gjerë e organizatave kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e arsimit ndërkombëtar, klima e hapur dhe pozitive e dialogut, vendndodhje më neutrale sesa Europa, Amerika e Veriut apo Australia. Nga ky dialog ka dalë edhe një deklarate e përbashkët e fokusuar në tre fusha të integruara të zhvillimit: Zmadhimi i cilësisë dhe diversitetit të programeve që përfshijnë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ; Rritja e fokusit në ndërkombëtarizim të kurrikulave dhe produkteve të tjera të lidhura me të mësuarit; Angazhimi në bazë globale për partneritet të barabartë dhe etik të arsimit të lartë. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbi shqetësimet kyçe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë siç për shembull është nevoja për të lëvizur nga një qasje sasiore dhe e orientuar te mobiliteti e ndërkombëtarizimit, drejt një mënyrë më cilësore dhe e bazuar te rezultatet e ndërkombëtarizimit të arsimi të lartë. Një lëvizje nga një qasje e dominuar nga perëndimi me manifestime të

veprimeve të diskutueshme etike drejt një arsimi të lartë ndërkombëtar më të barabartë dhe më etik. Kontributi i shoqatës braziliane të arsimit ndërkombëtar ishte shumë zbulues në këtë çështje. Duke iu referuar programit “Shkenca pa kufi” të qeverisë braziliane që synon të sigurojë 100 mijë studentë brazilianë me një eksperiencë ndërkombëtare, ata vunë re një rritje të fortë në partneritetet e propozuara nga delegatët. Edhe përfaqësuesit e shoqatës meksikane për arsim ndërkombëtar shprehën shqetësim se interesi aktual në arsimin ndërkombëtar është udhëhequr kryesisht nga “agjendat kombëtare të përcaktuara nga mendimi ekonomik neoliberal, motivet e përfitimet dhe interesat e sigurisë kombëtare ndërsa pretendojnë kauza më fisnike si përgatitja e të rinjve të sotëm për botën e globalizuar. Konferenca theksoi rreziqet e përjashtimit të një pjese të madhe të botës nga ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë dhe rrezikun e krijimit të sistemeve të gardhuara të arsimit të lartë “të fokusuara vetëm në çështjet kombëtare duke injoruar ndërlidhjen e sistemeve globale të arsimit të lartë”. Dokumenti i përgatitur nga Byroja Kanadeze për Arsimin Ndërkombëtar fliste rreth nevojës së men-

dimit të de-institucionalizuar dhe të de-komercializuar të ndërkombëtarizimit; mungesën e vëmendjes që i kushtohet nevojave të vërteta sociale dhe sfidave globale; nevoja për të de-kolonizuar konceptin e ndërkombëtarizimit një lëvizje nga një qasje elitiste dhe lidhja e ndërkombëtarizimit të arsimit të larë më shumë me arsimin primar dhe sekondar; transformimi rrënjësor në ndërkombëtarizim dhe nevoja për të zhvilluar një kontratë të re sociale në të cilën ndërkombëtarja dhe ndërkulturorja, globalja dhe lokalja të jenë më të ndërlidhura. Organizatat nga vendet në zhvillim, ishin të prezantuara varfër në termat e numrit të organizatave që merrnin pjesë. Shoqata si ajo e Azisë së Paqësorit për Arsim Ndërkombëtar si edhe Rrjetit Afrikan për Ndërkombëtarizimin e Arsimit ishin të ftuar, por nuk ishin të pranishëm. Është gjithashtu fakt që organizatat nga vendet e botës në zhvillim ende priren të kopjojnë strategjitë e zhvilluara të ndërkombëtarizimit në botën perëndimore sesa të shpikin dhe inovojnë për veten e tyre. * Hans de Wit është drejtor i Qendrës për Ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” Milano, Itali.


kulturë

Botimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27.02.2014

13

Në vijim të kujtimeve të tij, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame ndalet në atmosferën e krijuar pas zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991, kur Alia humbet në zonën ku u themelua partia. Batutat e Gramoz Ruçit dhe porosia e Ramizit për të mbështetur

Mendimet e Plenumit

Ramizi President! Edhe me forcën e armëve do ta arrijmë Humbja e zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991. Ramiz Alia kishte humbur në zonën e tij ku u themelua partia. Pas kësaj humbjeje thirret urgjentisht Mbledhja e Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. Humbja ishte një tjetër moment historik i ndryshimit të sistemit. “Ramizi zuri vendin në qendër të podiumit si zakonisht. Në krah të majtë, Spiro Dede dhe në krah të djathtë, Xhelil Gjoni. Ramizi vazhdoi të qëndronte në këmbë. Nga salla pati zëra që të ulej se kishte qëndruar gjithë natën pa gjumë: “Ulu shoku Ramiz”. Silueta e fytyrës së tij të zbehtë në të bardhë, si dhe ngjyra e errët e kostumit që mbante veshur, e bënin më të zymtë atmosferën e mbledhjes…Gjendja shpirtërore dhe fizike e Ramizit dhe sfondi pas tij, monumenti i Enver Hoxhës dhe portretet e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, krijonin antagonizmin e një epoke mistike të perënduar…”. Kjo ishte atmosfera e humbjes së atyre zgjedhjeve që sjell në librin me kujtime kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme (1981-1992), Qemal Lame. Në këtë pjesë të librit që kemi shkëputur për botim, kryehetuesi rrëfen atmosferën e krijuar nga humbja e zgjedhjeve, shqetësimin e Plenumit për të ardhmen e tij, batutat e Gramoz Ruçit dhe porosia e Ramizit për të mbështetur kandidaturën e Fatos Nanos. Pjesë nga libri Ramizi filloi fjalën e tij duke theksuar: -Shokë të Plenumit, e morët vesh rezultatin e zgjedhjeve. Unë humba në zonën time. Nga të dhënat e deritanishme, del se Partia e Punës ka fituar shumicën, por jo të gjitha kandidaturat. Humbje ka sidomos në qytete kryesore, që është e rëndë për ne, se tregon që klasa punëtore nuk është me ne. Edhe rinia është larguar bashkë me inteligjencën po në këto rrethe. Pushtetin do ta humbasim, në rast se nuk do të fitojmë shumicën e mundshme, e cila do të na japë mundësinë të diktojmë e të vendosim me shumicë votash, sipas interesit tonë. -Me ju, ç’do të bëhet shoku Ramiz? - u dëgjua një zë nga salla. -Unë do të ngelem Sekretar i Parë i Partisë së Punës, në rast se do të më

mbani ju. -Duam të bëhesh president! -Do të respektoj rezultatin e zgjedhjeve. Unë humba në votime. -Duam me çdo kusht të zgjidhesh president, shoku Ramiz, - thirri me zë të lartë duke u ngritur nga vendi Zylyftar Ramizi.- Kemi pasur shumë humbje. U bë pluralizmi, humbëm zgjedhjet, nuk fituat ju. E kjo është e pafalshme për ne. Duam me çdo kusht që të zgjidhesh president. Këtë kërkesë të Zylyftarit e përsëritën në kor edhe shumë anëtarë të tjerë të Plenumit. -Po të jetë nevoja, edhe me forcën e armëve do ta arrijmë. Luftë do të bëjmë, - theksoi në vazhdim Zylyftari i inkurajuar nga mbështetja e bërë. Mendimin e deklaruar në formë thirrjeje e mbështetën edhe disa të tjerë në sallë. -Juristët që kemi këtu në sallë, - sqaroi Ramizi, - të mendojnë se çfarë duhet bërë. Të shfrytëzojmë ligjin. Juristët ta zgjidhin këtë problem. Me këtë vendim u bashkuan edhe të tjerë. -Unë mendoj,- tha Belul Lufo, kandidat i Komitetit Qendror dhe Sekretar i Parë në Pogradec, - që të vini kandidaturën në Mokër, në rrethin tonë. Në këtë zonë nuk u bënë zgjedhje dhe nuk ka pengesë. Populli atje ju do juve. Shumë të tjerë e përsëritën këtë mendim, si më të goditur dhe më të realizueshëm. -Përsëri unë nuk vë kandidaturë, kundërshtoi Ramizi - i humba votat në Tiranë. Për prestigj nuk mund të vë prapë, në të njëjtën fazë, një kandidaturë në një rreth tjetër. … Megjithatë, Ramizi nuk e përjashtoi përfundimisht vënien përsëri të kandidaturës për deputet në një zonë tjetër. Ai u shpreh: -Unë do ta pranoj vënien e kandidaturës, vetëm si mjet të fundit, në rast se nuk do të ketë mundësi tjetër kandidature për president. Në këto rrethana të diskutimit u ngrit nga vendi Aranit Çela: -Ligjore janë të dyja rrugët shoku

Ramiz: kandidatura e re në zgjedhje në Mokër, dhe sigurimi më shumë se 166 deputetë për të pasur më shumë se dy të tretat e deputetëve në Kuvendin Popullor, si dhe të garantohet nga votimi zgjedhja e shokut Ramiz si President. Për të parën, unë nuk jam, se nuk është dinjitoze për të vënë përsëri kandidaturë tjetër. -Edhe unë nuk jam për këtë, – ndërhyri dhe sqaroi Ramizi, me një zë lajkatar, që tingëllonte si mëshirues dhe si kërkesë për më shumë mbështetje. –Rruga e dytë është më e mira. Të fitojmë në zonat ku do të përsëriten zgjedhjet. Kjo mundësi ekziston në kushtet e tanishme që kemi fshatin me vete. Filluan diskutime nga më të ndryshmet për të dyja variantet. U ngritën dhe folën me solidaritet edhe ata që nuk u ishte dëgjuar zëri ndonjëherë: -Me çdo kusht, ta zgjedhim president shokun Ramiz, - tha Ferit Zeneli, kandidat i Komitetit Qendror, ishzëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Drejtor i Kufirit, i cili u shkarkua nga detyra pas arratisjeve masive dhe u emërua komandant i Shkollës Ushtarake “Skënderbej”. -Nuk mund të lëmë pa zgjedhur

shokun Ramiz,- thanë me një gojë Haxhi Lleshi, Spiro Koleka, Haki Toska, Mine Guri etj. Kërkesa e përgjithshme ishte që të mblidheshin juristët më të mirë e të gjenin rrugën e zgjidhjes. Të merreshin edhe profesorët e drejtësisë për t’u konsultuar. Ramizi urdhëroi pushim 20 minuta, për t’u bërë konsultimet e nevojshme. U nis në dhomën ku pinin kafen anëtarët e Byrosë Politike. Pas tij shkuan Adil Çarçani, Xhelil Gjoni, Spiro Deda, Fatos Nano, Gramoz Ruçi etj. U kërkua të shkonte edhe Aranit Çela. Unë dhe Eleni Selenica po rrinim te dera e korridorit. Nuk u ftuam te dhoma ku ishte Byroja Politike. Te ne erdhi Fatmir Zaloshnja, shef i sektorit të përgjithshëm, jurist, ish-hetues, të merrte mendim për zgjidhjen ligjore. Nga diskutimi u vlerësua se ishte mirë të merrej edhe mendimi i Luan Omarit dhe Ismet Elezit. Fatmiri i mori në telefon. Pastaj Fatmiri shkoi të jepte mendimet tona. Anëtarët e Plenumit zunë vend në sallë dhe po prisnin në heshtje. Kaloi ora e pushimit dhe akoma vazhdonte konsultimi për zgjidhjen juridike. …. Kaluan rreth 30 minuta të tjera dhe pastaj hynë në sallë ata të konsultës dhe në fund Ramizi. Ai vuri në dijeni mendimin e tij për konsultën: -Rruga më e përshtatshme është që të dyja variantet të mbahen parasysh. Të luftojmë për shumicën e dy të tretave të deputetëve. Sekretarët e parë, komitetet e partisë dhe gjithë komunistët që militojnë në parti, të ngrihen në këmbë për të fituar zgjedhjet. Në vazhdim të kësaj ideje, për të fituar shumicën e deputetëve, u bënë kritika për sekretarët e parë në rrethe, sidomos në Tiranë dhe Shkodër. -Tirana me 24 000 komunistë nuk siguroi dot fitoren time, - tha Ramizi. -Sekretari i Parë premtoi dhe tha se do të fitohej. Ja si u bë, shoku Robert Koli. Llambi Gegprifti, si kryetar i Komitetit Ekzekutiv, i krijon kushte Partisë Demokratike që të shtypë afishe, pankarta e parulla në Kombinatin Poligrafik,

me letër me ngjyrë më të mirë, dhe nuk u kujdes për ato të Partisë së Punës. Xhemal Dymylja më thoshte se Shkodrën e kemi top dhe është me ty, shoku Ramiz, por nuk është fituar asnjë deputet nga kandidaturat e Partisë së Punës, në qytet dhe në fshat, me përjashtim të dy zonave që do të përsëritet votimi. Rezultatet përfundimtare edhe Tirana nuk po i jep. Këto kritika të adresuara nxitën diskutimet. Folën duke u justifikuar sa të mundnin personat që u përmendën me emër. -Bëmë ç’është e mundur, - tha Robert Koli -Partia Demokratike ishte interesuar vetë dhe kishte gjetur letër dhe ngjyra,- sqaroi Llambi Gegprifti.- Këtë të bënte edhe Komiteti Qendror i Partisë. -Ti je kryetar i pushtetit në Tiranë dhe të interesoheshe për to, - iu kundërvu i inatosur Ramizi. -Bëmë ç’mundëm, por nuk e parashikonim këtë rezultat, - tha Xhemal Dymylja. Mbledhja nuk po arrinte të kontrollohej. Nga të pranishmit bëheshin kritika nga vendi, sharje, të qeshura ironike. U dallua Gramoz Ruçi, duke theksuar: -Tirana nuk është Shqipëria. Të vlerësohen më shumë edhe rrethet e tjera, për të fituar vendet e tjera. U diskutua nga sekretarët e parë të Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Korçës, Gjirokastrës, Beratit, Lushnjës, ku do të përsëriteshin zgjedhjet në disa zona. U llogarit që të fitohen edhe 10-12 zona për të arritur 166 deputetë nga PPSH-ja. Në porositë e fundit u kërkua që në Tiranë të bëheshin të gjitha përpjekjet për kandidaturën e Fatos Nanos, i cili nuk kishte arritur të fitonte votat, në krahasim me kandidaturën e një mekaniku, i cili kishte marrë pjesë në grupin që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës, në Kombinatin e Autotraktorëve. Për të garantuar zgjedhjen e tij, u vendos ndërrimi i zonës dhe u caktua në zonën e Bllokut.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

Gjetën ar në vlerë prej 10 milionë dollarësh 3

4

5

6

7

8

9 10

11

12

13

17 22

18

23

24

26

16

19

20

21

28

31

29

32

35

33

36

41

37

42 46

15

25

27

30

14

46

38

39

43

34

40 44

47

4

45

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht: 1. Dredhi, zotime a premtime të rreme që përdor dikush për t'ia hedhur një tjetri. 5. Gjë e shpikur nga mendja. 9. Shenjë që mbetet në trup nga një plagë. 10. Antonio, kompozitor i famshëm italian. 14. Janë në fillim të fletores. 15. Vend i shenjtë. 17. Ngurim që na vjen nga një farë frike a turpi. 19. Agjensi Ndërkombëtare. 20. Zakon fetar. 22. Bicurri, këngëtar kosovar. 24. Proteinë që ka funksionin e një elementi strukture. 26. Sigla e Shkodrës. 27. Barazim në skedinë. 28. Lloj gipsi. 30. Shufër metali, ku shkojmë një berr të therur për ta pjekur. 32. Zonë Industriale. 33. Pjesëz mohuese. 35. Det në Europë. 36. Shitje e mallrave nga një shtet në tregjet e jashtme më lirë se brenda vendit për të mposhtur konkurrentët. 40. Boletini, luftëtar patriot. 41. Shko. 42. Borxh. 43. Kurisava, regjizor i famshëm japonez. 45. Partia Legalitetit. 46. Përemër pronor. 47. Kryeqyteti i një shteti të madh të Europës Perëndimore. 48. Shenjë që jepet për të njoftuar diçka.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Vertikalisht: 2. Dashuri, ndryshe. 3. Grup punonjësish, që drejtojnë një gazetë a një revistë. 4. Kafshë e vogël brejtëse. 5. Treva fushore me bar të lartë dhe me pemë e shkurre të rralla, që shtrihen në të dy anët e ekuatorit. 6. Bimë e viseve tropikale të Amerikës, që bën kokrra të mëdha vezake me shije të mirë. 7. Njëshi në lojën e dominosë. 8. I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë. 9. Kandërr fluturuese. 10. Toka e mbjellë me hardhi. 11. Tërësia e armatimeve luftarake, që përbëhet nga armë zjarri të rënda. 12. Lushnja në makina. 13. Pjesë midis brinjëve. 14. Ligjëratë që mbahet në një mbledhje. 16. Lumë i vendit tonë. 18. I përzier, ose... 21. Përemër vetor. 23. Pronar i madh i puseve të naftës. 25. Enë për ujë, a çaj. 29. Makineri e rëndë ndërtimi. 31. Letërsia Rilindjes. 34. Ndez, i vë flakën. 36. Dëshiroj, ose... 37. Kalimi i topit nga një lojtar te tjetri në lojën e futbollit. 38. Filloj, ose... 39. Ngjyra e qiellit të vrenjtur. 42. Historia e Portugalisë. 44. Agjensi Ndërtimesh.

Sudoku | nivel mesatar 4

7

6 5 2 9 3

2 1 9

7

7

8 7 6 4

9 2 1

2 6 5 9 6 6

5 4 2 3

9 2 3 9 8

8 3 9

2

1

6

5

9 8 7 5 4 8 3

1 9 5 4 6

1

6

2

4 5

2

9

7 1 9

3 6 5 1

2

9 8 7

3 1 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një çift nga Kalifornia as që ka mundur të imagjinojë se çfarë mund të gjejnë në tokën e tyre. Ata kanë gjetur monedha ari të fshehura nën tokë, në vlerë prej 10 milionë dollarësh. Çifti ka gjetur 1.247 monedha që datojnë nga periudha 18471894 dhe ato janë në gjendje shumë të mirë. Ari është gjetur në kavanoza metali nën një dru. Fatlumët kanë mbetur anonimë për mediat, por thuhet se ata jetojnë në një fshat të Kalifornisë, ndërsa nuk dihet se kush e ka fshehur arin.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri sot. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje dhe probleme do ndihen me te qete. Beqaret do kenë mundësi te njihen me persona vërtet interesante, me te cilët ja vlen te fillohet një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni asnjë problem kështu qe mund te shpenzoni pa frike për ato qe iu duhen.

Asgjë nuk do shkoje si duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do keni debate te ashpra. Gjithsesi mos merrni vendime te nxituara. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe mundësi për aventura kalimtare. Financat duhen pasur me tepër ne vëmendje. Po e kaluat këtë faze do ndiheni edhe me te qete kur te shpenzoni ne ditët ne vijim.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nëse jeni ne një lidhje, marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe me tepër. Do ndani çdo emocion dhe brenge me te si asnjëherë me pare. Beqaret do mbeten serish vetëm dhe do sajne tej mase për këtë arsye. Mos u mbyllni ne vetvete, por kaloni me tepër kohe me miqtë e mire. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Po e tepruat me shpenzimet do keni probleme.

Jeta juaj ne çift do ketë mbështetjen e yjeve gjate kësaj dite. D i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm si ta bëni ditën me te bukur. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe do e gjejnë personin qe ju përshtatet me tepër. Nuk do ndalen derisa t’ia arrijnë. Ne planin financiar situata do jete si gjithmonë.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marrëdhënia ne çift do lulëzojë sot. Emocionet dhe çastet romantike do jene aq te shumta saqë here pas here do iu duket sikur jeni ne ëndërr. Edhe beqaret do ja kalojnë mire ne praninë e disa personave te rinj qe do takojnë. Financat duhet pasur ne vëmendje. Mos hidhni asnjë hap pa e studiuar me kujdes situatën. Shmangni problemet!

PESHORJA (23/IX-22/X)

3

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

0 8 2 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 107, 152, 180, 182, 256, 325, 353, 485, 653, 655, 817, 825. Numra me 4 shifra: 0033, 0152, 2633, 3254, 5416, 8715, 9877, 9985. Numra me 6 shifra: 011104, 043541, 111200, 135926,

215630, 231438, 243724, 430215, 472904, 478454, 495767, 532554, 556434, 715650, 828591, 854101, 859657, 908328, 910461, 968547. Numra me 7 shifra: 3266038, 4926626, 7583131, 9678485.

Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate kësaj dite. Ai do mundohet t’iu surprizoje dhe t’iu argëtojë pa fund. Shfrytëzojeni çdo çast kur te jeni me te. Beqaretnukdokenëmundësishumetemira për te filluar histori dashurie kështu qe do iu duhet ende te presin. Ne planin financiar po nuk bëtë kujdes me shpenzimet mund te përballeni me vështirësi.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Nëse lidhja juaj ka pasur probleme gjate kësaj periudhe, as sot nuk do arrini dot ta vendosni qetësinë. Nga ana tjetër nëse gjerat kane ecur si duhet dhe ndiheni mire pranë tij, marrëdhënia do thellohet edhe me shume. Beqaret ka gjasa te dashurohen pas dikujt qe nuk do iu përshtatet ne asnjë pike. Financat mund te kenë tronditje për shkak te shpenzimeve.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do i merrni gjerat shtruar sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni aspak debate me partnerin. Edhe beqaret do jene te gatshëm te njihen me cilindo qe do i ftoje, por nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte se me çfarë personash kane te bëjnë. financat do jene te mira nëse ju mateni mire para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Alegria dhe harmonia do rikthehen serish ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do kaloni momente fantastike dhe do dëshironi qe dita te mos ketë një fund. Beqaret do jene te hapur, por ne fakt personat qe do iu dalin para nuk do jene aq te përshtatshëm për ta. Financat do kenë përmirësime te menjëhershme. Edhe vete do habiteni sesi gjithçka do behet ne favorin tuaj.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni te qete pranë partnerit, por nuk do arrini dot te flisni me te për disa tema delikate. Duhet te prisni edhe pak kohe. Beqaret do jene te pafat ne dashuri. Ose do pëlqejnë persona qe nuk ju përshtaten ose disa qe janë tashme te zënë. Ne planin financiar do keni fat dhe situata do ketë goxha përmirësime.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah sot dhe marrëdhënia ne çift nuk do ketë as problemin me te vogël. Vazhdoni t’i shprehni ndjenjat sa te mundeni. Beqaret nuk do jen ne humorin e duhur për te filluar ndonjë histori dashurie. Po u treguar te arsyeshëm dhe te mençur ne planin financiar nuk do keni as problemin me te vogël.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje sot është moment me i përshtatshëm për te planifikuar gjera me serioze. Te dy do jeni ne humor dhe me te qarte për atë qe doni te bëni. Beqaret nuk do kenë aspak takime dhe kjo do beje qe te mos e ndryshojnë statusin. Gjendja financiare do jete me e mire sesa edhe ju vete e kishit menduar.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

27 shkurt

1933

27.02.2014

15

Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë. -Victor Hugo

Kur digjej Rajshtagu Në orën 20:45 të mbrëmjes, stacioni i zjarrfikësve të qytetit mori një telefonatë emergjence-po digjej godina e Rajshtagut. Zjarrfikëset mësynë drejt Koningspltaz-it dhe mbërritën brenda pak minutash. Zjarrfikësit sigurisht bënë ç’mundën, por kur zjarri më në fund u mpak rreth orës 12:30 të mëngjesit tjetër, ishte e qartë se aula e debateve qe shkrumbuar. Kupola e qelqtë e saj - e quajtur nga berlinezët ‘rrotulla më e madhe e djathit në Europë’, ishte plasaritur nga i nxehti dhe amfiteatri me panele lisi ishte shkrumbuar. Her-

mann Goring ishte nazisti i parë që mbërriti në vendngjarje, ndjekur nga Adolf Hitleri. Goring i tha kancelarit se zjarri duhet të ishte rezultat i një komploti komunist. Ishte një motiv që i pëlqeu Hitlerit. Bash kur po zhvillohej një fushatë elektorale demokratike, të Kuqtë po mundoheshin të vinin në pushtet. Ata duheshin shtypur, dhe me grusht të hekurt. Zjarri ishte shumë i volitshëm politikisht dhe disa pretendonin se nazistët e kishin djegur vetë Rajshtagun. Gjasat janë megjithatë se arsenisti i vetëm ishte një holandez, Mari-

nus van der Lubbe. Ai ishte një majtist që kërkonte të galvanizonte klasën punëtore drejt revoltës. Të nesërmen, të drejtat civile u pezulluan dhe udhëheqësit komunistë u arrestuan. Në këtë mjedis paniku dhe shtypjeje, nazistët jo vetëm i fituan zgjedhjet e përgjithshme më 5 mars, por bënë bashkë aq vota kur u mblodh parlamenti, sa të mundësonin kalimin e një ligji që i jepte Hitlerit pushtet diktatorial. Rajshtagu dhe demokracia gjermane ishin djegur që të dyja.

Blitz

Flickr

+61

Ndryshimi në përqindje në pasurinë e familjes mesatare libiane gjatë vitit të shkuar.

-11

Është ky ndryshim në përqindje në familjen mesatare egjiptiane.

4

Numri i herëve përgjatë pesë viteve të shkuara që një çmim për qeverisje të mirë në Afrikë nuk është dhënë.

+671

Ndryshimi në përqindje në kërkesat e bëra për NSA, bazuar në Freedom Information Act që nga informacionet e shpërndara nga Edward Snowden.

Foto: UrbanHerats Titulli: Aniu from China, pasted in Bajzé, Albania, as part of street art without borders

Thes-buk dhe Facebook Avni Nezaj Më kishte shkuar shpesh mendja për të vlerësuar rëndësinë komunikative të një rrjeti social siç është “Facebook” apo të tjera të së njëjtës linjë. Por edhe më shumë këtë ngasje timen e nxiti biseda pak ditë më parë me një 91-vjeçar nga Shkodra. Po më thoshte pa shaka, se komunikon fare mirë me bijtë, fëmijët, nipërit dhe mbesat që janë të shpërndarë anembanë botës që nga SHBA, Australia e Europa. Është gjë shumë e mirë, mendoj, për të gjithë qenien njerëzore që të humbasë sa më pak kohë për të komunikuar me njerëzit e vet, ose jo, në të gjithë globin. Merr vesh si janë e ku janë. 91-vjeçari duke i dhënë rëndësi kësaj dhe duke e përsëritur shpeshherë e thoshte “thes-buk”, e herë “facebook”. Mosha bën të veten, thashë unë. Hija e dyshimit se burri i moshuar nuk po i ngatërronte rastësisht më lindi. Duke qenë se biseda me të më pëlqente, i mbylla rrugën dyshimit. Edhe unë kam një vlerësim maksimal për këtë model komunikimi njerëzor. Duke mos humbur kohë për të rejat e fundit e fiton atë për të bërë edhe një diçka tjetër me jetën tende. Mund të komunikosh, nëse je gazetar, me gazetarë dhe media në të gjithë globin, nëse je mjek me mjek, nëse je koleksionit mund t’i gjesh pasionantët si ti, në të gjithë kontinentin, nëse je sportist mund të shitesh dhe të blihesh në Facebook si gladiatorët, aty gjen menax-

gazetamapo@gmail.com

herë. Nëse je shofer mund të marrësh orientim për lëvizjet e tua, rrugën, parkingjet, trafikun. Pra ky rrjet dhe të tjera si ky e kanë thesin plot me informacion të qartë dhe të thellë nëse të nevojitet. Janë si buka e përditshme në një kohë shumë moderne të komunikimit dhe të zhvillimit. Politikanët gjithandej hapin dhe mbyllin ditën duke hapur dhe mbyllur thesin e “bukës” së informimit. Thes i cili u rrit e u zgjerua me daljen në dritë të rrjeteve sociale që janë bërë pjesë e përditshmërisë dhe konkurrentë të rrezikshëm të medias e cila e lindi “thesin”. Duke komunikuar në këtë mënyrë, njerëzit humbasin një gjë të rëndësishme, komunikimin e gjallë sy me sy. Por duke e patur të pamundur sy me sy, tashmë ka hapësirë për të bërë një gjë të tillë edhe përballë ekranit të shndritshëm dhe të rrëshqitshëm të një kompjuteri apo telefoni. A humbasim duke komunikuar në këtë mënyrë? Mendoj se jo. A fitojmë duke komunikuar në këtë mënyrë? Fitojmë kohë dhe jemi gjithmonë të freskët për reagime, për biseda. Pra dashur pa dashur “thes –buk” hap tema të ndryshme. Na ka ndodhur me qindra herë se kur kemi mosmarrëveshje për probleme të ndryshme në një tavolinë, kafeje, pune apo shtëpie t’i drejtohemi “thes-buk”-ut tonë që të gjejmë një përgjigje. Sherri edhe mund të shuhet, por duke qenë se secili nga ne ka tashmë “thes-buk”-un e vet, sherri hap pas hapi mund të sjellë të tjera

mundësi moskuptimi, pra të keqkuptohemi. Por, a ka kjo një vlerë aq të rëndësishme për njeriun sa ç’ka ruajtja e komunikimit direkt me njëri– tjetrin? A mos shoqëria njerëzore po i kthehet origjinës së largët kur qytetërimet komunikonin me njëra-tjetrën me “yje” me “hënë” apo me “diell”. Mendoj se fitojmë vetëm kohë. Por koha “është flori” dhe nëse e shfrytëzon siç duhet, me punë, ajo të jep atë që e kërkon prej saj. Edhe ky model komunikimi nga qielli vjen, thjesht ka ndërruar teknologjia. Por sa do zgjasë? Shkodrani safi 91-vjeçar e thoshte me shaka por edhe nga dhimbja se “po flasim e shikohena”, por në shpirtin e tij ziente diçka tjetër. Ky takim i shpejtë a ta heq mallin për familjen, apo ta shton atë? Asnjëherë nuk mund të jepet përgjigje për të tjerët. Por mendoj se nganjëherë komunikimi ashtu virtual mund të ketë efektet e kundërta të realitetit që jetojmë dhe shijojmë. Nëse qytetarët do të kishin më shumë lulishte për të biseduar, do të merrnin më shumë ajër të pastër e shumë gjera të tjera pozitive për shëndetin, (kryeministri u tha mos blini naftën, lini makinat në shtëpi, ecni, ecni që të dobësoheni). Njerëzit merren me rrudhat e fytyrës së njëri-tjetrit, i thonë shëndet ose plaç on-line njëri-tjetrit. Kjo të jep një lloj lehtësimi shpirtëror për momentin, por që mund të të lëndojë më shumë pas pak minutash. Njerëzit kanë filluar të merren shumë me problemet

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

e tjetrit. Kjo mënyrë komunikimi, thashethemnaje globale, po i ngushton konturet e një komunikimi paksa më realist dhe më të sinqertë. On-line ne mund të fshehim hallet apo mund t’i shtojmë ato. Me një rrjet si “Facebook” mund të bëjmë protesta por edhe mund t’i sabotojmë ato. Mund të denigrojmë këdo, me emra të rremë e me pseudonime si ato të Sigurimit të Shtetit. Mund të fshijmë lajmet e këqija dhe ato që s’na pëlqejnë duke thënë dhe besuar se nuk kanë ekzistuar kurrë. “Ky stan këtë bylmet ka” dhe nëse nuk e pranojmë, atëherë mund t’i rrime larg. Ka stane plot. Sa do zgjasë? Sa të mbushet “Thes-buk”, njerëzit do ta shikojnë kohën e komunikimit ndryshe, do i përshtaten asaj në mënyrë e në sjellje. Por “Thesbuk” dhe “Facebook” do të jenë në luftë të vazhdueshme. Fitojmë kohë që të komunikojmë dhe të informohemi, por humbasim kohë duke u informuar e duke komunikuar. Ashtu si “thes-buk”-u i plakut 91-vjeçar që mbaron një ditë duke u gatuar në “magje”, ashtu edhe rrjetet sociale, mendoj se do kenë kohën e tyre të ruajtjes, gatimit dhe shpërbërjes. Dikush nga komunikantët on-line më shkruante se agjencitë sekrete të shteteve të ndryshme tashmë kanë të dhëna të plota për të gjithë qytetarët e botës. Nuk i dhashë rëndësi fjalës së tij, por më ngeli në mendje fjala e 91-vjeçarit që, “duhet me ditë me e thanë, e si me e thanë”.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 27.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA

27 shkurt mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you