Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Përgjimi që akuzon Erdoganin për fshehje milionash dhe Turqia në furtunë Nga Elif Shafak/New York Times

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 26 shkurt 2014. Numër 1143. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Një vit pa Dritanin Bashkëshortja e komisarit: Drejtësia, ngushëllimi ynë!

Qeveria bën një hap pas për 'Nëpunësin', ja dy arsyet Mazhoranca shtyn futjen në axhendën e Kuvendit të ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”. Tërheqja e qeverisë duket se ka të bëjë me kohën e pamjaftueshme deri në 1 prill, datë kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus nga Kuvendi i kaluar, si dhe drojën se nisma e fundit e mazhorancës do të ndikonte negativisht në vendimin e BE për statusin në qershor. Celibashi: Që të mos tregohemi arrogantë, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të shtyhet Qeveria ka bërë një hap prapa nga nisma e saj për të miratuar disa ndryshime të tjera shtesë në ligjin “Për Nëpunësin Civil”. Me kërkesë të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë

Anila Lamaj rrëfen momentet e fundit me të shoqin, në 1-vjetorin e vrasjes tragjike të kryekomisarit. Bisedat para vrasjes, çastet kur doli me këpucët shkelur drejt garazhit dhe dy plumbat që i morën jetën e u dëgjuan deri në shtëpi. “Më ngushëllon së paku vetëm fakti se një ditë, drejtësia mund të vendoset dhe besoj që ajo do të bëhet” Faqe 3

Simon Stefani: Ushtari në kufi ka të drejtë të vrasë Në librin “Kur shembeshin themelet”, kryetari i Hetuesisë publikon disa të dhëna zyrtare për vrasjet në kufi në vitin 1990 FAQe 13

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Më 20 shkurt fitoi qytetaria, fituam të gjithë

koment Reis Çiço

Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

koment Ilir Hashorva

shpreh se partia që ai drejton nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që nuk funksionon në bazë të ligjit Rishikimi i marrëdhënieve me Kuvendin ishte një nga temat e diskutuara dje mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe partive aleate të opozitës... Faqe 5

Vërtetimet e gjakmarrjes për azil, 12 vetë nën akuzë për falsifikim Kryetarë komunash e misionarë gjaqesh akuzohen se kanë falsifikuar vërtetime, të përdorura më pas nga azilkërkuesit. Në rastet e hetuara, ‘personat në gjak” ishin kushërinj ose të vdekur 60 vjet më parë

Pas debateve të shumta politike dhe mosmarrëveshjeve me mazhorancën për një seri...

Në studimet që po bëj për jetën dhe veprimtarinë e Simon Vizentalit, për të cilin po...

Basha mbledh aleatët, qëndrimi ndaj Kuvendit vendoset të enjten Opozita pritet të ndërmarrë një bojkot të pjesshëm të Kuvendit. Basha takon aleatët, ndërsa bisedimet për një qëndrim unik nga ana e opozitës do të vijojnë edhe nesër. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u

Libri i Lames

op-ed / 10-11

diskutimin e kësaj nisme si në komisione ashtu edhe në seancë plenare. Këtë fakt e bëri të ditur për mediat ministri Celibashi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke theksuar se ky hap ndërmerret për t’i dhënë... Faqe 4

Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 12 persona, mes të cilëve zyrtarë dhe përfaqësues të shoqatave të pajtimit të gjaqeve, të dyshuar për falsifikim dokumentesh me qëllim përdorimin e tyre për azil në vendet e Bashkimit Europian. Kryetari i komunës Postribë në Shkodër dhe sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit, sipas akuzës janë... Faqe 7

kontributi

Ushtria e rilindjes

Bankers, 2 mln dollarë investime në projekte për komunitetin

FAQe 9

7 kronikë

Ish-polici i Burrelit arrestohet me kallëpe dinamiti në trup Gëzim Allushi është arrestuar në Kamëz ndërsa lëndën plasëse e kishte lidhur në trup. Policia po heton se ku do të përdorej dinamiti

koment / 11

Faqe 16

Financial Times

Europa duhet të nxjerrë kokën nga poshtë jorganit Bota ka hyrë në periudhën e pasigurisë. Nëse Europës i është dashur çfarëdo zgjimi, ai erdhi me përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Europës iu paraqit mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohej me sfidat ose mund të fusë kokën nën jorgan. Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Europian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev ishte e vonuar. Një përfundim i lehtë për t’u bërë është ai që thotë se Europa me të vërtetë synon ta shndërrojë vetveten në Zvicër të madhe. Energjia politike e saj është e konsumuar nga përpjekjet për ta mbështetur euron. E ardhmja premton rritje të...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë/ Rishikimi i

Dy arsyet /

Nëpunësi Civil, qeveria bën një pas

Faqe 4

marrëdhënieve me Kuvendin, opozita vendos nesër Faqe 5

kronikë/ Vërtetimet

false të gjakmarrjes, 12 vetë nën akuzë

Faqe 7

Njëra nga këngët e fëmijërisë sime ishte “Një, dy, tre, rrofshin turqit… katër, pesë, gjashtë, Polonia ka rënë, shtatë, tetë, nëntë, rusët janë tradhtarë”. Fëmijët i kanë kënduar këto këngë pothuajse gjithkund në rrugë, duke brohoritur se italianët ishin dhelpra, e gjermanët derra…

Kryeministri është vënë në vështirësi pas publikimit të një telefonate që pretendohet se është bërë mes tij dhe të birit, Bilalit, ku njëri zë që sipas publikuesve është i Erdogan i kërkon tjetrit fshehjen e miliona eurove që ndodheshin në kasafortën e shtëpisë.

Përgjimi që akuzon Erdoganin për fshehje milionash dhe Turqia në furtunë Nga Elif Shafak/New York Times

S

kandali i radhës në Turqi ka përfshirë kryeministrin Rexhep Taip Erdogan. Kryeministri është vënë në vështirësi pas publikimit të një telefonate që pretendohet se është bërë mes tij dhe të birit, Bilalit, ku njëri zë që sipas publikuesve është i Erdogan i kërkon tjetrit fshehjen e miliona eurove që ndodheshin në kasafortën e shtëpisë. Kjo telefonatë e regjistruar është hedhur në Youtube dhe opozita turke kërkon dorëheq jen e Rexhep Taip Erdoganit. Disa media prestigjioze thonë se nuk mund të konfirmojnë vërtetësinë e kësaj audioje, por kjo ka mjaftuar që të rindezë gjakrat në Turqi. Në materialin e regjistruar dëgjohet një zë që tregon mënyrën se si mund të reduktohen fondet, duke i shpërndarë ato tek disa biznesmenë. Zëri tjetër më pas dëgjohet të thotë se 30 milionë eurot duhet të sistemohen. Erdogan e quajti materialin e regjistruar si fals dhe “një sulm të pabesë”. Përmes një zëdhënësi, ai tha se “ata që kërkojnë të krijojnë këtë komplot të ndyrë, duke vënë në shënjestër kryeministrin e Republikës së Turqisë, do të japin llogari përpara ligjit”. Pasi u takua me kreun e Shërbimeve Sekrete, ai u tha deputetëve të partisë së tij se “regjistrimi ishte një montazh i shëmtuar dhe një sulm personal kundër tij”. Përtej kësaj, Turqia është e përfshirë prej tashmë një viti prej trazirave. Më poshtë është komenti i njërës prej shkrimtareve më të lexuara në Turqi për situatën e tanishme në vend dhe teoritë konspirative rreth saj. Një furtunë frike Megjithëse fjala trazirë (ang.turbulence) nuk ekziston në gjuhën turke, ajo është e vetmja fjalë që paraqet përshkrimin më të mirë të gjendjes së politikës në Turqi në ditët e sotme. Por ne kemi shumë fjalë të tjera që tregojnë “tension”, “maskilizëm” dhe “polarizim”, e që të gjitha janë shqetësuese në shtetin e Turqisë. Turqia është vend i ujshëm, një rrjedhë uji e konflikteve dhe kundërthënieve. Humori ndryshon çdo javë, ndonjëherë edhe çdo ditë. Deri më tani vendi është parë si kombinim i suksesshëm i islamit dhe demokracisë perëndimore dhe vend me ndikim rajonal në Lindjen e Mesme. Kjo pikëpamje po zbehet shpejt, dhe lumi që është Turqia po ecën më shpejtë se kurrë. Me zgjedhjet lokale, presidenciale dhe të përgjithshme që do të mbahen, ky është një vit i polemikave të mëdha dhe shqetësimeve të heshtura. Qytetarët kërkonin nëpër faqet e internetit dhjetëra herë në ditë për të

parë se çfarë tjetër ka ndodhur. Gjatë një votimi që i dha qeverisë kontroll më të madh mbi gjyqësorin, anëtarët e Parlamentit u grushtuan dhe një hundë e gjakosur ishte testamenti për demokracinë tonë të shtypur. Asgjë nuk e reflekton më mirë stuhinë sesa shtimi aktual i teorive konspirative. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan disa herë i ka akuzuar të huajt se kanë dorë në protestat në Gezi Park verën e kaluar, gjatë të cilave u vranë 6 vetë dhe u plagosën 8 mijë të tjerë. Disa zyrtarë qeveritarë patën hedhur insinuata se forcat e errëta po operonin në prapaskenë, përfshirë diasporën hebreje, agjencinë CIA, pastaj rrjetet BBC, CNN dhe lobistët e interesit, fjalë që përdoret për komplot të bankave vendëse dhe të huaja, për të cilat zyrtarët besojnë se dëshirojnë ta dëmtojnë Turqinë për përfitime të mëtejshme për interesat e tyre. Një reporter turk i BBC-së hapur është akuzuar se është spiun i jashtëm. Protestuesit në sheshin “Taksim” janë quajtur terroristë. U tha gjithashtu se kompania ajrore gjermane, “Lufthansa” po përpiqej të shkatërronte me qëllim një aeroport të ri, të rëndësishëm, në Stamboll. Në mediat sociale këtu ka thashetheme të pafundme për “shtet të thellë brenda shtetit të thellë”. Shkallë-shkallë, Turqia po shndërrohet në një vend të mbërthyer në paranojë. Ka dyshime publike në rritje se lajmet janë të filtruara ose të manipuluara. Incizimet që kanë dalë në shesh së fundmi, kanë zbuluar se hulumtimet e opinionit të publikuara në gazetën kryesore, ndoshta kanë qenë të kurdisura për ta kënaqur qeverinë. Gazetarët kanë marshuar për të protestuar kundër shtypjes së lirisë së shtypit. Në vendin ku liria e të shprehurit është zvogëluar, ndërsa diversitetet në media janë rrudhur, mediat sociale janë e vetmja alternativë e komunikimit, informimit dhe keqinformimit. Një ligj i ri që ka kaluar në Parlament e ka kërcënuar lirinë e shprehjes, edhe pse presidenti Abdullah Gul, që tha se do ta nënshkruajë atë, ka pranuar se disa pjesë të tij janë problematike. Nëse trazirat në Gezi kanë nxitur teori konspirative, hetimet aktuale të korrupsionit i kanë fryrë zjarrit. Zyrtarët qeveritarë vazhdimisht flasin për komplot të jashtëm. Turqia ka

Në materialin e regjistruar dëgjohet një zë që tregon mënyrën se si mund të reduktohen fondet, duke i shpërndarë ato tek disa biznesmenë. Zëri tjetër më pas dëgjohet të thotë se 30 milionë eurot duhet të sistemohen. Erdogan e quajti materialin e regjistruar si fals dhe “një sulm të pabesë”.

Por kjo politikë nuk ka qenë e qëndrueshme. Kjo qeveri, të cilën intelektualët liberalë e mbështetën me shpresën se do ta shtyjë Turqinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian, që do të kufizojë rolin e ushtrisë dhe do të miratojnë reforma demokratike, në ditët e sotme ka ringjallur retorikën e vjetër.

lëvizur shumë mirë, thonë ata, dhe tani aktorët e fshehur dëshirojnë ta ndalin atë nga rritja e mëtejshme. Këto akuza rezonojnë mes disa segmenteve të shoqërisë. Përse ne kemi nevojë për të shpikur teori konspirative? Një pjesë e përgjigjes qëndron në faktin se Turqia ende nuk është demokraci e pjekur dhe politikat e saj janë maskiliste, agresive dhe të polarizuara. Polarizimi i Turqisë e prek çdo shtresë të jetës shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Kur kontrolli dhe balanca, ndarja e autoriteteve dhe liria e mediave janë në rrezik, atëherë ata në qeveri bëhen shumë të fuqishëm. Një pjesë e përgjigjes qëndron edhe në frikërat e vjetra, që shkojnë shumë larg në edukimin tonë. Njëra nga këngët e fëmijërisë sime ishte “Një, dy, tre, rrofshin turqit… katër, pesë, gjashtë, Polonia ka rënë, shtatë, tetë, nëntë, rusët janë tradhtarë”. Fëmijët i kanë kënduar këto këngë pothuajse gjithkund në rrugë, duke brohoritur se italianët ishin dhelpra, e gjermanët derra… Ne u rritëm duke besuar se Turqia në tri anë është e kufizuar me ujë, ndërsa në anën e katërt me armiq. Grekët kishin aspiruar të ripushtonin Stambollin dhe ta bënin Kostandinopojë. Arabëve nuk u zihej besë. Rusët kishin bërë komplot për të pushtuar Bosforin. Çdokush dëshironte një pjesë të Anatolisë, toka jonë, ndërsa i vetmi mik i një turku ishte një tjetër turk. Në të kaluarën, njëra nga anët e fuqishme e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të drejtuar nga Erdogan, ishte politika e jashtme me “zero probleme me fqinjët”. Por kjo politikë nuk ka qenë e qëndrueshme. Kjo qeveri, të cilën intelektualët liberalë e mbështetën me shpresën se do ta shtyjë Turqinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian, që do të kufizojë rolin e ushtrisë dhe do të miratojnë reforma demokratike, në ditët e sotme ka ringjallur retorikën e vjetër. Kur zoti Erdogan flet, ai i drejtohet nënndërgjegjes së kombit. Ai flet për frikën tonë të moçme dhe ksenofobinë. Dhe pa e kuptuar, ne, miliona prej nesh, bëhen fëmijë përsëri, duke pritur në oborrin e shkollës për drejtor shkolle e baba për të na treguar se sa keqdashës është çdo i huaj dhe se si ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër botës. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, ky mentalitet i deformuar nuk arrin të joshë më. Kohët kanë ndryshuar. Të rinjtë janë shumë më të hapur ndaj botës sesa gjeneratat e mëparshme, dhe njerëzit janë një hap para politikanëve të tyre. Sa më shumë që ne “i kapërdijmë” teoritë e konspiracionit, turqit nga ana tjetër ndihen shumë, shumë të lodhur nga ato. *Hyrja e shkrimit është e redaksisë


kryesore

Dritan Lamaj

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.02.2014

3

Anila Lamaj, gjatë ceremonisë mortore

Një vit pa Dritanin, e shoqja: Drejtësia, ngushëllimi ynë! Anila Lamaj rrëfen momentet e fundit me të shoqin, në 1-vjetorin e vrasjes tragjike të kryekomisarit. Bisedat para vrasjes, çastet kur doli me këpucët shkelur drejt garazhit dhe dy plumbat që i morën jetën e u dëgjuan deri në shtëpi. “Më ngushëllon së paku vetëm fakti se një ditë, drejtësia mund të vendoset dhe besoj që ajo do të bëhet” Intervistoi: Dashamir Biçaku TIRANE- Për herë të parë që nga vrasja e

Dritan Lamajt, bashkëshortja e tij, Anila rrëfen momentet e fundit me të. Në këtë intervistë për MAPO-n, në 1-vjetorin e vrasjes së kryekomisarit, e shoqja bën apel që drejtësia të vendoset në vend dhe gjaku e kontributi i tij të vlerësohen siç duhet. Statusi i “Dëshmorit të Atdheut” e ka ngushëlluar disi atë vetë dhe të afërmit e tjerë, të cilët në mungesë të Dritanit, kërkojnë drejtësi. Anila Lamaj u rikthehet detajeve që mbeten të pashlyeshme në kujtesën e saj, tanimë që i shoqi nuk jeton më, dhe ndan me lexuesin dhimbjen e vet për humbjen tragjike të të shoqit. Anila, Komisioni Shtetëror ka dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” për Dritanin. Si ndjeheni për këtë vlerësim ? Dua të falënderoj ata që e vlerësuan gjakun dhe kontributin e Dritanit, duke i dhënë atij statusin “Dëshmor i Atdheut” për të gjithë kontributin e tij në Policinë e Shtetit. Çfarë kujtoni nga dita e 24 shkurtit të vitit 2013? Thuajse gjithçka që mund të mbaj mend. Çdo detaj. Kam ende në telefon mesazhet që shkëmbeva me Dritanin atë ditë, por edhe të ditëve më përpara. Ai ishte në punë dhe fola me të. I thashë që kur të vinte në shtëpi, të blinte djathë. I thashë se dreka ishte gati dhe se e prisja të vinte në drekë. Më tha se do vinte dhe erdhi aty nga ora tre e pasdites. Hëngri drekë dhe u shtri për të pushuar pak. Ndenji deri nga ora pesë e gjysmë ose më tepër, kur u ngrit dhe u vesh me një xhup rozë, ashtu me këpucë të shkelura. I thashë, ku do vesh? ‘Do vetë në garazh, më tha, dhe do dal’. Zbriti në garazh aty rreth orës 18:00 për të marrë disa sende personale e rroba dhe ashtu, me këpucë të shkelura u nis për në garazh. I thashë që të vishej, por më tha se nuk do të vonohej dhe do kthehej. Zbriti dhe që nga ai moment nuk munda të flas më me të. Duhet të ishte ora rreth

6:10 minuta e mbrëmjes, isha duke qëndruar në shtëpi përpara kompjuterit, kur dëgjova një krismë. Më pas, një krismë tjetër në formë breshërie. Në atë moment dola në ballkon. I rashë telefonit, nuk e hapi njeri. Ndenja pak dhe dola prapë në ballkon. Më pas i ra vajza telefonit dhe ajo dëgjoi një zë që thoshte: Tani, mbahu! Më pas zbrita poshtë duke bërtitur. Aty takova një kolegun e Dritanit, Gazmend Hamitajn. Ai më mbajti pak, por nuk dinte çfarë të më thoshte. Më tha pastaj që është plagosur dhe e kanë çuar në spital. Më pas shkova në spital dhe aty morëm vesh që Dritani nuk jetonte më. Nuk di se si e kam mbajtur veten në atë kohë, sepse kam qenë e sëmurë rëndë me zemër dhe vetëm një javë më pas ne kishim planifikuar për të bërë një operacion. Ai bënte një punë jo të lehtë, si drejtues policie, por a ju ishte shprehur se kishte pasur ndonjë konflikt apo ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë person ? Dritani nuk më thoshte asnjëherë për problemet që kishte pasur. Unë isha e sëmurë në atë kohë dhe ai nuk më thoshte asnjëherë asgjë. Më vonë, vëllai im më ka treguar se kur e kishte takuar Dritanin, kishte vënë re se ai kishte qenë i mërzitur, por nuk i kishte thënë se përse. Ai kishte menduar se mbase për shkak të punës dhe për faktin se e kishin lëvizur nga pozicioni i shefit të komisariatit në Kombinat, ku kishte punuar. Kjo kishte ndodhur vetëm pak muaj më parë. Po vetë Dritani, nuk ju pati thënë asnjëherë nëse kishte ndonjë konflikt me ndonjë person, apo se mund ta kishte kërcënuar dikush ? Kurrë, asnjëherë. Ju thashë, ai nuk më tregonte asnjëherë sepse e dinte se unë mund ta përjetoja keq çdo situatë, për shkak se isha e sëmurë dhe nuk dëshironte të më krijonte shqetësime. A mbani mend ndonjë gjë tjetër nga ajo natë ? Mbaj mend që pesë apo dhjetë minuta

Duhet të ishte ora rreth 6:10 minuta e mbrëmjes, isha duke qëndruar në shtëpi përpara kompjuterit, kur dëgjova një krismë. Më pas, një krismë tjetër në formë breshërie. Në atë moment dola në ballkon. I rashë telefonit, nuk e hapi njeri. Ndenja pak dhe dola prapë në ballkon. Më pas i ra vajza telefonit dhe ajo dëgjoi një zë që thoshte: Tani, mbahu! Më pas zbrita poshtë duke bërtitur.

përpara ngjarjes janë fikur dritat. Madje gjatë gjithë asaj jave, por edhe javës së mëvonshme, dritat janë shuar përafërsisht në këtë periudhë. Hetimi i prokurorisë dhe i policisë ka zbuluar se i dyshuar për krimin është Arben Frroku, me të cilin Dritani ka pasur konflikt gjatë kohës që ka qenë shef komisariati. Po për këto konflikte a ishit në dijeni? Nuk di asgjë për këtë dhe nuk dua të merrem. Unë shpresoj që shteti të zbulojë krimin dhe të vërë drejtësinë në vend. Nuk më intereson asgjë tani, derisa im shoq nuk është më. Më ngushëllon së paku vetëm fakti se një ditë, drejtësia mund të vendoset dhe besoj që ajo do të bëhet. Në momentin e vrasjes, Dritani ka pasur me vete edhe shumë sende personale, telefonat, çelësa, por edhe vetura e tij, që tashmë janë në prokurori si prova materiale. A i keni kërkuar, apo marrë ato ? Në fakt jo, veç disa sendeve personale. Vetura është akoma e bllokuar në polici. Telefonat, po ashtu. Madje as kuletën e tij me shumë sende personale dhe një sasi parash nuk kemi mundur ta gjejmë. Na kanë thënë se ata nuk i kanë, ndërsa ne nuk kemi mundur ta gjejmë. I bie të ketë humbur. Ne e kemi kërkuar, por nuk gjendet. A keni pasur raste kërcënimesh nga ndonjë person gjatë kësaj kohe ? Jo, nuk kam pasur, por se një herë para disa muajsh, një person që nuk e njihja më vodhi varësen me dhunë, ma hoqi nga qafa. Por që nga ajo kohë nuk kam pasur probleme. Besoni se drejtësia do të vendoset ? Shpresoj shumë që kjo të ndodhë. Do të jetë së paku një ngushëllim i madh për mua pas asaj që ka ndodhur. Besoj plotësisht tek kjo gjë. Besoj se pas dhënies së statusit “Dëshmor i Atdheut” nga Komisioni Shtetëror, gjërat të ecin në rrugë të mbarë për të vlerësuar tërësisht kontributin dhe gjakun e Dritanit.

n de r imi

Dritan Lamajt i jepet statusi “Dëshmor i Atdheut” Një vit pas vrasjes së ish- shefit të Komisariatit të Kombinatit, Komisioni Shtetëror i Posaçëm miratoi dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut” për Dritan Lamajn. Ai u ekzekutua më 24 shkurt të vitit të kaluar, fare pranë shtëpisë së tij, në rrugën “Petro Korçari”, teksa po merrte veturën e tij për të shkuar tek e motra. Nga pas shpinës, persona të paidentifikuar me maska qëlluan duke derdhur 39 plumba ndaj oficerit Lamaj, me gradën policore kryekomisar. Nga të shtënat, Lamaj mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ku ishte dërguar me shpejtësi pas atentatit nga disa fqinjë të tij. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kryekomisari ndërroi jetë për shkak të plagëve që kishte marrë, shumica e të cilave në organe jetësore. Policia dhe prokuroria akuzuan biznesmenin Arben Frroku për këtë vrasje, ndërsa si motiv u përcaktuan konfliktet mes tyre gjatë kohës që Dritani drejtonte komisariatin nr.6. Aktualisht dosja ka shkuar në gjykatë, ku prova kryesore është dëshmia e një personi që thotë se ka parë Arben Frrokun nga makina që hapi zjarr ndaj kryekomisarit.


4

fokus

ngjarje e ditës

Tërheqja e qeverisë duket se ka të bëjë me kohën e pamjaftueshme deri në 1 prill, datë kur hyn në fuqi ligji i miratuar me konsensus nga Kuvendi i kaluar, si dhe drojën se nisma e fundit e mazhorancës do të ndikonte negativisht në vendimin e BE për statusin në qershor

Dy arsyet

Nëpunësi Civil, qeveria bën një pas Celibashi: Që të mos tregohemi arrogantë, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të mos bëhet në datën 6, por të shtyhet në kalendarin e punimeve të Kuvendit Fejzi Braushi

Qeveria ka bërë një hap prapa nga nisma e saj për të miratuar disa ndryshime të tjera shtesë në ligjin “Për Nëpunësin Civil”. Me kërkesë të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë diskutimin e kësaj nisme si në komisione ashtu edhe në seancë plenare. Këtë fakt e bëri të ditur për mediat ministri Celibashi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke theksuar se ky hap ndërmerret për t’i dhënë mundësi opozitës që të japë konsensusin për këtë nismë, të cilën ai e konsideroi thjesht teknike. “Që të mos tregohemi arrogantë, vlerësuam që shqyrtimi i amendamenteve të mos bëhet në datën 6, por të shtyhet në kalendarin e punimeve të Kuvendit”, - tha ai. Nga ana tjetër, ministri ka bërë të ditur se mazhoranca është e vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe afatet e hyrjes në fuqi të ligjit të ri të “Nëpunësit Civil”, por duke theksuar se ndryshimet e paraqitura nga qeveria në të janë të nevojshme për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm në praktikë. “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për Aktin Normativ të qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil dhe jemi të detyruar ta zbatojmë atë. Fillimi i efekteve të ligjit është sipas urdhërimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne e respektojmë këtë vendim. Por ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës për ato ndryshime, të cilat në gjykimin tonë janë të karakterit teknik dhe përmirësojnë

cilësinë e ligjit”, - tha Celibashi. Por përveç heqjes nga rendi i ditës të seancës së datës 6 mars, Konferenca e Kryetarëve nuk ka vendosur një datë tjetër për shqyrtimin e këtyre ndryshimeve, të cilat janë kundërshtuar fort nga opozita. Një veprim ky që tregon se kemi të bëjmë me një tërheqje të përkohshme të mazhorancës për t’i miratuar këto ndryshime. Por arsyet duket se nuk lidhen thjesht dhe vetëm me dëshirën e qeverisë për të marrë konsensusin e opozitës, pasi kjo gjë është thuajse e pamundur, të paktën për këtë çështje, për të cilën drejtuesit më të lartë të saj janë shprehur kategorikisht kundra, duke e cilësuar si një nismë që shqelmon përfundimisht konsensusin e arritur vjet në miratimin e ligjit të ri të Nëpunësit Civil. Tërheq ja e maxhorancës duket se ka të bëjë me disa arsye të tjera, ku nuk përjashtohen faktori ndërkombëtar, çështja e acarimit të mëtejshëm të situatës politike dhe ndikimi që do të kishte ajo tek marrja e statusit të vendit kandidat për anëtar në Bashkimin Europian në muajin qershor. Gjithashtu tërheqja ka të bëjë dhe me një arsye tjetër, që është ajo e pamundësisë së qeverisë për ta miratuar këtë nismë në kohë, për të bërë të mundur hyrjen e tij në fuqi para 1 prillit, kur dhe hyn në fuqi ligji i ri i Nëpunësit Civil. Kjo për arsye se koha prej 1 muaji që ka në dispozicion mazhoranca e majtë nuk mjafton që një nismë ligjore të diskutohet në komisione e të miratohet në seancë, të dekretohet nga Presidenti dhe të hyjë në fuqi dy javë pas bot-

imit në Fletoren Zyrtare. Nisma në fjalë parashikonte një sërë ndryshimesh në ligjin e ri të Nëpunësit Civil, ku ndër më kryesoret ishin ato që eliminonin listën Tërheqja e e pritjes për ata punonjës që kanë stamaxhorancës duket tusin e Nëpunësit Civil, duke e zëvendëse ka të bëjë me disa suar atë me dëmshpërblimin nga 1 deri arsye të tjera, ku nuk në 3 paga mujore. Një tjetër ndryshim përjashtohen faktori ishte dhe ai që i lejonte titullarit të rekrutonte drejtues të lartë nga jashtë sistemit, ndërkombëtar, duke prekur kështu garancitë që jepte çështja e acarimit të ligji për të mbrojtur karrierën në adminmëtejshëm të istratë. Gjithashtu, një ndryshim tjetër situatës politike dhe ishte ai që përcaktonte që ligji i ri i Nëpundikimi që do të nësit Civil hynte në fuqi më 1 prill, por i kishte ajo tek marrja shtrinte efektet e tij që nga 1 tetori. Kone statusit të vendit ferenca e Kryetarëve ka shtyrë për në një kandidat për anëtar datë të papërcaktuar edhe diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në ligjin në Bashkimin “Për mediat audiovizive”, me anë të së Europian në muajin cilave parashikohet shkrirja e AMA-s, qershor. ashtu siç ka bërë edhe me zgjedhjen e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Për të dyja këto çështje, Konferenca vendosi që ato të futen në seancë sapo të mbarojë shqyrtimi në komisione.

RTSH, dështon konsensusi për anëtarët e Këshillit Ka dështuar sërish mbledhja e komisionit parlamentar të Medias për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Të mbledhur për herë të tretë për këtë çështje pa praninë e medias, deputetët e mazhorancës dhe opozitës megjithëse ishin aty për të përzgjedhur 40 emrat që do të kalonin fazën e parë të seleksionimit, kanë debatuar gjatë lidhur me procedurën që do të ndiqej në këtë rast. Pavarësisht se kishin rënë dakord një javë më parë që palët të mund të përjashtonin nga gara një e nga një kandidatët deri sa lista të shkonte në 40 kandidatë, pra 4 për çdo vend në KDRTSH, dje palët kanë ngritur pretendime të tjera për mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Sipas deputetit socialist, Alfred Peza, arsyeja për të cilën u prish ky konsensus nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me procedurën, por me një

qëndrim politik të opozitës dhe që lidhet me shkarkimin e Zana Xhukës nga ILDKP. “Opozita u tërhoq nga ky qëndrim për arsye të axhendës së tyre politike. Zoti Hoxha deklaroi në komision se mbas shkarkimit të zonjës Zana Xhuka në seancën e fundit plenare të Parlamentit, opozita ka një tjetër axhendë politike, gjë që e detyron të shkelmonte këtë konsensus që ne kishim arritur në mbledhjen e fundit”, - tha Peza. Por sipas deputetit demokrat, Luçiano Boçi, mazhoranca nuk pranoi konsensusin e arritur një javë më parë, ku secila palë do të përzgjidhte nga 20 kandidatë. “Procesi ka ngecur tek gjetja e formulës së konsensusit politik, përcaktimi i një liste nga të dyja palët brenda kuadrit ligjor. Ne kemi propozimin tonë, i cili nuk pranohet nga mazhoranca që kërkon të vendosë edhe një herë tjetër me forcën e kartonit edhe

procedurën, edhe zgjedhjen e personave për Këshillin Drejtues të Radio-Televizionit, kur ligji e përcakton qartë që brenda marrëveshjes politike duhet të ketë konsensus politik për zgjedhjen e pesë anëtarëve që zgjidhen në formë eliminimi nga mazhoranca dhe pesë nga opozita”, - tha Boçi. Ndërkohë që deputeti Peza duke

iu referuar edhe debateve brenda komisionit, ka denoncuar falsifikimet që sipas tij i ishin bërë procesverbalit të mbledhjes së një jave më parë, ku palët kishin rënë dakord për konsensusin. Ai i kërkoi Kuvendit të hetojë këtë çështje, ndërsa paralajmëroi dhe denoncimin e kësaj ngjarjeje në prokurori.

projektligji

Shqiptarët në Siri, nis diskutimi i projektit Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendit edhe nismën e 9 deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, me anë të së cilës propozohet të bëhen disa ndryshime në Kodin Penal, ku kërkohet që të cilësohen si vepra penale edhe thirrja, rekrutimi dhe pjesëmarrja në luftëra apo konflikte të armatosura jashtë vendit. Bëhet fjalë për një nismë ligjore që kërkon të konsiderojë vepër penale pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftëra apo konfliktet jashtë vendit dhe kryesisht atë në Siri. Neni 1 i projektligjit parashikon se pjesëmarrja në operacione luftarake që zhvillohen në territorin e një shteti të huaj, pa qenë shtetas në shtetin e huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura në konflikt, ose një force ushtarake zyrtare të Forcave të Armatosura të një shteti që nuk është palë në konflikt, ose të forcave ushtarake ndërkombëtare, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet burg. Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet nga 5 deri në 10 vjet. 5 deri në 15 vjet burg është propozimi për ata që nxisin, drejtojnë, rekrutojnë, krijojnë fonde apo mjete të tjera për financimin e personave në çdo formë apo mënyrë të veprës penale të parashikuar nga neni 265/a. Ndërsa neni 3 i projektligjit sanksionon dënim deri në 3 vjet burg për ata që bëjnë thirrje publike me çdo formë, mjeti apo mënyre për pjesëmarrjen në veprimtari luftarake. Nismën në fjalë e kanë firmosur deputetët e majtë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Petrit Vasili, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Armando Subashi, Ulsi Manja, Vexhi Muçmata, Pirro Lutaj dhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.02.2014

5

Opozita pritet të koordinojë qëndrimet e saj ndaj Parlamentit. Basha takon aleatët, ndërsa bisedimet për një qëndrim unik nga ana e opozitës do të vijojnë edhe nesër

takimi Basha: Qeveria po zhbën standardet, PD garanton demokraci pjesëmarrëse TIRANË Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti dje në një takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Europian, Jonas Johnsson, të cilin e informoi mbi situatën politike në vend dhe jo vetëm. “Kryetari i Partisë Demokratike e informoi z.Johnsson me faktin se qeveria refuzon të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, dhe vonon botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit që e shpall të paligjshëm aktin e saj për të shtyrë zbatimin e ligjit të Nëpunësit civil, çka solli si pasoja fushatën e spastrimeve në administratën publike. “Është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit, - tha Basha, - nisma e re e qeverisë, projekti që synon ndryshimin e ligjit për Nëpunësin civil në 16 nene, teksa ky ligj ende nuk është zbatuar”. Ky projekt, shtoi Basha, “është jo transparent dhe cenon sigurinë juridike të administratës dhe dobëson kushtet e nëpunësve civilë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së. Gjatë takimit Basha ka folur gjithashtu për situatën e rendit dhe ekonominë, ndërsa nuk ka përjashtuar nga fokusi i tij as veprimet e fundit në Kuvend që lidhen me shkarkimin e kreut të ILDKP-së. Megjithatë, njoftimi zyrtar i PD-së citon në fund të tij “Basha e garantoi z.Johnsson se, megjithë kursin e evidentuar anti-integrim të akteve dhe qëndrimeve të qeverisë, Partia Demokratike do të vazhdojë mbështetjen pa rezerva të këtij procesi jetik për Shqipërinë, duke mbrojtur standardet e arrira dhe kolonat ekzistenciale të identitetit europian, demokracinë pjesëmarrëse dhe llogaridhënëse, shtetin ligjor, liritë dhe të drejtat e qytetarëve”.

Rishikimi i marrëdhënieve me Kuvendin, opozita vendos nesër

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi dje pas takimit se një vendim konkret mund të merret nesër paradite, ndërsa u shpreh se partia që ai drejton nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që nuk funksionon në bazë të ligjit TIRANË Rishikimi i marrëdhënieve

me Kuvendin ishte një nga temat e diskutuara dje mes kryetarit të PDsë, Lulzim Basha dhe partive aleate të opozitës. Në një takim ku PDIUja përfaqësohej me deputetin Dashamir Tahiri, ndërsa partitë e tjera aleate me kryetarët e tyre, Basha ka bërë një panoramim të situatës aktuale në vend, duke kërkuar mbështetjen e aleatëve për koordinimin e veprimeve konkrete dhe të njëjta. Takimi i djeshëm ishte thjesht konsultativ, ndërsa veprime konkrete mund të vërehen duke filluar nga nesër në një tjetër mbledhje mes tyre pak minuta para fillimit të seancës parlamentare. Ajo që dihet me siguri deri më tash është se bo-

jkoti i paralajmëruar nga PD-ja nuk do të jetë ekstrem. Gjithsesi, format e saj janë ende në objekt diskutimi, andaj dhe konsulta me aleatët do të vijojë sërish. Megjithatë, deri më tash aleatët dhe Basha duket se kanë të përbashkët qëndrimin e tyre ndaj asaj që po ndodh në Kuvend. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi dje pas takimit se një vendim konkret mund të merret nesër paradite, ndërsa u shpreh se partia që ai drejton nuk mund të bëhet pjesë e një Kuvendi që nuk funksionon në bazë të ligjit. “Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit”, - tha Mediu

Basha

“Ne jemi me qytetarët, me ata që janë në fund të fundit duke ndjerë ditë përditë në kurrizin e tyre, në xhepat e tyre hallet e panumërta që po u vërtit kjo qeveri me papërgjegjshmërinë, paligjshmërinë dhe mungesën totale të ndjeshmërisë, pashpirtësinë e saj në vendimet korruptive dhe mosvendimet sa i përket ekonomisë së vendit, papunësisë dhe varfërisë. Po koordinojmë me aleatët tanë aksionin tonë opozitar sa i përket shkeljes së paprecedentë të Kushtetutës, ligjit, rregullores së Kuvendit”

pas takimit. Ndërsa kryetari i PDsë, Lulzim Basha u përqendrua më së shumti në veprimet e deritashme të mazhorancës, duke specifikuar se partitë e opozitës ende po koordinojnë aksionin e tyre politik. Basha tha g jithashtu se mazhoranca po rrezikon sërish që vendi të mos marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor. “Ne jemi me qytetarët, me ata që janë në fund të fundit duke ndjerë ditë përditë në kurrizin e tyre, në xhepat e tyre hallet e panumërta që p o u v ë r t i t k j o q e ve r i m e papërgjegjshmërinë, paligjshmërinë dhe mungesën totale të ndjeshmërisë, pashpirtësinë e saj në vendimet korruptive dhe mosvendimet

sa i përket ekonomisë së vendit, papunësisë dhe varfërisë. Po koordinojmë me aleatët tanë aksionin tonë opozitar sa i përket shkeljes së paprecedentë të Kushtetutës, ligjit, rregullores së Kuvendit. Pra sjelljet antiligj, antikushtetuese dhe në thelb antieuropiane të kësaj mazhorance, e cila rekordit të saj të zi në opozitë si bllokuese e statusit po i vendos një rekord tjetër të zi tashmë si mazhorancë, si faktor dhe dirigjente e rrezikimit të aspiratës mbarëpopullore të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këto janë çështjet të cilat po diskutojmë dhe në vijimësi do t`ju mbajmë të informuar”, - tha Basha.

Shkarkimi i Zana Xhukës, PD braktis Konferencën e Kryetarëve TIRANË Opozita u largua dje nga

Konferenca e Kryetarëve me argumentin se shkarkimi i kryeinspektores së ILDKP-së, Zana Xhuka, është një shkelje skandaloze e Kushtetutës. “Një nga aktet më të rënda kushtetuese ishte shkarkimi i Zana Xhukës, e në këto kushte ne kërkuam që Ko n f e r e n c a e K r ye t a r ë ve t ë kthente ligjin dhe kushtetutshmërinë. Por përg jig jja që na u kthye ishte arroganca, e njëjtë me atë që iu kthye dhe shoferëve të furgonëve. Ne do të marrim vendimet e duhura ndaj kësaj q eve r i e a r r o g a nt e a nt i ku s h tetuese”, - tha për mediat kryetari i Grupit parlamentar të PD-

së, E di Paloka, qëndrim ky i mbajtur edhe g jatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve. Ndërkohë, Kuvendi zbardhi dje mbledhjen e Konferencës, duke cituar ndër radhë edhe qëndrimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për çështjen në fjalë. Meta është shprehur se mazhoranca ka bërë maksimumin për të treguar tolerancë, përfshirje dhe për t’i dhënë gjithë hapësirat opozitës që të shprehet. Në vijim, kryetari i Kuvendit vuri në dukje se shqetësimi i të gjithëve ka qenë sipas tij, shpartallimi i institucionit të ILDKP-së g jatë kësaj periudhe. “Ka ndodhur një situ-

atë e paprecedentë, ku kolektivi akuzon titullarin e institucionit për shkelje të lig jit, për përdorim politik të institucionit. Këto janë bërë në mënyrë të hapur, me peticione publike drejtuar Presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, shumë institucioneve të tjera dhe medias. Dhe më e rëndësishmja është se drejtuesi i këtij institucioni që varet nga Kuvendi dhe që është zgjedhur nga Kuvendi, bojkoton Kuvendin. Ndërpret çdo mënyrë komunikimi me Kuvendin dhe Kuvendi në mënyrën më korrekte ka nisur një procedurë verifikimi duke u nisur nga ky shqetësim publik dhe serioz”, - tha Meta.

N.Perndoj


6

fokus

ngjarje e ditës

DitarI

Burimet nga Ministria e Financave i shpjegojnë këto tkurrje me gjetjet në skemat e mëdha të mashtrimit me TVSH. Tashmë është provuar edhe nga prokuroria se një shumë prej më tepër se 50 milionë eurosh është përfituar nga skemat mashtruese që kanë patur bashkëpunëtorë në tatime.

Ritmet e rimbursimit të TVSH bien me 60% Sipas tabelave fiskale nga Ministria e Financave, në janar TVSH e rimbursuar arriti në 416 milionë lekë, nga 671 milionë lekë që janë disbursuar në janarin e vitit 2013. Rimbursimet shënuan vlera të ulëta edhe në muajt nëntor dhe dhjetor. Akumulohet borxhi i ri 17 mln USD Blerina Hoxha Ritmet e rimbursimit të TVSH-së ndaj bizneseve kanë rënë në mbi 60 për qind në 5 muajt e fundit. Situata e krijuar duket se është bërë shkak për një rritje të re të detyrimeve ndaj biznesit krahas atyre që janë gjetur më parë. Sipas tabelave fiskale nga Ministria e Financave, në janar TVSH-ja e rimbursuar arriti në 416 milionë lekë, nga 671 milionë lekë që janë disbursuar në janarin e vitit që shkoi. Akumulimi Rënia e kuotave të disbursimit të TVSH u vu re në muajin tetor të këtij viti, ku u disbursuan 271 milionë lekë nga 638 milionë që ishin disbursuar në tetorin e vitit 2012. Gjithashtu rimbursimet shënuan vlera të ulëta edhe në muajt nëntor dhe dhjetor 2013, në krahasim me vitin 2012. Burimet nga Ministria e Financave i shpjegojnë këto tkurrje me gjetjet në skemat e mëdha të mashtrimit me TVSH. Tashmë është provuar edhe nga

prokuroria se një shumë prej më tepër se 50 milionë eurosh është përfituar nga skemat mashtruese që kanë patur bashkëpunëtorë në tatime. Nisur nga kjo situatë, burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se çdo TVSH e rimbursuar do të verifikohet nga disa struktura me qëllim që shkojë në destinacionin e duhur. Mirëpo ekspertët e opozitës besojnë se rënia e ritmeve të rimbursimit të TVSH-së po vjen për shkak të performancës së ulët të qeverisë së re në mbledhjen e të ardhurave. “Qeveria ka akumuluar një borxh të ri të TVSH-së tek biznesi në më shumë se 17 milionë dollarë”, - është shprehur ish- ministri i Financave, Ridvan Bode. Rimbursimi i TVSH-së është shndërruar në një pikë të nxehtë të financave për shumë arsye. E para lidhet me pamundësinë e qeverisë për të shlyer në kohë detyrimet ndaj biznesit. E dyta, me kompanitë mashtruese që periodikisht zhvatin miliona euro në mënyrë të padrejtë dhe e treta lidhet me një borxh të akumuluar si TVSH e parimbursuar nga qeveria e kaluar, në vlerën e 12.8 miliardë lekëve. Konflikti Mungesa e korrektesës në rimbursimin e TVSH-së njihet si një nga konfliktet më të mëdha që biznesi ka me qeverinë. Atyre që u takon, marrja e parave mbrapsht kthehet në sagë. Por tani së fundmi janë zbuluar dhjetëra raste ku TVSH-ja ka shkuar në favor të skemave mashtruese. Ligjërisht rimbursimin e TVSH-së e përfitojnë persona të tatueshëm, të cilët në ak-

Rimbursimi i TVSH 2012 2013 Tetor 638 271 Nëntor 603 276 Dhjetor 551 221 2013 2014 Janar 671 416

tivitetin e tyre janë në fazën e investimeve dhe kryejnë veprimtari të tatueshme. Njëkohësisht në këtë grup bëjnë pjesë edhe subjekte që në kuadër të veprimtarisë së tyre kryejnë eksporte. Që të përfitojë rimbursim, TVSH-ja e personit të tatueshëm duhet të paraqitet kreditore për tre muaj radhazi. Teprica kreditore e kërkuar për t’u rimbursuar duhet të tejkalojë 400 mijë lekët. Kjo shumë në muajin e parë dhe të dytë mund të jetë më e vogël se ky prag, por nëse shuma e tepricës kreditore edhe në muajin e tretë rezulton më e vogël se shuma 400 000 lekë, personit të tatueshëm nuk i lind e drejta për t’u rimbursuar.

Fullani: Ekonomia informale në Shqipëri është 30% Ekonomia informale në Shqipëri që nuk i nënshtrohet detyrimeve fiskale është rreth 30 për qind, sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ai e dha këtë deklaratë në emisionin “Opinion”, duke shtuar se informaliteti ka shtrirje të gjerë dhe është një hapësirë që duhet shfrytëzuar për rritjen e të ardhurave. Mirëpo sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave të një viti më parë mësohet se informaliteti në vendin tonë është 50 për qind. Në bazë të përllogaritjeve të Financave, shpenzimet e shqiptarëve për frymë në vitin 2012 kanë qenë 8 900 USD në vit, ndërsa të ardhurat po për frymë, vetëm 4 600 dollarë në vit. Sipas këtyre matjeve, shpenzimet ishin sa dyfishi i të ardhurave. Hendeku ndërmjet shpenzimeve kombëtare dhe të ardhurave statistikore është treguesi kryesor që mund të përdoret si matës i ekonomisë informale. Në varësi të vendeve të ndryshme, zakonisht ekonomia informale zë nga 10 në 50 për qind të PBB-së, duke qenë më e ulët në vendet e zhvilluara dhe më e lartë në vendet në zhvillim dhe në tranzicion. Një ekonomi informale në lulëzim i bën statistikat zyrtare mbi papunësinë, mbi forcat e punës, mbi të ardhurat, mbi konsumin etj., të pabesueshme dhe për pasojë, programet dhe politi-

(të dhënat në mln lekë)

SIGAL UNIQA, 15 vjet aktivitet në Shqipëri Themeluar që në vitin 1999, SIGAL UNIQA kompania më e madhe e sigurimeve në vend, festoi dje 15-vjetorin e fillimit të aktivitetit në Shqipëri. Përgjatë 15 viteve SIGAL është shndërruar në një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon të përbërë nga 7 kompani sigurimi dhe 1 Fond Pensionesh dhe me mbi 30 milionë euro kapitale të vetat, mbi 43 milionë euro prime dhe 1100 punonjës dhe agjentë. Në fillimet e aktivitetit të saj, SIGAL UNIQA ofronte vetëm 3 produkte sigurimi dhe përgjatë viteve ka rritur gamën në 43 produkte të të gjitha klasave të sigurimit. Përgjatë 15 viteve SIGAL UNIQA ka ruajtur pozicionin si lider i tregut duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut në Shqipëri, si në kohën kur në treg operonin vetëm 5 kompani ashtu edhe sot kur ushtrojnë aktivitetin 12 kompani sigurimi. Një ndër synimet e Kompanisë që prej fillimit të aktivitetit ka qenë profesionalizmi dhe përgjegjshmëria ndaj klientëve prandaj pagesa në kohë e dëmeve është gjithmonë në plan të parë. Shuma totale e paguar për dëmet materiale dhe shëndetësore të klientëve në të gjithë rajoni, përgjatë 15 viteve arrin shifrën mbi 90 milionë euro.

Rezervim on-line i Kontrollit Teknik tӫ Automjeteve Kompania konçensionare SGS Automotive Albania e cila kryen shӫrbimin e kontrollit teknik tӫ detyrueshӫm tӫ mjeteve rrugore dhe rimorkiove tӫ tyre nӫ Republikӫn e Shqipӫrisӫ, ka kӫnaqӫsinӫ tӫ njoftojӫ tӫ gjithӫ pӫrdoruesit e mjeteve rrugore tӫ cilӫt kryejnӫ kӫtӫ shӫrbim nӫ qendrӫn e kontrollit teknik nӫ Fushӫ-Prezӫ qӫ, duke filluar nga data 01 Mars 2014, mund tӫ kryejnӫ rezervimin on-line tӫ datӫs dhe orӫs sӫ dӫshiruar pӫr kryerjen e kontrollit teknik. Ky rezervim mund tӫ kryhet nӫ adresӫn www.automotivealbania.sgs.com. Ju do tӫ keni mundӫsinӫ tӫ zgjidhni tre data/orare tӫ ndryshme pӫr automjetin tuaj. Punonjӫsit tanӫ do t’ju kontaktojnӫ pӫr tӫ konfirmuar rezervimin tuaj. Ju lutemi tӫ merrni masat qӫ nӫ orӫn e rezervuar tӫ keni kryer tӫ gjitha

kat e hartuara mbi bazën e këtyre statistikave mund të jenë të papërshtatshme për zbatim. Një njësi matëse tjetër për ekonominë informale, sipas ekspertëve është edhe kërkesa për valutë cash. Kjo metodë supozon se transaksionet e fshehta apo informale kryhen “nën dorë”, në formën e pagesave kesh, në mënyrë që të mos lënë asnjë gjurmë të dukshme për autoritetet mbikëqyrëse. Një rritje në madhësinë e ekonomisë informale do të rrisë kërkesën për valutë. Të gjitha këto janë karakteristikë e tregut shqiptar, i cili veç të tjerash mbart një informalitet të pastër në fshat, nga ku aktualisht nuk paguhet asnjë detyrim për arkën e shtetit.

veprimet e nevojshme pranӫ Drejtorisӫ Rajonale tӫ Shӫrbimit tӫ Transportit Rrugor pӫr pagesӫn e taksave dhe detyrimeve tӫ tjera shtetӫrore pӫr Në bazë të përllogaritjeve të Financave, shpenzimet e shqiptarëve për frymë në vitin 2012 kanë qenë 8 900 USD në vit, ndërsa të ardhurat po për frymë, vetëm 4 600 dollarë në vit

automjetin tuaj. Nӫ tӫ njӫjtӫn faqe interneti do tӫ gjeni tӫ dhӫna tӫ detajuara mbi shӫrbimin e kontrollit teknik tӫ automjeteve. Ju ftojmӫ tӫ vizitoni faqen tonӫ dhe tӫ komunikoni me ne pӫr çdo ankesӫ/sugjerim qӫ mund tӫ na ndihmojӫ tӫ pӫ rmirӫsojmӫ shӫrbimin tonӫ. SGS ӫshtӫ kompani lider botӫror nӫ fushӫn e inspektimeve, verifikimeve, testimeve dhe certifikimeve. Me mӫ shumӫ se 80,000 punonjӫs operon në njӫ rrjet prej më shumë se 1.650 zyra dhe laboratore nӫ tӫ gjithӫ botӫn.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.02.2014

7

KLD: Ina Rama kërkoi të impononte vullnetin e saj Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar dje për qëndrimet e ministrit Nasip Naço dhe ish-prokurores Ina Rama. “Këshilli vendosi me shumicë votash të rrëzonte kërkesën e Znj. Ina Rama, për t’u emëruar pa konkurrim në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi vetë Znj. Rama kërkoi t’i impononte vullnetin e saj KLD-së,

duke e kërkuar atë si të vetmen alternativë. Për çdo gjyqtar apo ishgjyqtar që kërkon të ushtrojë detyrën në një Gjykatë Apeli, është e drejtë dhe e ndershme që t’i nënshtrohet konkurrimit të barabartë me pretendentët e tjerë, ashtu siç është në tagrin e Këshillit, e drejta për të përzgjedhur më pas konkurrentët më të mirë të

m u n d shëm”, thuhet në deklaratë. KLD pohon se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda nuk është e barazvlefshme me asnjë gjykatë tjetër në vend, duke hedhur kështu poshtë pretendimin e Ina Ramës. Një ditë më parë ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama tha se vendimi i KLD-së është politik dhe jashtë kuadrit ligjor.

Vërtetimet false të gjakmarrjes, 12 vetë nën akuzë për falsifikim Kryetarë komune e misionarë gjaqesh akuzohen se kanë falsifikuar vërtetime, të përdorura më pas nga azilkërkuesit. Në rastet e hetuara, ‘personat në gjak” ishin kushërinj ose të vdekur 60 vjet më parë Leonard Bakillari

Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur 12 persona, mes të cilëve zyrtarë dhe përfaqësues të shoqatave të pajtimit të gjaqeve, të dyshuar për falsifikim dokumentesh me qëllim përdorimin e tyre për azil në vendet e Bashkimit Europian. Kryetari i komunës Postribë në Shkodër dhe sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit, sipas akuzës janë dy nga të pandehurit që kanë lëshuar dokumente fiktive për persona të ndryshëm, të cilët janë paraqitur në situatë gjakmarrjeje me qëllim përfitimin e azilit jashtë vendit. Prokuroria thotë se ka evidentuar një sërë rastesh, ku kryetarët e fshatrave kanë lëshuar vërtetime të falsifikuara, të cilat më pas janë konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, apo sekretari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes. Faz Shabaj, kryetar i Komunës Postribë, Nikollë Shullani, sekretar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, tre kryetarë fshatrash si dhe 7 qytetarë, akuzohen për falsifikim dokumentesh, kryer në bashkëpunim. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në vitin 2011, kur policia ka siguruar një sërë vërtetimesh të lëshuara nga kryetarët e fshatrave, të cilët paraqisnin të dhëna të rreme, duke krijuar konflikte gjakmarrjeje mes familjeve të ndryshme. Një prej historive të sajuara është edhe ajo e paraqitur në vërtetimin e datës 30 shtator 2011, ku thuhet: Shtetasi P. Hasaj i datëlindjes 1972, banor i fshatit Gruemirë, Malësi e Madhe, është në hasmëri me një familje tjetër nga Drishti dhe janë të ngujuar familjarisht për arsye gjakmarrjeje. Shkaku i kësaj hasmërie është se në vitin 1992, xhaxhai i P., i quajtur R. Hasaj ka vrarë me armë zjarri për

motive të dobëta për një ngatërresë të momentit shtetasin Q.D. nga fshati Drisht i Komunës Postribë. Megjithë përpjekjet e Shoqatës “Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë“, dhe të k/pleqësisë së fshatit nuk është arritur pajtimi i këtyre dy familjeve, pasi sipas kanunit të Lekë Dukagjinit, kërkohet të merret gjak”. Për këtë rast, shoqata “Misionarët e Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë” ka dorëzuar dhe një fotokopje e vërtetimit të datës 28.09.2011 të lëshuar nga kryetari i fshatit Drisht dhe kryetari i Komunës Postribë Faz Shabaj. Por të gjitha të dhënat e paraqitura në vërtetim janë mohuar nga vëllai i personit, për të cilin ishte lëshuar dokumenti, i cili thotë se personi i paraqitur si gjakësi, në fakt është baxhanaku i vëllait të tij. “Për sa është përshkruar në këto vërtetime është pyetur si person që ka dijeni shtetasi M. Hasaj (vëllai i shtetasit P. Hasaj), i cili deklaron se çfarë është shkruar në këtë vërtetim nuk është e vërtetë, pasi shtetasi Q.D. është baxhanaku i P. Hasës, dhe se xhaxhai R. Hasaj, ka rreth 60 vite që ka vdekur dhe se as që i ka takuar që ta njohë shtetasin Q.D. Ai thotë se nuk është në dijeni të këtij vërtetimi dhe se vëllai i tij P. Hasaj se bashku me familjen e tij është në Belgjikë”- thotë prokuroria. Një tjetër rast sipas akuzës është edhe vërtetimi i datës 9 tetor 2011, në të cilin thuhet: “Shtetasi A. Bibaj, i datëlindjes 1983, banor i fshatit Boks, Komuna Postribe është në konflikt hasmërie me një familje tjetër dhe janë të ngujuar familjarisht për arsye gjakmarrje me familjen “Hysaj“ nga fshati Myselim. Ngjarja prej vitesh rrezikon jetën e të riut A. Bibaj që në vitin 2006, kur babai i A. shtetasi C. Bibaj ka plagosur shtetasin I.H. nga fshati Myselym”.

shkodër

Akuzohet për incest: Jam në konflikt me vajzat prej 2009

Të pandehur

Faz Shabaj, kryetar i Komunës Postribë Nikollë Shullani, sekretar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë Shuaib Uraj, kryetar i fshatit Mes Sait Shabaj, kryetar i fshatit Boks Sadik Muhaj, kryetar i fshatit Drisht Musa Bajraktari, akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” Sait Brahimataj, akuzuar për “ falsifikim të dokumenteve” Caf Bibaj, akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” Faik Hyseni, akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” Hamza Repaj, akuzuar për “ falsifikim të dokumenteve” Halil Hasaj, akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” Sait Bushaj, akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”

Por edhe ky vërtetim ka rezultuar me të dhëna të rreme, pasi personat e pyetur, pranojnë se nuk kanë asnjë konflikt. “Në lidhje me këto rrethana, shtetasi C Bibaj (babai i A. Bibaj) ka deklaruar se kur u hapën vizat ka dëgjuar që mund të shkohet jashtë shtetit duke marrë vërtetim se je në konflikt me ndonjë person. Ai ka dy djem të papunë dhe në kushte shumë të vështira ekonomike, dhe ka menduar se ndoshta mund të stabilizohej jashtë shtetit”,- thotë prokuroria. Nga hetimi 3 vjeçar i prokurorisë së Shkodrës janë provuar të paktën shtatë raste, kur personat e pandehur kanë lëshuar vërtetime me të dhëna të rreme, me qëllim paraqitjen e tyre pranë autoriteteve të vendeve të BE-së për sigurimin e azilit nga personat e interesuar.

Ish-polici i Burrelit arrestohet me kallëpe dinamiti në trup Gëzim Allushi është arrestuar në Kamëz, ndërsa lëndën plasëse e kishte lidhur në trup. Policia po heton se ku do të përdorej dinamiti Ish-polici i komisariatit të Burrelit, i dënuar për trafik dhe kontrabandim municionesh arrestohet me disa kallëpe dinamiti në trup. Policia dyshon se lënda plasëse mund të ishte destinuar për të kryer një krim të rëndë ndaj një personi, me të cilin i arrestuari kishte pasur konflikt pak ditë më parë. Gëzim Allushi u prangos pas një informacioni operativ që i mbërriti policisë, ndërsa po hetohet se për çfarë ai e mbante tritolin. Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për ish-bashkëshorten e Allushit policia kishte lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje, pas prob-

lemeve që ajo kishte pasur me të shoqin. Ai u arrestua nga efektivët e policisë së komisariatit të Kamzës në bashkëpunim me blutë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa me vete i janë bllokuar katër kallëpe me dinamit, por që ishin pa detonatorë dhe pa kapsollë ndezës. Nisur nga ky fakt, policia dyshon se lënda plasëse mund të ishte përgatitur për t’u shitur nga i arrestuari. Sipas hetimeve të policisë, ish-polici i komisariatit të Burrelit, Gëzim Allushi, 50 vjeç, me banim në Kamëz, kishte udhëtuar nga Burreli drejt kryeqytetit me këtë sasi lënde plasëse të fshehur poshtë rrobave, ndërsa u arrestua në qendër të Kamzës nga forcat e Komisariatit numër 5. “Kapja e tij u bë pas marrjes në kohë të një informacioni të strukturave të policisë mbi vendndodhjen e tij dhe posedimit të lëndëve plasëse. Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në ambientet e një lokali ku po qën-

dronte shtetasi i lartpërmendur, iu gjetën të fshehura në trup disa kallëpe lëndë plasëse (dinamit)”, - njoftoi policia e Tiranës në njoftimin për shtyp të saj. Ai është munduar të justifikohet me faktin se eksplozivin e kishte prej vitit 1997 dhe se e kishte marrë nga depot e hapura asokohe. Policia ka nisur kontrolle në banesën e Allushit në Mat, si dhe ka bërë shoqërimin e të afërmve për marrjen në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Burimet policore thanë se ishte e paqartë nëse Allushi e kishte maskuar eksplozivin me peshë rreth 1 kilogram për ta shitur, apo kishte për qëllim kryerjen e ndonjë akti terrorist me të. Nga verifikimet e para policia ka mësuar se Allushi ishte arrestuar dhe dënuar më parë për këtë vepër penale, ndërsa tashmë pritet të rihetohet po për transportim të lëndëve plasëse dhe municioneve luftarake.

Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin T.B, i akuzuar për “marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Sipas prokurorisë, shtetasi kosovar me banim në Shqipëri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij për një periudhë për më shumë se gjashtë muaj. T. B., lindur dhe banues në Istok, Kosovë, ishte transferuar prej disa kohësh në Shqipëri, për shkak të hasmërisë që kishte në vendin e tij të lindjes. Ai u denoncua nga vajza e tij më datë 23 shkurt, kur shtetasja M.B është paraqitur në komisariatin e Shkodrës, ku ka bërë kallëzim penal ndaj babait të saj, shtetasit T. B, për kryerje të marrëdhënieve seksuale. Vajza ka deklaruar se ajo është abuzuar nga babai i saj nga muaji mars i vitit 2013 në mënyrë të vazhdueshme, deri në muajin janar të vitit 2014. “Lidhur me këtë vepër penale, kallëzuesja deklaron se ka patur frikë të bëjë kallëzim penal, edhe pse marrëdhëniet seksuale kanë qenë kundër dëshirës së saj. Nga veprimet e deritanishme rezulton si i dyshuar në kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasit T.B”, - thotë prokuroria e Shkodrës. Sipas akuzës, pas referimit të bërë nga policia gjyqësore është regjistruar procedimi penal ndaj të dyshuarit, ndërsa nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se i arrestuari është autor i veprës penale të marrëdhënieve seksuale me persona në gjini. 52-vjeçari ka mohuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka thënë se çdo gjë është e trilluar nga vajzat e tij, me të cilat kishte kontradikta që në vitin 2009, kur kishte dalë nga burgu. I arrestuari ka deklaruar gjithashtu se ka pasur kontradikta edhe me familjen e gruas së tij, me të cilët ka disa vite që nuk ka marrëdhënie. Pavarësisht këtyre pretendimeve, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Andri Ymeri, ka shpallur të ligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin T. B, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “kryerje e marrëdhënies seksuale me persona në lidhje gjaku”, si dhe “kryerje e marrëdhënies seksuale me të mitur”. Mësohet se 52-vjeçari T. B. kishte qenë i dënuar me 15 vite burg për vrasje dhe kishte disa vite që kishte fituar lirinë. Ai ishte i papunë dhe familja e tij jetonte në varfëri të plotë. Sipas familjarëve, 52-vjeçari konsumonte alkool dhe pjesën më të madhe të kohës rrinte i dehur.


CMYK

8 26.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.02.2014

9

Bankers 2 Milionë Dollarë Investime në Projekte për Komunitetin Përveç 93 milionë dollarëve në rentë minerare dhe pjesën e prodhimit të Albpetrol, Bankers paguan 1.5 milionë dollarë taksa lokale dhe ka investuar 2 milionë dollarë në projekte për komunitetin e zonës së Patos – Marinzës gjatë 2013

Investime dhe Projekte në Infrastrukturë Rrugë Bujqësore në Kuman Park dhe Fushë Futbolli në Zharrëz Rikonstruksion i Pjesshëm i Stadiumit Patos Parqe/Lulishte në Fier Pompa Uji në Patos Qendër Shëndetësore në Kallm të Madh Faza II-të e Spitalit Pediatrik Fier Faza II-të e Shkollës së Zhupanit Qendër Shëndetësore në Jagodinë Rrugë kalimi në Lalar Trotuare në Belinë Pus Uji në Mbrostar

65.000 $ 38.000 $ 48.000 $ 60.000 $ 3.000 $ 38.000 $ 60.000 $ 50.000 $ 30.000 $ 48.000 $ 62.000 $ 40.000 $

Zhvillimi Ekonomik Rajonal dhe Krijimi i Vendeve të Punës Kurse Kualifikimi Profesionale 322.000 $ Studime tregu për sipërmarrjen e grave 27.000 $ Kanale Vaditëse dhe Kullimi 115.000 $ Programe në mbështeje të Bujqësisë 75.000 $ 40.000 $ Program Ndihmës për Zonat Rurale Plane dhe Studime Plani i Përgjithshëm Lokal Ndërvendor Studime dhe Planifikime të Tjera

650.000 $ 140.000 $

Ceremonia e Diplomimit në Kurset Profesionale

Shkolla Zhupan pas Fazes se II-te te Projektit

Programe në Mbështetje të Zhvillimit Bujqësor


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Të drejtat e autorit në një vend në zhvillim D

ija dhe informacioni kanë potencialin të ndikojnë, në një masë të madhe, procesin e vendimmarrjes, sikundër të bëhen burim për ndryshime të çdo lloji. Që nga vitet e largëta ‘950 dhe deri në kohën që jetojmë, të modernitetit të vonë ose postmodernitetit sikundër kanë dëshirë ta etiketojnë disa, këto burime gjithmonë janë cilësuar si condicio sine qua non për zhvillimin. Por në një botë të pabarabartë e ko n o m i k i sht , m e ve n de t ë zhvilluara dhe vende në zhvillim, duket se edhe raportet me dijen e informacionin janë po njëlloj: “magazinat” e tyre gjenden në vendet e zhvilluara, ndërkohë që në vendet në zhvillim, nëse do vazhdojmë të ruajmë të njëjtën metaforë, ndodhen, me raste, “depo” të vogla. Dija kontrollohet dhe manipulohet, jo në sensin negativ, nga vendet e zhvilluara. Në këtë mënyrë, për vendet në zhvillim, varësia nga vendet e zhvilluara bëhet edhe më e madhe sepse, përpos të tjerave, duhet të “importojnë” edhe dijen. Në këtë marrëdhënie që krijohet ndërmjet këtyre dy niveleve, të drejtat e autorit dhe pronësia intelektuale janë faktorë kyç; kur bëhet fjalë për dije të shprehura dhe të transmetuara nëpërmjet librave, argumenti është edhe më i prekshëm pasi lidhet direkt me ecjen përpara të arsimit, kulturës e shkencës dhe, në një këndvështrim edhe më të gjerë, me përmirësimin e kushteve të jetës së përditshme. Sigurisht që botuesit shqiptarë janë më shumë se të ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka blerja e këtyre të drejtave. Me pak ose aspak përjashtime, pothuaj të gjithë botuesit kanë hyrë, të paktën një herë, në marrëdhënie me një shtëpi botuese të huaj për të marrë e blerë të drejtat e autorit për përkthimin e një vepre në shqip duke kontribuar, direkt ose indirekt, për arsye patriotizmi ose biznesi, në pasurimin e fondit intelektual që i vihet në dispozicion publikut shqiptar. Është e rëndësishme të theksojmë që botimi i një libri të mirë është me më shumë vlerë këtu te ne se në vendet e zhvilluara, edhe për shkak të aksesit të kufizuar që ka në

koment

Valbona Nathanaili

Ndonëse vendet në zhvillim akuzohen shpesh se, për shkak të mungesës së edukimit dhe traditës, e kanë të varfër kulturën e “copyright”-it, në gjykimin tim, problem kryesor, janë mungesa e parave. Botuesi vështirë se fiton diçka nga botimi i një libri të përkthyer në Shqipëri. Por jo vetëm botuesi ka mungesë fondesh! Edhe blerësi është pjesë e bashkësisë. Të blesh një libër kërkon një mjedis social që zakonisht gjendet ose nxitet në tre grupe kryesore: student e nxënës, profesionistë dhe ata që kërkojnë të kalojnë kohën e lirë duke lexuar një libër... median elektronike, ose nuk e ka fare, një pjesë e madhe e popullsisë. Sa janë të gatshëm botuesit, në vendet e zhvilluara, të negociojnë për dhënien e të drejtave të autorit? Dhe sa janë të gatshëm të tolerojnë në sasinë e parave që duhen paguar për marrjen e këtyre të drejtave nga vendet në zhvillim? Pyetjes së parë është e thjeshtë për t’ju përgjigjur: pothuaj nuk ka asnjë pengesë. Një botues serioz gjithmonë arrin ta marrë të drejtën e autorit. Pyetja e dytë është ajo që na dhemb: sa është masa e tolerancës? Botuesve, ndonëse vijnë nga vende me nivele të ndryshme zhvillimi, iu duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për realizimin e një kontrate biznesi, jo kontrate sociale: publiku dhe interesat e tij përjashtohen ekskluzivisht. Duke qenë se çmimet e librave reflektojnë kostot e mënyrat e jetesës dhe, bashkë me to sigurisht, edhe vlerat që mbartin, ato janë normale

për vendin e zhvilluar dhe shumë të larta për vendin në zhvillim. Këtu fillon pengesa e parë dhe më kryesorja. Zakonisht çmimet e të drejtave të autorit variojnë nga 500 deri në 1800 euro (flasim për Shqipërinë, për tirazhe 500-1500 kopje dhe çmim libri nga 900 - 2000 lekë) si shumë paraprake dhe, më tej, me shitjen e librit, përqindje që luhaten nga 6-9 të çmimit të kopertinës. Ndonëse vendet në zhvillim akuzohen shpesh se, për shkak të mungesës së edukimit dhe traditës, e kanë të varfër kulturën e “copyright”-it, në gjykimin tim, problem kryesor, janë mungesa e parave. Botuesi vështirë se fiton diçka nga botimi i një libri të përkthyer në Shqipëri. Por jo vetëm botuesi ka mungesë fondesh! Edhe blerësi është pjesë e bashkësisë. Të blesh një libër kërkon një mjedis social që zakonisht gjendet ose nxitet në tre grupe kryesore: student e nxënës, profesionistë dhe ata që kërkojnë të kalojnë kohën e lirë duke lexuar një libër. Sigurisht që grupet nuk janë të prerë me thikë dhe, zakonisht, ata që janë profesionistë blejnë jo vetëm libra për profesionin e tyre, por edhe libra për të kaluar kohën e lirë (grupi i dytë ndërthuret me të tretin), gjë që e bën problemin më të mprehtë, nuk e lehtëson. Për më tepër, mjedise të tilla janë shumë të kufizuara këtu te ne ose me kërkesa tejet modeste. Pasoja është që pengesa për të sjellë librin në shqip rritet në mënyrë eksponenciale. Libri mbetet stok në librari! Ndonëse ekzistojnë konventa e protokolle që nxisin aksesin në dije e ide që prodhohen në vendet e zhvilluara dhe ndihmojnë në reduktimin e parave që duhen paguar kur librat kanë vlera të veçanta, duhen politika aktive shtetërore, nisma individuale dhe institucionale, që pavarësisht perspektivës aspak premtuese të prezantuar sa më sipër, të sigurojnë pronësinë intelektuale të atyre veprave që u shërbejnë më së miri interesave të publikut të gjerë, që ndihmojnë aksesin në prodhimin dhe shpërndarjen e ideve, dijeve e informacionit, si dhe nevojave për zhvillim social e arsimor të grupeve të ndryshme, veçanërisht fëmijëve e të rinjve.

Ushtria e rilindjes

Europa duhet të nxjerrë kokën nga poshtë jorganit Financial Times

B

ota ka hyrë në periudhën e pasigurisë. Nëse Europës i është dashur çfarëdo zgjimi, ai erdhi me përshkallëzimin e dhunës në Ukrainë. Europës iu paraqit mundësia për të zgjedhur: ajo mund të ballafaqohej me sfidat ose mund të fusë kokën nën jorgan. Shenjat nuk kanë qenë në mënyrë universale inkurajuese. Represioni në Ukrainë është pritur me hezitim në kryeqytetet e Bashkimit Europian. Lëvizja e fundit për imponimin e sanksioneve kundër udhëheqjes në Kiev ishte e vonuar. Një përfundim i lehtë për t’u bërë është ai që thotë se Europa me të vërtetë synon ta shndërrojë vetveten në Zvicër të madhe. Energjia politike e saj është e konsumuar nga përpjekjet për ta mbështetur euron. E ardhmja premton rritje të ngadalshme ekonomike, zvogëlim fiskal dhe më tepër argumente lidhur me formën finale të unionit monetar. Derisa europianët bëhen më të vjetër, ata po shndërrohen në më tepër kundërshtues ndaj rrezikut. Nuk ka oreks e as para për aventura të jashtme. Megjithatë, kalkulimi po ndryshon meqë mosveprimi bart me vete rreziqe. Madje edhe politikanët gjermanë, që për një kohë të gjatë ishin ngurrues ta ngrinin shikimin e tyre përtej shitjes më të madhe në tregjet globale, po thonë të njëjtën gjë. Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gluck, në Konferencën e Sigurisë në Munih këtë muaj, u ka dhënë vërejtje disa bashkëkombësve të vet, të cilët e shfrytëzonin historinë për t’iu shmangur përgjegjësisë ndërkombëtare të Gjermanisë. Për europianët, fakt i madh gjeopolitik në dekadën që po vjen, është joangazhimi i Shteteve të Bashkuara. Largimi i Amerikës është më tepër psikik se fizik. Tërheqja nga Afganistani, përqendrimi në Azi, dhe refuzimi për përfshirje në Siri, flasin për synimin e Shteteve të Bashkuara për t’i zvogëluar horizontet e veta. Administrata e Shteteve të Bashkuara është e gatshme të zbatojë prova më të ashpra të interesit kombëtar, para se të ndërhyjë jashtë. Europa duhet ta ruajë oborrin e vet. Fqinjësia është më e madhe se sa vlerësohet ndonjëherë. Jo shumë kohë më parë, Bashkimi Europian kishte shpallur se është afër ish-shteteve komuniste në Lindje dhe shteteve arabe në pjesën jugore të Mesdheut. Tani po e ndjen ndikimin e trazirave në rajone që janë larg nga këta kufij. Por janë disa gjëra që Europa nuk mund t’i bëjë. Ajo mund të ofrojë mbështetje dhe inkurajim për reforma politike në Ukrainë, por nuk mund ta përmbysë kleptokracinë e sponsorizuar nga Rusia. Pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara, nuk mund të ndikojë në balancën ushtarake në Siri. Çdo gjë që nënkupton diçka më tepër se operacione të shkurtra, të ashpra ushtarake, kërkon logjistikën, shënjestrimin dhe inteligjencën amerikane. Por fakti se Europa nuk mund të bëjë çdo gjë, nuk duhet të nënkuptohet si mosveprim për rendin e saj natyror. Me të gjitha vështirësitë e saj, Europa mbetet rajoni i dytë më i pasur në botë. Ajo mund të vendosë muskuj të fuqishëm ekonomikë, tregtarë, financiarë dhe diplomatikë, dhe po ashtu, kapacitete serioze ushtarake. Tashmë Europa ka shënuar disa hapa të suksesshëm, qoftë me ndërtimin e rrugës kah negociatat serioze me Iranin për programin e tij atomik, stabilizimin e Ballkanit ose luftimin e piraterisë në Gjirin e Afrikës. Europës i mungon forca për operacione të mëdha ushtarake, por mund të shërbejë si faktor vital i stabilitetit. Dhe, me gjasë, ndonjëherë duhet të jetë optimiste, duke e parë se mbyllja e syve nuk ndikon në shtyrjen përpara të botës.


op-ed

2

Blog / Amerika sipas Ayn Rand

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Simon Stefani: Ushtari në kufi ka të drejtë të vrasë

26.02.2014

Universitet / Pluset e Erasmus +, çfarë përfiton arsimi i lartë shqiptar

11

Të nënshtruarit janë krijuesit e mëdhenj të slangut. - Anthony Burgess

Më 20 shkurt fitoi qytetaria, fituam të gjithë

P

as debateve të shumta politike dhe mosmarrëveshjeve me mazhorancën për një seri çështjesh Partia Demokratike vendosi të zbresë në shesh, me protestën e saj të parë të madhe pas daljes në opozitë. Nuk munguan zërat mosbesues se është shpejt, se është thikë me dy presa, se nuk do të ketë pjesëmarrje, se do të jetë një dështim, madje u fol edhe për përplasje, do të ketë dhunë rrëmujë etj. Në krye të këtij shkrimi duhet thënë me shumë kënaqësi: Fitoi qytetaria, fitoi imazhi i Shqipërisë. Protesta e 20 Shkurtit mund të shikohet dhe të komentohet nga disa këndvështrime. Së pari, në aspektin politik, protesta e datës 20 Shkurt, organizuar dhe drejtuar nga Partia Demokratike, rezultoi një protestë model në shumë drejtime. Pjesëmarrja e qytetarëve tej parashikimeve, demonstron qartazi se testi i parë mjaft delikat u kalua me sukses. Protesta është tregues i pamohueshëm se te demokratët po rikthehet besimi dhe procesi i

ringritjes së PD-së është në rrugën e duhur. Askush nuk mund ta mohojë se sa herë paralajmërohen protesta të gjithë kemi një frikë të brendshme se mos ka eksese dhe degjeneron në dhunë. Ky ankth buron nga historia e dy dekadave të fundit kur protestat janë shndërruar në përleshje, dhunë, anarki, thyerje dyqanesh, vjedhje, madje të vrarë e të plagosur. Por këtë herë gjithçka kaloi ndryshe. Kjo për meritë të organizatorëve që përgatitën një protestë shumë të kuruar dhe qytetare. Brenda këtij konteksti, fjalimi i kryetarit Basha, që ndër të tjera i kujtoi qeverisë se duhet të kthehet në binarët e ligjit, përbën një risi sepse nuk kishte sh a r j e, f ye r j e, u l ë r i m a , p o r mbështetej në argumente dhe fakte që u artikuluan me finesë civile. Një aspekt i rëndësishëm i protestës dhe që ra në sy, ishte se gama e pjesëmarrësve përbëhej nga shtresa të ndryshme shoqërore. Sigurisht, pjesëmarrësit në protestë treguan nivel të lartë qytetarie dhe kanë meritën e tyre të padiskutu-

eshme për mbarëvajtjen e saj. Qytetarët marshuan indiferentë, pa parë majtas e djathtas, policë apo civilë, pa parë sipër ushtarë apo snajperë, ata injoruan me një qetësi olimpike gjithçka rreth e rrotull. Marshimi i tyre ishte një spektakël gjigant. Ata erdhën, protestuan (pa sharje), dëgjuan oratorët, dhe u larguan në qetësi, si një lumë që rrjedh në shtratin e tij. Protesta e parë e erës Basha i kaloi të gjitha pritshmëritë dhe shënoi një standard të lartë të reagimit opozitar. Së dyti, 20 shkurti i 2014-ës vërtetoi se një erë e re po fryn edhe në Shqipëri përsa i takon reagimit q y t e t a r shp r e hu r n ë p ë r mj e t protestave. Fillimisht protesta kundër armëve kimike shënoi dhe të parën protestë qytetare të thirrur përmes rrjeteve sociale, ku politika ishte totalisht e përjashtuar. Në atë protestë rinia nëpër sheshe demonstroi shpirtin e lirisë përmes një kulture shembullore. Në dallim nga protesta kundër armëve kimike,

koment Reis Çiço

protesta e 20 Shkurtit u thërrit dhe u drejtua nga një forcë politike, ndaj dhe pikëpyetjet për mbarëvajtjen e kësaj proteste ishin të mëdha, duke iu referuar gjithmonë historisë së organizimit të protestave nga partitë politike. Por edhe 20 Shkurti kaloi në të njëjtat shina si protesta e armëve kimike, duke faktuar se shoqëria shqiptare është në një proces evolucioni dhe po transformohet në një shoqëri të emancipuar që po adopton sjellje e veprime europiane që e përafrojnë me popujt e civilizuar. Evoluimi shoqëror dhe krijimi i këtyre vlerave tregojnë se po përpiqemi ta sjellim Europën këtu, përmes veprimeve europiane që padyshim e lehtësojnë rrugën drejt

Brukselit. Qytetarët ia kanë dalë me realizimin e dy protestave model, duke e kaluar topin në fushën e klasës politike, që duhet të dëshmojë të njëjtën përgjegjshmëri dhe vendosmëri në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka vendi, dhe të ecë me një ritëm tjetër drejt integrimit në Bashkimin Europian. Së treti, shumëkush u mor me numrat, dhe nuk ka asgjë të keqe. Dikush tha se në protestë ishin 1000 persona, të tjerë u shprehën 5000, disa thanë 100 000 etj. Sigurisht që numrat për çdo parti politike kanë rëndësi, në fund të fundit ata tregojnë forcë. Por këtë radhë gjithçka ishte në kontekst tjetër. Kjo ishte protesta e parë e Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme, dhe protesta e parë me Kryetar të ri. Në këtë rast numrat janë formë, mënyra si u zhvillua protesta është përmbajtje. Nuk besoj se ka njeri që të mund të kundërshtojë, se në këtë protestë fitoi përmbajtja, fitoi qytetaria, fituam të gjithë.

Qemal Lame bën libër, në vend që të heshtë

N

ë studimet që po bëj për jetën dhe veprimtarinë e Simon Vizentalit, për të cilin po shkruaj biografinë, të këtij njeriu që nuk i ndërroi kurrë pikëpamjet e tij, të këtij njeriu idealist që për 60 vjet ndoqi, kapi dhe çoi para drejtësisë mbi njëmijë kriminelë nazistë, ndesha në këtë episod: “Mbaj mend shumë mirë, – thotë Simoni - një fytyrë të zbehtë që dilte si nëpër mjegull në sfondin e errët të një dritareje të vogël të papafingos së një shtëpie. Gjyshja më thoshte se ai ishte, ai, mëkatari, ‘i heshturi’, emër me të cilin njihej nga të gjithë. “Një ditë, ‘i heshturi’ ishte grindur me gruan dhe e kishte nëmur, duke i thënë: ‘U djegsh!’ Në mbrëmje shtëpia e tyre kishte marrë flakë dhe gruaja e tij u dogj vërtet. Burri, ndonëse nuk kishte fare dorë në atë që ndodhi, e ndjeu veten fajtor dhe shkoi të këshillohej me rabinin e qytetit për të bërë diçka që të shlyente ‘fajin’, pasi, për hebrenjtë, faji shlyhet, nuk falet. Rabini i dha urdhër: ‘Për sa kohë të jesh në këtë jetë, të mos nxjerrësh fjalë nga goja, vetëm lutu dhe kërko ndjesë’. Që prej asaj dite, ai do të jetonte në atë dhomë të papafingos, pa dalë jashtë, pa folur me njeri, pa takuar njerëz, por me të drejtën të dilte në dritare dhe prej aty të shihte dhe të lidhej me botën. Dy herë në ditë ‘të heshturit’ i çoheshin ushqime në dhomën e tij. “Prej vitesh Simoni ndjente një të rrëqethur, sa herë kujtonte ‘mëkatarin e heshtur’ që shfaqej pas dritares së errët, por, njëkohësisht, ndjente edhe urtësinë e shpagesës së të keqes: të gjithë mëkatarët, e çfarëdo lloji, ashtu

koment Ilir Hashorva

siç kishte urdhëruar rabini, për burrin që kishte mëkatuar duke nëmur gruan, nuk duhej të flisnin më, nuk duhej të nxirrnin më zë, duhej të heshtnin për jetë! Nga ajo ngjarje, Simoni do të formonte edhe konceptet e para për fajin dhe ndëshkimin, për pendesën dhe faljen. Për të, faji nuk mund të falej prej tjetrit, falja duhej fituar prej vetë mëkatarit dhe faji gjithnjë duhej ndëshkuar”. Me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, dolën lloj-lloj njerëzish të flitnin e ta kujtonin atë ngjarje. Secili, sipas karakterit të tij, sipas pozicionit të tij, vinte në dukje një gjë apo një tjetër, me qëllim jo aq për të përkujtuar apo sqaruar atë ngjarje, protagonistët e së cilës ende edhe sot janë anonimë, por për të treguar ndonjë “zotësi” të vetën, ndonjë “kontribut” që mendon se ka dhënë, duke goditur dikë që dje e kishte mik e sot armik: dolën komunistë e socialistë që goditnin Ramizin e dolën antikomunistë e demokratë që goditnin Saliun. Ndërmjet të shumtëve, përshtypje të veçantë më lanë kujtimet e Qemal Lames, i cili i ka hedhur ato në një libër që e quan “Kur shembeshin themelet”. Deri vonë kemi ditur se ose Ramiz

Alia, ose Hekuran Isai, kishin meritën që kishin urdhëruar të mos qëllohesh mbi ata që do të dilnin në shesh për të rrëzuar monumentin, tashti mësojmë se nuk paskësh qenë as njëri, as tjetri, as të dy së bashku, por paskësh qenë Qemal Lamja. Siç thotë në libër dhe siç citohet nga “Gazeta Shqiptare” e datës 20 shkurt, 2014, në një bisedë që ka zhvilluar me Hekuran Isain, ky i paskësh thënë Qemalit: “Pritet të zhvillohet demonstratë e madhe. Demonstruesit, të drejtuar nga Partia Demokratike, do të kërkojnë të pushtojnë ndërtesat qendrore, Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor etj. Duan që të rrëzojnë edhe monumentin e Enver Hoxhës në sheshin qendror, para Muzeut Kombëtar. Udhëheqja ka mendim që “të veprohet me forcë deri edhe me përdorimin e armëve”. Dhe Qemali Lamja i paskësh thënë Hekuranit: “Jo! Jo! Jo! Në asnjë mënyrë! Nuk duhet të përdoren armët. Kemi për detyrë të mbrojmë popullin. Në asnjë rrethanë dhe për asnjë arsye nuk mund të qëllohet mbi popullin. Të qëllosh mbi popullin është tradhti e lartë ndaj atdheut. Për mendimin tim, mos bëj gabim të urdhërosh të qëllohet mbi popullin. Ramizi do ta mbajë me çdo kusht pushtetin. Nuk ke përse të sakrifikohesh dhe të përdoresh për qëndrimet e tij personale dhe emocionale”. Në fund të bisedës, Hekuran Isai e ka falënderuar Qemalin që i hapi sytë dhe e largoi nga mëkati: “Ke të drejtë, Qemal, - më tha. - Të faleminderit! Nuk do të urdhëroj përdorimin e armëve. Nuk është e lehtë të kundërshtosh, por

do ta kundërshtoj urdhrin, në rast se më jepet nga Ramizi... Hekuranin e besova për shqetësimin që kishte. Ai konsultohej dhe më kërkonte mendim në raste të veçanta”. Sipas vëllait të tij, Qemal Lamja është bërë i famshëm, sepse i paska dërguar një dosje Enver Hoxhës, pak vite para se Enveri të vdiste, me fakte dhe dokumente për implikimin e Ramiz Alisë në veprimtari agjenturore. Që në atë moment, thotë vëllai i tij, marrëdhëniet midis Ramizit dhe Qem alit u bënë konfliktuale. Megjithatë, Ramizi e mbajti atë në detyrën e kryehetuesit deri në vitin 1992, vit kur Qemali u largua nga Shqipëria, shkoi në Gjermani dhe aty kërkoi dhe mori strehim politik. Deri kur njerëz të tillë si Qemal Lamja, kryehetues i Shqipërisë diktatoriale nga viti 1981-1992, drejtuesi i institucionit më kriminal, i institucionit më të urryer të një vendi si Shqipëria e asaj kohe, i institucionit që ka kryer torturat më të tmerrshme e më çnjerëzore ndaj kundërshtarëve të regjimit, por edhe ndaj popullit të thjeshtë, pasues i denjë i kryehetuesit kriminel e sadist Nevzat Haznedari, i diplomuar nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, domethënë nga shkolla e Sigurimit, do të dalin e do të shkruajnë për historinë, me qëllim evidentimin e vetes dhe përkrahjes së ndonjërit që e kanë mik, apo goditjes së ndonjë tjetri që nuk e kanë më mik? Qemal Lamja, në qoftë se do që të japë ndonjë kontribut vërtet me vlerë për historinë tonë, e të shlyejë sado pak mëkatet e tij, duhet të flasë

dhe të shkruajë me një ndjenjë pendese të thellë e të sinqertë, për ato që ka kryer ai vetë dhe institucioni i tij, të tregojë se si funksiononte institucioni i tij që për nga puna e kryer ka qenë i ngjashëm vetëm me inkuizicionin spanjoll të mesjetës. Qemal Lamja, për nga detyra që ka pasur dhe ka kryer, ka qenë më i ngarkuar me faje edhe se kryeprokurori i zi Aranit Çela, pasi pretencat që jepte ky i fundit i bazonte në informacionet që merrte nga Qemal Lamja. Kanë kaluar vetëm 23 vjet nga dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Një pjesë e mirë e njerëzve të asaj kohe e dinë mirë se si u zhvilluan ngjarjet e asaj dite dhe e të gjitha ditëve që paraprinë atë ngjarje dhe nuk është nevoja që t’ua tregojë Qemal Lamja, apo të tjerë të ngjashëm me të. Historia jonë është bërë një grumbull gënjeshtrash të cilave nuk u zë besë kërkush. Çdo sharlatan e çdo i pacipë shkruan si ia do interesi i çastit dhe prandaj nuk dimë me saktësi jo vetëm për ngjarje apo persona relativisht të largët, por nuk dimë as për ngjarje e persona fare të afërt. Është e habitshme se si njerëzve si Qemal Lamja nuk u vjen zor t’i flasin popullit, këtij populli që i kanë bërë njëmijë e një të zeza, e t’i thonë se kanë qenë ata, personat të cilëve populli duhet t’u jetë mirënjohës. Njerëz si Qemal Lamja duhet të heshtin, të heshtin për gjithnjë, ashtu si ai, mëkatari, i “heshturi” i papafingos së Simon Vizentalit. *Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit ‘Ju duhet të heshtni’.


12 projekti europian

intervista

Programet e arsimit të lartë ku mund të aplikojë Shqipëria. Mundësitë e reja që ka ajo, studentët dhe akademikët e saj nën Erasmus +, dhe pse statusi kandidat ndihmon edhe në kuadër të programeve europiane për arsimin e lartë. Thirrjet e reja dhe afatet për aplikim. Koordinatorja lokale e zyrës së Erasmus +, Edit Dibra sqaron gjithë risitë e këtij programi

Pluset e Erasmus +

Çfarë përfiton arsimi i lartë shqiptar P

as gati 12 vitesh, zyra e Tempus-it në Shqipëri nuk do quhet më kështu, duke qenë se vetë programi Tempus bashkë me një varg programesh të tjera të Komisionit Europian për arsimin e lartë dhe kulturën do përfshihen në Erasmus +. Përveç pak programeve dhe atyre Tempus në proces që u shpallën fituese vitin e kaluar, gjithçka tjetër pritet të ndryshojë, madje edhe sajti i Erasmus + për Shqipërinë që po përgatitet nga anëtarët e zyrës lokale në vendin tonë. Koordinatorja e kësaj zyre, Edit Dibra shpjegon ndryshimet në program, hapësirat e Shqipërisë dhe mundësitë e reja që ofrohen për studentët tanë, universitetet e stafet e tyre Flitet shumë për Erasmus +. Çfarë është ky program konkretisht? Në vitin 2013 u mbyllën shumë programe të Bashkimit Europian të atij që quhet “Life Long Learning”. Erasmus + merr të gjitha programet ekzistuese për arsimin, por edhe për kulturën e sportet dhe i fut në një strukturë të vetme. Pra nuk ka më ndarje si arsimi i mesëm, arsimi profesional, arsimi për të rritur, rinia më vete, programe për vendet jashtë BE-së, partnere siç quhen me terminologjinë e Komisionit Europian, siç ishte Tempus apo ekskluzive për ato të BE-së, siç ishte Erasmus, por i standardizon të gjitha në një strukturë e cila ka tri kolona: mobilitete, ngritja e kapaciteteve dhe mbështetja e politikave. Tani që nis programi i Erasmus +, çfarë ndodh me zyrën lokale të Tempus-it në Shqipëri? Duke filluar nga muaji janar 2014, Komisioni Europian vendosi që Zyrat Kombëtare Tempus të shndërrohen në Zyrat Kombëtare Erasmus+. Ato do të vazhdojnë të kryejnë të njëjtat funksione dhe detyra si për programin Tempus, por duke e zgjeruar fokusin e tyre dhe në programe të tjera të Arsimit të Lartë ku Shqipëria është e lejuar të aplikojë. Zyra kombëtare Erasmus+ do të vazhdojë të asistojë Komisionin Europian për promovimin e Programit Erasmus+ pranë të gjitha institucioneve të arsimit të lartë (IAL), do të kryejë monitorimin e projekteve Tempus që janë aktualisht duke u zbatuar, do të marrë pjesë në vlerësimin e projekteve që do të paraqiten për ngritjen e kapaciteteve në Erasmus +, do të koordinojë aktivitetet e grupit kombëtar të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të Lartë, HERE (Higher Education Reform Experts) etj. Zyrat Erasmus+ funksionojnë në mënyrë autonome, duke përfaqësuar interesat e Komisionit Europian në vendet ku ato operojnë. Cilat janë programet ku Shqipëria si vend partner lejohet të aplikojë në kuadër të Erasmus +? Shqipëria nuk mund të përfitojë nga të gjitha programet që ofron Erasmus +. Zyra Kombëtare Erasmus+ është e ngarkuar vetëm me promovimin e komponentëve të Arsimit të Lartë të programit Erasmus+, të cilët për Shqipërinë kufizohen në disa aktivitete. Shqipëria do vazhdojë të marrë pjesë në programet për shkëmbimet afatshkurtra brenda një programi studimi dhe ato për cikle të plota studimi që përfshihen në Key Action 1, të cilat dikur kanë qenë pjesë e Erasmus Mundus si joint master-a apo doktoratura. Gjithashtu do të marrë pjesë dhe te ngritja e kapaciteteve, Tempusi i dikurshëm dhe aleancat e dijeve dhe partneriteteve strategjike që janë pjesë e Key Action 2. Për shkëmbimet afatshkurtra (Credit mobility) thirrja nuk është pub-

likuar akoma. Për shkëmbimet për cikle të plota studimi (Degree mobility through joint master degrees) aktualisht thirrja është hapur vetëm për krijimin e konsorciumeve që ofrojnë Joint Master Degree. Afati i fundit është 27 mars 2014. Konsorciumet që ofrojnë Joint Master Degree mund të koordinohen vetëm nga universitetet e BE-së. Universitetet e vendeve partnere, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të aplikojnë si partnerë dhe do të pranohen vetëm nëse përfaqësojnë një vlerë të shtuar në konsorcium. Preferohen të aplikojnë si partnerë vetëm universitete që ofrojnë kurrikula të nivelit Master në gjuhën angleze. Për sa i përket kategorisë së dytë, Shqipëria është pjesë e aktivitetit “Ngritja e kapaciteteve”, që përfshin shkëmbime për Ballkanin Perëndimor (Capacity Building action). “Ngritja e kapaciteteve” është pasardhësi i programit Tempus brenda Erasmus +. Thirrja për këtë aktivitetit pritet të hapet në muajin maj ose në shtator 2014. Universitetet shqiptare do të gëzojnë mundësi të panumërta për të përfituar nga ky program. Shqipëria është pjesë edhe e aktivitetit “Aleancat e Dijes dhe Partneritetet Strategjike” (Knowledge Alliances and Strategic Partnerships). Ky aktivitet ka në qendër bashkëpunimin e ndërmarrjeve me universitete dhe organizata të ndryshme, por edhe në këtë rast përzgjedhja për vendet partnere, ku bën pjesë dhe Shqipëria, do të jetë shumë e kufizuar. Thirrja është publikuar dhe afati i fundit është 3 prill 2014. Qeveria e re ka shpallur si prioritet të sajin edhe forcimin e arsimit profesional. Do ndihmohet ai nga programi i ri Erasmus +? Duhet të theksoj që ne nuk përfitojmë nga programet e mirëfillta të arsimit profesional parauniversitar. Ajo çfarë ne përfitojmë për momentin është pjesa e arsimit profesional universitar, programe dyvjeçare dhe Bachelor-ët trevjeçarë me profil profesional. Aty ekzistojnë të gjitha mundësitë për të përfituar për profile që kanë të bëjnë ngushtësisht me tregun e punës dhe besoj do bëjnë pjesë te prioritetet siç ka qenë deri tani. Bëhet fjalë për programe si ai i “Polis” për energjinë e rinovueshme, me të cilin ky universitet fitoi një projekt Tempus, apo ai universitetit të Durrësit për multimedian dixhitale që përgatit teknikë të mirëfilltë për teknologjinë dixhitale të kësaj fushe etj. Kufizimet e Shqipërisë në gamën e programeve nga të cilat mund të përfitojnë, kanë të bëjnë me statusin e saj në hapësirën europiane? Kjo ka të bëjë me statusin, sigurisht. Nëse e marrim statusin kandidat, siç është rasti i Maqedonisë që e mori së fundmi, përfitojmë nga një gamë më e gjerë sesa ajo ekzistuese. Ne kemi interes ta marrim statusin, që të zgjerohet gama e programeve nga të cilat përfitojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kodi PIC Duke filluar nga viti 2014, çdo institucion që aplikon për Erasmus +, duhet të ketë kodin PIC (Participant Identification Code). Asnjë institucion s’do të ketë mundësi të aplikojë në Erasmus+ nëse nuk ka marrë kodin PIC. Rektorët dhe ministrat duhet të caktojnë një përfaqësues, i cili do të plotësojë të dhënat e institucionit për marrjen e kodit PIC. Në momentin që një pedagog fut kodin PIC, ai nuk ka më nevojë të plotësojë nga e para të dhënat e universitetit që përfaqëson.

Parashikohen mundësi dhe hapësira të reja nën programin Erasmus + për vendin tonë? Edhe pse ende nuk janë bërë publike disa nga thirrjet, sipas meje ky program krijon më shumë mundësi duke qenë se rritet gama e institucioneve me të cilat mund të krijojmë projekte. Nëse deri dje ka qenë vetëm 28-shja e BE-së dhe rreth 27 vende partnere, ku hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheut, Afrikës Veriore, disa vende të Azisë dhe Europës Lindore, tani hyjnë 150 vende, pra hyn në lojë pothuajse e gjithë bota, ndërsa për sa i përket vendeve të Bashkimit Europian që do vazhdojnë të jenë partnerë të detyrueshëm, futen në lojë edhe 6 vende të tjera: Turqia, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtejni dhe Maqedonia. Pra, konsorciumi është shumë më i larmishëm tani sesa ka qenë më parë në projektin Tempus. Sapo Komisioni Europian të marrë vendimin për publikimin e thirrjes, Zyra Erasmus+ do të ndërmarrë një fushatë promovuese intensive në të gjitha IAL-të shqiptare. Gjithashtu është pozitiv fakti që projektet për “Ngritjen e kapaciteteve” do të përmbajnë një komponent shkëmbimesh për Shqipërinë. Një universitet brenda konsorciumit mund të bëjë marrëveshje dypalëshe shkëmbimi me një universitet të një vendi tjetër. Për studentët mobiliteti do jetë 3-12 muaj, do financohet nga projekti dhe do u njihet kjo periudhë studimi. Parashikohen gjithashtu praktika për ta, 2-12 muaj, në biznese të vendit tjetër, ndërsa për stafin akademik dhe administrativ, 5 ditë deri në 2 muaj, gjatë të cilave pedagogët do kenë mundësi edhe të japin mësim në institucionin me të cilin kanë bërë marrëveshje. Kjo me siguri do i nxisë universitetet të bëjnë marrëveshje të tilla. Ndërsa për sa I përket shumës maksimale që mund të përfitohet nga një projekt, tashmë ka një ulje; nga 1 milion e 500 mijë euro bëhet 1 milion euro, duke nisur nga 500 mijë euro. Po për sa i përket mundësisë së studentëve për studime master, ish-masterat e Erasmus Mundus, çfarë mundësish të reja pritet të ketë? As për këtë thirrja nuk është bërë ende dhe nuk mund të flasim paraprakisht. Ajo që dihet me siguri është që do ketë ndryshime lehtësuese, do ketë rritje të bursës në krahasim me Erasmus Mundus të llogaritur për koston e jetesës, biletën e udhëtimeve etj. Nëse thirrja bëhet në maj, për të cilën

ka shumë pak mundësi, atëherë aplikimet do mbyllen në tetor, ndërsa nëse bëhet në shtator, siç ka më shumë mundësi, aplikimet do mbyllen në janar- shkurt të vitit tjetër. Këtë vit, që është dhe viti i përgatitjes do krijohen konsorciumet dhe në vjeshtë të 2015-ës do nisë viti akademik për masterat e përbashkët, ndërsa doktoraturat e përbashkëta tani janë pjesë e një programi të veçantë, Marie Skłodowska. Ky program bën pjesë te Horizon 2020, që ka të bëjë me kërkimin shkencor, ndryshe nga Erasmus +, i fokusuar te programet akademike dhe kulturore. Dhe nuk e mbulon zyra juaj programin e doktoraturave? Zyra jonë mund të japë informacion siç ka bërë deri tani, por aplikimet bëhen drejtpërdrejt nëpërmjet internetit në Bruksel. Struktura është e ngjashme me doktoraturat e Erasmus Mundus. Jean Monnet është një nga programet e KE që vazhdon ende. Mund të na sqaroni diçka më shumë rreth tij? Aplikimi në programin Jean Monnet është i hapur për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjitha disiplinat që kanë pikë-prerje me fushën e Integrimit Evropian. Ky aplikim ka një procedurë të thjeshtë dhe bëhet në bazë institucioni. Ai nuk kërkon detyrimisht krijimin e partneriteteve me IAL –të tjera. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (bëhet fjalë për kurse afatshkurtra në fushën e Integrimit Evropian me një minimum prej 40 orësh mësimi për një vit akademik), për Poste Lektorësh Jean Monnet (Bëhet fjalë për poste lektorësh të specializuar në fushën e studimeve të Integrimit Evropian me një minimum prej 90 orë mësimi për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovimi për problematikat e Integrimit Evropian, programe trajnimi, etj.) Afati i fundit për aplikim është data 26 mars 2014. Ka ndonjë program tjetër që vazhdon i pandryshuar ku përfshihet edhe Shqipëria? Po vazhdon edhe ERA WEB që iu adresohet studentëve apo pedagogëve të Universitetit të Mjekësisë të cilët mund të aplikojnë për periudha studimi Bachelor, mastera apo doktoratura. Aplikimet mbyllen në 1 prill dhe janë në kohë për të aplikuar. Më shumë informacion mund të gjejnë në sajtin http://erasmus-westernbalkans. eu/about-eraweb/ ku bëhet edhe aplikimi.


kulturë

Botimi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26.02.2014

13

Në bazë të të dhënave të hetuesisë në muajin maj 1990 deri në muajin qershor 1990, pra brenda dy muajve, numri i të vrarëve në kufi arriti në rreth 30 persona. Në hetimet e këtyre ngjarjeve konstatohej se vrasjet ishin bërë në distancë të afërt, me qitje direkt në trup. Kjo shtroi konkluzionin e vrasjeve me dashje dhe jo në kushtet e vetëmbrojtjes. Në Shkodër, Korçë, Peshkopi, Sarandë, Gjirokastër, Ersekë, Përmet dhe përgjithësisht në rrethet e brezit kufitar tokësor kishte ankesa për vrasje me dashje…

Kujtimet e kryehetuesit

Në librin “Kur shembeshin themelet”, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme në atë kohë, Qemal Lame publikon për herë të parë disa të dhëna zyrtare për vrasjet në kufi në vitin 1990, kur arratisja konsiderohej kundravajtje penale, si dhe zbardh bisedat që bëheshin në zyrën e Ministrit të Brendshëm

Simon Stefani: Ushtari në kufi ka të drejtë të vrasë Në vitin 1990-1991, kur Ramiz Alia ishte në zgrip të pushtetit, numri i vrasjeve në kufi ka arritur shifrën rekord. Në librin “Kur shembeshin themelet”, kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme në atë kohë, Qemal Lame publikon për herë të parë disa të dhëna zyrtare për çfarë ndodhte në kufi. Vrasjet në kufi janë bërë shpesh debat mes kryehetuesit dhe ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Simon Stefani. Në librin e tij, Qemal Lame jep shifra zyrtare të nxjerra nga Arkivi i Hetuesisë së Përgjithshme, por edhe statistika të tjera dhe rrëfen episode konfliktuale mes Qemal Lames dhe Simon Stefanit. Me ndryshimin e ligjit, arratisja nuk gjykohej më si tradhti ndaj atdheut, por si kundravajtje penale që dënohej me 5 vjet heqje lirie, por siç tregon kryehetuesi në librin e tij me kujtime, në zyrën e tij vinin informacionet për vrasje masive në kufi, në distancë të afërt dhe pa shkak. Madje ai flet dhe për vrasje pas shpine. Përplasjet mes kryehetuesit Qemal Lame dhe ministrit të Brendshëm, Simon Stefani, jepen në këtë dialog që është shkëputur nga libri me kujtime, titulluar “Kur shembeshin themelet”... Pjesë nga libri Masat e marra në fillim të vitit 1990 për ndryshimet ligjore krijonin në përmbajtje, marrëdhënie të reja shoqërore ku bazoheshin normat juridike, të cilat bënin një dallim të qartë nga ato të mëparshmet. Arratisja apo largimi jashtë shtetit me anë të kalimit të paligjshëm të kufirit nuk do të klasifikohej më si krim kundër shtetit, por si vepër penale e zakonshme në formën e kundërvajtjes penale. Në praktikën e Sigurimit të Shtetit, të kufirit të drejtësisë u zbatuan dy standarde. Publikisht për efekt të propagandës së jashtme flitej për lirinë e lëvizjes së lirë, ndërsa në praktikën e përditshme vazhdonte politika e rreptë

për regjimin kufitar dhe ndjekja penale ndaj atyre që tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin… Më dramatike ishte situata në kufi. Ndryshimi i ligjit për daljen jashtë shtetit inkurajoi njerëzit të drejtoheshin nga kufiri tokësor. Mendonin se në kushtet e reja, kalimi i paligjshëm nuk ishte më krim kundër shtetit, por një kundravajtje penale, e do të kishin ndryshuar edhe rregullat për forcat e kufirit, por binin viktimë e përdorimit të armëve me të njëjtën egërsi si dhe më parë. Forcave të kufirit u ishte dhënë urdhër nga lart për të qëlluar dhe për të vrarë ata që binin në përpjekje me këto forca dhe donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Në bazë të të dhënave të hetuesisë në muajin maj 1990 deri në muajin qershor 1990, pra brenda dy muajve, numri i të vrarëve në kufi arriti në rreth 30 persona. Në hetimet e këtyre ngjarjeve konstatohej se vrasjet ishin bërë në distancë të afërt, me qitje direkt në trup. Kjo shtroi konkluzionin e vrasjeve me dashje dhe jo në kushtet e vetëmbrojtjes. Në Shkodër, Korçë, Peshkopi, Sarandë, Gjirokastër, Ersekë, Përmet dhe përgjithësisht në rrethet e brezit kufitar tokësor kishte ankesa për vrasje me dashje, pa qenë në kushtet e përdorimit të armëve. Hetuesia u kritikua rëndë që urdhëroi dhënien e kufomave familjarëve të viktimave të vrarë. Në mënyrë të veçantë u kritikua rëndë dhe u bënë kërcënime konkrete nga KQ i PPSH-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme pas dhënies nga hetuesia të kufomave të familjarëve, pas demonstratës që u bë në Shkodër për dy kufoma, të cilat u transportuan në qytet nga Dega e Punëve të Brendshme dhe në mënyrë demonstrative i kaluan nëpër qytet, për t’u futur frikën qytetarëve që të mos guxonin të kalonin kufirin. Veprime të

tilla u bënë me qëllim edhe në Sarandë…. Më datë 28 maj 1990, u bë një material përgjithësues nga Hetuesia e Përgjithshme dhe iu dërgua Komitetit Qendror të PPSH-së, Presidiumit të Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë, për shqetësimet e krijuara për rritjen e numrit të personave të vrarë në kufi, pas ndryshimeve ligjore, dyshimet për vrasje me dashje kur nuk kanë qenë kushtet e mbrojtjes së nevojshme të kufitarëve etj… *** Më datë 29 maj 1990, rreth orës 7:30 më mori në telefon Simon Stefani për raportin përgjithësues të vrasjeve në kufi. -E lexova materialin që ke dërguar për kufirin. Edhe në Komitetin Qendror e lexuan. Po! Ky është problem i madh! Rregullat i kemi. Përse kërkon rregulla të reja?! Ushtari në kufi ka të drejtë të vrasë. -Jo- i thashë. - Kërkoj të kuptohet

dhe të zbatohet ligji për daljen jashtë shtetit dhe kalimin e kufirit, që u miratua në Kuvendin Popullor. Nuk mund të zbatohet më rregullorja për kufirin. Nuk mund të vriten njerëzit në kufi, siç është vepruar konkretisht nga kufitarët. Edhe kur arratisja ishte krim kundër shtetit nuk përdoreshin pa kriter armët. Ka pasur shumë më pak vrasje. Në raste të rralla ndodhte ndonjë vrasje. Tani arratisja u hoq dhe u bë kualifikimi i veprës penale si kalim i paligjshëm i kufijve të shtetit dhe dënohet maksimumi 5 vjet heqje lirie. Personi që kapet në kufi mund të dënohet jo më shumë se 5 vjet dhe nuk mund të vritet… Biseda telefonike ishte pa kuptim të vazhdohej më tej, për shkak të qëndrimeve krejt të ndryshme dhe pozitës superiore që ai kishte si anëtar i Byrosë Politike. U ngrita dhe vajta në zyrën e tij. Simoni ishte i mërzitur dhe i shqetësuar për këtë raport përgjithësues që kisha dërguar. Filloi të fliste në intimitet. -E kemi biseduar lart, në udhëheqje, – tha. - Nuk mund të rrihet pa vepruar. Largimet nga kufiri po rriten shumë. Propaganda e huaj i nxit arratisjet. -Çdo veprim kërkon bazë ligjore, thashë. - Nuk mund të përdoren armët pa ligj dhe nuk është e arsyeshme të vriten njerëz pas shpine në kufi pse duan të venë në shtetet e tjera. Arsyetimi që bëra për kushtet e reja që dikton zbatimi i Kodit Penal dhe ndryshimi i praktikës patën rëndësi që ai të krijonte një mendim më të drejtë për domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit dhe të mos jepeshin urdhra që binin në kundërshtim me ligjin. U duk se Simoni u bind për përdorimin e armëve, duke përcaktuar më parë kriteret ligjore. -Do ta bisedojmë lart, - tha Simoni në përfundim. - Nuk është në kompetencën time të vendos vetë.

Eksodi i shqiptarëve -Në statistikat e kriminalitetit evidentohen rreth 250 000 persona të dënuar, nga të cilët afro 12 000 politikë. (Të dhënat nga statistikat e Gjykatës së Lartë.) -Janë dënuar me vdekje afro 1200 persona (Të dhënat nga statistikat e Gjykatës së Lartë.) -Janë bërë ekzekutime me vdekje, pa u bërë gjykimi i personave. Krim i rëndë mbetet vrasja e 19 intelektualëve pas hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike, megjithatë nuk u bënë hetime dhe nuk u evidentua përgjegjësia e tyre për këtë ngjarje. Edhe më vonë nuk u arrit të zbulohen autorët e kësaj ngjarjeje. -Nga Instituti i Studimeve të Krimeve të periudhës së komunizmit jepen të dhëna për afro 50 000 të pushkatuar me vendime gjykate. Nga ankesat e bëra dhe të dhënat e pasakta, mendohet se mund të jenë edhe afro 2000 persona të vrarë, pa u akuzuar dhe dënuar nga gjykata. (Këto të dhëna pranohet se janë më të mëdha se të dhënat statistikore të kohës në Arkivin e Ministrisë së Brendshme.) -Janë vrarë shumë persona për kalimin e kufirit. Vetëm pas heqjes së kalimit të kufirit si tradhti ndaj atdheut, në vitin 1990, nga një studim i bërë nga hetuesia, nga Forcat e Kufirit të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë vrarë në kufi 83 persona, megjithëse kalimi i paligjshëm i kufirit u përcaktua si kundërvajtje penale. (Arkivi i Hetuesisë së Përgjithshme.) Këto shifra nuk mund të përcaktojnë të dhëna të sakta, pasi ka edhe raste që nuk janë evidentuar nga organet e Punëve të Brendshme. Ka edhe të dhëna për kufoma të gjetura nga forcat e kufirit grek, të shtetasve shqiptarë që kanë kaluar kufirin dhe janë vrarë apo gjetur të vdekur në rrethana të pasqaruara në territorin grek.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Kuriozitet: 28-vjeçari i gjatë vetëm 68 cm 4

5

6

7

8

14 17

18

19

23

20 25

27

45

46

52

41 47

28 32

34 40

13

22

31

33

44

12 16

26

30

39

11

21

29

38

10

15

24

37

9

35

42

36

43

48

49

50

53

51

54

55

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

56

Koha e mbarimit ____:____

57

Horizontalisht: 1. Reformat dhe periudha e sundimit osman gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. 8. Veprimtaria kërkimore shkencore në një fushë. 14. Pjesë e trenit. 15. Rreth i vendit tonë. 16. Ent Demografik. 17. Ngjyrë blu e mbyllur. 20. El Sajed e baletit. 22. Repart Italian. 23. Peshk i ujërave të kripura me mish të shijshëm. 25. Lumë i madh në Azinë Perëndimore. 28. Barazim. 29. Bellova, gazetar i njohur sportiv. 31. Figurë letrare. 33. Këshilli Europës. 34. Koka e senatorit. 35. Veshje e si-përme. 37. Letërsia Kosovës. 39. Neve pa dyshen. 41. Hartoj a thur diçka, zakonisht aty për aty. 43. Kuintalë, sigla. 44. Kafshë gjitare. 46. Pemë e lartë. 48. Shakaxhi, gaztor. 51. Bën pula. 52. Përmbledhje e sistemuar rregullash e udhëzimesh, që duhet të zbatohen në një fushë të caktuar. 53. Pëlhurë mëndafshi. 54. Lumë i madh në Afrikë. 55. Sergei, poet i famshëm rus. 56. Pezmatimi i zgavrave të brendshme të hundës. 57. Kaçile në mes.

Vertikalisht: 1. Justin, këngëtar dhe aktor i njohur. 2. Njeri që nxehet shpejt. 3. Instituti Veterinarisë. 4. Makinë transporti. 5. Maja e shiringës. 6. Fijepërtëpeshkuar.7.Nxjerrjaenjëpërfundimilogjiktëpërgjithshëm nga ide të veçanta a të pjesshme. 8. Shkronjë dyshe. 9. Lakmi. 10. Universiteti Sarbonës. 11. Besim, fe. 12. Prosper, shkrimtar francez. 13. Mihali, soprano. 18. Agjensi Ajrore. 19. Henrik, shkrimtar i njohur norvegjez. 21. Pikturë që bëhet me bojëra uji mbi suva të njomë. 24. Uzinë Mekanike. 26. U rrëzua. 27. Shtet në Azi. 28. Menjëherë. 30. Enë për të ngrënë. 32. Sektori Ekonomik. 36. Të gjithë ata që kanë detyra të ndryshme fetare. 38. Toni, futbollist i njohur gjerman. 40. Pluton, regjizor. 42. Mjet ambalazhi. 43. Këshilli Teknik. 45. Koncept, ose... 47. Bujtinë. 49. Ndërtohet mbi një lumë, mbrapsht. 50. Tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur nga tradita për raste të caktuara të jetës së përditshme. 51. Ndaras nga të tjerët.

Sudoku | nivel mesatar 8 7

6

4

2

8

5

9

7

9 9

3 6 4

2

1 2

7

3

9

8 2 6

9 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

5

5 3

8

8

1 9

3

7

7

8

6

6

5

2

1

3

7 2

Koha e fillimit _____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Edward Hernandez është 28 vjeç dhe ëndrra e tij është të zotërojë një fermë në periferitë e varfra të Bogotasë në Kolumbi, aty ku jeton. Nuk është ndonjë ëndërr e madhe, por duhet të marrim parasysh se po flasim për një person vetëm 68 centimetra të gjatë që shumicën e jetës e ka kaluar brenda shtëpisë pasi kërkonte të shmangte ngacmimet dhe pyetjet e shumta që i bënin njerëzit rreth përmasave. Në vitin 2010, Edward u shpall burri më i shkurtër në Botë. “Isha shumë i lumtur dhe kam qarë shumë nga emocionet! U bëra i njohur”, ka treguar ai. Mirëpo, ‘sundimi’ e tij zgjati vetëm gjashtë javë. Khagendra Thapa Magar në Nepal mbushi 18 vjeç dhe u fut në kategorinë e “burrit më të vogël në Botë”. Menjëherë vëmendja kaloi te rekordmbajtësi i ri dhe Edward u trishtua shumë për shkak se fama u venit menjëherë. “U mërzita shumë që ma mori rekordin dikush tjetër, por më pëlqen jeta ime. Të gjithë më pëlqejnë dhe më puthin”, ka shtuar Edward.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Te inkurajuar nga Merkuri do tregoheni me te ëmbël dhe me te dashur me partnerin tuaj sot. Dita do jete goxha pozitive dhe e kënaqshme. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një personi qe sapo e kane njohur. Kujdes mos hidhni hapa te nxituara. Financat do jene te mire për pjesën me te madhe kështu qe mund te kryhen shpenzimet e nevojshme.

Do filloni te mendoni për projekte te përbashkëta me partnerin tuaj sot dhe kjo do iu afroje edhe me tepër me njeritjetrin. Do keni mundësi t’i zgjidhni edhe disa hatërmbetje te se kaluarës. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do kryejnë dhe do mbeten serish vetëm. Sektori i financave do jete goxha delikat. Beni kujdes mos hidhni hapa te nxituara.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Mos kërkoni asgjë me ngulm nga partner, por merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret ka mundësi te njohin një person qe ne fillim do i komplimentoje dhe do i joshe, por me pas do i lëndojë. Kujdes! Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do e dini mire sa te shpenzoni.

Nuk do kuptoheni aspak mire sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do sjelle probleme te mëdha. Asnjeri prej jush nuk do lëshojë pe dhe ne ndonjë moment situata mund te behet problematike. Beqaret do kenë mundësi pa fund për te realizuar takimin e shumëpritur. Ne planin financiar tregohuni vigjilente ne mënyrë qe situata te mos behet problematike.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Te dashuruarit do jene gjithë ditës ne gjendje pritjeje. Janë te mërzitur nga rutina dhe presin ne çdo moment diçka ndryshe nga partneri. Ne fakt ai do i surprizoje pa mase. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Ne planin financiar Jupiteri do iu sjelle fat. Disa do kenë edhe përmirësime te ndjeshme dhe do ndihen me te qete.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Asnjëherë me pare nuk jeni ndier kaq te qete ne jetën sentimentale. Sot gjithçka do shkoje si e kishit menduar dhe partneri do përkujdeset mjaft për ju. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Gjithsesi ne mbrëmje priten surpriza. Ne planin financiar duhet te shmangni çdo lloj shpenzimi sepse situata do jete delikate.

4 0 8 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 085, 120, 220, 485, 628, 751, 853, 924. Numra me 4 shifra: 0022, 1317, 1403, 1454, 3332, 6049, 6465, 9878. Numra me 5 shifra: 00023, 02156, 11116, 20192, 31458,

32695, 39059, 39517, 41492, 45720, 52280, 65210, 69998, 81226, 85410, 99987. Numra me 6 shifra: 028552, 089247, 152636, 210236, 304911, 444512, 483581, 515999, 625622, 748541, 820362, 852147, 867516, 952839, 966642, 985128.

Nëse marrëdhënia juaj ne çift ka qene e ngrohte, klima do vazhdoje edhe sot te jete harmonike. Ne rast te kundërt, situata do vazhdoje te jete delikate dhe me probleme. Beqaret jo vetëm qe do realizojnë takime, por mund te fillojnë edhe histori dashurie pasionante. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Klima tejet e tensionuar mund te sjelle edhe ndonjë ndarje sot për ata qe janë ne çift. Tregohuni shume te kujdesshëm me çdo gjest apo fjale. Beqaret do ndihen te qete dhe nuk do mërziten po nuk e gjeten shpirtin binjak. Ne planin financiar do iu duhet shume këmbëngulje për te arritur stabilitetin.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Kjo dite ka rrezik te mos jete shume e qete për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ketë debate edhe për gjerat me elementare. Beni vetëm kujdes te mos e teproni me fjalët. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe t’ia shprehin pëlqimin dikujt para se një tjetër t’ua rrëmbejë nga duart. Te ardhurat do jene te mira, megjithatë nuk rekomandohen shpenzime te ekzagjeruara.

AKREPI (22/X-21/XII)

Te nxitur nga Venusi do i jepni me tepër rëndësi partnerit tuaj sot. Klima do jete sensuale dhe e ngrohte gjithë kohës. Beqaret do kenë disa takime, por jo te gjithë personat do iu përshtaten aq sa ata mendonin. Nuk duhet te nxitoheni ne asnjë mënyrë.Financatdojenetemira,megjithatë para se te kryeni shpenzime te mëdha duhet te mendoheni shume here.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse jeta juaj ne çift është delikate, duhet te merrni sa me pare masat dhe t përmirësoni atë. Po e late pas dore situata edhe mund te ndërlikohet. Për sa iu terket beqareve duhet thënë se te paket do jete ata qe do fillojnë histori dashurie. Te tjerët duhet te presin, por jo te bien ne pesimizëm. Financat do jete goxha problematike.

PESHQIT (20/II-19/III) Atmosfera ne çift do jete goxha e ngrohte gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe do e dashuroni atë pa dorashka. Edhe beqaret me ne fund do e gjejnë personin e duhur dhe do fillojnë një lidhje te bukur. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak edhe pse do hiqni disa para mënjanë.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

26 shkurt

1815

26.02.2014

15

Ai që nuk ikën kurrë nga atdheu i tij është plot me paragjykime. - Carlo Goldoni

Napoleoni arratiset nga Elba Kur Napoleoni u shfronësua në prill të vitit 1814, qeveritë aleate e internuan në ishullin e Elbës. Ai ruajti titullin e ‘perandorit’ dhe, nën mbikëqyrjen e rreptë të austriakëve dhe francezëve, qeveriste shtetin e tij të vogël. Megjithatë, organizimi i shkollave dhe spitaleve dhe përmirësimi i furnizimit me ujë për një popullatë prej 12 mijë vetësh nuk i kënaqte as intelektin dhe as energjitë e tij. Duke e ditur se Franca ishte ende e paqetë nën monarkinë Burbone, ai vendosi të kthehej në Francë. Më 26 shkurt iu shmang rojave, hipi

në një anije, i rrëshqiti Flotës britanike dhe arriti në bregun francez, duke zbarkuar në Frejus. Zbarkimi i tij nuk u kundërshtua. Ushtarët e parë që u dërguan për ta arrestuar iu bashkuan atij dhe ndërsa lëvizte drejt veriut gjithnjë e më shumë mbështetës u bënë me të. Mareshali Michel Ney, një nga ushtarët më të famshëm monarkisë në shërbim të mbretit të rikthyer burbon, Luigji XVIII, premtoi se do ta kthente Napoleonin në Paris në kafaz. Kur e kuptoi se ushtarët e tij

parapëlqenin perandorin e shfronësuar para mbretit të rikthyer, edhe ai iu bashkua zotit të dikurshëm. Më 20 mars perandori Napoleon fjeti në Pallatin e Tuilerive, pasi mbreti Luigj ishte arratisur për në Belgjikë. Për njëqind ditë perandori e qeverisi sërish Francën, derikur u mund në Vaterlo nga duka i Wellington-it. Ai iu dorëzua britanikëve duke shpresuar se do ta mbanin në Angli, por zbuloi se ishte vendosur që ai të kalonte pjesën e mbetur të jetës në një ishull të shkretë dhe të izoluar në jug të Atlantikut, në Shën Helena.

Blitz

Flickr

17

Ndër 17 vetë të kafshuar nga qentë e Departamentit të Sherifëve të Los Angeles në gjysmën e parë të vitit 2013, ishin zezakë ose hispanikë.

41

Për qind e nxënësve zezakë të shtetit të Illinois-it shkojnë në shkolla ku të bardhët përbëjnë më pak se 1 për qind të nxënësve.

2

Në 5 emigrantë të ndaluar në Shtetet e Bashkuara mbahen në burgje me administrim privat.

15

Mijë USD arritën të mbledhin dy gra somaleze për një organizatë terroriste Al Shabbab, duke shkuar derë më derë në shtetin amerikan të Minnesota-s.

Foto: Social Stimulating Alternative Program Titulli: Kuvendi i lagjes

Amerika sipas Ayn Rand -(…)Mund të them-jo si një patriot i mërzitshëm, por me dijeni të thella e të nevojshme të themeleve metafizike, epistemologjike, etike, politike dhe estetike-se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më madhështori, më fisniku dhe në parimet e veta themeltare i vetmi vend moral në historinë e botës. -(…)Që nga epoka e artë e Greqisë, ka patur vetëm një erë të arsyes në 23 shekuj të filozofisë perëndimore. Përgjatë dekadave finale të asaj epoke, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u krijuan si një komb i mëvetshëm. Ky është thelbi i këtij vendi-natyra e tij, zhvillimi dhe uniciteti: Shtetet e Bashkuara janë kombi i Iluminizmit. -(…)Arritja më thellësisht revolucionare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte nënshtrimi i shoqërisë ndaj ligjit moral. Parmi i të drejtave individuale të njeriut

gazetamapo@gmail.com

përfaqëson zgjatimin e moralitetit në sistemin social-si kufizimi i pushtetit të qeverisë, si mbrojtje e njeriut ndaj forcës së ashpër të kolektives, si nënshtrimi i fuqisë para së drejtës. Shtetet e Bashkuara ishin e para shoqëri morale në histori. Të gjitha sistemet e mëparshme e kishin konsideruar njeriun si mjet sakrifice për qëllimet e të tjerëve dhe shoqërinë si një synim më vete. Amerika e sheh njeriun si synim më vete dhe shoqërinë si një mjet për bashkekzistencën paqësore, në rend, të vullnetshme të individëve. Të gjitha sistemet e mëparshme pretendonin se jeta e njeriut i përket shoqërisë, se shoqëria mund ta përdorë njeriun në çfarëdo mënyre të mundshme dhe çdo liri që njeriu gëzon është e tija si favor, si leje e shoqërisë dhe ajo mund të merret në çdo kohë. Amerika e ka se jeta e njeriut është e drejtë e tij (që do të thotë si parim moral dhe si e drejtë natyrore) se një

e drejtë është pronë e individit, se shoqëria si e tillë nuk ka të drejta, dhe se i vetmi qëllim moral i qeverisë është mbrojtja e të drejtave individuale. -(…)Pasuria e Amerikës nuk u krijua nga flijimet publike për ‘të mirën e përbashkët’, por nga gjenialiteti produktiv i njeriut të lirë që ndoqi interesat e tij personale dhe bërjen e pasurive private. Njerëz nuk u lanë të vdisnin urie për të paguar për industrializimin e Amerikës. Njerëzve iu dhanë punë më të mira, rroga më të larta dhe mallra më të lira pas shpikjes së çdo makine të re, pas çdo zbulimi shkencor apo përparimi teknologjik-dhe rrjedhimisht i gjithë vendi po bënte përpara dhe po përfitonte, jo vuante, me çdo hap të hedhur. -(…) Ishte një europian që e zbuloi Amerikën, por ishin amerikanët i pari komb që zbuluan tokën dhe vendin e

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

njeriut në të, potencialin e njeriut për lumturi dhe bota e cila i përket njeriut për ta marrë. Ata dështuan vetëm në zbulimin e fjalëve për të emërtuar arritjen e tyre, konceptet për ta identifikuar, parimet për t’i prirë rrugën, filozofinë e duhur dhe pasojën e saj: një kulturë amerikane. Amerika kurrë nuk ka patur një kulturë origjinale, një trupë idesh që dalin nga thelbi i saj filozofik (aristotelian) dhe që shprehin ndryshimin e saj të thellë nga të gjitha vendet e tjera në histori. Intelektualët amerikanë ishin në varësi pasive ndaj europianëve dhe të afërt të varfër pothuajse që në krye të herës. Ata jetonin me thërrimet e thata dhe modat e shkuara të Europës përfshirë edhe emra të dalë mode si Freud dhe Wittgenstein. I vetmi kontribut i Amerikës në filozofiPragmatizmi- ishte një riciklim i keq i premisave kantiano-hegeliane.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 26.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA

26 shkurt mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you