Page 1

Faqe 14

Berisha: Kontroll doktoraturave, ka privatë që i zbatojnë kriteret Kryeministri kërkon rishqyrtimin e kritereve: Doktoraturat duhet të mbrohen edhe para profesorëve të huaj

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 26 korrik 2012. Numër 638. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Tragjedi me 6 të vdekur Basha pas një viti: bilanci për hipotekat, punësimin dhe bizneset e reja Kreu i Bashkisë analizon punën 1-vjeçare: Lehtësitë fiskale mundësuan punësimin e 6 091 personave. Bashkia ka dërguar për hipotekim 5781 apartamente me përfitues 24 mijë qytetarë”

FAQE 14

Lista

Ish-të përndjekurit, emrat që marrin këstin e parë dhe të dytë FAQE 14

Rrëzohet në Francë helikopteri VIP i qeverisë shqiptare Helikopteri “Cougar”, i blerë nga qeveria shqiptare për 14 milionë euro, u rrëzua dje në Alpet e Francës, gjatë testit të fundit para se të dorëzohej në Rinas. Ministria e Mbrojtjes anulon ceremoninë. Gjashtë viktimat, punonjës të “Eurocopter”. Fati shpëton katër pilotët shqiptarë. Faqe 5 Helikopteri i rrëzuar "Cougar AS 532 AL", që pritej të dorëzohej sot në Rinas

Dorëhiqen këshilltarët e Topit, ja emrat e stafit të ri të Nishanit Ardian Tragaj, i arrestuar për masakrën

Masakër për pronësinë e plazhit, piktori ekzekuton dy policë privatë

FAQE 4

op-ed / 10-11

Nishani, takime me këshilltarët e ish-presidentit Topi. I falenderon për punën e mirë dhe u komunikon zgjedhjen e stafit të ri. Zv/ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, Sekretar i Përgjithshëm, Princi Leka këshilltar për Politikën dhe Amik Kasoruho për Kulturën

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Dimri i Krismës së Madhe

sipas meje Edison Ypi

Do t’ju tregoj në vazhdim pse asnjë shqiptar nuk duhet të vdesi pa e lexuar...

“Hajd Parku” i Vetonit

koment Berat Buzhala

Vetoni, i ulur diku në një qoshe të ndërtesës së Rilindjes, të nxirë nga tymi i cigareve Bozhur...

kronikë

Prokuroria mbyll hetimet për Ilia Bashon: Nuk gjetëm prova për vrasjen e Elenit Vendimi i prokurorit: Ekziston dyshimi ndaj Bashos, por nuk mbështetet në prova. Kjo është në favor të tij

kishte zgjedhur stafin me të cilin do të punonte. Secili prej anëtarëve të kabinetit të Bamir Topit, dje ka mbyllur dosjet dhe ka paraqitur dorëheqjet tek Presidenti i ri, ndërsa ka pasur një ngutje nga stafi që do të emërohet për t’u futur në zyra që dje, edhe pse procedurat për stafin e vjetër të paktën ligjërisht nuk kishin përfunduar ende. Kështu janë larguar të... Faqe 3

Erion Braçe: PS po hesht për aferat e qeverisë ‘Berisha’ Deputeti tregon rastet kur ka kërkuar në grupin parlamentar aksion të opozitës, por selia rozë ka heshtur. “Jam i bindur se betejat parimore, por edhe konkrete kundër korrupsionit

bezdisin, nervozojnë, sfidojnë, u prishin punë shumë njerëzve të përfshirë direkt në vendimmarrje apo përfitime gjithfarësh, por ky shqetësim nuk duhet të ekzistojë në opozitë” FAQE 2

vendimi i ere

Vjedhja e pikturave

Albpetrol merr licencën për tregtimin e energjisë elektrike

Bumçi kërcënon me mbylljen e galerive dhe muzeve

FAQE 8

Ndalu beg se ka hendek

7

Në ditën e parë të punës si President i Republikës, Bujar Nishani u angazhua në atë që kishte paralajmëruar prej kohësh, emërimin e kabinetit të ri që do ta këshillojë për pesë vitet e ardhshme. Ai ka zhvilluar takime intensive dhe të njëpasnjëshme me secilin prej përfaqësuesve të stafit të ish-Presidentit Bamir Topi, duke u kujtuar atyre se përpos punës së mirë që ata kishin bërë, ai e

FAQE 19

financial times / 11 Andrew MacDowall

Ban Ki Moon në Kosovë – asgjë më shumë se kujtesë për problemet serioze të vendit Vizita e Ban Ki Moon në Kosovë të martën është e para e një Sekretari të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që nga koha kur shteti i vogël shpalli pavarësinë e vet të kontestuar në vitin 2007. Vizita ishte kundërthënëse dhe duket e pagjasë që do të sjellë ndonjë zgjidhje të shpejtë të çështjes së sovranitetit të Kosovës. Por të paktën i kujton botës se ky vend, bashkë me problemet e tij serioze, ekziston. Vizita ishte pjesë e një turi më të madh në Ballkanin Perëndimor Ban ishte në Beograd të hënën dhe në Slloveni më 20 korrik. Ai është, të paktën në letër, duke vizituar Kosovën për të kontrolluar...


2

MAPO

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

politika

01

Privatizimi i Albpetrolit

02

Licensa e lotarisë kombëtare

03

Shitja e gjirit të kakomesë

Kritika e Braçes: PS po hesht për korrupsionin e qeverisë “Jam i bindur se betejat parimore, por edhe konkrete kundër korrupsionit bezdisin, nervozojnë, sfidojnë, u prishin punë shumë njerëzve, të përfshirë direkt në vendimmarrje apo përfitime gjithfarësh, por ky shqetësim nuk duhet të ekzistojë në opozitë”. Deputeti Erion Braçe ka denoncuar dje sjelljen politike të PS-së për trekatër skandale të qeverisë, siç i quan ai, të ndodhura në dy muajt e fundit. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Braçe kritikon heshtjen e opozitës për privatizimin e Albtelekomit, dhënien me licencë të Lotarisë Kombëtare dhe shitjen e gjirit të Kakomesë. Braçe merr spunto në këtë analizë nga kompromisi i pjesshëm mes opozitës dhe mazhorancës për kufizimin e imunitetit, për të cilën ai është kundër. “Jam i bindur se betejat p a r i m o r e, p o r e d h e konkrete kundër korrupsionit bezdisin, nervozojnë, sfidojnë, u prishin punë shumë njerëzve, të përfshirë direkt në vendimmarrje apo përfitime gjithfarësh, por ky shqetësim nuk duhet të ekzistojë në opozitë. Për kurrkënd! Shqetësimi i opozitës është interesi publik” shprehet deputeti i PS-së, i cili më pas i rendit të tëra denoncimet e tij për aferat e qeverisë në grupin parlamentar, për të cilat nga PS është heshtur. “Një javë më parë, në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS kam folur për privatizimin e Albpetrol, proces në konsumim e sipër. Theksova qe ky privatizim nuk është më një operacion tregtar, por po merr theks të fortë strategjik. Hyrja në garë e kompanive ruse me në majë GAZPROM, kompani që s’e kanë problem të paguajnë çdo çmim, po dëshmon se Sali Berisha po bëhet gati të ndryshojë kursin strategjik të vendit dhe të garantojë me një aleat të ri, i cili as që interesohet për parime demokratike të qeverisjes. Tamam për këtë kërkova që PS t’i kërkojë qeverisë dhe Berishës të ndërpresë procesin e privatizimit të Albpetrol tani që interesi rus kërcënon interesat tona strategjike. Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!”-shkruan Braçe. Më tej ai trajton çështjen e Lotarisë Kombëtare. “Në mbledhjen e grupit të deputetëve të PS kam folur për përmbylljen e procesit të tregtimit pa lekë të licencës së “Lotarisë Kombëtare”. Theksova se deri në atë moment ne kishim bërë

mirë kontrollin dhe denoncimin e vendimmarrjes së qeverisë. Por kërkova që PS t’i drejtohej tani kompanisë së shenjuar nga qeveria për t’i dhënë këtë favor 100 milionë eurosh, të vetmes në “garë”: të largohej nga një procedurë ku kërkon të marrë atë të drejte që nuk ia jepte kush në Austri, madje duke paguar

100-fish më pak se në Austri! Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!” Po kështu Braçe tregon për kërkesën e tij për gjirin e Kakomesë. “Të njëjtën gjë kam bërë, thënë e kërkuar edhe për shitjen barbare të gjiut të Kakomesë, shitje që dërgoi një pasuri, që vlen mbi 50 milionë euro për një çmim 10 herë më pak, te dy biznesmenë që përfitojnë, blejnë, paguajnë në Qeveri, por që kërkuan në Parti e Media që të heshtja unë e koleget e mi!”

Tamam për këtë kërkova që PS t’i kërkojë qeverisë dhe Berishës të ndërpresë procesin e privatizimit të Albpetrol tani që interesi rus kërcënon interesat tona strategjike. Por u hesht dhe jo për faj të Gramoz Ruçit!”

“Pse jam kundër draftit të kompromisit PD-PS për imunitetet“ Braçe në shkrimin e tij në Facebook ka dalë kundër edhe draftit të kompromisit mes PD e PS për kufizimin e imunitetit. Sipas tij, “Drafti i kompromisit” nuk garanton mbrojtje të plotë të deputetit në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, të besuar nga zgjedhësit e tij. “Siç Kushtetuta aktuale, e cungët, “drafti i kompromisit” mbron deputetin për mendimet e shprehura dhe votat e dhëna vetëm në sallën e Kuvendit! Asgjë më shumë! Në fakt, veprimtaria kushtetuese e deputetit, në përfaqësim të zgjedhësve dhe ushtrim të kontrollit parlamentar, zhvillohet edhe jashtë sallës së Kuvendit! Veçanërisht kjo pjesë e detyrës së deputetit, ligjërimi i tij politik-publik, në funksion të kontrollit parlamentar është kthyer në element represioni ndaj opozitës. Gjithnjë në funksion të mbrojtjes së veprimeve antiligjore e tërësisht abuzive të qeverisë. Së dyti, sipas tij, “Drafti i kompromisit” vijon t’i krijojë avantazh represionit të qeverisë mbi deputetin, ligjërimin e tij politik-publik, duke u mbështetur fort te “shpifja”.

“Prej mëse 1 viti, kur një grup deputetësh socialistë nisën t’u flasin shqiptarëve fort e hapur për korrupsionin e qeverisë, është ngritur një skemë e paparë represioni ndaj fjalës së lirë të deputetit. Çdo e vërtetë e faktuar me prova e dokumente, paditet nga qeveria si ‘shpifje’, mbështetur në avantazhin që krijon Kushtetuta (ajo mbetet në fuqi) dhe kapja e gjykatave nga qeveria”. E treta, -shton Braçe-, “Drafti i kompromisit” heq lejen që Prokuroria duhet të marrë në Kuvend për të hetuar deputetin. Tani është e lirë të hetojë mbi cilindo. “Më bën përshtypje fakti se për arrestimin e deputetit, Kuvendi i jep leje Prokurorisë me votim të hapur! Më sjellin si argument atë që ndodh gjetkë në Europë, por secili prej argumentuesve pranon botërisht që drejtësia në këtë vend është jo funksionale, e korruptuar dhe e kapur nga politika. Atëherë?” Braçe e mbyll duke thënë se “imuniteti” nuk është axhenda e Sali Berishës. “Thjesht ka hapur një shteg kompleksi, ku hijen e tij po e ndjek pas opozita.”


E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

11 24

MAPO

3

qershor, Bujar Nishani zgjidhet nga Kuvendi si President Korrik, Bujar Nishani betohet në Kuvend për President

Dita e parë e punës

Ikin këshilltarët e Topit, ja emrat e stafit të ri të Nishanit Bujar Nishani, takime intensive dhe të njëpasnjëshme me secilin prej përfaqësuesve të stafit të ish-Presidentit Bamir Topi. Nishani u ka kujtuar atyre se përpos punës së mirë që ata kishin bërë, ai e kishte zgjedhur stafin e ri. Nevila Perndoj TIRANË Në ditën e parë të punës si

Berisha: Rama, i vetmi lider opozite që kërkon kryeministër me imunitet TIRANË Kryeministri Sali Berisha e ka parë të udhës që kërkesën e përditshme drejtuar Edi Ramës për kufizimin e imunitetit ta përsërisë edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Në fund të fjalës së tij për mediat, Berisha ftoi Ramën që të votojë draftin e përbashkët PD-PS për kufizimin e imuniteteve. Kryeministri kujtoi negociatat mes palëve, duke theksuar se u bë një punë e përgjegjshme. Berisha u shpreh gjithashtu se nuk ishte i habitur nga qëndrimi i PS-së për imunitetet tek mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit me Komisionin e Ligjeve. “…Ju them të vërtetën, nuk u çudita. I dërgova një mesazher zotit Xhafaj se e kishte kot, se nuk do ta lejonte. E mori apo jo mesazhin nuk e di, por e vërteta është se zoti Rama nuk i lejoi, njësoj sikur të thoshte ju jeni aty, por nuk jeni. Ata votuan nen për nen, nuk kishin asnjë vërejtje se i kishin shkruar vetë, votuan edhe në parim dhe më pas nuk ishin, sepse nuk ishte Sadriu,

nuk ishte Toma, nuk ishte Fideli dhe nënkryetari në hije i asaj partie, që de facto është më shumë se nënkryetar. Pra, një situatë jashtëzakonisht e pakuptimtë”, tha ai. Më pas Berisha shtoi: “Unë e ftoj zotin Rama të votojmë kufizimin e imunitetit, përndryshe do të hyjë në librin ‘Guinnes’ si i vetmi kryetar opozite në botë që e do kryeministrin e tij me imunitet. Do t’u thotë socialisteve se Sali Berisha do ketë imunitet?! Zoti Rama nuk e ka hallin tek Sali Berisha, as tek ministrat, por tek klubi i miliarderëve në krye të Partisë Socialiste”.

President i Republikës, Bujar Nishani u angazhua në atë që kishte paralajmëruar prej kohësh, emërimin e kabinetit të ri që do ta këshillojë për pesë vitet e ardhshme. Ai ka zhvilluar takime intensive dhe të njëpasnjëshme me secilin prej përfaqësuesve të stafit të ish-Presidentit Bamir Topi, duke u kujtuar atyre se përpos punës së mirë që ata kishin bërë, ai e kishte zgjedhur stafin me të cilin do të punonte. Secili prej anëtarëve të kabinetit të Bamir Topit, dje ka mbyllur dosjet dhe ka paraqitur dorëheq jet tek Presidenti i ri, ndërsa ka pasur një ngutje nga stafi që do të emërohet për t’u futur në zyra që dje, edhe pse procedurat për stafin e vjetër të paktën ligjërisht nuk kishin përfunduar ende. Kështu janë larguar të g jithë këshilltarët, ndërsa ka vijuar të jetë ende në detyrë (edhe për pak ditë), Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko. Ai do të largohet nga detyra menjëherë pas emërimit të pasardhësit të tij, që pritet të jetë Bardh Spahia. Ky i fundit u lirua dje me vendim qeverie nga posti i zv-ministrit të Shëndetësisë. Vetë Presidenti Bujar Nishani e ka konsideruar ditën e parë të punës si tepër normale, duke pranuar se angazhimi i tij kishte qenë i lidhur me këshilltarët e ish-Presidentit të Republikës, Bamir Topi.“Ka qenë një ditë normale, ditë pune. Ia kam kushtuar tërësisht këshilltarëve të Topit, për të marrë nga ata eksperiencën e këtyre viteve. Kam pasur vijimësi mesazhesh urimi dhe telefonata…”, - tha dje Nishani. Stafi i ri

Në stafin e Presidentit të sapobetuar, Bujar Nishani, pritet që të bëjnë pjesë emra kryesisht të rinj, pa ndonjë përvojë të gjatë në fushat ku janë emëruar. Ashtu si edhe paralajmëroi gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Nishani do ta përqendrojë punën e tij tek reformat në drejtësi, për pasojë ai do të emërojë plot tre këshilltarë ligjorë

Presidenti Bujar Ninashi gjatë betimit në parlament

Stafi i ri i Presidentit të Republikës: Bardh Spahia , Sekretar i Përgjithshëm Florian Nuni, Drejtor i Kabinetit Besnik Konçi, Këshilltar Diplomatik Leka Zogu II, Këshilltar për Çështjet Politike Arben Idrizi, Këshilltar Ligjor Ilia Olldashi, Këshilltar Ligjor (për prokurorinë) Shaqir Hasani, Këshilltar Ligjor (për gjyqësorin) Mimoza Selenica, Këshilltare për Çështjet Sociale Manuela Murti, Këshilltare për Integrimin Europian Amik Kasoruho, Këshilltar për Kulturën Irma Toptani, Zëdhënëse e Presidentit duke zëvendësuar ata aktualët, Artur Metani dhe Spiro Peçi. Ata do të jenë Arben Idrizi, që do të jetë kryesisht për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi; Ilia Olldashi, që do të fokusohet më së shumti tek raportet me Prokurorinë, dhe Shaqir Hasani, për gjyqësorin. Manuela Murti pritet të emërohet këshilltare për Integrimin, një pozicion që nuk ka qenë më parë, ndërsa Mimoza Selenica, këshilltare për Çështjet Sociale. Në stafin e Presidentit Nishani të bie në dy përfshirja e pretendentit për Fronin Mbretëror, Leka Zogu, i cili mësohet se do ta këshillojë

kreun e shtetit për Çështjet Politike dhe ndoshta edhe për Sigurinë Kombëtare. Ende nuk dihet se cili emër do të emërohet në postin e këshilltarit për Marrëdhëniet me Institucionet, post të cilin më parë e mbante Afrim Krasniqi. Besnik Konçi do të jetë këshilltar për Diplomacinë, në vend të Arben Cicit, ndërsa p ë r Ku l t u r ë n , Ni sh a n i do t ë këshillohet nga përkthyesi i njohur, Amik Kasoruho. Marrëdhëniet me median do t’i mbulojë gazetarja Irma Toptani, e cila zëvendëson në këtë detyrë Mimoza Koçiun.


4

MAPO

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

kronika

Vetëdorëzimi erdhi pas negociatave të të afërmve me policinë, ndërsa në momentin e prangosjes së tij ka qenë i pranishëm edhe i vëllai

Vendi ku ndodhi vrasja

Ardian Tagraj, i arrestuar për masakrën

Masakër për pronësinë e plazhit, piktori ekzekuton dy policë privatë Një konflikt i vjetër për pronësinë e plazhit shkakton vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Autori Ardian Tagraj dorëzohet i plagosur në polici dhe rrëfen rrethanat e krimit Dashamir Biçaku Tiranë Masakra në plazhin e Malit të Robit përfundoi pasditen e djeshme me vetëdorëzimin e piktorit Ardian Tagraj, autor i krimit. Me plagë plumbi në trup, Tagraj që dyshohet se vrau punonjësin e tij, Durim Pashallari dhe rivalin Sulejman Shehu, si dhe plagosi bashkëshorten dhe djalin e këtij të fundit, iu dorëzua policisë duke pranuar autorësinë e krimit që vulosi një histori të gjatë konfliktesh për një sipërfaqe plazhi në këtë zonë. Burime nga komisariati i Kavajës pohuan dje në mbrëmje se vetëdorëzimi erdhi pas negociatave të të afërmve me policinë, ndërsa në momentin e prangosjes së tij ka qenë i pranishëm edhe i vëllai. Tragjedia për pronën ndodhi mesditën e djeshme, ku pas përleshjes u shkrehën armët që sollën vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve. Shkaqet e masakrës Rreth orës 11:00 të paradites së

djeshme, Sulejman Shehu, 53 vjeç, ndodhej në rreshtin e dytë të shezlloneve të pushuesve në plazhin që ai vetë kishte administruar dhe menaxhuar prej disa vitesh. Bashkë me të ndodhej bashkëshortja e tij, Beglia si dhe djali i tyre, Erjon Shehu, 25 vjeç, por edhe dy fëmijët e tjerë të Sulejmanit dhe një mik i familjes me profesion mjek. Në vijim të konfliktit të vazhdueshëm që Sulejman Shehu kishte me Ardian Tagrajn dhe vëllain e këtij të fundit, Erjonin, ndodhi edhe konflikti i djeshëm me fund tragjik. Burime nga policia e Kavajës bënë me dije se dy vëllezërit ishin afruar në vendin ku Sulejman Shehu po pushonte me familjen dhe kaq është dashur për t’u ndezur një tjetër “fitil’ konflikti. Shehu është konfliktuar fillimisht me Durim Pashallarin, shoqërues i vëllezërve Tagraj, por sherri është kthyer në përleshje, pasi janë përfshirë në të të gjithë personat e pranishëm. Dëshmitë e shumta në polici hedhin dyshimet se fillimisht, familja e Sulejman Shehut ka triumfuar mbi Ardian Tagrajn dhe shoqëruesin e tij, Durim Pashallari. Por situata është përmbysur në momentin kur në vendin e ngjarjes ka mbërritur vëllai i piktorit, i armatosur me një kallashnikov. “Në një moment, në grindje e sipër, Tagraj është shkëputur nga rivalët e tij dhe i ka marrë automatikun personit që e

ngjarja

Sulejman Shehu, me profesion polic privat është kundërpërgjigjur me pistoletën e tij. Shehu ka mundur ta shkrehë plot shtatë herë para se të vdiste

mbante në dorë. Ka nisur ta shkrehë atë në drejtim të Sulejman Shehut dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së këtij të fundit”, - kanë treguar dëshmitarët për policinë. Sulejman Shehu, me profesion polic privat është kundërpërgjigjur me pistoletën e tij. Shehu ka mundur ta shkrehë plot shtatë herë pistoletën e tij, duke plagosur dy herë në këmbë Ardian Tagrajn gjatë kohës që ky i fundit qëllonte me automatik në drejtim të tij dhe familjarëve. Sipas policisë, arma e autorit i përkiste rojës së shoqërisë së ruajtjes dhe sigurisë

fizike, që ata kishin pajtuar për të ruajtur zonën e plazhit të emërtuar “Ura Li”, që ata menaxhonin në Golem, pranë një blloku vilash në zonën e njohur me emrin Mali i Robit. Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend Sulejman Shehu, si dhe roja i punësuar tek Tagrajt, Durim Pashallari. Sipas burimeve të policisë, Shehu ka marrë pesë plumba, ndërsa roja ka marrë po ashtu disa të tjerë në trup, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga plumbat ka shpëtuar vetëm mjeku me mbiemrin Mata, që ndodhej në vendin e ngjarjes, pasi asnjë prej tyre nuk e ka zënë. Nga të shtënat mbeti e plagosur bashkëshortja e Sulejman Shehut, që mori një plumb në gjoks. Po ashtu, mbeti i plagosur rëndë një nga djemtë e Sulejman dhe Beglije Shehut, Erjon Shehu, i cili sipas burimeve të policisë ka marrë plagë të rënda në gjoks. Më pas, piktori i dyshuar për krimin, Ardian Tagraj dhe dy vëllezërit e tij, Erjon dhe Emiljano Tagraj janë larguar nga vendi i krimit, për t’u dorëzuar pasditen e djeshme në policinë e Kavajës. Për t’u arratisur nga plazhi “Ura Li”, ata përdorën një automjet fuoristradë dhe mendohet se fillimisht shkuan në shtëpinë e një mikut të tyre deri pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, kur ai njoftoi policinë se pranonte të dorëzohej pas negociatave të këtyre të fundit me të afërmit e tij.

Polici privat: Sulejmanin e vranë brenda në det Dëshmitari rrëfen “luftën” në plazh, pas konfliktit për pronën. “Gjithçka ishte kaos, në fillim menduam se ishin fishekzjarrë” Tiranë Një punonjësi i sigurisë së një resorti privat, fare ngjitur me vendin e ngjarjes, rrëfeu për gazetën “MAPO” se si kishte shpëtuar nga plumbat djalin e viktimës. Situata prej tij përshkruhet e frikshme, ndërsa plumbat u morën fillimisht për fishekzjarrë nga njerëzit që kishin populluar plazhin në ato orë të ditës. “Unë isha pranë pishi-

nave të kompleksit për të cilin punoj, ndërsa dëgjova të shtënat që ishin fillimisht ishin një nga një. Menduam se mos ishte ndonjë festë. Më pas dëgjova disa krisma me breshëri. Menjëherë dola të shikoja dhe pashë që në plazhin ngjitur me ne, kishte të shtëna të vërteta armësh. Aty nisa të largoj pushuesit nga rrezja e veprimit të plumbave, pasi kjo përbënte rrezik”,- nis rrëfimin e tij, një person me uniformë, i cili punon në një kompleks turistik fare pranë vendit të ngjarjes, si punonjës sigurie. Ai shton se menjëherë pasi kishte larguar pushuesit që ishin afër, të

cilëve iu kanosej rreziku nga plumbat që vinin drejt tyre, konstatoi se nga ana jugore e kompleksit një person qëllonte me armë. Nga pjesa ku ndodheshin çadrat dhe shezllonët doli një person, i cili u hodh në det. Eci me vrap sa mundi në ujë dhe më pas doli që aty dhe erdhi rreth 50 metra më në thellësi të kompleksit. Sipas rrëfimit të tij, drejt burrit që vrapoi në det për t’u fshehur qëllonte një person tjetër. “Kur personi doli nga uji pashë se ai po mbante barkun me të dy duart, ndërsa vazhdonte t’i rridhte gjak. Menjëherë unë iu afrova, e tërhoqa dhe e futa brenda

pemëve të kompleksit në thellësi. Ndërsa e mbaja në krahë, pashë se një copë mishi iu shkëput nga krahu i majtë dhe iu var. U ndjeva keq për momentin dhe thashë se më zuri gjaku. Më pas e afrova te makina ime dhe e nisa për në spital”. Sipas punonjësit të sigurisë, një person rreth 28 vjeç, gjatë kohës që kishte dërguar në spital të plagosurin kishte vënë re se ai kishte humbur ndjenjat. Më pas sipas tij, e kishte lënë në urgjencën e spitalit të Durrësit të plagosurin, ndërsa kur ishte kthyer në kompleks kishte parë se vendi i ngjarjes ishte rrethuar me qindra oficerë policie.

krimi

Motivi: Konflikti për pronësinë e plazhit Për policinë e Kavajës, krimi i djeshëm ka si motiv konfliktin e pronësisë. Dy palët ziheshin prej kohësh për një copë rënë në zonën e Malit të Robit, pronësia e së cilës ishte gjithnjë në diskutim. Pak minuta pas krimit, në vendin e ngjarjes mbërritën agjentë të hetimit të Krimeve të Rënda të Komisariatit të Policisë së Kavajës, si dhe efektivët të hetimit të parandalimit të krimit. Po ashtu nga Tirana, për shkak të natyrës së rëndë të masakrës dhe përmasave të saj morën pjesë disa hetues të krimeve të rënda. Në pak kohë, aty u shoqëruan thuajse të gjithë dëshmitarët e mundshëm ndërsa policia zbuloi si të dyshuar vëllezërit Tagraj, mes të cilëve si kryesor Ardian Tagraj, i arrestuar tashmë për akuzën e vrasjes së katërfishtë.


E shtunë, 1626 qershor 2012 martë, 18korrik janar 2012 2011 EEenjte, www.mapo.al www.mapo.al www.mapo.al

në fokus

MAPO

21 5

Helikopteri “Cougar”, i blerë nga qeveria shqiptare për 14 milionë euro, u rrëzua dje në Alpet e Francës, gjatë testit të fundit para se të dorëzohej në Rinas historiku

Marrëveshja e qeverisë me “Eurocopter”

Mbetjet e helikopterit dje pas rrëzimit në Francë

Tragjedi me 6 të vdekur

Helikopteri “Cougar” që do të vinte sot në Tiranë

Rrëzohet në Francë helikopteri VIP i qeverisë shqiptare Ministria e Mbrojtjes anulon ceremoninë. Gjashtë viktimat, punonjës të “Eurocopter”. Fati shpëton katër pilotët shqiptarë Aleksandra Bogdani

Tiranë Në kulmin e përgatitjeve të Ministrisë së Mbrojtjes për ceremoninë e dorëzimit në Rinas të dy helikopterëve VIP, një lajm i keq, i ardhur nga Franca ka prerë gjithçka në mes. Helikopteri “Cougar”, i blerë nga qeveria shqiptare për 14 milionë euro u rrëzua dje Alpet e Francës, duke shkaktuar vdekjen e 6 pilotëve dhe inxhinierëve që po bënin testet e fundit në të. Aksidenti me 6 të vdekur, i mbajtur sekret në Tiranë, ka bërë xhiron e botës përmes publikimit në mediat prestigjioze, të cilat pohuan se helikopteri i destinuar për ushtrinë shqiptare kishte rënë në kanionet e Verdonit, në juglindje të Francës. Pas

mbërritjes së këtij informacioni në Tiranë, Ministria e Mbrojtjes ka anuluar ceremoninë e marrjes në dorëzim të helikopterëve, ndërkohë që mund të konsiderohet fat, kthimi në Tiranë i katër pilotëve shqiptarë një natë para tragjedisë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe “Eurocopter”, pilotët shqiptarë do të sillnin deri në Rinas helikopterin VIP, por ky operacion duket se është ndryshuar në momentet e fundit. Asnjë gjurmë nga helikopteri Associated Press raportoi dje se helikopteri i njohur edhe si “Super Puma” AS 532 AL ishte duke fluturuar në grykën e Verdonit, kur pësoi avari dhe u rrëzua. Në bordin e tij ndodheshin 6 pilotë dhe teknikë të kompanisë franceze “Eurocopter”, të cilat po bënin testet e fundit para se helikopteri luksoz t’i dorëzohej qeverisë shqiptare. Të gjashtë raportohen të vdekur, ndërsa fotot e publikuara nga mediat franceze tregojnë se në vendin e aksidentit nuk ka mb-

etur asnjë gjurmë e helikopterit, që në Shqipëri parashikohej të përdorej për transportin e personaliteteve, por edhe për nevoja të tjera të ushtrisë. Një zëdhënës i kompanisë “Eurocopter” pohoi për mediat se viktimat ishin të gjithë meshkuj, punonjës të kompanisë që po bënin kontrollet e fundit. Helikopteri “Cougar” ka rënë në një zonë të eksploruar nga alpinistët, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në këmbë nga mbetjet e përplasura me tokën. “Aksidenti ndodhi rreth orës 13:45 minuta, në fshatin La Verdon Palud. Rrëzimi është parë me sy të lirë nga shumë turistë, të cilët po hanin drekë në një restorant pranë vendit ku ai ra”, - raportojnë mediat franceze. Sipas pronarit të lokalit, të intervistuar nga AP, ka pasur një shpërthim, e më pas tym të zi. Njerëzit janë tmerruar e kanë nisur të bërtasin, ndërsa pak minuta më vonë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe hetuesit. Shkaqet e aksidentit Ende nuk është përcaktuar një

shkak i qartë për aksidentit, por zjarrfikësit thanë se dyshimet bien mbi përplasjen e tij me një kabëll që furnizonte zonën me energji elektrike. Mbetet ende e pashpjegueshme se si helikopteri nuk e ka d a l lu a r p ë r m e s ap a r at u r ave kabllin, pasi është i pajisur me të gjitha sistemet paralajmëruese e mbrojtëse. Grupi i hetimit ka marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në zonë, të cilët kanë pohuar se helikopteri po fluturonte shumë ulët, përmes kanionit të rrethuar nga malet. Kompania “Eurocopter” ka sqaruar se ky ishte një model AS 532 AL Cougar, një ekuivalent civil i “Super Pumës” ushtarake, i prodhuar për qeverinë shqiptare, sipas një marrëveshjeje që është diskutuar gjatë në vendin tonë. Kompania ka nisur hetimet nga ana e saj, për të kuptuar se çfarë shkoi keq në fluturimin e fundit të super-helikopterit në Francë, para se t’i dorëzohej ushtrisë shqiptare në Rinas.

Helikopteri i rrëzuar dje në Francë është produkti i parë i marrëveshjes që qeveria shqiptare dhe kompania franceze “Eurocopter” nënshkruan më 18 dhjetor të vitit 2009, nëpërmjet së cilës u programua blerja e 5 helikopterëve për një shumë prej 78.7 milionë eurosh. Por për arsye të ndryshme, marrëveshja e ratifikuar më pas edhe nga Kuvendi, nuk u vu dot në zbatim në kohë dhe në vitin 2010, qeveria shqiptare dhe kompania franceze e rinegociuan atë, jo në vlerë, por në kushtet teknike që duhet të kishin helikopterët dhe të afateve të disbursimit të kësteve. Për rrjedhojë, në 2010 marrëveshja erdhi dhe një herë në Kuvend dhe në të u përcaktuan edhe afatet e tjera të dorëzimit të helikopterëve nga kompania prodhuese dhe të parave nga qeveria shqiptare. Kështu, në bazë të kësaj marrëveshjeje të rinegociuar në vitin 2012, pra në vitin aktual, duhet të dorëzoheshin dy helikopterët e parë,

të cilët duhet të mbërrinin sot. Njëri nga Franca, COUGAR AS532 AL, i cili mësohet se ishte një helikopter VIP dhe që kushtonte rreth 15 milionë euro. Pavarësisht se ai do ishte pjesë e kontingjentit të helikopterëve të ushtrisë në bazën e Farkës dhe do të ishte kamuflazh, ai do të përdorej për transport të personaliteteve. Për rrjedhojë nuk do kishte të instaluara në trup dhe në bord armë. Ndërkohë që helikopteri i dytë i tipit EC-145 do të vinte sot nga Gjermania dhe ai do të jetë VIP, por me përmasa më të vogla se COUGAR, ka një kapacitet prej 4 vetash dhe kushton afro 7 milionë euro. Helikopteri i porositur nga qeveria shqiptare dhe që do të përdorej për transport të personaliteteve, është i njëjtë me atë që përdor dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pesë pilotë shqiptarë u trajnuan me “Super Pumën” Helikopteri AS 532 AL i rrëzuar dje në Francë dhe i destinuar për ushtrinë shqiptare, konsiderohet një version më i zhvilluar i familjes së njohur të helikopterëve francezë “Super Puma”. Është një helikopter shumërolësh me ekuipazh prej 2 pilotësh dhe një inxhinier bordi, si dhe mund të transportojë deri 29 persona të armatosur ose 6 shtretër, si dhe 10 pasagjerë të tjerë. Ai mund të armatoset dhe zakonisht mban një top 20 mm , raketahedhës 68 mm, si dhe mitraloza në dyert anësore. Helikopteri i tipit COUGAR AS532 AL ka një rreze fluturimi prej 573 km. Ai arrin lartësi fluturimi prej 3500 metra dhe falë 2 motorëve prej 1589 kuaj fuqi, ka një ngjitje vertikale prej 431 metrash në minutë. Gjatësia e helikopterit është 19 metra me diametër helike prej 15 metra. Pesha maksimale e helikopterit është 9 ton dhe hyn te mjetet gjysmë të rënda. Bëhet fjalë për një prodhim të vitit 2011 dhe paketimi iu hoq për të bërë të mundur trajnimin e ekipit të pi-

lotëve shqiptarë. Në bord, helikopteri ka ajër të kondicionuar, telefon satelitor, sistem ACAS kundër përplasjes. Nëpërmjet këtij sistemi, kompjuteri i bordit njofton pilotin për vendndodhjen e mjeteve të tjera ajrore me zë për pozicionin dhe distancën e tyre. Gjithashtu, helikopteri është i pajisur me radar për kushtet klimaterike, ku gjatë fluturimit radari skanon kohën dhe në ekran shfaq të dhënat dhe të njofton për zonën ku nuk duhet të fluturohet për shkak të rrezikshmërisë që mund të sjellë moti. Helikopteri, për shkak se është një prodhim për forcat e ushtrisë, ka qenë i pajisur dhe me sistemin e vetëmbrojtjes nga raketat. Ajo që e bën këtë helikopter një nga arritjet e teknologjisë në fushën e aeronautikës është se ai ka qenë i pajisur, ashtu si avionët, me autopilot. Ndërkohë që krahas blerjes së helikopterëve, qeveria shqiptare dhe kompania ‘Eurocopter’ bënë të mundur dhe trajnimin e trupës së pilotëve tanë, si dhe të grupit të teknikëve

për këtë tip. Një instruktor anglez nga Forcat Ajrore të Anglisë dhe një këshilltar francez, specialist i kësaj fushe, bëjnë trajnimin e pilotëve shqiptarë dhe për tërë procedurat e dokumentacionit për mbërritjen e këtyre helikopterëve. Pesë pilotë shqiptarë të përzgjedhur pas një testi profesional, inxhinierë dhe testues pilotësh, kanë kryer në mesin e vitit 2011 fluturimet familjarizuese me simbulatorin e helikopterit AS 532 AL. Pilotët Altin Lama, Agim Sallaku, Dritan Dyrmishaj dhe Çlirim Plaku ndoqën kursin e trajnimit në Nicë të Francës për këtë tip helikopteri, ku ndërmjet të tjerave kryen edhe një numër orësh fluturimi me të. Por ndërsa trupa e pilotëve tanë kanë disa ditë që janë kthyer në Shqipëri në pritje të ardhjes së helikopterit në Rinas dhe dorëzimit në ceremoninë që do t’u organizohej sot forcave të ushtrisë shqiptare, në Francë ka ndodhur tragjedia, ku kanë humbur jetën 6 persona, pilotë dhe pjesë e stafit teknik.

Të dhënat Helikopteri i tipit COUGAR AS532 “Super Puma” Kapaciteti 2 pilotë, një inxhinier bordi, 29 persona të armatosur ose 6 shtretër, si dhe 10 pasagjerë të tjerë. Armatimi Mban një top 20 mm, raketahedhës 68 mm, si dhe mitraloza në dyert anësore. Rreze fluturimi 573 km. Lartësia e fluturimit 3500 metra Gjatësia e helikopterit 19 metra me diametër helike prej 15 metra Pesha maksimale 9 ton dhe hyn te mjetet gjysmë të rënda.


6

MAPO

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

kronika

“Protestuesit na kërcënonin gjithë kohës” Ish-shefi i Shtabit në Gardën e Republikës deklaroi para gjykatës se protestuesit ishin shumë të dhunshëm dhe qëllimi i tyre ishte të hynin në godinën e Kryeministrisë.

Sipas tij, protestuesit kërcënonin vazhdimisht efektivët e Gardës, duke iu thënë ‘do ju djegim të gjallë’. Dëshmitari pohoi se kishte dëgjuar të shtëna armësh në momentin

që një automjet tip “Benz” goditi portën e Kryeministrisë, por nga komunikimi me një prej vartësve kishte mësuar se fishekët ishin manovër dhe jo luftarakë.

Ish-shefi i Gardës: Kishim informacion se do të goditej eskorta e Berishës Ish-shefi i Shtabit të Gardës, Artan Hoxha dëshmoi në gjykatë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar. “Nëse do qëllonim turmën, do të bëhej masakër. Kishim të dhëna se do të sulmohej edhe Parlamenti” Leonard Bakillari Tiranë Artan Hoxha, ish-shefi i

Shtabit në Gardën e Republikës, njeriu që ka menaxhuar dhe hartuar masat në demonstratën e 21 janarit, dëshmoi dje para gjykatës gjithçka ndodhi në protestën që përfundoi me katër të vrarë dhe shtatë të plagosur. Hoxha, aktualisht shefi i komanduar i Gardës, tregoi se policia kishte dhënë informacion se persona me precedentë penalë do të sulmonin eskortën e kryeministrit dhe Parlamentin e Shqipërisë. Ai

mohoi të kishte urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve, pasi një gjë e tillë do të shkaktonte masakër në turmë. Në dëshminë e tij, Hoxha rrëfeu takimin me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha në ambientet e Kryeministrisë, të cilit i ka kërkuar riorganizimin e policisë, si dhe për plagosjen e Ndrea Prendit, i cili u qëllua me sende të forta nga demonstruesit. “Në orën 12:00 të mesditës, drejtoria e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit na informoi se rreth orës 16:00, një grup prej 300 - 400 personash me precedentë penalë, do të grumbulloheshin në hyrje të rrugës së Elbasanit, përballë lokal “7 Xhuxhat” dhe do të sulmonin Parlamentin”, - deklaroi kreu aktual i Gardës së Republikës. Sipas tij, policia kishte informuar edhe për një sulm të mundshëm ndaj eskortës shoqëruese të kryeministrit Sali Berisha, në momentin që ai do të kthehej në banesën e tij. “Policia na informoi se një grup personash

që do të udhëtonin me dy makina, njëra me targa Shkodre dhe tjetra me targa të huaja, do të sulmonin eskortën e Kryeministrit kur të kthehej në shtëpi”, - tha Hoxha, duke shtuar se këto informacione kanë bërë që drejtuesit e Gardës të forconin masat e sigurisë pranë Kryeministrisë, shtëpisë së kryeministrit dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ai mohoi në mënyrë kategorike që më 21 janar të kishte urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve, pasi në të kundërt sipas tij, do ishte shkaktuar një masakër. “Nëse do të ishte qëlluar mbi turmën, do ishte shkaktuar një masakër”, - tha dëshmitari. Më tej Artan Hoxha rrëfeu një takim që ai dhe komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, kishin pasur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha, në ambientet e Kryeministrisë. Sipas dëshmitarit, teksa demonstrata ishte në kulmin e saj, Basha dhe Prendi janë takuar në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, ku

“Policia na informoi se një grup personash që do të udhëtonin me dy makina, njëra me targa Shkodre dhe tjetra me targa të huaja, do të sulmonin eskortën e Kryeministrit kur të kthehej në shtëpi”

Prendi i kërkoi ministrit që policia të ringrinte kordonin në rrethimin e jashtëm të Kryeministrisë, pasi ishte në rrezik jeta e efektivëve të Gardës. Sipas dëshmitarit, ministri është përgjigjur se për atë jemi duke punuar. “Së bashku me komandant Ndrea Prendin takuam zotin Basha, i cili ishte brenda në Kryeministri. Komandanti i kërkoi Bashës të rivendoste kordonin e policisë, pasi po dëmtoheshin të gjithë efektivët”, - tha dëshmitari. Artan Hoxha tregoi para gjykatës edhe momentin e plagosjes së komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, i cili ishte goditur nga protestuesit me një copë mermeri. Po ashtu dëshmitari tha se edhe ai vetë kishte pësuar dëmtime, pasi gurët dhe sendet e forta të hedhura nga protestuesit i kishin dëmtuar dhëmbët në pjesën e poshtë të gojës. Ai së bashku me Prendin ishin mjekuar në ambientet e Kryeministrisë dhe pavarësisht situatës, dëshmitari tha se nuk kishte përdorur armë më 21 janar.

Ndrea Prendi në gjyq

Masakra në Pukë, Prokuroria kërkon “ndëshkime” në polici Prokuroria ka kërkuar në gjykatë pezullimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Pukës, shefit të Krimeve dhe një oficeri, për vrasjen e dy vëllezërve Tiranë Vrasja e dyfishtë në Pukë, ku si pasojë e një konflikti humbën jetën vëllezërit Hil dhe Paulin Markaj, pritet të sjellë ndëshkime mbi drejtuesit e policisë lokale. Hetimet e Avokatit të Popullit për ngjarjen e rëndë arritën në përfundimin se drejtuesit e policisë kishin përgjegjësi për çështjen, pasi nuk kishin referuar në prokurori denoncimin e

familjarëve të viktimave. Për këtë arsye, Prokuroria e Pukës i ka kërkuar gjykatës marrjen e masës së pezullimit nga detyra për tre oficerë policie në këtë qytet, përfshi edhe shefin e komisariatit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme tha dje se tashmë është regjistruar procedimi penal në ngarkim të drejtuesve të Komisariatit të Policisë së Pukës. Pas hetimeve të para dhe informacioneve të përcjella nga Avokati i Popullit është kërkuar në gjykatë masa ‘pezullim nga detyra’për shefin e komisariatit, Ridvan Bushati, shefin e Krimeve, Qetësor Gurra dhe oficerin e policisë, Lulzim Latifi. Sipas materialeve të referuara nga Avokati i Popullit

rezulton se shefi i Komisariatit të Policisë, Ridvan Bushati, specialisti i zonës, Lulzim Latifi, shefi i Krimeve të lehta, Qetësor Gurra, kanë pasur dijeni në lidhje me konfliktet mes familjeve në fjalë dhe pavarësisht këtij fakti, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, por gjithashtu, në rastin e fundit para ndodhjes së ngjarjes së datës 29.06.2012, nuk e kanë referuar materialin kallëzues në Prokurori dhe e kanë mbyllur si një konflikt të thjeshtë. Ky veprim, sipas Avokatit të Popullit, është bërë pavarësisht faktit se kallëzuesi Françesk Permarkaj ka pretenduar se është ndjekur nga shtetasit Anton Per-

Vendi ku ndodhi vrasja e dy vëllezërve Markaj

markaj, Bardhok Permarkaj, Fran Permarkaj, nga të cilët njëri prej tyre, shtetasi Bardhok Permarkaj ka qenë i armatosur me automatik. “Nga këto materiale hetimore rezulton se, më dt.28.05.2012, inspektori Lulzim Latifi i ka marrë kallëzim penal dhe deklarim shtetasit Françesk

Markaj, ka pyetur si person që ka dijeni shtetasi Anton Permarkaj, si dhe, në të njëjtën datë i ka marrë kallëzuesit Françesk Markaj procesverbal për heqjen dorë nga e drejta e ankimit. Nga ky material rezulton se kallëzuesi ka bërë kallëzim dhe pretendon se ditën në fjalë ka parë shtetasit Bardhok, Anton dhe Seferin Permarkaj, nga të cilët, shtetasi Bardhok Permarkaj ka pasur automatik”, - tha zyrtarisht prokuroria. Sipas hetimeve rezulton se familjarët e viktimave kanë deklaruar në polici se personat me të cilët kishin konflikt kanë ndjekur edhe djalin e xhaxhait te tij Kastriot Markaj, me shpejtësi deri në momentin që ata i janë afruar banesës së tyre. L.Bakillari


e ENJTE, 26 korrik 2011 www.mapo.al

kronikë

7

MAPO

Ekspertiza: Eleni u qëllua me 2 plumba nga mbrapa Ekspertizat e kryera pas vrasjes së laborantes Eleni Basho, nënë e dy fëmijëve, tregojnë se ajo është qëlluar nga mbrapa me dy plumba. Prokuroria thotë se pak metra para se të shkonte në banesën e saj, Eleni Basho është qëlluar nga një person, i cili është larguar së bashku me armën e krimit. Gëzhojat dhe predha e gjetur në vendngjarje tregojnë se

bëhet fjalë për një armë tip pistoletë e kalibrit 9 mm, ndërsa distanca nga e cila është qëlluar nuk ka lënë gjurmë të faktorëve plotësues të qitjes në rrobat e viktimës. Kjo, sipas ekspertizës tregon se ajo është qëlluar nga një distancë jo shumë e afërt. “Distanca e qitjes është jashtë veprimit të mbeturinave të faktorëve plotësues të qitjes. Ndërsa në bazë

të akt-ekspertimit tekniko-kimik ka rezultuar se në pallton objekt ekspertimi të shtetases Eleni Basho dëmtimet janë shkaktuar nga kalimi i më shumë se një predhe. Drejtimi i qitjes është nga mbrapa-përpara, lehtësisht nga e djathta në të majtë”,- thuhet në akt-ekspertimet e kryera menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Prokuroria mbyll hetimet për Ilia Bashon: Nuk gjetëm prova për vrasjen e Elenit Pas lirimit nga qelia, Ilia Basho lirohet edhe nga akuza e implikimit në vrasjen e bashkëshortes. Vendimi i prokurorit: Ekziston dyshimi ndaj Bashos, por nuk mbështetet në prova. Kjo është në favor të tij Leonard Bakillari

Tiranë Prokuroria e Tiranës ka liruar nga akuza, por jo nga dyshimet Ilia Bashon, bashkëshortin e Eleni Bashos, e vrarë më 2 shkurt të këtij viti në periferi të kryeqytetit. Pesë ditë më parë, prokurori Etian Kapo ka firmosur pushimin e hetimeve ndaj Bashos, i cili u arrestua 20 ditë pas ngjarjes së rëndë si i përfshirë në vrasje, në cilësinë e organizatorit, por pa mundur të gjendet bashkëpunëtori i dyshuar. Në vendimin e pushimit, që mban datën 20 korrik, prokuroria argumenton se dyshimi ndaj Ilia Bashos nuk mund të mbështetet në prova të tjera dhe për këtë arsye hetimet ndaj tij nuk mund të vazhdojnë. “Nga veprimet hetimore rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm në lidhje me veprën penale për të cilën hetohet Ilia Basho, por nuk është bërë e mundur që ky dyshim të mbështetet me prova të tjera. Në nenin 4 të Kodit të Procedurës Penale theksohet se çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit. Pra, përderisa dyshimet në lidhje me kryerjen e veprës penale për të cilën hetohet shtetasi Ilia Basho nuk gjejnë mbështetje në prova, atëherë këto dyshime çmohen në favor të shtetasit Ilia Basho”, - thuhet në vendimin e pushimit të hetimeve. Ky vendim vjen pas një tjetër kërkese të prokurorisë, për ndryshimin e masës së sigurimit për të arrestuarin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke mos dhënë asnjëherë shpjegim se përse ky person u arrestua dhe u lirua me kërkesë të prokurorisë, pa pasur një provë të fortë që

Ilia Basho

Vendimi mbi pushimin e hetimeve

e implikon atë në vrasjen e bashkëshortes. Pas hetimeve 6-mujore të kryera për këtë çështje, prokuroria thotë se janë pyetur shumë persona dhe janë kryer një sërë veprimesh, të cilat nuk kanë bërë të mundur gjetjen e provave dhe autorëve të vrasjes së Eleni Bashos. Mirela Zharkalli, motra e të ndjerës, gjatë

deklarimeve të saj pas ngjarjes ka thënë se nga bisedat e zhvilluara me Elenin ka mësuar se marrëdhëniet bashkëshortore mes saj dhe Ilias kishin filluar të acaroheshin. Të njëjtin fakt ka deklaruar edhe vëllai i viktimës, shtetasi Vasil Dodi, i cili ka thënë se marrëdhëniet mes Elenit dhe Ilias ishin acaruar pasi viktima

kishte gjetur një SMS në telefonin e bashkëshortit të saj, të dërguar nga shtetasja Yllka Shehaj. E pyetur për këtë çështje, Shehaj ka pranuar faktin e një lidhjeje intime me shtetasin Ilia Basho, ndërsa ka pranuar se kishte dijeni se marrëdhëniet mes çiftit Basho kohët e fundit ishin acaruar. “Po sipas shtetases Yllka Shehaj, gjatë bisedave të zhvilluara ndërmjet saj dhe shtetasit Ilia Basho, ky i fundit ka marrë përsipër zgjidhjen e martesës me shtetasen Eleni Basho dhe më pas krijimin e marrëdhënies së re ndërmjet tij dhe Yllka Shehajt”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Ky fakt konfirmohet edhe nga një sms e gjetur në telefonin e Yllka Shehajt, si dhe nga dëshmitarë të tjerë të pyetur në kuadër të hetimeve të kryera për zbardhjen e vrasjes së Eleni Bashos. Jonuz Muça, i cili kishte marrëdhënie pune me çiftin Basho për shkak të biznesit të tyre, ka deklaruar se nga bisedat e zhvilluara me Ilian ka mësuar se ai do të divor-

cohej nga bashkëshortja e tij. “Në deklarimet e tij, shtetasi Jonuz Muça sqaron se pas vrasjes së shtetases Eleni Basho, Ilia i ka kërkuar atij që të shkonte dhe të takonte Yllka Shehajn, së cilës duhet t’i thoshte që këto dy muaj të mos takoheshin më dhe as të mos e merrte në telefon”, - sqaron prokuroria në vendimin e pushimit. Ngjarja për të cilën u arrestua Ilia Basho ndodhi më 2 shkurt të këtij viti pranë banesës së çiftit Basho në lagjen “Shkozë” të kryeqytetit. Eleni Basho, nënë e dy fëmijëve u qëllua nga një person i paidentifikuar vetëm pak metra larg banesës së saj. 20 ditë pas ngjarjes, me urdhër të prokurorisë u arrestua bashkëshorti i saj, Ilia Basho, i cili qëndroi në paraburgim për rreth 3 muaj, derisa organi i akuzës kërkoi në gjykatë lirimin e tij, edhe pse po vetë kishte kërkuar arrestimin dhe mbajtjen e tij në qeli. Basho u dyshua si organizator i vrasjes së bashkëshortes, ngjarje e cila sipas prokurorisë deri tani është e pazbardhur.

Mesazhi për të dashurën, që çoi Ilia Bashon në qeli Gjetja e një SMS në telefonin e Yllka Shehajt solli arrestimin e Bashos, por mungesa e provave direkte e liroi atë nga qelia Tiranë Konfliktet në çift, si dhe

dëshmitë e të njohurve të Eleni dhe Ilia Bashos, orientuan hetimin drejt këtij të fundit, si i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë. Një nga provat më të forta me të cilën prokuroria kërkoi arrestimin e Ilia Bashos, ishte një sms e gjetur në celularin e Yllka Shehajt, e cila kishte pranuar lidhjen intime me të dyshuarin.

Gjatë këqyrjes së telefonit celular të Shehajt, policia ka zbuluar një sms, ku Ilia i kërkonte asaj të kujdesej për fëmijët, nëse nuk do të realizoheshin synimet e tij. Mesazhi në fjalë nuk ka as datë dhe as orë dërgimi apo marrjeje, duke u kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të dyshuarit. Prokuroria thotë se përmbajtja e mesazhit është kjo: “Jeta ime, mbaji mend këto fjalë. Nëse ajo që dua nuk bëhet ashtu siç dua unë, të lutem ndihmo fëmijët e mi si të tutë. Të dua, të dua shumë. Te ora poshtë ke ca lekë, janë të tuat. E di ti dhe unë. Natën”. Ky mesazh është konsideruar nga prokuroria si një indice e mjaftueshme për të

hetuar ndaj shtetasit Ilia Basho, që fillimisht u dyshua si organizator i vrasjes së të shoqes. Pas gjashtë muaj hetimesh, organi i akuzës nuk mundit të sigurojë asnjë provë që mund të implikonte Bashon në vrasje, edhe pse dyshimet fillestare kishin të bënin me një divorc të mundshëm të çiftit Basho. Lidhja jashtëmartesore, marrëdhëniet e acaruara në çift, por dhe ndarja e pasurisë në rast divorci, sipas prokurorisë ishin të dhëna të mjaftueshme për të hetuar Ilia Bashon. Këto dyshime u konfirmuan edhe nga dëshmia e Yllka Shehajt, e cila ka pohuar se në fund të janarit të vitit 2012, pak kohë para vrasjes së

Eleni Basho

Eleni Bashos, Ilia i ka kërkuar që takimet për çështje pune me Elenin t’i zhvillon pasdite, jo paradreke siç i kryenin normalisht. “Gjithashtu, po sipas shtetases Yllka Shehaj, pas ngjarjes së datës 2 shkurt 2012, ku mbeti e vrarë shtetasja Eleni Basho, shtetasi Ilia Basho i ka kërkuar asaj që të fshihte aparatet telefonike që dispononte”, - thotë prokuroria. Por pavarësisht dëshmive dhe të dhënave të mbledhura, prokurori i çështjes pohon në vendimin e pushimit se këto dyshime nuk janë mbështetur në prova të tjera. Kjo sipas akuzës është arsyeja përse u pushuan hetimet ndaj Ilia Bashos.


8

MAPO

e ENJTE, 26 korrik 2011 www.mapo.al

ekonomi

Ambalazhet e plastikës, vihet taksa 100 lekë për kg Qeveria vendosi dje taksën e ambalazheve njëpërdorimshe të plastikës në masën 100 lekë/kg, e cila zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa për ambalazhet, të prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara

në vend u caktua në masën 50 lekë/kg. Ndërsa taksa e ambalazheve njëpërdorimshe të qelqit u caktua në masën 10 lekë/ kg dhe zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vendimi i qeverisë cakton administratën tatimore si përgjegjëse për monitorimin e

lëndëve të para që përdoren për prodhimin e ambalazheve të qelqit me një përdorim. Mënyra e monitorimit të lëndëve të para që përdoren për prodhimin e ambalazheve të qelqit me një përdorim përcaktohet me udhëzim të ministrit të Financave.

BSH ul “çmimin” e lekut në minimumin historik, 4%

Godina e Albpetrolit

Albpetrol merr licencën për tregtimin e energjisë elektrike Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në një mbledhje të kohëve të fundit vendosi të licencojë Albpetrolin në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike dhe furnizuesit me shumicë të saj për një afat 5-vjeçar Blerina Hoxha

Përveç nxjerrjes së naftës, Albpetrol do të jetë edhe një operator i fuqishëm në tregun e energjisë elektrike me shumicë dhe në tregtimin e saj. Enti Rregullator i Energjisë i ka miratuar dy leje kompanisë shtetërore të naftës. Njërën, për akses në furnizimin me energji elektrike direkt nga rrjeti i transmetimit, dhe leja tjetër ka të bëjë me tregtimin e energjisë. Të dyja lejet janë dhënë në kohën që kompania është përfshirë në tenderin për privatizimin e saj. Burimet në Ministrinë e Ekonomisë njoftojnë se dhënia e këtyre lejeve ndihmon në privatizimin e kompanisë, pasi është një aset shtesë për Albpetrolin në sytë e investitorëve. Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në një mbledhje të kohëve të fundit pasi shqyrtoi kërkesën e “Albpetrol” sh.a., si dhe relacionin e Drejtorisë së Licencimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike, vendosi ta licencojë atë në aktivitetin

e tregtimit të energjisë elektrike për një afat 5-vjeçar. Po për këtë afat u dha edhe licenca për aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë. Që nga momenti që është miratuar formula për privatizimin e Albpetrolit, qeveria dhe entet e tjera kanë miratuar një sërë aktesh për rritjen e vlerës së kompanisë. Vendimi më madhor në këtë drejtim lidhet më të drejtën ekskluzive të kërkimit të naftës në det dhe në disa zona të tjera ku ka studime gjeologjike, por nuk ka

Të dyja lejet janë dhënë në kohën që kompania është përfshirë në një tender për privatizimin e saj. Burimet në Ministrinë e Ekonomisë njoftojnë se, dhënia e këtyre lejeve ndihmon në rritjen e vlerës së Albpetrolit në prag shitjeje

ende kërkime për shfrytëzim. Gjithashtu është në procedura një leje për përpunimin e naftës dhe së fundi nëpërmjet Entit Rregullator, Albpetrol merr të drejtat e një operatori potencial në tregun e energjisë elektrike. Privatizimi i kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës është shtyrë për në shtator, por ndërkohë janë të interesuara 12 kompani për blerjen e saj, ndër të cilat edhe rusët e “Gazproom”. Nga ana tjetër, qeveria nëpërmjet licencave të reja që i ka dhënë Albpetrolit synon të arkëtojë një vlerë sa më të lartë në buxhet, e cila është e vështirë të arrihet në kushtet e krizës së thellë ekonomike që ka prekur Eurozonën. Sipas ofertës së shitjes, Albpetroli është ndarë në 13 360 997 aksione nominative me një vlerë 1000 lekë secila. Kompanitë që ofrohen për blerjen duhet të kenë të paktën 80 milionë euro likuide në cach, ndërsa kapitali i tyre duhet të jetë mbi 100 milionë euro. Kryesore që duhet të përmbajnë ofertat e kompanisë që synojnë Albpetrolin është sasia në euro e çmimit total që kandidati ofron për blerjen e aksioneve. Albpetrol realizon të ardhura vjetore në masën e 70 milionë dollarëve në vit. Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat vjetore të kompanisë i kalojnë të 72 miliardë lekët, duke e renditur atë në një nga kompanitë më të mëdha në vend të zotëruara nga shteti. Sipas afateve zyrtare, tenderi për shitjen e Albpetrolit duhet të përfundojë brenda muajit shtator.

Banka e Shqipërisë ka ulur normën ciar të saj gjatë gjysmës së parë të bazë të interesit me 0.25 pikë përq- vitit 2012. Inflacioni i çmimeve të indjeje, duke e çuar në 4%, niveli më konsumit, treguesit e deficitit buxi ulët historik. Lajmi u bë i ditur nga hetor dhe të borxhit publik, bilanci guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i pagesave dhe gjendja financiare e Ardian Fullani dje, menjëherë pasi sistemit bankar rezultuan të qënKëshilli i Mbikëqyrjes mori këtë drueshme apo në përmirësim. Në vendim. Me këtë ulje synohet një qa- veçanti, sektori financiar i vendit rkullim më i madh i parasë në eko- mbetet i mirëkapitalizuar, likuid dhe nomi, me interesa më të ulëta për i aftë të ushtrojë funksionin e tij të kreditë dhe depozitat. Sipas guver- ndërmjetësimit. Nga ana tjetër, gjatë natorit, ulja e prodhimit të energjisë kësaj periudhe, ekonomia shqiptare dhe tkurrja e ndërtimit ndikoi neg- është përballur me disa goditje të ativisht në ecurinë e Prodhimit të ofertës, me lëvizje strukturore në Brendshëm Bruto për tremujorin e tregjet e brendshme financiare, si parë. Ai e vuri theksin në faktin se dhe me një kërkesë të ngadaltë të brendshme dhe ka mungesa të të huaj. Këto zhstimulit fiskal. Inflacioni i çmimeve të konvillime ndikuan “ Të ardhurat sumit, treguesit e deficitit në rënien e PBBbuxhetore kanë së në tremujorin qenë të ulëta, por buxhetor dhe të borxhit publik, e parë të vitit dhe qeveria ka ulur bilanci i pagesave dhe gjendja njëkohësisht shpenzimet dhe financiare e sistemit bankar vështirësuan vede f i cit i ë sht ë rezultuan të qëndrueshme apo primin e politingushtuar në 2% në përmirësim kave stabilizutë PBB-së”, - tha ese mbi kërkesën Fullani. Investimet private janë të ulëta, ndërsa in- agregate. Informacioni ekonomik i dividët po kursejnë më shumë. Që zotëruar për tremujorin e dytë të nga gushti i vitit të kaluar, BSH ka vitit është i pjesshëm. Të dhënat e ulur katër herë normën bazë të in- tërthorta të disponuara sinjalizojnë teresit dhe ajo aktualisht është një gjallërim të ngadaltë të ekono4.25%. Por kjo ulje nuk është reflek- misë në këtë periudhë. Analiza e tyre tuar shumë në koston e parasë, tek- mbështet vlerësimin për vijimësi të sa interesat e kredive në lekë kanë ecurisë së dobët të kërkesës agregate, mbetur të larta. Fullani tha dje se, veçanërisht të asaj të brendshme. Nga ndonëse në një kontekst global gjith- ana e prodhimit, pritet që dinamika e një e më sfidues, ekonomia shqiptare shfaqur nga sektorët e ekonomisë në ka vijuar të ruajë parametrat e sta- tremujorin e parë të vitit të mbartet edbilitetit makroekonomik dhe finan- he në tremujorin e dytë të tij.

Adrian Fullani

Themelohet Komiteti Kombëtar, ICC Albania Komiteti Kombëtar i ICC (International Chamber of Commerce, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë) në Shqipëri u themelua zyrtarisht dje me emrin ICC Albania. Fillimisht, njohja zyrtare për themelimin e ICC Albania u miratua nga Këshilli Botëror i ICC (organi më i lartë drejtues i ICC) në Paris, më 29 qershor 2012. Në takimin e Komitetit Kombëtar të ICC Albania që u mbajt në Tiranë, të gjithë anëtarët themelues ranë dakord për themelimin si dhe zgjedhjen e Z. Seyhan Pencabligil, aktualisht në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Anëtarit të Bordit Drejtues të BKT-së, si Kryetar i ICC Albania. Themeluar në Paris më 1919, ICC është një organizatë biznesi botëror që ka si qëllim kryesor shërbimin ndaj biznesit botëror duke

promovuar tregtinë dhe investimet, tregjet e hapura për të mira dhe shërbime, si dhe qarkullimin e lirë të kapitalit. Duke patur kontakte të drejtpërdrejta në qeveritë kombëtare të të gjithë botës nëpërmjet komiteteve të saj kombëtare, ICC ndihmon qindra e mijëra anëtarët e saj në 120 shtetet anëtare për të njohur dhe përballuar sfidat dhe mundësitë e globalizimit, kontribuon në rritjen ekonomike globale, si dhe në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies. Sekretariati Ndërkombëtar i ICC-së përshtat pikëpamjet e biznesit në organizmat ndërqeveritarë si Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, G8, G20 etj., mbi çështjet që ndikojnë direkt në operacionet e biznesit.


sociale

Ankesat e qytetarëve gjatë 1 viti

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

66 594

qytetarë/subjekte i janë drejtuar Bashkisë për të marrë informacione, kryer aplikime etj.

22 682

qytetarë/subjekte kanë bërë aplikime me shkrim nga muaji gusht 2011-korrik 2012

MAPO

9

814

22 198

qytetarë/subjekte kanë marrë përgjigje për aplikimet me shkrim (gusht 2011-korrik 2012)

qytetarë janë takuar vetëm me kryetarin e Bashkisë, 46 takime janë kryer me qytetarët çdo të premte

Basha bën bilancin e punës: Për një vit ndamë 24 mijë tapi Kreu i Bashkisë analizon punën 1-vjeçare: Lehtësitë fiskale mundësuan punësimin e 6 091 personave në një vit dhe shtuan numrin e bizneseve të reja

Premtimet e mbajtura për një vit • Ulja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore • Hapja e sportelit për lejet dhe licencat • Rritja e numrit të të punësuarve • Heqja e taksave për ndërmarrjet që punësojnë mbi 50 punonjës • Dhënia e lejeve për hipotekimin e apartamenteve • Përfundimi i Planit të ri Urbanistik • Hartimi i projektit për Tramin • Projekti për Unazën e Madhe • Qendra për menaxhimin e trafikut • Rehabilitimi i Parkut të Liqenit • Parkimi nëntokësor në sheshin “Italia” • Hapja e sheshit “Skënderbej” • Rikonstruksioni i 180 rrugëve • Mbjellja e 3850 pemë në kryeqytet • Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit • Marrja në administrim e Ujësjellësit • Karta Bashkiake e Studentit • Shtimi dhe rehabilitimi i qendrave sociale • Ndarja e kredive të strehimit për 409 familje • Nisja e punës për ndërtimin e xhamisë së re • Nisma për ndërtimin e varrezave murale

Jonida Tashi Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka bërë bilancin e punës së tij për një vit në qeverisjen e kryeqytetit. Në krye të arritjeve të tij kryesore gjatë vitit të parë të mandatit, Basha ka vlerësuar zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Krahas reduktimit të taksave për biznesin e vogël, sipas tij, në harkun kohor të një viti në Tiranë janë punësuar 6 091 persona. “Nga data 1 gusht 2011 deri më sot janë regjistruar 1202 biznese më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë ose 30% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga këto janë shtuar 991 biznese të mesme, janë çregjistruar 58 të tilla, janë shtuar 4524 biznese të vogla dhe çregjistruar 586 të tilla, janë regjistruar 209 biznese VIP, sipas kategorizimit të Tatim-Taksave dhe çregjistruar 26 të tilla. Në total, në Tiranë, gjatë këtij viti janë shtuar 5 724 biznese dhe çregjistruar 670 të tilla, në krahasim me një vit pararendës, ku u regjistruan 5 270 biznese dhe u çregjistruan 1416 të tilla. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Tatim-Taksave, gjatë këtij viti në Tiranë sektori privat punësoi 6 091 persona , të cilët cilësohen të punësuar për shkak të pagesës së sigurimeve shoqërore (duke llogaritur edhe informalitetin, shifra pritet më e lartë). Shifrat totale të punësimit në Tiranë janë: 31 912 persona të punësuar dhe 25 821 të çregjistruar”, - deklaroi kreu i Bashkisë gjatë analizës. Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës ka përfituar një fond prej 700 mijë eurosh nga BEja për të mbështetur biznesin e vogël, çka do të nxisë edhe më tej shtimin e vendeve të reja të punës. Po kështu, Basha tha se Bashkia po punon që brenda një kohe jo të gjatë të vërë në funksionim një fond special për garantimin e kredive për biznesin e vogël. Hipotekimi Kryebashkiaku Basha ka folur edhe për procesin e hipotekimit të apartamenteve, një nga kryepremtimet e tij në fushatën elektorale. Për këtë proces, Basha tha se Bashkia e Tiranës ka përfunduar detyrimet e saj dhe ka përcjellë për në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive 5 781 apartamente, me përfitues direkt rreth 24 mijë qytetarë. Për më tepër kreu i Bashkisë sqaroi se në proces janë dhe 97 ob-

Kreu i Bashkisë së Tiranë, Lulzim Basha

jekte, nga të cilat 32 ose 1820 janë drejt përfundimit dhe 65 me shkelje teknike, të cilat do të trajtohen sipas memorandumit të nënshkruar me qeverinë, përkatësisht me Ministrinë e Transportit dhe atë të Drejtësisë. “Ka subjekte të cilat nuk janë paraqitur për të marrë lejen e përdorimit, për të bërë hipotekimin apo legalizimin, edhe kur kanë shkelur lejet e ndërtimit. Deri tani janë identifikuar 95 subjekte të tilla dhe janë futur në ‘listën e zezë’ të Bashkisë, që nënkupton refuzimin e çdo shërbimi nga Bashkia deri në plotësimin e detyrimit ndaj qytetarëve. Ndonëse procesi ka pasur vështirësitë e veta, ne kemi ecur përpara, u kemi dhënë mbi 24 mijë qytetarëve tapitë apo lejet e përdorimit dhe nuk do të pushojmë derisa çdo qytetar të ketë në dorë tapinë e banesës, pavarësisht nëse ka qenë apo jo pre ose viktimë e veprimeve të paligjshme të ndërtuesve dhe zhvilluesve”, - u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Projektet Në bilancin e punës së tij, Basha ka përmendur edhe hartimin e projekteve të mëdha infrastrukturore siç është Plani i ri Urbanistik, projekti teknik i të cilit do të jetë gati në muajin nëntor. Po kështu, kreu i Bashkisë tha se në bashkëpunim me BERZH-in po avancon realizimi i projektit për terminalin multimodal të pasagjerëve, ndërsa po punohet për modelin e financimit të tramit, interesi për të cilin nga kompani prestigjioze nga e mbarë bota është mjaft i madh. “Gjatë këtij viti është hartuar projekti për Unazën e Madhe, segmenti nga Shkolla

Punësimi 31 912 25 821 6091 1500 400

persona janë të punësuar në Tiranë është shifra totale e të çregjistruarve persona janë punësuar në sektorin privat të diplomuar do të punësohen vitin e ardhshëm persona do të punësohen deri në fund të verës

Bizneset 5724 670 1202 991 58 4524 586 209 26

biznese janë shtuar për një vit janë çregjistruar në këtë periudhë biznese më shumë janë regjistruar biznese të mesme janë shtuar biznese të mesme janë çregjistruar biznese të vogla janë shtuar biznese të vogla janë çregjistruar biznese VIP janë regjistruar biznese VIP janë çregjistruar

Hipotekimi

5781 24 97 32 65 95

apartamente janë dërguar në ZRP mijë qytetarë përfitojnë nga hipotekimi objekte të tjera janë në proces ose 1820 janë drejt përfundimit objekte janë shkelje teknike të lejes subjekte janë në “listën e zezë”

Teknologjike deri tek qendra ‘Kristal’, i cili do të tenderohet këto ditë; projekti për zgjerimin e rrugës së Elbasanit, i cili po zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Është drejt përfundimit projekti për sistemimin e shtratit të Lanës deri në urën e Shkozës, ndërtimi i së cilës do të bëhet nga qeveria shqiptare. Ka nisur puna për parkimin e parë nëntokësor në Tiranë, në sheshin ‘Italia’”, - u shpreh më tej Basha. Rikonstruksioni i 180 rrugëve të amortizuara, ngritja e qendrës për menaxhimin e trafikut, marrja në administrim e Ujësjellësit të Tiranës, ngritja e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, hapja e sheshit “Skënderbej”, vetëm 4 muaj pas marrjes së detyrës, shtimi i hapësirave të gjelbra, nisja e aplikimit për Kartën Bashkiake të Studentit, nga e cila do të përfitojnë shumë shpejt edhe studentët e universiteteve private; këto janë disa nga çështjet që kreu i Bashkisë i ka vlerësuar si arritje në punën e tij 1-vjeçare. “Gjithçka që kemi arritur në këtë vit të parë, e kemi arritur sepse qytetarëve u është rikthyer besimi tek ky qytet, besimi tek vetja e tyre, besimi tek e ardhmja. Kjo, pasi ne provuam se çfarë mund të arrijmë nëse lëmë mënjanë trumbetat e konfliktit politik dhe punojmë së bashku për të arritur atë që dëshiron çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike, moshës,origjinësapostatusitsocial”,-thaBasha. Sipas tij, gjatë një viti 66 594 qytetarë/subjekte i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës për të marrë informacione, kryer aplikime etj; ndërsa 814 qytetarë janë takuar vetëm me kryetarin e Bashkisë dhe të gjitha kërkesat e tyre janë trajtuar nga drejtoritë përkatëse.

PS: Basha dështoi me Tiranën, nuk mbajti premtimet Këshilltarët dhe krerët e minibashkive të majta akuzojnë Bashën për mosmbajtjen e premtimeve elektorale. Dalipi: Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat, zyra e kryetarit Basha i mbylli dyert më shpejt sesa i hapi Një vit nga drejtimi i Bashkisë nga Lulzim Basha, këshilltarët socialistë i kanë vënë përballë premtimet elektorale që bëri gjatë fushatës dhe që, sipas tyre, nuk janë mbajtur. “Sot qytetarët nuk i kanë marrë ende hipotekat, zyra e kryetarit Basha i mbylli dyert më shpejt sesa i hapi. Zoti Basha, as në kr-

ye të herës nuk arriti të bëjë diçka qoftë edhe të vogël për këtë qytet. Tirana nuk është sheshi i pazarit për klientë dhe miq të klientëve. Heshtja për goditjen e Parkut Kombëtar, që ju të gjithë e keni parë, mungesa e transparencës, mungesa e projektit, mungesa e lejes së ndërtimit, janë dëshmi tronditëse e barbarisë dhe shkatërrimit. Tirana rrezikon të mos jetë qyteti i qytetarëve, duke u tentuar të kthehet në peng të konfliktit të klientëve të qeverisë, i konfliktit politik brenda partisë zotit Basha, peng i interesave që vrasin çdo ditë transparencën dhe lartësojnë korrupsionin. Kryeqyteti po i largohet qytetarëve, ndaj po i kërkojmë kryebashkiakut t’ia kthejë atë komunitetit”, - u shpreh kreu i grupit të këshilltarëve të PS-së në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi. Po kështu, edhe të zgjedhurit

vendorë nga Partia Socialiste të disa njësive bashkiake në Tiranë kanë renditur një mori pakënaqësish dhe ankesash në drejtim të Bashkisë së drejtuar prej Lulzim Bashës. Ata u shprehën për moskoordinim të aktivitetit të njësive të tyre me Bashkinë e Tiranës, duke mos mundur të përfitojnë fonde, gjë e cila është duke u reflektuar në moseficiencën në shërbim të qytetarëve. Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, duke analizuar punën 1-vjeçare të Bashës, e quajti atë si të dështuar. “Sot banorët e Tiranës e dinë që qyteti i tyre nuk qeveriset. Prej 1 viti Lulzim Basha rri mbyllur në zyrë ditët kur nuk është jashtë vendit. E aq rrallë sa del, i këput ndonjë të qeshur. Pas tij është Mon Kukaleshi, i famshmi kunat. Personazhi tipik që zhvat dhe qindarkat nga letra e boja e printit, pos-

terat, aktivitetet e deri te lejet, licencat, taksitë, plehrat dhe gjithçka kalon Bashkinë e Tiranës. E pas kunatit të shokut Lul është Kapterri. Personazhi gati komik, që brenda Bashkisë godet gratë pasi pushohen nga puna, e jashtë Bashkisë sekuestron kanaçe dhe karrocat e romëve, që po iu prishin shefave biznesin e riciklimit të parave. Luli, Moni dhe Kapterri. Këta janë njerëzit që sot mbajnë pushtetin në emër të

qytetarëve të Tiranës. Për të tjerat, mendon Sali Berisha”, - deklaroi Tahiri. Sipas kreu të socialistëve të Tiranës, zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë mundësia për shpagim dhe për të ndezur shpresën. “Për shpagim ndaj atyre që tallen në karrige me taksat e qytetarëve dhe përqindjet e klientëve, ndaj atyre që votën e qytetarëve e kanë biznes dhe po kështu kanë edhe qeverisjen. Zgjedhjet e ardhshme janë shpagimi i qytetarëve të ndershëm ndaj matrapazëve dhe dallkaukëve, për t’u dhënë vetë qytetarëve mundësinë të qeverisin vërtet”, - tha Tahiri. Më tej ai renditi një sërë premtimesh të pambajtura nga Lulzim Basha, si: ulja e taksave, mjedis të pastër e të gjelbër, takimet intensive me qytetarët, hipotekimin e shtëpive apo marrjen fund të mësimit me dy turne në shkolla.


OpEd

10

MAPO

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

01

Njeriu vetëm, është në shoqëri të keqe.

02

Një kokë boshe nuk është në fakt bosh; është e mbushur me hedhurina. Prandaj është vështirë të përpiqesh të fusësh diçka në një kokë bosh.

03

Zhgënjimi është njëfarë falimentimi-falimentimi i një shpirti që shtrihet shumë në shpresë e pritshmëri. Eric Hoffer, shkrimtar amerikan

Opinione dhe Editoriale

Bujar Kapexhiu Nga

Dimri i Krismës së Madhe D

o t’ju tregoj në vazhdim pse asnjë shqiptar nuk duhet të vdesi pa e lexuar romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Sapo kisha mbaruar shërbimin ushtarak. Një kombinim i largët krushqinor bëri që një Shefe Kuadri të shqiptojë para meje dhe për mua pohimin më paradoksal që më kanë zënë veshët: “Ti je yni. Eja të nisësh punë që nesër”. “I tyre”! Unë “i tyre”?! Unë që për shkak të mbiemrit tim që në mendjen “e tyre” në zbatim të principit të Luftës së Klasave asociohesha me herezi që meritonon jo më pak se 50 varje në litar, 100 pushkatime dhe të paktën nja dhjetë djegie në turrën e druve: Shahin Ypi i pari rilindas, Abdyl Ypi i Kongresit të Lushnjës, Xhaferr Ypi ministër dhe Kryeministër “kolaboracionist” dhe “kuisling” me damkë, dhe, më e pabesueshmja, Adnan Ypi, majori i NATO-s që stërviste diversanta në Gjermani. Ah jo, o komunista. “I juaji” isha, jam e do jem, po aq sa i një komuniteti alienësh që bënte plane për të zbritur në tokë me UFO pas miliona vjetësh. Megjithatë, ndoshta falë mosinformimit, keqinformimit, “mungesës së vigjilencës”, apo thjesht budallallëkut fatlum të shefes në fjalë, unë që kisha të paktën nja pesë vite që brenda kokës ndryja herezinë e herezive, atë të madhen fare, si e si të arratisesha nga burgu i rrethuar me tela me gjemba i quajtur “Vendi im”, nisa punë në një zyrë projektimi. Ku ndejta tre apo katër vite. Falë dy gjërave që tashmë i dija, punës dhe gojëkyçjes. S’po përsëris këtu një numër peripecish të rrezikshme nga ajo, zyrë që i kam bërë të ditura para ca kohësh, për të cilat të interesuarit mund t’i hedhin një sy shkrimit me titull “Robert Harito”. Roberti inxhinier, unë ende jo, punonim në një sallë të madhe diagonalisht karshi njëri-tjetrit. Eh sa shkelje syri kemi këmbyer unë dhe i madhi Robert Harito me gomarllëqet që dëgjonim të thuheshin në atë sallë, ku prej nja dhjetë vetash me siguri gjysma ishin spiuna. Kjo zyrë ndodhej në katin e katërt të një godine fare pranë kryqëzimit ‘21 Dhjetori’, pothuajse përballë shtëpisë botuese ‘Naim Frashëri’. Pranë njërës dritare të kësaj godine, në praninë e spiunave, me sytë e përhumbur drejt kryqëzimit të famshëm ku gjatë gjithë ditës nuk kalonin më tepër se nja njëzetë makina, prej të cilave dhjetë ishin të policisë, tre a katër autobusa rrangalla, nja dy kamiona buke, të tjerat ZIS-a ngarkuar me llaç, rrëketë e të cilit binin mbi shesh, Roberti pati guximin të bëjë një Profeci që i shtangu të gjithë: Pas dhjetë vitesh, do kem makinë private! Makinë shtetërore, e shumta ndonjë FIAT polak, mund të kishin vetëm kuadrot, drejtorët, ministrat. Të gjithë u tmerruan. Edhe unë dhe vetë Roberti nga ai guxim i çmendur. Por Profecia e Roberit ishte e tillë që fluturoi aq larg dhe lart në kohë e hapësirë, saqë për spiunët që nuk u besuan veshëve dhe heshtën, ishte e pa perceptueshme. U

sipas meje Edison Ypi

deshën pak më tepër se dhjetë vite që profecia e Robertit të materializohej, pra që bashkë me Robertin edhe unë dhe shumë të tjerë të kishim makinë, por si Profeci që qe, pati një aproksimativitet të admirueshëm. Nga dritaret e asaj salle projektimi, me hapa të ngadaltë duke ngritur rrallë kokën, shihnim hera-herës edhe Ismail Kadarenë tek kalonte në trotuarin përballë, për të vajtur në Shtëpinë Botuese. Madje mbi po atë trotuar shihnim jo rrallë edhe Zonjën e Madhe të Kohës së Pamjaftueshme, perrinë e ujrave, brymrave, mjegullave, Zanën e epeve dhe legjendave, Helena Kadarenë. Një mëngjes Roberti hyri në zyrë jo si zakonisht. Pa përshëndetur, me trupin drejt dhe me një hap pothuajse ushtarak, vajti u ul në tavolinën e vet. Hodhi sytë rretherrotull në një mënyrë të tillë për t’u bërë të tjerëve të qartë se atë ditë nuk u a kishte ngenë dhe duhej që për të mirën e tyre të mos i afroheshin, dhe nxori nga çanta diçka të mbështjellë me një gazetë. Kjo sjellje e pazakontë e Robertit më bëri ta ndjek me sy nga qoshja ku isha strukur, për të dalluar të paktën çfarë ishte ajo gjëja që miku im Robert nxori nga çanta dhe u përmbys mbi të. Pas pak kuptova se Roberti gjënë e nxjerrë nga çanta po e lexonte. Kaloi kështu një ose dy orë. Gjatë kësaj ore Roberti m’i drejtoi sytë disa herë me një lloj shprehje që dukej se thoshte: Kij durim. Do të tregoj disa gjëra që do mbetesh pa mend. Kur më së fundi edhe durimi im për të mësuar se çfarë kishte bërë vaki edhe durimi i Roberit për ta ndarë me mua atë fshehtësi morën fund, Roberti, e mblodhi përsëri në gazetë atë që po lexonte, dhe nuk e futi në çantë, e fshehu tinëz nën xhaketë, u ngrit nga tavolina, ma bëri me sy “eja të dalim jashtë”. Me të dalë, Roberti nxori nga gjiri gjënë e mbështjellë me gazetë, dhe nisi të flasi vrullshëm: shtë romani i ri i Ismail Kadaresë. Quhet “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Mezi arrita ta marr me fashikuj të palidhur në shtypshkronjë me anë të një mikeshe. Mijëra kopje janë marrë që tani nga shtypshkronja, kështu, të pa lidhur, me fashikuj. Nuk dihet si do vejë kjo punë. Ndoshta i gjithë tirazhi do shpërndahet në këtë mënyrë. Kush punon në atë shtypshkronjë po merr nga dy e nga tre e nga katër “Dimra” me fashikuj të palidhur. Pastaj më tregoi disa faqe ku flitej për ca gjëra të cilat në atë kohë shqiptarët nuk guxonin t’i shihnin as në ëndërr se u ikte koka: Një partizan që mburrej se kishte marrë pjesë në një luftë me gjermanë, ndërkohë që pikërisht ato ditë kishte qenë i sëmurë me bark. Një shef kuadri të lidhur me Siguri-

Ë

min, që mbante shënime në një bllok me kapakë të zinj gjithçka që i dukej e dyshimtë. Një veteran me një cifël bombe në kokë, që më tepër se gjithçka në botë urrente shkrimtarët etj. etj. Ia arrita edhe unë që qysh të nesërmen të siguroj një kopje të romanit me fashikuj të pa lidhur, që mund të mbahej vetëm mbështjellë me gazetë, se përndryshe i fluturonin fletët. Ajo që ndodhi në ditët e mëpastajme ishte sa e rrëmujshme, e çuditshme, e pabesueshme. Por më tepër entuziazmuese. Ishte një entuziazëm i çuditshëm, i brendshëm, i pa shprehur dhe i pa shprehshëm, që komunikohej nga njëri te tjetri dhe te të gjithë me frikë dhe heshtje si një krisëm e heshtur. Po ashtu, mes heshtjes dhe frikës, u muar vesh se tirazhi 25 mijë kopje u shit i tëri nën banak, pa dalë fare nëpër vitrina. S’do mend që Roberti dhe unë nuk ishim të vetmit që e përpimë. Fjala ndërkohë kishte marrë dhenë. Por atmosfera e shkaktuar nga kjo krisëm edhe shurdhuese edhe e heshtur vazhdonte të ishte tepër e çuditshme. Megjithëse u përkiste të gjithëve, pra megjithëse ishte një fakt efektivisht publik, nuk u bë kurrë një fakt formal publik. Me muaj të tërë unë dhe Roberti nuk mund të mos dilnim të paktën një orë në ditë për t’i thënë njëri-tjetrit ato që çkishim qëmtuar nga leximi natën e kaluar: ër djemtë dhe vajzat e Broduejit, që bënin mbrëmje me muzikë perëndimore me manjetofona që u këputeshin shiritat që mezi i ngjisnin. Për Mark Zavalinën e deklasuar që, pasi u merrte erë mbathjeve të plazhit të sapo provuara te rrobaqepësja, bënte seks me të bijën e një zëvendësministri komunist. Për plakën Nurihan, borgjezen, e cila pasi kishte strehuar një partizan të plagosur, atypëraty në shenjë falenderimi kishte marrë nga një tjetër partizan një copë letër të zhubravitur me ca fjalë falenderimi, copë letër kjo të cilën Nurihani e vlerësoi menjëherë si dokumentin zyrtar, çekun bankar, tapinë, hipotekën, më të rëndësishme që kishte mbajtur ndonjëherë ndër duar tërë jetën. Për borgjezë që këmbejnë vizita me njëri-tjetrin, duke bërë shakara inteligjente plot humor inteligjent, të zi dhe të kripur, si dhe për të këmbyer habere që i dëgjonin nga radiot e huaja. Kështjellën mesjetare të Kremlinit, që krahasohej me pubisin e një vajze. Çka, pavarësisht se sot qejfi është bërë det, dhe pubisat e vajzave janë bërë midhje, në atë kohë i habiti të gjithë së tepërmi. Një fshat fukara që mburrej me numrin e dëshmorëve. Për Besnik Strugën, i cili gjatë një darke në Pallatin e Brigadave dëgjon pas shpine një ministër të shëndoshë që flet dhe një skilipec që hesht, por kur kthen kokën për herë të dytë, mëson se ministri kishte qenë skilipeci që heshtte dhe i shëndoshi tjetri që fliste. Për shefin e kuadrit që zilepsej dhe murrëtohej nga zilia për vajza të krehura bukur me flokët si ujëvara të vogla që përmbytin botën me ëmbëlsi. Për një thikë të florinjtë që nuk ngulet si gjithë thikat nga jashtë brenda trupit të një të

P

Ndalu beg se ka hendek gjalli, por nga brenda jashtë trupit të një të vdekuri. Për flokët e dëborës që binin nga qielli mbi supet e njerëzve si lajmëtarë për t’u bërë atyre të ditur se ëndrrat dhe realiteti nuk janë aq larg sa duken, e plot, e plot, e plot të tjera. Ka edhe një kapitull për kurvin, thoshte Roberti, por s’ka asnjë rëndësi para këtyre të tjerave. Po pra, e plotësoja unë, se në këtë roman komunistat janë të gjithë budallenj, tuhafë, të trashë, të njëllojtë, si drunj, si tulla, të ftohtë, të pajetë, si kufoma. Ndërsa të deklasuarit janë plot lëng, plot jetë, të ngrohtë, inteligjentë, të gdhendur, të vërtetë, variacionalë, dhe, për më tepër, me shpresë. Me muaj e muaj të tërë, jo vetëm unë me Robertin dhe Roberti me mua, edhe unë me miqtë e mi dhe Roberti me miqtë e tij, nën zë, s’flisnim për tjetër gjë veçse për krismën e heshtur. Njëri nga spiunat e zyrës, i cili gjatë gjithë atyre muajve nxinte, një ditë s’u përmbajt: Unë, tha me një neveri dhe pezm të pa fshehur, atë roman do ta lexoj, por vetëm kur të dal në pension. Ndërkohë, një tjetër spiun i një kati më poshtë, tip i pështirë i ardhur nga klasa punëtore, që aty s’bënte asnjë punë; dhe një tjetër i një kati më lart, që merrej me arshivën, një turi skuth ky të cilin e morëm vesh se ishte spiun vetëm pas ‘90-ës, bashkë me disa tipa të tjerë të panjohur, nisën t’i shpeshtonin vizitat në zyrën tonë, ku hynin, silleshin disa minuta vërdallë, dhe dilnin. Në këto kushte unë dhe Roberti nisëm të ishim më të kujdesshëm. Por megjithatë e bëmë një projekt për t’i mbledhur në një të ardhme dromcat heretike të të gjithë librave të Ismailit. Projekt që, për fat të keq, ende nuk e kemi realizuar. Por unë nuk i kam hequr ende shpresat. Me siguri dikush tjetër në të ardhmen nuk do ta lerë pa e bërë atë punë. Që nuk është punë e vogël. Se ato dromca në ato libra janë me mijëra. Dhe ç’është më e bukura, “Dimrin”, apo cilindo libër të tij, sa herë ta lexosh, gjithmonë gjen të tjera. Dalja dhe leximi i këtij libri, pra, ishin një gjë fort e çuditshme. Vet’ libri nuk kishte absolutisht asgjë të përbashkët me asgjë të shkruar pas luftës. Ishte, në të njëjtën kohë, edhe i zhurmshëm edhe i heshtur, edhe i lejuar edhe i ndaluar, edhe tejet i pëlqyer prej dashamirëve të letërsisë sa dhe i urryer prej fanatikëve injorantë të regjimit. Ndërkohë Ismailin e thërrisnin në takime të detyruara me Klasën Punëtore. Kam qenë në një nga këto takime në Uzinën Traktori. Ç’të dëgjoje. Ku është në atë roman roli pararojë i Klasës Punëtore si klasë në fuqi?! Ku është vigjilenca proletare? Pse e ke bërë kopertinën në ngjyrë muti?

Ku janë të rinjtë revolucionarë të pa molepsur me manjetofona me shirita dhe zuska?! E të tjera e të tjera, ndërkohë që Ismaili strukej e strukej. Por, pavarësisht nga dallgët e llumit që zagarët e regjimit hidhnin mbi ‘të, e vërteta është se Ismaili nuk u la kurrë vetëm. Sa për të dhënë një shembull, më kujtohet si tani, në po atë mbledhje, një tornitor guximtar, që kurrsesi nuk ishte, si mund t’i vejë mendja ndonjërit sot, provokator, u ngrit e tha pa i bërë tërr syri: O njerëz, Kadareja është shkrimtar, Kadare bën Art. Shkrimtari nuk mund të shkruaj në roman, për shembull, sa boshte tornova unë sot. Vura re sesi fjala e tornitorit Kadaresë ia liroi gjoksin. E të tjera e të tjera. Ajo që budallenjtë dhe perversat e sotëm nuk kuptojnë ose bëjnë sikur nuk kuptojnë, është kjo: adare i ruante dhe i mbronte me shumë sakrifica, me shumë mundim, me shumë lodhje librat e tij. Për Ismailin asgjë tjetër nuk ishte më e rëndësishme se librat. Për to ai është kujdesur dhe kujdeset dhe i mbron me butësinë dhe egërsinë që gjithçka e gjallë mbron pjellën e vet. Ndonjë shkrim i rrallë gazete me terma konformistë, të cilave shkrime më tepër se kushdo tjetër, më tepër edhe se vetë regjimi i atëhershëm, po u japin rëndësi ca zagarë të sotëm, janë me rëndësi absolutisht të papërfillshme krahasuar me shërbimet e paçmuara që Kadare i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas disa muajve Roberti dhe unë i bëmë një vizitë në shtëpi Ismailit. Pak minuta pasi të tre nisëm të flasim krejt njëlloj si unë e Roberti fshehtas gjatë shëtitjeve te ‘21 Dhjetori’, Ismaili, nga frika prej çdo të papriture, mbylli me kyç dy dyert e apartamentit. Kam qenë për vizitë tek Ismaili edhe gjatë kohës që kisha vëllain në burg, dhe muhabeti vazhdoi të ishte krejt njëlloj, shpotitjet dhe talljet po ato, të bëra me të njëjtën lehtësi, me të njëjtin besim reciprok. Kadare është ai që nuk e la qiriun të fiket. Kadare nuk e la shpirtin e shqiptarit të shprishet. Me anën e Dimrit të Vetmisë së Madhe, kësaj krisme të pazëshme të hatashme, Kadare arriti ta ndante diktaturën në mes: Si bota para e pas Krishtit, edhe Shqipëria nuk qe më e njëjta para dhe pas “Dimrit”. Janë shkruar romane edhe këto vite. Por krahasuar me “Dimrin” e Kadaresë janë më pak se asgjë. Prandaj, nuk mund të lihet pa u lexuar “Bibla” dhe “Kurani”, nuk mund të lihet pa u dëgjuar muzika më e bukur, krisma më e fuqishme letrare e diktaturës shqiptare, “Dimri i Vetmisë së Madhe”.

K


E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

11

Mision i tij i parë, siç shihet prej shkrimeve të tij, kishte qenë plandosja e borgjezisë, që nënkupton rrymave borgjeze brenda Federatës Jugosllave, që nënkupton prerja e kokës e të gjithë atyre që, në një formë a në një tjetër, synim kishin që ta imitonin rregullimin politik të Europës apo të ShBA-ve në shtetin jugosllav. — Berat buzhala

Ban Ki Moon në Kosovë – asgjë më shumë se kujtesë për problemet serioze të vendit

“Hajd Parku” i Vetonit V

etoni, i ulur diku në një qoshe të ndërtesës së Rilindjes, të nxirë nga tymi i cigareve Bozhur dhe me një makinë shtypi Olimpia para vetes, kishte vendosur që në baza individuale ta parandalonte ekspansionin politik europian më në lindje të Austrisë. Ja si e sheh ai lirinë e shprehjes dhe Jugosllavinë e Titos, në fund të vitit 1986. I riu Veton Surroi, fare në fund të vitit 1986, kishte vendosur të merrej me tema kapitale, me të cilat kryesisht merreshin veteranët e politikës jugosllave, që në shtëpi të tyre i kanë pasur së paku një palë rroba të partizanëve me plot dekorata, të cilët për çdo 29 Nëntor dukeshin si bredha të Vitit të Ri. Kjo ishte periudha kur Jugosllavia, dhe të gjithë popujt që e përbënin federatën, po bëhej gati që të eksplodonte nga brenda. Ishte koha kur Millosheviqi kishte hipur në skenën kryesore të politikës. Ishte koha kur Kosova po qeverisej, edhe në nivel lokal, edhe në nivel federativ prej një klase politike shqiptare me mungesë të theksuar të boshtit kurrizor. Dhe në ketë vorbull kishte vendosur të hidhej me plot entuziazëm në skenën politike, përmes gazetës Rilindja, edhe Vetoni. Mision i tij i parë, siç shihet prej shkrimeve të tij, kishte qenë plandosja e borgjezisë, që nënkupton rrymave borgjeze brenda Federatës Jugosllave, që nënkupton prerja e kokës e të gjithë atyre që, në një formë a në një tjetër, synim kishin që ta imitonin rregullimin politik të Europës apo të ShBA-ve në shtetin jugosllav. Vetoni, sigurisht i ulur në një qoshe të nxirë nga tymi i cigareve Bozhur në ndërtesën e Rilindjes, me një makinë shtypi Olimpia para vetes, kishte vendosur që në baza individuale ta parandalonte ekspansionin politik europian më në lindje të Austrisë. “Një kumtesë e një mbledhjeje dyditëshe të udhëheqjes më të lartë shtetërore dhe të LKJ-së (Lidhja Komuniste e Jugosllavisë), e shpallur në tetor, vë në shënjestër një problem real, e i cili ka marrë dimensione të tilla sa që do të meritojë vëmendjen e aksionit politik, e një aksioni të plotë e të koordinuar në të gjitha aspektet. Është fjala për një platformë të organizuar në mesin e forcave antiqeverisëse dhe antisocialiste, e cila quhet e djathta borgjeze dhe e cila duke përdorur emocionin nacionalist si shtizë përpiqet me ngulm të thyejë për së brendmi sistemin politik të vetëqeverisjes socialiste, rrugën e trasuar të gjertanishme të zhvillimit të federatës jugosllave si shtëpi të përbashkët të kombeve dhe të kombësive të Jugosllavisë”, kështu kishte nisur fejtonin e tij katërditor Vetoni.

polemikë Berat Buzhala

A e lexuat me vëmendje? Edhe pse nuk kërkon kushedi se çfarë vëmendje për ta kuptuar. Pra, Vetoni, ka menduar në atë kohë se Jugosllavinë e vjetër e ka shkatërruar vetëm “Hajd-Parku”, ose liria e madhe që ka ekzistuar, si ajo politike, po ashtu edhe liria e shprehjes. Duke identifikuar armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, që po e rrezikonin shtëpinë e përbashkët Jugosllave. Shtëpinë e tij të përbashkët. Dikush mund të pyesë se për çfarë arsye po merrem tash me të kaluarën e Vetonit. Pse po ribotoj fragmente të caktuara të shkrimeve të tij të shkruara në gazetën Rilindja me datën 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor të vitit 1986? Sepse Vetoni në shkrimet e tij të fundit merret saktësisht me këto tema, pas rreth 26 viteve. Në fejtonin e tij të botuar në gazetën e familjes së tij, dhe të tijën, ai flet për komunizmin, flet për rolin e Komitetit dhe të Dragodanit, flet për lirinë e shprehjes. Flet për shumë gjëra, që gjithashtu kishte folur edhe para 26 viteve. Meqë, Vetoni nuk është distancuar asnjëherë prej të kaluarës së tij prej një sahanlëpirësi jugosllav - ndoshta i fundit jugosllav që besonte edhe më tutje në atë kreaturë të shëmtuar - atëherë pse të mos ia kujtojmë atij dhe të gjithë të interesuarve se në të vërtetë çfarë paska qenë roli i Vetonit në shtetin që bota demokratike i referohet si diktatorial. Është mirë që t’ia kujtojmë Vetonit se cilat kanë qenë qëndrimet e tij për sistemin shumëpartiak - që është shtylla bazike për demokracinë? Cilat kanë qenë qëndrimet e tij për ekonominë e tregut - që është treguar të jetë shtylla bazike për zhvillimin ekonomik? Dhe cilat kanë qenë qëndrimet e tij për lirinë e shprehjes, temë të cilën me shumë dëshirë e ka rrahur kohëve të fundit? K ë s h t u , Ve t o n i s i s t e m i n shumëpartiak dhe lirinë e shprehjes e krahason në shkrimin e tij me Hajd - Parkun. Ja si tallet Surroi me lirinë e shprehjes: “Parku Hajd, apo Hajd Parku siç e quajnë anglezët, gjendet në Londër dhe është i njohur si një tribunë e hapët, ku çdokush, e me

mendimet edhe më të skajshme mund t’i drejtohet auditoriumit, i cili mblidhet për të dëgjuar oratorin, sipas interesimit, por edhe për argëtim. Për shumëkë simbol i demokracisë, meqë çdokush mund të flasë çdo gjë, Hajd - Parku është më shumë simbol i padepërtueshmërisë së fjalës së shqiptuar publikisht, është simbol i një mungese gati totale të lidhjeve mes interesit të shtresave më të ulëta popullore dhe qendrave të vendosjes në sistemin politik. Si i tillë Hajd - Parku pa kurrfarë orientimi, as që ia vret kujt syrin nga këto qendra dhe ka mbetur një atraksion politik”. Pra, sipas Vetonit, në shtetet perëndimore demokracia paraqet një kaos të vërtetë. Ai dëshiron të theksojë se atje, duke folur të gjithë njëherësh, nuk dëgjon askush. Pra, sipas tij, kjo është një hile politike, e qeverive perëndimore, me anë të së cilës ata e zhvendosin vëmendjen, duke lejuar që të gjithë të flasin pa rend. Vetoni kërkon rend. Ja çka thotë, tash në kontekstin jugosllav, për lirinë e shprehjes: “Hajd - Parku, në terminologjinë tonë politike, ose përpjekjet për të themeluar një ‘Hajd-Park’ të përgjithshëm në sistemin tonë politik, kanë domethënien e përpjekjeve për themelimin e demokracisë dhe lirisë abstrakte, pa kurrfarë orientimi ideor, dhe, fundja, kthim në një sistem politik, të cilin e ka pasur Jugosllavia e vjetër e i cili e çoi atë në vetëshkatërrim”. A e lexuat me vëmendje? Edhe pse nuk kërkon kushedi se çfarë vëmendje për ta kuptuar. Pra, Vetoni, ka menduar në atë kohë se Jugosllavinë e vjetër e ka shkatërruar vetëm “Hajd-Parku”, ose liria e madhe që ka ekzistuar, si ajo politike, po ashtu edhe liria e shprehjes. “Këto forca, në Jugosllavinë e re, humbën legalitetin dhe mbeten atje ku ishin gjatë luftës, në emigracion”, shkruan Vetoni. Në fund të vitit 1986, kur fryma e ndryshimeve tashmë kishte filluar në mbarë Europën Juglindore, Veton Surroi Jugosllavinë e pasluftës së Dytë Botërore, që pothuajse të gjithë po ia numëronin ditët, e quante Jugosllavi të re. Në fund të vitit 1986, kur përfaqësuesit e të gjitha republikave ishin ulur veç e veç e po vizatonin harta se kush do ta shqyente më të madhe hisen e Republikës dhe ta braktiste shtetin sa nuk ishte shembur, Vetoni fliste si zëri i arsyes. Kërkonte mirëkuptimin për t’i ndihmuar federatës. Marrë nga gazeta Express. Vijon nesër: Pse, sipas Vetonit, në Jugosllavi duhej të ndalohej mundësia që çdokush ta marrë fjalën dhe pushtetin? Si e sheh Vetoni emigracionin shqiptar në Europën Perëndimore dhe në ShBA? Si i sheh ai lëvizjet për një sistem shumëpartiak në Jugosllavinë e Titos?

koment

Andrew MacDowall Financial times

“Nuk ka pritshmëri të mëdha rreth kësaj vizite”, tha Krenar Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikave të Zhvillimit një thinktank me qendër në Prishtinë. “Por mund të ndihmojë që Kosova të ketë edhe njëherë vëmendjen e botës”.

V

izita e Ban Ki Moon në Kosovë të martën është e para e një Sekretari të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, që nga koha kur shteti i vogël shpalli pavarësinë e vet të kontestuar në vitin 2007. Vizita ishte kundërthënëse dhe duket e pagjasë që do të sjellë ndonjë zgjidhje të shpejtë të çështjes së sovranitetit të Kosovës. Por të paktën i kujton botës se ky vend, bashkë me problemet e tij serioze, ekziston. Vizita ishte pjesë e një turi më të madh në Ballkanin Perëndimor - Ban ishte në Beograd të hënën dhe në Slloveni më 20 korrik. Ai është, të paktën në letër, duke vizituar Kosovën për të kontrolluar prezencën e atjeshme të OKB. Kjo në fakt është e pa ndonjë rëndësi këto ditë, sepse misioni i OKB në Kosovë, UNMIK, ia kaloi shumicën e përgjegjësive të tij misionit të BE, EULEX, dhe autoriteteve kosovare. UNMIK tani është aty sa për të informuat zyrat qendrore të OKB për ngjarjet në rajon. “Nuk ka pritshmëri të mëdha rreth kësaj vizite”, tha Krenar Gashi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikave të Zhvillimit një think-tank me qendër në Prishtinë. “Por mund të ndihmojë që Kosova të ketë edhe njëherë vëmendjen e botës”. Ndërkohë që shumica e globit mund të ketë pushuar së menduari rreth Kosovës, Serbia natyrisht nuk e ka bërë këtë. Pozicioni i saj thellësisht i çuditshëm rreth asaj që ajo e konsideron si provincë e shkëputur, mbetet i pandryshuar. Ivica Daciç, kryeministri i zgjedhur i Serbisë, ka pranuar se raportet me Kosovën janë pengesa kryesore që ndalon fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian, gjë të cilën qeveria e tij në pritje ka synim të nisë nga fundi i vitit. Ai bashkë me presidentin Tomislav Nikoliç, një ish-ultranacionalist i cili tani predikon rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian, kanë dhënë shenja gatishmërie për të vazhduar negociatat me palën kosovare dhe për të implementuar marrëveshje në fusha të ndryshme. Kjo pavarësisht faktit se të dy ata ishin të lidhur ngushtë me Slobodan Millosheviçin, i cili hapi luftë në fund të viteve ‘90 në përpjekje për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Megjithatë, Serbia nuk ka gjasa që ta njohë qeverinë e Kosovës në të ardhmen e afërt. Siç nuk do bëjnë edhe mbështetësit e saj Moska dhe Pekini. Siç Daçiç i tha radios gjermane Deutsche Welle së fundi: “Ne duhet ta organizojmë planin tonë në lidhje me Prishtinën në një mënyrë që nuk vë në rrezik lëvizjen tonë drejt Bashkimit Europian dhe në një mënyrë që Serbia nuk është e detyruar të njohë Kosovën dhe Metohinë si një shtet i pavarur”. Sidoqoftë Gashi-një kritik i qëndrimit të Beogradit në lidhje me Kosovën-është skeptik. Ai nuk pret ndonjë lëvizje serioze sa i takon hapave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian në afat të shkurtër dhe shqetësohet se qeveria e re serbe do të jetë edhe më pak “negociatore” sesa paraardhësja e saj.


14

MAPO

e ENJTE, 26 korrik 2011 www.mapo.al

Ish-të përndjekurit, del kësti i parë dhe i dytë për 219 persona Ministria e Financave ka bërë gati për dëmshpërblim listën emërore të radhës për kompensimin e ishtë përndjekurve politikë. Janë 98 ish-të përndjekur për këstin e parë dhe 121 të tjerë për këstin e dytë. Ministria e Financave, në bazë të një vendimi të qeverisë që hyri në

fuqi pak kohë më parë, lajmëroi se të gjithë ish-të dënuarit politikë mbi 65 vjeç do të përfitojnë këstin e dytë, duke zbatuar një sërë procedurash. Fillimisht, të gjithë ata që kanë mbushur këtë moshë duhet që të paraqesin në drejtorinë përkatëse të kësaj ministrie një

certifikatë që vërteton moshën e tyre mbi 65 veç, e cila duhet të jetë e pas datës 26 mars të këtij viti. Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, shpërndarja e këstit të dytë do të bëhet për 11 500 ish-të dënuar. Shpërndarja e këstit të parë ka përfunduar për dosjet e mi-

ratuara, kurse ndryshimet që erdhën me vendimin e qeverisë, që hyri në fuqi në muajin prill, u japin prioritet gjithë ish-të përndjekurve që janë gjallë dhe që kanë kaluar moshën mbi 65 vjeç. Radha e shpërndarjes së këstit të dytë do të jetë e njëjtë me atë të shpërndarjes

Kësti i parë NR

EMER

MBIEMER

Kësti i dytë ATESIA

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56

BRAHIM KOLA VANGJEL SOKOL KOSTANDIN SHEFQET LIN MIHALLAQ DESTAN DERVISH MENDUH EDMOND MALIQ BEKTESH HATE SKENDER PRENG TAHIR HASAN HIDER SHABAN NEKI EFTHIM HIDER ISMAIL MUAMER IDRIZ AGIM SAFET ISA NUSRET BILAL

TAHIRAJ DALLA TARUSHA HADO GRABOCKA XHINDOLE DEMA BIDA AGA KOSHENA VOCI MUSTAFAJ TETA KAZAZI ALIAJ HALLKOJ NOCA SOFIA LALA BODURI HOXHA PAJO VEZULI SHQEZI MERA LICO SADIKAJ SKENDERI SHEHU GOLKA AVDYLI XHETANI

SHABAN JANI KOSTA ENVER ALEKO ADEM KOLE QIRJAKO REXHEP ALI EMIN MUSTAFA HYSEN ELEZ QAMIL CERCIZ MARK RAMIZ DEMIR ELEZ MUSLI HAZIZ KRISTO REXHEP TAHIR ABIDIN SEIT VAIT METLLI QAZIM QAZIM ASLLAN

RAMADAN

LIPO

DEMIR

57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98

MERSIN SAMI MUSA HYSEN PASHO MUSTAFA ALI MYFTAR ISMAIL SELIM KARAFIL MYFTAR MYRTEZA MUHARREM OSMAN MARTIN JORGJI ZENUN PRENG MASAR SMAJL HASAN FAHRI XHEMAL KOCO FADIL SUHBI BURHAN OSMAN SEJDI DEMIRALI DYLBERE ENVER RAMADAN REXHEP FERIT BIB BEQAR XHAVIT KOCO ZEF QERIM

BEQIRI CELA BAROLLI BRISKU BAZELI DOKOVIC SALILLARI DUQI SENE KASEMI KOLACI BYLYKBASHI DAPI MANE KODRA ZMALAJ ZHUPA GJYRIQI ARAPI CEZMJA SMAJLI DUSHKU TAULLAH MECO KOLACI QESJA HAXHILLARI MEZINI SABAHI HYSKAJ HAXHILLARI SULAJMANI XHAFERRAJ PELESHKA KUKA MEZINI BRAHJA CELAJ XHIHANI DILO LLESHAJ SHEHU

LUCE ADEM ALI RRAPUSH ABDYL TAHIR SHEFIT ALI IBRAHIM HAXHI BEXHO SALI KADRI RUSTEM BARDHUSHI HASE KOSTE HALIL GOK RAMAZAN HAMIT ZENUN RAKIP HASAN KOLI QANI HAXHI REFAT ASLLAN MUHARREM DERVISH REXHEP NEIM ADIL MUSTAFA OSMAN KOL AGO NUREDIN ILIA GJIN HYSNI

RRAPO HAKI KALEM CAVO MUSTAFA MYDIN HYREF SULO OSMAN JANI MISTO

QAZIM TAHIR PRENG SAHIT XHEVIT THDHO BEQIR SADUSH MUSTAFA RROK VEHBI ALI

SHAHAJ QAZIM XEKA STAVO SHASHAJ SALIKO FRASHERI KONJARI PROSHKA SEMA PAPAJANI

ISUFI PREMCI LIKAJ SHEHU HOXHA VETO HACI HIDRI SHKALLA VASA HOXHA TARE

së këstit të parë, në mënyrë kronologjike. Edhe më herët u është dhënë prioritet për përfitimin e parave disa kategorive specifike nga ish-të përndjekurit, si p.sh., ata që ishin në moshën mbi 85 vjeç, si dhe ata që paraqisnin probleme shëndetësore serioze.

ELMAZ REXHEP BERAM FILIP EMIN ABEDIN MEHMET IDRIZ ZYLYF GRIGOR ALEKS

SMAIL SULEJMAN NDREC BAFTIAR HYSEN NASHO HALIL RAMAZAN HASAN SIMON RAMADAN MUHARREM

NR

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124

EMER

MBIEMER

NIKOLLA SYZIU RAMADAN KALOSHI BRAHIM ISUFI JASHAR KANINA YMER TOSKU PAL LUSHI GANI HOXHALLARI AHMET THACI NUO GJELOSHAJ BEQIR ALIAJ AGIM NOKU NDUE DODA ENVER MUSTAFARAJ NAIM HOXHA KEMBRI MYDINI MUSTAFA KANDA MYNIR SOPOTI BEQIR TOPCIU ANDON VOJO NIKOLLA KRAJA ALI ARIFAJ PANDELI MERXHANI IHSAN BUDO MARKO PAPAPAVLLO NIKO THOMA VASIL DHIMASHI KOZMA BASHI XHUMEDI GOXHO FATMIR LLAGAMI RUKIE MEHMETAJ ISMAIL FARKA ZINA FILIPI BEQIR IBRAJ ZENEL KOLONJA FRROK NIKOLLI HAJDAR XHAFA VULLNET THANASI XHEMIL PAJO LUAN MYFTIU EJLL ULDEDAK DHIMITER STEFO ALI DERVISHI MAGRIP MEHMETAJ KUJTIM VELCANI GANI KUKA GJON CAMAJ XHANE HOXHA RUZHDI KRAJA ALEKSANDER VILAKU AGIM AGOLLI ZEF TUSHA THANAS NDONI FATBARDHA ALIZOTI RAMADAN MUCO ILIA TELO SAMI MUSTAFA RAJ JANI STERIO ISLAM BANI DALIP KERLUKU BEDRI HOXHA GJOK UJKA GEZIM BYLYKBASHI FEHIM AHMETI MURAT GJONZENELI USHTAR SIQECA NIKOLLA KIRKO AGIM BYLYKU RAMADAN DAULLE DERVISH SADA HARILLA DIMO TOM RECAJ SYL NEZAJ MAHMUT MUJA SEIT KURTI NDREKE BAZHDARI HIDAI MECE DEMUSH KEQI LUIGJ SHLLAKU MYNEVERE KALLABAKU SHAHIN XHOXHAJ FARUK MALO NURIJE NELAJ HAXHI QERIMI SHKELQIM ZANA MUHAREM LILA SYTKI JERA MUSTAFA CANAJ DHIMITER PAPA STAVRO BUSHI SPIRO MENGJEZI GJETE KOLA MESHAN CINI RAMAZAN TAKA GASPER SHKURTAJ PETRIT MUSTAFA MAZE MAZE KRENAR KAJO OREST MARGARITI DRAGO VUJOSHEVIC ZEK SHALA PRENDUSH MURRIZI SAZAN DEMA MIRVETE RESHITI MYRTO SADIKU LONI CIKO TOMORR MACI FUAT VELIAJ JOVAN XHUVANI VANGJEL SAMARA ZAUDIN TOLA VASIL KAPAJ RAMI FETO FURXHI DHIMITRAQ FURX NIHAT SPAHO ZGURO DHIMITRAQ FURX VASIL NACE IBRAHIM ALIAJ BARDHYL XHOMAQI MYFTAR KUPI MYNEVERE ZAJMI FETI REXHEPAJ FADIL DAJA ABAS SULAJ ENGJELL PULAHA

ATESIA

ZEF MEXHIT HASAN HYSEN ALI PRENG QAMIL HAMDI PRENDUSH ALI MYSLIM BIB ALI HAKI SELIM TAHIR SALI TASIM KRISTO ANDREA RIZA KOSTA NEXHIP JORGO THOMA DHIONIS GOGO MUSA SHYQYRI RAM ABIDIN GJOKE DAN HASAN DODE MAHMUT QAZIM HASAN HYSREF MIRASH NIKOLLA ALI LLANO SABRI HYSNI BAFTI SHERIF SELMAN NOC ALI PREND SIMON ALI YZEIR HARITO RAMAZAN VASIL BAJRAM IDRIZ RAMADAN MARK ZENEL FEIM MUHAMET MUHAREM KRISTO HASAN BANUSH QERIM VASIL NIKOLL TAHIR REXHEP VESEL ZEF SALI SELIM GJON SHABAN MUHARREM NIMET YZEIR SELIM DINE ZENEL SULEJMAN MURAT VASIL THOMA VANGJEL LLESH HAJRO SULEJMAN KOLE RAMAZAN SHUAIP HAKI TELEMAK PETRO TAHIR NIKE HYSNI ABDIJA LAN MILTIADH HALIL BAJRAM PROKOP GLIGOR JONUZ KOLE SULEJMAN PETRAQ SERVET NASTAS POLO UK AHMET IBRAHIM HYSEN RRAPO ISMAIL ASLLAN MERSIN


E shtunë, 1626 qershor 2012 martë, 18korrik janar 2012 2011 EEenjte, www.mapo.al www.mapo.al www.mapo.al

sociale

MAPO

21 15

Qeveria ngre Task-Forcë për zhurmat në lokale Qeveria miraton krijimin e Task-Forcës, për marrjen e masave ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara. Këshilli i Ministrave miratoi dje aktin normativ “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”. Kryeministri Berisha, duke prezantuar aktin nor-

mativ, tha se do të ketë zero tolerancë në tejkalimin e përcaktimeve ligjore. Akti parashikon krahas masave për subjektet që shkelin orarin e lejuar, duke shkaktuar zhurma në mjedis, edhe masa ndaj punonjësve publikë, përgjegjës për zbatimin e ligjit, që e neglizhojnë atë. “Në të gjitha këto raste, ju garantoj se mbrapa qëndron korrupsioni. Cilido që do t’i shurdhohen veshët nga korrupsioni, të shkojë të

punësohet atje, se në administratën e shtetit nuk mund të marrë më rrogë. Përkundrazi, do të shkojë për ndjekje penale, se bën një krim”, - u shpreh Kryeministri. Akti normativ përcakton shkarkime e ulje në detyrë ndaj të gjithë atyre që nuk e zbatojnë atë dhe që janë përgjegjës për zbatimin e tij, qofshin inspektorë të Inspektoratit të Mjedisit, të Shëndetit Publik apo të Policisë së Shteti.

Berisha: Kontroll Doktoraturave, ka privatë që i zbatojnë kriteret Kryeministri Berisha kërkon rishqyrtimin e kritereve: Doktoraturat duhet të mbrohen edhe para profesorëve të huaj. Të mos pranohet asnjë doktoratë që nuk zbaton ligjin dhe këtë kriter Jonida Tashi Universitetet duhet të zbatojnë një më një kriteret për mbrojtjen e doktoraturave. Kjo është kërkesa që kryeministri Berisha i ka drejtuar ministrit të Arsimit dhe drejtuesve të universiteteve publike dhe private, të cilët duhet të forcojnë kriteret e dhënies së tyre duke zbatuar ligjin. Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka kërkuar rishqyrtimin tërësor të kritereve të mbrojtjes së doktoraturës. Sipas Kryeministrit, doktoraturat duhet të mbrohen para profesorëve të huaj dhe kriteret që përcakton ligji nuk duhet të injorohen. Në këtë pikë, kryeministri Berisha theksoi se ka universitete private që e respektojnë tërësisht këtë kriter. Kryeministri e solli këtë çështje, në mbledhjen e qeverisë, si një problem serioz që kërkon vëmendje, veçanërisht theksimi i dimensionit ndërkombëtar dhe kontrollit rigoroz për to. Duke e konsideruar dimension ndërkombëtar të

domosdoshëm për të ecur nga sasia në cilësi, Kryeministri tha se doktoratat nuk duhet të shihen si “letra indulgjence”. “Lidhur me doktoraturat, në ligjin tonë, ne kemi përcaktuar se ato kërkojnë praninë akademikëve, profesorëve nga universitete të tjera të Europës e botës. Ne kemi marrë përsipër mbështetjen financiare për këtë proces, por e vërteta është se ka universitete dhe duhet ta theksoj kryesisht private, të cilat e respektojnë plotësisht këtë kriter, por në tërësi ky kriter injorohet. Duhet të mos pranohet qoftë edhe një doktoratë e vetme që nuk zbaton ligjin e këtë kriter. Doktoratat nuk janë letra indulgjence. Kushdo që do të mbrojë doktoratën është i mirëpritur dhe ne do të gjejmë edhe stimuj për këtë, por duhet ta mbrojë në prani të stafit kombëtar e ndërkombëtar. Po vazhduam kështu mund të ndodhë që një ditë të gjejmë më shumë doktorë shkencash, sesa të graduar me diplomë universitetesh”, - deklaroi Kryeministri. Për të rritur mbështetjen ndaj atyre që doktorohen në një kategori të përcaktuar universitetesh, Kryeministri informoi se punësimi i tyre do të jetë i detyruar, duke i ftuar të konkurrojnë edhe me pozicionet drejtuese në administratën shtetërore. “Një doktorant, i cili kishte një impakt faktor në punimet e tij më të madh se të gjithë ata

që e vlerësonin, më tha se e sorollatnin. Një vendim i qeverisë për të doktoruarit në një kategori universitetesh do të jetë i detyruar punësimi i tyre. Madje, në qoftë se kanë publikime shkencore origjinale, të rëndësishme, ata mund të konkurrojnë edhe me kreun e shërbimit, të sektorit apo të drejtorit të administratës. Duhet ta fillojmë ta praktikojmë këtë kriter, sepse vetëm të mira do të kemi nga kjo”, - u shpreh kreu i qeverisë. Në fjalën e tij, Kryeministri tërhoqi vëmendjen për konstatimin e rasteve të abuzimit në rekrutimin e stafit akademik, duke kërkuar nga ministri i Arsimit adresimin e këtij problemi. “Jam çuditur kur kam konstatuar - u shpreh Kryeministri - se ka degë që mbajnë 280 pedagogë të jashtëm, kundrejt 30 pedagogëve të brendshëm. Kjo është absolutisht e papranueshme dhe jo qëllimmirë. Është si ta shpërndash përgjegjësinë e të ruash karrigen, sepse kur plotësohen stafet ka konkurrencë e kritere të brendshme”. Kryeministri ka kërkuar nga ministri Tafaj të marrin fund abuzivitetet në këtë fushë, pasi, megjithëse ka një rritje të ndjeshme të stafit akademik në universitete, sipas kreut të qeverisë, duhet të ecim drejt standardit të OECD-së ose të Bashkimit Europian, të numrit të pedagogut për studentë. Berisha gjatë mbledhje së djeshme të qeverisë

përfitimi Personat që dalin në pension duhet të tërheqin nga dega e sigurimeve shoqërore dy formularë kërkese për përfitim, njëra dorëzohet në vendin e punës dhe tjetra pranë sigurimeve rajonale Përcaktohen procedurat që duhet të ndjekin personat që kanë punuar si pilot, për të përfituar trajtimin e veçantë financiar gjatë daljes në pension. Qeveria ka miratuar dje vendimin për “Procedurat dhe masën e trajtimit të veçantë financiar të pilotëve dhe teknikëve fluturues me helikopter, në pension, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Gardën e Republikës”. Sipas vendimit, “Punonjësi i Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, në funksionet pilot dhe teknik fluturues të helikopterëve, që trajtohen nga ligji nr.9128, datë 29.7.2003, ‘Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension’, të ndryshuar, me daljen në pension duhet të tërheqë nga dega e sigurimeve shoqërore dy formularë kërkese për përfitim, të cilat i dorëzon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gardën e Republikës apo në njësinë buxhetore ku ka punuar deri në periudhën e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare, si dhe në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin. Sipas vendimit, doku-

Pilotët, miratohet vendimi për shtesat mbi pension

mentacioni i plotë për përfitimin e trajtimit të veçantë përgatitet nga strukturat e burimeve njerëzore dhe të financës të njësisë buxhetore, i dërgohet për shqyrtim, sipas përkatësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit apo Gardës së Republikës dhe këto ia dërgojnë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Në vendim përcaktohet se për llogaritjen e trajtimit financiar do të merret si bazë paga referuese, e njësuar me pagën referuese të funksionit organik të pilotit ose të

teknikut aktiv në njësinë e helikopterëve të Policisë së Shtetit ose të Gardës së Republikës, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes të së drejtës për këtë trajtim financiar. “Paga referuese për përfituesin përfshin: pagën bazë për gradë; shtesën për natyrë të veçantë pune e shërbimi; shtesën për vjetërsi në punë; shtesën për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin; shtesën mesatare të fluturimeve vjetore”, - përcaktohet në vendim. Sipas ligjit, shuma e pensionit të

plotë të pleqërisë plus masën e trajtimit të veçantë financiar, nuk mund të jetë më e madhe se 50% e pagës referuese të pilotit fluturues, kur ka dalë në rezervë, lirim ose në pension pleqërie. Më konkretisht, masa e përfitimit është 50% e pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 12,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 16,5 vjet kalendarikë; 35% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie kur piloti ka fluturuar me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarike dhe kur piloti ka fluturuar me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë; 25% të pagës referuese që ka pasur përfituesi në çastin e daljes në rezervë, lirim ose pension pleqërie, për funksionet avion drejtues fluturues, qitës-radist, radist, teknik, fluturues bordi, me jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim, pavarësisht nga koha e daljes në pension. Me daljen e vendimit të qeverisë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të hartojë udhëzuesin dhe dokumentacionin tip për zbatimin e këtij vendimi dhe për dhënien e shtesave mbi pension, ndërkohë që pas nxjerrjes së procedurave, përfituesit do të nisin procedurat e aplikimit.

Pilotët që kanë fluturuar me avionë reaktivë e avionë me helikë, duhet të kenë plotësuar kushtet për pension pleqërie dhe të kenë fluturuar: Me avionë reaktivë jo më pak se 8,5 vjet kalendarikë. Me avionë me helikë jo më pak se 12,5 vjet kalendarikë. Jo më pak se 15 vjet vjetërsi në shërbim për funksionet aviondrejtues fluturues, qitësradist, radist, teknik, fluturues bordi. Dokumentacioni: Drejtohuni në strukturat rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin dhe pajisuni me dy format-kërkese: Një format-kërkesë e plotësuar paraqitet në strukturat, nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie. Mbi bazë të kësaj kërkese, këto struktura, dërgojnë në rrugë postare vërtetimin e viteve të shërbimit dhe të pagës referuese në strukturën rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimin. Formatit tjetër të kërkesës, plotësuar në të gjitha rubrikat, i bashkëlidhet dokumentacioni i renditur më poshtë për çdo përfitim, dhe paraqitet pranë DRSSH-së, ku keni vendbanimin. Fotokopje e letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale.


CMYK

rrethe

e ENJTE, 26 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

17

Nuk i jep para për bixhoz, plagos nënën 84-vjeçare Shkodër Për bixhozin nuk kursen as nënën e tij. Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka goditur me mjete të forta në kokë nënën e tij, pasi nuk i dha para për të luajtur bixhoz. Bujar Kotrri, banues në lagjen “Manush Alimani”, sipas policisë, ka tentuar të vrasë nënën e tij 84-vjeçare Mejreme Kotrri, e cila

aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, pasi autori luante bixhoz dhe kërkonte vazhdimisht para nga e moshuara. Kjo nuk kishte mundësi ekonomike të tilla që t’i jepte lekë të birit

sa here ai luante bixhoz, duke u konfliktuar me të. Kanë qenë fqinjët ata që kanë ndërhyrë dhe e kanë dërguar në spital të moshuarën. Sipas mjekëve, e moshuara nuk e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa i biri akuzohet për “vrasje me dashje, e mbetur në tentative ”. D.Kolaj

Dy fshatra “armike” për tokën në Shkodër: Duam ligjin 7501 Banorët e fshatit Naraç, pas 20 vitesh konflikt me fqinjët e fshatit Hajmel, bllokojnë rrugën dhe kërcënojnë me mbylljen e hidrocentralit. “Tokat i kemi me letra, por i punojnë të tjerët.” Shkodër Banorët e fshatit Naraç të Vaut të Dejës në Shkodër kanë bllokuar për 20 minuta aksin rrugor Vau Dejës-Bushat në shenjë proteste, pasi kërkojnë zbatimin e ligjit 7501 për tokën. Kryetari i fshatit, Gjin Shtjefni, kërkoi në emër të banorëve zbatimin e ligjit 7501 për ndarjen e pronës, pasi ky fshat nuk ka fare pronë dhe familjet kanë vetëm nga 1 dynym tokë. Ai u shpreh se ”U japim afat 15 ditë instancave shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi, në të kundërt do futemi në hidrocentral, do stakojmë thikat dhe do të ndërpresim energjinë elektrike”. Banorët shprehen se nuk kanë mundësi tjetër jetese, pasi toka që u është dhënë nga shteti është e pamjaftueshme, ndërsa kërkojnë që ligji 7501 të vihet në zbatim sepse e kanë të pamundur jetesën me 1 dynym tokë për familje. Gjon Dodani, banor i Naraçit, shprehet se kërkojmë vetëm zbatim të ligjit. “Jemi me tokë në letra, por tjetërkush e punon e gëzon frytin e saj. Kjo nuk mund të zgjidhet individualisht, se mjaft konflikte toke kanë përfunduar me pasoja të rënda. Edhe sikur ta mbillnim me drogë aq tokë sa kemi, nuk na del me jetu”- thotë ai, duke shtuar se kërkojnë vetëm atë që vetë shteti u ka dhënë me ligj. Ndërsa Gjokë Huba, banor i vjetër, tregon se kjo tokë

Nga protestat e djeshme në fshatin Naraç

ka qenë e këtij fshati, ndaj edhe shteti, përmes ligjit 7501, ua dha këtyre banorëve, por në fakt ata e kanë në letër, por punohet prej të tjerëve. ”Toka u prish më 1956, kur u kthye lumi Gjadër dhe përmbyti gjithë Zadrimën. U prishën mbi 800 dynym tokë, që na përkiste ne. Dikur ne zinim peshk në të se ishte kënetë, pastaj shteti i mëparshëm e thau dhe u kthye në tokë buke. Ligji na e ka dhënë ne, e kemi me dokumente, por banorët e Haajmelit e punojnë me pretendimin se është e tyrja. Duhet shteti të ndërhyjë e ta zgjidhë këtë, se ne nuk kemi me çfarë të jetojmë”-shtoi ai. Prej rreth 20 vitesh, fshati Naraç është në mosmarrëveshje me banorët e fshatit Hajmel. Pas shumë anke-

Gjin Shtjefni, kryeplaku i fshatit Naraç

save, ata zgjodhën protestën në rrugë për të sensibilizuar institucionet shtetërore dhe për të parandaluar ndonjë konflikt të rëndë. Fshati Naraç përbëhet nga 300

Arrestohet në Kakavijë i kërkuari nga ShBA Vaso Shani është prangosur në kufirin me Greqinë, pasi emri i tij ndodhej në listën e personave të kërkuar nga Interpoli amerikan Gjirokastër Efektivat e Policisë

Kufitare të Gjirokastrës kanë ndaluar në kufirin me Greqinë një shqiptar të kërkuar nga Interpoli i ShBAsë për vepra të ndryshme penale, mes të cilave edhe për pastrim parash. Ndalimi i të kërkuarit nga drejtësia amerikane është bërë në stacionin kufitar të Sopikut, në rrethin e Gjirokastrës, në momentin që ai ka tentuar të hyjë në tokën shqiptare. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, efektivat e Policisë Kufitare të stacionit të Sopikut kanë bërë të mundur bllokimin dhe më pas arrestimin e 38-vjeçarit Vaso Shani, lindur në fshatin Sopik, komuna Pogon, të rrethit Gjirokastër dhe banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit Ballsh, të rrethit Mallakastër.

Fillimisht ai është paraqitur në sportelet e hyrjes për në vendin tonë, duke deklaruar të dhënat personale. Por sipas kontrollorëve të Stacionit Kufitar të Sopikut, pas verifikimit në sistemin TIMS rezultoi se ai kishte paraqitur të dhëna të rreme, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli amerikan. “Në datën 27 maj 2011, Gjykata e Shtetit në Ohajo ka lëshuar urdhrin e ndalimit  për V. Shanin

për veprat penale “mashtrim i institucioneve financiare” dhe “pastrim i parave”, pohoi policia e Gjirokastrës. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, blutë e kufirit kanë bërë ndalimin e të kërkuarit nga drejtësia amerikane, ndërkohë që materialet e kësaj çështjeje i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Bledar Shehu  

Kryetari i fshatit, Gjin Shtjefni, kërkoi në emër të banorëve zbatimin e ligjit 7501 për ndarjen e pronës, pasi ky fshat nuk ka fare pronë dhe familjet kanë vetëm nga 1 dynym tokë

familje, të cilat pretendojnë se mbi 130 hektarë tokë e ndarë për këtë fshat me ligjin 7501 administrohet padrejtësisht nga komuna Hajmel. Protesta e banorëve të Naraçit është përkrahur dhe nga kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Gjon Marku, që shprehet se kërkesa e tyre është e drejtë dhe se deri tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi, pavarësisht se për të janë në dijeni strukturat e shtetit në prefekturë, qark e qeveri. ”Është e drejtë kërkesa e tyre, se janë me dhe pa tokë. Në dokumente e kanë tokën, por e gëzon e punon tjetër kush. Ndërhyrja e policisë ka sjellë zhbllokimin e rrugës, por banorët kanë pohuar se nuk do t’i ndërpresin protestat. D.Kolaj

Durrës

Bllokohen në Durrës 1.4 mln euro cigare kontrabandë Dogana e Durrësit bllokon 1.4 milionë euro cigare kontrabandë, gjatë një aksioni në port. Burime nga autoritetet e portit bënë me dije se mesditën e djeshme u bllokua një kontenier me 700 koli cigare kontrabandë, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentët e antikrimit ekonomik. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Flamur Gjymyshka, në një prononcim për mediat deklaroi se malli kontrabandë ishte fshehur në një kontenier mes mallit të deklaruar, si dyer e dritare, duke shmangur një detyrim doganor prej 40 milionë lekësh të reja. Gjymyshka tha se zbulimi i cigareve kontrabandë është bërë nëpërmjet shërbimeve inteligjente, të vendosura në portin e Durrësit. Cigaret e

markave të ndryshme kishin si vend origjine Kinën, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte qyteti i Durrësit, ku synohej tregu i brendshëm. Për mallin kontrabandë, policia ka nisur hetimet, ndërsa ka ndaluar dhe personin që po e transportonte.


E shtunë, 1626 qershor 2012 martë, 18korrik janar 2012 2011 EEenjte, www.mapo.al www.mapo.al www.mapo.al

Ku ltur ë

Ministria e Kulturës reagon pas skandalit të ndodhur në Galerinë “Guri Madhi”, ku u zhukën 60 piktura, 27 prej të cilave të piktorit Vangjush Mio dhe disa skulptura të autorëve korçarë

MAPO

21 19

Ilire Zajmi Rugova ishte njeriu i fundit që pa për së gjalli poetin Ali Podrimja. Ajo rrëfen momentet e fundit me poetin në festivalin “Zëri i Mesdheut” që u mbajt në Lodev të Francës

Poetja kosovare: Podrimja më foli për “Lumin” dhe më lexoi poezinë e tij të fundit

Ministri Bumçi kërcënon me mbylljen e galerive dhe muzeve Reagon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në lidhje me zhdukjen e 60 pikturave dhe disa skulptura në Galerinë e Arteve “Guri Madhi” në Korçë, 27 prej të cilave i përkisnin piktorit Vangjush Mio. Duke marrë shkas nga ngjarja, MTKRS dhe Komisioni Shtetëror i Muzeve do të ndërmarrë një inspektim të gjerë në gjithë muzetë dhe galeritë e vendit. Ky inspektim synon të ushtrojë një kontroll të detajuar të gjendjes së fondit të objekteve të trashëgimisë dhe veprave të artit që muzetë dhe galeritë disponojnë, si dhe respektimin e parametrave për ruajtjen dhe konservimin e këtij fondi me vlera kombëtare. Në një konferencë për shtyp, ministri Aldo Bumçi e konsideroi ngjarje të rëndë atë që ka ndodhur në galerinë “Guri Madhi”. “Kjo që ka ndodhur në galerinë ‘Guri Madhi’ bëhet edhe më e rëndë, duke marrë parasysh se Korça ka përfaqësuar historikisht një nga qendrat e kulturës shqiptare si një qytet me tradita. Galeria ‘Guri Madhi’ kishte një fond të konsiderueshëm me vlera kombëtare dhe një qytet që duhet të përfaqësojë vlerat më të larta nuk menaxhon dot një galeri me vlera kombëtare, një pasuri të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti dhe gjithë Shqipërisë”. Bumçi e konsideroi si handikap të ligjit “Për trashëgiminë kulturore” faktin që Komiteti Shtetëror i Muzeve nuk ka autoritet në ushtrimin e kontrolleve, vendosjen e penaliteteve, si dhe për të ushtruar kompetencat e tij në mbrojtjen e këtij fondi, deri në masa ekstreme të mbylljes së muzeve apo galerive që nuk respektojnë kriteret e duhura në përmbushjen e misionit të tyre për sa i përket sigurisë dhe mirëmbajtjes së këtyre vlerave kombëtare. Për këtë ai premtoi se do të iniciojë ndryshimin e ligjit, për t’i dhënë më shumë kompetenca Komitetit Shtetëror të Muzeve. “Fillimisht do të ndërmarrim një fushatë inspektimi duke nisur nga galeritë dhe muzetë me vlera të mëdha, e më pas kjo do të shtrihet në gjithë rrjetin e galerive dhe muzeve. Janë rreth pesëdhjetë të tilla që janë nën administrimin e bashkive dhe komunave. Pas kësaj do të ndërmarrim dhe një reformë ligjore për t’i dhënë Komitetit

Galeria ‘Guri Madhi’ kishte një fond të konsiderueshëm me vlera kombëtare dhe një qytet që duhet të përfaqësojë vlerat më të larta nuk menaxhon dot një galeri me vlera kombëtare, një pasuri të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti dhe gjithë Shqipërisë”

Shtetëror të Muzeve të gjithë autoritetin ligjor për të ushtruar kontrolle, për të vendosur penalitete deri dhe në mbylljen e muzeve lokalë, nëse nuk përmbushin kushtet e sigurisë për mirëmbajtjen e fondit”, - deklaroi Bumçi. Nga reforma ligjore, Komitetit Shtetëror të Muzeve, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Historik Kombëtar, do t’i jepet kompetenca deri në marrjen në mbrojtje të këtij fondi në mënyrë të përkohshme, nëse bashkitë apo komunat respektive nuk përmbushin detyrimet e tyre. Edhe inspektimi do të kryhet në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Muzeun Historik Kombëtar. “Ne nuk dëshirojmë që të shkojmë në masa ekstreme, siç është mbyllja e muzeve apo galerive kombëtare, por nëse nuk ka një reagim nga pushteti vendor për përmirësimin e gjendjes së fondeve të galerive dhe muzeve, atëherë ne jemi të detyruar të shkojmë në këto masa ekstreme deri në mbylljen e tyre dhe marrjen në mbrojtje të fondit përkatës”,- tha ministri. Në rastet kur Komiteti Shtetëror i Muzeve nuk ka atribut ligjor për marrjen e masave, atëherë MTKRS-ja detyrohet të marrë disa masa administrative deri në ndryshimin e ligjit “Për trashëgiminë kulturore”. Procedurat për ndryshimin e ligjit do të nisin në muajin gusht, ku një grup specialistësh të MTKRS-së do të përgatisin propozimet për ndryshimin e ligjit. Në shtator këto ndryshime do t’i paraqiten Parlamentit për miratim. Pyetjes se, përse deri tani nuk është bërë një fushatë e tillë inspektimi në gjithë muzetë dhe galeritë e Shqipërisë, Bumçi iu përgjigj: “Galeria Kombëtare e Arteve tentoi dy vjet më parë të bënte një inspektim, ose më mirë do ta quaja bashkëpunim me Galerinë ‘Guri Madhi’, për të parë gjendjen në të cilat mbahej fondi i kësaj galerie, por nuk u lejua. A duhet ta kishim kryer më parë? Sigurisht që po. Por kjo në asnjë mënyrë nuk e përligj përgjegjësinë që duhet të mbajnë bashkitë vendore që të ruajnë vlerat kombëtare që ata trashëgojnë. Bashkia e Korçës në këtë rast tregoi se nuk ka ditur të menaxhojë një fond me vlera kombëtare”. A.Tuci

Poetja Ilire Zajmi Rugova është ajo që dha e para alarmin për zhdukjen e poetit Ali Podrimja, të martën e datës 17 korrik. Të dy ishin të ftuar në Festivalin e poezisë “Zërat e Mesdheut”. Në orën letrare që Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve shqiptarë zhvilloi të martën në nderim të poetit, ajo foli për herë të parë për ngjarjen.“Nuk e kisha imagjinuar se do të udhëtoja bashkë me poetin Ali Podrimja për një festival poezie në Francë, e do të kthehesha vetëm në Kosovë. S’e kisha imagjinuar kurrë se do të shkonim bashkë dhe do të më lexonte poezinë e fundit të cilën kishte shkruar. Ajo titullohej “Fustani i verdhë”. Atë ditë do të më fliste aq shumë për Lumin, madje do të më dhuronte edhe një herë tjetër veprën ‘Lum lumi’, e unë do të kthehesha në Kosovë pa të”, - është shprehur poetja kosovare, Ilire Zajmi Rugova. Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u mblodhën miq të tij, që e kanë kujtuar poetin dhe kanë lexuar poezi për të. “Nuk gjej fjalë që të shpreh dhembjen e kësaj vdekjeje tragjike. Tek e fundit, ai vdiq ashtu siç jetoi, dhe këtë e kupton vetëm një poet. Më në fund Ali Podrimja po pushon i qetë”, - ka thënë Zajmi - Rugova. Të dy bashkë, të hënën e javës së kaluar kishin udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës për në Lodeve të Francës, ku është mbajtur edicioni i 15-të i Festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”. Podrimja kishte humbur kontaktet të mërkurën e 18 korrikut dhe u gjet i vdekur të shtunën, katër kilometra larg vendit ku po mbahej festivali. 

Homazhe në Akademinë e Shkencave në Kosovë Varrimi i të ndjerit Ali Podrimja do të bëhet sot në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës, ndërsa homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Podrimja mbahen në mjediset e Akademisë po më 26 korrik, prej orës 12:00-14:00. Kortezhi me trupin e pajetë të poetit dhe akademikut Podrimja niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë në orën 14:00. Është paralajmëruar se trupi i pajetë i Ali Podrimës, në aeroportin e Prishtinës do të arrijë të enjten në orën 8 e 55 minuta. Ali Podrimja u gjet i vdekur në një vendpiknik në rrethinë të Lodeve, në jug të Francës. Ai kishte shkuar në Festivalin e poezisë “La Voix de la Mediterranée”.


20

MAPO

E enjte, 26 korrik 2012 www.mapo.al

sport

Kriza

Borxhet, Reali i Madridit rrezikon falimentimin Real Madrid është futur në borxhe deri në fyt dhe rrezikon falimentimin. Klubi i cili bën shpenzime marramendëse, udhëhiqet nga presidenti Florentino Perez, i cili është pronar i ‘ACS Construçiones’, kompania e tretë më e madhe në botë në fushën e ndërtimit. Por, pikërisht ndërtimi është fusha e prekur më shumë nga kriza financiare. Kërkesat për blerje kanë rënë dhe shitjet nuk mbulojnë shpenzimet

në këto kohëra të vështira për këtë sektor. “ACS” ka marrë një kredi prej 900 milionë eurosh (dyfishi i vlerës së saj) te banka spanjolle “Bankia”, e shtetëzuar tashmë për shkak të krizës dhe Reali gëzon një borxh prej 500 milionë eurosh. Nëse kjo bankë nuk do të binte në duart e shtetit, Reali do të mund të falimentonte edhe më parë. Banka, e gjendur ngushtë i shtriu dorën për ndihmë Bankës Qendrore

Evropiane duke përdorur si kolateral (garanci për rikthimin e parave) pikërisht futbollistët madrilenë. Si kolateral u vendosën qindra miliona eurot e shfrytëzuara nga Reali i Madridi për blerjen e yjeve si Bekahm, Ronaldo, Kaka etj. Dhe, të gjithë tashmë me të drejtë pyesin: po nëse falimenton Bankia, çfarë ndodh me Realin e Madridit? Një gjë është e sigurt: Reali nuk do të bëjë më blerje astronomike!

Shehi: Paguam rastet e humbura në ndeshjen e parë Skënderbeu është kthyer në shtëpi kokulur, ndërsa të gjithë lojtarët u janë shmangur mediave, kurse Levi ka harruar përkthyesin… Jeton Selimi

Dy ditë më parë të gjithë lojtarët e Skënderbeut kërkonin të zinin qoftë edhe një copëz vend në hapësirat kushtuar aventurës së korçarëve në Champions League, ndërsa dje asnjë prej tyre nuk donte të fliste. Ishin të shumtë ata që u shmangeshin mediave duke përfituar nga fluksi në terminalin e Rinasit, ndërsa i vetmi që mori përsipër të fliste për atë që ndodhi ndaj Debrecenit, ishte Orgesh Shehi, portieri-kapiten që me pritjet e tij e ktheu humbjen 3-0 në një rezultat “të ëmbël”. Në fakt, të gjithë kërkonin t’i shkëpusnin një prononcim trajnerit çek të Skënderbeut, Stanislav Levi. Por ky i fundit, ndryshe nga lojtarët e tij, kishte gjetur një mënyrë origjinale për të dribular “ballëhapur” mediat, nuk kishte përkthyesin. Megjithatë, më mirë sesa çeku, këtë gjë e ka bërë Shehi, që me eksperiencën e tij mbi supe, do të zbërthente edhe arsyet që sollën në këtë shembje të korçarëve në Hungari. “Më vjen keq. Më vjen keq për ata tifozë që na ndoqën kundër Debrecenit dhe që bënë gjithë atë rrugë. Sinqerisht, mendonim se kësaj here do t’ia dilnim mbanë,” nis të flasë Shehi, duke iu referuar edhe eliminimit të një sezoni më parë nga APOEL Nikosia. “Pas fitores së parë, besonim se mund t’ia dilnim dhe t’i dhuronim Korçës dhe gjithë tifozëve shqiptarë një sukses të madh, por nuk ia arritëm dot. Kj o s e p s e D e b r e c e n i l u a j t i shkëlqyeshëm në ndeshjen e kthi-

mit dhe shënoi tre herë. Luajti njësoj siç luajtëm edhe ne në Korçë, por ndryshimin e bënë golat. Ne shpërdoruam shumë në ndeshjen e parë, kurse ata shënuan shumë në ndeshjen e dytë. Patëm mundësi, mund të kishim realizuar një gol përpara se ata të shënonin të tretin, por nuk arritëm dot. Nëse në ndeshjen e Korçës do të kishim shënuar më shumë, Debreceni do ta kishte pasur vërtet më të vështirë,” është rrëfyer për mediat kapiteni i Skënderbeut, portieri 34-vjeçar, Orges Shehi, që pret të jetë pjesë e bardhekuqve edhe për sezonin e ri. Flamurtari pret Davor Bratiç

Flamurtari rinis fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Pas eleminimit nga Europa Ligë dhe pushimeve të shkurtra, kuqezinjtë i janë kthyer punës, por kësaj radhe me ndryshime në përbërjen e grupit. Pas largimeve të shumta dhe konfirmimeve të pjesës më të madhe të skuadrës tashmë në Vlorë po punojnë edhe për afrimet. Sipas burimeve të sigurta brenda klubit, bëhet e ditur që është mbyllur marrëveshja me kroatin Davor Bratiç, kontrata e të cilit me Sk ë n de rb e u n p ë r f u n do i p a s ndeshjeve të Champions League. N ë k ë t ë m ë ny r ë m e s f u sh o r i 25-vjeçar do të bashkohet sërish me trajnerin Shkëlqim Muça, i cili e mori me vete në Korçë në momentin kur vendosi të drejtonte Skënderbeun. Zyrtarizimi i Bratiç mund të vijë në ditët në vijim, pasi më parë futbollisti duhet të rikthehet në Korçë dhe të bëjë dorëzimet e materialeve. Një tjetër afrim duket të jetë edhe mesfushori malazez Petar Vukcevic. 23-vjeçari ka lënë përshtypje të mira në ndeshjen e Europa Ligë një vit më

parë, kur Flamurtari triumfoi ndaj Buducnostit, në të cilin aktivizohet Vukcevic. Dy afrime në repartin e mesfushës, teksa sytë janë hedhur edhe në sulm ku pritet një zëvendësues për Pejiç. Aktualisht nuk bëhen të ditur emra konkret, pasi po vlerësohen edhe të rinjtë të cilët ishin të huazuar në skuadrat e tjera të kategorisë superiore një sezon më parë.

Rubio: Kam besim te kualifikimi, po të mos kisha, do qëndroja në shtëpi Trajneri i Tiranës kërkon të bëjë show në konferencën për shtyp: Do të luaj me 7 sulmues Tirana, pasi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Skënder Halili” në prag të sfidës së kthimit të turit të dytë të Europa Ligë ndaj Alesundit, u nis drejt Norvegjisë me synimin për t’i surprizuar vendasit, të cilët do të kenë avantazhin e fushës dhe të rezultatit 1-1 të takimit të “Qemal Stafës”. Trajneri Hulian Rubio u shfaq mjaft i karikuar në konferencën për shtyp para nisjes, duke iu përgjigjur me ironi pyetjeve të gazetarëve, me stilin alla Mourinjo. Spanjolli tha se kishte besim të skuadra, ndryshe do të qëndronte në

shtëpi. “Ju si mendoni, do të isha këtu me ju po të mos kisha besim te skuadra? Unë sigurisht që kam besim, ndryshe do të qëndroja në shtëpi. Por të kesh besim është dicka tjetër nga ajo që prodhon fusha e lojës.” Duke marrë shtysë edhe nga debati i gjerë gjatë Euro 2012 mbi formacionin pa një sulmues të mirë-

filltë të Spanjës së Visente Del Boskes, Rubio ironizoi se do të luante me 7 sulmues. “Do të luajmë më 7 sulmues! Mund të më thotë ndonjë prej jush me sa sulmues luajnë sot skuadrat moderne? Ndoshta me asnjë. Spanja u shpall kampione e Europës pa patur asnjë sulmues në formacion”. Ndryshe nga spanjolli, kapiteni Ilion Lika u shfaq më i qetë në konferencë, duke premtuar që bardheblutë do të japin gjithçka për t’i surprizuar norvegjezët në fushën e tyre. Nuk i mungon optimizmi as mesfushorit Erando Karabeci, i cili premtoi se Tirana nuk shkon për shëtitje në Norvegji. Tirana është skuadra e vetme e mbetur në Kupat e Europës dhe nëse kualifikohet në turin e tretë të Europa Ligë do të shënojë një arritje historike.

Merkato Shahin nuk do të kthehet në Dortmund

Juve do Xekon, Interi këmbëngul për Lukas

Menaxheri gjeneral i Borusia Dortmundit, Hans-Joakim Vatce, ka theksuar se as klubi e as Nuri Shahin nuk janë duke kërkuar që lojtari të kthehet në Signal Iduna Park. Futbollisti turk u transferua te Real Madridi në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin bazë, prandaj është spekuluar për largimin e tij. “Kthimi i Sahinit te ne nuk është planifikuar, as nga ai e as nga ne. Sido që të jetë, ai është një djalosh me një të kaluar te Dortmundi dhe ai vjen nga ekipi jonë i të rinjve, prandaj nuk do ta mohoja asnjëherë një rikthim”, ka deklaruar Vatce

Juventusi vazhdon të mbajë të hapura bisedimet me dy alternativat e sulmit, Jovetiç dhe Van Persi, që dy dyja mjaft të vështira për t’u arritur, e për këtë, bardhezinjtë kanë një plan B; Xeko. Juventus kërkon ta marrë boshnjakun në formë huazimi nga Mançester Siti me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por kjo ofertë as që është marrë në konsideratë nga kampionët e Anglisë. Alternativa tjetër e bardhezinjve mbetet Pacini që mund të mbërrijë në Torino falë një shkëmbimi kokë për kokë me Fabio Kuajliarela. Ndërkohë, Interi vijon ‘pazarin’ në Brazil ku objektivi numër një mbetet Lukas, i kërkuar me ngulm edhe nga Ferguson. Interi ka paraqitur ofertën e tij, ndërsa në Angli flasin për një transferim të brazilianit tek “Djajtë e kuq”.

Karanka: Modriç, i shkëlqyer për Realin Ndihmës trajneri i Real Madridit, Aitor Karanka thotë se Luka Modriç do të përshtatet në mënyrë të shkëlqyer te skuadra madrilene, pas largimit eventual të Leite Kakas. ‘Los Blancos’ janë duke u munduar ta arrijnë marrëveshjen me Totenhamin për mesfushorin kroat, por klubi anglez kërkon 50 milionë euro. “Cili klub nuk do ta donte një lojtar si ai? Ai është futbollist me përvojë e kualitativ, dhe është e qartë që përshtatet më së miri në ekipin tonë”, theksoi Karanka. Reali e mposhti 5-1 Oviedon, në ndeshjen e parë miqësore para-sezonale.

Milani rikthehet tek argjentinasi Tevez Milani kërkon Karlos Tevez dhe këtë herë do të përpiqet ta mbyllë tratativën me Mançester Sitin. Të dy klubet janë kthyer të flasin pas shumë kohësh, por pozicionimi i anglezëve është i njëjti, para kesh dhe asgjë në huazim. Administratori i Milanit Adriano Galiani, po përpiqet të zbusë kërkesat, 28 milionë euro janë shumë për kuqezinjtë. Tratativa mund të vazhdojë gjatë, e mund të mbyllet mesin e muajit tjetër.


Transporti

e ENJTE, 26 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

21

Organizatorët i druhen kaosit në trafik Problemet e transportit janë bërë të ndjeshme tashmë që Londra është në prag të startit të Lojërave Olimpike. Frika për qarkullimin në evenimentin më të rëndësishëm sportiv në kryeqytetin anglez ka qenë e madhe, por tashmë gjithçka është konkretizuar. Pezullimi i pjesshëm i punës në një linje të metrosë që lidh aeroportin Hithrou me Londrën qendrore, në momentin kur

vizitorët kanë vërshuar në qytet ka rritur shqetësimin për faktin se organizatorët e Olimpiadës mund të përballen me një kaos transporti. Sinjalistika që tregonte ndërprerjen e punës në këtë linjë erdhi vetëm një ditë pas ndërprerjeve drastike të qarkullimit në tre linja kryesore hekurudhore që kanë lidhje me Parkun Olimpik në lindje të Londrës, duke e komplikuar

udhëtimin për në shtëpi të qindra pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes. Banorët e Londrës janë mësuar me problemet thuajse të përditshme të transportit, në atë që është rrjeti hekurudhor më i vjetër në botë, ndërsa nuk ishte e vështirë të parashikohej që sistemi do të vihej në provë serioze për t’u përballur me qarkullimin masiv gjatë Olimpiadës.

Trafik në Londër

Lojërat olimpike londër 2012

Policia mbyll 80 shtëpi publike, prostitutat dëbohen edhe nga rrugët Duket se do të dështojë befasia e madhe e ceremonisë hapëse, teksa shumë persona kanë publikuar ato çka kanë parë gjatë ditëve të provave në rrjetet sociale

Sporti sjell paqe mes Iranit dhe Izraelit

Jeton Selimi

East London është pjesa më e varfër e kryeqendrës së Britanisë, ndaj jo më kot edhe Lojërat Olimpike janë organizuar aty për t’i dhënë jetë asaj zone si dhe për t’i rritur standardin. Por, pavarësisht kësaj, Olimpiada e Londrës nuk do të jetë biznes i mirë për të gjithë. Punëtoret e seksit thonë se janë larguar nga rrugët përreth stadiumit për ta bërë hapësirën më të pastër për Lojërat Olimpike. Policia britanike ka njoftuar se përqark stadiumit olimpik janë mbyllur rreth 80 shtëpi publike në 18 muajt e fundit. “Në dy vjetët e fundit kemi parë një rritje të vërtetë të aktiviteteve të policisë në lidhje me punën e seksit në njësitë bashkiake pritëse olimpike”, ka thënë Georgina Perry e cila drejton ‘Open Doors’, një projekt qeveritar që mbështet prostitutat e Londrës Lindore. “Disa nga femrat që ofrojnë seks me para po e vuajnë mbylljen e shumë bordellove, ndërsa tani janë të detyruara të punojnë në rrugë, që është një vend më pak i sigurt. Femrat e rrugës janë detyruar nga policia që ato të lëvizin nga kjo hapësirë. Ato nuk janë të dëshiruara këtu gjatë Olimpiadës”, - shtoi ajo. Gjatë periudhës 27 korrik – 12 gusht, kur edhe mbahet Olimpiada, pritet një fluks prej dy milionë spektatorësh. Ceremonia, zbulohen detaje

Me rrjetet sociale nuk ekzistojnë më sekretet. Askush nuk duhej të zbulonte surprizën, detajet e orga-

nizimit të ceremonisë zyrtare të hapjes së lojërave, madje posaçërisht për këtë parulla Save the Surprise (mbroni surprizën) ishte vendosur dhe si hashtag, (kod postimi), për të evituar problemet. Por problemi është se rreth 70 mijë vullnetarë, staf ndihmës, prindër e miq duke asistuar në provat gjenerale të ceremonisë hapëse të lojërave të ardhshme Olimpike, shpërthyen në rrjetet sociale duke postuar komente e foto që paralajmërojnë atë që do të ndodhë të premten. Meri Popins, Kapiten Gremçi dhe Liza në Botën e Çudirave. Do të jenë këta disa nga personazhet protagonistë të ceremonisë së inaugurimit që ka kushtuar 34 milion euro dhe do të nisë të premten 21.00. Cicërimat entuziaste në Twitter kane shfrytëzuar pikërisht kodin e postimit Save The Surprize duke e mbushur

rrjetin me imazhe e rrëfime për ceremoninë madhështore që do të zgjasë 3 orë e gjysmë. Deni Bojli, regjisori i filmave si Trainspotting dhe Zhelani Milionel nuk ka arritur të ruante atë që ai e konsideronte surprizë, pasi e kanë zbuluar pikërisht postimet në Twitter. Stadiumi do të mbushet me flluska sapuni nën melodinë e “I’m forever blowing bubbles”, këngë e vitit 1919, ndërsa një grup njerëzish raketë do të lëshohen në ajër me këngën “Rocketman” të Elton Xhon. Mbërritja e mbretëreshës Elizabetë dhe e Dukës së Edimburgut në skenën mbretërore do t’i japë startin një kori fëmijësh shurdh-memecë, që me gjuhën e shenjave do të interpretojë himnin kombëtar. Surprizat e tjera nuk po i zbulojmë, por nëse kërkoni në Twitter, do të shuani kureshtjen mbi gjithçka.

IOC

Kafshët në Olimpiadë

Si asnjëherë më parë, kafshët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse të Olimpiadës së Londrës. 12 kuaj, 3 lopë, 2 dhi, 10 pula, 10 rosa, 9 pata, 70 dele dhe 3 qen do të madhështojnë me praninë e tyre Lojërat Olimpike, që nisin të premten. Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve kanë reaguar me arsyen se përfshija e tyre mund të jetë stresuese për kafshët, por organizatorët thonë se kafshët do të përdoren vetëm për ta bërë më tërheqëse ceremoninë hapëse. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Zhak Rog, është mjaft i lumtur që do të shohë të “gjalla” kafshët në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, që do të fillojnë më 27 korrik. “E di se ka pasur diskutime për këtë. E di se organizata joqeveritare ka qenë e përfshirë dhe ka kërkuar që të ndërpritet kjo ide.”

Sportistët iranianë do të garojnë ndaj izraelitëve në Olimpiadën e Londrës, ka njoftuar përfaqësuesi i kontingjentit iranian. Teherani ishte kritikuar në të kaluarën, sepse disa sportistë të tij kishin refuzuar të garonin ndaj izraelitëve në Olimpiadën ‘Athina 2004’ dhe ‘Pekin 2008’. “Ne do të jemi të sinqertë me sportin”, - ka thënë Bahram Afsharzadeh, i cili është po ashtu sekretar gjeneral i Komitetit Olimpik të Iranit. Afsharzadeh gjithashtu tha se ekipi nuk ka plane që t’i bojkotojë garat për shkak të kombësisë së kundërshtarit. “Ne vetëm do ta ndjekim korrektësinë dhe do të luajmë ndaj çdo shteti”, shtoi Afsharzadeh. “Në sport dhe në Olimpiadë të gjitha vendet duhet të jenë së bashku dhe të kenë miqësi. Solidariteti për të gjitha vendet është mjaft i rëndësishëm”, vijoi ai. Afsharzadeh shtoi se Irani do të respektojë edhe një minutë heshtje, që është vendosur të bëhet në ceremoninë hapëse për t’i kujtuar 11 viktimat izraelite të vdekur në Olimpiadën ‘Munichu 1972’. Irani do t’i ketë 54 sportistë në Britaninë e Madhe. Përkundër raporteve të zbehta ndërmjet Iranit dhe Britanisë së Madhe, Afsharzadeh thekson se çdo gjë në këtë vend për ekipin e tij është fantastike dhe normale.

Debati

E drejta TV e Lojërave, minierë ari, vetëm NBC paguan 4.38 mld dollarë

Sherr për medaljet! Akuza për lëndën e parë që vjen nga minierat problematike

Delegatët nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu edhe presidentin e FIFA-s, Sep Blater dhe princeshën Anne, kanë marrë pjesë në startin e mbledhjes së 124-t të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Londër. Një prej mesazheve më të rëndësishëm të dhënë nga presidenti i IOC-së, Zhak Rog gjatë kongresit, lidhej me forcën financiare të organizatës. Vetëm nga të Zhak Rog ardhurat për shitjen e së drejtës televizive për Lojërat Olimpike ndërmjet viteve 2014 dhe 2016 pritet të jenë mbi 4 miliardë dollarë amerikane, ndërkohë që në rritje janë edhe të ardhurat nga sponsorët. Rog bëri të ditur se financat e IOC-së janë të forta dhe të sigurta, ndërsa prej vitit 2001 ajo janë trefishuar. Kreu i

Me ethet e Lojërave Olimpike që kanë pushtuar Londrën, tashmë është ngritur edhe çështja që lidhet me prejardhjen e materialeve me të cilat janë krijuar 4700 medaljet e arta, argjendta e bronzta që do të jepen në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike. Akuzat kanë ardhur nga Shoqata e Minierave në Londër, Shoqatat e të drejtave të Njeriut, grupet mjedisore dhe disa organizata Medaljet të tjera jofitimprurëse, që kanë protestuar kundër Rio Tintos, kompanisë që ka qenë kontraktorë për sigurimin e metaleve për medaljet. Lënda e parë për medaljet e “Londër 2012” është marrë në Konekot, Jutah dhe në minierën Oju Tolgoi të Mongolisë. Akuzat janë se procesi në Jutah ka

Komitetit Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se të ardhurat nga e drejta televizive për periudhën nga viti 2018 deri më 2020 deri më tani janë 2.6 miliardë dollarë, edhe pse negociatat sapo kanë nisur. Marrëveshja më fitimprurëse e IOC-së u firmos gjatë vitit të kaluar, kur organizata pranoi t’ia shiste të drejtën e transmetimit në Shtetet e Bashkuara NBC-së për 4 miliardë e 380 milionë dollarë deri në vitin 2020. Ndërkohë, sipas parashikimeve, vetëm nga sponsorizimet në periudhën nga viti 2013 deri më 2016, IOC pritet të përfitojë për të parën herë një miliardë dollarë. Ndërkohë, Rog konfirmoi se programi për sponsorizimet nga viti 2017 deri më 2020 deri më tani ka sjellë 722 milionë dollarë nga 7 sponsorë

shkaktuar dëme serioze për ambientin, ndërsa pjesa e metaleve që vijnë nga Afrika akuzohet se e ka prejardhjen nga zonat e konfliktit, duke i krahasuar me “diamantet e përgjakura”. Gjithashtu për arin, argjendin dhe bakrin e siguruar në kontinentin e zi ka edhe akuza për dëme mjedisore, por edhe për shfrytëzim të punëtorëve për sa në kushte të këqija pune apo edhe ngacmime seksuale të punonjëseve femra. Në total, pesha e arit, argjendit dhe bakrit e përdorur për medaljet në “Londër 2012” është tetë ton. Një medalje e artë e cila peshon 410 gramë, përmban vetëm 6 gramë ar, pra 1.34 për qind të peshës, ndërsa në pjesën tjetër përbëhet nga 92.5 për qind argjend.


t

22

MAPO

E enjte, 26 Korrik 2012 www.mapo.al

UFO mbi Kanada? Dale Stewart nga Kanadaja ka arritur të xhirojë objekte fluturuese të ndritshme në qiell. Duke qenë se ‘objektet’ nuk bënin zhurmë gjatë fluturimit, është hedhur poshtë mundësia se ishin aeroplanë ose helikopterë, ndërkaq fluturaket tjera njerëzore që lëvizin pa zhurmë nuk kanë shpejtësi apo ndriçim të tillë.

Fjalëkryqi klasik 1

2

15

Nën ndikimin jo shumë të mirë të Plutonit, jeta juaj në çift do hyjë në një periudhë tensioni. Beni çmos ta rregulloni sa më shpejt situatën duke dialoguar sa më qetë. Mos i lini keqkuptimet t’ua prishin atë që keni ndërtuar deri tani.

DEMI (21/IV-20/V)

Ambienti në çift do jetë i zymtë. Mos flisni me partnerin për ndonjë të fshehtë që mund t’i keni mbajtur sepse atmosfera do të ndizet më tepër dhe do keni mosmarrëveshje të mëdha. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të joshur.

5

6

7

8

13

16

17

18

35

23 25

30

31

36

32

33

26

37

38 40

43

Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me atë që keni në krah. Do e shihni që shumë shpejt harmonia do të mbizotërojë. Beqarët do dalin në takime, por nuk do mund të nisin dot një lidhje serioze ashtu si e kanë ëndërruar.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do e largoni rutinën dhe mërzinë që ju kishte pushtuar. Partneri nga ana tjetër do gjunjëzohet para jush dhe do ju bëjë një propozim të veçantë. Beqarët do i shumëfishojnë aventurat por nuk do kenë dëshirë të krijojnë një lidhje serioze.

Gjate ditës së sotme do i mendonimëmirëgjëratnë lidhjen tuaj dhe do merrni disa vendime. Flisni për gjithçka me partnerin në mënyrë që edhe ai të jetë në dijeni. Beqarët do takohen me dikë i cili nuk bën për ta. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga ju.

Flisni me të dhe mos e mbani këtë lidhje vetëm për t’i bërë qejfin. Mendoni pak më shumë për veten tuaj. Dita duket premtuese për beqarët. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet për të dalë.

Do e forconi edhe më shumë lidhjen tuaj sot dhe do e keni më të lehtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah. Do kaloni momente shumë të këndshme dhe mjaft harmonike. Beqarët do jenë më të përkëdhelur nga yjet.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Edhe ju dhe partneri do tregoheni tolerantë gjatë kësaj dite. Do flisni për ato që keni kaluar dhe për të ardhmen së bashku. Beqarët do joshin pa pushim. Mundësitë për takime do jenë të shumta, por nuk duhet të nxitoheni për asnjë arsye.

Plutoni do ndikojë mjaft pozitivisht sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni më shumë kohë pranë partnerit dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të mëdha. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën. Edhe dashuriçkat e beqarëve do të favorizohen.

Dita duket shumë premtuese për planin sentimental sot. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni. Beqarët do ndeshen me dikë interesant në dukje. Njihuni më mirë me të para se të mendoni t’i bëni gjërat serioze.

Do ndiheni shumë të lumtur sot pranë atij që keni në krah. Shprehini sa më shumë ato që ndjeni dhe do e konsolidoni më shumë lidhjen. Beqarët duhet të presin edhe pak sepse as sot nuk do e gjejnë personin e duhur.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

45

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Është lloj sporti. 5. Lloj i ndërlidhjes me vende të largëta. 12. Përemër vetor.

1. Dru i vendeve të ngrohta, që e bën frytin në trajtë bishtajash të mëdha e të

13. Ulqini i politikës. 14. Gatim me copa mishi. 15. Vegël muzikore popullore. 19.

ëmbla. 2. Franc i letërsisë botërore. 3. Shtet në Europën Veriore. 4. Emil,

Fatos i letërsisë shqipe. 20. U rrëzua. 21. Makinë e posaçme ku vihen vezët në

shkrimtar francez. 5. Rreth çiklistik në Francë. 6. Bicurri i këngës kosovare.

të ngrohtë për të nxjerrë zogj. 22. Përemër vetor. 23. Fuqi e mbinatyrshme, që

7. Përmendore e ngritur për të përjetësuar një ngjarje të shënuar. 8. Gramshi

paracakton në mënyrë të pashmangshme gjithçka që i ndodh njeriut në jetë.

në makina. 9. Simboli kimik i radiumit. 10. Bujqësore. 11. Boçi, aktor humorist.

24. Ambasada Amerikane. 25. Stinë e vitit. 28. I ka maja në mes. 30. Njeri i

13. Dyqan ushqimor. 16. Industra Ndërtimit. 17. Enciklopedia Botërore. 18.

epokës së paleolitit të hershëm e të mesëm, që merret si një nga hallkat ndër-

Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend të largët. 23. Besim

mjetëse më të vona në zhvillimin e njeriut deri në trajtën e sotme. 35. Nasi i

shpirtëror. 26. Medikament. 27. Rrënjët që dalin nga kërcelli. 29. Pjesëz treg-

letërsisë. 37. Unazat e shtyllës kurrizore. 39. Vendi ku shiten mallra. 40. Është

uese. 31. Defekt. 32. Shkurre me gjethe me gjemba. 33. Në gjendje qetësie.

shpend uji. 43. Pikë turistike në Malësinë e Madhe. 45. Xhanfize, regjizore e

34. Tregu Bujqësor. 36. Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pro-

njohur. 46. Sami, futbollist i kombëtares gjermane. 47. Katërkëndësh që ka

në dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, pa të fundit. 38. Rrëmujë.

dy brinjë të kundërta paralele dhe jo të barabarta.

41. Deda i humorit, mbrapsht. 42. Këshilli Kombëtar. 44. Merre!

Sudoku | nivel mesatar 2 7 6

6 8 4

9 3

2

5

5 8

5 8

8

4

9

2 6

5 4

4 6

4

1 1

4 6

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

3 3

2 9 1

7

7

3 1

2 4

6

7 4

7 2 SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

42

47

4 9 LUANI (23/VII-22/VIII)

41

44

46

Dita e sotme do jetë shumë e qetë. Do jeni më të qartë për të ardhmen tuaj dhe do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Beqarët do kenë takime më shumicë por nuk do arrijnë të vendosin për personin që bën për ta.

27

34

39

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

20

24

29

10

19 22

28

BINJAKET (21/V-20/VI)

9

14

21 2

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

4

12

Djaloshi niset me aeroplan pa dokumente Një fëmijë 11-vjeçar ka hipur vetë në aeroplanin që shkonte nga Mançesteri për në Itali, ndërsa me vete nuk ka pasur as pasaportë, as biletë e as leje nga aeroporti. Zëdhënësi i Aeroportit të Mançesterit ka bërë të ditur se ai është zbuluar vetëm atëherë kur aeroplani ishte duke fluturuar. Sipas tij, një numër i të punësuarve janë suspenduar për shkak të këtij lëshimi. “Është e qartë se nuk është bërë kontrollimi i dokumenteve në mënyrën e duhur te sigurimi dhe te kalimi drejt aeroplanit. Djaloshi ka kaluar të gjithë parametrat e sigurisë, ashtu që nuk kanë qenë të rrezikuar pasagjerët dhe aeroplani”, ka thënë zëdhënësi. Besohet se 11-vjeçari kishte ikur nga shtëpia para se të hipte në aeroplan.

3

3 1

1 6

Koha e fillimit ____:____

3

Koha e mbarimit ____:____

5

Numërkryq 5 2 8 1 5

Shah | nivel mesatar

6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

119, 152, 221, 251, 265, 284, 315, 317, 320, 351, 422, 452, 493, 542, 568, 586, 748, 869, 882, 921.

Përgjigjet nr të djeshëm

O

N

O N

E

R

F A

I

T

K

R

T

O

U

U

Z

Z

E

M

I

K

O

H

V

O

Z

I

Z

E

M

E

N

E

R

G

P

E

Z

I

O

F

I

K

S

L

A

J

I

R

A

U

R

A

I

H

T

O

T

A

L

I

I

Z

E

A

O

F

E

N

R

I

N

R

E

K

A

F C

F A

O

L

M K

11112, 11464, 20146, 21525, 21532, 23457, 25968, 26392, 28212, 39214, 52521, 54444, 54784, 58165, 58659, 62451, 65814, 74848, 82845, 85858.

1015, 1653, 2105, 2815, 3265, 3415, 6519, 9141.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën K

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra:

P

O

G S

P

O

E

L

E

R I

M

U

I

G K

S

T

N

D

I

148581, 152152, 231365, 245195, 521521, 706141, 785415, 835505. I G

R

U

R

M

9

8

5

7

4

8

5

4

1

0

2

5

1

6

5

9

2

5

8

6

5

4

1

8

5

6

5

2

1

5

4

7

5

5

5

9

6

8

4

2

1

5

4

8

5

9

6

5

2

6

3

0

1

0

2

0

6

3

9

6

5

8

7

8

4

5

1

5

4

8

6

7

2

1

0

1

5

2

6

3

5

2

1

5

9

6

8

9

7

4

8

5

4

1

R

5

2

1

0

2

6

3

2

2

1

4

5

9

Q

8

5

7

4

8

5

4

1

5

0

5

0

5

0

5

2

1

6

3

2

0

6

3

9

2

1

0

2

3

5

6

5

4

7

9

6

5

2

1

4

2

0

3

7

6

5

9

8

7

4

8

5

P

T

I

N

A

I

M

O

F

E T

5

1

9

E

A

6

2

5

;

N

3

5

5

A

I

2

T


retro 1887 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 22 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

23

26 korrik

Libri i Parë

Unua Libro, Libri i Parë, ishte botimi i parë që përshkruante gjuhën ndërkombëtare Esperanto (asokohe e quajtur Lingvo Internacia, “gjuha ndërkombëtare”). U publikua së pari në rusisht, më 26 korrik 1887 në Varshavë nga Dr. L.L. Zamenhof, krijuesi i Esperantos. Përgjatë viteve në vazhdim u botuan

variante të tij në rusisht, polonisht, frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Ky libërth përfshinte Lutjet e Perëndisë, disa vargje biblike, një letër, poezi, 16 rregullat e gramatikës dhe 900 rrënjët e fjalorit. Zamenhof-i shpalli: “një gjuhë ndërkombëtare, e ngjashme me një gjuhë kombëtare, është

pasuri e përbashkët”. Ai e firmosi librin si “Doktoro Esperanto” dhe titulli Esperanto mbeti si emri i gjuhës, e cila në Esperanto do të thotë “ai që shpreson”. Botimi i parë në anglisht, titulluar “Dr. Esperanto’s International Tongue”, u përkthye nga Julian Steinhaus.

Hillary Clinton

Një Marko Polo diplomatik

Omnis terra adoret Te! Marrë nga revista Kumbona e së Djellës, 1938 Në vjetin 1908 në nji libër të pervûjtë propaganda misjonare me titull… Operarii autem puci! Át Pál Manna M.A., nji misjonar i flaktë qi ende sot s pushon tue u përkujdesë per cashtjen misjonare e qi qyshë atëherë kishte vû n’oroe se puna e misjoneve âsht kryekreje në dorë të Klerit, shpalli mendimin m’e organizue Klerin në nji shoqni qi të perhapte idén misjonare, të zgjote thirrjet misjonare, t’i epte shkas të gjitha veprave misjonare të themelueme me kohë, të botote fletore e të perhohëshme misjonare e të gjête mjete të reja e perherë mâ të pershtatuna propaganda. Edhe c’atë herë i a zgodhi eminin asajë shoqni: Bashkimi Misjonár i Klerit. Kaluen disá vjet perpara se ajo idé të merrte nji trajtë konkrete. Me 1916 Imz. Conforti, Ip. i Parmës, i paraqet n’audjencë Shêjtnis së tij Benediktit XV Statutin e Shoqnis, i cili mandej miratohet me nji leter të Kard. Serafinit Prefekt i Kongregacjonit Shêjt të Propagandës në tëtuer t’asajë vjetë. Me 9 fruer 1917 botohet Statuti në revistën Le Missioni Cattoliche. Në vjetin 1918 emnohet Kryetar i Bashkimit Misjonar të Klerit per Itali Imz. Conforti. Ndjekë në 1919 Kryetari i Holandës Imz. Van de Wetering, Argj. i Utrecht-it. Po në ket vjetë Shêjtnija e Tij Benedikti XV n’Encikliken ‘’Maximum illud’’ tfaqë dishirin qi B.M. i K. të themelohet në të gjitha djecezet e botës. Fillon dalë kadalë e perhapet ideja e kësajë Shoqni Misjonare. Themlohet në Belgjik, në Germani, n’Angli, në Canadá, në Helvecje etj. Me 3 máj 1922 Shêjtnija e Tij Papa i soçem Piu XI, qi kje nder mâ të parët me e shkrue emnin e vet në ket shoqni, qyshë në vjetin 1917, në nji nder ma të parët akte të Papnis, në Motu Proprio ‘’ Romanorum Pontificum’’ porositë Ipeshkvijt m’u

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

interesue per çashtjen e Misjoneve tue themelue mâ parë se kurrgjâ, ku nuk âsht ende, Bashkimin Misjonár të Klerit. Me 1-3 qershuer 1922 mbahet Kongresi i parë nderkombetar. Papa Shejt u flet Kongresistave tue nxitë Meshtarët m’u dhanë per misjone. Me 28 fruer 1926. prap Papa Shêjt n’ Encikliken ‘’Rerum Ecclesiae’’ permendë Bashkimin Misjonar të Klerit tue i shkrue Ipeshkvijve nder tjera: Attamen ut cum ceteris pastoralis office curis huiusmodi (de Misionibus) negotium apte componatur, Consociationem Cleri misionalem apud vos aut iubeaits constituti aut institutam ad acriorem in dies actionem consilio, hortatu, auctoritate vestra incitetis. Me 4 prill 1926 shpallet prej Kongregacjonit Shêjt të Propagandës Statuti i përgjithëshem i B.M. të K. M 24 mâj 1931 shpallet për të parën herë në Romë dita e të smutve, në të cilen të gjithë ata qi vuejnë në shtroje të ligës së vet nder shpija, nder spitale etj. Bashkohen me vuejtje të Shelbuesit t’onë në ndihmë të Misjoneve. 1935.Imz. Della Pietra, si Delegat Apostolik, emnohet ad interim Kryetar i B.M të K. Në Shqipni. Me 11-13 nanduer 1936 në prani të nji shumicës së madhe Kardinajsh, Ipeshkvijsh, Meshtarësh e Xhakonash mbahet Kongresi i dytë nderkombtár i B.M. të K. Marrin pjesë edhe Shkelq. E Tij Imz. G. Thaci, Argjipeshkev i Shkodrës e Drejtori kombtar i Shqipnis D. Mikel Koliqi. Sekretari i Propagandës Imz. Constatini si perfurndim të Kongresit lajmon themelimin e Sekretarjatit të Përgjithshem Nderkombtár të B.M të K. Sekretar emnohet At Manna, themeluesi i B.M. të K. Shêjti At Papë n’alokucjon qi u mbajti Kongresistave me 13 nênduer tfaqë vullndesen qi të gjithë Meshtarët të shkruhen në B.M të K. E t’epen per çashtjen e Misjoneve. * Të lutemi, Ty, o Zot!

Burra nga Blinishti i Lezhës Lezhë, 1916 © Franz Baron Nopcsa ©

Marrë nga revista Kumbona e së Djellës, 1938

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Nëse arritjet diplomatike do të mateshin nga numri i vendeve të vizituara, Hillary Clinton pa dyshim do të ishte Sekretarja e Shtetit më e suksesshme në historinë e këtij posti. E ndërsa u takon historianëve të debatojnë dhe të vlerësojnë performancën e saj gjatë kohës që ka shërbyer si Sekretare e Shtetit, Clinton e ka siguruar një vend në librin e rekordeve të Departamentit të Shtetit Amerikan. Më 17 korrik, kur avioni i saj u ul në Andrews Air Force Base, ish-Zonja e Parë kishte mbyllur një udhëtim epik 13-ditor prej 43 452 km-gati 3218 km më shumë se perimetri i Tokës-nga Europa në Azi dhe një kthim mbrapa për në Lindjen e Mesme. Edhe për stafin e shumë-udhëtuar të Clinton-it itinerari Francë-Afganistan-Japoni-Mongoli-VietnamLaos-Kamboxhia-Egjipt-Israel ishte ‘tejet absurd, edhe për ne.’ Megjithë kalimet nga zona në zonë, që janë shpirt-dhe-mendje dërmuese, Clinton me shaka (ndoshta) thotë se është gati për më shumë udhëtime. Që nga 2009-ta, kur mori në dorëzim çelësat e diplomacisë amerikane, Clinton ka udhëtuar më shumë se 1 358 032 km dhe ka vizituar 102 vende. Ndërsa shumë paraardhës të saj mund të kenë udhëtuar më shumë kilometra, kryesisht për shkak të endjeve lart e poshtë me misionet e paqes në Lindjen e Mesme, asnjë nuk ka vizituar më shumë vende se ajo. Clinton e theu atë rekord në qershor, duke eklipsuar edhe Madeleine Albright me 98 vendet e vizituar prej saj, kur udhëtoi drejt Finlandës, vendi i 99-të, dhe për të kapur 100-n në Letoni. Asnjëherë e kënaqur, në udhëtimin e saj të radhës ajo vizitoi 2 vende të tjera-Mongolinë, ku ishte e para Sekretare e Shtetit që vizitonte në 57 vite, dhe Laosin, ku ishte e dyta Sekretare e Shtetit që shkelte në tokë. I kanë mbetur edhe gjashtë muaj para se të t’i thotë lamtumirë politikës, një afat i caktuar nga vetë ajo, dhe të ketë mundësi të pushojë e të marrë frymë. Megjithë krevatin e Boeing 757 dhe aftësinë e saj mahnitëse për të fjetur gjatë fluturimit, axhenda rraskapitëse e Sekretares së Shtetit sigurisht që do të lërë gjurmë. Ndërsa po mbyllte fjalimin e saj para Dhomës Amerikane të Tregtisë në Hanoi, Clinton-in e kap një kollë e papritur. Dhe ndërsa insistonte se do të preferonte gjithë ditën ndërsa zogjtë këndonin në Pallatin Presidencial në Kabul, stafi e largoi kur presidenti afgan Hamid Karzai sugjeroi t’u përgjigjeshin pyetjeve të tjera. Kur arritën në Egjipt, pas një fluturimi nga Kamboxhia, Clinton - dhe stafi i saj nuk e kishin haberin e orës. BlackBerry automatikisht e vendosi orën në aq sa duhej të ishte ora në Kajro, përveçse nuk ishte, kështu që stafit iu desh të përdornin orarin e Sarajevës. Disa orë më vonë, arsyeja e mospërputhjes u gjet: këtë vit Egjipti kishte vendosur të mos e ndryshonte orën. Të gjithë atyre që e pyesin, Clinton u thotë se nuk do të qëndrojë nëse Obama fiton një mandat të dytë - asgjë për t’u habitur, përderisa që nga 1970 vetëm një Sekretar Shteti ka qëndruar në detyrë për më shumë se një mandat. Dhe pas një lufte të egër me Obama-n më 2008 për nominimet presidenciale të demokratëve, asaj i pëlqen të thotë se nuk ka për t’u kthyer më në skenën politike. Por me popullaritet në kulm, ajo është një nga politikanët më të pëlqyer në Amerikë, dhe demokratët në nevojë të një kandidati për president më 2016, pavarësisht se fiton apo humbet Obama në nëntor, gjasat janë që ajo do e provojë edhe njëherë të realizojë ambicien e saj për t’u bërë e para presidente femër e Shteteve të Bashkuara. Por para kësaj, ajo duhet të marrë një sy gjumë. *Marrë nga The Kansas City star. Përktheu Ina Xhani.


Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you