Issuu on Google+

hetimi

Konflikti i interesit

Dom Gjergj Meta

PD kërkon heqjen e mandatit të Fidel Yllit Deputeti i PS: Këtë çështje e kam fituar në Gjykatë para katër vitesh. Edhe ILDKP e ka rrëzuar kërkesën

Agora

Ekzekutimi i Sakos, e Gilman Bakalli ish-e fejuara e Elton Deliut dëshmon në polici rrëfenja Mes personave që kanë dhënë dëshmi mbi vrasjen e Admirim Sakos ka qenë edhe Ada Musaraj. Pasuria e administruar prej tij mbetet ndër pistat kryesore. E shoqja ballafaqohet me disa foto, por nuk vë gishtin mbi autorin Faqe 6

Faqe 4

spartak ngjela

single & the city Iva tiço

E shtunë 26 janar 2013

Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 26 janar 2014. Numër 8014. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Beteja e fundit… Qeveria shqiptare dhe CEZ, kompania e pestë në botë për shpërndarjen e energjisë po bëjnë gati dosjet për në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Në lojë, argumentet e secilës palë dhe fatura me miliona euro. Bozdo: Ne kemi fakte për të qenë fitues në Arbitrazh. Kreu i Bordit të CEZ: Humbjet tona 205 milionë euro. Shanse për të përfituar edhe garancinë e 60 milionë euro. Dollapi: S’ka energji edhe për zyrat e shtetit që s’paguajnë, nuk ia kthej CEZ-it 60 milionë eurot e garancisë

Personazh

është krijuar IDEA se...

koment

reportazh

23 qershori do të jetë pa surpriza, por... pritet Poli i moderacionit

Absurdi i Korçës dhe harmonia e të pafeve

Libani i bukurive, të fshehtave dhe refugjatëve sirianë

henri Çili

alfred lela

Faqe 3

Enciklopedia Ali Tepelena, Sundimtari i rreptë në krahët e gruas së dashur

Fatmir Toçi Profesioni i ri: politika Statusi i ri: gjysh E do shumë punën që bën prej 20 vjetësh, atë të botuesit. Ndonëse angazhimi i ri, ai në politikë, po i merr jo pak kohë, vazhdon të ngryset e gdhihet mes librave, në mjediset e shtëpisë botuese “Toena”. Por sigurisht që ka gjithmonë kohë për udhëtimet, që nuk ua përton kurrë dhe për familjen e tij të madhe... ku tashmë po gëzon dhe statusin e ri, atë të gjyshit Faqe 18-19

Prof. Dr. Ferid Hudhri/ Në kundërvënie me librat, që e paraqesin atë si despot oriental me sundimin diktatorial apo disa herë edhe mizor, artistët e kanë pikturuar të qetë dhe paqësor, madje në disa tablo e kanë dhënë përmes tonesh të buta, në çaste idilike, si një burrë i dashuruar.

Faqe 12-13

Faqe 27

përtej privatësisë

Valbona Kurti ...vetëm dhe pa siklete Gazetarja e merr me të qeshur urimin “në dasmë”. I duket e pakuptueshme si të tjerët urojnë diçka që nuk ia ka uruar vetes. Jo se pranon që do qëndrojë tërë kohës single. Kjo periudhë është…pa afat. As që e ka menduar ndonjëherë dasmën e saj E dini pse? Për shkak të natyrës, që megjithëse shfaqet ditë përditë në ekran, në jetën e përditshme nuk i pëlqen shumë të shfaqet Faqe 22

Albert P. Nikolla

Faqe 28


ENCIKLOPEDIA

Ali Tepelena, sundimtari i rreptë në krahët e gruas së dashur Nëse në librat me kujtime dhe nëpër monografitë janë evidentuar më tepër krimet, dhuna dhe dredhitë politike, në veprat e artit është vënë në dukje pamja e tij autoritare, si strateg dhe diplomat. Në kundërvënie me librat e mësipërm, që e paraqesin atë si despot oriental me sundimin diktatorial apo disa herë edhe mizor, artistët e kanë pikturuar të qetë dhe paqësor, madje në disa tablo e kanë dhënë përmes tonesh të buta, në çaste idilike, si një burrë i dashuruar.

I n t e rv ist ë h isto ri r e p o rta z h n o sta lgji K u lt u r ë Çdo të shtunë

www.mapo.al

Çështja

CEZ-Shqipëri në Arbitrazh, të dy palët synojnë fitoren Si kompania CEZ, si qeveria shqiptare shprehen optimiste për një fitore të mundshme në përballjen ndërmjet tyre në Arbitrazhin ndërkombëtar. Ja argumentet me të cilat palët do të mbrohen dhe dëmet e pretenduara për kompensim.

Një shqiptar për CEZ-in

Sahit Dollapi: Stop abuzimeve me energjinë kulturë

Pierre-Marcel Favre: Në Shqipërinë e bunkerëve për të njohur Kadarenë Presidenti Nishani dekoron botuesin, kritikun dhe gazetarin e njohur franko-zvicerian Pierre-Marcel Favre me “Medaljen e Mirënjohjes” për botimet mbi Shqipërinë

Do të kthehet furnizimi normal me energji në të gjithë vendin. Do të stabilizohen financat e kompanisë CEZ. Asnjë faturë dhe detyrim nga institucionet shtetërore e private, apo qytetarët, nuk do të falet. Në mes të një grumbulli letrash, që gjysma janë të Ujësjellësit të Tiranës dhe plot tjera të CEZ, Sahit Dollapi është shumë i sigurt në rikthimin e normalitetit në kompaninë më problematike sot për sot. I rikthyer pas katër vitesh në drejtim të kompanisë, edhe pse nuk është bërë një javë si Administrator, e ka gati modelin e operimit. Në një interviste ekskluzive për ’Mapo Weekend’ ai shpjegoi me detaje modelin e nxjerrjes nga kolapsi të CEZ-shpërndarje. Duke mos toleruar për asgjë, askënd.

Cili ka qenë fokusi I punës tuaj që nga data 21 janar, ku u riemëruat në krye të CEZ Shpërndarje? Kanë qenë ditë pune shumë të ngarkuara dhe kjo ngarkesë ka qenë kryesisht me angazhimin për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Kemi pasur shumë probleme me rrjetin shpërndarës në disa zona të vendit, të cilat vijnë për shkak të mungesës së bazës materiale, e cila mungon totalisht në magazinat e CEZ Shpërndarjes. Detyra jonë kryesore këto ditë, por edhe gjatë periudhës në vijim, mbetet normalizimi i situatës së furnizimit me energji elektrike. Kam pasur takime me të gjithë stafin, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punës dhe rezultatet e çdo sektori, departamenti dhe divizioni, për të krijuar një ide të qartë për gjendjen e kompanisë dhe për të krijuar një ide të qartë për fuqinë punëtore,

Faqe 7

për sistemin e kontrollit dhe gjendjen financiare të kompanisë, që më pas të arrijmë të realizojmë reformat e nevojshme për vijimësinë e punës. Që nga viti 2009 kur ju e latë kompaninë, çfarë gjetët më mirë dhe çfarë gjetët me keq? Unë kam punuar në këtë kompani për rreth katër vite dhe të them të drejtën ndiej një lloj trishtimi për gjendjen në të cilën ndodhet ajo sot. Kanë ndryshuar disa elemente pozitivisht, sidomos ata teknologjikë, që kanë të bëjnë kryesisht me leximin e matësve në distancë, përqendrimin e disa të dhënave dhe kontrolli i menjëhershëm i tyre. Por lë për të dëshiruar, ose është shkatërruar fare, mënyra e organizimit dhe funksionimit të kompanisë. Janë ngritur struktura që funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjera, duke shmangur sistemin vertikal, duke e bërë më...


E shtunë, 26 janar 2013

3

www.mapo.al

ENCIKLOPEDIA

Ali Tepelena Sundimtari i rreptë në krahët e gruas së dashur

Personazh

është krijuar idea se...

Ide / agora

23 qershori do të jetë pa surpriza, por... pritet Poli i Moderacionit

Mbaje rendin e ai do të të mbajë ty

Fatmir Toçi Profesioni i ri: politika Statusi i ri: gjysh

Gilman Bakalli VS Gjergj Meta

Prof. Dr. Ferid Hudhri Kundërshtitë e personalitetit të Aliut janë pasqyruar edhe përmes veprave të autorëve europianë. Por, nëse në librat me kujtime dhe nëpër monografitë janë evidentuar më tepër krimet, dhuna dhe dredhitë politike; në veprat e artit është vënë në dukje pamja e tij autoritare, si strateg dhe diplomat. Në kundërvënie me librat e mësipërm, që e paraqesin atë si despot oriental me sundimin diktatorial apo disa herë edhe mizor...

E do shumë punën që bën prej 20 vjetësh, atë të botuesit. Ndonëse angazhimi i ri, ai në politikë, po i merr jo pak kohë, vazhdon të ngryset e gdhihet mes librave, në mjediset e shtëpisë botuese “Toena”. Por sigurisht që ka gjithmonë kohë për udhëtimet, që nuk ua përton kurrë dhe për familjen e tij të madhe... ku tashmë po gëzon dhe statusin e ri, atë të gjyshit

Një komisar policie i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në një spital italian. Me nevojën për t’iu larguar retorikës politike, cili mendoni se është raporti i shqiptarit me policin si përfaqësues i shtetit dhe cili është raporti juaj me ta: si reagoni, për shembull, kur ndaloheni nga policia rrugore? Pse kjo mungesë respekti për policin në vendin ku një krahinë bëhej zap nga një xhandar ose një polic: a ka rënë miti i shtetit ndihmuar nga tranzicioni social...

> Kulturë

> UET personazh

> Shënime udhëtimi

Pierre-Marcel Favre: Në Shqipërinë e bunkerëve për të njohur Kadarenë

Ksenofon Krisafi: Xhiroja ime e botës

Libani i bukurive, të fshehtave dhe refugjatëve sirianë Albert P. Nikolla

> Kronikë Ekzekutimi i Sakos, ish-fejuara e Elton Deliut dëshmon në polici

> Planeti single Valbona Kurti: Kur “në dasmë!” të bëhet si “mirëmëngjes!”

> Single & the city “Ti s’je dhe aq burrë për mua” Iva Tiço

26 01 2013

Henri çili

intervistë

Dollapi: Stop abuzimeve me energjinë Do të kthehet furnizimi normal me energji në të gjithë vendin. Do të stabilizohen financat e kompanisë CEZ. Asnjë faturë dhe detyrim nga institucionet shtetërore e private, apo qytetarët, nuk do të falet. Në mes të një grumbulli letrash, që gjysma janë të Ujësjellësit të Tiranës dhe plot tjera të CEZ, Sahit Dollapi është shumë i sigurt në rikthimin e normalitetit në kompaninë më problematike sot për sot. I

rikthyer pas katër vitesh në drejtim të kompanisë, edhe pse nuk është bërë një javë si Administrator, e ka gati modelin e operimit. Të hënën CEZ nis punën me një strukturë të re, 80 për qind e së cilës do të ushtrojë funksionet në terren. Në një interviste ekskluzive për ’Mapo Weekend’ ai shpjegoi me detaje modelin e nxjerrjes nga kolapsi të CEZ-shpërndarje. Duke mos toleruar për asgjë, askënd. Faqe 8-9

5 politikë

Qytetare indoneziane duke u përpjekur të ndihmojnë fëmijët e tyre që të shpëtojnë nga një përmbytje. Shumë përmbytje kanë ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta dhe në gjithë vendin. Kjo ka krijuar kushte shumë të vështira për banorët. Duke marrë parasysh edhe varfërinë e madhe në të cilën jeton kjo popullsi. Dhjetra mijëra banorë kanë mbetur pa strehim. Shumë më tepër se kaq kanë mbetur pa energji elektrike dhe uje.

Berisha: Ne jemi ndryshimi, ndërsa Rama është mashtrimi ELBASAN Në 22-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, kryeministri Sali Berisha shpjegoi arsyet se pse mazhoranca meriton një mandat të tretë qeverisës. “…Ne jemi ndryshimi, sepse ne vetëm 6 vjet më parë në këtë vend

Gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

mapo weekend

të bekuar nga Zoti dhe shqiptarët kishim gjithsej 2430 km rrugë të asfaltuara dhe në këto 7 vite kemi asfaltuar mbi 10 mijë km dhe do të asfaltojmë çdo km rrugë të kësaj toke të bekuar. Ne jemi ndryshimi, sepse ne po bëjmë realitet pranverën që vjen autostradën..

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Redaktore përgjegjëse: Zefina Hasani Gazetare: Arta Çano. Bashkëpunëtor: Iva Tiço, Adrian Civici, Gjergj Meta, Gilman Bakalli

…në fakt nuk ka fillim fushate më skematik sesa ky i zgjedhjeve të 23 qershorit. Të gjithë në pozicionet e tyre, Berisha po ai, Meta po te Berisha; Rama i njëjti me hezitimet e tij; madje edhe aktorët e rinj, për nga formacioni politik por jo nga prania në jetën publike, Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi; edhe pse kanë formacion të ri politik, duken po të njëjtët. Shkurt, ishin të gjitha rrethanat dhe jo më kot ishte krijuar ideja se zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të ishin veçse një kalkulim i thjeshtë taktik i partive, koalicioneve, partiçkave, partizave dhe asgjë më tepër. Por duket se një lëvizje e re politike transversale është duke u diskutuar nëpër korridoret e politikës, pikërisht si një nevojë për të zgjidhur enigmën e këtyre zgjedhjeve, për t’i dhënë një opsion të kënaqshëm hezitimit të gjerë të elektoratit, kundrejt ofertës aktuale politike shumë të njohur, por mbi të gjitha për t’i dhënë përgjigje refuzuese ekstremizmit politik, gjuhës së ashpër me të cilën kanë nisur dhe ndoshta do ta përfundojnë këtë fushatë dy partitë e mëdha. Duke folur mbrëmë në emisionin “Tonight”, të Ilva Tares, më doli papritur shprehja “për një pol të moderacionit në politikën shqiptare”. Sigurisht që nëpër korridoret e politikës, diskutimet vazhdojnë, hezitimet aq më tepër, por një hapësirë për centrizimin, për moderacionin, për garantizmin duket se është krijuar gjerësisht në shoqërinë shqiptare. Ka së paku tre grupe arsyesh pse moderacioni dhe centrizmi mund të ishin ideja e re, influente e këtyre zgjedhjeve. Së pari, sepse shoqëria zakonisht ka nevojë për një diskutim që shkon drejt zgjidhjeve të mesme, zgjidhjeve të kompromisit apo zgjidhjeve pa eksese. Aq më tepër në kohë krize, aq më tepër kur gjëja më me mend që bëjnë shoqëritë e kombet, në të tilla situata, është të paktën të qëndrojnë në kushte të sigurta, të mos rrezikojnë shumë. Arsyeja e dytë pse centrizimi ose moderacioni janë të pëlqyeshme është vetë konjuktura politike në të cilën gjendet qendra e majtë dhe e djathtë sot, pra PD dhe PS. Berisha mbyll një 8-vjeçar normal të suksesshëm për disa gjëra, por me mazhorancën e tij ai gjendet në një vendnumëro politik dhe konceptual. Kabineti i tij në të cilin gjallon vetëm ai, duket i sfumuar, pa protagonizëm, i lodhur dhe jo luftarak për një mandat të tretë. Por gjithsesi, Berisha ka avantazhin e të njohurës së seriozitetit dhe përpjekjes për të mbajtur një vend jashtë krizës, që ka mbërthyer rajonin dhe botën. Nga ana tjetër Rama dhe koalicioni i tij vazhdon të mos bindë, ose së paku të mos bëjë entuziastë shoqërinë shqiptare, edhe pse në dy vitet e fundit ai ka bërë hapa drejt një hapjeje dhe integrimi më të madh në interes të publikut. Ekipi i tij nuk shquhet në shumicën e tij. Ai është edhe inkompetent dhe i papëlqyeshëm për publikun. Ndaj, në këtë kuptim, janë të gjitha arsyet që shoqëria të kërkojë një garanci shtesë “një kolateral shtesë”, mbi fituesin e zgjedhjeve të ardhshme. Ky “kolateral” për interesin publik mund të ishte pikërisht ky “poli i moderacionit”, në të cilin mund të bënin pjesë disa faktorë politikë, të cilët për nga profili dhe tipologjia e tyre kanë si identitet politik ose personal moderacionin, kompromisin, pragmatizmin. Për momentin njerëzit e formacionet që i plotësojnë këto kushte me liderët përkatës në krye, pra që kanë një farë peshe në elektorat, ose mendohet se mund të kenë, janë ish-presidenti Topi dhe partia e tij, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, e zotit Dule. Ja pra, jo vetëm është i nevojshëm, por është i mundshëm pikërisht “një pol moderacioni”, në përgjithësi në politikën shqiptare, por sidomos në këto zgjedhje, në të cilat, mesa duket, si shoqëri jemi të dënuar të mos ëndërrojmë, por të paktën të mos rrezikojmë.


8

E shtunë, 26 janar 2013

Intervistë

www.mapo.al

Do të kthehet furnizimi normal me energji në të gjithë vendin. Do të stabilizohen financat e kompanisë CEZ. Asnjë faturë dhe detyrim nga institucionet shtetërore e private, apo qytetarët, nuk do të falet. Në mes të një grumbulli letrash, që gjysma janë të Ujësjellësit të Tiranës dhe plot tjera të CEZ, Sahit Dollapi është shumë i sigurt në rikthimin e normalitetit në kompaninë më problematike sot për sot. I rikthyer pas katër vitesh në drejtim të kompanisë, edhe pse nuk është bërë një javë si Administrator, e ka gati modelin e operimit. Të hënën CEZ nis punën me një strukturë të re, 80 për qind e së cilës do të ushtrojë funksionet në terren. Në një interviste ekskluzive për ’Mapo Weekend’ ai shpjegoi me detaje modelin e nxjerrjes nga kolapsi të CEZ-shpërndarje. Duke mos toleruar për asgjë, askënd.

Një shqiptar për CEZ

Dollapi: Stop abuzimeve me energjinë

Intervistoi: Blerina Hoxha

Cili ka qenë fokusi I punës tuaj që nga data 21 janar, ku u riemëruat në krye të CEZ Shpërndarje? Kanë qenë ditë pune shumë të ngarkuara dhe kjo ngarkesë ka qenë kryesisht me angazhimin për furnizimin e qytetarëve me energji elektrike. Kemi pasur shumë probleme me rrjetin shpërndarës në disa zona të vendit, të cilat vijnë për shkak të mungesës së bazës materiale, e cila mungon totalisht në magazinat e CEZ Shpërndarjes. Detyra jonë kryesore këto ditë, por edhe gjatë periudhës në vijim, mbetet normalizimi i situatës së furnizimit me energji elektrike. Kam pasur takime me të gjithë stafin, për t’u njohur nga afër me ecurinë e punës dhe rezul-

tatet e çdo sektori, departamenti dhe divizioni, për të krijuar një ide të qartë për gjendjen e kompanisë dhe për të krijuar një ide të qartë për fuqinë punëtore, për sistemin e kontrollit dhe gjendjen financiare të kompanisë, që më pas të arrijmë të realizojmë reformat e nevojshme për vijimësinë e punës. Që nga viti 2009 kur ju e latë kompaninë, çfarë g jetët më mirë dhe çfarë gjetët me keq? Unë kam punuar në këtë kompani për rreth katër vite dhe të them të drejtën ndiej një lloj trishtimi për gjendjen në të cilën ndodhet ajo sot. Kanë ndryshuar disa elemente pozitivisht, sidomos ata teknologjikë, që kanë të bëjnë kryesisht me leximin e matësve në distancë, përqendrimin e disa të dhënave dhe kontrolli i menjëhershëm i tyre. Por lë për të dëshiruar, ose është shkatërruar fare, mënyra e organizimit dhe funksionimit të kompanisë. Janë ngritur struktura që funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjera, duke shmangur sistemin vertikal, duke e bërë më të vështirë kontrollin. Strukturat ishin ngritur në mënyrë të tillë që asnjë person nuk ishte përgjegjës për ndjekjen e një problemi

dhe në llogaridhënie gjithashtu. Kjo lloj ndarje ka krijuar një lloj ideje se kjo kompani nuk i takon askujt, ndërkohë që përgjegjësitë u takojnë punonjësve të kësaj ndërmarrje, ndërsa shërbimi u takon qytetarëve shqiptarë. Ju keni prezantuar në Entin Rregullator një platformë për reforma në staf, në rroga dhe në mënyrën e funksionimit të kompanisë. A mund të na vini në dijeni për disa nga këto plane? Unë kam prezantuar modelin tim të menaxhimit, por jo detaje të kësaj natyre. Modeli im i punës bazohet në delegimin e kompetencave dhe me objektiva, në ndarjen e përgjegjësisë për të gjithë punonjësit, në përcaktimin e një plani të saktë për mënyrën e faturimit, të arkëtimit si dhe për mirëmbajtjen e funksionimin optimal të rrjetit. Këta objektiva do të realizohen nëpërmjet motivimit të punonjësve, duke rritur pagat e disa niveleve, të cilat sot janë në nivelin e katër viteve më parë. Sigurisht do të merret në konsideratë rishikimi i pagave të larta, në raport me të gjithë strukturën dhe me një diferencë të logjikshme ndërmjet pagave të larta dhe atyre të ulëta. Do të ngri-

24 orë drita Besoj se deri në fund të muajit shkurt do të kemi një stabilizim të situatës së furnizimit me energji elektrike. Në fund të muajit të ardhshëm do t’i kthehem standardit të datës 29 maj 2009, kur unë jam larguar nga drejtimi i kësaj kompanie, ku Shqipëria kishte 24 orë drita dhe ankesa më serioze ishte kur një qytetar ankohej se nuk kishte 20 minuta drita. Do të jetë synimi ynë emergjent që të kthejmë besimin e qytetarëve te kompania.

het një sistem kontrolli për këta punonjës dhe në fund fare do të kërkohen dhe analizohen rezultatet. Drejtimin e kësaj ndërmarrje ne do ta bazojmë në tre elemente themelore: e para ka të bëjë me krijimin e një strukture organizative funksionale, elastike, të thjeshtë dhe të përdorueshme, e cila përcakton varësinë, pozicionin, detyrën dhe ngarkesën që kërkohet. Ne kemi punuar në këtë drejtim dhe besoj që ajo do të jetë gati për miratim ditën e hënë. E dyta ka të bëjë me administrimin e burimeve njerëzore. Sot mënyra e organizimit të kësaj strukture nuk ka lirshmëri. Pasi për një defekt në Gjirokastër, duhet të ndiqet një procedurë nga Gjirokastra në Fier, nga Fieri në Tiranë, pastaj anasjelltas. Kështu që organizimi i një strukture ku gjithsecili ka përgjegjësi, paraqet emergjencë. E treta është ngritja e sistemit të kontrollit ndaj strukturës dhe administrimit të brendshëm të kompanisë. Ankesat e konsumatorëve mbi faturimet kanë qenë të shumta, kohët e fundit. Çfarë do të përmirësoni në këtë drejtim? Duke mos paragjykuar asnjë nga punonjësit e CEZ Shpërndarje, por duke analizuar vetëm informacionet që kam nga shtypi dhe ato që kam marrë gjatë këtyre dy ditëve vlerësoj se është emergjente dhe çështja e dytë më ë rëndësishme është përmirësimi i marrëdhënieve me konsumatorët. Kjo do të thotë kryerje e ndërsjellë e detyrimeve dhe zbatim me korrektësi i kontratës ndërmjet konsumatorëve dhe kompanisë. Pra, detyrimet ndaj konsumatorëve të plotësohen nga ana jonë dhe ashtu si dhe detyrimet që ka konsumatori ndaj nesh. Dua të theksoj edhe një gjë tjetër, që konsumatori për çdo ankesë dhe çdo shqetësim që ka të bëjë me mosrespektimin e kontratës të gjejë zgjidhje dhe do të marrë përgjigje nga strukturat e kompanisë. Përmirësimi i këtyre marrëdhënieve nuk do të thotë që nuk do të ndjekim të gjitha detyrimet për veprimet operacionale që kanë të bëjnë me ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj të gjithë debitorëve. Dua të theksoj se nuk do të ketë asnjë falje të debisë dhe detyrimeve. Ju thatë që gjetët magazinat e CEZ pa asnjë bazë materiale, por çfarë do të bëni ju në këto kushte, për të kthyer normalitetin e furnizimit të konsumatorëve me energji?


E shtunë, 26 janar 2013

9

www.mapo.al

Detyrimet

Konsumatori për çdo ankesë që ka të bëjë me mosrespektimin e kontratës do të marrë përgjigje nga strukturat e kompanisë. Përmirësimi i këtyre marrëdhënieve nuk do të thotë që nuk do të ndjekim të gjitha detyrimet për veprimet operacionale që kanë të bëjnë me ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj të gjithë debitorëve. Dua të theksoj se nuk do të ketë asnjë falje të debisë dhe detyrimeve.

masat

Tolerancë zero ndaj informalitetit. Për këtë qëllim kam marrë takim me strukturat e shtetit, si prokuroria, policia e shtetit dhe jam në pritje të hartimit të një akt marrëveshje për të mbështetur punonjësit e CEZ shpërndarje në ushtrimin e funksioneve të saj. Mund të them se, kur kam drejtuar kompaninë katër vjet më parë, i kam ndërprerë dritat ARMOS që kishte 400 milionë lekë detyrime, Albpetrolit, madje edhe zyrave të Partisë Demokratike në rrethe.

Është ngritur një strukturë dhe unë kam informacion ditor në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në disa zona, që vijnë kryesisht si rezultat i mungesës së bazës materiale. Rregullat e përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike përcaktojnë qartë që të gjitha planet financiare të kompanisë duhet të raportohen dhe të miratohen nga ERE. Unë këto ditë kam mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme dhe kam një vlerësim paraprak mbi gjendjen dhe do t’i drejtohem ERE-s si i vetmi ins t it u c i o n mb i k ë q y r ë s p ë r C E Z Shpërndarje dhe do të vendosim zgjidhjen më emergjente për këto zona. Në shërbim të përmirësimit të situatës, do të rivëmë në punë sektorin e riparimit të transformatorëve dhe besoj se deri në fund të muajit shkurt do të kemi një stabilizim të situatës së furnizimit me energji elektrike. Në fund të muajit të ardhshëm do t’i kthehem standardit të datës 29 maj 2009, kur unë jam larguar nga drejtimi i kësaj kompanie, ku Shqipëria kishte 24 orë drita dhe ankesa më serioze ishte kur një qytetar ankohej se nuk kishte 20 minuta drita. Do të jetë synimi ynë emergjent që të kthejmë besimin e qytetarëve te kompania. Sa të vështirë do ta keni ju drejtimin, pasi në kompani ka një Bord Mbikëqyrës me përfaqësi çeke, të cilët janë të regjistruar si të tillë dhe njihen ligjërisht edhe në QKR? I vetmi institucion që njoh është Enti Rregullator i Energjisë. Të gjitha strukturat e tjera, ku përfshihet edhe një kompani CEZ Albania, që ka një pjesë të shërbimeve, për të cilat kam kërkuar të transf e r o h e n u rg j e nt i sht p r a n ë C E Z Shpërndarje, me qëllim që ne të ecim paralelisht edhe me krijimin e strukturës dhe me përmirësimin e situatës. Besoj se edhe për një kohë jo shumë të gjatë kompania nuk do ta ketë të vështirë të ndjekë operimin, faturimin dhe shpërndarjen. Struktura që po ndërtohet do të jetë shumë funksionale. Kjo strukturë është drejt një detajimi, ku prioritar është terreni, çka do të thotë se 70-80 për qind e stafit të kësaj kompanie prej 4500 punonjësish do të jetë në terren, duke pasur për detyrë përmirësimin e situatës financiare të kompanisë dhe shërbimin ndaj konsumatorëve. Unë mendoj se një kompani do të jetë e suksesshme kur të jetë e shëndoshë financiarisht. Dhe ky do të

jetë objektivi im personal, përmirësimi financiar i kompanisë. Çka do të thotë se, çdo konsumator, çdo abonent privat, familjar, buxhetor, të trajtohet si konsumator i energjisë elektrike dhe në rast të moszbatimit të ligjit, ai do të gjejë vetëm një përgjigje tek unë, ndërprerjen e energjisë elektrike. Edhe ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit? Absolutisht për çdo institucion. Ujësjellësit kanë zyra, kanë administratë. Fillimisht do të ndërpritet energjia elektrike për administratën, zyrave dhe ambienteve dhe shkallë-shkallë do të shkojë deri sa ndërpritet energjia edhe për institucionet e varësisë. Kompania kryen një shërbim, ky shërbim ka një kosto dhe kjo kosto do të paguhet. A do të ndryshojnë kushtet e kontratës? Ligji për energjinë elektrike dhe ERE kanë miratuar kodet e matjes dhe kushtet e kontratave me konsumatorët, të cilat do të jenë në fuqi. Një gjë dua të them se, me ndryshimin e administratorit, nuk do të ketë as falje të detyrimeve dhe as zvogëlim të tyre. Ju vë në dijeni se kam dhënë urdhër për dy çështje kryesore. Njëra është pezullimi i aktivitetit të një strukture gjobëvënëse. Kjo strukturë, duke mos qenë e kontrolluar, nuk ka arritur të ketë rezultate reale dhe nisur nga ankesat e qytetarëve e kam pezulluar për të shmangur abuzimet dhe spekulimet me gjobat. Kam pezulluar edhe strukturën tjetër që merrej me vendosjen dhe vulosjen e matësve, e cila me informacionet që kam marrë nuk ka qenë shumë korrekte. Ndërsa përsa i përket faturimeve abuzive, do të ngrihet një strukturë që do të verifikojë të gjitha ankesat e qytetarëve, të cilët janë ankuar për faturime abuzive. I ftoj të gjithë këta qytetarë që të nisin të paguajnë energjinë e konsumuar, pa u kushtëzuar nga detyrimi, deri në verifikimin e plotë të tij. Në lidhje me marrëdhëniet me konsumatorët do të krijohet një strukturë që do të mundësoje që brenda një afati 15-ditor, ose më shpejt, qytetarit do t’i jap një përgjigje me shkrim në lidhje me ankesat me natyrë mbifaturimi, mungesë energjie dhe të tjera. Gjithashtu, do të rishikohen të gjitha marrëdhëniet me kontraktorët, qoftë për vjeljen e debisë ose të tjera, pasi nuk kanë rezultuar efektive. Objektivat afatshkurtër janë furnizimi

Fillimisht do të ndërpritet energjia elektrike për administratën, zyrave dhe ambienteve dhe shkallëshkallë do të shkojë deri sa të ndërpritet energjia edhe për institucionet e varësisë. Kompania kryen një shërbim, ky shërbim ka një kosto dhe kjo kosto do të paguhet

me energji i konsumatorëve, përmirësimi i marrëdhënieve me konsumatorin dhe krijimi një strukturë funksionale. I garantoj se korrektësia, ndershmëria, profesionalizmi, do të sundojnë me një tolerancë zero ndaj informalitetit. Për këtë qëllim kam marrë takim me strukturat e shtetit, si prokuroria, policia e shtetit dhe jam në pritje të hartimit të një akt marrëveshje për të mbështetur punonjësit e CEZ shpërndarje në ushtrimin e funksioneve të saj. Mund të them se, kur kam drejtuar kompaninë katër vjet më parë i kam ndërprerë dritat ARMOS që kishte 400 milionë lekë detyrime, Albpetrolit, madje edhe zyrave të Partisë Demokratike në rrethe. KESH pretendon ndaj CEZ-it 32 miliardë lekë, OST mbi 5 miliardë lekë dhe Ministria e Energjetikës llogarit dëme deri në 1 miliardë USD. Po shifra e juaj e detyrimeve cila është? Nuk kam ende një shifër për ju. Por dua të them se pas datës 21janar asnjë lek nuk do të shpenzohet pa ditur destinacionin. Të gjitha llogaritë e CEZ janë të bllokuara nga KESH, OST, komunat dhe bashkitë. Dua të theksoj se këto të fundit kanë abuzuar ndjeshëm me taksat dhe tarifat, duke e ngarkuar CEZ me vlera të fryra dhe jo reale, gjë për të cilën do t’u drejtohem institucioneve dhe Këshillit të Ministrave për të mos paguar asnjë qindarkë deri në sqarimin e këtyre tarifave. A keni një plan qoftë afatshkurtër apo afatg jatë për zerimin e këtij borxhi? Me të përfunduar miratimin e strukturës së re me të cilën unë do të punoj, gjithçka tjetër do të jetë operacionale. Brenda një muaji do të paraqesim në ERE një plan të detajuar mbi të ardhurat, mbi shpenzimet, duke u nisur nga gjendja e rëndë financiare që është sot. Ne nuk pretendojmë të përmirësojmë treguesit për 6 muaj, kur kompania është keqadministruar për vite të tëra. Kryetari i Bordit të Grupit CEZ në Pragë ka thënë për mediat atje se garancia e Bankës Botërore 60 mln euro nga privatizimi tashmë është në kompetencën tuaj, për shkak të pushtetit që juve ju ka dhënë ERE të drejtoni këtë kompani. A do të aplikoni ju për garancinë e BB? Të gjitha këto lajme për mua nuk ekzistojnë. Unë kam vetëm një institu-

cion që jap llogari, që është ERE dhe kam vetëm një objektiv, të kthej kompaninë në parametrat normalë financiarë. Përsa i përket garancisë 60 milionë euro, e kam firmosur unë para katër vitesh dhe tani prapë është në dorën time dhe kjo garanci nuk ka për të lëvizur. Cila do të jetë politika juaj e komunikimit me median? Me mediat do të funksionojnë dy gjera. E para, do të jem transparent për çdo lloj transaksioni dhe sidomos për shpenzimet që do të kryejë kompania. E dyta, mediat do të kenë derën e hapur për të marrë çdo lloj informacioni. Parimi im është çdo informacion i fshehur është kosto. A do aplikoni për rritje çmimi të energjisë ndaj konsumatorëve këtë vit? Pas analizës që do të bëj besoj se rezervat e kompanisë janë të mjaftueshme për të kthyer parametrat. E para ka të bëjë me rritjen e arkëtimeve me mbledhjen e debisë. E dyta ka të bëjë me uljen e humbjeve. Çdo kërkesë të parakohshme unë do ta quaja një abuzim timin, s’mund t’ju kërkoj qytetarëve shqiptarë që të paguajnë energjinë elektrike edhe për ata që nuk paguajnë. Pasi të kemi plotësuar detyrimet në lidhje me humbjet dhe arkëtimet, ne mund t’i drejtohemi ERE për rritje çmimi. CEZ ju ka akuzuar ju se keni falsifikuar treguesit e humbjeve në momentin e privatizimit, gjë të cilën ata e kanë vërtetuar më vonë. Cili është versioni juaj për këtë akuzë? Unë e nisa dhe mbarova intervistën duke mos dhënë asnjë shifër abuzive për CEZ Shpërndarje në këto katër vite. Kështu do të ishte dinjitoze edhe për ata, që të tregoheshin me korrekt me shifrat. Në momentin që kam ikur nga drejtimi më 2009, humbjet ishin 31,7 për qind dhe arkëtimet 87%. Sot unë nuk kam shifra të sakta, pasi nuk punohet me një plan, pasi kompania nuk kishte plan se sa duhej të ishte niveli i humbjeve këtë vit apo vitin tjetër. Pas shumë auditimesh që ka bërë CEZ për treguesin e humbjeve që lashë unë më 2009, humbjet kanë dalë 32% dhe arkëtimet nuk kanë lëvizur farë. Po t’u kishte ardhur e keq ja nga ajo shifër, CEZ nuk do të kishte humbjet sot gati 50%. Ndërkohë që sipas kontratës së privatizimit humbjet nuk duhet të ishin më shumë se 20% këtë vit


"Ti s’je dhe aq burrë për mua" Nga Iva Tiço

Uet personazh

Ksenofon Krisafi: Xhiroja ime e botës Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë e bëri në vitin 1974 drejt Francës, të dytin në Nju-Jork, atë që zgjati më shumë në kohë në Gjenevë, më aventurorin në Nikaragua, më luksozin në Afrikën e Jugut, më interesantin në Vietnam... Juristi, eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, pedagogu i UET, zbulon episodet më të veçanta nga xhiroja e tij e botës

personzh planeti single privatësi sport Stil ndryshe Çdo të shtunë

www.mapo.al

Fatmir Toçi

Profesioni i ri: politika Statusi i ri: gjysh planeti single

Sport

Valbona Kurti: Kur 'në dasmë!' të bëhet si “mirëmëngjes!”

“Marca” përgënjeshtron Realin:Ultimatumi ndaj Murinjos, i vërtetë

Gazetarja e merr me të qeshur këtë urim sepse i duket e pakuptueshme si të tjerët urojnë diçka që nuk ia ka uruar vetes. Jo se pranon që do qëndrojë tërë kohës single. Kjo periudhë është…pa afat. Por ama as nuk bën pjesë në vajzat që e imagjinon fundin e kësaj periudhe të festuar me një dasmë madhështore.

E përditshmja spanjolle “Marca”, e cila ishte e para që zbardhi bisedën mes numrit një të klubit madrilen dhe dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës Iker Kasijas dhe Sergio Ramos është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të Perez, i cili në konferencën urgjente për shtyp në një dite më parë e cilësoi lajmin si një falsitet.

Faqe 17


reportazh

koment

Libani i bukurive, të fshehtave dhe refugjatëve sirianë

Absurdi i Korçës dhe harmonia e të pafeveA

Albert P. Nikolla

Alfred lela

Të udhëtosh në Lindjen e Mesme është përherë një ng-

jarje me natyrë gati magjike. Ndoshta edhe për faktin se Toka e Shenjtë ka një forcë të mistershme që ta...

Në deklaratën e Mitropolisë së Korçës nuk kish si të mos

i vinte radha edhe klishesë: cenon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në vend, thuhej ndër rreshta...

Pikëpamje Duel Economicus Ideologji kujtime Çdo të shtunë

www.mapo.al

Dom Gjergj Meta versus

dr.Gilman Bakalli Kujtimet e Amik Kasoruhos

"Dy jugosllavët dhe pilotimi i komunizmit në Shqipëri"

Policia: armiku ynë, viktima jonë! Një komisar policie i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në një spital italian. Me nevojën për t’iu larguar retorikës politike, cili mendoni se është raporti i shqiptarit me policin si përfaqësues i shtetit dhe cili është raporti juaj me ta: si reagoni për shembull, kur ndaloheni nga policia rrugore? Pse kjo mungesë respekti për policin në vendin ku një krahinë bëhej zap nga një xhandar ose një polic: a ka rënë miti i shtetit ndihmuar nga tranzicioni social apo është një reagim pikërisht ndaj asaj frike dhe shtypjeje policeske?

Para tri ditësh vdiq në krye të detyrës një polic shqiptar. U qëllua me armë nga një adoleshent. Pardje, fytyra e një gjyqtareje u përcëllua nga acidi i një të riu. Vitin që shkoi, një pacient vrau një mjek. Para ca vitesh, dikush vrau një deputet. Para ca kohësh, një nxënës i drejtoi armën mësuesit. Pardje, dje, sot, gjithnjë e më shpesh, gazetat raportojnë për fëmijë që ngrenë dorën apo armën kundër prindit. Ka diçka që nuk shkon në raportin e shqiptarëve me autoritetin. Shteti hesht dhe bën homazhet për autoritetin e radhës. Shoqëria shqiptare mesa duket e ka humbur aftësinë për ta pranuar dhe përpunuar simbolikisht autoritetin. Dikur, para viteve ’90, figura e policit, gjyqtarit, mësuesit e prindit rrethohej nga aura e një tensioni dialektik që lëvizte midis ndjen-

Faqe 25

jës së frikës e respektit dhe ndjesisë së sigurisë. Asokohe, nga ky tension, shoqëria shqiptare çlirohej simbolikisht nëpërmjet barcoletave, përmes të cilave individi kompensonte dhe shkarkonte tallshëm pafuqinë e tij ndaj autoritetit. Humori ndaj një autoriteti ama, tregonte se ky autoritet qe pranuar. Sot nuk ka më barcoleta për policin, mësuesin apo mjekun e paaftë. Sot, policin, mjekun, mësuesin dhe prindin i kemi zhveshur nga çdo element autoriteti dhe i kemi shndërruar në një armik, të cilin sikur s’po na mjafton më ta ndëshkojmë me barcoleta. Një armik që nuk e meriton më talljen tonë therëse apo humorin acid shkodran, por plumbin, acidin, grushtin. Dhe kështu, polici shqiptar, mjeku, gjyqtari, mësuesi, armiqtë tanë, bëhen...


12

dosje

E shtunë, 26 janar 2013

www.mapo.al

Siç ka shkruar vetë Cockerell, ai qëndroi tri ditë të plota pranë sarajeve të pashait. Pasi përshkruan pallatin madhështor të Aliut, dëshmon më tutje se iu desh shumë kohë për të pikturuar pamjen e fasadës dhe mjediset e brendshme ku ai banonte, si dhe njerëzit e tjerë që jetonin apo lëviznin aty. Tablonë me subjektin e sipërcituar - ku Ali Tepelena me një grup shqiptarësh me veshje karakteristike përbëjnë pjesën më interesante të saj - piktori i ri (në atë vit ishte 25 vjeç), sapo e përfundoi ia dërgoi të atit në Londër. J. R. Hartman, Portreti i Aliut, 1822, Muzeu Mertropolitan, Nju Jork.

Vasiliqia, vizatuar nga C. Linzen.

Ali Tepelena... Sundimtari i rreptë në krahët e gruas së dashur

Kundërshtitë e personalitetit të Aliut janë pasqyruar edhe përmes veprave të autorëve europianë. Por, nëse në librat me kujtime dhe nëpër monografitë janë evidentuar më tepër krimet, dhuna dhe dredhitë politike, në veprat e artit është vënë në dukje pamja e tij autoritare, si strateg dhe diplomat. Në kundërvënie me librat e mësipërm, që e paraqesin atë si despot oriental me sundimin diktatorial apo disa herë edhe mizor, artistët e kanë pikturuar të qetë dhe paqësor, madje në disa tablo e kanë dhënë përmes tonesh të buta, në çaste idilike, si një burrë i dashuruar. Prof. Dr. Ferid Hudhri

A. Colin, Ali Tepelena, pasha i Janinës në krahët e Vasiliqisë, gruas së tij të dashur. Ekspozuar në Sallonin e Parisit të vitit 1931

P

Enciklopedia SHQIPTARET NE ARTIN BOTEROR “Shqiptarët në Artin Botëror” erdhi si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, prej mbi 40 vjetësh, gjatë të cilave është krijuar një arkiv i pasur prej më shumë se 1400 dosjesh me mbi 7000 njësi arkivore. Janë një sërë autorësh të njohur, piktorë e skulptorë, punimet e tyre me subjekt shqiptar që ata kanë realizuar, historiku i krijimit dhe i ekspozimit të tyre, lëvizjet që kanë pësuar këto vepra nga njëri vend në tjetrin, si dhe vendndodhja përfundimtare e origjinalit. Autorët e përfshirë në këtë botim janë përzgjedhur nga mbi 1250 artistë, për të cilët janë krijuar dosje të posaçme me të dhëna rreth trajtimit të temës shqiptare, si dhe me riprodhimet e veprave të artit. Mapo Weekend do të sjellë disa prej tyre, në një cikël shkrimesh dosierë, duke nisur nga numri i kësaj të shtune.

as tablove, statujave, afreskeve, relieveve dhe gravurave kushtuar Skënderbeut, përmes të cilave u përjetësua qëndresa shqiptare gjatë shekullit XV, prej autorëve të huaj është realizuar një numër i madh veprash artistike edhe për figura të tjera të shquara. Ali Pashë Tepelena ka qenë ndër personalitetet më të njohura që tërhoqi vëmendjen e artistëve europianë në fillimet e shekullit XIX. Asokohe kur orientalizmi në vendet perëndimore qe në modë, afërsia e Aliut me Europën ndikoi pozitivisht për t’u hapur rrugën piktorëve, arkitektëve dhe artistëve të tjerë, për të udhëtuar lehtësisht dhe për të krijuar më shumë vepra arti mbi shqiptarët dhe viset shqiptare. Fakti që pashai tepelenas kishte nën kontroll edhe troje greke, i dha mundësinë të bëhej mikpritësi i arkeologëve e artistëve që interesoheshin e studionin rrënojat e Greqisë së lashtë. Pritja që i bëri Bajronit në sarajet e Tepelenës ndikoi më shumë në popullaritetin e tij, posaçërisht në meset e artistëve, disa prej të cilëve erdhën enkas për të pikturuar portretin dhe vendet ku ai sundonte. Ende nuk mund të përcaktohet se cili ka qenë artisti i parë i ftuar prej pashait, por duke u mbështetur nga veprat që njihen deri më sot, del se arkitekti, arkeologu dhe piktori C. Cockerell, autori i gravurave të bukura “Berati 1813”, “Trimat shqiptarë në ndjekje të armikut”, ka realizuar edhe portretin më të hershëm të tij. Deri vonë njihej vetëm portreti në grafikë, i botuar në librin me shënime nga udhëtimet në Sicili, Greqi dhe në Shqipëri të T. S. Hughes (Travels in Sicily, Greece and Albania, London 1820), por nga kërkime të tjera mësohet se për Aliun është realizuar edhe një pikturë me përmasa më të mëdha. Siç ka shkruar vetë Cockerell, ai qëndroi tri ditë të plota pranë sarajeve të pashait. Pasi përshkruan pallatin madhështor të Aliut, dëshmon më tutje se iu desh shumë kohë për të pikturuar pamjen e fasadës dhe mjediset e brendshme ku ai banonte, si dhe njerëzit e tjerë që jetonin apo lëviznin aty. Tablonë me subjektin e sipërcituar - ku Ali Tepelena me një grup shqiptarësh me veshje karakteristike përbëjnë pjesën më interesante të saj - piktori i ri (në atë vit ishte 25 vjeç), sapo e përfundoi ia dër-

S. Kristidhi, Ali Pashë Tepelena dhe Vasiliqia, tablo e vitit 1900.

goi të atit në Londër. Pas katër vjetësh (1818), tabloja e mahnitshme, siç vlerësohet në librin ku edhe u riprodhua pas më shumë se 150 vjetësh (The Life and Work of C. R. Cockerell, London, 1974, f. 15), u ekspozua në Akademinë Mbretërore të Arteve në Londër. Po në atë botim gjejmë edhe përshkrimin për paraqitjen, mjedisin si dhe pushtetin e Aliut, që vetë Cockerell ngjan se e ka dhënë përmes gjuhës së pikturës. Për Aliun thotë se mbante një kësulë të kadifenjtë, një mantel të bukur e të gjatë dhe tymoste nga një llullë e gjatë perse... Pranë vetes mbante një armë të vogël, të zbukuruar mrekullisht me diamante, një bri për mbajtjen e barutit, ndërsa në dorën e djathtë mbante edhe një freskore prej puplash... Aliu ka ndërtuar rrugë, ka fortifikuar kufijtë, ka shtypur banditizmin dhe i ka dhënë Shqipërisë një pushtet me rëndësi në Europë... Përshkrime të njëjta paraqiten me gjuhën e ngjyrave po ashtu në litografinë e piktorit J. Cartwright, të realizuar në vitin 1917. Në të dyja veprat pashai shqiptar shfaqet me pamje autoritare, me qëndrim impozant dhe i rrethuar nga një mjedis e rekuiz-

itë luksoze. Ndryshe nga Cockerell që kaloi për pak kohë nëpër trojet shqiptare, Cartwright qëndroi më gjatë, madje pati edhe marrëdhënie diplomatike me Aliun si përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa dy autorët anglezë ishin të parët që u futën në sarajet e pashait, francezi Louis Dupre mbetet piktori që realizoi tablotë më të bukura dhe më të njohura për Aliun e të afërmit e tij. I ardhur nga Parisi në vitin 1819, ai qëndroi një kohë më të gjatë në Pashallëkun e Jugut, duke gjetur edhe rastin më të mirë për ta pikturuar. Është shkruar se Aliu nuk pranoi t’i pozonte (pak kontradiktore kjo me hobin e njohur të Pashait ndaj arteve, veçanërisht piktorëve që mund ta portretonin, siç janë edhe dy rastet e mëparshme me autorët anglezë). Dupre ruajti rastin për ta vërejtur kur ai po shëtiste në liqenin e Butrintit. Nga kjo përpjekje u realizua tabloja tashmë e njohur me titullin “Ali Pashë Tepelena në liqenin e Butrintit”, e cila u ekspozua për herë të parë në Sallonin e Parisit të vitit 1824 me titullin: Ali Tebelen, pacha de Janinna,


E shtunë, 26 janar 2013

13

www.mapo.al

Ndërsa dy autorët anglezë ishin të parët që u futën në sarajet e pashait, francezi Louis Dupre mbetet piktori që realizoi tablotë më të bukura dhe më të njohura për Aliun e të afërmit e tij. I ardhur nga Parisi në vitin 1819, ai qëndroi një kohë më të gjatë në Pashallëkun e Jugut, duke gjetur edhe rastin më të mirë për ta pikturuar. Është shkruar se Aliu nuk pranoi t’i pozonte (pak kontradiktore kjo me hobin e njohur të Pashait ndaj arteve, veçanërisht piktorëve që mund ta portretonin, siç janë edhe dy rastet e mëparshme me autorët anglezë). Fragment nga tabloja piktorit L. Dupre, ekspozuar në Sallonin e Parisit të vitit 1824

P. E. Jacobs, Ali pasha me të preferuara e tij, Vasiliqinë, 1842, koleksion privat gjermani

à la chasse sur lac Butrinho (Ali Tepelena, pashai i Janinës, duke gjuajtur në liqenin e Butrintit). Figurat e tjera të shqiptarëve me veshjet e tyre tradicionale, të pikturuara në të njëjtën barkë, e japin më të plotë personalitetin e Aliut si dhe atmosferën e asaj kohe. Më e njohur dhe më e përhapur se tabloja është litografia që jep vetëm portretin. Figura e Pashait aty është krejt e ngjashme me portretin në tablo. Duket si një fragment i shkëputur nga piktura që e vendos atë sipër varkës në liqen. Mund të jetë nxjerrë që andej, por duke gjykuar nga pikturimi i hollësishëm i portretit, mund të jetë edhe e kundërta; në fillim është bërë portreti dhe më pas e gjithë tabloja. Qëndrimi impozant, si dhe pikturimi me imtësi i fytyrës, mjekrës, veshjeve dhe gjithë stolisjeve e ornamenteve, e bën jo pak të lëkundur duke e vënë në dyshim mendimin që përmendëm lidhur me kundërshtimin e Aliut. Madje nga disa dëshmi të mëvonshme, del se piktorë të tjerë janë porositur nga vetë Aliu apo të afërm të tij për të realizuar vepra arti, njëlloj siç ndodhte me monarkët e vendeve më të civilizuara të kohës. Nga dokumentet që kanë dalë në dritë vitet e fundit, dëshmohen marrëdhënie të afërta midis Aliut dhe artistëve, siç është edhe rasti i piktorit Giovanni Luisieri që erdhi për të pikturuar në Pashallëkun e Jugut, në kohën kur bënte pjesë në grupin e Lordit Elgin, drejtuesit të ekspeditës arkeologjike për skulpturat e Akropolit në Athinë dhe veprave të tjera të antikitetit grek. Pas këtyre tablove, të cilat patën ndikim në krijimet e mëvonshme, u realizuan edhe cikle me litografi e gravura për jetën e Aliut. Vetëm një vit pas vdekjes, gjashtë prej punimeve në fjalë u riprodhuan në përmasat 375 x 270 mm në librin e W. Davenport (Historical Portraiture of Leading Events in the Life of Ali Pacha, Vezir of Epirus), përkatësisht pikturimeve të artistit George Sidney Hunt. Edhe pasi trupi i Aliut u nda midis Janinës dhe Stambollit, artistët evropianë vazhduan për disa vjet të pikturonin portretin e tij, duke u mbështetur në krijimet e mëparshme, në përshkrimet e shkrimtarëve dhe historianëve, apo në fantazinë e tyre artistike. Të tjerë që udhëtuan nëpër trojet shqiptare dhe greke, në mungesë të Pashait pikturuan mjediset ku ai kishte jetuar dhe vepruar në fillim të shekullit XIX. Në vitin

1846, Dominique Papety vizatoi dhomën ku pashai u vra sipas urdhrit të Portës së Lartë (Chambre oú fut tué Ali Pacha). Pak vite më vonë, Poer Beresford pikturoi dhomën e pritjes (Auidence chamber of Ali Pacha). Një shekull më pas, Edith Durham nga Jugu vizatoi rrënimet e sarajeve në Tepelenë. Ndërsa në punimet e tjera me titujt: Seraglio di Ali Pacha in Prevesa, Mort d’Ali Pacha, Tomb of Ali Pasha, Palace of Ali Pasha, artistët K. H. Halerstein, Dufrenoy dhe J. D. Harding pikturuan sarajet nëpër krahina të tjera si dhe vendvarrimin e tij në Janinë. Inkursionet e autorëve të huaj drejt vendbanimit të Aliut vazhdojnë edhe në ditët e sotme, siç është rasti i shkrimtares së njohur holandeze Tessa de Loo, e cila në librin e saj Een varken in het paleis, përkthyer në shqip me titullin Miq te Ali Pasha, e befasuar që aty ku dikur ngrihej pallati me një korridor, tani zhgërryhej në baltë një derr me pulla të hirta në kafe, thërret e revoltuar: “Ku kishin mbetur ata: shqiptarët me “fustanellat e tyre të bardha, me një mantel të qëndisur me ar...”? I vetmi reliev me portretin e Bajronit që u vendos në muret e kalasë në vitin 1990, monumenti i Aliut në bronz që u ngrit në hyrje të qytetit në vitin 1997, qoftë dhe disa tablo të realizuara në vite prej artistëve shqiptarë, janë ende pak për të përkujtuar një nga periudhat e rëndësishme të historisë kombëtare në gjysmën e parë të shekullit XIX, që lidhen me figurën kontradiktore të këtij pashai sa rebel e shtetformues, aq edhe mizor e i pabesë. Kundërshtitë e personalitetit të Aliut janë pasqyruar edhe përmes veprave të autorëve europianë. Por në se në librat me kujtime dhe nëpër monografitë janë evidentuar më tepër krimet, dhuna dhe dredhitë politike, në veprat e artit është vënë në dukje pamja e tij autoritare, si strateg dhe diplomat. Në kundërvënie me librat e mësipërm, që e paraqesin atë si despot oriental me sundimin diktatorial apo disa herë edhe mizor, artistët e kanë pikturuar të qetë dhe paqësor, madje në disa tablo e kanë dhënë përmes tonesh të buta, në çaste idilike, si një burrë i dashuruar. Njihen disa vepra arti ku Aliu është vizatuar në krahët dhe prehrin e gruas së vet, Vasiliqisë së re dhe të bukur, çka na bën të besojmë se ai ishte një objekt dhe subjekt frymëzimi, pra dhe nga rastet e rralla në pikturën e kohës kushtuar figurave të

Vizatim i piktorit E. Delacroix, Paris 1824

Ali Pasha dhe Vasiliqia, litografi e vitit 1833, nga Julien sipas tablosë së piktorit R. Monvision

R. Movision, Ali Tepelena dhe Vasiliqia, tablo e vitit 1833

Ali Tepelena në krahët e Vasiliqisë, litografi nga A. Sixdenieris

rangut të tij, ashtu siç ishte e rrallë edhe martesa e tij e habitshme sa dhe “romantike” e brenda kodit zakonor shqiptar me një grua 42 vjet më të vogël. Madje për ta nxjerrë në pah çastin intim pranë prehrit të Vasiliqisë, piktorët e kanë shkruar edhe në titujt e tablove të tyre dashurinë midis këtij çifti unik në llojin e vet. Piktori francez Alexander Colin*, vepra e të cilit është kopjuar më pas edhe nga dy autorët e tjerë A. V. Sixdeniers* e S. Kristidhi*, tablonë origjinale e titulloi: Ali Tepelen, pacha de Janina, dans le bras de Vasiliki, sa femme chérie (Ali Tepelena, pashai i Janinës, në krahët e Vasiliqisë, gruas së tij të dashur). Tituj të përafërt kanë përdorur për tablotë e tyre edhe artistët e njohur P. E. Jacobs*, C. M. Geoffroy*, T. Vryzakis*, si p.sh Ali Pasha dhe Vasiliqia etj. Nga riprodhimet e shumta, disa herë edhe nga kopjimet në mënyrë identike prej autorëve pasardhës, këto vepra janë përhapur gjerësisht duke u bërë tepër të njohura. Madje nga përsëritja e motiveve të ngjashme, hasen rrallë rastet kur piktorët evropianë kanë hedhur në telajo e ngjyra vrasjet, asgjësimet apo arrestimet që ai u ka bërë kundërshtarëve të tij, siç paraqitet te tabloja e një piktori grek me titullin The arrest of Katsantoni by Ali Pasha, apo në gravurën e një autori italian Sterminio dei Kardikiotti (Asgjësimi i Kardhiqotëve). Krahas dy vështrimeve më zotëruese, në veprat e artit janë pasqyruar sakaq edhe episode të tjera, përfshi ngjarje të rëndësishme me rrezatim përtej ballkanik që lidhen me figurën e këtij personazhi historik aq kontradiktor. Përveç autorëve të cituar më sipër, me figurën e Ali Pashë Tepelenës apo personazhe të afërm të tij, me pikturimin e mjediseve të ndërtuara apo të rikonstruktuara në kohën kur ai sundoi, si dhe me jehonën e bëmave të tij në vitet në vazhdim, janë marrë edhe artistët H. Allen, R. T. Berthon, T. Couture, E. Delacroix, A. Faucher, E. Finden, A. Friedel, C. A. Hardiviller, J. Hartmann, R. Havell, W. Haygarth, H. Adlard, T. Higham, G. Janet, M. Julien, T. Kelly, S. S. Kirkup, W. L. Leitch, L. Leolir, C. Linzen, J. Mauzaisse, R. Monvision, J. Morier, C. Motte, C. Muller, J. Odevaere, M. Passano, A. Priedet, P. Revoil, G. A. Sasso, F. Stone, Z. Tilliard, S. Vedura, H. Vernet, W. Wenzel. Pjesa më e madhe e tyre janë trajtuar si zëra të veçantë në faqet e kësaj Enciklopedie.


E shtunë, 26 janar 2013

15

www.mapo.al

kulturë

Presidenti Nishani dekoron botuesin, kritikun dhe gazetarin e njohur franko-zvicerian Pierre-Marcel Favre me “Medaljen e Mirënjohjes” për botimet mbi Shqipërinë

Pierre-Marcel Favre:

Në Shqipërinë e bunkerëve për të njohur Kadarenë P

ër herë të parë në Shqipëri erdhi në vitin 1979. Shqipëria i dukej si një shkretëtirë e mbushur me bunkierë dhe beton dhe brenda saj ishte një shkrimtar i madh. Arsyeja e kësaj vizite të parë e botuesit, kritikut dhe gazetarit të njohur franko-zvicerian, PierreMarcel Favre ishte pikërisht takimi me shkrimtarin Ismail Kadare. Përmes librave të tij, ai kish “gjezdisur” me imagjinatë nëpër Shqipëri por tani ai ndodhej aty për të takuar shkrimtarin e për të njohur nga afër këtë vend të panjohur për shumë të huaj si ai. “Kam ardhur tre herë në Shqipëri, madje edhe gjatë regjimit të diktatorit Hoxha. Së pari, kam takuar shkrimtarin tuaj të madh Ismail Kadare, në restorantin e plazhit në hotelin e Durrësit. Për kujtesë, kam zbuluar një vend të mbyllur, ku shikoje praktikisht vetëm ca xhipe të vjetër kinez ë, asnjë të huaj, një aeroport të shkretë dhe disa aeroplanë të vjetër “mig”. Erdha edhe gjatë kohës së Ramiz Alisë. Ndihej se vendi po dridhej. Por akoma ishte i  paralizuar”. Pas shumë vjetësh vitesh, Pierre-Marcel Favre rikthehet sërish në Shqipërinë e re, siç e cilësoi vetë ai. Botuesi i sukseshëm, mik i shkrimtarëve dhe botuesve në botë por edhe shqiptarëve është nderuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti Bujar Nishani. Në ceremoninë e dekorimit të botuesit të njohur franko-zvicerian ishin të pranishëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo, Konsulli i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda, Drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika si dhe një sërë personalitetesh të tjera publike. “Jam sërish në Tiranë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ndryshimi dhe zhvillimi juaj ekonomik. Shqiptarët kanë meritë në ndërtimin dhe transformimin e vendit të tyre. Ju po më jepni një shpërblim jashtëzakonisht të madh. Është absolutisht e papritur dhe e mrekullueshme. Dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur

imazhin e Shqipërisë së re”- tha Favre në fjalën e tij. Presidenti Nishani e dekoroi botuesit, kritikut dhe gazetarit të njohur franko-zvicerian “Për kontributin e tij në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”. Favre është njëkohësisht edhe themeluesi dhe Presidenti i Nderit të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë ku libri shqip zë gjithmonë një vend nderi në stendat e këtij panairi. Gjithashtu me logon e shtëpisë botuese “Favre” janë sjellë në gjuhë frënge disa prej autorëve më të njohur shqiptarë qysh prej vitit 1996 kur Favre erdhi sërish në Shqipëri për të ftuar për herë të parë botuesit shqiptarë që të ishin pjesë e Panairit më të rëndësishëm të librit që zhvillohet në Zvicër. “Në vitin 1996, herën e tretë që erdha në Shqipëri, unë ftova botuesit shqiptarë në panairin e Gjenevës, sepse ishte një rast i mirë për librin shqip, një panair që vizitohet nga më shumë se 100 vetë.  Më pas pata fatin të takoj Fahri Balliun. Çfarë personazhi i jashtëzakonshëm! Është njëherësh një shkrimtar brilant, gazetar, botues, edhe diçka tjetër  që nuk e njoh. Pata fatin të botoj në frëngjisht tre libra të tij, “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, “Panteoni i zi”, dhe së fundi “Arkitekti”, i cili sapo ka dalë në treg. Kjo bëri që veprat e tij të prezantoheshin jo vetëm në Zvicër, por edhe në Francë, Belgjikë e Kanada”. Për botuesin Favre Shqipëria dhe Zvicra kanë shumë pika të përbashkëta e shumë ngjashmëri mes tyre. “Së pari, dua të them se Zvicra, vendi im, dhe Shqipëria, kanë shumë pika të përbashkëta, shumë ngjashmëri.  Në fakt të dy shtetet kanë territore të vogla. Të dyja kanë shumë male. Të dyja shtetet kanë luftuar fort për pavarësinë e tyre. Shqipëria e Zvicra janë të dyja kështjella të vërteta. Zvicra është plot bunkerë të gërmuar në male. Shqipëria e mbushur me dhjetëra e mijëra bunkerë betoni. Edhe pse kjo është bërë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës është e diskutueshme, përsëri tregon një për-

“Jam sërish në Tiranë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ndryshimi dhe zhvillimi juaj ekonomik. Shqiptarët kanë meritë në ndërtimin dhe transformimin e vendit të tyre. Ju po më jepni një shpërblim jashtëzakonisht të madh. Është absolutisht e papritur dhe e mrekullueshme"

caktim të ashpër ndaj armikut e pushtuesve. Diasporat zvicerane dhe shqiptare janë të rëndësishme. Ne gjithashtu kemi pasur shqiponja në Alpet zvicerane. Dhe madje edhe flamujt tanë të dy kanë një ngjyrë të kuqe!Me pak fjalë, ne jemi paksa të afërt.”- tha Favre. Pierre-Marcel Favre ishte vetëm 16-vjeç, kur nisi aventurën e tij për të vizituar sa më shumë shtete. Me kalimin e viteve Favre zbulon më shumë se 100 vende, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Fillimisht ngriti një agjenci për dizajn grafik dhe reklama, e më pas hapi edhe një shtëpi botuese ku nis të botojë veprat e para. Disa nga librat e botuar nga enti botues “Favre” janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në vitin 1987, Pierre-Marcel Favre krijoi Panairin e Parë Ndërkombëtar të Librit dhe Shtypit

në Gjenevë, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, e cila grumbullon me qindra e mijëra vizitorëve në vit, më shumë se dy milion vizitorë që nga fillimi i saj. Ai e drejton këtë panair për 25 vjetësh. Pas sukseseve të njëpasnjëshme jo rastësisht, Pierre-Marcel Favre themeloi Fondacionin për Shkrim, Fondacionin për Arteve Pamore. Ai është një nga personalitetet më me influencë në vendin e tij. Shkruan rregullisht editoriale dhe komente nga gazetat dhe revistat e ndryshme. Për kotnributin e tij të vyer ai është vlerësuar nga Presidenti, Zhak Shirak me urdhrin “Kalorës i Legjionit të Nderit”, dhe së fundi, ai u bë “Oficer i Legjionit të Nderit”. 90 romane të botuara nga “Favre” janë zgjedhur nga revista “Illustrated”, vitin që kaloi si romanet e shekullit.

Favre është njëkohësisht edhe themeluesi dhe Presidenti i Nderit të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë ku libri shqip zë gjithmonë një vend nderi në stendat e këtij panairi.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

NjOfTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike rishpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Marketingut dhe Tregjeve Bujqësore në Drejtorinë e Shërbimeve Tregtare, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». • • • • •

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Ekonomik ose Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) Të ketë jo më pak se 2 - vjet eksperiencë në punë Të zotërojë gjuhën angleze Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit është në kategorinë III - a Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.02.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 05.03.2013 në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare» si dhe Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al


18

E shtunë, 26 janar 2013

www.mapo.al

pertej privatësisë E do shumë punën që bën prej 20 vjetësh, atë të botuesit. Ndonëse angazhimi i ri, ai në politikë, po i merr jo pak kohë, vazhdon të ngryset e gdhihet në mes librave, në mjediset e shtëpisë botuese “Toena”. Por sigurisht që ka gjithmonë kohë për udhëtimet, që nuk ua përton kurrë dhe për familjen e tij të madhe... ku tashmë po gëzon dhe statusin e ri, atë të gjyshit

Fatmir Toçi Profesioni i ri: politika Statusi i ri: gjysh

Fatmiri, Irena, Meri, Laerta dhe Enea

Fëmijëria ime është e shpërndarë në disa qytete të Shqipërisë, në Veri dhe Shqipërinë e Mesme, pasi babi im ishte ushtarak. Por e veçantë është një fotografi ku kam pozuar si vajzë bionde deri në moshën 5 vjeç. Prindërit më mbanin të tillë deri sa lindi motra e parë. Babai e donte shumë një vajzë, gjë që u realizua më vonë.

Cili është mëngjesi juaj rutinë? Zgjimi herët, por dalja vonë nga shtëpia, kur nuk kam ndonjë plan tjetër të caktuar ndryshe. Njohja me shtypin e ditës, përgatitjet e zakonshme të fillimditës si për çdokënd, mëngjes i lehtë dhe disa telefonata pune para se të dal nga shtëpia ose hoteli ku ndodhem. Cili do të ishte mëngjesi juaj ideal? Ta nisja ditën shtruar dhe jo me ngutjen e stresin e përditshëm. Por kjo tashmë ka ngelur prej kohësh vetëm një dëshirë... Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Një kafe pranë shtëpisë, ku lë, zakonisht, edhe takimet e para. Ka arredim të stilit francez dhe krijon një ngrohtësi e qetësi shpirtërore. Quhet “Mon Cherie”. Kur jam në Vlorës, siç ndodh shpesh këto 3-4 vjetët e fundit, kafen më pëlqen ta pi në barin e hotel “Pavarësia”, ku shijoj përballë madhështinë e shtatores së Ismail Qemalit, babait të Kombit, vepër e spikatur e skulptorit vlonjat Zeqir Alizoti, mikut tim të shtrenjtë, të cilin e çmoj pa masë. Me kë dëshironi të jeni në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi? Zakonisht janë kafe pune, siç janë në përgjithësi kafet e mëngjesit, të shkurtra dhe të shpejta. Ato të pasdites ndryshojnë, zakonisht janë më miqësore dhe më të ngeshme. A ju pëlqen puna që bëni, profesioni që keni? Po, jashtë mase. Dhe këtu e kam fjalën, së pari, për profesionin e botuesit, të cilin e kam bërë prej 20 vjetësh. Por ka një anë të përbashkët kjo punë me atë që bëj sot duke qenë i përfshirë në politikë: kontaktet dhe komunikimi me njerëzit. Ndaj

Me vajzat Majlindën dhe Ermelën

Riti i gjumit

Besoj se të gjithë prindërit e bëjnë këtë për të vegjlit e tyre. Por unë e kisha zgjidhur me libra dhe më vinte përshtat kjo gjë.

Dreka

Prodhimet e detit dhe peshkun nuk do t’i refuzoja asnjëherë, shoqëruar, sigurisht, me pak verë të kuqe, vetëm të kuqe.

Kafe vlonjate

Kur jam në Vlorës, siç ndodh shpesh këto 3-4 vjetët e fundit, kafen më pëlqen ta pi në barin e hotelit “Pavarësia”.

të dyja më pëlqejnë shumë dhe i bëj me dëshirë. A u devijoni shpesh detyrimeve apo afateve ditore që keni? Jo, vetëm kur nuk varen prej meje, për shkak të angazhimeve publike. Dhe kjo në politikë ndodh jo rrallë, gjë që më bën ta vuaj dhe ndodh që jo gjithmonë jemi të mirëkuptuar. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Nuk varej nga unë, nuk kisha se çfarë të bëja J. A jeni dembel? Nëse po, kur ju ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Besoj se jo, por duhet ta thonë të tjerët, familjarët e mi dhe ata me të cilët punoj. Nuk përtoj, sidomos, kur është fjala për të udhëtuar. Ku ju zë dreka zakonisht? Përpiqem të mblidhem në shtëpi, por vitet e fundit kjo është bërë gjithmonë e më e vështirë. Kjo për shkak se ndodhem pothuaj çdo javë në Jug të vendit, në zonën time elektorale, apo në dreka e darka pune të pashmangshme, edhe pse jo gjithmonë të japin kënaqësi. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tuaj? Janë shumë dhe të ndryshme nga mënyra e gatimit. Veçanërisht në Vlorë është vështirë të zgjedhësh, sepse në të gjitha restorantet peshku dhe prodhimet e detit gatuhen si askund tjetër. Frekuentoj një numër të madh dhe të ndryshëm restorantesh, kryesisht në Tiranë, Vlorë, Kavajë etj., ndaj, jo për etikë, e kam të vështirë të përmend 2 apo 3 dhe të lë të tjerët. Cila është pjata juaj e preferuar? Prodhimet e detit dhe peshkun nuk do t’i refuzoja asnjëherë, shoqëruar, sigurisht, me pak verë të kuqe, vetëm të kuqe. Pastaj perimet, zarzavatet dhe fru-

tat e çdo lloji janë konsum i përditshëm pa kufi. Kam filluar të shmang sa të jetë e mundur ëmbëlsirat, edhe pse më kanë tërhequr pa masë që në vogëli dhe po më duket “mision i vështirë”. Fton apo ju ftojnë më shpesh për dreka? Të dyja rastet. Zakonisht paguan ai që bën ftesën. Te ne nuk është bërë akoma zakon që të paguajë secili të vetat J. A jeni kursimtar? Jo dhe aq, por nuk hyj te njerëzit që e prishin lekun kot. A keni në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Jo, puna që bëj nuk ma lejon këtë luks. Por në stinën e verës, kur dita është e gjatë dhe vapa e sikletshme edhe ndodh. Kur keni qenë i vogël a jua kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bënit rrenga për t’i shpëtuar? Besoj se të gjithë prindërit e bëjnë këtë për të vegjlit e tyre. Por unë e kisha zgjidhur me libra dhe më vinte përshtat kjo gjë. Çfarë keni ruajtur që nga fëmijëria? Fëmijëria ime është e shpërndarë në disa qytete të Shqipërisë, në Veri dhe Shqipërinë e Mesme, pasi babi im ishte ushtarak. Por e veçantë është një fotografi ku kam pozuar si vajzë bionde deri në moshën 5 vjeç. Prindërit më mbanin të tillë deri sa lindi motra e parë. Babai e donte shumë një vajzë, gjë që u realizua më vonë. Cila është koha që mbart për ju kujtimet më të bukura? Periudha e shkollës së mesme, të cilën e kam kryer në Kavajë. Më pas lindja një pas një e fëmijëve, 4 vajzave dhe djalit, Eneas, në fund. Dhe së fundi ardhja në jetë e Edenit 2-vjeçar dhe Naisës së sapolindur, fëmijët e dy vajzave të mëdha, të cilët e kanë futur jetën time në një status tjetër, atë të gjyshit. Po kujtimet e hidhura? Kur humba nënën në moshën 51


E shtunë, 26 janar 2013

19

www.mapo.al

Fatmiri dhe Irena në zyrën e punës te "Toena"

Gjysh për të dytën herë me mbesën e porsalindur Naisa

vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Unë atëherë isha 29 vjeç dhe ishte njeriu i parë që shihja duke dhënë shpirt. Është e tmerrshme të shohësh njeriun më të dashur të ndahet nga jeta ndërsa je i pafuqishëm për të bërë diçka... Ç’ndodh me sekretet tuaja? I rrëfeni diku, i shkruani diku, i mbani

vetëm për vete...? A keni mbajtur ditar? Sekretet janë për t’u mbajtur fshehur. Kam provuar disa herë të mbaj ditar në periudha të ndryshme të jetës, madje dhe i kam ato shënime që kam hedhur. Por besoj se vështirë që njeriu të jetë deri në fund i sinqertë me vetveten kur shkruan.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

NJOfTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve Juridike në Drejtorinë Juridike, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». • • • •

KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATËT Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) Të zotërojë gjuhën angleze Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit është në kategorinë III - b Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 27.02.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 05.03.2013 në selinë e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Kodin e Procedurave Administrative, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare» si dhe Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al

Gjithmonë të mundon mendimi se dikush mund t’i lexojë dhe gjykojë një ditë, ndaj në të shumtën e rasteve shënimet, ditarët, kujtimet etj. bëhen selektivë dhe të zbukuruar. Çfarë ka në portofolin tuaj? Pak para për shpenzime të vogla, karta të ndryshme, foto të të vegjëlve. Në mëngjes a e gjeni gjithmonë menjëherë atë që kërkoni në dollapin e rrobave? Jo gjithmonë. Kjo varet sa i madh është dhe ç’ka brenda dollapi i rrobave. Por në përgjithësi gjërat kryesore i bëj gati që në darkë. Në mëngjes koha ecën më shpejt... Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tuaj? Ngjyrat e hapura në kuzhinë, të errëtat në sallon (mobilim klasik) dhe të lehta në dhomat e gjumit. A ekziston një aromë të cilën e preferoni për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? Nuk më pëlqejnë aromatizuesit artificialë të asnjë lloji. Më pëlqen veçan era e kafesë së pjekur, edhe pse vetë pi vetëm një kafe paradite dhe, rrallë edhe një pas drekës, por asnjëherë në darkë. Po kështu nuk më pëlqen aspak tualeti i tepërt te femrat. Çfarë CD keni në makinë? Në fakt i ndërroj shpesh. Por ato që nuk i ndërroj asnjëherë janë këngët e vjetra napolitane, muzikë klasike dhe, p adysh i m , k ë n g ë t p o l i f o n i ke t ë Labërisë. Çfarë muzike keni zile telefoni? Tingëllimin klasik të telefonave të vjetër me fill. A keni miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Sigurisht, edhe pse sot kuptimi i mikut dhe miqësisë ka ndryshuar shumë. Njerëzit janë bërë më pragmatikë dhe miqësitë janë bërë më të brishta e të përcipta. Por takohem me kënaqësi me shumë prej tyre.

A jeni i hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Sapo e thashë më lart. Miqësitë e reja më pëlqejnë dhe si udhëtar i apasionuar jam hapur ndaj tyre. Kohëzgjatja e një miqësie është prova më e mirë e saj. Ku rrini zakonisht me miqtë? Në mjedise të ndryshme, në Tiranë apo në bregdet, ku e kaloj shpesh fundjavën. Po nuk e bën mjedisi shoqërinë e mirë, e bën dëshira për ta kaluar kohën me miqtë. Në ç’orë mbylleni zakonisht në shtëpi? Pra, kur mbaron zakonisht dita juaj? Nuk ka një orar të caktuar, por zakonisht vonë. Kohën më të madhe, kur jam në Tiranë, e kaloj në zyrën time në mes librave, në mjediset e shtëpisë botuese “Toena”. Aty gjendet çdo gjë që më duhet për punën t i m e, n d aj shp e sh m ë k ap e d h e mëngjesi aty duke punuar. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tuaj? Secili në qoshen e tij: fëmijët duke mësuar, të rriturit dikush në kuzhinë, dikush para televizorit ose duke biseduar për problemet e ditës që kaloi. Po idealja, cila do të ishte? Një mbrëmje e qetë më familjen ose me miqtë e ngushtë. Edhe pse këto nuk ndodhin shpesh, tani që fëmijët po rriten dhe kanë krijuar shoqëritë e tyre. Kur shkoni për të fjetur? Asnjëherë para mesnatës. Cila është uniforma juaj e g jumit? Veshje e lehtë pambuku e përshtatshme për gjumë. Kush është njeriu i fundit që i thoni “Natën e mirë dhe g jumë të ëmbël”? Fëmijët, në mënyrë të veçantë Enea 10-vjeçar, i cili nuk harron kurrë të vijë në dhomë për të na përqafuar, duke na uruar natën e mirë.


20

E shtunë, 26 janar 2013

UET personazh

www.mapo.al

Udhëtime nëpër botë Nga më të pazakontat. Të rrëfyera ashtu siç i kanë përjetuar ata vetë: pedagogët e Universitetit Europian të Tiranës. Ksenofon Krisafi na sjell pak shije nga i gjithë rruzulli...

Xhiroja ime e botës Me Jaser Arafat në Afrikën e Jugut

Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë e bëri në vitin 1974 drejt Francës, të dytin në Nju-Jork, atë që zgjati më shumë në kohë në Gjenevë, më aventurorin në Nikaragua, më luksozin në Afrikën e Jugut, më interesantin në Vietnam... Juristi, eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Ksenofon Krisafi, zbulon episodet më të veçanta nga xhiroja e tij e botës.

U

dhëtimi i tij rreth botës ka zgjatur ca më shumë se 80 ditë, por aventurat dhe episodet e përjetuara, ashtu si në librin e Zhyl Vernit në vise të ndryshme të globit, do të ishin të denja për t’u përshkruar... Nga zyra e tij në Universitetin Europian të Tiranës, Ksenofon Krisafi niset sërish për udhëtim. Kësaj here në atë të kujtesës, për t’i sjellë edhe një herë disa nga rrugëtimet më interesante dhe ato që e kanë emocionuar dhe lënë pa mend shumë herë me bukuritë. Për të rrëfyer ka plot. Nuk ka lënë asnjë shtet të Europës pa shkelur me makinë dhe vizitat e tij zyrtare, herë si specialist i së drejtës ndërkombëtare dhe herë si ambasador i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë mbuluar thuajse të gjitha kontinentet. “Xhiroja ime rreth botës është e gjatë, bëhen mbi 60 shtete që kam parë. Rikthimi në kohë e në hapësirë, në vendet ku kam shkelur, do të kërkonte shumë kohë. Ajo që mund të them është se çdo vend që kam parë, përveçse më ka dhënë një kënaqësi të veçantë, ka plotësuar kulturën dhe formimin tim me elemente

të shumtë interesante dhe të shumëllojshme”- thotë profesori përpara se t’i rregullojë për një copë herë kujtimet, për të mos ua ngatërruar rendin kronologjik e të niset për rrugë... Mbi qiellin e Parisit Udhëtimin e parë jashtë Shqipërisë do ta bënte në vitin 1974. Në atë kohë kur të thyeje vargonjtë e izolimit, çmimi i biletës kushtonte sa vetë jeta, në mënyrë paradoksale do të ishte vetë diktatori që do autorizonte pedagogun e ri të shkonte drejt Parisit, epiqendrës së mendimit liberal, intelektual, kulturor e artistik. “Motivi i udhëtimit ishte të kërkonim në arkivat e Ministrisë së Jashtme dhe të Luftës në Francë. Atë kohë, vetë Enver Hoxha kishte dhënë një porosi: “mjaft me burrat e vjetër, të çojmë edhe disa të rinj”. Isha pedagog shumë i ri dhe kisha avantazhin që njihja gjuhën frënge. Për këtë arsye më kishin vendosur emrin në listë. Profesori im Arben Puto, i cili kishte dijeni për këtë, më njoftoi dhe më porositi të mos i tregoja askujt, sepse mund të më hiqnin nga lista nëse merrej vesh. Kaluan tre muaj, u la në harresë dhe nuk shpresoja më se do të realizohej. Një ditë më thonë të bëhesha gati se do të nisesha drejt Francës. Do shkoja bashkë me kolegun tim, Thoma Murzakun. U prenë biletat, u bë gjithçka gati, por unë u sëmura. Më vjen Thomai në shtëpi dhe më thotë: “Edhe sikur të jesh duke vdekur, do ikim”. E shtymë për një javë, unë ende isha i sëmurë, por u nisëm. Dielli që binte nga dritarja e avionit sikur më bëri mirë. Pas rreth dy orësh udhëtim u shfaq Parisi, me një pamje mahnitëse, me bukuri të papërshkrueshme, i shtrirë në hapësira të pafundme. Unë isha shumë i ri, njohuritë e brezit tonë në atë kohë për botën ishin relativisht të kufizuara, sepse informacionet, madje edhe filmat që vinin nga jashtë, censuroheshin. Imagjino se ç’mund të përjetonte një shqiptar i dalë nga një

botë kaq shumë e mbyllur, kur shihte Parisin. Kur dolëm nga aeroporti dhe u nisëm drejt hotelit, pamjet ishin gati shokuese, nga rrugët, dyqanet e lokalet plot reklama me ngjyra e drita vezulluese, nga makinat e panumërta, zhurmnaja dhe gjallëria e qytetit gjigant, që aso kohe cilësohej si kryeqyteti i botës. Ishte fund nëntori, prag Krishtlindjesh, dhe gjithçka ishte zbukuruar hijshëm e ngjante si në përrallë. Nuk po merrja dot veten. Thosha me vete: “Jam vërtet në jetë apo në ëndërr?!” Pasi përfunduam misionin në arkivin e luftës dhe të Ministrisë së Jashtme, në kthim kam përjetuar një trishtim të madh. Kur pashë t’i afroheshim tokës shqiptare, teksa avioni ulej, në vend të asaj bukurie pariziane tashmë shquaja kuaj, qerre, makina të vjetra... gjithçka ngjante me një fshat të varfër, krahasuar me Parisin. Durban Afrikë e Jugut, konferenca ndërkombëtare kundër diskriminimit, ksenofobisë dhe intoleranës

Koha e OKB-së

Nuk ka lënë asnjë shtet të Europës pa shkelur me makinë dhe vizitat e tij zyrtare, herë si specialist i së drejtës ndërkombëtare dhe herë si ambasador i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë mbuluar thuajse të gjitha kontinentet.

Një shqiptar në Nju-Jork Nju-Jorku me madhështinë e tij, me qiellgërvishtëset pozante, taksitë e verdha simpatike, me Manhatanin, Harlemin, Kullat Binake, ndërtesën unikale të OKB-së, Wall Street, sheshin e famshëm Times... pse jo, edhe njerëzit të ndryshëm në veshje, në paraqitje e në sjellje, e joshnin me atë tundimin e ëmbël t’i përvidhej sesioneve të Konferencës, për të cilat kishte udhëtuar me orë të tëra përtej oqeanit e të endej rrugëve të tij, përgjithmonë. Por sado ftues dhe joshës të ishte vendi ku e kishin dërguar me mision në vitin 1977, sado e papërmbajtshme të ishte dëshira për të bërë turistin e përjetshëm, e dinte fare mirë sesi do të përfundonte e gjitha kjo... “Tundimi për të qëndruar jashtë ishte i gjithhershëm. Por e dija fare mirë se po ta bëja do ndahesha përjetësisht nga familja, bashkëshortja dhe vajza, nga prindërit dhe vëllezërit, të cilët jo më që nuk do t’i shihja kurrë, por ata do të paguanin gjithë mllefin e shtetit kundër meje, do t’i syrgjynosnin kushe-

di se ku në internim. Gjithsesi, udhëtimi në Nju-Jork ishte nga më interesantët nga ana profesionale, një kualifikim i pazëvendësueshëm dhe i papërsëritshëm. Pata fatin të merrja pjesë në punimet e disa prej sesioneve të Konferencës së Tretë për të Drejtën e Detit, e cila zhvillohej alternativisht në Nju-Jork dhe në Gjenevë, prej vitit 1973 deri në vitin 1982. Ishte ndër konferencat më të mëdha ndërkombëtare të shekullit të kaluar. Aty morën pjesë mijëra delegatë, ekspertë të ligjit, historisë, gjeografë, gjeologë, hidrologë etj. dhe punuan për përgatitjen e Konventës për të Drejtën e Detit. Nju-Jorku mbetet një nga udhëtimet më të veçanta, më impresionuese, sepse ishte pothuajse e paimagjinueshme që një djalë i moshës sime, të dilte nga kutia e mbyllur, Shqipëria e asaj kohe, dhe të gjendej... në mes të Amerikës. Episodet dhe ngjarjet nga sesionet e Nju-Jorkut dhe në vijim edhe nga ato të Gjenevës janë të panumërta. P.sh. në një nga sesionet e Gjenevës, në atë të gushtit 1981, diskutohej për vendin ku do të caktohej selia e Autoritetit dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Fundit të Detit dhe të Gjykatës ndërkombëtare për të drejtën e Detit. Kandidatë ishin disa vende. Delegacionet e tyre organizonin thuajse çdo mbrëmje darka luksoze e festa në restorantet dhe anijet në liqenin e Gjenevës. Delegacioni Maltës bëri diçka krejt të veçantë, ftoi dy tre vetë nga çdo delegacion për t’i çuar në Valeta, për të parë ndërtesën ku do vendosej selia. Kryetari i delegacionit tonë, nuk pranoi. Dhe kështu, të tjerët u kënaqën në restorante luksoze, ndërsa ne hëngrëm pula të pjekura në dhomën e hotelit, pasi nuk kishim aq para për të shkuar në restorant”. Gjenevë. Në kërkim të gjurmëve shqiptare Gjeneva ka qenë stacioni më i gjatë i xhiros së tij të botës, ku shërbeu katër vjet si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë


E shtunë, 26 janar 2013

21

www.mapo.al Pasi përfunduam misionin në arkivin e luftës dhe të Ministrisë së Jashtme, në kthim kam përjetuar një trishtim të madh. Kur pashë t’i afroheshim tokës shqiptare, teksa avioni ulej, në vend të asaj bukurie pariziane tashmë shquaja kuaj, qerre, makina të vjetra... gjithçka ngjante me një fshat të varfër, krahasuar me Parisin.

“Tundimi për të qëndruar jashtë ishte i gjithhershëm. Por e dija fare mirë se po ta bëja do ndahesha përjetësisht nga familja, bashkëshortja dhe vajza, nga prindërit dhe vëllezërit, të cilët jo më që nuk do t’i shihja kurrë, por ata do të paguanin gjithë mllefin e shtetit kundër meje, do t’i syrgjynosnin kushedi se ku në internim.

Afrika e Jugut: Europa e kontinentit të zi Një udhëtim interesant ka qenë edhe ai në Afrikën e Jugut në një konferencë të OKB-së kundër diskriminimit, trajtimeve degraduese e çnjerëzore. “Aty na u dha rasti të takoheshim me shumë personalitete disi të veçanta të botës, si p.sh. Jaser Arafatin, Fidel Kastron, Huari Bumedienin, Ben Belan (ish-presidentë të Algjerisë) e shumë të tjerë. Ishte një nga konferencat më të mëdha, me rreth 6 mijë delegatë dhe po kaq përfaqësues të medias. Afrika e Jugut, Durbani ku zhvillohej Konferenca, Johanesburgu dhe qytete të tjerë që pata rastin të shihja, ishin Europë e vërtetë dhe jo ajo Afrikë që mund të mendohet. Përveç pranisë së dukshme të varfërisë ekstreme të popullsisë zezake,e cila vazhdonte të ishte e diskriminuar, dallohej gjithashtu zhvillimi dhe civilizimi europian, luksi dhe jeta moderne. Aty vizituam një fshat të banuar nga fise zulu. Disa gra gjysmë të zhveshura kërcenin valle tradicionale, përpara shtëpisë së tyre, një lloj trule prej balte si ato në jugun e Italisë, në shkëmbim të disa dollarëve. Vizituam edhe një fermë gjarpërinjsh, me lloj-lloj të tillë, ku mora mbi qafë një piton mbi tre metra të gjatë, që më zgjaste gjithë kohën gjuhën e frikshme. Pak më tej ishte ferma e krokodilëve, ku pamë një çift krokodilësh, Xhulin,“burrin” 170 vjeç dhe Xhuljetën, “gruan” 30 vjeçe.

Shtator 2001- Durban Afrikë e Jugut, në fshatin Zulu

Marrja e misionit si ambasador në OKB

zyrave të OKB-së. Ishte viti 1998 dhe Shqipëria kishte gjashtë vjet nën sistemin e ri pluralist, por ende shumë larg zhvillimit dhe dritës që do të tejshponte perden e errët të imazhit në sytë e zviceranëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare. “Isha dekan i Fakultetit Juridik në Tiranë kur më emëruan ambasador. Në Gjenevë Misionin e gjeta në një apartament me dy dhoma të vogla, 44 metra katrorë, ku ishte e pamundur të punoje normalisht, pa le më të prisje kolegë dhe delegacione. M’u desh të negocioja për një mjedis tjetër dhe pata sukses: me të njëjtin çmim, gjeta një mjedis me 206 metra katrorë. Por vështirësitë nuk ndaleshin këtu. Shqipëria duhej përfaqësuar në 49 organizata ndërkombëtare në Gjenevë, që zhvillonin çdo ditë nga 30-40 mbledhje. Stafi ynë përbëhej nga tre veta. Prandaj ngandonjëherë përdorja edhe ndonjë truk, që duket humoresk, për të qenë njëherazi i pranishëm formalisht në të gjitha sesionet që zhvilloheshin në të njëjtën orë. Duke qenë se jo gjithmonë vinin delegacione nga Tirana, merrja me vete dosjet e materialeve të mbledhjes, hyja në sallën e mbledhjes, rrija pak minuta, i lutesha kolegut në krah që në se do të përmendej Shqipëria të më bënte një telefonatë, lija dosjen mbi tavolinë dhe largohesha drejt një salle tjetër. Kështu veproja në disa organizata. Qëndroja efektivisht në mbledhjen më të rëndësishme, ose aty ku duhej të flisja. Në mbarim kthehesha për t’i mbledhur dosjet. Ky ishte një artific për të mos e lënë bosh tabelën me emrin Albania. Ai më detyroi që në vazhdim të gjeja një zgjidhje tjetër. Mendova të aktivizoja studentë dhe pasuniversitarë shqiptarë që studionin në Gjenevë. Po ku t’i gjeja?! Rektorati i Universitetit të Gjenevës nuk na i dha emrat dhe adresat e tyre, për arsye privatësie. Atëherë shfrytëzova inaugurimin e selisë së re të misionit. Në pritjen e organizuar ftova të gjithë studentët shqiptarë, duke i njoftuar nëpërmjet lajmërimeve që vumë në konvikte dhe në fakultete. Pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe vetë festa doli e mrekullueshme. Më të mirët prej tyre i angazhova në punimet e sesioneve të organizatave ndërkombëtare. Kjo na shërbeu për t’u lehtësuar disi, por edhe për t’i dhënë

Durban, Afrikë e Jugut

vendit një tjetër imazh nga ai i shqiptarëve të identifikuar si të përfshirë të gjithë në trafiqe droge dhe prostitucioni. Ne prezantuam në këto mjedise autoritare ndërkombëtare me cilësinë e delegatëve shqiptarë, djem dhe vajza shumë të mirë, të sjellshëm, intelektualë të ditur dhe të kulturuar. Shumë prej tyre përfituan dhe u punësuan pranë këtyre organizatave. Megjithëse puna në mision ishte intensive dhe kishte net kur flinim vetëm tre-katër orë dhe punonim shumë, nuk kam bërë jetë asketi. Sapo më jepej mundësia, bashkë me familjen dhe miq, i hipnim makinës dhe shëtisnim nëpër Europë. Nuk kam lënë shtet europian pa shkelur: Francë, Belgjikë, Austri, Lihteshtejn, Danimarkë e deri në Suedi. Me mikun tim Fatos Tarifa, i cili ishte ambasador i Shqipërisë në Holandë, udhëtonim çdo muaj te njëri-tjetri. Përtej misionit tim zyrtar, isha shumë i interesuar rreth Zvicrës dhe çfarë e lidhte atë me Shqipërinë. Në Zvicër ka shumë gjurmë shqiptare. Aty kanë jetuar e punuar shumë shqiptarë të famshëm, midis të cilëve i madhi Aleksandër Moisiu, që varrin e ka në Lugano. Në rrethinat e Gjenevës ka një fshat që quhet Dardagny, me banorë të ardhur nga Dardania e dikurshme, Kosova e sotme, të vendosur aty që nga koha e perandorit romak Jul Cezari. Shkak i këtij zbulimi u bë dëshira për të vizituar kantinat e verës së asaj zone. Një miku im më dha kontaktet e një zotërie, Pier Mermier, që kishte një prej kantinave më të famshme. I telefonoj dhe i them se jam ambasadori i Shqipërisë në Gjenevë dhe doja të vizitoja kantinën e tij. Ai më tha: “Mirë se të vish vëllai im?!” Më bëri përshtypje dhe e pyeta: “Pse më quan vëlla?” “Ta sqaroj kur të vish”, më tha. Shkuam në fshat, vizituam kantinën, e cila ishte e mrekullueshme dhe Pieri më thotë: “Të thashë që je vëllai im, sepse edhe ne nga origjina e largët jemi shqiptarë nga Dardania”. M’u duk e pabesueshme, por ai më siguroi se ky fakt figuronte edhe në enciklopedinë zvicerane. Pasi degustuam verërat, më solli enciklopedinë dhe aty kishte pak rreshta ku thuhej se Dardanicum, një funksionar ilir i caktuar nga Jul Cezari si guvernator në rajonin e liqenit të Gjenevës, kishte sjellë me vete famil-

jarë dhe miq që ishin vendosur atypari dhe kishin formuar disa fshatra, por Dardagny-ia ishte bërthama më e madhe me origjinë shqiptare, Në Zvicër kam konstatuar edhe gjurmë të tjera shqiptare. Ka një fshat në Francë, në kufi më Zvicrën që quhet “Les Albanais”. Shkova një ditë për t’u interesuar dhe një miku im që punonte në një prej bankave të Gjenevës, më tha se emri i fshatit nuk kishte lidhje me Shqipërinë, por rridhte nga fjala “alba”, që do të thotë agim. Gjurmë të tjera i gjeta edhe në alpet e Zvicrës. Në dasmën e vajzës së prof. Isuf Kalo, Entelës, me një djalë zviceran në Lozanë, pashë në menynë e restorantit një lloj djathi që quhej “Thome des albanais”. Më thanë se vinte nga alpet, por nuk dihej pse quhej ashtu. Ndoshta mund të ishte ndonjë “Thomai i shqiptarëve”. Një aventurë në Nikaragua Si përfaqësues i Shqipërisë në OKB Ksenofon Krisafit i është dashur të udhëtojë shpesh edhe jashtë Zvicrës. Një prej atyre më të spikaturve ai liston udhëtimin 48-orësh drejt Nikaraguas. “Zhvillohej një konferencë për luftën kundër minave. Ishte një udhëtim shumë aventuror, sepse ndodhi fill pas sulmeve të 11 shtatorit në kullat binjake në ShBA. Për shkak të pasigurisë nëpër aeroporte, na u desh të udhëtonim për gati 48 orë. Nga Gjeneva drejt Parisit, për t’u ulur më pas në Madrid. Prej andej në Majami, në vazhdim në Santiago, në Republikën Domenikane, në Venezuelë dhe përfunduam në mes të natës në Managua, të Nikaraguas. Ishte një qytet me rrugë si Tirana e viteve ’90, me plot gropa. Përveç pjesëmarrjes dhe mbajtjes së fjalimit në emër të vendit, pata rastin të vizitoja disa qytete e vende të ndryshme, ku përmes varfërisë ekstreme dallohej një vend i bukur, interesant, me njerëz të mirë dhe me histori të lashtë. Nikaragua ka shumë vullkane aktive, njërin prej të cilëve e vizitova duke guxuar të qëndroja për pak sekonda te krateri i tij. Nga thellësia vinin deri lart gjuhët e llavës dhe era e padurueshme e gazit sulfuror. Pak më tej ishte një park majmunësh, që nga ata sa një mace e vogël e deri te majmunët me trup normal. Të vegjlit ishin shumë miqësorë dhe të ngjiteshin pas trupit dhe nuk i largoje dot.

Vietnami dhe sundimi i motoçikletave

“Isha dekan i Fakultetit Juridik në Tiranë kur më emëruan ambasador. Në Gjenevë Misionin e gjeta në një apartament me dy dhoma të vogla, 44 metra katrorë, ku ishte e pamundur të punoje normalisht, pa le më të prisje kolegë dhe delegacione.

Një konferencë akademike e çoi në qytetin Ho Chi Minh, në ish-Sajgonin, në Vietnam. “Dallohej se vendi kishte progres dhe vihej re një bashkëjetesë formale e kapitalizmit me socializmin. Në fakt vetëm aparencat kishin mbetur socialiste, sepse ekonomia, biznesi, sipërmarrja private dhe në përgjithësi mentaliteti nuk kishte asgjë të përbashkët me socializmin. Një brez i tërë djemsh e vajzash vietnameze, të shkolluar në ShBA, ishin rikthyer dhe kishin zënë poste drejtuese në administratë, në universitete, në biznese, në shërbime etj. Kishte përpjekje për të kapërcyer demagogjinë, formalizmin, prapambetjen e së kaluarës, varfërinë dhe papunësinë. Numri i pafund i motoçikletave, që vërshonin si lumë në të gjitha rrugët e qytetit, kishte rreth 3 milionë e 700 mijë të tilla, të krijonte përshtypjen se sajgonezët jetonin gjithë kohën mbi motoçikleta. Vietnami kishte kulturë tradicionale mjaft të zhvilluar, gjurmët e së cilës i ndeshje në qytete e rrethina, sidomos në Muzeun Kombëtar, ku ishin ekspozuar dëshmi të shumta të qytetërimit të lashtë të atij rajoni.

Brigjeve të Kilit Një udhëtim tjetër tepër i gjatë do ta çonte dy herë në Kilin e largët, në bregun e përtejmë të Oqeanit Paqësor, ku do të merrte pjesë në veprimtaritë e grupit themelues të Universitetit Ndërkombëtar Planeti i Q ytetarit, (Université Internationale Terre Citoyenne) Në Vinja del Mar. Në këtë skaj jugperëndimor të planetit kam qenë dy herë (2009 dhe 2011), si pjesëmarrës në veprimtari akademike. Kili është një vend i bukur, i shtrirë në një gjatësi prej rreth 4200 km, midis Andeve dhe ujërave të oqeanit Paqësor. Jeton aty një popull punëtor, energjik, entuziast e plot temperament që, përmes vështirësish të shumta, ka ndërtuar një vend të bukur në zhvillim të shpejtë edhe pse problematik. Në Kili udhëtova në përbërje të grupit iniciator për themelimin e Universitetit Ndërkombëtar “Planeti i Qytetarit”. Grupi përbëhej nga akademikë nga të gjithë kontinentet dhe do të përgatiste aktin themeltar dhe statutin e këtij universiteti. Ai është projektuar si një institucion sui generis, më tepër virtual sesa real, i quajtur ndryshe universitet pa mure, me një regjistrim formalo-juridik në Paris, por me departamente e auditorë të shpërndara në kontinente të tjera, të atashuar pranë universiteteve si ai i Vinja Del Mar në Kili, Universiteti i Valencias në Spanjë, Universiteti i Kuito në Ekuador etj. Në mbledhjen themeluese u ra dakord parimisht që një departament i tij të vendosej edhe në Universitetin Europian të Tiranës. Është kjo arsyeja pse një nga veprimtaritë e grupit themelues u zhvillua në Tiranë në verën e vitit 2011.


22

E shtunë, 26 janar 2013

www.mapo.al

planeti single Megjithatë, gazetarja Valbona Kurti e merr me të qeshur këtë urim sepse i duket e pakuptueshme si të tjerët urojnë diçka që nuk ia ka uruar vetes. Jo se pranon që do qëndrojë tërë kohës single. Kjo periudhë është…pa afat. Por ama as nuk bën pjesë në vajzat që e imagjinon fundin e kësaj periudhe të festuar me një dasmë madhështore. As nuk e ka menduar ndonjëherë dasmën e saj? E dini pse? Për shkak të natyrës, që megjithëse shfaqet ditë përditë në ekran, në jetën e përditshme nuk i pëlqen shumë të shfaqet…

Kur “në dasmë!” të bëhet si “mirëmëngjes!”

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madam Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

"Ti s’je dhe aq burrë për mua"

N

Me kë jeton? Jetoj pjesërisht me veten dhe me familjen time në pak metra distancë… Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Më e bukura fare është se merr vendim kur e si të duash për t’u organizuar, pa u bezdisur nga çfarë e si do ta mendojë tjetri.. a t’ia them e si t’ia them…Domethënë i kursen vetes ca siklete, që janë të pashmangshme në raporte… Po gjëja më e keqe? Me e keqja?? Duhet ta mendoj….Ndoshta shumë liri e hapësirë ndonjëherë pa ditur ç’të bësh me të…Por gjithsesi, në të dyja rastet ka momente gëzimi e të tjera, që të duken sikur nuk të mjafton ajri… Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë? Jo, nuk para bëj të tilla gjëra, se jam aktore shumë e keqe dhe teatri i sajuar mund të shndërrohet në farsë, ku unë sulmoj tjetrin pa shkak, vetëm për të fshehur sikletin tim… Kush e ka “problem” beqarinë tënde? Si zakonisht, lagjia duhet ta ketë këtë problem. Kështu ka qenë gjithmonë…Tjetër njeri nuk di të më ketë kaq barrë…hahaha Si ka përfunduar nëse ka pasur qoftë edhe ndonjë rast? As fillim e as fund për këto gjëra. Nuk jam tipi i duhur… Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si? Jo, nuk para gënjej. Jam shumë rehat kur nuk dua të tregoj se mjaftohem me shprehjen “jam e zënë” ose “kam lënë diçka” dhe nuk ndjej detyrim të jap shpjegime e për pasojë edhe të gënjej. Për veten kam formuluar përkufizimin “nuk gënjej dot, se po e bëra një gjë të tillë, në fjalinë time të dytë, do të përgënjeshtroj fjalinë time të parë”. Ndaj mjaftohem me mosdhënie shpjegimesh të detajuara, sa herë nuk dua ta bëj këtë… Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë? Ka mbrëmje fundjave, kur më pëlqen të shtriqem në shtëpi, me libër e TV përpara. Ka dhe të tjera kur dal për kinema, për një darkë e me pas për një gotë, për të ndryshuar rutinën e javës. Po e sigurt është që në dimër mbyllem e në verë më pëlqen të dal shpesh. Idealja ime janë fundjavat jashtë Shqipërisë. Fundjavën e fundit e kalova në Spanjë, mes Madridit e Toledos dhe u kënaqa shumë bashkë me mikeshat e mia… Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën? Dalja dihet, kthimi asnjëherë... në fakt nuk dua ta kaloj orën 2 të mëngjesit, që të mos prish regjimin e të mos ndjej amulli në kokë të nesërmen. Por kur jam duke kaluar mirë, nuk e shoh orën fare dhe së fundi, ka ndodhur edhe të më ketë zënë dhe agimi jashtë... Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?

Besoj është ndër të shpeshtat në tavolinat tona, herë me shaka e herë më seriozisht. Por unë gjej gjithmonë nota humori në këtë urim. Më duket shumë e çuditshme sesi të tjerët të urojnë atë që ti ende nuk ia ke uruar vetes... Çfarë mendon kur e dëgjon? Që është kthyer në shprehje për forcë zakoni, si kur thua “mirëmëngjes” kur zgjohesh, apo “shëndet” kur dikush teshtin… hahahaha… Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve? Nuk kam raport dashurie me dasmat. Shkoj vetëm kur jam e detyruar dhe nuk kam nga t’ia mbaj. Por ka ndodhur edhe që të jem nisur “për të bërë qokën”, e kam ndenjur gjatë, se jam kënaqur...gjithsesi ky është përjashtim... Po për tënden a mendon? Me thënë të drejtën, kurrë. Nuk jam fanse e dasmave, në koncept dhe më gjerë. Ka të bëjë me natyrën time ndoshta, që nuk jam dhe shumë e shfaqur (edhe pse shfaqem çdo ditë në ekran)... Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single? Në rrethin tim të miqve kam të martuar, të divorcuar dhe single. Nuk e kam bërë ndonjëherë bilancin e këtij raporti… Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Rrallë… Në më të shumtën e rasteve, kur ndjej nevojën të socializohem preferoj të dal, nuk ftoj njerëz në shtëpi… Për çfarë shpenzon më shumë? Udhëtime, gardërobë e kozmetikë…deri në pikën që problemi më i madh është se nuk kam ku t’i vë të gjitha ato që blej… Sa herë në javë gatuan? Nga 0 në 1 herë në javë. Zhgënjyese ëëëë??.... Cili është specialiteti yt? Omëleta dhe produktet e gatshme, që duhet vetëm të vendosen në pjatë (shumë e lodhshme ëëëë???)... Por për çdo rast mbaj dhe meny restorantesh në shtëpi, ndaj nuk turpërohem për çështje gatimi....jam përtace dhe praktike... Mund të gatuash edhe vetëm për vete? Jooooooo.....Mamaja ime e bën këtë në mënyrë të mrekullueshme, e thonë të gjithë miqtë e mi që ia kanë provuar dorën. Ndaj nuk kam nevojë të gatuaj. Kur prindërit ikin me pushime...rrofshin restorantet me catering... Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi... Disa shërbime taksish janë në telefonin tim. Po së fundi janë shtuar dhe hidrauliku dhe elektricisti...Thjesht për t’u gjendur, pasi këto punë m’i kryejnë prindërit dhe im kushëri që është gjithmonë i gatshëm për mua, e madje më ka dhënë dhe kontakte të stafit të tij për të zgjidhur emergjencat... Deri kur do vazhdosh të jesh single? Pa afat...

jë nga kënaqësitë më të mëdha të një të shtune, është dhe blerja e një reviste femërore, nga ato të huajat me njëmijë faqe, që teksa e blen, mendon se mund të shtysh gjithë javën duke e lexuar (ndodh që sapo e fut pastaj në makinë, e harron në sediljen e pasme për nja tre javë të tjera, derisa blen një tjetër revistë). Gjithsesi, nëse arrin ta çosh në shtëpi për ta lexuar, në vend të kënaqësisë së leximit mund ta ndiesh veten keq për dy gjëra. E para dhe kryesorja është se rrobat e tua nuk bëjnë dhe ke nevojë urgjente të blesh disa (domethënë sa më shumë) të reja dhe e dyta se aty do gjesh gjithmonë një artikull që do të të fusë në mendime dhe pastaj në krizë. Sipas një artikulli të tillë, që s’mungon kurrë aty, lidhja jote nuk është dhe aq e përsosur sa e mendoje ti, apo që ka shumë gjëra elementare. që kanë të bëjnë me seksin dhe ty s’të shkojnë kurrë në mend (edhe pasi, i lexon nuk i kupton fare, se flitet për ca pozicione të çuditshme sa dhe artistët e Cirkut të Tiranës s’do i bënin dot), apo që meshkujt vijnë nga Marsi, ti po nga Afërdita dhe për ty “i duhuri” nuk ekziston (epo burrat që vijnë nga Afërdita e janë fiks tipi jonë, edhe ata kërkojnë një burrë që vjen patjetër nga Marsi). Revista e kësaj të shtune merret pikërisht me këtë, se përse ti nuk e ke gjetur ende “të duhurin”. Kanë bërë sondazhe bota, kanë pyetur meshkujt dhe kanë arritur në ca përfundime. Domethënë në pesë përfundime, që na qenkan nja pesë sjellje femrash, që i bëkan meshkujt të ikin me vrap. I hedh një sy shpejt e shpejt, e bindur që maksimumi ti mund të shohësh pjesërisht veten tek njëra. Por ja që e sheh plotësisht aty. Tek të pesta. Por që sillen e nga sillen, në thelb janë e njëjta gjë: nëse ti je një tip i fortë femre, nëse je e pavarur, ata nuk të duan se të kanë frikë, ndaj dhe ikin. Edhe nëse ti je një tip i butë, nga ato që të duhet patjetër një burrë në krah, sepse nuk arrin të bësh as gjënë më të vogël vetëm, ata prapë ikin, sepse prapë kanë frikë të rrinë me një qaramane e qullace që varet prej tyre (nuk ikin në Mars prej nga kanë ardhur, as në të s’ëmës ku duhej të iknin, por ikin të rrinë me një femër që është e fortë, e kundërta jote). Në të dyja rastet ikin dhe ti mund ta gjesh veten duke menduar (rrallë e tek duke e thënë, se ne femrat jemi goxha të zonjat të frenojmë gojën për të ofenduar ata): “Ti s’je dhe aq burrë për mua». Eshtë një nga ato frazat që nëse ia thua, ata i lëndon aq sa nuk mbajnë, sepse tek burrëria ata s’duhet të preken kurrë. Por si ta thuash, si thjesht ta mendosh ti sërish do trishtohesh dhe vetë. Sepse nuk është ndonjë gjë e bukur të zbulosh që ai që ke përballë, ai që ke dashur nuk është dhe aq burrë për ty. Nuk është burrë për aq kohë sa thotë “dua por nuk mundem”. Apo “mundem por nuk duhet”. Ose dhe “duhet, por po sikur të mos të duhet”. Ose “duhet patjetër, por unë nuk i bëj gjërat me zor, thjesht se duhet, se jam spontan”. Në të gjitha rastet thjesht nuk është burrë. Kur e kupton këtë nuk ke ç’bën më. Mirë është të mos arrish në këtë përfundim. Sepse është e kotë të rrish e të mendosh se ai mund të ndryshojë, se me kalimin e kohës nuk do jetë ai i papjekuri dhe i pavendosuri, por do bëhet burrë. Se ja, i ndodhi shoqes sime, e kaloi kalvarin disa vjeçar me ‘po’ dhe me ‘jo’, me ‘ndoshta’ dhe me ‘po sikur’-e, me presione e me ndarje, me kthime e me premtime - ishte e fortë dhe bleu një shtëpi, pastaj u bë e butë dhe i tha atij se vetëm pasi ai nisi t’u rrinte në kokë ustallarëve për të montuar kuzhinën problemet u zgjidhën dhe se shtëpia kishte një burrë siç duhej… Por ç’ndodhi? Me sherrin më të parë mamaja e atij mbërriti në shtëpi dhe i tha shoqes sime që nuk e kishte tepër djalin ajo, që kjo ta tallte e t’i bënte sherre. Dhe e mori me vete në fund, në shtëpinë e saj (epo ky të paktën paska shkuar aty ku duhet, në të s’ëmës). Apo shoqja tjetër, që jeton me të prej dhjetë vjetësh në një shtëpi, gjatë të cilave ai ka ndërruar nja njëzetë punë (gjithmonë ankohet se ata të tjerët e pengojnë, se meriton gjithmonë më shumë) dhe nuk vendos që nuk vendos të bëjnë fëmijë sepse janë ende të pastabilizuar (epo stabilozohu praaaaa, çfarë pret, qëndro së paku një vit në një punë, se ndërkohë shoqja ime ka 12 vjet në të njëjtin institucion). Apo mikja ime më e mirë, me të cilën nis të diskutoj atë artikullin tek revista njëmijëfaqëshe, e cila sapo ka kuptuar, se njeriu me të cilin sapo kishte nisur të dilte dhe dukej se adhuronte çdo gjë që ajo bënte, befas kishte nisur t’i bënte vërejtje për gjithçka, t’i mbyllte me “ku merr vesh ti nga kjo” çdo argument, dhe të thoshte ekzakt të kundërtën e asaj që ajo mendonte për çdo lloj gjëje. “Ndihet i parealizuar përpara teje”, i nxjerr unë menjëherë diagnozën e gatshme, mësuar nga përvoja dhjetëra vjeçare e leximit të të tilla revistave. “Po pse burrë është ky, që reagon kështu?!” thotë ajo. Me fat shoqja ime. E ka kuptuar që javët e para dhe mund të largohet e qetë, pa ndjerë ndonjë bosh të madh, sepse tjetri s’kishte bërë ende vend tek ajo dhe pa pasur frikë se po i doli përpara ndonjë ditë, do mjaftojë një buzëqeshje apo një shikim për ta bërë të kthehet aty ku ishte, me shpresën se mund ta ndryshojë… Me kaq fat, sa nuk na duhet të dalim me ankth dyqaneve, për t’iu vërsulur terapisë së shopping-ut, edhe pse revista që sapo pamë na mësoi që rrobat tona këtë sezon nuk bëjnë fare dhe na duhen ca blerje të reja. Domethënë sa më shumë blerje të reja, thjesht për qejfin tonë.


28

E shtunë, 26 janar 2013

reportazh

www.mapo.al

Refleksione nga vendi që dikur qeverisej nga shqiptari Pashko Vasa. Në kampet e refugjatëve sirianë, përmes një Libani që mban erë të mirë, por bukurinë duhet t’ia kërkosh. Një Liban i futur mes darës së panarabizmit dhe nacionalizmit vendas. Bejruti i ri që ngjan me Tiranën, dhe ai i vjetri që... duket se ka mbetur akoma fëmijë, nuk e di se ç’do të bëhet kur të rritet.

Libani i bukurive të fshehta Nga Bejruti Albert P. Nikolla Të udhëtosh në Lindjen e Mesme është përherë një ngjarje me natyrë gati magjike. Ndoshta edhe për faktin se Toka e Shenjtë ka një forcë të mistershme që ta tërheq shpirtin dhe ndjesia e afrimit është ngacmuese. Një pështjellim i bukur midis ndjesisë së uljes me avion dhe së “Shenjtës” që ajo tokë afron. Sapo avioni ulet dhe udhëtarët nisin procedurat, vihesh përballë kontrolleve pa fund. Kaq i theksuar është koncepti i sigurisë në aeroportin e Bejrutit, sa për të dalë duhet të kalosh pesë pikëkalime kontrolli. Emri Albert, megjithëse isha i pajisur me vizë, nuk u pëlqen shumë policëve, të cilët më hedhin një vështrim nga koka te këmbët, më pyesin disa herë për motivin e vizitës dhe këmbëngulin në pyetjen nëse flas apo jo arabisht. Duket e çuditshme për një vend arab, por thuajse gjysma e policëve janë gra dhe duken mjaft dinjitoze e korrekte me udhëtarët. Burrat janë disi më të ashpër. Megjithatë njëra syresh më thotë: I don’t like the name Albert! It seems a Jewish name. Unë mbeta i habitur dhe i thashë se nuk jam hebre, por shqiptar dhe se nuk më interesonte nëse i pëlqente emri im ose jo. E habitur nga përgjigja ime më tha se me këtë pasaportë nuk mund të shkoj kurrë në Izrael dhe se ky është informacion i Ministrisë së Jashtme Libaneze. Në fakt, e dija këtë informacion, pasi i njëjti njoftim jepet edhe nga Izraeli, që kush shkon në Liban nuk mund të shkojë në Izrael dhe anasjelltas. Kur dola prej aeroportit diçka mbresëlënëse më ndodhi: në ajër kishte një lloj arome të këndshme e të papërcaktueshme njëherësh. E hasa edhe në vende të tjera në Liban atë aromë, gjendej kudo, gati si një magji. Më erdhën ndër mend vargjet e bukura nga Bibla, te Kënga e Këngëve: Hoje mjalti buzët e tua o nuse / mjaltë e qumësht nën gjuhën tënde / petkat e tua erë të mirë përhapnin / porsi era e Libanit. Shpesh i bëja pyetjen vetes, sidomos pasi kisha lexuar “Parfumin” e Patrick Suskind, ku thuhet se “parfumi është vëllai i frymëmarrjes”, nëse është parfumi

në vetvete që zgjon ndjesinë e kënaqësisë te njeriu, apo duhet patjetër një predispozitë e personit për të pëlqyer një aromë të caktuar. Kjo më bënte të mendoja se libanezët duhet të jenë përherë të ngazëllyer më aromën e vendit të tyre. Libani është një shtet shumë i vogël gjeografikisht, ka një sipërfaqe pak më të madhe se një e treta e Shqipërisë, rreth 10.500 km2 dhe një popullsi mjaft të madhe nëse e krahasojmë me sipërfaqen: 4.2 milionë banorë. Veç tyre, ka edhe rreth 2.5 milionë emigrantë që vijnë kryesisht nga vendet arabe, Filipinet dhe Sri Lanka. Në fakt, të dhënat zyrtare flasin për rreth 1.8 milionë emigrantë, por statistikat e Caritasit dëshmojnë se ka një numër të madh emigrantësh të paregjistruar. Ky numër kaq i madh popullsie në një sipërfaqe kaq të vogël mund të shpjegohet me faktin se burimet natyrore kanë qenë përherë të bollshme (Bibla e përshkruan Libanin si vendin e qumështit dhe mjaltit), por ndoshta motivi më i rëndësishëm është fakti se Bejruti është shndërruar një lloj “Londre” të Lindjes së mesme për sa i përket rëndësisë financiare. Prania e bankave nga e gjithë bota dhe sidomos e bankave nga Arabia Saudite dëshmojnë për një qarkullim të madh financiar. Ndërkohë turizmi mund të ketë qenë një burim i madh ekonomik, por sulmet e herëpashershme izraelite e kanë dëmtuar shumë infrastrukturën duke ngjallur frikën e turistëve. Të nesërmen herët nis udhëtimi për në kampet e refugjatëve sirianë në lindje të Libanit, në zonën e quajtur Baalbek. Jemi një grup prej 10 personash nga Franca, Rumania, Italia, Shqipëria dhe Libani. Jemi pjesë e një projekti të Caritasit të Francës dhe disa Caritaseve të tjera europiane të quajtur “Projekti Euro-Mesdhetar kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. Vizita në kampe ka për qëllim njohjen nga afër të realitetit, njohjen me punën e Caritasit të Libanit, me asistencën e refugjatëve dhe përgatitjen e një strategjie kundër rrezikut të trafikimit të refugjatëve. Ndërkohë që në Bejrut moti ishte thuajse pranveror, në ngjitjen drejt lindjes ku lartësia

Të nesërmen herët nis udhëtimi për në kampet e refugjatëve sirianë në lindje të Libanit, në zonën e quajtur Baalbek. Jemi një grup prej 10 personash nga Franca, Rumania, Italia, Shqipëria dhe Libani. Jemi pjesë e një projekti të Caritasit të Francës dhe disa Caritaseve të tjera europiane të quajtur “Projekti Euro-Mesdhetar kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

mbi nivelin e detit i kalon të një mijë metrat, në krahinën e Baalbekut, dëbora arrin deri në 50 cm. Ndalohemi në Zahle për të shijuar ushqimin tipik libanez që është një lloj piteje e mbushur me copa mishi e me erëza e salca nga më të ndryshmet. Është i shijshëm dhe shërbehet me pasion e krenari nga kamerierët, sidomos për të huajt. Rrugës nga Zahle për në Rachaiya ku janë disa kampe refugjatësh shohim disa tempuj madhështorë grekë të para Krishtit. Nuk ka shumë përkujdesje për ta, por bukuria e tyre është mbresëlënëse. Rreth tyre, banorët, kryesisht ‘hezbollahë’ dhe palestinezë të ardhur 30 vitet e fundit, kanë ndërtuar shtëpi dykatëshe me blloqe që i japin ambientit një si monotoni. Kjo ndoshta është e fshehta e Libanit: bukuria që është në ajër por prapë të lodh për ta gjetur. Pa mbërritur në kampet e refugjatëve sirianë, në të djathtë na shfaqen një kamp i madh dhe i vjetër refugjatësh palestinezë. Në hyrje të kampit duket fotoja e Jaser Arafatit me buzëqeshjen proverbiale. Njëra nga koleget libaneze na informon se është shumë e vështirë të hysh në këtë kamp. Ashtu si në kampet e tjera në jug të Libanit, ato gëzojnë një përkujdesje të veçantë nga organizata Hezbollah, që ka shumë ndikim, sidomos në jug të Libanit. Krahas fotos së Arafatit, ndeshet gati përherë edhe ajo e Hassan Nasrallah, liderit hezbollah. Prekem kur mendoj për të ardhmen dhe edukimin e fëmijëve që kanë lindur në këtë kamp dhe janë bërë 30-vjeçarë pa dalë prej tij; shikoj pak shenja për paqe e prosperitet, por shpresoj të kundërtën. Pas tri orësh udhëtim nga Bejruti, u afrohemi kampeve të refugjatëve sirianë. Për të kuptuar mirë disa dinamika të trajtimit të refugjatëve, është mirë të bëjmë një vështrim të shkurtër historik të marrëdhënieve siriano-libaneze. Siria e ka konsideruar përherë Libanin si një krahinë të saj. Në aktivitetin e saj politik, Siria është mbështetur në krahun mysliman që përkrah identitetin libanez panarabik dhe ka hasur përherë kundërshtinë e grupimeve të


E shtunë, 26 janar 2013

29

www.mapo.al

Në Bejrut ka ndërtime shumëkatëshe pa fund, që duket sikur kërkojnë ta mbysin bukurinë e Bejrutit të vjetër. Periferia e Bejrutit ngjan shumë me Tiranën dhe me mjaft qytete të vendeve në zhvillim. Arkitektura nuk të ngjall asnjë ndjesi estetike

dhe refugjatëve sirianë krishtera e kryesisht atij maronit (të themeluar nga Shën Maroni në shekullin e VI pas Krishtit), që përkrahin një identitet kombëtar libanez. Në vitin 1948 dhe 1967 zhvillohen dy luftërat e para arabo-izraeliane. Njëherazi me qindra mijëra palestinezë largohen me dhunë nga Jordania dhe hyjnë në Liban (kampet që përmendëm më lart). Lufta civile në Liban shpërthen në 1975: nga njëra ana myslimanët libanezë, druzët dhe palestinezët që mbështesin një identitet libanez panarab dhe nga ana tjetër milicia e krishterë (maronite) që mbështet një identitet libanez me përbërësen kulturore arabe të zbehur. Sirianët ndërhyjnë në fund të viteve ’70, pas kërkesës së presidentit libanez. Që prej asaj kohë ushtria siriane ka qëndruar në Liban deri para 5 vitesh kur u largua me kërkesën e fortë të SHBA-së dhe të Francës. Ky qëndrim kaq i gjatë ka krijuar një urrejtje të libanezëve të krishterë kundër sirianëve. Megjithëse më pak e theksuar, mund të thuhet se ekziston e njëjta ndjesi edhe te popullsia druze dhe sunite, pasi Hafëz Al Assad, i biri Bashar, dhe dinastia e tij i përkasin grupimit ‘alaëuit’. Na erdhi dita edhe ne – më thotë një libanez që u ka dhënë me qira shumë të shtrenjtë disa hapësira nga stalla e bagëtive refugjatëve sirianë. Refugjatët sirianë e kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paguar nën dorë kryesisht rojet kufitare siriane dhe ndonjëherë edhe atyre libaneze. 138.000 refugjatë sirianë janë regjistruar nga agjencia e refugjatëve e OKB-së që kur konflikti brutal filloi në vendin e tyre. Tetëdhjetë për qind janë gra dhe fëmijë të cilët kanë ikur, ndërkohë që një pjesë e madhe e burrave ose janë në luftë, ose janë vrarë. Disa refugjatë janë marrë nga familjet pritëse, në veçanti në veri të Libanit ku ka lidhje të forta mes dy popujve. Të tjerët kanë marrë me qira dhoma të vogla, të cilat janë nganjëherë shtëpi për më shumë se një duzinë njerëzish. Për ata me më pak fat, zgjedhja e vetme është një strehim në një kamp. Këto janë parcelat e tokës ku refugjatët mund të vënë një çadër apo strehim

për pak dollarë në muaj. Dimri është problem i madh tani, thotë Kamal Sioufi, nga Qendra e Migranteve Caritas, Liban. Në Luginën Bekaa, ku shumica e refugjatëve janë duke qëndruar, temperaturat rregullisht bien nën zero gjatë natës dhe drutë për ngrohje janë shumë të shtrenjtë. Javën e kaluar koha ka qenë tmerrësisht e keqe, ka pasur përmbytje nga shiu dhe bora në të gjithë luginën e Bekas. Tendat e tyre prej plastmase ishin plot me ujë. Në një tendë ka vetëm nga një dyshek dhe disa rroba të vjetra. Në një kënd ka fëmijë të zbathur, të cilët dridhen prej të ftohtit. Shumë prej refugjatëve kanë vështirësi të mëdha në mbulimin e nevojave të tyre themelore. Jeta është shumë më shtrenjtë në Liban se sa në Siri dhe puna është e vështirë për t’u gjetur për të ardhurit nga Siria, veçanërisht në dimër. Për të mbuluar nevojat e tyre, refugjatët mbështeten kryesisht në bamirësi. Caritasi kontribuon rregullisht në plotësimin e nevojave bazë si me ushqim, veshmbathje, materiale higjeno-sanitare dhe ambulancën lëvizëse. Qeveria libaneze nuk jep ndihmë materiale për refugjatët, por ofron rinovim të lejeve të qëndrimit falas. Mbi të gjitha, ka lejuar që fëmijët sirianë të shkojnë në shkollat ​​libaneze shtetërore kundrejt një tarife prej 100 $ US, përveç materialeve shkollore që duhet t’i blejnë vetë. Kostoja është e pamundur për shumicën e familjeve, për këtë arsye Caritasi paguan taksën e fondeve shkollore dhe materialeve dhe u ofron mbështetje fëmijëve sirianë. Intervistat e bëra me disa persona në kampe dëshmojnë dramën dhe absurdin e luftës civile. Ahmedi, që vjen nga periferia e Homs, thotë: Unë kam ardhur më gruan e gjashtë fëmijët pasi u bombardua shtëpia e vëllait tim dhe humbën jetën disa pjesëtarë të familjes së tij. Kur e pyes se kush e bombardoi shtëpinë, më thotë: Nuk e di, - dhe bën me shenjë me gishtin e dorës te qafa për të thënë se ka frikë të flasë sepse mund të përfundojë me qafën e prerë. Më e pabesueshme është interv-

ista me disa refugjatë nga fshatrat përreth Aleppos. Një pjesë e tyre nuk e dinë se kush është Bashar Al Assad. Ata thonë se ndihen të tmerruar nga lufta, kanë jetuar përherë në fshat me bagëtitë e tyre dhe se nuk e dinë as kush është president, as se kush po lufton! Ne duam të jetojmë në paqe, nuk duam të kemi asnjë president, na mjaftojnë bagëtitë dhe ara. E mjera politikë, kur është larg njerëzve, humbet edhe kuptimin e ekzistencës së saj! Një student nga Alepo, Sulejmani, thotë se ka frikë se Siria nuk do të ketë fatin e Tunizisë apo të Egjiptit. Siria është realitet i veçantë. Dinastia Assad ka diçka të veçantë prej klikave të pushtetit të Egjiptit e Tunizisë. Rrjeti i shërbimeve sekrete është tejet i fuqishëm dhe nuk do ta humbin luftën. Nuk do të ketë as humbës, as fitimtarë. Mendoj se Siria do të kthehet në një Liban të dytë me shumë fraksione që luftojnë e urrejnë njëri-tjetrin. Kthehemi në Bejrut me ndjesinë e mëkatarit të rrëfyer që është i pamundur të bëjë diçka për ata njerëz. Kemi bërë vizita nëpër kampe, e dimë se Caritasi po bën diçka të mirë për refugjatët, por gjendja e tyre është e mjerueshme dhe për një mbrojtje të vërtetë të dinjitetit të tyre duhet që të gjitha institucionet e përfshira të përmbushin detyrimet. Në Bejrut ka ndërtime shumëkatëshe pa fund, që duket sikur kërkojnë ta mbysin bukurinë e Bejrutit të vjetër. Periferia e Bejrutit ngjan shumë me Tiranën dhe me mjaft qytete të vendeve në zhvillim. Arkitektura nuk të ngjall asnjë ndjesi estetike: pallate 20 deri 30-katëshe pa asnjë kuptim, përveç faktit se shërbejnë për t’u futur njerëzit brenda. Bejruti i vjetër është magjepsës. Ndodhet buzë detit. Ka një ndërthurje kaq të bukur midis arkitekturës romane, greke, osmane dhe franceze. Një kishë ortodokse qëndron hijshëm afër një xhamie të bukur. Ndoshta ngaqë ishte vend me shumë besime fetare, perandoria osmane solli Pashko Vasën, një shqiptar të krishterë, si guvernator të Libanit në vitin 1882. Ndërtesat e vjetra janë mjaft të mirëm-

bajtura dhe hijerënda. Ka banka pa fund, sa më bëjnë të pyes një nga punonjëset e Caritasit të Libanit se çfarë duhen gjithë këto banka në një vend jo dhe aq të pasur. Në fakt rroga mesatare është 450 $ US. Më thotë se Bejruti është qendra bankare e botës arabe, këtu qarkullojnë gjithë paratë e naftës. Libani i vjetër, për të cilin flitet që prej 2500 vjet para Krishtit, duket se ka mbetur akoma fëmijë, nuk e di se çdo të bëhet kur të rritet – më thotë një nga kolegët e Caritasit të Libanit. Ne jemi në një shtet, por duket se ka diçka të sforcuar, të krishterët ndihen libanezë, myslimanët ndihen më shumë arabë se libanezë. Ai më shpjegon se refugjatët palestinezë të para 40 viteve i kanë komplikuar shumë ekuilibrat e brishtë të shtetit të Libanit, pasi ata janë mbështetësit kryesorë të lëvizjes Hezbollah (partia e Zotit) e cila ka një peshë gjithnjë në rritje në Liban. Megjithëse kushtetuta e Libanit ka përcaktuar se presidenti duhet të jetë i krishterë, kryeministri mysliman suni dhe kryetari i parlamentit mysliman shiite, sërish ndikimi arab jolibanez është përherë e më i fortë dhe cenon vazhdimisht ekuilibrat e Libanit. Këtë shqetësim e ka theksuar edhe politikani e studiuesi libanez Raghid El-Solh: ... Situata e sotshme e Libanit na dëshmon se lëvizja e vjetër nacionaliste arabe libaneze ka humbur shumë terren dhe në vend të saj shfaqen fuqishëm aktorë politikë arabë dhe islamikë të huaj. Në qoftë se Libani do që të ketë peshën dhe identitetin e tij, duhet që nacionalistë libanezë dhe nacionalistë arabë libanezë të bashkohen kundër ndërhyrjes së huaj politike dhe ta ruajnë Libanin prej tyre. E mbyll këtë reflektim udhëtimi me një përfundim të studiuesit libanez Henri Aboukhater në librin e tij “Le nation arabe. Réalité et Fiction”: I ndërgjegjshëm për problemet e dhimbshme që arabët kalojnë, jam i bindur se me gjithë peshën dhe rolin e madh që kanë sot në botë, ata nuk mund t’i zgjidhin problemet e tyre pa pasur një qasje reale dhe të plotë në modernitet, duke bërë një ndarje të qartë të aspektit fetar dhe shpirtëror prej aspektit kohor e konkret të vlefshëm për një vend e një kohë të caktuar.


30 Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë

E shtunë, 29 dhjetor 2012

www.mapo.al

Rrëfenja si ato të Ngjelës

Revolta e studentëve dhe mbarimi i odisesë sime të burgut Spartak Ngjela rrëfen ditët e fundit në qeli, prej nga ndiqeshin me habi zhvillimet e vrullshme në Tiranë. “Nuk më interesonte fare nëse kjo lëvizje ishte ose jo e kontrolluar nga Ramiz Alia, mjafton që të kishte një lëvizje.” Spartak Ngjela

Gjendja në Tiranë po ecte me shpejtësi drejt reformave, sepse Ramiz Alia e kuptonte se nuk kishte më asnjë rrugë tjetër. Kjo ishte gjendja në fillim të dhjetorit, kur befas dëgjuam nga RAI se në Tiranë studentët kishin filluar revoltat. Na habiti të gjithëve ky lajm dhe prandaj po e ndiqnim me një interes të veçantë. Mirë ose keq, kishte filluar lëvizja. Nuk më interesonte fare nëse kjo lëvizje ishte ose jo e kontrolluar nga Ramiz Alia, mjafton që të kishte një lëvizje. Një lëvizje e nisur për të fituar lirinë, edhe nëse është nisur e kontrolluar nga politika tiranike, kurrë nuk mund të kontrollohej deri në fund, sepse ajo, menjëherë, jep reflekse në popull. Nëse njerëzit lejohen të flasin lirisht, të grupohen lirisht dhe të protestojnë, demokracia nuk mund kontrollohet më nga tirania. Pas disa ditësh studentët treguan forcë dhe Ramiz Alia e pranoi pluralizmin në takimin me ta. I ishin ngritur studentët, që në 99 për qind të tyre ishin nga shtresa e regjimit, dhe jo kundërshtarë të tij. Pastaj kishte ardhur takimi i Alisë me studentët në Pallatin e Brigadave, dhe gjithçka kaloi në formimin e Partisë Demokratike, e para parti opozitare që nga viti 1924. Ishte një lloj triumfi që më jepte të kuptuar se Shqipëria po shkonte drejt Perëndimit. Po interesoheshim për krerët dhe identifikuam Gramoz Pashkon dhe Azem Hajdarin dhe të tjerët më pas; por ende nuk po vëreja artikulimin e diçkaje. Godisnin mungesën e lirisë, ishin kundër, por ende

nuk po e sulmonin regjimin në fuqi. Kuptohej që atëherë që kishte një marrëveshje të brendshme, por mund të ishte edhe frikë, edhe maturi. Megjithatë, ngërçi ekzistonte dhe më dukej se do të vinte koha kur kjo mund të bëhej pengesa kryesore për të ardhmen. Në fakt, kishte filluar të plazmohej diçka e re, e cila, ndonëse ende nuk kishte formë, do të merrte pak e nga pak ecurinë normale politike. Të paktën tani shqiptarët kishin fituar të drejtën që të flisnin lirisht dhe të grupoheshin politikisht, njëlloj si në botën perëndimore. Kjo të shtynte të mendoje se në Shqipëri nuk kishte përfunduar beteja për demokracinë, por ajo sapo kishte filluar. Nuk po dukeshin ende programet politike dhe opozicioni, por e dija që do të dilnin në pah shumë shpejt. Në burg kishte edhe eufori, por edhe njëfarë stepjeje nga ata që nuk kishin menduar kurrë se mund të rrëzohej ndonjëherë komunizmi në Shqipëri. Mendimi se njeriu shqiptar mund të ishte i lirë që ta zgjidhte vetë qeverinë e tij, nuk pranohej nga të gjithë të majtët në burgun politik, por ata tani nuk kundërshtonin dhe kishin ulur kokën. Aty u kuptua menjëherë se edhe ata do të përshtateshin me pluralizmin politik, njëlloj si edhe Ramiz Alia. Koha e kishte sjellë këtë me përdhunë në Shqipëri, por kuptohej se Alia nuk po pranonte që të dorëzohej lehtë. Në këtë situatë, kur ai ende rezistonte, kuptohej se do t’i kërkonte ndihmë Sigurimit të Shtetit. Kjo duhej të ishte loja e tij e fundit, dhe prandaj unë isha i bindur se në partinë e parë opozitare në Shqipëri do të ngjiteshin shumë spiunë të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë, gjithçka duhej parë hap pas hapi. Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa

Po përpiqeshin të bënin lojën e fundit me të burgosurit politikë: jo vetëm që ma shtynë lirimin mbi tridhjetë ditë, por nuk deshën të më lironin as më 11 shkurt të vitit 1991. Për këtë iu drejtova sërish Kleanthi Koçit, i cili ishte emëruar Kryetar i Gjykatës së Lartë, dhe, pas nja dhjetë ditësh, më erdhi vendimi i prerë që do të lirohesha më 11 shkurt. Tani isha edhe më i qetë, dhe sa herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë

herë që takohesha me tim vëlla, ai më tregonte se çfarë po ndodhte në Tiranë. Ndërkohë kishim parë se në skenë kishin dalë edhe figura të tjera të Partisë Demokratike, si Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Preç Zogaj. Kurse pas dy javësh, doli gazeta e Partisë Demokratike, e cila u quajt “Rilindja Demokratike”. Në fakt, sa e pashë, e ndjeva se brenda saj kishte verb opozitar, ndonëse jo në atë nivel që mendoja unë dhe të burgosurit e tjerë. Ishte kritikuese më shumë se opozitare, por, gjithsesi, ishte e mjaftë për të kuptuar se tani isha i lirë dhe do të dilja nga burgu. Kështu eci i gjithë dhjetori dhe janari, derisa më 11 shkurt të vitit 1991, në ora 12.00, më njoftuan që të bëhesha gati për të dalë nga burgu. E kisha pritur me njëfarë shqetësimi, sepse po vonoheshin dhe, në mëngjes, përgjatë apelit nuk më njoftuan për lirimin. Madje Kiçoja, që kishte merak, i pyeti personalisht për orën që pritej të më lironin, por oficerët nuk i dhanë përgjigje. “Ende nuk kanë urdhër” më tha Kiçoja i mërzitur, por unë nuk e dhashë veten. E ndieja se nuk kishte më burg, dhe nuk më bëhej vonë për një vonesë “çështje ditësh”. Në këtë kohë kishin filluar faljet, por mua nuk më kapi asnjë prej tyre. Kurt Kola ishte liruar që në fillim të janarit. E dija se nuk do të më nxirrnin me falje dhe as që e desha. Megjithatë, në ora 12.00 më thirrën. I bëra të gjitha dorëzimet, takova tim atë dhe të gjithë shokët e burgut, dhe dola bashkë me shkrimet dhe librat e mi. Ishte një ditë e ftohtë, gri dhe disi e amullt. Te hyrja më prisnin im vëlla Linzi dhe dy kushërinj të parë: Fatos Ngjela dhe Eno Ngjela. Në fakt i kisha parë nga dritarja e burgut tek më rrinin në oborr, dhe kur e lashë mbrapa derën kryesore të Burgut të Kosovës, mendova të mos ktheja kokën mbrapa. Nuk doja ta pësoja si Orfeu. Dola nga ajo portë e madhe burgu me hap të qetë dhe me mendimin “Odisea ime më në fund kishte mbaruar”. Por ende nuk e dija sesi, në çfarë gjendje do ta gjeja Itakën, domethënë Tiranën time ku isha lindur dhe rritur.


30

E shtunë, 26 janar 2013

www.mapo.al

Kujtimet e amik kasoruhos “Shqipëria e Enver Hoxhës-Një ankth gjysmëshekullor” është një refleksion i ftohtë dhe i thukët i Amik Kasoruhos për komunizmin tragjik të shqiptarëve. Nga kjo e shtunë, MAPO do të botojë pjesë të përzgjedhura nga ky libër-analizë, botuar nga “UET Press”

Dy jugosllavët dhe pilotimi i komunizmit në Shqipëri

Amik Kasoruho analizon fillesat e ideologjisë komuniste në Shqipëri, përmes letërsisë marksiste që hynte ilegalisht nga Jugosllavia apo Greqia Nga Amik Kasoruho

Më 9 Maj 1945 mbaronte Lufta e Dytë Botërore. Nga gërmadhat që nxirrnin akoma tym, lartohej drejt qiellit dhe shpërndahej në tërë planetin shpresa e një paqeje të gjatë, të drejtë dhe të merituar. Po ravijëzohej mundësia për të ndërtuar një botë, ku dhuna të mos ishte më ligji që rregullonte ekuilibrin historik. Drejt këtij synimi duhej të përqendroheshin përpjekjet e të gjithëve, ngaqë bota e re mbartte jo vetëm një pjesë të të këqijave që ekzistonin që përpara luftës, po dhe farën e padrejtësive dhe të konflikteve të reja. Ka një fjalë të urtë që thotë: “Shata tërheq nga ai që e punon”; në atë kohë u gjet dikush që e shfrytëzoi rastin për t’i dhënë dukuri të ligjshme mujshisë së tij. U vendos që vendet baltike, të pushtuara nga BRSS para shpërthimit të luftës, të mbeteshin brenda kufijve të tij, sikundër edhe Besarabia, Moldavia dhe Bukovina. Rëndësi të parme kishte të ruheshin pozitat e fituara dhe të shmangej krijimi i nyjeve të reja nevralgjike, dhe kjo u arrit me dyzet vjet “luftë të ftohtë”. Diktaturat duhet t’i krijojnë kundërshtarët e tyre, edhe kur nuk janë: kjo nevojë u pasqyrua në politike, në tregti, në kulturë, në vetë mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit (dhe të mosmenduarit), në liritë e individit, në të drejtat e qytetarëve dhe në dinjitetin e tyre. Ishte luftuar për të mposhtur një shtet totalitar dhe u tolerua që të krijoheshin mjaft shtete totalitare që, në emër të një ideologjie krahasimisht të re, asgjësonin vlera fort të lashta dhe këtë mendësi shkatërrimtare e kamuflonin me ide thellësisht njerëzore, lirie, demokracie dhe barazie, duke lindur rreziqe të reja për historinë, kulturën dhe moralin e qytetërimit të përparuar. Gjindja e thjeshtë nuk ishte në gjendje të dinte se ku çonte kjo dukuri dhe as ç’përmbyllnin të vërtetat e shpallura. Dhe, siç ndodh shpesh, gjërat e reja dhe të panjohura ngjallin edhe simpati, shpresa dhe një fare solidariteti të pavetëdijshëm të përzier me një kureshtje të natyrshme. Europa, mbërthyer siç ishte nga zjarrmia për të rindërtuar një jetë të lirë dhe të denjë, nuk kishte as nge dhe as dëshirë të mendonte në mënyrë kritike për gabimet e kryera gjatë luftës. Ishte fare e natyrshme të mos donte të bëhej fjalë për to. Megjithatë, mes indiferencës kolektive, nisën të ndiheshin zëra për një përmbysje vlerash, për ndryshimin e raportit të forcave dhe për pasoja të rënda shumë të mundshme, vetëm e vetëm për ta ndier veten të sigurt nga rreziqet e luftës. Edhe një paradoks tjetër: një pjesë e mirë e europianëve, mes të cilëve mjaft intelektualë

(Paul Eluard, Rene Clair, Irene Curie, Yves Montand etj) filloi të shihte me simpati por dhe me interes e me shpresë nga Lindja. Veç ndryshimit të kufijve mes shteteve europiane (kishte ndodhur edhe shumë herë të tjera më parë), kësaj radhe ishin krijuar premisat për të këmbyer edhe mendësinë e njeriut të Kontinentit të Vjetër, me të mirë apo me të keq. Ç’është e vërteta një ndryshim i tillë kishte filluar në 1917-ën, ishte konsoliduar dhe shfaqur në vitet ‘20 e ‘30 deri sa, në vitet ‘40, i kishte ulur protagonistët e vet rreth tryezës se historisë. Bashkimit Sovjetik iu imponua lufta nga Gjermania një vit e gjysmë mbas Anschluss-it dhe sulmit gjerman kundër Polonisë. Këtyre pushtimeve BRSS iu përgjigj me po aq egërsi: le të kujtojmë fushatën e Karelo-Finlandisë, atë të tre Vendeve Baltike dhe të tokave që kufizoheshin me Rumaninë. Pra, kohë më parë se të sulmohej, BRSS, në kufijtë e vet ai kishte filluar një luftë që i paraprinte konfliktit botëror, luftë në të cilën nuk u angazhua për solidaritet me luftën antifashiste. Një proverb thotë: “Po ta dinte njeriu se kur do të vdesë, do ta bënte vetë gati gropën”. Perëndimi kishte gjetur kush ishte gati të bëhej varrmihësi i tij dhe e kishte paguar fitoren me një çmim të shtrenjte: një ditë do të kujtohej se aleati i tij ishte bërë armiku numër një. Daniel Faucher-i ka shfaqur mendimin se Europa “është një kontinent shumë i madh që të bashkohet dhe shumë i vogël që të ndahet”. Do të mund të jetonte e ndarë në dy blloqe? Ndërkaq, bash në mes të Gjermanisë, kalonte vija e demarkacionit ndërmjet dy botëve. Shqipëria nis të mendojë sllavisht Shqipëria mbeti në lindje të kësaj vije, gjë që shënoi fatin e saj për gati gjysmë shekulli. Nuk qe një rastësi, po pasojë e një zgjedhjeje absurde dhe fatalisht të gabuar, sepse nuk respektoi as trashëgiminë historike, as mësimet e së kaluarës, as karakteristikat etnike dhe as aspiratat e popullit. Ajo qe zgjedhja arbitrare e një pushteti arbitrar. Tashmë është një e vërtetë e njohur se krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare u organizua dhe u pri nga komunistët jugosllavë. Vetë Enver Hoxha e ka pranuar vazhdimisht kontributin e dhënë nga Miladin Popoviçi për themelimin e kësaj partie, gjë që do t’i jepte një prirje filo-jugosllavë, madje pansllave. Kjo qe ndërhyrja e parë serbe në jetën e kombit shqiptar. Ishte viti 1941: Lufta e Dytë Botërore ishte akoma larg epilogut të saj dhe e ardhmja paraqitej me shumë të panjohura. Bota komuniste tregoi interes për Shqipërinë në çastin kur u sulmua BRSS, kampioni i komunizmit. E vërteta është se vetëm 140 ditë e ndajnë sulmin hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik nga themelimi i Partisë Komuniste në Shqipëri. Me fillimin e luftës Bashkimit Sovjetik iu paraqit mundësia të krijonte një fashë sigurie në kufijtë e vet, fashë e përbërë nga shtetet fqinjë. Një dalje

Është krejt e natyrshme që kjo bazë ekonomike do të përcaktonte të atilla marrëdhënie shoqërore ku nuk mund të ndihej pesha e proletariatit. Atëherë lind pyetja: përse Internacionalja komuniste vendosi të krijonte një parti në një vend ku mungonte plotësisht struktura shoqërore që do ta bënte të mundshme një gjë të tillë? Përgjigja mund të jetë: ose parimet nuk ishin plotësisht të mbështetura, ose nuk ishin aspak ideologjike shtysat që, në Nëntor 1941, çuan në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare.

në Mesdhe kishte leverdi. Mendimi se Shqipëria ishte pjesë e një plani ekspansioni jugosllav vërtetohet edhe duke bërë një arsyetim tjetër. Kusht i njohur gjerësisht dhe sine qua non për krijimin e një partie komuniste është qenia e një klase punëtore potencialisht të fortë dhe me ndërgjegje të zhvilluar. Në Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia mbas 450 vjet pushtimi turk, në Shqipëri ekzistonin marrëdhënie shoqërore fort të prapambetura, të themi feudale: fshati mbahej akoma mbas hierarkisë klasike të mëditësve dhe të latifondistëve. Të vetmet burime jetese ishin bujqësia dhe blegtoria (kryesisht bagëti të imta dhe të dhirta). Gjen-

dja ndryshoi ndoca në njëzet vjetët e shtetit të pavarur, por në thelb këto raporte shoqërore nuk pësuan shndërrime rrënjësore. Nisi të përhapej artizanati, por mungoi një zhvillim i vërtetë industrial, me përjashtim të atij që lidhej me nxjerrjen e mineraleve (qymyr, bakër) dhe të prodhimit të naftës. Në fillim të vitit 1939 industrinë shqiptare e përbënin kryesisht impiantet për nxjerrjen e naftës në zonën e Kuçovës (për një pjesë të mirë të kohës të drejtuara dhe të shfrytëzuara nga shoqëri tash italiane e parë angleze). Nxirrej bakër në Rubik, bitum në Selenicë dhe qymyr në dy apo tri miniera. Industria tjetër mund të përmblidhet në disa fabrika duhani në Elbasan, Durrës e Shkodër, në disa mullinj industriale drithi në Durrës, në fabrika çimentoje e sapuni në Shkodër. Është krejt e natyrshme që kjo bazë ekonomike do të përcaktonte të atilla marrëdhënie shoqërore ku nuk mund të ndihej pesha e proletariatit. Atëherë lind pyetja: përse Internacionalja komuniste vendosi të krijonte një parti në një vend ku mungonte plotësisht struktura shoqërore që do ta bënte të mundshme një gjë të tillë? Përgjigja mund të jetë: ose parimet nuk ishin plotësisht të mbështetura, ose nuk ishin aspak ideologjike shtysat që, në Nëntor 1941, çuan në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Qysh në fillim të viteve Tridhjetë ishin krijuar disa grupe të cilësuara komuniste. Përhapja e parimeve të reja marksiste pengohej nga shumë faktorë të tjerë, ndërmjet të cilëve spikasin autokracia e regjimit të mbretit Zog dhe mungesa e një bashkëveprimi propagandistik nga ana e grupeve marksiste që ekzistonin në Shqipërinë e asaj kohe. Letërsia marksiste (që ishte e ndaluar në Shqipëri) futej brenda vendit nga ana e Greqisë dhe e Jugosllavisë. Se këndejmi interpretimet e ndryshme qenë dhe do të mbeteshin pengesa kryesore për të bashkuar grupet e ndryshme të Shkodrës, Tiranës, Korçës dhe Vlorës. Që në ditët e para ekzistonin katër grupe komuniste që, për nga numri i anëtarëve dhe për zonat e ndikimit, përbënin bazën e partisë së ardhme: grupi i arkeo-marksistëve, ai i të rinjve, i ashtuquajturi «grupi i zjarrit» dhe ai i Korçës. Veprimtaria që zhvillonin këto grupe ishte thjesht propagandistike dhe i drejtohej një rrethi të ngushtë të interesuarish, që e kishin mendjen të grindeshin me njëri-tjetrin. Prandaj edhe nuk mund të ishin baza e një partie. Të parat përpjekje të vërteta, të pilotuara dhe të drejtuara, për të krijuar një parti komuniste në Shqipëri lidhen me emrat e dy jugosllavëve që ndodheshin aso kohë në Tiranë: Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, për veprimtarinë e të cilëve të dhënat jepen vetëm nga Enver Hoxha.


26

E shtunë, 26 janar 2013

www.mapo.al

Agora

Një komisar policie i plagosur rëndë ka ndërruar jetë në një spital italian. Me nevojën për t’iu larguar retorikës politike, cili mendoni se është raporti i shqiptarit me policin si përfaqësues i shtetit dhe cili është raporti juaj me ta: si reagoni për shembull, kur ndaloheni nga policia rrugore? Pse kjo mungesë respekti për policin në vendin ku një krahinë bëhej zap nga një xhandar ose një polic: a ka rënë miti i shtetit ndihmuar nga tranzicioni social apo është një reagim pikërisht ndaj asaj frike dhe shtypjeje policeske?

Policia: armiku ynë, viktima jonë! Gilman Bakalli

P

ara tri ditësh vdiq në krye të detyrës një polic shqiptar. U qëllua me armë nga një adoleshent. Pardje, fytyra e një gjyqtareje u përcëllua nga acidi i një të riu. Vitin që shkoi, një pacient vrau një mjek. Para ca vitesh, dikush vrau një deputet. Para ca kohësh, një nxënës i drejtoi armën mësuesit. Pardje, dje, sot, gjithnjë e më shpesh, gazetat raportojnë për fëmijë që ngrenë dorën apo armën kundër prindit. Ka diçka që nuk shkon në raportin e shqiptarëve me autoritetin. Shteti hesht dhe bën homazhet për autoritetin e radhës. Shoqëria shqiptare mesa duket e ka humbur aftësinë për ta pranuar dhe përpunuar simbolikisht autoritetin. Dikur, para viteve ’90, figura e policit, gjyqtarit, mësuesit e prindit rrethohej nga aura e një tensioni dialektik që lëvizte midis ndjenjës së frikës e respektit dhe ndjesisë së sigurisë. Asokohe, nga ky tension, shoqëria shqiptare çlirohej simbolikisht nëpërmjet barcoletave, përmes të cilave individi kompensonte dhe shkarkonte tallshëm pafuqinë e tij ndaj autoritetit. Humori ndaj një autoriteti ama, tregonte se ky autoritet qe pranuar. Sot nuk ka më barcoleta për policin, mësuesin apo mjekun e paaftë. Sot, policin, mjekun, mësuesin dhe prindin i kemi zhveshur nga çdo element autoriteti dhe i kemi shndërruar në një armik, të cilin sikur s’po na mjafton më ta ndëshkojmë me barcoleta. Një armik që nuk e meriton më talljen tonë therëse apo humorin acid shkodran, por plumbin, acidin, grushtin. Dhe kështu, polici shqiptar, mjeku, gjyqtari, mësuesi, armiqtë tanë, bëhen gjithnjë e më shpesh viktimat tona. Disa analistë me prirje e poza antropologe thonë se shqiptarët janë gjaknxehtë dhe agresivë, se në këtë periudhë tranzicioni ata, pra ne, jemi bërë akoma më gjaknxehtë e agresivë. Po kush e tha se dhuna është përherë manifestim i agresionit me mjete ekstreme? Kush është agresiv nuk është domosdoshmërisht edhe i dhunshëm. Shumë njerëz e shkarkojnë brenda vetes agresionin dhe kthehen në depresivë, dhe, si të tillë, në kandidatë perfekt për vetëvrasje. Disa të tjerë, agresionin e shkarkojnë verbalisht me vërejtje cinike, me thashetheme të liga, me sharje nga foltore publike etj. Shkurt, faji nuk duhet kërkuar në ADNnë e shqiptarit. Për të vrarë një polic, një gjyqtar nuk është aspak e nevojshme ta urresh atë apo të mos e respektosh autoritetin e tij. Më shumë se agresioni, janë frika dhe pasiguria që mund të shkaktojnë dhunë pa pas qenë agresiv asnjëherë. Mjafton të kesh frikë, mjafton një jetë e varfër, e pasigurt, e pashpresë dhe mund të kryesh krimet nga më makabre. Nuk është agresioni që shkakton dhunën, por është dhuna masive, si pasojë e pasigurisë masive, ajo që mbjell agresion anembanë, në çdo skutë psikologjike të shoqërisë. Sidoqoftë, nëse duam të gjejmë rrënjët e dhunës në rritje të shqiptarëve ndaj autoritetit në përgjithësi dhe specifikisht atij policor nuk duhet të humbim kohë duke kërkuar në “hardware-in” biologjik të shqiptarëve, por në “software-in” e tij kulturor. Le të mos rrëmojmë në pushtetin e gjeneve të “shqiptarit”, por në mungesën e theksuar të atij pushteti qendror, i cili, si një arbitër i rrep-

të e i pakorruptueshëm, do të duhej të mbante rregullin social. Mungesa e kësaj instance të besueshme rregullatore ka bërë që grupimet e ndryshme sociale të qëndrojnë sot përballë njëra tjetrës me një antagonizëm të theksuar armiqësor (kujtoni pak modelin antagonist që përcjell skena e përditshme e policisë rrugore të fshehur pas shkurreve të rrugës me gropa për të kapur “armikun” që e nget makinën, apo të atij gjyqtarit, i cili para se t’ia zgjidhë problemin qytetarit e rrënon atë financiarisht). Se çfarë ndodh kur në marrëdhëniet midis palëve mungon besimi i ndërsjellë dhe garancia e një autoriteti qendror e tregon një nga eksperimentet psikosociale (me emrin “Dilema e ujkut”) të ideuar dhe zbatuar nga Douglas Hofstadter, një version modern i asaj që në teoritë e lojës quhet “dilema e të burgosurit”. 20 persona vendosen në qeli të izoluara njëra prej tjetrës dhe mbajnë gishtin mbi një buton. Secili ka një detyrë të thjeshtë: gjatë 10 minutave nuk duhet ta shtypë butonin që ka përpara. Nëse e bën këtë, ai fiton 100 dollarë. Ai, që gjatë 10 minutave tregohet i paduruar dhe e aktivizon butonin, shpërblehet me 100 dollarë, duke i lënë të gjithë të tjerët duarbosh. Nëse të gjithë do të ishin të zgjuar, askush nuk do ta shtypte butonin dhe do të fuste në xhep 100 dollarë. Mirëpo dikush mendon se është më i zgjuar dhe parashikon mundësinë që njëri nga pjesëmarrësit të jetë aq budalla sa të shtypë butonin. Në këtë rast do të ishte më e favorshme t`i dalësh para rrezikut dhe ta shtypësh i pari butonin. Dikush që është akoma më i zgjuar, mund të parashikojë se edhe të zgjuarit e tjerë mendojnë në të njëjtën mënyrë, prandaj do bënte mirë që edhe ai të tregohej më i shpejtë dhe ta shtypte butonin. Siç shihet pra, logjika e pastër të çon në mënyrë të pashmangshme në një katastrofë kolektive. Në këtë rast një monitorues i drejtë e i paanshëm do të siguronte respektimin e rregullave të lojës dhe të ndëshkonte mashtruesin në fjalë. Një shtet i dobët mbjell frikë, pasiguri dhe mosbesim, të cilat sjellin dhunë në rritje dhe agresion. Kushte të tilla inkurajojnë një egoizëm të shfrenuar “ujqërish të vetmuar”, të cilët janë në garë kush ta kafshojë tjetrin i pari. Prandaj në një vend si Shqipëria, ku nuk ekziston një demokraci me hierarki të qarta, por një anarki primitive, në një vend si Shqipëria, pra, ku shteti nuk mbron dot askënd, çdo individ pretendon të ketë pushtetin e tij dhe ta mbrojë atë me çdo mjet. Mjerë ai autoritet që guxon të vërë në diskutim pushtetet e atomizuara të shoqërisë shqiptare. Policët janë të parët që guxojnë ta bëjnë këtë dhe kthehen të parët në armiqtë tanë e më pas në viktimat tona. Prandaj të jesh polic në Shqipëri është profesioni më i rrezikshëm. Prandaj edhe të jesh mësues, edhe të jesh mjek, edhe infermier, edhe prind, edhe deputet në kushte të tilla bëhet jo vetëm e vështirë, por edhe e rrezikshme. Prandaj po bëhet përherë e më e vështirë dhe e rrezikshme të jetosh në Shqipëri, sepse fundi i një shoqërie demokratike vjen atëherë kur autoriteti shndërrohet në një armik. Dhe me armikun s’ka humor. Ka plumb.

Mbaje rendin e ai do të të mbajë ty Dom Gjergj Meta

P

. Sa përshtypje do të linte një polic i cili do të dinte të këshillonte një shkelës të ligjit kur ky i fundit e lejon sigurisht, apo të ndalej e të ndihmonte dikë që në mes të rrugës është në nevojë. Një fytyrë e tillë e punonjësve të rendit do t’i jepte një fytyrë më njerëzore edhe jetës sonë të përditshme.

ër shumkënd janë ende të freskëta disa raste të bujshme vrasje policësh. Mund të kujtojmë rastin e vrasjes së komisar Malushit me shoferin e tij në Durrës, në vitin 2003; rasti i katër policëve që u vranë në plazhin Durrës në një aksion për kapjen e një të kërkuari në gusht 2009; po ashtu vrasja e Kryepolicit të Shijakut, Adem Tahirajt në Sukth të Durrësit vitin e kaluar; e tani së fundmi vdekja si pasojë e plagosjes së komisar Skurës në Burrel. Këto dhe raste të tjera na bëjnë të kuptojmë se krimi nuk kursen askënd. Kushdo bëhet pengesë për “lirinë” e krimit është në rrezik. Punonjësi i shtetit në vendin tonë nuk ka respektin e duhur. Në të vërtetë ai shihet gjithmonë si kërcënim dhe jo si një shërbyes i ligjit, i rendit e si i tillë i qytetarëve. Kjo ka të bëjë paksa me të kaluarën tonë komuniste. Në të vërtetë i plotfuqishmi i zonës ishte personi i cili dukej në fshat vetëm kur duhet të arrestonte dikë apo kur ishte kryer ndonjë vepër penale. Ishte personi që rrihte, hidhte prangat dhe burgoste. Kaq ishte funksioni i tij. Policët që rrinin në rrugë ishin ata që ndalonin makinat, kontrollonin biletat, vini gjobat dhe bllokonin patentat. Ky rol vetëm e krejtësisht ndëshkues i policit i lidhur ngushtë me mendësinë diktatoriale që po gabove paguan, ka krijuar në nënvetëdijet e njerëzve një shëmbëllim negativ të


E shtunë, 26 janar 2013

27

www.mapo.al

Koment

nga Alfred Lela

Absurdi i Korçës dhe harmonia e të pafeve

N

punonjësit të rendit në Shqipëri. Kjo gjë shtrihet në të gjithë mendësinë e administratës. Kalimi i kësaj pengese ka vetëm pak mënyra: korrupsioni, urdhri nga lart ose kundërshtimi në disa raste deri në eliminimin e punonjësit. Të tria rrugë të papërshtatshme për rritjen e rolit të punonjësve të drejtësisë dhe të rendit në Shqipëri. Mendësia ndëshkuese e policisë shihet qartë në rrugë. Në pjesën më të madhe rrugët e Shqipërisë janë të mbushura me policë rrugorë, tatimorë, rendi etj. Është e pamundur të përshkosh rrugën Tiranë - Shkodër pa takuar 5 patrulla policie dhe ke pak shans të mos ndalohesh nga njëra prej tyre. Në 100 km rrugë është shumë një gjë e tillë. Të gjithë kemi qenë në Perëndim, pak a shumë ti përshkon mijëra kilometra e ndoshta rri me ditë me radhë e muaj e nuk të ndalon askush. E qëllimi i një polici që të ndal në pjesën më të madhe të rasteve është për të ndëshkuar dhe jo për të këshilluar. Raporti që krijohet midis qytetarit dhe policit ka të bëjë thelbësisht me dy keqkuptime themeltare: nga ana e policit ideja se qytetari do t’i shmanget ligjit gjithmonë dhe nga ana e qytetarit se polici kërkon medoemos ta ndëshkojë edhe kur nuk ka të drejtë. Takimi i këtyre dy keqkuptimeve çon në këto anomali shpesh tragjike të marrëdhënies sonë me punonjësit e rendit. Prandaj e ritheksoj çka kam thënë në një intervistë para do kohësh mbi problemin e gjakmarrjes. Më shumë sesa shtrëngimin apo egërsimin e ligjeve, ne kemi nevojë për edukimin me ligjin. Edukimi me ligjin duke u nisur nga vetë fjala edukim do të thotë të nxjerrësh nga vetvetja ato ligjësi të brendshme e të natyrshme

që na bëjnë ne të dëshirojmë rendin, qetësinë dhe mbi të gjitha zbatimin e ligjit, pasi kështu do të ndihemi mirë ne dhe të tjerët. Shkollat e ligjit dhe të përgatitjes së punonjëse të shtetit që ruajnë rendin duhet të kryhen jo vetëm mbi baza teknike, por edhe etike. Për këtë nuk mjafton një njohje e ligjit, por një afeksionim me zbatimin e tij. Në të njëjtën kohë punonjësi i ligjit nuk është vetëm zbatues i tij por edhe pedagog e edukues i të tjerëve me ligjin. Sa përshtypje do të linte një polic i cili do të dinte të këshillonte një shkelës të ligjit kur ky i fundit e lejon sigurisht, apo të ndalej e të ndihmonte dikë që në mes të rrugës është në nevojë. Një fytyrë e tillë e punonjësve të rendit do t’i jepte një fytyrë më njerëzore edhe jetës sonë të përditshme. Nga ana tjetër forcimi i edukimit me ligjin në shkolla dhe në jetën e përditshme i qytetarëve duhet të ketë prioritet. Retorika boshe politike nuk ndihmon në këtë proces jetik për shoqërinë shqiptare. Në shumë raste kam parë që pikërisht ligjvënësit shqiptarë kalojnë me semaforë të kuq nëpër Tiranë, parakalojnë në mënyrë të çrregullt e nuk bëhet fjalë vetëm për eskortat e qeverisë, të cilat ndoshta e kanë me ligj, por edhe për njerëz që çojnë vetëm kartonat në Parlament. Ata nuk ndalen nga askush e madje nderohen. Edukimi me ligjin kalon nëpërmjet shembullit më së pari e pastaj nëpërmjet një strategjie komunikative dhe edukuese të mirëfilltë, që nis në familje e shtrihet në bankat e shkollave e më pas në jetën konkrete të çdo dite. Vlen gjithmonë ajo shprehja latine mveshur edhe situatës tonë: Serba ordinem et ordo servabit te. Mbaje rendin e ai do të të mbajë ty…

ë deklaratën e Mitropolisë së Korçës nuk kish si të mos i vinte radha edhe klishesë: cenon harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në vend, thuhej ndër rreshta. Dinggg. Po me bashkëjetesën e të tjerëve (afetarëve) kush merret; kush e ruan atë? Harmoninë e pjesëve, kur ato janë të ndara: Kisha e Shteti, për shembull. Apo harmoninë e atyre ‘dishepujve’, jo të Krishtit por të Teatrit, që shkojnë të ndjekin një dramë apo komedi, këto të fundit ndërkohë shumë të pakta në Shqipëri, kush i siguron? Kundërthënia që ka çuar në këtë deklaratë të përfaqësuesve të Kishës ortodokse lindi pas vënies në skenë të dramës ‘Shën Maria e Beratit’, me autor politikanin Namik Dokle. Në shfaqjen e pestë të saj, pjesa është gjykuar fyese dhe blasfemike nga një grup besimtarësh ortodoksë, të cilët kanë braktisur sallën në shenjë proteste. Saora ka ardhur reagimi i autoriteteve të Kishës. Të shkosh në shtëpinë e artit, në teatër në këtë rast, dhe të pretendosh se në x pjesë po luhet një ‘komplot’ kundër Kishës dhe shenjtorëve të saj; është, pak a shumë, si të shkosh në kishë e të shpallësh se y psalm fyen jobesimtarët. Ose, sikur Shoqata e Artistëve Korçarë të protestonte për rekuizitën, jo dhe aq artistike, sipas saj, të shpurës priftërore në një parakalim religjoz nëpër rrugët e qytetit. Të gjitha këto të shkojnë në mendje, por jo çdo gjë që na shkon në mendje është e lejueshme. Disa prej nesh kanë Zotin që t’i kontrollojë, disa të tjerë Ligjin e ndonjë tjetër thjesht cipën e vet. Pse, atëherë, qëndrimi fondamentalist i prelatëve lokalë të Kishës ortodokse? Mbarsja e këtij kundërshtimi mund ta ketë fillesën tjetërkund, e veç sa ka qit krye te kjo drama e Dokles. Një farë dyshimi të lind që nga shkelja në ‘territor ortodoks’ d.m.th. në Korçë, e një dramaturgu me emrin Namik. Mund të jetë edhe emri i dramës ‘Shën Maria e Beratit’, që evokon një Shën Mari shqiptare, një Shën Mari që fiton autoqefalinë (mëvetësinë) prej grekes, bizantines, judaikes.

Rrënjët e këtij reagimi mund të shihen gjithashtu te censusi i fundit, ku ortodoksët regjistruan diçka më pak se 7 për qind të popullatës, gjë që nxiti Kishën të shpallte një census të sajin, pikërisht në datën e lindjes së Krishtit. Zemëratën me pjesën teatrale të Dokles mund ta ketë shkaktuar edhe fakti se autori qëllon të jetë një ish-komunist dhe këta, si gjithë të majtët, vijnë me ngarkesat negative të ateizmit, të cilat shkarkojnë kur hasin në elemente fetare. Të gjitha motivet (të hamendësuara) mund të kenë arsyet e veta dhe, sigurisht, mund të përligjen nga autorët e tyre. Por jo në çdo përballje mes motiveve të tyre dhe të të tjerëve mund të thirret në skenë ‘harmonia ndërfetare’ dhe të kërkohet shenjtërimi i saj. Sepse, sikur edhe një prej hamendësimeve të mësipërm të jetë i vërtetë, mëtuesi i harmonisë e ka shpërbërë vetë i pari këtë ‘parajsë të kërkuar’. Veç kësaj, harmonia ekziston atëherë kur ka pjesë në qarkullim. Nëse mozaikut social e kulturor ia heq motivet njëri pas tjetrit, harmonia vdes dhe lind totalitarizmi. Dhe totalitarizmat të cilitdo lloj qofshin, fetare, shtetërore, artistike, seksuale, janë të dëmshme e të mërzitshme. Mitropolia e Korçës, me anë të reagimit të saj, në hosh e sipër, ka bërë edhe një gabim taktik. Duke u përpjekur të minimizojë ndikimin dhe mesazhin e dramës së Dokles, i ka dhënë krahë asaj: duke nxitur më të vjetrin dhe më të pazbërthyeshmin e impulseve njerëzore, që nga Kopshti i Edenit e këtej: kureshtjen. Më shumë vetë do ta kërkojnë ndërkohë librin e Namik Dokles ‘Shën Maria e Beratit’; më shumë të tillë do lypin një biletë për të parë inskenimin e saj. Mitropolia e Korçës dhe ata ortodoksë të zemëruar të shfaqjes së pestë, u bënë një disfavor besimtarëve dhe sqimatarëve. Duke hedhur dritë të gabuar mbi një pjesë e cila, estetikisht, mund të jetë e dobët. Po sikur, pasi të shohin pjesën, të zemërohen mbrojtësit e kanoneve estetike e të kërkojnë edhe ata ndalimin e saj? Ata kush i mban?!

Të gjitha motivet (të hamendësuara) mund të kenë arsyet e veta dhe, sigurisht, mund të përligjen nga autorët e tyre. Por jo në çdo përballje mes motiveve të tyre dhe të të tjerëve mund të thirret në skenë ‘harmonia ndërfetare’ dhe të kërkohet shenjtërimi i saj. Sepse, sikur edhe një prej hamendësimeve të mësipërm të jetë i vërtetë, mëtuesi i harmonisë e ka shpërbërë vetë i pari këtë ‘parajsë të kërkuar’


E shtunë, 26 janar 2013

31

www.mapo.al

Brumbujt lëvizin në drejtim të Rrugë së Qumështit

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 16

13

17

18

20

28

29 35 42

10

21

50

36

11 15 22

26

27 31

37

38

43

46 49

9

30

41

45

8

25

34

40

39

7

14

19 24

33

6

13

23

32

5

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

47

48

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

51

52

53

Sipas një studimi të ri, brumbujt e bajgëve lëvizin me navigacion të Rrugës së Qumështit duke u bërë kështu speciet e para të njohura të cilat lëvizin në këtë mënyrë. Këto insekte të vogla mund të orientojnë vetën për në shiritin e ndritshëm të gjeneruar nga galaksia jonë dhe mund të lëvizin në një vijë relative me të. “Ky lloj navigimi është shumë mbresëlënës për një insekt me këtë madhësi” deklaroi bashkëautori i studimit, Eric Warrant i cili është professor në Universitetin e Lundit në Suedi. Warrant gjithashtu shtoi se këtë lloj lëvizje mund ta praktikojnë edhe brumbujt tjerë edhepse në hemisferën jugore galaksia është më e dukshme gjatë natës. Sipas shkencëtarëve, kjo lloj lëvizje mund të jetë e shprehur edhe te shumë insekte tjera. “Në këtë rast, me brumbujt ishte mjaft e lehtë për të punuar”, shtoi Warrant.

Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Fjalë që i drejtohen dikujt për të sqaruar diçka. 4. Përfundim a vlerësim që

1. Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e lindjes dhe të zhvillimit

e nxjerrim me mendje në mënyrë të përafërt dhe jo sipas të dhënave. 12.

të sëmundjeve. 2. Diamanti, aktore e njohur. 3. Një shtëpi botuese e njohur.

Letërsia Orientale. 13. Kërcënoj. 14. Mangut në dialekt. 16. Lumi i Romës. 20.

4. Beqja, psikolog i njohur. 5. Agjensi Ndërtimesh. 6. Varietet rrushi që

Metal për bizhuteri. 22. Zotëron. 23. Mendimi i përgjithshëm për një çështje,

përdoret për raki. 7. Studim i gjatë me karakter kritik. 8. Degë e statistikës

për veprimet e dikujt etj. 25. Vajza në dialekt. 28. Grupi i famshëm muzikor i

që studion shpërndarjen gjeografike, përbërjen dhe shtimin e popullsisë.

Korçës. 29. Vullkan në Siçili. 30. Greta e famshme e kinemasë botërore. 32.

9. Juria Kombëtare. 10. Ent Special. 11. Bëhet e qartë a e kuptueshme diçka

Masë e vjetër peshe. 33. Bimë që mbin lëndinave. 35. Frikë e madhe që

që nuk dihej mirë ose ishte e errët. 15. Shko! 17. Një nga gjinitë kryesore të

ndiejmë përpara një rreziku. 38. Pasthirrmë. 39. Garnizon Amerikan. 40.

krijimtarisë letrare. 18. Repart Italian. 19. Veto pa të forta. 21. Repart

Makinë transporti. 43. Rita, këngëtare. 44. Gojëz prej metali që u vihet kuajve.

Grumbullimi. 24. Liçaj i kinemasë. 26. Mbret rus. 27. Flori. 31. Element kimik

45. Besim shpirtëror. 46. Shkenca që merret me studimin e mënyrës së

me simbol B. 33. Baba, shkurt. 34. Kafsha më e thjeshtë njëqelizore. 36.

jetesës së popujve dhe me kulturën e tyre. 49. Melodi popullore. 51. Mjete

Alfabet komunikimi. 37. Shpend nate. 40. Është lloj ëmbëlsire. 41.

që përdoren për të mos u njohur. 53. Oficer i caktuar pranë një komandanti

Organizatë Neutrale. 42. Emër në Francë. 44. Notë muzikore. 47. Lëndë

ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse. 54. Stari, aktore.

djegëse. 48. Përemër pronor. 50. Agjensi Turistike. 52. Shkodra në makina.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

Mjedisi yjor do të sjellë disa probleme të vogla në çift. Do mundoheni me të gjitha mënyrat ta hiqni mërzitjen. Përdorni imagjinatën! Beqarë, gjatë kësaj dite do të keni një takim romantik me dikë shumë interesant dhe plot energji. Jeta juaj sentimentale do përmirësohet. Venusi kësaj here do ju sjellë fat në planin financiar, ndërsa Plutoni do influencojë negativisht. Bëni kujdes!

Ah, dashuria! Sot mund të bëni edhe çmenduri për të. Sidoqoftë jeta juaj sentimentale pritet të jetë plot ngjyra dhe pasionante. Përsa u përket beqarëve, do kalojnë një periudhë të qetë dhe pa ndonjë gjë të veçantë. Mundohuni të mos e mbani mendjen atje. Në planin financiar pritet të jetë një ditë e mirë dhe me fat. Buxheti do fillojë të rritet dalëngadalë. Kujdes me shpenzimet e tepruara.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dashuria për ata që janë në një lidhje do marrë bekimin e yjeve. Konfliktet do të zgjidhen, vështirësitë do kalohen dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni dëshiruar. Për beqarët ka shumë mundësi që një miqësi e vjetër të marrë një kthesë tjetër. Tregohuni me objektivë dhe merrni vendimin e duhur. Përfitoni nga mbështetja e yjeve edhe në planin financiar për të përmirësuar buxhetin.

Jeta në çift nuk ka qenë shumë e mirë këto kohët e fundit duke qenë se ju jeni ndjerë të vetmuar. Sot ka ardhur momenti të rregulloni gjithçka dhe të tregoheni më të hapur. Jeta sentimentale e beqarëve do të favorizohet nga Mërkuri. Do keni aventura të këndshme. Edhe në planin financiar ka ardhur koha të bëni ndonjë transaksion. Situata do jetë e qëndrueshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ju që keni një lidhje do jeni pak të mërzitur sot. Mos u dekurajoni, dalëngadalë çdo gjë do rregullohet. E rëndësishme është që gjatë kësaj dite të mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm. Beqarët do kenë një dashuri me shikim të parë, por nuk do e lënë veten të lirë. Në planin financiar, fati do ju buzëqeshë. Tregohuni edhe pak më të kujdesshëm me shpenzimet.

PESHORJA (23/IX-22/X)

6 7

Atmosfera në çift do jetë paska e tensionuar. Mund të grindeni për arsye financiare, të keni keqkuptime etj. Secili nga ju është kokëfortë dhe doni që të dalë juaja. Tregohuni më tolerantë sot. Disa beqarë, falë mbështetjes së Venusit do kenë një takim të rëndësishëm, të tjerët nuk do kenë shumë fat. Do i menaxhoni më mirë financat që keni dhe situata do vijë duke u përmirësuar.

6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

052, 152, 154, 213, 267, 375, 515, 532, 563, 569, 581, 562, 865.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

0115, 0556, 0765, 1020, 1068, 1282, 2151, 2225, 2320, 2459, 3011, 5142, 5849, 9018, 9690, 9842.

02145, 05534, 15802, 20150, 25154, 51098, 5210, 55521. 594215, 632015, 728491.

Numra me 7 shifra:

0634252, 2768011, 3026532, 4159871, 4192612, 5043500.

Saturni do të ndikojë së tepërmi në jetën tuaj në çift. Do bëni çmos të qëndroni sa më afër partnerit dhe të përjetoni momente të këndshme. Nëse jeni vetëm, gjatë ditës së sotme do keni disa ndryshime. Koha do e tregojë sesa do zgjatë një lidhje që mund të krijoni. Ekuilibri financiar rrezikon të destabilizohet. Menaxhojeni me kujdes buxhetin sepse mund të lindin probleme të mëdha.

UJORI (20/I-19/II) Gjeni 10 ndryshimet

DEMI (21/IV-20/V)

Koha e fillimit ____:____

Saturni do sjellë debate në lidhjen tuaj në çift. Nëse situata përkeqësohet shumë, mos merrni asnjë vendim sepse do gaboni. Ata që jetojnë vetëm do kenë një takim. Mos u nxitoni, kalojini etapat dalëngadalë sepse kështu do përjetoni më shumë kënaqësi. Dita e sotme do jetë shumë e përshtatshme për të vënë pak rregull në planin financiar. Do ia dilni mbanë me sukses. Bravo!

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dita e sotme do jetë e mbushur me pasion por edhe me konflikte. Nëse punët në çift kanë kohë qe nuk po ecin mirë mund të ketë edhe ndonjë ndarje. Nëse lidhja juaj është e fortë problemet do kalojnë shumë shpejt. Beqarët do pëlqejnë shumë dikë por do kenë edhe rivalë. Tregohuni më të zgjuar. Financat do jenë më pozitive sesa ju e kishit menduar. Gjithsesi mos shpenzoni shumë.

AKREPI (22/X-21/XII)

Marsi nuk do të ndikojë fare sot në jetën tuaj sentimentale, por do ketë planetë të tjerë që do mundohen t’ua bëjnë ditën më të bukur. Çiftet do kenë edhe momente sensualiteti. Beqarët do kenë edhe takime por duhet të analizojnë çdo gjë me kujdes para se të marrin një vendim. Me financat do keni goxha probleme. Mundohuni të ulni shpenzimet dhe kërkoni ndihmën e miqve.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

Tre planete do të kujdesen sot që ju të keni një ditë të bukur dhe t’ia kaloni sa më mirë me atë që dashuroni. Pasioni do ju rrëmbejë. Shumë beqarë nuk do kenë dëshirë të marrin përgjegjësi dhe do parapëlqejnë të qëndrojnë ende vetëm. Me financat do keni surpriza të këndshme. Të gjithë ata që kane pasur vështirësi kohet e fundit duhet të gëzohen. Buxheti do fillojë të rritet.

PESHQIT (20/II-19/III) Nëse jeni në çift mundohuni të bëni disa gjëra të reja me partnerin. Largojeni rutinën në mënyrë që të mos mërziteni nga jeta që keni. Do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah. Nën influencën e Merkurit, beqarët do përjetojnë dashuri platonike. Mundohuni të ktheheni në realitet. Financat nuk do kenë probleme dhe ju do tregoheni më të kujdesshëm. Venusi do ju sjellë fat.


Gazeta Mapo