Page 1

Reforma Territoriale

aktualitet

kontrapedal

Basha: Ata po nisen pa ne. Edhe ne po nisemi pa ta drejt qytetarëve

Përleshje me armë, ekzekutohet pronari i një lokali në Bllok

Vladimir Myrtezai

Kreu i PD përshëndet komisionin hetimor për akuzat mbi trafikun e drogës. "Shteti, i marrë fund nëse nuk dënon autorët". Shtabi i ushtrisë: NATO rrëzon akuzat për trafik

Aurel Zenko, 35 vjeç u vra me një pistoletë Zastava”, pas një konflikti me 6 persona. Autori i krimit e ndoqi me vrap, derisa i mori jetën, ndërsa vetë mbeti i plagosur. Policia heton shkaqet e konfliktit Faqe 6

Ylli pango

Faqe 4

pikëpamje

Enis sulstarova

political mind single & the city Iva tiço

E shtunë-diel 26-27 prill 2014

Drejtor artur Zheji- Kryeredaktor Arion Sulo - Numër 1193 Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Mazhoranca në një bilanc 7-mujor tensionesh; përballë Inspektoratit të Pasurive, Shërbimit sekret dhe Drejtësisë. Betejat politike me zyrtarët e zgjedhur nga Berisha dhe sfidat për respektimin e pushteteve të pavarura

Pesha e pushtetit Foto: Armand Sallabanda

Intervista e javës

editorial

intervista ide

mapo lunch

Fati i Njeriut dhe konflikti politik

Psikologjia e pushtetit të ri: shteti është pronë e partisë

ARDIAN VEHBIU: Tirana ia kalon New York-ut…në rastësi

DRITAN SHANO

Mira Kazhani

Artur Zheji

Faqe 3

Kujtim Kaziu:

Politikanët kanë miliona, ne të përndjekurit jetojmë me lista

Rrëfimi i gazetarit Skuqi: Si rashë në gjurmët e trafikut në Gjirokastër Gazetari Telnis Skuqi thotë se pas publikimit të shkrimit për ulje avionësh në Kardhiq është kërcënuar familjarisht. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit Erion Braçe, Skuqi thotë: “Kur SHIK-u ekzistonte, unë i kisha ende buzët me qumësht”.

Faqe 12

Ish i përndjekuri që tentoi të vetëdigjej: Kalova një javë të keqe. Do protestojmë sërish. Kemi parashikuar një grevë urie. Historia e Kujtim Kaziut që vuajti 10 vjet në Spaç për traktet kundër Enver Hoxhës, në letra ambalazhi makaronash Faqe 13

personazh

Gerd Vaso, Balerini që dashuron muzikën hardrock Në Teatrin e Operës dhe Baletit ai është koreografi dhe primo balerini që vë në skenë kryeveprat botërore të muzikës klasike, por dashurinë e hershme e ka për muzikën hardrock, që përveçse e sjell në sezonet e “Dancing with the Stars”, e shijon edhe në udhëtimet e gjata me makinë... Faqe 23

Faqe 25

Faqe 31

mapo libri

Libri i Ikonomit

ambasadori i SHBA rrëfen 7 prillin shqiptar

Gazetari Ilir Ikonomi vjen te lexuesit me librin “Pushtuesit”, botuar nga UET Press, ku tregohet historia e pushtimit të Shqipërisë nga Italia, përmes raporteve të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant. Historia e ngritjes dhe rënies së një mbretërie në arkivat amerikane Faqe 17


2

EEshtunë shtunë- -eediel diel26-27 13-14 prill 2014 2013 www.mapo.al

Muzeu Historik Kombëtar

AUTORËT E PRANISHËM NË STENDËN E UET PRESS Datë 23.04.14 E MËRKURË

Ora 12.00-13.00

Datë 24.04.14 E ENJTE

Datë 25.04.14 E PREMTE

Datë 26.04.14 E SHTUNË

Datë 27.04.14 E DIEL

Nebi Bardhoshi

Luljeta Progni

Ylli Pango

Spartak Ngjela

Belina Budini

Arben Vata

Daut Gumeni

Mustafa Nano

Dasara Malltezi

13.00-14.00 17.00-18.00

Agim Nesho

Fatos Tarifa

18.00-19.00

19.00-20.00

Ben Blushi

Alfred Lela

Valbona Nathanaili

Kosta Barjaba

Behar Gjoka

Ylli Pango

Tomi Treska

Tonin Gjuraj

Bujar Kapexhiu

Sokol Balla

Adrian Civici

Alfred Peza

Grida Duma

Maks Velo

Datë 23.04.14 18.00-19.00

Datë 23.04.14 19.00-20.00

DATË 24.04.14 12.00-13.00

DATË 24.04.14 17.00-18.00

DATË 24.04.14 18.00-19.00

Ben Blushi

Behar Gjoka

Bujar Kapexhiu

Nebi Bardhoshi

Agim Nesho

Alfred Lela

DATË 24.04.14 18.00-19.00

DATË 24.04.14 19.00-20.00

DATË 25.04.14 12.00-13.00

DATË 25.04.14 13.00-14.00

DATË 25.04.14 17.00-18.00

DATË 25.04.14 17.00-18.00

Ylli Pango

Sokol Balla

Luljeta Progni

Belina Budini

Mustafa Nano

Fatos Tarifa

DATË 25.04.14 18.00-19.00

DATË 25.04.14 18.00-19.00

DATË 25.04.14 19.00-20.00

DATË 25.04.14 19.00-20.00

DATË 26.04.14 17.00-18.00

DATË 26.04.14 13.00-14.00

Valbona Nathanaili

Tomi Treska

Adrian Civici

Grida Duma

Dasara Malltezi

Arben Vata

DATË 26.04.14 18.00-19.00

DATË 26.04.14 18.00-19.00

DATË 26.04.14 19.00-20.00

DATË 26.04.14 19.00-20.00

DATË 27.04.14 12.00-13.00

DATË 27.04.14 13.00-14.00

Kosta Barjaba

Tonin Gjuraj

Alfred Peza

Maks Velo

Datë 23.04.14 18.00-19.00 v

Libra të tjerë

Ben BLUSHI

Çmimi 900 L

www.uet.edu.al

9 789928 418166

19 esse / ide & debate

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-6-6

HËNA E SHQIPËRISË

Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do të jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t’i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? Si do të jetë gjuha jonë? A do flasim të gjithë shqip? A do e lexojme dot letërsinë që është shkruar në shekujt e kaluar? Sa do të jetë popullsia e Shqipërisë dhe ku do të jetë e përqendruar ajo? Si do jenë qytetet tona? Ku do jetojnë më shumë njerëz: në qytet, apo në fshat? A do kryqëzohet raca jonë? A do ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t’i binden ata?

BEN BLUSHI

HËNA E SHQIPËRISË

Spartak Ngjela alejgN katrapS 6991-1991/ 3 imuloV tireyjnëg ët ehd tirubmert ët ,arthsejnëg ehd akirF :AJTJ ABMRËP AGN ËSEJP !hsehobaG .ëmuhs od ëm iA .aum rëp tetrëb op illupoP/ ëtlover ën ruhdeh nihsi ët od A/ ëmuhs ëm ehde rutitrëb hsik ët od ,rurav ët ethihs ët ët op ,espes tillupop sidim itkiflnok dnuf ën ëm uehtrëphS/ ?eratpiqhs ainarit edne etnojiv / ?ratpiqhs ëtjerd ët teths ëjn tetrëv ethsik ët od A/ irëpiqhS ën titeths ehd e isëtfa ëthsë mihsyd ap ,sëhok ës sëmyrf atnaçev e tetenlluv ënjëb i ëq ajpaK ët od ërafÇ/ irëpiqhS ën ”hdam e nimihtrëphs“ ëllejs ethsik ahoK/ evëdividni / ?irëpiqhS ën timzinumok ët timizërr ët rusits e ëtjnoreh nitethsup em ninëb ëjn iollfi irëpiqhS ëN/ lanosrep retkarak ëjn rëpet ëm e ëtidrëp etrrem op itethS itrap ëjn jehomrof ët jehuD/ ekitarkomeD ënitraP uaç e alic e hsasalk er e ëtful e tëratmirilç ënaj atëK/ tiseudnus ët rëtejv e nipitekra etnorrëtakhs ët ëq er e / etsilupop nëmyrf em ënomhtijg ënjozuba ëq ,eryt ët tillupop ët raunijgami ëmjëb ët ëq ajoven ëneq ap tatjerd ët ëmjotfi i’t ehd çrëgn ëtëk ëmjecrëpak aT ?seutjerd ëneq ët rëp ruhdejgzrëp ak u hsuk evuj oP / nirtejt-irëjn em ëtful

Daut Gumeni


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

3

www.mapo.al

Editorial

Foto e javës

Artur Zheji

Fati i Njeriut dhe konflikti politik

Takimi me papën

javore

libri

E shtunë-diel,26-27 prill 2014 Na vizitoni çdo ditë në www.mapo.al

Në brendësi Gjosha: Brukseli kërkon me ngulm konsensus, por jo një opozitë që vë veton Cilat ishin mesazhet e Kancelares gjermane për Shqipërinë dhe çfarë e rrezikon statusin në qershor? Pasojat e një “JO”-je... Faqe 10

5 4 6 14 12 13

Debati për Legalizimet

Lame fton Bashkinë për të zgjidhur bllokimin

Libri i Ikonomit

Trafiku i drogës

Basha: Shteti, i marrë fund nëse nuk dënon autorët, FA: NATO rrëzon akuzat

Ministri amerikan në Tiranë rrëfen 7 Prillin shqiptar

Ekonomi

Kufiri kosovar, më i vështirë se me Serbinë, Rama: Doganë të përbashkët

Gerd Vaso

Speciale

Kërcënimi që po vjen nga 1 miliard pensionistë

Balerini që dashuron muzikën hardrock

Intervistë

Rrëfimi i gazetarit Skuqi: Si rashë në gjurmët e Kardhiqit

Ish-i përndjekuri

Kujtim Kaziu: Politikanët e gjyqtarët kanë miliona, ne jetojmë me lista

Kolona / ide/ debate

26

ide

15

KONTRAPEDAL

31

Mapo lunch

28

POLITICAL MIND

29

Pikëpamje

24

single & the city

Dritan Shano Ylli Pango

Vladimir Myrtezai Enis Sulstarova

Mira Kazhani Iva Tiço

Para dy ditësh pati sërish një tentativë vetëvrasëse, nga radhët e trishtuara, të braktisura dhe të mjeruara të ish të përndjekurve politikë. Kujtim Kaziu nga Fushë-Kruja, për pak sa u vetëdogj dhe për pak, nëse i rrëshqiste dot policisë, do të bëhej një pishtar i kohërave që jetojmë. Prita me kureshtje nëse dikush do të ndalonte pak çaste për këtë tragjedi tjetër njerëzore dhe të artikulonte ndonjë frazë reflektive. Qoftë edhe një frazë të rrumbullakosur, të ndonjë refleksioni që nuk të çon askund. Por afërmendsh, askush nuk kish kohë mjaftueshëm, për një hiçmosgjë. Për një vetëvrasje publike në tentativë, të një ish të përndjekuri, e pra të një ish-gjëje që me sa duket nuk llogaritet më, në inventarin e kujtesës politike e publike. Tanimë këto ngjarje janë në radhët e gjërave që nuk ia vlejnë. Qoftë edhe dy fjalë. Në të vërtetë, më mirë që ato dy fjalë nuk u thanë nga askush. Edhe pa ato, thesi i shpuar i hipokrizisë shqiptare është s’ka ku vete më plot. E kush është fundja Kujtim Kaziu nga Fushë-Kruja? E bile dikush, zëre sikur ka shtuar: ‘Kur do të mbarojnë këta ish të përndjekurit?’ Dhe ky dikush mund të jetë i rreshtuar në kërleshjen politike, edhe në llogoren e Bluve edhe në llogoren e Rozëve. Se ky persekutimi i të persekutuarve, me përjashtim të cave që janë pjesë e brigadave politike, është shndërruar në këto 20 vite në një lloj tragjikomedie, që do ta bënte edhe Enver Hoxhën të gajasej së qeshuri. Njësoj si ish-pronarët, që më së shumti ish-pronarë mbetën gjithë jetën. Mirëpo, përtej fatit të Kujtim Kaziut, të ziut fatnxirosur që vijon dënimin, dënimin e jetës së të dëshpëruarit pa ngushëllim, po për gjyshin këmbëngulës të Bleonës së vogël, të rrëmbyer dhe të zhdukur 4 vite më parë, kush harxhon sadopak vëmendje? Kaq absurde tingëllon kjo pyetje, saqë do goxha guxim të mos ndjehesh si i rrezikuar, që të perceptohet si një pyetje në nivelin e qesharakes. Sepse dhe i tillë është përgjithësisht niveli në të cilin jetojmë. Gjyshi i Bleonës, që mbesa e zhdukur i ka tharë tash sa vite zemrën dhe sytë, Gjyshi, ky ‘Askush’, i qyteteve tona pa qytetërim, është vetë hija e dëshpërimit. Ai duke folur për gazetën tonë, dëshmoi se fijet e rrëmbimit të mbesës së bukur dhe të pafat, shkojnë ndoshta në Turqi, në një rrjet njerëz-zhdukësish që të shfaros pa nam e nishan. Prisnim që dikush të tronditej sado pak, por kush ka kohë kur vlon Kuvendi nga konflikti dhe lufta politike? Aq më tepër që ky është një lajm i vjetër tashmë. Ndonëse zhdukja e saj nuk mund të vjetërohet kurrë. Por dikush sikur të thotë nga pas: ‘Dorëzohu! Kjo është një punë pa bereqet!’ E pra, asgjë nuk ndodh më pas. Asnjë shenjë kthimi koke pas, për të hedhur së paku një vështrim ngushëllues në pusin e zi të një tragjedie të pangushëllueshme. Dikush tjetër vritet në Vukatanë për gjakmarrje me snajper. Njoftim, raportim dhe heshtje. Dikush tjetër, ndër ta dhe familjarë të mi të afërt, bredhin si bleta punëtore farmaci më farmaci për të blerë ilaçe. Ilaçe për të shtruarit pa medikamente që dergjen në spitalet tona shtetërore. Mirëpo Kuvendi gjëmon e ulëret. Sy për sy e dhëmb për dhëmb. Një patologji që mbjell agresivitet dhe urrejtje transversale. Dhe harresë. Një harresë të pafalshme për Fatin e Njeriut. Ndoshta duhet shtuar Fatin e Njeriut të vogël, sepse fare i vogël duke njeriu dhe fati i tij në sfondin e luftimeve teatrale të Parlamentit. Ku mbizotërojnë gishtat e duarve që ngrihen kërcënues mbi kryet dhe përpara fytyrës së kundërshtarit. Gishta shpesh të lëmuar. Me thonj të përpunuar e të krruar mirë e me nge. Gishta që fëshfërijnë në mënyrë virtuoze milionat e xhepit, kuptohet, mbrapa perdes së teatrit politik. Gishta që nuk ngopen me epsh e neps, krejt të ndryshme nga partitura e recituar ndër podiume. E kështu, në këtë vend, ku njeriu dhe fati i tij rrezikojnë të mbeten pa Atdhe, nuk ka kohë të mjaftueshme për të kqyrur dëshpërimin e varfërisë vrastare që na rrethon dendur ngado. Mirëpo, vdekja e ndjeshmërisë ndaj Tjetrit në përgjithësi dhe ndaj fatit të hallexhiut në veçanti, si shumëçka e bërë keq në Shqipëri, është padyshim një nga kryeveprat më të mbërrira të së Keqes shqiptare. Në imitimet tona të ‘zakoneve oksidentale’, të cilat i kemi përthithur, sëbashku me të gjitha veset deri në ekstrem, kemi kopjuar keq, si shumëçka nga kopjimet tona trashanike dhe të denja për një gaz të pasosur, kemi kopjuar vrazhdë, edhe këtë plagë të indiferencës urbane, të qyteteve të mëdha perëndimore. Duke e shndërruar në një antiqytetërim të mirëfilltë, që ngre krye në mënyrë transversale, nga Lart poshtë dhe anasjelltas. Një shëmbëlltyrë bajate e proverbit ‘secili për vete, Zoti për të gjithë!’, zbatuar si do të zbatonte një kasap artin e kirurgjisë. Porse fytyrat e skuqura nga adrenalina që shkakton egoizmi pa fre, që shpërthen si llavë acide gjatë seancave plenare të të enjteve, ngre kaq hi dhe mjegull, saqë e zhduk krejt Fatin e Njeriut, në emër të të cilit, në mënyrë shpesh e më shpesh të rrejshme, përligjet gjithë ajo potere e bezdisshme. E bezdisshme dhe cinike sa më s’ka. Ndërkohë, dikush vë bast se Kujtim Kaziu mund ta provojë prapë të vetëdigjet, madje herën që vjen edhe me ca shokë të tjerë të tij, të Jo- Fatit të përbashkët. Ndërsa Bleona e vogël, e zhdukura e famshme, do të mbetet si e zhdukura e përjetshme, banore rrallë e më rrallë e faqeve të gazetave, që ende përpiqen ta mbajnë gjallë.


4

EEshtunë shtunë- -eediel diel26-27 13-14 prill 2014 2013 www.mapo.al

aktualitet

Bozdo: Nga e hëna nuk ka më vend për varre “Jemi këtu në varrezat e Tufinës dhe në të vërtetë është vendi i fundit që do kishim zgjedhur për të biseduar me mediat, por jemi të detyruar të bëjmë një gjë të tillë pasi duke filluar nga dita e hënë shërbimi funeral i Bashkisë së qytetit për familjet që humbin të dashurit e tyre nuk do të jetë më i mundur të ofrohet. Do u kërkoja të gjithë familjarëve që mes dhimbjes së tyre, t’i drejtohen zyrës së kryeministrit për të marrë

një zgjidhje sepse kryeministri ynë i ka të gjitha mjetet në dorë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe të lejojë shërbimin funeral të ofrojë shërbimet për të ndjerët e familjet e tyre”, - tha dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. Ai shtoipërmediatsekonfliktidheluftapolitike me Bashkinë e Tiranës ka tejkaluar çdo limit të fundit dhe të imagjinueshëm. “Unë nuk jamkëtuvetëmsinënkryetariBashkisë por

edhe si familjar që përballem çdo ditë me kërkesat nga të njohurit, miqtë që humbin njerëzit e tyre, për të gjetur një mundësi për t’i varrosur në mënyrë dinjitoze dhe shpresoj që kryeministri të heqë “veshët” politikë dhe të vendosë dëgjimin e qytetarit i cili kërkon që mundësisht në këtë vend, pikërishtkujemine,poredhepërkëtëçështje kaq të ndjeshme, të mos kemi luftë politike, por të kemi një bashkëpunim”, - tha ai.

Trafiku i Ushtrisë Basha: Nëse s’çojmë para drejtësisë autorët, shteti ka marrë fund “Nëse nuk do ta denonconim menjëherë këtë turp, nëse nuk çojmë para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe e kanë lejuar me dashje këtë turp, shteti ka marrë fund. Opozita këtë ka bërë qëkur e ngriti këtë çështje në Kuvend dhe këtë do të vazhdojë të bëjë deri në fund” TIRANË Ngritjen e komisionit hetimor parlamentar të kërkuar nga mazhoranca për trafikun e drogës, kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka parë si një fitore të opozitës për të kërkuar transparencë ndaj akuzave që ajo ka hedhur prej kohësh lidhur me mundësinë e përdorimit të infrastrukturës ushtarake për transport të lëndëve narkotike. “Të gjitha pyetjet, kërkesat dhe qëndrimet tona publike të derisotme për këtë çështje madhore, për informacionet shumë shqetësuese që kemi marrë dhe për indiciet e tjera të shumta që flasin për një skandal të paprecedentë të kapjes të shtetit nga krimi i organizuar, kanë patur në këtë fazë një qëllim: transparencën! Për këtë e thirrëm dy herë në komisionin e sigurisë ministren e Mbrojtjes. Për ketë i jemi drejtuar me kërkesa të drejtpërdrejta zotit kryeministër”,- tha ai. Basha shtoi se transparenca është vetëm hapi i parë. “...Për transparencën, si hapi i parë drejt marrjes së masave të domosdoshme për të ndaluar e çuar atje ku e kanë vendin trafikantët e lëndëve narkotike me apo pa mbështetje politike. Për të hequr njollat dhe damkat që duan të venë mbi forcat tona të armatosura, pjesëtare të NATO-s, kriminelët dhe batakçinjtë e paskrupullt politikë. Për të shpëtuar nderin e vendit, për të rikthyer autoritetin e qeverisjes dhe shtetit sovran e demokratik”, tha ai. Më tej Basha shtoi: “Shqiptarët, i madh e vogël, nuk mund të bashkëjetojnë me krimin e organizuar, që jo vetëm nuk po goditet, jo vetëm nuk po i djeg toka nën këmbë ngado që shkon, por sipas informacioneve tona të pakundërshtueshme të bëra tashmë publike, ka arritur të përdorë asete të for-

cave të armatosura dhe asete të tjera publike për punët e veta të ndyra, kriminale”. Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se nëse nuk i shkohet deri në fund kësaj çështje atëherë shteti sipas tij ka marrë fund. “Nëse nuk do ta denonconim menjëherë këtë turp, nëse nuk çojmë para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë pjesë dhe e kanë lejuar me dashje këtë turp, shteti ka marrë fund. Opozita këtë ka bërë qëkur e ngriti këtë çështje në Kuvend dhe këtë do të vazhdojë të bëjë deri në fund”, - tha ai duke konkretizuar hapat e mëtejshme. “(Opozita) të denoncojë, të kërkojë transparencë, të kërkojë të veprojë ligji, të sensibilizojë qytetarët për një reagim të fuqishëm mbarëpopullor nëse shumica Rama-Meta do të vazhdonte apo do të vazhdojë ta marrë si qesharake, do të vazhdonte apo do të vazhdojë të merret me gjurmët dhe jo me ujkun”, - tha ai. Pas publikimit të fakteve në media, Basha shtoi se informacioni është shumë serioz. “Tani e kanë të qartë të gjithë shqiptarët se informacioni është shumë serioz, një informacion i shërbimeve të specializuara që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për këtë punë, informacion i mbështetur nga dëshmitë e qytetarëve të thjeshtë. E kanë të qartë të gjithë shqiptarët se ky informacion nuk mund të konsiderohej sekret sa kohë që krimi sfidon shtetin dhe shoqërinë pa i hyrë gjemb në këmbë...”, - tha ai. Për pasojë, kryetari i demokratëve theksoi se një çështje e tillë nuk mund të kalohej me batuta mushkonjash. “...Sekret deshën ta bënin me qëndrimet e tyre dyshja Rama-Meta. Por askush në Shqipëri përveç tyre nuk qeshi me përpjekjet që ata bënë për ta trajtuar këtë skandal si një lojë me mushkonja dhe aeroplanë prej letre. Përkundrazi, njerëzit u shqetësuan më shumë, partnerët tanë ndërkombëtarë u shqetësuan më shumë, derisa sa e vërteta po fillon të hapë rrugën e saj”,- shtoi ai. Për të gjitha sa më sipër, Basha tha se opozita është gati për hetimin parlamentar. “Le të fillojmë menjëherë hetimin parlamentar për të vijuar me masa të tjera. Si opozitë deklarojmë para publikut përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të kontribuar dhe për t’i shkuar deri në fund këtij skandali që ka tronditur mbarë opinionin publik dhe partnerët tanë gjithashtu”, - tha ai.

“...Për transparencën, si hapi i parë drejt marrjes së masave të domosdoshme për të ndaluar e çuar atje ku e kanë vendin trafikantët e lëndëve narkotike me apo pa mbështetje politike. Për të hequr njollat dhe damkat që duan të vënë mbi Forcat tona të armatosura, pjesëtare të NATO-s, kriminelët dhe batakçinjtë e paskrupullt politikë...”

Forcat e Armatosura: NATO rrëzon akuzat për avionë renegatë “Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media”. TIRANË Forcat e Armatosura dhe

Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket informacioneve për mundësinë e përdorimit të infrastrukturës ushtarake për trafikun e lëndëve narkotike. Në një deklaratë për shtyp, FA dhe ministria e Mbrojtjes japin të njëjtin version edhe pas publikim-

it në media të një shkrese të Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të titulluar “Dyshime serioze për shfrytëzimin e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë, në funksion të transportit dhe trafikut të drogës”. “Forcat e Armatosura dhe ministria e Mbrojtjes i qëndrojnë çdo deklarate të mëparshme të dhënë nga titullarët e saj. Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësimet e shprehura gjatë javëve të fundit në publik. Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media. Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë

e debatit politik. Qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështetet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja”, - thuhet në deklaratë. Forcat e Armatosura sqarojnë gjithashtu se do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat

që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi. Dy ditë më parë, emisioni “Ajsberg” i Artur Çanit publikoi një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, të titulluar “Dyshime serioze për shfrytëzimin e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë, në funksion të transportit dhe trafikut të drogës”. Shkresa mban numrin e protokollit 770, është firmosur nga kreu i SHISH, Visho Ajazi dhe informon për uljen e një avioni ‘Charter’ mëngjesin e 19 marsit në pistën e Gjadrit. Sipas kësaj shkrese, pranë avionit është afruar një furgon i bardhë. Shkresa shpjegon më tej se një orë pas uljes së avionit, drejt Gjadrit kanë shkuar punonjës të SHISH-it dhe të Policisë së Lezhës, të cilët kanë kryer verifikime në terren. Sipas kreut të Shërbimit sekret, ushtarakët e kanë

mohuar një fakt të tillë, ndërsa banorët e zonës kanë konfirmuar uljen e avionit ‘Charter’ në pistën e Gjadrit. Përveç ish-aerodromit ushtarak, SHISH informon Ministren e Mbrojtjes se një metodë e tillë është përdorur edhe në Lushnjë e Gjirokastër. Në fund të shkresës së tij, kreu i SHISH-it, Visho Ajazi pohon se “vijojmë punë operative për këto raste dhe për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë”. Ndërkohë, po dy ditë më parë, Kuvendi miratoi me 73 vota pro ngritjen e komisionit hetimor parlamentar i cili do të hetojë mbi vërtetësinë e akuzave që ka ngritur opozita gjatë këtyre ditëve lidhur me përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafikun e drogës. Edhe opozita ka pranuar të bëhet pjesë e këtij komisioni, pavarësisht se nuk ka pranuar ta votojë atë.


E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

5

www.mapo.al

Bashkia Kamëz: Rama-Lame të kërkojnë falje për legalizimet Ka reaguar dje lidhur me këtë çështje edhe Bashkia e Kamzës, e cila në fakt u bë dje objekt i akuzave të drejtorit të ALUIZNI-t, Artan Lame, se edhe kjo njësi vendore me anë të planit të saj rregullues ka penguar legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonën e saj administrative, për shkak se parashikon që të ndërtohen në të vetëm ndërtime me 5 kate. Nëpërmjet një deklarate për

mediat, Bashkia e Kamzës i konsideron qesharake akuzat e kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, lidhur me ngërçin e legalizimeve. Bashkia e Kamzës akuzon qeverinë për mosmbajtjen e premtimeve për legalizime falas në Kamëz. “I kujtojmë Artan Lames se shefi i tij, Edi Rama, firmosi në 18 qershor, në mënyrë demonstrative në një miting elektoral në Kamëz, një kontratë për

legalizimin falas në zonat informale brenda mandatit të parë dhe përgjegjës i ndjekjes së procesit do të ishte vetë ai. Sot qytetarët e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë janë përballë një premtimi të pambajtur, pasi kanë dëgjuar me zë dhe figurë nga goja e Lames dhe Kryeministrit Rama se nuk do të ketë legalizime falas të ndërtimeve pa leje. Ndaj, kërkojmë sot prej Lames dhe

shefit të tij, Ramës, që t’u kërkojë falje qytetarëve të Kamzës për atë zotim”, thuhet në deklaratën e Bashkisë. Sipas Bashkisë së Kamzës, “është detyrim i kësaj dysheje për ta kërkuar një falje të tillë, pasi me 18 qershor 2013, Rama u kërkoi banorëve të Kamzës që zotimin e tij ta vendosnin diku në një zonë publike në sy të të gjithëve dhe ta vlerësonin nëse nuk do ta mbante premtimin".

Legalizimet Lame fton Bashkinë për të zgjidhur ngërçin “Sot po jua kërkoj sërish faqe të gjithëve, ose të vijnë kur të duan në institucionin tonë, ose të na thonë ne kur të duan në Bashki. E rëndësishme është të bien dakord për të zgjidhur problemin e krijuar”. Mbetet i paqartë fati i afro 80 mijë ndërtimeve pa leje të ndërtuara në pronën e tjetrit në bashkinë e Tiranës dhe Kamzës, si dhe në komunën e Paskuqanit. Kjo pasi ligji ekzistues i legalizimeve dhe planet urbanistike të këtyre njësive ndalojnë legalizimin e ndërtimeve në zonat ku parashikohen ndërtime mbi 5 kate. Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Ndërtimeve në Zonat Informale nga njëra anë dhe Bashkia e Tiranës dhe ajo e Kamzës nga ana tjetër kanë akuzuar njëra-tjetrën dje si përgjegjëse për situatën e krijuar, ndërsa sërish nuk kanë ofruar një zgjidhje për këtë situatë. ALUIZNI, me anë të drejtorit të saj, Artan Lame, ka thënë se këto njësi me miratimin e planeve të tyre urbanistike kanë lënë jashtë procesit të legalizimeve të gjitha këto ndërtesa. Ndërkohë që si Bashkia e Tiranës dhe ajo e Kamzës në reagimet e tyre kanë akuzuar Lamen se për interesa të tij private po i sulmon ato politikisht. ALUIZNI Në një dalje të posaçme për mediat, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, duke e konsideruar çështjen në fjalë një problem njerëzor të mijëra familjeve brenda qytetit të Tiranës, ka theksuar se ngërçi qëndron pikërisht te fakti i kufizimeve që bën ligji aktual i legalizimeve, i cili parashikon moslegalizimin e të gjitha objekteve të ndërtuara në trojet me pronarë kur në atë zonë parashikohen studime mbi 5 kate dhe planit rregullues të qytetit të Tiranës, i miratuar vetëm një vit më parë, sipas të cilit të gjitha ndërtesat në këtë bashki duhet të jenë mbi 5 kate. “Çështja është e thjeshtë, ligji ekzistues i legalizimeve

muna Paskuqan ka miratuar planin rregullues që parashikon të kthehet në Manhatan me ndërtimet e larta, duke përjashtuar nga legalizimi të gjitha ndërtimet në tokë me pronar”, - tha Lame.

i bërë nga partia e Bashkisë në vitin 2006, parashikon moslegalizimin e të gjitha objekteve të ndërtuara në trojet me pronar kur në atë zonë parashikohen studime mbi 5 kate. Si të mos mjaftonte kjo bela, në vitin 2013 Bashkia miratoi një plan rregullues, i cili e parashikon praktikisht të gjithë hapësirën e Tiranës cep më cep me ndërtime mbi 5 kate, duke rrafshuar çdo gjë, duke mos lënë më as zona periferike, as zona të mbrojtura”, - tha Lame. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se ky problem ekziston edhe në Bashkinë e Kamzës dhe komunën e Paskuqanit, njësi këto të cilat ai i ka ironizuar duke i quajtur njëra New York dhe tjetrën Manhatan. “Në këtë ethe të marrë drejt fitimit, që shkel mbi shtëpitë e njerëzve, megjithatë ka një konkurrent që ia kalon edhe Bashkisë Tiranë dhe kjo është Bashkia e Mziut (Kamza), e cila edhe kjo parashikon të bëhet New York me ndërtime të larta, duke lënë kështu pa legalizuar të gjitha ndërtimet në tokë me pronar. Por edhe të mos mjaftonte kjo, edhe ko-

Ftesa Duke mbetur te thelbi i problemit, ai i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të lërë deklaratat politike dhe të ulet në tryezën e bisedimeve me ALUIZNI-n për të zgjidhur këtë problem. “Janë mori letrash ku i kërkohet Bashkisë së Tiranës, bashkëpunim dhe informim për këtë çështje, pra të planit rregullues, i cili bllokon legalizimet në zonat e përmendura më sipër. I ftuam në tryezën e organizuar me të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me legalizimet dhe nuk erdhën. Sot po ua kërkoj sërish faqe të gjithëve, ose të vijnë kur të duan në institucionin tonë, ose të na thonë ne kur të duan në Bashki. E rëndësishme është të bien dakord për të zgjidhur problemin e krijuar prej partisë së tyre në vitin 2006 dhe prej Bashkisë së tyre në vitin 2013, sepse nuk mund të vazhdojnë të mbulohen, duke u përpjekur të lënë gjithmonë kopilin e tyre në derën e tjetrit”, - tha Lame. Por në rast se këto negociata do të dështojnë, Lame u ka kërkuar qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje në këto njësi që të mos frikësohen, pasi qeveria ka gjetur një zgjidhje edhe në një rast të tillë. “Në instancë të fundit, megjithatë, ne kemi parashikuar ta zgjidhim problemin edhe sikur të mos duan, duke vazhduar thjesht të bëjnë deklarata politike”, - tha Lame, por pa bërë të ditur se cila është zgjidhja që ofrohet në këtë rast.

Bashkia e Tiranës:

Lame ta adresojë problematikën në ndryshimet ligjore I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës lidhur me deklaratën e bërë dje nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, sa i përket çështjes së legalizimeve të ndërtimeve pa leje në zonat ku parashikohen pallate mbi 5 kate. Me anë të një deklarate për shtyp, Bashkia ka theksuar Lame më deklaratën e tij, ka përgënjeshtruar veten, duke konfirmuar dhe njëherë se sulmet e tij janë politike. Sipas Bashkisë, shqetësimi i kreut të ALUIZNI-t lidhet me një interesin e tij privat dhe që ka të bëjë me pamundësinë e tij për të legalizuar një ndërtim pa leje që ka bërë në qytetin e Tiranës. “E kuptojmë shqetësimin e madh të zotit Lame, se e ka të vështirë të legalizojë pallatin e tij të ndërtuar në shkelje të ligjit, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie. “Kur nuk ke ç’i bën gomarit, i bie sa-

marit”, - thotë populli. Edhe zoti Lame kërkon të fshehë përg jeg jësinë e tij të gënjeshtrave ndaj qytetarëve, duke sulmuar Bashkinë”, - thuhet në këtë deklaratë. Më tej Bashkia përgënjeshtron kreun e ALUIZNI-t për mosbashkëpunim, duke theksuar se ai gënjen kur deklaron se Bashkia nuk i është përgjigjur ftesës për të bashkëpunuar për zgjedhjen e kësaj çështje. “Lame gënjen se në të vetmin takim që ka ftuar Bashkinë, përfaqësuesit e saj kanë qenë aty”, - thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës. Sipas Bashkisë, qytetarët e bëjnë sot diferencën mes bllokimit dhe gënjeshtrave të Ramës dhe zhvillimit. “Edhe njëherë, i kërkojmë z. Lame ta adresojë këtë problematikë në ndryshimet ligjore dhe të mos fshihet”, - përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës.

Deklarata e Lamës në Kuvend Gjithsesi, ai para disa ditësh gjatë pjesëmarrjes së vet në shqyrtimin e projektligjit të legalizimeve në Kuvend bëri të ditur se si zgjidhje ofrohej ajo e marrjes vesh mes pronarit të tokës dhe atij që ka bërë ndërtimin pa leje. Lame bëri të ditur se me ndërmjetësimin e shtetit, pronari i truallit dhe ai që ka ndërtuar pa leje duhet të bien dakord që të prishet ndërtimi pa leje, por me kusht që pronari i truallit të premtojë me marrëveshje noteriale që në pallatin që do ndërtohet në atë tokë t’i japë atij strehim në sipërfaqe të barabartë me atë që kishte ndërtuar pa leje.


6

E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

www.mapo.al

Vritet pronari i lokalit në ish-Bllok

Vendi ku u qëllua për vdekje Aurel Zenko

TIRANE- Atentat në rrugën pranë shtëpisë pronarit të një lokali në kryeqytet. Autorët e ndoqën nga pas ndërsa e qëllonin me armë zjarri, një pistoletë të kalibrit të vogël. Aurel Zenko, 35 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë, mbeti i vrarë dje në mbrëmje me armë zjarri në rrugën “Zonja Çurre”, pas një konflikti mes një grupi prej afërsisht 6 personash, ndodhur në një lokal jo shumë larg vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet apo motivet e konfliktit, por dyshimet e policisë janë se motiv mund të ketë qenë një grindje e ndodhur gjatë mesditës së djeshme në një lokal në kryeqytet. Ndërkaq policia tha se kishte identifikuar autorin e dyshuar të krimit, i cili gjithashtu dyshohet se ka mbetur i plagosur. Sipas policisë, i dyshuari është identi-

fikuar një person që sipas hetuesve quhet Agron Goxhaj. Ndërkaq pas njoftimit të ngjarjes, në drejtim të adresës së njoftuar janë dërguar disa shërbime të policisë së komisariatit nr.1, që kanë konfirmuar se bëhej fjalë për një person të vdekur. Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes u nisën edhe efektivë të tjerë të krimeve të komisariatit nr.1, si dhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka vënë re se aty kishte një sasi të madhe gëzhojash, që ishin në një dinamikë vijuese në një drejtim prej disa metrash dhe që përfundonin fare pranë vendit ku kishte qenë i shtrirë Zenko. Policia tha se viktima kishte marrë disa plagë, ndërsa në total ekspertët thanë se kishin gjetur tetë gëzhoja të një kalibri të vogël prej 6 mm dhe që mendohet

se i përkasin një arme “Zastava Miniblow”. Policia identifikoi një dëshmitar që u shoqërua prej tyre në polici, duke dhënë dëshminë e tij mbi rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet pozicioni i tij, ndërsa policia nuk dha detaje për të. Pas veprimeve të para blutë konstatuan se veç vendit ku kishte mbetur i vrarë Zenko kishte edhe një vendngjarje tjetër që lidhej me këtë krim, ku besohet se mund të ketë mbetur i plagosur edhe autori i dyshuar i vrasjes së Zenkos. Policia tha se paraprakisht dyshohet që të ketë qenë një konflikt mes një grupi personash, mes të cilëve kanë qenë edhe ata dy. Policia pas ngjarjes, veç dëshmitarit të parë tha se kishte shoqëruar edhe të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, duke punuar gjatë gjithë natës për zbardhjen e ngjarjes dhe motivit të saj.

Shqipëri-Kosovë, me një doganë Produktet kosovare hyjnë në tregjet serbe për 4 orë, ndërsa në tregun shqiptar, për më shumë se dy ditë. Kryeministri Rama lëshoi dje udhëzimet për krijimin e një dogane të përbashkët me Kosovën. Ja lehtësirat që u propozuan Blerina Hoxha

H

istoria e trishtë e tregtisë Kosovë-Shqipëri plot me konflikte duket se do të marrë fund pas një angazhimi me plan veprimi të qeverisë për të hequr barrierat doganore dhe procedurat burokratike. Kryeministri Rama në një takim të përbashkët me zyrtarë të Kosovës tha se shumë shpejt Shqipëria dhe Kosova do të kenë një terminal të përbashkët doganor, i cili do të shmangë procedurat e gjata të zhdoganimit. “Një çështje që duhet ta adresojmë dhe që vjen me shumë këmbëngulje, edhe me një dozë absolutisht legjitime alarmi nga sipërmarrja, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë kur vjen puna për të kapërcyer kufirin, që e kemi bërë më të vështirë sesa kufirin me Serbinë”, tha Rama Lehtësirat

“Prodhimet bujqësore të Kosovës për katër orë mbërrijnë në Serbi dhe në Shqipëri, për më shumë se dy ditë”, këtë shembull kryeministri Rama e dha për të treguar se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është shumë i dobët. Shqipëria e ka një terminal të përbashkët doganor me Malin e Zi, por jo me Kosovën. “Është e pamundur që ne të shkojmë më tutje pa pasur një terminal të përbashkët doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Konkretisht, terminali i përbashkët i Morinë-Vermicës dhe zyrat doganore të përbashkëta të Morinë-Tropojës dhe të Qafë Prush-Hasit janë në rendin e ditës për t’u adresuar konkretisht”,- tha ai. Gjithashtu, Kryeministri ka propozuar që të merren në konsideratë një palë analiza për cilësinë e produkteve, pasi ka ndodhur që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të ketë vonuar për më shumë se

dy ditë analizat e produkteve, duke krijuar barriera për futjen e prodhimeve kosovare në treg. Nga ana tjetër, një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është cilësuar tranziti Shqipëri-Kosovë. Me tranzitin e përbashkët, mallrat nga Durrësi do ta mbyllin tranzitin në destinacionin final në Kosovë, pa pasur nevojë të kontrollohen edhe në Morinë. Që do të thotë se Durrësi bëhet një pikë e përbashkët, qysh në origjinë, për të gjithë ata që hyjnë, pavarësisht se ndalojnë në Shqipëri apo ndalojnë në Kosovë. Heq ja tërësore e çmimeve të referencës me Kosovën është një tjetër pikë për të cilën është diskutuar. Laboratorët doganorë do të njësohen. Kryeministri propozoi gjithashtu edhe ngritjen e një Këshill Ekonomik Kombëtar Shqipëri-Kosovë, i cili të organizojë takime periodike, qoftë në Tiranë apo Prishtinë, për të mbajtur të përditësuar dhe adresuar bashkëpunimin dhe problematikat. Në lidhje me situatën tregtare ndërmjet dy shteteve ka reaguar edhe ministri kosovar i Financave. “Ne nuk kemi barriera tarifore, ato janë konform politikës suaj dhe sonës, janë në rregull, në harmoni me legjislacionin që e kemi adekuat dhe atë europian, por kemi probleme tek barrierat jotarifore. U tha shumë mirë nga Kryeministri, prej burokracisë në kufi, agjencitë e shumta të cilat janë aty, kërkesat e licencave, certifikatat të cilat nuk njihen këtej apo andej, dhe ky është fakt. Këto certifikata përderisa janë të nivelit ndërkombëtar, me statut të njohjes ndërkombëtare, nuk e di pse nuk njihen në nivel kombëtar”, tha Besim Beqaj. Shqipëri-Kosovë, tregti modeste

Marrëdhëniet ekonomike ndër-

Ministrat e Financave Shkëlqim Cani dhe ai kosovar, Besim Beqaj

Shqipëri-Kosovë, masat lehtësuese për tregtinë • • • • • • •

Doganë e përbashkët Laborator i përbashkët për analizat Tranzit i thjeshtuar Heqja e çmimeve të referencave Ulja e kohës së zhdoganimit Pakësimi i dokumentacionit burokratik Ngritja e Këshillit Ekonomik Kombëtar Shqipëri-Kosovë

mjet Kosovës dhe Shqipërisë mbeten modeste, pavarësisht se deri më tash janë dhjetëra marrëveshje në këtë fushë. Ky bashkëpunim është i kufizuar vetëm në fushën e tregtisë dhe kjo në nivele krejt minimale. Në fund të vitit 2012, Shqipëria eksportoi në Kosovë 124 milionë euro mallra dhe importoi 40 milionë euro. Në totalin e tregtisë së jashtme të Shqipërisë ky volum nuk zë as 5 për qind. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kosovën, e cila i ka punët më keq në tregtinë me Shqipërinë, pasi është me deficit, çka do të thotë se

importon më shumë sesa eksporton. Tregtia ndërmjet vendeve u lehtësua disi nga ‘Rruga e Kombit’, por është e mbushur plot me konflikte. Rastet tashmë të bëra mediatike për bllokimin një herë të patateve e një herë të qumështit, kanë acaruar mjaft klimën, e cila nuk është zbutur edhe pas deklaratave të ngrohta ndërmjet politikanëve. Sipas një studimi për tregtinë e jashtme, Kosova ka barrierat më të larta tregtare me Shqipërinë, pasi duhet të plotësohen 8 dokumente, ndërsa me vendet e tjera nuk janë më shumë se 6 a 7 të tilla.

Ligji i ri i TVSH, nga 2015 tatohen reklamat në media Një projektligj i ri për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar i prezantuar dje nga ministri i financave, Shkëlqim Cani parashikon aplikimin e TVSH-së në reklamat e mediave, të cilat aktualisht janë të përjashtuara nga ky tatim. Në relacionin e Ministrisë së Financave, përfshirja e reklamës në TVSH arsyetohet me faktin se furnizimi i reklamave në entet publike dhe private konsiderohet si veprimtari me karakter tregtar. Kështu trajtohet edhe në vendet e Bashkimit Europian. Në ligjin aktual të TVSH-së, shitja e librave, gazetave, revistave dhe shërbimet

e reklamave në to përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, gjithashtu nga tatimi përjashtohej edhe furnizimi i shërbimit të reklamave nga media e shkruar dhe nga media elektronike. Mirëpo Ministria e Financave ka lënë të hapur përfshirjen në TVSH të veprimtarisë së medias. “Furnizimet e shtypshkronjave, gazetave, revistave dhe librave, përveç reklamës i kemi mbartur si të përjashtuara, por theksojmë se BE-ja nuk i ka të përjashtuara”, – sqaron Ministria e Financave në relacionin që shoqëron projektligjin. Sipas spe-

cialistëve të Financave, “furnizimet për median mund të trajtohen m e s h k a l l ë t ë r e d u k t u a r. Megjithatë, në këtë draftligj ne i kemi mbajtur si të tilla për momentin, duke i lënë të hapura si çështje të diskutueshme me politikat fiskale në Ministrinë e Financave, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar”. Ndërsa organizatat jofitimprurëse me aktivitet kulturor, sportiv etj., përjashtohen nga TVSH-ja vetëm në rast se ofrojnë çmime për produktet dhe shërbimet që ofrojnë 50 për qind më të ulëta se të tregut. Ligji i ri i

TVSH-së që synon më së shumti një përputhje me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, lë të papërfshira në TVSH, furnizimet e shërbimeve shëndetësore dhe atyre dentare. Projektligji i ri gjithashtu nuk përfshin në TVSH edhe disa shërbime financiare që lidhen me sigurimin dhe risigurimin, por dhe shërbime të tjera të tregut financiar nuk përfshihen në TVSH. Edhe në ligjin e ri për TVSH-në, shkalla normale tatimore prej 20 përqindësh do të mbetet e pandryshuar. “Është përcaktuar nocioni i shkallës normale

të TVSH-së, që ne e kemi 20 % dhe sipas praktikës së BE-së, shkalla normale e TVSH-së në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se 15 %. Njëkohësisht për shkallën e reduktuar, sipas nenit 98, kufizohet aplikimi i shkallëve të reduktuara, pra shtetet anëtare mund të aplikojnë 1 ose 2 tarifa të reduktuara dhe tarifa e reduktuar nuk mund të jetë më e vogël se 5%. Në nenin 49 të këtij projektligji është përcaktuar aplikimi i shkallës së reduktuar vetëm për furnizimet e barnave mjekësore dhe veterinare me TVSH 10 %.


I n t e rv i st ë h i sto r i r epo rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

intervista

Rama për Blushin: Nuk u fishkëllej njerëzve, pas fitores elektorale s’ka sens të bëhen zgjedhje Kryeministri flet për 7 muajt e parë të qeverisë. Fati i koncesioneve problematike dhe pohimi se përballja me premtimet do të bëhet në fund të mandatit 4-vjeçar. Përgjigjet për kritikët në parti dhe pse nuk do bëhen zgjedhjet pas mbarimit të mandatit si kryetar i PS Faqe 10-11

Pesha e pushtetit Aleksandra Bogdani

N

Kërcënimi që po vjen nga 1 miliard pensionistët Në dekadat e ardhshme, numri i pensionistëve në botë do të dyfishohet duke arritur në mbi 1 miliard. “The Economist” këshillon qeveritë të heqin tavanin e moshës së pensionit dhe vënë tarifa më të larta për trashëgimitë. Ja si thellohet pabarazia sociale

Faqe 14

Mazhoranca në një bilanc 7-mujor tensionesh; përballë Inspektoratit të Pasurive, Shërbimit sekret dhe Drejtësisë. Betejat politike me zyrtarët e emëruar nga Berisha dhe sfidat për pushtetet e pavarura

ë sprintin e shtatë muajve të parë, mazhoranca e gjerë në numra ka konfirmuar njëherazi edhe oreks të mirë. Për të hapur disa fronte reformash, por edhe për të mbledhur më shumë pushtet ndër duar. Aleatët Rama-Meta, drejtues të sinkronizuar të ekzekutivit dhe legjislativit kanë hedhur “litarët” drejt disa institucioneve kyçe, që statusi i bën të pavarur, por e kaluara i lidh me ish-kryeministrin Berisha. Kryetarja e Inspektoratit të Pasurive, Zana Xhuka ishte e para që u rrëzua përmes një procesi të diskutueshëm, që tashmë është goditur në Kushtetuese nga demokratët. Mazhoranca ka shprehur gjithashtu hapur pakënaqësi për kreun e shërbimeve sekrete, Visho Ajazi apo për drejtuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Beteja në publik luhet për më shumë mekanizma kontrollues mbi “xhepat” e elitës së kamur politike dhe jo vetëm, për një energji të re në luftën kundër krimit apo për një hendek më të ngushtë mes drejtësisë si emergjencë kombëtare dhe njerëzve që e përfaqësojnë sot atë në sistem. Në prapaskenë, mazhoranca po përpiqet spastrojë nga pozicionet kyçe ata që i quan njerëz të Berishës. Shtatë muaj pas ngjitjes së mazhorancës së re, Shqipëria rikthehet sërish tek “thembra e Akilit”: do të bëjë shtet apo do të mbajë pushtet?! Rreth kësaj pikëpyetjeje kalendet sjellja e mazhorancës në 7 muajt e parë me insti-

Faqe 7

tucionet e pavarura. E që duket se do ta shoqërojë edhe në muajt në vazhdim. “Qerrja” ILDKP në aksion

Pas një letargjie të gjatë, Inspektorati i Kontrollit të Pasurive u zgjua me dosjen e një “peshku të madh” si gjyqtari Gjin Gjoni, njëherazi anëtar i KLD-së. Kryeinspektori i ri, Shkëlqim Ganaj kishte përgatitur terrenin e një institucioni në aksion më herët, madje ende pa u zgjedhur përmes një procedure të diskutueshme parlamentare. Me të marrë në dorë frerët e ILDKP-së, Ganaj kërkoi ashpërsimin e ligjit dhe më shumë hapësirë në kontrollin e pasurive. Ndërsa në Kuvend, do të deklaronte se zyrtarët e rinj ‘vlejnë” 50-60 milionë euro, para që ata rrezik se i kanë, por shpresojnë ama t’i bëjnë rrugës së pushtetit. “Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Të mbash 400 milionë në shtëpi në Shqipëri, për mua është anormale”,-shtoi Ganaj, ndërsa kërkoi një klauzolë në ligj, që paratë të kaloheshin në bankë. Por i zgjedhuri i mazhorancës Rama-Meta në krye të ILDKP, nuk është një fytyrë e re në institucionin e fjetur prej vitesh. Ai ka qenë në ILDKP që prej themelimit të institucionit e në vitin 2013, garoi dhe humbi përballë Zana Xhukës, që mori asokohe besimin e PD. Në drejtimin jetëshkurtër të ILDKP, Zana Xhuka, një ish-zv.ministre e kabinetit “Berisha” u gjykua pikërisht për mungesën e fuqisë...


8

E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

www.mapo.al

Dossier Mazhoranca në një bilanc 7-mujor tensionesh; përballë Inspektoratit të Pasurive, Shërbimit sekret dhe Drejtësisë. Betejat politike me zyrtarët e emëruar nga Berisha dhe sfidat për pushtetet e pavarura

Pesha e pushtetit Aleksandra Bogdani

N Sprova e të besuarit të mazhorancës në Inspektoratin e Pasurive sapo ka filluar. A do të mundet ai të skanojë pasuritë sa majtas, djathtas e të vërë në lëvizje një institucion që ka funksionuar më së shumti si dekor? Sfida e tij kalon përmes xhepave të mazhorancës që e ka votuar!

ë sprintin e shtatë muajve të parë, mazhoranca e gjerë në numra ka konfirmuar njëherazi edhe oreks të mirë. Për të hapur disa fronte reformash, por edhe për të mbledhur më shumë pushtet ndër duar. Aleatët Rama-Meta, drejtues të sinkronizuar të ekzekutivit dhe legjislativit kanë hedhur “litarët” drejt disa institucioneve kyçe, që statusi i bën të pavarur, por e kaluara i lidh me ishkryeministrin Berisha. Kryetarja e Inspektoratit të Pasurive, Zana Xhuka ishte e para që u rrëzua përmes një procesi të diskutueshëm, që tashmë është goditur në Kushtetuese nga demokratët. Mazhoranca ka shprehur gjithashtu hapur pakënaqësi për kreun e shërbimeve sekrete, Visho Ajazi apo për drejtuesit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Beteja në publik luhet për më shumë mekanizma kontrollues mbi “xhepat” e elitës së kamur politike dhe jo vetëm, për një energji të re në luftën kundër krimit apo për një hendek më të ngushtë mes drejtësisë si emergjencë kombëtare dhe njerëzve që e përf aqësojnë sot atë në sistem. Në prapaskenë, mazhoranca po përpiqet spastrojë nga pozicionet kyçe ata që i quan njerëz të Berishës. Shtatë muaj pas ngjitjes së mazhorancës së re, Shqipëria rikthehet sërish tek “thembra e

Akilit”: do të bëjë shtet apo do të mbajë pushtet?! Rreth kësaj pikëpyetjeje kalendet sjellja e mazhorancës në 7 muajt e parë me institucionet e pavarura. E që duket se do ta shoqërojë edhe në muajt në vazhdim. “Qerrja” ILDKP në aksion

Pas një letargjie të gjatë, Inspektorati i Kontrollit të Pasurive u zgjua me dosjen e një “peshku të madh” si gjyqtari Gjin Gjoni, njëherazi anëtar i KLD-së. Kryeinspektori i ri, Shkëlqim Ganaj kishte përgatitur terrenin e një institucioni në aksion më herët, madje ende pa u zgjedhur përmes një procedure të diskutueshme parlamentare. Me të marrë në dorë frerët e ILDKP-së, Ganaj kërkoi ashpërsimin e ligjit dhe më shumë hapësirë në kontrollin e pasurive. Ndërsa në Kuvend, do të deklaronte se zyrtarët e rinj ‘vlejnë” 50-60 milionë euro, para që ata rrezik se i kanë, por shpresojnë ama t’i bëjnë rrugës së pushtetit. “Është anormale që të thotë se në shtëpi ka 400 milionë nën jastëk. Të mbash 400 milionë në shtëpi në Shqipëri, për mua është a n o r m a l e” , - sht o i Ga n aj, n d ë r s a kërkoi një klauzolë në ligj, që paratë të kaloheshin në bankë. Por i zgjedhuri i mazhorancës Rama-Meta në krye të ILDKP, nuk është një fytyrë e re në institucionin e fjetur prej vitesh.

Një nismë për shkarkimin e Visho Ajazit do ta vendoste mazhorancën Rama-Meta përballë një beteje të re me opozitën dhe një dyshimi të shtuar, në sytë e aleatëve ndërkombëtarë. Që me institucione si shërbimi sekret, kërkojnë besueshmëri dhe stabilitet.

Ai ka qenë në ILDKP që prej themelimit të institucionit e në vitin 2013, g a r o i d h e hu mb i p ë rb a l l ë Z a n a Xhukës, që mori asokohe besimin e PD. Në drejtimin jetëshkurtër të ILDKP, Zana Xhuka, një ish-zv.ministre e kabinetit “Berisha” u gjykua pikërisht për mungesën e fuqisë, përballë të kamurve të politikës që e kishin emëruar. E njëjta pikëpyetje ngrihet sot edhe mbi Shkëlqim Ganajn! Pasi u kallëzua në Prokurori për fshehjen e 2 milionë eurove pasuri, gjyqtari Gjin Gjoni e krahasoi kryetarin e ri të ILDKP me një marionetë politike. Nga ana tjetër, sprova e të besuarit të mazhorancës në Inspektoratin e Pasurive sapo ka filluar. A do të mundet ai të skanojë pasuritë sa majtas, djathtas e të vërë në lëvizje një institucion që ka funksionuar më së shumti si dekor? Sfida e tij kalon përmes xhepave të mazhorancës që e ka votuar! Në skutat e sekreteve

Visho Ajazi u gjend përballë mazhorancës në kohën e tritolit, por u rrethua edhe më keq me mosbesim këto ditë të ethshme të akuzave për avionët e bardhë të drogës. Shefi i shërbimit sekret, një zyrtar në varësinë e kryeministrit, por me një “siguresë” garancie në duart e Presidentit, është tashmë “de


E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

9

www.mapo.al

Beteja në publik luhet për më shumë mekanizma kontrollues mbi “xhepat” e elitës së kamur politike dhe jo vetëm, për një energji të re në luftën kundër krimit apo për një hendek më të ngushtë mes drejtësisë si emergjencë kombëtare dhe njerëzve që e përfaqësojnë sot atë në sistem. Në prapaskenë, mazhoranca po përpiqet spastrojë nga pozicionet kyçe ata që i quan njerëz të Berishës

Reforma Territoriale

Basha: Ata po nisen pa ne. Edhe ne po nisemi pa ta drejt qytetarëve Kreu i PD-së ka deklaruar se shumica nuk ka ardhur prej votës së lirë, por është një shumicë tavoline

K

jure” nën survejimin e mazhorancës. Arsyet e këtij konflikti të hapur janë disa. Mazhoranca pretendon se kreu i SHISH nuk ka dhënë informacione të vlefshme për atentatet me tritol, ka urdhëruar përgjimin e kupolës së re drejtuese të Policisë, ka rikthyer ishshikas të dyshimtë në institucion e mbi të gjitha: “shet” sekretet e shtetit në duart e Berishës. CV-ja e Visho Ajazit ushqen edhe më tej dyshimet dhe frikërat për lojëra me sekrete në paradhomat e pushtetit. Kreu i SHISH-it njihet si njeri i afërt i Bashkim Gazidedes, i cili me t’u rikthyer në atdhe pas ekzilit 12-vjeçar në Kanada, u emërua nga Berisha si zv.ministër i Teknologjisë dhe Informacionit. Ai u katapultua në krye të SHISH pas shkarkimit të Bahri Shaqirit, rreth dy vite të shkuara. Parlamenti ka ngritur tashmë grupin e kontrollit që do të kalojë në “sitë” urdhrat e Ajazit, por beteja më e ashpër pritet të jetë ajo për rolin e SHISH në historinë e trafikut të drogës. Një shkresë “sekrete”, e kthyer në mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës, prej tre javësh u publikua dy net më parë në media. Përmes saj, kreu i SHISH informonte ministren Mimi Kodheli për dyshime të përdorimit të pistës së Gjadrit në trafik lëndësh narkotike. Por para se të përfundonte në ekran, kjo shkresë konfidenciale qa-

rkullonte në korridoret e politikës. Si mbërriti ky informacion në duart e PD, e më pas në emisionin e Artur Çanit në ‘News 24’? Pohimi i gazetarit se dikush e kishte ndalur në rrugë për t’i shtënë në dorë zarfin e mbyllur, nuk bind eksponentë të mazhorancës, që drejtojnë gishtin tek kreu i SHISH. Gjithsesi, një nismë për shkarkimin e Visho Ajazit do ta vendoste mazhorancën Rama-Meta përballë një beteje të re me opozitën dhe një dyshimi të shtuar, në sytë e aleatëve ndërkombëtarë. Që me institucione si shërbimi sekret, kërkojnë besueshmëri dhe stabilitet. Ndërsa qytetarët do të duhet të gëlltisin një tjetër “lojë luftash me spiunë” në aulat e politikës. Lufta për pushtetin e tretë

Përplasjet në “kupolë” kanë trazuar disi ujërat në “Pallatin e Drejtësisë”, më të mbrojturin e tranzicionit shqiptar. Edhe aty ka tension: mes ministrit të Drejtësisë dhe KLD-së, mes gjyqtarëve vetë e njëherazi mes dilemës së kahershme për reformë apo pavarësi. Në këto 7 muaj, diç ka lëvizur edhe në drejtësi, por nismat dhe shembujt prekin vetëm majën e ajsbergut. Paralelisht me andrallat në ILDKP, gjyqtari Gjin Gjoni është akuzuar rëndë dhe publikisht nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj. KLD ka tashmë

mbi tavolinë këtë ankesë dhe një tufë procedimesh për gjyqtarët, ndërsa vazhdon me hapin e breshkës edhe procesin e vlerësimeve. Megjithatë, forca e “shembullit” u përshfaq fort në Pogradec, ku një gjyqtar dhe poet i qytetit u arrestua për korrupsion 40 mijë lekësh. Një rast ky që të çon tek proverbi “peshku i madh ha të voglin”. Në Shqipëri, dendur dhe lehtësisht! Sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor mbetet sfida më e madhe jo vetëm e mazhorancës aktuale, por e Shqipërisë, për të kapërcyer më anën tjetër të tranzicionin të tejzgjatur. E në këtë drejtim, mazhoranca i ka duart e lidhura. Përtej zhurmës dhe denoncimeve apo mundësisë për të miratuar ligje të mira, politika nuk mund të kapërcejë “vijën e kuqe” që e ndan nga pushteti i tretë. Vetë Rama, i ka mbështetur forcat tek partnerët ndërkombëtarë për drejtësinë në Shqipëri. “Për të mbrojtur këtë vijë të hollë, neve na nevojitet një koalicion i madh forcash, ku Bashkimi Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë thelbësorë”,-do të pohonte ai në një bisedë me një ekspert britanik. Tensioni megjithatë duket se do të vazhdojë edhe për drejtësinë. Më së shumti, si një raund brenda konfliktit të madh mazhorancë-President për institucionet e pavarura, që vetëm në ligje janë të tilla.

reu i PD Lulzim Basha ka akuzuar dje shumicën qeverisëse se ka dalë nga binarët e logjikës për shkak të etjes për të rrëmbyer pushtete, ndërsa ka theksuar se ngritja e njëanshme e komisionit për reformën territoriale tregon se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë refuzuar bashkëjetesën demokratike. Ai ka lënë të kuptohet se do të ketë protesta për të kundërshtuar këtë vendim. “Ata po nisen pa ne dhe pa konsensus në komisionin e njëanshëm. Edhe ne po nisemi pa ta drejt qytetarëve dhe së bashku me qytetarët drejt përballjes me oligarkinë”, tha Kryetari i Partisë Demokratike. Ai po ashtu tha se shumica i kishte bërë keq llogaritë. Sipas tij reforma që porpozon shumica po bëhet për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme vendore. “Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk mund të shmangin përballjen me një popull të tërë për ketë reformë e cila nuk do të mund të jetë kurrë, sado t’i gënjejë mendja, një rivizatim i hartës elektorale në funksion të manipulimit të zgjedhjeve vendore dhe më pas atyre politike. Por duhet dhe do të jetë reformë e fuqizimit dhe decentralizimit të pushtetit vendor në radhë të parë dhe pastaj edhe territorial”, thuhet në deklaratën e kreut të PD. Ndërkohë duke ashpërsuar qëndimin e PD-së menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit kur kjo forcë doli në opozitë pas humbjes Basha i ka quajtur dje zgjedhjet jo të lira. “Do të jetë reformë e publikut sovran shqiptar dhe jo pseudoreformë e një shumice tavoline që nuk ka dalë nga vota e lirë”, tha Basha në deklaratë. Basha ndërkohë akuzon Ramën dhe Metën se po tentojnë të uzurpojnë pushtet dhe madje po cënojnë kopetenca që presidenti i ka mbajtur që prej vitit 1998 kur edhe është miratuar kushtetuta e vedit. “Heqja e kompetencës se Presidentit për propozimin e dy kandidaturave për kreun e ILDKP demaskoi plotësisht strategjinë e dyshes Rama-Meta për të uzurpuar te gjitha kompetencat e dhëna me ligj Presidentit të Republikës, që nga viti 1998 e deri më sot, kompetenca që janë dhënë nga vete e majta në vitet 1998-2005 dhe që nuk u vunë asnjëherë në diskutim nga qeverisja demokrate 2005-2013”, thotë Basha në deklaratën e tij. Sipas tij akti i djeshëm i shumicës ka ka rrënuar rolin e ILDKP në luftën kundër korrupsionit dhe e ka kthyer atë në një vegël qorre të politikës së shumicës dhe mbrojtjes së korrupsionit qeveritar apo goditjes selektive të kundërshtarëve.


10

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

www.mapo.al

Intervista Kryeministri flet për 7 muajt e parë të qeverisë. Fati i koncesioneve problematike dhe pohimi se përballja me premtimet do të bëhet në fund të mandatit 4-vjeçar. Përgjigjet për kritikët në parti dhe pse nuk do bëhen zgjedhjet pas mbarimit të mandatit si kryetar i PS

Rama për Blushin: Nuk u fishkëllej njerëzve, Pas fitores elektorale s’ka sens të bëhen zgjedhje

"Shteti ka për detyrë të kërkojë zbatimin e rregullit çdo ditë dhe nuk mundet kurrë të godas të ardhmen e secilitdo subjekt që është në treg. Subjekti mund të paguajë për atë që bën sot, por nuk mund të paguajë nesër për gabimin që bën sot. Ju thoni që përveçse të gjobitet, duhet t’u thuhet njerëzve që mos shkoni aty se e kanë karburantin e keq. Ne nuk kemi këtë detyrë dhe këtë nuk e bën asnjë vend i botës"

Keni bërë premtime të forta për zhbërjen e koncesioneve. Ç’do të bëhet me to, me Lotarinë Kombëtare? Së pari dëshiroj të theksoj se jemi vetëm pak më shumë se 6 muaj që nga koha kur jemi ulur në tryezën e punës së qeverisë dhe s’janë bërë akoma 300 ditët e para, që do të thotë se zotimet tona do të vendosen në llogarinë e publikut vetëm pas 4 vitesh. Kur mund të presim për Lotarinë Kombëtare? Zhbërja e koncesioneve që janë defektoze apo që janë dhënë në kundërshtim me interesin publik, nuk janë një fjalë goje, por është një proces që merr në konsideratë një sërë faktorësh. Që do të thotë se do presim 4 vjet për Lotarinë Kombëtare? Që do të thotë, janë aspekte të natyrës ligjore, që duhen parë me gjithë kujdesin e duhur për të marrë gjithë masat e duhura. Ne ndërkohë kemi anuluar një numër të konsiderueshëm deri tani; ato që kanë qenë më lehtësisht të anulueshme, për shkak se nga pikëpamja ligjore nuk kemi patur asnjë pengesë. Jemi në një proces revokimi vetëm në fushën e minierave të 122 lejeve të dhëna dhe kemi pezulluar 25, për shkak se kushtet nuk ishin plotësuar. Kur flasim për minierat është një koncesion, ku është folur pa pushim kur ishit në opozitë dhe është koncesioni i kromit. Ato 1 milion vota që u dhanë, u dhanë edhe për këtë arsye, për të zhbërë këto koncesione. Do ketë një ndryshim për minierat? Janë pezulluar 25 koncesione të rëndësishme, pikërisht për të kërkuar zbatimin rigoroz të kontratave duke u dhënë kohë përpara se të anuloheshin. 122 të tjera janë në proces revokimi. Janë dhe 30 të tjera jominerare që po trajtohen nga ministria. Po në lidhje me naftën? Ju thashë që janë pjesë e këtij 30-shi. Pra bëhet fjalë për numra shumë të mëdhenj dhe bëhet fjalë për të mbrojtur deri në fund interesin publik. Bëhet fjalë për të mbrojtur deri në fund interesin publik, për të mos lënë që nga zhbërja e pavëmendshme të paguajë përsëri publiku, që boll ka paguar nga këto lloj koncesionesh. Ndërkohë janë disa koncesione më të mëdha, që janë në një proces më të kujdesshëm verifikimi. Pra, si afat përfundimtar 4-vjetëshi? Unë di që afati i dhënies së llogarisë për zotimet në zgjedhje është 4 vjet. Pastaj, se kur bëhet një apo një tjetër, kjo nuk përcaktohet në një emision televiziv. Në lidhje me oligopolin e karburan-

teve. Çmimi këtu nuk i përgjigjet ecurisë së bursës… Sa është çmimi i karburanteve këtu?! Dua të them se sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës është më i ulët sesa në momentin para rritjes së taksës. Unë kam 13 vjet që kam ndjekur çmimin e rritjes së tregut të karburantit… Unë po ju them se vetëm në 6 muaj ne e kemi vendosur këtë sektor në kushte të reja, sigurisht që ka shumë për të bërë. Pse nuk bëhen publike kompanitë që marrin gjoba për abuzime si me cilësinë dhe me sasinë? Nuk e di në cilin vendin demokratik e keni parë këtë metodë, që përveçse t’i vësh gjobën, ta bësh dhe rezil në publik, duke i shkaktuar një dëm shumë më të madh sesa gjoba. Kjo nuk ekziston. Kompanitë janë në të drejtën e tyre që të bëjnë edhe gabime dhe për ato gabime të paguajnë, dhe në momentin që paguajnë kanë të drejtë të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Nuk kemi një kënd fletërrufesh për kompanitë. Nuk bëhet fjalë për flete-rrufe, por për transparencë.. Kjo nuk ekziston. Shteti ka për detyrë të kërkojë zbatimin e rregullit çdo ditë dhe nuk mundet kurrë të godas të ardhmen e secilitdo subjekt që është në treg. Subjekti mund të paguajë për atë që bën sot, por nuk mund të paguajë nesër për gabimin që bën sot. Ju thoni që përveçse të gjobitet, duhet t’u thuhet njerëzve që mos shkoni aty se e kanë karburantin e keq. Ne nuk kemi këtë detyrë dhe këtë nuk e bën asnjë vend i botës. Rendi ka qenë kali i betejës për opozitën. Ministri Tahiri u ka dërguar një sms vartësve, ku i kritikonte ashpër për përkeqësimin e situatës. Ndërkohë që ju keni deklaruar që situata po përmirësohet nga muaji në muaj. Si e shihni sot situatën? Nuk besoj se këtu ka ndonjë kontradiktë. E kam thënë dhe kam kënaqësi ta përsëris që, deri më sot kritikët më të zjarrtë të qeverisjes jemi ne vetë, fatkeqësisht. Nga njëra anë, kur flasim për përmirësim, flasim në raport me diçka, pra me atë që ishte. Por në fund të 4-vjeçarit nuk do krahasohemi në raport me atë që ishte, por në raport me standardet së paku të rajonit. Ministri do kishte qenë, edhe unë vetë do të isha habitur nëse do të kishte bërë të kundërtën. Për mua s’ka patur asnjë surprizë. Ministri i Brendshëm është një nga njerëzit më kërkues që unë kam njohur si nga vetja ashtu edhe nga njerëzit me të cilët punon. E kam njohur në pozicione të ndryshme dhe e di shumë mirë sesi punon. Dhe në këtë pikë e them me krenari dhe me kënaqësi që

SHISH, Shërbimi sekret në përgjithësi është një sistem i tërë, i ngritur mbi dyshimin. Kështu funksionon dhe dyshimi iu përcillet institucioneve të tjera. Por nga dyshimi te prova është një hendek shumë i madh. Nuk ka asnjë të dhënë të besueshme dhe të provuar minimalisht që mund të flitet për një gjë të tillë. Pra nuk ekziston.

shpresoj të ketë mësuar nga unë se kështu jam dhe unë vetë. Po varianti që ajo sms është marrë nga ju? Lëri këto pastaj, janë përralla me mbret lakuriq, që s’kanë asgjë të vërtetë. Mediat shqiptare kanë botuar një shkresë të SHISH-it për një informacion për një avion që është ulur në Gjadër për trafik droge… Juve u duket informacion, apo dyshime? Ishte informacion mbi dyshime, apo mbi fakte? Informacionet që ishin dhënë aty, sipas asaj shkrese i janë bërë të ditura si ministres, ashtu edhe drejtorisë së policisë. Ju keni informacion apo indicie për të dhëna se bëhet trafik droge me avion? Nuk ka asnjë fakt të vetëm, asnjë provë të vetme që vërteton… Provat janë për në gjykatë… SHISH, Shërbimi sekret në përgjithësi është një sistem i tërë, i ngritur mbi dyshimin. Kështu funksionon dhe dyshimi iu përcillet institucioneve të tjera. Por nga dyshimi te prova është një hendek shumë i madh. Nuk ka asnjë të dhënë të besueshme dhe të provuar minimalisht që mund të flitet për një gjë të tillë. Pra nuk ekziston. Drejtoria e Policisë dhe Ministria e Mbrojtjes këto të dhëna i ka verifikuar dhe ka vërtetuar se kjo nuk ka ndodhur? Është puna normale e një shteti. Ajo që është anormale është të shikosh sesi ata që kishin shtetin deri dje në dorë, transformohen në një lukuni si kjo që shohim përditë dhe iu turren në mënyrën më barbare Forcave të Armatosura dhe vetë imazhit të vendit tonë, bazuar mbi një praktikë të rëndomtë të punës së përditshme të SHISH-it dhe të organeve përkatëse që lidhen me rendin dhe sigurinë. Vëllain dhe opozitën nuk e zgjedh dot… Unë po them opinionin tim, vëllain ma ka zgjedhur mrekullisht dashuria e dy prindërve të mi. Por opozitën nuk e zgjedh dot… Absolutisht dhe kam respektin më të madh për opozitën si institucion dhe për këtë arsye ndjej çdo ditë e më shumë keqardhje për katandinë e opozitës. Sepse mungesa e një opozite serioze është seriozisht një problem për një qeveri që është kërkuese nga vetvetja.


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

11

www.mapo.al

Lufta ndaj korrupsionit dhe shpresat e Kryeministrit që kreu i akuzës të mos ndajë fjalët nga veprat. Pse duhet të ndryshojë mentaliteti i militantëve për punësimin në shtet dhe llogaria e thjeshtë aritmetike që i lë ata të zhgënjyer

Korrupsioni Rama: Llalla i ka të gjitha rastet në tryezë"

Le të diskutojmë për arsimin, ku kurba për arsimin faktikisht është më e ulëta sesa fushat e tjetra. Po diskutohet tani ose më saktë është një diskutim i nxehtë për ligjin e arsimit të lartë. Po shkohet drejt një modeli anglo-sakson mesa po kuptojmë, mos po ndihmohet sektori privat në kurriz të sektorit publik? …Respektoj sondazhin tuaj, por ne kemi sondazhin tonë të përjavshëm. Sigurisht ka pika kur ka përputhje dhe ka pika ku ka mospërputhje, dhe ajo që dua të them është se unë besoj shumë fort që në arsim ne do bëjmë reformën që nuk është bërë në kaq shumë vite. Dhe për t’iu përgjigjur direkt pyetjes suaj, mund të them se nuk do të ketë më universitete private në Shqipëri, nuk do të ketë më universitete shtetërore në Shqipëri, por do të ketë universitete publike, pra qoftë me financim nga shteti, qoftë me financim privat, universitetet do të jenë publike dhe nuk do të ketë më universitete me qëllim fitimi. Ky është momenti i një ndryshimi radikal. Nuk do të ketë më universitete me qëllim fitimi…nuk do të ketë më në Shqipëri. Kjo është reforma për arsimin e lartë dhe kjo është përgjigja ime për reformën e arsimit të lartë. Lidhur me marrëdhëniet tuaja me opozitën…Pse nuk e gjeni dot gjuhën e përbashkët? E pra, pse nuk e gjejmë dot?! Vëllai i madh ka barrën që të gjejë gjuhën e përbashkët me vëllain e vogël… Nëse i qëndrojmë këtij krahasimi, nuk më dukën vëllezër ata që kemi përballë. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të madh në sjelljen e mazhorancës apo në sjelljen e shumicës ndaj pakicës. Deri dje ishim ne si pakicë që i drejtonim shumicës për t’u ulur për të biseduar, për të negociuar dhe asnjëherë nuk ishte kryeministri i asokohe Berisha, që të më drejtohej qoftë edhe mua si kryetar i opozitës. Sot është shumica që i drejtohet pakicës dhe unë si kryeministër që i jam drejtuar më shumë se një herë edhe kryetarit të opozitës për t’u ulur, dialoguar… Reforma administrativo-territoriale, një reformë e tillë bëhet një herë në 50 vjet? …Reforma po bëhet me shumë ekspertë të huaj, me shumë donatorë dhe partnerë që e dëshirojnë këtë gjë, sepse është një riorga-

nizim dhe çlirim i madh kjo gjë…Nëse do të ishim para 23 qershorit dhe Berisha do të kishte votat që kemi ne tani, të jeni të sigurt se Berisha do ta kishte bërë reformën, sepse siç e kuptoj unë, e kupton edhe ai shumë mirë se ku është katandisur sot pushteti vendor…Ne jemi këtu për të bërë reformën. Reforma në drejtësi, mendoni se do ta bëni me votat që keni, apo do të kërkoni edhe konsensusin e opozitës? Ne do të kërkojmë konsensusin e opozitës për çdo gjë…Duhet të sjellim një sens të ri të drejtësisë… Ambasadori i Holandës në një intervistë që dha për “A1 Report” tha se duan shembuj konkretë të luftës kundër korrupsionit, pra njerëz që përgjigjen para drejtësisë për korrupsionin deri në qershor, me qëllim që të binden se ky vend e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit. Mendoni se deri në qershor ne do të kemi ndonjë rast? Për çka më takon, jam plotësisht i bindur që në tryezën e Prokurorit të Përgjithshëm janë të gjitha rastet e nevojshme për të dhënë një shembull të qartë, konkret dhe kumbues të luftës pa kompromis të korrupsionit nga niveli më i lartë tek niveli më pak i lartë në të gjithë ato fusha ku është bërë batërdia. Janë në tryezën e Prokurorit të Përgjithshëm. Cili nga këto raste duhet patjetër? Nuk jam këtu për të thënë se çfarë duhet patjetër, por duhet patjetër që Shqipëria të hedhë një hap përpara dhe këtë hap përpara nuk mund ta hedhë thjesht dhe vetëm sepse qeveria lufton korrupsionin; lufta e qeverisë ndaj korrupsionit ka dy elementë; e para: reforma, reforma, reforma, sisteme, sisteme, sisteme, transparencë, transparencë brenda sistemeve për të penguar individin që të kenë në dorë më shumë se çfarë u takon dhe nga ana tjetër çojmë në Prokurori ato raste që ne i evidentojmë dhe jo vetëm raste që kanë të bëjnë me të shkuarën, por edhe raste që mund të kenë të bëjnë me të tashmen. Gjëja që i takon pastaj Prokurorisë është që nga rastet e denoncuara t’i kthejë në raste të proceduara. Ju keni shpresë që brenda qershorit…? Shpresa vdes e fundit dhe unë dua të besoj se Prokurori i Përgjithshëm nuk do t’i ndajë fjalët nga veprat. Ben Blushi, i ftuar në emisionin

"Këto janë interpretime, por ajo që di unë të them me përgjegjësi të plotë është që partitë që zgjedhin me një anëtar-një votë liderin, e kanë kryeministër dhe për sa kohë liderin e kanë kryeministër, partia nuk hyn në zgjedhje për liderin. Sepse nuk ka sens se çfarë do t’iu themi ne shqiptarëve që tani ju na zgjodhët, por prisni pak se ne do bëjmë zgjedhje në parti"

"Gjëja që ne po bëjmë dhe do ta bëjmë në mënyrë gjithnjë e më intensive është që të krijojmë kushtet të hapen vende të reja pune dhe të ndryshojnë mendësinë se shteti është punëdhënësi më i madh. Kam hasur shumë raste kur njerëzve u ofrohet një punë në privat ata nuk e pranojnë dhe duan me çdo kusht të punojnë në shtet, apo edhe në rastet kur kanë preferenca për punën në shtet"

“Opinion” tha se nuk është mbledhur asnjë forum i PS-së prej 8 muajsh, as kryesi dhe as ansamble. Rama është pa mandat. Si do i përgjigjesh 49 % të majtëve që mendojnë se Edi Rama i ka mënjanuar figurat historike të PS-së dhe Blushit që thotë, zbato statutin? Së pari unë do ta nënshkruaja si tekstin tim gjithë tekstin që nxorët për të shoqëruar edhe zërin në çka ka shprehur Pandeli Majko. Jam 100% i të njëjtit mendim dhe nuk i heq asnjë presje. Së dyti, unë kam një këndvështrim shumë të thjeshtë, që nuk është personal, por është i bazuar në atë eksperiencë, së cilës unë i jam referuar që në ditën e parë që kam qenë në krye të PS-së, që është eksperienca e New Lobour të Toni Blerit. Kam qenë unë që kam futur, sigurisht bashkë me të tjerët, por domethënë pas fitores time parimin një anëtar-një votë dhe në asnjë parti tjetër kur partia fiton zgjedhjet nuk hyn në zgjedhje të brendshme, por lideri i partisë që edhe në statutin tonë është edhe kryeministër, por në atë moment partia kthen kokën andej nga duhet ta mbajë, nga populli, dhe partia në pushtet është qeveria dhe grupi parlamentar. Nuk është një strukturë jashtë këtyre dyjave që duhet të mblidhet dhe duhet të marrë vendime. E kuptoj, tradita angleze, por në statutin e PS-së është përcaktuar që duhet të bëhen zgjedhje, apo jo? Se ky është pretendimi i zotit Blushi... Nejse, këto janë interpretime, por ajo që di unë të them me përgjegjësi të plotë është që partitë që zgjedhin me një anëtar-një votë liderin, e kanë kryeministër dhe për sa kohë liderin e kanë kryeministër, partia nuk hyn në zgjedhje për liderin. Sepse nuk ka sens se çfarë do t’iu themi ne shqiptarëve që tani ju na zgjodhët, por prisni pak se ne do bëjmë zgjedhje në parti. Kjo është përgjigja për zotin Blushi dhe për të tjerët… Jo, unë nuk bëj polemika në televizor me asnjë nga kolegët dhe pjesëtarët e PS-së, unë thjesht dhe vetëm rikonfirmoi atë që kam thënë kohë më parë. Por edhe ai publikisht tha që i kërkoi Ramës të zbatojë statutin… Nuk e kam përgjigje për Benin, por e kam qëndrimin tim të shpallur dhe më parë. Ne s’do shpikim asgjë të re, ne do ndjekim atë rrugë që kemi nisur, duke ndjekur ata prej të cilëve u referohemi. Blushi flet dhe për një letër të 500 socialistëve të Elbasanit…Blushi thotë që Edi Rama ka fishkëllyer dhe ata kanë kërcyer. Si do t’i përgjigjeshit? Unë nuk u fishkëllej njerëzve dhe unë nuk kam asnjë sekondë që të merrem me fishkëllima. Të kalojmë te njerëzit e thjeshtë, të cilët para çdo mbledhjeje të grupit kapin deputetët prej mënge se nuk po zgjidhin hallet e tyre. A po funksionon ajo që thatë

ju, që partia kur është në pushtet sytë i ka te populli? Përgjegjësia jonë është të qeverisim Shqipërinë dhe të jemi të drejtë me të gjithë. Dhe me militantët tanë dhe me mbështetësit tanë, dhe me ata që s’na kanë mbështetur, por që kanë të drejtën që të mirëqeverisen dhe të shërbehen si qytetarë të barabartë të këtij vendi. Përsa i përket skenave që ju përmendni, besoj se është normale në këto kushte që ne e kemi gjetur vendin, ka shumë papunësi, ka shumë halle dhe probleme. Një pjesë e njerëzve që vijnë aty kanë probleme kryesisht me sistemin gjyqësor. Një pjesë dërrmuese e gjithë letrave që unë marr nga qytetarët ka lidhje me sistemin gjyqësor me gjykatat, me gjykatësit. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur, se është normale që njerëzit edhe kur kërkojnë një zgjidhje për një punë, edhe kur janë të dëshpëruar, shkojnë të drejtohen tek ata që mendojnë se u zgjidhin hallin për punë. Por gjëja që ne po bëjmë dhe do ta bëjmë në mënyrë gjithnjë e më intensive është që të krijojmë kushtet të hapen vende të reja pune dhe të ndryshojnë mendësinë se shteti është punëdhënësi më i madh. Kam hasur shumë raste kur njerëzve u ofrohet një punë në privat ata nuk e pranojnë dhe duan me çdo kusht të punojnë në shtet, apo edhe në rastet kur kanë preferenca për punën në shtet. Kuptohet që nuk janë të gjitha rastet kështu. Ka shumë raste që njerëzit duan thjesht dhe vetëm një punë. Por nuk mund të jetë përgjigja shteti. Sepse le ta marrim shumë thjesht, matematikisht është e pamundur që të gjithë të punojnë në shtet. Ekziston opinioni se ka pakënaqësi për emërimet në të gjitha nivelet për emërime klienteliste dhe jo të meritës apo të atyre që kanë dhënë kontribut për opozitarizmin. Ju ç’perceptim keni, ka patur shqetësime të tilla? Besoj që do të ishte anormale të mos kisha asnjë shqetësim. Procesi i transformimit të qeverisjes nga një keqqeverisje e katandisur në një klientelë tribale, në një mirëqeverisje me standard që ne duam është një proces që kërkon kohën e vet dhe pa asnjë dyshim ne nuk mund të pretendojmë se kemi qenë të përsosur apo se nuk kemi bërë gabime në këtë proces. Por ama, nga ana tjetër mund t’ju siguroj se ka disa të dhëna shumë të thjeshta që provojnë se çfarë ka ndryshuar në Shqipëri pas 23 qershorit. Ka të dhëna shumë të thjeshta që nuk kanë nevojë të bësh sondazhe, por që i gjen tek rrugët e frymëmarrjes së këtij populli, të të rinjve, te njerëzit që merren me biznes dhe te vetë media, që besoj e përjeton një periudhë kur nuk kanë asnjë lloj presioni dhe asnjë lloj kërcënimi. Jam shumë i lumtur që një nga gjërat e para që kemi arritur është një ndryshim i jashtëzakonshëm për kohën e shkurtër në klasifikimin e lirisë së medias për shtetet. Intervistoi Eduard Zaloshnja Debat+/Vizion Plus


12

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

www.mapo.al

Përfshirja e ushtrisë në trafik droge? Debati vazhdon... Tiranë Letra e kreut të SHISH-it dërguar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka ngjallur debate të forta në seancën parlamentare të se enjtes. Opozita ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë se ushtria dhe infrastruktura e saj janë vënë në shërbim të narkotrafikut, duke përmendur si provë informacionin e kreut të SHISH. Këto akuza, sipas përfaqësuesve të opozitës provohen nga informacioni i Shërbimit Informativ, i cili flet për një avion të ulur në pistën e Gjadrit në Lezhë në mars të këtij viti. Për këtë arsye opozita ka kërkuar disa herë seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes, por kjo kërkesë është refuzuar. Gjatë debateve në seancën parlamentare, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar shpjegime nga ministrja e Mbrojtjes për masat që ka marrë pas

kotike nëpërmjet infrastrukturës së ushtrisë. Një javë më parë, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha në Parlament se për këtë çështje nuk ka asnjë provë. Ndërsa deputeti Erion Braçe thotë se ka dyshime serioze, por jo prova që të faktojnë trafikun e lëndëve narkotike. Akuzat për përfshirjen e ushtrisë në trafik droge kanë vënë në lëvizje edhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila u është drejtuar me një shkresë zyrtare të gjitha institucioneve që mund të kenë informacion për këtë çështje, duke iu kërkuar që këto të dhëna t’i depozitojnë në prokurori. Sipas burimeve pranë akuzës mësohet se deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga institucionet e sigurisë, ndërsa prokuroria nuk ka ende vendim për regjistrimin ose jo të procedimit penal.

këtij informacioni, edhe pse znj. Kodheli nuk ishte e pranishme në këtë seancë. Nga ana e saj, mazhoranca thotë se SHISH nuk ka asnjë të dhënë apo provë që të faktojë trafikun e narkotikëve, por vetëm dyshime serioze. Sipas kreut të grupit parlamentar të PSsë, Gramoz Ruçi, bazat e ushtrisë dhe bazat e administruara dikur nga ushtria janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Por pavarësisht këtij fakti, asnjë prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste nuk pranon që shërbimet e inteligjencës të kenë dhënë prova që implikojnë strukturat e ushtrisë në trafik narkotikësh. Për të sqaruar përfundimisht këtë çështje, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim miratuan të enjten ngritjen e një komisioni hetimor mbi dyshimet e trafikimit të lëndëve nar-

Rrëfimi i gazetarit Skuqi: Si rashë në gjurmët e kardhiqit Gazetari Telnis Skuqi thotë se pas publikimit të shkrimit për ulje avionësh në Kardhiq është kërcënuar familjarisht. Dukë iu përgjigjur akuzave të deputetit Erion Braçe, Skuqi thotë: “Kur SHIK-u ekzistonte, unë i kisha ende buzët me qumësht” Koka e prerë e dhisë që është hedhur në oborrin e pallatit ku banon gazetari Skuqi

G

azetari që nëpërmjet dëshmive tregon se në Gjirokastër, një nga vendet e përmendura në raportin e SHISH-it janë ulur avionë, të cilët dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike, përfshirja ose jo e ushtrisë tashmë është një çështje ligjore. Gazetari Telnis Skuqi konfirmon se banorët dhe dëshmitarë të shumtë pohojnë uljen e avionit në Kardhiq, edhe pse askush prej tyre nuk është në gjendje të thotë nëse është kryer apo jo trafik narkotikësh nëpërmjet këtyre avionëve. “Nuk besoj se është faji i gazetarit që arrin të grumbullojë faktet lehtësisht nga terreni, ndërkohë që institucionet e specializuara arrestojnë ‘rastësisht’ kolegët e tyre, madje me sasira të konsiderueshme mbi 1 ton”, thotë gazetari Skuqi. Ai tregon për kërcënimet që ka marrë pas publikimit të shkrimit, duke hedhur dyshime të forta se këto presione kanë ardhur nga njerëz pranë pushtetit apo miqve të ministrave të kësaj qeverie. “Unë kam bindje se reportazhi im i fundit investigativ e ka kaluar ‘vijën e kuqe’, pasi transportimi i hashashit është një biznes fitimprurëse, më fitimprurës sesa kultivimi apo tregtia e saj”, thotë gazetari Skuqi. Zoti Skuqi, një javë më parë, ju dhe familja juaj u kërcënuat dy herë brenda një dite. Mendoni se kërcënimi ka si shkak publikimin e shkrimit tuaj, ku një bazë ushtarake implikohej në trafikun e narkotikëve? Personalisht, unë dhe familja ime kemi përjetuar një javë plot tension, ku kërcënimet në adresën time ishin direkte, por kulmi arriti në fillimjavën e tretë të këtij muaji, kur në hyrje të pallatit tim u vendos një kokë dhie e sapoprerë. Jam tmerruar pafund, sidomos për dy fëmijët e mi, të cilët panë gjithë skenën. Qysh në atë moment jam larguar nga vendngjarja me ndihmën e dy miqve të mi, të cilët më dhanë mundësi të siguroja qetësisht familjen time nga ky kërcënim. Keni pasur herë të tjera kërcënime të tilla? Vazhdimisht. Nuk e harroj 20 nëntorin e

vitit të kaluar. Një person, dikur kandidat për deputet, sot pronar i një televizioni privat lokal, më dhunoi fizikisht përpara kopshtit “Cicërima” në lagjen “18 Shtatori”, teksa isha në timon, në prani të familjes sime. Kjo skenë e shëmtuar kishte si shkak publikimin e një dokumenti shkollor, ku ish-kandidati për deputet rezultonte i keqarsimuar. Një javë më parë, ju keni publikuar një shkrim investigativ për trafikimin e lëndëve narkotike. Mendoni se policia dhe ushtria kanë lidhje me këtë trafik? Të bësh një shkrim të mirëfilltë investigativ në qarkun e Gjirokastrës është një “sport i rëndë”. Prej vitesh kam investuar në investigimet e mia dhe deri tani nuk kam përgënjeshtruar asnjë të tillë. Përsa i takon investigimit të fundit, ju garantoj që u bëra “mbret” rastësisht. Rreth dy javë më parë, qysh në orët e para të mëngjesit u nisa drejt Manastirit të Spilesë për të realizuar për llogari të një të treti disa fotografi artistike pranë këtij objekti monumental. Teksa po kthehesha, rastësisht takova një person dhe gjatë udhëtimit tim drejt Gjirokastrës, ky udhëtar më tregoi me hollësi detaje nga transportimi i lëndës narkotike. Dua të theksoj se unë nuk u identifikova si gazetar. Më pas kam nisur një investigim për të vërtetuar “thashethemet” e udhëtarit, gjë që më rezultoi, për mendimin tim, e vërtetë. Faktikisht, qarku i Gjirokastrës është një hambar për kultivimin e hashashit. Ky është fakt dhe askush nuk e mohon. Përsa i takon implikimi të ushtrisë dhe ushtarakëve në transportimin e lëndës narkotike, mendoj se kjo është një çështje ligjore dhe nuk është problemi im. Unë jam gazetar, jo prokuror, thjesht kam denoncuar faktet dhe kam respektuar profesionin tim. Në shkrimin tuaj, ju keni prekur edhe fushën e Kardhiqit, ku dyshohet se lënda narkotike është transportuar me avionë të vegjël. Mendoni se ky transportim ajror ka ekzistuar? Po ta lexosh me vëmendje reportazhin tim

Unë dhe familja ime kemi përjetuar një javë plot tension, ku kërcënimet në adresën time ishin direkte, por kulmi arriti në fillimjavën e tretë të këtij muaji, kur në hyrje të pallatit tim u vendos një kokë dhie e sapoprerë. Jam tmerruar pafund, sidomos për dy fëmijët e mi, të cilët panë gjithë skenën... nga fusha e Kardhiqit të Gjirokastrës, kupton se banorët kanë përjetuar një ngjarje të tillë, sidomos gjatë muajit janar. Në këtë reportazh flasin ish-ushtarakë, barinj që kullosin delet çdo ditë dhe që lumturohen se më në fund kanë parë me sy një avion të vogël. Pohimet e bashkëbiseduesve faktojnë një ngjarje të tillë, ndërsa unë thjesht kam respektuar mendimin e tyre. Dua të theksoj se “faktet” dhe “provat” janë dy gjëra krejt të kundërta. Realisht, transportimi i lëndës narkotike ka ekzistuar para dhe pas 23 qershorit 2013, por secila ka specifikën e vet. Ajo që më çudit më shumë është shpejtësia dhe pakujdesia e organizatorëve të transportimit të lëndës narkotike pas 23 qershorit. Nuk besoj se është faji i gazetarit që arrin të grumbullojë faktet lehtësisht nga terreni, ndërkohë që institucionet e specializuara arrestojnë “rastësisht” kolegët e tyre, madje me sasira të konsiderueshme mbi 1 ton. Gjatë debateve në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një letër që ju i keni dërguar kryeministrit aktual, z. Edi Rama. A keni ju informacione që kërcënimet ndaj jush kanë ardhur nga qeveria aktuale? A ndiheni i përdorur nga përfshirja e emrit tuaj në debatet e fundit

politike? Është e vërtetë që unë kam publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit të vendit tim, z. Rama, një ditë pasi unë dhe 52 punonjës të ATSH-së u detyruam të lëshojmë vendin e punës. Jam ndjerë i fyer sesi kontributi im shumëvjeçar u shumëzua me zero vetëm me një email. Për sa i takon kërcënimeve në adresën time, jam i bindur se ato kanë ardhur nga persona që kanë kapur shtetin. Incidenti i parë u shënua më 20 nëntor të vitit të kaluar. “Aksidentalisht” u përfshi edhe familja ime. Në Gjirokastër agresori njihet si militant i thekur i “Rilindjes”, si dhe miku i ngushtë i një ministri aktual. Incidenti i dytë ndodhi në mbrëmjen e 2 prillit, nëpërmjet telefonit nga njerëz të deputetit socialist të Tepelenës. Fatkeqësisht, këto dy incidente kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjen e fundit. Unë kam bindje se reportazhi im i fundit investigativ e ka kaluar “vijën e kuqe”, pasi transportimi i hashashit është një biznes fitimprurëse, më fitimprurës sesa kultivimi apo tregtia e tij. Lidhur me përfshirjen e emrit tim në debatin e fundit, sidomos në Kuvendin e Shqipërisë, të them të drejtën jam befasuar, por i respektoj të gjithë ligjbërësit, pavarësisht këndvështrimeve të tyre “pro” apo “kundër” meje. Ajo që më ka revoltuar mua është deklarata e papërgjegjshme e deputetit socialist, Erion Braçe, i cili më etiketoi si punonjës i SHIK-ut. Është e vërtetë që gazetari dhe punonjësi i Shërbimit Informativ gatuajnë të njëjtin llaç, por profili i tyre ndryshon si nata me ditën. Gazetari i publikon faktet, ndërsa SHISH i “qep” nën tavolinë. Për ta informuar z. Braçe, po i them se Telnis Skuqi është diplomuar në vitin 2001 dhe kur SHIK-u ka ekzistuar, unë i kisha ende buzët me qumësht. Në fund dua të theksoj se jetën time dhe të familjes sime ia kam borxh tre personave, Sali Berishës, Lulzim Bashës, si dhe kryeredaktorit të gazetës “RD”, Bledi Kasmi, të cilët edhe pse rreth 230 km larg tyre, ata më qëndruan aq afër, udhëtoja me ta në të njëjtin automjet.


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

13

www.mapo.al

Intervistë

Ish i përndjekuri që tentoi të vetëdigjej: Kalova një javë të keqe. Do protestojmë sërish. Kemi parashikuar një grevë urie

Kujtim Kaziu:

Ne jetojmë me lista, ata nuk dinë ku i kanë milionat

Historia e Kujtim Kaziut që vuajti 10 vjet në Spaç për traktet kundër Enver Hoxhës në letra ambalazhi makaronash Intervistoi Dashamir Biçaku

K

Dy këste para burgu ishin të pamjaftueshme, as borxhet nuk lava dot me to. Kam marrë dy këste, në total 11 milionë lekë të vjetra dhe që tashmë janë bërë tym. U futa në grevë urie bashkë me shokët e mi me shpresën për të kërkuar dhe për të marrë paratë që na takonin. Qëndrova atje 17 ditë pa bukë, pa ujë. Siç dihet shkoi në tragjedi, me vdekjen e Lirak Bejkos dhe dëmtimin e rëndë të Gjergj Ndrecës.

ujtim Kaziu, ish i përndjekuri politik që tentoi t’i vinte flakën vetes përballë Parlamentit të Shqipërisë, rrëfen se ai dhe të tjerë si ai janë gati për protesta të tjera dhe grevë urie nëse kërkesat nuk u përmbushen. “Ne nuk jemi pesimistë ndaj kësaj qeverie, por jemi të vendosur dhe do të kërkojmë të drejtat tona dhe paratë tona. Së paku të na japin një sasi parash tani që jemi gjallë, të shohim një ditë të bardhë”, tha ai në një rrëfim për gazetën “MAPO”. Ai thotë se nuk ka qenë mirë javët e fundit, ndërsa tregon se ishte pjesë edhe e grevës së urisë kur humbi jetën pas vetëdjegies Lirak Bejko. “Unë jam vetë i treti, ne e ndihmuam qeverinë e re, dhe e bëmë me gjithë shpirt sepse menduam që ndryshimi duhet, por neve na ka shkuar thika në palcë. Jam përpjekur gjithmonë të punoj dhe me djersën time të nxjerr bukën e gojës, mirë po këtu zyrtarët, qeveritarët e gjyqtarët, deklarojnë dy milionë euro, ndërsa ne nuk kemi para për bukë për fëmijët. Ne marrim bukën me lista, ndërsa ai nuk di ku i ka dhe si t’i numërojë”, thotë Kaziu. Ndërkohë nis të tregojë historinë e arrestimit të tij nga Sigurimi i Shtetit në vitin 1980 në qytetin e Fushë- Krujës, pasi kishte hedhur disa trakte kundër ishdiktatorit Enver Hoxha, duke uruar sa më pak të mira për të e sa më pak ditë jetë. Këto trakte i kishte shkruar në një letër ambalazhi makaronash të gjata. Vuajtjet e tij në burgun e Spaçit për dhjetë vite me radhë, lidhjen si Krishti në një shtyllë në dimrin e vitit ‘82-‘83, ku sipas tij kishte qëndruar një natë të tërë. Tashmë ai jeton në një shtëpi me qira në Shkozet të Durrësit, ku është vendosur pas rikthimit të tij në Shqipëri pas një emigrimi 12-vjeçar në Greqi. Pse tentuat të digjeni ? Po tani dihet si shkoi çështja jonë. Ne mezi shtyjmë muajin me para borxh. Unë jam pa punë. Ime shoqe pa punë, kam tre fëmijë për të ushqyer. Gjatë kësaj jave kam kaluar situata të vështira dhe kjo më bëri të ndërmarr një akt të tillë. Jemi duke e humbur shpresën pak nga pak se jeta jonë do të kthehet në normalitet. Na u premtua dhënie e shpejtë e një kësti, por ende nuk është bërë asgjë. Dosja ime, e Agim Kollçakut dhe e shumë të tjerëve vazhdojnë të jenë në grupin e dosjeve të vonuara nga qeveria e kaluar dhe ende vijoj të jem në këtë listë bashkë me 100 persona të tjerë. Na ka shkuar thika në palcë. Në këto kushte vendosa të marr një shishe benzinë dhe të lagem me të e të ndizesha, por më ndaluan. Në Tiranë atë ditë unë kam shkuar me para borxh, se dhe aq para nuk kisha mundësi të gjeja. Sakëstekenimarrësidëmshpërblim financiar për vitet tuaja në burg ? Dy këste para burgu ishin të pamjaftueshme, as borxhet nuk lava dot me to. Kam marrë dy këste, në total 11 milionë lekë të vjetra dhe që tashmë janë bërë tym. U futa në grevë urie bashkë me shokët e mi me shpresën për të kërkuar dhe për të marrë paratë që na takonin. Qëndrova atje 17 ditë pa bukë, pa ujë. Siç dihet shkoi në tragjedi, me vdekjen e Lirak Bejkos dhe dëmtimin e rëndë të Gjergj Ndrecës. Ne nuk kemi qëllime politike, por vetëm qëllime ekonomike se situata jonë dihet. Unë jam vetë i treti,

ne e ndihmuam qeverinë e re dhe e bëmë këtë me gjithë shpirt sepse menduam që ndryshimi duhet, por neve na ka shkuar thika në palcë. Jemi pa punë, me borxhe, fëmijët po rriten dhe kanë nevojë për shumë gjëra, por nuk i plotësojmë dot kushtet minimale. Kisha një javë që nuk isha në gjendje të mirë, dëshiroj t’i shoh të gjithë mirë. Jam përpjekur gjithmonë të punoj dhe me djersën time të nxjerr bukën e gojës, mirëpo këtu zyrtarët, qeveritarët e gjyqtarët deklarojnë dy milionë euro, ndërsa ne nuk kemi para për bukën e fëmijëve. Ne marrim bukën me lista, ndërsa ai nuk di ku i ka dhe si t’i numërojë. Si mendoni t’i përmbushni kërkesat që keni? Ne nuk jemi pesimistë ndaj kësaj qeverie, por jemi të vendosur dhe do të kërkojmë të drejtat tona dhe paratë tona. Së paku të na japin një sasi parash tani që jemi gjallë, të shohim një ditë të bardhë. Do vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona, pa ndikime politike. Duam dëmshpërblimet siç i ka ligji dhe siç na janë premtuar nga vetë drejtuesit e qeverisë. Të mendojnë për popullin, për të burgosurit politikë, për qytetarët. Ne do të parashikojmë një grevë urie, do përshkallëzojmë protestën deri në plotësimin e kërkesave tona, me njerëz ish të përndjekur që do të vijnë nga të gjitha rrethet. Nuk duam asgjë më tepër në drejtim politik. Duam vetëm të na jepen paratë, sepse po vdesim për bukë dhe nuk kemi asnjë mundësi për të paguar detyrimet elementare. Nëse nuk do merren parasysh kërkesat tona, ne do të shkojmë përpara me protesta, me grevë urie e deri në veprime nga më të ndryshmet, për të treguar se jemi të vendosur të mos tërhiqemi nga kërkesat tona dhe se po ashtu nuk jemi të ndikuar politikisht. Kujtim, kur jeni arrestuar dhe për çfarë akuze? Ka qenë data 24 maj 1980, kur më erdhën dy civilë dhe m’u afruan. Më thanë: ‘Je i arrestuar, mos bëj asnjë lëvizje!’. U arrestova disa javë pasi kisha hedhur një tufë traktesh në Fushë-Krujë, në qendër të qytetit. Ishin një tufë letrash me shkrim dore rreth, që unë i kisha përgatitur. Ishte ora 3- 4 e pasdites, ka qenë muaji maj, datën nuk e mbaj mend, por ishte pasdite. Unë isha në atë kohë vetëm 20 vjeç, duke qenë se kisha fizik të mirë, isha përfshirë në skuadrën e futbollit të Kastriotit të Krujës, që bazën e saj kryesore të futbollistëve e kishte nga Fushë- Kruja, duke qenë se në Fushë-Krujë kishte mjaft talente, por kishte edhe plot të tjerë që vinin nga Laçi, nga Mamurrasi, nga Thumana, Kruja e nga fshatrat. Gjendja ekonomike ishte e vështirë dhe unë në atë kohë po kaloja një situatë jo të mirë dhe vendosa të bëj një veprim të tillë. Pas disa javësh që kisha kryer këtë veprim, ata erdhën dhe më arrestuan. Isha në rrugën që të çon pranë fushës së sportit. Në kohën që u arrestova jetoja me nënën dhe motrën time. Për fat të mirë ato nuk i ngacmuan, por edhe ato mund ta kishin pësuar edhe më keq. Nëna dhe motra nuk e besonin që mund të më arrestonin dhe se unë mund të kisha bërë një veprim të tillë. Ishte një dënim shumë i rëndë për ta dhe për ne si familje. Më pas çfarë ndodhi ? Erdhën më morën me një BÇ që kishte si targë identifikuese Policia 05,

Kujtim Kazai ish- i përndjekuri që tentoi të digjte veten

I kam kaluar në birucat më të këqija që kishte komisariati i Krujës, që në atë kohë quhej Dega e Punëve të Brendshme. Kam kaluar në birucat 6 dhe shtatë, që ishin më të këqijat atje, me kushte tepër të vështira, me lagështirë, me një batanije në dimër dhe si krevat kishim një copë dërrasë në dysheme.

që ishte si e frikshme si makinë sepse sa herë që kalonte 05, dihej që ishte ndonjë problem serioz, merrte ndonjë person. Iu kërkova pse më kishin arrestuar. Më thanë që më arrestonin për thirrjet e mia, kundër regjimit, më thanë që i kishin verifikuar dhe se kishin dalë që ishin të miat. Unë në fakt i kisha shkruar me emrin tim, me mbiemër. Më pyetën se kush më kishte shtyrë. Iu thashë që nuk më ka shtyrë njeri. Dyshonin se mos ishim grup dhe kërkonin të dinin emra, apo nëse më kishte shtyrë njeri ndoshta me dhunë apo me forcë. Qëndrova në hetuesi 6 muaj. Hetuesi i çështjes time ishte Ilmi Barameta, Mariglen Rrapi, në atë kohë ishte shef i hetuesisë, ndërsa Murat Hodo nga Gjirokastra, ishte shef i Zhdukjes së Krimeve. Ata kishin bërë hetimin dhe kishin kryer ekzaminimin e letrave të gjetura, ku kishte rezultuar se shkrimi i përdorur në këto letra ishte shkrimi im. Më pyeste Ilmi Barameta dhe vazhdimisht më kërkonte pse e kisha bërë apo kush më kishte nxitur. Iu thashë që çdo gjë e kisha bërë haptazi, i pashtyrë nga askush dhe pa ndonjë bashkëpunim. Ku e kalove periudhën që ishe ende në hetuesi? I kam kaluar në birucat më të këqija që kishte komisariati i Krujës, që në atë kohë quhej Dega e Punëve të Brendshme. Kam kaluar në birucat 6 dhe shtatë, që ishin më të këqijat atje, me kushte tepër të vështira, me lagështirë, me një batanije në dimër dhe si krevat kishim një copë dërrasë në dysheme. Në orën 9 duhej të flija dhe në orën pesë të mëngjesit duhej të zgjohesha. Herë pas here hetuesia vinte në orën 2 të mesnatës, në 12, në çdo orë që ata mund të mendonin, më merrnin dhe më sillnin prapë pasi më pyesnin. Po gjyqi? Po pas gjashtë muajsh hetimi dola në gjyq në muajin tetor, në Gjykatën e Krujës. Akuzohesha për veprën penale të “Agjitacionit dhe Propagandës”. Përparim Sanxhaku ishte prokurori i çështjes sime. Gjatë gjyqit kërkoi dhjetë vite burg, maksimumin që mund të jepej për këtë vepër, si dhe pesë vite internim dhe pesë heqje të së drejtës elektorale. Por më pas e hoqën internimin, që koincidoi me rrëzimin e sistemit komunist si dhe me ardhjen e demokracisë dhe lirimin e të përndjekurve politikë. Ishte një dënim i formës së prerë. Kisha pesë ditë afat, por unë nuk apelova sepse nuk kisha shpresë që do të bëhej ndonjë ulje dënimi. Pas dënimit qëndrova ca kohë në Krujë dhe më pas më përcollën në burgun e Tiranës 313. Ndenja rreth tri javë në një ambient që quhej ‘kaush’ dhe

aty ndaheshin, kush ishte për në Spaç, e kush ishte për në Qafë-Bari apo në burgje të tjera e kampe internimi. Pas dy javësh na transferuan me një autoburg për në Spaç. Çfarë kujtoni nga koha e burgut ? Kujtime shumë. Vuajtje dhe tortura, keqardhje për shokët dhe respekt për ta. Një herë më lanë gjithë natën të lidhur në një shtyllë, deri në mëngjes sa zbardhi dita. Ishte dimër, ftohtë. I kisha duart e mpira dhe të nxira nga hekuri. Në mëngjes kur erdhi turni tjetër më zgjidhën. Edhe pasdite nuk e kisha marrë veten nga tmerri. Çfarë gjetët kur dolët nga burgu? Kisha humbur shumë vite, shumë miq, gjeta familjen time, plot halle e probleme. Dola 30 vjeç ndërsa kisha kaluar 10 vite burg. Para se të bija në burg isha futbollist te Kastrioti i Krujës, nga më të lakmuarit, por arrestimi më solli shumë gjëra mbrapsht. Vendosa ta rinisja jetën me futbollin. Bashkë me miqtë e mi Jonuz Lalën, Afrim Kurtin themeluam një ekip, duke ditur që kishim talente. Mblodhëm disa djem nga fshatrat nga qyteti dhe më 22 prill 1992 formuam ekipin Iliria. Në vitin 1993 mbarova një kurs disamujor për trajner me Ferid Rragamin, Luan Deliun, Shkëlqim Muçën, Mir Himën, Arben Pështibën, Edmond Gëzdarin etj. Dy vjet pas krijimit të skuadrës dolëm në kategorinë e parë. Pas gjashtë javësh ekipi ishte ndër më të mirët, por se më pas ekipi u dobësua dhe ish-kryetari i bashkisë, njëfarë Edmond Sallaku nuk na ndihmoi fare. Na ndihmuan Muhamet Mavriqi, Sul Ganai, Pëllumb Koka, Bedri Ziri, e Fatmir Sala, që dhanë kontribute të rëndësishme. Si ishte jeta juaj private pas burgut? Kur dola nga burgu kisha raste për t’u martuar, por kishte paragjykime. U njoha me bashkëshorten time aktuale, me të cilën u dashurova dhe u martova dhe tashmë kemi tre fëmijë, dy vajza 22 vjeç e 19 vjeç, si dhe një djalë 9-vjeçar. Fillimisht jeta na eci mirë, unë punoja, kisha blerë një furgon dhe merrja para. Por më pas ekonomia nisi të ikte për poshtë dhe ne ikëm në Greqi, vajza e madhe ishte tre vjeçe. Atje lindëm një vajzë dhe djalin. Ndenjëm në afërsi të Egjos, pranë Patrës deri nga viti 2006, kur gjërat shkonin mirë, por që kur u fut euro, ekonomia ra dhe erdhëm në Shqipëri. Erdha në Shkozet, hapa një dyqan dhe nisa të punoj. Mirëpo aty ra pjesa e rrugës së re dhe m’u prish dyqani e dëmshpërblimi ishte minimal. Fillova punë si shitës karburanti dhe tani jetoj me qira, mezi mbyll muajin.


14

EEshtunë shtunë- -eediel diel26-27 13-14 prill 2013 www.mapo.al

speciale

Në dekadat e ardhshme, numri i pensionistëve në botë do të dyfishohet duke arritur në mbi 1 miliard. “The Economist” këshillon qeveritë të heqin tavanin e moshës së pensionit dhe vënë tarifa më të larta për trashëgimitë. Ja si thellohet pabarazia sociale

Kërcënimi që po vjen nga 1 miliard pensionistët W

arren Buffett, ikonë e kapitalizmit amerikan në moshën 83-vjeçare, vijon gjithashtu të ushtrojë mrekullisht profesionin e tij. Në të gjithë botën e zhvilluar, njerëz të mirarsimuar gjithnjë e më shumë po punojnë më gjatë sesa punonjësit më pak të kualifikuar. Rreth 65 % e meshkujve amerikanë të moshës 62-74 vjeç, me një shkallë profesionale të lartë janë në fuqinë punëtore, në krahasim me 32% të meshkujve që kanë vetëm një certifikatë të shkollës së lartë. Në Bashkimin Europian, modeli është i ngjashëm. Ky hendek është pjesë e një ndarjeje në thellim e sipër ndërmjet të mirarsimuarve dhe atyre më pak të arsimuar. Por pasojat për individët dhe shoqërinë janë të thella. Bota është në majë të një rritjeje tronditëse të numrit të njerëzve të vjetër dhe ata do të jetojnë më gjatë se kurrë më parë. Gjatë 20 viteve të ardhshme, popullsia globale e atyre të moshës 65 ose më shumë do të jetë pothuajse e dyfishtë, nga 600 milionë sot, në 1.1 miliard. Përvoja e shekullit të 20, kur jetëgjatësia çoi në më shumë pensionistë, i ka bindur shumë vëzhgues se ky ndryshim do të çojë në një rritje ekonomike më të ngadaltë, ndërkohë që radhët e pensionistëve do të rëndojnë buxhetet qeveritare. Por prej nocionit të një ndarjeje të mprehtë në mes të punësuarve të rinj dhe të vjetër mungon analiza e një prirjeje të re, rritja e hendekut mes të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve. Shkalla e punësimit është në rënie në mesin e njerëzve të rinj të pakualifikuar, ndërsa më të vjetrit të kualifikuar janë duke punuar më gjatë. Ndarja është më ekstreme në Amerikë, ku ata me arsim të mirë nuk janë duke dalë në pension, ndërsa shumë të rinj të pakualifikuar janë duke pësuar rënie të punësimit. Politika është pjesërisht përgjegjëse. Shumë qeveri europiane kanë braktisur politika që përdoren për të inkurajuar njerëzit që të dalin në pension në fillim. Por edhe natyra e punës gjithashtu luan një rol të madh. Pagesa është rritur ndjeshëm për të arsimuar-

it dhe ata njerëz vazhdojnë të korrin shpërblime të majme edhe në moshën e vjetër, sepse këto ditë të moshuarit e arsimuar janë më produktivë sesa paraardhësit e tyre. Nga ky trend do të përfitojnë jo vetëm të vjetrit e pasur, por edhe në disa mënyra shoqëria si një e tërë. Buxhetet e qeverive do të jenë në formë të mirë, pasi ata njerëz që punojnë deri në moshën 70-vjeçare paguajnë më shumë taksa. Vendet e pasura me shumë njerëz të vjetër do ta përballojnë më mirë barrën e plakjes së shoqërisë në krahasim me Kinën, ku gjysma e moshës 50-64 vjeç nuk ka përfunduar arsimin fillor. Në anën tjetër të shkallës shoqërore gjërat duken të zymta. Manuali i punës merret më shumë me faktin se si pensionet publike të duken sa më tërheqëse për ata që kanë paga të ulëta dhe për të papunët. Por edhe efektet e përgjithshme në ekonomi nuk janë shumë të dobishme. Pasi njerëzit e pasur e të vjetër do të grumbullojnë më shumë kursime, të cilat do të dobësojë kërkesën. Pabarazia do të rritet dhe një pjesë e pasurisë në rritje

Nga ky trend do të përfitojnë jo vetëm të vjetrit e pasur, por edhe në disa mënyra shoqëria si një e tërë. Buxhetet e qeverive do të jenë në formë të mirë, pasi ata njerëz që punojnë deri në moshën 70-vjeçare paguajnë më shumë taksa. Vendet e pasura me shumë njerëz të vjetër do ta përballojnë më mirë barrën e plakjes së shoqërisë në krahasim me Kinën, ku gjysma e moshës 50-64 vjeç nuk ka përfunduar arsimin fillor.

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “JUS” sh.p.k Zhvillon ankandin e dytë për pasurinë:

Njoftim për ankand Apartament me sip. totale 50.48 m2, pasuria me Nr. 5/182+1-9, Zona kadastrale 8320, vol. 3, faqe 132, që ndodhet në Lagjen nr. 3, shkalla 1, kati 4, Ap. 9, Krujë. Çmimi fillestar: 1.532.185 (një milion e pesëqind e tridhjetë e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë. Përfundon më datë 26.05.2014, ora 16.00, Adr : Shoqëria Përmbarimore “Jus” Blv “Zogu I” Pall “Agimi”, 2/2, Nr.tel+355 42419319/ +355 66 2000 210, e-mail: jus.shpk@gmail.com

NJOFTIM PËR ANKAND Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne ZK nr.8380, në pronësi të Harallamb Leonidha Voko dhe Galina Koli Voko, vënë në hipotekë në favor të kreditorit . Raiffeisen Bank sh.a. për Shumen 100,000 Euro. Çmimi fillestar i shitjes së pasurisë në ankand të dytë është 67.200 EURO (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) Euro. Ankandi midis ofertuesve do të zhvillohet më date 14.05.2014, ditën e Mërkurë ora 16:00, në ambjentet e shoqërisë përmbarimore “AFA 2010” me adresë: Rruga “Sulejman Delvina “ Nd.51, H.9, Apt.1, Kati II, Tiranë. Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

do të transferohet në gjeneratën e ardhshme me anë të trashëgimisë, duke krijuar ndarjen midis fituesve dhe humbësve akoma më tej. Një përgjigje e mundshme ndaj këtij fenomeni është që të imponohen taksa më të larta trashëgimore. Kjo ndoshta do të inkurajojë njerëzit e vjetër për të shpenzuar paratë e tyre. Por qeveritë, më shumë sesa të fokusimi në shpërndarjen e të ardhurave duhet të fokusohen në kualifikimin dhe edukimin e brezave më të rinj. Mosha e daljes në pension dhe rregullat e detyr ueshme të pensioneve që dekurajojnë njerëzit të punojnë më gjatë duhet të hiqen. Mirëqenia duhet të pasqyrojë mundësi më të mëdha pune për të aftët. Pensionet duhet të jenë më progresive, (dmth, më pak bujare për të pasurit). Në të njëjtën kohë, ky trend thekson rëndësinë e rritjes së investimeve publike në arsim në të gjitha fazat e jetës, në mënyrë që më shumë njerëz të fitojnë shkathtësitë e nevojshme që të lulëzojnë në tregun modern të punës. Sot, shumë qeveri nuk janë në qejf

për të shpenzuar para për rikualifikimin e popullsisë më të vjetër, që ka të ngjarë të dalë në pension së shpejti. Por, nëse njerëzit mund të punojnë për më gjatë, ky investim merr më shumë kuptim. 60- vjeçarët e sotshëm nuk kanë g jasa të bëhen shkencëtarë kompjuteri, por ata mund të mësojnë aftësi të dobishme profesionale të natyrave të tjera. Sa gjasa kanë qeveritë për të bërë këto ndryshime? Shikoni nëpër botë sa të pasur ka sot. Ata ndikojnë tek qeveritë që për të mos ecur me reformat. Gjermania, pavarësisht se është vendi me plakjen më të shpejtë në Europë, ka në plan të shkurtojë moshën ligjore të pensionit për disa njerëz. Në Amerikë, skema e pensioneve publike dhe sistemi në rritje të shpejtë i përfitimeve për ata me aftësi të kufizuara duhet të mbetet i paprekur nga reforma. Politikanët duhet të bindin votuesit më pak të aftë se është në interesin e tyre për të shkuar në punë, për të shmangur pabarazinë në rritje, e cila do ishte fatale për të ardhmen e shoqërisë. Përgatiti: Blerina Hoxha

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "apartament", regjistruar në ZVRPP Korçë me nr. pasurie 4/361-N23, vol 35 faqe 91, me sip. 85.53 m2, ZK 8561, pasuri e ndodhur në rrugen "Kiço Greco" Korçë, në pronësi të shtetasit Robert Dhima. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të B.K.T.Ankandi zhvillohet ditën e marte më dt. 06.05.2014, ora 15.oo me çmimin fillestar 2,576,000 (dymilionepeseqindeshtatedhjeteegjashtemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand pasurinë "Ndërtesë", me nr. pasurie 438/9-N1/2, vol 8, faqe 84, me sip. 90 m2, ZK 3120, "truallin nën ndërtesë", me nr. pasurie 438/13, vol 8 faqe 83, me sip. 90 m2, ZK 3120, në bashkëpronësi,"truallin pjesë përbërëse të ndërtesës", me nr. pasurie 438/12, vol 8 faqe 82, me sip. 73.75 m2, ZK 3120, pasuri të regjistruara në ZVRPP Librazhd, e ndodhur në rrugën nacionale, pranë komunës Qukës, në pronësi të shtetasit Selami Blloshmi. Ankandi zhvillohet ditën e enjte më dt. 08.05.2014, ora 15.oo, me çmimin fillestar 4,510,000 (katermilionepeseqindedhjetemije) leke, pranë selisë së përmbaruesit gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga "28 Nëntori", pall "F.Turku" kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com. Cel 0682099479


CMYK

www.mapo.al NJOFTIM / REKLAMA

E shtunë - e diel 08-09 shkurt 2014

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

19.03.2014 15

9


8

16

E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

www.mapo.al

Shëtitje tradicionale nëpër kalldrëmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Maqedonia është Vendi i Prekjes. Ajo është një hapësirë e mrekullueshme që vazhdimisht të jep mundësi për të prekur në çdo pëllëmbë të saj cilindo moment të kohës–ta shikosh të kaluarën, ta kuptoshtëardhmen.

N

ëse prej ndonjë shkupjani kërkoni ta kuptoni në cilin vend mund të ndjehet fryma e kryeqytetit, ai me siguri menjëherë do t’ju udhëzojë në shetitje deri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ka një arsye të vetme se pse është kështu – çarshija është vendi që e bashkon traditën me modernen, ajo është qarkullimi i qytetit, ku ruhen dhe zgjerohen miqësitë, në të çdo hap është një pjesë e historisë, çdo ndërtesë ju admiron. Çarshija e pasqyron shoqërinë multikulturore të qytetit. Çarshija e Vjetër e Shkupit ekziston për më shumë se shtatë shekuj. Ajo shtrihet nga Ura e Gurit deri në Bit Pazar dhe Kala. Ajo është ndërtuar duke ndjekur shembullin e metropoleve të tjera bizantine. Në shekullin e -të dhe 17-të u bë një nga çarshitë më të rëndësishme orientale në Ballkan, kurse në mesin e shekullit të 17 në të kishte 2150 dyqane. Edhepse mbijetoi disa katastrofa, siç është zjarri i vitit 1689 dhe tërmeti i vitit 1963, çarshjia ka mbijetuar deri sot dhe është krenaria e qytetit. Tani mbizotëron arkitektura osmane, por vërehen edhe mbetje nga periudha bizantine. Monumente më të shquara janë hanet, ndër të cilat Suli An, KapanAn dhe karvan saraji Kurshumli An, si dhe hamemet siç janë Çifte hamam ose hamami i DautPashës – dhe secili prej tyre sjell historinë e vet të papërsëritshme. Pothuajse nuk ka object më të rëndësishëm nga çarshija që sot nuk është shëndrruar në galeri apo muze. Si simbol i qytetit të Shkupit janë edhe kështjella Kala dhe Ura e Gurit. Kalaja ngrihet mbi qytet dhe në qetësi shikon drejt gjerësisë së tij dhe ura e ndërtuar mbi lumin Vardar lidh sheshin "Maqedonia" dhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Nga Kalaja e dikurshme impozante sot kanë mbetur 121 metra mur i gjatë, tre kulla dhe një pasuri e madhe e gjetjeve arkeologjike të zbuluara, duke përfshirë një monedhë bronzi e Aleksandrit III. Ura e Gurit mendohet të ketë qenë e ndërtuar në shekullin e 6-të, kur ka pasur një formë të ndryshme nga ajo që ka sot. Ura shpeshherë është dëmtuar dhe rindërtuar, kurse restaurimin më të rëndësishëm e kishte në vitin 1579. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shpëtua nga rrënimi, pasi është parandaluar aktivizimi i dinamitit të vendosur nga ana e ushtrisë fashiste. Gjendja e sotshme e urës dallohet nga e kaluara e bujshme dhe sot qëllimi më i rëndësishëm i Urës së Gurit për këmbësorë është bashkimi i dy brigjeve të lumtit Vardar dhe lidhja e banorëve të Shkupit dhekulturave të tyre.

Bëni një shëtitje nëpër rrugët e ngushta të shtruara me kalldrëm nëpër labirintet e çarshisë, humbuni nëbukurinë e arkitekturës, vizitoni secilin dyqan, shijoni lahmaxhun, qebapë apo byrek, ëmbëlsohuni me llokum, pini çaj ...


Festivali

Takimi i parë me makinën e shkrimit Ajo quhet Livia, një nga vizitoret e Festivalit të Librit dhe Artit Pamor. Kjo është hera e parë që Livia shihte një makinë shkrimi dhe aq shumë u magjeps pas saj, sa i lutej njërës prej vajzave të promocionit të Shtëpisë botuese “Dudaj” që t’i gjente një letër A4 për të provuar sesi shkruhej në një makinë shkrimi. Si të duket maki-

na e shkrimit? Pyetje që Livia i përgjigjet pa e ngritur kokën nga makina, e cila po e magjepste me shkronjat që linte në fletën e bardhë. “Në kompjuter dhe iPad shkruan më kollaj, por kjo më pëlqeka shumë”, - tha ajo teksa me vështirësi shtypte tasat e makinës së shkrimit. Fjalët që shkruante në fletën e bardhë ashtu me shkurtime (siç

Livia shkruan në Facebook) ngjanin disi pakuptim. Në fakt, në atë makinë shkrimi që qëndronte në cepin e një prej stendave Livia po shkruante në gjuhën angleze mbresat e saj nga vizita në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor, për ta lënë në këndin e posaçëm, ku shumë vizitorë kishin shkruar përshtypjet e tyre.

recensë personazh pyetsori shënime vitrina Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

recensa

Ylljet Aliçka

Një mënyrë si të kujtojmë, një mënyrë si të harrojmë Romani reflekton dhe të nxit të reflektosh mbi tema kardinale të shoqërisë: mbi mënyrën se si kujtesa shndërrohet në fiksion, se cili është raporti apo hapësira që zë ligësia njerëzore në politikë...

Një bersalier italian qëndron pranë një shkabe në afërsi të pallatit mbretëror.

Diplomati i SHBA-së në Tiranë Betim Muço

Tregimtari që vrojton botën “Qiej që bien” është libri më i fundit me tregime, botuar nga Shtëpia botuese “Equinixes”, me autor Betim Muçon

Hugh Grant rrëfen 7 prillin shqiptar Gazetari Ilir Ikonomi vjen te lexuesit me librin “Pushtuesit”, botuar nga UET Press, ku tregohet historia e pushtimit të Shqipërisë nga Italia përmes raporteve të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant Faqe 17


18

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

histori

www.mapo.al

Gazetari Ilir Ikonomi vjen te lexuesit me librin “Pushtuesit”, botuar nga UET Press, ku tregohet historia e pushtimit të Shqipërisë nga Italia përmes raporteve të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant

Libri i Ikonomit

Rrëfimi i ambasadorit të SHBA për pushtimin e Shqipërisë Gjatë këtyre 23 viteve kanë dalë në dritë dokumente, ku jepen këndvështrime të ndryshme për periudhën e pushtimit fashist. Ndaj libri i Ilir Ikonomit është një dëshmi më shumë

P

asioni për historinë nuk duket të jetë i rastësishëm për gazetarin Ilir Ikonomi. Pas librit “Faik Konica, jeta në Uashington”, ku gazetari përmes dokumenteve arkivore zbulon aspekte të jetës personale të Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, dhe librit “Pavarësia, udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. Ku sërish përmes dokumenteve arkivore, rrëfehen prapaskenat e atij udhëtimi, gazetari Ilir Ikonomi vjen për lexuesin me një tjetër rrëfim historik. “Pushtuesit” titullohet libri i tij që prezantohet në stendën e UET-Press në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor. Libri nisi të projektohej në mendjen e gazetarit kur gjatë kërkimeve të tij në vitin 2010 në Arkivin Kombëtar Amerikan, hasi në dy dokumente që pasqyronin me detaje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill të vitit 1939. “Ishin rreth 120 faqe të daktilografuara, përmes të cilave ministri i Shteteve

të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Hugh Gladney Grant i raportonte sekretarit të Shtetit, Cordelll Hull, pushtimin e Shqipërisë. Gjithashtu, aty shpjegohej se në çfarë mënyre pushtuesit impononin tek shqiptarët regjimin e tyre fashist. Ishte një përshkrim që më tërhoqi menjëherë vëmendjen”, - thotë autori i librit, Ilir Ikonomi. Siç rrëfen autori dhe në librin “Pushtuesit”, Granti ishte diplomati i fundit në Shqipëri që u takua me mbretin Zog para se ky të largohej nga Shqipëria. Takimi u bë më 6 prill pak pas mesditës, në një çast mjaft dramatik për mbretin, kur ai ishte nën trysninë e italianëve, të cilët kërkonin ta kthenin Shqipërinë në protektorat. Me fjalë të tjera, ata i kërkonin mbretit t’u dorëzonte çelësat e vendit. Historiografia është marrë shumë me këtë fakt. Gjatë këtyre 23 viteve kanë dalë në dritë dokumente, ku jepen këndvështrime të ndryshme për periudhën e pushtimit fashist. Ndaj libri i Ilir Ikonomit është një dëshmi

Ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (1935-1939), Hugh Gladney Grant

më shumë, mbase siç shprehet ai, dëshmia më e sinqertë që një diplomat amerikan jep për 7 prillin e vitit 1939. “ Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh

në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun, ky ishte një rreth vicioz”, - shkruan në raportin e tij Hugh G. Grant, ministër i SHBA-së në Shqipëri nga viti 1935-1939.

> arkivat amerikane

Historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie Gazetari tregon sesi zbuloi 120 faqe të daktilografuara në Arkivin Kombëtar Amerikan, ku Ministri i SHBA në Shqipëri nga viti 1935-1939, Hugh G. Grant raportonte se çfarë ndodhte në Shqipëri

Nga Ilir Ikonomi

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant). Zoti Grant ishte emëruar ministër fuqiplotë në Shqipëri në vitin 1935 dhe, pas disa vjetësh, i qëlloi të bëhej dëshmitar i një ngjarjeje tronditëse: zbarkimit ushtarak italian në portet shqiptare më 7 prill 1939, që shënoi edhe fundin e qeverisjes së Mbretit Zog. Disa javë pas pushtimit, diplomati amerikan shkroi një raport të gjatë për gjithçka që pa me sytë e tij dhe ia dërgoi shefit të tij në Uashington, Sekretarit të Shtetit, Cordell Hull (Kordell Hall). “Po jua dërgoj për informacionin tuaj dhe për arkivin”, - i shkruante ministri Sekretarit të Shtetit. Ai e plotësoi dëshminë me një raport tjetër më të shkurtër, ku përshkruante periudhën deri në fund të korrikut 1939, në prag të mbylljes së legatës amerikane, si pasojë e aneksimit të Shqipërisë nga Italia. Zoti Grant e kuptonte rëndësinë e arkivave dhe kishte bindjen se raportet e tij mund të ndihmonin për të ndriçuar këtë pjesë të historisë. “Ndoshta një ditë këto shënime mund t’i hyjnë në punë, sadopak, ndonjë

studiuesi të kërrusur, që gërmon në historinë e ngritjes dhe rënies së një mbretërie”, - shkruante ministri. Besoj se mundimi nuk i shkoi kot. Në vitin 2010, kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar amerikan në College Park, Maryland, i gjeta këto raporte të strukura mes shumë dokumenteve të tjera në pritje për t’u zbuluar. Kishin kaluar më shumë se shtatëdhjetë vjet nga koha kur ishin shkruar. Natyrisht, një vlerë e padiskutueshme e materialeve të tilla është se ato qëndrojnë shumë afër kohës së ngjarjeve dhe na sjellin fare pranë burimit. Rrëfimi i ministrit Grant sjell informacion të ri, të pashfrytëzuar më parë nga studiuesit. Ai mund të shihet si i paanshëm për vetë natyrën e marrëdhënieve që Shtetet e Bashkuara kishin me Shqipërinë e asaj kohe. Mendoj se ky rrëfim u shtohet me dinjitet dëshmive të tjera për pushtimin italian. Në raportet e tij, ministri Grant trajton kryesisht ngjarjet e 7 prillit dhe zhvillimet që pasuan. M’u duk me vend që, para se t’i paraqisja lexuesit dëshminë e diplomatit, të bëja një përshkrim të atmosferës në vitet dhe muajt përpara mësymjes italiane, mbi bazën e dokumenteve historike dhe dëshmive të tjera. Libri përmban fotografi dhe një shtojcë me dokumente. Të gjitha shënimet në fund të faqeve janë të miat. Uashington, DC

Në vitin 2010 kur bëja kërkime në Arkivin Kombëtar amerikan në College Park, Maryland, i gjeta këto raporte të strukura mes shumë dokumenteve të tjera në pritje për t’u zbuluar...


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

19

www.mapo.al

recensa

Romani reflekton dhe të nxit të reflektosh mbi tema kardinale të shoqërisë: mbi mënyrën se si kujtesa shndërrohet në fiksion, se cili është raporti apo hapësira që zë ligësia njerëzore në politikë...

Një mënyrë si të kujtojmë, një mënyrë si të harrojmë Ylljet Aliçka Shënime mbi romanin “Bilbao-Nju Jork-Bilbao”, me autor Kirmen Uribe, botim i Shtëpisë botuese Toena

C

itimin e mësipërm e thotë një prej personazheve të romanit të parë “Bilbao-New York-Bilbao”, të shkrimtarit të ri Kirmen Uribe, botuar së fundmi nga Shtëpia botuese “Toena” falë një shqipërimi prej shkrimtari nga shkrimtari Bashkim Shehu, që sipas meje vërteton dhe një herë se letërsia e mirë përkthehet më mirë nga shkrimtarët e mirë. Uribe ka shkruar një roman pa ndonjë fabul të veçantë, gati-gati sa nuk duket si roman, me strukturë në formën e një rrjete peshkimi, ku ndërthuren historitë dhe fatet e njerëzve të zakonshëm, me gjërat e thjeshta të kësaj bote, me personazhe që bashkëjetojnë por që nuk dialogojnë, përzierë me refleksione mbi artin e të shkruarit. Thënë ndryshe, diçka mes jetës dhe fiksionit, sepse ligji i fiksionit kërkon që të rrëfehet një pjesë e së vërtetës, ajo që i jep kuptim historisë. Gjithsesi duhet thënë se kemi të bëjmë me një gjini artistike. Nga ana tjetër sot pranohet se fiksioni është i vlefshëm kur rrëfen gjëra të vërteta, prandaj dhe personazhet e romanit janë njerëz realë, të pasur në emocione njerëzore. Shkrimtari i ka dhënë përparësi emocionit sipas parimit se, thelbësore është emocioni që shkakton realja dhe se nuancat e realitetit janë gjërat më të rëndësishme në jetë. Uribe ia ka dalë me sukses të kapë atë që pa dyshim është një ambicie për shumë shkrimtarë: një libër që kombinon familjen, romancën dhe letërsinë, të ankoruara thellësisht në kulturën e folur dhe të shkruar. E gjithë kjo pa asnjë notë të vetme vetëvlerësimi, pasi siç e paska këshilluar i ati autorin në vogëli, ai shkruan i distancuar ndaj historive e fateve njerëzore. Filli që përshkon romanin lidhet me kujtimin e tre brezave të familjes së autorit nëpërmjet ngjarjesh që mbivendosen mbi njëra-tjetrën, njerëzish që jetojnë botë tashmë të vdekura, kujtesa të rijetuara sërishmi. E gjithë kjo përmes një ndërthurjeje mes të sotmes dhe të shkuarës, kujtimit dhe harresës. Kjo fije funksionon si një rrugë për Uriben për të grisur murin e fiksionit, për ta mbajtur të lidhur këtë

tekst, duke notuar me lehtësi mes emailesh, shënimesh, bisedash dhe dokumentesh të tjera gjatë një udhëtimi me avion Bilbao-Nju Jork.. Romani duket sikur luan me dialektikën e asaj që harrohet dhe asaj që kujtohet, përmes një ndërthurjeje jo të paqëllimtë mes të sotmes dhe të shkuarës. Sepse ne jemi të detyruar të jetojmë me kujtesën që nuk shlyhet, por që vetë kujtesa nuk është vetëm ajo që kujtohet, por dhe ajo që harrohet. E ngjashme kjo me realitetin tonë, për mënyrën se si kujtojmë të

Shkrimtari Kirmen Uribe

shkuarën e afërt dhe të largët, por veçanërisht se si të harrojmë. Ndofta sepse ajo që më parë konsiderohej “harresë”, sot është zëvendësuar me “indiferencë”. Misteri i thelbit të romanit apo të paktën çështja që shtyn Kirmen për ta çuar këtë roman deri në fund, është zbulimi i shkakut se pse gjyshi i tij, Liborio i ka vënë anijes së tij të peshkimit emrin ‘dos amigos’ apo “dy miqtë”. Ky duket të jetë çelësi i përsosur i një libri, që lexuesi s’është i aftë ta gjejë derisa e mbaron së lexuari. Duket janë histori që i modifikojnë shkrimtarit dhe jo vetëm atij, ndërgjegjen, mënyrën e të jetuarit të së kaluarës, e sidomos mënyrën e të shkruarit letërsi. Aq sa gati-gati të krijohet përshtypja se vetë romani është një guidë apo manual se si mund të shkruhet letërsi frymëzuar nga jeta e përditshme, apo historitë familjare nga gjithsecili prej nesh. Sepse romani është shoqëror dhe njëkohësisht intim. Do të thosha intim deri në frikë, saqë autori lëshon apelin se intimiteti sot është vënë në rrezik, gati i dalë jashtë mode. Sipas Uribes ka një tokë të të gjallëve, një tokë të të vdekurve, dhe ura intime që i lidh është dashuria në dimensionin e saj universal, duke na kujtuar njëkohësisht se vdekja është një mikeshë e mirë, pasi na kujton se ne nuk kemi për të jetuar përjetësisht. Romani reflekton dhe të nxit të reflektosh mbi tema kardinale të shoqërisë: mbi mënyrën se si kujtesa shndërrohet në fiksion, se cili është raporti apo hapësira që zë ligësia njerëzore në politikë, se si mundet letërsia të kapë kompleksitetin e thurjes që lidh historitë e individëve, familjeve, vendeve dhe lidhjeve të tyre me botën. Uribe është një shkrimtar i ri, madje tepër i ri në moshë për problemet që trajton, dhe rëndom shkrimtarët e rinj kanë nevojë për mbrojtje. Në rastin e tij, jo. Sapo doli nga shtypi ky roman, media e etiketoi si «një revolucion i kadifenjtë” në botën e letërsisë baske, ndërsa libri mori Çmimin kombëtar të Prozës në Spanjë dhe u përkthye menjëherë në gjuhët kryesore të botës nga shtëpi botuese prestigjioze, si Gallimard në Francë, (Graywolf, 2007), Catalan (Proa, 2010) dhe Russian (Издательство Герника, 2010).

> në stendën e uet-press

Promovohet “Arsim dhe pabarazi” i autores Valbona Nathanaili

S

tudentë, pedagogë, miq dhe kolegë të autores Valbona Nathanaili kishin mbushur sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, ku po mbahet Festivali I Librit dhe Artit Pamor. Promovohej libri I saj titulluar “Arsim dhe pabarazi”, një përmbledhje e eseve, ideve dhe debateve që ngre autorja për fushën edukimit. Prof.Asoc.Dr. Tonin Gjuraj, përmbledhtazi bëri një prezantim të librit dhe të autores si Drejtoreshë e Botimeve UET Press. Dr. Tomi Treska, i cili ka shkruar dhe parathënien e këtij libri, u ndal pikërisht tek tematikat sa interesante, aq dhe bashkëkohore, sa të dobishme, aq edhe praktike, sa të njohura, po aq ende të pazgjidhura që ngre Nathanaili në këtë libër. “Botimi ndahet në tri pjesë, që përbëjnë edhe tri shtyllat përmbajtësore të tij. Pjesa e parë, e cila i ka dhënë edhe titullin kësaj përmbledhjeje, ka të bëjë kryesisht me problematika të

mprehta të arsimit dhe sistemit arsimor në Shqipëri. Për lexuesin është lehtësisht i rrokshëm mendimi liberal i autores, mendim që zë fill, mbështetet dhe shumëfishohet në modelet, shkrimet, studimet dhe ekspertët më të spikatur të kohës. Në pjesën e dytë, Valbona tenton kah politika dhe analiza e situatave politike në Shqipëri dhe problemeve që lidhen me sociologjinë. Pjesa e tretë

e kësaj përmbledhjeje, e titulluar “Sale, Zuçhero e caffe!” përbëhet nga 8 shkrime. Disa nga shkrimet më të spikatura në këtë pjesë lidhen me personalitete dhe analiza të ideve dhe mesazheve që ata përcjellin në publikun e gjerë. Valbona bëhet një përcjellëse analitike e kritike e tyre, duke rritur në vetvete vlerën e mesazheve që përcjellin autorët.”- shkruan Treska.

> Analiza

Për të ardhmen e shtypit të shkruar Sami Neza ka publikuar së fundmi librin me titull “Gazeta, menaxhimi i krizës në median e shkruar”. Nëpërmjet këtij studimi autori ka synuar të përmbushë hipotezën se shtypi i shkruar është në krizë, zgjidhja e krizës kërkon mjete të tjera që kapërcejnë kapacitetet aktuale të shtypit të shkruar. Paradigma ku është mbështetur zhvillimi i këtij sektori mediatik nuk sjell zgjidhje, sipas Nezës. Ai thekson se, ashtu si në shumicën dërmuese të vendeve të botës, edhe shtypi i shkruar në Shqipëri po kërkon mjete të tjera ndryshe prej atyre të traditës, për të mbijetuar qoftë edhe në një gjendje tjetër. Në gazetat e përzgjedhura për një pjesë të studimit “Panorama”, “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” dhe “Shqip”, ai ndan rastet e suksesit te secila si dhe sugjeron transformime që do të mundësonin rast pas rasti suksesin në tregun print dhe atë online. Pjesë e rëndësishme e kërkimit janë analiza konkurruese në tregun e gazetave, analiza PEST (analiza e ambientit politik, ekonomik, social dhe teknologjik), analiza SWOT. Neza thotë se ky libër është një mundësi e re për gazetat në zgrip të mbijetesës t’ia dalin të ruajnë tregun dhe lexuesit, qoftë edhe nëpërmjet transformimeve të thella në menaxhim, përmbajtje, kanale komunikimi etj. 


20

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

Fenomen

www.mapo.al

Kam 13 vjet që jetoj në Amerikë, dhe atje nuk jetoj tërësisht si amerikanët. Jetoj si një shqiptaro-amerikan ose më saktë si një europiano-amerikan. Si të thuash, jam mes dy kulturave...

Betim Muço Tregimtari që vrojton botën B

“Qiej që bien” është libri më i fundit me tregime, botuar nga Shtëpia botuese “Equinixes”, me autor Betim Muçon

Aida Tuci

“E diela e Selanikut” është tregim i jetuar. Ka ndodhur pikërisht ashtu; unë kisha shkuar për një konferencë në Selanik dhe taksisti sapo mori vesh që isha shqiptar më zbriti në tokë, ashtu siç ka ndodhur vërtet edhe takimi me bashkatdhetarin tim atje...

etim Muço është një autor shqiptar që vjen nga bota e shkencës. Pasioni për librin lindi qysh herët tek ai. Si çdo i ri, e nisi me poezinë. Prej saj njohu dhe poetët më në zë të shek XX, të cilët i ka sjellë dhe në shqip në një antologji të poezisë më të mirë të këtij shekulli. Përkthimi ishte gjithashtu një pasion, që tek Betim Muço eci paralelisht me krijimtarinë e tij. Të dyja janë pjesë e pandarë e tij. Së fundmi Betim Muço i prezantohet lexuesit me librin me tregime “Qiej që bien”, ku lexuesi bëhet bashkudhëtar me autorin që rrëfen histori dhimbjeje, paragjykimi, dashurie por dhe vrojtime e përvoja personale nga Tirana në Athinë, nga Parisi në Marylend, Nju Jork etj. Vihet re një kapërcim realitetesh në tregimet tuaja. Rrëfimi juaj zhvendoset një herë në Shqipëri, më pas në Paris, Nju Jork, Kaliforni etj., etj. Duket sikur për ju nuk mjafton vetëm tema shqiptare? E çmoj këtë te ky libër. Nuk është bërë me qëllim, por vjen natyrshëm tek unë. Kam 13 vjet që jetoj në Amerikë, dhe atje nuk jetoj tërësisht si amerikanët. Jetoj si një shqiptaro-amerikan ose më saktë si një europiano-amerikan. Si të thuash, jam mes dy kulturave. Për shkak dhe të profesionit tim si sizmolog, kam shëtitur në shumë vende të Europës. Ndaj mendoj se kapërcimi në realitete të ndryshme nga një tregim në tjetrin është i natyrshëm tek unë si shkrimtar. Shkrimtari sot nuk ka pse ngec vetëm tek tema shqiptare. Shoqëria është hapur ndaj botës. Shqipëria aspiron të hyjë në Europë dhe kur ajo ta ndjejë veten në një familje të madhe, kështu duhet të ndjehet edhe letërsia. Gjuha shqipe është gjuhë e vogël, e bukur gjithashtu dhe të jep mundësi të shprehesh; tematikat që mund të trajtojmë përmes saj janë pafund. Kufijtë tashmë thuajse janë sheshuar në shumë fusha të jetës, përse jo dhe në letërsi. Letërsia ka qenë gjithmonë e para që e ka bërë një gjë të tillë. Disa tregime gjallojnë si të vërteta…p.sh “E diela e Selanikut”, ku ju rrëfeni dy episode të një dite. Keni cekur në këtë tregim paragjykimin që ekziston mes shqiptarëve dhe grekëve. A është kjo një ngjarje e jetuar? Po, “E diela e Selanikut” është tregim i jetuar. Ka ndodhur pikërisht ashtu; unë kisha shkuar për një konferencë në Selanik dhe taksisti sapo mori vesh që isha shqiptar më zbriti në tokë, ashtu siç ka ndodhur vërtet edhe takimi me bashkatdhetarin tim atje. Vetëm se tregimi ka një artific, dy episode nuk kanë ndodhur

në të njëjtën ditë. Kujt i dedikohet tregimi ‘Dielli përtej Apalasheve’? Është i vetmi tregim i dedikuar… I dedikohet sime bije. Ajo është dhimbja ime e gjallë, për të cilën gjithçka kam patur për të thënë e kam thënë në atë tregim dhe nuk do doja të flisja më shumë. Cekni shumë fenomene sociale, por ajo çka bie në sy është se ju ktheheni dhe riktheheni te moskuptimi njerëzor… Moskuptimi njerëzor është në bazën e shoqërisë sot. Shumëçka që ndodh sot në botë vjen nga moskuptimi mes njerëzve, mes kulturave, mes shteteve etj. Njeriu e ka të vështirë të kuptojë vetveten, aq më tepër tjetrin, dhe për pasojë lindin keqkuptime e rrjedhimisht konflikte. Si shkrimtar kam qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj moskuptimit njerëzor… Në letërsinë shqipe të pas viteve ’90 ka një stepje nga ana e krijuesve kur bëhet fjalë për komunizmin. Ju i jeni rikthyer në një nga tregimet tuaja asaj periudhe dhe në qendër keni diktatorin Enver Hoxha, që edhe pse nuk përmendet me emër, është kaq e kuptueshme që bëhet fjalë për të. E kam fjalën për tregimin “Kërma”, ku ju zbërtheni atë kohë përmes përballjes së specialistit të autopsive Alush K., me trupin e pajetë të diktatorit…Një tregim që provokon deri në fund. Ky ka qenë qëllimi? Në fund, Alush K i hedh qenit të tij një copë mëlçi të zezë, marrë nga trupi i tij dhe ai refuzon ta hajë. Pra as qeni nuk e ha. Për mua ky është dhe thelbi i gjithë tregimit që me siguri do provokojë. Mbase shumë njerëzve nuk do t’u pëlqejë kjo qasje e imja, sepse akoma janë të lidhur me atë periudhë të errët. Siç thatë, ai nuk përmendet në asnjë moment me emër, por kuptohet fare qartë se për këtë bëhet fjalë. Nuk kam dashur ta identifikoj me qëllim. Për një lexues shqiptar ai është Enver Hoxha, por për një të huaj, ai është diktatori. Ai vdiq dhe nuk e pa fundin e tij dhe për këtë kam një keqardhje, sepse ai iku me mendimin se e duan. Do kisha dashur të përfundonte si Çaushesku. Fundi i këtij tregimi mendoj se thotë gjithçka. Si erdhët te ky subjekt? E kam patur në shënimet e mia këtë subjekt që në vitet ’80. Pjesa më e madhe e sinopseve të këtyre tregimeve janë që në vitet ’80. Në atë kohë sigurisht që nuk i kisha të materializuara, ishin thjesht skica për tregimet apo romanet e mia të ardhshme. Sinopsin e tregimit “Qiej që bien” e kam shkruar para viteve ’80. Ishte diçka e shkurtër në 4-5 rreshta. Në atë kohë thuhej se

aktorit francez Gérard Philipe, që ne e njihnim nga filmi “Fan Fan Tulipan”, i ishte gjetur pas vdekjes një arkë e mbushur plot me të brendshme grash. Kaq ishte shënimi im, që unë e materializova në tregimin “Qiej që bien”. Këtë titull mban dhe libri me një kopertinë që ndoshta do ta çudisë paksa lexuesin. Veç krijimtarisë letrare ju keni përkthyer në shqip dhe një sërë autorësh të njohur, si V. Nabokov, G. Greene, Bellou, A. Munro, Xh. Xhojs etj. Sa e ndihmon një shkrimtar përkthimi dhe anasjelltas? Krijohet një lidhje paksa delikate mes shkrimtari dhe përkthyesit; edhe e ndihmojnë, edhe e pengojnë njëra-tjetrën. Nëse shkrimtari-përkthyes lidhet pas një autori dhe përkthen gjithmonë krijimtarinë e atij, aq sa bëhet mjeshtër i gjuhës dhe stilit të tij, dashje pa dashje ai hyn në subkoshiencën e tij dhe bëhet ai autor si pjesë e nënvetes së tij. Pa e kuptuar, shkrimtari kupton se ka marrë stilin dhe strukturën e autorit të tij të preferuar dhe pa kuptuar nis e shkruan me stilin dhe gjuhën e tij. Unë nuk e kam patur këtë rrezik sepse kam preferuar të mos jepem pas një autori të vetëm, por kam përkthyer autorë të ndryshëm. Çdo përkthim e pasuron shkrimtarin siç pasuron leximi, kur nëse shkrimtari bie pas një autori të vetëm, dashje pa dashje e sheh botën me ngjyrat e tij dhe kjo është e dëmshme për krijimtarinë e tij. Cila nga të dyja dominon tek ju, përkthyesi apo shkrimtari? Shkrimtari. Nëse kam një ide në mendje, unë e lë përkthimin. Keni shkruar poezi, tregime romane, keni përkthyer autorë të rëndësishëm të letërsisë botërore. Si kalon një krijues nga njëra tek tjetra? Poezinë e kam shkruar gjithmonë. Poezia mund të shkruhet kudo; në kafe, tren, avion etj. Poezia ka tjetër proces të shkruari, ndryshe nga proza. Proza kërkon një akumulim të vazhdueshëm në mendjen e shkrimtarit. Një personazh romani kam 20 vjet që e mbaj me vete. Ai rri me mua tërë kohën, i them ndonjë fjalë, më thotë ndonjë fjalë. Kur më duket se më thotë ndonjë gjë të mençur e shënoj në bllok. Është një dyzim personazhesh, siç fundja është dhe vetë njeriu. Shkrimtari ulet dhe e shkruan kur ideja është pjekur në mendjen e tij. Pra është një planifikim shumë më racional. Kur do e shkruani romanin që endet bashkë me ju? Nuk e di kur do fillojë. Nuk e di nëse do fillojë ndonjëherë apo jo. Mund të lindë dhe vdesë në mendjen time.

> Vitrina Poezi Titulli: Zanore në Vesë Autor: Mai Văn Phăn Përktheu: Gjekë Marinaj Botimet M&B

Poezia vietnameze në shqip Sapo doli nga shtypi libri i poetit të njohur vietnamez, Mai Văn Phăn (Mai Van Fan). Poezitë e tij janë sjellë në shqip nga përkthyesi Gjekë Marinaj. Libri gjendet në Festivalin e Librit dhe Artit që po zhvillohet në Tiranë. Në libër përfshihen 55 poezi, të cilat paraprihen nga një hyrje bio-analitike nga Marinaj dhe mbyllen me një intervistë me poetin vietnamez, ekskluzive për lexuesin shqiptar. Pyetjes se si ndjehet ai kur shikon poezitë të përkthyera në gjuhë të ndryshme, mes tjerash edhe në gjuhën shqipe, Mai Văn Phăn i përgjigjet: “Edhe me mua ndodh e njëjta gjë si me poetët e tjerë; kur rritet numri i lexuesve të poezisë ndjehem shumë i gëzuar edhe e kuptoj se sa e rëndësishme është një kënaqësi e tillë për një krijues. Unë kam jetuar, krijuar dhe vuajtur brenda vorbullës së krijimit. Kam pranuar dhe zgjedhur kuintesencën e prirjeve letrare të botës me dashurinë dhe përgjegjësinë që i ka hije një qytetari Vietnamez. Dhe kur krijimet e mia përkthehen në gjuhë të huaja, ndjej vetëbesim që në të ardhmen ta afirmoj edhe më shumë karakterin vietnamez në poezinë time.”

Poezi Titulli: Në yllin Siriun jetojnë fëmijë Autor: Federico Garzia Lorca Shqipëroi: Moikom Zeqo Botimet: Streha

Lorca në mjeshtërinë e Moikom Zeqos

Studiuesi Moikom Zeqo e ka të hershme dashurinë për poezitë e Lorkës. Ndaj nuk çudit askënd që sheh në vitrinat e librarive librin “Në yllin Siriun jetojnë fëmijë”, ku shqipëruesi Moikom Zeqo ka përmbledhur disa nga poezitë e Federico Garzia Lorca-s. Poezitë vijnë në logon e botimeve “Streha”. Federico Garzia Lorca është poeti më i madh spanjoll i të tëra kohërave dhe poeti më i çuditshëm, më i brishtë dhe më imagjinativ i shekullit XX. Përkthimet e mia i përkasin viteve 1970-1980. Janë pengu i patjetërsueshëm i dashurisë dhe nderimit. Nëse në yllin Sirius jetojnë fëmijë, Princi i tyre kozmik është Lorca.

Roman Titulli: Bir Autor: Andrej Nikolaidis Botimet IDK

Një prozë për shpirtrat e Ballkanit Libri fitues i çmimit të Bashkimit Europian për letërsinë për vitin 2011, romani “Bir” i autorit malazez Andrej Nicolaidis, vjen për lexuesin shqiptar përkthyer nga Virgjil Muçi. Autori ishte në Tiranë për të promovuar librin e tij, gjatë ditëve të Festivalit të Librit dhe Artit Pamor. “Bir” është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij, një farë heroi dhe antiheroi njëkohësisht, a nuk i hasim të dyja këto figura në vendet tona ditameditë? - mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedonas e kështu me radhë. Duke ruajtur unitetin e kohës dhe të vendit, ngjarjet zhvillohen brenda njëzetekatër orëve në qytetin e Ulqinit, autori shpalos në sytë e lexuesit një univers të tërë karakteresh. Thënë me fjalët e Jonathan Franzenit, libri i Nikolaidisit është “një prozë që edhe pse nuk ka për ta shpëtuar botën, aq më pak Ballkanin dhe plagët e tij, ka gjithsesi një mundësi diskrete që të shpëtojë shpirtrat tanë”. Roman fitues i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë, 2011.


fenomen

Miss Mami

Dashuria kalon dhe mbaron nëpërmjet stomakut

Bukuroshet e njohura shqiptare që i janë përkushtuar rolit më të ri prej mamaje. Por jo të gjitha kanë hequr dorë nga pasarelat e modelingu. Miss-et Irsa Demneri, Eralda Hitaj, Matilda Mcini dhe Adrola Dushi shfaqen në formë perfekte pas lindjes faqe 24

Nga Iva Tiço faqe 24

personzh single & The City privatësi Fenomen Çdo të shtunë e të diel

www.mapo.al

Jon Tarifa

nga Holanda me muzikë Në Holandë ai është një nga talentet e reja, me një zë dhe stil unik që po pushton skena koncertesh, valë radiofonike dhe kanale muzikore dhe pas 16 vitesh ka vendosur që muzikën e vet ta sjellë në vendin e tij, duke bashkëpunuar me artistë shqiptarë. Jon Tarifa rrëfen jetën dhe karrierën në Hagë, tamam si një pjesë muzikore që mban firmën dhe stilin e tij...

G

jithnjë përpiqem të arrij të pamundurën dhe të bëj më të mirën. Nëse nuk synon larg, nuk shkon larg. Të kesh sukses do të thotë të guxosh të provosh dhe të mos thyhesh kur gabon apo nga vështirësitë që ndesh...”. Kështu e nis rrëfimin e tij këngëtari Jon Tarifa, një talent i ri që ylli i suksesit i ka ndriçuar në Holandë, ku prej 12 vitesh ai shkruan dhe interpreton muzikën e tij, e cilësuar nga kritika vendase si një stil unik, një koktej melodish me përbërës ekzotikë si jazz, pop, rock, hip-hop, funk dhe reggae. Me një album solo dhe disa të realizuar me grupin e tij, disa bashkëpunime me artistët më të njohur të stilit reggae në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe koncerte live në sheshet më të mëdha të Hagës, Jon duket një artist premtues e mjaft i vlerësuar për muzikën që bën, muzikë që ka zgjedhur ta sjellë edhe në vendin e tij, përmes bashkëpunimit me Vesa Lumën dhe Big Basta-n në klipin “Supertitous”. Është bashkëpunimi i tij i parë me artistë shqiptarë, që Joni e sheh edhe si një hapje të dyerve artistike në Shqipëri- në vendin e tij ai ka preferuar të mos shfaqet shumë, megjithëse të rinjtë e njohin duke ndjekur kanalet e huaja ku transmetohen krijimet e tij. Ishin Vesa dhe Big Basta që shkuan e kërkuan në Hagë, qytetin ku ai jeton dhe punon prej 16 vitesh e po aty realizuan videoklipin, i cili kohët e fundit është ndër më të transmetuarit në kanalet muzikore shqiptare dhe ato holandeze... Vijon në faqen 22

Përtej privatësisë

Kujtimet më të bukura i ka nga fëmijëria dhe i mungojnë shumë daljet e të dielave dhe piknikët e organizuar në kohën e pranverës, por nuk mëdyshet kur thotë se periudha më e bukur e jetës është ajo që po jeton. I dashuruar me jetën, profesionin dhe gruan e tij Enadën...

Gerd Vaso

Po jetoj periudhën më të bukur të jetës Faqe 21


22

EEshtunë shtunë- -eediel diel26-27 13-14 prill 2013 www.mapo.al

Intervistë

Vijon nga faqja 21 ...Joni zbulon si ia ka dalë ta realizojë ëndrrën dhe pasionin e tij për muzikën, jetën në Holandë larg familjes, shkollimin dhe punën si përgjegjës për komunikimin dhe shtypin në Shoqatën Europiane të Hematologjisë, por edhe planet për koncert në Shqipëri dhe një bashkëpunim me kushërirën e tij, Eneda Tarifa. Le ta nisim nga projekti i fundit, kënga dhe klipi “Superstitious”. Si lindi bashkëpunimi me Vesën? Kënga “Superstitious” ka një rëndësi të veçantë për mua, pasi ajo shënon bashkëpunimin tim të parë me një artiste shqiptare, çka edhe ka hapur shumë dyer për mua si artist në Shqipëri. Vitin e kaluar u ftova të isha një “guest artist” në albumin e Vesa Lumës “Pop Cult”. E pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë duke e çmuar shumë talentin e saj. Kënga në fjalë është kompozuar nga partneri i Vesës, Big Basta. Ky i fundit më dërgoi një version paraprak të këngës që unë të njihesha me të dhe së bashku të vendosnim se si do të mund ta realizonim atë. U ndjeva menjëherë mirë me atë version të këngës dhe iu vura punës për ta sjellë në versionin përfundimtar. Pas kësaj, Vesa Luma dhe Big Basta më vizituan në Hagë, Holandë, vendi ku unë jetoj e punoj, dhe videoja u filmua pikërisht në atë qytet. Është hera e parë kjo që ti vjen për publikun shqiptar? Megjithëse kënga është e kënduar në gjuhën angleze... Jo, për mua kjo nuk është e para herë që i prezantohem publikut shqiptar me muzikën time. Gjatë dy viteve të fundit, disa nga këngët e mia janë transmetuar në kanalet radiofonike dhe televizive shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, si në “Top Channel”, “Klan”, “Klan Kosova”, për çka jam ndjerë mirë. Po e shpërndani këngën edhe për një publik ndërkombëtar? “Superstitious” është pritur shumë mirë edhe këtu në Holandë. Bashkëpunimi im me Vesa Lumën është vlerësuar nga media të ndryshme të këtij vendi dhe kjo këngë është transmetuar e transmetohet në disa nga radiot holandeze. Çfarë komentesh ke marrë nga njerëzit, si e kanë pritur këngën? Nga sa kam vënë re, kjo këngë është pëlqyer veçanërisht shumë. Shumë njerëz dhe kritikë të muzikës e vlerësojnë atë si një kombinim interesant të dy stileve muzikore të ndryshme. A ke ndonjë plan të afërt personal për publikun shqiptar? Në muajin maj të vitit të kaluar unë nxora albumin tim të parë si një solo artist, titulluar “Free to Be”. Aktualisht po punoj për të përgatitur një album të ri, ndërkohë që, pa kaluar shumë kohë, do të bëj të njohura disa këngë të reja. Sapo jam kthyer nga Nju Jorku, ku bashkëpunova për një projekt shumë të veçantë me një ndër artistët më të talentuar

të muzikës reggae, Meta Dia. Bashkëpunimi me të do të jetë, pa dyshim, pjesë e albumit tim të ri dhe ndoshta do të dalë edhe si një single. Jeta dhe karriera jote prej vitesh janë të pozicionuara në Holandë, po marrëdhëniet me Shqipërinë si i ke? Sa shpesh vjen në Tiranë dhe cilat janë arsyet që të sjellin këtu? Thonë se shtëpia jote është atje ku është zemra jote. Unë vij rregullisht në Shqipëri dy herë në vit, ndonjëherë edhe tre, kryesisht në gusht dhe në periudhën e Krishtlindjeve. Sidoqoftë, mendërisht dhe shpirtërisht jam në Shqipëri çdo ditë të jetës sime. Deri më sot, në Shqipëri kam ardhur kryesisht për të vizituar familjen time të shtrenjtë. Në të ardhmen, ndoshta do të vij edhe për të dhënë koncerte e për të bashkëpunuar me artistë shqiptarë, sidomos, me Enedën, kushërirën time të parë dhe shoqen time më të mirë. Çfarë ndjesie të jep tani kur të njohin në rrugë si Jon Tarifa, këngëtari? Ndodh që kur eci në rrugët e Tiranës, qyteti ku kam lindur, ose kur ulem për një kafe në një bar, njerëz të ndryshëm, kryesisht djem ose vajza të reja, edhe më njohin e më përshëndesin dhe unë ndjehem mirë nga kjo. Do të thotë se nuk jam “i huaj” në qytetin tim. Je larguar herët nga Shqipëria dhe formimin personal e profesional e ke marrë në Holandë. Ç’domethënie ka ky vend për ty? Unë jetoj në Hagë prej 16 vjetësh, pra afërsisht për më shumë se gjysmën e jetës sime e kam kaluar në këtë qytet. Këtu kam përfunduar shkollën e mesme dhe dy universitete dhe tani punoj në një organizatë ndërkombëtare që e ka selinë në Hagë. Fillimisht erdha në Holandë në vitin 1998, kur babai im, Fatos Tarifa u emërua ambasador i Shqipërisë pranë Oborrit të Mbretëreshës Beatrix. Unë atëherë isha vetëm 15 vjeç. Isha larguar nga Shqipëria kur isha 10 vjeç, kisha jetuar në Shtetet e Bashkuara për afro 5 vjet dhe erdha në Holandë, në vendin më libertin të botës, në një moshë shumë të re dhe shumë të bukur. Menjëherë e dashurova këtë vend për atë çka ai është dhe për mundësitë që ofron. Pas mbarimit të shkollës së mesme, kur im atë u emërua ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara dhe prindërit e mi u vendosën në Uashington, unë dhe vëllai im, Sidriti, piktor, vendosëm të qëndronim në Hagë për të përfunduar shkollat tona këtu. Pas 16 vjetësh, është e kuptueshme se në Hagë ndjehem si në shtëpinë time dhe në fakt e konsideroj Holandën “my second home country”. Nga ana tjetër, shpesh malli për familjen time bëhet i papërballueshëm. Si javën e kaluar, kur babai im erdhi në Hagë që të qëndronte me mua për tri-katër ditë dhe, kur ai do largohej, unë doja shumë që të kthehesha në Tiranë bashkë me të, vetëm për të kaluar një fundjavë me njerëzit e mi të dashur. Jam me fat që çdonjëri prej anëtarëve

Joni zbulon si ia ka dalë ta realizojë ëndrrën dhe pasionin e tij për muzikën, jetën në Holandë larg familjes, shkollimin dhe punën si përgjegjës për komunikimin dhe shtypin në Shoqatën Europiane të Hematologjisë, por edhe planet për koncert në Shqipëri dhe një bashkëpunim me kushërirën e tij, Eneda Tarifa.

Në fund të vitit të kaluar, unë dhe grupi im bëmë një tur në Holandë, në qytetet më të mëdha të këtij vendi. Aktualisht po shkruaj disa këngë të reja dhe luaj rregullisht, në Hagë dhe jashtë saj. Në fakt, mbrëmjen e ditës së djeshme, më 25 prill, këndova në një prej evenimenteve më të mëdha këtu në Holandë, siç është “King’s Night”, ku qindra mijëra njerëz mbushin rrugët dhe sheshet e Holandës për të festuar ditëlindjen e Mbretit. Koncerti i grupit tim u dha në sheshin përpara Pallatit Mbretëror (Noordeinde Palace) këtu në Hagë. Një moment vërtet epik.

të familjes sime vjen të më shohë në Hagë dhe unë mezi i pres kur ata vijnë. Kështu që, edhe pse larg Shqipërisë, jam i pandarë nga familja ime, qoftë në Tiranë, qoftë këtu në Holandë, ku jetoj e punoj. Po interesi për muzikën kur ka lindur? Përsa i përket marrëdhënieve të mia me muzikën, unë kam nisur të merrem me të 1012 vitet e fundit, këtu në Holandë, duke qenë fillimisht anëtar i disa grupeve të ndryshme muzikore. Megjithatë, një karrierë e re në muzikë nisi për mua kur, në vitin 2011 vendosa të ndahem prej tyre dhe t’i shfaqem publikut me emrin tim: Jon Tarifa. Ndjehem i privilegjuar që më është dhënë mundësia të shprehem përmes muzikës dhe të ndikoj sa mundem te shumë njerëz përmes saj, duke dëshiruar e duke u përpjekur që edhe t’i motivoj ata të realizojnë ëndrrat e tyre. E kam të vështirë ta shpreh me fjalë atë që ndjej në të vërtetë. Por në fakt, kur isha i vogël dhe pastaj i ri, ëndrra ime të bëhesha një futbollist profesionist dhe, në fakt kisha boll talent. Unë luajta madje me disa klube futbolli këtu në Hagë dhe provova edhe në Roterdam. Më vonë, muzika ma mori kohën që deri atëherë ia kisha kushtuar futbollit dhe arti “triumfoi” mbi sportin. Gjë jo fort e zakontë. Por futbolli mbetet përsëri një hobby. Mendon se e ke gjetur qëllimin e jetës tënde? Sa të lumtur të bën ty muzika? Gjithnjë përpiqem të arrij të pamundurën dhe të bëj më të mirën. Nëse nuk synon larg, nuk shkon larg. Të kesh sukses, do të thotë të guxosh të provosh dhe të mos thyhesh kur gabon apo nga vështirësitë që ndesh. Muzika është bërë një ndër “miqtë” e mi më të mirë dhe mua më pëlqen të jem në shoqërinë e saj. Sa ka ndikuar Holanda në formimin tënd; atë personal-njerëzor, akademik dhe në shpirtin artistik? A gjen atje diçka të veçantë, muzën tënde, atë që ndoshta nuk do ta gjeje po të jetoje në Tiranë? Siç thashë edhe më parë, të jetuarit në një vend si Holanda të hap shumë dyer e mundësi për zhvillim personal e profesional. Nuk di të them se si do të isha dhe ç’do të kisha bërë me muzikën time nëse do të kisha jetuar në një vend tjetër. Amerika, ku gjithashtu kam jetuar për shumë vite dhe të cilën e vizitoj nga koha në kohë, ofron mundësi të mëdha, shkollimi e zhvillimi profesional, por ja që mua më është bërë Holanda më e dashur. Megjithatë, që t’i përgjigjem pyetjes suaj, unë besoj se suksesi që mund të kem arritur si artist, është bërë i mundur kryesisht falë punës sime këmbëngulëse, besimit që kam në mundësitë e mia dhe vendosmërisë për të mos u thyer nga vështirësitë, të cilat natyrisht, nuk kanë munguar dhe nuk mungojnë. Dhe këtë e them pasi kam jetuar e jetoj në këtë vend për më shumë se gjysmën e jetës sime të re. Unë nuk ndjehem i huaj në Holandë. Unë jam tashmë pjesë e kësaj shoqërie, i integruar fare mirë në të dhe kjo më ka ndihmuar e më ndihmon. Shpeshherë, përveçse me artistë holandezë, angazhohem në bash-

këpunime me artistë të huaj, që ose jetojnë edhe ata, si unë, në Holandë, ose në vende të tjera, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, të gjithë pjesëtarët e grupit tim muzikor i përkasin një nacionaliteti të huaj: ata janë nga Gjermania, nga Polonia, nga Letonia, nga Lituania, nga Surinami dhe nga Kurasao. Bashkëpunëtorë të tjerë kanë qenë nga Shtetet e Bashkuara, nga Senegali, nga Anglia etj. Mos harroni se Haga është një qytet shumë kozmopolitan, ashtu si edhe vetë Holanda, që është një ndër vendet kulturalisht më kozmopolitane dhe prandaj, edhe më tolerante në botë. Me ç’stil identifikohesh? Cila është rryma që ti eksploron apo eksperimenton? Është pak muzikë rruge, le të themi? E gjen frymëzimin te përditshmëria, njerëzit e thjeshtë? Në Holandë, unë dëgjoj shpesh të thuhet se muzika ime është një tingull unik, një kombinim i disa zhanreve, si jazz, pop, rock, hip hop, funk dhe reggae. Sidoqoftë, mua më pëlqen të identifikohem si një muzikant, vokalist dhe poet me një stil muzikor semiacoustic, hip hop & jazzy. Çdo këngë që shkruaj buron nga një lloj ndjenje dhe nga një mendim në një kohë të dhënë të jetës sime. Pa hezitim mund të them se këngët e mia frymëzohen nga ajo çfarë unë shoh, ndjej dhe përjetoj në jetë. Për shembull, kënga e dytë single, e titulluar “Focus”, u motivua dhe u frymëzua nga një ndjenjë që më pushtoi më shumë se një vit më parë për të mos u trembur ose shpërqendruar në asgjë që bëj. Një ndjenjë dhe një dëshirë për të arritur atë që dua të bëj përmes muzikës sime. Sa i famshëm ndihesh jashtë Shqipërisë? Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjem. Ajo çka mund të them, me modesti, është se i kam bërë vend vetes në Holandë, veçanërisht në skenën muzikore të Hagës. Shpeshherë, sigurisht, luaj në festivale të mëdha, në Holandë dhe jashtë saj. Po kështu, disa nga këngët e mia, si “So Right”, “Focus”, “Next to Me” janë ngjitur në krye të klasifikimeve në radiot më të mëdha holandeze. Cilat kanë qenë projektet e tua muzikore në Holandë dhe çfarë parashikon për të ardhmen? Qysh nga dalja e albumit tim të parë “Free to Be” vitin e kaluar, kam nxjerrë dy këngë të reja singles: “We Can Make It” dhe “On My Own”. Në fund të vitit të kaluar unë dhe grupi im bëmë një tur në Holandë, në qytetet më të mëdha të këtij vendi. Aktualisht po shkruaj disa këngë të reja dhe luaj rregullisht në Hagë dhe jashtë saj. Në fakt, mbrëmjen e ditës së djeshme, më 25 prill, këndova në një prej evenimenteve më të mëdha këtu në Holandë, siç është “King’s Night”, ku qindra mijëra njerëz mbushin rrugët dhe sheshet e Holandës për të festuar ditëlindjen e Mbretit. Koncerti i grupit tim u dha në sheshin përpara Pallatit Mbretëror (Noordeinde Palace) këtu në Hagë. Një moment vërtet epik. S.Balliu


E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

23

www.mapo.al

pertej privatësisë Në teatrin e Operës dhe Baletit ai është koreografi dhe primo balerini që vë në skenë kryeveprat botërore të muzikës klasike, por dashurinë e hershme e ka për muzikën hardrock, që përveçse e sjell në sezonet e “Dancing with the Stars”, e shijon edhe në udhëtimet e gjata me makinë...

Gerd Vaso

Balerini që dashuron muzikën hardrock Cili është mëngjesi yt rutinë? Çohem herët, mbaroj punët e higjienës së përditshme, pi një gotë me lëng portokalli, vishem shpejt dhe drejt e në punë. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Nuk kam qenë tip që parapëlqej të ha shumë në mëngjes. Këtë e bëj vetëm kur jam me pushime, se s’ke ç’bën tjetër. J Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Nuk pi asnjëherë kafe në mëngjes. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Si i bie tani, të them jo?! Absolutisht po. J A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Varet nga puna, impenjimi dhe ç‘lloj detyrimi kam. Jam tip korrekt që mundohem t’i bëj të gjitha. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? S’kam kohë. A je dembel? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Dembel nuk jam, se po të isha nuk do të bëja këtë punë që bëj. Është një lloj dembelizmi që besoj i kap të gjithë në një moment, sidomos kur je shumë i lodhur dhe thua: “Oh sa po përtoj të shkoj”. Ku të zë dreka zakonisht? Në shumicën e rasteve në punë. Në këtë periudhë të ngarkuar pune nuk shkoj thuajse fare në shtëpi për drekë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde? Nuk kam kohë dhe nuk para ulem në restorante. Rrallë në kohën e lirë, por nuk kam ndonjë të preferuar. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Të dyja bashkë.

A je kursimtar? Jo. Pak ndoshta edhe kursejmë, por nuk jemi nga lloji i tmerrshëm i kursimtarëve. Mundohemi të shijojmë gjithçka me sa mundemi. A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës? Nuk fle asnjëherë në drekë. Me shkatërron fare gjumi i drekës. Kur ke qenë i vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? S’mbaj mend. Shumë i vogël besoj edhe duhet të kem fjetur. Prindërit, dihet që na vinin për të fjetur në drekë, ashtu siç bëj unë me tim bir tani. Çfarë ke ruajtur nga fëmijëria? Unë i përkas atij brezi që kam jetuar edhe periudhën e komunizmit. E kam shijuar shumë periudhën e fëmijërisë dhe kam kujtime shumë të bukura nga ajo kohë. Më mungojnë daljet me f amiljen të dielave, organizimi i piknikëve... Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Koha më e bukur është kjo tani. Nga mosha 24 vjeç e këtej, kur edhe fillova të dashurohem me profesionin, me punën, sukseset edhe me gruan time, Enadën. J Po kujtimet e hidhura? Kujtim i hidhur është humbja e babait. Pastaj, lavdi Zotit, kam pasur një jetë të qetë, normale, me shqetësime të vogla si çdo familje. Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete...? Ke mbajtur ditar? Nuk kam mbajtur kurrë ditar. Nuk mund të them që kam shumë sekrete, por në momente të caktuara njeriu mban disa rezerva brenda vetes. Çfarë ka në portofolin tënd?

Shumë i vogël besoj edhe duhet të kem fjetur. Prindërit, dihet që na vinin për të fjetur në drekë, ashtu siç bëj unë me tim bir tani.

S’para mbaj portofol, e kam bezdi. Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Direkt, sepse në pjesën më të madhe të kohës kur jemi në punë, vishemi sportivë me tuta. I gjej menjëherë dhe me vrap në punë. Vështirësia ndodh kur jemi të ftuar në ndonjë event dhe na duhet të zgjedhim. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? E kuqja dhe jeshilja e errët. Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine? S’jam i fiksuar, por më pëlqen një parfum që e përdor gjithmonë, “Creed”. Çfarë CD ke në makinë? Më ka përlyer gjithmonë muzika hardrock, por profesioni më bën t’i dëgjoj të gjitha zhanret. Kam pak nga të g jitha, të cilat preferoj t’i dëgjoj në udhëtime të gjata. Çfarë muzike ke zile telefoni? Në njërin është një zile e thjeshtë e telefonit, te tjetri, një këngë e grupit “Led Zepelin”. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Kam dhe takohem. Jo shpesh, për shkak të kohës dhe mundësive, por takohem. A je i hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Jam shumë i afrueshëm, por varet nga njerëzit që dua të bëj miq. Jam natyrë komode, por miqësia është me të ngjitur. Ku rri zakonisht me miqtë? Te “Capriccio”, shumë rrallë. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Zakonisht në ora 22:30, por ka raste edhe më herët. Thuajse asnjëherë pas orës 21:00. Shumë rrallë, kur jam i dërrmuar fare ose puna mbaron shpejt, më ndodh të kthehem në orën 20:00. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Kthehem në shtëpi dhe nis të gatuaj darkë. Më pëlqen të gatuaj. Pastaj ulem, bisedojmë qetë me familjen, luaj me djalin, shoh pak TV edhe pse nuk jam shumë i dhënë pas tij dhe fle vonë. Po idealja, cila do të ishte? Sa mirë do ishte ta kishim një mbrëmje ideale; të darkoja me nge, të diskutoja gjatë dhe qetë me familjen e të mos ndjeja lodhjen që ndjej tani. Kur shkon për të fjetur? Vonë, rreth orës një e gjysmë të mëngjesit. Sa më i lodhur të jesh, aq më shumë nuk të vjen gjumi. Cila është uniforma jote e gjumit? Nuk jam tip që fle me pizhame, por në dimër, një palë të holla dhe T-shirt. Në verë, kuptohet ...J Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Familjarët. Nëse fle i fundit, nuk kam kujt t’i them veç vetes. J


8

24

E shtunë - e diel 26-27 prill 2014

www.mapo.al

single and the city

fenomen Bukuroshet e njohura shqiptare që i janë përkushtuar rolit më të ri prej mamaje. Por jo të gjitha kanë hequr dorë nga pasarelat e modelingu. Miss-et Irsa Demneri, Eralda Hitaj, Matilda Mcini dhe Adrola Dushi shfaqen në formë perfekte pas lindjes

Iva Tiço

Adrola Dushi “Miss Universe Albania”, Adrola Dushi është shfaqur në publik me djalin e saj të vogël Troi dhe bashkëshortin Adis. Duket se lindja nuk e ka penguar që Adrola t’i rikthehet modelingut, duke u favorizuar edhe nga fiziku perfekt fare pak muaj pas lindjes. Adrola është shfaqur në editorialin e modës në revistën “Madame” muajin e kaluar.

Miss Mami Eralda Hitaj

P

as lindjes së djalit të saj Amar, Eralda Hitaj duket se u është rikthyer menjëherë linjave të saj perfekte si përpara shtatzënisë. Jo vetëm kaq, por duket se ky vit e ka angazhuar fuqishëm Erën, ku është përfshirë në projektin kinematografik të Besnik Bishës, “Millenium”. Amar është produkti i dashurisë shtatëvjeçare që modelja ka me futbollistin Eleandro. Çifti bashkëjeton dhe ka planifikuar një ceremoni të rezervuar martese tani që janë bërë prindër.

Matilda Mcini

E

dhe modelja dhe ish-fituesja e “Miss Universe Albania”, Matilda Mcini shfaqet jo vetëm në formë, por e gatshme për t’iu rikthyer modelingut pas lindjes së djalit të saj Louisit, duke shfaqur një fizik për t’u admiruar.

Irsa Demneri

I

sh-“Miss Shqipëria”, Irsa Demneri është fotografuar me vajzën e saj të vogël ndërsa e shëtiste me karrocë, një nga fotot e rralla të saj pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë. Edhe Irsa është shfaqur mjaft në formë pas lindjes.

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Dashuria kalon dhe mbaron nëpërmjet stomakut

E

shtë një nga ato fjalitë që ta mësojnë mamatë dhe gjyshet njëkohësisht me fshirjen e pluhurave dhe qëndisjen: rruga për në zemrën e një burri kalon nga stomaku. Thënë në shqip në zhargon gjyshesh: nëse arrin t’i ngopësh mirë barkun, është i joti përjetë. Kjo thënie pastaj me kalimin e viteve fillon të sofistikohet, bashkë me sofistikimin e recetave. Në vend të flitet për ngopje zorre, nisin fjalitë me rrugë stomakësh zemrash dhe dashuri të përjetshme. Ose nis të thuhet që gruaja duhet te jetë qingj në kuzhinë dhe tigër në dhomën e gjumit. Ose të jetë amvisë në kuzhinë, zonjë në sallon dhe kuçkë në dhomën e gjumit (shumica e grave më kollaj bëhen kucka në sallon, zonja në kuzhinë dhe amvisa në dhomën e gjumit). Kurse recetat sofistikohen më me lehtësi sesa zonjlliku dhe amvislliku: pilafi me formulën preçize matematike dy ujë e një oriz shndërrohet pak e nga pak në risoton që nuk ka masa, e që gjyshja ime do e quajnte thjesht “llapa orizi” dhe që e përdorte kur fëmijët i zinte barku… Japrakët dhe dollmat e dikurshme zëvendësohen nga kërpudhat dhe domatet e mbushura kurse kukureci nuk është aspak ‘in’: zemra e një burri, domethënë stomaku, më kollaj mund të magjepset me ‘foie gras’ (ai me shpirt do donte një kukurrec të shoqëruar me një raki të mirë, por ty s’ka ç’të duhet një burrë i tillë aspak i sofistikuar). Grosha? Turp e faqja e zezë. Thjerrëza është fjala – tendencë. Trahanaja apo paparja s’duhen përmendur, as në kujtime: të dielave, një vajzë, që po shtron rrugën drejt zemrës së “të zgjedhurit”, bën pancake. Por tek ky sofistikimi nuk shkohet sa hap e mbyll syte brenda ditës… Ka punë kjo punë. Se dhe këto gatimet kaq fashion nuk u mësuan sa hap e mbull sytë. U deshën vite të tera revolucion kulinar që të kalohej pa dhimbje tranzicioni nga makaronat e zeza shqiptare që thyheshin më tresh tek ‘pasta al dente” dhe ndoca vite të tjera, që të vinim tek receta që për vite me radhë, qe më e dashura e vajzave fashioniste shqiptare të pas 95-ës: tortellini me panna e proshutë. Oh, sa bukur dukeshe kur e thoje në restorant! Sidomos kur aty rrotull qëllonte ndokush që sapo kishte porositur biftekun me garniturë dhe kthente kokën dhe s’të shqiste atë vështrimin ça-do-me-thënë-kjo? Pale ato fatlumet që kishin arritur ta bënin të vetën këtë recetë! Domethënë jo thjesht ta porositnin ballëlartë, por të arrinin ta gatuanin në shtëpi. Njëra madje asokohe qe aq e zonja, sa u martua me të tillë recetë. E rritur me një mama ca më të zonjën se këto tonat, kishte mësuar madje se jo vetëm zemra e atij, por edhe e mamit të tij, arrihet duke kaluar nga stomaku. Madje formulimi i duhur ishte: rruga për tek zemra e burrit kalon fillimisht nga stomaku i mamit të tij, pastaj nga i atij dhe i gjithë familjës dhe në fund martoheni dhe jetoni të gjithë të lumtur dhe të ushqyer… Dhe kështu ndodhi. Me një ndryshim të vogël: në një pikë të historisë ai filloi të hante shumë gatime të tjera jashtë shtëpisë (mami dhe të vetët jo) dhe sot e kësaj dite ai ha ku të mundet, kurse ajo jeton pa të e vijon e gatuan lloj lloj recetash të ndërlikuara për mamin e tij, që tashmë e ka si vajzë… Kurse unë mbaj mend si u kompleksova njëherë kur porosita tiramisu dhe Zemra ime më tha se ish-i i tij e bënte gjithmonë vetë. U desh vetëm leximi i një kutie ‘mascarpone’ teksa bëja pazar në supermarket që të mësoja se ajo na qenkësh gjëja më e thjeshtë në botë. Ishte vetëm shtrimi në tavë i gjërave që duheshin… Dreqi e mori: syltiashi që bëra unë një të dielë ishte ku e ku më i koklavitur dhe unë s’e llogarita hiç si një hap që shtron rrugën drejt zemrës së tij, por si një gjë ‘old fashioned” që po tregonte që thjesht isha rritur me gjyshe në shtëpi (mirë që s’bëra hasude se kushedi sa hapa pas do kisha bërë). Kaq e kuptova, ndaj dhe vendosa të investoj në këtë fushë: një libër me receta ëmbëlsirash, shkruar nga një zonjë e njohur, që buzëqesh në një kopertinë aq të bukur me cheesecake-un më të bukur që më kishin zënë ndonjëherë sytë… Ja, kjo do ishte e ardhmja ime në kuzhinë dhe e ardhmja e lidhjes sime: gatimi një e nga një çdo javë i atyre ëmbëlsirave. Duke filluar me të parën, “keku dashurisë”, siç e quante zonja në fjalë atë ëmbëlsirën magjike me të cilën ishte futur në zemrën e burrit të saj… “Ti mirë e ke këtë planin”, më thotë në telefon shoqja ime kur I raportoj e lumtur që e kam gjetur rrugën e duhur, “vetëm se gjithmonë do dalë një kek i ri, më I ëmbël ose më pikant dhe ai prape do ikë. Ndaj mos u lodh kot dhe ik e merru me ndonjë gjë të hajrit…”. Po që ka të drejtë!? Zonja e kopertinës është ndarë ndërkaq dhe keku është harruar… Nuk dihet nëse ajo që i ka zënë vendin ia thotë për kek ose jo… Kurse ajo e tortelinit është penduar si dreqi që nisi punën me stomakun e vjehrrës… Duhej të kishte gjetur të paktën një tjetër recetë. Alla putanesca?! Kjo po, që do kishte kursyer goxha punë.


PIKëPAMJE

POLITICAL MIND

Nga mohimi në predikim: Ringjallja te librat shkollorë

Kujt i rri mirë kostumi i politikës...

Enis Sulstarova

Ylli Pango

Mrekullia ka të bëjë me diçka që është shkencërisht e

pashpjegueshme dhe që nuk i bindet ligjeve të natyrës. Ajo merret si tregues i ndërhyrjes së një fuqie...

Pse janë kaq të sulmuar, përse shahen pothuaj në çdo

vend, madje disa herë bëhen të neveritshëm politikanët? Përse njerëzit janë të pakënaqur me ta dhe...

Pikëpamje profil Economicus Ideologji esse Çdo të shtunë / dielë

www.mapo.al

DRITAN SHANO Mapo Lunch / Mira Kazhani

Ardian Vehbiu

Tirana ia kalon New York-ut… në rastësi

Psikologjia e pushtetit të ri: shteti dhe administrata janë pronë e partisë 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

-A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Një ide që të jetë si panacea, apo ilaçi që shëron çdo sëmundje në lëmin e ekonomisë sot më duket e pamundur. Dyshoj nëse sot ka një ide ekonomike, pasi mendoj se ato janë zëvendësuar nga idetë politike dhe luftërat ideologjike. Idetë ekonomike kanë demonstruar të kenë natyrë ciklike, dhe sot të tmerruar nga kriza e 2008 jemi ende në ciklin e pëlqimit të stimulit fiskal të injektuar në treg nga qeveritë. Pra, i jemi larguar ciklit të idesë neoklasike që sheh tregun si më të rëndësishmin në zhvillimet ekonomike dhe është përqafuar sërish ideja që shteti duhet të jetë një aktor në treg. Kjo sepse ky instrument i stimulit fiskal

Faqe 25

duket sikur jep një lehtësim të menjëhershëm dhe politikanët dhe qeveritarët modernë nuk diskutojnë më realisht qëndrueshmërinë e ideve ekonomike përtej cikleve elektorale. Nga kjo pikëpamje, mendoj se sot anembanë globit ka me tepri shumë idera që marrin formën e rregullimeve të tregut, të ekonomisë. Shumica e këtyre rregullimeve të prodhuara me zell nga qeveritë, nuk janë krijuar aspak nga nevoja e tregut për rregullim, por thjesht si vendime politike që garantojnë pëlqim politik, favorizojnë grupe interesi apo që krijojnë mbështetje politike duke krijuar në fakt pabarazi në tregun e lirë, dhe duke qenë ato vetë në themel të krizave si ajo e 2008 që ju përmendni. Në fakt, të dyja administratat amerikane, si ajo e Klinton ashtu dhe ajo e Bush e nxitën rritjen e tregut të shtëpive duke favorizuar huadhënien...


26

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

www.mapo.al

INTERVISTE IDE 50 biseda me protagonistë të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë saj do vijnë çdo fundjavë në MAPO. Për të debatuar ide klasike, sjellë ide të reja dhe ndoshta anatemuar ide të mbrapshta. Ekonomistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, politologë e të tjerë do të shpjegojnë idetë e veta dhe nëpërmjet tyre veten dhe shoqërinë.

DRITAN SHANO

Psikologjia e pushtetit të ri: shteti është pronë e partisë Nga Alfred Lela

-A ka aktualisht në ekonomi, në rrafsh botëror, një ide të ideve? Një lloj risie ose kundërideje në lidhje me shpëtimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë, pas krizës globale që nga viti 2008? Një ide që të jetë si panacea, apo ilaçi që shëron çdo sëmundje në lëmin e ekonomisë sot më duket e pamundur. Dyshoj nëse sot ka një ide ekonomike, pasi mendoj se ato janë zëvendësuar nga idetë politike dhe luftërat ideologjike. Idetë ekonomike kanë demonstruar të kenë natyrë ciklike, dhe sot të tmerruar nga kriza e 2008 jemi ende në ciklin e pëlqimit të stimulit fiskal të injektuar në treg nga qeveritë. Pra, i jemi larguar ciklit të idesë neoklasike që sheh tregun si më të rëndësishmin në zhvillimet ekonomike dhe është përqafuar sërish ideja që shteti duhet të jetë një aktor në treg. Kjo sepse ky instrument i stimulit fiskal duket sikur jep një lehtësim të menjëhershëm dhe politikanët dhe qeveritarët modernë nuk diskutojnë më realisht qëndrueshmërinë e ideve ekonomike përtej cikleve elektorale. Nga kjo pikëpamje, mendoj se sot anembanë globit ka me tepri shumë idera që marrin formën e rregullimeve të tregut, të ekonomisë. Shumica e këtyre rregullimeve të prodhuara me zell nga qeveritë, nuk janë krijuar aspak nga nevoja e tregut për rregullim, por thjesht si vendime politike që garantojnë pëlqim politik, favorizojnë grupe interesi apo që krijojnë mbështetje politike duke krijuar në fakt pabarazi në tregun e lirë, dhe duke qenë ato vetë në themel të krizave si ajo e 2008 që ju përmendni. Në fakt, të dyja administratat amerikane, si ajo e Klinton ashtu dhe ajo e Bush e nxitën rritjen e tregut të shtëpive duke favorizuar huadhënien ndaj minoriteteve dhe blerësve me të ardhura të ulëta; në këtë proces qeveria me rregullimet e saj, nuk arriti të garantonte barazi në trajtimin e palëve por favorizoi bankat (too big to fail) në marrëdhënien bankë-huamarrës. Megjithatë, besoj se zgjidhjet e qëndrueshme afatgjata në zhvillimin ekonomik gjenden tek tregu i lirë ku shteti përmbush një nga ato pak funksione që duhet të përmbushë, të garantojë konkurrencën e ndershme. Siç e shpjegon Adam Smith, është institucioni i tregut të lirë ai që inkurajon krijimin e pasurisë dhe i motivon njerëzit që duke ndjekur interesin e tyre, të sillen në mënyra që i shërbejnë edhe interesit të të tjerëve. Pra, është bashkëpunimi i lirë i njerëzve, apo operatorëve eko-

nomikë, që garanton zhvillim të qëndrueshëm. Ajo çka ndodh është se qeveritë, me ose pa dashje, dështojnë në garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e lirë, dhe në mënyrë ciklike ndeshemi me kriza. Kjo ka sjellë, me përjashtime të rralla, rregullisht, rritjen e rolit të shtetit në ekonomi, dhe për këtë arsye idetë për shpëtimin nga krizat janë gjithnjë e më shumë politike dhe të lidhura drejtpërdrejt me ciklet 4- vjeçare të pushtetit sesa me ciklet ekonomike. A flitet sot për, dhe a ekziston një rrugë e mesme që e sheh ekonominë të zhvillohet përtej dikotomisë së ideve të Keynes dhe Hayek? Përpjekja për të gjetur një rrugë të mesme, pra që kombinon idetë e Keynes me ato të Hayek apo neoklasikëve të tjerë ka filluar që pas Luftës së Dytë Botërore dhe është përkufizuar si “neoclassical synthesis”. Sot kemi një evoluim të saj, i cili thirret “the new neoclassical synthesis”, por që në fakt ndjek të njëjtin mekanizëm të kombinimit mes elementëve të ideve të Keynes me ato të neoklasikëve si Hayek, Friedman e kështu me radhë. Pavarësisht dëshirës së mirë të investuar në këtë përpjekje intelektuale, mendoj se beteja mes Keynes dhe Hayek, do të vazhdojë. Dy idetë janë fare të qarta, kanë ngjyra krejt të kundërta. Është si të themi që njëra është acide dhe tjetra është bazike. Arritja e pehashit neutral është utopi. Kjo betejë mund të ndryshojë, të paktën në terminologji, për t’iu përgjigjur globalizimit, zhvillimit të teknologjisë së informacionit, sofistikimi i saj do thellohet edhe më tej në nivele dhe në detaje teorike, por palët “ndërluftuese” të këtyre kohëve do të jenë gjithnjë, siç thoshte vetë Keynes “skllevër të ndonjë ekonomisti të vdekur”. Keynes propozon ndërhyrjen shtetërore për të zgjidhur hallet dhe krizat, ndërsa Hayek shpjegonte se zmadhimi i shtetit në këtë formë ishte thjesht fillimi i të tatëpjetës së pandalshme drejt tiranisë. Në fakt, çdo ndërhyrje e shtetit justifikohet nga qëllime të mira, por ky proces bëhet thuajse i pandalshëm në një shoqëri demokratike ku qeveritë e ngjyrave të ndryshme pasojnë njëra-tjetrën në garë për të bërë diçka më mirë se qeveria e mëparshme. Dhe ku ka më mirë se ta financosh këtë garë me paratë e të tjerëve, - duke rritur taksat apo shtuar borxhin publik në mënyrë që të injektosh si qeveri para në ekonomi – stimulin fiskal të Keynes – për të nxitur punësimin, për të lehtësuar varfërinë, por pa ndonjë garanci suksesi. Këtë bëri Amerika pas 2008-ës; të

gjithë i kujtojmë debatet e ashpra për të rritur borxhin që të stimulohej ekonomia. A ndodhi kjo? A u rrit punësimi? A u ul varfëria? Askush nuk mund ta thotë këtë gjë sot në Amerikë. Përkundrazi u rrit shqetësimi i uljes së borxhit. E majta në Francë ofroi ta çonte në një shkallë edhe më të lartë konceptin e shtetit si bamirës social që ia merr disave dhe ia jep ca të tjerëve duke e zgjeruar veten me rritjen vertikale të taksave; u votua fort për këtë gjë, dhe dështoi brenda një periudhe shumë të shkurtër siç tregon humbja e thellë në zgjedhjet lokale të Marsit 2014 që u pasua nga dorëheqja e kryeministrit francez. Megjithatë, të përqafosh sot Hayek ndoshta ende nuk sjell asnjë votë, bile duket si herezi, ndërsa Keynes do të ketë gjithnjë një vend nderi sidomos mes politikanëve të çdo krahu, ku më shumë e ku më pak, vetëm pse ka krijuar një bazament teorik që mbështet politika të zgjerimit të shpenzimeve buxhetore, pavarësisht rezultateve të mjera të këtyre politikave. Personalisht, nëse do isha i shtrënguar të isha skllav i ndonjë ekonomisti të vdekur, mes

këtyre të dyve, në çdo rast apo rrethanë do preferoja si padron Hayek-un. Kjo sepse shoh si zgjidhje më të qëndrueshme, dhe besoj më shumë te reformat strukturore e forcimi i institucioneve të ekonomisë së tregut të lirë sesa tek stimuli fiskal. -A nuk ju duket se pajtimi me një rrugë të tretë ekonomike apo politike, ose kombinimi i teorive apo praktikave ekonomike është në thelb streha e të pamundurve për të gjetur një ide të re në ekonomi apo politikë? Idetë e qarta e të forta, dhe jo shartimet apo hibridizimet, janë dëshmuar edhe si më të suksesshmet në ekonomi: për shembull Reagan, me atë që u quajt reaganomics apo politikat ekonomike të Thatcher-it… Sot, përpjekja për të kombinuar idetë është mbizotëruese, dhe me ç’duket, ato gjenden më shumë në retorikën politike, retorikë e cila më pas paketohet si një ide ekonomike që tenton të gjejë miratim ndër qytetarët e një vendi, apo më thjesht akoma të imponohet për t’u zbatuar. Idetë e qarta e të forta në ekonomi dhe qeverisje sot vështirë se i përqafon njeri. Në


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

27

www.mapo.al

Objektivi i preferuar është tregu i lirë. Sidomos, kur ka kriza. Kampionët më të mëdhenj të tregut të lirë që nga Adam Smith, Hayek, Friedman and Co., mendimi i të cilëve është në themel të politikave të djathta...

Në shqipëri nuk ka rregulla loje të pranuara nga palët

fakt, duket se idetë e forta, pra linja të qarta të mendimit ekonomik duket se sot as nuk i artikulon më njeri. Po tentohet me çfarëdolloj mënyre të “martohet” një shtet intervencionist me tregun e lirë, duke vënë theksin tek ulja e varfërisë dhe tek rishpërndarja e të ardhurave. Ky diskutim që zhvillohet sot me tone të larta nga qeveritë, klasat politike është në fakt debati që sjell apo largon vota dhe për këtë ka çuar në sforcime të mëdha intelektuale të gjetjes së një rruge të mesme, e cila më shumë se sa një zgjidhje e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik, të shërbejë si ofertë politiko-ekonomike për të garantuar fitoren, apo mbajtjen e pushtetit. Pra, politikanë, një pjesë e mirë e shoqërisë, dhe natyrisht dhe shumë ekonomistë duket sikur kanë pranuar pamundësinë për të kufizuar shtetin, marrin si të mirëqenë dhe të pandryshueshme dështimin e shtetit në garantimin e lojës së ndershme mes operatorëve në tregun e lirë, pavarësisht nga përmasa e tyre, dhe tashmë i drejtohen

eliminimit të pabarazisë në të ardhurat, në atë çka duket si rruga më e lehtë, një lloj “lufte klasash” demokratike – futja e dorës në xhepat e “të pasurve”, individë e sipërmarrës për t’ia dhënë, siç pretendohet, të varfërve. A ka sjellë kjo barazinë e premtuar? Me ç’duket, jo. Lufta ndaj pabarazisë në të ardhura vazhdon të mbetet premtimi kryesor elektoral anembanë globit, çka e bën këtë qasje thjesht një retorikë politike ende të suksesshme, por që mbetet një ide ekonomike e dështuar, për aq sa nuk drejtohet tek garantimi i barazisë së oportuniteteve për të krijuar të ardhura. Një gjë është e sigurt, që rritja ekonomike e bazuar mbi barazinë e oportuniteteve dhe jo rishpërndarja arbitrare politike, prodhon mirëqenie për të gjithë, në përputhje me kontributin dhe riskun që merr përsipër individi, kompania, korporata, multinacionalja etj, etj. Presidenti amerikan Kenedi ka të drejtë kur thotë se kur vjen batica (rritja ekonomike) ajo ngre njësoj si barkat e mëdha, ashtu dhe ato të vogla. Ju përmendni Reagan dhe Thatcher. Të dy ata kanë mbetur në histori si kampionë të tregut të lirë dhe të zvogëlimit të rolit të shtetit. Reagan, megjithatë u dorëzua tek trefishoi borxhin publik gjatë presidencës së tij, ndërsa Thatcher i uli shpenzimet publike nga 42.5 % e GDP në ’79 në 38% të GDP në ’90. Po kështu ajo përmes politikave të saja të ndikuara nga Hayek uli borxhin publik nga 43.6 % e GDP në 1979 në rreth 26.7 % e GDP në 1990. Britanikët vazhdojnë ende sot të vjelin frytet e politikave të tregut të lirë të ndjekura rigorozisht nga Thatcher. Në parim idetë e forta gjithnjë ofrojnë zgjidhje, ndërsa idetë e mesme vetëm sa zgjasin sëmundjen pa e shëruar atë. Idetë e forta që mbështesin tregun e lirë, janë ato që e çojnë individin në mënyrë më të qëndrueshme drejt prosperitetit. Një konferencë e Forumit Ekonomik të Tiranës, organizuar nga FLE, theksonte drojën për një rikthim të etatizmit në Shqipëri pas ardhjes së të majtës në pushtet? Nuk ka drojë në këtë çështje. Etatizmi pas 20 vjetësh në demokraci është kthyer sërish në Shqipëri. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me vendosjen e taksës progresive në vend të taksës së thjeshtë. Kjo ka të bëjë gjithashtu me rritjen vertikale të borxhit publik që pritet të arrijë në 74% të GDP në 2014. Ka të bëjë me paralajmërimin për rritjet më tej të taksave siç mund të lexohet në marrëveshjen e nënshkruar me Fondin. Mos themi që nuk ka një aksion të qartë për uljen e informalitetit. Mbi të gjitha ka të bëjë me justifikimin ex post me ligje dhe akte nënligjore të veprimtarisë së qeverisë kundrejt personit dhe pronës private, standardeve të dyfishta në vlerësimin e shkeljeve ligjore lidhur me pronat, dhe mungesën e transparencës në hartimin e politikave fiskale. Kjo ka të bëjë me psikologjinë e pushtetit, se shteti dhe administrata është pronë e partisë, se e drejta është vetëm me të, dhe se ajo mund të kryejë reforma të rëndësishme pa pasur nevojën e arritjes së një konsensusi social më parë, çka realisht vendos në pikëpyetje qëndrueshmërinë e këtyre reformave pa i filluar ende ato, dhe cenon rëndë sigurinë e të bërit biznes në këtë Shqipëri. Cila është ideja më e gabuar ekonomike? Planifikimi i centralizuar i ekonomisë. Është përçudnimi më i madh në historinë e njerëzimit që i është bërë racionalitetit, bashkëpunimit vullnetar dhe incentivave që

udhëheqin ekzistencën e njeriut. Cila është ideja më e gabuar ekonomike e djathtë? Objektivi i preferuar është tregu i lirë. Sidomos, kur ka kriza. Kampionët më të mëdhenj të tregut të lirë që nga Adam Smith, Hayek, Friedman and Co., mendimi i të cilëve është në themel të politikave të djathta, vërtet janë avokatë të lirisë në treg dhe mosndërhyrjes së shtetit si aktor në treg, por të gjithë pa përjashtim kërkojnë që shteti të garantojë konkurrencën e lirë në treg. Shteti aktor në treg nuk mund ta bëjë këtë. Sa herë nuk arrihet të garantohet konkurrenca e lirë në treg, për shkak të ndërhyrjeve dhe rregullimeve që bëjnë qeveritë e radhës, të cilat gjithmonë përfundojnë me favorizimin e një operatori ekonomik kun-

Para se të vijmë tek ideja ekonomike, Shqipëria ka probleme thelbësore për të zgjidhur. Në Shqipëri nuk ka ende rregulla loje të pranuara nga palët në ekonomi dhe politikë. Përfundimi i proceseve të pronës, titujve të pronësisë, apo kthimit e kompensimit, si dhe legalizimit janë çështja kryesore me të cilën duhet të merret Shqipëria...

drejt një tjetri, me nxitim faji i vishet tregut të lirë. Pikërisht atij tregu të deformuar nga ndërhyrja shtetërore. Korrigjimi i kësaj shihet po tek ndërhyrja shtetërore. Çdo ide ekonomike e djathtë që i dorëzohet këtij interpretimi mbart në vetvete një marzh të madh gabimi i cili verifikohet në mënyrë ciklike. Cila është ideja më e gabuar ekonomike e majtë? E thashë pak më lart. Planifikimi i centralizuar i ekonomisë. Ka dhe shumë të tjera nën të; si për shembull: “Toka i takon atij që e punon” etj. Megjithatë, ato mund të përmblidhen të gjitha tek esenca e të majtës qe sheh shtetin si zgjidhje të gjithçkaje, dhe jo vetëm në lëmin ekonomik, dhe nga ana tjetër e sheh individin si një qenie krejt të pazonjën të marrë vendime të pavarura nga shteti. -Cila është ajo ide ekonomike, së cilës ju i qëndroni besnik dhe mendoni se do mbetet aksiomatike për zhvillimin e një vendi? Nuk mund të pretendoj të jem aksiomatik, çdo vend ka specifikat e veta, ka kulturën, preferencat dhe historinë e vet të suksesit. Gjithnjë do të preferoj mbështetjen e zgjerimit të kapitalit kundrejt stimulimit të konsumit. Qëndrueshmëria e të parës, në vlerësimin tim është e padiskutueshme kundrejt jetëshkurtësisë së të dytës. Cila është ajo ide ekonomike që keni ‘tradhtuar’? I keni besuar dikur, por jo më? Mendoj se ekspozimi im, dhe përqafimi i idesë së tregut të lirë, forcimit të institucioneve të ekonomisë së tregut, shenjtërisë së pronës private ka ndodhur në një kohë kur unë ende nuk kisha përqafuar ndonjë ide tjetër ekonomike. Ka ndodhur në atë kohë kur unë sapo kisha filluar të kundërshtoja idenë ekonomike të socializmit që shihnim të aplikuar në Shqipëri. Deri tani jam ende te dashuria ime e parë dhe vazhdoj t’i besoj asaj. Megjithatë mendja duhet mbajtur e hapur. Mund të ndodhë që gjatë kohës që jetoj të artikulohet dhe zbatohet ndonjë ide tjetër më e fuqishme sesa institucioni i tregut të lirë, atje ku janë incentivat e secilit për një jetë më të mirë, për prosperitet, ato që udhëheqin zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Atëherë ndoshta do të më duhet, në mos të tradhtoj, të paktën të pranoj faktin. Cila është ajo ide ekonomike që do i bënte punë Shqipërisë? Para se të vijmë tek ideja ekonomike, Shqipëria ka probleme thelbësore për të zgjidhur. Në Shqipëri nuk ka ende rregulla loje të pranuara nga palët në ekonomi dhe politikë. Përfundimi i proceseve të pronës, titujve të pronësisë, apo kthimit e kompensimit, si dhe legalizimit janë çështja kryesore me të cilën duhet të merret Shqipëria. Politikat për zhvillimin e bujqësisë, turizmit apo sektorëve të tjerë do mbeten gjysmake, të pastrukturuara, thuajse në gjendje natyrale primitive, po nuk mori formë përfundimtare çështja e pronës. Mungesa e qartësisë mbi titullin e pronësisë nuk lejon krijimin e tregut të tokës dhe rrjedhimisht reformimin e thellë strukturor, modernizimin shoqëror që vjen me të - ekonomik dhe demografik. Sot Shqipëria flet për e-government, por mbetet e paurbanizuar, shpërndarja e saj demografike ndryshon fare pak nga ajo e kohës kur Skënderbeu luftonte kundër turqve. Çdo ide ekonomike e formuluar pa zgjidhur këtë problematikë do të rezultonte, siç dhe kemi parë, e paqëndrueshme.


28

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

POLITICAL MIND

www.mapo.al

Politikanët nga ana e tyre, tentojnë të shfaqen a transformohen në pushtet në egoistë e narcistikë, deri në atë pikë sa të besojnë se çdo njeri i do sikurse ata duan veten e tyre e që secili duhet të sakrifikojë me dëshirë për t’ju siguruar atyre komfortin material, shpirtëror, pozicional.

Tipare të politikanëve (I)

Kujt i rri mirë kostumi i politikës... Prof. Dr. Ylli Pango

P

se janë kaq të sulmuar, përse shahen pothuaj në çdo vend, madje disa herë bëhen të neveritshëm politikanët? Përse njerëzit janë të pakënaqur me ta dhe përgjithësisht i fusin pothuaj në të njëjtën kategori a kallëp, siç thonë. A mos vallë sepse njerëzit që kërkojnë me të drejtë zgjidhje për hallet e tyre që nuk mbarojnë kurrë duhet t’i drejtohen dikujt dhe kush më tepër se politikani e merr përsipër këtë që në momentet kur fillon premtimet parazgjedhore e në vijim sa të ketë jetën politike? Njerëzit deri më sot nuk kanë arritur e as nuk do të arrijnë të kënaqen në mos kurrë, për një kohë të gjatë, edhe sepse më e mira është e vështirë, në mos e pamundur të arrihet ndonjëherë, për të gjithë? Dhe për këtë mosarritje të përjetshme, duhet gjetur një kokë turku e kush tjetër më shumë se politikanët është i përshtatshëm a përderisa premton, gjegjës për këtë? Por përveç këtyre arsyeve të përgjithshme që lidhen me jetën e përditshme të njerëzve, ekzistojnë edhe disa tipare të tjera që mund të përgjithësohen a së paku që shfaqen tek një pjesë e madhe e politikanëve. Kështu për shembull, politikanët janë përgjithësisht më të prirur për të ndërmarrë rreziqe a për të mos iu shmangur atyre, në krahasim me njerëzit e tjerë. Aq sa mendohet se ata tentojnë të jenë në kërkim të rrezikut, sfidës, problemeve nga natyra dhe kjo përfshin edhe vënien në rrezik të jetës familjare, karrierës, madje edhe jetës për afera të ndryshme që zënë fill që nga korrupsioni, përfshirja në rrjetin e mafias apo edhe aferat që prekin jetën e tyre personale e atë intime. Të gjitha këto kanë një arsye bazale fillestare, përveç arsyeve të tjera: Politikanët tentojnë të jenë njësha, të spikatur, alfa, dhe aksesi më i madh në afera financiare, mafioze, seksuale etj.,e shoqëron natyrshëm këtë pozicion. Duke u ekspozuar kësisoj karshi aferave, rrezikut, duke u përzjerë, edhe sepse i ka mundësitë më të mëdha, në lloj-lloj aferash, rritet natyrisht probabiliteti i gabimit a i rënies së politikanit në grackë, zhurma që shoqëron rënien e tij, e për rrjedhojë edhe nëse këto raste nuk përbëjnë shumicën, përgjithësimi i njerëzve, tenton t’i fusë ata në të njëjtën kategori me të atyre që bien kësisoj. Sipas disa teorive të tjera nuk është politikani që e kërkon rrezikun, por ai që di ta shmangë atë me mjeshtëri e duke manovruar e shitur këdo tjetër që mund të vlejë si kokë turku për të shpëtuar veten. Në jetën e tij politikani ndodhet përpara mjaft opsioneve a oportuniteteve politike a ekzekutive e për rrjedhojë mund të përpiqet të zgjedhë a gjejë më të favorshmin syresh. Dhe nëse zgjedhja a gjetja e tij, nuk rezultojnë të favorshme, sipas tij është gjithnjë faji i dikujt tjetër, që e ka bërë këtë zgjedhje a që ka çuar në mosfunksionimin e duhur të saj. Në këtë aspekt është më lehtë të shihet psikologjia e politikanit, tiparet e tij, skrupujt a mungesa e tyre, si ato që përbëjnë psikologjinë e çdo njeriu të zakonshëm të atij që arrin të kalojë në politikë apo edhe të atij që nuk arrin a që merret me punë të tjera. Pra njeriu me të gjithë të metat e anët e tij negative, sepse të gjithë të metat, veset, mungesa e skrupujve janë në përgjithësi njerëzore, madje të përhapura në një masë shumë të madhe tek pjesa më e madhe njerëzve të cilitdo profesion a të cilësdo kategori, por të spikatura më shumë tek politikani, si në

terrenin më pjellor për lulëzimin e shfaqjen e tyre. Apo sepse politikani është njeri më publik, në sy të gjithë njerëzve a më me përgjegjësi për fatet e tyre, jetët e tyre e të familjeve të tyre. Apo edhe sepse të metat e anët negative janë më të theksuara te njeriu i prirur të bëhet politikan dhe këtu arrin kulmin e vet dinakëria, hipokrizia, mungesa e skrupujve, mizoria, pragmatizmi e amoraliteti, se edhe vetë zanati është i tillë që i kërkon këto. Ashtu si dhe njeriu që vendos t’i hyjë këtij zanati i njeh këto tipare dhe e di se që të mbijetojë a superjetojë në politikë, duhet të bëhet a të jetë i tillë. Historia, përvoja, kontaktet sociale u mësojnë mjaft politikanëve në këtë aspekt dhe do të ishte naive të besoje se ka njerëz që hyjnë në politikë me idenë se atje do të gjejnë ndershmërinë, moralin, vlerat sipërore. Në një studim tjetër psikologjik një autor më ekstremal thotë se vetë pozicioni politik, i kërkon njeriut që lufton për të, të jetë një prostitutë pa princip. Kësisoj rrjedh se është më e mundshme që njerëzit që në aspektin karakterial, përfaqësojnë që hershëm, madje pa hyrë në politikë, prostituta karakteriale pa princip, të tërhiqen natyrshëm në politikë apo nga politika dhe të zënë vend mirë aty në përputhje me karakterin e tyre. Kjo tezë ka gjithashtu bazën e saj logjike e faktike. Është më e mundshme të ndodhë kjo, pra përputhja e karaktereve të tilla me zanatin e politikës, gjë që ka ndodhur jo rrallë, sesa të ndodhë që njerëz pa asnjë prirje të tillë, a ndryshe me principe të larta morale, të hyjnë e të transformohen kësisoj në politikë. Natyrisht edhe këtu ka përjashtime të tilla që vërtetojnë rregullin, kur njerëzit të transformohen nën ndikimin e presioneve të politikës, frikës, situatave jo të zakonshme etj. Ka edhe raste të tjera kur ata cedojnë pjesërisht duke përdorur mjete e teknika pa skrupull që i njeh e i pranon vetëm politika a bota e krimit a e korrupsionit. Rasti i Abraham Linkolnit etj., janë pak a shumë të tillë, por edhe këta siç e dëshmon historia, në moment të caktuara arrijnë a detyrohen të veprojnë a të përdorin mjete a rrugë që vinë në kundërshtim me parimet morale, principet, a ato që besojnë, për hir qoftë dhe të çështjeve të drejta më të mëdha, siç ishte heqja e skllavërisë së afroamerikanëve në shekullin 19 në ShBA. Por në përgjithësi, këto raste janë shumë më të rralla se të njerëzve që me koshiencë, veprojnë pa skrupuj në politikë se të tillë janë lindur a gatuar e politika është ajo më e gjetura, që iu është përshtatur. Në një analizë tjetër të ashpër, thuhet madje se politika tërheq në gjirin e saj sociopatët, që nuk kanë brerje ndërgjegje për asgjë e veçanërisht ata që nuk kanë skrupuj lidhur më shfrytëzimin pa princip të njerëzve, keqpërdorimin e tyre e më pas flakjen si limon i shtrydhur, kur nuk iu duhen më a kur këtë e kërkojnë interesat e tyre politike, personale a shpesh arsye të tjera këtij lloji mbuluar me petkun e “reason d’etat” (arsye shtetërore). Shembujt këtu janë të panumërt që nga figura sinjifikative të këtij lloji si diktatorët Stalin, Mao Ce Dun, Enver e deri tek personalitetet më të spikatura të demokracive më të zhvilluara perëndimore si Francois Miterrand, etj. Duke zbritur tek një shembull mjaft më i afërt për ne, tek ai i njërit prej kryepolitikanëve

tanë aktualë. A është ai njeri që u transformua nga politika për t’u bërë politikan me të gjithë anët negative që përmbledh kjo specie; apo ishte i prirur për t’u bërë i tillë që në gjenezë, fëmini, rini të hershme e ca më tej. Njerëzit që e kanë njohur e sidomos ata që kanë punuar me të këta 20 vjet, ata që kanë provuar sharjet, fyerjet e poshtërimet e tij: kthetrat e tij, ata që janë flakur prej tij pasi janë shfrytëzuar, (dhe ka shumë të tillë), mund ta dëshmojnë këtë. Sipas përvojës së tyre, madje sipas thënieve të më të mençurve a më të shprehurve syresh, politika edhe në këtë rast ka tërhequr njeriun e përshtatshëm për së prapthi për të, njeriun që mund të trajtojë pa skrupull jo vetëm kundërshtarët e tij, por edhe njerëzit me të cilët punon, madje më tej, masa, grupe të tëra, deri tërë popullin kur t’i jepet mundësia, duke e çuar drejt problemeve të mëdha, karshi të cilave, siç tregojnë edhe bashkëpunëtorë të afërt të tij, ruan një indiferencë ekselente. Në një aspekt tjetër, ai të cilit i vjen shansi, a e ndihmon më shumë se të tjerët aftësia për të hyrë

në politikë, gjen, arrin e shfrytëzon aty ato që ka aspiruar të arrijë edhe në ndonjë fushë tjetër ku ka tentuar. Kujtoni këtu se sa liderë të njohur botërorë e këtu, kanë tentuar fjala vjen të merren me sport, me art, biznes etj. Kështu ka tentuar më parë të merret me pikturë Hitleri, ka aktruar në Hollywood Regani, ka luajtur basketboll e ka pikturuar kryeministri ynë aktual, etj. Madje edhe njerëz që nuk kanë aspiruar në këto fusha por thjesht kanë bërë si çdo njeri jetën e zakonshme, e më vonë fati i ka ndihmuar në politikë, kanë synuar të arrijnë këtu ato që qoftë edhe fshehtazi kanë ëndërruar t’i realizojnë në jetën e thjeshtë të dikurshme. Aq sa kur janë shfaqur të tillë këtu kanë mahnitur njerëzit. Jo rrallë thuhet se njeriu shfaqet i vërtetë a njihet tamam se kush është vetëm po e veshe me pushtet. E perifrazuar a e përshtatur për politikën, një shprehje e njohur mund të formulohej: “Të shoh në pushtet si je, të të them se cili je”. Megjithatë njerëzit në përgjithësi mendojnë se në pushtet prishen të gjithë dhe zor se ka politikanë a pushtetarë të mirë. Politikanët nga ana e tyre, tentojnë të shfaqen a transformohen në pushtet në egoistë e narcistikë, deri në atë pikë sa të besojnë se çdo njeri i do sikurse ata duan veten e tyre e që secili duhet të sakrifikojë me dëshirë për t’ju siguruar atyre komfortin material, shpirtëror, pozicional. Kjo gradualisht transformon edhe më idealistët e tyre (të rrallë në politikë) në njerëz të pavëmendshëm karshi të tjerëve, karshi nevojave të tyre. Dhe ca më tej i bën të pavetëdijshëm lidhur me pasoja e veprimeve të tyre karshi të tjerëve, apo edhe për faktin se si ata realisht paraqiten përpara syve të të tjerëve, a cili është përfytyrimi i të tjerëve për ta. Dhe kjo vazhdon deri në atë shkallë e deri atëherë sa të jetë shumë vonë për të kuptuar e jo më për t’u kthyer pas a ndryshuar rrugë. Madje dhe një humbje e rëndë mund të quhet e rastit e të zgjojë a të bëjë të kuptojnë shkaqet e thella të humbjes, vetëm një pakicë politikanësh e sidomos liderësh. Kështu p.sh, çfarë ndryshimi solli humbja tek liderët tanë në cilëndo fazë të karrierës së tyre politike? Kur e korrektuan ata shënjestrën e objektivit të tyre politik pas humbjeve të tilla? Gjithnjë shkak i humbjeve ka qenë kundërshtari me mashtrimet e tij, vjedhjen e votave a në ca raste më absurde, sipas disa politikanëve, madje edhe vetë populli fajtor, që nuk diti a nuk deshi të votojë për ta, por gaboi e votoi për kundërshtarin. Kësisoj politikani nuk ndryshon asgjë brenda vetes së tij, në grupimin e tij politik, a në atë që udhëheq. Kështu thuhet nga studiuesit në ShBA, se John Kerri nuk ndryshoi asgjë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale. E po kështu Al Gore, që sipas politologëve, humbja e bëri më të pakëndshëm. Por gjithsesi, shumica e politikanëve as nuk e ka, madje as nuk e ndjen këtë diskomfort dhe vazhdon më tej sipas të njëjtit stil. Egoizmi e narcisizmi janë ndër tiparet që ushqehen e lulëzojnë më shumë tek njeriu që merret me politikë dhe kjo është zeja që i ushqen më shumë këto.


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

29

www.mapo.al

PIKEPAMJE Enis Sulstarova

Shpjegimi i historisë me anë të mbinatyrshmes është kundërproduktiv për sa i përket vlerës që ka mësimi i së shkuarës për edukimin e brezave të rinj. Nëse do t’i japim rol të mbinatyrshmes në histori, atëherë realisht nuk do të kemi nevojë për hulumtime dhe interpretime logjike për ngjarje historike.

Nga mohimi në predikim: Ringjallja te librat shkollorë të historisë M

rekullia ka të bëjë me diçka që është shkencërisht e pashpjegueshme dhe që nuk i bindet ligjeve të natyrës. Ajo merret si tregues i ndërhyrjes së një fuqie të mbinatyrshme në rrjedhën e zakonshme dhe të pritshme të gjërave. Historiografia si shkencë, që nga shekulli i iluminizmit e këndej i përmbahet natyralizmit, që do të thotë se shkaqet e ngjarjeve kërkohen te motivet njerëzore dhe shtysat materiale. Kjo vlen edhe për historinë e feve, e cila përpiqet të rindërtojë të shkuarën e lëvizjeve dhe institucioneve feve, përfshirë themelimet e tyre, duke iu referuar atyre provave materiale që ka përcjellë koha. Hipoteza e qenies apo qenieve të mbinatyrshme përjashtohet apriori nga kërkimi historiografik, sepse bie ndesh me vetë parimet mbi të cilat bazohet ai. E njëjta qasje është ndjekur edhe në librat shkollorë të historisë në Shqipëri, të paktën deri vonë, ku lindja e feve të para të njerëzimit shpjegohet edhe sot e kësaj dite si rrjedhojë e mosaftësisë së njerëzve të parë për të kuptuar se si funksiononte natyra, por edhe si një dëshirë për ta kontrolluar natyrën. Përjashtimi i vetëm ka të bëjë me paraqitjen e lindjes së fesë së krishterë në librat shkollorë, e cila, siç e argumentojmë më poshtë në këtë artikull, ka kaluar nga mohimi i plotë historik gjatë viteve të komunizmit, deri te pranimi i mrekullisë në librat shkollorë që kanë qenë në përdorim gjatë viteve të fundit. Në ndonjë rast jo vetëm që nuk bëhet dallimi midis faktit historik dhe mrekullisë së ringjalljes së Jezu Krishtit, por mrekullia predikohet si një e vërtetë, në të njëjtën linjë siç do ta prisnim që ta ndeshnim në Bibël apo në tekstet doktrinare të krishterimit. Në këtë përfundim kemi arritur duke hulumtuar librat shkollorë parauniversitare të historisë që nga fundi i viteve 80 të shekullit të kaluar e deri në tekstet më të fundit. Gjatë komunizmit, shkolla kishte një rol aktiv në luftën militante kundër fesë. Arsimimi ateist shihej si thelbësor për formimin shkencor të brezave të rinj dhe për emancipimin e shoqërisë e përparimin e saj drejt socializmit. Për pasojë, librat shkollorë të historisë botërore shpjegonin jo vetëm se feja ishte rrjedhojë e injorancës mbi funksionimin e natyrës, por edhe se klerikët ishin mbështetës së sundimit klasor të të pasurve dhe të të fuqishmëve mbi shtresat e gjera të popullit. P.sh. libri i historisë për klasën e 5-të i botuar në vitin 1984 dhe i ribotuar në vitin 1988 përfshinte një mësim mbi krishterimin si mbrojtës të rendit feudal. Pasi përshkruan se si Kisha Katolike vriste dhe përndiqte ata që i konsideronte si heretikë, por që në fakt kërkonin nga kisha që të hiqte dorë nga pasuritë dhe luksi, teksti thotë: “Edhe sot feja krishtere me kishat, me manastiret etj., mbron interesat e kapitalistëve dhe të revizionistëve siç mbronte dikur ato të skllavopronarëve dhe të feudalëve. Papa i Romës është një nga kapitalistët më të mëdhenj të botës. Ai dhe të gjithë priftërinjtë e tjerë, së bashku me imperialistët dhe revizionistët luftojnë kundër interesave të popujve”. Ngjashëm paraqitet në këtë libër edhe lindja e islamit: feja e re kërkonte nënshtrimin e plotë para zotit dhe ishte një vegël në duart e fis-

nikërisë arabe për të mbajtur të shtypura masat, për të bashkuar vendin dhe për të pushtuar vendet e tjera. Kaq i fuqishëm ishte përjashtimi i fesë nga librat shkollorë të historisë sa që edhe konvencionet e përdorura për ndarjen e epokave në “para lindjes së Krishtit” dhe “pas lindjes së Krishtit” ishin të zëvendësuara me “para erës sonë” dhe “era jonë”. Arsyeja për të zgjedhur një vit të caktuar si vitin e parë të erës sonë jepej në këtë mënyrë: “Sot shumica e popujve e llogaritin kohën prej një viti nga i cili kanë kaluar 1984 [viti i botimit i librit shkollor] vjet. Ky është viti i tridhjetë i sundimit të perandorit August në Romën e vjetër. Pra këtë vit njerëzit e pranuan si një ngjarje të rëndësishme”. Teksti e linte në heshtje se përse 30-vjetori i sundimit të Augustit duhej marrë si viti ndarja midis dy kohërave, kush e vendosi këtë dhe përse pranohej si i tillë nga historianët nëpër botë. Ngjarja e lindjes së Krishtit si përcaktuese e vitit 1 shfaqet për herë të parë në librin e historisë për klasën e 5-të të botuar më 1994. Është me interes të vihet re se lindja e Krishtit thjesht vihet përkrah përvjetorit të sundimit të Augustit, ndërsa arsyetimi mbetet pak a shumë po ai: “Si vit i parë i llogaritjes së kohës është marrë viti i lindjes së Krishtit ose përvjetori i 30-të i sundimit të perandorit të Romës, Augustit. Pra këtë vit, njerëzit në të gjithë botën e kanë pranuar si ngjarjen më të rëndësishme”. Përsëri nuk kuptohet nga teksti nëse “e tërë bota” ka pranuar si më të rëndësishme 30-vjetorin të Augustit si perandor i Romës, apo lindjen (e mbinatyrshme sipas Biblës) të Jezusit. Në vitet që pasuan, referenca ndaj Augustit ra për fare, duke mbetur vetëm lindja e Jezusit. Vetëm në Historinë 6 2007 nga sh.b. “Plejad” gjejmë akoma përmendjen së bashku të dy personazheve për të shpjeguar ndarjen e kohës historike, por nëpër të gjithë tekstin përdoren më pas shkurtimet “pr.l.K” dhe “ps.l.K” që i referohen lindjes së Krishtit. Libri i historisë për klasën e 5-të i botuar në vitin 1994 është një nga të parët që i përshkruan krishterimin dhe islamin pa i lidhur me interes klasore dhe feudalizmin. Sidomos një qëndrim i ri dhe pozitiv vihet re mbi lindjen e krishterimit, ngaqë rrëfimin e përshkon një ton optimist: bëhet fjalë për vepra të mira dhe të dobishme që Jezusi bëri për njerëzit, për “mesazhin e gëzuar” dhe për “lajmin e mirë” (ungjillin). Jepen të dhëna edhe për organizimin e bashkësive të para të krishtera dhe shpjegohen termat “dhjak”, “prift”, “peshkop” dhe “kishë”. Teksti shoqërohet nga dy fotografi bardh-e-zi: njëra është një ikonë e Krishtit me aura dhe më bibël në dorë e tjera paraqet një skenë pagëzimi të gdhendur në dru apo në mbi ndonjë material tjetër pa specifikuar vendin apo kohën. Ilustrimet janë një ndryshim radikal krahasuar me ilustrimet në librat shkollorë të kohës së komunizmit, të cilat tregonin djegien e heretikëve, punën angari të fshatarëve në tokat e manastireve apo shitjen e indulgjencave. Gjithashtu, hulumtimi ynë tregon se ky është libri i parë shkollor në të cilin ringjallja e Krishtit rrëfehet si një fakt historik, krahas vdekjes së

tij: “Pas vdekjes së Jezu Krishtit dhe ringjalljes së tij...”. Dallimi me librat e kohës së komunizmit është 180 gradë. Në librin për klasën e 5-të të vitit 1988 lexojmë mbi “Përrallën e Krishtit”, ku emri i përveçëm fillon qëllimisht me shkronjë të vogël, për t’i mëshuar edhe më mohimit të ekzistencës historike të Jezusit si njeri vdekatar si të gjithë njerëzit. Teksti thotë: “Shkenca ka provuar se Krishti nuk ka ekzistuar. Atë e kanë krijuar njerëzit e varfër nga dëshpërimi. Kjo shihet edhe nga përrallat që tregojnë gjëra të pabesueshme dhe që nuk janë të ngjashme me njëra-tjetrën”. Këtu kemi natyralizmin e çuar në skajin e vet: meqenëse tregimet për të nuk përputhen, atëherë ai është personazh i shpikur. Pranimi i mrekullisë së ringjalljes në tekstin e vitit 1994 duket sikur është një lajthitje e autorëve, sepse nuk përsëritet në tekstin e botuar një vit më vonë për klasën e parë të shkollës së mesme. Këtu flitet për “Tregimin e Jezu Krishtit” (përralla është shndërruar në tregim) dhe autorët shpjegojnë se feja e re ndërthuri legjendat çifute dhe besimet lindore për një zot që vdes dhe ringjallet. Më pas jeta, vdekja dhe pasvdekja e Krishtit rrëfehen sipas linjës biblike. Thuajse i njëjti rrëfim biblik përsëritet në librin e historisë për klasën e parë të shkollës së mesme të botuar në vitin 2000. Në këtë libër rrëfimin e mbyll kjo fjali: “Kjo është historia e Krishtit që u bë simbol i fesë botërore deri në ditët e sotme”. Kuptimi i fjalës “histori” është i mjegullt: a është fjala për rrëfenjën e Krishtit sipas biblës, apo për historinë si shkencën e studimit të së shkuarës. Teksti vetë nuk jep asnjë orientim se si duhet kuptuar ringjallja: fakt që ka ndodhur vërtet apo si një mrekulli që të krishterët e besojnë për të vërtetë? Ndërsa supozohet se librat shkollorë të viteve të shekullit të ri do të ndreqnin këto pasiguri të teksteve të mëparshme në trajtimin e mrekullive, kjo nuk ka ndodhur në rastin tonë. Shumimi i librave shkollorë si pasojë e reformës së altertekstit e zmadhoi problemin dhe nuk solli ndonjë zgjidhje. Për pjesën më të madhe të teksteve për klasën e 6-të, ku rrëfehet ringjallja e Krishtit, rrëfimin biblik njësohet me atë historik, në këtë mënyrë duke mos e bërë dallimin midis faktit dhe besimit. Formulimet që hasen janë si këto: “Pak ditë pas vdekjes, ai u rishfaq përpara simpatizantëve dhe deklaroi se do të vazhdonte të përhapte mësimet e tij” (Sh.b. “Ideart”, 2012); “Pak ditë pas vdekjes, ai u rishfaq përpara dishepujve (përkrahësve) të tij duke deklaruar se do të vazhdonte të përhapte mësimet e tij. Pas ringjalljes së Jezuit ata filluan të përhapnin mesazhin e tij në të gjithë perandorinë romake” (“Ideart”, 2009); “Ai ishte i biri i Zotit dhe erdhi për të shpëtuar njerëzit nga e keqja... Pas vdekjes, Krishti u ringjall dhe u ngjit në qiell për t’u rikthyer në tokë për të realizuar mbretërinë e Perëndisë (“Pegi”, 2012); “Krishti dha mësime me autoritet, kreu mrekulli, pretendoi se ishte mishërimi i Perëndisë” (“Plejad”, 2007, kursivi ynë); “Predikimet e Krishtit u shoqëruan me një numër të madh mrekullish, prandaj dhe turmat e popullit e ndoqën në masë” (“Morava”, 2009). Ndërsa disa prej këtyre shembujve duken sikur janë marrë drejtpërdrejt nga

predikimet e krishtera, kujtojmë se të njëjtët tekste për klasën e 6-të disa mësime më përpara u kanë shpjeguar nxënësve se fetë e para kanë qenë krijime të njerëzve primitivë që nuk arrinin të shpjegonin dukuritë natyrore. Një studim për librat shkollorë të Kosovës nga O. Jazexhi i botuar në vitin e kaluar, ka zbuluar se edhe aty ringjallja e Krishtit rrëfehet si të ishte një ngjarje historike! Kjo gjë që përforcon argumentin tonë se kemi të bëjmë me një tendencë për t’u shmangur nga parimi metodologjik që orienton trajtimin e ngjarjeve të tjera të së kaluarës. Paraqitja e mrekullisë si një fakt ndërfut në histori të mbinatyrshmen dhe çorienton kuptimin që nxënësit duhet të kenë për historinë. Vetëm në një nga librat alternativë për klasën e 6-të kemi ndeshur një formulim të saktë për mrekullinë: “Kristianët besojnë se mbas tri ditësh Jezusi u ringjall dhe u ngrit në qiell”. (“Albas”, 2011). Ky formulim respekton besimin fetar të nxënësve, prindërve të tyre e mësuesve dhe është në pajtim me parimin laik të shtetit, sepse nuk mbahet një qëndrim pohues ndaj mrekullisë, por as edhe një dënim i hapur i saj, duke respektuar lirinë e besimit. Është e vërtetë që besimtarët e krishterë besojnë se Krishti u ringjall, por kjo gjë nuk është e thënë që të ketë ndodhur me të vërtetë, sikurse, bie fjala që Roma u pushtua dhe u plaçkit nga visigotët në vitin 410 e.s. apo që Napoleoni vdiq në Shën-Helenë më 5 maj 1821. Në rrëfimin e lindjes së feve të tjera në librat shkollorë të historisë, nuk para gjen pranimin e mrekullisë si një fakt të mëvetshëm historik, por gjithmonë jepet një ndërmjetësim i subjektit njerëzor. Me fjalë të tjera, shpalljen e profecisë e bën vetë themeluesi dhe nuk përshkruhet ndonjë mrekulli që vërteton se kemi ndërhyrje nga ndonjë njësi e mbinatyrshme. Për të dhënë disa shembuj, në një libër historie për klasën e 11 (viti i dytë i shkollës së mesme), të botuar në vitin 2010 lexojmë se Buda “braktisi besimin brahman dhe shpalli se mori ndriçimin nga perënditë”; se “Konfuci u bë profet dhe ndërmori një reformë morale”; apo që taoizmi “e mori emrin nga themeluesi Lao Ceu, i cili u mbiquajt Tao, duke mëtuar se kishte zbuluar rrugën e universit” (kursivet tona). As Muhametit, librat shkollorë nuk i veshin ndonjë mrekulli dhe as ritualeve të fesë islame. Për shembull, në librin shkollor për klasën e 6-të nga sh.b. “Uegen” të vitit 2008 shkruhet se myslimanët e quajnë të shenjtë Gurin e Zi në Qabe, por menjëherë më pas autorët sugjerojnë se kemi të bëjmë me një besëtytni, sepse guri mund të jetë pjesë e ndonjë meteori që ka rënë në tokë. Në përfundim, mendojmë se nuk ka përse ringjallja e Krishtit të trajtohet ndryshe në librat shkollorë të historisë nga mënyra si trajtohen mrekullitë e supozuara të feve të tjera dhe kjo është në të mirë të të nxënit të historisë. Shpjegimi i historisë me anë të mbinatyrshmes është kundërproduktiv për sa i përket vlerës që ka mësimi i së shkuarës për edukimin e brezave të rinj. Nëse do t’i japim rol të mbinatyrshmes në histori, atëherë realisht nuk do të kemi nevojë për hulumtime dhe interpretime logjike për ngjarje historike.


30

E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

Një bebe vërtet gjigante

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

15

14 20

21

24

25

7

16

8

9

17

18

27

30

31

32

34 40

41

42

45

36

50

28

29

37

38

47 51

55

54

13

52

53

1. Parashikimi i ecurisë dhe i fundit të një sëmundjeje sipas disa të dhënave. 7. I ka në mes çdo dado. 9. Së paku, qoftë edhe. 24. Lloj, farë. 15. Markë e dikurshme cigare. 16. Filipi, aktor i kinemasë. 19. Vend i sheshtë e i gjerë ku grumbullohet lënda e parë e diçkaje. 20. Ngojëz prej druri ose prej teli që u vihet viçave të vegjël për të mos i pirë qumështin lopës. 22. Ndërtesë e posaçme ku ruhen dhe ekspozohen piktura me vlerë artistike. 24. Notë muzikore. 25. Shqarri i komenteve sportive. 27. Mbledhje për të bërë shkëmbim eksperience. 28. Zonë Industriale. 30. I thonë ndryshe djall. 32. Notë muzikore. 34. Njësi për matjen e lëngjeve. 35. Gjendja materiale dhe financiare e një vendi. 39. Grup njerëzish që këndojnë. 40. Ëmbëlsirë si bakllavaja. 43. Bierhoff, ish-futbollist i Kombëtares së Gjermanisë. 44. Shpërblimi në të holla që i jepet një punonjësi për punën e tij në një ndërmarrje. 45. Shkathtësi, zgjuarsi (mbrapsht). 47. Po në Turqi. 48. Dhoma. 49. Monedhë e vogël romake prej bakri. 50. Kënaqësi, ëndje. 52. Prijësi trojan. 54. Rrjetë peshkimi në trajtën e një koshi të thellë. 55. Winslet, aktore e njohur angleze. 56. Rrethi i drunjtë i rrotës së qerres.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

56

Horizontalisht

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

43 46

49

12

33

35

48

11

23

26

44

10 19

22

39

6

5 9 7

3 9 7

7 2 8 6

4

1. Çdo gjë që sjell me vete rrjedha e lumit. 2. Njësi e vogël ushtarake që kryen shërbimin e patrullimit. 3. Vjershë lirike a këngë solemne, që i kushtohet ngjarjeve historike. 4. Shtrihet sa gjatë gjerë. 5. I ka kosa në mes. 6. Pjesa më e zgjedhur e një tërësie. 7. Që është lënë i lirë, pa fre. 8. Periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht. 10. Gjithë njerëzia. 11. Lloj ëmbëlsire. 12. Kundërmim i ushqimit që ndjehet kur hamë. 13. Notë muzikore. 17. Ankesa i ka në fillim. 18. Stil i vjetër në arkitekturë. 21. Sende ushqimore që përgatiten e grumbullohen për t'u ruajtur për dimër. 22. Lulo i këngës popullore. 23. Përemër vetor. 26. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu. 29. Shaqiri, këngëtar kosovar. 30. Frazë e shkurtër që përsëritet për të propaganduar diçka. 31. Nuk kalon klasën. 33. Dilo e këngës. 36. I ka çdo koleg në mes. 37. Lartësia që arrin një sipërfaqe e lirë uji. 38. Mjet për matjen e gjatësisë. 39. Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit. 41. Telash, ose... 42. Nishan që del në lëkurën e njeriut, lyth. 44. Lloj rryme muzikore. 46. Gjysma e një veze. 49. Simboli kimik i argonit. 51. Trupat Kineze. 53. Përemër vetor.

7

8

6

1 7 2

2

6 2

1 4 7 5 3 8

4

3 4 2

5

9

7 8 6 3

4 1 7

9 7 4

5

Massachusetts e Sh.B.A.-ve, është befasuar me një foshnje që peshon afro 7 kilogram. Mjekët në dhomën e lindjes, kanë mbetur të mahnitur nga madhësia e foshnjës, e që për fat të mirë edhe lindja që ka qenë shumë e vështirë, ka përfunduar mirë. Carisa Ruscak, është vajza e dytë në familje, ku edhe motra e madhe ka lindur mjaftë e madhe, andaj mjekët ishin përgatitur për një fëmijë më të zhvilluar. Vogëlushja që ka lindur me një peshë jot ë zakonshme, duket sikur një fëmijë që ka gjashtë muaj.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do keni shume dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me te vogël do debatoni me te. Xhelozia do arrije kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund te jete e lejuar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë qe do iu jepen gjate kësaj dite do jene te mrekullueshme. Financat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni mjaft mire kur te shpenzoni për çdo gjë qe dëshironi.

Rutina do e pushtoje gjate kësaj dite jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Nuk do keni dëshire për ndryshime dhe shpesh do mbylleni ne vetvete. Po vazhduat kështu do e largoni partnerin. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do e ndieni nevojën për me shume liri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Flisni hapur me partnerin pa i rene rreth e rrotull. Ai ne fakt do jete ne humor dhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Beqaret ne mënyrë te papritur mund te fillojnë një lidhje pasionante. Sektori i financave do jete gjithashtu mjaft i privilegjuar. Do ketë edhe përmirësime për disa.

Ata qe kane kohe se bashku do kenë mundësi te diskutojnë gjere e gjate sot dhe do marrin vendime te rëndësishme. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te mëdha. Çështjet financiare do ecin me se miri. Shpenzoni pa frike për çdo gjë qe iu duhet sepse gjendja nuk do tronditet.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar

6

7 8 9 1 5 4 9 2

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marrëdhënia juaj me personin qe dashuroni do jete e mrekullueshme sot. Ne çdo moment do merrni surpriza dhe do ndiheni mesemiri.Disakomplimentetteteafërmve tuaj për te, do iu gëzojnë pa mase. Beqaret duhet ende te bëjnë durim për ta gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar kini me shume besim tek vetja dhe do e shihni qe do iu dilni te mbani situatën te ekuilibruar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

3 7 6 2 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Mjedisi yjor do favorizoje me tepër jetën e beqareve. Me ne fund ata do e gjejnë atë qe do iu përshtatet me se miri. Te dy do keni mendime te njëjta mbi fusha te ndryshme. Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa surpriza. Financat nuk do jene te jashtëzakonshme, por as te këqija. Te paktën do iu dalin paratë për te kryer shpenzimet e nevojshme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 011, 202, 233, 235, 278, 282, 321, 396, 457, 490, 515, 521, 541, 546, 553, 632, 762, 771, 892, 953. Numra me 4 shifra: 0222, 1262, 4152, 4227, 4854, 5604, 9076, 9888. Numra me 5 shifra:

01993, 08150, 10000, 14650, 22687, 25580, 26245, 26598, 28100, 29565, 29939, 32145, 41091, 47845, 52100, 53492, 56381, 84857, 90910, 95457. Numra me 6 shifra: 045777, 196532, 235696, 301014, 350122, 568562, 680250, 824980.

Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Partneri do iu beje me te lumtur se kurrë me pare dhe ju nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa takim te rëndësishme. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni edhe këshillat e familjareve sepse ata thjesht do mundohen t’iu ndihmojnë.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Do i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do behet edhe me e bukur sesa ka qene. Beqaret do jene te parrezistueshem. Është e sigurte qe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane ëndërruar dhe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Dite shume e rëndësishme për jetën e te dashuruarve. Do merren vendime te cilat do shënjojnë te ardhmen e tyre. Tregohuni te matur dhe largpamës. Beqaret nuk do e gjejnë personin ideal, por nga ana tjetër as nuk do vuajnë ne vetmi. Miqtë do i argëtojnë pa fund. Ne planin financiar priten vështirësi. Tregohuni me te organizuar dhe shmangni shpenzimet e mëdha.

AKREPI (22/X-21/XII)

Pritet qe jeta ne çift te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite. Do jeni ne humor dhe te gatshëm për te shkuar ne fund te botes vetëm qe te kaloni çaste romantike me partnerin. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ai do vije papritur e pa kujtuar dhe do ua ndryshoje jetën. Financat do jene gjithë kohës te qëndrueshme dhe aspak problematike.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Do jeni paksa posesive gjate kësaj dite dhe nuk do i mendoni pasojat e veprimeve qe do bëni. Kujdes sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret nuk do jene ne gjendje te mendojnë cili person bën dhe cili jo për te filluar një lidhje prandaj mund te bëjnë edhe ndonjë gabim. Financat nuk do jene aq te mira sa për te kryer shpenzime kuturu.

PESHQIT (20/II-19/III) Ka rrezik qe dita e sotme te jete goxha e trazuar dhe problematike për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me te. Beqaret do kenë veçse aventura pa asnjë te ardhme, dashuritë e mëdha ende nuk do mbërrijnë për ta. Financat do jene me problematike sesa ju e kishit menduar.


E shtunë-diel, 26-27 prill 2014

Mapo lunch

31

www.mapo.al

ARDIAN VEHBIU

Jeta e Ardian Vehbiut do të ishte në këtë ditë të premte më shumë sesa një ngushëllim, një frymëzim...

Mira Kazhani

G

jithmonë e më pak mund të takosh në Tiranë njerëz të cilët nuk vuajnë për para. Disa vuajnë ngaqë kanë shumë dhe duan të kenë edhe ca më shumë. Disa nuk kanë shumë, por hiqen sikur kanë, nga inati i armiqve dhe miqve. Është si një ligj i ri i pashkruar për të treguar fuqinë në këtë qytet. Femrat dallohen nga çantat, këpucët. Meshkujt nga ora që mbajnë në dorë, makina, udhëtimet e shpeshta me 5 a më shumë yje. Unë në përgjithësi ankohem se jeta ime nuk është e destinuar për këto çantat dhe yjet me bisht. E pranoj, ka raste që e dua këtë botë dhe mendoj se nuk më takon as të vuaj. Nuk jam aq e denjë të vuaj për jetën e atyre dhe kështu e marr lehtë me shpresën se secili merr në jetë atë që meriton (siç thotë njëra)! Jeta e Ardian Vehbiut do të ishte në këtë ditë të premte më shumë sesa një ngushëllim, një frymëzim. Para se ta takoja kërkova disa shkrime të tij, (e kam zakon ta bëj sa për të nxehur motorin) dhe mendja më ngeli tek njëri prej tyre, ku Ardiani tregonte për jetën e tij si student në Romë në vitin 1989. Një bursë minimaliste që e detyronte studentin shqiptar të mos paguante biletën e transportit publik duke e futur në një cikël të përditshëm, aventure. Qëllimi i artikullit ishte të tregonte sesa gabim është kur përpiqesh t’ia hedhësh sistemit, por meqë sistemi ynë në Shqipëri është nën efektet e narkozës, dua t’ju tregoj pse ai kursente. Nuk e bënte për të blerë xhinset ‘Diesel’, as të shkonte në një darkë luksoze. E bënte për një arsye “qesharake”: Donte të blinte libra. Pse, në mes të Romës nuk u tërhoqe nga shija e atij qyteti me erë picë dhe mode, po rende pas librave, a thua se të kishin dërguar në Siberi e s’kishe ç’bëje tjetër? - e pyes unë. -Unë kisha etje vetëm për libra dhe disqe në rininë time. Tani që më kujtove atë kohë (e shoqëron me një fytyrë të dhembshur gati) shkoja dhe rrija me orë tek Libraria Feltrinelli dhe ndonjëherë edhe e kam blerë ndonjë libër dhe kasetë me muzikën që doja. Ishte tortura më e madhe t’i kishe librat që kishe ëndërruar t’i lexoje dhe mos të mundeshe. Ah, thosha, veç t’i marr e të kem t’i lexoj në dhomë, ishte po aq zhgënjyese sa edhe mohimi që kisha në Shqipëri. Ardian Vehbiu ndoshta nuk është i njohur për të gjithë. Ai është një intelektual që jeton në New York dhe e fiton bukën e gojës me përkthimet e tij. Shumë artikuj botohen nga mediat e shkruara këtu, por siç më tregon, nuk ka asnjë kontratë, askush nuk paguan këtu për mendimet e tij. Radha është e zënë, i them unë. Kemi disa mentorë që iu kushton një gërmë sherri 5000 mijë lekë. E nxis që duhet të kërkojë të paguhet për çdo artikull, po ai sërish me një fytyrë të dhembshur bën atë mimikën që shumë i ka miq e shokë dhe me siguri mendojnë se ky që jeton në New York i ka të gjitha. Ardiani nuk ka lidhje me paranë, kjo është diçka e dukshme. Dhe, kryesisht me këtë frymë urtie vijnë shqiptarët e amerikanizuar. I them se po të kish jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do ishte i njëjti”. -Ehh, është profesion të jesh shqiptar, thonë disa, - më tregon ai me humor. Çfarë përjeton kur vjen në Tiranë? -Shumë gjëra. Jam i lumtur që jeta ime është e ndarë mes New York-ut dhe Tiranës. Është e çuditshme se momenti që nisa të rilidhem me Shqipërinë, pra të botoj në shqip ishte pas 11 shtatorit. Deri atëherë unë kisha bindjen që do shkruaja në anglisht dhe nuk mendoja të merresha me Shqipërinë. Besoja se edhe gjuha shqipe tek unë kish nisur të cungohej. Pse pas 11 shtatorit? Nuk besoni më tek Amerika? -Jo, unë jetoj atje dhe kjo tregon që besoj. Por u thye një pafajësi, një aurë që nëse nuk e jeton, nuk e kupton. Për 4 vite rresht, sa herë merrja trenin dhe kur ai futej nën lumë, prisja që një shpërthim do të ndodhte. Thosha me vete: do mbytemi si minj në lumë. Kam makthe unë nga ajo kohë që kam qenë shumë larg nga shpërthimi i kullave dhe jo më ata që kanë një histori më personale. Gjithsesi, ai moment bëri edhe kthesën time. Tani ndihem mirë me librat e mi në shqip. Po për Obamën ç’mendon?

Tirana ia kalon New York-ut… në rastësi -Ai nuk është Bush, të paktën. Nuk po e lënë të bëjë gjëra, ndonjëherë më duket si një balerin, si diçka e lehtë, por jam i qetë se e di që ai nuk do të bëjë asnjë dëm të paktën. Po luftërat kujt i shërbejnë? -Parasë. Janë burim fitimi të madh, Mira. Është një industri e tërë dhe askush nuk e çan atë pyllnajë. I tregoj që nuk kam qenë kurrë në Amerikë dhe se kam frikë të shkoj për shkak të objekteve shumë të mëdha dhe zvogëlimit të rolit të njeriut. Ai çuditet kur e dëgjon nga unë këtë dhe më sugjeron se të paktën një herë në jetë duhet ta vizitoj. Nuk është ashtu siç duket në filma dhe fotografi. Por biseda shkon te Shqipëria dhe nuk e si sesi është e mundur që gjithmonë kur bie fjala tek ky vend, unë i pyes të gjithë për Edi Ramën ose Sali Berishën. Është një sindromë që mesa duket ka zënë rrënjë në logjikën time dhe ende s’kam mundur ta përmirësoj. -Edi Ramën e kam mik. Unë dua të besoj tek ai. Tek energjitë. Mbrëmë isha në një darkë me Daria Bignardin (shkrimtare dhe gazetare italiane). Ajo po më tregonte se e vetmja shpresë në Itali është Renzi. Ndoshta Rama do jetë i tillë për shqiptarët. Ndërsa Sali Berisha, mund të them që ka qenë një zotëri në vitet ‘80. Më kujtohet sesa njeri i respektuar ka qenë. Edhe kur e shihje në rrugë të impononte respekt. Tani është transformuar, nuk e kuptoj gjuhën e tij të vrazhdë. Atë e ndryshoi pushteti kokë e këmbë. Mendon që politika paska ndryshuar vetëm Sali Berishën? Politika i ka ndikuar të gjithë. Edi Rama vetë nuk është më ai i çmenduri i preferuar i shqiptarëve. A nuk mendoni se Edi Rama nuk është më aq i çmendur sa t’i bëjë të kënaqur shqiptarët si dikur, kur frymëzonte si ministër Kulture dhe kryetar bashkie? -Atëherë ka qenë koha që ai të ishte i tillë. Politika kërkon kompromis mes dy vizioneve në tavolinë. Kur Edi Rama u bashkua me Ilir Metën, u trondita pak. Me kalimin e ditëve u ndala dhe e kuptova. Nuk e di pse të gjithë marrin flakë dhe kërkojmë nga një lider që të ketë të gjitha kriteret e Papës, madje edhe më katolik se Papa. Edhe liderin e kemi prodhuar ne. Ai ngjan me shqiptarin e kohës kur drejton. Ata janë Ne, s’mund të jenë disa alienë që vijnë dhe shpëtojnë botën tonë. Këtu ka një problem shumë të madh. Ne pasi votojmë, presim në shtëpi që qeveria të na gjejë një pu-

në, presim të marrim pronën që të ndërtojmë një pallat dhe të marrim lekë duke ndenjur në shtëpi. Kjo është filozofia e shqiptarëve, një pasurim i shpejtë dhe pa djersë. Nëse dikush emigron, duhet t’i gjejë vetë zgjidhjet. Njeriu e shpëton të tashmen dhe të ardhmen e tij. Shteti është vetëm një urë për të mos u kacafytur, por ai nuk mund të jetë kudo. Kanë problem me pronën dy vëllezër dhe presin t’jua zgjidhë shteti. Po ata kur nuk merren vesh dy palë, pse pretendojnë që një palë teknike, e ftohtë dhe e tretë do t’ia dalë. Disa gjëra shqiptarët duhet të ulen e t’i zgjidhin vetë. Jam i trishtuar që vriten njerëzit për ujë në këtë vend. Burimi i ujit është për të gjithë. Britanikët kanë shprehjen: The commons, që në shqip kuptohet si hapësira e përbashkët, kolektive. Ne kemi patur një kulturë shumë të mirë të jetës në komunitet, tani gjithçka ka ndryshuar. Në lagjen time nuk ka vetëm problem me rrugën që s’e ka shtruar Bashkia, por ka edhe shumë probleme mes komunitetit që varen vetëm prej tyre, si etika, kujdesi për hapësirën. Po thoni se ky është një moment kur shqiptarët duhen të reflektojnë? -Duhet, patjetër. Është një skllavëri e madhe të presësh nga shteti. Është një sindromë e diktaturave. Biseda me Ardianin ka një dozë qetësie që të ngjan pak me atë muzikën në dhomat e masazhit. Si rrallëkush, ky njeri nuk ka askënd inat, nuk duket të ketë ndonjë mllef, urrejtje, sikundër nuk mbart as dashuri të mbivlerësuar. Ai jeton në një vetësi të plotë. I gjykon disa nga shqiptarët e diasporës për një fanatizëm të panevojshëm. Ai që deklaron se e do atdheun nuk është e thënë se e do me të vërtetë. Atdheun mund ta duash edhe pa bërtitur, me një gjest, dhe ndonjëherë me heshtjen tënde. Atdheu duhet edhe me një kompromis të dhimbshëm. Ai nuk është vetëm i kokëfortëve që bëjnë sikur e duan më shumë sesa të tjerët. Si ajo vija e ujit që vriten për të në kërkim të pronësisë. Në fakt është e të gjithëve, edhe e atyre që nuk janë vrarë për të. Po më thua se në apartamentin tënd në New York nuk mban një flamur shqiptar, një kokë të Skënderbeut, apo diçka tjetër si simbolikë? -Simbolet duhet t’i lëmë për atë që përfaqësojnë. Më kanë shqetësuar gjithmonë ata që e përdorin flamurin shqiptar, a thua se flamuri është i atyre. Flamuri është për të gjithë. Madje më është dukur e rëndë kur Aleanca Kuq e Zi guxoi të bënte mbledhje partie me flamurin shqiptar. Prita një

reagim të Presidentit, të institucioneve kundër këtij gjesti të tepruar. Me çfarë të drejte ti merr Flamurin dhe e hedh mbi partinë tënde? Pse nuk qenka i partive të tjera ai?! Ishte paradoks! Sa kohë merren me simbolet, shqiptarët duhet të ishin duke ndërtuar të ardhmen. Me kullota, duke mbjellë tokat e tyre. Dhe ndërsa ai nisi të thoshte një tezë të tillë, e ndaloj. Më rri këtu, se pak ditë më parë një politikan i vlerësuar, siç është Ben Blushi, i tha Blendi Fevziut (mikut të tij) në studio se Shqipëria nuk bëhet konkurruese me domate dhe kastravecë... Në fakt, unë nuk marr shumë vesh nga ekonomia, por dëgjova dikë që e njeh mirë ekonominë se kjo ishte një gafë. -Nuk e di, se nuk e kam dëgjuar, - thotë ai- dhe pa u marrë fare me komentin tim apo emrin e politikanit, e nisi ku e la bisedën dhe të them të drejtën m’u duk edhe më amerikan se Arvizu në këtë pikë. ...Në New York vjen fshatari dhe shet në mes të Times Square domate të bahçes, perime të freskëta. Janë më të shtrenjta, por unë marr trenin që t’i blej sa herë mundem. Nuk ka gjë më të bukur dhe më hot sesa kjo pamje. Edhe në Paris rastisa njëherë në një hotel ku poshtë tij vinin fshatarët me djathë e lloj-lloj gjërash. Ku ka fshatarë që prodhojnë, ka qytetërim dhe zhvillim. Biseda me Ardian Vehbiun ishte një perlë mes shumë rruazash false ose siç do thoshte ai, ‘fake’. Zelli për t’u marrë me tjetrin ose tjetrën, me personalen dhe seksualen, me fjalën dhe jo me veprën, janë arketip i Tiranës me pasuri kesh. Ardiani është më i pasuri nga të gjithë të tjerët, sepse ai është në paqe me veten, me të bijën Falvia 25 vjeçe, me ish-bashkëshorten që e ka shoqe dhe la punën në 11 shtator për ta shoqëruar atë të ngjitej në tarracë sepse kish frikë. Është i lumtur në apartamentin e vogël në Bruklin bashkë më partneren e tij. Është njeriu më i lirë kur vjen në Tiranë dhe shikon ndeshje tek bari i lagjes me komshinjtë historikë duke pirë një birrë me salcice të skuqur, gjë për të cilën shoqja në Bruklin nuk e kupton, sepse atje as televizor në shtëpi nuk mban. Kur po ndaheshim e pyeta nëse Tirana e kish një gjë të mirë që New York-u i madh nuk e ka. Më pa në sy dhe ashtu siç i rri fytyra atij e qeshur, tha: Rastësia. Këtu çdo ditë takoj të njohur rastësisht. Në New York, edhe të duash nuk ke kujt t’i flasësh. Atje harron të shikosh tjetrin në sy. Ndërsa këtu ka shumë dashuri në rrugë.


32

E Eshtunë shtunë- e- ediel diel26-27 13-14prill prill2014 2013 www.mapo.al www.mapo.al

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

26 27 prill mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you