Page 1

faqe 5

Departamenti i Shtetit: Qëndrimet e Withers personale, nuk reflektojnë politikën e ShBA

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E diel, 25 mars 2012. Numër 542. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Meta: Presidenti sipas Kushtetutës, politika ka penguar integrimin në BE

Pronat, ja fondi i tokave që do përdoret për kompensimin Për të kompensuar fizikisht ishpronarët qeveria ka në dispozicion 100 objekte shtetërore, 71 ha pyje dhe 16 ha tokë bujqësore. Pjesa tjetër mbetet për t’u paguar në lekë, çka e shton shumë faturën financiare Debati i hapur së fundi për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit ka vënë në lëvizje si mazhorancën dhe opozitën, për të joshur sa më shumë këto shtresa, me qëllim përfitimin elektoral. Kështu, nëse për të përndjekurit politikë qeveria ka zgjeruar shtresën e personave që dëmshpërblehen dhe duke lajmëruar se 26 marsi do të jetë dita kur do të nisë lëvrimi i këstit të dytë të dëmshpërblimit, për ish-pronarët situata është më e vështirë për shkak të lëmshit ligjor 20-vjeçar dhe përfitimeve të paligjshme të pronave nga njerëz që nuk kanë qenë vërtet pronarë para viteve ’90. Gjithsesi, strategjia ...Faqe 9

Kreu i LSI-së tha se nuk paragjykon profilin e Presidentit të ri. “Konsensusi i mirëpritur, por për shkak të konsensusit nuk do të thotë që të mos kemi president” Monika Kryemadhi dhe Eris Zaimi në garë për postin e kryetares së LGI. Votojnë 600 delegate Faqe 5

Eli Fara: Dy dashuritë më të mëdha në jetë

Dosja e Prokurorisë/ Ekspertët: Shkrimi në dy dokumentet dhe nënshkrimet Ndoc Jaku na rezultuan të përftuara me bojë të njomë dhe janë shkruar nga e njëjta dorë. Qemal Mulla: Dokumentet i mora zyrtarisht nga Arkivi i Shtetit. Prokuroria: Mulla i pandehur, përdori dokumente të falsifikuara

Muzika, çfarë kujton nga fillimet e saj, marrëdhënia me vajzën, por edhe ajo me vetveten si femër dhe si nënë. Rrëfimi i një prej këngëtareve më të dashura për publikun

Faqe 14-15

op-ed / 10-11

Skerdilajd Konomi

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shik-u përballë Sia-s në Ferizaj!

koment Bardh Frangu

Komisioni shërbimit civil apo gjykata administrative ?

koment Gjon NDREJA

8 arsim

Tenderi për ‘Albpetrolin’, vlera e aksioneve 100 milionë euro Në vendimin e qeverisë për procedurën e shitjes së ‘Albpetrolit’ asetet e kompanisë vlerësohen 100 milionë euro, të ndara në 13 360 997 aksione. Ja kushtet që duhet të plotësojë

Përkundër spekulimeve në disa media, se tashmë dihen kandidatët...

Disa ditë me parë në një emision televiziv dëgjova një deputete...

Pronat e Konomit, kundërshtarët përdorën dokumente të falsifikuara

koment / 10

investitori dhe plani i biznesit pas privatizimit. Naço: Të shiten 30 mijë tonë rezerva naftë të ‘Albpetrolit’. Braçe: Skandali me fitimet e munguara të naftës

Faqe 2-3

operacioni

Pasaporta biometrike me identitet të vjedhur, katër në pranga Faqe 6

Dera e daljes

Botimet shkencore, Xhindi: Dy anët e medaljes së “kontrollit akademik” Zv.rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Ph.D. Nevila Xhindi, flet për rregulloren e re të etikës në kërkimet shkencore dhe botuese

Prokuroria e Tiranës ka zyrtarizuar dyshimet e trashëgimtarëve të familjes Shallvari, përfshi dhe familjen e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, se kundërshtarët kanë falsifikuar dokumentet për sipërfaqen prej 250 ha tokë në Hamallaj. Në dosjen e prokurorisë jepen të dhëna që tregojnë se dy dokumente të marra nga Arkivi i Shtetit rezultojnë të falsifikuara. Hetimet e nisura në janar të vitit të shkuar...Faqe 7

Sokol Balla

Lider dhe cheerleader Nëse të enjten mbrëma njerëzit nuk e kanë pasur të vështirë kë nga dy liderët politikë të shohin, kjo gjithsesi nuk ishte faji i TV KLAN. Prej Ditës së Verës Berisha kishte njoftuar një festë të pakuptimtë: njëzet vjetorin e fitores së parë elektorale të forcës së parë opozitare në vend pas 50 vjetësh diktaturë komuniste. Efekti i 22 marsit 1992 sigurisht ka një simbolikë përtej një fitoreje të zakonshme elektorale, sepse shënoi rrëzimin me mjete demokratike nga pushteti të Partisë së Punës pas gjysmë shekulli, paçka se formalisht, prej dhjetë muajsh, ajo ishte shndërruar në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Por njëzet vjet më pas, e sidomos pasi PD fitoi më 2005 (edhe më 2009, të paktën zyrtarisht), gëzimi i përlotur i Berishës...


2

MAPO

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

Punonjësit e pushuar në Albpetrol, një vit pagë, më pas asistencë Punonjësit e shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos, që dalin të papunë për shkak të privatizimit të kompanisë përfitojnë për një periudhë njëvjeçare pagesë sipas pagës bruto të vitit të fundit të punës. Në përfundim të kësaj periudhe, punonjësit kanë të drejtë të aplikojnë për të ardhurën nga papunësia, thuhet në një vendim të Këshillit të Ministrave për këtë qëllim. Kjo periudhë njihet periudhë

sigurimi, për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e atij familjar dhe të barrëlindjes kundrejt pagesës së kontributit në fondin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror nga “Albpetrol” sh.a., Patos. Përfitojnë nga ky vendim të gjithë punonjësit aktualë të shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos, që kanë qenë të punësuar në këtë shoqëri për një periudhë jo më pak se 2 (dy) vjet pa

ndërprerje, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ndërsa përjashtohen nga përfitimi i të drejtave të parashikuara në këtë vendim ata punonjës të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike, në formën e punësimit apo të vetëpunësimit. Punonjësve u ndërpritet kompensimi që përfitojnë sipas këtij vendimi në rast se vërtetohet që ata zhvillojnë veprimtari të tjera ekonomike.

Qeveria cakton çmimin e Albpetrolit, vlera e aksioneve 100 mln euro Në vendimin e Qeverisë për procedurën e shitjes së Albpetrolit asetet e kompanisë vlerësohen 100 milionë euro, të ndara në 13 360 997 aksione. Ja kushtet që duhet të plotësojë investitori dhe plani i biznesit pas privatizimit Blerina Hoxha

Vlera e aksioneve të Albpetrolit shënon 13.3 miliardë lekë ose rreth 100 milionë euro. Shuma si e tillë është publikuar në dokumentet e tenderit për shitjen e kompanisë, të cilat qeveria i ka miratuar dhe tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas ofertës së shitjes, Albpetroli, është ndarë në 13 360 997 aksione nominative me një vlerë 1 000 lekë secila. Kriteret për blerësit

Kompanitë që ofrohen për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës Albpetrol, duhet të kenë të paktën 80 milionë euro likuide në cach, ndërsa kapitali i tyre duhet të jetë mbi 100 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, kandidati mund të jetë një kompani e vetme ose një bashkim kompanish. Forma e përzgjedhjes së kandidatëve të interesuar për blerjen e aksioneve të “Albpetrol”-it është tender i hapur me një fazë. Personi juridik duhet të plotësojë standardet e certifikimit ISO 9000 ose standardet e njësuara me to. Kompanitë duhet të jenë shoqëri e specializuar në fushat e kër-

kimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe të gazit, e cila t’i ketë ushtruar këto veprimtari në nivel ndërkombëtar për jo më pak se 5 vjet. Nëse ofertat paraqiten nga në bashkim i përkohshëm, investitori strategjik duhet të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të drejtën e votës në shoqërinë e përbashkët/konsorcium. Kandidatët duhet që, si pjesë e ofertës, të paraqesin dokumentet ligjore që vërtetojnë se personi, që ka nënshkruar ofertën, ka të drejtë ta bëjë këtë në emër dhe për llogari të kandidatit. Mungesa e paraqitjes së këtyre dokumenteve ligjore sjell si pasojë refuzimin e ofertës. Zhvillimi i kompanisë pas privatizimit

Kryesore që duhet të përmbajnë ofertat e kompanisë që synojnë Albpetrolin, është sasia në euro e çmimit total, që kandidati ofron për blerjen e aksioneve. Dokumentet shoqërohen me një deklaratë që provon mundësinë financiare të kandidatit, për të përmbushur në kohë detyrimet që rrjedhin nga “Plani i bi-

Kompanitë që ofrohen për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës Albpetrol, duhet të kenë të paktën 80 milionë euro likuide në cach, ndërsa kapitali i tyre duhet të jetë mbi 100 milionë euro

znesit”. Në qoftë se kërkohet financim për këtë qëllim, kandidati duhet të paraqesë një deklaratë bankare që vërteton se mjetet financiare të kandidatit janë të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga plani i biznesit. Gjithashtu, bashkë me ofertat kompanitë do të prezantojnë si pjesë kryesore të dokumentacionit të tenderit një plan biznesi, për vitet 2012-2017. Plani i biznesit do të përmbajë në detaje planet e ofertuesit dhe kapacitetet e tij. Themelore janë financimi “Albpetrol”-it, me qëllim përballimin e nevojave operacionale të tashme dhe të ardhme, si dhe nevojat e marketingut. Modernizimi dhe ristrukturimi i aseteve teknologjike të “Albpetrol”-it. Zgjerimi i linjave e prodhimit të “Albpetrol”-it për të racionalizuar prodhimet në qarkullim. Plani i biznesit do të përmbajë zgjerimin në mënyrë substanciale të kompanisë në tregun shqiptar, rajonal dhe atë botëror dhe për të zhvilluar një plan marketingu largpamës dhe të fuqishëm investitori duhet të rrisë eficencën ekonomike të “Albpetrol”-it, fitimet e tij dhe vlerën e aksioneve në treg. Në planin e biznesit kompania duhet të tregojë kujdes maksimal për fuqinë punëtore të “Albpetrol”-it, ndërsa racionalizon nevojat aktuale dhe të ardhme të fuqisë punëtore; për të forcuar markat tregtare të produkteve të “Albpetrol”-it. Gjithashtu, blerësi duhet të zbatojë një plan zhvillimi dhe prodhimi afatgjatë të naftës dhe gazit, i cili të ketë si qëllim të bëjë të mundur arritjen e synimeve të radhitura më sipër.

Naço: Të shiten 30 mijë tonë rezerva naftë të Albpetrolit Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, ka lëshuar një urdhër sipas të cilit Albpetrol duhet të shesë produktet hidrokarbure deri në 30 mijë tonë rezerva, për tregun vendas ose për eksport. ”Procedura e shitjes së produkteve hidrokarbure do të fillojë kur shoqëria të ketë të depozituara 20 000 deri në 30 000 tonë produkte hidrokarbure (naftë bruto), pavarësisht se kjo sasi është krijuar nga vetë prodhimi i shoqërisë apo nga përfitimi që shoqëria merr nga marrëveshjet hidrokarbure (prodhimi paraekzistues dhe pjesa e shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos)” thuhet në urdhrin e Naços. Sipas të njëjtit urdhër, shitja e produkteve hidrokarbure për tregun vendas me qëllim përpunimin e tyre ose për eksport, do të bëhet sipas çmimit të Bursës Ndërkombëtare për hidrokarburet. Çmimi për njësi minimal fillestar i shitjes përcaktohet nga autoriteti shitës, nëpërmjet çmimit të produktit të publikuar në bursë për Brentin, në momentin e përllogaritjes, duke marrë në konsideratë

koeficientin e konvertimit të këtij çmimi sipas cilësisë së produktit të prodhuar, dhe përcaktohet gjithmonë përpara fillimit të procedurës së shitjes. Urdhri përcakton se në çdo rast çmimi minimal fillestar i shitjes duhet të jetë më i lartë se çmimi i shitjes i programuar nga “Albpetrol” sh.a. për vitin përkatës. Për nxjerrjen e të dhënave krijohet grup ekspertësh të fushës, të propozuar nga “Albpetrol” sh.a., dhe të miratuar nga ministri. Grupi i ekspertëve duhet të përbëhet nga 3 deri në 5 persona. Komisioni i shitjes administron të gjithë procedurën e shitjes. Komisioni do të ketë një përbërje prej 5 (pesë) anëtarësh, përfshirë dhe kryetarin. Kryetari i komisionit të shitjes duhet të përzgjidhet ndërmjet zyrtarëve të lartë drejtues të autoritetit shitës dhe përgjigjet për fillimin e punës menjëherë pas daljes së urdhrit të ankandit. Në ankandin publik lejohen të marrin pjesë ofertues që i kanë tërhequr dokumentet drejtpërdrejt nga autoriteti shitës, si dhe ata, që i kanë tërhequr këto do-

Nasip Naço, ka lëshuar një urdhër sipas të cilit Albpetrol duhet të shesë produktet hidrokarbure deri në 30 mijë tonë rezerva, për tregun vendas ose për eksport

Nasip Naço

kumente në rrugë elektronike, të cilët duhet të jenë të pajisur me leje për përpunimin e produkteve hidrokarbure (naftë bruto) në tregun e brendshëm ose me licencën përkatëse të marrë në Shqipëri për tregtimin e këtyre produkteve hidrokarbure (naftë bruto), kur këto produkte do të përpunohen në Shq-

ipëri me licencën përkatëse të marrë në Shqipëri. Kandidatët duhet gjithashtu të plotësojnë çdo kërkesë tjetër që i shërben transparencës dhe garancisë së transaksionit të ndërmarrë, përfshirë, por pa u kufizuar në paraqitjen e bilancit financiar për tre vitet e fundit ose të garancisë bankare për transaksionin financi-

ar që do të kryejë me shoqërinë “Albpetrol” sh.a. Patos. Ofertuesit duhet të kenë ekstraktin historik nga QKR dhe dokumentin për mospasjen e asnjë detyrimi financiar ndaj shoqërisë “Albpetrol” sh.a. Patos dhe dokumentin për mospasjen e asnjë detyrimi financiar ndaj organeve tatimore dhe sigurimeve shoqërore.


e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

3

MAPO

Shitja e Albpetrolit në korrik, tenderi hapet në prill Qeveria ka dhënë miratimin e saj për hapjen e tenderit për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës ‘Albpetrol’. Referuar vendimit, hapja e procedurave të konkurrimit do të bëhet në fillim të muajit prill dhe do të

mbyllet në muajin korrik, periudhë në të cilët kompanitë e interesuara duhet të kenë dorëzuar ofertën e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë. Në rast se nuk do të ketë oferta të mjaftueshme për zhvillimin

e garës, vendimi përcakton shtyrjen e mëtejshme të afatit për dorëzimin e ofertave. Procedura e konkurrimit do të jetë tender i hapur me një fazë, ndërsa ofertat që do të bëjnë kompanitë duhet të jenë në euro.

Hapja e procedurave të konkurrimit do të bëhet në fillim të muajit prill dhe do të mbyllet në muajin korrik

Braçe “zbardh” dekretin e 1994-s: Ja skandali me fitimet e munguara të naftës Braçe tha dje se fitimet e munguara në arkën e shtetit nga sektori i nxjerrjes së naftës i atribuohet Kryeministrit, i cili qysh me një dekret të vitit 1994 i ka hapur rrugën abuzimeve në këtë drejtim

Ulet konsumi i energjisë, stakohet Fierza Stakohet prej tri ditësh prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralin më të madh të vendit, në Fierzë. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo, bën të ditur për News 24 se stakimi i agregateve të Fierzës bëhet në kushtet e rënies së ngarkesës dhe uljes së kërkesës për energji, me qëllim për të ruajtur burimet hidrike. Sipas tij, kjo është pjesë e manaxhimit të situatës, në kushtet kur ka thatësirë. Korporata po shfrytëzon prurjet anësore të ujit në dy hidrocentralet e tjerë të kaskadës, në Koman dhe në Vaun e Dejës dhe kjo ka bërë të mundur që niveli i Fierzës të rritet këtë muaj me 9 metra. Paralelisht po mbahet në nivele të larta importi. Kështu, drejtori i KESH, Engjell Zeqo, bën të ditur se niveli i liqenit të Fierzës ka arritur aktualisht në 266 metra, ndërsa prurjet llogariten në 250 metra kub në sekondë. Aktualisht konsumohen 18-19 milionë kilovat/ orë energji në ditë, nga të cilat 12

Situata energjetike në vend 1. Fierza 266 metra 2. Prurjet 250 m3/sek 3. Konsumi 19 mln kwh/ditë 4. Importi 12 mln kwh/ditë 5. Prodhimi 7 mln kwh/ditë milionë kilovat/orë importohen, kurse pjesa tjetër përballohet nga prodhimi vendas.

Mosarkëtimi i tatimit mbi fitimin në kompanitë që nxjerrin naftë në vendin tonë nuk është faji i opozitës. Kështu i është drejtuar dje ministrit të Ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe, nëpërmjet një reagimi për privatizimin e Albpetrolit në rrjetin social Face Book.”Ministri Naço ka pranuar për herë të parë që përfitimet e Shqipërisë nga nafta janë “zero lekë”. Por ministri për këtë fajëson opozitën. Kjo edhe pse prej 8 vitesh sektorin e menaxhon qeveria e Sali Berishës” tha Braçe. Deputeti socialist sqaroi se, në janë katër marrëveshje hidrokarbure në fuqi, për një vendburim, atë të Patos Marinzës, ka vendosur qeveria e Fatos Nanos. Braçe tha se Sali Berisha e ka zgjeruar këtë marrëveshje dy vite më parë-pra e ka bërë edhe më të madhe. “Në këtë sektor operohet me marrëveshje hidrokarbure, me licencë marrëveshje si dhe me plane zhvillimi 25-vjeçare. Planet e zhvillimit janë ato që u kanë dhënë kompanive mundësinë të operojnë në vendburime. Nëse marrëveshja hidrokarbure ka një periudhë vlerësimi pas së cilës mund të shkohet përpara, por edhe mund të stopohet çdo gjë, Plani i Zhvillimit i ka dhënë mundësi kompanive të operojnë deri në 25 vjet” tha Braçe. Aktualisht vetëm dy kompani operojnë me plane zhvillimi afatgjata, 25-vjeçare, Bankers Petroleum dhe Stream Oil. Planin e Zhvillimit të Bankers Petroleum e ka miratuar ministri i Ekon-

Erion Braçe

Braçe tha se fiskalizimi i sektorit të naftës e gazit është përcaktuar me Dekret Presidencial të Presidentit Sali Berisha në vitin 1994 omisë, Genc Ruli, në mars të vitit 2006, duke i dhënë mundësinë kompanisë të operojë për 25 vjet në vendburimin Patos Marinës, sqaron më tej deputeti i opozitës. Plani i Zhvillimit të Stream Oil nuk është miratuar nga ndonjë institucion. Përkundrazi, oponenca akademike dhe AKBN e kanë rrëzuar! Ministri Prifti nuk e ka miratuar, tha Braçe. Sipas tij, plani i zhvillimit për 5 vendburimet më të mira në naftë e gaz të Shqipërisë ka hyrë në fuqi “në heshtje”! “Ky është skandali më i madh për të cilin ka përgjegjësi penale. Pra, përgjegjësia për lëshimin e vendburimeve të naftës e gazit te kompanitë e huaja, për 25 vitet e ardhshme, është te Sali Berisha. Për mospagimin e tatim fitimit nga

këto kompani, përsëri ministri i Ekonomisë e paska hedhur fajin tek opozita, edhe pse organet fiskale në periudhën më fitimprurëse për kompanitë i drejton dhe urdhëron qeveria e Sali Berishës” tha Braçe. Ai argumentoi se, fiskalizimi i sektorit të naftës e gazit është përcaktuar me Dekret Presidencial të Presidentit Sali Berisha në vitin 1994. Në të thuhet se norma e tatimit me fitimin në këtë sektor është 50%. Ne nenin 2 të tij thuhet se, për efekt të llogaritjes së tatim fitimit, kompanive ju zbriten investimet kapitare, shpenzimet operative dhe administrative etj. “Nuk thuhet kurrkund se ç’është “etj”, por duket qartë që ka qenë një thes i hapur” tha Brace. Po në këtë nen urdhërohet që detajet e shpenzimeve të zbritshme përcaktohen në Marrëveshje hidrokarbure dhe miratohen nga ministri. Sipas Braçes, përgjegjësia për “thesin e hapur” të shpenzimeve që zerojnë tatim fitimin është e Sali Berishës, që ka urdhëruar këtë praktike me dekretin e tij presidencial të vitit 1994.

Janar, zbutet interesi i Eurobondit Zbutet interesi i Euorbondit shqiptar në tregjet ndërkombëtare gjatë janarit të këtij viti, në krahasim me muajin dhjetor, ku interesi arriti majat me mbi 12 për qind. Përllogaritjet për ecurinë e interesit të Eurobonidt të parë në tregjet ndërkombëtare e ka bërë Open Data Albania. “Duke analizuar grafikun e ecurisë së yield-it që prej Nëntorit 2010, vërejmë që norma e interesit ose yield-i ka pësuar një ngritje të menjëhershme në 9.03 % krahasuar me 7.625% që kishte në momentin e emetimit, dhe kjo tregon që disa prej blerësve fillestare e kanë shitur menjëherë, duke shkaktuar uljen e çmimit dhe ngritjen e interesit” sqaron Open Data. Prej dhjetorit 2010 deri në maj 2011 yield-i ka qenë relativisht i pandryshueshëm, ose me një tendencë të lehtë zbritëse, që nënkupton kërkesë-ofertë të balancuar nga ana e investitorëve. Pas qershorit 2011 yield-

Grafiku i interesave të Eurobondit

i ka ardhur vetëm duke u rritur, dhe ka prekur dhe nivelin më të lartë prej 12.07% në dhjetor të vitit 2011. Kjo shënon dhe performancën më negative që prej emetimit te tij, dhe ka si shkak kryesor përkeqësimin e tregjeve financiare europiane si pasojë e krizës së borxhit sovran që ka prekur shtetet anëtare të Bashkimit Europian, dhe kryesisht Greqinë dhe Italinë. Kjo krizë ka shkaktuar panik te investitorët, të cilët janë tërhequr nga blerjet e Eurobond-eve të vendeve

europiane dhe në ato raste kur kanë blerë kanë kërkuar norma më të larta të yield-it si pasojë e perceptimit të rrezikut më të lartë të investimit. Në këtë mënyrë edhe për Eurobond-in shqiptar ata kanë kërkuar yield më të lartë dhe kjo e shpjegon performancën e dobët të tij. Duke qenë se yield-i lëviz në kahun e kundërt të çmimit, për mbajtësit e Eurobond-it është me interes që interesi të ulet ose të paktën të mbetet afër atij fillestar, në mënyrë që çmimi të ngrihet gjë që do të rezultojë në fitim në rastin e shitjes. Shqipëria emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 nëntor 2010, pas një përgatitjeje disamujore. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë.


4 02

MAPO

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

politika

Kryetari i PS-së, Edi Rama, vijon turin e tij në jug të vendit, duke shpërndarë karta anëtarësie për të rinj. Premton një politike ndryshe dhe një vend me më pak taksa

Rama në Korçë: Shqipëria ka nevojë për më pak taksa

Fajin për mosintegrimin e kanë PD e PS ELBASAN Në tubimin e parë të

organizuar si forcë politike në Elbasan, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk kurseu akuzat për Partinë Demokratike dhe atë Socialiste. Ai u shpreh se partitë në fjalë e kanë ndarë vendin në dysh, duke mbajtur peng edhe integrimin e vendit në BE. “PD dhe PS po ndajnë Shqipërinë në dysh. Toskë dhe Gegë të gjithë jemi kuqezi, prandaj PD dhe PS kanë frikë nga votat kuqezi. Sali Berisha është sot pengesë për bashkimin e shqiptarëve, ndërsa bashkë me Ramën ai po pengon integrimin e vendit në BE”, tha Spahiu. Gjatë këtij takimi, dhjetëra të rinj kanë vendosur që të bëhen anëtarë të Aleancës Kuq e Zi, duke marrë teserën e kësaj partie.

Gjatë takimeve të tij kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kritikuar sistemin e taksave në vend. Përkundrejt skepticizmit të biznesit, kryetari i PS-së ka mbrojtur sërish dje taksën progresive KORCË Kryetari i PS-së, Edi Rama,

iu bashkua dje anëtarëve më të rinj të kësaj force politike gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Korçës. Ai premtoi se së bashku me anëtarët e rinj të PS-së politika do të bëhet më e mirë. “Korça po ndryshon dhe pse qeveria nuk e ka ndihmuar. Niko Peleshi ka projekte, por politika i pengon. Duhet një politikë që t’i bëjë g jërat siç duhet”,- tha ai. Rama theksoi se shqiptarët kanë nevojë për një Shqipëri me më pak taksa. Po dje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përshëndeti pajisjen e 520 të rinjve me kartën e anëtarësisë së PS-së në qytetin e Pogradecit, ndërsa i ftoi të bëhen të gjithë bashkë për një Rilindje të Shqipërisë. Rama ka kritikuar edhe njëherë sistemin e taksave në vend. Duke vlerësuar taksën progresive, pjesë e programit të PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, kreu socialist tha se taksat po mbysin të varfrit në Shqipëri. Ndërkohë, dy ditë më parë kryetari i PS-së, Edi Rama, ishte në Berat pikërisht për pranimin e anëtarësimeve të reja. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se vizioni i PS-së është i ndryshëm nga i PD-së për qeverisjen e vendit. “Në fakt vizionet nuk janë njësoj. Nuk është njësoj si të kërkosh t’i japësh mundësi një Rilindje Shqiptare dhe si të pranosh Rrënimin

Spahiu:

Edi Rama gjatë takimit në Korçë

e Mëtejshëm. Nuk është njësoj si të luftosh për punësim real dhe si të dorëzohesh përpara rritjes së mëtejshme të papunësisë. Nuk është njësoj një taksim i ndershëm dhe një taksë e sheshtë e cila dërrmon më të varfrit dhe po i mbyt përditë e më shumë ata që jetojnë me një rrogë në sektorin publik apo privat. Nuk është njësoj si të kërkosh shërbime publike në shëndetësi e në arsim, që njerëzve u jepen sipas nevojës dhe si të pranosh se shërbimet mund të jepen vetëm sipas mundësisë për të paguar. Nuk është njësoj si të përpiqesh që t’i japësh të gjitha zonave rurale një zhvillim modern rural dhe si ta lësh fshatin të braktisur në një gjendje mesjetare. Të gjitha këto

nuk janë njësoj”, - tha Rama. Në fund të takimit, Rama shpërndau kartat e anëtarësisë në PS për 400

“Nuk është njësoj si të kërkosh t’i japësh mundësi një Rilindje Shqiptare dhe si të pranosh Rrënimin e Mëtejshëm

Integrimi, Brukseli raport shtesë për Shqipërinë BRUKSEL Parlamenti Europian pritet të hartojë dhe miratojë në tetor një raport shtesë për Shqipërinë, përveç progres raportit të Komisionit Europian mbi ecurinë e reformave në vend. Zv/kryetar i Delegacionit për Europën Juglindore, Jelko Kacin, thekso dje për “AS” se është e rëndësishme që grupet kryesore politike në Parlamentin Europian të miratojnë një raport dhe diskutim edhe për Shqipërinë, siç kanë vepruar deri tani për vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Kacin shprehet se raporti që do të miratohet është një mbështetje, por edhe një kritikë pozitive për të përmirësuar imazhin e vendit dhe të ekonomisë. “Kjo është arsyeja që ne bëjmë çdo vit raport për progresin, për të konfirmuar ato që janë arritur. Në një farë mënyre, për të përcaktuar ato aspekte që duhen përmirësuar në të ardhmen. Pra, nga njëra anë ky raport është një mbështetje, dhe nga ana tjetër ajo është një kritikë pozitive për të përmirësuar imazhin e vendit dhe të ekonomisë. Pikë së pari, për të dinamizuar hapat e ardhshëm të procesit të pranimit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu dhe Shqipërinë, kanë një perspektivë europiane shumë të

të rinj dhe të reja disa prej të cilëve u shprehën se do të marrin pjesë aktivisht në Partinë Socialiste

NJOFTIM PUNËSIMI Projekti i Administrimit dhe menAxhimit të tokës komPonenti A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit Fillestar, fton kandidatë me formim profesional sipas tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë për punësim të përkohshëm. NR.

Pozicioni

ZRPP

Nr. i Specialistëve

01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11

Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf Jurist/Hartograf IT IT

Zyra Qendrore e RPP ZVRPP Tiranë ZVRPP Durrës ZVRPP Shkodër ZVRPP Gjirokastër ZVRPP Fier ZVRPP Elbasan ZVRPP Vlorë ZVRPP Durrës ZVRPP Elbasan TOTALI

6 10 4 2 2 1 2 1 1 1 30

Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve Jelko Kacin

qartë. Kjo është arsyeja që unë pres që pas këtij debati ne do të jemi në një pozitë akoma më të mirë për të marrë vendimet e duhura. Ne sapo kemi vendosur se duhet të kemi një raport tjetër për monitorimin që po bëhet në Kroaci. Prandaj për shkak të kësaj unë jam mëse i sigurt që dhe Shqipëria do të ketë këtë lloj raporti për këtë vit. Ky është një detyrim”, tha Jelko Kacin, zv/ kryetar i Delegacionit për Europën Juglindore.

• Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë • Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme Dokumentet që duhet të dorëzoni • • •

Një kërkesë me shkrim Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës) Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë

Aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.


02

politika

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

MAPO

5

600 delegate të zgjedhura nga strukturat e LGI-së votuan dje për kryetaren e LGI të Kryeqytetit. Garuan për këtë post; Monika Kryemadhi dhe Eris Zaimi

Meta: Presidenti i ardhshëm të zgjidhet në bazë të Kushtetutës TIRANË Për Lëvizjen Socialiste për Integrim më i rëndësishëm është procesi i zgjedhjes së Presidentit sesa vetë emri. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar mbrëmë se Presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe se forca që ai drejton nuk paragjykon profilin e ardhshëm të kreut të shtetit, pra nëse vjen nga politika, bota akademike apo ndonjë fushë tjetër. E rëndësishme për Metën është se Presidenti i ardhshëm duhet të jetë njeri me integritet dhe përfaqësues i të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia partiake që mund të ketë pasur në të kaluarën. Kundrejt pretendimeve të opozitës për të zgjedhur një president konsensual, Meta sqaroi se ajo ia hoqi këtë mundësi vetes me ndryshimet kushtetuese të 2008ës. “Presidenti do të zgjidhet në bazë të Kushtetutës, por konsensusi është i mirëpritur. Megjithatë, për shkak të konsensusit nuk do të thotë që të mos kemi president”, - sqaroi mbrëmë Meta në një intervistë për “ABC”-në. Meta theksoi gjithashtu se LSI-ja do të jetë pjesë e një procesi që ende nuk ka filluar. “Është një proces që nuk ka filluar... Duhet të presim që të përfundojë Maji... Nuk paragjykoj asnjë lloj zgjidhje. E rëndësishme është që në çdo rast të kemi një president me integritet”, tha ai, duke saktësuar për pasojë se nga LSI-ja nuk ka ende emra kandidatësh zyrtarë. Kryetari i LSI-së u pyet gjithashtu edhe për mundësinë e heqjes së ndonjë paraleleje mes LSI-së dhe PS-së dhe partisë së pritshme të Bamir Topit me PD-në. Meta u përgjigj ndër të tjera se historia nuk mund të përsëritet dy herë. Ndërsa për mundësinë e aleancave të reja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i LSI-së theksoi se është ende herët për të folur. Ndërkohë, Meta është nisur sot për një vizitë pune në SHBA, i ftuar të mbajë fjalën në një konferencë për Europën Juglindore. Meta e cilësoi këtë udhëtim një vizitë të programuar dhe tepër normale. Konventa e gruas, Kryemadhi për Tiranën

Në konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Tiranës, që u mbajt dje

Milo: Koalicion brenda opozitës, nëse nuk ndryshon sistemi

Ilir Meta në Konventën e LGI

paradite në Pallatin e Kongreseve, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se duhet t’i jepet fund konflikteve politike në vend. 600 delegate të zgjedhura nga strukturat e LGI-së në 11 njësi bashkiake votuan dje për të zgjedhur kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim të kryeqytetit. Kandidaturat për këtë post janë: Monika Kryemadhi dhe Eris Zaimi, ndërsa rezultatet zyrtare për këtë garë pritet që të dalin sot. Ndërkohë, gjatë fjalës së mbajtur, Meta theksoi rëndësinë e liberalizimit të vizave për shqiptarët, ndërsa shtoi se duhet të ishte marrë me kohë edhe statusi i vendit kandidat: “Pengesë për këtë ka qenë vetëm politika, nuk kanë qenë as kriteret ekonomike ku Shqipëria është vlerësuar vazhdimisht për reformat që ka ndërmarrë, nuk ka qenë as përafrimi i legjislacionit ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por për fat të keq ka qenë politika e papërgjegjshme, e cila në vend që të japë kontributin pozitiv përpiqet të gjejë pretekste për të vonuar një proces i cili ka të bëjë me një aspiratë mbarëkombëtare dhe aspak parciale apo partiake”. Kryetari i LSI-së shtoi se nevojitet një klimë më pozitive për një të ardhme të sigurt. “Ne jemi sot këtu për të treguar vendosmërinë tonë për një Shqipëri edhe më europiane dhe që Shqipëria të europianizohet me tej duhet që gruaja dhe vajza shqiptare të fuqizohet më tej. Të fuq-

izohet nga pikëpamja ekonomike e sociale, të fuqizohet në drejtimin e institucioneve dhe në përfaqësimin e merituar të saj në të gjithë jetën politikën e shoqërore të vendit. Unë jam i bindur në aftësitë, në talentet dhe në energjitë tuaja të jashtëzakonshme, sepse ato bazohen në dashurinë e pakufishme që ju keni dhe që tregoni çdo ditë jo vetëm në familjet tuaja. Ne ke-

“Është një proces që nuk ka filluar... Duhet të presim që të përfundojë Maji... Nuk paragjykoj asnjë lloj zgjidhje. E rëndësishme është që në çdo rast të kemi një president me integritet”, - tha ai, duke saktësuar për pasojë se nga LSI-ja nuk ka ende emra kandidatësh zyrtarë

DASH: Qëndrimet e Withers personale, s’reflektojnë politikën e ShBA Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në SHBA deklaroi dje se thëniet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë nuk janë qëndrime të këtij departamenti. “John Withers nuk flet në emër të Departamentit të Shtetit, apo qeverisë së ShBA; ashtu siç thotë ai në deklaratat e tij, ato reflektojnë qëndrimin e tij personal”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i pyetur në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga ish-ambasadori në një intervistë për mediat shqiptare. “Pikëpamjet e tij apo të ish-zyrtarëve të tjerë nuk reflektojnë politikën e ShBA”, thuhet më tej në deklaratë. Ndërkohë që sqarohet se të vetmit përfaqësues të kësaj politike janë ambasadori aktual Arvizu, ambasada dhe vetë Departamenti i Shtetit. Në deklaratë thuhet se ShBA janë një shtet mik i Shqipërisë dhe një mbështetës i fuqishëm i aspiratave të vendit tonë për t’u integruar në Bashkimin Europian. “Ne kemi inkurajuar qeverinë e Shqipërisë të zbatojë reformat që kërkohen nga BE, të cilat kërkojnë përpjekje reale dhe të matshme dhe gjithashtu angazhim dhe kompromis

mi nevojë për më shumë dashuri për njëri-tjetrin si shqiptarë”, - tha ai. Meta foli pak edhe për reformën zgjedhore në vend: “Ne do të përkrahim çdo iniciativë që forcon pozitat e gruas dhe të vajzës shqiptare, që nga Kodi Zgjedhor, i cili duhet të reflektojë kërkesat e të gjitha shoqatave paraqitur Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe gjithçka tjetër”.

TIRANË Të vegjlit e koalicionit të opozitës kanë një plan “b”, në rast se dy partitë e mëdha nuk do të bëjnë ndërhyrje në sistemin aktual zgjedhor. “Ne pa dyshim që mendojmë dy opsione të tjera. Mendojmë opsione të cilat mund të formulohen dhe të marrin jetë brenda këtij koalicioni, si dhe një ndryshim brenda Kodit Zgjedhor që do të lejonte një grupim partish brenda koalicionit opozitar që të dilnin si subjekt më vete elektoral”, - tha kreu i PDS-së, Paskal Milo. Në një deklarim për mediat, Milo sqaroi se me sistemin aktual zgjedhor do të përfitojë vetëm PD-ja, ndërsa PS do të penalizohet sërish: “Sepse po lëshove në një çështje të madhe parimore siç është barazia e votës, që është princip kushtetues, atëherë patjetër që do të futesh në hullinë e pazareve të ulëta dhe të pazareve të padobishme, të cilat gjithmonë kanë prodhuar ligje, të cilat në fund të fundit kanë penalizuar vetë PS-në”.

SHPALLJE KONKURSI PËR REALIZIMIN E SPOTIT TELEVIZIV “SHQIPËRIA TURISTIKE NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË”  Qëllimi i Realizimit të Spotit Spoti do t’i kushtohet Shqipërisë turistike në 100 vjetorin e Pavarësisë. Spoti duhet të përmbajë dhe të shfaqë në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë turistike të ndërthurur me periudhat, momentet, ngjarjet dhe personazhet më të rëndësishme të historisë shqiptare.  Detyra e Projektimit Spoti duhet të përmbajë: 1. Elementë nga bukuritë natyrore të Shqipërisë si malet, detet, lumenjtë, pyjet, rivierën dhe malësitë shqiptare; 2. Elementë nga trashëgimia kulturore si: sitet arkeologjike, qytetet, objektet e kultit (pamje interieri dhe eksterieri), elementë etnografikë të zonave të ndryshme; 3. Elementë nga ngjarje dhe vende që përmbajnë simbolika të forta në historinë e Shqipërisë, personazhe dhe karaktere të ndryshme; 4. Spoti duhet të jetë promovues; 5. Spoti duhet të zgjasë 45 sekonda; 6. Spoti duhet të jetë në format televiziv - Full HD dhe SD.  Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs  Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë: individë, studio dhe kompani publicitare, (fizike apo juridike).  Pjesëmarrësit duhet të kenë përvojë në realizimin e spoteve televizive. Subjektet pjesëmarrës duhet të kenë realizuar më parë, e pakta, dy spote televizive.  Shuma në dispozicion për prodhimin e këtij spoti është 18,000 euro (këtu nuk përfshihen kostot për transmetimin e spotit). Subjektet duhet të paraqesin një dosje konkuruese e cila duhet të përmbajë: 1. 2. 3. 4. 5.

Një sinops/koncept të spotit deri në pesë rreshta; Skenarin tekniko-regjisorial të spotit; Storyboard-et e spotit (prezantimet vizuale të skenarit); Një CV të detajuar të subjektit/subjekteve konkurues; Një DVD të spoteve televizive të realizuara më parë.

 Organizimi i Konkursit dhe Komisioni Përzgjedhës

Departamenti i Shtetit Amerikan

me opozitën si pjesë e procesit politik. Në të njëjtën kohë i kemi kërkuar opozitës të jetë e përgjegjshme dhe pjesëmarrëse, gjë e cila në një demokraci të pjekur kërkon pjesëmarrje të plotë, aktive dhe konstruktive në Parlament”, thuhet më tej në deklaratë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, gjithashtu, thekson përpjekjet për të shtyrë qeverinë dhe opozitën në gjetjen e kompromisit, ndërsa theksohet se është koha që vendi të bëjë progres të matshëm drejt Bashkimit Europian.

 Punimi/punimet pjesëmarrëse do të dorëzohen në Agjencinë Kombëtare e Turizmit, Rr: Muhamed Gjollesha, ish-godina Shtëpia Botuese 8 Nëntori, kati 4, Tiranë deri më datë 16 Prill 2012. Punimet i dorëzohen me protokoll Z. Ergys Faja, Numri i telefonit: +355 4 2260224 dhe e-mail: ergysfaja@yahoo.com, nga ora 9.00 deri 16.30, nga e Hëna në të Premte.  Komisioni Përzgjedhës shqyrton punimet me datë 17 – 18 Prill 2012.  Me datë 18 Prill 2012, Komisioni Përzgjedhës zgjedh me sistem pikësh, nga 1 deri në 5, tre punimet më të mira.  Tre punimet më të vlerësuara nga Komisioni Përzgjedhës do t’i kalojnë për miratim përfundimtar Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Këshillit të Ministrave. Komisioni Shtetëror i Festimeve pranë Këshillit të Ministrave do të shpallë publikisht fituesin.  Pas shpalljes së punimit fitues nga Komisioni Shtetëror i Festimeve ndërmjet artistit dhe AKT-së, lidhet Kontrata për Realizmin e Spotit. Në kontratë subjektit fitues i jepet e drejta të prodhojë spotin brenda shumës së publikuar. Kjo shumë përfshin realizimin e spotit dhe shpërblimin artistik të fituesit.  Subjekti fitues duhet të realizojë spotin brenda 30 ditëve pas ditës së lidhjes së kontratës me AKT-se.  Subjekti fitues duhet të dorëzojë spotin e realizuar në formatin: Full HD dhe SD.  Komisioni Përzgjedhës i Spotit përbëhet nga 3 – 5 anëtarë, nga fusha e artit dhe kulturës, miratuar nga MTKRS.  Të drejtat e pronësisë së spotit fitues dhe të autorit i kalojnë AKT. Në bazë të Ligjit Nr.9380 dt.28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, Neni 9, pika c, subjektit fitues pas realizimit të spotit nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e shtetit shqiptar.  Të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e pjesëmarrjes në këtë konkurs në faqen e internetit të MTKRS, faqen e internetit të AKT, faqen e internetit të QKK dhe faqen e internetit të GKA.


6

MAPO

E diel, 25 mars 2012 www.mapo.al

kronika

Ndez zjarr për të djegur shkurret, asfiksohet dhe digjet tragjikisht PUKË - Qamil Maluku, rreth 60 vjeç, mësohet se ka gjetur vdekjen prej zjarrit të ndezur nga vetë ai për të djegur shkurret rreth banesës. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së shtunës në Rrape të Pukës. Mësohet se Maluku ka dashur të pastrojë ambientin rreth banesës nga shkurret, për të kryer

punët e pranverës. Aty, në rrethana të paqarta, ai ka gjetur vdekjen. Burime nga ky fshat shprehen se vdekja ka qenë aksidentale dhe se zjarri nuk e ka prekur banesën e viktimës, por ai ose ka rrëshqitur dhe ka rënë në zonën e flakëve, pa mundur të lëvizë më tej, pasi terreni është i thyer ose asfiksia

nga tymi ka sjellë dhe vdekjen. Grupi hetimor ka shkuar dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Banesa është shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë shkuar dhe kanë bërë lokalizimin e shuarjen e zjarrit, ndonëse në një sipërfaqe me pyje dhe me terren të thyer.

Ndalohet i burgosuri i Bënçës, ishte arratisur dhe jetonte si emigrant në Greqi Gjirokastër -Një person i dënuar me 15 vite burg, i cili vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë, Tepelenë, është ndaluar nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë greke, ndërsa prej disa vitesh jetonte si emigrant në Athinë. I dënuari, në dhjetor të 2010 është larguar me leje nga burgu, por nuk është kthyer më në qeli, duke emigruar për në Greqi. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, 38-vjeçari Besnik Kreçi, i dënuar me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të “vjedhje me armë” është ndaluar në Athinë gjatë një operacioni të ndërmarrë nga blutë e Gjirokastrës në bashkëpunim me kolegët e tyre të policisë greke. 38-vjeçari Kreçi në vitin 2004 është dënuar nga organet e drejtësisë me 15 vjet heqje lirie për veprën penale të “vjedhje me armë”. Në vitin 2004 në bashkëpunim me një person tjetër kanë grabitur nën kërcënimin e armës një banesë në fshatin Kakavije, Gjirokastër, si dhe ka vjedhur me armë disa klandestinë në vijën e gjelbër të kufirit me Greqinë. Ndërsa ishte duke vuajtur dënimin në burgun

e Bënçës, më datën 3 dhjetor 2010 ai ka dalë nga burgu me leje për t’u rikthyer përsëri më datën 8 dhjetor 2010. Por sipas grupit hetimor ai nuk është kthyer më në qeli, por është larguar për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër. “Pas marrjes së lejes i burgosuri nuk është kthyer më në qeli, por ka hyrë ilegalisht në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor në zonën e Kapshticës”, thonë burime në grupin hetimor. Për rreth 1 vit e gjysmë ai ka jetuar në Athinë me identitet të rreme. Gjatë kësaj kohe ai ishte shpallur person në kërkim nga policia shqiptare.

Pasaporta biometrike me identitet të vjedhur, Ministria e Turizmit, katër në pranga Kulturës, Rinisë dhe Sporteve qaj dhe 62-vjeçaren Pranvera Lika. Operacionit të koduar “Aplikantja” i kanë shpëtuar dy të dyshuar të tjerë, të cilët ishin përfshirë në këtë veprimtari kriminale. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar mënyrën e aplikimit për të tentuar me synim pajisjen me certifikatë personale dhe f amiljare të shtetases Fatlinda Tetaj me gjenealitetet e shtetases Tatjana Matraku. Fatlinda Tetaj më pas do Tiranë Një grup personash të dyshuar si or- të posedonte pasaportën biometrike me ganizatorë të një skeme falsifikimi të pasa- këto gjenealitete dhe fotografinë e saj”- tha portave biometrike janë arrestuar dje nga zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Kapolicia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në tragjini. Por dy personat e arrestuar dhe kërkim. Mes të arrestuarve janë tre shtetas të dyshuarit që tashmë janë në kërkim dyskosovarë dhe një grua shqiptare, të cilët po hohet se kanë aplikuar për pasaportë tentonin të përfitonin një certifikatë perso- biometrike, duke përdorur gjenealitetet e nale në emër të 18-vjeçares nga Deçani, një tjetër personi, kundrejt shumës prej 2 Fatlinda Tetaj. Vajza së bashku me babanë e mijë euro. “Po ashtu, gjatë hetimit mbi kësaj Luan Tetaj janë arrestuar nga policia, pa- ta shtetas, dyshohet se duke përdorur gjesi me ndihëm e personave të tjerë në Tiranë nealitetet e një shtetasi me banim në Tiran ë , k a n ë ap l i ku a r p ë r tentuan të merrnin një cerprodhim pasaporte tifikatë në emër të një vajze biometrike edhe për disa tjetër. Më pas kjo certifikatë Të arrestuar shtetas të tjerë kosovarë, që do përfitohej nga kundrejt pagesës prej 2000 18-vjeçarja nga Kosova, do të Luan Tetaj 40 vjeç Euro për një pasaportë, por përdorej për të aplikuar me Qëndrim Beqaj 22 vjeç nga verifikimet e dokuqëllim marrjen e pasaportës Fatlinda Tetaj 18 vjeç mentacionit nga punonjësit biometrike shqiptare, me Pranvera Lika 62 vjeç e policisë në komisariat anë të së cilës e dyshuara do nuk është bërë e mundur të shkonte në Belgjikë, ku e priste i fejuari i saj. Në këtë skemë, sipas pol- përpilimi i mëtejshëm i procedurës dhe icisë, dyshohet se janë përfshirë edhe tre prodhimit të pasaportës”- deklaroi policia e shtetas shqiptarë, mes të cilëve 62-vjeçarja Tiranës. Vjedhja e identitetit u zbulua si Pranvera Lika dhe dy personat e tjerë të problem muaj më parë, çka solli edhe ndryshpallur në kërkim. Policia ka rënë në shimin e rregullave për pajisje me pasagjurmët e kësaj veprimtarie disa kohë më portën biometrike. Me një urdhër të minisparë, kur familja nga Kosova ka kontak- trit të Brendshëm, të gjithë aplikantët për tuar me të dyshuarit shqiptarë, të cilët u pasaportë biometrike duhet të pajisen më kanë premtuar gjetjen e një certifikate dhe parë me një formular nga policia, e cila krymë pas aplikimin për pasaportë biometrike en edhe verifikimin e personave që kërkojnë në Shqipëri kundrejt pagesës. Pasi kanë këto pasaporta. Falsifikimi i pasaportave rënë dakord, Luan Tetaj së bashku me va- biometrike, të cilat merren në emër të perjzën e tij Fatlinda kanë ardhur në Tiranë, sonave të tjerë, është ngritur si shqetësim ku vajza do të aplikonte për certifikatë në edhe nga Prokuroria e Tiranës, e cila pasi emër të Tatjana Matrakut. Por në këtë mo- hetoi një sërë çështjesh të kësaj natyre ment ka ndërhyrë policia, duke prangosur kërkoi nga institucionet përkatëse të ndrybabanë dhe vajzën si dhe dy personat që i shojnë procedurën e pajisjes së shtetasve me shoqëronin ata, 22-vjeçarin Qëndrim Be- pasaporta biometrike.

Policia e Tiranës arrestoi dje dy shtetas kosovarë, të cilët do përfitonin pasaportë biometrike në emër të personave që u ishte vjedhur identiteti. Të arrestuarit merrnin 2 mijë euro për çdo pasaportë të falsifikuar

Galeria Kombëtare e Arteve

SHPALLJE KONKURSI PËR MONUMENTET Shtatoret kushtuar figurave historike: Ismail Qemali, Ahmet Zogu I, Hasan Prishtina Në kuadër të festimeve që do të organizohen për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA),

Shpallin: Konkursin për realizimin e 3 (tre) monumenteve, shtatore kushtuar tre figurave të rëndësishme historike: shtatorja e Ismail Qemalit, shtatorja e Mbretit Ahmet Zogu I dhe shtatorja e Hasan Prishtinës. A. Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes në të tre konkurset janë: 1. Shtatoret, si vepra monumentale arti, duhet të jenë figurative dhe realiste, pasi u kushtohen personaliteteve historike shumë të njohura. Boceti pjesëmarrës duhet të jetë i realizuar artistikisht dhe me profesionalizëm, dhe duhet të përmbajë qartë qëllimin për përjetësimin e ketyre figurave. 2. Këto shtatore, monumente kanë tre elementë bazë: shtatorja, bazamenti, dhe mbishkrimi me të dhënat e personalitetit historik si: emri, titulli, data e lindjes dhe e vdekjes. 3. Në këto konkurse marrin pjesë artistë, grup artistësh dhe studio arkitekture. 4. Çdo artist lejohet të konkurojë vetëm me 1 (një) bocet. Artisti mund të paraqesë bocete për 1 (një) ose të tre figurat e propozuara. 5. Boceti që merr pjesë në këtë konkurs duhet të jenë të punuar enkas për këtë konkurs dhe të mos jetë paraqitur në asnjë konkurs të mëparshëm. 6. Bocetet pjesëmarrëse duhet të jenë të realizuar në materiale të ndryshme, në keto përmasa: jo më shumë se 100 cm lartësi dhe jo shumë se 100 cm gjerësi. 7. Artisti, apo grup-artistët, duhet të dorëzojë së bashku me bocetin, edhe një foto të bocetit konkurues, CV të plotë të artistit ose grupit, dhe një foto personale. 8. Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni ku do të organizohet konkursi. 9. Boceti pjesëmarrës do të dorëzohet dhe regjistrohet në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë deri me datë 10 Maj 2012. Numrin i kontaktit në GKA tel: 222 60 33. 10. Juria do të bëjë përzgjedhjen e boceteve fituese nga data 11 - 13 Maj 2012. 11. Ekspozimi i boceteve pjesëmarrëse për publikun do të bëhet në një nga sallat e GKA nga data 14 – 17 Maj 2012. 12. Nga data 18 Maj deri me date 25 Maj 2012, të gjitha bocetet pjesëmarrëse duhet të tërhiqen prej artistëve pjesëmarrës nga mjedisi i GKA. Mos-tërheqja e tyre në kohën e përcaktuar, e kushtëzon GKA të mos ketë asnjë përgjegjësi ndaj tyre. 13. Për të dhëna më të plota në lidhje me këtë konkurs vizitoni websajtin e GKA (www.gka.al) dhe MTKRS (www. mtkrs.gov.al) B. Detyra e projektimit: Të treja shtatoret (Ismail Qemali, Ahmet Zogu I, si dhe Hasan Prishtina) duhet të krijohen sipas të dhënave te meposhtme: o Lartësia e secilës shtatore duhet të jetë deri në 3 m. o Lartësia e bazamentit për secilën shtatore duhet të jetë 1.20 m. o Gjërësia e bazamentit varet nga kompozimi që do të paraqesë artisti për shtatoren. o Shkrimi është pjesë e shtatores. Vendi dhe përmasa e tij përcaktohen në bazë të idesë së bocetit fitues, miratuar nga juria. o Vlerësimi artistik për secilën shtatore është 1,700,000 Lekë. GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë; Tel: 04 2226 033; Tel / fax: 04 2233 976; www.gka.al


kronika

E diel, 25 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

7

I pandehuri Qemal Mulla ka deklaruar në Prokurori se dokumentet i ka marrë zyrtarisht nga Arkivi i Shtetit

Pronat e Konomit, kundërshtarët përdorën dokumente të falsifikuara Dosja e Prokurorisë/ Ekspertët: Shkrimi në dy dokumentet dhe nënshkrimet Ndoc Jaku, na rezultuan të përftuara me bojë të njomë dhe janë shkruar nga e njëjta dorë. Prokuroria: Mulla i pandehur, përdori dokumente të falsifikuara Leonard Bakillari Tiranë Prokuroria e Tiranës ka zyrtarizuar dyshimet e trashëgimtarëve të familjes Shallvari, përfshi dhe familjen e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, se kundërshtarët kanë falsifikuar dokumentet për sipërfaqen prej 250 ha tokë në Hamallaj. Në dosjen e prokurorisë jepen të dhëna që tregojnë se dy dokumente të marra nga Arkivi i Shtetit rezultojnë të falsifikuara. Hetimet e nisura në janar të vitit të shkuar kanë mundur të provojnë se dy fletë të nxjerra nga Fondi 171 i Arkivit të Shtetit, përkatësisht me numrat 8 dhe 9 janë të falsifikuara. Ky fakt është konfirmuar edhe nga akt-ekspertimi grafik, i cili ka mundur të nxjerrë një sërë mospërputhjesh mes këtyre dokumenteve dhe pjesës tjetër të dokumenteve të Arkivit për të njëjtën periudhë kohore, atë të vitit 1944. Prokuroria ka dërguar në gjyq për akuzën e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara shtetasin Qemal Mulla, përfaqësues i familjes Toptani, të cilët pretendojnë pronësinë për sipërfaqen prej 250 ha tokë. Kallëzimi

Në dosjen e prokurorisë thuhet se kallëzimi penal për këtë çështje është bërë nga shtetasi Ravik Mima dhe në datën 17.1.2011 është regjistruar procedimin penal Nr.183, për veprën penale të ”falsifikimi i dokumenteve”, në ngarkim të shtetasit Qemal Grill (Mulla). Sipas kallëzimit, rezulton se: këto dokumente rezultojnë të jenë mbajtur me rapidograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990; të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë; dokumenti në përmbajtje është një raport i thjeshtë, i cili nuk është firmosur as nga vetë personi që presupozohet ta ketë përpiluar, një dokument i tillë nuk mund të përmbante kurrsesi vulën e Ministrisë së Ekonomisë. Vulat e Ministrisë vendoseshin vetëm në shkresat e dala nga vetë zyrat qendrore të Ministrisë dhe asnjëherë në shkresat e tjera. Fleta 9 paraqet një hartë të falsifikuar. Kjo hartë e cila paraqet një skicim të pronës së Azmi Toptanit dhe Miltjadh Shallvarit kuptohet me sy të lirë që është bërë me skanim dhe sipër i është rënë me rapidograf, për të humbur gjurmët e skanimit. Kjo hartë bie ndesh me përmbajtjen e shumë hartave të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit dhe që paraqesin pronën e familjes Shallvari. Vulat që përmbajnë këto dokumente (fleta 8 dhe 9) me mbishkrimin ”Ministria e Ekonomisë Kombëtare”, duken me sy të lirë që janë të falsifikuara, pasi kanë një qartësi

Harta e pronave të pretenduara nga famija Konomi dhe Toptani

mjaft të mirë, në raport me vulat e njëjta të Ministrisë në dokumentet arkivore të të njëjtit vit dhe duket që janë vula shumë të freskëta; vulat rezulton të jenë falsifikuar po në të njëjtën mënyrë që është falsifikuar edhe vula e Hipotekës Durrës, pasi ato paraqesin po të njëjtat karakteristika me vulën e parë të falsifikuar në notën e inskriptimit Durrës. Ekspertimi

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, prokuroria ka sekuestruar dokumentet e dyshuara si të falsifikuara dhe ka urdhëruar kryerjen e një ekspertimi teknik mbi to. Në aktin e ekspertimit nr.1560, datë 23.02.2011, të kryer për dokumentet e mësipërme, ekspertët kanë dhënë këto konkluzione: Dorëshkrimet e plotësimeve në dy dokumentet objekte ekspertimi, përfshi dhe nënshkrimet Ndoc Jaku, na rezultuan të përftuara me bojë të njomë dhe janë shkruar nga e njëjta dorë. Sipas ekspertëve, shenjat e vulave rrethore me tekst “Ministrija e Ekonomis Kombtare” që rezultojnë të përftuara me bojë të njomë, të vendosura në dy dokumentet objekte ekspertimi, janë formuar nga e njëjta klishe vule. Shenjat e këtyre vulave nuk janë formuar nga e njëjta klishe vule me shenjat e vulave modele krahasimi me të njëjtat tekste. Po kështu shenjat e vulave rrethore me tekst “Ministrija e Ekonomis Kombtare” të vendosura në dy dokumentet objekte dhe shenjat e vulave modele krahasimi me të njëjtat tekste, paraqesin nuanca boje të ndryshme (tonalitet, luminishencë etj). Më tej ekspertët thonë se dorëshkrimet të lëna nga mjeti shkrues në zonat e “shenjave” të ndryshkut të shkaktuara nga kapëse letrash, në dokumentin objekt “Raport mbi verifikimin e tokave të”, mund të jetë shkruar më pas në kohë. Po ashtu ekspertët kanë arritur në përfundimin se emri dhe mbiemër Ndoc Jaku në dokumentin objekt ekspertimi dhe titullimet “Nën-

punësi Teknik / Ndoc Jaku” në dokumentin objekt “Planimetri”, mund të jenë shkruar mbi gjurmën e vulës së njomë. Sipas tyre, Dorëshkrimi i të dy dokumenteve nuk është krahasuar me dorëshkrime të nëpunësit në emër të të cilit rezultojnë ato, pasi nga verifikimet e materialeve të arkivuara në dosjen nr.IV-466, Viti 1944, nuk u gjenden dorëshkrime apo nënshkrime në emër të ‘’Nënpunësi Teknik Ndoc Jaku”.

Faksimile e vendimit të Gjykatës së Lartë

Dëshmia e Mullës

I pandehuri Qemal Mulla lidhur me dokumentet e kallëzuara ka deklaruar se ishte përfaqësues ligjor i trashëgimtarëve Toptani në baze të një prokure të vitit 2007, ku autorizohet të përfaqësojë trashëgimtarët në procese të ndryshme lidhur me pronën e stërgjyshërve të tyre të ndodhur në Hamallaj të Durrësit. Me anë të këtyre dokumenteve, kanë bërë një gjyq fakti në Gjykatën e Durrësit rreth fundit të vitit 2007 dhe me anë të këtij vendimi që u mor nga Gjykata e Durrësit, ku vërtetohej fakti i pronësisë, ai ka aplikuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Durrës për t’u kthyer kjo pronë me sipërfaqe rreth 250 ha. Më pas Qemal Mulla dhe avokati i tij Dilaver Rexhepi kanë kërkuar te Z.V.R.P.P. Durrës dhe Zyra e Kadastrës te Prefektura e Durrësit dhe dokumentet që morën nga këto institucione i kanë dorëzuar përsëri për plotësimin e dosjes në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Durrës. I pandehuri ka deklaruar se pronën e ndodhur në atë zonë, prej rreth 3000 hektarësh, ku përfshihet edhe prona e tyre në Hamallaj të Durrësit, e pretendon edhe familja Konomi, Veveçka e Mima. Nga kërkimet e bëra në Arkivin Qendror të Shtetit i pandehuri Qemal Mulla ka gjetur shumë dokumente që flasin për pronën e tyre në Hamallaj të Durrësit, ku dy nga këto dokumente kanë qenë edhe Raporti “Mbi verifikimin e toka-

Gjyqtari i vrarë, Skerdilajd Konomi

Sipas kallëzimit, rezulton se: këto dokumente rezultojnë të jenë mbajtur me rapidograf, ndërkohë që ky mjet shkrimi ka hyrë në qarkullim dhe ka gjetur përdorim pas viteve 1990; të gjitha dokumentet arkivore të përpiluara me shkrim dore, të vitit 1944 e më parë, mbaheshin vetëm me penë dhe bojë

ve për sistemimin e imigrantëve në Katundin, Hamallaj e Rushbull”, si dhe një skicë. Për marrjen e këtyre dokumenteve ka aplikuar dhe ato u janë vendosur në dispozicion nga Arkivi Qendror i Shtetit mbi bazën e përgjigjeve zyrtare. Këto dokumente i ka marrë zyrtarisht nga Arkivi Qendror i Shtetit në vitin 2010 dhe i ka depozituar në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Durrës. Në lidhje me këtë fakt, nga shkresa nr. 2336/1 datë 23.5.2011 e Arkivit Qendror të Shtetit dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, konfirmohet se nga verifikimi i mjeteve të evidentimit të shfrytëzimit të dokumenteve del se dosja ku gjenden dy dokumentet e mësipërm është përdorur vetëm në vitin 2009, vit në të cilin i janë dhënë disa fotokopje shtetasit Qemal Mulla, në përgjigje të kërkesës së tij për çështje pronësie. Prokuroria

Sa më sipër, janë një tërësi rrethanash, duke nisur nga akti i ekspertimit, i cili konkludon për anën materiale të falsifikimit, e lidhur kjo me faktin që këto dokumente nuk kanë qenë të mikrofilmuar si të gjitha dokumentet e tjera të Arkivit të Shtetit dhe janë të vetmet dokumente që janë gjetur në Arkivin e Shtetit të asaj periudhe në emër të shtetasit Ndoc Jaku, si nëpunës teknik i Ministrisë së Ekonomis Kombëtare. Duke marrë parasysh rrethanat e mësipërme dhe personin që ka pasur në posedim dokumentet e nxjerra nga Arkivi i Shtetit, shtetasin Qemal Mulla, rezulton se ai i ka përdorur këto dokumente, të paktën nga momenti i marrjes së tyre nga arkivi, të cilat më pas rezultojnë të depozituara në dosjen e sekuestruar pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Në këto kushte, i pandehuri Qemal Mulla rezulton se ka kryer veprën penale të “falsifikimi i dokumenteve” në formën e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.


8

MAPO

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

intervista

Zv.rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Ph.D. Nevila Xhindi, flet për rregulloren e re të etikës në kërkimet shkencore dhe botuese

Botimet shkencore, Xhindi: Dy anët e medaljes së “kontrollit akademik” “Çështja e plagjiaturave, që po e ‘mundojnë’ shumë arsimin e lartë shqiptar dhe produktivitetin akademik, qëndron pikërisht te fakti që botohen në shqip shumë përkthime, të cilave nuk u vihet as referenca, jo më burimi parësor” Jonida Tashi

Rregullorja e re për etikën në kërkimin shkencor dhe botimet do të jetë një guidë e mirë jo vetëm për universitetet, por edhe për kërkuesit e rinj dhe udhëheqësit e tyre. Kështu shprehet zv.rektorja e Universitetit Europian të Tiranës, Ph.D. Nevila Xhindi, e cila thotë se “kontrolli akademik” është vetëm njëra anë e medaljes në kërkimin shkencor, pasi pjesa më e vështirë, sipas saj, është verifikimi dhe vlerësimi i punës së bërë. Shqetësimi që ngre zv.rektorja e UET-it në këtë drejtim është ai se në çfarë gjuhe do të jetë programi kompjuterik që do të kontrollojë punimet shkencore, duke filluar që nga ato të masterave shkencorë dhe doktoraturat. Sipas Xhindit, “çështja e plagjiaturave që po e ‘mundojnë’ shumë arsimin e lartë shqiptar dhe produktivitetin akademik, qëndron pikërisht te fakti që botohen në shqip shumë përkthime, të cilave nuk u vihet as referenca, jo më burimi parësor”. Zv.rektorja e UET-it vlerëson se rregullorja përligj kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin e rëndësishëm të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe rregullon më në fund etikën, transparencën dhe provat për autorësinë e botimeve. Ministria e Arsimit ka miratuar së fundi rregulloren “Për etikën në veprimtarinë kërkimore dhe botuese”. Sa do t’u vijë në ndihmë ky dokument studentëve dhe universiteteve? Mendoj që kjo rregullore është ndër rregulloret e mira të nxjerra nga Ministria e Arsimit. Është një guidë e mirë për universitetet, përcakton disa terma kuptimi i të cilëve duhet të jetë njëlloj për të gjithë. Kjo është një rregullore në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për të rregulluar veprimtarinë shkencore dhe botuese të universiteteve, për ta sjellë atë në një formë të plotë dhe konkurruese me rregulloret e tjera simotra europiane, si dhe për të krijuar një komponent më shumë në hapësirën europiane të arsimit të lartë, ku edhe Shqipëria aderon prej vitesh përmes procesit të Bolonjës. Rregullorja është e plotë, përfshin përkufizime, parimet kryesore për inkurajimin e veprimtarisë kërkimore, elementet e rëndësishme të vlerësimit dhe monitorimit të saj, dhe është një udhërrëfyes për kërkuesit e rinj dhe udhëheqësit e tyre. Rregullorja përligj kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin e rëndësishëm të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe rregullon më në fund etikën, transparencën dhe provat për autorësinë e botimeve. A i krijon kushtet kjo rregullore për të evituar problemet me

Zv.rektorja e UET, Nevila Xhindi

plagjiaturat dhe falsifikimet në botimet shkencore? Rregulloret janë gjithmonë të mira, por zbatimi i tyre është gjithmonë problem. Rregullorja kërkon që mbledhja dhe ruajtja e të dhënave në veprimtarinë shkencore të jetë e rregulluar, e monitoruar dhe institucionet duhet të hartojnë politikat e brendshme për pronësinë e produkteve kërkimore. Mendoj që kjo pjesërisht ka ekzistuar, domethënë në formë “hard copy” institucioni gjithmonë ka pranuar si temën e Masterit ashtu edhe disertacionin e Doktoraturës. Risia e rregullores qëndron te publikimi i tyre online, përpara se studenti të pajiset me kartonin e diplomës. Për t’u përmendur vlen fakti që institucionet duhet të pajisen me programet elektronike të “kontrollit akademik” (software). Unë mendoj që pajisja me programe të tilla është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa kontrolli, verifikimi, vlerësimi i së gjithës është pjesa më e vështirë. Unë nuk e shikoj të reflektuar në rregullore faktin nëse “software” do të jetë në gjuhën shqipe apo në gjuhën angleze, apo në cilën gjuhë, sepse mendoj që çështja e plagjiaturave që po e mundojnë shumë arsimin e lartë shqiptar dhe produktivitetin akademik qëndron pikërisht te fakti që botohen në shqip shumë përkthime, të cilave nuk u vihet as referenca, jo më burimi parësor. Këtë si do ta zgjidhim?! Librat mund të përkthehen nga frëngjishtja, italishtja, kinezçja, turqishtja, arabishtja dhe vijnë në tregun akademik dhe universitar si risi shqiptare. Ne e dimë fort mirë që studentët përballen në auditore me tekste të përkthyera dhe jo vetëm të përkthyera, por të përkthyera keq, kur rastet studimore janë nga gjithë bota dhe jo nga Shqipëria. Universiteti Europian e ka zgjidhur këtë punë duke pranuar në auditore tekste të

Plagjiatura “Unë nuk e shikoj të reflektuar në rregullore faktin nëse ‘software’ do të jetë në gjuhën shqipe apo në gjuhën angleze, apo në cilën gjuhë, sepse mendoj që çështja e plagjiaturave që po e mundojnë shumë arsimin e lartë shqiptar dhe produktivitetin akademik qëndron pikërisht te fakti që botohen në shqip shumë përkthime, të cilave nuk u vihet as referenca, jo më burimi parësor.” botuara nga “UET Press”, të cilat janë botime të licencuara (pra është marrë leja e botimit, siç thuhet edhe në rregulloren për etikën shkencore), të përkthyera dhe të certifikuara nga pedagogë të fushës dhe që përfaqësojnë botimin më në zë të asaj fushe studimi, dhe janë të njohura ndërkombëtarisht. Parë në sa thashë më sipër, po rregullorja ka sjellë risi, por kujdes me zbatimin e kësaj pike! Një nga pikat e rëndësishme në rregullore është edhe bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar në kërkimin shkencor. A ka kapacitete arsimi shqiptar për ta realizuar këtë? Në dhjetë vitet e fundit niveli i financimit të jashtëm të aktiviteteve të universiteteve është rritur në mënyrë të qenësishme. Kjo rritje është reflektuar në shtimin e programeve universitare dhe pasuniversitare, përhapjen e njohurive të

“Rregullorja përligj kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin e rëndësishëm të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe rregullon më në fund etikën, transparencën dhe provat për autorësinë e botimeve”

reja për mirëqenien publike, zgjerimin e mundësive të kërkimit për fakultetet, zhvillimin e ekselencës kërkimore në fusha të ndryshme, përmirësimin e shërbimeve të kujdesit ndaj komunitetit, intensifikimin e partneritetit publik-privat dhe krijimin e teknologjive të reja që rrisin cilësinë e jetës. Në këtë kontekst, rritja e cilësisë së formimit universitar dhe kërkimit shkencor presupozojnë një bashkëpunim intensiv kombëtar dhe ndërkombëtar. Dhe ne, universitetet shqiptare, ende shfrytëzojmë pak programet e BEsë, si: Tempus, FP7, Erasmus Mundus, Marie Curie, Jean Monnet. Për të pasur një qasje më realiste dhe për t’u përballur me këto sfida, duhet drejtim strategjik i universiteteve. Drejtimi strategjik (afatmesëm dhe afatgjatë) i politikave të kërkimit në universitetet shqiptare kërkon një numër aftësish, mundësish dhe organizimesh. Minimalisht politika e kërkimit dhe sistemi i financimit duhet të jenë të aftë të përcaktojnë fokusin dhe temat e veprimit (vendosja e prioriteteve), të kuptojnë anët e forta dhe të dobëta të sistemit (inteligjenca mbi politikat), të sigurojnë bashkërendimin e veprimtarive përtej fushës së politikës së kërkimit (lidhjet horizontale me fusha të tjera politikash), të mësojnë nga përvojat e shkuara (vlerësimi) ose praktikat e mira gjetkë (bashkëpunimi ndërkombëtar). Në përgjigje të sa më sipër, Universiteti Europian i Tiranës ka një zyrë të veçantë për zhvillimin e projekteve dhe atë të kërkimit shkencor, e cila ndihmon në rritjen e misionit akademik dhe kërkimor të universitetit, duke i ofruar shërbim dhe mbështetje administratës së universitetit, fakulteteve, dhe stafit në përpjekjet e tyre për të siguruar dhe për të menaxhuar financim të jashtëm për aktivitete të universitetit.


02

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Pasuritë në dispozicion të kompensimit fizik

71

hektarë pyje

100

objekte

16

mijë hektarë tokë

Pronat, ja fondi i tokave që do përdoret për kompensimin Për të kompensuar fizikisht ish-pronarët qeveria ka në dispozicion 100 objekte shtetërore, 71 ha pyje dhe 16 ha tokë bujqësore. Pjesa tjetër mbetet për t’u paguar në lekë, çka e shton shumë faturën financiare Debati i hapur së fundi për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit ka vënë në lëvizje si mazhorancën dhe opozitën, për të joshur sa më shumë këto shtresa, me qëllim përfitimin elektoral. Kështu, nëse për të përndjekurit politikë qeveria ka zgjeruar shtresën e personave që dëmshpërblehen dhe duke lajmëruar se 26 marsi do të jetë dita kur do të nisë lëvrimi i këstit të dytë të dëmshpërblimit, për ish-pronarët situata është më e vështirë për shkak të lëmshit ligjor 20-vjeçar dhe përfitimeve të paligjshme të pronave nga njerëz që nuk kanë qenë vërtet pronarë para viteve ’90. Gjithsesi, strategjia e pronave që po hartohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZN-in, parashikon bërjen e bilancit faktit të pronave të kthyera fizikisht, masën e kompensimit financiar të kryer, sasinë e sipërfaqes fizike që është në dispozicion të kompensimit fizik, si dhe fondin financiar që nevojitet për të kompensuar në të ardhmen ish-

pronarët, për të cilët është e pamundur të bëhet kompensim fizik. Sipas strategjisë, çdo pronë, sipërfaqe truall ose tokë bujqësore, do të jetë e dixhitalizuar dhe e hedhur në hartën e pronave që do të jetë e aksesueshme për çdo të interesuar. Thembra e Akilit në këtë proces si gjithmonë mbetet fondi i pakët i kompensimit fizik, ose e thënë ndryshe sipërfaqja e truallit dhe e tokës që ka qeveria në dispozicion, si dhe fondet financiare që janë gjithashtu të pakta për shkak të buxhetit të vogël. Burime nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se qeveria disponon aktualisht 71 hektarë pyje, 100 objekte dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore, të destinuara për t’u përdorur për kompensimin e ish-pronarëve. Në dukje rezerva fizike nuk është ndonjë gjë e madhe, por qeveria shpreson që pas përfundimit të strategjisë së pronave ky fond të shtohet.

Thembra e Akilit në këtë proces si gjithmonë mbetet fondi i pakët i kompensimit fizik, ose e thënë ndryshe sipërfaqja e truallit dhe e tokës që ka qeveria në dispozicion

AKKP

Pak ditë më parë kreu i AKP-së, Elvis Cefa, në një leksion për studentët e Universitetit Europian të Tiranës tha se “Që nga fillimet e procesit të kthimit të pronave e deri më sot janë dhënë rreth 60 mijë vendime fillestare për njohjen e së drejtës së pronësisë, 60 mijë ish-pronarë të faktuar deri më tani, por edhe disa mijëra dosje janë në proces për kërkesa e pretendime fillestare për njohjen e së drejtës së pronësisë. Ky proces fillestar është praktikisht drejt fundit, çka do të thotë që institucioni do të transformohet dhe t’i përshtatet fazës së dytë të përfundimit të këtij procesi, e cila është faza e kompensimit të këtyre subjekteve. Për këtë arsye po përgatitemi dhe ligji ka parashikuar që rëndësi të madhe do t’i jepet fondit të kompensimit fizik që nuk është gjë tjetër veçse një grumbull pasurish përfundimisht shtetërore, të cilat do të jenë të destinuara për t’iu dhënë në kompensim atyre subjekteve të shpronësuara, prona e të cilave nuk është arritur të kthehet fizikisht”. Cefa tha se praktika ka treguar që kthimi fizik i një prone është praktikisht i pamundur, sepse mund të jetë e zënë me një interes publik, mund t’i ketë kaluar një tjetër personi, i cili është bërë pronar në bazë të një akti tjetër. Në këto kushte, ligji njeh të drejtën e kompensimit për atë pronë, që është në pamundësi për t’iu kthyer fizikisht”.

Ish-pronarë gjatë një proteste

Kompensimi financiar, 850 kërkesa do të shqyrtohen këtë vit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend një raport të detajuar, ku sqaron me detaje se është operuar me fondin e kompensimit të ish-pronarëve më 2011. Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend një raport të detajuar, ku sqaron me detaje sesi është operuar me fondin e kompensimit në raport me kërkesat e paraqitura nga ishpronarët. Kështu, nga 1012 kërkesa për kompensim financiar janë pranuar nga AKKP vetëm aplikimet e 107 subjekteve, ndërsa janë rrëzuar kërkesat e 46 subjekteve të tjera. Ministria e Drejtësisë sqaron se 859 aplikuesit e tjerë janë njoftuar se do të përfshihen në kompensimin e vitit 2012, pasi fondet e vitit që shkoi ishin të pamjaftueshme. Kështu, të 107 ish-pronarët që u kualifikuan për kompensim përfituan nga buxheti i shtetit një vlerë prej 665 milionë lekësh. Gjithashtu, gjatë vitit 2011 u paguan edhe 13 milionë lekë të tjera për katër subjekte që fituan proceset gjyqësore, pasi kishin ankimuar vendimet e AKKP-së. Por gjatë vitit që

shkoi, një pjesë e madhe prej gati 1.2 miliardë lekësh për kompensimin e ish-pronarëve janë përfituar nga fondi i pagesave të legalizimeve. Për të gjitha aplikimet e pranuara dhe të miratuara gjatë periudhës gusht 2010-shkurt 2011 nga ana e AKKPsë është kryer shpërndarja e këstit të dytë në masën e 15.5 për qind të shumës totale të kompensimit të miratuar me vendime të Këshillit të Ministrave rast pas rasti, me qëllim kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, prona e të cilëve është prekur nga ndërtimi i objekteve informale. Nga kjo kategori janë shqyrtuar dhe miratuar 52 kërkesa për tërheqjen e kompensimit për ish-pronarët që janë prekur nga ndërtimet informale. Kështu, gjatë këtij procesi është shpërndarë shuma prej 89 milionë lekësh. Ndërsa në përfundim të këtij procesi për këstin e dytë të kompensimit është proceduar nga AKKP me 312 kërkesa dhe më pas është shpërndarë shuma e përgjithshme prej 749 milionë lekësh. Më vonë, në maj të vitit 2011 është përfunduar shqyrtimi i 49 kërkesave të tjera për kompensim të paraqitur rishtas në AKKP. Kërke-

Pronat, kompensimi në shifra më 2011

Kreu i AKP-së, Elvis Cefa

sa e tyre është pranuar dhe subjektet janë kompensuar në 39 për qind të vlerës totale të kompensimit me një vlerë të përgjithshme prej 56 milionë lekësh. Gjithashtu, me vendim të AKKP, në nëntor të vitit që shkoi është procesuar për kompensimin e 43 kërkesave të tjera me një vlerë prej 117 milionë lekësh. Po me vendim të AKKP, nga fondet e ALUIZNI-t në 16 dhjetor të 2011-ës përfituan edhe

88 kërkesa të tjera me një vlerë prej 268 milionë lekësh. Një javë më vonë, më 23 dhjetor AKKP shpërndau edhe 594 milionë lekë të tjera për 88 kërkesa. Kështu, shuma totale e fondeve të shpërndara për vitin 2011 arrin mbi 1.8 miliardë lekë. Ministria e Drejtësisë konfirmon se i gjithë procesi i kompensimit financiar të ish- pronarëve është bërë konform kuadrit ligjor në fuqi.

� Gjatë vitit 2011 kanë kërkuar kompensim financiar 1012 ishpronarë � Janë shpërndarë gjithsej 1.8 miliard lekë � Janë pranuar për kompensim 107 subjekte � Janë rrëzuar kërkesat e 46 subjekteve të tjera � Të 107 ish-pronarët përfituan 665 milionë lekë � Më 21.02.2011 janë shpërndarë 89 milionë lekë për këstin e dytë për 52 kërkesa � Më 6.05.2011 janë shpërndarë 56 milionë lekë për këstin e dytë për 49 kërkesa � Me 18.11.2011 janë shpërndarë 117 milionë lekë për këstin e dytë për 43 kërkesa � Më 16.12.2011 janë shpërndarë 268 milionë lekë për këstin e dytë për 88 kërkesa � Më 23.12.2011 janë shpërndarë 594 milionë lekë për këstin e dytë për 509 kërkesa


OpEd

10

MAPO

E diel, 25 shtator 2011 www.mapo.al

01

Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s’e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë. Fisheri

Opinione dhe Editoriale 02

Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit. Shumani

03

Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën. Da Vinçi

Nga Bujar Kapexhiu

Komisioni Shërbimit Civil apo Gjykata Administrative?

D

isa ditë me parë në një emision televiziv dëgjova një deputete të Partisë Demokratike, kur po diskutonin për Gjykatën Administrative, tek tha se: “Ne do ta shkrijmë Komisionin e Shërbimit Civil dhe atributet e tij do t’ia kalojmë kësaj gjykate”. Në të vërtetë e mora si një lajthitje këtë pohim edhe për faktin se ajo e tha me kaq lehtësi, pa dhënë ndonjë shpjegim për arsyet, por edhe se unë kisha studiuar ato ditë edhe projektligjin për Shërbimin Civil, që është duke u përgatitur, madje kisha formuluar edhe një opinion rreth këtij projekti, i cili parashikon forcimin e funksioneve të KSHC. Por ajo që më bëri ta marr seriozisht këtë çështje dhe të ulem e të shkruaj këto radhë është prononcimi i ambasadorit të Delegacionit Europian në Tiranë, sipas të cilit shkrirja e Komisionit të Shërbimit Civil është një veprim jo në drejtimin e duhur. Kjo më krijoi bindjen se Qeveria po mendon seriozisht për ta bërë këtë hap. Duhet thënë që në krye të herës se shkrirja e KSHC është një veprim djallëzor që synon vënien nën kontrollin politik të administratës civile nga ana e Qeverisë e cila ka pasoja të pallogaritshme dhe bie ndesh me parimet bazë të shërbimit civil, si ai i shanseve te barabarta, meritës, profesionalizmit, transparencës dhe cenon qëndrueshmërinë e këtij shërbimi. Ndër rekomandimet kryesore dhe komentet e institucioneve ndërkombëtare për qeverinë në lidhje me shërbimin civil është evidentuar se shërbimi civil shqiptar ka qenë i politizuar dhe qarkullimi i nëpunësve civilë është bërë mbi kritere politikisht të motivuara. Këto praktika janë në kundërshtim edhe me “Strategjinë Ndërsektoriale për Reformat e Administratës Publike 2009-2013” të miratuara nga Qeveria, ku përcaktohet krijimi i një shërbimi civil profesional, të qënd r u e sh ë m , e f e kt iv d h e t ë përgjegjshëm. Ngritja e Komisionit të Shërbimit Civil në vitin 2000, sipas ligjit, nuk ishte një shpikje shqiptare por një përvojë shumëvjeçare e vendeve të zhvilluara. Sido që pritshmëritë tona kanë qenë më të larta se rezultatet e arritura në punën e këtij institucioni, nuk mund të mohohet fakti se disa arritje në formimin e administratës publike dhe shërbimit civil janë rrjedhojë edhe e ndikimit të padiskutueshëm të këtij institucioni. Fakti që ai nuk i plotësoi pritsh-

koment

Gjon NDREJA

Duhet thënë që në krye të herës se shkrirja e KSHC është një veprim djallëzor që synon vënien nën kontrollin politik të administratës civile nga ana e Qeverisë e cila ka pasoja të pallogaritshme dhe bie ndesh me parimet bazë të shërbimit civil, si ai i shanseve te barabarta, meritës, profesionalizmit, transparencës dhe cenon qëndrueshmërinë e këtij shërbimi

mëritë tona veçanërisht kohët e fundit, ka të bëjë pikërisht me “futjen e duarve” nga politika në këtë institucion, i cili pothuajse është shkatërruar. Por kjo kurrsesi nuk legjitimon shkrirjen e tij, por imponon masa dhe kërkesa urgjente për ta forcuar atë dhe ngritur në standardet e institucioneve simotra në Europë dhe rajon. Në thelb roli dhe funksioni i KSHC është zbatimi i ligjit për shërbimin civil, i cili synon krijimin e një administrate profesionale të qëndrueshme dhe larg ndikimeve të politikes. Për realizimin e këtij funksioni ky institucion ka në dorë disa mekanizma, si zgjidhja e ankimeve të nëpunësve civilë në procesin e zbatimit të ligjit,mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, dhënien e asistencës institucioneve të administratës publike në lidhje me ligjin si dhe raportimin parlamentar të pavarur. E shikuar kjo në funksionet që do të kryejë Gjykata Administrative, konstatojmë se asaj i transferohet vetëm njëri nga funksionet, ai i zgjidhjes së kërkesave dhe ankesave të nëpunësve civilë, duke bërë që funksionet e tjera të pushojnë së vepruari. Por edhe zbatimi i këtij funksioni nga ana e Gjykatës Administrative, pritet të përkeqësohet për disa arsye. Komisioni i shërbimit civil është një trupë profesioniste me një përvojë të gjatë në administratën publike, e specializuar vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji, i cili për këtë shkak mund t’i zgjidhë me lehtësi konfliktet e nëpunësve civilë përkundrejt gamës së gjerë të problematikave që paraqesin procedurat administrative. Nga ana tjetër shpejtësia me të cilën operon KSHC është shumë herë më e lartë se ajo e gjykatës administrative, duke rritur kështu efektivitetin e gjykimit. Mjafton t’i referohemi faktit se nëntëdhjetë e pesë për qind e vendimeve të KSHC, të ankimuara në Gjykatën e Apelit janë lënë në fuqi nga kjo e fundit, gjë e cila tregon qartë për profesionalizmin e lartë dhe cilësinë e gjykimit të çështjeve nga ana e KSHC. Mund të konstatohet me lehtësi se edhe kostoja e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën Administrative ka tendencë të rritet në kurriz të nëpunësve civilë. Nisur nga këto rrethana, druaj se edhe kostoja administrative në tërësi e shqyrtimit të çështjeve mund të jetë më e lartë. Por një nga funksionet e tjera të rëndësishme të KSHC të cilën

Dera e daljes Gjykata Administrative nuk mund ta ushtrojë, është ai i mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit. Sipas ligjit aktual, por edhe projektit të ri, KSHC ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e ligjit të shërbimit civil në të gjithë administratën publike. Ai vetë, kryesisht ose me kërkesën e institucioneve publike, mund të mbikëqyrë të gjitha procedurat e ligjit që rregullojnë marrëdhëniet e nëpunësve civilë me institucionet e administratës publike. Ky funksion ka efekte të drejtpërdrejta në fuqizimin e kapaciteteve të administratës publike për zbatimin e ligjit. Ai njëherit ndikon drejtpërdrejt në parandalimin e shkeljeve të ligjit dhe në uljen e numrit të konflikteve të nëpunësve civilë me administratën publike. Nga ana tjetër stafi teknik i KSHC si dhe komisionerët mund të asistojnë institucionet e administratës publike për të zbatuar në mënyrë korrekte procedurat e këtij ligji duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në përmirësimin e kapaciteteve të administratës publike. Nëse autorët që mbrojnë idenë e shkrirjes së KSHC pretendojnë se disa prej këtyre funksioneve i kryen edhe Departamenti i Administratës Publike, mendoj se gabojnë për faktin se përderisa DAP është nën autoritetin e qeverisë, sipas një logjike të thjeshtë, zor se mund të ndërmarrë veprime që të penalizojë zyrtarët e lartë të ministrive e institucioneve apo të evidentojë dukuri e mangësi në menaxhimin e shërbimit civil. Por funksionet e DAP shtrihen vetëm brenda Qeverisë, ndërkohë që shërbimi civil përfshin edhe institucionet e pavarura dhe ato të pushtetit vendor, ku ushtrojnë aktivitetin një pjesë e konsiderueshme nëpunësish civilë. Lënia jashtë mbikëqyrjes e këtyre institucioneve ku edhe aktualisht janë konstatuar shkeljet më të shpeshta të ligjit do të bënte që ligji të rrezikojë zbatimin. Për administratën civile nuk janë të interesuar vetëm qeveria, por përpara së gjithash taksapaguesit, për vetë rëndësinë që paraqet ajo në realizimin e interesave të tyre. Kësisoj kërkohet që procedurat për rekrutimin dhe menaxhimin e nëpunësve civilë të jenë transparente, duke garantuar se ata do t’ju shërbejnë me profesionalizëm interesave të tyre. Instrumenti që realizon transparencën e këtij shërbimi është pikërisht Komisioni i Shërbimit Civil. i cili i raporton Kuvendit të Shqipërisë jo më pak se një herë në vit lidhur me

zbatimin e ligjit për shërbimin civil. Raporti i këtij Komisioni publikohet dhe nëpërmjet tij informohet kështu i gjithë publiku. Raportimi në Parlament nuk është thjesht një informacion, por Parlamenti bazuar në problematikën e paraqitur harton rezolutën përkatëse për drejtimin e përmirësimit të punës në shërbimin civil. Raportimi në Parlament është një formë e kontrollit të tij mbi qeverinë dhe institucionet e pavarura për të garantuar zbatimin e ligjit. Si përfundim, mund të themi pa hezitim se shkrirja e Komisionit të Shërbimit Civil do të ishte një hap prapa në rrugën e integrimit europian dhe se do të cenonte dukshëm parimet themelore mbi të cilat duhet të ndërtohet e të funksionojë një administratë civile, si profesionalizmi, merita, transparenca dhe qëndrueshmëria.

Për administratën civile nuk janë të interesuar vetëm qeveria, por përpara së gjithash taksapaguesit, për vetë rëndësinë që paraqet ajo në realizimin e interesave të tyre. Kësisoj kërkohet që procedurat për rekrutimin dhe menaxhimin e nëpunësve civilë të jenë transparente, duke garantuar se ata do t’ju shërbejnë me profesionalizëm interesave të tyre


E diel, 25 shtator 2011 www.mapo.al

MAPO

11

Por njëzet vjet më pas, e sidomos pasi PD fitoi më 2005 (edhe më 2009, të paktën zyrtarisht), gëzimi i përlotur i Berishës, sforcimi i Topallit, me tundje si cheerleader sesa si lider, për të rritur entuziazmin e asgjëkundshëm të mitingut te “Nënë Tereza”, ishin më së paku të pakuptimtë — sokol Balla

Lider dhe cheerleader N

ëse të enjten mbrëma njerëzit nuk e kanë pasur të vështirë kë nga dy liderët politikë të shohin, kjo gjithsesi nuk ishte faji i TV KLAN. Prej Ditës së Verës Berisha kishte njoftuar një festë të pakuptimtë: njëzet vjetorin e fitores së parë elektorale të forcës së parë opozitare në vend pas 50 vjetësh diktaturë komuniste. Efekti i 22 marsit 1992 sigurisht ka një simbolikë përtej një fitoreje të zakonshme elektorale, sepse shënoi rrëzimin me mjete demokratike nga pushteti të Partisë së Punës pas gjysmë shekulli, paçka se formalisht, prej dhjetë muajsh, ajo ishte shndërruar në Partinë Socialiste të Shqipërisë. Por njëzet vjet më pas, e sidomos pasi PD fitoi më 2005 (edhe më 2009, të paktën zyrtarisht), gëzimi i përlotur i Berishës, sforcimi i Topallit, me tundje si cheerleader sesa si lider, për të rritur entuziazmin e asgjëkundshëm të mitingut te “Nënë Tereza”, ishin më së paku të pakuptimtë. Kuptim nuk i dha as Berisha në shfaqjen e tij televizive te fallxhorja e tij e të enjtes mbrëma, veç faktit se kërkoi (sa keq, ama, pa sukses) të zbehte daljen televizive paralele të Edi Ramës, të sapokthyer nga Amerika. Paradoksalisht, duke i dhënë më shumë vlerë asaj. Në përpjekjen e tij të radhës për t’i treguar opinionit se ata janë njësoj, dhe se vizita në Amerikë e Ramës (e papre-

cedent për një lider opozite), nuk kishte më shumë vlera sesa festimet me fishekzjarrë kinezë, të fitores “amerikane” të PD më 22 mars 1992, Berisha për fat të keq tregoi se mandati i tij qeverisës është në krizë. Në rastin më të mirë, në krizën e lodhjes, e të humbjes së identitetit të një mandati të dytë të zbehtë, të marrë vështirë e me miell hua nga e majta, të një mandati pa asnjë objektiv të qartë të arritur, dhe një objektiv të qartë të paarritur: integrimin europian të vendit. Në vend të arritjeve që nuk ekzistojnë, ama, le të festojmë me çingije e cheerleader, fitoret e dikurshme. Gjithçka do të ishte OK në rast se regjimi do ishte monopartiak, sidomos tani që INSTAT nuk është shumë larg Komisionit të dikurshëm të Planifikimit, që hartonte planet pesëvjeçare e që, sigurisht në letër, arriheshin e tejkaloheshin. Për fat të keq, përballë qeverisë është opozita, e cila duket se muajt e fundit e ka marrë seriozisht përgatitjen për të ardhur në pushtet. Sigurisht që programi për një Rilindje Shqiptare nuk është i plotë, bile në ndonjë pikë – siç është nocioni i taksës progresive – ai meriton seriozisht të korrigjohet. Por një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, sigurisht që ai do të ndryshojë shpeshherë, në konsultë me grupet e interesit, në tryeza e dëgjesa të PS për programin, siç ishte ajo me bi-

znesin, shumë mirë e organizuar dhe ku pati diskutim, debat bile edhe oponencë, aq sa TV KLAN e kishte nxjerrë në lajm të parë, të ditës së premte (Intervistën me Doktorin hiç. Po hiç ama!) Sigurisht që kjo tryezë ishte e para, pas disa të tjerave të dështuara, siç ishte ajo për mjekësinë, e sidomos ajo për kulturën, aq sa në mungesë të përfaqësuesve të grupeve të interesit, vendet bosh i mbushte Arta Dade. Por opozita ka luksin të gabojë e të vetëkorrigjohet, pa na dëmtuar shumë ne, dhe interesin publik. Fundja ajo testohet vetëm ditën e zgjedhjeve. Ndryshe nga qeveria, e cila ditën e zgjedhjeve testohet, por ndërkohë gjykohet çdo ditë të mandatit të saj 4-vjeçar. Sot qeveria dhe mazhoranca po zvarriten drejt fundit të mandatit dhe siç e kanë thënë edhe dashamirës të saj, si Henri Ӫili, ajo duket se nuk ka më asnjë motiv, asnjë qëllim dhe një pjesë e saj, asnjë dëshirë për një mandat të tretë. Ose e thënë më saktë, edhe i vetmi që e ka këtë dëshirë e do ta ketë edhe pas 35 vjetësh (Sali Berisha), po ecën në tym dhe i hutuar drejt 2013-s dhe pengesës së fundit drejt tij, zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Fantazia e tij kësaj radhe nuk shkoi më larg se fishekzjarrët e një fitoreje imagjinare, mbrëmjen e ngrohtë të Ditës së Ashures. Ndoshta Berisha kërkon të japë edhe një sinjal tjetër: atë të ndezjes

koment

sokol Balla

Ndoshta për këtë, ritmi i shtrimit të rrugëve është shtuar, pasi Doktori po mendon të afrojë kohën e përurimit të tyre. Ndoshta për këtë Avatari i tij në Bashki dhe cheerleader-ja në Kuvend, po bëjnë garë maketesh, kush e kush të nxjerrë më shumë, ashtu si Xhemol Tafaj më 1990.

së parakohshme të motorit elektoral, si një kuje alarmi për ndërkombëtarët dhe opinionin publik, se nuk do të tërhiqet në betejën për Presidentin e ardhshëm, dhe se, në këtë kuadër, do ta respektojë Kushtetutën deri në fund, përfshirë edhe eventualitetin e zgjedhjeve të parakohshme, në rast se Parlamenti shkrihet pas moszgjedhjes së Presidentit. Ndoshta për këtë, ritmi i shtrimit të rrugëve është shtuar, pasi Doktori po mendon të afrojë kohën e përurimit të tyre. Ndoshta për këtë Avatari i tij në Bashki dhe cheerleader-ja në Kuvend, po bëjnë garë maketesh, kush e kush të nxjerrë më shumë, ashtu si Xhemol Tafaj më 1990. Ndoshta Edi Rama është akoma larg të qenit një lider, siç e duan shumica absolute e shqiptarëve, dhe ende programi për një Rilindje Shqiptare nuk është në parametrat optimalë të një force që është gati për pushtet. Por ajo që nuk mund t’i mohosh Ramës së sapokthyer nga Uashingtoni, është përpjekja dhe entuziazmi i rritur, për t’iu larguar imazhit regresiv të një lufte politike të pakuptimtë. Është pak vonë, e sigurisht ende pak, por edhe më pak po bën ai që ka përballë. Ai përballë po organizon vetëm party, me shumë para, me shumë fishekzjarrë, por me pak entuziazëm. I quan festa, por edhe ato janë të lodhura. Si qeverisja e tij.

Shik-u përballë Sia-s në Ferizaj!

P

ërkundër spekulimeve në disa media, se tashmë dihen kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në komunën e Ferizajt, për të zgjedhur njeriun e parë të kësaj komune, në fakt ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për këtë. Në anën tjetër lirisht mund të thuhet se ka shumë kohë që çarshia nuk diskuton ndonjë alternativë tjetër, pos asaj se PDKja, partia që udhëheq me pushtetin lokal, do të ketë si kandidat të vetin Ilmi Reçicën, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, të njohur si njeri i grupit më të ngushtë udhëheqës të SHIK-ut (Shërbimit Informativ të Kosovës), ndërsa LDK-ja, partia më e madhe opozitare, do të ketë kryetarin e Degës, përkatësisht Adem Salihajn, i njohur gjithashtu si njëri nga udhëheqësit e SIA-s (Sigurimi i Atdheut). Pavarësisht nëse do të përballen përnjëmend këta dy tipa apo jo, gjë për të cilën unë shumë dyshoj, gara për kryetarin e komunës së Ferizajt edhe ashtu do të zhvillohet në këtë frymë. Kjo për faktin se Reçica, një politikan në ngritje, është personi më me ndikim në Degën e PDK-së, sikundër që Sa-

koment

Bardh Fragu

lihaj, një politikan në përpjekje për kthimin e fuqisë, është në atë të LDK-së. Në këtë pikë çarshia e Ferizajt ka të drejtë që ka legjitimuar këta të dy si kandidat të mundshëm, qoftë edhe në nivel diskutimi dhe mbase përfoljeje, konform logjikës dominuese në hapësirat tona të informimit publik dhe jopublik. Bazuar në leksikun dominues të shkrimeve dhe komentimeve që kohëve të fundit është bërë identifikues për një luftë të ashpër në nxjerrjen e të palarave të njëri-tjetrit, fushata elektorale në komunën e Ferizajt nuk mund të zhvillohet përtej kësaj skeme leksikore. Kjo gjë bëhet e dukshme edhe nëpër diskutimet e kafeneve, përkatësisht salloneve të popullit, të cilat politikanët tanë provojnë t’i shohin si diçka primitive karshi improvizimeve të debateve insti-

tucionale. Sigurisht që në këtë fushatë gjuha e Bllacës, Kelmendit dhe Dakës do të jetë dominuese, pavarësisht përpjekjeve të mundshme për ta fshehur atë nga publiku. Bazuar në këtë, del se, në një mënyrë, në Komunën e Ferizajt, në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, do të përballen dy shërbime informative, përkatësisht SHIK-u dhe SIA. Për më keq, kjo gjë bën edhe një dëshmi, se tashmë është ngushtuar tej mase hapësira për alternativa të reja. Edhe për më keq, shoqëria civile në këtë qytet, e cila ishte më e organizuara në nivel të Kosovës, tash nuk mund të jetë më shumë se pjesë e këtyre sehirxhinjve që kanë humbur vullnetin për t’u ngritur nga karrigia e kafenesë dhe për të shkuar deri te kutia e votimit. Iniciativat qytetare në këtë qytet u dogjën nëpërmjet subjekteve politike fantome, siç ishin ORA dhe FER-i. Tash kanë mbetur vetëm militantët partiakë, ata që do të përcaktojnë fatin tonë të udhëheqjes politike. Sigurisht që kësaj klime i ka kontribuar edhe mungesa e vullnetit të kryetarit të Komunës, Bajrush Xhemaili, për të ofruar një dorëheqje

menjëherë pas aksidentit të ndodhur. Xhemaili bëri keq që mori edhe mandatin e dytë të kryetarit, ndërsa ishte i vetëdijshëm se po e priste një gjykim moral dhe institucional. Ai e dinte se jo vetëm brenda opozitës, por edhe brenda partisë së tij, po bëheshin kalkulime të shumta për zëvendësimin e tij. Ai mandatin e dytë e mbajti nën këtë presion. Kur këtij presioni i shtohet edhe ai publik dhe ai i medieve, që në të shumtën e rasteve kanë keqinterpretuar një deklaratë të tij shumë të sinqertë para aksidentit, zvarritja e dorëheq jes së tij nga posti i njeriut të parë të komunës nuk u ka shërbyer bashkëqytetarëve të tij, përkundrazi. Duket Xhemaili u bë viktimë e moralit të dyfishtë edhe nga njerëzit e tij që e përkrahën dhe e joshën për mandatin e dytë, por edhe e kundërshtarëve të tij të drejtpërdrejtë që gjatë fushatës elektorale asnjëherë nuk ia përmendën këtë rast, i cili për të përbënte thembrën e Akilit! Ndryshe Bajrush Xhemaili ishte i vetmi politikan që kishte marrë vota të konsiderueshme të qytetarëve edhe jashtë subjektit të tij. Ai iku me një dorëheqje shumë

të vonuar, pasi realizoi një nga synimet që i kishte vënë vetes kur mori këtë post; krijoi hapësira të gjelbra publike të cilat i kishte premtuar. Por në anën tjetër, përkundër që u shfaq si bager në rrënimin e objekteve në hapësirat publike, iku duke qenë i pafuqishëm në ndaljen e ndërtimeve të egra, për çka qyteti i Ferizajt mund të merret për shembull të keq jo vetëm në nivel Kosove, por edhe më gjerë. Xhemaili nuk pati forcë t’i ndalë këto ndërtime që morën hov nga koha e Adem Salihajt, e për çka shoqëria civile ka akuzuar se ky ishte investimi më i dukshëm i mafisë prej betoni. Kështu Ferizaj në këto zgjedhje të jashtëzakonshme futet jo vetëm fizikisht i degraduar, por edhe shpirtërisht, sepse, ndër të tjera, kultura e banimit nënkupton këtë. Ndryshe zgjedhjet në Ferizaj do të jenë një test i mirë për zgjedhjet e rregullta që na presin në nivel të Kosovës. Jo vetëm që partitë do të testojnë forcën e tyre me këtë rast, por edhe statistikat tjera që prodhojnë këto zgjedhje do të kenë shumë rëndësi për të shprehur indikacionet e nevojshme për zgjedhjet që na presin.


Eli Fara: Muzika dhe vajza, dy dashuritë më të mëdha në jetë

MAPO

Muzika, çfarë kujton nga fillimet e saj Eli Fara, marrëdhënia me vajzën, por edhe ajo me vetveten si femër dhe si nënë. Të gjitha këto Eli i rrëfen në këtë intervistë për suplementin “Mapomadame” Eli, pavarësisht se keni shumë vite në skenë, çfarë emocionesh përjeton kur krijon diçka të re...

Tendencë

Fobitë e Vipa-ve

Ja çfarë i tremb personazhet e ekranit Dikush ka fobi një flutur apo edhe shëmbëllimin e vet në pasqyrë. Megjithatë, ne sot do të flasim për fobitë e personazheve tanë publikë, këngëtarë, aktorë apo prezantues. Nga çfarë tmerrohen Vip-at shqiptarë?! Për të shuar kuriozitetin, tuaj më poshtë do të gjeni rrëfimet e tyre interesante, të çuditshme e shpesh për të qeshur, por që ata i kanë vërtet tmerr. Megjithatë, duhet të shtojmë se shumë prej tyre, të cilët i pyetëm për këtë temë, nuk kanë asnjë fobi.

Truket për të qenë elegante Faqe 13


14 18 16 2

MAPO

E 2517 mars 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervista

Muzika, çfarë kujton nga fillimet e saj Eli Fara, marrëdhënia me vajzën, por edhe ajo me vetveten si femër dhe si nënë.

Eli Fara:

Muzika dhe vajza, dy dashuritë më të mëdha në jetë

Jonida Hitoveizi Eli Fara është padyshim njëra nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar. Është nga ato këngëtare, që edhe pas 25 vitesh në skenë është po aq e freskët dhe po aq energjike sa në fillimet e saj. Vetëm së fundmi ajo ka lançuar klipin e saj të ri, një baladë dashurie

Eli, pavarësisht se keni shumë vite në skenë, çfarë emocionesh përjeton kur krijon diçka të re? Mendoj se gjëja më e re e fundit që bëj, të jetë më e mirë se ajo që kam bërë më para. Gjithmonë është më e dashur më e ëmbël ajo ndjesia. Vjen në rritje për çdo krijim që bëj. Unë e kam thënë që momenti më i dashur që e bëj me kënaqësi dhe që e ndiej është periudha e krijimit. Pjesën e krijimit vërtet e kam shumë për zemër. Duket sikur keni më për zemër baladat… Vdes për baladat. Normale është, sepse duke qenë se janë gjithë këto vite në skenë edhe këngën popullore e kam timen, fiton një eksperiencë, piqesh formohesh si njeri. Kalon në stade të ndryshme dhe zbulova që baladat janë gjithashtu gjëja ime. Më pëlqejnë më shumë sepse përshtaten me çdo lloj moshe, me çdo brez dhe janë më aktuale. Janë pjesë e jetës së çdokujt, jam si në shtëpinë time. Janë melankolike, romantike, të gjera, shpirtërore, poetike… Si ndihesh kur i këndon dashurisë? Unë e dashuroj poezinë edhe sigurisht që ato fjalët i zgjedh. Jam manjake në përzgjedhjen e tekstit. Nëse fjalët nuk janë të bukura, nuk mund ta këndoj një këngë, sado e bukur të jetë melodia. I kushtoj rëndësi të veçantë fjalës. Më pëlqen poezia edhe provokimi, flirtimi, dashuria edhe rebelimi, por gjithmonë brenda poezisë. Në klipin e fundit “Vetëm sonte” dukeni shumë në formë, si të kishin ndalur vitet për ju... Vitet kanë ecur sa të duash, por unë ndoshta nuk e kam pasur mendjen në kalimin e kohës dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Njeriu jashtë është çfarë ndien brenda. Po thoni që dukeni sa vjeçe jeni në shpirt. Sa jeni? (Qesh) Nuk dua të tregohem “e marrë” dhe të them që ndihem 20 apo 25, por ndihem mirë. Kthehemi pak pas në kohë. Çfarë mbani mend në kohën e fillimeve tuaja? Unë këndoja gjatë gjithë kohës me veten time, që e vogël. Pastaj në shkollë që në cikël të ulët në korin e shkollës si soliste. Pastaj konkurrova për kanto, fitova konkursin dhe u ndjeva mirë,

“Vetëm sonte”. Por Eli nuk është vetëm artistja që na ndryshon atmosferën me muzikën dhe zërin e saj. Muzika, çfarë kujton nga fillimet e saj Eli Fara, marrëdhënia me vajzën, por edhe ajo me vetveten si femër dhe si nënë. Të gjitha këto Eli i rrëfen në këtë intervistë për suplementin “Mapomadame”

sepse kishte shumë kërkesa. Në konkurs kishte disa faza për ritmin, veshin me nota muzikore në piano. Kam kënduar dy këngë, një popullore dhe një të lehtë dhe mbaj mend që kam kënduar “Nën kurorën e ullirit”, një këngë të festivalit të muzikës së lehtë. Ndërsa kënga popullore nuk më kujtohet mirë. Megjithatë, dua të them se kam qenë komode me veten. Nuk kam qenë natyrë që domosdoshmërish kam dashur të eci para, të bëhem e suksesshme. Këto kanë ardhur vetë, të tjerët kanë ardhur më kanë zgjedhur. Të tjerët më kanë thënë bëje se ke një gjë që duhet ta bësh. Sa vjeçe keni qenë kur keni dalë për herë të parë në skenë? Kam qenë në klasë të katërt fillore dhe mbaj mend që bëra strofën e parë dhe të dytën e harrova nga emocioni (qesh). U trishtove? E harrova strofën dhe mësuesja e muzikës që kisha po më kujtonte fjalët dhe hyra prap unë. E mbaj mend këtë që te strofa e dytë i harrova fjalët dhe ngela. Pastaj mbas disa koncerteve, më duket se ishte 5 maji, Dita e Dëshmorëve, ku shkonim të jepnim koncerte. Aty këndova një këngë, të cilën e mbaj mend se më kanë duartrokitur shumë fort.

Ka qenë ndonjë këngë për “xhaxhin Enver”? (Qesh). Po. Patjetër. Njerëzit duartrokisni kaq fort dhe i shihja sytë e tyre të kënaqur që thonin “sa mirë që këndoi” Që atëherë jam ndjerë mirë, po pavarësisht të gjitha këtyre, e ndjej edhe sot që nuk i kam bërë gjërat me zor. Nuk jam shtyrë që të dal e para. I kam bërë gjërat sepse ashtu më kanë pëlqyer, ashtu e kam ndjerë. Gjatë kohës së gjimnazit, çfarë kujtoni? Ishit e para në

Vitet kanë ecur sa të duash, por unë ndoshta nuk e kam pasur mendjen në kalimin e kohës

çdo aktivitet ku duhej kënduar? Për të kënduar këndonim të gjithë, sepse ishim në shkollë muzike. Ishim nga më të mirët e një qyteti. Nuk është se isha e para që hidhesha “unë jam ajo që këndoj”. Kam qenë e tërhequr. Shpërthimi ka qenë në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1983 ku fillova të ndiej privilegjet e një njeriu që ka diçka të veçantë. Unë isha në Shkollë të Mesme dhe më nxorën nga shkolla fare, ku vetëm bëja prova. Unë isha me parinë e madhe të artistëve, të mjeshtërve të muzikës,

të valltarëve. Isha vetëm 15 vjeç dhe shokët e shoqet e klasës sime më kishin zili që unë isha më tepër e përshirë në provat e festivalit. Unë kisha këngë shumë të bukur kurbeti, valle të kënduar, d.m.th. nga pikat më kryesore të koncertit. Të gjithë më mbanin si të thuash si manare ngaqë isha dhe më e vogla e tyre. Cilin këngëtar kishit qejf në atë kohë? Unë pëlqeja këngëtarët e muzikës së lehtë, sepse ata ishin më të

famshmit. Muzika popullore ishte në plan të dytë, ishte si muzika e fshatarëve në fakt në atë kohë. Muzika e lehtë ishte më në plan të parë. Ishin këngëtarë si Liljana Kondakçi, Ema Qazimi, Vaçe Zela, Luan Zhegu. Të gjithë ata që merrnin pjesë në festivalin e fundvitit ishin si mbretërit e vendit. Muzika popullore ishte si në hije. Hov mori në vitin 1989 në shoun që bëri Vera Grabocka dhe aty njerëzit u kthyen nga muzika popullore. Sigurisht pas ‘90-ës, muzika dhe tradita popullore shpërtheu në një mënyrë të paparë, sa edhe këngëtarë të muzikës së lehtë filluan të këndonin këngë popullore. Keni studiuar për kanto, vini nga qyteti i serenatave, më shumë keni kënduar popullore e më pas baladat. Kë doni më shumë nga këto? Nuk mund t’i ndaj. Unë sapo thashë që muzika popullore mori hov dhe gjithë këngëtarët e tjerë po këndonin muzikë popullore. U hapën kufijtë dhe Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, ishin të përmalluar për muzikën tradicionale, të vërtetë shqiptare dhe jo atë të lehtë. Kaloi kjo magjia e të kënduarit në vende të ndryshme. Unë kam kënduar në Maqedoni pafund pas vitit ‘90, në Stamboll, në Kosovë. Mendoj se jam nga këngëtaret që kam kënduar më tepër në Prishtinë. Kam qëndruar atje gati një vit pas lufte dhe kam kënduar çdo natë. Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme, një nga ato periudha shumë të bukura në jetën time. Serenatën e parë ia keni kënduar


E diel, 25 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Puna nuk të tradhton dhe sigurisht dashuria për fëmijën mbetet dashuria më e madhe për një njeri. Dashuri të tjera, nuk është që nuk kam dashuruar, si çdo femër. Unë nuk e quaj normale që të them që s’kam dashuruar apo nuk dashuroj

Mbaj mend që pasi u ktheva nga Gjirokastra dhe e mobilova me ato mundësitë e pakta dhe shpesh netëve dëgjoja zëra jashtë që këndonin. Ishin grupe çunash që këndonin me kitarë dhe unë e kisha shumë qejf. Nuk e di në më këndonin mua apo ndonjë tjetre dikujt, apo dikush u ka kënduar ju një të tillë? Pasi jam ndarë nga bashkëshorti kam pasur një shtëpi që e jepte Këshilli i Lagjes në atë kohë. Madje e kisha vënë si kusht, ose më jepni shtëpi ose nuk këndoj (qesh). Ata ishin dashamirës, por ishin ato periudhat që duhet të gjenin vendin, se unë fillova të kisha dhe pretendime, jo e dua në këtë lagje, jo e dua këtu, jo atje. Vërtet m’i dhanë çelësat e shtëpisë para se të nisesha në Gjirokastër. U lumturova sigurisht. Ishte një apartament në kat të tretë, me dy dhoma dhe një kuzhinë të vogël. Mbaj mend që pasi u ktheva nga Gjirokastra dhe e mobilova me ato mundësitë e pakta dhe shpesh netëve dëgjoja zëra jashtë që këndonin. Ishin grupe çunash që këndonin me kitarë dhe unë e kisha shumë qejf. Nuk e di në më këndonin mua apo ndonjë tjetre, se nuk merrej vesh, po e mbaj mend që dilja në dritare tërë qejf që iknin duke kënduar serenata (qesh). Unë kisha dhe fatin që duke jetuar mes këngëtarëve më të mirë të Korçës, në çdo turne që bënin merrnin kitarat dhe këndonim serenata. Me kalimin e viteve i them profesorit tim, Josif Mingës, që ne duhet të bëjmë një album me serenata korçare dhe e bëmë një të tillë më 1996. Si kanë ndikuar serenatat te ty si artiste? Mendoj se, nëse i bën të tuat ato gjëra, sigurisht që bëhesh njeri më i mirë. Ndikojnë, të formojnë kur hyn në to. Eli, kur e keni ndjerë tamam peshën e famës? E kam ndjerë qysh në Festivalin e Gjirokastrës. Vulën e kësaj e ka pasur çmimi i parë që kam fituar në vitin 1989, sepse aty ishin këngëtarët më gjigantë të Shqipërisë. Unë hyja për herë të parë në gjithë këtë tempull të këtyre

këngëtarëve që kishin kaq vite eksperiencë. Ishte një arritje e madhe, edhe pse unë deri në fund isha si e çuditur, “bën vaki” (qesh). Si mendoni, si krijohet sot? Mendoj është individuale. Nuk është që ka ndonjë institucion që e drejton këtë gjë. Në mënyrë personale, çdo njeri që ndien se mund të bëj diçka. Këngëtarët me ato mundësi që kanë përpiqen të krijojnë gjëra të reja. Secili, besoj, se zë vendin e vet. Sa e vështirë ka qenë për ju të jesh nënë, por edhe artiste, që është aty ku publiku e do? Me kalimin e viteve fillon të ndiesh se çfarë i ke bërë vetes. Në ç’sens? Në sensin që je lodhur. Me kalimin e viteve e ndien sa shumë gjëra ke bërë. Sa shumë ke sakrifikuar, sa ke gabuar, sa shumë ke pasur sukses. Të gjitha vijnë me faza. Mendoj që nuk ka qenë e lehtë. Kur e kthej kokën mbrapa them “vërtet kam bërë gjithë këto gjëra?”. Të rrisësh një fëmijë në një kohë që je përherë në udhëtim, të dalësh nga një vend i mbyllur me mentalitet tjetër dhe të fillosh të këndosh në vende të tjera, ka qenë një periudhë eksperimentale, shumë e panjohur për ne. Ju ka humbur ndonjë pjesë e shijimit të viteve të rinisë, sepse keni qenë përherë në skenë? Jo. Kam qenë në lëvizje dhe mendoj se kam përfituar më shumë se shoqet e mia. Kam njohur shumë njerëz, kam marrë shumë kënaqësi. Jam lodhur, por edhe jam kënaqur. Është komplet tjetër gjë, botë tjetër. Bëhesh nostalgjike për diçka kur ktheheni pas në kohë? Nostalgjike bëhem për periudhën kur e kam pasur vajzën të vogël. Atë periudhë e kam shijuar. Jam kënaqur

me atë dashuri dhe qetësinë e fëmijës. Ajo është pjesa më e bukur e jetës së një prindi, pastaj kur rriten fillojnë problemet. Me vajzën fizikisht dukeni si dy shoqe. Si është komunikimi juaj me të? Është kollaj të thuash e kam si shoqe. Është kollaj të thuash që unë do pranoj çdo gjë që do bëj, sepse janë eksperienca. Prindi nuk pranon asnjëherë që fëmija të bëjë si të dojë, të provojë… Jeni konservatore? Eh. Nuk e pranoj që fëmija im të bëjë dhe keq. Jam përherë për më të mirën. Ndoshta është mirë të bëj dhe keq, po edhe ajo e keqja duhet të ketë një kufi, një lezet. Mos të jetë një e keqe bajate, por një e keqe e mirë. Të keqen, të keqe nuk e pranoj. Keni qenë nëna dhe babai për vajzën tuaj... Është vështirë, sepse ajo pjesa tjetër, qoftë edhe hija, ndikon në lehtësimin tënd ndaj përgjegjësisë që ke ndaj fëmijës, edukimit në problemet që mund të të sjellë për t’i zgjidhur. A është vajza juaj një mbështetje? Ia beson gjërat asaj? Është inteligjente vajza ime dhe ka një humor të paparë. Po unë ngaqë nuk i bëhem shumë shoqe për gjërat që ajo ndonjëherë do të rregullojë edhe mërzitet për mua. Nuk është se jemi dakord për këto gjëra. Në momentin që unë i ngre zërin dhe i them: ”shiko se këtu nuk je mirë”, pastaj i ikën humori (qesh). Je autoritare? Nuk është puna si jam unë, sepse ndikon edhe mjedisi i jashtëm. Në njëfarë mënyre nuk më pëlqen atmosfera e jashtme në vendin tonë. Një rini që është e papunë, pa qëllime, më shumë rrinë në kafe. Vajza që veshin taka që në mëngjes deri në darkë, sikur janë modele… Është një atmosferë që mua nuk më pëlqen realisht. Po vjen një moment që çdonjëri e gjen veten, gjithsesi. Kur bëni “llogaritë” në jetën tuaj, ndiheni më shumë e lumtur apo e lodhur? Të përziera. Nuk i ndaj dot. Eli, çfarë preferon të bësh në një ditë të zakonshme? Varet si ndihem. Ndonjëherë dua edhe të rri vetëm brenda dhe të marr pultin e televizorit e të mos flas me asnjë. Jeni melankolike si natyrë? Edhe jam. Meqë kam melankolinë të lindur në zë, duhet të jem edhe në tip (qesh). Çfarë muzike dëgjon në këto raste? Këndoj me vete, po më shumë këngët melankolike. Këndoj vetë, më vjen ndonjëherë. Mos këndon këngë vaji, këngë

kurbeti?… Po. Ndonjëherë këto më vijnë pa e pasur në mendje. Kur sheh veten në pasqyrë çfarë i thua? (Qesh) Do e them pak me humor këtë. Kur e shoh veten në pasqyrë them: “Bravo! Jo keq”. Si korçare, a jeni një kuzhiniere e zonja? Edhe pse kam qenë vetëm me vajzën, gjithmonë është menduar çfarë do të gatuajmë sot. Nuk është se kemi frekuentuar restorantet. Nuk e mendoj dot që të jem në shtëpi dhe të dal të ha jashtë vazhdimisht. Kush gatuan më shumë, ju apo vajza? Të dyja gatuajmë. Sa kohë i kushtoni kujdesit për veten tuaj? Sa çohem në mëngjes hap televizorin te lajmet. Dëgjoj titujt, ndërkohë që përgatisë një kafe, po si fillim duke pirë një gotë ujë. Ndonjëherë përgatis ushqim, ndonjëherë jo, nëse kam ndonjë takim. Pastrimi i fytyrës, kremi i syve veç, kremi i ditës më vete. Pastaj filloj pjesën e grimit që e bëj me qejf. Edhe kur mendoj që nuk kam për të dalë nga shtëpia, unë këtë pjesë e bëj. Nuk dua që të kaloj rastësisht përpara pasqyrës dhe të trishtohem (qesh). Çfarë të lëndon? Ka shumë gjëra që të lëndojnë, p.sh. kur nuk të ecin gjërat që ke menduar. Te njerëzit? Këtë e kam pjesën më delikate. Çfarë urrej më shumë është kur te njerëzit që kam investuar më zhgënjejnë. Ju shqetësojnë thashethemet? Si natyrë, e kam pasur qysh herët që nuk më interesojnë thashethemet. Ndonjëherë e kam menduar edhe me vete, si më kanë kaluar kështu gjërat. Nuk kam nevojë të sqaroj gjëra për jetën time, atë e di unë më mirë se çdokush tjetër. Eli, duket sikur gjithë dashuria juaj është drejtuar drejt muzikës dhe vajzës suaj. Duket sikur e keni shmangur dashurinë e një femre për një mashkull... Të dyja këto kanë qenë ato që kanë ngelur, në fakt (qesh). Puna nuk të tradhton dhe sigurisht dashuria për fëmijën mbetet dashuria më e madhe për një njeri. Dashuri të tjera, nuk është që nuk kam dashuruar, si çdo femër. Unë nuk e quaj normale që të them që s’kam dashuruar apo nuk dashuroj. S’ka kuptim, nuk është njerëzore. Ato gjëra që ndiej në atë pjesë, janë pjesa ime. Nuk dua ta ndaj me të tjerët, është privatësia ime. Rresht njeriu ndonjëherë së dashuruari? Asnjëherë.


16 18 4

MAPO

E 2517 mars 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj 2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

speciale

Për të shuar kuriozitetin, tuaj më poshtë do të gjeni rrëfimet e tyre interesante, të çuditshme e shpesh për të qeshur, por që ata i kanë vërtet tmerr.

Fobitë e Vipa-ve

Ja çfarë i tremb personazhet e ekranit

Jonida Hitoveizi Adriano Çelentano është një nga personazhet që tërë jetën e ka shmangur fluturimin me avion, pikërisht sepse e ka fobi. Duket e çuditshme por këngëtari i madh, që pëlqehet shumë edhe në Shqipëri, nuk ka pranuar asnjëherë të fluturojë me avion. Është përpjekur t’i shmangë tërë jetën edhe nëse puna e ka dashur ndryshe. Koncertet në vendet ku ai ka shkuar kanë qenë g jithmonë me mjete të tjera, rrugë tokësore ose detare. Jo vetëm Çelentano, por edhe Vipa të tjerë të shou bizit

ndërkombëtar kanë fobitë e tyre shpesh edhe të çuditshme. Dikush ka fobi një flutur apo edhe shëmbëllimin e vet në pasqyrë. Meg jithatë, ne sot do të flasim për fobitë e personazheve tanë publikë, këngëtarë, aktorë apo prezantues. Nga çfarë tmerrohen Vip-at shqiptarë?! Për të shuar kuriozitetin, tuaj më poshtë do të gjeni rrëfimet e tyre interesante, të çuditshme e shpesh për të qeshur, por që ata i kanë vërtet tmerr. Megjithatë, duhet të shtojmë se shumë prej tyre, të cilët i pyetëm për këtë temë, nuk kanë asnjë fobi.

Arjan Çani: “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, kështu ka thënë për ‘Mapo’-n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin. Në këtë rast mund të themi se nëse në “Zonë e lirë” ka hapësirë për çdo personazh, merimangat janë kategorikisht të ndaluara.

Albana Osmani Prezantuesja e njohur Albana Osmani, të cilën tani e shihni çdo të diel në Fan Club, ka treguar se çfarë e tmerron atë. “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr! Ndërsa se pse i ka pikërisht karkalecat kaq fobi, Albana ka shpjeguar: ”Para disa vitesh këta karkaleca pushtuan Tiranën në mes të verës dhe unë nuk dilja nga shtëpia (qesh). Shokët e mi ma bënë për shaka surprizë njërin prej tyre, ma hodhën sipër dhe nuk fola, më ra të fikët direkt, ngaqë nuk e prisja fare. Këtu më duket se i mora tamam fobi”, pohon Osmani dhe vërtet duket çudi sesi një karkalec i vogël i padëmshëm mund të të kthehet në fobi.

Sonila Meço: “Kam fobi errësirën dhe vendet e mbyllura, nëse mund t’i quaj kështu”, ka thënë Sonila Meço, gazetarja e njohur e televizioneve tona. Sonila ka shpjeguar se, nëse është vetëm dhe ka errësirë, atëherë kjo e fundit i kthehet në fobi edhe pse, shton ajo, më produktive në ide është natën. “Fakti është që unë në dhomë kam fjetur gjithmonë me motrën dhe e kisha si një garanci, kështu që, nëse ngel vetëm, përbën problem”, tregon Sonila. Ndërsa sa u përket vendeve të mbyllura ajo thotë se nuk duron dot që në ashensor të ketë më shumë se dy persona. “Atëherë unë nuk e marr ashensorin, se më duket sikur nuk ka ajër”, përfundon gazetarja e njohur, e cila tani është nënë e një vajze të bukur 5-muajshe.

Genta Ismaili: Edhe pse fluturon shpesh nëpër botë për koncertet të ndryshme, Genta Ismaili ka fobi lartësitë, por jo vetëm. “Kam fobi lartësitë dhe insektet” është shprehur ajo kohë më parë lidhur me frikërat dhe fobitë që ka në jetë. Një femër me aq energji si Genta nuk mund ta mendosh kurrë që të ketë fobi një insekt apo lartësitë, sidomos duke pasur parasysh udhëtimet e saj të shumta me avion.


E diel, 25 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

Tërmetet i kam fobi... Kur e mendoj më duket e tmerrshme se e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe mendoj gjithmonë që nëse bie tërmet s’do arrij të zbres poshtë”, ka thënë Era. Almeda Abazi: Ish-misi shqiptar, e cila aktualisht po zhvillon një karrierë të suksesshme në Turqi, ka pohuar se ka fobi insektet në përgjithësi, por sidomos merimangat. Këto janë fobitë e Almeda Abazit, e cila pas Dancing with the Star në Turqi po merr pjesë në një tjetër format të suksesshëm siç është “Survivor”. Në këtë reality-show Almeda është së bashku me të tjerë personazhe VIP turq, si këngëtarja Nez, këngëtari Sibel Tuzun, i cili ka përfaqësuar Turqinë në Eurosong, Bayanlarda Nez, Sibel Tüzün, Merve Büyüksaraç ve Almeda, Erkeklerde ise Mustafa Topalolu etj…

Tendencë

Devis Xherahu: Këngëtari i baladave, Devis Xherahu, i cili aktualisht po jeton një histori dashuri me ish-misin Ertemiona Mejdani, ka pohuar se nuk ka asnjë fobi. “I trembem vetëm Zotit”, na ka thënë Devisi, ndërsa ka shtuar se “të gjithë i kam shokë të mirë. Nuk kam probleme me fobitë, mikja ime me çdo gjë është ok...

Truket për të qenë elegante

Dafina Zeqiri: Këngëtarja shumë e komentuar së fundi, sidomos për një lidhje me Ledri Vulën, Dafina Zeqiri duket se ka frikë vetëm karrierën e saj muzikore. Madje kjo frikë për të qenë përherë në super formë, po i krijon asaj fobinë e humbjes së zërit. Duffy këtë fobi e pati pas shqetësimeve dhe problemeve që pati këngëtarja britanike Adele. Kjo frikë së fundmi iu kthye në fobi edhe këngëtares sonë, po besojmë se meqë Adele u bë mirë edhe Dafina do ta ketë hequr mendjen nga kjo gjë, ndërkohë që po shijon disa ditë në Amerikë e shoqëruar nga Ledri.

Erion Korini: Këngëtari, i cili njëkohësisht njihet edhe si një dublues mjaft i mirë i dokumentarëve, ka treguar se ka të njëjtën fobi me Adriano Çelentanon. Erioni ka fobi avionët. “Është e vetmja gjë që kam fobi” thotë Korini, për këtë frikë që njihet ndryshe edhe me termin “aviofobia”. Në fakt, ata që kanë fobi avionët, sipas studiuesve nuk kanë frikë të fluturojnë apo lartësinë, por fobia qëndron te fakti që mendojnë gjithmonë çastin e rrëzimit.

Era Rusi: Këngëtarja bionde me sy blu, e cila po zhvillon një karrierë të suksesshme në Shqipëri këto vitet e fundit, Era Rusi, na ka treguar fobinë e saj. Era është fobike ndaj tërmeteve. “Tërmetet i kam fobi... Kur e mendoj më duket e tmerrshme se e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe mendoj gjithmonë që nëse bie tërmet s’do arrij të zbres poshtë”, ka thënë Era. E vetmja gjë që ne mund t’i themi Erës është që të mos e mendojë farë këtë gjë, pasi edhe fundi i botës që do vinte nga katastrofa të tilla natyrore, është shtyrë sipas kalendarit Maja.

Ronela Hajati: Këngëtarja, e cila së fundmi ka marrë pjesë në Top-Fest 9 me një baladë shumë të klikuar, pohon se fobia e saj janë shpirtrat apo fantazmat. “Kam frikë nga shpirtrat. Në përgjithësi nga gjërat që nuk mund t’i shoh, ndërsa nga ato që shoh nuk kam frikë fare”, thotë Ronela. Sipas saj, kjo lloj fobie asaj i është krijuar dhe i krijohet nga filmat e frikshëm që mund të qëllojë të shohë. Ne e këshillojmë Ronelën që filma të tillë mos t’i shohë më, sidomos në darkë.

Mjafton pak kujdes më tepër sesa duhet dhe do të dukeni më elegante e do të kërkoheni në çdo rast. Nuk është e nevojshme të shpenzoni shumë para, mjafton të organizoni mirë garderobën tuaj. Të gjithë e dinë se eleganca është një faktor i lindur. Ka femra që duken si princesha, të veshura thjesht me një palë tuta dhe atlete dhe të tjera që edhe pse të veshura me rroba të shtrenjta ngjajnë si motrat e shëmtuara të Hirushes. Me sa duket në këtë rast gjenet bëjnë diferencën. Por jo vetëm kaq. Edhe zgjedhja e garderobës është e rëndësishme. Gaboheni nëse mendoni se ju duhet pasuri e madhe vetëm për rroba që të dukeni sa më mirë. Ndiqni këshillat tona të thjeshta dhe të jeni të bindura se nuk do të pendoheni. Fillimisht kuroni detajet dhe kujdesuni që gjithçka që vishni t’ju shkojë dhe t’ju duket bukur. Bordurat e një palltoje, shalli, këpucët që kombinojnë me çantën, vathët që shkojnë me këmishën. Mjafton pak dhe do të dukeni si kukulla Barbi, megjithatë disa detaje të vogla do t’u tregonin edhe më të bukura, pavarësisht nga kostoja e asaj që vishni. Një truk tjetër i rëndësishëm që do t’ju bëjë të dukeni elegante pa qenë e nevojshme të harxhoni një mal me para është zgjedhja e xhaketës së duhur, mbi të cilën të mbështeteni për t’u dukur fantastike, që do t’ju bëjë të paguani pak më shtrenjtë, por me ta veshur padyshim që do të dukeni si zonja. Zbulimi se cilës ngjyrë i përkisni, ajo që zgjidhet instinktivisht, apo ajo nga e cila nuk mund të hiqni dorë lehtë, ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete. Kështu, për çdo rast mund të vishni fustanin që ju pëlqen dhe ju shkon, mund të lyheni në mënyrën e duhur dhe të vendosni aksesorët që kombinohen me ngjyrën e lëkurës dhe trukut. Nëse çmimet e veshjeve të sfilatave ju duken të shtrenjta, atëherë ju sugjerojmë ndonjë veshje tjetër që u afrohet atyre. Mund t’i gjeni në çdo dyqan ku shiten rroba për vajza. Mjafton të dini të kërkoni dhe të gjeni atë që ju duhet dhe ju shkon. Fustanet e ngushta e të gjata deri në fund të këmbëve gjenden kudo. Zgjidhni atë që bën për ju, dhe nëse është tepër i thjeshtë shtojini aksesorë. Nuk është e nevojshme të paguani shuma të mëdha parash. Kur ke gusto, vishesh bukur dhe me shije.

17


18 16 6

MAPO

E 3 2012 martë, premte, 15 17 27maj mars maj2011 2011 13 E shtunë, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

"Edi dhe Liam nuk mund të mposhten nga banorët e tjerë, për shkak se kanë potenciale dhe vlera për të cilat asnjë nga banorët nuk mund të krahasohet me ta"

Flet mikesha e Elvisit:

Në “Miss & Mister Albania”, padrejtësi ndaj

Elvisit

Emirjeta:

Nuk i trembesha asnjë tundimi në “Big Brother” Edi dhe Liam janë konkurrentët me vlera që nuk i ka asnjë nga banorët e tjerë Jonida Hitoveizi

N

Nga bashkëshorti im kam marrë shtysën, mbështetjen dhe kurajën për t’u bërë pjesë e këtij shou kaq popullor siç është ‘Big’-u

jë nga të paktat femra të martuara që provojnë eksperiencën e “Big Brother” ishte edhe Emirjeta. Për të Bigu ishte një ëndërr për çmimin që do t’i mundësonte asaj ikjen në Kanada. Por ëndrra e Emirjetës zgjati vetëm një javë, pasi ajo u largua të shtunën e kaluar nga shou, duke humbur kështu edhe shpresën e fitores. Ajo në këtë intervistë tregon përjetimet e një jave qëndrim me njerëz të panjohur dhe shpreh vlerësimet e saj për disa banorë. Sipas saj, Edi dhe Liam nuk mund të mposhten nga banorët e tjerë, për shkak se kanë potenciale dhe vlera për të cilat asnjë nga banorët nuk mund të krahasohet me ta. Emirjeta, mund të na thoni diçka për jetën tuaj përpara se të hynit në “Big Brother”? Dita ime nis në orën 7 të mëngjesit dhe që nga ai moment për 13 orë rresht jam në punë. Shtatorin e këtij viti bëj plot 30 vjeç dhe jam e martuar me dashurinë time të parë, Zamirin. Kam një djalë 7-vjeçar, Ergin, i cili është personi më i rëndësishëm për mua. Kam jetuar më shumë në Shkodër, edhe pse për 5 vite provova të jetoj në Tiranë, ku kisha një butik timin. Çfarë dëshironit të ndryshonit duke hyrë në ‘Big Brother’? Do të doja të jetoja me familjen time në Kanada, nëse do të fitoja çmimin e madh. Fakti që jeni e martuar, mendoni se mund t’ju penalizonte në lojë brenda shtëpisë?

Aspak. Nuk mendoj që është një avantazh apo disavantazh të jesh i martuar në “Big Brother”. Nuk e pati problem bashkëshorti juaj këtë sipërmarrje tuajën? Nga bashkëshorti im kam marrë shtysën, mbështetjen dhe kurajën për t’u bërë pjesë e këtij shou kaq popullor siç është ‘Big’-u. Emirjeta, gjatë një jave qëndrimi në shtëpi, cili nga banorët sipas teje ka potenciale për të shkuar në finale? Mendoj se potenciale për të qenë fitues kanë Edi dhe Liam, sepse të dy kanë vlera që asnjë nga banorët nuk mund të krahasohen me ta. Cili prej tyre kishte një strategji sipas teje? Mendoj që ishte fillimi dhe është shumë herët për të menduar për strategji. Mund të na thuash sipas teje, cilët janë banorët më të çiltër? Banorët më të sinqertë për mua janë Edi, Arjola dhe Liam. Po më hipokritët apo ata që shtiren, që nuk janë vetvetja? Anila. A kishe frikë se mund të tundoheshe duke qenë se aty brenda kishte shumë djem të bukur? Unë kam bashkëshortin tim dhe nuk më mungon asgjë. Si ndihesh tani që je jashtë? Shumë e lumtur, se jam pranë familjes sime. Çfarë komentesh ke marrë nga njerëzit? Është normale të marrësh komente si pozitive, edhe negative, megjithatë i falenderoj të gjithë. Cilat nga femrat ishte më antipatike sipas teje, me aq sa munde t’i njihje nga afër? Anila. Me atë nuk arrija të komunikoja fare, sepse kishim këndvështrime shumë të ndryshme.

Modelja nga Kosova, e cila është edhe mikeshë e Elvisit, në këtë intervistë të shkurtër na zbulon më shumë për djalin kosovar. Mirjeta Shala, e cila është modele, tregon si ka lindur miqësia me Elvisin, por edhe diçka për jetën dhe vlerat që ai ka. Gjithashtu, Mirjeta pohon se në konkursin “Miss dhe Mister Albania”, ku ka marrë pjesë Elvisi por ka fituar Ermal Merdani, fitoren sipas saj e ka merituar Elvisi. Mirjeta, keni pasur bashkëpunime me Elvisin ngaqë jeni të dy modelë. Mund të na thuash sa e njeh Elvisin, çfarë personi është ai? Elvisin e kam njohur në emisionin “UNË JAM TOP-MODEL” dhe në shumë raste kemi punuar bashkë në fushën e modës. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer. Elvisi është një djalosh shumë i respektuar dhe i sinqertë, po ashtu edhe i sjellshëm. Për bukurinë që ka Elvisi, ajo shihet dhe s’ka nevojë për koment. Thjesht është një djalë i përkryer. Sa kohë keni që njiheni? Me Elv A ka merituar ndonjë isi që pre n njihemi fitore Elvisi? j tri vit e sh , k ur un Me Elvisin njihemi që prej tri ë të mer kam filluar vitesh, kur unë kam filluar të re dhe ke m me modë merrem me modë dhe kemi mi kuj time sh u m ë kujtime të shumëllojshme. llojshm të e Kryesorja është që unë Elvisin e kam një shok të mirë. Në emisionin “UNË JAM TOP-MODEL”, Elvisi e ka merituar fitoren. Po ashtu në “Miss & Mister Albania”, unë mendoj që është bërë një padrejtësi ndaj Elvisit, sepse ai duhet të fitonte. Si mendon për modelizmin shqiptar, ia vlen të merren të rinjtë me këtë fushë? Në Kosovë modelizmi zhvillohet pak dhe me vështirësi, por shpresojmë që të marrë hov sepse të rinjtë janë shumë të interesuar. Unë mendoj se ia vlen që të rinjtë dhe të rejat e Kosovës ta zbulojnë bukurinë e tyre. Duke marrë parasysh që në Kosovë ka shumë djem dhe vajza të bukura. Tani që Elvisi është futur në “Big Brother” e ndjek ndonjëherë? Po, me shumë kënaqësi madje. Edhe pse e kam kohën të kufizuar, mundohem të gjej pak hapësirë dhe ta shoh. Nga gjithë ajo që ke pasur mundësi ta njohësh Elvisin, a të ka shprehur ndonjëherë ndonjë sekret të tij? Jo diçka për t’u theksuar. Më shumë kemi pasur biseda rreth punës. Ju ka thënë që është i dashuruar, apo t’ju ketë prezantuar ndonjë të dashur? Joo... Çfarë përshtypje tjetër të ka lënë ai? A do mendoje për një lidhje serioze me një mashkull të tipit të Elvisit? Hmmm….Përshtypje si një shok shumë i mirë. Unë mendoj që Elvisi është një djalë shumë i kompletuar.


E shtunë, 3 mars 2012 www.mapo.al

Duhet ta lëshojmë ndonjëherë veten të mos ndjekim rregullat brenda kornizave, por të bëjmë një herë atë që shpirti na thotë të bëjmë

MAPO

19

intervistë

Alban Skënderaj:

Është koha të thyejmë rregullat dhe të ndjekim zërin e shpirtit “Më prit atje”, pop-rock për çdo moshë Jonida Hitoveizi

A

Unë momentalisht jam i fokusuar në Shqipëri. Me këto angazhime konkrete që kam këtu nuk ia dal të përballoj edhe projekte të tjera që më vijnë nga jashtë shtetit. Kjo situatë do të zgjasë të paktën një vit, mendoj

lban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit. Shumë këngë të tij janë bërë hite, por Albani nuk ndalet së sjelli sërish klipe dhe krijime të reja. Vetëm pas baladës “Mirësevjen në shpirtin tim”, ai do të sjellë një tjetër klip të këngës “Më prit atje”. Kjo do të jetë një këngë ndryshe sa i përket muzikës por edhe stilit. Klipi pothuajse ka mbaruar dhe shumë shpejt do të transmetohet në televizionet muzikore. “Më prit atje” është një këngë paksa ndryshe. Një miks midis një folku ndërkombëtar dhe muzikës moderne pop/rock. Është më eksperimentale për mua, po nga ana tjetër është dhe shumë e thjeshtë dhe e dëgjueshme për veshin, madje besoj që mund të dëgjohet me rehati nga çdo moshë”, - thotë Albani për “Mapo”. Madje sipas tij, ndonjëherë në jetë njeriu duhet t’i thyejë rregullat dhe mos të ngelet përherë brenda kornizave, por të bëjë atë që shpirti i thotë. Veç projekteve të tij, Alban Skënderaj flet edhe për eksperiencën si pjesë e jurisë në “X-Factor”, për të cilën thotë se është një eksperiencë “që më rrit mua si artist por edhe si njeri. Është punë shumë e lodhshme, por ia vlen”. Alban, kemi mësuar se pas “Mirësevjen në shpirtin tim” po përgatisni një klip të ri. Mund të na thoni diçka më shumë për këngën e re që pritet të dalë së shpejti? Është një këngë që është pjesë e albumit tim të fundit. Titullohet “Më prit atje” dhe është një këngë paksa ndryshe. Një miks midis një folku ndërkombëtar dhe muzikës moderne pop/rock. Është më eksperimentale për mua, po nga ana t j e t ë r ë sht ë d h e shumë e thjeshtë dhe e dëgjueshme për veshin, madje besoj që mund të dëgjohet me rehati nga çdo moshë. Teksti flet për jetën dhe ato momente kur mendojmë që ajo na ka vënë poshtë me marrëzitë dhe vështirësitë e saj. Duhet ta lëshojmë njëherë veten të mos

ndjekim rregullat brenda kornizave, por të bëjmë njëherë atë që shpirti na thotë të bëjmë. A do të jetë po i njëjti Albani? Është i njëjti stil, apo keni provuar diçka më ndryshe, më me ritëm ndoshta? Kjo është një këngë me një ritëm të brendshëm e jo klasik, por në përgjithësi është një këngë shumë e lumtur e pozitive. Shpresoj të pëlqehet. Videoklipi do jetë shumë interesant, sepse sheh për protagonistë personazhe të tjerë, ndërsa unë jam totalisht dytësor dhe në shërbim të historisë së tyre. Alban duket se më shumë preferoni baladat. Përse? Ndoshta ato më vijnë më natyrshëm dhe kjo është një gjë që nuk e kam vendosur unë. Mua më pëlqejnë dhe shumë e shumë rryma dhe ritme të tjera. Besoj e kam treguar vazhdimisht këtë, por ndoshta baladat janë ato që godasin më shumë nga unë dhe jo vetëm. Ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën. “Mirësevjen në shpirtin tim” është një këngë gjithëpërfshirëse dhe sociale njëkohësisht. Diku ju thoni ‘Ti që ke një borxh për të larë”. Ju vetë, duke pasur parasysh edhe jetën jashtë shtetit, a jeni gjendur në situata të tilla? Nuk mund të them që më ka ndodhur në ekstreme, por çdo gjë që përmendet në këngë më ka ndodhur të paktën një h e r ë n ë nj ë f a r ë mënyre dhe mua. Kuptohet që ai tekst nuk më përket vetëm mua, por të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe gjejnë veten në atë këngë. Karriera juaj duket më tepër e fokusuar në Shqipëri. Ç’mund të na thoni për atë në Gjermani? Unë momentalisht jam i fokusuar në Shqipëri. Me këto angazhime konkrete që kam këtu nuk ia dal të përballoj edhe projekte të tjera që më vijnë nga jashtë shtetit. Kjo situatë do të zgjasë të paktën një vit, mendoj. N jëkohësisht me planet tuaja muzikore jeni edhe pjesë e jurisë së “X-Factor”. Si ka qenë kjo eksperiencë për ju deri tani? Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive. Diçka që më rrit dhe mua si

artist por edhe si njeri. Është punë shumë e lodhshme, por ia vlen. Çfarë keni vënë re tek të rinjtë shqiptarë? Kam vënë re që janë shumë të talentuar, por gjithmonë edhe pak të kompleksuar të shpalosin talentin e tyre. Në këtë shou kemi parë edhe shumë personazhe që na kanë bërë për të qeshur. Sa e vështirë është t’i thuash dikujt të vërtetën...që s’ke pikë talenti p.sh? Besoj që është një nga gjërat më të sikletshme të këtij projekti. Unë jam munduar gjithmonë të jem i drejtë dhe i kujdesshëm, por edhe i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë kur është dashur. Ju si Alban çfarë doni t’u tregoni shqiptarëve në “X-Factor”? Thjesht të ndaj punën, eksperiencën dhe vizionin tim për muzikën. Të jap një kontribut sado të vogël për të rritur cilësinë e artistëve të ardhshëm dhe vetë tregut muzikor shqiptar. Pas “X-Factor” do të jeni në Shqipëri apo do të largoheni? Akoma nuk e kam vendosur, por besoj që po. Do të largohem. Do të ketë klipe të tjera nga Albani këtë verë? Po, do të ketë edhe tri klipe të tjera deri në fund të vitit besoj. Me Miriamin diçka së bashku? Jo diçka konkrete, por janë shumë projekte të përbashkëta në diskutim, kështu që diçka do të dalë patjetër.

Është më eksperimentale për mua, po nga ana tjetër është dhe shumë e thjeshtë dhe e dëgjueshme për veshin, madje besoj që mund të dëgjohet me rehati nga çdo moshë.


20

MAPO

e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

sport

Elite Round

Shqipëria mposhtet edhe nga Serbia Kuqezinjtë 147-vjeçarë, pjesëmarrës në fazën Elite Round të Europianit që zhvillohet në Holandë, janë mposhtur sërish, kësaj radhe 3-0 nga Serbia, e cila e ka pasur shumë të lehtë për të nënshtruar skuadrën e Mustedanagiç, sidomos pasi kjo e fundit mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 22-të, për shkak të daljes me karton

të kuq të Eralb Sinanit. Pas këtij momenti, serbët e kanë pasur shumë të lehtë për të kontrolluar lojën dhe kanë çelur rezultatin në minutën e 32-të me anë të Simiç. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Nenad Sakiç, do shënojë edhe dy gola me anë të Veljkoviç në minutën e 58-të dhe Jankoviç në minutën e 67-të. Duhet thënë se deri

në momentin e ndëshkimit me karton të kuq, Shqipëria po rivalizonte dhe po e vendoste në vështirësi kundërshtarin e saj. Sidoqoftë, ndeshja ka qenë e tensionuar dhe me ndërhyrje të ashpra, ku gjyqtari, veç faullave të shumtë, ka nxjerrë 6 herë kartonin e verdhë dhe një herë të kuqin.

Teuta gjen fitoren Shkumbini frenon vrullin e Dinamos Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 18-të, ku durrsakët kanë arritur të fitojnë 2-1 ndaj Apolonisë dhe peqinasit kanë mposhtur minimalisht kryeqytetasit Teuta arrin më në fund të sigurojë fitoren që i mungonte që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar. “Djemtë e Detit” kanë mposhtur në “Niko Dovana” fierakët e Apolonisë me rezultatin 2-0. Një pjesë e parë pa gola, me Apoloninë që është më e zhdërvjellët dhe më kërkuese, ndërsa durrsakët të ngarkuar psikologjikisht, çka nuk i lejon të dalin në lojën e tyre, ia ka lënë vendin tjetër pamjeje në fraksionin e dytë të sfidës së “Niko Dovanës”. Aty ku skuadra e Hasan Likës është zgjuar dhe ka shënuar dy herë, me Albi Dostin, në minutën e 65-të dhe lushnjarin Brunild Pepa në të 74-tën. Ky i fundit është hedhur në lojë si zëvendësues, me fillimin e 45 minutave të dyta. Teuta e vuante mungesën e fitores dhe e shikonte sfidën ndaj Apolonisë si mundësinë që do t’i jepte fund kësaj situate. Ashtu sikurse ka ndodhur, në fakt. Durrsakët nuk kishin mundur një ekip që nga 26 nëntori i vitit të kaluar. Kështu, edhe pse kalendari i vinte kundër një ekipi të lehtë, gjërat nuk kanë qenë të thjeshta. Sa i takon numrit të golave, Teuta mbetej në shifra të vakëta ndër ekipet kryesuese. Ndërsa Tirana dhe Skënderbeu respektivisht kanë shënuar mesatarisht 1.5 gola për ndeshje dhe 1.9, Teuta e vendit të tretë ishte me 1.1 gol për 90 minuta. Dy golat e shënuar ndaj fierakëve e kanë përmirësuar disi situatën te Teuta në këtë drejtim. Arsyen e shterpësisë në shënimin e golave durrsakët e trajtojnë si shpërdorim të rasteve dhe mungesë përqendrimi para katërkëndëshit

Superliga – Java XVIII Të shtunën Teuta – Apolonia Shkumbini – Dinamo Të dielën Pogradeci – Flamurtari Laçi – Tomori Të hënën Kastrioti – Bylis Kamza – Skënderbeu Tirana – Vllaznia

Renditja

Skuadra 1) Tirana 2) Skënderbeu 3) Teuta 4) Kastrioti 5) Flamurtari 6) Bylis 7) Vllaznia 8) Shkumbini 9) Kamza 10) Laçi 11) Tomori 12) Pogradeci 13) Apolonia 14) Dinamo

N F 17 12 17 11 18 11 17 8 17 7 17 6 17 7 18 6 17 5 17 6 17 5 17 5 18 2 18 2

2-1 1-0 13:00 15:00 15:00 15:00 18:00

B H 3 2 5 1 4 3 4 5 6 4 5 6 2 8 5 7 3 9 5 6 2 10 2 10 5 11 5 11

P 39 38 37 28 27 23 23 23 18 17 17 14 11 8

të portës. Një simptomë që është shfaqur shqetësuese edhe në pjesën e parë ndaj Apolonisë. Kjo e së shtunës me bardhejeshilët ishte realisht nga ndeshjet më të lehta të kampionatit, por në Durrës kujtonin se pikërisht ndaj ekipeve të lehta, Teuta e ka pësuar jo në pak raste. Tekniku Lika u kishte bërë thirrje futbollistëve të mos e nënvleftësonin kundërshtarin, edhe pse shifrat e ekipit fierak janë vërtet nga më të dobëtat. Apolonia ka vetëm dy fitore, njërën të arritur me Dinamon 2-0 në javën e parë më 10 shtator dhe tjetrën në javën e pestë, më 1 tetor, në transfertën me Kamzën. Pjesa tjetër e pikëve është marrë nëpërmjet 5 barazimeve. Dinamo për pak ka bërë surprizën e radhës, teksa ka bërë një qëndresë gati heroike deri në minutën e 80-të të ndeshjes në Peqin. Moment kur blutë e Artan Mërgjyshit janë dorëzuar para golit të Fejzo Shenajt, i cili, topin e kthyer nga trau i Osmanit,

Teuta – Apolonia 2-1

pas goditjes së Diopit, e ka gjuajtur tokazi dhe dërguar në rrjetë. Delir për bardhekaltrit, shokim për miqtë, që kishin nisur t’i bënin llogaritë me të paktën një pikë në këtë transfertë të vështirë. Bardhekaltrit e Kristaq Miles kanë ndeshur gjatë tërë ndeshjes në një kundërshtar të mirëvendosur në fushë, i cili madje, përmes kundërsulmit që nis nga kmbët e Bekim Kulit, kanë krijuar raste të volitshme për konkludim. Por, nëse nuk shënon, do ta pësosh, një ligj i pashkruar në futboll, që është materializuar në Peqin, teksa Shenaj ka bërë diferencën me golin e tij, duke vulosur edhe fitoren minimale të bardhekaltërve ndaj Dinamos.

Muça: Në Pogradec duam tre pikët Flamurtari udhëton në Pogradec ku do të ndeshjet me vendësit e Ylli Çekiçit në një sfidë që parashikohet të jetë e vështirë, kjo pasi liqenorët duan të rikthehen te fitorja pas një periudhe vërtet të errët. Sidoqoftë, për trajnerin e vlonjatëve, Shkëlqim Muça, sfida paraqitet delikate. “Humbja në fushën tonë me Tiranën ka bërë që për herë të parë ta shohim veten një shkallë më poshtë nga vendi ynë i preferuar. Vendi i pestë nuk është ai që duhet për Flamurtarin. Na duhen pikë edhe në ndeshjet jashtë”, ka sqaruar më tej Muça. Dhe këtë synim, vlonjatët duket do të kërkojnë ta bëjnë realitet që në ndeshjen me Pogradecin, edhe pse është një ndeshje me një skuadër që kërkon mbijetesën, vlonjatët do të kërkojnë të bëjnë kujdes, sepse siç ka treguar në disa ndeshje deri tani Flamurtari është treguar i fortë me të fortët dhe i dobët me të dobëtit. Por kur ke përballë dhe anën tjetër, që liqenorët do të kthehen pas shumë ndeshjesh në fushën e

Shkëlqim Muça

tyre dhe ku do të kenë përkrahjen e tifozerisë së tyre të zjarrtë, Flamurtari duhet të mendohet mirë, për t’i bërë një vlerësim maksimal këtij kundërshtari. Kjo e ka detyruar trajnerin Muça që në vlerësimet që bën për këtë kundërshtar thotë: “Duke i marë ndeshjet e kampionatit me radhë, për më tepër ato jashtë fushës tonë, ne veçojmë skuadrën e Po-

gradecit si një kundërshtar të fortë. Atyre ju duhen pikët për mbijetesë kurse ne për t’u rritur në klasifikim. Janë dy qëllime të kundërta për të dyja skuadrat, ndaj për ne kjo ndeshje ka shumë rëndësi. Ndërkohë, vendësit po përgatiten për festë ndaj Flamurtarit dhe mesfushori Elmazi tregon se Pogradeci kërkon t’u dhurojë një fitore tifozëve që kanë vuatur jo pak në këtë periudhë. “Po përgatitemi fort për takimin e radhës, pasi e dimë se nuk do të jetë aspak e lehtë përballë vlonjatëve. Duhet të bëjmë një paraqitje perfekte, nëse duam t’iu marrim pikë. Për më tepër, jam i gëzuar që rikthehemi në stadiumin tonë, pasi sinqerisht e them, na ka munguar mbështetja e tifozëve tanë. Prandaj, do të bëjmë të pamundurën për t’i kënaqur. Jemi të ndë­rgjegjshëm se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, ndaj dhe nuk duam të gabojmë. Shpresoj të arrijmë një rezultat sa më pozitiv”, ka përfunduar mesfushori Elmazi.

Merkato Krkiç, spanjollin nuk e do as Roma e as Barça E ardhmja e Bojan Krkiçit është në dyshim, pas njoftimeve se Roma e as Barcelona nuk e duan sulmuesin spanjoll. Krkiç, gjatë verës së vitit të kaluar iu bashkua verdhekuqve në formë huazimi me mundësi të blerjes. Por, sipas uebfaqes fichajes. net, Roma nuk është e gatshme të paguajë 28 milionë euro për transferimin e përhershëm të 21-vjeçarit. Kurse, në shërbimet e tij nuk llogarit as klubi amë, Barcelona. Krkiç, ka dështuar të tregojë kualitetet e tij në Serie A, ku rrallë herë është paraqitur si titullar.

Sergio Aguero: Nuk lëviz nga Mançester Siti Sulmuesi Sergio Aguero ka mohuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid, duke insistuar se është i lumtur te Mançester Siti. Menaxheri i Sitit, Roberto Mançini shpenzoi 35 milionë stërlina për transferimin e Agueros nga Atletiko Madrid gjatë verës së vitit të kaluar. Por, së fundmi spekulohej se Reali është duke përgatit ofertë për argjentinasin, i cili megjithatë insiston se nuk planifikon të ndërrojë ambientin. “I siguroj tifozët e Sitit se jam i lumtur këtu. Synimi im primar është të fitoj ligën këtë sezon. Pastaj, dua të mbetem këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi Aguero për “The Sun”.

Reali këmbëngul për Van Persin, gati 30 mln euro Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persi, gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja britanike “Daily Express”. Van Persi, 28 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri më 2013 dhe është futbollisti kryesor i gjigantit londinez i cili deri më tani gjatë këtij sezoni ka shënuar 37 gola. Ylli holandez, së fundmi është përmendur edhe si objektiv i rivalit Mançester Siti që i ka premtuar pagë javore prej 240 mijë eurosh.

Klubet e Serie A vëzhgojnë Armando Sadikun Pavarësisht se mungojnë edhe disa muaj përpara hapjes së merkatos, Armando Sadiku vazhdon të jetë në vëmendjen e klubeve nga ligat e rëndësishme europiane. Sipas lajmeve më të fundit nga Italia, për sulmuesin 20-vjeçar të kombëtares shqiptare interesohen tre skuadra të Serisë A. Bëhet fjalë për Katanian, Kievon dhe Sienan, të cilat po ndjekin me vëmendjen paraqitjet e lojtarit me Locarno, në Ligën e Dytë zvicerane.


e diel, 25 MARS 2012 www.mapo.al

Premier Liga

Siti barazon, kompromentohen shanset për titull Mançester Siti ka bërë një tjetër hap fals në luftën për titullin kampion duke dorëzuar dy pikë me shumë vlerë në fushën e Stokes. Madje, skuadra e Mançinit ka rikuperuar një gol, duke qenë për shumë minuta në disavatazh. Tashmë, diferenca me Junajtidin mund të thellohet sepse skuadra e Sër Aleks

Ferguson ka një ndeshje më pak dhe atë do ta rikuperojë ditën e hënë. Aktualisht, ekipet kanë të njëjtën kuotë pikësh, por “Djajtë” do të luajnë ndaj Fulhamit në “Old Trafford” të hënën. Arsenali ka fituar 3-0 dhe ka konsoliduar pozitat në vendin e tretë pasi mposhti Aston Vilan. “Topçinjtë” kanë

përfituar nga barazimi mes Çelsit dhe Totenhamit, duke u ngjitur në kuotën e 58 pikëve, tre më shumë sesa “Spursat” dhe 8 më shumë sesa londinezët e Di Mateos. Dështon sërish Liverpuli, që kësaj radhe mposhtet në “Anfield” 2-1 nga Uigani, duke iu larguar edhe më zonës Champions.

21

MAPO

Premier Liga – Java XXX Të shtunën Çelsi – Totenham 0-0 Arsenal – Aston Vila 3-0 Bolton – Blekbërn 2-1 Liverpul – Uigan 1-2 Noruiç – Ulvërhampton 2-1 Sandërlend – QPR 3-1 Suonsi Siti – Everton 2-1 Stoke – Mançester Siti 1-1 Të dielën Uest Bromuiç – Njukastëll 17:00 Të hënën Mançester Junajtid – Fulham 21:00

Ibrahimoviç përmbys Romën, Milani i bën presion Juventusit Kuqezinjtë, falë suedezit në superformë, arrijnë të marrin tre pikë të vështira dhe e shohin veten në +7 ndaj bardhezinjve që luajnë sot në mbrëmje me Interin Jeton Selimi

Ka qenë një ndeshje në malore për Milanin ajo e djeshmja, por kur ke në skuadër elementë të kalibrit të rëndë si Zllatan Ibrahimoviç, atëherë edhe situatat më të vështira bëhen të zgjidhshme. Kështu ndodhi edhe dje në sfidën me Romën. Një ndeshje e bukur dhe e luftuar, me Milanin që dominon, por që nuk po arrinte të shënonte golin çlirues dhe, kur Alegri priste djemtë e tij që të festonin, ka ndodhur e kundërta. Luis Enrike ka shijuar golin e avantazhit të realizuar nga Osvaldo në minutën e 43-të, pikërisht në momentin më të mirë të të zotëve të shtëpisë. “San Siro” hesht, por në pjesën e dytë tifozëria kuqezi do të kalojë në ekstazë. Sepse Ibra, njeriu që nuk po konkretizonte raste të pabesueshme në pjesën e parë, vendos ta marrë skuadrën mbi supe. Në minutën e 53-të do të jetë një aksion rokambolesk në zonën verdhekuqe. Roma do të kërkojë një faull në zonë ndaj Heinzes, por gjyqtari vijon lojën dhe pas goditjes së Ambrozinit, De Rosi do ndalë topin me dorë. Është penallti neto dhe Ibra kësaj ardhe nuk gabon. Stekelenburg nga njëra anë dhe topi nga tjetra. Goli çliron kuqezinjtë, ndërsa Roma nis të tregojë arsyet se përse nuk bind në këtë kampionat. Pasime radhazi të gabuara dhe në një aksion të ndërprerë Muntari do të japë një asist të

Serie A Të shtunën Milan – Roma Palermo – Udineze Të dielën Atalanta – Bolonja Çezena – Parma Kievo – Siena Xhenoa – Fiorentina Lacio – Kajliari Napoli – Katania Novara – Leçe Juventus – Milan

2-1 1-1 12:30 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 20:45

mrekullueshëm për Ibrahimoviçin, që pasi kalon Stekelenburg me një sombrero, e ka një lojë fëmijësh ta shtyjë topin në rrjetë me kokë, ndonëse Kjaer përpiqet që ta ndalojë. 2-1 për Milanin dhe avantazhi me Juventusin shkon në +7, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak, që do ta rikuperojnë sot ndaj Interit. Konte: Kujdes, Interi luan ndeshjen e jetës

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, u ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që të kenë kujdes nga Interi, pasi zikaltërit do të luftojnë deri në vdekje për të fituar të dielën. “Interi do të luajë ndeshjen e jetës. Është vërtet një ndeshje që përjetohet thellësisht nga të dyja palët dhe ata duan ta ndërpresin ecurinë tonë të fitoreve pikërisht në stadimin tonë. Sfida me Interin është me rëndësi për të tashmen, por e kaluara nuk më intereson aq. Këto janë pikë të rëndësishme të cilat dua t’i fitoj dhe kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve”, është shprehur Konte. Ndryshe ka folur mbrojtësi Kielini, që ka pohuar se Interi mbetet rivali më i madh i bardhezinjve, deklaratë që vjen një ditë para derbit të Italisë. “Është e vërtetë se në moment, nga pikëpamja mediatike, ndeshja ndaj

Formula 1

Hemilton, pole-position në Sepang Luis Hemilton ka regjistruar “pole position” e dytë sezonal me makinën e tij McLaren në Çmimin e Madh të Malajzisë, ndërsa skuadra britanike u shfaq më e shpejta në pistë, pasi në garën e së dielës do të ketë dy njëvendëshe në vijën e parë të nisjes. Hemilton e ndaloi kronometrin në kohën 1 minutë, 36 sekonda e 219 të mijëtat në sesionin e tretë të provave zyrtare, ndërsa përkrah tij do të jetë shoku i skuadrës, fitues në garën e parë në Melburn, Xhenson Baton, i cili ishte 149 të mijëtat më i ngadaltë. Kampioni i botës në vitin 2008 konfirmoi se McLaren e ka nisur mjaft mirë këtë botëror, duke e vendosur kohën më të shpejtë prej fillimit të raundit të fundit kualifikues, ndërsa rivalët e tij nuk arritën të ishin më të shpejtë. Kjo është hera e parë prej vitit 2009 që Hemilton regjistron “pole position”-in e dytë radhazi, ndërsa McLaren arrin që për herë të parë prej 2007-ës të pozicionojë pilotët në dy vendet e para në dy gara radhazi. Mikael Shumaker do të niset nga vendin i tretë me Mercedes, ndërsa vija e dytë e nisjes kompletohet nga Mark Veber me makinën Red Bull. Piloti tjetër i skuadrës kampione

Ibrahimoviç pas shënimit të golit

Interit ka mundur të humbasë diçka. Por, ata janë rivalët tanë më të mëdhenj dhe ne kemi folur shumë për këtë gjatë javës. Interi këtë sezon është në formë jo të mirë. Ata ishin të fortë, por për momentin ne ndihemi në formë më të mirë se ata. Shpresoj që Juventusi të ndjekë

Juventusin sesa për Interin, prandaj ata kanë më shumë për të humbur. Me një humbje, Juve do të mbetej shumë prapa Milanit në tabelë. Ata, po ashtu, kanë frikë se Interi mund të jetë skuadra e parë që mund t’i mposhtë këtë sezon”, ka thënë Ranieri në konferencën për mediat.

Barça dhe Reali fitojnë, ruajnë diferencen me 6 pikë Barcelona ka regjistruar fitore prej 2-0 në udhëtim në “Iberostar Estadi” të Majorkas.Mysafirët zhvilluan një gjysmë të parë dominuese duke arritur të shënojnë një herë.

Luis Hemilton

të botës në fuqi, Sebastian Fetel i mbylli provat zyrtare në vendin e gjashtë, megjithatë gjermani u favorizua nga penalizimi i Kimi Raikonen me Lotus, që ka humbur pesë vende në start, për shkak se ndryshoi paketën e marsheve gjatë fundjavës. Kjo bën që edhe kampioni i botës, Fetel, me Red Bullin tjetër të ketë shanse reale për të triumfuar në cirkuitin e Sepangut. Ajo që ka zhgënjyer sërish është Ferrari. Fernando Alonso nuk ka shkuar më tepër se vendi i tetë në provat kualifikuese, pas Niko Rosberg me Mercedes, ndërsa paraqitja e Felipe Masës ka qenë edhe më e dobët, me brazilianin që do të niset i 12-ti.

hapat e Inerit, të rikthehet pas një periudhe të vështirë. Shpresoj që këtë sezon të ketë nisur epoka e re për ne”, ka thënë Kielini. Ndërsa trajneri i Interit, Klaudio Ranieri, është përpjekur që ta bartë presionin te Juventusi për derbin e Italisë. “Në këtë situatë, ndeshja është më e rëndësishme për

Pas një goditjeje të lirë nga Lionel Mesi, u duk që Aleksis Sançez e preku topin për ta shtyrë në rrjetë, mirëpo më vonë goli i është regjistruar argjentiasit (25’), i cili me këtë gol thyen rekordin e brazilianit Ronaldo për më shumë gola të shënuar në një edicion në La Liga me fanellën e Barcelonës. Në gjysmën e dytë, vendasit tentuan që ta kthenin lojën në favor të tyre, ndërsa një lehtësim për ta ishte edhe përjashtimi i Tiago Alkantaras me kartonin e dytë të verdhë (57’). Megjithatë, përkundër këtij përjashtimi, blaugranat vazhduan të impononin lojën e tyre dhe të shfaqeshin të

rrezikshëm, por edhe të shënojnë. Edhe goli i dytë i Barçës u ndërtua nga Leo Mesi, i cili goditi shtyllën, ndërsa Zherard Pike ishte aty për të shënuar (79’). Pas kësaj ndeshjeje Barça iu afrua në katër pikë Realit, duke e vënë nën presion skuadrën e Murinjos, por madrilenët do të shhpërthenin vetëm pak minuta më pas, duke marrë përpara Real Sociedadin me një goleadë, 5-1 “Los Blancos” çelin menjëherë serinë e golave me anë të Gonzalo Higuain, që lëshon një të djathtë të saktë në hyrje të zonës së rreptësisë pas shërbimit të marrë nga Benzema. Reali është me krahë dhe duket se nuk e vuan aspak afrimin provizor të katalanasve. Kristiano Ronaldo do ta hedhë Socieadadin “KO” me golin e tij të minutës së 32-të dhe pas këtij momenti sfida kthehet në një goleadë. Karim Benzema do të realizojë rrjetën e tretë, përpasa se miqtë të shënojnë golin e nderit me anë të Prietos. Me këto shifra do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën

Majorka – Barcelona 0-2 La Liga Të shtunën Majorka – Barcelona Real Madrid – Sociedad Të dielën Saragoza – Atletiko Madrid Espanjol – Malaga Levante – Osasuna Atletik Bilbao – Gijon Rajo Valekano – Vilareal Betis – Rejsing Satander Të hënën Granada – Sevilja

0-2 5-1 12:00 16:00 16:00 18:00 19:45 19:45 21:00

Ronaldo dhe Benzema do të realizojë edhe nga një gol për ta mbyllur sfidën me nga një dygolësh dhe për t’u rikthyer edhe njëherë në avvantazhinn e 6 pikëve.


22

MAPO

E shtunë, 25 mars 2012 www.mapo.al

Shtiret si femër për 13 vite Një i pastrehë nga Kalifornia, i cili ia kishte vjedhur identitetin një gruaje, është arrestuar pas 13 vitesh prezantimi të rrejshëm. I arrestuari me vite të tëra është paraqitur si Perla Serrano, ndërsa është arrestuar pasi i kishte shndërruar jetën në ferr “viktimës” së tij dhe kishte shpenzuar rreth 100 000 dollarë për mjekim. Arrestimi i 51-vjeçarit ka qenë i rastësishëm, kur një polic e kishte parë duke fjetur në një ulëse. Polici ishte i bindur se bëhej fjalë për një grua, mirëpo kishte filluar të dyshojë kur ka vërejtur byzylykun e spitalit me emër tjetër.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Foshnja 31-vjeçare Amerikani Stanley Thornton i ka kaluar 18 vitet e fundit të jetës së tij duke u sjellë si një foshnje e madhe e rritur, duke mbajtur pelena dhe duke fjetur në një krevat të vogël. 31-vjeçarit i pëlqen të mendojë se i ka dy vjet dhe i pëlqen tavolina për foshnja në të cilën e konsumon ushqimin. “Ndihem sikur nëna më përqafon gjithnjë kur mbaj pelena. Mendoj se do të sillem si foshnje gjithë jetën time... Mendoj se djepi është gjëja më e rëndësishme në jetë”, citon The Sun fjalët e Stanleyt.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Saturni ju premton qëndrueshmëri dhe rehati në jetëntuajnëçift.Lidhjajuaj do fillojë të bëhet më serioze dhe do bëni plane për të ardhmen. Beqarët do kërkojnë të angazhohen seriozisht,porpersonatqë do takojnë parapëlqejnë t’i marringjëratdalëngadalë.

Gjithçka do shkojë më së miri sot në jetën sentimentale të beqarëve. Përfitoni sa të mundni sepse ditë të tilla nuk përsëriten shpesh. Beqarët nga ana tjetër do kenë një takim impresionues. Do dini të bëni atë që duhet në mënyrë që të krijoni një lidhje.

Dita e sotme do jetë harmonike dhe mjaft e bukur. ShumëplanetëdojupërkrahinporVenusiështëaiqëdo ju mbështesë më tepër. Të gjithë ata që kanë pasur debatedogjejnëqetësinë.Beqarëtdotakohenmepersonin që kanë pëlqyer prej kohësh.

Momentet e gëzuara në jetën në çift do jenë të shumta. Gjithçka do shkojë ashtu si e keni dëshiruar nëse tregoheni më të moderuar dhe më të arsyeshëm. Beqarët duke kërkuar me ngulm personin ideal do ndeshen me dikë që nuk është për ta.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Falëkonfigurimittëyjevedo kenisurprizapassurprizash nëjetënnëçiftporedhegoxhazënka.Mosidramatizoni gjërat, por merrini më lehtë dhetregohunipakmëtolerantë.Beqarëtdopërjetojnë mjaftkënaqësisepsedotakohen me një person që ia vlendhemjaftgazmor.

Mos u mbyllni në vetvete sotdhemosrefuzonitëkomunikoni me partnerin tuaj. Është pikërisht kjo sjellja e cila mund të rrezikojë së tepërmi lidhjen që keni krijuar. Dilni nga guaska ku jeni futur! Beqarët do kenë disa takime, por njeri do i impresionojë më tepër.

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë shumë e bukur, e mbushur me ngrohtësi dhe pasion. Nëse disa kanë qëndruar pak larg njëri-tjetritkohëtefunditdoafrohen dhe do komunikojnë më tepër.Beqarëtmundtëkenë dashurimeshikimtëparëpor nukduhettënxitohen.

Ndjenjat në çift do jenë të forta dhe të thella. Largoni xhelozinë dhe momentet e zjarrta nuk do të mbarojnë. Për ju beqarë kjo ditë do jetë e mbushur me mundësi për takime. Mos shikoni nëse personi ka lekë apo jo por njihni njeriun para së gjithash.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Asnjë planet nuk do mund ta prishë dot qetësinë e jetës suaj në çift. Nga ana tjetër Jupiteri do ju mbrojë nga debatet dhe mosmarrëveshjet. Shfrytëzojeni ditën! Nëse jeni ende vetëm, mund të keni ndonjë takim i cili do ua shtojë dëshirën për aventura.

Jupretnjëditëshumëelumtur sot. Planetët do ju krijojnë të gjitha kushtet e nevojshmeqëjutëndihenisamë mirëdhesamërehat.Beqarët që janë në kërkim të shpirtit binjak duhet të shmanginçdollojangazhimi i cili do ua shtojë më shumë stresin dhe ankthin.

Edhe pse Urani do mundohettadestabilizoje marrëdhënien tuaj me partnerin,ainukdoiaarrijë qëllimitdhedokeninjëditë të mirë. Venusi do ndihmojë beqarët të kenë takime interesante nëpër vendemjaftmisterioze.Do ndiheni mjaft mirë!

Jeta në çift do jetë e këndshme sot, por do ketë diçka që do ju shqetësojë. Duke ndërtuar një lidhje edhe më të fortë dhe duke shtuar bashkëpunimin do mund t’i bëni ballë çdo sfide. Beqarët do kenë në krah shumë planetë dhe do shkëlqejnë.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Përpjekje të lodhshme për t`ia dalë në krye diçkaje. 8. Ndjenja e mërzisë që na vjen nga diçka e padëshirueshme. 12. Tregu Europian. 13. Shpend uji. 14. Agjensi Veterinare. 16. Zgavra dylli të bletëve. 18. Cigan. 20. U rrëzua. 21. Titull fisnikërie. 24. Sulejman i futbollit tiranas, mbrapsht. 25. Pleh kimik me përmbajtjetëlartëazoti.26.Tërësiaepredhavetëndryshme.27.Ishteinstitucioniiaktorëve shqiptarë. 28. Industria Ndërtimit. 29. Agjensi Ajrore. 30. Njeri i pasur. 32. Dijeqëkemifituarpërdiçka.34.ShtetnëAmerikëneJugut.39.Hallkëehekurtqë i vihet boshtit të rrotave të qerres. 40. Mbledhje me disa a më shumë pjesëmarrës,qëbëhetpërtëdiskutuarpërnjëçështjemeinterestëpërbashkët.41.Zonat largqendravetëbanuara.42.Pakforcë.43.Masëevjetërpeshe.44.Krastaitelevizionit. 45. Ecuria e zhvillimit dhe e ndryshimit të një dukurie nën ndikimin e vepruesve të jashtëm e të brendshëm. 49. Qendrim me dyshim e mosbesim për mundësinë e kryerjessë diçkaje. 50. Notë muzikore.

1. Mënyra si janë vendosur dhe si janë të lidhura në mes tyre pjesët përbërëse të diçkaje. 2. Tërësi e parimeve, e tezave dhe e përgjithësimeve, që formojnë një shkencë a një degë të saj. 3. Shkronjë dyshe. 4. Ravel i muzikës botërore. 5. SHBA në origjinal. 6. Merre! 7. Gomesh i futbollit gjerman. 9. Ciko i muzikës. 10. Modunjo, këngëtar i famshëm italian. 11. Pjesë midis brinjëve. 15. Djalë në dialekt. 17. Shenjë dalluese me figura simbolike që përfaqëson një shtet, një qytet, një parti, një familje etj. 19. Zgjuarsi, pjekuri. 21. Adhurohet ngaaziatikët. 22.Nukkagjë,s’prishpunë.23.Nikolla,shkrimtarhumorist.26.Periudhëkohe.30. Masë e trashë dhe e ngjeshur, që formohet nga përzierja e një lënde të fortë me njëlëng.31.Skuadërfutbolliangleze.33.Kohëmëparë.35.Fëlerifutbollitgjerman. 36.Gjysëmgati.37.Aiqënukngrihetanukecëndot.38.AsamblejaEuropiane.39. Këngëtare popullore. 42. Barazim. 45. Dega Prodhuese. 46. I ka raca në mes. 47. Instituti Zoologjisë. 48. Agjensi Monetare.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

147, 187, 333, 426, 465, 526, 546, 613, 796, 802, 939, 963.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Numra me 4 shifra:

2651, 3203, 4155, 4845, 5963, 6695, 8485, 8745.

Numra me 6 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

013536, 030301, 164951, 165279,

369871, 500113, 521026, 521777, 526831, 555491, 558153, 604240, 611832, 632541, 654152, 753391, 835525, 895200, 910566, 948226.

Numra me 6 shifra:

4205769, 5509044, 7485152, 8648596.


retro 1942 SOT faqja e fundit profil&

E diel , 25 mars 2012 www.mapo.al

MAPO

23

25 mars

Lindi Mbretëresha e muzikës Soul Aretha Franklin, Mbretëresha e muzikës Soul, mbush sot 70 vjeç. E lindur në Memphis në datën 25 mars 1942, e rritur në Detroit, vajza e një nga më të famshmëve predikues me ngjyrë në vitet ’50-’60, nuk është vetëm një simbol i muzikës, por edhe një pikë referimi për kulturën e afroamerikanëve. Është vështirë për të harruar përfshirjen e saj në Blues Brothers. Ajo qe për vite me radhë një nga zërat më të fuqishëm në

Jazz, Blues dhe Soul, ndërsa klasifikohet si një nga këngëtaret me ndikim jashtëzakonisht të madh në mënyrën sesi u zhvillua më tej muzika. Franklin është një nga ato zëra që ka vendosur rekorde të pathyeshme në botën e muzikës, edhe pse u bë nënë në një moshë fare të re dhe pati mjaft peripeci në jetë, ajo ia ka dalë mbanë të jetë një grua e jashtëzakonshme. Në janar, Aretha anuloi përgatitjet për dasmën e saj me

William Wilkerson, shokun e saj historik. Ajo ka një karrierë të jashtëzakonshme prej diveje të këngës dhe të muzikës, për një jetë të suksesshme artistike, në të cilën përfshiheshin 18 çmime “Grammy”, gjatë së cilës ishin shitur 75 milionë kopje të disqeve të saj. Ndër të tjera, ajo është gruaja e parë që është bërë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” dhe e “Medaljes Presidenciale të Lirisë”.

Astrit Rexhaj

Një shqiptar i zgjedhur për të përfaqësuar gjermanët A

“Për mua kjo është një detyrë e madhe. Para së gjithash dua që në jetën time të kem arritur diçka dhe gjithashtu të jem një shembull për qytetarët e tjerë shqiptarë, të cilët pranojnë se kontributet e tyre në shoqëri duhet të jenë të tilla.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

strit Rexhaj është lindur më 5 maj të vitit 1986 në Wiesbaden. Ai është ndër shqiptarët e rrallë në Gjermani që në mënyrë aktive merret me politikë. Astriti me këtë dëshiron të përfaqësojë një brez të ri. Prindërit e Astritit, Isufi dhe Raza, nga Dobroshi i Gjakovës, kishin ardhur në Gjermani në vitin 1971. Astriti fillon të interesohet që në rininë e hershme për politikën dhe për projekte sociale. Si fëmijë i një “gastarabeiteri”, që e fitonte bukën me punë të rënda fizike, Astriti, siç e thotë vet, nuk e kishte të vështirë të përcaktohej se anëtar i cilës parti do të bëhej. Në vitin 2008 regjistrohet në Partinë Socialdemokrate (SPD), parti e cila u kushton rëndësi të veçantë çështjeve sociale dhe të drejtave të punëtorëve. Qysh në gjimnaz ai ishte nënkryetar i shkollës dhe gazetar i revistës shkollore. Ndërsa pas përfundimit të gjimnazit ai shkon për një praktikë në Bundestag te deputeti Michael Hartmann (SPD) prej nga edhe fillon që të bëhet politikisht aktiv. Paralelisht me studimet e juridikut në Universitetin e Mainz-it, të cilat i përfundon me sukses, ai ndihmon në organizimin e fushatave zgjedhore dhe aktiviteteve politike. Fillimisht si anëtar bordi në detyrën e sekretarit, pastaj zëvendëskryetar i kryesisë së partisë në Hochenheim mbi Majn, në fillim të vitit 2011 arrin të zgjidhet edhe deputet në Këshillin e Qytetit. Astriti, tani 25 vjeç, është ndër shqiptarët e rrallë në Gjermani që në mënyrë aktive merret me politikë. Megjithatë, për të kjo është diçka vetëm simbolike. Ai me këtë dëshiron të përfaqësojë një brez të ri dhe të inkurajojë të tjerët: “Për mua kjo është një detyrë e madhe. Para së gjithash dua që në jetën time të kem arritur diçka dhe gjithashtu të jem një shembull për qytetarët e tjerë shqiptarë, të cilët pranojnë se kontributet e tyre në shoqëri duhet të jenë të tilla. Ne jemi pjesë e këtij vendi, e Gjermanisë, dhe kemi një votë si krejt qytetarët e tjerë. Këtë gjë duhet ta kuptojnë dhe ta kenë gjithmonë parasysh edhe bashkëkombësit e mi.” Të jesh njeri nga më të rinjtë në parti dhe përveç kësaj të jesh i huaj, mund të fshehë rreziqe. Por e rëndësishme është së pari që të kapërcehen paragjykimet, nënvizon Astriti. “Unë mendoj se ne nuk mund ta mohojmë kurrë prejardhjen tonë. Zemra ime i takon Kosovës. Megjithatë, unë jam lindur dhe jetoj në Gjermani. Si një person me rrënjë shqiptare, unë do ta kem një shans më shumë të pëlqehem nga masa, kështu që shoh shanse në parti. Është e nevojshme që nganjëherë t’i theksojmë aspektet pozitive. Unë personalisht mund të them se kurrë nuk kam pasur ndonjë problem nëse kam theksuar se Kosova është shteti im i origjinës, me siguri ka pasur në fillim disa probleme, por fillimisht duhen kapërcyer paragjykimet. Të tilla paragjykime ka kudo.” Aktualisht Astriti punon si bashkëpunëtor shkencor pranë kompanisë më të madhe në botë për

të drejtën ndërkombëtare (DLA Piper). Kjo kompani është e pranishme me 67 zyra në 29 vende të ndryshme të botës. Astriti punon në zyrën e Frankfurtit mbi Majn. Në universitetin e këtij qyteti ai paralelisht specializohet edhe në degën “Legjislacioni i biznesit”. Astriti shpreh bindjen e tij se kosovarët që janë rritur jashtë vendit dhe janë aktivë në politikë dhe në fushat tjera, me një përkushtim dhe punë të madhe mund të sjellin vetëm gjëra pozitive për Kosovën: “Së pari, krijohen marrëdhënie midis shteteve; dhe së dyti, njeriu e ka një pikëpamje tjetër sesi funksionon Gjermania dhe politika gjermane. Kjo pikëpamje u mungon shpesh politikanëve kosovarë. Ata janë të rrënjosur thellë në strukturat ekzistuese apo të trashëguara dhe nuk mund të shohin jashtë ‘rrethit të tyre’. Mendoj se avantazhin që kam fituar në Gjermani, unë mund ta përdor duke mbështetur projekte të cilat kontribuojnë për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes Gjermanisë dhe Kosovës.” Astriti mund të jetë njeriu i vetëm në botë që në galerinë e njëjtë të muzikës në celularin e tij ka renditur veprat më të njohura muzikore të Frederik Shopenit dhe këngët e Shyhrete Behlulit. Ai dëgjon me ëndje sidomos”Koncert për piano 2” të Shopenit dhe këngën “Me u ba ma t’mirë” të Shyhrete Behlulit. Dhe Astriti punon që shqiptarët në Gjermani “të bëhen më të mirë”. “Unë gjithmonë them se Kosova ka më shumë gjëra pozitive dhe të mira për të ofruar, e jo kriminelë dhe njerëz të dhunshëm. Shqiptarëve këtu në Gjermani dua t’ju tregoj se vetëm me punë dhe me përkushtim mund të arrijnë gjithçka. Dhe, siç thashë, unë e shoh veten time si një pjesë të bashkësisë shqiptare. Unë jam gjithmonë i gatshëm për të biseduar rreth mundësive dhe ideve të reja të cilat do ta avanconin pozitën e bashkatdhetarëve të mi në Gjermani dhe pres gjithashtu për të marrë disa reagime, apo përgjigje nga bashkatdhetarët e mi.”

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Në veçanti, Astriti është aktiv në punët e grupit të fushës sociale, te rinia dhe aktivitetet kulturore. Dhe në këtë drejtim atij i duhet edhe mbështetja e rinisë shqiptare në Gjermani: “Popullsia e re shqiptare mund të eci shumë dhe sigurt përpara. Ne mund të përdorim arsimimin dhe përvojat këtu, për të sjellë ndryshime edhe në Kosovë. Arsimimi duhet të jetë shumë i lartë në demokraci. Edhe unë kam nevojë për kritika konstruktive, sugjerime, veçanërisht nga të rinjtë. Mundësi për të shkëmbyer informacione kemi krijuar në mënyrë të veçantë nëpërmjet një lidhje studentore që sapo është formuar në Frankfurt mbi Majn. Unë gjithmonë them: “njerëzit e zgjuar e ndërtojnë një vend të zgjuar”. Një ditë e punës për Astritin fillon herët në mëngjes dhe përfundon në orët e vona të mbrëmjes. Nga Hochheimi mbi Majn, ku në një shtëpi me katër hyrje ai jeton së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit Armendin 31 dhe Shaqirin 28 vjeç, të dy të martuar dhe me profesion informaticienë, Astriti rrugën deri në Frankfurt mbi Majn e bën zakonisht me tren. Meqë udhëtimi me tren zgjat rreth një orë kjo i jep mundësinë që të lexojë, gjë që nuk do ta bënte po të udhëtonte me makinë. Në orët e vona të pasdites ai angazhohet rreth punëve të partisë dhe jo rrallë gjen kohë edhe për aktivitete sportive. Ai është pjesëmarrës i maratonës së Frankfurtit, në të cilën çdo vit marrin pjesë mbi 30 mijë sportistë. “Angazhimi, puna, respekti dhe mbi të gjitha familja janë themelet e një të ardhme të suksesshme. Çdo shqiptar që jeton në Gjermani duhet të ketë parasysh që e ka për detyrë të përfaqësojë vendin e tij. Së bashku ne mund të arrijmë shumë, tani dhe asnjëherë nuk na nevojiten ndarje dhe moskomunikim ndërmjet nesh, këto vetëm pengojnë rrugën drejt përparimit”, nënvizon Astriti. Autor: Esat Ahmeti/DW


Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you