Issuu on Google+

Faqe 7

Filmoi skena porno me të shoqen, i bënte shantazh për ta prostituuar Rrëfimi i gruas: Më rrihte ndërsa bënim dashuri dhe më filmonte duke më kërcënuar se nëse nuk prostituoja, do t'i publikonte pamjet në internet

Pallati ku banonte çifti

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 24 gusht 2012. Numër 666. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Mashtroi FBI, arrestohet shqiptari kandidat për Kongresin amerikan

Pas tritolit në makinë

200 mijë euro Gjobë djalit të ish-deputetit të PS Arrestohet për gjobëvënie Kreshnik Ymeri. I kërkoi me sms kërcënuese 200 mijë euro djalit të biznesmenit të karburanteve dhe ish-deputetit të PS, Shyqyri Duraku. Nëntë ditë më parë makina e Edmir Durakut u hodh në erë në Sarandë. I dyshuari dhe i dëmtuari njiheshin prej vitesh. Arrestimi “Top Sekret” i Ymerit dhe 10 sms-të kërcënuese Pronari i lavazheve i vë gjobë 200 mijë euro djalit të biznesmenit të njohur të karburanteve njëkohësisht edhe ish-deputetit të PS-së, Shyqyri Duraku. Policia arreston të dyshuarin e krimit, Kreshnik

Ymerin 28 vjeç, në afërsi të rrugës “Don Bosko”, në një lokal në një kompleks banimi, pas një kombinacioni të njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe grupit hetimor të mësipërm. FAQe 5

Vila e familjes Duraku në Sarandë, ku u hodh në erë makina e Edmir Durakut

Kandidati për Kongresmen, Xhon Goci me këngëtaren Genta Ismajli në SHBA

Xhon Goci akuzohet se gënjeu agjentët e FBI-së për çështjen e hapur kundër Tom Duhanajt, pronarit të “Brace Hamburgers”, i cili u prangos për dhënie parash me fajde Faqe 6

Strategjia për zgjedhjet, Rama mbledh kupolën e PS në Korçë

Petrit Kurti është qëlluar dje në sy të bashkëshortes. Vritet 20-vjeçari në Shkodër, plagoset rëndë i vëllai, pranga një të dyshuari

Kreu i PS me Ruçin, Blushin, Veliajn, Xhafajn dhe Beqen, dy ditë në Korçë për të diskutuar aksionin e këtij viti FAQe 3

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shkrimi pa ‘histori’ i O. J. Schmitt-it

Replikë ARBEN PUTO

Në një shkrim të ribotuar në gazetën MAPO, historiani O.J. Schmitt ka dalë...

Ku ka qenë dhe ku po shkon Kosova

koment Hashim Thaçi

Konsolidimi i shtetësisë. Është një fakt që, nga shkurti i vitit 2008, Kosova...

Plumba në kokë tregtarit në Tiranë, vrasje për gjakmarrje në Shkodër

Bramac_Albania_Naslovnica_110x53mm 2012 06:Layout 1 09.06.2012 15:26 Page 1 Lëndë ricikluese

Petrit Kurti 56 vjeç, pronar i një marketi në Yzberisht, mbeti i vdekur pasi u qëllua dy herë në kokë me një armë

Policia në marketin ku u vra Petrit Kurti

suplementi

sipas meje/ 19

Fjolla dhe Zajmina aFërdiTa dreshaj: provokojnë me Tradhtia, fundi i një puthje në buZë

Nik Xhelilaj konkurron Ezelin, ylli i ri në serialet turke Aktori shqiptar, protagonist në serialin turk “Kayıp Şehir”. Kadir është emri i personazhit që Xhelilaj do të ketë në këtë film.

Fjolla dhe Zajmina provokojnë me puthje në buzë Ermela, fotot e festës së çmendur të ditëlindjes FAQe 9-15

Dy mikeshat kanë shijuar një kafe së bashku, por nuk kanë ngurruar as të provokojnë me puthje intriguese mes tyre.

zjarri pistoletë nga persona ende të panjohur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa ndodhej me bashkëshorten Meleqen në dyqanin e tij. Burime nga policia thanë se ende ishin të paqarta motivet e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se po hetohet në pistën e një konflikti pronësie, si dhe në atë të një grabitjeje të mundshme ndaj tij. 56-vjeçari Kurti u sulmua sipas dëshmitarëve nga dy persona... FAQe 4

dashurie, s’do ta falja kurrë Së fundmi kanë qarkulluar zëra se raporti i tyre ka pasur krisje, po kjo sipas Afërditës është tërësisht e pavërtetë, madje kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet sa me habi, aq edhe duke qeshur.

www.mapo.al

Edison Ypi

biG broTher

Makap

Nik Xhelilaj

konkurron EzElin dhE MEhMEtin, ylli i ri në sErialEt turkE

Françeska shpërngulet në Tiranë, ermali i pavendosur për bashkëjetesën

Tuna:

I dua ata që më urrejnë Tuna ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të shprehur se nuk i bëhet vonë se çfarë thonë të tjerët për të.

Gjergj kaçinari: çfarë pres nga hyrja në bandën e renis Gjokës

ermela, festë të çmendur për ditëlindjen e saj

Mbiemri, një ‘vulë’ përforcuese në rrugën time në muzikë, çdo gjë tjetër varet vetëm nga aftësitë e mia.

Madje ajo është kujdesur që të sigurojë edhe disa veshje karakteristike të haremeve arabe dhe të kërcejë “bellidance”

Zanfina fiton vendin e 3 në festivalin e ohrit Faqe 9

Makapi është një fshat diku mes Konispolit, Vermoshit, Divjakës, Pogradecit. Një mëngjez Makapi u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës ishte zhdukur një djalë. Prindërit e djalit thanë në kafenenë e Makapit se djali i tyre kishte vajtur në mbrëmje në disko, dhe s’ishte kthyer më. E kishin marrë disa herë në celular, zilja binte, djali s’përgjigjej. Kishin pyetur pastaj miqtë e djalit. As ata s’dinin gjë. Fakti tronditës mbi zhdukjen e djalit, pasi mbushi me hamëndje nga më të frikëshmet kafenenë e Makapit dhe kafenetë e fshatrave përqark, brenda pak minutash kapi Tiranën, gazetat, televizionet. Prindërit e djalit lajmëruan policinë, së cilës i kërkuan të vinte urgjent të kapte autorin e krimit. Përgjigja e Policisë i habiti; Duhej të prisnin të paktën 72 orë nga zhdukja e djalit...


2

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

politika

Deputeti i PS kërkon zgjerimin e koalicionit me grupime të papërfaqësuara të qytetarëve

Braçe: Front kundër Berishës vetëm me parti, është pak “ Ka grupime të tëra sociale të organizuara, por të papërfaqësuara, të cilat janë goditur deri në palcë nga Berisha! Duhet të zgjerohemi me njerëz! Kur mbeten më pak se 9 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, partitë politike kanë nisur të bëjnë llogaritë paraelektorale për mënyrat sesi mund të grumbullojnë më shumë vota. Të bindur se çelësi i suksesit për demokratët në zgjedhjet e shkuara parlamentare, ato të 2009-ës, ishte pikërisht koalicioni i gjerë që ata krijuan, socialistët po mendojnë seriozisht sesi mund të krijojnë një front sa më të madh dhe të gjerë kundër mazhorancës aktuale për të arritur që të përmbysin raportet e deritanishme. Por pesha e papërfillshme e një numri partish politike që sot janë pjesë e koalicionit opozitar ka bërë që jo të gjithë në PS të jenë optimistë se zgjerimi i koalicionit vetëm me këto lloj forcash do mund të mjaftonte për të siguruar suksesin. Njëri prej tyre është dhe nënkryetari i grupit socialist, Erion Braçe, i cili duke ironizuar se partitë aleate të PS-së kanë elektorat vetëm krerët e tyre, shtron si domosdoshmëri që veç tyre socialistët duhet të bëjnë koalicion edhe me grupet sociale të papërfaqësuara. Braçe

Në një koment të shkurtër në faqen e tij në rrjetin social facebook, deputeti socialist Erion Braçe teksa analizon nevojën e krijimit të një

fronti të gjerë kundër Berishës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, vlerëson si të domosdoshme që socialistët të krijojnë lidhje apo aleanca me ato grupe sociale që sot gjenden të papërfaqësuara dhe të harruara nga qeveria. Por së pari Braçe nuk nguron që të thumbojë partitë që sot gjenden në koalicion me PSnë në opozitë, të cilët sipas tij kanë për elektorat vetëm krerët e tyre. Ndaj sipas Braçes, një koalicion apo front opozitar paraelektoral vetëm me këto lloj partish është shumë pak. “Front kundër Berishës vetëm me parti apo krerë të tyre, është pak! Duhet më shumë”, - shprehet deputeti socialist Erion Braçe, i cili jo pak herë ka qenë kritik me qëndrimet apo deklaratat që kanë mbajtur partitë aleate të PS-së për një sërë çështjesh.

Zgjedhja sipas Braçes është te zgjerimi me njerëz dhe jo thjesht te numri i partive. Për këtë qëllim ai thekson se një drejtim në të cilin duhet të punojë PS-ja janë grupimet sociale

Aleanca

Zgjedhja sipas Braçes është te zgjerimi me njerëz dhe jo thjesht te numri i partive. Për këtë qëllim ai thekson se një drejtim në të cilin duhet të punojë PS-ja janë grupimet sociale, të cilat sot gjenden të braktisura dhe të papërfaqësuara nga politika. “Ka grupime të tëra sociale, të organizuara, por të papërfaqësuara, të cilat janë goditur deri në palcë nga Berisha. Duhet të zgjerohemi me njerëz”, - shprehej më tej Braçe në komentin e vet. Përveç Braçes edhe figura të tjera qendrore në PS kanë shtruar nevojën për zgjerim të koalicionit përtej atij aktualit. Kështu, ish-kryeministri Pandeli Majko në qëndrimet e tij ka shtruar si të nevojshme që PS-ja në zgjedhje të mund të bëjë koalicion edhe me dy forcat më të reja politike në vend, Aleancën Kuq e Zi që drejtohet nga Kreshnik Spahiu, apo edhe me Frymën e Re Demokratike të i sh- p r e s i de nt it B a m i r To p i . Ndërkohë që figura të tjera të kësaj force kanë kërkuar zgjerim të koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kujtojmë këtu qëndrimin e shprehur publikisht nga anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi, i cili në momentet para zgjedhjes së presidentit e shtroi një bashkim të tillë si të nevojshëm. Por duket se nevojën e zgjerimit të koalicioneve e ndjejnë dhe të djathtët, të cilët duket se kanë siguruar deri më tani prezencën në koalicionin e tyre të PDK së Nard Ndokës, i cili pritet që shumë shpejt të bëhet dhe pjesë e qeverisë me postin e zv/ministrit të Brendshëm. Edi Rama dhe Erion Braçe

Malaj: Borxhet e këqija, skenarët shkojnë deri në ekstrem Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj thotë se zinxhiri i borxheve të këqija që është krijuar në ekonomi, rrezikon të përkeqësohet. “Është një shqetësim real dhe do të vijë në rritje. Kjo vjen edhe nga analiza që është bërë për borxhet e këqija në vende të tjera. Shqipëria jo vetëm që ka një borxh publik të lartë, por njëkohësisht është rritur borxhi i keq i buxhetit të shtetit për kompanitë private, i kompanive publike apo enteve buxhetore në  kompanitë private. Shqiptarët e ndjejnë dhe nuk e fshehin që është rritur edhe borxhi i vet midis tyre, qoftë kur bëjnë biznes, qoftë kur kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin”, - tha Malaj. Malaj paralajmëroi se, nëse ky fenomen nuk do të ndalet, kostot për ekonominë do të jenë të larta, deri në skenarët më ekstremë. “Po të shihni vendet që sot janë në krizë, një pjesë e tyre kanë ardhur për shkak se është nënvlerësuar kriza e borxheve të këqija. Jo vetëm e borxhit publik, por edhe e borxhit që privatët kanë krijuar me njëri-tjetrin, apo që privatët dhe kompanitë kanë krijuar me

sistemin bankar të vendit të tyre. Aty ku rritja ekonomike është mbështetur te rritja e borxhit të qytetarëve të saj apo kompanive të saj, falimentimi ka qenë i pashmangshëm”, - tha Malaj. Por si mund të administrohet kjo situatë? Për ish-kreun e Financave, fillimisht zgjidhja kalon nga buxheti dhe më pas kërkon edhe përfshirjen e bankave. “Në qoftë se nuk ndërpriten në pikën e nisjes, që është buxheti i shtetit dhe në qoftë se nuk bëhet një analizë e plotë edhe në sektorin bankar të vendit, se si çlirohet biznesi nga kostoja e rëndë e kredive dhe nga mosofrimi i një opsioni për ristrukturimin e kredive, duke mbledhur kreditë e këqija, por duke mos bllokuar dhënien e kredisë, atëherë të gjitha së bashku japin një mundësi profesionale për ta zbutur problemin fillimisht dhe pastaj dhe për ta zgjidhur përfundimisht”, - tha Malaj. Por dy ditë më parë në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, deputeti demokrat Sherefedin Shehu argumentoi se rritja me 1 % e nivelit të borxhit do të përbëjë një

Dy ditë më parë Sherefedin Shehu argumentoi se rritja me 1 % e nivelit të borxhit do të përbëjë një stimul të fuqishëm me përfitime të mëdha për biznesin

Arben Malaj

stimul të fuqishëm me përfitime të mëdha për biznesin. “Mendoj që ndoshta rritja prej një për qind e stokut të borxhit do të zgjidhte ngërçin e ekonomisë shqiptare dhe do të ishte një stimul i fuqishëm. Shqipëria ka praktikisht në zbatim projekte të mëdha infrastrukturore. Mbyllja në kohë e tyre sot për sot nuk mund të realizohet

ndryshe, veçse me një rritje të këtij borxhi me një për qind. Kjo rritje do të bëjë të mundur përfundimin e këtyre projekteve, dhe paratë që do të hidhen në ekonomi do të qarkullojnë disa herë. Përmes këtyre parave do të ushqehet gjithë zinxhiri ekonomik, jo vetëm projektet që janë në punë e sipër, por edhe furnizuesit e tyre,

furnizuesit e furnizuesve të tyre etj. me radhë, gjithë zinxhiri ekonomik do të zhbllokohej në këtë mënyrë dhe kjo rritje do të ishte një karburant shumë i mirë”, - tha Shehu. Por ekspertët e ekonomisë tregohen skeptikë për këtë propozim. Sipas tyre ekonomia është në stanjacion dhe në kushte të tilla çdo veprim i nxituar mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. “Borxhi publik është pothuajse në kufijtë maksimalë të tij dhe sipas opozitës, çdo rritje e tij do të dëmtonte ekonominë”, - u shpreh Zef Preçi.


e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Diskutimet brenda takimit janë mbajtur sekret. Asnjë komunikim me median me gjithë interesimin e gazetarëve lokalë

Strategjia për 2013, Rama mbledh kupolën e PS në Korçë Kreu i PS me Ruçin, Blushin, Veliajn, Xhafajn, Beqen, dy ditë në Korçë për të diskutuar aksionin e këtij viti në Kuvend, organizimin e bazës për zgjedhjet dhe zgjerimin e koalicionit me faktorë të tjerë opozitarë Fejzi Braushi

Zeneli: S’ka marrëveshje për detin me Greqinë Çështja e marrëveshjes detare mes Shqipërisë e Greqisë pas rrëzimit të saj prej Gjykatës sonë Kushtetuese, ngaqë po ritrajtohet në një klimë paqartësie e në mënyrë konfuze e aspak transparente, nuk po ikën nga skena e debatit publik. Së fundmi ka qenë deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme, e bërë nga ana e Gazmend Turdiut, ku thuhet mes të tjerash se “ka një vendim të Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një grupi pune për marrëveshjen detare me shtetin helen”, që ka ngacmuar. Bashkim Zeneli, ish-diplomat i ftuar në studion e “Ora News”, mendon se “në këtë deklaratë ka pasur një mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie. Së pari do thosha që nuk ka marrëveshje, marrëveshja është nul, marrëveshja është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, por edhe sikur të mos ishte hedhur poshtë, nuk është ratifikuar nga pala greke, pra nuk ka marrëveshje. Sa i përket grupit të punës që është ngritur, i duhet bërë transparent publikut”. Pyetjes se “a mund të çohet marrëveshja në Gjykatën e Arbitrazhit”, ai i përgjigjet

Starti i sezonit të ri politik pritet ta gjejë Partinë Socialiste me një strategji të mirëpërcaktuar të veprimit politik, si për sa i përket luftës opozitare parlamentare, ashtu edhe në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për të diskutuar mbi këtë çështje, kreu socialist Edi Rama ka mbledhur dje në qytetin e Korçës një pjesë të mirë të kryesisë së Partisë Socialiste, që mund të konsiderohen edhe si bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, me të cilët ka diskutuar lidhur me hapat e kësaj force politike në këtë sezon, i cili do të jetë njëkohësisht dhe një sezon i tëri elektoral. Kështu, beteja opozitare parlamentare, fushata elektorale dhe koalicioni zgjedhor janë tri shtyllat e kësaj strategjie politike që mësohet se po diskutohet mes krerëve socialistë në këtë takim dyditor në qytetin juglindor. Takimi Dhjetë ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, socialistët ndezin motorët e një veprimi politik të gjithanshëm, kjo edhe në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në shtator. Megjithëse ditë pushimesh, kanë nisur përgatitjet të paktën duke përcaktuar idetë e qarta të asaj që do të zhvillojë dhe do të arrijë në fund të këtij sezoni, që natyrisht do të mbyllet me zgjedhjet parlamentare. Ndaj kryetari i PS-së ka vendosur që krahas pushimeve edhe të punojë në këtë drejtim, duke rrahur mendime sa i përket rrugëve që duhet të ndjekë opozita në muajt në vijim. Për këtë qëllim ai ka mbledhur dje në qytetin e Korçës një sërë figurash të njohura të kësaj

Dhjetë ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, socialistët ndezin motorët e një veprimi politik të gjithanshëm force, të cilët përbëjnë dhe kupolën më të lartë drejtuese të PS, si kryetarin e grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, sekretarin e Koordinimit, Fatmir Xhafaj, sekretarin e Programit, Ilir Beqja, sekretarin e Rinisë dhe Emigracionit, Erion Veliaj apo edhe anëtarin e kryesisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të kësaj force, Ben Blushin. Në takim ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, në rolin edhe të mikpritësit. Takimi që mësohet se do zgjasë dhe sot është zhvilluar pa praninë e medias, megjithëse kamerat kanë mundur të fiksojnë disa nga protagonistët e tij duke hyrë në ambientet e lokalit. Mësohet se drejtuesit e lartë socialistë do të qëndrojnë dy net në Korçë dhe për këtë qëllim kanë prenotuar një natë në hotelin “Life Gallery” dhe për natën e dytë hotelin “Smerald”.

Kryesia e PS

Çështjet Burime zyrtare nga takimi thanë se tryeza që zhvillohet në Korçë nuk është një forum statusor si asambleja apo kryesia e PS, por është një takim pune që do të marrë në analizë të gjitha çështjet më të rëndësishme me të cilat pritet të përballet partia më e madhe opozitare që nga shtatori e deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare vitin tjetër. Për këtë qëllim, diskutimi që ka nisur dje përfshin tri shtylla kryesore ku dhe do të bazohet veprimtaria politike e PSsë: strategjia që opozita do të ndjekë në parlament, angazhimi i të gjitha strukturave të PS nga qendra në bazë për vitin elektoral, si dhe angazhimi për të përfshirë në koalicionin e majtë çdo faktor opozitar. Mësohet gjithashtu se sekretarët socialistë kanë përgatitur nga një plan pune për këtë qëllim, të paktën për 6 muajt e parë, të cilët konsiderohen dhe si muajt parapërgatitorë që i paraprijnë fushatës elektorale. Mësohet se pikërisht këto plane pune, para se t’u paraqiten forumeve zyrtare për diskutim dhe miratim janë shqyrtuar një herë paraprakisht në tryezën e djeshme.

Veliaj: Berisha nuk beson te vota e emigrantëve

Bashkim Zeneli

me të njëjtën logjikë: “Nuk ka çfarë çohet në Gjykatën e Arbitrazhit, nuk ka marrëveshje. Është si të shkosh në Gjykatën e Tiranës apo të Durrësit dhe të thuash dua të divorcohem me gruan time, e gjyqtari do të thotë ‘më sill certifikatën e martesës’. Nuk ka martesë pra. Nuk ka marrëveshje. Marrëveshja është hedhur poshtë. Ç’punë ka gjykata?”

Në këto ditë të nxehta vere ku thuajse gjithë politika ka shkuar me pushime, dy partitë kryesore kanë gjetur kohë për t’u marrë dhe me votën e emigrantëve. Megjithëse të dyja votuan me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke mos marrë parasysh asnjë sugjerim sa i përket sigurimit të votës së emigrantëve, ato kanë akuzuar njëra-tjetrën për demagogji me këtë çështje. Shkak për këtë debat është bërë një takim që zhvilloi kryeministri Berisha dy ditë më parë me një përfaqësi emigrantësh, ku ndërmjet të tjerave u siguroi atyre mbështetje për të votuar në vendet ku jetojnë e punojnë. Pikërisht kjo deklaratë e Kryeministrit ka ngjallur reagimin e opozitës, e cila i ka kujtuar atij se ka qenë për shumë vite bllokues i garantimit të votës së emigrantëve duke ndryshuar legjislacionin. Sekretari për rininë dhe emigracio-

nin në PS, Erion Veliaj, duke marrë shkas nga ky debat i kujton Kryeministrit se ka qenë ai personalisht në 2009ën kur drejtonte G99, që i ka paraqitur zyrtarisht Kuvendit propozimet që garantonin votën e emigrantëve, çka për hir të së vërtetës nuk u morën parasysh nga asnjëra prej dy forcave të mëdha. “Ka një dallim të madh nga e thëna në të bërë. Kryeministri thotë shumë gjëra që nuk i bën, siç është vota e emigrantëve. Ne e kemi propozuar në vitin 2008 në Komisionin e Reformës Zgjedhore sistemin e votës me postë, pra emigrantët jo vetëm në Greqi apo Itali, ku ka një sistem konsullor, por edhe në vende të tjera të votonin me postë; atëherë mbaj mend që përveç Gilman Bakallit, PD-ja e hodhi poshtë atë propozim. Kurse në Komisionin e Reformës Zgjedhore të 2012-ës as nuk u fut në rendin e ditës, as nuk u

pranua për t’u diskutuar. Arsyeja përse PD-ja nuk e bën një gjë të tillë dhe Kryeministri nuk beson te vota emigrantëve është shumë e thjeshtë”, - tha Veliaj. Veliaj thotë se mazhoranca e sotme, ndryshe nga opozita, i konsideron emigrantët thjesht si një burim parash dhe nuk i pranon ata si vendimmarrës me votën e tyre. “Fakti që nuk e bën dot do të thotë që nuk e kupton fare që një pjesë e konsiderueshme e kombit jeton jashtë. Duhet të mbajmë parasysh vetëm një fat. Çdo vit në Shqipëri vijnë 1 miliard euro nga remitancat e emigrantëve që jetojnë jashtë. Nëse kjo përbën 10 për qind të ekonomisë, është i vetmi faktor që amortizon në njëfarë mënyre krizën globale. Ajo që Berisha u thotë emigrantëve është që ‘ne duam që ju të jeni aksionerë ekonomikë, por jo aksionerë politikë me të drejtë vote”, - tha Veliaj.


4

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronikë

Vritet shqiptari në Athinë, të paqarta rrethanat Një shqiptar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në kryeqytetin grek, Athinë. Viktima është 36 vjeç dhe emri i tij raportohet në mediat greke si Tik

Dervishi. Ngjarja ka ndodhur teksa 36-vjeçari po kthej nga puna dje rreth orës 01:30. Dy persona e kanë qëlluar atë me pistoletë vetëm pak metra larg banesës.

Sipas dëshmitarëve, atentatorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë dhe janë larguar më këmbë nga vendi i ngjarjes. Policia greke ka nisur hetimet për krimin.

FIER

Vret ish-vjehrrin dhe më pas veten, nuk dihen motivet

Vendi ku u vra Gjin dhe u plagos Xhevahir Guri

Pritë për gjakmarrje vëllezërve, njëri mbetet i vrarë, tjetri rëndë Dy vëllezërit 20 dhe 22 vjeç jetonin prej pesë vitesh të ngujuar në shtëpi, dilnin në muzg për të luajtur në një kodër të fshehur Gjin dhe Xhevahir Guri kishin dalë në muzg për të luajtur tenis në një kodër të fshehur pas shtëpisë së tyre ku ishin të ngujuar prej 5 vjetësh, por as errësira dhe as fakti që fshiheshin nuk i ka shpëtuar prej plumbave të gjakmarrjes që ka lënë të vrarë në vend 20-vjeçarin Gjin Guri dhe ka plagosur rëndë të vëllain Xhevahir, 22 vjeç. Policia tha se arrestoi pak pas ngjarjes Lazër Lisin 20 vjeç, i cili sipas saj qëlloi për të marrë hakun e të vëllait Nard Lisi, të vrarë në 2008-ën pas një sherri banal gjatë Kampionatit Europian, nga djali i xhaxhit i viktimës dhe të plagosurit të djeshëm. Ndërsa Pëllumb Guri ndodhet në qeli, ku vuan dënimin për vrasjen e Nard Lisit në verë të 2008, familja e tij dhe ato të tre

xhaxhallarëve dhe fëmijët e tyre vuajnë ngujimin në Bardhaj, me shtëpinë e hasmit përballë asaj të tyres dhe frikën e përditshme të hakmarrjes që goditi dje. Gjin Guri që ishte mbyllur në ndërtesë që kur ishte 15 vjeç, duket se nuk ka qenë aq i fortë sa të përballojë ngujimin. 20-vjeçari duket se prej kohësh ka vënë në provë vigjilencën e fisit që kërkonte hakmarrje, ndërsa netëve së bashku me të vëllain dilnin në një kodër pas shtëpisë së tyre për të luajtur me topa tenisi në një fushë të improvizuar. Ajo që ata nuk kishin parashikuar është se fqinjët e familjes Lisi i kishin vëzhguar edhe netëve. Dje i arrestuar prej policisë, Lazër Lisi u ka bërë pritë në një anë të rrugës prej nga ata nuk e prisnin. Ai duket ka mësuar që ata kishin shkuar të luanin dhe u ka bërë pritë vëllezërve ndërsa ktheheshin nga fusha e tyre e tenisit. Breshëritë e kallashnikovit i kanë marrë jetën në vend Gjin Gurin, ndërsa kanë lënë të plagosur të vëllain e tij, Xhevahir

Gjin Guri 20 vjeç, mbeti i vrarë, ndërsa i vëllai i tij u plagos pas breshërive të plumbave, për të cilat policia ka arrestuar Lazër Lisin. Autori, vëllai i Nard Lisit që u vra para 5 vjetësh nga djali i xhaxhait të viktimës

Guri. Policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes arriti të arrestonte pak minuta pas vrasjes Lazër Lisin, të cilin e akuzon për krimin, ndërsa thotë se është ende duke hetuar për ngjarjen. Hakmarrja mes dy fiseve ka filluar në qershor të vitit 2008, kur pas një sherri në një lokal të lagjes Pëllumb Guri vrau me një thikë bisturi Nard Lisin. Dy të rinjtë ishin grindur për diçka banale ndërsa kishin qenë duke parë ndeshje të Europianit në lokal, ishin pajtuar pas ndërhyrjes së fqinjëve, por janë përballur sërish në mbrëmje, atëherë kur Guri ka përdorur thikën mbi kundërshtarin duke e plagosur rëndë. Guri është dënuar me të paktën 15 vjet për krimin, por po ashtu të dënuar që prej asaj dite janë edhe familja e tij dhe familjet e tre xhaxhallarëve, të gjithë banues në të njëjtën lagje. Sipas policisë janë më shumë se 16 persona të ngujuar, përfshi edhe viktimën e mbrëmshme, ndërsa nuk i dihet se si do të rrjedhë ngjarja pas vrasjes dhe plagosjes. D.Kolaj

Ka qëlluar me çifte ish-vjehrrin dhe pak minuta pas kësaj, ndërsa ka mësuar që ai kishte vdekur rrugës për në spital, është vetekzekutuar. Gentian Nushi 40 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ish- vjehrrin e tij Dhimitër Koçi 60 vjeç dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje mes palëve, e cila ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia tha se janë të paqarta motivet e sherrit, por që dyshohet se kanë lidhje me divorcin mes vajzës së viktimës dhe vrasësit, si dhe problemeve familjare që ata kishin. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se autori Nushi kishte mbërritur nga Greqia para tre muajsh dhe se kish dy vjet që ishte ndarë me bashkëshorten e tij, por duket se fajin për këtë ndarje ose për problemet e tij ia ngarkonte ish-vjehrrit. Sipas të njohurve të palëve, gruaja e autorit të vrasjes dhe vetëvrasjes jetonte së bashku me dy fëmijët në Greqi. Ndërkohë Gentiani prej tre muajsh jetonte në shtëpinë e tij, e cila ndodhej përballë banesës së familjes së ish-gruas. Ai përplasej herë pas here me vjehrrin edhe për shkak se jetonin mjaft pranë, gjë që ishte bërë motiv për sherre dhe fjalë si rasti që ka filluar dje dhe që përfundoi me vrasjen dhe vetëvrasjen e dy personave të përfshirë. Policia tha se paraditen e së enjtes të dy viktimat kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin dhe pas kësaj 40-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi ish-vjehrrin duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa siç mësohet ai ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Fierit. Ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje të dyfishtë, por sipas dëshmive, pasi ka qëlluar me armë zjarri ish-vjehrrin, viktima ka shkuar në banesën e tij dhe pasi ka marrë vesh që 60-vjeçari ka vdekur duke shkuar për në spital, ai ka qëlluar veten me të njëjtën armë gjahu që kreu dhe krimin, në shkallët e jashtme të banesës. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka filluar hetimet por ende nuk ka të dhëna mbi motivet e krimit të dyfishtë.

Ekzekutohet tregtari, dyshime për konflikt pronësie dhe grabitje Petrit Kurti 56 vjeç, pronar i një marketi në Yzberisht, mbeti i vdekur pasi u qëllua dy herë në kokë me një armë zjarri pistoletë nga persona ende të panjohur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa ndodhej me bashkëshorten Meleqen në dyqanin e tij. Burime nga policia thanë se ende ishin të paqarta motivet e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se po hetohet në pistën e një konflikti pronësie, si dhe në atë të një grabitjeje të mundshme ndaj tij. 56-vjeçari Kurti u sulmua sipas dëshmitarëve nga dy persona, njëri prej të cilëve me një kapele të bardhë në kokë dhe pas një debati me fjalë, subjekti i të cilit është ende i paqartë, një prej personave e ka kapur atë nga krahu dhe pastaj e ka qëlluar dy herë në kokë me pistoletë.

Menjëherë pas kësaj dy personat janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas alarmit të dhënë nga e shoqja që ndodhej në atë moment në market, Kurti është shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, por rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes shumë shpejt pas marrjes së informacionit për krimin nisi hetimet, duke kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes, ku edhe janë gjetur dy gëzhoja pistoletë, kalibri i së cilës ende nuk dihet. Për të zbardhur ngjarjen, policia bllokoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë së godinës ku ndodhej dyqani i tregtarit të vrarë. Hetuesit thanë se dyqani në të cilin ka ndodhur ngjarja ishte i pajisur me kamera sigurie, prej të cilave janë

marrë pamje të vlefshme të ngjarjes së rëndë dhe pritet që nëpërmjet tyre të hidhet dritë mbi identitetin e personave që sulmuan dyqanin e Kurtit. Oficerët e krimeve nga dëshmitë e mbledhura ngritën dy pista të mundshme për vrasjen. E para ka të bëjë me një konflikt të mundshëm pronësie mes tregtarit Kurti dhe një pale të dytë. Pista e dytë që po vlerësohet nga policia është ajo e një grabitjeje me pasojë vdekjen. Kjo pistë e policisë është bazuar në versionin se sipas deklarimeve të të afërmve dhe fqinjëve, Kurti priste të merrte një furnizim të një sasie të konsiderueshme mielli, dhe autorët mund të kenë qenë në dijeni se ai kishte para në Vendi ku u vra Petrit Kurti duar.

Policia ka dy pista të mundshme për vrasjen. E para ka të bëjë me një konflikt të mundshëm pronësie mes tregtarit Kurti dhe një pale të dytë


e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

5

Makina e Edmir Durakut u hodh në erë në Sarandë Makina e pronarit të vilës ”Duraku”, një kompleks turistik në qytetin e Sarandës u hodh në erë 9 ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar. Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të asaj dite. Makina  ishte parkuar

përpara kompleksit luksoz, i cili ndodhet në periferi të qytetit, në rrugën Sarandë-Kanali i Çukës. “Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka pasur një shpërthim në automjetin tip ‘Mercedes-Benz’ me targa TR 0202 M, në pronësi të shtetasit E. D., banues në

Sarandë. Si pasojë e këtij shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit”, njoftoi policia para 9 ditësh. Nga blutë e Sarandës u bë e ditur se makinës në pronësi të Edmir Durakut dyshohet se i është vënë tritol. 

Gjobë 200 mijë euro djalit të ish-deputetit të PS Arrestohet Kreshnik Ymeri. Akuzohet se i kërkoi me sms kërcënuese 200 mijë euro djalit të biznesmenit dhe ish-deputetit të PS, Shyqyri Duraku. Një javë më parë makina e Edmir Durakut u hodh në erë në Sarandë Dashamir Biçaku

Tiranë- Pronari i lavazheve i vë

gjobë 200 mijë euro djalit të biznesmenit të njohur të karburanteve njëkohësisht edhe ish-deputetit të PS-së, Shyqyri Duraku. Policia arreston të dyshuarin e krimit, Kreshnik Ymerin 28 vjeç, në afërsi të rrugës “Don Bosko”, në një lokal në një kompleks banimi, pas një kombinacioni të njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe grupit hetimor të mësipërm. Ndërkaq dy persona të tjerë janë marrë nën hetim nga organi i akuzës, ndërsa ende nuk bëhen të ditur emrat e të dyshuarve që mendohet se janë bashkëpunëtorë në këtë histori gjobëvënieje. Policia i ka bllokuar të dyshuarit telefonat me të cilët dyshohet se i dërgonte sms-të kërcënuese djalit të biznesmenit të karburanteve. Lajmi u bë i ditur për “Mapon” nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat thanë se Kreshnik Ymeri 28 vjeç, nga Kukësi, banues në Tiranë në afërsi të Unazës së Re, u arrestua nga specialistët e hetimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me akuzën e “shtrëngimit me dhunë për dhënien e pasurisë”, sipas nenit 109 të Kodit Penal, apo siç njihet në gjuhën e përditshme, gjobëvënie. Hetimi

Edmir Duraku 26 vjeç, po nga Kukësi, banues në kryeqytet, djali i ish-deputetit të majtë, mësohet se ka denoncuar në Policinë e Shtetit se pak javë më parë një person i kishte çuar mesazhe telefonike në celular me tekst kërcënues. Në to ai i kërkonte që t’i paguante një shumë parash

Ish-deputeti i PS, Shyqyri Duraku

prej 200 mijë eurosh, në të kundërt do ta vriste. Menjëherë pas marrjes së këtyre sms-ve me karakter kërcënues, nëpërmjet të cilave kërkohej shuma e madhe e parave, policia nisi veprimet e saj ndërsa procedimi u regjistrua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo e fundit menjëherë pas mbërritjes së denoncimit urdhëroi policinë për kryerjen e veprimeve hetimore me metoda speciale të hetimit, duke vënë numrat e telefonave të të dy personave në përgjim, si dhe urdhërimin e vëzhgimit të autorit të dyshuar të krimit, Kreshnik Ymeri. Po kështu, prokuroria në mënyrë të vazhdueshme kërkoi edhe kryerjen e veprimeve stimuluese për të dokumentuar veprimtarinë keqbërëse të të dyshuarit. Nga verifikimet e kryera është mësuar se autori i kërcënimeve ishte pikërisht Kreshnik Ymeri, i cili njihej me Edmir Durakun jo vetëm se ishin nga

Kukësi, por edhe në rrethana të tjera mes tyre. Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit ishte pronar i disa lavazheve në kryeqytet. Një prej tyre është në rrugën “Dritan Hoxha”, pothuaj ngjitur me një pikë karburanti, e cila deri para pak vitesh ishte në pronësi të familjes Duraku. Ndërkaq policia ende nuk ka sqaruar nëse i dëmtuari dhe autori i krimit kanë pasur më parë marrëdhënie shoqërore apo financiare mes tyre. Pas regjistrimit të procedimit dhe nisjes së hetimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda nisi loja e hetuesve me sms-të e “gjobëvënësit”. Që nga nisja e kërcënimeve nga fundi i dhjetëditëshit të parë të muajit gusht, policia kishte regjistruar së paku katër deri në pesë mesazhe telefonike me tekste kërcënuese, të cilat janë gjetur në telefonin e Edmir Durakut gjatë këqyrjes së telefonit

Edmir Duraku 26 vjeç, po nga Kukësi, banues në kryeqytet, djali i ishdeputetit të majtë, mësohet se ka denoncuar në Policinë e Shtetit se pak javë më parë një person i kishte çuar mesazhe telefonike në celular me tekst kërcënues

të të dëmtuarit në momentin kur ky i fundit depozitoi kallëzimin. Ndërkaq, pas nisjes së hetimit dhe nisjes së lojës së mesazheve policia ka vënë re se sms-të me karakter kërcënues vijonin të ishin të njëjta, herë më të ashpra e herë më të buta. Ndërkaq veç komunikimeve me mesazhe, Drejtoria e Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit ka kryer edhe veprime të tjera, të cilat sipas burimeve të policisë përfshijnë në krim Ymerin. Po kështu, nga hetimet e kryera policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime konkrete se veç të arrestuarit janë përfshirë edhe së paku dy persona të tjerë, për të cilët po punohet për të provuar apo jo dyshimet e përfshirjes në krim. Gjatë ditës së sotme pritet që Prokuroria të marrë në dorë dosjen e plotë të këtij hetimi, për të përgatitur më pas edhe kërkesën e saj për vlerësimin e masës së sigurisë për Ymerin.

Arrestimi “Top Sekret” i Ymerit dhe 10 sms-të kërcënuese Të martën Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi kishte parë provat e paraqitura nga specialistët e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, urdhëroi menjëherë arrestimin e Kreshnik Ymerit. Një grup i njësisë operacionale të Policisë së Shtetit mori në vëzhgim 28- vjeçarin nga Kukësi, me banim në rrugën “Hamdi Pepa” në Unazën e Re, pronar i disa lavazheve në kryeqytet. Mëngjesin e të mërkurës Ymeri doli nga shtëpia e tij dhe ndaloi në një lokal në rrugën “Don Bosko”, pranë një kompleksi pallatesh . Ndërsa gjerbte kafen e mëngjesit, në tavolinën e tij bujtën

në mënyrë të papritur dhe të paftuar disa prej efektivëve të një prej njësive të Drejtorisë Operacionale të Policisë së Shtetit. I habitur dhe i frikësuar, Ymeri nuk pati kohë t’iu kërkonte llogari njerëzve të panjohur, të cilët i komunikuan se ishin policë dhe se kishin diçka për të sqaruar. Nuk zgjati shumë dhe 28-vjeçari kuksian e pa veten të prangosur në një prej mjeteve të trupave operacionalë që kishin qenë thuajse gjithmonë pranë tij ditët e fundit, ndoshta edhe kur ai i dërgonte sms-të kërcënuese djalit të biznesmenit dhe ish-deputetit socialist, Shyqyri Duraku. Në

Drejtorinë e Policisë së Tiranës, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda i komunikuan Ymerit se ishte i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e “gjobëvënies”, apo siç cilësohet në nenin 109 të Kodit Penal, “shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie”. I arrestuari nuk ka pranuar të ketë kërcënuar ndonjë person, por mesazhet e gjetura në telefonin e tij, ato të dërguara në telefonin e të dëmtuarit e përfshinin atë direkt në krim. Gjatë kontrolleve të kryera në disa banesa si dhe në disa objekte në pronësi të tij, policia e kryeqytetit

nuk ka gjetur armë apo sende të ndaluara, përveç telefonave celularë me të cilët është konsumuar edhe kërcënimi ndaj djalit të biznesmenit. Një grup ekspertësh të policisë së kryeqytetit mësohet se kanë kryer këqyrjen e aparateve telefonikë të të arrestuarit, ndërsa gjatë kësaj këqyrjeje policia ka gjetur më shumë se dhjetë sms kërcënuese që i adresoheshin Durakut. Veç këtyre provave, burimet e policisë thanë se kanë administruar edhe disa dëshmi të personave të ndryshëm, të cilët mësohet se kanë marrë dijeni për ngjarjen e mësipërme.


6

MAPO

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

kronika

Akuzat lidhen me çështjen e hapur kundër Tom Duhanajt, pronarit të “Brace Hamburgers” një fast food, i cili akuzohet për dhënie parash me fajde

Mashtroi FBI-në, arrestohet shqiptari kandidat për kongresmen Xhon Goci, anëtar i bordit arsimor të një konteje në shtetin e Miçiganit dhe së fundmi edhe kandidat për në Kongres, është arrestuar të mërkurën nën akuzën e gënjeshtrës ndaj agjentëve të FBI-së. Akuzat lidhen me çështjen e hapur kundër Tom Duhanajt, pronarit të “Brace Hamburgers” një fast food, i cili akuzohet për dhënie parash me fajde. Kur Duhanaj, i njohur për lidhjet e tij me ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës, sipas ‘Fox 2’, që nga senatori i Miçiganit, Carl Levin apo dhe ish-presidenti Bill Clinton, u arrestua në maj, agjentët federalë i zbuluan dy çeqe, ku nuk ishte shënuar emri i marrësit. Dokumentet federale tregojnë se një prej çeqeve prej 2700 dollarësh vinte nga Xhon Goci.

Agjentët zbuluan fakte që tregonin se çeqet kishin lidhje me një operacion financiar fajdesh me interes. që shkonte në 45 për qind. Kur dëshmoi para agjentëve të FBI-së më 17 korrik, Goci kishte thënë se nuk kishte dijeni për arrestimin e Duhanajt, si dhe shpjegoi se çeqet ishin lëshuar për borxhe që i kishte marrë atij, por interesi nuk e kalonte 15-përqindëshin. Sipas agjentëve, Goci kishte deklaruar se huaja ishte financuar nga një person i quajtur Rendi, mbiemrin e të cilit nuk mund ta shkruante siç duhej për shkak të shqiptimit (spelling) dhe kjo ishte arsyeja pse nuk ishte shënuar në fletën e çekut. FBI arriti në përfundimin se deklaratat e tij ishin të rreme; ai mashtroi për përqindjen e interesit

me qëllim që të ndihmonte Tom Duhanajn për të fshehur operacionin e fajdeve. Agjentët thonë se zotërojnë biseda të përgjuara mes Gocit dhe Duhanajt. Ende nuk dihet se kur do të dalë para gjykatësve, por shkelje të tilla parashikojnë deri në 5 vjet burg. Kanali televiziv ‘Fox 2’ njoftoi se Goci është liruar pas një garancie prej 10 mijë dollarësh. Më 7 gusht ai pat humbur garën në Distriktin e 13-të kundër John Conyers për një vend në Kongres. Pas arrestimit ai lëshoi një deklaratë, sipas së cilës “do të bashkëpunojë plotësisht me FBI-në përgjatë hetimeve për të provuar pafajësinë në lidhje me këtë çështje dhe pres të shpallem i pafajshëm për akuzat false që u ngritën kundër meje”.

Xhon Goci dhe këngëtarja Genta Ismajli

Arratisja nga burgu 325, Halimi pezullon drejtoreshën kontrollet

Zbardhet vendimi i gjykatës: Astrit Dervishi vodhi një palë atlete, tri pula dhe tri rrota teli në shtëpinë e dajës, të cilat i shiti për të blerë ushqim. 28-vjeçari: Vodha se mbeta pa bukë pas ikjes nga shtëpia

Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin e arratisur

Leonard Bakillari

Tiranë Arratisja e të burgosurit Astrit Dervishi nga burgu i “Ali Demit” në kryeqytet u pasua dje me pezullimin nga detyra të drejtoreshës së këtij institucioni, Irena Çelaj. Vendimi është marrë nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, pas njohjes me rastin e moskthimit të të dënuarit Astrit Dervishi në burgun 325, ku duhet të qëndronte edhe katër muaj të tjerë për të shlyer dënimin me 1 vit heqje lire. Ministria e Drejtësisë sqaroi dje se i burgosuri Astrit Dervishi, i dënuar me 1 vit burg për vjedhje, ka përfituar një leje që fillonte nga data 17.08.2012 deri në orën 13:00 të datës 22.08.2012, por ai nuk është kthyer më në burgun 325 në kryeqytet ku vuante dënimin, duke shkelur kështu lejen shpërblyese. Mësohet se kjo ishte leja e dytë që i dënuari Dervishi kishte përfituar, pasi ai kishte shlyer pjesën më të madhe të dënimit prej 7 muaj e disa ditë. Por këtë radhë i burgosuri nuk u kthye brenda afatit të parashikuar, duke bërë kështu që policia ta shpallë në kërkim për akuzën e “largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Paralelisht me kërkimet që po zhvillon policia, ministri i Drejtësisë ka urdhëruar një hetim të plotë për këtë ngjarje, duke përfshirë në hetime edhe ligjshmërinë e lejes shpërblyese që i burgosuri kishte përfituar. Deri në përfundim të hetimeve administrative, drejtoresha e burgut 325 në kryeqytet do të jetë e pezulluar nga detyra. Astrit Dervishi ishte dënuar

I arratisuri Astrit Dervishi

me 1 vit burg vitin e shkuar për akuzën e ‘vjedhjes’. Akuza për të cilën është dënuar 28-vjeçari nga fshati Priskë e Madhe i Tiranës nis pas denoncimit të dajës së tij për një vjedhje të kryer në banesën e këtij të fundit. I dënuari është shpallur fajtor për vjedhjen e një palë atleteve, tri pulave dhe tri rrotave teli me gjatësi rreth 300 metër linear. Ky fakt është pranuar dhe nga vetë i dënuari, i cili ka pohuar se ka kryer vjedhjen pasi nuk kishte me çfarë të jetonte dhe se sendet e vjedhura i kishte shitur për të blerë bukë. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt të vitit të shkuar, kur Astrit Dervishi largohet nga shtëpia e tij në fshatin Priskë e Madhe për shkak të problemeve në familje. Pas grindjes me familjarët ai ka shkuar në fshatin Ibë e Sipërme, ku është strehuar në bodrumin e shtëpisë së dajës së tij pa lajmëruar asnjë prej familjarëve. “Të nesërmen në mëngjes, i pandehuri është larguar nga kjo banesë pa u vënë re nga familjarët e familjes Hyka, duke marrë me vete një palë atlete me

“Të nesërmen në mëngjes, i pandehuri është larguar nga kjo banesë pa u vënë re nga familjarët e familjes Hyka, duke marrë me vete një palë atlete me ngjyrë të zezë e vija të bardha, të cilat i përkisnin kushëririt të tij, tri pula dhe tre topa teli përcjellës 2.5mm, me gjatësi totale 300 (treqind) metër linear”

ngjyrë të zezë e vija të bardha, të cilat i përkisnin kushëririt të tij, tri pula dhe tre topa teli përcjellës 2.5mm, me gjatësi totale 300 (treqind) metër linear”, - thuhet në vendimin e gjykatës. Pasi është kontaktuar vjedhja, kryefamiljari ka dyshuar tek nipi i tij, Astrit Dervishi, pasi ai kishte marrë edhe më parë sende pa leje nga shtëpia e dajës. I pandehuri është telefonuar

nga kushëriri i tij dhe në bisedë ka pranuar vjedhjen e atleteve, tri pulave dhe tre topave të telit. “Gjatë bisedës, i pandehuri nuk e ka mohuar një fakt të tillë dhe i ka premtuar kushëririt të tij se do ta dëmshpërblente, pasi mallin e vjedhur i pandehuri e kishte shitur për të fituar disa para, të cilat i ka shpenzuar për nevoja personale”,- thuhet në vendim. Pasi nuk ka kthyer sendet e vjedhura, daja i tij ka bërë kallëzim në polici, ndërsa uniformat blu kanë kryer arrestimin e të dyshuarit, i cili gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se sendet e vjedhura i kishte shitur pasi kishte mbetur pa bukë si pasojë e ikjes nga shtëpia, për shkak të problemeve që kishte më familjen e tij. I pandehuri është shprehur i penduar për veprimin e kryer. Në përfundim të gjykimit, i pandehuri është deklaruar fajtor dhe dënuar me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes”, ndërsa menjëherë sapo vendimi ka marrë formë të prerë, ai është arrestuar dhe dërguar në burgun 325 në Tiranë, ku ka qëndruar për më shumë se 7 muaj.

Lajmi për arratisjen e të dënuarit me 1 vit burg për akuzën e “vjedhjes” ka vënë në lëvizje uniformat blu të kryeqytetit. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vendndodhjes së 28-vjeçarit Astrit Dervishi, i cili nuk u kthye në qeli pas lejes shpërblyese që kishte përfituar në muajin gusht. Sipas burimeve mësohet se kontrolle janë ushtruar në fshatin Priskë e Madhe ku banon edhe familja e të arratisurit, si dhe në disa fshatra të tjerë, ku familja Dervishi ka të afërm. Po ashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në zonën përreth fshatit Priskë, si dhe fshatra të tjerë ku mund të jetë strehuar Astrit Dervishi. Lajmi për arratisjen e tij u publikua dje, pasi i dënuari nuk ishte kthyer në burgun 325 në Tiranë, ku duhet të qëndronte edhe 4 muaj deri në përfundim të dënimit me 1 vit burg që Gjykata e Tiranës kishte dhënë për akuzën e “vjedhjes”. I dënuari Dervishi, i cili kishte përfituar edhe më parë leje shpërblyese, sipas burimeve zyrtare kishte kryer 7 muaj burg, ndërsa duhet të qëndronte në qeli edhe për më shumë se katër muaj.


7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

kronikë

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

7

MAPO

Historia e rrallë e çiftit me dy fëmijë, që prej 5 vjetësh ishin vendosur në Gjirokastër. Policia sekuestron celularin me pamjet sadomazokiste

Filmoi skena porno me të shoqen, i bënte shantazh për ta prostituuar Rrëfimi i gruas: Më rrihte ndërsa bënim dashuri dhe më filmonte duke më kërcënuar se nëse nuk prostituoja, do t’i publikonte pamjet E ka filmuar të shoqen ndërsa bënin seks dhe pamjet filmike i përdorte si shantazh për të detyruar nënën e dy fëmijëve të tij drejt prostitucionit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjirokastër, ndërsa policia arrestoi dje një person të cilin e ka identifikuar si Mihal Koroni, pas kallëzimit të së shoqes 30-vjeçare nga Lushnja, e cila ka rrëfyer se burri e kishte detyruar shpeshherë në marrëdhënie sadomazokiste. Gruaja u ka treguar punonjësve të policisë se ishte rrahur dhe më shumë se një herë ishte shantazhuar që të dilte në rrugë, për të nxjerrë familjen nga situata e rëndë ekonomike, ndërsa vetë burri konsumonte alkool dhe kërkonte të ishte tutori në këtë marrëdhënie. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, specialistët antitrafik kanë ndaluar 42-vjeçarin Mihal Koroni, banues në Gjirokastër, për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, mbetur në tentativë”. Ka qenë bashkëshortja e tij, e cila fillimisht e ka denoncuar në policinë lokale për dhunë fizike. Sipas burimeve policore, denoncimi nga grua-

Shtëpia ku jetonin bashkëshortët

ja me inicialet Z.G është bërë orët e vona të ditës së mërkurë. Ajo i ka pohuar policisë se burri i saj e ka rrahur duke i shkaktuar plagë në pjesët e fytyrës dhe trupit, duke i kërkuar që të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë. Gjithçka kishte nisur përpara 4 apo 5 disa vitesh, kur familja Koroni pasi kishte ardhur nga një zonë tjetër së bashku me fëmijët e saj ishin vendosur në Gjirokastër për një jetë më të mirë. Ata kishin marrë një shtëpi me qira në lagjen “18 shtatori”, me ëndrrën

e një jete më të mirë prej nga vinin. Por që në muajt e parë familja ishte përballur me probleme ekonomike, të cilat kishin nisur të acaronin jetën në familje dhe midis dy bashkëshortëve. Gruaja i ka pohuar policisë se me kalimin e kohës familja përballej me problemet e mbijetesës ekonomike, sigurimit të të ardhurave për fëmijët etj. “Ne vazhdimisht grindeshim me njëri-tjetrin, madje grindjet u bënë më të shpeshta dhe më të dhunshme, aq më shumë kur ai më çuditi një ditë kur më tha se për të siguruar të ard-

Që në muajt e parë familja ishte përballur me probleme ekonomike, të cilat kishin nisur të acaronin jetën në familje dhe midis dy bashkëshortëve

hura për familjen duhej të bëja rolin e prostitutës”, - i ka pohuar policisë e dëmtuara. Ajo vazhdimisht kundërshtonte, por bashkëshorti në gjendje të alkoolizuar i bërtiste dhe e rrihte vazhdimisht duke kërkuar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë për të siguruar të ardhura për familjen. Në vijim të rrëfimit të saj, e dëmtuara u ka shpjeguar specialistëve të policisë se prej katër vitesh burri i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke i bërë presion që të pranonte të prostituonte. Madje muajt e fundit ai i kishte bërë me celular edhe disa video pornografike, duke e kërcënuar se në qoftë se nuk kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, do t’i publikonte ato në internet. Në këtë situatë gruaja kishte rreth 4 muaj që ishte larguar nga banesa e tyre në lagjen “18 shtatori” Gjirokastër, ndërkohë që çifti ishte në prag të divorcit. “Jeta në shtëpi u bë e padurueshme, kështu që së bashku me fëmijët unë u largova nga banesa duke kërkuar që të ndahesha përfundimisht nga burri”, - i ka pohuar ajo policisë në fund të rrëfimit të saj me shenjat e dhunës në fytyrë dhe trup. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti edhe celularin, ku i ndaluari nën efektin e alkoolit e kishte dhunuar dhe më pas detyruar gruan që të bënte pjesë të ndryshme pornografike dhe më pas i kishte regjistruar ato për t’i përdorur si presion ndaj saj. Bledar Shehu

Rrëfimi i një të dhunuare: Burri bixhozçi, kam frikë të dal nga shtëpia Gruaja anonime ka një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, por ende pret vendimmarrje nga prokuroria dhe policia ndërsa thotë se kërcënohet vazhdimisht Një grua e dhunuar thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se është penduar që e ka fshehur aq gjatë dhunën që bashkëshorti i saj ushtronte prej 10 vjetësh nga afro 20 vjet martesë. Ajo thotë se pikërisht fshehja e dhunës, turpi nga shoqëria dhe presioni i familjes për mosdivorcim janë midis shkaqeve kryesore që e shtojnë dhunën fizike dhe atë psikologjike ndaj grave dhe fëmijëve në familje. Edhe pse gjykata ka dhënë një urdhër mbrojtjeje, ajo ka frikë për vete dhe të ardhmen e fëmijëve, sepse është e papunë, pa të ardhura dhe pa një mbrojtje konkrete. Intervista u bë në prani të një avokateje, ndërsa fytyra dhe zëri ishin fshehur për arsye sigurie. Zonjë, çfarë mund të na tregoni për ngjarjet në familjen tuaj, për të cilat keni ardhur të diskutoni me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare? Unë kam patur probleme në familje shumë vite më parë, dhjetë vjet më parë. Kam hezituar të divorcohem sepse kisha fëmijët e vegjël, por ndoshta i kam dëmtuar. Nuk duhet t’i mbaja në atë mjedis të dhunshëm, sepse vetvetiu mund të bëhen të dhunshëm. Por nëna…, duke menduar se i mbron fëmijët, kam duruar. Me ndërhyrjen e familjes, të cilën e kam respektuar gjithmonë, që më thoshin “mos u ndaj!”, “mos u ndaj!”…, dhe ja ku erdhi për-

fundimi… Unë nuk kisha më se çfarë të bëja. Nuk kishte më rrugëzgjidhje tjetër. Ma kërkuan edhe fëmijët një gjë të tillë. Ju keni dhjetë vjet që dhunoheni në familje? Po, dhjetë vjet. Dhunë fizike, psikologjike. Një mospërgjegjësi nga i ati i fëmijëve, sepse luan bixhoz, dhe gjithë gjërat negative që mund t’i ketë një njeri. Unë rrija prapë me mendimin se po ndryshon, duke i dhënë mundësi të tjera, duke i gjetur edhe punë, por ishte e pamundur, nuk bëhej më. Sa vjet keni e martuar dhe sa janë tani fëmijët? Unë kam mbi 19 vjet e martuar dhe fëmijët janë 15 vjeç dhe 9 vjeç. Zonjë, çfarë mbështetje gjetët tek Qendra për Nisma Lig jore dhe Qytetare dhe çfarë mbrojtje ju ka dhënë gjykata për të shmangur këtë dhunë që keni në familjen tuaj? Mua, rastësisht një shoqe më ka sjellë këtu, dhe kur erdha kam qenë shumë e trullosur, shumë e çorientuar. Por këtu kam gjetur një ambient tepër të ngrohtë e familjar. Unë vij nga një familje qytetare dhe nuk kam gjetur mbështetje as nga familja ime, që nuk më ka kuptuar. Kjo është. Duhet të gjesh mbështetje morale dhe shpirtërore. Gjykata, kur më dhunohej e më kërcënohej edhe jeta, më është gjetur pranë shumë. Gjykata nxori për mua një urdhër mbrojtjeje dhe aty u mor si dëshmitare edhe vajza, edhe pse e vogël, e mitur. Urdhri i mbrojtjes është për një vit, që është edhe afati maksimal. Por edhe me këtë urdhër mbrojtjeje mua vazhdimisht më kanë ardhur kërcënimet, jam ankuar edhe në polici. Policia më ka thënë që

prokuroria do të njoftojë, por unë kam dy javë që kam frikë të dal edhe nga shtëpia, sepse ai tani është edhe njeri depresiv dhe i rrezikshëm. Për mua paraqet rrezikshmëri të madhe. Madje në këto kushte që jam, ndonëse ma dinin hallin që kisha, më hoqën edhe nga puna, dhe kjo e shton pasigurinë. Deri ku kanë mbërritur tani procedurat gjyqësore për t’u divorcuar nga bashkëshorti dhe sa e përjetojnë fëmijët tuaj këtë atmosferë në shtëpi? Vajzën e kam të shkëlqyer në shkollë, jo vetëm nga mësimet, por është pjekur para kohe edhe nga problemet familjare që ka parë. Ajo edhe sot që do të vija këtu tek Qendra donte të më shoqëronte dhe më thoshte “mami kam frikë të të lë vetëm”. Fëmijët janë shumë të frikësuar. Me ishbashkëshortin jetojmë të ndarë, por kemi një objekt të përbashkët, pra, në të njëjtën shtëpi, por me hyrje të ndryshme. Zonjë, cili do të ishte një mesazh juaji për gra të tjera shqiptare që vuajnë dhunën në familje, nuk e denoncojnë dhe e fshehin atë? Është më mirë ta shfaqësh një problem që mund të kesh dhe të gjesh zgjidhje. Por në përgjithësi gratë hezitojnë ta shpallin këtë dhunë sepse kanë frikë, nuk mbrohen, kanë frikë edhe nga shkalla e sigurisë, sepse jetën e ke të pasigurt. Në fund të fundit, çdo njeri reagon sipas mënyrës së vet. Kush e ndjen, duhet ta publikojë. Varet edhe në çfarë kushtesh janë. Kush nuk e ndjen, atëherë ta menaxhojë në mënyrën personale çdo njeri problemin e vet. Megjithatë, mirë është që dhuna të tregohet, të shfaqet hapur. Nga Ilirian Agolli/ VOA

Gruaja e dhunuar duke dhënë intervistë për VOA


8

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

ekonomi

Plus: Shtyrjet e licencave 3G favorizojnë oligopolet Një ditë pas shpalljes së tenderit për dy licencat e fundit 3G, kompania e telefonisë celulare PLUS Communication ka reaguar duke kundërshtuar vendimin e AKEP-it. “PLUS Communication vlerëson se vendimi i AKEP është i padrejtë dhe bie në kundërshtim të hapur me liberalizimin e tregut të teknologjisë 3G, me nxitjen e konkurrencës dhe zhvillimin e mëtejshëm e sipas standardeve të këtij

procesi, i cili më herët ishte plotësisht i rregullt dhe i paanshëm. PLUS Communication vëren se kjo qasje e AKEP, krejtësisht e pajustifikuar, favorizon hapur oligopolet në tregun e telekomunikacionit dhe shënon një precedent të dëmshëm, duke prapësuar standardet e arritura deri më tani, të cilat u nxitën nga një politikë që synonte rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare, pas

një dekade situate oligopoliste që është paguar shtrenjtë nga konsumatori”, - thuhet në reagimin e PLUS. Sipas kësaj kompanie, që prej datës 31 dhjetor 2011, kur AKEP u autorizua për nisjen e procedurave për licencën e tretë, procesi u gjymtua rëndë me pengesa artificiale duke sjellë një situatë anormale në treg, që kulmoi me konkluzionet dhe vendimin e fundit për shpalljen e tenderit.

Rivlerësimi i pasurive, skadon më 31 gusht amnistia 10 628

Të dhëna për rivlerësimin

Ministria e Financave: Nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes deri tani janë rivlerësuar 57 603 pasuri dhe tatimi total i mbledhur është 2.55 miliardë lekë Vetëm pak ditë kohë në dispozicion u ka mbetur qytetarëve të interesuar për të bërë rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duke paguar si taksë vetëm 1 për qind të vlerës së pronës. Ministria e Financave informon të gjithë qytetarët se afati i përfundimit të rivlerësimit të pasurive të tyre të paluajtshme, ndërtesa dhe tokë përfundon në datën 31 gusht. Sipas Ministrisë së Financave, rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme ka përbërë një ndër dispozitat më me interes për individët në kuadër të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”. “Shtyrja e afatit të zbatimit të ligjit nga data 31

Numri i rivlerësimeve Periudha Qershor-dhjetor 2011 Total janar-mars 2012 Total prill-korrik 2012 nga te cilat: Prill 2012 Maj 2012 Qershor 2012 Korrik Janar - Korrik 2012

Nr i rivleresimeve 24,362 22,613 10,628    3,300 1,960 2,230 3,138 33,241

Tatimi mbi rivleresimin 1,117,892,000 981,862,000 458,383,588    89,925,000 61,022,196 81,178,866 226,257,526 1,440,245,588

57,603

2,558,137,588

Total Amnistia

mars në datën 31 gusht rezultoi të ishte një masë e suksesshme e qeverisë. Gjatë katër muajve të shtyrjes së afatit, prill-korrik, janë rivlerësuar rreth 10 628 pasuri të paluajtshme dhe tatimi i mbledhur nga rivlerësimi është 458 milionë lekë”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Finan-

cave. Ky dikaster bën të ditur se në total, që nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes e deri tani janë rivlerësuar 57 603 pasuri dhe tatimi total i mbledhur është 2.55 miliardë lekë. Ministria e Financave inkurajon të gjithë qytetarët e tjerë që të nxitojnë të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me

vlerën reale të tregut. Pjesë e rivlerësimit janë banesat e ndërtuara para viteve ‘90. Qytetarëve iu jepet mundësia që prona e tyre të marrë vlerën e tregut aktual, duke paguar si taksë vetëm 1 për qind të vlerës së pronës, pranë Hipotekës. Kjo lidhet me taksën e kalimit të pronësisë dhe rivlerësimin për një pasuri qytetari duhet ta dijë sa vlen sot. Vetëm në rastin e kalimit të pronësisë qytetari duhet të paguajë 10 % të diferencës midis çmimit që e ka blerë dhe çmimit që po e shet. Në rast se kjo rivlerësohet dhe rivlerësimi është 1 për qind e vlerës së objektit, në rast të kalimit të pronësisë, kjo taksë do të jetë zero. Ligji për amnistinë fiskale, ku përfshihej edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të qytetarëve ishte në fuqi deri në 31 mars të këtij viti. Qeveria vendosi të shtyjë afatin vetëm për rivlerësimin e banesave deri në 31 gusht, për t’iu dhënë mundësi edhe emigrantëve që të bëhen pjesë e procesit.

pasuri të paluajtshme janë rivlerësuar gjatë muajve prill-korrik

458

milionë lekë është tatimi i mbledhur nga rivlerësimi i këtyre pasurive

57 603 pasuri janë rivlerësuar që nga fillimi i zbatimit të ligjit të faljes

2.55

miliardë lekë është tatimi total i mbledhur nga rivlerësimi i pasurive

CEZ: Ndërprerje të energjisë për të gjithë debitorët Përfaqësuesi i kompanisë çeke, Dushan Riban deklaron se aksioni për ndërprerjen e energjisë në rang vendi për të gjithë debitorët do të vazhdojë deri në sensibilizimin e qytetarëve për të paguar këtë shërbim Aksionet e ndërprerjes së energjisë elektrike për debitorët do të vazhdojnë në mbarë vendin, deri në sensibilizimin e qytetarëve për të paguar këtë shërbim. CEZShpërndarje është e vendosur të ndërpresë energjinë aty ku ajo nuk paguhet prej disa kohësh. Anëtari i Bordit të Drejtorëve në kompaninë çeke, Dusan Ryban (Dushan Riban) garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për klientët e rregullt dhe nuk do të aplikohen ndërprerjet kolektive. “Ne kemi një problem të madh, që një pjesë e konsumatorëve lidhen në rrjet pa qenë klientët tanë dhe nga ana tjetër, një pjesë e klientëve tanë rilidhen pasi ne i kemi shkëputur nga rrjeti për shkak të borxheve apo problemeve teknike. Për mua, si një qytetar i Republikës Çeke, kjo që ndodh në Shqipëri është shokuese. Shumë njerëz thonë se energjia është malli i fundit që duhet të paguajmë, por ata duhet të kuptojnë se energjia është një mall po aq i rëndësishëm sa uji apo kafeja. Është e domosdoshme që njerëzit të mësohen të paguajnë për mallin që konsumojnë. Imagjinoni sikur të shkojmë për të pirë kafe dhe ta kërkojmë atë falas apo të mos duam ta paguajmë fare, pra imagjinoni sikur CEZ të japë gjysmën e

Anëtari i Bordit të Drejtorëve në CEZ, Dusan Ryban

produktit të tij falas, kjo është, si të thuash ‘rruga drejt ferrit”, - shprehet Riban. Përfaqësuesi i kompanisë çeke tha se qëllimi kryesor i CEZ-Shpërndarjes është mbledhja e borxheve që arrijnë deri në 15 miliardë lekë. Sipas tij, ky borxh lidhet me të gjitha kategoritë, si familjarë apo privatë, ashtu edhe institucione shtetërore. Ai sqaron se kompania CEZ ka një strategji për të realizuar mbledhjen e këtyre borxheve. “Për çdo kategori ne kemi strategji të ndryshme për sa i përket mbledhjes së borxheve. Për sa i përket familjarëve dhe bizneseve, ne praktikojmë njoftimin e debisë sipas rregullave në fuqi. Pas dërgimit të njoftimeve, ne u kërkojmë klientëve tanë të futen në

negociata për pagesat. Në rast se këto negociata për mënyrën e pagesës nuk kanë rezultat, atëherë ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me energji. Për sa i përket institucioneve shtetërore, ne kemi vënë në dispozicion punonjës të specializuar, të cilët kanë kontakt të përditshëm me këto institucione, duke u dhënë atyre informacionin e nevojshëm për rakordimet e pagesave dhe bërë negociata për pagesat. Në rast se pagesat nuk kryhen, ne ndjekim të njëjtën linjë si me çdo klient tjetër”, - sqaron Riban. Më tej ai thekson se ndërprerjet e energjisë do të zbatohen për të gjithë klientët në mënyrë të barabartë. “Ne jemi në një situatë të vështirë sa i përket humbjeve në

Kjo që ndodh në Shqipëri është shokuese. Shumë njerëz thonë se energjia është malli i fundit që duhet të paguajmë, por ata duhet të kuptojnë se energjia është një mall po aq i rëndësishëm sa uji apo kafeja

rrjet. Një pjesë e madhe e energjisë që ne shpërndajmë në rrjet humb, nga ku një pjesë humb për arsye teknike, një pjesë për arsye të vjedhjeve dhe një pjesë e humbjeve mund të vijnë nga performanca e dobët e punonjësve. Jemi në një situatë të vështirë, e cila na ka bërë të përgatisim disa plane veprimi që kombinojnë një sërë veprimesh të tjera të gërshetuara me njëratjetrën. Një nga këto është instalimi i matësve të rinj për ata klientë të cilët nuk kanë qenë të pajisur me mjete matëse për konsumin. Së dyti, ne po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit, në mënyrë që të ulim humbjet teknike. Një tjetër veprim që do ndërmerret është përmirësimi i ndjeshëm i leximit të konsumit të të gjithë konsumatorëve, jo vetëm për ulur humbjet që vijnë edhe si pasojë e mosleximit të konsumit, por edhe për t’u siguruar që klientëve tanë u matet energjia që ata realisht konsumojnë. Gjithashtu, një operacion tjetër shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit të energjisë, ku nëpërmjet disa grupeve do të kontrollojmë rastet e vjedhjeve apo linjave të dyfishta, duke i shkëputur dhe ndëshkuar të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla”, - pohon Riban. Përfaqësuesi i lartë i CEZ-it theksoi se sfida e kësaj kompanie është të sigurojë cilësi në shpërndarjen e energjisë. Sipas tij, kjo mundësohet falë pagesave korrekte nga ana e klientëve. Prej disa kohësh, CEZShpërndarje ka nisur një aksion për ndërprerjen e energjisë në rang vendi për të gjithë debitorët. Kjo kompani mundëson njëkohësisht pagesën me këste për të gjithë klientët që nuk i paguajnë faturat e energjisë prej disa kohësh.


Fjolla dhe Zajmina Afërdita Dreshaj: provokojnë me Tradhtia, fundi i një puthje në buzë Dy mikeshat kanë shijuar një kafe së bashku, por nuk kanë ngurruar as të provokojnë me puthje intriguese mes tyre.

dashurie, s’do ta falja kurrë Së fundmi kanë qarkulluar zëra se raporti i tyre ka pasur krisje, po kjo sipas Afërditës është tërësisht e pavërtetë, madje kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet sa me habi, aq edhe duke qeshur.

www.mapo.al

big brother

Nik Xhelilaj

konkurron Ezelin dhe Mehmetin, ylli i ri në serialet turke

Françeska shpërngulet në Tiranë, Ermali i pavendosur për bashkëjetesën

Tuna:

I dua ata që më urrejnë Tuna ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të shprehur se nuk i bëhet vonë se çfarë thonë të tjerët për të.

Gjergj Kaçinari: Çfarë pres nga hyrja në bandën e Renis Gjokës

Ermela, festë të çmendur për ditëlindjen e saj

Mbiemri, një ‘vulë’ përforcuese në rrugën time në muzikë, çdo gjë tjetër varet vetëm nga aftësitë e mia.

Madje ajo është kujdesur që të sigurojë edhe disa veshje karakteristike të haremeve arabe dhe të kërcejë “bellidance”

Zanfina fiton vendin e 3 në festivalin e Ohrit Faqe 9


18 16 10

MAPO

martë, shtunë, 15 17 21 mars prill 2012 13 E premte, martë, qershor 24 27maj 2010 janar maj2011 2011 2012 E 24 gusht 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Së fundmi kanë qarkulluar zëra se raporti i tyre ka pasur krisje, po kjo sipas Afërditës është tërësisht e pavërtetë, madje kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet sa me habi, aq edhe duke qeshur.

intervistë

Afërdita Dreshaj:

Tradhtia, fundi i një dashurie, s’do ta falja kurrë Jonida Hitoveizi Është përherë e fokusuar mes modelingut dhe këngës. Afërdita Dreshaj përherë është vlerësuar si një ndër vajzat e bukura të skenave tona. Si fillim ishte puna si modele prioritet i saj, por pasi njohu të fejuarin, këngëtarin Shpat Kasapi, muzika u bë një destinacion i ri i vajzës bukuroshe. Tanimë atë të gjithë e njohin si këngëtare. Pas pjesëmarrjes së saj në “Dancing with the stars”, kjo verë duket se ka qenë tepër e angazhuar me koncerte të shumta në trojet shqiptare për Afërditën. ”Mund të them se kam pushuar shumë pak. Me ditë. Pjesën më të madhe të kohës kam pasur koncerte në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri”, - thotë ajo. Por veç muzikës, një pjesë e rëndësishme e jetës së Afërditës është edhe historia e saj e dashurisë me Shpat Kasapin, që përherë zgjon interes tek publiku. Së fundmi kanë qarkulluar zëra se raporti i tyre ka pasur krisje, po kjo sipas Afërditës është tërësisht e pavërtetë, madje kësaj pyetjeje ajo i përgjigjet sa me habi, aq edhe duke qeshur. “Marrëdhënia ime me Shpatin po shkon më se perfekt. Nejse…Nuk do të flasim për martesë derisa ne nuk e dimë kur është dasma! Pse mos të kemi edhe ne diçka që të mbetet vetëm e jona?”. Edhe pse duket një vajzë mjaft moderne, Afërdita pohon se nuk do ta falte kurrë tradhtinë. “Nëse ndodh që njëri nga partnerët të tradhtojë, atëherë s’ka më dashuri”, - thotë ajo.

Afërdita, si ka qenë kjo verë për ty? Kjo verë ka qenë e ngrohtë, e lodhshme. Kam bërë shumë koncerte dhe kam udhëtuar shumë. Megjithatë, kam marrë edhe shumë kënaqësi me motrën që e kam pasur pranë meje këto kohë. Koha më e madhe ka kaluar me koncerte apo pushime? Mund të them se kam pushuar shumë pak. Me ditë. Pjesën më të madhe të kohës kam pasur koncerte në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. A ka ndikuar kriza ekonomike edhe në ftesat për koncerte të ndryshme. Si kanë ndryshuar ofertat krahasuar me vitet e kaluara? Nuk di të them si ka ndikuar për këngëtarët e tjerë apo në përgjithësi. Mund të them vetëm që kjo verë ka qenë më e ngarkuar për mua sa i përket ftesave për të kënduar. Ku kanë qenë koncertet më të shumta që keni dhënë? Ftesat dhe kërkesat më të shumta kanë qenë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Sa ndryshojnë ofertat mes Shqipërisë dhe Kosovës? Është relative. Shpesh varet edhe në ç’qytet këndon dhe në çfarë kohe. Shqipëria ka detin, ndaj në verë mund të ketë oferta të ndryshme, por kjo është relative. Afërdita, a ka raste kur fansa të zjarrtë e tejkalojnë kufirin mes artistit dhe publikut? Kjo është normale të ndodhë jo vetëm

“Marrëdhënia ime me Shpatin po shkon më se perfekt. Nejse…Nuk do të flasim për martesë derisa ne nuk e dimë kur është dasma! Pse mos të kemi edhe ne diçka që të mbetet vetëm e jona?”.

tek ne, por në çdo vend të botës. Ndonjëherë na ndodh edhe neve në koncertet tona. Si është siguria në përgjithësi në Shqipëri? Sa i përket eksperiencës sime, mund të them që deri tani ka qenë në ato nivele që nuk më ka ndodhur të kem probleme! A ke fansa të fiksuar që thuajse dinë gjithçka për ty? Poo... Shumë. Ndonjëherë është e frikshme (qesh). A të kanë ndihmuar leksionet e marra në DWS për performancat e tua? Jo! Modelingu apo kënga po të marrin më shumë kohë? Puna si modele është me të vërtetë shumë e bukur dhe gjithmonë kërkon përkushtim. Është diçka që e bëj me shumë qejf. Por mund të them se këto ko-

hë ka qenë kënga angazhimi im maksimal. Më vonë, të shohim. Afërdita si po shkon lidhja jote me Shpatin? Marrëdhënia ime me Shpatin po shkon më se perfekt. Është përfolur se mes jush ka pasur një krisje të raportit…. (Qesh)Kur paska ndodhur kjo që s’e di unë? Nejse…Nuk do të flasim për martesë derisa ne nuk e dimë kur është dasma! Pse mos të kemi edhe ne diçka që të mbetet vetëm e jona? A je xheloze për Shpatin? Fare. E kam thënë shumë herë këtë gjë. Nuk jam natyrë xheloze. Ç’mendim ke për tradhtinë? Skandal...S’ka më dashuri pastaj. Kur është e pafalshme ajo? Nuk falet tradhtia...Unë mendoj që është e pafalshme. Ti do ta falje? Jo!!! Është e vështirë të ruash një marrëdhënie sidomos kur të dy partnerët kanë shumë fansa? Fansat nuk kanë lidhje në dashurinë mes dy njerëzve...Ata kanë lidhje me karrierën. Afërdita, a të ka ndodhur ndonjëherë të kesh oferta “perverse” nga njerëz me shumë pushtet apo famë? Varet si e prezanton veten, por kjo nuk do të thotë që nuk ka. Cili është kompromisi që nuk do të bëje kurrë në jetë? Nuk do të bëja kurrë asgjë që ka të bëjë me faktin që ti të dalësh nga vetvetja.


E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

kinematografia

MAPO

11

Nik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar

Almeda Abazi, Missi që shkëlqeu në Turqi

Nik Xhelilaj

konkurron Ezelin dhe Mehmetin, ylli i ri në serialet turke Jonida Hitoveizi

por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.

N

ik Xhelilaj duket se do të jetë ylli më i ri i telenovelave turke. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë për aktorin e njohur shqiptar, Xhelilaj. Niku, i cili kohëve të fundit nuk është angazhuar në ndonjë projekt në filmiografinë shqiptare, shumë shpejt do të jetë protagonist në një serial turk. “Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili do të nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator. Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave turke ka qenë talenti dhe filmat ku ka luajtur më parë Niku. Ato e kanë cilësuar atë si një aktor të ri dhe premtues. Megjithatë, lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës,

Shqiptari Nik Xhelilaj në këtë serial do të ketë rol protagonist. Ai do të jetë njëri nga 5 fëmijët e një familjeje që përjeton shumë drama. Kadir është emri i personazhit që Niku do të ketë në këtë film.

Historia Të humbur në qytet, tregon jetën në rrugët e pasme të Stambollit, të tragjedive njerëzore të shkaktuara nga varfëria, gratë, jevgjitë, transvestitët por edhe diskriminimi i zezakëve, çështjet e punës dhe fëmijët e rrugës që punojnë në një botë të dhunshme janë disa nga çështjet që ngrihen në këtë film. Një film, i cili flet për qytetet e mëdha dhe njerëzit shpesh të vegjël e të papërfillshëm që i popullojnë. Pas çdo njërit prej tyre qëndron një histori e tërë. Pikë qendrore e gjithë kësaj historie që ndodh në këtë lagje, është ajo e familjes Toptaş që vjen nga Deti i Zi. Pas zhdukjes së kryefamiljarit Merjemja, gruaja e tij dhe fëmijët fillojnë të kërkojnë babain e tyre të dashur. Por papritur Merjemja me 5 djemtë dhe një vajzë do të mbetet e ve me gjashtë fëmijë. Nik Xhelilaj luan rolin e 22-vjeçarit Kadir, që është një nga djemtë e familjes Toptas. Seriali nëpërmjet dramës së familjes Toptas përshkruan luftën për mbijetesë, por edhe në rrugët e errëta të Stambollit, të cilat sjellin në ekran një dramë njerëzore.

Lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës, por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.

Almeda Abazi, bukuroshja e shpallur “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe”, sot është shumë e njohur në Turqi. Ajo filloi të punonte si modele dhe më pas u bë e njohur në telenovela dhe filma në Turqi. Fama e saj në Turqi arriti kulmin kur ajo ishte një nga konkurrentet më të forta në “Dancing with the stars” në këtë vend. Almeda shpesh është shprehur se ishte më e lehtë për të pasur oferta në Turqi sesa në Shqipëri. “Shqiptarët atje më kishin. Fitova ‘Miss Shqipëria’ dhe ‘Miss Globe’ dhe ndenja për shumë kohë aty dhe nuk mora asnjë ofertë nga mediat shqiptare, as për reklama. Kështu që vendosa të iki në Turqi”, - është shprehur ajo kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat shqiptare. Duket se Turqia po bëhet destinacioni i ri i shumë të rinjve që duan të provojnë suksesin jashtë kufijve shqiptarë. Megjithatë këtë nuk mund ta themi me siguri për Nikun pasi vetëm në një kohë të shkurtër ai ka pasur mjaft role në filmat shqiptarë. Ajo që mbetet fakt është se këta të rinj po ia dalin mbanë në një vend tjetër, në një vend ku talenti i tyre po triumfon mbi çdo burokraci të mundshme.

Serialet turk më të ndjekura në Shqipëri vitet e fundit Gjatë vitit 2011-2012 serialet turke në Shqipëri kanë qenë ndër më të ndjekurit. Si fillim ishte historia e Gymyshit dhe Mehmetit ajo që mbërtheu para ekranit shumë teleshikues, e më vonë Ezeli, seriali që theu çdo rekord audience. Kudo flitej për të nga të gjitha shtresat. Madje aktorët që interpretojnë Mehmetin dhe Ezelin mund të themi se u bënë të preferuarit e fermave shqiptare. A do ndodhë kështu edhe me Nikun kur seriali të nis të transmetohet në Turqi? Urojmë që po.


CMYK

12

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al


E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

big brother

Françeska është ajo që po bën gjithçka për ta mbajtur këtë histori, së fundmi me vendimin e saj për të jetuar sa më afër Ermalit.

Françeska shpërngulet në Tiranë, Ermali i pavendosur për bashkëjetesën Çifti nuk i ka bërë pushimet bashkë ashtu siç i kishin planifikuar dhe së fundmi Ermali nuk duket aq entuziast për të nisur bashkëjetesën me vajzën bukuroshe

F

rançeska Jaçe, ish-banorja e BB5, ashtu siç kishte paralajmëruar këto ditë, është shpërngulur për të jetuar në Tiranë. Ajo ka marrë një shtëpi me qira dhe këto ditë po jeton me motrën e saj. Po pyetja e të gjithëve është nëse Ermali do të jetojë me të, ashtu siç çifti kishte thënë më parë. Françeska në një prononcim për gazetën “Mapo” ka hezituar të japë një përgjigje të saktë duke thënë: “Po shohim. Ende nuk e kemi vendosur. Ermali do të shohë njëherë shtëpinë nëse i pëlqen apo jo. Nëse po, atëherë ai do të vijë të jetojë me mua”. Këto kanë qenë fjalët e Françeskës, ndërkohë që nga Ermali nuk kemi mundur të marrim ndonjë reagim, pasi nuk e ka pasur telefonin të aktivizuar. Pas daljes së tyre nga “Big Brother”, nga dhe ku nisi historia e dashurisë mes tyre, Ermali dhe Françeska vazhdojnë të jenë çifti i vetëm që ka dalë nga ky shou. Por kohët e fundit nuk kanë qenë aq të mira për çiftin. Ata nuk i kanë bërë pushimet bashkë ashtu siç i kishin planifikuar dhe së fundmi Ermali nuk duket aq entuziast për të nisur bash-

MAPO

këjetesën me vajzën bukuroshe. E si të mos mjaftonte vetëm kjo, për Françeskën shpesh është shkruar se i është kthyer një historie të vjetër të saj, por pa pasur ende asgjë konkrete në këto deklarime. Ajo ka thënë se nuk e ka idenë se për çfarë po flitet lidhur me këtë djalë, pasi ajo nuk e njeh fare. Kohët e fundit Françeska duket mjaft e bezdisur nga këto thashetheme, duke mos preferuar të shpjegojë më tepër. Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe do të vazhdojë studimet, por njëkohësisht edhe do të punojë. Ndërkohë gjatë po kësaj kohe, në shtëpinë me qira, e cila ndodhet në zonën e “21 Dhjetorit”, Françeska do të jetojë me motrën e saj. Se si do të vazhdojë historia me Ermalin tani që të dy do të jetojnë shumë afër, kjo ngelet për t’u parë. E vetmja gjë që mund të themi është se nga ato që kanë thënë se do të bëjnë së bashku si pushimet apo bashkëjetesa, asgjë nuk është realizuar. Françeska është ajo që po bën gjithçka për ta mbajtur këtë histori, së fundmi me vendimin e saj për të jetuar sa më afër Ermalit.

Ermela,

festë të çmendur për ditëlindjen e saj Ish-banorja dhe fituesja e “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj fundjavën e kaluar ka festuar ditëlindjen e saj. Në një festë mjaft private me njerëzit e saj më të afërt ajo ka festuar deri natën vonë. Në këtë festë nuk kanë munguar as miq të saj nga “Big Brother” si Toros, Liam, Mirjeta etj. Nga këto foto që kemi mundur të kemi, shohim se Ermela vërtet është kënaqur në maksimum. Madje ajo është kujdesur që të sigurojë edhe disa veshje karakteristike të haremeve arabe dhe të kërcejë “bellidance”. Festa e ditëlindjes së Ermelës është bërë në Shëngjin, në një vend të bukur dhe afër detit. Ndërkohë nga miq të saj që kanë qenë të ftuar për ditëlindje, kemi mësuar se festa ka zg jatur deri në orët e para të mëng jesit. Të g jithë ishin kënaqur dhe argëtuar me këtë organizim mjaft interesant që i shkon më së miri natyrës energ jike të vajzës, e cila u bë fituesja e 100 milionë lekëve vitin e kaluar. Ermela u mjaf tua vetëm me çmimin, pasi ëndrrat e saj për t ’u bërë pjesë e botës së medias nuk u realizuan, duke bërë kështu që ajo të heqë dorë prej t yre. Ndërkohë për jetën e saj privatë dimë se ajo vazhdon të jetë e lumtur me djalin që quhet Jotin, duke hedhur kështu pas krahëve historinë e lindur brenda shtëpisë së BB4 me Er vinin.

CMYK

13


18 1614 14

MAPO

E martë, 15 17 27 mars maj maj2011 2011 13 martë, qershor 24 2010 janar 2012 eE premte, premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al www.mapo.al

intervista

Së fundmi Gjergji është bërë pjesë e bandës së re që ka krijuar ish-lideri i grupit “Burn”, Renis Gjoka. Çfarë pret nga kjo bandë, por edhe lidhjet që çuan në këtë bashkëpunim, Gjergji i tregon në këtë intervistë

Mbiemri, një ‘vulë’ përforcuese në rrugën time në muzikë, çdo gjë tjetër varet vetëm nga aftësitë e mia.

Gjergj Kaçinari:

Çfarë pres nga hyrja në bandën e Renis Gjokës Jonida Hitoveizi

G

jergj Kaçinari ishte një nga konkurrentët e “The Voice” i cili u bë menjëherë i njohur. E para ishte sepse për të gjitha vajzat ai ishte ndër djemtë më simpatikë, dhe e dyta, mbiemri që ai mban imponon respekt te njerëzit. Megjithatë, Gjergji beson se në muzikë dhe art nuk ka rëndësi se i biri i kujt je, por talenti. Së fundmi Gjergji është bërë pjesë e bandës së re që ka krijuar ish-lideri i grupit “Burn”, Renis Gjoka. Çfarë pret nga kjo bandë, por edhe lidhjet që çuan në këtë bashkëpunim, Gjergji i tregon në këtë intervistë. Gjithashtu, ai flet edhe për fëmijërinë e tij, lidhjet e para me muzikën dhe çfarë këshillash merr nga i ati, mjeshtri Alfred Kaçinari.

Gjergji, së fundmi je futur në bandën e Renis Gjokës. Si erdhi ky bashkëpunim? Ne njiheshim prej kohësh. Mbi të gjitha kemi edhe lidhje gjaku, pra nuk ishte krejt i rastësishëm bashkëpunimi. Cili është roli yt aty? Unë luaj në tastierë dhe back-vocal. Si i ke raportet me Renisin, më shumë miq apo kolegë? Më shumë miq. Nuk kemi biseduar kurrë ftohtë, duke u përqendruar te puna. Gjithmonë ka hyrë miqësia në mes dhe na i ka zbutur edhe ato muhabete që mund të kenë qenë shumë serioze. Çfarë mendon se do të jetë ndryshe tashmë me bandën e ndryshuar të Renis Gjokës? Mendoj se janë shumë. Ndryshimi fillon që me ndërrimin e pjesëtarëve të grupit. Më pas janë karakteristikat e instrumentistëve që ndryshojnë sound-in e grupit dhe më pas është krijimtaria, që akoma nuk dihet nëse do të ndryshojë apo jo. Për ty ka më shumë rëndësi të njihesh si këngëtar apo si instrumentist? Unë e kam thënë sa herë që më është dhënë rasti. Qëllimi im momentalisht është të profesionalizohem në instrument, konkretisht në piano, ku kam 15 vjet që studioj, pra në këtë grup më jepet rasti të bëj ‘zanatin’ tim. Me pas është kënga që do të vijë me kalimin e kohës, në momentin që edhe mua do të më mbushet mendja që mund ta bej 100%. Njerëzit të njohën nëpërmjet “The Voice”. Cila ishte gjëja më pozitive që ti more prej aty?

Çdo gjë që mora nga aty ishte pozitive. Njerëzit më njohën, unë shfaqa ato aftësi që kam, punova me një grup njerëzish profesionistë etj. A të ndalojnë shpesh njerëzit për të bërë foto? ‘Dyndja’ më e madhe e njerëzve ka qenë në muajt nëntor-shkurt. Më pas edhe fotot u reduktuan. Cilët janë ndjekësit e tu më të mëdhenj? Miqtë, familjarët dhe sigurisht ata njerëz që më pëlqyen nga TV, që më mbështetën deri në fund dhe më dhanë shtysën më të madhe. Marrëdhëniet me vajzat si i ke? Shumë të mira fatmirësisht (qesh). Është folur disa herë për lidhje të tuat me vajza të reja të njohura. Sa të vërteta ka pasur? Shumica nuk kanë qenë të vërteta. Kanë qenë thjesht shoqe të miat që janë përkthyer si lidhje. Cila është e dashura jote? Për momentin e kam në mendje, së shpejti do të prodhohet në njeri të vërtetë (qesh). Gjergj, të kanë cilësuar shpesh si mendjemadh. Kur dhe për çfarë bëhesh i tillë? Mundohem të jem i kujdesshëm dhe mos të ngjaj kurrë i tillë, pavarësisht se është e vështirë t’u mbushësh mendjen njerëzve për këtë. Unë mjafton të jem OK me veten. Gjergji të gjithë të njohin si djalin e

Nuk kemi biseduar kurrë ftohtë, duke u përqendruar te puna. Gjithmonë ka hyrë miqësia në mes dhe na i ka zbutur edhe ato muhabete që mund të kenë qenë shumë serioze Alfred Kaçinarit… Si ndihesh kur dëgjon njerëzit të ta thonë këtë gjë? Është fakt, nuk kam çfarë t’i bëj. Normalisht nuk ka pse mos të më pëlqejë kur e thonë në momentin ku unë, përveç babait, të gjithë në familje i kam muzikantë. Jam mëse në rregull me këtë gjë. Si është kur je djali i një babai të famshëm dhe profesionist? Ka vetëm anë pozitive. Krijon lidhje me profesionin që do ndjekësh gjatë gjithë jetës, që në moshë të vogël. Njeh njerëz profesionistë dhe punon me ta, konsultohesh dhe nuk bën tenta-

tivë ‘boshe’, duke qenë se orientohesh më së miri etj. Lidhjet e tua me muzikën janë ndikuar nga ai apo ka qenë diçka që ka ardhur së brendshmi? Që në moshën 2-3 vjeçare jam ulur instinktivisht vetë në piano, me dëshirën më të madhe, duke tentuar t’u bija këngëve që dëgjoja. Nuk kishte ku të shkoja tjetër. Cilat janë vërejtjet më të shumta që babai të bën? Janë më shumë vërejtje objektive, profesionale dhe vetëm në lidhje me muzikën. Kjo na i mban debatet gjallë. Deri tani a e ke pasur më të lehtë të ecësh vetëm, për shkak të mbiemrit që ke? Mbiemri do të jetë thjesht një ‘vulë’ përforcuese në rrugën time në muzikë. Mendon se një ditë do të jesh më i suksesshëm se babai yt? I beson shprehjes “nxënësi më i mirë se mësuesi”? Kjo varet. Mendoj që po eci në rrugën e duhur dhe shpresoj që kjo shprehje mos të dalë blof (qesh). Gjithsesi duhet të jem unë i kujdesshëm në çdo gjë që do bëj, pasi vazhdueshmëria do të varet vetëm nga aftësitë e mia.


e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

thashetheme

15

Fjolla Morina, këngëtarja tjetër nga Kosova, ka qenë ajo që i ka hedhur këto foto në rrjetin e saj social në Facebook. Dy mikeshat kanë shijuar një kafe së bashku, por nuk kanë ngurruar as të provokojnë me puthje intriguese mes tyre.

Tuna: I dua ata që më urrejnë

Puthja në buzë e Zajminës me Fjollën

MAPO

Këngëtaret shqiptare shpesh kanë mosmarrëveshje mes tyre, të cilat jo pak herë kanë çuar në armiqësi të betuara. Megjithatë, këngëtarja Tuna ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për të shprehur se nuk i bëhet vonë se çfarë thonë të tjerët për të. As ata që e urrejnë. Ajo është mjaft e lumtur me gjërat që ka, ndaj ka vendosur të mos u kushtojë më rëndësi ziliqarëve. Së fundi, ajo është shfaqur në publik me një kapele që mban mbishkrimin “ i love haters”, “I dua ata që më urrejnë”. Siç duket, urrejtja që dikush mund të ketë për të, bën që Tuna të punojë më shumë dhe të jetë përherë e veçantë në muzikën e saj.

Zanfina fiton vendin e 3 në festivalin e Ohrit

Zanfina Ismaili ka fituar çmimin e tretë në festivalin e Ohrit. Në konkurrencë mes 22 këngëtarëve nga Maqedonia, Ballkani dhe më gjerë, këngëtarja Zanfina Ismaili mori çmimin e tretë të jurisë profesionale. Me këngën e saj “Dy minuta “ dhe paraqitjen skenike ajo bëri për vete gjithë publikun e pranishëm në këtë event. Vetëm pak javë më parë ajo publikoi klipin më të ri “Dy minuta”, në të cilin shfaqet sensuale dhe mjaft provokuese. Ndërkohë fansat e saj dhe të Adelinës po këmbëngulin gjithmonë e më tepër për një duet mes tyre. Urojmë që kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Era Rusi sjell “Feeling”

Fjolla dhe Zajmina

provokojnë me puthje në buzë

Këngëtarja Zajmina Vasjari këto kohë ka qenë veçanërisht e angazhuar me koncerte në Kosovë. Megjithatë, këtë herë ajo që ka bërë përshtypje nuk ka qenë ndonjë nga performancat e saj të veçanta, por disa foto mjaft provokuese. Fjolla Morina, këngëtarja tjetër nga Kosova, ka qenë ajo që i ka hedhur këto foto në rrjetin e saj social në Facebook. Dy mikeshat kanë shijuar një kafe së bashku, por nuk kanë ngurruar as të provokojnë me puthje intriguese mes tyre.

Kjo verë ka qenë shumë e ngjeshur për këngëtaren simpatike Era Rusi. Të kënduarit live dhe koncertet e shumta nuk i kanë lënë kohë Erës as për të shijuar disa pushime të vërteta. Madje ajo ka vendosur që të marrë disa ditë të mira pushimesh në fund të gushtit. Por pikërisht në fund të verës këngëtarja ka vendosur të lançojë klipin dhe këngën e saj më të re “Feeling” . Era në këtë klip të ri vjen më senuale se kurrë, nën ritmet e muzikës Dance.

Ledri bëhet pjesë e labelit TBA? Ledri Vula, i cili u largua kohë më parë nga muzika, është parë duke bërë foto me një prej anëtarëve më të shquar të ‘labelit’ TBA, Klepton. Babastars dhe TBA njihen për rivalitetin e tyre të madh në skenën e hip-hop muzikës, sidomos pasi këta të fundit mbajtën koncertin e tyre në Stadiumin e Prishtinës. Kjo do të jetë një tjetër goditje për raportet e tij me anëtarët e BabaStars, nga të cilët u largua pas problemeve në jetën private dhe incidenteve me Noizyn, duke iu përkushtuar karrierës si regjisor.


16

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

sociale

Nishani dekoron mjekun Adnan Këlliçi Dekoratën e parë nga post i kreut të shtetit, presidenti Nishani e ka dhënë për mjekun Adnan Këlliçi. Presidenti i Republikës ka nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e dhënë në fushën e shëndetësisë, mjekun e njohur Adnan Këlliçi. Ceremonia e dekorimit të kirurgut të talentuar të

Shërbimit Otorinolaringologji është kryer dje në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë. Dekorata i është dorëzuar bashkëshortes në prani të ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, nga sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij, ministri Tavo është ndalur në kontributin e profesor

Adnan Këlliçit në shëndetësinë shqiptare dhe veçanërisht në fushën e Otorinolaringologjisë, duke i uruar prof. Këlliçit shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë. Mes emocioneve, bashkëshortja Lavdie Këlliçi ka falenderuar shtetin shqiptar për këtë vlerësim të madh dhe të gjithë kolegët e prof. Këlliçit.

Urdhri i ri

Shteti merr në mbrojtje fëmijët në rrezik

Viti i ri shkollor, nxënësit e Tiranës mësim me turne Nis të hënën shpërndarja e librave në shkolla, Kristiqi: Çmimet e teksteve nuk do të ndryshojnë Jonida Tashi

Procesi mësimor në shkollat e kryeqytetit do të zhvillohet me turne edhe gjatë vitit të ri shkollor. Sipas autoriteteve të arsimit, shkak për këtë situatë është mungesa e ndërtimit të shkollave të reja dhe gjendja do të jetë më problematike për gjimnazet. “Sigurimi i mësimit në një turn nuk bëhet me një të rënë të shkopit. Të marrësh në konsideratë numrin e klasave që bëjnë mësim pasdite, në mënyrë të veçantë ciklin e ulët, do të thotë që ne duhet të kishim ndërtuar këtë vit 5-6 shkolla. Fakti është që nuk kemi ndërtuar në kryeqytet këto ndërtesa të reja. Ka patur disa zgjerime, disa modifikime, meremetime, shtesa të shkollave, por që nuk e përballojnë dot nevojën. Në shkollat 9-vjeçare nuk do të ketë ndonjë ndryshim domethënës”, - shprehet

drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu. Sipas tij, këtë vit pritet që në shkollat e mesme të mos ketë numër të lartë nxënësish nëpër klasa, pasi do të rritet me 10% numri i nxënësve që frekuentojnë shkollat profesionale, për shkak të shtimit të degëve në to. Nga ana tjetër, Vejsiu deklaroi se nuk do të lejohet që nxënësit të regjistrohen në gjimnazet që preferojnë, siç ndodh në Tiranë, ku kërkohen vetëm 5 prej tyre dhe të tjerat nuk plotësojnë numrin e nxënësve. “Janë marrë masat që drejtoritë e shkollave të mos bëjnë tejkalime të regjistrimeve jashtë territoreve. Ne kemi shkollat e mëdha, si ‘Sami Frashëri’ që hapi 20 vite të para, që është një shifër shumë e lartë”, thotë Vejsiu. Ministria e Arsimit ka nisur tashmë përgatitjet për shpërndarjen e librave në shkolla. Ditën e hënë të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar mund t’u drejtohen shkollave për të tërhequr librat. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi deklaron se tekstet tashmë janë gati. Ato janë

tekstet

“Në qoftë se një tekst vitin e kaluar ka kushtuar 3000 lekë të vjetra, këtë vit do ta ketë çmimin jo më shumë se 3050 lekë të vjetra”

shpërndarë nëpër mjediset e shkollave dhe më 27 gusht fillon shpërndarja e tyre, e cila do të vazhdojë deri në mes të muajit shtator. Kristiqi garanton se këtë vit nuk do

të ketë mungesë tekstesh, ndërkohë që shtëpitë botuese që nuk do të zbatojnë afatet do të penalizohen, duke humbur të drejtën e botimit të librave për vitin tjetër shkollor. Për sa i përket çmimeve të teksteve, Kristiqi thotë se ato do të ndryshojnë duke marrë parasysh indeksimin e inflacionit, megjithatë rritja, thotë ai, është e papërfillshme. “Në qoftë se një tekst vitin e kaluar ka kushtuar 3000 lekë të vjetra, këtë vit do ta ketë çmimin jo më shumë se 3050 lekë të vjetra. Pra, mund të them se çmimet janë identike me ato të vitit të kaluar dhe mund të theksoj edhe këtë që çmimet e teksteve shkollore këtu në Shqipëri ka vite që qëndrojnë në pozicione stabël dhe janë më të lirat në të gjithë Europën”, - pohon Kristiqi. Këtë vit, për herë të parë në tregun e librit shkollor është futur dhe Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Deri tani, nga kërkesat e shkollave në vend, rreth 80 për qind e klasave të para do të punojnë me këtë libër në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë kjo abetare do të jetë tekst i vetëm.

Çdo fëmijë që gjendet në situatë emergjente do të merret në mbrojtje të menjëhershme nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit Social Shtetëror. Duke marrë shkas nga fenomeni i përdorimit të fëmijëve për lypje dhe punë të tjera në rrugët e zonave urbane të vendit, ministrat Spiro Ksera dhe Flamur Noka kanë firmosur dje një urdhër të përbashkët “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilët janë të ekspozuar ndaj formave të abuzimit ndaj tyre”. Sipas këtij urdhri, këto struktura do të funksionojnë 24 orë çdo ditë dhe mbrojtja e fëmijëve do të garantohet në çdo moment të ditës dhe të natës menjëherë pas identifikimit të rastit abuziv. Urdhri parashikon që çdo fëmijë në rrezik pas tërheqjes në mënyrë të menjëhershme nga rruga dhe strehimit të tij në një qendër publike sociale për fëmijë, ku merr edhe shërbimin përkatës, të referohet pranë njësive për mbrojtjen e fëmijës në njësinë vendore të vendbanimit apo njësinë për të drejtat e fëmijëve në qark dhe rast pas rasti sipas vlerësimit të bërë të referohen para organeve të drejtësisë për një vendimarrje që garanton interesin më të lartë të fëmijës. Fëmijët e indentifikuar në situatë rreziku të strehuar në qendrat sociale publike do të marrin trajtimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për ushqim, veshmbathje, fjetje si dhe trajtim të specializuar psiko-social, deri në një vendim të strukturave të ngritura pranë njësive vendore ose, sipas rastit, të organeve të drejtësisë. Kjo nismë e dy ministrive vjen në përputhje me programin e qeverisë dhe angazhimin e saj për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Gjysma e të alkoolizuarve, të pashpresë Doksani: 42% e të varurve nga alkooli, pas trajtimit i rikthehen vesit sërish Gjysma e pacientëve të kuruar në Klinikën e Trajtimit nga Varësia Alkoolit në QSUT i janë kthyer përsëri pijes. Shqetësimi ngrihet nga mjeku adiktolog pranë kësaj klinike, Shpëtim Doksani, sipas të cilit, mungesa e mbështetjes familjare bën që këta persona edhe pse i janë nënshtruar terapisë të vazhdojnë sërish pijen. “Shifrat

kanë arritur në rreth 300 persona të trajtuar. 41-42 për qind e tyre kanë bërë relaps. Duke qenë se është një trajtim kombinativ, ku një element themelor i trajtimit është suporti familjar, kur cenohet ky suport prishet ai lloj ekuilibri”, shprehet shefi i Klinikës së Trajtimit të Varësisë nga Alkooli, Shpëtim Doksani. Sipas tij, varësia nga alkooli po kthehet gjithnjë e më tepër në problem për shëndetin publik, pasi jo vetëm se shifrat janë në rritje, por dhe se grupmosha më e prekur është ajo aktive për punë.

Të dhënat tregojnë se 30 deri në 40% e popullsisë në vend janë konsumatorë të alkoolit, ndërsa 3.5% mendohet të jenë të varur prej tij. Por veç dëmeve për shëndetin e tyre, personat e alkoolizuar janë ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Të dhënat e fundit flasin se mbi 45 për qind e aksidenteve në vend kanë ndodhur nga drejtues automjetesh në gjendje të dehur. “Ka risqe madhore edhe në lezion social. Pra, në humbje të vigjilencës, në ngarje të makinës që çojnë në

aksidente apo në shtim të kriminalitetit, pra në dhunë. Sipas raporteve që deklarohen herë pas here, 45-46 për qind të aksidenteve kanë shkak konsumin apo intoksikimin alkoolik”, - pohon më tej Doksani. Sipas të dhënave spitalore, grupmoshat që abuzojnë më shumë me sasinë e alkoolit janë ato nga 18 deri 30 vjeç. Ndërsa pacientët që janë ndërgjegjësuar dhe i nënshtrohen trajtimit janë persona mbi moshën 30 vjeç dhe që e kanë përdorur alkoolin për vite më radhë.


1617

MAPO MAPO

shtunë,2010 8 tetor 2011 13 E qershor www.mapo.al www.gazetamapo.com

E enjte, 3 nëntor 2011 www.mapo.al

intervista

MAPO

17 19

Kepi i Rodonit është një nga zonat më të ndotura nga mbetjet urbane. Kalaja e Skënderbeut është ngritur në afërsi të Kepit të Rodonit dhe ndodhet rreth dy orë larg Tiranës

Në kalanë e Skënderbeut Zbarkojnë ‘rojet‘ për heqjen e plehrave “Tirana Ekspres” dhe “Smart Tourist Albania” kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin nga plehrat të një prej zonave më të rëndësishme historike ku ndodhet Kalaja e Skënderbeut. Grupi ka marrë emrin “Rojet e Kepit të Rodonit” Aida Tuci

S

ot një grup të rinjsh do të marshojnë drejt kepit të Rodonit me një mision qytetar; pastrimin nga plehrat të një prej pikave më të bukura bregdetare. “Tirana Ekspres” dhe “Smart Tourist Albania” kanë themeluar klubin “Rojat e Kepit”, të cilët me kursimin e një makiatoje në ditë kanë ndërmarrë aksionin qytetar për të shpëtuar një prej zonave më të bukura të bregdetit shqiptar nga degradimi. Flori Agalliu është njëri prej nismëtarëve. Ai sapo ka përgatitur çantën e shpinës, çadrën ku do të flejë për 2-3 ditë, për t’u nisur bashkë me “rojet” e tjera drejt një misioni që pas shumë vitesh u bë i mundur vetëm tani. Kepi i Rodonit është një nga zonat më të ndotura nga mbetjet urbane. Kjo, sipas Florit, vjen për shkak se prurjet e lumenjve dhe deltave ujore, të cilat përdoren si vende për depozitim dhe shkarkim të mbetjeve të zonave të banuara, kanë krijuar katastrofë plehrash në këtë zonë. “Të gjitha mbeturinat që derdhen përgjatë lumit të Lanës, Tiranës dhe zonave përreth udhëtojnë përgjatë lumit Ishëm në grykëderdhjen e tij dhe shkarkohen në Kepin e Rodonit, ashtu si dhe ato që mbledh lumi Mat. Ajo që na shohin sytë është vetëm maja e ajsbergut”thotë Flori Agalliu, i cili ka bërë tashmë çantën e shpinës gati dhe çadrën e tij për t’u nisur me autobus sot drejt Kepit të Rodonit, bashkë me dhjetëra të rinj nga Tirana dhe Durrësi. “Pastrimi te Kepi i Rodonit” është një nismë qytetare për aktivizimin e vullnetarëve. Përse tani kjo nismë? Ideja në fakt ka lindur shumë vite më parë, fillimisht nga një grup i vogël njerëzish gjatë një udhëtimi në brigjet e lumenjve dhe grykëderdhjet e tyre, ku u ballafaquam me një gjendje vërtet alarmante. Nga ky udhëtim filluam të mendonim se cila do të ishte rruga më e mirë për t’u ballafaquar me problemin. Me drejtuesit e “Tirana ekspres” dhe “Smart Tourist Albania” vendosëm

të ndërmerrnim një nismë konkrete për pastrimin e këtyre zonave të ndotura. Fillimisht një grup i vogël që pak nga pak u bë një grup akoma më i madh. Shumë të rinj dhe të reja iu bashkuan nismës sonë vullnetare. Aktualisht kemi mbështetjen e rreth 20 mijë njerëzve përmes faqes sonë në facebook. Por të angazhuar në këtë nismë janë më pak në numër. Është ajo pjesë qytetare që janë të shkolluar, kanë një punë të mirë, pra le të themi shtresa e mesme dhe lart. Ajo që është më interesante në këtë grupim është se pjesa më e madhe mbështetëse të kësaj nisme janë femrat, sidomos të grupmoshës 2530 vjeç, që janë grupi i qytetarëve me ndjeshmërinë dhe angazhimin më të madh për të përhapur këtë mesazh. Sistemi i OJF-ve dhe shoqatave në mbrojtje të mjedisit janë më shumë të prirur për projektet e edukimit përmes mjeteve të komunikimi. Ne kemi parë se edukimi në këtë vend bëhet më mirë duke dhënë shembuj konkret. Gjatë gjithë këtyre viteve kemi kuptuar se të gjithë janë të gatshëm ta përkrahin një nismë nëse dikush u jep një shembull dhe i fton të bëhen pjesë reale e saj. Nëse prezantimi ynë do të ishte vetëm retorik, nuk do të kishim sukses. Suksesi i kësaj fushate është pikërisht nisma personale e gjithsecilit prej nesh. Ne jemi në gjendje të kuptojmë situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhen plazhet tona dhe vija jonë bregdetare, ku çdo vijë uji, grykëderdhje etj. etj. është kthyer në një vend depozitimi plehrash. Kjo është arsyeja bazë që ne po reagojmë konkretisht. Përse zgjodhët Kepin e Rodonit për t’i dhënë start kësaj nisme? Sepse është një pikë shumë e rëndësishme historike dhe strategjike. E nisëm me Kepin e Rodonit për vetë historikun që bart ai lidhur me heroin tonë kombëtar Skënderbeun, por mbi të gjitha është një ekosistem unik që gjendet më pranë me grykëderdhjen e Ishmit. Me grykëderdhjen e Ishmit opinioni publik shqiptar u njoh para disa muajve, ku dy fatkeq humbën jetën. U desh kjo

Grumbuj plehrash në Kepin e Rodonit

ngjarje tragjike që të shkonin ca kamera atje dhe të tronditeshin nga malet me plehra. Ne në fakt e kemi Kepi i Rodonit konstatuar këtë problem shumë kohë më parë dhe jemi të ndërgjegjshëm nga nis aksioni që këto plehra që depozitohen kudo në Tiranë, përgjatë gjithë lumit të TiKalaja e Skënderbeut është ngritur ranës dhe Ishmit, shkojnë dhe denë afërsi të Kepit të Rodonit dhe pozitohet që të gjitha në grykëderdndodhet rreth dy orë larg Tiranës. hjen e Ishmit dhe nga aty deti i merr Me makinë mund të shkosh deri te dhe i transporton deri në Kroaci. kisha e Shën Ndout, ndërkohë që Mendo kur kanë arritur deri atje, sepjesa tjetër e udhëtimit bëhet sa herë grumbujt e plehrave e kanë vetëm me këmbë. “Rojet e Kepit të bërë rrugën “grykëderdhje Ishmit Rodonit” nisen sot pasdite atje ku kepi i Rodonit”. Ajo që është më e do të ngrenë për dy ditë kampin me tmerrshmja është se syri ynë sheh çadra. Janë dy grupe vullnetarësh. vetëm ato pak shishe që i kanë mbiNjë grup që do të instalohet në jetuar “udhëtimit” të gjatë nga lumi kamp për dy ditë dhe një grup tjetër në det. Pjesën më të madhe të plehqë do t’i bashkohen aksionit vetëm rave i ka pirë uji poshtë dhe janë bërë një ditë, për t’u kthyer sërish në njësh me lumin dhe tokën. Ato tashshtëpitë e tyre. Kjo është nisma e më janë pjesë e atij procesi parë e “Rojeve të Kepit”, që do të 300-400-vjeçar të shkrirjes dhe vazhdojë edhe me aksione të tjera helmimit të ekosistemit. Çfarëdo që në zona të tjera të Shqipërisë. ne të bëjmë tani, sigurisht që është një nismë e mirë, por efektet e shkatërrimit që ne kemi bërë në këto 20 vjet do të duhen dhe nja 100 vjet të tjera që të fillojnë të zhduken. Nëse do ta lëmë në këtë gjendje, duke mos reaguar e duke pritur nga donatorët, OJF-të e ndryshme, kryetari i komunës etj., ne nuk do të arrijmë kurrë të dalim nga ky rreth vicioz. Konkretisht ku konsiston aksioni juaj qytetar në Kepin e Rodonit? Konkretisht ne kemi ngritur grupin “Rojet e Kepit të Rodonit”, që është pikërisht ky klub që ne e kemi themeluar pak ditë më parë dhe që si qëllim ka të vërë në lëvizje qytetarët. Me një makiato që ata do të kursejnë për një muaj, t’ bashkoFlori Agalliu, një hen nismës sonë. Pra nuk do të pinga nismëtarët e në makiato, por kafe ekspres dhe me aksionit qytetar atë 20 lekëshin që kursejnë në ditë të pastrojmë plehrat rreth e rrotull nesh, duke filluar me Kepin e Rodo-

nit. Të rinjtë, në vend që të shkojnë te Loli-Pop në Dhërmi, le t’i bashkohen nismës sonë këtë fundjavë në Kepin e Rodonit, ku do të instalohemi për 2-3 ditë. Do të ngremë një kamp me çadra dhe do të marshojmë në vende ku nuk kalohet dot me makinë, për të mbledhur me thasë dhe mjete të tjera plehrat përreth. Do e nisim marshimin që nga kalaja e Skënderbeut. Duke qenë se ka zona që nuk mund të arrihen vetëm përmes detit, kemi angazhuar edhe peshkatarët e zonës, të cilët shfaqën interes të madh t’i bashkohen kësaj nisme dhe flota e varkave tona atë ditë do të peshkojë shishet plastike. Të gjitha këto mbetje do të mblidhen në molin kryesor dhe do të ngarkohen në disa kamionë të ardhur nga Tirana. Për këtë jemi lidhur dhe me disa biznese që merren me riciklimin e ndotjeve urbane. Ne u ofrojmë këtyre bizneseve krahun e punës dhe lëndën e parë për të cilën ata kanë shumë nevojë. Ky aksion do të bëhet periodikisht, një herë në muaj, duke filluar me Kepin e Rodonit që është d h e k at a s t r o f a m ë e m a d h e ekologjike, ku për kilometra të tëra këmba nuk të shkel në rërë, por vetëm në mbetje urbane. Dalëngadalë do të ngremë sistemin që në radhë të parë përmes aksioneve të herëpashershme mbron natyrën dhe vijën tonë bregdetare, por mbi të gjitha edhe edukon njerëzit nëpërmjet aktivizimit të drejtpërdrejtë. Keni hartuar një listë të vendeve ku do të shkelni? Pas Kepit të Rodonit do të marshojmë drejt grykëderdhjes së Ishmit, që është dhe ajo pika më e ndotur. Një kuriozitet të fundit. Sipas jush, qytetarët shqiptarë a e kuptojnë vullnetarizmin? Siç thashë, është një shtresë e caktuar që e ka ndjeshmërinë dhe angazhohet në aksione të tilla.


OpEd

18

MAPO

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Bash kur fillon e mendon mirë për njerëzit, takon dikë që i hedh sheqer një fete domateje.

02

Disa njerëz e humbin gjithë respektin për luanin nëse ai nuk i gllabëron menjëherë. Është e pamundur t’i kënaqësh ca njerëz.

03

Etiketë do të thotë të sillesh pak më mirë sesa është absolutisht e nevojshme.

Bujar Kapexhiu Nga

Will Cuppy, shkrimtar amerikan

Ku ka qenë dhe ku po shkon Kosova K

onsolidimi i shtetësisë. Është një fakt që, nga shkurti i vitit 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet koheziv dhe ka forcuar institucionet shumetnike dhe demokratike. Miratimi dhe zbatimi i Kushtetutës, decentralizimi i pushtetit te komunat në të gjithë vendin, krijimi i gjashtë komunave të reja për komunitetin me shumicë serbe, si dhe zgjedhja e 24 deputetëve nga komunitetet, prej të cilëve 13 janë nga komuniteti serb, në Parlamentin e Republikës së Kosovës, i cili përbëhet nga 120 deputetë, janë vetëm disa shembuj të transformimit të rëndësishëm të vendit tim; po ashtu në Qeverinë time, tre ministra janë serbë të Kosovës, duke përfshirë këtu një zëvendëskryeministër. Esencial për këtë proces ka qenë krijimi i një sistemi të elaboruar të të drejtave të minoriteteve për të sjellë të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga identiteti etnik, në strukturat politike të shtetit të ri. E tërë korniza ligjore që mbulon legjislacionin e sektorit publik garanton të drejta të barabarta dhe përfaqësimin e të gjitha grupeve etnike në Kosovë. Qeveria ime ka ndërtuar një themel të fortë dhe sistemin shumështresor të të drejtave që i përmbushin dhe shpesh tejkalojnë normat ndërkombëtare. Angazhimi ynë i palëkundur ndaj këtyre parimeve tregon më tej se Kosova është një shtet shumetnik i bazuar në vlerat dhe standardet europiane, ku parimet dhe fryma e Planit të presidentit Ahtisaari do të jetë përgjithmonë pjesë e shtetit dhe shoqërisë sonë. Në muajt e fundit, ne kemi kaluar 21 ligje dhe amendamente të rëndësishme që lidhen me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur për të drejtat e komuniteteve, për decentralizimin, për trashëgiminë kulturore dhe fetare, dhe që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe pajtimin. Disa prej tyre janë në fazën e zbatimit të tyre, përderisa ne flasim sot këtu. Gjatë periudhës raportuese, kam marrë vendim për emërimin e një komisioneri për Gjuhë dhe një Drejtor për kanalin 2 të Transmetuesit Publik të Kosovës, i cili është ekskluzivisht për komunitetin serb dhe të tjerët. Sikurse thotë Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm, ligjet përkatëse dhe ndryshimet janë të destinuara për të forcuar mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe dhe të vendeve tjera të trashëgimisë kulturore. Ne jemi krenarë që po mbrojmë 45 objekte fetare, historike dhe kulturore të përzgjedhura si zona të veçanta të mbrojtura, si dhe një listë të monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, që është miratuar së fundmi nga Qeveria e Kosovës. Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe të angazhuar për afirmimin e të gjitha feve, dhe Policia e Kosovës është e përgatitur plotësisht për të marrë përsipër përgjegjësitë në sigurimin dhe mbrojtjen e manastireve dhe strukturat e tjera, të cilat aktualisht janë nën përgjegjësinë e KFOR-it. Në një kohë kur shumë vende janë

koment Hashim Thaçi

duke u ballafaquar me problemet ekonomike, konflikte etnike dhe bllokim qeveritar, rasti i Kosovës mund të ofrojë mësime në ndërtimin e shtetit. Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë ndërkombëtare ka hapur një kapitull të ri në shtetësinë e Kosovës, duke krijuar institucione të qëndrueshme demokratike, një ekonomi të tregut të lirë, infrastrukturës, drejtësisë dhe administratës publike, arsimit dhe kulturës. Ne kemi vazhduar avancimin e Reformës së Administratës Publike në bazë të rekomandimeve të Raportit të Progresit të Bashkimit Europian, drejt një administrate të pavarur, efektive dhe shumetnike, duke inkorporuar praktikat e qeverisjes demokratike. Shteti i Kosovës ka institucionet më të qëndrueshme në rajon dhe ka ruajtur stabilitetin e saj makroekonomik dhe fiskal edhe përkundër krizës financiare dhe të borxheve në Europë. Këtë vit ne parashikojmë një rritje ekonomike prej 5%. Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë reflekton besimin e komuniteteve se Kosova - me sukses do t’i bashkohet Bashkimit Europian në vitet e ardhshme. Qeveria ime është shumë e përkushtuar dhe e fokusuar në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë për Sundimin e Ligjit -EULEX ka luajtur një rol vendimtar këto vitet e fundit. Bazuar në arritjet tona përkrahim plotësisht rikonfigurimin dhe zvogëlimin e misionit të EULEX-it me rreth 25%. Raporti konfirmon se institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit kanë bërë progres të madh dhe EULEX-i do të vazhdojë të jetë një partner strategjik i Kosovës. Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë dhe rikonfigurimi i EULEX-it janë komplementar në konsolidimin e shtetësisë dhe janë një shenjë e qartë e përparimit të përgjithshëm të Kosovës. Ne pranojmë plotësisht rolin e EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit dhe në procesin e integrimit në Bashkim Europian, prandaj ne mbetemi të angazhuar për të miratuar një bazë të re ligjore në kontekstin e zgjatjes së misionit të EULEX-it deri në mes të qershorit 2014. Rezultati i negociatave do të miratohet nga Kuvendi, si një marrëveshje dypalëshe në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian.
 Në muajt e fundit numri i njohjeve formale të pavarësisë së Kosovës ka vazhduar të rritet dhe është rikonfirmuar

që ky është një proces i pandalshëm. Unë sot do të doja të falënderoj Republikën e Çadit dhe Republikën e Malit për marrjen e vendimeve të tyre për të njohur Kosovën. Pothuajse gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës, dhe ne presim njohje të tjera në javët dhe muajt e ardhshëm. Ne fuqimisht besojmë se mosnjohja rrezikon stabilitetin në Ballkan, minon investimet europiane dhe ndërkombëtare në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe rrezikon perspektivën për integrim të gjithë rajonit. Zbatimi i Planit Gjithëpërfshirës dhe Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë janë arritje të mëdha në ndërtimin e një Kosovë shumetnike, dinamike dhe me diversitet. Kam kënaqësinë t’ju informoj se ekziston një numër në rritje i komuniteteve që kërkojnë shërbime të ndryshme nga qeveria ime. Më shumë se 50 000 serbë të Kosovës janë pajisur me dokumente personale identifikimi dhe pasaporta të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe shumë udhëheqës serbë fetarë dhe të komunitetit. Angazhimi ynë në drejtim të promovimit dhe mbrojtjes së komuniteteve dhe të drejtave të tyre, duke përfshirë edhe të drejtën e kthimit, mbetet në qendër të politikës sonë të përditshme. Ne kemi ndarë mbi 8 milionë euro për vitin 2012, dhe në tre vitet e ardhshme qeveria ime do të sigurojë mbi 21 milionë euro vetëm për kthimin dhe të drejtat e komuniteteve. Janë miratuar një numër i madh i strategjive dhe planeve të veprimit, si dhe janë themeluar zyrat e reja komunale për komunitete dhe kthim. Këto zyra janë përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, personat e zhvendosur dhe të kthyerit, duke përfshirë personat e riatdhesuar, duke siguruar qasje të barabartë në shërbimet publike, koordinimin dhe promovimin e procesit të kthimit. Më 30 prill qeveria ime ka arritur një marrëveshje me OSBE-në për të siguruar mundësinë për serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë për të votuar në zgjedhjet e fundit serbe. Ky parim është i bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me standardet europiane. Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në këto zgjedhje ishte rreth 30%, që është më e vogël se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare të organizuara nga institucionet e Kosovës. Është e rëndësishme të theksohet se për herë të parë që prej përfundimit të luftës, Serbia ka rënë dakord që të mos organizojë zgjedhje në Kosovë, duke pranuar legjitimitetin e rendit kushtetues të vendit tim. Në këtë periudhë raportuese, një incident i sigurisë ka ndodhur më 28 qershor në Prishtinë dhe Merdarë. 32 policëve të Policisë së Kosovës u plagosën si pasojë e përleshjeve të drejtpërdrejta me protestuesit serbë, të cilët hodhën gurë dhe janë përpjekur për të hequr një shenjë të kufirit të Kosovës. Përgjigjja e forcave tona policore - të

Lëndë ricikluese themeluara nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 - ishte e matur, profesionale dhe jo e dhunshme. Sot, ajo është institucion udhëheqës i sektorit të sigurisë, ku 15% e forcës përbëhet nga komunitetet minoritare, një numër i cili është shembull për standardet e Ballkanit si tërësi. Më 9 korrik ka ndodhur një vepër kriminale. Ne fuqimisht kemi dënuar vrasjen e dy qytetarëve të Kosovës në fshatin Talinovc në komunën e Ferizajt. Institucionet e Kosovës e shohin këtë si një akt kriminal që shkon kundër vlerave të shoqërisë sonë dhe shtetit. Përgjigjja jonë e shpejtë tregoi se ky akt i dhunës është i patolerueshëm për ne dhe ne kemi kërkuar nga autoritetet përkatëse për të hetuar rastin dhe për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se të dhënat e besueshme dëshmojnë se krimet me motive etnike kanë shënuar rënie në mënyrë drastike në kohën e pas-pavarësisë së Kosovës. Sot Prishtina është kryeqyteti më i sigurt rajonal. Në këtë kontekst, sipas agjencisë së OKB-së -UNDP- studimi i cili është bërë në korrik, tregon se kënaqshmëria e serbëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së Kosovës ka përjetuar një trend pozitiv të mbështetjes. Ky studim konfirmon se siguria personale nuk është më një çështje mbizotëruese në komunitetin serb. Kam kënaqësi po ashtu t’ju informoj se me iniciativën është krijuar Grupi punues ndërministror për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Pajtimin, çka sinjalizon vendosmërinë e qeverisë ndaj kësaj nisme të rëndësishme. Qëllimi nuk është për të ndëshkuar, por për të krijuar një program dëmshpërblimi për viktimat, familjet e tyre dhe për të ndjekur penalisht autorët e krimeve, në mënyrë që anëtarët e çdo komuniteti etnik mund të ecin përpara drejt pajtimit. jendja në komunat veriore të Kosovës. Më lejoni të përsëris se në këtë drejtim ne kemi bërë progres të madh në integrimin e komunitetit serb, në të dy nivelet e qeverisjes, atë qendror dhe lokal. Ne ishim të përkushtuar dhe arritëm të integrojmë më shumë se 100 000 serbë të Kosovës në institucionet tona, ku ata tani janë duke gëzuar vetëqeverisjen në komunat e Graçanicës, Novo Brdos, Kllokotit, Ranillukut, Parteshit dhe Shtërpces. Megjithatë, ne nuk kemi mundur të arrijmë rezultate të njëjta në tri komunat në pjesën veriore të Kosovës, ku ka rreth 30 000 serbë lokalë. Në të njëjtën kohë Serbia u përpoq të ushtrojë kontroll administrativ mbi këto komuna, me policinë e saj dhe strukturat ilegale të sigurisë, të cilat janë të drejtuara, financuara dhe kon-

G

trolluara direkt nga qeveria e Beogradit. Serbia nuk ka lejuar serbët lokalë që të bashkëpunojnë me praninë ndërkombëtare, atë të KFOR-it dhe të EULEX-it ose me institucionet e Kosovës. Pozita e Qeverisë sime është e qartë për këtë çështje: Ne jemi kundër idesë së ndarjes, ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve. Si rezultat i kësaj, Qeveria e Kosovës së fundi vendosi të themelojë Zyrën Administrative në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo zyrë do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës dhe do të koordinojë angazhime dhe investime të qeverisë në këtë pjesë të vendit. Fillimisht, zyra do të përbëhet nga 7 drejtori me 55 punonjës dhe do të drejtohet nga një pjesëtar i komunitetit në veri të Mitrovicës. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt krijimit të komunës veriore të Mitrovicës, siç parashihet me dispozitat e presidentit Ahtisaari. Zyra do të ofrojë deri në 80 vende të reja pune dhe do të ketë një buxhet prej rreth 4 000 000 € në vit për shërbimet themelore në projektet e komunitetit dhe të infrastrukturës në pjesën veriore të Mitrovicës. Ne kemi pasur reagime shumë pozitive nga qytetarët lokalë, të cilat mund të maten me mijëra aplikacione të pranuara për punësim në Zyrën Administrative. Këtë vit unë kam paralajmëruar fillimin e dialogut të brendshëm mes qeverisë sime dhe serbëve të Kosovës në komunat veriore, për të diskutuar situatën ekzistuese atje. Ne tashmë kemi zhvilluar një plan si të integrojmë këtë pjesë me pjesën tjetër të Kosovës. Po ashtu, Komisioni Europian në raportin e vitit të kaluar të Progresit për Kosovën ka kërkuar hartimin e një strategjie për integrimin e tri komunave veriore. Ne duhet të këmbëngulin në sundimin e ligjit në këtë pjesë të Kosovës, tërheqjen e policisë së paligjshme dhe forcave të sigurisë së Serbisë, lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit, zhvillimin ekonomik dhe në kthimin e personave të zhvendosur si dhe të ndodhë pajtimi. Në emër të Republikës së Kosovës ne kemi premtuar që do të komunikojmë dhe bashkëpunojmë me çdo udhëheqës serb të zgjedhur në Veri, i cili respekton institucionet e vendit tim. Ne jemi të gatshëm për të gjetur zgjidhjen më të mirë sesi të integrohen serbët e Kosovës politikisht, ekonomikisht dhe socialisht me pjesën tjetër të Kosovës. Megjithatë, ne kurrë nuk do të rrezikojmë pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të shtetit tonë.
 *Fjala, me shkurtime, e Kryeministrit të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju-Jork.


E enjte, 23 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Nëse do të shikonte me kujdes disa vepra, veçanërisht mbi Luftën Nacionalçlirimtare, ndoshta nuk do të arrinte në konkluzionin se ajo ka qenë thjesht luftë civile. Nëse do të kuptonte kushtet e punës së historianëve në atë kohë nuk do të thoshte aq lehtë “stalinist” për Aleks Budën. Personalisht mendoj se Schmitt prononcon verdikte, që e cenojnë integritetin e tij si studiues. — Arben Puto

Makap M

akapi është një fshat diku mes Konispolit, Vermoshit, Divjakës, Pogradecit. Një mëngjez Makapi u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës ishte zhdukur një djalë. Prindërit e djalit thanë në kafenenë e Makapit se djali i tyre kishte vajtur në mbrëmje në disko, dhe s’ishte kthyer më. E kishin marrë disa herë në celular, zilja binte, djali s’përgjigjej. Kishin pyetur pastaj miqtë e djalit. As ata s’dinin gjë. Fakti tronditës mbi zhdukjen e djalit, pasi mbushi me hamëndje nga më të frikëshmet kafenenë e Makapit dhe kafenetë e fshatrave përqark, brenda pak minutash kapi Tiranën, gazetat, televizionet. Prindërit e djalit lajmëruan policinë, së cilës i kërkuan të vinte urgjent të kapte autorin e krimit. Përgjigja e Policisë i habiti; Duhej të prisnin të paktën 72 orë nga zhdukja e djalit, dhe vetëm atëhere, nëse fatkeqësisht djali nuk do ishte kthyer, të telefononin përsëri në Polici. Sepse djali mund të ishte mbyllur diku me ndonjë femër, mbase kishte pirë dhe e kishte zënë ndonjë gjumë i thellë, etj. Pra mund të ishte ndonjë nga ato raste që duken si fatkeqësi, por në fakt janë qef, dhe Policia, e cila, siç dihet, s’është për gjetjen e autorëve të qefit por të krimit, nuk mund të vinte as shpejt e as ngadalë në një vend, ku ndoshta ngjarje ka, ka dhe plot hamëndje, por s’mund të ketë gjurmë, e le më autor. Kjo përgjigje e Policisë, me djalin që mungonte dhe policinë që s’vinte, edhepse bindëse, sa i dëshpëroi prindërit e të zhdukurit, aq edhe i habiti Makapsit, të cilët, me këtë rast, me kafe dhe raki përpara, nisën të bëjnë kritika të pafundme; për rendin, shtetin, policinë, etj. Pak para mesditës gjendja u rëndua: Dy prindër të tjerë që deri në atë moment kishin heshtur për vajzën 19 vjeçe të zhdukur para 24 orësh, s’u përmbajtën dot; I bënë të ditur kafenesë se vajza sapo kishte telefonuar nga Italia. U kishte thënë se ishte shëndoshë e mirë. Të mos bëheshin hiç merak për ‘të. Ishte rrëmbyer me vullnet të plotë me një djalë me të cilin ishte njohur në Fejsbuk dhe e dashuronte marrëzisht. Së bashku kishin ikur me traget. Shtëpia ku ishin vendosur në Milano vajzës së rrëmbyer i ngjante pak si bordello, por i fejuari e kishte thënë se ishte sistemim provizor, pas pak do jetonin në një vilë. Prindërit e vajzës, të habitur nga këto spjegime, s’po dinin cilës Polici t’i telefononin, asaj shqiptare apo asaj italiane, dhe pse? Se haberet, megjithse të dyshimta, s’dukeshin të këqia. Kështu i dhanë karar të prisnin derisa të merrej vesh tamam nëse çupa u ishte fejuar apo u ishte bërë kurvë. Pa mbaruar muhabeti lidhur me kurvën apo të fejuarën j’a behu tjetri haber; Në të gdhirë, dy makapsa, filani dhe fisteku, i kishin thënë plot mirsjellje ‘mirmëngjez’ njëri-tjetrit ndaj të gdhirë diku në anë të fshatit kur të dy tërhiqnin nga pas me një litar të hollë secili nga një lopë. Me të arritur secili në shtëpinë e tij, ishin shtangur kur kishin parë grazhdin bosh dhe kishin kuptuar se kishin vjedhur lopën e njëri-tjetrit. Tani ata rrinë në shtëpi me

sipas meje Edison Ypi

Njëri i therur tjetri i arratisur, s’u muar vesh kush e njoftoi Policinë. Madje, çuditërisht, haberi për kapjen e therësit arriti nga Policia në kafene, më përpara se habëri për ardhjen e Policisë në vendin e krimit. Aty u ndez muhabeti; Për therësin, e mira e të cilit do ishtë që Policia jo thjesht të mos vinte kurrë, por as të mos ekzistonte. kokën ndër grushta secili duke u menduar a duhej a s’duhej ta lajmëronte Policinë. Nëse jo, sa i sigurtë do ishte se edhe tjetri nuk do lajmëronte? Nëse po, kundër kujt, kundër tjetrit apo kundër vetes? Hamendjet me rrokadë lopësh dhe hajdutësh i ndezën muhabetet e kafenesë së Makapit si rrallëherë. Për Policinë e cila nuk e bën punën si duhet, për fukarallëkun, korrupsionin, etj. Njëri që kishte parë botë me sy tha, -O njerëz, mos i bini kot më qafë Policisë. Kam parë me sytë e m’i nëpër qytetet e botës tabela të vendosura nga policia për të mos e lënë makinën në disa vende ku Policia s’mban asnjë përgjegjësi nëse ta vjedhin, si dhe tabela të tjera që të bëjnë të ditur se rendin në atë lagje e mbrojnë vet banorët. -Gënjeshtra, j’a priti një tjetër. Ka ca ditë mespërmes fshatit tonë, Makapit, kaloi një anglez i veshur e i mbathur si demek udhëtar, si gjoja turist, që në fakt ishte spiun. Ku ishte ndaj këtij rasti, syçelësia, vigjilenca e Policisë, pagjumësia e saj proverbiale, ajo “Uji fle, hasmi s’fle” në mbrojtje të tërësisë teritoriale të vendit? -Orpo ti paske qënë fare budalla, j’a priti një i tretë. Jemi në NATO o idiot. Edhe ajo na duhet, të na ndjekë Policia turistat që na sjellin valutën. Po zatën ti spiun ke qënë që kur në fshatin tonë kishte të internuar. Do kishte plasur sherri sikur në kafene të mos kishte hyrë me vrull një djalosh, -Amani, tha djaloshi duke j’u marrë fryma, ndihmë, dajua vari veten. -Ku, si? -Në degë të fikut, me tel rreth qafës. -Pse? -Kish ca kohë thoshte; I kam lexuar të tëra librat, i kam parë të tëra filmat, i kam bërë të tëra muhabetet, i kam shijuar të gjitha qejfet, i kam jetuar të gjitha sistemet, tani do iki të shoh ç’bëhet përtej murit. -A e njoftove Policinë për këtë gjëmë, a j’a the arsyen? -Po, e njoftova. J’a thashe edhe çfarë thoshte dajua kohët e fundit. Policia më tha; Shihe mirë dajon. Nëqoftëse është në hjekë, pra nëse ende nuk ka

dhënë shpirt, hiqja telin nga qafa dhe thirr një mjek që t’i shtojë dajos edhe pak ymër. Po e pe se është aq keq sa pas pak do hidhet matanë, thirr një prift a një hoxhë ta lehtësosh me një rrëfim të fundit. Nëqoftëse ka mbaruar, mos thirr kot mjek, thirr vetëm hoxhë që t’i këndojë dajos rrëzë veshit ca gjëra që s’mundi t’i lexojë nëpër libra dhe as t’i shihte nëpër filma. -I kreve këto porosi të Policisë? -Po. Tani po pres Priftin. Kush vjen më shpejt, Prifti apo Policia? -Hoxha. Ik te dajua. Debatet amatoreske prej disave dhe djallëzore prej disa të tjerëve mbi rolin e Policisë për parandalimin e krimit vazhduan deri pasdite vonë. Do kishin zgjatur edhe më po të mos kishte ardhur haberi i një vrasjeje jashtë fshatit. Dikush i kishte ngulur thikën e bukës drejt e në zemër dikujt sepse delet e të therurit kishin dëmtuar pakëz barin e arës së therësit. Pas therjes, therësi kishte ikur i lebetitur nëpër fushë bashkë me thikën që kullonte gjak. Njëri i therur tjetri i arratisur, s’u muar vesh kush e njoftoi Policinë. Madje, çuditërisht, haberi për kapjen e therësit arriti nga Policia në kafene, më përpara se habëri për ardhjen e Policisë në vendin e krimit. Aty u ndez muhabeti; Për therësin, e mira e të cilit do ishtë që Policia jo thjesht të mos vinte kurrë, por as të mos ekzistonte. Për të therurin, i cili edhepse tashmë i vdekur, me siguri nga përtej murit po mendon për një Polici që të ndjek hap pas hapi për të të mbrojtur çdo çast nga çdolloj rreziku. Dikush kujtoi policinë e kohës së kurvit e cila të tilla gjëra nuk i lejonte kurrën e kurrës. U fol për një peticion në formën e një kushtrimi drejtuar trupit diplomatik akredituar në Tiranë, si dhe faktorit ndërkombëtar në mbrojtje të jetës së qytetarëve të pafajshëm. Dikush tjetër solli në vëmendjen e kafenesë një komisar policie në një film i cili paskej lënë sentencën e famëshme; “Mund tua bëjmë të pamundur ekzistencën keqbërësve, por do t’u bëhej e padurueshme jeta gjithë të tjerëve”. U fol për ngjajshmërinë mes ankesave ndaj Policisë me ankesat ndaj grave. Disa nostalgjikë, për të provuar se nuk ishin mërzitur kot, sollën nga shtëpia male gazetash me tituj të mëdhenj shkruar nga të ngrehur të shitur të cilët zbatimin e ligjit në fushën e Rendit e quajnë “Regjim”. Një plak i moçëm spiun i vjetër i kohës së kurvit, u kujtoi kafexhinjve se nuk ishte mirë të ndodhnin të tilla gjëra në Makap ku plot 100 vjet më parë kishte kaluar Ismail Qemal Bej Vlora gjatë udhëtimit të tij historik nga Durrësi në Vlorë. Pati edhe nga ata që e thanë troç se zgjerimi dhe asfaltimi i rrugëve, duke ndihmuar hajdutat dhe vrasësit të largohen sa më shpejt nga vendi i krimit, është një hile e qeverisë në përkrahje të banditizmit. Dhe plot e plot gomarllëqe të tjera që s’kishin asnjë lidhje me Policinë, Shtetin rendin, por vetëm me individin, u përhapën atë mbrëmje me emaila, SMS-ra, me Fejsbuk, jo vetëm në Makap, por edhe në fshatrat e tjerë, Malag, Malaj, Mathaj, Mamerr, dhe deri në fshatin më të largët Mathith.

Shkrimi pa ‘histori’ i O. J. Schmitt-it Replikë

ARBEN PUTO

Autori nuk jep ndonjë argument, nuk pyet për argumentin e kohës. Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte forca më e madhe në vend që luftonte kundër okupatorëve

N

ë një shkrim të ribotuar në gazetën MAPO, historiani O.J. Schmitt ka dalë me disa teza të diskutueshme lidhur me historinë shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe karakterizimin e figurave të shkencës historike gjatë periudhës së regjimit komunist. Ndonëse ato nuk përbëjnë shtyllën e shkrimit të tij, mendoj se duhen përmendur, sepse kanë jehonë në Shqipërinë e sotme paskomuniste dhe shpesh janë objekt manipulimesh. 1. Schmitt periudhën 1941-1945 e quan luftë civile. Me këtë ai mohon Lëvizjen e rezistencës kundër okupatorëve të huaj. Sipas tij, ka qenë thjesht luftë e brendshme. Kjo është në kundërshtim me realitetin. Cili është koncepti i luftës civile? Luftë civile është ajo kur një forcë politike ngre krye kundër pushtetit në vend për ta marrë ajo atë. Shembulli klasik është lufta civile në Spanjë në mesvitet 1930. Një lëvizje e rezistencës për çlirimin kombëtar drejtohet kundër pushtuesit të huaj. Fakti që në krah të pushtuesit vihen bashkëpunëtorë vendës, kjo nuk e ndryshon karakterin e lëvizjes. Ata janë rezervë e pushtuesit dhe janë një me të. Ky nuk është vetëm rasti i Shqipërisë. Ka ndodhur edhe në shumë vende të okupuara, veçanërisht në Ballkan. Kjo nuk është një tezë e re. Autori nuk jep ndonjë argument, nuk pyet për argumentin e kohës. Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte forca më e madhe në vend që luftonte kundër okupatorëve. Do të sugjeronim këtu Arkivat anglezë me raportet e oficerëve anglezë të ndodhur pranë forcave të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Nuk mund të arrihet në një konkluzion të tillë arbitrar me një të hequr të kalemit. Përpos të tjerave, ka një brez që ka eksperiencën e vet të jetës, e kanë jetuar atë periudhë drejtpërdrejt dhe kanë marrë pjesë në luftë. Ky brez e di më mirë se ç’është bërë në këtë vend. Padyshim më mirë se O.J. Schmitt. 2. O.J. Schmitt nuk bën histori, por vetëm fyen e denigron kur e quan Prof. Aleks Budën “Kryetari stalinist i Akademisë së Shkencave”. Ai keqkuptohet në këtë karakterizim, sepse shikon vetëm pjesën e dukshme, “zyrtare” të këtij personaliteti. Por edhe ajo nuk mund të vuloset assesi si “staliniste”, nëse kihet parasysh Aleks Buda. Në regjimet totalitare pjesa tjetër, ajo “e padukshmja” është edhe më e rëndësishme, por sigurisht më e vështirë për t’u kapur, nëse nuk e ke jetuar vetë atë kohë. Autori nuk e njeh Budën, nuk e ka idenë e kontributit të Budës për kulturën shqiptare, dhe aq më tepër në kushtet e asaj kohe. Nëse do të duhet të kemi parasysh shoqërinë shqiptare të asaj kohe, duhet të kemi parasysh edhe se çfarë ishte historiografia shqiptare para Budës. Ishte thjesht një shkencë që nuk ekzistonte në Shqipëri, si nga pikëpamja e studimeve, ashtu edhe nga pikëpamja institucionale. Buda ka dhënë kontribut në të gjitha fushat e albanologjisë. Është frymëzuesi i historiografisë së re shqiptare, në një vend ku nuk ka pasur një institucion që të merrej me këtë shkencë. Në një kohë tjetër ai dhe të tjerë do të kishin bërë më shumë dhe më mirë. Studiuesit kanë qenë të kondicionuar nga mungesa e lirisë së krijimtarisë, nga ndërhyrja e politikës dhe ideologjisë në histori. Pasojat nëse nuk ndiqje linjën zyrtare është e tepërt të përmenden. Prandaj, nëse nuk përmenden kushtet e punës së historianëve shqiptarë në periudhën komunizmit, kjo dëshmon, fatkeqësisht, edhe pandjeshmëri njerëzore. Megjithatë, edhe aq sa është bërë ka vlerë. Kanë vënë një gur. Kanë hedhur një themel. Është e njohur se mjaft autorë të huaj i janë kushtuar historisë së Shqipërisë. Shumë vepra të tyre janë një kontribut i vyer. Ato kanë shërbyer edhe si model, janë vlerësuar edhe si burime bibliografike të dorës së parë. Por, në disa raste, disa studiues (O.J. Schmitt në këtë artikull kontraston me punën që ka bërë vetë në konsultimin e burimeve shqiptare kur ka shkruar veprën e tij “Skënderbeu”) e shpërfillin literaturën në gjuhën shqipe. Tanimë në vend ka liri të krijimtarisë, megjithëse qeveria herë pas here ndërhyn për të dhënë direktiva, duke bërë edhe një ndarje midis qasjes historike të cilën ajo e preferon dhe asaj të cilën ajo e kundërshton. Studiuesit shqiptarë kanë bërë edhe ata diçka që nuk mund ta bënin më parë. Janë bërë përpjekje për të rishikuar veprimtarinë e djeshme, e cila padyshim duhet të thellohet edhe më shumë. Kanë dalë vepra që mund të tërheqin vëmendjen. Por, fatkeqësisht autori Schmitt nuk i referohet këtij aspekti. Nëse do të shikonte me kujdes disa vepra, veçanërisht mbi Luftën Nacionalçlirimtare, ndoshta nuk do të arrinte në konkluzionin se ajo ka qenë thjesht luftë civile. Nëse do të kuptonte kushtet e punës së historianëve në atë kohë nuk do të thoshte aq lehtë “stalinist” për Aleks Budën. Personalisht mendoj se Schmitt prononcon verdikte, që e cenojnë integritetin e tij si studiues.


20

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

sport

Brazil 2014

Zvicra ka frikë. I shet biletat me… pasaportë! Ndeshja e 11 shtatorit, e planifikuar të luhet në Lucern të Zvicrës, duket se ka nisur të nxehet akoma pa filluar mirë. Dyndje tifozësh shqiptarë para sporteleve të stadiumit, apo edhe nëpër internet për të kërkuar një biletë janë shumë të mëdha. Federata Zvicerane e Futbollit ka ndarë rreth 800 bileta për tifozët shqiptarë, që është

afërsisht 5 % e kapacitetit total të stadiumit, aq sa edhe parashihet me rregullore të FIFA-s për ekipin mysafir. Një tifoz shqiptar, A.H., i cili jeton në Zvicër, i ka thënë “asport.info” se biletat e tjera të vëna në treg shiten vetëm për shtetasit zviceranë, duke treguar se është dashur që ai ta dokumentojë me pasaportë shtetësinë

zvicerane për ta blerë biletën. “Federata e Zvicrës po njësoj ka vepruar edhe kur ka luajtur me Turqinë, i ka shitur biletat vetëm me pasaportë”, – ka thënë tifozi, i cili ndihet shumë i pakënaqur me trajtimin. Kjo mund të shihet si një “frikë” e Federatës Zvicerane që stadiumi i Lucernit të mos mbushet me tifozë shqiptarë.

Tone të larta dhe akuza, të bordit për trajnerin Rubio Mbledhja e shumëpritur e bordit drejtues të Tiranës nuk ka dhënë asnjë verdikt sot, ndërsa gjjithçka është spostuar për në pasditen e sotme. Mësohet se ka pasur debate dhe emri më i lakuar ka qenë ai i spanjollit Jeton Selimi

Ka zgjatur mbi katër orë, por edhe për disa orë tifozët e Tiranës do të qëndrojnë me zemër të ngrirë. Kjo sepse mbledhja e bordit drejtues të 24 herë kampionëve të Shqipërisë, nuk ka dhënë asnjë verdikt të asaj që pritet të jetë edhe ndëshkimi i njërit prej administratorit Tagani, drejtorit Tafaj dhe trajnerit Rubio. Por për momentin gjithçka ka mbetur e ngrirë sepse bordi nuk ka mundur dot të mbyllë asg jë, ndërsa ka shtyrë vijimin e takimit për sot në orën 14:00, ku natyrisht pritet të ketë edhe zhvillime më konkrete. Fortuzi: Takim normal

Njëri prej anëtarëve të bordit drejtues dhe nnjë nga emrat që me tërheqjen e tij nga detyra e orientimit të merkatos, bëri që “letrat” e

mosmarrëveshjeve në klubin bardheblu të dilnin në shesh, deklaron se situata është normale. Për Indrit Fortuzin ka qenë një mbledhje brenda konturit të një takimi normal drejtuesish. “Çfarë ndodhi në mbledhje? Asgjë anormale. Thjesht nuk mundëm të mbyllnim gjë sot, ndaj e pamë të arsyeshme që ta spostonim vijimin e takimit për nesër (sot),” konfirmon Fortuzi për gazetën. Prapaskenat

Por burime të sigurta pohojnë se mbledhja ka qenë e tensionuar. Nuk kanë munguar tonet e larta dhe se akuzat dhe kundërakuzat kanë qenë të ashpra. Duke qenë se kanë replikuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve, bëhet me dije se pikërisht Fortuzi dhe Tagani kanë replikuar më shumë mes tyre, ndërsa nuk kanë munguar dhe debatet me Rubion. Rubio në rrezik

Bordi ka vendosur të fitojë kohë. Mbledhja e djeshme ka përfunduar rreth orës 22:00 të mbrëmjes, por drejtuesit e Tiranës kërkojnë ta analizojnë situatën me gjakftohtësi dhe për t’u konsultuar edhe me elementë të tjetrë pranë ambientit bardheblu. Megjithatë, të gjitha rrugët të çojnë te spanjolli Rubio, që kohët e fundit është vënë nën

Rubio Sanchez, trajneri i Tiranës

shenjestër nga pjesa më e madhe e të “atashuarve” apo ish-ëve bardheblu, që kërkojnë “kokën” e tij. Gjithsesi, e vërteta e madhe do të merret vesh vetëm sot.

Superliga

Flamurtari nxeh ‘motorët’ me Seviljen përpara Barcelonës Flamurtari, skuadra e qytetit simbol të Shqipërisë, Vlorës, duket se do të marrë rolin kryesor edhe në festimet sportive me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ndërkohë që vijojnë tratativat për të risjellë në Vlorë Barcelonën me të gjithë yjet e saj, një tjetër konfirmim vjen nga qyteti bregdetar. Presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, ka siguruar se është arritur marrëveshja me Sevillan, një tjetër skuadër e njohur spanjolle, për zhvillimin e një miqësoreje me Flamurtarin më 9 shtator në “Qemal Stafa”. Drejtuesit e klubeve respektive kanë rënë dakord për të gjitha detajet e kësaj miqësoreje luksi, që ka një domethënie të vecantë në këtë vit jubilar të shtetit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit është futur garant për vënien në dispozicion të stadiumit të kryeqytetit dhe për krijimin e kushteve të nevojshme për zhvillim e kësaj ndeshjeje. Sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësi të shohin në aksion në tapetin e gjelbër të “Qemal Stafës” emra të tillë si Hezus

Merkato Kavani-Napoli, dështon rinovimi i kontratës

Zeniti, 10 mln paund Arsenalit për Arshavin

Nga Britania e Madhe mbërrijnë lajme jo shumë qetësuese për tifozët e Napolit. Sipas disa mediave angleze, Kavani, gjatë sezonit 2013/14, do të luajë në Premier League. Ideja e El Matador, do të ishte ajo e rinovimit të kontratës me Napolin, i bindur se nuk do të ketë më detyrime ndaj skuadrës në verën e vitit 2013. Në pritje të tij janë Çelsi dhe Mançester Siti. Gjithsesi, shumë shpejt do të realizohet një takim mes agjentit të futbollistit dhe presidentit të Napolit, De Laurentis, dhe ndoshta atëherë gjërat do të jenë më të qarta.

Zenit St Pjetërburg është i gatshëm të ofrojë 10 milionë funte për sulmuesin e Arsenalit, Andrei Arshavin. 31-vjeçari kaloi një periudhë të suksesshme si huazim te Zenit për pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe pritej të konfirmonte qëndrimin në skuadrën nga vendlindja, pasi Arsenali shprehu gatishmëri për shitjen e tij. Tani duket se marrëveshja mund të finalizohet pas indikacioneve se Zeniti është duke përgatitur ofertë për Arshavinin. Futbollisti shtoi spekulimet për rikthim në Zenit pasi fundjavën e shkuar udhëtoi drejt St Petersburgut në atë që nga këshilltarët e tij ishte përshkruar si “udhëtim pune”.

Liverpuli këmbnëgul për Daniel Starrixh

Stadiumi i Flamurtarit

Navas, Antonio Rejes, Ivan Rakitic e Alvaro Negredo, të cilët rivalizojnë në Primera Divizion me Barcelonën dhe Realin e Madridit. Por qershia mbi tortë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të jetë miqësorja me Barcelonën, e cila pritet të zhvillohet në një datë të afërt me 28 nëntorin. Presidenti i Flamurtarit Shpëtim Gjika bëri të ditur se kanë avacuar bisedimet me klubin katalan, që të martën do të dër-

gojë sërish në Vlorë një nga drejtuesit e saj më të lartë, për diskutuar mbi detajet e fundit të kësaj miqësoreje. Ndonëse katalanasit janë gati të pranojnë që kjo ndeshje të zhvillohet në “Qemal Stafa”, vlonjatët po këmbëngulim që t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e Barcelonës, që përballja e shumëpritur të shndërrohet në një festë madhështorë përpara tifozëve kuqezi në stadiumin e “Flamurtari” të Vlorës.

Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers ka filluar përpjekjet e reja për transferimin e sulmuesit të Çelsit, Daniel Starrixh, kanë njoftuar mediat angleze. Burime të afërta me klubin nga Anfield Road kanë njoftuar rrjetin ESPN se Roxhers ka shprehur interesim për Starrixh prej kur mori drejtimin e Liverpulit gjatë kësaj vere. Starrixh nuk konsiderohet titullar i sigurt në ekipin e Roberto di Mateos dhe Roxhers beson se mund ta sjellë në ‘Anfield Road’ para mbylljes së afatit kalimtar. Më parë, 22-vjeçari ishte kërkuar edhe nga Interi..

68 mln euro për Falkaon, por Atletiko s’e shet E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” zbulon një detaj interesant të prapaskenave të merkatos verore. Sipas të dhënave të publikuara, Atletico Madrid ka refuzuar plot 68 mln euro nga rusët e Anzhi Makhashkalas për sulmuesin kolumbian Radamel Falkao. Gazeta thekson gjithashtu se klubi që dëshiron të sigurojë shërbimet e bomberit duhet të paguajë klauzolën e shitjes që është 75 mln euro, ndryshe klubi madrilen nuk ka ndërmend të heqë dorë.


sport

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

Krahasimi

MAPO

21

Leonardo: Mesi dhe Ronaldo, asgjë më shumë se Ibra “Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk kanë asgjë më shumë se Ibrahimoviç”, – thotë Leonardo, drejtori sportiv i Paris SG. Ish-ndërkombëtari brazilian mendon se sulmuesi suedez mund të krahasohet me dyshen e La Liga-s, teksa nuk është shumë i shqetësuar nga fillimi i ngadaltë i klubit parisien në sezonin e ri. Marrja e sulmuesit të mirënjohur nga Milani ishte një nga goditjet më të bujshme të

merkatos së kësaj vere, ndërkohë që Leonardo beson se suedezi do të mbetet një emër i profilit të lartë edhe për disa vjet. “Ne mund të flasim për Mesin dhe Kristiano Ronaldon, por ata nuk kanë asgjë më shumë se Ibrahimoviç. Në përmasa të tilla trupore, 100 kg dhe 1,96 metra gjatësi, Ibrahimoviç është më i miri sulmues në botë”, – citohet Leonardo nga “L’Equipe”. Paris SG ka qenë

duke luftuar për të gjetur formën e vet më të mirë në javët e para të sezonit të ri, por Leonardo nuk është i shqetësuar nga ky fakt. “Rezultati i një sezoni të tërë nuk varet nga dy ndeshjet hapëse të tij. Unë nuk jam i shqetësuar në lidhje me fillimin tonë jopozitiv. Megjithatë, një lojtar i Paris SG nuk duhet të kënaqet kurrë nga një barazim”, – ka shtuar braziliani.

Konte: E turpshme kjo që më bënë, besohet Karobio që shiti edhe familjen?! 34

Trajneri i Juventusit ka shpërthyer në një konferencë për shtyp ndaj vendimit të Apelit për të lënë në fuqi dënimin 10-mujor. Shkak, një deklaratë e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Jeton Selimi

“Gjithkush duhet ta dijë se çfarë kam bërë unë dhe çfarë jeni duke bërë ju gjykatës sportivë. Sepse kjo e fundit është diçka absurde, një turp.” Antonio Konte, pas konfirmimit të pezullimit 10-mujor edhe në shkallën e Apelit, është më shumë se kurrë i tërbuar: “Besueshmëria që ju po humbni nga dita në ditë ju bën të krahasueshëm me njerëz të tillë, si Karobio, që vetë i shiti ndeshjet, bashkë me familjen e tij. Unë kurrë nuk kam vënë bast në jetën time. Të gjitha ato që më atribuohen janë akuza shpifëse. Ky është shantazh i drejtësisë. Unë i kam dëgjuar të gjitha, edhe pse kam qenë i heshtur dhe kam respektuar gjithmonë rregullat, edhe jashtë fushe. Por absurditeti i tërë kësaj historie më bën të mendoj se dje ka pasur “krem.. mbi tortë”. Sot kam mbetur i tmerruar nga deklarata publike që bëri një anëtar i trupit gjykues për mua, diçka aspak serioze, që s’e kisha parë ndonjëherë. Unë e konsideroj këtë sjellje të papërshtatshme dhe jashtë rendit. Gjithkush duhet të zbatojë rregullat në vendin e vet të punës dhe të mos bëjë deklarata, të paktën të papër-

Antonio Konte

shtatshme. Nuk jam i sigurt nëse ky gjyqtar ishte duke folur si një tifoz, apo si profesionist i punës që bën. Deklaratat e tij janë të papërshtatshme, që më bëjnë të mendoj se ndoshta ka diçka personale me mua.” Po në lidhje me akuzuesin e madh, Filip Karobio, çfarë thotë Konte? “Të gjithë duhet të kuptojnë atë që më kanë bërë dhe po më bëjnë sepse është diçka absurde, është turp. Besueshmëria fitohet ditë pas dite dhe tashmë jam më pak i besueshëm se Karobio që shiti ndeshjet, veten dhe familjen e tij. Kam dëgjuar të gjithë duke qëndruar në

heshtje, gjithmonë kam respektuar rregullat, në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se është një çështje absurde dhe vendimi i fundit ishte qershia mbi tortë. E shoh këtë sjellje të pavend dhe jashtë rregullave dhe në vend që këta zotërinj të respektojnë rregulla, bëjnë deklarata të panevojshme. Nuk e di nëse flas si tifoz, por mendoj se këtu ka diçka personale ndaj meje. Për ndeshjen Novara–Siena jam prej 7 muajsh në gazeta dhe tv, për 7 muaj me radhë emri im përmendet për bastet ndërsa unë nuk kam vënë asnjë bast në jetën time. Por këto janë akuza të pabaza”,

“E shoh këtë sjellje të pavend dhe jashtë rregullave dhe në vend që këta zotërinj të respektojnë rregulla, bëjnë deklarata të panevojshme”

shton trajneri bardhezi. Antonio Konte e përfundon deklarimin e tij duke paralajmëruar kolegët: “Unë jam i frikësuar, sepse një kamera e vogël televizive mund të të monitorojë lëvizjet. Mund të jesh duke udhëzuar lojtarin tënd për të kryer si duhet detyrën në fushën e lojës, por problemi qëndron se si mund të deshifrohet kjo nga trupa gjykatësish sportivë, para të cilëve nuk ke asnjë siguri se çfarë mund të ndodhë. Dhe unë u them kolegëve të mi: sot e pësova unë, nesër mund t’ju ndodhë juve. Mos vini kokën në rërë, por hapni mirë sytë tuaj”.

Ja bizneset e lojtarëve të Myler: Kampionati do ndahet Realit të Madridit e Barcelonës mes Bajernit dhe Borusias Prag-Bundesliga

Bajerni i Mynihut e nisi më këmbën e mbarë sezonin, duke fituar Superkupën e Gjermanisë ndaj rivalëve të Dortmundit, por bavarezët kërkojnë me çdo kusht të dominojnë edhe në kampionat, që dy sezonet e fundit u fituar nga skuadra e Jurgen Klop. Mesfushori me tipare sulmuese i bavarezëve, Tomas Myler, mendon se gjatë pjesës së parë të sezonit do të jenë disa skuadra të Bundesligës që do të pretendojnë titullin, por në fund rivaliteti do të mbetet mes Bajernit dhe Borusias. “Gjithmonë do të jenë disa skuadra të cilat do ta nisin garën me pretendime të mëdha, por unë mendoj se Bajerni dhe Borusia e Dortmundit kanë cilësitë për të ruajtur vazhdimësinë deri ne fund te kampionatit. Pra edhe këtë sezon titulli i Bundesligës do të diskutohet mes Bajernit dhe Dortmundit.” Ndeshja e parë e Bajernit në Bundesligë do të jetë ndaj Greuther Fourth në transfertë. Tomas Myler më shumë se forcës së debutuesve të Bundesligës i druhet euforisë së kundërshtarëve, që përballë publikut të tyre do të japin maksimumin për të mos

Andres Injesta zotëron një vresht dhe një kantinë vere, Kasijas mbi 20 prona, Mesi një agjenci imobiliare, ndërsa Ronaldo një klub nate

Tomas Myler

humbur ndaj gjigantëve gjermanë. “Takimi i parë i Bundesligës do të jetë shumë i vështirë. Greuther Fourth vjen nga Bundesliga 2 me shumë eufori dhe do të kërkojë ta nisë me fitore kampionatin në fushën e vet. Ata do të japin gjithçka në fushë, do të vrapojnë dhe do te luftojnë me të gjitha forcat, do të ushtrojnë gjatë gjithë kohës presion dhe kjo nuk është në favorin tonë.” Një pikat më të forta të mbrojtjes së Gruether Fourth është mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj, i cili ka luajtur edhe më parë në Bundesligë me Bohumin.

Shumë nga yjet e La Ligës janë milionerë, ndaj edhe nismat për të investuar në biznese janë nga më të ndryshmet. Shumica e sipërmarrësve të Spanjës janë përfaqësues të klubeve që paguhen me shifra stratosferike si Real Madridi dhe Barcelona. Prej tyre, bizneset më të njohura i kanë Kristiano Ronaldo, Andres Injesta e Sergio Ramos. Futbollistët e La Ligas përdorin mënyra të ndryshme të shpenzimit të parave që i fitojnë me ekipet e tyre. Shumica prej tyre janë milionerë dhe paratë duhet t’i harxhojnë diku. Disa vendosin të hapin biznese të tyre, disa i shfrytëzojnë ato për qejfe tjera. Kristiano Ronaldo është një adhurues i klubeve të natës, Andres Injesta dhe Sergio Ramos janë ‘maniakë’ pas verërave etj. Pavarësisht krizës ekonomike dhe rritjes së taksave që ka prekur xhepat e span-

Injesta dhe Ramos

jollëve, por jo vetëm, këta futbollistë qarkullojnë qindra e mijëra dollarë në veprimtari të tilla si pasuri të patundshme ose të luksit, ku shpeshherë investojnë para të mëdha. Por, gjithashtu ata nuk kursehen edhe në biznese. Mbrojtësi Ramos, në bashkëpunim me toreadorin Hoze Maria Manzanares, kanë vendosur të hapin një kompani në Sevilje me qëllim ofrimin e 100 vendeve të punës. Biznesi në fjalë do të jetë një “alla market” i njohur si “San Pedro Market”. Në korrik, sulmuesi Ronaldo njoftoi hapjen e një klubi nate në pronësi të

tij ‘Seven’ në Algarve të Portugalisë. E ka quajtur “Shtatë” prej numrit që mban në fanellë. Në fakt, ende nuk është përuruar, por ylli i Real Madridit ka parashikuar dy zona, një për figurat e zakonshme publike dhe një për VIP-at. Sa i përket kapitenit të Real Madridit, portierit Kasijas, ai është i njohur me investimet në botën e tullave. Në total, më shumë se 20 prona mbajnë emrin e tij dhe atë të shoqërinë ‘Ikerca’. Të vetmit që mund t’i konkurrojnë në qarkullim ‘Los Galacticos’ janë futbollistët e Barcelonës. Shembulli më i mirë është Lionel Mesi, i cili në muajin mars, sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe, figuronte si futbollisti më i paguar në botë (33 milionë në vit). Ylli argjentinas është partner me të atin në shoqërinë “Limecu” me objektiv: blerje dhe shitje me qira në zona rurale dhe urbane. Ndërsa mesfushori Injesta është fokusuar te verërat. Nëntë vjet më parë, njëri prej futbollistëve më të mirë në botë kishte blerë vreshta dhe tashmë administron një kantinë vere në qytetin e tij Fuentealbilla (Albacete).


t

22

MAPO

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

Shet jetën e vjetër për 2.9 milionë euro Biznesmeni Shane Butcher dëshiron të fillojë jetë të re, ashtu që ka vendosur ta shesë jetën e vjetër përmes eBay për 2.9 milionë euro. Multimilioneri ofron zinxhirin e dyqaneve të videolojërave, dy shtëpi, tri automjete, madje edhe qenin e tij. Paratë planifikon t’i shfrytëzojë për të udhëtuar me gruan e tij dhe më pas do të kthehet në Florida dhe do të fillojë jetë të re. “E shes ëndrrën amerikane përmes eBay. Do t’i ndihmoj blerësit rreth dokumentacionit. Do ta mësoj të udhëheqë biznes. Do të ketë qasje te të gjithë distributorët dhe fshehtësitë e tregut”, ka thënë 29-vjeçari.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Moment i paharrueshëm Në Kaliforni ka ngjarë një ndodhi jo e shpeshtë – kur një femër duke lundruar është befasuar nga një balenë, e cila ka dalë nga uji. Nëna e saj, Rhonda Burmeister, e ka xhiruar momentin kur balena ka dalë vetëm disa centimetra larg vajzës dhe pastaj është kthyer në ujë. Edhe pse kjo situatë ishte mjaft e rrezikshme, ato thonë se ishte një nga përvojat me të mira në jetën e tyre

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Nëse jeni beqarë, Saturni mundtësjellëdisaprobleme nëjetënsentimentale.Doju mungojë kthjelltësia dhe mund të përballeni me zhgënjime.Kujdes!Nësejenitë lidhur, Jupiteri do ju nxitë të kërkoni më tepër liri, çka mundtësjellëproblemeseriozenëçift.

DEMI (21/IV-20/V)

Saturnidojetëipozicionuar mirë në jetën në çift dhe kjo do sjellë qëndrueshmëri dhemëtepërsiguri.Doimerrni gjërat më seriozisht dhe secilidombajëpërgjegjësitë e veta. Beqarët do kërkojnë tëangazhohen,pordukenxituar mund të bëjnë zgjedhje të gabuara.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Tregohunimëtëbutënëlidhjen tuaj gjatë kësaj dite, sepse përndryshe gjërat mund të acarohen dhe klima e qetë që ekzistonte të zhduket. Beqarët kësaj heredokenëmundësitëtakojnë personin e duhur me tëcilindodashurohenmenjëherë.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Lidhja juaj do përparojë në drejtiminpozitiv.Ajodojetë më e mirë dhe më harmonike sesa kohët e fundit. Qielli do jetë i favorshëm edhe për beqarët. Të gjitha shikimet do bien te ju dhe do ju jepet mundësia të zgjidhni personin që ju pëlqen më tepër.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do i shprehni më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite dhe kjo do e bëjë partnerin të ndihet më mirë dhe më i sigurt. Mos e humbisni për asnjë çast komunikimin, nëse nuk doni të lindin mosmarrëveshje. Dita e beqarëve do jetë premtuese.

Përsa i përket jetës sentimentale të çifteve pritet qësottësqarohentëgjitha keqkuptimet dhe pak nga pak të fillojë të vendoset njëklimëharmonike.Beqarëtdokenëmundësipërtakime,pornukduhett’ijapin fjalën askujt për të krijuar një lidhje.

Dita për ata që janë në çift nuk do jetë shumë e mirë dhe ka rrezik që të keni debate. Rishqyrtoni gjithë sjelljen tuaj kohët e fundit dhe do e gjeni përgjigjen e gjithëkësaj.Ndryshonisjelljen me partnerin sa më shpejt. Beqarët s'do kenë shumë fat sot.

Venusi do jetë ogur i mirë për jetën tuaj në çift. Do kujdeseni shumë për atë që keninëkrahdhenukdoelini të mërzitet për asnjë çast. Aingaanaetijdoshfrytëzojëgjithëkohënqëjenibashkëpërt’iushprehurndjenjat. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Dëshira juaj për të qëndruar sa më shumë me partnerin do të shpërthejë si vullkan sot. Pritet të kaloni momenteshumëpasiononte së bashku. Me dashurinë e beqarëve do merret Dielli. Do keni mundësi me shumicë për të takuar persona tëveçantë.

Edhe pse ju mund të joshni meshikimdikëtjetër,partnerinukdobëjëskenaxhelozie. Mosabuzonimeduriminetij nëse e dashuroni, sepse gjithçka që keni arritur deri më sot mund të kthehet përmbys. Beqarët do e shfrytëzojnë së tepërmi aftësinëetyrejoshëse.

Marrëdhënia me partnerin do jetë më e qartë gjatë kësaj dite dhe do i kuptoni më mirë ato që ndjeni për njëri-tjetrin. Mund të merrni edhendonjëvendimtërëndësishëm.Beqarëtdojenësharmantëdhedokenëmundësi përtëkrijuarlidhjeafatgjata, pornukdopërfitojnëngaajo.

Atmosfera në çift do jetë konfliktuale. Do debatoni ashpër me partnerin tuaj dhekjodojubëjëtëndiheni keq. Kujdes, mos e teproni mefjalët,sepsenukdoketë mëkthimpasmëvonë.Urani do sjellë mjaft surpriza për beqarët. Përgatituni për të përjetuar emocione.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Aftësia për të qëndruar pa u përkulur e me durim kundrejt vështirësive, tron-

1. Mendimi ose dëshira që kemi në kokë për të bërë diçka. 2. Njeri i prapë dhe

ditjeve etj. 7. Paçe pa të forta. 9. Lule në letrat e bixhozit. 12. Organizatë Ush-

me huqe. 3. Re e dendur tymi, a pluhuri. 4. Ent Privat. 5. Vegël muzikore frymore.

tarake. 13. Marrëveshje. 15. Qytet në Kosovë. 18. Dëshirë e madhe për ta pasur

6. Ushtrime të vështira gjimnastikore. 7. Sandër i famshëm i kinemasë shqip-

vetë diçka. 19. Kafshë e madhe zvarranike. 21. Këshilli Europës. 22. Ndajfolje

tare. 8. Shtet në Afrikë. 9. Kandërr që bren rrobat e leshta. 10. Janë në mes të

sasie. 23. Bëj pazarin në dialekt. 24. Pikë e përfytyruar në kupën e qiellit nga

bravës. 11. Shtet në Europën Qendrore. 14. Bojë për printerin. 16. Perdoret për

ana e kundërt e gjysëmrruzullit ku ndodhemi. 26. Shtet në Gjirin Persik. 29.

të mbushur një shishe. 17. Veprime kremtuese a përkujtimore që kryhen me

Përmendore në trajtën e një shtylle. 31. Markë kamioni. 32. Gjueti në savana.

rastin e një ngjarjeje të shënuar. 20. Shtet në Amerikën Latine. 25. Hamall por-

33. Ndërrimi i pamjes së dikujt për të mos u njohur. 34. Karta e identitetit, si-

ti. 27. Robert i njohur i muzikës shqiptare. 28. Njuton, fizikan i famshëm. 30. Gur

gla. 35. Pjesëz treguese. 36. I ka goca në mes. 37. Departamenti Ekonomisë.

që lëmon sendet prej metali. 37. Ndërtesë ku ruhen mallra të ndryshme. 39. Jo

39. Organizata Veteranëve. 40. Shportë e thurur prej xunkthi. 44. Lumë i ven-

bashkë me të tjerët. 41. Është pemë e lartë. 42. Sektori Privat. 43. Larg vendit

dit tonë. 45. Kaposh, këndes. 47. Di Kapri, këngëtar italian. 49. Lecka që për-

ku jemi, tutje. 44. Kishoti i Mançës. 45. Grand Prix. 45. Notë muzikore. 48. Sim-

doren për të kapur enët kur janë në zjarr. 50. Dhamo, këngëtare.

boli kimik i natriumit.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

032, 318, 325, 487, 510, 520, 531, 548, 648, 676, 716, 786.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Numra me 4 shifra:

2302, 4621,4851,5140, 5263, 5264, 6325,9875.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 6 shifra:

005509, 013265, 102362, 102754,

154789, 156987, 160664, 215230, 252251, 254225, 259237, 295285, 415203, 485965, 501342, 553075, 620465, 716153, 854610, 874515.

Numra me 7 shifra:

0644442, 3709652, 8325382, 9856210.


retro 1899 SOT faqja e fundit profil&

E premte, 24 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

23

24 gusht

U lind Jorge Luis Borges

Në një intervistë me Richard Burgin, diku në fund të viteve ’60, Borges tha se kundërshtimi i tij ndaj marksizmit dhe komunizmit u përthith gjatë fëmijërisë. “Epo, unë jam rritur duke menduar se individi duhet të jetë i fortë dhe shteti i dobët. Nuk mund të isha entuziast me teoritë sipas të cilave shteti është më i rëndësishëm se individi”. Pas rrëzimit me anë të një puçi ushtarak të qeverisë së zgjedhur demokratikisht në vitin 1995, Borges mbështeti përpjekjet për ta

spastruar qeverinë argjentinase nga peronistët dhe për të shpërbërë shtetin social të ishpresidentit. Ai tërbohej nga fakti se Partia Komuniste e Argjentinës i kundërshtonte këto masa dhe kritikonte ashpër të majtët në leksione dhe në shtyp. Opozicioni i Borgesit me Partinë mbi këtë çështje përfundimisht çoi te ndarja e përhershme me të dashurën e tij të kahershme Estella Canto. Më vonë Borgesi shpesh shprehte p a kë n a q ë s i p ë r ko m u n i s t ë t b r e n d a

inteligjencies latino-amerikane. Në një intervistë ai i referohej Nerudës si “një poet shumë fin”, por “një njeri i keq” për mbështetjen e pakushte që i jepte Bashkimit Sovjetik dhe demonizmin e Amerikës. Gjatë viteve ’70 Borges shprehu mbështetjen për juntën argjentinase, por u skandalizua nga vrasjet masive të të dyshuarve si komunistë gjatë Luftës së Keqe. Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo u lind më 24 gusht 1899 në Buenos-Ajres të Argjentinës.

BUNDESLIGA Futbolli që shet çdo biletë

B

Nga t’ia mbajmë Petro Marko Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… Kështu pëshpërit çdo i ri, çdo njeri që don të jetojë. Dhe me të drejtë. Nga t’ia mbajnë... T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës? Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi! Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona. Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan; edhe gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, e po e vazhdojmë si trashëgim. S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk. Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për t’u hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin e popullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim çka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi. E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë. Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit. Se kështu është. Sot të jesh nëpunës, domethënë të rrosh në kurrizin e atyreve që u mungon kafshata e gojës. Sa më tepër nëpunësa të jenë, aq më tepër gjak i pihet popullit shqiptar, një milion e kusur njerëz, të urtë, të bindur, virgjër nga çdo rrymë e parim shoqëror, të varfër e të këputur, që janë mësuar të ulen çdo detyreje shtetërore, që janë mësuar t’i lënë të drejtat e tyre në mëshirën e nëpunësit që prej më të madhit e deri më të voglit, që janë mësuar të heshtin e të rrojnë si skllevër në një copë tokë të madhe e shumë të pasur sipër një dheu legjendar”, sot pra, siç duket, nuk dëshirojnë të vdesin për bukë, por nisen të lëvizin, nisen të kërkojnë mënyra jetese, rrugë e shtigje për të rrojtur, se e panë që kolltuqet janë krijuar vetëm për një klasë njerëzish që duan të trashëgojnë brez pas brezit mehmurjetin! Një milion njerëz, sipër një toke të virgjërt e të pasur, sot lëkunden e tronditen prej urisë. Rrofshin vetëm pak mijrat e nëpunësave që punojnë ditë e natë duke mbushur togje kartërash me ligje e dekret-ligje, me urdhëra e me qarkore për ta shpëtuar këtë popull! Një milion njerëz në një horizont tepër të ngushtë nevojash jetese, sot tronditen prej urisë. Gjynah! Tepër mëkatë se ky popull nuk është ai i një qyteti të jashtëm që rregullohet vetëm prej një

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

kryetari bashkie! Është populli shqiptar më i kollajshëm për t’u qeverisur, se ka arën, ka shtëpinë, ka vendin, ka kasollen ku të punojë e të rrojë. Ka dëshirën e mirë edhe ai për të jetuar. Po çfarë nuk ka? Nuk ka asnjë drejtim, nuk ka asnjë shteg, asnjë mbrojtje e udhëheqje për punë. Ka vetëm detyrën e taksave, ka vetëm detyrën që të jetë i bindur dhe vuvër. Nëpunësi atë i tregon, atë i jep si shëmbëll, e po t’i shmanget asaj rruge, futet edhe në burg. Dhe kur takon të mbahet ndonjë konferencë prej ndonjë të mënçuri, ai u flet prapë shokëve të tij se trupi i kalbur i popullit nuk do të dëgjojë më pallavra. Do bukë, do punë. Çdo fjalë tjetër,çdo urdhër, premtim e ndryshim gënjeshtar është hiç! Ka punë? Ka mënyra si të çelen prapë punët e të nisë prapë jeta? Dhe kush do ta japë këtë punë? Cili do t’i çelë ndonjë shteg jetese këtij populli që bëhet vetëm prej një milion frymësh të pastërta e trupash të sëmura? Domosdo nëpunësave nuk ua thotë asnjë ligjë këto nene, prandaj edhe ata bëjnë detyrën e tyre: kolltuqe, pallate e salltanete. Kështu bëjnë edhe të pasurit e bejlerët. Dhe kapitalistët e pakët e fajdexhinjt, të hollat e tyre i kanë burgosur, të shumtat e të tjerat i kanë shpërndarë nëpër skeletet e të mjeruarve, që t’u thëthijnë edhe atë gjakun e pakët që u ka mbetur. Po si do vejë halli? Ku do të dalim? A duhet shumë mendje që ta parashikojë njeriu se ku do të arrijmë? Jo! Kemi zënë të zbresim shkallët që na shpien nga rrënimi i plotë ekonomik e shoqëror. Dhe kur do t’i mbarojmë shkallët që me shpejtësi rrokullisemi mbi to, atëherë kemi për të dalur në fushën e tmerrshme të bjerjes, të shkatërrimit e të kryengritjeve të ndryshme të shpirtit e të barkut. Dhe do të jetë tepër vonë për shpëtimin, se atëherë gjaku do të lëvizë, do të turbullohet, e mbas derdhjes që do të bëjë do të lypset kohë e pastaj të nisim prapë t’u ngjitemi shkallave për të arritur në nivelin e merituar, sipas punës e mundimit. Pra, që të mos vijë ajo orë tragjike e mbërritje sonë në atë lëmë shkatërrimtar, duhet ndalur hovi dhe kamxhiku i urisë, i papunësisë dhe i zisë që na rreh pa mëshirë dhe që na ka vënë përpara, duke na rrokëllisur për në greminën fatale. Duhet të ndalemi. Dhe nuk është shumë zor!. Por dhe as shumë kollaj. Se sot ata që kanë paratë në dorë, ata që kanë tokën në dorë dhe gjithë mjetet e tjerë të prodhimit për përmbushjen e nevojave të shoqërisë së sotme, janë njerëz që duan vetëm të spekullojnë, të pijnë gjak. Të rrjepin dhe të sundojnë. Mungon puna. Punën e ka të virgjër populli, që pret inisiativa, pret Bankën Bujqësore, pret Reformën agrare, të plotë, pret që të krijohen shoqëri private prej njerëzish e kapitalesh të ndershme, pret të hapen shtigje të ra, horizonte të lira për jetesë, pret të caktohet simbas kohës çmimi i shtrenjtë i sendeve të para të jetës së përditëshme të katundarit, bujkut të varfër e të rrënuar kryekëput e të qytetarit të robëruar prej kapitalistëve fajdexhinj e të pashpirtë, pret punë e vetëm punë, se puna do ta shpëtojë popullin qo don të rrojë dhe që duhet medoemos të jetojë. Botuar më 1936

Vlora para dhe pas pavarësisë Vitet ‘80

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

undesliga ka kohë që është e respektuar mes kampionateve më të mira europiane. Jo vetëm në planin sportiv, edhe në atë ekonomik. Dhe sa i takon pëlqyeshmërisë, s’diskutohet: Askund tjetër nuk vijnë më shumë shikues. Sezoni i Bundesligës 2012-’13, kampionati i pesëdhjetë i kategorisë së parë gjermane, mund të hyjë në historinë e futbollit si një sezon rekord. “Bundesliga është duke u kthyer në fuqinë mbizotëruese në Europë”, thotë Emmanuel Hembert i sipërmarrjes këshilluese A.T. Kearney në Dyseldorf. Arsyeja për këtë gjendet para së gjithash te lidhja e një marrëveshjeje të re televizive. Prillin e kaluar Bundesliga ka negociuar një kontratë të re për të drejtat televizive mbi ndeshjet e saj: Për katër vitet që vijnë ajo do të marrë 2,5 miliardë euro, për sezon i bie 628 milionë euro. Pjesën e luanit e paguan stacioni televiziv me pagesë Sky. Ajo është afërsisht 50 për qind më e lartë sesa vitet e mëparshme. Edhe Stefan Ludwig e konsideron një sukses këtë marrëveshje të re për të drejtat. Megjithatë ekonomisti, drejtor i grupit të biznesit sportiv në sipërmarrjes këshilluese Deloitte, vë në dukje se kategoria e parë angleze e futbollit, Premier League, fiton shumë më tepër. Prandaj, thotë Ludwig, ajo ka për ta mbajtur vendin e parë edhe “në vitet e ardhshme.” Fuqia ekonomike e kampionatit matet “me të ardhurat nga tregtimi televiziv, nga sponsorizimi dhe nga shitjet e biletave të shikuesve”, thotë në bisedë me Deutsche Wellen, Stefan Ludwig. Po t’i marrësh së bashku këto kritere, Bundesliga arrin vendin e dytë, e pakërcënuar, ndër të ashtuquajturat “Big Five”, kampionatet e para të Anglisë, të Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Francës. Epërsinë që ka arritur ndërkohë Bundesliga ndaj kampionatit spanjoll Primera Division Ludwig nuk e sheh të rrezikuar, sepse “Spanja është i vetmi kampionat, që ka ende një tregtim të decentralizuar të të drejtave televizive.” Çdo klub e tregton me përgjegjësinë e tij veten dhe ndeshjet e ekipit të vet. Kjo bën që dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe FC Barcelona, të fitojnë pjesën kryesore në këtë biznes, dhe që ekipet e tjera të kategorisë së parë të jenë shumë mbrapa sa i takon të ardhurave nga licencat. “Në Bundesligë është ndryshe. Atje ka një ndarje relativisht të mirë midis tetëmbëdhjetë ekipeve të kategorisë së parë për shkak të parimit të solidaritetit”, thotë Ludwig. Bundesliga i administron në mënyrë qendrore të drejtat televizive dhe i shpërndan të ardhurat midis skuadrave profesioniste. Një karakteristikë unike të Bundesligës brendapërbrenda pesëshes europiane të të mëdhenjve, Stefan Ludwig e ka identifikuar te serioziteti me të cilin drejtohen ekonomikisht klubet. Në Gjermani klubet duhet t’i nënshtrohen një procedure licencimi: Kur një klub nuk është në gjendje të paraqesë një plan ekonomik të qëndrueshëm, ai nuk merr licencë.


CMYK

24

MAPO

e premte, 24 GUSHT 2012 www.mapo.al

DEPOZITA

MIQTË

Kush sjell një mik përfiton një thesar Përmes Depozitës Miqtë, JU përfitoni rritje të normës së interesit. Nëse sillni një mik të ri që të çelë një depozitë, JU dhe miku juaj do të keni një rritje të normës së interesit. Për të përfituar nga kjo ofertë, JU duhet patjetër të keni ose të çelni një depozitë me afat si dhe të sillni një mik të ri për të çelur një të tillë. Bonusi që ju përfitoni është 0.5% më shumë se normat e publikuara por në çdo rast norma e depozitës nuk mund të jetë më e lartë se 7% në monedhën lek, 4% në euro dhe 3% në dollarë. Depozita Miqtë ofrohet në afatet 6 mujore dhe 12 mujore. Depozita Miqtë është e vlefshme deri më datë 15 Shtator 2012


Gazeta Mapo