Page 1

Josh seksualisht biznesmenin për t'i vënë 100 mijë euro gjobë

aktualitet Vrasja e kamerierit I akuzuari tradhton vëllanë në gjyq: Krimin e bëri ai

Juristja krijoi lidhje intime me biznesmenin e shtypshkronjës, ndërsa tre bashkëpunëtorët e kërcënonin se do i publikonin fotot dhe lidhjen në media Faqe 4

Astrit Boja, që sipas policisë kishte pranuar krimin e vrasjes së Fatjon Barmetës, ka lëshuar veten pasi mësoi masën e arrestit, ndërsa bërtiti në sallën e gjyqit se krimin e kishte kryer i vëllai dhe Fatjon Cani Faqe 5

aktualitet

Ravjola Lila e arrestuar dje

Viktima, Fatjon Barmeta

Agora

Dom Gjergj Meta e Gilman Bakalli

rrëfenja

spartak ngjela

single & the city Iva tiço

E shtunë 24 nëntor 2012

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 24 nëntor 2012. Numër 758. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Meta: Jo koalicion me PS, mund të dalim vetëm më 2013 Kreu i LSI-së tha se figura e Ahmet Zogut po mbivlerësohet këto kohë. Sipas Metës, ikja e Zogut në vitin 1939 ishte një akt dobësie. “Dalja vetëm e LSI-së në zgjedhje? Natyrisht që kjo është një mundësi reale... S’ka si të ketë koalicion me PS, kur s’ka interes. Ne s’kemi pse të kërkojmë koalicion me socialistët kur ata dëmtohen me ne.” Çamët mes Berishës dhe Metës. Llogaritë e PDIU-së për të çuar në pesë numrin e mandateve në Kuvendin e ardhshëm Si e g jykoni therjen e 100 deshve dhe 1000 qengjave më 28 Nëntor? A është e vërtetë se do të bëhet dhe cila është simbolika? E rëndësishmja është ardhja e përkrenares dhe armëve të Skënderbeut. Këto të tjerat janë të karakterit gastronomik, s’janë të rëndësishme. Po imazhi në botë? A nuk mendoni se do të dalim në lajmet e agjencive të botës me therjen e kafshëve? Shpresoj të mos shohim lajme të tilla. Po për deformimin e flamurit kombëtar me shqiponjën që ka pasaktësi?

Duhet të jemi më të vëmendshëm, këto gjëra duhet të zgjidhen, por s’fitojmë ndonjë gjë duke i theksuar me kënaqësi, pasi janë gabime të paqëllimshme. Varrimi i eshtrave të Zogut u bë me një ceremonial zyrtar. Ka pasur komente të ndryshme. A jeni ju dakord me këtë mënyrë dhe si e gjykoni rishikimin e figurës së Ahmet Zogut? Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha janë dy figura kryesore në këta 100 vjet, për faktin se kanë dominuar epoka të historisë. Kur flasim për 100 vjet, flasim për figurat e kësaj periudhe, që nga Ismail Qemali e për të... faqe 8-9

Tre ambasadorë për tre ligje

është krijuar IDEA se...

Përtej politikës

…të stigmatizosh është më trendy sesa të festosh në këtë 100-vjetor henri Çili

Faqe 27

Çiftet e showbiz

Bashkë më mirë... si 1 dhe 1 bëjnë 2

Pasionet dhe sekretet e vogla të Vali Leskajt Shpeshherë mendon se politika është bërë shumë e papëlqyeshme. Por jo gjithmonë, ndaj dhe nuk largohet dot prej saj. Gjithsesi, në këtë intervistë më shumë se për politikën ajo rrëfen për ato gjërat e vogla, për ecjet sportive të mbrëmjes, kujtimet e bukura e të hidhura, gënjeshtrat e bardha që i është dashur t’i përdorë, muzikën që preferon, për dashurinë që i japin nipërit e mbesat, për miqtë e saj të vërtetë... Faqe 20-21

Dy të njohur bëhen edhe më të njohur dhe më të kërkuar në media nëse janë bashkë. Kështu ka ndodhur me Besartin dhe Xhensilën, Arjonin dhe Violën, Vesën dhe Big Basta-n, që duket se po ecin në hapat e Amit me Ermalin dhe Albanit me Miriamin. Por krahas tyre, ka dhe nga ato çifte që e kanë nisur kështu, por nuk kanë funksionuar… Zbulojini! Faqe 18-19

profil

hylli i dritës

Historia është vetëm dokument! Alfred lela

Dritan Prifti, të pafajshmit e Sodomë-Gomorrës Faqe 31

Foto File

VIP në fokus Në një natë rocku për ministra, ambasadorë, politikanë e gazetarë. Në një shfaqje me kukulla, kushtuar fëmijëve të sëmurë e të preferuar për zonjat e para. Si dhe në një sfilatë mode ku nuk mungonin femrat seksi. Faqe 21- 22

Alfred lela

Faqe 31


2

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

Luigj gurakuqi (1879-1925) / autori: keL Marubi / 1900 - 1923 Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare, poet e publicist. Shquhet për veprimtari të pasur letrare e publicistike. Pas vitit 1906 ia kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirim kombëtar. Më vitin 1907 bashkëpunoi me bajo topullin për organizimin e kryengritjes në veri. Më 1908 mori pjesë në kongresin e Manastirit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Më 1909 u caktua drejtor i shkollës Normale që u hap në elbasan. Më 1911 mori pjesë në kryengritjet e malësorëve të mbi Shkodrës. Më 1912 zhvilloi veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Pjesmarrës në mbledhjen e bukureshtit dhe në kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë, në të cilin pati rolin e sekretarit të kuvendit. Është shkrues i aktit të shpalljes së pavarësisë dhe firmëtar. Ministër i arsimit në qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Një nga themeluesit e komisisë Letrare Shqipe në Shkodër në vitet 1917-1918. Pjesëmarrës në kongresin e Durrësit më 1918, u zgjodh ministër i arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në konferencën e Paqes në Paris. Më 1921-1924 ishte deputet i Shkodrës në këshillin kombëtar, ku luftoi për demokratizimin e vendit. ishte anëtar i klubit “gjuha Shqipe”, më pas dhe anëtar i Shoqërisë “bashkimi”. Ministër i Financavet në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli. Pas së revolucionit të vitit 1924, mërgoi në itali. u vra më 2 mars 1925 në bari të italisë.

Fototeka

Marubi Adresa: Rr.BLV.GJERGJ FISHTA Nd.70 H1 Njësia Bashkiake Nr.7 Kodi Postar 1023


3

E shtunë, 24 nëntor 2012 www.mapo.al

Një flamur kombëtar gjigand, i vendosur në godinën e Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një fushatë të gjerë zbukurimesh në kryeqytet me rastin e festës së 28 nëntorit.

POLITIKë

Meta: Jo koalicion me PS, mund të dalim vetëm më 2013 Si e gjykoni therjen e 100 deshve dhe 1000 qeng jave më 28 Nëntor? A është e vërtetë se do të bëhet dhe cila është simbolika? E rëndësishmja është ardhja e përkrenares dhe armëve të Skënderbeut. Këto të tjerat janë të karakterit gastronomik, s’janë të rëndësishme. Po imazhi në botë? A nuk mendoni se do të dalim në lajmet e agjencive të botës me therjen e kafshëve? Shpresoj të mos shohim lajme të tilla. Po për deformimin e flamurit kombëtar me shqiponjën që ka pasaktësi? Duhet të jemi më të vëmend-

5 kronikë

shëm, këto gjëra duhet të zgjidhen, por s’fitojmë ndonjë gjë duke i theksuar me kënaqësi, pasi janë gabime të paqëllimshme. Varrimi i eshtrave të Zogut u bë me një ceremonial zyrtar. Ka pasur komente të ndryshme. A jeni ju dakord me këtë mënyrë dhe si e gjykoni rishikimin e figurës së Ahmet Zogut? Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha janë dy figura kryesore në këta 100 vjet, për faktin se kanë dominuar epoka të historisë. Kur flasim për 100 vjet, flasim për figurat e kësaj periudhe, që nga Ismail Qemali e për të gjithë më pas. Ka qenë e pashmangshme të flitej edhe për Zogun. Figura e tij duhej të ... Faqe 8-9

I akuzuari tradhton vëllanë në gjyq: Krimin e bëri ai MAT-Vazhdon të prodho-

jë intrigë vrasja makabre e Fatjon Barmetës në Klos, ndërsa një nga të akuzuarit, që më herët kishte pranuar krimin, deklaroi se vrasja ishte kryer nga i vëllai dhe shoku i tij dhe jo ai vetë. Gjatë seancës së masës së arrestit dje në Gjykatën e Burrelit, ndaj Astrit Bojës dhe Fatjon Canit, të cilët

Gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

mapo weekend

akuzohen për vrasjen e Fatjon Barmetës, 23 vjeç, Boja i cili kishte pranuar krimin ka akuzuar të vëllain e tij për këtë vrasje. Sipas prokurorëve, 2 shtetasit në bashkëpunim kanë vrarë dhe zhdukur më pas trupin e Fatjon Barmetës, duke e mbuluar atë me zhavorr. Gjatë seancës gjyqësore të ditës së djeshme ...

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Redaktore përgjegjëse: Zefina Hasani Gazetare: Arta Çano. Bashkëpunëtor: Iva Tiço, Adrian Civici, Gjergj Meta, Gilman Bakalli

Dosje

privatësi

Ide / agora

Festë pa mish nuk ka

Ana Lalaj: Mukja, komunistët mbetën përgjegjës për provokimet vëllavrasëse

Pasionet dhe sekretet e vogla të Vali Leskajt

E kemi lënë bisedën te lufta civile në Shqipëri dhe në këtë kontekst, prishja e Marrëveshjes së Mukjes është identifikuar shkak kryesor i përplasjeve të brendshme. Çfarë ndodhi në Mukje? Për Marrëveshjen e Mukjes e sidomos për prishjen e saj është folur shumë, janë bërë konferenca përkujtimore, janë shkruar libra, që do të thotë se ka qarkulluar mjaft informacion e që një bisedë si kjo na e bën të vështirë përzgjedhjen. Le të biem dakord që në këtë pikë t’u largohemi me sa të mundemi çasteve të njohura, sado që ato janë shumë të rëndësishme dhe të përpiqemi të shkojmë te të pathënat...

Shpeshherë mendon se cilësia e jetës brenda politikës është bërë shumë e papëlqyeshme. Por natyrisht jo gjithmonë, ndaj dhe nuk largohet dot më prej saj. Gjithsesi, në këtë intervistë më shumë se për politikën ajo rrëfen për të përditshmen e saj, për ato gjërat e vogla që ia mbushin e gëzojnë ditën, për ecjet sportive të mbrëmjes, baret e restorantet e preferuara, për kujtimet e bukura e të hidhura, për dembelizmin, gënjeshtrat e bardha që i është dashur t’i përdorë domosdoshmërisht, për muzikën që preferon, për dashurinë që i japin nipërit e mbesat, për miqtë e saj të vërtetë...

Një prej momenteve që ka ngjallur debat është vendimi i Komitetit për Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë për therjen e një mijë deshve për të kurorëzuar ‘dalldinë’ e festës. Ka pasur reagime të ndryshme, deri edhe nga kryetari i opozitës, që kanë shprehur habi apo përbuzje. Nëse do të ishit një prej njerëzve që bënit PR-in (public relations-marrdhëniet publike) të qeverisë, si do ta mbronit këtë vendim? Apo është i pambrojtshëm. Në anën tjetër, nëse do bënit PR-in politik të opozitës, si do ta argumentonit sulmin ndaj vendimit të mësipërm?...   

> Grafit elektoral

> Nostalgji

> UET fenomen

Fushata në ekran

Lidhja e Prizrenit

Marubi sjell gjurmët njëqindvjeçare të miqësisë me Austro-Hungarinë

Spotet dhe buxheti që i ndjek nga pas. Negociatat për çmimet dhe kohën televizive. Tiparet dhe pretendimet e tri partive kryesore (sidomos) gjatë një fushate elektorale. Idetë e mençura ...

Ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë...

Në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u çel dje ekspozita me foto të rralla nga fototeka ’Marubi’. Fotografitë vlerësojnë rolin e Austro-Hungarisë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë..

> Personazhe

> Foto file

> Planeti single

Bashkë më mirë, Si 1 dhe 1 bëjnë 2

Miksim me Integrim

Juela Meçani, kthim në beqari

Ata nisin të bëhen më të kërkuar në media, seç ishin më parë, pa humbur asgjë nga karriera e tyre. Kështu ka ndodhur me Besartin dhe Xhensilën...

Muzikë rock, e zgjedhur nga Dj Keli, për të ftuar VIP, nga politika (maxhoranca e opozita) por dhe nga bota e medias dhe artit

Mama single prej pak kohësh, rrëfen si është jeta pas divorcit, gjërat që kanë ndryshuar ose që kanë marrë nuance të reja, drekat me shoqet ...

Gilman Bakalli VS Gjergj Meta


4

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

konflikti

Altin Dardha

Ervin Gjana

Juristja krijoi lidhje intime me biznesmenin e shtypshkronjës, ndërsa tre bashkëpunëtorët e kërcënonin se do i publikonin fotot dhe lidhjen në media

Gjobitën biznesmenin me 100 mijë euro, pranga 4 grabitësve Dashamir Biçaku TIRANE- “Gjobitën” biznesmenin, të

Personat janë arrestuar të dyshuar si autorë të kërcënimit dhe shtrëngimit me dhunë për dhënie pasurie të sipërmarrësit Juland. M, 36 vjeç, banues në Tiranë, i angazhuar si sipërmarrës në një shtypshkronjë të njohur në Tiranë

cilit i kërkuan 100 mijë euro. Policia arreston juristen, të dashurin e saj dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, me akuzën e “shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, e kryer në bashkëpunim. Të arrestuarit kërcënonin tregtarin se do t’ia bënin publike lidhjen në media dhe te bashkëshortja, ndërsa do t’i publikonin edhe fotot nëse nuk u paguante 100 mijë eurot, ndërsa lëshimi i vetëm që i kanë bërë ka qenë mundësia për të paguar “gjobën” me 4 këste nga 25 mijë euro. Ervin Gjana, 22 vjeç; nga Kukësi, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje”; Altin Dardha, 22 vjeç; Rustem Koçi, 21 vjeç, të dy këta nga Bulqiza dhe banues në Tiranë; si dhe Ravjola Lila, 24 vjeçe, nga Memaliaj i Tepelenës dhe banuese në fshatin Lundër të Tiranës; u arrestuan nga Seksioni i vjedhjeve me armë dhe me dhunë, në një hetim të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve

të Rënda. Personat janë arrestuar të dyshuar si autorë të kërcënimit dhe shtrëngimit me dhunë për dhënie pasurie të sipërmarrësit Juland. M, 36 vjeç, banues në Tiranë, i angazhuar si sipërmarrës në një shtypshkronjë të njohur në Tiranë. Ky i fundit ishte futur në kurth pikërisht nga 24-vjeçarja me diplomë juristeje në xhep, ndërsa kishte krijuar me biznesmenin e printimeve një lidhje intime, por që në të vërtetë ishte vetëm “laku” që i duhej vënë në fyt biznesmenit për t’i marrë atij shumën e parave prej 100 mijë eurosh. Lajmi u bë i ditur për mediat dje në mesditë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, nëpërmjet një deklarate për shtyp të dhënë nga zëdhënësja e saj Alma Katragjini. “Arrestimi i tyre u realizua pas një pune profesionale dhe proceduriale hetimi, ku këta shtetas kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie shtetasin Juland. M, 36 vjeç, kundrejt shumës së parave prej 100 000 eu-

rove”,- tha Katragjini në deklaratën e saj. Personat e mësipërm u kapën mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Bardhok Biba”, nga oficerët e zyrës së hetimit të Vjedhjeve me Armë, në bashkëpunim me efektivët e Njësisë O p e r ac i o n a l e t ë p o l i c i s ë s ë kryeqytetit. Të katër personat dyshohet se nëpërmjet juristes nga Memaliaj i Tepelenës kishin arritur ta fusnin në kurth 36-vjeçarin nga Tirana. Ky i fundit ishte lidhur me juristen, pasi ishte njohur në një takim që dukej si i rastësishëm. Ndërkaq më parë për këtë të fundit motra e një prej të arrestuarve u kishte dhënë të dhëna dhe detaje të hollësishme mbi aktivitetin, lëvizjet dhe detaje të tjera rreth biznesmenit. Ndërkaq, pas lidhjes me Ravjola Lilën, biznesmeni si dhe e arrestuara kanë dalë disa herë së bashku, ndërsa në një rast burimet thonë se tregtari është kapur në një motel nga tre të arrestuarit. Ata janë prezantuar si vëllai i saj, i dashuri dhe një person tjetër i tretë.

Ravjola Lila

Ata kanë nisur t’i bëjnë shantazh për lidhjen dhe e kanë kërcënuar që të mos vazhdonte lidhjen, ndërsa në këmbim të mbylljes së kësaj historie i është kërkuar që t’u paguante atyre një shumë të konsiderueshme parash. Ndërkaq lidhja e tyre me këmbënguljen edhe të vajzës ka vijuar më tej. Ndërkaq personat kanë ndaluar dhe kanë gjetur sërish tregtarin me vajzën, fillimisht në një lokal e më pas në makinë. I kanë kërkuar atij paratë në të kundërt do ta vrisnin, apo do t’ia bënin publike

Kapet taksisti, bashkë me balerinën grabitën topografin TIRANE- Arrestohet taksisti, së bash-

ku me balerinën grabiti topografin nga Saranda, ndërsa ky i fundit kishte ardhur nga Saranda për të takuar “kubisten” në Tiranë. Niko Smaqi, 43 vjeç, nga Lezha, banues në Tiranë, u arrestua nga zyra e hetimit të vjedhjeve me armë e me dhunë në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndërkaq policia tha se ka identifikuar autoren e dyshuar të krimit, emrin e së cilës nuk e bëri të ditur për shkak të hetimit, ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit ishte identifikuar nga policia nëpërmjet disa telefonatave që ky vetë kishte kryer. Dyshohet se pikërisht nga telefoni i këtij të fundit, janë kryer edhe telefonatat që kanë sjellë në Ti-

ranë topografin sarandiot, nga skaji jugor i vendit. Lajmi u bë i ditur për MAPO-n dje nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, që thanë se Smaqi, 43 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në bazë të një vendimi arresti të dhënë për të nga Gjykata e Tiranës, së cilës i kishte kërkuar arrestimin prokuroria e kryeqytetit. Ngjarja për të cilën është arrestuar Smaqi, mësohet se ka ndodhur më 12 korrik të këtij viti, kur topografi Valera ka udhëtuar nga Jugu i vendit në drejtim të Tiranës, për t’u takuar me balerinën e lokaleve të plazheve të Sarandës. Me këtë të fundit, sipas burimeve, ai ishte njohur pikërisht gjatë një mbrëmjeje në një nga këto lokale, ndërsa pasi kishin pirë një

kafe bashkë kishin shkëmbyer edhe numrat e telefonit. Në muajin korrik, topografi vendosi të takonte balerinën e lokaleve tallava, të cilën e kishte njohur pak javë më parë. Pasi u takuan së bashku në kryeqytet, me një taksi u nisën në

drejtim të Kombinatit, në kërkim të një hoteli ku të qëndronin së bashku. Por pasi kanë kaluar zonën e Kombinatit dhe të Vaqarrit, vetura i është drejtuar Pezës. Në këtë zonë, taksisti ka nxjerrë armën dhe bashkë me balerinën grabitën topografin, duke i marrë sendet me vlerë dhe paratë. Pranë vendit të njohur si “Lapidari i Pezës”, kanë lënë topografin pa kuletën e tij, në të cilën kishte pasur një sasi të mirë parash, telefonin e sende të tjera. Pesë muaj më vonë, policia arriti të identifikonte një nga autorët e dyshuar të krimit, ndërsa balerina e dyshuar si bashkëpunëtore në krim është shpallur në kërkim nga policia. Dashamir Biçaku


E shtunë, 24 nëntor 2012

5

www.mapo.al

Vrasja e kamarierit

I akuzuari tradhton vëllanë: Krimin e bëri ai Astrit Boja, që sipas policisë kishte pranuar krimin e vrasjes së Fatjon Barmetës, ka lëshuar veten pasi mësoi masën e arrestit, ndërsa bërtiti në sallën e gjyqit se krimin e kishte kryer i vëllai dhe Fatjon Cani

MAT - Vazhdon të prodhojë intrigë vrasja makabre e Fatjon Barmetës në Klos, ndërsa një nga të akuzuarit, që më herët kishte pranuar krimin, deklaroi se vrasja ishte kryer nga i vëllai dhe shoku i tij dhe jo ai vetë. Gjatë seancës së masës së arrestit dje në Gjykatën e Burrelit, ndaj Astrit Bojës dhe Fatjon Canit, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatjon Barmetës, 23 vjeç, Boja i cili kishte pranuar krimin ka akuzuar të vëllain e tij për këtë vrasje. Sipas prokurorëve, 2 shtetasit në bashkëpunim kanë vrarë dhe zhdukur më pas trupin e Fatjon Barmetës, duke e mbuluar atë me zhavorr. Gjatë seancës gjyqësore të ditës së djeshme Astrit Boja ka ndërruar deklarimet me ato që kishte thënë në polici. Sapo i është komunikuar masa e arrestit me burg, Astrit Boja ka ngritur zërin dhe ka treguar me gisht nga i vëllai dhe shoku i tij, duke thënë se ata ishin 2 autorët e vërtetë të krimit. “Krimin e kreu Përparim Boja dhe Fatjon Cani”, bërtiti Astrit Boja në sallën e gjyqit, duke tentuar të shmangë veten nga akuzat. Kjo deklaratë nuk e ndryshoi vendimin e gjykatës, ndërsa një ditë më parë Përparim Boja kishte deklaruar në një intervistë se vrasjen e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër vëllai i tij. Për këtë ngjarje policia kishte arrestuar fillimisht Astrit Bojën dhe Fatjon Canin. Përparim Boja, i treti i akuzuar për vrasjen makabre, u arrestua dy ditë më parë pas një deklarate publike kur akuzonte viktimën si maniak, ndërsa mohonte se vrasja ishte bërë për të mbuluar një marrëdhënie intime të bashkëshortes së

Viktima Fatjon Barmeta

tij me Fatjon Camin. I riu Barmeta u zhduk fundjavën e kaluar, ndërsa pas kërkimeve familjarët njoftuan policinë që zbuloi përplasjen me vëllezërit Boja dhe Fatjon Camin, të cilët pas arrestimit treguan vendin ku ishte groposur i riu. Një fadromë zhvendosi dheun dhe inertet për të zbuluar trupin e pajetë të 23-vjeçarit. Pas gjetjes së trupit të pajetë, burime nga policia lokale bënë me dije se dyshohet që Fajton Barmetaj të jetë mbytur dhe më pas të jetë groposur me fadromë në zhavorr. Por nuk përjashtohet mundësia që viktima të jetë groposur i gjallë. Historia sipas familjarëve të viktimës ka të bëjë me faktin se i riu kishte kapur në flagrancë në marrëdhënie intime bashkëshorten e pronarit të tij Flora Boja dhe Fatjon Camin, këta të fundit duket se kanë bindur vëllezërit Boja të kryejnë krimin, me pretekstin se i riu ngacmonte bashkëshorten e pronarit të lokalit ku ai punonte, ndërsa donin të fshihnin marrëdhënien e tyre. Përparim Boja, i treti i arrestuar për krimin, tha se vëllai i tij Astriti mund të kishte kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër ndërsa akuzoi viktimën se ishte sjellë si maniak, duke i ngacmuar gruan me mesazhe.

Gërdeci, 59 dëshmitarë kundër Mediut, avokatët: Të pushohet çështja lidhjen në gazeta apo në media të ndryshme. Juristja ka vijuar lojën më tej tesa i ka pohuar “të dashurit” të saj se ndihej e kërcënuar nga vëllai dhe i dashuri dhe se atë donin ta vrisnin nëse nuk u paguante paratë. “Mund të paguash me këste me nga 25 mijë euro”,- i janë drejtuar grabitësit tregtarit, i cili është ndjerë nën presion. Më pas ai denoncoi rastin në policinë e Tiranës, ndërsa pas disa ditë hetimesh, ata i vunë prangat tre personave si dhe vajzës që ishte hequr si e dashura e tregtarit.

Policia tha se arrestimi u krye në momentin kur tre personat ishin duke iu afruar veturës së tregtarit Juland M., për të marrë shumën e parave që ishte pjesë e këstit të parë. Sipas hetuesve, në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit të kryer janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshohet se këta persona kanosnin nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve shtetasin Juland.M., përveç kontakteve fizike që kishte kishin pasur me të.

Qëllohet me vezë makina e Gruevskit, një në kërkim Tiranë Të rinj të Partisë Civile qëlluan dje me vezë makinën me të cilën udhëtonte kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, teksa eskorta që shoqëronte Kryeministrin po dilte nga hotel ‘Sheraton’ në Tiranë. Aktivistë të Partisë Civile kanë qëlluar disa herë me vezë automjetin në të cilin ndodhej Kryeministri i Maqedonisë, duke vënë në panik eskortën shoqëruese të tij. Aktivistët që organizuan këtë protestë thanë se janë pjesë e Partisë Civile dhe ky akt, sipas tyre, u krye kundër sjelljes së qeverisë Gruevski ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tyre, shqiptarët në vendin fqinj janë të diskriminuar dhe

se prej vitesh nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit e firmosur në vitin 2001. I riu që arriti të qëllojë me vezë makinën ku ndodhej Kryeministri maqedonas u identifikua si Taulant Capa. Në një prononcim për A1 Report menjëherë pas sulmit me vezë, ai pranoi aktin duke thënë se këtë gjë e ka bërë së bashku me disa të rinj të tjerë, pjesë e Partisë Civile. “Pikërisht në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë vjen Kryeministri maqedonas me pafytyrësinë më të madhe. Nuk mund të shikojmë në mes të Tiranës flamuj maqedonas në një takim i cili realisht pritej të kishte incidente, pasi ky person ka diskriminuar shqiptarët në Maqedoni”- tha i riu Taulant Capa. Menjëherë pas këtij akti, ai është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit.

Në këmbim të mbylljes së kësaj historie i është kërkuar që t’u paguante atyre shumën e konsiderueshme të parave. Ndërkaq lidhja e tyre me këmbënguljen edhe të vajzës ka vijuar më tej

Tiranë Dy nga qindra të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit depozituan dje në Gjykatën e Lartë provat që sipas tyre provojnë akuzën që ata kanë bërë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Nëpërmjet avokatëve të tyre, Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda, i kërkuan kolegjit penal të administrojë në proces dhe të shqyrtojë një sërë provash shkresore që më së shumti janë akte nga dosja penale ndaj të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Aktet e ekspertimit mjekoligjor, raportin për shkaqet e shpërthimit të Gërdecit, raporte mbi sasinë e municioneve, si dhe një listë të gjatë me dëshmitarë u depozituan si prova pranë trupit gjykues. Pas depozitimit të listës me 59 dëshmitarë, reaguan avokatët mbrojtës të Mediut, të cilët i kërkuan gjykatës të pushojë çështjen ndaj klientit të tyre. Sipas tyre, procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, i akuzuar nga të dëmtuarit akuzues, duhet të pushohet para datës 28 Nëntor, kur hyn në fuqi edhe ligji për amnistinë, duke i mbyllur kështu rrugën spekulimeve politike për këtë çështje. Më tej kolegji penal vendosi të marrë në shqyrtim listën e dëshmitareve të paraqitur nga pala paditëse. Në listën e gjatë të 59 dëshmitareve ndër të tjera janë pesë specialistë armatimi, dy ekspertët mjeko-ligjorë që kanë kryer ekspertimin e dy paditësve, si dhe familjarë e banorë të Gërdecit. Gjatë seancës së djeshme pala paditëse kërkoi të merren në shqyrtim edhe provat shkresore, të cilat ndodhen në fashikullin gjyqësor të vitit 2009. Në këtë kohë Gjykata e Lartë ka shqyrtuar për disa seanca çështjen penale në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre nga prokuroria. Por edhe kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, të cilët thanë se me këto akte nuk u provua dot akuza e vrasjes ndaj të pandehurve të akuzuar për këtë vepër e për pasojë nuk mund të provo-

het asnjë akuzë ndaj klientit të tyre. Në përfundim avokatët kërkuan pushimin e çështjes për shtetasin Fatmir Mediu, i paditur në Gjykatën e Lartë nga dy prej të plagosurve në tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008. Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda akuzojnë ish-ministrin e Mbrojtjes për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Pasi u zvarrit për tre vite me radhë, Gjykata Kushtetuese kthehu çështjen për rigjykim, duke urdhëruar shqyrtimin e padisë që kanë depozituar dy të plagosurit. Pas rihedhjes së shortit, trupi gjykues ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor duke kërkuar provat që dy paditësit pretendojnë në dorëzojnë për të vërtetuar fajësinë e ish-ministit të Mbrojtjes në tragjedinë e Gërdecit. Ky është procesi i parë gjyqësor që zhvillohet ndaj ishministrit të Mbrojtjes, pasi Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj tij për shkak të rimarrjes së imunitetit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Lidhur me këtë çështje shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit i kërkoi pak ditë më parë kryeprokurores Ina Rama të dërgojë sërish në gjyq ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili tashmë është pa imunitet.


6

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

ekonomi CEZ “godet” buxhetin, Bode: Importi i energjisë rriti borxhin

Bode prezantoi projektbuxhetin e vitit 2013 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Fondet për importin e energjisë, debat ndërmjet deputetëve

Bode tha se rritja e borxhit në 62.6% të PBB erdhi nga nevoja për të garantuar furnizimin me energji elektrike për vitin 2013. Ka një vit që CEZ shpërndan energjinë e KESH dhe nuk shlyen asnjë faturë. Braçe: Keni falimentuar Blerina Hoxha

Buxheti i shtetit është goditur rëndë nga nevoja që ka KESH për importin e energjisë elektrike, pasi faturat që mbledh CEZ nuk shkojnë për këtë qëllim. Këtë fakt e ka pohuar ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2013 në komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministri shpjegoi para deputetëve se nevoja për heqjen e kufirit ligjor të nivelit të borxhit në 60 për qind të PBB erdhi pikërisht nga nevoja për të garantuar furnizimin me energji elektrike për vitin 2013. Përveç garancisë së lëshuar muajin e kaluar, ministri i Financave tha se KE SH do të ketë nevojë për mbështetje tjetër, çka e detyron qeverinë të rrisë nivelin e borxhit publik gjatë vitit 2013 në 62.6 për qind. Madje ai shtoi se mazhornca ka pasur mjaft dilema për të rrëzuar kufirin e borxhit, çka ka shkaktuar edhe vonesa në miratimin e tij. Por ka reaguar opozita, “Ju nuk mund të kërkoni asnjë kompromis nga Komisioni Parlamentar, që të nxirrni jashtë kontrollit treguesit që parashikon Kushtetuta”, reagoi deputeti socialist Arben Malaj. Por Bode tha se duhen siguruar garanci financiare për KESH-in, pasi bankat nuk i japin kredi korporatës. “Viti 2013 do të jetë vit elektoral, Parlamenti mund të jetë dhe i shpërndarë kur KESH-i mbetet pa para për të

Ministri Bode në Komisionin e Ekonomisë

importuar energjinë elektrike. Ju e dini situatën që kemi aktualisht, blejmë energji, prodhojmë energji, furnizojmë me energji dhe nuk marrim mbrapsht asgjë”, tha Ridvan Bode, ministër i Financave. Reagoi deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se ministri i Financave i Qeverisë Berisha sapo pohoi falimentin në sektorin energjetik. Për opozitën rritja e kufirit të borxhit do të thotë përkeqësim i treguesve ekonomikë në vend, dhe nga ana tjetër rritja e investimeve bëhet vetëm ngaqë 2013ta është një vit elektoral. “Keni tejkaluar kufirin ligjor lidhur me borxhin publik në raport me GDPnë dhe për 2012-n. Më 2013 shkelni kufirin ligjor pa thënë se cili do të ishte në fakt limiti tjetër që duhet të kishim miratuar. Ka të bëjë me një zinxhir borxhesh në sistemin elektroenergjetik që kanë kapur 2 për qind të GDP-së, ka të bëjë me borxhet që qeveria i ka kompanive të ndërtimit për punimet e kryera”, u

shpreh Mimi Kodheli, deputete e PSsë në komisionin e Ekonomisë. Kodheli tha se ekonomia shqiptare nuk mund të mbajë mbi supe një borxh prej 895 miliardë lekësh. Ministri i Financave garantoi se vitin që vjen buxheti parashikon rritjen e vlerës së investimeve si dhe shlyerjen e

Ju e dini situatën që kemi aktualisht, blejmë energji, prodhojmë energji, furnizojmë me energji dhe nuk marrim mbrapsht asgjë”, tha Ridvan Bode

Shtatorja e Hasan Prishtinës, Berisha: Arkitekti i Shqipërisë etnike Pak ditë para datës së Pavarësisë, në Tiranë është zbuluar një nga shtatoret e veprimtarëve shquar të lëvizjes kombëtare, të përgatitura enkas për vitin jubilar. Shtatorja e Hasan Prishtinës u vendos dje në një nga sheshet kryesore në qendër të Tiranës, në lulishten pranë Muzeut Kombëtar. E pranishme në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës ishte edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si dhe të ftuar të tjerë. Presidentja e Kosovës vlerësoi

figurën e Hasan Prishtinës, duke u shprehur se ai ishte udhëheqësi i kryengritjeve shqiptare për çlirim kombëtar. “Ishte njeriu që e bëri platformën politike dhe programin kombëtar, ishte ideologu që bashkoi të gjitha rrymat politike rreth këtij qëllimi, sepse, siç thoshte ai, si dje, sot, nesër e përherë atdheu do të jetë gjëja më e shenjtë për ne”, - tha Jahjaga. Ndërsa kryeministri Berisha e vlerësoi atë si arkitektin e Shqipërisë etnike. Shtatorja e Hasan Prishtinës është vepër e skulptorit Artan Peqini. Ajo ka një lartësi 3.2 metra dhe është punuar në bronz.

Remontet, nga Shkodra në Lushnjë, natën e sotme 5 orë pa drita CEZ shpërndarje njoftoi se, nesër nga ora 24: 00 deri në orën 5:00 do të stakohen për remont nënstacionet 35 kilovolt, Mëzës, Lushnje, Petrushe dhe Vau i Dejes. Për rrjedhojë do të jenë pa energji komunat Kashjar, Mëzez, Fushë mëzës, Yzberisht, Bashkia Lushnjë, komunat Dushk, Kasharaj, Cerrovë, Dardhas, Vreshtas, Koricë dhe Bashkia Vau i Dejës. Këto punime do të kryehen natën për të mos bërë ndërpre-

rje gjatë ditëve të festave, njoftuan burimet zyrtare të Kompanisë. CEZ thekson se, këto punime janë të domosdoshme në kuadër të festave të nëntorit dhe atyre të fund vitit. Po dje kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, deklaroi se kompania CEZ është drejt largimit, nëse nuk reflekton gjatë muajit të negociatave, për të cilat është pajtuar një studio ndërkombëtare.

detyrimeve ndaj kompanive që kanë kryer punë publike. “Mbajmë lart vëllimin e investimeve publike. Ju thoni që kanë kompanitë publike për të marrë dhe ky është borxh i fshehur. Jo more zotëri, këtë po bëjmë. Nuk po hapim asnjë objekt të ri për vitin 2013. Shihni listën, nuk keni as-

një objekt të ri, do paguajmë punimet që bëhen në objektet aktuale”, vijoi ministri Bode. Vlera e investimeve do të jetë sa 5% e prodhimit të brendshëm bruto. Rreth 50 miliardë lekë parashikohen investime në infrastrukturë. I gjithë buxheti i vitit 2013 është 409 miliardë lekë. 

Lajmërim për vend pune – Koordinator Projekti Në misionin e tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dëshiron të kontribuojë për përparimin ekonomik të Shqipërisë duke u dhënë përparësi investimeve në këto drejtime: •

Zhvillim i arsimit dhe i lidershipit

Zhvillim i sipërmarrjes

Mbështetje për turizmin kulturor dhe ekologjik

AADF kërkon të punësojë me kohë të plotë një Koordinator Projekti për të punuar me projekte të programit për Zhvillimin e Arsimit dhe Lidershipit në AADF. Koordinatori do të fokusohet kryesisht tek programi i saponisur në fushën e lidershipit (Albanian Fellows Program), por do të ketë edhe detyra të tjera të lidhura me projekte të tjera të arsimit. Programi i ri i lidershipit është modeluar sipas Programit të Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Fellows Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi synon të ofrojë mundësi të reja për profesionistë shqiptarë për rritje kapacitetesh nëpërmjet përvojave konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë dhe duke i përfshirë ata personalisht në lidershipin e shoqërisë. Pjesëmarrësit në program do të kenë mundësi të punojnë në stafet drejtuese të institucioneve qeveritare për një vit të plotë. Përvoja e punës për pjesëmarrësit do të pasurohet me një komponent trajnimi, tek i cili tema të tilla si integrimi evropian, politikat publike, vendimmarrja, politika e jashtme dhe lidershipi do të trajtohen nëpërmjet një serie seminaresh dhe veprimtarish ndërvepruese. Programi do të financohet nga AADF dhe do të administrohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Koordinatori i Projektit do të punojë nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Programit për Arsimin dhe Lidershipin në AADF. Ai/Ajo do të jetë përgjegjës për koordinimin e vazhdueshëm të pjesëmarrësve në programin e lidershipit, të partnerëve dhe veprimtarive përkatëse dhe do të mbështesë Drejtorin e Programit për zbatimin dhe menaxhimin financiar të programit. Kandidatët e suksesshëm duhet të kenë një diplomë universitare, të paktën tre vite përvojë pune me planifikim dhe zbatim projektesh, aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, aftësi për menaxhim veprimtarish, aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, etikë solide, njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të jenë përdorues të mirë të kompjuterit – përfshirë paketën MS Office. Njohuri të mira për sistemin institucional të sektorit publik do të konsiderohen si avantazh. Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivimi dhe jetëshkrim në anglisht në adresën e postës elektronike info@aadf.org. Do të pranohen vetëm aplikime në rrugë elektronike, ato nuk duhet të sillen dorazi në zyrën e AADF-së. Të gjithë aplikantëve do t’u dërgohet një konfirmim për pranimin e aplikimit elektronik. Raundi i parë i intervistave planifikohet të fillojë më 3 Dhjetor 2012. Aplikimet do të pranohen deri në përzgjedhjen e kandidatit fitues për pozicionin e punës. Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 2, Kati 12, KodiPostar 1019, Tirana, Albania info@aadf.orgwww.aadf.org +355 4 2222408


nostalgji

Lidhja e Prizrenit Ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë

In t e rv i st ë h i sto r i r e p o rta z h n o sta lg j i K u lt u r ë Çdo të shtunë

www.mapo.al

Historia dhe Arkivat

Lalaj: Mukja, komunistët mbetën përgjegjës për provokimet vëllavrasëse “Përfundimi është se prishja e Marrëveshjes së Mukjes provokoi vëllavrasjen dhe kjo është përgjegjësi e komunistëve. Zhvillimet që pasuan, u themi apo nuk u themi atyre luftë civile, përbëjnë një konflikt të përgjakshëm”

llogaritë elektorale

zgjedhjet 2013, Çamët mes Berishës dhe Metës grafit elektoral

Fushata në ekran

Spotet dhe buxheti që i ndjek nga pas. Negociatat për çmimet dhe kohën televizive. Tiparet dhe pretendimet e tri partive kryesore (sidomos) gjatë një fushate elektorale. Idetë e mençura dhe ato të gabuara të PS-së, PD-së e LSI-së. Sipas gjykimit të një drejtoreshe marketingu, Ana Kekezit...

Llogaritë e PDIU-së për të çuar në katër apo pesë numrin e mandateve në Kuvendin e ardhshëm. Afrimi me Metën dhe përplasja e fundit me LSI në këshillin bashkiak për bustin e Avni Rustemit. Rezoluta çame dhe hezitimi i mazhorancës për ta miratuar atë

Partia që mbron interesat e komunitetit çam, PDIU, është drejt rikonfirmimit të një bashkëqeverisje të re me demokratët. Pas disa muajve të afrimit per një koalicion me LSI-në, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kalkulimet e fundit kanë bërë që çamët të shkojnë drejt një firme të dytë të marrëveshjes me PD-në. Paralelisht ekspertët për zgjedhjet në PD po hartojnë një draft të përbashkët për secilën prej partive që do të lidhin koalicion. Përmbajtja e këtij drafti pritet të jetë e njëjtë për të gjitha partitë, ndërsa interesante dhe jo publike do të jetë aneksi që secila prej partive do të firmosë me Partinë Demokratike. Burimet saktësuan se pjesë e këtyre negociatave është edhe PDIU-ja, e cila edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, duket se po lëviz drejt një përsëritje të ske-

Faqe 7

mës së 2009-s, ku garoi nën të një njëjtin koalicion me PD dhe parti të tjera nën emrin “Aleanca për Qytetarin”. Mësohet se PDIU-ja (krahas posteve që ka) do të drejtojë edhe dy sektorë të rëndësishëm në këta pak muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve. Partia e çamëve ka marrë para pak ditësh Autoritetin e Aviacionit Civil si dhe Drejtorinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Të tilla lëvizje të pritshme kanë zbehur në të njëjtën kohë mundësinë e një koalicioni me LSI-në. Ndryshe nga pak kohë më parë, ku dy partitë (LSI e PDIU) ishin në sinkron të plotë për çështjen çame e jo vetëm, e ku për mundësinë e një koalicioni dy liderët e partive respektive darkuan disa herë, situata në ditët e fundit po përcillet pak më distante. Rasti i fundit ishte debati në këshillin bashkiak të Tiranës...


8

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

intervista Kreu i LSI-së tha se figura e Ahmet Zogut po mbivlerësohet këto kohë. Sipas Metës, ikja e Zogut në vitin 1939 ishte një akt dobësie

Meta: Jo koalicion me PS, mund të dalim vetëm më 2013 “Dalja vetëm e LSI-së në zgjedhje, natyrisht që kjo është një mundësi reale... S’ka si të ketë koalicion, kur s’ka interes. Ne s’kemi pse të kërkojmë koalicion me PS-në kur ata dëmtohen me ne.” Intervistoi: Alfred Peza / Debat

Më e mira për forcat e reja politike është që të jenë më vete, për të forcuar identitetin e tyre politik, pasi projektet politike nuk kanë të bëjnë vetëm me një palë zgjedhje. Megjithatë, është një pyetje që do të marrë një përgjigje në kohën e duhur"

Si e gjykoni therjen e 100 deshve dhe 1000 qengjave më 28 Nëntor? A është e vërtetë se do të bëhet dhe cila është simbolika? E rëndësishmja është ardhja e përkrenares dhe armëve të Skënderbeut. Këto të tjerat janë të karakterit gastronomik, s’janë të rëndësishme. Po imazhi në botë? A nuk mendoni se do të dalim në lajmet e agjencive të botës me therjen e kafshëve? Shpresoj të mos shohim lajme të tilla. Po për deformimin e flamurit kombëtar me shqiponjën që ka pasaktësi? Duhet të jemi më të vëmendshëm, këto gjëra duhet të zgjidhen, por s’fitojmë ndonjë gjë duke i theksuar me kënaqësi, pasi janë gabime të paqëllimshme. Varrimi i eshtrave të Zogut u bë me një ceremonial zyrtar. Ka pasur komente të ndryshme. A jeni ju dakord me këtë mënyrë

dhe si e gjykoni rishikimin e figurës së Ahmet Zogut? Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha janë dy figura kryesore në këta 100 vjet, për faktin se kanë dominuar epoka të historisë. Kur flasim për 100 vjet, flasim për figurat e kësaj periudhe, që nga Ismail Qemali e për të gjithë më pas. Ka qenë e pashmangshme të flitej edhe për Zogun. Figura e tij duhej të rivlerësohej pas viteve ’90, por s’ka arsye të mbivlerësohej. Aktualisht kemi qenë në periudhën e mbivlerësimit. Shumë gjëra që ne kemi mësuar në periudhën e komunizmit janë të pavërteta. Ai ka pasur merita, si garantimi i territorit tokësor, vendosja e kontrollit në vende dhe konsolidimin e disa institucioneve të shtetit shqiptar. Bëri përpjekje për të krijuar një elitë në vend, legjislacion modern për kohën, nuk pranoi as ultimatumin dhe pushtimin, pavarësisht se rezistenca ishte tepër simbolike. Për gjatë gjithë viteve qëndroi në bllokun e antifashizmit, por s’duhet të harrojmë që historia e ngarkon me eliminimin e figurave të ndritura si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Riza Cerova, Avni Rustemi, Bajram Curri etj. etj. Po c ‘mendim keni për ikjen e Zogut më ‘39? Akt dobësie. Pavarësisht se nuk e pranoi pushtimin, duhej të kishte qëndruar, pasi ekzistonte potenciali për të bërë një qëndresë më të fortë. Jeni konsultuar me zotin Berisha për Kryeprokurorin e ri?

Jo, nuk jam konsultuar, sepse është çështje e Presidentit. Zoti Patozi dhe zoti Berisha kanë thënë se preferonin të bënin koalicion paraelektoral me LSI-në? Që të dy, si Patozi dhe Berisha janë nga përfaqësuesit më korrektë në koalicionin e PD me LSI, që ka qenë një koalicion funksional dhe i qëndrueshëm. Por sa i takon mënyrës sesi do të shkojmë në zgjedhje, mbetet për t’u vendosur nga forumet më të larta, në kohën e duhur. Deri atëherë është kohë e mjaftueshme për të përmirësuar qeverisjen dhe për të ecur përpara me axhendën e integrimit europian dhe për të bërë testime e sondazhet e duhura. Duke pasur parasysh kalkulimet dhe sondazhet, si ju del më mirë, LSI brenda koalicionit apo jashtë koalicionit? Më e mira për forcat e reja politike është që të jenë më vete, për të forcuar identitetin e tyre politik, pasi projektet politike nuk kanë të bëjnë vetëm me një palë zgjedhje. Megjithatë, është një pyetje që do të marrë një përgjigje në kohën e duhur. Dëshira do të ishte që LSI si forcë e re, me qëllim që të forconte profilin e saj, të dilte më vetë në zgjedhje? Natyrisht që kjo është një mundësi reale... Po darka me kreun e PDIU, zotin Idriz dhe mundësia e koalicionit me të? Kemi një mirëkuptim shumë të

mirë për çështje që janë në interes të LSI dhe PDIU. A keni një mendim për koalicion të përbashkët me PDIU? Çështja që ne kemi diskutuar më së shumti me zotin Idrizi është rezoluta çame. Do të bashkëpunojmë me të për çdo gjë që ka të bëjë me integrimin. Do japim padyshim votën për rezolutën çame. Koalicioni i mundshëm me PDIU? Është i parakohshëm, ekspertët mendojnë, testojnë, çdo forcë poli-

KQZ dështon në shpërndarjen e mandateve, PD e çon në Kolegj Përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk ka marrë pjesë në votimin për shpërndarjen e mandateve, i cili kërkonte pesë vota. Në provën e parë të vërtetë Komisioni i ri Qendror Zgjedhor ka dështuar në marrjen e një vendimi konsensual. Me vetëm 4 vota të anëtarëve të zgjedhur me propozim të partive të mazhorancës dhe me mospjesëmarrjen në votim të anëtarëve të propozuar nga opozita, KQZ nuk ka mundur dot dje të miratojë aktin me anë të të cilit bëhet shpërndarja e mandateve në çdo zonë zgjedhore, duke e rrëzuar atë që në votimin në parim. Shkak janë bërë

pretendimet e të zgjedhurve të majtë, të cilët kanë ngritur një sërë dyshimesh për shtime artificiale të popullsisë në qarkun e Kukësit, duke bërë që atij të mos i hiqet një mandat. Tashmë zgjidhja e vetme mbetet ankimi i demokratëve ose i një force tjetër të përfaqësuar në KQZ në Kolegjin e vjetër Zgjedhor, i cili nga ana e tij duket se ka të drejtë vetëm që ta rikthejë çështjen për ridiskutim në KQZ. I pari që ka marrë fjalën në këtë mbledhje ka qenë nënkryetari Denar Biba, i cili duke iu referuar një letër përgjigjeje të ardhur nga Ministria e Brendshme dhe që mbante firmën e titullarit të këtij institucioni, Flamur Nokës, ka shprehur pakënaqësi lidhur me përmbajtjen e saj. Ai ka bërë të ditur se përgjigjja e dhënë nga Min-

istria nuk është ajo e duhura, pasi, ndryshe nga sa i ishte kërkuar, nuk ka dhënë shpjegime të hollësishme për shtimin e popullsisë në qarkun e Kukësit. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, ka theksuar se, pavarësisht vlerësimit të anëtarëve për përgjigjen e dhënë nga Ministria, ky institucion duhet të vijonte me votimin në

parim. Por votimi ka treguar çarjen e parë të kësaj KQZ-je të re, pasi anëtarët e djathtë të këtij institucioni nuk kanë mundur të marrin dot edhe mbështetjen e duhur për ta kaluar aktin, që për t’u miratuar kërkonte minimalisht 5 vota. Kjo pasi anëtarët e majtë nuk kanë pranuar të votojnë, megjithëse Kodi Zgjedhor u njeh atyre detyrimin që në rast se marrin pjesë në mbledhje ose duhet të votojnë pro ose kundër, pasi atyre nuk u njihet e drejta e abstenimit. Megjithatë, në fund KQZ votoi me 0 vota pro dhe 5 kundër aktin për mosmiratimin e vendimit për shpërndarjen e mandateve. Në fund të mbledhjes përfaqësuesi i PD-së në komision, Niazi Kosovrasti, kërkoi zbardhjen sa më parë të vendimit, me qëllim që të përgatitej ankimi në Kolegj. F. Braushi


E shtunë, 24 nëntor 2012

9

www.mapo.al

Llogaritë e PDIU-së për të çuar në katër apo pesë numrin e mandateve në Kuvendin e ardhshëm. Afrimi me Metën dhe përplasja e fundit me LSI në këshillin bashkiak për bustin e Avni Rustemit. Rezoluta çame dhe hezitimi i mazhorancës për ta miratuar atë

Çamët mes Berishës dhe Metës

tike mendon se cili është interesi më i mirë për të. U duk se nuk do të keni aleanca parazgjedhore me PD, ndonëse janë forumet që do ta vendosin. Pas zgjedhjeve i përjashtoni aleancat me PS? Besoj se të gjitha këto hamendësime janë të parakohshme, në çdo rast LSI do jetë e angazhuar për stabilitetin e vendit dhe integrimin e vendit. S’e përjashtoni koalicionin e PS? Të ketë një koalicion duhet të ketë interes të dyanshëm. S’ka si të ketë

koalicion, kur s’ka interes. Ne s’kemi pse të kërkojmë koalicion me PS kur ata dëmtohen me ne. Po koalicion paselektoral me PS? Ne jemi për stabilitetin e vendit… Dritan Prifti deklaroi se jeni takuar? Ka qenë takim i shkurtër, që është bërë pas gjyqit tim dhe kishte të bënte me një problem njerëzor të Dritan Priftit. Ishte i kërkuar nga një mikun ynë i përbashkët, nga zoti Ylli Ndroqi.

Obama uron 100-vjetorin: Aleanca jonë e qëndrueshme Presidenti i ShBA-së, Barak Obama, i ka dërguar dje një mesazh urimi presidentit shqiptar Nishani. “Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Shqipërisë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë më 28 Nëntor. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ne i rikonfirmojmë Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin tonë të fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme. Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike. Vlerësojmë thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit

të NATO-s në Afganistan, ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it. Ne jemi mirënjohës gjithashtu për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, duke ditur që përparimi i vazhdueshëm rajonal është kyç në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për një Europë të lirë, në paqe dhe të bashkuar. Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919, dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit, pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë"

Gruevski në Tiranë: Plagët e konfliktit të 2001-it ende të freskëta Shqipëria dhe Maqedonia janë angazhuar për të forcuar më tej marrëdhëniet e tyre e për të bashkëpunuar për realizimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës mes dy vendeve. Këtë e konfirmuan sot kryeministrat e të dy vendeve, të cilët u takuan në Tiranë. Lidhur me marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kryeministri Nikola Gruevski tha se plagët e konfliktit të 2001-it janë ende të freskëta dhe se palët duhet të jenë të vëmendshme për të mos lënduar ndjenjat dhe plagët e njëri-tjetrit. Ndërsa kryeministri Sali Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë.

TIRANË Partia që mbron interesat e komunitetit çam, PDIU, është drejt rikonfirmimit të një bashkëqeverisje të re me demokratët. Pas disa muajve të afrimit per një koalicion me LSI-në, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kalkulimet e fundit kanë bërë që çamët të shkojnë drejt një firme të dytë të marrëveshjes me PD-në. Paralelisht ekspertët për zgjedhjet në PD po hartojnë një draft të përbashkët për secilën prej partive që do të lidhin koalicion. Përmbajtja e këtij drafti pritet të jetë e njëjtë për të gjitha partitë, ndërsa interesante dhe jo publike do të jetë aneksi që secila prej partive do të firmosë me Partinë Demokratike. Burimet saktësuan se pjesë e këtyre negociatave është edhe PDIU-ja, e cila edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, duket se po lëviz drejt një përsëritje të skemës së 2009-s, ku garoi nën të një njëjtin koalicion me PD dhe parti të tjera nën emrin “Aleanca për Qytetarin”. Mësohet se PDIU-ja (krahas posteve që ka) do të drejtojë edhe dy sektorë të rëndësishëm në këta pak muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve. Partia e çamëve ka marrë para pak ditësh Autoritetin e Aviacionit Civil si dhe Drejtorinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Të tilla lëvizje të pritshme kanë zbehur në të njëjtën kohë mundësinë e një koalicioni me LSI-në. Ndryshe nga pak kohë më parë, ku dy partitë (LSI e PDIU) ishin në sinkron të plotë për çështjen çame e jo vetëm, e ku për mundësinë e një koalicioni dy liderët e partive respektive darkuan disa herë, situata në ditët e fundit po përcillet pak më distante. Rasti i fundit ishte debati në këshillin bashkiak të Tiranës, ku kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini, propozoi që sheshi “Avni Rustemi” të riemërtohej me emrin “Çamëria”. Një propozim i tillë u mbështet nga PD-ja, por u kundërshtua fort nga nënkryetari i Bashkisë, Petrit Vasili. Në anën tjetër, vetë Meta në takimet që po zhvillon në bazë po përgatit opinionin se ai mund të dalë edhe i vetëm në zgjedhje. Dy ditë më parë, gjatë një takimi të zhvilluar në Paskuqan, Meta shigjetoi jo pak dy partitë e mëdha në debatin që po zhvillohet për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa konfirmoi se LSI-ja po rritet dita ditës, duke theksuar se kjo forcë politike nuk ka frikë nga konkur-

renca. E ndërsa LSI-ja i ka qëndrimet ende me pikëpyetje (ndoshta deri në pranverën e vitit që vjen), PD-ja duket se po lëviz fort me partitë e tjera dhe ato me potencialet, duke i joshur pikësëpari me drejtori të rëndësishme në këtë prag viti elektoral si dhe duke hartuar një formulë të kujdesshme për secilën prej tyre, me qëllim maksimizimin e votave në zgjedhjet e ardhshme. Llogaritë Deri më tani PDIU shihet si force politike me mbështetje të madhe në qarkun e Tiranës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit. Idrizi parashikon që në këto qarqe partia e tij të marrë nga një deputet të sigurt, duke e çuar numrin e mandateve në Kuvendin e ardhshëm nga dy në katër, minimalisht. Më të shumtë mund të jenë këto mandate nëse PDIU del në zgjedhje me LSI apo me PD?0. E në këtë pikë hyjnë llogaritë, pasi i tillë është edhe sistemi elektoral. Në një dalje të polit të tretë LSI+PDIU mendohet të prodhohen deri në nëntë mandate, por këtu pikëpyetjet janë jo të pakta për ruajtjen e rezultatit të 2009-s nga LSI. Më e sigurt është PDIU në një koalicion të madh, atij të udhëhequr nga PD, pasi ruan numrin e mandateve të saj, meqë ka votues të përqendruar në qarqe të veçanta. Pika që mbetet të vendoset ka të bëjë me pozicionin politik pas zgjedhjeve. Një pozicionim qysh tani apo pas pak muajsh me PD do të zbehte mundësinë që pas qershorit PDIU të vendoste për balancat e pushtetit të nesërm, ndërsa qenia në një pol të tretë do ta bënte atë dhe LSI një kingmaker të zgjedhjeve. Megjithëse Idrizi ka pohuar se nuk beson që do ta kalojë ylberin majtas, vendosja e tij me Metën në një pol të tretë do t’u jepte atyre mundësinë që pas zgjedhjeve të vendosnin duke kushtëzuar jo pak mazhorancën e re. Por para se të shkohet në vendimin përfundimtar të PDIU, Idrizi ka përpara edhe një test për të dy kampet e mëdha dhe liderët e tyre; miratimin e Rezolutës për çështjen çame në Kuvend. Deri tani ka qenë vetëm Meta ai që ka garantuar dhe përkrahur këtë lëvizje. Më të vështirë miratimin e saj duket se e ka mazhoranca, për faktin se është në pushtet dhe duhet të bëjë të sajën një qëndrim zyrtar që nuk pranohet në asnjë mënyrë nga qeveria e fqinjit jugor. N. Perndoj

Topi: FRD drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme Fryma e Re Demokratike ka hyrë në skenën politike shqiptare me qëllim që të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë qëllim e ka bërë të njohur dje për herë të parë kryetari i kësaj force, ish-presidenti Bamir Topi, i cili duke folur nga Shijaku ka theksuar se FRD është drejt fitores së zgjedhjeve. Duke folur në një takim me simpatizant të FRD-së në Shijak, ai theksoi se “Berishën e ka larguar historia”, ndërsa “FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s”. Kryetari i Frymës së Re Demokratike,

Bamir Topi, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, lëshoi akuza të reja të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, në të njëjtën kohë që për herë të parë bëri parashikimin ambicioz për “fitimin e zgjedhjeve të 2013-s”. Ish-Presidenti i Republikës theksoi se “atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë. Unë akuzoj drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha për gjendjen e mjeruar të Shijakut”.


CMYK

10

E shtunë, 24 nëntor 2012

Historia dhe arkivat

www.mapo.al

Historiania sqaron në ciklin e tretë të intervistës Marrëveshjen e Mukjes, qëllimin e komunistëve në nisje dhe rolin e jugosllavëve në prishjen e saj

Ana Lalaj:

Mukja, komunistët mbetën përgjegjës për provokimet vëllavrasëse “Përfundimi është se prishja e Marrëveshjes së Mukjes provokoi vëllavrasjen dhe kjo është përgjegjësi e komunistëve. Zhvillimet që pasuan, u themi apo nuk u themi atyre luftë civile, përbëjnë një konflikt të përgjakshëm.”

E

Një javë me historianen Ana Lalaj, e cila mbështetur në regjistrimet arkivore shpjegon: � Të pathënat përse dështoi mbledhja e

Mukjes?

� Kush i ka dërguar dokumentet e Plenu-

mit të Beratit fshehurazi në Beograd?

� Përse Enver Hoxha u frikësua se Liri

Belishova do t’i zinte vendin?

� Çfarë i thanë udhëheqësit sovjetikë

Enver Hoxhës në Moskë, në qershor 1953?

� Përse u lidh PPSH me PKK dhe përse u

Enver Hoxha, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha

konsumua kjo lidhje?

nalçlirimtarë. Në këtë linjë arsyetimi, kujtojmë se në mars 1943 PKSH u mblodh në konferencën e parë të saj. Në atë konferencë, bashkë me një letër të Titos, Bllazho Jovanoviçi (Blažo Jovanoviç), anëtar i KQ Partisë Komuniste Jugosllave, solli njohjen nga Kominterni dhe orientimet e këtij të fundit për PKSH. Orientimet thoshin, ndër të tjera, se partia duhej ta vinte theksin në forcimin e “frontit nacional të të gjithë patriotëve shqiptarë” dhe se duheshin shmangur parullat që dilnin “jashtë caqeve të çlirimit nacional të Shqipërisë”. Dihet se parulla e “fronteve popullore” nga poshtë ka qenë platformë e Internacionales Komuniste. Kjo parullë nënkuptonte lëvizjet përmbysëse popullore për revolucion socialist botëror. Por në vitin 1936 Gjergj Dimitorvi, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales së Tretë Komuniste, në kongresin VII të saj hodhi parullën e “Fronteve Popullorë Antifashistë”. Kjo nisur nga fakti se fashizmi po bëhej një rrezik ndërkombëtar (Itali, Spanjë). Në këta fronte komunistët do të bashkoheshin me organizimet e klasës punëtore dhe së bashku do të luftonin kundër kapitalit dhe fashizmit. Megjithatë, dokumentet dëshmojnë se kishte shumë paqartësi midis partive komuniste për ndërtimin e fronteve popullorë antifashistë. Moskuptimet u shtuan sidomos kur u nënshkrua pakti Molotov - Ribbentrop midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste (gusht 1939). Ishte shumë vështirë të mobilizoje masat popullore kundër fashizmit në ato vende që ende nuk ishin pushtuar nga shtetet fashiste, si p.sh. në Britaninë e Madhe, në Belgjikë, në vendet skandinave etj. Më vonë, ditën që u sulmua BS, më 21 qershor 1941, J. Stalini i kërkoi Dimitrovit të orientonte partitë komuniste se në vend të fronteve popullorë antifashistë të ngriheshin “Frontet Nacionalë Antifashistë”. Ky ishte një orientim i ri përbashkues për grupet politike dhe elitat përfaqësuese përballë rrezikut botëror. Mbi këtë platformë të re u krijuan kudo komitete nacionalçlirimtare me përfaqësim të barabartë grupesh e

kemi lënë bisedën te lufta civile në Shqipëri dhe në këtë kontekst, prishja e Marrëveshjes së Mukjes është identifikuar shkak kryesor i përplasjeve të brendshme. Çfarë ndodhi në Mukje? Për Marrëveshjen e Mukjes e sidomos për prishjen e saj është folur shumë, janë bërë konferenca përkujtimore, janë shkruar libra, që do të thotë se ka qarkulluar mjaft informacion e që një bisedë si kjo na e bën të vështirë përzgjedhjen. Le të biem dakord që në këtë pikë t’u largohemi me sa të mundemi çasteve të njohura, sado që ato janë shumë të rëndësishme dhe të përpiqemi të shkojmë te të pathënat ose çfarë deri më tani është përmendur shkarazi. Për çfarë flasin ato? Faktet thonë se deri sa u bë mbledhja e Mukjes (1-2 gusht 1943) komunistët ishin këmbëngulës për një marrëveshje me ballistët. Dihet se në shtator 1942 një pjesë e nacionalistëve iu bashkua Frontit Nacionalçlirimtar që u krijua në Pezë. Të tjerët, shumica, në nëntor shpallën organizatën e tyre Balli Kombëtar, emër që haset më parë në një trakt të vitit 1939, po që nuk ka datë (ditë dhe muaj) dhe as identifikohet si organizatë. Balli nuk e njohu asnjëherë Frontin Nacionalçlirimtar, të cilin e shihte të manipuluar nga komunistët. Megjithatë, pjesëmarrja e Ballit në Front dhe në këshillat nacionalçlirimtarë deri në pranverë 1943 mbeti ftesë e hapur. Me këtë rast më lejoni një parantezë. Në historiografinë e djeshme për luftën, po edhe të sotme, thuhet se Partia Komuniste i kërkoi Ballit pjesëmarrjen në Front si individë të veçantë dhe jo si organizatë. Por të dhëna të tjera thonë se Ballit i është ofruar edhe përfaqësim si organizatë, sipas formulës që bashkë me Partinë Komuniste dhe Ballin Kombëtar do të ishin të përfaqësuar edhe nacionalistët e pavarur. Pikërisht këtë klauzolë të fundit nuk e pranoi Balli, pasi secili nga këta të pavarur nuk përfaqësonte tjetër, veçse veten. Sa për kujtesë, nacionalistët e pavarur, si Abaz Kupi, Myslym Peza, Baba Faja Martaneshi, Haxhi Lleshi, Ndoc Çoba, Kamber Qafmolla kishin hyrë në Front, kur nuk ishte shpallur ende Balli dhe sipas ballistëve, atyre u binte të përjashtoheshin. Sidoqoftë, këto janë llogari politike, që bënte si njëra ashtu edhe tjetra palë. Ky fakt në historiografinë e mëparshme është censuruar, pasi binte në kundërshtim me parimet komuniste të mosndarjes së pushtetit. Po pse komunistët ishin kaq insistues për një marrëveshje bashkëpunimi me Ballin? Një arsye është se një marrëveshje me Ballin e zbuste disi boshllëkun e krijuar, pasojë e synimit të papërmbushur të Konferencës së Pezës për një front të bashkuar nacionalçlirimtar pa dallime feje, krahine dhe idesh politike. Por kjo arsye nuk është e mjaftueshme, nëse, veç zhvillimeve të brendshme, nuk do të mbajmë parasysh zhvillimet e atëhershme në plan ndërkombëtar, raportet politike midis aleatëve në Luftën e Dytë Botërore dhe politikat e fronteve nacio-

Në historiografinë e djeshme për luftën, po edhe të sotme, thuhet se Partia Komuniste i kërkoi Ballit pjesëmarrjen në Front si individë të veçantë dhe jo si organizatë. Por të dhëna të tjera thonë se Ballit i është ofruar edhe përfaqësim si organizatë

partish politike. Këtë orientim zyrtar mori PKSH në mars 1943 dhe Enver Hoxha, i porsazgjedhur në krye të partisë, kishte detyrë ta respektonte. Kjo mendoj se ka qenë një arsye e dytë pse Hoxha në pranverë-verë 1943 ende këmbëngulte për një marrëveshje bashkëpunimi me Ballin. Në mbështetje të arsyetimit të mësipërm, po përmend diçka që, me sa di, nuk është folur rreth saj ose është folur pjesërisht. Në periudhën që flasim ishin komunistët ata që kërkonin marrëveshje nga lart, ndërsa ballistët propozuan marrëveshje nga poshtë, ato që u quajtën komisione koordinimi e që edhe në këtë rast Balli vuri kusht të mos publikohej. Është e paqartë pse Balli u druhej marrëveshjeve nga lart, kur në thelb këto ishin marrëveshje politike dhe prej tyre më i fituar do të ishte pikërisht Balli. Është e njohur një psikozë megalomane dhe jorealiste e nacionalistëve të asaj kohe. (Kujtojmë atë që shkruan H. Stërmilli në ditarin e vet për mbledhjen e Mukjes, kur para fillimit të bisedimeve ballistët kërkuan të përfaqësoheshin me 12 delegatë, ndërsa komunistët me 6, pasi ballistët, sipas tyre, përfaqësonin gjithë popullin, ndërsa komunistët vetëm një pjesë të tij.) Por veç jorealizmit për shtrirjen e Frontit Nacionalçlirimtar, ka mundësi që deri atëherë nacionalistët të jenë përfshirë edhe nga një psikozë përjashtuese. Në


11

E shtunë, 24 nëntor 2012 www.mapo.al

Sipas Lalajt, në vetëdijen e nacionalistëve bashkëpunimi ishte jo vetëm në kundërshtim me antikomunizmin e tyre, por ky do të ishte faktorizim i komunistëve…”

“Nacionalistët nuk u çliruan prej kolaboracionizmit në radhët e tyre” “Sa më shumë jam zgjeruar në kërkimet për Shqipërinë në Luftën II Botërore, të dhënat e mbledhura flasin për kolaboracionizëm dhe jo për mungesë të tij. Kësisoj, pjesa e vështirë nuk është e vërteta, por komentet mbi të vërtetën.”

vetëdijen e nacionalistëve bashkëpunimi ishte jo vetëm në kundërshtim me antikomunizmin e tyre, por do të ishte edhe faktorizim i komunistëve, pra mbështetje për ta, çka prishte punë në llogaritë e Ballit për pushtet. Në këtë logjikë, këmbëngulja e britanikëve ka qenë vendimtare që ata e pranuan bashkëpunimin. Sidoqoftë, teza se ballistët iu shmangën bashkëpunimit për llogari të pushtetit të nesërm, mbetet për t’u provuar. Arsyeja e tretë pse komunistët këmbëngulën për bashkëpunim me nacionalistët e Ballit e që lidhet me sa thashë më sipër, është se deri në verën e vitit 1943 Enver Hoxha nuk kishte në kokë një projekt të qartë për sistemin politik të Shqipërisë së pasluftës ose të paktën nuk kishte atë projekt që u shpall pak më vonë, në shtator, në Labinot. Është interesante një letër e Vukmanoviç Tempos (Zvetozar Vukmanoviç Tempo), i deleguar i Titos për koordinimin e veprimeve midis shtabeve nacionalçlirimtare në Ballkan, në gusht 1943, kur sapo ishte larguar nga Shqipëria. Në këtë dokument Tempo informonte udhëheqjen e partisë së tij se E. Hoxha me një pjesë të KQ të PKSH deri atëherë kishin qenë të mendimit që më parë se të krijonin Shtabin e Përgjithshëm, si dhe të hynin në fazën e organizimit të pushtetit të pasluftës (kupto: në zonat e lira), ata duhej të kishin bisedime me Ballin Kombëtar. Sigurisht Tempo u shpjegon shefave të vet edhe për përpjekjet që atij i janë dashur, që Hoxha të tërhiqej nga ai qëndrim, për çka flet edhe në kujtimet e tij të mëvonshme në librin Struggle for the Balkans. Si shpjegohet që në atë kohë Hoxha vinte më përpara marrëveshjen me Ballin dhe vetëm pas saj formimin e Shtabit të Përgjithshëm apo ngritjen e pushtetit të pasluftës? Shpjegimi mendoj se duhet kërkuar në sigurinë që Stalini u kishte dhënë dy aleatëve të tjerë, sidomos Churchill-it, për bashkëpunimin në luftë midis forcave politike dhe ndarjen e pushtetit të pasluftës me zgjedhje të lira. Mesazhi i parë i sigurisë për Aleatët ishte ndërhyrja e Stalinit për të shpërndarë Ko-

minternin, në maj 1943. Ky është një çast që e nënvizon me të drejtë prof. Xhefri Suein (Geoffrey Swain) në Universitetin e Glasgout, kur vëren se “në vjeshtë dhe në dimër 1942-1943 mesazhi i këshilltarëve sovjetikë, kurdoherë që ata merrnin kontakt me grupet e rezistencës, ishte që partitë komuniste të tregoheshin fleksible dhe të gatshme për të shërbyer si partnerë të rinj në një qeveri koalicioni të pasluftës”. Në rastin e Shqipërisë, sikurse dihet, deri në gusht 1944 nuk erdhi asnjë këshilltar a misionar sovjetik. Po kjo nuk do të thotë se fryma e këtyre orientimeve, në një mënyrë ose një tjetër, të mos ketë hyrë në shtabin komunist të luftës. Një arsye e fundit pse komunistët kërkuan bashkëpunim me Ballin e që është vërejtur më së pari nga studiues të huaj, është se atë kohë flitej për një plan zbarkimi të ushtrive Aleate në Ballkan, që solli edhe pushtimin gjerman të Shqipërisë. Dokumentet britanike shënojnë se Hoxha në mënyrë të përsëritur u përpoq të marrë vesh nga misioni britanik për kohën e zbarkimit. Hoxha kishte arsye të mendonte se zbarkimi i Aleatëve do ta favorizonte Ballin properëndimor dhe prandaj ai i shtoi përpjekjet për të arritur me të një marrëveshje bashkëpunimi. Dhe në mos qoftë kjo arsyeja kryesore, me siguri është një arsye më shumë. A nuk është e çuditshme që komunistët, ata që e kërkuan marrëveshjen, ishin pikërisht ata që e prishën? Kjo do të ishte e keqja më e vogël. Një muaj pas mbledhjes së Mukjes, në fillim të shtatorit 1943, në Konferencën II Nacionalçlirimtare, marrëveshja u dënua zyrtarisht si “marrëveshje në kundërshtim me interesat e luftës dhe të bashkimit të popullit shqiptar”. Formalisht konferenca nuk e preu bashkëpunimin me Ballin, por vuri të atilla kushte që Balli nuk mund t’i pranonte. Njëri prej kushteve ishte që ai të njihte këshillat nacionalçlirimtarë si i vetmi pushtet i popullit në Shqipëri. Kjo do të thoshte se Balli nuk mund të kishte këshillat e tij as në fshatrat ose komunat që ai kontrollonte. Puna shkoi deri aty sa në fillim të tetorit Hoxha orientoi shokët e vet se nuk bëhej më fjalë për bashkëpunim me Ballin, por “vetëm për shpartallimin e tij”. Pas tyre edhe krerët e Ballit orientuan të vetët se “çdo sulmi dhe atentati komunist t’i përgjigjeni Ana Lalaj menjëherë

Teza se Marrëveshja e Mukjes u prish me ndërhyrjen e jugosllavëve është e njohur Pyetja shtrohet pse jugosllavët vepruan jashtë udhëzimeve sovjetike për marrëdhëniet e fronteve nacionalçlirimtarë me grupimet nacionaliste? Studiues të huaj këtë e shpjegojnë me interesat e Titos dhe të partisë së tij në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri e Greqi.

dhe po me atë mënyrë”. Çfarë kishte ndodhur? Lajmet për Mukjen e kishin vënë në alarm Hoxhën dhe shtabin e tij, i cili ato ditë ndodhej në Kucakë, një fshat në zonën e Oparit. Me sa duket, pika më djegëse ishte ajo e krijimit të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë. Komentues të mëvonshëm kanë vërejtur, dhe ndoshta ata kanë të drejtë, se ky komitet e nxirrte jashtë loje Frontin Nacionalçlirimtar. Siç e shpjegon Sejfulla Malëshova, në Kucakë të gjithë ishin të një mendjeje se deri atëherë qëndrimi ndaj Ballit kishte qenë oportunist. Për më tej mendimet ishin të ndara. Një pjesë thoshte që Balli të demaskohej politikisht, të tjerë të goditej me armë. Në Kucakë ndodhej edhe Tempo, “ambasadori shëtitës” i Titos, i sapokthyer nga Greqia. Të dhënat thonë se ai këmbënguli në idenë se Balli duhej demaskuar, pastaj diferencuar dhe një Ball i përçarë luftohej më lehtë. Zhvillimet e mëvonshme treguan se ishte bërë ashtu si kishte orientuar Tempo. Teza se Marrëveshja e Mukjes u prish me ndërhyrjen e jugosllavëve është e njohur. Pyetja shtrohet pse jugosllavët vepruan jashtë udhëzimeve sovjetike për marrëdhëniet e fronteve nacionalçlirimtarë me grupimet nacionaliste? Studiues të huaj këtë e shpjegojnë me interesat e Titos dhe të partisë së tij në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri e Greqi. Në të dy këto vende partitë komuniste ishin gjithnjë me sytë nga Moska. Por te porta bënin “rojë” jugosllavët. Ashtu si tek ne, në tetor 1943, në Greqi shënohen përplasjet e para midis komunistëve dhe grupeve nacionaliste. Burimet thonë se jugosllavët e nxitën gjithnjë e më keq konfliktin e brendshëm. Në verë 1944, sipas këshillave të sovjetikëve, komunistët grekë pranuan të hynin në qeverinë e George Papandreut, një qeveri koalicioni, atëherë në mërgim. Por pas largimit të gjermanëve, me nxitjen e jugosllavëve, PKG u largua nga qeveria dhe në dhjetor drejtoi kryengritjen në Athinë, që u shtyp egërsisht me pjesëmarrjen e ushtrive britanike e që në 37 ditë thuhet se pati 8 mijë të vrarë. Në të dyja partitë komuniste linja e ndërhyrjes jugosllave ishte e njëjtë, ndërsa pasojat, për shkak të rrethanave të tjera, në Greqi ishin një katastrofë. Dhe përfundimi? Përfundimi është se prishja e Marrëveshjes së Mukjes provokoi vëllavrasjen dhe kjo është përgjegjësi e ko munistëve. Zhvillimet që pasuan, u themi apo nuk u themi atyre luftë civile,

përbëjnë një konflikt të përgjakshëm, që studiuesi i respektuar Uran Butka e ka sjellë në një monografi shteruese. Nëse në këtë përballje të përgjakshme komunistët dolën fitues, do shënuar se kostoja njerëzore dhe politike ishte vërtet e lartë. Është rasti të shënojmë se vite më vonë E. Hoxha i ka marrë me radhë të gjitha ato që ai i quan ndërhyrje të emisarëve jugosllavë, gjatë dhe pas luftës, të njohura dhe të panjohura dhe i ka përmbledhur në një libër voluminoz Titistët. I vetmi rast që nuk është përmendur në mënyrë kritike si ndërhyrje imponuese e jugosllavëve është prishja e Marrëveshjes së Mukjes. Megjithatë, a pati kolaboracionizëm gjatë luftës dhe, nëse po, a është ai i përligjur? Në historiografinë komuniste kolaboracionizmi i nacionalistëve nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Ky ishte një trajtim aq refraktar sa u shmang të flitej edhe për personat historikë që luftuan e dhanë jetën kundër pushtuesit, vetëm pse ata kishin qenë në radhët e Ballit Kombëtar ose në grupe të tjera të rezistencës, që nuk kontrolloheshin nga komunistët. Në studimet e sotme variantet janë pak a shumë këto: 1. që nacionalistët bashkëpunuan me pushtuesin dhe ky është varianti tradicional; 2. që, përveç Ballit bashkëpunues, grupet e tjera nacionaliste të rezistencës nuk bashkëpunuan me pushtuesin, por as me komunistët; 3. që krerët e Ballit nuk bashkëpunuan me pushtuesin, por vetëm disa segmente të tij; 4. që as Balli Kombëtar dhe as pjesë të tij nuk bashkëpunuan me pushtuesin, por vetëm individë ekstremistë, të cilët nuk ishin pjesë e Ballit dhe as kishin të bënin me të. Pra, opinionet janë ende të ndara. Mendoj se nuk është vështirë për të mbledhur e sistemuar faktet. Më të vështira janë komentet mbi faktet. Bie fjala, marrim tezën se Balli nuk ka bashkëpunuar, por vetëm disa segmente të tij. Këtu më së pari duhet sqaruar se ç’kuptohet me bashkëpunim. Në qoftë se me bashkëpunim kuptojmë vetëm terrenin ku zhvillohen veprime luftarake, është e kotë që krerët politikë të Ballit t’i kërkosh atje. Në qoftë se pjesë e bashkëpunimit janë edhe marrëdhëniet me strukturat kuislinge të qeverisjes, për të vazhduar më tej me furnizimet në armatime e municione nga pushtuesi, në këtë rast nga gjermanët, të dyja këto provohet se janë bërë ose drejtpërdrejt ose me miratimin e krerëve të Ballit. Në përvojën time, sa më shumë jam zgjeruar në kërkimet për Shqipërinë në Luftën II Botërore, të dhënat e mbledhura flasin për kolaboracionizëm dhe jo për mungesë të tij. Kësisoj, pjesa e vështirë nuk është e vërteta, por komentet mbi të vërtetën. Për shembull, teza se segmente të Ballit Kombëtar “bashkëpunuan në mënyrë të detyrueshme me forcat gjermane për të luftuar kundër rrezikut komunist në Shqipëri” është krejt e diskutueshme dhe, për mendimin tim, një shfajësim (për të mos thënë përligjje) i sforcuar, më shumë politik se shkencor. Vijon nesër...


12

E shtunë, 24 nëntor 2012

2012 UET Press / Scripta manent Amik kAsoruho

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho

www.mapo.al


E shtunë, 24 nëntor 2012

13

www.mapo.al

14

Na ishte një herë fushata elektorale

Historia e zgjedhjeve dhe fushatatve elektorale në Shqipëri mund të shihet përmes, ndoshta më qartë se asgjëje tjetër, imazhit. Si ka ndryshuar nga fushata në fushatë që nga fletushkat, fletëpalosjet, parullat, grafiti, posterat; për të kaluar aty ku është sot, te spotet e kushtueshme televizve apo billboardet e forma të tjera të elaboruara të komunikimit elektoral. MAPO Weekend, në disa numra, do të sjellë intervista protagonistësh të fushatave që do flasin pikërisht për imazhin dhe evoluimin e tij.

Fushata në ekran Spotet dhe buxheti që i ndjek nga pas. Negociatat për çmimet dhe kohën televizive. Tiparet dhe pretendimet e tri partive kryesore (sidomos) gjatë një fushate elektorale. Idetë e mençura dhe ato të gabuara të PS-së, PD-së e LSI-së. Sipas gjykimit të një drejtoreshe marketingu, Ana Kekezit Si kontrakton një parti politike për spotet, reklamat elektorale, cila është rruga dhe procedura që ata ndjekin? Zëdhënësi për shtyp ose shefi i financës (më rrallë) hyn në kontakt me departamentin e marketingut të medias, të paktën 20 ditë para. Njihet me tarifat zyrtare dhe me trendin e programacionit për periudhën respektive. Hyn në negociata (por në 2009-ën, për arsye që për herë të parë në Kodin Zgjedhor u implementua elementi që 50% e kohës do jepej në fund të vitit nga shteti) nuk u preferua nga TVtë të negocionin çmimet. Për herë të parë në Kodin Zgjedhor partitë kishin një minutazh të përcaktuar (lejuar) për të përdorur dhe fasha oraresh transmetimi të detyrueshme Këto fasha ishin: 15:00 – 18:00 dhe 21:00 – 23:00. Partitë nuk mund të vendosnin spotet e tyre jashtë këtyre fashave. Për të pasur një ide më të qartë mbi Kodin Zgjedhor për “zgjedhjet 2009” TV-të private, TV –të me shtrirje kombëtare kishin detyrimin që 50% e minutazhit të ishte falas. Ishte e detyrueshme të qartësohej në kontratë dhe në faturë sa sekonda ishte dhe sa ishte vlera. Këtë detyrim nuk e kishin TV-të me shtrirje rajonale apo lokale. TV Publik funksiononte me një skemë krejt tjetër. Ajo që u vu re ndryshe nga më parë ishte prodhi-

mi në numër spotesh (mesazhesh) në mënyrë absolute i ekzagjeruar (nëse do konsiderojmë afatin kohor, pra skadencën e tyre). Pati të paktën 30 spote të prodhuara nga PD (vetëm për një kohë 40 ditore lançimi) dhe të paktën 17 spote të prodhuara nga PS. Cilat ishte tiparet dhe veçantitë e PS-së, PD-së dhe LSI -së në pretendimet, kërkesat që kishin për frekuencën e transmetimit të spoteve, oraret etj ? Tiparet e PS-së ishin: Reklama me mesazh të drejtpërdrejtë, anti-konkurrencë. (PS vs LSI dhe PS vs PD). Reklama testimoniale (Gërdeci). Sot në botë janë reklamat me suksesin më të madh, që përdoren gjerësisht nga kompani globale si P&G apo Henkel, por jo me efekte negative. Pra, jo sulm ndaj kundërshtarit. Kjo është në shkelje me ligjin për median në Shqipëri dhe me ligjin për mediat në Europë. Fryma ishte media advertising amerikane. Në USA lejohet të godasësh drejtpërdrejtë kundërshtarin (më e fam-

Në Shqipëri, ndryshe nga ç’ndodh në rajon apo në Europë, televizioni është mjeti më i fuqishëm i vlerësuar, është mjeti opinion–bërës (opinion maker ). Ndodh ndryshe në qytetërimet europiane, ku opinion-bërës është gazeta, revista, (media e shkruar) apo qoftë dhe radioja.

shmja që studiohet është beteja coca cola vs pepsi). Bënë kolonë zanore këngë të dedikuar, ku vihej re dhe pjesëmarrja e liderit në këtë pjesë të show-t. Dukej e ekzagjeruar si zgjedhje për sa kohë ishte kolona zanore jo vetëm e reklamave, por edhe lajtmotivi i çdo fushate. Pretendimet e PS ishin që të kishin favorizim: në vendosje të renditjes në blloqe (të parët ose të fundit) Tiparet e PD-së ishin: Reklama me mesazh të drejtpërdrejtë, e fokusuar në konsumatorin e tyre (votuesit). Cilësisht dhe realizimi i tyre ishin shumë më lart se partitë e tjera. U morën me realizimet dhe premtimet e tyre, pra u fokusuan tek brandi i tyre. Vunë në qendër konsumatorin, pavarësisht se përcillej nga lideri i partisë ose jo mesazhi. Bënë kolonë zanore këngë të dedikuar. Pretendime apo komente nuk pati. LSI pati shumë pak prodhimtari kundër kundërshtarit, ndryshe nga fushata e 2005 apo 2007, ku ajo ishte më agresive dhe kishte fabul brenda. Për LSI-në ka pak për të thënë në pjesën e fushatës mediatike të reklamës. Ndryshe nga 2 të tjerat, u vu re që LSI-ja ishte e fokusuar në marketingun door to door, nëse do e përkthejmë në konceptin marketing (pra në takime, në mitingje etj). Në këtë fushë LSI-ja spikati për idetë dhe gjetjet e saj (po të sjellim në vëmendje takimin tek “Selman Stërmasi” ku skena ishte në qendër). Cila është përshtypja juaj për cilësinë teknike dhe përmbajtësore të spoteve, posterave të PS-së, PDsë dhe LSI-së? Posterat, për arsye se bashkitë e qyteteve nxorën një vendim që të mos ishin rëndom në qytet, ndryshe nga çdo fushatë tjetër, të paktën në kryeqytet nuk “flakëronin” ose “bluronin” qytetin. Teknikisht PD-ja kishte reklamat më të realizuara. Ishin konkretë, kishin fokus tek konsumatori (votuesi) i tyre. Kishin

mesazhe për të përcjellë. PS merrej pothuaj aspak me veten dhe me konsumatorin (elektoratin ) e vet. Ishte e fokusuar në atë që partia në pushtet (PD) nuk bënte, apo tek tragjeditë, dhe pati fushatë kundërpërgjigje ndaj LSI-së. Kjo e fundit vetë pati vetëm 2 reklama. Një narrativ (Ilir Meta) dhe një testimonial. LSI-ja e fokusoi strategjinë mbi Liderin (si produkt) jo mbi Partinë (si kompani, si Brand). Në këndvështrimin e marketingut kjo është një zgjedhje jo e zgjuar dhe aspak fine (askush s’është i interesuar të shohë në fushatë mishërimin e karrierës së Liderit), por besoj në frymën parti dhe konsumator (elektorati i tyre) ishte zgjedhja më e mirë që bënë. A e gjykoni spotin elektoral si një mjet efikas në fushatë? Në Shqipëri, ndryshe nga ç’ndodh në rajon apo në Europë, televizioni është mjeti më i fuqishëm i vlerësuar, është mjeti opinion–bërës (opinion maker ). Ndodh ndryshe në qytetërimet europiane, ku opinion-bërës është gazeta, revista, (media e shkruar) apo qoftë dhe radioja. Në gjykimin tim do ishte më efikas elementi PR, pasi të besosh suksesin apo dështimin tënd në spote televizive është naive, aspak mediatike ose kemi një njohje 0 të ekspertëve të medias apo konsulentëve që janë pranë kryesisë së partisë. U vu re që PD këtë element e shfrytëzoi maksimalisht, ndërkohë që PS, jo. Kjo e fundit kishte një ngërç në daljet publike që kërkoheshin nga TV-të, si ftesa në studio, debate etj. Gjithsesi spoti në TV është një nga elementët më të fuqishëm sot për sot në tregun shqiptar, por jo më thelbësori. Industria e fushatës zgjedhore studiohet si çdo industri tjetër, por duhet të mbajmë mend që Marketing = kombinim perfekt (pa ditur ku është ndarja) mes artit dhe shkencës.


14

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

2012 UET Press / Kolana historike


E shtunë, 24 nëntor 2012

15

www.mapo.al

Ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë

Lidhja e Prizrenit Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në Kuvendin shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (shqiptarë të asimiluar). Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u

caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut. Me organizimin u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më vonë: Ali

pashë Gucia). Për të ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione: Komisioni i Punëve të Jashtme (Abdyl Frashëri), Komisioni i Punëve të Brendshme (Haxhi Shabani), dhe Komisioni i të Ardhurave Financiare (Sulejman Vokshi). Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri të një pushteti të veçuar nga ai i Portës së Lartë.

Anëtarë të lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Dokumenti kryesor i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Godina që shërbeu si qëndra e degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit

Godina që shërbeu si qëndra e degës së Shkodrës për Lidhjen e Prizrenit


CMYK

16 6

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

BUJAR KAPEXHIU

Kur qemë fëmijë, gjyshet na trëmbinin me kuçedrat. Në librat e përrallave, ato lëshonin flakë, shëmbnin shkëmbinj dhenë shteronin detin. Sot qeshim me përralKolonën time të përditshmet e sipërpërmenlat, por ja që ato paskan edhe të filozofal”, vërteta e tyre. dura e pagëzova me emrin “Guri termCEZ, si një “kuçedër”, uli çelësin e energjisë elektrike dhe piu që më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time tërë ujin e tubave të ujësjellsit. Tubat mbetën në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzo-bosh! Sepse bosh kanë mbetur edhe e CEZ-it nga va me emrin “Guri filozofal”, termxhepat që më pati që ujsjellësit nuk paguajnë e enregjisë. joshur dhe intriguar pa masëfaturat që përpara Kolon

Si një prind i mirë, i përkushtuar e i merakosur për fëmijën shëndetlig, BE interesohet për shëndetin ekonomik dhe politik të vendeve ballkanike që do streKolonën time në të përditshmet e sipërpërmenohen gjirin e saj.me Si nënë ajo heq nga goja duranë e pagëzova emrine dhëmbsur, “Guri filozofal”, term eqë sajmë kafshatën, përdhe t’ia ndarë... ose saktë, kafshatën pati joshur intriguar pamë Kolonën time enë hatëpër vete, por disa thërrime që bien nga dhëmbët përditshmet e sipërpërmendura e pagëzodhe buzët e saj, ajofilozofal”, i’a shpërndan që va me emrin “Guri termzogjve që mësqephapur pati cicërojnë çerdhenpa ballkanike. Faleminderit joshur dhenëintriguar masë që përpara KolonëBE!

Kur i mbaron mandati prokurores së përgjithshme? Mazhoranca deklaron muajin Nëntor. Opozita kundërshton. Mandati i mbaron nëemuajin Maj. Pse në KolonënJo! time në të përditshmet sipërpërmenmaj? Po kur? Në nëntor! Pse në nëntor? kur? Në dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”,Po term maj! Dhe loja e kungulleshkës midis që më pati joshur dhe intriguarvazhdon pa Kolonën timeopozitës dhe mazhorancës. Në lojë ndërhyn Presidenti. në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzovanuk me merret, emrin “Guri filozofal”, që më patidhe as me Ai as me lojën e term kungulleshkës joshur dhe palojë. masë qënëntor. përpara Ko kungujt që eintriguar bëjnë këtë “Në Prokurori i ri!”

Nisi beteja e mandateve. Kush do të fitojë më tepër, fiton pushtetin. Fiton kolltuqet qeveritare. Fiton tenderat. Fitonnëparanë dhe privilegjet. KQZ, me ndaKolonën time të përditshmet e sipërpërmenduraeere pagëzova me emrin filozofal”, term e disa rjen administrative ka “Guri përcaktuar lëvizjen që më pati joshur dhe intriguar Kolonën mandateve nga Berati në Kukës.paNga Korçatime në Tiranë të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoenëDurrës. PS, dyshon për shifrat e dhëna nga zyrat e va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati gjëndjes civile, prandaj kundërshton lëvizjen e këjoshur dhe intriguar masë që Kolonën tyre mandateve. Tre pa mandate mëpërpara pak, nuk janë pak.

Diku, kam dëgjuar, apo kam lexuar, nuk më kujtohet, një thënie tepër interesante: “Ai që merr borxh di të jetojë!” e vërtetë.ePa para nuk plotëKolonën timeKjo në është të përditshmet sipërpërmenson nga dëshirat, dhe qejfet duraasnjë e pagëzova me emrinpasionet “Guri filozofal”, term tuaja. që më pati joshur pa Kolonën time merr Nuk e ke atë, që tëdhe do intriguar syri dhe shpirti. Atëhere në të përditshmet sipërpërmendura e pagëzoborxh. Plotësohenekështu tërë nevojat, dëshirat e va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati qejfet. Këtë gjë po bën edhe qeveria jonë qejflie, joshur dhe intriguar pa masë që përpara Ko po rrit borxhin duke tejkaluar shifrën e lejueshme.

Si dallëndyshet në pranverë, që vijnë e ulen në çerdhen e ngrohtë, ashtu dhe ne, tani në dimër, pritëm flKolonën uturimintime e statusit që të ulej këtuenë çerdhen tonë. Të në të përditshmet sipërpërmendura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term tonë na ngrohte nga drithërimat e acarta të politikës qëftmë patiNuk joshur dheTre intriguar pa Kolonën timee nuk të ohtë. erdhi. herë rradhazi, u afrua në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoqëndroi. Iku! E trëmbi politika me egërsinë, arrogancën, va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati konfliktin, rrëmujën e korrupsonin e saj. Sa keq! Sa joshur pa masë që përpara turp! A dhe do tëintriguar vijë përsëri? Ndoshta. Ne e Kol presim.


Ku gjuhet në ditët e sotme?! Nga Iva Tiço

foto file

ekspozita

Miksim apo Integrim!?

Marubi sjell gjurmët njëqindvjeçare të miqësisë me Austro-Hungarinë

Muzikë rock, e zgjedhur nga Dj Keli, për të ftuar VIP, nga politika (maxhoranca e opozita) por dhe nga bota e medias dhe artit

Në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u çel dje ekspozita me foto të rralla nga fototeka ’Marubi’

personzh planeti single privatësi sport Stil ndryshe Çdo të shtunë

www.mapo.al

Përtej politikës... pasionet dhe sekretet e vogla të Vali Leskajt personazhe

planeti single

Si 1 dhe 1 bëjnë 2

Juela Meçani, kthim në beqari

Është e sigurt si llogaria fillestare e numrave, që dy të njohur bëhen edhe më të njohur nëse janë bashkë. Sepse njëri flet dhe për tjetrin, merr nga simpatia e tij dhe jep prej famës së vet. Pastaj njerëzit i kanë qejf historitë e dashurisë dhe të dashuruarit i duan edhe më shumë...

Mama single prej pak kohësh, rrëfen si është jeta pas divorcit, gjërat që kanë ndryshuar ose që kanë marrë nuance të reja, drekat me shoqet apo daljet fundjavave me to dhe mbi të gjitha, dashurinë e madhe me emrin Noemi, të vajzës së saj 7-vjeçare

Bashkë më mirë

Faqe 17


18

E shtunë, 17 nëntor 2012

personazh

www.mapo.al

Pas përfundimit të spektaklit vallëzues, Vesa, ndryshe nga konkurrentët e tjerë nga Kosova apo Maqedonia, vazhdoi të qëndronte në Tiranë duke qenë se u bë pjesë e jurisë fikse të talent-show-t “X-Factor” në TV Klan. Sa kohë Vesa ishte në Tiranë, për ata të dy shanset ishin të gjitha mbi tavolinë, edhe pse lojën e dashurisë nuk e luajtën me letra të hapura para mediave që në fillim

Bashkë më mirë 01

Është e sigurt si llogaria fillestare e numrave, që dy të njohur bëhen edhe më të njohur nëse janë bashkë. Sepse njëri flet dhe për tjetrin, merr nga simpatia e tij dhe jep prej famës së vet. Pastaj njerëzit i kanë qejf historitë e dashurisë dhe të dashuruarit i duan edhe më shumë. E ata nisin të bëhen më të kërkuar në media, seç ishin më parë, pa humbur asgjë nga karriera e tyre.

Mendja për me fejue, mendje e mirë! Xhensila Myrtezaj, përveçse nga emocionet, nga titujt e këngëve apo nga çmimet, do i mbajë mend pjesëmarrjet në festivalet e këngës edhe nga prania e të fejuarit të saj, Besart Kallaku, aktorit të “Portokalli”-së, që është gjithmonë pranë saj, pothuaj në çdo çast të rëndësishëm. Prani e cila nuk kalon pa u vënë re, madje kthehet në moment televiziv, sepse dihet që të kesh në ekran një çift të njohur të dashuruarish, është investim për shikueshmërinë dhe jehonën e programit. Kjo gjë me siguri e ka rritur njohjen e tyre në publik, duke iu shtuar llogarive personale të secilit në këtë drejtim. Ata kishin grumbulluar në këtë llogari jo pak njohje dhe sukses që para se të njihnin njëri-tjetrin. Xheni ka marrë pjesë në “Ethet e së premtes mbrëma” kur ishte 14 vjeç, pastaj që nga “Top Fest 5” ka konkurruar besnikërisht në çdo edicion të tij, ka kënduar në “Këngën Magjike” gjithashtu, është nga ato këngëtare që është rritur në të dyja kuptimet e fjalës në skenë. Besarti, nga ana tjetër, është një nga personazhet më të njohura të “Portokalli”-së që prej nisjes së këtij kabareshow, aq sa më shumë e njohin si Gjini, emri i personazhit të tij, sesa si Besi. Megjithatë askush nuk mund të vërë bast që pasi lidhja u bë e njohur e pasi u mësua dhe fejesa e tyre prillin e një viti më parë, gjërat nuk ndryshuan në mënyrën si ata të dy trajtohen në media. Konkurron Xhensila në “Top Fest” dhe e ftojnë me këtë rast në studion e “Pasdite në Top Channel”, është dhe Besi aty. Këndon te “Kënga Magjike” ajo, në kolltukun e bardhë të prapaskenës, rezervuar për rrëfimin e emocioneve të pjesëmarrësve, ftohet të zërë një vend pranë Xhenit dhe Besi. Këtë episod duhet ta mbajë mend kushdo që ka ndjekur edicionin e sivjetshëm të “Këngës Magjike”, pa harruar edhe humorin e Besit, të cilin e ke vështirë ta dallosh nga Gjini. Në të vërtetë, ndryshimi më i madh është fakti që Besi është i fejuari i Xhensilës. Dashur pa dashur, para se kjo të ndodhte

e të mësohej, mund të ishte, ose me të vërtetë ishte ashtu siç është dhe tani, aktori i talentuar, personazhi tipik i ngulitur në mendjen e kujtdo, por kaq: për gazetat e fundjavave, faqet me lustër të revistave, sajtet e internetit, kjo nuk mjafton për t’u bërë personazh kryesor. Sa u mësua lidhja e tij me Xhensilën, panorama është kthyer kokëposhtë. Besi tani është personazh intervistash, shkrimesh, artikujsh të ngritur me atë që thuhet lart e poshtë dhe me foto që nuk është vështirë hiç t’i gjesh në profilin e tij në Facebook, ku sigurisht flitet për historinë e dashurisë me një nga vajzat më të hijshme të skenës, Xhensilën. Xhensila nga ana tjetër, me këmbënguljen për mos të humbur spektakël dhe me lehtësinë për të qenë tërheqëse në çdo rast, arriti të kthehet ose të vendoset nga e para në vëmendjen e atyre që e mbanin mend ose jo nga “Ethet”. Çmimet e kanë ndihmuar për të zënë vend aty. Në “Top Fest 8” fitoi çmimin “BestPopR&B” me këngën “Engjëlli im”, një vit më pas u shpall “Best Female” me “Edhe një herë”, edicionin e fundit të “Këngës Magjike” fitoi “Çmimin Diskografik” me këngën “Me ty jam” (të gjitha këngë dashurie, sikur autorët të kërkojnë personin e duhur që u bën jehonë krijimeve të tyre) dhe çdo të shtunë është në TV Klan në skenën e spektaklit “100 vjet muzikë”. Këtij i thonë me të vërtet sukses. Por imagjinoni pak se sa shumë këngëtarë, këngë e spektakle ka, sa mundësi kanë të gjithë për të dëgjuar një këngëtare nga çdo vend i botës qoftë, sa revista dhe tituj tërheqës shfaqen si sulme pamore para syve të çdokujt. Për të qenë titulli i përzgjedhur, emri i klikuar, imazhi i zoom-uar, duhet të kesh diçka më shumë se kanë të tjerët. Dhe nëse je e bukur dhe e talentuar, apo dhe del shpesh në ekran, siç është rasti i Xhensilës, ke goxha avantazhe, por një histori dashurie me një personazh tjetër të njohur të bën të përzgjedhurën, fituesen në xhunglën mediatike të personazheve të njohur. Dhe Xhensila

ia ka dalë. Besi gjithashtu. Të kenë këtë elementin plus. Që për secilin është tjetri. Dashuri në ekrane rivale Në fillim është bërë i njohur ai. “Big Brother” ishte në edicionin e tij të dytë dhe shikueshmëria e reality show-t mbrëmjen e së shtunës nuk e diskutonte vendin e parë. Një nga vajzat brenda shtëpisë ia vuri syrin që në fillim (ndërkohë që nga ekrani duhet të ishte formuar një listë e gjatë), pas daljes së saj nga shtëpia, ai u lidh me një tjetër, duke e bërë të qartë që në fillim që nuk ishte një nga ato historitë që merren e mbahen dhe jashtë shtëpisë. Pati më pas një lidhje me një vajzë ekrani, e cila gjithashtu nuk zgjati shumë. Më të vendosura në këtë periudhë duket se ishin

Madje Viola është pjesë e shtëpisë në familjen Muça. Në çdo foto profesionale, sepse të tilla ka plot që kur dy sezone para këtij ajo u shfaq në studion e “Fiks Fare” si velinë, është e veshur me veshje të firmuara nga e ëma e Arjonit, Jona Muça. Dhe, e justifikuar plotësisht prej fytyrës perfekte dhe përmasave prej modeleje, është bërë pjesë e fushës së modës, fushë ku vepron prej vitesh familja Muça, duke marrë pjesë për shembull dhe në sfilatën prestigjioze të “Geraldina Sposa”-s. Duket se ajo shprehja “ngjajnë pa bëhen” nuk është thënë kot

hapat në karrierë sesa në dashuri për Arjon Muçën. Prezantoi me Hueyda El Saied spektaklin “Një këngë për ty”, në orar kryesor mbrëmjeje në Top Channel, pastaj kaloi në RTSH, pati një emision të tijin në Radio Tirana e ndërkohë u bë dhe imazh i firmës së veshjeve “BellaConfex”, sepse as pamja e as ca përvoja si model nuk i mungonin duke qenë djali i një stilisteje, Jona Muçës. Në të vërtetë, ai “Big Brother” duket se solli fat për pjesëmarrësit që synonin televizionin apo median (ende shohim apo dëgjojmë Adelajdën apo Adin), por ndoshta më shumë se morën fat nga spektakli, këta personazhe ishin të vendosur për të ndjekur ëndrrën e tyre. Arjoni është pa dyshim një nga këta. Sigurisht që pamja i dha një dorë, duke ia lejuar në ekran edhe atë dialektin e theksuar vlonjat, që për dikë tjetër do prishte goxha punë. E një ditë të bukur, shumë të bukur për të me siguri, ai arriti të bëhet pjesë e spektaklit “E diela shqiptare” dhe është prej dy sezonesh të plota protagonist në të, gjë që do të thotë që mund të konsiderohet një figurë e konsoliduar e televizionit shqiptar. E duke qenë se “E diela shqiptare” është një spektakël familjar, njerëzit aty sillen si të shtëpisë me njëritjetrin. Po si mund të jesh i shtëpisë e mos të dihet e dashura?! Dhe kur nuk e tregon, bëjnë çmos të ta nxjerrin sekretin e pasi merret vesh, është pjesë e çdo bisede. Kështu dhe Arjoni, tani që dihet lidhja e tij me Viola Spiron, velinën bionde të “Fiks Fare” në Top Channel, edhe kur nuk e përmend vetë të dashurën, do e pyesin të tjerët, Ardit Gjebrea për shembull. Sepse dihet, të folurit për një histori dashurie në ekran është shumë më me vlerë për shikueshmërinë sesa të tregohesh përjashtues për çdo emër, apo figurë që vjen nga një ekran tjetër rival. Këtë gjë Ardit Gjebrea e di dhe nuk e lë t’i shpëtojë rasti, por dhe Arjoni është më se komod. I lumtur me historinë e tij të dashurisë me një nga vajzat më të bukura të ekranit, ai nuk ka asnjë arsye për ta fshehur, qoftë edhe duke e quajtur veten “Viola’s Baby” në What’s Up. Dhe në të vërtetë kjo


E shtunë, 17 nëntor 2012

19

www.mapo.al

Dhe nëse je e bukur dhe e talentuar, apo dhe del shpesh në ekran, siç është rasti i Xhensilës, ke goxha avantazhe, por një histori dashurie me një personazh tjetër të njohur të bën të përzgjedhurën, fituesen në xhunglën mediatike të personazheve të njohur. Dhe Xhensila ia ka dalë. Besi gjithashtu. Të kenë këtë elementin plus. Që për secilin është tjetri.

Si 1 dhe 1 bëjnë 2 02

Kështu ka ndodhur me Besartin dhe Xhensilën, Arjonin dhe Violën, Vesën dhe Big Basta-n, që duket se po ecin në hapat e Amit me Ermalin dhe Albanit me Miriamin. Por krahas tyre, ka dhe nga ato çifte që e kanë nisur kështu, por nuk kanë funksionuar…

Jo gjithmonë funksionon

Rozi dhe Kresha, një vit dhe një këngë histori është bërë aq e njohur, sa zor të bësh llogaritë mbi kartat e së shkuarës, ku del se nuk ka asnjë hap zyrtar nga ata të dy, një fejesë për shembull. Megjithatë, kjo nuk e pengon çiftin të sillen si të njëri-tjetrit tashmë. Madje Viola është pjesë e shtëpisë në familjen Muça. Në çdo foto profesionale (ku mjafton një lojë dritash për t’i dhënë një herë pamjen e një dive të viteve të shkuara dhe një herë të një sex-simboli të ditëve tona), sepse të tilla ka plot që kur dy sezone para këtij ajo u shfaq në studion e “Fiks Fare” si velinë, është e veshur me veshje të firmuara nga e ëma e Arjonit, Jona Muça. Dhe, e justifikuar plotësisht prej fytyrës perfekte dhe përmasave prej modeleje, është bërë pjesë e fushës së modës, fushë ku vepron prej vitesh familja Muça, duke marrë pjesë për shembull dhe në sfilatën prestigjioze të “Geraldina Sposa”-s. Duket se ajo shprehja “ngjajnë pa bëhen” nuk është thënë kot. Dhe për Jolën, bekimit fizik i shtohet edhe prania e përditshme në ekran prej tri sezonesh tashmë te “Top”-i, gjë që e bën atë jo vetëm personazh shkrimesh e kopertinash, por dhe shumë të përshtatshme për t’u përmendur në një ekran rival, kur ndihet nevoja për të hedhur pak piper mbi vëmendjen e publikut në orët e fjetura të së dielës. Çështje (jo) private Disa çifte jo vetëm nuk kanë si ta mbajnë private lidhjen duke qenë të dy të njohur, por e kanë të zbuluar me gjithë kalendarin e saj para syve të publikuar, sepse e kanë nisur historinë e tyre pikërisht në një program televiziv apo gjatë një projekti që herë a vonë shfaqet para publikut. Dhe meqenëse Vesa Luma dhe Big Basta (Gerald Xhari) ishin të dy konkurrentë në “Dancing with the Stars II”, u komentua se historia e tyre e dashurisë, që tani është bërë publike, kishte nisur që aty. Ata të dy e mohojnë këtë, megjithatë vështirë të bindin lexuesit e këtyre historive se gjithë ajo përvojë intensive, që një sezon më parë për këngëtaren Soni dhe balerinin italian Mirko përfundoi në krijimin e

një familjeje, nuk kishte ndikuar fare mes dy 25-vjeçarëve. Pas përfundimit të spektaklit vallëzues, Vesa, ndryshe nga konkurrentët e tjerë nga Kosova apo Maqedonia, vazhdoi të qëndronte në Tiranë duke qenë se u bë pjesë e jurisë fikse të talent-show-t “X-Factor” në TV Klan. Dhe kështu, nuk do kishte më takime të përditshme në prova, festa pas spektaklit, por jo se çdo mundësi për t’u takuar apo për të dalë mbrëmjeve ishte mbyllur bashkë me natën e fundit të “Dancing”. Sa kohë Vesa ishte në Tiranë, për ata të dy shanset ishin të gjitha mbi tavolinë, edhe pse lojën e dashurisë nuk e luajtën me letra të hapura para mediave që në fillim. Bashkëpunimi për këngën “Boom” përsëri nuk u komentua si diçka tjetër veç asaj që dukej, një dueti muzikor. Po faqet rozë nuk vonuan të mbusheshin me artikuj të vegjël për ata të dy, aq sa të lejon një foto paparacësh dhe një histori e dëgjuar lart e poshtë, boll shumë në ditët tona. Se tani, vërtet Kupidi është i verbër, por që t’i dalë kaq herë huq me ata të dy, vështirë të besohej! Dy këngëtarët 26-vjeçarë, ai i rrymës rep, ajo me imazhin e gjithmonshëm romantik, kishin nisur një histori dhe pse ende nuk vendosnin ta bënin objekt intervistash. Pastaj, në verë erdhi promovimi i albumit të Big Basta-s dhe, siç u tha më pas, festa për promovimin e këtij albumi ishte dhe një prezantim zyrtar i të dashurës, biondes së ëmbël që e nisi aventurën në Shqipëri si këngëtare tek “Ethet e së Premtes Mbrëma”, që në Kosovë vazhdoi karrierën dhe si gazetare, po që në stacionin e radhës në Tiranë, me motiv vallëzimin, gjeti diçka më shumë, një vallëzim dashurie...Nëse nuk kishte në spektakël një të tillë, kështu kanë qenë të tjerët që pasonin në festat pas show-t. Edhe pse, sipas Big Basta-s, historia e tyre ka nisur muaj më vonë pas “Dancing”. Ai ka premtuar edhe që “nuk do rri e të flas nëpër media për këtë histori”, duke qenë se ajo është historia e tij private. Vetëm se nuk do të thotë që, media do rrijë pa folur!

Ndarja e Rozana Radit nga reperi kosovar MC Kresha u trajtua si kronika e një ndarjeje të paralajmëruar. Rozana Radi u shpreh se ishte ndoshta mediatizimi që e konsumoi lidhjen para kohe, e cila zgjati vetëm një vit. Të tjerët nuk kursyen as komentin që kënga me të cilën ajo mori pjesë në “Kënga Magjike” e titulluar “Ti s’ke zemër”, e interpretuar me aq zemër sa mori dhe çmimin e Interpretimit, i kushtohej atij. Por këto janë vetëm komente, gjithçka që ata kanë pranuar njëzëri në muzikë ka pasur titullin “Jabadabadu”.

Aktorja bionde u bë dhe më popullore me këtë histori, ndërsa Olsi i “Big Brother I” u kthye sërish në personazh trendy, gjë që i shërbeu dhe promovimit të lokalit që hapi në atë kohë. Më pas, Olta dhe Olsi vazhduan secili në rrugën e tyre.

Olta dhe Olsi, sa një vallëzim e diçka më shumë Ashtu si emrat e tyre që nisin njëlloj, ndryshojnë pas shkronjës së dytë, edhe rrugët e tyre pas një historie dashurie morën drejtime të ndryshme. Me gjithë kohën e shkurtër, kjo lidhje nuk kaloi pa bërë bujë dhe pa i ardhur në ndihmë të dyve, që në atë kohë konkurronin në “Dancing with the Stars”. Aktorja bionde u bë dhe më popullore me këtë histori, ndërsa Olsi i “Big Brother I” u kthye sërish në personazh trendy, gjë që i shërbeu dhe promovimit të lokalit që hapi në atë kohë. Më pas, Olta dhe Olsi vazhduan secili në rrugën e tyre.


20

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

pertej privatësisë Shpeshherë mendon se cilësia e jetës brenda politikës është bërë shumë e papëlqyeshme. Por natyrisht jo gjithmonë, ndaj dhe nuk largohet dot më prej saj. Gjithsesi, në këtë intervistë më shumë se për politikën ajo rrëfen për të përditshmen e saj, për ato gjërat e vogla që ia mbushin e gëzojnë ditën, për ecjet sportive të mbrëmjes, baret e restorantet e preferuara, për kujtimet e bukura e të hidhura, për dembelizmin, gënjeshtrat e bardha që i është dashur t’i përdorë domosdoshmërisht, për muzikën që preferon, për dashurinë që i japin nipërit e mbesat, për miqtë e saj të vërtetë...

Pasionet dhe sekretet e vogla të Vali Leskajt Cili është mëngjesi juaj rutinë? Një nxitim nëpër shtëpi për t’u bërë gati mes telefonatave, pasqyrës së shtypit të ditës në TV dhe ushqimit të mëngjesit, që nuk e neglizhoj. Cili do të ishte mëngjesi juaj ideal? Zakonisht kjo më ndodh të dielën. Ngrihem vonë dhe e shijoj mëngjesin që kam mundësi ta përgatis pa nxitim e më pas një kapuçino, që zbres ta pi me fëmijët poshtë shtëpisë sime. Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Bar “First”, ku kafja bëhet e mirë dhe kam njerëz të njohur përreth. Me kë dëshironi të jeni në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Me fëmijët, që në fakt më mungojnë dhe përpiqem që boshllëkun ta kompensoj në fundjavë kur kam mundësi. Politika shpesh ka angazhime edhe në fundjavë dhe në festa gjithashtu. A ju pëlqen puna që bëni, profesioni që keni? Në shumicën e rasteve mendoj se cilësia e jetës brenda politikës nuk është e mirë dhe kjo shpesh e bën të papëlqyeshme, po natyrisht jo gjithmonë. A u devijoni shpesh detyrimeve apo afateve ditore që keni? Rrallë, madje shumë rrallë dhe asnjëherë pa një arsye. Cila është “gënjeshtra e bardhë” që e përdorni në kësi rastesh? Në këtë rast nuk besoj se ka nevojë për gënjeshtër, qoftë dhe të bardhë, po natyrisht që ka patur raste kur kam bërë edhe

"Mamaja ime, edhe pse një grua e qetë, regjimin e fëmijëve e kishte të panegociueshëm. Nganjëherë çuditem si e arrinte me atë qetësinë e saj. Për t’i shpëtuar me rrenga? Vështirë. Në brezin tim fjala e prindit dukej ligj, pa qenë nevoja të bërtisnin" gënjeshtër të bardhë, sidomos kur nuk doja që nëna ime apo fëmijët e mi të përjetonin problemet e mia në politikë. A jeni natyrë dembele? Nëse po, kur ju ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Jo. Në fakt, ndonjëherë njeriu ka nevojë për pak dembelizëm dhe unë do ta preferoja, po nuk bëhesh dot kur nuk je. Nganjëherë i kam zili disa njerëz për qetësinë me të cilën e përcjellin dembeliz-

min, sepse mendoj që janë në paqe me veten e tyre. Ku ju zë dreka zakonisht? Preferoj në shtëpi, edhe kur nuk kam arritur të gatuaj më pëlqen në shtëpi. Natyrisht ka dreka që mund t’i kalosh me kënaqësi jashtë, varet nga shoqëria. Një gjë nuk ndryshon, për fundjavë gjithmonë jam me familjen dhe këtu e kam fjalën për familjen e madhe, të dy djemtë që janë me familjet e tyre. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tuaj? Zakonisht jashtë zhurmës e pluhurit të Tiranës, Pezë, Durrës. Ftoni apo ju ftojnë më shpesh për dreka? Të ftoj kam kënaqësi, po ka ndodhur të më ftojnë më shumë. A jeni kursimtare? Jam. Kam disa principe të mijat lidhur me shpennzimet që lidhen me respektin që kam për punën time dhe padyshim me mjedisin ku jetoj. A keni në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Në Elbasan ku unë jam deputete prej 10 vjetësh, miqtë e mi më thonë: gjumin e drekës nuk ta mësuam dot. Kur keni qenë e vogël a jua kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bënit rrenga për t’i shpëtuar? Mamaja ime, edhe pse një grua e qetë, regjimin e fëmijëve e kishte të panegociueshëm. Nganjëherë çuditem si e arrinte me atë qetësinë e saj. Për t’i shpëtuar me rrenga? Vështirë. Në brezin tim fjala e prindit dukej ligj, pa qenë nevoja të bërtisnin. Çfarë keni ruajtur që nga fëmijëria? Shumë gjëra, dashurinë e familjes, çiltërsinë e shoqërisë, lirinë për të luajtur pa barriera, dhomën e vogël që kishim të dyja me motrën, edhe pse pa luks të jepte një komoditet e ndjesi privacie. Një kuti shumë të vjetër. Cila është koha që mbart për ju kujtimet më të bukura? Koha e shkollës fillore për të gjitha ato që përmenda më lart. Po kujtimet e hidhura? Humbja e njerëzve të dashur të familjes, babait, nënës dhe dy vëllezërve. Pas kësaj çdo gjë që mund të të shkaktojë hidhërim, relativizohet. Ç’ndodh me sekretet tuaja? I rrëfeni diku, i shkruani diku, i mbani vetëm për

Gjithmonë “Estee Lauder”

Në makinë nuk i pëlqejnë aromatikët, ndërsa si parfum personal përdor “Estee Lauder” dhe rrallë e ndërron.

Klasike & xhaz

Maria Kallas, Katër Stinët e Vivaldit, Midnight Summer të Mendelson, Norah Jones, Ray Charless, Diana Crall, Aretha Franklin janë të preferuarit e saj

Shpenzimet

Është kursimtare. Ruan disa principe për shpenzimet që lidhen me respektin për punën dhe mjedisin ku jeton.


E shtunë, 24 nëntor 2012

21

www.mapo.al

Foto file

Në sallën e vogël të Teatrit të Komedisë. Ku u rrëfye përralla për princeshën Teutë. Një shfaqje kjo që u kushtohej fëmijëve me sëmundje onkologjike të Pediatrisë së Tiranës

Një princeshë dhe shumë fëmijë

vete...? A keni mbajtur ditar? Natyrisht ka gjëra që njeriu i ndan me familjen, ka gjëra që mund t’i ndash me mike, shumë pak kam të hedhura. Çfarë ka në portofolin tuaj? Gjithmonë një sasi të nevojshme parash, dokumenti i identitetit, karta e bankës. Sa i takon çantës, nganjëherë më duket si magazinë, jo nga rrëmuja por nga sasia e gjërave që mbaj në të. Në mëngjes a e gjeni gjithmonë, menjëherë, atë që kërkoni në dollapin e rrobave? Përgjithësisht po. I kam të sistemuara dhe të menduara një natë më parë veshjet e ditës tjetër edhe kur duhet të kem veshje të ndryshme, në kohë të ndryshme të ditës, për shkak të axhendës. Cila është ng jyra që mbizotëron në shtëpinë tuaj? Më pëlqejnë ngjyrat që e ngrohin shtëpinë, janë tri-katër ngjyra që dominojnë, në studio, ku është vendi që unë kaloj shumicën e kohës, dominojnë ngjyra të qeta; në dhomën e ditës janë ndryshe, kolltuku që unë përdor më shumë afron nga nuancat e të kuqes. Ekziston një aromë të cilën ju e preferoni për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makinë? Në makinë nuk më pëlqejnë aromatikët, parfum personal përdor “Estee Lauder” dhe rrallë e ndërroj, në shtëpi, kam një aromë pishe, por nuk është se e përdor. Çfarë CD keni në makinë? Preferoj kryesisht muzikë klasike dhe xhaz. Kam shumë CD, por më shumë përdor të Maria Kallas, “Katër Stinët” e Vivaldit, “Midnight Summer” të Mendelson, Norah Jones, Ray Charless, Diana Crall, Aretha Franklin, por kam edhe disqe italiane etj. Çfarë muzike keni si zile telefoni? Atë origjinalen e vetë telefonit. A keni miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta? Natyrisht që kam, përgjithësisht takohem me ata që vazhdon të më lidhë puna, përveçse

disa prej tyre që jemi vazhdimisht në kontakt edhe pse nuk na lidh puna. Telefoni, e-mail, Skype, kanë bërë punën e vet sa i takon kontakteve njerëzore. A jeni e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i juaji? Nuk e di, besoj të tjerë mund të më gjykojnë për këtë. Një gjë mund të them me siguri, që i çmoj miqësitë e sinqerta e të qëndrueshme. Ku rrini zakonisht me miqtë? Për kafe zakonisht afër Parlamentit, ose te “First”. Në ç’orë mbylleni zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita juaj? Është shumë e ndryshme. Ka raste që shkoj ha drekën në orën dy ose tre dhe pastaj dal prapë e vij vonë, por ka raste që vij pas orës gjashtë ose edhe më vonë. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tuaj? Është e vetmja mundësi që të merrem pak me familjen. Sa vij në shtëpi, flas në telefon me fëmijët e vegjël të djemve të mi, si kanë kaluar ditën. Ajo që ma gëzon mbrëmjen është kur Elona, Arti e Matias, më thonë të duam shumë dhe gjumë të ëmbël. Ky është një rit që ata nuk harrojnë ta bëjnë. Pastaj merrem me darkën e më pas shkoj në studio te kompjuteri, është kohë edhe për të punuar, lexuar, e-mail etj. Ndjek TV, por kjo varet nga programet dhe punët që mund të kem. Ndjekja e TV bashkë me bashkëshortin na jep mundësinë edhe të flasim për gjërat tona gjithashtu. Po idealja cila do të ishte? Do doja të mos merresha me e-mail apo lexime politike, por të bëja ecjen e darkës, të cilën e bëj kur kam kohë, me të dy djemtë në mbrëmje. Kur shkoni për të fjetur? Preferoj të mos ta kaloj orën 12:30. Cila është uniforma juaj e gjumit? Pizhamet. Kush është njeriu i fundit që i thoni “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Bashkëshortit tim. Por edhe fëmijëve iu urojmë natën e mirë në telefon.

Bashkë me fëmijët Berisha Aty ku ka aktivitete kushtuar fëmijëve me probleme shëndetësore është gjithnjë e pranishme dhe bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha. Më shpesh e kemi parë të shoqëruar nga vajza e saj Argita, ndërsa në shfaqjen e teatrit “Princesha Teutë” (kushtuar fëmijëve me sëmundje onkologjike të Pediatrisë së Tiranës) është shfaqur krah Sadijes, nuses së djalit të saj, Shkëlzenit. Dhe jo vetëm. Dy zonjat Berisha kanë qenë të rrethuara nga nipërit dhe mbesat e shumta të familjes (Lajdoni 6-vjeçar i Shkëlzenit, Arti 2-vjeçar i Argitës dhe vajzat e kësaj të fundit). Zonja e Parë Duke qenë se fëmijët e saj janë në moshë më madhore për këtë lloj teatri me kukulla, bashkëshortja e presidentit Bujar Nishani ka ardhur vetëm në këtë aktiviteti, ku Zonja e Parë nuk kishte si të mungonte. Blu Art Ka provuar të vërë në skenë e të organizojë me kompaninë e saj disa lloj projektesh artistike Monika Lubonja. Këtë herë ishte prova me kukullat, në bashkëpunim me artistët italianë, (regjia Paolo Comentale, kukullat Lucrezia Tritone) e shqiptarë (kompozitorin Sokol Marsi e aktorët Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari e Jorida Marsi). Dhe ia ka dalë mbanë. Salla e vogël e Teatrit të Komedisë ishte e mbipopulluar atë natë.


22

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

Foto file Muzikë rock, e zgjedhur nga Dj Keli, për të ftuar VIP, nga politika (maxhoranca e opozita) por dhe nga bota e medias dhe artit

Miksim apo Integrim!?

N

o status, yes party. Në “Vila Mercedes” nuk ka kushte për të hyrë, as për të marrë statusin e të ftuarit VIP e as për të festuar. Ka muzikë për t’u argëtuar, muzikë të zgjedhur nga Kel Demi, që çdo të enjte mbledh njerëz të njohur dhe jo. Kjo e enjte ka qenë e veçantë mes të njohurish, sepse ka bërë bashkë politikën, (të ftuar kanë qenë të majtë e të djathtë) ambasadorët dhe gazetarët. Ambasadori Ettore Sequi; ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, me bashkëshortin e saj, regjisorin Namik Ajazi; ministri i Kulturës, Albo Bumçi, me bashkëshorten Ilda Zhulali; ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto; por edhe nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku; deputeti Gert Bogdani;dhe pronarë mediash, si Aleksandër Frangaj (të cilëve, mesa duket, Demi nuk i mban mëri pas ikjes nga Klan dhe ABC), por dhe gazetaret Arian Çani, Ilva Tare e Anjeza Maja. Duket që atmosfera ka qenë mëse e gëzueshme, kurse veshjet e femrave më se të kuruara.

Paradë jo vetëm mode Në sfilatën e koleksionit të ri vjeshtë-dimër. Ku, më shumë se te pasarelat e modelet e bukura, jemi fokusuar te personazhet VIP të ftuar në këtë aktivitet

Kush bën poza më të bukura!? Ornelaaa Nuk do të kishte qenë aspak gabim nëse organizatorët do ta kishin zgjedhur Ornela Bregun si një ndër modelet mbi pasarela. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, mbetet gjithmonë në formë perfekte. Ndaj, edhe pse ka qenë thjesht si e ftuar në këtë sfilatë, nuk ka ndenjt dot pa bërë poza para aparatit fotografik, me veshjen e koleksionit të saj të ri, vjeshtë-dimër, sigurisht.

Të gjithë duan Arminën Nëse në fillim e shikonim të kapardisur nëpër studio televizive, ku flitej për revista, e ajo ftohej si drejtoreshë e revistës së modës “Harmony”, tashmë Armina Mevlani është më shumë se kaq: po pushton pak e nga pak jo vetëm botën e medias, të modës, por edhe atë të spektaklit. Pavarësisht komenteve të shumta që i bënë gjatë prezantimit të “Këngës Magjike”, një gjë është e sigurt: ofertat për të nuk do të mbarojnë me kaq. Klodi, kjo seksi girl E ka treguar me kohë se ka stil e shije jashtë pistave të vrapimit, Klodiana Shala. E sidomos kur ftohet në sfilata mode, di të konkurrojë fort edhe modelet mbi pasarela. Mjaft t’i hidhni një sy të vëmendshëm dhe do kuptoni se di të jetë dhe shumë seksi, madje.

Princi në të mirë e në të keq Ngado që të shkosh, Mandin do shikosh! A jeni në ndonjë ceremoni martesore? Fejesë? Ditëlindje fëmijësh ose dhe të riturish? Në ndonjë festival, spektakël televiziv, festival filmi apo teatri? Mos u çudisni nëse shikoni Mand Pezën, e “Geraldina Sposa”-s, aty fare pranë jush, duke rendur sa në një cep në tjetrin. Ndonëse gjithnjë i veshur chic, është pa diskutim në krye të detyrës. Siç ka qenë dhe te kjo sfilatë e koleksionit të ri të veshjeve dhe aksesorëve të markave më të njohura në Coin, si organizator e ideator në krah të administratores së qendrës, Hasmije Kasnecit.

Ky 100-vjetor ia ka sjellë më në fund eshtrat e gjyshit në Shqipëri princ Lekës. Pas asaj ceremonisë sa të rëndësishme por aq edhe të trishtueshme, zhvarrim e rivarrim, duket se Lekës dhe Elias u është dashur një moment i tillë relaksi. Një sfilatë mode është mënyra më e mirë për të hequr mërzinë.

Hej mr Dj Cerri... kthehu te Çani Si gjithmonë i qeshur DJ Çerri, që njihet më së shumti dhe si Dj i “Zonës së lirë” të Arian Çanit. Ka luajtur me mjeshtërinë e tij muzikën që ka shoqëruar këtë sfilatë, për t’u kthyer sërish në vendin që i takon, si çdo të premte mbrëma te Çani.


E shtunë, 24 nëntor 2012

23

www.mapo.al

planeti single Mama single prej pak kohësh, rrëfen si është jeta pas divorcit, gjërat që kanë ndryshuar ose që kanë marrë nuance të reja, drekat me shoqet apo daljet fundjavave me to dhe mbi të gjitha, dashurinë e madhe me emrin Noemi, të vajzës së saj 7-vjeçare

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madam Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Juela Meçani kthim në beqari

Me kë jeton? Me vajzën time Noemi. Cila është gjëja më e bukur e të qenit single? Hapësirat më të mëdha për veten dhe familjen tënde. Po gjëja më e vështirë kur je mama single? Organizimi dhe përmbushja e detyrimeve dhe kohës. Do dilje në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë? Asnjëherë, as për veten e as për të prezantuar dy miq mes tyre. Kush e ka “problem” beqarinë tënde? Kushdo që ka problem mosbeqarinë e vet. Do gënjeje kur del në takim me dikë? Kë dhe si? S’kam arsye ta bëj...dhe s’kam arsye pse të jap shpjegime se si dhe me kë dal. Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë? Në të rrallë dal me motrën time dhe mikeshat e mia për të dëgjuar muzikë rock ose live nëpër Tiranë. Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën? Ka ndodhur dhe të kthehem në agim, por shumë rrallë. Kanë rinisur të thonë “me një fat të mirë”? Ose...diçka tjetër që shpreh urimin për një partner? Jo, fatmirësisht jo. Sepse kush më njeh mirë e di që nuk është vendi ta thonë në rastin tim. Çfarë mendon kur e dëgjon? Po ta dëgjoja, do u thosha që fatin e mirë e kam, se më ka dhënë Zoti një vajzë të mrekullueshme. Të pëlqejnë dasmat? Jo dhe aq, sepse shpesh bëhen për të tjerët e jo për kënaqësinë tënde dhe kthehen në stres e shpenzime të kota. Po në martesë beson? E respektoj siç respektoj çdo kontratë me shtetin. Shumica e miqve dhe mikeshave të

Ku gjuhet në ditët e sotme?!

Po ta dëgjoja urimin "me një fat të mirë" , do u thosha që fatin e mirë e kam, se më ka dhënë Zoti një vajzë të mrekullueshme.

Ftoj shpesh mikeshat e mia më të dashura me fëmijët e tyre, më pëlqen të gatuaj për to.

tua janë të martuar apo single? Barazim, kam nga të dyja. Sa shpesh fton njerëz në shtëpi? Ftoj shpesh mikeshat e mia më të dashura me fëmijët e tyre, më pëlqen të gatuaj për to. Sa herë në javë gatuan? Për kë? Gatuaj çdo ditë për vete dhe për vajzën time. Cili është specialiteti yt? Jam përmetare, gatuaj mirë dhe kam fantazi në kuzhinë. Për çfarë shpenzon më shumë?

Për vajzën, për transportin dhe për veshjet e mia. Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi... Taxi kam shumë, urgjencën, numra policie, kam shumë. Deri kur do vazhdosh të jesh single? Sa më gjatë nëpër kohë, por mendoj se çdo gjë është e vizatuar diku lart...e nuk varet shumë nga ne.

“Po të mos isha martuar para ’90-ës, me siguri sot do kisha mbetur beqare”, më thotë shpesh një kushërira ime, e cila ndonëse jo shumë vite më e madhe në moshë se unë, ka një jetë shumë të ndryshme nga e imja. Sepse dikur gjërat ishin ndryshe, kishte një rregull për këto punë, shkoje ose nuk shkoje në shkollë të lartë. Po të mos shkoje, filloje punë në ndonjë ndërmarrje dhe ose fejoheshe me atë që kishe shok turni e të shoqëronte çdo ditë në shtëpi me biçikletë, ose familja të gjente tak fak një çun të vetëm, me të gjitha të mirat e të mirat. Po të shkoje në shkollë të lartë, aty nga viti i tretë, ose fejoheshe me një shokun e klasës (normalisht edhe ai me biçikletë të shoqëronte, me çfarë ta bënte tjetër?!) ose prapë familja të gjente një alamet çuni me punë të mirë (ky rasti i kushërirës sime ishte një gjë e ndërmjetme, ia kishte njohur familja, ama ishin dashuruar normalisht, duke bërë varavinga me biçikletë). Pastaj gjithçka në jetë ecte pa të papritura, dasma, fëmijët, shkollat e fëmijëve… Prej këtij rregulli ndoshta do ketë lindur dhe ajo shprehja “s’ka mbetur laraskë pa bisht”, që nënat tona na e citojnë ende edhe sot e kësaj dite. Sipas një të tillë skenari duhej të shkonte edhe jeta e brezit tim, nëse nuk do kishin ndryshuar kohët. Përshembull familja ime parashikonte të bëhesha mësuese (fjala avokate, si kjo që jam sot, nuk njihej atëherë) sepse e mbaroje punën herët në drekë dhe bëje tre muaj pushime në verë, burrin do ta merrja ose profesor në Universitet, ose farmacist (se doktorët punojnë orar e pa orar), ose ekonomist, shef plani në ndonjë ndërmarrje (finance jo, se nxjerrja e bilancit ishte shumë e lodhshme), pastaj do bënim një djalë dhe një vajzë dhe kaq. Po ja ku jam, pa asnjë nga këto. Edhe pse në vit të tretë për pak u fejova më atë çunin që kisha te fakulteti ngjitur, por që falë Zotit e kapa me një tjetër dhe shpëtova. Mund të isha fejuar dhe me ish të dashurin, inxhinier kompiuterash, edhe me atë që studionte gazetari dhe që pata një histori të shkurtër, me një që kam dalë vitet e fundit e që bënte master për marketing (dega e ekonomisë – plan është bërë për në muze), me një regjisor ose me një që merrej me ca biznese, që nuk e mësova kurrë se ç’ishin (mos më dolën ca shumë?!) Mund të isha fejuar e martuar në momente të ndryshme të jetës, por ja që s’e kam bërë dhe vijoj të jem e pamartuar dhe e lidhur me Zemrën-time-të-përhershme, që mes ulje ngritjesh, ndarjesh e bashkimesh, normale në një çift (vërtetë janë normale?!) më bëjnë të mendoj si kushërira ime e madhe: po të isha vetëm tani, sonte, me kë do dilja? Epo dhe aq e vështirë nuk duhet të jetë xhanëm! Tirana plot është. Ja përshembull, sonte e kam lënë të dal me gocat. Domethënë me shoqet beqare dhe jo, të lidhura dhe gjysmë të lidhura. Normal që flasim dhe për çunat. Qajmë hallet dhe problemet, që na hapin ata që kemi, dhe për problemin që kemi, se ku të gjuajmë ata që s’kemi. Palestra? Çka. Quhet vetëm nëse arrin të imagjinosh, se si duket një njeri nëse lahet, ndërron tutat me veshjen “civile” dhe bën ndonjë muhabet tjetër veç kalorive që digjen dhe atyre që merren. Baret dhe pub-et po dihet, të garantojnë përgjithësisht aventura, por jo lidhje (dhe aventurat në ditët e sotme nuk janë të sigurta që do ndodhin, sepse vërdallë ka shumë konkurrencë). Njohjet e përbashkëta po i kemi mbaruar me kohë, ose ne ose shoqet tona. Vlerësojmë mundësitë për t’iu rikthyer për herë të dytë (por edhe të tretë) historive të vjetra, kur njërës në tavolinë i bie celulari. Biseda nis normal, e qeshur, pastaj shoqja ka një fytyrë të habitur, pastaj të prerë e në fund thotë “flasim ditë tjetër se tani jam e zënë”… Pasi merr veten nga habia, zë e tregon se e ka telefonuar një e njohura e saj (gjithë gjithë tre kafe kanë pirë) dhe se i ka thënë se një miku i saj interesohej për të, ajo nuk donte të ndërhynte, por thjesht le të njiheshin, kjo nuk i imponohej, po le të bënin ça të donin. “Është djalë shumë i mirë”, - I kishte thënë, - “flori fare. Apo nuk është king, ka një biznes që i ecën shumë mirë, ka shumë para, një grua zonjë dhe dy fëmijë si drita”… Epo kjo pikë e zezë kështu! I duhet thënë kushërirës sime që të mos jetë kaq e qetë, se nuk i dihet në ditët e sotme (obobo, burri i saj është king, edhe me biznes, por uaaaa, ça lehtësimi, ata kanë vetëm një fëmijë). Gjithsesi mirë është që ta ketë edhe ajo një plan B. Së paku të hedhë një sy vërdallë, sa për të mësuar se ku ka ndonjë vend ku mund të gjuajë në rast emergjence. Thjesht sa për ta ditur.


24

E shtunë, 24 nëntor 2012

uet ekspozita

Ndërtesa ku ka banuar konsulli austriak , foto nga P. Marubi

Në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës u çel dje ekspozita me foto të rralla nga fototeka ’Marubi’. Fotografitë vlerësojnë rolin e Austro-Hungarisë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Bandë ushtarake, foto Kel Marubi, 1913

Simeone Tironi, mjek dhe konsull austriak në Shkodër

www.mapo.al

Konsulli austriak me perfaqësues të huaj, foto nga P. Marubi

Komisioni i kufijve, foto nga Pietro Marubi, 1878

Konsulli austriak , Zambaur, foto nga Kel Marubi 1910-1918

Marubi sjell gjurmët njëqindvjeçare të miqësisë me Austro-Hungarinë

N

Mahir Hoti,

kryetar i shoqatës Shqipëri-Austri

Nga ceremonia e hapjes së ekspozitës

jë ekspozitë fotografike që sjell dëshmi pamore me portrete të konsujve austro-hungarezë dhe familjeve të tyre, të veshur edhe me kostume kombëtare shqiptare, Komisioni i Kufijve më 1878-ën, dogana dhe kryepazari i Shkodrës në vitin 1913, Draga thelluese në lumin Buna më 1913-ën, spitali austriak i doktor Selei-t, 1917, improvizimi që i bëhet vdekjes së perandorit Franc Jozef më 1917-ën para Katedrales së Shkodrës, banda austriake, Bashkia e Shkodrës, fotografi nga vizita e princit Maksimilian e shumë fotografi të tjera, që në këtë përvjetor të njëqindtë të shtetit të pavarur shqiptar evokojnë miqësinë me Perandorinë Austro-Hungareze dhe rolin e rëndësishëm të saj në çështjen shqiptare. Momente marrëdhëniesh të mira midis shqiptarëve dhe Perandorisë Austro-Hungareze, por edhe aspekte të historisë së marrëdhënieve të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, nga gjysma e dytë e shek. XIX dhe fillimi i shek. XX. Fototeka ‘Marubi’ ka me qindra negativë e foto të hedhura në celuloid nga mjeshtrit Marubi nga mesi i shekullit 19-të që dëshmojnë për historinë, artin, kulturën dhe natyrën shqiptare dhe personazhe e individë të shquar shqiptarë e të huaj. “Sot po ekspozojmë një grimcë nga kjo pasuri, pjesë e fondit austro-hungarez, pasi në këtë përvjetor merr kuptim dhe meriton të shprehemi më shumë me konsideratë rreth kontributit të Perandorisë dualiste danubiane në rrugën drejt pavarësisë së Shqipërisë e sidomos qëndrimit e këmbënguljes së përfaqësuesve të saj në Konferencës e Ambasadorëve të Londrës, ku projekti austrohungarez është ai që kemi sot për Shqipërinë që i shpëtoi copëtimin të mëtejshëm prej Fuqive të tjera të Mëdha europiane dhe vendeve fqinje të synimeve grabitqare”- u shpreh kryetari i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Austri, Mahir Hoti, i cili bashkë me ambasadën austriake dhe Universitetin Europian të Tiranës e sollën këtë ekspozitë në kryeqytet në këtë muaj festimesh për njëqindvjetorin e Pavarësisë. Të pranishëm gjatë ceremonisë së hapjes

Fototeka ‘Marubi’ ka me qindra negativë e foto të hedhura në celuloid nga mjeshtrit Marubi nga mesi i shekullit 19-të që dëshmojnë për historinë, artin, kulturën dhe natyrën shqiptare dhe personazhe e individë të shquar shqiptarë e të huaj

ishin ambasadori austriak në Shqipëri, Florian Raunig, anëtarë të shoqatës së miqësisë shqiptaro- austriake, anëtarë të organizatës Austrian Society, artdashës e akademikë. Një ekspozitë e veçantë do ta quante rektori i UET, Tonin Gjuraj, i cili tha se universiteti e mirëpriti menjëherë idenë e shoqatës. “Jemi të nderuar ta kemi këtë ekspozitë në mjediset e universitetit tonë”- shtoi Gjuraj. Profesor Mahir Hoti, duke bëri një historik të shkurtër të figurave austro-hungareze që kanë dhënë kontributin e tyre real në Shqipëri, duke përmendur albanologë të shquar, konsuj, historianë e etnologë, arkeologë, gjeologë e gjeografë, por edhe personalitetet

shqiptare, që në sajë të kësaj miqësie kanë studiuar në universitetet më të mira austriake dhe kanë shërbyer më pas për vendin e tyre duke bërë elitat shqiptare. Ambasadori austriak Raunig, duke uruar për këtë njëqindvjetor Pavarësie, tha se jo vetëm historia por edhe ditët e sotme e tregojnë këtë miqësi të fortë mes dy vendeve, ku Austria është shumë e pranishme në Shqipëri. “Në fushën politike, së pari, jemi mbështetës të aspiratave europiane të Shqipërisë, dhe do të vazhdojmë të jemi. Së dyti, në fushën e ekonomisë, Austria është investitor i tretë në Shqipëri, kjo falë edhe rolit tuaj që Shqipëria e pranon biznesin austriak dhe seriozitetin e kompanive austriake. Kemi edhe marrëdhënie kulturore, që forcohet vit pas viti dhe ky vit është i veçantë, pasi për herë të parë është larguar shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nga Austria, pas 400 vjetëve, dhe ka ardhur në vendin e vet. Por do duhet ta marrim prapë. Keni mundësi ta shihni deri më datën 13 janar” - u tha ai pjesëmarrësve. Fotografitë e fototekës ‘Marubi’, të vendosura në hollin e Universitetit Europian të Tiranës do të jenë aty për publikun për rreth një javë.

Austro-Hungaria qe faktori i jashtëm determinant në çështjet e pavarësisë dhe ruajtjes së integritetit territorial dhe rolin e pazëvendësueshëm në fushën albanologjike dhe të fushave të tjera të shkencës, arsimit dhe shkollave shqipe në hapësirën mbarëshqiptare. Veçojmë Gustav Majer, Maksimilian Lambert etj. Albanologët austro-hungarezë, që pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme politike e shkencore në studimet e tyre, i bashkon mbrojtja e tezës së autoktonisë shqiptare dhe prejardhjes së tyre ilire. Vazhdojmë me Teodor Ipen, konsull dy herë në Shkodër, me figurën poliedrike, duke qenë historian, etnolog, gjeograf, ku veprat e tij kryesore janë Shqipëria e vjetër, Shkodra dhe Shqipëria e ulët bregdetare. Mund të përmendim arkeologët Kamilo Prashniker, Arnold Shover e më vonë Karl Paç, me studimet e shumta rreth Shqipërisë. Franc Sajne kryen regjistrimin e parë të popullsisë së Shqipërisë më 1923, studimet gjeologjike e gjeografike më të plota për Shqipërinë janë ato të Franc Baron Nopke, i cili hartoi hartën gjeologjike të Shqipërisë, dallohet për florën e Shqipërisë botanisti Dofler, i ardhur për herë të parë në Shkodër më 1913. Shumë intelektualë të shquar shqiptarë studiuan në universitete austriake deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, si: Eqerem Çabej, Aleks Buda, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Skënder Luarasi etj., që u kthyen dhe kontribuuan për Shqipërinë, duke qenë sipas fushave elitat shkencore teknike të vendit, bashkëpunimi me Austrinë ka marrë nota të reja me ndryshimet demokratike në Shqipëri. Dëshmitë e bashkëpunimit të sotëm janë të shumta, bota universitare, ujësjellësit e kanalizimet, rehabilitim i hidrocentraleve, mbështetja në projekte në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit etj. Treguesi i këtyre lidhjeve profesionale është edhe krijimi i shoqatës miqësi Shqipëri-Austri, me qendër në Shkodër.


hylli i dritës

është krijuar IDEA se...

profil

Mitizimi i banales

…të stigmatizosh është më trendy sesa të festosh në këtë 100-vjetor

Rexhep Qosja, Enverizëm Made in Kosova

Ardian ndreca

Henri Çili

Alfred Lela

Pikëpamje Duel Economicus Ideologji kujtime Çdo të shtunë

www.mapo.al

Dom Gjergj Meta versus

dr.Gilman Bakalli Rrëfenja si ato të Ngjelës

At e bir të lidhur me një prangë, udhëtim nga Burreli në Lusnjë

Festë pa mish nuk ka Një prej momenteve që ka ngjallur debat është vendimi i Komitetit për Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë për therjen e një mijë deshve për të kurorëzuar ‘dalldinë’ e festës. Ka pasur reagime të ndryshme, deri edhe nga kryetari i opozitës, që kanë shprehur habi apo përbuzje. Nëse do të ishit një prej njerëzve që bënit PR-in (public relationsmarrdhëniet publike) të qeverisë, si do ta mbronit këtë vendim? Apo është i pambrojtshëm. Në anën tjetër, nëse do bënit PR-in politik të opozitës, si do ta argumentonit sulmin ndaj vendimit të mësipërm?   

Pozicioni im si prift katolik ndaj një pyetjeje të tillë është pak i sikletshëm, pasi në të vërtetë nuk më shkon dhe nuk dua të pozicionohem nga njëri krah apo nga tjetri. Por më josh ideja e konceptimit të kremtimit të një ngjarjeje. Mënyrat për të kremtuar një eveniment janë të shumta. 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të festohet prej shqiptarëve dhe mënyra e festimit është alla shqiptarçe. Sigurisht ne nuk mund ta festojmë sikurse indianët, apo kinezët, apo irlandezët etj. Bie fjala, indonezianët ditën e pavarësisë së tyre përveçse nderojnë flamurin dhe bëjnë parada, hanë edhe karkaleca deti, ushqim i lehtë për një ditë kaq të madhe. Shqiptarët festojnë me ushqime të rënda, si p.sh. mishi i bagëtive. Në shtypin shqiptar ka pasur ngurrime dhe reagime të ndryshme për vendimin e qeverisë. Pse pikërisht në këtë mënyrë? Pse pikërisht desh dhe jo dele, ka pyetur dikush i Ambasadës pink? Më mirë desh sesa dele mund të thoshin organizatat feministe; Pse desh dhe jo

Faqe 25

thi (derra) ka thënë dikush tjetër? Deshët janë importi apo shqiptarë, mund të thonë kuqezinjtë. Unë mendoj se thjesht është një mënyrë shqiptare të festuari. Të festuarit me mish fërliku apo në hell është mjaft e hershme dhe e praktikueshme nga të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Sot e kësaj dite, për shembull në shumë zona katolike, festa e pajtorit kremtohet përveçse me meshë edhe me mish fërliku, madje shpesh më rëndësi ka mishi i fërlikut se sa lutja në kishë. Madje për  ata që nuk e dinë, edhe familje myslimane në zona të Tropojës e Pukës bëjnë mish fërliku për Shën Koll apo Shën Gjergj. Kjo përveçse tregon një traditë festimi i festës së një shenjti të krishterë është edhe shenjë e katolicitetit të atyre zonave që janë kthyer në msylimanë shumë vonë. Por me therje festohet edhe Kurban Bajrami nga ana e myslimanëve. Therja e bagëtisë në këtë rast është edhe një rit fetar i mirëpërcaktuar nga rregullat e besimit mysliman. Ndërsa në krishterim, me flinë e Krishtit në kryq...


26

E shtunë, 24 nëntor 2012

www.mapo.al

Agora Një prej momenteve që ka ngjallur debat është vendimi i Komitetit për Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë për therjen e një mijë deshve për të kurorëzuar ‘dalldinë’ e festës. Ka pasur reagime të ndryshme, deri edhe nga kryetari i opozitës, që kanë shprehur habi apo përbuzje. Nëse do të ishit një prej njerëzve që bënit PR-in (public relations-marrdhëniet publike) të qeverisë, si do ta mbronit këtë vendim? Apo është i pambrojtshëm. Në anën tjetër, nëse do bënit PR-in politik të opozitës, si do ta argumentonit sulmin ndaj vendimit të mësipërm?   

Imazhi primitiv i një shteti modern Gilman Bakalli Fillimisht duhet të diskutojmë mbi faktin nëse sakrifikimi i 1000 qengjave dhe torta 40-tonëshe mund të konsiderohen si strategji PR-i qeveritar. Nëse po, është një akt simbolik i ngjashëm me një ritual të famshëm të indianëve amerikano-veriorë, me emrin Potlach, për të cilin na raportojnë antropologë të shumtë që nga Franz Boas, Marcel Mauss e deri te LèviStrauss. Gjatë këtij rituali, fiset indiane festojnë për ditë të tëra festa gjigante, duke therur bagëti dhe duke konsumuar sasi ekstreme mishi e peshku. Festa Potlach është jo vetëm shpërdoruese, por edhe shkatërruese: digjen objekte të ndryshme, thyhen enë prej balte, mishi flaket në rrugë, shkëmbehen dhurata jashtëzakonisht të shtrenjta. Shkurt, festa arrin kulmin kur gjithkush konsumon, shkatërron dhe flak mall e pasuri sa mundet. Kryetari i fisit që ia del të shkatërrojë më tepër, shpallet si kryetar i të gjitha fiseve të zonës. Potlach është një ritual, përmes të cilit fiset manifestojnë fuqinë dhe begatinë e tyre duke shpërdoruar ekstremisht resurset e brendshme, duke shkatërruar në mënyrë frenetike pasurinë e akumuluar në një garë imagjinare e simbolike me fqinjët rivalizues. Duhet shtuar se Potlach-u është i ndaluar me ligj në Amerikë dhe në Kanada në mesin e shekullit të 19-të. Gjurmë të irracionalitetit të kësaj feste gjen p.sh. në dasmat shqiptare, të cilat familjet shqiptare, para viteve ’90, i bënin të mëdha e të bujshme e me qindra të ftuar, pavarësisht varfërisë ekstreme ku ato ndodheshin. E gjen edhe sot në Shqipëri, kur qeveria jonë mburret duke bërë të ditur publikisht se ka vendosur të hapë shkolla në Afganistan, apo duke dhuruar 300 mijë euro për një vend të largët si Indonezia, të dëmtuar nga një tërmet apo cunam... Natyrisht që ka dallime thelbësore të asaj që pritet të ndodhë javën e ardhshme në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë me Potlach-un e fiseve primitive. Por në semantikën e tyre thelbësore të dy ritualet mbeten të njëjta. Qeveria shqiptare feston në mënyrë shpërdoruese resurset e brendshme, u servir mysafirëve fqinjë apo të ardhur nga larg iluzionin e bollëkut shqiptar në një kohë krize. A mund ta argumentojë opozita kundërshtimin e saj të vendimit të Komitetit të Festës? Jo! Opozita nuk mund ta rrëzojë racionalisht këtë PR, sepse ritualet kanë logjikën e tyre të brendshme, falë së cilës ato i mbijetojnë shekujve. Por opozita mund ta ironizonte vendimin e Komitetit për Festimet duke shfaqur pamje nga Potlach-et tradicionale ku shfaqen krerët e fiseve në garë me njëri-tjetrin për të konsumuar e shpërdoruar më shumë mish. Nëse opozita, për arsye të “political correctness”, nuk do të dëshironte të paraqiste imazhe festive ku Meta, Grossruck e Wohlfarth shfaqen

duke u dendur në mish qengji, ajo mund t’i referohet librit “Masat dhe pushteti”, ku Elias Canetti flet për hamësit e mëdhenj, te të cilët turma festive sheh prijësit e saj. (Mos vallë barku i fryrë cep më cep i Metës, faqet e kuqe të ndritshme të Wohlfarth apo mustaqet e yndyrshme të Grossruck apo Erdogan u japin njerëzve të trullosur nga festa garancinë se rreziku i krizës ka kaluar?) Po të mos mjaftohej me kaq, opozita mund të ironizonte skenën e mbllaçitjes kolektive apo të konsumit demonstrativ të mishit në shesh duke na i çuar përfytyrimet tona në fisin afrikan Bantù, atje ku aktiviteti kryesor i prijësve të fisit konsiston në konsumimin e sasive kolosale ushqimore, atje ku e njëjta fjalë “fouma” në gjuhën e këtij fisi shenjon dy folje “ha” dhe “sundoj”, atje ku identiteti fisnor përforcohet nëpërmjet ritualit të të ushqyerit bashkë me prijësin, atje ku kryetari i fisit bën mëkatin më të madh, nëse nuk shqepet duke ngrënë publikisht si shenjë garantuese e mirëqenies kolektive. Ndërsa një zëdhënës qeveritar mund ta mbronte vendimin e Komitetit të Festës, duke e interpretuar atë si një kurban që bëhet për të nderuar atë Zotin, të Plotfuqishimin, i cili fiks në vigjiljen e ditëlindjes iu shfaq Kryeministrit në ëndërr duke i premtuar me një gjuhë paksa të errët e hermetike, edhe një mandat të tretë. Nëse zëdhënësi do të kishte sensin e humorit, ai mund të shtonte se kurbani i kafshëve bëhet edhe për të larguar e për të zmbrapsur ndjekësit e pushtetit. Kokat e prera të 1000 deshve i mjaftojnë qeverisë për të zmbrapsur shpirtrat e ligj në ndjekje të pushtetit. Për ta përligjur edhe më fort vendimin e Komitetit, zëdhënësi ynë do të na tërhiqte vëmendjen drejt Natyrës, botës së kafshëve, e cila na ofron shembuj të dhimbshëm, tejet të dhimbshëm kurbani, shembuj aspak frymëzues për t’u ndjekur nga strategët e PR-it. Disa kafshë, si kastori për shembull, të ndjekur nga grabitqarë të rrezikshëm, ndalen, dhe, në një akt vetëflijimi të pjesshëm, përkulen dhe këpusin me dhëmbë testikujt e tyre (vetëtredhen) dhe ia hedhin ndjekësit. Pak a shumë siç bën një njeri që ka rënë në duart e grabitësve: ul përdhè gjërat me vlerë në shkëmbim të jetës së tij. Kush do ta pretendonte një akt të tillë vetëflijimi kolektiv nga qeveritarët tanë në mbrojtje të pushtetit? Tashmë deshtë janë përzgjedhur me kujdes, thertorja publike po mpreh thikat, njerëzit dhëmbët. Në këtë 100-vjetor pavarësie qeveria, përmes një PR-i primitiv, pasi i ka ndarë e përçarë shqiptarët për çdo datë historike e për çdo personalitet historik, po përpiqet t’i bashkojë ato rreth Prijësit në ritualin e (u)shqyerjes kolektive të mishit të 1000-qengjave. Ndoshta ky është i vetmi moment, kur shqiptarët, në këtë 100-vjetor, kanë rastin t’i dëshmojnë Prijësit se, kur bëhet fjalë për të (u)shqyer mish qengji, ata janë ujqër të vërtetë.

Festë pa mish nuk ka Dom Gjergj Meta

Të festuarit me mish fërliku apo në hell është mjaft e hershme dhe e praktikueshme nga të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Sot e kësaj dite, për shembull në shumë zona katolike, festa e pajtorit kremtohet përveçse me meshë edhe me mish fërliku, madje shpesh më rëndësi ka mishi i fërlikut se sa lutja në kishë...

Pozicioni im si prift katolik ndaj një pyetjeje të tillë është pak i sikletshëm, pasi në të vërtetë nuk më shkon dhe nuk dua të pozicionohem nga njëri krah apo nga tjetri. Por më josh ideja e konceptimit të kremtimit të një ngjarjeje. Mënyrat për të kremtuar një eveniment janë të shumta. 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të festohet prej shqiptarëve dhe mënyra e festimit është alla shqiptarçe. Sigurisht ne nuk mund ta festojmë sikurse indianët, apo kinezët, apo irlandezët etj. Bie fjala, indonezianët ditën e pavarësisë së tyre përveçse nderojnë flamurin dhe bëjnë parada, hanë edhe karkaleca deti, ushqim i lehtë për një ditë kaq të madhe. Shqiptarët festojnë me ushqime të rënda, si p.sh. mishi i bagëtive. Në shtypin shqiptar ka pasur ngurrime dhe reagime të ndryshme për vendimin e qeverisë. Pse pikërisht në këtë mënyrë? Pse pikërisht desh dhe jo dele, ka pyetur dikush i Ambasadës pink? Më mirë desh sesa dele mund të thoshin organizatat feministe; Pse desh dhe jo thi (derra) ka thënë dikush tjetër? Deshët janë importi apo shqiptarë, mund të thonë kuqezinjtë. Unë mendoj se thjesht është një mënyrë shqiptare të festuari. Të festuarit me mish fërliku apo në hell është mjaft e hershme dhe e praktikueshme nga të gjithë shqiptarët në përgjithësi. Sot e kësaj dite,


E shtunë, 24 nëntor 2012

27

www.mapo.al

është krijuar

IDEA

se...

nga Henri Çili

…të stigmatizosh është më trendy sesa të festosh në këtë 100-vjetor

për shembull në shumë zona katolike, festa e pajtorit kremtohet përveçse me meshë edhe me mish fërliku, madje shpesh më rëndësi ka mishi i fërlikut se sa lutja në kishë. Madje për  ata që nuk e dinë, edhe familje myslimane në zona të Tropojës e Pukës bëjnë mish fërliku për Shën Koll apo Shën Gjergj. Kjo përveçse tregon një traditë festimi i festës së një shenjti të krishterë është edhe shenjë e katolicitetit të atyre zonave që janë kthyer në msylimanë shumë vonë. Por me therje festohet edhe Kurban Bajrami nga ana e myslimanëve. Therja e bagëtisë në këtë rast është edhe një rit fetar i mirëpërcaktuar nga rregullat e besimit mysliman. Ndërsa në krishterim, me flinë e Krishtit në kryq, ajo e bagëtive nuk ka më vlerë rituale dhe është vetëm kremtuese nga ana njerëzore. Në rastin tonë nuk është një festë rituale, pasi ne jemi shtet laik dhe nuk therim desh për të kujtuar ritualitetet e asnjë feje. Nuk është një traditë katolike, pasi nuk po festojmë “shenjtërit e pavarësisë”. Nuk jemi as paganë, që t’u ofrojmë gjakun perëndive për t’i zbutur ato. Gjithashtu ne i kemi të ngulitur filmat e realizmit socialist, kur bëheshin dasmat me mish në hell, apo kur ballistët “i binin në qafë” fshatarësisë së shkretë e hanin mish e pinin raki, ndërsa armiku bënte kërdinë. Kush nuk e mban mend filmin “I teti në Bronz”, me ballistët që therin dashin dhe batuta e famshme e atij personazhit që duke therur dashin e kopesë thotë “tani spërkate murin me të kuq”, duke iu referuar komunistëve. Por edhe në

këtë rast mendoj që therja e deshve nuk ka të bëjë me komunistët dhe me ngjyrën e kuqe të gjakut. Sikurse e pamë, ky element folkloristik është i pranishëm në kulturën shqiptare nga veriu në jug, për traditë apo për fe apo thjesht edhe për qejf e nuk shoh motivin pse duhet të shqetësohemi. Është mënyra shqiptare me të cilën bëhet një festë. Dikush do donte të ishim ndryshe, ta festonim vetëm me rrok, muzikë klasike, pop etj., por ne jemi këta. Na kujtohet të gjithëve edhe sesi disa njerëz therën një dash ditën që filloi mandati i ri i kryebashkiakut të Tiranës. Ne kështu e festojmë. Festë pa mish nuk ka, është një shprehje dhe këtë e dëgjon gjithkund. Unë vij nga një familje tradicionale vetë dhe si në të gjitha familjet tradicionale festat e familjes pa një përbërës të tillë kulinar nuk janë të mundura. Kurse në Indonezi do thoshin: “Festë pavarësie pa karkaleca nuk ka”. Si i thonë në gjuhën e bukur italiane “paese che vai, usanza che trovi”. Çështja që unë shtroj në fund të këtij shkrimi është kjo: në vend që të kapemi pas deshve e deleve, pas cjepve apo derrave, a thua do të kishte qenë bukur që ne ta kishim filluar 100-vjetorin e dytë me kalimin e pragut të derës së madhe të familjes Europiane? Në vend që të kremtojmë vetëm 100 vitet që ikën, a do kishte qenë më bukur që të kishim shpërblyer gjakun e atyre martirëve të hedhur në themelet e këtij atdheut tonë duke i dhuruar pasardhësve të tyre një vend që ulet në tryezë me vendet e qytetëruara?  

Një kundërrymë kritikash në raport me ekzaltimin dhe festimet e qeverisë apo shoqërisë në tërësi, me rastin e ‘shekullit shqiptar’, është ngritur si dallgë on line dhe on air, në sajte në blogje dhe në ekrane. Stigmatizimi i ‘shekullit shqiptar’ është tërheqës, është trendy, sidomos i përzier paksa me antiberishizmin dhe stigmatizimin po ashtu të elementeve arkaike apo të pagjetur të programit të festimeve a zbukurimit të Tiranës. Por, në fakt, të nihilizosh apo stigmatizosh një përvjetor të tillë nuk është se ka ndonjë dobi publike, për të paktën dy arsye. Arsyeja e parë është fakti që ne nuk jemi aspak deficitarë në kritikën, e madje deri sharjen ndaj shoqërisë sonë, ndaj historisë sonë, ndaj së shkuarës sonë, ndaj së tashmes sonë, e sidomos ndaj së ardhmes. Një kulturë e tillë ashqiptarizimi dhe antishqiptarizmi është e nxitur, e krijuar dhe elaboruar gjithandej. Në këtë kuptim, s’ka përse këta muaj, këto ditë, që na ndajnë nga jubileu i 100-vjetorit, të bëjmë më shumë se ajo që bëjmë zakonisht gjithë kohën: kritikën dhe sharjen e vetvetes. Përkundrazi. Arsyeja e dytë pse nuk është aspak një humbje, kritika me rastin e këtij jubileu që ndryshe kualifikohet edhe si ‘reflektim’, është fakti që në fund të shekullit të parë shqiptar kemi arsye të ndihemi mirë krahasuar me atë që na ka ngjarë në të shkuarën apo atë që po u ngjet në të tashmen dhjetëra e dhjetëra kombeve e shoqërive të tjera. Në botë ka më shumë se 500 kombe e kombësi e megjithatë jo më shumë se 193 prej tyre kanë një shtet të tyrin. Bravo shqiptarët? Se Zoti vetë e tha me gojë/se kombe shuhen përmbi dhe/por Shqipëria do të rrojë/ për të, për të jetojmë ne. Kjo strofë sinjifikante e himnit tonë kombëtar në fillimet e shteti shqiptar në fakt reflekton gëzimin e shqiptarëve që i kishin përkitur racës së kombeve mbijetuese ndër qindra e qindra kombe që janë

zhdukur dhe asimiluar. Nga ana tjetër, ndër 93 shtete të botës vetëm jo më shumë se ¼ e tyre ‘i përkasin’ Perëndimit ose asaj që Ismail Kadare quan ‘lagjen më të zilepsur të planetit’. Që do të thotë, është një shans që gjendemi gjeografikisht në mesin e duhur në Mesdhe dhe në Perëndim njëkohësisht, kur kombe e shoqëri të tjera janë në zona luftërash e konfliktesh, janë në rajone thatësirash apo përmbytjesh, dhe s’mund të bëjnë asgjë që varet prej tyre për të ndryshuar fatin e vet. Dhe për të ardhur te më e vogla, në këtë 100-vjetor, tashmë krahasuar me veten jemi më mirë se kurdoherë tjetër. Gjeopolitikisht në anën e duhur të rrjedhave

Një kulturë e tillë ashqiptarizimi dhe antishqiptarizmi është e nxitur, e krijuar dhe elaboruar gjithandej. Në këtë kuptim, s’ka përse këta muaj, këto ditë, që na ndajnë nga jubileu i 100-vjetorit, të bëjmë më shumë se ajo që bëjmë zakonisht gjithë kohën: kritikën dhe sharjen e vetvetes. Përkundrazi. botërore, anëtarë të NATO-s, kandidatë për në BE, me një pasuri kombëtare si kurrë më parë, fryt i lirisë dhe liberalizmit të këtyre viteve, të këtyre dy dekadave të transformimit demokratik shqiptar. Për të mos thënë për komunikimin, infrastrukturën dhe çdo gjë tjetër që na bën një vend drejt zhvillimit. Ndaj, edhe pse është krijuar ideja se këtë 100-vjetor është më mirë të reflektojmë, të kritikojmë apo të tallemi me veten, thjesht është më mirë të gëzojmë ‘shekullin shqiptar’.

Kjo strofë sinjifikante e himnit tonë kombëtar në fillimet e shteti shqiptar në fakt reflekton gëzimin e shqiptarëve që i kishin përkitur racës së kombeve mbijetuese ndër qindra e qindra kombe që janë zhdukur dhe asimiluar...


28 agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

E shtunë, 24 nëntor 2012

Dorëshkrimi Libri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

www.mapo.al

sokol balla

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

Nr. 10 (257), Viti Vii botimit NëNtor 2012 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

10 BURRAT E SHEKULLIT Dhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar. Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida DumaSali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE


E shtunë, 17 nëntor 2012

29

www.mapo.al

Rrëfenja si ato të Ngjelës Me Kiçon rrinim bashkë në sediljen e parë të mikrobusit, mu mbrapa shoferit, dhe ishte e para herë që, pas afër pesëmbëdhjetë vjetësh, po shihnim vendin tonë kaq hapur. Ishte pranverë, por vendi na u duk i shkretuar. Dallohej varfëria e madhe, shumë më e madhe nga ajo që kishim lënë pas para katërmbëdhjetë vjetësh

At e bir të lidhur me një prangë, udhëtim nga Burreli në Lusnjë Ecnim bashkë, at e bir, të lidhur nga njëra dorë me një prangë. Ishte fillimprill i vitit 1990. Na kishin hipur në një mikrobuz luksoz italian dhe po na çonin në Kosovë të Lushnjës, një burg i posaçëm për të gjithë të dënuarit e Burrelit. Nja njëqind vetë na kishin ndarë në grupe. Me Kiçon rrinim bashkë në sediljen e parë të mikrobusit, mu mbrapa shoferit, dhe ishte e para herë që, pas afër pesëmbëdhjetë vjetësh, po shihnim vendin tonë kaq hapur. Ishte pranverë, por vendi na u duk i shkretuar. Dallohej varfëria e madhe, shumë më e madhe nga ajo që kishim lënë pas para katërmbëdhjetë vjetësh. Një shkretim që dallohej me sy të lirë, edhe nga një makinë. I kaluam me radhë Milotin, Laçin, Mamurrasin, Fushkrujën, Vorën dhe hymë në Plazhin e Durrësit i cili po më dukej si një guaskë deti gjigante, por e vdekur, dhe e hapur në të dyja krahët. Ishte i njëjti, ashtu siç e kishim lënë. Pas pak iu afruam Shkëmbit të Kavajës. Kiçoja gjithmonë kishte parë nga dritarja, që nga Burreli e deri në Durrës dhe shkëmbenim herëherë opinione për situatën politike, se këtu nuk na përgjonin dot. “Gjendje e rëndë”, tha disa herë Kiçoja me pak zë, dhe vijonte të shihte nga dritarja e mikrobusit. Kur u afruam te shkëmbi i Kavajës, thashë me vete “Petra”, duke kujtuar emrin e vjetër të këtij vendi. Pastaj m’u kujtua se romakët i thoshin Sasso Bianco; dhe ngrita kokën për ta parë, sepse e kisha dashur shumë atë shkëmb. Isha ngjitur deri edhe lart përmbi të, në fushën e vogël që është në majë të tij, për të parë vendin ku kishte ndenjur Pompei në betejën e famshme me Çezarin. Pastaj hodha sytë nga vargu i gjatë bregdetar që shkonte deri në Karpen të Kavajës; e gjitha kish qenë fushëbeteja midis Pompeit dhe Çezarit. Befas mikrobusi ynë qëndroi mu përballë shkëmbit, dhe u zhvendos anash rrugës, në të djathtë. “Gjithë ajo ngjarje ka ndodhur këtu. Një pllakë nuk vutë në këtë Shkëmb, Kiço”, i thashë qetë, por e vura re që ai nuk po i binte në të se për çfarë pllake e kisha fjalën. Mendoi se po tallesha me këngën Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës, dhe e pashë se nuk donte t’i shkonte mbrapa asaj bisede. “Këtu është bërë beteja e famshme midis

Pompeit dhe Çezarit”, vijova t’i thosha dhe ndërkaq e vura re se e kuptoi kontekstin e bisedës sime. “Eu, o Spartak, çfarë kërkon ti! Kujt i binte në mend historia këtu”, më tha duke luajtur kokën. Ndenji pak, e mandej vijoi: “Këta që po ikin kurrë nuk e kanë dashur turizmin; ç’kam hequr unë me ta, ta dish ti!”. Foli me zë të ulët, e nuk vazhdoi më, kurse unë nisa të mendoj betejën e dy romakëve të mëdhenj që grindeshin për Durrësin. Polici që na shoqëronte na tha se do të prisnim ca aty, sepse do të vinte edhe kortezhi i të burgosurve të tjerë ndërkohë që unë përhumbesha në antikitet. Në burg koha nuk ka ndërprerje, ajo duket sikur është gjithmonë në një distancë të afërt vitesh, prandaj, vetë historia të duket se nuk është e largët. Shtypja që të bën izolimi dhe forca krijuese që ke apo vetë imagjinata jote, bashkohen me historinë dhe, kështu, vijnë e takohen të gjitha kohët në një vijë të drejtë që është mu pranë teje, madje të duket mu sikur kjo është vetë koha jote. Edhe beteja e dy njerëzve të mëdhenj, e zhvilluar aty për muaj e muaj me radhë, më dukej sikur kishte ndodhur dje. Vetmia dhe izolimi, të bëjnë që të jetosh me historinë. Me sytë e imagjinatës shihja Pompein që nisej nga Brindisi për të mbërritur në Durrës, kurse ai tjetri e ndiqte pas, por nuk vinte dot në Durrës nga bregdeti shqiptar, sepse, deri në gjirin e Vlorës, ai ruhej nga flota e Pompeit. Çezari kishte kaluar lumin e Rubikonit, kishte “hedhur zaret”, dhe ishte nisur në betejën e tij më të gjatë. Alea iacta est, kishte thënë, dhe shpejt e kish marrë të gjithë Italinë. Por Pompein se kishte kapur dot në betejë në Brindisi; se ishte nisur për në Durrës me gjithë ushtrinë. Dhe e kish ndjekur deri këtu. Ishte nisur për në bregdetin shqiptar më 4 janar të vitit 48 p.e.r. dhe, po atë ditë, kishte zbarkuar pas Gadishullit të Karaburunit. Kjo që shtrihej para meje ishte fushëbeteja e tyre; e gjithë fusha e Plazhit të Durrësit, plazhit të Golemit të sotëm; deri në Karpen e Rrogozhinë, e mandej të gjitha kodrat përreth; deri në Manzë. Por Durrësi i atëhershëm tani është i mbytur, “megjithatë, është Shkëmbi”, thashë dikur, e po e vështroja,

Në burg koha nuk ka ndërprerje, ajo duket sikur është gjithmonë në një distancë të afërt vitesh, prandaj, vetë historia të duket se nuk është e largët. Shtypja që të bën izolimi dhe forca krijuese që ke apo vetë imagjinata jote, bashkohen me historinë dhe, kështu, vijnë e takohen të gjitha kohët në një vijë të drejtë që është mu pranë teje, madje të duket mu sikur kjo është vetë koha jote...

gjithë duke e imagjinuar aty një pllakë përkujtimore me figurat e dy burrave të mëdhenj romakë dhe me të gjithë planin e fushëbetejës. “Si e kemi lënë historinë tonë kështu”, mendova tek kujtoja tablonë e luftës së madhe dhe pashë Petran, një Shkëmb i Bardhë, që qëndronte përballë meje i heshtur si një enigmë. Kurse ne të dy, atë e bir, të lidhur bashkë, të burgosur politikë, qëndronim mu poshtë tij, brenda një makine italiane, furgon gjithsesi, që po priste për të filluar lëvizjen drejt Kosovës së Lushnjës. “I gjithë Epiri ishte bashkuar me Çezarin në atë fushatë të gjatë lufte”, thashë me vete, dhe u kujtova ndërkaq se edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, përsëri Epiri ishte bashkuar me anglosaksonët. “Shqiptarët janë perëndimorë”, thashë belbët dikur, dhe ia kujtova edhe Kiços këtë fakt, por ai sërish nuk e zgjati bisedën, sepse e dinte se ku doja të dilja. Me anglezët kishin luftuar edhe komunistët, por i prishi Enver Hoxha. “Anglezët që luftonin në Brigadën e Dytë ishin trima”, më pat thënë dikur, por tani nuk donte ta ngiste më tej këtë bisedë. Makina u nis sërish dhe unë ende isha si i pushtuar nga përzierja e kohëve, por gjithsesi, ndihesha i kthjellët. Në Tiranë pritej të vinte Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Domethënë Ramiz Alia e kishte dorëzuar pushtetin. Kështu më kishte thënë edhe Kiçoja, që i njihte shumë mirë këto regjime, prandaj ne po prisnim lirimin dhe mendonim se ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën. E shihja tim atë në profil, teksa makina ecte nëpër fushën e gjerë të Myzeqesë, e dija ndërkaq se, ky i burgosur politik, që kishte drejtuar ekonominë shqiptare për 27 vjet rresht, kishte takuar Stalinin dhe Hrushovin, Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain; Fidel Kastron dhe Çe Guevarën dhe e kishte mu si përpara syve gjithë rrugën e egër të Enver Hoxhës, dhe tani po shihte dhe po përjetonte edhe rrëzimin e komunizmit në rrafsh botëror. Nuk e merrja dot me mend se çfarë mendonte, sepse nuk shprehej, por ishte i bindur se gjithçka kishte rënë. Tregu i lirë e kishte mundur tregun e centralizuar.


30

E shtunë, 24 nëntor 2012 Ora që thurë!

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

11 16

17

12

18

3 34

13

10

14

15 20

22 26

9

19

21 25

27

23

28

29

24 30

31

32

33

35

36

39

40

41

42

44

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

43

Kjo orë që thurë teksa koha kalon, është dizajnuar nga Sirene Elise Vilhelmsen. Ore punon 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit. Ideja qëndron te shfaqja fizike e së kaluarës. Pas 365 ditëve, pronari do ta ketë të thurur një shall dy metra të gjatë, kështu që do të jetë në gjendje ta bartë një pjesë të së kaluarës me vete. Gjithçka që i duhet pronari, është që në orë ta vë një fije të re.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

45 49

48

46

47

Koha e mbarimit ____:____

50

Vertikalisht:

1. Pajtim vetëm me fjalë me mendimet, veprimet a sjelljet e dikujt; prirje

1. Që është lëndor e mund të kapet me anën e shqisave, që ekziston

për t’iu përshtatur sa për sy e faqe qëllimeve, e interesave të shumicës.

realisht. 2. Nënë në dialekt. 3. Dhoma, ose... 4. Shkronjë dyshe. 5. Shefqet,

9. Dru gardhi. 11. Bosht i vogël e i hollë prej druri, që mbledh fillin e tjerrë

shkrimtar. 6. Kryetar i një manastiri të murgjve ortodoksë. 7. I bie të fikët.

me furkë. 12. Mjeshtër, zanatçi. 15. Besim shpirtëror. 16. Hunda e elefantit.

8. Yllka e njohur e kinemasë shqiptare. 9. Bujtinë. 10. Blerja e një malli pa

19. Delvina, ish-kryeministër. 20. Institut Republikan. 21. Fillimi, nisja. 22.

para në dorë. 13. Makinë e vogël. 14. E sapogatuar. 15. Zjarr në Angli. 17.

Mik francez. 23. Vend i gjelbëruar në shkretëtirë. 24. Gojëz prej metali që

Aparat që varet në mur. 18. Qytet në Maqedoni i banuar kryesisht nga

u vihet kuajve. 25. U rrëzua. 26. Shkollë e mesme fetare. 30. Ecje prapa

shqiptarë autoktonë. 24. Anije e shpejtë luftarake. 27. Targa e makinave

në drejtim të kundërt me përparimin. 32. Një nga fiset kryesore të ilirëve.

të Kolonjës. 28. Departamenti Drejtësisë. 29. Pjesë e largësisë që

33. Ekziston. 34. Mjet transporti. 36. Ditë gjermane. 38. Vegël për të endur

përshkohet gjatë një gare nga çiklistët. 31. Njeri që ka fuqi dhe mprehtësi

qilima. 39. Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu pushtohet nga ndjenja

të jashtëzakonshme mendore. 32. Dajre në dialekt. 35. Ka edhe një sallatë

të forta gëzimi, kënaqësie e lumturie. 43. Lumë i madh në Amerikën e

të tillë. 37. Rreze që dalin si valë elektromagnetike më të shkurtra se ato

Jugut. 44. Pije e fortë alkoolike. 45. Agjensi Martesash. 46. Konop. 48. Të

të rrezeve iks. 38. I pari në një vilajet. 40. Cigan. 41. I ka vida në mes. 42.

fala. 49. Ndajfolje sasie. 50. Kafshë gjitare.

Këngëtar operistik. 47. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Nuk do të merreni me partnerin sot. Çdo gjë do jetë si çdo dite, pa pasion, por dhe pa probleme. Disa mund të kenë edhe ndonjë zhgënjim dashuror. Beqarët do jenë ende në kërkim të personit ideal. Në punë do mundohen t’jua hedhin apo dhe t’ju prishin planet. Të gjitha këto janë nga zilia dhe inati. Mos u shqetësoni, askush nuk mund t’ju mposhtë dot.

Sot ju do bëni ç’është e mundur për t’i kaluar problemet në çift, dhe do vendosni një komunikim më të mirë me njëri-tjetrin. Beqarët duhet të ruajnë qetësinë nëse takohen me dikë që e kanë menduar prej kohësh. Në punë energjia do vijë duke u ulur dhe ju nuk do jeni shumë të përqendruar. Bëni kujdes! Mos hezitoni të kërkoni ndihmë pa qenë tepër vonë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do ndiheni të frymëzuar nga diçka sot dhe do bëni ndryshime në jetën tuaj në çift. Çdo gjë do shkojë mirë dhe do kaloni momente të bukura pranë partnerit. Planetët do të sjellin për beqarët një histori të bukur dashurie, të forte dhe jetëgjatë. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë! Sot është momenti më i përshtatshëm për të konsoliduar situatën financiare. Kujdes me shpenzimet!

Filloni të bëni plane për të ardhmen tuaj në çift. Gjatë kësaj dite do keni shumë ide të mira që do ju sjellin kënaqësi pa fund. Beqarët nuk do mund të takojnë dashurinë e kërkuar, por do ia kalojnë mjaft mirë me miqtë. Mos e mbani mendjen tek personi që pëlqeni sepse do vuani vetë. Pak nga pak edhe në planin financiar fati do ju buzëqeshë. Kjo falë maturisë suaj. Bravo!

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ndryshimi i stinës do sjellë disa probleme dhe mosmarrëveshje me partnerin. Temperaturat do fillojnë të bien edhe në lidhjen tuaj dhe kjo do ju mërzitë pak. Mos u shqetësoni, gjërat do përmirësohen sa hap e mbyll sytë. Për beqarët nuk është momenti i duhur për të kërkuar personin e zemrës. Yjet do ju krijojnë sot një mjedis të favorshëm për të përmirësuar buxhetin.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Nën ndikimin e Mërkurit jeta juaj sentimentale do jetë e gëzuar dhe me emocione. Përfitoni sa më shumë të mundni! Beqarët do krijojnë shoqëri të reja dhe do kenë surpriza për sa i përket dashurisë. Do ndjeheni mirë. Jeta profesionale pritet të jetë shumë e mirë. Do jeni shumë këmbëngulës dhe do e merrni atë që kërkoni. Dukë zgjedhur strategjinë e duhur del fitimtar.

7 6 4

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7 6

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 145, 153, 221, 272, 325, 647, 854, 970. Numra me 4 shifra: 0193, 1359, 1844, 3014, 5032, 5201, 5542, 8485. Numra me 5 shifra: 06225, 10263, 13023, 15263, 19322,

DEMI (21/IV-20/V)

Koha e fillimit ____:____

Horizontalisht:

24655, 30326, 36128, 39139, 41221, 52637, 55408, 63596, 65121, 90518, 94192. Numra me 6 shifra: 147896, 201563, 203659, 255606, 313295, 342525, 511829, 541521, 563201, 655797, 656361, 658748, 728602, 806223, 857485, 957848.

Sot çiftet do kenë disa debate për një temë delikate. Më mirë vazhdoni debatoni sesa t’i shmangeni bisedës. Sqarojeni çdo gjë njëherë e mirë. Beqarët do kenë takime të reja me persona që do i bëjnë të ndjehen mirë. Përfitoni sa më shumë dhe merrini gjërat më seriozisht. Do keni probleme me financat, por ato nuk do jenë dhe shumë shqetësuese. Kujdes me shpenzimet.

UJORI (20/I-19/II) Gjeni 10 ndryshimet

www.mapo.al

Do kaloni një ditë të vështirë dhe me probleme në jetën në çift. Mos u dëshpëroni. Mundohuni të flisni më shumë dhe gjërat do fillojnë të stabilizohen. Pas pak kohësh do gjeni harmoninë e munguar. Beqarët do ndeshen sot me atë person që iu pëlqen prej kohësh. Mos e lini mundësinë t’ju ikë. Në punë do keni mbështetjen e dikujt dhe do arrini rezultate të mira.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ka ardhur koha që ju ta merrni pak më seriozisht marrëdhënien tuaj në çift. Tregojeni sharmin tuaj dhe dëgjojeni me vëmendje atë çka do ju thotë partneri. Harmonia do mbizotërojë sot. Edhe për beqarët pritet të jetë ditë me shumë fat. Përfitoni! Në punë do gjendeni përballë disa problemeve mjaft serioze. Tregohuni të zgjuar dhe vendosini në punë të gjitha aftësitë tuaja.

AKREPI (22/X-21/XII)

Meqë klima në dashuri do jetë shumë e ngrohtë për çiftet, do përjetoni ndjenja dhe emocione të forta. Disave do iu duket sikur janë edhe në qiell të shtatë. Beqarët nuk do i ndaloje asgjë të kërkojnë personin ideal. Aftësia juaj joshëse dhe këmbëngulja do ju ndihmojnë t’ia dilni mbanë. Sot është momenti i duhur të ndryshoni sjelljen me paratë. Tregohuni më të matur me to.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

Planetët do iu sigurojnë çifteve momente të mrekullueshme sot. Do mund të realizoni dëshirat tuaja dhe partneri do shprehë dëshirat e tij. Për beqarët do ketë një dashuri me shikim të parë. Pra për të gjithë sot do jetë një ditë e mbushur me dashuri. Në punë do doni të shkëlqeni, por nëse nxitoheni mund të bëni disa gabime që nuk do i ndreqni dot. Bëni kujdes!

PESHQIT (20/II-19/III) Kjo ditë do jetë shumë energjike për dashurinë. Nuk do dini çfarë të bëni më parë me partnerin. Mundohuni të gjeni edhe pak kohë për t’u kujdesur për pamjen tuaj. Edhe beqarët do jenë plot energji. Sot do takoni një person shumë të veçantë qe do ju bëjë menjëherë për vete. Në jetën profesionale do keni fat, por duhet të bëni edhe ndonjë pushim të vogël për të grumbulluar energji.


E shtunë, 24 nëntor 2012

31

www.mapo.al

Hylli i dritës Por historianët që ka afër janë thjesht gazetarë, e puna e gazetarëve asht si shkuma e detit, zhbahet shumë shpejt. Shkrimtarët që i sillen nepër kambë janë përdorë aq shumë si lehësa sa që tash u asht marrë zani. I vetmi që e mitizoi qe Sabiani, nji kangëtar që s’ka as mbiemën, jo ma talent!

Mitizimi i banales Procesi dhe vetë ideja e çmitizimit, në sensin e vet hermeneutik, përcillet historikisht prej Etënve bollandista të shekullit XVII deri tek interpretimi bashkëkohorë i Rudolf Bultmann (1884-1976), i cili e trajton çmitizimin (Entmythologisierung) si nji proces purifikues që lejon spikatjen e mesazhit fillestar dhe origjinal të nji teksti. Çmitizimi apo demitizimi ec përkrah me mitizimin. Dikund në shkrimet e tija Mircea (Mirça) Eliade kujton sesi në nji katund rumun kishte ndeshë ende gjallë personazhet e nji historie mitike që ndërkaq kishin humbë çdo lidhje me ngjarjen në fjalë, e cila trajtohej si e pamvarun prej protagonistave. Historianët, ata seriozët, çmitizojnë tue ndërtue, pse kanë intuitë, metodë të vlertë shkencore dhe talent. Ata jo seriozët çmitizojnë tue shkatrrue, pse në vend të intuitës kanë teorema, në vend të metodës dinamike kanë vetëm struktura nocionale, në vend të talentit kanë thjesht nji titull. E kemi pa edhe kohët e fundit sesi nji historian i huej tue dashtë me çmitizue Skënderbeun përfundoi në disa teza absurde që fluturonin shumë përtej edhe vetë premisave të tija logjike. Historiani nganjiherë i ngjet kopshtarit, që tue dashtë me tregue kujdes të tepërt për pemën nisë e ia zbulon rranjët e fillon me ia pre e me ia cungue, e pa kuptue e thanë atë. Në qoftë se në nji krah kemi historianin që orvatet me çmitizue, në krahun tjetër nji mekanizëm kompleks - që përfshin ligjërimin, rrëfimin, interpretimin, shkrimin dhe përcjelljen e historisë - mitizon në nivele të ndryshme historinë tue e projektue atë në nji kornizë mrekullibase që e largon prej realitetit por njikohsisht e afron me realitetin vetëm nepërmjet kësaj përmase joreale. Mitizimi i historisë asht përdorë dhe konsumue gjanësisht prej diktaturave të shekullit XX. Nganjiherë as vetë vdekja dhe madje as profanimi i mitit nuk mjaftojnë për me e shkatrrue mitin. Në përmasa krejt modeste ne kemi pasë mitizimin e Ahmet Zogut, e në këtë hulli ka lëviz politika shqiptare sa herë që e ka përdorë, n’daç për keq, n’daç për mirë. Koha e Zogut ka fitue njifarë aure tue dalë herë si nji belle époque që s’ka ekzistue asnjiherë, herë si nji kohë mjerimi, i cili ka qenë vetëm relativ; ndërsa ai vetë del herë si monark i ndriçuem, herë si nji demon. Të dyja këto përceptime i largohen përmasave reale të Zogut si shtetar, koordinatat e të

Ardian Ndreca

Situata paradoksale në të cilën ndodhet sot Berisha asht se ai, edhe në qoftë se nuk e ka porositë vetë atë palo kangë, tashma nuk mundet as me e ndalue. Marria kolektive asht si lapsi i karikaturistit, përvijon në mënyrë të trashë konturet, pse kështu nxjerr në pah ma mirë esencën e figurave... cilave përcaktohen vetëm nepërmjet dokumentimin të veprimit të tij politik. Edhe me Enver Hoxhën ka ndodhë diçka e ngjashme. Sa qe gjallë, e sidomos menjiherë mbas vdekjes, figura e tij u projektue si e largët dhe e paarritshme. Vetë zgjedhja e piramidës si simbol i tiji, por edhe dhanja e emnit kooperativave që s’kishin as njiqind lopë e dhi, mbas vdekjes tregon për mitizimin e vetëdijshëm nga ana e atyne që donin me vijue me e përdorë figurën e diktatorit komunist për me përfitue politikisht sa ma shumë prej shqiptarëve. Deri në gjysmën e viteve ’90 në Shqipni ekzistonte miti i Sali Berishës së ndershëm. Për gjanat e këqija që ndodhnin asokohe përgjegjës ishin “ata tjerët”: përfituesit, brejtësit, do arsimtarë katundesh të improvizuem burra shtetit, ish komunistat, të paaftët, megallomanët... kurse ai vetë ishte i ndershëm edhe atëherë kur gabonte, madje edhe kur bante faje të randa. Vetë Sali Berisha ka kontribue me e çmitizue vetveten. Nji fjalë e urtë e popullit thotë se burri njihet me të vërtetë vetëm kur i rriten fëmijët. Mbas vitit 2005 prestigji i Berishës ka pësue nji ramje eksponenciale. E keqja, ose e mira e kësaj gjaje asht se atë prestigj që ai e humbte nuk e fitonte kurrkush tjetër. Kjo gja shenjoi nji zbrazti të gjatë. Mbrenda partisë së vet ky fenomen largoi çdo mundësi konkurrimi, ndërsa në arenën politike i siguroi nji jetëgjatësi të pazakonshme. Sot Berisha dhe klani i tij paraqiten tejet të konsumuem. Në fakt, ai

po ra nuk bjen vetëm. Problemi asht se si do të bijnë: ndejun, në shpinë, apo thjeshtë do të konsumohet si nji surrat boret! Që gjendja e tij politike asht kritike, pamvarsisht prej mossukseve të kësaj opozite të lodhun prej mosveprimit, e tregon fakti se Berisha po mitizohet. Njerëzit kanë nisë me mendue se ai nuk ka me ikë kurrë. Madje tash së fundit kanë fillue me i kushtue edhe kangë. Nji farë kangëtari prej Fierit, me nji za të përdredhun e me stil magjypor, i ka kushtue tash së fundi nji kangë. Qe edhe strofa e vetme e asaj kange: “Krahët hapi kënga ime, / lart ne qiell porsi skifteri, / Hajde o Sali Berisha, / krenaria je dhe nderi”. Këto vargje nuk kanë nevojë për asnji koment. Kanga (në qoftë se do të marrim guximin me e quejtë kështu) tingllon pak a shumë si ato që rapsodët e para disa dekadave i këndonin Enver Hoxhës: “Dy luanë ka bota, / nji Azia nji Europa”, dhe: “Enver Hoxha e Mao Ce Duni / janë si buka e nji brumi”. Situata paradoksale në të cilën ndodhet sot Berisha asht se ai, edhe në qoftë se nuk e ka porositë vetë atë palo kangë, tashma nuk mundet as me e ndalue. Marria kolektive asht si lapsi i karikaturistit, përvijon në mënyrë të trashë konturet, pse kështu nxjerr në pah ma mirë esencën e figurave. Por Berisha nuk asht se kërkon kangë, as buste, e madje as ironi. Ai kërkon që dikush ta fusin në histori si mit të paprekshëm e me garanci të plota. Pra, kërkon shumë ma tepër se tendera, privilegje të padrejta, kompromise, përfitime të paligjshme, kërkon me e shkrue historinë siç ia ka ânda atij. Por historianët që ka afër janë thjesht gazetarë, e puna e gazetarëve asht si shkuma e detit, zhbahet shumë shpejt. Shkrimtarët që i sillen nepër kambë janë përdorë aq shumë si lehësa sa që tash u asht marrë zani. I vetmi që e mitizoi qe Sabiani, nji kangëtar që s’ka as mbiemën, jo ma talent! Por, sa kohë don për me u harrue motivi i Sabianit? E keqja asht se ai motiv nuk harrohet pse ato akorde Sabiani dhe dymijë shokët e tij të tallavasë shqiptare i përdorin në të gjitha kangët që këndojnë. Ky asht banalizimi i mitit nepërmjet mitizimit të banales. Vetëm kaq mbërrijnë me ba shqiptarët për Sali Berishën, dhe gjithsesi asht shumë ma tepër sesa ajo që ai vetë ka mbërrijtë me ba për ta.

Rexhep Qosja

Enverizëm Made in Kosova

Alfred Lela

Në bardhezinë e përgjithshme, a ka vend për ndërhyrje? Kjo mund të ishte një prej kureshtive lindur pas pyetjepërgjigjeve mes gazetares Rudina Xhunga dhe akademikut Rexhep Qosja. Bardhezi, sa me totalitarizmat e pyetjeve, ashtu dhe përmes atyre të përgjigjeve. Një pyetje e këtij lloji, për shembull, ishte ‘i kujt është 100-vjetori, i Ismail Qemalit apo i Ahmet Zogut?” Atyre që janë të vëmendshëm ndaj medias mund t’ju kujtohet një intervistë e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në revistën ‘Java’, me lajtmotivin ‘Pavarësia është e Vlorës, jo e Burgajetit”. Duket sikur Profesor Qosja u thirr në studion e Xhungës për të gardhuar me akademizëm dhe autoritet, që në fakt u kthye në totalitarizëm, mosrehatinë e përgjithshme të së majtës me ridimensionimin e figurave të paragjykuara e të cunguara nga historiografia komuniste. Nëse kërkohet ridimensionimi i Ahmet Zogut, kjo nuk ka pse merret si përpjekje që paralelisht shoqërohet me fundosjen e Ismail Qemalit. Në panteon mund të rrinë fare mirë ai bashkë me Zogun, Nolin e Konicën. Nëse ata, në të gjallë të vet, edhe pse e përndoqën njëri-tjetrin me fjalë e fizikisht u pajtuan, (qeveria e Nolit e pat dënuar Zogun me vdekje), kush është Rexhep Qosja apo historiografët e tjerë, ende komunistë, që të vazhdojnë të kërkojnë gjakun e falur të të tjerëve?! Ka kaluar pa ndonjë spikamë në vëmendjen mediatike, por javën e dytë të tetorit Tiranën dhe Oborrin Mbretëror e vizitoi familja e Hasan Prishtinës. Nipi i Hasan Prishtinës u përshëndosh me nipin e Ahmet Zogut. Ndërkohë që historiografët vazhdojnë të mos ia falin gjakun e Hasan Prishtinës Ahmet Zogut! Sigurisht që në histori është shpërbërë ajo vija delikate mes porositësit dhe dorasit: personazhet këmbejnë shpesh vendet; herë vetë, e herë me shtysën e të tjerëve. Këtë herë shtysën e madhe të dorasit të madh, Enver Hoxhës, e bën akademiku Rexhep Qosja, një njeri i kultivuar me një të folur të butë, profili gri dhe i druajtur i të cilit ta shkon mallin e profesorëve britanikë të Oxford-it. Z. Qosja i tha Rudina Xhungës se Hoxha ndërtoi një shtet modern, ndërsa Zogu ishte një despot. Nuk e di pse dukej sikur Qosja ishte thirrur bash për këtë, për t’i vënë fre ‘ardhjes’ së Zogut në historinë shqipe dhe për të thënë se aty është Ismali Qemali, po se po, por edhe Enver Hoxha. Në fakt, aty janë të gjithë: mbërritja e Zogut, Mustafa Krujës, Abaz Kupit, Mit’hat Frashërit e të tjerëve nuk përkthehet me dëbimin e Ismail Qemalit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit a ndonjë tjetri. Por të paktën Rexhp Qosja është koherent me idetë dhe bindjet e tij. Edhe pse është inkoherent me kohën dhe të vërtetën historike. Ai e mbron komunizmin dhe Enver Hoxhën, e ka bërë këtë gjithmonë, por nuk e ka të drejtën t’ua japë si model shqiptarëve shtetin e tij dhe ta quajë modern. Luftën dhe krusmën me Enver Hoxhën e kanë pasur shqiptarët, dhe jo Rexhep Qosja dhe enveristët e Kosovës. Dhe, kush predikon luftë duhet t’i rrijë asaj. Si burrat. Në këtë pikë profesor Qosja takohet edhe njëherë me inkoherencën e tij. Ai e pat kritikuar ashpër presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova për pacifizëm ndaj serbëve. Por, kur lufta mbërriti në Kosovë, ai nuk ndenji për t’u përballur me të, me fëmijën e tij të mendimit. Ata me aktivitet publik duhet të kenë guximin të përballen me fëmijët e tyre të mendimit.


CMYK

32

E shtunë, 24 nëntor 2012

liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!

www.mapo.al


Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Advertisement
Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you