Issuu on Google+

Faqe 15

recensa e preç zogaj

Një rrëfim i pamëshirshëm për seksin si obsesion dhe rebelim “Ankimi i Portnoit”, një roman i shkrimtarit amerikan Filip Roth, botuar nga “Skenderbeg book’s”

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 24 shtator 2012. Numër 697. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Brenda Arkivit të Enver Hoxhës, ja çfarë fshihet në dosjet personale

dosja e Nazimes:

Një burrë me pistoletë në ndjekje të Fiqiriut Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin që lë në burg deri në përfundim të hetimit Nazime Vishën. Dëshmia e taksistit Mirvet Bardhi: Fiqiriun e ndiqte Nazimja me automatik, një plakë dhe një burrë me pistoletë. Ekspertiza: Plumbat, vetëm nga automatiku Gjykata e Tiranës zbardh vendimin që lë në burg pa afat Nazime Vishën, 18-vjeçaren që vrau Fiqiri Muçën në Krrabë të Tiranës, më 13 gusht të këtij viti. Vendimi hedh dritë mbi

Një nga dokumentet false të Enver Hoxhës, me emrin Luman Seferi

“Zbulohet” Arkivi i Enver Hoxhës. Ditarët politikë, dokumente personale, korrespondenca dhe mjetet e punës, që gjenden mes 1172 dosjeve. Katër letërnjoftimet e rreme të përdorura gjatë luftës dhe autobiografitë e pabotuara. Faqe 6-7

Deputeti i PS-së: “…Ai projekt nuk është reformë, por është retush dhe ne nuk mund të jemi bashkëfajtorë” FAQe 3

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Lufta midis të drejtës private dhe asaj publike në menaxhimin urban koment Gent Kaprata

Avokati i Popullit Në kohën e bisedimeve në Rambouillet, injoranca e koment shoqërisë Nexhmedin Spahiu kosovare...

kronikë

Pas përlasjes së makinave në Gjirokastër

Shifrat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po konsumojnë më pak energji elektrike, duke përdorur burime të tjera energjie si gazi, duke mos u përballur me faturat kritike të CEZ-it. Të dhënat e fundit nga INSTAT-i tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët është ulur me afro 27 për qind në gjashtëmujorin e parë të... Faqe 7

lista e përfituesve

Kthesë e fortë

8

vetëm zhurmën e përplasjes, pastaj njerëzit që thërritën “do të vritemi, do të vritemi”...

Mbifaturimet e CEZ, konsumi i energjisë bie me 27 për qind Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët është ulur me afro 27 % në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me një vit më parë. Konsumi në familje u ul me 17 % dhe në biznese me 38 %

E drejta e pronës private është një nga të drejtat...

Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa

Përplaset furgoni i pasagjerëve, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur Shpejtësia e furgonit dhe dalja e menjëhershme në rrugë e një makine të vogël kanë shkaktuar 3 viktima në Gjirokastër, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Dëshmia e të mbijetuarit: Dëgjova

“Gjykata e Lartë”, Xhafaj: Nuk e miratojmë pa amendime thelbësore

rrethanat e krimit, sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria, por edhe mbi dyshimin e ngritur nga familjarët e Muçës, se nuk ishte Nazimja ajo që kishte vrarë njeriun... Faqe 4

Pensionet e ish-ushtarakëve, ISSH publikon 89 emrat e rinj

Adoleshenti denoncon truprojet e shkollës, e rrahën se ‘ngacmoi' një vajzë Një tjetër denoncim për dhunë ndaj stafit të sigurisë së shkollës “Vitrinat”. Babai i adoleshentit të rrahur: E gjobitën me 50 euro dhe e rrahën vetëm pse i kishte hedhur fjalë një vajze të shkollës

CMYK

Faqe 6

Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, pas një aksidenti që ka përfshirë një furgon... Faqe 5

Ese / 19 Çapajev Gjokutaj

Patrioti tradhtar Afërmendsh patrioti nuk mund të jetë tradhtar. Meqë këto koncepte e përjashtojnë njëri-tjetrin, dialektika nuk lejon që, në një kohë të caktuar, në një ngjarje a ligjërim të dhënë, njeriu të jetë edhe patriot, edhe tradhtar. Ligjërimet që paraprinë dhe pasuan ndeshjen ShqipëriZvicër, hera-herës e shpërfillën këtë dialektikë. Ata që akuzuan për tradhti pesë djelmoshat kosovarë, ngaqë luanin me kombëtaren e Zvicrës, flisnin nga megafoni i patriotit, por rezultonin tradhtarë; të paktën në një nga leximet që mund t’i bësh qëndrimit të tyre. E veçanta e ligjërimit mediatik për këtë ndeshje ishte se nuk u shtjellua si rëndom në paradigmën: sulm – mbrojtje – këndore – gol etj., por u strukturua përgjithësisht mbi dihotominë: tradhtar – patriot. Më tepër sesa për futboll u fol për simbole...


2

MAPO

e martë, 7 GUSHT 2011 www.mapo.al

f kus

Partia Socialiste vijon me akuzat ndaj qeverise lidhur me shpërndarjen e reklamave shtetërore. Reagon kryeministria: Në krye të Bashkisë, Rama selektoi mediat

Debati për reklamat

PS: Integrimi 170 mijë Usd. Qeveria: Shpenzuam 7 herë më pak se rajoni

Deputeti i PS: “Tani është koha të shfaqet Sali Berisha, të mos fshihet, të japë llogari dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se pse paratë e tyre janë shpërdoruar për të financuar Partinë Demokratike”. TIRANË Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka

kërkuar dje që kryeministri Sali Berisha të reagojë për atë që socialistët e kanë cilësuar si “skandalin e reklamës shtetërore”. “Tani është koha të shfaqet Sali Berisha, të mos fshihet, të japë llogari dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se pse paratë e tyre janë shpërdoruar për të financuar Partinë Demokratike. T’u japë llogari se pse ka ushqyer klientët e familjes, me qëllimin e vetëm për të rrënuar median e lirë në Shqipëri”, - tha dje Shalsi. Ai deklaroi se në listën e ministrive që kanë shpenzuar për spote është edhe Ministria e Integrimit. ”… Pse kompania ‘Ministri of Communication’, ajo kompani për të cilën është mirë të japë shpjegime edhe Flamur Noka, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit u sugjerua që të dëmshpërblejë shtetin shqiptar në shifrën 90 000 $ për dëmin që kishte shkaktuar, ndërkohë që nga ana tjetër sipas këtij dokumenti, është Ministria e Integrimit që i jep 170 000 $ për realizime dhe transmetime spotesh. Pra nga njëra anë dënohet nga KLSH, nga ana tjetër qeveria vazhdon ta ushqejë me fonde”, - tha Shalsi. Ai tha se PS-ja nuk mori përgjigje as në reagimin e dy ditëve më parë të Ministrisë së Transporteve lidhur me reklamat, duke shtuar se drejtuesi i këtij dikasteri, Sokol Olldashi duhet të shpjegojë se pse i ka dhënë gazetës “RD” 500 mijë dollarë. Reagon Kryeministria

Kryeministri Sali Berisha reagoi dje përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për reklamat shtetërore. “Kreu i Partisë Socialiste, i cili nga viti 2006 deri në vitin 2011 si kryetar i Bashkisë së Tiranës, të gjitha reklamat, njoftimet televizive dhe ato në mediat e shkruara të vendit, në tërësinë e rasteve ia dhuroi vetëm 1 televizioni kombëtar dhe 2 televizioneve lokale që ai kontrollonte, përkatësisht ‘Top Channel’, ‘News 24’ dhe ‘Vizion plus’, si dhe 3 gazetave të tij, gazetës ‘Shekulli’, ‘Gazetës Shqiptare’ dhe ‘Shqip’, madje shpesh duke shkelur rregullat e

Erla Mëhilli “Gjithçka është bërë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike dhe se spotet televizive u janë shpërndarë 3 televizioneve kombëtare TVSH, TV Klan dhe Top Channel, kurse njoftimet në mediat e shkruara janë shpërndarë në të gjitha mediat pa asnjë dallim. Qeveria shqiptare është kufizuar në këtë shpërndarje me 3 mediat kombëtare, për shkak të fondeve”

prokurimit publik, bërtet tani se qeveria në shpërndarjen e reklamave dhe njoftimeve paska favorizuar disa media të caktuara dhe diskriminuar të tjera”, - tha dje Mëhilli. Ajo shtoi se gjithçka në këtë drejtim nga ana e qeverisë është bërë në përputhje me ligjin. “…Gjithçka është bërë në përputhje me rregullat e prokurimeve publike dhe se spotet televizive u janë shpërndarë 3 televizioneve kombëtare: TVSH, TV Klan dhe Top Channel, kurse njoftimet në mediat e shkruara janë shpërndarë në të gjitha mediat pa asnjë dallim. Qeveria shqiptare është kufizuar në këtë shpërndarje me 3 mediat kombëtare për shkak të fondeve, duke kujtuar këtu se ka shpenzuar për veprimtaritë informuese 4 deri në 7 herë më pak se çdo qeveri e rajonit e më gjerë”, - sqaroi ajo.

“Tani është koha të shfaqet Sali Berisha, të mos fshihet, të japë llogari dhe t’u shpjegojë shqiptarëve se pse paratë e tyre janë shpërdoruar për të financuar Partinë Demokratike. T’u japë llogari se pse ka ushqyer klientët e familjes, me qëllimin e vetëm për të rrënuar median e lirë në Shqipëri”, - tha dje Shalsi.

Gjatë një mbledhjeje të qeverisë

Lezhë, Rama: T’u japim një hapësire të re grave dhe vajzave LEZHË Një ndër synimet e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë edhe angazhimi në një fushatë gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin për të ripërtërirë Forumin e Gruas. Në Forumin e Gruas në Lezhë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha se në pjesë të ndryshme të saj Shqipëria po përjeton një kthim mbrapa në raport me gratë dhe vajzat. “Në pjesë të ndryshme të vendit po bëhet përditë e më e vështirë që gratë dhe vajzat të realizojnë ambiciet e tyre pa u penguar nga paragjykimet apo gjykimet e gabuara. Duam t’iu japim një hapësirë të re grave dhe vajzave, ku përmes një sërë politikash të reja t’u mundësojmë atyre lehtësirat e nevojshme”, -

tha Rama. Ai premtoi gjithashtu rimëkëmbje të ekonomisë: “Ne jemi në këtë betejë për të ndryshuar faqen e historisë së këtij vendi, për të rimëkëmbur ekonominë, për të ripërtërirë shoqërinë, për të rivendosur demokracinë dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Europën. Ne nuk jemi në këtë betejë për të ndryshuar flamurin e Partisë Demokratike me flamurin e Partisë Socialiste në tarracën e pushtetit dhe për të lënë të vazhdojë kjo histori politike e ulët, bajate dhe dekurajuese. Jo! Ne jemi në këtë betejë për të luftuar së bashku që në Shqipëri të ketë drejtësi, në Shqipëri të ketë barazi sociale, në Shqipëri të ketë barazi gjinore, në Shqipëri të ketë konkurrencë…”

Në pjesë të ndryshme të vendit po bëhet përditë e më e vështirë që gratë dhe vajzat të realizojnë ambiciet e tyre pa u penguar nga paragjykimet apo gjykimet e gabuara.


e martë, 7 GUSHT 2011 www.mapo.al

MAPO

3

Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë është edhe një ndër kërkesat publike të Brukselit me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat

“Gjykata e Lartë”, Xhafaj: Nuk e miratojmë pa amendime thelbësore Deputeti i PS-së: “…Ai projekt nuk është reformë, por është retush dhe ne nuk mund të jemi bashkëfajtorë”

Ndryshe nga qëndrimi i Xhafajt dje, në fillim të javës socialistët e kushtëzuan miratimin e këtij drafti me tri kushte të tjera që kryetari i deputetëve socialist, Gramoz Ruçi ia kishte bërë të qartë homologut të tij demokrat, Astrit Patozi

TIRANË Partia Socialiste nuk do të japë votat e domosdoshme për miratimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë, nëse drafti nuk do të shoqërohet me amendime thelbësore. Bashkëkryetari socialist në komisionin e Ligjeve, Fatmir Xhafaj deklaroi dje se duhet një rregullim i plotë i projektligjit, në të kundërt ai nuk mund të marrë votën e socialistëve. “…Ne jemi në hall të madh me këta (PD), nëse ata thonë të bëjmë një ose dy amendamente siç na ka ardhur oferta, që të thotë Brukseli që këta e bënë projektligjin për Gjykatën e Lartë, ne nuk biem dakord sepse kështu nuk bie dakord edhe vetë Brukseli. Ai projekt nuk është reformë, por është retush dhe ne nuk mund të jemi bashkëfajtorë”, - tha dje Xhafaj duke shprehur pakënaqësinë e tij edhe për rrëzimin e paketës për reformën në drejtësi që kishte propozuar PS-ja. Pak ditë më parë, komisioni i Ligjeve nuk miratoi për të disatën herë projektligjin për Gjykatën e Lartë që kërkon shumicë të cilësuar votash, si pasojë e mungesës

së deputetëve të PS-së në këtë komision. Megjithatë, ndryshe nga qëndrimi i Xhafajt dje, në fillim të javës socialistët e kushtëzuan miratimin e këtij drafti me tri kushte të tjera që kryetari i deputetëve socialist, Gramoz Ruçi ia kishte bërë të qartë homologut të tij demokrat, Astrit Patozi. Bëhej fjalë për: zbatimin e marrëveshjes së nëntorit për të miratuar reformën parlamentare; zbatimin e vendimeve të gjykatave për çështjen e Këshillit të Qarkut të Fierit, dhe zhbllokimin e situatës financiare për pushtetin vendor që drejtohet nga të majtët. Ndërsa dje Xhafaj iu referua draftit konkret duke e cilësuar atë sipërfaqësor dhe duke kërkuar për pasojë ndërhyrje imediate me qëllim miratimin e një projektligji të gjithëpranuar. Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë është edhe një ndër kërkesat publike të Brukselit, ku zyrtarë të lartë të Komisionit Europian kanë kërkuar që ajo të miratohet para se të merret një vendim përfundimtar për dhënien ose jo të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Fatmir Xhafa

Topi: Jam optimist për statusin TIRANË Kryetari i Frymës së Re

Demokratike, Bamir Topi është optimist se vendi do ta marrë statusin e vendit kandidat, por kjo jo për meritë të politikës shqiptare. “Kemi humbur shumë kohë në mënyrë të panevojshme me debate të zgjatura dhe të lodhshme politike. Duke marrë në konsideratë atë buonsens që ka qenë nga miqtë tanë europianë, por edhe për një arsye tjetër, se Shqipëria është vendi i fundit nga vendet ish-komuniste që nuk e ka marrë ende, nisur nga këta elementë dhe premisa, unë jam optimist që do ta marrim statusin e vendit kandidat”, - tha dje Topi në një deklarim të shkurtër.

Reagon PD

Bardhi: Rama po e bllokon draftin për qëllime personale TIRANË Ndryshe nga socialistët, Partia Demokratike e konsideron bllokimin e projektligjit për Gjykatën e Lartë pasojë e qëllimeve personale të kryetarit të opozitës. “… Për qëllime tërësisht personale dhe kryekëput në funksion të karriges së pushtetit, zoti Rama do me çdo kusht të bllokojë ngritjen e Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë, ngritjen e të cilit e propozuan vetë deputetët e Partisë Socialiste në komisionin e Ligjeve. Partia Demokratike denoncon këto qëndrime destruktive dhe bllokuese të z. Rama, si një përpjekje absurde dhe e dëshpëruar për të afruar ardhjen e tij në pushtet nëpërmjet bllokimit të reformave që kërkohen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe shkelmimit të

interesave europiane të qytetarëve shqiptarë”, - tha dje zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi. Ajo shtoi se miratimi i projektligjit është detyrim për integrimin e vendit. “Për Partinë Socialiste, pjesëmarrja dhe kontributi në procesin e integrimit nuk janë lëshim që i bën qeverisë, por një shans i vërtetë historik dhe i mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Kurse bllokimi i këtyre proceseve duke detyruar deputetët socialistë që të mos votojnë reformat integruese në parlament, është rikthim i Partisë Socialiste në të shkuarën e saj tejet të hidhur, rikthim tek blloku dhe bllokimi, të cilin siç dëshmuan zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2011, shqiptarët do ta ndëshkojnë vendosmërisht me votën e tyre të lirë”, - tha Bardhi.


04 4

MAPO MAPO

13Eqershor hënë, 24 shtator 2010 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

kronikë

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin që lë në burg deri në përfundim të hetimit Nazime Vishën

Zbardhet dosja e Nazime Vishës: Një burrë me pistoletë në ndjekje të Fiqiriut Dëshmia e taksistit Mirvet Bardhi: Fiqiriun e ndiqte Nazimja me automatik, një plakë dhe një burrë me pistoletë. Ekspertiza: Plumbat, vetëm nga automatiku Tiranë Gjykata e Tiranës zbardh vendimin që lë në burg pa afat Nazime Vishën, 18-vjeçaren që vrau Fiqiri Muçën në Krrabë të Tiranës, më 13 gusht të këtij viti. Vendimi hedh dritë mbi rrethanat e krimit, sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria, por edhe mbi dyshimin e ngritur nga familjarët e Muçës, se nuk ishte Nazimja ajo që kishte vrarë njeriun e tyre. Kjo pistë është mbështetur disi edhe nga dëshmia e taksixhiut Mirvet Bardhi, i cili pohoi për policinë se në ndjekjen e viktimës kishte parë Nazime Vishën, një plakë, që rezulton të jetë gjyshja e saj dhe një burrë me pistoletë në dorë. Por verifikimet e kryera nga policia dhe ekspertiza mjeko-ligjore tregojnë se mbi Fiqiri Muçën janë shkrehur vetëm plumbat e automatikut që mbante në dorë 18-vjeçarja. “MAP O” zbardh vendimin e gjykatës për një nga vrasjet më të diskutuara të verës, atë të kryer nga një 18-vjeçare, e abuzuar në moshë të mitur nga miku i familjes së vet. Dosja e Prokurorisë Më datën 13 gusht 2012, shërbimet e policisë u njoftuan se në fshatin Krrabë të Qarkut Tiranë ishte vrarë me armë zjarri shtetasi Fiqiri Muça. Pas marrjes së njoftimit, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim evidentimin dhe dokumentimin e ngjarjes së mësipërme. Sipas procesverbalit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, krimi ka ndodhur në orën 2:30 minuta, pikërisht në lagjen e xhamisë së fshatit. Pranë bahçes së banesës së Dalip Vishës, si dhe në rrugën rrotull saj, pranë një bandiere betoni janë gjetur 2 gëzhoja fishekësh arme zjarri në formë shisheje, me ngjyrë bakri, me kapsollën e goditur me markerin e stampuar në fundin e tyre me numrat 71-66 me një distancë 7.5 metra nga banesa e Dalip Vishës. Në vijim, këqyrja rezulton të jetë kryer në pjesën e rrugës në jug të bahçes, në një sipërfaqe të shtruar me asfalt, ku në skarpatin e rrugës, në një distancë 20 cm nga muri rrethues rezulton të jetë gjetur një tjetër gëzhojë e goditur me karakteristika të njëjta me dy të parat. Në vijim të këqyrjes së rrugës rezulton të jenë gjetur dy gëzhoja të tjera me të njëjtat karakteristika. Në vijim, këqyrja rezulton të jetë kryer në një fushë me bar dhe në distancë 130 metra, në një përrua me terren të pjerrët dhe të shkelur është konstatuar kufoma e një mashkulli, ku në pjesën e fytyrës kishte një plagë të madhe me shqyerje të zonës së syrit të majtë dhe rrotull tij, si dhe në shkurret anash këmbëve u vunë re njolla të kuqe gjaku. Më pas, kufoma është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme. Këqyrja e vendit të ngjarjes nga oficerët e policisë gjyqësore ka vazhduar më

datë 13 gusht 2012, në orën 09:20, në rrugën e fshatit dhe pikërisht në kolonën e portës së murit rrethues të Dalip Vishës, ku në distancën 74.4 metra rezulton të jetë fiksuar një njollë e kuqe gjaku si dhe në distancën e 6.5 metrave rezulton një tjetër njollë gjaku. Më pas rezulton i fiksuar në cilësinë e provës materiale një aparat telefoni celular si dhe një palë syze të errëta dielli, si dhe një shapkë me ngjyrë të zezë në portokalli, ku në sipërfaqen e saj janë konstatuar njolla gjaku dhe 6 gëzhoja të tjera model 56, kalibri 7.62 në formën e shishes, ku në fundin e tyre shihej e stampuar markeri 71-66. Më pas rezulton të jenë gjetur 9 copë gëzhoja si ato të mësipërmet dhe prani njollash gjaku. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore rezulton të jetë bërë arrestimi në flagrancë i shtetases Nazime Visha. Referuar deklarimeve të saj, rezulton se ishte ajo autorja e vrasjes së Fiqiri Muçës, duke parashtruar si shkak të vrasjes faktin se ai kishte ardhur për ta rrëmbyer dhe se gjatë një periudhe 4-vjeçare kishte kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës, duke përfituar nga marrëdhëniet e afërta familjare që prindërit e saj kishin pasur me viktimën Fiqiri Muça. Në vijim të veprimeve hetimore janë marrë faktorë plotësues të qitjes (gjurmë në duar) dhe konkretisht të Dalip Vishës, Behar Vishës, Besnik Vishës dhe Mirvet Bardhit si dhe është sekuestruar një automatik model 56, kalibër 7.62, me numër të stampuar 07477-84, me trup metalik, me ngjitës natribani ngjyrë të verdhë dhe jeshile në gypin e gazrave. Deklarimet e Mirvet Bardhit I pyetur në cilësinë e personit që kishte dijeni për ngjarjet, ai ka pohuar se më 12 gusht 2012 kishte mar-

Nazime Visha rrezikon 10-20 vjet burg Sipas prokurorit Blerim Tominaj, Nazime Visha rrezikon të marrë dy dënime për vrasjen e Fiqiri Muçës. Akuza e “vrasjes me dashje| është parashikuar në Kodin Penal nga 10-20 vjet burg, ndërsa akuza e “armëmbajtjes pa leje”, burgim deri në 7 vjet burg. Mbetet për t’u parë procesi i mëpasëm dhe vendimi i gjykatës për vajzën 18-vjeçare, e cila vrau me gjakftohtësi burrin që e kishte rë një telefonatë nga shtetasi Fiqiri Muça, i cili e kishte pyetur se sa ishte pagesa për taksi deri në Tiranë. Rreth orës 20.30, në vendin ku punonte si taksi kishte ardhur Fiqiri Muça, me të cilin kishte pirë një kafe rreth 1 orë në qytetin e Durrësit, e më pas ishin nisur për në Tiranë. Gjatë gjithë rrugës, Fiqiriu bënte telefonata dhe kishte dëgjuar se në telefon ishte një femre. Bisedat që Fiqiriu bënte me këtë femër kishin natyrë intime. Në Qafë-Krrabë, tek lapidari, Fiqiriu i kishte thënë të kthehej në fshatin Krrabë dhe më pas i kishte thënë ta ndalte makinën në një shtëpi buzë rruge. I kishte kërkuar të fikte makinën dhe dritat e saj se do të merrnin me vete një vajzë, e cila ishte e dashura e tij. Pas këtij momenti, shtetasi Fiqiri

20

Gëzhoja automatiku janë gjetur në hapësirën nga shtëpia e Dalip Vishës deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë i Fiqiri Muçës. Vajza ka qëlluar përgjatë gjithë rrugës, ndërsa në automatik nuk janë gjetur më fishekë

4

Persona të gjetur pranë vendit të vrasjes nga policia janë ekzaminuar për mbetje baruti në duar. Gjyshja e Nazimes, dy xhaxhallarët e saj dhe shoferi i taksisë Mirvet Bardhi, kanë rezultuar të pastër. Gjurmë janë gjetur vetëm në duart e 18-vjeçares

Muça i kishte telefonuar dikujt, duke i thënë të dilte pasi kishte ardhur. Rreth 2-3 minuta pas Fiqiri Muça kishte dalë nga makina, shtetasi Mirvet Bardhi ka dëgjuar të shtëna armësh. Pasi kishte dëgjuar të shtënat, kishte para Fiqiri Muçën të vraponte në rrugën ku ishte parkuar makina, në drejtim të një fushe që shtrihej përpara. Pas Fiqiriut kishte parë një femër me automatik në dorë dhe pas saj, një plakë dhe një burrë, që i ishte dukur se mbante pistoletë në dorë. Gjatë ndjekjes së Fiqiriut kishte dëgjuar të shtëna të tjera, që nuk e mbante mend nëse ishin me breshëri apo tek e tek. Pas çaste më pas, tek makina e tij ishte afruar një vajzë rreth 18-20 vjeç, me automatik në dorë si dhe me të rezulton të ketë qenë një plakë dhe një burrë, i cili e kishte kapur nga cepi i xhaketës dhe i kishte thënë të shkonte edhe ai me të. Pasi e kishte ndjekur deri në një vend pas një kodre, burri në fjalë i kishte thënë vajzës që mbante automatikun në dorë të zbriste poshtë. Vajza kishte zbritur në rrëpirën poshtë kodrës dhe aty, taksixhiu kishte dëgjuar disa të shtëna, por nuk e kishte vënë re kujt i kishte qëlluar vajza, pasi nuk mund të shikonte nga pozicioni ku ishte. Pasi të shtënat kanë përfunduar, vajza ishte ngjitur në vendin ku ishte Mirvet Bardhi dhe xhaxhai i saj dhe e kishte pyetur nëse e kishte parë kush e qëlloi Fiqiriun. Më pas, kishte qëndruar aty derisa kishte ardhur policia, të cilët e kishte njoftuar Nazimja me telefon. Sipas deklarimeve të Drita Vishës, Behar Vishës dhe Dalip Vishës, rezulton se ata kanë identifikuar si autore të krimit personin nën hetim, Nazime Visha, duke parashtruar si shkak kërcënimet e tij të vazhdueshme për jetën ndaj Nazimes dhe familjarëve të saj.


7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

rrethe

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Shpejtësia e furgonit dhe dalja e menjëhershme në rrugë e një makine të vogël kanë shkaktuar 3 viktima në Gjirokastër, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë

Përplaset furgoni i pasagjerëve, 4 të vdekur dhe 11 të plagosur Dëshmia e të mbijetuarit: Dëgjova vetëm zhurmën e përplasjes, pastaj njerëzit që thërritën: do të vritemi, do të vritemi... Gjirokastër-Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, pas një aksidenti që ka përfshirë një furgon udhëtarësh dhe dy makina të vogla në rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Burime nga policia e Gjirokastrës thanë se aksidenti erdhi si pasojë e shpejtësisë së mjetit të udhëtarëve dhe futjes së menjëhershme në rrugë të një makine tip “Ford”, ku udhëtonin tre pjesëtarë të familjes Bitri. Dy persona, njëri pasagjer në furgonin e udhëtarëve dhe tjetri pasagjer në makinën “Ford”, kanë humbur jetën menjëherë pas përplasjes, ndërsa i treti vdiq prej plagëve të rënda ndërsa ndodhej në spital. Ngjarja 15 persona që udhëtonin në tri automjete në rrugën kombëtare Gjirokastër-Kakavijë, janë përfshirë mesditën e së dielës në një aksident të rëndë automobilistik. Si shkak i përplasjes mes tri automjeteve, njëri prej të cilave ishte furgon-taksi që transportonte pasagjerë, kanë humbur jetën 4 persona, ndërkohë që kanë ngelur të lënduar 11 të tjerë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:15 të së dielës në vendin e quajtur Vanistër, përgjatë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, automjeti furgon-taksi me targa GJ 253 A që drejtohej nga Xhevahir Likaj, ndërsa ishte duke udhëtuar në drejtim të Kakavijës, është përplasur me automjetin tip “Ford” me targa TR 6415 T, që drejtohej nga Entela Bitri. Më pas në këtë përplasje mjetesh është përfshirë edhe automjeti tip “Reno” me targa GJ 1348 B, që drejtohej nga Lester Aliko dhe udhëtonte nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës. Sipas pasojë e kësaj përplasjeje mes tre automjeteve kanë ngelur të lënduar të 15 personat që udhëtonin në makina,

Aksidenti i djeshëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë

11 prej tyre udhëtonin në furgonin taksi. Sipas policisë dhe dëshmive, përplasja ka ndodhur kur mjeti që drejtohej nga Bitri ka dalë në rrugë kryesore nga një prej fshatrave të zonës dhe është përplasur nga furgoni në krahun e pasagjerit të vendit të pasëm, ku ndodhej babai i shoferes, që ka humbur menjëherë jetën. Ndërkohë, po ashtu ka humbur jetën menjëherë edhe një person që ndodhej në furgon dhe që duket ka qenë në vendin e parë të makinës, ndërsa janë plagosur rëndë disa të tjerë. Policia thotë se drejtuesi i makinës së tretë të përfshirë në aksident nuk ka pasur probleme shëndetësore. Dëshmia Një prej të aksidentuarve që udhëtonte në mjetin furgon dhe ka pësuar fraktura të ndryshme në pjesët e gjymtyrëve, thotë se në momentin e përplasjes nuk ka parë asgjë, por ka dëgjuar vetëm zhurmën dhe goditjen e më pas ka përjetuar tmerrin e rrotullimit të furgonit në rrugë. “Hipa në furgonin taksi për të udhëtuar në drejtim të Sarandës, - rrëfen i lënduari ngjarjen. - Në momentin që po i afroheshim fshatit Vanistër ndjeva një zhurmë të fortë në pjesën e jashtme të furgonit

Të aksidentuarit Në makinën “Ford” • Tahir Bitri 73 vjeç, i cili ka humbur jetën • Ereniqi Bitri, e plagosur • Entela Bitri, e plagosur, drejtuese e makinës Në Furgon • Xhevahir Lika, i plagosur lehtë, shoferi i makinës • Sose Nikolla 70 vjeçe, ka humbur jetën • Shpëtim Çela 26 vjeç, ka humbur jetën • Anxhela Bedaj 20 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak • Klodian Shuaipi 27 vjeç, i plagosur në Spitalin Ushtarak • Ledjona Zeno 28 vjeç, e plagosur në Spitalin Ushtarak • Ana Zeno 5 vjeçe, nga Saranda, është jashtë rrezikut për jetën • Arben Sulejmani 27 vjeç, i plagosur • Iliaz Beqiri 23 vjeç, i plagosur • Alket Musaraj 25 vjeç, i plagosur • Anxhelo Abazi 20 vjeç, i plagosur Në makinën “Reno Klio” Lester Aliko 32 vjeç, i plagosur lehtë, ka dalë nga spitali

Drejtori i spitalit: 10 të plagosurit në përmirësim, mbahen nën kontroll Drejtori i spitalit, Genci Sinoimeri tha se menjëherë pas ngjarjes i gjithë personeli i spitalit të Gjirokastrës ka qenë në gjendje gatishmërie për të asistuar nga ana mjekësore të lënduarit e aksidentit. “Ne krijuam grupe të veçanta mjekësore, në mënyrë që ndihma e dhënë të ishte sa më efikase”, - bëri të ditur drejtori Sinoimeri. Por për shkak të plagëve të shumta nuk kanë arritur të mbijetojnë 73-vjeçari Tahir Bitri, mjek në spitalin e Gjirokastrës, i cili ishte aksidentuar ndërsa ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Ford”, si dhe Sose Nikolla 70 vjeç, nga Golemi i Gjirokastrës, e cila udhëtonte si pasagjere në furgonin taksi. Ndërsa personi i tretë i cili ka humbur jetën në reanimacion është Shpëtim Çela 26 vjeç, nga Korça, i cili në momentin e aksidentit udhëtonte në furgonin taksi. Ndërkohë, për shkak të

Furgoni i aksidentuar

Mjekët e spitalit të Gjirokastrës kanë asistuar nga afër ecurinë mjekësore të 10 të aksidentuarve të tjerë

gjendjes së rënduar mjekësore të të aksidentuarve, Klodian Shahipi 32 vjeç, Ledjon Zeno 28 vjeç dhe Anxhela Bedaj 30 vjeç, bluzat e bardha të spitalit të Gjirokastrës kanë kërkuar ndihmën mjekësore të kolegëve të tyre të Spitalit Ushtarak në Tiranë. Rreth orës 14:30 të së dielës, të tre këta të aksidentuar janë transportuar me dy helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Tiranës. Përgjatë gjithë mesditës dhe mbrëmjes të së dielës, mjekët e spitalit të Gjirokastrës kanë asistuar nga afër ecurinë mjekësore të 10 të aksidentuarve të tjerë. Sipas drejtorit të spitalit, Genci Sinoimeri, janë bërë të gjitha ekzaminimit e nevojshme mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre po shkon drejt stabilizimit. “Ne do të vazhdojmë të përkujdesemi për ecurinë shëndetësore të këtyre 10 të aksidentuarve”, - tha drejtori Sinoimeri.

dhe më pas mjeti bëri disa rrotullime të frikshme në asfalt. Pasagjerët e tjerë filluan të bërtisnin duke thirrur: do të vritemi, do të vritemi ….”, - tregon i aksidentuari. Më pas atij nuk i kujtohet më asgjë, ndërkohë që është përmendur vetëm kur ka mbërritur në spital. “Mjekët më thanë që kam pësuar disa thyerje, mesa duket unë isha ulur në sediljet e mesme të furgonit dhe goditjet nuk kanë qenë shumë të forta, çka më shpëtoi jetën”, - thotë i aksidentuari i Vanistrës. Ndërkohë që dëshmitarë okularë kanë treguar se janë tronditur nga aksidenti. “Unë udhëtoja në drejtim të Kakavijës dhe u befasova kur pashë se rruga ishte bllokuar për shkak të përplasjes mes tri automjeteve. Gjithandej mbi rrugë të zinte syri pjesë makinash, xhame të thyera dhe sende personale të hapura mbi asfalt”, - përshkruan ngjarjen një prej dëshmitarëve okularë. Menjëherë pas aksidentit drejtues mjetesh dhe persona të ndryshëm që udhëtonin në ato momente në rrugën kombëtare kanë nxituar t’iu japin ndihmën e parë të lënduarve, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivat e policisë, si dhe mjekët e spitalit të Gjirokastrës.

aksidenti

Hetimet për ngjarjen, policia dyshon te shpejtësia e furgonit Efektivët e policisë rrugore në Gjirokastër kanë punuar për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa janë thirrur edhe ekspertë nga Tirana. Megjithëse deri mbrëmjen e së dielës policia rrugore në Gjirokastër nuk kishte publikuar ende zyrtarisht shkaqet e aksidentit, sipas burimeve policore dyshohet se shkak i përplasjes së dy mjeteve të para të ketë qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes, ndërkohë që më pas në aksident është përfshirë edhe automjeti tjetër. “Në aksin nacional Gjirokastër –Sofratikë, në vendin e quajtur kthesa e Vanistrës, një automjet furgon taksi me targa GJ 253 A, që drejtohej nga shtetasi Xhevahir

Likaj, i datëlindjes 1963, nga Gjirokastra, i cili po udhëtonte nga Gjirokastra për në Kakavijë, është përplasur me automjetin tip ‘Ford’ me targa Tr 6415 T, që drejtohej nga shtetasja Entela Bitri, nga Gjirokastra, e cila po dilte nga një rrugë dytësore nga fshati Vanistër për në rrugën kryesore, me drejtim për në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkohë që burime nga kjo e fundit thanë se pritet që ekspertiza të zbardhë se cili nga drejtuesit e mjeteve ka gabuar duke sjellë përplasjen. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk kishte asnjë të ndaluar, ndërsa mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekspertë nga Tirana.


6

MAPO

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

sociale

Rruga turistike e Valbonës, nis asfaltimi Rruga turistike e Valbonës është futur në proces asfaltimi. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi inspektoi punimet gjatë ditës së djeshme. Asfaltimi i kësaj rruge në të 23 kilometrat e saj, nga segmenti Margegaj–Dragobi, 12.5 km dhe Dragobi–Valbonë, 10.6 km, do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, veçanërisht atyre të huaj që synojnë ecjen në peizazhe alpine sikurse është Valbona, një ndër

perlat e turizmit malor shqiptar. “Ky është një ndër objektet më të bukura të infrastrukturës që ndërtohet sot në vend, sepse të çon në një nga zonat më të bukura të vendit, me potenciale të mëdha të turizmit malor, sikurse është Valbona, - tha Olldashi. - Sezonin e kaluar ne nisëm rrugën dhe bëmë të mundur që për këtë sezon rruga të ishte e tëra e hapur në trasenë e vet, duke bërë që të kontribuojë në rritjen e turizmit. Janë 28

mijë turistë që vetëm gjatë sezonin veror të fundit kanë vizituar Valbonën dhe bukuritë e saj, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar”, –tha ai. Kjo rrugë do të jetë me dy kalime, me shtresa asfaltike me gjerësi 6 m, me bankina nga njëra anë dhe kunete betoni nga ana tjetër, duke mundësuar në këtë mënyrë një udhëtim komod drejt këtij destinacioni të mrekullueshëm të turizmit malor shqiptar.

Regjistrimi online në universitete shtyhet edhe me 24 orë Për shkak se 7 mijë studentë nuk kanë mundur të regjistrohen online sipas afatit ligjor, Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e regjistrimit edhe për 24 orë të tjera Ministria e Arsimit ka shtyrë edhe me 24 orë të tjera regjistrimin e maturantëve fitues në fakultete. Ky vendim erdhi për shkak se, pas mbylljes së këtij afati, rreth 7000 studentë nuk ishin regjistruar në shkollat e larta publike. Por nëse edhe brenda ditës së sotme nuk kryejnë këtë procedurë, do të mbeten jashtë listës përfundimtare të fituesve. MASH sqaron edhe një herë se, të gjithë kandidatët që nuk e kryejnë regjistrimin online gjatë ditës së sotme, do të dalin nga sistemi dhe nuk do të kenë mundësi të vijojnë studimet në universitetet publike për vitin akademik 20122013. Regjistrimi online i fituesve të universiteteve është një risi e këtij viti akademik. Kjo do të thotë se ata mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet, pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive të universiteteve. Gjithashtu, ky

Studentë duke u regjistruar në fakultetin filologjik

lloj regjistrimi i ofron mundësinë një studenti fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë, ai mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Për të aplikuar online është e nevojshme një adresë e-maili, pasi në këtë adresë studentit i shkojnë username dhe passwordi, me të cilët ai mund të futet në sistem. Në

këtë adresë e-maili atij i shkojnë edhe mesazhet për zgjedhjen e statusit të regjistrimit “i përkohshëm” apo “përfundimtar”. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës,

Ky vendim erdhi për shkak se, pas mbylljes së afatit, rreth 7000 studentë nuk ishin regjistruar ende

BKT kredi të reja për sektorin e bujqësisë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), në kuadër të nismës për mbështetje të bujqësisë ka nxjerrë në treg sot një produkt të ri kredie për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e bujqësisë, Kredinë BKT AGRO. Në aktivitetin e zhvilluar sot në kuadrin e Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, ku morën pjesë zv/ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit z. Ndoc Fasllia, presidenti i KASH, z. Enver Ferizaj, Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtari i Bordit Drejtues të BKT, z. Seyhan Pencabligil, në fjalën e tij të hapjes, drejtori i Grupit të Bankingut Tregtar, Pekhan Isipek tha se sektori i bujqësisë është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, BKT ka dhënë dhe vazhdon të japë kon-

tributin e saj në zhvillimin e sektorit bujqësor, duke u lejuar operatorëve të ndryshëm në këtë sektor aksesin në kapital, një sfidë kjo që deri më sot ka penguar zhvillimin e bujqësisë dhe investimet në këtë fushë. Fasllia, duke falenderuar BKT-në për kontributin e madh që ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e sektorit bujqësor në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), bëri thirrje për një vëmendje më të madhe kundrejt zhvillimeve në bujqësi. Ferizaj vlerësoi kontributin e BKT-së, qoftë si sponsor kryesor i Panairit të Agrobiznesit dhe Turizmit, qoftë edhe për arritjen e finalizimit të marrëveshjes me USAID-in për financimin e bujqësisë deri në shumën prej 15 milionë eurosh.

AMC, kontribut për gjelbërimin e hapësirave urbane në Kavajë AMC dhe Bashkia e Kavajës përfunduan sot me një ceremoni simbolike mbjelljen e palmave në rrugën hyrëse të qytetit. Në këtë mënyrë AMC kontribuon, krahas përpjekjeve të institucioneve vendore, për të përmirësuar imazhin e Kavajës si një nga qendrat urbane, pranë disa prej destinacioneve turistike më të vizituara në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, zoti Elvis Roshi, gjeti rastin të falënderojë AMC për gatishmërinë e treguar.

Tashmë hyrja e qytetit ofron një pamje të re dhe rritja e sipërfaqes së gjelbëruar ndikon në cilësinë e jetës së banorëve, tha ai. investimi i realizuar nga kompania celulare vjen në kuadër të AMC Green, programi disavjeçar që ka në qendër kujdesin e AMC për mjedisin. Përfaqësuesi i AMC, zoti Pericles Kanellos tha: “Mbjelljen e këtyre pemëve e konsiderojmë një tjetër mundësi që i jepet AMC për t’i kthyer shoqërisë një pjesë të kontributit.

Myqerem Tafaj, pas regjistrimit online fituesit do të mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm javën e parë të fillimit të vitit akademik 2012-2013. Sipas procedurës,

të rinjtë do t’iu drejtohen sekretarive për t’u regjistruar nëse do të marrin një e-mail nëse regjistrimi i tyre nuk është kryer. Vetëm në këtë rast ata janë të detyruar të bëjnë regjistrim manual. Regjistrimi online këtë vit është një risi që shmang radhët e gjata të pritjes së fituesve pranë fakulteteve, por edhe kostot që duhej të paguante një fitues për t’u regjistruar në një universitet që nuk është në vendbanimin e tij. Paraqitja pranë sekretarive mësimore do të jetë e nevojshme vetëm në rastet kur është i pamundur regjistrimi online. Ata do të mund të regjistrohen pranë tyre deri në orën 18:00 të datës 23 shtator. Fituesit duhet të dorëzojnë fotokopjen e dokumentit të identifikimit, dy fotografi dhe një mandat arkëtimi i tarifës së reg jistrimit në shumën e 1600 lekëve, paguar pranë Postës Shqiptare në llogari të universitetit ku janë shpallur fitues.


ekonomi

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

7

MAPO

Eksportet shqiptare kryesohen nga nafta Shqipëria eksporton naftë të papërpunuar dhe importon produkte të gatshme për treg. Pas një kufizimi të eksporteve të hekurit dhe përkohësisht të çimentos në katër muajt e parë të vitit, tregu ka nisur riaktivizimin dhe për herë të parë këto produkte janë listuar në krye të listës së eksporteve shqiptare. Në periudhën 7-mujore, eksportet e grupit “mineralet dhe

lëndët djegëse” dhanë ndikim pozitiv, kryesisht nga ecuria e mirë e shitjes në tregjet e huaja të naftës nga kompania “Bankers Petroleum”. Sipas INSTAT-it, këto eksporte u rritën 21% me bazë vjetore, me vlerë rreth 40 miliardë lekë dhe zunë 33% të totalit, duke u bërë për herë të parë sektori më i rëndësishëm në eksportet “Made in Albania”. Mineralet, çimentoja dhe nafta janë

pjesë e 4 grupeve të mallrave, që zënë 80% të totalit të eksporteve, duke kryesuar në strukturën e eksporteve shqiptare ndër 10 produktet kryesore “Made in Albania”. Vjet, sipas Qendrës Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), këto produkte bashkë me industrinë e fasonit kapën vlerën 92.17 miliardë lekë dhe zunë 47% të eksporteve.

Pensionet e ish-ushtarakëve, ISSH publikon listat me 89 emrat e rinj Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon listën e re me emrat e ish-ushtarakëve që përfitojnë pensionet e parakohshme, si dhe ato suplementare. Lista e bërë publike përmban emrat e 89 ish-ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, nga i gjithë vendi, të ndarë sipas qarqeve. ISSH po ashtu bën të ditur se pensionet për përfituesit e radhës janë kaluar në llogaritë e qendrave përkatëse paguese, ndërkohë që ata u përkasin qyteteve të ndryshme të vendit. Procesi i llogaritjes së pensioneve për ishushtarakët që i përkasin kategorisë suplementare, para 30 qershorit 1991, të cilët kanë dalë në rezervë, ka nisur që prej muajve të fundit të vitit 2011. Nr.

Banorë duke paguar energjinë elektrike

Mbifaturimet, konsumi i energjisë bie me 27 % Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët është ulur me afro 27 % në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me një vit më parë. Konsumi në familje u ul me 17 % dhe në biznese me 38 % Shifrat e fundit tregojnë se qytetarët dhe bizneset po konsumojnë më pak energji elektrike, duke përdorur burime të tjera energjie si gazi, duke mos u përballur me faturat kritike të CEZ-it. Të dhënat e fundit nga INSTAT-i tregojnë se përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët është ulur me afro 27 për qind në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në krahasim me një vit më parë. Konsumi në familje u ul me 17 për qind, megjithëse familjet mbulojnë edhe kështu rreth 60 për qind të energjisë së harxhuar. Ndërsa energjia e konsumuar nga bizneset u ul me 38 për qind, krahasuar me një vit më parë. Në fakt, treguesit e konsumit të energjisë kanë rënë në mënyrë drastike. Që pas viteve 1990 konsumi i energjisë elektrike në vendin tonë është rritur mesatarisht me 10 për qind në vit. Për shkak të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të nivelit të jetesës, nevojat e vendit për energji gjatë tranzicionit u rritën ndjeshëm, duke çuar në atë situatë që konsumi të mos përballohej nga prodhimi vendas. Mirëpo ky vit shënon të parin që konsumi i energjisë vjen në

rënie të ndjeshme, për shkak se gjendja ekonomike e konsumatorëve nuk përballon faturat e larta të CEZ-it. Statistikat tregojnë humbje të mëtejshme të energjisë në rrjet. Sipas të dhënave më të fundit, po aq sa është ulur konsumi nga familjarët dhe bizneset, po aq janë rritur edhe humbjet në rrjet, që deri tani kanë shkuar në maksimumin historik prej 50 për qind. Humbjet në rrjet janë rritur deri në 50 për qind, dhe aktualisht këto humbje përbëjnë afro 50 për qind të sasisë së energjisë së përdorur faktikisht në vend. Studiuesit pohojnë se të gjitha këto humbje janë humbje joteknike, pra janë vjedhje, abuzime dhe mospagime faturash të energjisë nga përdoruesit. Kompania CEZ nuk po mundet ende të kontrollojë rrjetin e shpërndarjes apo

Kompania CEZ nuk po mundet ende të kontrollojë rrjetin e shpërndarjes apo të bëjë investime të ndjeshme për të ulur këto humbje, ndërkohë që po përpiqet kryesisht të përmirësojë mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë

të bëjë investime të ndjeshme për të ulur këto humbje, ndërkohë që po përpiqet kryesisht të përmirësojë mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë. Aktualisht Shqipëria prodhon vetë 55 për qind të energjisë gjithsej dhe thuajse po aq vidhet në rrjet nga abuzuesit. Pjesa tjetër, rreth 45 për qind e energjisë vjen nga importi dhe shkëmbimet e energjisë me vende të tjera. Ndërkohë që shifrat e humbjeve p ë r ke q ë s o h e n , n j ë p j e s ë e qytetarëve ankohen për çmimet e energjisë, faturat e shtrenjta të pamotivuara, një pjesë paguajnë rregullisht, dhe një pjesë protestojnë duke u mbledhur pranë centraleve elektrike, por në Shqipëri ka ende zona të tëra që nuk e paguajnë energjinë prej shumë vitesh. Për shkak të kësaj situate, Shqipëria paraqitet me çmimet më të larta të energjisë ndërmjet vendeve të rajonit, sipas një studimi që ka bërë Shoqata Rajonale e Rregullatorëve të Energjisë për tarifat e energjisë. Sipas shoqatës, Shqipëria ofron një çmim për energjinë ndaj konsumatorëve familjarë prej 8.06 cent, duke lënë pas vende të tilla si Serbia, Maqedonia, Bosnja, Kosova, Ukraina etj. Fatura që shqiptarët paguajnë për energjinë duhet të ishte më e lirë se shumë nga këto vende, pasi 98 për qind e energjisë në vend prodhohet nga HEC-et me kosto të lirë rreth 1 cent, ndërsa pjesa tjetër importohet. Madje edhe Kosova që e ka të bazuar prodhimin e energjisë në termocentrale, i cili dihet që është me kosto më të lartë, ofron një çmim prej 4.8 cent për kilovat/orë ndaj konsumatorëve familjarë.

Kryesisht, këta janë kategoria e personave, të cilët kanë dalë që të gjithë në pension, por nuk kanë përfituar nga ligjet e mëparshme. Deri më tani, sipas të dhënave nga ISSH-ja, janë caktuar rreth 50% e pensioneve suplementare për pensionet e reja të pleqërisë, për ata që janë liruar para datës 30.06.1991. Kategoria për të cilën procesi i përllogaritjes së përfitimeve po shkon drejt përfundimit është ajo e pensioneve të parakohshme. Ndërkohë, ISSH dhe organet e saj vartëse në të 12 DRSSH-të po vijojnë punën për llogaritjen dhe dhënien e përfitimeve për të gjitha ato kategori ushtarakësh që janë subjekt i ligjit nr.10142.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45

Emer Adrian Agim Agim Ali Ali Ali Ali Ali  Alma Avni Bahir Bajram Banush Bashkim Bashkim Dode Duro Fatime Fatmir Fiqirete Fitim Flutur Gani Gavril Gjelosh Hajdar Halil Harillaq Hasan Haziz Hider Hysen Ibrahim Ilia Isa  Izet Jovan Kadri Leke Luan Luto Mark Mark Marko Mexhit

Atesia Musa Shaban Sulejman Ismail Jonuz Rexho Xhafer Banush Spiro Sulejman Haxhi Ferik Hamit Bajram Elez Zef Shaske Feta Ahmet Kalem Shukri Pasho Qazim Etem Tome Veli Hasan Sokrat Neim Isak Zeqir Skender Xhafer Vasfi Dervish Maliq Mihal Hysen Nikoll Izet Ali Bib Sotir Koco Riza

Mbiemer Mazreku Alla Selfollari Visha Kosumi Bano Kongoli Musallaj Mazniku Hajro Pajo Fezg Kasolli Lushi Dervishi Marku Bocaj Zenuni Shabani Lalaj Trupja Nasi Vidhaj Siati Pllumbaj Maloku Brati Stoja Hoxholli Cekrezi Sina Myrtezai Kodra Shameti Hykaj Blaceri Angjo Abdihoxha Dodani Shehu Bocaj Lleshi Shaka Gerde Allaraj

Lloji perfitimit P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem

Rajoni Kukesi Shkoder Tirana Tirana Korca Fieri Tirana Kukesi Tirana Tirana Vlore Tirana Korca Kukesi Tirana Shkoder Vlore Tirana Shkoder Tirana Tirana Elbasani Shkoder Tirana Shkoder Durresi Tirana Tirana Elbasani Elbasani Durresi Korca Tirana Korca Shkoder Korca Korca Elbasani Shkoder Tirana Durresi Shkoder Shkoder Korca Durresi

46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89

Muhamet Myzafer Naco Naim Nazif Nazif Nikolin Nikolla Osman Pandeli Paris Pashk Pasho Perlat Perparim Petraq Petrit Qatip Rakipi Ramadan Rauf Sadri Seit Sejdin Serjat Servet Sherif Simon Sinan Skender Spiro Stefan Sulejman Tafil Tonin Trifon Veli Vesel Vladimir Xhemil Ylli Zeqo Zihni Zyhdi

Neki Hysen Aristotel Ramazan Fadil Yzeir Gjine Spiro  Yzeir Vangjo Avdul Zef Alush Elmaz Rexhep Sokrat Mihal Bexhet Qerim Jonus Kajmak Rexhep Idriz Ramo Teki Bajram Raif Kalam Sulo Halim Vasil Jani Qazim Estref Kol Miter Saliko Neim Naun Sulo Kamer Qemal Isa Rexhep

Begolli Kananaj Llambi Duzha Dajlani Jahja Gaci Gaba Qose Treska Manllija Prenga Merolli Kondi Guma Golemi Kokoneshi Merhati Rakipi Misliu Rushiti Halilaj Ruda Hysi Murah Zhapa Collaku Tanuçi Likaj Shehi Gjika Mufali Boci Velaj Gjonpalaj Davidhi Bardhi Avdullai Dushi Mahmutaj Cerraga Ibrahimi Sulollari Canga

P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie Suplement Pleqerie P.Parakohshem P.Parakohshem

Tirana Tirana Tirana Elbasani Korca Korca Shkoder Berati Elbasani Tirana Fieri Lezha Elbasani Tirana Tirana Fieri Elbasani Tirana Korca Korca Korca Tirana Elbasani Tirana Tirana Tirana Korca Fieri Vlore Tirana Tirana Elbasani Elbasani Tirana Shkoder Fieri Tirana Berati Tirana Vlore Elbasani Elbasani Fieri Tirana


8

MAPO

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Precedenti, përleshja mes policisë dhe truprojeve Rasti i ushtrimit të dhunës ndaj nxënësit 16-vjeçar Xh. Bushi, është i dyti i denoncuar për të njëjtën shkollë në Komisariatin e Policisë Nr.6 në kryeqytet. Disa muaj më parë, në drejtorinë e Policisë së Tiranës u shoqëruan 12 punonjës të kësaj shkolle, mes të cilëve shumica bodigardë, por edhe pedagogë të universitetit. Një student kishte

depozituar një kallëzim penal ndaj tyre për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në këto ambiente. Pas marrjes së denoncimit, punonjësit e shkollës së lartë nuk lejuan hyrjen e policisë në ambientet e saj për të kryer veprimet hetimore që kishin të bënin me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të ambienteve të tjera, ku pretendohej se kishte

ndodhur incidenti. Madje, punonjësit e sigurisë së kësaj shkolle penguan me dhunë punonjësit e policisë deri sa këta të fundit u detyruan të futen në shkollë me forcë, ndërsa shumë prej punonjësve të cilësuar si bodigardë, u shoqëruan dhe u arrestuan për kundërshtim të punonjësve të policisë me dhunë.

Adoleshenti denoncon truprojet e shkollës, e rrahën se ‘ngacmoi” një vajzë Një tjetër denoncim për dhunë ndaj stafit të sigurisë së shkollës “Vitrinat”. Babai i adoleshentit të rrahur: E gjobitën me 50 euro dhe e rrahën vetëm pse i kishte hedhur fjalë një vajze të shkollës. Dashamir Biçaku

Tiranë Një incident i ri me truprojet e shkollës “Vitrinat” është denoncuar në polici pak ditë më parë. Një nxënës i kësaj shkolle të mesme ka denoncuar tre punonjësit e sigurisë për dhunë, vetëm pse ai kishte ngacmuar një vajzë. Policia nisi hetimin për tre bodigardët, duke i shoqëruar ata në komisariat pas denoncimit të nxënësit të vitit të parë të gjimnazit. Xh. Bushi 16 vjeç, banues në Thumanë, denoncoi në Komisariatin e Policisë Nr.6 në kryeqytet, tre truprojet e ambienteve të brendshme të shkollës, pasi sipas tij e kishin rrahur dhe keqtrajtuar paraditen e së premtes. Një fakt i tillë u pohua për gazetën “MAPO” edhe nga babai i adoleshentit, Avni Bushi gjatë një bisede telefonike. Gjithçka sipas tij ka ndodhur vetëm për faktin se i biri i ka folur një vajze duke i hedhur fjalë, ndërsa kjo e fundit ishte ankuar në administratën e shkollës. “Kaq gjë është bërë shkak për rrahjen e tim biri dhe grisjen e rrobave të tij nga truprojet”, - tha

Avni Bushi. N. P., 38 vjeç, B. H., 41 vjeç dhe T. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, u morën në ndjekje penale nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas kallëzimit të depozituar ndaj tyre në Komisariatin e Policisë Nr.6 nga Xh. Bushi, 16 vjeç. Sipas burimeve të policisë, të tre personat me funksion roje dhe bodigardë në shkollë, akuzohen për veprën penale të dëmtimeve me dashje, plagosjes së lehtë, si dhe të kanosjes. Sipas babait të nxënësit të rrahur dhe keqtrajtuar, djali i tij është regjistruar rishtazi në këtë shkollë këtë vit, pasi kishte mbaruar shkollën 9-vjeçare në vendlindjen e tij në Thumanë. Avni Bushi tha për gazetën “MAPO” se e kishte futur të birin në këtë shkollë, për shkak të bashkëpunimit dhe njohjes që kishte me drejtuesit e shkollës, për arsye të një angazhimi në një

“Menjëherë pasi depozituam kallëzimin në policinë e Tiranës, unë vendosa të heq djalin nga shkolla. E kisha çuar tim bir për t’u shkolluar atje dhe jo për të ushtruar dhunë ndaj tij”, - tha Bushi

fondacion. Bushi tregon se mesditën e së premtes ishte telefonuar nga administrata e shkollës, nga e cila i ishte komunikuar se në bazë të kontratës së lidhur mes tij dhe shkollës, i biri ishte gjobitur me 50 euro, pasi kishte ngacmuar një vajzë. “Menjëherë u drejtova për në adresën e shkollës, për të mësuar se çfarë kishte ndodhur, por mësova se im bir jo vetëm se ishte gjobitur për shkak të sjelljes së tij, që administrata e kësaj shkolle e cilëson si të dënueshme, por ndaj tij ishte ushtruar edhe dhunë. Menjëherë vendosa ta heq djalin nga shkolla, ndërsa për ta ne depozituam një kallëzim në Komisariatin e Policisë të Kombinatit”. Avni Bushi tha për gazetën “MAPO” se e pranonte gjobën, pasi ishte një detaj i kontratës, por e quante të pajustifikueshme përdorimin e dhunës. “Menjëherë pasi depozituam kallëzimin në policinë e Tiranës, unë vendosa të heq djalin nga shkolla. E kisha çuar tim bir për t’u shkolluar atje dhe jo për të ushtruar dhunë ndaj tij”, - tha Bushi. Policia pas marrjes së kallëzimit e referoi atë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa të dëmtuarit i lëshoi një vendim për akt-ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit fizik të tij. Gjatë marrjes në pyetje, tre truprojet ndaj të cilëve ka filluar hetimi, kanë bërë me faj adoleshentin për fjalët që i kishte hedhur një tjetër nxënëseje të shkollës. Incidenti është tashmë në hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Universiteti “Vitrinat” ku ka ndodhur incidenti

Rokadë gradash në Policinë e Shtetit, ja lëvizjet Drejtues të njohur të policisë ndryshojnë sërish vendet me njëri-tjetrin. Policia e Shtetit: Shkak u bë konkurrimi për gradat Tiranë Policia e Shtetit publikoi dje transferimet e disa drejtuesve të rëndësishëm në qarqe. Ndryshimet e mësipërme janë kryer menjëherë pas zhvillimit të konkursit të gradave në Policinë e Shtetit, gjatë të cilit 30 efektivë të Policisë së Shtetit me gradën Drejtues, konkurruan për të marrë gradën Drejtues i Parë. Mes kandidatëve që konkurronin për të marrë gradën Drejtues i Parë, kishte nga ata që ishin në strukturat drejtuese të policisë në qarqe, por që nuk kishin gradën përkatëse. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku tha dje për mediat: “Në kuadër të përfundimit të procedurave të konkurrimit për ngritjen në gradën Drejtues i Parë, si dhe në përmbyllje të të gjithë procesit të fitimit të gradës nga punonjësit e policisë që u shpallën fitues të konkurrimit, janë bërë dhe emërimet përkatëse në strukturat e Policisë së Shtetit. Kështu sipas listës së mësipërme, drejtor i Policisë së Beratit është emëruar Ylber Zyberi, i cili më parë ishte drejtues i një sektori në Policinë Kufitare. Ai zëvendësoi Ajet Ibron, i cili mori detyrën e drejtorit të

Transferimet e drejtorëve

Hysni Burgaj

Policisë së Gjirokastrës, ndërsa ky i fundit zëvendësoi Halit Muratin që mori detyrën e kreut të Policisë së Elbasanit. Drejtues i Parë, Arjan Bozhaj u emërua në krye të Policisë së Fierit, duke zëvendësuar Mërgim Hoxhën, i cili mori detyrën e drejtorit të Qendrës së Formimit Policor (ish- Akademia e Policisë). Ismail Elezi, ish- drejtor i Policisë Kufitare në Korçë, u emërua drejtor i Hetimit të Krimit Ekonomik, duke zëvendësuar Shpëtim Muçollarin që mori detyrën e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ish- drejtori i Policisë së Korçës, Ylli Metko mori funksionin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërsa u zëvendësua në Korçë nga Gjergji Jorgo. Hamdi Fjora është rikthyer në specialitetin e tij të drejtimit të forcave lëvizëse dhe operacionale. Pëllumb Seferi, mori detyrën e Drejtorit të Policisë së Kukësit, duke

zëvendësuar Sadri Ramçen, i cili nuk mundi të fitonte gradën Drejtues i Parë. Ramçe u emërua në detyrën e kancelarit në Qendrën e Formimit Policor (Ish- Akademia e Policisë). Ahmet Haxhia, ish- zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mori detyrën e Drejtorit të Planifikimit Strategjik pranë Policinë e Shtetit. Shkëlqim Saço u emërua shef sektori në këtë Drejtori, po ashtu si edhe Agron Nuredini, i cili mori detyrën e specialistit. Në të njëjtin funksion mori edhe ish- Drejtori i Policisë së Tiranës, Drejtues i Parë Sajmir Muçaj. Të gjithë specialistët që emërohen në këtë drejtori, apo drejtues të saj ruajnë gradat e larta që kanë pasur më parë. Ndërkaq, ish- kreu i Policisë së Elbasanit, Emri Vata zëvendësoi Aleks Hajdarin në Durrës, që u transferua në të njëjtin funksion në krye të Policisë së Shkodrës. D.Biçaku

1. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar z.Halit Murataj 2. Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës është emëruar z. Emri Vata 3. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar z. Aleks Hajdari 4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar Z. Ajet Ibro 5. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat është emëruar z. Ylber Zyberi 6. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës është emëruar z. Pëllumb Seferi 7. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë është emëruar z. Gjergji Jorgo 8. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier është emëruar z. Arjan Bozhaj 9. Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale është emëruar z. Hamdi Fjora 10. Drejtor i Qendrës së Formimit Policor është emëruar z. Mërgim Hoxha 11. Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Ahmet Haxhiaj, 12. Shef Sektori në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Shkëlqim Saço 13. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Agron Nuredini 14. Specialist Koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Saimir Muça 15. Kancelar në Qendrën e Formimit Policor është emëruar Z. Sadri Ramçaj 16. Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar është emëruar Z. Ismail Elezi 17. Specialist në Drejtorinë kundër Krimit Financiar është emëruar z.Altin Qato 18. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z. Shpëtim Muçollari 19. Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z. Ylli Metko


uet press

fenomen

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë

Shqipëria e rrëfyer nga Kasoruho në një libër që kërkohet ende në Itali

Duke analizuar problemet e legjitimitetit për periudhën e sundimit komunist në vendet e Europës Lindore, sociologu Fatos Tarifa, në librin e tij nxjerr në pah edhe dinamikën e zhvillimeve politike në vendet e ish-kampit socialist...

I botuar për herë të parë në vitin 1993 dhe ribotuar për herë të katërt, këtë vit në Itali libri “Një ankth gjysmëshekullor, Shqipëria e Enver Hoxhës” i Amik Kasoruhos, ndiqet ende me kërshëri...

Dosje fenomen Vitrina e librit recensë botime

Recensa e Zogajt

www.mapo.al

Çfarë ndodhet në Fondin nr. 10, të emërtuar “Arkivi personal i Enver Hoxhës”, mes 28 mijë e 129 fletëve të vendosura në 1172 dosje të Arkivit të Shtetit

Brenda Arkivit personal të Enver Hoxhës Një rrëfim i pamëshirshëm për seksin si obsesion dhe rebelim “Ankimi i Portnoit”, një roman i shkrimtarit amerikan Filip Roth, botuar nga “Skenderbeg book’s”

Ata që trokasin në portën e hekurt të Arkivit të Shtetit për të kërkuar dosje që i përkasin Fondit nr.10, janë shumë të paktë. Bëhet fjalë për arkivin personal të Enver Hoxhës, që është ndër fondet më të mëdha personale që ka zënë jo pak hapësirë në Arkivin e Shtetit. Ndër ata pak vizitorë që kërkojnë të gërmojnë me shpresën se do të gjejnë diçka me vlerë në atë fond janë gazetarët. Në listën e kërkuesve të këtij fondi kanë hyrë dhe dalë në këto 20 vjet në fakt, fare pak gazetarë, e tek-tuk ndonjë individ që ka ardhur për arsye krejtësisht

Faqe 9

personale, për të parë ndonjë dokument që lidhet me të kaluarën e tij ose të familjarëve. Fondi personal i Enver Hoxhës si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSHsë, është i hapur për t’u shfrytëzuar dhe publikuar. Në kuptimin e ligjit, ai është një fond i deklasifikuar. Por pavarësisht kësaj, asnjë studiues apo historian nuk ka paraqitur interes për të shfletuar këtë arkiv. Të paktën kështu rezulton nga listat e kërkuesve ku përveç emrit, institucionit nga vjen, shënohet edhe qëllimi që ka kërkuesi për shfrytëzimin...


10

E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

dosje Çfarë ndodhet në Fondin nr. 10, të emërtuar “Arkivi personal i Enver Hoxhës”, mes 28 mijë e 129 fletëve të vendosura në 1172 dosje të Arkivit të Shtetit

Zbulohet Arkivi personal i Enver Hoxhës Aida Tuci

A

ta që trokasin në portën e hekurt të Arkivit të Shtetit për të kërkuar dosje që i përkasin Fondit nr.10, janë shumë të paktë. Bëhet fjalë për arkivin personal të Enver Hoxhës, që është ndër fondet më të mëdha personale që ka zënë jo pak hapësirë në Arkivin e Shtetit. Ndër ata pak vizitorë që kërkojnë të gërmojnë me shpresën se do të gjejnë diçka me vlerë në atë fond janë gazetarët. Në listën e kërkuesve të këtij fondi kanë hyrë dhe dalë në këto 20 vjet në fakt, fare pak gazetarë, e tek-tuk ndonjë individ që ka ardhur për arsye krejtësisht personale, për të parë ndonjë dokument që lidhet me të kaluarën e tij ose të familjarëve. Fondi personal i Enver Hoxhës si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH-së, është i hapur për t’u shfrytëzuar dhe publikuar. Në kuptimin e ligjit, ai është një fond i deklasifikuar. Por pavarësisht kësaj, asnjë studiues apo historian nuk ka paraqitur interes për të shfletuar këtë arkiv. Të paktën kështu rezulton nga listat e kërkuesve ku përveç emrit, institucionit nga vjen, shënohet edhe qëllimi që ka kërkuesi për shfrytëzimin e këtij arkivi. Materialet janë vendosur në rafte prej hekuri dhe pjesa më e madhe e tyre janë në dosje metalike, ashtu siç janë transferuar në Arkivin e Shtetit nga Arkivi ishKomitetit Qendror të PPSH-së në vitin 1992. Aktualisht personali i Arkivit të Shtetit po merret me zhvendosej e tyre nga dosjet metalike në kuti, për arsye se dosjet kanë filluar të krijojnë përthyerje nga vendosja vertikale e tyre. Në dhomën ku ndodhet arkivi i Enverit janë dhe dy arkiva të tjerë personalë. Sipas përgjegjësit të Arkivit, përveç Enver Hoxhës, fond personal në Arkivin e Shtetit kanë edhe Ramiz Alia e Hysni Kapo. Në cepin e një prej rafteve dallohen dhe disa dosje, ku mbi to janë shënuar “Ditarët e shoqes Nexhmije Hoxha”. Në arkiv ndodhen të administruara edhe disa materiale të Nexhmije Hoxhës e që janë bërë gati për t’u mbledhur në një fond personal, ku përveç ditarëve të saj ka dhe letra, shënime, të gjitha të trashëguara nga Arkivi i Ish- Komitetit Qëndror të PPSH-së. Fondet e Hoxhës, Alisë dhe Kapos zënë njërën nga dhomat ku mbahen të gjitha fondet e arkivit, ndërsa gjithë fondi i PPSH-së zë hapësirën e dy dhomave, përfshirë dhe disa metra korridor ku janë të vendosura kryesisht fotokopje të të gjitha dosjeve. Në Fondin nr.10 të emërtuar “Arkivi

Personal i Enver Hoxhës” janë 28 mijë e 129 fletë të seleksionuara sipas grupeve dhe nëngrupeve të vendosura në 1172 dosje. Në shifra duket një fond i konsiderueshëm, por duke shfletuar dosjet një nga një, pyetja se, përse duhen ruajtur disa prej tyre, të vjen natyrshëm. Ka dosje të tëra që përveçse zënë vend, nuk kanë ndonjë vlerë. Kartolinat dhe letrat pafund që populli i dërgonte udhëheqësit për çdo datëlindje, festë çlirimi apo për Vitin e Ri, zënë një pjesë të konsiderueshme të arkivit, bashkangjitur edhe dhuratat që po populli i dërgonte udhëheqësit; që nga çentrot, gërshërë për krasitje (dhuruar nga një agronom), libra me dedikime (dhuruar nga historianë, studiues e shkrimtarë), vepra arti, flamuj, fotografi të ndryshme, madje në një nga dosjet e kartolinave të urimeve ndodhet dhe një biletë lotarie 1-dollarëshe, që një bashkatdhetar nga Austria ia dërgonte udhëheqësit të shqiptarëve me rastin e 64-vjetorit të lindjes (!); një stampë kostumi dhuruar nga një tjetër bashkatdhetar, si dhe abonimet e tij në periodikë të huaj vit pas viti, bashkangjitur edhe ndonjë nga ankesat e Hoxhës, si ajo dërguar “Le Monde”, ku zyrtarisht i ankohej se gazeta vinte me vonesë. Materiale të kësaj natyre janë të shumta në arkivin personal të Hoxhës. Disa nga dosjet të intrigojnë në fakt në etiketimin “materiale dokumente thjesht personale” të Hoxhës, por ato nuk përmbajnë gjë tjetër veçse disa letërnjoftime që ai ka përdorur gjatë luftës, dëftesa, diploma, regjistrime në universitet, një fletore e tij në kohën kur ishte gjimnazist, copëza gazetash etj. Në fondin personal janë katër letërnjoftime me pseudonimet që ka përdorur ai gjatë luftës. Mes letërnjoftimeve është edhe një triskë (për të marrë ushqime) që ai e kishte përfituar si anëtar i Partisë Fashiste me emrin Thanas Pano Josif, e lëshuar nga Federata Fashiste e Tiranës në vitin 1942. Të gjitha letërnjoftimet janë me emër të rremë dhe foto të Enver Hoxhës. Një letërnjoftim tjetër me emrin Hasan Çabej dhe me foton e Hoxhës, lëshuar nga “Kuvisja Turistike dhe Automobilistike Mbretnore e Shqipnis”. Letërnjoftimi nuk e ka datën e lëshimit, por vetëm profesionin si llogaritar. Në dosjen e materialeve personale të Hoxhës nuk ka asgjë tjetër veçse letërnjoftimeve, një pasaportë diplomatike, një librezë kursimi që i përket vitit 1947, copëza gazetash të

Disa nga dosjet të intrigojnë në fakt në etiketimin “materiale dokumente thjesht personale” të Hoxhës, por ato nuk përmbajnë gjë tjetër veçse disa letërnjoftime që ai ka përdorur gjatë luftës, dëftesa, diploma, regjistrime në universitet, një fletore e tij në kohën kur ishte gjimnazist, copëza gazetash etj

huaja ku ai ka shënuar me shkrim dore vërejtjet e tij, disa radiograme shkëmbyer mes tij dhe Mehmet Shehut në kohën kur ai ndodhej në Moskë për kurim, si dhe me bashkëshorten e tij Nexhmije Hoxha në kohën kur ajo ndodhej në Itali bashkë me fëmijët. Materiale të etiketuara “personale” janë dhe disa libra me dedikim. T’i lije një dedikim udhëheqësit ka qenë shumë e zakonshme për një gjeneratë të tërë shkrimtarësh, historianësh, studiuesish e poetësh të rinj. Lista e librave me dedikime dhuruar Enver Hoxhës është shumë e gjatë. Ajo zë një bllok të tërë në inventarin e Fondit të Hoxhës. Emra të njohur të fushave të ndryshme, kompozitorë, dramaturgë, historianë, studiues, shkrimtarë, që

nga Kadare, Agolli, Ali Asllani, Nasho Jorgaqi, Petro Marko, Sterio Spasse, Pëllumb Kulla, Dhimitër Shuteriqi, Nonda Bulka, Vedat Kokona, Gjon Shllaku, Kol Jakova e shumë e shumë të tjerë. Në listën e shumë të gjatë të librave me dedikim ndodhet vetëm një dorëshkrim, ai i Xhelal Staraveckës, titulluar “Përpara gjyqit të historisë”, që është botuar së fundmi në Shqipëri, ku në përshrimin e kësaj dhurate është shkruar: “...dhuruar më 1975 nga ky tradhtar, i cili ndodhet i arratisur jashtë Shqipërisë”. Ditarët aq të debatuar “Ditarët politikë” të Hoxhës janë rreshtuar njëri pas tjetrit në një nga raftet e fondit. Asnjë prej ditarëve nuk është në origjinal. Ata janë të gjithë

Kolonën time në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term që më pati joshur dhe intriguar pa masë që përpara shumë vjetësh, kur mësova se guri filozofal nuk ekzistonte në realitet dhe se qe vetëm një ëndërr...


E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

11

Dokumenta personale

Letërnjoftimi me emrin Luman Seferi është lëshuar nga zyra e gjendjes civile të Tiranës dhe mban datën 15 maj të vitit 1942. Profesioni: tregtar.

Letërnjoftimi që mban emrin Selman Çuçi, i lëshuar nga zyra e gjendjes civile Sarandë (porti Edda), lëshuar më 27 korrik të vitit 1942. Profesioni: komisioner

tekste të riprodhuara nga origjinali dhe të lidhura në kopertina herë portokalli, jeshile, blu të zeza apo të kuqe. Në Arkivin e Shtetit nuk ndodhen origjinalet dhe sipas inventarit, ato nuk kanë qenë kurrë aty. “Unë mendoj se dinamika është kjo: mund të jenë dorëzuar origjinalet, janë daktilografuar dhe janë kthyer sërish”, - thotë Armando Boci, punonjës i Arkivit. Ditarët politikë origjinalë të Enver Hoxhës kanë ardhur në formën e shtypur nga Arkivi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së në Arkivin e Shtetit pa procesverbale dorëzimi. Procesi i kalimit nga njëri arkiv në tjetrin është kryer në bllok, pa procedurën e marrjes në dorëzim me inventarët përkatës, për shkak se nuk kishte asnjë autoritet që të paraqitej si fondkrijues i këtyre materialeve. Tekstet në ditarin e Hoxhës janë në fakt pjesë të botuara në veprat e Enver Hoxhës, që nga shënimet për Kinën, Bashkimin Sovjetik, shënime për Kosovën, rrezikun anglo-amerikan etj. Tek shfleton fotokopjet e shtypshkrimeve të ditarëve sheh ndonjë shënim me shkrim dore nga persona të ndryshëm, që janë kryesisht të karakterit korrigjues. Ka një lloj ndërthurjeje mes ditarit politik dhe ditarit personal, sepse në ditarët politikë gjen dhe shënime personale të tij. Ato pak dorëshkrime origjinale që janë në fondin e tij janë kryesisht udhëzime të udhëheqësit për Haxhi Kroin (sekretarin e tij) për të shkruar letra, telegrame urimi apo ngushëllimi për personalitete të kohës, shqiptarë dhe të huaj, komunikime ne dorëshkrim për emërime, shkarkime dhe transferime kuadrosh etj. Në ato pak materiale origjinale ndodhet dhe fletorja e shkrimit e kohës kur Hoxha ka

qenë gjimnazist. Është një fletore ku ai merrte shënime për mësimin e gjuhës ruse. Shkrimi i Hoxhës në shënimet origjinale është krejtësisht i padeshifrueshëm për një sy të pamësuar me shkrimin e tij. Të gjitha shënimet janë të shkruara në letra të bardha, që janë në format dhe në trashësi jo të zakonshme. Letrat e bardha kanë përmasat e një flete blloku dhe trashësinë e një flete kartoni. Në arkiv, përveç disa albumeve fotografike dhe incizimeve nga mbledhje të Byrosë, nuk gjenden pjesë të filmimeve nga jeta personale e familjes Hoxha. “Ky është arkivi i Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të Partisë, që ishte Enver Hoxha, dhe jo arkivi i familjes Hoxha”, - na sqaron Boçi. Të vetmet regjistrime janë disa regjistrime audio-vizuale në videokaseta që i përkasin viteve 1981-1991 dhe disa shirita zanorë që i përkasin viteve 1946-1991. Autobiografitë e pabotuara të Hoxhës Në fondin me numër 10 janë arkivuar edhe disa biografi të Hoxhës. Njëra mban emrin e Liri Begesë dhe dy të tjerat kanë si autor Aqif Selfon. Në njërën prej tyre ndodhet dhe një shënim i shtypur, ku shkruhet: “Sipas porosisë së shoqes Nexhmije, ky tekst të mos u jepet të tjerëve pa autorizimin e saj”. Në fakt nuk ka ndonjë sekret të madh mes rreshtave të autorit. Në leximin e parë janë disa kujtime nga jeta e familjes Hoxha, origjina e saj, një jetëshkrim i Enver Hoxhës për periudhën 1908-1930 dhe 1931-1939. Interesant është fakti se në këto biografi të shkruara nga të tjerët dallon korrigjime me shkrim dore, që janë në më të shumtën e rasteve saktësim date, vendesh dhe emrash të familjes Hoxha.

Letërnjoftim lëshuar nga Këshilli Turistik Automobilistik i Mbretërisë së Shqipërisë me emrin Hasan Çabej. Profesioni: llogaritar

Triskë e anëtarit të Partisë Fashiste me emrin Thanas Pano Josifi, lëshuar nga Federata Fashiste e Tiranës më 1942.

Në fondin me numër 10 janë arkivuar edhe disa biografi të Hoxhës. Njëra mban emrin e Liri Begesë dhe dy të tjerat kanë si autor Aqif Selfon. Në njërën prej tyre ndodhet dhe një shënim i shtypur, ku shkruhet: “Sipas porosisë së shoqes Nexhmije, ky tekst të mos u jepet të tjerëve pa autorizimin e saj” Radiograme dërguar Mehmet Shehut dhe Nexhmije Hoxhës kur ata ndodheshin jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore.


CMYK

12

MAPO

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al


E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

13

Për të mos harruar

Shqipëria e rrëfyer nga Kasoruho në një libër që kërkohet ende në Itali I botuar për herë të parë në vitin 1993 dhe ribotuar për herë të katërt, këtë vit në Itali libri “Një ankth gjysmëshekullor, Shqipëria e Enver Hoxhës” i Amik Kasoruhos, ndiqet ende me kërshëri dhe vëmendje, si të botohej për herë të parë. Dhe kjo bëhet e veçantë kur njerëzit që e lexojnë dhe shprehen për rëndësinë dhe vlerat e tij, janë të huaj. Herën e fundit vëmendja e studiuesve dhe kritikës nuk e ka lënë në heshtje këtë libër, i cili për fat të keq (por edhe për fat të mirë, sepse do vijë në treg së shpejti) në Shqipëri u botua vetëm në vitin 1996, botim i cili sot nuk gjendet më nëpër libraritë tona. Ishte koha kur në

Shqipëri botohej shumë pak, ishte koha kur ende dëshirës për botime të librave antikomunistë i mungonte guximi dhe thellësia e mendimit të qetë, të pjekur dhe të besueshëm. Recensioni i mëposhtëm është i shkruar nga profesori i filozofisë dhe shkencave politike, Maurizio Schoepflin, që njëkohësisht bashkëpunon me një numër gazetash dhe revistash. Po ashtu është autor i një numri të konsiderueshëm librash. Shkrimi në fjalë është botuar në gazetën “Libero”, në gusht të 2012-ës me rastin e ribotimit të librit të Kasoruhos në Itali.

Historia e luftës në Kosovë, e dokumentuar në foto

Studiuesi nga Kosova, Nusret Pllana ka prezantuar në Uashington një libër me titull “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, ku me anë të qindra fotografive, shumica të rënda për syrin, përshkruan një histori mjaft të dhimbshme të Kosovës, për të cilën autori thotë se u duhet treguar brezave të rinj.

Ilir Konomi

Histori rrëfimesh gjysmëshekullore të Enver Hoxhës Maurizio Schoepflin

“Fjalët janë gjithmonë më fisnike kundrejt egërsisë së ngjarjeve”, ky pohim i shkruar nga Gaetano Dammaço, profesor i Universitetit të Barit të Italisë, në parathënie është çelësi më i mirë për të lexuar librin e Amik Kasoruhos, “Un Incubo di mezzo secolo”. L’albania di Enver Hoxha (Besa Editrice). Po, sepse për shembull, ne jemi mësuar të themi “Shqipëria e Enver Hoxhës” , sikurse themi “Gjermania e Hitlerit”, apo “Rusia e Stalinit”, pa u kujtuar që pas këtyre përcaktimeve, që ndoshta mezi mund të durohen në një manual aseptik historie, fshihen makthe në plot kuptimin e fjalës. Ai i Shqipërisë së Enver Hoxhës zgjati pothuajse gjysmë shekulli, siç na kujton Kasoruho, studiues i lindur në Tiranë, sot pothuaj tetëdhjetëvjeçar, të cilit regjimi komunist i pati pushkatuar të atin, vuajti shtatë vjet burg e njëzetenjë vjet i dëbuar në një fshat të vogël me rreth një mijë banorë. Ja përse - dhe për fat të mirë - libri i Kasoruhos nuk është ashtu sikurse na thotë përsëri Dammaço, një tekst historie, por “rrëfimi i një përvoje të projektuar në ngjarjet historike që kanë karakterizuar një epokë dhune, shumë pak të njohur, sidomos në thelbin e mesazhit që na është

transmetuar; një epokë në të cilën u konsumua përpjekja më e egër e zvetënimit të identitetit të njeriut”. Por nuk duhet harruar se është rrëfimi i përvojës së një makthi, që fillon qysh gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe zgjatet disa vjet pas vdekjes, në prill të vitit 1985 të Hoxhës, liderit komunist që kishte shkretuar shoqërinë shqiptare. Një pesëdhjetëvjeçar, pothuajse i papërshkrueshëm, sepse, siç kemi thënë, fjalët nuk janë në gjendje të rrëfejnë çmendurinë e tmerrshme që e karakterizojnë. Në qendër të gjithçkaje është mashtrimi, guri i qoshes së sistemit komunist shqiptar. Në lidhje me këtë, Kasoruho kujton një ngjarje plot kuptim: ndërtesa ku u mblodh Asambleja Kushtetuese, pas pak kohe u bë seli e Teatrit të Operës dhe Baletit, si për të simbolizuar përzierjen tragjike midis komedisë së regjimit dhe komedisë së skenës që karakterizoi pesëdhjetë vjet histori të vendit të shqiponjave, cilado qofshin lajmet e vendit të shqipeve. Çdo lajm i shpallur nga autoritetet ishte i rremë. Krahas gënjeshtrës, kontrolli mbytës i gjithçkaje dhe i të gjithëve, i zbatuar në një komb të vogël, ku i vetmi burim që mund të konsultohej, ishin veprat e diktatorit të kuq. Kini kujdes: edhe fjala

“kontroll” duhet kuptuar mirë, sepse gjatë makthit shqiptar, nënkuptonte tortura, internime, pushkatime. Ja sesi Kasoruho e përkufizon këtë përzierje mashtrimi dhe shtypjeje: “Në pesëdhjetë vjetët e jetës së vet, Partia bëri gjithçka: nuk i njohu meritat e pionierëve të vet, mohoi aleatët e kohës, i mohoi parimet e shpallura si të paprekshme, paraqiti si demokraci totalitarizmin më të pakualifikueshëm, shtypi me një egërsi të paparë çdo lëvizje demokratike (...) E detyroi popullin e vet të njohë urinë shpirtërore dhe fizike, pretendoi të interpretonte interesat e kombit, pa marrë mendimin dhe pa respektuar popullin. Nuk qe një parti, qe një makth në pushtet”. Më në fund gjithçka përfundoi, por zgjimi nuk ishte i lehtë: “Duhet rivendosur një ekuilibër shoqëror, moral dhe shpirtëror”, thotë Kasoruho. Dhe përfundon zemërlënduar: “Ka ardhur ora”.

Nganjëherë imazhet thonë më shumë se fjalët. E ndoshta kjo e bën akoma më interesant librin e studiuesit Nusret Pllana. Disa nga masakrat kundër shqiptarëve, Nusret Pllana i ka parë me sytë e tij dhe i ka dokumentuar vetë kur ka punuar si gazetar në radion “Kosova e Lirë” gjatë konfliktit të vitit 1999. Ai thotë se, megjithëse për krimet në Kosovë është folur shumë, ato nuk janë dokumentuar në mënyrë të mjaftueshme: "Fatkeqësisht, opinioni nuk është i sensibilizuar sa duhet, sepse ne shqiptarët nuk e kemi pasur shumë me qejf ruajtjen e dokumentacionit dhe të arkivave. Tani fjalën e kanë arkivat, dokumentet, xhirimet dhe fotografitë, domethënë dokumentet faktografike, të cilat flasin më shumë se fjala. Presidenti Klinton gjatë vizitës në Kosovë në vitin 2003 tha se një fotografi flet më shumë se njëmijë fjalë, dhe në këtë libër janë më tepër se 400 fotografi dokumentare”. “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët” është një botim luksoz, i shtypur bukur dhe teksti që shoqëron fotografitë është i përkthyer në disa gjuhë të huaja. Pjesa më e madhe e fotografive janë mjaft të rënda për syrin, nga ato që përdoren në ekspertizat mjekoligjore. Autori i ka përfshirë në libër për të treguar se sa të dhimbshme kanë qenë krimet kundër shqiptarëve. Por në libër nuk bëhet fjalë vetëm për krimet e konfliktit të vitit 1999. Autori Pllana, bashkë me një komision që është marrë me botimin e librit, kanë mbledhur fotografi që dokumentojnë ato që ai i quan krime të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë një periudhe rreth 150-vjeçare, duke filluar nga viti 1844: “Është e pashembullt në historinë botërore, që një shtet, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse serbe dhe me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, brenda 150 viteve të thurë më tepër se 28 elaborate për zhdukjen kolektive të popullit shqiptar nga faqja e dheut. Kosova nuk kërkon hakmarrje, por ajo përcjell një mesazh: krimineli dhe viktima të mos barazohen kurrë. Nëse nuk duam që një ditë terrori serb mbi Kosovën të përsëritet, ndërkombëtarët kanë një provë tjetër ndoshta më të vështirë se lufta me armë: të jenë deri në fund të drejtë me shqiptarët".


Libra të rinj

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive. Tregime/novela

Poemë

Titulli “Dashuria nuk vdes kurrë” Autori: Dhimitër Pango Shtëpia botuese “Dita 2000”

Titulli “Hyllirikum” Autor: Krenar Zejno Shtëpia botuese “Zenit”

Për gjuhën e zgjedhur dhe stilin origjinal

Elegji për dhimbjen “Hyllirikum; për monadën e detit dhe barkun e dheut”, është një elegji jo vetëm dedikuar nënës së humbur, por një elegji për dhimbjen si ndjenjë. Në këtë poemë nuk do të haset askund emri nënë, përveçse një herë. Gjithçka në të është një det i paanë, si metaforë e sovranitetit të vdekjes dhe verdiktit qiellor. Një det ku varka dhe varkëtari japin e marrin për të dalë në breg. Dhimbjen, autori Krenar Zejno e ka ngritur në nivel letrar, duke e sjellë përmes një forme të veçantë grafike sepse sipas tij, ndonëse një varkë nuk do të ishte aq e bukur po të mos i jepej detit, ashtu si edhe një det nuk do të kishte bukurinë që ia njohim pa varkat, lundrimin dhe fundosjen në të... “Hyllirikum” vjen si botim i Shtëpisë botuese “Zenit” në tregun e librit shqip.

Një libër i ri u promovua këto ditë në Universitetin Europian të Tiranës. Libri me novela dhe tregime “Dashura nuk vdes kurrë” i autorit Dhimitër Pango, botuar nga “Dita 2000”, u vlerësua në këtë promovim për gjuhën e zgjedhur, stilin origjinal dhe detajet stilistikore e të spikatura të autorit. Dhimitër Pango na servir kësisoj një pasqyrë të realitetit, parë në një nivel sa personal aq edhe njerëzor. Shkrimtari Pango rivjen pas disa botimeve të tjera në kohë, ku herë shfaqet si autor i vetëm e herë si bashkautor. Tregimet e Dhimitër Pangos janë si një relaks për lexuesin shqiptar, ku faqe pas faqe do të gjejë veten diku si personazh e diku si dëshmitar i një ngjarjeje që i tingëllon si e njohur, sepse subjekti nga ku ka gjetur frymëzim autori, është realiteti i botës ku jetojmë.

Dramë

Studime

Titulli "Të mërguarit" Autori: James Joyce Shqipëroi: Daviola Ndoja Botoi "Pika pa sipërfaqe"

Titulli "Si të bëhesh president" Autori: Florence Littauer   Shqipëroi: Vladimir Marku Botoi "Mësonjëtorja"

Një betejë shpirtrash të mërguar

Si të ecim në rrugën e lidershipit

“Të mërguarit” është drama e vetme e përfunduar nga James Joyce, që vjen në shqip edhe për lexuesin shqiptar. Nga parathënia e dramës, Padraic Colum shkruan: “Të Mërguarit” nuk është një dramë mbi tradhtinë të njëmendtë apo të dyshuar; autori i “Portretit të artistit në rini” nuk do të na paraqesë diçka kaq banale: nuk është një duel mes Riçard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante njëri i thotë tjetrit: “Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota kanë të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë, e shpirtit kundër fantazmës së miqësisë”. Dramën e tij “Të mërguarit”, Joyce e përfundoi së shkruari më vitin 1915, por ajo u botua tri vite më vonë, më 1918-ën.

“Si të bëhesh president” është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer, nëpërmjet formimit të saj si historiane, shkrimtare dhe psikologe, nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë, u drejtohet të gjithë lexuesve duke u treguar rrugën sesi mund të bëhen menaxherë të zotë, si mund të drejtohen programe edhe pa ndihmën e një lidershipi. “Për një kohë të gjatë ne paskemi qenë djegur për një lidership të mirë, gjithmonë kemi dashur të pranojmë një mungesë aftësish menaxhuese apo edhe një performancë mediokre; që të mund të kemi një lider mbretëror për të na frymëzuar shpresa të pabesueshme e për të na prirë drejt një ëndrre të pamundshme, për të parë bekime të Zotit në tokën tonë”, shkruan autorja.

Ribotim

Filozofi

Titulli “Oliver Tuist” Autori: Çarls Dikens Shqipëroi: Skënder Luarasi Botoi “Infobotues”a

Titulli “Bisedat e Konfucit” Autor: Konfuci Shqipëroi: Sadedin Lumani Shtëpia botuese “Fan Noli”

“Oliver Tuist”, gjithmonë i dashur

Bisedat e Konfucit në sfidë me kohën

Oliver Tuist i Çarls Dikensit vjen si ribotim për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Infobotues”. Personazhi i dashur për të gjithë, jetimi Oliver, i cili pëson një sërë keqtrajtimesh në përpjekje për të mbijetuar, është një personazh që i shërbeu Dikensit për të folur mbi shoqërinë angleze dhe problemet e shumta sociale. I dyti libër i tij është një nga veprat më të njohura të Dikensit. Ishte i pari roman në gjuhën angleze që pati për protagonist një djalë, një nga ata të varfrit, duke sjellë kështu një roman social përkundrejt rrymës romantike që mbizotëronte. Përmes një humori të zi, romani analizon jetën angleze të viteve ‘800: varfërinë, punën e të miturve, kriminalitetin urban dhe hipokrizinë e kulturës viktoriane. Romani është sjellë në shqip nga një prej përkthyesve më të njohur, Skënder Luarasi.

Asnjë doktrinë tjetër nuk e ka ngulitur më fort mendimin kinez dhe historinë kineze sesa konfucianizmi. Si të tillë shërbejnë bisedat me Konfucit që ka lindur rreth 2500 vjet më parë. Këtu ai na mëson që njeriu me anë të sjelljes së duhur mund të arrijë harmoninë me rendin e përjetshëm botëror. Kjo sjellje mbështetet në besimin te vetja dhe te të tjerët, në thjeshtësinë njerëzore, ndershmërinë, përshtatshmërinë, në diturinë dhe në të vërtetën. Ajo është themeli i familjes dhe i shtetit. Edhe sot bisedat e Konfucit vlerësohen si udhëzues vetedukimi. Libri “Bisedat e Konfusit” është formësuar në pjesë përbërëse të quajtur libërth, të cilat trajtojnë tema të ndryshme, si ritet dhe ceremonitë. Shënime të Kungut për njerëzit e rrethit të tij dhe nga historia, si dhe rrëfime për jetën personale të Konfucit.

Faqe 14


E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

recensë

uet press

Romani është një rrëfim i protagonistit Aleksandër Portnoi, një tridhjetëvjeçar hebre, përballë psikanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale qëkurse ka filluar të ndjejë seksualisht

Një rrëfim i pamëshirshëm për seksin si obsesion dhe rebelim “Ankimi i Portnoit”, një roman i shkrimtarit amerikan Filip Roth, botuar nga “Skenderbeg book’s” Preç Zogaj

“Ankimi i Portnoit” është një nga romanet e hershme të shkrimtarit të madh amerikan Fhilip Roth. Vjen në shqip nga “Skenderbeg book’s” pas botimit nga e njëjta shtëpi botuese e dy romaneve më të mëvonshme të këtij autori, “Inati” dhe “Del hija”. Në këtë rubrikë kam shkruar për secilin prej këtyre dy librave që përuruan ardhjen e Roth në Shqipëri. I qëndroj mendimit se “Del hija” është një nga dy-tri romanet më të mira nga letërsia e huaj, që janë botuar në vendin tonë vitin e kaluar. Është e kuptueshme se duke e nisur leximin e Roth nga një majë apo lartësi si “Del hija”, do të përjetosh ndjesi të dyfishta. Në një anë, një kuriozitet të shtuar për librat e mëparshëm të këtij shkrimtari, në anën tjetër, frikën e zhgënjimit. Por jo më kot Roth është Roth. Vërtet në librin “Ankimi i Portnoit” nuk kemi ende atë lehtësinë dhe thellësinë mjeshtërore të të shkruarit si te “Del hija”, por gjejmë dalldinë e një talenti të madh në shpërthim që ka ardhur të rrëzojë me forcën e fjalës klishe e tabu dhe të jetojë në fenë e së vërtetës dhe gëzimit. “Ankimi i Portnoit” i paralajmëron veprat e mëdha që shkroi Roth më pas, por qëndron ndërkaq si një vepër cilësore më vete, origjinale dhe provokuese, plot freski dhe çiltërsi rinie. Romani është një rrëfim i protagonistit Aleksandër Portnoi, një tridhjetëvjeçar hebre, përballë psikanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale qëkurse ka filluar të ndjejë seksualisht. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë, i gjallë dhe dinamik i një të riu të varur plotësisht nga seksi, si një obsesion fizik dhe njëkohësisht edhe si një rebelim ndaj kodeve morale të përcaktuara nga brezat e familjes dhe ndaj fatit të racës që është përcjellë e shkarkuar nga prindërit te fëmijët si një frustrim, viktimizim, padrejtësi e të tjerëve, domethënë e johebrenjve ndaj hebrenjve. Portnoi rrëfen, pyet, mediton, pohon, bërtet, shtron përsëri pyetje të karakterit retorik, duke lënë përshtypjen se nuk është një mjek psikanalist ai që ka përballë, por është dyzimi i tij. Në fakt, mjeku nuk thotë asnjë fjalë gjatë gjithë romanit. Praninë e tij e ndjejmë vetëm nga ato pasazhe ku Portnoi në finalen e çdo seance rrëfimi i drejtohet me apelativin “doktor”, duke e pyetur “përse”. Lexuesi ndërkaq e ka marrë deri diku përgjigjen e këtyre pyetjeve në vetë shtjellimin e episodeve nga rrëfyesi. Por nuk janë përgjigjet që intrigojnë në këtë rrëfim. Antiteza e autorit nuk është të pyesë, por të tregojë. Tregimi, tabloja, g jithë ai rrëfim i pamëshirshëm, pa të fshehta, i manive dhe përvojave seksuale të Portnoit është në vetvete një pikëpyetje e madhe për individin dhe shoqërinë njerëzore, për fiziologjinë, psikanalizën dhe sociologji-

Romani vijon me shpalosjen e përvojave dhe “turpeve” seksuale të personazhit, që pasohen me ankesat e tij, të cilat në fakt janë anatema kundër dogmatizmit... në. Një çrregullim trupor, i ndikuar nga fiziku në një anë, etika familjare e prejardhjes së personazhit si dhe impulset e tij altruiste në anën tjetër, përcaktojnë dëshirat e skajshme seksuale të Portnoit, shpesh të një natyre perverse që ia i rrëfen, jo pa turp, por pa i ulur sytë, duke e parë drejt në sy, dyzimit të vet në pasqyrë, mjekut fantazmë, të afërmeve dhe mbarë publikun. Si një pacient korrekt në respektimin e kronologjisë dhe morfologjisë së manive të veta seksuale, Portnoi e nis rrëfimin me disa episode dhe kujtime pikante nga fëmijëria dhe adoleshenca. Në këto faqe Roth trajton sërish temën e tij të preferuar, të etërve dhe bijve, tensionin mes prindërve pedantë që jetojnë në regjimin e një misioni për të ruajtur e trashëguar kodet e të parëve, dhe fëmijëve që rriten në përkujdesjen fatale për të mos i cenuar këto kode, por rebelohen teksa nuk mund të konservojnë trajtat e vjetra të jetës prej sekti në një botë të hapur. Ndërsa evokon një zakon të nënës së tij për ta detyruar të hante ushqimin duke e trembur me thikë, Portnoi i drejton mjekut ankimin e parë në serinë e ankimeve: “Doktor, përse, përse, oh përse, oh përse një nënë i tregon thikën djalit të saj? Unë isha gjashtë-shtatë vjeç, si mund ta kuptoja që ajo s’do ta përdorte atë? Çfarë hamendësohej të bëja? Të përpiqesha ta mashtroja në moshën shtatëvjeçare”? Episodi me thikën dhe pakënaqësitë e ndryshme me babanë pagëzojnë tëhuajz-

15

imin e Portnoit me mjedisin tradicional familjar. Boshllëkun e krijuar, ai fillon ta mbushë me fantazitë erotike. Milan Kundera ka një episod në romanin “Shakaja”, ku protagonistët bëjnë seks si të çmendur, ngaqë thellë-thellë janë duke tradhtuar partinë që ka vendosur rregulla të ngurta për seksin. Për analogji, por në një kontekst tjetër, Portnoi ka një tërheq je të brendshme dhe ndihet i realizuar seksualisht vetëm me femrat që nuk janë të racës hebreje, sidomos me anglosaksonet. Ndërkohë që ka një bllokim me femrat hebreje. Thellë-thellë, kjo përndezje nga shik-set (femrat johebreje) e këtij djaloshi të vetmuar, komik dhe pervers herë pas here, është një lloj nxjerrje mërie ndaj diçkaje që atij i duket e pacilësueshme, por që kërkon ta ftillojë. Këtu del në pah thellësia karakteristike e Filip Rothit, lakonizmi dhe vizioni i tij sarkastik. Ky është momenti i ankesës së dytë të Portnoit: “Doktor Spielvogel. Kjo jeta ime, jeta ime e vetme dhe unë po e jetoj atë mes një lojë hebrenjsh. Ju lutem, më thoni kush na gjymtoi kështu? Kush na bëri kaq ngjethës, histerikë dhe të dobët? Doktor, si e quani ju këtë sëmundje që kam unë? A është kjo vuajte herreja (sëmundje) për të cilën kam dëgjuar kaq shpesh? A është ajo që ka zbritur tek unë nga progromet dhe persekutimet? Nga talljet dhe abuzimet e dhuruara nga goyim-ët (të huajve- shënimi im) gjatë këtyre dymijë vjetëve të këndshëm? Oh sekretet e mia, turpet e mia, rrahjet e zemrës sime, përflakjet e mia, djersitjet e mia! Doktor, unë nuk mund të përballoj më të qenit kështu, për asgjë. Më beko me burrëri! Më bëj trim! Më bëj të fortë! Bëmë të plotësuar! Nuk dua të jem më një djalë i bukur hebre…”. Romani vijon me shpalosjen e përvojave dhe “turpeve” seksuale të personazhit, që pasohen me ankesat e tij, të cilat në fakt janë anatema kundër dogmatizmit. Në përvojat e tij të karakterizuara nga një shthurje e skajshme shohim të ndizet edhe shkëndija e një lidhjeje të vërtetë dashurie, që e trondit personazhin tonë, por shkakton vuajtje edhe te partnerja e tij. Forma më e përhapur e zvetënimit erotik rezulton të jetë mospërputhja e dy rrjedhave të ndjenjës, ajo e dashurisë me ndjesitë seksuale. Kur disa meshkuj dashurojnë, nuk kanë dëshirë, dhe kur dëshirojnë, nuk mund të dashurojnë. Romani “Ankimi i Portnoit” është cilësuar si një roman emblematik, pasi iu përgjigj me idetë e tij valës së revolucionit seksual të viteve 60 të shekullit të kaluar. Menjëherë pas botimit romani provokoi një debat të gjerë publik, për shkak të analizave dhe përsiatjeve të reja për seksualitetin. Vlerësohet në SHBA si një ndër njëqind librat më të mirë të shekullit. Në shqip është përkthyer nga Shpëtim Myshketa. Megjithëse në pamje të parë duket si një subjekt i lehtë, kërkon përqendrim të veçantë për t’u lexuar e shijuar.

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë Duke analizuar problemet e legjitimitetit për periudhën e sundimit komunist në vendet e Europës Lindore, sociologu Fatos Tarifa, në librin e tij nxjerr në pah edhe dinamikën e zhvillimeve politike në vendet e ish-kampit socialist... Vitet e para pas përmbysjes së regjimeve komuniste në Europën Lindore u shoqëruan nga një triumfalizëm politik që i zhveshi ata nga çdolloj kompleksiteti social. Ato u kthyen thjesht në të kundërtën e demokracisë, lirisë, legjitimitetit dhe zhvillimit që shpresohej se do të arrihej me përmbysjen e tyre. Kështu, këto regjime u kthyen në një periudhë homogjene, të errët, pa histori, pa liri dhe pa legjitimitet. Ato u reduktuan thjesht te zgjedha që perandoria e keqe sovjetike, ose një grusht diktatorësh nacionalë, u kish imponuar popujve të mirë të Europës Lindore. Për pasojë, edhe vetë Lindja u trajtua shpesh, jo vetëm në politikën por edhe në akademinë e Perëndimit, si një entitet ahistorik dhe homogjen, duke injoruar kështu si diferencat mes vendeve të ndryshme, ashtu edhe ndryshimet historike, në çdo vend të veçantë, në periudha të ndryshme. Në librin e tij, Fatos Tarifa, në mënyrë bindëse dhe sistematike hedh poshtë këtë kuadër semplist duke analizuar legjitimitetin e regjimeve socialiste në Europën Qendrore dhe Lindore, si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Në këtë mënyrë Tarifa sjell në vëmendjen e kërkimit shkencor, mbi shoqëritë e tipit sovjetik, konceptin e neglizhuar të legjitimitetit. “Këtu, libri i Fatos Tarifës shënon një arritje të dyfishtë. Së pari, nëpërmjet konceptit të legjitimitetit ai arrin që të rrëzojë konceptimin e Lindjes si një entitet ahistorik dhe homogjen. Duke u fokusuar në konceptin e legjitimiteti, autori argumenton se Europa Lindore nuk ka qenë asnjëherë, pra as në periudhën e sundimit komunist, një hapësirë homogjene, pasi regjimet komuniste në vende të ndryshme të këtij rajoni kanë pasur mbështetje popullore dhe legjitimitet në shkallë të ndryshme”, - shprehet në parathënien e librit Blendi Kajsiu. Duke analizuar problemet e legjitimitetit për periudhën e sundimit komunist në këto vende, Tarifa nxjerr në pah edhe dinamikën e zhvillimeve politike në vendet e ishkampit socialist duke hedhur poshtë konceptimin mbi këtë rajon si një entitet ahistorik. E gjitha kjo, sidoqoftë, nuk do të kish qenë e mundur në mungesë të një shtjellimi dhe aplikimi rigoroz të konceptit të legjitimitetit në hapësirën gjeografike dhe historike të Europës Qendrore dhe Lindore. Kjo është pikërisht arritja e dytë madhore e Fatos Tarifës në këtë libër. Kjo arritje në vetvete është e dyfishtë, pasi Tarifa jo vetëm e shtjellon shumë qartë konceptin tejet kompleks të legjitimitetit në dimensionin e tij teorik, por arrin gjithashtu që këtë koncept ta aplikojë me sukses në analizën konkrete të regjimeve socialiste në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. “Pikërisht për këto arsye, ndonëse libri trajton një temë shumë komplekse, pak të lëvruar dhe të shtrirë në harkun kohor të disa dekadave, ai është lehtësisht i lexueshëm dhe mjaft bindës. Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë është ndër ata libra akademikë, të cilët studiuesi jo vetëm i lexon “me një frymë”, por edhe ndien një farë trishtimi kur i mbaron së lexuari, duke i dhënë fund një kënaqësie të veçantë intelektuale”, - vijon Kajsiu. Në studimin e tij, Fatos Tarifa ka arritur që lexuesit t’i qartësojë më së miri konceptin tepër kompleks të legjitimitetit, si edhe situatat reale shumë të komplikuara dhe historikisht të kontekstualizuara të aplikimit të tij në vende të ndryshme komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore, pa i thjeshtëzuar as njërin as tjetrin. Për këtë arsye, gjithashtu ky libër është një arritje akademike që ndihmon, si qytetarë, si studiues ose si intelektualë, për dinamikën politike dhe sociale të një të kaluare, së cilës “i përkasim”. Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë është gjithashtu ndër ata libra të rrallë, në të cilët e ashtuquajtura Lindje arrin të hedhë një vështrim të qartë mbi vetveten.


e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

AC3/31

8 mm

CLASS

6 mm

8 mm

AC3/31

AC4/32

CLASS

MAPO

CLASS

16

Parket laminat EUROFLOORING

Parket laminat BODENWELT

Parket laminat KAINDL

690 L/m2

990 L/m2

1.390 L/m2

Kodi: 35012

Kodi: 30353

Kodi: 35170

10.990 L

Derë tamburato e veshur me PVC + kasë + fasho harkore 210 x 80 cm Kodi: 34062

30

30 Parket solid IROKO, 18 mm

Parket druri MERBAU, 18 mm

6.900 L/m

2

Kodi: 30789

Kujdesuni për parketin tuaj

5.590 L/m

2

Kodi: 30318

Letër muri D’art, 10 x 0.53 m

2.900 L

Kodi: 62211

Letër muri D’art, 10 x 0.53 m

2.300 L

Kodi: 62216

Letër muri 10 x 0.53 m

5.090 L Kodi: 22659

Pastrues Laminati EMSAL, 750ml

Pastrues Druri 750ml

Pastrues parketi EMSAL, 750ml

Kodi: 34672

Kodi: 34670

Kodi: 34671

459 L

305 L

459 L

Ngjitës letre muri, 125 g

640 L

Kodi: 62266

Shpatull plastike për shtrimin e letrës së murit, 28 cm

350 L

Kodi: 62631

Bojë e kuqe kundra ndryshkut, 0.75 lt (Tretet me 10% terpentinë. Mbulon 10 m2/lt)

Stuko muri e gatshme, 0.5 lt

Kodi: 58131

695 L

Kodi: 58019

505 L

Letër muri, 10 x 0.53 m

Rul gome për shtrimin e letrës së murit, 4 cm

Kodi: 22657

4.640 L

Kodi: 62629

Letër muri 10 x 0.53 m

Furçe me fije kali për shtrimin e letrës së murit

Furçe profesionale këndore, 2’’

Rulon poliamid 4’’

5.090 L

Kodi: 62628

Kodi: 16863

Kodi: 16481

Kodi: 22662

250 L

800 L

350 L

150 L


7465 02

MAPO

13 qershor 2012 www.gazetamapo.com

aktualitet

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Sipas ish-të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar shkurt

Basha: Ju mbështesim për vlerat. Tirana, një Jerusalem i dytë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përshëndetur dje në mbrëmje “Tirana Fest”, një aktivitet kulturor që po organizohet në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, Bashkia e Tiranës e mbështet “Tirana Fest”, pasi mbështet vlerat që përçon, shpresën, dashurinë dhe besimin, nisur nga vlerat që mbart ky qytet e mbi të gjitha traditën e harmonisë, respektit dhe dashurisë që përçon në shekuj. “Ky është qyteti i Katedrales të Shën Palit dhe kishave engjëllore, i Katedrales Ortodokse dhe Xhamisë së Et’hem Beut, dhe së shpejti do të jetë dhe qyteti i një sinagoge. Ky pra është edhe Jerusalemi ynë dhe në traditën e harmonisë, respektit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, Tirana është Jerusalemi i dytë për rajonin, për Europën dhe për botën”, - u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Basha theksoi arsyet pse Bashkia mbështeste këtë projekt duke e vlerësuar atë. Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë vazhdoi dje dita e dytë e “Tirana Fest”, me aktivitete dhe argëtim për të gjithë kryeqytetasit. Muzikë “live”, sporte ekstreme, lojëra për fëmijë dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese janë pjesë e kësaj feste që nisi paraditen e së shtunës. Grupi i të persekutuarve politikë gjatë një deklarate

Të përndjekurit në ditën e dytë të grevës: Na gënjyen Grupi me 6 persona që u bënë të famshëm pasi sulmuan me grushte deputetin e PD-së, Ilir Rusmali dhe pak kohë më parë sulmuan me miell edhe makinën e kryeministrit Berisha, ndodhen në grevë te “Komuna e Parisit”

ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën. Anëtarët e Shoqatës së të burgosurve politikë, me seli pranë godinës së Parlamentit, shprehën shqetësimin se trajtimi që ka pasur këto 21 vite kjo shtresë e

Kanë vazhduar ditën e dytë të grevës së urisë ish-të përndjekurit politikë, të cilët thonë se e filluan atë për shkak se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Grupi me 6 persona që u bënë të famshëm pasi sulmuan me grushte deputetin e PD-së, Ilir Rusmali dhe pak kohë më parë sulmuan me miell edhe makinën e kryeministrit Berisha, pretendon se do të qëndrojë në grevën që zhvillohet pranë ‘Komunës së Parisit’, deri sa të marrë zgjidhje problemi i tyre. Sipas ish-të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë,

“Partia në pushtet ka abuzuar me të burgosurit politikë, duke përfituar financiarisht e politikisht. Ajo keqpërdori plagët tona dhe më pas i përdhosi dhe i keqtrajtoi dhunshëm

shoqërisë është më keq se ai që ka pasur para 21 vitesh. “Të detyruar nga gjendja në të cilën ndodhemi, iu drejtuam qeverisë me një deklaratë-peticion dhe si përgjigje kishim heshtjen. Ne, të burgosurit politikë, sjelljes arrogante e indiferente i përgjigjemi në mënyrë demokratike”, deklaroi dje në një prononcim për median kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve, Skënder Tufa. Sipas tyre, qeveria edhe pse ka dhënë shumë premtime për dëmshpërblimin, nuk ka mbajtur asnjë prej tyre. “Partia në pushtet ka abuzuar me të burgosurit politikë, duke përfituar financiarisht e politikisht. Ajo keqpërdori plagët tona dhe më pas i përdhosi dhe i keqtrajtoi dhunshëm, fakt që dëshmon se qeveritarët e sotëm janë zbatuesit e vendimeve të Katovicës ose hija më e keqe e diktaturës komuniste”, - u shpreh z. Tufa. Sipas kësaj shoqate, një vendim i Këshillit të Ministrave që mban datën 14. maj 2011, sfumon ligjin e Parlamentit, dhe dëmshpërblimi i tyre është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Lulzim Basha

Mungon uji, banorët e Bathores bllokojnë rrugën Banorët e Bathores kanë bllokuar rrugën kryesore gjatë mesditës së djeshme si pasojë e ndërprerjes së ujit të pijshëm në rubinetet e shtëpive të tyre. Rreth 300 protestues kanë dalë në kryqëzimin kryesor të Bathores dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e ujit. Sipas banorëve, për këtë situatë është përgjegjës kryesor kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, i cili sipas tyre nuk ka arkëtuar tek Ujësjellësi paratë e paguara nga ana e tyre. Rruga është bllokuar për rreth 90 minuta, dhe pas negociatave me policinë banorët u larguan nga rruga pas marrjes së premtimit se uji i pijshëm do rikthehet. Protestuesit paralajmëruan protesta të tjera në rast se situata do vazhdojë e tillë. Nga ana tjetër Bashkia Kamëz nuk ka dhënë asnjë shpjegim për situatën.

Masakroi gruan, 28-vjeçari pranon krimin, por akuzon vjehrrën Korçë- Masakroi gruan me thika

dhe mjete të forta, gjykata lë në burg bashkëshortin. Gjykata e Korçës gjatë paradites së të dielës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Romeo Babani, i akuzuar për plagosjen e ish-bashkëshortes së tij Eriselda Elmazi një javë më parë në qytetin juglindor. Për herë të parë i arrestuari pas disa ditë kërkimesh ka pranuar krimin, ndërsa e ka arsyetuar atë, duke pohuar se konfliktet në çift kanë qenë të shumta dhe shkak sipas tij është bërë ish-vjehrra. Në seancën gjyqësore për masën e sigurisë 28-vjeçari pranoi krimin dhe deklaroi se shkak i ngjarjes ishin konfliktet e tij me nënën e ish-bashkëshortes. “Nuk doja të ndodhte kështu. Unë thjesht doja të sqarohesha, ajo nuk pranoi dhe

unë e godita, por pa menduar se do të ndodhte ajo që tashmë e dini”, - ka deklaruar i pandehuri përpara togave të zeza të gjykatës. Ndërkohë sipas Prokurorisë, ekspertiza vërtetoi se 26-vjeçarja Eriselda Elmazi u qëllua me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe me mjete të forta në kokë. Trupi i masakruar i Eriselda Elmazit, nënë e dy fëmijëve, u gjet më 16 shtator rreth orës 03:00 të mëngjesit nga punonjës të pastrimit të qytetit, në një kontenier të grumbullimit të plehrave dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. E plagosura prej një jave ndodhet në koma dhe nga mjekët e Korçës është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku është nën vëzhgimin e mjekëve të specializuar të këtij spitali. Nga të dhënat

paraprake mbi ngjarjen që ka bërë të ditur gjatë seancës organi i akuzës, mësohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie. Në momentin e ngjarjes Elmazi, banuese në lagjen 8 të qytetit juglindor, ishte duke u bërë gati të nisej për në punë, pasi punonte si pastruese e rrugëve. Ajo ndodhej në shtëpinë e prindërve, kur në banesë ka mbërritur në gjendje të dehur Romeo Babani, me të cilin ishte divorcuar një muaj më parë, për shkak të përdorimit të dhunës nga ana e tij mbi të, por dhe mbi dy fëmijët e mitur. 28-vjeçari në gjendje të dehur i ka kërkuar Eriseldës që të kthehej në shtëpinë e tij, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Kjo, jo vetëm për shkak të varfërisë së tejskajshme, por edhe dhunës fizike që ish-burri ushtronte mbi të në mënyrë sistematike. Pas debateve të

Eriselda Elmazi

Në momentin e ngjarjes Elmaz ishte duke u bërë gati të nisej për në punë, pasi punonte si pastruese e rrugëve

ashpra, Babani e ka rrahur bashkëshorten e tij me një prizë elektrike dhe më pas e ka goditur atë me gurë në kokë, duke i shkaktuar më tej plagë të rënda duke përdorur dhe thikë. Sipas akuzës, 28-vjeçari ka menduar se e ka vrarë nënën e dy fëmijëve të tij, ndaj e ka hedhur në një kazan mbeturinash disa metra larg shtëpisë. Viktima, e cila është gjetur në gjendje kome, është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Korçës dhe më pas është dërguar në Tiranë. Pas ngjarjes, pas pesë ditësh policia arriti të arrestonte autorin Romeo Babani, i cili akuzohet për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë”, që për më tepër ka ndryshuar disa herë vendndodhjen e tij, ndërsa ka tentuar dhe të largohej drejt Greqisë.


OpEd

18

MAPO

E hënë 24 shtator 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

“Nëse të gjithë njerëzit e pasur në botë do ta ndanin pasurinë mes tyre, nuk do të kishte mjaftueshëm për të tjerët”. Christina Stead

02

“Paratë e tepërta janë delli i luftës” Cicero

03

“Paratë nuk kanë qenë kurrë motivim i rëndësishëm për mua, përveçse për të shënuar pikë. Nxitja e vërtetë është loja”. Donald Trump

Bujar Kapexhiu Nga

Lufta midis të drejtës private dhe asaj publike në menaxhimin urban Dy praktikat shqiptare dhe synimi për një të tretë

E

drejta e pronës private është një nga të drejtat e patjetërsueshme të individit në një shoqëri të lirë e demokratike. Duke qenë se prona ka kuptim përfitimi vetëm kur përdoret (përtej rastit të zakonshëm kur asaj i rritet vlera thjesht si pasojë e kërkesës së rritur dhe ofertës së njëjtë), duhet thënë se, e drejta për të përfituar nga zhvillimi i pronës private, gjithashtu është një e drejtë e patjetërsueshme e individit. Kjo, normalisht sigurohet nga çdo ‘kontratë sociale’ e një shteti demokratik. Por, po kaq e patjetërsueshme është edhe e drejta e individëve për t’u organizuar dhe ushtruar aktivitete sociale-kulturorearsimore-shëndetësore-rekreative dhe të kohës së lirë etj, etj. Pra, prona publike, përdorimi dhe përfitimi i publikut nga zhvillimi saj është gjithashtu një e drejtë njerëzore e shoqërore. Kushtetuta shqiptare shprehet ‘Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njësoj me ligj. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike’. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Para vitit 1991, në Republikën e Shqipërisë (në atë kohë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë) shtetasit gëzonin vetëm një të drejtë kushtetuese (Kushtetuta e vitit 1976), në respekt të pronësisë dhe zhvillimit të saj, atë të pronësisë kolektive. Ekonomia, që ishte socialiste, mbështetej vetëm në pronën e përbashkët dhe në investime për zhvillim, vetëm shtetërore. Pra, mungonte (në fakt ndalohej me ligj) prona private, ekonomia e tregut dhe liria e veprimtarisë private ekonomike. E çuditshme sesi me një fjali të vetme- si kjo e fundit- mund të përcaktosh nga shumëçka drejt gjithçkaje në jetën e një shoqërie njerëzore!? Të thuash gjithçka, ndoshta nuk je shkencërisht i vërtetë, por një gjë është e sigurt, përcaktoi strukturën urbane të qyteteve tona në diferencë paralele me raportin pronë private – pronë publike, ekonomi socialiste/centralizuarekonomi kapitaliste/e tregut, veprimtari vetëm shtetërore- liri e veprimtarisë ekonomike. Marrëdhënie kjo në ‘luftë’. Luftë në të cilën, në një periudhë triumfonte plotësisht njëri grup dhe në një periudhë tjetër gru-

koment Gent Kaprata

Burokracia dhe planifikuesit, të ndërtuar si të tillë (si burokratë dhe, sidomos si planifikues) në shkollën sovjetike të Shqipërisë e kishin pothuajse të pamundur të kuptonin se zhvillimi mund të ishte shumë i shpejtë dhe se ai duhej paraprirë, drejtuar dhe kanalizuar nëpërmjet planeve, projekteve dhe investimeve qeverisëse. Këto instrumente duhet të ishin të frymëzuara nga të tjera parime dhe shumë më elastike, sikurse, të hapura ndaj nevojave, kërkesave dhe mundësive të reja dhe të pafund, të krijuara nga një sistem demokratik. Roli i tyre shumëvjeçar si, ‘kalorësit’ e vetëm në këtë sektor, ‘këshilluesit’ e shtetit për të mirën e vetme të qytetit, ‘njohësit’ e vetëm dhe të fundëm të nevojave të qytetarëve, megjithëse i tronditur fort në kthesën e madhe të vitit 1991, nuk iu lejonte të merrnin një rol të ri...

pi ‘kundërshtar’. Le t’i përshkruajmë këto periudha me karakteristikat e tyre, me shpresën dhe besimin për të kuptuar më shumë, dhe ndoshta me fatin për të kuptuar si mund ta ekuilibrojmë këtë raport. Si mund ta ndalim këtë ‘luftë’? Periudha para vitit 1991 karakterizohet nga një centralizim i theksuar politik e ekonomik dhe si rrjedhim, edhe i planifikimit të territorit. Shoqëria nuk ishte ndarë në grupe interesi, por në klasa: klasa punëtore dhe fshatarësia kooperativiste me interesa dhe synime të njëjta ndaj qeverisjes (interesa që në fund të fundit i përcaktonte vetë shteti) dhe, klasa e përmbysur, e cila duhej të limitohej në interesin e vetëm të mbijetesës fizike (për të jetuar edhe një ditë më shumë). Pra, mungonin nga ana e shoqërisë/publikut interesat, nevojat, kërkesat dhe synimet ndaj territorit. Të gjitha grupet e tjera të interesit përfaqësoheshin nga shteti. Pronari i trojeve ishte vetë shteti në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet shtetëzimeve, mënyra e kompensimit të të cilave ishte qesharake. Investitori i vetëm, në mungesë totale të iniciativës së lirë, ishte përsëri shteti dhe ‘klientët’ apo ‘konsumatorët’ e këtij zhvillimi ishin g jithashtu klasat, të cilat ‘ ko n su m o n i n’ ap a r t a m e nt e t , infrastrukturat dhe hapësirat publike të ndërtuara nga parimi “ndërtojmë lirë dhe shpejt”. Si pasojë e ekonomisë së drejtuar nga parime socialiste (të njohura gjerësisht nga shqiptarët me moshë mbi 35-vjeçare) mungonin financimet dhe investimet publike për ndërtimin, mirëmbajtjen, përmirësimin dhe modernizimin e institucioneve publike dhe territoreve të hapura e publike. Por sidoqoftë, intensiteti i ulët i ndërtimit, densiteti i ulët i banimit (për shkak edhe të metodave të vjetruara ndërtimore) dhe hartimi e zbatimi i instrumenteve të planifikimit, projektimit me rigorozitet të plotë dhe në mënyrë hierarkike siguronte hapësira me potencialin për t’u kthyer në infrastrukturë sociale për njësitë e banimit. Pra, për këtë periudhë mund të konkludohet se ‘lufta’ midis të drejtës private me publiken dominohet absolutisht nga kjo e fundit. Periudha pas vitit 1991 karakterizohet nga dy linja. Ajo zyrtare, që përfaqësohej më së shumti nga burokracia (administratorët dhe planifikuesit që punojnë në administratë) e ngelur në mentalitetin planifikues të viteve ’70-të .Dhe linja e individëve/familjeve, të pasuruar nga marrja e pronave të të parëve, priva-

Kthesë e fortë

tizimi i banesave në përdorim të tyre (dikur pronësi shtetërore), pronësia e tokës bujqësore (sipas ligjit 7501), të lirë për të emigruar e imigruar kudo. Burokracia dhe planifikuesit, të ndërtuar si të tillë (si burokratë dhe, sidomos si planifikues) në shkollën sovjetike të Shqipërisë e kishin pothuajse të pamundur të kuptonin se zhvillimi mund të ishte shumë i shpejtë dhe se ai duhej paraprirë, drejtuar dhe kanalizuar nëpërmjet planeve, projekteve dhe investimeve qeverisëse. Këto instrumente duhet të ishin të frymëzuara nga të tjera parime dhe shumë më elastike, sikurse, të hapura ndaj nevojave, kërkesave dhe mundësive të reja dhe të pafund, të krijuara nga një sistem demokratik. Roli i tyre shumëvjeçar si, ‘kalorësit’ e vetëm në këtë sektor, ‘këshilluesit’ e shtetit për të mirën e vetme të qytetit, ‘njohësit’ e vetëm dhe të fundëm të nevojave të qytetarëve, megjithëse i tronditur fort në kthesën e madhe të vitit 1991, nuk iu lejonte të merrnin një rol të ri. Rolin e një prej aktorëve në një proces gjithëpërfshirës, ku pronarët e trojeve, investitorët dhe blerësit (që ishin privatë) përfaqësonin veten dhe interesat e tyre në kompromisin e quajtur ‘Plan’. Rezultati i kësajplane të pazbatueshme apo mungesë totale e tyre. Nga ana tjetër, shqiptarët e “çliruar” nga çdo pronësi, e drejtë mbi to, iniciativë ekonomike dhe deri në izolim fizik në qytetin apo fshatin ku ishin pasaportizuar, fituan gjithçka. Pronësuan banesat e tyre që i kishin me qira, rimorën një pjesë të pronave të të parëve, privatizuan një pjesë të ambienteve apo mjeteve të punës. Fituan të drejtën për të emigruar dhe për të akumuluar kapitale. Fituan të drejtën për të imigruar kudo nëpër Shqipëri. Si rezultat i kësaj, shqiptarët u pasuruan dhe siç është e kuptueshme, çdo qytetar i pasur në një ekonomi të hapur tenton të përmirësojë jetesën dhe të shtojë pasurinë e tij. Disbalancimi i nivelit të shërbimeve publike (arsimore-shëndetësore etj.) në vendbanime të ndryshme, cilësi e ulët e transportit interurban si dhe oportunitete më të mira punësimi i drejtuan në qytetet e mëdha. Agregimi i këtyre dy linjave dhe të tjerave në mbështetje e përforcim të tyre, solli një zhvillim shumë të shpejtë, të paplanifikuar, totalisht të

derregulluar dhe mbi të gjitha të fragmentarizuar. Produkti i kësaj është realiteti urban në të cilin jetojmë. Kështu, ‘lufta’ fitohet totalisht nga e drejta private. Në fakt, vetëm në dukje, sepse individët që ‘fituan’ janë pjesë e shoqërores, elementë të publikes. Ato jetojnë në po të njëjtin realitet urban, fëmijët e tyre gjithashtu. Për të ardhmen, kërkohet diçka tjetër, diçka në mes të tyre. Kërkohet ‘Urbanizmi i Ri’. Kërkohen planifikime të balancuara përdorimesh të pronave dhe vlerësim maksimal i pronës në zhvillim, pa kushtëzuar e cunguar zhvillimet publike dhe sociale. Balancimin e tyre, ‘paqen’ midis tyre duhet ta gjejmë te konceptet e teorisë ekonomike (ekonomiks) dhe aplikimet e tyre. Bota e zhvilluar i njeh dhe i përdor.

Nga ana tjetër, shqiptarët e “çliruar” nga çdo pronësi, e drejtë mbi to, iniciativë ekonomike dhe deri në izolim fizik në qytetin apo fshatin ku ishin pasaportizuar, fituan gjithçka. Pronësuan banesat e tyre që i kishin me qira, rimorën një pjesë të pronave të të parëve, privatizuan një pjesë të ambienteve apo mjeteve të punës. Fituan të drejtën për të emigruar dhe për të akumuluar kapitale. Fituan të drejtën për të imigruar kudo nëpër Shqipëri...


E hënë 24 shtator 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Politika e brendshme po i imponohet me ngulm palëve për të lënë jashtë një pjesë tjetër të debatit të madh në ShBA, atë të politikës së jashtme. Sado që performanca e Obamës në këtë fushë ka qenë jo fort e kënaqshme, ajo që peshon sot është se ç’do të ndod — Nexhmedin Spahiu

Patrioti tradhtar A

fërmendsh patrioti nuk mund të jetë tradhtar. Meqë këto koncepte e përjashtojnë njëri-tjetrin, dialektika nuk lejon që, në një kohë të caktuar, në një ngjarje a ligjërim të dhënë, njeriu të jetë edhe patriot, edhe tradhtar. Ligjërimet që paraprinë dhe pasuan ndeshjen Shqipëri-Zvicër, hera-herës e shpërfillën këtë dialektikë. Ata që akuzuan për tradhti pesë djelmoshat kosovarë, ngaqë luanin me kombëtaren e Zvicrës, flisnin nga megafoni i patriotit, por rezultonin tradhtarë; të paktën në një nga leximet që mund t’i bësh qëndrimit të tyre. E veçanta e ligjërimit mediatik për këtë ndeshje ishte se nuk u shtjellua si rëndom në paradigmën: sulm – mbrojtje – këndore – gol etj., por u strukturua përgjithësisht mbi dihotominë: tradhtar – patriot. Më tepër sesa për futboll u fol për simbole kombëtare, identitet, imazh, ambasadorë etj. Mbase ishte kjo arsyeja pse autorët e shkrimeve erdhën më shumë nga radhët e analistëve sesa nga reporterët sportivë. Me fjalë të tjera u bë ajo që po ngjet shpesh e më shpesh ndër ne: politika gllabëroi hapësirat e profesionit dhe të ekspertit. Pothuajse të gjithë analistët seriozë dolën në krah të kosovarëve që luanin kundër kuqezinjve. Apologjia mbështetej në një emërues të përbashkët: pesë djelmoshat nuk janë tradhtarë, përkundrazi janë atdhetarë të dorës së parë. Argumentet ishin nga më të ndryshmit, por spikaste ideja se Shaqiri, Berhami etj., duke luajtur për Zvicrën i bënin një shërbim të madh çështjes kombëtare, përmirësonin imazhin e keq që është krijuar nga sjelljet devijante të një pakice bashkatdhetarësh emigrantë. Në këtë kategori shkrimesh, krahas mbrojtjes së Shaqirit, Berhamit etj., sulmoheshin akuzuesit, d.m.th. ata që u shprehën se është tradhti të luash kundër kombëtares tënde dhe, ca më shumë, të shënosh. Me të drejtë thuhej se pikëpamje të tilla buronin nga një koncept primitiv e provincial për kombin dhe patriotizmin. Brenda kësaj linje nuk munguan zërat që e thellonin analizën dhe thoshin se drejtuesit e futbollit kombëtar, para se të luajnë patriotin e zemëruar, do të duhet të punojnë që lojtarë të këtij kalibri të përfshihen në kombëtaren tonë. Vetëm kështu do të kishim atdhetarizëm funksional dhe jo retorikë patriotike që ushton si teneqeja bosh. Parë në thelb, rezulton se grupi i akuzuesve qofshin ata figura drejtuese të futbollit shqiptar, qofshin bjerraditës blogjesh, nuk u shfaqën thjesht si patriotë primitivë, por si tradhtarë. Meqë ky pohim tingëllon paradoksal, le ta shtjellojmë. Kemi një shekull që përpiqemi të reduktojmë vargonjtë e tradicionales për ta bërë modernitetin shqiptar sa më të gjallë e sa më funksional. Luftë e gjatë dhe e vështirë,

Ese Çapajev Gjokutaj

Çdo futbollist ka aspiratë legjitime të synojë suksesin dhe karrierën duke kontribuar në skuadra të mëdha e në kampionate prestigjioze. Çdo e qytetar i formuar di të vendosë hierarki mes detyrimeve formale, kontraktuale e ligjore dhe ndjesive që burojnë nga lidhje informale, historike, zakonore, etj. Çdo qytetar i ndërgjegjshëm e ka obligim civil t’i shërbejë vendit që i ka ofruar shtetësinë, që e ka rritur e arsimuar, që i ka krijuar kushtet të zhvillojë prirjet dhe talentet... mbushur me suksese të çastit e me dështime epokale. Për të shfryrë sadokudo mund të këndonim atë këngën e mokrarëve të Kadaresë: Shqipëri pse shkrin/ Shqipëri pse s’mban/ si lulja në mars/ si bora në maj. Metafora e borës që s’mban, mund t’i shkonte po kaq mirë edhe modernitetit tonë sot e kësaj dite të nëpërkëmbur. Një nga arsyet madhore pse moderniteti shqiptar mbetet kaq i brishtë e i paqëndrueshëm është se nuk po ia dalim dot të ndahemi me normat e një shoqërie tradicionale. Moderniteti vë në plan të parë lidhjet e interesit, të institucionit, firmës, skuadrës etj, tradicionalja funksionalizon lidhjet e gjakut, krahinës, klanit etj. Modernia strukturohet mbi themelet e marrëdhënieve formale,

ligjore, kontraktuale etj; tradicionalja mbi zakonin, fjalën e dhënë, besnikërinë etj. Modernia përzgjedh dhe motivon mbështetur mbi aftësitë, profesionin, ekspertizën etj., tradicionalja - mbi militantizmin, retorikën etj. Njëra i falet logjikës, tjetra emocionit. Në fund të ditës rezulton se njëra priret nga e ardhmja, nga zhvillimi e përparimi; tjetra nga e shkuara, nga nostalgjia e stanjacioni. Rezultat i gjithë këtij ekuacioni përmblidhet te dilema që s’do përgjigje: përpara apo prapa, progres apo regres? Trumbetuesit e normave tradicionale, megjithëse për nga binishi, mund të duken patriotë, për nga thelbi janë tradhtarë. Natyrisht, tradhtia këtu nuk konceptohet në kuptimin e parë, d.m.th. veprimtari armiqësore që kryhet kundër atdheut/popullit, duke bashkëpunuar me armikun etj., etj. Në rastin tonë fjala tradhti konceptohet në një nga derivatet kuptimore: minimi i një ideje të madhe, i një ideali, i një vlere ekzistenciale, që ndikon kahjen e zhvillimit të një populli, të një vendi. Analizuar sipas alternativës tradicionale apo moderne, rezulton pa mëdyshje se akuzuesit jo vetëm që ishin kokë e këmbë për tradicionalen, por edhe u kundërviheshin disa normave thelbësore të modernitetit. Kështu p.sh. u bënin thirrje djelmoshave kosovarë që për hir të përkatësisë në një grup, të injoronin vlera po kaq, në mos edhe më të rëndësishme. Çdo futbollist ka aspiratë legjitime të synojë suksesin dhe karrierën duke kontribuar në skuadra të mëdha e në kampionate prestigjioze. Çdo e qytetar i formuar di të vendosë hierarki mes detyrimeve formale, kontraktuale e ligjore dhe ndjesive që burojnë nga lidhje informale, historike, zakonore, etj. Çdo qytetar i ndërgjegjshëm e ka obligim civil t’i shërbejë vendit që i ka ofruar shtetësinë, që e ka rritur e arsimuar, që i ka krijuar kushtet të zhvillojë prirjet dhe talentet. Lexuesi mund të ndërhyjë e të thotë: këto mund të jenë të vërteta në përgjithësi, po në rastin e djelmoshave kosovarë nuk bëhej fjalë për një lidhje dosido, por për një përkatësi sublime siç është ajo e kombit, e mëmëdheut, toka, koka etj., etj. Hyjmë këtu në një zonë të nxehtë, plot pasione e paragjykime dhe si e tillë nuk mund të ezaurohet në ligjërim heuristik. Kërkon të futësh në përdorim disa koncepte e instrumente shkencore që lidhen me teoritë identitare dhe që vështirë se e kanë vendin në një trajtim publicistik. Duke ecur kësaj rrjedhe do të duhej të diskutonim shumësinë e identiteteve brenda të njëjtit person; a janë strukturuar këto identitete në njësi hierarkike të ngrira apo strukturohen variueshëm sipas kontekstit; a është identiteti kombëtar arkitrau i gjithë strukturës identitare të individit, apo është thjesht një, mes shumë të tjerësh?

koment

Nexhmedin Spahiu

Liri, Pavarësi, Demokraci ka qenë slogani kryesor i Ibrahim Rugovës. Këto tri gjëra mund të konsiderohen të shenjta për Kosovën si interesa strategjike. Lirinë na e solli NATOintervenimi mbi Serbinë. Pavarësinë na e shpalli George W. Bush në Tiranë, kurse institucionet demokratike na i krijoi UNMIK-u e OSBE-ja.

Avokati i Popullit O

mbudspersoni – avion i NATO-s!!! Në kohën e bisedimeve në Rambouillet, injoranca e shoqërisë kosovare dhe politikanëve të saj lidhur me institucionet e pavarura demokratike e sidomos me institucionin e Avokatit të Popullit, ka qenë aq e madhe sa e tregojnë vetë pjesëmarrësit e kësaj konference. Në atë kohë, derisa përpilohej marrëveshja, amerikanët paskëshin insistuar që Kosova të ketë edhe Ombudspersonin e vet (Avokatin e Popullit). Për anëtarët e delegacionit kosovar fjala ombudsperson paskësh qenë tërësisht e panjohur. Njëri nga anëtarët e delegacionit paskësh pyetur se, a e di kush çfarë na qenka ky farë Ombudspersoni? Një tjetër, me shumë seriozitet por me hamendje paskësh thënë që sigurisht, duhet të jetë njëfarë avioni i NATO-s. Shtrohet pyetja: sa kemi ecur përpara në katërmbëdhjetë vitet në vijim? Slogani i Ibrahim Rugovës: Liri, Pavarësi, Demokraci Liri, Pavarësi, Demokraci ka qenë slogani kryesor i Ibrahim Rugovës. Këto tri gjëra mund të konsiderohen të shenjta për Kosovën si interesa strategjike. Lirinë na e solli NATO-intervenimi mbi Serbinë. Pavarësinë na e shpalli George W. Bush në Tiranë, kurse institucionet demokratike na i krijoi UNMIK-u e OSBE-ja. Pa institucione demokratike të pavarura nuk ka demokraci. Këtë duhet ta dinë të gjithë, e sidomos ata që krijojnë politikat e mediave. Është cinizëm kulmor që mediat kosovare i japin 100-fish më shumë hapësirë faktit se, a e ka njohur Mali Republikën e Kosovës apo jo, se sa Avokatit të Popullit të Kosovës, i cili deklaron publikisht se po rrënohen institucionet e pavarura dhe se po shkelen së tepërmi të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë. Se, a i ka rënë pishman Mali që e ka njohur Kosovën apo nuk e ka njohur fare, kjo ka pak rëndësi karshi asaj çka po ndodh me demokracinë në Kosovë. Roli i medias në mbrojtjen e interesave kombëtare Avokati i Popullit i Kosovës e ka thënë një gjë, që të gjithë po e shohim por rrallëkush po e thotë. Natyrisht, Avokati i Popullit është njeriu më i thirrur për ta thënë atë çfarë ka thënë, dhe kjo nuk do të përbënte kurrfarë heroizmi sikur edhe institucionet e tjera të pavarura ta ngrinin zërin kaq bindshëm e kaq qartë në fushën e vet. Po derisa Avokati i Popullit mbetet i vetmuar, deklarata e tij përbën akt heroik. Mediat duhet ta kishin temë dite deri në një përmirësim evident në këtë fushë. Por kjo fatkeqësisht kalohet vetëm me një kronikë ditën kur Avokati paraqitet në opinion dhe me kaq përfundon çdo gjë. Media është përgjegjëse për zhvillimet në shoqëri, por këtë gjë ende nuk e kanë kuptuar mediat tona në plotëni. Siç duket, edhe media sikurse edhe institucionet e tjera siç janë prokuroritë, gjykatat e shumë segmente të tjera të shoqërisë, vuajnë nga mungesa e konceptimit të interesave kombëtare. Aq më tragjik është fakti se me këtë nuk merret as opozita. Fatmir Limaj ishte deputeti i vetëm që i dha jehonë asaj çfarë deklaroi Avokati i Popullit i Kosovës. Nuk ka shtet demokratik pa institucione të pavarura Nëse në Kosovën tonë shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, atëherë humb kuptimin liria dhe demokracia. Ku do të dallohet shteti i Serbisë që na pushtoi 100 vjet më parë, me shtetin që e krijuam vetë? Ne e luftuam atë shtet pse pikërisht na mohoi këto të drejta. Ftuam gjithë botën përparimtare që të na ndihmojë të ndërtojmë shtetin tonë dhe atë jo çfarëdo shteti, por një shtet demokratik. Po shteti demokratik përbëhet nga institucionet e pavarura dhe nëse ato rrezikohen, rrezikohet vetë shteti. Nëse institucioneve të pavarura u humbet substanca dhe funksionojnë vetëm formalisht, atëherë demokracia nuk mund të funksionojë as edhe formalisht. Dhe shikoni paradoksin. Në kohën kur njeriu më i thirrur për këtë çështje, Avokati i Popullit i Kosovës lëshon klithmën se po rrezikohet vetë shteti i Kosovës, mediat tona merren me atë se, a e njohu apo nuk e njohu Mali Republikën e Kosovës.


20

MAPO

Lugano

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

sport

Presidenti: Sadiku është basti im Presidenti FC Lugano, Anxhelo Rençeti ka pohuar se është tejet i shqetësuar për vijueshmërinë e skuadrës. Ai pohon se ka bërë të pamundurën për të bindur aksionerët e tjerë për të marrë në skuadër Sadikun me shpresën se sulmuesi shqiptar do ndryshonte rrjedhën e sezonit të Luganos. “Duhet ta pranoj se Sadiku është një bast i imi. Unë isha i

bindur se duhej ta afroja atë lojtar në skuadër dhe shpresoj që të mos zhgënjehem deri në fund të sezonit”, ka pohuar Rençeti. Ndërkohë dje Lugano barazoi pa gola me Kiason dhe Sadiku nuk arriti që të shënonte. Megjithatë, shqiptari është golashënuesi më i mirë për ekipin tij, teksa ka arritur ta tundë rrjetën 7 herë deri më tani.

Armando Sadiku

Vllaznia nuk di të fitojë, Kastrioti dhe Kukësi “Ok” Vllaznia e ka nisur praktikisht në epërsi ndeshjen me Apoloninë, sepse ka kaluar në avnatazh shumë shpejt. Që në minutën e 3-të, rumuni Dragoi ka arritur të konkretizojë me sukses një aksion të të tijve nga e majta, duke shënuar në portën e Miços. Një start i tillë dha përshtypjen se do ta kishin të lehtë kuqeblutë e Duros për t’i marrë 3 pikët e radhës në Shkodër, por nuk ka rezultuar kështu. Nuk dorëzohen e demoralizohen fierakët, përkundrazi, shfaqen kompaktë e mjaft pragmatisë. Të udhëzuar nga trajneri Ernest Gjoka, tërë kohës në këmbë, miqtë e kanë spostuar dalëngadalë lojën nga gjysmëfusha e tyre, për ta hedhur vështrimin edhe nga kuadrati i Vujadinovicit. Madje, me anë të Ribajt mund të kishin barazuar në minutën e 20-të, pas një hezitimi dhe mosmarrëveshjeje mes mbrijtjes dhe portierit kuqeblu. Megjithatë, i njëjti autor do ta ndëshkonte Vllazninë në minutën e 27-të. Një vendosje e gabur e prapavijës shkodrane lejon lojtarin më të rrezikshëm të Apolonisë që të barazojë shifrat, pasi më herët miqtë kishin ekuilibruar edhe lojën. Pas këtij moment të dyja skuadrat mundohen të kontrollojnë mesfushën, prej nga nisin edhe aksionet e rrezikshme drejt portave respektive. ekzekuton goditjen e dënimit Beqiri, por krejtësisht në mënyrë të gabuar, duke shpërdoruar edhe rastin e fundit të artë për të dyfishuar rezultatin dhe marrë 3 pikët. Më në fund ka ardhur edhe goli e fitorja e parë në Kategorinë Superiore për Kukësin. Stadiumi

Superliga, Java IV Të premten Besa – Teuta 1-0 Të shtunën Luftëtari – Tirana 0-1 Flamurtari – Shkumbini 1-1 Të dielën Kastrioti – Tomori 1-0 Kukësi – Bylis 1-0 Vllaznia – Apolonia 1-1 Të hënën Skënderbeu – Laçi 19:00

i rikonstruktuar i qytetit verilindor, edhe pse pa praninë e tifozëve, ka “shijuar” një emocion të vecantë në minutën e 49-të të ndeshjes KukësiBylis, teksa një goditje dënimi e ekzekutuar në gjysmëlartësi nga Malo ka gjetur kokën e Popoviç, që me zgjuarsi godet dhe shënon në portën e Frashërit. Kuksianët sikur kanë “prekur qiellin me dorë”, sepse pas tërë atyre minutave lojë, më në fund nxjerrin në dritë golin e parë. Do të mbetet në histori goli i Popoviç, sepse ishte i pari për verilindorët në Superiore, ndërkohë që solli edhe fitoren e parë të të besuarve të Cungut në këtë kategori, pas tri barazimesh të bardha radhazi. Ato pikë që me shumë mundim e vuajtje i kishin grumbulluar në tri javët e shkuara të kampionatit, Kukësi i ka marrë njëherësh ndaj Bylisit, sepse e tillë është fitorja, krahasuar me barazimet e mëparshme. Për pasojë, tashmë kuksianët e shohin veten me 6 pikë në klasifikim, duke u pozicionuar në mesin e artë të renditjes. Edhe në Krujë është shënuar një gol i vetëm, por që vlen tri pikë të cmuara për Kastriotin e trajnerit Ar-

Vllaznia – Apolonia 1-1

tan Mërgjyshi. Ka qenë sulmuesi me ngjyrë i krutanëve, Fataki, heroi i 90-minutëshit ndaj Tomorit. Themi kështu, sepse ka bërë diferencën në minutën e 35-të, duke shënuar në portën e Llanit, por në tri raste të tjera ka shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme për ta thelluar avantazhin në favor të të tijve. Nga ana tjetër ka vijuar të shfaqet konfuze skuadra beratase, që pak ka bërë për t’i barazuar shifrat, edhe pse ka pasur minuta të tëra në dispozicion për këtë.

Dhunë ndaj gjyqtarit në Ersekë, Nora përfundon në spital Ka filluar në mënyrën më të keqe kampionati i Kategorisë së Dytë për ekipin kolonjar ku përveç rezultatit të arritur në fushën e tyre në fund të takimit, një gjest anti-sportiv i futbollistëve kolonjarë të inatosur nga rezultati i ndeshjes pasi prisnin që ta nisnin me fitore, i janë vërsulur gjyqtarit Nora duke ushtruar dhunë ndaj tij .U desh nderhyrja e policisë që gjyqtari të mbrohet nga lojtarët edhe pse në fund përfundon në spital pasi kishte marrë disa dëmtime. Në këtë takim u pa qartë loja e rëndë që luhet në kategorinë e dytë .Një gjë duhet përshëndetur se i gjithë publiku kolonjar që kishte mbushur shkallët e stadiumit nuk është pajtuar me këto veprime duke mos i mbështetur lojtarët e tij dhe kanë kërkuar që këta futbollistë të përjashtohen nga ekipi .Gjygjtari i ri gjirokastrit Nora, në spitalin e qytetit është shoqëruar edhe nga sekretari i klubit, Ilir Qirjako, që ka dënuar menjëherë këtë gjest anti-sportiv të futbollistëve të Gramozit. Po

në spitalin e qytetit kanë shkuar dhe vëzhguesi i takimit, Stefi Lato dhe i deleguari i FSHF-së, Gjergj Avramushi. Nisur nga ngjarja, mund të shprehemi se futbolli i Kategorisë së Dytë, ku Gramozi rikthehet pas pesë vjetësh, i ngjan më shumë një loje gladiatorësh pasi gjatë gjithë lojës futbollistët e të dy ekipeve kënë qënë tepër të acaruar, ku më shumë janë marrë me shtyrje dhe sharje se sa me lojën e bukur dhe argëtuese të futbollit. Loja ka nisur e shpejtë ku vendasit duken më të karikuar dhe e shpërngulin

lojën në gjysmëfushën e Memaliajt, ku këta të fundit mundohen të mbrohen për të mos pësuar gol pasi kërkonin të merrnin një pikë në Ersekë. Rasti i parë për kolonjarët ka qënë minuta e 14-të ku Çaushllari godet shtyllën. Loja vazhdon e forte, ku ndërprerjet kanë qënë të shumta dhe goli do të vinte në minutën e 45-të, kur Lumani pengohet në zonë dhe gjyqari Nora jep penallti, të cilën Shupe e kthen në gol. Pjesa e dytë duket se do të jetë për kolonjarët pasi arrijnë të shënojnë shumë shpejt me anë të Cakës, kur me kokë s’e ka të vështirë ta kalojë topin në rrjetë. Pas golit të dytë janë memaliotët që me Kalemin të shënojnë golin e parë pas një gabimi të mbrojtjes kolonjare. Minuta e 85-të sjell edhe golin e barazimit kur Shupe, pasi shtyhet nga prapa, e godet topin me dorë dhe gjyqtari jep penallti për miqtë ku e kthen në gol Caushi. Pas golit kolonjarët e kërkojnë me ngut golin, por pa orientim por nuk arrijnë të shënojnë.

Premier Liga

Siti barazon me Arsenalin Junajtid mposht Liverpulin Kampioni i Premierligës, Mançester Siti ka barazuar 1-1 me Arsenalin në kuadër të javës së pestë. Skuadra e Roberto Mançinit kaloi në epërsi me golin e realizuar me kokë nga qendërmbrojtësi Joleon Leskot në minutën e 40-të. Por, londinezët nuk u dorëzuan dhe insistuan në kërkim të golit të barazimit të cilin e gjetën në minutën e 82-të kur realizoi qendërmbrojtësi Laurent Koshielnit. Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat gjenden në kuotën e nëntë pikëve por Arsenali ka golaverazh më të mirë. Në tabelë kryeson Çelsi me 13. Robin van Persie, me gol nga penalltia në minutën e 81-të, ia solli fitoren Mançester Junajtid ndaj Liverpulit me rezultat 2-1 në “Anfield Road”. Vendësit e nisin mbrapsht takimin me përjashtimin e mesfushorit Shelvi në minutën e 39-të. Por, pavarësisht disavantazhit numerik në fushë, Liverpuli kaloi në epërsi me golin e kapitenit Stiven Xherrard, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Por, Junajtid u kundërpërgjigj shpejt. Vetëm katër minuta më vonë mbrojtësi Rafael Da Silva barazoi rezultatin me një gol të bukur. Kurse, “Djajve të Kuq” iu akordua një penallti mjaft e dyshimtë në minutën e 80-të kur Antonio Valencia u rrëzua nga mbrojtësit e Liverpulit. Nga pika e bardhë, Robin van Persi

Mancester Siti – Arsenal 1-1 Premier Liga Të shtunën Suonsi – Everton Çelsi – Stoke Siti Sauthempton – Aston Vila Uest Bromuiç- Riding Uest Hem – Sandërlend Uigan Atletik – Fulham Të dielën Liverpul – Man Junajtid Njukastëll – Noruiç Man Siti – Arsenal Totenham – QPR

0-3 1-0 4-1 1-0 1-1 1-2 1-2 1-0 1-1 2-1

mposhti portierin Pepe Reina për fitoren e madhe të Junajtid ndaj armikut më të zjarrtë. Nga ana tjetër, Liverpuli, mbetet pa fitore pas plot pesë javësh në Premier Ligë.


sport

Zhgënjimi

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al

21

MAPO

Strama: Vërshëllimat e tifozëve na dëmtojnë Tekniku i Interit këmbëngul se ky zhgënjim nuk duhet të ndikojë në projektin e klubit me një skuadër të re. “Ishte një humbje e rëndë dhe e shëmtuar, ndoshta edhe për faktin që kemi zhvilluar ndeshjen më të mirë në shtëpi. Gjithësesi, nuk duhet të humasim besimin në atë që po ndërtojmë. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë dhe duhet t’i bëjmë

komplimente portierit të Sienës. Një humbje e tillë nuk duhet të prekë punën tonë me këtë skuadër të re”. Stramaçioni beson se Interi i tij është në rrugën e duhur, ndërsa vendimet për të ndryshuar dicka dhe për t’i dhënë më ekuilibër skuadrës i përkasin vetëm atij. “Nuk duhet të heqim dorë nga puna jonë, përkundrazi, është momenti për të vazhduar,

ndoshta duke ndryshuar dicka që është detyre imja. Skuadra kërkon më shumë ekuilbër, por unë kam shumë lojtarë cilësorë, dhe para se t’I ul në stol duhet të provoj gjithcka me ta”. Sa i përket reagimit negativ të tifozëve, Stramacioni theksoi se ky qëndrim vetëm se e dëmton klubin. Ai pranoi gjithashtu se mund të aplikojë një mbrojtje me 3 futbollistë.

Milani dhe Interi në pikiatë, Napoli frenohet në Katania 34

Java e katërt e Serie A ka sjellë dështimin e dy skuadrave milaneze. Kuqezinjtë ndëshkohen në Udine, ndërsa zikaltërit në “San Siro” janë të mallkuar Jeton Selimi

Ka ndodhur që njëra prej dy skuadrave milaneze ta nisë kampionatin keq, por që të dyja të jenë kaq dobët, duhen hapur librat e historisë për të gjetur ndonjë rast të ngjashëm. Si Milani, ashtu edhe Interi, janë mposhtur duke pësuar 2 gola. Kuqezinjtë kanë dështuar 2-1 në “Friuli” ndaj Udinezes së Guidolin në sfidën që vendoste të ardhmet e trajnerëve respektivë, ndërsa zikaltërit janë befasuar 2-0 në shtëpi nga ana e Sienës, që e ka nisur kampionatin me -5 pikë dhe pas fitores së djeshme ka mundur të grumbullojë 4 pikë, duke e parë veten në kuotën e -1 pikëve. Milani, 3 humbje në 4 ndeshje

Dakort, ishte e kuptueshme që pa Ibrën dhe Tiago Silvën do të ishte e vështirë, por faktet po tregojnë se qenka një horror i vërtetë. Ndonëse në sfidën ndaj Udinezes skuadra e Alegrit u ndëshkua më shumë nga ndonjë vendim i nxituar i gjyqtarit sesa nga gabimet e saj, sërish distanca mes Milanit të vjetshëm është vite dritë larg. Në “Friuli” ndeshja nis e shpejtë dhe të dyja skuadrat kanë mundësi për të shënuar, ndonëse peshorja anon disi më shumë nga të zotët e shtëpisë. Në fundin e pjesës së parë do të jetë Ranegie ai që do të kalojë Udinezen në avantazh pasi fiton duelin ajror me Zapatan dhe

Inter Siena 0-2

mposht daljen e gabuar të Abiatit. 1-0 për bardhezinjtë, që shkojnë të qetë në pushim. Pjesa e dytë do të nisë me një Milan më kërkues, që do të barazojë pas një goditjeje të mrekullueshme nga distanca e El Sharauit. Minuta e 54-ët dhe duket se Milani mund të bëjë kthesën e madhe, por skuadra e Alegrit nuk bën presion për të siguruar golin e avantazhit. Është Udineze, që pavarësisht golit të pësuar, e merr veten shumë shpejt dhe nis të shohë drejt portës së Abiatit që do të ketë shumë punë. Megjithatë, momenti vendimtar nuk do të vonojë. Di Natale do të shënojë nga pi-

Bundesliga

minutën e 11-të, ndërkohë që në pjesën e dytë aspirinat kishin mundësinë për të fituar ndeshjen, por Shyrrle gaboi nga pika e bardhë. Mund të marrë frymë lirisht Hofenhajm që më në fund regjistroi fitoren e parë në Bundesligë, pasi mundi 3-1 Hanoverin në shtëpi, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Mirko Slomkës në këtë kampionat. Bundesliga Të premten Nurenberg – Frankfurt Të shtunën Duseldorf – Freiburg Hamburg – Dortmund Mainc – Augsburg Shalke – Bajern Volfsburg – Greuther Furth Të dielën Leverkusen – M’Gladbah Hofenheim – Hanover Verder Bremen – Shtutgart

Siena, dush të ftohtë Interit

Që Interi ka një problem

Serie A Të shtunën Parma – Fiorentina 0-1 Juventus – Kievo 2-0 Të dielën Sampdoria – Torino 1-1 Atalanta – Palermo 1-0 Bolonja – Peskara 1-1 Kajliari – Roma u shty Katania – Napoli 0-0 Inter – Siena 0-2 Udineze – Milan 2-1

psikologjik sa herë luan në fushën e tij, këtë e kishte kuptuar edhe tifozi më naiv. Humbja me Hajdukun, barazimi me Vasluin, humbja me Romën dhe tani humbja me Sie-

nën, tregojnë se çështja “San Siro” është shndërruar në një kompleks për skuadrën e Stramaçonit, që 6 pikët e grumbulluara në kampionat, i ka arritur falë dy fitoreve në transfertë (Peskara, Torino). Sfida ndaj Sienës është e bukur, sepse si Interi ashtu edhe miqtë kanë rastet e t y r e t ë m i r a p ë r sh ë n i m . Megjithatë, ekuilibrat do të prishen në minutën e 73-të, kur Vergasola do të prishë bardhësinë e shifrave. Interi do të kërkojë të barazojë, por do të lërë hapësira pas, që do të shfrytëzohen nga Valiani për të dhënë goditjen që u jep fund vuajtjeve të zikaltërve në të 90-ën.

Mesi: Debati me Vijën? Nuk kam asnjë problem me të!

Verder dhe Shtutgart kanë harruar të fitojnë Verder Bremen dhe Shtutgart nuk i japin dot një goditje krizës së rezultateve, pasi barazojnë 2-2 në përballjen e drejtpërdrejtë mes tyre në Veser Shtadion, në një ndeshje shumë Verder-Shtutgart emocionuese por që u mbyll pa një fitues. Mbi të gjitha peshën e pikëve të lëna në këtë 90 minutësh e ndjen Verder Bremen, që nuk arriti dot të ruajë avantazhin e dyfishtë të krijuar në pjesën e parë pas golave të De Runje dhe Junuzovic. Shtutgart jo vetëm që nuk u dorëzua por reagoi me forcë në fraksionin e dytë duke cuar shifrat në barazpeshë falë Harnik dhe Kakaus. Një pikë që mban ende në pozita të pakëndshme të dyja këto skuadra. Pikët i flak tej dhe Bajer Leverkusen që barazon 1-1 derbin e fqinjëve me Borusia Moenshengladbah. Herrman shënoi i pari për miqtë, ndërsa Kadlec barazoi në

ka e bardhë e penalltisë golin e avantazhit për të tijtë, por më parë është një aksion që duhet analizuar. Zapata ndërhyn ndaj Benatias, por topi shkon te këmbët e Di Natales dhe kthehet në gol, por gjyqtari Çeli nuk e lejoi avantazhin, duke ndëshkuar mbrojtësin, që e lë skuadën e tij me 10 vetë. Vendim i diskutueshëm që dëmton nervat e Milanit, sepse edhe Boateng do të lër fushën e lojës me karton të kuq, ndërsa vetëm mrekullitë e Abiatit do ta shpëtojnë skuadrën nga një humbje e thëllë.

1-2 0-0 3-2 2-0 0-2 1-1 1-1 3-1 1-1

Minuta e 44-ët, Barcelona–Granada është ende e fiksuar në 0-0. Mesi dhe Vija provojnë një mur mes tyre, por “El guaho” vonon pasimin, duke ndezur irritimin e argjentinasit që i kërkon llogari shokut të tij të skuadrës. Një situatë që nuk është parë pothuajse kurrë te Barcelona, e mjaftueshme për të ngritur hipotezën se diçka mund të jetë thyer në marrdhëniet mes dy yjeve katalanas. Por vetë Mesi, shuan menjëherë polemikat duke deklaruar për mediat se ai dhe Vija vazhdojnë të jenë miq shumë të mirë, dhe debati shkurtër në fushë është përfundim i tensionit që mund të prodhohet në një ndeshje ku skuadra ka vështirë të zhbllokohet: “Ajo që u pa në televizion ishte thjesht një moment tensioni. Ne jemi një skuadër që kërkon të fitojë dhe të japë gjithmonë më të mirën në fushë. Debate im me Vijan janë gjëra që ndodhin gjatë një ndeshjeje, aq më tepër që nuk po gjenim dhe golin e avantazhit. Dëshi-

ronim të zhbllokonim ndeshjen pasi më pas gjithçka do të ishte më e thjeshtë për ne. Gjithsesi ai diskutim nuk ka asnjë ndikim në marrdhëniet tona. Ne vazhdojmë të jemi po aq miq, sa ç’kemi qënë dhe më parë”. Barcelona fitoi 2-0 Granadën me gola të Ksavit dhe një autogol të Gomesh në fund, që devijoi për në portën e tij një goditje të Mesit. Një sukses, të cilin argjentinasi e konsideroi si më të vështirin e këtij fillim sezoni pasojë dhe e faktit që ndonjëherë skuadra ndjen lodhjen e përgatitjes fizike të kryer gjatë verës: “Jemi ende në fillim të kampionatit dhe nuk jemi ende në 100 përqind të formës sonë fizike. Ndonjëherë ndjejmë lodhjen e ngarkesës së marrë gjatë fazës përgatitore megjithatë e rëndësishme është që në fund arritëm të fitojmë me Granadan. Ishte ndeshja jonë më e vështirë deri në këto momente dhe arritëm ta kalojmë me sukses. Dhe unë vetë e ndjej që nuk jam ende në 100 përfind të

La Liga Të shtunën Saragoza – Osasuna Selta Vigo – Getafe Betis – Espanjol Barcelona – Granda Të dielën Majorka – Valencia Levante – Sociedat Atletiko – Vajadolid Bilbao – Malaga Të hënën La Korunja – Sevilja

1-0 2-1 1-0 2-0 2-0 2-1 2-0 0-0 21:00

formës sime fizike por me kalimin e javëve do të përmirësohem akoma më shumë ”. deri në këto moment Mesi ka shënuar 10 gola në 7 ndeshje për Barcelonën dhe për fatin e kundërshtarëve të tij, nuk ka qënë ende në formën e tij më të mirë fizike.


t

22

MAPO

E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

Facebooku shton vuajtjet e ndarjes

Fjalëkryqi klasik

Përpara se interneti të shkurtonte distancën midis njerëzve në vetëm një klikim larg, fundi i një marrëdhënie pasionante nënkuptonte ndërprerjen e çdo kontakti midis partnerëve dhe secili vazhdonte jetën e tij. Mirëpo, një studim i ri tregon se rrjeti social Facebook e ka dëmtuar këtë proces, me shumë të porsandarë që mbeten miq dhe në kontakt me jetën e ish-partnerit të tyre. Si rrjedhojë, kjo tendencë ka ndikuar në krijimin e një problemi të ri social, me rritjen e problemeve emocionale dhe vështirësi për të rifilluar jetën pas një ndarje.Hulumtuesja Tara Marshall nga Universiteti i Londrës, sugjeroi se të paktën një në tre persona kanë pasur probleme emocionale apo i kanë shtuar vuajtjet vetes, pikërisht për të këtë arsye. Me qindra miliona përdorues në botë, Facebooku është një mundësi e shkëlqyer njohjesh, por njëkohësisht edhe mundësi për t’u përballur vazhdimisht me ish-të dashur (siç tregoi edhe një anketë në Britani, ku më shumë se gjysma e përdoruesve të anketuar pranuan se shohin profilet e ish-ve të tyre).

1

Ju keni nevojë të qetësoheni sot, mundësisht vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke mos bërë asgjë prej gjëje. Energjia juaj është pak si e ulët, prandaj është një ide e mirë që të shmangni çdo gjë që kërkon ngritjen e peshave të rënda.

Jeni në më të mirën tuaj si pjesë e grupit, madje dhe dy grupe. Për aq kohë sa do të ndani qëllimet e përbashkëta, jeni i sigurt për të gjetur mënyra për të përmirësuar botën, ose të paktën atë qoshen tuaj.

Mbajeni fjalimin tuaj sot sa më të qartë që të jetë e mundur, sepse ka shumë statik në ajër tani. Aftësia për të organizuar mendime do të hyjë në punë, por prisni që të përsërisni veten më shumë se njëherë.

5

6

7

8

Prirjet tuaja filozofike meritojnë një eksplorim sot, dhe ju duhet të keni energjinë e duhur për të shkuar thellë. Mund të mos gjeni ndonjë që të mbajë të njëjtin ritëm me ju, por ata mund t’ju arrijnë me vonë.

21

24

25

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Beni ç’të mundni për të angazhuar skepticizmin tuaj sot, sepse jo çdo gjë është ashtu siç duket. Mund të gjeni se energjia juaj aktualisht është më mirë e shpenzuar në të menduarit dhe reflektuarit.

Mundohuni që sot të mos ndaloni të tjerët me standardet tuaja të larta, jeni i sigurt që do të zhgënjeheni! Është një nga ato ditët kur jeni i sigurt se do të gjeni se është më mirë që ta bëni punën vetë.

Mbështetuni tek ajo që dini, çdo gjë e re ka të ngjarë që të dalë jashtë mode shumë shpejt. Lajmi i mirë është se familja ushqen efikasitetin, prandaj ju duhet të bëni ca hapësirë për ta përdorur javën e ardhshme.

Duhet të kuptoni se ku ndahen linjat mes realitetit dhe fantazisë, apo e dini? Është një nga ato ditë kur mund të thoni se gjërat janë duke ndodhur në të vërtetë, edhe nëse të dhënat ju zhgënjejnë.

28

29

31

32

35

36

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ju duket se keni vënë në vendin e gabuar diçka te rëndësishme, por kjo duhet të ketë shkuar për një kohë të gjatë. Është thjesht një simptomë e gjendjes suaj mendore lehtësisht të shpërqendrueshme.

Ju sot jeni në një turne me anën tuaj krijuese dhe artistike dhe duhet të kërkoni mundësi të reja për të shfaqur bukuritë. Mund të shkoni në një galeri ose thjesht të ngulni sytë te perëndimi i diellit.

Sigurohuni që sot të kujdeseni më parë për numrin 1 dhe pastaj me radhë, madje edhe nëse keni obligime të tjera. Nuk mund të ndihmoni të tjerët, nëse jeni te sëmurë ose të shpërqendruar, apo jo?

Energjia juaj është shumë e mirë për t’u shpërdoruar, prandaj provoni disa ide ose projekte të reja. Mund ta gjeni veten të shkoni në një drejtim krejt të ri në punë ose në jetën tuaj të dashurisë, por kjo është e përkryer për juve tani!

19

27

33

37

40

18

30

39

42

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

34

38

41

43

46

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

44

47

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Përpunimi i mbeturinave duke i bërë ato të përshtatshme për një punë tjetër.

1. Piktor i famshëm holandez. 2. Pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë lexim-

8.Tërësia e kushteve të mjedidit ku rritet një specie. 12. Arritja më e lartë në sport.

it. 3. Komplet. 4. Njësi monetare. 5. Shkoi, ose... 6. Pak monedha. 7. Shtet në Gjirin

14. Anton i komenteve sportive. 17. Gjykimi i një takomi sportiv. 20. E bëj drithin

Persik. 8. Bimë a kafshë me tipare të veçanta, që del nga kryqëzimi i dy llojeve a

a diçka tjetër miell ose pluhur. 21. Gjendje që krijohet në shoqëri, kur mungon

i dy racave të afërta. 9. Është fuçi për verë. 10. Mund të përdoret edhe si armë e

pushteti. 22. Është kafshë pune. 23. Mënyrë të vepruari e të menduari duke

ftohtë. 11. Fitore e plotë e me lavdi. 13. Figurë e përrallave. 15. Alumini në kimi. 16.

ndjekur vazhdimisht po atë rrugë. 25. Garnizon Italian. 26. Po në Rusi. 27. Një liqen

Bova i kinemasë italiane. 18. Institut Kulturor. 19. Mama, shkurt. 21. Ambasada

me ujë të kripur. 29. Edmond, aktor i njohur. 31. Federata Futbollit. 32. Mohim për

Amerikane. 24. Ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, hakmarrjeje a armiqësie kun-

italianët. 33. Kryeqyteti Filipineve. 36. Një kafe e njohur. 38. Departamenti Mar-

drejt dikujt. 26. Trajtim i pabarabartë i njerëzve, i sendeve a i çështjeve, etj. 28.

ketingut. 39. Me hamendje, pa të dhëna të sigurta. 40. Studio artistike. 42. Enë

Banor i Romës së hershme. 29. Është veshje e sipërme. 30. Skuadër futbolli ital-

për të ngrënë. 44. Aftësia që ka dikush për të kryer diçka. 46. Shkronjë dyshe.

iane. 31. Lampard i futbollit anglez. 33. Avni i muzikës. 34. Kumbara, ose... 35. In-

48. Lëndë që përdoret për të shpejtuar, për të ngadalësuar ose për të ndryshuar

dustria e Rëndë. 37. Organizatë Islamike. 40. Përemër vetor. 41. Ent Special. 43.

rrjedhën e një reaksioni kimik. 49. Qytet në Arabi i njohur për myslimanët.

Ndajfolje sasie. 45. Organizatë Tregtare. 47. Pjesëz treguese.

Sudoku | nivel mesatar 7 3

2

5 5

2

4

3 9

4 8

9 7 5 6

3 1

4 9

8

7 3

5

8

6 1 3

3

7

1

4

9

6

1

1 SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

12

22

26

5 VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

11

17

3 9 6

LUANI (23/VII-22/VIII)

10

16

23

GAFORRE (21/VI-22/VII)

9

14

20

Horoskopi i ditës

BINJAKET (21/V-20/VI)

4

15

Në kohët tona ja vlen të kesh fjalëkalim shumë të fortë për të mbrojtur sigurinë e dokumenteve tuaja. Nëse keni fjalëkalim të dobët, jeni duke kërkuar për telashe. Siç duket, banka qendrore franceze ka pasur njërin prej më të lehtëve. Një qytetar francez ka shkelur pa qëllim sigurimin e bankës përmes telefonit të tij. Qytetari u kap nga autoritetet franceze menjëherë dhe u lirua vetëm pasi u akuzua si “hacker”. Incidenti ka shkaktuar një rënie të sistemit prej 48 orësh, në të cilin ruheshin dokumentet e borxheve të konsumatorëve. Qytetari i cili hyri në sistem, po provonte të paguante përmes telefonit të tij dhe u udhëzua nga një link në një forum për të cilin mendoi se të udhëzonte në ueb faqe të bankës. Kur iu kërkua fjalëkalimi ai shtypi 123456. Në këtë rast, hyri në sistemin bankar. Shpresojmë, që pas këtij incidenti, banka do të forcoj sigurimin e saj!

DEMI (21/IV-20/V)

3

13

Fjalëkalimi i bankës qendrore franceze ishte 123456

DASHI (20/III-20/IV)

2

4

6 2

4

8 9 5

1

3 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

8

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1

1

4

7

8

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

024, 149, 342, 521, 562, 745, 843, 965.

Numra me 4 shifra:

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Numra me 5 shifra:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

1111, 1148, 2511, 4841, 5362, 5485, 7426, 9685. 12454, 14526, 14632, 15142, 41325, 42649, 43241, 44381, 45632, 51056,

51459, 52163, 52514, 65748, 86735, 96748.

Numra me 6 shifra:

122815, 123624, 165477, 210216, 251954, 326987, 340841, 451526, 452774, 478965, 537112, 686881, 715489, 748430, 814784, 949286.


retro 1852 SOT faqja e fundit profil&

E hënë, 24 shtator 2012 www.mapo.al

MAPO

23

24 shtator

Fluturimi i parë i komanduar me balonë Në shekullin e tetëmbëdhjetë, francezët Zhozef Mishel dhe Zhak Etien Mongolfie vunë re që tymi ngrihej në ajër dhe arritën në përfundimin që ai duhet të kishte një veçori, që ndoshta mund të përdorej për ta ndihmuar njeriun të fluturonte. Prandaj, ata bënë një thes të madh prej letre dhe pëlhure dhe e mbajtën sipër një zjarri që nxirrte tym. Fshatarët që ishin mbledhur për të parë për eksperimentin mbetën të shtangur kur the-

si u ngrit drejt qiellit. Ishte qershori i vitit 1783 kur vëllezërit Montgolfie shpikën balonën me ajër të nxehtë. Pesë muaj më vonë, me anë të balonës së vëllezërve Montgolfie u realizua fluturimi i parë i njeriut. Megjithatë, e meta e balonave ishte se ato shtyheshin nga era dhe nuk mund të drejtoheshin në ndonjë drejtim të caktuar. Për ta bërë balonën të manovrueshme nevojitej një metodë, ku të përdorej një forcë

shtytëse .I pari që kombinoi forcën ngritëse me atë shtytëse ishte francezi Henri Zhifar, i cili në vitin 1852 fluturoi me një aerostat të drejtueshëm që punonte me avull për 27 kilometra. Në vend që të përdorte ajrin e nxehtë për të realizuar ngritjen, Zhifari përdori hidrogjenin, një gaz më të lehtë se ajri. Kjo metodë u përdor më pas nga Zeppelin për të ndërtuar balonat që hynë në histori me emrin e tij.

Fikrie Plava Nëna e 8 fëmijëve

E gjithë rruga “Schlaumbausweg” në Këln e njeh familjen Plava. Jo thjesht se janë me origjinë nga Kosova, por sepse është thjesht një familje e veçantë. Familja Plava përbëhet nga dhjetë anëtarë. Rruga “Schlaumbausweg” në Këln. Shtëpia dykatëshe me shumë dhoma zien nga zhurma dhe gëzimi. Fikria dhe Ahmeti, të dy nga Mitrovica, kanë tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Të gjithë njëri pas tjetrit në moshë, më i madhi 13-të, plot shëndet dhe vitalitet, ata janë gjithmonë në lëvizje. Shkojnë në shkollë dhe në kopsht, frekuentojnë sporte apo ndonjë hobi tjetër. Falë përkujdesjes së madhe të të dy prindërve, ata mundohen të jenë shumë aktivë në jetën e përditshme në shkollë dhe jashtë saj. Por aty pranë ne nuk shohim as gjyshe apo gjysh dhe asnjë teze, hallë apo ndonjë “Kindermädchen” (kujdestare për fëmijë). Mami Fikria dhe babi Ahmeti janë mirorganizuar për të përballuar familjen e madhe. “Punojmë të gjithë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Thjesht organizohemi të gjithë, ku secili e di se çfarë duhet të bëjë. Më parë e kisha më të vështirë kur ishin më të vegjël, por tani fëmijët janë rritur pak para kohe. Ndoshta iu duhet më të mëdhenjve të angazhohen më shumë për të vegjlit. Dhe kjo të jep shumë kënaqësi”, - thotë Fikria.

Një ëndërr e plotësuar e vajzërisë

I qe shkrojtur ta vras unë Nga Mitrush Kuteli

Ç - Ore, thonë se ti e vrave Selmanë... - Unë, jo! - Po kush? - Dyfeku im! - Ky që ke në krahë? - Ja, ky! Pse s’ta mbush synë?! - Si jo. Dyfek të këtillë s’kam parë as në Turqi. - E ke mirë. Dyfek si të turkut s’ka në botë, se turku i punon me merak. Po ky imi është veç botës. Pandeha se s’të pëlqen... - Si u bë puna e Selmanit? - I qe shkrojtur ta vras unë, nga e shkrojtura nuk shpëton dot. - E ke hak. Që kur e polli e ëma, iu shkrojt në qitap: këtë çun do ta vras Ymeri me një dyfek turku. Po aman më thuaj si erdhi puna që e vrave? - Me një të shtënë e lashë thes. Erdhën edhe e ngritën në tabut. - Ti ku ishe? - Prapa ferrës. - Ai? - Shkonte rrugës. - Bukuri! Si trimat e vrave. Edhe ai bëri mirë që ra si thes. Të lumtë dora ty edhe dyfekut i lumtë çarku! Ymeri qeshi se iu kujtua thesi. Selmani ra menjëherë si një thes me misër pa pasur kohë t’i thotë: falemin-

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

derit se më vrave - si e do burrnia, kreshnikia e besa shqiptare. Po Ymeri zemërgjerë e shpirtluan, ia fali këtë të metë. - Shkaku i vrasjes? Fajtor ka qenë Selmani! Sepse Selmani ka një nip nga ana e mbesës. Nipi i mbesës së Selmanit ka një qen edhe ky qen qopek i ka lehur një herë mikut të të nipit të së mbesës së Ymerit. Miku iu qa të nipt, nipi iu qa mbesës, mbesa iu qa Ymerit edhe Ymeri mori dyfekun dhe e vrau Selmanë...

DH Vasili me Veselin ishin shokë. Shokë që në vogëli - ngrohur më një diell, lagur më një ujë. Pastaj erdh puna që Veseli vrau Vasilin edhe Vasili vrau Veselin. Që të dy ia dhanë flakë më flakë, si trima të ndjerë që na nderojnë vendin e kombin kombëtar kreshnik. Puna rrodhi kësilloj: Vasili me Veselin rrinin në një hije edhe bisedonin. Aty pranë ish lumi. Pranë lumit një plep. Vasili tha: - Hajde plep, hajde, që të mbolli dora e Krishtit! Veseli tha: - E keq, or mik, e mbolli dora e Muhametit! - E Krishtit! - E Muhametit! E filluan si me të qeshur po doli e ngje-

shur se sikush gojën e kish të tijën edhe me bukë e ushqente. Po përveç gojës, kishin edhe kobure në brez, si çdo shqiptar i vërtetë. - Plepin e mbolli Krishti! - Plepin e mbolli Muhameti! Pak-pak! koburet kreshnike, flakë më flakë! E që të dy u vranë! Njëri për plepin e Krishtit, tjetri për plepin e Muhametit...

Porti, majtas ndodhet konaku Durrës 1913-1914 (Foto: De Iongh)

E Selmani vrau Selmanin; Stefani vrau Stefanin; Hasani vrau Kristanin; Mestani vrau Vasilin... Puna rrodhi kësilloj: Rrinin që të gjithë edhe vështronin malet e larguar. I pari i tha të dytit (Selmani Selmanit): - Mali që përtej është më i lartë se ai tjetri. - Jo, e ke jangëllësh. Ai tjetri është më i lartë nga ai që përtej. - Jo, ti e ke keq! - Jo unë, po ti! Hynë në valle edhe të tjerë: dy Stefanë, një Hasan, një Mestan, një Kristan, një Vasil, një Halil... Si trima që ishin, e bënë fora edhe u vranë trimërisht në shesh të burrave. U ngritën pastaj edhe farefisi edhe i dogjën shtëpinë njëritjetrit. Dhe malet mbetën si ishin: male...

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Dashamir BIçAKU. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Ajo erdhi para 16 vjetësh në Gjermani. Krejt rastësisht u njoh në Mitrovicë me Ahmetin, i cili punonte si emigrant në një fabrikë letre këtu në Këln. Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë, por Fikria mori me vete edhe ëndrrën e saj për të pasur shumë fëmijë. Tek prindërit nuk kishte familje të “madhe” siç është tipike në Kosovë, vetëm tre fëmijë ishin, ndërsa tek Ahmeti ishin më shumë. “Kam pasur gjithmonë dëshirë të kem shumë fëmijë. Falë Zotit, sot kam arritur vërtet ti kem ato. Veçanërisht kur shkojmë në Kosovë me dy makina të mbushura plot kam një ndjesi të veçantë, shkoj me një ëndërr të plotësuar të vajzërisë sime”, thotë gjithë krenari nëna e tetë fëmijëve. Andina, Adonika, Andini, Aurona, Amiri, Albioni, Amina, Anesi, quhen fëmijët e Fikries dhe Ahmetit. Të gjithë nisin me shkronjën A. Andina është në klasë të shtatë 13 vjeçe ndërsa më i vogli Anesi është tre vjeç në kopsht. Gjashtë prej tyre shkojnë në karate pas shkollës, vetëm Andina dhe Anesi nuk janë angazhuar aty edhe pse nuk mungojnë të jenë të pranishëm gjatë stërvitjes që bëjnë motrat dhe vëllezërit e tyre. Integrimi është proces i domosdoshëm Familja Plava në shtëpi i përdorin të dyja gjuhët, gjermanisht dhe shqip. Vetë Fikria e shfrytëzon edhe pak kohë që i mbetet për vete. Ajo nuk dëshiron të mbesë thjesht një “Hausfrau” (grua shtëpiake) që vetëm gatuan dhe pastron. Ajo ka nisur një shkollë dyvjeçare profesionale për infermiere dhe pret në shtator ta përfundojë dhe të fillojë punën. “Është më mirë edhe për fëmijët kur unë jam e angazhuar në punën time. Fëmijët një ditë do të gjejnë rrugën e tyre dhe unë duhet të vazhdoj jetën time, kështu që duke pasur një zanat, jam edhe më e plotë në shoqërinë që na rrethon” , thotë ajo. Fikria nuk është veçse 38 vjeçe dhe integrimin e saj në Gjermani ajo e sheh të domosdoshëm. Përmes punës ajo i ndihmon fëmijët më shumë gjatë jetës së tyre. “Në punë je e lidhur me shoqërinë, zhvillon aktivitete dhe je në kontakt me botën. Brenda mureve të shtëpisë ti vetëm izolohesh, shkëputesh nga bota”. Falë mirëkuptimit dhe harmonisë që ka me bashkëshortin, kjo e lehtëson edhe më shumë angazhimin e saj për t’u shkolluar. “Është kënaqësi kur të gjithë në mëngjes dalim nga shtëpia dhe secili është aty ku duhet të jetë. Në mbrëmje së bashku përpiqemi që ti bëjmë të gjitha: të gatuajmë, të pastrojmë, të bëhen detyrat e shkollës, të shkojmë në sport etj. Po ashtu fundjavat mundohemi t’i kalojmë sa më mirë”, tregon me sytë e qeshur, nëna e tetë fëmijëve. Ish-presidenti Horst Köhler - kumbar i Aminës Familja Plava është nderuar edhe nga ish-presidenti i Gjermanisë, Horst Köhler. Sipas ligjit, familja që bëhet me shtatë fëmijë, automatikisht gëzon edhe fatin që presidenti bëhet kumbar për fëmijën e shtatë. Në këtë rast është Amina ajo që u shpërblye me këtë privilegj. Por në shtëpinë e Fikries kanë qenë për vizitë si kryebashkiaku i Këlnit, Jürgen Roters apo përfaqësues të tjerë të Bashkisë dhe institucioneve të gruas dhe fëmijëve. Edhe ministrja federale për familje, pleqtë të rinjtë dhe fëmijët, Kristina Schröder ndjek nga afër Fikrien si një nënë e suksesshme me tetë fëmijë. Ajo nuk harron t’i dërgojë asaj dhe gjithë familjes çdo fundviti kartolinën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e HëNë, 24 SHTATOR 2012 www.mapo.al


Gazeta Mapo