Page 1

Faqe 7

Vrasja për lloton, babai i të arrestuarit: Djalin e kisha në shtëpi Pëllumb Shahinaj akuzon policinë se ka arrestuar pa asnjë provë djalin e tij për vrasjen e Priftit. “Në polici erdhi të më sillte një paketë mua, aty e shoqëruan dhe e arrestuan”

Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 24 janar 2013. Numër 812. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Kisha e akuzon për blasfemi, Dokle: Drama ime nuk është traktat fetar

Gruaja e Sakos: Vrasësi më shtyu me forcë dhe qëlloi mbi tim shoq Zbardhet dëshmia në polici e Entela Sakos, bashkëshortes së 40-vjeçarit që administronte pasurinë 3 milionë euro të Elton Deliut. “Gjithçka ndodhi në mënyrë të rrufeshme. Autori kishte gjatësi mesatare, nuk e kisha parë ndonjëherë”. Tri pistat e policisë për atentatin e mbrëmjes së martë, ku u vra me plumb në kokë administratori i pasurive të sekuestruara për shkak se rridhnin nga trafiku i drogës. Policia shoqëron 22 persona, dy të dyshuar lirohen pas testit të mbetjes së barutit Bashkëshortja e Admirim Sakos, Entela, ishte e para që u përball me atentatorin. Gruaja rreth të 30-ave është gjendur përballë tij mbrëmjen e së martës, në njërin prej tuneleve të bllokut të banimit pranë Gjykatës së Tiranës. Gruaja e të ekzekutuarit 40-vjeçar për motive ende të paqarta, është tashmë dëshmitarja krye-

Drama “Shën Maria e Beratit”, e deputetit Namik Dokle, shkakton reagime të ashpra mes komunitetit ortodoks në Korçë, ndërsa teatri ndërpret shfaqjen. Prifti Mihal Sanellari: Skenari i dramës, i bazuar në gënjeshtrat e tipit të PPSH. Dokle: Reagimi është absurd për një krijim letrar Faqe 14-15

Bie tavani në komisionin e Ekonomisë, deputetët braktisin zyrën FAQe 3

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shumica e elektoratit përcakton ligjërimin politik të dy liderëve koment Roland Lami

Ligjërimi kritik për arritjet dhe punën e qeverisë dhe të opozitës...

Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës Kosova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë koment Nexhmedin Spahiu atëherë kur të hapen arkivat...

19 sociale

Ballë për ballë

Viktima Admirim Sako

PS ndryshon mendje për mandatet, kërkon ndarjen që rrëzoi në KQZ Tre anëtarët e propozuar nga opozita i kërkojnë KQZ-së të marrë një vendim të posaçëm, sipas variantit ku Berati dhe Korça humbasin nga një mandat, të cilët i fitojnë Tirana dhe Durrësi. Këta anëtarë votuan kundër kësaj ndarjeje, kur ajo u propozua

Deputetët dalin në panik nga zyra, pas zhurmës së fortë dhe rënies së një pjese të tavanit

sore, edhe pse mban mend pak gjëra nga njeriu që i vrau sa hap e mbyll sytë të shoqin. Burime nga grupi hetimor i thanë MAPO-s se Entela Sako, nënë e një fëmije, është marrë në pyetje gjatë natës së martë, edhe pse në gjendje të tronditur... Faqe 5

nga KQZ. Mazhoranca miratoi në Komision ndarjen sipas 2009

Lefteri Lleshi dhe Denar Biba dje në komision

Kreu i Grupit CEZ: Garancia 60 mln euro, në dorë të Dollapit Kryetari i Bordit Drejtues të Grupit CEZ, Tomas Pleskac ka pohuar për mediat çeke se tërheqja e garancisë 60 milionë euro do të jetë gati e pamundur. Tani kompetencat për të aplikuar marrjen e garancisë i ka administratori i ri, Sahit Dollapi

CEZ ka shumë gjasa të humbasë mundësinë për të tërhequr garancinë e Bankës Botërore prej 60 milionë eurosh me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit. Në një prononcim për të përditshmen çeke “Monitor”, kryetari i Bordit të Grupit CEZ, Tomas Pleskac ka pohuar se aplikimi për garancinë do të jetë i vështirë pas vendimeve që autoritetet shqiptare... Faqe 9

Reagimi

I dënuari

Ralf Gjoni: Do të ndërtojmë maternitetin e Preshevës

Pranga të riut që sulmoi me acid gjyqtaren e Vlorës

FAQE 4

Skadon afati, nuk njihet më akreditimi i universiteteve publike Tre vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, procesi i akreditimit të universiteteve publike ka ngelur në vendnumëro

CMYK

FAQE 6

Socialistët janë bindur më së fundi se të dhënat e ofruara nga Ministria e Brendshme për numrin e popullsisë në të gjitha qarqet e vendit për efekt të llogaritjes së ndarjes së mandateve të deputetëve në çdo zonë... Faqe 2

editorial / 11

Faqe 16

Arjan VASJARI

Fushata me modele ekonomike çudibërëse Përtej vulgariteteve, tashmë të dekretuara si pjesë organike e fushatave tona, nuk mund të mohohet se, për herë të parë pas kaq kohësh, gramatika politike e partive kryesore tenton të ndërtohet mbi formula normale ideologjike. Për pasojë, edhe përplasja mes tyre vijon të mbetet në kufijtë e normalitetit demokratik kur ndërtohet si një përplasje e këtillë formulash. Për shembull, kur Sali Berisha dhe Edi Rama polemizojnë rreth dobisë së taksimit të sheshtë apo atij progresiv, ngritjes ose jo të tavanit të borxhit publik ata ngjasojnë me dy lidera normalë të një vendi normal. Mirëpo e kundërta ndodh kur, fjala vjen, për shkak të delirit që u provokon bindja mbi epërsinë...


2

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

politikë

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

Komisioni ka votuar vetëm me votat deputetëve të djathtë vendimin për të ndarë mandatet e deputetëve për çdo qark

Mazhoranca miraton ndarjen e mandateve të 2009 komisioni ka marrë në pyetje kryetaren dhe zv/kryetarin e KQZ-së, të cilët janë përgjigjur lidhur me arsyet pse situata erdhi deri në këtë fazë, ku të djathtët kanë kryqëzuar Denar Bibën, ndërsa të majtët Lefteri Lleshin Fejzi Braushi

Dëgjesa me drejtuesit e KQZ nuk ka mundur të ndryshojë qëndrimin e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve sa i përket çështjeve të mandateve. Pas më shumë se 3 orë dëgjesë dhe debate, Komisioni ka votuar vetëm me votat deputetëve të djathtë vendimin për të ndarë mandatet e deputetëve për çdo qark për zgjedhjet e 23 qershorit sipas skemës së vitit 2009. Me 12 vota pro dhe 11 kundër, është miratuar vendimi sipas të cilit të gjitha qarqet do të kenë të njëjtin numër mandatesh deputetësh që kanë edhe aktualisht. Ndërkohë që para se të arrinte në këtë vendimmarrje komisioni ka marrë në pyetje kryetaren dhe zv/kryetarin e KQZ-së, të cilët janë përgjigjur lidhur me arsyet pse situata erdhi deri në këtë fazë, ku të djathtët kanë kryqëzuar Denar Bibën, ndërsa të majtët Lefteri Lleshin. Dëgjesa

Lleshi dha sqarime në lidhje me shkresën që administrata e KQZ i ka dërguar Kuvendit për mosmiratimin e ndarjes së mandateve dhe pse letra e sekretares së përgjithshme shoqërohej nga vendimi i 2009. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ajo ka shpjeguar se është në detyrimin e KQZsë që të informojë Kuvendin për çdo situatë të krijuar lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve, ndërsa ka theksuar se vendimi i 2009 u dërgua pasi ai është i vetmi akt që është në fuqi për sa kohë nuk u arrit të miratohej projektvendimi i ri. Lleshi nënvizoi se kjo nuk është hera e parë që administrata e KQZ-së komunikon përmes letrave me parlamentin. Gjithashtu ajo sqaroi se përgjegjësia për këtë situatë është anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga opozita të cilët sipas saj shkelën ligjin duke mos pranuar të votonin lidhur me projekt-aktin. Ndaj ajo ka bërë të ditur se detyrimi i KQZ-së për të bërë ndarjen e mandateve ka mbaruar. “Puna ime është të marr një vendim dhe tua sjell juve mbi tavolinë, ju pastaj zgjidheni nëse ka vdekje, lindje, apo shtesa apo jo të popullsisë. Nuk e rimarrim dot, ta rihedhim prapë si çështje në KQZ, është ezauruar”, - tha Lefteri Lleshi, kryetare e KQZ-së. Ndërkohë që nga ana tjetër i vënë nën sulmin e deputetëve të mazhorancës zv/kryetari Biba është përpjekur të sqarojë pozicionin e tij lidhur me gjithë sa ka ndodhur deri më tani për këtë çështje. Pyetjes së mbi ç’bazë ligjore ai ka vënë në dyshim të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme për numrin e popullsisë Biba iu përgjigj se këtë e ka bërë mbi bazën e detyrimit moral për të vërtetuar dyshimet e arsyeshme të ngritura nga përfaqësuesi i PSsë në KQZ. Ai nuk ka ndjerë asnjë faj për gjendjen e krijuar, duke sqaruar në të njëjtën kohë se qëndrimi i tre anëtarëve që nuk e votuan aktin në mbledhjen e KQZ-së nuk ishte një abstenim, por një kërkesë për të shtyrë mbledhjen me qëllim që të sqaronin situatën mbi dyshimet e ngritura për numrin e popullsisë në qarkun e Kukësit. “Çështja është sot dhe gjithë ditën kompetencë e KQZ, vëzhguesi që ne kemi caktuar në Ministrinë e Brendshme ka sjellë informacionin, sot mua të më mundësojë atë vendimmarrje. Dhe unë sot do të kërkoj thirrjen e një mbledhje të KQZ me rend dite caktimin e ndarjes së mandateve”, - tha Denar Biba, nënkryetar i KQZ-së. Por sipas kryetarit të komisionit, Ilir Rusmali, ky veprim i ri i iniciuar nga Biba është një tjetër ve-

prim mospërfillës i kompetencave dhe rolit të Kuvendit. “Kuvendi i Shqipërisë, organi sovran po merret me këtë çështje, juve nuk u bëhet vonë fare, do e bëni ju këtë punë? Sot do ta depozitoni kërkesën. Nëse ju vjen prapë dhe prapë ky dokumentacion, ju çdo bëni, do votoni pro, kundër, do kërkoni informacion shtesë apo do refuzoni”, - tha Rusmali. “E kam atë informacion dhe unë do të votoj”, u përgjigj Denar Biba. Votimi

Më pas me largimin e të ftuarve në dëgjesë Komisioni ka vijuar me diskutimet mes vet anëtarëve. Në emër të opozitës, deputeti Damian Gjiknuri e ka quajtur vendimarrjen e komisionit tinëzare dhe tërësisht antikushtetuese. Ndaj ai duke iu referuar edhe asaj që deklaroi Biba për të dhënat e shtesë për nuimrin e popullsisë i ka bërë një ofertë për kompromis mazhorancës për ta rikthyer në KQZ ccështjen dhe për të votuar ndarjen e propozuar nga administrata e KQZ-së. “Sot mësuam edhe një fakt tjetër që ka informacione shtesë, ka edhe një vullnet politik. Nuk ka pse Kuvendi të marrë kompetencat e KQZ-së, aq më tepër të iniciuar me një shkresë totalisht të paligjshme.”, - tha Gjiknuri. Ndërsa në emër të mazhorancës, Paloka në rolin edhe të relatorit ka theksuar se është në detyrimin e Kuvendit që të mos lejojë bllokimin e procesit të zgjedhjeve. “Me bllokimin në KQZ ka një tentativë tjetër për të njollosur zgjedhjet, për ti dhënë njollën pa filluar ende që dikush nesër të ketë një justifikim tjetër për humbjen.” - tha Paloka.

Damian Gjiknuri ai duke iu referuar edhe asaj që deklaroi Biba për të dhënat e shtesë për nuimrin e popullsisë i ka bërë një ofertë për kompromis mazhorancës për ta rikthyer në KQZ ccështjen dhe për të votuar ndarjen e propozuar nga administrata e KQZ-së

Zgjedhjet, Ben Blushi: Kandidoj në Elbasan

PDIU prezanton deputetin në Korçë

Pavarësisht se PS nuk i ka shpallur ende listat e kandidatëve për deputetë, një pjesë e personazheve të rëndësishme të kësaj force e dinë tashmë se në cilën zonë zgjedhore do të konkurrojnë më 23 qershor. Pas Damian Gjiknurit, i cili deklaroi para pak kohësh se do të rikandidonte në zonën e Gramshit, edhe Ben Blushi ka konfirmuar dje se nuk do jetë më i zgjedhur në qarkun e Korçës por në atë të Elbasanit, ku dhe është i deleguar i kryesisë. Gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan me gazetarë, mes të tjerash, Ben Blushi ka konfirmuar se do të udhëheqë fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit dhe se do të kandidojë për këtë qark në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai theksoi se “PS do të jetë mjaft korrekte në këtë drejtim dhe se në përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë do të kujdeset që të përfaqësohet me figura që gëzojnë popullaritet e integritet në

Fushata zgjedhore megjithëse zyrtarisht nisë në mes të majit, ajo në realitet ka nisur vrullshëm. Madje disa nga forcat politike kanë nisur të prezantojnë dhe kandidatët për deputetë. Një gjë të tillë e ka bërë dje edhe Partia për Drejtësi, Unitet dhe Integrim në qytetin e Bilishtit ku gjatë konferencës së Rrethit Devoll, prezantoi edhe kandidatin për deputet në Qarkun e Korçës, Spartak Meraku. Një lajm të tillë e bënë të ditur vet zyra e shtypit e kësaj force në një njoftim për mediat ku theksohet se Meraku u prezantuar nga kryetari i partisë, Shpëtim Idrizi. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi falenderoi drejtuesit e PDIU-së në Devoll për punën e kryer dhe shprehu bindjen se Spartak Meraku do të arrijë të sigurojë një rezultat spektakolar në zgjedhjet e ardhshme. Idrizi deklaroi se Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame që do të kalojë javët në vijim në Kuvend prek edhe të drejtat e shqiptarëve në të gjithë jugun, teksa pronat e tyre në shtetin grek do të kthehen

Shpëtim Idrizi

komunitet”. Gjithashtu ai është shprehur se “PS do të respektojë afatet ligjore në shpalljen e listave për deputetë”. Pas takimeve paraprake në shkallë prefekture, i dërguari i kryesisë për Elbasanin është duke ndërtuar strategjinë e fushatës dhe ka nënvizuar faktin se PS i ka të garantuar 7 deputetë në qarkun e Elbasanit, por në këto zgjedhje do të marrë më shumë.

Shpëtim Idrizi

gjithashtu. “Rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame është sot një sfidë e rëndësishme për kombin shqiptar, sepse rivendos në vend dinjitetin e kombit tonë, kërkon që ata që humbën jetën në një genocid, së paku të marrin një ndjesë dhe që e drejta e pasardhësve të tyre të mos mohohet. Kjo rezolutë prek edhe devollitët, banorët e kësaj krahine patriotike. Devollitët kanë pasur qindra hektarë prona përtej kufirit, në zonën shqiptare të Kosturit dhe Follorinës e deri në Selanik”, – deklaroi Idrizi.


e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

3

MAPO

Tre anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ, i propozojnë komisionit një vendimmarrje të posaçme për ndarjen e mandateve, njësoj siç propozonte dhe administrata e KQZ-së

PS ndryshon mendje

Tre anëtarët e KQZ kërkojnë ndarjen që hodhën poshtë Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani thërrasin mbledhjen e KQZ dhe kërkojnë ndarjen e mandateve të deputetëve sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Fejzi Braushi

Bie tavani i komisionit të Ekonomisë, deputetët braktisin zyrën “Ekonomisë i ka ranë tavani në kokë”. Nuk bëhet fjalë për tavanin që i ka rënë ekonomisë shqiptare, por për tavanin që ka rënë në komisionin e Ekonomisë. Dje deputetët të traumatizuar kanë dalë për 10 minuta nga salla e mbledhjeve prej zhurmës së madhe që është shkaktuar gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 për statistikat zyrtare”. Në momentin kur po fliste drejtoresha e INSTAT-it, në fund u hodh për votim nen për nen, ndërsa në tavan kërciti një zhurmë e fortë. Një njollë e madhe krijoi një pamje të frikshme në tavan dhe pjesë suvaje e boje ranë në dysheme dhe tavolinë, sipër kokës së deputetes së Partisë Demokratike, Adriana Gjoni, e cila qëndronte ngjitur me deputetin Gjovalin Kadeli. Menjëherë të pranishmit janë ngritur në këmbë nga zhurma e shkaktuar dhe kanë dalë jashtë. Deputetët në momentet e para nuk kanë arritur që ta shpjegojnë zhurmën e shkaktuar në sallë, por më pas kur panë copat e suvasë dhe bojës, kuptuan çfarë kishte ngjarë. Fakti që ishte nga ana e opozitës, ka lënë vend edhe për të bërë batutë mes njëri- tjetrit. Mësohet se deputeti Gjovalin Kadeli ka thënë se “ky është presion që Partia Socialiste

Komisioni i Ekonomisë

të votojë ligjin për statistikat zyrtare. Çdo gjë po bëhet me presion këtu”. Ndërsa deputetët e tjerë janë larguar menjëherë për të qëndruar për 10 minuta larg këtyre ambienteve, nga frika se mos shkëputeshin pjesë të tjera nga tavani. Pas 10 minutave batuta mes tyre kanë vijuar diskutimin më tej. Kjo është hera e dytë që zyra e këtij komisioni ka probleme me tavanin, ndoshta edhe për shkak se ky komision zhvillon mbledhjet në katin e fundit të godinës së Kuvendit. Megjithatë, deputetët janë interesuar dhe kanë pohuar se sot do të shkojnë punëtorët për të parë se cili ka qenë shkaku i asaj zhurme të madhe që pasoi dhe me krisjen e tavanit. F. Cenko

“Këta auditë tashmë kanë filluar punën e tyre, në përputhje me kompetencat që iu njeh Kodi Zgjedhor, dhe njëri prej tyre ka informuar ndonëse jo në mënyrë zyrtare, se ka evidentuar disa elementë të rëndësishëm, të cilët plotësojnë në respekt të ligjit, kërkesën e tre anëtarëve të KQZ, në lidhje me informacionin e kërkuar nga Ministria e Brendshme për Qarkun e Kukësit”

Socialistët janë bindur më së fundi se të dhënat e ofruara nga Ministria e Brendshme për numrin e popullsisë në të gjitha qarqet e vendit për efekt të llogaritjes së ndarjes së mandateve të deputetëve në çdo zonë zgjedhore janë të sakta. Kjo lihet të kuptohet nga veprimi më i fundit i 3 anëtarëve të KQZ të propozuar nga opozita, të cilat, pavarësisht vendimmarrjes së djeshme të Kuvendit për ndarjen e mandateve sipas vendimit të 2009, kanë paraqitur një kërkesë zyrtare për thirrjen e një mbledhje të posaçme të komisionit ditën e hënë për të miratuar projekt-aktin e propozuar më parë nga administrata sipas të cilit ndarja e mandateve të bëhet sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga Ministria e Brendshme. “Për thirrjen e mbledhjes së KQZ më datë 28.01.2013. KQZ, ditën e premte, më datë 28.01.2013, ora 11:00 zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Projekt-vendim: “Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, - thuhet në kërkesën e firmosur nga tre anëtarët e propozuar nga majta, nënkryetari Denar Biba, anëtarët Albana Shtylla dhe Jani Jani. Më tej në projekt-aktin e paraqitur prej tyre ata ndërsa e quajnë vendimmarrjen e KQZ-së për të mos miratuar shpërndarjen e mandatave për mungesë votash si të pavlefshme, propozojnë që kjo çështje të rimerret dhe një herë në shqyrtim nga komisioni për sa kohë që afati brenda cilit duhet të kryhet kjo procedurë nuk ka mbaruar ende. “Ky vendim është absolutisht i pavlefshëm, pra “nul” dhe i paqenë. Vendimmarrja e KQZ për: “Caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” është ende kompetencë e KQZ, ndaj edhe çështja rimerret në shqyrtim nga KQZ, pasi realisht, në kuptim e respekt të ligjit, asgjë nuk ka ndodhur, asnjë pasojë nuk ka ardhur. KQZ është ende brenda mundësive dhe afateve të parashikuara në Kod (data 7 mars është afati përfundimtar i miratimit të numrit të mandateve), si organi administrativ kompetent, për të patur një vendimmarrje të saj për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, dhe më tej përcjelljen e kësaj ndarje, si propozim për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë”, - shprehet propozuesit e këtij akti si në projektvendim ashtu edhe në relacionin që e shoqëron atë. Ndaj ata i propozojnë komisionit një vendimmarrje të posaçme për këtë çështje duke parashikuar që mandatet të ndahen njësoi si propozonte dhe administrata e KQZ-së në projekt-aktin që nuk u votua prej tre anëtarëve propozues të kësaj nisme,

Denar Biba

ku qarqeve Berat dhe Korçë t’i hiqet nga një mandat dhe ato t’i kalonin q a r q e ve Ti r a n ë d h e D u r r ë s . Megjithëse nuk sqarojnë në mënyrë të qartë se çfarë i bëri ata të ndryshojnë mendim dhe për më shumë të darovitë çdolloj hije dyshimi që ata kishin për shtimin e numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit, ata e pranojnë të mirëqenë të dhënat e paraqitura nga ministria e Brendshme për numrin e popullsisë. Por megjithatë ata lënë të kuptohet në këtë projektvendim se auditi i propozuar nga nënkryetari Denar Biba për të monitoruar dhe kontrolluar të dhënat e numrit të popullsisë në Ministrinë e Brendshme dhe listat e zgjedhësve, ka konfirmuar vërtetësinë e përmbajtjes së shkresës së dhënë gjatë muajit nëntor nga Drejtoria e Gjendjes Civile. “Këta auditë tashmë kanë filluar punën e tyre, në përputhje me kompetencat që iu njeh Kodi Zgjedhor, dhe njëri prej tyre ka informuar ndonëse jo në mënyrë zyrtare, se ka evidentuar disa elementë të rëndësishëm, të cilët plotësojnë në respekt të ligjit, kërkesën e tre anëtarëve të KQZ, në lidhje me informacionin e kërkuar nga Ministria e Brendshme për Qarkun e Kukësit”, - thuhet në projektvendimin e propozuar nga tre anëtarët e opozitës në KQZ. Pavarësisht se ata janë të gatshëm që të pranojnë ndarjen e propozuar më parë nga KQZ, kjo nismë tashmë duket e vonuar pasi dje komisioni i Ligjeve miratoi një vendim për ndarjen e mandateve sipas skemës së vitit 2009.

Në projektaktin e paraqitur ata ndërsa e quajnë vendimmarrjen e KQZ-së për të mos miratuar shpërndarjen e mandatave për mungesë votash si të pavlefshme, propozojnë që kjo çështje të rimerret dhe një herë në shqyrtim nga komisioni


4

MAPO

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

politika

Berisha në Facebook, rrëfenjëz për darkën e Angjelit TIRANË Në fund të një dite të ngarkuar me impenjime, rreth orës 21:00 të mbrëmjes kryeministri Sali Berisha postoi në faqen e tij në Facebook një “rrëfenjëz”, siç e perifrazoi ai, lidhur me darkën që pak kohë më parë paskësh shtruar një prej ekspertëve të PS-së, Anastas Angjeli. “Të dashur miq! Një rrëfenjëz për darkën e ngrirë! Kështu e quajtën mediat në gazetën e gossip-it të tyre të kafeneve të kryeqytetit, darkën që Sekretari për Ekonominë dhe Financën i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli (Caci) shtroi në ‘Sheraton’ ditën e emrit të tij, që për shpenzimet dhe të ftuarit mund të quhej dasma e emrit! Sipas zakonit, Caci, të cilit

më shumë hije i ka kuleta se fjala, falenderoi të ftuarit, ngriti dollinë dhe u ul duke pritur me padurim dhe emocion elozhet e kryetarit të tij, z.Rama. Pas pak kohe z.Rama u ngrit, falenderoi me përzemërsi Cacin për ftesën dhe, ndër të tjera tha të dashur miq: Unë kam fatin e madh të mësoj të këshillohem e të frymëzohem çdo ditë për çështjet madhore të ekonomisë dhe financave, në këtë kohë krize rrënuese, nga një personalitet i shquar, i rrallë, me njohuri të nivelit më të lartë në këto fusha”,shkruan Berisha. Më tej, Kryeministri vijon: “Të gjithë sytë e të ftuarve ishin drejtuar si prozhektor tek Caci! Vetë atij i vërshoi

adrenalina nga rrënjët e flokëve tek gishtërinjtë e këmbëve. Ai po përjetonte një gjendje më shumë se ekstazë, që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Me gotë në dorë u ngrit i përgjëruar dhe gjysmëndenjur në respekt të shefit të tij. Mirëpo, papritmas gjithçka në qenien e tij ngriu, madje ngrinë edhe krushqit, kamerierët, sazet dhe darka, përveç gotës së dollisë që se si ra nga dora dhe u bë copa në momentin kur shefi i tij tha se personi apo gjeniu në fjalë ishte gjysma e tij më e mirë, pikërisht zonja Basha. ‘Ç’pate?’ - i tha bashkëshortja Cacit. ‘Hiç hiç, gotën ma morën duartrokitjet’, u përgjigj ai, ndonëse i dukej se i kishte rënë jo tavani, por hoteli mbi kokë”.

LSI

Ralf Gjoni: Do të ndërtojmë maternitetin e Preshevës

Berisha: Taksa e sheshtë, optimalja, ajo progresive, e rrezikshme Kreu i ekzekutivit: “Duhet të ecim të bazuar në doktrinat më të avancuara fiskale dhe jo në konceptet e mamuthit të korrupsionit, që ishte dhe është Cac (Anastas) Angjeli”. TIRANË Kryeministri Sali Berisha u serviri anëtarëve të kabinetit qeveritar një studim të fundit të kryer në Harvard, për të përforcuar qëndrimin e tij se aplikimi i taksës së sheshtë është optimalja për vendin tonë. “E vërteta është që debati më madhor janë taksat. Është kriza e thellë dhe natyrisht, për më shumë se çdo gjë tjetër bëhet fjalë për politika fiskale dhe është një debat i hapur midis akademikëve, që kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin në këtë periudhë diskutimet më konsumuese të kohës dhe politikëbërësve, të cilët janë të detyruar që nëpërmjet politikave fiskale, taksave, të përpiqen për të

përballur me sukses krizën. Ky studim, të cilin ia rekomandoj kujtdo ta lexojë, është i Gregory Mankiw, profesor në ekonomi Metthew Weinzierl, profesor në administrim biznesi dhe Danny Yagan, doktor i shkencave ekonomike. Në studimin e tyre për taksën optimale, pasi tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se të gjejmë cila është taksa optimale dhe për ta, taksa më afër optimales është taksa e sheshtë”, - tha dje Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai pranoi se çdo taksë është barrë për qytetarin, porse ndryshe nuk mund të veprohet. “Veçse rëndësi më të jashtëzakonshme ka shpërndarja. Ne sot kemi një certifikatë, kemi një pasaportë nga njëri prej grupeve më të fuqishme të konsulencës, që ka gjetur se Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie. Unë e kuptoj që kjo e irriton zotin Rama, e irriton shumë atë, por kjo është e vërteta dhe të vërtetat duhen pranuar. Ajo çka ky studim fakton,

reagimi Rama: Obama mori votën me taksën progresive TIRANË Debati për aplikimin ose jo të taksës progresive do të vazhdojë gjatë mes dy forcave kryesore politike në vend. Pas qëndrimit të kryeministrit Berisha, është Edi Rama ai që reagoi dje në faqen e tij në ‘Twitter’, duke theksuar se një taksë e tillë aplikohet edhe në SHBA. “Sot KM ynë thotë që dhe Amerika e ka kapur që taksa e sheshtë është optimale, kurse progresivja është dordolec! Kush është dordoleci mes tyre?” - shkruan Rama. Sipas tij, dy ditë më parë në SHBA u betua Presidenti që mori votën për të ulur taksat e 95% të amerikanëve dhe për të bërë që kush fiton më shumë, të paguajë më shumë.

është se një taksë është e rrezikshme dhe kjo është ‘taksa Koleka’ apo ‘taksa progresive”, - tha ai. Berisha shtoi se me aplikimin e kësaj takse thellohet më shumë pabarazia. “…Kjo taksë përbën një kërcënim serioz dhe të madh. Uroj që të mos ta përdorë si dordolec, se absolutisht për sa i përket pushtetit, ia thashë dhe në takimin tjetër, ky është si personazhi i Dino Buxatit, që mbeti 36 vjet në pritje. Këtë e ka firmosur vetë”, - tha ai. Kryeministri kërkoi që të ecet në doktrinat më të avancuara fiskale duke shigjetuar në këtë rast një nga ekspertët e ekonomisë dhe financës në PS, Anastas Angjelin. “…Duhet të ecim të bazuar në doktrinat më të avancuara fiskale dhe jo në konceptet e mamuthit të korrupsionit, që ishte dhe është Cac (Anastas) Angjeli. Famoz (i famshëm) sepse ai është autori i rikthimit të doktrinave të ndryshkura. Po një përgjigje dhe ai e mori në darkën e ngrirë”, - tha Kryeministri, por pa sqaruar më gjatë se cilës darkë i referohej. N.Perndoj

Beqja: Me taksën e sheshtë ekonomia ka rënë ndjeshëm TIRANË Pas 5 vjetësh zbatimi të taksës së sheshtë, Sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja thekson se rritja ekonomike është ulur ndjeshëm. “Borxhi publik që rëndon mbi supet e çdo shqiptari është shtuar më shumë se 50%, edhe pse shumë pasuri publike u shitën për të mos u vënë kurrë në punë me eficiencë. Konsumi i familjeve shqiptare, sipas burimeve zyrtare, në 9 muajt e 2012ës është më i ulëti në 5 vitet e fundit. Kreditë me problem kanë kaluar 23% të portofolit të kredive dhe janë

rreth 10% e GDP-së. Ndërkohë pasuria vazhdon të përqendrohet përherë e në më pak duar. Vetëm 5% e depozituesve zotërojnë më shumë se gjysmën e depozitave në bankat shqiptare”, - tha dje Beqja. Sipas tij, të dhënat më të fundit tregojnë se rreth 4% e të punësuarve të paguar me paga shumë të larta përfitojnë 40% të fondit të përgjithshëm të pagave që paguhen në Shqipëri. “Ne nuk mund ta pranojmë këtë situatë. E vlerësojmë të padrejtë dhe jemi të vendosur ta ndryshojmë. Do të

Ilir Beqja

zëvendësojmë taksën e sheshtë me taksimin e ndershëm. Kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë taksa”, - tha ai duke vënë në dukje se taksa e biznesit të vogël do të hiqet. ”Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël, pasi sot këta të vetëpunësuar që mbajnë me mundin e tyre jetën e 400 mijë shqiptarëve, kanë barrë tatimore më të rëndë se një hotel luksoz në qendër të Tiranës apo edhe se një avokate që prej babit arrin shpërblime 3 milionë dollarë për transaksion”, - tha Beqja.

Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni tha se akti brutal dhe i shëmtuar i qeverisë serbe për shembjen e lapidarit të UCPMB-së në Preshevë është një akt i shëmtuar që tregon shenja albanofobie, racizmi dhe shenja shumë negative për zhvillimet në rajon. “Kjo sepse paqja dhe stabiliteti në rajon nuk vijnë nëpërmjet maskave apo kallashnikovëve, forcave policore, apo dhunës që ushtrohet në Luginën e Preshevës, por përmes programeve të zhvillimit ekonomik të zonës dhe përfshirjes së shqiptarëve në administratën shtetërore”, tha Gjoni. Ai shprehu bindjen se diplomacia shqiptare ka treguar pjekuri dhe konstruktivizëm në raport me fqinjët dhe se ky konstruktivizëm ka rezultuar në një mirëqenie më të mirë për shqiptarët e rajonit sot, pavarësisht problemeve të herëpashershme. Gjithashtu, Gjoni tha se “në kontekstin e politikës ose përqasjes ndoshta më pozitive nga Tirana ndaj Beogradit, mendoj se Serbia nuk duhet të abuzojë me konstruktivitetin e Tiranës dhe faktet kanë treguar se pavarësisht linjës së Beogradit, Tirana ka vazhduar politikën e saj konstruktive. Sidoqoftë, Serbia nuk ka ditur ta respektojë në maksimum dhe ta kthejë me reciprocitet këtë konstruktivitet të Tiranës”. Për sa i përket iniciativave konkrete për Luginën e Preshevës, Ralf Gjoni tha se pas bisedimeve me kryetarin e Komunës së Preshevës, “kemi rënë dakord të financojmë maternitetin e ri të zonës, duke e futur këtë projekt në buxhetin e qeverisë shqiptare. Vetëm duke ndihmuar mirëqenien e shqiptarëve të Preshevës, duke inkurajuar projektet infrastrukturore dhe të punësimit, si dhe duke nxitur dialogun mes shqiptarëve dhe qeverisë serbe, mund të shkojmë përpara në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.


kronika

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

5

Tri pistat e policisë për atentatin e mbrëmjes së martë, kur u vra me plumb në kokë administratori i 3 milionë eurove pasuri të sekuestruara

Admirim Sako

Vendi ku u ekzekutua, Admirim Sako

Gruaja e Sakos: Atentatori më shtyu me forcë dhe qëlloi për vdekje tim shoq Dëshmia në polici e Entela Sakos, dëshmitares së atentatit ndaj 40-vjeçarit që administronte pasurinë 3 milionë euro të Elton Deliut. “Gjithçka ndodhi në mënyrë të rrufeshme. Autori kishte gjatësi mesatare, nuk e kisha parë ndonjëherë” Dashamir Biçaku Tiranë Bashkëshortja e Admirim Sakos, Entela, ishte e para që u përball me atentatorin. Gruaja rreth të 30-ave është gjendur përballë tij mbrëmjen e së martës, në njërin prej tuneleve të bllokut të banimit pranë Gjykatës së Tiranës. Gruaja e të ekzekutuarit 40-vjeçar për motive ende të paqarta, është tashmë dëshmitarja kryesore, edhe pse mban mend pak gjëra nga njeriu që i vrau sa hap e mbyll sytë të shoqin. Burime nga grupi hetimor i thanë MAPO-s se Entela Sako, nënë e një fëmije, është marrë në pyetje gjatë natës së martë, edhe pse në gjendje të tronditur. Dëshmia e saj është fokus-

uar në disa pika, të cilat konsiderohen të rëndësishme për zbardhjen e vrasjes së njeriut që administronte pasurinë e Elton Deliut, edhe ky i vrarë së bashku me të ëmën në Tiranë. Përshkrimi i autorit të krimit ka qenë një ndër pikat ku bashkëshortja e Sakos është ndalur më gjatë, edhe pse ka dyshime se ai mund të jetë një vrasës me pagesë. Sipas dëshmisë së saj, gjithçka ka ndodhur në mënyrë të rrufeshme e pak gjëra ka mundur të fiksojë nga atentatori. “Sapo kishim mbyllur punën në lokalin tonë ‘Luxury’ dhe do të niseshim drejt shtëpisë. Unë isha duke pritur Admirimin që të nxirrte makinën nga parkimi dhe nuk vura re asgjë të dyshimtë”, -mësohet të ketë thënë Entela Sako për grupin e hetimit. Ajo ka shtuar më pas se kishte parë makinën e të shoqit dhe ishte drejtuar për nga dera në momentin që është shtyrë me forcë nga një person. Ajo e ka gjetur veten jashtë rrezes së armës, plumbat e së cilës i ka dëgjuar më pas e tronditur. Edhe i shoqi, sipas policisë nuk ka dyshuar tek atentatori, pasi nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u mbrojtur para se të qëllohej për vdekje me një plumb në kokë. Burimet e policisë tha-

Pronat e administruara nga Sako 20 llogari bankare 31 700 m2 sipërfaqe toke në Tiranë 3 lokale në Tiranë (2 në rr.“Myslym Shyri” dhe 1 në Rr. e Dibrës) 3 apartamente në Tiranë dhe 1 vilë në Durrës 4 automjete, njëri prej të cilëve furgon i blinduar 12 300 m2 sipërfaqe toke në Durrës Llogari në dy banka, nëpërmjet të cilave ka kryer gjatë vitit 2008 transaksione në vlerat 650 000 euro dhe 954 000 USD

në mbrëmë se kanë siguruar një përshkrim të vagullt të autorit të krimit, i cili rezulton të jetë me gjatësi normale, diku tek 1.70 metra dhe i veshur normalisht. Më tej, gruaja mësohet të ketë rrëfyer se atentatori ka marrë një nga rrugicat që të nxjerrin në rrugën “Myslym Shyri” dhe është zhdukur sa hap e mbyll sytë. Pavarësisht se 30-vjeçarja është pyetur dhe ripyetur disa herë nga hetuesit në lidhje me rrethanat apo motivet e ngjarjes, të dhënat e mbledhura prej saj kanë qenë të pakta. Pistat e hetimit Entela Sako është vetëm një ndër dëshmitarët e grupit që po merret me zbardhjen e vrasjes së Admirim Sakos. Gjatë mbrëmjes së martë dhe ditës së djeshme, policia ka shoqëruar 22 persona, të cilët mendohet se janë në dijeni të lëvizjeve të viktimës dhe problemeve që ai mund të kishte. Burimet e policisë thonë se personat, pasi kanë dhënë sqarimet e tyre, janë lënë të lirë. Deri në orët e vona të mbrëmjes, policia e Tiranës ishte në ndjekjen e tri pistave për të zbardhur këtë atentat. Dyshimi i parë lidhet me vrasjen e Elton Deliut dhe nënës së tij, armiqësi

e cila mendohet se ka vazhduar edhe me 40-vjeçarin që administronte pasuritë e tyre në Tiranë. Megjithatë, gjetja e provave në këtë drejtim është e vështirë, pasi vrasja e Elton dhe Flutura Deliut vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të errëta sa i takon autorësisë. Një tjetër dyshim i ngritur mbi atentatin e së martës lidhet me pasuritë e menaxhuara prej Admirim Sakos. Mes 3 milionë eurove pasuri të sekuestruara nga grupi hetimor bënin pjesë edhe sipërfaqe të mëdha toke, të cilat shtrihen në periferi të Tiranës dhe në Durrës. Hetuesit e krimeve janë duke ndjekur transaksionet e kryera me këto toka, si një pistë të mundshme për zbardhjen e vrasjes së Sakos. Pista e tretë, edhe pse më pak e mundshme, nuk është lënë pas dore nga hetuesit e policisë. Dëshmitarët e shoqëruar në polici kanë rrëfyer për një konflikt të pak ditëve më parë që viktima kishte pasur në lokalin e tij. Ai ishte përplasur me disa djem, të cilët mesa duket kishin shqetësuar bashkëshorten e tij. Edhe pse në dukje e parëndësishme, policia ka kryer verifikime edhe mbi këtë ngjarje.

Atentati, 22 të shoqëruar në polici për Sakon Policia e Tiranës ka shoqëruar edhe dy të dyshuar, të cilët i janë nënshtruar testit të barutit, por kanë rezultuar në rregull Tiranë Policia e Tiranës ka shoqëruar 22 persona në 24 orë për zbardhjen e atentatit që i mori jetën administratorit të pasurisë së Elton Deliut. Por dy prej të shoqëruarve kanë qenë në rrethin e parë të dyshimit, derisa policia është detyruar t’i lirojë. Burime nga policia e Tiranës bëjnë

me dije se mes të shoqëruarve për të dhënë dëshmitë e tyre kanë qenë edhe dy persona, me të cilët përputhej përshkrimi i dhënë nga bashkëshortja e Sakos, Entela. Këta të fundit janë mbajtur më gjatë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe u janë nënshtruar një sërë testesh. Burime nga grupi i hetimit i thanë MAPO-s se dy personat kishin pasur konflikt direkt me Sakon, por nuk është mundur të sigurohet asnjë provë që i lidh ata me skenën e krimit. Madje, ata i janë nënshtruar edhe testit që identifikon mbetjet e barutit në dorë, por asnjë prej tyre

nuk ka dalë pozitiv. Të gjendur në këto rrethana, drejtuesit e policisë janë detyruar t’i lirojnë të dyshuarit së bashku me dëshmitarët e tjerë. Admirim Sako u ekzekutua mbrëmjen e së martës në bllokun e pallateve pranë Gjykatës së Tiranës. Dyshohet se ai është mbajtur nën vëzhgim nga atentatori në kohën që së bashku me të shoqen ndodhej në mjediset e lokalit të tij në këtë zonë. Autori ka vendosur të kryejë atentatin në momentin që Sako po nxirrte makinën nga parkingu. Ai madje është siguruar të qëllojë vetëm atë, duke shmangur nga rrezi-

ku të shoqen 30-vjeçare. Admirim Sako është dërguar me urgjencë në mjediset e Spitalit Ushtarak, por pak orë më vonë ai ka ndërruar jetë. Policia tha se plumbi vdekjeprurës ishte ai që kishte marrë në kokë. Admirim Sako njihet si një ndër njerëzit më të afërt të Elton Deliut, i cili administronte pasurinë e tij së bashku me ish-të fejuarën. Vetëm pak javë më parë Prokuroria vendosi sekuestron e tokave, apartamenteve, lokaleve dhe automjeteve që zotëronte si pasuri i ekzekutuari në vitin 2008, Elton Deliu. D.Biçaku


6

MAPO

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

rrethe

Gjyqi i Xhakjes për vrasjen e 98’, ekspertët ndërtojnë skemën e krimit Gjykata e Apelit në Durrës ka zhvilluar mesditën e të mërkurës në mungesë të të pandehurit, seancën gjyqësore në lidhje me rigjykimin e Ilir Xhakjes, i cili akuzohet për vrasjen e Qerim Malokut, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e medias,

ekspertëve u është kërkuar nga ana e trupit gjykues ndërtimi i skenës së krimit dhe rishqyrtimit të provave balistike. Lidhur me ekspertizën balistike pala mbrojtëse ka kërkuar që të jetë i pranishëm dhe një ekspert i tij, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga trupi gjykues, duke bërë që vendimi

të shtyhet. Organi i akuzës në seancat e mëparshme ka kërkuar 24 vite burg ndaj të pandehurit Xhakja, për shkak se disponon prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në vrasjen e Malokut, ndonëse në 2011 gjyqtari Neritan Tabaku i dha pafajësinë Ilir Xhakjes për këtë krim.

shkurt

Korrupsioni, Apeli rikthen në qeli ish-shefin e krimeve Gjykata e Apelit ka kthyer sërish në burg ish-shefin e krimeve të Komisariatit të Delvinës, Ramadan Hasani. Në bazë të një vendimi të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, 39-vjeçari Hasani është rikthyer sërish pas hekurave nën akuzën e korrupsionit. Në tetor të vitit 2010, policia arrestoi Hasanin, në atë kohë shef i krimeve

të Delvinës, pasi akuzohej se ushtronte presion për t’i marrë para babait të një të mituri të ndaluar nga policia. Më pas Gjykata e Sarandës dha vendimin “lirim me kusht” për ish-shefin e krimeve, një vendim që është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, e cila e ka dënuar Hasanin me një vit burg dhe 360 mijë lekë të reja gjobë.

Arrestohet 43-vjeçari, vodhi kishën e një fshati Një 43-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për vjedhjen e një sërë kishash dhe banesash në fshatrat e komunës Dropull i Sipërm. Personi i arrestuar është Artan Muçmataj, banues në Patos të Fierit, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet se ka vjedhur kishën e fshatit Likomil, kampin e pushimit të fëmijëve të Mitropolisë në Likomil të komunës Dropull i Sipërm Gjirokastër, si dhe disa banesa në fshatin Llovinë. Pas njoftimit për vjedhjen e kishës në Likomil, forcat e policisë kanë shkuar

Mirela Mishgjoni u sulmua sapo kishte dalë nga pallati ku banonte dhe teksa i është afruar makinës së saj për të shkuar në Gjykatë

menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas rreth dy orë krehje të zonës kanë bërë të mundur kapjen e 43-vjeçarit, si dhe gjetjen e sendeve dhe materialeve të vjedhura në kishë dhe në banesa. Muçmataj ka punuar më parë si bari në disa fshatra të Komunës Dropulli i Sipërm, dhe së fundi merrej me mbledhje të hekurishteve për t’i shitur për skrap. Sipas policisë, gjatë vitit 2011-2012, ai ka kryer disa vjedhje të arkave të kishave të vogla që janë të ndërtuara në fshatrat e Dropullit të Sipërm, ku ka marrë prej andej shuma të vogla lekësh.

Ishte i pakënaqur me dënimin, 24-vjeçari i hodhi acid gjyqtares Arrestohet i riu që ishte dënuar pak kohë më parë nga gjyqtarja e sulmuar me acid, Mirela Mishgjoni. Ai i ka thënë policisë se sulmoi pasi nuk ishte i kënaqur me dënimin me 11 muaj burg Një 24-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni pak ditë më parë në Vlorë, është arrestuar dje, ndërsa policia tha se ai është një nga të dënuarit prej gjyqtares dhe sulmi është motivuar për shkak të dënimit që ka marrë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se i riu i arrestuar, Nertil Zotaj ishte dënuar më parë bashkë me vëllain për vjedhje nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakënaqur nga vendimi. Pasi ka mbaruar dënimin prej 11 muajsh burg dhe ka paguar 150 mijë lekë gjobë, i riu në shenjë hakmarrjeje ka sulmuar me acid gjyqtaren Mishgjoni, teksa kjo e fundit ishte duke dalë nga banesa e saj. Sipas policisë, 24-vjeçari pretendonte se është dënuar me masë më të rëndë dënimi. “Nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku

Rrëshqet toka, shembet një shtëpi, 60 në rrezik Një banesë është shembur ndërsa dhjetë të tjera janë dëmtuar dhe 60 janë në rrezik si pasojë e rrëshqitjes së tokës në Porto-Romano të Durrësit. Pjesa perëndimore e kodrës në këtë zonë ka pësuar rrëshqitje në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, fenomen i theksuar gjatë ditëve të fundit me reshje. Banorët e zonës ndjekin me shqetësim situatën, ndërkohë që janë të

pafuqishëm për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të tyre. Në kodër ka pasur edhe më parë rrëshqitje të tokës. Zyrtarë të Prefekturës së Durrësit bërë të ditur se së shpejti specialiste të shtabit të emergjencës do të shkojnë në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe për të llogaritur shkallën e rrezikut për banesat dhe gjithë zonën e prekur nga fenomeni natyror.

Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë zbulua në një kohë rekord, ndërsa se Rrethit Gjyqësor Vlorë ditën e shpjegon se ka hetuar të gjitha prodjeshme është bërë e mundur kapja ceset gjyqësore dhe personat e dhe arrestimi i shtetasit: Nertil dënuar vitet e fundit nga gjyqtarja e Janaq Zotaj, vjeç 24, banues në sulmuar. Mirela Mishgjoni u sulVlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u kr- mua sapo kishte dalë nga pallati ku ye pasi më datë 16.01.2013, rreth orës banonte dhe teksa i është afruar 08:20 të mëngjesit në lagjen ‘29 Nën- makinës së saj për të shkuar në tori’, pranë shkollës ‘Ali Demi’ ka Gjykatë. Ky i fundit mbante një sulmuar shtetasen Mirela Mishgjo- shishe plastike në dorë, dhe menni, me detyrë g jyqtare pranë jëherë i ka hedhur acid gjyqtares në Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, fytyrë dhe në pjesën e kraharorit. E duke i hedhur në pjesën e fytyrës ac- ndërsa autori i krimit është larguar id të lëngshëm sanitar, të cilin e me vrap, Mishgjoni ka kërkuar ndikishte blerë dy ditë më parë në një hmë. Ajo është dërguar urgjentisht dyqan ushqimor ”. Sipas saj, në spitalin e qytetit të Vlorës, ku ka 2 4-v j e ç a r i s ë bashku me vël- Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lain e tij, shteta- këtë veprim ky person e ka kryer me sin Paulin Zotaj, ka qenë i dënuar pretendimin se është dënuar me një për “vjedhje” masë dënimi më të rëndë dhe është gjykuar e dënuar nga gjyqtarja marrë ndihmë mjekësore. Sulmi Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg ndaj Mishgjonit ka alarmuar policidhe 150 000 lekë gjobë. “Nga hetim- në e Vlorës, e cila në bashkëpunim et e kryera ka rezultuar se këtë vep- me Prokurorinë punuan intensivrim ky person e ka kryer me preten- isht për zbardhjen e ngjarjes. dimin se është dënuar me një masë Prokuroria hetoi dosjet e fundit, të dënimi më të rëndë nga ajo që i ta- cilat janë në proces apo janë gjykuar kon dhe se nuk është liruar në kohë nga Mishgjoni, e cila prej vitesh pas vuajtjes së dënimit”, - thotë poli- gjykon çështje penale në Gjykatën e cia. Kjo e fundit thotë se gjithçka u Shkallës së Parë të Vlorës.

Tritol një dyqani në Krujë, asnjë i dyshuar

@

gazetamapo.com/

ekonomi

Një sasi lënde plasëse është vënë afër një lokali të boshatisur në qytetin e Krujës. Lënda plasëse ishte vendosur në afërsi të qepenit të lokalit, i cili ishte i mbyllur. Ndërsa shpërthimi, sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, ka ndodhur në orën 04:00 të mëng jesit dhe lënda plasëse e cila dyshohet se ka qenë e prodhuar në mënyrë artizane ka prishur kangjellat e lokalit duke e

spostuar atë rreth 5 cm. Pas shpërthimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur edhe hetimet. Sipas të njëjtave burime, dyqani është i Muharrem Hoxhës dhe aktualisht e vetmja pistë në të cilën po punohet është ajo e kanosjes. Dyshohet se ndonjë person, i cili e ka kërkuar ta marrë atë me qira dhe nuk ka arritur të marrë, ka kryer edhe këtë akt.

Ndërkohë që përballë lokalit Hoxha ka patur edhe makinën e tij dhe ajo nuk ka pësuar asnjë dëmtim, bënë të ditur burime zyrtare të policisë. I pyetur rreth dyshimeve të autorësisë së këtij akti Hoxha është shprehur se “nuk kam asnjë dyshim tek asnjë njeri dhe nuk kam asnjë konflikt me askënd”. Ndërsa ai ka qenë për disa vite më parë edhe nënkryetar i këshillit të Bashkisë së Krujës.


E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Arrestimi, i riu shkoi vetë në polici për të takuar kushërijtë Që prej pasdites së martë 25-vjeçari Gentian Shahinaj ndodhet në dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë Fier. Sipas babait, ai ka shkuar vetë atje së bashku me mjetin motor për të shoqëruar kushërinjtë e

tij që janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve dhe për t’u pyetur prej policisë për ngjarjen. Edhe telefonata është kryer nga numri që disponon motra e tij. Kjo pasi Pëllumbi pretendon se telefoni i djalit,

Gentianit, ka humbur si aparat që prej një muaji. Ndërsa motori me të cilin ai shkoi në komisariat dhe që pretendohet si provë materiale, është në oborrin e shtëpisë së familjes Shahinaj.

Babai i të arrestuarit: Djalin e kisha në shtëpi, s’e ka bërë ai vrasjen Pëllumb Shahinaj në një intervistë tregon se i biri ka qenë në shtëpi natën e krimit. “Në polici erdhi të më sillte një paketë mua, aty e shoqëruan dhe e arrestuan” Dy shtëpi në të njëjtën rrugicë janë prej dy ditësh të përfshira në dhimbje dhe të tronditura. Njëra, ajo që i përket familjes Prifti, e mbuluar nga zia e humbjes së djalit të vetëm, i vrarë me thikë, dhe tjetra, familja Shahinaj, e mbuluar me akuzën e kësaj vrasjeje ndaj djalit të tyre. E ndërsa dyert e shtëpisë së studentit Andi Prifti, të cilit iu ndërprenë ëndrrat në mes, qëndrojnë të hapura për të mirëpritur sipas traditës zakonore ngushëllimet e rastit, dyert e shtëpisë së Pëllumb Shahinajt qëndrojnë të mbyllura, duke mbajtur brenda tyre jo vetëm dhimbjen, por edhe besimin se djali është i pafajshëm. Familja jo vetëm nuk beson që krimi i rëndë të jetë kryer prej djalit të tyre Gentianit, por nga ana tjetër

pretendojnë se gjatë kësaj periudhe kohe kur është kryer vrasja, Gentiani ka ardhur në shtëpi. Madje përpiqen të jenë të saktë në oraret e lëvizjes së tij. I lodhur nga ato që dëgjon në media prej 24 orësh, ku emri i djalit të tij përmendet si vrasës, Pëllumb Shahinaj, babai i të arrestuarit mes lotësh thotë me bindje se djali i tij nuk është vrasës. Familja Shahinaj ka një stan në periferi të qytetit. Atje punojnë të gjithë anëtarët e familjes, përfshi edhe vetë autorin e dyshuar prej organeve të drejtësisë. Mbrëmjen e së shtunës, sipas alibisë së babait, djali Gentiani ka ardhur në shtëpi rreth orës 21:30. Pëllumbi nuk mohon që djali i tij ka qenë në të njëjtën pikë bastesh llotari sportive së bashku me viktimën. Por deklaron se djali i tij dhe viktima ishin banorë të së njëjtës lagje, së njëjtës rrugicë, por jo shokë. “Do t’i kisha parë njëherë të shoqëruar me njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe dhe më parë”, - pretendon ai. “Kur ka qenë në pikën e basteve sportive ishte së bashku me dy kushërinj. Madje këta të fundit e kanë deponuar dhe në polici faktin se viktima ka qenë në lokal deri në orën 23:00. Pra shumë

kohë më pas. Djali ka qenë me ne dhe nuk është larguar prej shtëpisë”, - ka deklaruar Pëllumbi. Ai madje ngre edhe disa pyetje drejtuar policisë, duke kërkuar të dijë provat që ajo ka kundër djalit të tij. Ju jeni babai i Gentianit, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e studentit 21-vjeçar Andi Prifti... Unë jam babai, po djali im është i pafajshëm. Ai nuk e ka bërë atë që thonë. Ai ka qenë në shtëpi në orën 21:00. E deklaroj me bindje …ishte në shtëpi. A njiheshin viktima dhe djali juaj? Di që e njihte si djalë të një lagjeje. Nuk kanë qenë shokë fëmijërie, nëse do të ishin shokë, do t’i kisha parë njëherë bashkë. I njoh shokët e djalit tim. Lidhur me ng jarjen, policia pohon se djali juaj, për motive të dobëta ka vrarë Andi Priftin. A keni prova për të kundërtën? Nga ora 9 e ca, nipërit e mi kishin qenë në një lokal këtu afër lagjes dhe e kishin parë atë djalin. Ai ka qëndruar në lokal deri në orën 11. Pastaj ishte ngritur nga lokali dhe kishte

Pëllumb Shahinaj, babai i të arrestuarit

thënë se do shkonte në një lokal bastesh. Nipërit e mi u shoqëruan të parët në polici. Unë mora vesh dhe shkova të interesohesha. Djali im më merr në telefon pasi ishte kthyer nga stani dhe i thashë të më sillte një paketë cigare. Ka ardhur me motor në komisariat, ja me këtë motor që është në oborr. Aty në komisariat e morën brenda, kjo ndodhi të hënën në darkë. Ndërsa në mbrëmjen e së martës i prenë fletën e arrestit. Me se është marrë djali juaj, luante baste sportive? Djali punonte me mua në stan. Ne kemi një stan me bagëti. Me mua punonte dhe me dhëndrin. Ditën e hë-

Jam 100 % i bindur në pafajësinë e djalit, sepse djalin e kisha në shtëpi. Ne e dëgjuam nga televizori vrasjen. Po në rast se e ka bërë ai këtë krim, le të marrë dënimin e merituar, por e theksoj, unë e di që nuk e ka bërë.

në sa ishte kthyer nga stani dhe më mori në telefon me celularin e të motrës. Ai vetë kishte një muaj pa celular, se i kishte humbur. A gjeti policia prova në kontrollet e saj në shtëpi apo në stan? Policia erdhi dhe bëri 2 herë kontroll, një herë në shtëpi dhe një herë në stan. Nuk gjetën asgjë. Ndërkohë që morën disa rroba të miat dhe të djalit, 2 triko, 2 xhupa, një bluzë të vjetër dhe një palë atlete të Gentianit. Ju thoni se djali juaj është i pafajshëm? Jam 100 % i bindur në pafajësinë e djalit, sepse djalin e kisha në shtëpi. Ne e dëgjuam nga televizori vrasjen. Po në rast se e ka bërë ai këtë krim, le të marrë dënimin e merituar, por e theksoj, unë e di që nuk e ka bërë. Çfarë kërkoni nga drejtësia dhe policia? Përse ajo nuk tregon faktet dhe provat ndaj djalit, që të vërtetojë se ai ka kryer krimin? Përse në të dyja kontrollet e kryera si në shtëpi, banesë, ashtu dhe në stan në periferi të qytetit, nuk ka gjetur asgjë, veçse disa rrobave që vesh djali?

Viktima Andi Prifti

Policia në kërkim të një tjetër të dyshuari, vrasja për bixhoz Gentian Shahinaj u arrestua nga policia i akuzuar për vrasjen, ndërsa mësohet se krimi ka ndodhur teksa ai shoqëronte viktimën me motor në një takim që ai kishte me të dashurën. Për policinë është ende e paqartë nëse vrasja është kryer të shtunën apo viktima është mbajtur gjallë deri të dielën, si dhe nuk dihet se ku është mbajtur trupi i tij deri në momentin e hedhjes në vendin ku edhe u zbulua, ndërkohë që dyshohet se krimi është kryer për shkak të një sherri gjatë lojës së bixhozit mes palëve. “Hetimet policore në

kuadër të operacionit të koduar ‘Kulla e Ujit’, identifikuan si autor të dyshuar për vrasjen e studentit të Juridikut një shok të tij të fëmijërisë, i cili ashtu si dhe viktima është banor i lagjes ‘Sheq i Vogël’ në Fier”, njoftoi policia, pasi kishte arrestuar të riun 25 vjeç. Burime të saj thanë se pritet që edhe një person i dytë të arrestohet për vrasjen. Ndërkohë është zbardhur edhe lëvizja e viktimës ditën e krimit, ku fillimisht policia hodhi dyshime se ndaj tij ishte ngritur një kurth që përfshinte disa persona. Pasi ka mbërritur për fund-

javë në shtëpinë e tij në lagjen ‘Sheq i Vogël’, nga kryeqyteti, ditën e shtunë viktima i është drejtuar një lokali bastesh sportive e lojërash fati, i cili ndodhet në një tjetër lagje të qytetit. Ai ka luajtur në këtë pikë dhe ka fituar një shumë të hollash. Sipas të dhënave, ai ka luajtur gjatë gjithë ditës dhe ka fituar edhe të tjera të holla, që në përfundim të lojërave kapën shumën e rreth 600 mijë lekëve të vjetra. Në lokal ka qenë edhe autori tashmë i dyshuar dhe i akuzuar për këtë vrasje, Gentian Shahinaj.

Sipas të dhënave, ai ka luajtur gjatë gjithë ditës dhe ka fituar edhe të tjera të holla, që në përfundim të lojërave kapën shumën e rreth 600 mijë lekëve të vjetra.


8 02

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

ekonomi

e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al

MAPO

7575

Bode: Kamerat në sistemin doganor ulin korrupsionin Vënia në funksionim e sistemit të ri të monitorimit me video-kamera për sistemin doganor ka rritur me 3 herë të ardhurat nga taksa e akcizës në buxhetin e shtetit. Kështu deklaroi ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë ceremonisë së inaugurimit të sallës së Monitorimit për Sistemin Mbikëqyrës, të shërbimit Doganor dhe Policisë Kufitare. Sipas Bodes, ky monitorim ka rritur besimin e biznesit te ky sistem. Ndërsa zv.ambasadori i BE në Shqipëri,

Luixhi Brusa, duke premtuar vazhdimin e investimit për modernizimin e sistemit doganor shqiptar, tha se rritja e besimit të biznesit te ky sistem do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit. Vendosja e monitorimit për sistemin mbikëqyrës u financua nga projekti iPA, me vlerë 1.3 milionë euro. Janë 327 kamera të vendosura në 20 pika doganore në të gjithë vendin, që monitorohen nga një sallë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Abuzimi me abonetë, Konkurrenca hetim transportit publik në Tiranë Autoriteti i Konkurrencës ka vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës, pasi Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka refuzuar të shpërndajë kartonat shoqërues të aboneve sipas sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës Për shkak se po ofrojnë abone më pak se nevojat që ka tregu, kompanitë e transportit ndërqytetas janë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas një njoftimi zyrtar të Autoritetit dje, ndërhyrja në këtë treg ka filluar pas ankesave të disa operatorëve për shpërndarjen dhe tregtimin e biletave mujore (aboneve). Hetimi i thelluar do të përqendrohet në tregun e tregtimit të aboneve të përgjithshme dhe të studentit në shërbimin e transportit qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës. Gjatë hetimit paraprak të zhvilluar në treg nga ana Autoritetit të Konkurrencës, janë vënë re shenja të kufizimit të konkurrencës, pasi Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas (ShKTQ) ka refuzuar të shpërndajë kartonat shoqërues të aboneve sipas sasisë së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu ndërmarrjet anëtare të kësaj shoqate kanë refuzuar njohjen e aboneve pa këtë karton. Nga hetimi i AK ka rezultuar se ka shenja kufizimi të konkurrencës edhe për sa i përket tregtimit të aboneve për studentët. Në këtë treg ndërmarrjet anëtare të shoqatës (ShKTQ), kanë tregtuar një numër më të vogël të aboneve të studentit sesa numri i aboneve të studentit të caktuara nga Bashkia e Tira-

INSTAT, deputetët diskutojnë varësinë nga qeveria

26

MAPO

Autobusët e unazës

nës për çdo ndërmarrje. Kjo sjellje mund të përbëjë kufizim apo shtrembërim të konkurrencës në treg. Për këto arsye Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e tregtimit të biletave të pajtimit mujor të përgjithshme dhe të studentit në shërbimin e transportit rrugor qytetas të udhëtarëve në qytetin e Tiranës ndaj ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtarinë në këtë treg. Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu ka vendosur marrjen e masës së përkohshme për tregtimin e të gjithë aboneve të studentit nga operatorët që veprojnë në tregun e transportit qytetas sipas sasive të caktuara nga Bashkia e Tiranës. Kjo pasi kufizimi i numrit të aboneve të studentit i shkakton një dëm konsumatorëve të këtij shërbimi, (studentëve dhe nxënësve) të cilët janë të detyruar të blejnë

Presidenti i Davos: Pagat marramendëse të menaxherëve, fyese Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Klaus Schwab, është shprehur se asnjë bos nuk duhet të fitojë më shumë se 20 herë më tepër sesa paga më e ulët që u paguhet punonjësve të tij. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve, Dieter Hundt, kritikoi pagat e larta për menaxherët. Hundt tha për gazetën “Welt am Sonntag” se ka “sjellje dhe qëndrime që bien në kundërshtim me rregullat e moralit”. Ai shtoi se nuk kishte mirëkuptim, për shembull, për disa paga jashtëzakonisht të larta ose paketa ekstreme kompensimi për menaxherët. Në këtë mënyrë reputacioni ynë shkatërrohet, theksoi Hundt. Fjala është që të ruhet masa, tha Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve. “Normalisht, njerëzit nuk ia kanë zili pasurinë një sipërmarrësi që është i zellshëm, i aftë në punë, i suksesshëm dhe siguron vende pune. Në sipërmarrjen ku unë punoj, unë u përkas atyre që kanë një shtëpi më të bukur dhe një makinë më të madhe se të tjerët. Dhe punonjësit

e hënë, 21 janar 2012 www.mapo.al

dhe bashkëpunëtorët e pranojnë këtë”, tha Hundt. “Por ka kufij mirësjelljeje. Dhe disa menaxherë, sidomos në vendet e tjera, për fat të keq i kapërcejnë ato.” Edhe Klaus Schwab, president i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i kritikoi pagat e tepruara të menaxherëve. Asnjë bos nuk duhet të fitojë më shumë se 20 herë më tepër sesa paga më e ulët që u paguhet punonjësve të tij, tha Schwab në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Nëse raporti është 1 me 100 dhe më tepër, atëherë ajo nuk është më shoqërisht e pranueshme. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Punëdhënësve (BDA), Dieter Hundt, tha se mbështet edhe rregullimin më të fortë të tregjeve financiare ndërkombëtare. “Biznesi i bankave që nuk orientohet nga ekonomia reale, ka nevojë për rregulla të qarta, në mënyrë që të mos luhet më aq kollaj me paratë e njerëzve, dhe ndërkohë që shteti mban rrezikun, ata që janë përgjegjës marrin edhe shpërblime dhe kompensime të tepruara.”

Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu ka vendosur marrjen e masës së përkohshme për tregtimin e të gjitha aboneve të studentit nga operatorët që veprojnë në tregun e transportit qytetas sipas sasive të caktuara nga Bashkia e Tiranës

bileta apo abone të përgjithshme me çmime më të larta. Kjo masë e përkohshme do të zbatohet deri në përfundim të hetimit të thelluar të Autoritetit të Konkurrencës. Në rast moszbatimi të këtij vendimi apo zbatimit me vonesë të tij, ndërmarrjet rrezikojnë të gjobiten sipas neneve 74 dhe 76 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Nga ana tjetër Bashkia e Tiranës nuk e njeh kartonin shoqërues të aboneve. Bashkia përmes një shkrese u ka kërkuar të gjithë operatorëve të transportit publik, që të tregtojnë abonetë pa kartonin shoqërues. Kjo, mbështetur në faktin që abonetë e tregtuara nga Drejtoria e Tatim-Taksave kanë të gjitha elementet e nevojshme të sigurisë. Asnjë nga operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës nuk do të tregtojë më abone të pajisura me karton shoqërues.

Të dhënat e publikuara nga instituti i Statistikave (INSTAT), si i vetmi institucion zyrtar në vend, shpesh herë janë kthyer në debat për besueshmërinë dhe pavarësinë e tyre. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi në mbledhjen e tij të radhës disa ndryshime në ligjin aktual. Drejtore e Përgjithshme e INSTAT-it, Ines Nurja, tha se ndryshimet kanë si qëllim përcaktimin e varësisë së këtij institucioni direkt nga Kryeministri, si dhe krijimin e një Këshilli Statistikor me përfaqësues nga agjencitë e specializuara, sektori privat dhe shoqëria civile. Sipas Nurjes, me këto ndryshime nuk cenohet asnjë nga parimet e funksionimit të institucionit, si paanshmëria, besueshmëria dhe pavarësia profesionale, të cilat janë të garantuara me ligj.

Kreu i INSTAT, Ines Nurja

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM Këshilli i lartë i Drejtësisë me Vendimin nr.303/6/a, datë 18.01.2013, vendosi të rishpallë 4 (katër) vende vakante për inspektorë, pranë Inspektoratit të Këshillit të lartë të Drejtësisë. Bazuar në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “për organizimin e pushtetit Gjyqësor në republikën e Shqipërisë”, në nenin 14 të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001, “për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të lartë të Drejtësisë nr.195/2/a, datë 05.06.2006, i ndryshuar “rregullore për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të lartë të Drejtësisë” njofton gjyqtarët që përmbushin kushtet për tu emëruar gjyqtarë në Gjykatat e apelit dhe në mungesë të tyre, juristët që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet, të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e inspektorit, të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda datës 25 Shkurt 2013, pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë.   Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore” si dhe rubrikën “Vende vakante”. Bulevard “Zog I”, Tiranë; Tel: +355 4 2259817, Fax: +355 4 2259822; www.kld.al


e enjte, 24 janar 2013 e diel, 5 GUSHT 2011 www.mapo.al www.mapo.al

02

ekonomi

MAPO MAPO

75759

FMN ul parashikimin për rritjen globale Rimëkëmbja globale ka të ngjarë që të rrisë ritmet këtë vit dhe tjetrin, por me një ritëm më të ngadaltë sesa dukej tre muaj më parë, ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar, dje në një rishikim të parashikimeve të tij. Duke mos pasur ndonjë shenjë se ka ndalur ekonomia globale me dy shpejtësi, ku ekonomitë në zhvillim po bëjnë përpara, ndërsa ato të vendeve me të ardhura të larta po ecin me ritme të dobëta. Nisur nga këto zhvillime, FMN bën thirrje për veprime që të nxisin besimin dhe rritjen në vendet e zhvilluara. Vlerësimi i FMN-së përputhet

gjerësisht me konsensusin e ekonomistëve që po ndjekin Forumin Ekonomik Global, të cilët janë më pozitivë për vitin 2013, duke pasur optimizmin më të lartë që kur filloi kriza pesë vjet më parë. FMN rishikoi në ulje parashikimin e rritjes ekonomike globale për 2013 dhe 2014, me 0.1 pikë përqindje, ku efektin kryesor në këtë tendencë e dha pritshmëria më e dobët për eurozonën. Ndërkaq ajo shpreson se, për sa kohë që politikat e reformave do të vazhdojnë, eurozona mund të rritet sërish, me 0.5% përgjatë 2013-ës dhe 1% gjatë 2014-ës.

Kreu i Grupit CEZ: Garancia 60 milionë euro, në dorë të Dollapit Kryetari i Bordit Drejtues të Grupit CEZ, Tomas Pleskac ka pohuar për mediat çeke se tërheqja e garancisë 60 milionë euro do të jetë gati e pamundur. Tani kompetencat për të aplikuar marrjen e garancisë i ka administratori i ri, Sahit Dollapi. Blerina Hoxha

CEZ ka shumë gjasa të humbasë mundësinë për të tërhequr garancinë e Bankës Botërore prej 60 milionë eurosh me rastin e zgjidhjes së kontratës së privatizimit. Në një prononcim për të përditshmen çeke “Monitor”, kryetari i Bordit të Grupit CEZ, Tomas Pleskac ka pohuar se aplikimi për garancinë do të jetë i vështirë pas vendimeve që autoritetet shqiptare morën këtë javë ndaj CEZ-it. Ai ka pohuar se CEZ ka humbur kontrollin mbi Shpërndarjen në Shqipëri të hënën, kur autoritetet shqiptare emëruan një administrator mbi kompaninë. “Kompetencat e administratorit CEZ Shpërndarje janë kaq të gjera, sa ai do të mund të aplikojë për garancinë”, shpjegoi Pleskac për mediat e Pragës. “Ne jemi duke analizuar situatën nga pikëpamja ligjore. Por ne nuk mund të përjashtojmë faktin se tërheqja e garancisë nuk mund të mundësohet për shkak të emërimit të administratorit rrufe”, - tha Pleskac. Sipas tij, autoritetet shqiptare vepruan “çuditërisht shpejt” me emërimin e administratorit dhe sidomos me hyrjen e emrit të tij në regjistrin shqiptar të kompanive. “Në nëntor të vitit të kaluar, CEZ kërkoi kompensim nga garancia që Banka Botërore kishte dhënë, duke

CEZ shpërndarje

Kreu i Grupit CEZ, Tomas Pleskac

argumentuar se Shqipëria nuk ka respektuar të drejtat e CEZ Shpërndarje. Por ndërsa negociatat dy mujore CEZ-Qeveri dështuan, Rregullatori i Shqipërisë ka revokuar licencën CEZ Shpërndarje dhe ka emëruar një administrator për të marrë përsipër menaxhimin e kompanisë”, shkruan e përditshmja çeke. ERE ka pohuar se CEZ kishte dështuar për të siguruar importin e energjisë elektrike dhe nuk kishte investuar në rrjetin e Shqipërisë me energji. CEZ reagoi ndaj vendimit duke thënë se do të paraqesë një protestë formale dhe të ndërmarrin hapa drejt arbitrazhit ndërkombëtar. Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria shqiptare akuzoi CEZ-in për 1 miliard dollarë dëme të

shkaktuara në vend. CEZ ka shprehur dyshime rreth borxhit. Grupi CEZ hyri në Shqipëri në vitin 2009, duke blerë 76 për qind në kompanisë së shpërndarjes së energjisë (OSSH) për rreth 102 milionë euro. Mediat çeke pohojnë f aktin se CEZ Shpërndarje është përballur me disiplinën e pagesës së dobët të konsumatorëve shqiptarë. Në nëntor, CEZ Shpërndarje ndërpreu furnizimin me energji elektrike në ndërmarrjet shtetërore të ujit që i detyroheshin asaj me rreth 38 milionë euro. Por gjykata në Tiranë urdhëroi CEZ-in që të lidhte energjinë ndaj këtyre ndërmarrjeve përsëri. Sipas agjencisë së vlerësimit Moody’s, investimi në Shqipëri mund të shkaktojë një humbje prej rreth 200 milio-

“Kompetencat e administratorit CEZ Shpërndarje janë kaq të gjera, sa vetëm ai mund të aplikojë për garancinë”, - shpjegoi Pleskac për mediat e Pragës.

në eurosh në Grupin CEZ. Pleskac tha se humbjet në maksimumin e tyre nuk i kalojnë të 205 milionë eurot. CEZ synon të marrë mbrapsht një pjesë të këtyre parave nga procedurat e arbitrazhit. Një ditë më parë kryeministri çek, Petr Necas, në reagim të heqjes së licencës së CEZ-it tha se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE. “Republika Çeke nuk mund të injorojë qasjen shqiptare ndaj një investitori çek në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për t’u integruar në BE”, - tha Petr Necas për “Fox Businnes”. Grupi CEZ është në pronësi të shtetit çek në masën 70 për qind të aksioneve. Humbjet në Shqipëri ndikojnë në mënyrë direkte në buxhetin e qeverisë atje.

Qeveria: Të njohim patentat e emigrantëve Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha kërkoi njohjen nga Shqipëria të lejeve të drejtimit të automjeteve që janë marrë në shtetet e tjera. “Të procedojmë për lejet e drejtimit të marra jashtë vendit”, - tha kreu i qeverisë, i cili kërkoi që të rishikohet edhe mënyra e pagesës së taksave të mjeteve që të mos krijohen radhë në pagesat e tyre dhe te kontrolli i automjeteve. Ai tha se është e domosdoshme që me anë të ndërhyrjeve të posaçme ligjore të bëhet unifikimi i lejeve të drejtimit të automjeteve, të cilat janë marrë jashtë vendit, si në Greqi, Itali dhe vende të tjera, duke u bërë të

barasvlefshme me ato që merren në Shqipëri. Kjo procedurë, sipas Kryeministrit merr një rëndësi të veçantë, duke lehtësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve me leje drejtimi të huaja brenda vendit dhe duke shmangur kështu shumë procedura burokratike. Gjithashtu, Kryeministri kërkoi gjetjen e formave sa më të përshtatshme dhe lehtësuese për qytetarët në pagesën e taksës për makinën dhe në kontrollin e saj. “Duhet të gjendet forma e shërbimit më të shpejtë, më të pak të mundimshëm në këtë çështje. Le të bëjmë një lloj programimi tjetër që të mos ketë radhë dhe mundime në

pagesën e taksës dhe në kontrollin e makinës”, - tha Kryeministri. Këshilli i Ministrave miratoi po dje dhënien me koncesion të tri hidrocentraleve “Vëndresh”, “Bigas dhe Veleshnje”, “Priska 1, 2”. Gjithashtu, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndihmojë me fonde biznesin social ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e biznesit për krijimin e këtij fondi. “Fondi i biznesit social synon të punësojë njerëzit më të varfër që të hapin biznesin e tyre. Për ata që dëshirojnë që këtë fond ta derdhin në biznesin social, ne do të hartojmë ligjin që ta bëjmë të mundur këtë”, - tha Berisha.

“Të procedojmë për lejet e drejtimit të marra jashtë vendit”, - tha kreu i qeverisë, i cili kërkoi që të rishikohet edhe mënyra e pagesës së taksave të mjeteve që të mos krijohen radhë në pagesat e tyre


OpEd

10

MAPO

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

01

Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s’e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë. Fisheri

02

Të shpjere dritë në thellësinë e zemrës së njeriut, ja detyra e artistit. Shumani

Opinione dhe Editoriale 03

Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën. Da Vinçi

Bujar Kapexhiu Nga

Shumica e elektoratit përcakton ligjërimin politik të dy liderëve

L

igjërimi kritik për arritjet dhe punën e qeverisë dhe të opozitës është i domosdoshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Problemi qëndron kur ligjërimi nuk është konstruktiv, por personal, agresiv dhe emocional. Në gjithë këto vite është vënë re që në përgjithësi aktorët politikë në vend, kritikat, ballafaqimin e alternativave shpesh i kanë zëvendësuar me sulme personale, agresive dhe emocionale. Pikërisht këtë prirje nxjerr në pah raporti i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/SOROS, i cili analizon ligjërimin politik të kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të pasqyruar në pesë gazetat kryesore (Panorama, Mapo, Shekulli, Shqip dhe Gazeta Shqiptare) përgjatë dy periudhave - 3 muaj përpara dhe 3 muaj pas zgjedhjeve të 2009-ës, dhe atyre të 2011-ës. Në këtë studim ndër të tjera evidentohet fakti se 45% e ligjërimit të secilit prej këtyre aktorëve politikë dominohet nga fyerje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta personale karakteri, akuza pa bazë si dhe krahasim apo asocim i kundërshtarit me tipare politike të së kaluarës ose figura politike botërore me imazh negativ. Më konkretisht, fjalët me të cilat Berisha dhe Rama normalisht i drejtohen njëri-tjetrit krijojnë një fjalor me tri kategori: Karakteri, Performanca dhe Përkatësia. Kategoria e Karakterit përmban 281 fjalë përshkruese negative (si për shembull injorancë, turp, mllef, kokëfortësisht, arrogant, s’ka vizion, horr etj.). Kategoria e Performancës përmban 273 fjalë negative (si për shembull vjedh, kontrabandë, sundon, keqqeverisje, kontrollon, deformim, korrupsion, pasuron familjen, sorollatet, përfitim, monopol, karrige, papunësi etj.) Së fundmi, kategoria e Përkatësisë, e cila përfshin ato cilësime që një ligjërues bën për tjetrin, duke e asociuar atë me një grup stereotipik me rezonanca kulturore negative, përmban 103 fjalë negative (për shembull oborrtarët, politika e vjetër, kulla e pushtetit, klani, mafia, komunist etj.). U ndalëm te ky komponent i studimit dhe jo te të tjerët, për arsye se kohët e fundit ligjërimi politik është ngarkuar mjaft, duke paralajmëruar deri diku përsëritjen e të njëjtit fenomen që shqyrtohet në studim. Akuzat ndaj familjarëve të Kryeministrit dhe kreut të opozitës janë intensifikuar së tepërmi. Në këtë kontekst, çdokush kërkon të kuptojë se

koment Roland Lami

Kategoritë që kanë këto “shije” janë kryesisht votues të shtresës së ulët, një pjesë e shtresës së mesme që është punësuar falë lidhjeve me njërën nga forcat politike, ose pretendon të punësohet me qeverinë e së nesërmes, një pjesë e shtresës së lartë ku përfshihen kompani të ndryshme biznesi që përfitojnë aktualisht nga pushteti ose mund të përfitojnë më shumë nga pushteti nesër... çfarë kalkulimi politik fshihet pas kësaj taktike politike. Si ka mundësi që koha evoluon dhe ligjërimi politik vazhdon të dominohet kryesisht nga etiketime, akuza, personalizim, fyerje dhe jo alternativa, programe, vizione etj.? Si ka mundësi që vazhdon të përsëritet i njëjti fenomen? Nga një këndvështrim i ngushtë etiko-moral, sigurisht që sjellje dhe ligjërime me përmbajtje të tilla leksikore kanë një impakt negativ te disa kategori shoqërore. Me të drejtë në biseda informale kritikohet kjo sjellje dhe formë etiketimi nga klasa politike, madje vihet në pikëpyetje edhe fati i demokracisë në vend. Madje këtë gjë thonë edhe studimet e kryera në terren në shumë vende me demokraci të konsoliduar. Mirëpo, në kontekstin shqiptar për pjesën dërrmuese të shoqërisë situata nuk shikohet kaq problematike. Përndryshe aktorët politikë nuk do të kishin arsye të vazhdonin përsëritjen e të njëjtës taktikë politike nga një palë zgjedhje në tjetrën, pasi do të ndëshkoheshin me votë. Kështu që partitë politike nga të dhënat që grumbullojnë me anë të sondazheve, takimeve direkte dhe indirekte me bazën arrijnë të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme mbi “shijet” e elektoratit. Nisur nga kjo logjikë pragmatiste, mesa duket, shumica e elektoratit imponon te politika taktika, përmbajtje programore, mënyra komunikimi, terminologji në përputhje me këto shije. Dhe jo vetëm shumica në terma

sasiorë, por edhe mesatarizimi i inteligjencës në terma cilësorë dikton kriterin e përzgjedhjes së fjalëve, koncepteve, argumenteve, duke përcaktuar kështu edhe format e komunikimit. Politika në krahun tjetër i përgjigjet me mjetet që përmbushin këtë pritshmëri. Kjo tendencë e mirëkuptuar brenda logjikës politike stimulohet dhe perfeksionohet akoma më shumë nën efektin e kamerave. Siç dihet, mediat kanë interes maksimal për ligjërime të personalizuara, pasi rriten shanset në maksimizimin e vëmendjes së pjesës dërrmuese të audiencës. Politika, duke e njohur edhe këtë fakt, shfrytëzon median që të komunikojë me simpatizantët e saj. Njëkohësisht, media stimulon politikën që të përdorë ato terma që i garantojnë asaj audiencë maksimale. Në këtë rast, tipologjia e audiencës në këndvështrimin e medias, apo e votuesit në rastin e partive politike, kushtëzon shkallën e interesit të medias dhe mënyrën e komunikimit të politikës me elektoratin. Kategoritë që kanë këto “shije” janë kryesisht votues të shtresës së ulët, një pjesë e shtresës së mesme që është punësuar falë lidhjeve me njërën nga forcat politike, ose pretendon të punësohet me qeverinë e së nesërmes, një pjesë e shtresës së lartë ku përfshihen kompani të ndryshme biznesi që përfitojnë aktualisht nga pushteti ose mund të përfitojnë më shumë nga pushteti nesër. Ndërsa kategoria e elektoratit “gri”, ku përfshihen një pjesë e konsiderueshme e shtresës së mesme (aq sa është në Shqipëri), kanë tjetër shije. Zakonisht, ata priren të vlerësojnë më shumë atë lloj ligjërimi që mbart maturinë, projektin, moderacionin, elokuencën, qetësinë dhe stabilitetin. Në situata tensioni apo konflikti politik kjo kategori votuesish ka prirje të abstenojnë ose të mbështesë atë parti që i përshtatet shijes së saj. Mirëpo, për fat të keq, pesha elektorale e kësaj kategorie është në minorancë në raport me kategorinë tjetër. Kështu që për sa kohë pesha elektorale e kësaj kategorie votuesish konsiderohet e papërfillshme në raport me shumicën e votuesve, situata nga pikëpamja e ligjërimit duket e vështirë të ndryshojë edhe në këto zgjedhje. Nevojitet kohë që minoranca të kthehet në mazhorancë dhe përmbajtja e ligjërimit të mbartë cilësitë që kërkon kjo kategori votuesish.

Ballë për ballë

Posta e redaksisë gazetamapo@gmail.com

Mozaiku të ishte prishur

Nga Guga Bile është me shumë vonesë prishja e tij. Ky shoku nëse ka dhembje për të, ta vajtojë në shpi të vet. Nuk është ajo simbolika e shqiptarëve dhe kohës. Po, ajo është bërë si simbolikë për Partinë dhe Komunizmin ngadhënjimtar. Meqë ato ranë turpshëm, edhe ky mozaik duhet të kish rënë po turpshëm. *Koment në shkrimin: Kostandini: Mozaiku mund të shpëtohet, hallin e kanë që ta prishin

Një ministër duhet të bëjë punën Nga Nikonestea Tani u kujtua ky ministër, është punë e tij që të denoncojë krimin dhe n.q.se nuk e bën në kohën e duhur nuk bën punën dhe duhet të iki… asnjë nuk duhet të bëhet pre e hakmarrjes dhe debateve pa vlerë …më the ...të thash etj. Kemi nevoje për rryma politike dhe ideologjike për të shpëtuar Shqipërinë…me këtë lloj politike po na drejtojnë në vorbullën e tyre të pavlerë …në pamundësi për të bërë atë që duhet… Na thonin prindërit dikur: u ngritën këmbët dhe i bien kokës, kjo dukuri po ripërsëritet…! *Koment në shkrimin: Noka: Rama, i lidhur me krimin dhe e përdor për fushatë

Dështimi i Megali Idea 2 Arvaniti Të dhënat në artikullin për rolin e Greqisë në rajon vërtetojnë vlerësimet e një pjese të guximshme të inteligjencies greke për ‘disfatën’ e vendit të tyre. Rreth 3 dekada në BE janë përdorur nga të gjithë sektorët e shtetit grek për “Megali Idea” greke. Kështu, kjo periudhë vlerësohet si “Falimentimi i Megali Idea’s 2″. Më tej, do të ishte iluzion, ashtu si edhe u shfaq, jo vetëm të pritej diçka ‘europianiste’ nga Greqia, por edhe shpresa se ndoshta lirohet nga kthetrat Byzantine. *Koment në shkrimin: Greqia që nuk ishte

Pse nuk bashkohemi? Nga Naim Zeqiri Lehtë është të thuhet “po le t’i këmbejmë këto territore” apo “pse s’bashkohemi ne shqiptarët në një shtet”, por për të ardhur në radhë këto propozime duhet më parë t’ua bësh “hyzmetin”. Para këmbimit dhe bashkimit duhet të kuptojmë dhe të dimë sesi bëhet bashkërendimi i prioriteteve politike dhe zhvillimore në funksion të realizimit të interesave strategjike. Shqetësimi i parë dhe i fundit i partive shqiptare është pushteti i tyre i krimbur në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Çdo politike gjithëshqiptare të kleptokratëve tanë ua “nxjerr bojën” diçka krejt banale dhe aq materiale sa ç’mund të jenë patatet apo çimentoja. *Në shkrimin: Heqja e lapidarit

Kompleksi grek i fajit Nga Zamir “Athina kërkon vazhdimisht që t’i kërkojnë falje për çdo deklaratë që nuk i shkon përshtat, por as që ka ndërmend të kërkojë ndonjëherë falje për krimet e të kaluarës”, shkruan mes te tjerash z.Ruben Avxhiu. Urime e përgëzime z. Avxhiu. Një shkrim tërheqës në stil dhe boll i kopsitur me fakte. Kompleksi i fajit apo i krimit e bën fajtorin a kriminelin të fajësojë viktimën, me qëllim që të ndihet i shfajësuar brenda vetes. Madje duke iu rikthyer vendit të krimit. Ndërsa në lidhje me ‘përzemërsinë’ ndaj krimeve serbe shquhet një tjetër kompleks i saj: bashkëfajësia përgjysmon peshën e fajit dhe i largon a shqit nga qenia (për) masën e ndëshkimit. *Në shkrimin: Greqia që nuk ishte


E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

11

Nga ana tjetër, fakti që qoftë njëri, qoftë tjetri kanë nga pak obamizëm (ndjesë për neologjizmin) brenda modelit të tyre nuk e bën më të mirë modelin. Porcioni obamist që rastësisht gjendet në modelet e tyre, shërben, thjesht, për të ekuilibruar delirin e tyre mbi supremacinë e modelit. Sigurisht është një ekuilibër që i bën mirë të gjithëve. — Arjan VASJARI

Kur të hapen arkivat e Beogradit e Tiranës K

osova do ta përjetojë çlirimin e vet të plotë atëherë kur të hapen arkivat e Beogradit dhe Tiranës. Këta arkiva vështirë se do të hapen para se Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës. Hapja e arkivave të Beogradit do të mund të përmbyste opinionin publik në Kosovë rreth figurave publike: atyre aktuale dhe historike. Kjo hapje do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë të Kosovës dhe të Tiranës zyrtare. Përse Beogradi nuk i hap arkivat rreth Kosovës, madje as ato që kanë kaluar 50-vjetshin është e qartë. Beogradi nuk është i interesuar të zbulojë njerëzit e vet në Kosovë. Për më tepër nuk dëshiron që t’i bëjë publike metodat që ka përdorur për të futur Kosovën në variante të ndryshme, të cilat ndoshta edhe sot e kësaj dite i përdor. Përmes fakteve që disponon, Beogradi akoma shantazhon personat apo familjarët ndaj të cilëve disponon fakte komprometuese. Shqipëria post 1992 - aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës Por, përse Tirana nuk i hap arkivat e vet që kanë të bëjnë me Kosovën, kjo është e habitshme. Gjithë arkivat e Sigurimit të Shtetit, PPSh-së, të Ministrisë së Jashtme dhe të Rendit, deri më 1992 do të mund të hapeshin pa rrezikuar asnjë interes të vendit. Më 1991-‘92 në Shqipëri ka ndodhur një thyerje politike në tërësi e konform kësaj edhe karshi Kosovës. Në këto 2 dekadat e fundit Shqipëria ishte aleat i dëgjueshëm i Perëndimit karshi Kosovës. Ky ka qenë pozicionim relativisht i mirë karshi Kosovës, që thelbësisht dallon prej pozicionimit të saj gjatë kohës së komunizmit. Derisa të hapen arkivat, shumë vështirë do të mund t’i analizojmë disa gjëra nga e kaluara. Megjithëkëtë, moshapja e arkivave nuk do të thotë se ne nuk mund të nuhasim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në periudha të caktuara. Kur profesor Ivo Banac po fliste për marrëveshjen mes Tugjmanit dhe Millosheviçit në Karagjorgjevë, një student serb pat protestuar se si guxon profesori të flasë për këtë gjë me aq siguri, kur nuk ka kaluar distanca e nevojshme historike dhe nuk janë hapur akoma arkivat e kohës. Profesor Banac u pat përgjigjur se ne, edhe pse nuk e kemi në dorë stenogramin e bisedës Tugjman Millosheviç, mund të flasim me siguri të plotë, pasi nuk jemi idiotë që mos të shohim që pas takimit të tyre në Karagjorgjevë ka ndodhur Vukovari, ka ndodhur Dubrovniku dhe tragjedia e Bosnjës. Demonstratat e ‘81-shit - atentat i Beogradit e Tiranës kundër autonomisë së Kosovës Për ta thënë të vërtetën shkencore rreth demonstratave të ‘81-shit në Kosovë do të duhej t’i kemi në dispozicion jo vetëm deklaratat e pjesëmarrësve dhe organizatorëve të tyre, por edhe arkivat e shërbimeve inteligjente shqiptare, serbe, ruse e amerikane. Nga e gjithë kjo ne nuk i kemi hapur as ato shqiptare. Por, çka na thonë ngjarjet që ndodhën para dhe pas demonstratave?

koment Nexhmedin Spahiu

Eliminimi politik i nënkryetarit të Jugosllavisë më 1966, serbit Aleksandar Rankoviç, bëri që serbëve t’u rrëshqiste dukshëm pushteti nga dora. Tito, duke dashur të krijojë balancën në Federatë, me Kushtetutën e vitit 1974, Kosovës i dha pothuajse të gjitha elementet e shtetësisë. Me këtë Kushtetutë, Kosova u bë pjesë konstitutive e Federatës dhe Jugosllavia faktikisht u konfederalizua. Serbët mbajtën nën kontroll dy shtyllat e fundit të shtetit; ushtrinë dhe shërbimin sekret (DB-në). Kosova me këtë rast përjetoi lulëzimin e saj në shumë drejtime. U krijuan të gjitha institucionet deri tek Universiteti dhe Akademia e Shkencave, por deri në vdekjen e Titos më 1980 ishte kohë e pamjaftueshme të krijohet tradita shtetërore. Shqiptarët e Kosovës nuk qenë të gatshëm t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që u ofronte politika e Titos me Kushtetutën e vitit 1974. Sidoqoftë, Kosova krijoi identitetin e saj politik dhe rikrijoi marrëdhënie kulturore, shkencore e arsimore me Tiranën. Zhvillimi kaq i hovshëm i Kosovës ishte një pasqyrë e keqe për regjimin e Tiranës. Prapambetjen e Shqipërisë regjimi e shpjegonte me arsyet historike. Por, si të shpjegonte që Kosova, njësoj e prapambetur deri në Luftën e Dytë Botërore, tani kishte arritur më shumë se Shqipëria? Duke shfrytëzuar euforinë e përparimit të hovshëm ekonomik e arsimor të Kosovës, regjimi i Tiranës, i cili më 1968 e kishte kundërshtuar idenë e Kosovës Republikë, tani po i nxiste kosovarët ta kërkonin atë. Viktimë e këtij mashtrimi ranë pjesa më vitale e Kosovës: rinia dhe inteligjencia. Në vend që ta ndërtonin Republikën e Kosovës (gjë të cilën pothuajse e mundësonte Kushtetuta e vitit 1974), ata po e kërkonin! Demonstratat e vitit 1981 ishin manifestim i kësaj kërkese në kohën kur Tito kishte vdekur dhe kur për klanin serb kjo gjë ishte e mirëseardhur për të rimarrë pushtetin në emër të rrezikut nga irredentizmi shqiptar. Po ashtu, ky do të ishte shkas për t’u ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe ky fakt i mirëseardhur për regjimin e Enver Hoxhës për të evituar rrezikun e influencimit liberal në Shqipëri. Kjo gjë pati edhe anën tjetër të medaljes. Ndonëse demonstratat e vitit 1981 skarcuan politikanët më të zotë të kohës, Mahmut Bakallin dhe më vonë edhe Fadil Hoxhën, ato njëkohësisht krijuan terrenin për lindjen e një klase të re politike të ndërgjegjësuar nga rreziku që vinte nga Beogradi e Tirana, në krye të së cilës ishte Azem Vllasi. Kjo po e zemëronte Enver Hoxhën dhe serbët. Në interesin e të dyja palëve ishte të rrënohej autonomia e Kosovës, duke u dëshmuar karakteri stalinist i demonstratave. Kjo i shërbente Beogra-

dit për të maskuar revidimin e Kushtetutës jugosllave në sytë e Zagrebit e Lubjanës. Nga Tirana në Beograd do të kenë ardhur listat e emrave të aktivistëve të grupeve ilegale në Kosovë, krerët e të cilëve ishin të lidhur me ambasadat shqiptare nëpër botë. Zbulimi i çerdheve ilegale në Kosovë me togjet e librave dhe fotografitë me mustaqet e Stalinit, me të cilat Tirana i “armatoste” këto grupe, trishtonin opinionin në Kosovë. Në anën tjetër, dënimet me burgime të gjata të të rinjve ngjallnin ndërgjegjen atdhetare te shqiptarët e Kosovës përgjithësisht, e në veçanti e ndërgjegjësonin klasën e re politike. Kësisoj, serbët në Kosovë filluan të ndihen në një vend të huaj për ta. Edhe propaganda e Beogradit kishte të metat e veta. Duke e tepruar me gënjeshtra për kinse ndjekjen dhe terrorizimin e serbëve në Kosovë nga ana e shqiptarëve, ajo ia krijoi popullit të vet ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë. Dhe kjo ndjenjë e kaploi jo vetëm minoritetin serb në Kosovë, por mbarë kombin serb. Këtë gjë ndryshoi më vonë paraqitja e Sllobodan Millosheviçit në skenën politike serbe. Millosheviçi minoi në vazhdimësi atë që Azem Vllasi po ndërtonte. Këtu Millosheviçi kishte një disavantazh dhe një avantazh. Disavantazhi ishte se, gjersa ishte Tito gjallë, Azem Vllasi kishte qenë personaliteti më i përkëdhelur i Titos dhe këtë e dinin të gjithë. Duke luftuar Azemin, Millosheviçi dekonspirohej si antititist, në kohën kur sentimenti titist ishte shumë i madh në gjithë Jugosllavinë (përjashto kroatët dhe shqiptarët, në kujtesën e të cilëve ishin të ngulitura krimet e partizanëve të tij). Por Millosheviçi kishte edhe 2 aleatë të mëdhenj në Kosovë në betejën kundër Azem Vllasit. Kishte propagandën enveriste në Kosovë dhe paaftësinë e shokëve të Azemit për ta mbrojtur atë. Përpjekjet e pareshtura të Millosheviçit që Vllasi të rrënohej përmes organizatës së komunistëve të Universitetit të Prishtinës dështuan për shkak të qëndrimit stoik të Prof.Dr.Liman Matoshit. Por kur këtij i përfundoi mandati, e madje edhe vetë Azemit i përfundoi mandati si kryetar e nuk kishte mundësi statutare të rizgjidhej, Azemi u eliminua dhe u burgos. Ajo që bëri Millosheviçi më pas ishte se ua ndaloi mediave serbe të flisnin për “terrorin e shqiptarëve ndaj serbëve”. Serbët në Kosovë filluan të ndihen të sigurt e të paprekshëm. Në të njëjtën kohë, mediave shqiptare në Kosovë u dha liri të madhe për të shkruar për dhunën serbe mbi shqiptarët. Me këtë ai nisi procesin e trimërimit të serbëve dhe frikësimit të shqiptarëve, proces i cili Kosovën do ta shmangte nga rendi i ditës gjatë kohës e cila i duhej për t’i spastruar punët me sllovenët, kroatët, boshnjakët etj. Kjo që thashë më lart është shumë e logjikshme. Se është luajtur kjo lojë, nuk kam asnjë dyshim. A është luajtur ndonjë lojë më e madhe se kjo, mund të vërtetohet kur të hapen arkivat rusë e amerikanë për kohën në fjalë. Për fillim do të mjaftonte që Tirana t’i hapë arkivat deri më 1992.

Fushata me modele ekonomike çudibërëse editorial

Arjan VASJARI

Dje, menjëherë pasi Kryeministri e etiketoi si “dordolecë për të trembur botën e biznesit” taksimin progresiv, zoti Rama reagoi në Twiter duke iu referuar presidentit amerikan

P

ërtej vulgariteteve, tashmë të dekretuara si pjesë organike e fushatave tona, nuk mund të mohohet se, për herë të parë pas kaq kohësh, gramatika politike e partive kryesore tenton të ndërtohet mbi formula normale ideologjike. Për pasojë, edhe përplasja mes tyre vijon të mbetet në kufijtë e normalitetit demokratik kur ndërtohet si një përplasje e këtillë formulash. Për shembull, kur Sali Berisha dhe Edi Rama polemizojnë rreth dobisë së taksimit të sheshtë apo atij progresiv, ngritjes ose jo të tavanit të borxhit publik ata ngjasojnë me dy lidera normalë të një vendi normal. Mirëpo e kundërta ndodh kur, fjala vjen, për shkak të delirit që u provokon bindja mbi epërsinë absolute të modelit të tyre ekonomik, ata hakërrehen si bisha, thua se janë poseduesit e ndonjë formule me veti çudibërëse që do na shpëtonte ekonominë nga falimenti dhe do na prosperonte, pa një pa dy. Kështu nuk është aspak dhe ata gënjejnë kur deklarojnë quasi mrekullinë e modelit të tyre ekonomik. Dhe për këtë nuk është nevoja t’i përgënjeshtrojmë ne. I përgënjeshtron presidenti amerikan Barack Obama, ose për të qenë deri në fund korrekt, përmes përdorimit (apo keqpërdorimit) që ata i bëjnë modelit ekonomik të zotit Obama lidhur me taksat dhe borxhin, zoti Berisha dhe zoti Rama përgënjeshtrojnë absolutizmin e modelit të tyre. Dje, menjëherë pasi Kryeministri e etiketoi si “dordolecë për të trembur botën e biznesit” taksimin progresiv, zoti Rama reagoi në Twiter duke iu referuar presidentit amerikan. “Taksimin progresiv është zotuar se do e aplikojë presidenti Obama. Atëherë cili është dordoleci?”-pyeste me të drejtë zoti Rama Kryeministrin. Po, është e vërtetë ajo që thotë udhëheqësi i socialistëve. Presidenti amerikan, brenda filozofisë rrollsiane të drejtësisë korrigjuese (mund të jemi dakord ose jo), deklaroi në fushatë se regjimi taksues i administratës së tij do të jetë progresiv. Që do të thotë se, ai do të ndërtohet në bazë të një rendi të caktuar pasuror ku, ai që ka më shumë do të paguajë më shumë dhe ai që ka më pak, më pak do të paguajë. Nuk është vendi këtu të marrim në analizë nëse modeli Obama për taksat është më i miri apo më i keqi. Këtu jemi të detyruar të vetëm pranojmë një të vërtetë objektive: modeli i zotit Rama për taksat është i njëjtë me atë të zotit Obama. Nuk dihet se ç’mund të thotë në këtë rast zoti Kryeministër. Rreth dy javë më parë, në një përpjekje për të sensibilizuar ligjvënësit amerikanë mbi rrezikun që mbartte politika e ngurtë, refraktare, e borxhit publik, Presidenti i ShBAve do të deklaronte: “...nëse Kongresi nuk ngre tavanin e borxhit publik, Amerika nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj... Të mos ngresh tavanin e borxhit do të ishte absurde, do të ishte një harakiri ekonomik…” Pak a shumë, i përket të njëjtës periudhë, vendimi i qeverisë shqiptare për të ngritur nivelin e borxhit publik. Arsyetimi i Kryeministrit për këtë ngritje ishte përgjithësisht i ngjashëm me atë të presidentit amerikan. Por ç’ndodhi? Akuza, konferenca shtypi, rrëke pa fund demagogjish nga zoti Rama, që bashkoheshin të gjitha në një pikë: ngritja e nivelit të borxhit publik është prova e modelit ekonomik të dështuar të Sali Berishës. Sigurisht edhe në këtë rast, nuk është vendi të spekulojmë mbi paralelen Obama-Berisha në çështjen e borxhit publik. Mund të jemi ose mund të mos jemi dakord me sjelljen e tyre ndaj borxhit. Por, një gjë është e sigurt sakaq: modeli Obama për borxhin është i njëjtë me atë të zotit Berisha. A ka ndonjë fjalë për të thënë zoti Rama në këtë rast? U tha, por lipset të përsëritet: nuk përmbajnë këto rreshta qëllimin për të analizuar formulën Rama për taksat apo formulën Berisha për borxhin publik. Aq më pak mund të jetë qëllimi për të gjykuar modelet e tyre ekonomike. Ajo çfarë përbën interes publik me këtë rast është të kuptohet se as njëri dhe as tjetri nuk zotërojnë modelin ekonomik perfekt që do na shpëtonte nga kriza. Sepse nuk ekziston një model i tillë. Nga ana tjetër, fakti që qoftë njëri, qoftë tjetri kanë nga pak obamizëm (ndjesë për neologjizmin) brenda modelit të tyre nuk e bën më të mirë modelin. Porcioni obamist që rastësisht gjendet në modelet e tyre, shërben, thjesht, për të ekuilibruar delirin e tyre mbi supremacinë e modelit. Sigurisht është një ekuilibër që i bën mirë të gjithëve. Atyre padyshim, por mbi të gjitha shoqërisë, e cila do shkojë drejt 23 qershorit më pak e afektuar nga modelet ekonomike çudibërëse. Që do të thotë, edhe me më pak iluzione ndaj fundit të krizës.


CMYK

12

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

Shtëpia botuese ONUFRI boton librin

“NJERIU I RI SHQIPTAR Ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit”

të autorit ALBERT P. NIKOLLA

Libri paraqet një studim socio – antropologjik mbi dinamikat e formimit të njeriut të ri, kësaj figure kyçe për të kuptuar dramën tonë njerëzore gjatë regjimit komunist. Cila ishte lidhja midis moralit komunist dhe njeriut të ri? Kush ishte dhe kush e formonte atë? A u formua vërtetë ai? Pse disa ideologë kërkojnë të formojnë një njeri të ri post – komunist? Studimi kërkon t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve, të dëshmojë dramën morale gjatë komunizmit e tranzicionit dhe të propozojë mundësi për rrugëdalje.

“Dr. Nikolla meriton përgëzimet tona për një punë me vlerë. Ai ashtë në prakun e një karriere që sjell përfitim për të gjithë shqiptarët, tue përfshi edhe “fajtorët”.

Prof. Sami REPISHTI


CMYK e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

L

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Shqipëri Linja e shërbimit për klientin: Tel.: 04 23 88 333 info@megateksa.com

www.megateksa.com

13


14 20

MAPO

E 24 janar 13enjte qershor 2010 2013 www.mapo.al www.gazetamapo.com

Reagojnë Ortodoksët Ky reagim ka ardhur pasi drama është shfaqur për pesë net me radhë në skenën e teatrit “A.Z. Çajupi” dhe ka ngjallur interesin e madh të publikut korçar

“Drama e politikanit Dokle, blasfemi”, ndërpritet shfaqja Ndërpritet shfaqja e dramës “Shën Maria e Beratit”, me autor dramaturgun Namik Dokle, e cila është shfaqur pesë net me radhë për publikun korçar Drama “Shën Maria e Beratit”, me autor dramaturgun Namik Dokle, e cila ka hapur sezonin dimëror në teatrin e Korçës “A.Z.Çajupi”, është pezulluar pas reagimit të komuniteti ortodoks në qytetin juglindor. Mihal Sanellari, prift ortodoks, e ka cilësuar dramën si blasfemuese ndaj ndjenjave të komunitetit ortodoks dhe institucionit të Kishës Ortodokse. “Kjo dramë u luajt me paturpësinë më të madhe në nivele artistike mediokre përpara qytetarëve të Korçës. Me një skenar bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike, të tipit PPSH, Dokle dhe një takëm si ai nuk më shqetësojnë, sepse nuk kemi si të themi kur flasim për komunistë të lindur dhe që pa dyshim do të vdesin të tillë. Dua t’i kujtoj zotit Dokle që të mos fyejë dhe provokojë ortodoksët e këtij vendi me mashtrime diabolike. Patriarkana Ekumenike është institucioni më i lartë i Kishës Ortodokse dhe nuk mundet të përgojoset nga një lloj Dokle,

ndërsa sa për Shën Kozmain, është një nga figurat më të larta dhe të nderuara në këto treva dhe në gjithë ortodoksët, por jo vetëm”, - thotë në deklaratën e tij publike, që përfaqëson në fakt një qëndrim personal të priftit ortodoks, por që është mbështetur edhe nga një pjesë e komunitetit ortodoks. Gjithçka e ka zanafillën në një qëndrim personal të një prifti ortodoks, bërë publike madje edhe në faqen e tij në Facebook e që është përhapur më pas me shpejtësi në të gjitha forumet dhe blogjet duke shkaktuar reagime pro dhe kundër. Deri mbrëmjen e djeshme nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në lidhje me dramën “Shën Maria e Beratit”, por mësohet se Mitropolia e Korçës e ka mbështetur deklaratën e priftit Mihal Sanellari. Drejtoresha e Teatrit “A.Z.Çajupi” në intervistën për ‘Mapo’-n është shprehur se shkaku i pezullimit të shfaqjes nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që ngre një pjesë e komunitetit ortodoks, por për arsyen e thjeshtë se aktorët kishin nevojë për pushim. Ky reagim ka ardhur pasi drama është shfaqur për pesë net me radhë në skenën e teatrit “A.Z. Çajupi” dhe ka ngjallur interesin e madh të publikut korçar. A.Tuci

Namik Dokle: Drama nuk ka të bëjë as me Kishën, as me politikën Dramaturgu Dokle ka mbetur i befasuar kur ka mësuar se drama e tij ishte pezulluar për shkak të një reagimi që vinte nga komuniteti ortodoks Aida Tuci

Dramaturgu Namik Dokle ka qenë prezent në premierën e shfaqjes në Korçë, madje është shprehur i befasuar nga ngjizja e dramatizimit të veprës me lojën e aktorëve korçarë duke e bërë atë gati mahnitëse. Por aq i befasuar Dokle ka mbetur edhe kur rastësisht dje lexoi në titrat e televizioneve se drama e tij ishte pezulluar për shkak të një reagimi që vinte nga komuniteti ortodoks. Ju erdhi i papritur ky reagim i komunitetit ortodoks, apo e kishit parandjerë një gjë të tillë qysh në premierën e shfaqjes, ku edhe ju vetë ishit prezent? Jo, ishte befasi, sepse drama u mirëprit nga publiku korçar dhe unë

dramën e shkruaj për publikun. Sinqerisht, e mora vesh teksa po vija kollaren për të shkuar në punë, kur lexova titrat dhe u informova se çfarë kishte ndodhur. Pas kësaj vërshuan telefonatat. Sipas reagimit, drama është bazuar tërësisht mbi gënjeshtra historike dhe aludon se ju përgojoni Patriarkanën Ekumenike dhe Shën Kozmain… Këto janë reagime absurde sepse drama ime nuk ka asnjë Shën Kozma, përveç kësaj nuk ka asnjë ngjarje historike, asnjë personazh historik. Drama “Shën Mëria e Beratit” është një krijim mirëfilli artistik që rastësisht ka një personazh me emrin Kozma, siç ka një personazh me emrin Todri, një tjetër me emrin Mari, Tereza apo personazhin me emrin Amohri, që do të thotë ‘dua lirinë’ dhe nuk ka të bëjë absolutisht me asnjë element të ndonjë historie kishtare, të cilën, për hir të së vërtetës, unë edhe nuk e njoh. Po sipas jush, çfarë i ka nxitur reagimet? Unë shkruaj drama nuk di t’i ko-

Skena ku zhvillohet drama është në kishë, por thelbi i saj është lufta midis së mirës dhe së keqes, djallëzores dhe hyjnores dhe më e rëndësishmja lufta midis shqiptarizmit dhe antishqiptarizmit

mentoj reagimet dhe arsyet përse e kanë bërë. Drama është krijim artistik dhe nuk është një akt apo traktat fetar e nuk ka të bëjë fare me punët e fesë, në pikëpamjen e mirëfilltë të fesë. Natyrisht që skena ku zhvillohet drama është në kishë, por thelbi i saj është lufta midis së mirës dhe së keqes, djallëzores dhe hyjnores dhe më e rëndësishmja lufta midis shqiptarizmit dhe antishqiptarizmit. Dhe personazhet më të mira të dramës sime përfaqësojnë këtë element, këtë vlerë të popullit shqiptar, që është krijuar dhe ruajtur me sakrifica të jashtëzakonshme deri dhe sublime. Kur unë kam shkruar dramën, kam patur parasysh korifenj të kulturës dhe të artit shqiptar, që nga Onufri gjenial e deri tek Ismail Kadareja gjenial. Fakti që nuk ju shohin si dramaturg por si politikan, mendoni se ka nxitur këtë reagim? Ky është problemi i tyre që nuk dinë të dallojnë ku është politikani dhe ku është dramaturgu. Drama ime


E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

15

Drejtoresha e Teatrit “A.Z. Çajupi”

Zamira Kita: Shfaqjen nuk e ndërpremë për pretendimet e kishës Irena Vreto

Drejtuesja e Teatrit të Korçës, Zamira Kita dhe një nga aktoret kryesore në dramën e vënë tashmë në diskutim, ka reaguar lidhur me zhurmën që po bëhet rreth dramës “Shën Maria e Beratit”, me autor Namik Doklen. Sipas saj, ndërprerja e shfaqjes së dramës nuk ka ardhur për shkak të reagimeve të komunitetit ortodoks, por sepse aktorët kishin nevojë për një pushim disaditor. Drama “Shën Maria e Beratit” çeli sezonin artistik në teatrin “Anton Zako Çajupi”. Përse u ndërpre shfaq ja e saj? Teatri i Korçës ka çelur sezonin e ri me dramën e Namik Dokles. Për pesë net me radhë ne kemi dhënë këtë shfaqje, ndërkohë që kemi menduar për një ndërprerje të shkurtër të saj edhe për shkak se ka patur një lloj sensibilizimi, por dhe për ta parë edhe njëherë atë. Ndërkohë duhet të nuk ka të bëjë me asnjë interes të ditës, as kishtar, as politik. “Shën Mëria e Beratit” është shkruar para katër vjetësh dhe e kam mbajtur në laboratorin tim krijues për vite të tëra. Është botuar në maj të vitit 2012 nga shtëpia botuese “Toena”, bashkë me tri drama të tjera:  “Viti i qenit”, “Vetëvrasja e luleve” dhe “Tullumbacja fryn vetveten”, dhe nuk ka të bëjë fare me grupe të caktuara, qofshin religjioze apo politike, por është krijim mirëfilli artistik i frymëzuar prej kohës. Natyrisht, laboratori krijues i një shkrimtari apo dramaturgu është një enigmë, e cila nuk mund të shpjegohet. Unë e kam patur në shpirtin tim dhe mendjen time atë dramë dhe pastaj jam ulur dhe e kam shkruar, ashtu si dhe dramat e tjera. Mos e gjitha kjo lidhet me suksesin që pati vënia në skenë e kësaj pjese në Korçë? Po mund të lidhet edhe me suksesin, pasi drama është shfaqur deri tani 4-5 herë. Personalisht kam qenë prezent natën e premierës. Është pritur jashtëzakonisht mirë nga spektatorët. Unë e kam patur gjithmonë kënaqësi që të shfaq dramat e mia në Teatrin e Korçës për shumë arsye; e para, sepse atje është një spektator i jashtëzakonshëm dhe i kulturuar, së dyti, ky teatër ka një traditë dhe një plejadë aktorësh të mrekullueshëm që kanë interpretuar në drama, si Pandi Raidhi, Jani Riza deri te Koço Qëndro, sot 86 vjeç, që interpreton

personazhin kryesor në dramën “Shën Maria e Beratit”. Personazhi i tij përfaqëson të mirën që bart kjo dramë. Dhe arsyeja e tretë është regjisori Dhimitër Orgocka, me të cilin unë kam bashkëpunuar që në vitin 1978. A jeni përpjekur të kontaktoni me Metropolinë e Korçës apo anasjelltas, ata kanë kontaktuar me ju për të sqaruar këtë situatë? Jo, unë s’kam pse kontaktoj me Metropolinë dhe as më intereson të kontaktoj dhe as ata s’e kanë bërë një gjë të tillë. Por theksoj se kjo nuk është një çështje kishtare. Unë nuk shkruaj dhe as kam shkruar traktate fetare, kjo është vepër artistike dhe sigurisht që për çdo vepër artistike ka reagime pro dhe kundër. Ju thoni se nuk është çështje kishtare, por çfarë është atëherë? Unë nuk e di. Unë si dramaturg mund të shpjegoj dramën time, se çfarë mendojnë të tjerët është punë e tyre. Mjafton t’ju them se drama fillon me gërmimin e një pjese të Mesjetës, i cili ka fiksuar Kostandinin duke u ngritur nga varri për të mbajtur besën që i dha motrës së tij Doruntinës dhe pikërisht për këtë u dënua sepse u tha se s’mund të ngrihej njeri nga varri, por legjendat e popullit tim e ngrenë njeriun nga varri, legjendat e popullit tim e bëjnë Ajkunën që t’u drejtohet yjeve dhe t’u thotë “ndaloni dhe dëgjoni vajtimin tim për Homerin tonë”.

Drama “Shën Mëria e Beratit” në skenën e Teatrit të Korçës

Ky është problemi i tyre që nuk dinë të dallojnë ku është politikani dhe ku është dramaturgu. Drama ime nuk ka të bëjë me asnjë interes të ditës, as kishtar, as politik...

shtoj se në masën gati të plotë e gjitha trupa përbëhet nga aktorë të besimit ortodoks. Ne jetojmë në Korçë dhe në një bashkëjetesë të shkëlqyer me të gjitha besimet dhe fetë, ndërkohë që nuk kemi kurrsesi si qëllim të fyejmë askënd, por të sjellim argëtim dhe art me lojën tonë. Unë madje personalisht jam ortodokse, e martuar me një mysliman. Gjithsesi, kjo që po ndodh më duket e çuditshme. Shkak për ndërprerjen u bënë pretendimet që ngre Mitropoliti i Korçës? Ka rastisur që ne e ndërpremë punën për një pushim disaditor dhe jo për këto pretendime. A keni tentuar të komunikoni me të? Unë sot kam tentuar të takohem me Mitropolitin e Korçës, por nuk kam mundur, pasi ai nuk ka qenë prezent në Korçë. E them dhe njëherë se qëllimi ynë është ai i unitetit dhe absolutisht jo e kundërta.

Dokumentari

Dinastia Tedeschini vjen në Tiranë Shkodra e viteve 1766, qyteti prej nga ku nis dhe rrëfimi i historisë së familjes Tedeschini, një familje e vjetër, të parët e të cilëve qenë fisnikë me origjinë nga Vasto e Italisë, që bënte pjesë në Mbretërinë e Napolit. Por çfarë e lidh këtë familje me Shqipërinë? Në fakt, ata sot pas tre brezash mund të quhen shqiptarë. Kështu i ka parë edhe regjisorja e dokumentarit “Dinastia Tedeschini” që u shfaq mbrëmë premierë në Teatrin Kombëtar, Anila Varfi. Dokumentari është prodhim i RTSH-së, me skenar të Vali Qyrfyçit dhe Rovena Rozhanit. Të parët e kësaj dinastie qenë mjekë dhe farmacistë dhe në të njëjtën kohë edhe me funksione diplomatike si konsuj të përgjithshëm të Republikës së Venecias qysh nga viti 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të përgjithshëm të perandorisë austro-hungareze në territorin shqiptar të perandorisë turke. Ata e përcollën profesionin e tyre nga njëri brez në tjetrin përgjatë një historie treshekullore. Fillimisht erdhën si mjekët e parë në Shkodër (Scutari) në vitin 1766, të thirrur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Emidio Tedeschini i Parë erdhi si mjeku dhe farmacisti i parë i huaj në Shqipërinë e asokohe. Ai e ushtroi këtë profesion deri në vitin 1789 dhe po atë vit Tedeschini i parë zhvendoset në qytetin e Durrësit (Durrazo), ku kryen edhe funksionet e zëvendëskonsullit të Venedikut e më pas si konsull i përgjithshëm për AustroHungarinë. Kjo familje përgjatë qëndrimit në Shqipëri shërbeu me 3 breza konsujsh të Venedikut dhe më pas Austro-Hungarisë. “Kam dashur të reflektoj dhe të pasqyroj atë çka një familje e tërë ka rrezatuar në një periudhë të gjatë kohe, në situata sado të vështira. Këtë e ka përcjellë më së miri një dinasti e tërë me këtë origjinë, që unë do të kisha krenari ta quaja tashmë shqiptare”, - thotë ndër të tjera regjisorja e dokumentarit, Anila Varfi. Për realizimin e këtij dokumentari stafi realizues ka hulumtuar gjatë nëpër arkiva. Në dokumentar sillen dëshmi nga intelektualë shkodranë si historiani dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, Willy Kamsi, doktori më i vjetër i qytetit të Durrësit dhe njohës i mirë i historisë së këtij qyteti, Ali Sula, pjesëtarë të familjes Tedeschini, të cilët ende sot vazhdojnë të jetojnë në Shkodër dhe Durrës. “Nuk e ndjejnë më veten të huaj në Shqipëri”, - shprehen pasardhësit.


16

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

NR. 14 (259), VITI VIII BOTIMIT JANAR 2013 ÇMIMI 300 LEKË

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

SPECIALE/ 2013 SHQIPËRIA DHE BOTA, SI DO TË JENË...

Ardian Ndreca Iku edhe ky vit, si kalë i çalë

Albert Nikolla Përdor standardin... pa dashuri

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË MIQËSI EUROPIANE AMIK KASORUHO GJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT RAPORTI BRITANIK E VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS MAJLINDA BREGU NË KOHËN E LEXIMEVE

E PËRMUAJSHME

JOHN KERRY

SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË

Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?


e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

kronikë

MAPO

17

Musa Skura shpallet “Dëshmor i Atdheut” Qeveria miratoi dje ndihmën financiare prej 5 milionë lekësh për familjen e Musa Skurës, ish-shefit të krimeve që humbi jetën në Itali. Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, vizitoi dje familjen e komisarit të Matit, të rënë në krye të detyrës, Musa Skura. Duke premtuar ndihmë e mbështetje për familjen, Noka

nënvizoi se Skura është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’. Dje, në kryesinë e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Komisioni Qendror për Statusin “Dëshmor i Atdheut”, i mbledhur me një vendim të posaçëm, ka shpallur “Dëshmor i Atdheut” komisarin e Policisë së Shtetit, Musa Bajram Skura.“Ju shpreh

ngushëllimet e kryeministrit Berisha. Shteti do të ndihmojë familjen dhe fëmijët. Musa Skura është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, ndërsa homazhet për të do zhvillohen sot në Shtëpinë Qendrore e Ushtrisë në Tiranë”- ka thënë Noka, i cili ka vlerësuar aktin e Musa Skurës, si një hero i drejtësisë.

Pallate mbi zonën arkeologjike, tre ish-zyrtarë të Sarandës në gjyq Prokuroria akuzon ishkreun e Urbanistikës së Bashkisë dhe dy persona të tjerë për dhënien e lejeve të ndërtimit. Në ndjekje penale edhe biznesmeni Leonard Bakillari

Tiranë Tre ish-zyrtarë të Bashkisë së Sarandës dhe një biznesmen janë marrë të pandehur nga prokuroria, pasi dyshohen për abuzime me detyrën dhe falsifikim të dokumenteve për një pronë në këtë qytet. Prokuroria ka dërguar si të pandehur në gjykatë shtetasit Panajot Gunari, ish-drejtor i Urbanistikës; Manjola Nikolla, sekretare teknike në këtë drejtori; Zylfo Pasha, përgjegjës Kadastre;dhe Gj. Dauti, i cili ka përfituar një pronë. Të katër personat, tre ish-zyrtarët dhe përfituesi i tokës, akuzohen nga prokuroria për shpërdorim detyre në lidhje me lejet e ndërtimit që kanë dhënë dhe falsifikim dokumentesh. Sipas dosjes së prokurorisë, rezulton se ndaj ish-drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës janë evidentuar tre raste abuzimesh që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, disa prej të cilave janë dhënë në zonat arkeologjike të qytetit. “Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 13.09.2010 KRRT Bashkia Sarandë ka vendosur të japë leje ndërtimi për dy godia banimi dhe shërbimesh në lagjen nr.2 të qytetit Sarandë. Të dyja lejet janë dhënë në kundërshtim me

Qyteti i Sarandës

Të pandehur • Panajot Gunari, ish-drejtor i Urbanistikës • Manjola Nikolla, sekretare teknike në këtë drejtori • Zylfo Pasha, përgjegjës i Kadastrës Urbanistike • Gj. Dauti, biznesmen, investitor ligjin “Për Urbanistikën”, si dhe ligjin “Për trashëgiminë kulturore””thuhet në dosjen e prokurorisë. Më tej akuza sqaron edhe raste të tjera, kur ish-drejtori i Urbanistikës dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje

me lejet e ndërtimit, një pjesë e të marrë më parë miratimin e Institutit cilave janë dhënë në zona arke- të Monumenteve të Kulturës”- thotë ologjike. Sipas prokurorisë, e tillë prokuroria, e cila gjithashtu sqaron është edhe leja e ndërtimit që është se në një rast ka mospërputhje mes dhënë me vendimin nr.3/48 të datës vendimeve të zbardhura dhe atyre të 18.10.2010 të KRRT Bashkia Sarandë, miratuara në volumet e ndërtimit për e cila ka vendosur t’i japë leje një subjekti ndërtues për godinë banimi. “Kjo leje ndërtimi është dhënë Adresa: Bulv: “Zhan D’Ark”, Nr.2, 1001, Tirana – ALBANIA; Tel: + 355 4 2380 300; + 355 4 2380 333; në zonën arkeFaks: + 355 4 2379 826; E – mail: ap@avokatipopullit.gov.al; Web – site: www.avokatipopullit.gov.al ologjike B, zonë në të cilën nuk SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURIMIT lejohet të kryhen ndërtime, pa

Një pasaportë biometrike blihet 4700 euro, tre muaj burg kosovarit Tiranë Një shtetas kosovar është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës, pasi rezulton të ketë blerë një pasaportë biometrike dhe një kartë identiteti shqiptare me gjenealitetet e një personi tjetër. Dokumentet e identifikimit kanë rezultuar të rregullta, ndërsa 24-vjeçari nga Kosova ka pranuar se i ka blerë në Durrës për 4 700 euro. Kosovari Shqiprim Vogliqi ka rrëfyer për policinë gjithë itinerarin dhe takimet që ka kryer në Shqipëri, për t’u pajisur me këto dokumente, të cilat më pas i ka përdorur për të shkuar në Zvicër. Më 11 shtator të vitit të shkuar ai është ndaluar në Aeroportin e Rinasit, pasi ishte dëbuar nga Zvicra, ku kishte kaluar kohën e qëndrimit. Gjatë kontrollit atij iu gjet një pasaportë biometrike me nr. BB 5138368 dhe një kartë identiteti me nr.031404301, të cilat ishin lëshuar më datë 28 shtator 2011. Këto dokumente ishin me emrin e shtetasit shqiptar Ndriçim Xhini dhe, sipas dëshmisë së shtetasit kosovar, për këto dokumente ai kishte aplikuar në qytetin e Durrësit. Nga hetimet e prokurorisë dhe dëshmia e të dënuarit me 3 muaj burg rezulton se dy dokumentet e identifikimit ishin blerë për 4 mijë e 700 euro një vit më parë në Durrës. Për t’i siguruar ato, 24-vjeçari kosovar është ndihmuar nga një shoku i tij nga Kukës, me inicialit F.D. “Në bisedë e sipër, Shqiprimi e pyet nëse është e mundur të bëj një pasaportë shqiptare me foton e tij dhe F. i përgjigjet se kjo gjë është e mundur, që fotoja të jetë e Shqiprimit dhe gjenealitete të jenë të një personi tjetër”- thuhet

sheshet e miratuara. Ndërsa gjatë hetimeve për përgjegjësin e Kadastrës Urbane në drejtorinë e Urbanistikës ka rezultuar se i janë dhënë për ndërtim 700 m2 tokë shtetasit Gj. Dauti, i cili ishte investitori i një objekti në zonën “Turizëm Kanali i Çukës. “Në dosjen që lidhet me vendimin e KRRT-së së miratuar, rezulton të jetë lëshuar një vendim dublikatë që referon në vendimin nr.1 datë 28.08.1999 të Këshillit Bashkiak Sarandë, sipas të cilit sipërfaqja e truallit i është dhënë shtetasit Gj. Dauti. Ky vendim është gjetur fotokopje e noterizuar dhe nuk është gjetur origjinali i tij. Rezultoi nga akti i ekspertimit se ky dokument është plotësuar nga i pandehuri z. Pasha, i cili ka pasqyruar rrethana të rreme në akt”- thuhet në dosje. Tre ish-zyrtarët e Bashkisë Sarandë kanë qëndruar në detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2011. Ata janë denoncuar në prokurori nga vetë bashkia, e cila pas kontrolleve të kryera evidentoi shkelje dhe mospërputhje në vendimet e marra nga zyra e Urbanistikës gjatë këtyre dy viteve.

repuBliKA e SHQiperiSe

REPUBLIKA E SHQIPERISE AvoKAtiIi POPULLIT popullit AVOKATI

Njoftim për veNd të lirë puNe

zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi NëNë zbatim të nenit 35 të ligjit Nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit” dhe ligjit Nr. 8549, datë 11/11/1999 “Statusi i Nëpunësit civil”, Institucioni të Popullit, shpalltë konkurimin për vënde të i Nëpunësit Civil” neni 13/ci Avokatit dhe Vendimit Këshillit lira pune. të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000 “Për Pranimin në dhendaj Periudhën e Provës”, pika 20, 1. Shërbimin Një specialist/e iCivil Shërbimeve qytetarit nga konkurimi i zhvilluar në datë 21.12.2012 fitues Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje të nenit 12 të ligjit Nr. 8549, datë për pozicionin specialist i shërbimeve ndaj qytetarit 11/11/1999 “Statusi i Nëpunësit civil”. në Institucionin e Avokatit të Popullit shpallet Kërkesat e veçanta për kandidatët janë: konkurenti: 1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi. Eksperiencë pune, në profesion përbën avantazh. 1.2.3.Znj. Stela Shkarpa Të kenë njohuri të gjuhës angleze, një gjuhë tjetër e BE-së përbën avantazh. 4. 5. 6.

Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese. Të punojë nën stres.

Paraqitja e dokumentave brenda datës 23.02.2013, kandidatët duhet të paraqesin dokumentet pranë Drejtorisë së Personelit dhe Administratës në Institucionin e Avokatit të Popullit. Dokumentet duhet të përmbajnë: Gjykata e Tiranës

në dosjen e prokurorisë. Më pas, shoku i tij kuksian i ka shpjeguar të pandehurit se në lidhje me këtë çështje duhet të shkonin në Tiranë për të takuar një shokun e tij. Së bashku janë nisur drejt kryeqytetit, ku kanë takuar një person të quajtur Beni, ku kanë rënë dakord se shtetasi kosovar duhet të paguante 4 mijë e 700 euro për dy dokumentet, kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike. “Të nesërmen, të tre personat janë nisur drejt qytetit të Durrësit, ku shtetasi Shqiprim Vogliqi ka shkuar në Zyrën e Aplikimit të Pasaportave, së bashku me letrën me të dhënat që do të nxirrej pasaporta dhe karta e identitetit dhe mbasi ka dhënë shenjat e gishtave, punonjësi i ka thënë që të vinte pas dhjetë ditësh”- sqaron prokuroria. Dy javë pas aplikimit, të pandehurin e ka marrë në telefon shoku i tij F. D., i cili i ka thënë se dokumentet janë gati. L.Bakillari

-

Kërkesën për punësim CV-në Diplomën e librezën e notave të fotokopjuar dhe të noterizuar Librezën e punës të noterizuar Çertifikata kualifikimi Dëshmi të gjuhës së huaj Vërtetim të gjëndjes gjyqësore

Paga për të dy pozicionet është kategoria III-b 55 500 (pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind) lekë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit përbën shkak për skualifikim. Kandidati të japë adresën e saktë të vendbanimit si dhe një numër telefoni. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të së njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vëndet nuk plotësohen nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kandidatët jashtë administratës publike sipas proçedurave të pranimit në shërbimin civil. Pas verifikimit paraprak do të bëhet shpallja e listës së konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Kandidatët duhet të përgatiten në këto fusha: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji për Avokatin e Popullit i ndryshuar, Kodi i Proçedurës Administrative, Statusi i Nëpunësit të Shërbimit Civil, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, Ligji Nr. 8503 datë 30.06.1999 “Për të Drejtën e Informimit me Dokumentet Zyrtare”. Të njohë funksionimin dhe strukturat e BE – së.


18

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

bota

Fjalimi i Cameron, reagojnë Gjermania dhe Franca Të shumta kanë qenë reagimet nga udhëheqës të Bashkimit Europian lidhur me fjalimin e kryeministrit David Cameron. Menjëherë pas fjalimit, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Gjermania dëshiron që Britania e Madhe të jetë një pjesë e rëndësishme dhe anëtare aktive e Bashkimit Europian. “Ne jemi të përgatitur që të bisedojmë lidhur me kërkesat e

Londrës, por gjithmonë duhet të kemi parasysh se vendet e tjera anëtare kanë dëshira të tjera, ndaj duhet gjetur një kompromis. Ndërkohë, presidenti francez, Fransua Hollande bëri të ditur nëpërmjet zëdhënësit të tij se Parisi dëshiron që Londra të mos largohet nga familja europiane, por për të qëndruar brenda këtij Unioni duhen përmbushur edhe detyrimet.

Ndërkohë zëdhënësja e Bashkimit Europian theksoi se është në interesin e vetë Britanisë së Madhe, që të jetë një anëtare aktive e këtij Unioni, ndërsa kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulc theksoi se nuk duhet humbur kohë me diskutime për traktatin, por të gjithë duhet të përqendrohemi tek rritja ekonomike dhe shtimi i vendeve të punës.

Bengazi, Clinton para Senatit “Për mua kjo nuk është vetëm çështje politike. Është personale. Kam qëndruar afër presidenti Obama, derisa marinsat bartnin arkivolet e mbuluara me flamuj (me diplomatët amerikanë të vrarë në Bengazi) nga aeroplani” Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka mbrojtur angazhimin për siguri të departamentit të saj, në një seancë dëgjimore të Kongresit për sulmin e vitit të kaluar në Konsullatën e SHBA-së në Libi. Clinton i ka thënë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit se Departamenti i Shtetit është duke lëvizur me shpejtësi dhe agresivitet për të përmirësuar sigurinë në misionet diplomatike në mbarë botën. “Është e rëndësishme të rikujtohet se në të njëjtën periudhë (me sulmin e Bengazit) kemi parë sulme të dhunshme në ambasadat tona në Kajro, Sana, Tunis, Kartum, si dhe protesta të mëdha jashtë misioneve në të cilat mijëra diplomatë tanë shërbejnë. Prandaj, unë urdhëroj rishikim të menjëhershëm të sigurisë në botë, me një vështrim hetues ndaj kërcënimeve të mëdha për misionet. I kam kërkuar Departamentit të Mbrojtjes që t’i bashkohet një ekipi të përbashkët vlerësues të sigurisë dhe që të dërgojë qindra forca shtesë të marinës”, tha ndër të tjera, Clinton. Ajo tha se FBI po “ndjekë së afërmi disa pista premtuese” mbi hetimet në sulmin e Bengazit të 11 shtatorit, ku kanë humbur jetën katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens. Clinton i hodhi poshtë me zemërim akuzat e republikanëve se administrata kishte kërkuar të fshehë ngjarjet që kishin të bënin me sulmin. “Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike. Është personale. Kam qëndruar afër presidenti Obama, derisa marinsat bartnin arkivolet e mbuluara me flamuj (me diplomatët amerikanë të vrarë në Bengazi) nga aeroplani në Andrews (Bazë e Forcave Ajrore). I kam përqafuar nënat e etërit, motrat e vëllezërit, bijtë e bijat, dhe gratë që kanë mbetur të vetme të rrisin fëmijët e tyre”, - u shpreh Clinton. Ajo i tha Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit sesi kryediplomatja e Amerikës merr përgjegjësinë e plotë për hapat e gabuar të departamentit që çuan në sulmin në Bengazi. “Siç e kam thënë disa herë, marr përgjegjësinë dhe askush nuk është më i përkushtuar ta bëjë këtë. Jam e vendosur ta lë Departamentin e Shtetit dhe shtetin tonë më të sigurt dhe më të fuqishëm”, - u shpreh ajo. Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, e ka tërhequr emrin e saj si trashëgimtare e mundshme e Clinton-it, pasi u kritikua ashpër se kishte sugjeruar se incidenti në Bengazi dukej të ishte më shumë rezultat i protestave spontane sesa një sulm i planifikuar.

David Cameron

Cameron: Britanikët mund të zgjedhin të tërhiqen nga BE “Do të hartohet projektligji përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse fiton një qeveri konservatore, ne do ta paraqesim projektligjin menjëherë dhe ta miratojmë në vitin që pason”

Hillary Clinton

10 vjet burg kryeredaktorit për artikullin fyes ndaj mbretit Kryeredaktori i një reviste në Tajlandë është dënuar me 10 vite burg, pasi shkroi një artikull që fyente mbretin. Ligji në këtë vend e konsideron si një vepër të rëndë penale fyerjen apo cenimin e çfarëdoshëm të familjes mbretërore, që udhëheq vendin aziatik me 67 milionë banorë. Grupe në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe shoqata të gazetarëve në të gjithë botën e dënuan vendimin, i cili sipas tyre “minon seriozisht lirinë e shprehjes dhe të shtypit në Tajlandë”. Dy artikujt për të cilët kryeredaktori u dënua, u publikuan me pseudonime, të cilat gjykata arriti të provonte se i përkisnin në të vërtetë shefit të revistës.

@ mapo.al/

bota

Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar se, nëse fiton partia e tij në zgjedhjet e ardhshme, ai ka në plan të rinegociojë kushtet e anëtarësimit të Britanisë në Bashkimin Europian dhe t’u kërkojë britanikëve të japin mendimin e tyre përmes një referendumi. Propozimi, që lë të hapur mundësinë e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi, është pritur me reagime të forta si në radhët e bllokut, ashtu edhe përtej kufijve të Europës. Kryeministri britanik i bëri komentet të mërkurën në një fjalim të shumëpritur, ku paralajmëroi se zhgënjimi publik nga Bashkimi Europian ka arritur pikën më të lartë. Ai tha se britanikëve do t’u ofrohej një zgjedhje e thjeshtë për të shprehur nëse duan të qëndrojnë apo të shkëputen nga BE-ja: “Do të hartohet projektligji përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe nëse fiton një qeveri konservatore, ne do ta paraqesim projektligjin menjëherë dhe ta miratojmë në vitin që pason. Ne do t’i përfundojmë negociatat dhe do të zhvillojmë referendumin brenda gjysmës së parë të

parlamentit të ardhshëm. Ka ardhur koha që populli britanik të thotë fjalën e tij. Ka ardhur koha të zgjidhim çështjen e Britanisë dhe Europës”. Mundësia e referendumit pritet t’i acarojë më tej shqetësimet e komunitetit të biznesit, ndërkohë që ka krijuar nervozizëm të ri brenda Bashkimit Europian. Shqetësime janë shprehur nga fuqi të ndryshme botërore, që theksojnë rëndësinë e pranisë së Britanisë në bllokun europian dhe paralajmërojnë se largimi i saj do ta dëmtonte ekonomikisht BE-në. Vetë zoti Cameron tha se vendimi i takon popullit britanik: “E kuptoj pse është tërheqëse alternativa e daljes më vete, e zgjedhjes së kursit vetjak. Por ky vendim duhet

Kryeministri britanik theksoi se përparësia e tij është të negociojë traktatin e Bashkimit Europian dhe jo të shkëputet nga blloku

marrë me maturi. Përkrahësit e secilës alternativë duhet të shmangin ekzagjerimet dhe pretendimet e tyre. Pa dyshim që Britania mund t’ia dalë më vete në botë, nëse vendos të shkëputet nga Bashkimi Europian. Po ashtu edhe çdo shtet tjetër. Por pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: A është kjo zgjidhja më e mirë për të ardhmen e vendit?” Megjithatë, Kryeministri britanik theksoi se përparësia e tij është të negociojë traktatin e Bashkimit Europian dhe jo të shkëputet nga blloku. Kritikët e tij e kanë akuzuar se ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje, ku çdo vend të specifikojë kushte individuale të anëtarësisë me Bashkimin. “Nuk mund të kemi kushte individuale për anëtarësimin në Europë. Do të përdor një metaforë që miqtë tanë britanikë e kuptojnë shumë mirë. Mendo sikur të anëtarësohesh në një klub europian futbolli. Pra bëhesh anëtar, por pasi merr statusin e anëtarit, u thua të tjerëve: Do të luajmë ragbi”. Kritikë të tjerë thonë se kjo manovër mund t’i japë fund karrierës politike të David Cameronit. Vetë kryeministri britanik është shprehur se nuk dëshiron që Britania të largohet nga Bashkimi Europian, por kërkon negocimin e një traktati të ri mbi anëtarësimin, pasi anëtarësimi i bazuar në një formulë të vetme, të njëjtë për të gjithë, është gabim. Zgjedhjet e ardhshme në Britani pritet të zhvillohen në vitin 2015.


sociale

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

19

Agjencia e Akreditimit: Aktualisht janë rreth 20 institucione private të arsimit të lartë që kanë filluar tashmë procesin e vlerësimit në kuadër të akreditimit, ose kanë aplikuar për nisjen e procesit

Skadon afati, nuk njihet më akreditimi i universiteteve publike Tre vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, procesi i akreditimit të universiteteve publike ka ngelur në vendnumëro. Me përjashtim të Akademisë Ushtarake dhe Politeknikut që është në proces, të gjitha universitetet e tjera publike janë të paakredituara Jonida Tashi

Tre vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, procesi i akreditimit të universiteteve publike ka ngelur në vendnumëro. Periudha brenda së cilës universitetet publike pretendonin se ishin të akredituara, ka mbaruar. Në bazë të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, tashmë secili prej tyre duhet t’i drejtohet Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) për të nisur procesin e akreditimit, matjen e cilësisë, në të kundërt rrezikojnë të mbeten jashtë skemës së re të financimit që parashikohet të nisë brenda këtij viti, e pikërisht nga universitetet publike. Duke qenë se universitetet publike kanë qenë të hapura para vitit 2007, ato janë quajtur të akredituara deri vitin e kaluar. Tani pas plotësimit të periudhës 3-vjeçare nga hyrja në fuqi e ligjit të ndryshuar të Arsimit të Lartë, të vitit 2010, ato mund të konsiderohen të paakredituara dhe duhet të fillojnë procedurat e riakreditimit. “Institucionet e arsimit të lartë, të cilat janë krijuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe akreditimit, sipas këtij ligji, brenda tre vjetëve nga hyrja në fuqi e tij. Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të bëjë publike të gjitha institucionet e akredituara, publike dhe private të arsimit të lartë”, - thuhet në dispozitat e ligjit të Arsimit të Lartë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë, nga institucionet publike në proces akreditimi institucional dhe të programeve të studimit është vetëm Universiteti Politeknik i Tiranës. I vetmi institucion publik i arsimit të lartë që e ka kaluar këtë proces është Akademia Ushtarake. Në informacionin që APAAL disponon, nuk ka institucione të tjera publike në proces vlerësimi nga agjenci të huaja anëtare të EN-

QA, sikundër parashikon ligji i Arsimit të Lartë. Ndaj, në këtë “garë” mund të thuhet me plot gojën se universitetet private kanë sfiduar ato publike. Agjencia e Akreditimit bën të ditur se aktualisht janë rreth 20 institucione private të arsimit të lartë që kanë filluar tashmë procesin e vlerësimit në kuadër të akreditimit ose kanë aplikuar për nisjen e procesit. Ndërkohë që 24 universitete të tjera private i janë nënshtruar më parë procesit të akreditimit. Në planin e aktiviteteve për vitin aktual, APAAL parashikon të kryejë rreth 47 procese në 20 institucione private të arsimit të lartë, të cilat përfshijnë 10 vlerësime për akreditim institucional dhe 120 programe në proces akreditimi. Një pjesë e tyre janë të mbartura nga viti 2012, ose do të vazhdojnë edhe në vitin 2014. Analizat

Gjatë vitit 2013, Agjencia e Akreditimit, megjithëse nuk parashikon të kryejë ndonjë proces rankimi të universiteteve, do të fokusohet gjerësisht në analizimin e disa programeve të veçanta studimi, siç janë degët e mjekësisë dhe ato inxhinierike. “APAAL dhe Sektori i Statistikave dhe Analizave në veçanti, në varësi dhe të ecurisë së projektit “APAAL Management”, parashikojnë të kryejnë disa analiza në arsimin e lartë kryesisht për ato fusha dhe programe që kanë një interes të madh publik dhe që nuk ofrohen nga një numër i madh institucionesh. Për këtë arsye, këto programe nuk mund të përfshihen në procesin e renditjes/rankimit. Gjithashtu, mospërfshirja e tyre në procesin e parë pilot të renditjes së IAL-ve, ka nxjerrë në pah nevojën e plotësimit të të dhënave të munguara për këto programe studimi dhe plotësimi i gjithë bazës së të dhënave për programet në arsimin e lartë. Synimi kryesor gjatë këtij viti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës logjistike në përputhje me rekomandimet dhe eksperiencën e dhënë nga kompania gjermane e rankimit CHE (Center for Higher Education). Programe të fushave mjekësore, si: mjekësi, farmaci, stomatologji dhe programet inxhinierike, si: inxhinieri ndërtimi, ushqimore e mjedisi, të cilat nuk mund të futen në procesin e rankimit për shkak të numrit të vogël të universiteteve që i ofrojnë, do të jenë pjesë e mbledhjes së të

Të dhëna për akreditimin e universiteteve Privatët 44 universitete private funksionojnë në vendin tonë 24 prej tyre i janë nënshtruar procesit të akreditimit 20 të tjera kanë aplikuar për nisjen e këtij procesi Publiket 14 universitete publike funksionojnë në vendin tonë 12 universitete nuk e kanë nisur ende procesin e akreditimit 1 prej tyre është në proces, vetëm Akademia Ushtarake e ka kryer

dhënave dhe analizave”, - thuhet në njoftimin e APAAL. Kjo analizë parashikohet të kryhet paralelisht me procesin e akreditimit. Për shembull, për analizën e programeve inxhinierike në Universitetin Politeknik të Tiranës do të shfrytëzohet periudha e procesit të akreditimit që do të zhvillojë ky institucion. Për akreditimin institucional kostoja shkon rreth 200 mijë lekë, ndërsa për akreditimin e programeve kushton gati 100 mijë lekë. Ky proces kryhet në mënyrë periodike dhe ai duhet të përsëritet 1 herë në çdo 6 vjet. Lidhur me vlerësimin e programeve të studimit në kuadër të licencimit, Agjencia e Akreditimit bën të ditur se aktualisht janë në proces 39 programe nga universitetet publike dhe 114 nga universitetet private. Megjithatë, numri i programeve të studimit të vlerësuara gjatë këtij viti do të varet edhe nga aplikimi i vetë institucioneve. Në vendin tonë numërohen 58 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 14 janë publike dhe 44 private. Numri total i programeve në të tria ciklet e studimeve të ofruara prej tyre është rreth 1206.

Abu-Dhabi, 50 milionë euro për lumin e Tiranës K r ye b a s h k i a ku B a s h a m e r r mbështetjen e Abu-Dhabit për financimin e projektit të rehabilitimit të lumit të Tiranës me vlerë 50 milionë euro. Këtë lajm kreu i Bashkisë e ka bërë të ditur gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrugës “Llazar Shapatini”, e cila fillon tek shinat e trenit, vazhdon deri tek rruga ”Rreshit Maloku” dhe shtrihet në një zonë informale në Njësinë Bashkiake nr.9. “Përtej shinave të trenit kemi një zonë tjetër, e cila po kështu është në ndërtim e sipër. Vetë shinat e trenit së shpejti do i nënshtrohen çmontimit të tyre të plotë, deri në

stacionin e ri në Kashar, ndërkohë që para dy ditësh, gjatë vizitës sime në Abu-Dhabi mora edhe premtimin për një investim madhor të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, që është rehabilitimi i lumit”, - u shpreh Basha. Me një investim prej 52 milionë lekësh Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e rrugës “Llazar Shapatini” me gjatësi 600 metra, e cila u shërben 4 mijë banorëve. Rruga do t’i nënshtrohet një ndërtimi të plotë, duke filluar nga kanalizimet e ujërave të zeza, ujësjellësit, trotuaret, gjelbërim e ndriçim, ndërkohë që do të merren masa ed-

he për rehabilitimin e mureve rrethuese të shtëpive, atje ku është e mundur me modelin e kangjellave dhe atje ku nuk është e mundur, nëpërmjet mureve mbajtëse. Krye-

bashkiaku Basha tha se vendosja e një standardi europian në të gjithë Tiranën është prioriteti i Bashkisë. Ai nuk ka preferuar t’u përgjigjet akuzave të opozitës, e cila sipas Bashës, nuk bën gjë tjetër veçse evidenton dështimin e saj në qeverisjen e Tiranës: “Projekti i së ardhmes është projekti i standardit europian në çdo cep të Tiranës, pa asnjë humbje kohe, me akuza të cilat qytetarët i bëjnë rëndom për atë çka nuk u bë, por as humbje kohe për t’iu përgjigjur atyre që kanë evidentuar dështimin e tyre dhe tani duan të na e paraqesin si model për të ardhmen”.

tiranë Politekniku, hapet Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës Arkitektura dhe Urbanistika nuk do të jenë më pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit pranë Universitetit Politeknik, por një fakultet më vete. Vitin e ardhshëm akademik në Universitetit Politeknik të Tiranës do të funksionojë edhe një fakulteti i ri, që do të jetë ai i Arkitekturës dhe Urbanistikës. Pas kërkesës së bërë nga drejtues të Politeknikut, Këshilli i Akreditimit ka miratuar vendimin për hapjen e këtij fakulteti të ri, që e çon në 7 numrin e fakulteteve të këtij universiteti. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të Këshillit të Akreditimit për këtë vit, që është mbajtur në datën 11 janar. “Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin ‘Për hapjen e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në Universitetin Politeknik të Tiranës’, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime: Struktura e re e kërkuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, është: Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës: Departamenti i Arkitekturës; Departamenti i Urbanistikës; Departamenti i Restaurimit dhe i Teknologjisë së Arkitekturës”, - thuhet në vendim. Në fund të tij, Këshilli i Akreditimit i rekomandon ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, të miratojë hapjen e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universiteti Politeknik i Tiranës. Pas marrjes së miratimit nga ministri i Arsimit, vendimi duhet të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave.


20

MAPO

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

sport

Racizmi

UEFA, gati sanksione të ashpra për Serbinë UEFA i drejtohet apelit për të kërkuar sanksione më të rënda për Kombëtaren Under 21 të Serbisë pas incidenteve që u shënuan tetorin e shkuar në përfundim të sfidës me Anglinë, që rezultoi me disfatën 1-0 për

të zotët e shtëpisë. Lajmin e publikon vetë Federata Serbe e Futbollit. Ndeshja që u zhvillua në Krusevac, për eliminatoret e europianit, u mbyll me përleshje në fushë mes lojtarëve dhe stafit të dy skuadrave, pasi

vendasit kundërshtuan golin e fitores të shënuar nga anglezët në minutën e 90’ me akte dhune . Në dhjetor UEFA gjobiti me 80 mijë euro dhe me një ndeshje pa tifozë Kombëtaren Serbe të të rinjve.

Gilman Lika-Tirana ende në ajër! Ja arsyet e mosarritjes së akordit Kohëzgjatja e kontratës dhe klauzola që e lë lojtarin të lirë në rast të ndonjë oferte nga një klub i huaj. Këto janë dy pikat më të nxehta që po diskutojnë mesfushori dhe klubi Jeton Selimi

Gilman Lika po, Gilman Lika jo! Lojtari dhe Tirana janë shumë pranë, por njëkohësisht edhe shumë larg njëri-tjetrit. Kjo sepse Gilman Lika dhe Salih Tagani kanë vënë pikat mbi “i” në lidhje me shumë aspekte, ndërsa kanë mbetur në ajër gjëra që në pamje të parë duken të zgjidhshme, por që për lojtarin kanë vërtet rëndësi. Futbollisti shkodran konfirmoi për se ka rënë dakord për shumë pika të kontratës me administratorin Salih Tagani, por mbeten për t’u vendosur vetëm disa detaje, për të zyrtarizuar marrëveshjen. Pikat që po diskuton klubi bardheblu dhe 25-vjeçari nuk kanë rënë ende dakord janë kohëzgjatja e kontratës dhe klauzola e largimit jashtë Shqipërisë. “Jo, nuk mund ta themi fjalën “përfundimisht” – komenton p ë r g a z e t ë n Gi l m a n L i k a – Megjithatë kemi diskutuar shumë gjëra dhe në shumë pika kemi rënë dakord. Do të flasim edhe për to dhe më pas do të vendos”, janë fjalët e para të shkodranit. Zakonisht, ajo që bëhet pengesë për mosarritjen e akordit është pagesa, por lojtari lë të kuptojë se kjo është një temë e ezauruar mes tij dhe klubit. Madje, Gilmani konfirmon se oferta që i kanë paraqitur drejtuesit bardheblu, është më e mira që ka marrë nga të gjitha klubet e Kategorisë Superiore. “Ana financiare nuk është një problem, me atë jemi në rregull. Ofer-

Fortunat: I lumtur për rikthimin, Tirana klubi më i mirë në Shqipëri Herbi Fortunat te Tirana është çështje orësh. Sulmuesi është shprehur në një intervistë të shkurtër se ndjehet i lumtur që është rikthyer në një kampionat që e njeh mirë, ndërsa shpreh edhe dashurinë për Besën, ekipin e tij të parë në Superligë. Herbi, riktheheni në Shqipëri pas thuajse 5 vjetësh, por tani te Tirana. Shikoj ndryshime, ndonëse nuk jam shkëputur gjatë nga Shqipëria. Kam luajtur 3 vjet me Besën e Kavajës, një klub që e dua shumë, që është gjithnjë në zemrën time. Por tani ja tek jam te Tirana, klubi me emrin më të madh në Shqipëri. Është një klub që më intereson për të shkuar më lart. Për këtë arsye kam ardhur te Tirana. Kam gjetur një marrëveshje me ta dhe ja tek jam. E keni gjetur akordin me klubin. Kur do të vijë firma juaj? Normalisht po, duhet të vijë sot (dje). Agjenti im, Murati, ka rënë dakord me drejtuesit. Mund të firmos sot (dje) ose maksimumi nesër (sot). Këtë kampionat e njoh shumë mirë, tifozët gjithashtu më njohin shumë mirë. Jam i kënaqur që jam te Tirana. Keni qenë idhull për tifozërinë e Besës. Do të emocionoheni përballë ish-klubit? Kur të luaj kundër Besës do të jetë disi e çuditshme. Kam luajtur tre vjet atje dhe çfarëdo që të ndodhë do e mbaj gjithnjë në zemrën time. Por tani luaj me Tiranën dhe do të jap maksimumin për këtë klub edhe kundër Besës Nëse shënoni, do të festoni? Nuk e besoj se do të festoj, por nëse do të më duhet të shënoj, do ta bëj, kjo është e sigurt.

ta e Tiranës ka qenë më bindëse në krahasim me disa klube të tjera të superiores, ndonëse mund të them se disa u vonuan shumë. Por mes ofertave konkrete, kjo e Tiranës ishte më bindësja”, pohon Lika. Shkodrani i kombëtares tregon edhe se ku ka mbetur “sharra në gozhdë” mes tij dhe klubit. Ajo që kërkon Gilman Lika është një klauzolë e cila e lë lojtarin të lirë në rast se vjen ndonjë ofertë nga jashtë vendit. Pikërisht kjo është edhe ajo që drejtuesit e Tiranës nuk duan ta kenë në kontratën e tyre me

Një 19-vjeçare anonime eliminon pretendenten Serena Uilliams Tenistja amerikane fitoi setin e parë, ndërsa dhimbjet e shpinës bënë që ajo të dorëzohej në dy setet e tjera ndaj Stefens Serena Uilliams është eliminuar në çerekfinalet e Australian Open, duke hedhur poshtë të gjitha parashikimet që e shihnin ish-numrin një të botës si një nga favorite kryesore për të fituar titullin kampion në turneun e parë Grand Slam të vitit. Uilliams u mund 2-1 me sete nga 19-vjeçarja tjetër amerikane Sloan Stefens, ndërsa në surprizën e parë të madhe të kompeticionit ndikoi edhe dëmtimi që pesë herë fituesja e Australian Open pësoi në ndeshjen e parë. Serena e nisi mirë sfidën e saj çerekfinale, duke mbyllur

setin e parë 3-6, duke projektuar një sukses të lehtë, por të gjitha parashikimet do të rrëzoheshin në dy setet e fundit. E kushtëzuar edhe nga problemet fizike, Uilliams do të bënte shumë gabime në lojën e saj, duke i lejuar Stefens të përmbysë rezultatin për të regjistruar arritjen më të madhe në karrierë. Në gjysmëfinale, tenistja që mban vendin e 29-të në renditje do të

përballet me raketën numër një të botës në tenisin për femra Viktoria Azarenka, e cila në ndeshjen e saj mundi 2-0 bjellorusen Svetlana Kuznecova. Asnjë surprizë në turneun Australian Open për meshkuj. Pas Novak Xhokoviç dhe David Ferrer në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Endi Mërrej. Tenisti britanik ka konfirmuar edhe një herë formën e tij të shkëlqyer, duke mundur 3-0 me sete (6-4 6-1 6-2), francezin Zheremi Shardi, ndërsa në gjysmëfinale, Mërrej do të përballet me zviceranin Roxher Federer. Federer vuajti shumë ndaj Xho Uilfred Conga në çerekfinalet e Australian Open dhe arriti të fitonte me vështirësi 7-6, 4-6, 7-6, 3-6 dhe 6-3. Tenisti zviceran, numri 2 i botës, shërbeu mjaft mirë në tie-break e dy seteve që fitoi 7-6, ndërsa në setin final francezi Conga u shfaq i lodhur.

lojtarin sepse Tagani e di fare mirë se për Likën paguhet dhe nuk do që ta lërë lojtarin t’i ikë pa mbushur arkat. “Dua një klauzolë për transferim jashtë vendit dhe kjo ka mbetur për t’u diskutuar”, thotë Lika, ndërsa për kohëzgjatjen e diskutimit mbetet ende për të pritur. Por telashet nuk mbyllen me kaq. Edhe kohëzgjatja është një tjetër pikë ku Lika e Tagani nuk kanë gjetur akord. Tirana kërkon ta “lidhë” pas saj lojtarin me një kontratë afatgjatë, ndërsa qëllimi i Likës është një kontratë e shkurtër, çka do të thotë se më vonë

ai mund të jetë i lirë për të firmosur edhe brenda vendit nëse ka ndonjë ofertë interesante. “Kohëzgjatja është një tjetër pikë që ende është në diskutim,” komenton Gilmani, ndërsa një ditë më parë administratori Tagani ishte shprehur se “telenovela vazhdon. Na duhet të bisedojmë edhe për disa gjëra të vogla, por jam optimist për rinovimin e tij, derisa lojtari vazhdon të stërvitet me ekipin tone”. Gilman Lika aktivizohet që prej janarit të vitit 2011 me 24 herë kampionët e vendit. Ai ka zhvilluar 48 takime, ndërsa ka realizuar edhe 8 gola.

Palermo

E ardhmja e Ujkanit, një intrigë e madhe merkatoje E ardhmja e Samir Ujkanit është e destinuar të jetë larg Palermos. Sipas shtypit italian, dhe në veçanti “Gazzetta dello Sport”, bën të ditur që ardhja e Sorentinos do të largojë portierin e përfaqësueses shqiptare. Ky afrim do të mbyllet në bazë të 4.1 milion eurove, ndërsa Kievo bën gati ofertën për Bixarrin ose Karrizon e Lacios. Kjo lëvizje pritet të vendosë në merkato Samir Ujkanin, i cili ka përfunduar në orbitën e Interit, pasi zikaltrit janë në kërkim të një zëvendësuesi për Handanoviç. Por zikaltrit nuk janë të vetmit që kanë shfaqur interes për portierin e përfaqësueses shqiptare, pasi për të po lëvizin Fiorentina dhe Lacio. Vjollcët po mendojnë seriozisht shitjen

e Vivianos, dhe shohin tek Ujkani portierin e dytë që mund të konkurrojë me brazilianin Neto. Ndërkohë, Lacio nëse largon Bixarri dhe Karrizon, do të kthejë sytë tek Ujkani si zëvendësues për Marketin, çka do të bënte që numri i kuqezinjve te bardhekaltrit të rritej. Por lista e skuadrave të interesuara për Ujkanin nuk përfundon këtu. Po sipas shtypit italian Bolonja dhe Kievo qëndrojnë në pritje. Emilianët nuk janë të bindur nga paraqitja e Aljardit ndërsa Kievo kërkon të zëvendësojë Sorentinon. Meg jithatë, në këtë listë qëndron edhe vetë Palermo, e cila mund të vendosë të mbajë Ujkanin, edhe në rolin e portierit rezervë.


E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

Olimpiakos

MAPO

21

Jetë e dyfishtë me gruan e presidentit, shkarkohet trajneri Trajnerë të larguar pas polemikave me presidentin, konflikteve me lojtarët apo në rastin më të zakonshëm prej rezultateve të dobëta. Së fundmi ka dalë një arsye e re për shkarkimin e një tekniku: lidhja jashtëmartesore. Mbi të gjitha kur partnerja është bashkëshortja e presidentit të klubit.

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur në Greqi, me trajnerin e Olimpiakosit, Leonardo Jardim. Edhe pse me të në krye skuadra po thyen çdo rekord në kampionatin grek, lidhja e fshtë i kushtoi postin portugezit. I tërbuar nga ajo që punonjësi i tij bënte, presidenti Vangelis Marinakis mori masën më

ekstreme që kishte mundësi. Në 17 ndeshje me Jardim në Superligën greke, Olimpiakosi kishte regjistruar 14 fitore dhe vetëm tre barazime. Skuadra gjithashtu luan në 1/16-at e Europa League, pasi u rendit e treta në Grupin B të Champions, ku luante me Shalken, Arsenalin dhe Montelie.

Roma mposht Interin në “Olimpico”, por zikaltërit janë ende në lojë Përfundon 2-1 për verdhekuqtë, në një ndeshje që pati shumë ritëm në pjesën e parë dhe shumë gabime në të dytën. Interi ka realizuar golin që e mbush me shpresë për sfidën e “San Siros” Jeton Selimi Roma dhe Interi riktheheshin në “Olimpico” tre ditë pas sfidës së kampionatit të mbaruar 1-1, por kësaj radhe luhej takimi i parë gjysmëfinal i vlefshëm për Kupën e Italisë. Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e dytë, pasi e para e luajtur të martën mes Juventusit dhe Lacios, u mbyll me një barazim 1-1. Skuadrat vijnë me formacione të plota, e dhënë kjo se të dy trajnerët nuk kanë ndërmend që të tolerojnë në këtë veprimtari, e cila ndryshe nga vitet e mëparshme, po vlerësohet shumë nga emrat big të Serie A. Si edhe në ndeshjen e së dielës, Roma e Zemanit është më e rrezikshme, e shpejtë dhe bën presion duke e detyruar Interin që të tërhiqet në mesfushën e tij. Verdhekuqtë i japin ritëm ndeshjes dhe do ta konkretizojnë këtë ritëm në minutën e 13-të. Është 21-vjeçari Florenci që kërcen saktë me kokë duke mposhtur shtatlartët Ranokia e Zhuann Zhezus dhe e dërgon topin atje ku Handanoviç nuk mund ta arrijë dot. 1-0 dhe tifozëria vendëse është në delir. Roma e di se këto janë minutat e saj. Vijon të ushtrojë presion dhe i afrohet sërish golit, por është Handanoviç që do të mbrojë rezultatin. Interi, nga ana tjetër bën pak, por do të rrezikojë ndjeshëm me anë Guarin, kur goditja e tij e zgjuar

do të përplaset në shtyllë. Roma vijon lojën e saj dhe e vë shumë në vështirësi Interin në lojën në ajër. Është Destro ai që do të shënojë golin e dytë sërish me kokë, sërish me një krosim nga e djathta dhe në mes të dy mbrojtësve. Stramaçoni urdhëron të tijtë të dalin përpara, por janë pak të rrezikshëm. Megjithatë, Palasio do të realizojë golin e e vlefshëm pëër rezultatin 2-1 falë një aksioni dinak nga top i ndalur. Harkimi i Kambiasos ndëshkon Romën e pavë-

Merkato Malaga arrin akordin me Diego Luganon Flitej prej kohësh në media por tashmë gjithçka është zyrtare, mbrojtësi i Paris Saint German, Diego Lugano ka kaluar në formë huazimi tek skuadra e Malagas. Lajmin e bëri të ditur klubi spanjoll në faqen e internetit, ku shkruan se kapiteni i përfaqësueses së Uruguait, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore hodhi të zezën mbi të bardhë. Lugano te Malaga do të veshë fanellën me numrin 4.

Edhe Milani futet në valle për Didie Drogba Didie Drogba ka vendosur ta lë Kinën për t’u rikthyer në Europë. Objektiv i futbollistit nga Bregu i Fildishtë është që ta luajë së paku edhe një sezon në nivele të larta, e më pas ta mbyll karrierën në një ligë më të dobët, jashtë Kontinentit të Vjetër. Së fundmi, mediat italiane shkruajnë se futbollisti i Shanghai Shenhuas mund

të përfundojë te Milani. Ish-futbollisti i Marsejës dhe Çelsit kërkon 10 milionë euro për një kontratë 18-muajshe, por kuqezinjtë i ofrojnë 8 milionë, sa kishte ofruar edhe Juventusi më parë. Për Drogban, interesim ka shfaqur edhe Lacio. Vendimi i fundit i takon vetë futbollistit.

Bajern, Ozil mund t’i bashkohet Guardiolës Gazeta sportive katalanase lëshon “bombën” e radhës për sa i përket merkatos së futbollistëve: Mesut Ozil po mendon tradhtinë e dytë më të keqe ndaj Real Madrid. Nëse e para është transferimi te Barcelona, i dyti është arritja e Pep Guardiolës te Bajern Mynihu. Hipoteza e dytë është edhe më e mundshmja, shkruan gazeta katalanase “Sport”, duke parë formën jo shumë të mirë të turko-gjermanit me Los Blancos dhe dëshirën për t’u rikthyer sërish në Bundesligë.

mendeshme, pasi Palasio e shtyn topin drejt rrjetës. Pjesa e dytë ka më pak ritëm sesa e para, raste në të dyja portat, por ajo që ra më shumë në sy ishin gabimet e shumta të lojtarëve, të cilët me kalimin e minutave nuk arrijnë më të kenë shkëlqimin e fillimit. Megjithatë, nuk ka më kohë, ndërsa është Roma ajo që merr fitoren 2-1 në takimin e parë, por Interin ka shënuar minimalen e mundshme, golin që e bën takimin e kthimit shumë interesant, pasi një gol i tyre do t’i jepte skuadrës

së Stramaçonit vendin në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Petkoviç: Cana, “xholi” im Trajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç, ka vlerësuar lojën e bërë nga Lorik Cana në takimin e parë gjysëmfinal të Kupës së Italisë ndaj Juventusit. Puna që bën kapiteni i Kombëtares shqiptare për ekipin është e madhe, pasi karakteristikat e Lorikut i japin mundësi teknikut boshnjak që ta përdorë atë në disa role. “Pozicioni i tij va-

ret nga kundërshtari dhe nga fakti se në cilën fazë është loja. Unë e zhvendosa atë përpara në fund të takimit, me qëllim që të shtoja presionin ndaj bardhezinjve. Kjo gjë bëri punë. Ai është “xholi” im, një nga lojtarët që mund ta përdor në disa role dhe që i realizon mirë detyrat që i caktohen”, deklaroi tekniku boshnjak, i cili është i kënaqur me punën e bërë nga mbrojtësi shqiptar. Dje ky i fundit në qendër ishte thuajse perfekt, duke mos bërë asnjë gabim.

Murinjo thyhen heshtjen: Titulli? Është e pamundur të fitojmë Zhoze Murinjo theu më në fund heshtjen mediatike. Trajneri i Realit të Madridit merr në analizë së pari aktualitetin e skuadrës merenges, duke pranuar pikë së pari se La Liga është e humbur. “Kampionati është i pamundur në këtë moment. Kemi një diferencë shumë të madhe me kreun. Ky është një kampionat për ata që janë sipër nesh dhe duhet të përqendrohemi te objektiva të tjerë, siç janë Kupa e Mbretit dhe Champions League. Gjithsesi Champions nuk duhet të kthehet në obsesion pasi nuk është gjë e mirë, obsesioni i bën gjërat më të komplikuara. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të jemi të qetë dhe të marrim maksimumin e potencialit nga të gjithë lojtarët”. Portugezi u ngacmua dhe për polemikat e shumta që e kanë rrethuar atë personalisht dhe skuadrën e tij në ditët e fundit, duke i cilësuar ato më së shumti trillime mediatike. “ Flitet për polemika që nuk ekzistojnë. Çdo ditë kërkojnë ndaj meje një polemikë që nuk ekziston. Unë jam një trajner futbolli, bëj punën time duke

Triumfi në Champions

Perez, 500 mijë euro për çdo lojtar shpresuar te rezultatet. Unë bëj punën time dhe pres me qetësi fundin e sezonit”. Por çdo të ndodhë pas tij, janë të fortë zërat që e shohin Murinjon një ditë te Çelsi dhe një ditë te Paris Saint-Germain, por portugezi e përjashton pistën franceze, të paktën për të ardhmen e afërt. “PSG ka një trajner të madh. Ka një drejtor teknik që është miku im, dhe një president që e njoh prej kohësh dhe që ka një pasion të madh për futbollin. Në Paris ka shumë portugeze dhe të apasionuar pas futbollit. Kanë gjithçka për të arritur suksesin. Europa duhet ta ketë një qytet si Parisi në majat e futbollit dhe unë besoj se ky projekt do të funksionojë.”.

Florentino Perez, presidenti i Realit të Madridit, i ofroi secilit prej futbollistëve një shpërblim prej 500 mijë eurosh, në rast të fitimit të Champions League. Një sukses i mundshëm, i cili mungon prej 11 vitesh, do të ishte i dhjeti në historinë e klubit më të suksesshëm në kompeticionin elitar europian. Deklarata e presidentit u bë gjatë një takimi me drejtues të tjerë të klubit dhe futbollistë, ditën e mërkurë. Një vit më parë, kur Reali u eliminua në gjysmëfinalet e Champions League nga Bajerni i Mynihut, shpërblimi për një sukses të mundshëm ishte prej 360 mijë eurosh për secilin futbollist. Me Barcelonën 15 pikë përpara në kampionat, rritja drastike e shpërblimit për suksesin në Champions është një tregues i qartë se Realit i mbetet vetëm të Europa si objektiv madhor për këtë sezon.


22

MAPO

E enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

Të dehurit të shndërruar në vepra artistike Konsumimi i kufizuar i alkoolit për të ngritur disponimin është diçka tjetër, ndërsa konsumimi i tepruar dhe humbja e vetëdijes mund t’ju sjellë deri te

situatat e turpshme. Në fotografitë e mëposhtme shfaqen disa të dehur, miqtë e të cilëve kanë bërë “vepra artistike” mbi trupat e tyre.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12

5

6

17

18

19

27

29

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Është një ditë e përsosur p ë r t a ki m e s h u m ë interesante dhe të mirëfillta për sa i përket profesionit tuaj. Një bisedë shumë serioze do të keni me partnerin sot, ku një dashuri do marrë fund për lidhjet që kishin kohë në krizë.

Arsyeja, logjika dhe analizimi i mendimeve në drejtimin e duhur do të zgjidhë problemet e biznesit tuaj. Influenca e yjeve do të ndikojë që të krijoni një atmosferë romantike në mbrëmjen e sotme, por pa lënë mënjanë dhe anën profesionale.

Sot me pak manipulim do të arrini të negocioni për të zgjidhur problemet e biznesit tuaj. Afrimi pozitiv i Mërkurit në shenjën tuaj do t’ju japë mundësinë të realizoni qëllimin. Shqetësime të papritura në lidhje me shëndetin do t’ju paraqiten.

Planet që keni sot për një udhëtim pune do të shtyhen nga një problem familjar. Realisht, një investim që merrni përsipër sot do të jetë fitimprurës. Do të dilni të darkoni me personin e zemrës, ku ai do të shfaqë dhe më shumë ndjenjat e tij.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Një informacion i leverdisshëm që do të merrni nga një distancë e largët, do t’ju bëjë të reflektoheni sot. Pozicioni i të ardhurave do t’ju krijojë një tension për shkak të një problemi financiar të kompanisë suaj.

Ndryshime të mëdha ju stimulon dita e sotme në sferën e profesionit. Do të mbusheni me shumë energji nga miratimi dhe vlerësimi i projektit që do të marrë famë. Përpiquni të fitoni zemrën apo dashurinë e një shoku tuaj.

Miqtë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni një problem personal që ju ka shkaktuar stres kohët e fundit. Është një ditë e përshtatshme për të eksploruar në kontaktet e reja. Duke hyrë brenda një aventure interesante, jetojini këto momente.

Sot do të arrini të mbaroni një punë të mërzitshme. Profesionalisht do të keni një rritje detyre dhe është dita më e shkëlqyer të punonivullnetshëm.Nëserutina e përditshme është stresuese, planifikoni të dilni me miqtë tuaj këtë mbrëmje.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Një lajm pozitiv që do të merrni sot do t’ju ngrejë moralin e ditës. Ndiqni me përpikëri punën e sotme, se mund të keni fërkim me eprorin tuaj. Marrëdhëniet tuaja sentimentale do të marrin një formë tjetër sot.

Sot do të tregoni veten se dini të bëni diçka vërtet interesante dhe të rëndësishme. Personi që përfaqëson interesat e përbashkëta ekonomike familjare do të ketë një problem serioz. Jini sa me realist në sensin e ndjenjës që keni për dikë.

Mos lejoni që të tjerët t’ju shfrytëzojnë për një punë që nuk dinë ta mbarojnë vetë. Reputacioni që keni krijuar do të jetë nën nivelin e duhur. Po përpiqeni të bashkëjetoni me të dashurin tuaj edhe pse ju duket e vështirë.

Bëni kujdes me lëvizjet tuaja në punë, se janë shumë të rrezikshme për një dështim të papritur. Qëndroni pranë partnerit tuaj, dhe pse jo gjatë mbrëmjes t’i dhuroni atij çaste romantike. Jeni në gjendje t’i zgjidhni vetë çështjet e zemrës sot.

35

37

3

38

40

45

46

41

47

48

42

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

51

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Tullë prej balte e tharë në diell. 4. Një nga veglat e elektricistit. 12. Enciklopedia Europiane. 13. Kryeqyteti i Malit. 14. Shtet i madh në Azi. 16. Ecje prapa në drejtim të kundërt me përparimin. 19. Material ndërtimi. 21. Industria e Rëndë. 22. Gagarin, njeriu i parë që doli në hapësirë. 23. K’Hajami i letërsisë botërore. 24. Nënë në Gjirokastër. 25. Domosdoshmëri për të ngrënë. 27. Njeri që e çmon dhe e nderon veten. 30. Notë muzikore. 31. Gabim i rëndë. 32. Qytet i vendit tonë. 33. Kafshë e vogël, që jeton në ujë dhe në tokë, e ngjashme me hardhucën. 36. Pastërtia morale e dikujt. 38. Një nga elementët e domosdoshëm për jetën. 39. Erë e fortë e me shi. 40. Përemër vetor. 41. Këshilli Islamik. 43. Notë muzikore. 46. Përemër vetor. 48. Zogaj i politikës. 50. Aftësi për ta kapur diçka menjëherë. 51. De Rada i letërsisë arbëreshe.

1. Përdorimi i të hollave në veprimet tregtare financiare. 2. Ai që drejton punën për realizimin e një filmi. 3. Shtet në Amerikën Latine. 4. Alfred i muzikës. 5. Mik francez. 6. Spiro, dramaturg. 7. Qendra e myslimanizmit, mbrapsht. 8. Koha sa zgjat një punë, pas çastit kur duhej të përfundonte. 9. Zoti italian. 10. Asambleja Ndërkombëtare. 11. Matje, këngëtare franceze. 15. Sistem malor në gadishullin e Ballkanit. 17. Qerimaj i peshëngritjes. 18. Zotëri anglez. 20. Pjesa e sipërme e shputës së këmbës. 24. Në distancë të vogël. 26. Notë muzikore. 28. Ajo gjë që përbën natyrën a thelbin e diçkaje. 29. Eva e kinemasë. 34. Gradë në ushtri. 35. Shtrati i foshnjes. 37. Departamenti Ekonomik. 42. Mish i grirë, i gatuar me oriz, që përdoret për të mbushur specat. 44. Industria Ndërtimit. 45. Kukësi në makina. 47. I ka fejesa në mes. 49. Reparti Mekanik.

Sudoku | nivel mesatar 1 8 2

1

3 9

4

4

1

7 5 3

6

3 4

3

8 3 5

9

6

7

5

2 7 6

8

9 4

LUANI (23/VII-22/VIII)

31

34

50

DASHI (20/III-20/IV)

21

30

39

Horoskopi i ditës

15

24

33 36

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

20

28

32

45

10

23

26

44

9 14

22

43

8

13

16

25

7

1

6

2

2

5

4 8 9

8 6 1

3

2 9

9 6

8

2

5

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

4 1

6

Koha e fillimit ____:____

1

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 9 2 5 6

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

K

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 693, 706, 818, 925. Numra me 4 shifra: 1547, 2011, 2017, 2450, 2646, 2817, 2987, 3659, 4032, 4259, 4854, 5214, 6136, 6154, 6248. Numra me 5 shifra: 01740, 08642, 20163, 24115,

O

A

M

P

A

A

O

N

T

E

T

I

E

G

I

J

O

K

E

T

A

N

N

E

V

R

D

H

I

A

O

S

D

L

U

A

A H

U

M

A U

R

A

G

J

R

K

I

N

O

R

I

S

T

K

U

N

A

D

S

A

M

H

J A

O M

E

T

S

U

L

I

N

A

M

E

K

E

T

O

N

E

O

R

A

I

M

N

K

E

K

O

E

K

U

B

H H

E S

A

N

T

I

V

A

Z

I

O

N

PP P

A

K

D

M

24956, 26252, 35024, 35515, 44351, 54152, 96541, 98478. Numra me 6 shifra: 125666, 211202, 414000, 417220, 489909, 525676, 587691, 587848, 625282, 652320, 695632, 728090, 804180, 944590. I N

A

2

6

3

2

5

1

4

8

7

9

5

4

4

8

5

9

6

5

2

1

4

5

8

4

2

0

1

5

2

6

5

9

6

8

8

7

7

7

7

4

8

5

4

1

1

1

1

1

2

0

3

2

2

3

3

3

3

3

6

5

2

5

6

5

4

9

8

5

4

5

1

5

2

1

5

6

3

2

0

1

5

5

9

6

8

2

6

3

2

1

0

6

2

4

9

6

5

8

7

8

4

8

5

5

5

9

6

5

2

6

3

2

1

4

5

2

6

3

2

0

1

5

2

6

3

6

9

8

7

T

U

B

A

G

O

7

7

8

8

5

4

1

5

2

6

3

2

9

A

R

2

6

3

7

1

8

0

2

2

0

3

8

3

R

A

7

1

9

2

5

6

3

2

1

4

5

2

1

A


faqja e fundit

SOT 1949

E enjte 24 janar 2013 www.mapo.al

MAPO

23

24 janar John Belushi John Belushi, aktor dhe këngëtar amerikan me prejardhjen shqiptare, u lind më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushit (lindur Samaras), një shitëse nga brezi i parë i shqiptaro-amerikanëve dhe Adam Belushit, një emigrant shqiptar punonjës në një restorant, i cili braktisi fshatin e tij të lindjes, Qytezë, më 1934, në moshën 16-vjeçare. Belushi i vogël u rrit në kishën Ortodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Wheaton, ku bëhet

pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos. John takoi gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit. Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij më 5 mars 1982 në West Hollywood. John Belushi u rrit në Wheaton, Illinois dhe që nga koha e kolegjit luajti në teatër. Që atëherë u vërejt talenti i tij si “stand up” humorist. Më 1970 ai luan së bashku me

Dan Aykroyd në bandwn “The Blues Brothers”. Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur për rolet në emisionin televiziv “Saturday Night Live”. Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood. Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers, nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.

Beauvoir in Love

Me anë të këtij libri autorja riviziton imazhin e Kastorit, jo për të tronditur statujën, por për ta zbutur. Imazhi i intelektuales së ngurtësuar përthyet në pasqyrën e pasionit, me shkulmin e tij shkatërrues. Beauvoir mërzitet, skuqet, jepet, dergjet, përgjërohet, bëhet kruspull nga dhimbja, pastaj mendohet... pa filozofuar shumë. Irene Frain e bën të rilindë, bashkë me të rilind gjithë magjia dhe iluzioni i dashurive të pamundura. Ato që nuk harrohen kurrë.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Njohim tashmë legjendën Beauvoir, intelektualen e madhe të shekullit XX, figurën ikonë të feminizmit, partnere e Zhan - Pol Sartrit. Por çfarë dihet për gruan zemërthyer që fshihet pas ikonës? Është historia e një gruaje gati për të pastruar dyshemenë para se të kalojë burri që ajo do. Gati për të bërë vajtje-ardhje Paris-Çikago për të shijuar ëmbëlsinë e një strofulle me vetëm një dush që pikon për t’u larë. Por asaj i duket «cepi i yjëzuar». Kur ndahen, ajo e shastis të dashurin e saj me letra, i bie në gjunjë dhe e siguron se do të bëjë punët e shtëpisë. «Do të sillem mirë, do të laj enët, do të pastroj...» Një manual tjetër nënshtrimi pas Fifty Shades of Grey, libri Beauvoir in Love nga Irene Frain? Po dhe Jo. Më tepër është një manual për pasionin. Nga ato pasione që i flakin parimet si flaken krundet nga rrota e mullirit. Sepse bëhet fjalë për Simone de Beauvoir, ikona intelektuale e Rive Gauche (zona e majtë e Senës), e ngulur gjithë ditën në tavolinat e kafeve për të denoncuar në librat e saj “fortesën e dominimit mashkullor”. Në vitin 1947 Simone de Beauvoir zbarkon në ShBA për të mbajtur disa konferenca për ekzistencializmin. Atje, afër të dyzetave, Beauvoir takon një shkrimtar amerikan jashtë normave: Nelson Algren. Shkëndija ndodh që në takimin e parë. Në fillim do të gërricen. «Gjëja e vetme kobzezë jeni ju», ia përplas ajo. Por ai, «boksier» i mësuar me goditjet, i përgjigjet, «Po të çoj në një klub striptize”. Me Algren ajo do të zbulojë atë që është më tronditëse në dashurinë mashkullore: vrullet e romantizmit, furitë dhe emocionet fëminore… Tensioni dashuror, i mbajtur gjallë nga ndarjet dhe nga takimet e shkurtra, bëhet ndonjëherë i padurueshëm. Por ai do të rizgjojë edhe energjinë krijuese të dy të dashuruarve. Pikërisht në këtë moment ata shkruajnë kryeveprat e tyre: Nelson shkruan romanin që do ta bëjë të lavdishëm, Njeriu me krahë të artë dhe Simone de Beauvoir Seksi i dytë, tekst themelor për çlirimin e grave. Irene Frain na kujton atë që dinim pak a shumë: Simona e madhe ka përjetuar një stuhi të vrullshme, poshtë turbanit që mbante lidhur në kokë. Është Beauvoir e përmbysur, e dashuruar marrëzisht me një romancier amerikan. Nisur nga një dokumentacion voluminoz, dhe sidomos nga korrespondenca e tyre, romancierja dhe biografja Irene Frain, ka shkruar një roman të vërtetë që hapet me një skenë xhelozie. Kush e ka fajin? JeanPaul Sartre që nuk kishte vonuar të vraponte pas një mulateje me emrin Dolores. Në atë kohë Simone jeton në makth «U bëra gruaja e tepërt», ankohet ajo. Arrin deri në hak-

Në vitin 1947 Simone de Beauvoir zbarkon në ShBA për të mbajtur disa konferenca për ekzistencializmin. Atje, afër të dyzetave, Beauvoir takon një shkrimtar amerikan jashtë normave: Nelson Algren. Shkëndija ndodh që në takimin e parë. Në fillim do të gërricen

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

marrje: t’i vjedhë të dashurit të saj të lëvizur projektin për të shkruar një libër për Amerikën. Nelson thjesht u gjend në rrugën e saj. Ta harrojmë për një moment Sartrin, 1m50, syzet e tij me xhama të trashë, ekzistencializmin e tij, për t’u marrë me Nelson Algren, shtati XXL, bust prej betoni dhe romanet e tij për Amerikën e skutave të errëta. Gjithçka i kundërvinte këta dy burra, me të vetmen gjë të përbashkët: Simonën që i dashuroi marrëzisht. Nelson Algren, amerikani që ishte i pari që fitoi çmimin e famshëm National Book Award për librin Njeriu me krahë të artë, nuk e kishte vlerësuar dhe aq qasjen e romancieres franceze, ai që kishte shkruar në një novelë: Pse të shkruash për lumturinë, kur nuk ka asgjë për të thënë? Por nëse Irene Frain na tregon për lumturinë që njohën dy dashnorët, këtë e bën për të treguar se ajo ishte pothuaj mirazh. Fryt i ndarjeve të gjata dhe takimeve të shkurtra, dashuria e tyre nuk i rezistoi hendekut që ekzistonte midis lagjeve të veriut të Çikagos dhe kafeve të SaintGermain des-Près, ndërmjet djaloshit joshës të letrave amerikane dhe intelektuales feministe pariziane, ndërmjet burrit të shumë grave dhe gruas së një burri të vetëm, filozofit. Ata qëndruan bashkë për rreth një vit, po t’i mbledhësh të gjitha ditët, por do të shkruajnë letra për rreth 14 vjet, botuar në librin Lettra Nelson Algrenit (botuar në vitin 1997), para se të nxjerrin njëri-tjetrin nga zemra. Por kujtimi i historisë së tyre do t’i shoqërojë deri në vdekje. Një gjë është e sigurt. Pranë tij, “luftëtarja” u zbut, ajo do të jetë një grua fëmijë dhe nuk do të heqë kurrë nga gishti unazën që ai i dhuroi. E mori me vete në varrin që ndan me Sartrin. Me anë të këtij libri autorja riviziton imazhin e Kastorit, jo për të tronditur statujën, por për ta zbutur. Imazhi i intelektuales së ngurtësuar përthyet në pasqyrën e pasionit, me shkulmin e tij shkatërrues. Beauvoir mërzitet, skuqet, jepet, dergjet, përgjërohet, bëhet kruspull nga dhimbja, pastaj mendohet... pa filozofuar shumë. Irene Frain e bën të rilindë, bashkë me të rilind gjithë magjia dhe iluzioni i dashurive të pamundura. Ato që nuk harrohen kurrë. *Sipas Evene dhe Le Figaro. Përgatiti: Blerta Hyska.

Email: v_perleka@yahoo.com vera_perleka@hotmail.com


CMYK

MAPO

e enjte, 24 janar 2013 www.mapo.al

Muhammad Yunus lindi në vitin 1940 në qytetin port të Chittagongut në Bengal. Në moshën 22 vjeçare, studenti brilant dhe profesori i ri i ekonomisë në Chittagong College shkon në SHBA dhe doktorohet për ekonomi në Universitetin Vanderbilt në Tennessee me temën “Ekonomia e zhvillimit”, duke u angazhuar për 7 vjet edhe si profesor i teorive ekonomike dhe të zhvillimit në Middle Tennessee State University. Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për “hapjen e mendjeve” dhe zhvillimin e çdo vendi.

Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve”. Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një “uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit”. Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare”. Adrian Civici

www.uet.edu.al info@uet.edu.al

Çmimi 700 L

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve” ISBN:978-99956-39-82-2 978-99956-39-82-2 ISBN

9 789995 639822

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL

MUHAMMAD YUNUS

Muhammad Yunus Çmimi Nobel për Paqen, 2006 Muhammad Yunus Fitues i çmimit nobel për paqen

8 - ESSE / ide & debate

24

MUHAMMAD YUNUS

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL Çmimi Nobel për Paqen, 2006

Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UET dhe promovimi i librit organizohet në datën 22 Janar 2013 në Hotel Sheraton, ora 18:00

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you