Page 1

Faqe 8

Holanda dhe Suedia: Presidenti i ardhshëm, simbol i bashkimit Ambasadori i Holandës: “Do të ishte ideale për Shqipërinë nëse Kuvendi do të ishte dakord që në raundin e parë për Presidentin dhe mundësisht ta zgjidhte me 140 vota”

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 22 maj 2012. Numër 578. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

14 të vdekur në aksident

Fjalët e fundit të shoferit: Mbahuni se s'kam frena! E mbijetuara: Ju rrëfej tmerrin që përjetova në qafën e Vishës “Gërdec” i dytë tek Ushtaraku, kaos e ankth mes familjarëve Aksident tragjik në Qafën e Vishës në Himarë, ku autobusi me 32 studente të Gjuhë-letërsisë nga Elbasani ka dalë nga rruga dhe ka rënë 80 metra në humnerë. Plagosen rëndë edhe 20 studente. E plagosura: Shoferi para përplasjes na tha: “Mbahuni se nuk më mbajnë frenat”. Ekspertë nga policia e Vlorës thonë se frenat mund të mos kenë funksionuar. Në vendngjarje ka shenja frenimi të vetëm një gome. Prokuroria: Po verifikohet edhe mundësia e një ataku kardiak të shoferit në momentin e daljes nga rruga. Emrat e studentëve të plagosur në Spitalin Ushtarak dhe të Vlorës. Hysni Burgaj: Nuk japim emrat e viktimave, pasi mund të bëhet ndonjë gabim me identifikimin e trupave. Sot ditë zie kombëtare, RTSH anulon transmetimin e Festivalit Europian. Faqe 2-6 Studente e plagosur në spitalin e Himarës. Foto: Smanalysis

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Midis procesit konsensual dhe ligjit për zgjedhjen e Presidentit koment Agim Nesho

Gara për Presidentin e ri po afron dhe...

Samiti i Çikagos, diskutohet për sfidat e sigurisë globale Faqe 4

Universitetet, nevoja për të ndërtuar sistemin

debati BASHKIM MUÇA

7 politikë

Para disa ditësh administratori i UET-së, Henri Çili, u dërgoi...

Faqe 7

Korrigjues optimist

PS mban peng zbatimin e ligjit të Gjykatës Administrative Bllokimi i zbatimit të ligjit vjen për shkak se socialistët nuk kanë vendosur të japin votën e tyre për ndryshimet në ligjin e KSHC-së dhe Gjykatës së Lartë

koment / 11 Ardian Ndreca

Vorre të harrueme shqiptarësh në Romë Pakkush e din se nën hijen e qiparisave, dikund buzë rrugës Ostiense, bri piramidë së Kaio Qestit (Caius Cestius) prehen eshtnat e do shqiptarëve jo të parandësishëm për historinë tonë të XX qindvjetë. Nën ato selvija të denduna kanë gjetë paqën e amshueme njerëz që s’i bashkon as kombsia, as bindjet politike, as feja e as pozita shoqnore, por ma së shumti fati i keq me vdekë larg prej atdheut. Në ato vorre prehen njerëz me kombësi angleze, gjermane, ruse, suedeze, shqiptare, daneze, serbe, greke, italiane etj. Aty pushojnë poetët Keats e Shelley, pak ma tutje asht edhe vorri i djalit të vetëm të Goethes; mbi rrasa tjera lexohen mbishkrimet cirilike të disa...


04 2

MAPO MAPO

13Eqershor martë, 22 2010 maj 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

kronologjia

16.15

Policia njoftoi se autobusi me targë El 2274 B ku udhëtonin 32 studentë të Universitetit të Elbasanit ka dalë nga rruga në aksin rrugor Vlorë-Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës.

17:20

Policia konfirmoi vdekjen e 10 studenteve dhe drejtuesit të autobusit 55-vjeçarit Përllumb Çela. Ekipet e shpëtimit thanë se u nxorrën nga autobusi i aksidentuar të gjithë të plagosurit

Helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë transportuan në Spitalin Ushtarak 4 studente të plagosura, njëra prej të cilën ndërroi jetë pak minuta më pasë si pasojë e plagëve të marra

18:20

Aksidenti

Ekspedita kthehet në tragjedi, vdesin 13 studente e shoferi Aksident tragjik në Qafën e Vishës në Himarë, ku autobusi me 32 studente të Gjuhëletërsisë nga Elbasani ka dalë nga rruga dhe ka rënë 80 metra në humnerë. Plagosen rëndë edhe 20 studente. Banorët: Ishte një kaos i vërtetë dhe terreni shumë i vështirë Himarë Ekspedita drejt Sarandës e 32 studenteve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është ndërprerë tragjikisht dje në Himarë, duke shkaktuar dhimbje në të gjithë vendin. Autobusi me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga, për t’u kthyer në një grumbull hekurishtesh në pikën fundore të humnerës 80-metërshe, ku u përplas pas disa fluturimeve në ajër. Përmasat e këtij aksidenti që në momentet e para u raportuan të ishin tragjike: 13 studente dhe shoferi 55-vjeçar i autobusit humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë morën plagë të rënda. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 16.15 minuta të pasdites së djeshme, në vendin e quajtur Qafa e Vishës në Himarë. “Autobusi me targë El 2274 B, me shofer Pëllumb Çelën, 55 vjeç, i mbushur me studentë të universitetit, ka dalë nga rruga”,-tha zëdhënësja e policisë, Klejda Plangarica. *** Të parët në vendngjarje kanë mbërritur kalimtarë të rastit dhe banorë të Himarës, të cilët fillimisht kanë dhënë alarmin, e më pas janë përpjekur të ndihmojnë kë të mundin nën gërmadhat e autobusit të aksidentuar. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë dje “MAPO”-s se pak minuta pas aksidentit gjendja ishte e tmerrshme. “Ishte një kaos i vërtetë, ndërsa terreni shumë i vështirë”,-pohoi për mediat Arturi, i cili shtoi se i gjithë populli i Himarës u ngrit në këmbë për t’u ardhur në ndihmë të aksidentuarve. Helikopterë të policisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Mbrojtjes janë nisur drejt vendit të aksidentit, së bashku me ambulancat dhe ekipet mjekësore të Himarës, Vlorës dhe Sarandës. Në krye të operacionit të shpëtimit kanë qenë edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Për më shumë se dy orë, dhjetëra forca të policisë, ushtrisë dhe zjarrfikëseve kanë mundur të nxjerrin trupat e plagosur dhe ata të pajetë nga autobusi, ndërsa më pas tragjedia është zhvendosur në spitalin e Himarës. *** Më shumë se spital, ai i Himarës është një qendër shëndetësore, e cila shërbeu dje si stacion i parë për të pla-

Të plagosura në spitalin Ushtarak

Të plagosura në spitalin e Vlorës

Kaltra Pollozhani

Dorina Stafa

Alma Deda Eranda Bato Antoneta Taçe Doriana Kumria Anisa Çobaj Shegushe Haka Elsa Shtylla Ifsjana Karriqi Mirsie Biba Besjana Dani Griselda Zeneli Blerina Çereni Briselda Gubere Florie Peçi 1 e pa identifikuara

Enkela Daja Ticiana Hysa Juliana Kuqi Ergita Opingari Adjola Musaka Liri Hasa Besjana Xheneti Adisa Çela Anisa Hysa Banore të Himarës, në vendin ku u rrëzua autobusi i studenteve

gosurit dhe si morg për viktimat. Mjekë të këtij spitali thanë dje se që në momentet e para kanë mbërritur të vdekur shoferi Pëllumb Çela dhe 10 studente vajza, ndërsa dy vajza të tjera ndërruan jetë në spitalin Ushtarak, pasi u transportua me helikopter. Ndërkohë, 20 të plagosurat vetëm sa kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Himarës. Ato janë transportuar me helikopterë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërsa studentët në gjendje më të rëndë drejt Spitalit Ushtarak. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, 13 studente të Gjuhë-letërsisë ndodheshin nën kujdesin intensiv të mjekëve të Ushtarakut, një prej të cilave në gjendje kritike për jetën. *** Studentet që humbën jetën dje në aksidentin e Qafës së Vishës në Himarë ishin në fundin e studimeve të tyre për Gjuhë-letërsi, në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Shkaku i udhëtimit të tyre drejt Sarandës ishte një ekspeditë mësimore, e udhëhequr nga tre pedagogë të këtij universiteti, të cilët gjithashtu ishin në udhëtim. Ishin rreth 75 studente, të dy grupeve A dhe B të degës Gjuhë-letërsi pjesëmarrëse në këtë ekspeditë, por në autobusin e aksidentit tragjik po udhëtonin vetëm 32 prej tyre.

Studentet e dy autobusëve do të takoheshin në Porto-Palermo

Kolonën time në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term që më pati joshur dhe intriguar pa masë që përpara shumë vjetësh, kur më

Pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit tregojnë se mëngjesin e djeshëm, drejt Sarandës janë nisur 75 studente vajza të Gjuhë-letërsisë, në shoqërinë e pedagogëve të tyre. Qëllimi i udhëtimit ka qenë një ekspeditë 3-ditore në Sarandë, ndërsa gjatë gjithë rrugëtimit, dy autobusët kanë ecur krah për krah njëri-tjetrit. Studentë pjesëmarrës në udhëtim i thanë “MAPO”-s se studentet kanë ndaluar fillimisht në Apolloni, ku edhe kanë vizituar parkun arkeologjik, momenti i fundit ky kur janë takuar më njëra-tjetrën. Më pas, autobusët kanë nisur udhëtimin drejt Sarandës, ku në orën 16.15 minuta, njëri prej tyre ka rënë në humnerë. Një banor i Himarës me emrin Artur tha mbrëmë se dy grupet kishin vendosur që ndalimin e radhës ta bënin në Porto-Palermo, ndaj edhe autobusi i parë ka udhëtuar drejt këtij stacioni, pa e kuptuar ngjarjen tragjike të ndodhur vetëm pak metra larg tyre.

“Autobusi i parë kishte udhëtuar drejt Porto-Palermos, ndërsa i dyti u aksidentua. Grupi tjetër e mori vesh më vonë për tragjedinë”,-tha ai për mediat. Studentet e mbijetuara kanë qenë të traumatizuara gjatë pasdites së djeshme, teksa kanë mësuar për ngjarjen tronditëse, ku humbën jetën 11 shoqe të tyre dhe shoferi i autobusit, Pëllumb Çela.


E martë, 22 maj 2012 13 qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

18:40

Mjekët e spitalit të Himarës thanë se të gjithë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Vlorës dhe atij Ushtarak. Në Himarë ndodhen vetëm trupat e 11 viktimave të aksidentit.

18:45

Publikohet dëshmia e parë e njërës prej studenteve që ndodhej në autobusin e akisentuar. Ticiana Hysa tha se autobusi ecte shpejtësi të madhe, çka ka sjellë edhe aksidentin

19:47

Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja konfirmoi viktimën e 12 të aksidentit e cila sipas tij mbërriti e vdekur në spital, ndërsa dy prej të plagosurave janë në gjendje të rëndë

MAPO

3 05

Identifikimi i trupave Në orët e vona të mbrëmjes, burime nga Himara bënë me dije se gjendja ka qenë shumë e rëndë. Të afërmit e parë kanë mbërritur aty, në shoqërinë e drejtuesve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në një gjendje tejet të rënduar shpirtërore dhe emocionale.

hetimet

Fjalët e fundit të shoferit: Mbahuni se s'më mbajnë frenat Ekspertë nga policia e Vlorës në vendngjarje thonë se ka shenja që frenat e mjetit nuk kanë funksionuar. Prokuroria: Po verifikohet mundësia e një problemi shëndetësor të shoferit në momentin e daljes nga rruga

Frenat

Ka shenja të qarta që frenat e mjetit nuk kanë funksionuar ndërsa ai ka qenë duke zbritur në të tatëpjetë

shoferi

Pista e dytë është ajo e një problemi shëndetësor të shoferit, që mund t’ia ketë pamundësuar drejtimin e autobusit

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Vetëm një nga 6 gomat e autobusit të tragjedisë së djeshme në Himarë ka lënë shenjë frenimi në asfalt, pak metra prej vendit nga ku ai ka dalë nga rruga, duke sjellë tragjedinë e 13 të vdekurve, mes të cilëve edhe shoferi i mjetit, dhe 20 të plagosurve. Burime nga policia e Vlorës në vendngjarje thonë se ka shenja të qarta që frenat e mjetit nuk kanë funksionuar ndërsa ai ka qenë duke zbritur në të tatëpjetë dhe ka pasur shpejtësi të konsiderueshme. Ndërkohë, sipas ish-deputetit të Vlorës, Ardian Kollozi që ndodhej në spital, një mjek ka mësuar nga një e plagosur se para përplasjes shoferi u ka thënë studenteve: “Mbahuni se nuk më mbajnë frenat”. Shkaku Ekspertët nga vendngjarja thonë se hetimet rreth aksidentit tragjik vijojnë, megjithëse nga gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë e para, duket se ka pasur tejnxehje të frenave të autobusit, të cilat në një moment kur ai ka qenë në zbritje dhe në kthesë nuk kanë funksionuar dhe shoferi s’ka mundur dot të ulë shpejtësinë e mjetit në të cilin udhëtonin 32 studentë. Sipas ekspertit, por edhe dëshmitarëve të parë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, mjetit duket se i janë nxehur frenat

Njëra prej studenteve të plagosura në spitalin e Himarës

gjatë kohës që ka zbritur Llogaranë dhe shoferi që nuk e ka kuptuar këtë, ka vazhduar të ngasë pa ulur shpejtësinë. Nxehja e ferrotave ka zvogëluar deri në minimum fërkimin dhe ka bërë të pamundur uljen e shpejtësisë së makinës në një moment kur drejtuesi i autobusit ka dashur ta bëjë këtë. Studentë të mbijetuar thanë se autobusi ka dalë nga rruga duke bërë 3 apo katër përmbysje në ajër, gjë që tregon se shpejtësia e tij ka qenë e lartë. Ndërkohë që mjekët thonë se nga të mbijetuarit kanë mësuar se shoferi vetë u ka pohuar studentëve se nuk kishte frena. Ndërkohë, studentë të autobusit tjetër pranojnë se automjeti i tragjedisë ka qenë më shpejt se ata dhe se i ka parakaluar në një moment, ndërsa thonë se nuk kanë mundur ta shohin më atë dhe kanë mësuar për aksidentin vetëm kur kanë mbërritur në pikën ku e kishin lënë të takoheshin. Burime të policisë se Vlorës në vendngjarje thonë se mjeti ka qenë i pajisur me 6 goma, katër në pjesën

Imazheria e Avancuar Italiane Salus Sherbimet: · Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla · Tomografi e Kompjuterizuar (CT Scanner) 16 detektorë · CT Scanner Dentar

Imazheria e Avancuar Italiane Salus eshhte e pajisur me nje sistem informatik on-line me Spitalin Salus Trieste duke sjelle keshtu per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim dhe perpunim te ekzaminimeve nga Radiologet Italiane te Spitalit Salus ne Trieste

· Rreze-X Dixhitale

· Cilesi dhe teknologji sipas standarteve Europiane

· Ekografi / Eko-Doppler

· Perdorimi i lendes se kontrastit Italian

Tarifa shume konkuruese Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

e pasme që ishte me dopiogomë dhe 2 në pjesën e përparme. Duket se shoferi ka tentuar të frenojë para katastrofës, por vetëm një nga gomat, ajo e krahut të shoferit, i është përgjigjur komandës së tij dhe në këtë moment ai e ka pasur të pamundur të marrë kthesën dhe fillimisht është përplasur në anën e sipërme të rrugës e më pas me bordurën e poshtme. Duke se shpejtësia e mjetit dhe forca me të cilën ai ka goditur në mbrojtëset e rrugës e ka bërë të pamundur që këto të bllokojnë rënien e autobusit në humnerë. Hetimet Një grup hetimor me përfaqësues nga prokuroria dhe ekspertë të aksidenteve është ngritur menjëherë pas ngjarjes dhe sipas burimeve nga policia e Vlorës, është duke hetuar për të verifikuar shkaqet e aksidentit. Edhe pse ekspertët pranojnë që shenjat flasin për probleme të frenave, grupi hetimor thotë se po heton në dy pista: atë të problemeve të mjetit, që sipas tyre është edhe pista kryesore, dhe atë të një problemi shëndetësor të shoferit, që mund t’ia ketë pamundësuar atij drejtimin e autobusit. Sipas tyre, pista e parë është ajo kryesore, por vetëm pas ekzaminimit të trupit të shoferit të makinës do mund të jepet edhe një version zyrtar nëse ky i fundit ka qenë në gjendje të drejtojë mjetin në momentin e aksidentit. Nga të dhënat e mbledhura prej policisë, dëshmitë e studentëve të mbijetuar, si dhe ato të pasagjerëve të autobusit tjetër që udhëtonte në të njëjtën rrugë, mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi, ndërsa pohohet se studentet në makinë i kishin kërkuar shoferit që të ngadalësonte. Dëshmitarët okularë të pyetur nga policia kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin sapo është futur në kthesë, duke u përplasur fillimisht me bordurën anësore të rrugës në krahun e djathtë të tij. Më pas nuk ka manovruar dot autobusin duke goditur bordurën anësore në krahun e majtë dhe ka përfunduar në humnerë. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e një ataku kardiak të shoferit, por ky dyshim do të konfirmohet vetëm pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore.


04 4

MAPO MAPO

13Eqershor martë, 22 2010 maj 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

Aksidenti tragjik

Rama: Ora e solidaritetit

Topalli: Zoti t’u japë forcë familjeve

Topi : Ndihem i trishtuar sa ju

"Në Himarë një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti kombëtar e përpjekjesh të gjithanshme për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik”. Ai së bashku me disa deputetë socialistë ka vizituar dje dhe të aksidentuarit e mbërritur në Spitalin Ushtarak, ku ka dhuruar dhe gjak në ndihmë të tyre".

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vizitoi dje të aksidentuarit në Spitalin Ushtarak dhe më pas udhëtoi dhe drejt spitalit të Vlorës, ku pa nga afër gjendjen e studentëve të shtruar në spitalin e këtij qyteti. “Në këto momente tronditjeje, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor shkojnë pranë të afërmve, familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie, me lutjen që Zoti t’u japë forcë të përballojnë dhimbjen e që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, - shprehej Topalli në mesazhin e vet.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik dje pasdite, u shprehu ngushëllimet familjarëve të studentëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani”. “Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe hidhërimin e thellë për të gjitha familjet e studentëve që humbën jetën sot në Himarë, duke ju siguruar se ndodhem pranë jush në këto çaste të rënda e të vështira! Ndihem shumë i trishtuar, ashtu sikurse edhe ju për këtë aksident fatkeq”.

Të plagosurat

“Gërdec” i dytë tek Ushtaraku, kaos e ankth mes familjarëve Orët e ankthit në Spitalin Ushtarak, ku dy studente humbën jetën e 16 të tjera janë nën trajtimin e mjekëve. Irritim e ankth mes familjarëve, të cilët nuk gjenin të afërmit e tyre dhe solidaritet mes banorëve që dhuronin gjak Jonida Tashi Orët e tmerrit në Spitalin Ushtarak, pas aksidentit tragjik të ndodhur në Himarë, kanë nisur rreth orës 18:00 të pasdites, pa u sosur deri në orët e para të së martës. Akrepat sapo kishin kaluar 10 minuta nga ora 18:00, kur në oborrin e Ushtarakut është ulur helikopteri i parë, brenda të cilit ishin tre vajza të plagosura, njëra nga të cilat ka dhënë frymën e fundit në duart e bluzave të bardha. Të njëjtin fat me të ka pasur edhe një tjetër studente, Eranda Baloshi, e cila, megjithëse iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ka ndërruar jetë në orën 22:30 në ambientet e Spitalit Ushtarak. Operacioni i transportimit të të plagosurve me helikopter dhe ambulanca ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa gjendja në Spitalin Ushtarak i përngjante emergjencës së një “Gërdeci” të dytë. Drejt Ushtarakut janë sjellë 16 të plagosura, ndërsa 2 studente janë ende të paidentifikuara. Helikopteri i parë që është ulur në oborrin e Ushtarakut ka kumtuar nga afër gjëmën e aksidentit nga Himara

në Tiranë. Familjarët, sapo kanë mësuar lajmin, kanë rendur me një frymë drejt Ushtarakut për të mësuar rreth fatit të të afërmeve. Askush prej të rinjve nuk i është përgjigjur më telefonatave të tyre pafund, çka ka shtuar edhe më shumë ankthin e familjarëve. Çdo 20 minuta, drejt Ushtarakut ulej një helikopter, e po kështu vinin me shpejtësi skëterre edhe ambulancat. Pak prej të plagosurave arrinin të shquheshin nga afër. Disa prej tyre, ato që ishin edhe në gjendje më të rënduar ishin edhe me oksigjen, ndërsa ishin mbuluar me batanije, nga të cilat dalloheshin vetëm këpucët dhe ngjyra e flokëve. Por, nga momenti në moment, gjendja e familjarëve sa vinte edhe rëndohej, pasi askush prej tyre nuk dinte nëse fëmija ishte gjallë

16 studente të plagosura janë sjellë me helikopterë dhe ambulanca në mjediset e Spitalit Ushtarak, ndërsa dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Të afërmit kërkonin emrat e të plagosurve, pasi nuk kishin mundur t’i gjenin në Himarë e Vlorë

Gjatë transportit të të mbijetuarve në Spitalin Ushtarak

apo i vdekur. Pasi kishin kërkuar informacione nga spitalet rajonale, si ai i Vlorës, Himarës dhe Gjirokastrës, të gjithë kanë rendur drejt Tiranës me shpresën e fundit. Por dhimbja e tyre është bërë dyfish më e madhe në momentin që askush nga spitali nuk jepte të dhëna për identitetin e të plagosurave që ishin aty, ndërsa nuk i lejonin as të futeshin brenda, për të parë nga afër të aksidentuarit. Kjo situatë ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa me rënien e natës, prej spitalit kanë filluar të largohen politikanët dhe njerëzit kureshtarë, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës aty për të parë gjithçka nga afër. Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurave që janë shtruar në Spitalin Ushtarak, drej-

tori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka pohuar se ato po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve, por kanë pësuar disa dëmtime njëherësh. “Të plagosurat kanë pësuar politrauma, shok, thyerje gjymtyrësh, dëmtime të organeve të brendshme, dëmtime gjoksi, dëmtime të mushkërive, të mëlçisë etj. Mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore”, - sqaroi Pipero. Veç të afërmve të të aksidentuarave, në spital kishin zbarkuar edhe forcat e policisë dhe ato të armatosura. Këto të fundit nuk kursyen të dhuronin as gjak. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe mjaft politikanë, si dhe të rinj të tjerë nga Tirana, të cilët janë solidarizuar në këtë tragjedi të rëndë që po kalon vendi.

Ankthi i të afërmve, në kërkim të Aurorës tek Ushtaraku Dhimbja e të afërmve të studentes Aurora Molla nga Pogradeci ka kapërcyer çdo kufi, ndërsa kanë pritur me orë të tëra në spitalin Ushtarak, për të mësuar nëse gjendej aty. E para ka mbërritur e motra e saj, e cila megjithë përpjekjet e bëra, nuk ka mundur të mësojë dot asgjë. “Nuk më përgjigjet në telefon. Janë tre pa identitet, 2 janë në sallë, dy në reanimacion, e vdekura nuk është, se i pa një njeriu im që është aty brenda”. Kaq arriti të thoshte motra e Aurorës, ndërsa ecte kuturu dhe s’dinte se kujt duhet t’i drejtohej për ndihmë. Ndërsa tezja e Aurorës, Elise Mulollari, që për shkak edhe të gjendjes jo të mirë shëndetësore për shkak të një parainfrakti qëndronte e ulur në sediljen e pasme të makinës. “Sa u fejua tani në maj, 22 vjeçe. E ka vëllanë ushtarak, ka rënë te vendi ku punon ai në Marinë. U fut vëllai im në spital për ta kërkuar brenda. Kam ardhur nga Durrësi se isha më afër, tani po i vjen e ëma nga Pogradeci. Kur pamë la-

jmin në televizor u çmendëm. Unë e mora motrën në telefon dhe i thashë a i ke parë lajmet, ajo nuk dinte asgjë. Ne ia thamë. Vëllai i vet e ka kërkuar në Sarandë, Vlorë, Himarë dhe nuk është”, - tregon tezja e studentes nga Pogradeci, ndërsa nuk gjen dot asnjë pikë fuqie për t’u çuar qoftë edhe nga vendi ku qëndroi e ulur për orë të tëra. Por në kërkim nuk ishte vetëm Aurora. Madje, kishte edhe studentë që nuk i kishin prindërit e tyre në Shqipëri. Elsa Daka nga Elbasani ishte njëra prej atyre, të cilën, në mungesë të prindërve që jetonin në Greqi, kishin ardhur ta kërkonin nuset e xhaxhait. “E kemi gocën e kunatës. Ta nisësh gocën në ekskursion dhe të vijë kështu! Erdhëm ne këtu, por s’po e gjejmë dot, ajo i ka prindërit në Greqi, janë nisur dhe po vijnë. Shoqja e saj Elsa Shtylla është këtu, ato në një autobus kanë qenë, ajo pse nuk është? Kërkuam edhe në Vlorë. Ato nuk kanë pasur çuna në klasë,

3-4 kanë qenë”, - pohon njëra prej grave, që një fatkeqësi e mëparshme i kishte veshur me të zeza dhe i trembeshin deri në palcë një dhimbje të dytë. Po kështu, Mirsie Biba, ishte një tjetër studente që kërkohej tek Ushtaraku, prindërit e të cilës ishin nisur drejt Vlorës, por ishin kthyer pas kur kishin arritur në Rrogozhinë. E ëma e vajzës, ndërsa dridhej e tëra nga dhimbja dhe lotët i kishin ngecur në grykë tregon se kur kanë shkuar bashkë me të shoqin në Rrogozhinë janë kthyer pas, pasi i kanë thënë se vajza e tyre nuk ishte në Spitalin e Vlorës. “Mirsie Biba është këtu?”, - pyet ajo e këputur nga dhimbja në mënyrë të pareshtur çdokënd që i del para. “Na thanë që nuk është në Vlorë, ndaj erdhëm këtu. Më lini të futem brenda, është vajza ime, është këtu?”, - i përgjërohet mesogruaja policëve, që ta lejojnë të hyjë në spital. Dhimbja e kësaj nëne “zbuti” edhe policët, të cilët njoftuan dikë nga spitali që ta merrnin brenda.


E martë, 22 maj 2012 13 qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

Meta: Ndajmë dhimbjen me të afërmit

PBDNJ shpreh ngushëllimet

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shprehu solidaritet me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Himarë. “Ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave. Përgëzoj forcat e policisë, zjarrfikësit dhe mjekët për gatishmërinë e plotë.”- deklaroi Meta. Kreu i LSI-së theksoi se të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe anëtarët e LSI-së në Vlorë janë të gatshëm të dhurojnë gjak nëse nevojitet.. “Çdo energji të fokusohet për shpëtimin e jetëve të të plagosurve.”- nënvizoi Meta.

Dhimbjes së familjeve të viktimave dhe studentëve të aksidentuar në Qafën e Vishnjës i është bashkuar edhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në një njoftim për mediat PBDN u shpreh ngushëllimet e thella familjeve të viktimave në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Qafën e Vishnjës, pranë Himarës. “Shprehim solidaritetin tonë në këto momente të vështira për prindërit dhe të afërmit e studentëve që humbën tragjikisht jetën.

dëshmi

MAPO

5 05

Studentët e UET, ngushëllime për familjarët e viktimave Studentët e Universitetit Europian të Tiranës ndihen shumë pranë familjarëve të moshatarëve të tyre që humbën jetën në tragjedinë e djeshme. Qeveria Studentore e UET shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e atyre që humbën jetën, në emër të gjithë studentëve të Universitetit Europian të Tiranës. “Kjo është një humbje e hidhur, pasi dje mes nesh nuk janë më12 studentë bashkëmoshatarët tanë që lanë në mes ëndrrën për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ngushëllimi dhe mendimi ynë shkon për familjarët dhe miqtë e studentëve”.

intervista e të mbijetuarës

Studentja humb ndjenjat ndërsa flet për tmerrin: Ishim me shpejtësi Hysa, një nga të plagosurat e tragjedisë, thotë se i kishin kërkuar shoferit të ulte shpejtësinë. “I thamë disa herë që ta ulte shpejtësinë, por në momentin e aksidentit ai ishte shumë shpejt”. Ticiana Hysa ka mundur të tregojë vetëm pak prej momenteve të tmerrit në autobusin e tragjedisë në Himarë, pasi ndërsa fliste ka humbur ndjenjat dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Hysa, që vazhdonte studimet në vitin e tretë në degën Gjuhë-letërsi, thotë se nuk e mbante mend sa njerëz ishin në autobus, por pohon se autobusi ka qenë me shpejtësi para se të dilte nga rruga dhe se më shumë se njëherë i kishin kërkuar shoferit që të ulte shpejtësinë. Vajza është pyetur para se të hipej në autoambulancë, ndërsa një mjek po i vendoste asaj serumin dhe ka humbur ndjenjat prej dhimbjes, disa momente para se të nisej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të spitalit të Vlorës. E mbani mend sa studentë keni qenë? Nuk e di, nuk kishim një numër të caktuar, por ishim diku te mbi 30 studentë në këtë autobus. Mbani mend çfarë ka ndodhur? Po, po, të gjithën e mbaj mend. Sa veta ishit në autobus? Nuk e mbaj ekzaktësisht sesa veta ishim, por autobusin e kishim plot, ndoshta te 30 mos më shumë studentë. Si ndodhi, devijoi autobusi nga rruga? Jo, ishte i gjithi faji i shoferit, se iku me shumë shpejtësi, ishte në kthesë dhe ishte me shumë, shumë shpejtësi. Nga jeni? Unë jam nga Elbasani, më quajnë Ticiana Hysa, universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’, viti i tretë për Gjuhëletërsi. Shoferi po ecet me shumë shpejtësi? Po, po, ne i thamë disa herë që ta ulte shpejtësinë, por në momentin e aksidentit ai ishte shumë shpejt, ndoshta nga disheza.

Dëshmitari: Si e gjetëm autobusin me studentët që rënkonin Artur Lapa, një nga banorët e Himarës që qe ndër të parët në vendin e ngjarjes, tregon se kanë parë tmerr me sy, pasi gjetën autobusin të shkërmoqur në humnerë me studentët që rënkonin prej dhimbjeve dhe sesi i transportuan një pjesë të tyre me makina private deri në spitalin e qytezës.

Tensioni Por dhimbja e tyre është bërë dyfish më e madhe në momentin që askush nga spitali nuk jepte të dhëna për identitetin e të plagosurave që ishin aty, ndërsa nuk i lejonin as të futeshin brenda, për të parë nga afër të aksidentuarit. Kjo situatë ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa me rënien e natës, prej spitalit kanë filluar të largohen politikanët dhe njerëzit kureshtarë

Kur shkuat në vendin e ngjarjes? Unë isha ndër të parët që mbërrita në vendngjarje. Si e mësuat për aksidentin? Kam një lokal pak metra më tutje e sa dëgjova një si përplasje të fortë u nisa drejt Qafës së Vishës, për shkak se, ngaqë jam edhe banor i Himarës, e di që në këtë zonë ndodhin të papritura, për shkak të rrugës e cila ka një dishezë tepër të rrezikshme. Çfarë patë kur mbërritët në vendin e aksidentit? Unë kur mbërrita në vend kam zbritur së bashku me bashkëqytetarët e mi himariotë, ku kemi gjetur njerëz të gjallë, të cilët rënkonin e i kemi nxjerr nga autobusi i cili ishte i përmbysur dhe i kemi transportuar me mjetet tona drejt spitalit të Himarës, ku kemi njoftuar më pas edhe policinë. I sollëm me makinat tona ku dhamë ndihmën e shpejt të gjithë si ne, si mjekët, ambulancat e tërë qytetarët e Himarës u mblodhëm kush në spital për të ndihmuar mjekët e si te vendi i ngjarjes për të nxjerrë të gjithë njerëzit nga autobusi. Kur mbërriti ndihma? Erdhën shumë shpejt autoambulanca si të Vlorës si të Sarandës dhe helikopteri i cili mori njerëzit që ishin në gjendje shumë të rëndë, ndërsa viktimat i nxorëm të gjitha, për t’i transportuar me dy nga kamionçina që kishin bashkëqytetarët tanë dhe i çuam në spitalin e Himarës.

Besjana Xheneti duke folur nga spitali

Ju rrëfej tmerrin që përjetova në qafën e Vishës Besjana Xheneti: Më mirë të kishte mbaruar gjithçka në momentin kur autobusi doli nga rruga “Ka qenë një tmerr i vërtetë Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi aty. Nuk e përshkruaj dot me fjalë momentin kur e kuptova se po binim në humnerë”. E mbijetuara e aksidentit tragjik, Besjana Xheneti, thotë se ka qenë në gjumë gjatë rrugës, ndërsa tregoi se udhëtonte bashkë me të fejuarin Armando Halilaga, i cili është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ajo ndodhet në repartin e reanimacionit të kirurgjisë pranë Spitalit të Vlorës. Bluzat e bardha që i qëndrojnë pranë e këshillojnë të qëndrojë e qetë, e plagosura pëshpërit që i mbahet fryma dhe dëshiron që të çlirohet nga pesha që ndjen atë çast në kokë dhe kraharor. Ajo thotë se ka qenë në gjumë në momentet para aksidentit dhe është zgjuar vetëm pak sekonda para se autobusi të binte në humnerë. Mundesh të përshkruash atë çfarë ndodhi g jatë ditës së djeshme, para aksidentit? U nisëm prej qytetit të Elbasanit dhe kryem një pushim gjatë aksit të autostradës Lushnjë-Fier, ku edhe hëngrëm mëngjes. Më pas kemi shkuar drejt e në parkun arkeologjik të Apollonisë, e më pas u nisëm për në Vlorë. Vendosëm të drekonim në Llogara, por në asnjë prej lokaleve aty nuk kishte vende të mjaftueshme. Më pas morëm rrugën për në drejtim të Sarandës. Gjatë rrugës po i thoja të fejuarit se pse ecte kaq ngadalë shoferi i autobusit, pasi donim të shkonim sa më shpejt në destinacion. Armando më tha se autobusi ishte plot e përplot me njerëz dhe me

bagazhe e nuk mund të ecte më shpejt. Duke udhëtuar më kishte kapur gjumi dhe në një moment m’u hapën sytë në çast, kur vërejta se shoferi po përpiqej të kthente timonin në një kthesë të fortë ku rruga ishte e ngushtë. Çfarë ndodhi më pas? Në moment të gjithë vërejtëm se poshtë ishte një humnerë mjaft e thellë. Ngriva dhe u tmerrova. Më mirë të kishte mbaruar gjithçka në atë çast, që të mos përjetoja atë tmerr. Mbaj mend që autobusi doli nga rruga dhe e kuptova se ishte në ajër. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë atë që ndjeva kur ishim në ajër. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. Kur u përmenda mësova se të fejuarin e transportuan me helikopter për në Tiranë, pasi ai kishte këmbën e thyer. Nuk di ç’të them më. Mbaj mend që erdhën shumë banorë të zonës. Kishte shumë njerëz kur na nxorën nga autobusi. Më duket sikur unë jam shkaku që u plagos edhe i fejuari. Shpresoj që ai të jetë mirë e mos jetë dëmtuar shumë.


6

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

Tragjedia e Himarës, sot Ditë zie kombëtare Kryeministri ndërpret vizitën në ShBA, u nis mbrëmë për të qenë sot në Tiranë me rastin e Ditës së zisë kombëtare Dita e sotme do të jetë Ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit të Qafës së Vishës në Himarë. I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merrte pjesë në samitin e NATO-s, kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar shpalljen e 22 Majit si ditë heshtje dhe zie kombëtare.

Lajmi është bërë publik nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, ku në një komunikatë për mediat thuhej se “Me kërkesë të kryeministrit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave, për të nderuar kujtimin e viktimave të aksidentit tragjik të Himarës, në të cilin humbën jetën 13 studentë në lulen e rinisë së tyre, vendosi të shpallë datën 22 maj, ditën e martë, Ditë zie kombëtare”. Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se urdhërohen që të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulin flamurin kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Ndërkohë që Radio-Televizioni

Publik Shqiptar gjatë ditës urdhërohet të transmetojë muzikë funebre. Pjesë e vendimit të Këshillit të Ministrave ishte dhe ngarkimi i Ministrisë së Brendshme të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. Në njoftim përcillej dhe mesazhi i ngushëllimit që “Kryeministri, në emrin e tij personal, të familjes së tij dhe të qeverisë shqiptare u shpreh familjeve të viktimave të këtij aksidenti, që ka sjellë dhimbje e pikëllim të thellë në çdo vatër dhe zemër shqiptare, ngushëllimet më të thella, solidaritetin më njerëzor”. Për të qenë i pranishëm në ditën e zisë dhe për të ndarë

Studentë të UE të tronditur pas ngjarjes

dhimbjen dhe zinë me familjet e viktimave dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri po bën çdo përpjekje për t’u nisur menjëherë nga ShBA-ja për në Tiranë. Më pas, në mbrëmje, Berisha në një prononcim televiziv tha se po nisej nga ShBA-ja për të qenë sot në Tiranë. Në linjë telefonike Berisha tha se shprehte ngushëllimet e tij dhe atë familjes për familjet e viktimave. Gjithashtu, Kryeministri tha se i uronte të plagosurve shërim të shpejtë dhe se kishte porositur ministrin e Shëndetësisë që ndihma e parë dhe kujdesi mjekësor për të plagosurit të ishte në maksimumin e saj.

Rektori i universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi

Rektori i UE: Studentet udhëtonin për ekspeditë, me fondet e shkollës Liman Varoshi, i cili ndodhej në Himarë bashkë me familjarët e viktimave, shpjegon arsyet e udhëtimit të studentëve drejt Sarandës. “Ekspedita është në planin mësimor, mbulohej me fondet e vetë universitetit” Bisedoi: Leonard Bakillari Rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi ndodhej mbrëmë në spitalin e Himarës, pranë trupave të pajetë të 10 studenteve. Ai ka shpjeguar në një intervistë telefonike për

“MAPO”-n se ekspedita e studentëve të GjuhëLetërsisë është e planifikuar në kurrikulën mësimore dhe mbulohet nga fondet e universitetit. Z.Varoshi, cili ishte qëllimi i udhëtimit të studenteve drejt qytetit të Sarandës? Bëhet fjalë për ndonjë ekspeditë mësimore, apo udhëtim i organizuar nga vetë ato? Bëhet fjalë për një ekspeditë mësimore, e organizuar nga ana e fakultetit përkatës. Ju jeni vënë në dijeni të kësaj ekspedite? Po, patjetër. Është pjesë e planit mësimor, i cili duhet realizuar. Natyrisht, jo sa është parashikuar në plan, se nuk i kemi mundësitë financiare, por ishte parashikuar që ekspedita të zgjaste trekatër ditë.

Plani mësimor sa parashikon të zgjasë kjo ekspeditë? Në plan parashikohet që ekspedita të zgjasë një javë, por ne nuk i kemi mundësitë dhe vendosëm ta bëjmë ekspeditën 3-4 ditë. Shpenzimet e ekspeditës nga kush mbulohen, studentët duhet të paguajnë për këtë ekspeditë? Shpenzimet mbulohen me të ardhurat e universitetit. Jo, absolutisht, studentët nuk paguajnë. Është organizuar edhe më parë një ekspeditë e tillë, apo u organizua për herë të parë këtë vit? Ka vite që organizohet kjo ekspeditë.

Cili mund të jetë qëllim i një ekspedite në terren me studentët e Gjuhë-Letërsisë? Ekspedita ka si qëllim njohjen e studentëve me fjalët në folklorin e zonave të ndryshme të vendit. Se nuk kemi ne mundësi t’i bëjmë, është çështje tjetër. Z.Varoshi, familjarë të studenteve që ndodheshin në këtë udhëtim tragjik, kanë ngritur pretendimin se një pjesë e tyre janë marrë pa dëshirë. Ju keni një informacion të tillë? Jo, nuk e kam dëgjuar këtë pretendim. Unë aktualisht ndodhem në spitalin e qytetit të Himarës, bashkë me prindërit dhe po kryejmë procedurat për përcjelljen e viktimave pranë familjeve të tyre.

homazhe

Reagimet në FB: Nuk e Qindra studentë ndezin mendonim kurrë këtë tragjedi qirinj në Elbasan Studentët e kanë pritur me mjaft entuziazëm këtë udhëtim tragjik, çfarë konfirmohet edhe në profilin e tyre në rrjetin social ‘Facebook’. Njëra prej studenteve, Gerta Hasmeta nuk u nis për arsye që nuk dihen dhe shkruan se kishte pasur kontakte me shoqet deri në mesditë, ku kishte mësuar se ato ishin kënaqur në Vlorë. “ Më pas unë nuk pata kontakte me to dhe as që e mendoja kurrë që do të ndodhte kjo tragjedi. Jam shumë e tronditur. Unë i njihja mjaft prej tyre. Shoq ja ime nga Kavaja, Besjana Xheneti iku bashkë me të fejuarin. Ndërsa prindërit e Denisa Guzit sapo kanë mësuar për ngjarjen shokuese, janë nisur të tronditur drejt Himarës”, - shkruan ajo. Rektori i UE, prof. Liman Varoshi është

nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Po kështu dhe dekani prof. Roland Gjini. Bashkë me ata edhe një grup pedagogësh të degës Gjuhë-Letërsi. Zv/ministri i Arsimit, Ardjan Tana

ka bërë thirrje që studentët të solidarizohen për dhurimin e gjakut për të dëmtuarit. Me studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ka udhëtuar shefi i departamentit GjuhëLetërsi, prof. Albert Riska, ndonëse kanë qenë të planifikuar edhe dy të tjerë. Universiteti disponon vetëm listën e studentëve të regjistruar për ekspeditë me 136 dhe jo listën e atyre që realisht u nisën në ekspeditë. Shoferi Pëllumb Çela që humbi jetën nga përplasja, sapo ishte kthyer nga një ekspeditë njëjavore me studentët e Histori-Gjeografisë një ditë më parë. Kjo ekspeditë kishte përshkuar itinerarin Sarandë-Korçë-Elbasan. Studentët janë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe kryesisht konviktorë.

Qindra studentë të Universitetit të Elbasanit janë grumbulluar para korpusit qendror dhe kanë ndezur qirinj në respekt të shoqeve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Himarë. Dhimbje dhe solidaritet i jashtëzakonshëm, edhe mes banorëve të qytetit të Elbasanit. Përfaqësuesi i studentëve në senat, Julian Hoxhaj pohon se ky lajm ka tronditur gjithë mjedisin studentor, por se do të gjenden forca për ta përballuar këtë tragjedi. “ Ne do t’u qëndrojmë pranë familjeve të shokëve tanë në këtë hidhërim të madh. Ne shpresojmë që ata ta kalojnë sa më lehtë e ta përballojnë këtë dhimbje të madhe”, - tha Hoxhaj. Gjatë gjithë pasdites së djeshme, studentët janë solidarizuar për të dhuruar gjak. Po kështu, Myftinia e El-

Studentë në Elbasan duke ndezur qirinj

basanit dhe besimtarët e saj dhanë gjak në ambientet e xhamisë ‘Mbret’. Gjak kanë dhuruar edhe institucione të tjera, si shërbimet sociale e pushteti vendor.


E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

politika

MAPO

7

Liri Berisha, e ftuar në aktivitetin e Mishel Obamës Çikago- Liri Berisha, e cila ndodhej së bashku me kryeministrin Berisha në Çikago të ShBA-së ku u zhvillua Samiti i 25-të i NATO-s, mori pjesë si e ftuar nga Zonja e parë, Michel Obama, në një aktivitet të organizuar në Qendrën rinore ‘Gary Comer”, në jug të Çikago-s, ku së bashku me bashkëshortet e

kryetarëve të shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në këtë Samit, vizituan Qendrën dhe u njohën nga afër me programet dhe iniciativat arsimore të saj. Zonja e Parë dhe të ftuarat e saj, zonjat e para nga Norvegjia, Turia, Kroacia, Shqipëria etj., panë nga afër kopshtin e hapur të qendrës, si dhe

shijuan një performancë të një trupe vallëzimi afro-amerikane dhe grupin e korit kishtar. “Bëhuni një model për pjesën tjetër të komunitetit. Vazhdoni kështu”, tha Mishel Obama disa orë përpara një darke të ofruar nga ajo në Institutin e Artit të Çikagos për gratë e liderëve të NATO.

PS mban peng zbatimin e ligjit të Gjykatës Administrative Bllokimi i zbatimit të ligjit vjen për shkak se socialistët nuk kanë vendosur të japin votën e tyre për ndryshimet në ligjin e KSHC-së dhe Gjykatës së Lartë Fejzi Braushi I miratuar me shumë bujë dhe i konsideruar si një nga produktet më të rëndësishme të paktit PD-PS, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” nuk do mund të jetë i zbatueshëm dhe për një kohë të gjatë. Kjo pasi zbatimi i tij është i lidhur ngushtësisht me disa ndryshime në dy ligje të tjera, të cilat po ashtu kërkojnë 84 vota. Bëhet fjalë për ndryshimet e nevojshme në ligjin “Për Gjykatën e Lartë” dhe në ligjin tjetër “Për Statusin e Shërbimit Civil”. Pavarësisht se palët kanë kohë që i kanë

draftet respektive në dorë, miratimi i tyre fillimisht në komision dhe më pas në seancë duket se është i pamundur. Kjo pasi miratimi i tyre kërkon konsensusin e të dyja palëve, ndërkohë që socialistët nuk kanë dhënë ende OK-in e tyre për propozimet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë dhe komisioni i Ligjeve. Bllokimi Gati dy javë nga dekretimi, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative” rrezikon të kthehet në produkt që mund t’i shërbejë të ardhmes, por jo të tashmes. Pavarësisht se në nenin 73 të tij përcaktohet se ai hyn në fuqi dy javë nga botimi në Fletoren Zyrtare, zbatimi i tij në terren duket i pamundur. Kjo jo vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme, por edhe sepse zbatimi i tij është i lidhur ngushtësisht me dy ligje të tjera që organizojnë funksionimin e dy institucioneve që kanë të bëjnë dhe me fushën e zbatimit të drejtë-

sisë administrative. Më konkretisht, zbatimi i tij është lidhur me heqjen e kompetencave të gjykimit të ankimeve nga komisioni i Shërbimit Civil për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, pra me pushimet apo lëvizjet e padrejta në administratën shtetërore. Gjithashtu, veç tyre, ligji i gjykatave administrative ka një lidhje direkte dhe me një ndryshim të nevojshëm në ligjin e Gjykatës së Lartë, ku duhet të krijohet Kolegji Administrativ, si hallka më e lartë e dhënies së drejtësisë administrative. Për të bërë të mundur përshtatjen e këtyre dy ligjeve me nevojat që shtron ligji për gjykatat administrative, ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë dhe deputetë të komisionit të Ligjeve, të asistuar edhe nga EURALIU-s, kanë përgatitur disa ndryshime të nevojshme në formën e dy projektligjeve, të cilat i janë vënë në dispozicion edhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste për t’i kon-

sultuar dhe për të dhënë objeksionet e veta lidhur me to. Por pavarësisht se kjo ka ndodhur gati 1 muaj më parë, socialistët ende nuk kanë dhënë një përgjigje për to, nëse janë të gatshëm t’i miratojnë apo jo. Por për shkak se miratimi i tyre kërkon 84 vota, pëlqimi i opozitës bëhet i nevojshëm, ndërsa mazhoranca e ka të pamundur t’i miratojë e vetme. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një qëndrim të qëllimtë të socialistëve, por është fakt se mosreagimi i tyre për këto drafte pritet të bllokojë dhe zbatimin e ligjit

Ligji i gjykatave administrative ka një lidhje direkte dhe me një ndryshim të nevojshëm në ligjin e Gjykatës së Lartë

të gjykatave administrative. Projektligjet Projektligji i parë që i është paraqitur palëve në komisionin e Ligjeve është ai që bën disa ndryshime në ligjin “Për statusin e nëpunësit civil” me anë të të cilave parashikohet që Komisioni i Shërbimit Civil të pushojë së ekzistuari. Komisioni i Ligjeve ka përgatitur një draft të ri për rregullimin e Statusit të Nëpunësit Civil, ku parashikohet shkrirja e KSHC-së aktuale dhe krijimi i një institucioni monokratik, që do të quhet Komisioneri i Shërbimit Civil. Institucioni i ri propozohet të ketë vetëm atribute monitoruese të zbatimit të ligjit “Për Statusin e Shërbimit Civil” nga administrata shtetërore, duke u zhveshur nga ato ankimuese. Ndërkohë që projektligji i dytë i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë me asistencën e EURALIU-s është ai që bën disa ndryshime në ligjin e Gjykatës së Lartë, me anë të të cilit numri i gjyqtarëve në këtë institucion shkon në 19 anëtarë.

Komisioni i Ligjeve

Samiti i Çikagos, diskutohet për sfidat e sigurisë globale Në këtë samit mori pjesë edhe kryeministri Berisha. Para nisjes për në Shqipëri, kreu i ekzekutivit zhvilloi një takim me një përfaqësi të komunitetit shqiptar që jeton në Çikago Çikago Kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e 28 vendeve anëtare të NATO-s e nisën samitin e Çikago-s me një ceremoni përkujtimore për ushtarët e Aleancës të rënë në krye të detyrës. Në këtë samit mori pjesë edhe një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeministri Berisha. Më pas, mbledhja e NAC (Këshillit të Atlantikut të Veriut) u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe fjalën përshëndetëse të Presidentit të ShBA-së, Barack

Obama. Në këtë sesion u diskutua për sfidat e sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca, nevojën për të zhvilluar dhe modernizuar kapacitetet mbrojtëse në kushtet e një krize financiare globale dhe të shkurtimit të buxheteve. Në takim u theksua nevoja për rritje të eficencës së përdorimit të burimeve nëpërmjet bashkimit të resurseve dhe menaxhimit të përbashkët te tyre. Në takim u diskutua gjithashtu në lidhje me zhvillimin e doktrinës së Mbrojtjes së Zgjuar, e cila është në qendër të modernizimit të NATO-s, si dhe sistemeve përkatëse, mbrojtjen nga rreziku i sulmeve balistike nëpërmjet vendosjes së një sistemi të përkohshëm të mbrojtjes raketore, si dhe bashkëpunimi me partnerët e Aleancës anembanë globit. Në këtë kuadër u miratuan një numër projektesh shumëkombëshe që do mundësojnë arritjen e objektivave për një NATO të vitit 2020 me forca të

Pas Samitit të Çikagos

mirëkoordinuara, të trajnuara dhe mirëpajisura për të përballuar sfidat e shekullit XXI. Në përfundim të sesionit, liderët e Aleancës miratuan disa nga dokumentet më të rëndësishme të Samitit. Punimet e Samitit të 25-të të NATO-s, që u zhvillua në Çikago, u mb-

yllën me darkën që Presidenti i ShBA-së, Barak Obama, kishte organizuar për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samit. Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha, para nisjes së tij për në Shqipëri, zhvilloi një takim me një përfaqësi të komunitetit shqiptar që

jeton në Çikago, Ilinois. Kryeministri theksoi se roli i diasporës është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. “Pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, detyra më madhore e kombit është të bëhet një komb i zhvilluar, Shqipëria dhe Kosova vende të zhvilluara. Jashtë këtij interesi shqiptarët nuk do të mund të zhvillojnë idealet e tyre”,- u shpreh Berisha. Në këtë drejtim, ai theksoi se Shqipëria ka bërë hapa gjigantë. “20 vjet më parë Shqipëria renditej në vendin e tretë më të varfër pas Angolës dhe Ugandës. Sot Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme, të larta. Sot, Shqipëria, edhe pse në kohë krize, ka ngjallur një interes shumë të madh në shumë aspekte për biznesin ndërkombëtar. Kulmi i krizës globale nuk e zhyti Shqipërinë në recesion. Kriza pati ndikim, por vendi ruajti rritjen ekonomike”, shtoi ai.


8

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

politika 9

15

maj ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu tha se objektiv kryesor do të ishte zgjedhja e presidentit me 84 vota

maj, përmes një deklarate Brukseli nënvizoi rëndësinë e procesit të rregullt për zgjedhjen e një presidenti që përfaqëson unitetin e popullit

Holanda dhe Suedia: Presidenti i ri të jetë simbol i bashkimit Ambasadori i Holandës: “Do të ishte ideale për Shqipërinë nëse Kuvendi do të ishte dakord që në raundin e parë për Presidentin dhe mundësisht ta zgjidhte me 140 vota”

të njëjtit qëndrim ka qenë edhe ambasadori i Mbretërisë së Suedisë, Lars Wahlund. “Unë mendoj që në çdo vend është një g jë shumë e mirë që Presidenti të dalë përmes një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe prej një radhe të gjatë konsultimesh mes partive politike. Unë besoj se nëse

TIRANË Në një kohë kur negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës do të fillojnë zyrtarisht nga kryeministri Sali Berisha vetëm pas dy ditësh, ambasadorët e akredituar në Tiranë vijojnë të përcjellin mesazhin se kreu i shtetit duhet të zgjidhet me konsensus. Ambasadori i Holandës në Tiranë, Henk Van Den Dool deklaroi dje se do të ishte ideale për Shqipërinë nëse Presidenti i ardhshëm i Republikës do të zgjidhej që në raundin e parë të votimit. ”Do të ishte ideale për Shqipërinë nëse Kuvendi do të ishte dakord që në raundin e parë për Presidentin dhe mundësisht ta zgjidhte me 140 vota. Kjo do të thotë se vetëm atëherë do të kemi një president që përfaqëson të gjithë popullin shqiptar. Uroj që zgjedhjet presidenciale të çojnë në bashkimin më shumë të politikës. Pozicioni i Presidencës nuk është një pozicion politik. Presidenti presupozohet që të përfaqësojë popullin dhe të jetë simbol i bashkimit”, tha dje ambasadori i Holandës. I

“Unë mendoj që në çdo vend është një gjë shumë e mirë që Presidenti të dalë përmes një procesi transparent, gjithëpërfshirës dhe prej një radhe të gjatë konsultimesh mes partive politike”.

do të gjendet zgjidhja e duhur, atëherë do të kemi njeriun e duhur në pozicionin e kreut të shtetit”,- tha ambasadori suedez. Të dy ambasadorët kanë kërkuar gjithashtu që procesi i reformës zgjedhore të përfundojë me konsensus dhe para datës 24 maj, periudhë në të cilën zyrtarisht nisin edhe procedurat për zgjedhjen e Presidentit. Deri më tani, faktori ndërkombëtar por edhe partitë politike në vend (përveç PD-së) kanë insistuar në zgjedhj e n e nj ë p r e s i d e nt i s a m ë gjithëpërfshirës. Nga ana e tij, kr yeministri Sali Berisha ka premtuar se procesi do të jetë i negociueshëm fillimisht me partitë aleate dhe më pas me partitë e opozitës, por ka paracaktuar kriteret që ky kandidat duhet të ketë. Me deklaratën e tij se Presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë e dorës së parë në PD, Berisha ka nxitur reagimet e opozitës por edhe partive aleate, kryesisht LSI-së. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta është shprehur se Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus dhe se kreu i ardhshëm i shtetit duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. Ndërkohë vetë Berisha ka lënë pezull çdo negociatë për këtë çështje, duke premtuar se do të iniciojë zyrtarisht vetëm në afatet e caktuara në ligj. Pas kthimit të tij nga Samiti i Çikagos, Berisha pritet të mbledhë edhe kryesinë e PD-së. N.P

Raporti për integrimin, Shqipëria në vend të parafundit Shqipëria renditet e parafundit në listën e 35 vendeve, duke u vlerësuar me 27 pikë për ekonominë, 22 pikë për kualitetin e jetesës, ndërsa demokracia shqiptare ka mbledhur 15 pikë. TIRANË Në një studim të fundit bazuar mbi indeksin e BE-së, Shqipëria renditet e parafundit në listën e 35 vendeve për mosplotësimin e kritereve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë tryezës “Integrimi europian dhe demokratizimi, si dy monedha me fytyrë të njëjtë”, Instituti Europian i Politikave dhe Iniciativës me qendër në Sofje, prezantoi një studim që mat performancën ekonomike dhe politike në 35 vende anëtare, përfshi edhe vendet kandidate. Shqipëria renditet e parafundit në listën e 35 vendeve, duke u vlerësuar me 27 pikë për ekonominë, 22 pikë për kualitetin

e jetesës, ndërsa demokracia shqiptare ka mbledhur 15 pikë. Performanca e qeverisë vlerësohet me 20 pikë. Ambasadori BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha se përmbushja e kritereve politike merr një rëndësi parësore, e cila përkthehet në më shumë fonde nga Bashkimi Europian nëse Shqipëria do të marrë statusin e vendin kandidat. “Mesatarisht, Shqipëria - tha Sequi, ka përfituar 94 milionë euro në vit, me marrjen e statusit të vendit kandidat kjo shumë katërfishohet”. Duke u ndalur në situatën politike në vend, Sequi theksoi nevojën e një Presidenti konsensual. “Ne besojmë tek vazhdimi i bashkëpunimit bazuar tek kultura e përgjegjshmërisë, dialogut dhe kompromisit që nisi me marrëveshjen politike të nëntorit. Koha është e çmuar dhe nuk duhet humbur”, - tha Sequi gjatë tryezës. Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati tha se çështja e statusit

është një çështje vlerësimi politik. “Besoj se çështja e statusit është një çështje vlerësimi politik, që do të thotë, lidhet direkt me kredon politike të vendit, lidhet direkt me imazhin politik të vendit, jo vetëm në raport me Bashkimin Europian, por në raport me fqinjët dhe në raport me aderimin tonë në organizma të tjerë ndërkombëtarë, të rëndësishëm dhe statusi nënkupton një perspektivë shumë më të qartë europiane, pasi do ta poziciononte vendin tonë me sy për nga negociatat dhe me sy për nga arritja e disa standardeve edhe më të larta. Kapaciteti politik i BE-së në sytë e qytetarëve europianë konsiderohet gjithashtu në rënie, sikundër një hendek i madh mes dëshirës që kanë qytetarët europianë dhe mundësisë që kanë qeveritë për t’i jetësuar dëshirat e tyre”, - tha Bushati. Ai shtoi se “boshti sllav” është më përpara drejt integrimit sesa “boshti shqiptar”. “Shoh që komplet i ashtuquajturi ‘bosht sllav’, në kuptimin më të

“Ne besojmë tek vazhdimi i bashkëpunimit bazuar tek kultura e përgjegjshmërisë, dialogut dhe kompromisit që nisi me marrëveshjen politike të nëntorit. Koha është e çmuar dhe nuk duhet humbur”

mirë të fjalës, sot për sot janë të ankoruar me statusin e vendit kandidat, apo në pritje të negociatave për anëtarësim apo duke e përfunduar këtë proces, ndërkohë që përballë këtij boshti qëndron i ashtuquajturi, po në kuptimin më të mirë të fjalës, ‘boshti shqiptar’, ku burimi i frymëzimit duhet të vijë nga vendi amë, në mënyrë që kredencialet më të larta demokratike të fillojnë të hapen në të gjithë rajonin”, shtoi Bushati. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bujar Nishani e vuri theksin në rëndësinë që merr bashkëpunimi rajonal. “Bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse duke pasur një nxitje të organizimit, të realizimit të këtij bashkëpunimi rajonal të Shqipërisë me vendet e tjera të rajonit, vende fqinje apo jo, dhe duke pasur në këtë proces bashkëpunimi detyrimin e aplikimit të standardeve të Bashkimit Europian, besoj që në fund të fundit kemi bërë një arritje jashtëzakonisht të madhe në bllok të tërë”, - tha Nishani.


E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

15 20

MAPO

9

maj, kryetari i PS-së, Edi Rama tha se nuk duhet që Presidenti i ardhshëm të vijë nga radhët e PD-së dhe PS-së maj, kryetari i LSI-së, Ilir Meta evidentoi faktin se ai, ashtu si faktori i huaj, pret që Presidenti i ri të zgjidhet që në raundin e parë, pra me 84 vota minimumi.

Letra e hapur, Shoqëria Civile: Ja si duhet të jetë Presidenti TIRANË Debati për zgjedhjen e Presi-

dentit të Republikës ka përfshirë edhe Shoqërinë Civile, ku përmes një letre të hapur drejtuar anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të saj kanë theksuar se zgjedhja e Presidentit nuk duhet parë vetëm si rezultante e negociatave mes partive kryesore politike. Për pasojë, pjesëtarë të Shoqërisë Civile kanë ofruar përmes letrës së hapur vizionin e tyre lidhur me tiparet që ata presin të karakterizojnë Presidentin e ardhshëm të Republikës, në frymën dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. “Ne dëshirojmë që Presidenti i ardhshëm të jetë një burrë ose një grua që: Të ketë njohuri shumë të mira për vlerat e demokracisë dhe për funksionimin e shtetit; Në jetën e tij/saj

profesionale dhe private të ketë dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe/ ose orientimi seksual; Të ketë përvojë në fusha të ndryshme të veprimtarisë; të jetë një personalitet i/e nderuar në mjedisin ku ka ushtruar veprimtarinë, dhe të ketë dëshmuar integritetin e përgjegjshmërinë si cilësi të tij/saj individuale; Të ketë dëshmuar gatishmëri për t’i shërbyer shoqërisë e komunitetit dhe të ketë përcjellë frymën e tolerancës, gjithpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit; Në jetën e tij/saj profesionale dhe private të ketë dëshmuar se beson tek ligjshmëria; të mos

jetë dyshuar për përfshirje në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera të reflektohen edhe në familjen e tij/saj të ngushtë e në mjedisin e tij/saj të ngushtë shoqëror...Të mos jetë aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe të mos ketë mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit”, - thuhet ndër të tjera në letrën publike. Nëse është e nevojshme, hartuesit e kësaj letre janë shprehur të gatshëm që të ofrojnë sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin e tyre për Presidentin e ardhshëm të Republikës. Ndër firmëtarët e kësaj letre janë Vjollca Meçaj (Komiteti Shqiptar i Helsinkit), Iris Luarasi (Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza), gazetari Mustafa Nano etj.

Qëndrimi i FRD për presidentin, Arvizu vijon turin me Oketën dhe Biberajn Ambasadori amerikan pas takimit me Oketën dhe Biberajn: “Patëm një bashkëbisedim rreth partisë së re. Është një ide mbresëlënëse. Ne dëshirojmë t’iu urojmë atyre më të mirën” TIRANË Fillimi i javës ka qenë inten-

Presidenti, Meta: Nuk ka rëndësi emri, por procesi që do të ndiqet TIRANË Për Lëvizjen Socialiste për

Integrim nuk është i rëndësishëm emri, por procesi që do të ndiqet në zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në fjalën e mbajtur gjatë Konventës Zgjedhore të Lëvizjes së Gruas për Integrim për qarkun e Lezhës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se e rëndësishme është që të ndiqet një proces konstruktiv. “Për ne nuk është i rëndësishëm emri që do të zgjidhet. Për ne është e rëndësishme që të ecet në një proces konstruktiv, në një proces i cili ndihmon që institucioni i Presidentit edhe pas inaugurimit që do të ndodhë, të shërbejë për t’i bashkuar të gjitha palët dhe për të vazhduar ato reforma që kërkon Bashkimi Europian, sepse pikërisht këto probleme që janë shfaqur në Bashkimin Europian përveç edhe krizës ekonomike e financiare, problemet që vijnë nga zgjerimi, problemet që vijnë nga zhgënjimi i BE-së ndaj disa anëtarëve të rinj që

hynë disa vite më parë atje, kanë bërë atë që toleranca për mosarritjen e standardeve është zero”, - tha ai. Meta shtoi se zgjedhja e Presidentit të ri duhet të ndodhë në një proces tepër demokratik dhe dialogues. I pyetur më pas edhe nga media për këtë çështje, Meta sqaroi se nuk bëhet fjalë për një vend pune për cilindo qoftë, por bëhet fjalë për një institucion, i cili duhet të funksionojë me kapacitet të plotë.

siv për ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Krahas axhendës së tij të përditshme, ambasadori amerikan zhvilloi dje në mesditë një takim me drejtuesit e grupit nismëtar të partisë më të re “Fryma e Re Demokratike”, Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj. Takimi i zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit kishte si qëllim objektivat e partisë më të re, si dhe zgjedhjen e Presidentit, duke qenë se Oketa përfaqëson një votë jo pak të rëndësishme në rast se zgjedhja e kreut të shtetit shkon në raundin e k at ë r t . Pa s t a k i m it p r e j 4 0 minutash, ambasadori amerikan nuk ka pranuar të komentojë gjatë për bisedën. ”Patëm një bashkëbisedim rreth partisë së re. Është një ide mbresëlënëse. Ne dëshirojmë t’iu urojmë atyre më të mirën”, - tha ambasadori amerikan. Ndërkohë, gjatë takimit është folur edhe për Presidentin, duke u evidentuar edhe fakti se vota e Oketës mund të jetë përcaktuese nëse kryeministri Berisha do të tentojë të zgjedhë një president me 71 vota. Aktualisht mazhoranca ka 69 vota pa votat e LSI-së dhe Oketës. Më votën e mundshme të Islamit, PD-ja bashkë me aleatët e saj PR dhe PDIU mund të arrijë në 70, duke bërë që në llogarinë më të thjeshtë, vota e

Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Aleksandër Arvizu

minuta takoi kreun e LSI-së, Ilir Meta. I pyetur nga “TCH” rreth takimit të zhvilluar, ambasadori Arvizu u përgjigj: “Ne patëm një bashkëbisedim të këndshëm. Folëm për zhvillimet më të fundit dhe proceset integruese”. Ndërsa për dhe “U shkëmbyen mendime mbi problematikën Presidentin f aktin nëse aktuale të politikës në Shqipëri, ku vëmendje ishte diskutuar mori procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të për këtë çështje, Arvizu shtoi: vendit që nis pas dy ditësh” “Më së shumti, rreth integrimit së, frymës së re që kjo forcë synon të europian”. Nga ana e tij kryetari i LSIsjellë në skenën politike shqiptare dhe së, Ilir Meta nuk u prononcua rreth i punës së deritanishme për të organi- objektit të takimit. Prej kohësh ambazuar degët e FRD-së kudo në Shqipëri. sadori i SHBA-së në Tiranë është U shkëmbyen mendime mbi prob- shprehur se forcat politike duhet të dilematikën aktuale të politikës në Shq- alogojnë, më qëllim zgjedhjen e një ipëri, ku vëmendje mori procesi i presidenti që në raundin e parë, pra zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit me 84 vota. Arvizu është shprehur se që nis pas dy ditësh”, - thuhet në njoft- Presidenti i ri duhet të përfaqësojë imin për shtyp të FRD-së. Ndërkohë, unitetin e popullit, ndërkohë që së pas këtij takimi ambasadori Arvizu fundmi ka komentuar edhe përshtypështë drejtuar për në ambientet e një jet e tij për secilin prej kandidatëve restoranti tjetër në Tiranë, ku për 90 të përfolur deri më tash. Oketës të jetë përcaktuese. Zyra e shtypit e FRD-së njoftoi përmes një deklarate zyrtare se gjatë takimit ishte diskutuar edhe për këtë çështje. “Gjatë takimit u bë një prezantim i objektivave kryesore të FRD-


OpEd

10

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Jam mësuar ta kërkoj lumturinë te kufizimi i dëshirave të mia dhe jo te përpjekja për t'i përmbushur ato.

02

Despotizmi i zakonit është gjithkund në pengesë të përparimit njerëzor.

03

Një njeri që beson në diçka është i barabartë me nëntëdhjetë e nëntë njerëz që kanë vetëm interesa. John Stuart Mill

Nga Bujar Kapexhiu

Midis procesit konsensual dhe ligjit për zgjedhjen e Presidentit G

ara për Presidentin e ri po afron dhe politika në Shqipëri është e ndezur në debatin për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Sigurisht zgjedhja e një figure konsensuale do të ishte në favor të një klime mirëkuptimi dhe besimi midis aktorëve politikë në Shqipëri, për vetë figurën e Presidentit si përfaqësues i unitetit kombëtar dhe garantues i institucioneve të shtetit demokratik, por edhe të qetësimit të luftës politike që e ka polarizuar jetën e vendit në dy kampe të kundërta. Duket sikur nga arritja e këtij kompromisi për zgjedhjen e Presidentit do të ulet shkalla e mosbesimit midis palëve, ndarjet dhe politika do të futen në shtratin normal të funksionimit të shtetit demokratik Në fakt ky moment politik, pavarësisht se propagandohet si një moment i rëndësishëm për një konsensus kombëtar, si një përgjegjësi më tepër për funksionimin e institucioneve demokratike, mbetet një lojë politike për të maksimizuar përfitimet e partive politike në lojën për pushtet. Në zgjidhjen racionale, Presidenti nuk është vetëm përfaqësuesi dhe garantuesi i unitetit kombëtar, por edhe autoriteti që do të luajë një rol primar në zgjedhjen e institucioneve të rëndësishme të shtetit, si Prokurori i Përgjithshëm, kryetari i ShISh-it, dhe garantues i ekuilibrave të nevojshëm në institucionet e drejtësisë. Pra, më tepër se një fushatë parimore në mbrojtje të institucioneve të shtetit, siç propagandohet, mbetet një ndeshje force midis partive politike për luftën për pushtet. Dhe kur lufta bëhet për pushtet, ajo nuk mbështetet vetëm në parimet morale dhe nevojën për konsensus. Dhe kjo për disa arsye: Së pari, partitë politike që luftojnë për konsensus duhet të përfaqësojnë në vijimësi një moral pozitiv në funksionimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor, jashtë interesave partiake dhe luftës politike për pushtet. Ndryshimi i Kushtetutës dhe ri-dimensionimi i pozicionit të Presidentit u bë me qëllim shmangien e krizave të mundshme dhe mundësinë e “kontrollit” të pushtetit të Presidentit. Pra, jo në funksion të fuqizimit të institucionit të Presidentit si garantues i unitetit kombëtar, garantues i institucioneve dhe ekuilibrave të nevojshëm, por si një institucion “i kontrolluar” nga ajo forcë politike që fiton pushtetin politik të radhës. Së dyti, politika konsensuale duhet të funksionojë si frymë dhe të jetë një mënyrë sjelljeje e vazh-

Koment

Agim Nesho

dueshme në aksionin politik dhe jo të përdoret nga partitë politike si mjet presioni për të arritur objektivin e radhës. Vetë procesi konsensual është perceptuar nga opinioni publik si një shfaqje force dhe testim i mazhorancës një vit përpara zgjedhjeve parlamentare. Duke u perceptuar si një lojë politike, pavarësisht moralit që përpiqet ta mbulojë, nuk jep garanci për një sjellje të tillë në të ardhmen. Për më tepër që një veprim i tillë duhej të ishte shprehur dhe të materializohej vullneti i ligjvënësit në ligjin themeltar të shtetit. Së treti, procesi konsensual duhet të ketë një raport objektiv me ligjin themelor të shtetit. Procesi konsensual shpreh dëshirën si duhet arritur drejt një zgjidhjeje maksimale e të pranueshme për të gjithë, ndërsa ligji shpreh detyrimin për funksionimin e institucioneve demokratike. Prandaj është e nevojshme përgjegjësia e politikanëve në bërjen e ligjeve për vazhdimësinë e shtetit dhe jo të jenë të prirur për të arritur ambiciet e momentit. Në vend të diskutimit për proces konsensual ndoshta ka ardhur koha të diskutohet për President të zgjedhur nga populli ose rikthimi te ligji i parë kushtetues, që garanton fuqitë institucionale të Presidentit. Vetëm ligji mund të ndalojë lojën politike të partive, duke besuar që ky precedent do të na ndjekë në vazhdimësi. Aktualisht mund të themi se zgjedhja e Presidentit do t’i takojë atij grupimi politik që do të realizojë 71 votat në Parlament. Ndërkombëtarët dhe Presidenti Konsensual Ndërkombëtarët gjithmonë janë prirur të gjejnë zgjidhje të pranueshme dhe konsensuale, sidomos në vendet ku politika gjeneron tension dhe krijon kushte për destabilitet. Ky është edhe rasti i Shqipërisë, kur vitet e fundit është vënë re një polarizim i tejskajshëm i luftës politike, mosfunksionim i jetës parlamentare etj. Me pranimin e Shqipërisë si vend “kandidat”, BE-ja do të kushtëzojë dhe nevojën për një dialog normal në politikën shqiptare dhe arritjen e bashkëveprimit midis forcave politike nëpërmjet dialogut dhe konsen-

susit. Për BE-në ky është një presion pozitiv jo detyrues, ndaj një vendi problematik me demokracinë funksionale. Ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm dhe nuk mund të kërkojnë atë proces që në vendet e tyre nuk mund të ndodhë: mos-respektimin e Kushtetutës në favor të një zgjidhjeje konsensuale. Në vitin 2000, Presidenti G.W.Bush u zgjodh me votat e kolegjeve zgjedhorë, megjithëse Al Gore fitoi votën popullore. Në Gjermani zgjedhja e Presidentit të ri nuk erdhi si detyrim për proces ko n s e s u a l , p o r s i r e z u l t at i dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy presidentëve të shumicës parlamentare dhe rënia elektorale e Partisë FD mund të provokonte një krizë parlamentare të re, të pa-menaxhueshme dhe me pasoja për Qeverinë Merkel. Presioni Europian ndaj Greqisë është i një natyre tjetër. Ai nuk ka të bëjë më këshillimin institucional, por me interesat financiare të vendeve të BE-së dhe planit të përbashkët për nxjerrjen e Greqisë nga kriza financiare. Për politikën shqiptare ka ardhur koha për të luajtur një politikë parimore me faktorin ndërkombëtar. Ajo duhet të pranojë që sot jetojmë në një botë globale, me interesa të ndërthurura, pjesë të integrimeve rajonale për çështjet e sigurisë dhe nuk mund të veprojmë me filozofinë e shtetit të vetëm. Në këtë botë të integruar interesat janë të përbashkëta, gjë që i jep të drejtën komunitetit ndërkombëtar që të jenë sugjerues dhe këshillues në shumë qëndrime. Por politika shqiptare vazhdon të ketë një qëndrim të dyzuar për këtë gjë. Ajo do ta përdorë qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar në rastet kur ky qëndrim shkon për shtat me veprimet e saj politike dhe ta kundërshtojë atë kur ky bie ndesh. Thirrjet e ndërkombëtarëve më ’97 ranë në vesh të shurdhër, duke rrezikuar ekzistencën e shtetit; dalja nga Parlamenti më 2009 vonoi marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për 2 vjet, por këshillimet u refuzuan. Politikanët vazhdojnë të mendojnë se “ndërkombëtarët janë me fituesit, pra e rëndësishme është të fitohet pushteti”. Në këtë dualitet qëndrimesh ndaj faktorit ndërkombëtar, me një moral që ngrihet vetëm për të justifikuar luftën për pushtet brenda vendit, demokracia ofron një zgjidhje më të qëndrueshme: respektimin e ligjit. Dhe duke respektuar ligjin konsolidohet shteti demokratik dhe vazhdimësia e tij, pa bërë pjesë të këtij diskutimi luftën politike të momentit për vlerën e qeverisjes dhe ndryshimin e kërkuar.

Korrigjues optimist

Një reflektim ndaj bllokimit të përkohshëm të regjimit të vizave opinion

Erjona Canaj

Ajo që të bën të reflektosh është pikërisht fakti se “preteksti i radhës” për këtë “kërcënim” duket se është debati mbi zgjedhjen e Presidentit

M

und të quhet krejt e papritur deklarata e eurodeputetes Tanja Fajon se Komisioni Europian aktualisht është duke diskutuar mbi mekanizmin e bllokimit të përkohshëm të regjimit të lëvizjes së lirë pa viza të shtetasve shqiptare në Hapësirën Shengen. Nëse nga njëra anë është shumë i drejtë observimi i ish-raportueses për vizat me Shqipërinë, Fajon kur thotë se ky vit është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, në kuadër të reformave për integrim, dhe se partitë politike nuk duhet të humbasin kohë në finalizimin e ligjit të ri zgjedhor, nga ana tjetër nuk kuptohet si mund të ekzistojë realisht një lidhje e drejtpërdrejtë midis regjimit të lëvizjes së lirë dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Nëse regjimi i lëvizjes së lirë ishte në funksion të përmbylljes me sukses dhe në kohë të reformave për integrim, atëherë kjo pjesë duket nuk ishte kuptuar mirë nga vendi ynë. Ajo që të bën të reflektosh është pikërisht fakti se “preteksti i radhës” për këtë “kërcënim” duket se është debati mbi zgjedhjen e Presidentit. Brukseli ka vendosur nën monitorim Shqipërinë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe Parlamenti Europian kërkon një proces të drejtë dhe demokratik, si dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë shprehje e maturisë së mjaftueshme për procesin e integrimit europian, pra, nëse e meritojmë apo jo anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndaj kësaj situate, të paktën ne, (juristë apo akademikë), nuk mund të mos reflektojmë. Në radhë të parë duhet thënë se shtetasit shqiptarë, në përfitim të regjimit të lëvizjes së lirë e kanë respektuar mjaft mirë këtë regjim, kushtet dhe kërkesat e vendosura, duke mos sjellë asnjëherë një shqetësim real për Bashkimin Europian. Kujtojmë këtu frikën fillestare të Shteteve Anëtare të BE-së ndaj dyndjes së menjëhershme pas heqjes së regjimit të vizave nga shtetasit shqiptarë, që në të vërtetë nuk ndodhi. Në përforcim të këtij observimi, duhet kujtuar gjithashtu edhe fakti që shqiptarët që u larguan nga vendi i tyre, nëpërmjet agjencive lokale drejt shteteve të Bashkimit Europian, në të vërtetë nuk ishin shtetas shqiptarë nga Shqipëria. Mbi të gjitha, ekziston një parim i njohur tashmë dhe mjaft i konsoliduar, i cili nuk lejon absolutisht dënimin kolektiv, cilado qoftë natyra e shkeljes. Ka pasur raste kur shtetasit shqiptarë, për shembull, nuk kanë mundur të hyjnë përsëri në hapësirën Shengen edhe pse e kanë shlyer “detyrimin e mos-shkeljes”, pasi akoma nuk u është hequr emri nga “lista e zezë” (edhe pas tre-katër vjetësh) ose dhe situata të tjera të kësaj natyre, të cilat nuk kanë gjetur asnjë rregullim. Nga ana tjetër nuk mund të lihet kurrsesi pa përmendur se gjatë këtyre dy viteve shtetasit shqiptarë janë “përgëzuar”, në kuadër të respektimit të kushteve për regjimin e lëvizjes së lirë, ndaj për këtë arsye, nëse një ngërç i natyrës politike përfshin vendin tonë, padyshim ai nuk mund të përthyhet dhe të reflektohet mbi regjimin e lirë të lëvizjes të shtetasve shqiptare në Hapësirën Shengen, duke vendosur bllokimin, qoftë edhe të përkohshëm. Në mbrojtje të kësaj teze vjen edhe vetë raporti i Komisionit i pak ditëve më parë mbi “gjendjen shëndetësore” të sistemit Shengen, ku Shqipëria, të paktën për këtë pjesë, nuk duket aspak problematike. Nëse, në këtë rast, pretendimi për bllokim të përkohshëm i regjimit të lirë të vizave është çështje politike, atëherë le të shpresojmë në një ndërgjegjësim të politikanëve. *Pedagoge e Fakultetit Juridik-Universiteti Europian i Tiranës.


E martë, 13 qershor 22 maj 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Sot te vorret e tyne në Shkodër digjen plehnat e sillen qentë e zgjebosun. Ka vite që shkruej për ketë gja, por asht krejt e kotë. Njerëzit e mëdhaj që kanë ba kombin tonë u bajnë hije liliputëve, prandaj asht ma mirë t’i lamë me pushue në tokë të huej, pse barbaria jonë nuk ka kufi ndaj atyne që meritojnë nderim, as kur janë në jetë e as kur ndahen prej saj.

Vorre të harrueme shqiptarësh në Romë (Shefqet Verlaci, Ali Këlcyra, Mehdi Frashëri)

P

akkush e din se nën hijen e qiparisave, dikund buzë rrugës Ostiense, bri piramidë së Kaio Qestit (Caius Cestius) prehen eshtnat e do shqiptarëve jo të parandësishëm për historinë tonë të XX qindvjetë. Nën ato selvija të denduna kanë g jetë paqën e amshueme njerëz që s’i bashkon as kombsia, as bindjet politike, as feja e as pozita shoqnore, por ma së shumti fati i keq me vdekë larg prej atdheut. Në ato vorre prehen njerëz me kombësi angleze, gjermane, ruse, suedeze, shqiptare, daneze, serbe, greke, italiane etj. Aty pushojnë poetët Keats e Shelley, pak ma tutje asht edhe vorri i djalit të vetëm të Goethes; mbi rrasa tjera lexohen mbishkrimet cirilike të disa mbasardhësve të Pushkinit e Tostoit. Edhe dy marksistat ma të mëdhenj italianë Antonio Labriola e Antonio Gramsci gjinden po në këto vorre. Dikund në nji prej rreshtave ndeshim vorrin e Shefqet Verlacit ( E l b a s a n 1 5 /1 2 /1 87 7 – Zy r i h 21/7/1946), pranë tij edhe i biri, Ismaili, i vdekun në Romë në vjetin 1985. Feudali ma i madh i shek. XX, i shpronësuem dhe i degdisun larg atdheut, ka nji vorr krejt modest. I biri qe nji prej antarëve të komitetit antikomunist në mërgim, militoi jashtë atdheut pa njohtë asnji sukses e jo krejt për paaftësi të tijën, por edhe për atë të shokëve të vet.

Shefqet Verlacit i kujtojmë qeverinë e pranverës së vitit 1924, menjiherë mbas atentatit ndaj Zogut. Por vrasja e dy amerikanëve në Mamurras si edhe atentati ndaj Avni Rustemit me 20 prill do të shenjonin përfundimisht fatin e keq të qeverisë së tij. Po ai Verlac do të merrte në dorë qeverinë shqiptare prej prillit 1939 deri në dhjetor 1941, e do të lexonte kujton konti Ciano – “si i lodhun e si i pa mbushun mendjet” fjalimin me rasën e ofrimit të kunorës shqiptare Mbretit t’Italís. Përfaqsues i mendësisë së vjetër, por njeri me nuhatje politike, Verlaci në vitin 1939 ishte nji politikan të cilit i kishte kalue krejtsisht koha. Pak ma tej ndodhet vorri i nji prej bijve ma të shquem të Tosknisë, Ali Klissurës (Këlcyrës) mbi rrasën e të cilit shenjohet data e lindjes 28/5/1891 dhe ajo e vdekjes, në Romë, me 24/9/1963. Meriton me u pru i plotë epigrafi i shkruem denjësisht në nji pllakë bronzi: “Në këtë tokë të Romë s’amshuëme pushon në paqen e Perëndisë trupi i Ali Klissurës. Shqipëri - Liri - Drejtësi Këto ideale të forta kombëtare njerëzore qenë përmbajtja e jetës së tij për këto jetoi sakrifikoi luftoi gjër në frymën e fundit luftoi me fjalë udhëheqësi në gojë luftoi me shkrim letrari në letër luftoi me armë ushtari në dorë idealet e tija le të mbeten porosi e përhershme për bashkëluftëtarët e tij

për brezat e ardhëshëm arbërore”. Organi[zata] Balli Kombëtar Në Mërgim 24/IX/1964 Ali Klissura, patriot i kulluem, tribun i vegjëlisë që i ra mohit origjinës së tij prej bejleri, sulmoi në vitin 1920 me njimijë vetë italianët në kalanë e Tepelenës, e tue diftue nji oratorí të pashoqe mbërriti me entuaziazmue nji popull që kishte hupë shpresën në fitore. Si antizogist edhe ai kishte për të ikë prej Shqipnijet mbas ngjarjeve të dhjetorit 1924 për të jetue në Paris, së bashku me opozitarë të tjerë të Bashkimit kombëtar. Në periudhën e Luftës së Dytë, Ali Klissura bashkë me Mithat Frashërin do t’u bajshin udhëheqësit e organizatës Balli Kombtar, tue u përpjekë me të gjitha forcat me ruejt nji ekuilibër politik, i cili, simbas tyne, do t’i drejtonte shqiptarët kah aleatët e jo në prehën të bolshevikëve. Fatkeqsisht, mbas vitit 1946, Balli Kombtar e përzuni prej radhëve të veta tue marrë shkak prej telegramit të famshëm të Grenoblës, ku A. Klissura me shumë të tjerë falenderonte Duçen për përzanjen e Zogut prej Shqipnijet. Krenat e Ballit ashtu si edhe komunistat e Tiranës, ju kundërvunë - post factum - edhe për paktin Dalmazzo-Këlcyra, me të cilin pranohej nji farë gjendje paqeje ndërmjet nacionalistave dhe trupave italiane. Por faktet duhen gjykue në kontekstin e vet historik, mbasi po ata që e përzunë pa të drejtë prej Ballit Kombtar, u detyruen mbas vdekjes me shkrue atë epitaf që ka edhe sot mbi vorr. Pak hapa ma tej gjindet vorri i

koment

Ardian Ndreca

Në periudhën e Luftës së Dytë, Ali Klissura bashkë me Mithat Frashërin do t’u bajshin udhëheqësit e organizatës Balli Kombtar, tue u përpjekë me të gjitha forcat me ruejt nji ekuilibër politik, i cili, simbas tyne, do t’i drejtonte shqiptarët kah aleatët e jo në prehën të bolshevikëve. Fatkeqsisht, mbas vitit 1946, Balli Kombtar e përzuni prej radhëve të veta tue marrë shkak prej telegramit të famshëm të Grenoblës... Mehdi Frashërit. Dy data të thjeshta lexohen te vorri i tij: 28/2/1872 25/5/1963. Pranë tij prehet bashkëshortja, Nejre Frashëri-Biçaku (25/5/1885 - 13/8/1969), dhe me radhë

vijnë emnat e të bijve: Vehbiut, Medihasë e Ragipit. Te kambët e vorrit naltohet kah qielli nji qiparis i madh e i dobët, me rranjët e përqafueme me eshtna të vdekunish, i brishtë si vetë eshtnat, aq sa i ka detyrue punëtorët e vorrezës me e lidhë për sigurí. * * * Sot në Shqipní zotnon moda politike e sjelljes në atdhe të njerzve të mëdhaj që kanë vdekë jashtë. Para pak vitesh nji ministër i qeverisë Berisha, mbasi u zotue se do të përmirsonte cilësinë e diellit, premtoi se do të sillte në Shqipni eshtnat e Ismail Qemalit; ministri në fjalë ka hy tashma në guinness-in e gafave. Së fundi u fol se duen me kthye n’atdhe edhe eshtnat e Zogut. Ndoshta politikanët e sotëm, tue u nisë prej afinitetit, kanë ma shumë të drejtë me sjellë në Shqipni vetëm eshtnat e Esat Pashë Toptanit, të cilat gjinden në nji vorrezë ushtarësh serbë në Paris. Sa për të tjerët, ata kanë tregue me fakte se nuk dijnë me nderue kend. Në kohën e komunizmit janë sjellë në atdhe eshtnat e Migjenit, Luigj Gurakuqit dhe Pashko Vasës. Të tre kishin nga nji vorr të denjë në Itali dhe në Liban. Sot te vorret e tyne në Shkodër digjen plehnat e sillen qentë e zgjebosun. Ka vite që shkruej për ketë gja, por asht krejt e kotë. Njerëzit e mëdhaj që kanë ba kombin tonë u bajnë hije liliputëve, prandaj asht ma mirë t’i lamë me pushue në tokë të huej, pse barbaria jonë nuk ka kufi ndaj atyne që meritojnë nderim, as kur janë në jetë e as kur ndahen prej saj.

Universitetet, nevoja për të ndërtuar sistemin

P

ara disa ditësh administratori i UET-së, Henri Çili, u dërgoi nj ë l et ë r t ë h ap u r d i sa gazetarëve të njohur të medias, ku u kërkonte përfshirjen në debatin publik për tregun e lirë të arsimit universitar privat në Shqipëri, e brenda këtij tregu diferencimin e vlerave të universiteteve. Një gjë që gazetarët, edhe pse në një mënyrë ose në një tjetër, kanë, ose kanë pasur një marrëdhënie me UET-në, në mos përfitim ose koncesion, të paktën bashkëpunim të frytshëm, jo vetëm nuk e kanë bërë, por kanë heshtur ose kanë bërë të kundërtën. Çështja në fjalë është shumë më e gjerë dhe më e thellë, nga sa kërkohet në letrën e H. Çilit, pasi nuk mjafton një bashkëpunim, sado i suksesshëm, për të nxitur një person publik, të përfshihet në evidentimin të vlerave të një tregu shumë kompleks. Sepse, fjala vjen, një universitet mund të sponsorizojë, të ofrojë auditore, të favorizojë me bursa, e paralelisht të prodhojë akte të ngjashme si në rastin Bossi. Rasti i “Kristalit”, nëse vërtetohen akuzat, e justifikon këtë që po them. Dhe kur e bën këtë gjë “Kristali”, që formalisht futet tek universitetet më të strukturuara private në Shqipëri, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë, ose çfarë mund të ketë ndodhur, me disa universitete që nuk kanë

koment BASHKIM MUÇA

as infrastrukturë e as staf të qëndrueshëm akademik, ku mund të jenë diplomuar edhe “arinj”. Shkurt, po them që nuk mjafton sipërfaqja, për të diskutuar për nivelin e një tregu të cilin në princip askush nuk anatemon. Kur mëson numrin e universiteteve ose shkollave të larta, rreth 50 të tillë, nuk ka sesi mos të të shkojë mendja për keq. Në një vend me jo më shumë se 3 milionë banorë, ku gjysma e studentëve shkollohen në universitetet shtetërore, i bie mesatarisht të ketë një universitet privat për 30 mijë banorë, e bazuar në një llogari më të hollë, i bie mesatarisht një universitet për më pak se 1000 studentë, sikur 100% e të rinjve të shkolloheshin! Ku qëndron e keqja këtu, do të thotë dikush? Le të ketë jo 50, por edhe 100, pasi ata i seleksionon vetë tregu. Ok, por problemi është se deri kur ata t’i ketë seleksionuar tregu, do të kenë bërë namin në administratën shtetërore, por dhe biznese private. Nuk do të ishte çudi që një i diplomuar

me nota të mira, të falura, ose të falsifikuara në një universitet privat, të bëhet pedagog në një universitet shtetëror ose në një tjetër universitet privat! Në Shqipëri të gjitha bizneset private janë me tepricë në numër. Edhe bar-restorantet, edhe lojërat e fatit, edhe shkollat private, edhe klinikat spitalore, edhe farmacitë, edhe gazetat, edhe televizionet, edhe këngëtarët, edhe kompanitë minerare, edhe shoqëritë koncesionare, edhe, edhe... E, megjithëse kështu, numri i tyre vjen e rritet përsëri, çka na lë të kuptojmë se në të ardhmen edhe numri i universiteteve mund të vijë në rritje, nëse do të kemi këtë model organizimi. E kur kemi parasysh se ky biznes nuk prodhon as kafe, as qofte, as minerale, por prodhon dije, që do të vihen në punë diku, nuk ka sesi të mos shqetësohemi. Në këtë plan, impenjimi i H. Çilit për të veçuar UET-në, si model, është për t’u admiruar. Por ai bën gabim kur merr përsipër të rreshtojë disa emra universitetesh si më të mirët dhe më cilësoret, duke ndikuar padrejtësisht kështu në këtë treg. Sepse kështu i bie që të dalë dikush tjetër, që ka akses në shtyp, e të reklamojë një grup universitetesh të tjerë, e kështu gara vazhdon njëlloj si në çdo fillim sezoni akademik, duke mbetur

në kuadrin e reklamës. *** Tani të vijmë te UET-ja. Duke e konsideruar veten jashtë interesave, duke menduar se nuk po i bëj asnjë reklamë këtij universiteti, më duhet të them nja dy fjalë të mira për të, pa vënë dorën në zjarr për asgjë. (I vetmi konflikt interesi, nëse do të mendohej i tillë, është se ky shkrim botohet në gazetën MAPO, pjesë e botimeve të UET-së). Së pari, me aq sa di dhe njoh unë, stafi i UET-së është ndër më të kualifikuarit në Shqipëri. Aty punojnë disa nga personalitetet më të mira të botës akademike të fushave përkatëse, disa nga ish-diplomatët e profesorët më të mirë të vendit si dhe një grup profesorësh të rinj me të ardhme. Një staf kaq i kualifikuar të jep shpresë se, brenda një sistemi të kontrolluar ligjërisht, mund të ketë produkt cilësor jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit. Së dyti, me aq sa di dhe njoh unë, infrastruktura në UET është shumë progresive. Një staf i kualifikuar i pajisur me një infrastrukturë moderne mund të prodhojë jo vetëm specialistë të kualifikuar për tregun, por mund ta shndërrojë edhe “majmunin në njeri”. *** Universitetet private nuk duhen

kryqëzuar. Sa kohë që ato mungonin, në universitetet shtetërore bëhej thuajse njëlloj si në kioskat private universitare. Për ta justifikuar këtë mendim timin, po i referohem universitetit më të mirë publik në vend, Universitetit të Tiranës. Megjithë reformat e bëra prapëseprapë ky Universitet lë shumë për të dëshiruar. Unë njoh plot raste ku provimet shiten, njoh pedagogë për të cilët thuhet se këtë punë e bëjnë në pikë të ditës e nën hundën e të gjithëve. Fakti që në fund të shkollës dalin 90% e atyre që futen tregon për shkallën e degradimit të qendrës më të madhe akademike shtetërore në vend. Kur kjo ndodh në universitetin më të mirë shtetëror, imagjinoni se çfarë ndodh në dhjetë universitetet e tjera shtetërore, shumica e të cilëve janë në rrethe. E vetmja mbrojtje me vlera për UET-në, dhe çdo tjetër, do të ishte konsolidimi i sistemit. Sepse përkundër dhjetëra lëvdatave në media, do të mjaftonte një kundërshembull, për të rrëzuar një duzinë gazetarësh dhe një mal me lëvdata njerëzish publikë, gazetarë, shkrimtarë apo politikanë. Ja përse Çili nuk duhet të shqetësohet për fjalë, apo mosfjalë, por për ndërtimin e një sistemi profesional konkurrence, brenda së cilës nuk do të kishte fare nevojë për hartime gazetarësh.


CMYK fq 12 / 22 maj


CMYK fq 13 / 22 maj

E përmuajshme Nr. 21, Viti II botimit prill 2012 Çmimi 300 Lekë

EXTRA

Nr. 21, Viti II botimit prill 2012

Çmimi 300 Lekë

Vetëmbrojta në Tiranë ja ku mësohet Të përballosh ndarjen Receta dhe ushqime Libra, dekor TENDENCAT Pranverë romantike

Ilva Tare Përtej ekranit Inida Gjata Zhaku “Kur morali e tepron”

Ben Blushi në provën e parë Botuesit në sfidë VIP-at që dashurojnë teknologjinë

Adelina dhe Afërdita Mike dhe rivale Dashuritë, shoqëria dhe jeta nën një çati e konkurrenteve në “Dancing with the stars”

DOSSIER LIBRAT ELEKTRONIKË


14

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

ekonomia

Zgjedhjet në Greqi, forcohet euro Teksa frika e Greqisë duket se është zbehur, të paktën deri sa të zhvillohen zgjedhjet e 17 qershorit, monedha europiane ka nisur të marrë veten. Pas forcimit të premten e javës së kaluar, të ndihmuar dhe nga ndërhyrjet e vazhdueshme në treg të Bankës së

Shqipërisë që bleu euro ditët e fundit, euro ka vijuar dhe sot të forcohet në raportet e këmbimit me lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 139.09 lekë, duke u rritur 0.23 pikë në raport me fundin e javës së kaluar. Bursat

ndërkombëtare sot u çelën më të qeta, megjithatë frika e një daljeje të mundshme të Greqisë nga euro vijon të trazojë tregjet dhe vështirëson pritshmëritë. Dollari ka humbur pikë në këmbimet ndaj lekut, duke zbritur me 0.45 pikë në 108.93 lekë.

oferta

Albtelekom shton dhuratat për abonentët në festën e Pavarësisë

Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj

KLSH rihap dosjen e 2008, ndjekje penale për 6 zyrtarë të turizmit Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rishqyrtuar dosjen e kontrollit të vitit 2008 për Ministrinë e Turizmit. Çohen për ndjekje penale 6 zyrtarë të MTKRS, për shkak se abuzuan me 37 milionë lekët e reklamës në CNN Për shkak se kanë abuzuar me fondin e reklamës së Shqipërisë në rrjetin televiziv CNN, 6 zyrtarë të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës janë kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kontrolli është kryer në vitin 2008 dhe ka gjetur parregullsi me fondin limit prej 37 milionë lekësh, por nuk ka kallëzuar abuzuesit në prokurori. Për këtë qëllim burimet zyrtare të KLSH-së njoftojnë se është rishikuar dosja e këtij viti, pra 2012, konform procedurave ligjore të KLSH-së. “Në përfundim arritëm në konkluzionin se 6 zyrtarë të MTKRS, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofer-

tave në vitin 2007, nga të cilët një drejtor i Përg jithshëm dhe 2 përgjegjës sektori, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit të sipërcituar, kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në raportin më të fundit të KLSH-së për abuzimet në administratë. Inspektorët e KLSH-së kanë vërejtur se fondi limit prej 37 milionë lekësh nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej ndonjë analizë për tij, madje nuk ishte ndarë sa është vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa për transmetimin. Gjithashtu, transmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar, por është përzgjedhur pa procedura prokurimi, në kundërshtim me VKM nr. 623, datë 29.09.2007, saktëson raporti i fundit i KLSH-së. Firmat konkurruese nuk kishin përfaqësues të tyre të pranishëm në tender, madje tre prej tyre i kishin paraqitur ofertat në rrugë elektronike, për adresat e të

cilëve nuk disponohej dokumentacion shkresor apo korrespondencë elektronike midis personit të kontaktit të komisionit të vlerësimit të ofertave të këtyre shoqërive, sqaron KLSH në lidhje me denoncimet e bëra. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, me procesverbalin e datës 07.10.2007 ka kualifikuar të parën firmën holandeze “CCCP-Roterdam”, e cila ka paraqitur ofertë më të madhe se firma tjetër “Ogilvy Albania”. KLSH ka vërejtur se formulari i ofertës ekonomike të firmës fituese ku është bërë analiza e kostos është i njëjtë me formularin e firmës tjetër dhe ndryshojnë vetëm në vlera, për më tepër të dyja shoqëritë nuk kanë paraqitur përfaqësues të

Kontrolli është kryer në vitin 2008 dhe ka gjetur parregullsi me fondin limit prej 37 milionë lekësh, por nuk ka kallëzuar abuzuesit në prokurori

tyre në hapjen e tenderit. Gjithashtu, pas shpalljes fituese shoqëria “CCCP-Roterdam” Holand, për të vërtetuar vetëdeklarimin ka paraqitur të gjithë dokumentacionin ligjor siç është kërkuar nga KVO, nga ku rezulton se kjo shoqëri është regjistruar në muajin mars 2007 në gjykatën holandeze dhe në regjistrin e biznesit të këtij shteti, si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me një staf të punësuarish prej 2 personash, bën të ditur KLSH në raportin për këtë çështje. Pra, koha e shkurtër e krijimit të kësaj shoqërie, numri i vogël i të punësuarve, si dhe mosparaqitja nga ana e saj e një kontrate me CNN, tregon se kjo shoqëri nuk mund të ketë qenë partner me CNN në fushën e prodhimit dhe transmetimit të spoteve televizive, thuhet me tej në raport. Pikërisht për këto parregullsi të evidentuara në përdorimin e fondit prej 37 milionë lekësh, KLSH pasi ka rivlerësuar dosjen e kontrolleve të vitit 2008, ka vendosur të kërkojë ndjekje për 6 zyrtarë të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës.

Në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, Albtelekom shton dhuratat për abonentët e rinj, si dhe ofron benefite edhe për abonentët ekzistues. Kompania më e madhe e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit në Shqipëri hedh në treg ofertën “Ia vlen ta provosh, pa e paguar”. Me ofertën më të re Albtelekom ofron një mundësi të re për të provuar shërbimin e internetit ADSL, pa e paguar deri në 2 muaj. Me ofertën më të fundit, klientët aktualë të shërbimit të telefonisë fikse mund të marrin shërbimin e internetit menjëherë vetëm duke u paraqitur në dyqanet e Albtelekom. Edhe klientët e rinj familjarë duke marrë shërbimin e telefonisë fikse mund të përfitojnë internetin falas për dy muaj, deri në fundit të muajit korrik 2012. Të gjithë abonentët e rinj të shërbimit të internetit, nëse pëlqejnë shërbimin e internetit me ADSL dhe vendosin ta mbajnë atë, atëherë do të fillojnë të paguajnë për paketën e përzgjedhur duke filluar që nga 1 gushti 2012. Ndërkohë që kompania në afatin e përcaktuar ofron mundësinë e ndërprerjes së shërbimit në çdo kohë, pa asnjë penalizim. Të gjithë abonentët e Albtelekom, ata të rinj dhe ekzistues tashmë do të mund të përfitojnë shërbime akoma më cilësore të internetit, si dhe më shumë produkte ekstra dhe oferta të kombinuara. Kompania ka investuar dhe vazhdon të investojë në rrjet për të sjellë shërbimet më bashkëkohore dhe më të mira për të gjithë abonentët. Nga kjo ofertë promocionale e Albtelekom “ADSL Test” abonentët e rinj do të mund të përfitojnë instalimin e telefonit fiks dhe internetit FALAS, modemin me çmim nga 2 500lekë në 3 300 lekë (me TVSH), një kartë Sim Eagle Mobile me parapagesë falas, e cila përfshin internet FALAS 1 GB në muaj për 2 muaj edhe për abonentët ekzistues, 50 lekë kohë bisede fillestare dhe 50 SMS brenda rrjetit FALAS, të vlefshme për 2 muaj.

Monopoli i Lotarisë kombëtare për 5 mln USD, fituesi më 20 qershor Ministria e Financave ka hapur garën me qëllim dhënien e licencës për Lotarinë kombëtare, bënë të ditur dje burimet zyrtare të ministrisë. Në përfundim të garës do të përzgjidhet një shoqëri ose bashkim shoqërish, e cila do të licencohet për këtë qëllim për një periudhë 10-vjeçare. Aplikimet do të hapen në Ministrinë e Financave, në datën 20 qershor 2012, ditë në të cilën është edhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave. Garancia e aplikimit, që është në masën 3 milionë euro, do të dorëzohet së bashku me aplikimin. Forma e pranueshme e garancisë është përshkruar në dokumentet e procedurës së garës. Sipas dokumenteve zyrtare të garës, vlera e lejes do të jetë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë. Licencimi i kësaj lotarie vjen në kuadër të zbatimit të

ligjit të ri për lojërat e fatit dhe në përmbushje të direktivave të Bashkimit Europian për rregullimin e tregut të lojërave të fatit. Licenca e Lotarisë kombëtare, sipas përcaktimeve ligjore, përfshin të gjitha lojërat numerike, të cilësuara lojëra fati ose siç njihen ndryshe, lotaritë. Këtu përfshihet loja “loto”, që është lojë fati, në të cilën zhvillohen baste për shansin e fitimit të disa numrave. Numrat fitues përcaktohen me hedhje publike të shortit. Shuma e përgjithshme e çmimeve të fitueshme ndahet në disa kategori fitimi, ku brenda secilës kategori të gjitha fitimet janë të barabarta. Lotaria kombëtare përfshin gjithashtu loton “loja shtesë”, që është një lojë fati, e cila mund të zhvillohet vetëm në lidhje me lojërat e tjera, që lejohen të organizohen nga

i licencuari. Fitojnë ata lojtarë, numri i biletës së të cilëve përputhet plotësisht ose pjesërisht me numrin fitues. Në licencën për lotarinë kombëtare përfshihet edhe loja “keno”, që është një lojë fati, në të cilën loja lidhet me shanset e fitimit të kombinimeve të numrave, ku lojtarët fitojnë nëpërmjet përputhjes së kombinimeve përkatëse të numrave me numrat fitues të përcaktuar. Përfshihet edhe “loto me shifra”, që është një lojë fati në të cilën organizatori pranon dhe zhvillon lojën për shansin e fitimit të një ose më shumë numrave ose simboleve, nga një sasi të përcaktuar numrash a simbolesh. Fituesi i licencës së lotarisë kombëtare përfshin lojëra fati, në të cilat pjesëmarrësi i lojës mund të konstatojë menjëherë nëse ka fituar, duke kontrol-

luar a është printuar një çmim fitues në biletën e tij. Në këtë licencë përfshihen edhe lotaritë elektronike, që janë lotari në të cilat kontrata e lojës

lidhet nëpërmjet mediave elektronike, vendimi mbi fitimin apo humbjen merret ose vihet në dispozicion në një mënyrë qendrore dhe pjesëmarrësi i lojës mund të marrë dijeni për rezultatin e këtij vendimi menjëherë pas pjesëmarrjes në lojë. Një subjekt ose bashkim subjektesh që konkurron për licencën e lotarisë kombëtare, sipas kritereve ligjore duhet të ketë kapital jo më të vogël se 1. 2 miliardë lekë. Duhet të ketë veprimtari në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 vjet, të dhënë nga organi përkatës i vendit, ku aplikanti ka selinë qendrore. Gjithashtu, i interesuari duhet të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lotarisë dhe planbiznesin për zhvillimin e veprimtarisë së Lotarisë kombëtare.


E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

15

Reagon PS: Vendimi i turpshëm, po njolloset drejtësia Kreu i Partisë Socialiste të qarkut Dibër, Ulsi Manja, tha dje se vendimi i një gjyqtari që nuk njeh ligjin turpëroi gjithë sistemin e drejtësisë. “Sali Berisha dërgoi natën në derën e familjes Deda një sekser që ofroi para në këmbim të një vizite të Kryeministrit te shtëpia e të vrarit të 21 Janarit dhe familja pati jo vetëm dinjitetin që ta refuzojë ofertën e turpshme,

por edhe kurajën që ta denoncojë atë publikisht. Vëllezërit e Hekuranit shkuan edhe në prokurori, ndërkohë që sekseri aktivizoi me mbështetjen e Kryeministrit një proces gjyqësor të paturpshëm, në shkelje të ligjit, pa pritur përfundimet e hetimit nga ana e prokurorisë”- deklaroi Manja. Sipas tij, vendimi i gjykatës është një arsye më shumë

për të larguar Berishën. “Ta harrojë Saliu dhe kush i shkoi atij qorrazi nga mbas më 21 Janar duke qëlluar mbi protestuesit, se do t’i shpëtojnë drejtësisë dhe do ta nëpërkëmbin dinjitetin e Dibrës së goditur me plumba vrastarë në trupin e Hekuranit, me vendime të turpshme gjyqësore si ky i sotmi”- u shpreh kreu i PS-së Dibër.

Padia e gardistit, gjykata dënon vëllanë e viktimës së 21 Janarit Vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, është dënuar me 250 mijë lekë të reja gjobë për shpifje, pasi akuzoi gardistin Fatos Skeja se i kishte ofruar para dhe foton e vrasësit në këmbim të një vizite të Kryeministrit. Leonard Bakillari Tiranë Gjykata e Tiranës dënoi dje

vëllanë e një prej viktimave të 21 Janarit, pasi dha informacione të rreme në media për një ofertë që, sipas tij, erdhi nga Kryeministri i vendit. Zabit Deda, vëllai i të ndjerit Hekuran Deda, sipas gjykatës, duhet t’i paguajë gardistit Fatos Skeja shumën prej 250 mijë lekë, si dhe të përgënjeshtrojë intervistën e dhënë në të paktën katër media. Vendimi u shpall dje nga gjyqtari Arben Mullaj, i cili, pasi shqyrtoi padinë e gardistit Fatos Skeja, vendosi të përgjysmoja shumën e kërkuar prej

tij në formën e dëmshpërblimit nga vëllai i Hekuran Dedës. Procesi gjyqësor për këtë çështje nisi menjëherë pas publikimit të disa intervistave të dhëna nga Zabit Deda, i cili deklaroi se Kryeministri nëpërmjet njerëzve të tij i ofroi para dhe foton e vrasësit të të vëllait në këmbim të pritjes në shtëpi. Në intervistën e publikuar asokohe në media, vëllai i të ndjerit Hekuran Deda u shpreh se në banesën e tyre shkoi një person i identifikuar prej tij si Fatos Skeja, i cili kishte një valixhe në një makinë tip “fuoristradë” që e priste disa metra larg shtëpisë. Sipas intervistës së Dedës, Skeja ka tentuar të bindë familjarët e Hekuran Dedës të prisnin në shtëpi për ngushëllim Kryeministrin. Për këtë ata do të shpërbleheshin me një shumë parash dhe foton e personit që qëlloi ndaj Hekuran Dedës në demonstratën e 21 Janarit, pranë Kryeministrisë. Por këto intervista u konsideruan si shpifje nga gardisti Fatos Skeja, i cili paditi në gjykatë Zabid Dedën, duke kërkuar prej tij shumën e 500 mijë

lekëve të reja si dhe përgënjeshtrimin e deklaratës në një televizion dhe në të paktën tri gazeta të përditshme me tirazhin më të madh në vend. Padia u regjistrua në Gjykatë më datë 19 janar të këtij viti dhe pas 10 seancash gjyqësore, gjyqtari i çështjes, Arben Mullaj, shpalli vendimin përfundimtar duke pranuar pjesërisht padinë e Fatos Skejës. “Pranimin e pjesshëm të padisë. Detyrimin e të paditurit Zabit Deda që t`i paguajë paditësit Fatos Skeja shumën prej 250 mijë lekë si dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar. Detyrimin e të paditurit Zabit Deda të publikojë një përgënjeshtrim të intervistës së tij dhënë në televizionin “News 24” dhe në tri gazetat me shpërndarje më të madhe në vend”- thuhet në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Tiranës. Menjëherë pas këtij vendimi reagoi kryetari i Partisë Socialiste për degën Dibër, Ulsi Manja, i cili u shpreh se një gjykatës ka turpëruar gjithë sistemin e drejtësisë me këtë vendim. “Sot, një gjykatës që tur-

përon krejt sistemin gjyqësor, dha një vendim që nuk na çuditi aspak, por që na revolton edhe më shumë ndaj padrejtësisë së re që iu bë familjes Deda. Ky është një vendim që nuk revolton vetëm familjen tonë politike, po krejt Dibrën dhe çdo dibran të ndershëm, që pret drejtësi për vrasjen e dibranit fisnik Hek-

Në intervistën e publikuar asokohe në media, vëllai i të ndjerit Hekuran Deda u shpreh se në banesën e tyre shkoi një person i identifikuar prej tij si Fatos Skeja, i cili kishte një valixhe në një makinë tip “fuoristradë” që e priste disa metra larg shtëpisë

uran Deda”- u shpreh kreu i PS-së Dibër. Kjo çështje tashmë pritet të shkojë në Gjykatën e Apelit, pasi avokatët e Dedës kanë paralajmëruar ankim ndaj vendimit të djeshëm. Por gjithashtu tre vëllezërit e të ndjerit Hekuran Deda depozituan një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, ku janë shprehur se u janë ofruar para dhe fotoja e vrasësit të të vëllait në këmbim të vizitës së Kryeministrit. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes, të cilët janë duke verifikuar pretendimet e vëllezërve Deda. Kjo deklaratë, që nga gjykata u konsiderua si shpifje, erdhi në prag të 1-vjetorit të ngjarjes së 21 Janarit, kur gjatë demonstratës së opozitës u vranë katër persona dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë. Për këtë ngjarje prokuroria mori në përgjegjësi penale ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e Faik Myrtajt dhe majorin Agim Llupo, që akuzohet për vrasjen Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

Gardisti, Fatos Skeja

Vëllai i Hekuran Dedës, Zabit Deda

Policia: 10 mijë euro shpërblim për vrasësin e palestinezit 12 ditë pas ngjarjes së rëndë grupi hetimor ende nuk ka një të dyshuar si autor të vrasjes së shtetasit palestinez Anuar Rizik. Hetimet fokusohen te banorët e zonës dhe konkurrenca në biznesin e çimentos Tiranë Kur kanë kaluar 12 ditë nga

vrasja e mistershme e shtetasit palestinez Anuar Rizik, nuk ka ende asnjë autor për ngjarjen e rëndë. Pavarësisht dëshmive të shumta të mbledhura dhe pamjeve filmike të një sërë kamerash që ndodheshin

pranë vendit të ngjarjes, ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete që mund të çojë në identifikimin e personit që vendosi eksplozivin në derën e banesës së 43-vjeçarit. Me qëllim zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorëve, policia e Tiranës vendosi një shpërblim prej 10 mijë eurosh për të gjithë ata persona që kanë informacione të dobishme rreth autorit të shpërthimit të ndodhur më 9 maj, në derën e banesës ku jetonte palestinezi, i cili ishte zv.drejtor fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. “Theksojmë se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është ngritur një Grup i Posaçëm hetimor, të cilët

po punojnë intensivisht edhe me Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Njëherazi, falenderojmë qytetarët, të cilët mbështesin dhe informojnë në kohë strukturat e policisë dhe i garantojmë në çdo rast ruajtjen e anonimatit, duke telefonuar në Nr. e kontaktit 129 ; Cel.: 069 41 06 433 ; 069 41 00 751.”- bëri të ditur policia. Për këtë ngjarje policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e të ndjerit, Elda Rizik (Ferracaku), e cila ka deklaruar se Anuar nuk ka pasur asnjë kon-

Palestinezi i vrarë Anuar Rizik

flikt dhe asnjë problem që mund të sillte këtë ngjarje të rëndë. E pyetur n ë l i d hj e m e p r o b l e m e o s e shqetësime që bashkëshorti i saj

mund të ketë pasur gjatë ditëve të fundit, 33-vjeçarja i ka mohuar kategorikisht, duke u shprehur se ai ishte si gjithmonë shumë i qetë. Grupi hetimor prej ditës kur ndodhi ngjarja kanë vijuar mbledhjen e dëshmive dhe studimin e pamjeve filmike të kamerave që ndodheshin përreth banesës së Anuar Rizik. Deri më tani në pyetje janë marrë një pjesë e drejtuesve të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, ku Rizik prej disa kohësh kishte postin e zv.drejtorit, si dhe të gjithë dëshmitarët që kanë parë momentin e shpërthimit. Pavarësisht këtyre dëshmive, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorit të mundshëm të kësaj vrasjeje.


16

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

rajon Gafa, Brukseli uron Nikoliç-in 3 orë para mbylljes së votimit

Gazetat kroate e quajnë tërmet politik zgjedhjen e kandidatit nacionalist. Me zgjedhjen e tij Beogradi do të shohë nga Moska apo nga Brukseli. Ekspertët vënë theksin te Kosova dhe tek e kaluara e tij.

Gabimisht, por sikur ta kishin ditur: tri orë para mbylljes së qendrave të votimit në Serbi, në faqet e internetit në Bruksel u botua urimi i Jose Manuel Barrosos dhe Herman Van Rompuy për fitoren e Tomisllav Nikoliçit në zgjedhjet presidenciale. “Urimi” i parakohshëm u tërhoq shpejt nga interneti, por tri orë më vonë doli i vërtetë: Boris Tadiç humbi garën për rizgjedhje në postin e presidentit ndaj Tomisllav Nikoliçit. Në urimin e bërë publik zyrtarisht pas zgjedhjes së Nikoliçit thuhet se “Populli serb ka dhënë sinjal të qartë në këto zgjedhje për vazhdimin e rrugës europiane.” Krerët e BE-së paralajmërojnë Nikoliçin se kushti për anëtarësimin e Serbisë në BE është “përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën”. Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka kërkuar prej Nikoliçit të vazhdojë rrugën europiane të Serbisë. “Vendimtare është që Serbia të vazhdojë këtë kurs”, tha ai. Por urime të shpejta për Nikoliçin kanë mbërritur edhe nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Jam i bindur se me angazhimet e përbashkëta do të vazhdojnë punën në realizimin e marrëveshjeve dhe projekteve të mëdha për investime dhe do të koordinojmë

aktivitetet në arenën ndërkombëtare”, shkruan Putin. Dy mesazhet kryesore të presidenti të ri Tomisllav Nikoliç, me rastin e shpalljes së fitores, ishin se “Serbia nuk do të largohet nga rruga e integrimeve europiane” dhe se do të angazhohet për “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë e Metohi”. Ai tha se është i interesuar për raporte të mira edhe me shtetet fqinje, ndonëse vizitat e para me siguri që do t’i realizojë në disa vende të tjera. Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, shpreson se Nikoliç do të vazhdojë rrugën e integrimeve europiane. Mediat kroate rikujtojnë rolin e Nikoliçit në kohën e luftës së atjeshme. Fitoren e Nikoliçit e quajnë një lloj “tërmeti politik në Serbi”, por shpresojnë vazhdimin e përmirësimit të raporteve mes Beogradit dhe Zagrebit. Ndërsa lideri i partisë Serbia e Re, Velimir Iliç, pohon se Nikoliç do të ndjekë rrugën e Vladimir Putinit, që do të thotë se do të jetë më i afërt me Moskën se me Brukselin. Ekspertët: Sfida e Nikoliç-it, Kosova Eksperti gjerman Franz Lothar Altmann pohon e kaluara dëshmon se Nikoliç është një politikan të cilit nuk mund t’i besohet shumë, sepse shpesh ka ndryshuar pozicionet politike. Por kjo mund të jetë edhe pozitive, në qoftë

se kupton se ka dhe opsione të tjera dhe jo vetëm ato nacionaliste. Sipas tij, fitorja e Nikoliçit nuk do të thotë se në Serbi ka fituar rryma nacionaliste, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. “Njerëzit janë të lodhur dhe të pakënaqur. Ata kanë pritur ndryshime të shpejta dhe përparim. Pasi kjo nuk është realizuar, tani kërkojnë ndryshime”, pohon Altmann, i cili është i bindur se Brukseli, Berlini, Parisi, Londra dhe metropolet e tjera europiane do të jenë të hapura për bashkëpunim dhe se bashkëpunimi varet nga sjelljet e Nikoliçit. Edhe eksperti amerikan Daniel Server pohon se bota do ta vlerësojë Nikoliçin në bazë të veprave dhe jo të kaluarës së tij. “Por fitorja e tij e ka komplikuar shumë skenën politike në Serbi, sepse Nikoliç i përket një partie tjetër, ndërsa Partia Demokratike

dhe socialistët kanë paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit, që komplikon situatën rreth krijimit të qeverisë”, pohon Server. Të dy këta ekspertë janë të mendimit se një prej sfidave më të mëdha për Serbinë, Nikoliçin dhe qeverinë e re do të jetë Kosova. “Nikoliç deri tani ka qenë i prerë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa Bashkimi Europian ka bërë të qartë se pa marrëveshje mes P r i sht i n ë s d h e Beogradit rreth statusit të Kosovës nuk mund të ketë anëtarësim të Serbisë në BE. Ky do të jetë problem serioz për Nikoliçin”, pohon Altmann.

Kompetencat e Presidentit të Serbisë Detyra e Presidentit të Serbisë ka më shumë një karakter përfaqësues dhe “fuqia” e tij varet nga koalicioni qeveritar. Nëse Presidenti vjen nga koalicioni qeveritar, atëherë edhe influenca e tij në pushtetin ekzekutiv është shumë më e madhe. Në të kundërtën, ai ka në dorë disa mekanizma të kontrollit të pushtetit. Presidenti në Serbi shpall ligjet, i propozon Parlamentit mandatarin për krijimin e qeverisë (sipas të gjitha gjasave kandidate e parë do të jetë Jorgavanka Tabakoviç e Partisë Përparimtare Serbe, pasi kjo është partia e Nikoliçit dhe ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare), emëron ambasadorët e vendit në bazë të propozimeve të qeverisë, pranon letrat kredenciale, është komandant i Forcave të Armatosura të Serbisë. Presidenti i Serbisë nuk mund të ushtrojë ndonjë detyrë tjetër politike, profesionale apo publike.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIAEEPËRGJITHSHME

DREJTORIA E E SHËRBIMEVE JURIDIKE DREJTORIA SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ REPUBLIKA E SHQIPËRISË Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

E PUNËVE PUBLIKE TRANSPORTIT Adresa: SheshiDHE “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVESHPALLJE MBËSHTETËSE KËRKESE PËR SHPRONËSIM Nr. _____ ProtTiranëmë ____/___/2012

PUBLIK

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE Nr. _____ ProtTiranëmë ____/___/2012 e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga SEKTORI Ministria I SHPRONËSIMEVE ndërtimi i segmentit rrugor “Vora By Pass” Tiranë. ____________________________________________________ Subjekti kërkues i këtij objekti është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët Gazetës “MAPO” ”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389 preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të Vendimin nr.138, datë 23.03.2000, të Këshillit të MinisTiranë trave “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të Gazetës “MAPO” drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Gazetës “STANDARD” ____ ProtTiranëmë Pronarët që kanë ____/___/2012 emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin Tiranë pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). “STANDARD” Pronarët për të cilët në kolonën shënime në tabelënGazetës e publikuar, është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”, do të kompensohen për efekt shpronësimi Lënda: Publikim kërkese për shpronësim për interes publik pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë të rifreskuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të Gazetës “MAPO” Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

Tiranë

Tiranë

Tiranë

“Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, Vlera totale e shpronësimit objektet është 13 314 866 (trembëdhjetë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e tetëqind ënda:tëbëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, Publikim kërkesepër për shpronësim për interesmilion publik përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura e gjashtë) lekë. Bujanit e e gjashtëdhjetë Sopot” Gazetës “STANDARD” (kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. Tiranë Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999

Lista e pasurive që shpronësohen nga ndërtimi i mbikalimit të Vorës, Objektet Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, Pronari bëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Publikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga Nr. Zona Lloji Pasurisë Vlera Shënime data Emri Mbiemri hpronësim për interes publik 09.05.2012 deridhejo meB vonë 15.05.2012. ujanseitdata So 1 Ramazan Bera Marqinet (Vorë) Shtëpi Banimi 4099844 Në proces legalizimi kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. 2 Liman Koboçi Marqinet (Vorë) Shtëpi Banimi 5685451 Në proces legalizimi ngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 1740623 Konfirmuar nga zrpp 3 Mynevere Spaho Marikaj (Vorë) Punishte SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK rdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, 4 Xhavit Picari Marikaj (Vorë) Magazinë 801382 Konfirmuar nga zrpp onësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura ublikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga data Zenel Hoxha Mucaj (Vorë) Ndërtesë 570336 Proces Rivlerësimi 5 Ministria e - vonë Sopot” 9.05.2012 deridhejo me se data 15.05.2012. 6 Hamza Subashi Mucaj (Vorë) Ndërtesë 417230 Proces Rivlerësimi PunëvePublikedheTransportitshpallkërkesënpërshpronësimpërinterespubliktëpasurivetëpaluajtsh ipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. SHUMA 13314866 e 7 mepronë private, qëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Bujanit Sopot” (kulturabujqësoredhedrufrutorë)


sociale

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Mësimi i anglishtes, Cambridge sjell katalogun e teksteve Universiteti Cambridge sjell në Shqipëri katalogun me të gjitha tekstet e nevojshme për mësimin e anglishtes në sistemin 9-vjeçar dhe të mesëm, si dhe për trajnimin e mësuesve dhe nxënësve për provimet e gjuhës angleze. “Risia që sjell komplet katalogu i Cambridge në Shqipëri është mbulimi i sistemit

arsimor në Shqipëri me metodat më bashkëkohore për mësimin e gjuhës angleze. Janë më shumë se 2500 tituj të rinj që u vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, duke ofruar edhe metoda të reja për përgatitjen e provimeve, si edhe duke sjellë praktikat më të mira për

akademikët”, - u shpreh përfaqësuesja e Cambridge, Barbara Barakos. Cambridge University është themeluar në vitin 1970, duke u bërë një ndër botuesit kryesorë të botës të materialeve në gjuhën angleze dhe së fundmi duke zënë një vend të rëndësishëm edhe në Shqipëri.

QSUT, kthehen në punë 300 punonjësit pa paga Vendimi i qeverisë: Punonjësit t’i shtohen stafit të spitalit “Nënë Tereza” dhe të bëhen me kontrata të përhershme Rreth 300 punonjës me kontratë të përkohshme në spitalin “Nënë Tereza”, të cilët kanë tre muaj pa u paguar, do të marrin këto ditë pagat e tyre të prapambetura. Madje jo vetëm, por, një vendim i marrë nga qeveria së fundi, i cili është dërguar ditën e djeshme edhe në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, urdhëron QSUT-në që këta punonjës të mos largohen nga puna. Sipas vendimit, këta punonjës, që nuk janë vetëm personel shëndetësor ku bëjnë pjesë mjekë, infermierë, laborantë, por edhe elektroaut, sanitarë etj. do të jenë pjesë e administratës së QSUT, dhe për këtë arsye ata do jenë të punësuar me kontrata të përhershme. Arsyeja për marrjen e këtij vendimi është hapja e Spitalit të ri në QSUT si dhe dy urgjencat e reja, në të cilat kërkohej staf shtesë për të përballuar situatën. Duke qenë se ky personel ishte marrë në punë me kontratë provizore, me mbarimin e afatit të

kësaj të fundit, ata nuk janë paguar për muajt prill, mars dhe maj. Sipas Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) që administron edhe personelin e QSUT-së, këta 300 punonjës ishin mbi normën e lejuar dhe për këtë arsye duhet të largoheshin nga puna. Por vendimi i ri i qeverisë jo vetëm që i mban ata në punë, por i pajis edhe me kontrata të përhershme. Megjithë këta punonjës, numri i personelit shëndetësor në spitalin “Nënë Tereza” shkon në 3 mijë, nga 2700 që ishte më parë. Prej kohësh organigrama e spitalit “Nënë Tereza” nuk kishte pësuar ndryshime, ndërkohë që specialistët që aktualisht punojnë në administratë e kanë parë të arsyeshëm ndryshimin e strukturës në këtë kohë. Ndryshimet e miratuara edhe nga qeveria lidhen me ndarjen e punonjësve të spitalit në dy kategori: bluza të bardha, mjek, infermier, farmacist dhe personel mbështetës, ku përfshihen teknikë, punëtorë, punonjës në sektorin e shërbimeve dhe staf jomjekësor. Kjo ndarje strukturore ka sjellë edhe ndryshime në financa përsa i takon sistemit të pagesave, të cilat sipas QSUT-së do të mbyllen brenda pak kohësh.

Letërsia, 43 600 maturantë në testim 50 Mbaron sot shkolla për maturantët. Specialistët nisin punën për hartimin e tezës së Gjuhë-Letërsisë Jonida Tashi

Maturantët kanë nisur numërimin mbrapsht për provimet e Maturës. Ditën e sotme ata do t’u thonë lamtumirë bankave të gjimnazit, për të nisur garën e pranimeve në universitete. Sfida e parë do të jetë provimi i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, në të cilin plot 43 600 maturantë do të testohen në datën 2 qershor, për t’i lënë më pas radhën Matematikës dhe provimeve me zgjedhje. Në prag të mbajtjes së provimeve të Maturës, specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve kanë nisur nga puna për hartimin e tezës së parë, që do të jetë ajo për Letërsinë. Lënda e Gjuhës shqipe dhe e Letërsisë është provim i detyruar i Maturës Shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Për këtë, ata do t’i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit do të jenë njohuritë dhe aftësitë e fituara në këtë lëndë gjatë gjithë viteve të gjimnazit. Kësisoj, testi i Letërsisë do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues,

tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërish të punuara në klasë. Specialistët shpjegojnë se testi do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tre nivelet e vështirësisë. Më konkretisht, peshat specifike për çdo nivel do të jenë: niveli bazë 40%; niveli mesatar 40%; niveli i lartë 20%. Sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit, 7 ditë para çdo provimi, hartuesit e testeve do të “ngujohen” në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, për të dalë prej aty pas përfundimit të tij. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, provimet e Maturës të detyruara dhe me zgjedhje do të fillojnë në orën 10:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me nga 1 pikë secila dhe 12 kërkesa janë me zhvillim, që vlerësohen në total me 37 pikë. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë 30 minuta secila. Provimet e Maturës do të zhvillohen vetëm në institucionet e arsimit publik dhe ditën e shtunë. Brenda 24 majit, çdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore duhet të dërgojë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) emrat e maturantëve mbetës në përfundim të vitit, për t’u hequr nga lista e provimeve të Maturës.

do të jenë pikët maksimale për provimin e Gjuhë-Letërsisë, testi i të cilit do të përmbajë 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim

43 mijë e 600 maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen në datën 2 qershor provimit të parë të Maturës, që do të zgjas 2 orë e 30 minuta

Struktura e testit

Pjesa e parë: tekst joletrar (40%) Pjesa e dytë: tekst letrar (30%) Pjesa e tretë: tekst letrar (30%) Dy tekstet letrare në test do t’u takojnë: •

Një autori shqiptar dhe një autori të huaj

Dy gjinive të ndryshme (prozë, poezi dhe dramë)

Çështja “Bossi”, Tafaj shtyn raportin për “Kristalin” Ministria e Arsimit nuk e ka nxjerrë ende raportin e inspektimit për universitetin “Kristal”, që u ndërmor pas publikimit të lajmit për diplomimin e Renzo Bossit në këtë institucion privat të arsimit të lartë. Ndërsa ky raport ishte parashikuar që të kryhej brenda 10 ditëve që nga nisja e inspektimeve, afat ky që është kaluar tashmë, ende Ministria e Arsimit nuk e ka bërë atë publik, sikundër deklaroi. Madje, për këtë çështje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, do të jepte sqarime ditën e sotme edhe para deputetëve të komisionit të Edukimit. Por kryetarja e këtij komisioni, Valentina Leskaj, në mbledhjen e djeshme njoftoi se ditën e martë ministri i Arsimit nuk do të jetë i pranishëm. Gjatë ditës së djeshme, komisioni i Edukimit ka nisur shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për arsimin parauniversitar”. Në mbledhjen e djeshme janë kaluar vetëm pesë nene të këtij pro-

jektligji, pasi diskutimi “ngeci” në nenin 6, ku bëhet fjalë për parimet e përgjithshme. Bazuar edhe në kërkesat e bëra nga grupet e interesit, deputetët e opozitës kërkuan të ndërhyhej në disa nga pikat e këtij neni, duke hasur kështu në kundërshtimin e deputetëve të djathtë, të cilët nuk ishin njohur me propozimet. Kjo ka bërë që pjesa më e madhe e kohës në mbledhje të kalonte me kundërshtitë midisi palëve, për të vijuar ose jo diskutimin e projektligjit. Deputetët e mazhorancës akuzuan ata socialistë se po mbajnë projektligjin “peng” në komision. Por kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, tha se “nuk është faji i opozitës që e keni bërë komisionin si stacion treni, se vini nga komisione të tjera. Nuk po e vonon opozita ligjin”. Pas këtij debati, mbledhja është mbyllur, për të vijuar sërish ditën e sotme diskutimet nga neni 6 i projektligjit, i cili në total ka 72 nene.


fq 18 / 22 maj


EEmartë, 13 maj 2012 2010 enjte, 13 qershor qershor 522prill 2010 ëëë.gazetamapo.com www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11 05 19

F i l m i Aida Tuci

S

arajeva nën rrethimin serb është qyteti me ndërtesa të zymta, rrugë të heshtura, kryqëzime të frikshme e qytetarë të veshur në tonalitetet e ngjyrës gri. Popullsia u këshillua të mos vishte ngjyra të ndezura, sidomos të kuqen, në mënyrë që t’i shmangeshin objektivit të snajperit serb të pozicionuar në kodrat rreth qytetit; 1395 ditë pa të kuqen është filmi që solli në Tiranë artisti shqiptar Anri Sala, një projekt që nisi në bashkëpunim me artisten boshnjake Sejla Kameric (Shejla Kameriç), por që përfundoi si film në bashkëpunim me regjisoren shqiptarofranceze Liri Begeja dhe artistin gjerman Ari Benjamin Meyers. Filmi u dha premierë të dielën në Kinema Milenium, ku ishin ftuar miq, kolegë, politikanë dhe studentë të Akademisë së Arteve. Anri Sala ka rikrijuar jetën e përditshme të kryeqyteti boshnjak të viteve 1992-1996. Njerëzit ecin në rrugët e zbrazëta bashkë me kërcënimin e vazhdueshëm të vdekjes që i “ruan” pas një snajperi. Në qytetin gri e vetmja qoshe e mbipopulluar janë dy anët e kryqëzimeve të rrugëve ku si në një garë vrapimi qytetarët presin momentin për të kaluar me vrap nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Herë pas here dëgjohet zhurma e ndonjë snajperi serb, që diku në një kryqëzim do të ketë kapur “prenë” e ditës. Asnjë nuk guxon të flasë, por përfiton nga koha që i duhet ushtarit për të vënë në lëvizje mekanizmin e vdekjes nga njëra gjuajte në tjetrën, për të kaluar kryqëzimin. Një prej tyre është edhe muzikantja e Orkestrës Filarmonike të Sarajevës, që “vrapon” në çdo rrugë të kryeqytetit me vdekjen, për të arritur në provat e orkestrës, e cila luan simfoninë e Çajkovskit. Një film pa dialog, që flet vetëm me gjuhën e trupit dhe tingujve “Patetikë” të Çajkovskit. “Është historia e një artisteje nga Sarajeva, që ka jetuar gjatë periudhës së rrethimit të qytetit”- shpjegon Anri Sala në bashkëbisedim me publikun që e duartrokiti gjatë filmin. Me përjashtim të personazhit kryesor, që interpretohet nga aktorja spanjolle Maribel Verdú, të gjithë protagonistët e tjerë janë qytetarë të Sarajevës që kanë përjetuar tmerret e rrethimit për 4 vite me radhë. Një bashkëpunim me artisten Liri Begeja Një nga momentet më të rëndësishme të Salës ishte bashkëpunimi me regjisoren shqiptare Liri Begeja. “Për ta sjellë filmin në formën që ju e shihni sot në ekran ishte shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me regjisoren Liri Begeja, talenti i së cilës dhe zgjuarsia artistike e të kuptuarit të shpirtit të këtij qyteti na ndihmoi të krijonim deri në fund të filmit atë emocion që ne kishim menduar të sillnim që në procesin e projektimit të këtij filmi. Bashkëpunimi me të ishte shumë i rëndësishëm në “rishkrimin” e skenarit gjatë montazhit të filmit. Ky film, edhe pse nuk është i bazuar në dialogë të shkruar, ka një lloj kronologjie muzikore, që ne e respektuam deri në fund”- thotë Anri Sala. Përse Çajkovski? Vepra e Anri Salës në përgjithësi mbështetet mbi dy shtylla: arkitektu-

Sarajeva e viteve 1992-1996, nën kërcënimin e snajperëve të ushtrisë serbe, është subjekti i filmit të realizuar nga dy artistë shqiptarë: Anri Sala dhe Liri Begeja, i cili u dha premierë të në Kinema Milenium në Tiranë

Anri Sala 1395 ditë pa të kuqen ra e qytetit dhe muzika që ai ia referon gjithmonë një instrumenti. Edhe te 1395 ditë pa të kuqen qyteti dhe muzika zbulojnë njëri-tjetrin. “U zgjodh kjo simfoni sepse është një simfoni e një natyre klasike, por ndërkohë përfaqëson në muzike edhe hapat e parë të modernizmit, pra përshtat veten me një ndryshim të rregullit dhe baraspeshimit të masave. Por në lidhje me muzikën, interesante ishte dhe diçka tjetër, arkitektura e këtij qyteti që ishte projektuar (si normalisht për çdo qytet) për të lidhur blloqet dhe lagjet njëri me tjetrin dhe sesi në një moment të caktuar pikërisht këto nyje të qytetit u kthyen në një handikap për jetën e përditshme të njerëzve. Ripërtëritja e gjuhës së trupit që njerëzit “mësuan” gjatë rrethimit, besëtytnitë që u krijuan; numri tre që kapërcente rrugën ishte më i rrezikuari, apo diferenca kohore që i duhej një snajperi nga njëra goditje në tjetrën, pra e gjithë kjo eksperiencë popullore të gërshetohej me “Patetikën” e Çajkovskit, një simfoni që zgjat 45 minuta (aq sa dhe filmi) aq sa koha që i duhet kësaj instrumentisteje të Orkestrës Simfonike për

të kaluar nga njëri segment rruge në tjetrin për të shkuar në prova. Janë disa nga veprat e miat ku instrumenti frymor është i rëndësishëm, sepse unë e shoh muzikën si një mënyrë alternative për të shprehur dialogun”shpjegon artisti. Me gjuhën e trupit Në kohën që projektonin idenë për skenarin dy artistët Anri Sala dhe Shejla Kameriç morën një vendim: përveç protagonistes kryesore, që do të ishte një aktore, të tjerët që do të ishin pjesë e filmit duhej të ishin qytetarë të Sarajevës që kishin përjetuar rrethimin 4-vjeçar të ushtrisë serbe. Arsyeja? “Sepse e kaluara nuk përshkruhet gjithmonë vetëm nëpërmjet dialogut dhe gjuhës, por sidomos përmes gjesteve. E rëndësishme për ne ishte memoria e trupit dhe jo e mendjes që shprehet përmes artikulimit të mendimit. Shpesh herë trupi është më koshient dhe kjo krijon një lloj koreografie që flet për një ngjarje përmes lëvizjes. Prandaj për ne ishte e nevojshme që personazhet tona të ishin njerëz që vepronin ashtu siç realisht kishin vepruar gjatë rrethimit.”

Fotot: Blerta kambo

Tragjedia e himarës

RTSh anulon transmetimin e Festivalit Europian Në nderim të viktimave të aksidentit tragjik; Në respekt të ditës së zisë të shpallur nga Qeveria shqiptare; Në zbatim të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Radio Televizioni Shqiptar nuk do të transmetojë direkt Natën e parë të Festivalit Europian që zhvillohet sot në orën 21.00 në Baku të Azerbajxhanit. Njoftojmë teleshikuesit shqiptarë se Nata e parë e Festivalit Europian ku konkurron përfaqësuesja e Shqipërisë, Rona Nishliu, do të transmetohet e regjistruar në orën 00.05 të datës 23 maj. Duke pasur mirëkuptimin e gjithë shqiptarëve për këtë eveniment mbarë europian në të cilin përfaqësohet Shqipëria, Radio Televizioni Shqiptar njofton gjithë teleshikuesit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të ndjekin në kohën reale Festivalin Europian të Këngës në stacionet publike të vendeve përkatëse ku jetojnë dhe të votojnë për këngën shqiptare, sipas kodit të vendit përkatës, ku Shqipëria është me nr.05. Njoftojmë gjithashtu se teleshikuesit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nuk mund të votojnë, pasi votimi është i vlefshëm vetëm gjatë transmetimit në kohë reale. Radio Televizioni Shqiptar shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave dhe solidaritetin me ta në këtë humbje të madhe.


20

MAPO

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

sport

Mançini te Galiani, por kërkon Tiago Silvan Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini vizitoi selinë e Milanit ku u takua me administratorin e deleguar të klubit kuqezi, Adriano Galiani. Edhe pse ishte cilësuar një vizitë kortezie takimi mes tyre gjeneron natyrshëm interes për atë cka mund të jetë diskutuar e po ashtu spekullime për merkaton, duke ngritur

hipoteza si një transferimi i Karlos Tevez te Milan, apo një sondazh të trajnerit të Sititi për Zllatan Ibrahimoviç apo për çështjen Ballotelli. Gjithsesi për sa i përket suedezit ishte vetë Mançini ai që përjashtoi diskutimet me Milanin duke deklaruar se “tifozët e Milan mund të rrinë të qetë, Ibra është një kampion i

madh.” Ndërsa, pak orë më vonë është mësuar e vërteta e madhe: Mançini i ka kërkuar Galianit mbrojtësin brazilian Tiago Silva dhe ka hedhur në tavolinë një shumë të madhe parash. Kështu, Siti i deklaron luftë të hapur Barcelonës, që e sheh Silvan si zëvendësuesein e Karles Pujol.

De Biazi përballë provës së dytë kësaj radhe nuk pranohet humbja! Kundër Katarit luhet sot në orën 19:00 E sigurt që kombëtarja e edicionit të ri eliminator, do të ketë në përbërje emra të rinj, ku nuk përjashtohet Mavraj, Zeqiri apo Çani. Jeton Selimi

Kuqezinjtë po i japin dorën e fundit përgatitjeve në Madrid, ku nesër në orën 19:00 do të ndeshen me përfaqësuesen e Katarit në një sfidë miqësore. Ekipin i drejtuar nga italiani Xhani de Biazi nuk do të ketë në dispozicion vetëm Etrit Berishën dhe Mërgim Brahimin pasi këta lojtarë nuk janë lënë të lirë nga skuadrat e tyre për t’u bashkuar me kuqezinjtë pasi kanë ende ndeshjet e fundit me klubet. Sidoqoftë, këto miqësore shërbejnë më shumë ptër trajnerin De Biazi, që pas gati 6 muajsh viihet sërish në provë në dy ndeshje miqësore njëra pas tjetrës. Në përballjen e parë ndaj Katarit, që do të luhet në Rajo Valekano, tekniku italian do të kërkojë të harrojë humbjen 2-1 me Gjeorgjinë në Tbilisi, e cila shënonte premierën e tij në stolin kuqezi. Lista e De Biazit tregon që në eliminatoret e ardhshme do të ketë emra të rinj si: Edgar Cani, Hair Zeqiri, Mërgim Mavraj e ndonjë tjetër. Sidomos për mbrojtësin e Greuther Feurth pritshmëritë janë të mëdha, pasi mbrojtja kuqezi ka vuajtur shumë në eliminatoret e kaluara, sidomos në qendër të saj.

Kombëtarja Lojatari Klubi

1. Shpëtim Moçka Apollonia 2. Etrit Berisha Kalmar 3. Orges Shehi Skënderbeu 4. Tefik Osmani Teuta 5. Lorik Cana Lacio 6. Armend Dallku Vorskla Poltava 7. Admir Teli Karabak 8. Franc Veliu Flamurtari 9. Mërgim Mavraj Greuther Furth 10. Andi Lila PAS Janina 11. Mërgim Brahimi Grasshopers 12. Ervin Bulku AZAL Baku 13. Sabien Lilaj Lok. Zagreb 14. Gjergj Muzaka Skënderbeu 15. Jahmir Hyka Luzern 16. Emiljano Vila PAS Janina 17. Ansi Agolli Karabak 18. Elis Bakaj Çernomorets 19. Erjon Bogdani Siena 20. Edgar Çani Polonia Varshava 21. Armando Sadiku Locarno 22. Hair Zeqiri Rizespor

Megjithatë gjitcka do të varet nga forma që do të tregojnë kuqezinjtë në këto dy miqësore, por edhe ndaj Moldavisë më 15 gusht. Në mungesë të Samir Ujkanit, titullar i portës pritet të jetë Orges Shehi, ndërkohë që shumë minuta në dispozicion do të ketë edhe Mavraj e Osmani në mbrojtje, e Zeqiri në mesfushë. Edgar Cani do të ketë minutat e tij si “pykë” në vijën e parë të sulmit, ku ka si konkurrent sulmuesin me mjaft eksperiencë Erjon Bogdani. De Biazi ka përfshirë në l i s t ë e d h e dy f u t b o l l i s t ë t ë Shpresës, Armando Sadikun dhe Mërgim Brahimin, ky i fundit një lojtar mjaft teknik që mendohet se do t’i japë më shumë fantazi mesfushës pas largimit të veteranëve Skela dhe Duro. Pas miqësores me Katarin

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç do të vendosë gjatë kësaj jave nëse Roberto Di Mateo do të mbetet menaxher i Çelsit derisa futbollistët kanë brohoritur “ne duam që ai të qëndrojë”, pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Sipas të përditshmes angleze The Guardian, futbollistët ia kanë bërë të qartë Abramoviçit se duan që ai të konfirmojë në detyrë italianin i cili u emërua menaxher i përkohshëm pas shkarkimit të Andre VilasBoasit, kurse përfundoi sezonin me triumf në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Pastore fton Higuain dhe Laveci te PSG Mesfushori i Paris Saint-Germain, Havier Pastore ka thënë se do të kishte pasur dëshirë të luajë së bashku me sulmuesin e Real Madridit, Gonzalo Higuain dhe atë të Napolit, Ezekiel Lavecin. Dyshja e argjentinasve spekulohet me një transferim te PSG, ndërsa trajneri Karlo Ançeloti

kuqezinjtë do të kthehen në Durrës, ku do të vijojnë përgatitjet për përballjen me Iranin, që do të luhet në Stamboll më 27 maj. Gjithashtu, Lorik Cana foli për ndërprerjen e bojkotit të grupimit ultras, Tifozët Kuq e Zi “Jam mjaft i kënaqur që ka mbaruar bojkoti i tyre, sepse prania e tifozëve në sta-

dium është ajo që na shtyn të japim maksimumin. Mungesa e tyre do të ishte një minus i madh dhe edhe ne s’do ta kishim të lehtë për të luajtur. Gjithashtu, jam duke menduar që shumë shpejt të krijoj lidhja me ata, në mënyrë që të mbajmë një raport, por duhet që edhe Federata ta ketë këtë raport.

Vllaznia

merkato Lojtarët-Abramoviçit: Mbaj Di Mateon

Edgar Cani do të ketë minutat e tij si “pykë” në vijën e parë të sulmit, ku ka si konkurrent sulmuesin me mjaft eksperiencë Erjon Bogdani

planifikon të përforcojë skuadrën për pjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Prandaj, Pastore ka pranuar se do ti pëlqente ardhja e Higuainit dhe Lavecit në “Parc des Princes”. “Flas gati çdo ditë me Higuainin. Ai nuk luan rregullisht te Reali dhe kërkon më tepër hapësirë. Laveci? Edhe atë do ta mirëprisja këtu. Ai do të na përforconte shumë ekipin. Është futbollist i kompletuar dhe shumë i shpejtë”, deklaroi Pastore për të përditshmen franceze L’Equipe.

Murinjo kërkon David Silvan te Reali Mesfushori i Mançester Sitit, David Silva është një prej objektivave kryesorë të Real Madridit për transferim gjatë afatit kalimtar të verës. E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar se trajneri i gjigantit madrilen, Zhoze Murinjo e sheh Silvan si përforcimin e duhur për edicionin e ri. Lojtari spanjoll ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Siti, ku erdhi gjatë verës së vitit të kaluar nga Valencia, dhe i ndihmoi skuadrës të fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë.

Duro mbetet në pole-position, por ngjiten edhe kuotat e Koznikut Sulejman Starova nuk u bë pjesë e bisedimeve me Vllazninë për postin e trajnerit, ndërsa, kur u duk se Artan Bushati ishte “skarcuar”, ish-trajneri i Elbasanit dhe skuadrës Shpresa, rikthehet të jetë një kandidat i mundshëm. E vërteta është se në majë të të gjithëve qëndron Shpëtim Duro, ndërsa pëlqehet shumë edhe Ardian Kozniku. Orët e fundit, është futur në listë edhe Armando Cungu, një ish-kuqeblu. Por ja si janë të ndara kuotat. Shpëtim Duro, 50% shanse Ish-trajneri i Skënderbeut, skuadër me të cilën u shpall kampion, e pat deklaruar vetë i pari nisjen e bisedimeve me drejtuesit kuqeblu. Në të vërtetë, bisedimet reale janë kryer vetëm pak ditë më parë, kur Duro ka bërë kërkesat e tij dhe drejtuesit kuqeblu kanë marrë projektin e ish-ndihmësit të Bariçit për ta krahasuar me ato të kandidatëve të tjerë. Artan Bushati, 25 % shanse Në fillim u duk se Bushati dhe Vllaznia i ndanë rrugët mes tyre, por me fillimin e këaj jave, drejtuesit kuqeblu

ajnë afruar edhe njëherë me ish-trajnerin e Elbasanit. Bushati është një shkodran dhe shihet me sy të mirë nga tifozëria. Sidoqoftë, të krerët kërkojnë të tjera garanci prej tij. Armando Cungu, 15% shanse Cungu është një i shtëpisë, një ishlojtar që deri pak tre vite më parë ka qenë aktiv në futbollin e luajtur. Cungu, ish-drejtor i Akademisë së Vllaznisë, gëzon shumë respekt te krerët e skuadrës kuqeblu, pasi puna e bërë prej tij në krye të skuadrave zinxhir ka qenë vërtet e mirë. Ardian Kozniku 10% shanse Ish-lojtari i përfaqësueses kroate dhe Prishtinës është një tjetër emër që në Shkodër e shohin me respekt. E vërteta është se me të nuk është biseduar ende, ndaj edhe përqindja është më e pakta. Sidoqoftë, nga sa bëhet e ditur, vetë Kozniku është shprehur i gatshëm që ta marrë stolin e Vllaznisë, por shifrat e kërkuara nuk dihen, pasi ato të bëhet publike vetëm pas takimit mes Koznikut dhe drejtuesve kuqeblu.

Merkato, peng i trajnerit të ri Vllaznia ende nuk ka një projekt për sezonin e ri futbollistik pasi drejtuesit duan që atë ta bëjë trajneri i ri. Kështu, ka mbetur pezull edhe merkatoja e re e skuadrës, ku veç largimeve, nuk ka pastur asnjë konfirmim. Edhe kongolezi Brus Ikango, që pëlqehet shumë nga krerët e Vllaznisë, po pret që emërimi i trajnerit të ri të kryhet shpejt, pasi nuk ka ndërmend të qëndrojë më në “ajër” me ofertat që i vërshojnë nga Azerbajxhani.


E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

Champions

MAPO

21

Injesta ka shënuar golin më të bukur Nuk fituan gjë këtë sezon, por sërish përbëjnë lajm. Është fjala për lojtarët e Barcelonës, që në një mënyrë apo në një tjetër arrij të tërheqin gjithnjë vëmendjen. Kështu, goli i shënuar nga mesfushori i Barcelonës, Andres Injesta në

ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Vitoria Plzenit, është zgjedhur nga revista e UEFA-së si më i bukuri i edicionit të sivjetmë të garës. Injesta realizoi pas kombinimit me Lionel Mesin dhe driblingut me të cilin mashtroi

mbrojtësin kundërshtar. Shënimi nga mesfushori i Milanit, Kevin Princ Boateng në ndeshjen kundër Barcelonës u rendit i dyti para golit të Matjë Valbuenas i Olimpik Marsejës në duelin me Borusian e Dortmundit.

Shifrat e UEFA-s: Ja çfarë ka dhuruar Champions League Nga 0 pikët e Vilarealit te 35 gjuajtjet në finale të Bajernit apo edhe te 68 përqindëshi i kontrollit të topit të Barcelonës Jeton Selimi UEFA ka zyrtarizuar dje shifrat më të pabesueshme të një sezoni fantastik që ka vendosur një sërë rekordesh dhe që u konkretizua me fitoren e një skuadre që nuk kishte mundur kurrë të triumfonte në këtë veprimtari: Çelsin. 0: Tre klube dështuan që të merrnin qoftë një pikë në fazën në grupe. Ato ishin Vilareali, Oteluli dhe Dinamo e Zagrebit. 1: APOEL Nikosia bëri bujë kur u bë skuadra e parë qipriote që arrinte të kalonte fazën në grupe. Skuadra e Ivan Jovanoviçit kaloi parashikimet duke mos mbetur vetëm me aq, por duke eliminuar në fazën e grupeve tre fituese të Europa League, Zenitin e Shën Pjetërburgut, Porton dhe Shakhtarin e Donjeckut. Më pas, Apoeli mposhti Olimpikun e Lionit në fazën e 1/8ave përpara se të eliminohej nga Real Madridi në çerekfinale. 4: Në katër raste kur Mynihu ka pritur finalen, ka prodhuar një fitues të ri të trofeut. Çelsi ndjek gjurmët e Notingem Forrestit (1979), Olimpikut të Marsejës (1992) dhe Borusias së Dortmundit (1997). Rastësisht, Çelsi është skuadra e re që fiton një Champions pas Dortmundit dhe e para nga Londra. 5: Madridi bëhet skuadra e pestë që i fiton të gjitha ndeshjet në fazën në grupe të Champions League pas Milanit (1992-93), Paris SG (1994-95), Spartakut të Moskës (1995-96) dhe Barcelonës (2002-2003). 6: Finalja mes Çelsit dhe Bajernit të Mynihut ishte ndeshja e gjashtë që caktonte një fituese mes skuadrave angleze dhe gjermane, vetëm njëherë, kur Bajerni mposhti Lids Junajtid në

vitin 1975, Bundesliga ka mposhtur Premier Ligën. 7: Minuta iu deshën Bafetimbi Gomis që të shënonte tre gola kundër Dinamos së Zagrebit në fitoren 7-1 të Lionit dhe theu një rekord 16-vjeçar të Majk Njuell për tregolëshin më të shpejtë. Francezi shënoi edhe një tjetër, kur mbeteshin edhe 20 minuta, ndërsa u bë lojtari i shtatë që shënon 4 gola në një ndeshje Champions. 8: Liderë botërorë ishin në samitin e G8 që kanë ndjekur dramën e të shtunës, duke përfshirë edhe kryeministrin britanik, David Kamerun që i dha një përqafim ngushëllimi kacelares gjermane, Angela Merkel. 10.84: Të gjithë ata që kanë ardhur 11 sekonda me vonesë në ndeshjen Valencia-Leverkusen 3-1, nuk e kanë parë golin e Jonas që u bë edhe më i shpejti në historinë e Champions. 12: Në 12 raste, Champions është fituar nga një skuadër angleze. Kryesojnë spanjollët me 13 trofe. 14: Mesi bëhet lojtari i parë që bëhet golashënuesi më i mirë në Champions 4 herë radhazi. Ai barazoi edhe rekordin e Altafinit, që me Milanin pat shënuar 14 gola në edicionin 1962-63. 16: Sezonet ku ka shënuar një gol anësori i Mançesterit, Rajan Gigs, që bëhet edhe golashënuesi më i vjetër me 37 vite dhe 289 ditë në golin e tij ndaj Benfikës më 14 shtator. 20: Numri i golave që ka shënuar Barcelona në fazën në grupe, duke barazuar rekordin e Junajtid në sezonin 1998-99. 22: Gola ka pësuar Dinamo e Zagrebit, në fazën e grupeve, më shumë se çdo kush në historinë e Champions League 23: Real Madridi vendos rekordin e gjysmëfinaleve të luajtura pasi u përball me Bajernin. Los Blankos kanë 12 fitore dhe 11 humbje përfshirë edhe eliminim nga Bajerni. Bajerni dhe Barcelona janë skuadrat që i afrohen më

shumë me nga 14 gjysmëfinale të luajtura. 35: Numri i gjuajtjeve të Bajernit në 90 minutat e para të finales, më shumë se asnjë skuadër tjetër në këtë sezon të Champions. Arjen Roben, i vetë, goditi 15 herë. Lojtarët e Çelsit bllokuan 22 gjuajtje. 68: Barcelona ka një mesatare prej 68% në kontrollin e topit. Bajerni është skuadra që i afrohet më shumë me 60%.

Lampard: Championsi? Tre muaj më parë do qeshja vetëm me idenë Mesfushori deklaron se suksesi erdhi nga lojtarët kyç të ekipit, që janë në gjendje të japin maksimumin Mesfushori i Çelsit, Frank Lampard përshkroi fitoren e skuadrës së tij në finalen e Champios League si momentin më të bukur në karrierë. “Blutë e Londrës” mundën 4-3 nga pika e 11-metërshave, Bajern Mynih në “Allianz Arena” për t’i dhënë Çelsit titullin e parë kampion Europe teksa Lampard nuk mund ta fshehte gëzim e tij për këtë trofe. 33-vjeçari për tabloidin anglez ‘The Sun” deklaroi se pritja për një kohë kaq të gjatë e bën akoma më të bukur fiti-

min e këtij kompeticioni. “Është momenti më i lumtur i të gjithë karrierës time. Ndjesia kur e pret një trofe të tillë për shumë kohë e bën akoma më të bukur. Jam këtu prej 11 vitesh dhe më në fund arrita ta fitoja. Nuk kam qenë asnjëherë aq i emocionuar në një ndeshje. Lojtarët ishin duke qarë. Futbolli mund t’ia bëjë këtë gjë njerëzve. Ishte nata më e bukur e jetës time.” Lampard

vlerësoi këmbënguljen e treguar nga skuadra për të rimarrë vetën nga një fillim sezoni zhgënjyes në krye të Villas Boas, i cili u shkarkua në muajin mars. “Në qoftë se do më pyesnit tre muaj më parë nëse mund t’a fitonim këtë kompeticion, do të kisha qeshur, por ja që fituam Kupën e Anglisë dhe Champios League gjithashtu. Shpirti i skuadrës që në treguam ishte fantastik. Lojtarët kyç luajnë prej shumë kohësh këtu dhe ne dëshironim të fitonim , ishim të vendosur për të fituar.” Në përfundim Frank Lampard thuri elozhe për shokun e tij të skuadrës Didier Drogba duke e konsideruar atë si një prej sulmuesve më të mirë i cili gjithmonë shënon në ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi

Del Piero: Tani dua të pushoj Finalja e Kupës së Italisë me Napolin ishte e fundit për Alesandro Del Pieron me fanellën e Juventusit. Kapiteni në ndeshjen e zhvilluar në Olimpiko të Romës luajti pak më shumë se 60 minuta duke mos shënuar asnjë gol. Megjithatë publiku nuk ngurroi ta duartrokiste atë në përfundim të ndeshjes. ‘E përshëndeta sërish publikun ashtu siç bëra edhe javën e kaluar. Lidhja mes meje dhe tifozëve ka qenë fantastike, gjatë gjithë këtyre 19 viteve. Do të më pëlqente që ndeshja ime e fundit të kishte tjetër rezultat,

por gjërat shkuan ashtu siç e pamë të gjithë. Kur luhen ndeshje të tilla duhet të pranosh verdiktin në fushën e lojës. Gjithsesi mund të them se ky vit ishte i jashtëzakonshëm në shume aspekte’, tha Del Piero. Për Del Pieron, finalja e Kupës së Italisë ishte e 705 me skuadrën e Juventusit, por 37-vjeçari duket se nuk ka ndërmend të ndalë këtu karrierën e tij. ‘Nuk do të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Tani do të shkoj me pushime për të fituar energjitë e shpenzuara’, shtoi Pinturikio.

Çmimi

Rojs, më i miri i Bundesligës Marko Rojs është zgjedhur si lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 20110-2012. Sondazhi i revistës ‘Kicker’ ku marrin pjesë 245 futbollistë të kampionatit gjerman nxori fitues sulmuesin i cili vitin e ardhshëm do të luajë për kampionët e Borusias së Dortmundit. Rojs luajti këtë sezon me Borusia Munshengladbah dhe mori 24.5% të votave duke lënë pas

japonezin e Dortmund, Shinji Kagava me 11.7%. Pikërisht Kagava është ai që do të largohet për t’i lënë vendin sulmuesit të ri gjerman. Aziatiku me shumë mundësi do të transferohet tek Mançester Junajtid. Portieri më i mirë u zgjodh Mark-Andre ter Stegen i Borusia Munshengladbah, ndërsa i dyti në sondazh u rendit Manuel Nojer i Bajern Mynih.


22

MAPO

E hënë 22 maj 2012 www.mapo.al

Protestat në Çikago ua prishin martesën Një çift në Çikago kishte planifikuar martesën e ëndrrave. Tim dhe Beth Alberts janë nisur drejt qendrës së qytetit për në kishë, mirëpo në dasmën e tyre kanë ardhur mysafirë të paftuar - mijëra protestues. Demonstrues të shumtë e kanë vërshuar Çikagon, ku po mbahet samiti i NATO-s, me slogane kundër Aleancës, por aktiviteti i tyre ka shkatërruar ëndrrën e çiftit. Nusja është habitur me numrin e njerëzve që kalonin pranë, ndërkohë që “fotografitë e dasmës” i ka parë e gjithë bota.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

11 15

16

25

18 21

26

38 45

44

39

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Çdo mungesë besnikërie apo drejtësie kundrejt partnerit mund të sjellë probleme të mëdha në çift sot. Tregohuni të matur. Ju beqarë mund të keni takime, por kujdes, sepse lidhja që mund të krijoni do jetë mjaft utopike.

Pas një periudhe të vështirë në jetën në çift, do të rikthehet serish qetësia. Do i shihni gjërat me pozitivizëm. Vërtet ai që keni në krah nuk është perfekt, por duke qenë se as ju nuk jeni, tregohuni më tolerantë. stabilizoni buxhetin.

Dite mjaft premtuese për jetën sentimentale të çifteve. Venusi do ju nxitë ta shijoni sa më shumë atë. Beqarët më në fund mund të krijojnë një lidhje të këndshme. Mos i hidhni hapat dy nga dy, merrini gjërat qetë sepse do dilni më të fituar.

Gjërat nuk do shkojnë mirë në jetën sentimentale të çifteve sot dhe disa do mendojnë edhe ndarje. Mos bëni gabimin të merrni vendime të rëndësishme sepse do lëndoheni jashtë mase. Fillimisht qetësohuni.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Jeta sentimentale e çifteve do jetë paksa problematikesotdhexhelozia do ju bëjë ta humbni qetësinë. Kujdes me fjalët që do thoni. Beqarët nga ana tjetër do pëlqejnë personat që nuk ia vlejnë dhe që nuk janë për ta. Mos bëni gabime trashanike.

Ndjenjat për atë që dashuroni do të forcohen edhe më tepër sot, por në momente dëshpërimi do ju duket sikur ai nuk ju do aq sa duhet. Kujdes me xhelozinë, mos i kaloni limitet. Beqarët do jenë me fat dhe do mund të gjejnë personin që kanë ëndërruar.

Dondihenishumëmirëme atë që keni në krah sot dhe nuk do hezitoni të merrni vendime për të ardhmen. Lumturia do ju rrethojë në çdo moment. Beqarët do takojnë persona të rinj. Mundësitë për të filluar një histori interesante do jenë të shumta.

Nën influencën e Mërkurit doekenitëvështirëtapërballonimonotoninëdherutinën që do ju rrethojë. Kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sepse atëherë problemetdojenëvërtettëmëdha. Beqarët do kenë një ditë tëqetëdhepandonjëngjarjetërëndësishme.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Për jetën në çift dita nuk do jetëshumëeqëndrueshme. Kujdesmeçdoveprimqëdo bëni dhe me bisedat që do bëni. Mos ia hidhni të gjithë fajinpartnerittuaj,ndërkohë që mund të jeni ju vetë që keni gabuar. Beqarët duhet t’ia lënë çdo gjë momentit, mosungutnipërasgjë.

Jeni në çift? Shprehini sa më shumë dëshirat sot sepse shumë prej tyre do mund t’ju realizohen. Në jetën intime do jeni pasionantë dhe të zjarrtë. Nëse jeni ende beqarë, do mund të hapni një faqe të re në planin sentimental.

Ata që janë në çift do jenë edhe më pasionantë gjatë kësaj dite. Nëse partneri ju kishte kritikuar se vendosnit arsyen para zemrës, tashmë nuk do ketë më çfarë të thotë. Beqarët do e kenë më të lehtë të bëjnë për vete atë që duan.

Jeta juaj në çift do ketë një përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj dite. Rutina do të largohet dhe më në fund do përjetoni emocione të reja. Beqarët do njihen me dikë mjaft interesant por do u duhet të bëjnë disa zgjedhje të vështira.

24

31

33

34 41

35

36

42

46

43 Koha e fillimit ____:____

47

Koha e mbarimit ____:____

49

50

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Përshkrimi i pamjes së jashtme të një njeriu, së bashku me vetitë e tij shpirtërore e morale. 8. Një perime që përdoret për gatim. 11. Instituti Historisë. 12. Një nga fiset më të njohura të Amerikës Latine. 13. Vozë që përdoret për bulmet. 14. Vapë e madhe mbytëse. 18. Pa para, falas. 20. Pjesë e një pallati. 23. Industria hekurit. 25. kafshë që adhurohej nga disa fise primitive. 27. Tufa e qmieve që ka kali në qafë. 28. Kafshë gjitare mishngrënëse. 29. Në largësi të vogël. 30. Mbreti legjendar i Athinës. 32. Ent Tregtar. 34. Qytet në Francë. 37. Kafshë pune. 39. Një shtet i SHBA-së. 42. Fletë e hollë mishi, a peshku. 45. Arsyeton, ose... 47. I shpejtë në mjekësi. 48. Ndjekja e kafshëve dhe e zogjve të egër për t’i vrarë ose për t’i zënë. 49. Që nuk ka ndonjë të metë ose cen, që nuk ka ndonjë dëmtim ose prishje. 50. Shenjë për ndalim.

1. Vendi a pika në rruzullin tokësor ku shtrihet një shtet, një krahinë etj. 2. Mbretëri në dialekt. 3. Shkop i hollë dhe i përkulshëm. 4. Përemër pronor. 5. Mundim i madh. 6. Instituti Juridik. 7. Metal i butë e i lehtë. 8. Shkrues i sulltanit. 9. Luarasi, aktore e njohur. 10. Njeri që nuk ka besim në të ardhmen. 13. Zotëron. 15. Firmë e njohur prodhimesh elektronike. 16. Historia Rilindjes. 17. I ka dita në mes. 19. Radio Tirana. 21. Ambasada Jugosllave. 22. Kafshë e madhe gjitare. 24. Ushqehet. 26. Post që mban dikush. 31. Quhej ai që ndërtoi Kalin e Trojës. 32. Mula, këngëtare. 33. Thembra të këpucës. 35. Mish pa kocka, mbrapsht. 36. Pesha e saktë. 38. Tase e volejbollit. 40. Drejtë në mes. 41. Lloj pëlhure. 42. Notë muzikore. 43. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 44. Pogradeci në makina. 46. Pasthirmë.

Sudoku | nivel mesatar 8 8

6 4 7

6 3

5

9 LUANI (23/VII-22/VIII)

23 28

40

48

DEMI (21/IV-20/V)

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

22

30

37

9

19

27

32

DASHI (20/III-20/IV)

8 13

29

Horoskopi i ditës

7

17

20

Ayse Isik, e cila në moshën pesëvjeçare i ka humbur të dyja duart, ka hapur ekspozitën e saj të 24-t në Ankara të Turqisë. 26-vjeçarja ka mbetur pa duar në vitin 1991, ndërsa nga mosha 18-vjeçare ka filluar të pikturojë me këmbën e saj të majtë, ashtu që e mban furçën me gishtat e këmbës. Deri më tani ajo ka vizatuar rreth 350 piktura, ndërsa ekspozitat e saj janë hapur nëpër qytet të ndryshme, si Stamboll, Adyaman, Ankara, Sivas etj. “Kam pasur pesë vjet dhe ndoshta gjithçka e kam kuptuar si lojë. Kam luajtur në afërsi të kombajnës, e cila m’i ka prerë të dyja duart. Nuk më kujtohet saktësisht momenti, por ata që më kanë dërguar në spital më kanë thënë se kam qenë në shok. Pas 20 ditësh qëndrimi në spital, babai më solli balona. Nuk mundja t’i kap me duar dhe atëherë e kam kuptuar se nuk kam duar”, ka treguar Ayse.

6

12

14

Pikturon me këmbë

5

7

4

1

2

2 4

2

9

2

1 5

7

5

5 3

8

7

5

2

4

4

3

9 6 3 8

5 8 6

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

2 6

3

1

Koha e fillimit _____:____

5

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1 2 7 5 0

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

408224, 447081, 478454, 485864, 489562, 521621, 521669, 589614, 768381, 858165, 864169, 897848, 915011, 959159, 963214, 965854.

026, 126, 127, 136, 502, 520, 526, 661, 872, 908, 924, 935.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Numra me 4 shifra:

1111, 3201, 4161, 5236, 5269, 7415, 8226, 8798.

Numra me 7 shifra:

1352996, 2261514, 6901450, 8787848.

Numra me 6 shifra.:

213064, 214569, 225495, 258168,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

P

R

A

P

A

M

B

E

T

L

A

V

A

N

D

E

R

I

A

C

R

D

S

I

I

R

A

T

O

M

A

K

I

N

K

I

E M B

R

B

A

R

A

S

I

A

M

K

S T

P E

J

E S

S

E

K

D

E

B

I

L

E

U

D

N

E

O

I

C

E

R

C

E

L

O

R

A

L

T

R

O

L

T

O

N

I

B

E

A

V

O

E

R

E

V

A

N

R

R

A

Q

E

I

I I

O

N

C

L

V

K

2

3

5

2

6

3

5

9

8

5

4

8

8

8

7

4

8

4

5

1

9

0

0

0

3

3

2

5

6

3

5

2

0

2

6

3

2

0

1

3

2

6

9

8

9

5

2

0

3

2

6

9

7

8

8

7

7

4

1

4

1

5

2

1

0

7

5

1

5

2

6

R

P

F

A

N

E

N

I

N

1

E M

I

A

T

I

N

T D

A

S A

3

2

5

9

6

5

1

4

8

5

9

6

5

0

2

1

1

1

2

3

2

0

5

9

9

5

5

4

8

7

4

8

5

4

1

5

1

0

2

5

9

0

2

5

6

5

1

4

5

4

0

0

1

6

8

I

K

8

7

9

8

5

4

8

1

T

E

1

5

2

6

3

2

1

4


retro 80 faqja e fundit profil&

Viti

Hapet Koloseumi

U deshën 10 vjet që të ndërtohej Amfiteatri madhështor i Romës antike. I gjatë pothuajse 200 metra dhe me një kapacitet prej mbi 50 mijë vendesh, u ndërtua në një zonë që ishte shkatërruar nga zjarri i rënë gjatë sundimit të perandorit Neron. Arena u hap gjatë vitit të parë të mbretërimit të perandorit Titus, vit që pat filluar me fatkeqësi të mëdha, si shpërthimin e Vezuvit që shkatërroi Pompein dhe Herkulaneumin dhe përhapja e murtajës në Romë. Lojërat hapëse rrjedhimisht u panë si përpjekje për të ndryshuar atmosferën e krizës dhe për të kënaqur zotat. Lo-

e.s.

jërat vazhduan për 100 ditë: mëngjeset mbusheshin me shfaqje të kafshëve, gjatë të cilave specie të ndryshme futeshin në arenë për të gjuajtur dhe luftuar kundër njëratjetrës; ndërsa pasditeve zhvilloheshin dyluftime gladiatorësh. Mendohet se më shumë se 9 mijë kafshë u vranë gjatë ditëve hapëse të lojërave. Në fillim i pagëzuar amfiteatri Flavian, më vonë filloi të thirrej Koloseumi, për shkak të statujës kolosale të Neronit që ndodhej aty afër. I pari amfiteatër i ndërtuar në qendër të qytetit, u pagua pjesërisht me thesaret e marra nga Tempulli i Jerusalemit, që u

SOT

E martë, 22 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

23

bastis në vitin 70. Më vonë, nën perandorin Domitian një kat i epërm u shtua për të rritur kapacitetin si edhe një kompleks i nëndheshëm katakombesh dhe kafazesh për kafshët. Thuhet shpesh se shumë të krishterë u martirizuan në Koloseumin, por evidencat e kësaj janë të pamjaftueshme. Thuhet gjithashtu se amfiteatri mund të përmbytej për të mundësuar zhvillimin e betejave detare për spektatorët, por shumë historianë mendojnë se kjo është e pagjasë. Koloseumi u përdor të paktën deri në shekullin e pestë. Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

François Hollande Profil ‘amerikan’ për Presidentin e Francës Nicholas Burns, The Boston Globe

Mos përdorni fjalë të turqishtes Faik Konica

Shqipëtarët qi kanë mendjen të lëruar duhet të kenë turp të përdorojnë fjalë të huaja duke folur shqip. “Evet efendem, bahusurs do te vin. Andan-sonra, ghezdisa ne bayce, lok or byrazer, s’ta kam taktin”. Të tilla mënyra folje janë shumë të poshtra. Do të flasësh turqisht? Fol turqisht. Po kur më flet shqip, lëshoje më n’janë turqishten, mos fol si ato robeshat arapka që sillnin qëmoti pashallarët në Shqipëri. Përveç fjalëve si ihtimal, velaqin, omos, malista, dunque, që është punë fare e shtrembër t’i fusim në shqipen, ka shumë fjalë turqisht, greqisht ettj. që disa shkronjëtorë shqipëtarë i përdorojnë pa ditur se janë fjalë të huaja. Sot, po shpallim një mbledhje fjalësh turqisht që duhet të qërohen nga gjuha t’onë. Mos thoni eglendisem (po thoni: përgëzohem); mos thoni ortak (po thoni: shok); baft (fat); bashte a bagshe (kopshta); hyzmet (shërbim); ihaf (fjalë); sevda (dashuri); sëkëlldisem (mërzitem); inatosem (zemërohem, mërzitem); gjezdis (bares); ghene (prapë, përsëri, rishtazi); ashçi (gjellëtar); terezi (qepetuar); hasm a dushman (armik); dynia (botë); muhabet (kuvend); Allahu (Perëndia, Hyji); fukara (vobek); behar (verë); sokak (rrugë); heqim (mëkat); fiqir (mend); penghere (dritore); kasaba (qytet); jeshil (i, e gjelbër); jetim (i vorfën); javash (ngadalë); ihtiza (nevojë); hise (pjesë); hazer (gati); ferk (ndryshim); skat (shegur); adet (zakon); sebep (shkak); zabit (fiqal).

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

“Shën Elia”

Katër vjet më parë, u poqa në Manastir me një Shqipëtar që e kish emrin Isa agë, dhe i cili më rrëfeu një ngjarje mjaft për të qeshur, e mjaft për të vënë re, se dëften sheshit mendjen e Bullgarëve. Isa aga udhëtonte në disa fshatra afër Perlepit. Në një fshat, emri mjerisht s’më kujtohet, vendësit ishin të gjithë Bullgarë; e për këtë shkak e për ca të tjerë, kishin një armiqësi për vdekje për Isa agën. Një ditë, Isa aga hyri në kishë para se të mblidhej bota e vate e u-fsheh nën altar, me një shkop të mirë në dorë. Vjen ora e meshës, e, kur nisi të meshone prifti, Isa aga zu e po trokiste. Ç’është kjo trokitje? thosh prifti duke vështruar rreth e rrotull, kur dëgjon një zë: Unë Shën-Elia jam! Të gjithë Bullgarët ishin të habitur. Shën Elia pasoi duke thënë: Prej cilit kini vuajtur edhe qaheni? Vuajmë shumë, tha prifti në emër të popullit, prej Isa agës. Po pse s’veni t’a vrisni? Paguajtëm dy a tre njerëz, por asnjë s’e vrau dot. S’duhet të humbisni shpresë; unë Shën-Elia kam për tju ndihmuar. Cili midis jush do të marrë barrën e kësaj pune? Unë, dhe unë, dhe unë! thanë disa fedakë Bullgarë. Atëherë, altari u tund, e, atë hop, Shën Elia u shfaq me fytyrën e Isa agës. Katër shokë ishin gati në prag të kishës; hyjnë, mbyllin mirë dyert, edhe shkopinjtë zunë të kërcejnë mbi kurrizët e mbi krerët e Bullgarëve; gjaku rrodhi dendur, edhe prifti mësoi se Shën Elia s’ish ndihmëtar për Bullgarët. Q’atë ditë, Isa aga u-bë i njohur në gjithë viset e Prilepit me emrin “Shën Elia”.

Portret i socializmit real Tiranë, vitet ‘80

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Fitorja dramatike e François Hollande në zgjedhjet presidenciale në Francë mund të bëhet njëra nga pikat më të rëndësishme të kthesës këtë vit, edhe për Europën, edhe për Shtetet e Bashkuara. Franca ka peshë në botë, sidomos për disa nga sfidat më të rëndësishme ndërkombëtare - kriza në Eurozonë, Afganistani, Irani dhe Siria. Ajo është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, fuqi bërthamore, poseduese e njërës prej ushtrive më të afta në botë dhe një forcë me ndikim në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Si socialisti i dytë që merr kryesimin e Francës që nga Lufta e Dytë Botërore, Hollande ka arritur një fitore të shkëlqyer elektorale, që nuk mund të përbëjë një tërmet, por që ka shtyrë udhëheqësit botërorë të mendojnë sesi mund ta drejtojë politikën franceze në çështjet kryesore. Ndikimi do të jetë më i thellë në Europë, ku Franca dhe Gjermania kanë bashkëdrejtuar punët e kontinentit për dekada. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe paraardhësi i Hollande, Nicolas Sarkozy, kanë bërë një dyshe të efektshme, e cila ka detyruar Bashkimin Europian të pranojë regjimin e hidhur të kursimit, kur drama e borxheve në Greqi ka evoluar në krizë të plotë ekonomike në Europë. Gjatë fushatës, premtimi kryesor i Hollande ishte ndryshimi i politikës franceze dhe europiane dhe promovimi i më shumë stimujve qeveritarë. Njëra nga arsyet se pse Bashkimi Europian mezi ia ka dalë krizës, është se Merkel dhe Sarkozy kanë qëndruar së bashku për të hedhur poshtë kritikat. Nëse Hollande tani sfidon udhëheqjen gjermane në këtë çështje thelbësore, do të mund të hapte një çarje ideologjike në zemër të BE-së, në kohën kur ajo kërkon të dalë nga recesioni. Fitorja e Hollande është gjithashtu e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Sarkozy ka qenë udhëheqësi më pro-amerikan i Francës në 70 vjet. Ai e ka transformuar Francën nga një aleat modest e nganjëherë edhe i mundimshëm i ShBA-së në njërin nga miqtë e saj më të fortë dhe më të besueshëm në botë. Uashingtoni tani pret nëse Hollande do të ndryshojë politikën franceze në tre prioritetet e rëndësishme të Amerikës: Iranin, Afganistanin dhe NATO-n. Ironikisht, Franca nën Sarkozy-në ka qenë kundërshtari më i rreptë i programit bërthamor të Iranit - më këmbëngulës edhe se Barack Obama apo George Bush. Tani, kur bisedimet me Iranin janë në zhvillim, Shtetet e Bashkuara mbështeten te Franca për të ndihmuar në sanksionet kundër Teheranit, që do ta bënin atë të hiqte dorë nga ambiciet bërthamore. Nëse Hollande ndjek një kurs më pak agresiv, ai do të mund t’i hapte derën Rusisë dhe Kinës për të dobësuar presionin e Perëndimit dhe eventualisht për të lënë Iranin jashtë grepit. Afganistani është një tjetër çështje kryesore, ku qeveria e Hollande mund të bëjë ndryshime kritike. Hollande ka premtuar gjatë fushatës se do të kthejë trupat franceze në vend, në fund të këtij viti. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, sidoqoftë, kanë vendosur që të gjitha forcat të qëndrojnë deri më 2014. Nëse Franca largohet para aleatëve të NATO-s, një gjë e tillë do të shkaktonte krizë në Samitin e Aleancës në Çikago. Pushteti i Hollande ka ndezur debat të madh për efektin e masave shtrënguese. Së bashku me kaosin politik në Greqi, që pason zgjedhjet e së dielës, stabiliteti europian është përsëri në pyetje. Hollande mund të bëhet ai për të cilin ka nevojë Europa - një zë i ri me ide të freskëta për nxitjen e ringjalljes ekonomike. Cilido që të jetë ndikimi i tij, amerikanët nuk duhet të jenë spektatorë pa interes. Çfarëdo që ndodh në Europë - partnerin më të madh tregtar të ShBA-së dhe shtëpinë e aleancës më të rëndësishme të saj - ka vërtet rëndësi për Shtetet e Bashkuara. Kjo është njëra nga arsyet përse fitorja e François Hollande është e rëndësishme për këtë anë të Atlantikut.


CMYK fq 24 / 22 maj

SHËNIME UDHËTIMI / SHËN SALVATORI I SHËNGJINIT?

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 4 (251), VITI VII BOTIMIT PRILL 2012 ÇMIMI 300 LEKË

PROFIL

GJERGJ NDRECA A KA SHQIPNI PËR MU...? ARIAN ÇANI

SIKUR TE ISHA KRYEMINISTER ARJAN VASJARI

SHQIPËRIA, QË PREJ 20 VJETËSH BËHET... PËR ‘INATIN’ TIM RAPORTI BRITANIK

ZOGU, I VETËM MES FANATIKËVE MUSLIMANË

E PËRMUAJSHME

FATOS NANO

KANDIDATI AMERIKAN Intervista/ Fatos Nano, zyrtarisht në garë për postin e Presidentit, jep detajet e ofertës së tij si kandidat konsensusi. Takimet me Metën, Ramën, Berishën e të tjerë. Mbështetja nga ambasadori amerikan dhe thirrja drejtuar PD për “mosdalje nga aksi i konsensusit sepse kjo do të rrezikonte Shqipërinë…”.

Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you