Issuu on Google+

Faqe 2

Në Kosovë lejohen shamitë në shkolla, akuza edhe për fenë në zgjedhje Bashkësia Islame e Kosovës reagoi duke thënë se shamia nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike dhe se PDK dhe PD nuk duhet të merren me këtë çështje

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 22 maj 2014. Numër 1215. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Udhëzuesi për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Banda e eksplozivit

zbardhet skema e grabitjes nga depot e ushtrisë

Policia ndan rolet mes 4 të arrestuarve, por nuk arrin të zbulojë se ku ka përfunduar një sasi e madhe prej 100 kilogramësh eksploziv C4. Ish-ushtaraku Daci bënte lidhjen mes eksplozivit të ushtrisë dhe blerësve të interesuar FAQE 7

Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Thimion; jo trafik, por vjedhje të ikonave Koleksionisti Gjergji Thimio revoltohet në gjykatë për masën e dënimit të kërkuar nga Prokuroria. Ai pohoi se procesi kundër tij është i montuar politikisht. Marrëveshje për uljen e 1/3 së dënimit

FAQE 6

ja sa kushton trualli sipas qyteteve dhe skema e legalizimit rast pas rasti Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame shpjegon hap pas hapi procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për legalizimin e shtëpive të tyre. Objektet e ndërtuara pas janarit 2009 do të përfshihen në një proces më vete. “Trualli për legalizimet do të paguhet sa 50 % e vlerës së tregut. Një tjetër ulje vjen nga futja në proces e letrave me vlerë”. Faqe 6

Ilir Meta: Politika bën gjyqësorin, ndërsa gjyqësori merret me politikë Të dëbuarit nga “Shengen” nuk shënohen në TIMS, dy policë në pranga FAQE 8

NgërÇ

Kryetari i Kuvendit pohon se lidershipi i PD-së po prodhon shumë zhurmë për të dëmtuar imazhin e vendit, sidomos me historinë e avionit të drogës. Deklarata e Brahos për shkarkimin e Nishanit? “Nuk është hera e

parë që zoti Braho ka shpërthime djaloshare” Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mendon se problemi më i madh i Shqipërisë është që politika bën gjyqësorin dhe një pjesë e gjyqësorit bën politikë. I ftuar në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Meta tha se lidershipi i PD-së po tenton të prodhojë tensione... Faqe 4

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Me t’futme

Ideologjia e Kërkimit shkencor, Realiteti dhe Reforma në Arsimin e Lartë

Dreka e gabuar e Isa Mustafës

Edison ypi

Odeta Barbullushi

Armand Shkullaku

Të shkarkuarit nga puna, grevë urie pa afat para kryeministrisë Të shkarkuarit nga puna, çadër para Kryeministrisë. Berisha dhe Basha mbështesin kauzën e tyre. Kreu i PD: Rama të mos luajë me zjarrin! Petrit Fejzullaji është një prej 10 grevistëve, pjesë e kryesisë së Shoqatës për Mbrojtjen e Punonjësve të Larguar nga Administrata, që kërkon... Faqe 3

Tre kamberë në një derë

Debati

39 intelektualët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave mbështesin reformën në Arsimin e Lartë 39 anëtarët e ASHASH, intelektualë të shquar në fushën e shkencave dhe të arteve, shprehin mbështetjen e plotë për nismën e qeverisë shqiptare në reformimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor. Faqe 14


2

afër/larg

Udhëzim Administrativ i MASHT-it, i cili pritet të hyjë në fuqi më 23 maj 2014, mban numrin 06/2014 dhe quhet Kodi i Mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta. Në faqen e fundit të këtij Udhëzimi, neni 15, thotë se me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ 06/2014, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ nr. 6/2010 i datës 11 maj 2010. Po ashtu Neni 16, thotë se Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit.

1

Meta: Politika bën gjyqësorin, drejtësia merret me politikë

Problemi i Shqipërisë/

Faqe 4

politikë/ PS dhe LSI

mbështesin ndarjen me 39 dhe 47 bashki

Faqe 5

kronikë/ Ushtarakët e

eksplozivit C4, zbardhet skema e grabitjes nga depot

Faqe 7

Por, megjithatë, Behxhet Shala nga KMDLNJ-ja, tha se “Ferid Agani po e përdor këtë për të fituar votat në këtë fushatë, sepse i ka premtuar elektoratit që do të arrijë që shamia të bartet nëpër shkolla”.

Në Kosovë lejohen shamitë në shkolla, akuza për futjen e fesë në zgjedhje Bashkësia Islame e Kosovës reagoi duke thënë se shamia nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike dhe se asnjëra nga këto dy parti, PDK dhe PD nuk duhet të merren me këtë çështje.

B

en Blushi e ka paralajmëruar në librin e tij ndërhyrjen e feve në politikë dhe në Kosovë, e kjo duket se nuk është pritur gjatë për t’u bërë realitet. Partia për Drejtësi e Ferid Aganit dhe PDK e Hashim Thaçit kanë arritur marrëveshjen paraelektorale pikërisht bazuar mbi kushte të lidhura fort me religjionin. Gazeta “Zëri në Kosovë” bën me dije se Agani dhe Thaçi kanë arritur marrëveshjen, pasi Kryeministri i Kosovës ka pranuar që të ndryshojë ligjin dhe të lejojë vajzat me shami të shkojnë në shkollë të mbuluara. Ky nuk do të ishte një vendim shumë problematik po të mos lexohej si lëvizje elektorale e palëve. Madje të tillë e ka lexuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila kërkoi që shamia të mos ishte pjesë e pazareve politike. Raporti i Zërit

Që nga dita e mërkurë, 21 maj, të gjitha vajzave që mbajnë mbulesën (shami) do t’u lejohet të ndjekin mësimin në shkolla. Të premten më 16 maj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr.6/2010, të cilin e kishte hartuar dhe nënshkruar ish-ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, i cili i ndalonte vajzat të mbanin shaminë në shkolla. Ky udhëzim është shfuqizuar nga ministri Buja, me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky ishte kusht për koalicion parazgjedhor i vënë nga Ferid Agani. Bashkësia Islame e Kosovës reagoi duke thënë se shamia nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike dhe se asnjëra nga këto dy parti, PDK dhe PD nuk duhet të merren me këtë çështje. Më 16 maj, Agani ishte takuar me kryeministrin Thaçi dhe zv/kryeministrin Hajredin

Kuqi, ku ishin pajtuar që Udhëzimi Administrativ të shfuqizohet. Kryeministrit Thaçi përmes një telefonate kishte urdhëruar ministrin Buja që të shfuqizojë Udhëzimin Administrativ 06/2010, dhe kështu kishte pranuar kushtin e Aganit, që të arrihej koalicioni parazgjedhor në mes të PDK-së dhe PD-së. Nga ana tjetër kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, në lidhje me këto zhvillime ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk ka marrë informacionin zyrtarisht se ka ndodhur ky shfuqizim i Udhëzimit Administrativ. Bajgora u ka bërë thirrje partive politike që këto çështje t’i lihen Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ngase këto janë pjesë të tyre. “Shamia nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike të partive. Çka ka lidhje Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Partia e Drejtësisë (PD) me shaminë, me këtë duhet të merren institucionet e Kosovës, se nuk është në rregull”, - ka thënë Bajgora. UA hyn në fuqi pas 7 ditësh

Udhëzim Administrativ i MASHT-it, i cili pritet të hyjë në fuqi më 23 maj 2014, mban numrin 06/2014 dhe quhet Kodi i Mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta. Në faqen e fundit të këtij Udhëzimi, neni 15, thotë se “me hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ 06/2014, shfuqizohet Udhëzimi Administrativ nr. 6/2010 i datës 11 maj 2010”. Po ashtu, neni 16, thotë se “Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë (7) ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit”. Ky udhëzim, i cili është nënshkruar nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, gjendet tani edhe në ueb-faqen e kësaj ministrie. (masht-gov.net/ advCms/documents/06_2014_UA.pdf) Udhëzimin Administrativ Nr.6/2010, i cili kishte hyrë në fuqi gjatë kohës sa ishte ministër

i Arsimit, Enver Hoxhaj, u ndalonte vajzave që të mbanin mbulesë në shkollat publike. PD: Jemi të kënaqur me këtë marrëveshje

Ben Blushi e ka paralajmëruar në librin e tij ndërhyrjen e feve në politikë dhe në Kosovë duket se nuk është pritur gjatë për tu bërë realitet. Partia për Drejtësi e Ferid Aganit dhe PDK e Hashim Thaçit kanë arritur marrëveshjen paraelektorale pikërisht bazuar mbi kushte të lidhura fort me religjionin. Gazeta Zëri në Kosovë bën me dije se Agani dhe Thaçi kanë arritur marrëveshjen, pasi kryeministri i Kosovës ka pranuar që të ndryshojë ligjin dhe të lejojë vajzat me shami të shkojnë në shkollë të mbuluara

Nga ana tjetër kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, në lidhje me këto zhvillime ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk ka marrë informacionin zyrtarisht se ka ndodhur ky shfuqizim i Udhëzimit Administrativ. Bajgora u ka bërë thirrje partive politike që këto çështje t’i lihen Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ngase këto janë pjesë të tyre.

Këtë shfuqizim të Udhëzimit e ka konfirmuar edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili ka thënë se është futur në koalicion parazgjedhor me PDK-në me një kusht të vetëm, lejimin e mbajtjes së shamisë në shkolla. I pyetur se, a i beson Thaçit për këtë premtim, ngase në mandatin e kaluar nuk u lejua një gjë e tillë, Agani ka thënë se për dallim nga hera e kaluar, kur në koalicion me Thaçin ka hyrë nëpërmjet Pacollit, kësaj radhe ai ka bërë marrëveshje direkt me Thaçin. Edhe Jeton Svirca nga Partia e Drejtësisë ka thënë se në këtë aspekt një kontribut e ka dhënë edhe UNICEF-i dhe OSBE-ja. “Ne kemi qenë në kontakt për këtë çështje edhe me zyrtarë të ndryshëm të ambasadave të huaja në Kosovë, edhe me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian në Kosovë dhe me të gjithë e kemi diskutuar këtë temë, dhe të gjithë janë pajtuar dhe janë dakorduar”, ka thënë Svirca. “Ne kemi garanci të plota nga kryeministri Thaçi, kemi nënshkrimin e ministrit Buja, të cilin e ka ndryshuar këtë Udhëzim Administrativ dhe jemi të kënaqur me këtë marrëveshje dhe ky standard europian do të jetësohet edhe në të ardhmen në Kosovë”, ka përfunduar Svirca. Shala: Agani e ka sa për vota

KMDLNJ-ja konstaton se nga aspekti i të drejtës civile nuk mund askush të largohet nga shkolla në qoftë se e bart një shami. Por, megjithatë Behxhet Shala nga KMDLNJ-ja, tha se “Ferid Agani po e përdor këtë për të fituar votat në këtë fushatë, sepse i ka premtuar elektoratit që do të arrijë që shamia të bartet nëpër shkolla”. Sidoqoftë asnjë parti politike në Kosovë nuk ka reaguar kundër vendimit që mund të ndikojë në votat e besimtarëve myslimanë, nga ana tjetër askush nuk garanton se vendimi është i mjaftueshëm për të garantuar votat e këtyre besimtarëve. Marrë me Përshtatje nga Zëri.info


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

3

22.05.2014

Kush janë grevistët Petrit Fejzullaji ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Drejtorinë Rajonale të Tiranës prej 14 vitesh. Gladiola Bardhoshi ka punuar si punonjëse sociale. Ajo ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Zyrën e Shërbimit të Punësimit. Nertila Qafzezi ka punuar specialiste e zyrës së punësimit prej katër vitesh. Është larguar nga puna më 10 janar 2014. Vera Picaku ka punuar për tetë vjet në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Më 20 nëntor 2013 ka marrë urdhrin e largimit nga puna. Artan Murrizi ka punuar Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë prej 4 vitesh. Olgerta Shkurti ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Agron Dervishi ka punuar Inspektor në Sigurimet Shoqërore në Gjirokastër prej 7 vitesh. Është larguar nga puna më 15 mars 2014. Prek Vukaj ka punuar në Ndërmarrjen e trajtimit të studentëve në Qytetin Studenti. Ka filluar punë në 2007. Është larguar nga puna në nëntor të 2013-ës. Hastrit Likaj ka punuar në Sektorin e Financës në Zyrën e Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga puna në nëntor 2013. Ludovik Berisha.... Grevistët mbrëmë në çadër

Kush janë 10 grevistët e urisë Të shkarkuarit nga puna, çadër para Kryeministrisë. Berisha dhe Basha mbështesin kauzën e tyre. Kreu i PD: Rama të mos luajë me zjarrin! TIRANË Petrit Fejzullaji është një prej

10 grevistëve, pjesë e kryesisë së Shoqatës për Mbrojtjen e Punonjësve të Larguar nga Administrata, që kërkon të shpejtohet zbatimi i vendimit të Gjykatës Administrative për t’u rikthyer në punë. Ai sqaron se ka 14 vite punë në shtet dhe se ende nuk e kupton shkarkimin e tij vetëm përmes një urdhri. Si Petriti, (por jo me aq vite punë) ishin edhe 9 grevistët e tjerë që pretendonin se ishin larguar nga puna në mënyrë të paligjshme, dikush nga Ministria e Drejtësisë apo edhe Ministria e Punës. Pas një orvatjeje të gjatë që nisi që prej orës 12:00 të mesditës së djeshme për të marrë lejen nga Policia e Tiranës, (të cilën e kishin kërkuar 24 orë më parë) me ndërhyrjen e deputetëve demokratë, vetëm në orën 21:40 të mbrëmjes, 10 të larguarit nga puna filluan zyrtarisht grevën, në lulishten përballë Piramidës, në anën e majtë të Kryeministrisë. Ata filluan grevën e urisë pa afat, duke kërkuar rikthimin në punë të larguarve që pretendojnë se janë hequr në kundërshtim me ligjin si dhe zbatimin e vendimit të gjykatave. Në çadrën e ngritur nga mbështetës të PD-së, grevistët

morën me vete vetëm nga një batanije dhe dy jastëkë, ndërkohë që katër prej tyre, që ishin gra, morën edhe nga një çantë dore. Pas 30 minutash nga fillimi i grevës së urisë u ngrit edhe çadra e dytë, që mbrëmë do të strehonte vetëm katër gratë greviste, ndërsa u paralajmërua se numri i të larguarve që do t’i bashkohej grevës ditët në vijim do të ishte edhe më i madh. Deri mbrëmë vonë u ngritën vetëm dy çadra që u rrethuan nga mbështetës të PD-së, pjesëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe thuajse gjithë grupi parlamentar demokrat. 50 metra më larg nga çadrat, në cep të Kryeministrisë qëndronin vetëm dy policë dhe dy punonjës të Gardës. Një furgon policie ishte stacionuar përballë Piramidës dhe tre policë të tjerë bënin ecejake nga cepi në cep i Piramidës. Afër stacionit të autobusit, në anë të rrugës përballë Piramidës qëndronte edhe një ambulancë. Berisha “vjedh” vëmendjen e grevistëve

Aty rreth orës 21:20, ku shkallet e Piramidës ishin mbushur plot, ia behu edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili më parë përmes një

Selami: Protesta nuk na largon nga Europa “Protestat e opozitës nuk do e pengojnë marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë”, - deklaroi dje në një intervistë për “Neës24” deputeti demokrat Eduard Selami. Ai argumentoi gjithashtu se protestat nuk kanë si qëllim kthimin e shpejtë të opozitës në pushtet. “Qëllimi ynë nuk është të vijmë menjëherë në pushtet, por ky problem kaq i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë duhet të adresohet në mënyrë të drejtë. Ministri i Brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën joprofesionale që e ka trajtuar. Kryetari Basha ka thënë që nuk do bëhet pengesë dhe do aprovojë çdo ligj që është për integrimin e Shqipërisë. Protesta nuk na largon nga Europa… Largimi i kryeministrit do përshpejtojë integrimin në Europë”, - u shpreh Selami.

postimi në faqen e tij në Facebook, duke iu referuar Edi Ramës kishte shkruar se “qëndresa kundër Janukoviçit të Ballkanit vazhdon”. Të njëjtën thirrje Berisha përcolli edhe në takimin e shkurtër që pati me grevistët brenda çadrës së ngritur, ndërsa më pas, për rreth 20 minuta ai qëndroi ulur në shkallët e Piramidës i rrethuar nga demokratët. “Rroftë Berisha”, “Rama ik”, ishin disa nga thirrjet e mbështetësve të PD-së, ndërsa 10 grevistët qëndronin mënjanë në anën tjetër të rrugës që i ndante nga Berisha, duke tentuar të merrnin vëmendjen e medias për fillimin e grevës së urisë. U desh largimi i Berishës që diçka të kuptohej tek thirrja e grevistëve që paralajmëruan grevë pa afat deri sa zëri i tyre të dëgjohej. Berisha u largua me ovacione i shoqëruar nga deputetët e PD-së, ndërsa të larguarit nga administrata u rehatuan në shtretërit portativë të vendosur brenda në çadër. Përveç sendeve të tyre personale dhe kolive me ujë, asgjë tjetër nuk u lejua të futej në çadër. Jashtë saj u vendos edhe një foni e vogël, që do të shërbente hera-herës për grevistët. Ndërkohë, po mbrëmë

rreth orës 10:30 pranë grevistëve mbërriti edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i kërkoi Ramës që të mos luante me zjarrin. Leja e vonuar

Nëse policia e Tiranës do të kishte dhënë leje shumë më herët, me shumë gjasë, greva e urisë nuk do të kishte marrë përmasat e mbrëmshme. Fillimisht ata ishin vetëm gjashtë, ndërsa pas një vendimi të kryesisë, Shoqata e të Larguarve vendosi që të përfaqësohej në grevë urie me 10 veta në kauzën e saj për rikthimin e gjithë të larguarve nga vendet e tyre të punës e për pasojë, respektimin e vendimit të gjykatave. Të vetëdijshëm për këtë gjë ishin edhe deputetët demokratë, të cilët gjatë pasdites u konfrontuan verbalisht me policinë, në përpjekje për të sjellë mjetet e domosdoshme për grevën e urisë. Më pas takimi i një përf aqësie të deputetëve demokratë me drejtues të Policisë së Tiranës zhbllokoi situatën. Më herët, Bashkia e Tiranës kishte dhënë lejen për zhvillimin e grevës së urisë në një mjedis publik. N.Perndoj

Basha: Rama i ka hapur portat kartelit të dogës, ai duhet të ikë! “…Shkatërrimi i Policisë së Shtetit përmes emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun ka sjellë situatë emergjente të trafikut të drogës” LEZHË Të premten, Partia Demokra-

tike pritet të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Për sensibilizimin e çdo qytetari që t’i bashkohet kësaj proteste, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ndërmarrë një tur nëpër rrethe, ku takimi i radhës ishte dje me demokratët e Lezhës. “Droga ka mbjellë pasiguri, ka mbjellë fat-

keqësi, ka hapur plagë, ka hapur varre. Shqiptarët sot janë më të përbashkuar se kurrë nga ky hall i madh, nga kjo brengë e madhe, por dhe nga një vendosmëri e madhe për t’i qëndruar dhe për t’i bërë ballë kësaj të keqeje dhe ne, Partia Demokratike do ta udhëheqim me vendosmëri betejën kundër saj”, tha Basha. Ai shtoi se “shkatërrimi i Po l i c i s ë s ë Sht e t it p ë r m e s emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun ka sjellë situatë emergjente të trafikut të drogës”. “Mohim, fshehje, mashtrim, mbulim, mbrojtje dhe mbështetje ka ofruar dhe ofron Edi Rama për narkotrafikantët. Çfarë bënë sapo morën pushtetin?! Hoqën mbi 400 oficerë të përkushtuar të policisë,

të cilët bënë të mundur që Shqipëria të futet në NATO dhe shqiptarët të lëvizin pa viza. Solli njerëz të larguar, jo nga ne, por nga ministra socialistë, për lidhje me krimin e organizuar dhe në veçanti me narkotrafikun, goditi dinjitetin e oficerëve profesionistë dhe i zëvendësoi ata me lidhje të ngushta me krimin. Edi Rama është përgjegjës ndaj duhet të largohet. Ky është njeriu i cili me symbyllje dhe syshkelje kërcënon integrimin e vendit duke i hapur portat kartelit të drogës. Ky është Edi Rama dhe kjo është një arsye më shumë pse duhet të ikë”, - tha Basha. Për pasojë, ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen thirrjes për largimin e Ramës nga posti i Kryeministrit. “Më për-

para kur ishte në opozitë, fajin për gjithçka e kishte qeveria. Tani që është në qeveri, fajin për gjithçka e ka opozita. Sado që përpëliten ditë pas dite, e shikoni që po bëjnë nga katër konferenca për shtyp dhe lexojnë të njëjtën letër që ua kanë shkruajtur. I ka zënë frika. Pse i ka zënë frika? Sepse e dinë se përballë kanë jo vetëm PD-në, sepse axhenda jonë për t’u ngritur në këmbë dhe për të shporrur kartelin e drogës është axhenda e çdo shqiptari. Të premten, të bashkuar si asnjëherë më parë në orën 11:00, t’u tregojmë shqiptarëve vendosmërinë tonë, të jemi të gjithë së bashku në këmbë për t’i thënë jo drogës dhe për t’i thënë përgjegjësit Edi Rama: ik, largohu!” - tha ai.


4

në fokus Ndaj është e rëndësishme edhe njëherë që ta ndajmë politikën nga gjyqësori. Politika të bëjë politikën, gjyqësori të japë drejtësinë. KLD-ja natyrisht që ka një rol kyç pa asnjë diskutim, pasi është praktikisht qeveria e gjyqësorit.

Problemi i Shqipërisë

Meta: Politika bën gjyqësorin, drejtësia merret me politikë Kryetari i Kuvendit pohon se lidershipi i PD-së po prodhon shumë zhurmë për të dëmtuar imazhin e vendit, sidomos me historinë e avionit të drogës. Deklarata e Brahos për shkarkimin e Nishanit? “Nuk është hera e parë që zoti Braho ka shpërthime djaloshare”

K

ryetari i Kuvendit, Ilir Meta mendon se problemi më i madh i Shqipërisë është që politika bën gjyqësorin dhe një pjesë e gjyqësorit bën politikë. I ftuar në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Meta tha se lidershipi i PD-së po tenton të prodhojë tensione artificiale me historinë e avionit të drogës. Çfarë mendoni për marrjen e statusit kandidat për t’u anëtarësuar në BE? Si e vlerësoni punën e qeverisë shqiptare në këto 8 muaj? Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin që në muajin dhjetor. Nuk u mor, sipas vlerësimit tim, për arsye politike, pra të mënyrës sesi realizohet vendimmarrja në Këshillin e Ministrave të BEsë, por absolutisht që Shqipëria duhet ta kishte marrë që në dhjetor, sepse me realizimin e tri kushteve të njohura përpara zgjedhjeve dhe me vlerësimin pozitiv që morën zgjedhjet e përgjithshme, “kalvari” i plotësimit nga ana e Shqipërisë të 12 prioriteteve apo rekomandimeve ishte përmbushur. Ndërkohë që në muajin dhjetor Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, të prekshëm, që shpresojmë të vlerësohet përsëri edhe nga Komisioni Europian dhe të ketë mundësi të vlerësohet nga të gjitha vendet anëtare. A mendoni se protesta e fundit e opozitës do të japë ndikimin e BE-së për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në qershor? Mua më vjen keq që lidershipi i PD-së kërkon të prodhojë tensione artificiale, të cilat nuk kanë një bazë reale. Duhet të keni parasysh që Shqipëria prej kohësh ka qenë një vend prodhues dhe tranzit i kanabisit. Dihet gjithashtu që një fshat me tradita mjaft pozitive, por për fat të keq edhe në ndikimin e demokratëve u bë një identifikues i këtij fenomeni në Shqipëri. Ajo që është më absurdja, protesta kundër drogës bëhet duke patur në plan të parë dhe në vijën e parë të protestës kryetarin demokrat të komunës së Lazaratit. E përmenda këtë, sepse edhe për atë kam konsideratë si individ. E përmenda këtë për të treguar që është një vepër politike, që nuk ndihmon vendin, që kthehet në një kosto për vendin, kthehet edhe në një kosto edhe për vetë PDnë. Le të marrim rastin tjetër të kërkesës së PD-së për të krijuar një komision hetimor parlamentar të dytë për akuzat për çështjen e drogës. Ndërkohë që një komision i tillë ishte krijuar edhe më parë, ku opozita kishte konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Kjo ndodh kur pikërisht për fat të mirë kemi dy të ndaluar, pilotin italian dhe bashkëpunëtorin shqiptar, të cilët janë tashmë nën hetim nga ana e Prokurorisë. Ka shumë zhurmë për të dëmtuar imazhin e vendit, jo se bëhet me këtë qëllim që të dëmtohet imazhi i

vendit, por mendohet që në këtë mënyrë të dëmtohet qeveria. A ka një sasi të mbjellë? Patjetër që është mbjellë. Unë jo më kot e përmenda faktin që në krye të protestës qëndronte kryetari i komunës së Lazaratit. Jo për të demonizuar as fshatin e nderuar të Lazaratit, as kryetarin e komunës, por për të treguar që kemi të bëjmë me një lojë politike. Nuk është se kemi të bëjmë me një distancim të qartë, të plotë, të prerë të kësaj force politike nga ky fenomen. Në rast se policia do të ndërhynte në Lazarat dhe do të kishte disa probleme, atëherë do të flitej për të drejtat e njeriut që u dhunuan nga qeveria, etj. Epitete që nuk i mungojnë pafund doktorit, ju e dini. A ka një lloj të drejte apo justifikim opozita në rastin e avionit me drogë, kur deklaronte që në zona të caktuara në territorin e Shqipërisë bëhet transport nga ajri i drogës? Opozita ka të drejtë të thotë çfarë dëshiron. Problemi është, cili është qëllimi i opozitës. Këtë besoj se qytetarët e dallojnë qartë. Qëllimi është që në rast se ajo ka informacione që disa avionë janë ulur këtu apo janë ulur atje, të identifikohen, të ndalohen trafikantët, qofshin këta njerëz me pushtet, pa pushtet, të ndëshkohen apo jo. Mendoj se opozita edhe për shkak të rrethanave që kanë krijuar shumë institucione në Shqipëri, në rast se e ka këtë vullnet, këtë mundësi, duhet të japë një kontribut shumë më konkret. Ndonjëherë zhurma edhe mund të ndihmojë trafikantët dhe jo që t’i ndëshkojë ata. Ju e dini që opozita e ka të gjithë aksesin për të komunikuar jo vetëm me qeverinë, por po e përjashtoj qeverinë për arsye të karakterit politik, por me Presidentin e Republikës dhe me drejtues të tjerë të institucioneve të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë që janë institucione jo vetëm të pavarura, por janë edhe institucione, përfaqësuesit e të cilave kanë gëzuar besimin e mazhorancës së dikurshme, pra të opozitës së sotme. Në rast se bëhet fjalë për të ndëshkuar një fenomen, në rast se kërkojnë thjesht të bëjnë zhurmë, në bazë të një historie, në bazë të një legjende, kjo është diçka tjetër. Në rast se kjo gjë është bërë në të kaluarën dhe nuk bëhet më, ose në rast se janë shkëputur lidhjet midis atyre që bënë në të kaluarën dhe trafikantëve, dhe sot ka ndonjë shqetësim se mos dikush tjetër është lidhur dhe po bëhet kjo zhurmë, atëherë përsëri këtu ngelet mjaft për të hamendësuar. Pra, kush është qëllimi i opozitës?! Do ta luftojë? Asnjë nga përfaqësuesit e opozitës në fakt nuk ka shkuar në Prokurori? Asnjë prej tyre as nuk ka shkuar, por ka bërë diçka, duke thënë që jo ne pse

"Ndonjëherë zhurma edhe mund të ndihmojë trafikantët dhe jo që t’i ndëshkojë ata. Ju e dini që opozita e ka të gjithë aksesin për të komunikuar jo vetëm me qeverinë, por po e përjashtoj qeverinë për arsye të karakterit politik, por me Presidentin e Republikës dhe me drejtues të tjerë të institucioneve të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë që janë institucione jo vetëm të pavarura, por janë edhe institucione, përfaqësuesit e të cilave kanë gëzuar besimin e mazhorancës së dikurshme"

duhet të shkojmë në Prokurori, ne kemi Parlamentin. Dhe kush është problemi kryesor tani i Shqipërisë? Është që politika bën gjyqësorin dhe i bën në sallën e Parlamentit dhe në komisione dhe nëpër media, ndërsa një pjesë e gjyqësorit ndërkohë merret me politikë. Ky është problemi. LSI-ja është shtylla kryesore e koalicionit qeverisës. Çfarë note do t’i vini? Së pari, ajo që është më e rëndësishmja në të gjithë këtë periudhë, duhet të keni parasysh sepse Shqipëria ishte në një dishezë ekonomike. Pa dashur që të hyjmë në shumë detaje, a ndani të njëjtin mendim me z. Naço, ministrin e Drejtësisë, se duhet nisur nga KLD-ja kjo reformë, pasi KLD-ja është shndërruar në një institucion që po e bllokon dhënien e drejtësisë në vend? Duhet të ketë një ndarje shumë të qartë në këtë drejtim. Unë mendoj se nuk mund t’i klasifikojmë të gjithë gjyqtarët, të gjithë prokurorët në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, mendoj se ka shumë prej tyre që janë njerëz me integritet, janë njerëz të përkushtuar, janë njerëz të cilët besojnë tek profesioni i tyre. Ndaj është e rëndësishme edhe njëherë që ta ndajmë politikën nga gjyqësori. Politika të bëjë politikën, gjyqësori të japë drejtësinë. KLD-ja natyrisht që ka një rol kyç pa asnjë diskutim, pasi është praktikisht qeveria e gjyqësorit. Por kjo reformë nuk ka të bëjë thjesht me KLD-në dhe s’mund të ketë vetëm këtë dimension. Ajo është një reformë mjaft e gjerë, e cila do të përfshijë të gjithë elementët kyç të sistemit të drejtësisë dhe që do të bëhet në bashkëpunim dhe me vetë institucionet e drejtësisë, me shoqërinë civile dhe, e theksoj edhe një herë tjetër, me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë. Ndoshta kanë të drejtë kur janë pak skeptikë. Kemi shumë vite që diskutojmë për këtë reformë, pse duhet të kemi besim kësaj radhe? Unë besoj se këtë herë kjo reformë do të ndodhë dhe nuk do të jetë si në të kalu-

arën, sepse është vetë momenti që e kërkon. ...Jam i bindur që është edhe një presion i jashtëzakonshëm i gjithë shoqërisë sonë, që e kërkon këtë reformë. Sepse zbatimi i ligjit dhe moszbatimi i tij ndihet dhe ndeshet çdo ditë nga qytetarët tanë. Pra, domosdoshmëria për realizimin e kësaj reforme gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve në sondazhe në gati 90 për qind të tyre. Në të kundërtën, mosrealizimi i saj do të ishte një dështim jo vetëm për këtë mazhorancë, por edhe për politikën në përgjithësi. Një aktor i fuqishëm në fushën e drejtësisë është edhe Presidenti i Shqipërisë. Një javë më parë, kryetari i komisionit të Sigurisë, z. Spartak Braho ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e z. Bujar Nishani. Ju si kryetar i Kuvendit, do ta mbështesni një nismë të tillë? Nuk besoj se është hera e parë që deputeti i nderuar, z. Braho ka reagime shpërthyese ose djaloshare le të themi. Unë respektoj mendimet e tij dhe të çdo deputeti, por unë e them me bindje të plotë që Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, është dhe do të jetë i interesuar për realizimin e reformës në drejtësi për arsye se është edhe kryetari i KLD-së. Për arsye sepse në Kushtetutën tonë, roli kyç i Presidentit mbetet në këtë fushë. Është fusha ku pritshmëritë janë më të mëdha se në çdo fushë tjetër dhe kërkesa dhe presioni për ndryshime dhe për reforma. Dhe sigurisht unë besoj se edhe ai vetë është i ndërgjegjshëm që komuniteti i gjyqtarëve, i prokurorëve, i noterëve e kështu me radhë nuk e meriton të identifikohet në një mënyrë jo të denjë për shkak të papërgjegjshmërisë, për shkak të mungesës së etikës, për shkak të mungesës së profesionalizmit që reflektohet nga një pjesë e tyre. Në këtë drejtim, unë besoj te përgjegjshmëria e Presidentit Nishani dhe tek vullneti i tij për të bashkëpunuar në një mënyrë parimore dhe në një mënyrë kushtetuese për realizimin e kësaj reforme vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2014

5

Deputetët socialistë dhe ata të LSI kanë parë dje të gjitha propozimet për hartën e re të vendit dhe më pas kanë diskutuar detajet për zonat e tyre elektorale

Komisioni i Reformës Territoriale

censusi

Rama: Pabarazia? Përgjigja është ndarja e re administrative Zhvillimet demografike të viteve të fundit dhe harta e copëtuar administrative kanë bërë që në vend të krijohen diferenca të mëdha zhvillimi në zona të ndryshme. Ky është konstatimi i kryeministrit Edi Rama, i cili i pranishëm në analizën e Censusit, theksoi se ky fenomen çon në tensione sociale dhe pabarazi mundësish, ndaj dhe kërkon ndërhyrje urgjente. “Kryefjala e kësaj përgjigjeje është reforma territorialo-administrative me një reduktim dramatik të numrit të njësive vendore që disponojnë kompetenca të plota dhe me rritje dramatike të të ardhurave për njësitë që do të dalin nga ky reduktim për të drejtuar tërësisht ndryshe qoftë zhvillimin njerëzor, qoftë zhvillimin natyror dhe ekonomik”, - deklaroi Rama. Ndërkohë që kreu i INSTAT-it, Gjergj Filipi, duke iu referuar të dhënave të Censusit ka bërë të ditur se me këto ritme të rënies së numrit të lindjeve në vend, pas pak kohësh do të ketë më shumë vdekje sesa lindje. “Bazuar në projeksionet e reja të popullsisë, në vitin 2027, pra vetëm 13 vjet nga tani, rritja natyrore mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të tejkalojë numrin e lindjeve”, - deklaroi kreu i INSTAT-it, Gjergji Filipi. Duke marrë spunto nga ky konstatim, kryeministri Edi Rama tha se “kjo është një arsye më shumë që reforma e pensioneve kaq shumë e shtyrë vit pas viti për arsye të politikës së ditës dhe për arsye të dritëshkurtësisë së qeverisjes deri më sot, tanimë e kemi të formësuar të kryhet një orë e më parë”. Paralelisht përgjatë kësaj dekade Shqipëria është përballur me një valë të dytë emigrimi, ku sipas INSTAT-it, mbi 480 mijë vetë janë larguar në emigrim.

PS dhe LSI mbështesin ndarjen me 39 dhe 47 bashki Mazhoranca nuk përjashton mundësinë që të pranohet varianti me 39 njësi, por duke u korrektuar me elementë nga varianti me 47 njësi, duke krijuar një hartë të re që mund të shkonte te 44-45 njësi vendore Fejzi Braushi Harta e re territoriale e Shqipërisë nuk do të ketë më shumë se 47 njësi të reja të qeverisjes vendore. Kjo pasi komisioni i posaçëm i Reformës Territoriale dhe deputetët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së pritet të zgjedhë mes variantit të dytë dhe të tretë nga pesë variantet që u prezantuan të premten e shkuar. Bëhet fjalë për variantin që e parashikon hartën e Shqipërisë të ndarë në 39 njësi dhe atë që e ndan në 47 njësi vendore. Këto dy variante janë mbështetur më shumë dje në mbledhjen e përbashkët që ka zhvilluar komisioni i Reformës Territoriale me deputetët e grupit parlamentar të PS dhe LSI-së, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Edhe një herë ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi ka paraqitur para deputetëve në një mbledhje që ka zgjatur më shumë se dy orë, të gjithë komponentët dhe kriteret mbi të cilat është bërë ndarja e hartës në 5 variante. Më pas ai ka paraqitur dhe 5 variantet konkrete, duke filluar nga ai që parashikon një Shqipëri me 30 njësi të qeverisjes vendore,

me 39 njësi, 47 njësi, 57 njësi dhe 63 njësi. Siç dihet, këto 5 ndarje parashikojnë njësi vendore me një mesatare popullsie nga 90 mijë banorë në variantin e parë deri në 40 mijë banorë në variantin e fundit. Më pas kryeministri Edi Rama dhe deputetët kanë bërë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, nga ku siç mësohet, shumica e tyre kanë qenë për të aplikuar një nga variantet e mesit të artë, pra ose atë me 39 njësi, ose atë me 47 njësi. Gjithsesi siç bëhet e ditur, shumica e diskutantëve vërejtjet apo sugjerimet e tyre i kanë patur në lidhje me ato njësi që mbulojnë dhe zonat e tyre elektorale, duke e parë ndarjen e re territoriale lidhur ngushtë me interesat elektorale. Kështu mësohet se varianti i parë, ai me 30 njësi, është përjashtuar në mënyrë kategorike nga shumica e deputetëve, kjo pasi së pari nuk respekton kriterin që ndarja të nisë nga rrethet e dikurshme, dhe së dyti, se kjo ndarje krijon supernjësi, siç është rasti i Tiranës, Vlorës, Elbasanit apo Korçës, të cilat do të kishin një numër popullsie që do të shkonte në mbi 500 mijë në rastin e Tiranës. Ndërkohë që varian-

Bledi Çuçi ka paraqitur para deputetëve në një mbledhje që ka zgjatur më shumë se dy orë, të gjithë komponentët dhe kriteret mbi të cilat është bërë ndarja e hartës në 5 variante.

ti i dytë ka qenë i pranueshëm për shumë deputetë, si p.sh. Pandeli Majko e Blendi Klosi, të cilët kanë qenë për një reformë radikale deri në këtë nivel, por duke propozuar që disa nga njësitë e mëdha të ndaheshin siç parashikohet në variantin me 47 njësi, duke zbutur kështu disi diferencat e mëdha në numrin e popullsisë mes njësive të ndryshme. Ndërkohë që deputeti Koço Kokëdhima, i cili në parlament përfaqëson qarkun e Vlorës, ka qenë për një variant më të gjerë, i cili duhet ta njohë Himarën si njësi më vete nga Vlora. Pra siç mësohet, Kokëdhima ka kërkuar që Himara të trajtohet siç ka qenë historikisht, një njësi më vete nga Vlora. Pra pak a shumë, Kokëdhima ka mbështetur variantin me 47 njësi, pasi në këtë variant Himara del si njësi më vete vendore së bashku me komunën e Lukovës dhe të Vranishtit. Gjithashtu, deputetë të Korçës kanë kërkuar që Maliqi të jetë një zonë më vete, ashtu si të Elbasanit kanë kërkuar që Peqini të jetë njësi më vete. Por nuk përjashtohet mundësia që të dyja këto variante të për-

jashtohen edhe për shkak të llogarive elektorale, pasi në rastin e Tiranës, duke i bashkangjitur asaj Kamzën dhe Vorën dhe duke i hequr Rrogozhinën dhe Kavajën, prishen ekuilibrat elektoralë, çka do ta bënte që në zgjedhjet e ardhshme vendore gara për kryeqytetin të ishte tepër balancuar. Për këtë arsye mazhoranca duket se po shkon drejt variantit të tretë me 47 njësi administrative, pasi në këtë variant ndahen njësitë e mëdha. Kështu ndahet Tirana nga Kamza, ndahet Korça nga Maliqi, ndahet Berati nga Kuçova, ndahet Fieri nga Patosi, Durrësi nga Kavaja dhe Shijaku, Shkodra nga Vau i Dejës dhe Vlora nga Himara. Gjithsesi, burime nga kjo mbledhje kanë bërë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që të pranohet varianti i dytë, ai me 39 njësi, por duke u korrektuar me elementë nga varianti i tretë, ai me 47 njësi, pra duke krijuar një hartë të re që mund të shkonte te 44-45 njësi vendore. Ndërkohë që dy variantet e tjera, ato për 57 dhe 63 njësi, janë parë nga shumica e deputetëve të majtë si tepër të copëzuara.

Blendi Klosi kërkon riformatimin e KQZ Një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore mazhoranca ka hapur “kutinë e Pandorës”, duke propozuar riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nevoja për këtë gjë ka dalë gjatë diskutimit të raportit vjetor të KQZ-së nga komisioni i Ligjeve, ku deputeti socialist, Blendi Klosi ka deklaruar se askush nuk mund të mendojë që në zgjedhjet e ardhshme vendore mund të shkohet me të njëjtën KQZ. “Nuk ndjeva ndonjë shqetësim në atë çfarë u tha në këndvështrimin e përgatitjes, qoftë edhe të riformatimit të KQZ-së. Nuk mendoj se kolegët e PD-së propozues të anëtarëve

të KQZ-së mendojnë se do shkojnë në zgjedhjet e ardhshme pa një riformatim të këtij komisioni dhe me këtë situatë të KQZ-së që paraqitet sot”, - tha deputeti socialist, Blendi Klosi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve demokratë, të cilët për të dytën ditë radhazi kishin thyer bojkotin e veprimtarisë së komisioneve, teksa kanë konsideruar se KQZ-ja është zgjedhur me konsensus dhe situata në të nuk mund të zgjidhej ndryshe veçse nëse mazhoranca aktuale do të paraqiste tre emrat e saj në të. Sipas deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, në rast se do të

ndodhte e kundërta, pra nëse mazhoranca do të përdorte votat për të zgjedhur një KQZ të re, atëherë kjo sipas tij nuk do ishte gjë tjetër, veçse një tentativë për ta kapur këtë institucion. “Çdo aludim për reformatim, ndërkohë që ka një ligj konsensual, që nuk mund të ndryshohet vetëm sepse ka një shumicë votash, do të ishte kthim në vitet 20002001, dhe si i tillë, i papranueshëm”, replikoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ndërkohë që gjatë kësaj seance relatori socialist i këtij raporti, Blendi Klosi do të sulmonte KQZ-në se dështoi në mënyrë të qëllimshme projektet pilot të

përdorimit të elektronikës në këto zgjedhje, qoftë atë të identifikimit të zgjedhësve, ashtu edhe të numërimit elektronik. “Pikëpyetja e dytë që më del është anashkalimi teknik i dy projekteve shumë të dështuara të këtij komisioni.

Në raportin e paraqitur na dalin si probleme teknike, por për mendimin tim dhe për mendimin e shumë kolegëve, ato janë të dështuara me qëllim, pasi kërkonin që të hidhnin pika dyshimi mbi zgjedhjet e 23 qershorit”, - tha Klosi. Ndërkohë që kryetarja e këtij komisioni, Lefterie Luzi, lidhur me këtë çështje deklaroi se nga dy projektet ishte hequr dorë, pasi testet paraprake kishin dështuar të jepnin rezultate pozitive, çka vinte në rrezik zgjedhjet. Ndërkohë që ajo vuri në dukje pamundësinë e KQZ-së për të riparë aktet e saj, pasi për të kryer këtë proces kërkohen 5 vota.


6

ngjarje e ditës

ditari

Ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Armand Tartari, i dënuar me 1 vit burg përfiton azil politik në Francë

U dënua me 1 vit burg për Gërdecin, fiton azil në Francë Një nga të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit ka përfituar azil në Francë, duke iu shmangur kështu drejtësisë shqiptare. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, i dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë, është larguar menjëherë përpara dhënies së këtij vendimi, duke shkuar në Francë. Pak ditë më parë Tartari ka përfituar azil, çka do të thotë se ai nuk do të vuajë dënimin me një vit burg të dhënë nga gjykata për akuzën “shpërdorim detyre”. Lajmi konfirmohet nga avokatët e tij mbrojtës. Armand Tartari, ish-drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes, arriti në Francë një vit

pas tragjedisë së rëndë të 15 marsit të vitit 2008. Ai mundi të shkonte aty më 14 shkurt të një viti më vonë, pikërisht në ditën kur gjykata e dënoi me një vit heqje lirie. Mbi të rëndonte akuza e “shpërdorimit të detyrës”. Ky është rasti i dytë kur një nga të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit përfiton azil. Më herët, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha përfitoi azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte larguar familjarisht menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Ai u dënua me 6 vjet burg për akuzën e “shpërdorimit të

detyrës nga ushtarakë të lartë”, dënim ky që u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit. Dy ish-zyrtarët e lartë janë të vetmit që i kanë shpëtuar dënimit të dhënë nga gjykata, pasi të pandehurit e tjerë e kanë vuajtur tashmë masën e dënimit të dhënë nga Apeli. I vetmi që ndodhet në qeli për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008 që shkaktoi 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur, është ish-drejtori i fabrikës së demontimit të municioneve, Dritan Minxolli. Pak kohë më parë la qelinë edhe ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “Meico”, Ylli Pinari, i cili përfitoi lirim para kohe me kusht për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lame: Trualli për legalizimet do të paguhet sa 50 % e vlerës së tregut Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame shpjegon hap pas hapi procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për legalizimin e shtëpive të tyre. Objektet e ndërtuara pas janarit 2009 do të përfshihen në një proces më vete Një familje ndërton në tokën e vet, të cilën e ka blerë. Ka certifikatë, ka kontratë të rregullt nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ka plotësuar gjithashtu formularin dhe ka ndjekur të gjitha procedurat. Kur legalizohet kjo pronë? Kur dhe si? Kjo është kategoria më e lehtë, sepse janë familje që kanë pronën e tyre, nuk kanë zënë pronën e tjetrit. Nuk është pronë me pronar, me ish-pronar apo siç themi ne, pronë në shtet. Në këto raste legalizimi bëhet thjesht duke ndjekur ALUIZNI procedurën në përmbylljen e dokumentacionit nëse nuk e ka plotësuar. Vështirë ta ketë plotësuar, sepse shumica e atyre që na vijnë, 99% e atyre që na vijnë gjithë këto muaj dhe na thonë që me të drejtë dhe me naivitet në të shumtën e rasteve që e kam plotësuar dokumentacionin, na kanë ardhur dhe çdo gjë në rregull. Kur i hapim dosjet pastaj, dalin që janë gati të shkreta. Në rastin hipotetik mjafton thjesht mbyllja e procedurave dhe merr dokumentin e legalizimit. Po ata që kanë bërë edhe një banesë të dytë brenda këtij trualli? Është po e njëjta procedurë? Kësaj radhe nuk ka më atë që quhet vetëdeklarim, se qytetarët kanë filluar nga fillimi bëjnë deklarime tek ALUIZNI. Do merren me blloqe-blloqe të mëdha, sipas formës së zonave dhe me blloqe ku janë 100, 200, 300 banesa. Të gjitha këto do të kalojnë në “sitë”. Kur të vijë radha e atij që ka bërë një shtëpi me leje dhe pastaj ka shtuar, ka bërë edhe një tjetër të dytë, natyrisht në këtë moment do

bëhet edhe regjistrimi i saj dhe do të përfshihet në proces. Ata që kanë ndërtuar në truallin e vet, do paguajnë ? Ata që kanë ndërtuar në truallin e vet, edhe sipas asaj që ne u kemi premtuar, edhe siç u pati premtuar pa pasur asgjë në dorë PD-ja, këta janë qytetarë që nuk do paguajnë asgjë, as për procedurat, as për tokën. Kjo masë është 50-60, që do ta marrin dokumentin e pronësisë pa bërë asnjëfarë pagese. Ju keni thënë që do të legalizohen të gjitha ato ndërtesa që janë ndërtuar para 15 janarit të 2009-ës. Këtë nuk e kam thënë unë. Këtë e ka thënë ligji. Madje as ligji, por Kodi Penal dhe ai Civil. Pra Kodi Penal ka një dispozitë shumë të qartë, të miratuar në 2009, që thotë që objektet e ndërtuara pas kësaj date nuk mund të përfshihen në legalizim. Do prishen? Në bazë të ligjit të ri, këto ndërtesa do të hyjnë në trajtim të veçantë sipas dispozitave të ligjit të policisë së ndërtimit, që do të thotë se asgjë nuk do të shkojë dëm. Qytetarët të rrinë të qetë. Askush nuk do iu vejë në shtëpi, pra nëse ligji hyn në fuqi në datë 20, askush nuk do t’u vejë në shtëpi në datë 21. Ka dy gjëra pra, nëse politika do të ketë konsensus dhe do mblidhen të dyja palët politike, pra edhe PS, edhe PD, sepse Kodi Penal ndryshohet vetëm me cilësi të caktuar. Si do të vlerësohet trualli në varësi të zonës se ku ndodhet? Sipas ligjit të sapomiratuar ndryshon p.sh., në Tiranë ka tjetër çmim, në Berat ka tjetër çmim, në Korçë ka një tjetër çmim. Mbi ç’baza do bëhet ky vlerësim ? Kjo ishte një nga ndryshimet themelore që ndodhi me ligjin e vjetër, për të cilën unë gjithmonë kam këmbëngulur pikërisht për t’iu shmangur asaj që historia fillon ditën që erdhëm ne. Historia nuk fillon atë ditë, sepse ligji që ekzistonte, po të kishte pasur vullnet politik për të bërë punë, do të kishin bërë shumë punë. Nuk kanë dashur dhe nuk e kane bërë,

Ata që kanë ndërtuar në truallin e vet, edhe sipas asaj që ne u kemi premtuar, edhe siç u pati premtuar pa pasur asgjë në dorë PD-ja, këta janë qytetarë që nuk do paguajnë asgjë, as për procedurat, as për tokën. Kjo masë është 50-60, që do ta marrin dokumentin e pronësisë pa bërë asnjëfarë pagese.

nuk kanë ditur dhe nuk e kanë bërë edhe duke pasur ligjin. Tani u bënë këto ndryshime në ligj aty ky ishte e domosdoshme pra, që i ndryshonin konceptualisht. Që do të thotë, në ligjin që ishte në fuqi, trualli vlerësohej aforfe në gjithë Shqipërinë, rreth 13 mijë lekë të vjetra metri katror. 13 mijë lekë në mes të Tiranës, po kaq në Berat, Shkodër apo Pukë. Kjo bënte që në Tiranë, në njëfarë mënyre vazhdonte legalizimi sepse dilte me interes, pasi toka kushton shumë. Ndërkohë në Kukës, në Berat apo në Tropojë, ku toka kushton 2 mijë lekë, kush është ai që do shkonte ta blinte me 13 mijë lekë ? Atëherë përgjigja jonë është kjo: të përdorim çmimin e tregut për truallin, pra në Tiranë kushton 100 mijë lekë, e japim 100 mijë lekë. Në Tropojë kushton 2 mijë lekë, e japim 2 mijë lekë, por ama jo me çmimin e truallit të plotë, por me 50 % të truallit, pikërisht për t’i nxitur dhe çmimi përfundimtar të dalë më i vogël se ai 13 mijë lekëshi. Ka pasur një taksë rreth 40 mijë lekë për infrastrukturën. Vazhdon të jetë? Taksa për infrastrukturën ka qenë dhe

vazhdon të jetë, sepse kjo taksë nuk i shkon shtetit. I shkon njësisë vendore. Thjesht e heqim nga ky ligj. Pra, njësia vendore vazhdon ta mbledhë më mbrapa. Thjesht e kemi hequr nga ky ligj, nuk hiqet përgjegjësia. Pakëson faturën që ka për të paguar sot qytetari në raport me shtetin. Çfarë do ndodhë me lejet që janë dhënë para se të vinit ju dhe janë me parregullsira? Do të kthehen mbrapsht ? Nga rreth 7800 leje të dhëna vitin e kaluar, rreth ¾ janë me parregullsi, janë problematike dhe sikur mos ishin, do ishte më mirë. E para sepse nuk janë shtëpi hallexhinjsh. Janë të gjitha hotele, restorante, bare, magazine etj. Por nga ana tjetër, nëse thuhet që merri dhe hidhi në gjyq, i bie t’i vë kyçin ALUIZNI-t dhe me 10 vjet të merrem me gjyqet e këtyre. Ne kemi evidentuar problematika skandaloze dhe i kemi çuar në prokurori për ndëshkimin e atyre që i kanë lëshuar, por pa pretenduar që do i marrim të gjitha. Institucioni është i hapur, daç për prokurorinë, daç për policinë. Marrë nga emisioni “Oktapod”

Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Thimion; jo trafik, por vjedhje të ikonave Koleksionisti Gjergji Thimio revoltohet në gjykatë për masën e dënimit të kërkuar nga Prokuroria. Ai pohoi se procesi kundër tij është i montuar politikisht. Marrëveshje për uljen e 1/3 së dënimit Leonard Bakillari Tiranë Prokurorisë i kanë mjaftuar tri seanca gjyqësore për të kërkuar dënimin me 9 vjet burg të koleksionistit Gjergji Thimio, i vënë nën akuzë për vjedhje të veprave të artit. Kjo akuzë nuk është pranuar nga Thimio, i cili publikisht ka deklaruar se procesi hetimor dhe gjyqësor ndaj tij ka prapavijë politike. Por pavarësisht këtyre aku-

zave, që tashmë i janë adresuar zyrtarisht edhe ambasadorit amerikan në Tiranë, prokuroria kërkoi dënimin maksimal ndaj koleksionistit. Për të dyshuarin si bashkëpunëtor të tij, Arben Spaho, akuza kërkoi dënimin me 7 vjet heqje lirie, duke e çuar kështu në 16 vjet burg në total masën e dënimit për dy të pandehurit. Në rast se shpallen fajtorë, Thimio e Spaho përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit pasi i janë nënshtruar gjykimit me procedurë të shkurtuar, por pa pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre. Në konkluzionet përfundimtare përfaqësuesi i akuzës tha se ikonat dhe veprat e artit të sekuestruara në banesën dhe lokalin e Thimios do të kalojnë në favor të shtetit. Ndërsa akuza jepte pretencën, Thimio është irrituar dhe ka kundërshtuar pas hekurave, duke thënë se i gjithë ky proces është i montuar politikisht, pasi ai ka refuzuar t’u japë një ikonë

njerëzve të rëndësishëm të politikës. Seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet më 4 qershor, ku do të dëgjohen konkluzionet e palës mbrojtëse, që gjithashtu e kundërshton akuzën e prokurorisë. Një seancë më parë, i pandehuri Gjergji Thimio lexoi në sallën e gjyqit një letër dërguar ambasadorit amerikan në Tiranë, të cilin e vinte në dijeni sipas tij mbi arsyet e vërteta të arrestimit dhe gjykimit të tij. “U burgosa se nuk i fala biznesmenit dhe deputetit të Partisë Socialiste një ikonë të Onufrit, pronë e imja, ikonë e cila do t’i bëhej dhuratë ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, këshilltar i Ramës”, shkruan Thimio në letrën që vetë lexoi përpara gjykatës. Duke u ndalur tek operacioni “Ikona”, i organizuar në tetor 2013, në kuadër të të cilit u arrestua, koleksionisti Thimio deklaron se ky operacion është ideuar nga

vetë kryeministri Rama dhe, sipas tij, jo për të luftuar trafikun e veprave të artit, por një operacion famëkeq, për të zhdukur përfundimisht një muze privat, të cilin për ta ngritur i janë dashur plot 18 vite. Por prokuroria thotë se i pandehuri nëpërmjet mbledhjes së veprave të artit dhe ikonave të vjedhura ka nxitur këtë veprimtari të jashtëligjshme. Ai akuzohet se mbledhjen e ikonave të vjedhura e ka realizuar në bashkëpunim me të pandehurin tjetër në këtë proces, Arben Spaho, i cili ishte personi që kallëzoi Thimion në polici. Sipas tij, Thimio i kishte para borxh, të cilat nuk ia kthente dhe në këmbim i ofronte piktura, që sipas kallëzuesit ishin të vjedhura. Pas kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin me qira të Thimios, policia sekuestroi një numër të konsiderueshëm veprash arti dhe ikonash të dyshuara si të vjedhura.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2014

7

Policia ka arritur të zbardhë skemën, duke ia atribuuar këtë rol të arrestuarit të katërt, Emiled Tuka. “Kemi gjetur alamet tregu. Paratë do të paguhen të thata në dorë”

Sekuestrime • Eksploziv plastik C4 99 kg • Fitil detonator 37 kg • Ndezës të minave 3744 copë • Kapsolla detonatore 2927 copë • Kapsolla detonatore elektronike 387 copë • Kapsolla elektronike detonatore me trup bakri 101 copë • Kuti plastike 521 copë • Një sasi e konsiderueshme kapsolla detonatore të ndryshme • 200 metër linear fitil zjarr përcjellës • 2 Tamburo • 2 tufa përcjellësi elektrik • Si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh për armë si mitraloz, automatik model 56 si dhe pistoleta model TT.

Katër të arrestuarit për shitjen e eksplozivit C4

Ushtarakët e eksplozivit C4, zbardhet skema e grabitjes nga depot Policia ndan rolet mes 4 të arrestuarve, por nuk arrin të zbulojë se ku ka përfunduar një sasi e madhe prej 100 kilogramësh eksploziv C4. Ish-ushtaraku Daci bënte lidhjen mes eksplozivit të ushtrisë dhe blerësve të interesuar Dashamir Biçaku Tiranë Pas arrestimit të grupit të ushta-

rakëve, policia po kërkon të zbulojë se ku ka përfunduar eksplozivi i vjedhur nga depot e Ushtrisë. Ndaj edhe pas operacionit policor hetimet janë fokusuar në rolin që kanë pasur 4 të arrestuarit në këtë aferë, si dhe destinacionin përfundimtar të eksplozivit C4. Burime të policisë i thanë MAPO-s se majori Ilir Dhimo ka pranuar se ka shitur rreth 100 kilogramë eksploziv në dy vitet e fundit. “Unë ia kam shitur Pëllumb Dacit, ndërsa nuk e di se ku ka përfunduar lënda plasëse”,- ka deklaruar majori i repartit të Ndroqit, përgjegjës për asgjësimin e municioneve të Ushtrisë. Në deklarimet për policinë, ai ka shtuar më tej se lëndën plasëse e deklaronte të asgjësuar dhe më pas ia shiste ish-kolegut të tij Pëllumb Daci, prej më shumë se një viti në lirim. Daci, i cili ka punuar më parë si zv.komandant në repartin e Ndroqit, ka dhënë

gjithashtu dëshminë e vet për hetuesit. Por ai nuk ka pranuar të tregojë se në duart e kujt ka përfunduar eksplozivi plastik. “Pëllumb Daci ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve se kujt ia shiste eksplozivin. Ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për sasinë e 100 kilogramëve, që Dhimo pretendon se ia ka shitur atij”, - thonë burime të policisë. Në dëshminë e tij, ish-ushtaraku nga Bubqi i Krujës ka pranuar vetëm se i ka blerë eksploziv Dhimos, me të cilin kishte punuar në të njëjtin repart ushtarak. Për rastin e fundit, atë të 11 kilogramëve eksploziv C4, Daci ka pohuar se ishte futur në lojë nga Artur Çelaj. “Më kërkoi një sasi eksplozivi për ta shitur me çmim të leverdishëm”, - ka thënë ishushtaraku për policinë. Nga hetimet e kryera rezulton se pazari i fundit, i bllokuar nga policia pa përfunduar, vlente 20 mijë euro. Policia thotë se katër të arrestuarit do të përfitonin nga 5 mijë euro secili për 11 kilogramët e eksplozivit C4. Por kush ia kishte kërkuar këtë mall të rrezikshëm Artur Çelajt? Policia ka arritur të zbardhë skemën, duke ia atribuuar këtë rol të arrestuarit të katërt, Emiled Tuka. “Kemi gjetur alamet tregu. Paratë do të paguhen të thata në dorë”, mësohet t’i ketë thënë Tuka Artur Çelës e më pas lidhjet mes ushtarakëve janë rivendosur sërish në punë. Megjithatë, policia ka ngecur tek blerësit e eksplozi-

“Pëllumb Daci ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve se kujt ia shiste eksplozivin. Ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për sasinë e 100 kilogramëve, që Dhimo pretendon se ia ka shitur atij”, thonë burime të policisë.

vit. Emiled Tuka është kontaktuar disa javë më parë nga një person, i paidentifikuar ende plotësisht nga policia, i cili është porositësi i eksplozivit. Në momentin e operacionit ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër, por kanë mundur t’i shpëtojnë arrestimit. Kështu së paku dyshon policia e Tiranës që po heton rastin në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. I arrestuari Pëllumb Daci është pyetur nga oficerët e krimeve për lidhjet dhe rastet e shitjeve të lëndëve plasëse nga ana e tij, si dhe për rastet e tjera kur ai kishte blerë eksploziv nga Ilir Dhimo. Burimet e policisë thanë se ai nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me rastet e tjera. Në këtë rast Daci ka refuzuar të flasë për hetuesit, ndërsa ka rrëfyer versionin e tij në lidhje me eksplozivin që iu kap atij dhe personave të tjerë të arrestuar me të. Ilir Dhimo, sipas policisë është njohur si furnizues, ndërsa Pëllumb Daci njihej si ndërmjetës mes ushtarakut dhe njerëzve të interesuar për të blerë eksploziv. Dy personat e tjerë duket se janë më tepër të “peshkuar” nga pazari sesa janë të përfshirë në mënyrë aktive në këtë histori. Ilir Dhimo, 36 vjeç, Pëllumb Daci, 47 vjeç, Artur Çelaj, 40 vjeç dhe Emiled Taku, 27 vjeç, u arrestuan të dielën në mbrëmje në rrugën “Idriz Dako” në kryeqytet, ku edhe u bllokua një sasi e madhe eksplozivi C4.

Guroret, tregu i madh i eksplozivit C4 Prokuroria e kryeqytetit po verifikon deklaratat e katër të arrestuarve të operacionit “Porosia”, të dhëna një ditë më parë përpara oficerëve të policisë, të cilët janë rrëfyer se 96 kilogramët e C4-s do ta përdornin për shpërthime në një gurore në Krujë. “Ne nuk mund ta themi ende nëse sasitë e lëndës plasëse mund të përdoreshin në ngjarje kriminale apo nëse ka episode që mund të jenë përdorur më herët për ngjarje kriminale”, thanë pjesëtarë të grupit të heti-

mit. Sipas burimeve të prokurorisë, nëse do të konstatohet me prova një g jë e tillë, atëherë dosja do t’i kalojë për kompetencë Krimeve të Rënda. Por, duke qenë se deri më tani dyshimet kryesore kanë lidhje vetëm me ekzistencën e gurores dhe përdorimin e lëndës plasëse në gurore, dosja do të qëndrojë për hetim në prokurorinë e kryeqytetit. Deri më tani konfirmohet në rrugë jozyrtare në referim të rrëfimit të të arrestuarve se lënda plasëse sigurohej në

një repart ushtarak nga i akuzuari Ilir Dhimo me detyrë kapiten tek asgjësimi i municioneve. Ai u ka thënë hetuesve se lënda plasëse do shitej për një gurore për një person tjetër. Operacioni u finalizua në datën 19, pas vëzhgimit nga GOS të njërit prej të dyshuarve, i cili pas një bisede me tre të tjerë në afërsi të zonës së ‘Oxhakut’ në Tiranë u pa teksa dilte më vonë nga banesa e tij me një motor, ndërsa kishte të mbështjellë në qese gati 11 kg tritol.

shkurt Kapen në Katania 1450 kg kanabis shqiptar Policia italiane ka sekuestruar në Katania 1450 kilogramë marijuanë, sasi e cila ishte transportuar nga Shqipëria me anë të një peshkarexhe. Pas operacionit të policisë janë arrestuar tre italianë, Joseph Costanzo 51 vjeç, Sebastian Costanzo 52 vjeç dhe Sandro Mirabella 45 vjeç, si përgjegjës për transportin e drogës të fshehur në peshkarexhë. Sasia e madhe e drogës ishte shpërndarë në disa pako të mbështjella me celefon dhe ishte vendosur pranë motorit të peshkarexhës. Kjo e fundit ka përshkruar rrugën nëpërmjet detit Jon dhe sipas hetuesve italianë, besohet se ka transportuar drogë edhe herë tjetër. Mediat italiane bëjnë të ditur se vlera e drogës së sekuestruar kësaj here është rreth 6 milionë euro.

Dy të plagosur në Përmet dhe Durrës Një plagosje me thikë ndodhi mesditën e djeshme në sheshin “Taulantia”, në zonën e quajtur ndryshe “Ushtari i Panjohur” në Durrës. Sipas informacioneve, i plagosuri është çuar në Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, ku gjendja e tij paraqitej e rëndë. Blutë e këtij qyteti bëjnë me dije se e kanë arrestuar autorin e plagosjes. «Po hetojmë për shkaqet”, - shprehen burime nga policia. Bëhet me dije se autori i ngjarjes, rreth 30 vjeç nga Gramshi, ka qenë në gjendje të dehur. Mësohet se konflikti ka lindur pas një grindjeje të çastit. Ndërkaq një tjetër plagosje ka ndodhur në qytetin e Përmetit. Mësohet se pas një konflikti të çastit, një person ka goditur me thikë Edmond Mamushin, duke i shkaktuar plagë në trup. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Më pas i plagosuri u transportua me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. 


8

22.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

aktualitet

Policët e korruptuar ishin vënë nën vëzhgim nga SHKB-ja duke u përgjuar telefonat dhe duke kryer vëzhgime në terren për lëvizjet e tyre.

Dy policë në pranga, të dëbuarit nga “Shengen” nuk regjistroheshin në TIMS Përgjimet e SHKB-së çojnë pas hekurave policët kufitarë. Kaluan në mënyrë të paligjshme 18 persona drejt vendeve Shengen. Në pranga edhe ndërmjetësi. Kapshticë- Kalimi i paligjshëm i kufirit shqiptar me vendet europiane vazhdon, edhe pse prej disa vitesh është vendosur regjimi i lëvizjes së lirë. Dy policë kufitarë janë vënë në pranga të mërkurën, pasi kanë favorizuar kalimin e paligjshëm të kufirit për të paktën 18 persona, të cilët ishin dëbuar nga vendet e zonës Shengen. Arrestimi i efektivëve të policisë u bë i mundur pas një hetimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Policët e korruptuar shërbenin në Pikën Kufitare të Kapshticës dhe kundrejt një pagese monetare ata bënin një sy qorr, duke i lënë këta persona të kalonin kufirin pa u regjistruar në sistemin TIMS. Bashkë me të në flagrancë është arrestuar dhe një shtetas, i cili sipas policisë, ishte ndërmjetësi mes policëve dhe klandestinëve që kalonin në anën tjetër të kufirit. Hetimi dhe arrestimi

Policët e korruptuar ishin vënë nën vëzhgim nga SHKB-ja duke u përgjuar telefonat dhe duke kryer vëzhgime në terren për lëvizjet e tyre. Ministria e Brendshme me anë të një njoftimi për mediat bëri të ditur aksionin e djeshëm të kryer nga ana e Sektorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Korçë. “Arrestohen dy punonjës policie të Pikës Kufitare të Kapshticës dhe një shtetas, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kaluar në 18 raste jashtë territorit të Shqipërisë persona të ndryshëm pa u regjistruar në sistemin TIMS. Këta persona kishin humbur të drejtën për të hyrë në hapësirën Shengen, për shkak të

shkeljeve të kryera më parë (të deportuar nga vendet Shengen)”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie. Në flagrancë janë vënë në pranga shtetasit: inspektor Rexhep Belul Lushka, 46 vjeç, me detyrë trup shërbimi në PKK Kapshticë; inspektor Trifon Abedin Ocka, 47 vjeç, me detyrë kontrollor në PKK Kapshticë dhe Mondi Sabri Agolli, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cangonj të Devollit. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. “Arrestimi i tyre është bërë në kuadrin e Procedimit Penal nr. 484, viti 2014, mbas një hetimi proaktiv dymujor, për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ dhe ‘ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, të kryera në bashkëpunim, parashikuar përkatësisht nga nenet 248, 259, 298/2, 245/1 dhe 25 të Kodit Penal”, - sqaron Ministria e Brendshme. Si funksiononte rrjeti

Mondi Agolli ishte kontakti i dy policëve të korruptuar të Pikës Kufitare Kapshticë. Agolli, sipas hetimeve, bënte ndërmjetësin mes personave që donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe dy policëve të cilët e bënin të mundur këtë. Personat që binin në kontakt me Agollin, të cilit mendohet se i paguan dhe ‘gjobën’ për këtë nder, kishin qenë më parë në një nga vendet e zonës Shengen dhe ishin dëbuar prej autoriteteve të këtyre vendeve për shkak të shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë, ose pas mohimit të kërkesave të tyre për azil. Punonjësit e policisë, Trifon Ocka dhe Rexhep Lushka, në rrjetin e krijuar për ti ‘rikthyer’ këta persona sërish në vendet ku u ndalohej të shkelnin, nuk i regjistronin ata në sistemin TIMS, në mënyrë që të mos figuronin sikur kishin kaluar nga kufiri shqiptar. Arrestimi në flagrancë u bë gjatë momentit

Shtyhet gjyqi ndaj 7 të arratisurve të Drenovës Arratisja e bujshme në nëntor të vitit që shkoi në Burgun e Drenovës ka mbërritur në dyert e gjykatës, ku dje u zhvillua seanca në masa të rrepta sigurie. Në Gjykatën e rrethit të Korçës është zhvilluar dje gjyqi ndaj 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës dhe 5 personave të tjerë që i ndihmuan ata. Por Gjykata e Korçës nuk ka mundur ta ezaurojë këtë seancë duke e shtyrë për në datën 4 qershor, për shkak të mungesës së dy prej të akuzuarve dhe një avokati të mbrojtjes. Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Julian Kriston, seanca u shty pasi një prej të arratisurve, Artur Gora nuk është njoftuar për gjyqin. Gjithashtu mungonte edhe njëri prej bashkëpunëtorëve të akuzuar si dhe një nga avokatët mbrojtës. Shtatë të dënuarit me dënime të larta për vrasje në bashkëpunim arritën të iknin nga burgu i sigurisë së lartë duke kërcënuar me armë gardianët. Armët e futura në burg nga jashtë tij ishin mbajtur për një kohë të gjatë në ambientet e burgut pa u pikasur nga rojet. Aventura e tyre përfundoi pas disa ditësh, duke u kthyer të gjithë në qeli, dhe tashmë përveç dënimeve të mëparshme ata përballen dhe me akuzën e “arratisjes nga burgu”. Katër nga të arratisurit u kapën në Shqipëri. Ata janë Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi, të cilët dje nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan vetëm nga avokatët. Tre të arratisurit e tjerë që u kapën në Greqi: Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo, do të trajtohen në një seancë tjetër, pasi çështja e tyre është ndarë. Përveç 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës, janë edhe 5 persona të tjerë nën gjykim si bashkëpunëtorë të tyre në arratisje apo fshehje. Ata janë: Olsian Maçi, Albi Mcimi, Ervis Lami, Alfred Qefalia e Bledjan Deda.

Mondi Agolli ishte kontakti i dy policëve të korruptuar të Pikës Kufitare Kapshticë. Agolli, sipas hetimeve, bënte ndërmjetësin mes personave që donin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe dy policëve të cilët e bënin të mundur këtë

kur dy policët kaluan në mënyrë të kundraligjshme jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në drejtim të territorit grek shtetasin me inicialet R. Z. “Kalimi i tij është kryer pa u regjistruar në sistemin TIMS, në kundërshtim me ligjin e Policisë Kufitare dhe procedurave standarde kundrejt shpërblimit në vlera monetare’, bën të ditur policia. Ndërkohë nga hetimet e kryera u vërtetua se ky nuk ishte rasti i vetëm, por në fakt rrjeti funksiononte prej kohësh. “Këtë aktivitet të paligjshëm të tre shtetasit e lartpërmendur e kanë kryer në 18 raste, kur persona të penalizuar nga vendet e zonës Shengen, për të mos hyrë më në këtë hapësirë janë kaluar pa u regjistruar në PKK Kapshticë”, - sqaron njoftimi i ministrisë, e cila thekson se hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Korçë.

Nju Jork

Shqiptari vret gruan nga xhelozia, plagos dhe të birin Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, ku një shqiptar nga Kosova theri me thikë bashkëshorten dhe ka plagosur djalin e tij 14-vjeçar. Arsyeja e vrasjes dyshohet të jetë bërë një zënkë për shkaqe xhelozie. Viktima është Gyltene Rugova, 46 vjeç, nënë e katër fëmijëve, e cila u vra pak kohë pasi kishte hapur një piceri me emrin e të shoqit të saj “Sammy’s Pizzeria”. Autori i krimit, Hasan Rugova, 52 vjeç, ka plagosur me thikë edhe djalin e tij në momentin kur ai tentoi të ndërhynte në situatën e krijuar. Policia thotë se Hasani ka tentuar të vrasë edhe veten duke e ngulur thikën në stomak. Pasi Hasani humbi ndjenjat,

djali i plagosur është munduar të ndalojë me anë të peshqirëve rrjedhjen e gjakut tek nëna e tij, por ajo nuk i ka shpëtuar dot plagës së marrë. Familjarët e çiftit deklarojnë se Hasani ishte i alkoolizuar dhe se ai nuk e ndihmonte familjen e tij me të ardhura.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand : 1. Pasurinë "Truall+Ndërtesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 7/226, vol 24, faqe 134, me sip. trualli 100 m2, sip ndërtimi 100 m2, ZK 8521, pasuri e ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, në pronësi të shtetasve Llambri e Adriana Risto. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 03.06.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 4,480,000 (katermilionekaterqindetetedhjetemije) leke.

shkurt Ndalohen 33 klandestinë sirianë në Kakavijë Kakavijë - Dhjetëra klandestinë sirianë me synimin për të mbërritur në vende të Evropës Qendrore, kanë hyrë në tokën shqiptare ilegalisht nga kufiri me shtetin fqinj grek. Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar sot për ndalimin e 33 klandestinëve nga Siria, të cilët kishin hyrë në këmbë në Shqipëri nga toka greke. Operacioni për ndalimin e klandestinëve u organizua nga policia kufitare e Kakavijës dhe klandestinët, mes të cilëve edhe një grua dhe një fëmijë, janë bllokuar në argjinaturën e lumit Drino. Sipas policisë, 33 klandestinët sirianë kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë.

Armëmbajtje pa leje, në pranga një 36-vjeçar Kavajë - Policia e Kavajës ka arrestuar dje një 36-vjeçar me akuzën për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Policia e qytetit bën të ditur se nga operacioni i koduar “Perla” është arrestuar shtetasi Zajir Hoxha. Armët dhe droga e zbuluar janë gjetur gjatë ushtrimit të kontrollit në hotelin dhe banesën e tij. Polici i ka sekuestruar 36-vjeçarit Zajir Hoxha 10 gramë lëndë narkotike, të dyshuar si kokainë, një armë zjarri automatik model 56, 15 fishekë dhe një makinë tip “Ford”.

INUK: Gati shembja e pallatit 9-katësh Durrës - Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur përgatitjet për shembjen e një pallati 9-katësh te Shkëmbi i Kavajës. Objekti pa leje do të shembet me shpërthim të telekomanduar. Specialistët e forcave të xhenios kanë nisur punën për hapjen e gropave në mënyrë që të vendoset eksplozivi. Objekti 9-katësh është ndërtuar në mënyrë të paligjshme, ndërkohë nuk ka pasur reagime nga pronarët. INUK ka deklaruar gjithashtu se aksioni do të fokusohet në spastrimin e ndërtimeve pa leje të ngritura në mënyrë të paligjshme buzë detit.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

22.05.2014

9

Pas 13 vitesh, numri i vdekjeve do tejkalojë lindjet, pabarazia në kulm Instituti i Statistikave ka kryer edhe parashikimet për treguesit kryesorë demografikë të vendit përgjatë viteve të ardhshme. “Parashikimet tona, të cilat kryhen duke parë tendencat e dekadës së fundit, tregojnë se popullsia e Shqipërisë do të jetë në rënie nëse ritmet e emigrimit dhe lindshmërisë do të mbeten njësoj. Bazuar në pro-

jeksionet e reja të popullsisë, në vitin 2027 rritja natyrore mund të bëhet negative, pra numri i vdekjeve do të tejkalojë atë të lindjeve”, - tha dje për mediat drejtori i INSTATit, Gjergj Filipi. Zhvillimet në vend përgjatë periudhës 2001-2011 kanë qenë të vrullshme, në shkallë të gjerë dhe të paparashikueshme. Polarizimi ekonomik vjen më i

theksuar sipas të dhënave të përpunuara të censusit. Kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen çon në tensione sociale dhe pabarazi mundësish, ndaj kërkon ndërhyrje urgjente. Këto të dhëna, sipas Kryeministrit janë një arsye më shumë që reforma e pensioneve, e cila tashmë është formësuar, të kryhet një orë e më parë.

Shifra “bombë” e INSTAT: Papunësia sipas censusit më 2011 ishte 29% Shkalla e papunësisë, sipas të dhënave të përpunuara të censusit të vitit 2011, është gati 30%. Ndërkohë që shifra zyrtare sot e kësaj dite nuk është më shumë se 12.8 për qind. Në dekadën e fundit emigruan jashtë vendit edhe 480 mijë persona Blerina Hoxha

Që shqiptarët ishin gënjyer për vite me radhe për numrin zyrtar të të papunëve, kjo ishte pranuar së fundmi edhe zyrtarisht. Por INSTAT-i e ka publikuar dje një shifër tronditëse, sipas së cilës të papunët në vitin 2011, në kohën kur u bënë matjet e censusit të popullsisë rezultoi 29.3 për qind. Në shifrat zyrtare, të papunët sot e kësaj dite nuk janë më shumë se 12.8 për qind e forcës së aftë për punë. Shifrat e reja të papunësisë

INSTAT publikoi dje raportin mbi “Karakteristikat ekonomike të popullsisë, Census 2011”. Sipas raportit rezulton se nga 2 221 572 vendbanues të zakonshëm të moshës 15 vjeç e lart në tetor të vitit 2011, 677 950 persona rezultojnë të punësuar, 280 305 punëkërkues të papunë dhe 1 263 317 ekonomikisht jo aktivë. Kështu sipas censusit, shkalla e papunësisë për moshën 15 vjeç e lart në tetor të vitit 2011 ishte 29.3%, nga e cila: për meshkujt ishte 28.0% dhe për femrat ishte 31.4%. Në sektorin e bujqësisë, 65% e të punësu-

arve i përkasin kategorisë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Të punësuarit me pagë në sektorin e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve përbëjnë pjesën më të madhe të të punësuarve me 82.4% , 67.1% dhe 71.5% respektivisht. Të punësuarit në sektorin e shërbimeve janë rritur me 14 pikë përqindje (35,7% në vitin 2001 në krahasim me 49,7% në 2011). Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë ishte Kukësi (51,3%) dhe me shkallën më të ulët të papunësisë ishte Berati (20,7%). Paralelisht përgjatë kësaj dekade Shqipëria është përballur me një valë të dytë emigrimi, ku sipas INSTAT-it, mbi 480 mijë vetë janë larguar në emigrim. Papunësia, kaosi i shifrave

Aktualisht qarkullojnë tri shifra zyrtare të papunësisë në vend. E para, ajo që përfaqëson edhe treguesin zyrtar që është Bilanci i Forcave të Punës, i përgjigjet papunësisë që shkon në 12.8 për qind të forcës së aftë për punë. E dyta është shifra që rezulton nga matjet që bëhen nëpërmjet anketës së Forcave të Punës dhe konkludon me një papunësi është mbi 17 për qind. Ndërsa sipas censusit, që është edhe treguesi më real, pasi është pyetur e gjithë popullsia, papunësia ka rezultuar rreth 30 për qind e forcës së aftë për punë. Sipas burimeve në INSTAT, treguesi i censusit për punësimin nuk mund të merret në konsideratë si e dhënë zyrtare, pasi është e dhënë e momentit dhe mund të ketë ndryshuar në vitet e mëvonshme. Por ndërkohë papunësia pritet të jetë edhe më e lartë, pasi INSTAT-i është duke aplikuar një metodologji të fundit, të njëjtë me Eu-

Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë ishte Kukësi (51,3%) dhe me shkallën më të ulët të papunësisë ishte Berati (20,7%)

Qeveria miraton financimin e 10 paketave me shërbime spitalore Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të djeshme financimin e 10 paketave të shërbimeve të kujdesit spitalor. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, menjëherë pas mbledhjes sqaroi se paketat janë të grupuara në 4 grupe dhe kostoja e tyre përballohet totalisht nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Janë 4 grupe në shërbimet e nefrologjisë, kardiologjisë, kardiokirurgjisë dhe të implantit koklear. “Është një punë voluminoze, e realizuar në një kohë optimale, në bashkëpunim, midis Fondit dhe shërbimeve universitare spitalore. Ne bëhemi gati me miratimin e paketave dhe me ndryshimin e vendimit për financimin e spitaleve, të financojmë këto lloj shërbimesh edhe në institucionet jopublike”, - tha Beqja. Ai tha se vendimi ngarkon Fondin që brenda 30 ditësh të hartohen protokollet e këtyre paketave të shërbimeve, si dhe brenda 60 ditësh të krijohen regjistrat kombëtarë të realizmit të këtyre shërbimeve. Ministri tha se në përzgjedhjen e shërbimeve u morën parasysh kriteret; shëndetësor, social dhe ekonomik. Sigurisht u pa edhe cili është raporti midis kostos dhe efektivitetit të shërbimit, si dhe disponueshmëria financiare e burimeve të Fondit gjatë këtij viti. Gjithashtu u mor parasysh edhe cili është numri i përfituesve të secilës nga këto sëmundje në raport edhe me grupmoshat edhe me popullsinë. “Paketat me kostot përkatëse e bëjnë shumë më

rostatin. Pak ditë më parë, në një intervistë për MAPO-n, drejtori i INSTAT-it, Gjergj Filipi ka pohuar se forca e punës e përllogaritur sipas standardeve të reja ndërkombëtare mund të jetë më e vogël sesa ajo e llogaritur sipas standardeve që zbatojmë aktualisht. “Rrjedhimisht, shkalla e papunësisë, e cila na tregon përqindjen që zënë të papunët në forcën e punës, mund të jetë më e lartë. Pra, meqenëse Shq-

ipëria karakterizohet nga një masë e konsiderueshme e krahut të punës të angazhuar në bujqësi, pyje dhe peshkim, ndikimi i përkufizimeve të reja pritet të shfaqet ndjeshëm në përllogaritjen e treguesve të tregut të punës. Gjithashtu, ky ndikim pritet të përmirësojë kapacitetin reagues të shoqërisë, duke adresuar më saktë këtë specifikë të realitetit shqiptar”, - ka pohuar Filipi.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Sigurimi i jetës dhe kujdesi shëndetësor për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”.

transparente, jo vetëm përdorimin e parave publike, por edhe mënyrën se si Fondi do të kontraktojë ofruesit e shërbimit, duke synuar që të kemi një pagues të vetëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri”, - tha ministri. Regjistrat do të mbahen në Fond dhe do të administrohen në bashkëpunim me shërbimet universitare spitalore. Shërbimet që përfshihen me paketat e miratuara sot janë: dializa; transplanti i veshkës bashkë me rastet e veçanta që quhet terapia e flakjes akute, pra kur organizmi pas transplantit nuk e pranon veshkën; implanti koklear në fëmijët me probleme dëgjimi. Gjithashtu, janë 6 paketa që lidhen me kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë, konkretisht: pacemaker definitiv; angiografia koronare; angioplastika koronare; interventet valvolare; interventet kongenitale dhe bypass koronar.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 23.004.000 Lekë. Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 13 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


10 22.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Njoftime/reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2014

11


12

OPINIONE & EDITORIALE

BLOG & IDE

OpEd

NGA BUJAR KAPEXHIU

Opinione dhe Editoriale

Ideologjia e Kërkimit shkencor, Realiteti dhe Reforma në Arsimin e Lartë ‘Kërkimi shkencor’ është bërë sot si ‘integrimi europian’: të gjithë e kuptojnë që duhet, por thellë-thellë pak vetë e dinë saktësisht se pse, dhe shumë më pak vetë e vrasin mendjen se ç’lidhje kanë me të. Dhe pothuaj askush nuk ka ndërmend të sakrifikojë status quonë dhe rendin aktual të gjërave për të. Jo pa të drejtë, tema e kërkimit shkencor po kthehet tashmë në temë kundërproduktive, e gati objekt ironie për ata që e përmendin. Mendoj që për ta marrë seriozisht kërkimin shkencor, duhet pikësëpari një rivlerësim i statusit të ‘kërkimit shkencor’, me synim që ai të shihet si punë parësore dhe parakusht i mësimdhënies dhe jo thjesht angari për të plotësuar kriteret bazë të aplikimit për tituj shkencorë. Por për këtë ndryshim, kryesisht kulturor, mendoj që duhen riparë parimet bazë të operimit aktual të fushës, si dhe duhen pranuar praktika të reja, që prekin kryesisht financimin dhe menaxhimin e kërkimit shkencor, përgatitjen e vazhdueshme të studiuesve dhe rritjen e standardeve, si dhe lidhjen e kërkimit shkencor me shoqërinë. Disa prej këtyre aspekteve preken në Raportin e Parë të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor të prezantuar muajin e kaluar. Personalisht mendoj që në një dokument me 64 faqe si Raporti për Reformën, 4 faqe kushtuar Kërkimit Shkencor janë shumë pak. Megjithatë, Raporti sugjeron disa praktika pozitive në lidhje me adresimin e problemeve kryesore në fushën e Kërkimit Shkencor, përfshi: forcimin e konkurrueshmërisë mes studiuesve dhe stafit mësimdhënës të Instituteve të Arsimit të Lartë (IAL); përforcimi i ‘departamenteve’ si njësi bazë jo vetëm të mësimdhënies, por dhe të menaxhimit të kërkimit shkencor (përfshi financim, ekspertizë dhe burime njerëzore); futjen e mekanizmave të ‘peer review’, si dhe të vlerësimit periodik të punës shkencore dhe të krijimit të hapësirave për më shume hulumtim paralelisht me mësimdhënien. Së pari, duhet pranuar njëherë e mirë se studiuesit shqiptarë nuk krahasohen dot me studiues të fushave të tyre të universiteteve europiane, e më pak të atyre amerikane dhe aziatike. Dhe po ashtu duhet pranuar se kërkimi shkencor është një fushë prodhimtarie po aq sa është një fushë krijimtarie. Kjo do të thotë se kërkimi duhet të plotësojë disa standarde të pranuara nga i gjithë komuniteti i shkencës në fushat përkatëse dhe jo vetëm nga auditorë lokalë apo rrethi i ngushtë i studiuesit. Frika ndaj termave si ‘produkt’, ‘industri’ dhe ‘performancë’ në fushën e kërkimit shkencor, nuk i zgjidh problemet kryesore që ka sot fusha e kërkimit: të pakonkurrueshmërisë, të mungesës së impaktit brenda shkencës përkatëse apo shoqërisë, të mungesës së standardeve të njësuara perëndimore shkencore, ose thënë shkurt: të palexueshmërisë.

KOMENT ODETA BARBULLUSHI

Kjo nuk do të thotë aspak që studiues individualë nuk punojnë po aq mirë sa kolegët e tyre europianë apo amerikanë dhe nuk janë po aq të aftë sa ata për të prodhuar dije të konkurrueshme. Problemi është se në shumicën e rasteve u mungon financimi për punë në terren apo në laborator, standardi dhe vlerat që inkurajojnë më të mirët, dhe në fund lexuesi i specializuar në atë fushë, dmth komunikimi me komunitetin shkencor. Në mungesë të lexuesit të specializuar dhe recensës së mirëfilltë, i vetmi forum, arenë shkëmbimi shkencor dhe vlerësuesi shkencor duket sikur ka mbetur media. Për të përmirësuar këtë gjendje, studiuesve e pedagogëve shqiptarë lipset t’u plotësohen dy kushte jetike: mobiliteti dhe përgatitja e vazhdueshme shkencore. Këto të dyja mund t’i zgjidhë a) fondi i posaçëm i departamenteve dhe fakulteteve për pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare të stafit, b) për punë në terren, si dhe c) plotësimi real i ‘lejes sabatike’ ose lejes krijuese për stafin. Që pedagogët të arrijnë të përmirësohen në aspektin e kërkimit, nevojitet që ata të shkëputen nga mësimdhënia disa javë apo muaj çdo 4-5 vite, si dhe të marrin vazhdimisht pjesë në konferenca ndërkombëtare, që organizohen nga rrjete akademike specialiste në fushat e tyre e ku të mund të krahasojnë produktin e tyre shkencor me atë çka prodhohet paralelisht në Europë, në Britani, SHBA apo Azi (e jo vetëm në konferenca të rrjeteve bogus anonime rajonale e lokale, ku duhet të paguajnë shuma të majme vetëm që të botojnë në ‘conference proceeedings’). Në Raportin për Reformën, përmendet me shumë të drejtë mundësia e pashfrytëzuar e ‘lejes sabatike’ për stafin universitar. Mirëpo edhe kjo leje, si shumë të drejta të tjera të stafit, ka përfunduar në formalizëm: kjo sepse universitetet tona nuk kanë as fonde dhe as nuk e shohin prioritet të financojnë punën kërkimore të pedagogëve. Këto të dyja, financimi dhe mendësia, shkojnë më së shumti bashkë. A nuk i duket ‘utopike’ shumëkujt, përfshi këtu dhe kolegëve të mi, që universiteti t’i paguajë rregullisht për 3 deri në 6 muaj që ata të lexojnë dhe shkruajnë ‘për hesap të tyre’, apo të shkojnë për ekspedita me muaj të tërë dhe universiteti t’u paguajë shpenzimet e kërkimit? Nëse nuk u duket utopike, atëherë do të isha kurioze të dija se si mendojnë ata se nga dalin këto fonde? Buxheti i shtetit është i kufizuar dhe kërkimi shkencor është aktivitet i kushtueshëm. Kjo më çon te pika tjetër delikate

dhe për të cilën ka një lloj gjendjeje ‘mohimi’ nga komuniteti shkencor, financimi dhe menaxhimi i kërkimit: Përmirësimi i standardeve të kërkimit shkencor dhe përgatitja e vazhdueshme e studiuesve e pedagogëve kërkon një rishikim të mekanizmave dhe mendësisë së financimit të kërkimit. Kërkon që së pari, Universiteti, Departamenti dhe Fakulteti ta shohin veten si organizma të gjallë, vetëgjenerues dhe autonomë, në aspektin e vendimmarrjes akademike por dhe të financimit; dhe së dyti, kërkon funksionimin e një lidhjeje më të mirë mes Universitetit dhe shoqërisë. Për sa i përket së parës, është e do m o s do sh m e q ë k ë rku e s it shkencorë, studiuesit dhe më gjerësisht, stafi i institucioneve të arsimit të lartë (IAL) ta shohin punën e tyre si gjeneruese të ardhurash. Kjo do të thotë që, përveç të ardhurave që vijnë nga studentët dhe nga financimi shtetëror, çdo hallkë e punës kërkimore mund të gjenerojë të ardhura që shkojnë në përmirësimin e infrastrukturës së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, në grante për studimet doktorale e në financim ekspeditash e a k t iv i t e t e s h k ë r k i m o r e . Ç d o kryeredaktor/e reviste shkencore dhe çdo përgjegjës/e departamenti, dekan/e apo drejtor/e instituti kërkimor/ ndëruniversitar mund ta shohë veten jo vetëm si një ekspert/e të fushës, por edhe si një mini-menaxher/e të punës kërkimore që gjeneron stafi i tij/saj. Përveç të ardhurave të vetëgjenerueshme, shteti ka për detyrë të financojë dhe mbështesë një pjesë të kërkimit shkencor. Kjo pjesë, në Raportin për Reformën zgjidhet me anë të dy mekanizmave: Agjencisë Kombëtare për Kërkim Shkencor (AKKSH) dhe Agjencisë Kombëtare të Financimit (AKF). Ideja e financimit nëpërmjet agjencive është për t’u lavdëruar. Por mendoj se ky financim duhet të jetë sa më i pavarur nga mekanizmat politikë dhe diskrecioni i individëve apo grupeve të caktuara të interesit. Sipas skemës që sugjeron Raporti për Reformën, AKKSH dhe AKF do të jenë direkt nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Do të sugjeroja që për të mbrojtur procesin e alokimit të fondeve për kërkimin shkencor, këto agjenci, ashtu si çdo agjenci tjetër shtetërore, duhet të ndjekin procedurat e ‘peer review’ (recensimit anonim si dhe recensimit të jashtëm) si dhe vlerësimit të projektpropozimeve nga komitete shkencore të përkohshme sipas fushave të caktuara të ekspertizës. Përveçse të kenë varësi administrative dhe financiare, sipas meje agjenci të tilla duhet të funksionojnë sipas procedurave dhe mekanizmave sa më impersonalë për vlerësimin e ide-projekteve kërkimore, si dhe ekspertizën e departamenteve dhe fakulteteve në fusha të caktuara. Së fundmi dhe më e rëndësishmja, pyetja kryesore që duhet të shtrohet është: për kë dhe për çfarë duhet kërkimi shkencor? Për momentin, në

Shqipëri vihet re një mungesë harmonizimi midis ‘nevojës’ për hulumtim shkencor, dhe ‘ofrimit’ të hulumtimit nga pjesëtarët e stafit universitar. Mendoj një prioritizim i kërkimit shkencor është i nevojshëm. Në këtë drejtim, Raporti i Reformës i referohet ‘rëndësisë strategjike’ të disa fushave dhe programeve, por nuk elaboron se kush dhe si do të vendosen prioritetet e kërkimit shkencor. Vende të zhvilluara perëndimore kanë praktika të ndryshme në lidhje me këtë: Britania, si tipi ideal i liberalizimit dhe pavarësisë së kërkimit shkencor, kombinon prioritizimin e fushave të kërkimit shkencor nga a) Agjencitë Kombëtare për Kërkim dhe Shkencë (si Economic and Social Research Council, ESRC) që financon projekte kërkimore, duke marrë parasysh dhe se sa u përgjigjen këto projekt-ide kërkimore prioriteteve kërkimore kombëtare të vendosura dhe përditësuara periodikisht nga ESRC b) vetë universitetet, dhe më gjerësisht Institucionet e Arsimit të lartë. Bazuar në traditën e tyre si këshilluese dhe ofruese të ekspertizës në politikëbërje, universitetet britanike dhe europiane i kanë ofruar përherë shtetit ide dhe ekspertizë lidhur me atë se çfarë duhet të përbëjë politikën e shtetit në lidhje me një drejtim të zhvillimit, sigurisë, kulturës etj. Këtë e bëjnë duke forcuar ekspertizën e tyre në disa drejtime kërkimore. Në funksion të këtij grupimi prioritetesh pranohen dhe aplikimet dhe kërkesat për studime doktorale, hartohen politikat e revistave shkencore të këtij universiteti dhe rekrutohet dhe stafi i ri. Në këtë sens, nuk është qeveria apo agjencitë qeveritare të cilat ‘zhvillojnë’ dhe imponojnë prioritete të caktuara, por investimi në hulumtim dhe studime në fusha të caktuara është rezultat i ndërveprimit mes universiteteve dhe agjencive. Shteti mund të financojë një numër fushash ekspertize të cilat janë ‘strategji kombëtare’, si studime në fushën e kulturës, të mjedisit, të sigurisë, të energjetikës, shëndetit publik etj. Këtë financim, agjencitë shtetërore e shpërndajnë periodikisht mbi bazën e aplikimeve për projekt-ide të departamenteve dhe fakulteteve që kanë ekspertizën më të madhe (numër stafi), studentë doktoralë dhe botime prestigjioze në këto fusha. Mund të jenë pikësëpari universitetet, departamentet dhe fakultetet që zhvillojnë dhe ofrojnë ekspertizën e tyre shkencore për shtetin dhe nuk duhet të jetë shteti

që u imponon universiteteve se çfarë duhet të prodhojnë. Këtë sigurisht që nuk ka si ta bëjë Universiteti në shkallën makro, por mund ta bëjnë kryesisht departamentet dhe fakultetet. Shpresoj të vijë ajo ditë kur studentët të zgjedhin të ndjekin studimet në x departament (dhe jo domosdoshmërisht universitet) apo fakultet, sepse aty jep mësim x profesor dhe studiues i njohur i fushës. Kjo kërkon futjen dhe pranimin e praktikës së ‘menaxhimit të kërkimit shkencor’ në secilin departament dhe fakultet, menaxhim i cili mundëson lidhjen e kërkimit me mësimdhënien dhe anasjelltas. Për ta përfunduar këtë reflektim, duhet pranuar që Kërkimi Shkencor është hallka më e dobët në zinxhirin e proceseve dhe mekanizmave të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Prodhimi shkencor shqiptar, në shumicën e rasteve, u përshtatet standardeve të prodhimit vendas dhe në fusha të tjera të prodhimit: është lokal, shkruhet kryesisht në shqip, nuk bazohet në punë në terren apo/dhe nuk debaton e konkurron me studime të së njëjtës fushë në vende të tjera dhe është krejtësisht i dobët përkundrejt presionit nga mekanizmat politikë. Mendoj që diskutimin për kërkimin e udhëheq sot një koncept i ngulitur fort në mendësinë e studiuesve shqiptarë, sipas të cilit ‘kërkimi shkencor’ është elitar dhe ‘kërkuesi shkencor’ është një titull apo kurorë e fituar me marrjen e doktoraturës dhe me zënien e një vendi pune në universitet, dhe ky titull është i përjetshëm, i pamatshëm dhe i vetëmjaftueshëm. Sipas mendimit tim, Kërkimi Shkencor në Shqipëri mund ta kapërcejë këtë gjendje formale e fiktive dhe të orientohet drejt tri parimeve bazë: parimi i konkurrencës së produkteve shkencore, parimi i aplikimeve dhe recensimit anonim dhe të jashtëm të çdo ide-propozimi në fushën e kërkimit, si dhe parimit të autonomisë financiare të departamenteve dhe fakulteteve me synim sigurimin e financimit të përgatitjes së vazhdueshme të stafit. Asnjëri prej këtyre parimeve nuk mund të vihet menjëherë në jetë. Por ajo që mund të bëhet tani e të vlejë dhe për shumë kohë është një përpjekje nga ana e vetë studiuesve dhe pedagogëve për të rivlerësuar rolin e tyre në shoqëri dhe identitetin e komunitetit profesional, pjesë e të cilit janë. *Odeta Barbullushi, PhD është Zv/ Rektore për Kërkimin Shkencor dhe Metodologjinë në UET.


OP-ED

2

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / I dashur Kryeministër, Kulturë / Italia nuk është një vend Kështu nuk vritet për nënat që punojnë një grua

E

SIPAS MEJE EDISON YPI

Megjithatë ndaj Lazaratit dhe drogës shteti nuk mund të rrijë duarlidhur. Shteti duhet të gjejë një mënyrë për ta bërë zap Lazaratin. Pa t’futme ! Lazarati nuk është lepur që shteti ta kapi me qerre. Para se shteti ta kapi Lazaratin me qerre, do kapi Lazarati Europën, me aeroplana si ai i Divjakës. bërë derman, por ky problem nuk zgjidhet me t’futme. Se me t’futme ky problem, si e thamë më lart, futet në një rreth vicioz. Por gjithsesi Lazarati dhe droga kërkojnë një zgjidhje. Për të gjetur një zgjidhje, edhe shteti edhe Lazarati duhet të heqin dorë nga strategjitë me të futme; Lazarati duke i futur drogë shtetit, shteti duke i futur policë ose ushtarë Lazaratit. Nëse do heqin dorë nga t’futmet, pra nëse do heqin dorë për tu takuar të dy në Lazarat apo të dy në shtet, i bie që shteti dhe Lazarati të takohen diku në mes. S’duket ide e keqe. Por ka një vështirësi; Ku bie ai “mes ? Kush e gjen atë “midis” kur dihet se Shqipëria e sotme s’ka asnjë pëllëmbë tokë që të mos jetë as shtet me burokratë dhe as Lazarat me hashish ? Tjetër zgjidhje mund të ishte shpallja e Lazaratit kryeqytet. Në faqe të malit, me lumë, me banorë të urtë dhe puntorë kokulur që mjellin e prashitin e vaditin nga pak hashish paksa të trullosur nga era e gjetheve, s’duket zgjidhje e keqe. Madje, në analogji me sugjerimin e Nexhmedin Spahiut për shpalljen e Mitrovicës kryeqytet me qëllim dekurajimin e pretendimeve territoriale serbe në veriun e Kosovës, shpallja e Lazaratit në jug të Vjosës Kryeqytet i Shqipërisë që do frenonte orekset greke për Vorio Epirin, duke zgjidhje e mirë. Në këtë eventualitet duke qënë se në Lazarat

Universitet / Intelektualët, mbështetje të reformës së arsimit të lartë

13

Mos ji kaq modest- nuk je aq i madh. - Golda Meir (1898-1978)

Dreka e gabuar e Isa Mustafës

Me t’futme dhe shteti edhe Lazarati ja kanë njëri-tjetrit me hile, me t’futme. Ndeshja e shtetit me Lazaratin nuk mund të bëhet, e aq më pak të fitohet, me t’futme, qoftë shteti Lazaratit, qoftë Lazarati shtetit. Duke qënë njëri tepër i madh dhe tjetri tepër i vogël, ndeshja, jo ajo e futbollit mes Lazaratit dhe shtetit, por ajo e shtetit të Ligjit me Lazaratin e drogës, vazhdon me t’futme, do ishte si ndeshja hileqare mes miut dhe elefantit, që dihet se kanë mjet por s’kanë mënyrë si t’ja fusin e qisin njëri-tjetrit. Shteti diktatorial gjithmonë ta fut, dhe kurrë nuk ta qit po nuk e qite vet. Shteti demokratik gjithmonë ta qit, dhe kurrë nuk ta fut po nuk e fute vet. Nga ky rregull nuk bën përjashtim Lazarati, të cilit shteti diktatoril gjithmonë ja fuste, dhe shteti demokratik gjithmonë ja nxjerr. Me fjalë të tjera, shteti diktatorial dhe Lazarati diktatorial bashkëjetonin në një sherr të shurdhët gjysëmdhunë e gjysëm-qef. Ndërsa shteti demokratik dhe Lazarati demokratik bashkëjetojnë pa ndonjë qef në një paqe të zhurmëshme pa të futme dhe të qitme reciproke, si dy realitete demokratike njëri brenda tjetrit që ndeshen në një kacafytje darviniste prej së cilës nuk fiton as më i bukuri as më i squti, por thjesht ai që mbijeton. Në këtë luftë për mbijetes Lazarati ka vajtur tepër larg. Lazarati, bishti, është bërë më i rëndë se sqepari, shteti. Ky anormalitet nuk mund të tolerohet, nuk duhet lënë të zgjasi, ky problem lyp zgjidhje. Shteti demokratik, me urtësinë që e karakterizon, natyrën e kësaj mardhënieje e di, e ka të qartë, dhe nuk po ngutet, nuk po bie në kurthin e rrezikshëm të atyre që po i thonë futu-futu në Lazarat. Në fund të fundit, edhe pa u futur nëpër arsyetime darviniane, shteti e di se që të futet një shtet në një fshat është e pamundur, është paradoks, është nonsens. Që të futet e tëra tek pjesa, edhe mund të ndodhi, për shembull në dashuri, në mardhënie sentimentale, por jo edhe në ndeshjen shtet-fshat. Nëse ndodh që shteti të futet tek fshati, pra e madhja të futet tek e vogla, gjatë futjes ndodh shkatërrimi edhe i shtetit edhe i fshatit, çka provokon një të keqe edhe më të madhe; sulmin e shumë të voglave, shumë fshatrave, ndaj shtetit, që ka si pasojë shkatërrimin e të gjithave, të vogla e të mëdhaja. Pra është e qartë se drogës i duhet

22.05.2014

do jenë selitë e institucioneve, Parlamenti, qeveria, ministritë, rreziku i të futmes reciproke mes shtetit dhe fshatit do zhdukej vetvetiu, do ikte drejt qiellit bashkë me shtëllungat e tymit të hashishit të Lazaratit pasi ta thithin snobat e Romës, Milanos, Amsterdamit. Por edhe në këtë rast del një vështirësi që e bën të pamundur si variant. Vërtet Lazarati i ka të gatëshme hapësirat e gjelbëra aq të domosdoshme për një kryeqytet. Por i ka me hashish. Me aq shumë hashish sa edhe pa e tymosur, do t’i bënte hashishomanë të gjithë kryeqytetasit, me banorë, nëpunësa, ministra, deputetë, çka do bënte që në pak kohë Shqipëria të shpallej, jo “Kolumbi e Europës”, por ku e ku më zi, “Mbretëria e Drogës” ose “Perandoria e Delirit”, çka nuk është në të mirë të shqiptarëve, mes të cilëve, edhe kështu si janë, deliri mbretëron. Pa folur për kantonizimin e Shqipërisë, që në vazhdën e gabimeve me pasoja fragmetizuese do sillte të tjera probleme; Tosq e Geg, Toskërishte e Gegërishte, një zgjidhje tjetër mund të ishte një model i njohur në botë që quhet “shtet brenda shtetit”. Pra edhe Shqipëria edhe Lazarati shtete. I dyti brenda të parit. Diçka e ngjajshme si Vatikani i kristianizmit. Por meqënëse shpallja e Lazaratit të drogës “Vatikani i Hashishit” me Papë kryeplakun e tanishëm të Lazaratit, pra shpallja e një shteti me emër kaurr brenda një shteti me shumicë muslimane nuk tingëllon si duhet në përputhje me besimin e fshatrave përrreth, Lazarati mund të shpallet fare mirë edhe “Kryegjyshata e Drogës” me në krye Babain e teqesë së Alipostivanit mbi Pacomit. As këto varianta me përdredhje religjioze nuk vlejnë. Si në njërin dhe tjetrin rast, do rehatoheshin lazaratasit, ama qëndrimi i rreptë refuzues i komuniteteve fetara si kaurreske dhe muhamedane ndaj diversitetit të orientimeve seksuale, do t’i përhapte Shqipërisë namin si republikë homofobike, dhe, si pasojë, hyrja e shtetit të Lazaratit në shtetin e Shqipërisë do realizohej, por hyrjes së shtetit të Shqipërisë në familjen e shteteve europiane do t’i thoshim përgjithmonë ciao. Megjithatë ndaj Lazaratit dhe drogës shteti nuk mund të rrijë duarlidhur. Shteti duhet të gjejë një mënyrë për ta bërë zap Lazaratin. Pa t’futme ! Lazarati nuk është lepur që shteti ta kapi me qerre. Para se shteti ta kapi Lazaratin me qerre, do kapi Lazarati Europën, me aeroplana si ai i Divjakës.

KOMENT

ARMAND SHKULLAKU

Mesa duket, është gati e pamundur që LDK të ndryshojë tashmë profilin e saj as kështu, as ashtu. Ndoshta aleancat e herëpashershme, nga ato me AAK e deri tek qeverisja me PDK kanë lënë gjurmët e tyre. Në drekën në “Rings”, në krah të Isa Mustafës ishte edhe Ismet Beqiri si një metaforë e gjallë e gjendjes së ngurtë të trupit LDK

N

ëse Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli e kanë shijuar shumë drekën e përbashkët në një restorant në qendër të Prishtinës, ajo me siguri nuk ka lënë të njëjtën shije tek ata që do të votojnë më 8 qershor. Takimet e liderit të LDK me zv/kryeministrin në detyrë të qeverisë Thaçi, herë fshehtas në vilën e tij e herë hapur në qytet, duken të vështira për t’u kuptuar ndërsa ndodhin në zemër të fushatës elektorale. Çfarë nevoje mund të ketë pretendenti kryesor për kryeministër i Kosovës për takime të tilla apo për të përsëritur se ai dhe Pacolli do të jenë bashkë në qeverisjen e ardhshme? Pavarësisht llogaritjeve elektorale që mund të bëjë Mustafa, nevoja për të treguar afërsi me liderin e AKR, në vend se ta fuqizojë, mund ta tregojë atë më të dobët në sytë e opinionit. Një opozitë normale, që synon pushtetin, nuk ka arsye të kërkojë bashkëpunim me një pjesë të tij për të rritur besimin në fitore. Kreu i LDK me siguri mendon se flirtimi me Pacollin mund t’u japë disa vota më shumë prej atyre që dikur e lanë partinë e Rugovës për të gjetur ngushëllim në AKR apo LDD, por pak ditë para zgjedhjeve kjo është një manovër e rrezikshme. Do të kishte qenë ndryshe puna nëse Pacolli do të kishte dalë me kohë nga koalicioni me Thaçin e në këtë rast edhe afrimi me LDK mund të ishte më i pranueshëm. Kjo nuk ka ndodhur. Pacolli shkon në takim me kryetarin e opozitës me makinën e qeverisë, i shoqëruar nga rojet e qeverisë, me funksionet e zv/kryeministrit dhe me ministrat e tij ende në detyrë. Dhe pa asnjë ngurrim, bashkë me Isa Mustafën, u jep kështu mesazh qytetarëve se pozita e tij nuk do të ndryshojë edhe nëse në pushtet vjen LDK. “Ne jemi të sigurt që në qeverisjen e ardhshme do të jemi së bashku”, ka thënë Mustafa pas drekës të së martës në restorantin “Rings”. Amnistimi i një pjese të qeverisë për interesa të ngushta elektorale, ose e thënë ndryshe kompromisi i pandershëm vetëm me qëllim pushtetin, e dëmton jo pak moralin opozitar, aq të nevojshëm për të kryer rotacionin e pushtetit. LDK ka qenë shumë kritike për mungesën e zhvillimit ekonomik të vendit, raportin e zhbalancuar mes importeve dhe eksporteve, privatizimet problematike etj. E në krye të këtyre sektorëve kanë qenë njerëzit e AKR të cilët morën përsipër pjesë kryesore të programit ekonomik të qeverisë. Deklarimi për bashkëqeverisje me ta nëse LDK i fiton zgjedhjet, krijon përshtypjen se akuzat kanë qenë pjesë e lojës politike dhe jo shqetësim real për gjendjen e vendit. Duket sikur Thaçi e Mustafa thjesht ndërrojnë vendet e gjithçka vazhdon si më parë. Kjo mënyrë e të bërit politikë ia zbeh forcën opozitës, e tregon atë në hall për një grusht votash dhe jo në revansh moral ndaj qeverisë. LDK do të duhej të hynte në betejë pa patur nevojë të kërkojë aleatë të ardhshëm në një qeverisje të mundshme, të bënte opozitë ballore ndaj gjithë qeverisë pa përjashtim, duke shprehur kështu besimin në fitore. Ajo do të duhej të shihej nga të tjerët si e vetmja mundësi për të ardhur në pushtet dhe jo t’i shihte të tjerët si një mundësi për ta sjellë atë në pushtet. Mesa duket, është gati e pamundur që LDK të ndryshojë tashmë profilin e saj as kështu, as ashtu. Ndoshta aleancat e herëpashershme, nga ato me AAK e deri tek qeverisja me PDK kanë lënë gjurmët e tyre. Në drekën në “Rings”, në krah të Isa Mustafës ishte edhe Ismet Beqiri si një metaforë e gjallë e gjendjes së ngurtë të trupit LDK. Në mungesë të energjisë, kreativitetit e ideve të reja, kuptohet që gjithçka do të lëvizë në takime të zymta e skema të varfra politike. Këto nuk janë tipare të një opozite që kërkon ndryshimin, prandaj dhe Ramush Haradinaj i refuzoi takime të tilla duke i lënë ato pas 8 qershorit. Përfshirja e opozitës në negociata me një pjesë të pushtetit, i jep në të njëjtën kohë të drejtë edhe Vetëvendosjes, që mendon se në Kosovë duhet ndryshuar e gjithë kasta e vjetër politike. E njëkohësisht krijon bindjen se humbja e Isa Mustafës në Prishtinë dhe fitorja e Shpend Ahmetit nuk ishin një rastësi. Për të gjithë ata që duan të ndryshohet sistemi politik aktual, mentaliteti qeverisës dhe jo thjesht të ndërrohet njëra parti me tjetrën, dreka të tilla si ajo në “Rings” janë vështirë të kapërdihen.


14 22.05.2014 universitet

Parashtresë

39 anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, intelektualë të shquar në fushën e shkencave dhe të arteve, shprehin mbështetjen e plotë për nismën e qeverisë shqiptare në reformimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave

39 intelektualët në mbështetje të reformës së arsimit të lartë Me anë të një parashtrese për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri, ata kanë shprehur në mënyrë unanime mbështetjen e plotë për këtë reformë. Sipas tyre, Raporti u bën një analizë realiste gjendjes dhe nevojave të sistemit universitar shqiptar dhe propozon mënyra për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sistemi i arsimit të lartë sot.

A

kademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, në një mbledhje të posaçme të saj, më 20 maj 2014, shqyrtoi Raportin e parë për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, hartuar prej Komisionit të krijuar për këtë qëllim nga kryeministri i vendit. Diskutimi mbi problemet e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në vendin tonë dhe mbi domosdoshmërinë e reformimit të tyre, si edhe kontributi në këtë drejtim janë pjesë e misionit të kësaj akademie, e cila, e krijuar në dhjetor të vitit 2011, ka synuar e synon, veç të tjerash, edhe të shërbejë (a) si një forcë pozitive për gjallërimin e jetës kulturore e shkencore në Shqipëri, duke ndihmuar për krijimin e një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik; (b) si një forum intelektual serioz, duke bashkuar preokupimet tona për dijen teorike dhe rekomandimet praktike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme, me të cilat ballafaqohet shoqëria e sotme shqiptare dhe (c) si një katalizator për ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike dhe artistike në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale. Nisur nga ky mision emancipues e demokratik, Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave ishte e para që, në dy forume të saj, në prill dhe në korrik të vitit 2012, diskutoi dhe argumentoi me forcë domosdoshmërinë e reformimit të sistemit të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në Shqipëri. Sot, dy vjet më pas nga koha kur, si anëtarë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, pikëpamjet dhe propozimet tona i bëmë të njohura për institucionet kryesore të qeverisë dhe për publikun shqiptar, përmes botimit të dokumentit të kësaj Akademie “Parashtresë për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri” (korrik 2012), ne shprehim vendosmërisht mbështetjen tonë të plotë për nismën e qeverisë shqiptare për reformimin e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në vendin tonë, si dhe, në vija të përgjithshme, për Raportin e parë të Komisionit të ngritur për këtë qëllim. Ne vlerësojmë se Raporti u bën një analizë realiste gjendjes dhe nevojave të sistemit tonë universitar dhe propozon mënyra e forma, përgjithësisht të përshtatshme, për zgjidhjen e problemeve e të sfidave me të cilat përballet sistemi i arsimit të lartë në vendin tonë. Ne gjykojmë se reforma e arsimit të lartë dhe e kërkimit shkencor duhet të jetë thelbësore, që do të thotë,

në radhë të parë përmbajtjesore, por edhe financiare dhe strukturore. Kjo reformë, si çdo sipërmarrje e madhe e inxhinierisë sociale, ndryshe nga reformat që janë ndërmarrë deri më sot në arsimin e lartë, duhet të pasqyrojë transformimet ekonomike e kulturore të shoqërisë shqiptare, ndryshimet në mënyrën e formimit dhe në interesat e brezit të ri dhe, sidomos, t’u paraprijë zhvillimeve të ardhshme në çdo sferë të aktivitetit ekonomik e shoqëror. Për shkak se sistemi arsimor dhe arsimi i lartë, në veçanti, është ndër pasuritë më të rëndësishme të një kombi dhe e mirë publike për gjithë shoqërinë, është e rëndësishme që, për parimet bazë dhe objektivat e reformës, të cilat ne i vlerësojmë të drejta e të sakta, të biem dakord me konsensus, si shoqëri, dhe, pa humbur kohë, të mendojmë e të veprojmë për ta reformuar krejt sistemin në përputhje me objektivat që synojmë të arrijmë. As vështirësitë e procesit, as propozimet kurajoze për realizimin e reformës dhe as interesat vetjake apo të grupeve të caktuara që preken nga kjo reformë nuk duhet të bëhen pengesë. Raporti i parë i Komisionit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor ka, pa dyshim, shumë mangësi, disa prej të cilave i vënë në dukje edhe anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, siç jemi të sigurt se mangësi të ngjashme kanë konstatuar edhe kolegë pedagogë e studiues në institucione të tjera arsimore e kërkimore të vendit. Por ne mendojmë se mangësitë e Raportit të parë nuk janë më të shumta e më të rëndësishme, sesa meritat e tij dhe se, në tërësinë e vet, ky dokument, është një hap i parë, i suksesshëm, në procesin e reformimit të sistemit. Për më tepër, raporti në fjalë është thjesht një projekt i parë, dhe jo vetë “blueprint”-i, mbi të cilin do të mbështeten ndryshimet përfundimtare në ligjin mbi arsimin e lartë. E përshëndesim faktin që, për herë të parë në historinë e transformimit postkomunist në vendin tonë, një reformë sociale kaq e rëndësishme paraprihet nga një studim i detajuar dhe nga një diskutim masiv i grupeve kryesore të interesit, mbështetur në këtë dokument. Për vendin tonë, kjo kohë dhe kjo mundësi për ta reformuar sistemin e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor nuk duhen humbur. Mjaft kohë dhe mundësi kemi humbur deri më sot. Nëse në shekullin e 21-të, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet pas vendeve të tjera europiane ose do të zhvillohet si ato, kjo, në një masë të

Anëtarët Alajdin Abazi Bashkim Ahmeti Arben Baboçi Abdylmenaf Bexheti Panajot Boga Luljeta Bozo, Basri Çapriqi Pandeli Çina Alqi Çullaj Dhimitër Dhora Limos Dizdari Përparim Fuga Romeo Gurakuqi Gëzim Hoxha Ermonela Jaho Helena Kadare Ismail Kadare Isuf Kalo Eno Koço Ksenofon Krisafi Emil Lafe Xhevat Lloshi Piro Milkani Skënder Minxhozi Inva Mula Mina Naqo Anila Paparisto Tedi Papavrami Llukan Puka Skënder Riza Evan Rroço Rafet Rudi Sokol Sadushi Marenglen Spiro Sali Shijaku Fatos Tarifa Thoma Thomai Pëllumb Xhufi Aleksandër Xhuvani

Ne jemi të ndërgjegjshëm se problemet dhe sfidat me të cilat ndeshet arsimi i lartë në Shqipëri janë të mëdha, por ato nuk duhen parë vetëm si pengesa, por edhe si oportunitete. madhe, do të varet nga cilësia e arsimit që do t’u ofrojnë nxënësve dhe studentëve shqiptarë shkollat dhe universitetet tona. Modeli i suksesshëm që sugjerohet, edhe pse i paprovuar në kushtet e vendit tonë, nuk duhet të na bëjë pesimistë përtej së arsyeshmes. Ky model ofron, mbi të gjitha, garanci për suksesin e tri shtyllave të rëndësishme të sistemit të arsimit të lartë: (1) autonominë reale (jo të imagjinuar) financiare, administrative dhe akademike të universitetit, (2) konkurrencën e ndershme të vlerave dhe (3) stimulimin e talenteve. Nëse Raportit të parë për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor mund t’i bëhej një vërejtje esenciale, kjo do të ishte se, duke u fokusuar kryesisht në aspektet financiare e menaxheriale të reformës e të veprimtarisë së shkollave të larta, nuk është treguar vëmendja e duhur ndaj ndryshimeve përmbajtjesore që kërkohet të realizohen në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor. Raporti mund të ishte orientuar më mirë nga fakti se, në fushën e arsimit të lartë, në shoqëritë më të avancuara, sot theksi vihet kryesisht në çështjet ku arsimi i lartë duhet t’i përqendrojë vëmendjen, investimet dhe përpjekjet e tij, pikërisht në përgatitjen e “punonjësve të dijes”, të cilët do të kryejnë punë duke u mbështetur në dijen. Me fjalë të tjera, kombinimi i njohurive teorike

të qëndrueshme në disiplinat akademike bazë e në disiplina të tjera me problematikat qendrore të shekullit të 21-të dhe me aftësitë e nevojshme që duhet të kultivojë shkolla e lartë për këtë shekull të ri—të gjitha këto së bashku—do të duhej të ishin më mirë në fokusin e agjendës së reformës së sistemit universitar që propozohet për kushtet e vendit tonë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se problemet dhe sfidat me të cilat ndeshet arsimi i lartë në Shqipëri janë të mëdha, por ato nuk duhen parë vetëm si pengesa, por edhe si oportunitete. Përveç kësaj, këto probleme e sfida nuk janë pa zgjidhje dhe zgjidhjet e tyre nuk janë të pamundura. Nga ana tjetër, askush nuk mund t’i dijë përgjigjet e të gjitha pyetjeve dhe zgjidhjet e të gjitha dilemave të nesërme. Sidoqoftë, më në fund, është kuptuar se çfarë mund të bëhet, ose më saktë, se nga mund të fillohet. Me projektin e propozuar duket se është hedhur një hap i parë në drejtimin e duhur, pasi është kuptuar se thelbi i reformës në arsimin e lartë qëndron në nevojën për të ndryshuar kulturën institucionale t ë u n ive r s it e t eve t o n a d h e s e, gjithashtu, vlerësimi i të mësuarit si prioritet i shkollës së lartë kërkon ndryshime radikale—jo ndryshime të vogla, ose të pjesshme—në konceptet, në politikat dhe në praktikat e derisotme të institucioneve arsimore dhe akademike.


KULTURË

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2014

15

FESTIVALI QË BASHKON “FEMMES FATALES” TË RAJONIT Për herë të dytë, Artpolis organizon Festivalin e Artisteve për të Drejtat e Njeriut “Femmes Fatales” nga data 27-31 maj, në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, i cili synon prezantimin e artit origjinal të krijuar nga gratë që do të përfshijnë: shfaqje teatrale, filma dokumentarë dhe të shkurtër, lexime skenike, ekspozita, performancë, promovim librash, diskutime dhe prezantime, si dhe forma të tjera të artit realizuar nga artistet femra nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bosnje- Hercegovina. Nga Shqipëria, Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit pamor në Galerinë Kombëtare të Arteve i bashkohet “Femmes Fatales” të rajonit me ekspozitën me temë “Kështu nuk vritet një grua”, vazhdimësi e projektit të saj “My changes”. Artistet femra pjesëmarrëse në këtë ekspozitë janë: Greta Dhaskali Lami, Marta Zadrima, Gia Kuka. Kuratorja Suzana Varvarica Kuka e kërkon mesazhin në dy histori. Të parën e gjeti mes librave, e tjetrën në burgun 325 në Tiranë.

Kështu nuk vritet një grua

“Femmes fatales” është i vetmi festival ku gratë artiste me artin e tyre, frymëzuar nga temat sociale, komunikojnë problemet sociale me të cilat përballen gratë shqiptare dhe gratë artiste të rajonit Suzana Varvarica Kuka

dëshmia e një të burgosure Këtu në qeli kupton se asgjë nuk ka ndryshuar. Ne i lindim djajtë tanë, ata, burrat janë skllavopronarët e shpirtit tonë, ata na e sëmurin atë, na e histerizojnë ndjeshmërinë, na kthejnë në fatkeqe

Teatër

Kjo që do t’ju tregoj tani, ndodhi ditët e para të një pranvere.  “Kultura e tepërt i prish njerëzit, përsëriti tregtari, duke vështruar zonjën me përçmim…Tani rrahin të më mbushin mendjen se e respektojnë një grua. Disa i lirojnë vendin, i ngrenë kapelen; të tjerët i njohin të drejtën për t’u caktuar në çdo detyrë, për të marrë pjesë në qeverisjen e shtetit…Dhe ndonëse këtë e bëjnë të gjithë, prapë mendimi për gruan mbetet po ai që ka qenë: një mjet eglendisjeje. Njësoj si skllave…Kështu e kanë edukuar që në fëmijëri dhe, opinioni shoqëror po atë mendim ka për të. Pra ajo është po aq e poshtëruar, është po aq skllave e zvetënuar, kurse Burri, po ai skllavopronar i korruptuar…Me atë edukatë nënvleftësimi ndaj vetes që i mëkojnë, ajo gjithmonë ka për të mbetur një krijesë e ulët. Ajo do të katandiset jo

gjer në shkallën e kafshës, por të sendeve ose do të jetë ashtu, ashtu siç është në shumicën e rasteve e sëmurë shpirtërisht, histerike dhe fatkeqe. Një mëkatar edhe mund ta frenojë veten, edhe mund të luftojë për arritjen e një qëllimi, por marrëdhënie të sinqerta dhe vëllazërore me një Grua ai s’mund të ketë më kurrë…Edhe unë u bëra mëkatar dhe i këtillë mbeta…Ata, muzikantët, luajtën Sonatën e Krojcerit të Bethovenit, muzika ka një forcë të madhe ndikuese. Ajo as të lartëson e as të poshtëron, por vetëm të trondit… Shumë kohë më vonë, edhe kur e mora veten më kujtohet ai çast kur hyra në dhomë, më dëgjohen ata tinguj. E dija se do të vrisja një Grua, një grua të pambrojtur. Dhe kur e bëra këtë fakt të kryer, e ndjeva se kisha bërë diçka të lemerishme dhe me t’i ngulur thikën, e nxora aty për aty. Ajo brofi në këmbë dhe klithi: “Ai më

‘Zonjusha Margaritë’ një ballafaqim i vlerave të teatrit shqiptar dhe atij grek Aktorja e mirënjohur greke, Evgjenia Stavropulu “i kthen vizitën” aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, pas shfaqjes së bujshme të kësaj të fundit me “Zonjusha Margaritë” në Athinë para tri javësh. Në dy net, arti shqiptar dhe grek do të përballen sot dhe nesër në sallën e Akademisë së Arteve. Monodrama “Zonjushë Margaritë” do të interpretohet një natë nga aktorja greke, Evgjenia Stavropulu dhe një natë nga aktorja shqiptare, Luiza Xhuvani. Kjo është një nga shfaqjet e repertorit të Teatrit Shëtitës, e cila pak kohë më parë u dha në teatrin “Argo”, një teatër me mjaft emër në Greqi. Autor i veprës është Roberto Athayde, me regji të Kiço Londos dhe skenografi e kostumografi të Blerina Kokonës. Shfaqja u ndoq me interes edhe nga mjaft aktorë, regjisorë, skenografë, gazetarë dhe kritikë të teatrit grek, të cilët pas shfaqjes u shprehën me mjaft entuziazëm për cilësinë e shfaqjes e në mënyrë të veçantë për lojën e aktores Luiza Xhuvani. Spektatori disa herë e ndërpreu me duartrokitje interpretimin e saj. Tashmë në kuadër të shkëmbimit të vlerave të teatrit shqiptar dhe atij grek do të ballafaqohen interpretimet mes dy aktoreve Evgjenia Stavropulus dhe Luiza Xhuvanit.

vrau”, -marrë nga libri i Leon Tolstoit, “Sonata e Krojcerit”.  Kjo që do t’ju tregoj tani, ndodhi në ditët më të ftohta të një dimri. “Varfëria e madhe e bën gruan si eshkë, i ashpërson fytin, e rrudhos, e mbledh, e forcon, përsëriti nëna vrasëse, dukë vështruar me përçmim në memorien e saj imazhet e burrit të saj…Tani shpirti më thotë të fal për atë që kam bërë. Kam kryer një krim makabër, kalova në pavetëdije, jam një mëkatare, por para dhunimit dhe përdhunimit të tij do ta kisha bërë përsëri këtë krim. Këtu në qeli kupton se asgjë nuk ka ndryshuar. Ne i lindim djajtë tanë, ata, burrat janë skllavopronarët e shpirtit tonë, ata na e sëmurin atë, na e histerizojnë ndjeshmërinë, na kthejnë në fatkeqe, na trajtojnë si skllave, na nënvleftësojnë, na zvetënojnë, na poshtërojnë dhe na rrisin dellin e krimit».

 Një mëkatare fal për një kohë, lufton të heshtë e të ruajë sekretin e dhimbjeve fizike, por marrëdhënie të sinqerta dhe vëllazërore me një Burrë ajo s’mund të ketë më kurrë… »Edhe unë u bëra mëkatare dhe e këtillë mbeta…Ata, fëmijët e mi, me barkun bosh, me duart akull, të lemerisur u fshehën nga ulërimat e babait të tyre, pijanecit kronik, ulërima ka një forcë të madhe ankthi e frike. Ajo të poshtëron, të trondit…Shumë kohë më vonë, kur e mora veten më kujtohet ai çast i ftohtë kur u rraha me grushta e shqelma për të 100-ën herë, i mora kazmën nga duart e dehura përbindëshit, m’u errën sytë, u çmenda dhe nuk di ç’bëra, i rashë me kazmë në kokë, e shtyva tej dhe kur pashë se çfarë kisha bërë, klitha: “Unë e vrava atë”, -marrë nga dëshmitë e një të burgosure P.M në burgun 325, Tiranë.

Yllka Mujo dhe Artan Imami, në një dramë familjare Yllka Mujo dhe Artan Imami rikthehen në krah të njëritjetrit pas kaq vitesh me premierën e parë të vitit në Teatrin Kombëtar, dramën “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, shkruar nga nobelisti amerikan,  Eugene O’Neill. Regjisori Spiro Duni ka zgjedhur pikërisht këtë vepër, e cilësuar nga vetë autori O’Neill si “dramë e një trishtimi të vjetër, e shkruar me lot dhe gjak”, e cila fokusohet në një familje jofunksionale që përballet dhe merret me emocionet ambivalente pasojë e problemeve serioze familjare, si: varësia nga droga, degradimi moral, frika dhe faji i rrënjosur thellë dhe një sëmundje që rrezikon jetën. Subjekti e zhvendos publikun në shtëpinë e familjes Tyronë. Ajo është një familje e copëtuar dhe secili pjesëtar largohet, izolohet disi nga pjesa tjetër. Tema  tragjike e pjesës është se pafajësia nuk mund të rikthehet; çdo karakter duhet të mbartë pak dhimbje dhe faj, edhe në buzë të varrit. Drama “Udhëtimi i gjatë drejt natës” do të shfaqet më 31 maj dhe 1 qershor.


Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

16 22.05.2014

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që uante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


sport

sport

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

22.05.2014

17

Barcelona, nis epoka ‘Luis Enrique’, rinovon edhe Messin Barcelona ka prezantuar teknikun e ri të saj, Luis Enriken, si dhe ka rinovuar Lionel Mesin deri në vitin 2018, ky i fundit do të përfitojë një shifër prej gati 20 milionë eurosh në vit. Lojtari katër herë fitues i “Topit të artë” me kontratën e re do të fitojë një shifër rekord jo vetëm sa i takon pagës vjetore, por edhe klauzolës që do të prishte mar-

rëveshjen mes lojtarit dhe klubit, pra çdo skuadër që do dëshironte yllin argjentinas, Messin, do të duhet të paguajë 250 milionë euro në xhepat e katalanasve. Fenomeni argjentinas pati një fund sezoni jo të mirë, por pavarësisht kësaj, tekniku i ri Luis Enrique beson në cilësitë e 25-vjeçarit, fitues i mbi 16 trofeve me Barcelonën. Ky do të jetë themeli mbi të cilin katalanasit do të ndër-

tojnë skuadrën e vitit të ardhshëm, pas dështimit në këtë sezon. Barcelona ka siguruar momentalisht edhe shërbimet e portierit Marc-André Ter Stegen. 22-vjeçari i kombëtares gjermane vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Bayern Myshengladbak dhe ishte i kërkuar nga klubet më të mira të Europës, por gjermani nuk nguroi të zgjidhte Barcelonën.

Sanchez dhe Morata gati për t’u veshur bardh e zi, alternativa Drogba Juventusi, për të mos u gjetur i papërgatitur ka hedhur vështrimin edhe tek disa alternativa, ku më konkretja është sulmuesi i Gallatasarait, Didier Drogba. Kampionët e Italisë të Juventusit kanë hedhur vështrimin e tyre drejt sezonit të ardhshëm dhe po përgatisin një goditje dyshe për merkaton e verës. Sipas gazetës torineze, “Tuttosport”, Juventusi ka nisur diskutimet me drejtuesit e Barcelonës për të transferuar tek “Zonja e Vjetër” sulmuesin Aleksis Sanchez, i cili e njeh mirë kampionatin italian për shkak të kaluarës së tij tek

Udineze. Barcelona kërkon 20 milionë euro ose shkëmbimin me sulmuesin e Juventusit, spanjollin Fernando Lloriente, i cili shënoi 16 gola në sezonin e fundit, duke u renditur në golashënuesin e dytë më të mirë për bardhezinjtë. Drejtori i Përgjithshëm i 30 herë kampionëve të Italisë, Marota, ka kërkuar kohë për t’u menduar, ndërsa është bërë me dije se oferta e parë e tij karshi blugranave ka qenë rreth 14 milionë euro, shifër kjo që mund të rritet me kalimin e kohës. Nga krahu tjetër, Antonio Konte, i cili ka vendosur të qëndrojë në Torino për të drejtuar edhe për një sezon tjetër Juventusin, ka kërkuar edhe talentin e Real Madridit, Álvaro Borja Morata

Antonio Konte nuk duket i ngopur, madje duket i qartë në qëllimet e tij, të përforcojë skuadrën për të konkuruar denjësisht edhe në Ligën e Europës.

Martín. 21-vjeçari i konsideruar si e ardhmja e Spanjës është një nga dëshirat më të mëdha të teknikut të Juventusit. Për të kënaqur këtë dëshirë, Marota i ka kërkuar Real Madridit hua lojtarin për një sezon me të drejtë blerjeje në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që pritet përgjigjja e klubit madrilen, i cili duket se ka kërkuar para në këmbim të lojtarit. Juventusi, për të mos u gjetur i papërgatitur ka hedhur vështrimin edhe tek disa alternativa, ku më konkretja është sulmuesi i Gallatasarait, Didier Drogba. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, sipas të përditshmeve franceze është shumë pranë Juventusit, madje sipas tyre është arritur marrëveshja për kontratën, ndërsa pritet vetëm

Kroos, goditja e parë e Manchester United Manchester United pasi ka zyrtarizuar teknikun që do drejtojë djajtë e kuq për sezonin e ardhshëm, ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar ekipin dhe Tony Kroos duket se është lojtari i parë i kërkuar nga tekniku i ri, Louis van Gaal. Tekniku holandez në listën e tij të të preferuarve ka vendosur mesfushorin e Bayern Mynihut në vendin e parë, 24-vjeçarin Tony Kroos dhe sipas të përditshmeve britanike, skuadra e Manchesterit ka nisur menjëherë sulmin për të siguruar shërbimet e gjermanit. Burime pranë klubit anglez kanë konfirmuar se marrëveshja me Bayern Mynihun për Kroosin është shumë pranë. Po ashtu tekniku anglez në listën e tij të shpenzimeve i ka kërkuar klubit edhe disa përforcime të tjera, si mbrojtësin e Borusia Dortmund, Mariso Hummles, Benzema apo Robben. Drejtuesit e djajve të kuq i kanë vendosur në dispozicion teknikut të ri, me qëllim triumfin në Angli dhe pse jo një finale në ligën e ardhshme të kampioneve, një buxhet prej 200250 milionë eurosh.

marrëveshja me klubin turk, ku lojtari i Bregut të Fildishtë, ish-kampion Europe me Çelsin ka luajtur për sezonin e shkuar. Marota gjithashtu po punon për të siguruar edhe lojtarë që luajnë aktualisht në serinë “A”, si Lulic, apo Candreva në mesfushë, apo Astori i Kaljarit në mbrojtje. Pavarësisht nga rezultati i tratativave, pasi është ende herët për zyrtarizime, një gjë duket e sigurt se, paçka se bardhezinjtë mbajnë titullin kampion të Italisë prej tri vitesh radhazi, Antonio Konte nuk duket i ngopur, madje duket i qartë në qëllimet e tij, të përforcojë skuadrën për të konkuruar denjësisht edhe në Ligën e Europës.

Kristiano Ronaldo zhvishet me të fejuarën për revistën “Vogue”   Ylli i Real Madridit, fituesi i “Topit të artë”, Kristiano Ronaldo është zhveshur për revistën “Vogue” së bashku me të fejuarën e tij, Irina Shayk. Në faqen e parë të revistës në fjalë shihet qartë ylli portugez i zhveshur totalisht dhe i fshehur pas së fejuarës së tij, e cila është e veshur me një fustan të bardhë. Çifti mjaft simpatik është fotografuar nga fotografi italian Mario Tesino dhe do të jetë në faqen e parë të revistës “Vogue” për edicionin spanjoll. “Ishte hera e parë që bëja një gjë të tillë”, - ka thënë Ronaldo, i cili është shprehur edhe i kënaqur nga kjo eksperiencë. Kujtojmë që çifti është njohur në një set fotografik për Armanin, ndërsa mësohet se revista spanjolle së shpejti do të publikojë edhe një video të xhiruar gjatë setit fotografik në fjalë. Ky set i ri me nuanca hot tregon edhe njëherë se marrëdhënia mes çiftit është e shkëlqyer.


18

ZBAVITJE

LOJRA TË NDRSYHME

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

Kujdes kur parkon në vendin e rezervuar për invalid

4

5

11 16

7

8

12

9

10

13 18

17

19

14

20

15

21

23

22 24 27

6

28

29

25

30

26

31

32

36

35 40

39 43

41

33

37

34

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

42

44

45

47

Koha e fillimit ____:____

46

Koha e mbarimit ____:____

48

49

Horizontalisht:

1. Dëshmitë që njohen e pranohen dhë shërbejnë provuar, a kundërshtuar një tezë. 5. Përpikmëri. 11. Personazhi që luan aktori. 12. Vegël pune bujqësore. 13. Tërësia e njohurive dhe e shprehive që jepen me sistem e sipas një programi në shkolla. 16. Lumë i madh në Rusi. 18. Dru i vendeve të nxehta. 21. Majë e mprehtë e shiringës. 22. Kovaçi i këngës. 23. Veprimtaria kërkimore shkencore në një fushë. 24. Sigla e Shkodrës. 25. Hasan, trajner futbolli. 26. Janë në majë të çatisë. 27. Pasojë e veprimit që ushtron dikush mbi një tjetër. 31. Sigla e Elbasanit. 32. Mbyllja brenda për një kohë të gjatë për t'u ruajtur nga gjakësi. 35. Veshje e romakëve të lashtë. 36. Sektori Ndërtimit. 38. Vegla, mjete. 39. Shkojmë. 40. Kalimi i pushtetit nga një forcë politike tek tjetra. 43. Merre. 44. Daçiç, kryeministër i Serbisë. 45. Agjensi Monetare. 46. Në atë sasi. 47. Goditje në zemër. 48. Metal i petëzueshëm me shkëlqim si të argjendit. 49. Ndjenjë pakënaqësie ndaj dikujt.

Vertikalisht:

1. Skuadër futbolli italiane. 2. Vendi ku ndodhet rezidenca e qeverisë ruse. 3. Forca a lartësia e zërit kur flasim. 4. Gjergj Alia i legjendës së famshme shqiptare. 5. Markë makine. 6. Vend ku u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme të Skënderbeut ndaj turqve. 7. Që të forcon e të jep fuqi. 8. Orketsrina popullore. 9. Institut Rehabilitimi. 10. Barrelë e ndërtuar me mjete rrethanore. 14. Ndërtesa madhështore me shumë zbukurime. 15. Prosper, shkrimtar i njohur francez. 17. Notë muzikore. 19. Çarçani, ish-kryeministër i vendit tonë. 20. Shkurre e helmët, me lule të verdha dhe me erë të mirë. 23. Lloj rreshjeje. 24. Gur që përdoret për të mprehur, për të lëmuar etj. 26. Arian, regjizor i televizionit. 28. Monedhë e vjetër prej argjendi. 29. Ka edhe një pleh të tillë. 30. Industria Kromit. 33. Shtet në Afrikë. 34. Ishulli i Uliksit. 36. Vend për bagëtinë. 37. Krunde, ndryshe. 41. Organizatë Civile. 42. Shkalla më e fundit ose më e lartë e diçkaje.

Sudoku | nivel mesatar 8 4 7 5

1

6 5 1 3 1 3

3 4 6

7 9 4 8 7

4 5 7

8 9 2 5 9 2

9 1 2

6

4

3

1

5

7

8 3 8 6

5

1

6

6 5 3 2 6

1 2

5 9 4 8

6

2

6

2

7

3

1 3

5 4

5 2

4 3 1

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Parkuan për një çast të shkurtër në vendin e rezervuar për persona me nevoja të veçanta, por morën një ‘dënim artistik’. Kjo ishte një mahi e bërë nga Canal Boom, që kishte vënë në shënjestër shoferët që parkojnë në këto vende, duke vizatuar në veturën e tyre, një karrocë me rrota. Vetëm për të treguar se e kanë shumë gabim, shoferët e pandërgjegjshëm morën këtë vizatim, që mund të hiqet shumë lehtë vetëm me ujë. Një femër e cila shanë në telefon, duke thënë se i është dëmtuar vetura, bëhet shumë nervoz kur sheh vizatimin në veturën luksoze. “Të thash të mos e parkosh” është kritika që i bënë një grua burrit të saj, kur sheh se vetura tyre është vizatuar qëllimshëm. Këta janë disa nga protagonistët e këtij dënimi që kanali brazilian që mund të shihet vetëm në Youtube, vendosi ti bëjë shoferëve të pa sjellshëm.

HOROSKOPI I DITËS DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nuk do e dëgjoni me vëmendje sot atë qe keni ne krah dhe kjo mund te shkaktoje here pas here disa debate. Ka rrezik qe te bëni gjera te cilat ai nuk i pëlqen. Beqaret do argëtohen pa fund me miqtë e ngushte dhe nuk do e vuajnë aspak mungesën e një personi ne krah. financat do dobësohen sepse nuk do arrini dot te bëni kursime.

Sot do korrni atë qe keni mbjelle ne jetën tuaj ne çift. Nëse keni toleruar dhe i keni kushtuar vëmendje atij gjithçka do shkoje me se miri, ne te kundërt do keni mosmarrëveshje dhe do qëndroni ne vetmi. Beqaret do jene te vendosur për ta bere për vete atë qe pëlqejnë. Do ja dalin mbanë deri pasdite. Financat d jene te favorizuara. Nuk pritet asnjë vështirësi

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

DO i shprehni pa fund ato qe ndjeni gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Ai nga ana tjetër do mundohet t’iu përkëdhele dhe t’iu beje te ndiheni sa me mire. Beqaret nuk do tregohen te arsyeshëm dhe ka rrezik te gabojnë. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime. Do mund t’i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.

Dite shume normale dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u shqetësuar për te ardhmen. Beqaret do kenë goxha ndryshime. Ka mundësi qe personi me te cilin do mund te krijojnë një lidhje te jete i shenjës se Dashit ose te Luanit. Financat duhet menaxhuar me maturi. Vetëm ne këtë mënyrë situata do përmirësohet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do përjetoni ndjesi shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Çdo sekonde do ketë veçantinë e vet. Beqaret gjithashtu do kalojnë një dite te veçante dhe te mbushur me takime, Mendohuni mire para se te merrni vendime ne mënyrë qe te mos pendoheni për asnjë çast. Maturia me financat do ju sjelle qëndrueshmëri.

PESHORJA (23/IX-22/X) 5

7

7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

22912, 23565, 27414, 29641, 37956, 41574, 44162, 45256, 45778, 51755, 51802, 52444, 52632, 59652, 63200, 63765, 72438, 84246, 85478, 98748. Numra me 6 shifra: 052534, 210125, 332014, 446584, 472962, 509596, 568049, 688474.

Ambienti yjor do favorizoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do i sqaroni me qetësi te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do ja kaloni me mire pranë atij qe dashuroni. Beqaret do kenë njohje te reja, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Financat do kërkojnë kujdes te veçante. Nëse e kaloni me sukses këtë dite, situata do ketë edhe me tepër përmirësime.

UJORI (20/I-19/II)

GJENI 10 NDRYSHIMET

Dite e suksesshme kjo e sotmja për çdo fushe te jetës. Te dashuruarit do kalojnë çaste fantastike te cilat do i bëjnë te ndihen si mbi re. Edhe beqaret do ia kalojnë mire me disa persona qe do takojnë. Financat jo vetëm qe nuk do përbejnë problem, por mund te ketë edhe përmirësime te ndjeshme. Kjo do ju mundësojë te kryeni investimet e duhura.

AKREPI (22/X-21/XII)

8

Nëse jeni ne një lidhje, mundohuni t’i kushtoni pak me tepër vëmendje partnerit tuaj dhe ta surprizoni atë ne çdo moment. Ai do ketë vërtet nevoje për emocione te reja. Beqareve do ju marre zemra “flake” sapo te shohin një person. Edhe ai ne fakt ka kohe qe i studion dhe do ju beje një propozim te veçante. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe.

Numra me 3 shifra: 152, 156, 165, 187, 245, 259, 263, 265, 347, 557, 567, 577, 589, 596, 654, 669, 725, 754, 803, 874. Numra me 4 shifra: 0012, 2581, 2632, 2855, 5052, 5152, 5348, 5965. Numra me 5 shifra:

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do keni një energji te brendshme pozitive gjatekësajditedhedobëniçmosqetekaloni çaste sa me te bukura. Edhe me xhelozinë do jeni te matur. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme dhe plot diell. Nëse ndiheni mire pranë dikujt qe do takoni, mos e lini t’iu ike nga duart. Te ardhurat edhe mund t’i përmirësoni nëse tregoheni te kujdesshëm.

Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ne jetën tuaj ne çift dhe do zhgënjeheni kur partneri te mos arrije dot t’ua plotësoje te gjitha dëshirat. Beqaret do jene te fiksuar pas një personi dhe ne mbrëmje do ja shprehin ndjenjat. Ka shume gjase qe te marrin një përgjigje pozitive prej tij. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime te pafalshme te cilat do kenë pasoja.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite shume e turbullt dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mateni mire para se te flisni ne mënyrë qe te mos keni debate. Beqaret nuk do jene realiste dhe do ëndërrojnë gjera te pamundura. As sot nuk do arrijnë ta krijojnë një lidhje. Ka shume mundësi qe me financat te bëni gabime dhe te keni tronditje. Vëruni sa me shpejt fre shpenzimeve.

PESHQIT (20/II-19/III) Edhe pse e dashuroni pa fund atë qe keni ne krah, do e keni shume te vështirë sot qe t’iu shprehni ndjenjat. Mundohuni me sa te mundni. Beqaret duhet te mendojnë për lidhje serioze, jo për aventura kalimtare te cilat do ju sjellin vetëm kënaqësi momentale. Financat do mbeten ne te njëjtën gjendje qe kane qene.


BLOG

1001

DITË QË FORMËSUAN BOTËN

GAZETA MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

VITI

342 p.K

22.05.2014

19

Injoranca e tij është enciklopedike. - Abba Eban (1915-2002)

EDUKIMI I ALEKSANDRIT TË MADH Grekët gjithnjë e kishin me dëshirë përçmimin e Maqedonisë, duke e paragjykuar si një vend të prapambetur dhe barbar. Por Filipi II, i cili u bë mbret i Maqedonisë në vitin 356 p.K., ishte i vendosur për t’i ndryshuar gjërat. Në vitin 342 p.K., ai e ftoi Aristotelin që të udhëtonte nga Athina në kryeqytetin e tij Pela dhe të bëhej mentor i të birit 13-vjeçar, Aleksandrit. Filipi donte që edukimi i të birit ta përgatiste atë për rolin e ardhshëm si prijës ushtarak. Aristoteli që kishte një interes pasion-

ant ndaj natyrës (ai identifikoi më shumë se 500 lloje kafshësh) e mësoi Aleksandrin për tre vjet. Ai e instruktoi në politikë, retorikë, matematikë, shkencë, mjekësi dhe letërsi greke. Më vonë në jetë, Aleksandri mori frymëzime nga poema e Homerit ‘Iliada’, të cilën e merrte me vete nëpër fushata. Filipi e stërviste ushtrinë maqedonase duke përdorur metoda luftimi greke dhe e zgjeroi mbretërinë nëpërmjet forcës ushtarake. Kur Aleksandri ishte 16 vjeç, në

rolin e regjentit të fronit maqedonas ai shtypi një rebelim në mungesë të të atit. Dy vjet më vonë, në vitin 338, ai luftoi përkrah Filipit në betejën vendimtare të Kaeronisë, në të cilën maqedonasit fituan dërrmueshëm kundër Athinës, Tebës dhe qytet-shteteve të tjera greke. Filipi ishte tashmë sundimtari i vetëm i Greqisë. Aristoteli ndërkohë u kthye në Athinë, ku në vitin 335 ai themeloi një shkollë, Liceun, dhe ia përkushtoi veten studimeve. Ai njihet sot si shkencëtari i parë i njëmendtë.

BLITZ

Flickr

69

Për qind e amerikanëve thonë se prindërit nuk duhen lejuar të zgjedhin seksin e fëmijës së tyre.

10

Përqindja e llogaritur e prindërve të cilët pas testit prenatal nuk duan të mësojnë seksin e fëmijës.

103

Aktet seksuale të pasqyruara në 270 faqet e librit “Rules off attraction” të Bret Easton Ellis.

18

Për qind e grave dhe burrave të martuar që thonë se ishin të shqetësuar rreth seksit në natën e parë të martesës. Sipas Harper’s Index mars-prill 1987.

Foto: Bland ashiku / The Unusual Suspects

NË LULE KEMBORA Po shoh Opinion. Dhe kuptova që gjëja më e mirë është të mos bjerë tërmet. HELIDON TAHIRAJ Ka ardhur koha që kompanitë e shërbimit urban të detyrohen të vënë dentist në autobus. ARDI STEFA Katër kanale televizive me kanë kërkuar që të dielën të komentoj rezultatin e zgjedhjeve në Greqi për në Parlamentin Europian... Nuk e dija që jam kaq specialist për politikat e jashtme... HYSNI BAJRI VIA XHEVAT UKSHINI

Mjekërcjapët me kulturë beduine kanë pafytyrësinë të mundohen të fyejnë Simbolet e Shqipërisë siç janë Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti dhe i vihen popullit në lista për zgjedhje, turp për ata që i ndihmojnë! Zgjohu shqiptar pa dallim feje, krahine e ideje e zhduke atë që na ndan, dhe ngrije më lart patriotizmin dhe dashurinë për atdhenë e jo për fenë!! DRITAN GJYREZI Sot gjithë ambasadat pushim, se nuk u ka dalë gjumi nga tymi i hashashit. 

gazetamapo@gmail.com

I dashur Kryeministër, Italia nuk ��shtë një vend për nënat që punojnë Po publikojmë letrën e një gazetareje, dërguar redaksisë sonë! Përshëndetje, më quajnë Maria Tereza, jam 35 vjeçe dhe jam një gazetare pothuajse profesioniste, nënë e dy fëmijëve, i fundit ka lindur ditën e Krishtlindjes. Nuk kisha përfunduar ende lejen e detyrueshme të lindjes, kur para disa muajsh më lajmëruan për mbylljen e kompanisë që botonte gazetën për të cilën punoja. Çfarë ndodhi? Pothuajse të gjithë punonjësit u rimorën në punë në kompaninë e re që vazhdon të botojë gazetën, në fakt me një emër tjetër. Të gjithë, por jo unë. Asnjë detyrim me kontratë as nga ana e botuesit që zbraz lekët (dhe nuk e ka idenë se çfarë fytyre kam, se çfarë shkrimesh bëj, apo sa kohë i kam dedikuar kësaj gazete, plot 12 vite). Kush duhet të thoshte ndonjë fjalë në favorin tim? Drejtori? Ndonjë kolege femër, apo nënë? Koleget që janë nëna sikur nuk ka… drejtori më

Themelues: Henri ÇILI. Kryeredaktor: Arion SULO. Zv/kryeredaktor: Alfred LELA, Aleksandra BOGDANI. Politika: Nevila PËRNDOJ, Fejzi BRAUSHI. Kronika: Leonard BAKILLARI, Dashamir BIÇAKU. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOXHA. . Kultura: Aida TUCI. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar KAPEXHIU. Faqosja: Florenc ELEZI. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ka përzgjedhur pikërisht mua… Atëherë përse ju shkruaj?Për t’u shfryrë, që të gjej mbështetje mes kolegësh e mbi të gjitha për t’i thënë Kryeministrit, Matteo Renzi, që ky nuk është një vend për të rinj, as për gra dhe mbi të gjitha as për nëna që punojnë. Rasti im nuk është gjyqësor, por vetëm rast ndërgjegjeje, morali dhe etike. Besoj se s’duhet të lihet në shtëpi një nëne e re, sepse kjo përkthehet në një g jë të vetme: është një barrë, të heqim dorë. Iu dha rasti, pse të mos përfitojnë? Tani do të më duhet të shkoj sërish te zyra e punës, profesionalizmi im “shkon në ferr”, të ardhurat do të ulen. Por do të ketë nga ata që do të gëzohen pasi nuk japin llogari kur shmangin çdo të drejtë të punonjësit, të tilla si kërkesa e qëndrimit në shtëpi ku fëmija sëmuret. Me respekt, Tereza! *Përgatiti: Miklovan Lugaj. Marrë nga “Corriere della Sera”.

Marketing / Drejtore: Fiziana BORA Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq HIDO Cel: 068 20 55 440


20 22.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


22 maj mapo ok