Page 1

Faqe 16-17

Ana Lalaj: Mëkatet e historiografisë së “vjetër” Cikli Historia dhe arkivat / Historiania dhe studiuesja, Ana Lalaj flet për rishkrimin e historisë dhe replikon me Kristo Frashërin

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 22 nëntor 2012. Numër 756. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Zbardhet intervista e Ismail Qemalit pas marrëveshjes me grekët

Paketa fiskale 2013

qeveria ndryshon 7 taksa Këshilli i Ministrave ka miratuar dje Paketën Fiskale për vitin e ardhshëm. Zerohen taksat për kafen që importohet dhe për bursat që jepen nga universitetet jopublike. Hiqet taksimi nga tatimi i të ardhurave nga dëmshpërblimi dhe pesëfishohet niveli i gjobave për punonjësit e padeklaruar. Qeveria ka miratuar disa vendime që kanë impakt në 7 ligje tatimore. Një ndër me të rëndësishmet lidhet me tregtinë e kafesë, për të cilën janë lehtësuar ndjeshëm tarifat doganore. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, akciza për kafen e papjekur nga 30 lekë për kilogram

Intervista e Ismail Qemalit dhënë për gazetën italiane “Tribuna” më 1907 është një përgjigje për akuzat që iu bënë atij pas nënshkrimit të marrëveshjes me grekun Nikolas Kazazis. “Bullgaria kërcënon njëlloj të drejtat e Greqisë në Maqedoni dhe ato në Shqipërinë e Epërme Veriore. Shqiptari, i njohur prej gjuhës së tij, historisë së vet dhe ndërgjegjes, do të qëndrojnë aty ku faktikisht është; e po ashtu edhe greku” Faqe 18-19

Vrasja në Shkodër, viktima nuk ishte objektiv i atentatorëve 24-vjeçari Aleksandër Qarri është vrarë aksidentalisht, ndërsa dy atentatorët qëlluan për të vrarë Lekë Markun për motive hasmërie FAQe 5 Viktima Aleksandër Qarri

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Paragraf

sipas meje Edison Ypi

J’u vërsula Panairit të Librit si ato bombat inteligjente që mjafton të kenë disa të dhëna të përafërta...

Koment Visar ZHITI

Përkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut vijnë për herë...

Ekspertët: S'mund të përcaktojmë nëse Ndrea Prendi qëlloi më 21 janar Prendi ka qëlluar me armë në demonstratën e 21 janarit

Dy ekspertë balistikë të kërkuar nga mbrojtja e ish-komandantit të Gardës, i thanë gjykatës se mungesa e numrit të serisë në tytën e armës dhe mosndarja e pistoletave nga ana e akuzës bëjnë të pamundur përcaktimin nëse Ndrea

Dy ekspertët e kërkuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit janë shprehur se nuk mund të përcaktojnë ekzaktësisht nëse predha që i mori jetën Faik Myrtajt është qitur nga pistoleta e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore... Faqe 9

Grabitet me armë në qendër të Durrësit kambisti, i marrin 50 milionë Dëshmitarë okularë thanë se kanë parë më shumë se tre persona të rrethonin kambistin dhe t’i merrnin me forcë çantën në të cilën kishte paratë. Dëshmitari: Pashë një polic, por nuk ndërhyri

Përballë përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

bëhet zero. Akciza e kafesë së pjekur, nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram dhe tarifa doganore për kafenë, nga 10 për qind bëhet zero. Këto ndryshime në ligjin “Për akcizat” janë propozuar pas diskutimeve që janë bërë me importuesit e kafesë dhe problemeve të krijuara... Faqe 7

Një kambist është grabitur në mes të qytetit të Durrësit, ndërsa tre persona duke e kërcënuar me armë i kanë marrë nga duart një çantë, ku dyshohet të ketë pasur rreth 50 milionë lekë të vjetra. Policia tha se ka shoqëruar dhjetëra persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa dëshmitarë treguan se në momentin e sulmit pranë vendit të ngjarjes ka qenë një efektiv... Faqe 8

zgjedhjet 2013

Bodybuilding

Shpërndarja e re e deputetëve, KQZ shtyn vendimin për nesër

FAQe 2

2 politikë

Topalli ceremoni nderimi për ish-kryeministrat, mungojnë Meksi, Fino e Majko “Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” u jepen edhe bashkëshorteve të Azem Hajdarit dhe Pjetër Arbnorit

CMYK

koment / 11

Faqe 16

Arjan Vasjari

Si mund të kishin vlerë konsultimet e Presidentit për kryeprokurorin Është shumë e vështirë të merret me mend se çfarë qëllimi ka pasur Presidenti i Republikës kur organizoi seancat metodologjike me përfaqësuesit e partive rreth kryeprokurorit të ardhshëm. “Konsultime për vlerat më të mira” (të kryeprokurorit të ardhshëm sigurisht) i quajti ai, por është pikërisht ky përcaktim që të shton paqartësitë. Sepse, që të konsultohesh për vlerat e atij (ose asaj) që do të pasojë Ina Ramën, do të thotë se, ose Presidenti nuk ka pasur të qartë cilat vlera lipsen për kryeprokurorin dhe kërkon mendje nga të tjerët,ose komensalët e tryezës së tij politike ndanin vlera të ndryshme mbi atë sesi duhet të jetë një kryeprokuror. Në fakt, as njëra dhe as tjetra nuk mund të ishin...


2

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

politika

MAPO

05 19

“Aktet e themelimit të shtetit shqiptar” u jepen edhe bashkëshorteve të Azem Hajdarit dhe Pjetër Arbnorit

Ceremonia e Topallit për ish-kryeministrat, mungojnë Meksi, Fino dhe Majko I janë përgjigjur ftesës së kryetares Topalli, ish-kryeministrat socialistë Fatos Nano, Ylli Bufi, Ilir Meta, si dhe Vilson Ahmetaj, kreu i Qeverisë Teknike në vitet 1991-1992. Topalli: Dua t’u jap mirënjohje ish-kryeministrave të 20 viteve të fundit, se siç ka thënë njëri prej tyre, ata janë pjesë e historisë. Fejzi Braushi

Në një ceremoni të pazakontë nderimi për ish-kryeministrat e Shqipërisë në vitet e demokracisë së pas ’90-ës, të organizuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, munguan Aleksandër Meksi, Bashkim Fino dhe Pandeli Majko. Këta tre ish-kryeministra që kanë kontribuar në pozicionin e lartë të kreut të ekzekutivit në momentet më decizive për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi, nuk kanë qenë prezentë në këtë ceremoni, por as nuk kanë çuar përfaqësues të tyre për të tërhequr botimin special të Kuvendit të Shqipërisë “Aktet e themelimit të shtetit shqiptar”, që jepet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në kuadër të festimeve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë që i janë përgjigjur ftesës së kryetares Topalli, ish-kryeministrat socialistë Fatos Nano, Ylli Bufi, Ilir Meta, si dhe Vilson Ahmetaj, kreu i Qeverisë Teknike në vitet 1991-1992. Gjithashtu, dje u nderuan edhe disa figura të tjera të njohura të historisë së shqiptarëve, si Ibrahim Rrugova, Adem Jashari, Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari. Ceremonia

Në vazhdën e aktiviteteve që institucioni i Kuvendit ka ndërmarrë kohët e fundit me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, dje ka qenë radha e ish-kryeministrave të pas viteve ‘90 që të nderohen prej kryeparlamentares Jozefina Topalli për kontributin që kanë luajtur në këto 22 vite pluralizëm. Por duket se jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë nismë të kryeparlamentares, pasi nuk i janë

përgjigjur ftesës së saj për të qenë prezentë. Kështu, siç edhe u pa dje, në ceremoni nuk kanë qenë të pranishëm 3 prej ish-kryeministrave shqiptarë. Ftesës së Topallit nuk i është përgjigjur ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër Meksi, i cili nuk ka qenë prezent në marrjen e librit me aktet e themelimit të shtetit shqiptar, që kryeparlamentarja Jozefina Topalli shpërndau me këtë rast. Gjithashtu nuk ka qenë prezent as ishkryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino. I kontaktuar nga MAPO, ai nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë mungesë, por duke lënë të kuptohet se do mirëpriste një dekorim nga ana e kreut të shtetit. Gjithashtu nuk ka qenë i pranishëm edhe Pandeli Majko, disa herë kryeministër. Nderimi

Pavarësisht këtyre mungesave të rëndësishme, ceremonisë së organizuar nga Kuvendi me këtë rast i janë përgjigjur pozitivisht disa ish-kryeministra socialistë, duke filluar nga Fatos Nano, për të vijuar me Ylli Bufin dhe Ilir Metën. Në motivacionin e lexuar prej kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Nano konsiderohet si lider historik i së majtës dhe reformues i saj. Nano ka qenë vetë i pranishëm për të tërhequr librin e dhuruar prej Topallit në shenjë mirënjohjeje për rolin që ka luajtur në këto 22 vite demokraci. Po ashtu të pranishëm kanë qenë Ylli Bufi dhe Ilir Meta, të dy ish-kryeministra socialistë. Veç tyre ka qenë prezent edhe ish-kryeministri Vilson Ahmetaj. “Sot aktivitetin e kam disi të veçantë”, - tha Topalli në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie. Po dje janë nderuar për rolin që kanë luajtur në jetën politike, por jo vetëm edhe lideri i lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari, ish-kryetari i Kuvendit, Pjetër Arbnori. Për shkak se të dy këta personalitete dhe drejtues të lartë të PD-së sot nuk jetojnë më, librin me aktet e themelimit të shtetit shqiptar e kanë tërhequr bashkëshortet e tyre. Po dje janë nderuar për kontributin e dhënë në historinë e Kosovës edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe udhëheqësi legjendar i luftës së Kosovës, Adem Jashari.

Ftesës së Topallit nuk i është përgjigjur ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër Meksi, i cili nuk ka qenë prezent në marrjen e librit me aktet e themelimit të shtetit shqiptar. Gjithashtu nuk ka qenë prezent as ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino. I kontaktuar nga MAPO, ai nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë mungesë, por duke lënë të kuptohet se do mirëpriste një dekorim nga ana e kreut të shtetit.

Shpërndarja e re e deputetëve, KQZ shtyn vendimin për nesër Socialistët kanë kontestuar shifrat e Ministrisë së Brendshme, që e lënë qarkun e Kukësit me katër deputetë. “Kemi dyshime se janë shtuar votues dy muajt e fundit” Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë mundur të votojnë projektvendimin “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të vitit 2013”, pasi opozita nuk ka shprehur dakordësinë për rritjen e numrit të popullsisë në zonën e Kukësit. Në këtë kuadër, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj ka kërkuar që të merret edhe një herë informacion nga Ministria e Brendshme mbi rritjen ‘artificiale’ të numrit të popullsisë. “Bazuar në shifrat përkatëse të materialit të vënë në dispozicion nga KQZ-ja, lehtësisht vihet re se rritja e popullsisë për të 12 qarqet e vendit për periudhën qershor - nëntor 2012 është 0.39%. Ndërkohë që rritja për të njëjtën peri-

udhë për qarkun e Kukësit është 0.63%, më e madhja në të gjitha qarqet pas Tiranës me 0.75% dhe para qarkut të Durrësit, që vjen i treti me 0.51%. Sipas formulës matematike të lartëcituar dhe të dhënave të vëna në dispozicion nga Ministria e Brendshme për muajin maj 2012, qarku i Kukësit duhej të kishte 3 deputetë dhe qarku i Beratit duhej të kishte 8 deputetë, ndërkohë që sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga kjo ministri, në muajin nëntor numri i popullsisë së qarkut të Kukësit është i tillë që lejon llogaritjen e 4 mandateve për këtë qark”, - është shprehur Gjonçaj, duke paraqitur dokumentacione lidhur me shqetësimin që ata patën për shtimin e popullsisë në Qarkun e Kukësit, pikërisht 2 muaj para se të bëhet dhe shpërndarja e mandateve për deputetë. Ishte përfaqësuesi ligjor, Genc Gjonçaj, por dhe anëtarët e propozuar nga PS në KQZ, që kërkuan më shumë informacion nga Ministria e Brendshme mbi lëvizjet e fundit demografike. Por për përfaqësuesin e PD-së, Njazi Kosovrasti, pretendimet për parregullsi në dokumentin e Ministrisë së Brendshme

janë të pabazuara. Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi u shpreh se “gjithë trupa jonë nuk kemi parë asgjë të dyshimtë në lidhje me këtë informacion, kjo gjë nuk mund të na kushtëzojë në vendimmarrjen tonë. Ne të vijojmë punën tonë, institucionet shtetërore kanë të drejtë të hetojnë. PS-ja të na i kishte sjellë më parë pretendimet e veta, ne jemi në limitet e kufijve kohorë të

përcaktimit të mandateve”. Ndërsa anëtari i PS-së, Denar Biba iu përgjigj se “më mirë të prodhojmë vendime që shqiptarët të besojnë se ka qenë tepër i kontestuar, sesa të marrim vendime që kanë qenë të dyshimta, qoftë dhe një presion me shkeljen e afateve e marr me përgjegjësinë time”. KQZ do të mblidhet ditën e premte për të votuar projektvendimin.

Lefteri Lleshi u shpreh se “gjithë trupa jonë nuk kemi parë asgjë të dyshimtë në lidhje me këtë informacion, kjo gjë nuk mund të na kushtëzojë në vendimmarrjen tonë


E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Ndreka kishte kërkuar gjykimin në themel të çështjes, që prej shumë kohësh u shndërrua edhe në kushtin kryesor të socialistëve në këmbim të tri kushteve të kërkuara nga Brukseli

Gjyqi për kryetarin, tërhiqet Vangjel Ndreka FIER Vangjel Ndreka tërhoqi dje padinë për të fituar të drejtën e postit të kryetarit të këshillit të Qarkut të Fierit. Në një deklarim për mediat, Ndreka theksoi se kjo padi nuk ka më sens ligjor, pasi është zvarritur për një vit nga gjykata, ndërkohë që duhet të ishte shqyrtuar brenda 30 ditëve sipas ligjit. Ai kishte kërkuar gjykimin në themel të çështjes, që prej shumë kohësh u shndërrua edhe në kushtin kryesor të socialistëve, në këmbim të tri kushteve të kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ai vlerëso i se disa vendime t ë mëparshme të gjykatave e kanë zgjidhur çështjen për mbledhjen, që sipas tij e shkarkoi atë në mënyrë të paligjshme. “Në këto kushte, kur gjyqësori është shprehur se kjo

mbledhje nuk duhej të thirrej dhe së dyti, kur këshilltarët që kanë marrë pjesë kanë qenë të paligjshëm, është e vërtetuar plotësisht dhe unë nuk kam më nevojë për ta zhvilluar procesin gjyqësor dhe në këto kushte e tërheq padinë nga Gjykata e Fierit për arsye se këto probleme sot janë zgjidhur”, - tha Ndreka. Ai shoqërohej nga avokati i tij, që la të kuptohej se u tërhoq nga padia për shkak të asaj që ai e cilësoi si “kapje të gjyqtarit” të çështjes së tij nga kryeministri Berisha. “…Më vjen keq sot që nuk i jap mundësinë Kryeministrit dhe gjyqtarit të çështjes për të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe të entuziazmojnë të gjithë ata që përkrahin vendimet e gjyqësorit që janë në kundërshtim me ligjin”, - tha Ndreka.

Vangjel Ndreka

Dorëheqja e Ndrekës, Berisha: Rama kërkon të lajë duart pas krimit Reagon Rama: “PS u tërhoq nga Fieri! Jo, PS ka fituar në popull e në gjykatë, me vendim të formës së prerë, të drejtën të drejtojë qarkun. PS-ja nuk është tërhequr nga asgjë!”

Islami: Rama me Fierin “vrau” integrimin TIRANË Debati për drejtimin e Qarkut Fier është komentuar dje edhe nga deputeti Kastriot Islami. “Rama me Fierin ‘vrau’ integrimin dhe pastaj ‘vrau’ me dorën e tij edhe Fierin. Sot, Rama u tërhoq nga çështja e Fierit. Tani çfarë do t’u thonë votuesve fierakë, që humbëm edhe integrimin, edhe Fierin. Ky ishte opsioni më i keq për socialistët fierakë. Rama nuk është në gjendje të tregojë përse PS-ja bëri padi për mbledhjen e Këshillit të Qarkut? Përse e shtyu gjyqin disa herë me raporte mjekësore? Përse e mbajti pezull deri në 21 nëntor, pra një ditë pas mbarimit të afatit për miratimin e tri ligjeve që mundësonin marrjen e statusit? Dhe përse pastaj hoqi dorë nga padia që ishte e bindur se do ta fitonte?” - shkruan Islami nga Facebook. Sipas tij, shqiptarët humbën marrjen e statusit si pasojë e “lojërave” të Ramës: “Më

shumë duhet të mërziten shqiptarët se humbën marrjen e statusit, por akoma më shumë duhet të mërziten votuesit socialistë të Fierit, që përmes lojërave të Ramës humbën edhe statusin, edhe Fierin”.

TIRANË Kryeministri Sali Berisha e filloi mbledhjen e djeshme të qeverisë me komentin më të fundit që ai kishte për dorëheqjen nga padia të Vangjel Ndrekës.“Unë dua të informoj qytetarët shqiptarë se pikërisht sot, një ditë pas 20 nëntorit, e fiksuar në raportin e Komisionit Europian si një datë para së cilës duhet të votoheshin tri ligjet, në mënyrë që Komisioni të bënte raportin për Këshillin, zoti Edi Rama, në një intrigë e lojë të turpshme, të paimagjinueshme, në kurriz të çdo shqiptari, urdhëroi zotin Vangjel Ndreka të tërhiqet nga padia gjyqësore. Misioni u krye, ndaj nuk duhet më gjykimi. Ky është qëndrimi i kryetarit të Partisë Socialiste ndaj ligjit, ndaj pushtetit gjyqësor, ndaj procesit të integrimit të vendit. Po të shohim historinë në këtë 100-vjetor, del njëqind herë e vërtetë ajo që ka thënë Faik Konica: Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët!”, - tha dje Berisha. Kryeministri shtoi se qarku i Fierit ishte vetëm një pretekst i Ramës për të bllokuar statusin: “Sot, (dje) zoti Rama urdhëroi zonjën Ndreka të mos i lëshojë më raport mjekësor zotit Ndreka, por ky të dalë e të tërheqë padinë ndaj shumicës. Pretendimin se ishte ai, kryetari i këshillit të Qarkut, nuk e ka më... Me tërheq jen e Vangjel Ndrekës, zoti Rama kërkon të lajë duart pas krimit. Mund ta bëjë, cinizëm është. Por duhet t’u thotë shqiptarëve se me çfarë logjike e urdhëroi zotin Ndreka të shkojë në gjykatë dhe me çfarë logjike e urdhëroi të tërhiqet nga gjykata një ditë pasi kaloi afati i shkruar në raportin e Komisionit Europian dhe i shpallur nga komisioneri për Zgjerimin, data 20 nëntor. Natyr-

Kryeministri Berisha në mbledhje qeverie

isht, ato mund të votohen edhe më vonë, mund të votohen nesër apo pas një muaji, por një afat i caktuar u shkel dhe kjo, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos mund të merrnin këtë raport pozitiv, që ata e meritonin në 100-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tyre”.

formës së prerë, të drejtën të drejtojë qarkun. PS-ja nuk është tërhequr nga asgjë! Kur nuk njeh vendimet e gjykatave, s’ke si kupton logjikën e proceseve gjyqësore. Pengmarrja e Fierit, alibi e kryeministrit”, - komentoi dje Rama në “Twitter” fjalën e kreut të qeverisë, Sali Berisha. Ndërkohë deputeti i Fierit, Armando Subashi tha përmes një deklarimi PS “I gjori kryeministër! I kanë për mediat se tërheqja e padisë prej shteruar argumentet sepse ka dësh- përfaqësuesit të kësaj partie në Qatuar me qeverisjen dhe tash i ka mb- rkun e Fierit, Vangjel Ndreka, lidhej etur veç balta e shpifjeve e sharjeve me faktin se prej një viti “kjo dosje u mbajt në sirtar nga një gjyqtar i Berisha komanduar nga “Rama duhet t’u thotë shqiptarëve se me çfarë Berisha”. “Kishim logjike e urdhëroi zotin Ndreka të shkojë në gjykatë dhe me çfarë logjike e urdhëroi të tërhiqet kërkuar pavlefshmëri të mblednga gjykata, një ditë pasi kaloi afati i shkruar në hjes së turpshme raportin e Komisionit Europian dhe i shpallur nga ku u zgjodh krykomisioneri për Zgjerimin, data 20 nëntor” etar Artur Shehu. Por çështja e Fierit është zvarndaj opozitës...Aq i dëshpëruar dhe ritur nga një gjyqtar i komanduar pa argumente kryeministri, sa nga Berisha. Gjykatat i kanë dhënë keqpërdor Konicën për të sulmuar zgjidhje të formës së prerë kësaj opozitën... Ç’fat Faik Beu, që as në çështjeje, mandatet e këshilltarëve varr nuk e lanë rehat satrapët!... të qarkut janë të paprekshme. Kjo Kryeministri, shpifja e ditës: PS u mbledhje e thirrur nga prefekti ka tërhoq nga Fieri! Jo, PS-ja ka fituar qenë tërësisht e paligjshme”, - është në popull e në gjykatë, me vendim të shprehur Subashi.


4 02

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

politikë

Opozita nuk merr pjesë në votim pasi kërkon mendimin e të gjitha institucioneve për projektligjin

Shkrirja e SHIU-t, zbardhet letra e Bahri Shaqirit për Imamin Krijimi i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes miratohet vetëm me votat e mazhorancës Fernada Cenko

Shërbimi Informativ Shtetëror në kohën që drejtohej nga Bahri Shaqiri ka shprehur rezerva ndaj nismës së qeverisë për miratimin e një ligji të ri për krijimin e Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes. Me anë të një letre dërguar Ministrisë së Mbrojtjes që në muajin qershor, SHISH e sheh me dyshim këtë projektligj, pasi sipas tij, veprimtaria e tij cenon fushën e veprimit të tij, duke u përfshirë në çështje që s’kanë të bëjnë vetëm me fushën e mbrojtjes. Ekzistencën e një letre të tillë e ka zbuluar dje vetë Ministria e Mbrojtjes në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku projektligji në fjalë u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Opozita e pranishme në këtë mbledhje, duke u nisur pikërisht nga një qëndrim i tillë ka shprehur dyshime se ekzekutivi po fsheh vlerësimet e institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ndaj deputetët e PSsë nuk kanë marrë pjesë në votim. Mbledhja

Ashtu si edhe në komisionin e Ligjeve disa ditë më parë, projektligji i paraqitur nga qeveria “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes” është miratuar dje edhe në komisionin parlamentar të Sigurisë vetëm me votat e mazhorancës. Ndërkohë që opozita refuzoi të marrë pjesë në votim, duke kundërshtuar ashpër nismën në fjalë se nuk përmbush qëllimin për të krijuar një shërbim inteligjent ushtarak që të veprojë brenda kornizës kushtetuese dhe jashtë ndikimeve politike. Faktikisht, mbledhja është shoqëruar me debate të forta për shkak të një korrespondence që Ministria e Mbrojtjes kishte mbajtur kohë më parë me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe që është bërë publike dje në komision. Shkresa

Komisioni i Sigurisë

mban datën 22.06.2012, me firmën e ish-drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe deputeti Piro Lutaj ka shfrytëzuar momentin për ta përdorur atë në funksion të argumenteve të Partisë Socialiste kundër projektligjit. Lutaj, duke cituar shkresën zyrtare, tha se Ministria e Mbrojtjes ka hartuar ligjin pa marrë parasysh mendimet e institucioneve dhe shërbimeve të tjera inteligjente që veprojnë në vend. Lutaj ka kërkuar nga komisioni që ta detyrojë Ministrinë e Mbrojtjes të vërë në dispozicion të gjithë praktikën e ndjekur për hartimin e këtij superligji. “Duam të gjithë korrespondencën e autoriteteve që kanë përpiluar këtë ligj të vihet në dispozicion të komisionit për arsye se, e para, po abuzoni se janë informacion i klasifikuar dhe e dyta, po thuhet se kemi rënë dakord, ndërkohë që nuk kemi rënë dakord”, - është shprehur Lutaj. Ndërsa drejtori juridik i SHISHit, Shkëlqim Spahiu e ka kundërshtuar deputetin Lutaj me argumentin se nuk bëhet fjalë për të njëjtin draft.

Letra për Imamin

Ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri ka shprehur mosdakordësinë për disa nene të projektligjit për shërbimet inteligjente të Ushtrisë. Nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar ministrit Imami, Shaqiri shkruan: “Z. Ministër, në përg jig je të shkresës suaj nr.2654/9, datë 11.06.2012 mbi projektligjin ‘Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes’ ju ridërgojmë qëndrimin tonë si vijon: Për disa çështje shprehim qëndrimin tonë për mosdakordësinë dhe po i ripërsërisim duke menduar se është në interes të punës që të rishikohen më parë mundësitë e implementimit të tyre në këtë projektligj. Konkretisht bëhet fjalë në lid- Letra e Bahri Shaqirit hje me misionin dhe fushën e shtrihet në të gjitha çështjet dhe zbatimit të kësaj agjencie, në gjithë problemet që lidhen me kërcënimet projektligjin janë mbajtur dy qën- dhe cenimet ndaj sigurisë komdrime. Qëndrimi i parë, AISM ush- bëtare. Nëse i referohemi përcaktron veprimtarinë mbi ato veprim- timit të dytë, kjo agjenci i bie të jetë tari që cenojnë Ministrinë e Mbro- në funksion të të gjitha institucionejtjes dhe misionin e Forcave të Ar- ve që janë në funksion të sigurisë matosura. Qëndrimi i dytë, AISM kombëtare dhe jo vetëm të Minis-

Rasmusen dhe Imami presin tortën për 100-vjetorin e Pavarësisë Selia e NATO-s në Bruksel ka organizuar një ceremoni për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni tha: “Është një kënaqësi e madhe për mua që t’ju uroj ju dhe popullin shqiptar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 3 vjet e gjysmë përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i tregoi botës se ideja e lirisë është e pathyeshme. Me anëtarësimin në NATO, Shqipëria ka forcuar sigurinë e saj të brendshme dhe atë të NATOs dhe të tërësisë së Aleancës Atlantike”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen theksoi se “së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, ju jeni angazhuar për mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Ky është angazhimi më solemn që një shtet sovran mund të ndërmarrë. Shqipëria e ka treguar se mund ta kryejë këtë angazhim. Vendi juaj është një aleat i denjë. Ju keni

Anders Fogh Rasmussen dhe Arben Imami

3 vjet e gjysmë përpara anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, i tregoi botës se ideja e lirisë është e pathyeshme

dhënë një kontribut të rëndësishëm politik dhe ushtarak për Aleancën tonë. Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe angazhimi juaj në Afganistan ka qenë provë e fortë e përkushtimit tuaj për të mbrojtur sigurinë e Aleancës. Ne jemi të gëzuar të kemi një Shqipëri të lirë, të sigurt dhe të angazhuar si anëtar i Aleancës. Ju uroj ju dhe popullit të Shqipërisë një ditë të lumtur dhe të sigurt të Pavarësisë”.

trisë së Mbrojtjes dhe misionit të FA. Neni 2, pika 3, thekson se kjo agjenci e ushtron veprimtarinë edhe mbi civilë që cenojnë sigurinë kombëtare, duke shtrirë veprimtarinë e saj në një fushë të pakufizuar dhe që ka paralelizëm me shërbime të tjera që me ligj kryejnë këtë funksion. Neni 9, pika 3, përcakton se emërimi dhe lirimi nga detyra e drejtorit të AISM bëhet nga Presidenti me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Në nenin 92 të Kushtetutës, të gjitha emërimet e Presidentit bëhen me propozim të Kryeministrit dhe jo me ndonjë propozim të ndonjë ministri. Në pikën 18, pika 3, përcakton se ndalohet përdorimi i procedurave ndaj personave me imunitet. Ky nen kërkohet të saktësohet dhe plotësohet, pasi rrethi i personave që kanë imunitet është shumë i gjerë. Neni 21, pika 1, të shtohet germa “ç” Prokurori i Përgjithshëm, pasi nëpërmjet miratimit të procedurave ai realisht ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi këtë shërbim”.

TIRANË

100-vjetori, Withers: Shqipëria do të ngrihet mbi vështirësitë Ish-ambasadori amerikan, John L. Withers e vlerësoi të rëndësishëm 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Withers është shprehur se mezi pret që të jetë në Shqipëri për të festuar këtë përvjetor. “Është hera e parë që shkoj në Shqipëri që nga largimi në gusht të vitit 2010. Mezi pres të shkoj përsëri. Shqipëria është një vend, nga i cili kam kujtimet më të ngrohta. Atje kam shumë miq dhe kam njohur shumë njerëz, kam ndjerë mirësinë dhe bujarinë e tyre ndaj meje”, - tha ai, ndërsa i rezervoi një falenderim të veçantë qytetit të Vlorës, nga ku do të marrë edhe titullin “Qytetar Nderi”. I pyetur se si do ta karakterizonte gjendjen e demokracisë sot në Shqipëri,

Withers u përgjigj: “Mendoj se pikëpamjet e mia janë të njohura. Sekretarja Klinton, në mënyrë mjaft të artikuluar shprehu mendimet e saj, por unë e shoh këtë rast të veçantë si momentin për të hedhur sytë tek parimet më të larta, tek parimet themelore, sesa të përpiqemi të analizojmë se cila është gjendja e demokracisë apo e politikës sot. Këto parime më të larta janë parime, për të cilat unë gjithmonë kam qenë krenar dhe i kënaqur që i kam gjetur mes shqiptarëve kur isha atje. Me fjalë të tjera, me gjithë vështirësitë dhe historinë tragjike të Shqipërisë, gjithnjë ka ekzistuar besimi se Shqipëria do të ngrihet. Dhe me këtë besim, asgjë nuk mund t’i ndalë aspiratat e popullit”.


e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

5

Atentat të riut, shpëton pasi makina doli nga rruga Shkodër-Tentohet të vritet një 28-vjeçar nga fshati Boriç i Malësisë së Madhe ndërsa lëvizte me mjetin e tij drejt Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në 07:30 të së mërkurës, në rrugën e fshatit Guci, ndërsa 28-vjeçari Prel Vala lëvizte me mjetin e tij “Benz” ngjyrë e kuqe me targa AA 541 AN, në drejtim të fshatit Grudë e Re. Persona të paidentifikuar që sipas deklarimeve të 28-vjeçarit ndodheshin në

një mjet kamionçinë ngjyrë jeshile, kanë qëlluar mbi mjetin ku ndodhej Prel Vala. Ky ka manovruar me makinë për të shmangur plumbat dhe ka rënë në një kanal të rrugës. Autorët kanë vazhduar rrugën drejt Shkodrës. Si pasojë, 28-vjeçari ka marrë plagë të lehta, jo nga plumbat, por nga rënia në kanal bashkë me mjetin. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, motivet dhe identifikimin e autorëve.

Krimi në Shkodër, viktima nuk ishte objektiv i atentatorëve 24-vjeçari Aleksandër Qarri është vrarë aksidentalisht, ndërsa dy atentatorët qëlluan për të vrarë Lekë Markun për motive hasmërie Shkodër-Viktima e krimit të së martës në afërsi të Universitetit të Shkodrës, 24-vjeçari Aleksandër Qarri nuk ka patur lidhje me ngjarjen, por ka qenë viktimë e rastësishme e atentatit ndaj Lekë Markut, ndërsa mësohet se një person është arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe dyshohet se është i përfshirë në këtë krim. Hetimet

Burime të policisë së Shkodrës sqarojnë se pas hetimeve të kryera prej tyre ka rezultuar se Qarri është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes, ndërsa objekt ka qenë 37-vjeçari Lekë Marku, që mbeti i plagosur në këmbë dhe një shtetas tjetër që ka qenë së bashku me të. Viktima Qarri dhe studenti nga Lezha, 19-vjeçari Begeja, kanë qenë kalimtarë të rastësishëm, por që plumbat e derdhur në mënyrë të papërgjegjshme nga arma automatik e gjetur aty pranë pasi është hedhur nga autori, nuk i kanë kursyer duke sjellë pasoja fatale për 24-vjeçarin Qarri. Policia ka ndaluar një person me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë lidhje me vrasjen. Sipas policisë, lidhur me ngjarjen e së martës ka nisur procedimi penal pa autor, ndërsa është ndaluar Sandër Vukaj 37 vjeç, lindur Barxoll, komuna Shllak dhe banues në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, pasi gjatë kontrollit personal në banesën e tij është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë të tipit ‘TT’. Policia bën të ditur se i plagosuri Lekë Marku ka konflikte hasmërie.

Ngjarja

Krimi ndodhi rreth orës 9:00 të mëngjesit të së martës, ngjitur me konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, duke shkaktuar panik përveç viktimave. Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se dy persona të paidentifikuar, të veshur me rroba gjahtarësh kanë zbrazur një karikator automatiku drejt një personi që po ecte në rrugë. Por plumbat kanë plagosur shënjestrën ndërsa i kanë marrë jetën studentit 24-vjeçar dhe plagosur një tjetër. Dëshmitarët okularë kanë parë dy persona, njëri prej të cilëve me biçikletë dhe me një çantë prapa saj. Kur ka qenë përballë objektivit, ai ka nxjerrë një automatik nga çanta dhe ka nisur të qëllojë në mes të rrugës. Më pas, i ndihmuar edhe nga autori i dytë, ai ka braktisur biçikletën dhe së bashku janë larguar me vrap, njëri në drejtim të parkut që ndodhet përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Burime të policisë i thanë MAPO-s se ata kanë hedhur çantën së bashku me armën si dhe një çadër në gjysmë të rrugës. Nga plumbat ka mbetur fillimisht i plagosur Aleksandër Qarri, 24 vjeç, nga Kiri i Dukagjinit, me banim në Gril të Vrakës; Lekë Marku, 37 vjeç nga Mazreku, me banim në lagjen ‘Tre Heronjtë’ në Shkodër ndaj të cilit ishte drejtuar atentati; si dhe August Begeja, 19 vjeç, nga Gjadri i Lezhës, student në vitin e parë të Universitetit të Shkodrës. Tri orë pas ngjarjes së rëndë Qarri ndërroi jetë në mjediset e spitalit të Shkodrës, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. D.Kolaj

Sekuestrohen 30 kg marijuanë, ndalohen 2 transportuesit Gjirokastër-Antidroga e Gjirokastrës ka goditur sërish një rast të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa ka bllokuar një sasi prej 30 kg marijuanë, si dhe ka ndaluar dy personat e dyshuar si transportues të saj. Aksioni antidrogë është zhvilluar në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Tepelenë. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, fillimisht specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve kanë zbuluar një automjet, i cili po tentonte të transportonte një ngarkesë me lëndë narkotike nga

fshati Lazarat në drejtim të Tiranës. “Në zonën pranë ‘Ujit të Ftohtë’ Tepelenë, dy persona kanë zbritur nga makina dhe për të shmangur kontrollin e postbllokut të policisë kanë tentuar që me çanta shpine të transportojnë ngarkesën me lëndë narkotike”, - thonë burime në policinë lokale, Gjatë veprimeve ligjore policia ka ndaluar Iqmet Ibrushin 33 vjeç, dhe Vladimir Ibrushin 24 vjeç, të dy nga Berati, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Dëshmitarë në vendngjarje i thanë MAPO-s se dy persona të paidentifikuar, të veshur me rroba gjahtarësh kanë zbrazur një karikator automatiku drejt një personi që po ecte në rrugë

Viktima Aleksandër Qarri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM Këshilli i Lartëi iLartë Drejtësisë, me Vendimme Nr. Vendim 297/5.II, datë të shpallë 1 (një) Këshilli i Drejtësisë, Nr.15.11.2012, 285/1/a,vendosi datë 13.02.2012,  vend vakant INSPEKTOR, Inspektoratit të këtij vendosi tëpër shpallë 1 vend pranë vakant për gjyqtar nëinstitucioni. Gjykatën e Apelit Tiranë. Bazuar në ligjin Nr 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Repub-

Bazuar në ligjinnëNr. 9877, 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit likën e Shqipërisë”, nenin 14 medatë titull “Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të ligjit gjyqësor Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 nr 8811, datënë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i “Për organizimin dhe funksionimin e tëKëshillit Lartë të ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë Drejtësisëtë Nr 195/2/a, datëDrejtësisë”, 05.07.2006, i “Rregullore përkandidatët, organizimin dhetë funksionimin e Inspektoratit të Këshillitligjore, të Lartë të indryshuar, ndryshuar, ftohen cilët plotësojnë kërkesat të Drejtësisë”, njoftohen gjyqtarët që përmbushin kushtet për t’u emëruar nëtë Gjykatat paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranëgjyqtarë Këshillit Lartë e Apelit dhe në mungesë tëdatës tyre, juristët që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet, të të Drejtësisë, brenda 16 Mars 2012. cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e inspektorit, të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda datës 6 Dhjetor 2012, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedufaqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtërubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”. sisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”.


6

MAPO

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

ekonomia

Importi i energjisë ul vlerën e lekut Monedha vendase ka regjistruar një ditë negative në tregun vendas të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, leku nuk ka mundur të ruajë një bilanc pozitiv dje në treg, megjithëse prej disa ditësh regjistronte përmirësim të vazhdueshëm. Euro është forcuar, duke konfirmuar kërkesën e lartë për të në tregun vendas të këmbimit valutor, kryesisht prej sasive të larta të importit

të energjisë. Euro u këmbye me 139.62 lekë, duke u vlerësuar 0.06 lekë krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane po shënon një përmirësim në tregun vendas, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një dobësim kundrejt dollarit. Kërkesa e lartë për monedhën e përbashkët në tregun vendas të këmbimit valutor, por e rrit vazhdimisht euron dhe po e mban të fortë

atë në treg. Dollari gjithashtu ka regjistruar një ditë pozitive duke iu afruar nivelit të 110 lekëve. Monedha amerikane është vlerësuar 0.29 lekë krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 109.29 lekë. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, vlerësimi i monedhës amerikane ka ardhur tërësisht si pasojë e forcimit të tij ndaj euros në bursat ndërkombëtare.

BB: Shqipëria e fundit në rajon për pagesën e taksave

Ministri i Financave, Ridvan Bode

Buxheti 2013, pagesat për interesat e borxhit arrijnë në 500 mln USD Shpenzimet për interesat e borxhit vijnë të tretat në buxhetin e vitit që vjen, pas rrogave dhe pensioneve. 80 për qind e shumës paguhet për interesat e borxhit e brendshëm dhe 20 për qind për të jashtmin. Ja pse po rriten kostot e huamarrjes Blerina Hoxha

Pas rrogave dhe pensioneve, pagesa e interesave të borxhit do të kërkojë pjesën më të madhe të fondeve për buxhetin e vitit që vjen. Janë rreth 50.9 miliardë lekë ose 500 milionë dollarë interesa borxhi të llogaritura për t’u paguar gjatë vitit që vjen nga fondet e taksapaguesve. Nga këto, rreth 40 miliardë lekë janë interesa që paguhen për borxhin e brendshëm dhe pjesa tjetër, rreth 10 miliardë lekë për borxhin e jashtëm. Ekspertët e ekonomisë pohojnë se është pozitiv fakti që 80 për qind është borxh i brendshëm, çka e bën më të lehtë shërbimin e tij, pasi interesat e borxhit të jashtëm shlyhen në valutë dhe kostot që krijon kursi i këmbimi rritin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet. Këtë vit pagesa e llogaritur për interesa borxhi ishte 49 miliardë lekë, por deri në fund të shtatorit janë paguar 36 miliardë lekë. Sipas relacionit të projek-

kë të fondit për pagesën e garancive dhe ndikimet e mundshme të kursit të këmbimit. Shpenzimet për principalin e borxhit të jashtëm janë parashikuar gjithashtu me rritje si rezultat i parashikimeve për shlyerjen e tij, riskedulimin e borxhit të jashtëm dhe pagesave të garancive gjatë vitit 2013. Në buxhetin e vitit 2013 janë planifikuar fonde edhe për shlyerjen e detyrimeve në kuadrin e garancive që ka lëshuar qeveria për kreditë e marra nga institucionet dhe qeveritë e huaja. Konkretisht, për borxhin e jashtëm të garantuar janë përfshirë në buxhet 1.9 miliardë lekë për pagesat e principalit. Ministria e Financave thekson se, në rritjen e borxhit një ndikim të fortë ka dhënë edhe rivlerësimi i valutave. Në vitet 2006-2009, zëri i rivlerësimit të valutave ka qenë një element i rëndësishëm i Mbi 40 miliardë lekë janë interesa që stokut të borxhit duke do të paguhen për borxhin e brendarritur në nivelet 1.60% shëm dhe pjesa tjetër, rreth 10 miliardë dhe 2.16% ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. lekë për borxhin e jashtëm. Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2012 stoku i ionë lekë. Gjithashtu, shpenzimet borxhit të jashtëm është rritur me për interesa të borxhit të jashtëm 22.9 miliardë lekë, krahasuar me parashikohen me rritje për arsye të fundin e vitit 2011. Sipas Ministrisë parashikimeve në rritje të normës së së Financave, efekti shtesë erdhi për interesit, euribor si dhe shtesës së shkak të disbursimeve me rreth 19.2 disbursimeve për implementimin e miliardë lekë ose 1.41% e PBB, ndërprojekteve të huaja. Këtij vlerësimi, sa shtesa e cila vjen si rezultat i luMinistria e Financave i ka shtuar ed- hatjeve të kurseve të këmbimit është he parashikimin prej 500 milionë le- 3.7 miliardë lekë. tbuxhetit 2013, parashikimi i nivelit të shpenzimeve për interesa është bazuar në fluksin e huamarrjes së brendshme dhe të huaj, si dhe në nivelin e parashikuar të normës së interesit në kushtet e një situate makroekonomike të qëndrueshme. Shpenzimet për këtë zë në vitin 2013 parashikohet të jenë në masën 3.6% e PBB, dukshëm më të larta se zërat e tjerë të shpenzimeve. Për borxhin e brendshëm ka një gjendje në rritje të shpenzimeve për interesa, si rezultat i rritjes së peshës që zë huaja afatgjatë. Nga analiza që Ministria e Financave i ka bërë interesave të borxhit të brendshëm rezulton se këto interesa rriten me rreth 1.8 miliardë lekë me ndikimin më të madh të shtesës së obligacioneve, ndërsa bonot e thesarit rriten me 400 mil-

Bizneseve shqiptare u duhen 357 orë përgjithësi, në vendet e zhvilluara në vit për t’u marrë me taksat, nga koha për pagimin e taksave luhatet 119 orë që u nevojiten atyre maqe- nga 150-250 orë. Norma totale e takdonase. Banka Botërore ka publi- save në Shqipëri është 38.7%, nga të kuar raportin e saj të përvitshëm “Të cilat tatimi mbi fitimin në normën paguash taksat”, ku bën një kraha- totale të taksave është 8.6%; taksa e sim të mënyrës së pagesës së tak- punës 25.3% dhe taksat e tjera 4.3%. save, kohës dhe normave të taksave Edhe totali i pagesave së taksave për të gjitha vendet e botës. Në këtë është i lartë 44, nga 29, që e ka Maqeraport Shqipëria është e 160-ta në donia. Shqipëria e përkeqësoi renditjen e saj me tri renditjen totale, vende në raportin duke qenë larg “Të bësh biznes më shteteve të tjera të 2013” të Bankës rajonit, ku më Banka Botërore ka publikuar Botërore. Nga 185 mirë poziciono- raportin e saj të përvitshëm vende që u përfshihet Maqedonia, “Të paguash taksat”, ku bën një në vendin e 24; krahasim të mënyrës së pagesës së në në studim, ShqKroacia është në taksave, kohës dhe normave të tak- ipëria u pozicionua për klimën e biznevendin e 42-të; save për të gjitha vendet e botës. sit në vendin e 85-të, Greqia në pozi- Në këtë raport, Shqipëria është e cionin e 56%; Ma- 160-ta në renditjen totale, duke qenë një renditje kjo më e mirë së mesatarja. li i Zi në vendin e larg shteteve të tjera të rajonit, ku 81; Bullgaria në më mirë pozicionohet Maqedonia, në BB vlerëson se vendi shënoi përvendin e 91; Ru- vendin e 24; Kroacia është në vendin parime në disa mania në pozicio- e 42-të; Greqia në pozicionin e 56%; tregues të rëndënin e 136 dhe Ser- Mali i Zi në vendin e 81 sishëm, ndërsa ka bia në vend të 149. Shqipërisë ia kalon madje edhe Bos- ende vend për përmirësime. Sipas nja, me sistemin e saj të ndërlikuar raportit, Shqipëria gjithashtu bëri administrativ, që renditet në vendin p ë r p a r i m e n ë t r e g u e s i n e e 128. Në vend të parë në renditjen regjistrimit të pronave duke ventotale janë Emiratet e Bashkuara dosur afate kohore për regjistrimArabe. Arsyeja kryesore e kësaj ren- in e një titulli të pronësisë. ditjeje mjaft negative është koha e Megjithatë, për treguesin e lejeve gjatë që duhet për t’u marrë me tak- të ndërtimit Shqipëria radhitet e sat, 357 orë, nga 164 orë që e ka p.sh, fundit në klasifikimin e këtij raKosova, apo 119 orë Maqedonia. Në porti të Bankës Botërore.

Përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri, Kseniya Lvovsky

Europë, pasiguria për ndihmën rrëzon bursat Bursat europiane kaluan në vlera negative pjesën e parë të sesionit të sotëm. Në treg janë ringjallur shqetësimet e investitorëve për të ardhmen e Greqisë. Në samitin e Brukselit kreditorët globalë të Athinës nuk kanë realizuar ndonjë marrëveshje për miratimin e këstit të radhës të ndihmës financiare dhe në treg kanë frikë se Athina mund të shkojë drejt falimentit. Bisedimet mes ministrave të Financave të Eurozonës, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Europiane zgjatën përgjatë gjithë natës dhe nuk kanë gjetur një konsensus për mënyrën se si do ulet borxhi grek. Ata do të ritakohen ditën e hënë dhe për tregjet ky është tregues i qartë i vështirësive me

të cilat përballet Europa në zgjidhjen e krizës së borxhit sovran. Indeksi paneuropian FTS Eurofirst 300 ra 0.2%, në 1 mijë e 92.08 pikë, duke dorëzuar fitimin 0.3% të ditës së martë. Ndërkohë volumi parashikohet të jetë i ulët, pasi në Shtetet e Bashkuara ditën e enjte nis dhe festa e Falënderimeve dhe nuk do të ketë aktivitet të tregut të aksioneve. Një ditë më parë bursat europiane u mbyllën në rritje pikërisht duke vënë bast për realizimin e një marrëveshjeje për ndihmën financiare të Athinës, pavarësisht se një pjesë e analistëve dhanë paralajmërime duke u bazuar në rekordin e lartë të zhgënjimit të tregjeve nga samitet e Brukselit në këto 3 vite të krizës.


14

MAPO

E mërkurë, 14 nëntor 2012 www.mapo.al

ekonomia

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje paketën fiskale që do të hyjë në zbatim në 1 janar 2013

Qeveria miraton paketën e re fiskale, 7 ligjet që ndryshojnë Akciza e kafesë dhe pesëfishimi i gjobave për punonjësit e pasiguruar, janë dy ndryshimet kryesore të paketës që miratoi dje qeveria. Ja të gjitha ndryshimet Blerina Hoxha

Qeveria ka miratuar disa vendime që kanë impakt në 7 ligje tatimore. Një ndër me të rëndësishmet lidhet me tregtinë e kafesë, për të cilën janë lehtësuar ndjeshëm tarifat doganore. Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave, akciza për kafen e papjekur nga 30 lekë për kilogram bëhet zero. Akciza e kafesë së pjekur, nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram dhe tarifa doganore për kafenë, nga 10 për qind bëhet zero. Këto ndryshime në ligjin “Për akcizat” janë propozuar pas diskutimeve që janë bërë me importuesit e kafesë dhe problemeve të krijuara nga mbajtja e këtyre akcizave në një nivel relativisht të lartë. Këto akciza do të ndikojnë në uljen e kostos së përpunimit të kafesë, nxitjen e prodhimit vendas për përpunimin e kafesë, nxitjen e uljes së informalitetit në këtë industri, ku suksesi është shumë i madh, pasi është trefishuar sasia e kafesë së zhdoganuar”, - tha kryeministri Sali Berisha. Me këtë vendim bëhet një përafrim i nivelit të akcizës së kafesë në Shqipëri me vendet e rajonit. “Biznesi i kafesë fiton nga kjo ulje rreth 300 milionë lekë. Kjo është një industri me përdorim shumë të gjerë në Shqipëri. Kafeja është hobi e mund të them se jemi ndër vendet që e përdorim më shumë dhe kjo është shumë interesante, sepse ne nuk e rrisim as vetë”, - tha Kryeministri. Gjithashtu, qeveria vendosi dje pesëfishimin e masës së gjobës në rastet e konstatimit të punonjësve të pasiguruar. Ky vendim referuar

deklaratës zyrtare të qeverisë, synon të ulë informalitetin në sektorin e punësimit. Po ashtu, me kërkesë të universiteteve jopublike, qeveria ka parashikuar heq jen nga detyrimi tatimor për bursat që akordohen për nxënësit apo studentët e ekselencës apo për të varfrit. Referuar vendimit, çdo vit universitetet private duhet të dorëzojnë listën e bursave të akorduara pranë Ministrisë së Arsimit, me qëllim që ato t’u shënohen si shpenzime të zbritshme. Në përgjigje të debatit të hapur së fundmi në lidhje me prerjen e pyjeve me qëllim eksportimin e lëndës drusore, qeveria miratoi vendimin që parashikon vendosjen e një takse të veçantë për lëndën drusore që eksportohet. Taksimi me 30 për qind i lëndës drusore që eksportohet ka si qëllim dekurajimin e eksportimit të lëndës drusore, me qëllim ruajtjen e pasurisë pyjore të vendit. Miratimi i paketës së re fiskale vjen një javë pas miratimit të projektbuxhetit të vitit 2013. Një vendim tjetër i miratuar nga qeveria është ai që heq tatimin mbi disa kategori të ardhurash, mes të cilave, të ardhurat nga dëmshpërblimet apo shpërblimet. Në kuadrin e një pakte të re fiskale qeveria vendosi dje të përjashtojë nga detyrimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ardhurat e përfitimit nga dëmshpërblimet e marra me vendim të formës së prerë të gjykatave, si dhe të kompensimit të kostove gjyqësore, të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritje në shkencë, sport, kulturë. Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm është projektligji për disa ndryshime në ligjin për taksat kombëtare. Sipas këtij projektligji, vendosen eksporte për lëndën drusore dhe kjo masë propozohet të jetë 30 për qind. Kjo taksë do të mblidhet nga administrata doganore në momentin e eksportimit dhe komisioni i agjentit tatimor propozohet të jetë zero.

Paketa e ndryshimeve fiskale: • Hiqen taksat për kafen që importohet; • Hiqen nga tatimi të ardhurat nga dëmshpërblimi; • Bursat llogariten si shpenzime të zbritshme; • Vendoset taksa 30 % për lëndën drusore që eksportohet; • Pesëfishohet niveli i gjobave për punonjësit e padeklaruar.

Referuar vendimit, çdo vit universitetet private duhet të dorëzojnë listën e bursave të akorduara pranë Ministrisë së Arsimit, me qëllim që ato t’u shënohen si shpenzime të zbritshme

ERE nuk rinovoi licencën e CEZ Enti Rregullator i Energjisë vendosi të mos rinovojë licencën e CEZ-it dje, me arsyetimin se kanë nisur negociatat me kompaninë, për të cilat është pajtuar një studio ndërkombëtare. Për këtë arsye ERE ka shtyrë në kohë vendimmarrjen për rinovimin e licencës së CEZ-it. ERE nënvizon se në përfundim të procesit të negociatave do të merret një vendim për licencën e CEZ-it. Sipas Entit, nëse kompania e shpërndarjes nuk reflekton, nuk ka kuptim rinovimi i licencës. ERE përfaqësohet në negociata nga konsulenti amerikan, i cili tashmë ka përvojë në vendin tonë, “Patton Bogs”. Negocimet me kompaninë çeke do të zgjasin 30 ditë, që nga data 16 kur ERE nisi procedurën për heq jen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve. Pak ditë më parë kanë nisur negociatat ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Entit Rregullator të Energjisë dhe përfaqësisë së CEZ-it. Çekët i kanë bërë propozimet. Sipas të dhënave nga ERE, çekët kërkojnë në këmbim të largimit, 102 milionë euro të dhëna në momentin e blerjes, 80 milionë euro të tjera të investuara në rrjetin e shpërndarjes dhe 60 mil-

ionë euro të tjera si garanci me dorëzaninë e Bankës Botërore për kontratën e privatizimit. Gjithsej, pretendimet e CEZ-it i kalojnë të 250 milionë eurot. Qeveria shqiptare nga ana e saj pretendon një borxh neto që kompania ka ndaj saj në rreth 208 milionë euro. CEZ ka kërkuar të heqë dorë nga zotërimi i sistemit të shpërndarjes në Shqipëri, por duke pretenduar kthimin e garancisë financiare dhe kthimin në vlerë financiare të investimeve që janë kryer deri tani. Enti Rregullator i Energjisë, që është institucioni i cili propozoi heq jen e licencës, si dhe Ministria e Ekonomisë janë pajisur me studio ligjore përkatëse për ndjekjen e procesit. ERE do të përfaqësohet nga konsulenti amerikan, i cili tashmë ka përvojë në vendin tonë, “Patton Bogs”. Aktualisht importi i energjisë po sigurohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për konsumatorët. Konsumi aktual i energjisë është rritur për shkak të uljeve të temperaturave, duke shkuar në 21 mln kwh. Pjesa tjetër e energjisë, krahas importit prodhohet nga hidrocentralet vendase.

ERE nënvizon se në përfundim të procesit të negociatave do të merret një vendim për licencën e CEZ-it. Sipas Entit, nëse kompania e shpërndarjes nuk reflekton, nuk ka kuptim rinovimi i licencës. ERE përfaqësohet në negociata nga konsulenti amerikan i cili tashmë ka përvojë në vendin tonë, “Patton Bogs”

Akciza për kafen: • Hiqet tarifa doganore prej 10%; • Hiqet akciza për kafen e papjekur; • Ulet akciza për kafen e pjekur, nga 140 në 60 lekë.

Rr “Ibrahim Rrugova”, Green Park Complex, Kulla 2, kati 12, Tiranë

INVITATION FOR PRE-QUALIFICATION OF DESIGNERS The Albanian American Development Foundation (AADF) started operations in 2011 with the support and encouragement of USAID and the United States Government. Under its program, AADF is implementing several projects that include road infrastructure and building renovation. Two current projects are reconstruction of “Shën Gjergji” Boulevard in Korça and of 28 Nëntori and 13 Dhjetori Streets in Shkodra, investments of approximately 1.5 million USD. Purpose of the Request: This invitation for pre-qualification serves the purpose of creating a database of design studios and freelancers that fulfill the criteria to participate in the future invitational (restricted) tenders. This means that AADF will only invite pre-qualified design firms and individuals to bid in its tenders unless this pre-qualification process does not produce the expected results and an open tender is deemed necessary. AADF reserves the right to organize other calls for pre-qualification periodically. To receive a copy of the application package please log in to www.aadf.org and download the documents you will find under “Invitation for Pre-qualification of Designers” heading under the “Tenders” section of the website. The deadline for submitting your application is December 3, 2012. We have placed a deadline so we can have enough applications for a current project proposal but you are free to submit your application at any time after this deadline. If you will fulfill the criteria we will be happy to include you in our database. All companies and freelancers with a strong professional background, sound ethics and high integrity are encouraged to apply.


8

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

rrethe

Aksidenti, kamionçina përplas për vdekje 67-vjeçarin Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Dajç-Bregu i Bunës. Simon Vija, 67 vjeç, nga Dajçi, ka qenë duke lëvizur me çiklomotor kur është përplasur nga një mjet i tonazhit të lartë tip “Iveco”, që drejtohej nga Ilir Bujari, 64 vjeç, nga Laçi.

67-vjeçari ka vdekur në vend, por për arsye ende të paqarta trupi ka qëndruar për më se 2 orë në rrugë, deri në ardhjen e policisë kriminale dhe mjekut ligjor. Aksidenti ka ndodhur vetëm 5 metra larg qendrës shëndetësore të Dajçit, por mungesa e një autoambulance për ta

transportuar në spital ka bërë që kufoma të ngelej e palëvizur për orë të tëra nga rruga, duke indinjuar banorët e këtij fshati dhe familjarët e viktimës. Drejtuesi i ‘Iveco’-s, Ilir Bujari është shoqëruar në komisariat për aksidentin me pasojë vdekjen.

Grabitje me armë në mes të Durrësit, i marrin 50 milionë 1 kambisti Dëshmitarë okularë thanë se kanë parë më shumë se tre persona të rrethonin kambistin dhe t’i merrnin me forcë çantën në të cilën kishte paratë. Dëshmitari: Pashë një polic, por nuk ndërhyri Elitjona Doko

Durrës-Një kambist është grabitur

në mes të qytetit të Durrësit, ndërsa tre persona duke e kërcënuar me armë i kanë marrë nga duart një çantë, ku dyshohet të ketë pasur rreth 50 milionë lekë të vjetra. Policia tha se ka shoqëruar dhjetëra persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa dëshmitarë treguan se në momentin e sulmit pranë vendit të ngjarjes ka qenë një efektiv policie i cili nuk ka ndërhyrë. Grabitje spektakolare në mes të ditës në Durrës, ku është grabitur një kambist fare pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Persona të armatosur dhe të pamaskuar kanë zbritur nga një makinë dhe kanë ndaluar kambistin nën presionin e armëve të zjarrit, duke i rrëmbyer nga duart një çantë me lekë të cilën po tentonte ta fuste në makinën e tij. Kambisti 53-vjeçar Agim Balla, mësohet se ka qenë duke zbritur nga banesa e tij në lagjen Nr.8 të qytetit dhe me vete posedonte dy çanta me lekë, të cilat do t’i transportonte për në dyqanin e tij të licencuar për këmbim valutor. Ndërkohë burimet pranë drejtorisë së policisë bëjnë të ditur se autorët nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur në pak sekonda dhe personat që e kanë kryer atë kanë qe-

Vendi ku ndodhi grabitja

Policia, postblloqe dhe të shoqëruar, ende asnjë i arrestuar Grabitja ka ndodhur në mes të një zone shumë të populluar, duke sjellë panik tek kalimtarët dhe banorët, të cilët kanë rrëfyer ngjarjen e ndodhur. Pasi kanë arritur të largohen grabitësit nga vendi i ngjarjes, aty kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilët kanë ngritur postblloqe të lëvizshme kryesisht në hyrjet dhe daljet e qytetit, si dhe janë duke u shoqëruar në polici si persona të skeduar për krime të ndryshme, por që ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Sipas policisë, ata po verifikohen dhe po u merren shenjat e gishtave për t’i krahasuar

me gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes. Ndërkaq në pyetje po merren dhe dëshmitarë okularë, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve, ku mësohet se në momentin e grabitjes kanë qenë të pamaskuar. Gjithashtu, forcat e rendit po shfrytëzojnë edhe filmimet nga kamerat e sigurisë të një filiali këmbimi valutor për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj grabitjeje. Deri më tani policia nuk ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre. Ndërsa dyshohet se shuma që çanta ka patur brenda të jetë rreth 5 milionë lekë të reja.

Grabitje spektakolare në mes të ditës në Durrës, ku është grabitur një kambist fare pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Qarkut në të armatosur. “Ishin të paktën tre persona, të cilët zbritën me shpejtësi nga makina dhe me pistoleta në duar iu drejtuan kambistit duke i tërhequr çantën me dhunë nga duart. Njërën nga çantat ai e kishte hedhur brenda në makinë, ndërsa tjetrën e kishte ende në dorë, ndërsa grabitësit ia morën zvarrë çantën duke i vënë

Diplomohen studentet e aksidentit të Himarës, Prof. Riska u dedikon librin Në Universitetin e Elbasanit është zhvilluar dje një ceremoni krejt e veçantë, e cila ishte konceptuar si homazh për studentet që pësuan aksidentin tragjik në Himarë. 11 prej të mbijetuarave morën diplomën e përfundimit të studimeve, ndërsa pedagogu i asaj ekspedite, Prof. Albert Riska promovoi botimin “Shqipja dhe Krishterimi”, ku pasqyrohet edhe puna shkencore e studenteve të ekspeditës tragjike. Prof. Riska tha se ua ka dedikuar këtë botim studenteve të këtij aksidenti. Pas marrjes së diplomave studentet janë shprehur se ndjehen mjaft të emocionuara, pasi kjo ngjarje lidhet me momentet më të vështira të jetës së tyre, por që e gjithë ajo që u ka ndodhur u jep më shumë kurajë për të vazhduar përpara për të arritur synimet në jetë. “Libri “Shqipja dhe Krishterimi” ka si qëllim të trajtojë marrëdhëniet e gjuhës shqipe me krishterimin si ideologji dhe praktikë, për hapësirat kohore ku nisin e

“Libri “Shqipja dhe Krishterimi” ka si qëllim të trajtojë marrëdhëniet e gjuhës shqipe me krishterimin si ideologji dhe praktikë

Nga ceremonia e diplomimit

kur zhvillohen dhe që duhet të trajtohen si një ndër çështjet më të rëndësishme të historisë së hershme të gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar”, - nënvizoi Prof. Albert Riska. Ai shtoi se një punë mjaft të mirë në konceptimin e studimit kanë luajtur vetë studentët nga krahinat që vijnë dhe nga ekspeditat që kanë kryer. Në këtë ceremoni ka përshëndetur rektori i Universitetit, Prof. Liman Varoshi, dekani i Shkencave Humane, Prof. Roland Gjini, bashkëpunëtorë dhe studentë të UE.

Fatos Salliu

pistoletën në kokë. Nuk arrita t’i identifikoja fytyrat e tyre, pasi qëndronin me kurriz nga njerëzit që i shihnin rrotull. Por nga gjatësia trupore ishin çuna të rinj dhe të fuqishëm. Sapo morën çantën, ikën me vrap nga aty me një makinë të bardhë”, - ka thënë për gazetën “Mapo” dëshmitari nga vendi i ngjarjes, i cili në kohën kur ndodhi grabitja ndodhej në biznesin e tij përballë rrugës ku dhe ka ndodhur e gjithë skena horror. “Nuk po lëvizja nga vendi sepse realisht u frikësova, pasi çfarë nuk mund të presësh nga njerëz të tillë. Por vura re që rreth 100 metra më tutje ndodhej (afër kryqëzimit) një polic, i cili nuk tentoi të ndërhyjë për të shmangur ngjarjen. Pasi u larguan grabitësit, erdhën policët e tjerë dhe filluan të kryejnë punën e tyre”, - vijon më tej rrëfimi i dëshmitarit okular nga vendi i ngjarjes.

Itali

Arrestohen dy shqiptarë, paguheshin nga “Ndrageta” si vrasës Dy shqiptarë janë vënë në pranga mëngjesin e djeshëm në zonën e Kalabrisë në Itali si anëtarë të organizatës “Ndrageta”, ndërsa akuzohen si vrasës me pagesë që vepronin për llogari të kësaj organizate mafioze. Në faqet online të gazetave të vendit fqinj thuhet se dy shqiptarët e arrestuar Arben Ibrahimi, 28 vjeç, lindur në Malin e Zi dhe Vasfi Beluli, 30 vjeç, me origjinë maqedonase, i shërbenin organizatës për të kryer ekzekutimin. Sipas prokurorisë dhe antimafias, dy shqiptarët rezultojnë të kenë qenë snajperistë edhe gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi. Pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre ata janë punësuar si snajperistë edhe nga mafia kalabreze, e cila i ka paguar si killer profesionistë. Zbulimi është kryer pas episodit të vrasjes në tentativë të Francis Scrugli më 11 shkurt të këtij viti. Operacioni është drejtuar nga Drejtoria e Antimafias në Catanzaro dhe hetimet hodhën dritë mbi disa krime që kanë ndodhur në zonën e Vibo Valentias, ku janë përfshirë dy familjet kundërshtare, Patania (e Stefanaconi) dhe Piscopisani (e Piscopio në Vibo Valentia).


EEenjte hënë 22 12 nëntor 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

19 9 11

Në përgjigjen e ekspertëve balistikë thuhet se është e pamundur të përcaktohet se kujt i përket kjo armë, pasi tyta e armës është pa numër serie dhe lehtësisht e çmontueshme

Ekspertët: S’mund të përcaktojmë nëse Prendi qëlloi më 21 janar Dy ekspertë balistikë të kërkuar nga mbrojtja e ish-komandantit të Gardës, i thanë gjykatës se mungesa e numrit të serisë në tytën e armës dhe mosndarja e pistoletave nga ana e akuzës bëjnë të pamundur përcaktimin nëse Ndrea Prendi ka qëlluar me armë në demonstratën e 21 janarit Tiranë Dy ekspertët e kërkuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit janë shprehur se nuk mund të përcaktojnë ekzaktësisht nëse predha që i mori jetën Faik Myrtajt është qitur nga pistoleta e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, eksperti balistik Nikolin Duraj u është përgjigjur me shkrim tri pyetjeve që bëri një seancë më parë avokati i Prendit, Genc Gjokutaj. Në përgjigjen që u lexua para togave të zeza, eksperti tha se nuk mund të përcaktohet se cila armë ka qitur predhën që i shkaktoi vdekjen shtetasit Faik Myrtaj. Kjo sipas tij, për një sërë arsyesh, të cilat lidhen me mungesën e numrit të serisë në tytën e pistoletës si dhe me mos individualizimin e tyre nga ana e prokurorisë. Në përg jig jen e ekspertëve balistikë thuhet se është e pamundur të përcaktohet se kujt i përket kjo armë, pasi tyta e armës është pa numër serie dhe lehtësisht e çmontueshme. Duke iu përgjigjur pyetjes tjetër të avokatit Gjokutaj për mënyrën se si pistoletat janë dërguar për ekspertim pranë Laboratorit

Qen d r o r të K r im i n a list ik ë s, ekspertët kanë deklaruar se armët janë sjellë të paindividualizuara. Sipas tyre kanë qenë plot 27 armë tip pistoletë të dërguara për ekspertim, të cilat janë çuar të gjitha bashkë, pa përcaktuar se kush janë efektivët e Gardës që u përkasin këto armë. Ky konkluzion i ekspertëve vendas bie ndesh me pretendimet e akuzës që referohet në ekspertizën e kryer nga Byroja Federale e Investigimit (FBI). Sipas prokurorisë, predha që qëlloi shtetasin Faik Myrtaj në demonstratën e 21 janarit është qitur nga arma tip pistoletë që përdorej nga ko-

Pyetjet e mbrojtjes për ekspertët Pyetje për ekspertët e mjekësisë ligjore, Admir Sinemati dhe Elmaz Shaqiri. A mund të përcaktoni distancën e qitjes dhe këndin e hyrjes së plumbit? Predha vinte nga poshtë-lart? Që do të thotë se shkencërisht kjo vërteton që goditja nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, apo më parë predha ka hasur në objekte të tjera?

U kap me armë pa leje, dënohet me punë të detyrueshme përmbaruesi Gjykata e Tiranës dënoi me dy muaj burg dhe vendosi të pezullojë ekzekutimin e dënimit për përmbaruesin Baftjar Nela, duke e urdhëruar atë të kryejë punë për interes publik Tiranë Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy muaj burg përmbaruesin Baftjar Nela, i cili u kap me një pistoletë pa leje teksa udhëtonte me makinën e tij. Por ky dënim është pezulluar nga ana e gjykatës, e cila në përfundim vendosi që i pandehuri të kryejë punë të detyrueshme në shërbim të komunitetit. Ai iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar, duke përfituar edhe uljen e një të tretës së dënimit, pra një muaj heqje lirie më pak nga vendimi i gjykatës. Në vendimin e tij, gjyqtari Albert Meça thotë se për shkak të rrethanave të mbajtjes së armës dhe sidomos faktit se i pandehuri ka ligjërisht të drejtën e mbajtjes së armëve të zjarrit, gjykata vlerëson se i pandehuri nuk duhet izoluar nga shoqëria dhe dënimi me burgim i duhet dhënë i kombinuar me një nga dënimet alternative të tij. “Nisur nga rrethanat e veprës dhe nga personaliteti i të pandehurit, gjykata vlerëson se dënimi me burgim i të pandehurit duhet zëvendësuar me detyrimin për të kryer një punë në interes publik, si mënyra më e përshtatshme për ndëshkimin e të pandehurit, si edhe rehabilitimin e tij

në respektimin e ligjit dhe të shtetit ligjor”,- thuhet në vendimin e gjykatës. Vetë i pandehuri ka pranuar mbajtjen e armës pa leje, por ka argumentuar se fakti nuk përbën vepër penale, pasi ai është me profesion përmbarues gjyqësor privat dhe në bazë të ligjit “Për armët” ai ka të drejtë të pajiset me armë zjarri. I pandehuri ka pretenduar se për shkak të profesionit të tij krijonte konflikte dhe se armën e mbante si një e drejtë që i takonte. Lidhur me këto pretendime gjykata thotë se i pandehuri është në rrethin e personave të parashikuar nga ligji për të patur të drejtën e mbajtjes së armës, por kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet apriori dhe pa zbatuar procedurat e pajisjes me armë zjarri. “I pandehuri nuk i është drejtuar organeve të policisë për t’u pajisur me armë, nuk ka marrë lejen formale dhe arma që i është gjetur atij nuk i është dhënë të pandehurit sipas parashikimeve ligjore, si dhe nuk figuron e regjistruar në regjistrat përkatës të administrimit të armëve të zjarrit”, - thuhet në vendimin e gjykatës. Në përfundim të analizës së provave dhe fakteve, gjykatësi Albert Meça ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin dhe ta dënojë atë me tre muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata ka ulur një të tretën e dënimit dhe ekzekutimi i tij është pezulluar dhe është zëvendësuar me detyrimin e të pandehurit Baftjar Abdulla Nela të kryejë punë në interes publik.

Pyetje për ekspertët balistikë Nikolin Duraj dhe Shpëtim Huta Ekziston mundësia që tyta që ka qitur plumbin që shkaktoi vdekjen e shtetasit Faik Myrtajt t’i përkasë armës që ka qitur 11 predha? Referuar provave materiale, këto armë kanë ardhur të individualizuara pranë Laboratorit Qendror Kriminalistik dhe cila është procedura për ekspertimin e tyre?

mandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Po sipas akuzës, Prendi ka ndërruar tytën e pistoletës së tij me atë të shoferit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtim të turmës duke vrarë të ndjerin Faik Myrtaj. Me qëllim zhdukjen e provave, është qëlluar me sende të forta mekanizmi goditës i armës, element ky që gjithashtu është evidentuar nga ekspertiza e FBI-së. Megjithatë, përgjigja e ekspertëve shqiptarë është administruar nga trupi gjykues, i cili do të shprehet rreth saj në vendimin përfundimtar që do të jepet ndaj tre të pandehurve për ngjarjet e 21 janarit, dy prej të cilëve akuzohen për vrasje. Gjatë seancës së djeshme, gjykata dhe palët në proces kanë marrë përgjigje nga ekspertët nëse predha që qëlloi Faik Myrtajn ishte qitje e drejtpërdrejtë, apo plumbi më parë kishte hasur në një objekt të fortë. Ekspertët e pyetur nuk kanë mundur të japin një përgjigje për këndin nga i cili është qëlluar dhe nëse qitja ishte e drejtpërdrejtë apo rikoshetë. Ekspertët kanë thënë se drejtimi i qitjes ishte nga e majta në të djathtë dhe nga lart-poshtë, por pa mundur të përcaktojnë distancën e qitjes. Mospërcaktimi i distancës, sipas ekspertëve nuk mundëson edhe përcaktimin nëse qitja ka qenë e drejtpërdrejtë, apo rikoshetë, çka nuk sqaron edhe dëmtimet që janë vërejtur në predhën e gjetur në trupin e të ndjerit. Seancën e ardhshme gjyqësore trupi gjykues pritet të dëgjojë përgjigjen e një tjetër eksperti mjeko-ligjor, i cili gjithashtu do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit të të pandehurit Ndrea Prendi nëse predha ka qenë rikoshetë dhe sa është distanca mes qitësit dhe viktimës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendimin Nr. 298, datë 19.11.2012, vendosi të shpallë publikisht sa më poshtë vijon:

10. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, shpallen 6 (gjashtë)

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me Vendimvende Nr. vakant. 285/1/a, datë 13.02.2012, 1.vendosi Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë shpallen për gjyqtar 11. Në Gjykatën e Apelit Vlorë,e shpallen 2 (dy) vende të shpallë 1 vend vakant në Gjykatën Apelit Tiranë. 6 (gjashtë) vende vakant.

2.

vakant.

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, shpallen 16 (gjashtëmbëdhjetë) vende vakant.

12. Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, shpallen 7 (shtatë) vende vakant.

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, shpallen 4 (katër) vende vakant.

sat dhe dokumentacionin përkatës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, brenda datës 30 Nëntor 2012.

Në Gjykatën e Apelit Shkodër, shpallen 3 (tre) vende vakant.

ligjore”, si dhe rubrika “Vende vakante”.

Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit Bazuar ligjin Nr datë 18.02.2008 “Për organizgjyqësor nëAdministrative Republikën e Shqipërisë”, në në ligjin nr.9877, 8811, datë 17.05.2001 3. Në Gjykatën të Shkallës së Parë imin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, Durrës, shpallen 4 (katër)dhe vendefunksionimin vakant. “Për organizimin enëKëshillit të Lartë të Drejtësisë”, ligjin Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksioni4. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë min e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosi ndryshuar, ftohen kandidatët, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të Shkodër, shpallen 4 (katër) vende vakant. marrëveshjeve administrative”, në ligjin nr. 8811, datë paraqesin kërkesat dhe dokumentacionin përkatës pranëdheKëshillit tëe Këshillit Lartë 17.05.2001 “Për organizimin funksionimin 5. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, ftohen kandidatët, Vlorë, shpallen 4 (katër) vendedatës vakant. 16 Mars 2012. të Drejtësisë, brenda të cilët plotësojnë kërkesat ligjore, të paraqesin kërke6.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me 7. Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Të gjithëetëpranimit, interesuarit, për më tepër informacion dokumentacionin, procedurat mund të vizitojnë Gjirokastër, shpallen 4 (katër) vende vakant. dhe kriteret lidhur me procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të 8. Në Gjykatën e Apelit shpallen vende faqen zyrtare tëDurrës, Këshillit të3 (tre) Lartë të Drejtësisë, adresën www.kld.al, në vizitojnë faqennë zyrtare elektronike të Këshillit të Lartë vakant. të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, rubrika “Korniza rubrikën “Korniza ligjore”, si dhe rubrikën “Vende vakante”. 9.


OpEd

10

MAPO

E enjte 22 nëntor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

“Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”. Woody Allen

Bujar Kapexhiu Nga

“Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”. John Updike “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”. JP Getty

Paragraf J

’u vërsula Panairit të Librit si ato bombat inteligjente që mjafton të kenë disa të dhëna të përafërta dhe viktimën e gjejnë vetë. Pa prekur asnjë qime Shtëpitë Botuese dhe stendat e tyre, drejt e tek libri i shumëpritur, faqja e bekuar, paragrafi i sterrosur; “Mbase ngaqë ikjet, kur s’janë ikje, humbasin si uji në rërën e shkretëtirës, për tu shfaqur sërish, në formën e ndonjë oazi”. Kullë Babeli pa asnjë kuptim ku fjala me fjalën, gërma me gërmën, tingulli me tingullin, s’kanë asnjë lidhje ? Epo Letërsia, ajo e mirfillit, s’ësht’ salc kosi që të lyesh bukën e thekur ta hash e të ngopesh. Letërsinë duhet të lodhesh që ta kuptosh. Duhet të vdesësh që ta bësh. Por meqënëse nuk qesh’ fort i sigurtë, e palosa më dysh librin në faqen e paragrafit të nxirosur, dhe u nisa për një verifikim. Ndalesën e parë e bëra tek një lokal pak para Kavajës, te ajo kthesa që të çon kah “Plazhi i Gjeneralit”. Atje, pronari i një lokali, një turivarur mbështetur te dera, sapo më pa, tha me një zë hundor të zvargur; -Hë, a i zjeve groshët ? A gjete dhallë nëpër katunde? -Kush je ti që ditke kaq shumë për mua? -Jam një Pishtar Demokracie, por i fikur. -Mos u mërzit. Pishtarët ashtu e kanë, një herë ndizen një herë fiken. Ja, lexo këtë paragraf, dhe ndizu. E lexoi Pishtari paragrafin, dhe tha, -Pra kur ikjet s’janë ikje, që domethënë kur ikjet janë ose ardhje ose ndejtje, s’mund të bëhet fjalë për humbje, sepse ardhja, apo ikja, apo ndejtja, apo të tria bashkë me oazin...uhhhhh... të lutem eja nesër të jap një përgjigje më të kualifikuar. -Mirë, i thashë, mendohu, domethënë ndizu, do vi nesër. Pasi hodha Shkumbinin, nuk vazhdova drejt Lushnjes, j’a thera nga Divjaka si Ismail Qemali. Në Çermë, në verandën e një restoranti, pes’ a gjashtë myzeqarë po zhdëpen me mish e raki. Një kokbuall faqekuq me bullçinj të fryrë nga mishi dhe pilafi që nxirrte nga hundët e nga goja avuj rakie si lokomotivë, pasi e lexoi paragrafin, tha, -Ky paragraf, në fakt, është një gomarllëk. Ka ca kohë kam kuptuar se të kultivosh një arë me shalqinj është më e vështirë se të shkruash një libër si ky nga ku zotrote paske marrë këtë paragraf. Tani s’mundem. Eja nesër të jap një përgjigje më të kompletuar. -Mirë ikjet që s’janë ikje, po ardhjet

sipas meje Edison Ypi

Tek Klubi i Shoferit pashë tmerr me sy. Klubin e Shoferit e kishin përpirë flakët. Drejt Fiersheganit, Këmishtanjit, Lushnjës, qindra myzeqarë që iknin nga sytë këmbët në drejtime të ndryshme si milingona që u është prishur foleja. Njëri prej të tmerruarve nga flakët të cilin e pyeta në nxitim e sipër më tha se një bujk nga Guri i Gomares që j’a kishte fut me të pimë tek Klubi, pasi kishte rrëkëllyer nja katër a pesë dopio dhe ishte bërë dru, kishte thirrur me zë të lartë thënien e vjetër të Heraklitit; “Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lumë, edhë nëse ai lumë është i njëjti lumë”. Pastaj, pasi e kishte spërkatur Klubin me benzinë, i kishte vënë shkrepsen, domethnë zjarrin. S’ma kishte marrë mendja se shrëngesa psikike për të zbërthyer një paragraf mund të arrinte deri aty...

Bodybuilding

që s’janë ardhje, a mund të marrin edhe ato formën e një oazi ?! Më çmende me këtë paragraf idiot, më tha një bujk tek Guri i Gomares. Të lutem eja nesër tek “Klubi i Shoferit” ta jap atje përgjigjen. Pa vajtur në Fier, ku kthen rruga për tek “Qerreti i Vogël” që është fshat budallenjsh, për t’ja lehtësuar kuptimin e paragrafit një qerretsi që, nga budallallëku, priste furgonin për në Lushnje në krahun e gabuar të rrugës, në përputhje me rrethanat gjeopsikike të momentit, ndërrova taktikë. I bëra qerretsit disa sqarime paraprake. I thashë se atë paragraf e kishte shkruar një miku im. Një tip i urtë si pulë në pamje, por me psikikë aq të trazuar, sa po t’i rrish afër, i dëgjohet një sharrë hekuri me një një gërr-gërr që i del së brendëshmi. Qerretsi, pasi e lexoi paragrafin, tha, -Më duhet një ditë e një natë ta mendoj si duhet këtë çështje kaq madhore. Eja nesër ta marrësh përgjigjen. Tek Ura e Mifolit, një kalimtar i kërrusur me thes në kurriz, pasi lëshoi thesin dhe lexoi me vëmendje paragrafin, tha se për një përmbajtje kaq delikate i duhej të mendohej, dhe se, ngaqë nuk mund t’ja lejonte vetes luksin për ta përdorur trurin badihava, për përgjigjen donte lek. Mirë, i thashë, megjithse s’është e drejtë që shqiptarishqiptarit t’i marri lek për ment, rregullohemi kur të kaloj nesër këndej. Në Llakatund vura ta lexoj paragrafin njërin që shiste peshk Zvërneci anës rrugës. -U bëra kaq. Kam lexuar mbi një mijë libra në jetën time, tha llakatundsi që qelbej peshk, ama gjë më të ngatërruar se ky paragraf s’më kanë zënë sytë. Ikja, ardhja, humbja, shkretëtira, thatësira, uji, oazi, shfaqja, rishfaqja, forma, përmbajtja, këto as Djalli nuk do t’i ngatërronte dot më liksht se kaq në vetëm 1 paragraf. Nuk të përgjigjem dot menjëherë mor zotni. Mendja ime nuk është shtrydhëse frutash që prodhon lëng tak-fak. Eja nesër. Me kësmet mbase do kem një përgjigje. Atë natë fjeta në Vlorë. Nesret në mëngjez, plot ankth për përgjigjet që më prisnin, dola i hodha një sy Sheshit të Flamurit dhe i rashë një herë rrotull shtëpisë së Eqerem Beut. Pastaj u nisa andej nga erdha. Në Llakatund, ku mezi prisja të takoja atë të mbi një mijë librave të lexuar, më thanë diçka tronditëse; Njeriu që unë kërkoja, pasi i kishte lënë pa gjumë tërë natën gruan dhe kalamajtë

duke bërtitur nëpër shtëpi fjalë pa lidhje, si ikje, ardhje, humbje, gjetje, shkretëtirë, oaz, në mëngjez kishte hipur majë plepit dhe i heshur si peshqit që deri dje shiste rrijkej atje ku edhe pas lutjeve të njëpasnjëshme si të gruas, kalamajve, dhe bashkëfshatarëve, nuk zbriste që nuk zbriste. Kishte lojtur nga mentë. Panë ç’panë e zbritën me pahir nga plepi, e lidhën, dhe e shpunë drejt e në çmendinë. Se, për fat, Llakatundi dhe çmendina e Vlorës janë afër. Duke j’u afruar urës së Mifolit, më zunë sytë nga larg një kortezh mortor. Kur j’u afrova kortezhit, një sehirxhi që kortezhin po e ndiqte me sy, më tha; Ishte i mirë i gjori. Seç e gjeti dje pasdite. U çvesh papandehur lakuriq, hyri në një pellg me ujë të ftohtë. Këtu në të ftohtë moj grua, i tha gruas që po e shihte e tmerruar me sy të shqyer, jam më i përqëndruar, më punon më mirë truri. U zhyta në këtë pellg të ftohtë se dua të zgjidh kuptimin e një paragrafi, që po e zgjidha, do fitoj para. Nuk e dëgjoi gruan me lot’ në sy e luste të dilte nga pellgu. Dha shpirt i kallkanosur, mu aty në mes të pellgut. E kam mirë unë që s’zë libër me dorë. Se ja ç’të bëjnë Leku dhe Letërsia. Ja, atë, budallanë që lexon libra, po kallin në dhe’. Iku i Mifolit pa më dhënë ndonjë përgjigje për paragrafin. Qerretsin e gjeta. Por as qerretsi s’më dha përgjigje. Se qerretsit, sa nuhata, nga paragrafi, i kishte ikur, jo vetëm goja, por edhe mendja. Se duke treguar me njërën dorë malin e Tomorrit, me tjetrën gërvishti me shkop në tokë fjalën “Oaz”. Pastaj iku kryelartë drejt fushës së pamatë. Tek Klubi i Shoferit pashë tmerr me sy. Klubin e Shoferit e kishin përpirë flakët. Drejt Fiersheganit, Këmishtanjit, Lushnjës, qindra myzeqarë që iknin nga sytë këmbët në drejtime të ndryshme si milingona që u është prishur foleja. Njëri prej të tmerruarve nga flakët të cilin e pyeta në nxitim e sipër më tha se një bujk nga Guri i Gomares që j’a kishte fut me të pimë tek Klubi, pasi kishte rrëkëllyer nja katër a pesë dopio dhe ishte bërë dru, kishte thirrur me zë të lartë thënien e vjetër të Heraklitit; “Nuk lahemi dy herë në të njëjtin lumë, edhë nëse ai lumë është i njëjti lumë”. Pastaj, pasi e kishte spërkatur Klubin me benzinë, i kishte vënë shkrepsen, domethnë zjarrin. S’ma kishte marrë mendja se shrëngesa psikike për të zbërthyer një paragraf mund të arrinte deri aty. Bujku i Gurit të Gomares e kishte bërë. Në Çermë më thanë se lokomotivën

e rakisë e kishte zënë një gjumë i thellë. Vajta e pashë tek flinte si qingj duke gërrhitur si derr. Më erdhi keq ta zgjoja. Se me siguri po shihte në ëndërr përgjigjen. Tek Lokali i Pishtarit të Demokracisë, ose më saktë, atje ku duhej të ishte lokali i atij Pishtari, pamja ishte sikur sapo kishte mbaruar një luftë. Shkrumbëtirë, përzhitje, pllanga të tymi të zi ngjiteshin ngadalë drejt qiellit . Ç’kishte ndodhur ma spjegoi pak më tutje një tjetër Pishtar në Golem ku si shpërblim për shërbimet e paçmuara që i dha Kombit gjatë Tranzicionit, ka një hotel. Sipas Pishtarit të Golemit, Pishtari i lokalit, ngaqë s’ishte ndezur dot gjatë leximit të paragrafit, pasi kishte përpjekur bam e bam e bam pas murit dhe kishte vjellë e vjellë me orë të tëra aq shumë blozë sa ishte nxirë Përroi i Agait, kishte hedhur ne erë me dinamit bashkë me veten edhe mëhallën. Tek Katër Rrugët ku ndala të pi një kafe j’a tregova këtë mesele një miku të mirë, një Hoxhe shijaks me origjinë boshnjake. Pasi më dëgjoi me vëmëndje, Hoxha tha; Ismail Bej Qemali vajti në Vlorë të ngrinte Flamurin e lavdishëm të Pavarësisë. Ti Edison Bej Ypi po vete në Tiranë të ngresh flamurin e rreckosur të Letërsisë. S’e bën dot. S’ka shtizë.

Tek Katër Rrugët ku ndala të pi një kafe j’a tregova këtë mesele një miku të mirë, një Hoxhe shijaks me origjinë boshnjake. Pasi më dëgjoi me vëmëndje, Hoxha tha; Ismail Bej Qemali vajti në Vlorë të ngrinte Flamurin e lavdishëm të Pavarësisë. Ti Edison Bej Ypi po vete në Tiranë të ngresh flamurin e rreckosur të Letërsisë. S’e bën dot. S’ka shtizë.


EEenjte hënë 22 12 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Mirëpo zoti President nuk bëri asgjë nga këto. Ai u kufizua të ishte brenda formatit burokratik të zyrës. U kujdes të ishte në rregull me politikën dhe të zgjidhte ndonjë çështje të saj. Nëse ka pasur këtë qëllim përmes konsultimeve politike për kryeprokurorin, le të jetë i qetë se e ka realizuar. Por, nëse krejt rastësisht, ka pasur ndonjë qëllim më madhor se ky, mund të rrijë përsëri i qetë: konsultimet për kryeprokurorin ishin krejt pa vlerë! — Arjan Vasjari

Si mund të kishin vlerë konsultimet e Presidentit për kryeprokurorin

Përballë përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut - përsiatje dhe poezi-

P

ërkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut vijnë për herë të parë në vendin e të zotit të tyre legjendar dhe çdo shqiptar ka mundësi t’i kundrojë dhe të meditojë, p.sh., për epokën kur u deshën ato, për shekujt që i harruan, për kohërat që nuk i risollën dot, për ruajtësit e tyre, për ditën e sotme që t’i vë përballë etj, etj. Natyrisht ato kanë aftësinë të ndikojnë që ti të besosh më shumë në sakrificat e popullit tënd, në vërtetësinë e tyre tronditëse, në përpjekjet shekullore për të bërë shtetin tënd, në realitetet, që tashmë i kanë mbuluar mjegullat. Ato pajime të çmuara dhe unike të Heroit tonë Kombëtar erdhën për t’i parë gjithkush, pasardhësit e mijëra e mijëra luftëtarëve dhe komandantëve dhe të rënëve nën urdhrin suprem të zërit të Atdheut. Gjithsesi ato kanë forcën e emblemave tona superbe: shpata që mbrojti kufijtë e vendit, identitetin, lirinë dhe përkrenarja sovrane, jo ajo e betejave, tjetra, po aq hijerëndë, që të jep idenë e qeverisjes. Që të mos humbnin si shumëçka në pushtime dhe kryengritje, fati i çoi matanë detit me eksodet e para të mëdha të shqiptarëve. Patën një udhëtim të çuditshëm me mistere, me heshtje dhe përkujdesës, deri sa përfunduan në një nga muzeumet më të bukura të Vjenës. Aventurë europiane, do të thoshim. Ndërsa lavdia e të zotit të tyre merrte përmasa edhe më të mëdha, sikur ribënim vetvetet e dëshiruara. Shtoheshin statujat e Skënderbeut nëpër kryeqytetet e Evropës, sheshet merrnin Emrin e tij, kaluan dhe kontinentin, shkuan në Amerikë e Azi e Australi. Dhe bronzi skënderbejan ka domethënie metaforike, më të vërtetë ndonjëherë se vetë bëmat historike, duke u bërë më i fortë si realitet i gjithmontë duke mposhtur realitetet e përkohshme. “Impavido difensore della civiltá Occidentale” – është shkruar në piedestalin e shtatores së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në Romë në sheshin e gjerë me emrin ‘Albania’, “Mbrojtës i paepur i qytetërimit Perëndimor” - do të cilësohej Skënderbeu ynë. Vepra e bashkëkohësit të tij, shkodranit Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut”, e shkruar latinisht, do të lexohej gjithandej si roman, duke u bërë libri më i lexuar në Europë dhe më pas do të vërshonin botime pafund për të, histori, legjenda, poema, drama, një letërsi e tërë, piktura, skulptura, filma, këngë prapë, muzikë... Ja, në kryeqytet po shfaqet si premierë botërore opera e Vivaldit, “Skënderbeu” dhe dirigjenti i saj, Zhani Ciko, duket sikur nuk ka në dorë baketën, por shpatën. Skënderbeu u fut në përfytyrimin e kohëve dhe të popujve, mbase diku në fillim si rebel e kryengritës e vetmitar i madh, por dhe si atlet i Krishtit, pastaj si udhëheqës e burrë shteti, duke qenë dhe kryediplomat, orator i shkëlqyer, vizionar i së ardhmes, ndër strategët më të mëdhenj në botë, sa sot është konsideru-

koment Visar ZHITI

Është shumë e rëndësishme, shumë e vështirë dhe, për më tepër, rruga e vetme. Është sikurse Rambuje e dytë, por, unë mendoj, edhe më e rëndësishme. Në Francë politika e Kosovës, jo pak konfliktuoze në kohën e vet, u shfaq dhe veproi e bashkuar. Tash, politikanët kosovarë, me më shumë përvojë sesa në Rambuje, duhet të kuptojnë dhe të manifestojnë: atdhetarizmin para interesave të ngushta partiake! Pjesëmarrja dhe kontributi ideor i çdo partie ar edhe si komandanti i parë i supozuar i NATO-s, sepse do të udhëhiqte një koalicion Perëndimor, një kryqëzatë të atëhershme kundër pushtimit osman, superfuqisë së vetme të kohës, së cilës iu bë pengesë, mur mbrojtës për Europën, kështjellë e pamposhtur deri sa qe gjallë. Prandaj armët e Skënderbeut, përkrenarja e tij, janë dhe pajime të Europës së Bashkuar. Ne jemi ndër luftëtarët e saj të parë, që, për fat të keq, e humbëm Evropën dhe rigjetja e saj, bashkimi i natyrshëm me të, nuk janë vetëm aspiratë dhe përpjekje e jona, por duhet të jetë dhe detyrë e Europës, mirënjohje e saj për sakrificat, si të thuash duhet të jetë dëmshpërblimi që i bëhet Shqipërisë së persekutuar në 5 shekujt e fundit. ANKTHI I TË PARIT Të shihje përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut ishte ëndërr e hershme e çdo shqiptari, ankth, kompleks, “...në Belvedere në Vienë/ sikur pashë vetë Skënderbenë”, - do të ngazëllehej Naim Frashëri, kur u qëndroi pranë dy shekuj më parë, teksa shkoi i sëmurë në kryeqytetin e Austrisë. “...kam qejf t’i marr në dorë/ por muzeu ka rregulla dhe drejtorë.” – përsëriti Dritëro Agolli, edhe ai në Vjenë. Por Shqipëria ishte e mbyllur, diktaturë, jetonte si në rrethim, qytetarët e saj nuk dilnin dot dhe ishin më të varfrit në Europë. Në muzeumet tona ishin kopjet e pajimeve të Skënderbeut, imitacionet, që, teksa i shihnim, na ngjallnin trishtimin e të pavërtetës dhe na dërrmonte asosacioni që jetonim në kohën e mashtrimeve të mëdha dhe

të dhunshme... Kur ra perandoria komuniste dhe Shqipëria po hapej, shqiptarët u dyndën në eksodin e tyre të dytë të madh, nuk po i iknin ndonjë pushtimi të huaj, por atij të izolimit, të dhunës dhe varfërisë së skajshme, donin të preknin lirinë, Europën e kulturës dhe të mirëqenies. M’u dha rasti dhe mua të shkoja për ca ditë në Vjenë dhe kujtoj endjet e mia delirante si ai që kërkon të vërtetën, kërkoja përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut. I gjeta në një muze me ndihmën e një studenti austriak, Günter Gügenberger, që më udhëhiqte me hartë në dorë. Ja, shikoi, më tha. U ula mbi dysheme pranë përkrenares dhe po shkruaja i përlotur. Kujdestarët e muzeut, kur më panë ashtu, më lanë pa më thënë gjë. Mbaj mënd një vogëlushe japoneze, që sapo u fut në pavijonin e përkrenareve, klithi e magjepsur dhe vrapoi duke më kapërcyer mua për tek ajo e Skënderbeut. Mbase e joshi dhia mitike, prarimet e florinjta. Dhe vërtet, përkrenarja e Skënderbeut ishte më e bukura aty. Para dy-tri vitesh vajta prapë në Vjenë me një grup shkrimtarësh dhe pashë që ato ishin vënë në hyrje të Muzeut të Armëve, edhe përkrenarja, edhe shpata, dukshëm, sugjestionuese për ne si përherë. Siç duket ka patur shumë shqiptarë këto kohë, që kanë kërkuar t’i shohin. Ky interesim i ka bërë drejtuesit e muzeut që t’i zhvendosnin dhe t’i nxjerrin më në pah, mendova, ndërsa bënim fotografi pranë tyre, me zonjën Helena Kadare, me mikun tim Lazër Stani, me time shoqe, me tim bir, me shkrimtaren austriake Andrea Grill, pastaj prapë foto, të gjithë bashkë, ndërsa shpata dhe përkrenarja jepnin vezullime të vetëtimta prej bliceve. Gjithsesi ato do të shkëlqejnë madhërishëm, me një gëzim të gjallë, të vërteta këtë herë në vendin e tyre, në kryeqytetin e atdheut të Skënderbeut, jo shumë larg shtatores së tij, ku ai mbi kalë ka në dorë një shpatë parade, simotrën e asaj që e sollëm nga larg, nga Europa Qendrore, ku ka mërguar që të dëshmojë luftën tonë për liri. Dy përkrenaret, e bronzta mbi kryet e Heroit në sheshin “Skënderbej” dhe e vërteta pak më tutje, në Muzeun Kombëtar. Mbase dy dhitë mitike do t’i bëjnë shenja njëra-tjetrës, në mirëkuptim të plotë, pa xhelozi, të bindura tani që i shërbejnë kujtesës historike dhe kodit të jetës. Shteti shqiptar mbush 100 vjet pavarësi, po ai i hodhi themelet me Skënderbeun, 5 shekuj më parë, me zanafillë shumë më të hershme, me shtetet ilire. Tani që në Tiranë janë pranë e pranë dhe Libri ynë i parë, “Meshari” dhe bashkëkohëset e tij, përkrenarja me shpatën e Heroit Kombëtar, ndjejmë më mirë peshën sublime të kohëve, thellësinë e tyre prej rrënjësh. Më tej është Mauzoleu Mbretëror, i porsaringritur... Na presin vepra të tjera madhore, nga ato që krijojnë kujtesë kolektive, ndërgjegje kombëtare dhe përgjegjësi të lartë. Aleluja!

Ë

koment

Arjan Vasjari

Atëherë, ç’arsye pati Presidenti të konsultohej? Me beneficin e dyshimit që ka përgjigja në këtë rast, arsyet kanë qenë dy: akorrektesa kushtetuese e detyron kreun e shtetit që për një funksion kaq delikat si ai i kryeprokurores të konsumojë formalisht një tryezë; bpresidenti duhej të mbyllte një herë e mirë debatin rreth datës se kur i përfundon mandati zonjës Rama

shtë shumë e vështirë të merret me mend se çfarë qëllimi ka pasur Presidenti i Republikës kur organizoi seancat metodologjike me përfaqësuesit e partive rreth kryeprokurorit të ardhshëm. “Konsultime për vlerat më të mira” (të kryeprokurorit të ardhshëm sigurisht) i quajti ai, por është pikërisht ky përcaktim që të shton paqartësitë. Sepse, që të konsultohesh për vlerat e atij (ose asaj) që do të pasojë Ina Ramën, do të thotë se, ose Presidenti nuk ka pasur të qartë cilat vlera lipsen për kryeprokurorin dhe kërkon mendje nga të tjerët,ose komensalët e tryezës së tij politike ndanin vlera të ndryshme mbi atë sesi duhet të jetë një kryeprokuror. Në fakt, as njëra dhe as tjetra nuk mund të ishin. Presidenti e di shumë mirë se çfarë vlerash duhet të mbartë shefi i institucionit të akuzës. Për shembull, kur ka votuar Ina Ramën, afërmendsh që ka ditur vlerat që ajo duhej të kishte për të merituar atë zyrë të Republikës. E njëjta gjë vlen edhe për të ftuarit e tij të asaj dite. Madje, nisur nga standardet e shpallura publikisht prej partive për kryeprokurorin e ri, bindesh përfundimisht se konsultimet e Presidentit, në versionin e tyre më fatlum, kanë qenë absurde. Pasi, Patozi dhe Ruçi mund të jenë të ndarë për datën se kur i përfundon mandati Ina Ramës, por janë identikë rreth staturës morale dhe profesionale të atij (ose asaj) që do ta pasojë këtë të fundit. Askush prej tyre nuk ka thënë, fjala vjen, se kryeprokurori i ardhshëm duhet të jetë i korruptuar, i paaftë, militant politik apo të tjera si këto. Kanë thënë saktësisht të kundërtën dhe saktësisht të njëjtat gjëra. Në këtë kuptim, as Presidenti nuk kishte nevojë të konsultohej për diçka që e dinte dhe, as të ftuarit e tij nuk ishte nevoja që të implikoheshin në konsultime për një çështje rreth së cilës mendojnë njësoj. Atëherë, ç’arsye pati Presidenti të konsultohej? Me beneficin e dyshimit që ka përgjigja në këtë rast, arsyet kanë qenë dy: a-korrektesa kushtetuese e detyron kreun e shtetit që për një funksion kaq delikat si ai i kryeprokurores të konsumojë formalisht një tryezë; b-presidenti duhej të mbyllte një herë e mirë debatin rreth datës se kur i përfundon mandati zonjës Rama. Lidhur me këto dy nënçështje duhet t’i japim të drejtë kreut të shtetit. Mirë bëri që e konsumoi tryezën dhe po aq mirë bëri (madje korrektësisht në pikëpamje kushtetuese) duke i vënë kapakun debatit jorealist mbi datën e përfundimit të mandatit të kryeprokurores aktuale. Por vetëm kaq! Bilanci i tij është pozitiv, por për çështje të natyrës, ngushtësisht formale. Në aspektin substancial, konsultimet e Presidentit rreth kryeprokurorit të ri ishin krejt pa vlerë. Sepse, arsyet e Presidentit nuk u ngritën dot në nivelin e arsyes publike. Sot shoqëria tallet gjithë ditën me historinë qesharake të 23 nëntorit apo 23 majit. Spekulimi me datat mund të jetë një zanat banal i politikës, por që nuk ka lidhje me preokupimet e shoqërisë. Sot, makthi i shoqërisë nuk është më shumë se cili është ai që do të pasojë Ina Ramën sesa, nëse ai do të ketë fatin e saj (pavarësisht objeksioneve që mund të kemi kundër zonjës Rama). Askush sot nuk dyshon në profilin e atij që do të vijë. Përgjithësisht, të gjithë ata që vijnë janë me profil. Ajo çfarë mundon sot opinionin publik është nëse politika, dhe në mënyrë të posaçme pushteti, do ta lejojnë organin e akuzës që të jetojë si i tillë. Të funksionojë si i tillë. Me gjithë defektet e tij (tek e fundit, organi i akuzës nuk ka qenë asnjëherë më shumë defektoz sesa politika). Pa e fyer, pa e rikatuar, pa e linçuar. Konsultimet e Presidentit ishin pa ndonjë vlerë substanciale, pikërisht sepse prekën ndjesitë e tij politiko-rutinore, por jo ndjesitë demokratike të shoqërisë. Ato do të kishin vlerë nëse kryetari i Republikës, në një gjest të lartë prej shtetari do t’i bënte të qartë publikisht politikës, dhe në mënyrë të posaçme pushtetit, se goditja e nesërme e kryeprokurorit do të konsiderohej si një sulm ndaj institucionit të Presidentit me të gjitha pasojat që ai do të mbarte. Konsultimet do të kishin realisht vlerë sikur presidenti t’u deklaronte qartë dhe pa ekuivok partive politike se do të instalonte për herë të parë një model garantist për emërtesat e tij kushtetuese. Konsultimet do të kishin vlerë nëse kreu i shtetit do ta siguronte popullin shqiptar se, kultura e kokave të prera në institucionin e akuzës (e përsëris, me gjithë morinë e defekteve dhe fajeve të saj) do të jetë vetëm një kapitull i trishtë i antologjisë sonë politike dhe kaq. Mirëpo zoti President nuk bëri asgjë nga këto. Ai u kufizua të ishte brenda formatit burokratik të zyrës. U kujdes të ishte në rregull me politikën dhe të zgjidhte ndonjë çështje të saj. Nëse ka pasur këtë qëllim përmes konsultimeve politike për kryeprokurorin, le të jetë i qetë se e ka realizuar. Por, nëse krejt rastësisht, ka pasur ndonjë qëllim më madhor se ky, mund të rrijë përsëri i qetë: konsultimet për kryeprokurorin ishin krejt pa vlerë!


CMYK

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Kolana historike I lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme, Amik Kasoruho arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për njëzet e shtatë vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës. Prej vitit 1990-2009, jetoi si emigrant në Itali. Gjatë gjithë jetës, është marrë me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm mbas vitit 1990.

Amik Kasoruho në moshën 17-vjeçare, pak para arrestimit

Është njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat Një ankth gjysmëshekullor, Çmimi i një ëndrre, Mes burgut dhe Zotit, Fluturimi i gjatë i një ore. Në Prishtinë ka botuar romanin Ikje nga trilli i perëndive. Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se dhjetë vepra, prozë dhe poezi, të autorëve shqiptarë dhe në shqip mbi gjashtëdhjetë përkthime nga Pirandello, Allende, Robbins, Rowlling, Brontè, Hawthorne, etj. Prej vitit 2009 jeton në Tiranë.

Ata që kanë patur fatin e mirë të mos e kenë përjetuar Shqipërinë midis viteve 1945-1990, kur të lexojnë këtë kronike të ngjeshur, por tejet të saktë të asaj periudhe gati gjysmëshekullore, ka të ngjarë të mbledhin buzët me përçmim e të thonë: “Bah, ç’përralla po na treguaka ky!” Kurse ata që e kanë përjetuar në kurrizin e tyre, do të thonë: “S’paska rrëfyer as çerekun e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë! “ Ndoshta kështu do të thonë ... RobeRt ShvaRc, 1996 * * * Amik Kasoruho depërton me pjekuri dhe kthjelltësi që hera herës të bën shumë përshtypje në ngjarje të koklavitura të viteve të para të kësaj historie, kur bizantinizmi i veprimeve të partisë së E. Hoxhës mbillte gënjeshtra e vdekje rreth e qark për të çarë rrugën drejt rrëmbimit të pushtetit, pa marrë parasysh se ku shkelte. GjeRGj Zheji Hylli i Dritës, 1994 (pas botimit të parë italisht) * * * Një libër që bie si një gur në pellgun e historiografisë, thyen heshtjen fajtore të së kaluarës dhe të së sotmes, hulumton në natën e diktaturës dhe sinjalizon horizonte të reja kërkimi. PRof. elio MiRacco Universiteti La Sapienza, Romë

Çmimi: 800 L

12

isbn: 978-99956-39-77-8

9 789995 639778


CMYK e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

2012 UET Press / Scripta manent Amik kAsoruho

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho

13


14 02

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Informacionet e para bënin fjalë për një gjahtar amator, i cili kishte vrarë aksidentalisht kushëririn me armë gjahu gjysmë automatike

Vrasja, kushëriri pretendonte se nuk e qëlloi TIRANË- “Vrasje nga pakujdesia

Vrasja aksidentale në gjueti “del” me dashje Bedri Dani 23 vjeç, dyshohet se mund të jetë vrarë qëllimisht nga kushëriri i tij. Dyshimet e policisë lidhen me deklarimet e autorit të dyshuar dhe vendin ku ndodhi krimi Dashamir Biçaku

TIRANË- U mendua si vrasje aksidentale në gjueti, por hetimi zbulon detaje të reja rreth vdekjes së 23vjeçarit Bedri Dani në fshatin ZallMner të komunës Zall-Herr, pak kilometra në lindje të qytetit të Kamzës. Dy ditë pas ngjarjes, policia ka zbuluar fakte të reja që zbulojnë se në të vërtetë vdekja e Bedri Danit 23 vjeç, dyshohet se ka ardhur jo nga një vrasje aksidentale, apo vetëvrasje aksidentale. Burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje për “Mapon” se veprimet e kryera deri tani nga specialistët e hetimit të krimeve si dhe të zyrës së hetimit të vrasjeve kanë zbuluar se në lidhje me vrasjen me armë gjahu të Bedri Danit, 23 vjeç, është ngritur dyshimi se vrasja e tij mund të ketë qenë e qëllimshme dhe jo aksidentale. Në këto kushte, hetuesit e policisë së Tiranës në lidhje me ngjarjen, hetimin e së cilës e drejtoi një nga prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, e klasifikuan ngjarjen nga vrasje aksidentale nga pakujdesia në një vrasje me

dashje. Një dyshim të tillë, specialistët e zyrës së Hetimit të Vrasjeve e kanë mbështetur mbi disa fakte dhe rrethana të konstatuara prej tyre gjatë veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes. Po kështu nga tërësia e veprimeve procedurale përkatëse që kanë të bëjnë me marrjen në pyetje të Naim Danit, në cilësinë e të dyshuarit si autori i mundshëm i krimit, është vënë re se ai kishte deklarime kontradiktore në lidhje me ngjarjen dhe rrethanat e saj. Edhe pse në momentet e para vetë hetuesit ishin të mendimit se ngjarja ishte aksidentale, veprimet e mëvonshme nxorën në dritë fakte që binin ndesh me deklarimet apo me të dhëna që ishin marrë në ditën e ngjarjes. Kështu, burimet e policisë thanë se në deklarimet e tij, Dani ka pasur kontradikta sa i përket faktit mbi pozicionin në të cilin kishte marrë plagën kushëriri i tij Bedri Dani. Sipas tyre, Dani ka pretenduar se ai ka qenë në distancë të largët në momentin e ngjarjes, ndërsa ka pohuar se kushëriri i tij kishte qenë me

Autori i dyshuar i vrasjes ka pretenduar se arma mund të ketë ngecur në ndonjë shkurre dhe mund të jetë shkrehur

në gjueti”, kështu u raportua ditën e parë vdekja e Bedri Danit, 23 vjeç, banues në fshatin Zall-Mner, të komunës Zall- Herr, ndërsa si i dyshuar i krimit ishte kushëriri i tij, Naim Dani. Informacionet e para bënin fjalë për një gjahtar amator, i cili kishte vrarë aksidentalisht kushëririn me armë gjahu gjysmë automatike, ndërsa e kishte nisur po vetë për në spital. Policia e arrestoi në spital autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa bllokoi edhe armën e gjahut me të cilën mendohej se kishte ndodhur krimi. Bedri Dani 23 vjeç, banues në fshatin Zall-Mner të komunës Zall-Herr ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërsa kishte marrë një plagë me armë gjahu në bark dhe zaret e saçmes së armës së gjahut ishin përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit. Kur 23-vjeçari mbërriti në spital ishte pa puls dhe nuk jepte shenja jete, ndërsa përpjekjet e mjekëve nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar të riun. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës rreth orës 10:30, kur dy kushërinjtë Dani, Naimi dhe Bedriu, më i ri, kishin shkuar për gjueti në një zonë pranë komunës Zall-Herr, rreth 500

kurriz nga ai dhe jo me pamje në drejtimin ku ndodhej ai. Dani mësohet se ka pretenduar se vendi ku ndodhi ngjarja, ka pasur shkurre e ferra dhe arma e gjahut të kushëririt të tij mund të ketë mbetur në ndonjë shkurre apo ferrë dhe aty mund të ketë pasur ndonjë shkrepje të pavullnetshme të armës. Një mundësi e tillë argumentohet edhe me faktin se arma e gjahut e viktimës Bedri Dani ishte gjysmë automatike dhe se i merrte saçmat e gjahut në mënyrë të njëpasnjëshme sa herë që shkrepej këmbëza. Autori i dyshuar i vrasjes ka pretenduar se arma mund të ketë ngecur në ndonjë shkurre dhe mund të jetë shkrehur. Ky pohim i tij u rrëzua nga ekspertët kriminalistë të Policisë së Shtetit, që kanë konstatuar se arma që kishte qëlluar 23-vjeçarin Dani nuk ishte ajo që ai mbante në dorë. Një rrethanë tjetër dyshuese që kanë zbuluar specialistët e hetimit është fakti se vendi ku kishte ndodhur krimi ishte në një fushë të hapur, pak larg ferrave dhe shkurreve. Aty sipas tyre, kishte shumë pak rrjed-

metra larg shtëpive të banuara. Ndërkaq me vete kishin marrë edhe dy armë gjahu me 5 saçme, të markës “Benelli”, ndërsa janë drejtuar në lindje të fshatit të tyre për të gjuajtur kafshë dhe shpendë të egra. Rreth gjysmë ore pasi kishin dalë për gjueti, është njoftuar të ketë ndodhur edhe ngjarja. Ndërkaq, menjëherë ai me një veturë dhe disa banorë të fshatit nisën urgjentisht të riun në drejtim të Spitalit Ushtarak, por rrugës ai ndërroi jetë për shkak të hemorragjisë dhe plagës së shkaktuar nga zaret e saçmës së armës së gjahut me një fishek. Ndërkaq, policia e cila u njoftua për ngjarjen mbërriti menjëherë në vendin ku kishte ndodhur për të nisur hetimin. Nga veprimet e para të kryera nga policia është ngritur dyshimi se kishin të bënin me një aksident në gjueti, që kishte ndodhur për shkak se Naim Dani nuk ka arritur ta dallojë kushëririn e tij, ndërsa ka qëlluar me armën teke në një drejtim ku mendonte se mund të kishte shpendë të egra. Policia nga këqyrja e vendit të ngjarjes bllokoi një gëzhojë të një saçme çifteje, si dhe disa zare që mendohet se ishin qitur nga kjo armë me grykë teke.

hje gjaku. Kjo i ka bërë hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës të ngrenë dyshime se i riu 23-vjeçar mund të jetë vrarë në një vend tjetër gjetiu, larg vendit ku u njoftua se ishte vrarë dhe më pas mund të jetë transportuar aty e më vonë drejt Spitalit Ushtarak. Deklarimet e kushëririt të tij, Naim Dani ishin kontradiktore edhe në disa momente të tjera, çka sipas policisë provonin se ai në të vërtetë mund ta kishte vrarë qëllimisht. Gjithsesi, vetë ky i fundit po ashtu ka një alibi të fortë, faktin se ai vetë bashkë me disa kushërinj të tjerë e ka nisur për në Spitalin Ushtarak 23-vjeçarin e plagosur rëndë me armë gjahu, ndërsa edhe disa deklarime të të afërmve të tyre duket se janë në favor të të arrestuarit. Gjithsesi, hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin detaje më shumë në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkaq, pavarësisht akuzës së ngritur ndaj 46-vjeçarit Naim Dani, atë të “vrasjes me dashje”, ende nuk dihet motivi i saktë i krimit, ndërsa policia po verifikon në disa pista të mundshme.

Rotacion i shefave të krimeve të komisariateve të Tiranës TIRANË- Pak javë pas ndryshimit të krerëve të komisariateve të Tiranës kanë dalë edhe urdhrat e emërimit edhe për shefat e hetimit dhe të parandalimit të krimit, si dhe për disa prej shefave të patrullave të përgjithshme apo siç njihen në gjuhën e përditshme, shefat e rendit. Lajmi u bë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se në sektorin e hetimit e parandalimit të krimit në Komisariatin nr.1, është emëruar Përparim Allmuça, i cili më parë kryente të njëjtin funksion në Komisariatin e Policisë nr.4, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Më parë këtë detyrë e mbante Edmond Sulaj, i cili u emërua në një tjetër

detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkaq në vend të Allmuçës është emëruar Benent Koka, i cili më parë kryente detyrën e shefit të hetimit e parandalimit të krimit në Komisariatin e Policisë nr.2. Ky i fundit ka punuar edhe më parë në këtë detyrë disa vite më parë. Në Komisariatin e Policisë nr.2 është emëruar në detyrën e shefit të hetimit e parandalimit të krimit Leonard Palushi, i cili më parë ka kryer të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë nr.5, në Tiranë. Ndërkaq në Komisariatin e Policisë nr.3, detyrën e shefit të krimeve e ka marrë Ermal Lila, i cili më parë ka kryer detyrën e shefit të

rendit në të njëjtin komisariat. Edvin Ndreu është transferuar në detyrën e shefit të Seksionit të Hetimit të vjedhjeve me armë dhe me dhunë, ndërsa më parë kryente detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.3. Në Komisariatin e Policisë nr.6 është emëruar Harilla Goga, i cili më parë drejtonte sektorin e hetimit të vjedhjeve me armë e me dhunë. Ndërkaq, Arianit Arapi mësohet se është transferuar në Komisariatin e Policisë nr.5, detyrë të cilën më parë e mbante Leonard Palushi. Transferimet e mësipërme u kryen pak javë pas transferimit të disa prej shefave të komisariateve të Tiranës.

Transferimet e mësipërme u kryen pak javë pas transferimit të disa prej shefave të komisariateve të Tiranës


sociale

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Bursat e studentëve, shpenzime të zbritshme për universitetet Bursat që u jepen nxënësve e studentëve nga institucionet arsimore publike e jopublike, do të njihen si shpenzim i zbritshëm nga organet tatimore. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, për të cilin Kryeministri tha se ky është një lehtësim i ndjeshëm për universitetet dhe se me të nuk duhet të abuzohet. Për këtë arsye qeveria ka vendosur kushtin që, në fillim të vitit shkollor universitetet publike dhe jopublike

të paraqesin pranë Ministrisë së Arsimit numrin e shumën e bursave. Lidhur me këtë vendim Kryeministri u shpreh: “Këto institucione do të mund të respektojnë frymën e tyre sociale, do të mund të japin bursa dhe natyrisht, do t’u njihen shpenzimeve të zbritshme, nga organet tatimore, por këto duhet të rakordohen e miratohen, sepse nuk mund të përdoret kjo e drejtë ligjore për abuzivitet. Ndaj, çdo fillim viti

Ministria e Arsimit do të marrë prej tyre numrin e bursave që ato kanë akorduar dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë kuotat, në mënyrë që edhe funksioni social të përmbushet-për të cilën unë i përgëzoj dhe e vërteta është që të gjitha këto universitete publike dhe private i përmbahen këtij funksioni, të ndihmojnë ata që nuk kanë mundësi - por nga ana tjetër, nuk mund të ketë abuzivitet me këtë të drejtë”.

Përurohet shtatorja e Willson, Arvizu: SHBA do jetë gjithmonë me ju Kryeministri Berisha dhe ambasadori Arvizu kanë zbuluar dje statujën e Presidentit Willson në Tiranë

Trajtimet e gabuara, mjekët do paguajnë dëmet për pacientët

Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana

Hana: Kemi pasur gabime mjekësore të shoqëruara me dëme financiare, ku vlera monetare ka qenë mbi 30 milionë lekë. Spitalet të sigurojnë stafin e tyre për gabimet mjekësore, në mënyrë që të përgjigjen para pacientit për dëmet që shkaktojnë Jonida Tashi

Gabimet mjekësore po i kushtojnë buxhetit të spitaleve miliona lekë. Të paktën në tri raste pacientët dhe familjarët e tyre kanë fituar proceset gjyqësore për ndërhyrje kirurgjikale të gabuara të mjekëve, që mund të kenë shkuar deri në humbje të jetës së të sëmurit. Për këtë arsye, Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) propozon hartimin e një ligji për sigurimin e stafit mjekësor. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Elvana Hana, spitalet duhet të sigurojnë stafin e tyre për gabimet mjekësore, në mënyrë që të përgjigjen para pacientit për dëmet që shkaktojnë. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur pacientët kanë fituar disa gjyqe dhe institucionet shëndetësore janë detyruar të dëmshpërblejnë qytetarët me shuma të mëdha parash. Ndaj, ligji për sigurimin e mjekëve, sipas drejtoreshës së ISKSH-së, është i nevojshëm, pasi efektet financiare të gabimeve mjekësore rëndojnë buxhetin e spitaleve, sepse nuk ka një fond special

ose zë të veçantë në buxhet dhe në këtë mënyrë spitalet vështirësohen në ofrimin e shërbimeve të planifikuara. “Arsyet e hapjes së proceseve g jyqësore ndaj institucioneve ofruese për gabimet mjekësore janë kryesisht mjekim i gabuar dhe dëmtim i shëndetit, për të cilat kemi 3 procese gjyqësore të fituara nga pacientë për mjekim të gabuar (2 në Vlorë dhe 1 në Lushnjë, me një vlerë totale mbi 30 milionë lekë dëmshpërblim)”. Prandaj duhet t’i paraprijmë këtij risku duke vënë piketat në një ligj për sigurimin e profesionit. Profesione të veçanta të sigurohen ekstra apo qoftë dhe vetë institucionet shëndetësore të sigurojnë stafin

Propozimet e ISKSh Ndërhyrje në menaxhimin e spitaleve Ndërhyrje në mënyrën e menaxhimit të institucioneve ofruese, veçanërisht të spitaleve: •Përmirësim të autonomisë dhe menaxhimit spitalor. •Funksionim i komisionit mjekësor (drejtori mjekësor i spitalit). •Standardizim i dokumentimit dhe raportimit të incidenteve dhe gabimeve mjekësore. •Dokumentim më i saktë dhe i argumentuar i të gjitha procedurave mjekësore të kryera. •Implementimi i udhëzuesve dhe protokolleve mjekësore. •Hartim dhe implementim i detyrueshëm i manualeve në lidhje me “Sigurinë e pacientit dhe menaxhimin e riskut klinik”. Ndërhyrje në bazën ligjore Të krijohet ligji për sigurimin e profesionit të mjekëve.

e tyre nga gabimet mjekësore, në mënyrë që të përgjigjen para pacientit për dëmet që shkaktojnë”, - shprehet Hana. Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, gabimet mjekësore, të cilat botërisht prekin të gjitha llojet e shërbimeve shëndetësore, janë ankimuar vazhdimisht në Shqipëri, por së fundmi fenomeni i çështjeve gjyqësore me efekte financiare për institucionet shëndetësore shfaqet në vitin 2010. “Fenomeni është i ri në vendin tonë, por mund të kthehet në fenomen mjaft shqetësues në të ardhmen e afërt, sikurse është aktualisht në botë. Prandaj, ne propozojmë të gjenden zgjidhje për t’i paraprirë një efekti boomerang. Fenomeni mund të ketë efekte financiare të mëdha në të ardhmen, ndaj propozojmë ndërhyrje në mënyrën e menaxhimit të institucioneve ofruese, veçanërisht të spitaleve, si dhe ndërhyrje në bazën ligjore”, - pohon Hana. Këto deklarata drejtoresha e ISKSH-së i bëri në konferencën e shtatë kombëtare të Qendrës Kombëtare të Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Kreu i kësaj qendre, Isuf Kalo kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të forcojë kriteret në lidhje me licencimin e institucioneve shëndetësore. “Ideja jonë është që ndoshta sistemi i licencimit duhet të jetë shumë rigoroz për sistemin alternativ, në mënyrë që ato të përmbushin disa standarde”, - u shpreh Kalo. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo siguroi se nga janari i vitit të ardhshëm të gjitha institucionet publike dhe private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit.

Nën tingujt e himnit amerikan dhe atij shqiptar, kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, kanë zbuluar shtatoren e ish-presidentit Thomas Woodrow Willson, e cila që prej ditës së djeshme do të qëndrojë në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytet. Statuja e ish-presidentit amerikan, Willson u përurua dje në prezencën e kryeministrit Berisha, ambasadorit Arvizu, ministrit Bumçi, kryebashkiakut Basha, ministrave të tjerë të kabinetit, realizuesit të shtatores, Gentian Tabaku, mes duartrokitjeve të qytetarëve që ishin mbledhur në shesh për këtë rast. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për të gjithë presidentët amerikanë që kanë ndikuar për çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke e cilësuar në veçanti presidentin Willson si shpëtimtari i Shqipërisë së pavarur. “Sot ne inaugurojmë së bashku, shtatoren e Presidentit Woodrow Willson, presidentit shpëtimtar të Shqipërisë së pa-

varur, burrit të madh, të cilin Fan Noli do ta quante ‘një lis të madh, në të cilin kombet e vogla kanë ndërtuar foletë e lirisë’”, - u shpreh Kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me vendosjen e kësaj shtatoreje nderohet ëndrra e të gjithë atyre burrave, grave dhe asaj gjenerate, të cilët në një moment kritik për veprën e tyre, pavarësinë e vendit, gjetën një mbështetje shpëtimtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Woodrow Willson. Ambasadori Aleksandër Arvizu falënderoi shqiptarët për ruajtjen e kujtimit të ish-Presidentit Willson, duke u shprehur: “Një komb mirënjohës ju falënderon për atë çka keni bërë. Nga thellësia e zemrës sime, shumë faleminderit”. Pas falënderimit me dorën në zemër, ambasadori Arvizu citoi një pjesë nga fjalimi i presidentit Willson, mbajtur më 1918-ën përpara Kongresit Amerikan, fjalim që thuhet se përcaktoi formën e bashkësisë ndërkombëtare të së ardhmes. Kryediplomati amerikan e përfundoi fjalimin, duke ritheksuar fjalët e Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në Tiranë, se SHBA ka qenë me shqiptarët përgjatë 100 viteve dhe do të jenë edhe në 100 të ardhshmit e përtej tyre.

Dje në përurimin e shtatores së Presidentit Willson

Rinisin provimet e shtetit për mjekësinë, mësuesit në dhjetor Rinisin provimet e shtetit, një nga kriteret që duhet të plotësojë një i sapodiplomuar për t’u punësuar më pas në profesionin e tij. Të hënën e ardhshme provimi i shtetit nis me infermierët, ndërsa për herë të parë këtë dhjetor do të jenë dhe rreth 200 mësues që do t’i nënshtrohen këtij testi. Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, në këtë provim do të futen të gjithë të sapodiplomuarit nga 2009-ta në mësuesi dhe që kanë bërë 1 vit praktikë. Testi do të zhvillohet për 19 profile të kësaj dege dhe mësuesit e rinj do të testohen, përveç lëndëve për të cilat janë diplomuar edhe për drejtshkrimin. “Në periudhën 17-24 dhjetor për herë të parë zhvillohet provimi në mësuesi. Vlen të ritheksohet se në këtë provim do të marrin pjesë ata mësues që kanë një diplomë të ciklit të dytë, dhe kanë kryer praktikën profesionale pranë shkollave përkatëse ku i kanë caktuar drejtoritë arsimore për vitin akademik”, - pohon specialisti i AKP-së, Niko Terezi. Këtë vit, për herë të parë,

gjatë muajit janar do të shtohen në provimin e shtetit edhe tri profile të tjera të Fakultetit të Infermierisë, që janë nënspecialiteti imazheri, logopedi dhe teknik laboratori. Tashmë janë nxjerrë rezultatet e testimit të praktikës për 370 kandidatë të infermierisë, mamisë, laborantëve, fizioterapistëve, teknikëve të imazherisë dhe logopedistëve. Urdhri i Infermierit bën të ditur se në këtë testim kanë rezultuar ngelës vetëm 4 kandidatë, të cilët nuk kanë të drejtë të hyjnë në provimin e shtetit që do të zhvillohet pas pak ditësh. Ndërkaq, Urdhri i Infermierit njofton se ka hartuar të gjitha listat përkatëse me kandidatët e regjistruar që do të marrin pjesë në provimin e shtetit, të cilët në total janë rreth 1100. Data e parë e provimit të parashikuar është ajo e 26 nëntorit, pikërisht për infermierët, dhe vazhdon deri në datën 12 dhjetor, ku brenda këtij afati kohor përfshihen të gjitha datat e tjera për profesionet si: mamitë, laborantët, fizioterapistët, teknikët e imazherisë dhe logopedistët.


16

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

Historia dhe arkivat

Historiania dhe studiuesja Ana Lalaj shprehet se, nëse sugjerimet si duhet shkruar historia vijnë nga njerëz me pushtet, atëherë sugjerimet kthehen në orientime dhe kjo është ndërhyrje

Ana Lalaj: Pse e kundërshtoj Kristo Frashërin për rishikimin e historisë “Në terrenin shqiptar, unë mendoj se gjithkush ka të drejtë të kërkojë për t’u rishikuar historia e vendit të vet. Në këtë vështrim, më duhet ta kundërshtoj mendimin e prof. Kristo Frashërit, botuar kohë më parë në një të përditshme, sipas të cilit ‘thirrja për të rishkruar historinë është krejt pa vend’”.

P

rof. Lalaj, këto kohë është rihapur tema e rishikimeve në histori ose e rishkrimit të saj. Në vështrimin tuaj, kjo është kërkesë e drejtë dhe në kohë, apo nxitje e sforcuar, sidomos nga politika? Historia e njerëzimit është një proces evolutiv. I tillë është edhe jetëshkrimi i zhvillimeve historiko-shoqërore. Me fjalë të tjera, si historia ashtu edhe derivati i saj, historiografia, të dyja janë procese asnjëherë fundorë. Me ndryshimet demokratike, nevoja për të rishkruar historinë u shtrua si detyrë e ngutshme dhe që prej njëzet vjetësh mbetet ende temë e ditës. Mund të mendohet se kjo është kohë e gjatë. Ndoshta, por ndryshe nga sistemet politike, të cilët zëvendësohen me revolucione, qoftë dhe pa dhunë, siç ishin ndryshimet e fundit, gjithë infrastruktura tjetër e sistemit të ri lëviz shumë më ngadalë. Për t’u ndërtuar historiografia e socializmit është dashur aq kohë sa ishte në këmbë vetë sistemi. Për shembull, vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë u publikua 15 vjet pas ardhjes në pushtet të komunistëve. Madje vëllimi i tretë u botua me ndryshime pas 40 vjetësh, pasi, siç është e njohur, E. Hoxha qe treguar i pakënaqur me trajtimin e disa prej ngjarjeve historike, bie fjala me atë që njihet si kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme, më 1914. Po kështu Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në katër vëllime, doli tridhjetë vjet pas luftës. Tani, siç po shohim, duket se nuk qenka e lehtë dhe me ndërhyrjet korrigjuese në historiografi, të cilat dhe ato duan jo pak kohë. Nëse për ju studiuesit kjo është temë e ditës, atëherë përse u dashka të ndërhyhet nga jashtë? Më duket se ka një dallim thelbësor midis kërkesës për të rishkruar historinë dhe sugjerimeve si duhet shkruar historia. Në terrenin shqiptar, unë mendoj se gjithkush ka të drejtë të kërkojë për t’u rishikuar historia e vendit të vet. Në këtë vështrim, më duhet ta kundërshtoj mendimin e prof. Kristo Frashërit, botuar kohë më parë në një të përditshme, sipas të cilit “thirrja për të rishkruar historinë është krejt pa vend”. Prof. Frashërin e respektoj për kontributet që ai ka dhënë dhe po jep në historiografi. Por, kur flet për “rishkrimin e historisë”, mendoj se këtë çështje ai e zhvendos pa të drejtë nga një kontekst kohor i caktuar, që është realiteti ynë i sotëm, në një kontekst tjetër kohor të papërcaktuar, ku, në princip, vërtet nuk ka arsye që historia të shkruhet e rishkruhet me porosi. Në Shqipëri, deri në Luftën e Dytë Botërore studimet për historinë, gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve, nga autorë vendas kanë qenë të varfra. Pushteti që u vendos pas luftës, brenda optikës dhe interesave të vet, arriti ta mbushë këtë boshllëk. Por sidomos historiografia, si pjesë e trashëgimisë albanologjike të 50 vjetëve, përveçse e politizuar, ka ardhur në ditët e sotme me mjaft njëanshmëri dhe shtrembërime. Prof. Frashëri këtë e di, në mos më mirë, të paktën po aq mirë sa të tjerët. Atëherë pse i largohet ai këtij terreni konkret, ku duhet ndrequr shumëçka dhe na çon në realitete të tjera, ku studiuesit mbase kanë kohë të eksperimentojnë dhe për stilet? Aq më tepër që kohë më parë vetë e ka thënë se për t’i mbijetuar sistemit, atij i është dashur të blejë një bravë “tutius” dhe t’ia vërë gojës. Kjo metaforë, më shumë se kujtdo, u shkon njerëzve të letrave, të cilët pas një “kyçjeje” kaq të gjatë mendoj se me ritme normale e kanë të vështirë të kompensojnë pasojat. Tani vijmë te pika tjetër, sugjerimet si duhet shkruar historia. Sipas meje, nëse sugjerimet vi-

Një javë me historianen Ana Lalaj, e cila mbështetur në regjistrimet arkivore shpjegon:

� Ç’vend zë mbreti Zog në historinë e

shtetit shqiptar?

� Çfarë u ka shkruar Z.V.Tempo drejtuesve

të Partisë Komuniste Jugosllave për Enver Hoxhën? � Të pathënat përse dështoi mbledhja e Mukjes? � Kush i ka dërguar dokumentet e Plenumit të Beratit fshehurazi në Beograd? � Përse Enver Hoxha u frikësua se Liri Belishova do t’i zinte vendin? � Çfarë i thanë udhëheqësit sovjetikë Enver Hoxhës në Moskë, në qershor 1953? � Përse u lidh PPSH me PKK dhe përse u konsumua kjo lidhje?

jnë nga individë të zakonshëm, bie fjala njerëz të pasionuar pas historisë, kritikë të historiografisë etj., apo grupe sociale, si veteranë të luftës, ish-të përndjekur politikë, deri këtu gjithçka do të ishte korrekte. Nëse sugjerimet vijnë nga njerëz me pushtet, fjala vjen kryetari shtetit, kryeministri, atëherë sugjerimet kthehen në orientime dhe kjo është ndërhyrje. Dhe kur ndërhyhet në çështje si këto, që lidhen me fakte dhe interpretime historike, kjo do të ishte vërtet dekurajuese për studiuesit. Megjithatë, a është duke ndërhyrë politika në çështje të shkrimit të historisë? Me ndonjë përjashtim, për ndërhyrjet e politikës në çështjet e historisë janë duke u shprehur më shumë politikanë dhe studiues në hije të politikës. Sigurisht ata kanë gjithë të drejtën ta bëjnë këtë. Por në këto raste pasionet shkojnë në dëm të argumenteve. Unë e di se dy përgjigjet e mundshme, nëse është duke ndërhyrë ose jo politika sot në historiografi, i ndan një vijë e hollë. Megjithatë, në vend që të bëjmë “vijërojtësin”, ndoshta problemi mund të shtrohet më thjeshtë: a ndihemi unë, ti, ai, ajo në punën tonë, si studiues, të trysnuar nga politika? Për hir të vërtetës, sot nga politika ndihen të trysnuara shumë kategori shoqërore dhe ky është një problem jo i vogël, sidomos social e psikologjik. Madje, është problem për vetë politikën. Por kjo është çështje tjetër. Në kontekst të temës sonë, në këta njëzet vjet kam vërejtur se gjithnjë e më tepër kolegët e mi janë më të çliruar në mendjet e tyre, se janë shtuar radhët e pasionantëve për trashëgiminë historike e kulturore, se janë shtuar debatet profesionale, janë zgjeruar hapësirat për temat historike në medie etj. Ky është një hop i madh në cilësinë e njohjes dhe të vështrimit, një hop që e ka sjellë vetë koha. E rëndësishme është se ky nivel informacioni dhe kjo pasuri vështrimesh e detyrojnë politikën të bëhet më e kujdesshme dhe kurrsesi imponuese. Opinioni që politika e sotme është duke ndërhyrë në çështjet e shkrimit të historisë më duket se është stimuluar edhe prej disa veprimtarive të planifikuara në 100-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë eveniment të madh kombëtar është normale ftesa e Kryeministrit drejtuar institucioneve, organizatave dhe studiuesve për t’u evidencuar dhe përkujtuar majat e këtij qindvjetshi, por nga ana e tij do të ishin më të mirëpritura qën-

Ana Lalaj

Diskutim në Byronë Politike për Maketin e Historisë së LANÇ

Prof. Stefanaq Pollo diskuton në Byro për tekstin e Historisë Shqipërisë, 31 janar 1962

Diskutimet për dekorimet me rastin 70 vjetorit pavarësisë, 1982, Haxhi Qamili

drimet e rezervuara, për çfarë ende është e diskutueshme në historiografi, për periudha, ngjarje dhe personalitete. Përmbledhtas mund të them se marrëdhëniet e krerëve të politikës me historiografinë e vendit të tyre po bëhen sa vjen e më pak imponuese, se rastet e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta janë krejt të rralla dhe, më e rëndësishmja, në frymë, kërkesat e politikës mbeten për një historiografi të vërtetë dhe me kritere shkencore. Është rasti të përmend se qëkurse Instituti i Historisë është krijuar si institucion më vete, gati 60 vjet, qeveria e sotme ka dhënë financimet më të mëdha për kërkime në arkivat e huaj, si në Uashington, Londër, Romë, Moskë etj., prej nga janë sjellë qindra mijëra faqe dokumentesh. Një qeveri e painteresuar për të vërtetat e kombit dhe bashkëkombësve të vet nuk do të financonte për t’i gjurmuar ato, kudo që ato kanë fjetur e flenë. Kërkesa për të rishkruar historinë a nuk është në konflikt me faktin se historianë profesionistë të para viteve ’90 janë përsëri ata të cilët, në një farë mënyre, u duhet të kundërshtojnë, deri edhe të mohojnë vetveten? Do të ishte ideale po të kishte sot Shqipëria një gjeneratë të re studiuesish të mirëformuar dhe të aftë të vinin në vend gjithë sa i mungon historiografisë sonë. Sigurisht, ka edhe të rinj që duken premtues, por fara e studiuesve jep fryte që piqen ngadalë. Atëherë rruga më e arsyeshme është përdorimi maksimal i të gjitha kapaciteteve të fushës, të vjetër e të rinj. Me gjithë kufizimet e kohës, studiues si Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Zija Shkodra e të tjerë që tani nuk janë midis nesh, kanë mbetur pika reference për kulturën dhe kompetencën shkencore. Të tjerë si Arben Puto dhe Kristo Frashëri vazhdojnë të jenë produktivë. Për këta të fundit ka dhe opinione, sipas të cilëve ata janë jo reflektues. Përkundrazi, unë mendoj se tek ata, falë edhe përvojës e kulturës profesionale, po dhe natyrës së tyre polemiste, nuk mungon një prirje reflektuese, bashkë me përkujdesjen për të verifikuar vetveten, sidomos te prof. Puto. Nëse analizat dhe përfundimet e tyre nuk vijnë gjithnjë në pajtim me çfarë mendojnë disa prej nesh, kjo është çështje tjetër.


e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

17

“Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t’i heqë asaj kujtesën”

“Mëkatet e historiografisë së “vjetër” “E para, historiografi e kontrolluar nga politika dhe, për pasojë, e politizuar në frymë. E dyta, historiografi e anuar, që nënkupton disproporcionet në trajtimin e periudhave historike. Shembulli më tipik, miti i luftës antifashiste dhe i rolit të komunistëve në këtë luftë. E treta, historiografi e shtrembëruar, pra jorealiste, që i përmban të dyja njësoj, si të vërtetat e glorifikuara ashtu edhe të vërtetat e munguara. Këto shoh si më kryesoret. E gjithë kjo do të thotë se historia e shkruar duhet sjellë në balancë. “

CuriculumVitae e Ana Lalaj

K

reu studimet e larta në degën histori-gjeografi të UT (1975). Nga v. 1979 punonjëse shkencore në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe drejtore e Institutit të Historisë në vitet 1997-2005. Pedagoge e jashtme në UT dhe lektore e ftuar në disa universitete europiane, Greqi, Maqedoni, Bullgari, Washington. Ka kryer specializime në Kluge Center pranë Bibliotekës së Kongresit (Library of Congress) me bursë të qeverisë amerikane ‘Fulbright’, në Kolegjin Saint Anthony’s në Oxford, në Central Europian University, Budapest, në Universitetin e Oslos, në Poloni etj. Ka kryer hulumtime në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë, në Arkivin Shtetëror të Kosovës në Prishtinë, në Arkivin Kombëtar të ShBA (National Archives Record Administration) në Washington D.C., në Arkivin e Universitetit të Harvardit Lamont në Cambridge, në Arkivin Kombëtar (National Archives) në Londër, në Arkivin e Jugosllavisë (Arhiv Jugoslavije) në Beograd, në Arkivin Historik të Bullgarisë (Български исторически архив) në Sofje, në Arkivin e Shoqërisë së Hapur (Open Society Archives) në Budapest etj. Ka studiuar kryesisht probleme të historisë së re të Kosovës dhe të historisë së Shqipërisë në Luftën e Ftohtë. është autore e dy monografive dhe një varg artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit në ShBA (Harvard University), në Rumani, në Poloni, në Bullgari, në Greqi etj. Është bashkautor në një varg botimesh shkencore dhe tekstesh për Historinë e Shqipërisë në të gjitha nivelet; kryeredaktore e revistës “Studime historike” në vitet 1998-2005 dhe anëtare e një varg bordeve editoriale të revistave shkencore brenda e jashtë vendit: Etudes Balkaniques, Kosova, Studia Albanica etj. Është drejtore e Qendrës së Studimeve Shqiptare për Luftën e Ftohtë, e cila ka dhënë ndihmesë për komunikimin më të mirë ndërmjet studiuesve shqiptarë e të huaj të kësaj fushe dhe për lehtësimin e shfrytëzimit të ndërsjellë të materialeve arkivore.

Unë besoj fort tek individët e kulturuar dhe pasionantë në shkencë, të çfarëdo moshe qofshin. E thënë më qartë, për historianin e rëndësishme është të arrijë në një bindje të qëndrueshme për të vërtetat, qoftë dhe duke korrigjuar vetveten. Sepse, më shumë se kushdo, historiani e di mirë se historia e shkruar është edhe produkt edhe proces. Në procesin e të shkruarit cilido prej nesh dy mjetet më të përdorshme, në kuptimin figurativ, ka lapsin e gomën. Dhe ndodh mjaft shpesh të gëzohesh si fëmijë kur ndesh në një dokument që e ke kërkuar me muaj nëpër arkiva, edhe pse vetë dokumenti mund të çojë dëm punën e gjashtë muajve. Shkurt, nuk është pesha e së kaluarës pengesë për të sjellë të vërtetën. Në raport me studiuesin, e vërteta është e penguar ose jo vetëm nga dy faktorë, nga mundësitë ose pamundësitë për ta njohur atë, si dhe nga shkalla e kulturës profesionale. Që ta njohësh të vërtetën, duhet ta gjurmosh atë, edhe pse shpesh kjo është rraskapitëse. Që do të thotë se rezervati juaj janë arkivat? Arkivat dhe bibliotekat. Në të vërtetë arkivat nuk përmbajnë vetë historinë, por gjurmët e saj. Për të rindërtuar historinë do të duhet të deshifrosh, të bashkosh e të seleksionosh mijëra dokumente, ashtu siç për të nxjerrë nga rrënojat një qytet të lashtë do duhet të bashkosh pafundësisht fragmente qeramikash. Po kështu bibliotekat. Është i dështuar ai studiues nëse nuk vendos një raport të drejtë midis kërkimeve të tij në arkiva me ato në biblioteka. Për formimin shkencor, libri është më i hershmi dhe deri më sot i pazëvendësueshëm me kurrfarë mjeti tjetër. Vetëm librat përmbajnë analiza dhe përgjithësime, ballafaqime këndvështrimesh, përplasje të kundërtash etj. etj. Pa folur që në libra ndesh fakte a dëshmi që i kanë gjetur të tjerët më parë dhe nuk është e udhës të humbësh kohë me kërkime të panevojshme. Me që erdhëm tek arkivat, diçka për pasojat që sollën arkivat e mbyllur... Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t’i heqë asaj kujtesën. Dikush ka thënë se historianët janë mbrojtësit tanë, pasi ata na mbrojnë nga harresa. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje. Në një mënyrë ose një tjetër, secili prej nesh është gjendur para dyerve të mbyllura të arkivave. Arkiva të dikastereve si ai i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, në sistemin që shkoi, pothuajse nuk kanë funksionuar për studiuesit. Arkivi i KQ të Partisë së Punës u kthye i gjithi në shërbim të Institutit të Marksizëm-Leninizmit, i cili u mor me historinë e Partisë, si dhe me serialin e “veprave” dhe kujtimeve të Enver Hoxhës. Në këtë arkiv hynin vetëm pak njerëz, ndër ata më të besuarit, por dhe ata nuk kishin asnjëherë mundësi të njiheshin me të gjitha fondet. Nuk është e rastit që arkivat tanë qenë mbushur me punonjës të Sigurimit të Shtetit, shumë të aftë për të seleksionuar dosjet, të cilat rrallë jepeshin të plota. Mund të vazhdohej gjatë me hollësitë e mbylljes, por tanimë kjo është një gjendje pothuajse e tejkaluar. U ndala në këtë çështje për të thënë vetëm se në kushtet e mbylljes studiuesve u është dashur të punojnë mbi dyzet vjet dhe se mbyllja ka pasur efekte të drejtpërdrejta pikërisht në historinë e këtyre njëqind vjetëve. Ju po thoni se tanimë arkivat janë të hapur dhe

Në raport me studiuesin, e vërteta është e penguar ose jo vetëm nga dy faktorë, nga mundësitë ose pamundësitë për ta njohur atë, si dhe nga shkalla e kulturës profesionale. Që ta njohësh të vërtetën, duhet ta gjurmosh atë, edhe pse shpesh kjo është rraskapitëse

kanë rënë pengesat për të ndërtuar një historiografi reale? Pikërisht. Objektivisht tani nuk ka më pengesë për kërkime arkivore dhe bibliografike brenda dhe jashtë vendit, që do të thotë se arkivat tanë brenda vendit janë të hapur, se janë deklasifikuar fonde të rëndësishme të arkivave të huaj dhe me interes për Shqipërinë, përfshirë këtu dhe arkivat e vendeve të Lindjes, të cilët dhe ata kanë qenë të mbyllur ose me përdorim të kufizuar. Megjithatë, vetë hapja paska vështirësitë e veta, për të cilat ne nuk na shkon të qahemi, po na duhet t’i përballojmë. Për shembull, siç e thashë më parë, vitin e fundit unë dhe kolegët e Institutit kemi sjellë nga arkivat e huaj qindra mijëra dokumente të fotografuara. Merret me mend sa kohë fizike do të duhet të njihesh me përmbajtjen e tyre, pastaj të zgjedhësh, të përkthesh etj. Kjo do të thotë se duhet menduar një mënyrë për menaxhimin e këtij dokumentacioni... Mirë arkivat e huaj, po arkivat e vendit a janë shfrytëzuar deri në fund? As që bëhet fjalë. Çdo arkiv të ofron gjithë kohës thesare të paeksploruar. Madje kjo i rrezikon disa studiues të kthehen në rob të arkivave. Ashtu siç i mban larg disa të tjerë, pasi puna me dokumentet është e mundimshme. Për këta të fundit nuk ka kuptim termi “arkiva të hapur”. Por e lemë me kaq, pasi kjo kategori nuk është objekt i bisedës sonë. Vërehet se janë shtuar botimet me kujtime, i ndihmojnë ato studiuesit? Sigurisht që ndihmojnë. Në botë historitë gojore kanë marrë shumë zhvillim. Madje ka dhe shoqata të gjera historianësh oralë, që nxisin mbledhjen e kujtimeve, diçka e ngjashme me atë që bëri BBC në fund të shekullit që shkoi, kur në rubrikën “Shekulli flet” u dhanë 640 emisione me histori personale, mbledhur prej 40 stacione radiosh lokale. Në një libër me kujtime, përveç rrëfimit, ndihet fort rrëfimtari si subjekt, që nuk duhet konsideruar si e dorës së dytë. Veç kësaj, kujtimet përmbajnë shpesh dëshmi autentike, që nuk gjenden nëpër dokumente, por që hedhin dritë në shumë çaste dhe ngjarje historike. Megjithatë, nuk duhet harruar se elementi subjektiv në kujtimet është i ndjeshëm dhe, si i tillë, verifikimi është i domosdoshëm. Ka edhe një kategori tjetër botimesh që shpesh janë çorientuese. Këto janë librat me pagesë, kryesisht për individë që kanë pasur role në kohë të caktuara. Mënyra dhe qëllimet pse shkruhen këta libra të porositur e dëmtojnë shumë besueshmërinë e tyre. Sipas jush, cilat do të ishin përmbledhtas ndryshimet e pritshme në historiografi? Historiografia është duke i bërë prej kohësh reflektimet e veta. Për më tej, ato që janë identifikuar si mëkate të historiografisë së “vjetër”, mendoj se mbeten ende prioritete për ndryshim. Këto janë: E para, historiografi e kontrolluar nga politika dhe, për pasojë, e politizuar në frymë. E dyta, historiografi e anuar, që nënkupton disproporcionet në trajtimin e periudhave historike. Shembulli më tipik, miti i luftës antifashiste dhe i rolit të komunistëve në këtë luftë. E treta, historiografi e shtrembëruar, pra jorealiste, që i përmban të dyja njësoj, si të vërtetat e glorifikuara ashtu edhe të vërtetat e munguara. Këto shoh si më kryesoret. E gjithë kjo do të thotë se historia e shkruar duhet sjellë në balancë. Vijon nesër...


18

MAPO

E enjte 22 nëntor 2012 www.mapo.al

intervista Për herë të parë del nga arkivat italianë intervista e parë që Ismail Qemalit jepte për mediat e huaja si një personalitet i shquar i çështjeve të Ballkanit. Në këtë intervistë ai cek gjerë e gjatë çështjen shqiptare, ku e konsideron marrëveshjen me Greqinë në dobi të saj

Ismail Qemali

Marrëveshje me grekët, kundër rrezikut sllav P

ër herë të parë del nga arkivat italianë një intervistë e Ismail Qemalit dhënë për fletoren “La Tribuna” e botuar më 27 korrik të vitit 1907 (nr.27). Ardhja e Ismail Qemalit në Romë është cilësuar si vizita e një prej personaliteteve më të shquara të Ballkanit. Alessandro Lalìa-Paternostro e ka takuar Ismail Qemalin dhe ka zhvilluar këtë intervistë, në të cilën ai cek çështje kryesore që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare dhe statu quo-në e Ballkanit dhe Perandorinë osmane. Një nga pikat më të mprehta në bashkëbisedimin e tyre mbetet ajo e marrëveshjes me Greqinë. Ismail Qemali e konsideron marrëveshjen me fqinjët, në dobi të shqiptarëve, që sipas tij do të shmangte një rrezik akoma më të madh, atë bullgar. Në hyrje të kësaj interviste, Alessandro Lalìa-Paternostro shprehet: “Qysh më parë nga Athina i patëm njoftuar lexuesit e ‘Tribunës’ për ardhjen në Itali të Ismail Qemal Beut, përkrahësit më ngulmues të statu quo-së në Ballkan, gjer kur Perandoria osmane të mbahej në këmbë, dhe përkrahësi më me peshë i bashkëpunimit paqësor të popujve të Ballkanit, nga i cili do të arrihej diçka praktikisht e dobishme. Meqenëse pas bisedimeve ndërmjet të nderuarve TommasoTittoni (ministër i Jashtëm i Italisë) e baronit Ehrental (ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë), gjatë së cilave u vërejt prej dy ministrave mirëkuptim i plotë për nevojën e parimit të qëndrueshmërisë e të ruajtjes së statu quo-së, çështja e politikës ballkanike ka marrë një rëndësi akoma më të madhe dhe teoria e famshme e statu quo-së ka fituar interesim të madh, vendosa të vizitoj personalitetin e shquar, i cili prej disa ditësh gjendet në Romë, për t’i kërkuar pikëpamjen e tij lidhur me politikën ballkanike. Mbrëmë munda të kuvendoj gjatë me Qemal Beun, i cili megjithëse është kundër asaj që ne zakonisht e quajmë intervistë, deshi për herë të parë të më shfaqë mua, për lexuesit e ‘Tribunës’, idetë e tij: ide që kanë sidomos në ditët tona, një rëndësi shumë të madhe, qoftë iu përgjigjen shterueshëm të gjitha problemeve rreth të cilave prej kohësh po shqetësohen partitë e ndryshme politike”. Kjo është intervista e parë që Ismail Qemali jepte për shtypin e huaj në lidhje me çështjen shqiptare. Kjo intervistë është përkthyer nga origjinali nga historiani Tanush Frashëri, i cili e ka zbuluar vetëm pak kohë më parë në arkivat italianë.

Alessandro LalìaPaternostro e ka takuar Ismail Qemalin dhe ka zhvilluar këtë intervistë, në të cilën ai cek çështje kryesore që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare dhe statu quo-në e Ballkanit dhe Perandorinë osmane...

Çështja shqiptare, ashtu siç është në fazën e sotme, thjeshtësohet vetë, me kombësinë. Shqipëria, që krenohet se ka një gjuhë të vetën, një letërsi të sajën, histori e tradita të vetat, ka të drejtë të kërkojë me këmbëngulje afirmimin kombëtar duke ndjekur idealet e reja të lirisë e të pavarësisë. Ëndrra e saj meriton mbështetjen e popujve të qytetëruar, të latinëve në përgjithësi e të italianëve në veçanti. Italia ka dy arsye: një është morale, kurse tjetra praktike, për të mbështetur popullin shqiptar në luftën për të drejtat e tij kombëtare. Moralisht, rilindja romake nuk mund të tradhtojë gjithë traditën italike duke rënduar ndërgjegjen e saj me nëpërkëmbjen e të drejtës së një populli; praktikisht ajo duhet t’i kundërvihet çfarëdo rrënjosjeje të mundshme ose të ardhshme të sllavizmit. Dhe po ashtu, njësoj për vetë pozitën e saj gjeografike e interesat e veta ekonomike, duhet të kundërshtojë që brigjet lindore të Adriatikut të mos shkelen nga një element mbizotërues e gllabërues, ashtu siç duket se po përpiqen të sigurojnë pozitën e tyre sllavët, në rast se ndodh prishja e statu quo-së, të cilën ngjarjet e ditëve tona po rreken ta shpejtojnë. Për arsyet e politikës së lartë por edhe të drejtësisë, ledhi i formuar përtej Adriatikut nga një Shqipëri e bashkuar dhe e fortë mund të jetë e vetmja e aftë t’i bëjë ballë shtrirjes në Ballkan të një elementi, s’ka rëndësi cilit, armik i rrezikshëm. Kurse Shqipëria do të jetë një faktor paqeje e stabiliteti, meqenëse nuk do t’i kundërvihet mbrojtjes së të drejtave të arsyeshme të popujve të tjerë, do të dijë të jetë më e vëmendshme për interesat e veta e të drejtat e saj, duke pasur kujdes të mos trazohen interesat e mbrojtësve dhe miqve të saj të natyrshëm. Besoj se politika e sotshme italiane përputhet me programin e popullit shqiptar? Pikërisht kjo del në pah në dokumentet e fundit të Konsultës (kështu e mori emrin Ministria e Jashtme deri në vitin 1922, prej pallatit “Palaco della Konsulta), të cilat fashitën drua-

jtjet e atyre që gjer dje mendonin se veprimet e saj paraqitnin orvatje të pafruta pushtimi e propagande në Lindje. Po Shqipëria, lidhur me marrëdhëniet me Greqinë, çfarë propozon? Një program të vetëm: ashtu si nga deti, ajo kërkon me këmbëngulje mbështetjen e Italisë, po ashtu në kontinent dëshiron të vendosë marrëveshje me Greqinë, veçse shqiptarët nuk duhet kurrë të ndjekin e t’u zënë besë bullgarëve, të cilët nxjerrin në dukje (pah) sikur e shohin me kënaqësi lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve, por në fund të fundit veprojnë për interesat e tyre. Ata përpiqen të luajnë me lojë fjalësh të errëta që të pakësojnë forcën e rezistencës e të shfrytëzojnë rastin, për të realizuar ëndrrat e tyre. Nuk mund të ketë veçse pak njerëz që shohin ëndrra me sy hapët dhe poetët që bien në grep. Të bësh lojën e bullgarëve për t’u çliruar nga Perandoria osmane e të qëndrosh nën kërcënimin e propagandës së saj, sigurisht nuk është e dobishme. Do t’i ndodhte Shqipërisë ajo që për pak sa nuk i ngjau vetë Bullgarisë, kur Rusia përpara luftës me Japoninë (1905) përfundoi Konventën e famshme me Austrinë, së cilës i lëshoi Maqedoninë e Selanikun, duke mbajtur për vete Bullgarinë dhe gjithë pjesën lindore të Kostandinopolit. A besoni se shqiptarët pajtohen me mendimin e epërsisë së marrëveshjes grekoshqiptare dhe a do ta kuptojnë rrezikun bullgar? Pa përjashtim, nuk ka të vërteta që mund të dallohen nga të gjithë. Nuk mund të mëtoj se shqiptarët në këtë pikë janë të përsosur; s’do mrekullohesha në qoftë se shumë shkronjës e mohojnë një të vërtetë të tillë dhe e pengojnë marrëveshjen. Ajo që unë mund të pohoj është se shumica e shqiptarëve që përfaqësojnë ndërgjegjen kombëtare, hedh poshtë me indinjatë, me përbuzje çdo ide pajtimi me bullgarët dhe çdo demonstrim ushtarak me qëllim që ta zhvendosë statu-quo-në në favor të Bullgarisë duke futur përçarjen


E enjte 22 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Shqipëria kërkon me këmbëngulje mbështetjen e Italisë, po ashtu në kontinent dëshiron të vendosë marrëveshje me Greqinë, veçse shqiptarët nuk duhet kurrë të ndjekin e t’u zënë besë bullgarëve, të cilët nxjerrin në dukje (pah) sikur e shohin me kënaqësi lëvizjen kryengritëse të shqiptarëve, por në fund të fundit veprojnë për interesat e tyre

mes racave që i kundërvihen sllavizmit. Pra një marrëveshje shqiptaro-greke është në dobi të Shqipërisë? Shumë e vlefshme edhe për Greqinë. Unë jam fatlumtur që konstatova gjatë qëndrimit tim në Athinë se ndjesitë greke janë të ngjashme me ato të shqiptarëve dhe se vetëdija e të dy popujve shfaqet spontanisht e bashkuar për t’u mbrojtur nga rreziku i përbashkët. Bullgaria kërcënon njëlloj të drejtat e Greqisë në Maqedoni dhe ato në Shqipërinë e Epërme Veriore. Po qe se nesër ndodh prishja e statu quosë mes grekëve dhe shqiptarëve, nuk kanë për të lindur përçarje për disa territore të diskutueshme? Marrëveshja midis dy popujve ka për bazë punën e përbashkët për zhvillimin paralel të dy racave në sferën kombëtare të gjithsecilës. Ato që janë kaq pranë njëra-tjetrës, kanë megjithatë edhe karaktere të dallueshme, të cilat sfera kombëtare e secilës ka mbetur pikë për pikë ashtu si i ka ngulur në ndërgjegjen e tyre historia, duke punuar sot për të qenë të gatshëm ndaj mundësisë së zhvendosjeve ballkanike. Unë nuk mendoj aspak se mund të lindin çështje të rëndësishme territoresh, të cilat të dëmtojnë marrëveshjen e të krijojnë përçarje në të ardhmen. Shqiptari, i njohur prej gjuhës së tij, historisë së vet dhe ndërgjegjes, do të qëndrojnë aty ku faktikisht është; e po ashtu edhe greku. A dëshironi Shkëlqesi të më thoni diçka për statu-quo-në, që ju me kaq autoritet e mbroni? Me kënaqësi. Statu quo nuk është një formulë e papajtueshme me zhvillimin dhe ekzistencën e elementëve përbërës të Lindjes, përkundrazi është formula praktike dhe e dobishme për bashkekzistencën, bashkëjetesën e këtyre elementëve heterogjenë për të ruajtur ekuilibrin ballkanik, e po ashtu edhe për baraspeshën e përgjithshme botërore. Kjo dobi e padiskutueshme mund të sulmohet vetëm prej politikës turke, e cila pas luftës ruso-turke tregoi se nuk është e mundur ruajtja e statu quo-së. Është e dhimbshme që pjesa më e madhe e politikanëve në Lindje e sheh gjendjen në Lindje përmes prizmit të idealit europian, pa i vënë mendjen rrethanave të vendit ose karakteristikave të popujve të ndryshëm lindorë. Dhe është akoma më e hidhur që publicistët perëndimorë i gjykojnë pasojat pa analizuar shkaqet. Turqia është një shtojcë e Europës, por duhet të dallojmë në të një masë orientale që nuk mund të asimilohet tërësisht nga Europa vërtet. Politika reaksionare që drejton Turqinë qysh prej tridhjetë vjetësh, ka shkallmuar gjithë përparimet e arrira gjatë dyzet vjet reformash të nisura me Tanzimatin dhe të vazhduara prej tre sovranësh. Asnjëherë ky qëndrim reaksionar (që ndeshet kaq shpesh në zhvillimin e popujve) pasojë e huqit të një sovrani absolut të sfilitur gjer në ankth nga ideja fikse të bëjë çdo gjë, mjaft të mbretërojë e të ekzistojë vetëm ai, nuk duhet të fshijë meritën e asaj që është bërë e realizuar përpara tij, e nuk duhet të përjashtojë mundësinë e rikthimit të një regjimi liberal e

Unë jam fatlumtur që konstatova gjatë qëndrimit tim në Athinë se ndjesitë greke janë të ngjashme me ato të shqiptarëve dhe se vetëdija e të dy popujve shfaqet spontanisht e bashkuar për t’u mbrojtur nga rreziku i përbashkët. Bullgaria kërcënon njëlloj të drejtat e Greqisë në Maqedoni dhe ato në Shqipërinë e Epërme Veriore. reformator pas tij. Po si e shpjegoni Shkëlqesi dobësinë e gjithë një populli, i cili për tridhjetë vjet duroi apo iu përshtat me mospërfillje një regjimi të tillë? Zhdukja tragjike e dy mbretën’ve dhe katastrofa e një lufte të pashmangshme e vunë popullin osman përpara një dileme: ose të hidhej në revoltë e të shuhej ose të përpiqej për ekzistencën e vet. Përballë kësaj dileme nuk i mbetej veçse të parapëlqente zgjedhjen e fundit. Autoriteti absolut e vetjak i sulltanit mbi një popull të tmerruar prej fatkeqësive nuk bëri gjë tjetër veçse shtoi, qoftë prej ngjarjeve që u krijuan nga disa persona, të cilët kërkonin t’i bënin lak autoritetit të sulltanit e të zhvatnin nga pushteti i tij elementë shpërbërjeje; qoftë prej lajkatimit tuhaf e të tepruar të fuqive të ndryshme që shihnin tek sulltani burimin e vetëm nga i cili mund të zinte fill fitimi. Pra, kjo gjendje e gjërave e autoriteteve të tilla i ka zënë frymën çdo lloj energjie të popullit osman, apo ekziston një element që mund të realizojë, në një kohë të afërt ose të largët, ndoshta edhe sikur të priret ndaj këtij reg jimi të lirisë, të cilin e ka pranuar si të mundshëm? Po, ekziston një zgjim i jashtëzakonshëm te rinia turke, e cila çdo ditë programin dhe idetë liberale po i paguan me qindra viktima nga radhët e saj: dhe në qoftë se shqetësimi për t’i shikuar të gjitha reformat e kërkuara me ngulm nga fuqitë si shenjat paralajmëruese të ndarjes, ato nuk e ndrydhin vrullin e popullit, regjimi i sotshëm do të kishte rënë qysh prej shumë kohe. Është pra e nevojshme të përcaktojmë se ruajtja e statu quo-së nuk është e mundur pa kryerjen e reformave, dhe se ato (reformat) nuk synojnë aspak zhvendosjen e statu quo-së. Ajo (statu-quo) e reformuar do ta bëjë Turqinë (osmane) një kamp të mbyllur ndaj shërimit politik të fuqive, dhe një kamp të lirë për konkurrencën ekonomike të të gjithë popujve dhe njëherazi do të shmangë një kanosje, edhe pse të largët, por fort të rrezikshme për stabilitetin

europian e posaçërisht për Italinë. Cilën? Po shpjegohem më mirë. Në qoftë se statu quo-ja do të prishet, është Perandoria osmane që do të zhduket pa lënë gjurmë. Cilat do të ishin pasojat? Ajo nuk mund të zëvendësohet nga një perandori e madhe bullgare; as nga një perandori e re bizantine. Në mënyrë të pashmangshme do të arrihet një kompromis mes Rusisë e Austrisë (Hungarisë). Këtë e dëshmojnë marrëveshjet e ndryshme, të përfunduara në raste të ndryshme ndërmjet këtyre dy fuqive dhe veçanërisht marrëveshja e fundit e vitit 1897, me të cilën Austria do të shtyhej deri në Selanik. Por në këtë rast Austria do të ndërrojë misionin e saj dhe do ta ndryshojë programin që i ka caktuar historia. Meqenëse donte të ishte pararoja, si ruajtëse e fundit nga agresioni i Perandorisë Lindore; në Ballkan do të mbetej Pangjermanizmi dhe Pansllavizmi. Nga një konflikt mes tyre, ai do të zgjidhej me epërsinë e njërës ose tjetrës palë, por gjithnjë me pasoja të pashmangshme për ekuilibrin e kombeve e fatale për Italinë. Prandaj, kundër një rreziku të tillë unë mendoj se ruajtja e statu quo-së do të ishte direktiva e gjithë politikës në Ballkan dhe veçanërisht politika e atyre kombeve që kanë interesa jetike e nuk miratojnë në Ballkan konkurrencën e shumëdëmshme midis gjermanishtfolësve dhe sllavëve; elemente që statu quo-ja dhe Turqia e reformuar duhet patjetër e në çdo kohë t’i mbajnë larg. Italia, e cila si për vendndodhjen e saj gjeografike aq edhe për zhvillimin e interesave të veta gjithnjë e në rritje, ka në Mesdhe një epërsi dhe do të ketë një zullmë të madhe dhe do të kallëzojë një mendjemprehtësi të mahnitshme politike duke marrë nismën e një drejtimi të ri në çështjen e Lindjes, për të siguruar në këtë vështrim interesant e të gjitha kombeve, edhe atë të Austro-Hungarisë, si një shtet me një pozitë të nderuar e personale.

Shënimi editorial i “La Tribuna”-s

Në një shënim redaksional në fillim të intervistës “La Tribuna” jep dhe qëndrimin e saj në lidhje me pikëpamjet e Ismail Qemalit. “A.Lilia Paternostro na dërgoi relacionin e mëposhtëm lidhur me bisedën e zhvilluar me një personalitet të shquar ballkanik, me Qemal beun. Duke botuar këtë bashkëbisedim s’është e nevojshme të shtojmë se krahas kësaj ne kemi rezervat tona për pikëpamjet e parashtruara e të shtjelluara në këtë intervistë”


20

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

projekti

Synimi i ideatorit Velaj është që kjo vepër të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit, historinë e përbashkët europiane, ta vendosë në ndërgjegjen e qytetarëve dhe të paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm; atë europian. Në rastin konkret është shprehje e aspiratës së qytetarëve fierakë drejt vlerave europiane duke ruajtur identitetin e tyre shqiptar

Fate Velaj

Piktori, fotografi dhe eseisti Fate Velaj është i pari shqiptar që ka marrë çmimin “European Citizen”, një çmim simbolik i akorduar nga Parlamenti Europian

Projekti i “Europa Plaza”

Fate Velaj sjell Europën në Fier “Europa Plaza”, një instalacion në qendër të Fierit, i cili përurohet më 24 nëntor, i ideuar nga Fate Velaj, mbledh në Fier diplomatë të huaj, eurodeputetë dhe aspiratat e fierakëve drejt vlerave europiane.

N

jë instalacion në trajtën e një globi gjigant, zemra e të cilit është bluja e kontinentit evropian me 47 tubo si simbol i të gjitha shteteve të kontinentit të vjetër, me dy krahë të hapur që duket sikur të ftojnë, ka zënë vend në qendër të Fierit, në rrethrrotullimit e sheshit “Fitorja”. E kanë titulluar “Europa Plaza” veprën e ideuar nga artisti Fate Velaj, për krijimin e së cilës kanë bashkëpunuar Bashkia Fier dhe “Forum Weltoffen International”, një organizatë e madhe europiane me seli në Vjenë. Puna disamujore do të përurohet paraditen e 24 nëntorit, në një ceremoni ku do të jetë i pranishëm krahas autoriteteve lokale dhe qytetarëve fierakë edhe eurodeputeti Joe Weidenholzer, si

dhe diplomatë e personalitete të larta. Synimi i ideatorit Velaj është që kjo vepër të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit, historinë e përbashkët europiane, ta vendosë në ndërgjegjen e qytetarëve dhe të paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm; atë europian. Në rastin konkret është shprehje e aspiratës së qytetarëve fierakë drejt vlerave europiane duke ruajtur identitetin e tyre shqiptar. “Është një shprehje e famshme e Jean Monnet që thotë se, nëse do i jepej mundësia të ndërtonte edhe njëherë bashkimin europian, do ta niste nga kultura. Duket se kjo ende nuk ka gjetur jehonë”, - shprehet Fate Velaj. Ka zgjedhur pikërisht Fierin, pasi e quan qytet të mikpritjes dhe tolerancës dhe ka gjetur menjëherë mbështetjen e autoriteteve për ndërtimin e saj. “Një qytet që përpara syve dhe thellë në zemër ka vendosur të ardhmen e tij europiane dhe për ta realizuar, jo pa qëllim më thirri të realizoja idenë time të vjetër, atë të “Europa Plaza”, një shesh që i kushtohet kontinentit tonë, identitetit tonë të përbashkët e së ardhmes së përbashkët europiane”. Ky monument do të shërbejë si një shprehje e aspiratës së qytetarëve fierakë drejt vler-

� Projekti ka për qëllim të paraqesë historinë e përbashkët europiane, ta vendosë atë thellë në ndërgjegjen e popullsisë, në veçanti të rinisë

ave europiane duke ruajtur identitetin e tyre shqiptar. Sipas Velajt, “Europa Plaza” është një dimension i ri i ndërtimit të shesheve, larg ideve të vjetra të përdorimit tyre për mitingje dhe tubime. “Një shesh i ideuar dhe i konceptuar si një simbol i asaj që qyteti dëshiron: një përkushtim i së ardhmes, asaj në zemër të Europës nëpërmjet një vepre arti në lartësinë prej 11 metrash dhe një instalacioni me 47 tubo që lëvizin nga 2 deri në 12 metra të lartë, ku do të prezantohet mikpritja e ngrohtë e qytetit në një glob me diametër 7 metra, brenda të cilit qendron kontinenti blu, si bluja e Bashkimit Europian, e së ardhmes së përbashkët në shtëpinë europiane”, - vijon Velaj. Fate Velaj do ta çojë më tej projektin duke e reklamuar në institucionet europiane. Ideja e ndërtimit të kësaj vepre në Fier, vjen pas realizimit të idesë “Europa Bulevard - 100 hapa drejt Europës”, në qytetin e Pogradecit, një rrugicë 250 metra e gjatë, u shndërrua në simbolikën e një bulevardi ku janë përjetësuar emrat e njëqind personaliteteve më të rëndësishëm të historisë së Europës. Ideja e ndërtimit të “Europa Plaza” në Fier vjen mbas suksesit të “Europa

Bulevard-100 hapa drejt Europës” në Pogradec, i cili është klasifikuar si projekti më prestigjioz në përmbushjen e sloganit të Bashkimit Europian “Ta bashkojmë Europën” nëpërmjet kulturës. Projekti ka për qëllim të paraqesë historinë e përbashkët europiane, ta vendosë atë thellë në ndërgjegjen e popullsisë, në veçanti të rinisë dhe mbi të gjitha të paraqesë specifikat e çdo identiteti në një kuadër më të përgjithshëm pluralist, europian. Ideja e patjetërsueshme e artistit Fate Velaj është se, Europa e bashkuar përpara se të jetë një union ekonomik, është një union vlerash të përbashkëta dhe që Shqipëria të bëhet pjesë e këtij unioni vlerash, duhet të rishikojë dhe ridimensionojë vlerat e saj, ato të dialogut, mirëbesimit dhe tolerancës. Piktori, fotografi dhe eseisti Fate Velaj është i pari shqiptar që ka marrë çmimin “European Citizen”, një çmim simbolik i akorduar nga Parlamenti Europian. “Inaugurimi i ‘Europa Plaza’ do të jetë një festë e madhe e europianëve për Europën, e do të shërbejë si simbol i së ardhmes; Europës së Bashkuar”, - përfundon artisti Velaj në pritje të ceremonisë promovuese të kësaj vepre që hyn në punimet e tij të artit publik.

Qeveria mbështet restaurimin e shtëpisë së Kongresit të Manastirit

Disa nga pjesëmarrësit e Kongresi i Manastirit

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, qeveria shqiptare do të jetë kontribuuese kryesore në restaurimin e shtëpisë-muze, ku u mblodh “Kongresi i Manastirit” për përcaktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha i kërkoi Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, që nëpërmjet Institutit të Monumenteve të Kulturës të dërgohen ekspertë dhe të merren kontaktet

me Ministrinë e Kulturës dhe autoritetet e Maqedonisë, që ky muze të rikonstruktohet menjëherë. Më 14 nëntor 1908, në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose i quajtur ndryshe Kongresi i Alfabetit për diskutimin e një alfabeti të njësuar, që do të ishte fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt,

Më 14 nëntor 1908, në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose i quajtur ndryshe Kongresi i Alfabetit për diskutimin e një alfabeti të njësuar

Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme kryeministri Berisha kërkoi që në një nga sheshet e Durrësit të ngrihet shtatorja në nderim të figurës së Dom Nikoll Kaçorrit. Ai ishte klerik, politikan dhe atdhetar shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe zëvendëskryeministri i parë i Shqipërisë në kabinetin e Ismail Qemalit.


sport

Champions League Të mërkurën Grupi A Dinamo Kiev – Paris SG Porto – Dinamo Zagreb Grupi B Arsenal – Monpelie Shalke – Olimpiakos Grupi C Zenit – Malaga Anderleht – Milan Grupi D Ajaks – Borusia Dortmund Man. Siti – Real Madrid

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Milani kualifikohet, eliminohet Siti 0-2 3-0 2-0 1-0 2-2 1-3 1-4 1-1

Me Zenitin që u frenua në një barazi shtëpiak 2-2 me Malagën, Milanit i mjaftonte fiitorja në Belgjikë për të siguruar kalimin më tej me një ndeshje avancë. Kështu skuadra e Alegrit ka shpërthyer në pjesën e dytë për të shënuar dy herë me El Sharuin dhe supergolin e Mekses, përpara se Anderleht me 10 lojtarë

të rihapte llogaritë. Megjithatë, një kundërsulm i kuqezinjve me El Sharauin ka bërë që Pato të shtyjë topin në rrjetë me portën bosh duke siguruar fitoren dhe kualifikimin. Në grupin A fitorja e PSG në Kiev ka mbyllur çështjen e kualifikimit në këtë grup me francezët që shoqërojnë Porton. Shalke dhe Arsenal

me fitoret 1-0 ndaj Olimpiakosit dhe 2-0 me Monpeljen, kanë siguruar kalimin më tej, ndërsa ka mbetur për të caktuar vetëm kokën e grupit. Borusia me triumfin 4-1 në Amsterdam ka bërë që Reali të spostohet i dyti në grupin D, ndërsa Siti të elimohet fare nga Europa, sepse në Europa League shkojnë holandezët.

Superndeshja Skënderbeu nis arratinë! Flamurtari nuk i bën ballë Një ndeshje spektakolare e luajtur në Korçë, ku nuk munguan polemikat. Shënon në fillim Muzaka, ndërsa përmbys Pejiç me dy golat e tij (të dyshimtë) edhe Plakut Jeton Selimi Korça kishte rrëmbyer të gjithë vëmendjen dhe e meritonte, sidomos me atë që ndodhi në fushën e lojës. Luhej një ndeshje brenda-jashtë për Flamurtarin dhe për fatin e tyre të keq, është Skënderbeu ai që shuan shpresat-titull për skuadrën bregdetare. 12 pikë avantazh janë shumë dhe Rubio këtë e ka ditur duke deklaruar prej javësh se nuk e premtonte titullin kampion. Trajnerët zbresin në fushë me formacionet e tyre më të mira. Josa me një 4-4-2 klasik, ku në majë të sulmit qëndronin Pejiç e Plaku, ndërsa Rubio me një 4-2-3-1, ku Bratiç, Muzaka e Zeqiri do të ndihmonin Memellin. Duket sikur ka të drejtë spanjolli. Muzaka i vidhet shkëlqyeshëm Gvozdenoviçit dhe sposton Shehin duke realizuar golin e parë. 0-1 dhe hesht stadiumi i Korçës, por për pak çaste sepse tifozëria bardhekuqe nuk do të reshtë së mbështeturi ekipin e tyre. Dhe vjen goli i barazimit. Pikërisht në atë mënyrë që Flamurtari i ka pësuar gjithmonë. Goditje dënimi nga e majta, e shkaktuar nga Rajoviç, që ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë në këtë sfidë. Souza kroson në zonën vlonjate, ku Pejiç ngrihet më lart se të gjithë, godet me kokë dhe barazon shifrat. Shpërthen stadiumi, tifozët korçarë në delir. Loja është e fortë, e ndezur dhe të dyja skuadrat mund të shënojnë, por në pushimin e ndeshjes do të shkohet në barazim. Rubio do ta niste me

Skënderbeu-Flamurtari 3-1 Golat: Pejiç 17’, 76’ Plaku 68’ / Muzaka 8’ Skënderbeu: Shehi, Souza, Gvozdenoviç, Vrapi, Arapi, Tomic (Radas 79’), Lilaj (Kuli 29’), Shkëmbi (Dimo 86’), Orelesi, Plaku, Pejiç. Trajner: Mirel Josa Flamurtari: Koliçi, Arbri, Veliu, Rajovic, Mici, Bratic (Pepa 76’), Kuqi, Zeqiri (Vukçeviç 46’), Lena (Pezo 46’), Muzaka, Memelli. Trajner: Hulian Rubio Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Barushi, D.Rexha Kartonë të verdhë: Vrapi 44’, Shkëmbi 53’, Kuli 74’ / Rajovic 16’, Kuqi 87’

zëvendësim. Do të largonte Lenën për Toni Pezon, por ata që do të kontrollojnë ndeshjen do të jenë vendësit. Skënderbeu lëviz më qartë në fushë, pasimet janë të sakta dhe tentohet të zihet në befasi mbrojtja vlonjate. Do të tentohet disa herë një manovër e tillë, por vetëm në minutën e 68-të do të ketë sukses. Plaku merr një pasim të gjatë nga mesfusha e tij, teksa i gjendur mes Veliut dhe Rajoviçit arrin t’u shpëtojë atyre dhe të godasë nga afër e t’i kalojë të tijtë në epërsi. Tifozëria vendëse është në festë, ndërsa Rubio e ndjen se nuk mund të bëjë më asgjë për të ndryshuar fatet e ndeshjes. Kjo sepse goli i tretë, ai që hedh KO vlonjatët nuk do të vononte. Dhe pikërisht kur spanjolli kërkonte t’i jepte një tjetër impuls lojës së tijve. Trajneri i vlonjatëve bën zëvendësimin e tretë, duke hedhur Pepën në vend të Bratiç, ndërkohë që te porta e Koliçit ka zhvillime. Goditje këndi nga e majta, prej nga vjen topi në lartësi në zonën vlonjate, aty ku Pero Pejiç gjendet të shtylla pingule, godet dhe shënon golin e tretë për Skënderbeun, duke kompletuar dopietën personale. Gol që e vë ndeshjen në gjumë deri në fund, sepse vlonjatët duken të dorëzuar, ndërsa korçarët kursejnë en-

Josa:

ergji për ndeshjen e fundjavës. Flamurtari ngjitet kuotën e 27 pikëve në 11 javë kampionat, pa e njohur ende se çdo të thotë humbje, si askush tjetër në elitën e futbolli tonë, skuadra e Mirel Josës marshon bindëse dhe e sigurt drejt mbrojtjes së kurorës, të cilën e mban në dy sezonet e fundit radhazi. Distanca e juglindorëve nga ndjekësit më të afërt, durrsakët e Teutës, është tashmë 7 pikë, duke e bërë “mision të pamundur” për këdo kreun e Superiores.

Rubio:

“Ende nuk e kemi fituar titullin”

“E pësuam nga goditjet standarde”

Triumfi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë natyrisht që do ta bënte më të bukur fitoren, por pavarësisht kësaj, Mirel Josa nuk kërkon që të shpërqendrohet. “Të themi të drejtën luajtën dy skuadra që janë ndërruar për titullin, pavarësisht se Flamurtari kishte rrugës përgjatë kampionatit probleme dhe shfrytëzuam situatën për t’u shkëputur. Sot (dje) treguam se jemi skuadra më në formë ndonëse patëm probleme në nivelin e lojës sepse patëm më shumë dëshirë sesa të reagonim me qetësi. U hapëm dhe u goditëm që në fillim nga një ekip me personalitet. Mënyra sesi e qarkulluam topin treguam se kemi një fizionomi loje dhe se kemi dy sulmues të mirë para. Bëmë gabime që mund të na kushtonim”, deklaron Josa që kërkon të ulë euforinë duke evidentuar gabimet e skuadrës. “Kampionati është i gjatë, diferenca është e madhe por kemi ndeshje të vështira, por llogaritë do t’i bëjmë në fund të fazës së parë. Na duhet të kalojmë Luftëtarin dhe Kukësin. Titulli kampion dimri? Nuk më intereson shumë,” është shprehur trajneri bardhekuq Mirel Josa.

“Në humor jam gjithnjë, siç pas çdo ndeshjeje, duhet të dish ta pranosh si fitoren ashtu edhe humbjen. Sot (dje) fitoi lideri i kampionatit dhe nëse je lider je për një arsye dhe unë nuk mund ta mohoj atë që tregon lideri. Kritika? Keni parë ndonjëherë që unë të kritikoj ekipin në mënyrë publike. As ekipin as veten nuk e kritikoj në publik. Atë që mendoj unë për veten e di unë për veten, nuk dua që ta bëj publike.” Trajneri Hulian Rubio Sançez duket se kërkon ta kalojë qetë situatën, ndonëse në fund të fundit e di fare mirë se ku ka çaluar skuadra e tij. “Për ne goditjet standarde kanë qenë si penallti kundër sepse 80 për qind të golave janë pësuar nga goditjes standarde. Ne duhet të punojmë, kemi ndryshuar mënyrën e markimit nga zonal në personal jam munduar me të gjitha, por goditjet standarde kanë qenë të hidhura për ne,” konfirmon spanjolli, që më pas bën edhe llogaritë për titullin, duke pranuar atë që tregon tabela. “Jemi 12 pikë larg vendit të parë dhe sot nuk duhej të humbisnim. Më vjen keq që ndodhi kështu,” pranon trajneri spanjoll i vlonjatëve.

Shkurt Tribuna VIP e mbipopulluar nga emrat

Tension në tribunën qendrore, ndërhyn policia

Natyrisht që kjo ndeshje ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë personaliteteve, duke nisur që me Shpëtim Gjikën rikthehet pas tri vitesh në Korçë, teksa shfaqet përkrah kryebashkiakut të qytetit juglindor, Niklo Peleshi. Të pranishëm në tribunën “VIP” edhe Armand Duka me Agim Zeqon. Ashtu si shumë drejtues të tjerë të pushtetit lokal të qytetit juglindor, që përcjellin këtë supersfidë. Natyrisht, që në fund të saj ata që kanë qeshur kanë qenë korçarët, pasi triumfuan 3-1

Në minutën e 30-të është provokuar tension në tribunën qendrore, ndërsa kanë qenë të shumtë personat e përfshirë në të situata ka zgjatur për disa minuta, deri kur ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që gjakrat të qetësohen mes tifozërive kundërshtare që ishin vendosur në të njëjtën anë të tribunës. Ndërkohë, gjyqtarin i ka kërkuar kapitenit Shkëmbi që të qetësojë tifozët e tribunës përkarshi, të cilët kishin nisur një ofensivë verbale ndaj skuadrës së Flamurtarit.

Përplasja Kuqi-Lilaj, Sabieni përfundon në spital

Gjashtë lojtarët që kanë luajtur me dy skuadrat

Sabien Lilaj ka qenë i pafat në takimin e ndeshëm, ndërsa është detyruar ta braktisë ndeshjen në minutën e 29-të, ndërsa katër minuta më parë u përplas me Kuqin e Flamurtarit. Është dashur ndërhyrja e ambulancës për mesfushorin e kombëtares, që, nga pamjet televizive, nuk duket se ka pësuar një shok të dhunshëm, por gjithsesi ndërrimi i tij ka qenë i paevitueshëm sepse Lilaj u transportua menjëherë për në spital. Bekim Kuli mori vendin e Lilajt në fushën e lojës.

Sfida ndërmjet Skënderbeut dhe Flamurtarit, e cila u luajt në Korçë, ishte një përballje ish-ësh. Disa prej futbollistëve kanë provuar që të luajnë me të dyja skuadrat. Kështu, Pero Pejiç dhe Sabino Plaku janë aktualisht pjesë e Skënderbeut, ndërsa më parë kanë luajtur për Flamurtarin. Nga ana tjetër, plot katër futbollistë: Davor Bratiç, Rafael Soza, Gjergji Muzaka dhe Migen Memelli kanë veshur një sezon më parë fanellën e Skënderbeut dhe aktualisht janë pjesë e Flamurtarit.


22

MAPO

E enjte, 22 nëntor 2012 www.mapo.al

I gjeti dhe i ktheu 700 mijë euro Paratë kishin qenë të vendosura në një qese letre, ndërsa ai i gjeti në ulësen e pasme. 70-vjeçari Sia Ka Tian po voziste një çift që kishin shkuar në Singapor për pushime dhe pasi kreu transportin, duke u kthyer i gjeti paratë. “Paratë nuk janë të rëndësishme për mua. Ato nuk ishin të miat, prandaj si mund t’i shfrytëzoja”, ka thënë taksisti, i cili qe 31 vjet merret me këtë profesion.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

11

12

16

Energjia juaj negative mund të konvertohet në mbushje të baterisë celulare!

23

24

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju nuk jeni duke u ndier plotësisht rehat me aktivitetet e mëdha të ditës së sotme, por kjo nuk do të thotë se do të largoheniprejtyre.Nëfakt, nëse bëni më të mirën tuaj, juduhettëgjenisegjëratsë shpejti do të bëhen shumë më mirë.

Ju mund të mos jeni krenar për ndjenjat tuaja sot, por me siguri që nuk mund t’i mohoni ato! Ju mund të nxehenitejmasemebisedën jo dashakeqe të një shoku tuaj rreth një vajze të bukur, ose përndryshe mund të zemëroheni rreth asgjëje. Kjo nuk zgjat shumë!

Jeni duke u ndier disi më i guximshëm sesa zakonisht, gjë e cila mund të jetë një problem në punë! Nëse thjesht nuk mund të ndiqni urdhra, do të jetë më mirë për të njoftuar se jeni i sëmurë dhe të bëni gjërat tuaja gjatë gjithë ditës.

Sot keni nevojë që të shmangni tundimin për të injoruar instinktet tuaja dhe të ndiqni rrjedhën. Nëse nuk jeni të sigurt se kjo është rruga e duhur për ju, atëherë duhet ta refuzoni dhe të shikoni se çfarë do të vijë më pas.

37

38

42

43

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Fuqitë tuaja të intuitës janë duke e bërë veten të njohur sot, prandaj shikoni nëse mund t’i bëni ato që t’ju ndihmojnë për të trajtuar çfarëdo lloj gjëje që ju ka ngacmuar kohët e fundit: romancë, problemet në punë, ku keni lënë çelësat e makinës!

Nëse ju përballeni me një pengesë në rrugë, e dini se duhet të gjeni një rrugë të dytë, prandaj provoni diçka të ngjashme kur planet e sotme shkojnë keq. Ju nuk dëshironi që t’i ndryshoni ato menjëherë, por çfarë gjëje tjetër mund të bëni?

Kuptimi juaj i rrjedhës dhe çështjes së parasë është i theksuar sot, prandaj mos lejoni që t’i prishni kot! Hartoni një buxhet, hiqni mënjanë disa lekë të vogla nga çeku i rrogës suaj, përndryshe do të pasuroni arkën tuaj.

Kapni atë forcën tuaj të brendshme sot, sepse askush nuk mund t’u rezistojë fuqive tuaja. Ju nuk duhet që të pushtoni botën, megjithatë, pse të shqetësoheni? Për aq kohë sa mund të kërkoni vetë atë copën tuaj të vogël.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Jeta juaj e brendshme është pak a shumë dramatike për momentin dhe ju mund të doni që të izoloni veten larg diku për njëfarëkohedhetashikoni të gjithën tek shpaloset. Mund të mësoni shumë rreth vetvetes, nëse merrni pak kohë.

Keni të gjitha të dhënat që ju duhen, prandaj ecni përpara dhe merrni atë vendim të madh. Nëse keni nevojë që të konsultoheni me shokun ose shefin tuaj për hir të mirësjelljes, bëjeni këtë, por mos e lini që kjo të zgjasë për shume kohë.

Ju jeni duke u ndier disi tejet ambicioz rreth një mundësie të re, por mos e bëniqët’judalëjashtëdore! Juduhettësiguroheniqëtë konsideroni të gjitha opsionet tuaja dhe të merreni me sikletin tuaj para se të bëni ndonjë gjë tjetër.

Gjendja juaj emocionale është disi e brishtë për momentin, prandaj ju duhet të siguroheni që të jeni të gatshëm kur të vijë turbullira. Lajmi i mirë është se kjo është shumë pozitive, madje edhe nëse kjo është paksa si e çuditshme dhe e re.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

15

19

26

27

30

31

32

28

33

35

36

39

40 44

41

45

Koha e fillimit ____:____

46

49

Koha e mbarimit ____:____

47

50

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Liqen i madh në Afrikë. 6. Shok pune. 9. Vend Grumbullimi. 11. Puro pa të forta. 12. SHBA për amerikanët. 14. Shtytje e brendshme që ka dikush për të bërë diçka sa më mirë. 16. I zakonshëm. 17. Vend ku ruhen mallra. 19. Prijësi i famshëm i hunëve. 20. Agjensi Bujqësore. 21. Ka edhe tulla të tilla. 23. Gosti. 26. Institut Teologjik. 27. Në këtë sasi. 29. Pije e fortë alkoolike. 30. Kafshë gjitare mishngrënëse sa një mace, me trup të shkathët, me gëzof të murrmë. 34. Gjemba në mes. 35. Qytetar i shtresës më të varfër e më të ulët në Romën e Vjetër. 36. Notë muzikore. 37. Kryeqyteti i Portugalis. 40. Fabulist i letërsisë antike greke. 42. Metal me shumë vlerë. 43. Organizatë terroriste. 46. Njësi vlerësimi për shahistët. 48. Vlora në makina. 49. Vend ku rrinë murgj, a murgesha. 50. Prek, ose...

1. Shtet në Amerikën e Jugut. 2. Guxim. 3. Alberto, ish-skiator i famshëm italian. 4. Makinë për shtrimin e rrugëve. 5. Markë makine. 6. Secila nga pjesët kryesore të njëpasnjëshme, në të cilat ndahet lënda e një libri. 7. Bicurri i këngës kosovare. 8. Shkrimtar i famshëm gjerman. 9. Pëlhurë e hollë e tejdukshme. 10. Njësi peshe. 13. Bimë barishtore dyvjeçare, e ngjashme me majdanozin. 15. Targa e makinave të Peshkopisë. 18. Në rregull. 21. Vend i gjerë fushor pa drurë, me bimësi të varfër barishtore dhe me klimë të thatë. 22. Vegla, mjete. 24. Qytet turistik në Turqi. 25. Vegël muzikore frymore. 27. Alumini në kimi. 28. Bujar, këngëtar. 31. Sefte në fillim. 32. Rreze shumë të përdorshme. 33. Markë makine. 38. Mes i trupit të njeriut. 39. Famë. 41. Okllai, petës. 44. Pjesëz treguese. 45. Markë pistolete. 47. Korça në makina, mbrapsht.

Sudoku | nivel mesatar 7

4 2

1

1

9

5 3

4

3

7

9

3 4

5

7

8

4 2

5 1

2

2

5

9

7

4

2 5 9

7 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 5

1

5 8

4

4

8 1

7

8 6

1 3

LUANI (23/VII-22/VIII)

9

22

3

48

DEMI (21/IV-20/V)

8

14 18

25

34

DASHI (20/III-20/IV)

13

21

29

Horoskopi i ditës

7

17 20

Nëse jeni nervoz si tip, një kërkim i ri nga Georga Tech një ditë mund të ua shfrytëzoj energjinë tuaj negative për të pasur një celular plot bateri. Shkencëtarët të cilët në kërkimet e kaluara kanë përdorur energjinë piezo-elektrike nga ecja, kanë krijuar energji statike nga lëvizja mes plastikës dhe metalit, ngjashëm me procesin e elektrizimit të balonit kur preket me flokë. Pjesa mbushëse ishte rritur me një sasi të pëlqyeshme duke ndjekur rrugën e sipërfaqes në nivelin "nanoscale", duke lejuar “efektin triboelektrik” të shumëfishohet dhe konvertohet deri në 15 për qind nga energjia mekanike në elektricitet. Rreth 50 materiale të ngjashme janë bashkuar nga kompania për të krijuar materialin e nevojshëm - pjesën prej 2 inç e cila mund të vendosej si shirit në krah dhe të përdorej për mbushje të baterisë së telefonit. Deri tani, teknologjia funksionon shumë mirë në laborator por mbetet të shihet nëse vibracionet e jetës reale mund të gjenerojnë energji të mjaftueshme për t’a bërë këtë pajisje praktike. Derisa prisni të shihni se si do të vazhdoj gjenerimi i kësaj teknologjike, jini të relaksuar të pini edhe një kafe.

6

2 9

6

1

8

Koha e fillimit ____:____

4

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

5 1

Shah | nivel mesatar

5 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

0

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

14821, 15987, 18959, 20721, 23121, 25957, 44945, 48541, 51916, 52385, 86379, 90592. Numra me 6 shifra:

116154, 121727, 134163, 201526, 236050, 249085, 263259, 532556, 541526, 548252, 765246, 790514, 855447, 970221.

Numra me 4 shifra:

0123, 1232, 2156, 2468, 2562, 2631, 5789, 6146, 6548, 7041, 7481, 7484.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

026, 054, 142, 145, 156, 226, 328, 471, 533, 542, 596, 641, 659, 721, 958, 999.

A

E

R

O

D

I

K

R

I

S

E

T

R

M

A

N

E

E

M

A

D

A

S O

N

K

A

R

E

T

L

I

R

A

K

A

M

K

A

M

Z

I

I

O

N

A

K

R

A

H

O

T

T

O

N

R

G

I

S I

I

S

T

I

M

O

R

S

N

I

H

I

J

E

T

I

N

T

A G

N

E

T

K O

A

R

A E

V

K

U

R

A

J

E

R

I

S H

P A

D

A T

7

6

3

2

6

1

4

5

9

6

8

5

6

3

2

0

1

1

1

1

4

7

8

4

8

5

9

6

5

2

6

3

2

1

5

1

4

8

5

I

9

5

6

5

2

1

2

1

2

6

3

5

2

I

6

5

9

8

5

5

5

6

5

4

8

7

4

1

4

1

4

1

2

3

2

7

6

2

5

1

9

9

6

9

6

3

2

0

1

0

1

2

0 4

S

L

I

T

E

E

T

E

R

K

E

T

E

O

E

M

I

L

I

S

U

I

T

A

T H

I

B

E

N

E

R

A

0

3

6

5

0

5

6

9

4

2

6

1

7

9

9

5

8

8

6

2

4

1

1

2

2

2

6

3

5

9

6

5

2

1

5

7

8

4

8

5

9

6

5

2

6

3

2

1

5

4

0

2

1

5

6

3

2

5

4

1

5

9

8

6

8

5

7

4

8

5

4

1

4

5

7

8

6


e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Isa BoletInI (1864 - 1916) / autorI: Kel MaruBI / 1900 - 1910 luftëtar e udhëheqës ushtarak popullor, organizator e drejtues i lëvizjes për çlirim kombëtar. në moshë 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i lidhjes shqiptare të Prizrenit në betejën kundër forcave osmane. Më 1901-1902 u vu në krye të qëndresës popullore në Kosovë kundër ndërhyrjeve të serbisë, Malit të Zi dhe austro-Hungarisë në shqipëri. u dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore kundërosmane të vitit 1909-1912, u cilësua si “shpirti i këtyre kryengritjeve”. në krye të përfqësuesve të Kosovës, mbështeti Ismail Qemalin në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913 si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemalin, shkoi në londër, ku kundërshtoi me forcë vendimet e Fuqive të Mëdha për copëtimin e shqipërisë. Pasi kishte kaluar gjithë jetën në luftë e përpjekje, me urtësinë e tij fitoi autoritet si udhëheqës. u vra nga shovinistë malazezë në Podgoricë.

Fototeka

Marubi Adresa: Rr.BLV.GJERGJ FISHTA Nd.70 H1 Njësia Bashkiake Nr.7 Kodi Postar 1023


CMYK

24

MAPO

e enjte, 22 NëNTOR 2012 www.mapo.al

liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you