Page 1

Faqe 17

Vajza e motit shkon në Miss World:Çfarë do të përfaqësoj në Kinë Floriana Garo rrëfen sesi po e pret eksperiencën e saj në Miss World, planet e saj në karrierë dhe marrëdhëniet me njeriun e zemrës

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 22 korrik 2012. Numër 634. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rama: Jo imunitetit pa draftin për drejtësinë, ndryshimet kushtetuese në shtator

Konflikti i pronËs Ambasada e Zvicrës çon qeverinë shqiptare në gjyq Problemet me pronat në Shqipëri përfshijnë edhe selinë diplomatike zvicerane në Tiranë. Konflikti gjyqësor me familjen që zotëron truallin pranë ambasadës “ngjitet” edhe në Këshillin e Ministrave, pasi po zbaton vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Akt-padia: Të pezullohet vendimi i qeverisë dhe ndërtimi i pallatit pranë Ambasadës

Kryetari i PS-së, Edi Rama, përsërit qëndrimin se pa forcimin e drejtësisë korrupsioni nuk mund të luftohet. “Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa-copa, edhe në gusht, edhe në shtator, sikur po arnojmë me nge mëngët e një xhakete të Gabit”. EURALIUS: PS e PD të gjejnë një rrugë të mesme Faqe 2-4

Ali Podrimja gjendet i vdekur në Francë, zbardhet telefonata e fundit Trupi pa jetë i poetit të njohur kosovar u gjet 4 km larg Lodevit, në një zonë të pyllëzuar pranë një lumi. Mediat franceze: Nuk kishte shenja dhune në trup. FAQE 9

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kolaterali, zgjidhja e vetme e problemeve të kredisë? koment Anilda Bozdo

Rusia e vjetër Gjëja shqetësuese, e cila menjëherë bie në sy, është sjellja e rrezikshme e Rusisë në Siri – përkrahja e saj për koment Andrew Rosenthal Bashar al-Assadin... Teatri politik

WATCHES AFTER SALES SERVICE

Keni një orë dore të një marke prestigjioze? Ne ju ofrojme një servis cilësor të autorizuar Per orët automatike dhe me bateri Blv. "Dëshmorët e Kombit" K.1, Tel:+355 42 280 311 www.laswisstirana.com, e-mail: info@laswisstirana.com

vendimit të gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për çështjen Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Ambasada kërkon anulimin e pikës 3 të këtij vendimi si absolutisht të pavlefshëm, pasi bie në kundërshtim me interesat e saj dhe caktimin e një tjetër mënyre dëmshpërblimi ndaj familjes Mullai, e cila ka fituar gjyqin në Strasburg. Zanafilla e këtij konflikti nis në vitin... Faqe 5 Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Yvana Enzler

Ndryshon paga minimale për Sigurimet, ja tarifat e reja Qeveria rrit me 3-4 për qind shumën e kontributeve shoqërore për buxhetorët dhe të vetëpunësuarit. Në një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja

minimale të sigurimeve shoqërore. Ja sa do të paguhet nga 1 korriku i këtij viti e në vijim Qeveria ka rritur minimumin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror me 3-4 për qind për të gjithë... Faqe 7

Atentat të burgosurit me leje në Durrës, plagoset dhe i biri

Vazhdimisht media e shkruar është shqetësuar...

“TIRANA ORA”

Ambasada Zvicerane në Tiranë duket se ka tensionuar marrëdhëniet diplomatike me qeverinë shqiptare, duke e paditur atë në gjykatë. Mosmarrëveshja ka lidhje me një vendim të Gjykatës së Strasburgut për një çështje prone, e kthyer më pas në VKM nga qeveria shqiptare, çka kundërshtohet nga ambasada e Zvicrës në Tiranë. Në padinë e regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 18 korrik, ambasada e Zvicrës kërkon ndryshimin e VKM-së nr.318 datë 16 maj 2012 “Për ekzekutimin e

Albert Qamo, i liruar me leje nga burgu i Peqinit dhe djali i tij 19-vjeçar janë qëlluar me kallashnikov nga një makinë që i ndiqte. Janë jashtë rrezikut për jetën

Një i liruar me leje nga burgu dhe djali i tij janë plagosur në një atentat, duke u gdhirë e shtuna në Durrës. Policia bën të ditur se pak minuta pas mesnatës, në aksin rrugor Durrës-ura e Dajlanit, pranë një... Faqe 6

Hipotekimi

këshillat e mjekut

76 firmat e ndërtimit që duhet të plotësojnë dokumentet

FAQE 14

Plazhi shton infeksionet, rreziqet që vijnë nga deti e rëra

FAQE 13

koment / 11 Gilman Bakalli

Sëmundje presidenciale Ndodh nganjëherë që populli gabon kur zgjedh drejtuesit e tij. Kërkon më të mirin, më të zotin, por zgjedh thjesht më të bukurin. Si në vitin 1921 për shembull, kur amerikanët zgjodhën presidentin më të keq në historinë e tyre, Warren G. Harding. Ishte më inkompetenti dhe më dembeli; nuk u artikulua as edhe një herë të vetme publikisht për problemet më të mprehta të kohës; më tepër se punën preferonte pokerin, golfin dhe femrat. Por dihet se pse u zgjodh! Ishte i gjatë, bukurosh dhe i hijshëm. Thuhet që bosët republikanë e propozuan thjesht sepse kishte pamje presidenciale. Harding ka hyrë në histori si ilustrim i asaj që ndodh kur përshtypjet e para janë aq të forta...


2

MAPO

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

politika

EURALIUS, Urias: “Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputetet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë, dhe nga eksperienca europiane që deputeti të thotë diçka, sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e vet.”

PACA, Hoppe: “Vendimi duhet marrë në publik, sepse populli duhet të dijë se kush e ka marrë këtë vendim… Jam dakord që ka një çmim për t’u paguar, por duhet ta bëni për të gjitha rastet, madje edhe kur votoni për Presidentin.”

Imunitetet

PACA- EURALIUS: Votim i hapur, jo ndjekje penale për shpifje Nevila Perndoj

ancës theksuan se të dy draftet përfshi edhe atë të PS-së janë sipas standardeve dhe TIRANË Pas gjashtë orë e gjysmë seance se i takon Kuvendit që të gjejë zgjidhjen dëgjimore me pyetje përgjigje mes depu- më të mirë. “Shpresoj që qeveria dhe tetëve, ekspertëve dhe grupeve të intere- opozita të gjejnë një rrugë të mesme. Sot sit, për ndryshimet kushtetuese lidhur dua të them se jam i lumtur që është rënë me heqjen e imunitetit për deputetët, gjy- dakord për këtë reformë dhe jam dakord qtarët dhe zyrtarët e lartë, Kuvendi i ha- me dy propozimet. Ndaj ju përshëndes pi rrugë konkretizimit në letër të një draf- dhe uroj të gjeni konsensus për t’iu bashti të përbashkët, që sipas të gjitha gjasave kuar BE-së”,- deklaroi përfaqësuesi i EUpritet që të votohet në datën 6 gusht. RALIUS, Joaquin Urias. Këshilli për Legjislacionin dhe komisioVotimi i hapur ni për Çështjet Ligjore, Administratën Ekspertët ndërkombëtarë rekomanPublike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi duan votimin pa vonesa të nismës për dje një seancë dëgjimore me grupet e in- heqjen e imunitetit të deputetëve dhe zyrteresit, përfaqësues të misioneve të Bash- tarëve. EURALIUS dhe PACA sugjerukimit Europian, PACA dhe EURALIUS an dje përmes ekspertëve të tyre votim të dhe ekspertë konstitucionalistë, juristë, hapur për imunitetet e deputetëve, (kur drejtues të institucioneve të pavarura, lid- kërkohet të jepet autorizim për arrestim hur me nismën për ndryshimin e Kush- në rastin e PS-së dhe rivendosjen e imutetutës për heqjen e imunitetit për depu- nitetit në rastin e PD-së), duke kundërshtetët, të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë. tuar në këtë mënyrë propozimin e socialKohën më të madhe të diskutimeve (rreth istëve për votim të fshehtë. Shqetësimit të deputetes socialiVasilika Hysi iu Eksperti i EURALIUS rekomandoi gjithash- ste përgjigj dje eksperti tu që kontrolli i banesës se deputetit të i PACA, Tilman Hoppe, i cili tha se ky mos sanksionohej në Kushtetutë, por në ishte një çmim që deKodin e Procedurës Penale putetët duhet ta paguanin. “Vendimi tri orë) e kanë marrë dy ekspertët e PA- duhet marrë në publik, sepse populli CA dhe EURALIUS, përkatësisht Tilman duhet të dijë se kush e ka marrë këtë venHoppe dhe Joaquin Urias, të cilët edhe pse dim… Jam dakord që ka një çmim për t’u pranuan se drafti i paraqitur nga PD-ja paguar, por duhet ta bëni për të gjitha rasishte pikërisht propozimet e tyre, (duke e tet, madje edhe kur votoni për Presidenkonsideruar atë edhe më cilësor) gjatë se- tin”, - shtoi ai.

Shpifja Ndërsa eksperti i EURALIUS, z.Urias, shprehu rezervën e institucionit që ai përfaqëson sa i përket shpifjes, duke sugjeruar që deputetët të mos ndiqen penalisht për një gjë të tillë, një paragraf ky që është i njëjtë te të dy propozimet.“... Mendoj se nuk duhet të lejoni që deputetet të ndiqen penalisht për shpifje, pasi është më mirë dhe nga eksperienca europiane që deputeti të thotë diçka sesa të mos ketë të drejtën të japë mendimin e saj”, - tha ai, duke hasur në fakt në konstatimin e deputetit demokrat Ilir Rusmali, i cili në formën e pyetjes shfaqi dyshimin se heqja e një paragrafi të tillë mund të interpretohej si një ftesë për deputetët që të shpifin sa më shumë. Megjithatë, një kërkesë e tillë, për hir të së vërtetës, solli një ilaritet në sallë, duke qenë ndoshta i vetmi moment ku të dyja palët nuk menduan ta merrnin në konsideratë (përveç ndonjë deputeti). Eksperti i EURALIUS rekomandoi gjithashtu që kontrolli i banesës se deputetit të mos sanksionohej në Kushtetutë, por në Kodin e Procedurës Penale. Imuniteti i anëtareve të Gjykatës së Lartë shihet si një tjetër moment debati mes palëve, pasi projekti i EURALIUS i trajton ata si të barabartë me anëtarët e gjykatave të tjera, pasi, siç u evidentua edhe nga eksperti Urias, herët a vonë kjo gjykatë do të jetë gjykatë karriere. Eksperti i EURALIUS u shpreh se duhet një reformë kushtetuese për Gjykatën e Lartë, porse ajo kërkonte një debat më të gjatë.

Nga seanca e djeshme dëgjimore për imunitetin

Leskaj dhe Totozani: Pse jemi kundër heqjes së imunitetit TIRANË Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, janë dy nga drejtuesit që me propozimet e reja të dy forcave kryesore në vend nuk do të mund të gëzojnë më imunitetin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Gjatë seancës së djeshme maratone, Leskaj dhe Totozani kanë qenë të drejtpërdrejtë në qëndrimet tyre, të cilët kanë gjykuar thuajse në një zë se heqja e imunitetit cenon thelbësisht funksionin e dy institucioneve që ata përfaqësojnë. Ata e kanë marrë fjalën menjëherë pas ekspertëve të huaj, duke qartësuar edhe gjatë pyetje-përgjigjeve qëndrimet e tyre. Që në fillim të fjalës, kryetari i KLSH-së sqaroi se ai personalisht e konsideronte veten pa imunitet. “Unë jam dakord dhe do të qëndroj deri në fund sa më sipër, por në kushtet e staturës institucionale të KLSH-së dhe të respektimit të çdo pasardhësi që do të përfaqësojë këtë institucion në të ardhmen, në respekt të vullnetit ligjvënës për pavarësinë dhe sigurinë juridike të këtij institu-

cioni, unë dëshiroj të theksoj këtu mosdakordësinë time për atë shfuqizim drastik që parashikohet t’i bëni nenit për imunitetin e kryetarit të KLSH-së në projektin e paraqitur nga specialistët e PACA-s dhe të EURALIUS, që kanë gjetur mbështetjen për fat të mirë edhe të grupit të PDsë dhe të PS-së. Edhe pse unë deklaroj si Bujar Leskaj, se lëshoj imunitetin si kryetar i KLSH-së, mendoj se institucioni i KLSH-së për të ardhmen, dhe kryetari i ardhshëm, nuk ma ka borxh mua si person këtë deklarim, këtë aventurë”,tha Leskaj, duke shtuar se pavarësia dhe imuniteti i KLSH-së janë të shenjta për standardet e saj. “Pavarësisht se i qëndroj iniciativës personale për heqjen dorë nga imuniteti dhe do t’i qëndroj për të gjithë kohën e ushtrimit nga ana ime të detyrës, në respekt të KLSH-së si organ me garanci kushtetuese për të ruajtur pavarësinë e vet në ushtrimin e detyrës, konsideroj se iniciativa që kërkon shfuqizimin e iniciativës cenon thelbësisht institucionin e

KLSH-së, duke mos ruajtur as parimin e barazisë midis institucioneve. Në këto rrethana unë besoj dhe shpresoj që ju, të nderuar deputetë, duhet të rivlerësoni dhe do të ndërgjegjësoheni që kufizimin e imunitetit të KLSH-sa ta lini në atë masë me kufizimin e imunitetit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë”, tha ai. Thuajse të njëjtin argument ka servirur edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. “...Në vende të rëndësishme, si Franca, Polonia, Spanja, kanë të paktën atë që quhet imunitet funksional. Ajo që do u kërkoja sot është ta shikoni me kujdes këtë çështje, se përvoja jonë, (duhet ta dini që ka pasur raste me paraardhësin në Shkodër), por dhe ngjarje që kanë të bëjnë me punën tonë të përditshme, duhet të kuptoni që risku për t’u gjendur ballë presioneve abuzive nuk është i vogël. Nëse ju keni ende kohë, ne mund t’ju bëjmë një analizë të tillë dhe mund t’jua dorëzojmë”, - tha Totozani, duke shtuar se do të ishte mirë që të kishte një analizë risku.

Batuta e Leskajt “Ne vlonjatët që kur lindim imunitetin e kemi me vete, për arsye se andej nga anët tona është një shprehje: ’atë që s’pati kurrë guxim, as baruti nuk e bën trim.”

Replikon Rusmali Por shqetësimit të dy drejtuesve, Leskaj dhe Totozani, për çështjen e imunitetit, i është përgjigjur dje deputeti demokrat Ilir Rusmali, i cili menjëherë pas deklaratës së tyre dhe përgjigjeve që ata dhanë për deputetët, i është drejtuar Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama. “Imuniteti është mbrojtja nga ndjekja penale, Prokurorja e Përgjithshme konfirmon ose mohon faktin që nga prokuroria ka pasur gjatë viteve ndonjë tendencë për t’i rënë në qafë Avokatit të Popullit apo kryetarit të KLSHsë me presion dhe kërcënim deri në çështje që duhet të mbrohen me imunitetin, (se për sherre banale, njerëzve u ndodhin përditë), a ka pasur prokuroria episode të mëparshme me titullarë të tjerë të këtyre institucioneve, për të cilat, për shkak të veprimit të tyre, i ka kërcënuar ata deri me heq je lirie?’, pyeti Rusmali, duke marrë një përgjigje të shkurtër nga Prokurorja e Përgjithshme: ‘Nëse do kishim pasur, do kishim ardhur në Kuvend.”


e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

3

Paditë, Tahiri: Deputetët duhet të paguajnë mbi 1 mln euro TIRANË Saimir Tahiri sot është ndër ata deputetë që do i shkonte shumë për shtat sugjerimi që dha eksperti i EURALIUS, se deputetët nuk duhet të ndiqen penalisht për shpifje. Gjatë seancës, Tahiri i drejtoi një pyetje konstitucionalistëve dhe juristëve të pranishëm në sallë, nëse mund të konsiderohej cenim ndaj veprimtarisë

së tij si deputet 6 proceset civile, që ai kishte në gjykatë. “… sot kam gjashtë procese civile në gjykatë, që shkojnë afërsisht sa rroga e 11 viteve të mia në rast se do të kem fatin të jem kaq gjatë në Kuvend, por jo vetëm kaq, sot që flasim janë 18 procese civile ndaj deputetëve të opozitës në gjykatë dhe shuma e kërkuar si

dëmshpërblim kapërcen 1 milion euro ndaj deputetëve të opozitës nga ministra dhe familjarë të përfaqësuesve të mazhorancës. A është cenim ndaj meje fakti që gjatë veprimtarisë sime si deputet kam proces civil në gjykatë?”, - pyeti Tahiri, i cili mori një përgjigje pohuese në parim nga juristi i ftuar dje për mendim Gent Ibrahimi.

“Teorikisht po, …një proces civil është një ndërhyrje në lirinë e gjykimit dhe të veprimit të një deputeti, por arsyeja se pse është sot kështu, është sepse kuadri ligjor që rregullon shqyrtimin e padive civile nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe vetëm ndërhyrjet e fundit kanë bërë diçka në këtë drejtim…”

Gjyqtarët: Jemi për kufizim të imunitetit

Ina Rama: Dy draftet realizojnë qëllimin e organit të akuzës TIRANË Prokurorja e Përgjithshme

Ina Rama ka qenë ndër të paktët përfaqësues dje të seancës dëgjimore që ka shprehur hapur kënaqësinë për diskutimin e një çështje të tillë. Rama theksoi se të dy draftet në fjalë realizojnë qëllimin thelbësor të organit të akuzës. “Më vjen mirë që erdhëm në këtë ditë. Konstatoj se të dy draftet realizojnë qëllimin tonë thelbësor, bëjnë të mundur që prokuroria të bëjë hetim ndaj zyrtarëve që gëzonin imunitetin apo dhe gëzojnë disa mbrojte të posaçme sot. Në thelb duket se këto ndryshime i japin rrugë hetimit dhe ky ka qenë problemi kryesor, sepse ne kemi qenë në vështirësi për të hetuar për shkak të mosruajtjes sekretit, për shkak të mospasjes mundësi për të pasur një hetim konfidencial. Ne jemi të realizuar në pritshmërinë tonë”, tha ajo, duke e theksuar herë pas here edhe gjatë pyetje-përgjigjeve se imuniteti ka qenë pengesë për hetimin. Kryeprokurorja dha

Ina Rama

gjithashtu disa sugjerime: “Ajo që do doja unë të shtoja është se do ishte shumë e përshtatshme që paketa kushtetuese të shoqërohej me një paketë për ndryshimet procedurale ose disa përkufizime të sqarohen më tej, që mos zbatohen procedura të gabuara.”

TIRANË Krahas deputetëve, gjyqtarët janë kategoria e dytë që PD-ja propozon t’u hiqet imuniteti. Por në seancën e djeshme dëgjimore, ata kane qenë më të pakët se grupet e tjera të interesuara. Në atë seancë u hodhën mendime dhe opinione nga juristë, konstitucionalistë, anëtarë të KLD-së, ndërsa përgjigjet nga ana e gjyqtarëve kane qenë më të pakta, më parimore, duke e mbështetur qëndrimin e tyre në një objektiv të përbashkët, kufizimin e imunitetit dhe jo heqje të tij, qëndrim ky i mbështetur parimisht dje edhe nga juristë e konstitucionalistë që morën fjalën. Në seancën e djeshme nuk ka qenë i pranishëm asnjë përfaqësues i Gjykatës së Lartë. Gjykata Kushtetuese u përfaqësua (përmes një përgjigjeje të thatë) nga Kujtim Osmani, sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni, ndërsa nuk munguan gjatë gjithë seancës kryetarja Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Manjola Bejleri dhe Gerd Hoxha, sekretar i Unionit të Gjyqtarëve. Gjatë fjalës së saj Bejleri u shpreh se çështja e imunitetit të gjyqtarëve duhet parë në raport me rritjen e garancive për një pushtet gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm. Duke sqaruar se vendosja e imunitetit është parë vite më parë si një domosdoshmëri e kohës kur drejtësia shqiptare vinte direkt pas një sistemi totalitar, sot ajo shtoi se me konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe rritjen e garancive të pushtetit gjyqësor imuniteti gradualisht e ka humbur domosdoshmërinë e tij. Por Bejleri sugjeron se ai duhet të kufizohet dhe të hiqet gradualisht për të gjithë gjyqtarët e të gjitha niveleve. “Padyshim që ky kufizim mund të realizohet duke ndërmarrë iniciativat ligjore që tashmë na janë vënë përpara, që nisin me ndryshimet kushtetuese duke amenduar parashikime të tjera ligjore që pengojnë hetimin e gjyqtarëve për çështje që lidhen për një kategori të caktuar të procedimeve ndaj tyre. Ky është një qëndrim i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe më vjen mirë që sot të gjithë jeni të mendimit që imuniteti i gjyqtarëve duhet të kufizohet dhe jo të hiqet tërësisht...”, tha ajo. Bejleri shtoi se imuniteti duhet të kufizohet përsa i përket rasteve kur gjyqtari kryen ose kapet në flagrancë gjatë ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. “... Ndërhyrjet e duhura të Kushtetutës duhet të jenë të shoqëruara me një proces konsultimi të gjere dhe të planifikuar me kujdes, kjo është rruga më e mirë për të trajtuar çështjen e imunitetit, imuniteti është një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me secilin nga gjyqtarët...”, tha ajo. Për këtë arsye, ajo rekomandoi që të merret mendimi i të gjitha trupave gjyqësore, duke iu drejtuar të gjitha gjykatave të Republikës të Shqipërisë. “Kjo për faktin që kemi të bëjmë me ndryshime kushtetuese... Jam e mendimit se ndryshimet kushtetuese duhet të paraqiten si paketë së bashku me ndryshimet në Kodin Penal, të Procedurës Penale dhe Civile apo edhe

Manjola Bejleri

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Bejleri: “Padyshim që ky kufizim mund të realizohet duke ndërmarrë iniciativat ligjore që tashmë na janë vënë përpara, që nisin me ndryshimet kushtetuese, duke amenduar parashikime të tjera ligjore që pengojnë hetimin e gjyqtarëve për çështje që lidhen për një kategori të caktuar të procedimeve ndaj tyre. Ky është një qëndrim i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe më vjen mirë që sot të gjithë jeni të mendimit që imuniteti i gjyqtarëve duhet të kufizohet dhe jo të hiqet tërësisht...”

Unioni i Gjyqtarëve, Hoxha: “Nëse mendohet se është vendosur heqja për gjyqtarët duhet të ketë vetëm kufizim, jo se janë një kastë që duhet të kenë privilegje më shumë se të tjerët, por se ai cilësohet si nevojë për paanshmëri dhe përgjegjshmëri, është një garanci për gjyqtarët... KLD dhe trupa gjyqësore asnjëherë nuk ka qenë pengesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve. Mendoj se zbatimi në të ardhmen i imunitetit të kufizuar mund të parashikojë fillimin e ushtrimit të ndjekjes penale ndaj gjyqtarëve për vepra penale të korrupsionit, ushtrimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit... dhe vetëm në raste të tilla të përcaktuara në mënyrë specifike dhe të përcaktuara në mënyrë shteruese ndaj gjyqtarëve mund të fillojë pa pasur nevojë për autorizim paraprak nga organi kompetent një ndjekje penale.”

Ndryshimet kushtetuese duhet të paraqiten si paketë së bashku me ndryshimet në Kodin Penal, të Procedurës Penale dhe Civile ligje të tjera organike që rregullojnë procedurat e vendimmarrjes kolegjiale për heqjen e imunitetit”,- tha Bejleri, e cila herë pas here gjatë seancës është paragjykuar nga deputetë të PD-së se ajo po servirte paketën e PSsë. Ndërsa përfaqësuesi i Unionit të Gjyqtarëve, Hoxha, sugjeroi se për momentin duhet ndërmarrë vetëm kufizimi i imunitetit. “Nëse mendohet se është vendosur heqja për gjyqtarët duhet të ketë vetëm kufizim jo se janë një kastë që duhet të kenë privilegje më shumë se të tjerët, por se ai cilësohet si nevojë për paanshmëri dhe përgjegjshmëri, është një garanci për gjyqtarët... KLD dhe trupa gjyqësore asnjëherë nuk ka qenë pengesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve. Mendoj se zbatimi në të ardhmen i imunitetit të kufizuar mund të parashikojë fillimin e ushtrimit të ndjekjes penale ndaj gjyqtarëve për vepra penale të korrupsionit, ushtrimit të paligjshëm, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit dhe vetëm në raste të tilla të përcaktuara në mënyrë specifike dhe të përcaktuara në mënyrë shteruese ndaj gjyqtarëve mund të fillojë pa pasur nevojë për autorizim paraprak nga organi kompetent një ndjekje penale”, - tha Hoxha ndër të tjera. Ai kërkoi gjithashtu që Kushtetuta të ofrojë garanci të qarta mbi paprekshmërinë e personit, zyrës dhe banesës. N.Perndoj


4 7465 02

MAPO

13 qershor 2010 2011 e DIEL, 22 korrik www.gazetamapo.com www.mapo.al

politika

“Zgjedhja e një presidenti tërësisht të njëanshëm e ka bërë shumë të fortë bindjen tonë se drejtësia në Shqipëri mund të degradojë ende më keq”

Rama: Jo vetëm imunitetin, pushteti politik po mbyt drejtësinë Kryetari i PS-së, Edi Rama, përsërit qëndrimin se heqja e imuniteteve nuk do të votohet pa ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë. “Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa-copa, edhe në gusht, edhe në shtator, sikur po arnojmë me nge mëngët e një xhakete të Gabit” Lideri i opozitës, Edi Rama, ka përsëritur qëndrimin e tij për një ndryshim të plotë të Kushtetutës, pa u kufizuar vetëm te heq ja e imuniteteve. Në një deklaratë për mediat, mesditën e djeshme, Rama nuk ka shprehur asnjë rezervë për heq jen e imunitetit, por ka ngulmuar që ky akt të bëhet paralelisht me reformën kushtetuese për sistemin e drejtësisë. “Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën copa-copa, edhe në gusht, edhe në shtator, sikur po arnojmë me nge mëngët e një xhakete të Gabit”,-tha Rama, duke i bërë njëherazi thirrje mazhorancës të ndalë akuzat ndaj opozitës dhe t’i kthehet debatit serioz mes palëve, por edhe me njerëzit e drejtësisë dhe të shoqërisë civile. Kryetari i PS-së u ndal gjatë tek argumentet se pse heqja e imunitetit pa forcimin e institucioneve të drejtësisë nuk përmbush qëllimin kryesor, atë të lu f t ë s ku n d ë r ko r r up s i o n it . “Ndërhyrja në Kushtetutë për kufizimin e imunitetit nuk duhet të kufizohet vetëm te çështja e imunitetit. Sepse muri që mbron të korruptuarit sot në Shqipëri nuk është imuniteti kushtetues, po pushteti politik që ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë”,tha Rama, duke sjellë në vëmendje rastet gjyqësore të zyrtarëve, të cilët nuk janë ndëshkuar edhe pse u është hequr imuniteti. Duke e cilësuar imunitetin një pikënisje, por jo një pikëmbërritje, Rama shprehu bind-

Edi Rama gjatë konferencës së djeshme për shtyp

jen se drejtësia në Shqipëri mund të degradojë më keq, me zgjedhjen e njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm, kreut të ShISh-it apo gjyqtarëve të lartë dhe atyre kushtetues. “Zgjedhja e një presidenti tërësisht të njëanshëm e ka bërë shumë të fortë bindjen tonë se drejtësia në Shqipëri mund të degradojë ende më keq, për pasojë të zgjedhjeve të njëanshme të Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtorit të Shërbimit Informativ dhe gjyqtarëve të lartë dhe kushtetues”,-tha ai. Gjatë deklaratës së tij Rama komentoi edhe qëndrimin e mazhorancës, sipas së cilës opozita i druhet heq jes së imunitetit dhe se synon bllokimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Këngë e vjetër kjo e opozitës bllokuese, po shqiptarët dhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të asaj çka ne, Partia Socialiste, opozi-

ta parlamentare e Shqipërisë kemi bërë përgjatë një viti të tërë politik. Janë dëshmitarë të qasjes konstruktive dhe të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme, për të sjellë në gjendje normale draftet skandaloze të qeverisë për ligjet me 3/5 e për t’i votuar ato”,-tha Rama. Duke e quajtur një refren banal atë të qeverisë për “opozitën bllokuese”, ai shtoi se për hir të integrimit PS-ja ka bërë kompromise për të cilat ka paguar me vetëdije koston politike të ditës. “Korrupsion, krimi i organizuar, rrëmuja me pronat, degradimi i administratës publike e me radhë, janë çështje të integrimit, janë çështje që lidhen drejtpërdrejtë me prioritetet e Bashkimit Europian dhe janë çështje që rëndojnë ekskluzivisht mbi kurrizin e qeverisë, që nuk e mban dot barrën e çuarjes përpara të vendit në rrugën e integrimit në

“Korrupsion, krimi i organizuar, rrëmuja me pronat, degradimi i administratës publike e me radhë, janë çështje të integrimit, janë çështje që lidhen drejtpërdrejtë me prioritetet e Bashkimit Europian” Edi Rama

Braçe replikon me Majkon: Largimi i Berishës nuk është bast Deputeti i PS-së shkruan në profilin e tij në Facebook se largimi i Berishës nga pushteti është interes kombëtar dhe jo bast i kurrkujt Deputeti socialist Erjon Braçe ka replikuar në distancë me Pandeli Majkon, pas një interviste që ky i fundit ka dhënë për një media kosovare. Duke iu referuar shprehjes së Majkos se “largimi i Sali Berishës është basti i madh i Edi Ramës”, Braçe duket se nuk ndan të njëjtin qëndrim me kolegun e tij në PS. Në faqen e tij në Facebook Braçe shkruan fillimisht se “Largimi i Sali Berishës nga shteti nuk është ‘bast’, por interes kombëtar.” Ai ka shtuar më tej se ky aksion politik nuk mund të jetë bast i kurrkujt, përveçse një interes kombëtar, në kushtet ku, sipas Braçes, Sali Berisha po shet atdheun. “Jam munduar gjatë këtyre muajve të fundit t’u

Erion Braçe

dëshmoj me prova e fakte se Sali Berisha po shet atdheun. Për shkak të korrupsionit, po e po. Por edhe duke cenuar rëndë interesat kombëtare ndër shqiptarë. Ato janë të shenjta. Po të kujtoj se janë ndërtuar me mund e gjak në çdo vit të 100 viteve të shtetit tonë. Për to nuk vihet “bast” - shkruan më tej Braçe. Në profilin e tij në Facebook, Braçe ka pohuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, por jo si produkt i një basti, por si nevojë e çdo shqiptari për një të ardhme tjetër. “Për këtë arsye, largimi i Sali Berishës nga shteti është interes kombëtar; siç ishte interes kombëtar largimi i Zogut-dy herë; largimi i pushtuesve fashiste, nazistë më pas; largimi i diktaturës më pas! Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Ndryshimi nuk vjen si produkt i një ‘basti’, por si nevojë e çdo shqiptari për një të ardhme tjetër, të ndryshme shumë nga e tashmja që po i lë edhe pa atdhe,” - përfundon reagimin e tij për intervistën e Majkos, deputeti Braçe.

BE”-shtoi ai. Duke pohuar se problemi i Shqipërisë nuk janë sipërmarrësit, deputetë të opozitës, por kryeministri dhe ministrat, sipërmarrës në pushtet, Rama shprehu edhe njëherë fort qëndrimin se Partia Socialiste është gati të votojë heqjen e imunitetit, por jo përmes arnimeve kushtetuese. E në këtë drejtim ai i ka kërkuar qeverisë të ndryshojë qëndrim për ndërhyrjet në Kushtetutë, t’i japë fund klimës që, sipas Ramës, është e mbushur me akuza e shpifje ndaj opozitës dhe t’i rikthehet debatit serioz, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të mbyllen në muajin shtator. “Ne jemi këtu dhe jemi gati, për t’i dhënë Kushtetutës atë vullnet dhe vëmendje që ajo ka nevojë, por jo për t’i vënë një arnë. Ne duam një reformë kushtetuese në vazhdën e përpjekjes sonë për një Rilindje Shqiptare”,-përfundoi ai.

Shkodër

Oketa në Shkodër: Kodi u hartua për liderët partiakë “Reforma zgjedhore u hartua për liderët partiakë dhe jo për shqiptarët”. Kështu pohoi kreu i grupit nismëtar të FRD, Gazmend Oketa, gjatë çeljes së degës së kësaj partie në Shkodër. “Edhe këtë radhë, Kodi nuk u takoi dot shqiptarëve. Ai u arnua për të kënaqur liderët e PD dhe PS dhe jo për të vlerësuar qytetarin shqiptar. Këtë herë, si çdo herë tjetër këto vitet e fundit, ne pamë sesi kundërshtarët politikë arritën konsensusin në momentin e fundit vetëm për interesat e tyre dhe jo për interesat e vendit,” theksoi Oketa. Ai ka theksuar gjithashtu se lufta ndaj korrupsionit është një nga sfidat e programit të Frymës së Re Demokratike, duke theksuar do të jetë konsekuente në zbatimin e programit të saj politik dhe se do punojë fort për të përkthyer objektivat politikë në rezultate konkrete dhe të prekshme për qytetarët.


e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

kronikë

MAPO

5

Pika 3 e VKM që kundërshtohet nga zviceranët Në pikën tre të vendimit nr.318 datë 16 maj 2012, Këshilli i Ministrave thotë se vlefshmëria e lejes së ndërtimit nr.766, datë 22.12.1998 të Bashkisë së Tiranës të zgjatet edhe për dy vjet, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, si dhe të garantohet

kryerja e pandërprerë e punimeve të ndërtimit gjatë kësaj periudhe. Por kjo pikë e vendimit kundërshtohet në gjykatë nga ambasada zvicerane, e cila kërkon anulimin e saj si absolutisht të pavlefshëm, si dhe pezullimin e këtij vendimi deri në

përfundimin e procesit gjyqësor që pritet të nisë në Gjykatën e Tiranës. Me këtë padi, ambasada zvicerane synon të pengojë ndërtimin e godinës ngjitur me këtë seli diplomatike, pasi, sipas saj, nuk respekton distancën e duhur për arsye sigurie.

Konflikti për pronën, Ambasada e Zvicrës padit qeverinë në gjykatë Problemet me pronat në Shqipëri përfshijnë edhe selinë diplomatike zvicerane. Kundërshton prej vitesh ndërtimin e një pallati pranë godinës së saj dhe padit Këshillin e Ministrave se po zbaton vendimin e Gjykatës së Strasburgut Leonard Bakillari

Tiranë Ambasada Zvicerane në Ti-

ranë duket se ka tensionuar marrëdhëniet diplomatike me qeverinë shqiptare, duke e paditur atë në gjykatë. Mosmarrëveshja ka lidhje me një vendim të Gjykatës së Strasburgut për një çështje prone, e kthyer më pas në VKM nga qeveria shqiptare, çka kundërshtohet nga ambasada e Zvicrës në Tiranë. Në padinë e regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 18 korrik, ambasada e Zvicrës kërkon ndryshimin e VKM-së nr.318 datë 16 maj 2012 “Për ekzekutimin e vendimit të gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për çështjen Mullai dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Ambasada kërkon anulimin e pikës 3 të këtij vendimi si absolutisht të pavlefshëm, pasi bie në kundërshtim me interesat e saj dhe caktimin e një tjetër mënyre dëmshpërblimi ndaj familjes Mullai, e cila ka fituar gjyqin në Strasburg. Zanafilla e këtij konflikti nis në vitin 1994, kur familja Mullai fiton të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe toke rreth 1 mijë e 100 m e t ë r k at r o r ë n ë q e n d ë r t ë kryeqytetit, pranë ambasadës së Zvicrës. Konform ligjeve në fuqi, familja Mullai arrin të sigurojë një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës, duke lidhur një kontratë me një kompani ndërtimi për zhvillimin e këtij trualli. Për këtë arsye është shembur një vilë 3-katëshe, që ndodhej mbi këtë pronë, e cila më parë

Padia e ambasadës zvicerane

kishte shërbyer edhe si seli për ambasadën Libaneze në Tiranë. Por këtu ka nisur edhe kalvari gjyqësor, pasi organet përkatëse kanë kërkuar pezullimin e punimeve, duke e cilësuar të jashtëligjshme lejen e ndërtimit, pasi ishte dhënë në bazë të një plani urbanistik të shfuqizuar. Procesi ka kaluar në të gjitha gjykatat, derisa Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë lejen e ndërtimit të pavlefshme, ndërsa Inspektoriati i Ndërtimit ka urdhëruar pezullimin e punimeve, madje deri në shembjen e ndërtimit të kryer deri në atë periudhë kohore. Kjo leje ndërtimi është kundërshtuar edhe nga ambasada zvicerane, godina e të cilës ndodhet në kufi me

pronën e familjes Mullai. Për këtë arsye, ambasada ka bërë padi në Gjykatë dhe pas një beteje të tërë gjyqësore, Apeli ka arritur në përfundimin se leja e ndërtimit është e rregullt dhe për këtë arsye ndërtimi në pronën e familjes Mullai duhet të vazhdojë. Kundër këtij vendimi, ambasada është ankuar në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është shprehur për ligjshmërinë e lejes së ndërtimit, duke i dhënë formë të prerë vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e cilësoi të rregullt këtë leje të lëshuar nga Bashkia e Tiranës. Por pavarësisht këtij vendimi, punimet nuk kanë rifilluar. Madje, Inspektoriati i Ndërtimit ka urdhëruar shembjen e ndërtimeve të

1100 m

2

Tokë në kufi me ambasadën zvicerane në Tiranë është bërë objekt i konflikteve shumëvjeçare. Selia diplomatike kërkon që të mos ndërtohet një godinë ngjitur me të dhe për këtë shkak ka paditur qeverinë shqiptare.

34

Mijë euro dëmshpërblim i ka caktuar Gjykata e Strasburgut familjarëve Mullai dhe kompanisë së ndërtimit për dëmin e shkaktuar nga pezullimi i lejes për ndërtimin e godinës. Por ambasada zvicerane kërkon në gjykatë që kjo godinë të mos ndërtohet.

kryera asokohe. Moszbatimi i vendimit të Gjykatës ka detyruar f amiljen Mullai t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, e cila pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur për disa vite, i ka dhënë të drejtë pronarëve të tokës, duke detyruar qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë me 15 mijë euro pronarët e tokës dhe në shumën e 19 mijë eurove kompaninë që duhet të kryente ndërtimin. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Strasburgut, qeveria shqiptare ka nxjerrë një VKM ku urdhëron Ministrinë e Financave të dëmshpërblejë pronarët e tokës dhe rinovim të lejes për kompaninë ndërtuese, edhe për dy vite nga hyrja në fuqi e vendimit të gjykatës.

Vritet pas një sherri në lokal 28-vjeçari në Tiranë Remzi Çollaku është konfliktuar me moshatarin e tij Lorenc Zaimi, për motive banale. Ky i fundit e ka shtyrë, ndërsa përplasja me asfaltin i ka marrë jetën Tiranë Një konflikt banal mes dy të rinjve në zonën e Sanatoriumit, në kryeqytet, ka përfunduar me një të vdekur dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Pasditen e djeshme ka humbur jetën, si pasojë e rënies me kokë në asfalt, 28-vjeçari Remzi Çollaku, banues në Sauk, pranë zonës së quajtur “Sanatoriumi”, në periferi të kryeqytetit. Si autor të vrasjes, policia arrestoi rreth mbrëmjes së djeshme moshatarin e tij Lorenc Zaimin, banues në lagjen Shkozë të Tiranës. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një lokal pranë shtëpisë së viktimës në Sauk. Autori i dyshuar i ngjarjes dhe vikti-

ma, pak momente para krimit kanë qenë në të njëjtin lokal ku kanë debatuar mes tyre për motive banale. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes treguan se dy të rinjtë pak momente para vrasjes kishin debatuar mes tyre për motive banale, pasi 28-vjeçari Lorenc Zaimi nuk ishte banor i zonës. Sipas dëshmitarëve, ai vinte shpesh në lagje, pasi aty banonte daja i tij, i cili ka thënë për policinë se nipi nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me viktimën Remzi Çollaku. Dëshmitarët pohuan se pas debatit Lorenc Zaimi ka dalë nga lokali, ka hipur në automjetin e tij dhe ka nisur të bëjë disa xhiro në lagje. Sapo ka parë Remzi Çollakun të dalë nga lokali, ai ka ndaluar automjetin dhe ka nisur të debatojë sërish me të. Dy të rinjtë janë konfliktuar edhe fizikisht mes tyre, konflikt i cili ka vazhduar për disa minuta, duke u zhvendosur pranë banesës së viktimës. Në këtë moment, autori i dyshuar i vrasjes e ka shtyrë viktimën Remzi Çollaku, ndërsa ky i fundit

është përplasur me asfaltin, duke i shkaktuar edhe plagën vdekjeprurëse në kokë. Menjëherë, i dëmtuari është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë. Autori i dyshuar i vrasjes është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke u strehuar në banesën e vjehrrit të tij, ku është arrestuar nga policia disa minuta pas krimit. Policia ka shoqëruar dajën e të arrestuarit, si dhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë pohuar se konflikti mes dy të rinjve ka nisur për motive banale në lokalin e lagjes. Por nga hetimet e para dyshohet se i përfshirë në vrasje mund të jetë edhe një tjetër person, i cili ka ndihmuar autorin e dyshuar. Emri i bashkëpunëtorit nuk është bërë i ditur nga policia, e cila konfirmoi se ai është identifikuar dhe tashmë është shpallur në kërkim. Ndaj autorit të dyshuar, 28-vjeçarit Lorenc Zaimi, është marrë masa e arrestit në flagrancë për akuzën e vrasjes me dashje. L. Bakillari

Viktima Remzi Çollaku


6

MAPO

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

rrethe

Hetim furnizuesve me pleh të lazaratasve Policia e Gjirokastrës bllokon dhe procedon penalisht disa furnizues me pleh dhe ujë për kultivimin e parcelave me kanabis në Lazarat, si dhe punëtorë të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike. Sipas policisë, gjatë orëve të

para të mëngjesit të së shtunës policia e Gjirokastrës, e mbështetur nga “Delta Force”, në vendin e quajtur Kordhocë, në hyrje të fshatit Lazarat kanë  bërë bllokimin e  5 automjeteve  të vogla,  të cilat kishin

ngarkuar  mbi zgara cisterna plastike dhe transportonin ujë për të kultivuar kanabis në këtë fshat. Ato janë shoqëruar nga policia, së bashku me dy kamionë me pleh në pikën e bllokimit në Dragot.

Gjirokastër

Trafiku nga kufiri, kapen 324 kg hashash në Janinë

Nisen për të vjedhur në shtëpinë e policit, e plagosin me dy plumba Polici i komunës së Dajçit, Ëngjëll Marku, është qëlluar me dy plumba në këmbë, në orën 3 të mëngjesit. Dëshmia për kolegët: Më thirrën, por nuk ua njoha zërin. Nuk kam konflikte për punën Lezhë Shkojnë për të vjedhur në shtëpinë e policit, e plagosin me plumba në këmbë. Grabitja është pista kryesore e hetimit për plagosjen e policit të komunës Dajç, Ëngjëll Marku, i sulmuar me armë në shtëpinë e tij në orën 03.00 të mëngjesit të djeshëm. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se polici është qëlluar në befasi, në momentin që ka dalë në derën e shtëpisë për të parë ç’po ndodhte. Vetë i plagosuri, i cili po kurohet në

spitalin ushtarak ka pohuar për kolegët e tij se është zgjuar nga zhurmat që ka dëgjuar në oborr dhe sapo ka dalë në derën e shtëpisë, është qëlluar. “Kur më panë në hyrjen e shtëpisë më thërritën. Pa kthyer mirë kokën, ndjeva plumbat që më shpuan këmbën”,-ka thënë Marku në dëshminë e tij. Ai ka shtuar se nuk e kishte njohur zërin e grabitësit, ndërsa ka hedhur poshtë dyshimet se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si punonjës policie në komunën e Dajçit. Policia ka shoqëruar 7 persona për t’i marrë në pyetje, ndërsa kanë hedhur poshtë versionin e detyrës, për shkak se 43-vjeccari Marku sapo ishte rikthyer si efektiv në policinë e shtetit. Nga hetimet e kryera për ngjarjen, Engjëll Marku nga fshati Dajç ka qenë në banesë së bashku me familjarët e tij, duke fje-

tur, në momentin grabitësit i janë afruar oborrit të shtëpisë. Në këto momente Marku ka dalë në oborr dhe është qëlluar me dy plumba në këmbën e djathtë. Pas plagosjes, Marku ka mbetur i shtrirë në oborr,

Kanë qenë familjarët e policit ata që lajmëruan kolegët e tij, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Lezhës

ndërsa hajdutët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga banesa, duke përfituar nga errësira. Kanë qenë familjarët e policit ata që lajmëruan kolegët e tij, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në drejtim të spitalit të Lezhës. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është nisur në drejtim të Tiranës, për kurim më të specializuar në spitalin ushtarak. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, por vetëm dy prej tyre kanë plagosur policin e Dajçit. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve, të cilët nisën hetimet për gjetjen dhe identifikimin e autorëve të këtij krimi. Nga verifikimet e kryera deri pasditen e djeshme, dyshohet se autorët e plagosjes kanë pasur si qëllim grabitjen e shtëpisë së Markut në fshatin Dajç të Lezhës.

Atentat të burgosurit me leje, plagoset dhe i biri Albert Qamo, i liruar me leje nga burgu i Peqinit dhe djali i tij 19-vjeçar janë qëlluar me kallashnikov nga një makinë që i ndiqte. Janë jashtë rrezikut për jetën Durrës Një i liruar me leje nga burgu dhe djali i tij janë plagosur në një atentat, duke u gdhirë e shtuna në Durrës. Policia bën të ditur se pak minuta pas mesnatës, në aksin rrugor Durrës-ura e Dajlanit, pranë një karburantit  janë plagosur babë e bir, të cilët po udhëtonin së bashku në një makinë. Albert Qamo, 48 vjeç dhe Ramo Qamo, 19 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në banesën e  tyre, ndërsa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tyre me kallashnikov, duke u shkaktuar plagë që për fat të mirë nuk u kanë rrezikuar jetën. Mësohet se atentati ka ardhur nga një mjet i cili u ishte vënë në ndjekje dy personave të plagosur, që në dalje të qytetit bregdetar. Atentatorët ka-

Vendi ku ndodhi ngjarja

në pritur momentin për të hyrë në zonën periferike, dhe kanë hapur zjarr në drejtim të objektivit të tyre. Policia bën të ditur se personat u qëlluan me armë zjarri të tipit kallashnikov nga një makinë që po i ndiqte gjatë kohës që ata po udhëtonin me makinën me targa AP 629 EC. Dy të plagosurit u dërguan

menjëherë në spitalin e Durrësit, ku, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Albert Qamo ka marrë një plumb në  dorën e  majtë, ndërsa i biri ka marrë 2 plumba në trup, pa rrezik për jetën. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 48-vjeçari, i cili ra pre e një atentati njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë dhe lidhur me këtë vuante dënimin në burgun e Peqinit dhe kishte ardhur me leje pranë familjes së tij. Të njëjta burime saktësojnë se 48-vjeçari është dënuar për vjedhje me dhunë dhe për trafik lëndësh narkotike dhe kjo është dhe pista kryesore në të cilën po hetohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sipas grupit hetimor, pista kryesore ku janë shtrirë hetimet  është ajo e larjes së hesapeve  brenda rrjetit të trafikut ku ka qenë pjesëtar në të shkuarën dhe 48-vjeçari, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë konflikti të çastit. Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Elitjona Doko

Një bashkëpunim i antidrogës së Gjirokastrës me policinë e Janinës ka sekuestruar në territorin grek të 324 kilogramë marijuanë si dhe ka çuar në pranga dy persona nga Shqipëria, të dyshuar si trafikantë  të kësaj ngarkese. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër, policia e Janinës është informuar nga homologët shqiptarë mbi skemën e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike në kufirin shqiptaro-grek, me bazë në territorin e shtetit fqinj. Mbështetur mbi provat e mbledhura nga kolegët shqiptarë, policia e Janinës ka inicuar një operacion antidrogë në zonën kufitare, disa kilometra larg vijës së kufirit me Shqipërinë. Fillimisht në zonën kufitare midis Gjirokastrës dhe Janinës, në vendin e quajtur Kuklis, policia greke ka ndaluar një automjet i drejtuar nga një 27-vjeçar shqiptar, brenda së cilës është gjetur sasia e madhe e drogës. Policia e Janinës zbuloi fillimisht 141 pako me lëndë narkotike në të cilat ishte ambalazhuar në  total 151 kg e 235 gramë marijuana. Pas sekuestrimit të ngarkesës me lëndë narkotike dhe shoqërimit të shoferit shqiptar dhe nisjes së hetimeve policia e Janinës zbuloi se ngarkesa me marijuanë ishte marrë në një zonë të pyllëzuar pranë kufirit me Shqipërinë, ku dhe ishte fshehur përpara disa ditësh. Pas kontrollit të këtij vendi, policia greke zbuloi të fshehura mes pemëve dhe shkurreve edhe  99 pako të tjera me lëndë narkotike, në të cilat ishte ambalazhuar në total një ngarkesë prej  173 kg e 585 gramë marijuanë. Në vijim të hetimeve policia e Janinës identifikoi edhe një shqiptar tjetër të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë rast të trafikimit të ngarkesës me lëndë narkotike. Sipas burimeve policore në Gjirokastër, i dyshuari, një 26-vjeçar nga Shqipëria, u ndalua nga policia e Janinës pranë aeroportit të këtij qyteti, ndërsa në momentin e ndalimit atij iu gjet edhe një shumë prej 3 100 eurosh. B. Shehu

Konfliktet, dy të plagosur në Kurbin Laç Një 22-vjeçar qëllohet me pistoletë në shëtitoren e Laçit, mbetet i plagosur. Spartak Rica është qëlluar në orët e vona të së premtes nga dy persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Edhe pse i plagosur, i riu ka mundur të ecë deri në një pikë karburanti, ku edhe ka kërkuar ndihmë. Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi është njoftuar nga spitali. Janë marrë në pyetje disa persona, që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen, por autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Në Kurbin, një tjetër plagosje ka marrë vëmendjen e policisë. Në lagjen Drita të Mamurrasit është qëlluar me pistoletë Ani Lodhima, 20 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbën e majtë. Pas hetimeve të para dhe dëshmisë së të plagosurit, mësohet se është bërë i mundur identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri ka pohuar në polici se është qëlluar nga një moshatar, pas një grindjeje të çastit.


e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

7

Tatimet, ja pagat minimale për pagesat e sigurimeve Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një udhëzim të posaçëm këto ditë për të sqaruar tarifat e reja të kontributeve të detyrueshme. Duke filluar nga data 1 korrik 2012 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të

sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 18 295 lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 91 475 lekë. Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen në bazë të Kodit të Punës, i ndryshuar, paga minimale mujore, për

llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, të miratuar në

mbledhjen e Qeverisë është 21.000 lekë. Ndërsa për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.7.2012 e në vazhdim, të jetë 2 250 lekë.

Qeveria rrit sigurimet shoqërore, tarifat e reja sipas kategorive Të vetëpunësuarit

Këshilli i Ministrave në një vendim të posaçëm ka miratuar tarifat e reja minimale të sigurimeve shoqërore. Rritja llogaritet 3-4 për qind. Ja sa do të paguhet nga 1 korriku i këtij viti e në vijim

Ishte Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, ishte 7 për qind e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 228 lekë. U bë Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e papaguar të familjes që jetojnë e punojnë me të vetëpunësuarin, do të jetë 7% e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 280 lekë.

Blerina Hoxha

Qeveria ka rritur minimumin e sigurimit të detyrueshëm shoqëror me 3-4 për qind për të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit, duke publikuar edhe vlerat neto që do të paguhen nga ky muaj e në vijim. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1 korrik 2012 e në vazhdim, do të jetë jo më pak se 18 295 lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 91 475 lekë. Ndërsa shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1 i këtij muaji e në vazhdim, do të jetë 5 104 lekë nga 4 693 lekë që ishte aktualisht. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e papaguar të familjes që jetojnë e punojnë me të vetëpunësuarin, të jetë 7 për qind e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 280 lekë. Për personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi ambulant, nga data 1 korrik e në vazhdim të deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 2 250 lekë. Për të vetëpunësuarit në bujqësi masa e kontributit do të jetë 27 00 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 20 400 l e k ë . Nd ë r s a , ko nt r ib u t i i detyr ueshëm për sigurimet shoqërore, për personat që punojnë si punëtorë shtëpie do të jetë 2 250 lekë në muaj. Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon Institutin e Sigurimeve Shoqërore të furnizojë punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit me libreza të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Më pas, punëdhënësi pajis të punësuarit e tij me librezën e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe i plotëson ato çdo muaj, në datën e pagesës së pagës mujore. P ë r t ë ve t ë p u n ë su a r it d h e pjesëtarët e familjes të patrajtuar me pagë si dhe për punëmarrësit e punësuar tek i vetëpunësuari që ka statusin “i vetëpunësuar me punëmarrës”, libreza e kontributeve plotësohet dhe vërtetohet nga strukturat lokale të autorizuara të institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në ortakëri

Ishte I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë paguan aktualisht kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind sigurim shoqëror dhe 7 për qind sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 17 540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekësh, të barabartë me 5 262 lekë në muaj. U bë 6. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1 korrik 2012 e në vazhdim paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30% (23% sigurim shoqëror dhe 7% sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej 18 295 lekësh, të barabartë me 5 488 lekë në muaj.

Ambulantët

Ishte Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi ambulante aktualisht paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 1 800 lekë. U bë 9. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbimi ambulante nga data 1.7.2012 e në vazhdim të deklarojnë dhe paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 2 250 lekë.

Nga mbledhja e Qeverisë

Pronarët mbi 16 vjeç

Vlerat dhe përqindjet e reja të sigurimeve minimale 1-Kontributi minimal mujor sipas degëve të sigurimit në % dhe në lekë Ishte

U bë

 Dega e sigurimit të sëmundjeve 0.3 % - 55 lekë 52 lekë  Dega e sigurimit të barrëlindjeve 1.4%- 256 lekë 246 lekë  Dega e sigurimit të pensioneve 21.6%- 3 952 lekë 790 lekë  Dega e sigurimit të aksidenteve

dhe sëmundjeve profesionale 0.3 %- 55 lekë  Dega e sigurimit të papunësisë 0.9%- 165 lekë  Sigurimet shëndetësore 3.4 %- 622 lekë Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të vjetërsisë në punë, për të përfituar pension të pjesshëm sipas dispozitave mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension. Të vetëpunësuarit në bujqësi paguajnë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, për vitin 2012 e në vazhdim, pavarësisht se mund të jenë të pasiguruar për vitet pararendëse. Periudhat për të cilat nuk janë paguar kontributet nuk njihen periudha sigurimi. Vendimi përcakton se të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët

52 lekë 158 lekë 596 lekë

nuk i kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për periudha të kaluara, por që i kanë patur kushtet për t’u siguruar si të vetëpunësuar në bujqësi, pavarësisht vendbanimit aktual, mund t’i paguajnë kontributet me kuotat e vitit përkatës së bashku me kamatëvonesat e llogaritura. Ndërsa në tremujorin pasardhës të vetëpunësuarit, pjesëtarët e papaguar të familjes, punëmarrësit e punësuar tek i vetëpunësuari që ka statusin “i vetëpunësuar me punëmarrës”, të vetëpunësuarit në veprimtari ambulante dhe të vetëpunësuarit në bujqësi, vlerësohen të siguruar, nëse i kanë paguar kontributet e tremujorit pararendës brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Ishte Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor, 7 për qind të pagës minimale prej 17 540 lekë në muaj. U bë Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.7.2012 e në vazhdim, të paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 18 295 lekësh.

Fermerët

Ishte Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut vjetor, për sigurimet shoqërore, në masën 21 600 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve që banojnë në rrethet: Buiqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 14 040 lekë. U bë Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.7.2012 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 27 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 20 400 lekë.

Punëtorët e shtëpisë

Ishte Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat që punojnë si punëtorë shtëpie ishte 1 800 lekë në muaj. U bë Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.7.2012 e në vazhdim të jetë 2 250 lekë në muaj.


9

e shtunë, 21 korrik 2011 www.mapo.al

Lamtumira

MAPO

9

Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja, 4 km larg Lodevit në një zonë të pyllëzuar pranë një lumi. Të mërkurën në mëngjes poeti i është përgjigjur një telefonate

Një nga organizatorët e Festivalit kishte tentuar të komunikonte me të të mërkurën në mëngjes. Sipas TV5, komunikimi mes tyre kish qenë shumë i vështirë, sepse poeti nuk fliste as frëngjisht dhe as anglisht.

Kërkimeve të xhandarmërisë franceze për të gjetur poetin e zhdukur që nga e marta në mbrëmje i është bashkuar edhe i biri i Petrit Podrimja

Aida Tuci

T

rupi i poetit kosovar Ali Podrimja është gjetur i pajetë dje rreth orës 14.30 në afërsi të qytetit Lodev në Francë ku ai kishte shkuar për të marrë pjesë në festivalin e poezisë “Zëri i Mesdheut” që zhvillohej në Lodev. Agjencitë e lajmeve franceze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i poetit 70-vjeçar nga Kosova është gjendur në një zonë (Hérault) të pyllëzuar që gjendet 4 kilometra larg qytetit Lodev. Sipas prefekturës së Hérault, trupi u gjet i shtrirë pranë një lumi dhe nuk ka gjurmë dhune. Por për të sqaruar rrethanat e vdekjes së poetit të hënën do të kryhet autopsia. Organizatorët e Festivalit dhanë dje një deklaratë për shtyp, ku lajmëruan dhe gjetjen e trupit të pajetë të Poetit. “Festivali sapo është informuar nga policia se është gjetur këtë pasdite në një zonë të pyllëzuar rreth 4 km larg Lodev-it trupi i pajetë i poetit kosovar Ali Podrimja. Ai ka qenë prezent në ditën e parë të çeljes së Festivalit, ku dhe ka lexuar disa nga poezitë e tij. Të martën në mbrëmje është lajmëruar policia për zhdukjen e tij dhe pas kaq ditë kërkimesh trupi i pajetë është gjetur vetëm dje pasdite rreth orës 14.30”- thuhet në deklaratën e lëshuar nga organizatorët e festivalit, të cilët theksojnë se Ali Podrimja është konsideruar një nga figurat më të veçanta të poezisë bashkëkohor shqiptare”. I biri Petriti nga Holanda në kërkim të babait

Kërkimeve të xhandarmërisë franceze për të gjetur poetin e zhdukur që nga e marta në mbrëmje i është bashkuar edhe i biri i Petrit Podrimja. Ai jeton në Amsterdam dhe ka udhëtuar drejt Lodevit të enjten. Sipas burimeve pranë familjes Podrimja, ka qenë Petriti ai që ka lajmëruar nënën e tij Fitorja

Telefonata e fundit e Ali Podrimjes për gjetjen e trupit të pajetë të njeriut të tyre më të dashur por pa dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes. Për tri ditë me radhë Ambasada e Kosovës në Paris dhe xhandarmëria franceze janë vënë në lëvizje për gjetjen e poetit, që rezultonte i zhdukur që prej ditës së martë në mbrëmje. Poetja kosovare, njeriu i fundit që ka takuar Podrimjen

Kërkimet e policisë për gjetjen e poetit Ali Podrimja kanë filluar të mërkurën (datë 18 korrik), ndërkohë që familjarët janë njoftuar për mungesën e tij që të martën në mbrëmje nga poetja Ilire Zajmi Rugova, e cila ka qenë e ftuar edhe ajo bashkë me Podrimjen në Festivalin e poezisë “Zëri i Mesdheut”. Të dy kanë udhëtuar nga Kosova për në Lodev dhe kanë qenë po bashkë pasditen e së martës ku Podrimja ka lexuar disa nga poezitë e tij

në Festivalin e poezisë. Të martën vonë ajo ka vënë re mungesën e tij në mbrëmjen poetike që po zhvillohej dhe ka lajmëruar familjarët e poetit Podrimja. Ilire Zajmi Rugova ka qenë personi i fundit që ka parë poetin së gjalli, bashkë me profesorin e Universitetit të “Saint Etienne”, Aleksandër Zoto, përkthyes i poezisë shqipe në gjuhën frënge, sidomos i poezisë së Ali Podrimjes. As ky i fundit nuk ka dhënë asnjë sqarim për rrethanat në të cilat u gjend trupi i pajetë i poetit kosovar. Podrimja iu përgjigj një telefonate të mërkurën në mëngjes

Një nga organizatorët e Festivalit kishte tentuar të komunikonte me të të mërkurën në mëngjes. Sipas TV5, komunikimi mes tyre kish qenë shumë i vështirë, sepse poeti nuk fliste as frëngjisht dhe as anglisht.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme Rilindja, në rubrikën e kulturës. Më 1976 kalon në Edicionin e Botimeve “Rilindja”, ku drejton bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i PEN-it shqiptar, ai në vitin 1996 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i saj. Me shkrime filloi të merret që në shkollën e mesme. Poezinë e parë e kishte botuar në revistën “Jeta e re” në vitin 1957. Autor i shumë librave me poezi, ai njihej edhe për shkrimin e eseve dhe tregimeve që e kishin bërë fitues të shumë çmimeve të ndryshme letrare.

Mesazhe ngushëllimi për humbjen e poetit Autoritetet shtetërore franceze i kanë përcjellë ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të poetit kosovar Ali Podrimja, në Francë. I tronditur nga kjo humbje e madhe, ministri Hoxhaj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit Podrimja, komunitetit të poetëve,

shkrimtarëve e artistëve si dhe mbarë popullit të Kosovës. “Humbja e poetit Ali Podrimja është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e panumërt të tij, por një humbje e jashtëzakonshme edhe për kulturën dhe artin kosovar, shqiptar e më gjerë. Kujtimi i poetit Ali Podrimja do të jetë

gjithnjë i gjallë në mesin tonë dhe do të shërbejë si figurë motivimi për brezat e ardhshëm të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ministrit Hoxhaj. Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ngushëlloi familjen Podrimja, komunitetin letrar në Kosovë dhe gjithë popullin e Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj


OpEd

10

MAPO

E shtunë, 22 korrik 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

Të gjitha fjalët nga përdorimi i tepruar e kanë humbur tehun.

Bujar Kapexhiu Nga

Të gjithë librat e mirë kanë një gjë të përbashkët-ata janë më të njëmendtë se po të kishin ndodhur vërtet. Mund t’i shkatërrosh kundërshtarët. Por nëse e bën këtë padrejtësisht ia nënshtron edhe veten një mundësie të tillë. Ernest Hemingway

Kolaterali, zgjidhja e vetme e problemeve të kredisë në sistemin bankar?

V

azhdimisht media e shkruar është shqetësuar për problemet që mund t’i vinë ekonomisë sonë si rezultat i kredive me probleme. Aq më tepër të mos harrojmë se kjo krizë që ka filluar që më 1997-1998, është krizë që e ka burimin te “subprime mortgage meltdown” (Kriza financiare apo globale? Civici A. f.22). Dhe një nga problemet e ngritura është çështja e kolateralit. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë duhet të fillojnë procedurat e ekzekutimit të kolateralit, gjë e cila do të ndihmonte që të ulej pesha që zënë kreditë me probleme në tepricën totale të kredive. Aktualisht, nga 18.76% që ishte ky raport në dhjetor të vitit 2011, sot ka arritur në 20.57%, (Banka e Shqipërisë, Prill 2012) që është një nivel relativisht i lartë. Parimisht kjo është e saktë, sepse ekzekutimi i kolateraleve do të thoshte shlyerje e një pjese të detyrimeve të klientëve ndaj bankës, gjë e cila do të ndihmonte në uljen e këtij raporti. Megjithatë do të thoshim që kjo nuk është kaq e thjeshtë, dhe njëkohësisht prej saj lindin një sërë problemesh të tjera për sistemin tonë bankar. Cilat janë ato? Së pari, jo të gjitha kreditë janë të siguruara me kolateral, që është pasuri e patundshme, shtëpi, ndërtesë, apo dhe tokë. Një pjesë e kredive, siç janë kreditë konsumatore, apo overdraftet (në nivelin e dy apo tri pagave mujore, e ndryshme kjo sipas bankave) nuk janë të detyruara që klienti të ketë vënë një garanci në bankë. Në këtë rast, kolaterali nuk ka asnjë ndikim në minimizimin e nivelit të këtyre kredive të dhëna nga sistemi. Të mos harrojmë se në kushtet e krizës ekonomike, që këtë vit ne po e pranojmë se ajo ka filluar të ndihet në ekonominë tonë, duke rënë në mënyrë të ndjeshme rritja e GDP (Prodhimi i brendshëm bruto), vështirësitë e individëve po rriten në mënyrë të ndjeshme. Rritja e numrit të të papunëve, fenomen i pranuar nga INSTAT-i, do të thotë që një pjesë e mirë e personave që kanë marrë overdrafte në banka mbi bazën e pagës që ata kanë marrë, duke humbur vendin e punës, nuk kanë më mundësi kthimi të tyre. Kjo do të jetë humbje e pastër për bankën, sepse ajo nuk ka pasur mjet tjetër për t’i mbrojtur këto kredi veç pagave që ato kanë marrë, apo kreditë konsumatore, që përsëri janë kredi të pagarantuara. Ana tjetër, duke qenë se këto kredi kanë dhe rrezikun më të lartë për bankat, normat e interesit të aplikuara për to, që variojnë nga 16-22% e më shumë sipas bankave, ndikojnë që kë-

koment Anilda Bozdo

Edhe për kreditë që janë të garantuara me kolateral, bankat nuk duhet të nxiten në mënyrë të njëanshme në ekzekutimin e tyre, sepse kjo do të çonte në falimentimin e firmave dhe kjo do të jetë bumerang për vetë bankat. Një ekonomi e dobët nuk mund të prodhojë portofol të shëndoshë të kredive. Nga ana tjetër mund të jetë burim i abuzimeve që mund të ndodhin. Edhe sistemi ynë bankar, pavarësisht që në korrupsionin e përgjithshëm që ka përfshirë drejtësinë, shëndetësinë, sistemi bankar është më i pastri, as ai nuk është i përjashtuar nga kjo mundësi. Çfarë mund të ndodhë? Shpesh bizneset mund të kenë vështirësi të ndryshme, aq më tepër që ne jemi futur në krizë financiare, dhe nuk mund të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj bankave.

to kredi të kenë predispozitën më të madhe për të mos u kthyer, për koston e lartë që ato paraqesin për konsumatorin. Ajo që vërehet në sistemin tonë bankar, që do të thosha është një fenomen mjaft negativ, është fakti që megjithëse Banka e Shqipërisë ka çuar në nivelin minimal normën bazë të interesit gjatë gjithë kësaj kohe (4.25%, Banka e Shqipërisë) niveli i interesave në tregun bankar nuk ka shkuar në uljen paralele të tyre, kjo pasi bankat po ndihen mjaft të kërcënuara nga kreditë me probleme. Me norma të larta interesi për kreditë e reja që po japin ato po mundohen të mbulojnë humbjet që po pësojnë nga niveli i lartë i kredive me probleme. Ky është një qark i mbyllur, pasi pikërisht këto norma të larta mund të jenë, veç faktorëve të tjerë makroekonomik, një nga shkaqet e rritjes së kredive me probleme. Kjo i mundësohet bankave tona, pasi duke mos ekzistuar bursa, kredia bankare është i vetmi burim për sigurimin e fondeve të marra hua. Së dyti, edhe për kreditë që janë të garantuara me kolateral, bankat nuk duhet të nxiten në mënyrë të njëanshme në ekzekutimin e tyre, sepse kjo do të çonte në falimentimin e firmave dhe kjo do të jetë bumerang për vetë bankat. Një ekonomi e dobët nuk mund të prodhojë portofol të shëndoshë të kredive. Nga ana tjetër mund të jetë burim i abuzimeve që mund të ndodhin. Edhe sistemi ynë bankar, pavarësisht që në korrupsionin e përgjithshëm që ka përfshirë drejtësinë, shëndetësinë, sistemi bankar është më i pastri, as ai nuk është i përjashtuar nga kjo mundësi. Çfarë mund të ndodhë? Shpesh bizneset mund të kenë vështirësi të ndryshme, aq më tepër që ne jemi futur në krizë financiare, dhe nuk mund të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj bankave. Banka, mbasi mbushet afati i kohës i përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, që është mbi një vit, kërkon menjëherë ta ekzekutojë këtë kolateral, duke e shitur atë, pavarësisht se ato shiten në ankand, me çmime shumë më poshtë se vlera e kolateralit të lënë peng në bankë, por ndofta edhe më pak se detyrimet që ka klienti ndaj bankës, dhe duke i blerë këto kolaterale persona brenda rrethit të tyre (sistemit bankar). Kjo bën që bankat të mos përpiqen që t’i ndihmojnë bizneset, duhet të theksojmë veçanërisht, ato biznese që mund të ndihmohen, duke iu ristrukturuar kredinë, jo vetëm, ndofta, në kushtet fillestare të kontratës që ato kanë me bankën, si afatin e shlyerjeve (zgjatjen e tij), faljen e gjobave etj., por edhe duke dhënë kredi shtesë, me të

Teatri politik cilën bankat sigurohen që klienti mund të dalë nga vështirësitë financiare, dhe mund të paguajë të gjithë detyrimin që ka ndaj bankës. Kjo është rruga më e vështirë, por rruga më e shëndoshë. Kjo kërkon profesionalizëm, kërkon që bankat (oficerët e kredisë) të njohin shumë mirë kushtet e biznesit, të jenë shumë të matura në hedhjen e një hapi të tillë, po që ndihmon ekonominë edhe vetë bankat në të ardhmen. Së treti, kur të fillojë ekzekutimi masiv i kolateraleve, kjo mund të ndikojë që të mos ketë më treg për blerjen e tyre, rasti më i keq i mundshëm, fenomen që ndodhi realisht në ShBA, pasi kishte rënë fuqia blerëse e popullsisë, siç thotë Prof. Civici “edhe zotëruesit e tyre nuk mund t’i shisnin më ato asgjëkundi, në mënyrë që të likuidonin borxhet e tyre: (Kriza financiare apo globale? Civici A. f.23). Apo që ato të ndikojnë në uljen e çmimeve të pasurive të patundshme, gjë e cila do të thellonte krizën në të cilën është futur sektori i ndërtimeve, dhe që kredia që ai ka marrë në sistemin tonë bankar zë te rreth 20% të totalit të kredive që kanë dhënë bankat. Kjo do bënte që bankave t’u falimentonin vetë klientët e tyre. Pra, do kishin dhe ato vetë pasoja, pasi niveli i kredive me probleme është mjaft i lartë, një në pesë kredi është e pakthyer. Në përfundim do të sugjeronim: Së pari: Banka e Shqipërisë duhet të marrë masa urgjente, për të menaxhuar situatën, duke kërkuar nga të gjitha bankat paraqitjen e plani veprimi për uljen e nivelit të kredive me probleme me dead-line të përcaktuara prej tyre dhe me masa konkrete. Së dyti, ekzekutimi i kolateraleve të mos kërkohet të bëhet në bllok, por të bëhet gradualisht, duke kërkuar që bankat të shfrytëzojnë në radhë të parë në maksimum ristrukturimin e kredive, dhe masë e fundit të jetë ekzekutimi i kolateralit dhe të jetë i argumentuar prej bankave. Së treti, duhet të marrë masa direkte në uljen e nivelit të interesave të kredisë, pasi edhe nga një analizë e jona, niveli i Spread-it midis interesave kredituese dhe depozituese është nga më të lartët në krahasim me vendet e rajonit. (aktualisht raporti i të ardhurave nga interesat me shpenzimet për interesa për të gjithë sistemin bankar është 137%, Prill 2012, Banka e Shqipërisë). Pozitive është se Banka e Shqipërisë me nxjerrjen e rregullores së transparencës, ndikoi në një farë mase që klienti të njihet me interesat reale që ai paguante për kredinë e marrë, por kjo

nuk mjafton, pasi kjo nuk ka çuar në uljen e interesave për kreditë e dhëna. Kjo do të kërkojë që bankat të menaxhojnë më mirë rreziqet e tjera më të cilat ato përballen, si rreziku i normave të interesit si rezultat Gap-eve të hapura, dhe minimizimi i humbjeve nga këto rreziqe të ndihmojë në uljen e kostos së interesave për kredinë. Së katërti, bankat nuk duhet të mbyllin thesin për të dhënë kredi, se pa u pasuruar portofoli me kredi të reja nuk do të pastrohej dot, por ajo që kemi thënë edhe një herë tjetër, të jetë shumë më prudente në procedurat e zbatuara për dhënien e tyre. Do të theksoja se problemi i kredive me probleme duhet të jetë një kambanë e fuqishme për të gjithë ata që kanë mundësi të ndikojnë për të minimizuar këtë fenomen, sepse ky ishte ai që solli dhe krizën financiare botërore. Banka e Shqipërisë duhet të jetë më e gjallë për të reaguar, të mos jetë vonë kur ajo të marrë vendime që mund t’i marrë edhe që sot. *Pedagoge UET.

Duhet të marrë masa direkte në uljen e nivelit të interesave të kredisë, pasi edhe nga një analizë e jona, niveli i Spread-it midis interesave kredituese dhe depozituese është nga më të lartët në krahasim me vendet e rajonit. (aktualisht raporti i të ardhurave nga interesat me shpenzimet për interesa për të gjithë sistemin bankar është 137%, Prill 2012, Banka e Shqipërisë). Pozitive është se Banka e Shqipërisë me nxjerrjen e rregullores së transparencës...


E shtunë, 22 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

Sigurisht që unë nuk pres nga sëmundja e presidentit tonë frymëzimin e Homerit të verbër apo gjeninë e një Beethoveni të shurdhër. Do të mjaftohesha me largpamësinë vizionare dhe pavarësinë vendimmarrëse të një Çezari epileptik apo Bismarku nevrastenik... — Gilman bakalli

Rusia e vjetër

Sëmundje presidenciale N

dodh nganjëherë që populli gabon kur zgjedh drejtuesit e tij. Kërkon më të mirin, më të zotin, por zgjedh thjesht më të bukurin. Si në vitin 1921 për shembull, kur amerikanët zgjodhën presidentin më të keq në historinë e tyre, Warren G. Harding. Ishte më inkompetenti dhe më dembeli; nuk u artikulua as edhe një herë të vetme publikisht për problemet më të mprehta të kohës; më tepër se punën preferonte pokerin, golfin dhe femrat. Por dihet se pse u zgjodh! Ishte i gjatë, bukurosh dhe i hijshëm. Thuhet që bosët republikanë e propozuan thjesht sepse kishte pamje presidenciale. Harding ka hyrë në histori si ilustrim i asaj që ndodh kur përshtypjet e para janë aq të forta sa e mjegullojnë gjykimin e kujdesshëm analitik. Në librin e tij “Blink”, Malcolm Gladwell i kushton një kapitull prirjes së mendjes njerëzore për të gjykuar shpejt e shpejt thelbin, personalitetin apo zotësinë e dikujt mbi bazën e paraqitjes së tij të jashtme, prirje të cilën e quan “Waren Harding Error”. Në Shqipërinë e vitit 2012, politika e do fort popullin e vet, prandaj nuk e lë të gabojë, prandaj nuk e lë as të zgjedhë. Kështu që edhe kësaj radhe, e zgjodhi vetë edhe presidentin. Ndryshe nga populli amerikan, ngaqë kishte pasur eksperienca jo fort të këndshme me presidentët e mëparshëm me pamje presidenciale – shtatlartë e hijerëndë – dhe ishte zhgënjyer prej secilit, i hodhi poshtë dy kandidatura me paraqitje vërtet presidenciale dhe zgjodhi si president të saj të 6-të më partiakun, më shëndetligun. Sigurisht që sëmundja (të paktën kjo lloj sëmundjeje) nuk e pengon presidentin t’i kryejë detyrimet e tij dhe ta përmbushë rolin honorifik, por pikërisht ngaqë na është thënë se presidentin e kemi honorifik, pse mos ta pretendojmë edhe pak estetik? Nejse, kjo s’ka fort rëndësi tani, sepse përtej paraqitjes jopresidenciale, ndryshe nga shumëkush, unë kam filluar ta shoh gjendjen jo të mirë shëndetësore të presidentit si një mundësi që ai të çlirohet nga paragjykimi si president partiak.

koment Gilman Bakalli

E gjatë është lista e atyre, të cilëve sëmundja ua çliroi mendjen dhe i bëri më të aftë për horizonte e interpretime më të reja, më iluministe, më inteligjente. Homeri, Jul Çezari, Bajroni, Maria-Theresia, Beethoveni, e deri tek “kancelari i hekurt” Bismark janë vetëm disa nga shembujt që ilustrojnë se si sëmundja vihet në shërbim të një performance të shkëlqyer në art, shkencë e në pushtet. Sigurisht që unë nuk pres nga sëmundja e presidentit tonë frymëzimin e Homerit të verbër apo gjeninë e një Beethoveni të shurdhër. Do të mjaftohesha me largpamësinë vizionare dhe pavarësinë vendimmarrëse të një Çezari epileptik apo Bismarku nevrastenik. Mund t’ju duket shumë, ngaqë shenjat nuk janë fort premtuese...

Siç thotë edhe i sëmuri i përjetshëm, edhe ky me mustaqe, Niçe, jeta ka nevojë për sëmundjen si një mjet apo si një grep për të kapur vetëdijen. Sëmundja e shkëput njeriun nga rrjedha rutinë e jetës dhe e largon rrezikun që mendja të humbasë si një pijanec i dehur nëpër ato rrugët e saj të preferuara. Dhimbja e sëmundjes e bën njeriun esëll, ia mpreh shqisat. Shëndetligu i përjetshëm Niçe kërkon të na bindë se sëmundja është një korrektues efikas kundër fantazive dhe paragjykimeve. Me një qartësi të esëllt një i sëmurë i sheh gjërat edhe përtej gjërave. Një politikan të sëmurë e përfytyroj gjithnjë të shqetësuar e nervoz, vazhdimisht me shqisa të mprehura, sensibël, të etur për të mësuar, veçanërisht të guximshëm dhe aktiv ngaqë jeton në fqinjësi të përhershme me rrezikun. I gjendur vazhdimisht në pragun e jetës së përtejme është më transhendent, më i rafinuar, më spiritual. Sidomos për një president kjo ka avantazhe të jashtëzakonshme. Imagjinoni me çfarë lehtësie mund t’i kapërcejë një president i tillë pozicionet e ngurta partiake! E gjatë është lista e atyre, të cilëve sëmundja ua çliroi mendjen dhe i bëri më të aftë për horizonte e interpretime më të reja, më iluministe, më inteligjente. Homeri, Jul Çezari, Bajroni, Maria-Theresia, Beethoveni, e deri tek “kancelari i hekurt” Bismark janë vetëm disa nga shembujt që ilustrojnë se si sëmundja vihet në shërbim të një performance të shkëlqyer në art, shkencë e në pushtet. Sigurisht që unë nuk pres nga sëmundja e presidentit tonë frymëzimin e Homerit të verbër apo gjeninë e një Beethoveni të shurdhër. Do të mjaftohesha me largpamësinë vizionare dhe pavarësinë vendimmarrëse të një Çezari epileptik apo Bismarku nevrastenik. Mund t’ju duket shumë, ngaqë shenjat nuk janë fort premtuese. Nëse ndodh që të kemi një president mbipartiak, do të themi: sëmundja e presidentit Nishani bëri një mrekulli! Duke e shëruar politikën nga sëmundja e saj e vjetër: paaftësia për të zgjedhur një president mbi palët!

G

koment

Andrew Rosenthal The New York Times

Të mërkurën, pothuajse nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale është folur shumë rreth asaj nëse sulmi vetëvrasës paraqet një pikë kthese në dhunën në Siri

jëja shqetësuese, e cila menjëherë bie në sy, është sjellja e rrezikshme e Rusisë në Siri – përkrahja e saj për Bashar al-Assadin, si edhe pengimi i çfarëdo nisme kundër tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Rusia e re po i përngjan Bashkimit të dikurshëm Sovjetik në shumë mënyra, të cilat shkaktojnë shqetësim të madh – në mesin e të cilave mund të përmendim zgjedhjet me manipulime, që e maskojnë atë që mund të llogaritet si diktaturë njëpartiake, ajo sesi Kremlini përballet me armiqtë politikë, duke i dërguar ata në burg, si dhe vazhdimin e dominimit të KGB-së (emri i ri i së cilës tani është FSB).Gjëja tjetër shqetësuese, e cila menjëherë bie në sy, është sjellja e rrezikshme e Rusisë në Siri – përkrahja e saj për Bashar al-Assadin, si edhe pengimi i çfarëdo nisme kundër tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sulmi vetëvrasës i së mërkurës, që shkaktoi vrasjen e ministrit sirian të Mbrojtjes, që njëherësh është dhëndër i Assadit, është përcjellë menjëherë me pretendimet sovjetike... më falni ruse... se “Perëndimi” qëndronte prapa sulmit. Po ashtu, zyrtarët në Rusi i bënë shumë paralajmërime Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatëve të saj në Aleancën Veriatlantike dhe pothuajse të gjithë të tjerëve që po ndërhynin në trazira. Të mërkurën, pothuajse nëpër të gjitha mediat dhe rrjetet sociale është folur shumë rreth asaj nëse sulmi vetëvrasës paraqet një pikë kthese në dhunën në Siri. Unë për vete as që ia kam haberin dhe nuk ma merr mendja se ka ndonjë që mund ta dijë një gjë të tillë. Mund të ndodhë që sulmi vetëm ta përforcojë vendosmërinë e diktaturës siriane, siç mund të ndodhë që ajo të zbutet. Natyrisht, nuk mendoj që dikush duhet ta përkrahë një sulm vetëvrasës, pa marrë parasysh se cilës anë i përket në konfliktin në Siri. Siria gjithnjë ka qenë pika kryesore e Kremlinit në Lindjen e Mesme, duke pasur një rëndësi për liderët politikë dhe ushtarakë rusë, rëndësi kjo e cila shkon përtej portit të vogël, të cilin Siria ua ka vënë në dispozicion anijeve ruse. Aktualisht, Rusisë i është dashur të shfrytëzonte ndikimin që ka te regjimi i Assadit, për të dhënë kontributin e vet për një zgjidhje diplomatike. Në vend të kësaj, siç tha edhe ministri i Jashtëm, Gennady Gatilov, sulmi vetëvrasës e ka bërë edhe më të largët konsensusin në Këshillin e Sigurimit. Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tani pritet që të votojë nëse duhet të vazhdojë misioni i rreth treqind vëzhguesve, të cilët u dërguan në Siri, për ta mbikëqyrur planin paqësor, që parashihte, midis tjerash, armëpushimin, si dhe një tranzicion politik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera perëndimore duket se kanë gatishmëri të theksuar për të votuar në përkrahje të një rezolute në Këshillin e Sigurimit, e cila po ashtu do ta kërcënonte Assadin me sanksione, sanksione këto të cilat do të mund të zbatoheshin menjëherë. Megjithatë, Rusia nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

11


CMYK

02

sociale

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

13

Vatër infeksionesh janë dhe tualetet publike apo dhomat e zhveshjes nëpër pishina dhe plazhe, pasi në to qarkullon një numër i madh njerëzish

Plazhi shton infeksionet, rreziqet që vijnë nga deti e rëra Femrat janë më të rrezikuara. Infeksionet në plazhe mund të merren edhe nga rëra, shezlonet, shapkat etj. Mjekët japin këshillat për të kaluar një verë pa probleme

Këshilla  Tregoni kujdes në higjienën

Jonida Tashi Infeksionet nga plazhi janë problemet më të shpeshta që hasen në këtë periudhë, çka bëjnë që pas kthimit nga pushimet pjesa më e madhe e qytetarëve t’i drejtohen mjekëve për ndihmë. Si më të shpeshtat renditen infeksionet e lëkurës, që përhapen edhe më lehtësisht për shkak të kontaktit me ujin dhe rërën, por pas nuk ngelen as ato të veshit, të syve, si dhe ato gjenitale. Sipas mjekëve dermatologë, plazhi është faktor kryesor në shfaqjen e infeksioneve të lëkurës gjatë stinës së verës. Kontakti i drejtpërdrejtë me faktorët shpërthyes, me mikrobet patogjenë që ndodhen në ujin e detit, pishinave, rërës apo shezloneve shoqërohen me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre problemeve me lëkurën, të cilat janë ngjitëse dhe transmetohen lehtë. Ndaj duhet treguar një kujdes i veçantë, i cili sipas mjekut dermatolog Bujar Përnaska është shumë i rëndësishëm. Dermatologu thekson që sapo të shfaqen elementet e parë të sëmundjes duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist, pasi nëse kjo sëmundje kapet dhe trajtohet në kohë, mund të kurohet mjaft mirë brenda pak ditësh. Por, nëse nuk shfaqen faktorët shpërthyes, atëherë sëmundja mund të rishfaqet, të riaktivizohet dhe të kërkojë trajtim nga e para. Këto janë sëmundje që nuk lënë imunitet, prandaj duhet të tregohet një kujdes i vazhdueshëm, sepse mund të përsëritet. Një rrezik tjetër që haset gjatë ekspozimit ndaj rrezeve ultraviolet apo infra të kuqe është edhe acarimi i nishaneve, si dhe pigmenteve të tjera të vogla të lëkurës. Këto të fundit janë elemente të dyshimtë për melanoma (tumor malinjë, pigmentet melaninë), duke aktivizuar kështu qelizat malinje të këtyre elementeve. Disa infeksione të lëkurës në plazh mund të merren edhe nga rëra. Më së shumti bëhet fjalë për infeksionet mykotike që merren në rërë apo në ambiente të tjera të plazhit, qofshin ato sportive apo gjetiu, ku persona të sëmurë me epidermofite të këmbëve kanë lëshuar mucetat. Si infeksion me

Plazhi i Vlorës

të rëndësishëm mykotik përmendet epidermofiti i këmbëve, infeksion ky që merret edhe nga veshja e shapkave të plazhit të personave të tjerë që kanë këtë patologji. Problemet femërore Infeksionet në traktin urogjenital te gratë në periudhën e pushimeve shtohen ndjeshëm, pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga i nxehtit dhe lagështia. Rrobat e banjos të lagura dhe peshqirët janë transmetuesit kryesorë të baktereve dhe viruseve. Vatër infeksionesh janë dhe tualetet publike apo dhomat e zhveshjes nëpër pishina dhe plazhe, pasi në to qarkullon një numër i madh njerëzish. Shumica e vajzave dhe grave, pas përfund i m it t ë p l a z h it i d r e j t o h e n gjinekologëve, pasi kanë shqetësime. Gjinekologia pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, Mirela Rista, thotë se kryesisht infeksioni më i përhapur është ai që populli e njeh me emrin myk. “Konsultat dhe vizitat gjinekologjike janë më të shpeshta te gratë në periudhën e pushimeve. Për më shumë dhe temperaturat e larta, pra lagështia dhe ngrohtësia bashkë, favorizojnë shtimin e mundësisë për të fituar një mykozë vaginale një paciente që dikur mund ta ketë pasur këtë problem dhe i rikthehet ky shqetësim në ambientet e plazheve. Shtimi i baktereve jashtë florës normale, pra bakteret patogjenë që kolonizojnë vaginën në këtë periudhë favorizohen nga ambientet publike më të frekuentuara që janë tualetet e ambienteve publike, por edhe shezlonet”, - thotë Rista. Për këtë arsye ajo jep dhe

disa këshilla për kujdesin, që duhet të tregojnë gratë për të parandaluar sa më shumë këto infeksione, pasi kurimi zgjat shumë dhe të njëjtin mjekim duhet ta marrin dhe partnerët e të infektuarave, pra ai duhet të bëhet në çift. “Duhet të bëjnë kujdes me higjienën e tyre personale. Absolutisht duhet të mbajnë e të përdorin vetëm peshqirët e tyre personalë, peshqirë higjieniki-

Duhet të bëjnë kujdes me higjienën e tyre personale. Absolutisht duhet të mbajnë e të përdorin vetëm peshqirët e tyre personalë. Edhe vetë lagështia që kanë rrobat e banjës ndikon në shtimin e bakterieve

Çfarë duhet të dimë për pishinat � Merrni informacion për pastërtinë e ujit të pishinës, duhet të ndihet era e klorit. � Uji i pishinës duhet të jetë vazhdimisht i pastër, nëse fillon të turbullohet, duhet pastruar. � Bëni banjë për vete dhe për fëmijët kur vendosni të frekuentoni pishinën. � Përdorni peshqirin tuaj personal në shezllone, për të evituar infeksionet e lëkurës. � Kur jeni të sëmurë me diarre, mos u futni në ujin e pishinës, pasi mund të infektoni ujin. � keni sëmundje lëkure, mos u futni në ujin e pishinës, pasi e ndotni atë dhe klori ju acaron. � keni alergji nga klori, mos u fusni në ujin e pishinës. � kurdoherë duart përpara ngrënies, pas shkuarjes në banjë apo para futjes në pishinë. � fëmijët e vegjël në tualet ose në vendet larg pishinave. � Panolinet e fëmijës futini në qese dhe hidhini

në vendin e caktuar. � Uji me klor, bebes mund t’i acarojë lëkurën, ndaj mos e fusni në pishinë. � Qëndroni nën çadra ose përdorni kapele. � Mos urinoni në ujin e pishinës. � Mos gëlltisni asnjëherë ujin e pishinës. � Për probleme shëndetësore kërkoni ndihmë te personeli mjekësor. � Kur përdorni kremra kundër diellit, duhet të laheni përpara se të futeni në pishinë. � Fëmijët të lahen në pishinat e përshtatshme për moshën. � Mbasi keni ngrënë, mbeturinat hidhini në vendin e caktuar. � Freskoni këmbët dhe krahët përpara se të futeni në ujë. � Në ambientin e pishinës duhet të ketë kosha, të cilët duhet të boshatisen herë pas here. � Numri i frekuentuesve të pishinës nuk duhet të kalojë kapacitetin.

sht të pastër, jo peshqirë që janë përdorur ditë pas dite, i njëjti peshqir i cili nuk ka kaluar në procesin e larjes. Edhe vetë lagështia që kanë rrobat e banjës sa herë që hyjnë e dalin në det apo në pishinë, ai moment i tharjes në trup ndikon në shtimin e bakterieve apo të mykozave vaginale”, -thekson gjinekologia. Sipas saj, femrat duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe për lëkurën,

personale  Rekomandohet të përdoren peshqirët personalë  Shpëlani trupin me ujë të pastër pasi dilni nga deti  Konsumoni sa më shumë lëngje, më tepër se 2 litra në ditë  Mjekoni vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes  Mjekoni drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti  Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine pasi në plazh duhet të përdorim vetëm kremra apostafat për mbrojtje apo nxirrje nga dielli. Shpesh herë ndodh që të përdorim kremra të tjerë dhe për pasojë dielli në kontakt me to ndikon në shfaqjen e alergjive të ndryshme.


0214

MAPO

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

sociale

“Ngërçi” me ndërtuesit që i kanë lënë dokumentacionet të pafirmosura pritet të zgjidhet nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm

Hipotekimi, 76 firmat e ndërtimit që mbajnë “peng” tapitë në Tiranë Lista e zezë

Bashkia e Tiranës nxjerr emrat e subjekteve që nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore për hipotekimin e apartamenteve. 68 subjekte nuk kanë dorëzuar dokumentacionin teknikoligjor, ndërsa 8 të tjerat nuk kanë shlyer detyrimet financiare

 76 subjekte janë futur në listën e zezë të Bashkisë

 68 subjekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin

 8 subjekte të tjera nuk kanë

shlyer detyrimet financiare  19 subjekte të tjera ndërtimi kanë qenë në këtë listë  13 prej të cilave nuk kanë plotësuar dokumentacionin  6 subjekte të tjera nuk kanë aplikuar për hipotekim

Jonida Tashi

Bashkia e Tiranës nxjerr emrat e 76 firmave të ndërtimit që nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore për hipotekimin e apartamenteve, duke lënë kështu qindra qytetarë pa certifikatën e pronësisë edhe pse jetojnë në banesa të blera me miliona lekë ose mijëra euro. Këto subjekte janë futur tashmë në “listën e zezë” të Bashkisë së Tiranës, çka do të thotë se do të kenë një marrëdhënie të kushtëzuar me këtë institucion deri në përfundim të këtij procesi sipas ligjit. Në momentin e parë që këto subjekte do kenë akses te strukturat e Bashkisë, Drejtoria e Tatimeve ose në Zyrën e Urbanistikës, pranë Bashkisë së Tiranës, ato do të identifikohen dhe do të vendosen në kontakt me zyrën e ALUIZNI-t. Pjesa më e madhe e firmave të ndërtimit në “listën e zezë”, 86 të tilla, nuk kanë p l o t ë s u a r d o ku m e n t a c i o n i n tekniko-ligjor për t’i hapur kështu rrugë procesi të hipotekimit, ndërsa 8 të tjera nuk kanë shlyer detyrimet financiare. Por, sipas të dhënave nga Bashkia, në “listën e zezë” janë dhe 19 subjekte të tjera, 13 prej të cilave nuk kanë plotësuar dokumentacionin për t’u pajisur me leje përdorimi dhe 6 nuk kanë aplikuar për hipotekim. Në këto kushte, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me ALUIZNI-n ka ngritur një Task-Forcë, e cila ka analizuar rast pas rasti të gjitha ndërtimet që kanë pasur shkelje të lejes. Në total janë konstatuar 456 objekte, nga të cilat janë pajisur me leje legalizimi pranë Drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t 212 objekte dhe po vazhdojnë procesin e hipotekimit pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërkohë, 244 objekte të tjera

janë në proces të përfundimit të procedurave për legalizim. Për të mundësuar përfundimin e procedurave dhe përshpejtuar procesin e legalizimit, “Ngërçi” me ndërtuesit

Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të subjekteve ndërtuese të gjithë dokumentacionin që gjendet në arkivin teknik të saj. Por, pavarësisht kësaj, disa subjekte vazhdojnë të jenë indiferente ndaj plotësimit të detyrimeve që kanë përballë qytetarëve, duke mbajtur “peng” tapitë e pronarëve të apartamenteve, apo bizneseve të ndryshme. Kjo është edhe faza më e vështirë e procesit të hipotekimit, pasi në mjaft raste ndërtuesit ose janë larguar nga vendi, ose kanë falimentuar ose nuk jetojnë më dhe dokumentacioni ka mbetur i pa firmosur. Për t’i dhënë zgjidhje këtij “vakumi” pritet që qeveria të publikojë një udhëzim që do të trajtojë në mënyrë të detajuar sesi do të realizohet ky proces. Sipas memorandumit të nënshkruar mes Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Transporteve edhe asaj të Drejtësisë, në nisje të procesit të hipotekimit të pallateve në kryeqytet, regjistrimi i

68 subjektet që nuk kanë plotësuar dokumentacionin tekniko-ligjor 1. ALB-MILENIUM 2. ADRIAN HATIBI 3. BESIM ZHEGU 4. VALTER MAJLINDI 5. KOSTANDINA BEZHANI 6. FREKLU Sh.p.k FRENK SHMILLI 7. ELDAR CELKUPA 8. AGIM MONE 9. BLEDAR HODOBASHI 10. BANORËT E KULLËS NR.4 11. QEMAL MORINA 12. MERIBAN KURTI 13. DASHNOR SHENA 14. ALB-ITAL KONSTRUKSION 15. NJAZI DAJCI 16. BAN. E PALL. TË RI 17. FERRAR sh.p.k. 18. NAFIE SESERI 19. PETRIT ISMAILI 20. JOHAN FURXHI, BAN. E PALL. 10 21. LINDITA LEGISI 22. SERVET ALIMETA 23. XHAXHO sh.p.k. 24. ARTUR DUCKALLARI 25. ERION MYSLYMI 26. ESAT ISMAILI

27. NADIRE KACOLLJA 28. ROYA HOSSEINI 29. Eraldi GAVANE 30. ARDIAN SHYQYRI 31. SH.N.P.SH 32. MATRIX KONSTRUKSION 33. ERREGI ALBANIA 34. BEST KONSTRUKSION ALB 35. ANA sh.p.k, A1-STAR sh.p.k 36. EDRI 37. IRRALLI 38. HAEAI ALB 39. DRITA NALLBANI 40. AGIM MILLA 41. INA sh.p.k 42. VALA KOMPANI sh.p.k 43. VALDETE HOXHA 44. BASHKIM NIKOLLA 45. DASHAMIR MEZINI 46. DHIMO & DONIKA BELERI 47. EMIL NOVA 48. ISMET IZETI 49. MERITA NDREKO 50. PETRUS JOHANES CORNELIS 51. BARJAM GOLEMI 52. ARBEN OSMANI

objekteve me leje ndërtimi apo leje legalizimi, nuk kushtëzohet me paraqitjen në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) të

53. DAP sh.p.k 54. DOLA sh.p.k 55. PËLLUMB PINA 56. PETRIT BAKIASI 57. VELI SERJANI 58. BASHKIM SEJDO 59. ARJON CENOLLA 60. ARBEN NURIU 61. ZEF MHILL IMERAJ 62. ILIR QAMIL MUSA 63. SKËNDER MUHARREM HOXHA 64. ARIAN XHEVAT ALIA 65. MABULE HAKI CENE 66. A.XHUGLINI X.VAQARI 67. ARTAN ALIKO 68. LUAN KAIMI 8 subjektet e të tjera që nuk kanë shlyer detyrimet financiare 1. SINANI 2. LUSHNJA KONSTRUKSION 3. KASTRIOT BILICA 4. SHYZE Sh.p.k 5. COME CINI 6. ALB-RNK 7. CANI 8. SALI DEMIRI

vërtetimeve të lëshuara nga administrata tatimore, me të cilat provohet shlyerja e detyrimeve tatimore të subjektit investitor apo ndërtues të

objektit. Procesi i legalizimit të shtesave informale në ndërtime me leje nga ALUIZNI, nuk mund të kushtëzohet me paraqitjen nga kërkuesi të dokumenteve të pronësisë së truallit, të lëshuara nga ZRPP-ja. Për pjesët që janë ndërtuar tej lejes së ndërtimit, refuzohet regjistrimi, deri në paraqitjen e aktit që legalizon këto shtesa. Kur pjesa e ndërtuar sipas lejes është e pamundur të identifikohet, pasi çdo pasuri e veçantë që përbëjnë ndërtimin, është pjesërisht me leje dhe pjesërisht shtesë informale, pezullohet regjistrimi i objektit deri në paraqitjen e lejes së legalizimit për shtesat. Në rast se nga ALUIZNI konfirmohet ekzistenca e një kërkese të tillë, ZRPP e ruan kufizimin vetëm mbi pasuritë për të cilat ka kërkesë për legalizim (nëse është e mundur të bëhet individualizimi i këtyre pasurive) dhe heq kufizimin për pasuritë e tjera, të cilat janë ndërtuar me leje ndërtimi. Në rast se nga ALUIZNI nuk konfirmohet ekzistenca e një kërkese për legalizim, ZRPP heq kufizimin e veprimeve mbi pasuritë, kur ato janë në pronësi të të tretëve si rezultat i akteve ligjore me të cilat është kaluar pronësia. Kur pasuritë tej lejeve të ndërtimit janë ende në pronësi të investitorit, ato kufizohen dhe mbi to nuk mund të kryhet asnjë veprim. Sipas të dhënave nga ndërtuesit, në Tiranë janë rreth 450 pallate që nuk janë të pajisura me hipotekë, ndërsa 250 të tjera nuk kanë marrë lejen e shfrytëzimit nga Bashkia e Tiranës.

Rivlerësimi i banesave, Qirjako: Nxitoni, nuk ka më kohë Nuk ka më kohë për të humbur për të bërë rivlerësimin e banesave me 1 për qind të vlerës së pronës. Amnistia fiskale për pasuritë e paluajtshme përfundon më 31 gusht. Ndaj qytetarët e interesuar për të bërë rivlerësimin e banesës, me vlerën e tregut, u ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë kohë. Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Patundshme, Arben Qirjako, tregon rëndësinë që ka rivlerësimi i pronës dhe fton qytetarët të jenë pjesë e procesit. “Deri në fund të gushtit qeveria shqiptare ka shtyrë afatin për rivlerësimin e banesave vetëm për qytetarët. Duhet t’i bëj thirrje atyre që të shfrytëzojnë momentin e kësaj amnistie dhe të

mos kujtohen në momentet e fundit, siç ka ndodhur dhe herë të tjera. Në muajin mars të këtij viti, vetëm në dy javët e fundit në zyrën e vendore të Tiranës aplikimet arritën në 700 mijë për rivlerësim të banesave”, - pohon Qirjako. Më tej ai shpjegon se pjesë e rivlerësimit janë banesat e ndërtuara para viteve ‘90. Nëpërmjet amnistisë së banesave, qytetarëve ju jepet mundësia që prona e tyre të marrë vlerën e tregut aktual, duke paguar si taksë vetëm 1 për qind të vlerës së pronës pranë Hipotekës. “Kjo lidhet me taksën e kalimit të pronësisë dhe rivlerësimi për një pasuri, qytetari duhet ta dijë sa vlen sot. Vetëm në rastin e kalimit të pronësisë,

qytetari duhet të paguajë 10% të diferencës midis çmimit që e ka blerë dhe çmimit që po e shet. Në rast se kjo rivlerësohet dhe rivlerësimi është 1 për qind e vlerës së objektit, në rast të kalimit të pronësisë, kjo taksë do të jetë zero”, - sqaron Qirjako. Ligji për amnistinë fiskale, ku përfshihej edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të qytetarëve ishte në fuqi deri në datën 31 mars të këtij viti. Qeveria vendosi të shtyjë afatin vetëm për rivlerësimin e banesave deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësinë edhe emigrantëve që të bëhen pjesë e procesit. Vlera e pronës së paluajtshme me kalimin e viteve ka pësuar rritje të ndjeshme dhe nëse shitet sot, diferenca rezulton tepër

Drejtori i ZRPP, Arben Qirjako

e madhe, ashtu sikurse edhe tatimi që duhet paguar, prej 10 për qind, e bën më pak të leverdishme operacionin. Për këtë arsye, shumë prona janë regjistruar në hipoteka jo në vlerën reale të tyre, për të mos paguar taksa të larta. Rivlerësimi i pronave me 1% u jep mundësi mjaft qytetarëve që t’u japin vlerat reale pasurive të tyre të paluajtshme pa u rënduar nga taksa. Për shembull, një apartament i blerë në vitin 2002 me 30 mijë dollarë, nëse shitet sot kushton 100 000 dollarë, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100 000 dollarësh, që në rast se tatimi do të ishte në masën 10% vlera e rivlerësimit do të ishte 10 000 dollarë, ndërsa me 1% është 1000 dollarë.


Samanta: Surpriza e djalit me emrin Erion Tashmë kam bërë shumë ndryshime në look dhe më duhet të kujdesem shumë për flokët e mi, që ndryshojnë gati çdo muaj

Pas imitimit në Portokalli, Dren Abazi “fal” Florin në “Summer fest” Këtë herë është Olti Curri, i cili në skenarin e bërë për Summer Fest, ia ka dedikuar një vend edhe takimit të Florit dhe Drenit

Çdo të diel

www.mapo.al

lidhja

Big Basta: Vesa dashuria e jetës sime, për momentin s’ka bashkëjetesë

intervistë

Floriana Garo:

Ambasadore e vlerave në Miss World, bukuria nuk mjafton

Nuk i dihet çfarë ka rezervuar e ardhmja. Unë vetëm uroj që të jemi mirë dhe të lumtur

Zajmina: Dashuria të bën më të fortë

Rilindi & Besa muaj mjalti në bregdetin shqiptar

Renis Gjoka, arsyet e vërteta pse braktisi “Burn”

Për Besën kjo është martesa e parë, ndërsa për Rilindin hera e dytë që del para altarit si dhëndër pas martesës që pati me këngëtaren e njohur Tuna

Renis Gjoka, pasi i ka dhënë lamtumirën djemve të grupit “Burn”, ka nxituar të mbledhë muzikantë të tjerë për të krijuar bandën e tij

Vdes shoqëruesi, Big Mama shok pas aksidentit Faqe 15


16 18 2

MAPO

E 2217 korrik 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Intervista

Detajet e klipit më të ri, por edhe disa gjëra pikante nga përditshmëria e saj, Samanta Karavella i rrëfen në këtë intervistë. Por, veç projekteve artistike, Samanta ka treguar se kjo verë nuk do i dedikohet vetëm punës por edhe pushimeve, të cilat ka planifikuar t’i kalojë jashtë vendit

Samanta Karavella:

Surpriza e djalit me emrin Erion

itet Parad llë rra shumë ë shtëpi. jnë n j më gje en të shijo lq e Më pë ëngjesit m em kafen ërinë ose shoq n time e j l i m fa

Tashmë kam bërë shumë ndryshime në look dhe më duhet të kujdesem shumë për flokët e mi, që ndryshojnë gati çdo muaj Jonida Hitoveizi

Tashmë kam bërë shumë ndryshime në look dhe më duhet të kujdesem shumë për flokët e mi, që ndryshojnë gati çdo muaj (qesh). Më pëlqen të kujdesem për veten. Më jep kënaqësi shpirtërore. Njëlloj do të kujdesesha edhe nëse s’do të isha person publik.

“Kënga është realizuar në anglisht, kjo për arsye jo vetëm të një përshtatjeje më të mirë të melodisë së saj në këtë gjuhë, por edhe për të synuar tregun e huaj”. Këto janë fjalët me të cilat Samanta shpjegon entuziazmin që ka në pritje të publikimit të këngës së saj më të re të rrymës R&B. Një këngë të cilën këngëtarja ka preferuar ta këndojë në anglisht, me synimin për t’iu futur tregut të huaj. Po Samanta këtë herë do të vijë në një bashkëpunim surprizë me një reper i cili jeton në Amerikë, i cili quhet Erion. Detajet e klipit më të ri, por edhe disa gjëra pikante nga përditshmëria e saj, Samanta Karavella i rrëfen në këtë intervistë. Por, veç projekteve artistike, Samanta ka treguar se kjo verë nuk do i dedikohet vetëm punës por edhe pushimeve, të cilat ka planifikuar t’i kalojë jashtë vendit. Sapo ke mbaruar xhirimet e klipit tënd më të fundit. Si do të vijë Samanta këtë verë? Këtë verë kam preferuar të qëndroj te zgjedhjet e mia. Veshjet i përshtaten tendencave të kësaj vere dhe njëkohësisht ritmeve të këngës. Look-u normalisht vjen gjithnjë në ndryshim, pasi kjo është ajo që publiku pret dhe që i jep veçanti videos. Bëhet fjalë për një këngë R&B në anglisht. Mendon se këngët ritmike kanë përherë më shumë sukses? Absolutisht që jo. Një këngë nuk e bën të bukur vetëm fakti i të pasurit ritëm apo një kompozim i mirë. Këngën e bën dhe profesionaliteti i këngëtarit. Këngët ritmike sjellin gjithmonë një energji pozitive dhe të bëjnë të pëlqyer nga një pjesë e caktuar njerëzish, pasi edhe baladat nuk mund të ngelen mbrapa. Shijet e publikut janë të ndryshme dhe është e vështirë t’u përshtatesh gjithmonë. Kënga është realizuar në anglisht, kjo për arsye jo vetëm të një përshtatjeje më të mirë të melodisë së saj në këtë gjuhë, por edhe për të synuar tregun e huaj. Si do të jetë klipi, pasi dimë se ke ndryshuar edhe look? Mund të na thuash disa detaje? Klipi përmban më shumë histori d h e p j e s ë ko r e o grafike. Ka një përmbajtje të veçantë, që më bën të jem pjesë e një personazhi dominues. Në klip protagonist janë dhe djem. Look-u është i përshtatur me fabulën e këngës dhe është brenda kritereve të moshës ( qesh) dhe jo shumë ekstravagant. Cilët janë bashkëpunëtorët e tu më të mirë në muzikë? Kë do të veçoje? Unë kam realizuar shumë bashkëpunime dhe te të gjithë kam marrë shumë kënaqësi. As-

një produksion nuk ka qenë i njëjtë me pasardhësin dhe kjo gjë e ka bërë edhe më të larmishëm repertorin e këngëve të mia. Nuk do të veçoja askënd. Të gjithë janë të veçantë në llojin e vet. Kjo këngë, si bashkëpunim me kë ka ardhur? Kënga është realizuar nga Kledi Bahiti (Threedots), që është produksioni i tretë mbas këngës “Pa përse” dhe “Larg”. Më pëlqen puna me të dhe kam besim te çdo zgjedhje që bën. Teksti është realizuar nga Inida Gjata (Zhaku). Kjo këngë vjen në bashkëpunim me një reper që jeton në New York. Ai quhet Erion dhe besoj se do të shtoj mjaft kureshtje prezenca e tij në këtë këngë. Klipi u realizua nga Max Production dhe i falenderoj shumë të gjithë për punën e shkëlqyer. Sa po e shijon këtë verë? Ende nuk kam menduar për pushimet, edhe pse i dëshiroj shumë. Vera është një periudhë me rendimet të madh pune, ndaj më duhet të punoj dhe të jem pranë publikut tim dhe më pas të shijoj pushimet. Them se do të jem jashtë Shqipërisë. Si është një ditë e jotja normale? Paraditet shumë rrallë më gjejnë në shtëpi. Më pëlqen të shijoj kafen e mëngjesit me shoqërinë ose familjen time. Normalisht, po dola nga shtëpia kam dëshirën edhe për të bërë pak shopping, një sëmundje e të gjitha femrave. Gjatë verës garderobën më duhet ta pasuroj shumë për shkak të eventeve, ndaj e kam të pashmangshme të mos blej. Dita më gjen gjithashtu edhe në studio, nga e cila e kam të vështirë të dal(sigurisht se ka muzikë). Kaloj gjithashtu një kohë të konsiderueshme me motrën time, me të cilën ndaj çdo gjë dhe më mbështet në çdo iniciativë timen. Sa kohë i kushton vetes në ditë? Tashmë kam bërë shumë ndryshime në look dhe më duhet të kujdesem shumë për flokët e mi, që ndryshojnë gati çdo muaj (qesh). Më pëlqen të kujdesem për veten. Më jep kënaqësi shpirtërore. Njëlloj do të kujdesesha edhe nëse s’do të isha person publik. Firmat që të pëlqejnë më shumë cilat janë? Guçi, Alexandër Mcqueen, Balmain, Zara... Ka shumë. Sa e dhënë je pas punëve të shtëpisë? Kur kam kohë, kujdesem. Më lodh rrëmuja. Kur nuk kam kohë, është familja ajo që merret me këtë pjesë. Idealiste apo realiste? Realiste. Melodia e preferuar? “The piano”, Yann Tiersen. Dashuria iluzion apo një realitet që jetohet? Një realitet që jetohet.


E diel, 22 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Të gjithë kanë shpresa te bukuria e saj, po ajo tregon se bukuria nuk mjafton. Ajo do të tregojë pjesën më të mirë të shqiptarëve, vlerat shpirtërore, kulturën, të gjitha në një imazh perfekt që meriton vlerësim

Personazh

Floriana Garo:

Ambasadore e vlerave në Miss World, bukuria nuk mjafton Jonida Hitoveizi Floriana Garo është vajza 25-vjeçare e cila këto ditë është nisur drejt Kinës, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në një event prestigjioz siç është “Miss World”. E takuam Florianën pikërisht pak para se të merrte avionin dhe gjithçka që reflektohej në pamjen e saj ishte kënaqësia dhe vetëpërmbajta. E ekzaltuar për këtë përfaqësim të Shqipërisë, vajza e cila u bë e njohur në emisionin e Motit në “Abc news”, tregon emocionet por edhe pritshmëritë në këtë konkurs bukurie. Floriana niset me një buzëqeshje drejt kësaj aventure dhe ne shpresojmë që po e njëjta buzëqeshje ta kthejë në Tiranë pas një muaji, me vlerësimet më pozitive nga juria e këtij konkursi. Të gjithë kanë shpresa te bukuria e saj, po ajo tregon se bukuria nuk mjafton. Ajo do të tregojë pjesën më të mirë të shqiptarëve, vlerat shpirtërore, kulturën, të gjitha në një imazh perfekt që meriton vlerësim. Urojmë që në mes të 126 vendeve pjesëmarrëse Floriana t’ia dalë për të qenë ndër më të mirat. Floriana, po bëhesh gati për të ikur në Ordos të Kinës, në një vend shumë ekzotik… Ashtu është vërtet. Është një vend i mrekullueshëm... Si kanë kaluar ditët e përgatitjes për t’u nisur në Miss World? Kanë qenë ditë të mbushura me shumë dëshirë, shumë emocione dhe shumë kënaqësi. Është shumë bukur të shohësh pjesëmarrëset. Janë rreth 126 vajza. Ka kaluar koha duke parë fotografitë e vajzave, të qytetit… Si të janë dukur pjesëmarrëset? Nga fotot që kam parë duken shumë të mira. Po kur të shkoj atje do t’i shoh live si duken (qesh). Duket se për ju këtë vit ka më shumë pritshëmri në këtë event. Ti vetë ke ndonjë frikë? Pritshëmritë janë, sepse unë jam personazh

publik tashmë, meqë punoj si prezantuese e motit në ABC NEWS dhe njëkohësisht jam edhe imazh i firmës Cortefiel. Televizioni Klan dhe ABC mua më kanë bërë shumë publicitet për faktin që po shkoj atje. Kështu që kam njëfarë përgjegjësie mbi shpatulla, megjithatë unë do ta përfaqësoj në më të mirën e mundshme Shqipërinë. Rezultati nuk varet kaq shumë nga unë, por unë do bëj më të mirën për veten. A nisesh me atë paragjykimin që pavarësisht vajzave të bukura, Shqipëria nuk vlerësohet në kompeticione të tilla? Të them të drejtën nuk e di këtë gjë, sepse duhet të jem vetë atje që ta shikoj sesi mendojnë ata dhe si i shohin gjërat, që pastaj të them. Megjithatë, po shkoj me shpresa të plota. Në momentin që u vendos që do të ishe ti ajo që do të përfaqësoje Shqipërinë, çfarë mendove? Unë e kam shprehur edhe më përpara, që kam dashur të futem në një kompeticion bukurie, por më pas të vazhdoja punë në televizion. Unë tashmë kam hyrë në botën e televizionit, kështu që ka ndodhur disi e kundërta, por e mirëprita, sepse ka qenë dëshirë e imja që kur kam qenë e vogël. Kur ma komunikuan u gëzova shumë. Ndonjë dietë ke mbajtur këto kohë? Po. Qëkur e mora vesh që do jem unë ajo që do shkoj në Kinë, po mundohem që të kem kujdes me ushqimin. Mos ta teproj shumë darkave sidomos, të ha ushqime të shëndetshme, të merrem me palestër… Floriana, linjat dhe bukuria që ke janë rezultat i kujdesit të rreptë apo edhe gjenet kanë rolin e tyre? Unë kam shumë favore gjenetike nga prindërit e mi, sidomos gjatësinë që është një nga pikat e mia më të forta. Po për ta mirëmbajtur trupin, kjo

gjë varet nga unë. Mendon se me buzëqeshjen që ke do arrish t’i çarmatosësh anëtarët e jurisë së Miss Botës? (Qesh)do mundohem. Megjithatë, aty ka dhe buzëqeshje të tjera shumë të bukura. Unë do mundohem që të jap sa më shumë nga bota ime shpirtërore dhe personaliteti im, që ta plotësojë edhe pamjen e jashtme. Zakonisht për një vajzë të bukur, aq më tepër në një konkurs bukurie vlerësohet më shumë bukuria sesa gjërat e tjera. Deri diku është krijuar edhe një stereotip lidhur me këtë. Unë do isha dakord me këtë në qoftë se Miss World nuk do të ishte një event që ka përgatitje për një muaj. Ne do të jemi një muaj atje dhe do kemi rastin të shfaqim personalitetin tonë. Nuk është një event bukurie Miss World që vlerëson vetëm bukurinë. Sepse si qëllim në moton e saj e ka ”bukuri bashkë me një qëllim”. Unë jam shumë e kënaqur edhe e nderuar që po marrë pjesë në këtë event që vlerëson edhe gjëra të tjera veç bukurisë. Ke jetuar shumë kohë jashtë vendit. Si e ke gjetur veten kur je kthyer dhe përse nuk ndenje në Amerikë? Kjo gjë është thënë disa herë, por unë jam kthyer sepse u dashurova. Ai i ka punët këtu, unë mbarova shkollën, prindërit ishin kthyer, kështu që nuk kisha lidhje të forta për të ndenjur atje. Vendosa të kthehesha me idenë që do t’i futesha botës së televizionit. Qëkur kam ardhur, fillimi nuk ishte shumë i thjeshtë, por e mora veten shumë shpejt. U përshtata dhe tani jam shumë mirë. Çfarë këshillash të ka dhënë partneri? Padyshim që më ka mbështetur dhe më ka ndenjur në krah. Pa ndihmën e atij do të kishte

Partneri më ka mbështetur dhe më ka ndenjur në krah. Pa ndihmën e atij do të kishte qenë më e vështirë, patjetër.

qenë më e vështirë, patjetër. Sa optimist është për Miss World? Ai është shumë i gëzuar. Të gjithë kanë shumë shpresa. Të shohim. Unë jam natyrë që i shoh gjërat siç më vijnë, kurse familjarët e mi dhe njerëzit që më rrethojnë kanë shumë shpresa dhe shumë të kënaqur, që të paktën e pata këtë mundësi. E ke marrë si përgjegjësi apo… Jo nuk e kam marrë si përgjegjësi. Unë po shkoj për të bërë më të mirën dhe për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë. Unë dua të jap, të kuptojnë përfaqësuesit e Miss World dhe vajzave që marrin pjesë, që Shqipëria është një vend me njerëz të bukur, të mirë dhe me shumë botë shpirtërore. Kjo gjë është e rëndësishme. Unë atje po shkoj si ambasadore, pastaj rezultati nuk ka të bëjë shumë. Veç emisionit të motit a ka ndonjë projekt të ri që të pret pas Miss World? Kam në plan disa gjëra, të cilat do t’i them më vonë. Ende nuk janë konkretizuar, por ideja është që unë të progresoj në botën e televizionit. Kjo do të thotë që nuk do të të shohim më te moti? Jo. Te moti do të më shihni, sepse moti mua më pëlqen. Është emisioni që unë kam filluar, po krahas kësaj dua të bëj diçka tjetër.


18 16 4

MAPO

E 2217 korrik 2012 martë, premte, 15 27maj mars maj2011 2011 13 E diel, martë, qershor 24 2010 janar 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

Intervista

I dashuruar dhe i lumtur dhe shpreson që kjo të zgjasë sa më shumë, duke na lënë të besojmë përfundimisht se kjo lidhje mund të shkojë me tej, në fejesë dhe martesë. Megjithatë, duket se Bigu nuk ka një gjë specifike që e ka tërhequr te Vesa; tek ajo i pëlqen gjithçka, sepse është vetvetja...

Vesa dashuria e jetës sime , "Për momentin s’ka bashkëjetesë" Jonida Hitoveizi Vetëm një javë më parë foto shumë të afërta mes të dyve në promovimin e albumit të reperit “Radio& Club” bënë që të gjithë të dyshonin për një histori dashurie. Big Basta dhe Vesa Luma nuk u larguan asnjë çast nga njëri-tjetri, shikimet dhe përkëdheljet ishin ato të një çifti të dashuruar, siç në të vërtetë është. Pas shumë dyshimeve Big Basta dhe Vesa e pranojnë publikisht historinë e tyre. “Pas disa fotove tepër miqësore, them se po bëhet publike. Kemi disa muaj që po njihemi më mire”, thotë Bigu, teksa më poshtë shton se ndihet tepër i dashuruar me Vesën. I dashuruar dhe i lumtur dhe shpreson që kjo të zgjasë sa më shumë, duke na lënë të besojmë përfundimisht se kjo lidhje mund të shkojë me tej, në fejesë dhe martesë. Megjithatë, duket se Bigu nuk ka një gjë specifike që e ka tërhequr te Vesa; tek ajo i pëlqen gjithçka, sepse është vetvetja,-tregon ai. Ndërkohë veç kësaj historie të bukur dashurie, Big Basta po vazhdon me sukses promovimin e albumit të tij më të ri, i cili deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat. Bigu, sapo ke lançuar albumin më të ri “Radio&club”. Cila ka qenë ndihma më e madhe për të realizuar këtë album? Padyshim Big City dhe stafi, gjithashtu shoqëria, familja, mediat, fansat. Gjithçka janë kthyer në frymëzim dhe doli “Radio and Club”. Këngët tuaja duken shumë ritmike dhe bashkëpunime tepër interesante, si me Jonida Maliqin, Vesa Lumën etj. A do të ketë një klip nga këto bashkëpunime? Shpresoj që një pjesë të mirë të këngëve t’i realizoj dhe video. Gjithçka është për t’u parë sa i përket këtyre dy këngëve, pasi duan një realizim të mirëfilltë. Tanimë keni krijuar imazhin e një repisti me klas. A ka qenë e vështirë kjo, duke qenë se repi konsiderohet përherë si diçka gangsta? Ju falenderoj. Të them të vërtetën, kam qenë thjesht vetvetja dhe jam munduar t’i përcjell njerëzve besim dhe pozitivitet me artin tim. Bigu, keni krijuar imazhin e një reperi mjaft të qeshur dhe të kulturuar. I tillë jeni edhe në jetën e përditshme? Patjetër. Më pëlqen të qesh. Qeshja është ilaçi më i mirë (buzëqesh). Sa e vështirë është të kesh një imazh unik? Për aq kohë sa je i pastër me veten dhe bën atë që zemra

thotë të bësh, pa kompromise me humbjen, kokën lart dhe suport. Ky është imazhi unik që “Big City” po krijon bashkë me mua. Së fundmi duket se keni bërë publike atë që dyshohej prej kohësh, lidhjen tuaj me Vesa Lumën. Prej sa kohësh jeni të dashuruar? Pas disa fotove tepër miqësore, them se po bëhet publike. Kemi disa muaj që po njihemi më mirë. Përse sa herë ju është bërë kjo pyetje jeni përpjekur ta shmangni? Sepse më pëlqen ta ruaj me fanatizëm jetën time private dhe ju premtoj se është hera ime e fundit që flas publikisht për këtë fakt. Ju kërkoj ndjesë publikut për këtë vendim, por kërkoj të ma kuptojë faktin, se, përveçse jemi njerëz me status publik, dëshiroj që në radhë të parë ta shikojnë këtë lidhje sa më shpirtërore dhe me energji pozitive, pa pasur nevojë për skena, foto ose shumë artikuj. Cila ishte arsyeja që nuk donit ta bënit publike këtë gjë? Fakti i të ndjerit rehat nga komente që mund të nxisnin çdo veprim të pamenduar mirë nga të dyja palët. Po njohim njëri-tjetrin më mirë dhe kjo ka rëndësi. Do të thotë kjo se tanimë lidhja juaj është më e konsoliduar? Patjetër që po. A është e vështirë ta ruash të fshehtë dashurinë? Aspak, sepse ka raste kur e ndien se po bën gjënë e duhur. Sa herë ju është dashur t’u fshiheni syve kureshtarë, të themi? Asnjëherë. Gjithmonë njerëzit e kanë pranuar dhe mirëpritur këtë fakt, pa u bërë përshtypje, por veç japin përshëndetje dhe komplimente. A është e vërtetë që bashkëjetoni? Jo. Nuk është e vërtetë. Sa të dashuruar ndiheni me njëri-tjetrin? Shumë të dashuruar. Mendoni se keni gjetur gjysmën tuaj më të mirë? Mendoj se ndihem mjaft mirë. Cilat janë gjërat që ju pëlqejnë më shumë te Vesa? Gjithçka... sepse është vetvetja. A do ta lërë ajo Prishtinën për të ndenjur përfundimisht në Tiranë? Nuk i dihet çfarë ka rezervuar e ardhmja. Unë vetëm uroj që të jemi mirë dhe të lumtur. Ju faleminderit!

Nuk i dihet çfarë ka rezervuar e ardhmja. Unë vetëm uroj që të jemi mirë dhe të lumtur


E diel, 22 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Këtë herë është Olti Curri, i cili në skenarin e bërë për Summer Fest, ia ka dedikuar një vend edhe takimit të Florit dhe Drenit

thashetheme

Pas imitimit në Portokalli

Dren Abazi “fal” Florin në “Summer fest” Ka qenë një nga imitimet që i dha hov popullaritetit të tij në Shqipëri, ai që aktori Florjan Binaj i bëri në Portokalli këngëtarit Dren Abazi. Në fakt ishte një nga ato imitime që ende mbahet mend gjatë. Po Dreni, pas transmetimit, nuk e priti dhe aq mirë atë batutë, iu duk e ekzagjeruar. Në fakt Dren Abazi është nga ato personazhe që nuk i kanë me aq qejf intervistat apo pompimin mediatik, sidomos nëse kjo nuk lidhet me karrierën e tij. E shprehu hapur pakënaqësinë, sepse në të vërtetë nuk është se i pëlqen vetja aq shumë, siç thotë ai. Gjithsesi, këtë herë është Olti Curri, i cili në skenarin e bërë për Summer Fest, ia ka dedikuar një vend edhe takimit të Florit dhe Drenit. Skenari këtë herë është vërtet si Festival Bar me batuta dhe humor. Ndërkohë që lidhur me takimin mes dy personazheve, Florit dhe Drenit, kemi mësuar se do të jetë sërish aktori i talentuar Florian Binaj që do ta prezantojë Drenin. Dhe këtë herë sigurisht që nuk do të ketë hatërmbetje nga ana e këngëtarit, por një bisedë të këndshme dhe pak lojë aktoreske nga të dy në skenën e Summer Fest, atje ku Dreni është një nga këngëtarët e ftuar.

lidhur me takimin mes dy personazheve, Florit dhe Drenit, kemi mësuar se do të jetë sërish aktori i talentuar Florian Binaj që do ta prezantojë Drenin

Rilindi & Besa muaj mjalti në bregdetin shqiptar

Renis Gjoka, arsyet e vërteta pse braktisi “Burn” Renis Gjoka, pasi i ka dhënë lamtumirën djemve të grupit “Burn”, ka nxituar të mbledhë muzikantë të tjerë për të krijuar bandën e tij, e cila do ta ndjekë në performancat e tij të përjavshme live në night club-et më të njohur të Tiranës. Renisi daljen e parë në publik me bandën mendohet ta ketë gjatë muajit gusht, ku ai fillon zyrtarisht karrierën e tij solo, pa grupin “Burn”. Ndërkohë akoma nuk dihet nëse grupi “Burn” do të vazhdojnë karrierën e tyre si grup apo do të shpërbëhen pas largimit të figurës kryesore të grupit.

Në një ceremoni shumë private dhe familjare, të dielën në mbrëmje janë kurorëzuar zyrtarisht Rilind Reka dhe Besa Haxhaj, të cilët janë në një lidhje dashurie më shumë se një vit. Për Besën kjo është martesa e parë, ndërsa për Rilindin hera e dytë që del para altarit si dhëndër pas martesës që pati me këngëtaren e njohur Tuna Sejdiu. Menjëherë pas ceremonisë, shumë urime janë shkruar në profilet e të dyve nga miqtë si dhe familjarët e tyre duke u uruar fat, lumturi dhe të trashëgohen, ndërsa këto ditë çifti ka vazhduar rrugën për të shijuar bregdetin shqiptar dhe për të festuar muajin e mjaltit, në këto ditë të nxehta të verës. Media të ndryshme kanë shkruar mbi ceremoninë e tyre, duke e kritikuar këngëtaren Sejdiu, e cila ka humbur një mashkull si Rilindi.

Zajmina: Dashuria të bën më të fortë Këngëtarja Zajmina Vasjari gjitha këngët ia dedikon dashurisë, edhe pse për jetën e saj private ende nuk dihet gjë. Janë bërë shumë spekulime për jetën e saj private, mirëpo gjithnjë Zajmina ka ditur ta ruajë me fanatizëm këtë pjesë. Kur këndon për dashurinë ajo thotë se ndihet më e fortë dhe se dashuria për të është arma më e fortë e njeriut. “Dashuria është një ndjenjë që njeriun e mban të fortë, ndaj është një kënaqësi kur i këndon dashurisë. Thuajse të gjitha këngët e mia kanë të bëjnë me tematikë dashurie dhe gjithnjë mundohem të sjell aktualitetin te publiku”, ka thënë ajo e pyetur nga mediat kosovare.


20

MAPO

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

sport

Champions League

Arapi dhe Fagu duan kualifikimin në Hungari Skënderbeu do të luajë të martën ndeshjen e kthimit kundër hungarezëve të Debrecenit dhe klima në skuadrën bardhekuqe është e mirë, ndonëse dihet se kualifikimi do të jetë një mision i vështirë. “Do jetë shumë e vështirë nga ndeshja e parë për vetë faktin

se kundërshtari në sfidën e Korçës na ka nënvlerësuar, shpresojmë që çdo kush të jetë në 100 për qind dhe të japë maksimumin në fushë,” thekson mbrojtësi Renato Arapi në lidhje me ndeshjen e radhës. Në të njëjtën linjë është edhe Erbim Fagu, por për të ka shumë peshë fitorja

1-0 e ndeshjes së parë. “Normalisht ka vështirësitë e veta pasi luajnë në fushën e tyre, por që do të bëjmë lojën tonë dhe kemi avantazhin e ndeshjes së parë dhe besoj se do ta përgatisim ndeshjen sa më mirë për të dalë me sukses,” deklaron tiranasi i korçarëve.

Zyrtare, Bulku firmos në Iran për Sepahanin Ishte gjysmë e përfunduar, por tashmë është e sigurt: mesfushori kuqezi braktis kampionatin azer për milionat e persëve, duke iu bashkuar Sukajt te kampionët e Iranit Jeton Selimi

Rritet numri i shqiptarëve që do të militojnë në Azi, ku pas Sukajt, Cikalleshit dhe Berishës (Australia i është bashkuar Federatës së Azisë), tashmë do të jetë Ervin Bulku, një tjetër kuqezi që do të bëjë karrierë në kontinentit e futbollit jo shumë cilësor, por të paguar vërtet mirë. 31-vjeçari i dha fund karrierës së tij me skuadrën azere të Azal Bakus, ku zhvilloi 22 ndeshje duke shënuar edhe tre gola, për t’iu bashkuar kështu kampionëve në fuqi të Azisë, Sepahan Isfahan, që drejtohen nga i mirënjohuri Zllatko Kranjçar. Oferta e Sepahan e bindi mesfushorin të ndërrojë ambient, duke vlerësuar ofertën ekonomike, e cila pavarësisht se nuk bëhet e ditur në shifra, mësohet së është shumë e leverdishme. Skuadra iraniane, e cila, ka fituar 4 tituj kampionë në 10 vjet, 3 prej të cilëve në 3 sezonet e fundit, ofron edhe ambicie sportive për mesfushorin kuqezi. Bulku ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër, me Sepahan, aty ku sulmuesi shkodran Sukaj ka ngulur këmbë prej janarit të 2012. Skuadra kampione e Iranit drejtohet nga trajneri kroat Zllatko Krajnçar dhe merr pjesë në Champions Ligën e Azisë. Ervin Bulku ka ndër-

ruar 5 skuadra gjatë karrierës së tij. Pasi u bë i njohur me bluzën e Tiranës, në vitin 2007 u transferua në Ukrainë te Krivbas, ku luajti për tre sezone, për të kaluar më pas në Kroaci te Hajduku i Splitit. Pas eksperiencës së shkurtër në Ballkan, tiranasi u angazhua një vit me Azalin, për të nënshkruar së fundmi me Sepahan. “Uku” është përfolur shumë edhe për një rikthim në skuadrën e tij të zemrës, Tirana, por diçka e tillë nuk u bë e mundur, pasi, përpos dëshirës së mirë, diferencat ekonomike ishin vërtet shumë të thella. Sepahan, vetëm 3 të huaj

Skuadra kampione e Iranit, Sepahan Isfahan, ka në përbërjen e saj vetëm tre lojtarë të huaj, ku dy prej tyre janë shqiptarë. Kështu, veç Xhevahir Sukajt, që është “parkuar” në skuadrën perse prej janarit të vitit 2012, dhe malazesit Radomir Daloviç, i ardhur në të njëjtën kohë me Sukajn, Bulku bëhet lojtari i tretë i huaj në një skuadër, që kërkon të mos jetë heterogjene, duke iu besuar më shumë lojtarëve vendës. 4 kuqezinj në Azi

Bulku plotëson kështu “pokerin” e lojtarëve-kontingjent të kombëtares që aktivizohen në kampionatet e Azisë. Kujtojmë se i pari që ndërmori një nismë të tillë është Besart Berisha. Berisha vërtet luan në Australi, por kontinenti-shtet i është bashkuar kontinentit më të madh në planet dhe federatës së tij, duke braktisur Oqeaninë në vitin 2006. Berisha pati një sezon madhështor duke fituar gjithçka me Brisbane Roar, kampionatin dhe titullin e kryegolashënuesit. I dyti ka qenë Xhevahir Sukaj, që u shpall

Ervin Bulku gjatë ndeshjes kundër Gjeorgjisë 1-2

kampion me Sepahanin. I treti Sokol Cikalleshi, ka firmosur një muaj më parë me Incheon United një kontratë milionere, ndërsa asi i fundit kuqezi që udhëton drejt Azisë, është pikërisht Ervin Bulku.

Rikthim në shtëpi, Gugash Magani do stolin e Shkumbinit Pas një aventure larg Peqinit me Flamurtarin dhe Besën, Magani kthehet në bazë Historinë e tij e ka të shkruar me fanellën e Peqinit. Gugash Magani ka qenë tipiku i lojtarit-simbol dhe për një skuadër të vogël si Shkumbini i Peqinit kjo do të thotë shumë. Por, nëse tre vite më parë Magani vendosi t’i japë një shtysë të re karrierës së tij mes Vlorës dhe Kavajës, tani Gashi ka vendosur të rikthehet në bazë dhe ka rimarrë drejtimin e skuadrës aq shumë të dashur për të. Sipas burimeve pranë klubit peqinas, akordi me Maganin është shumë pranë. Mësohet që palët kanë rënë parimisht dakord dhe pritet vetëm zyrtarizimi me firmosjen e kon-

Gugash Magani

tratës. Për Maganin ky është një rikthim në shtëpi, pas aventurës të suksesshme me Flamurtarin dhe Besën e Kavajës. Në këtë mënyrë klubi bardhekaltër po vijon me strategjinë e nisur një sezon më parë, ku i be-

soi lojtarëve të ardhur nga skuadrat zinxhir. Detajet e marrëveshjes nuk bëhen të ditura, por mësohet që objektivi sportiv i palëve është mbijetesa në kategorinë superiore edhe për sezonin e ardhshëm. 47-vjeçari Magani ka qenë më parë futbollist i Shkumbinit dhe për një kohë të gjatë kapiten i skuadrës. Magani ishte një zgjedhje e drejtuesve pasi edhe më parë ka trajnuar bardhekaltërit duke siguruar mbijetesën. Madje në këto momente kandidatura e tij është përforcuar ndjeshëm, falë dhe eksperiencës pozitive në dy sezonet e fundit të kaluar me Flamurtarin dhe Besën. Interesant është fakti që Magani do të drejtojë në skuadër edhe dy djemtë e tij, që sezonin e kaluar ishin pjesë e skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri Kristaq Mile.

Merkato Raiola: Hamshik do largohet nga Napoli Menaxheri i Marek Hamshikut, Mino Raiola, ndien se mesfushori mund ta lërë Napolin gjatë kësaj vere. Futbollisti sllovak, prej 6 vitesh në Itali, ka thënë se është i lumtur te Napoli. Mirëpo, agjenti italian beson se sllovaku ka mësuar gjithçka në Serie A dhe se ka nevojë për një përvojë të re. “Marek është lojtar i madh. Nëse ndihesh si lojtar i madh, më pas duhet të kërkosh më shumë, të kërkosh përvoja të reja”, theksoi për Radio CRC, Raiola, i cili shtoi se futbollistët e mëdhenj nuk do të shkojnë në Itali, pasi që kjo ligë është në rënie.

Del Piero në dilemë për të ardhmen e tij Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero, ka pranuar se nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi veteran është në kërkim të një klubi pasi “Zonja e Vjetër” nuk ia rinovoi kontratën, ndërsa është lidhur me kalime në ShBA, Argjentinë dhe Azi. Të shtunën ai ishte në Japoni, ku mori pjesë në një ndeshje miqësore me qëllime humanitare për të goditurit

nga cunami, ku është pyetur rreth të ardhmes së tij. “Ende nuk e di se ku do të luaj në sezonin e ardhshëm, por fakti që nuk kam ende një klub ma mundësoi që të jem këtu sonte”. “Do të jetë një vendim i madh pas 19 vitesh, por jam shumë i qetë dhe me klubin e ri do ta filloj një tjetër aventurë të shkëlqyer, sërish me dëshirën për të luajtur futboll”, ka thënë 37-vjeçari.

Rusia, Kapelo zyrtarizohet të mërkurën Ditën e mërkurë ish-tekniku i Anglisë, Fabio Kapelo, do të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri Kombëtares Ruse të Futbollit. Lajmin e komunikoi zv.presidenti i Federatës Ruse, Nikita Simonjan. Kapelo mbërriti në Rusi ditën e premte dhe pasi asistoi sfidën mes Cska Moska-Rostov (1-0), do të niset drejt Shën Petërburgut, për të ndjekur sfidën e Zenitit. “Të mërkurën, shton Simonyan, Capello do të firmosë kontratën 2-vjeçare dhe do të prezantohet zyrtarisht në konferencën për shtyp”. Sipas shtypit rus, italiani 66-vjeçar do të përfitojë 10 milionë euro në vit deri në Botërorin 2014, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për dy vite të tjera.


sport

Londër 2012

e DIEL, 22 korrik 2011 www.mapo.al

MAPO

21

Spice Girls do të mbyllin Lojërat Olimpike Ish-grupi i famshëm anglez Spice Girls do të ribashkohen për ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike ‘Londra 2012’. Pesë këngëtaret e famshme Victoria Adams (Beckham), Geri Halliwell,

Emma Bunton, Melanie Chisholm e Melanie Brown, do të këndojnë së bashku për herë të parë që nga viti 2008 për spektaklin e 12 gushtit. Në ceremoni, grupi i njohur do të këndojë dy këngë, ndër to duket se

do të dëgjohet edhe hiti i vitit 1996, ‘Wannabe’. Geri, njëra prej këngëtareve, pritet të vishet me flamurin britanik, njëjtë siç kishte bërë në ndarjen e çmimeve ‘Brit Awards’ në vitin 1997.

Kaos kuqezi, Galiani gati të rimbursojë tifozët e pakënaqur 34

Largimet e Tiago Silavës dhe Zllatan Ibrahimoviç kanë bërë që tifozët të kthejnë mbrapsht abonimet vjetore për ndeshjet shtëpiake të skuadrës Milan rrezikon ta paguajë shumë shtrenjtë shitjen e Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës. Kjo jo vetëm në nivel sportiv... në fakt, pas shitjes së dy yjeve të Paris Sënt Zhermen, tifozët po mendojnë një aksion ligjor kolektiv kundër klubit, pasi ndihen të mashtruar në momentin kur kanë rinovuar abonimet për në stadiumin “San Siro” për ndeshjet e “Djallit”. Dhe në fakt kanë të drejtë. Shitja e abonimeve për sezonin 2012-2013 nisi më 2 korrik dhe për magji, vetëm dy ditë më parë, klubi bëri të ditur rinovimin e kontratës me Tiago Silvën deri në vitin 2017, ndërsa më parë ishin dhënë garanci që Zlatan Ibrahimoviç do të qëndronte. Por pas dy javësh dhe disa mijëra abonimeve të siguruara, Milani pranoi t’ia shiste dy lojtarët PSG-së. Tashmë, pasoja direkte është që tifozët kërkojnë rimbusim. Në fakt ata janë të gatshëm të nisin një aksion ligjor kolektiv kundër klubit të rrugës “Turati”, ndërsa fushata e abonimeve të Milanit ka përfunduar nën vëzhgimin e shoqatës së konsumatorëve, me akuzën se “klubi ka mashtruar me publicitetin e bërë”. Berluskoni theksonte se oferta e PSG-së ishte e parezistueshme dhe shitjet ishin të detyruara prej bilancit, megjithatë tifozët nuk duan t’ia dinë dhe tashmë kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e shpenzuara për abonimin sezonal në stadium.

Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani

Vetëm pak orë më parë trajneri Alegri deklaroi se “ky është viti zero për Milanin”, por me largimet më të fundit klubi kuqezi duket se është kthyer shumë vite mbrapa, por mbi të gjitha ka humbur besimin e tifozëve. Ndërsa administratori Galiani ka deklaruar ditën e djeshme se “Milani është i gatshëm që të rimbursojë tifozët e pakënaqur”. Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ka reaguar pas kërkesave dhe ankesave të një grupi të tifozëve kuqezinj, tepër të irrituar me klubin e tyre pas shitjes së Ibrahimoviç dhe Tiago Silvës. “Milani

Braktis skuadrën

Shitja e abonimeve për sezonin 2012-2013 nisi më 2 korrik dhe për magji, vetëm dy ditë më parë, klubi bëri të ditur rinovimin e kontratës me Tiago Silvën deri në vitin 2017

kuqezinjtë kanë promovuar biletat e abonimit për sezonin e ri futbollistik, 2012-2013. Në mbështetje të diçiturës së kartës abonuese ishte edhe një fotografi, në të cilën qëndronin të përqafuar pas një goli Ambrozini, Boateng, Nocerino, Ibrahimovic dhe Tiago Silva. “Dy nga pesë lojtarët, megjithatë, nuk janë më të Milanit, – nënvizonin në ankesën e tyre tifozët kuqezinj, – dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë emër dosido, por për dy yje, që mund të kenë ndikuar në zgjedhjen e konsumatorit për të bërë abonim në stadium për sezonin e ardhshëm.”

Formula 1

Modriç presion Totenhamit, kroati do vetëm Real Madridin Reali i Madrid dëshiron me çdo kusht Luka Modriç, të njëjtën gjë do edhe talenti kroat që ka filluar të përdorë edhe linjën e egër me skuadrën e tij vetëm për t’i plotësuar këtë dëshirë. Mesfushori 26-vjeçar ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën e tij Totenham që ka nisur turin e saj në Shtetet e bashkuara dhe ka qëndruar në Londër me shpresën së transferimi i tij në Madrid të realizohet. Mungesa e tij në aeroport ka bërë që të fillojnë menjëherë diskutimet dhe është kthyer në argumentin e ditës edhe ndërmjet shokëve të tij të skuadrës. Tashmë kroati e bëri lëvizjen e tij dhe topi kalon në fushën e madrilenëve që duhet të gjejnë marrëveshjen me presidentin e “Spurs” që kërkon 45 milion euro ndaj 30 milionëve që Florentino Perez ka prezantuar në kërkesën e parë. Por sinjale të njëjta pozitive në shtëpinë e madrilenëve kanë ardhur edhe nga braziliani Maickn që ka refuzuar një ofertë nga Anzhi, pasi dëshiron të veshë bluzën e

është menjëherë në dispozicion për të rimbursuar abonimet e të gjithë atyre tifozëve që nuk janë të kënaqur me rekrutimet e kryera nga kompania,” – citohet shefi ekzekutiv i kuqezinjve nga “Corriere della Sera”. Galiani i përgjigjet kësisoj flakë për flakë protestës së disa tifozëve të Milanit, të cilët thanë një ditë më parë se ishin të gatshëm edhe për një protestë të fuqishme kundër strategjive të marketingut që po përdor klubi, sidomos në rastin e shitjes brenda pak ditësh e Tiago Silvës dhe Zlatan Ibrahimovic te Paris SG. Në fokus është reklama me të cilën

Alonso mbret i shiut në Gjermani, ka lënë pas 3 pilotë vendës Spanjoli ka bërë xhiron perfekte në sekondat e fundit të kohës së rregullt, duke i marrë vendin e parë në nisje Fetelit

Luka Modriç

bardhë. I vetmi problem qëndron te presidenti Perez që nuk është shumë dakord të përforcojë skuadrën me një mbrojtës 31-vjeçar. Ndërsa e reja e fundit te Reali i Madridit vjen nga blindimi që klubi i ka bërë talentit 19-vjeçar Heze, që shkëlqeu në Europianin e U-19, ku u shpall edhe futbollisti më i mirë i turneut. Çmimi i vënë nga madrilenët për prishjen e kontratës është 40 milionë euro.

Fernando Alonso ka fituar pole-position të Çmimit të Madh të Gjermanisë, duke dhënë kohën 1:40.621 në pistën e lagur të Hokenheimit. Ky është pole i dytë radhazi për spanjollin e Ferrarit që ka lënë pas vetes tre gjermanë: Fetel (Red Bull), Shumaket (Mercedes) dhe Hulkenberg (Force India). Në vijën e tretë të nisjes janë Maldonaldo dhe Baton, më pas Hamilton dhe Veber, që ka rrëshqitur nga vendi i tretë, sepse ka zëvendësuar kambion në makinën e tij. Pole në Hokenheim është ëndrra e shumë pilotëve, por Alonso ia del sepse pat deklaruar se ishte në një formë të mirë dhe se kishte gje-

Fernando Alonso

tur feeling-un e duhur me Ferrarin e tij. U tha u bë. Në kushtet e një moti të keq dhe të një piste që jepte një ashpërsi thuajse zero, Alonso del përpara të gjithëve, duke montuar në limitin e kohës një set gomash full wet tërësisht të reja dhe më pas u fut në fushë dhe i dha fund ndërrimeve të pozicioneve mes të mëdhenjve.

Një xhiro perfekte, që ka qenë +0.405 sekonda më e mirë sesa ndjekësi i tij më i afërt, Fetel. Një stërkëmbësh ky që spanjolli ua ka bërë me shumë kënaqësi edhe dy pilotëve të tjerë vendës, Shumaker dhe Hulkenberg, që janë spostuar në nisje dhe që e kanë mendjen te hakmarrja në garë. Por është edhe penaliteti që e sposton Veberin nga vendi i tretë në të tetin, sepse ka ndërruar kambion. Edhe australiani ka shfaqur se ka makinën dhe shpejtësinë për të qëndruar mes të parëve dhe se do të mendojë strategjinë e ringjitjes së pozicioneve. Diçka më poshtë pretendimeve McLaren me Baton dhe Hamilton. Të dy anglezët do të shohin përpara tyre një Williams, atë të Maldonados, i aftë që të bëjë gjëra të bukura në çdo rast që i jepet. Nuk shkon më shumë sesa vendi i dhjetë Raikonen. I 14-ti Masa, që nuk bën një paraqitje dinjitoze.


t

22

MAPO

E diel, 22 Korrik 2012 www.mapo.al

Peshon 165 kilogramë – megjithatë ndihet e bukur Përkundër faktit se bën pjesë në grupin e njerëzve me mbipeshë të tepruar, Kirstie Mouncey ndihet e bukur dhe atraktive. 18-vjeçarja, e cila peshon 165 kilogramë, ka marrë pjesë në një konkurs bukurie për të ‘trashat’, duke u dërguar një mesazh atyre që e kanë ofenduar, se është e lumtur me trupin e saj. “Njerëzit më kanë turpëruar 24 orë, shtatë ditë në javë. Për këtë ndihesha keq dhe konsideroja se nuk vlej. Megjithatë, në një moment mendova: ‘Jam kështu si jam, nëse të tjerët nuk mund të më pranojnë, atëherë as le të mos përpiqen’ dhe kuptova se nuk duhet të ndryshoj për shkak të tyre”, ka thënë Kirstie në një emision televiziv, ku merrte pjesë së bashku me të dashurin e saj. Për shkak të ofendimeve të vazhdueshme, ajo e ka braktisur fakultetin, ndërsa tani kur ka mësuar ta dojë veten, mendon t’u kthehet studimeve. Kirstie ka treguar se ka provuar lloj-lloj dietash për të humbur peshë, mirëpo asnjëra prej tyre nuk ka dhënë rezultat.

Fjalëkryqi klasik 1

2 13

16

17

Jeta në çift do jetë shumë e lehtë gjate kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që dashuroni dhe do diskutoni edhe për një çështje mjaft të rëndësishme. Beqarët do kenë më shumë besim te vetja.

DEMI (21/IV-20/V)

Jetanëçiftdojetëajoqëkeni ëndërruar. Fantazia nuk do ju lërë të mërziteni dhe do merrni sigurinë që aq shumëekenipritur.Përfitonisamëshumë!Beqarëtdo kenëshumëdëshirëtëfillojnë një lidhje, pa e ditur se jo gjithçka shkon gjithmonë mirë në dashuri.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Nuk do jetë ditë aspak e mirë për dashurinë. Bashkëpunimiikohëvetëfundit rrezikon të prishet. Mundohuni mos shkaktoni dëme shumë të mëdha. Nëse jetoni vetëm përgatituni për një ditë të bukur. Venusi do ju ndihmojë të keni një takim të papritur.

5

6

7

13

8

18

37

25

29

26

30

31

34

38

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

21

24

33

11

20

28

32

10

15

19

27

42

9

14

23

36

35

39

40

43

41

44

45

46 Koha e fillimit ____:____

47

48

51

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

4

22

Burrat nuk do të mund ta mbijetonin orgazmën e femrës Nëse një burrë do të përjetonte orgazmën, ashtu siç e përjetojnë femrat, ai do të binte i vdekur për toke. Në marrëdhëniet seksuale është e mundur të maten të ashtuquajturat valët teta. Këto valë shkaktojë ndjenjën “etheve të garës” - të euforisë që e kanë përjetuar disa vrapues të maratonës. Truri i femrës gjatë orgazmës lëshon 10 herë më shumë valë teta, sesa mashkulli. Pra, valët teta janë indikatorë të fuqisë së orgazmës, ndërsa femrat e arrijnë kulmin në mënyrën të cilën truri i mashkullit nuk do të mund ta duronte. Ndoshta është e ashpër të thuhet, por e vërtetë është se, në qoftë se forca e orgazmës femërore do të lirohej në trurin e mashkullit, do të ishte e mundur që ky shok ta vriste. Mu për këtë arsye është e pamundur për të kryer një eksperiment të tillë në pjesën mashkullore të popullsisë. Një studiuese u ndal në faktin se burrat kurrë nuk do të mund të bëhen gra, pa marrjen parasysh të operacioneve të ndërrimit të gjinive, ndërsa dëshmi për këtë janë faktet e sipërpërmendura. Ajo tha se ka një korrelacion të fortë ndërmjet transmetuesve nervorë të quajtur dopamine dhe ndjenjës së kënaqësisë.

3

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Klima për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift do jetë pasionante. Edhe jeta seksuale do shkojë më së miri dhe do keni të njëjtën tërheqje fizike si në fillimet tuaja. Beqarët do kenë një jetë të qetë edhe pse pa mundësi për takime.

52

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Nëse jeni në çift bëni kujdes nga keqkuptimet që mundtë lindin. Mundohuni që t’i shmangni ato me sa të mundeni. Për beqarët pritet një ditë entuziaste nëdashuridheplotpasion. Në përgjithësi do jetë një ditë e mirë për projektet e së ardhmes suaj.

Çiftet do kenë një ditë përgjithësisht të qetë dhe pa probleme. Gjithsesi bëni kujdes me ato që do thoni për të mos nxitur konflikte. Beqarët do flirtojnë së tepërmi sot. Ata që pëlqejnë një lidhje të qëndrueshme do u realizohet dëshira.

Nëse keni bërë plane në sektorin e dashurisë ka mundësi që t’ju plotësohen sot. Mos hezitoni ta deklaroni atë që ndjeni dhe të thoni “po”. Falë planetëve nuk do ketë asnjë rrezik që të bëni gabime. Çiftet do i përkushtohen me tepër njëri-tjetrit.

Nëse jeni në çift, jeta juaj ka rrezik të jetë mjaft e turbullt. Nuk do doni të bëni as lëshimin më të vogël dhe partneri ca më pak. Mosrënia dakord për diçka mund të sjellë goxha debate.Përsaupërketbeqarëve do kenë fat dhe takime me shumicë.

5

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Dashuria do shkojë më së miri gjatë kësaj dite dhe zemra do gëzojë së tepërmi. Ka mundësi që disa të shkojnë edhe në ekstazë. Përfitoni sa të mundni nga orët që do kaloni pranë partnerit tuaj. Klima edhe për beqarët do vijë duke u përmirësuar.

Gjatë kësaj dite si ata që janë në çift ashtu edhe beqarët do jenë mjaft joshës dhe sharmantë. Mos u druani të thoni gjithçka që ndjeni. Ata që janë në një lidhje do kalojnë momente romantike ndërsa të vetmuarit ka mundësi të ndryshojnë status.

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Mundohuni të paktënmoskrijonikonflikte. Takimet e beqarëve do jenëeksplozive.Tregohuni të vëmendshëm dhe përfitoningaatosepsedondiheni mjaft mirë.

Mos u tregoni shumë kërkues me partnerin tuaj gjatë kësaj dite nëse nuk doni të lindin probleme në çift. Nuk mund ta merrni gjithçka menjëherë, bëni durim. Beqarë, ka mundësi të filloni një histori dashurie e cila t’ju sjellë kënaqësi pa fund.

53

Vertikalisht:

1. Njeri që preket shumë shpejt, i ndjeshëm. 9. Ithtar i një sekti mysliman të der-

1. Shkronjë ose shenjë, që përdoret për të paraqitur një element, një madhësi të

vishëve. 13. Lloj bagëtie. 14. Raport i hollësishëm që mban një drejtues rreth

caktuar, etj. 2. Gradë në ushtri. 3. Koncepti. 4. Gjendje shpirtërore e zymtë. 5. Hek-

çështjeve dhe veprimtarisë së sektorit të vet. 16. Kimist i famshëm rus, autor i ta-

ura të kthyera në formë L. 6. Sido që të jetë puna, sidoqoftë. 7. Ambasador i SH-

belës së elementeve. 20. Largim nga një drejtim i caktuar. 22. Ndeshja e dy ush-

BA-së në Shqipëri. 8. Letërsia Europiane. 9. Shfuqizimi. 10. Fjalë që i thuhen diku-

trive armike. 23. Pjerrtas ose tërthorazi në një krah. 25. Njësia e matjes së rezis-

jt për t'i shprehur një dëshirë. 11. Shans. 12. Prijësi i famshëm i hunëve. 15. Besim

tencës elektrike. 26. Lezha në makina. 27. Portokall në Angli. 29. Lloj ngjitësi. 31.

shpirtëror. 17. Bejte pa të buta. 18. Sundimtar feudal që kishte për detyrë të sigu-

Rreth i vendit tonë. 32. Garnizon Europian. 33. Pyesim për vendin. 34. Rreth i ven-

ronte rrugët nëpër trevat malore. 19. Ent Kombëtar. 21. Qendra. 24. Pjesë e hapët,

dit tonë. 36. Mesi i trupit të njeriut, mbrapsht. 38. Gjitar i madh i detit. 40. Adem i

e rrethuar zakonisht me parmakë dhe e shtruar me dërrasa, në katin e dytë të

letërsisë kosovare. 42. Një firmë e njohur prodhimesh kozmetike. 44. Grumbull

shtëpive të vjetra. 28. Copë shkëmbi. 30. Vajza e vajzës. 31. Asgjë. 34. Zotëron. 35.

malesh që shtrihen gati njësoj në gjatësi e në gjerësi. 45. Notë muzikore. 47. Degë

Shul për të mbyllur derën, lloz. 37. Nënë në dialekt. 39. Kryeqyteti i Ukrainës. 41.

e mekanikës teorike, që përfshin dinamikën dhe statikën. 49. Vjershë e shkurtër

Yzeiri, gazetar i njohur. 43. Pjesë e një drame. 44. Fituese e një konkursi bukurie.

dashurie. 51. Qytet i vendit tonë. 52. Zakon i keq i dikujt. 53. Pandi, këngëtar.

46. Thirrje telefonike. 48. Tren Ekspress. 50. Dega Ushtarake.

Sudoku | nivel mesatar 2 6 5

1

9

1 6 4

2 1 4

3

2 8

9

4

7

4

6

8

5

1

6 2

8

6

1

5

6

3 6 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

5

3

2 9 7

5 3

8

6

1

3

8 1 4 5

8 2 SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

8 LUANI (23/VII-22/VIII)

49

6 7

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

9

Numërkryq

5 1 6

Shah | nivel mesatar

2 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

007, 023, 072, 120, 162, 214, 263, 483, 521, 524, 531, 586, 596, 695, 896, 932.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

S

Gjeni 10 ndryshimet

1548, 2015, 2302, 3146, 5263, 5632, 5751, 5965, 6535, 7785, 8745, 8932.

T

I

R

A

T

E

K

E

O

Z

A

G

U

S

H

M

E

J

T

E

P

O

K

E

G R

I

A

M

F

A M

N

G

T

A

J A

S

F

E

R

A

K

A

Z

I

N

O

O

N

E

G

U

F

O

L

A

C

I

D

O

G

E

M

U

S

H

E

U

R

F

T

E

S

I

R

P

A

R O

G

R

E

V

A

N

C

E

C

I

G A

A K

U

N

N

G E

E L

A

V

O

R

A

P

O

Z

E

M

O

R

E

A

L

R

O

B

L

A

I

120111, 250482, 313750, 321563, 477741, 502571, 543246, 622763, 646328, 782820, 845211, 855223, 918285, 985955.

M A P

O

T

F

O

F

A A R

R

R

U

A

17644, 25659, 41190, 42553, 47844, 51208, 52467, 60591, 81661, 85250, 86584, 92851.

L

6

3

4

0

2

1

5

4

7

8

9

2

1

5

4

8

7

9

8

5

4

1

5

2

1

0

2

0

2

0

2

0

3

2

6

5

1

4

4

4

4

4

5

1

5

2

6

5

9

9

8

7

8

4

5

8

5

2

1

4

5

6

9

2

1

5

4

6

5

9

8

5

6

5

4

1

1

1

0

2

0

6

2

8

4

5

6

9

5

8

7

4

8

5

4

1

5

2

1

9

2

3

2

1

5

6

5

4

8

5

9

6

5

4

7

8

4

5

1

5

2

6

3

2

0

1

5

4

7

7

7

8

9

5

4

1

2

6

3

2

1

0

1

5

2

6

3

5

4

9

9

9

8

7

4

8

5

4

1

5

2

1

0

2

3

0

2

6

5

6

5

9

6

3

2

1

4

7

8

5

2

3

2

1

5

6

3

2

5

1

4

7

8

9

5

2

1

4

2

1

0

1

5

2

6

3

2

5

9

6

8

5

7

4

8

5

1

1

4

5

2

1

4

2

1


retro 1456 SOT faqja e fundit profil&

E diel, 22 korrik 2012 www.mapo.al

MAPO

23

22 korrik

Huniadi mposht Mehmedin II

Janosh Huniadi, mëkëmbës i Mbretërisë së Hungarisë, mundi Mehmedin II të Perandorisë Osmane në përfundim të rrethimit të Beogradit (Nándorfehérvár), që zgjati nga 4 deri më 22 korrik 1456. Pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453, sulltani osman Mehmedi II bëri gati ushtrinë për të nënshtruar Mbretërinë e Hungarisë. Objektivi i tij ishte kështjella hungareze në qytetin Nándorfehérvár. Janosh Huniadi, një fisnik hungarez që kishte luftuar shumë beteja kundër osmanëve në dy deka-

dat e mëparshme, u përgatit për mbrojtjen e kështjellës. Rrethimi me kalimin e kohës u përshkallëzua në një betejë madhore, gjatë së cilës Huniadi udhëhoqi një kundërsulm të papritur dhe u fut në kampin osman duke e detyruar Sulltanin e plagosur të tërhiqej. Në ndihmë të Huniadit u nis edhe Skënderbeu me forcat e tij, por u pengua nga ushtritë e fisnikëve serbë, të cilët ishin në aleancë me Sulltanin. Kjo i vuri pritë një shansi të fundit për një aleancë panballkanike kundër osmanëve,

pasojë e së cilës do të ishte pushtimi turk i Gadishullit deri në shek. XIX. Hungarezët paguan për këtë fitore. Një epidemi shpërtheu në kamp, dhe nga kjo Janosh Huniadi vdiq tri javë më vonë. Ai u varros në katedralen e Gyulafehérvár-it, tani Alba Julia, kryeqyteti i Transilvanisë. Nga 22 korriku i vitit 2011, dita kur forcat e krishtera të Janosh Huniadit mundën turqit osmanë rrethues të Nándorfehérvár në vitin 1456, do të përkujtohet si festë kombëtare në Hungari.

Geert Wilders Holanda? Jashtë euros, jashtë Europës Geert Wilders do që Holanda të dalë nga zona e euros si dhe nga BE-ja. Këtë ai e deklaron qartë në programin elektoral. Në Holandë priten zgjedhjet e reja, sepse Wilders nuk e mbështeti më kabinetin e minorancës. Asnjëherë më parë nuk e ka kërkuar kaq qartë dhe prerazi shkëputjen e vendit të tij nga bashkësia europiane, Geert Wilders, populisti i djathtë holandez me Partinë e tij për Lirinë. Jashtë euros, jashtë Bashkimit Europian kërkon ai dhe e argumenton këtë në një poster elektoral me tone marciale: “Euro nuk është para, ajo na kushton neve para, Bashkimi Europian është fatkeqësi për Holandën.” Me këmbëngulje të veçantë Wilders u kundërvihet pagesave të mëtejshme në fondin e ndihmave të ashtuquajtura ombrella e shpëtimit të euros. Për këtë arsye, në prill 2012 ai refuzoi mbështetjen ndaj kabinetit qeveritar të minorancës, të përbërë nga liberalët dhe kristiandemokratët, duke e çuar kësisoj qeverinë me një lëvizje drejt zgjedhjeve të reja. Bash- Geert këqytetarëve të vet ai u shpjegon: “Ne duhet Wilders të paguajmë miliarda për Greqinë, tani edhe Spanja ka nevojë për mbështetjen tonë, e (1963-09-06) po kështu edhe Portugalia e Qiproja, ndosh- DL 6 ta së shpejti edhe Italia. Banka të falimen- shtator

Kur zunë të njihen gjermanishtia e frëngjishtia si gjuhë të shtetit? Faik Konica

Gjer në shekull të trembëdhietë vetëm latinishtja përdorej n’Evropë si gjuhë shteti. Perandori Rudolf i Pari, duke shikuae se shkronjëtorët e tij, qi ishin më të shumët italinë, tradhëtojin të mpshehtat e shtetit, urdhëroj për të parën herë më 1232 të përdorej zyrtarisht q’aahere e tutje gjermanishtia. Ja se ç’shohim në një libër të vietër: “Perandori Rudolf i Habsburgut ndëgjonte përditë se kombi gjerman qahej se s’merrte vesh dot latinishten; edhe vetë ish si nënë zgjedhë të shkronjtëtorëve të huaj, të cilët dijin latinishten, e qe i shtrënguar t’i përdorte, për dëm të math të punëve të shtetit, se ata të huaj shumë herë edhe tradhëtojin. Përandaj, më 1252 mbajti një këshillë në Nueremberg. Në të cilën të gjithë shtetet e perandorisë u muarnë vesh për të përdorur q’ahere e tutje gjuhën gjermanie në punët e qeveris. N’atë mot, dua të thom më 1252, hipi mi fron të Kas-

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

tiljes Alfonsi i Dhjetë. Ca vjet më tutje ky mbret urdhëroj që gjuha popullore e Espanjës të përdorej në kartërat e përbotëshma. Vetëm nja 300 vjet më tehu, më 1539, e la edhe Franca latinishten për frëngjishten. Ja se ç’thotë një i vjetër shkrimtar: “Gjer ahere, gjyqi ish bërë në gjuhë kish rënë aqë poshtë, sa vetëm fundi i fialëve qe latinisht, a nga padija, a se gjykatësit dojin të mereshin vesh më udobisht. Më s’durohej aqë trashësi gjuhe në një kohë hollimi. E meqë s’ish punë të përdorej një latinishte e bukur, mbreti Frëngu i parë menjtoj me arësye se më mirë të përdorej një frëngjishtë e mirë se një latinishte e ligë. Pra, urdhëri i tij dolli më 1539. Thonë se shkaku i këtij urdhëri qe një fjalë shumë e trashë, e përdorur prej gjykatësit, e cila e hidhëroj fort mbretin. Ca të tierë thonë se mbreti plasi së qeshuri.

Pamje nga qyteti Krujë, 1939 © Vandeleur Robinson

Albania, 1902/1

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

tuara dhe vende të rrënuara ekonomikisht Venlo, duhet t’i paguani Ju.” Në bazë të sondazheve të fundit të Insti- Holandë tutit prestigjioz holandez Maurice de Hond, populistët e djathtë holandezë do të vazhdo- Martuar nin të mbeteshin forca e tretë në Parlamen- me tin e Hagës, të përbërë nga dhjetë parti. Par- Krisztina tia e tij renditet me pak diferencë pas liber- Wilders al-konservatorëve të kryeministrit Mark Rutte dhe krejt papritur në vend të dytë ren- Rezidenca diten socialistët. Asnjëherë më parë social- Hagë istët nuk kanë nxjerrë “kryeministër të Holandës” nga radhët e tyre. Mësuesi Alma dashamirës dhe kryetar i socialistëve, Emile mater Roemer, vërtet mund të jetë i pari që t’ia dalë Open të bëhet kryeministër. Rutte dhe Roemer University ndërkohë do të kishin pothuajse gjysmën e Holandë 150 mandateve parlamentare. Por nuk ka pothuajse asnjë mundësi që të dyja partitë e Feja: asnjë tyre të krijojnë një koalicion, madje kjo për- (Agnostik) jashtohet. As impulset armiqësore të Geert Wilders kundrejt Europës nuk gjejnë rezonancë të madhe te holandezët. Ai del i humbur në anketime. Ai humbet me pak pikë, por në mënyrë të vazhdueshme. Ndonëse problemi kryesor i tij është diçka krejt tjetër: Askush nuk do të hyjë në koalicion me Mozartin, siç e quajnë atë për shkak të krifës me kaçurrela. Konservatorëve u ka ardhur në majë të hundës dhe të majtët preferojnë më mirë bankën e ashpër të opozitës, sesa të lidhin kontratë koalicioni qeveritar me Wilders.


Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you