Issuu on Google+

Faqe 19

Tri orë spektakël në Ndroq për 100-vjetorin e Pavarësisë Vatra Artistike Kulturore Ndroq organizon festime dhe sjell në vëmendje historinë e 13 kalave të qarkut të Tiranës dhe Durrësit

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 21 qershor 2012. Numër 607. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Artan Hoxha: E vërteta e rekrutimit nga Sigurimi dhe e lirimit si inaktiv

Nano: Me ose pa Ramën, do të bashkoj të majtën Ish-kreu i PS: Rama-Meta në Gjirin e Lalëzit kanë folur për rrëzimin e berishës Ish-kreu i PS zbulon kulisat e zgjedhjes së Presidentit. Si ndryshoi qëndrimi i Ramës dhe Metës, por edhe i Berishës pas darkës 8 orëshe, ku u vendos fati i presidencës. Zbardh skenarin e rikthimit në PS: Në rast se e majta bashkohet dhe PS shërohet, kjo do të thotë që kontributet dhe përfaqësuesit që i mbartin ato, do të garojnë dhe konkurrojnë". FAQE 2-3

Kandidati i dorëhequr për President, Artan Hoxha zbardh të shkuarën e tij përmes dokumentesh e dëshmish dhe paralajmëron betejë ligjore për regjistrimin e padrejtë nga Sigurimi. “Emri im rezulton i shënuar si bashkëpunëtor, pas takimit me sigurimsin, dhe është vendosur largimi pas 15 muajsh për inaktivitet të plotë dhe asnjë material”

FAQE 6-7

Regjistrimi i pronave, nis “one stop shop” tek noterët

Dëshmia e 18-vjeçares zbardhi ngjarjen: Kur ra dera, i thashë babait të mos e hapte. Kur e hapi, e qëlluan me thika menjëherë. Policia arreston autorët e dyshuar të krimit

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shpjegon se si qytetarët do të marrin vërtetimin e pronësisë direkt nga noteri

Dy persona babë e birë në gjendje të dehur dhe pas një sherri për baste

FAQE 9

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Histori spiunash

sipas meje Edison Ypi

Sa do ju rrëfej, kam pasur rastin dhe fatin ta shoh me sytë e mi në dokumente...

Kosova duhet t’i kërkojë sqarime BE-së ose të largohet nga dialogu koment Augustin Palokaj

Disa politikanë kosovarë në pushtet bëhen...

Sherri për bastet, babë e bir vrasin 44-vjeçarin në sy të vajzës

Opinion ndërkombëtar

Mondi Telha

Lotaria Kombëtare, vetëm dy kompani në garë për licencën 3.5 milionë euro Oferta e parë ishte ajo e lotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani; italiane, qipriote dhe çeke. Ankesë e dytë nga kompania turke

Gara parakualifikuese për dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare ka përfunduar dje me aplikimin e vetëm dy kompanive. Oferta e parë ishte ajo e lotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, lotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech” dhe çekja “Synot”. Tri kompanitë... Faqe 9

Vlorë

matura

Kërcënohet me SMS kryegjykatësi: Do ju vras gruan dhe vajzën

Provimet me zgjedhje, çfarë do të përmbajë testi i Fizikës

FAQE 15

FAQE 16

sportive kanë therur në sytë e së bijës 18 vjeç, 44-vjeçarin Mondi Telha, dje pas mesnate në qytetin e Korçës. Policia arrestoi dy të dyshuarit Françesko dhe Nektario Çuka, ndërsa dëshmia e vajzës ka qenë kryesorja në zbërthimin e ngjarjes, që duket se kishte filluar pas një sherri në lokalin e dy autorëve, ku viktima kishte thyer disa gota dhe kishte diskutuar me ta... Faqe 17

editorial / 11 artur zheji

Fenomeni Fatos Nano – Rikthimi Fatos Nano, zhgënjeu kë mendonte se është shndërruar në ‘gjarpër uji’. Gjarpër uji, në rini mbiquanim atë gjarprin e parrezikshëm që na dilte shpesh nëpër liqenet artificiale ku laheshim rregullisht. Trembte shumë, por nuk kafshonte dhe ne e dinim paraprakisht, që edhe nëse kafshonte, nuk kish ‘helm’ dhe ishte pra, i parrezikshëm. Fatosi që fliste shpenguar te salloni i Fevzos, të rikujtonte një politikan të strukturuar dhe të vendosur, i cili me sa duket, ka ndërmend seriozisht të ‘mbathë opingat’ e politikbërjes aktive. Dilema që shtrohej deri para pak kohësh, nëse Fatosi, do të vijonte skemën e fishekzjarreve, shkrepe një herë në vit dhe largohu një vit, duket se po merr një kthesë tjetër. Në analizën, theksoj, të strukturuar, që ai parashtroi pak orë më parë, duket qartazi që ka ndërmend...


2

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

politika

Ish-kreu i PS zbulon kulisat e zgjedhjes së Presidentit. Si ndryshoi qëndrimi i Ramës dhe Metës, por edhe i Berishës pas darkës së Gjirit të Lalëzit, ku sipas tij është folur edhe për rrëzimin e Kryeministrit

Nano: Rama dhe Meta në Lalëz, plan për të rrëzuar Berishën “Darka prej 8 orësh ngriti kërcënimin e thyerjes së mazhorancës aktuale, Rama u fut me hundë dhe jo me kokë në konspiracionin e madh për të ndërtuar 71 deputetë që do të rrëzonin me mocion mosbesimi kryeministrin aktual” Intervistoi: Blendi Fevziu Do të tentoni të riktheheni në krye të PS, apo do krijoni forcë të re? Unë e di përçarjen e socialistëve, sesi shëndoshen marrëdhëniet e solidaritetit sesi mund të rigjenerohet energjia aftësitë dhe kontribute t që i mungojnë PS për të fituar. Nuk jam tashmë aktiv në politikën e vitit elektoral për të sjellë një çarje të re të PS. Absolutisht nuk mund të mos jem aktiv, në dobi të shërimit të PS të izolimit të sëmundjeve që Rama ka kultivuar, në dobi të ribashkimit të së majtës, aftësitë e komunikimit që i njohin faktorët e së majtës. Në ç’formë? Nuk do të ketë veprimtari konspirative, kam nisur kontaktet e shumta me masën e gjerë të përfaqësuesve të PS në të gjitha nivelet, me drejtuesit e strukturave në të gjithë territorin dhe me drejtuesit e partive të tjera që është si popull i majtë. Keni lënë një parti tjetër dhe po shkoni të g jeni një parti tjetër në opozitë? Socialistë që drejtojnë strukturat aktuale nuk kanë arritur të tjetërsohen kaq shumë, kanë një grup 99-nëntçat të cilët nuk më njohin e do të jem shumë i matur që edhe ata të më njohin. Kam angazhim që ti njoh me eksperiencën socialiste fituese, një pjesë të ish drejtuesve janë ndarës dhe bashkëveprues me përvojën e PS fituese në 15 vjet. Do synoni të ecni brenda PS? PS është partia ime e zemrës. Masa e socialistëve ka nevojë për një shpirt vetëmohimi, solidariteti, përkushtimi dhe udhëheqës ndaj tyre që sot mungon, do risjell këtë frymë këtë impuls që do i rikthejë ata fitues, me të gjitha mënyrat që janë instrumente pune. Emri juaj do jetë në listat që ju çon në Parlament? PS ka nevojë për një reformë të thellë. PS nuk është organizatë private, apo aksionerësh ku është vendosur se kush e ka mazhorancën e është regjistruar në gjykatë. PS është organizatë vullnetare e cila kur vullnetet e bashkuara janë interpretuar në mënyrë të saktë politike nga drejtuesit u ka sjellë socialistëve fitore. Nuk më intereson se kush e ka uzurpuar një zyrë të PS, përderisa është e nevojshme të kthehen iniciativa mbi bazën e të cilave socialistë funksionojnë si partia më demokratike, do të synojë me iniciatorët e vërtetë që të rikthejë rregullat e komunikimit demokratik, të dhënies llogari, të konkurrimit mbi bazën e meritokracisë dhe zgjedhjet primare për kandidat për deputet për drejtuesit e partisë me ambicie qeverisjeje. Nuk e keni ju në dorë... Organizatat politike si organizata vullnetare kanë hapësira. 99% e votave janë shifra më flagrante e manipulimit të votave dhe brenda PS dhe ky është një fakt që e njohin edhe masa e gjerë e socialistëve të cilët ndaj ndjehen të papërfaqësuar.

Do ktheheni në PS? Duke shëruar sëmundjen e PS të bashkëdrejtoj PS me të gjithë ata që meritojnë mbështetjen e zgjedhësve në gjithë Shqipërinë. Ata mund të reagojnë ashtu sikurse Rama dhe mund të mbrojnë me metoda jodemokratike pozitën apo zyrat e tyre përfaqësuese. Sfida do të jetë e vazhdueshme, shër uese, dhe ring jallëse. Do të konkurrohet në të gjitha nivelet dhe në varësi të reagimit dhe veprimit të tyre politik do të vendosim për përfaqësimin ose jo të socialistëve në një listë tjetër. Do të ngrini një listë tuaj me socialistë? Kjo alternativë nuk mund të përjashtohet, nuk është objektiv primar. Socialistët, e majta të bashkohet e të bashkërendohen kontributet edhe vlerat, do të preferoja edhe me Ramën, nuk e njoh përjashtimin, një pjesë e madhe më bën mua përgjegjës që kam hapur derën, është e drejta e të gjithëve. Shkuat e biseduat me Ramën, pse nuk e biseduat këtë gjë? Kam komunikuar shpesh mjaftueshëm me zotin Rama, Ruçi, me drejtues të tjerë të spikatur e me emër të rëndë në historinë e socialistëve gjatë 20 viteve të jetës së saj politike dhe këto mesazhe kanë qenë të pandërprera. Nuk mund të jem hileqar në atë që besoj. Në takime të veçanta si ky që ju i referoheni, nuk ishte ky objekt primar por ishte nënteksti i gjithçkaje. Paraqita platformën e vizionin tim si kandidat i ofruar për një garë që mund të çonte me mbështetjen e PS një përfaqësues tradicional të së majtës së re në detyrën e kryetarit të shtetit. Morët premtim nga zoti Rama? Nuk shkova të kërkoja pazare ndaj nuk kërkova premtime të tilla. Opsio-

Çfarë borxhi ju ka zoti Rama? Jo vetëm zoti Rama por edhe zoti Ruçi, krijimin e këtyre karrierave që sot dëmtojnë ardhjen në pushtet të socialistëve.

net ishin tre, nëse ata do të mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos kjo do të ishte një sfidë politike fituese për afishimin e vlerave përfaqësuese më cilësore të së majtës që kam përfaqësuar për vite me radhë ndaj kandidaturave dhe kredibilitetit votues shoqëror e politik të kandidaturave të ë djathtës. Do të ishte përgjigje e drejtë ndaj prirjeve dhe simpatie të opinionit të gjerë publik për vlerat e meritat e socialistëve në historinë moderne, do të ishte investimi i fundit dhe i rëndësishëm për bashkimin e të gjitha energjive në optikën e një viti elektoral që kurorëzohet në vitin 2013. Nëse do të propozoheshit për president, do të bashkoheshit me PS? Kur shkon për president e ke pjekurinë e shtetarit dhe nuk mund të hysh në pazare kaq të ngushta. Opsioni i dytë ishte që beteja e votave parlamentare mund të humbej, por në këtë rast efekti i ribashkimit të kontributeve, energjive në gjirin e të majtës do të ishte aktiv sepse nuk do të mbetej askush jashtë, madje edhe zoti Islami do të rikthehej. Opsioni i tretë ishte ky që ndodhi, mospjesëmarrja shmangia e garës, mosparaqitja e një kandidature nga opozita për garën presidenciale do të sillte humbjen e garës presidenciale, konsensus negativ me mazhorancën. Të tre opsionet janë paraqitur ndaj kryetari të PS dhe kryetari të grupit. Përgjigjja e tyre? Në të gjitha rastet nuk kuptuan se cili opsion ishte më i dobishëm për të majtën, dhe humbën në këtë betejë që nuk është humbja ime.  Pse duhet t’ua jepte ju mbështetjen zoti Rama kur ju në 2007 u shfaqët me konkurrentin e tij, zotin Olldashi, në 2011 deklaruat se

nuk keni votuar për Ramën? Pse duhet t’ua jepte votën ju? Largimi nga ballafaqimet për shkak të numrave është paaftësia që nuk e lejon opozitën të kthehet në shumicë. Nëse PS do të kishte mbështetur dhe regjistruar kandidaturën e Fatos Nanos edhe kundrejt një kandidati të mazhorancës edhe kundrejt zotit Nishani, fituesi i kësaj gare me shumë gjasa do të ishte Fatos Nano. Çfarë borxhi ju ka zoti Rama? Jo vetëm zoti Rama por edhe zoti Ruçi, krijimin e këtyre karrierave që sot dëmtojnë ardhjen në pushtet të socialistëve. Ju mund të fitonit edhe përballë zotit Nishani? Nëse PS do të kandidonte Fatos Nanon, edhe përballë zotit Nishani fitues do të ishte Fatos Nano. Ju mund të fitonit një garë? Po e them këtë gjë me besim të plotë në interpretimin e realiteteve politike në hierarkinë e vlerave që i njohu edhe opinioni publik mes ballafaqimit të kandidatëve potencialë dhe real si dhe në faktin që duhet të na bëjë të kuptojmë pse klasa politike nuk e ndërpret këtë kaos. Nëse do të ishte një votim popullor rezultati mbi Fatos Nanon do të ishte mbi 71% Shqetësim të opozitës që nuk do të merrnit edhe votën e saj? Ishte shqetësimi i zotit Rama se punon vetëm me logjikën e numrave që e mbështesin, llogarit vetëm ata që kontrollon si faktor të veprimit politik. Është një nga sëmundjet që duhet të kapërcehet pavarësisht nga emri i kandiduat mbështetja për kandidaturën e Fatos Nanos do të ishte fituese, në mos në kreun e shtetit e zgjedhjeve të 2013.  Kishit premtim nga zoti Rama se do t’ju mbështeste?


E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Nano zbardh skenarin e rikthimit në PS. Nuk përjashton krijimin e një liste më vete, por do të investohet më shumë në bashkimin e së majtës, afrimin me LSI dhe sjelljen e së majtës në pushtet

Ish-kreu i PS:

Me ose pa Edi Ramën, do të bashkoj të majtën “Në rast se e majta bashkohet dhe PS shërohet, kjo do të thotë që kontributet dhe përfaqësuesit që i mbartin ato, kontributet fituese, do të garojnë dhe konkurrojnë”

Kemi pasur komunikim të orientuar drejt kësaj zgjidhje, kemi komunikuar e shkëmbyer mesazhe me orë të tëra , bashkëbisedime, unë zoti Rama, Ruçi, Majko, Malaj, etj.  Keni qenë në kontakt me këta drejtues të PS? Po. Bashkëbisedimi sundonte këtë bashkëveprim dhe asnjë Pazar, për fat të keq Rama nuk e kuptoi deri në fund këtë gjë dhe solli humbjen e Ramës dhe të PS. Jeni takuar në Vjenë? Bota është e vogël. Ju ritheksoj se komunikimet e mia, përfshijnë edhe zotin Rama edhe një numër të ndjeshëm përfaqësuesish. Natyrisht që jam takuar, siç jam takuar me zotin Beri-

sha, Meta, Dulen dhe jo gjithmonë vetëm në televizion brenda kamerave. Takimi në gjirin e Lalëzit? Sjellja jo vetëm politike por dhe gatishmëria për komunikim e zotit Rama e zotit Meta, ndryshoi për shkak të takimit të fshehtë të Gjirit të Lalëzit. Zoti Rama pa dijeninë e kryesisë së PS, Meta pa dijeninë e kryeministrit. Ishe darkë e thjeshtë? Nuk merren me politikë kur hanë darkë? Të lutem. Janë konsumuar elementët e përmbajtjes të asaj që ju e quani dark, dhe kjo ndryshoi sjelljen politike të kryetarit të PS dhe të LSI dhe të kryetarit të mazhorancës. Ku takim kushtëzoi tre kryetarë partie?

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Takimi me Ramën Natyrisht që jam takuar, siç jam takuar me zotin Berisha, Meta, Dulen dhe jo gjithmonë vetëm në televizion brenda kamerave.

Laboratori Italian Salus me nje Laborator te ri - Ambulanca Qendrore Sherbimet: · · · · · · · · · · · ·

Laboratori i ri Italian Salus Tirane ne bashkepunim me Laboratorin Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi:

Analiza Kimike / Biokimike Analiza Hematologjike · Koagulimi i Gjakut · Diagnostikim të shpejte Analiza Sierologjike Validim - Certifikim on-line nga Mjek Analiza Bakteriologjike · Italian ne Laboratorin Salus Trieste Markues Tumorale Cilesi Diagnostikuese sipas Markues Virale · standarteve europiane Analiza Hormonale Kalibrim I cilesise I perditshem Analiza Toksikologjike / Dozim Drogerash · te aparaturave Personel I trajnuar dhe profesionalisht Dozimi i Medikamenteve I azhornuar ne laboratorin e analizave Biologji Molekulare te Spitalit Salus Trieste · Matje e gazrave ne gjak Tarifa shume konkuruese

1. Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Darka prej 8 orësh ngriti kërcënimin e thyerjes së mazhorancës aktuale, Rama u fut me hundë dhe jo me kokë në konspiracionin e madh për të ndërtuar 71 deputetë që do të rrëzonin me mocion mosbesimi kryeministrin aktual. Është biseduar kjo gjë? Nuk isha i ftuar në darkë, është biseduar kjo gjë, më lejoni ta afirmoj. Nuk jam kaq i izoluar pavarësisht nga ditët e udhëtimit jashtë shtetit që më ka numëruar media sa të më mungojë informacioni dhe komunikimi përfshirë dhe mazhorancën. Me zotin Berisha nuk ka qenë takimi i vetmi element komunikimi për këtë çështje, në takimin publik e zyrtar që ishte korrekt, u ndjeva që komunikimi i deriatyshëm ishte

– Tel. +355 4 2390500 Mail info@salus.al

2. Salus Laborator Analizash Ambulanca Qendrore, rruga Qemal Stafa, Tirane, Shqiperi –

Tel. +355 4 223 4361 Mail lab@salus.al

ndërprerë dhe zoti Berisha nuk kishte rrugëdalje tjetër veçse të ruante radhët e mazhorancës nga takimi Rama-Meta, gjë që nuk e lejonte as atë vet, që të bënte hapin prej shtetari për tu hedhur matanë gardhit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit mbi palët. Kishit biseduar me metën jashtë kamerave për çështjen e presidentit? Marrëdhënia ime me drejtuesit tradicionalë të së majtës përfundoi në një lojë kungulleshkash. Më kujtoi kur fitonim apo humbnim në ping-pong. Pavarësisht nga komunikimet e gjera e me përmbajtje fjalia e fundit ishte ne jemi dakord thoshte zoti Meta po të jetë dakord zoti Rama dhe e kundërta Rama thoshte ne jemi dakord po të jetë dakord zoti Meta, kjo është lojë kungulleshkash. Kishte klimë që mund t’ju çonte drejt fitores presidenciale?  U ndërpre nga kulisat e marrëdhëniet private mes kryetarëve të partive. Pse duhet të ikë Rama dhe ta lërë ty që ta marrësh partinë? Zoti Rama ndodhet prej 7 vjetësh humbës, sepse është mjeshtër i përçarjes dhe i vrasjes së mentalitetit fitues të së majtës, prandaj dhe është humbës. Pra nuk ka asnjë formulë tjetër veçse rikthimi si mazhorancë qeverisëse i të gjithë faktorëve dhe forcave politike që kanë ditur jo vetëm ti japin fund krizave në këtë vend port ë sigurojnë një ritëm integrimi të lartë. Zoti Nano, shërimi i PS-së sipas jush është lënia e zotit Rama në opozitë në 2013? Unë po them të kundërtën. Boll më me mbetjen e PS-së për shkak të zotit Rama në opozitë. Dhe meqë zoti Rama tani është me kohë të plotë në zyrën e PS-së dhe të gjitha huqet dhe veset politike, apo menaxheriale që krijojë në bashki i ka transplantuar në drejtimin e PS, ti japin fund lëngatës së tij dhe të socialistëve dhe ndoshta ta rikthejmë dhe zotin Rama në pushtet, por jo si kryeministër. Jo si kryeministër, por ai është kryetar i PS-së dhe nëse ajo fiton zg jedhjet, atëherë ai është kryeministër... PS në g jendjen që është për shkak të kryetarit Rama nuk vjen dot në pushtet. Në rast se e majta bashkohet dhe PS shërohet kjo do të thotë që kontributet dhe përfaqësuesit që i mbartin ato, kontributet fituese, do të garojnë dhe konkurrojnë. Dhe ne po vazhdojmë të interpretojmë vlerësimin e opinionit publik që e bënë Ramën aspak më të mirin midis përfaqësuesve të PSsë dhe të së majtës. Do të krijoni një parti të re apo lëvizje brenda PS? Unë do të investohem pa asnjë rezervë me gjithë eksperiencën dhe energjitë e mia për bashkimin e së majtës në të gjitha format që ju përmenda…


4

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

politika

FRD regjistrohet zyrtarisht si parti politike TIRANË Fryma e Re Demokratike është

zyrtarisht parti politike. Gjykata e Tiranës dha dje vendimin për regjistrimin e saj. Kryetar i saj është ish-deputeti i PD-së, Gazmend Oketa.

Kërkesa për krijimin e kësaj force politike u depozitua dy javë më parë në Kuvend, ndërsa seanca e parë shtyu vendimin për ditën e djeshme si rezultat i disa mangësive në dokumentacion.

Ndërkaq, gjykata bëri edhe verifikimin e firmave për regjistrimin e FRD si parti politike. Fryma e Re Demokratike nis këtë të premte turin e saj për hapjen zyrtare të degës së partisë në Vlorë.

Rama: PS i fiton zgjedhjet e 2013-ës me ose pa Kod Zgjedhor Kryetari i PS: “…Me vjedhje, Saliu dhe të tijtë mund të ngushtojnë distancën, por kurrë nuk do të arrijnë që të përmbysin vullnetin e popullit, sepse rezultati do të jetë një rezultat fitues për PS” TIRANË Kryetari i Partisë Socialiste,

Edi Rama zhvilloi dje një vizitë njëditore në Bruksel, ku u takua me përfaqësues të lartë të Mbretërisë së Belgjikës, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian. Rama e filloi vizitën e tij me një takim me kryeministrin belg, Elio di Rupo. Temat kryesore ku u përqendrua biseda ishin sfidat e së majtës në Europë, si dhe e ardhmja europiane e Shqipërisë. Sipas njoftimit për shtyp të PS-së, Rama e garantoi kryeministrin belg mbi vullnetin e Partisë Socialiste për të kontribuar maksimalisht në marrjen sa më shpejt të Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Nga ana e

tij, kryeministri belg theksoi nevojën për të kryer disa reforma të rëndësishme si atë zgjedhore, parlamentare dhe reformat në drejtësi. “…Duhet të dëgjohet mirë ajo çfarë ne themi. Nuk shkohet në Bashkimin Europian sikur po shëtit në pyll, ka kushte, kushte dhe rregulla themelore që duhen respektuar siç janë transparenca, demokracia, pavarësia e gjyqësorit, si dhe fakti që Parlamenti është institucioni më i lartë që kontrollon qeverinë. Shkurt, nuk mund të hyhet në BE sikur po shëtisim në një lëndinë…”, - tha kryeministri belg pas takimit me Ramën. Një tjetër takim Rama zhvilloi edhe me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schultz, ku sërish biseda u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Pas takimeve të zhvilluara, Rama iu përgjigj interesit të medias duke u fokusuar tek debati për reformën zgjedhore dhe ajo parlamentare, çështje këto të dis-

kutuara gjerësisht edhe në takimin me Drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino. “…PS po bën gjithçka mundet, por PS sot është në opozitë. Unë dua t’ju siguroj që si sot një vit, ne do të jemi në qeveri dhe qeveria jonë do të bëjë atë që kjo qeveri nuk e bën prej 7 vitesh dhe nuk do ta ketë bërë edhe prej 8 vitesh. Do ta bëjmë sepse jo vetëm besojmë, por edhe dimë ta bëjmë ashtu siç duhet bërë gjithë rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes europiane. PS dhe opozita shqiptare do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme me ose pa Kodin Zgjedhor, por reforma zg jedhore është themelore për të garantuar familjen europiane dhe sigurisht, për të garantuar se çdo votë do të lexohet ashtu siç duhet. Çka dua të them është se me vjedhje, Saliu dhe të tijtë mund të ngushtojnë distancën, por kurrë nuk do të arrijnë që të përmbysin vullnetin e popullit, sepse rezultati do të jetë një rezultat fitues për Partinë Socialiste dhe për opozitën shqiptare”, - tha Rama. N.P

Kryeministri belg

“Nuk shkohet në Bashkimin Europian sikur po shëtit në pyll, ka kushte, kushte dhe rregulla themelore që duhen respektuar…”

DAP: Berisha dhe ministrat, 8 % të administratës pa konkurse Selenica: Aktualisht kemi 8 % të punonjësve të shërbimit civil, referuar ministrive të linjës dhe Këshillit të Ministrave me kontrata të përkohshme, por paralelisht është duke u zhvilluar edhe procedura e rekrutimit Fejzi Braushi

Në ministritë e linjës dhe në Këshillin e Ministrave, 8 % e punonjësve qëndrojnë në vendet e tyre të punës si jo të emëruar në bazë të konkurseve, por të kontratave që kanë lidhur me institucionet përkatëse. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur dje drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Blerta Selenica, e cila ka raportuar para komisionit të Ligjeve lidhur me zbatimin e ligjit “Për statusin e nëpunësit civil” në pjesën e ministrive dhe të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë që opozita ka ngritur shqetësimin lidhur me zbatimin e keq të ligjit, sidomos për kriteret e profesionalizmit dhe të ngritjes në detyrë, si dhe në zbatimin e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna. Nuk kanë munguar akuzat edhe për emërimet si pasojë e marrëveshjes PD-LSI, ku përcaktohet se 20 % e administratës do jetë e LSI, dhe 80 % e PD. Raportimi

Drejtoresha e këtij departamenti, Blerta Selenica ka bërë të ditur se gjatë vitit të shkuar vetëm në ministritë dhe

në Këshillin e Ministrave janë bërë 327 emërime të reja, nga të cilat 4 me lëvizje paralele, 4 ngritje në detyrë, 4 nga lista e pritjes, dhe 3 emërime për pasojë të zbatimit të vendimeve gjyqësore. Më pas ajo iu është përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve socialistë, të cilët kanë qenë të vetmit që kanë patur interes për të ditur përtej asaj që paraqiste raporti i DAP. Kështu, pyetjes së deputetes Ligori se sa është numri i emërimeve me kontratë, Selenica iu përgjigj se ky numër mbetet ende shqetësues, megjithëse ka një rënie të theksuar me vitet e mëparshme. “Aktualisht kemi 8 % të punonjësve të shërbimit civil, referuar ministrive të linjës dhe KM, ku gjithsej janë 1500 nëpunës civilë. Nga këto, 8 % janë me kontrata të përkohshme, por paralelisht është duke u zhvilluar edhe procedura e rekrutimit”, - tha Selenica. Lidhur me kontratat, ajo ka bërë të ditur se ky fenomen më shqetësues është te Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Ekonomisë. Ndërkohë ajo ka theksuar se gjatë vitit 2011 ka patur 35 vendime gjyqësore të formës së prerë në favor të personave që kanë qenë pushuar nga puna, ndërsa 70 çështje të tjera janë në gjykim. Emërimet

Një pjesë e mirë e emërimeve që janë bërë në këtë administratë ka ardhur si pasojë e krijimit të vendeve të reja të punës. Pra bëhet fjalë për rreth 250 vende të lira pune të krijuara në administratën e ministrive dhe të Këshillit të Ministrave, të cilat sipas Selenicës janë bërë të mundura falë

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Blerta Selenica

Pra bëhet fjalë për rreth 250 vende të lira pune të krijuara në administratën e ministrive dhe të Këshillit të Ministrave, të cilat sipas Selenicës janë bërë të mundura falë krijimit të drejtorive shtesë, apo dhe të largimeve për shkak të pensionit apo dorëheqjeve të ndryshme

krijimit të drejtorive shtesë, apo dhe të largimeve për shkak të pensionit apo dorëheq jeve të ndryshme. Gjithashtu, ajo ka ngritur shqetësimin se është shumë i pakët numri i emërimeve që vijnë si rrjedhojë e lëvizjeve paralele apo të ngritjeve në detyrë. Dhe kjo për shkak se shumë pak njerëz aplikojnë brenda një institucioni dhe kjo për vetë faktin se çdo pozicion i ri pune do të kërkojë dhe një kohë prove, çka jo të gjithëve u intereson. “Sa i përket emërimeve nga lëvizjet paralele apo ngritjet në detyrë, ky është shqetësim dhe për ne që përdoret shumë pak nga punonjësit. Kemi vënë re ndër vite, jo vetëm për 2011-ën, se treguesit e lëvizjeve paralele dhe ngritjet në detyrë janë shumë të ulët.

Kjo lidhet dhe me hezitimin e punonjësve, sepse ata futen në një periudhë prove të re”, - tha Selenica. Por këto shpjegime nuk kanë kënaqur deputetët socialistë, të cilët kanë shprehur shqetësimin se emërimet në administratë bëhen politike dhe jo ligjore. Për këtë, ata kanë sjellë në vëmendje se ekziston një marrëveshje qeverisëse mes PD e LSI për të ndarë edhe administratën në përqindje. “Në dijeninë time, PD bashkë me LSI-në ka një ndarje të përqindjeve në administratë, të funksioneve, 20 për qind LSI dhe 80 për qind PD. Nuk e di si zbatohet kjo në shërbimin civil”, - pyeti Ligori, ndërsa mori përgjigje vetëm nga Rusmali, i cili deklaroi se marrëveshja ka të bëjë vetëm me postet politike.


kronika

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Gjykata dëgjon dëshmitë e para për demonstratën e 21 janarit. I akuzuari Llupo replikon me dëshmitarët

Dëshmitë për 21 janarin: Plumbat erdhën nga Kryeministria Njëri prej të plagosurve të 21 janarit dhe miku i Hekuran Dedës rrëfejnë para gjykatës momentet kritike të demonstratës: Menduam se plumbat ishin manovër. Agim Lupo u drejton pyetje dëshmitarëve Leonard Bakillari Tiranë Dy dëshmitarë të ngjarjeve të 21 janarit pohuan dje para gjykatës se plumbat që qëlluan protestuesit erdhën nga Kryeministria. Sokrat Gode, i plagosur në krah dhe Hysni Peposhi, miku i Hekuran Dedës, i vrarë në demonstratë, dëshmuan për ngjarjet e asaj dite, por pa mundur të identifikojnë personat që qëlluan. Dëshmitarët thanë se atë ditë ndodheshin disa metra larg Kryeministrisë, ku vazhdimisht dëgjoheshin të shtëna armësh, por ata kanë menduar se ishin fishekë manovër, ose plumba gome. Sokrat Gode tha se ndodhej rreth 35 metra larg portës së Kryeministrisë, së bashku me dy të njohurit e tij në momentin kur është plagosur në krahun e majtë. Gjatë dëshmisë së Godes, i pandehuri Agim Llupo i drejtoi atij dy pyetje, por gjykata i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e pyetjes. Llupo pyeti dëshmitarin

nëse ishte plagosur para apo pas hedhjes së bombave tymuese dhe nëse gjatë asaj kohe kishte parë ose jo djegien e furgonëve të policisë në sheshin para piramidës. Ndërsa dëshmia tronditëse erdhi nga Hysni Peposhi, një prej miqve të afërt të Hekuran Dedës. Peposhi tha se brenda gardhit të Kryeministrisë qëllonin disa persona. Njëri prej tyre, sipas tij, fillimisht ishte në hyrje të bodrumit anësor të Kryeministrisë dhe pastaj doli në

pjesën ballore të saj, duke qëlluar jo me breshëri. “Fillimisht pashë që po binin degët e pishës, pasi drejtimi i qitjes ishte ulët. Më pas filmova rënien e një personi fare pranë portës së Kryeministrisë. Sapo i thirra Hekuranit, pashë që ai kishte rënë nga platforma e gazetarëve, ku ne ndodheshim, së bashku me një gazetar të quajtur Fatos”- tha në dëshminë e tij Hysni Peposhi. Dëshmitari pohoi se vazhdimisht ka pasur të shtëna

Dëshmitari pohoi se vazhdimisht ka pasur të shtëna armësh nga disa grupe që ndodheshin brenda rrethimit të Kryeministrisë, por pa mundur të dallojë nëse ata ishin gardistë

armësh nga disa grupe që ndodheshin brenda rrethimit të Kryeministrisë, por pa mundur të dallojë nëse ata ishin gardistë apo policë. Seanca e radhës ndaj ishkomandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe majorit Agim Llupo, të akuzuar për vrasje në ngjarjet e 21 janarit pritet të vazhdojë me dëg jimin e dëshmive të tjera. Prokuroria ka thirrur në cilësinë e dëshmitarëve të gjithë të plagosurit e ngjarjeve të 21 janarit.

Gode: U plagosa 35m larg portës së Kryeministrisë

Peposhi: Si më vdiq ndër duar Hekuran Deda

Sokrat Gode, i plagosur në demonstratën e 21 janarit, pohoi para gjykatës gjithçka ka parë atë ditë. Dëshmitari, i cili kryen aktualisht detyrën e kryeinspektorit në bashkinë e Beratit, tha se ishte nisur nga Berati për në Tiranë, së bashku me një shokun e tij, pasi do të kryente një vizitë mjekësore. “Pasi kam mbaruar punë, rreth orës 15:00 jam takuar me disa protestues dhe kam shkuar me vetëdije, pasi shteti më ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit. Unë kam qenë oficer policie, kam përfunduar Akademinë e Rendit dhe më është hequr e drejta e ushtrimit të këtij profesioni. Bashkë me shokun tim filluam të lëviznim nga ish-hotel ‘Dajti’ drejt Lanës. Drejt nesh vinin njerëz të përlotur nga lëndët helmuese që kishte hedhur policia. Teksa afroheshim, edhe neve filluan të na digjnin sytë dhe për këtë arsye u futëm në një lokal pranë lulishtes, ku morëm ujë për t’u qetësuar, pasi po na digjnin sytë nga lëndët helmuese. Gjatë kësaj kohe dëgjoja të shtëna dhe krisma armësh që vinin nga Kryeministria, por mendova se ishin fishekë manovër, përndryshe nuk do kisha shkuar. Unë jam ushtarak dhe di që në raste të tilla nuk përdoren fishekë luftarakë. U afrova bashkë me shokun tim në një distancë rreth 35 metër larg portës së Kryeministrisë, në një pozicion gati ballor. Unë isha me dy persona të tjerë, ndërsa përkrah nesh kishte dhe grupe personash që qëndronin duke biseduar. Aty qëndruam rreth 15 minuta, ndërkohë që dëgjo-

Hysni Peposhi, shoku i Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar, rrëfeu dje para gjykatës se si e mbante mend vdekjen e tij. “Në datën 21 janar, rreth orës 8:00 të mëngjesit, unë bashkë me të ndjerin Hekuran Deda dhe një kushëririn tim jemi nisur nga Laknasi për në Tiranë. Rreth orës 9 e gjysmë të mëngjesit kemi qenë në qendër. Erdhëm aty, pasi disa ditë më pas, bashkë me Hekuranin, do të largoheshim në Greqi. Gjatë kësaj kohe unë kam bërë disa filmime me telefon dhe më pas do të shkonim në protestë, pasi rruga për në banesat tona është prej vitesh e shkatërruar. Kemi qëndruar disa kohë aty. Më pas jemi larguar në drejtim të Korpusit, ku kemi qëndruar për rreth tri orë në një kafe. Rreth orës 13:30 kemi dalë nga kafja dhe jemi kthyer sërish në qendër, ku kemi qëndruar disa minuta. Aty kemi takuar protestues të tjerë dhe kemi shkuar deri pranë urës së Lanës. Më pas u larguam drejt Shallvareve, ku qëndruam disa minuta në një lokal dhe më pas u rikthyer prapë tek ura e Lanës. Gjatë kësaj kohe unë kam hipur në urë dhe kam kryer fotografi dhe filmime, pasi do të largohesha drejt Greqisë disa ditë më pas. Jemi afruar drejt portës së Kryeministrisë, ku ka qenë një podium i vendosur nga gazetarët. Kam hipur në këtë platformë dhe pas dy minutash, Hekuran Deda më ka kërkuar ndihmë për t’u ngjitur aty. Pas pak minutash vjen dhe një gazetar, i cili i kërkon ndihmë Hekuranit për t’u ngjitur në platformë. Gjatë kësaj kohe kishte të shtëna armësh që vinin nga Kryeministria. Gjuanin në drejtime të ndryshme. Unë isha duke fil-

Sokrat Gode heshin krisma armësh që vinin nga Kryeministria. Në një moment ndjeva që m’u mpi krahu, por mendova se isha goditur me plumb gome. Më pas pashë gjakun që po dilte nga xhupi me pupla që kisha veshur atë ditë. Nuk mbaj mend kush më mori, por di që kam ecur disa metra në këmbë dhe pastaj më kanë transportuar në Spitalin Ushtarak, ku kam qëndruar 7 ditë i shtruar. Dua të theksoj se isha në mes të trotuarit, përballë portës kryesore të Kryeministrisë. Brenda gardhit të Kryeministrisë kam parë 2-3 pika që dilnin flakë nga armët. Në krah të Kryeministrisë, në hyrje të tunelit kam parë flakë arme, por mendova se ishin fishekë manovër. Para plagosjes sime mora vesh që u vra një njeri të cilin e morën, por nuk e di cili ishte. Di që plumbat kanë ardhur nga brenda rrethimit të Kryeministrisë, por nuk jam në gjendje të them nëse ata që qëllonin ishin policë apo gardistë”.

Dua të theksoj se isha në mes të trotuarit, përballë portës kryesore të Kryeministrisë. Brenda gardhit të Kryeministrisë kam parë 2-3 pika që dilnin flakë nga armët

Hysni Peposhi muar dhe në një moment pashë që po binin degët e pishave, pasi ishte ulur drejtimi i zjarrit. Duke filmuar unë arrija të kontrolloja të gjithë personat që qëllonin përveç një personi që qëndronte në hyrjen e bodrumit anësor të Kryeministrisë, pasi me pengonte pema. I njëjti person doli përpara Kryeministrisë dhe filloi të qëllojë jo me breshëri. Unë isha duke filmuar kur pashë rënien e një personi afër portës së Kryeministrisë. Sapo jam kthyer për t’i treguar Hekuranit, pashë që ai kishte rënë në tokë. Zbrita menjëherë dhe pashë që kishte një të çarë të vogël në ballë. I kapa kokën, por dora m’u fut brenda ndërsa nga ana tjetër e kokës i dolën trutë. Menjëherë erdhi një grua që tha se ishte mjeke dhe kërkoi ta ndihmonte. I thashë që ishte e kotë, pasi ai kishte mbaruar. Morëm shallin e një prej personave që ndodhej aty dhe i lidhëm kokën dhe pastaj e hipëm në ambulancë për ta çuar në spital, por ai kishte vdekur. Plumbat erdhën nga Kryeministria, por nuk di të them nëse personat që qëllonin ishin gardistë apo policë”.

Unë isha duke filmuar kur pashë rënien e një personi afër portës së Kryeministrisë. Sapo jam kthyer për t’i treguar Hekuranit, pashë që ai kishte rënë në tokë


18 16 6

MAPO

martë, shtunë, 15 21 mars maj prill 2012 13 E enjte, premte, martë, qershor 24 27 2010 janar maj2011 2011 2012 E 2117 qershor 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com www.mapo.al

rrëfimi

Kandidati i dorëhequr për president zbardh të shkuarën e tij dhe paralajmëron betejë ligjore për regjistrimin e padrejtë nga Sigurimi

Artan Hoxha: Emërimi si ministër dhe largimi nga PD më 1994 Kandidati i dorëhequr për President, Artan Hoxha rrëfen përfshirjen në lëvizjen e Dhjetorit, emërimin si ministri më i ri në kabinetin qeveritar dhe divorcin me PD në 1994. “Një nga shpifjet e lapangjozëve që vazhdon e qarkullon edhe sot, është ajo që jam arratisur me skaf a gomone nga frika e arrestimit. Hetimi u cilësua, politik” Kandidati i dorëhequr për President, Artan Hoxha, në këtë rrëfim të guximshëm për jetën e tij zbardh dokumentet që ka zbuluar rreth vetes, mbi të ashtuquajturin ‘bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit’. Gjithçka ka ardhur pas takimit me sigurimsin, i cili kishte kërkuar ta rekrutonte si bashkëpunëtor në moshën 17-vjeçare, e që mori si përgjigje një JO, sipas Hoxhës “të qartë dhe të pandëshkueshme”. Në këtë pjesë të dytë të reagimit publik, Artan Hoxha pohon se, sipas dokumenteve që ka mundur të sigurojë këto ditë, Sigurimi i Shtetit e ka tërhequr si bashkëpunëtor më 21 shtator të vitit 1981, pas takimit me sigurimsin. “Më ka larguar si bashkëpunëtor me vendim të arsyetuar të këtij organi të datës 28 dhjetor 1982, e pasqyruar në kartelë më 5.1.1983 e me motivacionin “e inaktivitetit dhe padobisë ... pasi nuk ka dhënë gjatë kësaj kohe asnjë material për qëllimin që u tërhoq”, -rrëfen Hoxha në një shkrim të gjatë, të publikuar në faqen e tij në Facebook. Ai komenton edhe disa prej ngjarjeve që kanë shenjuar jetën e tij, të diskutuara edhe këto në orët kur u shpall kandidat për President, si përfshirjen në lëvizjen e Dhjetorit, emërimin në kabinetin qeveritar, largimin nga strukturat e PD-së, hetimin për çështjen e njohur si “druri i arrës”, afrimi në kabinetin “Nano” dhe mbështetjen publike që i dha PD-së para zgjedhjeve të 2005. Nga Artan Hoxha Rënia e regjimit   U vendosa për herë të parë në Qytetin Studenti. Koha punonte kundra regjimit dhe në favorin tim. Qyteti Studenti ziente. Tirana përreth përgatitej për diçka. Kudo lëvizje. Vendosa të lëviz. Me një grup të ngushtë shokësh hodhëm idenë e krijimit të një organizate, me qëllim e përmbajtje shkencore në formë, me synime politike në thelb. Synime në fillim ende të ndrojtura e gradualisht gjithnjë e më të guximshme. Në ato javë intensive të tetorit e nëntorit u njoha me shumë pedagogë të rinj dhe pasuniversitarë, që jetonin në Qytetin Studenti, kryesisht në atë që quhej godina e pedagogëve. Lëvizja po na bashkonte. Një pjesë e madhe e tyre u bënë protagonistë të lëvizjes studentore e të Partisë Demokratike.  Gjatë nëntorit, me miqtë nismëtarë ndërmorëm disa takime edhe me personalitete të njohura të kohës për të diskutuar idenë e shoqatës. Një nga takimet ishte edhe ai me profesor Hamit Beqa. Rasti e kish dhënë që unë të kisha shoqëri me Adën, një vajzë nga Durrësi, që ishte fejuar me djalin e profesorit, Ilir Beqen, sot deputet i Partisë Socialiste. Takimi u bë në një nga ditët e festave të nëntorit, në shtëpinë e profesorit. Unë dhe miqtë e mi i prezantuam idenë. Mbante era politikë. Profesori e kuptoi qartë. Ndonëse na mbështeste, këshilla e tij, si e një plaku të urtë, ishte që ta shtynim krijimin e shoqatës, pasi të kryheshin zgjedhjet e përcaktuara në shkurt të 1991, të ashtuquajtura pluraliste sipas Ramiz Alisë, ndryshe do t’ju paragjykojnë. Nuk e tha, por nënkuptoi këtë të fundit. U ndamë miqësisht me profesorin, por vazhduam rrugën tonë. Në ditën kur përfaqësia e studentëve do të takonte Ramiz Alinë, u takova përsëri me profesor Beqen, ndërsa edhe ai po i ngjitej “malores” në hyrje të Qytetit Studenti. Revolta dhe forca studentore ishte një magnet i parezistueshëm. U përshëndetëm përzemërsisht. Më 14 dhjetor, në një mbledhje urgjente në një nga godinat e Qytetit

Studenti, Eduard Selami, në emër të Grupit Nismëtar të PD së sapoformuar kërkoi që secili të shkonte në rrethet a qytetet e lindjes për të nisur themelimin e degëve të PD. Të nesërmen shkova në Durrës dhe nuk iu ktheva më studimeve në fakultetin e Gjeologji –Minierave. Jeta mori tjetër drejtim. Në pak ditë, bashkë me një grup burrash me emër e kurajozë themeluam degën e PD së Durrësit. Ditët e fundit të dhjetorit ishin të vështira, por gjithçka u lehtësua pas mitingut të paparë më 3 janar 1991, ku mori pjesë masivisht qytetaria durrsake. Durrësi ishte kundra regjimit. I këtillë kish qenë me kohë. Ai qytet, që konsiderohej problematik për mungesën e entuziazmit në aktivitetet masive politike gjatë regjimit, tregoi një entuziazëm, mobilizim dhe civilizim që në mitingun e parë, ku pata rastin të mbaj fjalimin e hapjes. Rindjeva mbështetjen e qytetit. E doja. Më donte. Në zgjedhjet e 31 Marsit 1991, fituam bindshëm në shumicën dërmuese të zonave elektorale të rrethit dhe humbëm vetëm njërën prej tyre. Durrësi, si edhe disa qytete të tjera kryesore, me Tiranën në radhë të parë, nuk e pranuan dot rezultatin. Lëvizjet masive qytetase, politike e sindikaliste, diktuan rrëzimin e qeverisë “Nano”, të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë dërrmuese të deputetëve të PPSH dhe iu hapën rrugë zhvillimeve demokratike më të shpejta. U krijua Qeveria e Stabilitetit dhe u vendos që zgjedhjet të kryheshin pas një viti. Ngjarjet rrodhën; vizita e Bejker; rënia e qeverisë në dhjetor; kryerja e zgjedhjeve më 22 Mars 1992. Në Durrës fituam thellë dhe gjerë. Asnjë zonë elektorale e humbur. Rezultatet në qytet ishin afro 80% në favor të PD dhe aleatëve të saj. Koherenca afatgjatë dhe disa nga akuzat e lapangjozëve Në shtator 1991 u zgjodha kryetar i Degës së PD të Durrësit nga konferenca e parë e kësaj dege e njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Qoftë në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe në ato të 22 marsit 1992 nuk pranova të kandidoja për deputet. Ndërsa merresha me organizimin e zgjedhjeve, kisha ndjesinë që unë vetë nuk duhej të përfshihesha për të evituar çdo konflikt aparent interesi. Një arsye edhe më e fortë ishte se dëshiroja, në rastin më të parë, të vazhdoja studimet pasuniversitare jashtë vendit. Gjithsesi, propozimi i Sali Berishës për t’u bërë Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë m’u duk tërheqës, pasi e mendova si mundësi për të zhvilluar reforma ekonomike e për të cilat kisha filluar të studioja me kohë. Tek e fundit, detyrën e ministrit nuk e mendoja detyrimisht katërvjeçare, si ajo e deputetit. Propozimi im në detyrën e ministrit u mirëprit nga kryesia e PD. Bëri ca përshtypje në publik mosha ime e re, kur sapo i kisha kaluar 27 vite, por kaloi shpejt dhe shihej megjithatë më shumë me simpati sesa me dyshim. Nga këtu, ngjarjet janë mjaft më të njohura, ndaj nuk po zgjatem. Unë qëndrova rreth 18 muaj në detyrën e ministrit dhe vetëm 1,5 muaj në detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Privatizimeve. Ato ishin kohë keqkuptimesh të mëdha, analizën e të cilave e kam bërë me kohë. Qeverisja e vendit po bëhej në mënyra gjithnjë e më të papërputhshme me idetë e mia dhe që nga janari 1994 shkëputa lidhjet me çdo strukturë të PD, e ndoqa rrugën time. Pas disa muajsh pa ndonjë angazhim konkret, në korrik 1994 shkova për studime pa-

suniversitare Master në Ekonomiksin e Energjisë dhe Mjedisit në Shkollën Enrico Mattei të Grupit Eni në Milano. Shkolla iu jepte mundësi studimi të rinjve nga e gjithë bota. Ishte një vit produktiv e i dobishëm. Iu riktheva jetës studentore, me plot kënaqësi, moskokëçarje, por edhe plot sfida. Studiova me metodë e sistem shkencat ekonomike që deri në atë moment e kisha studiuar vetë. U ktheva në Shqipëri në gusht 1995. Një nga shpifjet e lapangjozëve që vazhdon e qarkullon edhe sot e kësaj dite, është ajo që jam arratisur me skaf a gomone nga frika e arrestimit. Hetimi i çështjes që njihet me termin “druri i arrës”, përmes së cilës u akuzuan tre ish-ministra, unë, Genc Ruli dhe Rexhep Uka, u hap pas referendumit të nëntorit 1994 dhe u mbyll në mars 1995 pas rrëzimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetëve Ruli dhe Uka, kundra së cilës votuan shumica e demokratëve dhe socialistëve bashkë. Vetë këto data rrëzojnë shpifjen e arratisjes, ndërsa lidhur me çështjen, ajo u komentua nga vëzhguesit me objektivë të kohës si një proces politik dhe jo si një proces gjyqësor. Me kthimin në Shqipëri, ndërsa fillova aktivitete studimore dhe konsulence, rivendosa kontaktet politike, tashmë me segmentet e politikës në opozitë me qeverisjen demokratike. Veprimtaria ime politike u rrit pas zgjedhjeve të dështuara të majit 1996 dhe veçanërisht gjatë krizës se piramidave dhe kolapsit të shtetit në mars 1997. Qëndrimi im politik ka qenë në opozitë me ekstremizmin demokratik që vazhdoi deri nga fundi i vitit 2001 dhe kam bashkëpunuar me qeveritë socialiste për kryerjen e reformave të asaj kohe, veçanërisht ato që lidheshin me forcimin e shtetit. Nga fillimi i vitit 2002 politika shqiptare filloi normalizimin dhe unë fillova gradualisht të inkurajoj e mbështes konstruktivizmin opozitar, derisa në janar 2004 dhashë dorëheqjen edhe nga këshilltar i jashtëm i Kryeministrit Nano dhe fillova mbështetjen e plotë të demokratëve për një rotacion të shëndetshëm pushteti që ndodhi në 2005.  Gjatë 2005-2009 unë kam patur shumë pak aktivitet mediatik. Angazhimet e mia ishin thelbësisht të lidhura me reformat. Pranë zgjedhjeve 2009, komentova disa herë sondazhet, kryesisht ato të Zogby, të porositura nga Top Channel. Në komentet e mia të atyre kohëve kam qenë mjaft analitik dhe shumë pak preferencial. Qeverisja kishte kryer disa detyra të mëdha, opozita sillej konstruktivisht. Politika më se normale ishte e shëndetshme për vendin. Ndërkaq, teoria e politikës së vjetër e të re, programi inekzistent socialist dhe konflikti me LSI do të ishin objekti i anal-

izës sime, por tek e fundit, këto nuk ishin kritika ndaj PS, të paktën sipas meje, por thjesht analiza e fakteve që më çonin në përfundimin se shanset për fitore i buzëqeshnin aleancës së gjerë të demokratëve, siç edhe ndodhi. Përfshirja ime në debatin politik përmes studiove televizive dhe shkrimeve në shtypin e përditshëm erdhi e u rrit në proporcion me ekstremizmin e politikës pas zgjedhjeve 2009. Në një nga shkrimet e para të miat në gazetën “Shqip”, në nëntor 2009, me titullin “Paqja pa luftë apo lufta për paqe”, analizova zhvillimet nga këndvështrimi i një pale të tretë, asaj që unë shpesh e përkufizoj si të këtillë, që “nuk ushqen dashuri dhe/ose urrejtje” për një nga palët politike në fjalë. E vetmja zgjidhje që përkonte me interesin e palës se tretë dhe atë publik njëkohësisht ishte angazhimi i Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së hetimit parlamentar, pozicion ky që u adoptua nga demokratët vetëm pas disa muajsh, por që nuk u pranua asnjëherë nga socialistët. Një pozicion të këtillë këndvështrimi të analizave të mia nga një palë e tretë jam përpjekur ta mbaj në çështjet kryesore të diskutuara në këto 3 vite konfliktuale politike. Unë i kam bërë vetë zgjedhjet e mia edhe në këto tri vite të ashpra, duke i qëndruar koherent vetvetes në këto 20 vite. Sa për ilustrim, ndërsa kam qenë kritik për ekstremizmin demokratik në vitet 1998-2001, kur demokratët kishin mijëra arsye të pretendonin dhunë mbi opozitën dhe manipulime të zgjedhjeve s’kish se si të mos isha kundra ekstremizmit opozitar socialist pas zgjedhjeve 2009, ndërkohë që socialistët s’kishin asnjë fakt mbi manipulimin e zgjedhjeve dhe nxorën teorinë e pakuptimtë e lehtësisht të rrëzueshme të vjedhjes së të paktën 75 mijë votave nga një ushtri e padukshme demokratësh manipulatorë. Unë kam qenë kritik ndaj sulmit të dhunshëm të demokratëve në 14 shtator 1998, që erdhi pas vrasjes së deputetit Hajdari, hero i lëvizjeve demokratike dhe lider i PD, e po kështu kam qenë kritik edhe për largimin e Kryeministrit Nano dhe dorëzimin e shtetit në duart e dhunës. Ndaj, s’kish se si të mos isha kritik, në fakt duhej dhe isha proporcionalisht edhe më shumë kritik me demonstratën e organizuar qëllimshëm të ishte e dhunshme më 21 Janar 2011 të socialistëve dhe s’kish si të mos vlerësoja qëndresën e strukturave në mbrojtje të institucioneve e të Kryeministrit në detyrë e në godinë. Kam thënë e kam shkruar se demokratët u gjakosën pa sulmuan Kryeministrinë në 14 shtator 1998. Socialistët sulmuan pa u gjakosën në 21 Janar 2011. Mua më duket gjithashtu se ka një ndryshim të madh në lidhjen shkak-pasojë, ndaj jo vetëm kam ruajtur koherencën në qëndrimin


E enjte, 13qershor qershor 5 prill 2012 2010 E enjte, 21 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al www.mapo.al

MAPO

05 7

Tërheqja nga kandidimi për postin e Presidentit te Republikës u bë nga unë, por në konsultim dhe në mirëkuptim me liderët e Mazhorancës, pasi nuk ishte një zgjedhje vetëm e imja

Hoxha: E vërteta e rekrutimit nga Sigurimi dhe e lirimit si inaktiv Artan Hoxha zbardh të shkuarën e tij përmes dokumentesh dhe dëshmish.“Motivi i largimit tim si bashkëpunëtor pas 15 muajsh, për inaktivitet të plotë dhe asnjë material. Nismë gjyqësore për rrëzimin si të padrejtë të regjistrimit nga Sigurimi”

kritik ndaj atij që kryen ekstremizëm, por kam qenë edhe proporcional në kritiken time bazuar në lidhjen shkak-pasojë. Hetimet i takojnë sistemit të drejtësisë, analizës politike i takon të analizojë faktet dhe të nxjerrë konkluzionet, duke i qëndruar besnik vetvetes ndër vite dhe jo duke e dredhur sipas rastit. Për te njëjtat ngjarje e fenomene duhet përdorur një peshë e një metër, pavarësisht distancës në kohë.  Edhe lidhur me çështjen e votave në kutinë e gabuar, që në rastin më të parë kam arritur në përfundimin se çështja e vetme që ia vlente të shqyrtohej ishte ajo e vlefshmërisë së votës së hedhur në kutinë tjetër. Përgjigjen për këtë e japin më se miri parimet dhe angazhimet tona ndaj OSBE/ ODHIR, ndryshe të njohura si standardet zgjedhore. Vota në kutinë tjetër, vetëm dhe vetëm për këtë shkak, s’ka se si të mos jetë e vlefshme. Për rrjedhojë, çdo pretendim lidhur me procedurën ishte i pakuptimtë, pasi, nëse biem dakord për parimin e vlefshmërisë së votës, si me njërën procedurë, ashtu edhe me tjetrën, do të arrinim në të njëjtin përfundim në favor të Lulzim Bashës. Po aq bajate në historinë e zgjedhjeve të 8 majit 2011 ishin edhe ajo e manipulimit të rreth 10 mijë votave natën në Tiranë e më të njëjtin mekanizëm si ato 75 mijë votat në 2009 në gjithë Shqipërinë, siç shkruante Edi Rama në “Kurban” disa muaj më vonë, ndërkohë që më 9 Maj, duke parë kutitë e para projektonte një avantazh prej rreth 10 mijë votash dhe e quante të pathyeshme ushtrinë e komisionerëve socialistë.  Qëndrimet e mia kanë rënë ndesh me pozicionet ekstreme të opozitës socialiste sot, e asaj ekstreme demokrate vite më parë. Asnjëherë nuk kam ngurruar të mbështes qëndrimet konstruktive, qofshin opozitare, apo mazhoritare. Në një hark kohor më të gjerë kam kaluar nga qeveria në opozitë dhe anasjelltas, e disa herë sipas bindjeve të mia. Gjithnjë kundër ekstremizmit.  Pozicionet e mia në raport me politikën nuk kanë patur lidhje me asnjë interes financiar. Kur mbështeta dhe inkurajova konstruktivizmin opozitar demokratik që nga viti 2002, kjo s’kish si të përputhej me interesat e mia ekonomike e financiare, aq më shumë kur lashë pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit që në Janar 2004 dhe i dedikova mjaft kohë e mbështetje rotacionit politik. Se ç’interes financiar do të kisha me këtë lëvizje, veç lapangjozët mund ta marrin me mend. Pozicioni im i katër viteve të fundit është argumentuar nga disa lapangjozë të radhës me akuzën se kam marrë si kundërshpërblim miliona euro projekte nga ky regjim fashist e i korruptuar. E vërteta është krejtësisht e kundërta.

Të ardhurat vjetore të Institutit të Studimeve Bashkëkohore (ISB) arritën pikun në vitin 2007 si rezultat i kombinimit të disa projekteve të fituara shumica para se demokratët të vinin në pushtet, e që nga viti 2008 e deri në fund të 2011, të ardhurat vjetore kanë rënë në pikiatë dhe janë sot disa herë më të ulëta se 5 vite më parë. Edhe aktiviteti i Tirana Business University, në vitin e dytë të tij akademik është ende në fazën e investimit dhe pra të ardhurat janë më të ulëta se shpenzimet operative dhe kapitale, ndonëse në vitin e dytë shkalla e humbjeve është zvogëluar. E gjithë akuza lapangjoze e interesit financiar kundër shërbimeve ndaj regjimit është një sajesë që rrëzohet lehtë me shifra.  Një tjetër akuzë e lapangjozëve është ajo që shërbimet e mia ndaj regjimit fashist të Berishës i mbajtur me patericën e Metës, e janë bërë për arsye të dëshirës sime për karrierë politike. E vërteta është krejtësisht e kundërta. Në këto vitet e fundit të aktivitetit më intensiv mediatik unë kam dhënë dorëheqjen edhe nga ato dy angazhime të pjesshme shtetërore që kisha para disa vitesh, njëri në Këshillin Mbikëqyrës të KESH-it, e tjetri në Këshillin e Administrimit të UT. Edhe një tjetër fakt ilustrues: ndërsa isha anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bursës së Tiranës nga 2002, me t’u emëruar në këshillin mbikëqyrës të KESH-it dhashë dorëheqjen nga ai i bursës, ndonëse edhe vendimi tepër kufizues i Qeverisë Berisha lejonte pjesëmarrjen deri në dy borde. Po kështu, i jam përgjigjur negativisht ftesave serioze të Sali Berishës në gjithë këto vite për pozicione të ndryshme shtetërore. I vetmi pranim, në instancë të fundit, për shkak të rrethanave të krijuara papritmas, e si shprehje e ndjenjës së detyrës ndaj shtetit, aq më shumë në kurriz të projekteve e jetës sime private ishte kandidimi për Presidentin e Republikës, kandidim nga i cili u tërhoqa sapo konstatova se rrethanat binin ndesh me parimet e mia e veçanërisht atë të shmangies së konfliktit në aparencë të interesit.  Shkurt, kushdo mund të më ketë aleat, pa kosto e kundërshpërblim. Mjafton të na përputhen idetë. Por kujdes, mund të më kesh lehtësisht kundër, pa kosto e shpërblim nga kundërshtari, mjafton që të kemi ide të kundërta. Por gjithnjë jo me dogmatizëm, ekstremizëm a nihilizëm. Pa fyerje, sharje e shpifje gjithashtu. Vetëm analizë faktesh dhe ballafaqim konkluzionesh. Rishfaqja e Sigurimit të Shtetit përmes lapangjozëve Si edhe akuzat e tjera të lapangjozëve që janë rrekur të përdoren për të shpjeguar pozicionet e mia politike e publike, edhe kjo e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit është përdorur sistematikisht nga kundërshtarët e momentit, herë demokratë e herë socialistë. Në këto vitet e fundit, këtë akuzë në përmbajtje e variante të ndryshme e lexoj shpesh edhe në komentet e lapangjozeve anonimë, që komentojnë në shkrimet e mia apo në atë që shkruhet për mua në gazeta të ndryshme. Sipas dy-tre anonime mjaft te zellshëm, bashkëpunimi im me Sigurimin paska marrë më qafë mjaft njerëz e unë paskam arritur të spiunoj edhe njerëz mjaft të afërt, deri tek bashkëshorti i motrës sime. Ndoshta shumë lexues mund t’iu kenë rënë në sy këto komente. Cilido që ka dëshirë t’i lexojë, mjafton të bëjë kërkim me emrin “artan hoxha” në faqet online të gazetave, e të gjejë plot xhevahire të këtilla lapangjozësh.  Unë nuk e kam bërë ndonjëherë qejfin qeder për kësi akuzash. Duke ditur të vërtetën time, këto nuk më kanë ndikuar a diktuar asnjëherë të marr vendimet e duhura e që më takojnë tërësisht mua dhe vetëm mua. Të rrekesh të vërtetosh se zgjedhjet e mia politike në këto 22 vite qenkan bërë nën diktatin e dikujt që ditkërka një sekret timin është teoria më idiote. E para, për ç’sekret bëhet fjalë ne këtë vend, ku veç sekrete s’ka e ku

kushdo që ka dashur e kur i ka interesuar e ka përdorur akuzën e bashkëpunimit tim me Sigurimin dhe e dyta, nëse çdo krah politik e paskërka ditur sekretin tim si shpjegohet që kam lëvizur nga njëri tek tjetri në kërcënimin e nxjerrjes a mosnxjerrjes së sekretit? Rezultati do të duhej të ishte moslëvizja nën kërcënimin e atij që nuk duhej ta tradhtoja dhe lëvizja nën kërcënimin e atij që duhej t’i bashkohesha ndërsa të dy e posedonin sekretin magjik në fjalë. A merr përsipër ndonjë lapangjoz ta zgjidhë këtë paradoks. Ka vetëm një përgjigje të thjeshtë. Zgjedhjet e mia janë bërë në lirinë time të zgjedhjes. Kaq.  Tërheqja nga kandidimi për postin e Presidentit te Republikës u bë nga unë, por në konsultim dhe në mirëkuptim me liderët e Mazhorancës, pasi nuk ishte një zgjedhje vetëm e imja. Në mëngjesin e së hënës, mua më erdhën shumë sinjale dhe të dhëna që, ndër të tjera, më lanë te kuptoj se historia lidhur me bashkëpunimin me Sigurimin nuk ishte aq për t’u neglizhuar. Të dhënat e grumbulluara vetë dhe ato që dolën nga konsulta me liderët e mazhorancës më krijoi njëfarë bindjeje se kishte diçka që binte ndesh me besimin mbi të vërtetën time. Diçka kishte ndodhur, që unë nuk e dija dhe nuk kisha vrarë mendjen ndonjëherë të informohesha e të verifikoja. Atë ditë kuptova thelbin e çështjes. Mendja më shkonte edhe tek manipulime te mundshme të dokumenteve veçanërisht në periudhat e shthurjes së Shtetit. Çështja m’u qartësua në ditët në vijim mes informacioneve nga njerëz të ndryshëm dashamires. Por atë të hënë, ndër shkaqet baze të dorëheqjes ishte shmangia i konfliktit në aparencë të interesit, nëse si President do filloja të merresha me sqarimin e të kaluarës sime. Arsye bazë ishte edhe zhgënjimi që ndjeva mes qëndrimit zyrtar socialist dhe qindra mesazheve mbështetëse, shumë prej të cilëve majtas, që më erdhën gjatë natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës.  Gjithsesi, le të mbetemi tek akuza lapangjoze. Në fund te thuajse një jave takimesh dhe informacioni nga disa drejtime arrita të krijoj tablonë e plotë të anës tjetër të medaljes. Jo asaj të së vërtetës sime, por asaj se ç’kish bërë Sigurimi i Shtetit kundra vullnetit dhe pa dijeninë time. Këtu më rezultuan tri fakte dokumentare, ku dy pohojnë të vërtetën time e njëri e mohon atë duke e vendosur Sigurimin e Shtetit në kontradiktë me vetveten. Shkurt, drejt e në thelb, sipas dokumenteve (këtu për qëllim të ruajtjes së besueshmërisë dhe integritetit të burimeve, as nuk pohoj dhe as nuk mohoj autenticitetin e dokumenteve që kam shqyrtuar, por besoj se disa nga lapangjozët do ta kuptojnë menjëherë se unë kam parë po ato që edhe ata kanë parë në fotokopje), rezulton se Sigurimi i Shtetit më ka tërhequr (kupto rekrutuar) si bashkëpunëtor të tij në 21.9.1981 pas takimit me sigurimsin me 18.9.1981; më ka larguar si bashkëpunëtor me vendim të arsyetuar të këtij organi të datës 28.12.1982 dhe pasqyruar në kartele me 5.1.1983 e me motivacionin “e inaktivitetit dhe padobisë ... pasi nuk ka dhënë gjatë kësaj kohe asnjë material për qëllimin që u tërhoq”. E vërteta ime pohohet nga motivi i largimit tim si bashkëpunëtor pas 15 muajsh, në mes të maturës, për inaktivitet të plotë dhe asnjë material. Vetë Sigurimi i Shtetit ka hequr dorë nga ideja e tij fillestare se unë mund të isha një bashkëpunëtor i dobishëm për ta. Qëndrimi im plotësisht refraktar, gjatë gjithë periudhës,  vete e me mbështetjen e plotë të familjes, e bëri Sigurimin të arrijë në këtë përfundim. Për lapangjozët, ky fakt, që me siguri e dinë, nuk ka rëndësi.  Po ç’ndreqin pati që më regjistroi si bashkëpunëtor? A mos iu duk PO ajo JO-ja e imja dhe e familjes sime, Një JO e qartë, por e pakapshme dhe e pandëshkueshme të paktën sipas nesh. Por,

mungesa totale e aktivitetit dhe informacionit faktuar nga vetë Sigurimi, tregoi se JO-ja ishte zgjedhja konstante dhe definitive imja dhe e familjes time gjë që e dobëson hipotezën e keqkuptimit fillestar pa e rrëzuar atë gjithsesi. Apo ia donte plani i rekrutimeve që shpesh bëheshin shumë e për lumë siç kam dëgjuar të thuhet? Apo s’mund të kthehej i dështuar nga takimi me një kalama kur, sipas dokumenteve sigurimi kishte rreth katër muaj që më studionte para se të ndërmerrte kontaktin e parë më 18 shtator 1981?  Apo mos mendoj se nëse do raportonte kundërshtimin për bashkëpunim që ne fillim, mund të fillonin reprezaljet mbi mua dhe familjen dhe ai ndoshta nuk donte t’ia hynte e të bëhej një shkaktar i njohur i një krimi të këtillë?  Unë nuk mund të zgjedh asnjë nga variantet e mësipërme. Këtë përgjigje mund ta japin vetëm ata që kështu vendosën, njëanshmërisht, kundra vullnetit tim të shprehur sa me fjalë e aq më shumë me vepra. Por, pasi u njoha me shënimet dokumentare të Sigurimit te Shtetit më ka lindur një tjetër dyshim. A mos vallë kalvarin e mohimit të së drejtës së studimit për shkollën e lartë edhe pse me rezultate të shkëlqyera dhe dy herë kampion i matematikës e kam peshqesh nga Sigurimi pasi me vlerësoi inaktiv, të padobishëm dhe që nuk iu dhashë asnjë material. Biografia e familjes përballë rezultateve te mia, qoftë edhe me standardet më sektare të kohës nuk do të ishte një arsye e mjaftueshme. Unë nuk kam fakte që të vërtetoj këtë dyshim pra, se ka qenë Sigurimi që ka nxitur a diktuar mosdaljen e së drejtës se studimit, por që nuk më ka ndihmuar kjo duket qartazi për çdo njeri me mend në kokë, përveç lapangjozëve që shkruajnë në anonimitet se motivimi im prej gjimnazisti për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit ishte dëshira për të më ndihmuar të më jepnin të drejtën e studimit. Sfida juridike për aksesin në dokumentet e Sigurimit  Ndërsa këtu mbaron rrëfenja ime për publikun ju njoftoj se kam filluar hapat juridike për sigurimin e provave dhe rrëzimin formal si të padrejtë të këtij regjistrimi. Sot kam bërë kërkesën zyrtare pranë Shërbimit Informativ Shtetëror për akses në të dhënat e mia personale, deri aty ku nuk cenohet siguria kombëtare dhe interesi i palëve të treta. Ndërkaq, po krijoj bindjen se një rast i këtillë nuk është i vetëm. Shumë shqiptarë mund të kenë pësuar diçka të ngjashme. Nuk i kanë shërbyer Sigurimit me asnjë material a informacion dhe janë regjistruar prej tij si bashkëpunëtorë. Unë arrita t’i lexoj dokumentet e njëanshme, të shkruara në padije timen e në keqbesim nga Sigurimi i Shtetit. Tashmë, më mbetet t’i dokumentoj ato, hap pas hapi e pa ndonjë nxitim. Por sa te tjerë janë që nuk e kanë këtë mundësi?! Transparenca mbi dosjen nuk është vetëm për të demaskuar maskarenjtë, por edhe për t’u dhënë shansin viktimave të Sigurimit të vënë në vend dinjitetin, që sot mund t’iu nëpërkëmbet edhe nga kushedi se çfarë lapangjozësh. Për këtë iu drejtohem autoriteteve shtetërore, Kuvendit, Qeverisë, Opozitës, SHISH, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, medias dhe opinionit publik të mbështesin të drejtën e aksesit në të dhënat personale të vetat nga çdo individ e për aq sa nuk cenohet as siguria kombëtare dhe as interesi i personave të tretë. Ky është minimumi i minimumit të domosdoshëm. Kujtesë për lapangjozët  Sa për ju lapangjozët, besoj se e keni kuptuar se unë di të luaj edhe me armët tuaja, e ndonjëri nga ju do më bjerë në rrjetë nëse vazhdon avazin. Mjerë ti që do biesh, s’e do heqësh kusuret e të tjerëve. Një më mjafton për të gjithë.


8

MAPO

e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Pesha: Ja HEC-et e reja që do të ndërtohen në Drin, Vjosë dhe Devoll Vendi ynë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për implementimin  e direktivave të BE-së në Strategjinë Kombëtare të Energjisë lidhur me rregullat e përbashkëta për krijimin dhe zhvillimin e tregut të brendshëm të energjisë dhe promovimin e prodhimit dhe konsumit e energjisë të prodhuar prej burimeve të rinovueshme. Direktiva lidhur me promovimin e elektricitetit të prodhuar nga burimet e energjive të rinovueshme në tregun e brendshëm elektrik të vendit janë reflektuar në Draft-Ligjin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë, që së shpejti do të aprovohet në Parlament, ka pohuar Besjan Pesha,

kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), në forumin ekonomik gjermano-shqiptar. Sipas tij, Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm hidrik për të ndërtuar HEC-e të reja. HEC-et e mëposhtme janë propozuar për t’u konsideruar si një kapacitet i ri për të ardhmen e afërt. Në lumin Drin do të ndërtohen: Skavica i-80 MW; Skavica I 80 MW. Në lumin Vjosa, do të ndërtohen 9 HEC-e të mesëm dhe të mëdhenj, me një kapacitet total të instaluar prej 385 MW, duke përfshirë dhe HEC-in e  Kalivaçit dhe në lumin Devoll, HEC-e të mesme dhe të mëdhenj me një kapacitet total të instaluar prej 270 MW.

Besjan Pesha

Licensa 3.5 mln euro e Lotarisë Kombëtare, kualifikohen dy kompani Vetëm dy kompani në garë për lejen. Oferta e parë ishte ajo e lotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, italiane, qipriote dhe çeke. Ja procedurat që do ndiqen Gara parakualifikuese për dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare ka përfunduar dje me aplikimin e vetëm dy kompanive. Oferta e parë ishte ajo e lotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, lotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech” dhe çekja “Synot”. Tri kompanitë e konsorciumit që kanë bërë ofertën e dytë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Qipriotja “GTech” është pjesë e grupit ndërkombëtar “GTech Holding”, i cili zotërohet në pjesën më të madhe prej 75 për qind të tij nga italiania “Lottomatica”. Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre dhe më pas do të dalë në rezultatin final. Procesi i tenderimit për licencën e lotarisë kombëtare është kompromentuar rëndë nga akuzat publike të një prej konkurrentëve të tërhequr, kompanisë greke “Intralot”, e cila denoncoi qeverinë se po ndjek procedura përjashtuese që çojnë në fitues të paracaktuar. Ndërsa dje të njëjtin denoncim e ka bërë kompania turke “Inteltek”. Mosvënia e çmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka surprizuar jo pak ekspertë, në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare, për shkak se të ardhurat në buxhet janë më pak se planifikimet. Përmes një letre që u bë publike dje për mediat, presi-

“Oesterreichische Lotterien”: Kemi bërë ofertën më të mirë Kompania austriake e lojrave të fatit ‘’Oesterreichische Lotterien Gesellschaft m.b.H” ka njoftuar mbrëmë lajmin se, qeveria shqiptare e ka pranuar ofertën e saj për të vijuar garën për përfitimin e licencës së llotarisë kombëtare. Zyra qëndrore të kompanisë në Vjenë bëri të ditur se, Ministria e Financave në Shqipëri i ka kualifikuar dokumentat e saj për të vijuar garën. Kompania shpreh bindjen se ka bërë ofertën më të mirë dhe shpreson të ofrojë shërbimet e saj edhe për konsumatorët shqiptare. Oesterreichische Lotterien/ Casinos Austria Group ka 25 vite eksperiencë në biznesin e llotarive. Gjatë vitit që shkoi kompania rezultoi me 5403 të punësuar në mbi 20 vende. Kompania njoftoi se ka realizuar ga shitjet 3.4 miliardë euro të ardhura. Dje në Ministrinë e Financave gjatë hapjes së ofertave

denti i kompanisë turke “Inteltek”, Ahmet Sezer, i drejtohet ministrit shqiptar të Financave, duke shprehur shqetësim të thellë për praktikën jokonkurruese të ndjekur nga qeveria shqiptare për tenderin e Lotarise Kombëtare. Në letrën e tij presidenti i kompanisë turke thotë: “Ne jemi informuar se Ministria juaj ka lancuar tenderin për dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare dhe për procedurat e aprovuara. Me shqetësim të madh vëmë re se procedurat nuk garantojnë një konkurrencë të plotë dhe të hapur dhe as nxisin krijimin e të ardhurave për shtetin shqiptar.”

Sistemi i pikësimit për përzgjedhjen e fituesit   • Struktura e aplikantit dhe gjendja financiare 15% • Përputhja me politikat rregullatore 35% • Plani i biznesit dhe parashikimet financiare 25% • Strategjia e zhvillimit të tregut 25% Letra e kompanisë turke që ka qenë e interesuar për të marrë pjesë në tenderin e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri, por është skualifikuar për shkak të procedurave që po ndjek qeveria, ngre thuajse të njëjtat shqetësime të ngritura më parë nga

një tjetër konkurrent i tërhequr, kompania greke “Intralot”. Kjo është gara e parë në një tender publik ku qeveria përjashton çmimin e ofertës si kriter për vlerësimin e fituesit. Qeveria ka vendosur vlerë fikse për licencën, e cila në doku-

mentet e tenderit përcaktohet 500 milionë lekë. Kjo vlerë në fakt është mjaft e vogël, po të kemi parasysh faktin se qeveria ka shitur një licencë 3G me një vlerë 31 milionë euro dhe po një tjetër lejë 3G me vlerë 15 milionë euro. Ndërkohë që ka planifikuar të shesë edhe dy leje të tjera 3G rreth vlerës që pritet të jepet leja e lotarisë kombëtare. Pretendimi për çmimin bëhet edhe më i debatueshme, për shkak se vetë kompanitë që kanë shprehur interes për garën kanë pohuar se, ishin të gatshme të jepnin vlera shumë më të larta se ajo që pretendon qeveria të arkëtojë.

KLSH: 171 mijë euro abuzime në OST, ndjekje penale për një zyrtar Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi dje se ka gjetur abuzime me dëm financiar prej 171 mijë eurosh gjatë zbatimit të projektit të “Linjës së interkonjeksionit 400 kV Tiranë – Podgoricë”, nga operatori i Transmetimit. Përmes një deklarate zyrtare KLSH njoftoi dje se, nga data 1.2.2012 deri më 24.3.2012 ka ushtruar auditim në Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), për zbatimin e Projektit “Ndërtimi i Linjës së interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Podgoricë”, për një periudhë gjashtëvjeçare. KLSH ka vërejtur se në OST sh.a. nuk disponohej dokumentacioni lidhur me procedurën e prokurimit dhe të vlerësimit për “Shërbime

konsulence dhe kontratën e punimeve civile për Linjën e interkonjeksionit 400 kV Tiranë – Podgoricë”. Si pasojë e vonesave në realizimin e detyrave të konsulentit lidhur me procesin e përgatitjes së dokumenteve të tenderit deri në shpalljen e fituesit të kontratës, si dhe në procesin e shpronësimeve, KESH sh.a. në rolin e huamarrësit kryesor dhe OST sh.a. në rolin e nënhuamarrësit, për periudhën 30.06.2005 deri më 30.12.2011, janë penalizuar nga Banka Gjermane KfW në shumën 348 935 Euro. Ndërmjet shumave të likuiduara nëpërmjet kërkesave për disbursim dhe vlerës reale të mallrave të zhdoganuar (referuar deklaratave doganore) konstatohet

një diferencë në shumën 185 000 euro, likuiduar kontraktorit më tepër, vlerë e cila përbën dëm ekonomik. OST sh.a. në raportimin e TVSH. në organet tatimore, ka vazhduar deklarimin në bazë të deklaratës doganore dhe jo sipas vlerës së faturës së disbursimit, ku shuma e paguar për këto mallra në vlerë është më e madhe se vlera reale e mallit të zhdoganuar dhe t.v.sh.-së së paguar. Për pasojë, diferenca midis t.v.sh.-së së paguar sipas deklaratës doganore dhe asaj që realisht duhej të paguante OST sh.a. është në vlerën 4 772 784 lekë, duke shkelur në këtë mënyrë nenin 116 “Evazion Fiskal”, të ligjit nr.9920 datë

Bujar Leskaj

19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH”, i ndryshuar. Si pasojë e shërbimeve shtesë të konsulencës të pajustifikuara, detyra këto që do të kryheshin nga kompania konsulente sipas përcaktimit në kontratën bazë, dëmi ekonomik llogaritet në shumën 171 540.83 euro, likuiduar kompanisë konsulente ndërsa si pasojë e mungesës së materialeve të dorëzuara dëmi ekonomik llogaritet në shumën 2 474.2 euro, likuiduar kontraktorit, vëren KLSH . Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar 10 masa organizative. Ndërsa ka çuar për ndjekje penale shefin e Zyrës së Administrimit të Tregut në Drejtorinë e Tregut.


e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Regjistrimi i pronave, nis “one stop shop” tek noterët Nga dita e djeshme, të gjithë ata që do të duan të regjistrojnë pronën e tyre do të mund ta bëjnë edhe pranë noterit. Rreth 120 noterë në mbarë vendin janë pjesë e asaj që njihet si “one stop shop” i pasurive të paluajtshme. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Sipas tij, kjo do të mundësojë kryerjen e veprimeve online vetëm me 2 hapa dhe vetëm për 6-10 ditë. Qytetarët do të marrin vërtetimin e pronësisë drejtpërdrejt

nga noteri, pa qenë nevoja të dinë se ku bie Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Avantazhet e këtij shërbimi janë: shkurtimi i kohës për hartimin e një kontrate; shmang mundësi për korrupsion dhe burokraci, krijon siguri dhe besimin e munguar gjer më sot, në transaksionin që kryhet, jo vetëm se i gjithë procesi përqendrohet në duart e një profesionisti, por edhe për shkak të transparencës dhe sigurisë që ofron

verifikimi online. Kryetarja e Dhomës së Noterisë, Mimoza Sadushaj bëri një demonstrim të këtij akti, ku theksoi faktin se kjo procedurë do të shmangë radhët në sportelet e hipotekave dhe shkurton kohën e pritjes deri në marrjen e certifikatës së pronësisë. Vjet hynë në fuqi tarifat e reja të noterisë, që kanë pësuar rritje mesatarisht me 100 lekë. Ndërsa tarifat për noterizimin e kontratave janë rritur me 10-20 për qind.

Eduard Halimi

Heqja e pagave referuese, rreziqet që vijnë nga fasonët

Nga mbledhja e djeshme e qeverisë

Sigurimet, qeveria shfuqizon pagat e referencës Qeveria vendosi dje të revokojë vendimin e vitit 2007 për aplikimin e pagave të referencës në sektorin privat, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve dhe taksës së sheshtë. Ja masat për parandalimin e evazionit Blerina Hoxha

Këshilli i Ministrave vendosi të heqë dje pagat e referencës, në bazë të të cilave paguhen kontributet për sigurimet shoqërore. Pagat referuese ishin vënë në vitin 2007, si një formë për rritjen e kontributeve në arkën e ISSH. Mirëpo duke qenë se kjo lloj praktike është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë dhe nuk është aplikueshme në vendet e tjera, i ka ulur pikë Shqipërisë në renditjet botërore për klimën e biznesit. Qeveria e konsideron tashmë të ezauruar efektin dhe ka vendosur të shfuqizojë udhëzimin. Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi një vendim të ri, i cili revokon vendimin nr.285, datë 4.5.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomenklaturës së veprimtarisë ekonomike për të punësuarit në sektorin jopublik që kryejnë punë të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues

e tekniko-ekonomik të tyre”. Ekspertët në Ministrinë e Financave kanë pohuar se ky udhëzim ishte në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare në këtë fushë. Për rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe ka ndikuar në përkeqësimin e indeksit të klimës së biznesit që afishohet çdo vit nga Banka Botërore. Por si do të deklarojë biznesi pas shfuqizimit të këtij vendimi? Ekspertët në Drejtorinë e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave thanë se biznesi tashmë ka një praktikë deklarimi pagash për efekt kontributesh prej më shumë se 5 vitesh. Ndaj, edhe pa këtë udhëzim biznesi nuk do të mund të deklarojë më pak sesa ka deklaruar këto pesë vite. Në rast se do të ketë biznese që do të deklarojnë rroga më

Ekspertët në Ministrinë e Financave kanë pohuar se pagat e referencës ishin në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare në këtë fushë. Për rrjedhojë, gjatë kësaj periudhe kjo ka ndikuar në përkeqësimin e indeksit të klimës së biznesit që afishohet çdo vit nga Banka Botërore

të ulëta se ato që janë deklaruar të paktën katër vitet e fundit, do të jenë në fokusin e kontrollit të Tatimeve. Ministria e Financave shpreson se biznesi nuk do të ketë interes të deklarojë paga më të ulëta, pasi që nga 2007-ta pagat referuese nuk janë indeksuar, ndërkohë që nga kjo periudhë pagat në sektorin privat janë rritur. Qeveria dhe Ministria e Financave nga ana tjetër kanë marrë disa masa për të shmangur rrjedhjen e të ardhurave nga ky vendim. Shumë shpejt, Këshilli i Ministrave do të miratojë rritjen e pagës minimale edhe me 1000 lekë, duke e çuar atë në 2100 lekë . Në vitin 2007, niveli i pagës minimale ishte vetëm 1700 mijë lekë. Bizneset në të gjithë vendin janë të detyruara të paguajnë kontribute në një pagë jo më të ulët se 2100 lekë. Në fakt, vendosja e pagës së referencës për efekt të sigurimeve shoqërore dhe taksës së sheshtë është vlerësuar si një praktikë absurde edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Por heqja e saj në këto kohë të vështira të krizës ekonomike do ta bëjë të vështirë administrimin nga ana e tatimeve për një deklarim sa më real të biznesit. Për shkak se shumë prej tyre kanë aplikuar ulje ose, më e keqja, nuk kanë mundësi të japin pagat sipas kontratave që kanë me punonjësit. Madje, vetë përfaqësuesit e biznesit në një takim që kanë patur me Kryeministrin kanë deklaruar se heqja dorë nga pagat e referencës do t’i stimulojë ata të deklarojnë nivele shumë më të ulëta.

Aktualisht shumë biznese, sidomos edhe nga kriza ekonomike. Mirëpo industria fasone, i paguajnë siguri- kjo lloj manovre mund të përkeqëmet shoqërore në bazë të një page sojë të ardhurat e arkës së sigurimemë të madhe se paga reale që mar- ve. Ministria e Financave e përjashrin punonjësit. Shumë nga këta pu- ton ndërkohë këtë mundësi. Pagat nonjës detyrohen të kthejnë një sa- e referencës aktualisht janë në varësi të pagës që marrin në bankë te pu- si të rrethit ku zhvillohet veprimnëdhënësi. Duke hequr pagat e ref- taria ekonomike, llojeve të veprimerencës, industria fasone do të tarive dhe pozicionit të punës. Llogdeklarojë pagën reale dhe për rrjed- aritja e kontributeve për çdo punëhojë paguan më pak sigurime. Pje- marrës individual mbështetet në pagën bruto mbi sa dërmuese e punonjësve në Pjesa dërmuese e punonjësve kufirin e pagës minimale muindustrinë fajore, deri në kusone sigurohen në industrinë fasone sigurof i r i n e p ag ë s për 200 mijë le- hen për 200 mijë lekë pagë kë pagë bruto, bruto, ndërsa punonjësit mar- maksimale mujore. Paga bruto ndërsa punon- rin ‘cash’ nga bankat 17 000 evidentohet në jësit marrin listë-pagesën ‘ c a s h ’ n g a lekë në muaj. Por në shumë tip, e cila është bankat 17 000 raste ka punonjës që marrin dokumenti bazë lekë në muaj. vetëm 14 000 lekë në muaj për evidentimin Por në shumë raste ka punonjës që marrin vetëm e kontributeve individuale. Paga 14 000 lekë në muaj, ndërsa pjesën bazë minimale mujore për punontjetër prej 3 000 lekësh që e marrin jësit, për efekt të llogaritjes së konnë bankë, e derdhin në arkën e bi- tributeve të detyrueshme të siguriznesit ku punojnë. Heq ja e ud- meve shoqërore dhe shëndetësore hëzimit mund të nxisë shumë sek- në shkallë vendi është 20 000 lekë, torë të deklarojnë paga rreth kufi- ndërsa paga maksimale është 87 jve minimalë ose realë, të diktuar 700 lekë.

Berisha: Investimet e huaja janë rritur 20% këtë vit Kryeministri Berisha u fokusua dje tek ekonomia dhe zhvillimet e saj gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit të Ministrave. Ai theksoi se një ndër treguesit e rëndësishëm i cili dëshmon vitalitetin, dinamizmin dhe progresin e ekonomisë shqiptare është rritja e ndjeshme e investimeve të huaja në vend, të cilat 4 muajt e parë të këtij viti u rritën me mbi 20 %, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit të kaluar. Duke vlerësuar se kjo rritje përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme në vend, Kryeministri theksoi se ajo është dëshmi e rritjes së besimit tek Shqipëria dhe ekonomia e saj, si dhe dëshmi e ekzistencës së një klime miqësore ndaj biznesit dhe krijimit të garancive ligjore që kërkohen në

mënyrë që projektet e huaja të zhvillohen në Shqipëri. Ai tha se me rritjen e investimeve të huaja në vend është rritur në mënyrë proporcionale dhe të ndjeshme edhe punësimi i qytetarëve shqiptarë, i cili përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Sipas tij, ekonomia dhe reformat e saj, liria ekonomike dhe zgjerimi i saj do të mbeten objektivat më madhore të qeverisë edhe në të ardhmen. Në këtë kontekst Kryeministri ftoi që të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe mënyrat, si dhe të përcaktohen masat që do të merren për të konsoliduar më tej liritë ekonomike, në mënyrë që pasuritë e vendit të shndërrohen në vlera për qytetarët shqiptarë.


OpEd

10

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Kinemaja shpjegon shoqërinë amerikane. Është si një Western me djem të mirë e të këqij, ku nuk ka vend për të dobëtit.

02

Modeli europian është, së pari, një sistem social e ekonomik i bazuar në rolin e tregut, sepse asnjë kompjuter në botë nuk mund të kalkulojë informacionin më mirë se tregu.

03

Prandaj duhet folur në të njëjtën kohë për qytetarinë kombëtare dhe qytetarinë më të gjerë europiane. Jacques Delors

Bujar Kapexhiu Nga

Histori spiunash S

a do ju rrëfej, kam pasur rastin dhe fatin ta shoh me sytë e mi në dokumente origjinale të Sigurimit të Shtetit, fotokopjet e të cilave i disponoj dhe së afërmi do t’i publikoj. Me përjashtim të romaneve të Kadaresë, dosjet e Sigurimit të Shtetit janë gjërat më të bukura që janë shkruar në kohën e kurvit. Ke qejf t’i lexosh. Por s’do mend se më interesantet e atyre dosjeve janë dosjet e atyre që më kanë spiunuar mua. Ja, shkurt, çfarë thonë dosjet e, së pari, disa prej “miqve” të mi. I.S. me pseudonimin “Helmi”. Tip i lëvizshëm, merakli qokash; lindjesh, vdekjesh, fejesash, martesash, datëlindjesh, sidomos muhabetesh të rrezikshme ku flitej me simpati për kanconeta italiane, modë, dhe me urrejtje për komunistat, krimet e diktatorit dhe diktaturës. Dosja e “Helmit” provon qartë se I.S. është ai që me spiunllëqet e tij ka dërguar në internime dhe burgje dhjetëra shqiptarë, prej të cilëve shumica ka vdekur, disa janë çmendur, nja katër a pesë që janë gjallë, edhe ata me një këmbë në varr. A.N. me pseudonimin “Vreri”. Dosja e “Vrerit” është plot me kallxime nga më të ulëtat dhe më të pështirat, kryesisht për mua, fakt ky që provon qartë se “Vrerin” e paskam pasur “Spiun të dedikuar”, ose, ai i thoshin në atë kohë “Pullë poste”. Meqenëse punonte te Kombinati i Mishit, Sigurimi, për t’ia lehtësuar spiunimin “Vrerit”, kishte porositur rojat të mbyllnin një sy kur nxirrte jashtë kombinatit bërxolla të vjedhura, të cilat bërxolla “Vreri” i përdorte si karrem për të joshur viktimat. “Vreri” më ofroi kaq herë edhe mua për të ngrënë nga ato bërxolla. Edhe mund të kisha ngrënë nga ato bërxolla, por unë kurrë nuk pranova, sepse ato bërxolla “Vreri” i nxirrte nga Kombinati të fshehura brenda brekëve. Dosja e “Vrerit”, mes tjerash, përmban edhe një fakt të rrallë tragjiko-erotik. Ma ka thënë me gojën e vet, se jo rrallë, nga kontakti i mishit të butë të bërxollave të vjedhura dhe të përgjakura brenda brekëve me gjenitalet, ejakulohej. V.K.-t, për shkak të një dobësie të lindur për Francën ku studioi ca kohë ca gjëra që ende sot askush nuk e di se çfarë, si dhe të një ngjashmërie në pamjen e jashtme me francezin e filmave, ia vunë pseudonimin “Alen Delon”. V.K. kur u kthye nga Franca, ca kohë tymosi me llullë. Më vonë përdori ca shalle të modës pariziene të asaj kohe. Kishin qenë të gjitha mjete për të futur në kurth sa më tepër viktima. Sa i përket “Alen Delonit”, bie në sy që, pasi mua ma morën vëllanë në burg, edhepse gjatë gjithë atyre viteve s’më foli me gojë, gjeti rrugë të tjera për të

sipas meje Edison Ypi

më spiunuar. Sh.K., ose “Mishi”, si tironc i vjetër, nuk rezulton të ketë qenë fort’ i besuar. Por spiunllëqet për shumë nga të njohurit e tij, dhe natyrisht mua, i ka bërë, madje me zell të madh. Këta të katër, bashkë me plot të tjerë që më kanë njohur dhe më kanë spiunuar, do të donin të më spiunonin edhe tani, por s’kanë se ku. Se ekziston deti dhe peshku dhe grepi për ta kapur peshkun, por mungon tigani dhe vaji për ta skuqur. Prandaj, të zhytur në nostalgji spiunllëqesh me peshq, grepa, vaj dhe tiganë, ata që atëherë më spiunonin, tani po presin në heshtje vdekjen. Si poetët “Noir”, ata që rrinë gjithë kohën nëpër kafenera apo pijetore, me fytyrë nga muri, duke pritur vdekjen dhe duke u lutur për shpëtimin e shpirtit. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Si ndodhi që i rrethuar me të tillë “miq” nuk përfundova në burg?! Përgjigjja është e thjeshtë. Asnjërit prej “miqve” të diktaturës nuk u bëra të ditur diçka që, edhe po t’ua thosha, nuk do ta kuptonin. Se miqësinë me ta nuk e kisha të pakufizuar, por të dozuar, të kontrolluar. Sepse e kam pasur gjithmonë të qartë se miqësitë në diktaturë, si produkt i një urrejtjeje, janë miqësi nga zori, rrjedhimisht të pasigurta. Të sigurta dhe jetëgjata, janë vetëm miqësitë në Liri. Po se mos ishin vetëm këta të katër spiuna. ër kuriozitet të lexuesit, ja, gjithmonë bazuar në dokumente që i kam parë me sytë e mi, disa spiuna të cilët as i kam njohur as më kanë njohur: A.L. me pseudonimin “Qelbësi”. Zelli i papërmbajtur i “Qelbësit” për të spiunuar, detajet e hollësishme të kallximeve, tejpamësia dhe besnikëria ideologjike proletare e këtij spiuni, e shprehur në mënyrë të përsëritur, dhe një farë rigoroziteti gramatikor i tekstit të kallximeve, kanë qenë tiparet bazë të “Qelbësit” që ka bërë qindra spiunllëqe. Edhe kot. Për qejf të spiunllëkut, për fatkeqë që nuk i ka njohur aspak. A.S. ka pasur pseudonimin “Zifti”. Rekrutimi i “Ziftit” është bërë qysh herët nga oficerë të specializuar në Rusi, në Akademinë “Xherxhinski”, për njohjen dhe zbatimin me rreptësinë më të madhe të parimeve pedagogjike të Makarenkos për futjen e sa më tepër

P

rrugaçëve llafazanë në pika kyçe të pushtetit dhe politikës së shtetit të halabakëve. Në dosjen voluminoze të spiunit “Ziftit” ka cilësime rrëqethëse si: “rrëshqet si ngjalë Lalëzi”, “depërton si urith Dumreje”, “Spiun i talentuar me të ardhme premtuese si ideolog populist” etj., cilësi këto të cilave, si Sigurimi dhe vetë “Zifti”, u dhanë vlerën e duhur kur u ndërrua sistemi, për ta bërë aktivitetin e “Ziftit”, në rrethanat e reja, faktor mediatik me efikasitet të lartë, edhepse jo cilësor. “Turtulli” është pseudonimi i A.Ç. Ia vuri operativi i katundit, i cili spiunit të ardhshëm i tha një ditë: Je i lindur për lake dhe për spiun, mor qerrata. I ke të gjitha cilësitë. Mënyra jote e të llafosurit, duke folur pa pushim sikur ke ngrënë bythë turtulli dhe duke e shpërvjelur muhabetin me ca si terma të improvizuara, është më e mira për zanatin e ndritur në të ardhmen e nxirë që të pret. Ruaje dhe përsose atë stil të foluri dhe të shkruari me Shqipe të shprishur, se na duhesh për kohë të vështira, çka koha e vërtetoi. seudonimin “Xerxeleja” e ka pasur R.D. Këtë pseudonim atij ia vuri një operativ, që i ra në sy tek shkonte e vinte në shkollën e mesme me furgon. Operativi në fjalë vuri re që spiunit të ardhshëm nuk i rrinte kurrë bytha rehat, lëvizte vazhdimisht, ndërronte furgon, ndërronte vend brenda në furgon, hidhte sytë e zgjaste veshët sa andej këndej pa u ndalur për asnjë çast. U mahnit operativi pas këtyre cilësive që, sipas tij, përbënin një spiun të talentuar. Në këto rrethana, pa e pyetur, operativi i hapi R.R.-t një dosje të bardhë, që u nxi më vonë. Lidhur me moshën e vogël të disa spiunave dosjet flasin qartë. Nuhatja dhe vizioni, si i Partisë dhe i Sigurimit, të bënin spiun me dosje jo 17 e 10 vjeç, por, në vartësi të prejardhjes klasore të prindërve, edhe para se të lindje, jo rrallë, edhe pasi të vdisje. Përveç të gjallëve që spiunonin të gjallët, ka plot dosje me shembuj me të gjallë që spiunojnë të vdekurit, të vdekur që spiunojnë të gjallët, dhe të vdekur që spiunojnë të vdekurit. Si do mund të zbuloheshin gjithato grupe armiqësore pa këto kombinime?! Vënia e pseudonimit, si hap i parë në botën e pafundme të spiunllëkut, ishte një procedurë sa delikate edhe e zararshme, së cilës i jepej rëndësia që meritonte. Pseudonimi duhej zgjedhur i tillë që të pëlqehej nga të dy, edhe i rekrutuari edhe rekrutuesi. Një pseudonim i pa përshtatshëm konsiderohej pak a shumë si këpucët e ngushta që t’i bëjnë me flluska këmbët. Çka, me kalimin e kohës, mund të shkaktonte, siç kishte shkaktuar jo pak herë,

P

Opinion ndërkombëtar

deri edhe traumë psikike, si për njërin dhe për tjetrin. Sepse s’kish si ndihej rehat një rekrutues, ta zëmë me emrin Uk, me një spiun me pseudonimin “Qengj”. Ose në marrëdhënien spiunspiun, do të ishte fatale që një spiun me pseudonimin “Mjalti” të bashkëpunonte qetësisht me një tjetër spiun të mbiquajtur “Ariu”. Zakonisht spiunët nga Jugu preferonin emra malesh, lumenjsh ose përrenjsh nga Veriu, dhe e anasjella për spiunat nga Veriu. Ende nuk e kam kuptuar pse spiunët që më kanë spiunuar mua, duke pasur përgjithësisht emra lëngjesh, “Helmi”, “Vreri”, “Acidi”, “Tutkalli” etj. bënin përjashtim nga ky rregull. Pseudonimin më të gjatë dhe më të çuditshëm, ndoshta në krejt botën komuniste të Lindjes, e ka pasur A.K. Pseudonimi i A.K. ka qenë “Prisencolinensinainciusol”. Këtë fjalë të çuditshme, titull i një kënge të Çelentanos që i pëlqente pa masë, A.K.-ës ia vunë si pseudonim kur pas një ditë të lodhshme stërvitjeje në zbor dhe ngrënies në mbrëmje të një tasi me groshe si dhe pirjes së dy litrave ujë, fjalën e çuditshme “Prisencolinensinainciusol” e shqiptoi gjatë gjumit në kapanon, aty pak pas mesnate, kur po shihte një ëndërr të bukur sikur po konduktonte Festivalin e Sanremos, atë kur vrau veten Luixhi Tenko. Ajo fjalë e vetme i mjaftoi “Shokut” të zborit që po flinte në krah të tij, për ta kallxuar fill e tek operativi i repartit të zborit. 3 karrige për vetëm 1 të ftuar, dhe 1 skrivani bosh pa asnjë send sipër, që përbënë skenografinë e programit të fundit të A.K., ku A.K. miksoi spektaklin me politikën, janë pasojat e drejtpërdrejta të çrregullimit permanent që ka shkaktuar në trurin e A.K. ai pseudonim aq i gjatë e aq i çuditshëm. M.N. ka qenë edhe ai një spiun me damkë. Në dosjen e M.N. ka hollësi lidhur me rekrutimin. Kur ishte i internuar në Lushnjë i futën një mjek spiun, i cili i bëri të ditur se kishte një sëmundje të rëndë, e cila bën që hormonin e qejfit, Endorfinën, për të cilin ka aq nevojë njeriu, trupi dhe truri i M.N. e prodhon vetëm në një mënyrë, me anë të kruajtjes së lëkurës. Kjo e trembi pa masë M.N.-n. Për më tepër që mjeku spiun i bëri gjithashtu të qartë se sëmundjes në fjalë dermani mund t’i gjendej vetëm “jashtë shtetit”. Ku, gjithmonë sipas mjekut spiun, M.N.-n mund ta dërgonin për kurim vetëm nëse plotësonte një kusht, të bëhej spiun. M.N. pranoi. Por për çudi pseudonimin nuk ia vunë as “Zgjebja” apo

“Kruajtja”, ose të paktën “Lëkura”, a makar “Endorfina”, por “Festja”. Spiun me dosje me pseudonimin “Tenori” ka qenë gjithashtu edhe L.V. Por, megjithëse i ka pasur të gjithë farefisin në Sigurim, mbetet mister se si nuk ka qenë spiun miku i tij i betejave mediatike, S.M. osjet e Sigurimit, ato që provojnë se spiunllëku në Shqipërinë e kurvit ishte i vetmi mall që s’mungonte kurrë, flasin edhe për F.L. me pseudonimin “Tezga”. F.L u rekrutua të nesërmen e një nate kur me disa shokë nomenklaturistë po dëgjonin muzikë borgjeze me një radio dore që e kishin sintonizuar te “Radio Montekarlo”. Qëlloi që andejpari kaloi një polic, i cili, pasi u mori nomenklaturistave radion, u tha të vinin në rajonin e policisë. I vetmi, i cili për të mos vajtur në rajon, i tha policit se i biri i kujt ishte, qe F.L., të cilin polici, nga frika, e ndau nga grupi dhe nuk e mori me vete. F.L. pranoi që miqtë e tij të iknin në polici, ndërsa ai në shtëpi. Të nesërmen F.L. e thirri një operativ i Sigurimit. Operativi i tha se do të burgosim e riburgosim. Por nuk duhet të bënte gëk. Sepse më vonë, pas shumë vitesh, do ishte Sigurimi që me metodat e veta do t’ia mundësonte t’i shesë mbi tezgë, si burgosjet dhe riburgosjet. Operativi e mbaroi ligjëratën me fjalët: Dëgjo o F.L., të të them një profeci. Do lësh pas një të kaluar të dhimbshme, por do gëzosh para një të ardhme të ndritur, tezgash. Ka plot dosje edhe për femra spiune. Në dosjet e tyre, të gjitha femrat spiune kanë shkruar me dorën e tyre se bashkë me të bërit spiune, për të mirën e partisë dhe të atdheut, mund të bëheshin pa problem edhe kurva. I çuditshëm ky pohim. Sepse kurvat spiune mes kurvave i kishin zgjedhur. Sa më sipër s’ka asgjë të vërtetë. Të gjitha i sajova, i shpifa. Në vendin ku gënjeshtra besohet më tepër dhe më lehtë se e vërteta, ku pëshpërima udhëton më shpejt se lajmi, ku prej shpifjeve me dosje të imagjinuara janë marrë më qafë individë të ndershëm, janë shkatërruar familje serioze, janë këputur karriera premtuese, ku janë të rrallë ata që nuk kanë spiunuar, edhe më të rrallë ata që nuk janë spiunuar, ku është zero numri i atyre që as kanë spiunuar dhe as janë spiunuar, ndërkohë që mua vetëm më kanë spiunuar, pse të mos shpif edhe unë, pak? Shënim i “Mapo”-s: Redaksia nuk disponon kopje të fotokopjeve për të cilat flet autori i shkrimit.

D


E shtunë, 16 qershor qershor 2012 2012 E enjte, 21 www.mapo.al www.mapo.al

MAPO

11

Fatosi kërkon ndoshta tinëzisht të akumulojë kredite politike majtas? Apo mos vallë është kjo e tija një taktikë e dyfishtë? Godet Qeverinë Berisha, sepse po synon seriozisht kryesimin e Partisë Socialiste? I freskët, tanimë i pakonsumuar, si një mungues aktiv në politikë, Nano ndoshta u shfaq më i butë, por ndoshta më i rrezishëm. Jo vetëm për Edi Ramën.

Fenomeni ‘Fatos’ Nano – Rikthimi F

atos Nano, zhgënjeu kë mendonte se është shndërruar në ‘gjarpër uji’. Gjarpër uji, në rini mbiquanim atë gjarprin e parrezikshëm që na dilte shpesh nëpër liqenet artificiale ku laheshim rregullisht. Trembte shumë, por nuk kafshonte dhe ne e dinim paraprakisht, që edhe nëse kafshonte, nuk kish ‘helm’ dhe ishte pra, i parrezikshëm. Fatosi që fliste shpenguar te salloni i Fevzos, të rikujtonte një politikan të strukturuar dhe të vendosur, i cili me sa duket, ka ndërmend seriozisht të ‘mbathë opingat’ e politikbërjes aktive. Dilema që shtrohej deri para pak kohësh, nëse Fatosi, do të vijonte skemën e fishekzjarreve, shkrepe një herë në vit dhe largohu një vit, duket se po merr një kthesë tjetër. Në analizën, theksoj, të strukturuar, që ai parashtroi pak orë më parë, duket qartazi që ka ndërmend të rrisë me durim dhe hov, një ngrehinë të mirëfilltë kundërshtare, ndaj Kryetarit të tanishëm të Partisë Socialiste, Edi Rama. Babai, apo Vëllai i Madh, shpalli dje se ndjehet i kthyer në gjirin e Familjes Socialiste. Ai bëri të ditur se kërkon me ‘letra në dorë’, ‘voce in capitolo’, parashtrimin e tij, në bilancet politike dhe elektorale të lidershipit të ri, që simbas Fatosit, tanimë është një lidership i

konsumuar nga humbjet e shpeshta dhe mbi të gjitha nga mungesa e kapaciteteve fituese në të ardhmen. Duke u prirur nga taktika komunikative e shpalosjes vetëm të majës së ajsbergut, kujtojmë se raporti: majë e dukshme-trup i padukshëm, i ajsbergut, është 1/9, pra një pjesë sipër ujit dhe 8 pjesë nën ujë, Fatosi pra, qëllimisht la të hapur paradoksin: ‘Me Partinë Socialiste, kundër Edi Ramës’. Por me ‘kundër’, thekson Fatosi, bëhet fjalë për shërim, për shëndoshje dhe ringjallje. Pra i kthyer ose në kthim, tek Familja e Vjetër, Fatosi nuk i bie me shkelm derës, por në fakt po troket në të. Një trokitje e fortë dhe e rëndë, por gjithmonë një trokitje. Veprim padyshim i mençur dhe i menduar mirë. Nëse ndaj kësaj trokitjeje, Edi, nuk do të dijë të reagojë në të njëjtin stil dhe do të shpalosë shenja nervozizmi dhe përjashtimi, duke e lënë ‘jashtë’ me vrazhdësi Babain apo Vëllain e Madh, do të krijonte padyshim pasoja për popullaritetin e tij elektoral. Veprimi politik i Fatosit, me nuanca të ndjeshme njerëzore, përqendrohet në një tezë, që formëson një Ngërç me jehonë transversale: ‘Ofroj kontributin tim, për të shndërruar Partinë time të zemrës, në një parti fituese…’

Kundrejt kësaj ‘oferte’ të ashpër dhe kritike, por njëkohësisht të ‘ngrohtë’, në emër të ‘Fitores’ të së Majtës, Rama ka deri më tash, pak hapësira mohimtare. Sepse të gjithë e dinë, të gjithë socialistët e dinë, të gjithë analistët e dinë, që pa pranimin e kësaj oferte, si dhe pa koordinimin politik me Metën, e Majta, ka pak shanse të bëjë dot një rokadë pushteti. Akuza e Fatosit, ‘diagnoza’ e tij, se ‘Përçarja’, ‘Mosintegrimi’ i të gjitha energjive të Majta, pavarësisht marrëdhënieve apo mosmarrëdhënieve midis tyre, është një dhuratë e përhershme pushteti për kundërshtarin. Për sa kohë e Majta, është kështu si ka qenë këto vitet e fundit, ose sëpaku që nga viti 2007, sondazhet dhe analizat strukturore, japin fitues Berishën dhe koalicionet e tij pragmatiste. Poli i forcës qëndron dhe do të qëndrojë te Partia Demokratike, e udhëhequr me dorë të hekurt nga Kryetari i saj i përhershëm dhe i padiskutueshëm. Ndonëse ky nuk është një kompliment për Doktorin, është, duam s’duam, një realitet fitues në standardet kulturore dhe politike të Shqipërisë. Rama pra, me ‘Rikthimin’ e Nanos, mbetet sërish në udhëkryq. Shishet me verë të rrëkëllyera në darkën për nder dhe kënaqësi të Presidentit Nishani,

koment Artur Zheji

ndërmjet Berishës dhe Metës, davaritën edhe më, iluzionin e ngrehinës së vizatuar në ‘Darkën e Ngjalave’ te Gjiri. Në 2013, Rama ndoshta do të jetë pa Metën dhe Meta do të mund të jetë me Berishën. Rama do të ketë përballë ose në krah, Fatosin, me bluzën e bardhë të ‘shëronjësit të sëmundjeve’ të Edit. Dhe kjo është një Zgjedhje e vështirë. Fatosin në krah apo përballë? Metën, në krah apo përballë? Vera e shumtë dhe e shtrenjtë e ‘Sofrës së Ariut’, ndoshta i ngordhi ngjalat e Gjirit. Berisha dhe Meta, u larguan të qeshur dhe paksa çakërqejf. Mjeku Fatos me bluzë të bardhë, u rikthye dhe bëri publike formulën që të gjithë në PS e pëshpërisin pas krahëve të Ramës. ‘Bashkimi’ përkundrejt ‘Përçarjes’, kësaj lëngate që ka lënë kaq vite në Opozitë, Opozitën duhet një ditë të bëhet realitet.

Jo me kazëm, jo me bajonetë, jo me llagëme të nëndheshme, jo me topa e barut, me stetoskop dhe bluzë të bardhë, lë të kuptojë Fatosi. Kjo do ai që të jetë qasja e tij politike, në të Majtën politike. E thënë ndryshe, trokitja Fatos, si e thamë edhe më lart, kërkon një hapje të derës dhe jo një shembje të ‘Shtëpisë Socialiste’. Sigurisht edhe Berisha, duke ndjekur në tv, njeriun me bluzë të bardhë, që mjek nuk është, por foli si i tillë, për Partinë Socialiste, për Ekonominë Shqiptare, për Krizën dhe për keqqeverisjen e tij kryeministrore, natyrisht, nuk mori kënaqësinë e parashikuar. Fatosi kundër Ramës? Po, por kundër disa sëmundjeve anti-elektorale të tij. Një antagonizëm i pjesshëm dhe jo total. Një antagonizëm si të thuash i riparueshëm, sëpaku në dukje ndërmjet Fatosit dhe Ramës.   Fatosi kërkon ndoshta tinëzisht të akumulojë kredite politike majtas? Apo mos vallë është kjo e tija një taktikë e dyfishtë? Godet Qeverinë Berisha, sepse po synon seriozisht kryesimin e Partisë Socialiste? I freskët, tanimë i pakonsumuar, si një mungues aktiv në politikë, Nano ndoshta u shfaq më i butë, por ndoshta më i rrezishëm. Jo vetëm për Edi Ramën.

Kosova duhet t’i kërkojë sqarime BE-së ose të largohet nga dialogu

D

isa politikanë kosovarë në pushtet bëhen sikur kurrë nuk kanë dëgjuar se Serbisë, si garanci për të hyrë në dialog, pos premtimeve për status kandidati në BE, i është premtuar se asgjë në dialog, asnjë marrëveshje apo temë, nuk do të vërë në dyshim qëndrimin e Beogradit kundër pavarësisë së Kosovës. Aq më tepër, kur Beogradi kishte refuzuar variantin e parë të kompromisit rreth fusnotës, të cilin e kishte pranuar Kosova, ani pse ishte diskriminuese ndaj Kosovës, ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper, shkoi aq larg saqë publikisht, në intervistë për gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, pati thënë pa asnjë dyshim se “duhet të pranohet fakti se Kushtetuta e Serbisë e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë, por duhet të gjejmë zgjidhje praktike”.   Prej kur është nisur dialogu e deri në ditët e sotme Beogradi ka realizuar planin 100%. Ka arritur të ruajë qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës dhe e ka marrë statusin e kandidatit. Nuk është dënuar në asnjë hap për obstruksionin që i ka bërë zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash apo arritjes së marrëveshjeve të tjera. Vërtet “lehtësuesit” e BE-së kanë pasur plot lëvdata për sjelljen konstruktive në dialog. Madje kanë thënë se “për moszbatimin e marrëveshjeve 90% ka faj Beogradi dhe 10% Prishtina”. Kjo në fjalorin diplomatik përkthehet në “të dyja palët kanë faj për moszbatimin e marrëveshjeve”. Njerëzit e kyçur në dialog në emër të BE-së kishin kuptim të plotë për Beogradin, i cili, të njëjtën orë kur mori statusin e kandidatit, ndërpreu

koment Augustin Palokaj

pjesëmarrjen në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve. Thoshin se “vetëm t’i ndihmojmë Tadiqit të fitojë edhe një mandat dhe do të vazhdojmë”. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, madje ishte shumë i sinqertë duke thënë se “sapo të përfundojnë zgjedhjet në Serbi, do të kërkojmë të zbatohen marrëveshjet e arritura në dialog”. Fule nuk e ka dertin te nevoja praktike për të zgjidhur problemet praktike. Atij i intereson që të ketë argumente për të propozuar datën për nisjen e dialogut me Serbinë. E zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën nga vendet anëtare (pra nga vendet anëtare e jo nga BE-ja) është kusht për të ecur Serbia në  fazën e re. Zyrtarët e BE-së me nervozizëm ndiqnin fushatën zgjedhore në Serbi, duke toleruar edhe arrestime të shqiptarëve, edhe hyrje të policisë serbe në territorin e Kosovës, edhe retorikë luftënxitëse. Vetëm e vetëm donin të siguronin ndihmën për një mandat të ri Boris Tadiqit. Thoshin se “në rast të fitores së Nikoliqit, Serbia do të kthehet nga e kaluara e errët”. Tash kur fitoi Nikoliqi, ata e mirëpriten në nivelin më të lartë në BE. Flamuri i Serbisë në nder të Nikoliqit ishte vënë para ndërtesave

të BE-së, ndërsa ai zhvillon edhe konferencë për gazetarë me kryetarin e Komisionit Europian. Së paku publikisht, askush nuk ia përmendi deklaratat nga e kaluara dhe rreth të kaluarës, ato për “Vukovarin si qytet serb, ku kroatët nuk duhet të kthehen” apo se “Në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid” apo se “shqiptarët që nuk duan të jetojnë në Serbi, të shkojnë përtej Bjeshkëve të Nemuna”. Ndodhi e kundërta. Ofensiva e “sharmimit” e diplomacisë serbe, e ndihmuar nga zyrtarët e BE-së (ata që e njohin se si duket Nikoliq, sepse Ashton nuk e dinte se dukej ai fizikisht) ka dhënë rezultate. Nikoliqit iu thurën lavde për politikën e tij proeuropiane. U shpreh mbështetje për të dhe Serbinë në rrugën drejt integrimeve në BE. U kërkua që të punojë në “normalizimin e raporteve me Kosovën”, por pa kërkuar që të pranojë realitetin se Kosova është shtet i njohur nga 22 anëtare të BE-së. jo që ishte befasuese, ishte siguria me të cilën fliste Nikoliqi rreth garancive që ka marrë për qëndrimin rreth Kosovës: “Na u tha qartë se BE-ja kurrë nuk do të kërkojë nga ne ta njohim Kosovën”, tha ai. Pastaj shkoi edhe më larg, duke folur për marrëveshjet e arritura në dialog: “I pashë ato dhe u binda se asnjëra marrëveshje nuk shkel në asnjë mënyrë  Kushtetutën e Serbisë”, tha Nikoliq. Pra, për të satën herë është thënë se të gjitha marrëveshjet në dialog janë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. E  tha këtë në Bruksel, në prani të liderëve të BE-së edhe Presidenti i ri i Serbisë, “Proeuropiani” Tomislav Nikoliq. Duke ditur se ajo Kushtetutë

A

e përmend Kosovën si pjesë të Serbisë, vazhdimi i dialogut pa sqarime nga BE do të thotë për Kosovën vënie në dyshim të Deklaratës së Pavarësisë. Do të thotë se Kosova po merr pjesë në dialogun i cili garanton Kushtetutën e Serbisë. E Kushtetuta e Serbisë ka aspirata territoriale ndaj Kosovës. Një diplomat i BE-së, duke u orvatur ta relativizojë peshën e garancive që i janë dhënë Serbisë, se “nuk do të vihet në dyshim Kushtetuta e Serbisë”, tha se “mund të thuhet se respektohet edhe Kushtetuta e Kosovës”. Kosova as në Kushtetutë e as në ndonjë dokument tjetër nuk thotë se Serbia është pjesë e Kosovës. BE-ja, në anën tjetër, nuk e trajton Kosovën si shtet, ndërsa Serbinë po. Kosova pranon se Serbia ekziston, ndërsa Serbia nuk pranon ekzistimin e Kosovës. Sa u përket lëvdatave dhe simpative që ka fituar Kosova përmes dialogut, ato mund të jenë të vërteta. Simpatitë shkojnë për ata që pranojnë kërkesat pa kushtëzime, ata që janë “konstruktivë”. Beogradi nuk ka fituar simpati, por i ka arritur qëllimet e veta. Ka statusin e kandidatit, qytetarët e saj tash e sa vjet udhëtojnë pa viza nëpër Europë, ka ruajtur qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës,  ka arritur të parandalojë njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e BE-së. Kjo është dëshmia më e mirë se Beogradi ka qenë i përgatitur mirë për dialog, ka ditur se çfarë kërkon, ku mund të lëshojë pe, pa ia prishur vetes punët, e ku jo. Kosova ka hyrë në dialog pa kokë, pa plan dhe pa konsensus kombëtar. Sa të hutuar janë përfaqësuesit e pushtetit në Kosovë rreth dialogut, dëshmon edhe deklarata e dr. Edita

Tahirit, se “Kosova nuk do të pranojë kurrë dialog politik me Serbinë!” E po e njëjta Edita Tahiri udhëheq Kosovën pikërisht në dialogun tejet politik me Beogradin dhe këtë e thonë qartë edhe në BE. Asnjë problem për të cilin bisedohet në dialog nuk është jashtë kontekstit politik dhe pikërisht janë probleme të shkaktuara nga qëndrimet politike.    Tash kur flitet për vazhdimin e dialogut, për marrëveshje të reja, nisjen e dialogut për Veriun, Kosova duhet të rishikojë mirë pozicionin e vet. Duhet të kërkojë sqarime nga BE-ja për deklaratat e Cooperit dhe Nikoliqit për “respektimin e Kushtetutës së Serbisë” dhe rreth “garancive se kurrë BE-ja nuk do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Ndoshta në Kosovë prapë duhet të krijohet ndonjë grup ndërpartiak mbarëkombëtar, i cili do të koordinonte veprimet, sepse Parlamenti është i pafuqishëm (edhe vetë kryetari i Parlamentit thotë se Qeveria nuk është e obliguar t’i respektojë rezolutat). Presidentja është pa legjitimitet demokratik, por rezultat i marrëveshjeve jashtinstitucionale e madje private. Kryeministri dhe Qeveria ose nuk e kuptojnë, ose qëllimisht bien në kurthet e BE-së dhe kënaqen me “Udhërrëfyes”. Kohë nuk ka shumë për Kosovën, sepse tash do t’i duhet Serbisë diçka nga dialogu dhe sa herë që ka nevojë për Serbinë, Kosovës i bëhet presion që të lëshojë pe. Kështu Kosovës i mbeti fusnota, e cila më shumë sesa “fjollë” është “njollë” për Kosovën, sepse e dallon sikur të ndryshme nga të gjithë të tjerët.     *Korrespondent i gazetës kosovare ‘Koha Ditore’ në Bruksel.


12

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

sociale

Zgjerohet varreza e Tufinës, miratohen shpronësimet Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve, tokat e të cilëve do të preken nga zgjerimin i varrezës së Tufinës. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas tij, varreza e Tufinës do të zgjerohet me sipërfaqen prej 4090m² truall, pronë private, që

shpronësohen. “Masa e shpërblimit të pronarëve, pasuritë pronë private të të cilëve shpronësohen, është 30 560 000 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, planifikuar në buxhetin e saj. Afati i përfundimit të procedurës së

shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, - thuhet në vendim. Prej kohësh, në varrezat e Tiranës nuk kanë më vende të lira për varre, dhe për këtë arsye është bërë zgjerimi i tyre me toka të reja, për të mos i mbyllur përfundimisht ato.

Ndërhyrjet për trafikun, Bashkia: korsi shtesë te Dogana Bashkia e Tiranës nis të premten punimet, nuk bllokohet qarkullimi. Drejtoresha e Transportit, Nereida Hoxha, sqaron ndërhyrjen e planifikuar në rrethrrotullimin e Doganës Jonida Tashi

Bashkia e Tiranës merr masa për zgjidhjen e trafikut te rrethrrotullimi i Doganës, që është një nga zonat më problematike. Ndërhyrjet do të nisin duke filluar nga dita e premte dhe do të përfundojnë brenda 45 ditëve. Drejtues të Bashkisë së Tiranës sqarojnë se punimet nuk do të bllokojnë qarkullimin e automjeteve dhe se do të synojnë zgjidhjen e çështjes së trafikut, duke shtuar edhe disa korsi te rrethrrotullimi i

Doganës. Drejtoresha e Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Nereida Hoxha, ka sqaruar dje ndërhyrjen e planifikuar në rrethrrotullimin e Doganës. “Bashkia e Tiranës është e vendosur të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ndër këta hapa është edhe ndërhyrja emergjente në rrethrrotullimin e Doganës, i cili sot vuan nga bllokime të shpeshta të trafikut, si pasojë e shtimit të fluksit të mjeteve (rreth 25 000 mjete në ditë), gjeometrisë jofunksionale si dhe ndalesave pa kriter të mjeteve, në brendësi të tij. Derisa të arrijmë në zgjidhjen më të mirë, që është kryqëzim me disnivele, Bashkia e Tiranës, duke filluar nga dita e premte, do të nisë punën për të realizuar një zgjidhje afatshkurtër dhe efikase, risistemimin e korsive të këtij rrethrrotullimi”, - shpjegoi

Drejtoresha e Transportit në Bashkinë e Tiranës, Nereida Hoxha

Hoxha. Sipas saj, kjo ndërhyrje konsiston në shtimin e korsive djathtas, me gjerësi 5 metra, ndërtimin e trotuareve me gjerësi 3 metra si dhe rritjen e sigurisë së kalimit të këm-

Përfundon ujësjellësi i Kodër-Kamzës Basha: Plani është që brenda pranverës së vitit të ardhshëm, 100% e territorit të Bashkisë së Tiranës të furnizohen 24 orë me ujë Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për 25 mijë banorët e zonës Kodër-Kamzës. Me një investim prej 60 milionë lekësh, të kryer nga UKT është zgjidhur furnizimi me ujë 24 orë, për zonën e KodërKamzës. Në këtë zonë janë shtruar 2km linjë transmetimi, 20km rrjet shpërndarës dhe janë vendosur 2000 matës të rinj uji. Në përfundim të punimeve për këtë ujësjellës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se kjo është një tjetër dëshmi, se Bashkia do të marrë përgjegjësitë e saj, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Plani për të vendosur, për të shtrirë rrjetin e ujësjellësit në të gjithë Tiranën, po ecën sipas parashikimit. Në një kohë fare të shkurtër, kemi arritur t’u sjellim

ujin më shumë se 60 mijë banorëve të Tiranës, 25 mijë këtu në zonën e Kodër-Kamzës, 35 mijë në zonën e Kodrës së Priftit dhe lagjeve përreth. Do të vazhdojmë me zonën e Bregut të Lumit për 5 mijë banorë të tjerë, po të Minibashkisë nr.11 dhe më pas me 5 mijë banorë të tjerë përballë Kodrës së Priftit, ndërkohë që projektet po bëhen gati për të ndërhyrë në zonat e reja të Minibashkisë 4 dhe 8, pranë Bregut të Lumit, te fusha e “Misto Mames” dhe në Selitë. Plani është që brenda pranverës së vitit të ardhshëm 100% e territorit të Bashkisë së Tiranës dhe territorit të Tiranës metropolitane, të tilla siç janë edhe pallatet përtej Unazës së Re, ku banojnë qytetarë të Tiranës po në territorin e Kasharit, të furnizohen 24 orë me ujë nga Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës”, - u shpreh kreu i Bashkisë. Ndërkaq, Basha bëri të ditur se së shpejti në Minibashkinë nr.11 nis puna për investimet e parashikuara në buxhet, ku përfshihen 3 rrugë, dy shkolla, 3 kopshte, 2 çerdhe dhe një bllok banimi.

Ambientalistët: Të mos priten më pemë Ambientalistët nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre për mbrojtjen e Parkut të Liqenit, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të mos presë më pemë për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Ditën e djeshme, dy prej tyre, Zamir Dedej dhe Lavdosh Ferruni kanë kërkuar që Bashkia të konsultohet me qytetarët e Tiranës, para se të ndërmarrë aksione, ku priten dhjetëra pemë. “Sot ndodhemi para një lloj masakre të vogël të një sheshi, por unë mendoj që nuk do të përfundojë këtu. Të paktën nga ato që ka deklaruar Bashkia, rruga do të vazhdojë të shtrihet përgjatë gjithë rrugës së vjetër dhe kjo do të thotë që do të ketë një numër të madh drurësh që priten. Unë do të kisha kërkesë si qytetar që Bashkia ta shihte me përparësi mosprerjen e pemëve”, - tha Dedej. Ndërsa ambientalisti tjetër Lavdosh Ferruni thotë se zgjerimi i kësaj rruge me 6 korsi është i panevojshëm. “Fluksi i kalimit të mjeteve në këtë aks do të vijë duke u pakësuar, si rrjedhojë e ndërtimit

të unazës tjetër të madhe, që kalon në Unazën e Tiranës që kalon nëpërmjet Kopshtit Botanik, që edhe ajo ishte një gabim tjetër që është bërë. Nga ana tjetër ka edhe një plan, që një aks rrugor i tipit të autostradës do të kalojë edhe nga lumi i Tiranës, në drejtim të tunelit që po ndërtohet, në mënyrë që të lehtësohet gjithë fluksi i veriut dhe i perëndimit të vendit. Në perspektivë do të ketë një fluks më të pakësuar të mjeteve, më tepër i karakterit turistik për të vizituar disa ambiente në këtë zonë të bukur”, - u shpreh Ferruni. Pas kërkesave publike të bëra nga ambientalistët, arkitektët si dhe këshilltarët e PS-së në Këshillin Bashkiak, tashmë është vënë tabela e cila bën publike sa do të zgjasin punimet dhe ku do të jetë gjurma e zgjerimit të rrugës. Përfaqësuesit e Shoqatës së Arkitektëve dhe të Trashëgimisë Kulturore kanë kërkuar që të mos lejohet prishja e fortesës së Pallatit të Brigadave, si dhe të mos cenohet hapësira pranë Varrezave të Dëshmorëve.

bësorëve, duke ndërtuar kangjellat mbrojtëse dhe për disiplinimin e tyre në kalimet në vijat e bardha. Gjithashtu, do të pajiset me sinjalistikë vertikale, horizontale dhe infor-

muese, si në brendësi të tij, ashtu edhe jashtë rrethrrotullimit. Po kështu, do të ndalohet qëndrimi i të gjitha mjeteve, 150 metra në çdo drejtim hyrës-dalës dhe përpunimi i çdo pasagjeri nga çdo mjet, 100 metra nga diametri i jashtëm. Drejtoresha e Transportit tha se me këto ndërhyrje Bashkia e Tiranës synon të lehtësojë trafikun, uli kostot e transportit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit, si dhe duke reduktuar nivelin e ndotjes në qytet. Hoxha sqaroi se me këto punime, skema e qarkullimit nuk do të ndryshojë, sepse pjesa më e madhe e tyre do të kryhet jashtë orëve të pikut si dhe gjatë natës. Ajo bëri të ditur se gjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve, që do të jetë 45 ditë, do të jetë e pranishme Policia Rrugore dhe ajo Bashkiake, të cilat do të ndihmojnë dhe asistojnë përdoruesit e këtij rrethrrotullimi.


CMYK e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

13

KOMUNIKIM PËR SHTYP Grupi Crédit Agricole nëpërmjet Bankës Emporiki Shqipëri hap dyert për qytetarët e Tiranës Një organizim ndryshe do të përfshijë qytetarët e Tiranës me takime informale në aktivitetin “Credit Agricole Portes Ouvertes- Dyer të Hapura”

Tiranë, 20 Qershor 2012 – Banka Emporiki Shqipëri tashmë e integruar plotësisht në Grupin Lider në Francë, Crédit Agricole, është gjithmonë pranë klientëve dhe komunitetit ku ajo operon. Gjatë këtij muaji të gjitha degët e Tiranës do të “hapin dyert” në tendat që do të ngrihen para tyre, ku do t’ju ofrojnë klientëve të tyre dhe banorëve të zonave përkatëse pije freskuese dhe një banket të vogël. “Credit Agricole - Portes Ouvertes” do të jetë një mundësi për të gjithë këta qytetarë për t’u angazhuar në bashkëbisedime informale me punonjësit e bankës. Banka Emporiki nën frymën e Crédit Agricole Group, dëshiron të kontribuojë në jetën e komuniteteve ku ajo operon. Mesazhi që ne dëshirojmë të përcjellim nëpërmjet kësaj iniciative është se Banka Emporiki Shqipëri, filial i grupit francez Crédit Agricole, ka gjithmonë në zemër të saj klientët dhe përpiqet të gjejë mënyrat më praktike për t’u angazhuar me ta në biseda miqësore dhe transparente. Ne dëshirojmë të ndajmë me qytetarët e Tiranës vlerat me të cilat drejtojmë aktivitetin tonë bankar siç janë: ju dëgjojmë, jemi gjithmonë të angazhuar si dhe veprojmë lokalisht dhe me përgjegjshmëri. Ju mirëpresim,

Crédit Agricole Group Grupi Crédit Agricole është lider për Retail në Francë dhe një nga grupet bankare më të mëdha ne Europë. Crédit Agricole synon t’i shërbejë ekonomisë duke mbështetur klientët në projekte të të gjitha fushave të retail banking dhe li­nj­ ave të specializuara të biznesit. Duke vënë në pah vlerat dhe angazhimin e tij, Crédit Agricole Group është banka e prakticitetit. Ajo ve në zemër të aktivi­ tetit të saj interesin e 54 milion klientëve, 160,000 mijë punonjësve, 1.2 milion aksionerëve dhe 6.5 milion aksionerëve të përbashkët.

NJOFTIM “OPEN PORT – Edicioni i Tretë” 22, 23 dhe 24 qershor 2012 Një Festë e madhe që zgjat 72 orë – vetëm në mjediset e Portit të Durrësit!

T

ri ditë radhazi, nga e premtja deri të dielën, Porti më i madh i vendit do të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin veprimtari kulturore, artistike dhe sportive pa fund. Koncerte me këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë dhe asaj popullore; talentet e vegjël dhe të rinj, që i keni ndjekur vetëm përmes ekranit; ekspozita fotografike dhe pikture; ndeshje minifutbolli dhe gara noti; Deejay dhe Karaoke; animatorë dhe kostume popullore, gjithçka që dëshironi të shikoni brenda së njejtës mbrëmje në një mjedis ku nuk mungojnë as ndeshjet çerekfinale të “Kampionatit Evropian të Futbollit Poloni-Ukrainë 2012”. Vizitat në institucionet portuale, Panairin e agjencive dhe mekanizmave si dhe në anijet tregtare dhe ushtarake do të jenë pjesë e Edicionit të Tretë të Megafestës “Open Port 2012”

22 qershor 19.00 Koncert i shkollës së muzikës “Robert Radoja” 20.00 X – Factor Koncert i Talenteve të produksionit TV Klan 21.00 Maratona e Këngës popullore e qytetare – Edicioni i 7-të 23.30 Deejay Moss 23 qershor 19.00 Koncert i fëmijëve të Tiranës me pjesëmarrjen e Talenteve të spektaklit “Gjeniu i vogël” 20.00 Koncert i Orkestrës frymore të Durrësit 20.30 Shfaqje e artistëve të Cirkut të Tiranës 21.00 Koncert me yjet e muzikës së lehtë shqiptare 23.30 Deejay 24 qershor 19.00 Spektakli i Qendrës Kulturore të Fëmijëve – Durrës 19.30 Koncert i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” 20.00 Teatër për fëmijë dhe animacion për publikun 21.00 Megaparty “Open Port” – Deejay dhe Karaoke

“Le ta njohim njëri-tjetrin, duke festuar së bashku”. Autoriteti Portual Durres, Adresa: L. 1, Rr.”Tregtare”, Durres, ALBANIA NIPT: J61811536L Tel / Fax (+355) 52 22 3115 e-mail:info@apdurres.com.al www.apdurres.com.al


14

MAPO

e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Prokuroria hedh poshtë pretendimet e policëve Sipas hetimeve të Prokurorisë, pretendimet e punonjësve të policisë se kanë shkuar në lokal pas ankesave për zhurmë, nuk janë të vërteta. Këto pretendime rrëzohen për faktin se operatorja e sallës operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në procesverbalin e datës 18.02.2012 deklaron se nuk është e

vërtetë që ajo i ka dhënë informacion patrullës së përgjithshme se kishte telefonata për zhurmë. “Kam dëgjuar zhurmë në radiot e patrullave të policisë dhe menjëherë kam komunikuar me komandantin e togës. Ky i fundit më pohoi se po shoqëronin disa persona”,-ka thënë operatorja e policisë në dëshminë e saj. Për

organet e hetimit, justifikimi i punonjësve të policisë se përdorën forcë pasi u kundërshtuan nga personat nuk është bindës. “Asnjë nga punonjësit e policisë nuk demonstroi para eksperteve ndonjë shenjë dhune, të ardhur si pasojë e kundërshtimit apo goditjes”, - thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për ngjarjen.

Akuzat për dhunë, Gjykata pezullon pesë punonjës të komisariatit nr.2 Punonjësit e policisë akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj disa personave në një lokal te “pallati me shigjeta”. Avokati Visha: Vendimi i paligjshëm, do ta çojmë në Apel Leonard Bakillari

Tiranë Gjykata e Tiranës pezulloi dje nga detyra pesë punonjës të komisariatit nr. 2 në Tiranë, të cilët akuzohen për ushtrim dhune ndaj disa personave. Pas katër muajsh hetime prokuroria iu drejtua gjykatës me një kërkesë për pezullimin nga detyra të punonjësve të policisë, pjesë e Patrullës së Përgjithshme, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime arbitrare në bashkëpunim. Gjatë seancës së djeshme, të pranishëm ishin edhe punonjësit e policisë, të cilët kanë kundërshtuar këtë masë duke e quajtur të padrejtë. Sipas prokurorisë, të pestë punonjësit e policisë, përfshi edhe komandantin e togës janë përfshirë në një konflikt me disa persona, ngjarje kjo e ndodhur më 18 shkurt të këtij viti, në një lokal pranë “pallatit me shigjeta”. Pas hetimeve të kryera nga prokuroria dhe Avokati i Popullit, është arritur në përfundimin se punonjësit e policisë janë përgjegjës për dhunën e shkaktuar ndaj punonjësve të një lokali, njëri prej të cilëve ka përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Kjo ngjarje fillimisht u prezantua si kundërshtim i forcave të policisë, por hetimet zbuluan torturat e pajustifikuara dhe veprimet arbitrare në drejtim të 6 qytetarëve. Kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati mbrojtës i punonjësve të policisë, Ardian Visha, i cili e konsideroi të padrejtë dhe arbitrar vendimin. I kontaktuar nga “Mapo”, Visha tha

Gjykata e Tiranës

se kjo kërkesë e prokurorisë e bën përgjegjësinë kolektive. Sipas tij, prokuroria nuk ka përcaktuar rolin e asnjërit prej punonjësve të policisë të pezulluar tashmë me vendim gjykate, ndërsa do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit. “Është një kërkesë absolutisht e padrejtë. Ne do ta apelojmë që nesër vendimin e Gjykatës. Punonjësit e policisë e kundërshtuan një masë të tillë”- tha avokati Ardian Visha. Historia zë fill më 18 shkurt të këtij viti, kur 6 persona u dërguan me dëmtime në mjediset e komisariatit numër dy në Tiranë. Njëri prej tyre madje, në gjendje më të rëndë u dërgua nga punonjësit e policisë në spitalin Ushtarak në Tiranë, për trajtim mjekësor. Ng-

jarja u sinjalizua tek Avokati i Popullit, punonjësit e të cilit zbarkuan në komisariatin nr.2 për të verifikuar ngjarjen. Komisionerët verifikuan se tre persona ndodheshin të shoqëruar në komisariat, pasi pretendohej për kundërshtim të policisë dhe një i katërt në spital. Versioni i policisë ishte se rreth orës 03.00 të mëngjesit të 18 shkurtit, dy patrulla policie të këtij komisariati kishin marrë informacion se në lokalin “Makuba” kishte zhurmë. Menjëherë, shërbimi i patrullave të përgjithshme ka shkuar në drejtim të lokalit ku ndodheshin disa shtetas, ku këta të fundit kanë fyer punonjësit e policisë. “Personat e mësipërm kanë kundërsh-

Punonjësit e policisë janë përgjegjës për dhunën e shkaktuar ndaj punonjësve të një lokali, njëri prej të cilëve ka përfunduar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak

tuar policinë me forcë, duke i shtyrë me duar dhe goditur me gur. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e patrullave të policisë kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore dhe në kushtet e mosbindjes, i kanë shoqëruar me forcë katër shtetasit”, - ishte pretendimi i zyrtarëve të komisariatit nr.2. Më pas, janë marrë në pyetje të arrestuarit në dhomat e paraburgimit, por ata kanë pasur një tjetër version për dinamikën e ngjarjeve. Sipas ankuesve, rreth orës 02.45 të datës 18 shkurt 2012, pasi ata kishin dalë nga një lokal, në afërsi të “pallatit me shigjeta” në Tiranë janë keqtrajtuar fizikisht nga disa policë të patrullës së përgjithshme.

DASH: Shqipëria, burim për vajzat dhe fëmijët e trafikuar Shqipëria vazhdon të mbetet në listën e vendeve që trafikojnë vajza jo vetëm në Perëndim, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Shqipëria vazhdon të jetë një vend burimi për vajza dhe fëmijë që trafikohen e shfrytëzohen për seks e punë të detyruar, jo vetëm në Perëndim, por edhe në Maqedoni e Kosovë. Kjo sipas raportit të Departamentit të Shtetit për Trafikimin në vitin 2012. “Qeveria e Shqipërisë nuk u është përmbajtur plotësisht me standardet minimale për eliminimin e trafikut”, -thuhet në raportin që u prezantua me një ceremoni në Departamentin e Shtetit, nga Sekretarja Hillary Rodham Clinton. Raporti bën vlerësimin e

përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur. Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar. Viktimat shqiptare, thuhet në raport, janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Europën Perëndimore. Shqipëria vazhdon të jetë vend i klasifikuar në shkallën e

dytë për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore. Në klasifikimin e Departamentit të Shtetit janë gjithsej katër shkallë, ku shkalla e parë përfshin vendet që i përmbahen plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut. Autoritetet kanë raportuar se gjatë vitit në Shqipëri kanë gjetur viktima trafikimi nga Greqia dhe Ukraina. Fëmijët janë shfrytëzuar për seks komercial, lypje të detyruar dhe kriminalitet të detyruar, si vjedhje dhe shpërndarje droge. Edhe vajzat i janë nënshtruar prostitucionit ose punës së detyruar pas martesave me detyrim. Ka prova, thuhet në raport, se burra shqiptarë i janë nënshtruar punës së detyruar në bujqësi në Greqi dhe në vende të tjera fqinje. Qeveria e Shqipërisë, thotë raporti, nuk u është përmbajtur

Departamenti Amerikan i Shtetit

plotësisht me standardet minimale për eliminimin e trafikut. Megjithatë, ajo po bën përpjekje të rëndësishme për këtë qëllim. Gjatë vitit qeveria shtoi aftësitë për të identifikuar viktimat e trafikimit si dhe përdori programin për mbrojtjen e dëshmitarëve për të mbrojtur një viktimë trafikimi. Raporti rekomandon që Shqipëria të verë në zbatim procedura të reja standarde për identifikimin e viktimave si dhe të shtojë fondet për organizatat joqeveritare që merren me ndihmën për viktimat. Ai rekomandon gjithashtu që të merren masa për vazhdimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve si dhe të hetojë në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qenieve njerëzore.


E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

15

Mbytet në lumë i mituri, dyshohet atak kardiak Mbytet në lumin Shkumbin një 14-vjeçar me banim në Librazhd. Edis Alla kishte shkuar për të shuar vapën në lumë bashkë me bashkëmoshatarët e tij, kur pas zhytjes nuk është kthyer më në breg. Shokët tregojnë se ata ishin duke luajtur kur Edisi është zhytur në lumë e nuk ka dalë më prej

andej. Vetëm pas disa minutash ata janë kujtuar se shoku nuk dukej gjëkundi e kanë filluar ta kërkojnë në lumë. Më pas janë njoftuar banorë të rastësishëm dhe të afërmit e vogëlushit. Trupi i pajetë është gjendur në fund të një grope uji. Për ngjarjen është njoftuar policia dhe në vend

kanë shkuar edhe ekspertët. Sipas të dhënave paraprake rezulton se mbytja mund të jetë shkaktuar edhe nga ataku kardiak, pasi thellësia në atë vend nuk ka qenë e madhe. Kështu, temperatura e lartë e kësaj vere ka shkaktuar viktimën e parë në Elbasan. F.S.

Kërcënohet me sms kryegjykatësi i Vlorës: Do ju vras gruan dhe vajzën Kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj drejtonte trupin gjykues për një çështje pronash te “Uji i Ftohtë”. I arrestuari i dërgoi mesazh kërcënues, pasi mendon se vendimi që do jepet do jetë kundër tij Një 58-vjeçar që duket se mendonte se nuk do të fitonte dot një çështje prone kundër dy ndërtuesve të cilët i kishte paditur në gjykatë, është arrestuar pasi i ka dërguar një mesazh ku e kërcënonte me jetën e vajzës dhe gruas kreun e gjykatës Vlorë, Artur Malaj, njëkohësisht edhe kryetar i trupit gjykues në këtë rast. Burime nga policia thanë se kishin arrestuar Mentor Mustafarajn, nën akuzën e kërcënimit të gjykatësit, ngjarje që ka ndodhur 11

ditë më parë. Vetë Malaj i pyetur nga gazeta tha se nuk e kishte bërë publik kërcënimin, pasi nuk donte të trembte familjen. Ngjarja

Kryetari i Gjykatës Vlorë është kërcënuar me mesazh nga një prej pronarëve të një toke pranë “Ujit të Ftohtë”, pasi ai po shqyrton dosjen që ata kanë kundër dy ndërtuesve në këtë zonë. Burime nga policia thanë se kanë marrë dijeni disa ditë më parë se kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Artur Malaj është kërcënuar me anë të një sms-je në telefonin e tij dhe menjëherë shërbimet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë Vlorë kanë nisur procedimin penal, ku kanë bërë dokumentimin e plotë ligjor dhe kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ata thanë se identifikuan Mentor Mustafarajn 58 vjeç, si au-

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj

tor të mesazhit kërcënues dhe arritën ta arrestojnë atë, ndërsa mësohet se ai akuzohet për kanosje ndaj gjyqtarit. Motivet

Burime policore bëjnë me dije se në këtë rast bëhet fjalë për një tokë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku prej me shumë se dy muajsh ka nisur një ndërtim. Mentor Mustafaraj është një nga pronarët e tokës, ku po ndërtohet pallati i ri. Ndërkohë duket se midis pronarëve dhe ndërtuesve ka lindur konflikt prej disa kohësh dhe për këtë, dy prej ndërtuesve janë në proces gjyqësor prej një muaji me Mustafarajn. Ndërkohë kryetari i trupit gjykues për këtë çështje është Artur Malaj, njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Vlorës. Duke pritur që procesi gjyqësor t’u jepte të drejtën për tokën kundërshtarëve të Mustafarajt, ky i fundit i ka nisur një mesazh kërcënues kryetarit të gjykatës,

Rasti

Ekzekutimi i Skerdilajd Konomit Në shtator të vitit të kaluar një automjet ka shpërthyer duke vrarë gjyqtarin e Gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi, 33 vjeç, baba i 2 fëmijëve të mitur. Gjyqtar prej vitit 2004 në Vlorë, Skerdilajd Konomi ishte duke lëvizur me automjetin e tij në bulevardin VlorëSkelë kur makina ka shpërthyer me fuqi të madhe. Persona të rastit tentuan ta ndihmojnë të dalë nga makina gjyqtarin, por më pas automjeti shpërtheu sërish dhe për shkak të plagëve gjyqtari nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja është ende e pazbardhur dhe pa autorë, ndërsa dyshohet se atentati mund të ketë lidhje me një çështje pronash të trashëguara nga Konomi dhe të afërm të tij.

njëkohësisht kryetar i trupit gjykues. Kërcënimi

Mesazhin i dërguar nga Mustafaraj është mjaft i rëndë sipas policisë. Në të thuhet se ai do të vriste familjen e gjyqtarit nëse nuk e fitonte çështjen. “Nëse toka u jepet kundërshtarëve, unë do t’ju vras juve, gruan tuaj dhe vajzën”, thuhet në mesazh. Sipas policisë, mesazhi është nisur në telefonin e gjyqtarit në datën 10 qershor dhe ai është bërë publik vetëm pas dokumentimit dhe arrestimit të të dyshuarit. Ndërkohë, i kontaktuar në telefon kryetari i gjykatës së Vlorës, Artur Malaj është shprehur se është e vërtetë se personi në fjalë e kishte kërcënuar me një mesazh. “Ai është arrestuar, por unë nuk e kam bërë publike për shkak të tronditjes që mund t’i shkaktojë familjes sime”, - tha Malaj për gazetën. Çështja ndërkohë është në hetim.

Gjykata e Vlorës

Korrupsioni me patentat, gjykata lë në burg tre nga 7 të arrestuarit Masë sigurie për kreun e komisionit të patentave, një drejtues autoshkolle dhe një pronar lokali. Detyrim paraqitjeje për punonjësen e Kryqit të Kuq Tre nga shtatë personat, mes të cilëve dhe zyrtarë të Drejtorisë së Rrugëve dhe Shërbimit të Transportit në Fier, të arrestuar dhe akuzuar për përfshirje në aferat korruptive të dhënies së patentave në mënyrë abuzive, u është komunikuar dje masa e sigurisë arrest në burg nga Gjykata e Fierit. Emiljano Mone, kryetar i komisionit për pajisjen me leje drejtimi për automjete pranë DRSHTA Fier, Bujar Tahiri pronar i autoshkollës Gerveni-Tahi-

ri dhe Dilaver Shyti, pronar i një lokali privat, janë përballur me togat e zeza në orët e pasdites, ku edhe kanë marrë masën e sigurisë. Ndërkohë për Aldjona Dokon, punonjëse e Kryqit të Kuq, është dhënë masa “detyrim paraqitjeje”. Prokurorja Marjola Mërtiri ka lexuar para trupit gjykues pjesë nga dosja voluminoze e hetimit, që sipas saj ka nisur që nga fillimi i muajit tetor të vitit të kaluar. Secili nga të akuzuarit është paraqitur i vetëm në sallën e gjyqit dhe është përballur me akuzat e ngritura. Prokurorja Mërtiri për secilin të pandehur ka paraqitur para gjyqtares Adelina Zarka provat, që sipas saj bindin për kryerje të veprës penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv”. Prokuroria ka bërë me dije se dyshimet lidhen me faktin se drejtues dhe anëtarë të komisionit për pajisjen me leje drejti-

mi për drejtimin e motomjeteve dhe automjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, në kundërshtim me detyrën kryejnë veprime abuzive, që konsistojnë në dhënien e lejeve për drejtim automjeti shtetasve të ndryshëm kundrejt përfitimeve të paligjshme. Gjithashtu këta persona, duke mos qenë të pranishëm në programet e përgatitjes teorike dhe praktike, shpalleshin fitues në mënyrë abuzive e në kundërshtim me detyrën nga anëtarët e komisioneve të kontrollit të këtyre njohurive. Prokurorja deklaroi prova dhe fakte sipas saj të pakundërshtueshme, ku në shumë raste personat kandidatë për t’u pajisur me leje drejtimi automjeti paraqiteshin vetëm ditën kur zhvillohej testimi teorik, ose ditën kur zhvillohej testimi praktik. Sipas prokurores, në raste të veçanta plotësi-

mi i dokumentacionit përkatës ligjor, siç janë vërtetimi i banimit lëshuar nga organet e pushtetit vendor, certifikata mjekësore që lëshohet nga poliklinika shëndetësore, dokumenti për përcaktimin e grupit të gjakut, apo dhe fotokopje e dëshmisë për kryerjen e kursit të ndihmës se shpejtë mjekësore pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, plotësoheshin nga vetë punonjës të autoshkollave apo

nga persona të tjerë, që kanë luajtur rolin e sekserit kundrejt premtimeve apo p ë r f it i m eve t ë p a l i g j sh m e, p a prezencën e kandidatit që do të merrte dëshminë. Mbrojtja ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj klientëve, ndërsa ka kërkuar prova që përligjin si akuzat e ngritura nga prokuroria, ashtu dhe masën e arrestit me burg për klientët. Duke qenë figura publike, persona të cilët nuk paraqesin rrezikshmëri publike apo forma dhe mënyra për largim të tyre nga procesi i hetimit, pala mbrojtëse i kërkoi gjyqtares Zarka që të vendosë një masë sigurie më të lehtë. Gjykata vendosi ndërkohë për të tre të pandehurit masë arresti me burg dhe vetëm për punonjësen e Kryqit të Kuq aplikoi masë sigurie “detyrim paraqitjeje”. Të arrestuarit e tjerë do të paraqiten sot për të marrë edhe ata masat e sigurisë.


16

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

sociale

Hapet Akademia e Arteve në Shkodër Hapet Akademia e Arteve në Shkodër, e cila do të presë studentët e saj të parë në tetor. Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për krijimin e Akademisë së Arteve në Shkodër. Akademia e Arteve në Shkodër do të funksionojë me dy fakultete, që janë ai i Muzikës, dhe i Artit Figurativ. Në Fakultetin e Muzikës do të ofrohen programet e

studimit të ciklit të parë në “Violinë”; “Piano”; “Kanto”; “Kompozicion”; “Dirigjim”. Kurse Fakulteti i Artit Figurativ do të ofrojë vetëm degën e Pikturës. Në vendim thuhet se programi i studimit të ciklit të parë në “Pikturë- Grafikë”, që ofrohet aktualisht nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, do transferohet në Fakultetin e Artit

Figurativ të Akademisë së Arteve. Studentët, të cilët kanë filluar programin e studimit të ciklit të parë në “PikturëGrafikë”, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, në përfundim të studimeve do të pajisen me diplomë universitare përkatëse, të lëshuar nga po ky universitet.

Provimet me zgjedhje, çfarë do të përmbajë testi i Fizikës Specialistja e vlerësimit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Eglantina Sholla shpjegon se çfarë temash do të përmbajë provimi për lëndën e Fizikës bërthamë, nga të cilat do të nxirren edhe 20 pyetjet e testit përfundimtar Jonida Tashi

Në prag të mbajtjes së provimeve me zgjedhje, specialistët e arsimit japin detaje se si do të jenë testet e provimeve. Sikurse lënda e Biologjisë, edhe për Fizikën do të hartohen dy teste, kështu që maturantët do të mund të zgjedhin njërin ose të dy së bashku. Lidhur me testin e Fizikës bërthamë, specialistët shpjegojnë se

ai do të ketë kërkesa me zgjedhje të shumëfishtë dhe me zhvillim. Numri total i ushtrimeve për testin e Fizikës bërthamë do të jetë 20, të cilat do të vlerësohen me 40 pikë. “Nga këta tregues rrjedh se testi do të përbëhet nga dy grupe ushtrimesh. Grupi i parë do përmbajë 10 ushtrime me zgjedhje të shumëfishtë, ku vlerësimi maksimal do të jetë 10 pikë, ndërsa grupi i dytë do të përmbajë 10 ushtrime me zhvillim, ku vlerësimi maksimal do të jetë me 30 pikë”, shpjegon specialistja e vlerësimit në Agjencinë Kombëtare të Provimeve, Eglantina Sholla. Më tej ajo thonë se shpërndarja e pyetjeve në test do të përbëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në programin e vlerësimit. Kështu, në përmbajtje të testit do të përfshihen njohuritë, konceptet dhe aftësitë më të rëndësishme të lëndës së Fizikës për shkollën e mesme. “Objektivi kryesor

i testit do të jetë vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e Fizikës, të zhvilluar gjatë procesit mësimor të shkollës së mesme. Ky objektiv do të realizohet sipas niveleve të aftësive të shprehura si më poshtë: njohja dhe të kuptuarit të testit, 40 % ose 16 pikë; zbatimi në situata të ndryshme, 40 % ose 16 pikë; analizë dhe sintezë, 20 % ose 8 pikë”, - sqaron specialistja e vlerësimit për maturantët që kanë zgjedhur si provim me zgjedhje Fizikën bërthamë. Sipas saj, niveli i tretë, i cili zë 1 të 4 e kërkesave të testit, ka si qëllim të diferencojë nxënësit me notat 9 dhe 10, krahasuar me nxënësit e tjerë me nivel mesatar apo të dobët. “Për të pasur një ide me të qartë se ku duhet të përqendrohet nxënësi në programin e vlerësimit të Fizikës, është vendosur tabela 1 me linjat që do të jenë baza e hartimit të testit. Në tabelë, në krahun e djathtë janë vendosur peshat që zënë linjat në programin e përgjithshëm. Në

tabelën 2 janë vendosur blloqet tematike dhe përbri tyre janë përcaktuar peshat që ato zënë në totalin e programit të vlerësimit. Kjo do të thotë se dhe numrin më të madh të pikëve në testin e përgjithshëm do ta zënë ato blloqe tematike që kanë peshën më të madhe. Gjithashtu, për ato blloqe që përfaqësohen me një peshë më të vogël në programin e vlerësimit, por edhe që kërkojnë kohë të gjatë në zgjidhjen e ushtrimit për vetë karakterin e nënlinjës, do të trajtohen si kërkesa me alternativa në trajtën e koncepteve fizike. Kryesisht këtu përfshihet linja e optikës valore (interferenca dhe difraksioni i dritës), dhe fizika moderne (rrezatimet radioaktive, llojet e rrezatimit, bërthama atomike dhe energjia e lidhjes, ligji i zbërthimit radioaktiv)”, - shpjegon më tej Sholla. Ndërkaq ajo thotë se për blloqet e tjera do të ketë një kombinim të kërkesave me alternativa dhe atyre me zhvillim.

Hartimi i testit Tabela 1, pesha që zënë linjat në programin e vlerësimit Linjat Përqindja Lëvizja dhe bashkëveprimet 51 Energjia dhe transformimet e saj 49

Tabela 2, nënlinjat e programit dhe pesha e secilës nënlinjë Nënlinjat Përqindja Kinematika 10 Dinamika 15 Forca dhe baraspesha 5 Puna dhe energjia 10 Termodinamika 7 Fusha elektrike 11 Rryma elektrike 10 Lëkundjet dhe valët 10 Magnetizimi 10 Optika valore 5 Fizika moderne 7

Tabela 3, shpërndarja e pikëve që do të zërë secili bllok tematik në hartimin e testit Blloku tematik Pikët Kinematika 4 Dinamika 6 Forca dhe baraspesha 2 Puna dhe energjia 4 Termodinamika 3 Fusha elektrike 4 Rryma elektrike 4 Lëkundjet dhe valët 4 Magnetizimi 4 Optika valore 2 Fizika moderne 3 Totali 40

Maturantë duke dalë nga provimi i Matematikës

Sociologjia dhe Psikologjia, kujdesi që duhet treguar me pyetjet Specialistët sqarojnë se disa objektiva të programit mësimor nuk përfshihen në programin orientues të Maturës, ndaj këshillohen mësuesit dhe nxënësit që të marrin në konsideratë informacionin që vjen prej realizimit të tyre Sociologjia dhe Psikologjia janë lëndë që konsiderohen të thjeshta, por që shpeshherë kanë futur në “gracën” e humbjes së pikëve mjaft maturantë që nuk janë treguar të kujdesshëm në leximin e pyetjeve, e për rrjedhojë edhe në përgjigje. Për këtë arsye, specialistët e vlerësimit në AKP shpjegojnë llojin e pyetjeve që do të kenë testet e këtyre dy lëndëve, që do të jenë me tre nivele vështirësie, secili me peshë specifike sipas shpërndarjes së shpallur në programin orientues për lëndën përkatëse. Konkretisht, pesha e tyre është 40 % pyetje nga niveli i ulët i vështirësisë, 40 % nga niveli mestar i vështirësisë, 20 % pyetje nga

niveli i lartë i vështirësisë. Po kështu do të shpërndahen edhe pikët e secilit nivel, pra sipas peshës që zënë në total. “Pyetjet e nivelit të parë të vështirësisë e kanë përgjigjen direkt nga riprodhimi i informacionit nga fjalët e tekstit. Duke qenë se lëndët që po trajtojmë nuk janë shkenca ekzakte, rendi i fjalisë është i lirë. Kjo do të thotë se në pyetje të tilla me zhvillim, jo me alternativa, nxënësi vlerësohet pozitivisht, pra merr pikët e duhura edhe nëse informacionin e duhur e shpreh qartë me fjalët e tij, pa humbur kuptimin e asaj që kërkohet. Pyetjet e nivelit mesatar të vështirësisë e kanë përgjigjen jo me direkt në riprodhimin e fjalëve të tekstit, apo me fjalët e tyre për të njëjtin informacion të kërkuar. Këto janë pyetje të zbatimit. Nxënësi duhet të përdorë të kombinuar informacionin që kërkohet me aftësinë e tij, për ta zbatuar atë në një situatë konkrete. Pyetjet e nivelit të lartë të vështirësisë, e marrin përgjigjen pas një arsyetimi të thellë të nxënësit, por brenda aq njohurive sa ai ka marrë për lëndën përkatëse”, - shpjegojnë specialistët. Ndër të tjera

Tabela e temave për Sociologjinë Metodat e kërkimit sociologjik 10% Kultura, individi, shoqëria 13% Shoqërizimi 9% Devianca 11% Shtresimi gjinor dhe familja 11% Raca dhe etniciteti 9% Analiza sociologjike e besimeve fetare 10% Urbanizimi dhe karakteristikat e punës në shoqëritë më të urbanizuara 11% Shtresimi i shoqërisë dhe lëvizjet shoqërore 9% Shoqëria tradicionale, moderne, pasmoderne 7% Temat që kanë më shumë rëndësi për Psikologjinë Studimi i psikologjisë 10% Biopsikologjia 31% Zhvillimi 21% Njohja 21% Variacionet mes individëve dhe grupeve 17%

ata sqarojnë se disa objektiva të programit mësimor nuk përfshihen në programin orientues të Maturës, ndaj këshillohen mësuesit dhe nxënësit që të marrin në konsideratë informacionin që vjen prej realizimit të tyre. Sipas tyre, kjo duhet, pasi nga lënia pas dore e një informacioni të tillë, nxënësi mund të lërë të paplotë informacionin e kërkuar ose mund ta ngatërrojë atë. Në këtë rast specialistët thonë: “Për shembull, nëse objektivi kërkon të analizojë disa faktorë që ndikojnë një dukuri, pyetja në test mund të përfshijë edhe objektivin, të listojë këta faktorë. Në lëndën e Psikologjisë është një objektiv në programin orientues: nxënësi të analizojë aspektet fiziologjike, afektive, konjitive dhe sjellore të emocioneve (duke përcaktuar saktë sa kërkohen). Ndërsa në lëndën e Qytetarisë objektivi përcakton që: nxënësi duhet të argumentojë bazuar në ligjin shqiptar rëndësinë e luftës kundër armiqve të shëndetit, ose listoni armiqtë kryesorë të shëndetit”.


7465 02

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

rrethe

e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Policia arreston autorët e dyshuar të krimit. Sherri pas një grindjeje në gjendje të dehur në lokalin pikë bastesh që drejtohej nga Françesko dhe Nektario Çuka

Sherri për bastet, babë e bir masakrojnë 44-vjeçarin në sy të vajzës Dëshmia e 18-vjeçares zbardhi ngjarjen: Kur ra dera i thashë babait të mos e hapte. Kur e hapi e qëlluan me thika menjëherë

Shkodër

Kapen 13 kile hashash, 25 metra pa hyrë në Malin e Zi

Korçë- Dy persona babë e birë në gjendje të dehur dhe pas një sherri për baste sportive kanë therur në sytë e së bijës 18 vjeç, 44-vjeçarin Mondi Telha, dje pas mesnate në qytetin e Korçës. Policia arrestoi dy të dyshuarit Françesko dhe Nektario Çuka, ndërsa dëshmia e vajzës ka qenë kryesorja në zbërthimin e ngjarjes, që duket se kishte filluar pas një sherri në lokalin e dy autorëve, ku viktima kishte thyer disa gota dhe kishte diskutuar me ta për punë bastesh dhe futbolli. Ngjarja

“Ishte ora 1 e natës, trokiti dera, bam, bam, bam nuk pushonte. I thashë: ‘babë, mos e hap’. Se u tremba nga zhurma. Ai e hapi. I biri kishte thikën e qëlloi sapo u hap dera, babai i tij e ndihmoi të vriste babanë tim, të dy e vranë. Unë bërtita, u tremba, ulërita. Nuk di ç’të them, jam e tronditur”, tregoi e bija e viktimës, ndërsa tha se ka parë të gjithë skenën e tmerrit. Sipas saj, dy autorët, njëri prej të cilëve daja i të ëmës, kanë qëlluar të dy me thika duke e lënë babanë e saj të vrarë në vend, ndërsa nuk janë ndalur nga thirrjet e saj për ndihmë. Policia saktësoi se 44-vjeçari ishte vrarë me armë të ftohtë pas mesnatës së të martës, ndërsa janë arrestuar 2 personat e dyshuar si autorë të krimit. Policia tha se pas një aksioni të shpejtë arrestuan Françesko e Nektario Çuka, 50 e 27 vjeç, babë e bir, si autorët kryesorë të dyshuar të ngjarjes, të cilët pas ngjarjes kishin tentuar të largoheshin nga vendi ynë. Motivet

Besohet se 44-vjeçari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Çuka, ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash. Sipas policisë, pas grindjes që ka nisur për një bast sportiv, në mbrëmje babë e bir, i janë drejtuar banesës së Telhait dhe e kanë sulmuar me thikë për vdekje. Konflikti mes pronarëve të arrestu-

Vajza e viktimës duke dëshmuar

arve dhe viktimës, që është i afërm i familjes së tyre, ka nisur gjatë mbrëmjes së kaluar, kur Telhai ka shkuar në lokalin e tyre të basteve për të parë ndeshjen e futbollit, por njëherësh ai ka konsumuar dhe alkool. Më pas në gjendje të dehur viktima ka nisur të grindet me pronarët dhe madje të përdorë fyerje dhe dhunë, duke dëmtuar orenditë e lokalit dhe duke thyer gota dhe shishe. Ndërsa është dukur se gjithçka është mbyllur në lokal, kur i dehuri mezi ka dalë prej tij, babë e bir duket se kanë hartuar një plan. Në gjendje të dehur, rreth orës 00.20 kanë shkuar në shtëpinë e Mondi Telhait, 44 vjeç dhe e kanë qëlluar me thika duke e vrarë. Arrestimi

Vetëm në orët e mëngjesit policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të kësaj ngjarje të cilët nuk janë kthyer në banesën e tyre dhe kanë tentuar të largohen jashtë kufijve

Mondi Telha

Besohet se 44-vjeçari pasditen e së martës ka qenë në një lokal në pronësi të familjes Çuka, ku është grindur me pronarin. Sherri ka degjeneruar me përplasje fizike, shkatërrim prone me thyerje karrigesh e tavolinash

Pranga në Shkodër tetovarit, tentoi të kryente një vrasje Shkodër-Një shqiptar nga

Tetova u arrestua dje në Shkodër, pasi tentoi të vriste duke e qëlluar me automatik një 28-vjeçar nga Shkodra. Burime nga policia e Shkodrës thanë se kishin ndaluar të riun me shtetësi maqedonase, i cili jetonte në qytetin verior prej kohësh. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës, kur Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, arrestoi Elfat Saliun, 19 vjeç, lindur në Tetovë, dhe banues në lagjen ‘Daniel

Matlija’ qyteti Shkodër. Arrestimi i tij u bë, sipas policisë, sepse ai rreth orës 23.20, të së martës në lagjen ‘Perash’, pas një grindje për motive të dobëta, me F.M., 28 vjeç, e ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri automatik, duke tentuar ta vrasë. Fatmirësisht 28-vjeçari nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë nga veprimet hetimore dhe proceduriale u bllokua arma e zjarri automatik model 56, me një krehër me 25 fishekë. Ndërsa mësohet se i riu nga Tetova do të ndiqet për vrasje të mbetur në tentativë.

të vendit. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se viktima Edmond Telhai 44 vjeç, banor i lagjes 10 në Korçë, ka lidhje familjare me autorët e krimit. Viktima ishte burri i mbesës së 50-vjeçarit Francesko Çuka. Për dy autorët e krimit, Nektario Çuka 27 vjeç dhe Françesko Çuka 50 vjeç, rëndon akuza “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Ndërkohë dy të arrestuarit mësohet të kenë pranuar krimin, që, sipas tyre, ka ardhur në gjaknxehtësi e sipër. Ata ndihen të penduar, ndërsa kanë pretenduar se e kanë qëlluar me thikë, por jo për ta vrarë atë. Pohimet e tyre mbi ngjarjen kanë qenë të pakta, bëjnë të ditura për gazetën “Mapo” burimet e policë juglindore, ndërsa për të kanë dhënë sqarime më shumë se 10 persona të shoqëruar në komisariatin e Korçës, që kanë parë skenën kur ka nisur dhe konflikti në lokalin e loto sportit.

Rreth 13 kg lëndë narkotike hashash janë gjendur e sekuestruar pak metra larg vijës kufitare me Malin e Zi, mbrëmjen e të martës në Shkodër. Rreth orës 00.20, në vendin e quajtur “Gryka e shegave”, fshati Hot, patrulla e policisë kufitare ka konstatuar një person me një thes në dorë, i cili po ecte në drejtim të kufirit të Malit të Zi. Në momentin kur patrulla e policisë i ka bërë thirrje këtij personi që të ndalojë, ai ka lëshuar thesin në tokë, pikërisht rreth 25 metër larg nga vija e kufirit me Malin e Zi, njoftuan burime nga policia. Sipas saj, falë terrenit të thyer dhe i ndihmuar nga errësira, shtetasi i paidentifikuar ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, duke vrapuar në drejtim të kufirit të Malit të Zi. Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, nga verifikimet e të cilit rezultoi se brenda thesit u gjetën 13 pako në formë katrore të presuara dhe të mbështjella me plastmas transparent, me lëndë bimore në formë boçe, në gjendje të tharë, me karakteristika të lëndës narkotike hashash. Pasi u peshuan 13 pakot, rezultoi të ishin gjithsej me një peshë 12 kilogram e 877.8 gram, lëndë narkotike Marijuanë. Nga strukturat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Durrës

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, pranga 40-vjeçarit Policia e Durrësit ka arrestuar një të shpallur në kërkim nga Interpoli, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Ardian Qershia, 40 vjeç, banor i lagjes numër 17 të qytetit të Durrësit, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 10 vjet burg. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se 40-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë persona, ka detyruar të punojnë si prostituta disa vajza gjatë kohës që qëndronte në Itali, duke ua marrë atyre të gjitha lekët që fitonin. Arrestimi i tij është bërë në qytetin e

Durrësit pikërisht në banesën e këtij të fundit, pas kërkesës së bërë nga drejtësia italiane. Aktualisht 40-vjeçari është dërguar për në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë qarkut Durrës, në pritje të kryerjes së praktikave të nevojshme procedurale lidhur me ekstradimin e tij drejt Italisë. Përgjatë tre muajve të fundit policia e Durrësit ka prangosur gjashtë shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim nga Interpol për veprat penale kryesisht në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës.


e ENJTE, 21 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekspozita

Fotografi të fotoreporterëve dhe gazetarëve të mediave kryesore franceze të realizuara para 90 vitesh zbulohen sot në ekspozitën “Vështrime të ndërthurura: ‘Franca në Shqipëri’”, e hapur në Muzeun Historik Kombëtar

MAPO

jubileu

Vatra Artistike Kulturore Ndroq organizon festime dhe sjell në vëmendje historinë e 13 kalave të qarkut të Tiranës dhe Durrësit

Tri orë spektakël në Ndroq për 100-vjetorin e Pavarësisë Evakuimi i qytetit nga trupat e Esat Pashës

Shqipëria 1912-1922 në objektivin e francezëve

D

ë s h m i f o t o g r a f i ke t ë gazetarëve, operatorëve dhe reporterëve të Armatës Franceze që kanë qenë të pranishëm në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore bëhen të njohura sonte, në orën 19.00, në Muzeun Historik Kombëtar, në ekspozitën “Vështrime të ndërthurura: ‘Franca në Shqipëri’”. Ekspozita me 150 fotografi është përgatitur nga studiuesi Valter Gjoni (hulumtues dhe koleksionist i tyre), drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Bashkinë e Tiranës. Te “Vështrime të ndërthurura: ‘Franca në Shqipëri’” janë bërë bashkë fotografi të realizuara këtu e mbi 90 vite të shkuara të gazetarëve të organeve mediatike kryesore franceze, që kanë qenë të pranishëm në vitet 1912-1922 në Shqipëri. Në fokus të dëshmive fotografike janë personazhet dhe ngjarje historike të një dekade nga shpallja e Pavarësisë deri në njohjet e para diplomatike, dëshmohen përpjekjet e qeverisë së Ismail Qemalit për njohjen e pavarësisë, operacionet luftarake, administrimi civilo-ushtarak i vendit dhe ndihma humanitare në territorin e Shqipërisë. Në mbyllje është fotografia e ministrit të Francës, që zyr-

tarizon njohjen e shtetit shqiptar nga Franca. Në fotot që “Mapo” publikon bashkë me artikullin e gazetës franceze “L’Illustration”, të 10 majit të 1913-s, 10 ditë para se Ismail Qemali të nisej në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, shihen ‘malazezë duke gërmuar në tokën shkëmbore të kodrës së sapo pushtuar për të varrosur të vrarët e tyre”. Fotografia është realizuar nga H. Grant. Vijon fotografimi i Shqipërisë së kohës, me evakuimin e qytetit nga trupat e Esat Pashës, në një tjetër foto është Esat pashë Toptani që i dorëzon çelësat e fortesës Princit trashëgimtar të Malit të Zi. Për studiuesin Gjoni, “fotot flasin shumë, ato dëshmojnë faktin që jo vetëm arkivat apo muzetë, por edhe koleksionet e gazetave mund të sjellin një informacion shumë të detajuar për këtë periudhë historike”. Si paraqitet Shqipëria në këto foto? “Shumë realiste, por për ne e panjohur, pasi nuk u kemi kushtuar vëmendje mediave të vendeve të ndryshme, edhe pse na del se ato asnjëherë nuk e kanë ulur vëmendjen karshi ngjarjeve në vendin tonë”, vijon Gjoni dhe tregon se materialet e ekspozitës gjenden në fondin arkivor të medias franceze, në Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare. Përveç fotove, në ekspoz-

Si paraqitet Shqipëria në këto foto? “Shumë realiste, por për ne e panjohur, pasi nuk u kemi kushtuar vëmendje mediave të vendeve të ndryshme, edhe pse na del se ato asnjë­herë nuk e kanë ulur vëmen­djen karshi ngjarjeve në vendin tonë

itë bëhen të njohura edhe përshkrimet e komentet për ngjarjet politike, rrethanat historike që gazetarët kanë përdorur në artikujt e tyre. Ata që rrëfejnë Shqipërinë e Luftës së Parë Botërore në foto janë: Robert Vaucher, André Kertész, Ted Dubray, Frédéric Gadmer, Serge Beaurienne, Charles Martel, konsulli i Francës, Leon Krajewski, si dhe historiani bashkëkohor francez Patric Najbor, të cilët i kanë pajisur fotot e koleksionit edhe me përshkrime tepër reale. Pjesë e ekspozitës janë edhe foto të ushtarëve me njerëz të thjeshtë, të ushtarëve në kisha, xhami, në familjet e fshatarëve dhe të shtëpive të kthyera në spitale dhe baza për ushtrinë e kohës. Fotografitë me moshë mbi 90-vjeçare dhe të cilësive të ndryshme janë restauruar dhe punuar në studion ‘Kumi’, nga mjeshtri Petrit Kumi, i cili i risjell me cilësi mjaft të mirë dhe bashkëkohore, që të mund të stampoheshin në dimensionin 30×45 cm, për t’u ekspozuar. Ekspozita hapet për jubileun e pavarësisë dhe 90-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë. J. P

4 orë muzikë live me bandën e Altin Gocit për 70-vjetorin e Paul McCartney

Mirënjohje në Tiranë për djalin nga Liverpuli Paul McCartney ndoshta nuk di gjë çfarë ndodhi në Steel Wings Pub në Tiranë, ditën e hënë, më datë 18 qershor. Njeriu që ka marrë çmime nga më të jashtëzakonshmit e të çuditshmit, siç është emërtimi i një planeti të vogël që u zbulua në vitin 1983 si McCartney, do të habitej por edhe gëzohej po ta dinte që banda e Altin Gocit, mbështetur nga Ambasada Britanike në Tirane dhe zyra e avokatisë Kalo & Associates, do të festonin 70-vjetorin e tij, duke kënduar live, bashkë me të pranishmit në festë, këngë të Paul dhe të grupit Beatles për rreth 4 orë në Steel Wings Pub në Tiranë. Atmosfera muzikore e mbrëmjes, gërshetuar me atmosferën e etheve të

Europianit 2012 (pasi në të njëjtën kohë zhvillohej ndeshja Itali-Irlandë), përcolli dashuri e mirënjohje për njeriun, që si vetë ashtu edhe si pjesëtar grupi, përmes notave të këngëve të pavdekshme, si Yesterday, Eleanor Rigby etj. frymëzoi gjenerata të tëra. Ja si do ta përshkruante Paul Vallely 64-vjetorin e Paul - vit simbolik që lidhet me këngën “Kur të mbush 64 vjeç”, në vitin 2006 tek “Independent: “Përvjetori i 64 i Paul McCartney nuk është festë personale. Është gur kilometrik kulturor i një gjenerate. Siç është në natyrën e njerëzve të mëdhenj, McCartney është nga ata njerëz që përfaqësoi shpresat dhe aspiratat e atyre që u lindën në epokën e baby-boom...”.

Paul McCartney

Jubileu i 100-vjetorit të Pavarësisë festohet në Kalanë e Ndroqit, në një vend simbol për historinë e vendit. Vatra Kulturore Ndroq organizoi në kala aktivitetin “Flaka që bashkon historinë». Festimet filluan në orën 21:00 në këtë kala, për të vijuar më tej në Prezë, Krujë, Dajt, Petrelë, Kepi i Rodonit, Durrës, Vilbashtovë, si për të sjellë edhe një herë në vëmendje formimin e shtetit shqiptar. Spektakli u organizua nën përkujdesjen e presidentit të Vatrës Artistike Kulturore Ndroq, z. Ylli Ndroqi, dhe u mbështet nga bashkitë Tiranë- Durrës- Krujë- KavajëFushë-Krujë dhe komuna të kryeqytetit dhe Durrësit. Historia e 13 kalave të Qarkut Tiranë dhe Durrës është shfaqur përpara qindra të pranishmeve dhe të ftuarve të shumtë. Nuk mund të mungonin personalitete të njohura të politikës, artit dhe kulturës, ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth si dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, të cilët përshëndetën evenimentin. Përveç prezantimit të kalave, i cili i shërben promovimit turistik për Shqipërinë, nuk kanë munguar këngët dhe vallet folklorike të zonës së Tiranës dhe Durrësit, interpretuar nga ansamblet përkatëse të këtyre qyteteve. Një festim i të tilla përmasave organizohet për herë të parë në kala. Interpretuan Reshat Arbana dhe këngëtarët Artiola Toska, Florian Mumajezi dhe Greta Koçi. Aktivitetin e ndoqi Aldo Bumçi, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Neritan Ceka, këshilltar i Kryeministrit, kreu i qarkut të Tiranës, Tasim Mema, si dhe qytetarë të shumtë të zonës së Ndroqit, por edhe nga të gjitha komunat dhe bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës. Gjatë fjalës së tij, z. Ylli Ndroqi, presidenti i nderit i Vatrës Kulturore, u shpreh: «Në këtë vit historik dhe jubilar për vendin tonë, promovojmë së bashku lashtësinë dhe bukuritë e Tiranës dhe Durrësit. 13 kalatë e këtij qarku janë vlera e vërtetë jo vetëm e qarkut Tiranë dhe Durrës, por e të gjithë Shqipërisë. Dua të falënderoj të gjithë banorët e zonës së Ndroqit, por edhe të gjithë bashkive dhe komunave pjesëmarrëse në shërbim të turizmit shqiptar”. Pikërisht në këtë vit jubilar të 100- vjetorit të Pavarësisë z. Ndroqi ka nisur një projekt, i cili do të marrë jetë së shpejti, për të treguar edhe një herë dhe për të nxjerrë në pah të gjitha vlerat historike të Kalasë së Ndroqit, të cilat fatkeqësisht janë të mbuluara nga pluhuri i harresës. Ky projekt konsiston në rindërtimin e kalasë, duke e kthyer atë në një qendër turistike të promovimit të vlerave, duke e konceptuar si një ambient më të preferuar për turistët. Përveç vlerës historike të padiskutueshme ajo kërkon edhe një lloj tjetër vëmendjeje. Duke u kthyer atmosferës së festës, nuk mund të mos ishte prezent dhe ta përshëndesë këtë aktivitet vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë Krujë dhe Fushë-Krujës, ai i Kavajës, si dhe kryetarët e komunave të qarkut Tiranë dhe Durrës. Ky spektakël madhështor ka zgjatur për afro tri orë.

19


20

MAPO

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

sport

Gjermania

Myler: As që e mendojmë eliminimin nga Greqia Gjermania do të luajë të premten cerekfinalen e dytë të Euro 2012 ndaj surprizës së grupit A Greqisë, një përballje që i ka kaluar kufijtë sportivë për shkak të përplasjeve të dy vendeve sa i përket krizës ekonomike të shtetit helen. Gjithësesi, për të besuarit e Joakim Lëv mbetet thjesht një ndeshje futbolli për t’u fituar, aq më tepër që do të luhet në Gdanks, aty ky “pancerat”

ndihen si në shtëpinë e tyre. Mesfushori i Bajernit Tomas Myler është i bindur për suksesin e gjermanëve dhe as që e con ndërmend eliminimin nga grekët. “Ne as që e mendojmë eliminim nga Greqia, sepse do të ishte një zhgënjim i madh për ne. Një shaka të tillë nuk mund t’ia lejojmë vetes. Ne kemi në kokë vetëm një mendim, të shkojmë deri në fund të Europianit, duke e kthyer ëndrrën

në realitet. Dhe për ta bërë këtë duhet të luajmë me Greqinë sikurse bëmë me Portugalinë dhe Holandën. Ndaj Greqisë duhet të jemi të duruar. Ne dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por besoj se do ta gjejmë mënyrën për ta carë murin grek.” Gjermania është përfaqësuesja e vetme e këtij turneu që e kaloi grupin me pikë të plota, duke mundur Portugalinë, Holandën dhe Danimarkën.

Misioni i vërtetë i Çekisë është të ndalë Ronaldon! Skuadra e Bilek po mendon skemën që do të neutralizonte yllin e Real Madridit, ndërsa Paulo Bento kërkon të tregohet modest në deklaratat e tij Jeton Selimi 24 orë pushim ka bërë ky Europian, dhe menjëherë i është ndjerë mungesa, ndonëse jemi ende në mesin e tij. Pas përfundimit të fazës në grupe, ku u njohëm me 8 skuadrat çerekfinaliste, tashmë jemi në atë fazën pikante, aty ku nuk të lejohet më të gabosh, përndryshe të presin valixhet në derën e hotelit. Çekia, Greqia, Gjermania, Portugalia, Spanja, Italia, Anglia dhe Franca (sipas grupeve dhe rendit kualifikues), do ta ndezin edhe më këtë verë të zhuritur me spektaklin që do të ofrojnë përplaset “big”. E para në listë është Çeki-Portugali, dy ekipe të uritura, ku e para të vetmin trofe kampion e ka regjistruar në vitin 1978 në turneun e zhvilluar në ish-Jugosllavi, ndërsa portugezët e Kristiano Ronaldos iu afruan shumë në vitin 2004. Atëherë luhej në Portugali, por vendësit u befasuan nga “Kali i Trojës” së Oto Rehagelit, që u aplikua me sukses në skemat e Greqisë. Por sot, dy ekipet kanë mundësi të mira për të kaluar më tej. Pavarësisht se me një Ronaldo në superformë, portugezët bëhen të frikshëm, skuadra çeke nuk kërkon që ta cilësojë të humbur sfidën. Portieri Petr Çeh është i vetëdijshëm se portugezët janë favoritët, me ose pa Ronaldon. “Ata janë ndër 10 ekipet më të mira të botës. Është një skuadër plot me personalitet dhe me lojtarë të jashtëzakon-

Çerekfinalet

21 qershor Çeki – Portugali 22 qershor Gjermani – Greqi 23 qershor Spanjë – Francë 24 qershor Angli – Itali

20:45 20:45 20:45 20:45

shëm që luajnë mirë. Kundër Holandës, ata ishin të shkëlqyer në fazën sulmuese. Ata kanë lojtarë me ekspriencë, skuadra është pjekur dhe është shumë e fortë,” thotë numri 1 i Çelsit. Por Çeh e di se rreziku numër një vjen nga këmbët e Kristiano Ronaldos. Ai shënoi dy gola ndaj Holandës, ndërsa arriti të bëjë edhe rolin e sulmuesit anësor duke i shpëtuar gjithnjë pozicionit jashtë loje. “Ai ka një goditje të fuqishme dhe gjuan si me të majtën ashtu edhe me të djathtën, ai mund të godasë në çfarë do pozicioni. Madje, është shumë mirë edhe në gjuajtjet me kokë,” thotë Çeh. Ndërsa trajneri i Çekisë, Mikal Bilek, beson se skuadra e tij është rritur mjaft ndeshje pas ndeshjeje, ndonëse e nisi europianin me një humbje shokuese 4-1 me Rusinë. “Në këta dy vite e gjysmë, ne kemi ditur gjithnjë si të menaxhojmë situatat kritike dhe si të dalim prej tyre. Madje, të tilla kemi pasur disa. E kemi parë veten nën presion gjatë gjithë kohës, lojtarët e kanë parë veten në kriza dhe ndeshje të vështira, por më pas kanë arritur të tregojnë një moral të lartë dhe forcë të madhe,” shtoi 47-vjeçari. Nga ana tjetër, është Portugalia. Paulo Bento beson se do të jetë një ndeshje e vështirë, por beson se nëse skuadra do të luajnë ashtu siç di të bëjë ajo, atëherë një vend mes katër më të mirave është i garantuar. “U

kualifikuam për në çerekfinale në mënyrë të shkëlqyer dhe falë unitetit që kemi shfaqur në këto tre ndeshje. Në mënyrën sesi kemi luajtur, jam shumë krenar. Megjithatë, ndaj Çekisë ne nuk e cilësojmë veten favoritë dhe e dimë se do të jetë shumë e vështirë. Duhet të vijojmë ritmin tonë dhe të shpesojmë se do të arrijmë gjysmëfinalet.”

Blater fiton duelin me Platini, do aplikohet teknologjia në fushë Goli që nuk iu akordua Ukrainës, ka bërë që FIFA të mendojë futjen e sensorëve duke qenë se projekti i UEFA-s me 5 gjyqtarë dështoi Një fantazmë shëtit në Europian. Është goli i ukrainasit Deviç, i paakorduar nga arbitri Kasai në minutën e 62 të sfidës mes Anglisë dhe Ukrainës. Një gol që ndoshta do të mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Trajneri Roi Hoxhson mbron hungarezin Kasai duke e cilësuar një gabim njerëzor, por kushedi se çdo të thoshte nëse do të ishte ai në stolin e Anglisë kur Frank Lampard pa të mos vërshëllehet goli i shënuar kundër Gjermanisë në Botërorin 2012. Goli fantazmë shpërthen polemika të paevitueshme në kampin e ukrainës. “Për se shërbejnë pesë arbitra. Topi e kaloi me 50 cm vijën fatale. Cfarë të them për pese arbitra që ishin në

fushë dhe nuk e pane,” tha me shumë mllef trajneri Oleg Bllohin. Pikërisht pesë arbitra. UEFA ka aplikuar në Euro 2012 dhe arbitrate pas porte për të eviutuar një situatë të tilllë. Goli i Deviç është në fakt një autogol ndaj projektit të Platinis dhe një gur në dorën e Blaterit. Për të gjithë ata që nuk e dinë, në luftën e ftohtë mes të dyve, francezi mbron fuqimisht idenë e pesë arbitrave në fushë, me arsyetimin për të ruajtur natyrën njerëzore të futbollit, Blater që arsyeton jo me llogjikën e menaxhimit të futbollit europian, mbron fuq-

ishëm idenë e teknologjisë. Shefi i FIFAs mendon në këtë mënyrë dhe për vendet e klubet që s’kanë të ardhura të mjaftueshme për të garantuar pagat e pesë arbirtrave në kampionatet e Azisë, Afrikës apo tjetërkund. Nattyrshëm që ky gol fantazmë nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga Blater. “Pas ndeshjes së të martës, teknologjia për vijën fatale nuk është më një alternativë, por një domosdoshmëri,” deklaroi shefi i futbollit botëror. Goli i Deviç me sa duket është një gol dhe për Blaterin në ndeshjen e tij me Platinin, madje një gol në momentin e duhurr, pasi në 2 korrik, Bordi Ndërkombëtar i Futbollit do të marrë vendimin e tij për aplikimin e teknologjisë në fushë. Dy janë metodat në eksperimentim, “syri i fajkoit” që përdoret në tenis, i bazuar në rikontrollimin optik nëpërmjet telekamerave dhe GoalRef, që përdor mikroçipin në top, i cili sinjalizon kalimin e vijës fatale.

Merkato Higuain befason Europës: Do kthehem te River Të gjithë e kërkojnë në Europë, por bomberi argjentinas, Higuain e ka mendjen te vendlindja e tij. Sulmuesi i Real Madrid, që me shumë gjasa do ta vazhdojë karrierën në Spanjë, duket mjaft i lidhur me skuadrën e River Plate ku u rrit si lojtar. “Te kjo skuadër kam kaluar një periudhë të mrekullueshme dhe në të ardhmen mund të rikthehem”, shprehet 24-vjeçari në një intervistë për televizionin amerikan ESPN.

Drogba: Shangai Shenhua, klubi i duhur për mua Lëvizjet e merkatos së verës bëhen konkrete për Çelsin dhe Roman Abramoviç. Didier Drogba, ylli i bluve të Londrës ka firmosur një kontratë për 2.5-vjeçare me klubin kinez të Shanghai Shenhua, duke ndjekur hapat e ish-shokut të skuadrës së tij, Nikolas Anelka që firmosi për këtë klub një sezon më parë. Drogba nga kjo kontratë e re, do të përfitojë rreth 13 milionë euro në vit ose më saktësisht 248 mijë euro në javë, për 30 muajt e ardhshëm. Për më tepër ish-sulmuesi i bluve shprehet: “I kam marrë parasysh të gjitha ofertat që më kanë bërë dhe kjo m’u duk alternativa më e saktë për mua. Jam në kërkim të avanturës së re dhe mendoj që klubi i Shanghai Shenhua është skuadra e duhur për

mua. Ndihem mirë këtu pasi është një ambient shumë miqësor dhe të gjithë të vlerësojnë.”

Edhe Milan e Inter pëlqejnë portugezin Nani Klubet e Serie A janë duke i shkuar vërdallë Mançester Junajtidit në kërkim të mesfushorit Nani. Portugezi është i shqetësuar pas zgjatjes së negociatave për kontratën e re dhe mund të kërkojë të largohet nga klubi. Tuttosport shkruan se Interi, Milani dhe Juventusi janë duke e monitoruar situatën e Nanit dhe mund të bëjnë oferta gjatë kësaj faze të merkatos.

Venger, jo transferimit të Van Persi në Serie A Arsen Venger nuk dëshiron që sulmuesi i tij, holandez Van Persi, të transferohet në Itali. “Në Itali ka probleme të mëdha dhe liga etyre është në një nivel më e ulët se Premier Liga. Serie A është në nivelin më të ulët tani. Nuk ka arsye pse një lojtar i shkëlqyer si Van Persi të vijë dhe të luajë në Itali. Lojtarët paguhen më mirë në Angli, ju nuk keni dëgjuar për kontratat e reja televizive. Liga italiane dikur ishte e jashtëzakonshme, dhe mbaj mend mirë, kur liga kishte 18 ekipe dhe secili kishte kampionin e vet në skuadër,” ka thënë Venger për Corriere dello Sport.


Dëshira

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Platini: Ëndërroj një finale Gjermani-Spanjë Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini ka zbuluar se dëshiron që të shikojë një finale ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë në Euro 2012. Dy skuadrat që ishin finaliste të edicionit të vitit 2008 u kualifikuan në çerekfinale pasi i mbyllën grupet respektive si kryesuese. “Furia e Kuqe” dhe “Pancerat” kanë dy nga skuadrat më cilësore në letër

dhe këtë e kanë konfirmuar në fushën e lojës dhe për këtë arsye, Platini shpreson që të jenë pikërisht ato që do të luftojnë për titullin më të rëndësishëm kontinental. “Do të më pëlqente që të shikoja një finale ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës”, deklaroi Platini për mediat në Varshavë. “Largimi i Holandës tregoi se Euro 2012-ta është një

aktivitet më i vështirë se Kupa e Botës”, theksoi Platini. “Eliminimi i Holandës më habiti, ashtu sikurse edhe largimi i Rusisë”. Më tej, ish-legjenda franceze vlerësoi stilin e lojës së Italisë, që duket se e ka braktisur lojën karakteristike mbrojtëse, duke shtuar se “Prandeli ka ndërtuar një skuadër, të cilën ke qejf ta shikosh duke luajtur futboll”.

La Liga ka 5 miliardë euro borxhe, mbaroi parajsa e lojtarëve në Spanjë! 34

Barça nuk pati para të blinte Tiago Silvan 40 milionë euro, ndërsa Real Madridi është zhytur deri në fyt me kreditë që ka marrë për blerjen e yjeve Jeton Selimi

Në prag të fushatës së blerjeve, arkat e Barcelonës dhe Real Madridit tregojnë shifrën 0. Zero topplayer apo Zero normal player deri më tani. Asnjë lojtar nuk ka shkuar drejt Katalunjës apo Kastiljas. Të jetë ezauruar vallë superfuqia ekonomike e klubeve spanjolle? Kriza ekonomike botërore po godet rëndë edhe futbollin iberik dhe pasojat e blerjeve të çmendura në të viteve të shkuara në akorde të fshehta me bankat, marrëdhënie që po shfaqen tani. Prej kësaj, futbolli spanjoll ka një borxh kompleksiv që kap shifrën e 5 miliardë eurosh. Por që janë ndarë kështu: 1 miliardë taksa dhe pagesa të prapambetura, 4 miliardë detyrime kundrejt instituteve të kredive dge bankave që kanë favorizuar shpesh rikapitalizimin e disa klubeve. Kanë qenë pikërisht bankat ato që deri pak kohë më parë kanë favorizuar superblerjet. Për shembull: Caja Madrid, një ndër 7 institutet që përfshihet në grupin Bankia, përmes huave me interes të vogël ka bërë të mundur blerjen e Kristiano Ronaldos, 94 milionë euro, dhe Kakas, 68 milionë, nga ana e Real Madridit. Veprime të çmendura që e kanë dërguar sistemin e futbollit spanjoll që të zhytet deri në fyt nga borxhet. Reali i Ma-

dridit, pavarësisht se ka një faturim drejt rritjes, ka një borxh prej 660 milionë euro dhe një pasiv prej 181 milionë eurosh. Barcelona ka një pasiv prej 98 milionë eurosh. Valencia, që ndodhet në një regjim të kontrolluar, është e zhytur me 260 milionë euro borxhe. Për të barazuar llogaritë, Liga duhet të shesë 1/3 e futbollistëve të saj. E paimagjinueshme. Ndaj ja tek vjen kundërmasa. Duke nisur që nga iniciativa e Rajoy, kryeministri i qeverisë spanjolle. Është zhbërë Ley Beckham, ligji i Bekhamit që u lejonte lehtësime fiskale punëtorëve të huaj në Spanjë. Nga 1 janari është në fuqi një taksim i ri për punëtorët, ndaj edhe për futbollistët që vijnë nga jashtë Spanjës. Shifra është 56% e pagesës për ata që punojnë në Katalunjë dhe 52 për qind për pjesën tjetër të vendit. Ministri i Sporteve, Vert, ka theksuar se 35% e të ardhurave që klubet përfitojnë nga e drejta TV, do të shkojnë automatikisht për pagesat e prapambetura. Për shembull: Barcelona, që nga e drejta TV arkëton 183 milionë euro, 64 milionë është e detyruar t’i derdhë në llogaritë e prapambetura të bankave dhe pagesave të ndryshme të pashlyera. Ndaj, katalanasve u mbeten vetëm 119 milionë, të cilat mund t’i vënë në shërbim të merkatos dhe shlyerjes së borxheve të tjera. Sidoqoftë, autoritetet tatimore spanjolle u kanë dhënë kohë klubeve që t’i shlyejnë detyrimet e tyre deri në vitin 2020, duke nisur që nga viti 2014. Regjimi i krizës botërore po vendos një regjim prej jete asketike edhe në Spanjë. Prandaj, vështirë se do të shohim pagesa të majme si ato të Murinjos, Mesit apo Kristiano Ron-

gossip

aldos. Por vështirë se do të shohim edhe tolerime të tjera nga institutet bankare, pavarësisht 100 miliardë eurove që BE u ka dhënë bankave spanjolle, për të bërë blerje galacticos alla Zidan, Bekham, Figo, Ronaldo, Kaka apo operacione alla Ibrahimoviç. Në këto ditë, Barcelona hoqi dorë

Barcelona, që nga e drejta TV arkëton 183 milionë euro, 64 milionë është e detyruar t’i derdhë në llogaritë e prapambetura të bankave dhe pagesave të ndryshme të pashlyera

Eshli Kol, rekordi i anglezit që nisi nga ndeshja kundër Shqipërisë Anglezët fituan 3-1, por Altin Rrakllit iu anulua padrejtësisht goli që e çonte sfidën 2-2 në kohën shtesë

Ze Love zihet mat, martohet me Lais Telles Mesa duket për Ze Eduardon ka ardhur fundi i jetës si një latin lover. Kjo sepse pas shumë vitesh plot me mjaltë më në fund ka ardhur altari. Lais Telles duket se i ka bërë magji sulmuesit të Xhenoas,

nga Tiago Silva, shumë i shtrenjtë, për të blerë një më të përballueshëm Zhordi Alban apo Humelsin, ndërsa Real Madridi ka si synim lojtarë si Maikon apo Vitsel. Vetëm Malaga me petroldollarët e sheikëve mund t’i lejojë vetes blerje milionere. Spanja, nga epoka e arit, në epokën e euros.

që e ka bërë të dorëzohet përpara saj. Ceremonia është në program ditën e shtunë në Promissao në shtetin e San Paolos. Lais Telles, gruaja e tij, punon në botën e spektaklit dhe të modës.

Te përballja e Anglisë me Ukrainën, vëmendja e të gjithëve ishte përqendruar te rikthimi në fushë i Uejn Runit, megjithatë prozhektoret ishtin drejtuar edhe te Eshli Kol. Në fakt, mbrojtësi i krahut të majtë ka shkruar historinë në Donjeck me “Tre Luanët”. Në sfidën e së martës, lojtari i Çelsit është bërë futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura në një turne madhor për Anglinë. Kjo ishte ndeshja e 21-të për 31-vjeçarin në fazën finale të një Botërori ose Kampionati Europian dhe në këtë mënyrë Kol ka lënë mbrapa dy legjenda si Piter Shilton dhe Devid Bekham. Një statistikë mjaft domethënëse tregon se që prej

ndeshjes së parë në fazën finale të një evenimenti madhor kundër Suedisë në Saitama në vitin 2002, Eshli Kol ka humbur vetëm 16 minuta lojë në turnetë ku Anglia

ka marrë pjesë. Në total, ai ka qenë në fushë 1844 minuta, afro 31 orë lojë, ose e thënë ndryshe 15 ndeshje të plota radhazi, duke dhënë kontributin për përfaqësuesen. Kjo ishte ndeshja e 97-të për majtoshin e Çelsit me ekipin Kombëtar, ndërsa aventura e tij e jashtëzakonshme ka nisur në Tiranë. Pikërisht kështu, Eshli Kol ka debutuar me Anglinë në ndeshjen e 28 mars të vitit 2001 të luajtur në “Qemal Stafa” kundër Shqipërisë, ku “Tre Luanët” fituan me shifrat 3-1. Në ndeshjen e tretë të grupit kualifikues, trajneri Sven Goran Erikson i çuditi të gjithë me zgjedhjen që Kol, në atë kohë vetëm 20-vjeçar, të luante prej minutës së parë. Mbrojtësi do të arrinte numrin e 100 ndeshjeve në Kombëtare nëse Anglia kualifikohet në finalen e 1 korrikut në Kiev, ndërsa është e sigurt që këtë shifër ai do ta arrijë në muajin tetor, gjatë kualifikueseve të Botërorit 2014.


22

MAPO

E enjte 21 qershor 2012 www.mapo.al

Është një kërpudhë!? Jo, në fakt, lodër seksuale Një prezantuese televizive në Kinë ka mbetur me fytyrë të skuqur, pasi ka ngatërruar një lodër seksuale me një ‘kërpudhë të rrallë’. Fshatarët nga Ljucunbu të qytetit kinez Xi’an e zbuluan objektin e çuditshëm, ndërkohë që po groponin – raporton Shanghaiist. “Kishte një hundë dhe një sy, por nuk e kemi idenë se çfarë është”, ka thënë njëri. Ata vendosën ta thirrin televizionin lokal për ndihmë, ndërsa reporterja e re Ye Yunfeng u paraqit menjëherë në vendin e ngjarjes. “Mund të themi se ka diçka si gojë, ndërsa nga ana tjetër është një vrimë, e cila lidhet deri në fund me pjesën tjetër. Është shumë e lëmuar. Ka ndjesinë e mishit”, deklaroi prezantuesja. Më tej ajo tha se ishte një kërpudhë e rrallë mjekësore, e cila kishte nevojë për kushte specifike për t’u rritur. Mirëpo, një numër shikuesish e thirrën stacionin televiziv për të treguar se “kërpudha misterioze” ishte në fakt një lodër seksuale për meshkuj. Një ditë më pas, stacionin televiziv lëshoi një kumtesë kërkimfaljeje për gabimin e reporteres së tyre. 

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

16 21

22

26

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju që jeni në çift nuk do kaloni një ditë me shumë emocione dhe kjo për fajin tuaj.Dokërkoninëçdomoment të gjeni defektin më të vogël tek partneri dhe do e kritikoni atë. Beqarët duhet te mos ngatërrojnë përasnjëmomentndjenjat me dashurinë.

Pritet një ditë shumë e bukurpërjetënnëçift.Dondiheni mjaft mirë dhe të lumtur. Disave do ju realizohen edheëndrratmëtëzjarrta. Shfrytëzojeniditënderinë maksimum. Beqarët do i shtojnë aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë në një lidhje serioze.

Sot do keni shumë dëshirë të dilni dhe të argëtoheni. Do ia kaloni mirë nën praninë e të dashurit tuaj të zemrës. Mbrëmja pritet të jetë edhe më e nxehtë. Beqarët nga ana tjetër do e shfrytëzojnë deri në maksimum lirinë e tyre.

Do ndiheni shumë mirë me atëqëkeninëkrahsot.Marrëdhënia juaj do jetë më e qartë dhe do i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri-tjetrit. Kjodojundihmojëtëmerrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse jeni ende vetëm, priten ndryshime rrënjësore.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Dita për të gjithë ata që janë në një lidhje do jetë e qëndrueshme. Do bini dakord për çdo gjë dhe do merrni vendime të cilat do ju sigurojnë një të ardhme të bukur. Beqarë, përfitoni sa më shumë sepse ka mundësi që njëra prej tyre të kthehet serioze.

Ata që kanë tashmë një lidhje do e thellojnë edhe më tepër marrëdhënien e tyre. Do mendoni për të ardhmen së bashku dhe do bëni disa plane. Beqarët ka mundësi të kenë dashuri me shikim të parë. Mos e humbisni mundësit për të të festuar.

Jupiteri do sjellë probleme në jetën tuaj në çift. Do ju lindin disa dyshime për partnerin dhe do e keni të vështirë të mendoni me realizëm. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë shumë për të gjetur personin e duhur sepse do të lëndohendhenukdoegjejnëatë.

As që e kishit menduar sot që gjërat mund të shkonin aq mirë në planin sentimental. Do ndiheni të lumtur pranë atij që dashuroni dhe do mendoni të hidhni hapa më tej. Beqarët do kenë disa takime. Kujdes mos e idealizoni personin që do takoni.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Në jetën në çift do përballeni me disa vështirësi. Nuk do keni të njëjtat mendime me partnerin tuaj dhe kjo mund të sjellë telashe. Kujdes! Nëse jeni ende vetëm,ruajenioptimizmin. Do keni takime me shumicë.

Jeta në çift do jetë e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ndikojë tek ju, kështu që qetësohuni. Disa ka mundësi të kenë edhe surpriza të këndshme me partnerin. Për beqarët Plutoni do jetë planeti më i favorshëm.

Marrëdhënia juaj do të thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do flisni më shumë me atë që keni në krah dhe do i sqaroni edhe keqkuptimet që kishin lindur kohët e fundit. Për beqarët pritet dashuri me shikim të parë.

Jeta juaj në çift do jetë e qetë. Do komunikoni më shumë me partnerin dhe do mendoni për të ardhmen. Mos thurni plane afatgjata sepse asnjëherë nuk i dihet ç’ndodh. Lërjani kohës çdo gjë. Beqarët nuk do kenë ndryshime në jetën sentimentale.

23

9

13

1

15

25 29 32

30

33

38 41

14

20

28

37

34

35

39

42

40

43

44

48

47

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

24

31 .

20

BINJAKET (21/V-20/VI)

8

19

27

46

DEMI (21/IV-20/V)

7

18

40

DASHI (20/III-20/IV)

6

12

17

36

Horoskopi i ditës

5

11

Burri dhe gruaja zënë njëri-tjetrin duke tradhtuar Një burrë dhe një grua, të cilët e kanë tradhtuar njëri-tjetrin, kanë zbuluar aferat e dashurisë kur të dy me dashnorët e tyre kanë shkuar në të njëjtin hotel. Tradhtia është zbuluar, pasi për shkak të ndaljes së rrymës, dy të martuarit gjysmë të zhveshur kanë dalë nga dhomat e tyre në një hotel në Kenia. Një i pranishëm ka treguar se pasi ata zbuluan për aferat e njëritjetrit, filluan të ziheshin fizikisht dhe të përplaseshin nëpër dysheme në sy të të gjithëve. “E pashë kur gruaja bërtiti dhe e kapi burrin e saj, pastaj ai e goditi. Dashnorët e tyre, të cilët ishin ende nëpër dhoma, dolën të shohin se çfarë po ndodhte. Të dy shumë shpejtë u zhdukën në errësirë”, ka thënë burimi. Sipas raportit të policisë, burri e kishte gënjyer gruan se do të vonohej në punë, ndërsa ajo kishte organizuar takim me të dashurin. Stafi i hotelit në qytetin Mlolongo ka bërë të ditur se edhe burri edhe gruaja ishin vizitorë të shpeshtë të hotelit të tyre.

4

45 Koha e fillimit ____:____

49

50

51

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht: 1. Plan i gjerë që parashikon një punë a një veprimtari të ardhshme. 8. Një shtet mysliman. 11. Qytet i vogël mes Fierit e Beratit. 14. Franc i muzikës botërore. 16. Tokë e bërë gati për t’u mbjellë. 18. Uzina Dinamo. 19. Filozof dhe orator i famshëm latin. 21. Shkronjë dyshe. 22. Ana e jashtme artistike e diçkaje. 25. Gong në kufij. 26. Trulli i garave me makina. 28. Notë muzikore. 31. Xhon i famshëm i muzikës. 33. Qytet në Kosovë. 36. Vend i shenjtë. 38. Tiparet e karakterit e të vullnetit, zakonet, etj, që fiton njeriu nën ndikimin e shkollës, familjes e shoqërisë. 40. Pjesëz treguese. 41. Lloj mercedesi. 43. Shkurre e helmët. 44. Lëndë plasëse. 46. Bimë barishtore e cila përdoret si erëz për gatim. 48. Bakër në dialekt. 49. Pjesë e një ndërtese. 50. Të qenët si duhet, gjendje e rregullt. 51. Repart Prodhimi. 52. Sharon e kinemasë.

Vertikalisht: 1. Sasia e ujit që rrjedh në një lumë. 2. Aparat që mbahet në dorë. 3. Erë e ftohtë që fryn nga veriu. 4. Rasa pa dyshen. 5. I menjëhershëm në mjekësi. 6. Që është e kohës. 7. Instituti Veterinar. 8. Dhëmbë të porsadalë të fëmijëve të vegjël. 9. Thirrje telefonike. 10. Vend ku zhvillohen ndeshje boksi. 12. Lëviz në këmbë. 13. Zhani i muzikës. 15. Muzika që hap një emision televiziv. 17. Femra, ose.... 20. Simboli kimik i radiumit. 23. Që bëhet me ceremoni të posaçme dhe me madhështi. 24. Keko i letërsisë shqipe. 27. Zonat larg qendrave të banuara. 29. Hapësirë e madhe më ujë. 30. Përemër vetor. 32. Shifër. 33. Dega kryesore e lumit Mat. 34. Kryeqyteti i Marokut. 35. Ekzistenca e qënieve të gjalla. 37. Ndriçojnë natën në qiell. 39. Vend pushimi. 42. Luaj, ose... 45. Përemër vetor. 47. Pak irate. 49. Kosova në makina.

Sudoku | nivel mesatar 3 6 2

7 9

7

9 2

8

5 2

8

3

1

1

7 6

2 5

6

2 9 8 4

7

1

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

6

4 8 6 5 2 4

1

9

6

8

9

9 8

2

6 3

1

4

4 3 8 7 9

3 4 6

1

5 1 7

Koha e fillimit _____:____

9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

8

Shah | nivel mesatar

6 7

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

1 0

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

K

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 002, 102, 116, 121, 125, 276, 415, 458, 526, 548, 551, 556, 560, 596, 658, 692, 694, 769, 875, 881. Numra me 4 shifra: 1547, 1602, 2915, 5263, 6710, 7788, 8568, 9280. Numra me 5 shifra: 02522, 04558, 10519, 11111, 12030,

O

O N

A

N

F

E

J

J

O

G

C

R

O

E

D

L

A

I

I

D

E

N

V

L

E

R

O

L

E

M

O

L

I

E

R

I

B

C

B

R

I

T

M

A

B S I

E

U

M

H

M

A

R

T

S

A

M

A

R

K

L

I

M

A

I

T

I

T L I

C

H

A

G

A

E

R

M

A

L

E

G

A

V

E

T

U P

N

A

O

N E

E

N

O

Z U

D

E

A

I

C

T B

K

A

S

15624, 15965, 18947, 25355, 31381, 42247, 52465, 54152, 58114, 59605, 66214, 78458, 93928, 98269, 98574. Numra me 6 shifra: 121985, 152665, 212001, 231348, 444859, 477221, 562512, 597234. 1

5

2

6

3

2

1

4

6

3

2

6

3

5

2

14

4

7

8

8

8

8

9

5

4

1

5

2

4

1

2

0

3

2

6

5

9

8

7

7

7

8

4

1

1

1

4

4

A

H

5

2

6

3

2

5

1

4

5

9

6

5

S

A

2

0

0

0

1

2

0

2

6

0

5

9

M

5

6

5

0

5

6

2

3

2

1

4

8

5

7

9

8

5

4

8

5

1

4

6

3

5

5

2

1

1

1

2

0

2

0

2

0

2

3

6

2

6

9

5

9

5

9

6

5

3

6

2

5

1

4

8

5

7

4

8

5

4

9

6

5

8

5

1

2

3

3

3

4

A N

A

O

T

A

N

S

P

O

R

E

L

I

N

I


retro 1905 faqja e fundit profil&

21 qershor

SOT

E enjte, 21 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Jean-Paul Sartre, marksisti ekzistencialist Periudha e parë e karrierës së Sartre, e përkufizuar më së shumti nga Qenia dhe asgjëja, i bëri vend një periudhe të dytë si intelektual dhe aktivist politik i angazhuar. Libri i tij i vitit 1948, Duart e Pista, eksploronte veçanërisht problemin e të qenit njëkohësisht intelektual dhe politikisht “i përfshirë”. Ai përqafoi marksizmin, por nuk u anëtarësua në Partinë Komuniste dhe mori një rol të dorës së parë kundër pranisë franceze në Algjeri. U bë një nga mbështetësit më të shquar të Frontit të

Çlirimit Kombëtar dhe ishte një nga firmëtarët e Manifeste des 121. Doli kundër luftës në Vietnam dhe bashkë me Bertrand Russell-in e të tjerë organizoi një tribunal me qëllim ekspozimin e krimeve amerikane të luftës. Vepra e tij e rëndësishme e pas 1955ës, Kritika e Arsyes Dialektike, u shfaq në vitin 1960. Aty ai i dha marksizmit një mbrojtje më të fortë intelektuale sesa më parë. Sartre shkoi në Kubë në vitet ‘60, për t’u takuar me Castro-n dhe foli me Che Guevara-n. Pas

vdekjes së Guevara-s, Sartre deklaroi se ai ishte “jo vetëm një intelektual, por gjithashtu qenia njerëzore më e plotë e epokës sonë dhe burri më perfekt”. Gjatë një greve urie kolektive në vitin 1974, Sartre vizitoi udhëheqësin e Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe, Andreas Baader, në burgun Stammheim dhe kritikoi kushtet e këqija të izolimit të tij. Aty nga fundi i jetës Sartre përqafoi anarkizmin. JeanPaul Charles Aymard Sartre u lind më 21 qershor 1905.

Silvana Braçe

Diva e televizionit të viteve ‘80 Irida Cami/Shqiptari i Italisë

Silvana Braçe, prezantuesja e njohur e televizionit shqiptar jeton në Rimini. Rrëfen ndryshimin 360 gradësh që ka pësuar jeta e saj pas shkëputjes  nga Shqipëria  e nga ekrani i vogël, e “përpirë” nga dashuri e familjes dhe veçanërisht nga Fatjoni i vogël, fëmija i saj i parë… Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë Silvana Braçe ka qenë një nga fytyrat më të njohura të televizionit shtetëror. Falë elegancës dhe tonit të saj të ëmbël me të cilin drejtonte praktikisht të gjitha programet variete të TVSh-së, brenda një kohe të shkurtër ishte bërë “zonja” e televizionit. E diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Tiranës, e pasionuar me vallëzimin, në vitin 2004 vendos të ndjekë të shoqin në Itali. “Nuk e pata të vështirë të vendosja mes Tiranës dhe Riminit, pasi isha shtatzënë dhe kisha vendosur të mos punoja për disa kohë tregon Silvana - Dhe Fatjoni lindi në një ditë të bukur shtatori të 2004-ës, këtu në Rimini”. Për thuajse njëzet vjet (kur televizioni publik impononte shumë më tepër ngurtësi se stili i harlisur i rrjeteve të sotme) kjo zonjë e ëmbël me flokët e verdha mbushi shtëpitë e shqiptarëve me buzëqeshjen e saj të ngrohtë. “Vitet e para kam pasur edhe vështirësi me drejtuesit e televizionit, pikërisht sepse e konsideronin pamjen

Në të ardhmen e Silvanës është padyshim Italia: “E kam dashur gjithnjë këtë vend, ndaj edhe sikur të largohem një ditë prej këtej, do ta kem në zemër, sepse tani është pjesë e jetës sime”. Silvana ka akoma një ëndërr të parealizuar, të interpretojë në një film. “Ku i dihet, ndoshta një ditë, këtu në Itali...”

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

time në skenë tepër perëndimore dhe më kritikonin për buzëqeshjen time, të tepruar sipas tyre” kujton ajo. Silvana tregon që në fillimet e karrierës së saj kishte si model frymëzimi Raffaella Carrà. “Carrà ka qenë për mua vetëm frymëzim, pasi unë nuk mund të vishesha apo të krihesha si ajo dhe as të kërceja si ajo: do të më kishin përzënë menjëherë”. Pas rënies së regjimit, gjatë viteve nëntëdhjetë, megjithë kërkesat e majme nga televizionet private, Silvana vazhdoi të punonte në televizionin shtetëror: “Puna në TVSh më ka dhënë gjithnjë një kënaqësi të veçantë. Është vendi ku u rrita. - thotë ajo - Nuk jam materialiste dhe më ka mjaftuar dashuria e publikut, ngrohtësia e tij. Edhe rënia e regjimit nuk më ka ndryshuar shumë, me përjashtim të faktit që tani vesh rroba më elegante, që i kisha ëndërruar dhe që më parë nuk mund t’i vishja në skenë”. Në vitin 2002 i mbërriti ftesa nga shoqata “Amicizia” e Riminit për të prezantuar një koncert në Itali. “E pikërisht atëherë u njoha me bashkëshortin tim të tanishëm, Agron Çekën, që është presidenti i shoqatës ‘Amicizia’. Ramë në dashuri me shikim të parë”. Por thirrja e skenës ishte e papërballueshme për Silvanën dhe shumë shpejt u kthye te publiku i saj tashmë i ri. Vërtet nuk drejton më programe televizive, por prezanton spektakle në të katër anët e botës ku ka shqiptarë. Së fundi, ka prezantuar koncerte të organizuara nga shqiptarët në ShBA, në Angli, Vendet Skandinave, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe natyrisht në Itali. “Edhe pse pa magjinë e telekamerave, këto spektakle më dhurojnë gjithnjë kënaqësi e emocione të thella. “Kujtoj ende me emocion prezantimin e një koncerti të madh kur trupat e NATO-s çliruan Kosovën. Ishte 1 gusht 1999, në stadiumin e Prishtinës kishte mëse 50 000 spektatorë që ndoqën atë që u quajt Koncerti i Fitores”. Edhe sot e kësaj dite në Shqipëri Silvana Braçen e njohin dhe e duan të gjithë. Shumë rrjete televizive ritransmetojnë edicione të vjetra festivalesh dhe programe të drejtuara prej saj. Është vërtet një star në Shqipëri, praktikisht e panjohur në Itali. “Për mua është diçka e re, ndryshe, por që më pëlqen. Jam një shqiptare që jeton në Itali, dua të jem një prej tyre, dhe jo një “prezantuese vip”. Ç’vlerë do të kishte kurrikulumi im këtu?” - Në të ardhmen e Silvanës është padyshim Italia: “E kam dashur gjithnjë këtë vend, ndaj edhe sikur të largohem një ditë prej këtej, do ta kem në zemër, sepse tani është pjesë e jetës sime”. Silvana ka akoma një ëndërr të parealizuar, të interpretojë në një film. “Ku i dihet, ndoshta një ditë, këtu në Itali...”



Gazeta Mapo