Page 1

Faqe 13

Afër / larg

Statusi merret në qershor, por ekonomia në vështirësi The Economist

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 21 shkurt 2014. Numër 1139. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Dhjetra mijëra në protestën e Bashës: Qeveria të fillojë punën, ose të largohet

shkarkohet Xhuka e ILDKP, replikat rama-berisha për enverin Mazhoranca shkarkon kryetaren e ILDKP dhe emëron në vend të saj, Shkëlqim Ganin. PD nuk merr pjesë në votim dhe përgatitet ta padisë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e djeshme, e mbushur me replika dhe tension mes Berishës, Ramës dhe Bodes për lidhjet me regjimin komunist. Rama: PD kontrollon drejtësinë, prokuror të huaj për ‘21 janarin’ Mazhoranca ka finalizuar dje nismën e saj për shkarkimin e Zana Xhukës si kryeinspektore e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke e zëvendësuar atë në të njëjtën kohë me ishkonkurrentin e saj në garën e

vjetshme për këtë pozicion, Shkëlqim Gani. Për të realizuar këtë rokadë në krye të ILDKPsë, Kuvendit i është dashur të votojë jo pak, por katër herë, fillimisht për ta futur këtë çështje në rend të ditës, më pas për të zhbërë vendimin... Faqe 3

I mbijetuari: Vranë pa shkak vëllanë dhe kushëririn tim Mbyllet paqësisht protesta e opozitës pas marshimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe fjalës së Lulzim Bashës. Paralajmërohen të tjera tubime nëse maxhoranca nuk mban premtimet e fushatës elektorale. PD: Ishim 150 mijë vetë, Berisha: Përpara për greva e demonstrata. FNSH, RENEA dhe Garda u angazhuan për protestën e PD, por në vijë të parë dominuan policet femra. Tahiri filmohet në tarracën e Kryeministrisë Faqe 4-5

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Parimet e qeverisjes së mirë dhe një ligj për planifikimin e territorit

Pyetje retorike - për t’u arratisur nga e kaluara me Visar Zhitin përballë...

autorëve”. Policia dyshon se objektiv i atentatit mund të ketë qenë pronari i makinës me të cilën udhëtonin të rinjtë Aurel Prendi, i mbijetuari i vetëm i atentatit të Milotit, e ka kaluar rrezikun për jetën, por jo traumën që i shkaktoi vrasja e të vëllait dhe kushëririt. Nga Spitali Ushtarak ku ndodhet... Faqe 6 I plagosuri Aurel Prendi

Dy të vdekur brenda një makinë në Durrës, mister shkaqet Dy persona janë gjetur të shkrumbuar mbrëmë, brenda një makine në zonën e “Kënetës” në Durrës. Makina brenda së cilës ata u gjetën ishte gjithashtu e djegur, ndërkohë që policia po kryen hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një atentat, apo për një ngjarje aksidentale. Forcat e rendit janë lajmëruar ng banorë të zonës për makinën që po digjej nga flakët, por kur kanë

Duket se jemi koment ripërfshirë nga Gentian Kaprata një debat teorik mbi si duhet të...

Para pak muajsh, koment duke lexuar në të Eugjen Merlika përjavshmen...

Aurel Prendi, i cili i shpëtoi breshërisë së armëve në Milot, nuk gjen shpjegim për atentatin që u mori jetën vëllait dhe djalit të hallës. “Shihnim punën tonë, nuk kishim konflikte me asnjë njeri. Armët në vendin e ngjarjes duhet të jenë të

mbërritur aty, bilanci ishte tragjik. Dy persona, emri i të cilëve nuk u bë i ditur u gjetën të vdekur brenda në makinë. Trupat e tyre u dërguan në morgun e qytetit të Durrësit, ku mbërrin me urgjencë mjekët ligjorë për të kryer ekspertizën. Deri në orët e para të mëngjesit, ngjarja ka qenë e mbuluar nga misteri. Hetues të policisë në vendngjarje nuk kanë... Faqe 7

raporti

Destinacion i ri

Ndryshon modeli ekonomik, prodhimi në fokus deri më 2020

FAQe 7

6 kronikë

Arratia nga burgu, gardianët e Drenovës rrezikojnë 23 vjet Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 23 vjet burg të 19 gardianëve të akuzuar si përgjegjës për arratisjen e Admir Tafilit

koment / 11

Faqe 16

Alfred Lela

Opozita e erës sonë: Kryetar i ri, protestë e re Të gjithë ata që e kanë portretizuar shefin e ri të opozitës, duke filluar që nga zgjedhjet vendore të majit 2011, si një profil të ri, bartës të pozitivizmit, e bashkë me të të një frymë të re në politikëbërje, janë shpaguar dje. Me anë të një proteste. Tek silueta e saj mund të gjesh edhe fizionominë politike të Lulzim Bashës, ose asaj që pritet të jetë opozita shqiptare e erës së re. Ajo që kemi parë dje na ka dëshmuar atë që Basha është, dhe atë që PD e aleatët e saj të njëmendtë do të jenë nesër: një opozitë e argumentit; një opozitë kreative, një opozitë civile; një opozitë e re. Ndoshta te cilësori e re duhet përqendruar i gjithë argumentimi i asaj që ka ndodhur dje në Tiranë: në një shesh ku palët politike, PD...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

protesta /

Basha-Ramës: Fillo punën, ose largohu! Faqe 5

kronikë/ I mbijetuari i

ekonomi/ Qeveria ndryshon

atentatit: Nuk di nga na erdhi modelin ekonomik, prodhimi e keqja, s’kemi konflikte në fokus deri më 2020 Faqe 6

Faqe 7

The Economist Intelligence Unit beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat në mesin e 2014-ës.

Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit”, nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh të publikuar pjesërisht nga Top Channel, jep disa parashikime për vitin në vijim. Konkluzioni kryesor i ‘The Economist Intelligence Unit’ lidhet me statusit e vendit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qershor.

The Economist: Statusi merret në qershor, do ketë rritje ekonomike N

jë pjesë e raportit dhe analizës së “The Economist Intelligence Unit” (EIU) e zbardhur nga Top-Channel, e sheh pozitivisht Shqipërinë për 2014-ën, ndërsa thekson se qeveria do të ketë pengesa në luftë kundër korrupsionit apo përmirësimin e klimës së biznesit. EIU shikon një rritje të ekonomisë, ndërkohë që po ashtu sheh stabilitet politik dhe të koalicionit qeveritar, që sipas citimeve nga raporti, ka më shumë kohezion sesa ai i qeverisë së kaluar. Raporti po ashtu bën një panoramë të situatës politike në vend duke vlerësuar pozicionet për tri figurat kyçe. Rama sipas tij, ka shmangur figurat e vjetra në PS, Meta është konsoliduar si “kingmaker”, ndërsa Bashës i duhet punë të pranohet si lideri i PD-së. Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit”, nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh të publikuar pjesërisht nga Top Channel, jep disa parashikime për vitin në vijim. Konkluzioni kryesor i ‘The Economist Intelligence Unit’ lidhet me statusit e vendit kandidat, i cili pritet të diskutohet në muajin qershor. “The Economist Intelligence Unit’ beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi i vendit kandidat në mesin e 2014ës. Mazhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”, thuhet në raport. Ndërkohë, EIU u bën analizë profileve politike të aktorëve më të rëndësishëm në vend. “Kryeministri Edi Rama, një artist, gjatë nisjes së karrierës politike provoi se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën e duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga zoti Berisha, i cili e drejtoi PD-në me grusht të hekurt, zoti Rama brenda PS-së u ndesh

me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjeneratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar”, thotë EIU për Ramën. Raporti e sheh pozitive të ardhmen e reformave udhëhequr prej kryeministrit Rama, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e gjithanshëm do të krijojë pengesa në zbatimin e reformave. Ndërsa për aleatin e zotit Rama, kreun e Kuvendit, Ilir Meta, raporti thotë se ai pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rolin e “kingmaker-it”, të cilin e fitoi pas zgjedhjeve të 2009-ës. Meta, theksohet në raport, do të kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë. ‘The Economist Intelligence Unit’ parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha. “Pasuesi i zotit Berisha, Lulzim Basha, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës është një politikan me përvojë, pasi ka drejtuar në të shkuarën 3 ministri në qeverinë ‘Berisha’. Megjithatë, Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brenda partisë, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës”, thuhet në raport. Raporti i “Intelligence Unit” i “The Economist” vëren se ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë. Sipas raportit, viti i kaluar krijoi një situatë të rënduar ekonomike. Rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, ndërsa në vitin zgjedhor 2013 situata u përkeqësua. “Në fillim të janarit, - shkruan raporti, - INSTAT raportoi

Për vitin 2014, “The Economist” parashikon që rritja ekonomike do të jetë 2 për qind, për shkak të përmirësimit të situatës në eurozonë, ecurisë së pritshme pozitive të eksporteve, por edhe rritjes së besimit që pritet të sjellë marrëveshja e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilën ekspertët e “The Economist” e cilësojnë si të nevojshme për vendin.

Raporti i “Intelligence Unit” i “The Economist” vëren se ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë. Sipas raportit, viti i kaluar krijoi një situatë të rënduar ekonomike. Rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, ndërsa në vitin zgjedhor 2013 situata u përkeqësua.

se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ekonomia u tkurr me 2.3 për qind. Ky ishte rezultati më i keq që nga koha kur Shqipëria filloi ta maste rritjen ekonomike me frekuenca tremujore. Rezultatet negative të periudhës qershor-shtator sinjalizonin me siguri se ecuria e ekonomisë për vitin 2013 do të ishte dukshëm më e keqe sesa rritja 1.6 për qind e vlerësuar në 2012-ën, që ishte sakaq shifra më e ulët që nga viti 1997”, thuhet në raport. Nga ana tjetër, raporti vëren se financat publike të vendit u përkeqësuan me ritme të shpejta gjatë vitit të kaluar për shkak të shpenzimeve parazgjedhore, rënies së të ardhurave gjatë periudhës tranzitive në tremujorin e tretë dhe ngadalësimit të ekonomisë. Për këto arsye, “Intelligence Unit” e ka zbritur vlerësimin e saj për rritjen vjetore të 2013-ës nga 1.4 në 0.9 për qind. “Rritja anemike e vitit 2013 reflekton recesion të tejzgjatur të eurozonës, veçanërisht në Greqi dhe Itali, si dy partnerët kryesorë të vendit. Megjithatë, kontraktimi në tremujorin e tretë duket i lidhur gjerësisht edhe me faktorë të brendshëm, veçanërisht pasiguritë dhe kaosin politik të shkaktuar nga rotacioni i pushtetit, pasi qeveria e majtë fituese në zgjedhje e mori detyrën vetëm në mes të shtatorit”, thuhet në raport. Për vitin 2014, “The Economist” parashikon se rritja ekonomike do të jetë 2 për qind, për shkak të përmirësimit të situatës në eurozonë, ecurisë së pritshme pozitive të eksporteve, por edhe rritjes së besimit që pritet të sjellë marrëveshja e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilën ekspertët e “The Economist” e cilësojnë si të nevojshme për vendin. Raporti vëren se, pavarësisht kësaj, qeveria e majtë ka përpara sfida të vështira që lidhen me luftën ndaj korrupsionit, konsolidimin fiskal, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit si faktorë që frenojnë rritjen ekonomike të vendit. Marrë me ndryshime nga Top-Channel


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.02.2014

3

akuza dhe propozim

Rama: PD kontrollon drejtësinë, prokuror të huaj për ‘21 janarin’ Në një replikë të ashpër ndaj paraardhësit të tij dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të opozitës, në kuadër të debatit për shkarkimin e Zana Xhukës, Rama ka theksuar se të djathtët nëpërmjet instrumentit të bashkëfajësisë po kontrollojnë sistemin e drejtësisë duke mos e lënë atë që të bëjë drejtësi për ish-zyrtarët. “Zëdhënësit më të zjarrtë të kësaj marrëzie, ndërkohë që ne kemi ardhur në qeveri, ju vazhdoni të kontrolloni pushtetin gjasme të pavarur të drejtësisë, me instrumentet e politikës suaj të bashkëfajësisë me ata që i keni vendosur që të jenë si gur shahu, të cilëve u keni marrë garancinë se nuk do ju prekin në gjithë ato vite dhe ndërkohë u keni lënë fushë të lirë për të bërë çfarë të duan me njerëzit e thjeshtë”, tha Rama në fjalën e tij. Ndaj për të shkëputur këto lloj fijesh, ai i ka bërë një propozim konkret opozitës, duke e ftuar atë që të pranojë që në emër të nevojës për drejtësi si mazhoranca dhe opozita të thërrasë një prokuror të huaj, i cili të hetojë në mënyrë të pavarur çështjen e 21 janarit. “Ka ardhur koha që duke filluar nga 21 janari, që ju e keni shumë përzemër ta përmendni, të biem dakord që një prokuror i pavarur, i huaj të vijë dhe të drejtojë hetimin e çështjes”, tha Rama. Dhe mbi bazën e kësaj përvoje ka theksuar ai, ky lloj hetimi të shtrihet edhe për çështje të tjera të nxehta të korrupsionit. “Ka ardhur koha që nëse ju e keni kaq përzemër luftën ndaj korrupsionit, ta shtrijmë këtë praktikë, që nuk është praktikë ekskluzive shqiptare dhe pastaj le të shohim çfarë rezultatesh do të nxjerrë”, - tha Rama.

ILDKP, mazhoranca shkarkon Xhukën, zgjedh Shkëlqim Ganin Gani është votuar me 75 vota pro dhe 2 abstenime. PD nuk merr pjesë në votim dhe përgatitet ta padisë në Gjykatën Kushtetuese votimin e djeshëm

Fejzi Braushi Mazhoranca ka finalizuar dje nismën e saj për shkarkimin e Zana Xhukës si kryeinspektore e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke e zëvendësuar atë në të njëjtën kohë me ishkonkurrentin e saj në garën e vjetshme për këtë pozicion, Shkëlqim Gani. Për të realizuar këtë rokadë në krye të ILDKP-së, Kuvendit i është dashur të votojë jo pak, por katër herë, fillimisht për ta futur këtë çështje në rend të ditës, më pas për të zhbërë vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Xhukës, dhe pastaj për të rivotuar dy dekretet e vjetra të Presidentit për kryetar të këtij Inspektorati, duke përfshirë rivotimin e vetë Zana Xhukës e duke rrëzuar atë, si dhe të kandidaturës tjetër, atë të Shkëlqim Ganit, duke e zgjedhur. Por para se të arrihej në këtë moment, Kuvendi është përfshirë në një debat të ashpër, ku opozita ka akuzuar mazhorancën se po shkelte Rregulloren duke e futur këtë çështje pa u diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve në rend të ditës, ndërsa ka theksuar se Xhuka po shkarkohej si pasojë e hakmarrjes së kryeministrit Edi Rama, ndaj një kërkese

të saj të një viti më parë për të hetuar pasurinë e bashkëshortes së tij, Linda Rama. Seanca Seanca e djeshme i është kushtuar thuajse e gjitha nismës së një grupi deputetësh socialistë për të shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit të një viti më parë, ku Zana Xhuka u zgjodh kryeinspektore e ILDKP-së. Ish-kryeministri Berisha, duke e konsideruar futjen e kësaj çështjeje në rend të ditës pa u diskutuar më parë në Konferencën e Kryetarëve, ka deklaruar se ky së pari përbën një nga aktet më të rënda të dhunimit të Parlamentit, dhe së dyti, ai është një akt i pastër hakmarrjeje e kryeministrit ndaj kryeinspektores për hetimin e pasurisë që ajo ka dashur t’i bëjë bashkëshortes së tij, Linda Rama. “Të vijë këtu letra, ku ajo i ka kërkuar Ramës për pasuritë. Ka thirrur Linda Bashën ta marrë në pyetje. Dëgjo ti zoti ç’integrim! Ju vërtet sakrifikoni Zana Xhukën për pallatin e kryetarit tuaj, por ta dish që sakrifikon statusin e vendit kandidat, ju s’keni interes atë, por keni interes paratë tuaja”, - tha Berisha. Por ndaj këtij pretendimi ka reaguar kryeministri Rama, i cili ka sqaruar se kur Xhuka

Berisha: Të vijë këtu letra, ku ajo i ka kërkuar Ramës për pasuritë. Ka thirrur Linda Bashën ta marrë në pyetje. Dëgjo ti zoti ç’integrim! Ju vërtet sakrifikoni Zana Xhukën për pallatin e kryetarit tuaj, por ta dish që sakrifikon statusin e vendit kandidat

ka dashur ta hetojë, ai s’ka pasur detyrimin ligjor se ka qenë thjesht kryetar i opozitës. “Kjo zonja që paska qenë e kërcënuar në atë kohë kur unë isha kryetar i opozitës, sepse nuk e kërkoi hetimin sipas ligjit. Sepse në atë letër ia kam thënë shumë qartë, duhet të prisni që unë të jem subjekt i deklarimit, pastaj më hetoni. Nuk e bëri. Dhe për zonjën nuk kam asgjë personalisht dhe deri ditën e fundit kam qenë në bashkëpunim institucional”, - u përgjigj Rama. Votimi Për të gjetur një konsensus për futjen e kësaj çështjeje në rend të ditës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thirri dhe Konferencën e Kryetarëve, mbledhja e së cilës nuk prodhoi asnjë rezultat konsensual. Ndaj, Meta është detyruar që me rifillimin e seancës ta hedhë atë në votim, duke miratuar përfshirjen e saj në rend të ditës me 79 vota pro (përfshi dhe votat e 3 përfaqësuesve të PDIU-së, të cilët bashkuan votat me mazhorancën). Kaq ka mjaftuar që opozita të largohet nga salla për t’iu bashkuar protestuesve në shesh, ndërsa mazhoranca ka vijuar e qetë votimin e çështjeve në rend të ditës, përfshi edhe atë të ILDKP-së. Para se

të kalohej në votim, të dyja grupimet parlamentare të mazhorancës kanë marrë nga një pushim të shkurtër për të vendosur për votën që do të shprehnin. Kështu me rinisjen e seancës, në fillim Kuvendi ka votuar me 77 vota shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të vendimit të Kuvendit të janarit të një viti më parë, me anë të të cilit Xhuka u zgjodh në krye të ILDKP-së. Më pas Kuvendi ka hedhur dhe një herë në votim dy dekretet e atëhershme të Presidentit, me emrat e Zana Xhukës dhe të Shkëlqim Ganit. I pari që është votuar ka qenë dekreti me emrin e Xhukës, i cili në një votim të fshehtë është rrëzuar me 76 vota pro dhe 1 abstenim. Më pas në votim është hedhur dekreti tjetër, ai për emrin e Shkëlqim Ganit, i cili është votuar me 75 vota pro dhe 2 abstenime. Të kontaktuar nga gazeta, juristë të PS-së kanë shpjeguar se votimi i të dy emrave ishte i nevojshëm për t’i paraprirë çdo ankimimi në Kushtetuese. Kjo pasi sipas tyre, me shpalljen të pavlefshëm të vendimit për zgjedhjen e Xhukës për shkak të procedurës së ndjekur nga mazhoranca e atëhershme dhe mosplotësimit të kritereve ligjore prej saj, ishte e nevojshme që dekreti me emrin e saj të rrëzohej me votë.

Rama-Berisha, replikat për Enver Hoxhën Rama: Po fyeni inteligjencën e këtij populli duke i thënë, çohu se erdhi ora të bësh atë që bëre 20 e ca vite më parë o popull, kur u ngrite për të shembur një regjim. Ju përgjigjen e keni marrë të plotë më 23 qershor dhe sa më shumë të vononi ta lexoni atë përgjigje, aq më të fortë do e merrni atë përgjigje kur të vijë radha tjetër. Topalli: Po kush po flet mo... Balla: Manushaqe, mbylle gojën ti... Rama: Ju dini të gjykoni, syrgjynosni me shpifje si në kohë të Partisë së Punës. E morët këtë shembull nga Parti e Punës dhe e morët këtë nga shërbëtorët e Enverit. Topalli: S’ke faj ti, ke përkrah Mimin, e atë zonjën tjetër... Rama: Fizikisht ka këtu një vullnetar të Enverit dhe nuk është në këtë krah (tregon PS), por është në këtë krah (tregon PD). Ja ku ju erdhi (për Ridvan Boden). Mes jush keni karikaturën e gjallë të Enverit, e keni mes jush. Nuk është Enveri jo, është karikatura e tij. Berisha: Ti rrije si gjynahqar pas mureve se doje të hyje në muzeun e diktatorit. Tregojua këtyre. Rama: Unë nuk e di se kush rrinte mbrapa

mureve, nuk e di, por di se kush rrinte si për gjynah majë varkës, këtë e di. Kjo histori ka vazhduar shumë gjatë dhe është histori e dhimbshme në partinë e marrë nën kontroll nga më i keqi i komunistëve, komunisti antikomunist. Balla: Ja ku je o Sali, te varka... Rama: Për zonjën në fjalë s’kam asgjë, madje kam patur bashkëpunim deri në fund... Topalli: Kështu po e ban ti dhe me Presidentin... Berisha: Zoti bashkëkryetar, ai ka frikë nga e vërteta dhe të tha ty të mos më jepte fjalën, ndërkohë kur doli me libër shpie e çfarë nuk tha. Aty nga data 20 dhjetor, në një miting në sheshin ‘Italia’ më erdhën 2 persona, njëri prej tyre ishte i dizekuilibruar dhe ai ishte Edvin Kristaq Rama. E mori fjalën dhe tha: Në çdo shtyllë të varim nga një komunist dhe unë i thashë, po për babanë tënd ç’të bëjmë? Edhe atë, më tha. I thashë, shko dhe bëj partinë e varjes se ne jemi Partia Demokratike. Eksperienca jote me familjen Hoxha është një ndër qesharaket. Me Hoxhën ty të lidhin firmat për varje, në sheshet e Tiranës e qyteteve nga babai yt. Të lidh ty firma mbi varjen e Havzi Nelës. Me ekzekutimin e një fshatari për

të cilin Sigurimi i bëri çdo kurth për ta varë si agjent grek. Lidhjet me Hoxhën i ke fatale. Është absurde të kërkosh shqiptarizëm tek një njeri që i ka varur çelësin Bregoviçit që ka kundër për çetnikët. Rama: Hajde bëjmë hetim të pavarur nga një prokuror i huaj për ‘21 janarin’. Ja ku je mo Sali, more atë që meriton nga populli. Meta i drejtohet Berishës: Mos i lër gjimnazistët të të presin, ndaj mbylle fjalën. Bode: Një përbuzje ndaj një akuze dhe shpifje ordinere, të shpifësit profesionist, gënjeshtarit më të madh që për fat të keq e kemi kryeministër. Zotëria thotë se jemi në ditë të zezë, sepse është dita e rënies së etërve shpirtërorë. Halli është se ti ke dalë nga gjirizet e Bllokut dhe ty sot të dhimbet ati yt shtetëror dhe biologjik. Ti ndihesh keq sepse gjysma e atyre që ke marrë në krah kanë dalë nga gjiri i Bllokut dhe ti mundohesh të ngresh akuza për njerëz që kanë ngrënë internimin e babait tënd. Rama: Që ke qenë vullnetar i Enverit ka qenë, ke ngritur bustin e Enverit për antimiting, e bëre. S`ke faj, larg ke qenë, mendove se të erdhi radha

se doje të vije në Tiranë. Unë nuk ta thashë për t’u fyer, por të thashë sepse na folën për vullnetarë të Enverit. Sepse ti je i vetmi vullnetar i Enverit që kemi këtu. Sepse ke qenë dhe je vullnetar i atij që ke në krah.... Vdiq një anëtar i Byrosë të cilit s’po ia them emrin. Dhe e shoqja ka thënë më vonë se s’dija ç’të bëja: Të qaja burrin apo të qaja Saliun, sepse iku burri, por Saliu qante më shumë se të gjithë. E dini mirë ju për kë e kam fjalën. E njihni atë zonjë. Kur e kam takuar këtë zotërinë në atë takimin që përmendi, kam qenë me dy burra të ndritur, njëri nuk është në Shqipëri se ka marrë arratinë dhe tjetri nuk jeton, Kasem Trebeshina dhe Ardian Klosi. Ju nuk mund të flisni sepse ju doni të nxirrni nga burgjet llumin e shoqërisë dhe i quani edhe të burgosur politikë. Kaq e vërtetë është kjo, saqë kur ne bëmë peticionin kundër atit shpirtëror të këtij jetimit, RD-ja nuk e botoi. Merreni intervistën e parë të zotërisë, se Genci e di mirë historinë dhe në intervistë thuhet se: Enver Hoxha bëri gabime me aleancat pas viteve ‘60. Ju e keni me Enverin e vdekur se ju mban peng ky i gjalli, karikatura e tij. Berisha: Dy metër gënjeshtar...


4

fokus

ngjarje e ditës

Në podium ku binin në sy tullumbacet, mbi të cilat ishin shënuar premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale, u ngjitën e folën disa prej atyre që janë pushuar padrejtësisht nga puna si dhe banorë të zonave informale të zhgënjyer nga legalizimet falas

Opozita proteston në shesh: Rilindja doli e rreme

Mijëra pjesëmarrës në marshimin e opozitës. Demokratët e ngritën shpirtin e protestës me vuvuzela në duar, pankarta antiqeveritare dhe tullumbace TIRANË Ata filluan të mblidhen rreth orës

13:00 në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar: “Konsensus, jo tritol”, “Rilindja doli e rreme”, “Ndal korrupsionit”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, opozita e filloi protestën dje në vendin ku 23 vite më parë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Më pas, rreth orës 14:10 protestuesit pritën daljen në shesh të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, bash atëherë kur protesta kishte filluar zyrtarisht. Në atë orë, diku në cep të Bashkisë së Tiranës, pak minuta qëndruan edhe deputetët aleatë, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri etj., ndërsa binte në sy mungesa e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili nuk mori pjesë as në punimet e djeshme parlamentare. Më pas aleatët u bashkuan me deputetët e PD-së, të cilët deri në atë kohë ishin në Kuvend. Ata kërkuan 20 minuta pushim gjatë seancës parlamentare për të mos u kthyer më gjatë ditës së djeshme. Bashkë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Berisha, deputetët përshkuan rrugën mes Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme për të zbritur më pas

në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në marshimin ku nuk pati entuziazëm të theksuar, por që në pjesëmarrje ishin me mijëra, demokratët e ngritën shpirtin e protestës me vuvuzela në duar. Edhe para Kryeministrisë ata kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa janë kujdesur që të mos kalojnë kordonin e policeve femra, të reja në moshë, që ishin vendosur para godinës së Kryeministrisë. Në podiumin e improvizuar ku binin në sy tullumbacet, mbi të cilat ishin shënuar premtimet e Ramës gjatë fushatës elektorale, u ngjitën e folën disa prej atyre që janë pushuar padrejtësisht nga puna si dhe banorë të zonave informale, që denoncuan premtimin e pambajtur deri më tash të kryeministrit Edi Rama për legalizime falas. Në fund, fjala ishte për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Aty rreth orës 15:10 gjithçka përfundoi. Ish-kryeministri Sali Berisha i rrethuar nga ish-truprojat e tij, i hipi makinës së vetme që qëndronte në cepin e “Hotel Rogner”, pak metra larg Kryeministrisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u largua në këmbë me disa deputetë të tjerë. Disa mitingashë morën rrugën deri tek sheshi “Nënë Tereza”. Shumë të tjerë u

Në protestë ishin dhe Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri etj., ndërsa binte në sy mungesa e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili nuk mori pjesë as në punimet e djeshme parlamentare

kthyen tek PD-ja. Ndërsa ishte e pamundur kalimi drejt rrugës që ndan “Hotel Rogner”in me Kryeministrinë. Një gardh i policisë nuk lejonte të kalonte aty asnjë kalimtar, madje as deputetë të opozitës. Një prej tyre, Dashamir Shehi u detyrua të merrte rrugën drejt sheshit “Nënë Tereza”, e po ashtu edhe Tritan Shehu. Protesta e djeshme kaloi në mënyrë paqësore, dhe nuk u provokua nga asnjëra prej palëve ndonjë incident i mundshëm, as nga turma dhe as nga forcat e policisë. Kjo e fundit përpara fillimit të protestës e deri kur u hoq nga sheshi podiumi i ngritur nga opozita mbajti dy kordonë të fortë sigurie ku dominonin policet femrapërpara Kryeministrisë. Vetëm pak minuta përpara se të mbaronte fjalën Lulzim Basha, në mesin e kordonit të parë, në cep të Kryeministrisë, nga ana e “Rogner”-it është kërkuar përforcim (i vogël në numër) nga punonjësit e rendit dhe të sigurisë. Gjithsesi në total, numri i policëve të angazhuarnëkëtëmbarëvajtjeje tëmitinguttë Partisë Demokratike ishte i lartë. N.Perndoj

Policia në gatishmëri, kordoni i femrave rrethoi Kryeministrinë Policia kaloi në shërbim të përforcuar gjatë protestës së djeshme të PD-së, edhe pse në kordonin përballë Kryeministrisë dominonin policet femra. Pak minuta përpara se të mbaronte kjo protestë, në mesin e kordonit të parë është kërkuar përforcim nga punonjësit e rendit dhe të sigurisë. Ky shtim prej 10 apo 15 punonjësish ishte e vetmja ndërhyrje e nevojshme për masat e ndërmarra për protestën, që u mbyll pa incidente. Megjithatë, numri i policëve të cilët ishin të angazhuar në këtë mbarëvajtjeje të mitingut të Partisë Demokratike ishte i lartë. Pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë qenë të pranishëm në afërsi të Kryeministrisë, përfshirë këtu ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u filmua nga kamerat në tarracën e Kryeministrisë. Ministri Tahiri u fiksua teksa fliste në telefon, ndërsa ndiqte nga tarraca protestën dhe jepte këshillat e rastit. Në radhën e parë janë vënë re gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, dre-

jtori i Policisë së Qarkut Tiranë, shefi i Gardës së Republikës, si dhe shefat e komisariateve të Tiranës. Pothuajse i gjithë efektivi i komisariateve të kryeqytetit ishte i gatshëm për të ndërhyrë në rast të ndonjë incidenti të mundshëm. Megjithatë, simbolika më e dukshme ishte ajo e kordonit me policet femra. Rreth 50 prej tyre u rreshtuan në kordonin përpara Kryeministrisë, për të krijuar rrethin e parë të sigurisë përpara godinës më herët

se të fillonte protesta. Rrethi i dytë i sigurisë ishin forcat e rendit dhe të sigurisë publike në komisariatet e Tiranës dhe ato të drejtorisë. Të distancuar nga dy kordonët e sigurisë së Kryeministrisë kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që ishin në gatishmëri të ndonjë akti të dhunshëm të mundshëm. Ndërkohë, Garda e Republikës mori në ruajtje godinën e Këshillit të Ministrave nga brenda dhe snajperat e RENEA-s, perimetrin përreth. Gjithashtu, i gjithë efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë bllokoi të gjitha rrugët ndërlidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, derisa protesta përfundoi dhe njerëzit u shpërndanë. Gjatë ditës së djeshme nuk munguan debatet mbi postblloqet e policisë të ngritura në akset hyrëse të kryeqytetit, megjithëse protestuesit nuk patën ankesa për ndalime nga forcat e rendit. Fatmirësisht, gjatë tubimit nuk pati asnjë incident dhe secila nga palët, protestuesit dhe policia, respektoi rolin dhe detyrat e saj.

kërkesa

Ish-grevistët: Qeveria të miratojë ligjin për lustracionin TIRANË Ish-studentët e grevës së urisë të vitit ‘91 u shprehën dje të zhgënjyer për mospërmbushjen e idealeve të tyre për një “Shqipëri si gjithë Europa”. Në përkujtim të shembjes së bustit të diktatorit më 20 shkurt 1991, lëvizja studentore shqiptare i ka kërkuar qeverisë të miratojë ligjin për lustracionin dhe dekomunistizimin e shoqërisë në mbështetje të Rezolutës së Këshillit të Europës. “…Duhet t’i themi të gjithë ndal kësaj lufte klasore e cila vazhdon për 23 vite, ku njëra palë del dhe konteston palën tjetër, ku dhe pas një paqeje katërmujore jemi përsëri në prag të një lufte dhe përsëri në prag të një mohimi total të g jithçkaje dhe pastaj g jithë shoqëria gjendet përballë këtyre dy krahëve, të cilët sa herë që përplasen krijojnë këtë lloj stanjacioni ku ndodhemi gjithmonë. Kemi më pak cilësi jete, kemi më pak standarde jete në këtë vend”,- u shpreh Blendi Gonxhe, ish-student i grevës së urisë 1991. “Unë kërkoj nga i gjithë spektri politik shqiptar të distancohen nga krimi politik i 45 viteve të shkuara. Kërkoj që të ndahen nga mentaliteti i kohës. Të gjithë së bashku të miratojmë rezolutën në parlament, të heqim të gjitha gradat dhe nderet që i janë bërë diktatorit nga Parlamenti i dikurshëm dhe nga Presidenca e dikurshme, dhe së bashku të kemi mundësi të kryejmë dekomunistizimin e shoqërisë. Është një mentalitet i cili po na mban të mbërthyer të gjithë krahët e politikës shqiptare”tha deputetja e PD-së, Mesila Doda.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.02.2014

5

Kreu i PD-së paralajmëroi lëvizje surprizë, teksa shtoi: “Është marrëzi se shqiptarët mund të pranojnë një qeveri që i drejton nga dështimi në dështim dhe të presin katër vjet”

Protesta

Basha-Ramës: Fillo punën, ose largohu! “…Është marrëzi se shqiptarët mund të pranojnë një qeveri që i drejton nga dështimi në dështim dhe të presin katër vjet” TIRANË “Kush mashtron për vota, nuk mund

Tahiri lëviz në këmbë me Klosin pas protestës TIRANË Pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ishin dje prezentë në afërsi të Kryeministrisë. Në momentin që protestuesit po i afroheshin Kryeministrisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri qëndroi për pak sekonda në tarracën e Kryeministrisë. Në protestën e djeshme ishin të pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan

Didi, drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, shefi i Gardës së Republikës…etj. Jo vetëm kaq. Në fund të protestës, ministri i Brendshëm, Tahiri ka bërë një copë rrugë në këmbë bashkë me deputetin e PS-së, Blendi Klosi, i shoqëruar nga katër truproja. Ai ka ecur qetësisht mes protestuesish që po shpërndaheshin drejt rrugës së Elbasanit.

PD: Ishim 150 mijë vetë, Berisha: Përpara për greva e demonstrata TIRANË Vetëm pak minuta pas përfundimit të protestës, Partia Demokratike deklaroi zyrtarisht se në shesh ishin mbledhur 150 mijë qytetarë. Këtij qëndrimi iu bashkua dje edhe ish-kryeministri Sali Berisha me një status të veçantë në faqen e tij në Facebook. Por për Berishën ky është vetëm fillimi. “Protesta me gjigante në 23 vite! Ky është vetëm fillimi!! Mirënjohje, mirënjohje, përulje me nderim para ju protestueseve që iu kthyet sot shpresën e pashuar shqiptarëve. Përpara! Përpara, për protesta, greva, demonstrata të tjera. Mashtruesit që shkelmuan dinjitetin tonë duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Zoti e bekoftë Partinë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!!”- shkruan ai. Të njëjtat statuse entuziaste kanë përcjellë dje në faqet e tyre në Facebook edhe deputetë të tjerë të PD-së, ku kanë theksuar pjesëmarrjen e lartë dhe mirënjohjen për ata që iu bashkuan protestës.

t’i gëzohet pushtetit”, - tha dje kryetari i opozitës, Lulzim Basha në fjalimin përmbyllës të protestës së mbajtur para Kryeministrisë. Edhe pse të shumtë në numër, opozita pretendoi dje se protesta do të ishte shumë më e madhe në rast se nuk do të ishin penguar nga mazhoranca. “…Ju drejtohem ju dhe atyre mijëra e mijëra të tjerëve që u nisën, por u penguan që të jenë pjesë e këtij përkujtimi dhe marshimi proteste me falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për aktin tuaj qytetar të pjesëmarrjes në këtë protestë. Vëllezër dhe motra. Në këtë marshim proteste të thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, ne vijmë për të përkujtuar një ditë të shënuar me germa të arta në historinë e vendit tonë. 20 shkurti 1991, kur 23 vjet më parë, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e këtij vendi rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës, personifikimin e shtypjes, izolimit, mjerimit dhe gënjeshtrës që mbante për 50 vite këtë vend nën thundër,”- tha Basha. Por sot, 23 vjet më pas, vendi sipas tij ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. “Ditë pas dite, shohim me shqetësim të madh si po kërcënohen, po cenohen, po tjetërsohen, po zhbëhen, po goditen e po shkelen me këmbë nga qeveria Rama-Meta vlera të mëdha, vlera të rëndësishme, vlera të shtrenjta që janë bërë pjesë organike të shqiptarëve të lirë gjatë këtyre viteve, vlera pa të cilat nuk ia vlen të jetohet e nuk mund të jetohet, siç janë liria, të drejtat, dinjiteti njerëzor e qytetar, shteti ligjor, vota e lirë, punësimi, zhvillimi, aspirata europiane, vetë demokracia shqiptare. Përkeqësimi është ulur këmbëkryq shtëpi më shtëpi, qëkurse erdhën këta, dhe nuk po ndalet. Kanë ngritur dorë kundër ligjit, kanë dalë mbi ligjin, domethënë jashtë ligjit, dhe nuk po ndalen”, - tha ai. Sipas tij, sot mashtrimi e ka emrin Edi Rama. “…Jemi të gjithë bashkë, për të treguar me gisht qeverinë si shkaktaren e gjendjes së rëndë, për ta përballur në këtë shesh të madh e të hapur të popullit me mashtrimet dhe dështimet e saj të padëgjuara, për ta

paralajmëruar të kthehet me urgjencë në binarët e ligjit para se të jetë vonë; për të afirmuar forcën dhe vullnetin tonë të pathyeshëm si një pol jetik i lirisë dhe demokracisë. Çfarë emri ka, të dashur qytetarë, marrja e votave me një listë të gjatë premtimesh të bujshme që braktisen, harrohen e flaken nga fituesi që të nesërmen e fitores njësoj si në shprehjen e njohur popullore kalova lumin…? Çfarë emri t’i vëmë kësaj? Çfarë emri ka? Dëgjoj që po thoni ‘mashtrim’. E ka emrin mashtrim. E ka emrin Edi Rama”, tha ai. Por si zgjidhet kjo situatë për Bashën?. “Në kontratën e shenjtë të votës kur njëri voton për premtimet e tjetri nuk do t’ia dijë sapo merr votën, ka vetëm një zgjidhje dhe nuk ka tjetër. Shikojeni, hapni sytë: sheshi, marshimi, protesta popullore. Protesta popullore si kjo e sotmja, e cila do të pasohet nga protesta të tjera të fuqishme, derisa kryeministri që ka grisur kontratën m e z g j e d h ë s it t ë m a r r ë nj ë p ë r nj ë përgjegjësitë e tij; Derisa votat e marra me premtime false të konsiderohen vota të blera në formën më të shëmtuar të korrupsionit politik, që duhet t’i kthehen mbrapsht sovranit. Derisa të ngulitet si ligj dhe normë e hekurt se kushdo që mashtron për vota nuk do t’i gëzohet e nuk mund t’i gëzohet pushtetit”, - u përgjigj ai. Sipas tij, marshimet dhe protestat popullore do të kenë vetëm një zë: “Rama të lërë propagandën”. “Mbylle fushatën elektorale të rrenave! Shtroju punës, bëj punën që bën qeveria në demokraci, çel kantieret e mundësive dhe shanseve për punë dhe punësim të shqiptarëve, zgjidhje të shpejta për lehtësimin dhe nxitjen e sipërmarrjes së lirë dhe investimeve private si rruga më e sigurt për të rimarrë frymëmarrjen, zhvillimin, ngritjen; Lëri përrallat, iku koha e përrallave, fillo punën ose përndryshe, largohu! Vendi nuk mund të jetojë në fatalitetin e dështimeve të qeverisë…”, - tha Basha. Ai paralajmëroi lëvizje surprizë nga opozita, qoftë edhe zgjedhje të parakohshme teksa shtoi: “Është marrëzi se shqiptarët mund të pranojnë një qeveri që i drejton nga dështimi në dështim dhe të presin katër vjet”. Basha theksoi gjithashtu se përmes instrumentit demokratik të marshimit, “populli i lirë do ta marrë vetë në dorë çështjen e statusit”.


6

fokus

DitarI

ngjarje e ditës “Ne nuk kemi pasur armë me vete, sepse nuk kemi pasur dhe nuk kemi nevojë të mbajmë armë. Mbaj mend shumë pak nga ngjarja e mbrëmshme, kur një person qëlloi me armë drejt nesh nga përpara”

I mbijetuari i atentatit: Nuk di nga na erdhi e keqja, s’kemi konflikte Aurel Prendi, i cili i shpëtoi breshërisë së armëve në Milot, nuk gjen shpjegim për atentatin që u mori jetën vëllait dhe djalit të hallës. Policia dyshon edhe për një gabim objektivi nga autorët Dashamir Biçaku Aurel Prendi, i mbijetuari i vetëm i atentatit të Milotit, e ka kaluar rrezikun për jetën, por jo traumën që i shkaktoi vrasja e të vëllait dhe kushëririt. Nga Spitali Ushtarak ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, i riu pohon se nuk gjen asnjë shkak për tragjedinë e ndodhur në familjen e tij. “Nuk e di nga na ka ardhur”,- pohon ai për MAPO-n, ndërsa mohon që ai vetë apo dy viktimat të kenë pasur konflikt me njeri. “Nuk kemi pasur konflikte me asnjë person në zonë. Shihnim punën tonë, ndaj edhe më duket e pakuptimtë ajo që na ndodhi”, - tha dje 21-vjeçari Aurel Prendi. Sipas tij dhe disa kushërinjve të tjerë që shoqëronin në spital të riun, atentati ndodhi ndërsa ata kishin qenë duke u kthyer në shtëpi, kur persona ende të panjohur iu kanë zënë pritë e më pas qëlluan me armë zjarri në drejtim të pjesës së përparme të veturës, duke lënë të vrarë Taulantin, 25 vjeç dhe djalin e hallës së tyre, Klodian Ndrecën. Aurel Prendi mori një plagë në shpatull nga të shtënat me breshëri të autorëve. Prendi sqaron se ata vetë nuk kanë pasur armë me vete, ndërsa armët e gjetura në vendin e ngjarjes duhet të jenë të autorëve. “Ne nuk kemi pasur armë me vete, sepse nuk kemi pasur dhe nuk kemi nevojë të mbajmë armë. Mbaj mend shumë pak

nga ngjarja e mbrëmshme, kur një person qëlloi me armë drejt nesh nga përpara”, -thotë ai ndërsa përpiqet të kujtojë krimin e rëndë. Gjithë sa 21-vjeçari mban mend janë të shtënat e armëve. “Më vonë e kam parë veten në spital dhe tani jam në Spitalin Ushtarak”, - tha ai pa ditur të japë shpjegime të mëtejshme. Aureli pohoi se i vëllai dhe kushëriri i tij punonin prej kohësh punonin me ndërtime dhe kryesisht me rregullime banesash apo punime dekorative. Aurel Prendi, 21 vjeç, që prej mbrëmjes së mërkurë është duke u mjekuar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për shkak të një plage me armë zjarri. Në atentat mbetën të vrarë i vëllai dhe djali i hallës, por policia nuk ka gjetur ende një motiv për këtë krim. Edhe xhaxhai i vëllezërve Taulant e Aurel Prendi, Gjovalin Prendi, gjithashtu ka pohuar se dy nipërit e tij por edhe kushëriri i tyre nuk kanë pasur konflikte apo probleme me ndonjë njeri, ndërsa kërkoi nga autoritetet e shtetit të zbardhnin ngjarjen. Pas ngjarjes policia ka kryer disa verifikime dhe shoqërime, duke marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm personash, që sipas saj mund të kenë dijeni mbi atentatin e dy netëve më parë. Dyshimet e policisë janë se atentati mund të jetë drejtuar në një objektiv të gabuar, por me pasoja fatale për jetën

Dyshimet e policisë janë se atentati mund të jetë drejtuar në një objektiv të gabuar, por me pasoja fatale për jetën e dy të rinjve. Dyshimet e hetuesve janë se objekt i atentatit mund të ketë qenë një person tjetër, i cili është identifikuar tashmë.

Aurel Prendi, 21 vjeçari i plagosur

e dy të rinjve. Dyshimet e hetuesve janë se objekt i atentatit mund të ketë qenë një person tjetër, i cili është identifikuar tashmë. Një version tjetër që është duke verifikuar dhe hetuar policia e Lezhës, është që atentati mund të ketë qenë drejtuar ndaj Klodian Ndrecës, kushëririt të dy vëllezërve Prendi. Ndreca ka qenë duke drejtuar makinën, ndaj së cilës u qëllua me breshëri.

Arratia nga burgu, gardianët e Drenovës rrezikojnë 23 vjet Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 23 vjet burg të 19 gardianëve të akuzuar si përgjegjës për arratisjen e Admir Tafilit Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 23 vite burg për 19 gardianët e burgut të Drenovës, të arrestuar menjëherë pas arratisjes së bujshme të shtatë të dënuarve për krime të rënda në nëntor të vitit të shkuar. Në përfundim të gjykimit me procedurë të shkurtuar, akuza i kërkoi gjykatës të shpallë fajtorë të 19 punonjësit e policisë së burgut, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, në orën 15:00 të datës 23.11.2013, ishte hapur ambienti i klasës në Godinën A të Sigurisë së Lartë. Nga Sektori “4” kishin shkuar në klasë të dënuarit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reis Haxhiaj dhe Eduart Lulo, kurse nga Sektori 3 kishin shkuar në klasë të dënuarit Artur Gora, Kastriot Maksuti, Dan Hutra, Pelivan Latollari dhe Reshit Adri. Rreth orës 18:49, i dënuari Admir Tafili kishte dalë nga klasa pa u kontrolluar dhe kishte shkuar në zgarën e Sektorit 3. Rreth orës 18:50, i dënuari tjetër Fran Marashi drejtohet me një qese me mollë në dorë për tek zgara e Sektorit 3. Edhe këtij të dënuari i ishte hapur dera e zgarës nga përgjegjësi i kolonës pa u kontrolluar fizik-

Dënimi i kërkuar nga prokuroria për 19 të pandehur

isht. Sapo kishte hyrë në Sektorin 3, i dënuari Admir Tafili kishte dëmtuar menjëherë kameran e vëzhgimit të këtij sektori, ndërsa i dënuari Fran Marashi i ishte drejtuar dhe kishte kërcënuar me armë përgjegjësin e shërbimit, Luan Liçollari, duke hapur më pas portën e Sektorit nr. 3. Ndërkohë, i dënuari Gëzim Guri, i cili ndodhej në klasë, kishte nxjerrë një armë dhe pasi kishte kërcënuar përgjegjësin e kolonës, Gjergji Këllezi, kishte dalë nga klasa dhe në vazhdim ishte larguar drejt daljes së godinës së bashku edhe me të dënuarit e tjerë; Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Artur Gora, dy prej të cilëve gjithashtu ishin të armatosur. Ndërkohë, të dënuarit Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gezim Toma, Eduart Lulo, Reis Haxhiraj dhe Artur Gora, pas daljes nga Godina A ishin drejtuar për tek

Në përfundim të gjykimit me procedurë të shkurtuar, akuza i kërkoi gjykatës të shpallë fajtorë të 19 punonjësit e policisë së burgut, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Edmond Qarri, 2 vjet burg Valter Gjalpi, 2 vjet burgim Riza Spahiu, 1 vit e 8 muaj burg Ardian Lemellari, 1 vit burg Altin Sulo, 1 vit e 4 muaj burg Spartak Marko, 1 vit burg Shpëtim Peronka, 1 vit burg Suzana Sejdarasi, 1 vit burg Luljeta Dvorani, 1 vit burg Arben Potka, 1 vit burgim Gjergji Këllëzi, 1 vit e 4 muaj burg Bledar Kollçinaku, 1 vit burg Luan Liçkollari, 1 vit e 4 muaj burg Artan Larti, 1 vit burg Valdet Braholli, 1 vit burg Sotir Tanushi, 1 vit burg Ferdinand Bilimani, 1 vit burg Bledi Hysolli, 1 vit burg Margel Rushani, 1 vit burg dera e tunelit (dedektorit). Pasi kishin trokitur aty dhe dera ishte hapur nga brenda prej kontrollorit Edmond Qarri pa bërë asnjë verifikim dhe pa e patur për detyrë, të dënuarit ishin drejtuar për tek dera në ambientet e kontrollit të familjarëve dhe nëpërmjet kësaj dere kishin dalë jashtë godinës dhe më tej ishin drejtuar për tek rrethimi i perimetrit të jashtëm të burgut, i cili ishte thurur me tel. L.Bakillari

shkurt

Plagos me gërshërë të afërmin për pronën Një konflikt për motive pronësie në Mirditë ka degjeneruar në dhunë fizike mes dy kushërinjve, të cilët kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat, ku 68-vjeçari Gjet Duka është goditur me gërshërë në qafë nga kushëriri i tij Gjergji Duka, 65 vjeç. Mësohet se 68-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal në gjendje kritike për jetën, ndërsa pritej të nisej drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjes, Gjergji Duka dhe po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. 

Korçë, sekuestrohen 370 kg hashash Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi prej 370 kg lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa. Sasia e madhe e drogës është sekuestruar në sajë të operacionit të koduar ‘Stafeta’, në Pojan të Korçës, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Policia e Korçës ka vënë në pranga Deni Shahinin, 34 vjeç, banues në Maliq të Korçës, Aleks Kreshpanjin, 44 vjeç, banues në Korçë dhe Gramoz Vilën, 43 vjeç, banues në fshatin Libonik. Lënda narkotike ishte transportuar nga personat e mësipërm nga Lazarati për në qytetin e Korçës, me qëllim shpërndarjen dhe transportimin për në shtetin grek.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.02.2014

7

Lajm i vonë

Dy të vdekur brenda një makine në Durrës, mister shkaqet Dy persona janë gjetur të shkrumbuar mbrëmë, brenda një makine në zonën e “Kënetës” në Durrës. Makina brenda së cilës ata u gjetën ishte gjithashtu e djegur, ndërkohë që policia po kryen hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një atentat, apo për një ngjarje aksiden-

tale. Forcat e rendit janë lajmëruar ng banorë të zonës për makinën që po digjej nga flakët, por kur kanë mbërritur aty, bilanci ishte tragjik. Dy persona, emri i të cilëve nuk u bë i ditur u gjetën të vdekur brenda në makinë. Trupat e tyre u dërguan në morgun e qytetit të Durrësit, ku

mbërrin me urgjencë mjekët ligjorë për të kryer ekspertizën. Deri në orët e para të mëngjesit, ngjarja ka qenë e mbuluar nga misteri. Hetues të policisë në vendngjarje nuk kanë mundur të gjejnë të dhëna që çojnë në zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore pritet të

luajë një rol kyç për të zbuluar rrethanat në të cilat vdiqën këta dy persona. Do të jenë mjekët ligjorë që do të përcaktojnë nëse viktimat kanë plagë të tjera në trup, apo se vdekja e tyre ka ardhur nga djegia e makinës. Hetimet kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Qeveria ndryshon modelin ekonomik, prodhimi në fokus deri më 2020 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj ka prezantuar dje një draft-strategji të re zhvillimi për ekonominë, e vlefshme për 6 vitet në vijim. Në fokus do të jenë prodhimi dhe investimet. Ja synimet për punësimin dhe eksportet Blerina Hoxha

Eksportet dhe investimet e huaja duket se janë piketuar nga qeveria për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitet në vijim, të paktën deri në 2020. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar një draft-strategji për bizneset dhe investimet, e cila nisi konsultimet dje me organizatat e biznesit në vend. Synimet

“Misioni i kësaj strategjie është për një Shqipëri konkurruese”, - tha ministri Ahmetaj në takimin me biznesin. Sipas këtij dokumenti synohet që deri në vitin 2020 të arrihet një rritje e ndërmarrjeve aktive në treg me 10.6%, rritje e numrit të të punësuarve me 34%, rritje e eksporteve me 67,7 % dhe rritje e investimeve të huaja me 46%. “Dokumenti është hartuar mbi bazën e gjetjeve të arritura, pas një analize të detajuar të treguesve dhe nevojave të identifikuara në konsultim me të gjitha grupet e interesit dhe përfituesit kryesorë të propozimeve të kësaj strategjie, - tha ai. - Në këtë strategji, ndryshe nga programet e mëparshme, është punuar për të përputhur më mirë raportet e politikës së programit buxhetor me kostot financiare dhe burimet e financimit të kësaj strategjie. Meqenëse burimet e brendshme janë të kufizuara, në strategji synohet që masat e përcaktuara për çdo produkt të konvertohen lehtësisht në fisha projekti, që të jenë të mirëpritura nga vetë donatorët. Plani i veprimit për zbatimin e objektivave të parashikuar është orientuar në linjë me Strategjinë Rajonale SEE 2020 dhe planin e veprimit të saj, pasi do jetë më e lehtë për

të ndjekur dhe monitoruar indikatorët kryesorë, të cilët do të garantojnë edhe realizimin e objektivave të saj”. Ministri Ahmetaj theksoi gjithashtu se çdo vit do të monitorohet ecuria e realizimit të indikatorëve bazë të kësaj strategjie, duke siguruar një bashkëpunim të ngushtë me institucionet si INSTAT, Banka e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, AKBN, AIDA etj., me qëllim për të mbledhur bazën e të dhënave, të cilat do të garantojnë dinamikën e monitorimit të indikatorëve dhe analizave respektive. Ndryshon modeli ekonomik

Strategjia e re e zhvillimit duket se do të zhvendosë modelin ekonomik që ka ndjekur vendi deri më tani, duke u

Strategjia e re e zhvillimit duket se do të zhvendosë modelin ekonomik që ka ndjekur vendi deri më tani, duke u orientuar nga prodhimi dhe jo nga konsumi.

Strategjia synon deri më 2020 Rritje të ndërmarrjeve 10.6% Rritje të punësuarve 34% Rritje të eksporteve 67,7 % Rritje të investimeve 46%.

orientuar nga prodhimi dhe jo nga konsumi. Ekspertët edhe më parë i kishin kërkuar një riorientim politikës për të rishikuar burimet e rritjes. Gjatë dekadës së kaluar në themel të rritjes ekonomike të vendit ishte bumi në sektorin e ndërtimit dhe kreditimi nga bankat. Sot të dyja këto burime kanë shteruar, ndaj mundësi të tjera të eko-

Facebook blen 19 miliardë USD rivalin e tij WhatsApp Rrjeti më i madh social në gjithë botën në internet, koncerni amerikan Facebook ka blerë shërbimin konkurrent të mesazheve telefonike WhatsApp. Çmimi i blerjes kap shumën e gjithsej 19 miliardë dollarëve dhe do të paguhen kesh (4 miliardë dollarë) dhe përmes aksioneve të Facebook-ut (12 miliardë dollarë), bëri të ditur sipërmarrja pas mbylljes së bursës në Nju Jork. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë pronari dhe krijuesi i Facebookut, Mark Zuckerberg. “Jam i lumtur t’ju njoftoj se kemi arritur të marrim WhatsApp-in. Ekipi i tyre tani do të na bashkëngjitet në Facebook. Misioni ynë është ta bëjmë botën më të hapur dhe më të lidhur”, - ka shkruar Zuckerberg në Facebook. WhatsApp është një program për Smartphone që bën të mundur dërgimin e lajmeve të shkurtra, fotografive dhe të

dhënave audio përmes një lidhjeje në internet. Sipas koncernit Facebook, WhatsApp do të drejtohet edhe më tej si sipërmarrje e ndarë. Kjo ishte edhe blerja më e madhe deri tani e sipërmarrjes së Mark Zuckerberg-ut, i cili arriti me hyrjen e tij në tregun e bursës para më pak se dy vjetësh të merrte 16 miliardë dollarë. Kur Mark Zuckerberg themeloi para dhjetë vjetësh Facebook-un, ai dëshironte që t’i afronte njerëzit, të bisedonin me njëritjetrin apo të lidhnin miqësi mes tyre. Ndërkohë, sipërmarrja e tij tashmë është bërë një koncern ekonomik gjigant. Megjithë kritikat për shkak të mungesës së mbrojtjes së të dhënave, ai shpesh përdoret edhe kur është fjala për të mobilizuar njerëzit. Në këtë aspekt, Facebook është bërë prej kohësh edhe një platformë politike.

nomisë duhet të dalin në pah. Dhe në fakt ekonomia ka ciklin e vet vetërregullues. Investimet në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë nxjerrëse janë shtuar, duke ndikuar kështu në rritjen eksporteve vendase. Gjatë dy viteve të fundit, sidomos më 2013-ën, të vetmit sektorë që kanë rezultuar me rritje janë bujqësia dhe eksportet, të cilët kanë shënuar vlera të lartë duke arritur në mbi 2 miliardë euro. “Garantimi i rritjes së qëndrueshme kërkon identifikimin e burimeve të reja që ushqejnë rritjen ekonomike apo dhe zëvendësuesit e disa prej burimeve aktuale të rritjes, që në periudha afatshkurtra e afatmesme pritet të kontribuojnë më shumë se deri tani”, - tha ministri Ahmetaj.

Agjenci edhe për urbanizimin Është prezantuar dje nisma e fundit e qeverisë, Atelier Albania (AA), një zyrë që do të operojë brenda Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Është një koncept i ri, një frymë e re për funksionimin dhe transformimin e misionit të Ministrisë së Zhvillimit Urbanistik dhe Turizmit dhe Agjencisë drejt një qasjeje efikase dhe të kohës”,- tha ministrja Eglantina Gjermeni. Ajo theksoi se Agjencia do t’i japë impuls evidentimit të ideve inovative që stimulojnë projekte cilësore, do të shërbejë si një ‘urë-komunikimi’ profesionale me ekspertë vendas e të huaj, për të krijuar kushtet që ky bashkëpunim të jetë produktiv, duke adaptuar shembuj të suksesshëm nga brenda e jashtë Shqipërisë. Rasti konkret i zbatimit të këtij programi, sipas saj, është organizimi i konkursit “Për vijën bregdetare të Vlorës”, i cili finalizohet nesër në Vlorë me përzg jedhjen e fituesit mes 110 aplikimeve nga e g jithë bota. Ag jencia do të ndihmojë për krijimin e një metodolog jie të qeverisjes për autoritetet kombëtare dhe lokale në fushën e planifikimit, duke punuar ngushtësisht me to.


CMYK

8 21.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Znj. Olta Stasa

Znj. Elkeda Domi

Për pozicionin e punës “Specialist i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Koordinimin e Projekteve”

Për pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Monitorimit të Frekuencave”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Znj. Sevada Guço

Znj. Edra Dedaj

Për pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e së Drejtës së Transmetimit dhe Autorit”

Për pozicionin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Informacionit dhe Reklamave”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Znj. Sara Xhumbari

Z. Eno Pleqi

Për pozicionin e punës “Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Juridike”

Për pozicionin e punës “Specialist i Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

SHPALLJE E REZULTATIT TË KONKURRIMIT

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Në përputhje me nenin 13, të ligjit nr.8549, datë 11/11/1999, “Statusi i Nëpunësit Civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11/05/2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, pika 20, i ndryshuar, si dhe të vendimit të marrë nga eprori direkt, në përfundim të procedurave dhe të gjitha fazave të konkurrimit, shpallet fitues:

Znj. Eglantina Haroku

Z. Jetmir Olldashi

Për pozicionin e punës “Monitorues në Sektorin e Studios së Monitorimit”

Për pozicionin e punës “Specialist i Marrëdhënieve me Publikun”


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.02.2014

9

BANKERS PETROLEUM ALBANIA L.T.D

JOB ANNOUNCEMENT Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania in 2004. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced ten successful years and established ourselves as the leading crude oil production company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales. To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill three vacant positions listed below: LEGAL ADVISOR Essential Qualifications & Skills: • MSc in Law plus 8 to 12 years relevant experience preferably including both private practice and in-house with major companies, • Experience in Compliance and Corporate governance. • Strong understanding of the legal aspects in oil industry. • Strong academic background and excellent communication and organizational skills. Able to communicate effectively and professionally and to explain legal issues to a non-legal audience. • Well organized, practical and analytical. • Ability to represent the company and persuasively articulate company’s positions in front of third parties including government authorities.

Fluent English level and very good computer knowledge • Team player with ability to work independently. Preferred Qualifications and experience: • Previous experience in oil and gas industry legal matters either in private commercial practice or in-house. • Good level of awareness of industry-specific agreements, contractual terms and commercial developments. • Ability to gain a high level of professional and personal credibility – internally and externally. • Good knowledge of the legal and fiscal regime affecting the Albanian oil and gas industry. LAWYER Key Requirements: • Bachelors degree (or higher education) in Law. • At least 5 years working experience in preferably with experience in legal issues. • An excellent level of English language spoken and written. • Competent IT skills. • Very good analytical and organisational skills. • Very good communication and interpersonal skills. • A positive approach to work, and the willingness to accept additional tasks. • Self motivated, energetic and able to work in a team and a challenging environment. PUBLIC RELATIONS SPECIALIST Key Requirements: • University degree in Marketing, Communication, Public Relations and/or any other related field. • Al least five years of experience in public relations and / or other related fields. • Must have a good knowledge of media practices and norms. • Good knowledge of principles, practices and techniques of oral and written communications. • Excellent command of English Language -- Knowledge of the structure and content of the English language including the meaning and spelling of words, rules of composition, and grammar.

• • • •

Strong computer skills. Current and valid driving license. Any experience in the oil industry is an advantage. The successful candidate should have the ability to communicate clearly, creativity, initiative, good judgment, an outgoing personality and self confidence.

Other skills needed:  Critical Thinking, Negotiation -- Using logic and reasoning to identify the strengths and weaknesses of alternative solutions, conclusions or approaches to problems.  Active Listening -- Giving full attention to what other people are saying, taking time to understand the points being made, asking questions as appropriate, and not interrupting at inappropriate moments.  Speaking -- Talking to others to convey information effectively.  Time Management -- Managing one’s own time and the time of others.  Influence -- Influencing others to be open to changing their minds or behavior.  Social Perceptiveness -- Being aware of others’ reactions and understanding why they react as they do.  Complex Problem Solving -- Identifying complex problems and reviewing related information to develop and evaluate options and implement solutions.

Applications, including a C.V. and cover letter, in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagja “Sheq i Madh”, Rr.”Leonardo Murialdo”, Fier, Albania. Fax: +355 34 220850 or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is February 28th 2014. We thank all who apply for their interest in Bankers Petroleum Albania Ltd, but only candidates selected for an interview will be contacted.


-

10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Pyetje retorike - për t’u arratisur nga e kaluara me Visar Zhitin përballë...

P

ara pak muajsh, duke lexuar në të përjavshmen MAPO që boton përgjigjet e pyetësorit të Prustit, nga personazhe të ndryshëm të jetës kulturore të vendit, ishte radha e shkrimtarit dhe poetit Visar Zhiti dhe më bëri shumë përshtypje një përgjigje e tij. Pyetjes se çfarë i kishte mbetur peng në jetë, ai iu përgjigj me një fjalë të prerë: “arratisja”. Termi në vetvete më ktheu shumë mbrapa në kohë, në vitet “e ndritura” të regjimit komunist kur shumë shqiptarë rrezikonin jetën e lirinë e tyre dhe të familjeve të tyre, për të braktisur “parajsën” socialiste e për të kërkuar një tjetër jetë në “botën e kapitalit”. Me këtë koncept lidheshin edhe dhjetëra fytyra bashkëvuajtësish, që ishin dënuar herë-herë me 15 apo 20 vjet burg, qoftë vetëm për “bisedë arratisje”. Nuk e di nëse i sillte nëpër mend fytyrat e tyre shkrimtari më prodhues e më cilësor i Panteonit të nëndheshëm, kur ka dhënë atë përgjigje, mbasi mendimi i tij atë çast nuk lidhej me atë kohë, por me një të mëvonshme, atë të tjetërsimit të sistemit. Në këto më shumë se njëzet vite të pluralizmit demokratik, Visar Zhiti, në sajë të talentit e të punës së tij ngulmuese në fushën e krijimit, u bë shkrimtari më përfaqësues i letërsisë shqiptare mbasdiktatoriale, duke dhënë vepra të nivelit shumë të lartë artistik e, njëkohësisht, dëshmitë më besnike, krahas veprës së At Zef Pllumit, të një realiteti të zi që njëjtësohej me një periudhë gati gjysmëshekullore të historisë sonë, me një vështrim disi të përqendruar në dy dhjetëvjeçarët e fundit të saj. Por veprimtaria e tij, në këta njëzet vjet kalese, nuk qe vetëm ajo e shkrimtarit e poetit të “rrugëve të ferrit” enverian për të e për shumë të tjerë. Ai qe deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe lajmëtari kulturor i Shqipërisë në radhët e diplomacisë. Si ministër këshilltar në Romë dha një ndihmesë të çmuar në shpalosjen e vlerave të kulturës shqiptare në vendin fqinj. 15 vjet të shkuara, më 4 korrik 1999, një juri italiane ku bënin pjesë personalitete të kulturës italiane si Dacia Maraini, Gian Paolo Cresci, Elisabetta Granzotto apo Enzo Biagi i dha poetit Visar Zhiti çm-

koment Eugjen Merlika

Shteti i Kosovës është një ëndërr shekullore e gjeneratave të tëra të shqiptarëve, të cilët sakrifikuan edhe jetën për këtë ditë dhe kjo ëndërr tejkalon kapriçot e ditës, të çdonjërit që pretendon se statusi final i Kosovës është varur ekskluzivisht nga vetë kosovarët. Ajo çka është varur nga klasa politike e Kosovës ka qenë më tepër e natyrës menaxheriale, siç mund të jetë, fjala bie, dëmshpërblimi për pasojat e rrënimit të ekonomisë dhe jetës së njerëzve të shkaktuara nga regjimet represive serbe, fati i personave të pagjetur, që vazhdon të jetë pezull, një propagandë më ofensive për variantin shqiptar të Kosovës në mediat dhe opinionin diplomatik e politik ndërkombëtar, vendosja e raporteve me shqiptarët e Luginës së Preshevës në korniza të qarta institucionale etj.

imin ndërkombëtar “Kultura e detit” për poezi për triptikun e tij “Vetëvrasja e Atdheut”. Ishte njëri nga episodet e vlerësimit ndërkombëtar të poetit në të cilin pata fatin të marr pjesë. Shkrimin që botova në atë rast e titullova “Krenari dhe dhimbje”. Krenaria ishte e vetvetishme si bashkëqytetar e bashkëvuajtës i poetit që vlerësohej në vendin simbol të poezisë e dhimbja shkaktohej nga fakti se ai, me urdhër të qeverisë socialiste që kishte fituar zgjedhjet, nuk do të ishte më përfaqësues i kulturës shqiptare në Romë. Mbas pesëmbëdhjetë vitesh të atij transferimi, Visar Zhiti, që në fund të qeverisjes demokratike, mbas largimit të LSI-së nga bashkëpunimi me Berishën, u emërua për pak muaj ministër i Kulturës, sot përballohet me papunësinë. Do ta quaja një luks të pashembullt të një shoqërie faktin që mund të lërë pa punë një njeri me një vlerë e një ndihmesë aq të madhe në jetën kulturore të kombit të tij. Burokracia e politika shqiptare mund të ndihen shumë të përkëdhelura nga fati që mund t’i lejojnë vetes vendime që nuk do të guxonte t’i merrte asnjë administratë në çdo vend të botës. Kur kompromisi i pushtetit PD– LSI, si pasojë e llogarive të së majtës u shkërmoq, nevoja për imazh politik e njerëzor e PD-së bëri që Visar Zhiti të emërohej Ministër i Kulturës. Zgjedhjet e 23 qershorit e arkivuan qeverisjen e demokratëve, bashkë me shkarkimin e përfaqësuesit më në zë të kulturës shqiptare në territorin e republikës. Logjika do të donte që ai të vazhdonte të bënte pjesë në organigramën e përhershme të PD-së, si i vetmi ish i burgosur politik në nomenklaturën e saj të zyrtarëve të lartë. Për gabim llogarie apo për një projekt të sofistikuar llogaritës, ishministri i Kulturës u caktua i trembëdhjeti në listën e mbyllur të PD-së për Tiranën. Udhëheq ja e saj parapëlqeu të siguronte vendet në Kuvend për deputetët e PS-së, që nuk ishin në një mendje me kryetarin e tyre, sesa të kishte në ato vende shkrimtarin e mirënjohur. Përfundimi është ai i ditëve tona, kur Visar Zhiti është një i papunë i thjeshtë, i lënë mënjanë nga shteti shqiptar, të cilin ai e kishte përfaqësuar me din-

Destinacion i ri

jitet në shumë salla të botës, në atë fushë të veprimtarisë që është më e mangëta në historinë e në shoqërinë tonë, në atë të kulturës. Qeveria e majtë, në shkulmin revolucionar të ndërrimit të administratës, nuk duhet ta trajtojë Visar Zhitin si një nëpunës të thjeshtë, pa marrë parasysh një detyrim ligjor, se me të drejtë atij i takon, së paku, të kthehet në atë vend pune që kishte para se të thirrej për të marrë detyrën e Ministrit të Kulturës. Shembujt e Çuk Hagelit apo Bernard Kushnerit, përkatësisht ministra të Mbrojtjes e të Punëve të Jashtme të SHBA-së e të Francës, në kabinete kundërshtarësh politikë, duket se nuk i thonë asgjë politikës së majtë shqiptare. Mbase “oshëtima e të parëve” mbetet ende një ngasje e fuqishme.. Kështu, si “për çudi”, Zhiti mbetet i vetmi ministër i qeverisë së fundit, në gjendje papunësie. “Demokratura” i bën të paguajë faktin se ai “i theu” rregullat e kodit deontologjik të klasës drejtuese të Ramiz Alisë, që porosiste prerë se asnjë “ish-armik” nuk duhet të kishte poste drejtuese në administratën demokratike të Shqipërisë “evropiane” e anëtare të NATO-s. Visar Zhiti është një nga shembujt e shumtë të zallamahisë shoqërore që kalon sot Shqipëria, ndoshta më emblematiku, sepse bëhet fjalë për një njeri, të cilit shoqëria, shteti, kultura kombëtare i detyrohen shumë për dobinë që kanë patur nga penda e tij. Ja sepse fjala “arratisje”, në pyetësorin e Prustit, merr nuanca e përmasa dramatike, jo vetëm për personin, por edhe për shoqërinë shqiptare. Ajo përkon me një dështim të asaj shoqërie në rrugën e përparimit, mbasi segmente të fuqishme të saj i kuptojnë ndryshimet ende me mendësinë e viteve ‘80, kur “reformat” mjaftoheshin me “tufëzat e arëzat” e kujtesës ramiziane e me caktimin e kandidaturave “pluraliste” nga organizatat që, zyrtarisht, quheshin leva të partisë. Problemi i vendosjes së rregullave e i zbatimit të tyre mbetet i hapur edhe mbas njëqind vjetësh të shtetit të pavarur, edhe mbas një çerek shekulli të rrëzimit të “Murit të Berlinit”. Këto rregulla duhet të përcaktojnë prerë se administrata shtetërore

mund të jetë funksion i ndryshueshëm i përfundimeve zgjedhore dhe i vullnetit të “sovranit” në nivele nga kryetarë degësh në ministritë e lart. Për të tjerët, që janë shumica dërmuese e nëpunësve shtetërorë, asnjë qeveri nuk duhet të ketë kompetenca largimesh nga puna apo zëvendësimesh pa kriteret që përcaktohen me ligj e që duhet të jenë ata të meritës e të shtatit moral e juridik. Kështu krijohet shtylla kurrizore e shtetit, që duhet të jetë apolitike dhe e aftë nga ana profesionale, me njerëz të përgatitur e të ndershëm, e jo interpretues të interesave të partive politike e puthadorë të shefave të tyre. Në këtë mënyrë politika nuk është e plotf u q i sh m e ku n d r e j t j e t ë ve t ë qytetarëve dhe këta të fundit nuk do të jetonin me ankthin e mbijetesës sa herë bëhen zgjedhjet politike. Ky është parimi themelor i ndërtimit të shtetit demokratik që, për fat të keq, ne akoma nuk e kemi përvetësuar sepse mbetemi bij shpirtërorë të komunizmit. Një shoqëri që nuk është në gjendje të vlerësojë pjesëtarët e saj, e një shtet që nuk ka vullnetin t’i besojë meritës funksionet e tij, janë të paracaktuar të mbeten gjithmonë të fundit në garën për mbijetesë në botën e sotshme. Një administratë që largon nga radhët e saj njerëzit e përgatitur e të ndershëm, për t’i zëvendësuar me besnikët e partive që kanë pushtetin, nuk mund të ketë besueshmërinë dhe as rendimentin e duhur në punën e saj. Kjo praktikë, e cila është kthyer në metodë pune e të gjithë jetës politike e administrative të Shqipërisë paskomuniste, është treguesi më negativ, që së bashku me korrupsionin, paragjykojnë ashpërsisht të ardhmen e saj. Ku mund t’i varim shpresat se këto metoda të trashëguara nuk do të jenë bashkudhëtare të përhershme të rrugës sonë, kur edhe brezi i ri i të ashtuquajturve politikanë, nuk bën tjetër veçse t’i përsosë ? Deri kur shqiptarët do të evokojnë termin “arratisje” për të projektuar jetën e tyre e të fëmijëve të tyre? Vlerat e Kombit, të hershme e të vona, nuk duhet të mbeten në errësirë e kundërvlerat, të shkuara e të sotme, të vihen në piedestal e të kenë


op-ed

2

Blog / Hajt bre se djalë është…

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë/ Peçi: “Pianodrom” në mënyrë absurde, nuk mbështetet nga shteti

Parimet e qeverisjes së mirë dhe një ligj për planifikimin e territorit

D

uket se jemi ripërfshirë nga një debat teorik mbi si duhet të jetë një bazë ligjore e rregulluese për planifikimin e territorit. Them jemi ripërfshirë sepse në të njëjtën situatë ndodheshim edhe tetë vite më parë. Atëherë ekspertët u ftuan nga autoriteti kombëtar për të kontribuar në hartimin e një ligji për planifikimin e territorit. Çka po përsëritet këto ditë nga i njëjti autoritet, por i drejtuar nga një mazhorancë e majtë. Përsëritja e historisë të lë një shije të keqe. Të krijon bindjen se je në të njëjtin vend, por tetë vite më vonë. Sepse duhet thënë që në fillim, vërtet një ligj formulohet mbi një qëndrim politik, por në një vend në demokratizim si Shqipëria dhe për një multisektor si planifikimi territorial, nuk mund të ketë veçse një qëndrim politik. Pavarësisht kujt i përket mazhoranca. Qëndrim që duhet të jetë i mbështetur në parimet e qeverisje së mirë urbane. Një qasje e plotë europiane për Shqipërinë, vendin ku spektri politik mund të debatojë edhe “për mustaqet e Çelos”, por në asnjë rast nuk mund të vërë në diskutim rrugëtimin me një kah. Atë, drejt Europës së Bashkuar. Dhe kjo është arsye e vlefshme që baza ligjore për planifikimin e territorit të mos shtrohet për diskutim pas çdo rotacioni politik që ndodh në vend. Ajo duhet të jetë një kornizë elegante që drejton në procese planifikuese, orientuese dhe të hapura për të gjithë të interesuarit. Në një vend si Shqipëria ku investimet private janë shumë të kërkuara, por edhe çështjet mjedisore dhe sociale janë të një rëndësie të veçantë, formulimi i një baze ligjore merr vlerat e një themeli, mbi të cilin mund të ngrihesh vetëm nëse e ke ndërtuar mbi disa plinta parimesh europiane. Por cilat janë këto shtylla? Për së pari, kjo bazë ligjore duhet të përkufizojë qartë e thjeshtë të gjithë termat dhe konceptet që do të përdorë gjatë shtjellimit të dispozitave të saj. Pra, ligjit i duhet një fjalor. Duket si një punë e lehtë apo e parëndësishme, por nuk është e tillë. Veçanërisht në rastin shqiptar, ku në 20 vite janë hartuar disa ligje dhe këto ligje janë ndryshuar me dhjetëra herë. Këto kanë krijuar terminologji të rrëmujshme në vetvete, që më pas reflektohet e shumëfishuar në proceset planifikuese apo administruese të territorit.

koment Gentian Kaprata

Së fundi kjo bazë ligjore duhet të përcaktojë mënyrën dhe kohën e tranzitimit nga praktika aktuale drejt kësaj qasjeje europiane në planifikim. Sepse është shumë e thjeshtë të ndryshosh ligjin, por jo kulturën e planifikimit. Çështjet kulturore duan kohën e vet. Por edhe shumë investime publike në procese planifikuese, të cilat kanë kostot e tyre jo të vogla. Ndërsa është e kuptueshme që përfitimet janë të shumëfishta. Janë ekonomike, janë sociale, janë mjedisore. Por mbi të gjitha, një hap i sigurt drejt Bashkimit Europian. Është e kuptueshme që qeverisja në dy nivele kërkon një ndarje të qartë të përgjegjësive edhe në planifikim. Kështu që sistemit ligjor i duhet të përcaktojë cilat janë autoritetet e planifikimit dhe detyrat e përgjegjësitë e secilit nivel. Gjë shumë e rëndësishme kjo për një vend ish-socialist me praktika të planifikimit të centralizuar, por me aspirata të forta europiane për të ardhmen. Parimi i subsiaritetit apo proceset decentralizuese janë thelbësore në një rrugëtim drejt përmbushjes së kësaj aspirate. Së treti, sistemi duhet të përcaktojë cilat janë instrumentet e planifikimit dhe cila është forma e tyre. Shumë e rëndësishme kjo që të sigurohet një trajtshmëri e formës dhe përmbajtjes së instrumenteve. Kështu sistemi siguron se, përtej specifikës së sektorëve apo territoreve për të cilat hartohen këto instrumente, një sërë çështjesh janë të

detyrim për t’u trajtuar nga një instrument. Shumëllojshmëria e instrumenteve dhe specifika në planifikim janë dy parime shumë të rëndësishme. Së katërti, proceset nëpërmjet të cilave këto autoritete hartojnë dhe miratojnë këto instrumente. Duhet kuptuar se planifikimi territorial nuk është më vendimmarrje e mbyllur e administratës, sikurse 30 vite më parë. Ai është një proces gjithëpërfshirës, ku kontribuojnë të gjitha institucionet por edhe palët e interesuara apo të përfshira në zhvillimin potencial. Koordinimi dhe bashkërendimi janë dy parime të rëndësishme të planifikimit territorial dhe të qeverisjes së mirë që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të territorit në të ardhmen. Angazhimi social, transparenca dhe llogaridhënia janë parime bazike të qeverisjes së mirë por edhe të planifikimit të territorit. Prandaj, sistemi ligjor i planifikimit territorial duhet të përkufizojë dispozita ligjore që bëjnë konkretisht të mundshme dhe të aplikueshme këto parime gjatë proceseve planifikuese. Në të kundërt, baza ligjore na drejton në praktika të mbyllura, antidemokratike dhe korruptive. Çka bie në kundërshti me aspiratat tona europiane. E një rëndësie kritike është kontrolli i zhvillimit. Për së pari lejedhënia, proces i cili duhet të jetë sa më pak burokratik dhe sa më lehtë i arritshëm për investimet. Shumëllojshmëria e lejeve siguron që për punime të llojeve të ndryshme të kenë procedura të ndryshme lejimi. Por edhe kontrolli i territorit për zhvillime të palejuara është shumë i rëndësishëm. Ai jo vetëm siguron dhe mbron territorin por edhe barazinë mes pronarëve të pronave kufitare. Së fundi kjo bazë ligjore duhet të përcaktojë mënyrën dhe kohën e tranzitimit nga praktika aktuale drejt kësaj qasjeje europiane në planifikim. Sepse është shumë e thjeshtë të ndryshosh ligjin, por jo kulturën e planifikimit. Çështjet kulturore duan kohën e vet. Por edhe shumë investime publike në procese planifikuese, të cilat kanë kostot e tyre jo të vogla. Ndërsa është e kuptueshme që përfitimet janë të shumëfishta. Janë ekonomike, janë sociale, janë mjedisore. Por mbi të gjitha, një hap i sigurt drejt Bashkimit Europian.

21.02.2014

Universitet / Arsimi i lartë europian, çfarë të rejash sjell Erasmus +

11

Çdo njeri duhet ta ndajë mendjen se, nëse ai pret të ketë sukses, duhet të japë një pjesë të ndershme për çdo dollar që i sjell puna e tjetrit. - Edward H. Harriman

Opozita e erës sonë: Kryetar i ri, protestë e re koment

Alfred Lela

Dje ka qenë një nga ato ditët e bukura të protestës edhe për një fakt tjetër. Aty ku të protestuarit ka patur kulmin e vet dhe ka hedhur rrënjë si simbolikë, aty dhe u mbyll ajo simbolikë për t’i lënë vendin një tjetre...

T

ë gjithë ata që e kanë portretizuar shefin e ri të opozitës, duke filluar që nga zgjedhjet vendore të majit 2011, si një profil të ri, bartës të pozitivizmit, e bashkë me të të një frymë të re në politikëbërje, janë shpaguar dje. Me anë të një proteste. Tek silueta e saj mund të gjesh edhe fizionominë politike të Lulzim Bashës, ose asaj që pritet të jetë opozita shqiptare e erës së re. Ajo që kemi parë dje na ka dëshmuar atë që Basha është, dhe atë që PD e aleatët e saj të njëmendtë do të jenë nesër: një opozitë e argumentit; një opozitë kreative, një opozitë civile; një opozitë e re. Ndoshta te cilësori e re duhet përqendruar i gjithë argumentimi i asaj që ka ndodhur dje në Tiranë: në një shesh ku palët politike, PD e PS, e djathta dhe e majta, edhe pse këta terma duhen përdorur me njëfarë ngurrimi, janë derdhur në zhurmhuri sipas parimit jetë a vdekje. Vdekja jote, jeta ime. Morsa tua vita mea. Dje ka qenë një nga ato ditët e bukura të protestës edhe për një fakt tjetër. Aty ku të protestuarit ka patur kulmin e vet dhe ka hedhur rrënjë si simbolikë, aty dhe u mbyll ajo simbolikë për t’i lënë vendin një tjetre. Një simbolike të opozitës së mileniumit të ri. Berisha e dorëzoi dje, aty ku e mori, shpirtin e mbarsur me protesta e shumë luftë, beteja e plot suksese të partisë së tij, për t’ia dorëzuar Lulzim Bashës, shefit të ri të opozitës. Agamemnoni, si zot lufte dhe triumfesh u tërhoq dje, si burrat, i pavrarë në ‘vaskën dhe rrjetën e krimit politik’. Duke ia lënë vendin një djali të ri, i cili nuk e ka as mitin, dhe ende as krifën e tij të dueleve të mëdha, por në të kundërtën ka normalitetin. Ky normalitet në fakt është bash çka na duhet, çka i duhet opozitës dhe Shqipërisë. Nuk është sigurisht kthim në normalitet, sepse kemi qenë në ishuj normaliteti por jo në kontinentin e tij, por është normalitet nga fillimi. Le ta shohim Lulzim Bashën si themelues të kësaj, për një moment, edhe nëse ti që i lexon këta rreshta je në anën tjetër të ledhit politik. Në këtë kuptim nuk ka vend për të numëruar se sa vetë ishin dje në shesh. Cilësia ishte ajo që e rrëfente historinë e së djeshmes, dhe jo numrat. Matematika shpesh është një ngucje për të zbuluar apo mbuluar varfërinë. Përmasa e së djeshmes ishte e një rrafshi jolëndor. Pak gjëra janë të tilla në jetë, e pikërisht se janë pak duhet t’u gëzohemi. E këtillë ishte protesta e djeshme e opozitës. Jashtë matematikës Ajo i dha përgjigje megjithatë gjeometrisë dashakeqe të anti-opozitarëve. Ose të spin doctor-ëve të more-ku-jesë që i parathanë 20 shkurtit trazira, skenarë e shumë zhurmë për asgjë. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Demokratët e një ere të re, ka patur mes tyre edhe jodemokratë megjithatë, zbritën dje në sheshin kryesor të Tiranës sikur të kishin dalë nga ideja e protestës të një qyteti skandinav. U detyrohemi edhe atyre, por edhe formacionit politik që i thirri në shesh, atë demonstrim me vetëm një axhendë. Asaj më të thjeshtës e civiles: jemi këtu; dëgjojeni zërin tonë, ju lutemi! Kështu filloi e kështu u mbyll. Nën shenjën shpresëdhënëse opozitare: kryetar i ri, protestë e re.


12 programet europiane

universitet

Programi i ri i BE për zhvillimin e arsimit që përfshin vendet e BE dhe jashtë tij, ndër to edhe Shqipërinë, ofron më shumë buxhet dhe mundësi për studentët, stafet e universiteteve dhe institucionet vetë. Në këtë artikull përmenden fushat kryesore që do të preken nga ky ndryshim...

Arsimi i lartë në Europë, çfarë të rejash sjell Erasmus + N

dërkohë që ngrihet mbi sukseset e programeve të mëparshme Erasmus, Erasmus Mundus, Tempus dhe të tjerë – Erasmus+ përfaqëson një përafrim të ri që është përfshirë në një arkitekturë të re, e cila do lejojë një impakt më të madh dhe më shumë vizibilitet. Për të arritur këto synime, Erasmus+ do të strukturohet rreth tri veprimeve kryesore: Mobiliteti i individëve– studentë, kandidatë për doktoraturë, lektorë dhe staf: afërsisht 70% e buxhetit. Bashkëpunimi për inovacionin dhe praktikat e mira, në formën e partnership-eve midis institucioneve të arsimi të lartë dhe/ose bizneset e aktorëve të tjerë dhe veprimet e ndërtimit të kapacitetit me institucione të shteteve jo të industrializuara: afro 20% të buxhetit. Mbështetja për reformat politike, e synuar nga shtetet anëtare të BEsë nëpërmjet ‘metodës së hapur të koordinimit’, duke zhvilluar një transparencë të BE-së dhe njohje të mjeteve ose vendosjen e dialogëve politikë me shtetet jashtë BE-së: rreth 5% të buxhetit. Specialistët sigurojnë që programi europian që ka nisur këtë vit do ketë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë në BE dhe jashtë saj, duke bërë të përfitojnë: individët, nëpërmjet rritjes së kërkesave të cilësisë në procesin e mobilitetit, institucionet me mundësitë e reja të bashkëpunimit dhe politikat arsimore. Në këtë kuadër do të theksohen tri tipare të programit të ri në fushën e arsimit të lartë: Mbështetje për mobilitetin si një nxitës i ndërkombëtarizimit dhe rritje të cilësisë. Integrim të plotë të dimensioneve ndërkombëtare, pra bashkëpunim me partnerët jashtë BE-së, që do të thotë njohje të kontekstit global brenda të cilit operon arsimi i lartë i Europës. Hapjen e programit edhe më për pjesëmarrjen e lojtarëve të rinj, veçanërisht sipërmarrjeve. Rritja e cilësisë, mjete të reja për të mbështetur mobilitetin

Siç tregojnë shifrat, mobiliteti do zërë shumë vend në programin e ri. Cilësia do ketë gjithashtu një rëndësi të jashtëzakonshme. Plani i ri i Erasmus-it për Arsimin e Lartë që do jetë pasaporta për pjesëmarrjen në program, do sigurojë jodiskriminimin dhe kërkesat e cilësisë që mbulojnë çështje si njohjen e periu d h ave t ë s t u d i m i t j a s h t ë , mbështetje akademike dhe gjuhësore si dhe ndihmë në drejtime si vizat, sigurimet dhe akomodimi. Programi do ofrojë më shumë mbështetje për njerëzit me nevoja të veçanta dhe ata me prejardhje të dizavantazhuar. Erasmus+ nuk mbështet vetëm transferimin e krediteve, por edhe të diplomës, duke lejuar studentët të marrin një diplomë të plotë jashtë, nëpërmjet garancisë së re për huatë studentore dhe vazhdimin e përvojës së suksesshme të masterave të përbashkët Erasmus. Erasmus+ prezanton një

garanci huaje studentësh për studentët e masterit, duke u dhënë mundësinë të aplikojnë për një kredi që do mbulonte shpenzimet e studimeve në një vend tjetër. Studentët do të kenë mundësinë të marrin hua deri në 12 000 € për një kurs njëvjeçar dhe 18 000 për një kurs dyvjeçar –nga bankat kombëtare ose agjencitë huadhënëse që marrin pjesë në skemë me interesa të përballueshme dhe me kohën e pagimit deri në dy vjet pas diplomimit. Programi Erasmus+ në bashkëpunim me Grupin e Bankës Europiane të Investimeve, siguron një garanci të pjesshme për institucionet financiare që marrin pjesë. Duke qenë që ishin të parët e prezantuar nga programi Erasmus Mundus 10 vjet më pas, diplomat e përbashkëta janë bërë një tipar i suksesshëm dhe dallues europian në sfondin botëror të arsimit të lartë dhe një mjet për të tërhequr talentet në Europë. Konsorciumi që bashkon institucionet e arsimit të lartë mund të përfitojë fonde për të ofruar kurse masterash të përbashkët. Për këtë, ata duhet të zhvillojnë një kurrikulum të përbashkët dhe aplikime studentore, pranime dhe kritere provimesh të përbashkëta. Për më tepër, ata duhet t’i japin studentëve një periudhë mobiliteti në të paktën dy nga institucionet e arsimit të lartë të përfshira në program dhe të garantojnë dhënien e diplomave të përbashkëta, të dyfishta ose të shumëfishta të gjithë studentëve që e mbyllin ciklin sipas kërkesave. Preferohen diplomat e përbashkëta, por ato nuk janë gjithmonë të përshtatshme për arsye ligjore ose administrative. Me qëllim për të rritur sinergjinë ndërmjet programeve të ndryshme të BE-së dhe për t’u dhënë aplikantëve një sfond të qartë financimi, diplomat e përbashkëta të masterit financohen nga Erasmus+ në një kohë që doktoraturat e përbashkëta do financohen nga Marie Sklodowska-Curie të Horizon 2020. Integrimi i plotë i dimensionit ndërkombëtar

Të gjitha programet e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar të BE, pra ato që kanë të bëjnë me shtetet dhe rajonet jashtë BE-së, tani janë integruar nën çatinë e Erasmus+ për t’i dhënë fund copëzimit të deritanishëm të instrumenteve. Kjo qasje e re tregon ndërgjegjësimin që arsimi i lartë është global dhe qasjet kombëtare madje edhe rajonale nuk janë më të përshtatshme. Ndërsa disa programe janë vazhdim i së shkuarës, si diplomat e përbashkëta dhe nismat e ndërtimit të kapacitetit, janë prezantuar dy risi: Financimi i aksioneve ndërkombëtare do të jetë më i sigurt. Buxheti prej 1.68 miliardë eurosh ka kaluar për Erasmus+. Kjo do bëhet nëpërmjet dy shpërndarjeve, e para për katër vitet e para të programit dhe e dyta për tre pasardhësit. Ndërsa kontributi përfundimtar për çdo instrument dhe si pasojë buxheti i

Në këtë kuadër do të theksohen tri tipare të programit të ri në fushën e arsimit të lartë:

1 2

Mbështetje për mobilitetin si një nxitës i ndërkombëtarizimit dhe rritjes së cilësisë.

Integrim të plotë të dimensioneve ndërkombëtare, pra bashkëpunim me partnerët jashtë BEsë, që do të thotë njohje të kontekstit global brenda të cilit operon arsimi i lartë i Europës.

3

Hapja e programit edhe më për pjesëmarrjen e lojtarëve të rinj, veçanërisht sipërmarrjeve dhe biznesit

shpërndarë për çdo rajon do vendoset më pas sipas prioriteteve tematike dhe gjeografike të BE-së, kjo qasje e re do të sigurojë një kornizë më të parashikueshme për aktorët e arsimit të lartë të BE-së dhe jashtë saj për të ngritur partnershipe afatgjata. Programi i mobilitetit të brendshëm të BE do jetë i hapur për botën, pra mobiliteti për studentët dhe stafin do vendoset në bazë të marrëveshjeve ndërinstitucionale ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të BE-së dhe jashtë saj, të cilat do përfshijnë parimet kryesore të deklaratës Erasmus dhe kërkesat e saj të përforcuara për cilësinë. Erasmus+ do të financojë gjithashtu një numër të madh studentësh dhe pedagogësh ndërkombëtarë duke përfshirë një numër më të madhe institucionesh. Përtej ndikimit mbi individët, programi do të përforcojë kapacitetin ndërkombëtar akademik dhe administrativ të institucioneve të arsimit të lartë, i cili jo vetëm do të shkëmbejë studentë dhe pedagogë, por gjithashtu duhet të zbatojë të gjitha parimet e deklaratës, përfshi ato që i referohen transferimit dhe njohjen e krediteve. Kjo duhet të shtrojë rrugën për një krahasim më të madh të kurrikulave dhe si pasojë të sigurojë një impakt më të madh sistematik. Veprimet që synojnë ngritjen e kapaciteteve do të vazhdojnë, si nën programet Tempus apo Alfa, duke mbështetur projekte të përbashkëta dhe masa strukturore. Ato do të përfshijnë tani edhe Azinë, e cila nuk bënte pjesë në programin e mëparshëm. Më shumë bashkëpunim me biznesin

Më fort sesa kurrë më parë, Erasmus + mbështet bashkëpunimin me aktorët më pak tradicionalë në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht

botën e biznesit, duke sjellë një gamë të gjerë mundësish të reja për institucionet e arsimit të lartë e studentët dhe stafin e tyre. Ndërkohë që vlera e bashkëpunimit ndërmjet tregut të punës dhe arsimit të lartë tani është pranuar gjerësisht, vendosja e marrëdhënieve të forta nuk është gjithmonë e lehtë. Erasmus+ ofron incentivat për ta vendosur këtë bashkëpunim përmes ‘aleancave të dijes’ dhe trajnimeve e mobilitetit të stafit. Aleancat e dijes, mbi përvojën e fazave paraprijëse të programit Tempus, janë instrumenti kryesor për bashkëpunim të strukturuar ndërmjet arsimit të lartë dhe biznesit. Konsorciume që përfshijnë institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të arsimit do të punojnë së bashku në fushën e zgjedhur për të zhvilluar qasje të reja në mësimdhënie dhe të mësuar, stimuluar aftësitë sipërmarrëse të studentëve, akademikëve dhe stafit të kompanisë dhe lehtësuar transferimin e dijeve. Dhe ka gjithashtu mundësi të panumërta që të përfitojnë persona me përvojë në sektorin e biznesit. Studentët mund të dalin jashtë shtetit për një kurs trajnimi, para ose deri një vit pas diplomimit dhe anëtarë të stafit të institucionit mund të shkojnë jashtë për t’u trajnuar në një kompani, ndërkohë që stafi i punonjësve mund të ftohen si lektorë të jashtëm. Me buxhetin e rritur dhe fokusin në arritjen e impaktit, Erasmus+ do të maksimizojë kontributin e BE-së në modernizimin e arsimit të lartë, si pasojë do ta bëjë më të l e h t ë p ë r u n ive r s i t e t e t t ’ u përgjigjen sfidave që janë thelbësore për të ardhmen e Europës dhe mundësinë që ka ajo për t’u zhvilluar nëpërmjet rritjes ekonomike dhe krijimit të punëve.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.02.2014

13

F e st i va l i Thanë disa nga pjesëmarrësit në “Pianodrom” Është një festival që e ngre Shqipërinë në një nivel ndërkombëtar përsa i përket përhapjes së muzikës kontemporane, që duhet të bëhet një komponent esencial për formimin e gjeneratave të reja të artistëve shqiptarë. Francesco Prode, Itali Kam parë shumë rrallë në një program të madh të vetëm shumë solistë të kombësive të ndryshme, dhe të gjithë të një niveli të lartë artistik. Pjesëmarrja në këtë festival ishte privilegj për mua. Enrico Pieranunzi, Itali Ky festival është shumë interesant dhe i suksesshëm, falë energjisë, talentit dhe iniciativës suaj. Unë jam shumë e interesuar gjithashtu për Albumin. Do t’ua rekomandoj studentëve të mi. Nataliya Deeva, Moske

P

ër katër muaj me radhë tinguj klasikë, jazz e blues, dans e t i n g u j b a sh k ë ko h o r ë u dëgjuan në sallën e Universitetit të Arteve në edicionin e parë të Festivali Ndërkombëtar “Pianodrom”. Pianistë të njohur nga Spanja, SHBA, Franca, Greqia, Italia, Rusia, Gjermania, Holanda, Kosova e Shqipëria u duartrokitën gjatë nga publiku kryeqytetas. Presidenti i këtij festivali, Prof. Aleksandër Peçi, sapo ka mbyllur edicionin e parë, mendon për të dytin. Sapo është mbyllur Festivali i parë Ndërkombëtar i Pianos “Pianodrom”. Çfarë la pas? Pianodrom mbajti gjallë jetën artistike të Universitetit të Arteve dhe kryeqytetit. Publiku përjetoi emocione të jashtëzakonshme që nuk do të harrohen të 26 pianistëve pjesëmarrës, të cilët erdhën nga Italia, Franca, Rusia, Holanda, Gjermania, SHBA, Kosova dhe kualitete mjaft cilësore të skenës pianistike shqiptare, që për rreth 4 muaj interpretuan 215 vepra, shumë nga të cilat premiera që u luajtën për herë të parë në Shqipëri. Ky festival 30 orë produksion pasuroi si asnjë festival tjetër kulturën pianistike e muzikën klasike në Shqipëri dhe i sjell Universitetit të Arteve një pasuri të jashtëzakonshme veprash e eksperiencash pianistike. Pse i duhej skenës shqiptare një festival i tillë? Po citoj një nga opinionet e Pierre Reach, një nga pianistët me reputacion botëror: “Festivali Pianodrom zë një rang ndërmjet festivaleve të mëdha të pianos në Europë”. Shqipëria, me kapacitetet e saj artistike dhe artdashëse, do të hyjë cilësisht nëpër kalendarët botërorë të festivaleve pianistike, duke vënë edhe ajo firmën e saj si organizatore serioze e veprimtarive me vlera artistike të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si model i integrimit të kulturës shqiptare në atë europiane. Pianodrom gërsheton dy lëvizje: Lëvizjen centripete, duke sjellë supervlera nga trashëgimia botërore dhe centrifuge; përcjellja e kësaj trashëgimie botërore edhe vlerat më përfaqësuese nga trashëgimia shqiptare. Në këtë drejtim, ‘Pianodrom’ ka për objektiv edhe zhvillimin e kompozicionit, objektiv i cili do të realizohet me angazhimin e potencialeve më të mira aktuale dhe të kompozitorëve të rinj. Gjithçka do të mundësohet me vënien e premierave botërore, të cilat nuk i bën asnjë institucion profesionist dhe asnjë festival tjetër në Shqipëri. Atë rol e ka luajtur vite më parë Shoqata e Muzikës së Re, të cilën prej 6 vjetësh Ministria e Kulturës, në mënyrë absurde, nuk e mbështet më. Kjo do të thotë se një mbështetje

Festivali ‘Pianodrom’ është një festival mjaft unik: një festival që zgjat disa muaj me pjesëmarrës dhe stile shumë të ndryshme. Kombinimi i një koncerti me një masterclass ishte një ide shumë e mirë. Marcel Worms, Amsterdam Me kënaqësi të madhe zbulova Sonatën e parë të Peçit, ku unë çmova shumë gjuhën personale, fuqinë ndjellëse dhe forcën e saj simbolike. Jam shumë i nderuar që jam ftuar të mbaj premierën botërore në tetorin e ardhshëm në Tiranë, në Festivalin ‘Pianodrom’ dhe shpresoj të kem rastin t’ia prezantoj publikut parisien në një të ardhme të afërt. Dimitri Vassilakis, Paris

Aleksandër Peçi:

“Pianodrom” në mënyrë absurde, nuk mbështetet nga shteti Mbyllet Festivali Ndërkombëtar “Pianodrom”. Për katër muaj me radhë pianistë të njohur nga Spanja, SHBA, Franca, Greqia, Italia, Rusia, Gjermania, Holanda, Kosova e Shqipëria mbajtën gjallë jetën kulturore të kryeqytetit e tillë ka munguar edhe për këtë festival? Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë qenë prezente në këtë edicion. Po jap vetëm 2 shifra: shteti maqedonas, përfshi dhe sponsorët, japin për Festivalin e Ohrit (edhe pse Ohri nuk është kryeqytet i Maqedonisë) rreth 500 mijë euro. Zvicra jep për Festivalin e Lucernes (Lucerne nuk është kryeqytet i Zvicrës) një buxhet prej 27 milionë dollarësh. Ministria jonë e Kulturës dhe Bashkia Tiranë dhanë ZERO lek për edicionin e parë të ‘Pianodrom’. Unë i ftoj të reflektojnë për edicionin e dytë, sepse bërthamat që lindin këtu janë një imazh pozitiv për Shqipërinë dhe integrimin e kulturës shqiptare në Europë e më gjerë. Pianodrom do të vazhdojë edhe për 5 muaj rresht në dy kanale qendrore të Digitalb, T1, T2, si dhe në EuroRadio e radio të tjera europiane. Kjo është një gjeografi dhe një superaudiencë që një Festival dinjitoz Ndërkombëtar

si ‘Pianodrom’ mund t’i japë kult u r ë s s h q i p t a r e. Re z o n a n c a ndërkombëtare e këtij festivali po i jep që tani frutet e saj. Programe e vepra të këtij festivali po luhen në Majemi, Moskë, Gjermani, Paris. Çfarë ambiciesh keni për këtë festival? Simbolika e lëvizjes centripete me simbolikën e lëvizjes centrifuge gjeneruan për katër muaj autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike e paraklasike, jazz e blues, dance etj., si dhe shkolla të ndryshme të pianos. Kjo hapësirë e madhe epokash e stilesh e ka bërë ‘Pianodrom’ atraktiv për publikun, i cili gjen në të jo vetëm larmi stilesh, g jeografi të pasur, kryevepra botërore e shqiptare. Kemi ndërtuar një vizion të qartë për festivalin me ambicien për ta shndërruar në festivalin më të madh ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri, një model i integrimit të kulturës kombëtare në peizazhin e kulturës europiane, një

Peçi: Kemi ndërtuar një vizion të qartë për festivalin me ambicien për ta shndërruar në festivalin më të madh ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri

model i imazhit të Shqipërisë. Shoqata Aelfior, organizatore e këtij evenimenti vërtet unik në vendin tonë, nisur nga qëllimi për të evidentuar dhe për të promovuar në Shqipëri figura të vyera pianistësh botërorë, pas kësaj eksperience të parë do të vazhdojë edhe për sezonin 2014-2015 me Festivalin e Dytë Ndërkombëtar Pianodrom. Objektivat janë jashtëzakonisht më ambiciozë se ata të edicionit të parë, janë të qartë dhe domethënës: Tirana e vogël bëhet kryeqyteti i parë i madh në botë që mbi këtë platformë ndërkombëtare pret të ulen pianistët më të mirë nga Evropa, Azia, Amerika, laureatë të çmimeve të para të konkurseve më të mëdha botërore si: Çajkovski, Chopin, Liszt, Busoni, Maria Canals, Arthur Rubinstein Piano Competition, BBC Young Musician Competition, European Piano Competition, Reine Elisabeth Competition, Van Cliburn Competition, International Paderewski Piano Competition etj.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 17

5

6

8

13

18

19

27

36

29 33

47

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

40 46

22

37

39 45

21

16

25

32 35

11

15

28

31

34

10

20 24

26

9

14

23

30

7

41

48

4

52

5

42

49

50

43

44

51

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

Horizontalisht:

1. Bashkime organike të përbëra që gjenden me shumicë në natyrë, sidomos në prodhimet bimore, dhe përbëjnë bazën e gjithë veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut. 12. U rrëzua. 13. Gropë e madhe, që e hapin në vendet malore ku s'ka kroje për të mbledhur ujin e shiut për bagëtinë. 14. Sigla e Elbasanit. 15. Lidhëz që përdoret në fjalitë kundërshtuese. 17. Kryeqyteti i Armenisë. 20. Përpjekje për të bërë diçka. 23. Tërësi veglash që përbëjnë një makinë, një aparat etj. ose një pjesë të tyre. 25. Kulla e xhamisë. 26. Sigla e Kolonjës. 27. Ambasada Amerikane. 28. Gjithnjë. 29. Boletini i historisë. 30. Një nga vëllezërit Frashëri. 33. Sasi e vogël a numër i vogël njerëzish, sendesh etj. 34. Sigla e Tiranës. 35. Çrregullim i rrahjeve të zemrës. 39. Pjesëz mohuese. 40. Agjensi privatizimi. 41. Alumini në kimi. 42. Qytet në Itali. 45. Që varet a kushtëzohet nga diçka tjetër. 49. Ushtar i pajisur me armë të lehta zjarri. 52. Pjesë e ligjëratës, që tregon sasinë ose rendin e sendeve. 53. Vend i ndërtuar zakonisht nën tokë dhe i përforcuar posaçërisht për t'u mbrojtur në rast lufte.

1. Varëse rrobash. 2. Përpiqem për t'ia arritur një qëllimi; vij rrotull për të bërë diçka. 3. Krahinë e madhe në Gjermani. 4. Janosh, aleati hungarez i Skënderbeut. 5. Një ishull turistik i njohur. 6. Gjysëm demi. 7. Reparti Lindjeve. 8. Vendi ku u zhvillua beteja e famshme mes spartanëve e persëve. 9. Diamanti e kinemasë. 10. Aristokrat në Romën e Vjetër. 11. Ai që ndërtoi varkën më të famshme të njerëzimit. 16. Një nga copat a njësitë, në të cilat ndahet diçka. 18. Notë muzikore. 19. Agjensi Ndërtimesh. 21. Shtojcë e një ndërtese. 22. Pjesëz treguese. 24. Makinë private. 31. Venger, trajner i njohur futbolli. 32. Njësi për të matur fuqinë e rrymës elektrike. 36. Zakone fetare. 37. Vangjel i politikës. 38. Zotëri anglez. 41. Pjesë kryesore e një mjeti a e një vegle pune, ku lidhen pjesë të tjera me të vogla. 42. Vjen papritmas. 43. Është letër bixhozi. 44. Cigan. 46. Lushnja në makina. 47. Agjensi Monetare. 48. Institut Rehabilitimi. 50. Sigla e Rrëshenit. 51. Pohim a mohim i vërtetësisë së diçkaje para një tjetri, duke përmendur një njeri a një gjë që e quajmë të shenjtë ose të shtrenjtë.

6 8 6

7 4

5 1 3 7

3

3 8

1

2 8

3

9 7 2

7

9 1

5 4

4 2

2 5 9

3

4

2

2 7 1

7

9 6 5 2 9

8 6

9 4

Përderisa WhatsApp ka arritur marrëveshje me Facebook për shitjen e biznesit të saj për 19 miliardë dollarë, merret vesh se rrjeti social nuk ishte ofertuesi i parë për shërbimin e famshëm të mesazheve. Sipas Forbes, Google ishte kompania e parë e cila i bëri ofertë në vlerë prej 10 miliardë dollarësh për blerjen e WhatsApp. Mirëpo, edhe pse nuk dihet koha kur Google e ka bërë këtë ofertë, thuhet se njëra ndër arsyet kryesore pse kjo ofertë është refuzuar nga WhatsApp ishte refuzimi i Google për një anëtar të bordit nga radhët e aplikacionit mobil. Raportet sugjerojnë se WhatsApp e ka refuzuar ofertën e Google para 6 muajsh, dhe pjesë e marrëveshjes ishte që Google të informohej nëse WhatsApp do të pranonte ndonjë ofertë nga një kompani tjetër.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Dite shume zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe do dashuroheni me te pa dorashka. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te gjetur princin e tyre te kaltër. Jeta do iu ndryshoje menjëherë. Financat nuk do i mbani dot te ekuilibruara. Do iu pëlqejnë disa objekte te shtrenjta dhe nuk do i rezistoni dot tundimit.

Here do jene t përkujdesur, te vëmendshëm dhe do ia shprehni ndjenjat partnerit dhe here do debatoni me te për tema delikate. Dita do jete e paqëndrueshme, por fatmirësisht do mbyllet pozitivisht. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuria sepse do jene te zënë me çështje te tjera. Financat do jene goxha te trazuara. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Dite mjaft e bukur dhe e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm e vetëm për te takuar princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini ta përmirësoni ndjeshëm situatën.

Me ne fund do mbarojnë grindjet dhe mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe ju do mund te merrni fryme lirisht. Edhe pse do keni ngarkese ne pune do e gjeni kohen e përshtatshme për te kaluar me te dashurin e zemrës. Beqaret do kenë takime, por nuk do i pëlqejnë aq sa duhen ata persona. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse mund te gaboni rende.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 9 5

Google kishte ofruar 10 miliardë dollarë për blerjen e WhatsApp

6

7

8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 98

LUANI (23/VII-22/VIII)

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga yjet. Nuk do jeni me posesive dhe do tregoheni shume te kujdesshëm me çdo gjë qe do i thoni partnerit. Beqaret do joshin dhe njëkohësisht do joshen nga te tjerët. Te shumta do jene mundësitë për te filluar një lidhje. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe kujdes. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor.

PESHORJA (23/IX-22/X)

3

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Çiftet nuk do kenë një dite pozitive sot. Nuk do kuptohen për asgjë me njeri-tjetrin dhe kjo do sjelle vështirësi ne komunikim. ne rastin me te keq qëndroni larg nga tjetri dhe reflektoni. Beqaret nuk do kenë kohen e nevojshme për te dale neper takime, por papritur dikush do shfaqet ne jetën e tyre. Ekuilibri financiar nuk do ketë asnjë tronditje apo vështirësi.

AKREPI (22/X-21/XII)

2 Te gjithë çiftet qe kane pasur një jete te trazuar duhet te marrin disa vendime sot. Nuk ja vlen me t’i shtyjnë gjerat kot se koti. Për beqaret priten takime te veçanta te cilat nuk duhen humbur për asnjë lloj arsyeje. Ata do kenë një dite shume pozitive. Ne planin financiar do keni përmirësime te menjëhershme te situatës dhe do ndiheni mire për këtë fakt.

8

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

2 6

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

1 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 551, 615, 736, 831. Numra me 4 shifra: 1365, 1526, 1557, 2222, 2569, 4888, 4982, 5210, 5213, 5445, 5504, 5659, 7485, 7851, 8254. Numra me 5 shifra: 11585, 12591, 35254, 43865, 56375,

56458, 62141, 55632, 85478, 85727, 87451, 87485. Numra me 6 shifra: 015965, 144454, 162118, 166659, 332014, 410215, 426424, 451507, 490924, 515829, 541521, 555489, 748541, 806828.

Do zgjidheni me humor te keq gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aspak e mire. Shpesh do i qaheni partnerit dhe ndonjëherë edhe do debatoni ashpër me te. Beqaret do kenë ndryshime te mëdha ne jetën sentimentale. Me financat duhet te bëni me shume kujdes se kurrë. Po shpenzuat kuturu do ngeleni shpejt pa para ne xhep.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Duhet ta dëgjoni me tepër partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe jo te bëni gjithçka sipas mendjes suaj. Vetëm ne këtë mënyrë do ruani një klime te ngrohte dhe harmonike. Beqaret do jene sensuale dhe do joshen nga shume persona. Do e kenë ata ne dore se ke te zgjedhin me pas. Te ardhurat do jene goxha te mira.

Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha pengjet dhe problemet qe keni pasur. Te dy do keni te njëjtat ide dhe mendime. Beqaret do kenë komplekse pa fund dhe nuk do arrijnë dot te afrohen me dike. Mos kërkoni perfeksionin. Financat do i stabilizoni, por fale ndihmës se miqve dhe te afërmve tuaj.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Mjedisi yjor do favorizoje mosmarrëveshjet dhe hatërmbetjet ne çift sot. Do kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj dhe nga ana tjetër do kërkoni gjithë kohës te dale e juaja. Beqaret do jene pa fat dhe do mbeten serish vetëm. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet, por kjo nuk do te thotë qe ju te bëni te gjitha shpenzimet e nevojshme menjëherë.

PESHQIT (20/II-19/III) Rrahjet e zemrës do jene shume te forta gjate kësaj dite për te gjithë te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i zgjidhin dhe do jene me te qete. Beqaret nuk do duan te flirtojnë me askënd dhe do mbyllen ne vetvete. Financat do jene goxha te stabilizuara, mbase për disa mund te ketë edhe ndonjë përmirësim te vogël.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21 shkurt

1848

21.02.2014

15

Kush je ti që dënon mëkatin e tjetrit? Ai që dënon mëkatin bëhet pjesë e tij, martohet me të. - Georges Bernanos

Marx dhe Engels ripërkufizojnë historinë “Historia e deritanishme e shoqërisë ekzistuese është historia e përplasjeve klasore”. Fjalia hapëse e Manifestit Komunist ishte magjepsëse në fokusin, risinë dhe implikimet politike. Historia kish dëshmuar që pronarët e mjeteve të prodhimit u vunë përballë atyre që punonin për ta. Mjetet e dominancës së njërës klasë mbi tjetrën ishin në thelb, shteti-forcat e armatosura, policia dhe sistemi ligjor, në aleancë me shkollat që kontrollonin me anë të indoktrinimit dhe kishat që ruanin pabarazinë duke premtuar shpër-

blesa në jetën tjetër. Megjithatë, asnjë sistem nuk ishte i qëndrueshëm. Feudalizmi ia kish lënë vendin kapitalizmit dhe kapitalistët po hapnin varret e tyre duke shfrytëzuar punëtorët derikur ata të ngriheshin në revolucione të përgjakshme dhe të sillnin një fazë të re të historisë njerëzore-komunizmin. Manifesti u hartua nga Frederick Engels në vitin 1847 dhe riparë nga patrioti i tij, Karl Marx. Më pas iu paraqit mistikes Lidhje të Komunistëve në Londër dhe u publikua në gjermanisht në shkurt 1848, në kohë për

valën e revolucioneve në Europë atë vit, megjithëse pati pak ndikim mbi ta. Manifesti ishte një analizë sociologjike e shoqërisë kapitaliste dhe një thirrje politike për revolucion. Ishte gjithashtu i lehtë për t’u lexuar. Analistët shpejt i ekspozuan të metat e tij-nënvlerësimin e rëndësisë së identitetit kombëtar, për shembull, dhe neglizhencën e tij për përplasjet brenda klasave. Megjithatë u bë teksti më i rëndësishëm revolucionar i shekullit 19, dhe për fanatikët e Marx-it, një fjalë e shenjtë.

Blitz

Flickr

+63

Ndryshimi në përqindje që nga viti 2007 në numrin e qelive në sistemin e burgjeve të shtetit të New York-ut, që i janë kushtuar izolimit solitar.

7

Ndër 10 të burgosur adoleshentë në qelitë e izolimit në burgun e Rikers Island janë diagnostikuar me sëmundje mendore.

200

Mijë, numri i përllogaritur i punëtorëve shtëpiakë të punësuar në banesat e njujorkezëve.

3.5

Mijë dollarë kostoja e pranimit në një party të mbrëmjes së Vitit të Ri në Hotel ‘Mariot’ me dhoma që shohin nga Times Square.

Foto: David ross smith Titulli: Not Enough (Tirana, Albania)

Hajt bre se djalë është… Fortesa Latifi Si femër shqiptare, jam rritur duke dëgjuar shumë shpesh shprehjen “hajt bre se djalë është”. Shumë herët e kam kuptuar se djemtë janë agresivë për nga natyra, dhe është dashtë gjithmonë që unë të jem ajo e cila nuk e nxit atë prirje të brendshme të tyre. E di se ky ideal nuk vlen vetëm për kulturën shqiptare - kam biseduar për këtë temë me shumë femra nga çdo skaj i botës, dhe shumica janë rritur me po këtë shprehje. Ato kalojnë jetën e tyre duke shpresuar se etërit, vëllezërit, dhe axhallarët e tyre nuk do të çmenden, siç presin ato. Por kur ndodh, ato mendojnë se është faji i tyre. Nuk ishin mjaft të qeta, mjaft të përkushtuara, apo mjaft të vogla. Hajde të bëjmë be që nuk do t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë këtë shprehje demode, të vjetëruar, të egër dhe primitive. Le t’i mësojmë djemtë tanë të jenë burra më të mirë. Të bëjmë botën më të sigurt për vajzat tona. Kjo poemë u përkushtohet çdo vajze të vogël

gazetamapo@gmail.com

që është rritur duke dëgjuar këtë shprehje. Më vjen keq për idetë tuaja të shtrembëruara mbi dashurinë, siç më vjen keq edhe për të mijat. Kur ish shtatë vjeçe, në kopsht një djalë e shtyu përtokë ra me krye në zall e u ngrit me gojë plot gurë e vija t’gjakut i rrjedhnin nëpër këmbë, i tregoi mësueses por ajo qeshi e i tha “o zemër, po hajt bre se djalë është mos u shqetëso ti për këtë ti atij me siguri po i pëlqen” por problemi është se, kur vajzës së vogël që ka gurë nëpër dhëmbë e gërritha në gjunj i thua se dhimbja dhe kujdesi janë i njëjti send ti e mëson se djemtë me agresion po e shprehkan ndjenjën e ajo rritet e bëhet femër që s’e dallon cila është cila sepse askush kurrë s’ia shpjegon dallimin “hajt bre se djalë është” shndërrohet në “prej dashnisë e ka” ajo fillon e i ndjen plagët si gjurmë në buzë shkon në shkollë të mesme gojën të thyer, e thotë se i ka rënë topi i basketit e jo grushti i tij veç një të rritur e ka për t’i treguar, po me të parën qortohet “ti e din që ai shpejt nervozohet bre pse e provokove ti?’ e kështu ajo tkurret palohet në vete, e

dridhet secilën herë që një mashkull ngrit zërin kur i bën 16 vjet atëherë më veç e din punën e vet shuj, ulu, rri mos i jep arsye po edhe pse ajo mundohet, ai prap një e gjen ‘hajt bre se djalë është’ i bjen ndërmend ‘hajt bre se djalë është nuk e ka me qëllim s’ka faj ai tash ajo kthehet në moshë 7 vjeçe kur luanin në kopsht me gojën plot gurë e gjak shije dashnie po pak diçka si bakër sepse ‘zemër, hajt se djalë është’, a s’po e din më a ai thjesht kështu tregon se ndjen për ty ajo tash i ka 18 vjet dhe janë pi’ pak në t’qindtën e sekondit që fjalët e saj hyjnë në vesh të tij ato zhduken si set gotash që lëshohen duar pas duarsh në gjenerata ajo i thotë fjalët që t’ia hapi duart por fjalët ia ngacmojnë grushtat e papritmas duart i kap për të e me kokë të saj godet murin, e s’ka asnjë dreq fjale n’botë që në këtë moment mundet ta shpëtojë prej duarve të nesërmen e prek varrën me dorë hajt bre se ai është djalë agresioni, ndjenja, dhuna, dashnia qysh i dallon ato kur ajo herët e sheh se këto si lëmsh qenkan të lidhura, e ajo e ngatërruar në tërheqje-taktike të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

pandërprerë n’mur të dhomës duke shënuar me vija raportin sa puthje-për çdo varrë krejt një anë e dhomës i bëhet vjollce, krejt një anë e trupit të vet hajt se djalë është, hajt se djalë është kur i bën 20, një djalë e prek në kuka e ajo kërcen i thotë kush dreqi të paska mësuar të kesh frikë ashtu e ajo tenton të qeshet a nuk e ditka ai se djemtë janë djemë më? iu deshën 13 vjet ta çmësojë këshillën që mori nga kopshti kështuqë besoj se çka po them është kam për të folur deri t’më shteret zëri që motra ime ta kuptojë se agresioni dhe kujdesi janë dy sende krejt të ndara more, dy univerza krejt të ndryshëm kam një mbesë të vockël që akoma s’flet por me të do të filloj tash kurrë mos e prano arsyetimin ‘hajt bre se djalë është kurrë mos e le me dorë ashtu me t’prekë nëse sheh që në sy i del urrejtje mos u habit kurrë me e marrë për dashni se zemër, dashnia nuk të dhemb kur të vjen dashninë s’duhet verës me e mshef nën mangë edhe e vetmja herë kur ka arsye për me e lëviz dorën është kur ta shtrin ty”. *Kosovo 2.0.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 21.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Faqe 16

NJOFTIM / REKLAMA

21 shkurt mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,