Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

rikthim te ngërçi i vjetër mes dy pushteteve Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E premte, 21 mars 2014. Numër 1163. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Rama josh Nishanin për SHISH

Basha në Bruksel, lobim për statusin dhe denoncim për qeverinë

“komunikimi mes meje dhe Presidentit është një model komunikimi mes institucioneve”

Kryetari i PD-së prezanton para PPE-së shqetësimet për shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e qeverisë, si dhe sulmet e mazhorancës ndaj institucioneve të pavarura. Njëherazi, Basha do t’u bëjë thirrje eurodeputetëve të mbështesin Shqipërinë për statusin këtë qershor FAQE 3

Kryeministri nuk do t’i kërkojë Presidentit shkarkimin e kreut të SHISH, por është duke pritur konkluzionet e Komisionit të Sigurisë për certifikatën e sigurisë të Visho Ajazit. Qeveria nuk do të ndryshojë deri në fund të 2017,përveç rasteve të korrupsionit. Tahiri nuk do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe mazhoranca nuk do të iniciojë shkarkimin e Nishanit. Faqe 5

Bilanc tragjik aksidentesh, 3 të vdekur dhe një i plagosur Dy djem të rinj kanë humbur jetën në Lushnjë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Një 20-vjeçar vdiq më herët në Milot

FAQE 9

Braho: Ajazi, nostalgjik i kohës së Gazidedes, pse duhet shkarkuar Debati për FMN

Taksat, energjia dhe pensionet, qeveria: S’ka rritje këtë vit

FAQE 6-7

op-ed / 10-11

Intervista Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho pohon se Shërbimi sekret po përdoret politikisht nga opozita, ndërsa urdhrin për hetimin e policisë e krahason me

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

“Kurthi” i krerëve të institucioneve të pavarura

koment Roland Lami

Obama e ka bërë Amerikën të duket e dobët

New York Times John McCain

A duhet që për pushtimin e Rusisë dhe aneksimin e pritshëm prej saj të Krimesë...

Berisha-Rama, debat në Kuvend me pullë të kuqe Përplasje verbale mes ishkryeministrit Sali Berisha dhe pasardhësit Rama. Berisha: Ai burrë që është aty, kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk e pranonte njeri në dhomë se qelbej në erë. Rama: Ti je si viagra, sa herë që pi, tak ngrihesh në këmbë

Pavarësisht se zgjedhjet sollën të majtët në pushtet, raportet problematike...

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho hedh dyshime se kreu i SHISH-it po përdoret politikisht, duket i shërbyer PD-së me informacione kundër qeverisë. Për këtë arsye, ai i kërkon Ramës të marrë një vendim për të. Në këtë intervistë për MAPOn, Braho i bën një analizë të plotë ngërçit të krijuar mes ekzekutivit... Faqe 4

metodat e Gazidedes e Koçi Xoxes. Certifikata? Visho Ajazi nuk mund t’i kryejë funksionet pa të. Presidenti? Tjetër qëndrim për Shaqirin, e tjetër për Visho Ajazin

editorial / 11 Henri Çili

Marrëveshja trevjeçare e FMN-së me Shqipërinë kundrejt disbursimit të një huaje të butë prej 330 milionë eurosh, por që prek reformën në taksa, reformën në pensione dhe sektorin e energjisë, ishte kali i betejës verbale nga ana e opozitës në seancën e djeshme parlamentare. Më saktë, e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili përpos pasojave të kësaj marrëveshjeje... Faqe 3

debati për gjuhën

Pastërti linguistike

Rrokaj: T’u hapet rruga dialekteve, por pa ndëshkuar standardin

FAQE 13

12 takimi

Dita Botërore

Arta Naçi: Terapia e hershme dhe sindroma Down Arta Naçi, drejtore e përgjithshme e Fondacionit “Down Syndrome Albania”, doktorante në Universitetin Europian të Tiranës, organizoi një takim me grupin e psikologjisë të UET në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down.

Faqe 16

Institucionet e pavarura na duhen për demokracinë, jo për mazhorancën Të paktën që nga fillimi i vitit të ri kalendarik, ka një ngjarje që po sundon të gjitha ngjarjet e tjera. Lufta e qeverisë për të kapur krerët e atyre që njihen si institucione të pavarura, që janë ose institucione rregullatore të parashikuara kështu nga ligji, ose institucione që i përkasin pjesës natyrore të shtetit, pra jo pjesës politike të tij, dmth jo ekzekutivit. Nga debati për Nishanin te Zana Xhuka, nga çështja me shumë spec e Visho Ajazit te çështja proceduriale për kreun e AMA-s, Endira Bushati. Të gjitha këto i lidh një fill i përbashkët, tensioni mes mazhorancës aktuale me pjesën e shtetit “të trashëguar” nga qeverisja e mëparshme. Sigurisht, për kualitetet personale apo...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

intervista/ Braho: Ajazi,

nostalgjik i kohës së Gazidedes, pse duhet shkarkuar Faqe 4

ekonomi\ Bilanci i kushteve

të FMN, çfarë është bërë dhe sfidat që mbeten

Faqe 7

politikë /

Rama josh Nishanin për SHISH

Faqe 5

Gjykata Kushtetuese e konsideroi të paligjshëm rrëzimin e mbikalimit, ndërsa pak ditë më parë Gjykata Administrative vendosi kundër bllokimit që INUK po u bënte punimeve të Bulevardit të ri. Vendimet e gjyqësorit sidoqoftë nuk kanë shërbyer për shumë dhe qeverisja qendrore ka vijuar të jetë bllokuese sa i përket punëve të pushtetit vendor.

“Unë si Prefekt nuk mund ta lejoj këtë gjë. Vetëm pasi t’i dëmshpërblejë, atëherë mund t’ua prishë shtëpitë. Bashkia të mos bëjë politikë, se ky nuk është shesh për duele politike”, tha prefekti. Por në fakt, e gjithë përplasja dukshëm është një luftë politike. Ngecja për arsye procedurale është prej vitesh forma që palët përdorin për të “sabotuar” punët e njëra-tjetrës duke vonuar projektet dhe mos u dhënë zgjidhje problemeve.

Rikthim te ngërçi i vjetër mes dy pushteteve Rama thotë se nuk po i bllokon punimet e Bulevardit, por kujton se ka gjëra për t’u diskutuar. Bashkia akuzon për bllokim politik dhe xhelozi Vladimir Karaj

P

unimet për Bulevardin e ri të Tiranës janë bllokuar për të disatën herë. Në fillim INUK dhe dje banorët kanë bllokuar punimet, duke kërkuar që të dëmshpërblehen para se shtëpitë e tyre të shemben. Prefekti i Tiranës u ka dalë në krah banorëve dhe tha se ato punime nuk do lejoheshin pa bërë fillimisht shpronësimin, për të mos lënë siç tha ai, në qiell të hapur personat që do të humbnin banesat. Bashkia nga ana e saj flet për luftë politike. Nënkryetari Enno Bozdo tha se ndërprerja e punimeve ishte urdhër politik i Kryeministrit, që sipas tij instrumentalizonte banorët për të bllokuar punën. Ngërçi ndërkohë duket se është nga ata të zakonshmit politikë mes një pushteti lokal dhe qeverisë qendrore, kur këto kontrollohen nga forca të ndryshme politike, edhe pse në këtë rast përfshihen dhe banorët e zonës të interesuar për shpronësimin. Kjo nuk është hera e parë. Edi Rama tani në qeveri, ka qenë për mjaft kohë “viktimë” e punëve të penguara prej qeverisë. Bllokimi i projektit të Ramës për xhaminë e re në Tiranë apo prishja e mbikalimit te “Zogu i Zi” në kohën kur ministër i Transporteve ishte Lulzim Basha, tani në krye të Bashkisë, janë dy prej shembujve. Gjykatat, në pjesën më të madhe të rasteve i kanë dhënë të drejtë pushtetit vendor. Gjykata Kushtetuese e konsideroi të paligjshëm rrëzimin e mbikalimit, ndërsa pak ditë më parë Gjykata Administrative vendosi kundër bllokimit që INUK po u bënte punimeve të Bulevardit të ri. Vendimet e gjyqësorit sidoqoftë nuk kanë shërbyer për shumë dhe qeverisja qendrore ka vijuar të jetë bllokuese sa i përket punëve të pushtetit vendor

dhe anasjelltas. Rasti i fundit ndërkohë ka në mes edhe banorët e zonës, që duket nuk janë të kënaqur me atë që ofron Bashkia si dëmshpërblim dhe kërkojnë një shifër më të madhe, ndërsa protestojnë prej kohësh kundër punimeve pa marrë ata më parë dëmshpërblimin. Por Bashkia thotë se edhe plotësimi i kërkesave të banorëve është në dorë të qeverisë. “Në emër të Bashkisë së Tiranës, pasi kemi marrë kontakt me prokurorinë, bashkë me stafin ligjor do të shkojmë në prokurori për të bërë një kallëzim penal për INUK. Për fat të keq, përveç bllokimit të Bulevardit, kryeministri instrumentalizon edhe banorët, të cilët kanë problemin e tyre edhe me tokën. Këto janë veprime të turpshme, sepse ata kanë në dorë të rrisin edhe çmimin e tokës që të kënaqin kërkesat e banorëve”, - u shpreh nënkryetari Enno Bozdo ditën e djeshme. Përballë kësaj, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka qetësuar banorët, duke u thënë se shtëpitë e tyre nuk do të shemben pa u bërë kompensimi i plotë i tyre. “Erdha këtu, në cilësinë e Prefektit të Tiranës, për të bërë një sqarim për publikun dhe për t’i bërë një thirrje Bashkisë së Tiranës. Si Prefekt i Tiranës, më është dërguar buxheti i Bashkisë, i cili nuk mbulon të gjitha fondet e shpronësimit të parashikuara nga qeveria, jo nga kjo qeveri, por nga vetë qeveria e mëparshme”, tha Vorpsi duke kërkuar që Bashkia të japë menjëherë të gjithë sasinë e parave të parashikuara për kompensim. “Unë si Prefekt nuk mund ta lejoj këtë gjë. Vetëm pasi t’i dëmshpërblejë, atëherë mund t’ua prishë shtëpitë. Bashkia të mos bëjë politikë, se

“Sa i përket Bulevardit, nuk ka lidhje fare qeveria. Nuk kam lidhje fare unë personalisht. Unë jam interesuar që të ndodhë e kundërta. Nuk dua unë asnjë rast që qeveria t’i bëjë Bashkisë së Tiranës atë që i bënte dikur. Është prefekti i Tiranës që ka ndërhyrë në përgjigje të shumë ankesave që ka marrë nga banorët aty, që me të drejtë kërkojnë shpronësime të premtuara dhe që Bashkia e Tiranës i ka paratë për t’ua dhënë. Le t’u japë paratë dhe s’ka asnjë problem tjetër”, tha Rama

“Në emër të Bashkisë së Tiranës, pasi kemi marrë kontakt me prokurorinë, bashkë me stafin ligjor do të shkojmë në prokurori për të bërë një kallëzim penal për INUK. Për fat të keq, përveç bllokimit të Bulevardit, kryeministri instrumentalizon edhe banorët, të cilët kanë problemin e tyre edhe me tokën. Këto janë veprime të turpshme, sepse ata kanë në dorë të rrisin edhe çmimin e tokës që të kënaqin kërkesat e banorëve”,- u shpreh nënkryetari Enno Bozdo

ky nuk është shesh për duele politike”, tha prefekti. Por në fakt e gjithë përplasja dukshëm është një luftë politike. Ngecja për arsye procedurale është prej vitesh forma që palët përdorin për të “sabotuar” punët e njëra-tjetrës duke vonuar projektet dhe mos u dhënë zgjidhje problemeve. Kryeministri Edi Rama këmbënguli nga ana tjetër dje në mbrëmje se nuk kishte bllokim nga ana e tij. Madje tha se ai ishte krenar që Këshilli Bashkiak, edhe pse në shumicë në opozitë me kreun e Bashkisë e kishte votuar projektin, duke thënë se më herët kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë. “Sa i përket Bulevardit, nuk ka lidhje fare qeveria. Nuk kam lidhje fare unë personalisht. Unë jam interesuar që të ndodhë e kundërta. Nuk dua unë asnjë rast që qeveria t’i bëjë Bashkisë së Tiranës atë që i bënte dikur. Është prefekti i Tiranës që ka ndërhyrë në përgjigje të shumë ankesave që ka marrë nga banorët aty, të cilët me të drejtë kërkojnë shpronësime të premtuara dhe që Bashkia e Tiranës i ka paratë për t’ua dhënë. Le t’u japë paratë dhe s’ka asnjë problem tjetër”, tha Rama mbrëmë në ‘Top Story’. Por nga ana tjetër, ai i ka shtuar qëndrimit të tij edhe një fjali që lë të kuptojë se gjërat nuk do të shkojnë vaj. “Sigurisht pastaj ka të tjera gjëra për t’u diskutuar lidhur me zhvillimin e atij bulevardi”, theksoi Rama duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë kontestime për mënyrën se si do ndërtohet bulevardi apo zhvillohet zona. Një qëndrim që lë të hapur mundësinë për përplasje të radhës në ditët në vijim dhe një sagë të re ngërçesh mes dy pushteteve, ndërsa projektet e nisura mbeten pezull. Edhe pse askush nuk e thotë, e gjithë kjo duket si një histori e vjetër përplasjesh dhe xhelozish mes kryeministrave dhe kreut të Bashkisë së Tiranës. Rama në tri mandate në atë pozicion i pati këto probleme si me Fatos Nanon, ashtu edhe me Sali Berishën, ndërsa së fundmi duket se është Basha që duhet të përballet me Ramën kryeministër.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Thyerja e etikës

Berisha: …Ai burrë që është aty, kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk e pranonte njeri në dhomë se qelbej në erë. Rama: (Pa mikrofon) Ulu aty, idiot... Mashtrues ordiner! shkrimi të veçantë. ‘Udhëtimi i dytë i Doktor Gjilpërës’, atëherë kur të gjente, se s’të pranonin të tjerët në dhoma, atëherë kur të gjente mbi gomar lakuriq tek liqeni, atëherë kur të gjente në plazhe lakuriq pa të mbathura. Po, po. Dhe shkon e fyen punonjësit ti! Po çfarë kryeministri je ti more! Ti je një ordiner. Nuk ke gojë ti për të fyer punonjësit! Dinjiteti i punonjësve është kryesor, dinjiteti njerëzor është kryesor. Nëse kalon nga një mbledhje në një tjetër duke fyer punonjësit, për çfarë kujton ti se jemi ne këtu?! Ata janë zgjedhësit tanë”, - i tha Berisha Ramës, duke kërkuar futjen në rendin e ditës të diskutimit mbi marrëveshjen e FMN-së. Kundrejt këtij qëndrimi fillimisht reagoi deputeti Fatmir Xhafaj, i cili kërkoi zbatimin e rregullores në rastet kur një deputet përdor fyerje ndaj kolegëve deputetë. “Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu, të ndërpritet seanca, të mbledhin grupet parlamentare. Nuk na kanë borxh shqiptarët dhe fëmijët tanë mungesën e etikës në parlament. Jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në parlament…”, - reagoi Xhafaj. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbështeti propozimin e Xhafajt dhe kërkoi më shumë etikë dhe respektimin e Rregullores së Kuvendit. “Ky fjalor dhe këto akuza nuk i shkojnë staturës suaj”, - iu drejtua Meta ish-kryeministrit Berisha. Ndërkohë në lidhje më propozimin e Berishës për të përfshirë në rendin e ditës diskutimin mbi marrëveshjen me FMN-në, Meta tha se në bazë të Rregullores së Kuvendit, kërkesa duhet të bëhet me shkrim. Më pas foli Rama, i cili e krahasoi paraardhësin e tij në qeveri si Shaban Qosen, personazhin e Tiranës të para viteve ’90. “Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas vitit ‘90 dhe që nuk e kanë njohur, dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh që quhej Shaban Qosja. U bë personazh sepse u turrej njerëzve në rrugë dhe u thoshte çfarë ke me mua. Edhe ju kështu po e bëni, meqë nuk ju ngacmon njeri, ngacmoheni

vetë. Por se kush e ka trajtuar etikën e komunikimit në këtë vend në mënyrën më të rëndomtë, se kush e ka kthyer gjithë tranzicionin në një zvarritje pa fund përmes instrumentit të Partisë së Punës se kë ke përballë degjeneroje me libër shpie, se kush e mban peng PD-në dhe opozitën, këtë e dinë shqiptarët dhe ju tregojnë me gisht”, - iu drejtua Rama, Berishës. Më pas ai shtoi: “Rrini e dëgjoni një burrë plak që të përdorë të gjithë fjalorin më të ulët dhe ju duartrokisni. Një shprehje thotë ‘në shtëpinë e të varurit mos përmendni litarin’ dhe ju të varurin e keni mes jush, duke ju mbajtur varur. Askush s’ka ndërmend të merret me ju dhe të drejtat tuaja, sikundër ju garantoj se ne nuk ulemi në nivelin tuaj. Mallkimin e gjuhës shqipe e keni marrë. Ne do ju dëgjojmë, por ne do të udhëheqim. Nëse mendoni se do na imponoheni, e keni gabim”, - tha Rama. Pas këtij reagimi, ndërhyri kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili kërkoi që të miratohej kalendari trejavor i punimeve.

3

Debatet

Berisha-Rama, debat në Kuvend me pullë të kuqe TIRANË Marrëveshja trevjeçare e FMNsë me Shqipërinë kundrejt disbursimit të një huaje të butë prej 330 milionë eurosh, por që prek reformën në taksa, reformën në pensione dhe sektorin e energjisë, ishte kali i betejës verbale nga ana e opozitës në seancën e djeshme parlamentare. Më saktë, e ishkryeministrit Sali Berisha, i cili përpos pasojave të kësaj marrëveshjeje, ka kaluar në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, thuajse gjatë gjithë kohës kur PD-ja ishte në Kuvend. Ishkryeministri theksoi se FMN-ja ka përcaktuar kushtet ndaj qeverisë, si shenjë mosbesimi që ka ndaj kabinetit qeveritar që drejtohet, sipas tij, nga një i papërgjegjshëm. Por jo vetëm kaq. Ai e ka cilësuar Ramën si “njeri të palarë, që qelbet erë”, “zhuls”, “analfabet”, “ordiner” etj. “…Nuk ka lajm më tragjik për këta qytetarë, që po varfërohen në mënyrën më të pamëshirë se sa të mësojnë se do t’u rritet çmimi i energjisë, do t’u rritet çmimi i ujit, ndërkohë që duhet të shkonte drejt dhënies falas. Po të kemi parasysh se Austria ujin e jep falas, se e ka me bollëk aq se dhe...Ai (Rama) me çdo fjalë që thotë të nderon, sidomos kur vjen fjala tek uji. Atij t’i japim ujë të lahet pa paguar, sepse kalon nga një grup punonjësish tek një grup tjetër dhe disave u thotë keni fytyrën pa larë dhe tjetrit, kokën pa larë. Në një kohë kur ai burrë që është aty, kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk e pranonte njeri në dhomë se qelbej në erë dhe dilte vetëm mjeku për mëshirë që e merrte, sepse asnjë nga sportistët s’e pranonte. Ai burrë që iu përmend kokën pa larë doganierëve, ai u nxor nga mbledhja e parë e Këshillit të Iniciativës së Formimit të PD-së, sepse qelbej në erë. Ai burrë që u tregon doganierëve djersën e palarë në fytyre, ai është një zhuls që vetëm ai e di. Ai e shfrytëzon postin e kryeministrit me gjuhë ordineri”, tha Berisha duke vijuar më tej. “Po të them unë se çfarë më ka thënë mua për të ‘Doktor Gjilpëra’, për piktorin, do të mahniteni, por ai do të jetë objekt i një

21.03.2014

Rama

“…Se kush e ka trajtuar etikën e komunikimit në këtë vend në mënyrën më të rëndomtë, se kush e ka kthyer gjithë tranzicionin në një zvarritje pafund përmes instrumentit të Partisë së Punës se kë ke përballë degjeneroje me libër shpie, se kush e mban peng PD-në dhe opozitën, këtë e dinë shqiptarët dhe ju tregojnë me gisht”

Basha në Bruksel, për statusin dhe veprimet e qeverisë TIRANË Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane. Basha pritet të paraqesë para eurodeputetëve pretendimet e opozitës në lidhje me shkeljet e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e qeverisë, si dhe sulmet e mazhorancës ndaj institucioneve të pavarura. Një tjetër shqetësim që pritet të ngrihet nga Basha në Bruksel lidhet edhe me emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit dhe mosrespektimin nga qeveria të ligjit “Për Nëpunësin Civil”. Por krahas asaj që opozita e cilëson vizitë denoncuese, kryetari i PD-së do t’u bëjë thirrje homologëve të së djathtës europiane që të mbështesin dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë. Prej kohësh, kryetari i demokratëve ka sqaruar se përpos zhvillimeve politike në vend, opozita do të mbështesë pa kushte integrimin e Shqipërisë në BE, duke filluar që me statusin e vendit kandidat.

Sali Berisha: Do të rritet shërbimi i ujit dhe energjisë. Austria ujin po e jep falas. Edi Rama: Po pse nuk ua dhatë ju? Jozefina Topalli: Tërhiqi vëmendje. Berisha: Duhet që ta bëni ujin falas, që të laheni. Kur ishte në skuadrën e basketbollit, askush s’e pranonte në dhomë sepse qelbej erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh, pa të mbathura. Shkon e fyen punonjësit, çfarë kryeministri je ti! Ti je ordiner. Ata janë zgjedhësit tanë dhe ti guxon t’i ofendosh. Rama: (pa mikrofon) Boll! Ulu aty! Ulu aty, idiot! Sali Berisha: Duhet të pranoni propozimet (propozimet e PD-së që u bënë në Strasburg) që janë ato që ka vendosur gjykata e vendit. Është detyrim madhor për pozitë e opozitë. Nuk mund të ecet në këtë mënyrë. Rama: (pa mikrofon) Mashtrues ordiner! Berisha: Është i papërgjegjshëm. Çfarë mund të bëjmë ne për qytetarët?! Të ndryshojmë rendin e ditës. Të flitet për marrëveshjen me FMN-në ku parashikohet mosrritja e rrogave dhe rritja e moshës së pensionit, si dhe vendosja e 10 taksave të reja për qytetarët. Me atë marrëveshje u ke bërë gjëmën qytetarëve shqiptarë. Meta: Nëse duam të bëjmë ndryshime të rendit të ditës, bëjeni me shkrim. Formulojeni. Jozefina Topalli –Ilir Metës: Unë ju shoh shumë të lumtur sot dhe gëzohem. Nuk e shoh kryeministrin shumë të lumtur. Meta – Jozefina Topallit: Unë jam i lumtur se mungonte dikush këto dy javë në parlament. Ti e kupton... Fatmir Xhafaj: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu, të ndërpritet seanca, të mbledhin grupet parlamentare. Nuk na kanë borxh shqiptarët dhe fëmijët tanë mungesën e etikës në parlament. Jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në parlament… Rama: Na huton të gjithë o Jozefinë. Të gjithë e kuptojnë lumturinë tënde sa herë që të vjen ai pranë. Topalli: Mos ndërhy pa leje. Rama: (pa mikrofon) Ti je si viagra, sa herë që pi, tak ngrihesh në këmbë. Berisha: Nëse kreu i ekzekutivit shfrytëzon atë karrige për të sharë si ordiner, ta ketë qartë se do të ketë të gjitha përgjigjet e merituara. …Pse nuk i shkonte asnjë shok afër veç doktorit të tij, a e dini ju se e çuan në shatërvan për ta larë? Flamur Noka: Jam dakord me atë që thotë zoti Xhafaj, por këtë kërkesë duhet t’ia bësh atij zotërisë që është kryeministër, sepse siç e keni vënë re, sa herë që dikush flet ai zotëria aty qesh, nxjerr llapën, kur ne flasim për një çështje tjetër, ai nxjerr llapën, u bë si Ver Llapa. I mësoni etikën, mos të nxjerrë llapën, të ikë nga roli i Shaban Qoses e Ver Llapës. Mban llapën nxjerrë, ja e nxori llapën. Rama: Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas viteve 1990 dhe nuk e kanë njohur, dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës, që quhej Shaban Qosja. Ky u bë i famshëm se kur nuk merrej njeri me të, u turrej njerëzve e u thoshte ça keni me mua. Jeni bërë si Shaban Qosja, merrni fjalën… Edi Rama: Përgjigju për naftën... Sali Berisha: Nuk ka rëndësi për ty nafta, nuk paguan gjë ti. Ti pretendon se do të mashtrosh shqiptarët siç mashtrove Spartak Ngjelën duke e mbajtur me gënjeshtra, harroje… Ti ke probleme gjenitale, njëra pas tjetrës të kanë ndarë 5 gra. Edi Rama: (pa mikrofon) Ky është k…, po k…fare, maskara, legen. Ilir Meta: Zoti Berisha. Erjon Braçe: Çfarë shqipe more.... Fatmir Mediu: Zoti Meta. Po ti bën si të duash. Unë e dua për procedurë. Jozefina Topalli: T’i jepet fjala. Edi Rama: Është deputete, le të flasë, është grua. Ai është deputet që kur të flas ai, ta dëgjojmë… Le ta mbarojë. O plak budalla! Fatmir Mediu: Kërkoj që të mbani përgjegjësi si kryetar i Kuvendit, dhe jo si pronar. Flamur Noka: Kur flasim ne ai, zotëria nxjerr llapën. Në CV-në e tij ka shumë gjëra për të cilat ne mund të kapemi. Bëjini kurs etike kryeministrit. (Largohet opozita) Rama: (Flet për kthimin e pronës tek pronarët). Pasi iku na la një vend të rrënuar. Rama: Po ti je mësuar ta marrësh fjalën vazhdimisht me pronarët dhe të bësh sikur i mbron. Unë mund ta marr dhe më qetë se nuk u kam thënë pronarëve 20 vjet që do ju kthej pronat, dhe s’kam mik pronarë të teatrit të Butrintit… Kanë dalë pronarë kishash e xhamish. 8 vjet jeni tallur me pronarët. Arkivin e kishit lënë tmerr, dosjet në tokë. Shqipëria juaj dixhitale nuk kishte lidhje me pronarët. Mediu: Qetësohu ore qetësohu, çfarë ke që je i nxehur? Rama: Unë s’kam as një nga këta që të rrjedh nga antikiteti. Ju bëni sikur të gjitha na i latë gati. (Mediu flet në telefon) Rama: Lërë, lërë, lërë telefonin... Mediu: Jo, dua të të tregoj se sa gënjen ti…Jam përpjekur që në pozicionin tim si deputet ti përmbahem etikës. Ajnshtajni i madh ka thënë se dallimi mes gjeniut dhe budallai është se budallai nuk ka limite, ndërsa gjeniu po. Kryeministri të gjejë veten. E rëndësishme që kur flet të bazohesh në fakte. Keni thënë që nuk jeni parti e pronarëve. Kam qenë kundër ligjit 7501. Ke filluar ta bësh ti Shaban Qosen. Atij i është kthyer prona në vitin 2003, kur ishit ju në qeveri. Rama: Ju keni bërë 8 ligje në konflikt me njëri-tjetrin. Jeni bërë anekdoda e këtij vendi që keni marrë haraç për çdo pronë që keni kthyer. E keni lënë pa inventar. Keni njohur prona sa gjithë Ballkani. Lesh e li e keni bërë. Keni gojë ju... Mediu: Kaq keq u katandise sa i përsërit nga tri herë…Sa më shumë të ngjitet majmuni në pemë, aq më shumë e sheh veten majmun.


4

fokus

ngjarje e ditës

intervista

“Unë nuk mund të them me siguri se po shkojmë drejt shkarkimit, por një bujk kur shkon të lërojë arën dhe shikon se nga dy qetë e parmendës, njëri është dembel apo nuk ka mundësi ta tërheqë, e largon, e heq dhe vendos një që bën punën”

Braho: Ajazi, nostalgjik i kohës së Gazidedes, pse duhet shkarkuar Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho pohon se Shërbimi sekret po përdoret politikisht nga opozita, ndërsa urdhrin për hetimin e policisë e krahason me metodat e Gazidedes e Koçi Xoxes. Certifikata? Visho Ajazi nuk mund t’i kryejë funksionet pa të. Presidenti? Tjetër qëndrim për Shaqirin e tjetër për Visho Ajazin Intervistoi: Fejzi Braushi Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho hedh dyshime se kreu i SHISH-it po përdoret politikisht, duket i shërbyer PD-së me informacione kundër qeverisë. Për këtë arsye, ai i kërkon Ramës të marrë një vendim për të. Në këtë intervistë për MAPO-n, Braho i bën një analizë të plotë ngërçit të krijuar mes ekzekutivit dhe SHISH-it, e cila sipas tij ka ardhur nga mungesa e dëshirës për të bashkëpunuar me instancat në varësi të qeverisë. Për këtë arsye, ai ofron si zgjidhje largimin e drejtorit të Shërbimit sekret. Për këtë qëndrim, Braho sjell metaforën e një bujku. Kur njëri nga qetë nuk e tërheq parmendën, atëherë ai e heq atë. Zoti Braho, duket si një histori që e kemi parë edhe më parë, por sërish dhe kjo mazhorancë e radhës nuk i ka shpëtuar konfliktit me Shërbimit Informativ Shtetëror. Eksponentë të lartë të saj kanë lëshuar akuza për mosbashkëpunim të këtij Shërbimi me ekzekutivin dhe më konkretisht me policinë në parandalimin e akteve të vrasjes me tritol. Ju si kryetar i Komisionit të Sigurisë, si e shihni këtë debat? Sa të drejtë ka qeveria? Shqetësim im kryesor për këtë debat është përmbajtja e këtij debati. Në radhë të parë, shqetësimi im lidhet me funksionimin e kësaj strukture të rëndësishme të shtetit. SHISH është syri dhe veshi i shtetit. Është një organizatë e rëndësishme informative, e cila monitoron problematikën e sigurisë kombëtare që lidhet me luftën kundër terrorizmit, me luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe me elementë të tjerë të sigurisë kombëtare. Në këtë kuadër, kam përshtypjen që pavarësisht përpjekjeve të kësaj organizate, ajo është e trullosur, vendevende edhe jashtë loje, vende-vende edhe shkërmoqur apo e çoroditur për shumë arsye. Një nga arsyet, unë do të thosha është fakti që ky organ, me informacionet që vijnë pranë komisionit dhe që përbëjnë problematikën e këtij debati, ka zhvendosur veprimtarinë e tij në disa linja në kundërshtim me përcaktimet ligjore që vetë ky organ është i ngarkuar dhe i detyruar t’i zbatojë. Në çfarë linjash? Elementi kryesor ka të bëjë me shmangien apo përplasjen që ka realizuar SHISH, duke u marrë jo me elementë të cilët përgjithësisht përbëjnë ato fenomene apo atë problematikë që sot është gjallëruar si ana më negative e rendit, pra me problematikën e informimit të elementëve që kryejnë veprimtari terroriste, veprimtari që lidhen me cenimin e rëndë të rendit, me problematikën e të ashtuquajturës si periudha e tritolit, me problematikën që lidhet me veprime të rënda korruptive. Vetë skandali që kemi denoncuar para ca kohësh, skandali i madh financiar në Drejtorinë e Tatim-Taksave, ku gropa financiare për shkak të marifeteve me evazionin ka vlerë disa qindra miliardë lekë, u zhvendos në mënyrë të papritur në gjurmimin e drejtuesve kryesorë të policisë, ku përfshiheshin që nga drejtorët e qarqeve, zëvendësdrejtorët, shefat e rendit dhe të krimeve, pra i tërë personeli, një pjesë e të cilëve emërohet dhe janë emëruar nga Kryeministri. Shkresa e datës 2 dhjetor 2013, dërguar strukturave të SHISH-it nga drejtuesit kryesorë, unë e kam thënë, është një nostalgji e periudhës së Gazidedes, madje po të shkojmë në kohën e komunizmit, kjo metodikë u përdor nga Koçi Xoxe dhe që padyshim vuri në pikëpyetje të

madhe se ku po shkon ky organ. Një organ shtetëror i rëndësishëm siç është SHISH dhe që është punëmarrës nga qeveria, nga Kryeministri, heton kryeministrin, heton një strukturë tjetër të rëndësishme të rendit dhe sigurisë, siç është Policia e Shtetit. Dhe që këto materiale, që për fat të keq ende nuk jemi në dijeni se çfarë janë, përdoren nga politika, dhe kryesisht anonçohen nga PD për të njollosur figura të ndryshme, apo një pjesë e personelit që punojnë në strukturat e Policisë së Shtetit. Pra po thoni se SHISH po përdoret politikisht nga opozita? Padyshim, ky ishte deviacioni që SHISH dhe strukturat e tij nuk u shpëtuan dot miklimeve politike, apo borxhet që i kanë këta drejtues, në njëfarë mënyre janë borxhe në kuptimin figurativ, sepse janë të emëruar me kohë si drejtues nga PD, nga ish-mazhoranca e dikurshme. Madje, zoti Visho Ajazi Lika ka qenë pjesëtar aktiv i strukturës së SHISH-it nga viti 1992 deri më 1997, drejtues kryesor, dhe që është një periudhë që e ka njollosur rëndë këtë strukturë të shtetit, dhe nuk ka shqiptar sot që të mos e dijë se çfarë përfaqëson SHIK-u i asaj kohe. Kuptohet, për një funksionar të shërbimeve sekrete politika duhet të ishte e fundit, por ja që këtu tek ne, këto gjëra nuk realizohen ashtu siç duhet. Opozita pretendon se zbulimi dhe parandalimi i atentateve me tritol është punë e policisë dhe jo e Shërbimit Informativ… Tritoli apo rigjallërimi i fenomeni të tritolit, për mua ka dy shpjegime: Së pari është një teknologji vrastare shumë më komode sesa vrasjet e realizuara me armë, sepse janë më pak të identifikueshme, më pak të rrezikshme dhe më eficente. Pra, vetë teknologjia dhe realizimi i atentateve që marrin jetë apo që ‘lajnë hesapet’ janë më eficiente. E kam thënë dhe një herë t j e t ë r, ë s h t ë n j ë fenomen që ngjan me Italinë e viteve ‘70, edhe atëherë mafia filloi të përdorte me mjaft sukses tritolin, madje eliminoi mjaft prej figurave kryesore të antimafias italiane që u morën dhe me goditjen e mafias. Por tritoli, apo tritolomania, gjeti një terren sepse e gjeti policinë të papërgatitur, pa informacionet e duhura përkatëse, një polici pa rrjet informativ, pa rrjet bashkëpunëtorësh dhe që strukturës së re të rindërtuar nga ministri Tahiri i duhet shumë kohë për t’u përballur dhe për t’u angazhuar direkt për ta goditur dhe eliminuar këtë lloj kriminaliteti. Ky fakt i shtimit të krimit të realizuar me anë të shpërthimeve me tritol, natyrisht nuk gjeti jehonë në kuptimin e dënimit të tij nga opozita. Së dyti, lidhur me angazhimin e SHISH-it, është detyrë edhe e SHISH natyrisht, madje e shprehur edhe në ligjin mbi të cilin ai funksionon, që informon për rastet e çdol-

Drejtori i SHISH-it, në kuptimin figurativ është një nëpunës i kryeministrit. I është lënë një çek presidentit vetëm për të bërë notifikimin dhe që nuk lidhet as me punën dhe as me ngjyrën e tij. Ndoshta ky lloj çeku është dhe jorealist apo i goditur në Kushtetutë.

loj kriminaliteti që vë re, aq më tepër të një kriminaliteti që mori hov të papritur në Shqipëri. Për hir të së vërtetës, informacionet që unë i kam përcjellë, i kam studiuar, nuk kanë qenë koherente, nuk kanë qenë serioze, nuk kanë qenë të kohës. Z. Tahiri deklaroi se ju ka vënë në dispozicion një dosje, ku evidentohet fakti se bashkëpunimi me SHISH-in ka munguar plotësisht. Jeni njohur me këtë informacion dhe sa i vërtetë është ky pretendim? Po, e njoh shumë mirë këtë material. Njoh informacionin që ka dërguar kryetari i SHISH-it për këto çështje, dmth për hir të përmbajtjes sekrete të këtij informacioni, unë nuk mund të shprehem më shumë, por mund të them se ky informacion është i mangët. Është fare, fare i tejkaluar, i vjetër, jo i thellë. Zoti Braho, për gjithë këto sa thatë, a ka vend që Kryeministri të kërkojë shkarkimin e drejtorit të SHISH? Drejtori i SHISH-it, në kuptimin figurativ është një nëpunës i kryeministrit. I është lënë një çek presidentit vetëm për të bërë notifikimin dhe që nuk lidhet as me punën dhe as me ngjyrën e tij. Ndoshta ky lloj çeku është dhe jorealist apo i goditur në Kushtetutë. Unë nuk e kuptoj pse një nëpunës i kryeministrit, që drejton një strukturë për të cilën mban detyrimin ta udhëheqë qeveria, pra qeveria drejton luftën kundër krimit, notifikohet emërimi apo shkarkimi i tij nga Presidenti. Nuk ka sens. Megjithatë, kështu është dhe në këtë linjë do të gjykohet dhe veprohet përsa kohë ligji të detyron. Aktualisht kryeministri ka dërguar dhe ka bërë verifikimet e tij nëpërmjet një strukture që ai ka dhe që monitoron SHISH-in, siç është struktura e Inspektoratit të Kryeministrit pranë SHISH-it. Po peshon me gjakftohtësi, me durim tërë konkluzionet që do të nxirren nga ky monitorim. Dikush këtë e quan mungesë vullneti për të vepruar ndaj tij, dikush e quan hezitim, unë do të thosha që kryeministri bën mirë që po e ndjek dhe po e vlerëson hap pas hapi veprimtarinë e SHISH-it për të arritur në një konkluzion më të plotë, më të saktë, që të mos krijojë edhe përplasje nesër me një vendim që ai do të marrë. Por realisht, kryetari i SHISH-it sot është inekzistent, pasi atij i mungon një element i rëndësishëm i veprimtarisë, besimi për të trajtuar informacionin sekret. Ai nuk ka dhe nuk është i certifikuar me atë që quhet certifikata e sigurisë. Certifikata e sigurisë është si puna e patentës së makinës, mund të jesh shofer shumë i mirë, mund të kesh qenë dhe shofer shumë i mirë, mund të kesh marrë pjesë dhe në garat e ‘Formula 1’, por nëse nuk ke patentë, të zë polici në rrugë, të bllokon dhe të thotë hap rrugën. Për shkak se nuk ke dokumentin përkatës, nuk të lejon.

Por këtë certifikatë e jep një vartës tjetër i Kryeministrit, siç është drejtori i DSIK. Pra nuk përjashtohet mundësia e një bllokimi të qëllimshëm nga ana e ekzekutivit për të mos i dhënë certifikatën drejtorit të SHISH… Nuk ka bllokim, sepse mesa jam në dijeni unë, kryetari i SHISH-it ka aplikuar. Një herë ka pranuar vetë mungesën e këtij dokumenti si një pakujdesi të tijën. Ndaj ato që thotë Berisha apo personazhe të tjerë, që është qesharake që t’i kërkohet kryetarit të SHISH-it certifikata e SHISH-it, bien poshtë. Sepse këto janë përcaktime në rregulloren e SHISH për tërë nomenklaturën. Sot një inspektor i gradës më të ulët të SHISH nuk mund të punojë në këtë organ pa certifikatë sigurie e jo më drejtori i saj. Ndaj është handikap dhe ai nuk është në detyrë. Administrativisht po, por nga pikëpamja funksionale ai nuk mund të kryejë këto funksione. Dhe nëse vazhdon t’i kryejë, është në shkelje të ligjit. Unë do t’i bëj thirrje të lërë vulat dhe shkresat atje ku janë. Nuk i thotë njeri të mos shkojë në punë, por me drejtimin funksional të SHISH, derisa të pajiset me certifikatë nuk duhet të merret. Gjithsesi, në debatin për çështjen e certifikatës së sigurisë duket se ka nonsense.. DSIK për t’i dhënë këtë certifikatë duhet të pyesë vartësit e Ajazit në SHISH për të vlerësuar pastërtinë e figurës së drejtorit të tyre… Jo, nuk është kështu, nuk japin vartësit apo SHISH informacion për Ajazin, janë struktura të tjera… Ligji në këto struktura përfshin dhe SHISH… Kalojnë nëpërmjet këtij, por ai duhet të marrë raporte pozitive sigurie nga organet homologe, Interpoli, NATO, agjencitë e tjera inteligjente partnere të SHISH. Ka dhe një klauzolë që për periudhën e gjatë që ai ka jetuar në një shtet, patjetër që duhet në mënyrë të detyrueshme ajo periudhë, që për fat të keq edhe në kohën që ai ka punuar si drejtues nuk është verifikuar. Ai dhe persona të tjerë, sepse ka dhe persona të tjerë që punojnë në SHISH që kanë jetuar jashtë, nuk janë verifikuar. Nuk vë në dyshim dhe s’më lejohet, nuk e di nëse ndonjëri prej tyre mund të ketë qenë i dënuar në vendin që ka jetuar si emigrant. Këtë gjë duhet të na e thonë shërbimet homologe. Cila është zgjidhja sipas jush e këtij ngërçi qeveri-SHISH? A mos po shkojmë drejt shkarkimit të tij? Unë nuk mund të them me siguri mos po shkojmë drejt shkarkimit, por një bujk kur shkon të lërojë arën dhe shikon se nga dy qetë që ka vënë për të tërhequr parmendën, njëri është dembel apo nuk ka mundësi ta tërheqë, e largon, e heq dhe vendos një që bën punën. Po qëndrimin që ka mbajtur Presidenti në këtë debat, si do ta vlerësoni? Është jashtë loje komplet, nuk e di pse merret me këtë problem. Bile nuk është koherent sepse mbajti një qëndrim tjetër në një prononcim të bërë për ish-drejtorin e SHISHit, Bahri Shaqiri dhe një qëndrim tjetër mbajti ndaj kryetarit aktual të SHISH. Në një prononcim të Presidentit, të bërë më 2012-ën për rastin e shkarkimit të Shaqirit dhe emërimit të Ajazit, ai thotë se “drejtori i SHISH-it është strukturë që varet nga ekzekutivi dhe përgjigjet para ekzekutivit”. Atëherë, përse përdoret zoti Nishani në këtë rast, përse i mungon koherenca? Të qëndrojë mbi politikën, ky është funksioni i tij kryesor.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2014

5

Kryeministri tha dje se ka prova që SHISH nuk është në lartësinë e detyrës. Tri Jo-të e Ramës: Jo ndryshime në qeveri, Jo Saimir Tahiri kandidat për Bashkinë e Tiranës, dhe nuk do të ketë nismë për shkarkimin e Presidentit Nishani

Rama josh Nishanin për SHISH “S’kam asnjë plan për t’i kërkuar Presidentit shkarkimin e kreut të SHISH dhe nuk ndërtoj plane të tilla, por konsideroj të domosdoshme që të ketë një reflektim serioz në këtë aspekt. Pres të shoh se cilat do të jenë konkluzionet e këtij institucioni” Intervistoi Sokol Balla/Top Story Ju keni një çështje delikate për të trajtuar me opozitën, si reforma territoriale. Çfarë do të bëni? Ajo që bën opozita është e drejta e saj. E mira në këtë proces është se palët kanë një edukatë dhe shqiptarët nuk kanë nevojë të mendohen shumë për të kuptuar se kush është sot pengesë, kush do të mbajë përgjegjësi morale për cenimin e gjuhës shqipe, kodit etik dhe raportit me kundërshtarin e publikun, si dhe mbi të gjitha, se kush ka gojë sot të flasë me etikë. Çështjet janë problemi i madh. Ne shkojmë në Parlament prej kohësh dhe nuk debatojmë për to dhe problemet e shqiptarëve, por biem vazhdimisht peng i një procesi bashkëjetese që merret peng qëllimisht me 1 mijë e 1 alibira, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe që ndodh për një arsye të thjeshtë: ndryshimi i 23 qershorit. Dhe ne nuk do t’i mohojmë opozitës asnjë nga liritë e të drejtat që na u mohuan neve. Është e drejta e saj të bëjë zgjedhjet që do. Ne jemi këtu për bashkëpunim dhe do dëgjojmë me respekt të gjithë, përfshirë opozitën, por edhe do vendosim dhe udhëheqim. Unë kam vendosur t’i drejtohem edhe njëherë me një letër kryetarit të PD-së që të na bashkohet në këtë proces të reformës territoriale. Është ngritur komisioni, i kemi njohur të drejtën e vetos dhe kemi kaq kohë që presim. Por ne nuk mund të presim pafund dhe qëndrimi i opozitës s’mund të jetë pengesë për këtë reformë, e domosdoshme për t’i dhënë fund një historie korrupsioni, abuzimesh e shpërdorimesh që Shqipëria s’mund ta mbajë në kurriz, për t’i kthyer popullit 80 milionë dollarë në vit në formë investimesh dhe nuk është një reformë elektorale, sepse po ta kishte, ne nuk do ta bënim në mënyrë të njëanshme. Ne nuk do prekim asnjë element të Kodit Zgjedhor. Javën e kaluar kisha liderin e opozitës. Ju i keni ofruar partisë së tij në komisionin për Reformën territoriale pozicionin 8-8, postin e bashkëkryetarit dhe të drejtën e vetos. Por kur komisioni duhet të kalojë në Parlament, kjo duhet të kalojë jo me ndryshime, por me konsensus. Nëse opozita pranon komisionin me këto kushte, pse nuk i thoni për votim konsensual? Nëse produkti është konsensual që të mos përmbyset nga Kuvendi, atëherë kjo nuk ndodh. Nëse komisioni nuk ka votim konsensual, atëherë nuk ka kuptim që të kalojë në Parlament. Po thoni se, nëse nxirrni diçka konsensuale, do të kalojë në Kuvend pa problem? Pa dyshim. Cilat janë zotimet që i konsideroni të mbajtura në këto 6 muaj Zotimin më të rëndësishëm, ulje taksash për 97 për qind të shqiptarëve, që ka rritur fuqinë blerëse për shqiptarët dhe rritjen e konsumit dhe aktualisht kemi 14 për qind më shumë dhe një nga arsyet për këtë rritje është pikërisht ulja e taksave. Nga ana tjetër, rritja e rrogave thuajse dyfish për Policinë e Shtetit, lufta pa kompromis kundër korrupsionit në Dogana dhe Tatime, që ka sjellë një rritje shumë të madhe të të ardhurave, por jo duke i rënë në qafë sipërmarrjes. Mbajtja e premtimit shumë të rëndësishëm se do të rritet taksa për ata që fitojnë më shumë, për sipërmarrësit që nuk janë në biznesin e vogël, nga 10 në 15 për qind, por ama do të jetë kaq dhe nuk do të jetë shumë më tepër, ku 10 për qind i shkonin

shtetit dhe deri në 300 për qind i shkonin pushtetit. Po ashtu, përgjysmimi i tatim-fitimit mbi biznesin e vogël dhe heqjen e taksës për të. Këto janë zotime që sot janë realitet. Shumë shpejt, në javët në vijim do të fillojë veprimi shumë energjik për legalizimet dhe shqiptarët do të shikojnë që ne do ta mbajmë këtë premtim. Ka një debat për këtë, procesi apo gjithçka falas? Është gjithçka procedurë, sepse kur vjen puna tek trualli i zaptuar, s’mund të flasim për truall falas, sepse ecim me kompensimin. Na duhen për kompensimin e pronarëve. Por edhe tek trualli do të ketë gjëra të reja dhe brenda 4 viteve këta njerëz që janë tërhequr për hunde me gënjeshtra dhe mish për top elektoral, por që nga ana tjetër janë shumuar duke bërë që të kthehet fenomeni i ndërtimeve pa leje, më në fund do të shohin dritë duke dalë nga tuneli i errët i shumë e shumë viteve. Këtu nuk bëhet fjalë për t’i dhënë një tapi, po për të futur kapitale në ekonomi. Pyeta Bashën para një jave për suksesin e qeverisë dhe ai përmendi vendimin për mbylljen e lojërave të fatit, edhe ajo, sipas tij, e lënë përgjysmë… Nuk ka më kazino ilegale. Gjithë aktiviteti ilegal, industria kriminale që zinte 80 për qind të aktivitetit të lojërave të fatit sot është çmontuar, sot ka vetëm kazino, apo pika lojërash fati të licencuara më parë. Shumë shpejt, brenda 300 ditëve do të paraqesim projektin e ri ligjor për rregullimin përfundimtar të këtij problemi, ku do t’u japim një afat kohor deri më 1 janar 2016 të gjithë atyre që kanë investuar në këto lodra dhe kanë marrë një licencë nga qeveria dhe pastaj nuk do të ketë më kumar në zonat urbane të Shqipërisë. Do të adoptojmë praktikat e mira të të gjitha vendeve që kanë prioritet strategjik turizmin. Në raste të veçanta do të aplikojmë në zona specifike. Shqiptarët nuk do të lënë më paratë në kumar. E kotë të pyes për korrigjime në kabinet? Edhe kjo lloj kulture që s’ka lidhje me kulturën politike dhe sociale të vendeve ku funksionon sistemi bipolar, këtu jemi në këtë sistem, ku kemi një aleancë të fortë me LSI, kemi përballë një aleancë tjetër, kjo nuk funksionon me këto. Ne kemi një skuadër që do të çojë deri në fund mandatin e vet dhe do të marrë përgjegjësitë e veta për gjithë programin dhe çdo sektor. Lëvizjet do të jenë të lidhura me shkeljen e atij kodi që ne kemi pranuar së bashku e që lidhet me shërbimin me dinjitet, me transparencë dhe integritet të shqiptarëve. Çdo përzierje me korrupsionin nuk do të tolerohet. Performanca është e skuadrës. Dua të shtoj që çdo ministër është përgjegjës i sektorit të vet, por suksesi varet nga ndërveprimi mes ministrave, sepse nuk mund të ketë sukses në transport publik nëse nuk ka sukses në sigurinë në rrugë. U fol që deri në mars do të krisej aleanca, rezultoi legjendë…të paktën deri më tani. E keni të vërtetë këtë aleancë, apo sa për sy e faqe? Çfarë po ndodh? Është një aleancë e çimentuar nga 1 mln shqiptarë. Jemi shumë të vegjël për t’i shkuar kundër apo për ta cenuar besimin e tyre. T’i rikthehemi temës së raporteve me institucionet e pavarura. Fokusi është tek Shërbimi Informativ Shtetëror dhe kreu i saj, Visho Ajazi.  A keni ju bashkëpunimin e duhur me Ajazin? Kam komunikim fare të thjeshtë, prej të cil-

Kreu i SHISH Me keqardhje, por në një proces shumë të vështirë kundër krimit që lidhej me shpërthimet e tritolit, policia nuk ka patur thuajse asnjë informacion dhe ky është problemi. Nuk ka lidhje sa më takon me personin. Këto ia kam thënë kreut të Shërbimit, reagimi i tij ka qenë korrekt, por i strukturës lë shumë për të dëshiruar. 

Presidenti "Por nuk dëshiroj të diskutoj ato që bisedoj me Presidentin, por gjithçka ka të bëjë me qëllimin e përbashkët që ne e ndajmë me Presidentin. Rrjedha e komunikimit mes meje dhe Presidentit është një model komunikimi mes institucioneve dhe do të ishte fantastike sikur i tillë të ishte edhe bashkëpunimi mes institucioneve"

it t’ju them të drejtën, mundohem të gjej arsyen për të thënë se jam i kënaqur, por nuk mund të them se jam i kënaqur për faktin që në fund të fundit ajo që ka rëndësi dhe që më intereson mua nuk është se më intereson kush është dhe nga vjen në krye të institucionit, por sa produkt marrim nga institucioni. Me keqardhje, por në një proces shumë të vështirë kundër krimit që lidhej me shpërthimet e tritolit, policia nuk ka patur thuajse asnjë informacion dhe ky është problemi. Nuk ka lidhje sa më takon me personin. Këto ia kam thënë kreut të Shërbimit, reagimi i tij ka qenë korrekt, por i strukturës lë shumë për të dëshiruar.  Keni diskutuar me Presidentin? Sigurisht. Por nuk dëshiroj të diskutoj ato që bisedoj me Presidentin, por gjithçka ka të bëjë me qëllimin e përbashkët që ne e ndajmë me Presidentin. Rrjedha e komunikimit mes meje dhe Presidentit është një model komunikimi mes institucioneve dhe do të ishte fantastike sikur i tillë të ishte edhe bashkëpunimi mes institucioneve. Nishani për SHISH vlerëson se po bën një punë të shkëlqyer dhe se nuk ka ndërmend të firmosë shkarkimin e Visho Ajazit. Ju si do veproni? Keni plan për ndryshimin e tij? S’kam asnjë plan dhe nuk ndërtoj plane të tilla, por konsideroj të domosdoshme që të ketë një reflektim serioz në këtë aspekt, sepse kjo nuk është një histori kampesh dhe aleancash që burojnë nga e kaluara. Kjo është histori që lidhet me shtetin shqiptar dhe domosdo që të jemi në lartësinë e sfidave të mëdha, një nga këto është siguria dhe me të ardhmen e këtij vendi, në këtë aspekt e konsideroj të rëndësishëm reflektimin e Komisionit të Sigurisë dhe pres të shoh se cilat do të jenë konkluzionet e këtij institucioni, sepse Parlamenti ka të drejtën dhe detyrimin që të reagojë përballë situatash ku nuk ka qartësi dhe ku ka qëndrime të ndryshme nga institucione të ndryshme. Në këtë rast, Ministria e Brendshme dhe Presidenti. Top Story po përgatit një puntatë për SHISH, jemi në proces grumbullimi të dhënash dhe informacioni. Por, po ju lexoj një paragraf nga një burimi i besuar që: njofton situatën kaotike që nuk ndodh që nga 1991 dhe ku 11 drejtorët aktualë të qarqeve, nga 12 në total janë ish-funksionarë të SHIK-ut? A është normale kjo? Nëse SHISH do ishte në lartësinë e tij, nuk do ishte temë e ditës dhe që nuk është hapur nga ne. Keni prova që Visho Ajazi ka shkelur ligjin? Kjo nuk është çështje e imja dhe e vlerësimit tonë si qeveri. Unë kam shqetësimin që ka Ministri i Brendshëm dhe këtë shqetësim e kemi të bazuar në fakte dhe jo në dëshirën për të hapur një front konfrontimi me SHISH.  Por ju keni mbrojtur presidentin Moisiu që nuk pranoi shkarkimin e Sollakut,

si do e vlerësoni Nishanin nëse shkarkoni kreun e SHISH? Presidenti do të gjejë të gjitha arsyet për të reaguar ashtu sic duhet, nëse vërtet do të jetë i interesuar për të qëndruar mbi palët, për të garantuar funksionimin e institucioneve.  Ka qëndruar deri më sot? Nuk mund ta pohoj, por s’kam asnjë dëshirë ta mohoj. Do kisha shumë dëshirë ta pohoja, kam bërë dhe do të bëj gjithçka që kështu të ndodhë, deri në ditën që po jap dhe do të japim një kontribut të rëndësishëm për demokracinë shqiptare duke vendosur një standard të ri në marrëdhëniet e qeverisë me Presidentin, duke i dhënë fund epokës së vulgaritetit, ku sulmohej dhe përbaltej institucioni i Presidentit. Duket se keni kaluar në anën tjetër. Nishani e ka bërë fakt të kryer që nuk do ta shkarkojë atë. Kemi parë një reagim kritik, por të qetë të Tahirit dhe të Mimi Kodhelit. Kemi një kryetar shteti të zgjedhur nga mazhoranca e kaluar dhe ju, një mazhorancë 86 vota mbani këtë qëndrim, çfarë është ky, mesazh dobësie? Ne duam të ndryshojmë Shqipërinë dhe njëra prej këtyre është kultura e bashkëpunimit dhe e ndryshimit të gjuhës si me Presidentin, ashtu dhe me opozitën. Ju e dini që Këshilli i Sigurimit kishte 10 vjet pa u mbledhur. Besoj që edhe kjo duhet marrë si shprehje vullneti dhe larg qoftë të merret si dobësi. A është ndërprerja e parakohshme e mandatit të Presidentit një opsion? Jo. Për ta mbyllur debatin për kreun e SHISH-it, jeni të pakënaqur nga drejtuesi i SHISH, tani e mirëkuptoni Berishën kur akuzonte Bahri Shaqirin? Jo. Unë nuk po e akuzoj për bashkëpunim me forca të errëta, po shpreh këtu përmbajtjen e shqetësimit që ka qeveria bazuar tek shqetësimi i shprehur nga Ministria e Brendshme mbi fakte, jo mbi opinionin, dhe mos harroni që MB ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi dhe ka shprehur vullnetin për ta kthyer këtë bashkëpunim në një risi, për ta kthyer këtë në një sukses kundër krimit dhe korrupsionit.  Lulzim Basha ju këshilloi para një jave këtu që, “të lini rrenat dhe t’i përvisheni punës për të mbajtur premtimet e dhëna”, si e komentoni? Kjo nuk është këshillë, është propagandë. Por meqë me të vetën u përpoq të më japë një këshillë, po i jap edhe unë një këshillë; shumë shpejt vijnë zgjedhjet në Tiranë dhe bëj diçka që të mos dalin të gjitha rrena ato që i the në fushatë. Çdo gjë që i mungon sot Tiranës mua më mundon çdo ditë e më shumë. A është Tahiri kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës? Jo, nuk është. Nuk kemi emra.


6

fokus

ngjarje e ditës

“Do të kujdesemi që xhepi i familjeve shqiptare të mos pësojë asnjë goditje”, u shpreh ministri Ahmetaj. Ai nuk mohoi planin e rritjes së taksave, të makinave dhe të tjerave të lajmëruara, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë këtë vit.

Ahmetaj:

FMN nuk na detyron, jo rritje taksash dhe çmimesh këtë vit Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka sqaruar dje në emër të qeverisë përmbajtjen e marrëveshjes trevjeçare me FMN-në. Ahmetaj tha se shtresat e varfra do të mbrohen: “FMN nuk na detyron të rrisim çmimet e energjisë, dhe taksat nuk do të rriten më këtë vit” Një ditë pas publikimit të marrëveshjes së plotë trevjeçare ndërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë, ku parashikohet rritja e përgjithshme e taksave, çmimeve të energjisë, taksave të pronave dhe makinave, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dhënë disa sqarime rreth këtyre çështjeve. Sipas tij, “qeveria shqiptare nuk ka asnjë detyrim brenda marrëveshjes me FMN-në për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, duke shtuar se “do të kujdesemi që xhepi i familjeve shqiptare të mos pësojë asnjë goditje”. Duke folur në emër të qeverisë në lidhje me marrëveshjen, ministri nuk mohoi planin e rritjes së taksave, të makinave dhe të tjerave të lajmëruara, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë këtë vit. Ndërsa për reformën e pensioneve, ai ka pohuar se rritja e moshës do të jetë një opsion afatgjatë dhe nuk do të prekë ata që janë sot në prag të daljes në pension. Ministri Ahmetaj theksoi se, sipas marrëveshjes Fondi ka rënë dakord me qeverinë për disa përmirësime thelbësore në tregun e energjisë. Kërkesa e parë e Fondit është adresimi i shpejtë i pronësisë së CEZit. Pasi prej një viti qëkur çekëve u është hequr licenca, kompania administrohet nga shteti shqiptar,

por pronësia është e çekëve. Kjo situatë në kompaninë e vetme të shpërndarjes së energjisë në vend ka penguar rritjen e rendimentit dhe investimet në kompani. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij i mëshon faktit se qeveria duhet të përqendrohet në përmirësimin e arkëtimeve për energjinë që faturohet, si dhe duhet të ulen vjedhjet. Në këtë aspekt, FMN-ja ka rekomanduar edhe ndryshimin e çmimit të energjisë. Një rishikim do të bëhet në fund të qershorit dhe rishikimi tjetër në fund të dhjetorit, që përfshin prodhuesit e vegjël të energjisë. FMN thekson se qeveria shqiptare duhet të sjellë nivelin e çmimit afër tregut. Më parë ndërhyrjet në çmimin e energjisë i ka pohuar edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. “Ne jemi duke bërë një proces reformash të thella, ku do të shikojmë edhe mënyrën sesi është strukturuar çmimi i energjisë. Do të shikojmë të gjithë mekanizmat e nevojshëm se çfarë mundësie ka që shtresat e varfra të mos preken nga luhatjet e çmimit të energjisë, apo çdolloj reforme që lidhet me të”, - tha Gjiknuri. Nd ë rko h ë , E nt i R r e g u l l at o r përgjegjës për ndryshimin e çmimit të energjisë ka nisur punën për

FMN thekson se qeveria shqiptare duhet të sjellë nivelin e çmimit afër tregut. Më parë ndërhyrjet në çmimin e energjisë i ka pohuar edhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. “Ne jemi duke bërë një proces reformash të thella, ku do të shikojmë edhe mënyrën sesi është strukturuar çmimi i energjisë”, - ka thënë ministri.

rishikimin e çmimeve. Janë disa alternativa në diskutim. Nga ana tjetër, ministri i Energjetikës ka lënë të kuptohet për rritjen e çmimit, duke thënë se “një gjë duhet ta kemi të qartë, që Shqipëria ka çmime më të ulëta energjie”. FMN ka kërkuar që, paralelisht me rritjen e çmimit të ulen humbjet në rrjet dhe të rriten faturimet e arkëtimet e energjisë. Duke folur për marrëveshjen 3-vjeçare të nënshkruar nga qeveria shqiptare me FMN më 28 shkurt 2014, nga e cila vendi ynë do të përfitojë rreth 457 milionë dollarë me qëllim realizimin e reformave për shpejtimin e zhvillimit ekonomik, Ahmetaj tha se marrëveshja është fillimi i pranverës ekonomike për Shqipërinë. “Marrëveshja është nënshkruar me kërkesë të qeverisë shqiptare, në dritë të diellit, në sytë e publikut shqiptar, medias, e kemi transmetuar me të gjitha detajet, në formë dhe me shifra dhe në gjithçka që mbart. Një pjesë serioze e marrëveshjes është reflektuar në paketën fiskale që ne kaluam në parlament, në buxhetin e vitit 2014, ku u ulën taksat për 97% të shqiptarëve. Në datën 1 prill hiqet TVSH-ja e medikamenteve, masë kjo e marrë brenda paketës fiskale dhe në bashkëpunim me FMN-në”, - tha Ahmetaj.

Berisha: Marrëveshja me FMN, rritje taksash, jo rritje pagash Kryeministri Sali Berisha tha dje se marrëveshja me FMN-në, e firmosur nga qeveria pa i thënë asnjë fjalë publikut, zhyt shqiptarët në skamje dhe mjerim më të thellë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shkruan se marrëveshja parashikon rritje të 10 taksave, ngrirje të rrogave për 3 vjet dhe rritje të moshës së pensionit. “ Të dashur miq, marrëveshja e fshehtë me FMN-në, e firmosur nga qeveria pa i thënë asnjë fjalë publikut, zhyt shqiptarët në skamje dhe mjerim më të thellë. Në marrëveshje është vendosur: rritja e moshës së pensionit, ngrirja tre vjet e rrogave, rritja e çmimit të energjisë dhe ujit dhe TVSH-së së ushqimeve

dhe mallrave të tjera, rritja e taksave për tokën, banesën dhe shitjen e saj, rritja e taksës mbi makinat e përdorura, mbi biletat e udhëtimit, depozitat bankare dhe rritja e akcizës se naftës, rritja me 20% e telefonatave nga emigracioni në Shqipëri”, - shkruan Berisha. Sipas Berishës, “kjo është paketa e negociuar dhe firmosur nga Edi Rama dhe ekipi i tij, më i dobëti në 23 vitet e fundit. Asnjë komb apo shoqëri nuk do pranonte një barrë kaq të rëndë fiskale. Kjo është politika e një analfabeti në ekonomi. Duhet t’i themi një JO të madhe kësaj barre të rëndë dhe të pamerituar mbi supet e lodhura të qytetarëve tanë!”- përfundon Berisha. 

"Asnjë komb apo shoqëri nuk do pranonte një barrë kaq të rëndë fiskale. Kjo është politika e një analfabeti në ekonomi"- përfundon Berisha. 

reagimi

Rama: Zhurma për marrëveshjen e FMN, si zhurma për taksën e naftës Edi Rama duke folur në seancën e sotme plenare, e cila u përfshi nga debate të ashpra, krahasoi qëndrimin protestë të opozitës ndaj marrëveshjes së qeverisë me FMN-në me atë ndaj rritjes së taksës së naftës, e cila sipas tij nuk solli asnjë pasojë në ekonomi. “Marrëveshja e fshehtë me FMN-në është si thirrja për kataklizmë për taksën e naftës që do rritej e që sipas opozitës do të sillte pasoja shkatërruese në ekonomi”, - tha Rama. “Sot, vetëm 6 muaj nga koha kur trashëguam vendin duke rënë në humnerë, ne i kemi kthyer atij plotësisht besueshmërinë”, - theksoi ai, ndërsa e vlerësoi qeverinë që drejton si të besueshme tashmë për të qenë partnere në marrëveshje të tilla. Ai i bëri të ditur opozitës se nuk mund t’i imponohet qeverisë dhe mazhorancës në mungesë të argumenteve dhe me g juhën e shpifjeve që janë produkte të fabrikuara prej saj.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2014

7

Pjesa më e vështirë e marrëveshjes me FMN-në duket se do të jetë zgjidhja e problematikës në sektorin e energjisë, reforma e pensioneve dhe ulja e borxhit publik nën nivelin 69 për qind në fund të 2016-ës deklarata

Bode: FMN i ka ofruar Shqipërisë marrëveshje më të egër se Greqisë Ish-Ministri i Financave në qeverisjen e Partisë Demokratike, Ridvan Bode e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në një deklarim për median, Bode deklaroi se është shqetësues fakti se në tërësi marrëveshja është një marrëveshje mosbesimi. Në vlerësimin e Bodes, për rastin e Greqisë, marrëveshja u ndërmor në disa hapa dhe përmes një procesi të gjerë konsultimi, ndërsa në rastin e Shqipërisë është bërë gjithçka me një fazë. “Ne vendosemi në një paketë edhe më të egër, me qëllim mbajtjen e stabilitetit makroekonomik. Nuk është marrëveshje që nxit ekonominë, por është një marrëveshje për të mos ndaluar recensionin dhe për të mbajtur të gjallë sektorin bankar që është i pamundur të përballë vështirësitë”, u shpreh Bode.

Bilanci i kushteve të FMN, çfarë është bërë dhe sfidat që mbeten

Marrëveshja e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar u publikua e plotë dje, por në fakt zbatimi i saj ka nisur qysh në dhjetor të vitit që shkoi. Disa masa janë realizuar dhe të tjerat mbeten për vitet në vijim deri në fund të 2016. Pjesa e zbatuar e marrëveshjes

FMN e kushtëzoi qeverinë në dhjetor me miratimin e marrëveshjes në Bordin e Drejtorëve, vetëm pasi të ishin përfshirë në buxhetin e vitit 2014 disa masa të rekomanduara për rritjen e taksave, të cilat qeveria i realizoi. Në paketën fiskale që hyri në fuqi më 1 janar, një sërë taksash që ishin përfshirë në rekomandime u rritën, të tilla si akciza, taksa e banesës, u rikthye taksa progresive, ndërsa u rrit edhe taksa e ndotjes nga automjetet, e cila vilet tek nafta. Gjithashtu qeveria ka në proces realizimi edhe disa rekomandime të tjera në fushën e taksave, të cilat do të hyjnë në fuqi në prill të këtij viti. Në themel të këtyre ndryshime është përmirësimi i procedurave administrative

në tatime. Kryesore është përshpejtimi i rimbursimit të TVSH-së, për të cilin Ministria e Financave ka lëshuar edhe udhëzimet përkatëse. Gjithashtu qeveria ka plotësuar disa nga masat për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, të cilat kanë rezultuar 720 mln USD dhe ka krijuar një komitet për disbursimin e tyre sipas orientimeve të Fondit. Por në respekt të zbatimit të marrëveshjes me FMN-në, qeveria ka përfshirë në proces rishikimin e çmimeve të energjisë. Enti Rregullator ka nisur punën për ndryshimin e çmimeve, të cilat do të prezantohen në qershor. Mbeten për t’u zbatuar

Pjesa më e vështirë e marrëveshjes me FMN-në duket se do të jetë zgjidhja e

Qeveria ka në proces realizimi edhe disa rekomandime të tjera në fushën e taksave, të cilat do të hyjnë në fuqi në prill të këtij viti

problematikës në sektorin e energjisë, reforma e pensioneve dhe ulja e borxhit publik nën nivelin 69 për qind në fund të 2016-ës. Për reformën e energjisë mbetet e vështirë zgjidhja e pronësisë me CEZin. Negociatat duket se nuk po ecin në rrugë të mbarë, duke e bërë të pashmangshme përballjen në Arbitrazh me çekët e CEZ-it, të cilët kërkojnë si kompensim në këmbim të pronësisë një shumë prej 190 milionë eurosh. Një target tjetër për të cilin qeveria nuk ka bërë hapa para është edhe ulja e humbjeve të energjisë në rrjet dhe rritja e faturimeve. Gjithashtu mbetet një sfidë për qeverinë rritja e moshës së pensionit për burrat dhe për gratë, respektivisht 67 dhe 65 vjeç, kjo pasi qeveria në dal-

jet publike të deritanishme e ka shmangur mundësinë për rritjen e moshës së daljes në pension. Disa kushte të tjera me impakt në të ardhurat e buxhetit të shtetit mbeten edhe rritjet e disa taksave, të cilat nuk janë realizuar totalisht me paketën fiskale të vitit 2014; të tilla si taksa e makinave të përdorura, konsolidimi i taksave të pronësisë, taksa për udhëtimet jashtë vendit dhe përfshirja në taksën progresive të tatimit mbi dividentin dhe interesat. FMN ka kërkuar edhe një reformë në fshirjen e kredive të këqija, e cila është në proces. Gjithashtu, sfidë mbetet edhe administrimi i borxhit publik dhe ulja e tij deri në vitin 2019 në nivelin 60 %.

FMN: Rritja e taksave, duhen mbrojtur shtresat e varfra Përfaqësuesi i Misionit të FMN-së në vendin tonë, Nadem Ilahi është shprehur dje në një interviste për uebsitin e TV Klan, se paketa fiskale e qeverisë ka sjellë rritjen e disa taksave, por ajo gjithashtu p��rfshin masa konkrete për të kufizuar ndikimin dhe rritjen e taksave për shtresat në nevojë Çfarë ndikimi pritet të ketë kredia e FMN-së për ekonominë shqiptare? Programi i FMN-së do të ndihmojë në përmirësimin e perspektivës së rritjes ekonomike të Shqipërisë për një periudhë afatmesme, duke mbështetur reformat e autoriteteve. Kjo duke reduktuar dobësitë që dalin nga borxhi i lartë publik (duke

shlyer detyrimet e prapambetura), rivendosjen e besimit të bankave për kreditim, dhe zbatimin e reformave strukturore për të trajtuar pengesat ndaj rritjes. Si po ecën ekonomia shqiptare gjatë këtij viti? Është e vështirë për të vlerësuar rritjen ekonomike në këtë fazë të 2014ës. Në bazë të informacioneve që kemi, ne mbajmë projeksionin tonë të rritjes prej 2.1 për qind në vitin 2014. Bazuar në rezultatet e vitit 2013 të rritjes dhe në rezultatet e treguesit të besimit ekonomik që janë kryer, ne mund të rishikojmë vlerësimin tonë për ecurinë e pritur të ekonomisë në vitin 2014. Çfarë mendoni për reformat fiskale që ka bërë qeveria? Reformat fiskale të qeverisë janë

thelbësore për reduktimin e borxhit të lartë publik të Shqipërisë. Reduktimi i borxhit publik do të lehtësojë rreziqet për rritjen e ardhshme ekonomike dhe për t’i mundësuar qeverisë të mbështesë shtresat në nevojë, kur ka goditje të ekonomisë. Paketa fiskale e qeverisë ka sjellë rritjen e disa taksave, por ajo gjithashtu përfshin masa konkrete për të kufizuar ndikimin dhe rritjen e taksave për shtresat në nevojë. Reformat fiskale fokusohen gjithashtu edhe në parandalimin e lindjes së detyrimeve të prapambetura dhe forcimin e administrimit tatimor, gjë e cila duhet të ndihmojë për të lehtësuar disa nga barrat e taksave. Qeveria ka deklaruar se kredia që do marrë këtë vit nga FMN,

BB dhe BE do të arrijë në 1 miliard dollarë, si do të ndikojë kjo në borxhin publik të Shqipërisë? Kjo shumë do të jepet për 3 vjet, jo vetëm në 2014, në bazë të një programi që kanë miratuar autoritetet. Borxhi publik (i brendshëm dhe i jashtëm) synohet që për 5 vitet e ardhshme të reduktohet, pasi dhe deficiti buxhetor i qeverisë do të ulet. Kushtet e kredive të jashtme nga FMN, BB dhe BE, në përgjithësi janë më të favorshme se kreditë tregtare. Këto kredi, të cilat mund të paguhen për një periudhë të gjatë kohore, gjithashtu do të ndihmojnë qeverinë për të zvogëluar rreziqet që lidhen me efektet që mund të japë borxhi publik afatshkurtër.


CMYK

8

Gazeta MAPO Njoftime/reklama GAZETA MAPO 21.03.2014NJOFTIM 19.03.2014 / REKLAMA www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

botë

21.03.2014

9

Disa pamje satelitore sjellin imazhe të një objekti të paqartë që mund t’i përkasë avionit malajzian. Edhe pse jo një gjurmë e saktë, të paktën ky konfirmim ngushton rrugën e kërkimit të avionit të humbur.

Imazhet satelitore, a ka rënë avioni MH 370 në afërsi të Australisë? Shtohet misteri për zhdukjen e avionit pas pamjeve të objekteve mbi oqean, të publikuara nga Australia. Objektet duket se janë rreth 2500 kilometra në jugperëndim të qytetit australian, Perth. Aeroplanë australianë dhe mjete të tjera kërkimi po shkojnë drejt zonës, por operacionet mund të ndeshin në pengesa për shkak të mjegullës Aeroplanë survejimi kanë patrulluar një zonë të largët në pjesën jugore të Oqeanit Indian, në kërkim të avionit të zhdukur malajzian, pasi Australia pub-

likoi imazhe satelitore të objekteve që pluskojnë mbi ujë. Objektet duket se janë rreth 2500 kilometra në jugperëndim të qytetit australian, Perth. Aeroplanë australianë dhe mjete të tjera kërkimi po shkojnë drejt zonës, por operacionet mund të ndeshin në pengesa për shkak të mjegullës. Kryeministri australian, Tony Abbot i tha parlamentit se imazhet satelitore kanë kapur dy objekte në oqean. “Kemi informacione të reja, të besueshme lidhur me kërkimet për aeroplanin malajzian të pasagjerëve në pjesën jugore të Oqeanit Indian. Autoriteti Australian i Sigurisë Detare është informuar se imazhet satelitore kanë kapur dy objekte të mundshme që kanë lidhje me operacionet e kërkimit”, - tha ai. Zoti Abbot paralajmëroi kundër nxjerrjes së ndonjë konkluzioni rreth natyrës së objek-

Kryeministri australian, Tony Abbot i tha parlamentit se imazhet satelitore kanë kapur dy objekte në oqean. “Kemi informacione të reja, të besueshme lidhur me kërkimet për aeroplanin malajzian të pasagjerëve në pjesën jugore të Oqeanit Indian.

teve, duke thënë se është tejet e vështirë gjetja e tyre. Një zyrtar australian tha se një prej objekteve duket se është 24 metra i gjatë. Ministri i Mbrojtjes i Malajzisë po bashkëpunon me zyrtarët australianë rreth zhvillimeve. “Kemi ndjekur çdo gjurmë dhe këtë herë shpresoj që është një zhvillim pozitiv”. Ka patur disa të dhëna të rreme lidhur me kërkimet e aeroplanit me 239 njerëz në bord, të zhdukur në mënyrë misterioze që nga 8 marsi. Australia ka ndihmuar në koordinimin e kërkimeve në seksionin jugor. Presidenti amerikan, Barack Obama tha të mërkurën se kërkimet kanë përparësi të madhe për Shtetet e Bashkuara. Ai u shpreh për një kanal televiziv amerikan se ka vënë çdo burim në dispozicion të operacioneve. Zhdukja e avionit “Malaysia Air-

Shtëpia e Bardhë, sanksione mbi të besuarit e Putinit Presidenti Obama njoftoi dje sanksione të reja ndaj zyrtarëve rusë, për shkak të ndërhyrjes në Krime. Në rrethin e amerikanëve, shefi i kabinetit dhe bankieri i Putin Presidenti Obama njoftoi dje sanksione të tjera ndaj Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Krime. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama tha se sanksionet e reja prekin zyrtarë të tjerë rusë të përfshirë në marrjen e Krimesë nga Rusia. Mes personave që preken nga sanksionet janë shefi i kabinetit të presidentit rus, Vladimir Putin, bankieri i tij dhe miq të ngushtë. Presidenti Obama tha gjithashtu se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që do të lejojë Shtetet e Bashkuara të penalizojnë sektorët kyç të ekonomisë ruse. Sanksiotnet përfshijnë edhe biznesmenë që kanë mbështetur materialisht politikat ruse si dhe

një bankë. Presidenti Obama tha se këto masa ndëshkuese janë rezultat i veprimeve të qeverisë ruse, që janë refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar. Ai tha se me veprimet e saj, Rusia po e izolon më tej veten nga bashkësia ndërkombëtare. “Parimet bazë që udhëheqin vendet në Evropë dhe në të gjithë botën duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi në shekullin e 21. Kjo përfshin respektin për sovranitetin dhe tërësinë tokësore. Është ideja se vendet e ndryshme nuk i ndryshojnë kufijtë dhe as marrin

vendime në kurriz të fqinjëve thjesht sepse janë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm,” -tha Presidenti Obama. Masat e njoftuara sot pasojnë një raund të parë sanksionesh ekonomike të vëna në fillim të javës ndaj 11 personave që SHBA thonë se ishin të përfshirë në mosmarrëveshjet për Ukrainën. Presidenti bëri të ditur se urdhri ekzekutiv që ka nënshkruar i lejon administratës t’i shkallëzojë sanksionet në të ardhmen, nëse Rusia vazhdon në të njëjtën rrugë. Këto sanksione, tha presidenti, mund të përfshijnë edhe sektorë të tërë të ekonomisë së Rusisë. Rusia futi ushtrinë e saj në gadishullin ukrainas të Krimesë tri javë më parë dhe ka aneksuar tashmë këtë rajon të rëndësishëm strategjik në kufijtë e saj. SHBA e kanë cilësuar inkursionin e Rusisë në Krime si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e njohin aneksimin e saj nga Moska. Presidenti Obama tha se është thellësisht i shqetësuar rreth gjendjes në Krime dhe se po punon me aleatët evropianë për të formuluar kundërpërgjigjen ndaj veprimeve të Rusisë.

lines” po bën xhiron e botës prej 13 ditësh. Për çdo ditë pas kësaj ngjarjeje mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth mundësisë së një aksidenti ose të një rrëmbimi, por nuk kanë munguar as spekulime nga më të ndryshmet. Teoritë e tjera përfshijnë grabitjen e avionit nga terroristët dhe mbajtjen e tij në Pakistan; fshehjen e boingut në hijen e radarit të një avioni tjetër, fluturimit 68 të “Singapore Airlines”, i cili ndodhej në të njëjtën rrugë me të. Mediat ndërkombëtare nuk kanë përjashtuar as përleshjet në kabinën e pilotit apo përfshirjen e tyre në konspiracion. Disa pamje satelitore sjellin imazhe të një objekti të paqartë që mund t’i përkasë avionit malajzian. Edhe pse jo një gjurmë e saktë, të paktën ky konfirmim ngushton rrugën e kërkimit të avionit të humbur.

Shpejtësia e lartë

Bilanc tragjik aksidentesh, 3 të vdekur dhe një i plagosur Dy djem të rinj kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kolonjë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Saver, ku automjeti tip “Peugeot 307” ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, por ishte tepër vonë për dy të rinjtë. Ermal Koko dhe Orges Cermo, të moshës 25-26 vjeç, u gjendën të vdekur nga plagët e rënda, të shkaktuara nga përplasja e makinës. Policia po heton aksidentin, megjithëse paraprakisht mendohet se shpejtësia e lartë ka qenë edhe shkaku. Ky aksident me pasoja tragjike ndodhi pas dy ngjarjeve të ngjashme në Tiranë dhe Milot. E ndërsa në kryeqytet i aksidentuari ka mbijetuar, në Milot një 20-vjeçar ka humbur jetën. Burime të poli-

cisë bënë me dije se aksidenti i Milotit ndodhi pasi një makinë “Fiat” përplasi një motoçikletë të drejtuar nga 20-vjeçari. Ky i fundit u dërgua në spital, por plagët e rënda i kanë shkaktuar vdekjen. Ndërsa në Tiranë, në rrugën “Arkitekt Kasëmi” një motoçikletë ka dalë nga rruga duke plagosur një të ri.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

“Kurthi” i krerëve të institucioneve të pavarura P avarësisht se zgjedhjet sollën të majtët në pushtet, raportet problematike të ekzekutivit me institucionet e tjera të (pa)varura vazhdojnë të jenë një zgjatje e së shkuarës. Aq sa të krijohet përshtypja se kemi të bëjmë me një çështje strukturale, e cila e orienton raportin e ekzekutivit me institucionet e tjera në një mënyrë të caktuar, ku pavarësisht vullnetit të mirë të mazhorancës në ndonjë rast, detyrohet të konfliktohet me ta. Ndoshta problemi është i natyrës strukturale dhe nuk lidhet thjesht me faktin se cila mazhorancë vjen në pushtet dhe nëse është kështu, ndoshta ka ardhur momenti për disa ndërhyrje strukturale dhe jo thjeshtë kurime sipërfaqësore me ndryshime individësh. Në fakt, po t’i referohesh Kushtetutës së Shqipërisë, të bie në sy fakti që pjesa dërrmuese e krerëve të institucioneve të pavarura zgjidhen nga parlamenti, madje për të qenë më specifik, nga shumica e thjeshtë dhe shumë pak prej tyre nga shumica e cilësuar. Sigurisht, Presidenti ka një rol të rëndësishëm pasi dekreton një pjesë të mirë të tyre dhe jep pëlqimin në disa raste të tjera. Mirëpo pas ndryshimeve kushtetuese të 2008, Presidenti shndërrohet në zgjatim të mazhorancës nga e cila është zgjedhur dhe në pengesë të opozitës që vjen nesër në pushtet. Pra, si dekretimi ashtu dhe pëlqimi kalojnë nga e njëjta forcë politike dhe nuk përjashtohet konflikti kur ndryshon mazhoranca dhe Presidenti vazhdon të ushtrojë mandatin e tij. Në këto kushte, kush fiton zgjedhje e përgjithshme, në njëfarë mënyre siguron influencën nëpërmjet zgjedhjes së krerëve tek institucionet e tjera të pavarura që kanë tagrin të monitorojnë, informojnë institucionet përkatëse dhe opinionin publik mbi vendimet apo përgjegjshmërinë ose jo të qeverisë, për sa kohë mandati i tyre zgjat në kohë me mandatin e ekzekutivit. Në rast se mandati i

koment Roland Lami

Kjo formë e trajtimit të problemit të krijon përshtypjen sikur hartuesit e ligjit nuk kanë menduar që t’u ofrojnë një mbrojtje krerëve të institucioneve nga ndërhyrjet e partive apo një jetë të pavarur. Ata kanë luajtur me bllofin, kush ka fat fiton zgjedhjet, fiton gjithçka dhe humbësi humb gjithçka. Për fat, nga pikëpamja formale hapësirat për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të pavarura nuk mungojnë, pavarësisht se ndryshimi në ligjin për zgjedhjen e Presidentit i dha një goditje të fortë garantizmit të pavarësisë së institucionale...

Pastërti linguistike

krerëve të këtyre institucioneve vazhdon me ardhjen në pushtet të mazhorancës së re, kësaj të fundit i lind nevoja të ndërhyjë për të vënë nën kontroll këto institucione. Për sa kohë shumicës së thjeshtë i jepet kjo mundësi, është racionale (jo etike) që çdo qeveri për të mos qenë objekt i denoncimeve dhe rrënimit të reputacionit të saj, të mos vendosë në krye të disa institucioneve të pavarur individë që vijnë nga strukturat partiake si në rastin e ILDK, KLSH. apo simpatizantë në rastin SHISH. Mirëpo në krahun tjetër, opozita kushdo qoftë ajo, e ka të lehtë që në rastet kur nuk ka prova, ta faturojë përgjegjësinë tek mosfunksionimi i këtyre institucioneve apo tek njëanshmëria e kreut të x institucioni të (pa) varur (siç është sulmi ndaj kreut aktual të SHISH) dhe mazhorancën e djeshme dhe atë të sotmen për uzurpatore të institucioneve të (pa)varura. Pasi nuk kërkohet shumë mund për ta bërë të besueshme lidhjen institucion – mazhorancë apo institucion – njëanshmëri, mjafton të shikosh nga cila shumicë e thjeshtë janë zgjedhur. Ndërsa në rastin kur vjen në pushtet opozita e djeshme, bëhet i pashmangshëm konflikti me to për shkak të pamundësisë për t’i kontrolluar ato, pasi vazhdojnë t’i shërbejnë subjektit politik që i ka zgjedhur. Kjo formë e trajtimit të problemit të krijon përshtypjen sikur hartuesit e ligjit nuk kanë menduar që t’u ofrojnë një mbrojtje krerëve të institucioneve nga ndërhyrjet e partive apo një jetë të pavarur. Ata kanë luajtur me bllofin, kush ka fat fiton zgjedhjet, fiton gjithçka dhe humbësi humb gjithçka. Për fat, nga pikëpamja formale hapësirat për të garantuar mirëfunksionimin e institucioneve të pavarura nuk mungojnë, pavarësisht se ndryshimi në ligjin për zgjedhjen e Presidentit i dha një goditje të fortë garantizmit të pavarësisë së institucionale. Teorikisht,

Në të tilla kushte ku strukturat si ato kushtetuese, kulturore dhe vlerore janë në shërbim të pushtetit dhe jo shtetit, mundësitë për të parë një sjellje ndryshe ndaj institucioneve të pavarura nga ana e mazhorancës pavarësisht se cilit krah i përket, duken të pakta. ligjvënësi, pavarësisht kahut politik i ka vendosur mandat titullarit të institucionit, si në rastin e kreut të KLSH, ILDK, Prokurorit të Përgjithshëm, dhe një mbrojtje të detajuar juridike për çdo rast hipotetik sulmi ndaj tij nga mazhoranca në pushtet, duke i krijuar kështu hapësirën e nevojshme juridike për ta ushtruar të qetë detyrën që i ngarkon ligji. Dhe një rol të rëndësishëm Presidentit për të penguar shkarkimin e njëanshëm nga ana e mazhorancës. Sigurisht, kjo ka probabilitet të lartë të ndodhë kur Presidenti i përket opozitës, pasi në raste të tjera kreu i shtetit bëhet palë me mazhorancën (sic ishte rasti i shkarkimit të kreut të SHISH dje) dhe për arsye të ngjashme pengon kryeministrin sot të bëjë të njëjtën gjë me kreun ekzistues të SHISH. Pavarësisht kësaj, ekzistojnë mjaftueshëm arsye që ai/ ajo të shkëputet nga mazhoranca që e ka zgjedhur dhe të ushtrojë i qetë detyrën. Mirëpo, eksperienca e këtyre viteve ka treguar që, kur kreu i një institucioni ka tentuar të ndjekë variantin e parë, pra të respektojë ligjin me idenë se e ka këtë mbrojtje nga pikëpamja juridike, mazhoranca që e ka zgjedhur ka vënë në lëvizje Komisionin hetimor parlamentar dhe në kundërshtim me ligjin (e faktuar në disa raste nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese) e ka shkarkuar. E njëjta taktikë është përsëritur në rastet kur kreu i një institucioni ka vazhduar t’i shërbejë me devotshmëri interesave të mazhorancës së djeshme duke u konfliktuar me mazhorancën e re (rasti i ish-kreut

të ILDKP, znj. Xhuka, e fakton këtë). Edhe kur kjo manovër nuk është përdorur për shkarkim, pasi presioni i faktorit ndërkombëtar apo frika se mund të shkaktojë kosto elektorale e ka frenuar ekzekutivin, është mjaftuar me taktikën, ta baltosim sa mundemi figurën e saj/tij, që ajo çfarë mund të raportohet nga ky institucion të bëhet e pabesueshme në sytë e publikut ose ta bëjë të pajustifikuar propozimin për rizgjedhje ose kandidimin në një institucion tjetër nga kundërshtari politik që nesër mund të vijë në pushtet. Rasti i ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, e fakton këtë gjë. Në këto kushte, i vetmi profil që promovohet nga aktorët politikë dhe shpërblehet nga të dy krahët në këto vite është ai/ajo që vendos t’i shërbejë çdo mazhorance, pavarësisht se kush është në pushtet. Shto këtu faktin se në këto vite nuk kemi precedentë që individë të caktuar të kenë zgjedhur të ndërtojnë shtet në vend që të përfitojnë pushtet. Nuk kemi raste të bujshme që dikush të ketë dorëzuar mandatin për shkak të presioneve për mosushtrim detyre, apo të ketë rezistuar duke ofruar modelin e tij/saj në adresë të zbatimin të ligjit. Përkundrazi, konformizmi dhe nevoja për karrierë dhe mburojë politike janë lakmuar më shumë se refuzimi i tyre me qëllim respektimin e ligjit. Në të tilla kushte ku strukturat si ato kushtetuese, kulturore dhe vlerore janë në shërbim të pushtetit dhe jo shtetit, mundësitë për të parë një sjellje ndryshe ndaj institucioneve të pavarura nga ana e mazhorancës pavarësisht se cilit krah i përket, duken të pakta.


op-ed

2

Blog / I biri i punëtorit të fabrikës së gypave

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Shezai Rrokaj: T’u hapet rruga dialekteve, por pa ndëshkuar standardin

Institucionet e pavarura na duhen për demokracinë, jo për mazhorancën

T

ë paktën që nga fillimi i vitit të ri kalendarik, ka një ngjarje që po sundon të gjitha ngjarjet e tjera. Lufta e qeverisë për të kapur krerët e atyre që njihen si institucione të pavarura, që janë ose institucione rregullatore të parashikuara kështu nga ligji, ose institucione që i përkasin pjesës natyrore të shtetit, pra jo pjesës politike të tij, dmth jo ekzekutivit. Nga debati për Nishanin te Zana Xhuka, nga çështja me shumë spec e Visho Ajazit te çështja proceduriale për kreun e AMA-s, Endira Bushati. Të gjitha këto i lidh një fill i përbashkët, tensioni mes mazhorancës aktuale me pjesën e shtetit “të trashëguar” nga qeverisja e mëparshme. Sigurisht, për kualitetet personale apo gradientin intelektual të Nishanit, Likës, Llallës, Xhukës, Bushatit, Cefës e të tjerëve, mund të biem dhe të mos biem dakord me ata që sot u janë sulur institucioneve të pavarura, por sistemi i ka vendosur këta individë në pika që garantojnë vetë sistemin, që frenojnë dhe kontrollojnë supermazhorancën. Lidhur me këtë luftë mes institucioneve apo luftë për të kapur institucionet, është e rëndësishme të bëhen disa saktësime: Së pari, fakti që legjislatori, kushtetuta, apo populli pikërisht prandaj i kanë parashikuar këto institucione jashtë ekzekutivit, jashtë ciklit normal të mandatave qeverisëse politike, për shkak të funksionit të tyre delikat në demokraci. Ato kanë një funksion që rregullojnë sektorët e ndryshëm, garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, rregullojnë parametra të demokracisë dhe frenojnë abuzimin e x mazhorance. Si të tilla, ato që quhen institucione të pavarura bëjnë pjesë në pjesën natyrore të shtetit dhe nuk i përkasin pushtetit. Çdo pushtet ka një rol në to, herë pas here ka një rol kontrollues apo balancues nëpërmjet emërimeve, zëvendësimit të anëtarëve apo emërimit të krerëve, apo influencës në emërimin e krerëve në momentin që vjen mandati. Gjithsesi, këto institucione kanë një mandat të shpërputhur nga mandatet e mazhorancave. Ky është një nga çelësat e suksesit të republikave parlamentare demokratike ku institucionet e pavarura nuk janë në mënyrë të menjëhershme, ose më saktë asnjëherë plotësisht për shkak të kësaj shpërputhjeje të mandateve, nën kontrollin ose me të njëjtën ngjyrë me mazhorancën e radhës. Saktësimi i dytë në lidhje me këtë betejë është fakti i koherencës që duhet të ketë Kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit, Meta në lidhje me këto institucione. Është rasti të kujtojnë vetë se çfarë kanë thënë në lidhje me këto institucione dhe mandatet e tyre në kohën që kanë qenë në opozitë apo në kohën kur është shtruar kjo çështje delikate. Gjerësisht, në deklarimet e Edi Ramës, që nga KQZ deri te Presidenti i Republikës, nga ish-kreu i

editorial Henri Çili

SHISH, Bahri Shaqiri deri te debati i madh për prokurorët e përgjithshëm, në 8 vite në opozitë, më shumë se njëherë, zinte vend kryesor vazhdimësia e institucioneve të pavarura, paprekshmëria e tyre dhe roli i tyre shumë pozitiv në demokraci. Ilir Meta po ashtu. Madje z. Meta ka rol në prodhimin e disa prej këtyre institucioneve të pavarura aktuale, sepse duke qenë pjesë e qeverisjes së djeshme me Berishën, ai ka votën e tij, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në ekzistencën e këtyre institucioneve. Që sot të bëhet pjesë e përpjekjeve që këto institucione të pavarura të bien në dorën e qeverisë aktuale, është të paktën inkoherencë. Jo vetëm aq. Më 1 prill, kur Meta u largua nga koalicioni me Berishën, ai tha frazën magjike “për një ekuilibër të ri politik”, sepse vërtet të gjitha institucionet e pavarura për shkak të qëndrimit 8-vjeçar të PS në opozitë dhe PD në pushtet, pak nga pak, për shkak të rotacionit natyror, mandatet erdhën dhe u vunë të gjitha nën kontrollin e PD, ose më saktë ishin kandidatura me origjinë nga PD. Nga Presidenti i Republikës deri te nënkryetari i KLD. Dhe Meta, me të drejtë, tha se po shkonte drejt opozitës, drejt së majtës ‘për një ekuilibër të ri politik’. Zgjedhjet u bënë, populli i dha së majtës pothuajse shumicë absolute, të cilën sot e ka arritur, por nuk ka kuptim, madje është në dëm të demokracisë që Republika të çrregullohet më tej. Pra një supermazhorancë të ketë nën kontroll edhe të gjitha institucionet e shtetit. Në këtë kuptim kemi një disekuilibër të ri politik, edhe më të madh se ai i mëparshmi, pasi vërtet kishim institucione që i kontrollonte Berisha apo PD, por në kuadrin e një mazhorance të dobët. Sot Shqipëria rrezikon të gjendet në kushtet e një mazhorance super të fortë dhe me institucione të kapura prej saj. I treti saktësim është për të gjithë ata aktorë lokalë apo të shoqërisë civile, dhe sidomos të medias që kanë 20 vjet që flasin në favor të institucioneve të pavarura sa herë që kundër tyre është Berisha apo PD, dhe flasin kundër institucioneve të pavarura sa herë që kundër tyre është e majta. Kjo është diçka që nuk shkon dhe nuk ka as kuptim: është inkoherencë e shpërpjestuar që mund të zgjatet drejt paturpësisë. Institucionet e pavarura o janë të mira në tërësi, o nuk janë të mira asnjëherë, ndryshe le të shkojmë tek ajo teori e cila e përputh shtetin me pushtetin, i heq

të gjitha institucionet e pavarura dhe ia jep ato qeverisë, dhe qeveria le të mbajë totalisht përgjegjësinë. Por ne kemi zgjedhur një sistem të ekuilibruar pushteti të Republikës Parlamentare me kontroll dhe ndarje pushtetesh, dhe, mirë ose keq, bukur ose shëmtuar, ata që drejtojnë këto institucione janë faktorë garantues për sistemin demokratik. Le të rrisim presionin kritik ndaj tyre, le të rrisim kërkesën e tyre për performancë, transparencën, por asesi të legjitimojmë kalimin e tyre drejt pushtetit, vënien e tyre nën kontrollin e mazhorancës së re. Në nevojë për koherencë janë të gjitha institucionet ndërkombëtare: nga komisioneri Fyle tek ambasadorët Arvizu & Sequi, misioni i OSBE-së e të tjerë partnerë ndërkombëtarë. Në qoftë se ndërkombëtarët kanë një rol për të kryer në këtë vend, është mbështetja e institucioneve të pavarura si mekanizëm bazë për garantimin e demokracisë; si një mekanizëm bazë kontrolli të pushtetit; si një mekanizëm bazë që shoqëria të garantohet që pushteti duhet të bëjë punën e vet pa e zgjatur dorën më tej se ç’duhet, pa kërkuar më tej, pa gllabëruar shtetin. Dhe, i fundit saktësim, por jo më i parëndësishmi, të gjitha mazhorancat në Shqipëri kanë një obsesion në lidhje me kapjen e këtyre institucioneve. Obsesion që ka rezultuar tërësisht jo efektiv: këto institucione janë shpesh edhe varrmihësit e mandatit të pushtetit. Kapja e këtyre institucioneve me ligj apo pa ligj, me shkarkim apo pa shkarkim, me presion apo me dorëheqje, i bën mazhorancat euforike, kryeministrat i kthen në entuziastë pushteti. A nuk i ndodhi kështu Berishës së parë në vitin ’95, kur kontrollonte gjithçka? A nuk i ndodhi kështu në fund Nanos që kontrollonte të gjitha? A nuk i ndodhi kështu Berishës në mes të vitit 2013 ku arriti, me shumë luftë, me një fitore sipas meje si ajo “e Pirros” të merrte të gjitha institucionet: nga presidenti deri tek entet më të fundit rregullatore. Përpjekja për të kapur me çdo kusht institucionet e pavarura manifeston sterilitet në qeverisje, mungesë idesh, preokupimi, dhe është një tentacion fillestarësh në pushtet. Historia e demokracisë dhe republikës në të tëra kohët dhe regjimet, përfshi këtu edhe përvojën tonë të vobektë demokratike, e ka dëshmuar të dëmshëm. Qeveria i ka numrat, i ka kompetencat, i ka paratë në administrim për mbarëvajtjen e punëve të vendit, ka shumicën absolute për të miratuar çdo reformë, nuk ka asnjë nevojë për disa institucione të pavarura shtesë. Ato veçse do ta degradonin pushtetin, do krijonin ndjesinë e pushtetit absolut që është shumë e dëmshme. Dhe, çfarë është më e rëndësishmja, do të ishin kundër interesit publik. Institucionet e pavarura i duhen demokracisë, nuk i duhen mazhorancës.

21.03.2014

Universitet / Arta Naçi: Terapia e hershme dhe sindroma Down

11

Njeriu më i fortë në botë është kush kryesisht rri vetëm. - Henrik Ibsen

Obama e ka bërë Amerikën të duket e dobët NYT

John McCain

Ne duhet të punojmë me aleatët tanë për ta mbështetur Ukrainën, për t’i siguruar miqtë e lëkundur në Europën Lindore dhe shtetet baltike, për t’i treguar z. Putin një front të fuqishëm dhe të bashkuar dhe për ta parandaluar përkeqësimin e krizës.

A

duhet që për pushtimin e Rusisë dhe aneksimin e pritshëm prej saj të Krimesë t’i hidhet faji Presidentit Obama? Natyrisht që Obama nuk është fajtor, ashtu siç nuk duhet të fajësohet për këtë as zgjerimi i NATO-s, lufta në Irak ose intervenimet perëndimore për ndaljen e mizorive masive në Ballkan dhe Libi. Fajtor është vetëm Vladimir Putin, një imperialist rus i pareformuar dhe aparatçik i KGB-së. Por, në kuptimin më të gjerë, Krimeja ka zbuluar mungesën shqetësuese të realizmit që ka karakterizuar politikën tonë të jashtme nën presidentin Obama. Është pikëpamja e tij mbi botën, ose mungesa e saj, që duhet të ndryshojë. Për pesë vite amerikanëve u është thënë se “batica e luftës është duke u tërhequr”, se ne mund të tërhiqemi prapa nga bota me çmim të vogël për interesat dhe vlerat tona. Kjo i ka ushqyer perceptimet se Shtetet e Bashkuara janë të dobëta dhe për njerëzit si Vladimir Putini, kjo dobësi është provokuese. Kjo është se si z. Putin e ka parë politikën e “rifillimit”. Planet për mbrojtjen raketore u zmbrapsën disi. Aleatët në Europën Lindore dhe Gjeorgjia u lanë anash. Zgjerimi i NATO-s u vu në diskutim. Marrëveshja e re e reduktimit të armatimit strategjik kishte kërkuar shkurtime të rëndësishme nga Amerika, por jo nga Rusia. Putini dha pak, z. Obama premtoi “më tepër fleksibilitet”. Putin, po ashtu, e ka parë mungesën e vendosmërisë së aksioneve të presidentit Obama jashtë Europës: në Afganistan dhe Irak, vendimet ushtarake duket se ishin të udhëhequra më tepër nga dëshira për tërheqje se sa për sukses. Buxhetet e mbrojtjes janë zvogëluar duke u bazuar në dëshirë, e jo në strategji. Irani dhe Kina i kanë ngacmuar aleatët e Amerikës në mënyrë të dukshme. Me gjasë, më e keqja prej të gjithave ishte kur Bashar al-Assadi, e kaloi “linjën e kuqe” të Barack Obamës, duke përdorë armatim kimik në Siri, dhe asgjë nuk i ndodhi. Për zotin Putin, pavendosmëria e fton agresionin. Bota e tij është vend brutal dhe cinik, ku fuqia është çmuar, dobësia është përçmuar, dhe të gjitha rivalitetet arrijnë në shumën zero. Ai e sheh rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”. Ai nuk e pranon se fqinjët e Rusisë, para se gjithash Ukraina, janë vende të pavarura. Për të ato janë “e afërt e jashtme” e Rusisë dhe duhet të sillen prapa nën dominimin e Moskës, me të gjitha mjetet e domosdoshme. Ajo që është më problematike për agresionin e zotit Putin në Krime, është reflektimi i mospërfilljes për kredibilitetin e Amerikës në botë. Kjo i ka trimëruar aktorët e tjerë agresivë, duke filluar nga nacionalistët kinezë e deri te terroristët e al-Kaedës dhe teokratët e Iranit. Krimeja duhet të jetë vendi ku presidenti Obama e njeh këtë realitet dhe fillon ta ripërtërijë kredibilitetin e Shteteve të Bashkuara si lidere botërore.  Kjo do të kërkojë dy lloje të ndryshme reagimi: e para, dhe më urgjentja, është menaxhimi i krizës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë për ta mbështetur Ukrainën, për t’i siguruar miqtë e lëkundur në Europën Lindore dhe shtetet baltike, për t’i treguar z. Putin një front të fuqishëm dhe të bashkuar dhe për ta parandaluar përkeqësimin e krizës. Kjo nuk do t thotë ndërmarrje aksionesh ushtarake kundër Rusisë. Por, kjo duhet të nënkuptojë sanksione për zyrtarët rusë, izolimin ndërkombëtar të Rusisë, dhe rritjen e pranisë ushtarake dhe të ushtrimeve të NATO-s në kufirin lindor. Kjo do të thotë, po ashtu, përpjekje maksimale për mbështetje të Ukrainës dhe për ri-furnizimin e patriotëve ukrainas, atyre ushtarakë dhe civilë, që gjenden në terren në kapacitetet qeveritare në gjithë Krimenë. Ata refuzojnë ta pranojnë copëtimin e vendit të tyre. Këtë duhet ta bëjmë edhe ne. *Autori është senator republikan i shtetit të Arizona-s. Gjithashtu, kandidat për President përballë Obama-s në zgjedhjet e vitit 2008.


12

dita botëro re

universitet

Arta Naçi, drejtore e përgjithshme e fondacionit “Down Syndrome Albania”, doktorante në Universitetin Europian të Tiranës, organizoi një takim me grupin e psikologjisë UET në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down. Terapia e hershme është një nga mënyrat më të mira, që nesër fëmijët me sindromën Down të jenë të pavarur nga ana personale dhe racionale

Ndërhyrja e hershme, kyç në zhvillimin e personave me sindromën Down G

jatë kësaj jave, psikologia klinike e këshillimit, Arta Naçi, CEO e fondacionit “Down Syndrome Albania” dhe doktorante në Universitetin Europian të Tiranës, zhvilloi një bisedë informuese me gr upin e psikologjisë së këtij universiteti, të përbërë nga studentë të niveleve bachelor dhe master. Në qendër të takimit në kuadër të Ditës Botërore të sindromës Down që është sot, 21 mars, aktivitetet e së cilës do mbështeten edhe nga UET, ishte pikërisht rëndësia që ka terapia për fëmijët me sindromën Down. Fondacioni “Down Syndrome Albania” është themeluar më pak sesa një vit më parë dhe ofron terapi të specializuar dhe falas për të gjithë fëmijët me sindromën Down, por edhe mbështetje për prindërit e tyre që tashmë janë rreth 50, si dhe mundësi praktike për studentët, sidomos ata të drejtimit të psikologjisë. Gjatë prezantimit të saj në UET, psikologia dhe terapistja Arta Naçi u ndal në disa informacione mbi sindromën Down duke rrëzuar disa nga mitet më të zakonta, siç është ai që personat me këtë sindromë rrojnë pak apo që lindin nga nënat mbi 35 vjeç, si dhe në terminologjinë e gabuar që përdoret rëndom ndaj tyre. Cila është e vërteta për mitet që ekzistojnë për sindromën Down? Ka shumë mite që në fakt nuk janë të vërteta. Është vërtetuar që një person me sindromën Down mund të jetojë nga 60 e më lart, si çdokush. Këta fëmijë ka gjasa të lindin me disa probleme fizike, mund të kenë shqetësime nga tiroidja, ose zemra, apo rrugët e frymëmarrjes, por ndërhyrjet e sotme dhe kujdesi i sfidon këto defekte. Operacioni në zemër sot bëhet edhe në Shqipëri me sukses. Gjithashtu nuk është e vërtetë që ata lindin nga nëna mbi 35 vjeç, ashtu si nuk është e vërtetë që janë persona të paaftë për të jetuar në mënyrë të pavarur. Një nga synimet kryesore të fondacionit tonë është pikërisht ky. Që nëpërmjet terapisë të ndihmojmë në përgatitjen e personave të aftë për të jetuar në mënyrë autonome nesër. Dhe në cilat drejtime është e përqendruar puna juaj me këta fëmijë? Një nga synimet tona të mëdha që e kemi përparësi dhe pikën tonë të fortë, është early intervention, ose ndërhyrja e hershme që presupozon teorinë e lojës dhe të zhvillimit, kryer nga një psikolog zhvillimi, logopedia e zhvilluar nga një specialist i gjuhës dhe i komunikimit dhe terapia fizike, me fizioterapistin për të rehabilituar situatën muskulore dhe kockore të fëmijëve, të cilët duke qenë hipotonikë (pra me një tonus të relaksuar të muskujve) nuk lëvizin shumë, i lënë etapat e zakonshme të lëvizjes së fëmijëve, por po nuk lëvizi, nuk mëson dhe po nuk mësove, mbetesh prapa. Ne kemi në qendër edhe një edukator, një mësues, sepse në përgjithësi terapia shkon drejt edukimit, ky është fokusi, si të gjithë fëmijët, të flasë, të mësojë të shkruajë, të lexojë, të këndojë, të vizatojë. Dhe pastaj, një fëmijë me sindromën Down mund të shkojë në shkollë si fëmijët e tjerë? Këtë synim ka terapia, ne pretendojmë që duke ndërhyrë sa më herët të jemi njëlloj në ecuri sipas moshës. Nuk pretendojmë të arrijmë maksimumin, por

aq sa mundemi. Të rinjtë me sindromën Down mund të aplikojnë sporte të ndryshme, të ndjekin shkollën me bashkëmoshatarët e tjerë, të frekuentojnë miqtë, të mësojnë në planin didaktik, të mësojnë dhe ushtrojnë një zanat. Nuk kemi studime që ata që nuk kanë bërë terapi, kanë ngelur prapa, por nëse ke mundësi ta bësh, pse të mos e bësh?! Sa e realizueshme është përfshirja në arsim në realitetin tonë? Po të shohësh politikat sociale, ligjet janë shumë të mira, për gjithëpërfshirjen në arsim. Por problemi është si e aplikojmë, ose në dorë të kujt e lëmë të aplikohet sepse e superon ligjin kultura rreth e rrotull, mënyra si sillen njerëzit. Ti has një mësues që thotë: “Ligji e pranon, por unë nuk mundem, nuk e njoh këtë sindromë, nuk di si të sillem me këtë fëmijë”. Ky është një nga ngërçet e mëdha. Kjo duhet kapërcyer. Një e re është që në shkolla të ketë një mësues ndihmës, roli i të cilit është mësimi i nxënësit me aftësi të kufizuara në nivel individual, apo grupesh të vegjël. Gjithashtu ekziston edhe Plani Edukativ Individual, një plan që hartohet për nxënësit me aftësi të kufizuara, përfshirë edhe ata me sindromën Down, sipas nevojave të tyre specifike pas një vlerësimi që bën një komision shumëdisiplinar. Fondacioni ynë është i gatshëm të vendosë një bashkëpunim me institucionet arsimore për sugjerime të mundshme për specifikat e sindromës Down që të ngrihen PEI sa më frytdhënëse për këta fëmijë. Po përtej mjedisit të shkollës, si është qasja e popullsisë ndaj këtyre personave? Përqasja e përgjithshme nuk është negative. Kur bëhen fushata të mëdha, njerëzit janë të ndjeshëm, thonë “po, do ndihmojmë”, ose “po, më pëlqen iniciativa juaj” dhe surprizohemi, shohim që ka një mbështetje, nuk jemi aq indiferentë sa dukemi. Por është e rëndësishme që mos të premtojnë angazhim persona që nuk e kanë haberin. Kjo nuk është një veprimtari për stil jete, është një vokacion, është përkushtim, njohje, të pranuarit e asaj që është ndryshe, është të marrësh pjesë, të bëhesh pjesë e tyre, të shohësh te këta fëmijë me sindromën Down, personin, jo defektin gjenetik. Ne duam që të mos luhet me këtë, nuk mund të përfshihesh për mëshirë, sepse s’i duhet kujt mëshira, ata janë individë, ata qeshin, lodrojnë, dhurojnë dashuri, ecin, marrin autobusin, përdorin paratë… Flisni për fëmijët, por po lëmë në hije personat e rritur me sindromën

Arta Naçi, terapiste dhe drejtore e "Down Syndrome Albania"

Të rinjtë me sindromën Down mund të aplikojnë sporte të ndryshme, të ndjekin shkollën me bashkëmoshatarët e tjerë, të frekuentojnë miqtë, të mësojnë në planin didaktik, të mësojnë dhe ushtrojnë një zanat

Down? Ka për ta ndonjë program apo terapi ndihmuese? Flas për fëmijët, sepse unë vetë jam pjesë e një fondacioni që kujdeset për ta, por edhe për faktin sepse terapia duhet bërë që në moshë të hershme, kështu është për të gjithë njerëzit, ne çdo gjë e mësojmë në vitet e para të jetës. Sa herët duhet të nisë terapia? Që sa lindin fillon fizioterapia. Nga mosha 0 deri në 3 vjeç është ndërhyrja e hershme, por ne e zgjasim deri në 5-6 vjeç. Ju jeni një fondacion, që do të thotë, keni edhe synime të tjera përtej atyre konkrete të një qendre ku ofrohet terapi për fëmijët me këtë sindromë. Çfarë synoni ju? Synimi kryesor është advokacia. Ne luftojmë fort me ligjet, qeverinë, institucionet mbështetëse, spitalet. Politikat tona janë për ngritjen e urave të bashkëpunimit që në maternitetet ku lindin këta fëmijë. Informojmë prindërit që ekziston “Down Syndrome Albania” që ata mos të rrinë në errësirë dhe mos të frikësohen para këtij fakti. Një tjetër synim është që të arrijmë të sigurojmë vizita

Gjatë diskutimit me grupin e psikologjisë në UET

falas për këta fëmijë në spitalet private, ose vizita të skontuara periodike sepse shumë kanë nevojë. Nëse punohet që herët me terapitë, me specialistët, ortopedët, psikologët infantile ti më vonë ke të drejtë të përftosh më vonë kur ata të jenë të rritur. Ne bëjmë advokaci që ata të nxjerrin gjithë potencialin e tyre, që të bëhen autonomë, që nesër mos t’i rëndojnë as vetes, as prindërve, as shoqërisë. Cila është qasja e prindërve shqiptarë me fëmijë me sindromën Down ndaj këtij fakti? Prindërit kanë nevojë për mbështetje. Kur shohin që një kauzë e madhe luftojnë, bëhen edhe ata pjesëmarrës. Nuk mund t’i lësh dot të vetmuar, vetëm në grup duke e ndarë me të tjerët prindërit janë më mirë. Ne kemi grupin prindëror që mbështesin njëri-tjetrin, që bëjnë takime me psikologun, që ndajnë hallet e çdo dite, si të gjithë familjeve të tjera… Sot është Dita Botërore e sindromës Down. Cila është fusha ku është përqendruar këtë vit Down Syndrome International dhe sa të përfshirë e sheh veten Shqipëria? Këtë vit, Down Syndrome International është për kujdesin ndaj shëndetit si të kenë akses në shëndet, si mos të diskriminohen, si të kenë një shërbim më të mirë. Ne përgjithësisht mundohemi ta bëjmë më lokale temën, por këtë radhë e kemi mbështetur dhe me këtë rast u bë dhe konferenca e madhe shkencore, ku referuesit janë mjekë të specialiteteve të ndryshme, kardiologë, duke marrë parasysh defektet, mjekë gjentistë që flasin për të rejat e shkencës dhe çfarë është sindroma, është i ftuar një trajner sporti nga Italia që prej shumë vitesh merret me një grup fëmijësh me sindromë Down që ika bërë kampionë, gjashtë herë kampionë Evrope, shtatë herë kampionë bote në garat me fëmijë të tjerë me këtë sindromë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2014

13

debati përgjuhën Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Ndërakademik, bie dakord se standardi duhet riparë dhe shprehet se tashmë janë vënë në diskutim kufijtë e përcaktuar të gjuhës

Shezai Rrokaj T’u hapet rruga dialekteve, por pa ndëshkuar standardin Aida Tuci

E

dhe pse themelet e standardit mbeten të palëkundura, hapja e gjuhës ndaj trajtave të dialektit shkakton gjithmonë debate. Debati i ka përfshirë të gjithë, nga veriu në jug. Gegë dhe toskë. Për prof. Shezai Rrokajn, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Ndërakademik, diskutimi shtrohet në dy drejtime; sa është përvetësuar standardi, dhe si ka evoluar gjuha shqipe në këto 40 vjet. Mbi këto “shina” ka ecur dhe puna e Këshillit Ndërakademik në rivlerësimin e standardit. Siç shprehet Rrokaj, projekti i 22 anëtarëve të Këshillit Akademik për ngritjen e problemeve që ka sot gjuha shqipe po shkon drejt fundit. Se çfarë do të bëhet më tej, vendimi u takon dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës. Zoti Rrokaj, sa herë që mblidhet Këshilli Ndërakademik dhe del me propozime, ndizet një debat i gjerë për gjuhën, edhe pse ky Këshill nuk ka fuqi vendimmarrëse. Përse ndodh kjo sipas jush? Reagimet janë të kuptueshme sepse dihet që ka pasur një debat shumë të madh lidhur me standardin e gjuhës shqipe, i cili erdhi dhe u mahis së tepërmi pas viteve ’90. Ka patur prije nga më të ndryshmet për ta trajtuar standardin. Pjesa që e kundërshtoi standardin mendoi se nuk ishte e arsyeshme që të vihej toskërishtja në bazë të tij, sepse përgjithësisht ajo që u quajt gjuha e shtetit ose gjuha e institucionit gjatë periudhës së Zogut kishte në bazë gegërishten dhe natyrisht mund të kishte qenë e arsyeshme që të vijohej një standard me bazë gegërishten. Ju mendoni se kjo do kishte qenë rruga e drejtë? Unë mendoj se të dyja alternativat kanë qenë të drejta. Mund të ishte vendosur edhe gegërishtja, por në diskutimet sot nuk shtrohet ky problem. Sot problemi është i ndarë. Standardi i gjuhës shqipe ka në bazë toskërishten, në Kongresin e Drejtshkrimit jo me të drejtë u tha se standardi ishte mbidialektor. Mbidialektor do të thotë që prek po aq gegërishten sa dhe toskërishten. Në të vërtetë standardi, po të shikojmë veçoritë e tij mbështetet plotësisht mbi toskërishten dhe natyrisht që ka dhe elementë të rëndësishëm të gegërishtes. Pra, kur përcaktohet se mbi ku mbështetet standardi, nuk gjykohet mbi anët e përbashkëta të standardit se ato janë sa gegë dhe toskë, por mbi anët e veçanta, dhe në anët e veçanta standardi ynë mbështetet mbi toskërishten. Në kushtet e një mungese teorike për vetë kohën, të izolimit të Shqipërisë por dhe një përkushtimi për të vjelë nga gjuha shqipe gjithçka, unë e vlerësoj punën që është bërë në atë kohë, sepse ishte një punë e jashtëzakonshme për të mbërritur te Kongresi i Drejtshkrimit. Por theksoj se sot, problemi i standardit nuk diskutohet që ka në bazë toskërishten. Shqiptarët nuk mund të kenë më luksin të investohen në krijimin e një standardi tjetër, ca më tepër në kushtet e një gjeopolitike e cila kërkon që ta unifikojë kombin. Sot ne përballemi me një realitet të ri që, pas 40 vitesh, siç ndodh në të gjitha vendet e botës, standardi duhet riparë. Që do të thotë se ky standard ka nevojë të verifikohet në dy drejtime. E para, të shihet nëse ato rregulla që u përcak-

tuan në Kongresin e Drejtshkrimit janë zbatuar ashtu siç duhen. Në ç’masë janë përvetësuar. Standardi është gjuha e shtetit dhe zakonisht kur flitet për zbatim të standardit kihen parasysh këto fusha: kancelaria e shtetit, shkolla, e cila është institucion i shtetit dhe duhet të përvetësojë dhe të flasë standardin, si dhe media në tërësinë e vet. E dyta, është evoluimi i gjuhës në këto 40 vjet. Gjuha ka evoluar në pikëpamjen gjeopolitike, që do të thotë se kufijtë janë hapur, gjithashtu në disa fusha kryesore apo sfera komunikimi gjuha shqipe po i shpëton kthetrave të ideologjizmit. Në mjaft sfera komunikimi, gjuha shqipe ishte cikatrizuar në atë prototip të ideologjizuar që kërkonte zbatimi i dogmës. Pra shqiptarët e kanë të nevojshme t’i ikin gradualisht këtij perceptimi të dogmës dhe orientimit të njerëzve dhe kjo vihet re shumë në krahasimin e gjeneratave. P.sh, në një testim që bëra me një grup të madh studentësh mora një shembull nga fjalori “Të luftojmë rehatinë personale”. Në kohën e mëparshme kjo ishte një nga parullat ideologjike. Sot fëmijët nuk e kuptojnë. Pra dogma orientoi edhe një tip ligjërimi të caktuar. Shqiptarët tani gjenden në një mënyrë tjetër jetese dhe për pasojë ata kanë nevojë ta shkarkojnë këtë mënyrë stereotipike mbi të cilën ata ndërtuan mënyrën e tyre të jetesës në disa tipe ligjërimi. Nga ana tjetër ka një realitet të ri, që është trysnia e fjalëve të huaja. Krahasimisht me gjithë këtë ka dhe një zhvendosje të madhe popullsie nga trevat drejt metropolit, drejt bregdetit. Ky realitet i ri që kryesisht erdhi pas viteve ’90 filloi të vërë në diskutim krahas gjithë elementëve të tjerë demografikë, politikë etj., edhe zhvendosjen e fjalës bashkë me njeriun, bashkë me mallin, bashkë me kulturën dhe idenë. Pra u vu në diskutim gjithçka quhej kufij të përcaktuar të gjuhës. Ne nuk e dimë tani sa dialekti është dialekt sepse ka zhvendosje të mëdha që krijojnë sociolekte, përzierje gjuhësore që nuk mund ta lënë indiferent studiuesin. Nisur nga ndryshimet që propozon Këshilli Ndërakademik, vetëm për indiferentizëm nuk mund të flitet, përkundrazi... Duhet të sqarojmë diçka shumë thelbësore. Studiuesit nuk bëjnë gjuhë, studiuesit evidentojnë prirjet. Në këtë drejtim dy gjëra janë shumë të rëndësishme. Në qoftë se gjatë këtyre viteve si rezultat edhe i hapjes së popullsisë, ndikimit të shumë f aktorëve brendag juhësorë dhe jashtëgjuhësorë, del një formë e re e cila përdoret në masën më të madhe, duke ditur se standardi u mbështet tek toskërishtja, atëherë standardi i ka “borxh” asaj. Përgjithësisht kjo ka të bëjë me fjalësi, pra me leksikun, si dhe në rastin e problemit të shumësave për të cilët ka pasur debat, duhet riparë nëse një formë e shumësit në gegërisht ka një përhapje në gjuhën e folur. Në këto raste qëndrimi im ka qenë i qartë: ne nuk duhet të ngremë një formë dhe të dënojmë një formë tjetër. Duke qenë se standardi është në proces, në rastet kur standardi e ka shumësin me ë dhe del një shumës me a që ka një përdorim të gjerë, ne nuk mund të ndëshkojmë ata që e përdorin shumësin me ë, por mund t’i hapim rrugë që krahas saj folësi të ketë të drejtën e zgjedhjes; pra të quhet e rregullt edhe me a ose me ra, edhe me ë. Personalisht jam kundër ndëshkimit të atyre

Standardi i gjuhës shqipe ka në bazë toskërishten, në Kongresin e Drejtshkrimit jo me të drejtë u tha se standardi ishte mbidialektor. Mbidialektor do të thotë që prek po aq gegërishten sa dhe toskërishten formave që janë fiksuar në Kongresin e Drejtshkrimit, sepse gjuhëtarët nuk mund të ndëshkojnë, ata nuk e kanë këtë të drejtë. Nuk mendoni se këto ndryshime që ju propozoni do të krijonin kaos në përdorimin e gjuhës? Absolutisht jo. Teoricienët sot mbështesin argumentin se gjuhët në proces standardizimi e kanë të domosdoshme lejimin e varianteve. Dhe vetë Kongresi i Drejtshkrimit ka lënë variante të hapura, sepse në ato momente ata janë gjendur midis dy varianteve që përdoreshin. Prandaj them se duhet parë se nga anon përgjithësimi i rregullit. Por kur futet një formë e re, kjo nuk do të thotë se duhet ndëshkuar forma e rregullit, por i duhet hapur rruga formës së re, e cila është po aq shqip. Ka një perceptim publik sikur dhe vetë akademikët janë të ndarë përsa i përket qëndrimeve ndaj dialektit toskë dhe atij gegë. A ekziston ky problem edhe me akademikët nga Kosova? Gjuhëtarit çdo qelizë e gjuhës i dhëmb njëlloj. Ne nuk shkojmë në Këshillin Ndërakademik për të mbrojtur të folurën e vendeve tona. Pse unë jam nga Vlora, nuk shkoj atje për të mbrojtur dialektin tim. Gjuhëtarët nuk e shikojnë gjuhën nga përkatësia krahinore. E keqja është se ndërrimi i pushteteve shpeshherë ka ndikuar edhe në qëndrimet ndaj gjuhës; se duke qenë udhëheqja nga jugu, vuri toskërishten. Ndërkohë kur vjen e djathta, kërkohet të imponohet gegërishtja. Unë dhe kolegët e mi në Këshillin Ndërakademik nuk jemi mbledhur për ta parë problemin kështu, por ne jemi aty për të gjykuar se kjo arritje e madhe, që është standardi në një periudhë 40-vjeçare dhe ca më tepër 20-vjeçare me ndryshimet gjeopolitike, ka nevojë të verifikohet, ka nevojë të ushqehet sepse një nga parimet edhe të Kongresit të Drejtshkrimit ishte se ushqimi i standardit janë dialektet. Duhet ta lëmë përkatësinë krahinore në një anë. Shumica e reagimeve vijnë nga fakti që secili e kupton standardin me mënyrën sesi e përdor. Asnjë nuk është njohës i tërësisë së një

gjuhe. Secili reagon në mënyrën sesi ai e percepton individualisht. Edhe gjuhëtarët e mbledhur në atë Këshill nuk janë aty për të dhënë perceptimet e tyre individuale. A mund të thuhet që mes jush nuk ka debat apo qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara? Ka debate. Ka dhe qëndrime të ndryshme për çështje të caktuara që nuk kanë të bëjnë me të folurën veri-jug. Një qëndrim konvencional p.sh është nëse do themi Shkodra apo Shkodër në tabelat rrugore. Pra ka një qëndrim konvencional që të përdoret e pashquara. Për këtë pati diskutime. Ne jemi ngarkuar për të bërë këtë punë, e cila del vetëm në trajtën e një diskutimi dhe shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë; A ka ardhur një moment reflektimi edhe për gjuhën, si për gjithçka që ndodh në Shqipëri? A kemi detyrë ne gjuhëtarët të shikojmë problemet e gjuhës shqipe? Fatkeqësia do ishte po të rrinim inaktivë. Mendoj se kjo duhet vlerësuar në punë tonë. Nëse ky Këshill nuk ka fuqi vendimmarrjeje, përse nisi si projekt? Këshilli Ndërakademik është ngarkuar që mbi bazën e grupeve të punës të mbledhë gjithë problematikën e gjuhës shqipe. Për gjuhën vendos shteti. Pra për standardin puna jonë do të ketë efekte reale nëse shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës do të marrin një vendim. Ju e kuptoni se çfarë pasojash ka zbatimi i një rregulli të ri? Në të gjitha rastet, dhe ky është mendim personal, ndryshimet në standard duhet të jenë të përgjithshme dhe sa më pak, sepse dhe standardi që kemi, ka hasur në vështirësi të mëdha zbatimi për faktorë jashtëgjuhësorë. Fakti është se shqiptarët sot kanë probleme me standardin dhe për këtë nuk mund t’i fajësojmë. Nëse shteti nuk i ka mundësitë për zbatimin e këtij standardi, gjë që e kanë dëshmuar, do të ishte jodobiprurëse që t’i futeshim përmirësimit të standardit. Por një gjë është e qartë: shqiptarët kanë nevojë për një standard. Procesi është shumë i gjatë dhe nuk bëhet as në 6 muaj e as në një vit. Kur Këshilli Ndërakademik të ketë nxjerrë problematikën, pasi ajo të diskutohet në një opinion më të gjerë, në shkolla, universitete kudo dhe pasi të jetë bërë një Kongres i Rëndësishëm vendimmarrës ose dhe referendum lidhur me këto probleme që shtrohen, qeveritë duhet të mendohen mirë sepse pas këtij vendimi do të jetë i nevojshëm ndryshimi i të gjitha akteve juridike, i teksteve shkollore, trajnimi i gjithë mësuesve dhe administratës, hartimi i të gjithë fjalorëve, korrektorëve, gramatikës etj., pra është një sipërmarrje shumë e madhe. Praktikisht duket e pa…? Jo, mos thuaj e pa… sepse nuk është e parealizueshme. Unë besoj se gjërat duhet të bëhen, por ato kërkojnë kohën e duhur. Kjo është një sipërmarrje. Këshilli Ndërakademik është hapi i parë. Këshilli ndërakademik ka 8 vjet që është krijuar. Çfarë është bërë në këto 8 vjet, ku jeni në punë tuaj? Faktikisht dy vitet e fundit kanë qenë aktive. Jemi drejt përfundimit. Kanë mbetur disa probleme në fushën e sintaksës pa u trajtuar. Është një punë shumë e lodhshme dhe me shumë përgjegjësi. Gjuhën duhet ta shikojmë me kujdes dhe me dashuri.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Virgjëria ime kushton një çerek

5

6

7

8

13

9

10

11

14

16

17

21

15

18

19

23

22

24

25

30 35

37

36 40

31

29

32

33

34

38

41

39

42

43

46

47

51

20

26

28

27

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

44

45

48

49

52

53

Horizontalisht: 1. Krijimi, zbulimi i diçkaje të re, që nuk njihej më parë. 7. Pjesa e parë e ditës. 13. Numrat identifikues të një makine. 14. Hoffman, aktor i njohur i kinemasë amerikane. 16. Qendroj, ose... 17. Shkumës, ndryshe. 19. Agjensi Kulturore. 21. Periudhë e gjatë kohe e cila ka disa veçori të caktuara dalluese. 23. Shkova, ose... 24. Shtet në Europë. 27. Punëtor ngarkimshkarkimi. 28. Gjendet në kraharor. 29. Pije e fortë alkoolike. 30. Mbahet në këngët labe. 31. Doli në dukje, në dritë, ose në ... 33. Një skuadër futbolli e njohur e Greqisë. 34. Fusha bujqësore. 35. Ministria e Kulturës. 37. Lagështirë, ose... 39. Pjesëz mohuese. 40. Përemër vetor. 42. Masë e vjetër gjatësie. 43. Trup gjeometrik. 46. Fusha e një tabloje me ngjyrën kryesore, mbi të cilën bëhet piktura. 47. Ushqime që ruhen për dimër. 49. Gaz për të mbushur llampat e ndriçimit. 51. Njëshi në gurët e dominosë. 52. Dhoma e grave të sulltanit. 53. Dera, ose...

50

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

53

Vertikalisht: 1. Vend i ndërtuar nën tokë dhe i përforcuar për t’u mbrojtur në rast lufte. 2. Vizatim që paraqit të zvogëluar një pjesë të sipërfaqjes së tokës. 3. Mbreti i fundit i Trojës. 4. Institut Grek. 5. Regjistër që përmban një listë emrash të sendeve sipas një radhe të caktuar. 6. Lloj drithi. 7. Dërgohet zakonisht me celular. 8. Diçka që bëjmë në dobi të dikujt. 9. Vend ku nxirren gurë. 10. Juria Speciale. 11. Të zë kur ke kohë pa pirë. 12. Notë muzikore. 15. Pikë e përfytyruar në kupën e qiellit nga ana e kundërt e gjysmërruzullit ku ndodhemi.18. Ekipi Kombëtar. 20. Zog i vogël. 22. Dëshirë a prirje e zjarrtë për diçka. 25. Dëshirë e madhe për ta pasur vetë diçka. 26. Copë toke për mbjellje. 31. Pushim i shkurtër. 32. Copa që vesh nga brenda rrobat e trasha. 36. Pije e ngrohtë. 38. Radio Kukësi. 41. Së bashku. 43. Basinger, aktore. 44. Domosdoshmëri për të ngrënë. 45. Betim. 46. Sektori Juridik. 48. Historia e Europës. 49. Jo në Itali. 50. OrganizatëTregtare.

Sudoku | nivel mesatar 1 5 9

6

9

6 7 3 5 3

4

8

6 9

3

1 4

7 9

7

4 3

1 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 9 2

8

1

2

4

7 6

5

2 5

8

1 2 4

4 7 4

4 2

9

8

7

3

3 4

7

Koha e fillimit _____:____

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Një studente e mjekësisë në SHBA ka vendosur ta nxjerrë në ankand virgjërinë e saj dhe ai që do ta bëjë ofertën më të lartë do ta ketë mundësinë që t’ia dhurojë përvojën e parë seksuale. Sipas The Mirror, 27-vjeçarja, e cila e quan veten Elizabeth Raine, shpreson të fitojë së paku 250.000 dollarë nga akti i parë seksual në jetën e saj. Ajo nuk është femra e parë që e ka nxjerrë virgjërinë në shitje, mirëpo mund të jetë ndoshta femra me shkallën më të lartë të edukimit që e bën këtë gjë, madje në një moshë “të shtyrë”. Arsyeja pse ka mbetur e virgjër deri në këtë moshë, është sepse ka pasur frikë nga lidhjet me meshkuj. Biondja e ka përshkruar veten joshëse dhe ka thënë se nuk gjendet nën presion financiar, porse e konsideron këtë një mënyrë të mirë për të përfituar një shumë të majme parash. Për më shumë, Elizabeth është zotuar se 35 për qind të parave do t’i dhurojë për organizatat bamirëse që ndihmojnë femrat në vendet në zhvillim.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.

Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.

Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do behet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste te lumtura fale personave qe do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te përmirësohet.

Gjeni figurën duke bashkuar pikat 3

5

9

6

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 032, 102, 111, 155, 210, 240, 474, 558, 582, 587, 596, 669, 887, 946, 951, 965. Numra me 4 shifra: 1333, 1521, 2563, 3026, 4445, 4698, 5152, 5210, 5451, 6598, 7231, 9651. Numra me 5 shifra:

21563, 45188, 46127, 52632, 54630, 55155, 55698, 59999, 64249, 75834, 96568, 98557. Numra me 6 shifra: 071891, 141427, 142755, 240495, 544475, 592949, 634964, 678315, 747444, 784541, 824690, 853282, 964562, 984784.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII) Nëse iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shume maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte qe ekziston. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është qe ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se disa kohe me pare.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për te kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jene te mira, mos bëni gabim te merrni para hua.

AKREPI (22/X-21/XII)

Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume te mire. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet qe do bëni. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht ne orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Ne planin financiar duhet me patjetër te hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara ne mënyrë qe te mos keni probleme.

PESHQIT (20/II-19/III) Për te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Here pas here mund te mërziteni dhe te vuani ne vetmi. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për ata qe janë vetëm. Do ndiheni me ne fund te plotësuar. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

21.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21 mars

15

Nëse je i vjetër, mos u përpiq të ndryshosh veten, ndrysho mjedisin. - B. F. Skinner

1960

Masakra e pamëshirshme Tensionet racore dhe dhuna nuk ishin të huaja për epokën e Aparteidit. Megjithëkëtë ngjarjet në Sharpeville, jugperëndim të Johanesburgut, ishin të jashtëzakonshme. Filloi si demonstratë kundër Ligjeve Pass të viteve 1950, i cili u kërkonte zezakëve të kishin me vete karta identiteti dhe ua ndalonte të kalonin natën në një zonë ‘të bardhë’, edhe pse mund të ishte vendi i tyre i punës. Padyshim që metoda frikësimi u përdorën dhe disa afrikanë u detyruan të marrin pjesë. Pati gjithashtu dhunë dhe vandalizëm, por askush nuk priste një masakër. Në kulmin e protestës, një turmë prej disa mi-

jësh rrethoi stacionin lokal të policisë. Ata të paktën ishin të paarmatosur, ndërsa të 75 policët brenda kishin armë automatike. Edhe kur turma refuzoi të shpërndahej nuk kishte shkak për alarm. Megjithatë policët vendosën të hapnin zjarr duke vrarë 69 vetë dhe plagosur pothuajse 200 të tjerë. Burra, gra dhe fëmijë u qëlluan nga mbrapa teksa ata vraponin për të ikur. Një polic u tha gazetarëve se skena e masakrës i ngjante “fushëbetejës së një lufte botërore, me trupa të përhapur gjithandej”. Qeveria këmbëngulte se incidenti ishte shkaktuar nga Kongresi Panafrikan, formuar në vitin

1959 dhe që ishte shumë më radikal se Kongresi Kombëtar Afrikan. Një numër prej 20 mijë afrikanësh të armatosur kishin rrethuar stacionin e policisë dhe ata qëlluan të parët. Askush nuk e besoi këtë. Në të kundërt, më 1 prill Këshilli i Sigurimit të OKB-së i bëri thirrje Afrikës së Jugut që t’i jepte fund segregacionit racor. Do të tërhiqej qeveria? “Ne do të qëndrojmë si mure graniti”, u përgjigj kryeministri Verwoerd. Qeveria e tij nxori jashtë ligjit dy partitë afrikane. Shpalli non grata ipeshkvin e Johanesburgut dhe iku nga Komonuellthi. E izoluar, Afrika e bardhë e Jugut mbijetoi me çmimin e radikalizimit të përplasjes.

Blitz

Flickr

1

Nxënës në shkollat e mesme të shtetit Mississippi që iu nënshtrua testit Advancement Placement në shkenca kompjuterike vitin e shkuar.

2/3

Segmenti i nxënësve të bardhë amerikanë që morën nota kaluese në testin në fjalë.

1/3

Segmenti i studentëve zezakë në SHBA që kaluan.

3

Numri i nxënësve nga Camden, New Yersey, ndër 882, që morën shënimin ‘gati për universitet’ në testet e maturës.

Foto: Enkelejd zotaj Titulli: Work in progress

I biri i punëtorit të fabrikës së gypave MEHDI SEJDIU  Më duket se çdo fëmijë herët a vonë i pyet prindërit se si janë takuar, në çfarë rrethanash, a u pëlqyen, si flirtuan etj. Kur e pata pyetur nënën time, më tha se i kishte pëlqyer babai im ngase ishte i pashëm, i zeshkët, i gjatë, bile edhe punonte në Fabrikën e Gypave! E pyeta se “Ç’ka rëndësi Fabrika e Gypave nënë?” M’u përgjigj: “Biri im, të punoje në atë kohë në Fabrikën e Gypave ishte sikur të punoje në parlament, pak a shumë”. U pata çuditur të them të drejtën, sepse babai im vazhdonte të punonte në këtë fabrikë edhe tash, por nuk vëreja diçka të madhe në të qenit i punësuar në këtë ndërmarrje. Nëna vazhdoi e më tregoi se si shkesi i prindërve të mi ishte një koleg i babait, dhe qesha duke e menduar faktin se si ajo fabrikë jo vetëm solli të ardhura për 900 familje, por gjithashtu lidhi dy njerëz, të cilët janë prindërit e mi. Në shkollën fillore shpesh dëgjoja bisedat e babait me nënën, i thoshte se “M’doket dojnë me privatizu fabrikën e me na qit prej pune”, gjithmonë e vëreja një frikë në sytë e zërin e tij, pasi tashmë ishte duke u moshuar dhe fabrika në të cilën punoi 20 vite ishte gjithçka për të, pas asaj vështirë më që mund të gjente punë diku tjetër. Dhe vërtet, në vitin 2007 fabrika u privatizua e gjithçka ndryshoi përnjëherë, babanë tim e thirrën sepse qëlloi të punonte në një repart ku nuk mund të gjenin të rinj, por babai im nuk punonte

gazetamapo@gmail.com

rregullisht, orari i tij kompozohej sipas nevojës së fabrikës. Pak a shumë ishte “Kur t’dojna të thërrasim, e s’ki çajre pa ardhë se t’vyn paratë, je i varur nga ne”. Babai im shkonte sepse une, motra dhe vëllau im ishim në shkollën e mesme, të gjithë udhëtonim nga fshati për qytet, të gjithë mbaheshin nga rroga gjysmake e gjigantit të atëhershëm ekonomik të qytetit. Gjigant i cili në lulëzimin e vet gjeneronte 60% të të ardhurave në gjithë Ferizajn! Në shkollë të mesme fillova të interesohesha për më shumë se lëndët kurrikulare, doja të mësoja gjuhën angleze, por nuk kisha guximin t’i kërkoja babasë para sepse nuk kishim mjaftueshëm. Prandaj edhe merrja fletoren dhe merrja shënime para televizionit duke mësuar kështu gjuhën angleze. Për çdo nismë timen më duhej ta llogaritja faktin që nuk kisha para sa duhet, se isha thjeshtë “i biri i një punëtori të fabrikës së gypave”, dëshpëruese se si kjo fjala e fundit do të kishte konotacion tjetër po të thuhej para 20 viteve. Sidoqoftë, një prej ditëve sa isha në shkollë të mesme më kujtohet vendimi i gjykatës për t’ju shpërndarë paratë punëtorëve, pas akuzës që këta të fundit kishin ngritur për 10 vitëshin që nuk ishin lënë të punonin nga regjimi. Ishte një mesditë e vitit 2010, babai im me kolegët e tij të moshuar pas vendimit të gjykatës po vallëzonin, bile edhe me tupana para komunës (s’di kush i gjeti ata tupana se!). Përqafova dhe urova atë ditë babanë tim duke i thënë që të gjithë pu-

nëtorët i kishin merituar ato para. Ditët kaluan dhe buzëqeshja e gëzimi filluan të veniten nga fytyra e babait tim, bile disa njerëz i thoshin se kurrë nuk do t’i merrni ato para, “jon hangër” thoshin e zgërdhiheshin, më vinte t’i nokaut-oja aty për aty për atë zgërdhirje, sepse ishte zgërdhirje kundrejt djersës dhe shpresës së punëtorëve të thjeshtë. Në shkollën e mesme pata fatin të bëhesha kryetar i Këshillit të Nxënësve dhe më rastisi të kisha si drejtor ish-punëtorin e fabrikës së gypave Ali Azemin, njeri i cili përfaqësonte punëtorët e kësaj fabrike, më kujtohet që kur përfundova shkollën më uroi për punën në Këshill të Nxënësve dhe më tha që kishte një lajm të mirë, se babai im dhe të gjithë punëtoret do t’i merrnin më në fund paratë. Ishte viti 2012 atëherë, por nuk u gëzova të them të drejtën, sepse lajmin që do t’i merrnin paratë e pata marrë shpeshherë deri tash, dhe për vete, pata humbur qëmoti shpresën në shtetin tim. Humbja e shpresës më ndezi dëshirën për të dalë jashtë shtetit për studime, por për këtë prapë duheshin para, babai më thoshte se po t’i merrnin paratë e Fabrikës së Gypave do të mund të më ndihmonte financiarisht dhe gjithçka po të ishte nevoja do të shpenzonte në edukimin tim. Sidoqoftë aplikoja nëpër universitete të ndryshme dhe u pranova në disa, por jo me bursë të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

plotë. M’u desht të gjeja para ku janë e ku s’janë që thotë populli, aplikova për bursa në ministri e komunë e për ironi shteti nuk po m’i jepte paratë, e në fakt unë kërkoja nga shteti një shumë 20 herë më të vogël se sa ai (shteti) i kishte borxh babait tim. Ende më dhimbet babai im që ishte një punëtor i cili tërë jetën kishte pasur etikë pune, i cili çdo ditë mbante shënime për punën e tij dhe mbante gjithmonë të pastër vendin e tij të punës. Ndërsa sot (viti 2014) sapo fola në Skype me babanë tim, më tha që e kanë vendosur një tendë para kuvendit shokët e tij, e pyeta se pse nuk ka shkuar. Tha që është duke i dhimbur një veshkë dhe se i ka rekomanduar mjeku pushimin. Ndërsa shtoi se në momentin që do të ndjehet më mirë do t’iu bashkohet shokëve para kuvendit ashtu siç ju kishte bashkuar në çdo protestë tjetër. Pasi mbylla laptopin disa lot më rridhnin nëpër faqe, nuk qajta për paratë, por qajta për faktin që babait tim i ishte mbuluar me rrudha fytyra e tashmë ka problem shëndetësore e ende nuk është kompensuar nga shteti i tij. Kisha frikë se edhe ai si 200 kolegë të tij tashmë, do të vdesë pa marrë kompensimin. Fatkeqësisht, shpresa në sytë e tij po vdiste dalëngadalë dhe nuk hapa laptopin, sepse po të hyja në facebook ndoshta mund të shihja ndonjë ‘selfie’ në Prevallë të atij që tash e sa kohë po ngulfat shpresat e babait tim dhe shokëve të tij. *Kosovo 2.0

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 21.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


21 mars mapo ok