Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Dy protesta kundër sistemit dhe makabriteti i një publikimi Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 21 mars 2013. Numër 862. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Familja e Julianit, mes mortit dhe shpresës: Nuk po bëhen kërkime serioze

Mungon Preç Zogaj, shpallet skema e koalicionit të ramës

Koalicioni i opozitës arrin në 35 parti, por në takimin e djeshëm munguan Preç Zogaj dhe Vangjel Dule i PBDNJ. Rama u prezanton aleatëve projektmarrëveshjen për koalicionin. Poste në qeveri, ato parti që marrin 5000-10000 vota ose një deputet. Poste të tjera në ekzekutiv partitë me më pak 5000 vota. Ngjela: Duhet vlerësuar çdo votë. Nëse një parti fiton 40 mijë vota në nivel kombëtar, por nuk arrin të marrë një mandat deputeti, atëherë i bie që të mos ketë përfaqësim në qeveri nesër… Në përpjekjen e tij disamujore për të mbledhur rreth vetes një koalicion sa më të gjerë me qëllim fitoren e zgjedhjeve të qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama “humbi” dje ideologun e opozitës, Preç Zogaj, ndërsa nuk solli ha-

bi mungesa e aleatit tjetër disavjeçar, Vangjel Dule. Zogaj, politikani i cili solli një ndjeshmëri të lartë në mënyrën e të bërit opozitë prej vitesh, nuk ishte në tryezën e paralajmëruar të koalicionit të ri opozitar. I kontaktuar... Faqe 3

Blerja e shtëpive, metoda kryesore për pastrimin e parave të pista Të afërm të Julian Çelës në Sharrë

Ardian Prrenjasi akuzohet vetëm për pedofili. Asnjë provë për vrasjen e Julian Çelës. Kushëriri i Julianit: Përditë shkojnë e vijnë njerëz në shtëpi dhe përditë ngushëllojnë. Por prindërit e tij, tashmë nuk dinë çfarë të bëjnë. Nuk munden të hapin mort pa pasur trupin e djalit. Në Tiranë denoncohet një pedofil i dytë. Faqe 10-11

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Ne, (mender) gazetarët

koment Iva Tiço

Më ka ndodhur shpeshherë gjatë 15 viteve të punës si gazetare të gjendem përballë...

13 kulturë

Imagjinatë e armatosur

formal paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit

Skema e pastrimit të parave

Grabitet minibashkia nr.5, zhduken 10 mln lekët e asistencës

Dy persona të armatosur sulmojnë minibashkinë nr.5, duke grabitur paratë që ndodheshin në kasafortë.

Autorët e grabitjes kanë ushtruar dhunë mbi rojën e godinës dhe pasi e kanë rrëzuar atë përtokë, kanë vazhduar planin e tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, kur grabitësit kanë rrahur rojën e më pas i janë drejtuar zyrës së financës. Burime nga policia e Tiranës thanë se ata e kanë hapur me çelës kasafortën dhe kanë vjedhur paratë e asistencës sociale, duke... Faqe 6

Kreu i LDK

vizita

Lesi: Mazhoranca, forca gjeneruese, por duhet një Pol i Tretë

Topalli në Britaninë e Madhe, në delegacion edhe Asllan Dogjani

Dy persona të armatosur kanë rrahur rojën e minibashkisë, kanë hapur me çelës kasafortën dhe kanë marrë që aty rreth 10 mln lekë të reja. Shoqërohen dy të dyshuar

A krijon sistemi zgjedhor qëndrueshmëri politike? Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, analizë Romeo Gurakuqi të projektuara mbi bazën...

Tregu i pronave dhe i shtëpive janë mjeti kryesor ku investohen aktualisht paratë e pista në vendin tonë. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave jep disa shembuj sesi injektohen në tregun

FAQE 6

Elvis Pupa: Stand-up comedy nuk ka nevojë për Teatrin Kombëtar Aktori flet për vështirësitë që ka stand-up comedy në Shqipëri

CMYK

FAQE 6

Njësia e inteligjencës është njoftuar për një lëvizje të konsiderueshme parash të kryer nga shtetasja (A) për blerje pasurie të paluajtshme. Nga kërkimet, kjo shtetase nuk zotëronte ndonjë biznes të regjistruar apo burim ligjor të ardhurash, ndërkohë... Faqe 7

editorial / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Tërheqja e Berishës nga nacionalizmi Në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, kryeministri Sali Berisha foli gjatë për efektet çudibërëse të gjethes së ferrës dhe cilësinë e lartë të rakisë së manit. Dashuria e tij për pemëtarinë dhe prodhimet bujqësore ishte lënë disi në harresë, kur një tjetër pasion i fortë e mbërtheu papritur në muajt e fundit të vitit të shkuar. Nga ajo periudhë e deri pak kohë më parë, kryefjala e kryeministrit në mbledhjet e qeverisë, grupit parlamentar e gati në çdo dalje publike ishte: Bashkimi Kombëtar. Albanofobia, pozicioni i ri shqiptarëve në rajon, referimi ndaj padrejtësive historike në kontekste delikate, dyshtetësia, mbulimi mediatik apo liga e përbashkët e futbollit Shqipëri- Kosovë, ishin temat...


2

afër/larg

1

Nikollë Lesi:

Dëshmia:

delegacioni

Si e njihja Julianin dhe trishtimi për fatin e tij

Topalli në Britaninë e Madhe, në delegacion edhe Dogjani

Faqe 4

Faqe 3

Mazhoranca, forca gjeneruese, por duhet një Pol i Tretë Faqe 6

“Ka apati dhe njerëzit ndonjëherë na marrin për budallej”, thotë Karakushi edhe pse nuk bën për këtë fajtorë askënd dhe është e lumtur edhe me pjesëmarrjen prej disa dhjetra vetësh në protestat e organizuara vetëm me ndihmën e rrjeteve sociale”

“Sqarim i një rëndësie të veçantë, duke qenë se përgjatë gjithë ditës kam marrë telefonata nga njerëz të indinjuar për një shkrim të publikuar në gazetën ku punoja. Po! Quhem Elona Elezi. Po! Kam qenë gazetare e gazetës Shqiptarja.com nga 29 Janari e deri para pak orësh. Jo! Nuk jam unë autorja e shkrimit, ku tregohen detaje nga përdhunimi i një 10-vjeçar-i. Nëse shkrimi do ishte shkruar nga unë, do kishte pasur sipër emrin tim. Edhe pse u përfshiva në të gjithë këtë situatë, pa pasur kurrfarë lidhje, vendosa të jap dorëheqjen. Theksoj se këtë gjë e bëra vetëm për parimet e mia, për asgjë tjetër. Faleminderit!”.

Dy protesta kundër sistemit dhe makabriteti i një publikimi Vladimir Karaj

T

ë ulur tek një kafene në këmbët e Teatrit të Operas, përballë me Alida Karakushin organizatore bashkë me mjaft të tjerë e një, madje dy protestave, që dënonin dështimin e sistemit të drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe kërkonin marrje të masave të menjëhershme, tre të mitur tentojnë të na shesin stilolapse e leukoplast dhe dy prej tyre na kërkuan cigare. Aty për aty kjo gjë nuk u shtrua në bisedën që ishte fokusuar se sa do t’ia dilnin mbanë një grup njerëzisht vullnetarë dhe të paatashuar të ngjallnin reagime mbi çështje sociale dhe të prodhonin veç protestës ndoshta edhe vendimarrje të drejtë dhe përmirësim të ligjeve që kërkohej në dy protestat para Presidencës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Ka apati dhe njerëzit ndonjëherë na marrin për budallej”, thotë Karakushi edhe pse nuk bën për këtë fajtorë askënd dhe është e lumtur edhe me pjesëmarrjen prej disa dhjetra vetësh në protestat e organizuara vetëm me ndihmën e rrjeteve sociale dhe jo nën logo partish e organizatash. Organizatorët e protestave, të cilët kanë mundur të mbledhin disa të tilla, pak nga pak po heqin dorë nga numri i pjesëtarëve duke tentuar më shumë të përcjellin mesazhet, që sidoqoftë shpesh mbyten nën titujt sesacionale dhe abuzivë. Zhurma

Pikërisht ndërsa bisedonim se çfarë duhej bërë për të nxjerr njerëzit në rrugë të mbrojnë fëmijët, rrjetet sociale e vetmja prej nga organizatorët mund të kërkonin mbështetje në këto raste, ishin “sëmurë” prej botimit në një të përditshme të detajeve të aktit seksual mes të akuzuarit për pedofili dhe fëmijës. E ndërsa botuesit u justifikuan se qëllimi kishte qenë të tronditej shoqëria, tu bëhej e ditur e vërteta sado e hidhur dhe të nxitej reagim, në fakt u arrit krejt e kundërta. Protestat që kërkonin ndryshime ligjore, që ishin ngritur mbi argumente dhe që realisht mund të përmirësonin diçka u zhvendosën nga qendra e vëmendjes, duke vendosur aty mjedian dhe mënyrën se si

ajo po e raportonte rastin. Karakushi dhe miqtë e saj protestues pothuajse gjithmonë të njëjtët lançuan një peticion këtherë kundër medias që publikoi detajet e skenave seksuale duke iu referuar sipas saj dëshmive në polici, por e gjithë kjo sfumoi të paktën në rrjetet sociale kërkesat e arsyeshme drejtuar shtetit që nuk arritën të tërheqin për asnjë moment vëmendjen nga publikimi i dëshmisë për shumë njerëz ishte po aq pervers sa akti i dhunimit. Çfarë ndodhi?!

Nga ana tjetër qëndrimi i medias se “po publikonte të vërtetën e hidhur”, tërhoqi në po atë masë urrejtje sa i akuzuari për pedofili, me njerëz që vunë në dyshim arsyet e publikimit si komercial. A ishte i tillë? Media vetë pretendoi se po thyhej një tabu, por njerëzit nuk qenë gati për këtë. Në fakt një gjë e tillë nuk qëndron edhe për shkak se shumë më herët në rastin e shumëpërfolur të qendrës “Fëmijët e tij” shtypi ka publikuar më shumë se njëherë pjesë dëshmish mjaf eksplicite të akteve të dhunës seksuale. Sidoqoftë të gjitha këto dëshmi (ku sërish ka shkelje të etikës) në pjesën më të madhe të rasteve konsistojnë në një apo dy fjali dhe vetëm pak tituj janë bazuar ashtu si dje në detajet e abuzimit, duke u marrë më shumë me gjyqin dhe duke mos u ndalur në përshkrime të hollësishme më shumë se saç ishte nevoja. (Faqja infoarkiv.com mund të ndihmojë këdo që kërkon informacion rreth çështjes). Pra nëse nuk ishte tabu dhe kjo ishte thyer prej kohësh a mund të justifikohet botimi me të vërtetën që duhet thënë sido që të jetë. Maureen Doud një nga editorialistet e Nju Jork Times hetuese e krimeve seskuale ndaj të miturve dhe një nga më këmbëngulë-

“Janë po ata njerëz”, thotë Kristo përpilues i një peticioni që iu dërgua Presidentit të Republikës. “Protestën e kanë vrarë”, thotë Karakushi, që megjithëse e kënaqur me njerëzit që po mblidhen, e kupton se gjërat do të ishin ndryshe dhe reagimi do të ishte shumë më i madh, sidoqoftë ajo bie dakord se njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre ata vetëm se nuk bien dakord të jenë të gjithë në një vend.

Aida Karakushi, aktiviste

Por rrëfimet nuk janë shtyrë asnjëherë në më shumë se një fjali dhe shkrimet nuk kanë qenë asnjëherë të detikuar aktit seksual siç ndodhi në të përditshmen shqiptare.

set që këto ngjarje të publikohen dhe trajtohen me forcë. Ajo shihet si e para që ja ka dalë të bëjë të qartë edhe me fjalë eksplicide atë që u ka ndodhur fëmijëve duke mos e lënë atë te shprehjet “abuzim” “ngacmim” e të tjera, por rrëfimet nuk janë shtyrë asnjëherë në më shumë se një fjali dhe shkrimet nuk kanë qenë asnjëherë të detikuar aktit seksual siç ndodhi në të përditshmen shqiptare. Përkundër pretendimeve të botuesve, dorëheq ja e gazetares së kronikës nga gazeta për shkak të publikimit të materialit, hedh më shumë hije dyshimi se qëllimi s’ka qenë zbardhja e të vërtetës që në fund të fundit dihej. Sërish në protestë

Gjergj Erabara, i cili ka kohë që këmbëngul në ngritjen e protestave qoftë të vogla për çështje me interes publik, ishte dje i pranishëm në të dy aktivitetet, duke qenë organizatorë te njëri dhe thjeshtë pjesëmarrës të tjetri. Erion Kristo po ashtu. “Janë po ata njerëz”, thotë Kristo përpilues i një peticioni që iu dërgua Presidentit të Republikës. “Protestën e kanë vrarë”, thotë Karakushi, që megjithëse e kënaqur me njerëzit që po mblidhen, e kupton se gjërat do të ishin ndryshe dhe reagimi do të ishte shumë më i madh, sidoqoftë ajo bie dakord se njerëzit protestojnë në mënyrën e tyre ata vetëm se nuk bien dakord të jenë të gjithë në një vend. Arsyet janë nga më të ndryshmet, prej keqpërdorimit të protestës prej OJQ-ve e partive deri te mosbesimi se do të keqpërdoren. Karakushi thotë se kjo është arsyeja pse në organizimet e saj gjithçka është bërë vullnetarisht, nga qirinjtë deri te copat e letrave për banderola. Kjo e ka bërë atë të shpresojë se mundësitë për t’i shtuar pjesëtarët janë më të mëdha. Ndërkohë që ne flasim fëmija që shet leukloplastë dhe stilolapsë na afrohet sërish, kërkon sërish cigare, ndërsa kuptojmë se lista e kërkesave që i është bërë institucionit të presidencës duhej të ishte edhe më e gjatë. Sistemi dështon t’i mbrojë fëmijët dhe më e keqja është se ky dështim ka qenë para hundëve tona çdo ditë.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2013

3

Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një takimi me aleatët

Mungon Preç Zogaj, shpallet skema e koalicionit opozitar Nevila Perndoj TIRANË Në përpjekjen e tij disamu-

jore për të mbledhur rreth vetes një koalicion sa më të gjerë me qëllim fitoren e zgjedhjeve të qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama “humbi” dje ideologun e opozitës, Preç Zogaj, ndërsa nuk solli habi mungesa e aleatit tjetër disavjeçar, Vangjel Dule. Zogaj, politikani i cili solli një ndjeshmëri të lartë në mënyrën e të bërit opozitë prej vitesh, nuk ishte në tryezën e paralajmëruar të koalicionit të ri opozitar. I kontaktuar nga gazeta “Mapo”, ai nuk pranoi të komentojë arsyet e mungesës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje ditët në vijim. Ndërsa mungesa e Dules tashmë dihet. Prej kohësh ai po përpiqet për një koalicion të ri zgjedhor, ndërsa është shprehur se nuk do të jetë në një koalicion me AK-në, forcë e cila është ftuar publikisht nga PS-ja për të qenë pjesë e koalicionit opozitar. I pyetur për mungesën e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PSV’91, Petro Koçi tha se Dule nuk duhet të frenohet nga AK-ja. “Unë nuk di për një bashkëpunim me AKnë, por nëse gjasat janë kjo s’duhet ta frenojë Dulen…”, - tha Koçi. Në të njëjtën kohë, tryezës së djeshme iu bashkuan forca të tjera politike, disa prej të cilave përfaqësojnë kategori të caktuara sociale si Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Partia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve shqiptarë. Edhe pse

koalicioni i ri opozitar mbetet i hapur për të tjera prurje, në asnjë moment të diskutimit të djeshëm nuk është folur për AK-në dhe LSI-në. Projekt-marrëveshja

Ndryshe nga mbledhjet e tjera, Edi Rama u serviri dje partive aleate një projekt-marrëveshje të hartuar me kujdes nga ekspertët e PS. Platforma-kuadër që kërkon të stimulojë maksimalisht të gjitha partitë politike nga pikëpamja elektorale, u lexua gjatë tryezës së djeshme nga Rama, ndërsa aleatët do të kenë kohë deri javën tjetër për të dhënë mendimin përfundimtar. Në këtë dokument thuhet se ato parti që marrin nga 1000 deri në 5000 vota në nivel qarku do të mund të përfaqësohen të nesërmen e 23 qershorit me drejtor drejtorie. Ata që marrin nga 5000 deri në 10.000 vota në nivel qarku, për pasojë edhe një mandat deputeti, do të kenë përfaqësim të lartë në qeverisjen e ardhshme deri post ministri. Nëse një forcë politike do të marrë 20 mijë vota në nivel kombëtar, atëherë ajo automatikisht do të ketë një përfaqësim në qeverisje, por pa u specifikuar se deri në cilin nivel. Petro Koçi tha pas takimit se projekti që ofroi PS-ja ishte i përshtatshëm për partitë aleate. “Nëse do të ketë marrëveshje, atëherë PS-ja si drejtuesja e koalicionit do të firmosë marrëveshje me secilin subjekt politik”,- tha Koçi. Ndërsa kreu i PDSsë, Paskal Milo u shpreh se në projektin e ofruar nga PS-ja ishin refle-

Projektmarrëveshja e PS-së

500 -1000 • •

vota në nivel qarku, përfaqësim në nivel lokal

1000 -5000 • •

vota në nivel qarku, drejtorë drejtorie

5000-10 000 • •

vota në nivel qarku përfaqësim në qeveri

20 000 • •

vota në nivel kombëtar përfaqësim në qeverisje, por nuk specifikohet niveli

ktuar edhe mendimet e aleatëve. “… Ishte projekt i redaktuar mirë dhe ishin reflektuar mirë të gjitha mendimet e partive opozitare, mbi bazën e të cilit ne do shkojmë në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa ditësh pasi të reflektohen dhe disa mendime që u shfaqën sot, ne do shkojmë drejt nënshkrimit të kësaj platforme që do udhëheqë koalicionin opozitar në këto zgjedhje. Aty janë mjaft çështje, por pasi të nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi para dhe paszgjedhore do ketë një etape tjetër, që është nënshkrimi i marrëveshjes mes çdo parti të koalicionit dhe PS-së, ku do përcaktohet roli i çdo partie dhe pjesëmarrja në qeverisjen e ardhshme”, - tha Milo. Skepticizmi i Ngjelës

Përpos optimizmit të shprehur publikisht nga Koçi dhe Milo, Spartak Ngjela ishte i vetmi ndër opozitarët e pranishëm dje në tryezë që shtroi pikëpyetjet e tij nisur nga eksperienca e gjatë që ai ka me zgjedhjet. “Nëse një forcë politike fiton 40 mijë vota në nivel kombëtar por nuk arrin të marrë një mandat deputeti, atëherë i bie që ky të mos jetë ministër nesër… Po nëse një forcë politike merr një mandat deputeti, por me një kuotë më të ulët nga çfarë është përcaktuar në draft, ç’ndodh?... duhet marrë në konsideratë çdo votë”, mësohet të kenë qenë disa nga shqetësimet e Ngjelës. “Na jep propozimin konkret dhe pastaj do e bëjmë”, - është përgjigjur shkurt Rama.

Imami: PD-LSI, bashkë pas zgjedhjeve të 23 qershorit TIRANË Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili drejton edhe grupin e punës në Elbasan për zgjedhjet e ardhshme të qershorit, është shprehur i sigurt se mazhoranca do të gëzojë një tjetër mandat qeverisës. Pavarësisht pakënaqësive, Imami ka lënë të kuptojë se PD-ja do të jetë bashkë me LSI-në pas zgjedhjeve. “Sa i përket këtyre që thoni, pakënaqësi, këto janë normale. Por ajo që është e rëndësishme është se koalicioni ka funksionuar. Kemi ecur përpara pa asnjë problem në këto katër vite dhe shpresojmë të ec-

im po kështu përpara dhe katër vitet e ardhshme. Ende nuk janë përfiguruar koalicionet përfundimtare elektorale, por unë jam i sigurt që ky konstelacion aktual në tërësinë e tij do të jetë ai që do të përbëjë dhe koalicionin qeverisës. Ne do të luftojmë që të marrim maksimumin e votave dhe maksimumin e vendeve në Parlament. Kjo që po them është që ne me partitë që qeverisim do fitojmë në Elbasan”, - tha Imami për “AS”. Arben Imami mendon se demokratët kanë qenë të suksesshëm në tetë vite qeverisje dhe

për këtë arsye po shkojnë drejt një mandati të tretë. Krahas programit për fitoren e zgjedhjeve, sipas Imamit, nevojitet edhe organizimi i partisë. “Në të gjithë këtë lëvizje shumë e rëndësishme është se si do të përballohet organizativisht nga partia dita e zgjedhjeve dhe gjithë fushata. Ne po punojmë me organizimin. Organizimi i partisë për zgjedhje është kushti konkret që këto suksese, arritje, fitore, rezultate të jenë të prekshme”, - tha ai.

zgjedhjet 2013

Lista e partive në koalicionin opozitar 1. 2. 3. 4.

Partia Socialiste Edi Rama Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi Partia Demokracia Sociale Paskal Milo 5. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja 6. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela 7. Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari 8. Partia e Punës e Reformuar Marko Dajti 9. Partia Komuniste e Reformuar Preng Cuni 10. Partia për Prosperitet Demokratike Yzeir Fetahu 11. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj 12. Partia për Unitet Kombëtar Idajet Beqiri 13. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi 14. Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj 15. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi 16. Partia G99 Ervin Mete 17. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi 18. Partia për Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti 19. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola 20. Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia 21. Partia për Mbrojtjen e Punëtorëve Kadri Isufaj 22. Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili 23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci 25. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj 26. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Hamdi Keci 27. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë Fehmi Luca (sekretar) 28. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara Afrim Jeshili 29. Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane Valentin Mustaka 30. Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafa 31. Partia Ambientaliste Nasi Bozheku 32. Partia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve Selami Jenisheri 33. Partia e Pajtimit Kombëtar Spartak Dodi 34. Partia shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani 35. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi


4

në fokus Gjykata lë në burg Ardian Prrenjasin. Asnjë akuzë për Julian Çelën

pedofili i laprakës

16

mars

I dyshuari për pedofili ka dërguar për të blerë cigare një 10-vjeçar të lagjes dhe më pas e ka marrë në shtëpi. Ai e ka lidhur të miturin dhe e kërcënonte me një litar të lidhur lak që t’i bindej, ose në të kundërt do ta vriste

30

nëntor

Ardian Prrenjasi i ka dhënë një ëmbëlsirë djalit të fqinjit të tij dhe e ka tërhequr brenda në shtëpi. I gjendur përballë kundërshtimit, ai e ka vrarë Julianin pak orë pas rrëmbimit, nga frika se mos zbulohej

Dëshmia: Si e njihja Julianin dhe trishtimi për fatin e tij Roza, pronarja e internetit dhe një ndër personat e fundit që ka parë Julian Çelën, tregon bisedën me të dhe dyshimet mbi ngjarjen. “Ndihem keq për këtë që ka ndodhur. Më është dukur thuajse e pabesueshme, kur e dëgjoja në televizione dhe në lajme se Juliani ishte vrarë nga ky person.” Intervistoi: Dashamir Biçaku Tiranë Roza, pronarja e qendrës së internetit ku është parë për herë të fundit Julian Çela, nuk e fsheh trishtimin për gjithçka ka parë e dëgjuar këto ditë. “Ndihem keq për këtë që ka ndodhur. Më është dukur thuajse e pabesueshme, kur e dëgjoja në televizione dhe në lajme se Juliani ishte vrarë nga ky person”-thotë ajo, teksa e përshkruan 11-vjeçarin si djalë të shkathët dhe energjik. Si të gjithë fqinjët, edhe Roza dyshon mbi vërtetësinë e fjalëve të Ardian Prrenjasit, ndërsa bën thirrje për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. Znj. Roza, kaq kohë pas zhdukjes së Julian Çelës, policia ka arrestuar një person si të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e tij, ju jeni ndër njerëzit e fundit që e keni parë. Si ndiheni ? Jam trishtuar jashtëzakonisht shumë kur e kam marrë vesh. U trishtova sepse ishte një fëmijë i shkathët dhe i mirë. Por sinqerisht, tani që thonë se ky personi që u arrestua për abuzimin me këtë fëmijën 10-vjeçar, për të cilin thonë se dyshohet se ka vrarë edhe Julianin jam ndjerë keq. Disa herë gjatë këtyre ditëve kam fjetur keq, ose jam zgjuar në mënyrë të çrregullt. Vazhdimisht e mendoj këtë. Po ju ishit ndër njerëzit për të

cilët policia dhe familja e Julianit mendonin se dinit më tepër për zhdukjen e tij? Unë jam vërtet e trishtuar për atë që ka ndodhur me Julianin. Por po ju them që ndihem edhe pak lehtësuar, nëse e vërteta ka dalë më në fund. Sepse çdo gjë që kam thënë edhe më parë, e kam thënë ashtu siç ka ndodhur. Nuk kam fshehur asgjë. Sepse në fillim nga disa gjëra që u thashë atyre të familjes, ata u mërzitën dhe gati-gati ata po më shikonin si hasëm. E vërteta doli që atë e paska pas marrë ky personi që kemi parë në televizione dhe në gazeta. Pse, çfarë i thatë familjes ? Muajt e fundit Juliani rrinte deri vonë këtu. Shkonte vonë në shtëpi, mesa di unë dhe e shihja vonë në Laprakë. Iu thashë që shikojeni djalin se kohët e fundit po vonohet dhe sjellja e tij nuk më dukej ajo e zakonshmja. Ata reaguan keq. Po personin që dyshohet se e ka rrëmbyer Julianin, a e njihni? Jo, fare. Nuk e njoh. Për herë të parë e kam parë në televizione dhe në gazeta foton e tij. Kurrë më parë nuk e kam parë. Madje, unë ndonjëherë më ka ndodhur që të hedh direkt ndonjë shishe apo ndonjë qese me plehra drejt e në makinë, por punonjësit nuk i

Ardian Prrenjasi dje gjatë seancës gjyqësore

rrëfimi

Nuk e njoh. Për herë të parë e kam parë në televizione dhe në gazeta foton e tij. Kurrë më parë nuk e kam parë. Madje, unë ndonjëherë më ka ndodhur që të hedh direkt ndonjë shishe apo ndonjë qese me plehra drejt e në makinë, por punonjësit nuk i kam fiksuar kurrë.

kam fiksuar kurrë. Makina e plehrave vjen këtu fare afër nesh, por kurrë nuk e kam fiksuar këtë njeri. Po këtë person, apo ndonjë person me moshë të madhe nuk e mbani mend që të vinte ta kërkonte Julianin? Fëmijët vijnë e i kërkojnë shpesh prindërit. Por për atë s’di ç’të them. E mbani mend ditën e zhdukjes së Julianit ? Ai erdhi këtu dhe më kërkoi një kompjuter. Nuk kisha të lirë. Ai shkoi në fund të sallës dhe erdhi këtu. Më tregoi një flamur në gjoks dhe më pyeti: a të pëlqen flamuri ? Unë iu ktheva: Po ti more Julian, tani që mbaruan festat na i thua këto gjëra? Ai qeshi. Ndaloi pak dhe dikush e thirri nga Jashtë: Juli, Juli. Ai doli dhe iku. Unë nuk munda ta shikoj kush e kërkoi, por ishte zë fëmije. Ai vinte gjithmonë këtu dhe sapo hynte, fëmijët e tjerë e thërrisnin nga jashtë dhe fëmijët lëviznin gjithmonë. Është e pamundur të kontrollosh gjithçka.

Prrenjasi hesht në gjykatë, asnjë akuzë për Julianin I akuzuari për pedofili do të qëndrojë në burg deri në fund të hetimit. Avokatia: Klienti im duhet të qëndrojë në burg Leonard Bakillari Tiranë Ardian Prrenjasi u shfaq gati i pafuqishëm për t’u penduar, pas hekurave të Gjykatës së Tiranës. I zverdhur dhe i kërrusur, 45-vjeçari u shemb në karrigen brenda kafazit të hekurt në sallën nr.1, pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja gjatë gjithë seancës. Kjo ishte përballja e dytë me gjykatën e Ardian Prrenjasit, por këtë radhë për një akuzë shumë më të rëndë se e para. I shoqëruar nga dy punonjës policie, trupi i deformuar arriti të qëndrojë me vështirësi në këmbë. Prenjasi arriti të shqiptojë me gjysmë zëri gjenealitetet e tij dhe po përgjysmë iu përgjigj pyetjes nëse ishte dënuar ndonjëherë më

parë. “Po, jam dënuar me gjobë”- u përgjigj Prenjasi, teksa ngriti kokën për herë të parë. “Për çfarë akuze jeni dënuar”- vijoi pyetjen gjykatësja. “Ja për këtë”- tha 45-vjeçari, teksa përgjigjen e shoqëroi me një lëvizje dore në formë harku. Pa pritur urdhrin e gjykatës, ai u shemb sërish në karrige, ndërsa vështronte ngultas në dyshemenë e gjykatës pa e ngritur më kokën. Kaçe Agolli, gjyqtarja e çështjes tha se Ardian Prenjasi akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur” shoqëruar me përdorimin e dhunës dhe për këtë arsye, kjo seancë duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura. Por kjo seancë gjyqësore nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi gjyqtarja u rikthye në sallën e gjyqit me vendimin për të mbyllur pa afat në qeli 45-vjeçarin Ardian Prenjasi, i akuzuar për dhunimin e një 10-vjeçari. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura, prokurori Saimir Hysi tha para gjykatës se Prenjasi është arres-

tuar në flagrancë, teksa kishte rrëmbyer një të mitur. Ai u kap në banesën e tij me qira në Laprakë, teksa mbante në dorë një thikë me të cilën kërcënonte fëmijën dhe në derën e tualetit kishte varur një litar në formën e lakut. Vetë monstra ka qëndruar gjatë gjithë seancës me kokën ulur dhe nuk ka pranuar të thotë asgjë rreth akuzës së prokurorisë. Avokatja e tij mbrojtëse deklaroi se vepra penale për të cilën akuzohet klienti i saj dhe rrezikshmëria shoqërore e tij nuk e lejojnë të kërkojë një masë më të butë sigurimi se ajo e kërkuar nga prokuroria. Në rrëfimin e tij para grupit hetimor, shoferi i kamionit të plehrave kishte pranuar vrasjen e një tjetër fëmije të zhdukur tre muaj të shkuara në lagjen Laprakë të Tiranës. Por gjatë seancës së djeshme, Prokuroria nuk ngriti akuzë për Julian Çelën, duke demonstruar kështu mungesën e provave.

“Për çfarë akuze jeni dënuar”vijoi pyetjen gjykatësja. “Ja për këtë”- tha 45-vjeçari, teksa përgjigjen e shoqëroi me një lëvizje dore në formë harku

qëndrimi

Berisha: Dënimi me vdekje na nxjerr jashtë KE-së Kryeministri Berisha ka pohuar sërish dje se dënimi me vdekje nuk mund të rikthehet. Ai tha se e mirëkupton revoltimin e opinionit publik në këtë rast. “Gjërat duhet t’i shohim pavarësisht se revolta shpirtërore është e ligjshme, por objektiviteti duhet të na udhëheqë. Shqipëria nuk mund të bëjë hapa që e nxjerrin atë jashtë Këshillit të Europës”, -tha Berisha. Ajo që ka bërë Shqipëria, pak kohë më parë sesa të zbulohej krimi i vrasjes së fëmijës nga pedofili është ashpërsimi i Kodit Penal për dhunën dhe krimet kundër të miturve, duke përfshirë parimin e mbrojtjes se interesit më të lartë për fëmijët, që do të thotë se çdo krim ndaj tyre merr automatikisht dënimin më të ashpër.  Përsa i përket krimeve seksuale ndaj të miturve, paketa e re penale kërkon dënime maksimale. Kur marrëdhënia kryhet me dhunë dhe sjell pasoja te fëmijët, dënimi ndryshon nga 15 deri 25 vjet që është aktualisht në 28-40 vjet burgim. Ndërsa kur akti ka sjellë pasojë vdekjen e fëmijës së mitur, personi, nga jo më pak se 20 vjet, që është aktualisht, dënohet jo më pak se 38 vjet deri në burgim të përjetshëm. “Vrasja e fëmijëve, pedofilia, duhet të marrë ndëshkimet më madhore. Por edhe ata që nuk qëndrojnë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”, tha Berisha.


pedofili i laprakës

4

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

600

Vjet ka qenë i dënuar në Greqi autori i vrasjes së Julian Çelës. Dyshimet se dënimi erdhi pas abuzimit me të mitur. Pas lirimit, ai është vendosur në zonën e Laprakës.

Familja e Julianit, mes mortit dhe shpresës: Kërkimet s’janë serioze Besim Tarko, djali i tezes së Julian Çelës, thotë se policia nuk bën kërkime serioze prej tri ditësh. “Përditë shkojnë e vijnë njerëz në shtëpi dhe përditë ngushëllojnë. Por prindërit e tij, tashmë nuk dinë çfarë të bëjnë. Nuk munden të hapin mort pa pasur trupin e djalit” Në shtëpinë e Julian Çelës nuk ka as mort, e as shpresë. Familja e 11-vjeçarit të zhdukur më 30 nëntor jeton mes ankthit, dyshimeve dhe pamundësisë për t’i dhënë një fund kësaj tragjedie të tmerrshme. “Përditë shkojnë e vijnë njerëz në shtëpi dhe përditë ngushëllojnë. Por prindërit e tij, tashmë nuk dinë çfarë të bëjnë. Nuk munden të hapin mort pa pasur trupin e djalit”-thotë Besim Tarko, djali i tezes së Julian Çelës. Besimi tregon se shumë dyshime ka mbi dëshmitë e të akuzuarit për pedofili, çka e kanë rënduar edhe më tej gjendjen që po kalon familja. Të afërmit e Julianit nuk janë ende të bindur se i dyshuari për krimin thotë të vërtetën. Ata vazhdojnë të kapen pas idesë se Ardian Prrenjasi mund të ketë gën-

jyer, nisur edhe nga të çarat e dëshmisë së tij, ndërsa kërkojnë nga autoritetet më shumë angazhim për zbardhjen e ngjarjes. “Ai ka treguar se e transportoi trupin e Julianit nga shtëpia e tij te kazanët e plehrave, që ndodhen në krye të rrugës dhe shumë larg shtëpisë së tij. Një mundësi e tillë është e dyshimtë, pasi dikush do ta shikonte”,-thotë më tej kushëriri i Julianit. “Shtëpia e tij ishte në fund të rrugës, në krahun tjetër, matanë çerdhes së fëmijëve. Por nga ana tjetër, distanca nga shtëpia e tij deri te kazanët më të afërt të plehrave është e konsiderueshme. Në vijë ajrore ajo është së paku 200 metra. Ndërsa në rrugë të zakonshme, ajo është diçka më tepër. Sado vonë të ishte dhe sado errësirë të ishte, dikush do të kishte qëlluar në dritare, në

“Shpresojmë që ai ta ketë dërguar për ta trafikuar gjëkund dhe së paku, djali të jetë gjallë”, - thotë Besimi ndërsa tregon se në familje janë ende në ankth”

Makina e kërkimeve mbetet pa naftë Edhe dje policia e Tiranës, nëpërmjet një skrepi ka vazhduar kërkimet në landifillin e Sharrës për të gjetur trupin e Julian Çelës. Kërkime të policisë dhe të njerëzve të autorizuar nga prokuroria kanë zgjatur pak orë, për shkak se makineria ka mbetur pa karburant. Pasi është rigjetur karburanti, kërkimet rinisën duke kryer gërmime, në një zonë ku së paku mendohet se janë hedhur mbeturinat në periudhën e fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.

rrugë, me makinë apo edhe në këmbë, duke lëvizur dhe ky person do të ishte parë”-shton më tej Besim Tarko. Besimi thotë se ata ende vazhdojnë të mbajnë shpresa se Prrenjasi të ketë gënjyer policinë, me qëllim për të humbur gjurmët e ndonjë veprimi tjetër që ai mund të ketë bërë me Julianin. “Shpresojmë që ai ta ketë dërguar për ta trafikuar gjëkund dhe së paku, djali të jetë gjallë”, - thotë Besimi ndërsa tregon se në familje janë ende në ankth. Më tej, ai kërkon nga policia dhe nga strukturat e tjera të shtetit të shpejtojnë veprimet për gjetjen e trupit të kushëririt të tij. “Ne ishim në Sharrë, tri ditë radhazi, por kërkimet për gjetjen e trupit nuk na duken shumë serioze. Ata nisën një herë kërkimet, pastaj ndaluan. Dje arritëm të futeshim, por ata nuk po

kërkonin. Sot kur ne shkuam atje, policia nuk na la të futeshim. Kishin vënë polic te porta e hyrjes së vendit të grumbullimit dhe s’na linin të futeshim”,- thotë Besimi. Julian Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH është zhdukur pasditen e 30 nëntorit. Ai është parë për herë të fundit në një qendër interneti në lagje dhe më pas është zhdukur pa gjurmë. Përgjatë 4 muajve të zhdukjes së tij, policia dyshonte më së shumti për një largim të djalit nga shtëpia. Por arrestimi i Ardian Prrenjasit ka shkaktuar një tronditje të vërtetë, teksa ai deklaroi se kishte vrarë Julian Çelën. I akuzuari për pedofili ka dhënë detaje të këtij akti, ndërsa policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë nga trupi i fëmijës, i cili besohet se është hedhur në Sharrë.

rasti

verifikimet

“Prrenjasi”, Prokurori: Nuk rezulton asnjë çështje në Elbasan Policia e Elbasanit është duke verifikuar zhdukjen e fëmijëve në këtë qark, pas zbulimit dhe arrestimit të pedofilit Ardian Prrenjasi. Të paktën dy raste të ngjashme koincidojnë me kohën e kthimit të Prrenjasit nga Greqia, të cilat po bëhen pjesë e ve r i f i k i m eve. Bu r i m e n g a Prokuroria e Elbasanit shprehen se nga verifikimet e kryera deri më tani nuk ka hasur në asnjë dosje penale që të përmendet rasti “Ardian Prrenjasi”. Prokurori i Elbasanit, Elvin

5

Mijë lekë gjobë i ka dhënë gjykata Ardian Prrenjasit për pengmarrjen e një fëmije në zonën e Laprakës në vitin 2008. Ai u mbrojt me alibinë se ishte i dehur.

Familjarët e Julian Çelës në landfillin e Sharrës

Dashamir Biçaku

21.03.2013

Gokaj, tha se “pasi jemi njohur me rastin në fjalë, kemi kryer kontrolle të dokumentacionit në vitet për të cilat bëhet fjalë ku edhe kanë humbur fëmijë apo është abuzuar me ata. Por as në vitin 1998, as në vitin 2004 dhe as në vitin 2008 nuk kemi gjetur dosje penale për këtë shtetas. Megjithatë, mungon një data-base i plotë, pasi dosjet nuk janë të kompjuterizuara. Bëhet fjalë për mijëra dosje të cilat duhen kontrolluar”-tha prokurori Gokaj. F.S.

As në vitin 1998, as në vitin 2004 dhe as në vitin 2008 nuk kemi gjetur dosje penale për këtë shtetas

Denoncimi në polici, kërkohet një pedofil i dytë Tiranë Një person i dyshuar për pedofili dhe si maniak seksual u shpall në kërkim nga komisariati i Policisë nr. 4 në kryeqytet, pas kallëzimit nga prindërit e një vajze të mitur. Lajmi bëhet i ditur për MAPO-n nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, që thanë se A. B, 45 vjeç, banues në zonën e Qesarakës është shpallur në kërkim pas denoncimit të prindërve të një vajze të mitur se ai kishte ngacmuar atë. Pas marrjes së denoncimit, efektivët e komisariatit të policisë nr.4 mbërritën në adresën e banimit të të dyshuarit, por nuk kanë mundur ta

gjejnë atë. Policia tha se personi dyshohet se ka ngacmuar edhe gra të tjera në zonë, por se këto të fundit nuk kanë dashur të denoncojnë për shkak se mund të kishin probleme në marrëdhëniet në familjet e tyre. Ndërkaq burimet thanë se ky person më parë kishte qenë i martuar me një grua me të cilën kishte pasur dy fëmijë, ndërsa prej pak vitesh ishte ndarë dhe ishte rimartuar sërish me një grua tjetër më te cilën kishte një fëmijë. Po dje komisariati i policisë nr.4, arrestoi një person të dyshuar për shfrytëzimin e të miturve për lypje.

Dyshohet se ka ngacmuar edhe gra të tjera në zonë, por se këto të fundit nuk kanë dashur të denoncojnë


6

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Topalli në Angli, merr Dogjanin dhe Islamin në delegacion

Ditari

TIRANË Kryetarja e Kuvendit,

Policia ka marrë në pyetje punonjësit e zyrës së financës në minibashkinë nr.5, lidhur me fakte që hedhin dyshime për një person të tretë që ndodhet pas kësaj grabitjeje

mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE, ajo që ra në sy ishte edhe përbërja e delegacionit shqiptar. Bashkë me dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Ilir Rusmali, Topalli kishte marrë me vete edhe deputetin e opozitës, Asllan Dogjani dhe ish-deputetin e PS-së, Kastriot Islami i cili lëshoi një lumë akuzash ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, pas vendimit të këtij të fundit për të dërguar në Kukës si kandidat për deputet Shkëlqim Canin.

Jozefina Topalli nisi dje vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe me një pritje të veçantë, rezervuar nga kryetari i Dhomës së Komunëve, John Bercow. E ftuar nderi nga kryetari Bercow, Topalli mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes të Dhomës së Komunëve, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare. Krahas gatishmërisë së shprehur nga z.Bercow se të gjitha forcat politike në Parlamentin britanik

Jozefina Topalli dhe Asllan Dogjani dje në Angli

Grabitet minibashkia nr.5, zhduken 10 mln lekët e asistencës Dy persona të armatosur kanë rrahur rojën e minibashkisë, kanë hapur me çelës kasafortën dhe kanë marrë që aty rreth 10 mln lekë të reja. Shoqërohen dy të dyshuar

Meta: Ka ende kohe për koalicionet, LSI kërkon përmirësimin e qeverisjes

Dy persona të armatosur sulmojnë minibashkinë nr.5, duke grabitur paratë që ndodheshin në kasafortë. Autorët e grabitjes kanë ushtruar dhunë mbi rojën e godinës dhe pasi e kanë rrëzuar atë përtokë, kanë vazhduar planin e tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, kur grabitësit kanë rrahur rojën e më pas i janë drejtuar zyrës së financës. Burime nga policia e Tiranës thanë se ata e kanë hapur me çelës kasafortën dhe kanë vjedhur paratë e asistencës sociale, duke lënë pas dyshime për një bashkëpunëtor të brendshëm. Zyrtarë të policisë së Tiranës i thanë MAPO-s se shuma e vjedhur kap shifrën e 10 milionë lekëve të reja. “Nuk ka pasur thyerje të kasafortës”,-tha burimi, duke shtuar më tej dyshimet për një grabitje të organizuar. Grabitja është denoncuar në komisariat nga kryetarja e minibashkisë nr.5 në Tiranë, Jeta Seitaj, e cila ka sqaruar se paratë e grabitura ishte të destinuara për t’iu shpërndarë njerëzve në nevojë. Ndërsa gjatë ditës së djeshme policia ka marrë në pyetje punonjësit e zyrës së financës në minibashki-

Kreu i LSI-së Ilir Meta në prag të zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit vlerëson se është ende herët të flitet për koalicione zgjedhore, duke sqaruar se qytetarët nuk votojnë koalicionin por forcën politike. “LSI është forcë konstruktive që punon për stabilitetin dhe integ r i m i n . L S I ka f i l o zo f i n ë e bashkëpunimit dhe jo të konfliktit. LSI kërkon të përmirësojë qeverisjen”, shprehet Meta.  Nga Berati, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, Meta u shpreh i bindur për fitoren e LSI në këtë qytet, teksa shton se rezultati do jetë pozitiv dhe më i mirë nga të gjitha zgjedhjet. Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Beratin, Nasip Naço, si dhe kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, mori pjesë në shpalljen e nismës “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kulturës të këtij qyteti z. Meta përshëndeti nismën e Bashkisë së Çorovodës, një nismë e cila, sipas tij, është shumë kuptimplote, një nismë shumë e mençur dhe me vizion për të ardhmen e këtij qyteti dhe të të gjithë komunitetit, nismën “Çorovoda, qyteti më i pastër”.

Çorovodë

Njësia Bashkiake nr.5, e cila është grabitur dje

në nr.5, lidhur me fakte që hedhin dyshime për një person të tretë që ndodhet pas kësaj grabitjeje. Hetuesit pohojnë se pas kryerjes së verifikimeve kanë ndaluar dy persona të dyshuar për grabitjen. Ata janë marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por policia nuk njoftoi zyrtarisht nëse i kishte arrestuar apo jo. Për llogari të hetimit është marrë në pyetje edhe roja i minibashkisë nr. 5, i cili ka treguar përballjen me grabitësit. Ai mësohet të ketë pohuar se dy personat kanë qenë të armatosur si dhe ka dhënë një përshkrim fizik

10

Milionë lekë të reja janë grabitur nga kasaforta e minibashkisë nr.5 në Tiranë. Autorët e kanë hapur me çelës kasafortën, duke ngritur dyshime për një bashkëpunëtor të brendshëm

2

Persona janë shoqëruar nga policia për sulmin e armatosur në minibashkinë nr.5 në Tiranë. Ata janë marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme

të tyre. Aktualisht, roja i minibashkisë nr.5 ndodhet në Spitalin Ushtarak, nën kujdesin e mjekëve. Policia thotë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Grabitja e minibashkisë nr.5 në Tiranë ka ngjallur mjaft dyshime për mënyrën e realizimit, por policia nuk ka rënë ende në gjurmët e ndonjë bashkëpunëtori të brendshëm. Aktualisht, hetimet janë fokusuar në marrjen në pyetje të dy personave të dyshuar dhe gjetjen e vendit ku kanë përfunduar 10 milionë lekët e reja, të destinuara për personat e trajtuar me asistencë sociale në këtë minibashki.

Lesi: Mazhoranca forca gjeneruese, por duhet një Pol i Tretë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

Kreu demokristian i LDK, njëkohësisht edhe zv.ministër i Turizmit dhe Kulturës, Nikoll Lesi, zhvilloi disa takime në qarkun e Lezhës në kuadër të fushatës elektorale të 23 qershorit. Në zonën e Bregut te Matit Lesi theksoi se do të rikthehem në Parlament me votën tuaj dhe se ju garantoj se do të jem zëri juaj, si dikur ndër vitet 19972009, kohë kur kam folur në sallën e Kuvendit për të zgjidhur hallet kryesore tuajat dhe kam qenë kritik me çdo qeveri . E kam bërë këtë gjë, tha Lesi, nisur nga lidhja që kam me vendlindjen time në Lezhë, ku kam qindra e qindra njerëz të mitë, miq, banorë të cilëve u kam shkuar në shtëpi për çdo hall e gëzim. E kam bërë se kam detyrën e përfaqësimit të çdo votuesi. Unë kam qenë në kohën që isha depu-

NJOFTIM PËR REZULTAT KONKURRIMI

tet si dhe sot si zv.ministër, njeriu të cilit i trokisni në derë sa herë doni e për çdo gjë e jo si disa deputetë, të cilët nuk të hapin as telefonin! Po më votuat - u tha Lesi banorëve të Bregut te Matit - do te jeni krenarë kur të më dëgjoni në Parlament në mbrojtje të interesave tuaja. Do të përfaqësoj krejt rrethin e Kurbinit, Lezhës dhe të Mirditës. Me tej, Lesi, tha se do të jenë edhe gjashtë deputetë të tjerë nga qarku bashkë me mua, të cilët do të jenë në Parlament pas 23 qershorit dhe ju garantoj se do t’i përbashkoj për interesat e qarkut, kushdo që të fitojë si deputet. Ai tha ndër të tjera se mazhoranca ka forca gjeneruese pozitive dhe mendoj se kryeministri Berisha po planifikon një skemë të re për kandidimin e deputetëve. Ndërsa Poli i Tretë politik është një domosdoshmëri për vendin, pasi neutralizon sherret PS-PD, destabilitetin e vendit dhe do të jetë faktor qeveribërës.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njofton se, eprori direkt, nga tre kandidatët e paraqitur me rezultate më të larta, të shpallur nga Komiteti Ad-Hoc, zgjodhi fitues: 1. Z.Daniel Arapi, në testimin e zhvilluar për pozicionin e punës, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore. 2. Z.Anri Murati, në testimin e zhvilluar për pozicionin e punës, Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Blv. Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, Shqipëri, T/F.+355-4-2281650 E. info@cec.org.al, www.cec.org.al


ekonomi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Skema e pastrimit të parave të pista

Zhvendosja

Pastrimi Banka

Paratë e pista

Transferimi në bankë në llogari të një kompanie X

Pagesa në zëra fals te kompania X

Transferimi në bankë Offshore

Integrimi Blerja e pasurive të paluajtshme dhe mallrave të luksit

Kreditim të një kompanie Y

Offshore bank

Blerja e shtëpive, lavazh i parave të pista Tregu i pronave dhe i shtëpive janë mjeti kryesor ku investohen aktualisht paratë e pista në vendin tonë. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave jep disa shembuj sesi injektohen në tregun formal paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit Blerina Hoxha

N

jësia e inteligjencës është njoftuar për një lëvizje të konsiderueshme parash të kryer nga shtetasja (A) për blerje pasurie të paluajtshme. Nga kërkimet, kjo shtetase nuk zotëronte ndonjë biznes të regjistruar apo burim ligjor të ardhurash, ndërkohë që ajo kishte përfituar disa transferta nga një shoqëri për të cilën nuk kishte të dhëna që të justifikonin lidhjen me të. Shumat e transferuara u depozituan më pas nga shtetasja në një llogari bankare dhe burimi i deklaruar i fondeve ishte “të ardhura nga emigracioni”. Nga informacioni shtesë rezultoi se bashkëshorti i shtetases A (shtetasi B), kishte kryer një sërë investimesh të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, ndërkohë që kishte blerë edhe disa sende luksi në vlera të konsiderueshme. Shtetasi B nuk ishte i përfshirë në ndonjë aktivitet biznesi dhe nuk dispononte burime të tjera ligjore të të ardhurave. Nga kërkimet në burime të hapura rezultoi se shtetasi kishte qenë i përfshirë në një

nga firmat piramidale që kishin vepruar në të kaluarën në Shqipëri. Si ky rast i raportuar nga Agjencia për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka pasur shumë vitet e fundit.

jashtëligjshme ka si destinacion tregun e pasurive të paluajtshme. Format e pastrimit

Pastrimi i parave pas krizës

Edhe zotëruesit e parave të pista janë ndikuar nga kriza ekonomike, duke kanalizuar investimet e parave kryesisht në blerje shtëpish. Duke qenë se tregu i pronave dhe i shtëpive nuk është lehtësisht i verifikueshëm edhe nga ana fiskale, më së shumti paratë e pista pas vitit 2009 janë i investuar në tregun imobilar. Sipas ekspertëve, ky treg ruan vlerat monetare me një risk zhvlerësimi të ulët dhe konsiderohet investim më i sigurt në këtë kohë krize. Në Shqipëri nuk aplikohen metoda shumë të sofistikuara për pastrimin e parave të pista që vijnë nga aktivitet kriminale dhe të paligjshme, pasi format e thjeshta edhe pse të evidentueshme më lehtë janë tërësisht të mundshme. Tipologjitë të analizuara vit pas viti deri në fund të vitit 2012 nga Drejtoria e Parandalimit të pastrimit të parave tregojnë se pjesa më e madhe e rasteve të qarkullimit të parave të

Tipologjitë të analizuara vit pas viti deri në fund të vitit 2012 nga DPPP tregojnë se pjesa më e madhe e rasteve të qarkullimit të parave të jashtëligjshme ka si destinacion tregun e pasurive të paluajtshme

Mundësitë për të pastruar para në Shqipëri janë të mëdha, për shkak se ekonomia e vendit është informale dhe e bazuar në transaksionet cash. Një raport i FMN i botuar në saitin zyrtar për Shqipërinë, vëren hollësira për mënyrën sesi pastrohen paratë në vendin tonë. Sipas Fondit, lehtësira më të mëdha për pastrimin e parave paraqiten më së shumti në agjencitë imobilare, kazinotë dhe sipërmarrjet private. Gjithashtu, pastrimi i parave bëhet edhe në transportimin e parave cash jashtë vendit, ku është i përfshirë edhe sistemi financiar i vendit. Raporti vëren se, megjithëse në Shqipëri ka institucione dhe janë të licencuara aktivitete financiare, ende tregu i këmbimeve mbetet informal. Agjentët në agjencitë imobilare ose sipërmarrjet private të biznesit janë identifikuar gjithashtu se janë potenciale të mëdha të pastrimit të parave. Evidencat tregojnë se ka një lidhje ndërmjet aktiviteteve të ndërtimit dhe krimit.

Tendenca e pastrimit të parave, tregtia ndërkombëtare Një sërë studimesh tregojnë se organizatat kriminale dhe grupet terroriste janë duke shfrytëzuar pikat e dobëta në sistemin tregtar ndërkombëtar për të transferuar vlerat monetare për qëllime të paligjshme. Kjo është tendenca më e fundit. Një numër i konsiderueshëm rastesh të pastrimit të parave të identifikuara përfshijnë produkte të krimit nga lloje të ndryshme veprash penale, që përfshijnë ndër të tjera veprat penale si trafikimin e paligjshëm të substancave narkotike, kontrabandën, korrupsionin dhe dhënien e

7

21.03.2013

ryshfeteve, falsifikimin e dokumenteve dhe vjedhjen, shpjegon DPPP. Skemat më të zakonshme të pastrimit të parave nga këto aktivitete përfshijnë praktika të mashtrimit në fushën tregtare, si: nënvleftësimin ose mbivlerësimin e çmimeve të faturuara të mallrave dhe shërbimeve, mashtrime me sasinë e mallrave apo shërbimeve të transportuara dhe përshkrime të rreme të mallrave apo shërbimeve. Skema më të komplikuara integrojnë këto praktika mashtrimi në një rrjet kompleks transaksionesh dhe transferime të mall-

rave. Pikat e dobëta që janë pjesë përbërëse e sistemit tregtar. Praktikat më të mira mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit n ë a kt iv it e t e t t r e g t a r e ndërkombëtare, të tilla si volumi i madh i lëvizjeve tregtare, që shoqërojnë transaksionet individuale, sigurojnë mundësi të shumta për organizatat kriminale dhe grupet terroriste për të transferuar vlera monetare ose jo monetare përtej kufijve vendës.

Shembull 1

Investimi i parave të drogës Një shtetas shqiptar ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në një vend të Bashkimit Europian. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave vërejti se, pas kryerjes së një kontrolli në bazat përkatëse të të dhënave, rezultoi se ky shtetas dhe familjarët e tij kishin kryer transaksione për blerje apo porosi të pasurive të paluajtshme prej afro 200 000 euro si dhe depozitime në banka në vlera të konsiderueshme. Në emër të tyre nuk rezultojnë biznese të regjistruara, të cilat mund të justifikonin fondet e përdorura. Në vijim informacioni që rezultoi nga të dhënat e raportuara nga subjektet e ligjit iu dërguan për investigim të mëtejshëm organeve kompetente.

Shembulli 2 Blerje me çmim 6 fish më të lartë Në hipotekë është regjistruar një kontratë shitje prone me sipërfaqe afër 700 m2, me çmim 60 000 lekë për metër katror. Pala shitëse ishte shtetasi X dhe palë blerëse shoqëria Y, me përfaqësues ligjor ortakun e vetëm shtetasin Z. Dyshimet në lidhje me transaksionin e mësipërm konsistojnë në faktin se çmimi për m2, sipas kontratës, është shumë më i lartë se çmimi real i tokës truall, që në këtë qytet ishte afër 10 000 lekë për metër katror. Njësia ndërmori një analizë të mëtejshme të rastit, nga i cili rezultoi se palët në këtë kontratë (veçanërisht ajo blerëse) qarkullonin shuma të konsiderueshme në sistemin bankar. Nga analizimi i informacionit tatimor u konstatua se shumat në fjalë nuk justifikoheshin nga të ardhurat individuale apo të kompanisë. Rasti në fjalë është raportuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në organet e policisë


8 21.03.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

DRITARE MBI BOTË / Çfarë shohin shkrimtarët nga dritaret e tyre

Notification of Prequalification Results Results Notification of Prequalification Notification of Prequalification Results

Nr. 15 (260), Viti Viii botimit shkurt 2013 Çmimi 300 Lekë

PERSIDA ASLLANI Kam një pyetje për Zotin

Jo vetëm politikë si zakonisht

FAcEBOOK Demotivuesit, ata që tallen me veset tona

10 LIBRA

PER T’U DJEGUR e përmuajshme

Reconstruction of road Mollas – Selite – Frasher

Applicants Prequalified Applicants Prequalified 1. Gjoka Konstruksion sh.a. 1. Gjoka Konstruksion sh.a. 2.JV JV SMO & Curri sh.p.k. 2. SMO UnionUnion sh.p.k &sh.p.k Curri sh.p.k. 3. Serenissima Costruzioni 3. Serenissima Costruzioni

KRISTO FRASHERI Balli Kombëtar dhe ballistët, një histori

RAPORTI BRITANIK ku gaboi Zogu me pakicën greke në shqipëri

Name of Entity: Albanian Development Fund Name of Procuring Albanian Development Fund Name of Procuring Procuring Entity: Entity: Albanian Development Fund Name of Project: Secondary Local Roads Project Name of Project: Secondary and Local Roads Project Name Project: Secondary and Local Roadsand Project Project EBRD 40153 Project EBRD EBRD – –ID:ID: – ID: 40153 40153 Project Project 2007 – 0519 Project ID:– ID: 2007 – 0519 Project BEI BEIBEI ––ID: 2007 – 0519 Tender/Contract Description: Contract No. 1: CWC/ICB/2012/WL – R Tender/Contract Description: Contract No. 1:1:CWC/ICB/2012/WL – Rec Tender/Contract Description: Contract No. CWC/ICB/2012/WL – Rec 116,116, Reconstruction of road Mollas – Selite – Reconstruction of road Mollas – Selite – Frasher

Mërgata e qyqeve - Nasho Jorgaqi; Mekami – Kasem Trebeshina; Lufta italo-greke, Diktatorë e kuislingë - Arben Puto; Skënderbeu - Jens Oliver Schmitt; ‘Vepra’ - Moikom Zeqo; Berisha përmes Kasandrave - Fahri Balliu; Të jetosh në ishull - Ben Blushi; 10 ditë që nuk tronditën botën - Aurel Plasari; Librat -Kastriot Myftaraj; Romanet - Brunilda Zllami

No. of Contracts 1 1 1

No. of C

Applicants Conditionally Applicants Conditionally Prequalified Prequalified No. of Contracts 1.Gener Gener 2 sh.p.k. 1. 2 sh.p.k. 1 2.JV JV NN& N Rukolli & Victoria Invest 2. N& Rukolli sh.p.k. & sh.p.k. Victoria Invest 1 International International sh.p.k.sh.p.k. 3.JV JV Gjikuria & Kiros S.A. 3. Gjikuria sh.p.k. sh.p.k. & Kiros S.A. 1

No. of C

Rejected Rejected Applicant Applicant 1. Elisseo 1. Elisseo 2.Geci Geci sh.p.k. 2. sh.p.k. 3.Alko Alko – Impex 3. – Impex 4.San San 4. – Is– Is 5.Alb Alb Building Copri Enterprises sh.p.k. 5. Building Copri Enterprises sh.p.k. 6.JV JV Albakonstruksion sh.p.k.sh.p.k. & Spartaku sh.p.k. 6. Albakonstruksion sh.p.k. & Spartaku 7.Vezzola Vezzola 7. 8. JV Albavia & Doxa ABETE 8. JV Albavia sh.p.k.sh.p.k. & Doxa ABETE 9. Pesaresi Giusepe 9. Pesaresi Giusepe 10. Riviera & PST Holding 10. JVJV Riviera sh.p.k. sh.p.k. & PST Holding 11. JV Trikat S.A. & Pe Vla – Ku sh.p.k. 11. JV Trikat S.A. & Pe – Vla – Ku–sh.p.k. 12. Salillari sh.p.k. 12. Salillari sh.p.k. 13. Eurokos & Arifaj sh.p.k. 13. JVJV Eurokos sh.p.k. sh.p.k. & Arifaj sh.p.k. 14. Socab s.r.l. 14. Socab s.r.l. 15. Alpin 15. Alpin s.r.l. s.r.l.

Inall all cases the Procuring Entity shall undertake verification In cases the Entity shall undertake verification at the timetime of tendering, and at In all cases theProcuring Procuring Entity shall undertake verification at the of tendering, andthe time that tenders shall be rejected by the Procuring Entity, at its discretion, i that rejected by bythe theProcuring ProcuringEntity, Entity, discretion, if the verification is that tenders tenders shall shall be rejected atat itsits discretion, if the verification unsatisfactory or if the tenderer is unable to confirm the specified requi unsatisfactory or if the tenderer is unable to confirm the specified requirements. is unsatisfactory or if the tenderer is unable to confirm specified requirements.

Only applicants (firms oror joint venture) thatthat have been prequalified under this full Only applicants (firms or joint venture) that have been prequalified und Only applicants (firms joint venture) have been prequalified under thisprocess full process will be eligible to tender. will be toto tender. will beeligible eligible tender. The tender documents will be issued only to prequalified firms.

2012 UET Press / Kolana historike


NJOFTIM / REKLAMA

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2013

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

A krijon sistemi zgjedhor qëndrueshmëri politike dhe një përfaqësim tërësor të publikut?

Z

gjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, të projektuara mbi bazën e një sistemi elektoral proporcional regjional, me emërime nga lart të kandidatëve dhe servirje para publikut po në nivele krahinore, me një mundësi përzgjedhjeje të reduktuar nga ana e publikut, nuk pritet të ndryshojnë rrënjësisht balancën politike në parlament dhe nuk pritet të nxjerrin një rezultat të pranueshëm nga palët e jetës anarkike politike shqiptare, çfarë është edhe dëshira më e madhe e publikut dhe pritshmëria e faktorëve ndërkombëtarë që po mundohen me e ba me ecë vetë demokracinë shqiptare. Kjo e gjitha për shkak të interferimeve të interesave të hierarkive partiake, mungesës së një regjistri të besueshëm elektronik të popullsisë dhe të votuesve, lehtësisht të kontrollueshëm nga palët dhe Arbitri, mungesës së vetë një Arbitri, mungesës së garancive për zbatimin e procedurave në procesin e votimit dhe në atë të emërimit të numëruesve që respektojnë Ligjin dhe mungesës së masave shtrënguese penale për abuzuesit. Gjasat janë që edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vazhdojnë të jenë të kontestuara që në fillesë. Pasqyra ma e parë e kësaj prognoze është vijimi i kontradiktave pa fund brenda KQZ, disa muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që sondazhet tregojnë serish një rezultat të ngushtë dhe, për rrjedhojë, mjaft të diskutueshëm dhe hipotetikisht ngatërrestar mbi shpinën e të ardhmes politike të Shqipërisë së nesërme. Sido që të jetë rezultati, asnjë prej dy partive të mëdha apo koalicioneve të mëdha, nuk do të sigurojë shumicën absolute të votave për të qeverisur në mënyrë të qëndrueshme vendin dhe ka për të ndodhur sërish që të gjendet një parti e mirëkalkuluar artificialisht, me tre, katër ose pesë deputetë, që do të jetë edhe më tutje menaxhere e pushtetit dhe e parave publike, në mënyrën e vet dhe për interesat e grupimit politiko-financiar nga i cili komandohet. Kjo ndodh sepse forcat antishtet në këtë vend kanë ardhur duke u përforcuar, ndërsa publiku ndjehet mjaft i lodhur sa të paraqesë ndonjë reagim adekuat për normalizimin e jetës shtetërore dhe të demokracisë në këtë vend, nëpërmjet një votimi plebishitar për forcat politike pro Shtetit dhe së Drejtës, që s’duken asgjëkund në horizontin e jetës shqiptare të shekullit XXI. Lufta e elitës së sajuar politike shqiptare të tranzicionit për pushtet, (elitë e lindur nga shpërbërja e PPSH dhe deviacioneve të saj të brendshme, në momentin e panikut të rrëzimit të Bllokut Komunist shqiptar), në procesin e sendërtimit të sistemeve elektorale në tërësi, ka lënë në harresë studimin e realiteteve sociale dhe etnografike të shoqërisë shqiptare, nevojat e themelimit të një sistemi zgjedhor që krijon stabilitet, si dhe nevojat e përfaqësimit adekuat të Publikut. Edhe në legjislaturën e fundit, klasa politike shqiptare nuk arriti brenda periudhës katërvjeçare të përshtatë ligjin zgjedhor shqiptar me interesat e stabilitetit të vendit. Politika shqiptare nuk arriti ta bëjë ligjin të atillë funksional, sa të jetë më përfaqësues, duke u dhënë një zë të gjithë komponentëve të shoqërisë sonë. Një ligj që të shprehte mirë dhe drejt nevojat e përfaqësimit edhe të interesave të grupimeve sociale, krahinore kulturore, pse jo, krejt më mirë edhe interesat e minoriteteve etnike dhe ato të emigracionit shqiptar. Klasa politike mbi të gjitha nuk arriti të garantojë barazinë e votës në tërësinë e kolegjeve, të fshijë sistemin proporcional rajonal, (i krijuar nga partitë historike për interesat e tyre të ngushta), i shkueshëm vetëm për

analizë Romeo Gurakuqi

vende me organizim shtetëror territorial të ndryshëm nga Shqipëria (shtete me organizim territorial, ku krahina të caktuara kanë autonomi administrative dhe shkallë të caktuara të autonomisë edhe politike) dhe ta përshtatë ligjin me interesat e një vendi me organizim shtetëror unitar e me kompozim social e kulturor të veçantë, siç jemi ne. Një ligj i krijuar gjoja për të ndihmuar krahinat dhe bashkësitë kulturore në përfaqësim, do vazhdojë të bëjë të kundërtën: të jetë një ligj ku do të shprehen interesat dhe balancat e brendshme partiake, ngjitjet artificiale të partizave servile, sepse emërues të listave do jenë partitë politike dhe numërues të votave do jenë serish militantët e paketës kontrolluese politike të vendit. Në prefektura kemi ndarjen e votave të listave duke filluar nga vendet e para. Renditja është bërë jo duke pasur parasysh kompozimin komunitar të prefekturave gjegjëse, por forcën, peshën dhe besnikërinë e individëve të listës ndaj kryetarëve të partive dhe klientelave partiake drejtuese. Përndryshe, krahinat tradicionale që vazhdojnë të jenë edhe më tutje me prerjen e qëllimshme të periudhës së diktaturës dhe qëndisjen servile dhe bizantine të dekadës së parë të periudhës së postdiktaturës, do të jenë pa asnjë përfaqësues të vetin të mirëfilltë në Parlamentin shqiptar, por vetëm me besnikët e partive të mëdha të ofruar “dhuratë” si deputetë. Kështu, krahinat, në vend që të kenë mundësi të flasin një fjalë të shpirtit të tyre, do të jenë të detyruara sërish të shprehen për prerjet artificiale administrative ku janë futur dikur me ba pjesë dhe për katapultimet e partive. Ndërkohë, segmentet e arnuara të disa krahinave tradicionale të këtij vendi, të shpërndara në mënyre jologjike e artificiale, do të jenë vetëm shtojca votash për grupet që kontrollojnë politikën, ekonominë dhe botën e ekonomisë ilegale në Shqipëri dhe më tutje do të jenë të dënuara të mbesin në varfërinë dhe harresën e ngahershme. Në rastin tonë, termi grupime kulturore nënkupton një grupim krahinor me veçori historike dhe karakteristika identitare, që kanë pasur tradicionalisht një vendosje të caktuar në shoqërinë shqiptare. Shteti i parë dhe i dytë shqiptar i periudhës bashkëkohore është ndërtuar mbi këtë llogarimbajtje në sistemin përfaqësues politik dhe ndërtimin institucional. Në qoftë se prerjet e padrejta të kufirit të Shqipërisë e ndanë Kosovën mënjanë, Malësinë e Madhe shqiptare në mes, Dibrën në mes, Shqipërinë juglindore në mes, Çamërinë në pjesën e saj më veriore etj., diktatura komuniste shqiptare copëtoi në disa njësi administrative Mirditën; Nikaj-Merturin e shkëputën nga Dukagjini duke ia bashkëngjitur artificialisht Malësisë së Gjakovës, Bregun shqiptar të Jonit e ndau në dy rrethe administrative dhe i ktheu në periferira të Vlorës apo Sarandës, e kështu me radhë. Këtu nuk duhet të lëmë në harresë mospërfaqësimin e krahinave të tilla të rëndësishme si Lunxhëria, Zagoria, Lura etj., që janë shndërruar vetëm në shtojca votash të qendrave të prefekturave, pa asnjë përfaqësues të drejtpërdrejtë në Kuvendin e Shqipërisë,

duke lëne në harresë faktin që banorët e këtyre krahinave, etërit e tyre, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në Rilindjen e brendshme dhe njohjen e jashtme të Shqipërisë. Krahinat që lindën Dedë Gjo’ Lulin, Mehmet Shpendin, Primo Doçin, Kapedanët e Mirditës, Petro Pogën, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Andon Zako Çajupin, Petro Markon, Bash Bajramin, Prel Tulin etj., duhet të kenë përfaqësuesit e vet të drejtpërdrejtë në Parlamentin e Shqipërisë, dhe jo të përfaqësohen indirekt nga listat e sajuara të partive politike dhe të kooptuarve artificialisht në ato lista. Ato nuk mund të jenë shtojca votash të qendrave ku janë bashkëngjitur artificialisht. Aktorët politikë të tranzicionit postkomunist 20-vjeçar nuk bënë asgjë për të rikthyer Shqipërinë në situatën administrative të periudhës kur ka qenë Shtet jo i dhunuar nga politika e brendshme dhe kur Shteti ynë respektonte qytetarët dhe të drejtat e tyre të përfaqësimit adekuat dhe të përputhshëm. Duke mos marrë parasysh këto shtrembërime të djeshme, zyrtarët e Tiranës bashkëkohore të tranzicionit parademokratik, i imponuan elektoratit përzgjedhjet e tyre përfaqësuese nga zyrat e tyre të ftohta, të pandjeshme e të paditura. Nuk harrohet lehtë se si në vitet e “kompromisit të madh” për të mbuluar mëkatet e viteve 1997-1998 , palët politike krijuan apo ndërtuan kolegje elektorale me deformime të spikatshme të kompaktësisë komunitare, duke shkrirë lagje periferike qytetare në zona rurale, ose anasjelltas, vetëm e vetëm që të garantoheshin zgjedhjet e përfaqësuesve të caktuar që zotëronin paketën e kompromisit dhe të mosndëshkimit nga ligji, apo duke bashkuar përfaqësime të dallueshme në një përfaqësim unik të pangjashëm. Kjo ka bërë që në kohët e tranzicionit, elektorate të caktuara të mos jenë të përfaqësuara nga bijtë e bashkësive të tyre, por nga ata që u servirnin artificialisht partitë. Sot, vetëm konkurrenca e lirë mazhoritare, njëemërore mund të kryente një proces të përafërt përputhjeje, por ajo është fshirë nga “mjeshtrit e mëdhenj” të fizikës e matematikës parlamentare. Partitë politike kanë për mision të përqendrojnë dhe përfaqësojnë interesat e elektoratit. Në vendet demokratike ka një rekomandim konstant për klasën politike për të reformuar strukturat administrative territoriale dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit e të vetëqeverisjes. Mirëpo në një vend të prapambetur, në të cilin partitë politike janë shndërruar në bastione të hekurta interesash të ngushta dhe blloqe elektorale të egra gjysmë paramilitare, është shumë e vështirë të kuptohet nevoja e përshtatjes së trupës zgjedhore dhe interesave të publikut, me përfaqësimin politik në organin sovran. Kësisoj, transformimi demokratik i vendit do të jetë edhe më tutje i penguar, deri sa të kemi një reformë të sistemit të partive politike dhe vendosjes së një legjislacioni më të arsyeshëm mbi funksionimin e sistemit multipartiak, që do t’i shndërrojë partitë politike shqiptare në organizata konkurruese demokratike, koalicione të mëdha interesash nacionale, për Shtet dhe të Drejtë dhe në institucione të përgjegjshme dhe të shpjegueshme. Mirëpo në shoqëri të tilla si e jona, që po vuajnë nga një tranzicion i tejzgjatur, shteti i së drejtës ende nuk është vendosur, jeta politike drejtohet më mënyrë të varfër, larg standardeve intelektuale dhe të kulturës politike të kërkuar për një vend që aspiron EU, duke u dhënë mundësi partive politike të kryejnë abuzime me autoritetin dhe të arrijnë përfitime meskine për grupet e ngushta të interesit.

Bekim hyjnor Shqipëria është një vend në të cilin regjionet tradicionale të tij duhet të kenë një përfaqësim sa më adekuat, të paktën të ngjashëm me parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar përfaqësimi në epokën e themelimit të shtetit dhe në periudhën e viteve 1920’ dhe 1930’, bazuar mbi traditën dhe bashkëkohësinë, që në këtë rast nuk janë në kundërshti. Vetë Karta Europiane e Vetëqeverisjes Vendore e lejon mundësinë e riformatimeve të kufizave administrative të njësive përbërëse vendore, nga ku duhet të rrjedhin më pas edhe kufizat në mes kolegjeve elektorale dhe përfaqësimi. Fshirja dhe copëtimi që pasoi, i krahinave tradicionale shqiptare nga diktatura, nuk duhet të afektojë edhe më tutje klasën politike postkomuniste, sa ajo të heshtë edhe në fillimet e shekullit XXI, mbi dëmtimin e kompaktësisë administrative dhe kulturore që komunizmi u bëri një numri krahinash me veçori të qarta në rrjedhën e historisë. Duke harruar se ato krahina kanë nevojë jo vetëm për ringjizjeje administrative, por edhe për një përfaqësim adekuat, bazuar në përzgjedhjen e drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të tyre mbi bazën e votës mazhoritare dhe konkurrimit të lirë njëemëror, klasa aktuale politike ka shkaktuar një shmangie të dallueshme nga parimet bazë të përfaqësimit të realitetit përzgjedhor politik të shoqërisë shqiptare, që bazohen në përputhjen e trupit zgjedhor të shoqërisë me përfaqësinë, përputhjen e Atdheut Real me Atdheun Legal. Një ligj mazhoritar zgjedhor duhet të paraprihet nga një rregullim administrativ, nëpërmjet riemërtimit të komuniteteve krahinore shqiptare, bazuar më së shumti në identitetet e mirënjohura historike; do të duhej të ripërkufizohen territoret administrative dhe do të duhet të ndodhë kthimi i situatës administrative shqiptare të periudhës së shtetit të mirëfilltë konstitucional shqiptar, i cili ka qenë shumë më i kujdesshëm në respektimin e publikut dhe prirjeve e balancave ndërkomunitare. Duke e marrë të mirëqenë tezën se partitë politike shqiptare përfaqësojnë elektoratet gjegjëse, është ndërtuar, në fakt, një ligj elektoral që nuk priret drejt përfaqësimit të përputhshëm të interesave të trupës zgjedhore (Atdheut Real), sa të interesave të partive politike dhe mbi të gjitha të partive të mëdha politike, duke sakrifikuar tërësisht interesat e bashkësive shoqërore dhe kulturore. Partitë e vogla politike shqiptare (të drejtuara nga pashallarët tradicionalë të partizave llogarimëdha), që do të arrijnë të ndërtojnë koalicione interesash, do të bëhen artificialisht përfitues të votave të mbetura nën prag, që nuk janë të tyre, duke marrë pjesë në një infiltrim të parregullt të vullnetit të popullit (duke deformuar rëndë përfaqësimin në Atdheun Legal). Por krahinat e shkëputura prej regjim-

it komunist nga bashkësia themelore dhe të arnuara artificialisht në ndërtimin e rretheve kushinetë, apo në krijimin e kushinetave në rrethe të caktuara, do të vazhdojnë edhe më tutje të votojnë për llogari të interesave të qendrave të vogla dhe qendrës së madhe, pa një zë të tyre real në politikën shqiptare dhe në legjislativin shqiptar. Qasja tradicionale e procesit demokratizues priret drejt kufizimit e zvogëlimit në minimum të mospërputhjeve të shkaktuara në sistemin përfaqësues, nga shabllonet ideologjike dhe institucionale të Ancien Régime; priret drejt respektimit të parimeve të vullnetit të Publikut në të gjitha poret e shoqërisë së shtetit tonë; drejt mobilizimit të shoqërisë civile dhe krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të partive politike, të cilat do të duhet të jenë përfaqësuese të interesave të gjera nacionale dhe të ndjeshëm ndaj bashkësive shoqërore dhe kulturore, në mënyrë të njëllojtë. Një ndryshim i arsyeshëm i sistemit zgjedhor, një rikompozim administrativ i komuniteteve dhe krahinave mbi bazën e prerjeve tradicionale historike dhe etnografike, d.m.th. një përputhje midis realitetit shoqëror me realitetin administrativ, do të jetë në të mirë të fuzionit të vetëdijes qytetare shqiptare, një nga hapat e parë që në mandatin e ardhshëm parlamentar do të duhet të rregullohet nga organi përfaqësues i sovranit, marrë në tërësi dhe me vullnet të përbashkët politik. Mosnjohja e mirë teorike e realiteteve historike, veçorive krahinore, e mënyrës se si duhet të funksionojë një shtet demokratik, liberal, për një pjesë të mirë të udhëheqësive politike dhe përfaqësive parlamentare, vazhdon të jetë një nga vuajtjet më të mëdha të politikës sonë bashkëkohore. Partitë politike po futen në zgjedhjet e ardhshme:1-pa e njohur Shqipërinë që pretendojnë ta administrojnë për katër vitet e ardhshme; 2- pa një elitë gjithë përfaqësuese; 3- pa një platformë të qartë se si do ta bëjnë teknikisht funksional Shtetin e së Drejtës dhe Barazinë e Qytetarëve para Ligjit; 4- pa një plan teknik për të treguar si do ta drejtojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, garantin e jetës së qytetarit të thjeshtë, dhe pa emrin e kryepolicit profesionist që dëshirojnë me aq ankth qytetarët e thjeshtë; 5- pa një kandidat për superministrinë e Thesarit të Shtetit; 6- pa emrin e një ministri vizionar për rilançimin e ekonomisë së tronditur shqiptare; 7- pa ekspozuar identikitin e një guvernatori inteligjent të Bankës së Shqipërisë; 8- pa emrin e një kryediplomati të krahasueshëm me secilin prej vendeve fqinje, përfshirë edhe Kosovën, etj. A mos, një nivel të tillë përgatitjeje teorike dhe praktike për të administruar Shtetin meriton Shqipëria e viteve 20132017?


op-ed

2

Blog/ Thahet liqeni, Liqenasi bëhet Pustec

Faqe 15

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2013

Kulturë/ Stand-up Universitet/ Italian job, comedy nuk ka nevojë për English language Politekniku i Teatrin Kombëtar Faqe 13 Milanos ndryshon gjuhë Faqe 12

11

MaKSima e ditës Shoqëria sulmon herët, kur individi është i pambrojtur.  B. F. Skinner 

Tërheqja e Berishës nga nacionalizmi N

ë një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, kryeministri Sali Berisha foli gjatë për efektet çudibërëse të gjethes së ferrës dhe cilësinë e lartë të rakisë së manit. Dashuria e tij për pemëtarinë dhe prodhimet bujqësore ishte lënë disi në harresë, kur një tjetër pasion i fortë e mbërtheu papritur në muajt e fundit të vitit të shkuar. Nga ajo periudhë e deri pak kohë më parë, kryefjala e kryeministrit në mbledhjet e qeverisë, grupit parlamentar e gati në çdo dalje publike ishte: Bashkimi Kombëtar. Albanofobia, pozicioni i ri shqiptarëve në rajon, referimi ndaj padrejtësive historike në kontekste delikate, dyshtetësia, mbulimi mediatik apo liga e përbashkët e futbollit ShqipëriKosovë, ishin temat që dominonin diskurin e Kryeministrit shqiptar. Tani, me ardhjen e pranverës, lideri historik i të djathtës shqiptare i është kthyer edhe njëherë punëve të bujqësisë. Nuk dihet me sa qejf e ka rimarrë ai pasionin e vjetër, por është e sigurt së presioni ndërkombëtar, veçanërisht ai amerikan, e ka detyruar ta harrojë, të paktën përkohësisht, zjarrin që e kaploi në 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Sali Berisha po tregohet sot shumë më i kujdesshëm në mesazhet

e tij që prekin ndjeshmëri nacionale apo mund të krijojnë probleme te fqinjët. Temat e mësipërme janë anashkaluar, sfondi i takimeve publike nuk është më flamuri i madh kuqezi dhe çështjet e politikave lokale zënë vendin kryesor në bisedat me qytetarët. Tonet nacionaliste të Sali Berishës, të cilat fillimisht ishin të arsyetuara nga një moment entuziazmi që lidhej me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, erdhën duke u rritur. Me Kosovën e çliruar dhe Shqipërinë anëtare të NATO-s, në një çast historik si Pavarësia, shqiptarët me të drejtë manifestonin një ndjenjë krenarie dhe euforie kombëtare. Në këtë atmosferë inkadeshente, Sali Berisha nuk mund të mos përfshihej, me pasion siç di ai, dhe të shndërrohej në protagonist. Me një meritë të padiskutueshme në afrimin e Kosovës me Shqipërinë dhe anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO, edhe ky protagonizëm ishte i arsyetuar. Madje me nxehtësinë e këtij protagonizmi u kaluan edhe deklaratat për Shqipërinë etnike nga Presheva deri në Prevezë e nga Shkupi në Podgoricë. Vala e nxehtë patriotike shpjegon përfshirjen dhe deklaratat pasionante

të Berishës në ditët e festimeve, ndërsa qëndrimet që erdhën më pas kanë edhe shkaqe të tjera. Kryeministri nuk mund të linte që emocionet e shqiptarëve të devijonin edhe në shtratin e partive opozitare që kishin filluar të luanin me to. Jo aq Aleanca Kuqezi sesa Edi Rama që, ndryshe nga prerja e tij, po sillej vërdallë nëpër Kosovë, Preshevë e Maqedoni, duke tentuar të dilte nga kostumi i politikanit të vogël lokal. Socialistët organizuan disa aktivitete festive në këto vende, ku Rama nuk mungonte të akuzonte Berishën se punonte kundër interesave të shqiptarëve. I joshur nga tentacioni për ta kapitalizuar të gjithën vetë këtë frymë patriotike në rritje dhe i provokuar nga loja e opozitës, Sali Berisha e ngriti shumë lart retorikën nacionaliste. Aq lart sa nuk mund ta kontrollonte më as vetë. Vërtet që ai i la në hije të gjithë të tjerët kur vuri në qendër të politikës së tij çështjen kombëtare, por e bëri me aq forcë sa zhurma shqetësoi jo vetëm fqinjët por edhe ShBA-në e BE-në. Nëse për dhënien e pasaportave apo për ligën e futbollit u mbyll një sy e një vesh, deklarata se Shqipëria do të rishikonte marrëdhëniet me Serbinë pas heq jes së monumentit për

Ne, (mender) gazetarët M ë ka ndodhur shpeshherë gjatë 15 viteve të punës si gazetare të gjendem përballë njerëzve që jo thjesht shprehin mosbesimin ndaj atyre që shkruhen dhe thuhen në media, por që edhe sulmojnë hapur këtë “racën” tonë. Jam munduar t’i kuptoj në rastet kur më është dukur se kanë pasur të drejtë apo t’i sqaroj nëse është bërë fjalë thjesht për paragjykime, por nuk e kisha menduar se do isha dhe unë palë me ta deri dhjetë ditë më parë… Deri të dielën e shkuar kur familjarët e mi, të tronditur nga vetëvrasja e njeriut të tyre, duhej të vuanin edhe dhunën e shtypit, që rrëmonte pikërisht në atë plagën e sapohapur për të nxjerrë prej saj ca “të vërteta” që i ndjeri i kishte marrë me vete në atë ikjen e nxituar dhe të paparalajmëruar. Familjarët e Agron Janos nuk ishin të parët, e fatkeqësisht as të fundit, që do të provonin mbi kurriz këtë dhunë mediatike, sidomos i biri, që duhej të udhëtonte i vetëm për të mbërritur nga Amerika dhe ndërsa të afërmit nëpër telefona i kishin thënë një të vërtetë gjysmake, që mos ta trondisnin, e mësoi atë që kish ndodhur përmes f aqeve elektronike të gazetave… Pikërisht nga ato gazeta që i ati Agroni, arkitekti i njohur, ndër të paktët lexues të rregullt në qytet, i blinte gati të gjitha, sidomos fundjavave, si një zakon i vjetër, edhe pse gjithmonë e më shumë ankohej për shkrimet a brendinë e tyre. Më ka ndodhur shpesh të bisedoja me të për atë turrën e gazetave që shfletonim

koment

Iva Tiço

fundjavave, kur shkoja në shtëpinë e tij të plazhit në Qerret: flisnim për tirazhin gjithmonë e më të ulët të shtypit të shkruar, shqetësimi im, po aq sa dhe për projektet gjithmonë e më të pakta të ndërtimit, shqetësimi i tij… Dhe teksa për këtë shqetësimin e tij kishte kaq e kaq shumë arsye që nisnin me krizën globale e përfundonin me politikën e politikat klienteliste, bashkë me dhjetëra arsye të tjera përmidis, për atë shqetësimin tim në lidhje me tirazhet kishte dhe një arsye tjetër, që mua si e “zanatit” nuk më ka pëlqyer kurrë ta them me zë të lartë: cilësia e shtypit. A ia vlen që ata pak njerëz që kanë ende zakonin e të ndjerit Jano, për të blerë çdo mëngjes gazetat, të vijojnë të shkojnë tek tezgat e shtypit? Si zor! Ç’do lexosh në një gazetë në mëngjes? Po ja ta bëjmë shpejt e shpejt përmbledhjen: një titull të madh politik, frymëzuar nga konferenca e shtypit e liderëve partiakë apo prononcimet e tyre në rrjetet sociale. Pastaj ca tituj më të vegjël për lajmet politike, që përmbajnë konferenca, takime apo replika në distancë. Pastaj kemi ekonominë dhe socialen: tituj konferencash apo deklaratash shtypi, pa kemi

dhe kronikën, pikë për pikë deklaratat e policisë, diku në ndonjë cep titull për ndonjë ekspozitë apo shfaq je, thjesht informues të tipit ku po ndodh e ça po bëhet, sporti dhe horoskopi. Disa gazeta kanë nga dy faqe me komente dhe analiza, të vetmet gjëra të veçanta nga lajmet që ke parë një natë më parë në të gjitha televizionet dhe që i ke dhe tani faqe pas faqeje në gazetë dhe kaq… Asgjë që t’ia vlejë për të harxhuar edhe ato pak qindarka që kushton një gazetë… Përveç rasteve kur ndodh ndonjë ngjarje makabre. Atëherë pooooo!!!! Atëherë gazetarët ngjallen. Befas nuk u mjaftojnë më ato deklaratat e shtypit, për të cilat gjithmonë u ankohen zëdhënësve që pse i shkruajnë me “e” dhe jo me “ë” që t’i botojnë kollaj me “copy and paste”. Befas iu del në krye instinkti prej gazetari dhe nisen për “skupin”… Do e shohin tani të gjithë ata që i kanë sharë dhe i kanë marrë nëpër këmbë, se e hanë bukën kot redaksive apo konferencave të shtypit, duke zbardhur fjalime. Do e shohin tani të gjithë se si bëhet gazetaria në terren, se si raportohet nga vendi i ngjarjes. Ja për shembull, bie një autobus me studente në humnerë, gazetarët janë fill aty. Jo për t’u marrë me mënyrat se si organizohen udhëtimet turistike e bëhen prokurimet në agjencitë mike me autobusë të vjetër, por për të bërë skupin: intervistën me viktimat. “Si re?” “a të dhemb?”, “çfarë mban mend nga aksidenti?”, “ç’kishe ngrënë në mëngjes para se të niseshit?”, janë pyetjet që u bëhen viktimave që po

editorial

Armand Shkullaku

dëshmorët shqiptarë në Luginën e Preshevës, e kishte kaluar kufirin e entuziazmit patriotik, duke anuar nga tensioni etnik. Anulimi i njëanshëm i vizitës së një ministri shqiptar në Beograd ishte konfirmim që deklarata nuk ishte një lapsus. Acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, në një kohë kur ShBA dhe BE po investojnë në dialogun Prishtinë-Beograd u pa me alarm dhe mesazhet drejtuar udhëheqësve shqiptarë për të qenë të kujdesshëm në përdorimin e retorikës nacionaliste u bënë gjithnjë e më të zëshme. Për të arritur kulmin pas deklaratës së kryeministrit Berisha në konferencën e sigurisë në Munich, ku duke iu referuar bisedimeve Prishtinë-Beograd, ai tha që Serbia nuk mund të festojë datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar dhe se “duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të

mbarten në barelë drejt ndihmës së shpejtë, që duhet të presë dhe ca, sa të bëhen intervistat. Apo ndodh për shembull që një grua e martuar, nënë e një fëmije është vrarë nga dikush, që mendohet se ka qenë i dashuri i saj. Gazetarët të gjithë bashkë vrapojnë të intervistojnë të shoqin. Të ngratit i është shembur bota: qëndron te shkallët e shtëpisë dhe thith një cigare. Gazetarja bën punën e saj. I vë mikrofonin në gojë: “A kthehej gruaja natën në shtëpi?”, e pyet. Sepse ky është skupi, publiku duhej ta dijë nëse viktima kishte lënë apo jo të kuptohej, se është kurorëshkelëse. Ose dhe rasti tjetër: merret vesh se motra e një ministri ka vrarë veten, duhet bërë direkt lajm, duke përfshirë dhe vëllanë e famshëm, që ndërkohë kërkon me ngut një mjek psikolog, që t’i japë lajmin nënës së shkuar në moshë, pa arritur ta bëjë këtë më parë sesa gazetat apo gazetarët, që kanë harruar apo nuk duan ta dinë, se viktima në fjalë është gruaja e profesorit të tyre të Etikës… Pikërisht asaj etike që u bë kryefjala e ditës së djeshme, teksa në gjithë forumet online shumica e njerëzve dënonin publikimin nga mediat shqiptare të dëshmisë makabër përpara policëve të “monstrës” përdhunues e vrasës fëmijësh… Shumë do flitet këto ditë për këtë ngjarje dhe sidomos për rolin e medias në të. Dhe shpresoj të mos ndalet, jo së paku derisa t’i kemi shkuar së keqes në rrënjë. Jo vetëm për sistemin gjyqësor apo ligjet e dënimet më të

klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb, i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një”. Këtë herë më shumë se mesazh, Departamenti amerikan i shtetit dërgoi një paralajmërim të prerë: Shqipëria po i largohet rolit konstruktiv në rajon. Deklaratat e politikanëve shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme... nxisin dhunë dhe ndikojnë në marrëdhëniet me ShBA-në. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme. Ndoshta kjo deklaratë por edhe shumë sinjale të tjera kanë bërë që Kryeministri shqiptar të tërhiqet nga një terren të cilin nuk mund ta kontrollonte. Ai nuk provoi të përsëriste gabimet e 17 viteve më parë. E kapërceu këtë moment dhe madje bëri një lëvizje në kahun e duhur me ofertën e strehimit për 210 muxhahedinët iranianë, duke siguruar kështu një vlerësim publik maksimal nga Departamenti i shtetit. Berisha i vitit 2013 di të bëjë hapa prapa. Të bësh politikë me tema të nxehta si nacionalizmi është një tundim i fortë, por ndonjëherë duhet gjetur prehje edhe tek efektet çudibërëse të gjetheve të ferrës dhe rakisë së manit.

rrepta, por dhe për atë që duket se ka më pak rëndësi krahasuar me gjëmat e mëdha: etikën. Një ligj për deklaratat e shtypit, për prezumimin e pafajësisë, për mospërmendjen e viktimave me emër mbiemër për njëfarë kohe a çdolloj gjëje e ngjashme duhet bërë për të mos lejuar që të lëndohen edhe më shumë ata që pësojnë tragjedi. “Ne nuk jemi punonjës socialë, por gazetarë”, iu përgjigj një koleg revoltës sime në facebook, të nesërmen e vetëvrasjes së Agron Janos, ku për 24 orë u kujdesa që asnjë nga “kolegët” e mi të mos depërtonte deri në dhomën e ndenjjes për të mësuar detaje të “vakisë”, që do i përdorte të nesërmen në shkrimin – skup. Vërtet nuk jemi punonjës socialë, por si gazetarë – njerëz, në mos duhet të respektojnë zinë e të tjerëve, duhet ta dimë që lajm me interes për publikun e gjerë nuk është se si përjetohet një tragjedi familjare, por investigimi se pse në moment krizash si kjo, kudo në botë intelektualë e artistë i japin fund jetës… Shifrat, faktet, historitë, përse-të, pa shkelur mbi dhimbjen e të tjerëve, kjo është puna jonë. Ajo punë që nëse do ta kishim bërë mirë këto dhjetë vitet e fundit, nuk do i kishte shpënë mediat në pikën më të ulët të besimit. Nëse Agron Jano këtë të shtunë do ishte me ne, bashkë me turrën e gazetave, kur të bisedonim për makabritetet e ditëve të fundit në shtyp, jam e bindur që do i kisha thënë: Mos ua qaj hallin gazetave që po zhduken. E meritojmë këtë fund ne, mender, gazetarët!


12 era e globalizimit

universitet

Universiteti Politeknik i Milanos vitin tjetër do i zhvillojë shumicën e lëndëve në anglisht. Jo vetëm kaq, por Ca’ Foscari në Venecia e ka vendosur njohjen e gjuhës si kusht për regjistrimin në universitet. Ndërkohë që bashkë me Bocconi-n e Milanos ka nisur të japë lëndë në anglisht. Siç ndodh dhe në UET, ku profesor Tarifa zhvillon lëndën e Sociologjisë në anglisht.

Italian job, English language Politekniku i Milanos ndryshon gjuhë Në Itali ka kundërshtarë të idesë, por fitojnë përkrahësit me argumentin se kjo është mënyra e vetme për të qëndruar në tregun global të arsimit dhe për të rritur shanset e punësimit

Q

ë prej 2014-ës, një nga universitetet lider në Itali, Politekniku i Milanos, do i zhvillojë leksionet në gjuhën angleze. Reforma do prekë shumicën e kurseve, ku do jepet mësim dhe do flitet vetëm në anglisht. Ujërat e globalizimit po ngrihen rreth universiteteve dhe universiteti i Milanos beson se nëse do vazhdojë të jetë një vend italishtfolës rrezikon izolimin dhe nuk do jetë i aftë të konkurrojë si një institucion ndërkombëtar. “Ne mendojmë se lëndët tona duhet të jenë ndërkombëtare dhe mënyra e vetme për të pasur lëndë të tilla është anglishtja.” Ky është mendimi i rektorit Giovanni Azzone. Italia mund të ketë qenë djepi i gjuhës së fundit globale-latinishtes, por tani ky universitet po planifikon të adoptojë anglishten si gjuhën e re të globit. “Universitetet veprojnë në një botë më konkurruese, nëse do të qëndrosh me universitetet e tjera globale nuk ke zgjidhje,” thotë profesor Azzone. Ai thotë se eksperimenti i universitetit të tij “do të hapë një dritare për universitetet e tjera”, duke parashikuar që për 5 vjet universitete të tjera italiane do kthehen në anglishtfolëse. Ky universitet është një nga më të vjetrit në Milano dhe një institucion-flamur për shkencë, inxhinierinë dhe arkitekturën. Pothuaj një në tre arkitektë të Italisë janë diplomuar në

të. Por çfarë po e sjell këtë ndryshim kulturor? Është kjo ekuivalenti i grupeve pop is Abba që këndojnë në anglisht për të kapur një treg më të gjerë? Profesor Azzone thotë se një universitet do të arrijë një treg më të gjerë në ide dhe gjuha angleze është bërë gjuha e arsimit të lartë, veçanërisht në shkencë dhe inxhinieri. “Unë do kisha dashur që në vend të anglishtes të ishte italishtja, por duhet të pranojmë realitetin”, thotë ai. Meqë anglishtja është gjuha e biznesit ndërkombëtar, ai beson se do i bëjë studentët më të punësueshëm. “Studentët tanë nuk duhet të kenë vetëm aftësi të mira teknike, por edhe të punojnë në një mjedis ndërkombëtar.” Kalimi te gjuha angleze do të thotë tekste të reja. Gjithashtu kërkon leksione, materiale për lëndët të tjera. Do të vihen 3 milionë euro për të rekrutuar staf shtesë akademik. Po mos ka dhe kosto kulturore këtu? Universiteti, lokalizuar në sheshin Leonardo da Vinci, me ngjyrat e tij verore dhe zhurmat e motorëve dhe trameve, do jehojë në anglisht. Kundërshtarët për këtë ndryshim mes stafit akademik kanë thënë se do nënshkruajnë një peticion dhe pretendojnë se kanë mbështetjen e 300 profesorëve dhe asistentprofesorësh. Profesor Emilio Matriçiani ka bërë një

Pro Rektori i universitetit thotë se studentët nuk duhet të kenë vetëm aftësi të mira teknike, por edhe të punojnë në një mjedis ndërkombëtar Kundër Profesor Emilio Matriçiani thotë se është e gabuar që një universitet publik Italian të detyrojë stafin dhe studentët të përdorin anglishten

thirrje për Lirinë e Mësimdhënies, e cila deklaron se është e gabuar që një universitet publik Italian të detyrojë stafin dhe studentët të përdorin anglishten. Ai thotë se diçka qoftë në përmbajtjen apo cilësinë e mësimdhënies do humbasë gjatë përkthimit, kur të dy, si mësuesit dhe studentët, përdorin një gjuhë të dytë. Dihet që në zonat rurale anglishtja është një gjuhë që do konfuzonte këdo. Megjithatë, është e qartë se sa shumë dominon në qytet. Në metronë lokale dhe stacionin e trenit, njoftimet janë në të dyja gjuhët dhe sajtet italiane ofrojnë dhe gjuhën angleze. Një panair pune në universitet shpallet me tabelat ku shkruhet “Career day”. Vetë studentët tregojnë se që tani ka nisur përdorimi i anglishtes në praktikat e masterit. “Nëse u shkruaj e-maile kompanive ku bëj praktikën, në italisht, dhe kur ato janë kompani italiane, kritikohem. Mendoj se është mundësi e mirë që përgatitemi për tregun global”, thotë një studente masteri e inxhinierisë. Ajo gjithashtu thotë se është e leverdishme të mësosh në një mjedis ndërkombëtar pa paguar koston e studimit jashtë shtetit. Megjithatë, pro dhe kundra do ketë gjithmonë. Dhe vendimet do tingëllojnë arbitrare në çastin që sjellin ndryshime të mëdha dhe vështirësi për grupe të ndryshme pedagogësh dhe studentësh. Megjithatë, ky është fakti: anglishtja është latinishtja e re.

Në UET, një lëndë në anglisht me profesor Tarifën Procesi i Bolonjës parashikon që studentë nga vende të ndryshme mund të transferojnë studimet më Shqipëri, për një semestër apo më shumë. Megjithatë, të gjithë jemi dëshmitarë që, megjithë çfarë reklamohet në prezantimet e universiteteve, në auditorë flitet shqip. Madje do tingëllonte e çuditshme dhe do shkaktonte protesta, siç po ndodh mes akademikëve të Universitetit Politeknik të Milanos, nëse pedagogu do komunikonte në anglisht dhe do kërkonte të njëjtën gjë nga studentët. Të paktën kështu duket. Megjithatë, ka pasur një rast në Universitetin Europian të Tiranës, kur lënda që profesor Fatos Tarifa vendosi të mbajë në anglisht, jo vetëm nuk u refuzua, por u kërkua nga gjithmonë e më shumë studentë. Në vitin akademik të 2008ës, rreth 40 studente të të gjitha degëve te UET-it provuan, për të parën herë në jetën e tyre, të zhvillonin për një semestër, nga fillimi në fund, në anglisht, duke formuar një grup më vete; grupin e

anglishtes.“Për shkak të vështirësisë për t’i akomoduar këta studentë në orarin e zakonshëm, seminari me ta u la të zhvillohej pasdite vonë, një herë në javë dhe duhet thënë se ajo orë mësimi, që shpesh studentët kërkonin të zgjatej edhe përtej 50 minutave të zakonshme që është koha e rregullt e

një ore mësimi, ka qenë ndër përvojat pedagogjike më të bukura dhe më mbresëlënëse për mua gjatë më shumë se tre dekadave që kam dhënë mësim në disa universitete shqiptare dhe të huaja”- kujton Tarifa. Prova e parë ishte një seminar i përjavshëm, vetëm me një klasë. Por kjo përvojë pozitive u shtri dhe u zgjerua vitin e kaluar me një grup shumë më të gjerë studentësh, rreth 80 syresh, të cilët zhvilluan me profesor Tarifën një kurs të plotë në lëndën e sociologjisë në anglisht, leksione interaktive. “Kjo ishte, gjithashtu, një përvojë e re në UET. Një lëndë e tërë, e zhvilluar nga fillimi në fund të një semestri vetëm në anglisht”. Këtë vit akademik Prof. Tarifa është i vendosur që këtë përvoja të vijojë dhe ta zgjerojë më tej, duke përfshirë në klasat e tij më shumë studentë të niveleve Bashelor dhe Master, të cilët duan t’i zhvillojnë lëndën e sociologjisë dhe të tjera lëndë që jep Tarifa në gjuhën angleze.

zoom

Nuk di anglisht? Nuk pranohesh në universitet! Kush u ankua për kushtin e mbrojtjes së anglishtes për diplomën e masterit në Shqipëri, duke ndjerë erërat që fryjnë, është nxituar. Së fundmi në Itali, në Venecia, anglishtja kërkohet si kusht për t’u regjistruar edhe në bachelor, duke kapërcyer gjithë idetë konservatore se italishtja ka vlerën përveç të g juhës kombëtare dhe të trashëgimisë kulturore të latinishtes. Ca’ Foscari, universiteti që ofron gjysmën e ofertës akademike në gjuhën vendase, që nga viti i ardhshëm do kërkojë për çdo student që do regjistrohet në bachelor, certifikatën e njohjes së anglishtes. Për të nisur universitetin është i mjaftueshëm një nivel bazë, i ashtuquajturi B1, ndërsa ata që pas tre viteve duan të ndjekin studime shtesë duhet të marrin B2, të gjitha të detyrueshme. Nëse kalojnë 12 muaj dhe certifikata nuk është paraqitur, studenti do pezullohet. Stop leksioneve dhe provimeve. “Jetojmë në një botë ku të dish anglisht është prioritet, në të gjitha fushat, në të gjitha profesionet. Është edhe çështje kulture: anglishtja është një gjuhë marrëdhëniesh”. Ka shpjeguar për shtypin rektori i universitetit. Ca’ Foscari, është i pari, gjithashtu me Boçoni-n e Milanos që kanë një kurs diplomimi me leksione plotësisht në anglisht. Rektori thotë se nuk është më qëllimi për të pasur sa më shumë studentë, por sa më shumë studentë cilësorë.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2013

13

Doris Packte stenda shqiptare në Lajpcig... si lexuese Europarlamentarja

pyeti si po shkonte panairi, sa përfaqësues vinin nga Shqipëria, a kishim pasur ndopak vizitorë dhe se për çfarë librash shqip interesoheshin më shumë

teatër

E diela që lamë pas ishte dita e fundit e Panairit të Librit në Lajpcig, i cili që në zanafillat e veta organizohet në pranverë, pikërisht në muajin mars. Një aktivitet i rëndësishëm kulturor, që mban sloganin “Leipzig liest” (Lajpcigu lexon) dhe ku harmonizohen aq bukur panairi me festivalin, argëtimin, duke u kthyer në një përvojë emocionuese për këdo, pavarësisht prej moshës. Për plot katër ditë të eturit për letra patën mundësinë të zbulonin e të njiheshin me publikime të veçanta, botues e autorë të rinj. Interes të madh pati dhe për librin shqip në këtë panair. Qindra mijëra këmbë vizitorësh të huaj që ecnin drejt stendës sonë për të marrë në dorë një libër, për të shfletuar një katalog tonin, por edhe shumë bashkatdhetarë nga Kosova apo Shqipëria, që prej vitesh jetonin në Gjermani, ishin

ata që kërkonin librin në gjuhën shqipe. E mes qindra vizitorëve në ditën e fundit të Panairit mbërrin një vizitore krejt e veçantë. Jemi mësuar ta shohim të flasë nga salla e Parlamentit Europian, të na tërheqë edhe “veshin” me deklarata e saj politike, por kësaj radhe Doris Pack, qeveritarja gjermane dhe anëtarja e Parlamentit Europian, u ul në tavolinën e stendës së librit shqip në Lajpcig për të folur me përfaqësuesit tanë atje vetëm për librin. I pyeti si i kishin pritur në Lajpcig, si po shkonte panairi, sa përfaqësues vinin nga Shqipëria, a kishim pasur ndopak vizitorë dhe se për çfarë librash shqip interesoheshin më shumë. Ajo foli për gjithçka, veçse në asnjë moment për zgjedhjet apo situatën politike në vend. Në Panairin e Lajpcigut ajo kishte ardhur si lexuese.

Doris Pack në stendën e librit shqip

Elvis Pupa flet për vështirësitë që ka të zhvillohet stand-up comedy në Shqipëri. “Ky zhanër duhet t’i flasë publikut me gjuhën e tij. Për ta bërë këtë, aktori i mirë nuk ka nevojë për një skenë kombëtare teatri, mund ta bëjë këtë kudo”

Ka dhe një “sekret”, aktori duhet të jetë gjithashtu dhe autori i tekstit të tij që janë jo vetëm mendimet e tij, por dhe pozicioni personal që ai ka karshi problemeve dhe temave që trajton.

Elvis Pupa në Pallatin e Kongreseve standup comedy “100 vjet, shteti më i lumtur në ….Shqipëri”

Stand-up comedy nuk ka nevojë për Teatrin Kombëtar

T

ë jesh bësh stand-up comedy është shumë e vështirë, sepse kërkon që aktori të jetë jo vetëm një interpretues i mirë i tekstit, por dhe autor i tij, madje dhe të mbajë një qëndrim kritik ndaj çështjeve të ndryshme që merr në konsideratë për t’i trajtuar. Përveç kësaj vështirësia më e madhe qëndron në komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun. Po si mund ta bësh publikun pjesë të show-t dhe në të njëjtën të kohë të qeshë por dhe të reflektojë për problematikat dhe ngjarjet e përditshme. Sipas aktorit Elvis Pupa, një komedian stand-up duhet të bëjë pikërisht këtë, t’i flasë publikut me gjuhën e tij. Por për ta bërë këtë aktori i mirë nuk ka nevojë për një skenë kombëtare teatri. Ai përgëzon iniciativën e Teatrit të Komedisë për ta bërë këtë zhanër pjesë të repertorit në sezonin e tij, por shprehet se nëse një ‘komedian në këmbë’ është i talentuar, mjafton të dalë në skenë si vetvetja dhe me mikrofon në dorë t’i flasë publikut. Për herë të parë ish-aktori i “Portokallisë” sjell një stand-up comedy në gjuhën shqipe me titull “100 vjet, shteti më i lumtur në ….Shqipëri”, i cili ka filluar në Nju Jork, Boston, Çikago, Toronto e FloriAktorët e rinj da, ku jetojnë shqiptarë. Po çfarë Duhen nxitur nisma të tilla sidomos për e bën të vështirë për një skenë aktorët e rinj, të cilët nuk kanë nevojë të presin shqiptare një stand-up comedy në t’u hapen dyert e Teatrit Kombëtar, të luten që gjuhën shqipe? Pupa e shpjegon t’u miratohen projektet apo të detyrohen t’u në intervistën e tij. shkojnë para-mbrapa tekave të një regjisori Ka një iniciativë të Teatrit për të marrë një rol. Ai që ka vlera dhe është Kombëtar të Komedisë për të i aftë s’ka nevojë për suportin e sjellë në skenë stand-up comedy në “mjeshtrave” që japin lumenj g juhën shqipe, por fatkeqësisht kritikash duke të të gjykuar projektet që afrohen lënë për të nga mosha. dëshiruar. Ju keni qenë i pari që e keni

sjellë këtë zhanër në një skenë shqiptare. Nga përvoja juaj, a është ky zhanër për një skenë kombëtare teatri? A është një stand-up comedy një zhanër për një skenë të Teatrit Kombëtar, them se varet nga kualiteti i materialit që ofrohet. Në qoftë se teksti është i mirë dhe i flet realitetit, pse jo? Madje ky është një zhanër që bëhet dhe pa shumë shpenzime. Sepse aktori është autori i veprës, skenografia, dekori etj., nuk janë të rëndësishme, kështu që do të ishte mjaft ekonomike si projekt edhe për vetë Teatrin Kombëtar. Por unë mendoj se në këtë rast nuk është aq e rëndësishme skena nëse është apo jo kombëtare. Ky zhanër ka diçka shumë të mirë që nuk e kanë zhanret e tjera teatrore. Atë mund ta vendosësh kudo. Mund të marrësh një sallë me qira dhe të përballesh drejtpërdrejt me publikun sepse i rëndësishëm është ai dhe jo skena. Vetëm publiku të vlerëson drejtpërdrejt. Një sfidë shumë e madhe që personalisht mua më ka dhënë kënaqësi dhe ky është shpërblimi më i jashtëzakonshëm që më ka dhënë publiku shqiptar. Mendon se jo çdo aktor mund ta realizojë një stand-up comedy? Patjetër. Ka aktorë që mund të ndërmarrin një nismë të tillë, por ia dalin vetëm ata aktorë që e njohin shumë mirë realitetin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Stand-up comedy u flet problematikave dhe ngjarjeve të përditshme, i flet realitetit në të cilin jetojmë, prandaj dhe në botë është një zhanër kaq i suksesshëm. Ka dhe një “sekret”, aktori duhet të jetë gjithashtu dhe autori i tekstit të tij që janë jo vetëm mendimet e tij, por dhe pozicioni personal që ai ka karshi problemeve dhe temave që trajton. Kjo nuk

është si monodramat ku mund të marrësh një tekst të gatshëm, ta përkthesh dhe ta interpretosh për publikun. Nëse e bën këtë në një stand-up comedy, ti nuk po i flet publikut tënd, por një publiku tjetër. Publiku ynë nuk qesh dot me atë që ndodh në Amerikë dhe e kundërta. Ky lloj zhanri nuk ta lejon një gjë të tillë dhe kjo, mendoj unë, është një nga vështirësitë më të mëdha për aktorët shqiptarë. Pra mjafton një tekst i mirë sipas jush? Siç thashë, jo çdo aktor mund të bëjë stand-up comedy. Një sfidë tjetër është edhe forma fizike. Aktorit, pasi të ketë krijuar tekstin i duhet një energji shumë e madhe dhe shumë përqendrim që të mund të interpretojë për 1 orë e 40 minuta i vetëm përballë spektatorit. Në Amerikë, p.sh. ku unë po punoj, janë me qindra komedianë që interpretojnë stand-up comedy, por jo të gjithë ia dalin të jenë të suksesshëm. Por pavarësisht kësaj mendoj se duhen nxitur nisma të tilla sidomos për aktorët e rinj, të cilët nuk kanë nevojë të presin t’u hapen dyert e Teatrit Kombëtar, të luten që t’u miratohen projektet apo të detyrohen t’u shkojnë para-mbrapa tekave të një regjisori për të marrë një rol. Ai që ka vlera dhe është i aftë s’ka nevojë për suportin e “mjeshtrave” që japin lumenj kritikash duke të të gjykuar nga mosha. Nëse jo “mjeshtrit” e teatrit siç i quani ju, kush është për ty kritiku më i mirë? Publiku është vlerësuesi më i mirë. Nëse arrin të komunikosh me publikun dhe t’i marrësh duartrokitjen, kjo është ajo që të duhet dhe të jep energjinë të vazhdosh për aq sa ke frymë. A.Tuci

Nëse një ‘komedian në këmbë’ është i talentuar, mjafton të dalë në skenë si vetvetja dhe me mikrofon në dorë t’i flasë publikut.

Publiku

Ky zhanër ka diçka shumë të mirë që nuk e kanë të tjerat. Atë mund ta vendosësh kudo. Mund të marrësh një sallë me qira dhe të përballesh drejtpërdrejt me publikun sepse i rëndësishëm është ai dhe jo skena.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

12 15

5

7

8

13

16

18 23

26 30

23

35

24

11

20

21

25

32

33

36

44

10

28 32

40

19

27

31

39

9

14

17

22

29

6

41

34

37 4 46

50

47

43

48

51

Koha e fillimit ____:____

49

Koha e mbarimit ____:____

52

Horizontalisht 1. Numri i banorëve në një kilometër katror. 6. Predhë luftarake që hidhet me dorë. 12. Ent Ushtarak. 13. Pajisje shtëpiake. 15. Lloj sallami me erëza. 18. Jeniffer, aktore e njohur amerikane. 22. Kujdestar. 23. Një markë vaji ushqimor. 25. Vegël muzikore popullore. 26. Ekran i kompiuterit. 27. Bota e ngushtë e dëshirave dhe e interesave vetjake të një njeriu. 29. Njeri që s’ka njohuritë e nevojshme në një fushë. 32. Degë kryesore e lumit Mat. 33. Dragoti, regjizor i njohur. 35. Djall, ndryshe. 37. Ai që merret me veshjet e modës. 39. Mendes e kinemasë amerikane, mbrapsht. 40. Që shpreh mendimin e përbashkët të të gjithëve. 43. Përemër dëftor. 44. Përemër vetor. 45. Shtet në Europë. 46. Brez i gjatë e i ngushtë prej lëkure që vihet në brez. 49. Organizatë Financiare. 50. Lloj ngjitësi. 51. Emër në Itali. 52. Gjitar i detit.

Vertikalisht: 1. Mjet fluturimi në formë trekëndëshi. 2. Grimca pa ngarkesë elektrike në bërthamën e atomit. 3. Lëng frutash. 4. Njësi peshe. 5. Bogdani i futbollit. 6. Druajtje e ngurrim për diçka. 7. Industria Ndërtimit. 8. Pije alkoolike. 9. Varg mendimesh të parashtruara në mënyrë logjike për të shpjeguar diçka. 10. Skuadër futbolli e kampionatit shqiptar. 11. Përemër vetor. 14. Matt, aktor i njohur. 16. Sigla e Lushnjes. 17. Formë që shërben për të derdhur shtylla, trarë etj. 19. Instituti Fiskulturës. 20. Qepje me makinë. 21. Ndal në skaje. 24. Ashtu është Berluskoni. 27. Organizatë Ndërkombëtare. 30. Moris i muzikës. 31. Besim shpirtëror. 33. SkuadraTurke. 34. Rovena, këngëtare. 36. Makinë lufte. 37. Metal për bizhuteri. 38. Mall i mbetur në magazinë. 41. Famë. 42. Janë në mes të mencës. 45. Faza pa dyshen. 47. Notë muzikore. 48. Pjesëz pohuese.

Sudoku | nivel mesatar 4 1 3

2

4

8

6 2

7

1 9

7

3

5 3

2

1

7 4 3 2

5

1 5 7 2 8 6 2 1

4 9 1 8

7 5

9

5 7 8

1 3

5

6

5

2 7

2

7

4

5

Gjelat këndojnë me orartradhtar Është zbuluar se gjelat zotërojnë një ritëm biologjik 24 orësh. Sujoshi Shimura dhe Takashi Joshimura nga Universitetit Nagoja në Japoni kanë zhvilluar një studim rreth mënyrës së përcaktimit të kohës së këndimit të gjelit në agimin e ditës. Megjithëse gjelat mund të këndojnë edhe në orare të tjera të ditës pjesa më e madhe e tyre kënduan në zbardhje të ditës. Gjelat të cilët u mbajtën në dhomën e errët, pa parë dritën e diellit për dy javë rresht patën një çrregullim të orës biologjike dhe filluan të këndojnë kohë pa kohë. Pasi u mbajtën edhe dy javë të tjera gjelat e harruan fare orën biologjike dhe kështu nuk arritën të dallojnë zbardhjen e ditës. Studimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar se pas katër javësh, gjelat e humbën plotësisht ritmin e tyre biologjik dhe kishin nevojë për dritë për ta rifituar atë.

38

42

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

7

6 9

2

2

6 3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9 1

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 3

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse kuptoheni mirë me atë që keni në krah, sot do diskutoni për të bërë disa ndryshime dhe projekte të mëdha. Nëse keni mosmarrëveshje situata do vazhdojë të jetë e vështirë. Beqarët që kanë vuajtur një perjudhë vetmie apo zhgënjimesh do kenë mundësi te reflektojnë. Për sa ju përket financave mos ndërmerrni operacione të mëdha sepse do ju kushtojnë shtrenjtë.

Neptuni do ndikojë negativisht tek jeta juaj në çift dhe do të sjellë shumë mërzitje. Mundohuni me sa të mundni të ruani ekuilibrin. E mira e kësaj dite është se nga mbrëmja atmosfera do të ndizet. Beqarët nuk do kenë fat të gjejnë personin e duhur as sot. Bëni edhe pak durim! Pritet goxha përmirësim ne planin financiar. Intuita nuk do ju zhgënjejë.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Edhe njëherë tjetër Plutoni do të provokojë tension në jetën tuaj në çift. Të gjitha problemet që jeni munduar t’i fshihni do të dalin në sipërfaqe. Bëni shumë kujdes! Beqarët do kenë takime të shumta, por do jenë miqtë ata që do ju falin më tepër kënaqësi. Do jeni shumë të ndjeshëm! Dite e favorshme për financat.

Jeta në çift do jetë e dyzuar. Çfarë do të ndodhë? Gjithçka varet nga situata në të cilën ndodheni. nëse lidhja juaj ka pasur tronditje mund të largoheni më tepër nga njeri-tjetri, ndërsa nëse lidhja është e qetë do keni vetëm disa debate te vogla. Beqarët i pret një takim mjaft premtues që do ua ndryshojë të ardhmen. Tregohuni të matur me shpenzimet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Plutoni do ndikojë se tepërmi edhe tek jeta juaj në çift dhe do e ndërlikojë paksa atë. Gjithsesi Venusi do ju ndihmojë që të kaloni një ditë pozitive dhe pa probleme të mëdha. Beqarët do jenë më joshës dhe sensualë. Më në fund edhe zemra juaj do të rrahë fort dhe do ndiheni mirë.Yjet do ua mbrojnë financat, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndërmerrni rreziqe pa u menduar. Kujdes!

Venusi do ju bëjë të tregoheni shumë kërkues në lidhjen tuaj dhe partnerit nuk do i pëlqejë aspak kjo. Nëse jetoni bashkë kujdes mos e dekurajoni atë për iniciativat dhe punët që do fillojë. Beqarët do ëndërrojnë shumë për princin e kaltër por nuk do kenë fat. Probleme financiare do keni si të gjithë, por nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Prisni edhe disa dite qe te keni fitime të mëdha.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Mërkuri do ua shtojë imagjinatën juve që jeni nëçift.Dukefuturedhepakfantazinelidhjen tuaj do përjetoni më tepër kënaqësi. Do ecni të dy me partnerin në të njëjtin drejtim. Për beqarët nuk do ketë asgjë të rëndësishme. Mos u nxitoni të merrni vendime kot se koti sepse do lëndoheni. Situata financiare do jete e vështirë, por Jupiteri do ju ndihmojë që të paktën të ruani ekuilibrin.

Influenca eVenusit do jetë mjaft pozitive në jetën tuaj në çift. Bashkëpunimi do të rritet dhe do ndiheni më të qetë sesa kohët e fundit. Për beqarët, dashuriçkat do jenë të shumta por nuk do e gjeni dot qëndrueshmërinëqëpokërkoni.Ditadojetëentuziaste gjithsesi. Ne planin material duhet me patjetër të hiqni disa lekë mënjanë nga ato që keni fituar. Mund të luani edhe lojëra fati sot.

6

5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

7 1

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

9 4 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 067, 194, 429, 558. Numra me 4 shifra: 0014, 0152, 0274, 1444, 1526, 1803, 2025, 2101, 2126, 4209, 4777, 4859, 5268, 5427, 5554. Numra me 5 shifra: 02217, 14068, 15114, 25128,

26502, 42147, 54777, 58025, 58034, 63201, 69404, 88562. Numra me 6 shifra: 025563, 054191, 104234, 120302, 223110, 224352, 526320, 635996, 725753, 736756, 765455, 848484, 895652, 965120.

Pasioni nuk do të mungojë në lidhjen tuaj gjatë kësaj dite. Mund të përdorni edhe disa receta te vjetra te cilat do ju bëjnë të përjetoni kënaqësitë që doni. Zgjoni edhe paksa ndjenjën e xhelozisë tek partneri por mos e teproni. Beqaret do kenë një takim vendimtar. Përfitoni! Mos u alarmoni nëse financat janë të këqija, por merrni masa sa më shpejt që t’i stabilizoni ato. Ju mundeni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Kësaj here do jeni vërtet të vendosur të merrni në dorë fatin tuaj. Falë influencës stimuluese te Marsit dhe Uranit do gjeni kurajën të bëni zgjedhje vendimtare dhe të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët në vend që të mbyllen në vetvete do bëjnë një jetë mjaft aktive dhe do kenë takime.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nën ndikimin e disa planetëve jeta juaj në çift do ketë disa ndryshime. Do kërkoni më tepër pavarësi dhe kjo nuk do i pëlqejë shumë atij që keni në krah. Nëse jeni ende beqare ka mundësi të ndodhë një takim i rëndësishëm, por ju nuk do joshemi aq lehtë. Merrni kohen e duhur! Do ketë rritje të papritura të ardhurash, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa kufij.

PESHQIT (20/II-19/III) Venusi do jua mbushë me gëzim ditën të gjithë atyre që janë në çift. Kujdes, mos kërkoni të bëni ndryshime drastike sepse kjo nuk do i pëlqejë partnerit dhe mund te lindin debate nga mbrëmja. Disa beqarë do fillojnë ndonjë aventurë, por të nisur thjesht nga emocionet e momentit.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

21.03.2013

15

Është e pafalshme për shkencëtarët që të torturojnë kafshët; le t’i bëjnë eksperimentet e tyre mbi gazetarët dhe politikanët. Henrik Ibsen

21 mars

1556

Hakmarrja e një mbretëreshe katolike Thomas Cranmer, Arkipeshkvi i parë Protestant i Canterbury-t, digjet në turrën e druve, ndërkohë që mbretëresha Mary rikthen katolicizmin në Angli. Thomas Cranmer-i, ish-Arkipeshkvi i Canterburyt, tani një heretik i mallkuar - u soll me paradë në kishën e St. Mary-t në Oxford më 21 mars 1556. I mbajtur në burg për më shumë se 2 vjet, me tituj të hequr, dhe i fyer publikisht, ai u detyrua të firmoste gjashtë dokumente ku pranonte herezinë e vet dhe tani detyrohej që ta bënte publik pendimin. Për habinë e

dëgjuesve ai i mori mbrapsht fjalët dhe shpalli se “meqë dora e tij e djathtë kishte shkruar në kundërshtim me zemrën” atë do ta vinte në zjarr të parën. Dhe kështu bëri kur u vu në turrën e truve, duke e mbajtur në zjarr “në mënyrë që njerëzit ta shihnin tek kthehej në qymyr.” Me arsimimin dhe prirjet e një akademiku në kontakte të afërta me reformatorët në kontinent, Crammer pa dëshirën e tij u vendos në postin e arkipeshkvit nga Henry VIII. Ai ishte kujdesur për përkthimin e Biblës në anglisht, por gjatë kohës si arkipeshkv nën të birin e Henry-t Edward-i VI, kur ai solli në

jetë liturgjinë bazike të Kishës Anglikane, duke qenë aktori kryesor në skicimin e Librit të Lutjeve të Përbashkëta (1552). Mbretëresha Mary I nuk ia kishte falur Cranmerit pjesën e luajtur në divorcin e Henry-t VIII me të ëmën Catherine e Aragon-it. Një katolike e devotshme, ajo e pa si detyrën e saj të shenjtë rikthimin e Anglisë te feja e njëmendtë, dhe rifuti ligjet kundër heretikëve. Këto politika brutale nuk ia shtuan grigjën Kishës, por krijuan më shumë martirë dhe më shumë e se 300 protestantë u dogjën në vitet e fundit të mbretërimit të Mary-t, “të Përgjakshmes.”

Blitz

Flickr

43.3

Vjeç është pritshmëria e moshës mesatare të burrave në Afganistan; më e ulëta në botë.

43.8

Vjeç është mosha mesatare e pritshme e grave në Zimbabve; më e ulëta në botë.

19.7

Vdekje në 1000 vetë në vit është mesatarja në Afganistan; më e larta në botë.

157

Vdekje në njëmijë lindje është raporti në Afganistan; më e larta në botë. *Sipas The Economist Pocket World In Figures 2010.

Titulli: kundër, brez pas brezi Foto: Vladimir Karaj

Në Facebook Dorela Kurani Pas çdo rubrike në gazetat online është një kërkesë ku thuhet se në rast se komentet kanë në përmbajtjen e tyre sharje, ofendime etj. etj. komenti nuk do të publikohet... më tej komentuesit që sigurisht janë të ngjyrave të ndryshme e ja fillojnë dufit me libër shpie... çuditërisht komentet publikohen... Ose hiqeni atë kërkesë e të vazhdojnë të sharat no limit ose zbatojeni, dreqi ta hajë!

Marsel Lela Ai momenti kur jashtë bën një kohë e mrekullueshme që të vjen t’ia mbathësh mes natyrës dhe ndërkohë je i detyruar të rrish në zyrë duke monitoruar Eduard Selamin. Selam Alekum!

Dardan Malaj I kisha lënë në mirëbesim memories së telefonit mbi 900 numra. Po shoh që në mënyrë të njëanshme dhe pa njoftim paraprak ka prishur kontratën dhe i ka fshirë të gjithë.

Vladimir Karaj Dhe ja ai momenti, që s’duhej të kishte ardhur kurrë, kur ke turp nga emri që ka profesioni yt... Bujk dua të jem, siç thoshte Spasse...

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Thahet liqeni Marr vesh se komunës Liqenas, në zonën e Prespës, do t’i kthehet emri i vjetër Pustec, me kërkesë të banorëve. Kemi folur shpesh në blog për toponimet e huaja në Shqipëri, si dhe për dëshirat ndonjëherë edhe të politizuara për ndërrimin ose shqipërimin e tyre. Kjo që po bëjnë banorët e Pustecit/Liqenasit është e kundërta: po refuzojnë një toponim të ri, të shqipëruar, për të rehabilituar të vjetrin. Si Pustec, si Liqenas emërtojnë në bazë të një karakteristike gjeografike; dallojnë mes tyre për shkak se njëri është sllavisht, tjetri është shqip; por edhe sidomos nga mosha, meqë Pustec është i vjetër dhe tradicional (i vetvetishëm); Liqenas, i ri dhe i qëllimshëm. Doemos, banorët e atjeshëm duan toponimin sllav, sepse përkon me etninë dhe identitetin e tyre; por edhe ngaqë nuk e shohin më arsyen pse të mbajnë një toponim të ri, artificial si Liqenas. Dhe ky është problem madhor me toponimet e reja, ose rezultatet e ndërhyrjeve të vullnetshme në toponimi: jo vetëm që këto të rejat shihen si të paqëndrueshme, të përkohshme, të ndërrueshme si rrobat e trupit, kasketa ose stema në jakë të xhaketës; por edhe, dhe sidomos, që ndërrueshmëria e toponimit, në emër të një ideologjie ose politike identitare, mundësohet pikërisht nga gjesti i vullnetshëm fillestar.

Ardian Vehbiu/ Peizazhe të fjalës Me fjalë të tjera: duke e ndërruar emrin nga Pustec në Liqenas, për ta shqipëruar, ti bën realitet idenë se emrat e vendeve mund të ndërrohen sipas orekseve dhe histerive të aktualitetit. Që nga ky moment, emri i vendit do të ndërrojë sa herë që ndërron era; dhe çfarë deri dje ishte pikë referimi në hartën demografike dhe kulturore të zonës, kthehet në flamur lëvizjesh politike dhe identitare. Ndërkohë, marrëdhënia e njerëzve me territorin është më komplekse se ç’e dëshirojnë ideologët; prandaj edhe emrat e vjetër mbijetojnë. Edhe banorët e Liqenasit, kur deshën të afirmojnë identitetin e tyre maqedonas, nuk është se zgjodhën ndonjë emër të ri poetiko-ideologjik (p.sh. Aleksandrovsk), por iu kthyen të vjetrit: Pustec. Që në fakt nuk do të thotë as “shkretëtirë”, as “vend i shkretë”; por vetëm “fshati im”, për të gjithë ata që jetojnë aty. Më në fund, dy fjalë edhe për politikën: më 18 maj të vitit 2008, kryeministri Berisha pat vizituar Shqipërinë Juglindore për të përuruar një rrugë, dhe me atë rast i pat premtuar “kryetarit të bashkisë së Pustecit” se “do t’ia kthente toponimet maqedonase që, gjatë viteve 1970, ishin ndërruar me emra shqiptarë…” Një nga ato raste - përndryshe të rralla - kur politikanët i mbajnë premtimet!

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Vera Perleka Cel: 068 20 55 437 E-mail 1: v_perleka@yahoo.com E-mail 2: vera_perleka@hotmail.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440


CMYK

IV 28.02.2013 21.03.2013 16

Gazeta MaPO MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta Mapo  
Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Advertisement