Issuu on Google+

Faqe 15

recensa e zogajt

Dedikuar shkrimit dhe leximit “Nëse një natë dimri një udhëtar”, roman nga Italo Kalvino, botuar nga “Dudaj”

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 20 gusht 2012. Numër 662. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Miku i Arbën Xhaferit: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojnë ata që e injoronin

prokurorët, Shtëpi të reja me kredi dhe kursime për 2011 Pasuritë e deklaruara / Si kanë ndryshuar pasuritë e njerëzve të akuzës. Thuajse të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda deklarojnë marrjen e kredive për blerje banesash, e megjithatë ia dalin të kursejnë shuma parash që variojnë nga 200 mijë deri në 1 milion e 400 mijë lekë në vit Prokurorët e dosjeve më të bujshme në vend janë të “zhytur” në borxhe e kredi. Deklaratat e pasurisë për drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe disa prokurorëve tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë marrë kredi nga bankat. Blerja e shtëpive të banimit duket se është një

Arbën Xhaferi

Publicisti Enver Robelli rrëfen Arbën Xhaferin. 64 pikëpamje dhe këndvështrime për politikanin e filozofin që u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare . Lufta e 2001, mungesa e Ali Ahmetit në varrim, tërheqja nga jeta politike dhe marrëdhëniet me politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës Faqe 10-11

Klosi: Zgjedhjet e 2013, ja 3 shtyllat e strategjisë së PS Opozita do të duhet të luftojë shumë për të mbrojtur votën në çdo cep të vendit.

FAQe 3

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Të spekulojmë pak!

koment

Shkëlzen Maliqi

A jemi në prag të koalicionit PDK – AAK? Janë disa momente që paralajmërojnë këtë ndryshim...

Lista e leximeve të verës për udhëheqësit europianë Në gusht europianët nisen koment drejt plazheve. Barry Eichengreen Kontinenti ...

13 profil

Zbardhet vendimi i 2009: Referendumi për Kushtetutën, vetëm me 2/3 e votave Në vitin 2009, Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e neneve 150 dhe 177 të Kushtetutës, ku rrëzon mundësinë e mbajtjes së një referendumi kushtetues me mbledhjen e 50 mijë firmave nga qytetarët. Ja vendimi i plotë i

Don Kishoti nga Fan Noli te Petro Zheji Nga Skifter Këlliçi Zheji arriti të bëjë Servantesin të flasë shqip. Ai kapërceu edhe një tjetër vështirësi: arriti të ruante vazhdimësinë e stilit të Nolit

para tri viteve, i marrë nga Gjykata Kushtetuese për kërkesën e LSI-së

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

62 kilogramë heroinë në bombola gazi, pranga shqiptarit në Greqi Droga transportohej me një automjet me targa italiane, që drejtohej nga 52-vjeçari Izet Ohri, i arrestuar nga policia greke me akuzën për futjen e një sasie të madhe të drogës në Greqi.

Qentë e antidrogës zbuluan se në makinën që ishte mbushur me bombola gazi kishte në të vërtetë një sasi rekord heroine. Izet Ohri u arrestua dje nga policia greke, ndërsa mediat thanë se atij iu kapën 62 kg heroinë teksa udhëtonte në territorin grek... Faqe 7

i kërkuari

fiter bajrami

Pranga Gjergj Cukalit, kapet me armë një javë pasi la qelitë

Myslimanët e Tiranës falen në bulevard, festime masive në Kavajë

FAQE 5

Sukses parazgjedhor

nga fenomenet kryesore në deklaratat e pasurisë, pasi pjesa më e madhe e prokurorëve deklarojnë porositjen apo blerjen e banesave përgjatë vitit të shkuar. Në shumicën e tyre prokurorët thonë se të ardhurat janë siguruar në formën e kredisë nga banka të ndryshme në vend.. FAQe 4

FAQE 6

Sezoni i ri politik që do hapet në shtator pritet t’i vërë sërish palët përballë në debatin për mbajtjen e referendumit popullor për të kufizuar imunitetin e zyrtarëve të lartë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese... FAQe 2

editorial/ 19 Artur Zheji

Varrimi i madh dhe takimi i vogël Rama-Meta U tund dynjaja verore mediatike, se Meta dhe Rama u takuan sërish. Kësaj r ad h e, r ap o r t o j n ë k r o n i k at gazetareske, sfondi ishte ndryshe. Një varrim i madh, i një njeriu të rëndësishëm, i një shqiptari me mendje të kthjellët në këto kohëra të turbullta, politikanit dhe politologut, Arbën Xhaferri. Ndoshta ishte një rastësi, por ndoshta duhet të ndodhte që këta të dy, Rama dhe Meta, të fotografoheshin bashkë dhe krah për krah, në atë ditë zie dhe në atë tryezë përshpirtjeje. Por duke rënë me dashje në rrjetën e provokimit mediatik, le t’u rrëfejmë shqiptarëve që janë ende kuriozë, se ky takim, realisht nuk ka kurrfarë vlere të qëndrueshme politike...


2

MAPO

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

politika

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese 50 mijë firmat e qytetarëve janë të vlefshme për referendumin e përgjithshëm dhe jo për referendumin që syon ndryshimin e Kushtetutës

Gjykata në 2009:

Referendumi kushtetues vetëm me 2/3 e votave Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e neneve 150 dhe 177 të Kushtetutës, ku rrëzon mundësinë e mbajtjes së një referendumi kushtetues me mbledhjen e 50 mijë firmave nga qytetarët Fejzi Braushi Sezoni i ri politik që do hapet në shtator pritet t’i vërë sërish palët përballë në debatin për mbajtjen e referendumit popullor për të kufizuar imunitetin e zyrtarëve të lartë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në mungesë të një konsensusi politik, demokratët janë të vendosur që t’i drejtohen popullit, për të vendosur nëse duhet të kufizohet apo hiqet imuniteti i zyrtarëve të lartë dhe për këtë ata i referohen nenin 150 të Kushtetutës, i cili përcakton të drejtën e sovranit për të vendosur me referendum ndryshimin e një ligji. Por nga ana tjetër socialistët, të cilët kanë kushtëzuar votën për imunitetin me miratimin dhe të një sërë ndërhyrjesh të tjera në Kushtetutë, shprehen se as referendumi popullor nuk mund të mbahet pa pasur më parë konsensusin e opozitës në Kuvend. Sipas tyre, për të mbajtur një referendum popullor me qëllim ndryshimin e Kushtetutës, duhet t’i referohesh jo nenit 150, por nenit 177 të saj, ku përcaktohet se kërkesa për referendum miratohet më parë nga 2/3 e anëtarëve të Kuvendit. Prej ditësh palët janë përfshirë në një debat të gjerë mbi këtë çështje, nëse për të mbajtur një referendum kushtetues duhet t’i referohesh nenit 150 apo 177 të Kushtetutës. Por duket se socialistët janë të favorizuar në këtë debat, pasi kanë në anën e tyre vendimin numër 25 të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, ku përcaktohet se për mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës duhet t’i referohemi neni 177 dhe jo atij 150. Sipas interpretimit që Gjykata Kushtetuese i ka bërë këtyre dy neneve në rastin e referendumit të kërkuar nga LSI 4 vjet më parë, neni 177 i Kushtetutës është ai që duhet të jetë baza për mbajtjen e një referendumi për ndryshime kushtetuese, ndërsa sqaron se neni 150 vlen vetëm për referendumet e përgjithshme. Vendimi i Gjykatës 4 vjet më parë grupi nismëtar i mbështetur nga LSI, që kërkonte shfuqizimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kishin bërë PD dhe PS me konsensus në Kuvend, kërkonte mbajtjen e një referendumi popullor për të shfuqizuar këto ndryshime. Ata paraqitën një kërkesë në KQZ e cila u hodh poshtë

Qëndrimi i KQZ-së dhe Kuvendit Subjektet e interesuara, KQZ-ja dhe Kuvendi, që morën pjesë në atë proces gjyqësor theksuan se në Kodin Zgjedhor, në kreun e dytë, janë parashikuar tre lloje referendumesh: referendumi kushtetues, referendumi i përgjithshëm dhe ai vendor. Sipas tyre, kërkuesit ngatërronin këtë ndarje duke kërkuar që referendumi kushtetues të konsiderohej si referendum i përgjithshëm. Ata theksuan se sipas nenit 177 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese shqyrton paraprakisht kushtetutshmërinë e mbajtjes së referendumit kushtetues kur një kërkesë e tillë ka ardhur në përputhje me nenin 177 të Kushtetutës nga të paktën 28 deputetë dhe në përputhje edhe me nenet 122, 123 dhe 124 të Kodit Zgjedhor dhe jo nga ndonjë subjekt tjetër. Sipas nenit 150 të Kushtetutës dhe nenit prej saj për mungesë kompetence për shqyrtim. Ndaj grupi nismëtar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, ku ndërmjet të tjerave kërkonte dhe interpretimin e nenit 150, pika 1 dhe nenit 177 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kërkuesi pretendoi se nenet 150 e 177 të Kushtetutës nuk bien ndesh me njëritjetrin, por rregullojnë procedura të ndryshme dhe garantojnë të drejta të ndryshme, nga njëra anë për Kuvendin e Shqipërisë (neni 2/2 i Kushtetutës) dhe nga ana tjetër, të popullit (neni 2/1 i Kushtetutës). Sipas pretendimeve të paraqitura para gjykatës prej tyre neni 177 i Kushtetutës rregullon procedurën për referendum kushtetues, që ka të bëjë me faktin se ky lloj referendumi kërkohet vetëm për miratimin apo ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese të realizuara nëpërmjet procedurave parlamentare. Ata theksuan se ky është një referendum konsultativ apo “konsultim popullor”, ndërsa ushtrimi i drejtpërdrejtë i sovranitetit bëhet sipas nenit 150/1 të Kushtetutës. Arsyetimi i Gjykatës Në analizën që Gjykata Kushtetuese bën në vendimin e saj shprehet se në nenin 150, pika 1 të Kushtetutës parashikohet: “Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë”. Kodi Zgjedhor (KZ) ka bërë dallimin e “referendumit kushtetues” nga “referendumi i përgjithshëm”. Sipas nenit 122 të KZ, “Referendumi kushtetues, sipas pikës 5 të nenit 177 të Kushtetutës, është referendumi që

129 të Kodit Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtonte kushtetutshmërinë e kërkesës për referendum të përgjithshëm vetëm në rastet kur, pas verifikimit të rregullshmërisë, kërkesa përcillet në Gjykatën Kushtetuese nga KQZ-ja. Sipas KQZ-së dhe Kuvendit të përfaqësuara në atë proces gjyqësor konfondimi që përpiqej të bënte kërkuesi mes referendumit kushtetues dhe atij të përgjithshëm ishte në kundërshtim me nenet 150 dhe 177 të Kushtetutës si dhe nenet 122-131 të Kodit Zgjedhor. “Nenet 150 dhe 177 të Kushtetutës parashikojnë dy lloje të ndryshme referendumesh, të cilat rregullohen në mënyrë më të detajuar nga Kodi Zgjedhor” bëhet e ditur në këtë vendim se ishin shprehur KQZ dhe Kuvendi lidhur me interpretimin e këtyre dy neneve. kërkohet nga një e pesta e deputetëve, për t’ia nënshtruar votimit popullor amendamentin kushtetues, të miratuar nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Ndërsa referendumi i përgjithshëm është referendumi që mund të kërkohet nga pesëdhjetë mijë zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve, për shfuqizimin e një ligji, në përputhje me pikën 1 të nenit 150 të Kushtetutës, si dhe me dispozitat e KZ (neni 126/1 i KZ). Kërkesa për fillimin e procedurave të referendumit të përgjithshëm paraqitet në KQZ nga një grup prej jo më pak se 12 nismëtarësh, të cilët janë zgjedhës të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve (neni 126/2 i KZ). Gjykata, për të vlerësuar interesin e kërkuesit në këtë kontroll kushtetues çmon se duhet t’i japë përgjigje pyetjes nëse neni 150 zbatohet ndaj ligjeve për rishikimin e Kushtetutës, me fjalë të tjera, nëse pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në rishikimin e Kushtetutës kufizohet në mundësitë e parashikuara nga dispozitat e veçanta të nenit 177 të Kushtetutës, apo kjo pjesëmarrje e drejtpërdrejtë mund të organizohet gjithashtu sipas parashikimeve të përgjithshme të nenit 150. Lidhur me çështjen në shqyrtim, Gjykata Kushtetuese shprehet se “Kushtetuta ka rregulluar, në një pjesë të veçantë, procedurat për rishikimin e Kushtetutës (Pjesa e shtatëmbëdhjetë, neni 177). Për rrjedhojë, shqyrtimi i çështjes nëse neni 150 zbatohet gjithashtu ndaj ligjeve për rishikimin e kushtetutës nuk mund të vlerësohet pa marrë në konsideratë dhe nenin 177 të Kushtetutës. Sipas këtij neni, një amendament kush-

Gjykata, për të vlerësuar interesin e kërkuesit në këtë kontroll kushtetues çmon se duhet t’i japë përgjigje pyetjes nëse neni 150 zbatohet ndaj ligjeve për rishikimin e Kushtetutës, me fjalë të tjera, nëse pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në rishikimin e Kushtetutës kufizohet në mundësitë e parashikuara nga dispozitat e veçanta të nenit 177 të Kushtetutës, apo kjo pjesëmarrje e drejtpërdrejtë mund të organizohet gjithashtu sipas parashikimeve të përgjithshme të nenit 150

Gjykata Kushtetuese

tetues i miratuar, mund t’i nënshtrohet referendumit në dy raste: 1) kur vendosin dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 177/4); 2) kur kërkohet nga një e pesta e anëtarëve të Kuvendit (neni 177/5). Duke qenë se neni 177 i Kushtetutës së Shqipërisë është dispozitë e veçantë për ndryshimin e Kushtetutës duhet prezumuar se, ky nen, trajton në mënyrë të hollësishme mundësitë e organizimit të një referendumi kushtetues për një ndryshim të Kushtetutës. Nga kuptimi i nenit 177 del se, një amendament kushtetues nuk i nënshtrohet referendumit në mënyrë të detyrueshme, por vetëm në rastin kur e kërkojnë subjektet e përmendura më sipër. Neni 177 nuk parashikon të drejtën për të thirrur një referendum për shfuqizimin e një ndryshimi të Kushtetutës nga 50 mijë shtetas me të drejtë vote. Kjo do të thotë që, përfshirja e drejtpërdrejtë e popullit në procesin kushtetutëbërës mundësohet vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvend”. Më tej Gjykata thekson se “Kushtetuta, si ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë, duhet të jetë një akt i qëndrueshëm. Kjo garantohet nga një procedurë e vështirë dhe komplekse e amendimeve të Kushtetutës, e

parashikuar nga neni 177 i Kushtetutës. Gjykata çmon se kjo qëndrueshmëri mund të dëmtohet nëse një amendament kushtetues, i miratuar me një shumicë prej dy të tretash dhe për të cilin nuk është kërkuar që t’i nënshtrohet referendumit nga subjektet e parashikuara në nenin 177 të Kushtetutës, mund të shfuqizohet nëpërmjet një referendumi të kërkuar nga 50 mijë zgjedhës”. Megjithatë, Gjykata sqaron se Kushtetuta, në mënyrë të qartë nuk synon mbajtjen gjithmonë të një referendumi mbi ndryshimet e Kushtetutës, por e kushtëzon atë vetëm në ato raste kur konsensusi i gjerë politik mungon. “Në këtë kuptim, neni 177 parashikon garanci të mjaftueshme për pakicat (një e pesta e anëtarëve) pa qenë nevoja t’i drejtohet parashikimeve të nenit 150 të Kushtetutës”. Bazuar në analizën e mësipërme, Gjykata arrin në përfundimin se “Kushtetuta e Shqipërisë lejon thirrjen e një referendumi për amendamentet kushtetuese vetëm brenda kufijve të parashikuar nga neni 177. E drejta e 50 mijë shtetasve me të drejtë vote për të kërkuar shfuqizimin e një ligji, sipas nenit 150, nuk shtrihet në ligjet për rishikimin e Kushtetutës”.


e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Sekretari për çështjet zgjedhore shpjegon pikat kryesore të aksionit politik të socialistëve për vitin elektoral

Klosi: Zgjedhjet e 2013, ja 3 shtyllat e strategjisë së PS “Opozita do të duhet të luftojë shumë për të mbrojtur votën në çdo cep të vendit. Ne po organizohemi që të kemi nën kontroll situatën elektorale”

Panariti: Pakti detar, po presim rezultatet e grupit të punës Çështja e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë është ende pezull, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi si antiligjore. Ndërkohë që opozita kërkon ta përfshijë zgjidhjen e saj përmes referendumit popullor, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti tha dje për “Vizion Plus” se mundësitë e finalizimit të saj mbeten të hapura. “Do presim rezultatin e grupit të punës për rinegocimin e marrëveshjes, ose do

të ndjekim opsione të tjera. Pa lejuar spekulime të tjera, sepse ne kemi prioritet të Ministrisë së Jashtme sovranitetin dhe integritetin e kufijve të vendit”, - thekson Panariti. Shumë faktorë politikë dhe të shoqërisë civile kanë kërkuar më shumë transparencë për rinegocimin e marrëveshjes. Aleanca Kuq e Zi, me një gjest simbolik vendosi edhe shenjat e kufirit, duke denoncuar shitjen e hapësirës shqiptare.

Ndërsa muaji shtator cilësohet si muaji kur nisin ethet e vitit elektoral 2013, duket se Partia Socialiste e ka gati strategjinë e fushatës. Sekretari organizativ i kësaj force politike, Blendi Klosi thotë se tashmë janë përcaktuar tri shtyllat kryesore, mbi të cilat do të punohet gjatë vitit të ardhshëm. “Luftë të fortë politike në Kuvend dhe në çdo zonë zgjedhore të vendit”, - është shtylla e parë të cilën socialistët kanë përcaktuar ta zbatojnë qysh në hapjen e Kuvendit në shtator, e për ta vijuar gjatë gjithë sesionit në vijim. Si çështje të dytë, Sekretari socialist rendit punën në bazë, takimet, dialogun me elektoratin dhe sqarimin e programit qeverisës. “Pse qytetarët shqiptarë do të duhet të jenë pro ndryshimit dhe pse socialistët do të qeverisin ndryshe?” - shton Klosi. Por si shtyllën kryesore Blendi Klosi thekson ‘luftën” për mbrojtjen e votës. Për këtë të fundit nga selia e PS-së mësohet se po organizohen nga tri grupe për çdo qendër votimi, të cilat do të merren që disa muaj para datës me organizimin e ditës së zgjedhjeve. Socialistët kanë planifikuar që në këto tri grupe pranë zonave zgjedhore të bëjnë pjesë anëtarë të FRESSH, FGSSH dhe anëtarët e PSSH, por që kanë njohje shumë të mirë të banorëve të territoreve brenda zonave zgjedhore. Sigurisht që këto tri grupe do të jenë përveç organizatave përkatëse të socialistëve në çdo zonë zgjedhore, të cilat do të je-

PS nuk ka bërë të qartë se cila do të jetë mënyra e garimit në këto zgjedhje duke bashkëpunuar në koalicion para apo paszgjedhor me forca të tjera politike në trupa kryesore për organizimin dhe ecurinë e zgjedhjeve. Partia Socialiste ende nuk ka bërë të qartë se cila do të jetë mënyra e garimit në këto zgjedhje duke bashkëpunuar në koalicion para apo paszgjedhor me forca të tjera politike. Sipas burimeve nga selia rozë, dy janë variantet që po diskutohen dhe që pritet të finalizohen në muajt e fundit të vitit; krijimi dhe dalja në

zgjedhje me një front të gjerë opozitar, duke u përpjekur për bashkimin e gjitha partive që sot janë në opozitë. Në këtë variant problemi është vetëm futja në këtë front e dy formacioneve të reja politike; FRD-së së Bamir Topit dhe AK-së së Kreshnik Spahiut. Ndërsa varianti tjetër ka të bëjë me daljen në zgjedhje pak a shumë me koalicionin e zgjedhjeve lokale të 2011-ës dhe pas zgjedhjeve, lidhja e koalicionit me faktorët e tjerë opozitarë apo edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, të Ilir Metës. Ky i fundit është në “lojë” edhe për koalicion parazgjedhor me PS-në, por ende asgjë nuk është vendosur. Gjithsesi, shtatori do të jetë muaji kur të nisin konkretisht të gjitha përgatitjet dhe lëvizjet konkrete të Partisë Socialiste por edhe partive të tjera për zgjedhjet e qershorit.  

KQZ, shpallet vakanca e postit të kryetarit Kuvendi pritet që të shpallë këtë javë vakancën për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo si një detyrim që lind nga ndryshimet e reja të bëra në Kodin Zgjedhor që u dekretua një javë më parë nga Presidenti. Në bazë të këtyre ndryshimeve dhe nenit 181 të tij që bën pjesë në kapitullin e dispozitave kalimtare, institucionit të Kuvendit i lind detyrimi të bëjë shpalljen e vendit vakant dhe të presë aplikimet e lira të shtetasve që plotësojnë kriteret formale të ligjit që dëshirojnë të jenë anëtarë dhe njëkohësisht kryetar të KQZ-së. Kodi në këtë nen përcakton se Kuvendi duhet ta kryejë procedurën e shpalljes së vendit vakant menjëherë pasi bëhet dekretimi i ndryshimeve në ligj. Pas këtij hapi formal do të jetë komisioni i Ligjeve ai që do të ketë detyrimin që të administrojë konkurrentët që do të paraqiten dhe për të kryer më pas një proces dëgjese me secilin

prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternative që të kenë mbështetjen e 2/3 së anëtarëve të këtij komisioni. Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Ndërkohë që përfaqësuesit e pakicës parla-

mentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur dhe Kuvendi zgjedh kryetar të KQZ-së kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve. E gjithë kjo procedurë, duke e llogaritur sipas afateve që përcaktojnë ndryshimet e tjera në këtë Kod, duhet të përfundojë jo më vonë se data 25 shtator, pra 10 ditë pasi të jenë zgjedhur 6 anëtarët e tjerë të KQZ-së, për zgjedhjen e të cilëve do të ndiqen procedurat e mëparshme. Kështu forcat politike që u lind e drejta të propozojnë kandidatë dhe të kenë anëtarë në KQZ duhet të paraqesin në kuvend emrat përkatës, dy PD, dy PS, 1 LSI dhe 1 PBDNJ. Nuk dihet nëse ndonjëri prej anëtarëve aktualë të KQZ-së do të rikandidohet, megjithëse ekspertët e huaj kanë rekomanduar se KQZ duhet të ketë vazhdueshmëri, pra rikompozimi i saj duhet të ruajë dhe eksperiencën e një numri të kufizuar anëtarësh.


4

MAPO

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronika

Prokurorët kredi 50 milionë lekë? Një pjesë e prokurorëve të Krimeve të Rënda thonë në deklaratat e tyre të pasurisë se kanë marrë kredi nga bankat në vlerën e 50 milionë lekëve. Kredia është marrë me qëllim blerjen e shtëpive në kryeqytet. Ajo çka tërheq vëmendjen është shifra e kredisë që

deklarohet nga vetë prokurorët: 50 milionë lekë. Që prej viteve ‘60, me ndryshimin e vlerës së kartëmonedhave termi “lekë të vjetra” nuk përdoret më në administratë apo institucione financiare, çka do të thotë se të gjitha veprimet kryhen në vlerat reale të

kartëmonedhave. Duke u nisur nga ky fakt atëherë lind pyetja nëse prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë vërtet 50 milionë lekë kredi, apo kjo shumë është 5 milionë lekë dhe prokurorët kanë bërë lapsus në deklaratat e tyre të pasurisë?

Zbardhet pasuria

Prokurorët e Krimeve të Rënda “të zhytur” në kredi për shtëpi Malaj: Paratë i mora borxh për shkollimin e vajzës

Thuajse të gjithë njerëzit e Akuzës së Krimeve të Rënda deklarojnë marrjen e kredive për blerje banesash, e megjithatë ia dalin të kursejnë shuma parash që variojnë nga 200 mijë deri në 1 milion e 400 mijë lekë në vit Tiranë Prokurorët e dosjeve më të bujshme në vend janë të “zhytur” në borxhe e kredi. Deklaratat e pasurisë për drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe disa prokurorëve tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë marrë kredi nga bankat. Blerja e shtëpive të banimit duket se është një nga fenomenet kryesore në deklaratat e pasurisë, pasi pjesa më e madhe e prokurorëve deklarojnë porositjen apo blerjen e banesave përgjatë vitit të shkuar. Në shumicën e tyre prokurorët thonë se të ardhurat janë siguruar në formën e kredisë nga banka të ndryshme në vend, por nuk mungojnë as rastet kur këto para janë marrë hua nga familjarë apo miq të tyre. Drejtuesi i prokurorisë, Olsian Çela, thotë në deklaratën e pasurisë së ka marrë 2.4 milionë lekë hua nga të afërm apo miq të tij, me qëllim blerjen e një banese. Ndërsa prokurori Ardian Nezha deklaron se ka marrë hua shumën prej 55 mijë euro, me të cilën ka blerë një shtëpi banimi dhe një automjet në vlerën e 300 mijë lekëve. Përveç borxheve dhe kredive të marra kryesisht me interesa të buta, një tjetër fenomen që vërehet në deklaratat e pasurisë së prokurorëve janë edhe kursimet nga pagat dhe shpërblimet vjetore. Thuajse të gjithë prej tyre kanë deklaruar shuma parash të kursyera, të cilat janë kryesisht të ardhura nga puna e tyre dhe e bashkëshorteve. Henrik Ligori, zëvendësdrejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, thotë se për vitin e shkuar pasuria e tij është shtuar me 1 milion e 400 mijë lekë. Këto para janë siguruar nga të ardhurat e tij si prokuror, pedagog dhe eksperti, si dhe të ardhurat nga paga e bashkëshortes si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Shtesë në të ardhura kanë pasur edhe prokurorët e tjerë, në shuma që variojnë nga 200 mijë deri në 1 milion e 400 mijë lekë. Përveç kredive të marra me afat të gjatë, pasuria e prokurorëve të Krimeve të Rënda ka ngelur thuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë, përveç disa shtesave të gjendjes Cash apo dhe shitjes së ndonjë automjeti për ta zëvendësuar me një makinë më të re. Vetëm një prej prokurorëve deklaron një pasuri të paluajtshme të blerë në periferi të kryeqyteti. Erviola Stoja thotë në deklaratën e saj të pasurisë se disponon një tokë arë me sipërfaqe 285 metër katrorë vlera e të cilës shkon në 4 milionë e 845 mijë lekë të reja. Gjithashtu vërehet se thuajse gjithë prokurorët shpenzojnë për shkollimin apo edukimin e fëmijëve në institucione arsimore private dhe megjithatë ia dalin të kursejnë nga pagat e tyre.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, sqaroi dje se shuma prej 20 mijë dollarë e përfituar si dhuratë, në fakt është një borxh i marrë prej tij për shkollimin e vajzës. “Ajo shumë është financim i përkohshëm dhe me detyrim kthimi, të bërë nga familjaret e mi për koston e arsimimit të vajzës. Ato shuma janë bërë nga burime zyrtare dhe në rrugë zyrtare, direkt në llogarinë e shkollës, kopjet e dokumenteve ndodhen në ILDKP. Vajza e cila studion matematikë ne Wellesly College mund të përfitonte edhe nga fondet e ekselencës që jep Ministria e Arsimit, por bindja jonë ka qenë se nga këto fonde duhet të përfitojnë studentët e talentuar nga familjet me më pak të ardhura”- tha deputeti Malaj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda

Prokuroria për Krime të Rënda Olsian Çela

Të ardhura nga paga 1 milion 531 mijë e 435 lekë

Depozitë kursimesh 1 milion lekë

Të ardhura nga puna si ekspertë në Shkollën e Magjistraturës 20 mijë lekë

Apartament me vlerë 6 milionë e 800 mijë lekë

Kredi me vlerë 5 milionë lekë

2 milionë e 400 mijë lekë hua për blerjen e apartamentit

Kartë krediti 200 mijë lekë

Të ardhura nga paga 2 milionë e 40 mijë e 476 lekë

Edvin Kondili

Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës 116 mijë e 100 lekë

Kursime nga paga 800 mijë lekë

Pagesa si anëtar i Këshillit të Prokurorisë 27 mijë lekë

Apartament me sipërfaqe 86.7 m2 me vlerë 70 mijë euro

Henrik Ligori

Të ardhura nga paga 1 milion e 524 mijë e 727 lekë

1 milion e 400 mijë lekë rritje e gjendjes Cash

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 663 mijë e 624 lekë

Të ardhurat e bashkëshortes 2 milionë e 16 mijë e 937 lekë

Honorare të bashkëshortes si pedagoge e jashtme 38 mijë lekë

Të ardhura vetjake (paga+shpërblime) 2 milionë 55 mijë e 368 lekë

Kredi për blerje apartamenti në vlerën e 60 mijë eurove

Honorare si pedagog i jashtëm 295 mijë e 200 lekë

Overdraft në shumën e 300 mijë lekëve Overdraft në shumën e 50 mijë lekëve Overdraft në shumën 300 mijë lekëve Pagesa e kopshtit të djalit 240 mijë lekë Eugen Beçi Kursime nga paga 200 mijë lekë Të ardhura nga shitja e automjetit 500 mijë lekë Blerje automjeti 600 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion e 578 mijë e 821 lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 624 mijë e 800 lekë Kredi për blerje apartamenti në shumën e 5 milionë lekëve Adnan Xholi Kursime nga paga si prokuror dhe paga e bashkëshortes 830 mijë e 163 lekë Të ardhura nga paga 1 milion e 483 mijë e 917 lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 564 mijë e 480 lekë Të ardhura nga mësimdhënia 7 mijë e 200 lekë Kredi për blerje apartamenti 5 milionë lekë Detyrim për arsimin parashkollor të vajzës 40 mijë lekë Anton Martini Kursime nga paga si prokuror dhe paga e bashkëshortes 500 mijë lekë Të ardhura nga paga 1 milion e 583 mijë e 403 lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 468 mijë lekë Kredi për blerje apartamenti 5 milionë lekë Detyrim për shkollimin e djalit 2 mijë e 300 euro Detyrim për sistemimin parashkollor të djalit 40 mijë lekë

Honorare si ekspert 800 euro Honorare si pedagog i jashtëm 151 mijë e 200 lekë Kostaq Beluri Të ardhura nga paga 1 milion 858 mijë e 528 lekë Paga si ekspert në Shkollën e Magjistraturës 36 mijë lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 708 mijë e 131 lekë Të ardhura nga përqindja e interesit për Bono Thesari 150 mijë lekë Ardian Nezha Kursime nga paga dhe shpërblimet 500 mijë lekë Kursime nga paga e bashkëshortes 180 mijë lekë Apartament me vlerë 64 mijë e 350 dollarë 55 mijë euro hua për blerjen e apartamentit Blerë automjet tip “Ford” 300 mijë lekë Shitur automjet tip “Opel” 300 mijë lekë Hapur depozitë në shumën 456 euro Hapur depozitë 477 dollarë Të ardhura nga paga 1 milion e 532 mijë e 61 lekë Të ardhura nga paga e bashkëshortes 564 mijë e 527 lekë 100 mijë lekë detyrime për shkollimin e djalit 50 mijë lekë detyrime për edukimin parashkollor të vajzës Erviola Stoja Tokë arë me sipërfaqe 285 metër katrorë me vlerë 4 milionë e 845 mijë lekë Kursime nga paga dhe shpërblimet 500 mijë lekë


e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Del nga rruga betonierja, vdes 44-vjeçari

kronikë

Sarandë-Një person ka humbur jetën mëngjesin e djeshëm në qytetin e Sarandës, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në afërsi të fshatit Çukë të Sarandës. Viktima është Dule Shameti 44

vjeç, i cili ka qenë në drejtimin e një makine betoniere. Policia tha se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe Shameti ka mbetur i plagosur rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka

dhënë ndihmën e parë duke e nisur të plagosurin drejt spitalit, por plagët e marra kanë bërë që 44-vjeçari të ndërrojë jetë pa mbërritur ende në spital. Burime nga policia thanë se po hetohej për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Pranga një javë pasi la qelitë Gjergj Cukalit, kapet me armë Cukali që u bë i njohur për opinionin pas pengmarrjes së Fajton Demirlikës, u arrestua përballë Gjykatës së Tiranës, ndërsa iu gjet edhe një pistoletë që e mbante pa leje TIRANE- Arrestohet Gjergj Cukali, vetëm pak kohë pasi kishte lënë qelitë i arrestuar për vjedhje të një makine. Agjentët e policisë të komisariatit nr.2 i kapën një pistoletë pa leje që mbante me vete, ndërsa udhëtonte si pasagjerë në një motor së bashku me një mikun e tij në bulevardin “Barjam Curri”, pranë bllokut të pallateve “1 Maji”, në kryeqytet, përballë gjykatës së Tiranës. Cukali u bë i njohur për opinionin publik në vitin 2004, kur ai së bashku me disa shokë të tij rrëmbyen në rrugën “Myslim Shyri” dhe mbajtën peng për dy ditë me radhë Fatjon Demirlikën, pas një përplasjeje që dyshohej se kishte lidhje me pazare të drogës. Edhe pse për opinionin publik ai u bë i njohur vetëm pas arrestimit të tij, për blutë Cukali ishte i njohur prej kohësh, për shkak të precedentëve të tij kriminalë për të cilët policia e kishte arrestuar disa herë. Ndërkaq dje në mesditë, agjentët e policisë i bllokuan një armë zjarri pistoletë Glock 17, të cilën i ndaluari e mbante pa leje në brez. Menjëherë pas ndalimit të tij, Cukali u transferua në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku edhe iu komunikua arrestimi në flagrancë me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Pak kohë më parë Cukali u përfshi në një sherr me një roje sigurie, por duket se kjo çështje ishte mbyllur, ndërkohë që nuk kishte më shumë se disa ditë që kishte lënë qelitë, pasi ishte ndaluar për vjedhje të një

Kthehen në Greqi emigrantët, radhë në doganë

Gjergj Cukali

makine. Ndërkohë historia, për të cilën Cukali u bë i njohur për opinionin ishte ajo pas rrëmbimit të Fatjon Demirlikës në vitin 2004, kur së bashku me një grup personash të tjerë miq të tij të ngushtë organizuan dhe realizuan rrëmbimin e Fatjon Demirlikës. Ngjarja e asaj kohe mori famë dhe bujë jo vetëm si e paprecedent, por edhe për shkak të historisë që ajo mbartte me vete. Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka, rrëmbyen Fatjon Demirlikën pranë rrugës “Myslym Shyri”, në kryeqytet, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tij 100 mijë euro. Një shumë e tillë dyshohej se kërkohej për shkak të pazareve të prishura mes palëve për një sasi të majme heroine. Dy ditë pas rrëmbimit të Demirlikës, policia ndërhyri duke arrestuar disa nga të dyshuarit, ndërsa dy prej tyre mundën të shpëtonin. Në momentin e dorëzimit të shumës së parave prej 100 mijë eurosh, që kërkoheshin për lirimin e Demirlikës, policia arrestoi Ledio (Le-

rbi) Liton, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë i mundur lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Flo-

Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka, rrëmbyen Fatjon Demirlikën pranë rrugës “Myslym Shyri”, në kryeqytet, duke kërkuar në këmbim të lirimit të tij 100 mijë euro

Mbyllet Festa e Birrës, mijëra njerëz festuan 5 ditë në sheshe

rian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Pak muaj më vonë, pjesëtarë të bandës dyshohet se vranë Endri Shimën, mik i Demirlikës. D.Biçaku

  Kakavijë-Edhe gjatë ditës së diel në doganat kufitare të Qarkut të Gjirokastrës ka vijuar fluksi i kthimit të emigrantëve në drejtim të Greqisë fqinje, pasi kaluan pushimet verore në vendlindje. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit udhëtuan në drejtim të Greqisë nëpërmjet doganave të Kakavijes dhe Tri Urave rreth 5 mijë këmbësorë. Aktualisht pala shqiptare dhe ajo greke vazhdojnë të jenë të angazhuara për shmangien e radhëve të pritjes në kufi. Pala shqiptare punon me 6 sportele në dalje dhe katër në hyrje, ndërsa policia greke me 3 sportele në dalje dhe tre në hyrje. Fluksi i lartë i lëvizjes në drejtim të shtetit grek pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Njoftim për maturaNtët të cilët kaNë përzgjedhur fastip Njoftohen të gjithë maturantët, të cilët kanë përzgjedhur Fakultetin e Studimeve të Integruara me Praktikën FASTIP, Dega Menaxhim Banke, se deri në datën 22 Gusht 2012 të regjistrohen pranë BKT. Vetëm maturantët të cilët do regjistrohen do të kenë mundësinë të përzgjidhen në bazë të kritereve për testimin e gjuhës Angleze, i cili organizohet në datat 27 dhe 28 Gusht 2012.

Korçë-Mijëra vizitorë iu bashkëngjitën

Festës së birrës për 5 net në qytetin e Korçës. Ata mbushën sheshin e qytetit juglindor, duke krijuar një atmosferë festive. Festa e së shtunës nisi më herët se zakonisht. Edhe pse Festa e Birrës shënonte startin e saj rreth orës 20:00, mijëra pjesëmarrës populluan “Parkun Rinia” më herët, duke u bërë pjesë e tendave të “Birra Korça”. Serenatat korçare të kënduara nga Devis Xherahu, Kamela Islami, Landi e Xhoi, por edhe zëri melodioz i Redon Makashit, “harbuan” mijëra turistë, të cilët shijuan muzikën, gatimet tradicionale të qytetit, siç janë kërnackat. Pjesëmarrësit u entuziazmuan nga grupet angleze “The Good Natured Band” e “The Goaler’s Doughter band”. Ndërsa, konsumimi i birrës, arriti shifra rekord. “Kam ardhur nga Tirana. Dëgjova që në Korçë bëhet një festë gjigante dhe pihet birrë, ndaj së bashku me shoqërinë vendosëm të vijmë këtu. Absolutisht që kemi bërë zgjedhjen e duhur, gjithçka është fantastike, edhe çmimet janë shumë të lira në këtë festë”, - tha Andi nga kryeqyteti. Edhe personalitete

Festa e Birra “Korçës”

të ekranit u bënë pjesë e festës më të madhe në Shqipëri. Aktorja e njohur Zamira Kita u shpreh se “është bukur që Korça organizon festa të tilla, ku marrin pjesë mijëra vetë. Unë natyrisht nuk mund të rrija larg një feste si kjo”. Festa e birrës u mbyll me sukses, pasi pati pjesë të saj emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe grupe të huaja. Gjithashtu në festë spikatën veç vizitorëve e turistëve edhe personalitete të vendit.

Për të bërë regjistrimin ju duhet të dërgoni: Diplomën e noterizuar të shkollës së mesme (të skanuar) dhe një numër kontakti në adresën humanresources@bkt.com.al, ose dorazi në të gjitha degët e BKT-së në rrethe. Maturantët nga Tirana mund t’i dërgojnë dorazi pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë në adresën.

Banka Kombëtare Tregtare, Bul.”Zhan D’Ark”, Tiranë, Tel. 042 / 281-554; www.bkt.com.al


6

MAPO

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

sociale

Nishani uron nga zyra e Presidencës Presidenti e ka bërë urimin e tij të parë, në krye të detyrës së sapo marrë, nga zyra e tij. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka uruar besimtarët myslimanë kudo që ata ndodhen për më shumë paqe, tolerancë, begati, harmoni dhe shëndet. “Është kënaqësi dhe nder për mua që urimin e parë si President

i Republikës t’ua drejtoj të gjithë besimtarëve myslimanë. Gëzuar festën e Fitër Bajramit! Me rastin e kësaj feste të madhërishme, uroj për më shumë paqe, tolerancë, begati, harmoni dhe shëndet. Të dashur motra e vëllezër myslimanë shqiptarë. Nëpërmjet jush gjej rastin të uroj të gjithë popullin shqiptar që

ka shfaqur gjithmonë një nga virtytet e tij më të mëdha: bashkëjetesën fetare. Besimi është një nga cilësitë më të çmuara që ka njeriu dhe që e ka çuar përpara njerëzimin. Le ta ruajmë këtë besim në breza dhe ta përmirësojmë në raport me njëri-tjetrin”, - u shpreh kreu i shtetit në urimin e tij.

Myslimanët e Tiranës falen në bulevard, festime masive në Kavajë Festohet në të gjithë vendin Fiter Bajrami. Kreybashkiaku i Kavajës ndan tortën 15 metra për besimtarët Në orën 6 e 15 minuta të mëngjesit të djeshëm bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte mbushur plot me burra dhe gra myslimane, që sipas traditës fetare kanë falur namazin e Bajramit të Madh. Besimtarët myslimanë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë festuan dje ditën e Fitër Bajramit, festë e cila shënoi mbylljen e muajit të Ramazanit, që nisi më 20 korrik 2012. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, mijëra besimtarë janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në segmentin përpara ish-Hotel Dajtit, për të ndjekur ceremoninë e kësaj dite të shënuar dhe për të marrë pjesë në faljen e namazit të Bajramit. Fjalën e rastit në këtë ceremoni, e mbajti kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça, i cili u lut për më shumë dashuri dhe solidaritet për të gjithë shqiptarët. “Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Kremtimi i kësaj feste i jep atyre një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë!” - u shpreh kreu i KMSH-së. Pas ceremonisë së faljes së Bajramit, besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë ditë shpërblimi, dhe më pas janë shpërndarë nëpër familjet e tyre apo dhe nëpër parqe për të festuar dhe drekuar. Festimet janë kryer në mbarë vendin, ku besimtarët e devotshëm myslimanë, veç sakrificës sublime

Besimtarët myslymanë gjatë faljes në bulevard

për Allahun kanë uruar të gjithë shqiptarët. Në qytetin e Shkodrës me mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur që në mëngjes para xhamisë “Ebu Beker” në qendër të qytetit, ku janë falur duke mbushur edhe rrugën kryesore. Ceremonia më e rëndësishme që kulmon mbylljen e muajit të Ramazanit është drejtuar nga myftiu i Shkodrës, Muhamed Syrtari, i cili falenderoi të gjithë besimtarët dhe uroi ata për kalimin me sukses të muajit të Ramazanit. Një atmosferë krejt ndryshe ka krijuar kjo festë në qytetin ku thuhet se festohet më shumë Bajrami, që është ai i Kavajës. Duke e njohur këtë traditë, Bashkia e Kavajës, krahas programit festiv në qendër të qytetit me këngë e valle tradicionale, ka zbritur në shesh për

torta

Bashkia e Kavajës, krahas programit festiv në qendër të qytetit me këngë e valle tradicionale, ka zbritur në shesh për besimtarët edhe një tortë 15 metra të gjatë, që u është shpërndarë për festën

besimtarët edhe një tortë 15 metra të gjatë, që u është shpërndarë për festën. Me këtë rast, kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, bëri një urim të shkurtër duke u shprehur: “I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit! Harmoni, lumturi dhe paqe në familjet e tyre. Këtë vit janë dyfishuar përmasat e tortës e shpresoj të dyfishohet edhe begatia për qytetarët.” Dita e Fitër Bajramit festohet pas 30 ditë agjërimi të muajit Ramazan, ku besimtarët myslimanë ushqehen vetëm në vaftet syfyr (në mëngjes) e iftar (në darkë) si një sakrificë për të pastruar shpirtin nga mëkatet e bëra gjatë vitit. Pas 30 ditë agjërim, besimtarët i falen Zotit për më shumë paqe dhe mirësi ndërmjet tyre.

akuzat

Spahiu: Berisha i la myslimanët të falen rrugëve Në ditën e Fitër Bajramit, Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar Kryeministrin se ka mashtruar besimtarët myslimanë prej vitesh, pasi nuk u ka ndërtuar atyre objekt kulti të denjë, siç kishte premtuar. Nga sheshi i “Namazgjasë”, vend ku parashikohet të ndërtohet xhamia e madhe e Tiranës, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka mbajtur një qëndrim zyrtar në pllakatën, ku 19 vite më parë ish-presidenti Sali Berisha vendosi tullën e parë të themeleve për xhaminë e re të Tiranës. “Në këtë ditë kur të gjithë shpresojnë të përfshihen në mëshirën e Zotit, ne me keqardhje zbulojmë ‘epitafin e gënjeshtarit’, i cili për 19 vite abuzoi dhe mashtroi besimtarët myslimanë duke i lënë ata të falen rrugëve. 19 vite më parë ish-presidenti Berisha dhe ish-kreu i Bashkisë Tiranë, Sali Kelmendi, hodhën tullën e themeleve të xhamisë e cila kurrë nuk u ndërtua, duke diskriminuar besimtarët që praktikojnë fenë islame”, - deklaroi Spahiu. Duke uruar besimtarët mysliman për muajin e sakrificës dhe privimit nga uji, ushqimi dhe tundimi, kreu i Aleancës Kuq e Zi premtoi se vitin që vjen në qeverisjen kuq e zi do krijohen kushte dhe infrastrukturë e barabartë për kultet fetare dhe praktikimin e besimtarëve.

Berisha premton xhaminë e madhe për Bajramin tjetër Vizitat e politikanëve në selinë e KMSH-së. Kryeministri: Uroj që Bajramin tjetër ta festojmë pasi të kemi hedhur themelet e xhamisë së madhe Autoritetet më të larta në vend zhvilluan dje vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të përcjellë urimet e festës së Fitër Bajramit. Në mesazhin e tij të urimit kryeministri Sali Berisha shprehu nderimin më të thellë për ata që e agjëruan këtë muaj, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të virtytit të sakrificës, mbi të cilën ndërtohen të gjitha

mirësitë dhe arritjet e njeriut. “Urimet më të përzemërta juve dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, në veçanti atyre që sakrifikuan dhe agjëruan këtë muaj, duke iu përkushtuar Zotit. Besimi te Zoti është burimi më i fuqishëm dhe më i pashtershëm i forcës së njeriut. Uroj që Bajramin tjetër ta festojmë pasi të kemi hedhur themelet e xhamisë së madhe”, - u shpreh Kryeministri. Në të njëjtën linjë urimi me Kryeministrin ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka uruar të gjithë shqiptarët në çdo shtet që ndodhen. Në emër të opozitës, ka uruar sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, i cili është shprehur se të gjithë duhet të punojnë për një Rilindje të Re. “Në emër të familjes

sonë të madhe, Partisë Socialiste dhe kryetarit Rama, kërkoj që në këtë ditë të sakrificës, mirësisë dhe respektit për njëri-tjetrin të urojmë mbarësi, të marrim nga kjo bukuri e kësaj feste e t’i japim vendit një rilindje të re, më shumë begati dhe solidaritet në familjet tona e mes nesh”, - u shpreh Klosi gjatë vizitës në Komunitetin Mysliman. Ndërsa kreu i PS-së, Edi Rama, e ka përcjellë urimin për Bajramin nga rrjeti social “Twitter”. Vizitat në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kanë vazhduar deri në orën 13:00, ku përfaqësues të politikës, Trupit diplomatik, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, miq dhe besimtarë përcollën mesazhe urimi me rastin e kësaj feste të rëndësishme

Sali Berisha dhe Selim Muça

për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës.Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Nëpërmjet mesazhit të tij të urimit, Basha ka vlerësuar sakrificën e atyre që kanë agjëruar, si një gjest nga i cili të gjithë mund të mësojmë. “Koha kërkon sakrificë dhe solidaritet nga secili prej nesh, për më të vegjlit, më të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë. Mesazhi i Fitër Bajramit është inkurajues dhe na mbush të gjithëve me shpresë për të nesërmen që do të jetë më e bukur dhe më e begatë për Tiranën dhe qytetarët e saj”, thuhet në mesazhin e urimit të bërë nga kreu i Bashkisë.


e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

kronikë

MAPO

7

Zjarret, dhjetëra hektarë ende në flakë në të gjithë vendin Vatra të shumta të zjarrit vazhdojnë të jenë aktive thuajse në të gjithë vendin, ndërsa më e rrezikshmja është ajo në fshatin Kthellë e Epërme të komunës Selitë në Mirditë, ku u vunë në rrezik disa banesa. Ndërkohë zjarri në Gjirin e Lalëzit është shuar

gjatë ditës së djeshme, ndërsa vatra të tjera më të vogla vijojnë të digjen, përfshi edhe flakët në malin e Priskës që u raportua i shuar, por sipas banorëve zjarri ka kaluar në anën tjetër të malit dhe ende vazhdon djegia e tij edhe pse e

kufizuar. Ndërkohë në Peqin flakët kanë djegur një sipërfaqe prej 5 hektarësh me shkurre, duke rrezikuar dhe kurorën e gjelbër të fshatit Kosen. Ndërhyrja e autoriteteve lokale dhe komunitetit ka bërë të mundur izolimin e zjarrit.

62 kilogramë heroinë në bombola gazi, pranga shqiptarit në Greqi Izet Ohri u arrestua brenda hapësirës greke, pasi u zbulua nga qentë antidrogë. Policia e Shtetit: Droga nuk ka kaluar në vendin tonë, por vinte nga Turqia Qentë e antidrogës zbuluan se në makinën që ishte mbushur me bombola gazi kishte në të vërtetë një sasi rekord heroine. Izet Ohri u arrestua dje nga policia greke, ndërsa mediat thanë se atij iu kapën 62 kg heroinë teksa udhëtonte në territorin grek me një makinë me targa italiane. Ndërkohë, policia shqiptare tha se droga nuk kishte dalë nga vendi ynë, por kishte hyrë në Greqi nga Turqia dhe do të futej në Shqipëri prej fqinjit jugor. Arrestimi

Policia greke bëri të ditur lajmin, duke pohuar se droga u kap në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth 2 kilometra në brendësi të territorit

grek. Droga transportohej me një automjet me targa italiane, që drejtohej nga 52-vjeçari Izet Ohri, tashmë i arrestuar nga policia greke me akuzën për futjen e nj�� sasie të madhe të drogës në Greqi. Droga ishte fshehur në bombola gazi dhe u gjet me ndihmën e qenit të policisë. Brenda bombolave ishin fshehur 122 pako me heroinë gjithsej 61 kg e 935.4 gramë. Policia konfiskoi heroinën, bombolat e gazit, makinën, 2200 euro dhe dy telefona celularë. Fillimisht u dyshua se droga ishte trafikuar nga Shqipëria për në Greqi, por policia shqiptare mohon këtë mundësi, madje ka dërguar një sqarim pas shkëmbimit të informacioneve me palën greke. Linja

Policia shqiptare informoi se droga ishte futur në Greqi nga Turqia dhe se ajo nuk kishte kaluar tranzit përmes Shqipërisë, siç mendohet. Nëpërmjet një deklarate për shtyp policia sqaroi se nga shkëm-

62

kilogramë heroinë u sekuestruan nga policia greke teksa trafikoheshin përmes Greqisë nga një shqiptar, i cili u arrestua

Droga e futur në bombolat e gazit

bimi i informacionit me autoritetet policore greke rezulton se rreth 2 km në brendësi të territorit grek në kufirin me Turqinë, autoritetet policore greke kanë sekuestruar një sasi prej rreth 61 kg e 935 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, në një mjet “Fiat”, i cili kishte ardhur nga

122

Turqia. “Pra mjeti ku është gjetur droga sapo kishte hyrë në territorin grek nga Turqia”, thuhet në deklaratën e policisë. Duket se heroina, nëse nuk do të shitej në Greqi, do tentohej të futej në Shqipëri ose të trafikohej më tutje në Perëndim.

pako drogë ishin izoluar në bombola të gazit të lëngshëm, por janë nuhatur dhe zbuluar nga një prej qenve të antidrogës


Ujësjellës kanalizime sh.a. Durrës

Uji është jeta

prandaj duhet ta mbrojmë atë!

Rikujtojmë të gjithë abonentët e “Ujësjellës Kanalizime” Sh.A. Durrës: Uji në këto ditë të nxehta vere është komponenti më i nevojshëm për jetën tonë, mos e shpërdoroni atë! Për t’ju mundësuar një shërbim cilësor dhe të vazhdueshëm, paguani faturën e ujit! Në këtë mënyrë do të na mundësoni rritjen e furnizimit me ujë cilësor, të keni një ambient më të pastër dhe t’i përgjigjemi me korrektësi nevojave e kërkesave tuaja! Sh.A. Ujësjellës-Kanalizime Durrës, Lagjia 17, rruga “Dalip Peza”, Durrës, tel. +355 522 38329; Email: info@ukdurres.Com ,www.Ukdurres.Com


Pse mungon...

profil

... në shqip i gjithanshmi Strindberg?

Don Kishoti nga Fan Noli te Petro Zheji U deshën afër 50 vjet dhe këtë dëshirë dhe zbrazëti të lexuesit mori përsipër ta plotësonte Petro Zheji.

”Unë nuk e kam mendjen më të mprehtë - por zjarrin; zjarri im është më i madhi në Suedi dhe, poqese doni, do e kalli të tërën këtë fole të pavlefshme” shkroi njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj suedezë, August Strindberg (1849-1912).

Dosier profil Vitrina e librit recensë Uet Press

Recensa e Zogajt

www.mapo.al

Enver Robelli skicon intelektualin në 64 këndvështrime

Piedestalet prej balte nuk do ta nderonin Arbën Xhaferin Dedikuar shkrimit dhe leximit “Nëse një natë dimri një udhëtar”, roman nga Italo Kalvino, botuar nga “Dudaj”

Enver Robelli, gazetari që solli filozofinë e Arbën Xhaferit në 40 pyetjet e botuara në librin “Arbën Xhaferi rrëfen, në Tetovë në kërkim të kuptimit”, do të kishte dashur ta zgjeronte akoma më shumë rrëfimin e mendimtarit dhe filozofit të politikës mbarëshqiptare. Për muaj me radhë ai bisedoi me Arbën Xhaferin për fenë, politikën, kinematografinë, familjen, për vesin dhe virtytin...por jo për gjithçka. “Po ta ribotoja librin, do të isha gati edhe për 200 pyetje të tjera, sepse ende kam gjëra

që më kanë mbetur peng”, - do të shprehej autori Robelli në promovimin e librit “Arbën Xhaferi rrëfen, në Tetovë në kërkim të kuptimit”, që u organizua në fillim të këtij viti në Universitetin Europian të Tiranës. E kush më mirë se Enver Robelli do të mund të na fliste për njeriun Arbën Xhaferi?!. Por në këtë numër të “Mapo Libri”, gazetari preferoi të dilte jashtë kornizave mediatike të rrëfimit. Ai preferoi të na vizatonte Arbën Xhaferin, 64 vitet e të cilit nuk ishin thjesht numra. a.t

Faqe 9

Gazetari Enver Robelli


MAPO

10

Libri

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

Periskopi

64 pikëpamje e këndvështrime për Arbën Xhaferin, që u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare

Enver Robelli rrëfen Arbën Xhaferin

Ata që për së gjalli e injoronin, tash e mistifikojnë E

nver Robelli, gazetari që solli filozofinë e Arbën Xhaferit në 40 pyetjet e botuara në librin “Arbën Xhaferi rrëfen, në Tetovë në kërkim të kuptimit”, do të kishte dashur ta zgjeronte akoma më shumë rrëfimin e mendimtarit dhe filozofit të politikës mbarëshqiptare. Për muaj me radhë ai bisedoi me Arbën Xhaferin për fenë, politikën, kinematografinë, familjen, për vesin dhe virtytin...por jo për gjithçka. “Po ta ribotoja librin, do të isha gati edhe për 200 pyetje të tjera, sepse ende kam gjëra që më kanë mbetur peng”, - do të shprehej autori Robelli në promovimin e librit “Arbën Xhaferi rrëfen, në Tetovë në kërkim të kuptimit”, që u organizua në fillim të këtij viti në Universitetin Europian të Tiranës. E kush më mirë se Enver Robelli do të mund të na fliste për njeriun Arbën Xhaferi?!. Por në këtë numër të “Mapo Libri”, gazetari preferoi të dilte jashtë kornizave mediatike të rrëfimit. Ai preferoi të na vizatonte Arbën Xhaferin, 64 vitet e të cilit nuk ishin thjesht numra. a.t Nga Enver Robelli 1

2

3

4

5

“Zotin K. e pyetën: ‘Çfarë bëni kur e doni një njeri?’ ‘E bëj një skicë të tij’, tha zoti K., ‘dhe kujdesem që ai t’i përngjajë asaj’. ‘Kush? Skica?’ ‘Jo, - tha zoti K., - Njeriu’”. Njëjtë si shkrimtari gjerman Bertolt Brechti në rrëfimet e tij të vogla mbi dhe me zotin Keuner, edhe Arbën Xhaferi gjatë angazhimit të tij publik bënte skica. Skica shqiptarësh. Ai i vizatonte ata përmes mendimeve. I idealizonte. Besonte se nga thellësia e shoqërisë shqiptare do të burojë e mira dhe ajo, një ditë do të ngadhënjejë mbi të keqen. Arbën Xhaferi dëshironte që skicat e tij mbi shqiptarët idealë t’u përngjajnë sa më shumë shqiptarëve realë. Skica e Arbën Xhaferit mbeti e papërfunduar. Njeriu vdes dy herë. Një herë kur ndahet nga kjo botë. Dhe së dyti, kur e harrojnë ata që mbesin pas tij. Arbën Xhaferi ka lënë disa gjurmë, të cilat e bëjnë të paharrueshëm në shoqëritë shqiptare kudo në Ballkan dhe te çdo shqiptar kudo tjetër nëpër botë.

6 Në “annus mirabalis”, në vitin e mrekullive, më 1999, kur bota e civilizuar perëndimore çliroi Kosovën, Arbën Xhaferi ishte politikan me ndikim të madh në Maqedoni. Partia e tij ishte pjesë e koalicionit qeveritar. Nga kjo pozitë Xhaferi dha kontribut vendimtar që sa më shumë shqiptarë të Kosovës të gjenin strehim e shpëtim në Maqedoni. Një valë e madhe solidariteti e shqiptarëve të atjeshëm mbetet kapitull i ndritur i historisë bashkëkohore të shqiptarëve në Ballkan. 7

Ai ishte mbështetës i madh i lëvizjes çlirimtare në Kosovë, jo vetëm në fron-

tin politik. Për këtë shumë politikanë të Kosovës nuk janë më të vetëdijshëm. 8

9

Me angazhimin e tij politik në Maqedoni, ai u përpoq që vokabularin e debatit publik ta avancojë në aspektin cilësor, përmbajtësor dhe artikulues. Tetova, qyteti ku u lind, sipas dëshirës së tij, duhej të bëhej qendër e arsimimit dhe e evropianizimit të shqiptarëve të Maqedonisë. Deri në shpërbërjen e Jugosllavisë këtë rol e kishte luajtur Prishtina. Me heqjen e autonomisë së Kosovës nga Beogradi, me përzënien e shqiptarëve nga shkollat fillore, gjimnazet dhe Universiteti i Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës e humbi edhe funksionin e qendrës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

10 Arbën Xhaferi përmes koalicionit me konservativët maqedonas të VMRO-së krijoi disa mundësi për depërtimin e shqiptarëve në sektorin publik, në zyra qeveritare dhe ndërmarrje publike. 11 Ashtu si shumë grupe të tjera politike të shqiptarëve në Ballkan, edhe partia e Xhaferit, rrjedhimisht, nuk mbeti e paprekur nga fenomeni i korrupsionit. I manipulimit të votave. I kurtheve politike. 12 Si shumica e liderëve politikë shqiptarë në Ballkan, as Arbën Xhaferi nuk arriti që në kuadër të partisë së tij - derisa ishte gjallë - t’i përkrahë politikanët shteghapës, ata që i përkushtohen zhvillimit, demokratizimit, përparimit. 13 Megjithëkëtë, Xhaferi tregoi pjekuri politike kur në vitin 2001, pas shpërthimit të kryengritjes shqiptare në Maqedoni, luftëtarët shqiptarë i futi nën ombrellën politike, ua hoqi atyre imazhin e halabakëve dhe, në një mënyrë, u bë zëdhënës i tyre në tavolinën e bisedimeve në Ohër.

Në këtë atmosferë mosbesimi, në varrimin e Arbën Xhaferit mungoi edhe Ali Ahmeti. Kjo mungesë e Ahmetit flet shumë për klimën politike mes shqiptarëve në Maqedoni.

14 Ndoshta është legjendë, por edhe si e tillë e shpjegon mirë mentalitetin e disa shqiptarëve për aventura politike pa program, siç ishte kryengritja e vitit 2001. Pasi kishte shpërthyer lufta në Maqedoni, disa luftëtarë shqiptarë marrin nën kontroll katundin e madh të Haraçinës. Dikush nga qeveria e Athinës i telefonon Arbën Xhaferit dhe i lutet të ndikojë te “rebelët e Ali Ahmetit” që të kenë kujdes dhe mos ta sulmojnë rafinerinë e naftës afër Shkupit. Xhaferi, thuhet se ishte përgjigjur kështu: “Dyshoj nëse ata e dinë se ç’është rafineria”. 15 Pas uljes së shtizave gjatë luftës së vitit 2001, raportet mes partisë së Xhaferit (PDSH) dhe asaj të Ali Ahmetit (BDI) u ashpërsuan. Eksponentë të PDSH-së akuzuan Ahmetin dhe politikanë të rrethit të tij për bashkëpunim me shërbimin sekret jugosllav. U krijua një mjegull e helmët politike, u publikuan e shpërndanë dokumente që gjoja provonin spiunllëkun, por në fakt, ato letra nuk dëshmuan asgjë. Humbi besimi edhe ashtu minimal mes politikanëve shqiptarë në Maqedoni. Nuk dihet tash se ç’është e vërteta dhe ç’është gënjeshtra. Duket se disa bajraktarë të atjeshëm shqiptarë janë vetëm instrumente të shërbimeve maqedonase në luftën me dosje. 16 Në këtë atmosferë mosbesimi, në varrimin e Arbën Xhaferit mungoi edhe Ali Ahmeti. Kjo mungesë e Ahmetit flet shumë për klimën politike mes shqiptarëve në Maqedoni. 17 Kacafytja e vazhdueshme mes partive shqiptare në Maqedoni bëri që disa analistë të huaj të deklarojnë se lufta e vitit 2001 nuk ishte kryengritje për liri e të drejta kombëtare, por për resurse e tenderë. 18 I lodhur nga sëmundja, Arbën Xhaferi nuk pati forcë (ndoshta as vullnet) të luajë rolin e qetësuesit dhe udhërrëfyesit aktiv. 19 Ai, faktikisht u tërhoq nga politika; mbeti vetëm deputet. Dergjej, lexonte, mendonte, shkruante nga kulla e tij virtuale. 20 Tekstet e tij nisi t’i botonte në Tiranë e Prishtinë (kryesisht te “Koha Ditore”

dhe te “Shekulli”). Obsesioni i tij ishte bashkimi i shqiptarëve. Nuk besonte më në shoqërinë shumetnike. Ndonëse në koalicion me nacional-konservativët maqedonas partia e tij në gjysmën e dytë të viteve ’90 predikonte për bashkëjetesën. 21 Shpejt u bë i njohur dhe i popullarizuar. I pëlqente të merrte pjesë në debate e takime, madje edhe atëherë kur çdo aktivitet ia vështirësonte sëmundja dhe kur as publiku nuk ndihej mirë përballë lëngatës së tij. 22 Dëshira e tij për komunikim, kultivimi i rregullt i kontakteve e dallonin Arbën Xhaferin nga politikanët dhe të ashtuquajturit intelektualë shqiptarë. Me vullnetin e një çuni që prek horizontet e bukura të jetës, ai përgjigjej në çdo mesazh telefonik dhe email. Kur vonohej, kërkonte falje. Sëmundja... 23 Në mesin e rrënojave dhe kaosit shqiptar, Arbën Xhaferi përpiqej të ishte normal. Të jesh normal sot në mesin e shoqërisë shqiptare, nuk është pak. 24 Për këtë arsye ai çmohej edhe nga gazetarët e huaj. 25 Pas Ibrahim Rugovës, Xhaferi është i vetmi politikan shqiptar që me rastin e vdekjes kujtohet me fjalë të zgjedhura në arenën ndërkombëtare. 26 Javier Solana, tani pensionist mjaft aktiv në debate publike, shkroi në Twitter se Xhaferi i ka bërë një shërbim të madh vendit të tij. “Shpresoj se njerëzit do ta kujtojnë atë”. 27 Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Mlladenov, shkroi po ashtu në Twitter: “Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Xhaferi, do të mungojë. Një lider vizionar në Ballkan, i cili besonte në paqe dhe integrim të rajonit”. 28 Nëse i krahasojmë këto fjalë të personaliteteve të huaja me ceremoninë shkel e shko të varrimit të Arbën Xhaferit, atëherë pikëllimi në opinionin shqiptar duhet të jetë i shumëfishtë. Ai meritonte një ceremoni mortore dinjitoze. Si njërit prej politikanëve kryesorë të Maqedonisë në dy dekadat e fundit, atij i takonte një varrim me protokoll shtetëror.


MAPO

11

Libri

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

Kombi i Arbën Xhaferit, prej vitesh është në udhëkryq

29 Pas vdekjes, shqiptarët të çojnë në qiell. Kështu po veprohet edhe me Arbën Xhaferin. Ata që për së gjalli e injoronin, tash e mistifikojnë, duke treguar edhe anekdota gjoja mbresëlënëse mbi miqësinë me të. 30 Një temë që Xhaferi e trajtonte vazhdimisht ishte raporti i shqiptarëve me serbët, dy popuj që kanë kaluar herë faza simbioze, herë periudha të armiqësisë së përgjakshme. Meqë i idealizonte në masë të madhe shqiptarët, Xhaferi jo rrallë problemet e tyre, moçalin e tyre politik e shihte vetëm si pasojë të “pushtimit nga të huajt” (osmanët, sllavët). Për të, shqiptarët ishin jetimë të historisë. Në këtë çështje kishte të drejtë pjesërisht, por me çlirimin e Kosovës më 1999, me avancimin e të drejtave të shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit, me pavarësinë e Kosovës, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, shqiptarët patën shans të tregojnë se janë faktor politik në Ballkan dhe nuk janë më jetimë të historisë. 31 Mbase më shumë se çdo politikan shqiptar, Xhaferi i përcillte me kujdes zhvillimet politike sidomos në Serbi e Maqedoni. Shpesh analizat e tij mbi mendësinë politike në Beograd dhe Shkup, mbi rolin fatal të intelektualëve serbë e maqedonas në formulimin e politikave agresive ishin të vlefshme për opinionin publik. 32 Si kontrast drastik duhet përmendur një këshilltar i ish-kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica, i cili gjatë një konference të politikanëve ballkanikë në Luzern të Zvicrës (para disa vitesh) e kishte pyetur Arbën Xhaferin: “A jeni ju katolik apo mysliman?” Aq e gjerë ishte dija e këtij zyrtari serb mbi shqiptarët. 33 Siç shkruan historiani zviceran, Oliver Schmitti në njërin nga librat e tij, Serbia gjatë shekullit XX nuk ka synuar t’i integrojë shqiptarët. Ajo e dëshironte territorin pa shqiptarë. Për këtë qëllim Beogradi nisi zbatimin e programeve shfarosëse, dëbuese, diskriminuese. Pothuaj njëjtë veproi edhe Maqedonia, qoftë si republikë jugosllave, qoftë më vonë në fillet e saj si shtet i pavarur. 34 Arbën Xhaferi ishte i vetëdijshëm se politikisht po vepronte mes bash-

këkombësve të tij, që ende oshilojnë mes identitetit post-otoman dhe retorikës boshe proeuropiane. Kjo vlen veçanërisht për shumicën e trevave të banuara me shqiptarë në Maqedoni, por as Kosova, as Shqipëria nuk janë larg këtij mentaliteti.

Arbën Xhaferi u nda fizikisht nga bashkëkombësit e tij në një vit simbolik: në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur liderët politikë shqiptarë nga sallonet e Evropës shikohen si zgjebanikë të rrezikshëm.

37 Mbi këtë trashëgimi historike dhe politike Arbën Xhaferi u përpoq të iniciojë diçka si emancipim publik, shtetëror, kulturor, arsimor. 38 Ai ishte i bindur se me këtë trashëgimi të zbehtë historike dhe politike, shoqëritë shqiptare jashtë Shqipërisë kanë gjithnjë e më pak gjasa të funksionojnë rregullt brenda shtetit maqedonas dhe në Kosovë si shtet i papërfunduar. 39 Por Xhaferi e kishte bërë edhe përvojën tjetër të hidhur: kur shpërtheu lufta më 2001 dhe kur edhe te disa nacionalistë maqedonas dhe akademikë ekzis-

në i zbut kriteret morale të përfaqësuesve të shtetit, krijon lakmi dhe prirje, që përmes korrupsionit dhe formave të ndryshme jolegale të përmirësohen pozitat e tyre në sistem”.

40 Shqipëria ideale e Arbën Xhaferit edhe sot është larg Shqipërisë reale. E njëjta vlen edhe për Kosovën.

51 Arbën Xhaferi me paraqitjet e tij shkrimore në Prishtinë e Tiranë arriti shpesh të bëjë jehonë në mesin e publikut. Ishte ndër publicistët e paktë shqiptarë që lexohej gjithandej.

41 Në Tiranë e Prishtinë për bashkim kombëtar, për flamur me shkabën “me dy krena” dhe rekuizita të tjera që ndezin epshin nacional flasin e çirren matrapazë me pushtet, të cilët natën bëjnë biznese me oligarkë të Serbisë, ndërsa ditën luajnë rolin e patriotit. 42 Shënimet e Xhaferit për konsolidimin e shqiptarëve në Ballkan, ndoshta do t’u shërbejnë gjeneratave të ardhshme si pikënisje drejt projekteve të reja politike. Projekti më i rëndësishëm i të gjitha shoqërive shqiptare në Ballkan duhet të jetë çlirimi nga prangat e politikanëve plaçkitës. 43 Arbën Xhaferi u nda fizikisht nga bashkëkombësit e tij në një vit simbolik: në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kur liderët politikë shqiptarë nga sallonet e Evropës shikohen si zgjebanikë të rrezikshëm. Por edhe zgjebanikëve diplomatët dinë t’ua rrahin supet. Mjafton t’i kryejnë detyrat e caktuara nën kërcënimin e shantazhit.

35 Xhaferi ishte kritik ndaj ndikimit turk në viset shqiptare në Ballkan. Nuk e kundërshtonte bashkëpunimin ekonomik mbi bazat e interesit të përbashkët. Por çfarë ndodh në Kosovë e Shqipëri, ta zëmë, është një pazarllëk për interesa të politikanëve plaçkitës. Tashmë janë dorëzuar në tabakun e argjendtë aeroporti i Prishtinës, distribucioni i KEK-ut, në radhë janë posta, telekomi, ndoshta edhe ndonjë minierë. Në Shqipëri ndërtimi i së ashtuquajturës “rrugë e kombit” është shoqëruar me akuza të rënda për korrupsion kundër një konsorciumi amerikano-turk dhe disa politikanëve shqiptarë. 36 Për të shpjeguar pak sfondin historik duhet sjellë këtu një shembull: në vitin 1928, në parlamentin e Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene në Beograd u vra Stjepan Radici, një politikan kroat. Vrasës ishte Punisa Racici, malazez, i cili në vitin 1920 kishte kandiduar në Tetovë në një listë të përbashkët të Partisë Radikale dhe Xhemijetit (partisë së myslimanëve shqiptarë). Më vonë Racici kreu punët brutale të Beogradit në Kosovë. Pra, aftësia politike e shqiptarëve historikisht nuk ishte e theksuar sa duhet, madje shpesh vendimet qenë fatale, siç tregon rasti i Racicit, i cili u zgjodh deputet me vota të shqiptarëve.

tonte gatishmëria për ndarje territoriale, as Shqipëria, as Kosova nuk ishin në gjendje të merrnin përgjegjësinë për një territor që eventualisht do të shkëputej nga Maqedonia.

44 Arbën Xhaferi nuk do të jetë dëshmitar i marrëzive të ardhshme politike. Të gjallëve u mbetet që të minimizojnë sa më shumë që të jetë e mundshme efektet negative të marrëzive të pritshme. 45 Xhaferi nuk ishte vetëm politikan. Dhe kjo e dallonte nga shumë politikanë të tjerë shqiptarë. 46 Kritikën e filmit e kishte më shumë se pasion.

Është shumë herët të bëhet një bilanc përfundimtar i angazhimit të tij politik dhe publicistik. Diçka e tillë do të jetë e mundshme pas shumë vitesh.

47 Me zemërim e kishte shikuar parlamentin e mjerë të Kosovës, i cili nuk e nderoi aktorin Bekim Fehmiu me një minutë heshtje, sepse paskësh jetuar në Beograd. Xhaferi thoshte: “Bekim Fehmiu ishte një aktor i madh i përmasave botërore, pinjoll i një familjeje nacionaliste atdhetare, i cili në çdo rast e ka theksuar identitetin e tij kombëtar. Kur producentët italianë morën përsipër që ta shndërrojnë në yll botëror, kërkuan nga ai që të ndryshojë pak a shumë emrin dhe mbiemrin e tij, konform fonetikës moderne. Sa më kujtohet, propozimi ishte Backy Feymy, por ai kategorikisht refuzoi edhe ndryshimin e një gërme të vetme”. 48 Viteve të fundit, ndonëse vinte shpesh në Kosovë, Xhaferi s’mbante më kontakte me politikanët sundues të Kosovës, të cilëve ua kishte hapur një pjesë të rrugës për t’u bërë të pushtetshëm. 49 Në lidhje me këtë ai thoshte: “Kohët kanë ndryshuar. (...) Rrethanat e reja krijojnë miqësi të reja, ato të vjetrat, pak nga pak, po zvetënohen. Interesat e reja krijojnë ndërveprime dhe relacione të reja”. 50 Për keqpërdoruesit e shumtë të lirisë ai kishte këtë mendim: “Liria gjithmo-

52 Me kalimin e viteve e kishte konsoliduar autoritetin e tij në hapësirën publike. Kjo i krijonte atij njëfarë lirie të atakonte të gjithë ata që, sipas tij, e kritikonin gjoja pa të drejtë kombin e tij shqiptar. 53 Por Arbën Xhaferi nuk ishte fanatik i papërmirësueshëm i mendimeve të tij. Gjatë bashkëbisedimit disamujor me të – për realizimin e librit “Në Tetovë, në kërkim të kuptimit” – ai u tregua i gatshëm të ndryshojë, të korrigjojë dhe të rishqyrtojë disa mendime, të cilat i kishte thënë në vrull e sipër për ta theksuar dhe për ta spikatur synimin e shpjegimeve të tij. 54 Është shumë herët të bëhet një bilanc përfundimtar i angazhimit të tij politik dhe publicistik. Diçka e tillë do të jetë e mundshme pas shumë vitesh. 55 Deri atëherë shoqëritë shqiptare në Ballkan duhet ta gjejnë paqen me vetveten. 56 Duhet ta humanizojnë jetën e tyre shoqërore dhe ambientin politik. 57 Duhet ta bëjnë realitet ëndrrën për europianizim. 58 Europianizimi fillon duke e përndritur shoqërinë, duke e edukuar atë për të bërë dallim mes së mirës dhe së keqes. 59 Kombi i Arbën Xhaferit prej vitesh është në udhëkryq, në kërkim të orientimit. 60 Nëse në njëzet vitet e ardhshme nuk arrihet një transformim rrënjësor dhe pozitiv i shoqërisë, atëherë pak ia ka vlejtur edhe angazhimi i Xhaferit me shkrime. 61 Shoqëria shqiptare do të ruante në mënyrë meritore kujtimin për Xhaferin, nëse i merr parasysh disa prej këshillave të tij racionale. 62 Elozhet me fjalë boshe dhe piedestalet prej balte nuk do ta nderonin Xhaferin as tash, as në të ardhmen. 63 Në e-mailin e tij të fundit, të dërguar para disa javësh, Arbën Xhaferi më shkruante shkurt: “Të falënderoj shumë për bashkëpunimin”. Kështu u mbyll një kapitull i bashkëbisedimit tonë intensiv disamujor, i cili buronte nga sinqeriteti i dyanshëm dhe kureshtja për trajtimin e temave të zakonshme dhe të pazakonshme. 64 “Zoti Keuner tha: ‘Është vështirë t’i mësosh ata, me të cilët je i zemëruar. Por kjo është veçanërisht e domosdoshme, sepse sidomos ata kanë nevojë për këtë më së shumti”.


MAPO

13 19

Libri

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

Profil

U deshën afër 50 vjet dhe këtë dëshirë dhe zbrazëti të lexuesit mori përsipër ta plotësonte Petro Zheji. Detyrë, që ta themi hapur, shumë-shumë e vështirë, megjithë përvojën madhe që kishte në shqipërimin e disa prej kryeveprave të letërsisë botërore.

Don Kishoti nga Fan Noli te Petro Zheji Nga Skifter Këlliçi

I shqipëruar dhe botuar së pari në Boston, që më 1932-‘33, nga Fan Noli, “Don Kishoti” i Servantesit u bë menjëherë një nga veprat më të dashura të lexuesit shqiptar. Ndaj u botua shpejt edhe në Shqipëri. Më kujtohet që ende shumë i vogël, kam lexuar botimin e kësaj kryevepre, së pari në fashikuj e pastaj edhe vëllimin e parë të plotë. Nuk gaboj po të them se narracioni i Nolit në këtë vepër nuk ishte arritur deri atëherë nga asnjë shkrimtar tjetër shqiptar, ndonëse shqipes nuk i kishin munguar proza të rralla nga Çajupi, deri te romani satirik i papërfunduar, “Doktor Gjëlpëra” i Faik Konicës. Sidoqoftë, te “Don Kishoti” i Nolit duket se u përzgjodh thuajse tërë pasuria e madhe e gjuhës shqipe, e derdhur me aq mjeshtri në gojën e vetë “Don Kishotit” dhe sidomos të Sanço Pançës, që i shëmbëllen gjithmonë një fshatari të zgjuar shqiptar. Kallëzimi i Nolit, gërshetuar me dialogun aq të natyrshëm dhe, mbi të gjitha, frazeologjia e mbështetur në fjalorin e pasur, shërbyen si shembull për tërë prozatorët shqiptarë që shkruan pas botimit të kësaj kryevepre në gjuhën shqipe. Mirëpo Noli shqipëroi vetëm pjesën e parë. La kështu një zbrazëti te lexuesi ynë, i cili prej dekadash kishte dëshirë të njihej më pjesën e dytë të “Don Kishotit”, por edhe me një përkthim të denjë të tij në gjuhën shqipe. E, megjithëse kaluan vite e dekada, megjithëse gjuhën shqipe me përkthimet e tyre e çuan edhe më tutje shkrimtarë e përkthyes të tjerë, asnjë nuk mori përsipër të përkthente pjesën e dytë të kësaj kryevepre. U deshën afër 50 vjet dhe këtë dëshirë dhe zbrazëti të lexuesit mori përsipër ta plotësonte Petro Zheji. Detyrë, që ta themi hapur, shumë-shumë e vështirë, megjithë përvojën madhe që kishte në shqipërimin e disa prej kryeveprave të letërsisë botërore. Që Petro Zheji, si shumë shqipërues në shtëpinë botuese ”Naim Frashëri” gjatë diktaturës komuniste, punonte në kushte të vështira, duke pasur edhe normë, kjo dihej. Por vështirësia nuk qëndronte vetëm këtu. U binda edhe njëherë për vështirësitë mjeshtërore për të përcjellë këtë vepër në shqip, kur Petroja, siç e ka pohuar në shtypin tonë vëllai i tij Gjergji, për të pasuruar veprën, Petroja ndërmerrte edhe udhëtime jashtë Tiranës, siç i kishte rastisur të shkonte në Krujë a gjetkë, për t’u njohur edhe më afër me frazeologjinë popullore. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti që në përkthimin e “Don Kishotit” të Petro Zhejit do të hasësh në plot fjalë të urta nga të cilat, për mungesë vendi, do të shënoj vetëm një: “Malli i vënë mënjanë me djersë, rron tërë monë,/Por i fituari me hile,humbet veten dhe të zonë…”

Noli shqipëroi vetëm pjesën e parë. La kështu një zbrazëti te lexuesi ynë, i cili prej dekadash kishte dëshirë të njihej më pjesën e dytë të “Don Kishotit”, por edhe me një përkthim të denjë të tij në gjuhën shqipe

Vëllimi i dytë i “Don Kishotit” në përkthimin mjeshtëror të Petro Zhejit është, veç të tjerash, monument i rrallë, me vlera të jashtëzakonshme gjuhësore

Nuk është e tepërt të thuhet se Petro Zheji arriti të bëjë Servantesin të flasë shqip. Ai kapërceu edhe një tjetër vështirësi: arriti të ruante vazhdimësinë e stilit të Nolit, që nuk ishte kaq e lehtë. Ja përse vëllimi i dytë është vazhdimi i natyrshëm i vëllimit të parë. Vëllimi i dytë i “Don Kishotit” në përkthimin mjeshtëror të Petro Zhejit është, veç të tjerash, monument i rrallë, me vlera të jashtëzakonshme gjuhësore, nga ku shkrimtarët tanë të rinj kanë se çfarë të mësojnë.

Pse mungon në ...

... shqip i gjithanshmi Strindberg? ”Unë nuk e kam mendjen më të mprehtë - por zjarrin; zjarri im është më i madhi në Suedi dhe, poqese doni, do e kalli të tërën këtë fole të pavlefshme” shkroi njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj suedezë, August Strindberg (1849-1912). Kjo frazë mund të tingëllojë si mburrje megalomane e një individi të dashuruar në vetvete paksa, por të gjithë ata që kanë pasur kënaqësinë dhe nderin të njihen me flakën intensive të dramave, romaneve dhe poezive të Strindbergut, e dinë se kjo nuk qëndron. Të gjithë entuziastë që ende qëndrojnë para pikturave dhe fotografive të tij; që i hedhin sy morisë së letrave private e zyrtare të Strindbergut, doemos duhet të jenë të mendimit se kjo thënie e tij madje është modeste. Anipse njëqind vjet kaluan prej se kolosi suedez u varros në Stokholm, në Varrezat e Veriut, i përcjellë në rrugëtimin e fundit nga 60 000 miq e adhurues, figura e tij është e gjallë dhe aktuale si asnjëherë më parë. Jashtë kufijve të Suedisë Strindbergu është më i njohur si dramaturg, përfshi dhe Shqipërinë. Vepra e parë dramatike, me të cilën Strindbergu zgjoi kërshërinë e kritikës së atëhershme letrare, ishte Mjeshtri Olof (1872). Këtu dramaturgu suedez shtjellon figurën e reformatorit Olaus Petri, dhe betejën e tij kundër peshkopëve katolikë, gjatë periudhës së përhapjes së protestantizmit në Suedi. Ndërkaq, me dramat I ati (1887), Zonjusha Zhuli (1888) dhe Kreditori (1889), që janë vepra natyraliste dhe që si temë kryesore kanë kundërshtimet ndërmjet gjinive, Strindbergu u bë i famshëm në skenën letrare ndërkombëtare. Drama I ati bën fjalë për një betejë psikologjike ndërmjet një burri dhe bashkëshortes së tij. Te Zonjusha Zhuli (e vënë në skenën e Teatrit tonë Kombëtar) ndërkaq, tema është e thjeshtë: një zonjushë aristokrate, pas një flirti, fle me shërbëtorin e saj në natën e Shën Gjonit (më 24 qershor), por pas brerjes së ndërgjegjes dhe vuajtjes nga pendimi i thellë, bën vetëvrasje të nesërmen. Në dramën Kreditori kryepersonazhi Gustav huazon veçoritë e ”mbinjeriut” të Niçes (me të cilin Strindbergu mban korrespondencë për një kohë). Përndryshe, kjo dramë pasqyron relacionin ndërmjet një gruaje, bashkëshortit dhe ishbashkëshortit të saj. Karakteristikë e këtyre tri dramave është dialogu në dukje moskokëçarës, i pakoncentruar, por që në thellësi përmban një strukturë dhe një plan të vetëdijshëm. Në vitin 1892 dramaturgu suedez shkroi jo më pak se gjashtë drama. Me romanin Dhoma e kuqe (1897) zë fill modernizimi i romanit suedez. Vepra mori emrin e së njëjtës dhomë, në kafenenë Berns në Stokholm, ku mblidheshin gazetarët, piktorët dhe intelektualët e tjerë suedezë të asaj ko-

he. Romani ka si bazë vetë jetën e autorit si gazetar i varfër dhe shkrimtar i dështuar, në fillim të karrierës. Kjo vepër shpalos dyfytyrësinë e klasës së mesme suedeze në fund të shekullit të 19-të. Përveç Dhoma e kuqe Strindbergu shkroi edhe Banorët e Hemses (1887), ku në mënyrë parodike rrëfen për jetën e banorëve të thjeshtë të një ujdhese të vogël. Vepra u mirëprit nga publiku dhe kritika, (edhepse vetë Strindbergu nuk e vlerësoi lart) para së gjithash për shkak të përshkrimit madhështor të natyrës si dhe termave (të panjohur për shumicën) rreth peshkatarisë, bujqësisë dhe botës shtazore e bimore. Prej veprave të tjera në prozë, vlen të përmendet përmbledhja e novelave ”Giftas”, ku secili rrëfim ngërthen probleme të bashkëshortësisë moderne. Për shkak të ideve jo të pranuara për kohën dhe gjuhës rebeluese, një javë pas botimit, kundër autorit u ngrit aktakuza për shkak të ”blasfemisë kundër Zotit dhe talljes së fjalës së Zotit ose sakramentit”. Lexuesi, e deri në një masë edhe kritika letrare, nuk e ndërlidh Strindbergun me artin poetik, por në fakt ai i është kthyer poezisë prej kohe në kohë. Sikurse në tërë eposin krijues, edhe në lirikë hetohet damari i tij rebelues e polemizues, dhe e papritura. Ai publikoi tri përmbledhje poezish: Poezi në vargje e prozë, Net somnambule gjatë ditëve të zgjuara dhe Lojë fjalësh e arte të vogla. Shumë vargje, Strindbergu i ka futur brenda dialogëve të dramave, duke u dhënë atyre freski dhe fuqi depërtuese. Nuk janë të paktë studiues letrarë që shprehin mendimin se poezisë së Strindbergut i është bërë një padrejtësi, meqë është lënë në harresë paksa. Përpos veprave në prozë e poezi, shkrimtari suedez la në trashëgimi mëse 10 000 letra. Kjo korrespondencë përfshin letra dashurie, letra dërguar miqve e shtëpive botuese si dhe ato ku ai argumentonte e polemizonte, jo rrallë me një gjuhë të ashpër, por gjithnjë të bindshme, me kundërshtarët e vet intelektualë të Suedisë së atëhershme. Kur pena e Strindbergut ngecte në letër, ai i kthehej me shumë ëndje kavaletës. Temat e pikturave të tij i ngjanin, jo rastësisht, jetës së tij dramatike, ndaj dhe dominohen nga stuhitë, shkëmbinjtë kërcënues dhe detet e tërbuar. Sa ishte gjallë autori, këto piktura nuk zgjuan ndonjë interesim te publiku, por në ditët e sotme, kur ndodh të shiten në raste të rralla, çmimi i tyre është marramendës. Në Muzeun Nordik në Stokholm sot ekspozohen 19 piktura të tij. Duhet cekur edhe interesimi i Strindbergut për fotografi. Ai parapëlqente fotografimin e të afërmve të tij si dhe të vetvetes. Strindbergu u sprovua edhe në shumë degë të tjera dijesh, si botanikë, zoologji, histori të gjuhës, kimi e tjera. Fatmir Lleshi


L i b ra t ë r i n j

në vitrinat e librarive B o t i m e t ë p ë rz g j ed h u ra

Monografi

Titulli: “Mihal Grameno” Autori: Thanas L. Gjika Shtëpia botuese DDS

Një vepër monumentale

Në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, studiuesi i njohur, Prof. Asc. Dr. Thanas. L. Gjika, i dha publikut shqiptar studimin monografik “Mihal Grameno-jeta dhe vepra 1871-1931”, e sjellë në libër për lexuesin nga shtëpia botuese DDS, me redaktor gjuhësor Halim Malokun. Nga njëra anë, figura e kulluar e një atdhetari si Mihal Grameno dhe nga ana tjetër, pena e një studiuesi dhe hulumtuesi të palodhur e të kualifikuar si Thanas Gjika, që jeton prej vitesh në SHBA, pasuruan shkencën dhe kulturën tonë me një vepër monumentale. Binomi Grameno-Gjika i është prezantuar publikut shqiptar më shumë se 30 vjet më parë, fillimisht me një sërë studimesh në revistën Studime Filologjike e pastaj me botimin e veprës “Mihal Grameno-publicist demokrat” në vitin 1980. Kjo është monografia e parë e botuar për atdhetarin Grameno nga profesor Thanas Gjika.

Kujtime

1943-1948”, botuar e ribotuar disa herë në vendin e tij, në Itali, por që në gjuhën shqipe publikohet për herë të parë nga shtëpia botuese “Naimi”, është një prej dëshmitarëve të paktë të luftës dhe të pasluftës anti - fashiste në Shqipëri, që kanë shkruar për çfarë kanë parë dhe jetuar vetë gjatë atyre viteve të vështira. Duke qenë mjek i mobilizuar në ushtrinë fashiste, Benanti erdhi me një mision të përkohshëm në Shqipëri për herë të parë në vitin 1941, ndërsa nga gushti i vitit 1943 deri në qershorin e vitit 1948 ai do të bëhej pjesë e kalvarit që pësoi ushtria e Musolinit. Pas shpartallimit të ushtrisë italiane, autori i librit shërbeu si mjek në spitalet partizane dhe vitet e fundit si “plaçkë lufte”. Pikërisht për shkak të profesionit, pra, duke bredhur nëpër spitalet ambulante të luftës në jug të vendit, Benanti do të njihte “pas perdes”, nga afër, disa prej protagonistëve të Luftës Çlirimtare dhe pushtetit komunist të dalë prej saj, duke filluar me Hoxhën, Shehun, Kapon, N. Spirun, Koçi Xoxen, Gogo Nushin, Drita Kosturin, Ibrahim Dervishin, Liri Gegën, Islam Radovickën, Liri Belishovën, Beqir Ballukun, Manush Myftiun, Riza Kodhelin, dr. Polenën, Sherif Klosin etj.

Rrëfimet e një fashisti që u bë partizan

Franko Benanti (1913-1987), autori i librit “Lufta ime më e gjatë: Shqipëri

Titulli: “Të marrësh dashurinë që do, një guidë për çiftet” Autori: Harville Hendrix Shqipëroi: Mirela Sula, Fiorela Shalsi Shtëpia botuese “Ombra GVG”

Terapi dashurie…

Titulli: “Si ta kuptojmë Frojdin” Autori: Zhak Seda Shqipëroi: Marjeta Thomaj Shtëpia botuese “Lira”

Në atelienë e Frojdit

Titulli: “Epiri, një histori pellazgo – shqiptare” Autori: Besnik Imeri Shtëpia botuese “Naimi”

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio–Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut me pretekstin e pronës së trashëguar nga “stërgjyshërit” duke mënjanuar trashëgimtarët e rendit të parë, e për më tepër dhe nga linja e babait, shqiptarët. Prej Epirit kanë dalë pothuajse të gjitha mitet dhe legjendat e antikitetit, përfshi këtu edhe kryeveprat botërore “Iliada” dhe “Odiseja”. Mbi këto është ndërtuar e gjithë ideologjia e helenizmit për 2500 vjet rresht; ndërkohë që ka rreth 300 vjet që po ngre kokë dhe fuqizohet edhe pellazgologjia, e cila po i tregon qytetërimit të sotëm se qytetërimi pellazg është shtrati mbi të cilin u ngrit qytetërimi grek dhe më pas ai romak.

Udhërrëfyes

Psikologji

Histori

Qytetërimi pellazg, shtrati mbi të cilin u ngritën qytetërimet e tjera

Titulli: “Lufta ime më e gjatë, Shqipëri 1943 – 1948” Autori: Franko Benanti Shqipëroi: Luan Malaj Shtëpia botuese “Naimi”

Letërsia shqiptare me romane, tregime & novela, poezi, drama, studime letrare etj te Letërsia botërore, me autorët klasikë, bashkëkohorë dhe nobelistë

“Vazhdimisht jam i bindur për gabueshmërinë time... A do të arrij të bëj diçka? Nuk e di.” Qoftë Jungut në vitin 1906, qoftë Ferencit më 1911, Frojdi nuk ua fshehu çështjet që trajtoi në lidhje me atë që do të ishte zanafilla e një revolucioni të pashembullt: psikanaliza. Frojdi cilësohet para së gjithash si një “person intuitiv”, që përdor një metodë empirike që nuk shkon mirë me teorinë, tek e cila ai vazhdimisht nuk ka besim. A mund të arrihet kjo? Libri “Si ta kuptojmë Frojdin” i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e veta, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri, që nga letërkëmbimi voluminoz dhe shkrimet e ndryshme që dëshmojnë për tërësinë e çështjeve dhe të intuitave të cilat shënuan lindjen e psikanalizës. Ky rrugëtim përmes etapave të mëdha të mendimit frojdian synon të na kujtojë se përçapja e ndërmarrë nga Frojdi nuk është as e ngurtë, as dogmatike, sepse shumë shpejt ai u bind se kushti absolut për çdo pacient për të fituar vendin e tij të veçantë dhe të pavarur qëndron në një pozicion të analistit që përjashton çdo pretendim për pushtet apo njohje mbi tjetrin. Po kjo a mund të arrihet? Zhak Seda është psikanalist. Ai ka botuar shumë artikuj dhe ka marrë pjesë në redaktimin e veprave të ndryshme. Është anëtar i Hapësirës Analitike dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Historisë dhe të Psikanalizës.

Faqe 14

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri “Të marrësh dashurinë që do” ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të reja dhe me një parathënie të detajuar. Filozofia e përditësuar e Dr. Hendrix ndihmon për të eliminuar gjithë negativitetin e marrëdhënies së përditshme tek çiftet dhe lejon lexuesit e këtij botimi që të përfitojnë nga zbulimet e tij të vazhdueshme gjatë një pune prej dy dekadash. Harville Hendrix, Ph. D. në partneritet me bashkëshorten e tij, Helen Lakelly krijuan Terapinë e Marrëdhënies Imago, një proces unik shërues për çiftet, për ata që duan të krijojnë një lidhje afatgjatë në çift, si dhe për prindërit. Të dy bashkë ata kanë më shumë se tridhjetë vjet përvojë si edukatorë dhe terapistë. Puna e tyre është përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës dhe metodën e tyre ‘Imago’ e praktikojnë dymijë terapistë në mbarë botën.

Biografi

Një vështrim investigues mbi familjen Bush

Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane, dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit, dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Ky libër është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e vet të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre. Investigimi i lodhshëm i Baker-it ka ndjekur gjurmët e ngritjes në pushtet të Bushëve, duke përfshirë edhe presidencën e W.-së. Ai përmban shumë zbulime të reja, hedh një dritë klinike mbi një klan të shquar, bërthama e besnikërisë absolute dhe sekretit hermetik të të cilit ka fshehur deri tani rolin e madh dhe shqetësues të Bushëve në ngjarjet e pushtimit të Gjirit të Derrave, Uotërgejtit, si dhe luftën në Irak. Duke kombinuar zbulimet e radhitura si duhet, që të gozhdojnë në vend, dhe tepër shpërthyese me analizat e mprehta, ajo çfarë ndodhi me Bushin nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave, të cilat modeluan politikat amerikane gjatë shekullit të kaluar.

Poezi

Titulli: “Heshtjen duke gërmuar” Autori: Romeo Çollaku Shtëpia botuese “Princi”

Mbi heshtjen, drejt së cilës të prin synimi për të përsosur shprehjen

Titulli: “Familja e sekreteve” Autori: Russ Baker Shtëpia botuese “Botimet Max” 

Romeo Çollaku ka botuar trembëdhjetë libra me poezi, prozë e përkthime nga letërsia greke dhe franceze. Është vlerësuar me çmimin e revistës “Aleph” për përkthimin në vitin 2000, si dhe me çmimet kombëtare “Fan Noli” (për përkthimin, 2007) dhe “Mitrush Kuteli” (për tregimin, 2009). Shumë pjesë nga krijimtaria e Romeo Çollakut janë botuar nëpër antologji e revista letrare në gjuhët anglisht, bullgarisht, frëngjisht, greqisht dhe gjermanisht. Romeo Çollaku ka studiuar gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Gjirokastrës dhe tani jeton në Athinë. Çollaku është autor i librave: “Zemër virgjine”, “Ar e fosfor”, “Gjithë diell e natë”, “Kumbaraja e kohës”, “Për shtegtarët e pak metrave katrorë”.


MAPO

15

Libri

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

recensë

“Nëse një natë dimri një udhëtar” është në fakt një kolazh me dhjetë fillime romanesh, pa ndonjë lidhje të dukshme me njëri-tjetrin, por që qëndrojnë brenda kapakëve të librit në unitetin e vlerave universale të letërsisë. Romani shpaloset kësisoj si një lojë pasqyrash nga një subjekt në tjetrin

Dedikuar shkrimit dhe leximit “Nëse një natë dimri një udhëtar”, roman nga Italo Kalvino, botuar nga “Dudaj” Preç Zogaj

S

hkrimtari i madh italian Italo Kalvino (1923-1985), i njohur gjerësish si tregimtar, romancier dhe esesit i klasit të parë, vjen sërish në shqip, kësaj radhe me romanin “Nëse një natë dimri një udhëtar”, botuar nga “Dudaj” në përkthimin e Alban Pobratit. Këtë roman, të vlerësuar nga shumë zëra si kryevepra e tij, autori e shkroi në fund të viteve tetëdhjetë, në kulmin e pjekurisë së tij si shkrimtar. Njohës i jashtëzakonshëm i trashëgimisë letrare të të gjitha kohërave e vendeve, i brendshëm për të gjitha stilet e larmishme të të shkruarit nga një cep i planetit në tjetrin, bartës i një përvojë vetjake shumë të pasur si mjeshtër i fjalës së shkruar, profesor dhe eksplorator i palodhur i morisë së çështjeve të lexim-shkrimit, Italo Kalvino konceptoi dhe u përball me lëndën e këtij romani ashtu siç përballet një xhongler me ushtrimin e shkallës më të lartë të vështirësisë, pasi është përgatitur gjatë për këtë. Por në këtë krahasim, që çalon si gjithë krahasimet, duhet mbajtur parasysh se xhonglimi në letërsi është një lojë e precizionit të lartë që nuk duron asnjë lloj gabimi. Përndryshe do të shembej. Me aq sa thamë mund të kuptohet se, “Nëse një natë dimri një udhëtar” është një roman që i dedikohet Shkrimit dhe Leximit, Shkrimtarit dhe Lexuesit, raportit enigmatik, të pastudiuar mirë mes tyre, në dritën e fatit librit dhe vlerës së tij në njohjen e botës ku jetojmë. Personazhet kryesorë të romanit janë Lexuesi dhe Lexuesja, dy njerëz të kultivuar, që do të takohen pikërisht në një librari për t’i dhënë startin intrigës së veçantë të romanit, duke e dëshmuar paskëtaj deri në fund si pjesëmarrës dhe protagonistë. Subjekti rrjedh si një shtjellim i marrëdhënieve të tyre njerëzore dhe intelektuale, që evoluojnë dora-dorës në një lidhje dashurie të fortë e të praruar, e cila do të ketë në boshtin e saj pasionin e tyre të përbashkët për leximin dhe kureshtjen e pashtershme për librin, si një ftesë dhe mundësi e pashoqe për njohjen e botës, apo, më thjeshtë akoma, si një mënyrë të jetuari, siç thoshte Gustav Floberi. Romani fillon thjesht, por ndërlikohet rrugës, duke mbetur deri në fund vepër mjaft elitare përsa i përket kompozicionit dhe domethënieve. Ta tregojmë me pak fjalë. Lexuesi, personazhi kryesor, po lexon romanin “Nëse një natë dimri një udhëtar” të Italo Kalvinos. Kapitulli i parë paralajmëron një thriller të mirëfilltë. Një burrë ka mbërritur një mbrëmje nga larg në stacionin e trenit të një qyteti të vogël. Ndërsa po pret diçka, rri dhe vëzhgon vitrinën e jetës provinciale të qytetit të vogël në atë stacion të humbur, tërhiqet pas një gruaje të divorcuar, e cila e fton të vizitojë dyqanin e saj jo shumë larg prej aty. Sakaq mbërrin komisari i policisë i cili i njofton të panjohurit parullën e një përbetimi. Udhëtari largohet menjëherë me trenin e radhës. Çfarë ndodhi? Ç’është ky përbetim ku qenka përfshirë edhe komisari i policisë? Ku po shkon udhëtari i natës? Me çfarë misioni? A do të kthehet më në qytetin e vogël për të çuar në fund

takimin e pakryer me bukuroshen e divorcuar? Pyetje të mjaftueshme për ta hedhur plotësisht në rrjetë kureshtjen e Lexuesit. Por për shkak të një gabimi në faqosje, vazhdimi i librit nuk ka lidhje me udhëtarin, por me një subjekt tjetër. Lexuesi shkon në librari të reklamojë gabimin dhe atje takohen me Lexuesen, Ljudmillën, që ka të njëjtin problem. Në kërkim të vazhdimit të romanit, të dy përfshihen në një si karrusel gabimesh në faqosje që u vë në duar fillime romanesh pa vazhdim nga autorë të ndryshëm. Ata tërhiqen gjithnjë nga këto histori të reja që nuk përfundojnë kurrë. “Nëse një natë dimri një udhëtar” është në fakt një kolazh me dhjetë fillime romanesh, pa ndonjë lidhje të dukshme me njëri-tjetrin, por që qëndrojnë brenda kapakëve të librit në unitetin e vlerave universale të letërsisë. Romani shpaloset kësisoj si një lojë pasqyrash nga një subjekt në tjetrin. Fillon me “Nëse një natë dimri një udhëtar” të vetë Kalvinos dhe vazhdon, sipas radhës, me “Jashtë vendbanimit të Malbrokut” nga një shkrimtar polak; “Duke u zgjatur mbi bregun e thepisur”, nga një shkrimtar kimerik; “Pa u trembur nga era dhe marramendja” nga i njëjti shkrimtar por me pseudonim; “Vështro poshtë aty ku hija theksohet” nga një shkrimtar belg; “Në një rrjetë linjash që kryqëzohen” dhe “Një rrjetë linjash që ndërthuren” nga një shkrimtar irlandez; “Mbi qilimin e gjetheve të ndriçuar nga hëna” nga një shkrimtar japonez; “Përralla e një varri të zbrazët” nga një shkrimtar latinoamerikan; dhe së fundi “Cila histori po pret fundin atje poshtë” nga një emër sllav. Secili prer këtyre titujve mund të lexohet e shijohet si tregim i gjatë më vete. Duhet thënë se subjektet dhe emrat e autorëve janë të gjitha një trillim i Kalvinos. Merret vesh se me një kolazh të tillë brenda një libri të vetëm shkrimtari erudit italian ka eksperimentuar apo sendërtuar në prozë atë që pati bërë poeti i madh portugez Fernando Pesoa: të qenët një shkrimtar i shumëfishtë,

të shkruarit me emra të ndryshëm në stile plotësisht të dallueshëm nga njëri-tjetri. Autorët e nëntë fillimromaneve në librin e Kalvinos mund t’i konsiderojmë heteronime të autorit. Nga ana tjetër, duke hyrë kaq natyrshëm në kostumin e stileve letrare të larmishme dhe duke shkruar kaq saktë herë si japonez, herë si irlandez, herë si latinoamerikan, herë si shkrimtar i aksionit e herë si shkrimtar zhbirimeve të thella psikologjike, Kalvino, veç aftësive të veta të rralla, pohon me provën e faktit se bukuria përherë e gjallë dhe e freskët e letërsisë qëndron në larminë e pasur të stileve dhe këndshikimeve. Lidhur me këtë, duhet të themi se në këtë roman gjejmë gjithashtu jehonën e teorive të zhvilluara nga Jorge Luis Borhes mbi librin unik të thërrmuar përgjatë kohës. Në një prej refleksioneve të shumta të Lexuesit dhe Lexueses, marrëdhëniet e të cilëve në kompozicionin e veprës ndërfuten rregullisht nga një fillimroman në tjetrin, lexojmë paragrafin e mëposhtëm:“Shkrimtari që do të mohojë vetveten për t’i dhënë hapësirë asaj që është jashtë tij ndodhet para dy zgjidhjeve: ose të shkruajë një libër që mund të jetë unik, i tillë që të mund të trajtojë gjithçka në faqet e tij; ose të shkruajë të gjithë librat në mënyrë që ta ndjekë këtë ‘gjithçka’ nëpërmjet përfytyrimeve të tij të pjesshme. Libri unik, që përmban gjithçka, nuk mund të jetë veçse shkrimi i shenjtë, e gjithë e vërteta e zbritur. Por unë nuk besoj se e gjithë kjo mund të jepet me anë të gjuhës; problemi im është ajo çka mbetet jashtë, e pashkruara, e pashkrueshmja. Nuk më mbetet rrugë tjetër veçse ajo e të shkruarit të të gjithë librave të të gjithë autorëve të mundshëm”. Si një roman ombrellë i shumë autorëve dhe subjekteve, romani “Nëse një natë dimri një udhëtar” ngjan të jetë produkti perfekt i teorisë së mësipërme të librit unik si shumare e gjithë librave, pa rënë në profanizimin e Librit të Shenjtë si libër i së vërtetës së zbritur, domethënë të diktuar nga Zoti apo Allahu. Një vend i gjerë në roman u është dhënë përsiatjeve dhe pikëpamjeve të larmishme për leximin, pa rënë në predikime shablloniste. Vetë Kalvino në prononcimet e tij për romanin ka dashur gjithnjë ta orientojë vëmendjen e lexuesit nga kjo komponente e tekstit. “Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve”, thoshte ai. “Protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. Në mbyllje do të donim të theksonin se një vlerë e garantuar e këtij romani, si e çdo gjëje që ka dalë nga pena e Italo Kalvinos, është stili elegant i të shkruarit me atë sintaksën kalviniane që kumbon si muzikë. E shkruara e tij është një festë e gjuhës dhe gjithë kjo ka ardhur në shqip falë përkthimit cilësor të romanit nga Alban Pobrati.

Në bibliotekën e UET-Press Bazat e menaxhimit; edhe një libër për bibliotekën e ekonomisë Specialistët e ekonomisë kanë ngritur shpesh shqetësimin se në Shqipëri u kushtohet pak ose aspak rëndësi librave të specializuar, duke krijuar kështu mungesa titujsh në një komunitet të gjerë lexuesish të interesuar rreth tij. UET Press është nga të paktat shtëpi botuese që ka një kolanë të pasur me libra nga fusha e ekonomisë. Ju sjellim një përshkrim të përgjithshëm të më të riut, botuar nga UET Press; “Baza e menaxhimitkoncepte dhe aplikime themelore”, një libër që u vjen në ndihmë studentëve dhe të gjithë të interesuarve të kuptojnë konceptet themelore në menaxhim, dhe si të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në këtë fushë. Nocione të logjikës Logjika. Çfarë është?? Për çfarë shërben? Si mund të realizohet një studim i saj? Disa informacione nga libri “Nocione të logjikës” i filozofit belg Philippe Thiry, i sjellë në shqip nga UET Press, i çon shpirtrat kureshtarë drejt një vizite të vogël në viset e logjikës... Nuk është e nevojshme, madje ka shumë gjasa të jetë edhe e padobishme, të nisësh studimin e logjikës me trajtesa teorike mbi fushën, mjetet, kufizimet dhe metodat e saj. Çështjet e logjikës janë komplekse dhe mund të perceptohen realisht vetëm gjatë praktikimit. Mund të sugjeronim që logjika është endje e shpirtit, afirmimi i përparësisë së arsyes, arti i zbulimit të budallallëqeve në mediat e çdo lloji, kthimi në burimet e shkencës informatike etj. Logjika mbahet edhe si shkenca që heton parimet e përgjithshme të mendimit të vlefshëm, shqyrtimi i pjesës së arsyetimit, përcaktuesja e formave korrekte e të vlefshme të arsyetimit, apo si shkenca që shkencat e tjera e kuptojnë fillimisht si mjet i tyre. Logjika mund të përkufizohet gjithashtu si shkencë e rregullave që ligjërojnë përdorimin e fjalës. Kjo qasje e fut logjikën në rrethin e të folurit natyror dhe e dallon ndoshta formalizmi matematik. Por si çdo shkencë, logjika e ka për detyrë ta ndjekë të vërtetën. Në Artin e të folurit “Arti i të folurit publik”- një libër lider në fushën e teksteve të të folurit publik - vjen i përkthyer dhe i botuar nga shtëpia botuese UET Press në kolanën e librave studimorë. I ri apo folës me përvojë, ky libër ju mëson si të bëheni folës të mirë në publik, përmes shpjegimeve të një prej profesorëve më të mirë të Komunikimit, Stephen E. Lucas


16 7465 02

MAPO MAPO

qershor 2012 2012 e13hënë, 20 GUSHT www.gazetamapo.com www.mapo.al

arsim 17 644

kuota pranimi janë miratuar për masterat në universitetet publike

9658

kuota do të jenë për programet “Masterat Profesional” me kohë të plotë

8276

Masterat, MASH: Si të zgjidhni programin e duhur në publik e privat Specialistët e arsimit të lartë në MASH shpjegojnë se çfarë duhet të dini përpara zgjedhjes së programit master për shkollat e larta publike dhe private. Në përzgjedhjen e universitetit ku duhet të ndiqni masterin, rëndësi kanë informacionet mbi programin e studimit, profesoratin e shkollës, tarifat e studimeve Jonida Tashi

Programet e studimit të ciklit të dytë përfundojnë me diplomë “Master”. Ky program studimi përgatit studentët për tregun e punës si dhe për studime të mëtejshme. Por në mjaft raste, për shkak të zgjedhjes së gabuar, të rinjtë kanë mbetur me diploma masteri në xhep që nuk u kanë siguruar dot një vend pune. Arsyeja, zgjedhja e gabuar e programit të studimit, pse jo edhe universiteti jo ai i duhuri. Në prag të nisjes së aplikimeve për studimet e ciklit të dytë, ku bëjnë pjesë edhe masterat profesionalë dhe shkencorë, specialistë të - Informohuni mirë mbi llojin e programin të studimit për të cilin keni Të dhënat për masterat Ministrisë së Arsimit kanë përgatinevojë. Referojuni tabelës së mëposhtme: tur një paketë këshillash për stuMaster i Shkencave Master Profesional dentët që i kanë përfunduar studiQëllimi njohuri të thelluara, teorike formim të mirëfilltë met “Bachelor” dhe tashmë janë dhe praktike, si dhe trajnim për profesional ne përshtatje përfshirë nga dilemat se çfarë duhet kërkim shkencor me kërkesat e tregut te të bëjnë më tej me formimin e tyre punës. pasuniversitar. Një vendim i vështirë Kushti i Së paku Bachelor Së paku Bachelor nëse nuk ke informacionet e duhuhyrjes ra për programin e studimit që Kohëzgjatja Së paku 2 vite akademike Së paku 1.5 vit akademik duhet të zgjedhësh dhe institucionin Kreditet 120 ECTS 60-90 ECTS ku duhet të studiosh. Ndaj, specialNjë nga Gjuha angleze mbrojtja me Gjuha angleze - mbrojtja istët e arsimit të lartë në MASH Kushtet e teste te njohura ndërkombëtare me teste te njohura shpjegojnë se çfarë duhet të dini përdiplomimit ne nivelin C1 ndërkombëtare ne nivelin para zgjedhjes së programit master B2 për shkollat e larta publike dhe priVazhdimi Studime të doktoratës (Dr.) Punësim ose studime të vate. Së pari, duhet të keni informaose punësim mëtejshme cione mbi programin e studimit. “Kriteret e pranimit vendosen nga shkolla e lartë, ndërsa kuotat e pra- programi të ciklit të dytë, përpara e programit të studimit për të cilin nimit për shkollat publike vendosen dhënies së provimit të shtetit. Për- keni nevojë”, - thuhet në paketën inMbizgjedhjes: profesoratin e shkollës bazuar në interesat formuese të MASH për programet nga MASH. Për studimet e ciklit të 2)para dytë nuk ka kufizime të moshës apo tuaja për të ardhmen sigurohuni master. Në përzgjedhjen e universitetit se ku me duhet ndiqni mastermbi domosdoshmërinë e studimit të të kualifikuar, të kohës që nga diplomimi në ciklin Shkolla e lartë duhet të ketë pedagogë titujtëakademikë si in rëndësi ka edhe profesorati i një programi master dhe pyesni e parë (Bachelor). Duke plotësuar “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe sa “Profesor”. kriteret, ju mund të studioni edhe studentë diplomohen në këtë pro- shkollës. “Shkolla e lartë duhet të ketë dhe sa prej për tyrepedagogët janë punësudegë të përafërta ose të ndryshme gram - Interesohuni e lëndëve të pedagogë profesionit,tësi kualifikuar, dhe botimet eme tituj akademikë si “Doktor”, “Profembi bashkëpuninga ajo e ciklit të parë të studimeve. ar; informohuni tyre. A japin mësim pedagoge të huaj? i asociuar” dhe “Profesor”. Inndërkombëtar shkollës, Profesionet e rregulluara si mjekë- min - Pyesni studentëttëaktual nëse si janë sor të kënaqur me pedagogët. teresohuni për pedagogët e lëndëve për mundësinë e transferimit të sia, stomatologjia, farmacia, mësue- dhe - Pyesni për tekstet mësimore që përdorin pedagogët, dhe për çmimet e të profesionit, si dhe botimet e tyre. apo krediteve tuaja në sia, arkitektura, veterinaria, mami, studimeve tyre. infermieria, fizioterapia dhe inx- shkolla të tjera brenda apo jashtë A japin mësim pedagogë të huaj? Pyhinieria kërkojnë përfundimin e një vendit; informohuni mirë mbi llojin esni studentët aktualë nëse janë të

Duke plotësuar kriteret, ju mund të studioni edhe degë të përafërta ose të ndryshme nga ajo e ciklit të parë të studimeve kënaqur me pedagogët. Pyesni për tekstet mësimore që përdorin pedagogët, dhe për çmimet e tyre”, këshillojnë specialistët e arsimit të lartë. Sipas tyre, është e rëndësishme të merrni informacione edhe për kujdesin që ofrohet ndaj studentëve. Për këtë, specialistët këshillojnë që të informoheni nga shkolla, si dhe të pyesni studentët aktualë: se si funksionojnë programet e udhëheq jes, mbrojta e temës dhe zyra e këshillimit të karrierës. Po kështu vizitoni sallat, laboratorët dhe bibliotekën, mjediset e praktikave mësimore dhe lidhjen me internet për të gjithë shkollën. Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme është edhe të informoheni mbi tarifat e studimeve.

3) Mbi kujdesin ndaj studentëve

Informacione të veçanta për universitetet private . Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentët aktualë: - Si funksionojnë Programet e Udhëheqjes, mbrojta e temës dhe zyra e këshillimit te karrierës. - A janë studentet aktual të kënaqur me(www.mash. shkollën që kanë• Sapo zgjedhur? 1. Mbi statusin ligjor të shkollës së lartë dhe APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose të regjistroheni kërkoni numrin e - Vizitoni sallat, dhe bibliotekën, mjediset e matrikullimit. praktikave Ky numër del edhe në diplomën të programit të studimit gov.al), për laboratorët të parë statusin ligjor të mësimore dhe Shkollat e larta dhe programet e studimit institucionit. tuaj. duhet të jenë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Prandaj, përpara zgjedhjes: • Kërkoni nga shkolla e lartë: vendimin për licencimin e programit të studimit, si dhe urdhrin e ministrit për akreditimin e programit. • Sigurohuni që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës. • Klikoni gjithmonë faqen e internetit të

• Pyesni nëse kreditet (ECTS) që fitoni aty janë të transferueshme në shkolla të tjera të larta brenda ose jashtë vendit. 2. Mbi lidhjen e kontratës • Nëse ju vendosni të studioni në një shkollë të lartë private, kontrata që lidhet mes jush dhe shkollës duhet të jetë në favorin tuaj. Mos filloni studimet pa kontratë! • Sigurohuni që kontrata të lidhet përpara fillimit të studimeve, në prani të noterit, të ketë terma të qartë për shërbimin që do të merrni, si dhe për format e pagesës së tarifës së shkollimit.

• Tarifa e Faqe shkollimit vendoset sipas cilësisë së 2 diplomës që ofrojnë dhe nuk paguhet përpara marrjes së shërbimit. Kërkoni që në kontratë të vendosen kushtet për të drejtën e çregjistrimit tuaj, nëse shkolla e lartë nuk përmbush detyrat e përcaktuara në të. • Interesohuni për detyrimet që ka shkolla e lartë ndaj jush, nëse ajo, për shkaqe të ndryshme, ndërpret veprimtarinë e saj. • Nëse konstaton që shkolla e lartë nuk ofron cilësinë e premtuar të studimeve dhe kushtet e parashkruara në kontratë, kërkoni menjëherë të çregjistroheni.

do të jenë për programet “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”

regjistrimet

Aplikimet në privat deri më 15 nëntor, dokumentet që duhen Aplikimi dhe regjistrimi në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet private të arsimit të lartë privat do të kryhet deri në datën 15 nëntor 2012. Ky është afati i vendosur nga Ministria e Arsimit, e cila ka përcaktuar edhe dokumentet që duhet të dorëzojë kandidati pë aplikim, të cilat janë si më poshtë a. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose Diplomën; • Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri; • Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011); si edhe certifikatën përkatëse, të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, që vërteton se ka fituar provimet me zgjedhje. b. Dokument identifikimi (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. c. Dy fotografi. d. Shtetasit e huaj duhet të paraqesin edhe: • lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noterizuar); • dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe); • dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës së huaj (njohur ndërkombëtarisht) në të cilën zhvillohet programi i studimit ku regjistrohet kandidati (me përjashtim të rastit kur gjuha e huaj është gjuha zyrtare e shtetit nga vjen kandidati).


bota

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Britania: Kosova ka bërë progres Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, thotë se “Kosova vazhdon të ketë progres domethënës në konsolidimin e pavarësisë së saj”. Këto komente ai i ka bërë në letrën e tij dërguar ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës. Më tutje, zoti Hejg theksoi se “Grupi Ndërkombëtar Drejtues është pajtuar që Kosova ka zbatuar

Propozimin Gjithëpërfshirës në mënyrë përmbajtësore, duke e hapur kështu rrugën për përmbyllje të mbikëqyrjes së pavarësisë, pas mbledhjes së GND-së në shtator”. Zyrtari i lartë britanik, në letrën dërguar ministrit Hoxhaj, thotë se Mbretëria e Bashkuar edhe më tutje do ta mbështesë fuqishëm subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Uilliam Hejg

Julian Assange

Assange akuzon SHBA për “gjueti shtrigash” Assange foli dje nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar strehim politik. Para tij, avokati Garzon tha se themeluesi i faqes Wikileaks është i bindur se të drejtat e tij dhe të faqes së tij në internet duhet të respektohen Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange akuzoi Shtetet e Bashkuara se po merren me gjueti shtrigash. Ai i bëri komentet dje në shfaqjen e tij të parë publike në dy muaj. Assange është themelues i

Wikileaks, faqja e internetit që ka bërë publike qindra mijëra dokumente sekrete nga komunikimet e funksionarëve amerikanë. Ai foli sot nga ballkoni i ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar strehim politik. Para zotit Assange, avokati i tij Balthazar Garzon tha se themeluesi i faqes Wikileaks është i bindur se të drejtat e tij dhe të faqes së tij në internet duhet të respektohen. Ndërtesa e ambasadës së Ekuadorit në Londër është e rrethuar nga forcat policore britanike, të cilat kanë dhënë urdhër për ndalimin e menjëhershëm të Julian Assange nëse del nga territori i ambasadës ekuadoriane. Britania ka deklaruar se nuk do

të garantojë udhëtimin e sigurt të Julian Assange jashtë territorit të saj, duke këmbëngulur se ajo do të zbatojë ligjin për ta ekstraduar atë në Suedi, në bazë të një urdhër arresti europian të lëshuar për të . Nëse Assange del jashtë territorit të ambasadës ekuadoriane, ai do të arrestohet menjëherë nga autoritet britanike, që e mbajnë të rrethuar ndërtesën e ambasadës. Julian Assange ka frikë se Suedia mund ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara ku ai mund të përballet me akuzat që kanë lidhje me publikimin në faqen e tij Wikileaks të qindra mijëra dokumenteve sekrete, mes tyre edhe komunikimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.

Serbi

NYT: Iraku ndihmon Iranin për sanksionet Gazeta “New York Times” njofton se Iraku ka ndihmuar Iranin të anashkalojë sanksionet ekonomike, të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar për programin bërthamor të Teheranit. Gazeta shkruan në numrin e sotëm se Iraku ka shfrytëzuar një rrjet institucionesh financiare dhe kontrabandën e naftës për të ndihmuar Iranin të kapërcejë sanksionet. Në korrik presidenti Barak Obama ia ndaloi një banke në Bagdat të zhvillonte aktivitet me sistemin bankar amerikan. Presidenti tha përmes një deklarate se Banka Islamike Elaf kishte lejuar transaksione me vlerë prej disa miliona dollarësh të bankave iraniane që janë objekt sanksionesh për lidhjet e tyre me aktivitetin bërthamor të vendit. Sipas “New York Times”, pavarësisht nga vendimi i

50% përkrahin futjen në BE

Ahmadinexhad

Obama ia ndaloi një banke në Bagdat të zhvillonte aktivitet me sistemin bankar amerikan

Ambasada e Ekuadorit e rrethuar nga policët, të cilët kërkojnë të arrestojnë Julian Assange

Presidentit, banka Elaf vazhdon të marrë pjesë në ankandet e përditshme të valutës, ku bankat shkëmbejnë dinarë irakianë me dollarë amerikanë. Gazeta i përshkruan këto ankande si një rrugë jetike e bankave iraniane për qasje në sistemin ndërkombëtar financiar.

Numri i shtetasve të Serbisë, që e mbështesin synimin e këtij vendi që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka rënë nën 50%, thotë një hulumtim i opinionit i publikuar dje. Nëse referendumi për pranim në BE do të mbahej tash, 49% e votuesve do të thoshin “po”, 25% do të ishin kundër, ndërsa 19% do të abstenonin. Sipas këtij hulumtimi, 8% të të anketuarve ende nuk e dinë se si të votojnë. Ky hulumtim është realizuar nga Byroja për BE-në e qeverisë së Serbisë dhe janë anketuar 1034 vetë, në fund të muajit qershor, ka njoftuar Zyra për shtyp e qeverisë së Serbisë. Aktualisht, Serbia është kandidate për pranim, por ende nuk është caktuar data për fillimin e negociatave. Për këtë çështje, Brukseli i ka thënë Beogradit për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën, e cila e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por

Beograd

Serbia nuk e njeh atë. Agjencia DPA nga Beogradi më tutje raporton se një numër në rritje i serbëve janë të lodhur nga kushtet e Brukselit për progres të Serbisë drejt anëtarësimit dhe kanë anuar nga pozicioni i promovuar nga nacionalistët e krahut të djathtë ekstrem, që këmbëngulin se Serbia duhet të mbetet neutrale në raportet ndërmjet BE-së dhe Rusisë.


OpEd

18

MAPO

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

01 02

03 Opinione dhe Editoriale

Më pëlqejnë derrat. Qentë na admirojnë. Macet na përçmojnë. Derrat na trajtojnë si të barabartë.

Bujar Kapexhiu Nga

Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet të të vrasë dhe dështon dhe më pas të kërkon ty të mos e vrasësh. Megjithëse personalisht jam shumë i kënaqur me cilësinë e eksploziveve të sotëm, ndiej se nuk duhet të pengojmë përmirësimin e tyre. Winston Churchill

Të spekulojmë pak! Për mua pak më e ashpër dhe më direkte më duket kërkesa e AAK-së për mospërfshirjen e SHIK-ut, sepse me këtë adresohet direkt mospërfshirja e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli në një koalicion eventual të ri qeveritar.

A

jemi në prag të koalicionit PDK – AAK? Janë disa momente që paralajmërojnë këtë ndryshim të rëndësishëm në raportet e brendshme politike. Momenti i parë është nevoja që Kosova të hyjë në vazhdimin e procesit të dialogut sa më unike. Kjo për faktin se sipas të gjitha gjasave, dialogu nuk do të jetë më vetëm teknik, por do të ketë edhe elemente politike. Tashmë është bërë sekret publik një kornizë e axhendës për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Nga burimet në Bruksel kanë rrjedhur informatat se plani është që të zhvillohet me ritëm të përshpejtuar dialogu për çështjet e mbetura pa marrëveshje (telefonia, energjia elektrike…), dhe si të arrihen edhe këto marrëveshje do të hapë dialogu politik për Veriun e Kosovës. Në këtë proces, Qeveria aktuale e Hashim Thaçit nuk mund dhe nuk do që të hyjë pa një konsensus më të gjerë ose përkrahje të heshtur nga partitë kryesore opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja. Për Lëvizjen Vetëvendosja nuk pritet se do të mund të bëhej pjesë e këtij konsensusi, sepse programi i saj nuk e pranon fare instrumentin e dialogut me Serbinë. Momenti i dytë paralajmërues është zbutja e qëndrimit të AAKsë. Kjo parti është deklaruar qartë, përmes nënkryetarit të parë Blerim Shala, se nuk do të mbetet anash në procesin e dialogut me Serbinë, ku do të trajtohen çështjet jetike për rrumbullakësimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Po kështu, AAK-ja tani shprehet edhe në favor të hyrjes në koalicion qeveritar me PDK-në, gjithnjë në funksion të forcimit të pozitës negociuese të Kosovës. Çka është e vërtetë, zyrtarët e AAK-së e kanë kushtëzuar këtë kthesë në politikën e tyre me dy kërkesa që do të

koment Shkëlzen Maliqi

Në disa media është spekuluar se Thaçi në këtë kombinim do të merrte postin e Kryetarit të Kosovës, por kjo do të komplikonte mjaft tërë procesin e ndërtimit të një Qeverie të dialogut, sepse kjo nënkupton nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Presidentja sapo e ka forcuar pozitën e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetute se mandati i saj zgjat pesë vjet, dhe të niset një proces i shkarkimit të saj nuk do të jetë po aq i lehtë sa zgjedhja e saj. Eventualisht, mund të ndodhë që ajo të tërhiqet vetë në emër të interesit madhor, nëse këtë do ta kërkonin shumica dërmuese e subjekteve politike parlamentare si dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë.

jenë mjaft sfiduese për PDK-në dhe kr yeministrin Thaçi. E para kërkesë është që, në koalicionin e ri postin e Kryeministrit do të duhej ta mbante Ramush Haradinaj. Tjetra kërkesë është që, në qeverinë e re të mos ketë asnjë pjesëtar të ish-SHIK-ut. Të dyja këto kërkesa nuk janë pa sherr dhe nëse do të ishin fjala e fundit e AAK-së, mund edhe të bëhen pengesa serioze për realizimin e qëllimit të proklamuar. Kandidim i Haradinajt për kryeministër e lë jashtë loje Hashim Thaçin, gjë që nuk mund të kalojë pa rezistencën e vetë Thaçit, por edhe të partisë së tij. Cili do të ishte në atë rast roli i Thaçit? Në disa media është spekuluar se Thaçi në këtë kombinim do të merrte postin e Kryetarit të Kosovës, por kjo do të komplikonte mjaft tërë procesin e ndërtimit të një Qeverie të dialogut, sepse kjo nënkupton nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga. Presidentja sapo e ka forcuar pozitën e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetute se mandati i saj zgjat pesë vjet, dhe të niset një proces i shkarkimit të saj nuk do të jetë po aq i lehtë sa zgjedhja e saj. Eventualisht, mund të ndodhë që ajo të tërhiqet vetë në emër të interesit madhor, nëse këtë do ta kërkonin shumica dërmuese e subjekteve politike parlamentare si dhe sponsorët e saj ndërkombëtarë. Për mua pak më e ashpër dhe më direkte më duket kërkesa e AAKsë për mospërfshirjen e SHIK-ut, sepse me këtë adresohet direkt mospërfshirja e ish-shefit të SHIKut, Kadri Veseli, në një koalicion eventual të ri qeveritar. Siç dihet, Veseli tashmë e ka paralajmëruar kyçjen direkte në politikë dhe pritet që në Kuvendin e ardhshëm të PDK-së ai do të mund ta merrte edhe drejtimin e kësaj partie. Kjo do të ishte e log jikshme nëse Hashim Thaçi do të kandidonte për Kryetar, e që e obligon ta lëshojë postin e kryetarit të PDKsë. Nga ana tjetër, Kadri Veseli projektohet si kryetar i ardhshëm i PDK-së edhe për shkak të konflikteve të brendshme që ekzistojnë në PDK, që kërcënojnë me çarje serioze, e ku Veseli konsiderohet si një autoritet që PDK-në do ta mbajë të bashkuar. Edhe në të kaluarën e PDK-së, ndonëse nuk ka qenë

Sukses parazgjedhor

formalisht anëtar i strukturave partiake, Kadri Veseli është konsideruar si eminencë gri që e siguronte kohezionin e këtij subjekti me numër më konstant të votuesve në të gjitha zgjedhjet. Në këtë aspekt, kërkesa për mospjesëmarrje të ish-anëtarëve të SHIK-ut në Qeveri mund të jetë më e rëndë se kërkesa për eliminimin e Thaçit, i cili edhe ka gjasa për kompensim dinjitoz duke e marrë postin e Presidentit. Kjo për faktin se apriori eliminohet konkurrimi i Veselit për Kryeministër, nëse ai vërtetë do të zgjidhet për kryetar të PDK-së. Për më shumë, në këtë kombinim Veseli nuk “lejohet” që të jetë as anëtar i kabinetit ministror, çka do të ishte absurde, sepse do të ndodhte që dy parti hyjnë në një koalicion ku partia lidere ka tri herë më shumë deputetë sesa partneri i vogël, por prej saj kërkohet që të mos e ketë postin e Kryeministrit, por as anëtarë qeverie liderin potencial të saj! Një gjë, që vështirë se do të kapërdihet nga PDK-ja. Kuptohet, krejt çka thash deri më tash është spekulative. Procesi i dialogut duhet të fillojë relativisht shpejt. Çdo ditë vonese pas mesit të tetorit do të shkaktonte ngushticë të tmerrshme kohore për realizimin e objektivave të palëve në dialog, Kosovës dhe Serbisë, si dhe për palën ndërmjetësuese, BE-në. Ndërkaq, s’di se si mund të bëhet në këtë moment një pazar i këtillë pa hanxhinë, kur e dimë se krijimi i koalicionit të ri ku Kryeministër do të ishte Haradinaj nuk është opsion i sigurt; nuk dihet se kur do ta shpallë aktgjykimin Tribunali i Hagës dhe as çfarë do të jetë verdikti. Kuptohet, AAK-ja mund ta ketë serioz opsionin e koalicionit edhe pa dy kushtet që u përmendën. Më realiste më duket që AAK-ja të futet në Qeveri si partner i dytë, ndoshta edhe duke mos e përjashtuar formacionin e Behxhet Pacollit, me qëllim që të ndihmohet dialogu por edhe të kontrollohet nga afër përgatitja e bazës ligjore dhe terrenit për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por këtu po më hapet një shteg i ri për spekulime, për çka edhe nuk kam hapësirë sot. Do të ketë ende lëvizje dhe zhvillime sqaruese për një vjeshtë që, në instancën e fundit, mund të dalë më e bereqetshme seç na tregojnë kukuvajkat tona politike.

Kuptohet, krejt çka thash deri më tash është spekulative. Procesi i dialogut duhet të fillojë relativisht shpejt. Çdo ditë vonese pas mesit të tetorit do të shkaktonte ngushticë të tmerrshme kohore për realizimin e objektivave të palëve në dialog, Kosovës dhe Serbisë, si dhe për palën ndërmjetësuese, BE-në. Ndërkaq, s’di se si mund të bëhet në këtë moment një pazar i këtillë pa hanxhinë, kur e dimë se krijimi i koalicionit të ri ku Kryeministër do të ishte Haradinaj nuk është opsion i sigurt; nuk dihet se kur do ta shpallë aktgjykimin Tribunali i Hagës dhe as çfarë do të jetë verdikti.


E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Duket sikur këta të dy, Rama dhe Meta pra, megjithëse thuhet që shkëmbejnë shumë sms-ra, thellë-thellë janë të lodhur dhe pa fantazi në jetën politike. Ata duan më së shumti të gëzojnë jetën. Jetën që u mbetet, mes të mirave që shqiptarët u kanë blatuar bujarisht. Është ky një moment në psikën e njeriut, që psikologët thonë se vjen vetiu, kur shndërrohesh në një mesoburrë apo mesogrua, kur e ke kaluar pra, mesin e jetës biologjike. — Artur Zheji

Varrimi i madh dhe takimi i vogël Rama-Meta

U

tund dynjaja verore mediatike, se Meta dhe Rama u takuan sërish. Kësaj radhe, raportojnë kronikat gazetareske, sfondi ishte ndryshe. Një varrim i madh, i një njeriu të rëndësishëm, i një shqiptari me mendje të kthjellët në këto kohëra të turbullta, politikanit dhe politologut, Arbën Xhaferri. Ndoshta ishte një rastësi, por ndoshta duhet të ndodhte që këta të dy, Rama dhe Meta, të fotografoheshin bashkë dhe krah për krah, në atë ditë zie dhe në atë tryezë përshpirtjeje. Por duke rënë me dashje në rrjetën e provokimit mediatik, le t’u rrëfejmë shqiptarëve që janë ende kuriozë, se ky takim, realisht nuk ka kurrfarë vlere të qëndrueshme politike. Edhe nëse biseda e tyre ka mjaftuar me supën mortore të hotel ‘Lirakut’, ku rrinin VIP-at përdëllenjës, edhe nëse ka vijuar fshehtas në Mavrovë, edhe nëse atë ditë kanë lënë takim për t’u pjekur sërish, mbi ndonjë Jaht luksoz, në brigjet kroate apo në brigjet spanjolle. Sepse përposhtë takimeve të tyre qëndron një mosbesim i thellë dhe me sa duket, i pashërueshëm. Përposhtë dhe në themel të bisedave të

tyre, sido qofshin ato, të ndezura apo të vakëta, qëndron pushteti, që secili nga të dy, qoftë Rama, qoftë Meta, e duan vetëm për vete dhe sa më shumë për vete. Sa më shumë, sa më pasurisht dhe me sa më pak njerëz me vlerë rreth vetes së tyre. Sepse egocentrizmi i tyre nuk pranon partnerë, por vetëm ushtarë. Vetëvlerësimi dhe vetëdashuria që kanë për veten, është në thelb, vetë jeta e tyre. Është pikënisja dhe pikëmbërritja e qëllimit që ata duan të mbërrijnë, pikërisht ajo pra, pikënisja dhe pikëmbërritja, që i afron dhe i largon mbas çdo takimi. Shumë orët e kaluara te takimi i ‘Gjirit’, kur Ilir Meta shfaqej i prekur nga ‘arroganca’ e njëanshme e Kryeministrit, për procesin e zgjedhjes së Presidentit, prodhuan g jithë-g jithë vetëm shumë fjalë dhe shumë pandehma. Prodhuan një kërcënim numrash, që Berisha e vlerësoi, e shtroi në tryezë, por falë fibrës së tij të paoksidueshme politike, nuk e hëngri. Dhe bëri mirë. Dhe do të bëjë mirë edhe në të ardhmen. Instinkti dhe përvoja e tij politike përbëjnë në të vërtetë një peshore farmacisti, që, e përdorur nga një mjek, ka gabuar

shumë rrallë. Partia e vogël e Metës, do të bëhej edhe më e vogël në krahët e Ramës. Ajo bëhet e rëndësishme, ndonëse e vogël dhe e drejtuar rast pas rasti pa busull, kundër Ramës dhe jo në krah të Ramës. Llafet harrohen, aktet mbeten. Mbeten pra në kujtesën e opinionit publik disa raste që Meta matet, por nuk e lë dot dorën e ngrohtë, herë të vrazhdë dhe herë përkëdhelëse të Kryeministrit. I cili, Kryeministri, nuk frigohet më nga Meta, edhe pse ai, Meta, artikulon kërcënime apo premtime të bujshme. Duket sikur këta të dy, Rama dhe Meta pra, megjithëse thuhet që shkëmbejnë shumë smsra, thellë-thellë janë të lodhur dhe pa fantazi në jetën politike. Ata duan më së shumti të gëzojnë jetën. Jetën që u mbetet, mes të mirave që shqiptarët u kanë blatuar bujarisht. Është ky një moment në psikën e njeriut, që psikologët thonë se vjen vetiu, kur shndërrohesh në një mesoburrë apo mesogrua, kur e ke kaluar pra, mesin e jetës biologjike. Pikërisht atëherë zgjohen dëshira të papara, për të shijuar në maksimum, kënaqësitë biologjike, kënaqësitë tokësore, përpara mbërritjes së pash-

editorial Artur Zheji

Shumë orët e kaluara te takimi i ‘Gjirit’, kur Ilir Meta shfaqej i prekur nga ‘arroganca’ e njëanshme e Kryeministrit, për procesin e zgjedhjes së Presidentit, prodhuan gjithë-gjithë vetëm shumë fjalë dhe shumë pandehma. Prodhuan një kërcënim numrash, që Berisha e vlerësoi, e shtroi në tryezë, por falë fibrës së tij të paoksidueshme politike, nuk e hëngri.

mangshme të jetës së gjatë nëntokësore. Por e gjitha kjo nuk ka lidhje me politikën, as edhe me kokëçarjen e natyrshme që politikani duhet të ketë, për misionin e tij në shërbim të të tjerëve, në emër të të cilit pra, politikani lyp votat dhe premton punë dhe zgjidhje të mëdha për Atdheun e tij. Ky takim i vogël dhe takime të tjera, nëse ka dhe do të ketë më tej, në ishuj apo në Jahte miqsh, miqsh të të gjitha palëve, nuk e dobësojnë Sali Berishën. I cili, nga Dhërmiu, apo nga zyra e tij në Kryeministri, përdor ca tejqyra dhe dylbira të sofistikuara, që shohin brenda dhe thellë natyrës njerëzore. Brenda dhe thellë defekteve njerëzore, të miqve apo kundërshtarëve të tij. Dhe bën llogaritë e tij, me Peshoren e tij. Dhe nuk trembet dhe nuk ka pse të trembet nga këto takime të vogla, që shkaktojnë zhurmë të madhe, e cila mbetet një shkumë deti apo një vazhdë Jahti dhe asgjë më shumë. Dihet, edhe Berisha e di, që shkuma, sado e fryrë, nuk prodhon politikë dhe nuk prodhon dot akte politike të qëndrueshme që të rrezikojnë numrat e pushtetit të tij.

Lista e leximeve të verës për udhëheqësit europianë

N

ë gusht europianët nisen drejt plazheve. Kontinenti ul perden me prezumimin se asgjë me pasoja nuk do të ndodhë derikur të kthehen të gjithë, të bronztë siç duhet, në shtator. Harroje krizën bankare të gushtit 2007 apo, më afër shtëpisë, krizën monetare europiane të gushtit 1992: pushimet e gushit janë një traditë e nderuar. Atëherë, çfarë duhet të lexojnë europianët poshtë çadrave të diellit këtë verë? Libri i Milton Friedman-it dhe Anna Schwartz-it A Monetary History of the United States (Një histori monetare e Shteteve të Bashkuara) e ka vendin në krye të listës. Në qendër të narrativës së tyre kapluese është një kapitull mbi Depresionin e Madh, ilustruar përmes një padie ndaj Bordit të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara për reagim të pamjaftueshëm për krizën në rritje. Friedman dhe Schwartz shihen përgjithësisht si dënues të Fed (Federal Reserve) për mosarritjen e saj për të reaguar shpejt kundër valëve të njëpasnjëshme të dështimeve bankare, së pari në fund të 1930 dhe më pas sërish në vitin 1931 dhe 1933. Por një lexim më nga afër zbulon se autorët e rezervojnë kriticizmin më të hidhur për dështimin e Fed për të vënë në lëvizje një program intensiv për blerjet e bonove në gjysmën e parë të vitit 1930, në mënyrë që të parandaloheshin falimentimet e bankave. Ky është një mesazh që anëtarët e

koment Barry Eichengreen

Gjermanët që marrin rreze në ishujt grekë, shpresojmë, do të frymëzohen nga lexime të tilla. Por është e vështirë të jesh i sigurt. Sigurisht, libra nga profesorët e ekonomisë rreth Depresionit të Madh nuk është se janë për pushimet e verës.

bordit të Bankës Qendrore Europiane duhet të bëjnë të tyrin, duke marrë parasysh deklarimin nga ana e tyre më 2 gusht se ata ishin gati për të reaguar mbi ngjarjet teksa ato ndodhnin, por për tani nuk do të ndërmerrnin ndonjë veprim. Të lexuarit e Friedman-it dhe Schwartz do t’i

kujtojë ata se ‘është më mirë t’i paraprish një krize sesa të mbështetesh tek aftësia për t’i dhënë fund asaj.’ Një rekomandim i dytë është një tjetër dëshmi e krizës së viteve ‘30, libri i Charles Kindleberger The World in Depression, 1929-1939 (Bota në Depresion 1929-1939). Pikëpamja e Kindleberger-it është se shmangia e një krize-dhe kur dështon në parandalimin e saj, të dalësh prej saj me sukses-kërkon lidership. Specifikisht kërkon lidership nga një vend me fuqinë dhe buxhetin e vullnetin për ta përdorur atë. Problemi qëndron te periudha ndërmjet luftërave, sipas Kindleberger-it, kur ndihet mungesa e gatishmërisë së fuqisë kryesore, Shteteve të Bashkuara, për të garantuar lidership dhe mjete financiare për të dalë nga kriza. Në Europën e sotme Gjermania e ribashkuar dhe rivitalizuar është i vetmi vend që ka kapacitete për ta marrë këtë rol. Mund të pajtohet me rikapitalizimin e shpejtë të bankave, një licencë bankare për Mekanizmin e Stabilitetit Europian dhe një politikë më të gjerë të Bankës Qendrore Europiane. Nëse Gjermania e jepte këtë lloj lidershipi, vendet e tjera do të ndiqnin pa ngurrim. Krizat e Europës pastaj do të futeshin shpejt në shtegun e zgjidhjes. Gjermanët që marrin rreze në ishujt grekë, shpresojmë, do të frymëzohen nga lexime të tilla. Por është e vështirë të jesh i sigurt.

Sigurisht, libra nga profesorët e ekonomisë rreth Depresionit të Madh nuk është se janë për pushimet e verës. Për larmi, udhëheqësit europianë mund të marrin me vete biografinë e Ron Chernow-it për Alexsander Hamilton-in. Hamilton ishte një personazh ngjyrashumë, i lindur jashtë martese, i rritur në Inditë Perëndimore, dhe kapiten i një kompanie artilerie në Luftën Revolucionare Amerikane. Më afër volisë sonë, si Sekretar i Thesarit i George Washington-it, ai hartoi paktin që me sukses racionalizoi borxhet e Shteteve të Bashkuara amerikane. Shtetet amerikane u futën në Union me ngarkesa të ndryshme të borxhit dhe kapacitete të ndryshme për t’i paguar ato. Hamilton argumentoi se qeveria federale duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për detyrimet e tyre me origjinë kostot e financimit të luftës. Ai identifikoi një burim të ardhurash-tarifat-që mund të caktoheshin me këtë funksion dhe e bëri paktin politikisht të pranueshëm duke bërë të qartë se, nëse qeveritë e shteteve grumbullonin borxhe shtesë dhe gjendeshin në vështirësi sërish, ato nuk do të shpëtoheshin një herë të dytë. Zyrtarët europianë do të argumentojnë se problemi i tyre është më i vështirë. Jo vetëm që Europës i mungon një qeveri federale, por nuk ka as dëshirë për të krijuar një të tillë. Një lexim më nga afër i arritjeve të Hamilton-it, megjithatë, do t’u kujtojë

lexuesve europianë se ka patur një kundërshti po aq të thellë ndaj federalizmit në Shtetet e Bashkuara të kryeherës. U deshën politikanë me vizion dhe aftësi diplomatike për ta gdhendur entitetin politik që u shfaq pas pavarësisë. Në fund, udhëheqësit europianë duhet të konsiderojnë si shtesë për çantën e tyre të librave The Guns of August (Armët e gushtit) nga Barbara Tuchman (edhe njëherë vërej muajin). Tuchman i përshkruan se si një radhë vendimesh individuale, të cilat dukeshin të gjitha me vend kur konsideroheshin një e nga një, patën pasojat aksidentale që e çuan Europën drejt Luftës së Parë Botërore. Askush nuk po predikon luftën në Europën e sotme. Por çka është e vërtetë për diplomacinë ndërkombëtare-ajo se një seri vendimesh, në dukje të arsyeshme, mund të kenë pasoja kataklizmike nëse askush nuk përkujdeset për zbërthimin e përfundimeve-është po aq e vërtetë për financat ndërkombëtare. Europa është rrezikshëm afër Sarajevës së saj financiare. Udhëheqësit e kontinentit ndërkohë që pushojnë në brigjet e përmbytura nga kriza të Europës Jugore duhet ta marrin seriozisht mesazhin e Tuchman-it. *Barry Eichengreen është Profesor i Ekonomisë dhe Shkencave Politike në University of California- Berkeley dhe ish-këshilltar i Fondit Monetar Ndërkombëtar.


20

MAPO

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

sport

Holandë

Ajaksi luan tennis me Nijmegenin Ajaksi i Amsterdamit shkatërroi në transfertë me rezultatin e thellë 6-1 në javën e dytë të Eredivisie, Nijmegen, duke hedhur pas krahëve zhgënjimin e javës së parë, në “Amsterdam Arena” me Alkmarin, më të cilin barazoi 2-2. Skuadra e drejtuar nga Frenk De Bour, e tregoi të gjithë potencialin e saj që në pjesën e parë, teksa deri në minutën e 39-të

kishte shënuar 4 gola. Takimi u zhbllokua në të 13-ën nga Lukoki, pas pasimit të saktë nga Shon. Danezi Eriksen dyfishoi katër minuta më pas, ndërsa në minutën e 20-të Sana shënoi edhe golin e sigurisë, që nuk do të ishte i fundit në portën e vendasve. 6 minuta para përfundimit të 45 minutëshit të parë, Teo Jansen shënoi golin e katërt, pas asistit të

Shon. Në pjesën e dytë modestët e Nijmegen u munduan të reagonin, por De Jong realizoi shumë shpejt golin e 5-të, duke e bërë edhe më të lehtë fitoren e Ajaksit. Në minutën e 63-të, Nijengem shënoi golin e nderit me Nujting, por 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Sana vulosi rezultatin përfundimtar në 6-1.

Tirana ia del, Skënderbeu e ‘fal’ finalen! Në inferioritet numerik dhe dukshëm të nënshtruar nga kundërshtari, bardheblutë e Rubios arrijnë të triumfojnë në çastet finale pas një autogoli të Radas Jeton Selimi

Skënderbeu dhe Tirana do të zbrisnin në fushën e stadiumit “Qemal Stafa” për të luajtur finalen e Superkupës së Shqipërisë, një sfidë që në këto dy sezonet e fundit është kthyer në një “klasike” të vërtetë për shkak të përballjeve të shumta dhe emocionuese. E fundit ka qenë finalja e Kupës e fituar nga bardhebutë 1-0 me gol të Balës. Por dje muzika ndryshonte sepse skuadrat kishin pësuar shumë largime, duke pësuar lëvizjë të mëdha në formacionet e një sezoni më parë. Ndaj, për këtë arsye, të dyja ekipet donin të tregonin se diferencat nuk janë të “llahtarshme”. Sfida nis e fortë dhe të dyja skuadrat kërkojnë t’i fitojnë metra të vlefshme njëra-tjetrës. Tirana është më mirë në sulmet e saj, ndonëse nuk arrin të konkretizojë gjë. Situatat në portat e Likës dhe Shehit nuk janë aq kërrcënuese, ndërsa takimi po luhet më shumë në shkallët e stadiumit. Tifozët bardheblu dhe bardhekuq ofendojnë njëra-tjetrën dhe kjo e detyron kryesorin Jorgji që t’u bëjë thirrje kapitenëve që të qetësojnë ujërat. Pejiç dhe Plaku mund të kishin bërë më shumë në fraksionin e parë, por pavarësisht një superioriteti të lehtë në kontrollin e topit nga ana e korçarëve, golin e gjen Tirana. Mbrojtësi Erjon Dushku jep një top për Takun, që depërton në zonë dhe me të djathtën godet fort në shtyllën e mbrojtur nga Shehi duke çuar peshë tifozërinë bardheblu në minutën e 39’. Skuadra e Mirel Josës do të

Skënderbeu: Shehi, Fagu, Radas, Gvozdenoviç, Arapi, S.Lilaj, Orelesi, Caushaj, Kuli, Plaku, Pejiç Trajner: Mirel Josa Tirana: I.Lika, Sina, Dushku, Pisha, Ahmataj, Karabeci, Muçollari, G.Lika, Ferraj, Morina, Çota. Trajner: Hulian Rubio Gjyqtar: Enea Jorgji (Elbasan) kërkojë ta gjejë barazimin brenda minutave të pjesës së parë, por e vetmja situatë që do të prodhohet do të jetë një nervozizëm i tepruar mes Arapit dhe Gilman Likës. Por pjesa e dytë do të nisë më mirë për korçarët që do të barazojnë shumë shpejt. Një mosmarrëveshje mes Pishës dhe Likës do t’i japë mundësi Plakut që të shtyjë topin në rrjetë dhe të rikthejë barazpeshën. Goli do të bëjë që korçarët të çlirohen dhe do të fillojnë të ushtrojnë më shumë presing te porta bardheblu, por edhe Tirana do të kërkojnë të befasojë mbrojtjen bardhekuqe me vertikalizime drejt Çotës. Minutat kalojnë dhe deri në të 70-ën, i vetmi rast që ia vlen të veçohet është një goditje me kokë e Orelesit në zhvillimet e një këndoreje, por që grushtohet nga Ilion Lika. Megjithatë, Skënderbeu është më i rrezikshëm, falë një Plaku në formë të shkëlqyer. Gilman Lika do të shënojë rastin më të mirë për Tiranën në të 74-ën, kur godet fluturimthi në hyrje të zonës, por topi qeth shtyllën e Shehit. Skënderbeu sulmon shumë dhe Dushku do të detyrohet që të marrë kartonin e dytë të verdhë dhe do të largohet nga fusha në të 83-ën, duke i lënë të tijtë në inferioritet numerik, ndërsa korçarët do vijojnë të “hanë” raste para Ilion Likës. Por nëse nuk shënon do të pësosh. Dhe kjo u ka

Skënderbeu - Tirana 1-2

ndodhur korçarëve që kanë pasur të gjitha mundësitë për të fituar. Një harkim në zonë do të devijohet nga Radas në portë dhe do t’i japë avantazhin bardhebluve. Minutat e fundit janë dramatike, Gilman Lika ndëshkohet me karton të kuq për nervozizëm. Por pak rëndësi ka kjo, Tirana fitonn sërish një finale ndaj Skënderbeut dhe ngre lart trofeun e Superkupës.

Zvicër

Sadiku udhëheq Luganon me 2 gola, Hyka, 24 minuta në humbjen e Lucernës Armando Sadiku e vazhdon “avazin” e vet edhe te Lugano, ku kaloi merkaton e kësaj vere prej Lokarnos. Në ndeshjen e së dielës për kampionat, në “Challenge League”, sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë në fitoren 4-1 të të tijve ndaj Wohlen. Fillimisht, Sadiku e ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 12-të, për ta kaluar Luganon (që luante në shtëpi) në epërsi 1-0, ndërsa shtatë minuta më vonë do të dyfishonte shifrat, duke e vënë në shina të sigurta fitoren e skuadrës ku militon për këtë ndeshje. Pas tij radhën e ka pas një tjetër lojtar me origjinë shqiptare, Gëzim Shalaj, që e ka ngritur në 3-0 rezultatin për Luganon brenda 45 minutave të para. Mesfushori në

Armando Sadiku

fjalë ka mbërritur në Lugano nga FC Lucern, ekip ku luan edhe Jahmir Hyka. Në pjesën e dytë janë shënuar edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër, duke e mbyllur këtë ballafaqim me fitoren “shqiptare” të Luganos, me rezultatin e pastër 4-1.

Vlen të theksohet fakti se Sadiku ngjitet në kuotën e katër golave me Luganon, teksa ka realizuar dy dopieta, kjo e sotmja ndaj Vohlen dhe më herët ndaj Biel Biene. Ndërkohë, sa i takon Jahmir Hykës, që aktivizohet me Lucern, ai e ka nisur ndeshjen nga stoli, por është aktivizuar sapo ka nisur pjesa e dytë, në vend të Gygax. Sidoqoftë, shtatshkurtri ynë kuqezi nuk ka arritur të bëjë diçka për të evituar humbjen 2-0 e të tijve brenda në shtëpi, përballë Grasshoperit mjaft të fuqishëm e me potencial të padiskutueshëm. Nga një gol në secilën pjesë u ka dhënë tri pikët mysafirëve në këtë transfertë, të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit elitar zviceran.

Premier Liga Çelsit i mjaftojnë 7 min Çelsi i Di Mateos e ka nisur mbarë kampionatin e ri. Në ndeshjen e javës së parë të Premier League, që e luajti të dielën, skuadra kampione e Europës në fuqi mposhti në transfertë Uigan Atletik, me rezultatin 2-0. Blutë e Londrës arritën ta mbyllnin fatin e kësaj sfide në 7 minutat e para të lojës, sa i përket shënimit të dy golave, teksa në minutën e 2-të ishte mbrojtësi serb, Ivanovic, ai që prishi bardhësinë e shifrave për 1-0, ndërsa 5 minuta më vonë Lampard dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte i ardhuri në merkaton e kësaj vere, belgu Eden Hazard, ai që e fitoi 11-metërshin. Pas minutës së 20-të, Uigan arriti ta vendosë ndeshjen nën kontroll, u shfaq rrezikshëm, por Çelsi nuk lëshoi pe, përkundrazi, me pjekuri e pragmatizëm e mbrojti rezultatin 2-0, që e siguroi në 7 minutat e para të lojës, duke marrë 3 pikët e para në këtë kampionat të ri.

Siti fiton me përmbysje Junajtid zbret sotë në fushë Mançester Siti ka arritur një fitore të vuajtur, duke fituar me mundim të madh përballë Sauthemptonit. Skuadra e Roberto Mançinit ka qenë favoritja absolute, por për pak desh ka realizuar befasinë më të madhe të kësaj jave. E të mendosh se gjithçka nisi mirë për të besuarit e trajnerit italian, të cilët arrijë të gjejnë golin e avantazhit në fund të pjesës së parë falë Karlos Tevezit, ndonëse më parë kishin shpërdoruar një 11 metërsh me anë të David Silvës. Por pjesa e dytë do të nisë keq për Sitin, që do ta shohën veten nën presionin e miqve. Sauthemptoni do të barazojë fillimisht me Lambert në minutën e 59-të, ndërsa nëntë minuta më pas Foks do të shokojë stadiumin “Etihad”. Por kampionët në fuqi e marrin veten shpejt dhe do të barazojnë me Xekon në minutën e 72-të për të vulosur fitoren e Sitit në minutën e 80-të me anë të Nasri. Premier Liga Të shtunën Arsenal – Sundërland Fulham - Noruiç Siti QPR – Suonsi Siti Riding – Stoke Siti WBA – Liverpul Uest Hem – Aston Vila Njukastëll – Totenham Të dielën Uigan Atletik – Çelsi Mançester Siti – Sauthempton Të hënën Everton – Mançester Junajtid

0-0 5-0 0-5 1-1 3-0 1-0 2-1 0-2 3-2 21:00


sport

Ligji

e hënë, 20 GUSHT 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Bolt dhe Nadal, kundër taksave britanike Në një moment krize botërore, të dish dhe të mund të kursesh është një dhunti për t’u mos u nënvlerësuar. Këtë e di mirë edhe Usain Bolt, fituesi i freskët i tri medaljeve të arta në Olimpiadën e Londrës, që në fakt ka vendosur të mos marrë pjesë në garat që zhvillohen në Britani. I gjithë faji është i sistemit fiskal të Britaninë e Madhe. Fenomeni xhamajkan është ankuar për taksat e larta që aplikohen në territorin britanik. “Më pëlqen të vrapoj këtu, por do të më rishikoni

në pistë vetëm kur të ndryshojnë ligjet”. Nuk është hera e parë që Bolt mban një qëndrim të tillë dhe nuk do të jetë as e fundit. Tri vitet e fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë garë britanike, duke përjashtuar vetëm olimpiadën. Në fakt, taksat në lojërat olimpike u falën nga Ministria e Thesarit, që nuk aplikoi përqindjen e zakonshme të taksimit. Një përjashtim ky që bindi edhe Boltin për të qenë pjesëmarrës në “Londër 2012”. Shigjeta xhamajkane nuk është

sportisti i vetëm që nuk i pranon taksat e larta të Britanisë. Rafa Nadal, këtë sezon vendosi të mos merrte pjesë në turneun përgatitës të Uimbëlldonit, duke u justifikuar vendimin me taksat e larta. “Motivi i vendimit tim nuk është teknik, por për shkak të taksave të larta që në Britani aplikohen për sportistët”. Ndoshta Nadal dhe Bolt kanë të drejtë: nuk ia vlen të sakrifikosh kur pjesa më e madhe e shumës që përfiton si sportist, të taksohet.

Valencia frenon Real Madridin, SuperMesi, Barça nuk ndalet 34

Kristiano Ronaldo nuk arrin të frymëzojë shokët e tij, ndërsa “pleshti” nga ana tjetër është krejtësisht i papërmbajtshëm Jeton Selimi

Futbolli në Spanjë ka nisur me befasi që në javën e parë, ku nga dy pretendentët kryesorë, vetëm Barcelona ka marrë maksimumin në 90 minutat e startit të La Ligas. Real Madridi ka lëshuar pikë që në ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga, në sfidën ndaj Valencias të zhvilluar në Santiago Bernabeu, e cila përfundoi me barazim 1-1. Të besuarit e Zhoze Murinjos e filluan furishëm këtë takim, me Higuain që ishte në majë të sulmit dhe Benzeman befasisht në pankinë. Pas një pasimi përrallor nga Angel Di Maria në zone, pas tri takimeve volej, “El Pipita” Higuain godet saktë dhe shënon për 1-0. Në vazhdim loja balancohet dhe Real Madridi ndjen presionin e mysafirëve të cilët aplikojnë lojë më agresive, duke iu afruar shpesh golit të barazimit, Pas një harkimi të bukur në zonë nga Tino Kosta, Jonas u gjend në pozicion të shkëlqyer (42’) dhe realizon me kokë, por në golin e tij ka qenë edhe bashkëpunimi i portierit Kasijas, që gabon në dalje dhe në tentativë për të gjetur topin, do të përplaset kokë më kokë me Pepen. Jonas shënon, ndërsa Kasijas dhe Pepe marrin ndihmën e

Lionel Messi shënon kundër Sociedad

parë, me portierin dukshëm të trullosur. Goli me kokë ishte i fundit në pjesën, e parë e cila mbaroi me rezultat 1-1. Në pjesën e dytë Murinjo largon Pepen dhe fut në lojë Albiol teksa pas rasteve të pashfrytëzuara nga Di Maria dhe Ronaldo, hyri në lojë edhe Benzema, i cili po ashtu pati dy-tri mundësi, por pa mundur dot që të gjejë rrugën e rrjetës. Reali sulmoi

deri në fund me të gjitha forcat, por Valencia arriti që të nxjerrë pikën e madhe nga “Bernabeu”. Me këtë barazim Reali e fillon keq sezonin në La Liga. Spektakël dhe gola në ndeshjen e “San Mames”, ku Atletik Bilbao është mposhtur 5-3 nga Betis në një ndeshje dramatike. Miqtë e kanë parë veten në avantazh të tre golave që në pjesën e parë, por me fillimin e të dytës,

La Liga Të shtunën Selta Vigo – Malaga Sevilja – Getafe Majorka – Espanjol Të dielën Atletik Bilbao – Betis Real Madrid – Valencia Barcelona – Sociedad Të hënën La Korunja – Osasuna Rajo Valekano – Granada Zaragoza – Vajadolid

0-1 2-1 2-1 3-5 1-1 4-1

‘43

19:00 21:00 23:00

Bilbao do të barazojë në 3-3, por fatkeqësisht për ta, Betis ka shënuar dhe dy gola duke marrë fitoren në një ndeshje të pabesueshme. Barcelona i ka qëruar hesapet që në pjesën e parë, ndërsa pas golit të Pujol, ka parë rezultatin të barazohet nga Sociedad, por më pas një Lionel Mesi i shkëlqyer ka shënuar dy gola e çuar avantazhin në 3-1 që në minutën e 16-të.

“Do të përfundosh si Toti”! Mançini ka bindur De Rosin

Pele provokon: Nejmar më i mirë se Mesi e Maradona!

Daniele De Rosi do të jetë ylli i radhës që do të largohet nga Seria A. Ditën kur do të bëhej prezantimi i skuadrës së re, vjen dhe lajmi tronditës për Romën. 29-vjeçari, mësohet se i ka kthyer përgjigje pozitive Mançinit, për t’iu bashkuar Mançester Sitit për 9 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e klubit verdhekuq do të derdhën 30 milionë euro. Për gjithçka po ndodh faji është i Roberto Mançinit, i cili ka përdorur një strategji të veçantë për të bindur De Rosin. “Do të kesh fundit e Totit, nuk do të fitosh asgjë.” Këto janë fjalët që trajnerit italian të Sitit, drejtuar Daniele de Rosit. Dhe për pak orë ngjarjet kanë ndryshuar rrjedhë. Nga një përgjigje negative e momentit, te pranimi i ofertës. Fjala e fundit i takon Romës. Sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë për klubin romanist të lejojë largimin e futbollistit më të dashur për tifozët pas Françesko Totit, por 30 deri 35 milionë në tavolinë vështirë se mund të refuzohen. Duke i shtuar kësaj shumë rrogën e lartë të De Rosit, rreth 50 milionë euro mund të investohen më së miri në merkato. Mançester Siti nuk ka ndërmend të ndalet me blerjen e De Rosit. Rivalët e Junajtid

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mendon se talenti 20-vjeçar i Santosit, Nejmar, mund të bëhet më i mirë se Lionel Mesi, madje mund të kalojë edhe Diego Armando Maradonën. Pele e lëshoi këtë deklaratë I ftuar në një event në Sao Paolo. Sipas tij, Mesi është një kopje e Maradonës për nga tiparet, por kampioni i botës në vitin 1986 me Argjentinën nuk ka patur aftësitë e duhura në goditjet e topit me kokë. “Maradona ka qenë një futbollist i madh, por ai luante vetëm me këmbën e majtë dhe nuk njihet si një goditës i mirë i topit me kokë. Mund të them se Lionel Mesi është një kopje e tij. Për këtë arsye mendoj se Nejmar mund të bëhet më i mirë se ata”. Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 1284 gola gjatë karrierës së tij nga viti 1956 deri më 1977. Ndërsa ylli i Santosit, Nejmar, në moshën 20-vjeçare ka arritur shifrën e 133 golave gjatë 3 viteve si profesionist me Santosin. I pyetur nëse Nejmar mund të bëhet edhe më i mirë se ai, Pele u përgjigj: “Nuk është e lehtë ta thuash këtë, sepse do të jetë shumë e vështirë për Nejmar që të arrijë këto shifra. Ai është një

Daniele de Rosi

kërkojnë me ngulm edhe sulmuesin Jovetiç të Fiorentinës, duke ofruar 30 milionë euro për malazezin, një shifër kjo e parezistueshme për buxhetin e toskanëve. Sigurisht që kjo lëvizje lidhet me nxjerrjen në shitje të Edin Xhekos, që ka kaluar në zgjedhje e dytë për Mançinin.

Pele

futbollist i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë ka treguar se nuk është mjaftueshëm i pjekur për të marrë përsipër disa përgjegjësi.” 71-vjeçari Pele ka luajtur 92 ndeshje me Brazilin, duke shënuar 77 gola, ndërsa tri herë radhazi në vitet 1958, 1962 dhe 1966 ka fituar Kupën e Botës me Seleçaon.


t

22

MAPO

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

Burri shtatzënë lufton për fëmijët e tij!? Amerikani Thomas Beatie, anëtari i parë i gjinisë më të fortë që mbeti shtatzënë, nuk mund të marrë kujdestarinë e fëmijëve që ka lindur. Ai dhe gruaja e tij Nancy luftojnë për kujdestarinë e tre fëmijëve të tyre, pasi shteti amerikan Arizona ka bllokuar shkurorëzimin që e kanë nisur në prill të këtij viti. Konkretisht, gjykata heton vlefshmërinë e martesës së tyre, pasi kjo mund të jetë martesë e gjinisë së njëjtë, gjë e cila në këtë shtet nuk lejohet. Thomas dhe Nancy - që është 11 vjet më e vjetër se ai - janë martuar si heteroseksualë më 2003, meqë Thomas e kishte dokumentacion që konfirmon se ai e ka ndryshuar gjininë nga femër në mashkull. Edhe pse në të gjitha raportet e tij mjekësore është bërë ky ndryshim, në ndërkohë ai çuditërisht ka lindur tre fëmijë, kështu që gjyqtari nuk është i bindur se provat e paraqitura nga Thomas nëntë vjet më parë ishin të sakta. Derisa kontesti është në proces, gjykatësi vendosi të japë kujdestari të përkohshme për fëmijët, pasi në maj ai ka zbuluar xhirimit në të cilat shihet se gruaja e tij Nancy po e keqtrajton.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Mbijetesa e pabesueshme!

Koha e fillimit ____:____

Mjekët brazilianë kanë thënë se Eduardo Leite, punëtor 24-vjeçar në ndërtimtari, ka mbijetuar edhe pasi shufra metalike 183 centimetra e gjatë ia ka shpuar kafkën. Luiz Alexandre Essinger, nga spitali “Miguel Couto” në Rio de Janeiro, ka thënë ”TV Globo” se mjekët gjatë operacionit pesë orësh e hoqën me sukses shufrën nga kafka e Leites. Ai tha se i riu ka vetëdije dhe nuk shfaq asnjë efekt anësor pas operacionit. "Është me të vërtetë çudi se si Leite ka mbijetua", tha Essinger. Shufra metalike ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës në ndërtim e sipër, ka thyer helmetën e Leites, ka hyrë në pjesën e prapme të kafkës dhe doli në mes të syve të tij. Leite është operuar menjëherë pas aksidentit.

Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

Ditaesotmenukdojetëeqëndrueshmepërçiftet.Doketë edhedebatedukeqenëseju doni të bëhet gjithçka sipas mendjes suaj. Kujdes sepse partnerinukdotolerojë.Beqarëtdotakohenmedikëinteresant,porasaidheasjunukdo shpreheni dot dhe nuk do merrniatëqëdoni.

DEMI (21/IV-20/V)

Venusi do krijojë një ambient të mrekullueshëm për dashurinë e çifteve dhe Jupiteri do sjellë fat. Kujdes me ndryshimet e shpeshta të humorit! Beqarët do jenë të favorizuar dhe ka mundësi të gjejnë personin që kanë kërkuar prej disa kohësh.

BINJAKET (21/V-20/VI)

Mundohunitëvinipakrregull në lidhjen tuaj sot. Zhdukini edhe dyshimet, mërzitjen dhe sqarojini keqkuptimet. Dita për beqarët do jetë mjaft e ngrohtë. Do jeni gati për ndryshime dhe për krijimin e një klime pasiononte. Joshni pa frikë dhe dëshirat dojuplotësohen.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju që jeni në çift nuk duhet të viheni në rivalitet me partnerin për asgjë. Merrni pjesë në gëzimin dhe suksesin e t i j s e p s e n ë kë t ë mënyrë edhe ai do ndihet mirë. Urani do ua zgjojë beqarëve natyrën pasiononte.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Sot do pyesni veten: ku shkuan vallë gjithë ato cilësi të mira të partnerit tuaj, të cilatikeniparënëfillimtëlidhjes? Gjërat nuk do shkojnë siduhetdhejunukdondiheni të kënaqur. Gjithsesi bëni durimdheflisnimetë.Beqaretduhetvetëmtëkenëmë tepërbesimtekvetja.

PozicioniiVenusitdondikojë pozitivisht tek jeta juaj në çift. Do tregoheni me pak kërkues dhe intolerant dhe kjodoe beje edhe komunikimin me te thjeshte. Do jeni gjithashtumetengrohtedhe dashamires.Beqarët,pasnjë problemi që kane pasur do ngushëllohenngadikush.

Kjo e enjte do jetë një nga ditëmëtëkëndshmetëkëtij viti për çiftet. Marrëdhënia juajmeatëqëkeninëkrahdo të përmirësohet mjaft dhe ka ardhur momenti të bëni diçka më shumë për të. Beqarët do kenë një ditë të mirë,eciladotëarrijëkulmin metakiminembrëmjes.

Dritë jeshile për ata që janë në çift. Kjo ditë do jetë harmonike, e ekuilibruar dhe plot ngrohtësi dhe butësi. Për beqarët, disa aventura të nisura si sipërfaqësore dhe të përkohshme, do marrin një tjetër drejtim të cilinjuasqëekishitmenduar ndonjëherë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Zemrajuajdojetëshumëegëzuar sot. Venusi do ju krijojë ambientineduhurpërnjëjetë sentimentaledheseksualesa mëtëmirë.Përfitoni!Edheata që kanë pasur një lidhje jo të qëndrueshme,doipërmirësojnëgjërat.Beqarëtdokenënjë kthesëdrastikeportëlumtur tëjetëndashurore.

Për ata që janë tashmë të angazhuar me dikë, Mërkuri do shtojë më shumë dozat e individualitetit sesa të komunikimit me partnerin. Nëse jeni ende vetëm do ndiheni mjaft mirë kështu si jeni dhe do e shfrytëzoni këtë kohë.

Dielli në aspekt harmonik iu premton çifteve një ditë të mbushur me lumturi dhe bashkëpunim. Do bëni gjithçka që cilësia e marrëdhënies suaj të jetë sa më e mirë. Nga ana tjetër, ambienti yjor nuk favorizon asgjë të këndshme për beqarët.

Do jenë të shumtë planetët që do ndikojnë në jetën sentimentale të çifteve për ta bërë këtë ditë plot ngjyra. Pritetnjërizgjimipasionitedhe pse mund të ketë ndonjë debat të vogël. Për beqarët çdogjëdobuzëqeshë.Kishit dashurtëbinitnësy?Sotdo earrini!

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ai që synon e lufton për të arritur diçka. 9. Fletore në dialekt. 13. Nja

1. Krahinë larg kryeqytetit, zakonisht e prapambetur. 2. Fjalë të thëna

kala e vendit tonë. 14. Notë muzikore. 15. Shkronjë dyshe. 16. Njësia e

me shaka për të thumbuar dikë. 3. I ka veza në mes. 4. Diçka që quhet e

matjes së rezistencës elektrike. 17. Sëmundje që u bie bimëve. 20. Agjen-

paprekshme, që ndalohet të cenohet a të zihet në gojë. 5. Ent Financiar.

si Veterinare. 22. Lloj borie që përdoret në ndeshje sportive nga tifozët.

6. Anije italiane. 7. Shtet në Amerikën Latine. 8. Pjesa kryesore e pemës.

24. Copë toke për mbjellje. 27. Instituti Zoologjisë. 28. Sharl, ish-pres-

10. Kolonja në makina. 11. Murg franceskan. 12. E kuqe në Angli. 18. Repar-

ident i Francës. 29. Qendroj, ose... 30. Shtet në Azi. 33. Zhurmë e mby-

ti Lindjeve. 19. Tufë flokësh që bien mbi ballë. 21. Pika më veriore e ven-

tur, e zgjatur dhe e rëndë që nxjerr diçka. 34. Një metal shumë i përdor-

dit tonë. 23. Këmborë. 25. Stil i vjetër në arkitekturë. 26. Lopata të

shëm. 39. Mariza, këngëtare. 41. Nevojë për të pirë. 44. Rrënjë që dalin

barkës për të lundruar. 32. Shko! 34. Pak robëri. 35. Industria Ndërtim-

direkt nga kërcelli. 46. Përemër pronor. 47. Shelg i butë. 50. Ambasada

it. 37. Universiteti Monakos. 38. Italia në tabelën elektronike. 40. Të

Kineze. 51. Bërtet qeni. 53. Shtet në Afrikën Veriore. 54. Në këtë ditë.

dhembin kur qesh shumë. 42. Foli, ose... 43. Çezari, perandor i Romës.

55. Fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në

45. Pjesa qendrore, pjesa e mesit e diçkaje. 48. I ka maja në mes. 49. Fill

organet e trupit.

për të qepur. 52. Lëviz në këmbë.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

154, 211, 245, 285, 444, 477, 532, 547, 572, 640, 651, 854.

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

1214, 1524, 1596, 2080, 2157, 2226, 2582, 2823, 3953, 4147, 5513, 5963, 5985, 6411, 7275, 9652.

01231, 20124, 25632, 33326, 42646, 52102, 54951, 70000, 83215. 521202, 542510, 874854.

Numra me 7 shifra:

1478541, 2509520, 2645973, 3825820, 5695623, 5946648.


retro 1968 SOT faqja e fundit profil&

E hënë, 20 gusht 2012 www.mapo.al

MAPO

23

20 gusht

Shtypet Pranvera e Pragës

Çekosllovakia u pushtua sot në mëngjes herët nga trupat e Bashkimit Sovjetik dhe katër nga aleatët e Traktatit të Varshavës në një seri operacionesh të shpejta nga toka e ajri. Trupat e Aviacionit dhe paraushtarakët rrethuan ndërtesën e Komitetit Qendror të Partisë bashkë me pesë tanke. Të paktën 25 tanke janë

parë në qytet. Disa njerëz raportohen të vrarë këtë mëngjes. Raporte të pakonfirmuara thonë se dy ushtarë çekosllovakë dhe një grua u vranë nga një tank bullgar përballë ndërtesës së Radio Pragës, pak pasi stacioni u mor dhe transmetimet u ndërprenë. Trupat sovjetike filluan të qëllonin demonstruesit çekosllovakë

jashtë ndërtesës së Radios në orën 7.25 të mëngjesit, njofton agjencia Reuters. Ujnited Press International, duke iu referuar C.T.K., agjencisë çekosllovake të lajmeve, bën të ditur se qytetarët po hidheshin para tankeve për të ndaluar pushtimin e Pragës. Lajmi i The New York Times të njëjtën ditë

Pussy Riot

Gratë e zemëruara deri në blasfemi

N

Politikanët e falimentuar Tajar ZAVALANI ‘’Bloku Indipendent gllabëroi Ballin Kombëtar’’, ky është lajmi më sensacional që kemi dëgjuar në këta tetë vjetët e fundit përsa i përket emigracionit politik shqiptar. Në mos e besoni, lexoni L’Albanie Libre të 1 gushtit. Nën titullin ‘’Besëlidhja Demokratike Shqiptare’’ ajo na lajmëron se ‘’Organizata Balli Kombëtar’’ dhe ‘’Blloku Kombëtar Indipendent’’- dy për një veprimtari të përbashkët në dobi të Atdheut të shtypur nga zgjedhja sovjetike’’. Fletorja e paraqet këtë koalicion si një ‘’rreze shpresëdhanëse që hap horizonte ma të mirë drejt së nesërmes’’. ‘’Duke hapur horizontet ma të mirë’’ ky bashkim fton të gjithë që të hyjnë me barazi të drejtash në radhët e tija për t’i shërbye idealit patriotik’’. Paralelisht me shpalljen mbi formimin e ‘’Besëlidhjes’’ është botuar edhe programi i saj. Ky program duket i frymëzuar nga një demokraci aq e kulluar sa që mund t’i vijë zili edhe një Anglezi. Kuptohet se udhëheqësit e organizatës së re nuk kanë ndër mend të restaurojnë në Shqipëri as kapedanat bajraktarë, as çifligjet feodale as edhe diktaturën totalitare me ‘’fashion e liktorit’’. Ata duan: ‘’të instaurojnë në Shqipni të lirueme nji regjim demokratik me frymë dhe trajtë oksidentale’’. Gjithashtu ‘’Besëlidhja’’ do të përpiqet të veprojë në mënyrë qi Shteti Shqiptar të shkojë mirë e të lidhi marrëdhënie miqësore me të gjithë fqinjët’’. Mbasi i lexon të gjitha këto, njeriu fërkon sytë i hutuar. Si kështu? Tetë vjet me radhë paskemi jetuar në errësirë dhe paskemi ndjekur rrugën e gabuar! Tani më në fund organizata e re do të na tregojë se si duhet të veprojmë për të shpëtuar Shqipërinë nga zgjedha komuniste. Por atëherë na kemi të drejtë të pyesim se cilët janë njerëzit që e drejtojnë këtë organizatë që po zotohet të na prijë drejt bashkimit dhe shpëtimit kombëtar. Mjerisht rreza e dritës që na premtojnë nuk shkon aq larg sa te ndriçojë edhe këtë aspekt të organizatës së re demokratike e pan-shqiptare. Mbi këtë pikë esenciale organi i ‘’Bllokut’’ mban nji heshtje kuptimplotë. Por në shpalljen mbi formimin e ‘’Besëlidhjes’’ gjejmë një vërejte që e paraqet ‘’ kët koalicion parish me influencë’’ nën një dritë me realiste. L’Albanie Libre shkruan se kemi të bëjmë me një formacion të ri personalitetesh që kanë ndjekës në të gjithë Shqipërinë, nga Vermoshi në Konispol. Kështu të pakën dijmë se ku jemi. Titujt e kumbuarshëm, deklaratat solemne janë sa për sy e faqe. E vërteta është se kemi të bëjmë me një grup personash, një grup politikanësh të falimentuar, që duan të lozin role duke u paraqitur si demokratë të bindur e pa njollë. Por kush është ai Shqiptar me mend në krye që mund t’u shkojë mbrapa këtyre njerzve duke ditur të shkuarën e tyre?

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Sa për antarët e Blokut, veprat e tyre flasin vet dhe rrallë kush mund të ketë iluzione mbi ata si udhëheqës politik. ‘’Organizata Balli Kombëtar’’ që është çkrirë me Blokun është Ali Këlcyra me disa të tjerë që nuk çojnë kandar. Ky fakt vetëm mjafton që t’a dënojë në sytë e çdo Shqiptari që nuk është verbuar nga ambicja personale ose cmiret partizane. Ali Këlcyra doli me bajrak kundër Ballit Kombëtar ditën që e dëbuan si klikar. E pranojmë se politika është një zanat i vështirë dhe nga një herë jo shumë i pastër. E pranojmë se njeriu që merret me politikë dhe sidomos me politikë shqiptare në shekullin tonë mund të bëjë gabime, mbasi nuk gabon vetëm ai që nuk vepron. Por nuk mund të thonë se u gabuan ata që thirrën Musolinin të zaptojë Shqipërinë me 100,000 ushtarë, me topa dhe me tanke. Njerës që kanë bërë të tilla ‘’gabime’’ nuk duhet të kenë të drejtë të dalin përsëri në mejdan për të lojtur rolin e prijësve të kombit. Ajo që mund të bëjnë ata, është që të lajnë gjynahet e tyre individualisht dhe të përpiqen t’i shërbejnë kauzës kombëtare duke punuar si ushtarë të thjeshtë, por jo të paraqiten si një organizatë politike duke thirrur popullin të bashkohet rreth tyre. Populli shqiptar nuk mund të ndjekë më politikanë të cilët janë si kameleoni dhe heqin vallen mbas avazit të regjimit që është në fuqi: fashist me fashistët, demokrat me demokratët. Gjithashtu, populli shqiptar nuk mund të ndjekë ’’personalitete’’ që kanë ndjekës ’’nga Vermoshi në Konispol’’. Ka ardhur koha që politikën e bazuar në persona e në tradita, në velinemete, në oxhakë e në bajrakë, t’a zavendësojmë me politikën e bazuar në parime, në parti e në programe. Mbas gjith vuajtjeve të tmerrshme që ka pësuar në dhjetë vjetët e fundit dhe që po pëson edhe sot, populli shqiptar nuk mund të ketë si ideal kthimin në status quo të dënuar nga historia dhe nga moraliteti më elementar. Demokracinë dhe drejtësinë shoqërore duhet t’a zbatojnë në Shqipërinë e liruar ata që kanë besim në këtë ideal politik dhe social. Kurse mënyra e themelit të vet-thënës ‘’Besëlidhje Demokratike Shqiptare’’ është prova më e mirë se autorët e saj e kanë sajuar si një manevrë politike. Për shqiptaret ajo do të ketë së paku një të mirë. Konfuzioni që mund të ishte krijuar në mendjen e disave duke parë Ali Këlcyrën si eksponent të ‘’Organizatës Balli Kombëtar’’ do të zhduket. Tani e tutje opozita kundër Komunitetit Kombëtar do të paraqiten nën flamurin e atyre që kanë bashkëpunuar me fashizmin. Atmosfera politike u kjarua dhe dijmë se ku jemi. Që t’a themi popullorçe: ‘’u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun’’. ‘’Flamuri’’, 45-46, 1935

Mësuesit e parë shqiptarë të Tetovës Tetovë, 1943 Elsie

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ë varësi të atij që pyet, ndryshon edhe karakterizimi i Pussy Riot. Qeveria ruse i sheh ato si kriminele. Kisha Ortodokse ruse i sheh si heretike dhe blasfemuese. Interneti i sheh si fenomen në YouTube dhe ndjekësit e muzikës punk i shohin si diçka eksituese, një makinë e zemëruar dhe energjike femërore që, me shumë gjasa, mund të jetë Riot Grrrl e Ringjallur. Noshta gratë e njohura si Pussy Riot janë të gjitha këto gjëra bashkë. Një grup politik feminist mikeshash, që zbuluan se kishin ideale të ngjashme në një protestë anti-Putin në Moskë, krijoi një bandë me bazë te normat e punk-ut dhe aktivizmit politik. Identitetet e anëtarëve të grupit, thuhet se anëtaret e tij janë 10, mbahen sekret dhe ato veshin tesha me ngjyra të ndezura dhe kapuçë-helmetë në protesta duke ftuar të tjerë që t’u bashkohen, gjithashtu me veshje kamuflazh. Grupi ia nisi duke organizuar protesta të shkurtra në miniaturë në vende si Metroja e Moskës, ku performonin këngë punk të shkurtra dhe me tematikë politike që ishin shumë kritike me qeverinë e Vladimir Putin-it, posaçërisht ndaj qëndrimit kufizues sa u takon çështjeve të grave. Nga ky pikëvështrim shkalla e vendeve të përzgjedhura për performancat e tyre të pacensuruara u rrit, përfshirë një koncert mbi çatinë e një qendre paraburgimi ku lideri i protestës dhe blogeri Alexei Navalny po mbahej nga policia më 14 dhjetor 2011. Aty banda qe në gjendje t’i kapte të papërgatitura autoritetet duke e kryer performancën e tyre dhe më pas duke ikur me të shpejtë. Por ishte performanca e radhës e grupit- në Sheshin e Kuq të Moskës më 20 janar 2012- që e vuri bandën në syrin e mediave të lajmeve ndërkombëtare por më shumë se kaq që çoi në ndalimin e tetë anëtareve të bandës nga policia. Pasi u liruan kur paguan gjobat, grupi nuk ishte gati t’u jepte fund koncerteve. Më 21 shkurt 2012 ata e organizuan protestën e tyre në Katedralen Krisht Shpëtimtari ku katër anëtarë të grupit performuan për më pak se pesë minuta, përfshirë këngën ‘Holy Shit’ para se të ndaloheshin. Ndërkohë që zyrtarët e kishës u kërkuan ligjvënësve që blasfemia duhej shpallur krim dhe forcat lokale të rendit eksploruan akuzat e huliganizmit, të cilat mund të shoqërohen me një dënim që shkon deri në 8 vjet nëse gjenden fajtore, grupe vullnetare patrullonin përreth kishave për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla. Ndoshta nuk diskutohet se ne nuk kemi për ta parë fundin e Pussy Riot apo agjendës së tyre politike, gjë e mirë për gjendjen e punk-ut në botë dhe potencialin e tij si mjet për ndryshim. Ndërkohë që shumë grupe gëzojnë lirinë e kritikës ndaj qeverive të tyre, banda si Pussy Riot janë punkersat e njëmendtë, duke përdorur muzikën për të bërë publik zërin e tyre të kundërshtimit. Në zemër të Pusy Riot është muzika e tyre- e shpejtë, e ashpër, emëtuar në shpërthime një apo dyminutëshe duke i bëra ato perfekte për protesta politike të shkurtra e të shpejta. Pavarësisht lirikave ruse, emocioni i bandës është i dukshëm; kaq shumë pikon zemërimi i tyre sa nuk ke nevojë të flasësh gjuhën-është zemëratë dhe funksionon. Ashtu si Riot Grrrl para tyre, po krijohet dhe po vihet në skenë nga një grup grash aktiviste të motivuara dhe të stimuluara politikisht. Është i nevojshëm dhe në kohë.



Gazeta Mapo