Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Vladimir Putin, “dinaku” i KGB që po ngatërron Perëndimin

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 20 mars 2014. Numër 1162. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Konflikti për SHISH Dritëro Agolli:

Ilir Meta dhe Pjetër Arbnori të merren si shembuj Shkrimtari i njohur komenton rolin e opozitës dhe punën e qeverisë "Rama". “Unë di dy kryetarë parlamenti, që janë me të vërtetë njerëz të matur dhe të kulturuar dhe që e njohën edhe psikologjinë e vendit. Pjetër Arbnori dhe Ilir Meta. Të dy këta kanë qenë njerëz që duhet të merren shembull edhe nga ata që vijnë” FAQE 5

Nëpunësi Civil, qeveria rifut në Kuvend ligjin e ri Qeveria nuk tërhiqet nga nisma për të ndryshuar ligjin konsensual “Për Nëpunësin Civil”. Projektligji është parashikuar të miratohet në seancën e 27 marsit. Opozita largohet nga mbledhja, duke kërkuar rikthimin e ligjshmërisë në sallën e Kuvendit FAQE 4

prapaskenat e takimit sekret Rama-Ajazi DSIK, si e certifikon Visho Ajazin

Kryeministri Rama është takuar me kryetarin e Shërbimit sekret, pas deklaratës së Tahirit se ka zero informacione për tritolin. Në fokus të bisedës, edhe emërimet e muajve të fundit në SHISH. Certifikata e skaduar e sigurisë e Visho Ajazit, një “kartë” në dorën e mazhorancës, nëse nuk kapen afatet për ta rifreskuar atë. Vështirësia ka të bëjë me verifikimet që duhen kryer në Kanada. Braho: Visho Ajazi nuk mund të ushtrojë detyrën, nuk ka certifikatë. Faqe 3

FMN zbardh marrëveshjen me 24 kushte për Shqipërinë

Kryetari i SHISH, Visho Ajazi duke hyrë në Kuvend

Gerti Pashaj, i shpallur në kërkim

Prokuroria skedon luftëtarët shqiptarë në frontin sirian

FAQE 6

op-ed / 10-11

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikon axhendën e reformave për Shqipërinë, së bashku me marrëveshjen trevjeçare. Në themel të kushteve, ulja e borxhit publik, reforma e pensione-

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Zhvillimet në Krime në këndvështrimin e së drejtës ndërkombëtare

Shqiptarët, peng i fabrikimeve paraindustriale maqedonase koment Emin AZEMI

9 intervista

Atë që Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP (Oda Ekonomike...

Hashim Thaçi: Krimea, në asnjë rrethanë si rasti i Kosovës Kryeministri i Kosovës flet për “Business New Europe” për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe paralelet që hiqen me pavarësinë e Kosovës

Denoncimet e PD, në 24 orë ikin dy drejtorë të Ramës Pas shkarkimit të Aleksandër Kalemajt, jep dorëheqjen edhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Kavajë, Saimir Kurti. PD e denoncoi se ishte person në kërkim për kontrabandë cigaresh, por Apeli ia hoqi masën e arrestit që në 2012

Një kompleks ngjarjesh koment Ksenofon Krisafi dramatike mbushën...

Reforma në taksa me qëllim uljen e borxhit publik, reforma në pensione dhe në sektorin e energjisë, janë në themel të 25 kushteve që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përcaktuar në marrëveshjen trevjeçare me Shqipërinë kundrejt disbursimit të një huaje të butë prej 330 milionë eurosh. FMN e publikoi dje axhendën... Faqe 7

ve dhe e sektorit të energjisë. FMN vlerëson se financimi i borxhit publik dhe rreziku i daljes nga tregu të ndonjë banke të huaj janë faktorë të lartë risku për ekonominë e vendit

Dy drejtorë kanë lënë postet në 24 orët e fundit, të detyruar nga denoncimet publike të selisë blu për përfshirjen e tyre në afera kriminale. Pas Aleksandër Kalemajt, zyrtar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, dorëheqjen e ka dhënë dje edhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Kavajë, Saimir Kurti, i emëruar vetëm pak ditë më parë në një ceremoni publike, ku ishte... Faqe 4

bllokohet arsenali

Sipas rregullores

Makina me armë thyen postbllokun, pranga autorit

FAQE 6

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Ilir Meta duhet të flasë Duke vështruar herë Ismail Qemalin e herë Bujarin Nishanin, portretet e të cilëve i ka varur të dy në murin e zyrës së tij, Ilir Meta do ta ketë kuptuar se me atë manovër taktike të atëhershme nuk ka ndikuar aspak në zbutjen e konfliktit që mazhoranca ku bën pjesë po nxit me presidencën dhe disa institucione të tjera të vendit. Prej disa kohësh, LSI po tenton të paraqitet si një forcë e ekuilibruar dhe moderuese, por në momente delikate si përplasjet e fundit mes shumicës dhe institucioneve të pavarura të trashëguara, kjo forcë në rastin më të mirë është strukur dhe në rastin më të keq i ka fryrë zjarrit. Ilir Meta, deri më tani ka bërë të vetin një lloj fjalori paqtues dhe një sjellje prej ndërkombëtari, duke u paraqitur si një kryeplak që ndan të drejtën, i bindur se kështu i forcon më tej...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

Nëpunësi Civil, qeveria rifut në Kuvend ligjin e ri

politikë\ Agolli: Berisha të

politikë/

Faqe 4

Prokuroria tërhiqet, Meta dhe Arbnori skedon luftëtarët të merren si shembull shqiptarë në frontin sirian kronikë /

Faqe 5

Ai nuk është as i gatshëm dhe as i aftë të tërhiqet nga rrahja, sepse atij i intereson vetëm lavdia afatshkurtër.

Faqe 7

Putini nuk dëgjon ata që nuk pajtohen me të, nuk lejon as debatet, çka e ka ngushtuar edhe rrethin e këshilltarëve. Prandaj, nuk duhet të shihet Putini si shahist, por si një i dhunshëm që del nga pijetorja. Ai nuk është as i gatshëm dhe as i aftë të tërhiqet nga rrahja, sepse atij i intereson vetëm lavdia afatshkurtër.

Vladimir Putin, “dinaku” i KGB që po ngatërron Perëndimin D

isa e përshkruajnë si të çmendur, të tjerë si dinak. E vlerësojnë për punën e tij në KGB, por edhe si teknokrat të prirur për reforma dhe simbol të ndryshimeve në Rusi. Por VVP, siç e quajnë Vladimir Vladimiroviç Putinin në Shtëpinë e Bardhë, ende nuk është i qartë. Susan B. Glasser shkruan për “Politico” se që nga Viti i Ri 2001, kur papritmas e shfaqi në skenë ish- presidenti Boris Yeltsin, Putini trondit, nervozon dhe ngatërron Perëndimin. “Rrethi i Putinit kontrollon gjithçka, ndërsa shihet se kriza në Ukrainë varet nga një njeri e kjo gjeopolitikën e afron në psikanalizë”,- shkruan Glasser në artikullin “Putini në shtrat”. “Washingtoni tërë dekadën e ka kuptuar gabim Vladimir Putinin”, -shkruan ajo. Ishzv. presidenti amerikan, Dick Cheney e pati kuptuar më mirë kur e vendosi në kategorinë: “KGB-KGB-KGB”. Ndryshe nga ai, Këshilli Kombëtar i George Ë. Bushit e ka shfaqur si ekonomist liberal, që dëshiron të krijojë një Rusi të re kapitaliste. Kur Putini nisi të shkelë institucionet demokratike dhe futi në burg rusin më të pasur, vetëm se e kundërshtoi, u pa se ai është “tip mizori”, siç e përshkroi Bushi në një takim me kryeministrin britanik, Tony Blair. Deri më 2008, Bushi dhe Putini mezi kanë folur, sidomos për shkak të pushtimit rus të Gjeorgjisë së vogël fqinje. Por më pas, presidenti i ri amerikan, Barack Obama nisi t’i rregullojë raportet me të. Kur presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, paralajmëro i SHBA-në se “Rusia pas Gjeorgjisë do të vazhdojë ndërhyrjen në

Krime”, askush nuk e mori seriozisht, dhe kjo as nuk do të kuptohej po të mos ishte WikiLeaks. “Ende pyesim se çfarë po zien në kokën e tij”,- thotë një këshilltar i Obama-s. “Ai bën gjëra impulsive, në fakt të paarsyeshme. Nuk mendoj se është realist dhe strateg i madh, siç e përshkruajnë disa”. “Putini është racional, por befasues”,- thotë David Remnick, redaktor i “The New Yorker”. “Sinqerisht mendoj se është nxituar në Ukrainë. Ndoshta shkon më tej, mos e lër Zot të bëjë luftë me Ukrainën. Megjithatë, rusët nuk duan luftë me ukrainasit. Kjo do ta varroste statusin e tij politik, jo vetëm tek elita liberale që e ka humbur, por edhe tek votuesit e tij. Stephen Sestanovich, profesor i diplomacisë ndërkombëtare në Universitetin Kolumbia, thotë se Putin asesi nuk është strateg i shkëlqyer. Sipas tij, njeriu i cili donte që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit të tij doganor euroaziatik, reagoi duke dashur të tregojë se kush është shefi, duke marrë territorin të cilin në fakt e komandonte (në Krime është baza ruse e Flotës së Detit të Zi ). Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur shoq ja më e mirë e tij në Evropë, ka thënë se: “ai është

“Po të besoja në supremacinë e kokës së Putinit, do ta cilësoja këtë si veprim politik, që Kievi të japë diçka për tërheq je. Por duket se tash zemra e tij ka vendosur të shkojë deri në fund, që të tregojë se sfidat perëndimore nuk e frikësojnë”

Ndërkohë, Barak Obama ka urdhëruar ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve për 11 zyrtarë - ndërsa BE-ja ka vendosur sanksione për 21 individë. SHBA-ja dhe Bashkimi Europian kanë vendosur sanksione për zyrtarët rusë dhe ukrainas në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë, të cilat kulmuan të dielën në votimet e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë.

në një botë tjetër’. “Mbaj mend komentet e një lideri post-sovjetik se si ai në KGB i përkushtohej luftës për jetë e vdekje me armiqtë imag jinarë. Nëse mundoheni, armikun imagjinar mund ta bëni real. Këtë e bëri Putini”. Mark Galeotti, në revistën “Foreign Policy” thotë se kriza e re nuk është në Krime, po tek Putini. Sipas tij, këtë betejë e udhëheq koka dhe zemra e tij. “Prandaj, është vështirë të njihet hapi i ardhshëm i tij. As ai nuk e di. Në ditët e para dukej se koka po udhëhiqte. Në Moskë dhe në kryeqytetin e Krimesë flitej për autonomi, federalizëm, për mbrojtje të interesave ruse. Por, kur Krimea u gëlltit lehtë, atëherë doli në pah ana e tij emocionale. Qeveria e re në Kiev nuk ofronte lehtësime, nuk bënte pazare, ndërsa Perëndimi nisi me kritikat që e forcuan atë”, - thotë Galeotti. “Po të besoja në supremacinë e kokës së Putinit, do ta cilësoja këtë si veprim politik, që Kievi të japë diçka për tërheq je. Por duket se tash zemra e tij ka vendosur të shkojë deri në fund, që të tregojë se sfidat perëndimore nuk e frikësojnë”. Të gjithë që e kanë kundërshtuar Putinin, janë zëvendësuar me nacionalistë, hipokritë dhe ish- spiunë, e ndonjëherë me të tria këto tipare në të njëjtin person. Putini nuk dëgjon ata që nuk pajtohen me të, nuk lejon as debatet, çka e ka ngushtuar edhe rrethin e këshilltarëve. Prandaj, nuk duhet të shihet Putini si shahist, por si një i dhunshëm që del nga pijetorja. Ai nuk është as i gatshëm dhe as i aftë të tërhiqet nga rrahja, sepse atij i intereson vetëm lavdia afatshkurtër.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.03.2014

3

LSI

Vasili: Nuk dimë nëse SHISH është eficent ose jo TIRANË Në të njëjtën ditë dhe gjatësi vale me qëndrimin e Spartak Brahos ka qenë edhe deputeti tjetër i LSI-së, Petrit Vasili. I pyetur nga media mbi punën e SHISH-it, Vasili u përgjigj: “…Ne sot kemi konstatuar që në disa çështje të mëdha që kanë të bëjnë me rendin dhe stabilitetin e rendit publik në vend, ka boshllëqe, ka të meta dhe nuk ka eficencën e duhur. Kësaj çështjeje kemi thirrur t’i japë një përgjigje me përgjegjshmëri duke u çliruar nga të gjitha ato që quhen ngarkesa të njëanshmërisë politike”. Vasili shtoi se pyetja kryesore që ngrihet sot është fakti nëse SHISH është ose jo eficent. “…Është eficent apo nuk është eficent; është i njëanshëm politikisht apo nuk është i njëanshëm; është një informues i mirë; është i vëmendshëm; u paraprin fenomeneve apo gjendet para faktit të kryer? Arrin t’i parandalojë apo ato bëhen një fakt i rëndë publik dhe shqetësim për qytetarët? Kemi apo nuk kemi përgjigje për këto çështje, kjo është edhe prova që Shërbimi Informativ Shtetëror funksionon si duhet, apo nuk funksionon si duhet".

Takimi sekret Rama-Ajazi dhe rreziku i certifikatës

Certifikata e skaduar e sigurisë e Visho Ajazit mund të kthehet në një problem nëse nuk kapen afatet për ta rifreskuar atë. Vështirësia ka të bëjë me verifikimet që duhen kryer në Kanada, vend ku kreu i SHISH ka qëndruar për shumë vite “Sot që flasim, kam zero informacion lidhur me atë që po ndodh, nga SHISH. Kjo është e papranueshme dhe cenon sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar, cenon jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë”. Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në komisionin e Sigurisë në fund të janarit, inicioi një zinxhir ngjarjesh politike që në qendër do të kishin pikërisht drejtorin e SHISH-it, Visho Ajazi. Në këtë hark kohor, larg vëmendjes së medias, mes tri institucioneve në vend; Kryeministri, Presidencë dhe SHISH ka pasur korrespondencë të vazhdueshme pikërisht për debatin kryesor që inicioi vetë Tahiri se, SHISH nuk po bashkëpunon me Policinë e Shtetit për ngjarjet e tritolit. I pari që ka kërkuar informacion të zgjeruar mbi punën e SHISH-it ka qenë vetë kryeministri Edi Rama. Rama-Ajazi Takimi me Visho Ajazin (menjëherë pas deklaratës së Tahirit në janar, i mbajtur larg syrit të medias) mësohet të ketë qenë në kufijtë e një bisede institucionale sa kohë që gjatë takimit mes Ajazit dhe Ramës ka qenë i pranishëm edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Në këtë takim jo fort të shkurtër, Rama i ka kërkuar informacion të hollësishëm (shkresa me numër protokolli) mbi atë çka dispononte SHISH dhe korrespondencën që ky i fundit ka pasur me Ministrinë e Brendshme. Por kjo nuk ka qenë e vetmja pikë e diskutuar mes tyre. Burime konfidenciale shprehen për gazetën “Mapo” se Rama i ka kërkuar Ajazit që të mos emërojë në SHISH persona që kanë punuar në këtë institucion vite më parë, një

debat ky i bërë publik edhe në disa media. Kryeministri ka kërkuar korrektësi në këtë pikë, duke u shprehur se vetë ai si kreu i ekzekutivit nuk do të propozonte asnjë emër për t’u punësuar në SHISH. Biseda mes tyre mësohet se ka qenë e qetë dhe pa kundërshtime të mëdha. Por historia nuk mbaron këtu. Për punën e SHISH-it, Rama i kërkoi në atë kohë një takim të zgjeruar edhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Me këtë të fundit nuk ka folur vetëm për debatin që ka shqetësuar Nishanin, si prekja e kompetencave për shkarkimin e kreut të ILDKP-së apo edhe pakënaqësinë e mazhorancës për kandidaturat e Presidentit për në Gjykatën e Lartë. Një pjesë e konsiderueshme e kohës mes tyre u konsumua edhe për punën e SHISH-it dhe bashkëpunimin e këtij të fundit me Policinë e Shtetit, një informacion që Presidenti i Republikës mësohet ta ketë përdorur edhe në takimin e dy ditëve më parë me Saimir Tahirin. Edhe pse i kërkuar prej disa ditësh nga ministri i Brendshëm, Presidenti i Republikës pranoi që ta takojë Tahirin vetëm dy ditë më parë. Më shumë sesa një takim informues, Presidenti i ka kërkuar Tahirit që të shmangë konfliktin verbal dhe se ato çka po i ofronte Tahiri, ai tashmë i kishte marrë paraprakisht nga takimet që kishte zhvilluar me drejtorin e SHISH-it, Visho Ajazi dhe kryeministrin Edi Rama. Certifikata e sigurisë Por në këto ecejake, ku dosja me informacionet e Visho Ajazit për bashkëpunimin me Policinë shkon sa në Kryeministri e sa në Presidencë dhe së fundmi edhe në komisionin e Sigurisë (e çuar nga Ministria

Kush është drejtori i DSIK Drejtori aktual i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben K. Seferi ka lindur më 30.06.1960, në qytetin e Krujës. Ai është emëruar pas shtatorit 2013, kur në qeveri erdhi mazhoranca e majtë. Seferi ka ushtruar profesionin e avokatit duke gëzuar edhe titullin “Avokat”. Për një periudhë rreth 20-vjeçare, ka kryer funksione të larta në Shërbimin e Inteligjencës shqiptare. Ka kryer studimet e larta në Akademinë Ushtarake, në specialitetin zbulim; në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dega Juridik.

e Brendshme), ajo që nuk kuptohet ende është se kush ka të drejtë. Burimet citojnë se edhe pas takimit që ka zhvilluar me Tahirin, Presidenti Nishani i mbetet qëndrimit të tij se SHISH ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me Policinë e Shtetit, duke mos shfaqur lëkundje në qëndrimet e deritashme të tij. Por ajo çfarë do ta vinte në një pozitë të vështirë kreun e shtetit, i cili ka të drejtën e shkarkimit të drejtorit të SHISH-it pas propozimit nga Kryeministri, është një handikap që lidhet me certifikatën e sigurisë, procedurat për marrjen e së cilës janë ndryshuar nga qeveria ‘Berisha’ që në vitin 2007. Çdo person që gëzon të drejtën që të administrojë apo të transferojë një informacion të klasifikuar “Sekret shtetëror”, duhet të pajiset me certifikatën e sigurisë, përfshi këtu edhe vetë kreun e SHISH-it. Por të drejtën për të lëshuar një certifikatë të tillë e ka Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në varësi të qeverisë. Në të njëjtën kohë, burimet saktësojnë se vetë kreu i qeverisë, Edi Rama ka ngritur një grup pune në Kryeministri për këtë çështje, kryesuar nga inspektorja e Kryeministrit në SHISH, Suela Bedeni. Ndërkohë, DSIK ka të drejtë t’u kërkojë informacion për verifikimin e pastërtisë së figurës Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ Ushtarak, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Shtetit, organeve të drejtësisë, të financave dhe ministrive e institucioneve të tjera shtetërore, që i gjykon të nevojshme. “Certifikata e sigurisë” lëshohet në bazë të vlerësimit të për-

shtatshmërisë me detyrën, figurës dhe qëndrimit moral, sjelljes personale, sjelljes ndaj drogës e alkoolit, gjendjes financiare, qëndrimit ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik, gjendjes mendore e qëndrimit ndaj informacionit të klasifikuar. Për rastet sa më sipër duket se nuk ka ndonjë pengesë për drejtorin e SHISH-it sa kohë që e ka kaluar një herë provën para do kohësh. Ajo që duket si pengesë e deritashme është dyshtetësia e tij. Për personat aplikues, që kanë pasur shtetësi tjetër ose që kanë dyshtetësi, verifikimi i pastërtisë bëhet në bashkëpunim me autoritetet homologe të vendit, shtetësinë e të cilit ka pasur ose e ka aktualisht, pra në rastin konkret me Kanadanë. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit duhet të hetojë dhe të marrë informacion për pastërtinë e figurës së tij edhe në Kanada, ku Visho Ajazi ka qëndruar për një periudhë të gjatë kohe. Vetëm pasi ka përfunduar verifikimin dhe e ka vlerësuar atë në përputhje me ligjin, DSIK lëshon “certifikatën e sigurisë”. Por e gjithë kjo procedurë e gjatë ka edhe disa afate ligjore që, nëse kalojnë, atëherë Visho Ajazit mund t’i digjet mundësia e pasjes së një certifikate, duke e futur këtë debat në një vorbull tjetër ligjore që do të vinte në pozitë edhe vetë kreun e shtetit. Kur një personi i hidhet poshtë kërkesa për pajisjen me “certifikate sigurie”, me kërkesë të titullarit, ai mund të rifillojë kërkesën vetëm pas kalimit të një viti. Dhe si për ironinë e fatit, nëse Visho Ajazit nuk i jepet certifikata, atëherë ky i fundit me vendim qeverie mund të ankohet vetëm tek Kryeministri i vendit. Nevila Perndoj

Braho: Ajazi nuk mund të ushtrojë detyrën, nuk ka certifikatë TIRANË Kryetari i komisionit të Sigurisë Kom-

bëtare, Spartak Braho deklaroi dje se drejtori i SHISH-it, Visho Ajazi, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij si kryetar për të dhënë dhe marrë informacion të klasifikuar, derisa të pajiset me një certifikatë sigurie. Në vijim të interesimit të mediave për kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një grupi pune pranë SHISH-it, Braho sqaroi se kjo lëvizje është pezulluar momentalisht për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë nga Drejtori i Përgjithshëm i SHISHit. “Po, është e vërtetë, është depozituar. Ne kemi pezulluar vënien në lëvizje. Ka një handikap

që Drejtori i Përgjithshëm i SHISH-it sot është i pacertifikuar. Nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale, sepse që të ushtrojë funksionet e tij normale, duhet të japë dhe të marrë informacion të klasifikuar ‘sekret’. Atij i mungon certifikata. Duhet të presë dhe të vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën që ai do të certifikohet. Jemi edhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por nëse do të vonohet, ne do të veprojmë shumë shpejt”, - tha Braho. Ndërkohë, ai vlerësoi angazhimin e strukturave të organit të akuzës dhe kërkoi prej këtij institucioni që të vijojë çdo ditë goditjen ndaj krimit. “Padyshim

që kërkesat për organin e Prokurorisë janë të mëdha. Kam përshtypjen, një përshtypje në dukje është kjo, që ka një lëvizje në veprimtarinë e Prokurorisë, ka një angazhim më të madh të strukturave të saj. Natyrisht, Prokuroria është një organ që çdo ditë është në punë dhe çdo ditë duhet që të forcojë goditjen e saj ndaj krimit. Ky shtet bëhet dhe ky është mendimi im, në qoftë se Prokuroria do të jetë në lartësinë e detyrave të kërkuara”, - tha Braho. Ai bëri thirrje për mbështetje financiare të shtetit ndaj organit të Prokurorisë dhe për rritjen e numrit të punonjësve në këtë institucion.


4

fokus

ngjarje e ditës

Qeveria nuk tërhiqet nga nisma për të ndryshuar ligjin konsensual “Për Nëpunësin Civil”. Nga njëra anë ka nisur të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, nga ana tjetër ka vendosur të shkojë përpara duke miratuar ndryshimet, që në fakt rrëzojnë thuajse shtyllat kryesore të tij

Nëpunësi Civil, qeveria rifut në Kuvend ligjin e ri Projektligji është parashikuar të miratohet në seancën e së enjtes së ardhshme, më 27 mars. Opozita largohet nga mbledhja, duke kërkuar rikthimin e ligjshmërisë në sallën e Kuvendit Fejzi Braushi

Qeveria nuk tërhiqet nga nisma e saj për të ndryshuar sërish ligjin konsensual “Për Nëpunësin Civil”. Ndërsa nga njëra anë ka nisur të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji, nga ana tjetër, ajo ka vendosur të shkojë përpara duke miratuar ndryshimet, që në fakt rrëzojnë thuajse shtyllat kryesore të tij. Mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve ka miratuar dje e vetme kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, ku në seancën e radhës ajo ka parashikuar të miratojë amendimet e miratuara nga qeveria gati 1 muaj më parë. Gjithsesi, opozita nuk ka arritur që të kundërshtojë dje në këtë mbledhje futjen e kësaj nisme, pasi ajo i është përmbajtur debatit për rikthimin e asaj që ajo e quan ligjshmëri të Kuvendit, duke zhbërë disa vendime të tij të fundit, siç është rasti i shkarkimit dhe emërimit të kreut të ri të ILDKP-së, apo edhe veprimet që po ndërmerren ndaj AMA-s. Konferenca

Ashtu si edhe në mbledhjen e mëparshme, opozita nuk ka pranuar të diskutojë për kalendarin trejavor, duke vijuar të kërkojë kthimin e Parlamenti në rolin e tij kushtetues, duke hequr dorë nga përdorimi për interesa të qeverisë. Nënkryetari i grupit Halimi, siç bën të ditur zyra e shtypit e Kuvendit, deklaroi në mbledhje se opozita kërkon kthimin e kushtetutshmërisë në institucionet e pavarura. “Opozita ka bërë kërkesë në

këtë tryezë dhe në parlament, lidhur me qëndrimin e Parlamentit, rikthimin e Parlamentit, në një gijotinë të institucioneve të pavarura. Tani po kthehet në një shtesë të qeverisë për të plotësuar etjen për pushtet të mazhorancës. Institucionet e pavarura janë për të kontrolluar qeverinë, janë për të kontrolluar mazhorancën, janë gardiani i ligjit dhe Kushtetutës. Kërkojmë kthimin e kushtetutshmërisë në institucionet e pavarura siç është ILDKP. Kjo duhet të jetë pika e parë e kalendarit”, - citohet të jetë shprehur Halimi. Ndërsa kryetari i PRsë, Mediu ka deklaruar se mazhoranca nuk mund të kërkojë bashkëpunimin e opozitës, pa zhbërë më parë vendimet antikushtetuese. Ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës mësohet të kenë këmbëngulur se temë e diskutimit të mbledhjes ishte miratimi draft-kalendarit dhe jo interesat apo qëndrimet politike të opozitës. Gjithsesi, pas një debati që ka zgjatur për 40 minuta, anëtarët e opozitës u larguan nga mbledhja. Në këtë moment, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërsa ka respektuar vendimin e opozitës, ka theksuar se nuk mund të quhet kushtetues qëndrimi apo puna e kryer nga ish-kryeinspektorja Zana Xhuka. “Është e drejta juaj të mbani qëndrimin tuaj, dhe a është normale që të quhet kushtetues qëndrimi i znj. Xhuka që të refuzonte të paraqitej në komisionin e Ligjeve, edhe pse varet nga Parlamenti, apo duke mos bërë asnjë kallëzim penal

Pas një debati që ka zgjatur për 40 minuta, anëtarët e opozitës u larguan nga mbledhja. Në këtë moment, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërsa ka respektuar vendimin e opozitës, ka theksuar se nuk mund të quhet kushtetues qëndrimi apo puna e kryer nga ishkryeinspektorja Zana Xhuka.

për më shumë se një vit në atë detyrë të rëndësishme”, - citohet të jetë shprehur Meta. Kalendari

Pa praninë e opozitës, të majtët kanë miratuar të vetëm kalendarin, ku ndër të tjera kanë përfshirë dhe nismën e shumëkontestuar të qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për Nëpunësin Civil”. Ky projektligj është parashikuar të miratohet në seancën e së enjtes së ardhshme, pra më datën 27 mars, ndërkohë që deri atëherë ai duhet të kalojë për miratim edhe në komisione parlamentare. Një nxitim i pashpjegueshëm ky i mazhorancës, pasi vjen në një kohë kur ka debat të nxehtë politik edhe për disa çështje të tjera të rëndësishme. Natyrisht, nisma në fjalë rrëzon edhe një pjesë të mirë të punës së bërë nga qeveria gjatë kësaj kohe me hartimin dhe miratimin e disa akteve nënligjore që ka nxjerrë në zbatim të ligjit “Për Nëpunësin Civil”. Kjo pasi ndryshimet në fjalë prekin disa nga pikat më të rëndësishme të ligjit dhe që janë pjesë e trajtimit edhe në këto akte nënligjore.

Denoncimet e PD, në 24 orë ikin dy drejtorë të Ramës Pas shkarkimit të Aleksandër Kalemajt, jep dorëheqjen edhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Kavajë, Saimir Kurti. PD e denoncoi se ishte person në kërkim për kontrabandë cigaresh, por Apeli ia hoqi masën e arrestit që në 2012 Dy drejtorë kanë lënë postet në 24 orët e fundit, të detyruar nga denoncimet publike të selisë blu për përfshirjen e tyre në afera kriminale. Pas Aleksandër Kalemajt, zyrtar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, dorëheqjen e ka dhënë dje edhe drejtori i Zyrës së Punësimit në Kavajë, Saimir Kurti, i emëruar vetëm pak ditë më parë në një ceremoni publike, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama. Ky largim erdhi pas denoncimit të Partisë Demokratike se Kurti ishte person i shpallur në kërkim për kontrabandë cigaresh. “Me emërimin që po denoncojmë sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës është thjesht e vetëm rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që i shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe ministrave të linjës”, - denoncoi dje zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi. Nuk kaluan veçse pak minu-

ta dhe Saimir Kurti paraqiti dorëheqjen nga ky post. “Deklaroj me përgjegjësi të plotë se nuk jam në kërkim dhe as i fshihem kujt në Kavajë apo kudo në Shqipëri. Për çështjen në fjalë, jam duke ndjekur të gjitha procedurat gjyqësore dhe kam besim tek drejtësia”, - thuhet në letrën e dorëheqjes së drejtorit të zyrës së Punësimit në Kavajë. Saimir Kurti, biznesmen para se të bëhej pjesë e administratës, është shpallur në kërkim dy vjet më parë nga Gjykata e Durrësit, i akuzuar për kontrabandën e 700 kolive me cigare, me vlerë 1.4 milionë euro. Sipas hetimit, ai tentoi të shmangë detyrimin doganor prej 400 milionë lekësh të vjetra. Por masa e arres-

tit me burg për të ka qëndruar në fuqi veçse pak muaj. Çështja është apeluar nga avokatët e Kurtit, ndërsa Apeli i Durrësit ka shuar masën e arrestit me burg, duke e lënë biznesmenin në detyrim paraqitjeje. Në kohën e emërimit në detyrë, Saimir Kurti nuk rezulton në kërkim, megjithëse përballja e tij me drejtësinë, siç ai e pohon në tekstin e dorëheqjes, është në proces. Një ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi një zyrtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Aleksandër Kalemajn. Ky i fundit ishte arrestuar në tetor të vitit 2012 së bashku me të vëllanë për tregtim të paligjshëm mallrash. Kalemaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Vlorës për këtë akuzë, por pavarësisht kësaj, ai u shkarkua mbrëmjen e së martës. “Nisur nga disa fakte të bëra publike në media lidhur me një nëpunës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, konkretisht z. Aleksandër Kalemaj, Ministria e Bujqësisë, me kërkesë të Kryeministrit, kreu verifikimet e duhura për këtë person. Pas këtyre verifikimeve, nëpunësi Aleksandër Kalemaj është larguar nga detyra dhe nuk kryen më funksionet e Përgjegjësit të Sektorit të Ushqimit”, - bëri me dije Ministria e Bujqësisë. Në fillim të tetorit një tjetër drejtor dha dorëheqjen, pas denoncimit nga selia blu se ai kishte qenë i arrestuar në vitin 2003 për trafik të qenieve njerëzore.

propozimi

Ligji i ri për Nëpunësin, ja çfarë ndryshon Nëpërmjet këtij projektligji synohet të ndryshohet neni 50 i ligjit të ri “Për Nëpunësin Civil”, ku tashmë propozohet që në rastet kur institucioni apo një drejtori e tij mbyllet apo ristrukturohet, punonjësi del nga shërbimi. Ligji i ri përcakton që, në rast se nëpunësi nuk arrihet të sistemohet në një vend tjetër ekuivalent me atë që ka patur, ai largohet fare nga shërbimi përkundrejt një dëmshpërblimi që varion nga 1 deri në 3 paga. Një tjetër ndryshim është edhe ai që sfumon mundësinë e karrierës në administratë, pasi tashmë synohet t’i jepet e drejta titullarit të institucionit që të përfshijë në konkurs përveç kategorisë së mësipërme, edhe 15 për qind kandidatë nga jashtë, por që plotësojnë kriteret specifike për vendin e punës. Pra, tashmë titullari nuk e ka të detyruar që për një pozicion drejtori të pranojë në konkurs vetëm personat që mund të kenë qenë më parë shef sektori, por edhe persona të tjerë që mund të mos kenë patur fare statusin e nëpunësit civil. Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij projektligji dhe që prek një nga garancitë e tjera për ruajtjen e administratës nga rekrutimet pa kriter është edhe ai që ndryshon nenin që ndalon nisjen e procedurave për punësime, 3 muaj para hyrjes në fuqi të ligjit të ri të Nëpunësit Civil. Kjo pikë shfuqizohet dhe përcaktohet që procedurat për emërimet bëhen sipas përcaktimeve të ligjit të vjetër të vitit 1999. Në projektligj parashikohet që ky ligj, pra ai për Nëpunësin Civil hyn në fuqi më 1 tetor 2013, ashtu siç edhe përcakton ligji i miratuar me konsensus, por efektet i fillon 6 muaj pas hyrjes në fuqi, pra më 1 prill. Kjo mënyrë formulimi bën të mundur qeverisë që të mbrohet para të gjitha proceseve gjyqësore që mund të jenë hapur kundër saj për largimet nga puna që nga 1 tetori e në vazhdim.


Gazeta MAPO

20.03.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5

Shkrimtari shprehet se bojkoti i Kuvendit cenon integrimin e vendit në BE, ndërsa qeverisë, sipas tij në këto muaj i është dashur që të mendojë më shumë për rrugën ku do të ecë deklarata

Meta takim me Halimin dhe Thaçin: Shqiptarët të përfaqësohen denjësisht Shqiptarët në Maqedoni duhet të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vendin fqinj. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një takim në Tiranë me kandidatin për president të Maqedonisë, Iljaz Halimi dhe kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Ndërkaq, nga ana e tij Iljaz Halimi dhe Menduh Thaçi siguruan kreun e Kuvendit, Meta, se janë mobilizuar të gjitha palët me qëllim të maksimizimit të votës së shqiptarëve për kandidatin shqiptar për president të Maqedonisë, Iljaz Halimi. Halimi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit të Kuvendit ndaj shqiptarëve dhe mbarëvajtjes së të drejtave të tyre në Maqedoni, ndërkohë që vuri në dukje se hapësirat shqiptare në Maqedoni kanë nevojë për më tepër vlera dhe kulturë pozitive demokratike. Kryetari i Kuvendit, Meta nënvizoi gjithashtu se përqasja në vazhdimësi konstruktive e Shqipërisë ndaj vendeve fqinje është gjithnjë në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të vendeve tona.

Agolli: Berisha të tërhiqet, Meta dhe Arbnori të merren si shembull “Unë di dy kryetarë parlamenti, që janë me të vërtetë njerëz të matur dhe të kulturuar dhe që e njohën edhe psikologjinë e vendit. Pjetër Arbnori dhe Ilir Meta. Edhe Pjetri kur drejtonte ishte njeri i qetë. Të dy këta kanë qenë njerëz që duhet të merren shembull edhe nga ata që vijnë”, Shkrimtari Dritëro Agolli, i njohur edhe si patriarku i socialistëve, apelon politikën shqiptare për të lënë mënjanë të shkuarën dhe për të punuar për të ardhmen e shqiptarëve. Në një intervistë për ‘A1 Report’, Agolli duke komentuar zhvillimet politike në vend gjatë këtyre muajve ka vlerësuar se palët merren më shumë me debate boshe sesa me problemet e shqiptarëve. Kështu sa i përket rolit të mazhorancës, ai thekson se PS dhe LSI, si dy forcat kryesore të saj duhet të tregojnë një stil tjetër pune në Kuvend. “Tani, ishte çfarë ishte, që nga këto kohë që ka marrë drejtimin Partia Socialiste me LSI-në t’i lëmë këto gjëra, duhet të fillojë një periudhë e re e punimit të Parlamentit”, - thotë Agolli. Por për realizimin e kësaj, ai thekson se është e nevojshme që tashmë të mos punohet më me figurat e vjetra, pasi ka ardhur koha për një ritëm të ri. “Jo me të vjetrit. Duhet t’i përmbysim ato. Përmbysja është edhe dhimbje, se jam mësuar kështu do thotë tjetri, si ta prish këtë traditë që kam dhe vazhdojnë po me atë traditë. Por duhet bërë”, - tha Agolli. Ndërkohë që nga ana tjetër ai i përcjell një mesazh edhe opozitës, e cila sipas

tij duhet të bëhet më bashkëpunuese dhe të flasë për problemet konkrete të shqiptarëve dhe jo thjesht të bëjë zhurmë. “PD duhet të diskutojë më konkretisht, dhe të mos dalë nga tema dhe të bëjë sensacione. Të fillojë drejtpërdrejtë me gjendjen e shoqërisë sonë, pasi nuk diskutojnë problemet tamam. Të thonë kemi këto probleme, vëllezër jemi, miq, nuk jemi të vendeve të huaja, jemi bashkërisht dhe të mendojnë sesi do ta rregullojmë këtë Shqipëri”, shprehet shkrimtari.. E në këtë linjë ai shton se edhe bojkoti i opozitës duhet të ketë një masë, pasi në të kundërt ai bëhet dëmtues për interesat e vendit. “Edhe bojkotimi është forma e demokracisë, por kur bëhet vend e pavend, bojkotimi e humb vlerën e tij. Pasi siç thotë populli ‘gjella me kripë, e kripa me karar’; këta duke i hedhur shumë kripë gjellës, e prishin shumë gjellën”, - thekson ai. I pyetur nëse kjo lloj sjelljeje i dëmton shpresat për integrim të Shqipërisë, ai u përgjigj: “Po, e cenon. Lëre se ç’thonë se edhe në BE ka të majtë, ka dhe të djathtë. Edhe ata kështu bëjnë. Por nuk është gjë e mirë”. Agolli ka një mesazh edhe për ish-kryeministrin Berisha,

“Jo me të vjetrit. Duhet t’i përmbysim ato. Përmbysja është edhe dhimbje, se jam mësuar kështu do thotë tjetri, si ta prish këtë traditë që kam dhe vazhdojnë po me atë traditë. Por duhet bërë”,

i cili sipas tij duhet të largohet nga politika aktive, madje edhe nga Parlamenti. Kjo pasi sipas tij, Berisha nuk ka çfarë t’i japë më këtij vendi veçse të ribëjë ato që ka bërë më parë. Për këtë ai sjell rastin e dy drejtuesve francezë, Napoleon Bonaparti e Sharl De Gol, të cilët sipas tij, kur tentuan të bënin të njëjtat veprime që kishin bërë më parë, dështuan. Qeveria Ndërkohë që nga ana tjetër ai nuk harron të vlerësojë me nota pozitive punën e qeverisë Rama, si përsa i përket përbërjes, ashtu edhe përpjekjeve për të ndryshuar gjendjen e vendit. “Në këto pak muaj i është dashur qeverisë që të mendojë shumë për rrugën ku do të ecë. Do të thoni ju, që ajo mund t’i mendonte këto edhe para tre-katër vjetësh, kur synonte të merrte pushtetin. Edhe atëherë mund t’i bënte. Por nuk i kishte shumë të qarta, nuk e dinte se çfarë trashëgimie i la qeveria e kaluar dhe kur erdhi tani në pushtet pa se i mungonin shumë gjëra dhe duhet të mendonte sesi t’u hynte këtyre gjërave, kësaj zbrazësie. Dhe prandaj duket sikur nuk ka bërë shumë në këto 6 muaj. Por ata të tjerët e kishin 8 vjet për

ta bërë dhe e patën të vështirë. Një nga meritat e vetë Edi Ramës është se ka vënë njerëz të rinj të në drejtimin e qeverisë dhe të problemeve shoqërore”, - vlerëson Agolli. Ai nuk nguron që të vlerësojë lart edhe figurën e kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili sipas tij i përngjan Pjetër Arbnorit në drejtimin me urtësi të Kuvendit. “Unë mendoj se Ilir Meta drejton shumë mirë. Ai nuk zemërohet shumë, nuk hidhet përpjetë si të tjerë që kemi parë kryetarë parlamenti. Është një njëri i qetë dhe ua jep fjalën gjithë atyre që kërkojnë të thonë diçka, pavarësisht se përfundimi mund të jetë se ata nuk thonë gjë. Nga ana demokratike, ai është njeri i matur në të folur dhe ndjehet ajo përvojë që ka patur si drejtues që kur ka qenë djalë fare i ri”, - ka theksuar në fjalën e tij shkrimtari Agolli. Unë di dy kryetarë Parlamenti, që janë me të vërtetë njerëz të matur dhe të kulturuar dhe që e njohën edhe psikologjinë e vendit. Pjetër Arbnori dhe Ilir Meta. Edhe Pjetri kur drejtonte ishte njeri i qetë. Të dy këta, unë jam i bindur që kanë qenë njerëz që duhet të merren shembull edhe nga ata që vijnë”, - tha Agolli.

Zgjidhet përkohësisht çështja e varrezave, pezullohet Bulevardi i ri Qeveria dhe Bashkia e Tiranës janë përplasur dje për dy çështje; varrezat e kryeqytetit dhe ndërtimin e bulevardit të ri. Për të parën, qeveria ka dhënë një zgjidhje të përkohshme duke shpronësuar e kompensuar pronarët e tokave në Sharrë e Tufinë, ndërsa për bulevardin, prefekti ka bllokuar fondet për vijimin e punimeve. Varrezat Pronarët e tokave pranë varrezave të Sharrës dhe Tufinës do të shpronësohen dhe do të kompensohen në para. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, e cila ka caktuar

edhe shumën mbi 5 milionë lekë për shpronësimin e 36 mijë metrave katror, 10 mijë në Sharrë dhe 26 mijë në Tufinë. Ky fond do të lëvrohet nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se kjo çështje është zvarritur për shkak të Bashkisë së Tiranës, e cila kishte mungesa në dosjen e paraqitur në ministri në qershorin e vitit të shkuar. Nisur nga problematika në dy varrezat e kryeqytetit dhe problemet me shpronësimin, ministri Tahiri lajmëroi edhe ngritjen e një grupi pune për t’i dhënë zgjidhje problemit të varrezave në Shq-

ipëri. Pas deklaratës së Tahirit, Bashkia e Tiranës ka shprehur keqardhjen për justifikimin sipas saj të pavërtetë dhe të paturp të ministrit Tahiri, për bllokimin e shpronësimit për varrezat publike të kryeqytetit. Sipas Bashkisë, “vonesat për zgjidhjen e çështjes erdhën për shkak të paaftësisë së zyrtarëve të rinj në Ministrinë e Brendshme. Paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe bllokimin absurd, ministri u mundua ta fshehë duke sulmuar Bashkinë e Tiranës”, - përfundon njoftimi për shtyp. Bulevardi Bashkia e Tiranës ka akuzuar kry-

eministrin Rama se po pengon ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, pavarësisht vendimit që dha Gjykata Administrative për rifillimin e punimeve. Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo e cilësoi antiligjor bllokimin e fondeve për këtë projekt. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i prefektit të Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili tha se akuzat janë politike. Ai sqaroi se i ka dërguar një letër Këshillit të Bashkisë, ku kërkonte që vlera e shpronësimit të ishte e plotë dhe jo e copëzuar. Një ditë para vendimit të gjykatës, nga ana e këtij këshilli ishte kthyer një përgjigje

ku e falenderonte. Sipas Bozdos, vendimi i kryeministrit për ngrirjen e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri, synon vetëm bllokimin e projektit të Bashkisë së Tiranës. “Vetëm një ditë pas vendimit të gjykatës që urdhëroi rifillimin e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, Edi Rama ka urdhëruar përsëri bllokimin e kësaj vepre strategjike. Edhe kësaj radhe, në mënyrë absurde dhe të paligjshme ka urdhëruar shkeljen e ligjit për pushtetin vendor, duke imponuar në mënyrë të paligjshme “ngrirjen” e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri".


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Sipas një përshkrimi që prokuroria ka bërë për të gjithë të dyshuarit, rezulton se gjatë periudhës që ata kanë qenë nën hetim janë provuar një sërë rastesh që i implikojnë ata drejtpërdrejt në dërgimin e shqiptarëve në Siri

Prokuroria skedon luftëtarët shqiptarë në frontin sirian Hetuesit listojnë xhihadistët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri dhe rrugën që ata kanë ndjekur, të ndihmuar nga të akuzuarit. Studenti shqiptar në Turqi, Pashaj dyshohet se ka shoqëruar dy prej tyre në front Leonard Bakillari Tiranë Hetimet e Prokurorisë së Krime-

ve të Rënda kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit prej të arrestuarve si pjesë e rrjetit që rekrutonte dhe dërgonte civilë shqiptarë në Siri. Përveç përfshirjes së tyre në veprime aktive në procesin e rekrutimit të besimtarëve myslimanë, prokuroria ka mundur të identifikojë edhe një numër të madh personash, të cilët janë dërguar në Siri nga secili prej të arrestuarve. Duke analizuar rolin e 13 të dyshuarve, tetë prej të cilëve tashmë janë në pranga, prokuroria ka mundur të mbledhë informacion për të gjitha rastet e dërgimit të shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë. Sipas një përshkrimi që prokuroria ka bërë për të gjithë të dyshuarit, rezulton se gjatë periudhës që ata kanë qenë nën hetim janë provuar një sërë rastesh që i implikojnë ata drejtpërdrejt në dërgimin e shqiptarëve në Siri. Sipas burimeve mësohet se përveç Genci Ballës dhe Bujar Hysës, të cilësuar si organizatorët kryesorë në këtë veprimtari, një rol tepër aktiv ka patur edhe shtetasi Gerti Pashaj, tashmë i shpallur në kërkim dhe që dyshohet se qëndron në Turqi së bashku me familjen. Ky person dyshohet se ka transportuar të paktën dy shtetas shqiptarë nga Turqia në Siri, ndërsa njëri prej tyre është kthyer në Shqipëri më datë 5 shkurt 2014. Bëhet fjalë për shtetasit A. B dhe E. S, të cilët janë shoqëruar personalisht nga shteta-

si Gerti Pashaj, që ka mundur t’i fusë në frontin e luftës në Siri. Gerti Pashaj rezulton se është përjashtuar nga universiteti në Turqi për shkak të prirjeve radikale, ndërsa më pas ka përfunduar Universitetin e Elbasanit. Një tjetër i dyshuar për veprimtari të paligjshme është edhe Shkëlzen Dumani, i cili pasi ka shitur shtëpinë, pa lejen e bashkëshortes, ka marrë dy fëmijët e tij të mitur dhe është larguar drejt Sirisë. Sipas hetimit rezulton se ky person ka udhëtuar fillimisht drejt Turqisë së bashku me shtetasin I. Sh, të cilit i ka paguar edhe biletën e udhëtimit. Ai gjithashtu përfshihet edhe në disa raste të tjera, pasi prokuroria thotë se ka informacione se me ndihmën e tij janë dërguar në Siri edhe të paktën katër persona të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasit D. Q. nga Elbasani, shtetasin e njohur me emrin “Abdul Aziz”, i cili është djali i Mehdi Manellarit, tashmë i shpallur në kërkim nga Prokuroria dhe që ndodhet në Siri, si dhe për dy personat e tjerë: I. N dhe A. B. Sipas hetimit të prokurorisë rezulton se rol aktiv në këtë aktivitet ka patur edhe biznesmeni i arrestuar, Verdi Morava. Burime të prokurorisë thonë se është provuar që Morava ka dërguar të paktën një person në aeroportin e Rinasit me destinacion Turqinë e më pas Sirinë, si dhe ka orientuar duke iu dhënë informacionin e duhur të paktën dy personave të tjerë, që më pas kanë shkuar në Siri. Sipas hetimit rezulton se Verdi Morava në janar të këtij viti ka transportuar në aeroportin e Rinasit shtetasin M. K, i cili fillimisht ka shkuar në Turqi dhe më pas rezulton të jetë dërguar në frontin e luftës në Siri. Po ashtu, Morava rezulton se ka orientuar për personat që do të takonin dhe rrugën që do ndiqnin edhe dy persona të tjerë që rezultojnë të jenë në Siri. Bëhet fjalë për E. D dhe B. V, të cilët dyshohet se ndodhen aktualisht në Siri. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Zeqir Imera, i cilësuar si organizator dhe

Genci Balla

Duke analizuar rolin e 13 të dyshuarve, tetë prej të cilëve tashmë janë në pranga, prokuroria ka mundur të mbledhë informacion për të gjitha rastet e dërgimit të shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë.

pjesëmarrës, prokuroria thotë se ka shkuar në Siri në mars të vitit 2013. Ai ka udhëtuar drejt Sirisë së bashku me dy persona të tjerë, shtetasit K. T. dhe A. K, vendndodhja e të cilëve ende nuk dihet. I fundit në radhën e personave të përfshirë në këtë aktivitet është edhe Fadil Myslimani, i cili ka qenë ndërmjetësi për dhënien e informacionit mes të dyshuarve si krerë të organizatës. Ai rezulton se ka krijuar afrimitet me një besimtar që ka qëndruar për disa ditë në xhaminë e Unazës së Re dhe më pas është nisur drejt Sirisë. Bëhet fjalë për shtetasin E. D, i cili është larguar nga Shqipëria në shkurt të këtij viti. Të gjitha këto raste sipas prokurorisë tashmë janë të dokumentuara, por ka dyshime se numri i shqiptarëve të dërguar në Siri është rreth 90 persona, ku nuk mungojnë as gratë dhe fëmijët.

Makina me armë thyen postbllokun, pranga autorit Kujtim Proshka ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit, duke plagosur një punonjës FNSH-je. Në makinën e tij bllokohen automatikë dhe municione Kavajë- Makina me arsenal ar-

mësh thyen postbllokun e policisë dhe plagos një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes Shpejtë. Pak minuta pasi theu postbllokun e policisë, personi braktisi veturën bashkë me një pjesë të armatimit, duke tentuar të largohej. Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa mësohet se efektivi i saj nuk ka pësuar dëmtime serioze pas incidentit. Kujtim Proshka, 41 vjeç, nga Kavaja, u arrestua nga policia me disa akuza, si ajo e “vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, për shkak të detyrës”, dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Policia tha se armët dhe municionet që iu bllokuan në veturë Proshkës, dys-

hohet se do të shiteshin në Tiranë ose Durrës, fakt që po verifikohet nga hetuesit e policisë së Kavajës. Ngjarja ndodhi dje në mëngjes, gjatë një operacioni të policisë së Kavajës të mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kishin ngritur një postbllok në fshatin Gosë të Kavajës, në afërsi të Rrogozhinës. Në mesditë, një mjet “Mercedez Benz” është afruar pranë postbllokut, ndërsa një prej efektivëve të policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë. Makina nuk ka ndaluar. Pas largimit të tij nga postblloku policor, efektivët e FNSH-së si dhe blutë e Kavajës ndoqën të dyshuarin deri sa ai u arrit të ndalohej nga policia në thellësi të zonës së Rrogozhinës. Sipas burimeve të policisë, Proshka fillimisht kishte braktisur veturën dhe kishte hequr një pjesë të arsenalit që kishte në të. Policia tha se kishte bllokuar veturën ku kishte gjetur municione dhe armatim, si dhe më pas ndoqi të dyshuarin në një terren të vështirë deri sa ai u vetëdorëzua dhe më pas tregoi edhe vendin ku kishte

lënë armatimin. Gjatë operacionit që policia e kodoi me emrin “Rrethimi”, u kapën 7 armë zjarri të ndryshme. Të njëjtat burime bënë të ditur për mediat se në cilësinë e provës janë sekuestruar 2 armë gjahu teke, 4 automatikë “Kallashnikov”, njëri

prej të cilëve kinez dhe një pushkë italiane. Po kështu të arrestuarit iu sekuestruan edhe 1574 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 8 karikatorë kallashnikovi dhe 4 krehra pistolete. Policia gjithashtu ka bllokuar makinën e këtij shtetasi. D.Biçaku

SHPALLJE ANKANDI Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin : “Apartament ”,me siperfaqe 46.2 m2, me nr pasurie 1/60+1-18, volum 13 , faqe 29, ne ZK 8591, me adrese Lagjja Salo halili, Rr Ali Kelmendi Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,880,000 (Dymilion e teteqind e tetedhjete mije) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Marte , datë 01.04.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder, ajo vazhdon 15 (pesembedhjete ) dite dhe perfundon me mbarimin e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

Gerti Pashaj

hetimi

Dyshimi, 31 fëmijë shqiptarë në frontin e luftës Nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë. Ndërsa për 13 prej tyre, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet dhe fëmijët. Mosha më e vogël e një të mituri të marrë nga prindërit e që ndodhet aktualisht në Siri, është një vajzë 6-muajshe nga fshati Gurras i Pogradecit, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fund të tetorit 2013, së bashku me nënën e të atin, Krenar Shulin, si edhe me të motrën dhe të vëllanë, edhe këta të mitur. Prokuroria shton se ka dyshime të forta referuar daljeve nga kufiri shqiptar, se aktualisht ndodhen në Siri 31 fëmijë, disa prej tyre tashmë kanë mbetur vetëm me nënat, siç është rasti i fëmijëve të shtetasit Diamant Rasha, ku pas vrasjes së tij ata janë vetëm me të ëmën. Një tjetër rast është edhe ai i shtetasit Hamit Muslia, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë, duke lënë katër fëmijët në Siri. Në Siri kanë mbetur edhe fëmijët e imamit Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë. Prokuroria e Krimeve të Rënda aktualisht po vijon hetimet duke pyetur familjarë të të gjithë personave që ndodhen në Siri, disa prej të cilëve janë shfaqur të pakënaqur e kanë akuzuar të arrestuarit, ndërsa disa të tjerë shprehen se nuk e dinin që të afërmit i kanë në luftë, por se janë të punësuar në Turqi apo Arabinë Saudite. Javën që vjen pritet të merren në pyetje disa nga personat që janë kthyer nga lufta në Siri, prej të cilëve 12 janë të plagosur.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.03.2014

7

FMN vlerëson se financimi i borxhit publik, mosimplementimi i reformave strukturore dhe rreziku i daljes nga tregu të ndonjë banke të huaj janë faktorë të lartë risku për ekonominë e vendit. Ndërsa me një risk me të moderuar vlerësohet ndikimi i krizës europianë në rritjen ekonomike të vendit

Axhenda e reformave

Rritja ekonomike dhe korrektimi i zhbalancimeve makroekonomike

Sektori financiar dhe mbikëqyrja Kreditë e këqija 1. Përmirësimi i ekzekutimit të kolateralit 2. Njohja si shpenzime të zbritshme të kredive të këqija për efekt taksash

1. Përmirësimi i koordinimit të mbikëqyrjes 2. Rritja e mbikëqyrjes në fondet e investimeve sipas standardeve AFSA, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve

Paratë dhe zhvillimi i tregut të letrave me vlerë 1. Përmirësimi i infrastrukturës për tregun ndërbankar dhe aktivitete të tjera të tregut të parasë. 2. Zhvillim të mëtejshëm të tregut sekondar të letrave me vlerë për borxhin publik, duke ndërmarrë edhe reforma rregullatore nëse është e nevojshme.

Reforma në sektorin e energjisë

Forcimi i financave publike

Rritje e kreditimit për sektorin privat dhe stabiliteti financiar

Politika e taksave 1. Kthimi i taksës progresive në të ardhurat personale 2. Zgjerimi i bazës për pagesën e TVSH-së dhe reduktimi i përjashtimeve nga TVSH-ja 3. Rishikimi i akcizës 4. Reforma në taksat e pasurive të paluajtshme

Reforma në administrimin e taksave 1. Krijimi dhe implementimi i një strategjie të re nga Tatimet ndaj korporatave. 2. Implementimi i tranzicionit në sistemin e IT. 3. Përshpejtimi i rimbursimit të TVSH.

Krijimi i një strategjie për pastrimin e borxheve 1. Krijimi i një strategjie për pastrimin e borxheve 2. Themelimin e një komiteti për kontrollin e procesit

Reformat në mbrojtjen sociale 1. Rritja e moshës së daljes në pension 2. Ndarja e kontributeve të ulëta për pensionet nga sistemi i pensioneve dhe përfshirja e tyre në një program asistence. 3. Reformë në programin e asistencës sociale

Përmirësimi i klimës së biznesit

1. Zgjidhje e shpejtë e problematikës së CEZ 2. Implementimi i reformave për reduktimin e humbjeve dhe në përmirësimin e mbledhjes së faturave të energjisë. 3. Reforma për rritur sigurinë financiare në tregun e energjisë

1. Përmirësimi i regjistrimit të titujve të pronësisë 2. Ulja e kurbës së korrupsionit dhe forcimi i zbatimit të ligjit 3. Reforma në shërbimet civile

FMN zbardh marrëveshjen 3-vjeçare, 24 kushtet për Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar e publikoi dje axhendën e reformave për Shqipërinë, së bashku me marrëveshjen trevjeçare. Në themel të kushteve, ulja e borxhit publik, reforma e pensioneve dhe e sektorit të energjisë Blerina Hoxha Reforma në taksa me qëllim uljen e borxhit publik, reforma në pensione dhe në sektorin e energjisë, janë në themel të 24 kushteve që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përcaktuar në marrëveshjen trevjeçare me Shqipërinë kundrejt disbursimit të një huaje të butë prej 330 milionë eurosh. FMN e publikoi dje axhendën e reformave së bashku me marrëveshjen në faqen zyrtare www.imf. org. të shoqëruar me 24 kushte. Kushtet Reformat që rekomandohen dhe zbatimi i tyre do të kushtëzojnë marrjen e kredisë 330 mln euro. Kushtet nisin që nga adresimi i problematikës me kreditë e këqija, me reformat në taksa e tatime, me reformën e pensioneve, atë në sektorin e energjisë dhe në përmirësimin e klimës së biznesit. Qeveria ka plotësuar disa prej tyre në paketën fiskale të 2014-ës, kur kthehu taksën progresive në të ardhurat personale dhe duke bërë ndryshimin e akcizës për disa mallra, ndërkohë që ka në proces ligjin e ri për TVSH-në dhe përmirësimin e procedurave administrative. Mirëpo duket

se pjesa më e vështirë e reformave nuk ka nisur ende. Fondi kërkon përmirësime të forta në çështjet e energjisë dhe pensioneve. Për reformën e pensioneve është kërkuar rritja e moshës si për burrat, ashtu dhe për gratë. Gjithashtu është kërkuar korrektim i masës së kontributit dhe pensionit për qytetin dhe fshatin. FMN i ka kërkuar qeverisë që shumë shpejt të adresojë problematikën në lidhje me pronësinë e kompanisë CEZ. Gjithashtu ka kërkuar një përmirësim urgjent të humbjeve në rrjetin e energjisë dhe në grumbullimin e faturave të saj. Përmirësime kërkohen edhe në klimën e biznesit, sidomos në çështjet që lidhen me titujt e pronësisë dhe në forcimin e zbatimit të ligjit. Reforma kërkohen edhe në sistemin bankar dhe në tregun e parasë, ku ndër të tjera kërkohet të rritet pjesëmarrja e individëve në blerjen e borxhit të qeverisë. Borxhi në nivel rreziku FMN ka adresuar të gjitha këshillat e tij me qëllim uljen e borxhit në një periudhë afatmesme. Por ndërkohë cilësohet se, konsolidimi fiskal afatmesëm do të jetë çelësi për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale. “Gjatë një periudhe afatmesme, deri në fund të vitit 2016, kemi për qëllim të sjellim borxhin poshtë nivelit 69 për qind të PBB-së dhe nën 60 për qind deri më 2019. Borxhi publik dhe faturat e papaguara të akumuluara kanë arritur në një nivel që paraqet rrezik për qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, vlerëson FMN. Fondi cilëson se niveli i lartë i borxhit publik ka çuar edhe në shpenzime të larta për shlyerjen e interesave,

Investimet në borxhin e qeverisë, rrezik për bankat

duke paraqitur një dobësi të madhe për buxhetin dhe pamundësinë në rritje për të bërë shpenzime të tjera më produktive. Një pjesë e madhe e borxhit varet nga financimi afatshkurtër, që është subjekt rreziku i konsiderueshëm për financimin e tij. Në marrëveshjen e re me qeverinë, Fondi ka vënë kushte edhe shlyerjen e faturave të papaguara ndaj bizneseve, duke sugjeruar edhe rrugën që duhet të ndiqet bashkë me formularët tip që duhen të përdoren gjatë shlyerjes. FMN vlerëson se financimi i borxhit publik, mosimplementimi i reformave strukturore dhe rreziku i daljes nga tregu të ndonjë banke të huaj janë faktorë të lartë risku për ekonominë e vendit. Ndërsa me një risk më të moderuar vlerësohet ndikimi i krizës europiane në rritjen ekonomike të vendit. Programi do të jetë subjekt i rishikimeve tremujore për pesë rishikimet e para dhe më pas gjashtëmujore. Vlerësimi i parë do të bëhet më 28 qershor të këtij viti, më pas më 15 shtator 2014, 15 dhjetor 2014 dhe 27 mars 2015.

Për reformën e pensioneve është kërkuar rritja e moshës si për burrat, ashtu dhe për gratë. Gjithashtu është kërkuar korrektim i masës së kontributit dhe pensionit për qytetin dhe fshatin. FMN i ka kërkuar qeverisë që shumë shpejt të adresojë problematikën në lidhje me pronësinë e kompanisë CEZ.

Në Raportin e Sistemit Financiar të Shqipërisë për 2013ën, që është publikuar dje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, lajmërohet se borxhi publik afatshkurtër i qeverisë paraqet gjithashtu një risk për financat në vend. Sipas Fondit, sektori bankar sot është më i ndjeshëm nga goditjet, për shkak se bankat po mbajnë sasi të mëdha të obligacioneve qeveritare, çka mund të shkaktojë humbje të ndjeshme për to në rast se zhvlerësohet borxhi publik. Bilancet e bankave janë përkeqësuar si rezultat i një rritjeje të shpejtë të kredive me probleme. Lidhja e fortë e institucioneve financiare me borxhin e qeverisë duket se paraqet sfida të reja për këtë sistem. Ndërsa këto investime kanë ndihmuar në diversifikimin e tregut të letrave me vlerë të qeverisë, ato janë të mbikëqyrura në mënyrë joadekuate dhe klientët po investojnë këtu dhe jo më depozita. Duke pasur parasysh mungesën e një tregu sekondar funksional për obligacionet e qeverisë, fondet përballen me rrezik të lartë të likuiditetit. Për më tepër, duke pasur parasysh lidhjet e ngushta me bankat, kjo mund të çojë në një presion për rënien e depozitave. Dobësitë në banka janë konfirmuar nga stress-teste. Në skenarët ekstremë makroekonomikë, bankat pësojnë humbje nga kreditë, tregu dhe borxhi publik, dhe të paktën gjashtë banka (që përfaqësojnë 21 për qind të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri) mund të gjenden në mungesë kapitali. Testet e ndjeshmërisë gjithashtu tregojnë se një zhvlerësim i lekut do të përkeqësonte cilësinë e portofolit të huave dhe se rreziku do të rritej. Për të përmirësuar situatën, FMN këshillon qeverinë që të ulë nivelin e kredive të këqija në sistem, të pakësojë rreziqet nga investime në letrat me vlerë, të ulë ekspozimin e ekonomisë ndaj euros dhe të përmirësojë mbikëqyrjen e institucioneve financiare jo-banka.


CMYK

8

Gazeta MAPO Njoftime/reklama GAZETA MAPO 20.03.2014NJOFTIM 19.03.2014 / REKLAMA www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

intervista

20.03.2014

9

Kryeministri i Kosovës flet për “Business New Europe” për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe paralelet që hiqen me pavarësinë e Kosovës. U përgjigjet akuzave për kohën e luftës guerile dhe plani i tij për më shumë investime në Kosovë

Hashim Thaçi: Krimea, në asnjë rrethanë si rasti i Kosovës A

neksimi i Krimesë nga Rusia dhe ndarja e Kosovës nga Serbia nuk mund të krahasohen “në asnjë rrethanë”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi thotë për “Business New Europe” se përpjekjet e fundit për të tërhequr paralele mes tyre janë të “paqëndrueshme”. Hashim Thaçi, ish-udhëheqës guerilas, po ashtu hedh poshtë pretendimet se dikur ai drejtonte “një bandë kriminale” që ishte e përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore, duke i quajtur gjepura dhe “fantazi shkencore”. Thaçi, duke folur në një intervistë për BNE, tha se nuk ekzistojnë krahasime “ligjore, politike apo historike” me bashkimin e Krimesë me Rusinë më 18 mars. “Në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Krimesë”, - tha Thaçi në një intervistë që u mbajt në selinë e Qeverisë në Prishtinë, pak kohë pasi Vladimir Putini të ulej për ta pranuar Krimenë në Federatën Ruse. “As në aspektin ligjor, politik ose historik. Ne nuk i kemi ndryshuar kufijtë, ne i kishim kufijtë tanë më herët. Kosova është krijuar pas genocidit të kryer nga Serbia, pasi Serbia largoi me forcë një milion qytetarë nga Kosova. Pas intervenimit humanitar të NATO-s, pas bisedimeve paqësore në Rambuje, por po ashtu edhe nga dialogu që ka kulmuar ‘me një marrëveshje’ edhe mes SHBAsë dhe Rusisë”, tha ai. Kjo do të thotë se pavarësia e Kosovës është krijuar pas negociatave që u mbajtën pas luftës. Andaj, krahasimet mes Kosovës dhe Krimesë nuk janë aspak të qëndrueshme”. Përdorimi i fjalës “genocid” nga Thaçi dhe shumë argumente të tij do të hidheshin poshtë nga shumica e serbëve dhe padyshim edhe nga qeveria e Rusisë, mes të tjerash. Por Kryeministri i Kosovës është i paluhatshëm në vendosmërinë e tij për të hedhur poshtë sugjerimet se pavarësia e vendit të tij, ende e kontestuar nga Serbia, dhe e panjohur nga afro 90 vende dhe e bllokuar në nivel të OKB-së, kryesisht falë Moskës, është një precedent për Krimenë. Ish-guerilasi kryeministër Thaçi ishte udhëheqës i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që luftoi autoritetet jugosllave (në të vërtetë serbe) në të nëntëdhjetat. Korrespondenti për Ballkanin, Tim Judah thotë se organizata, e cila më vonë gjatë dekadës fitoi përkrahjen nga Perëndimi, ishte “një nga lëvizjet më të suksesshme guerile në historinë moderne”. Për të tjerët, ishte një organizatë terroriste e financuar nga përkrahësit e huaj dhe aktivitetet keqbërëse. Thaçi u shfaq si figura më e fuqishme në vitin 1999, ndërsa fushata bombarduese e NATO-s çoi me forcë tek një marrëveshje paqeje, që i la shqiptarët etnikë, e në veçanti UÇK-në, dominues në krahinë. Ai u bë kryeministër për herë të dytë në janar të vitit 2008 dhe vetëm një muaj më vonë Kosova shpalli pavarësinë me mbështetje të SHBA-së dhe disa nga shteteve kryesore, anëtare të BE-së. UÇK ishte prapë në qendër të vëmendjes në mars, pas daljes së raporteve se bashkësia ndërkombëtare dëshiron të themelojë një tribunal të veçantë jashtë Kosovës për të hetuar krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga UÇK-ja. Këto padyshim se do të përfshinin edhe pretendimet e bëra nga senatori zviceran, Dick Marty, në një raport për Këshillin e Evropës të thotë se Thaçi ka udhëhequr një rrjet të krimit të organizuar, që ishte përg jeg jës për trafikim me organe njerëzore, mes shumë krimeve të tjera. Por,

Kryeministri fuqishëm ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj këtyre pretendimeve dhe gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar me hetuesit ndërkombëtarë. “Pretendimet nga Dick Marty janë trillime shkencore”, - thotë ai. “Ato kanë shkaktuar dëme anësore për Kosovën dhe qëllimi ka qenë që të rishkruhet historia. Ne s’kemi asgjë për të fshehur. Ne besojmë në drejtësi dhe në të vërtetën. Ne u kemi ofruar mbështetje të plotë hetuesve – Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me ta. Ne besojmë se këto hetime do të përmbyllen sa më shpejt. Kosova është një shembull i mirë i bashkëpunimit me Hagën.” Në kërkim të mëkëmbjes Shtathedhur dhe pa kravatë, pas një konferencë të Bankës Evropiane për Investime të mbajtur në Prishtinë, Thaçi pasqyronte qëndrimin e një personi të relaksuar në krahasim me shumë kolegë të tij të zymtë evropianë. Kritikët sugjerojnë se Kosova është ekonomikisht e prapambetur dhe se ka problem serioz me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Paga mesatare është pak më e lartë se €360 në muaj, sipas shifrave zyrtare. Transparency International e radhit vendin si të 111-tin me radhë sipas perceptimeve të korrupsionit dhe pa dyshim se është shumë vite larg nga anëtarësimi në BE. Megjithatë, Thaçi bindshëm thekson një imazh të një ekonomie të lirë të tregut dhe një vend evropian që ka bërë përparim të madh në shërimin e plagëve të luftës, duke tejkaluar ndarjet e thella etnike dhe duke ecur drejt njohjes ndërkombëtare. “Qëllimi im është të forcohet ekonomia,” thotë ai. “Ne kemi një cak për rritjen ekonomike prej 4%, ne kemi një sistem stabil bankar. Investime të ndryshme të huaja janë duke u bërë në vend nga shtetet anëtare të BE-së, madje edhe nga India e Kina. Dëshirojmë të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për të krijuar kushte të favorshme për investime, në të njëjtën kohë duke krijuar kushte të përshtatshme për sektorin e bizneseve të vogla dhe të mesme.” Për këtë të fundit do të ketë së shpejti një fond investues prej 1 miliardë dollarësh për kredi me interesa të ulëta për bizneset e vogla, të financuar nga asetet që Kosova i ka jashtë vendit. Privatizimi dhe fuqizimi i sektorit privat do të jenë në qendër të liberalizimit të ardhshëm dhe ai dëshiron të shohë më pak ndërhyrje politike në ekonomi. “Legjislacioni është i duhuri por ne na duhet të punojmë në ndryshimin e mentalitetit mentalitetit të ekonomisë së centralizuar”, thotë për BNE. Provat e fundit tregojnë se rruga përpara është shumë e gjatë. Hiq më larg se në janar, privatizimi i nevojshëm mundësisht i leverdishëm por kundërthënës i kompanisë së telekomunikimeve PTK dështoi; kritikët thonë se ishte i strukturuar dobët dhe se i mungonte transparenca. Megjithatë, Thaçi insiston se procesi i privatizimit është i pavarur dhe i themeluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe argumenton se vendi përfiton nga trashëgimia dhe ndikimi i udhëheqjes ndërkombëtare që nga viti 1999 në një varg fushash, përfshirë sistemin e tij ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. “Sistemi në Kosovë gjatë 15 vjetëve të fundit është udhëhequr nga bashkësia ndërkombëtare, pa ndikime politike, është i pavarur, efektiv, një kohë i udhëhequr nga OKB-ja dhe tash i udhëhequr nga EULEX, ka bërë punë të mirë”.

Marrëveshja me Serbinë dhe Europa si destinacion i fundit Në prill të vitit të kaluar, me ndërmjetësim të BE-së, Thaçi nënshkroi një marrëveshje, që është pikë kthese, me Kryeministrin serb Ivica Dacic, që dikur ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit në një marrëveshje që ngjasonte me atë të Niksonit me Kinën, ose të paktën atë të McGuinness-dhe-Paisley. Marrëveshja synon të trasojë rrugën që Prishtina në mënyrë efektive të marrë kontrollin mbi tërë territorin – dhe që Kosova të fillojë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-në, hapi i parë drejt anëtarësimit në këtë bllok. Serbia ka filluar negociatat për anëtarësim të plotë në janar. Marrëveshja është parë si hap i rëndë-

sishëm për një person që ka bërë emër duke luftuar serbët dhe Thaçi është plot gjallëri kur flet për integrimin e serbëve të Kosovës – që dikur ishin armiq të tij. Shëmbëlltyra e Thaçit për vendin e tij duket se nuk e vëren faktin se ai ende është i ndarë, mjaft i varfër dhe joproduktiv dhe i administruar dobët. Dhe sjellja e tij gjeniale bie ndesh me postin e tij si një figurë shumë kundërthënëse në rajon dhe më tej. Por, ish guerili e pranon se ende ka sfida të rëndësishme politike para vetes. “Vizioni im është të jem pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Kjo është një rrugë plot vështirësi, por është e vetmja rrugë për ta ndjekur. Është një proces sfidues, fizik”!

Gazsjellësi Trans Adriatik AG TAP fton institucionet trajnuese të marrin pjesë në procesin e para-zgjedhjes për të ndërmarrë “Programin e Trajnimit për Furnitorët/Kompanitë” në Shqipëri. TAP synon të ndërmarrë një “Program Trajnimi për Furnitorët” (PTF) në lidhje me ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, në fillim të vitit 2015 në Shqipëri. “Programi i Trajnimit për Furnitorët” do të trajtojë:  Trajnim Teknik  Certifikimin ISO dhe Akreditimin e Kompanisë

PTF do të zbatohet në përputhje me fazat e zhvillimit të Projektit TAP: Faza 1

Një program trajnimi mbi ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe të urave (planifikuar për tremujorin e dytë/Q2 dhe tremujorin e tretë Q3 të 2014)

Faza 2

Një program trajnimi mbi ndërtimin e gazsjellësit (i planifikuar aktualisht për tremujorin e parë/Q1 dhe tremujorin e dytë/Q2 të 2015).

Nëse ju jeni një institucion trajnimi, një kompani certifikimi ose një firmë konsulencash me eksperiencë të dokumentuar në ngritjen e kapaciteteve dhe të certifikimit të shërbimeve lidhur me cilësinë ndërkombëtare dhe standardet teknike për ndërtimin/rehabilitimin e rrugëve të aksesit dhe urave, atëherë ju jeni të ftuar të aplikoni dhe të marrni pjesë në procesin e para-zgjedhjes për fazën e parë të “Programit të Trajnimit të Furnitorëve” në Shqipëri. Para-zgjedhja do të ndiqet më pas nga një procedurë tenderimi formale. Ju lutemi dërgoni Shprehjen tuaj të Interesimit për para-zgjedhjen bazuar në dokumentet e disponueshme në internet: www.tap-ag.com/traininginstitutions, maksimalisht deri më 28.03.2014, ora 18:00 (ora lokale në Tiranë), përmes emailit: applications@abkons.com. Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme mbi informacionin e mësipërm, ju lutemi kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 60 47 462.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Zhvillimet në Krime në këndvështrimin e së drejtës ndërkombëtare N jë kompleks ngjarjesh dramatike mbushën këto ditë skenën ndërkombëtare duke pasur si epiqendër gadishullin e Krimesë, si dhe Ukrainën dhe Rusinë. Ato patën impakte të drejtpërdrejta dhe shkaktuan turbulenca të fuqishme politike edhe në vende të tjera, në organizata ndërkombëtare, universale dhe rajonale. Pas trazirave të përgjakshme në Kiev dhe përmbysjes së ish-presidentit Janukoviç, Krimea, me nxitjen e Rusisë, organizoi në rrethanat e një situate konfuze dhe të paqëndrueshme, një referendum, i cili miratoi shkëputjen e saj nga Ukraina dhe daljen si shtet i pavarur. Në vijim, sipas një ceremoniali të përcaktuar saktësisht dhe nëpërmjet një vargu procedurash të kalkuluara, që dalloheshin ndër të tjera edhe për një ngut të jashtëzakonshëm, parlamenti i Krimesë iu kërkoi menjëherë OKB-së dhe shteteve të tjera njohjen ndërkombëtare. Ai shpalli ndërkohë nacionalizimin e pasurive të shtetit ukrainas në Krime, çmobilizimin e njësive ushtarake ukrainase, shfuqizimin e ligjeve dhe akteve të tjera juridike të Ukrainës, anulimin e çdo pushteti të autoriteteve ukrainase, kalimin në përdorimin e rublës si mjet shkëmbimi në veprimtaritë bankare në Krime, pa harruar madje edhe kalimin në sistemin e orës ruse, duke e zhvendosur me dy orë akrepin e saj. Në fund të të gjitha këtyre, pa pritur ndonjë zhvillim në përgjigje të thirrjeve për njohjen ndërkombëtare, erdhi kërkesa për bashkimin me Rusinë. Presidenti Putin iu kërkoi organeve kompetente ta miratonin atë. Forcat politike ruse e përshëndetën me entuziazëm. Ish-presidenti Gorbaçov e konsideroi bashkimin e Krimesë me Rusinë si korrigjimin e një padrejtësie që ishte kryer në vitin 1954, pa marrë pëlqimin e popullit të saj. Autoritetet ruse kanë pretenduar se në qëndrimin e tyre ndaj ngjarjeve në Krime zbatuan normat e së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht parimin e vetëvendosjes. Në fakt ndodhemi përpara një spekulimi, sepse nuk janë as kushtet dhe as rrethanat në të cilat mund të zbatohet parimi i

koment

Ksenofon Krisafi

Edhe në Krime Rusia veproi pothuajse njëlloj. Përveç trupave që kishte atje prej kohësh, në kuadrin e marrëveshjeve që ekzistonin ndërmjet saj dhe Ukrainës, dërgoi edhe disa mijëra forca të tjera ushtarake, avionë, tanke e mjete luftarake, duke krijuar një situatë terrori e frike të përgjithshme dhe duke kompromentuar e paravendosur kështu rezultatin e referendumit, i cili u krye sipas skenarit të orkestruar nga Moska. Siç shihet, ngjashmëritë janë gati identike si në anën formale ashtu edhe në shkeljen brutale të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

vetëvendosjes. Nëpërmjet organizimit të një referendum juridikisht të paligjshëm, u dhunua kushtetuta e Ukrainës dhe e drejta ndërkombëtare, siç i deklaroi shefit të Kremlinit, Putinit, presidenti Obama, në bisedën telefonike të ditëve të fundit. Prandaj SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do ta njihnin rezultatin e tij. Megjithatë ai shprehu gatishmërinë, e bashkëpunimit për gjetjen e një zgjidhjeje që do të mbante në konsideratë edhe interesat e Rusisë dhe shfaqi gatishmërinë që John Kerry të negocionte me Sergei Lavrovin për identifikimin e kësaj zgjidhjeje. Putini iu përgjigj se referendumi ishte në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe se ishte vepruar si në rastin e Kosovës, përgjigje kjo që vështirëson mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm. Qoftë edhe nga një vështrim i shpejtë nuk dallohet asnjë paralelizëm ndërmjet rastit të Krimesë dhe atij të Kosovës, e cila ushtroi realisht të drejtën e vetëvendosjes, në përputhje me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Në Kosovë prej gati një shekulli, nëpërmjet një politike sistematike shtetërore, janë kryer akte të rënda çnjerëzore, që përfaqësojnë genocid, krime lufte e krime kundër njerëzimit, janë shfarosur masivisht mijëra njerëz. Ishte kjo arsye j a p s e ve p r o i b a s h k ë s i a ndërkombëtare. Në Krime ndërhyri një shtet dhe cenoi integritetin territorial të një shteti tjetër sovran, Ukrainës, për t’i shkëputur asaj një pjesë, e cila ndryshe nga sa parashikohet nga e drejta ndërkombëtare për zbatimin e parimit të vetëvendosjes, nuk rrezikohej të humbiste identitetin etnik, fetar, kulturor, gjuhësor dhe as të drejtat dhe lirinë e saj. Në Kosovë u aplikua drejt, pa abuzime, pa falsifikime, parimi wilsonian i të drejtës së vetëvendosjes, i përmendur vazhdimisht në një varg rezolutash të OKB dhe i sanksionuar nga Deklarata mbi parimet e të drejtës ndërkombëtare në lidhje me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, e vitit 1970. Kurse në Krime, jo. Madje rasti i saj përngja-

Sipas rregullores

son me disa precedentë historikë ekstremë, që kanë kompromentuar kuptimin e referendumit dhe procedurat e zhvillimit të tij, precedentë këta që janë stigmatizuar si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Të tillë ishin pushtimi nga Hitleri i Austrisë, në korrikun e 1938 dhe i Çekosllovakisë, në marsin e 1939, pas referendumeve të falsifikuara të organizuara nën terrorin e ushtrisë pushtuese gjermane. Pothuajse identik ishte edhe i ashtuquajturi bashkim personal ose real italo-shqiptar, në vitin 1939, pas pushtimit fashist të 7 prillit. Dy tre ditë më vonë një asamble kushtetuese kuislinge u mblodh në Tiranë dhe i ofroi Viktor Emanuelit të Tretë të Italisë kurorën mbretërore të Skënderbeut, të cilën senati italian e miratoi menjëherë. Edhe në Krime Rusia veproi pothuajse njëlloj. Përveç trupave që kishte atje prej kohësh, në kuadrin e marrëveshjeve që ekzistonin ndërmjet saj dhe Ukrainës, dërgoi edhe disa mijëra forca të tjera ushtarake, avionë, tanke e mjete luftarake, duke krijuar një situatë terrori e frike të përgjithshme dhe duke kompromentuar e paravendosur kështu rezultatin e referendumit, i cili u krye sipas skenarit të orkestruar nga Moska. Siç shihet, ngjashmëritë janë gati identike si në anën formale ashtu edhe në shkeljen brutale të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare. Është e vështirë të bëhen parashikime për rrjedhën e mëtejshme të zhvillimeve në rajon. Ajo që dihet është se kanë filluar të dëgjohen zëra në Ukrainën lindore, të banuar me shumicë ruse, për institucionalizimin e “Federalizimit ekonomik” dhe të “Sovranitetit linguistik”, që mund të jenë shenjat e një acarimi të pritshëm. Nuk përjashtohet që zhvillime violente të ketë edhe në vende të tjera me situata të ngjashme. Ato që ndodhën në Krime përfaqësojnë shkelje të parimeve dhe të normave themelore të së drejtës ndërkombëtare, për organizimin e referendumit, të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje etj. Zgjidhja normale e tyre mund të kryhet

vetëm nëpërmjet restaurimit dhe zbatimit të normave ndërkombëtare. Insistimi i palës ruse në qëndrimet e veta, në se do të vazhdojë, mund të shoqërohet me pasoja të padëshiruara. Një prej tyre, jo aq i papërfillshëm, mund të ishte aplikimi i sanksioneve ekonomike, tregtare, financiare, bankare, bllokimi i lëvizjes së mjeteve, kapitaleve dhe individëve etj., disa prej të cilave kanë filluar të vihen në jetë. SHBA dhe BE deklaruan se bllokuan lëvizjen, llogaritë bankare dhe pasuritë e 21 rusëve dhe ukrainasve të akuzuar si shkaktarë të shkëputjes së Krimesë nga Ukraina. Rusia u pezullua nga pjesëmarrja në G 8. Edhe Moska ka avancuar propozimin e saj për zgjidhjen e krizës. Ajo i ka kërkuar Ukrainës të miratojë një kushtetutë të re, në të cilën të sanksionohet epërsia e të drejtës dhe e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të garantohet struktura e një shteti demokratik me sovranitet, me status dhe me politikë neutrale të garantuara nga Rusia, BE dhe SHBA. Kushtetuta duhet të njohë gjuhën ruse si gjuhë zyrtare krahas gjuhës ukrainase. Kërkesat e mësipërme janë konsideruar si ultimatum nga Kievi dhe si të tilla janë refuzuar. Zëdhënësi ukrainas iu ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të ndalojnë agresionin dhe të tërheqin forcat e armatosura duke i rikthyer në bazat e tyre. Mirëpo, duke djegur me shpejtësi etapat dhe duke mos lënë kohë për reflektime me qetësi e gjakftohtësi, Krimea dhe Rusia nënshkruan më 18 mars 2014, një marrëveshje për aderimin e Krimesë dhe qytetit të Sebasopolit në Federatën Ruse. Në vorbullën e këtyre zhvillimeve shqetësuese nuk është e lehtë të parashikohet se cilat do të jenë pasojat në të ardhmen për Ukrainën, rajonin, paqen dhe stabilitetin në përgjithësi dhe cila do të jetë zgjidhja. Le të shpresojmë se politika ruse do t’i rikthehet restaurimit të normave të dhunuara të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimit të tyre me korrektësi. *Autori është pedagog i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Europian të Tiranës


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Blog / Referendumi skocez: Kulturë / Mehmet Çeliku: Ne jemi europianë, ata Debati akademikëve për imperialistë, koha të ndahemi trajtat e shumësit

Ilir Meta duhet të flasë D

uke vështruar herë Ismail Qemalin e herë Bujarin Nishanin, portretet e të cilëve i ka varur të dy në murin e zyrës së tij, Ilir Meta do ta ketë kuptuar se me atë manovër taktike të atëhershme nuk ka ndikuar aspak në zbutjen e konfliktit që mazhoranca ku bën pjesë po nxit me presidencën dhe disa institucione të tjera të vendit. Prej disa kohësh, LSI po tenton të paraqitet si një forcë e ekuilibruar dhe moderuese, por në momente delikate si përplasjet e fundit mes shumicës dhe institucioneve të pavarura të trashëguara, kjo forcë në rastin më të mirë është strukur dhe në rastin më të keq i ka fryrë zjarrit. Ilir Meta, deri më tani ka bërë të vetin një lloj fjalori paqtues dhe një sjellje prej ndërkombëtari, duke u paraqitur si një kryeplak që ndan të drejtën, i bindur se kështu i forcon më tej pozitat e veta tek votuesit. Se shqiptarët mund ta shohin atë si një politikan që frenon lajthitjet e shumicave dhe nuk i merr frymën opozitës. Se në këtë funksion moderator, edhe kalimet majtas- djathtas- majtas... për të qenë gjithnjë në pushtet, janë të pranueshme. E për t’ia dhënë vetes

këto atribute, Meta ka luajtur mjaft mirë. Tha publikisht se nuk do ta hiqte foton e presidentit, u tregua “zemërgjerë” me ish-kryetaren e Kuvendit, e lejon jashtë rregullores të flasë ish-kryeministrin Berisha, ulet me të dhe shfaqet mes protestuesve kundër armëve kimike, deklaron se ka nxjerrë gabime nga e kaluara dhe ka hequr dorë nga ekstremizmat në politikë, betohet se ka integrimin qëllimin thelbësor dhe për këtë është angazhuar të nxisë frymën e bashkëpunimit. Ka dhe plot shembuj të tjerë që e paraqesin Metën sot si e mesmja e artë e politikës shqiptare. E nëse në politikë do të gjykohej nga fjalë e truke të tilla, me siguri LSI do ta dyfishonte rezultatin në zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo vjen një kohë kur gjykimi nuk bëhet nga vokabulari i përdorur apo sjelljet teatrale, por nga aktet domethënëse, veprimet dhe qëndrimet e qarta politike. Për LSI gjithnjë e më shumë po afron momenti kur duhet të japë prova në terren për ato që predikon në teori. Sot, kur qeveria është duke gjeneruar një konflikt të panevojshëm me opozitën dhe me disa pjesë

të shtetit që nuk burojnë prej saj apo i ka jashtë kontrollit, LSI do të duhej të ishte diga e parë brenda mazhorancës. Fjalët pa qëndrim nuk mjaftojnë. Mbajtja e fotos së Nishanit nuk e shmangu aspak aksionin e Edi Ramës për t’i shpallur luftë Presidentit të Republikës që nga vendimi i parë i qeverisë së tij e deri më tani. Si kryetar i Kuvendit, Meta nuk mund të reagojë vetëm me mesazhe simbolike, por duhet të thotë fjalën e tij kur dëgjon një ministër që me arrogancë i kërkon presidentit të vendoset mbi palët. Po kështu, kryetari i Kuvendit i ka të gjitha hapësirat ligjore të sqarojë situatën e të vërtetojë se kush ka të drejtë në aferën SHISH- Ministri e Brendshme. Në vend të përdorë deputetë rrangallë për të mjegulluar më shumë këtë histori, kryeparlamentari mund të bënte vërtet arbitrin duke shmangur një përplasje të mazhorancës me Shërbimin Informativ, që në fund të fundit dëmton krejt shtetin. Madje një akt i tij që do t’i shërbente të vërtetës mund t’ia rriste pikët shumë më tepër se “toleranca” ndaj Sali Berishës në parlament. Këto akte të shefit të LSI mund

20.03.2014

Universitet / Meshkujt në Kosovë e duan më shumë se femrat bashkimin me Shqipërinë

koment Armand Shkullaku

të merreshin jo si kundërvënie ndaj qeverisë ku dhe ai është pjesë, por si një lloj balance e shëndetshme ndaj revanshit tradicional që e josh pushtetin në Shqipëri. LSI e pati provuar diçka të tillë edhe kur ishte në qeveri me Berishën dhe doli kundër shkarkimit të kryetarit të atëhershëm të SHISH apo luftoi për të patur një president sa më konsensual. Këto veprime që përbënin qëndrime të qarta politike dhe jo lojëra tolerance, patën mbështetje publike pikërisht sepse shiheshin si frenim ndaj devijimeve të pushtetit dhe për pasojë zbusnin klimën politike në vend. LSI është vënë tashmë në provë për të luajtur realisht rolin që vetë ka marrë përsipër. Ajo nuk foli gjatë shembjeve selektive, pranoi të zhbëhej konsensusi për të cilin pre-

11 Është e pafalshme për shkencëtarët që të torturojnë kafshët; le t’i bëjnë eksperimentet e tyre mbi gazetarët dhe politikanët. -Henrik Ibsen

dikoi aq shumë gjatë qeverisjes me Berishën, nuk po ndihet për aksionet arbitrare të qeverisë që nxisin tension si ato me INUK e gjoba masive, po ngre dyshime për qëndrimin ndaj SHISH dhe konfliktin me kreun e shtetit, veprime këto që po minojnë frymën e bashkëpunimit dhe rrezikojnë seriozisht statusin e vendit kandidat në qershor. LSI, e cila thotë se integrimi është misioni i saj historik, e në emër të tij argumenton edhe kapërcimet politike, do të duhej të kishte një qëndrim për këtë që po ndodh aktualisht. Qytetarët nuk presin që Ilir Meta të kthehet në një aksesor të Edi Ramës, por të qëndrojë si një siguresë ndaj lajthitjeve të mundshme të pushtetit të tij personal. Këtë mision Ilir Meta e ka marrë vetë përsipër në rolin e ri që i ka dhënë forcës së tij politike, si një urë moderuese mes palëve, pavarësisht se në cilin krah gjendet i rreshtuar. Këtë duhet ta bëjë me qëndrime dhe jo me simbolika, ndryshe, në ballafaqimin e ardhshëm me votuesit nuk do ta ketë të lehtë të shpikë një fabul të re. Prandaj, për këtë që po ndodh së fundi në Shqipëri, Ilir Meta duhet të flasë.

Shqiptarët, peng i fabrikimeve paraindustriale maqedonase

A

të që Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP (Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore) e quajti domosdoshmëri për hartimin e një programi strategjik zhvillimor nga ana e partive tona politike, do të donim të bëhej realitet në këtë fushatë zgjedhore, e cila pritet të startojë zyrtarisht më 5 prill të këtij viti. Domosdoja që shtron zoti Kuçi nuk është vetëm një dëshirë e tij personale, por një zë i fuqishëm që kërkon të shtohen investimet e reja për zhvillim dhe ulje të papunësisë në Maqedoninë Perëndimore, parametra këto që do të duhej të merreshin parasysh nga hartuesit e politikave ekonomike në institucionet qendrore në Shkup. Por në fakt, cilat janë dëshirat e partive tona politike? Nëse bazohemi në zhvillimet e ditëve të fundit, del se kundërshtar më i madh politik për partitë tona, nuk është Gruevski dhe LSDM, por janë vetë ato. Shqiptari për shqiptarin është bërë ujk! Për ato më me rëndësi është të zbulojnë ndonjë aferë të vogël tek oponenti politik shqiptar sesa të analizojnë seriozisht arsyet se pse Gruevski vazhdon të mbajë papengueshëm pushtetin, ose pse

koment Emin AZEMI

ato nuk arrijnë të bëhen bashkë për të hartuar një strategji ekonomike e sociale e cila do ta hiqte varshmërinë prej bujkrobi të shqiptarëve nga gangsterët maqedonas të politikës. Në Maqedoni ka dy linja të forta politike, me prejardhje etnike maqedonase, njëra që përfaqësohet nga partia e ashtuquajtur konservatore, VMRO-DPMNE dhe tjetra, me proveniencë, gjoja, socialdemokrate, LSDM, mirëpo nuk ka një linjë të fortë politike shqiptare, sepse partitë shqiptare tradicionalisht vuajnë nga tharmi i ndërtimit të karrierave individuale dhe tejet të fragmentuara në ‘pentagramin’ e dëshirave muzikore maqedonase. Tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka individualitete politike. Tek shqiptarët ka politikë, por nuk ka platformë dhe strategji për veprime afatgjata.

Emrat e politikanëve, që radhiten pas liderit partiak, tek shqiptarët, nuk shkon gjatë kohë dhe avullohen në punëtorinë e klonimit të lidershipit. Ata i bluan ambicia irracionale e liderit për të menaxhuar partinë me anonimusë, pa kurriz etik e qytetar, pa “background” profesional dhe pa përvojë në ndonjë fushë të caktuar jashtë politikës. Zëvendësimi i ideve me shantazhe publike, e bëjnë të kollajshëm zanatin e marrjes me politikë tek shqiptarët, ndërkohë që maqedonasit po punojnë me të madhe për ta shndërruar Maqedoninë Lindore në parajsë për investitorët e huaj, ose për t’i bërë krejt vendbanimet maqedonase sikur pjesa europianeurbane (Zhdanec, Përzhino, Vodno, Taftaligje) e Shkupit. Pasqyra më e mirë e politikave që udhëheqin shqiptarët në shtetin e quajtur Maqedoni, janë lagjet e mjerimit migjenian të Serovës, Dizhonit, Shutkës, Gazi Babës në Shkup dhe ata politikanë shqiptarë që rrahin gjoks se e kanë menaxhuar mirë besimin e popullit, këtë duhet ta sprovojnë në këto dhe lagjet e tjera suburbane të shqiptarëve, sepse vetëm atje jepet provimi i poli-

tikbërjes. Shtëpitë si kasolle, rrugicat e ngushta pa ndriçim publik, mungesa e asfaltit dhe kanalizimit, superdendësia urbanistike pa një metër katror hapësirë të gjelbër publike, janë pyetjet e vështira të cilave duhet t’ju përgjigjen politikanët shqiptarë, e jo të kërkojnë mandate angari, për punë të tyre private që ata i kryejnë nëpër akçihanet, qebapçihanet dhe leblebiçihanet e Shkupit. Vula e politikës shqiptare në Maqedoni ka rrezik të zbehet më shpejt se sa kohëzgjatja e mandateve politike të të zgjedhurve tanë dhe, ata nuk mund t’i shpëtojnë as zgjedhjet e parakohshme. Sepse ajo që ngel si e paskohshme është llogaridhënia për dremitjet në kolltukët qeveritarë. Një qendërzim i munguar i mendimit politik, që është edhe pasojë e kakofonisë së inteligjencies shqiptare këtu, por edhe një mosbashkëpunim i skajshëm ndërmjet faktorëve relevantë shqiptarë, ka prodhuar kaos qëndrimesh në taborin politik shqiptar. Lehtësia paraindustriale e fabrikuesve maqedonas për të futur në kurth politikanët shqiptarë, që ata më shumë të merren mes vete dhe

fare hiç me rivalët maqedonas, nuk është manir i panjohur i etatistëve që përmes përçarjes sigurojnë sundimin. Vetëdija vasale e politikanëve shqiptarë nuk shkon përtej politikave hileqare të redaktorëve maqedonas, të cilët kur duan të përçojnë një kauzë të tyre kombëtare, këtë e bëjnë duke futur virusin e përçarjes tek shqiptarët. Si ta kuptojnë partitë tona këtë? A mos kanë ata ndonjë ekspert apo konsulent profesional për media dhe komunikim, i cili do të dinte të detektonte këto probleme që po shfaqen në hapësirën publike të Maqedonisë. Në vend të ekspertëve, partitë tona angazhojnë hafije mediatikë për të ‘zbuluar’ dobësitë brendashqiptare, paçka se para hundëve të tyre maqedonasit bëjnë skenarë të ndryshëm për të dobësuar fuqinë politike të shqiptarëve, ose për t’i bërë shumë të varur nga takimet gjysmëdiskrete nëpër akçihanet e Shkupit. Menderes Kuçi mund të ngelë i vetmuar në shkretëtirë dhe rreziku për ta lënë të etur buzë Vardarit, ka të ngjarë të jetë apoteoza moderne e një torzoje politike, të cilën shqiptarët po e tolerojnë si një therrë në këmbë që ua bën ferr udhën.


12

a ktivitete

universitet

Shefi i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shemsi Krasniqi se gjetjet e studimit të tyre ishte i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës dhe me një pjesëmarrje të meshkujve dhe femrave mbi 18 vjeç, pa përjashtuar këtu edhe minoritetet.

Studimi, meshkujt në Kosovë e duan më shumë bashkimin me Shqipërinë Studimi i bërë nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore tregon qëndrimet e meshkujve dhe femrave për çështje të ndryshme, që lidhen me demokracinë, median, politikën, ekonominë, abortin, homoseksualitetin, bashkimin kombëtar etj. Sa i përket bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nga studimi rezulton se meshkujt ishin më pro bashkimit mes dy vendeve Qendra Kosovare për Studime Gjinore prezantoi në Universitetin Europian të Tiranës rezultatet paraprake të një studimi mbi çështjet sociale dhe rolet gjinore në Kosovë. Shefi i Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, Shemsi Krasniqi tregoi para lektorëve dhe studentëve të pranishëm gjetjet e studimit të tyre, i shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës dhe me një pjesëmarrje të meshkujve dhe femrave mbi 18 vjeç, pa përjashtuar këtu edhe minoritetet. Studimi në thelb tregon qëndrimet e meshkujve dhe femrave për çështje të ndryshme, që lidhen me demokracinë, median, politikën, ekonominë, abortin, homoseksualitetin, bashkimin kombëtar etj. Nga studimi rezulton se lexueshmëria e gazetave në Kosovë është në një masë të ulët. Rreth 25% e të intervis-

tuarve lexojnë përditë gazetën, ndërkohë që televizioni vazhdon të ketë një shikueshmëri të lartë për shkak të atraktivitetit të tij. Ata që përdorin internetin çdo ditë llogariten në rreth 67%. Lidhur me pyetjen se sa të kënaqur janë me demokracinë në Kosovë, vetëm 5% e të intervistuarve shprehen të kënaqur, ndërsa pjesa tjetër janë të pakënaqur dhe pak të kënaqur. Sa i përket besimit në institucione, vërehet se ka më shumë besueshmëri në institucionet fetare dhe ato të shërbimit civil, sesa në institucionet politike apo shtetërore. Një pyetje interesante e studimit kishte të bënte me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Krahasuar me femrat, meshkujt ishin më pro bashkimit mes dy vendeve. Sa i përket qëndrimit mbi homoseksualitetin, tek të dyja gjinitë ka një konservatorizëm të theksuar. 64% e të intervistuarve nuk e arsyetojnë dot homoseksualizmin, ndërsa vetëm 1.4% e arsyetojnë si fenomen. Lidhur më abortin, meshkujt shfaqen më kundër, ndërsa femrat paraqiten më fleksibile. Kur vjen fjala te bashkëjetesa vihet re një rritje e trendit që e pranon këtë formë lidhjeje në çift. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i studimit lidhej me gjendjen ekonomike kur rreth 34% e të intervistuarve e përkufizojnë situatën si as të mirë e as të keqe, ndërkohë që meshkujt më shumë se sa femrat, shfaqen më të brengosur se mund ta humbasin vendin e punës. Pyetjes se a ekziston Zoti, rreth 80% e të intervistuarve i janë përgjigjur po. Nga këto, 78% janë meshkuj dhe 81% janë femra. Kur bëhet fjalë për praktikimin e ritualeve fetare, mesh-

Lidhur me pyetjen se sa të kënaqur janë me demokracinë në Kosovë, vetëm 5% e të intervistuarve shprehen të kënaqur, ndërsa pjesa tjetër janë të pakënaqur

kujt shfaqen më praktikantë se sa femrat. Por në pyetjen që kishte të bënte me lumturinë, femrat shfaqen më të lumtura sesa meshkujt. Nisur nga këto të dhëna paraprake studimi arriti në përfundim se përgjithësisht qytetarët janë të pakënaqur me mënyrën e funksionimit të demokracisë në Kosovë, por ndjenja e optimizmit, lumturisë dhe qëndrimi poz-

itiv ndaj së ardhmes ekziston dhe në disa raste është më e theksuar te femrat sesa tek meshkujt. Në bazë të të dhënave të hulumtimit, vërehet se është bërë një transformim i roleve gjinore në kuptimin e përshtatjes me kushtet bashkëkohore të jetesës. Po kështu, dallimet në qëndrimet sociale mes burrave dhe grave nuk janë shumë të theksuara.

Bundestagu gjerman, internship në parlament për studentët shqiptarë Bundestagu gjerman ka hapur edhe këtë vit aplikimet për bursën ndërkombëtare në parlament. Programi i internshipit u jep mundësinë të rinjve të diplomuar dhe me interes politik, të njohin nga afër sistemin e tyre parlamentar gjatë qëndrimit pesëmujor në zyrat e anëtarëve të Bundestagut. A doni të merrni pjesë në punën e Parlamentit gjerman? Kështu i fton Bundestagu gjerman të rinjtë nga e gjithë bota për të aplikuar në programin e bursave ndërkombëtare parlamentare në faqen e tyre zyrtare në internet. Së bashku me Freie Universität, Humboldt-Universität, Technische Universität në Berlin, Bundestagu gjerman fton të rinjtë për kualifikim të lartë dhe me interes politik në një qëndrim 5- mujor në Berlin. Bundestagu gjerman u jep të rinjve mundësinë që gjatë një veprimtarie

prej 15 javësh pranë një anëtari të Bundestagut gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe që të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare. Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut gjerman. Aplikimet për këtë bursë janë të hapura deri më 30 qershor dhe kushtet që duhet të plotësojë një kandidat i mundshëm janë: të ketë studime universitare të përfunduara, njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane, si dhe të mos jetë më i madh se 30 vjeç në kohën e fillimit të bursës. Të gjithë përfituesit e kësaj burse do të kenë strehim falas, si edhe të gjitha shpenzimet dhe një pagesë mujore prej 450 eurosh. Bursa e IPS-së është një bursë ndërkombëtare, e organizuar çdo vit nga Bundestagu gjerman. Kjo u jep mundësi të diplomuarve të interesuar mbi politikën nga një sërë vendesh të botës, nga 28 vende të botës për t’u njohur me sistemin parlamentar gjerman përmes një qëndrimi 5 mujor në Berlin nga 1 marsi deri më 31 korrik.

Pjesëmarrësit prezantohen me gamën e gjerë të detyrave në zyrën e një anëtari. Ata mund të gjejnë veten në hartimin e fjalimeve, artikujve dhe letrave, përgatitjen e punës për seanca plenare, etj. Programi i shkëmbimit të Bundestagut gjerman janë ngjizur si mënyra entuziaste për t’u mësuar të rinjve rreth domethënies së bashkëpunimeve miqësore të bazuara në vlerat e për-

bashkëta politike dhe kulturore. Fituesit e këtyre bursave zgjidhen nga një panel përzgjedhës i pavarur i Bundestagut gjerman. Ky program ka nisur qysh në vitin 1986. Programi e ka origjinën nga Programi i Internshipit në Bundestag BIP, i cili pranonte të diplomuar vetëm nga ShBA. Më 1989 nisi një program i ngjashëm internshipesh me Francën, që ishte në thelb një pro-

gram shkëmbimi, pasi edhe studentët gjermanë kishin të drejtën të kryenin një internship në parlamentin francez. Në kohën kur nisi si program ndërkombëtar i internshipeve në parlament u bë i hapur për të diplomuarit e vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore pas përfundimit të luftës së ftohtë. Më 1990-ën aplikantëve polakë dhe hungarezë iu ofrua mundësia për të marrë pjesë në këto bursa. Në vitet në vijim, Bundestagu gjerman e zgjeroi programin dhe përfshiu pjesëmarrës nga Bullgaria, Çekia, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania. Rusia, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina. Në vitin 2001 u përfshinë edhe aplikantë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Sllovenia dhe në 2005-ën, Gjeorgjia dhe Kazakistani u përfshinë gjithashtu. Që nga 2008-ta edhe të rinj nga Armenia, Azerbajxhani, Moldavia dhe Bjellorusia mund të marrin pjesë, ndërkohë që në 2009ën edhe të diplomuarit nga Kosova Maqedonia dhe Izraeli e kanë fituar të drejtën e aplikimit. Që nga 2007ta janë 1343 bursistë që kanë kryer programin e internshipit parlamentar në Bundestag.


kulturë

Gjuha

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.03.2014

13

Për 8 vjet në Këshillin Ndërakademik janë hedhur shumë mendime e teza lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Propozimet e herëpashershme që ata kanë për gjuhën shqipe, dëshmojnë se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor. Akademikët nuk gjejnë dakortësi edhe brenda Këshillit Ndërakademik

Mehmet Çeliku: Debati akademikëve për trajtat e shumësit Kolec Topalli e ka shprehur prej kohësh mendimin e tij, se standardi duhet të “pastrohet” nga mbaresa që janë huazuar nga gjuhët e huaja. Për ndryshimin e fundit, ai shprehet se shumësi teatro është huazuar nga gjuhët e huaja, ndaj propozohet që të bëhet teatra Aida Tuci

E

dhe pse theksohet gjithnjë që Këshilli Ndërakademik nuk ka kompetencë të ndryshojë standardin, propozimet e tyre gjithsesi hapin debat. Këshilli Ndërakademik i themeluar në vitin 2006, me përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka marrë përsipër të diskutojë mbi baza shkencore për standardin e gjuhës shqipe. Edhe brenda këtij Këshilli Ndërakademik gjuhëtarët nuk gjejnë dakordësi. Është grupi i akademikëve që bien dakord për vlerësim dhe rivlerësim të normave të gjuhës, po jo për rishikim të saj. Me pak fjalë, janë kundër përmbysjes së bazës së gjuhës standarde. Ndërkohë, grupi tjetër është për një hapje të gjuhës shqipe edhe ndaj dialekteve, sidomos disa trajtave të gegnishtes. Në mbledhjen e fundit që u zhvillua në Prishtinë, Këshilli doli me një tjetër raport, ku propozoheshin të tjera ndryshme kryesisht në fushën e drejtshkrimit dhe të morfologjisë. Sërish debati u ndez nëse në shumës duhet të themi teatro siç është norma e gjuhës apo duhet të themi teatra, siç propozojnë akademikët. Sipas anëtarit të Këshillit Ndërakademik, Mehmet Çeliku, nga mbled-

hja e radhës që u zhvillua në Prishtinë u dol me disa propozime që nuk luajnë rol në standardin e gjuhës. Me këtë Çeliku nënkupton se baza e standardit nuk preket nga këto ndryshime. “Sa herë që mblidhet Këshilli Ndërakademik debatohet dhe rrihen mendime për çështje të caktuara. Edhe në këtë mbledhje pati debate, por përgjithësisht pati dakordësi për ndryshimet që u propozuan. U rrahën mendime pro dhe kundër. Për përdorimin e dy trajtave të shumësit p.sh, jo të gjithë ishin dakord. Unë personalisht kam qenë kundër që të mbeten variante të lira për përdorimin e gjuhës shqipe dy trajtat e shumësit. Përsa i përket ndryshimeve që propozon Këshilli Ndërakademik, dua të theksoj se këto nuk janë përfundime, janë thjesht mendime që do të thellohen në një diskutim më të gjerë nga një forum më i lartë se Këshilli Ndërakademik. Jemi pra në fazën e diskutimeve dhe propozimeve”, - u shpreh Mehmet Çeliku. Anëtari i Këshillit dhe i kryesisë së tij, akad. Kolec Topalli e ka shprehur prej kohësh mendimin e tij se standardi duhet të “pastrohet” nga mbaresat që janë huazuar nga gjuhët e huaja. Kështu për të, teatro është huazuar

Kolec Topalli

I qëndron mendimit se këto ndryshime mbeten në nivelin e propozimeve deri sa një forum më i lartë se Këshilli Ndërakademik të marrë tagrin për të vendosur mbi këto ndryshime. Me këtë, Koleci nënkupton një Kongres të dytë të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si ai i vitit 1972

nga gjuhët e huaja, ndaj propozohet që të bëhet teatra. Por edhe Topalli i qëndron mendimit se këto ndryshime mbeten në nivelin e propozimeve deri sa një forum më i lartë se Këshilli Ndërakademik të marrë tagrin për të vendosur mbi këto ndryshime. Me këtë, Koleci nënkupton një Kongres të dytë të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si ai i vitit 1972. Por derisa të vijë ky moment, Këshilli Ndërakademik ka vendosur ta çojë deri në fund projektin e nisur 8 vjet më parë për shqyrtimin e disa rregullave të drejtshkrimit, me qëllim njësimin e tyre dhe shmangien e konflikteve të krijuara si pasojë e zbatimit të dy parimeve të ndryshme njëherësh (atij fonetik dhe atij morfologjik). Nga diskutimet e deritanishme dy akademitë kanë dalë në propozime për drejtshkrimin e zanores ë, përdorimin e shkronjës së madhe, drejtshkrimin e emrave të huaj të përveçëm, si dhe drejtshkrimin e toponimeve. Në sistemin morfologjik gjithashtu kanë propozuar ndryshime, siç ishte ky i fundit për shumësin e emrave. Deri tani ka mbetur në nivelin e diskutimeve integrimi i paskajores gegë në standardin e shqipes. Sa herë që në tavolinën e Këshillit Ndërakademik hidhet kjo tezë diskutimi, debati

Pranvera vjen në shoqërinë e kulturës franceze Koncerte, ekspozita, shfaqje teatri të luajtura nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksion videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim vere, por edhe shumë aktivitete të tjera do të vijnë përgjatë 10 ditëve të ngjeshura të “Pranverës frankofone” në qytete të ndryshme si Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan, Durrës e Vlorë. Java nis me mbrëmjen e Këngës Franceze me pianistin Gérard Daguerre, i cili ka shoqëruar në piano zërat më të mëdhenj të këngës franceze, ndër të cilët Joe Dassin, Sylvie Vartan, Barbara dhe Charles Aznavour, përpara se të bëhej Drejtor Artistik i Operas Komike të Parisit. Në shoqërinë e këngëtarit Frédéric Longbois, ata propozojnë një panoramë të klasikëve të këngës franceze sot në Tiranë e më pas në Shkodër, Elbasan dhe Fier. Përgjatë 10 ditëve do të zhvillohen rreth

100 aktivitete, ku artistë të njohur francezë, por dhe shqiptarë të suksesshëm si Anri Sala do të jenë prezentë në ditët dedikuar kulturës franceze. Për të mos u humbur më 21 mars është mbrëmja “Poezia e verës”, ku publiku mund të shijojë verën e vërtetë franceze, afshi i së cilës përzihet me atë të poezisë, të këngës dhe fantazisë. Përmes aktiviteteve të shumta të propozuara nga ambasadat e Francës, Zvicrës si dhe “Aleancës Franceze”,

Përgjatë 10 ditëve do të zhvillohen rreth 100 aktivitete, ku artistë të njohur francezë, por dhe shqiptarë të suksesshëm si Anri Sala do të jenë prezentë në javën dedikuar kulturës franceze

festa e frankofonisë ofron shumë e shumë ngjarje; ekspozitën “Historia e Francës, e treguar përmes publikut”, që do të jetë e hapur nga data 26-30 mars në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku do të prezantohen 60 dokumente publicitare duke risjellë historinë e Francës përmes një galerie humoristike të heronjve francezë. Teatri Kombëtar gjithashtu do të hapë dyert për publikun, i cili mund të kalojë disa orë në shoqërinë e komedisë “Loja e dashurisë dhe rastësisë” e autorit francez Pierre de Marivaux, etj. etj. Pra kjo javë në Tiranë është për të mos u humbur.

merr përmasa të mëdha dhe jashtë dyerve të gjuhëtarëve. Këtu ndahen më së shumti dhe akademikët kur bëhet fjalë për studimin dhe diskutimin për integrimin e paskajores gegë në standard. Kolec Topalli është një ndër ata që mbron tezën që leksiku i standardit të shqipes të hapet ndaj prurjeve nga dialektet, sidomos nga dialekti gegë dhe nga autorët e traditës letrare në këtë dialekt. Kjo mbetet ende tema më e debatueshme e diskutimeve, çka ka sjellë dhe përçarje mes akademikëve. Për vite me rradhë në Këshillin Ndërakademik janë hedhur shumë mendime e teza lidhur me standardin dhe me përdorimin e shqipes. Propozimet e herëpashershme që ata kanë për gjuhën shqipe, dëshmojnë se debati për çështjet e normës së shqipes dhe të përdorimit të saj është një debat pjellor, i cili e pasuron mendimin gjuhësor shqiptar dhe hap perspektiva studimore e kërkimore të domosdoshme për etapën e sotme të zhvillimit të shqipes. Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave, nga ndryshimet që janë propozuar nga akademikët mendohet se nga 42 205 fjalë që ka “Fjalori i gjuhës shqipe” ( botim i vitit 2006), ndryshon drejtshkrimi i 5296 fjalëve, ose i 12,55% të tyre.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Rekord i ri i ecjes mbi litar

5

15

6 16

19

7

8

9

34

21

30

23

43

28

33

37

38

44

39

45

48

47

27

32

36

42

14

22

31

49

52

51

13

26

35

41

12 18

25 29

11

17

20

24

10

40

46 50 53

56

55

54

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

57

Horizontalisht

1. Tërësi parimesh që përcaktojnë sjelljen e njerëzve. 6. Heqja e një vendimi të dhënë më parë. 12. Këlysh qeni. 15. Pozzetto, aktor i kinemasë italiane. 17. Fjalë tingullimituese. 19. Përemër vetor. 20. Markë kamioni. 22. Fusha ku zhvillohet një përleshje. 24. Gata pa dyshen. 25. Edhe më shumë, më tepër. 26. Gjendja shpirtërore e njeriut për një farë kohe pak a shumë të gjatë.. 27. Regjim Përpunimi Aktiv. 29. I thonë ndryshe i zeshkët. 31. Pjesë a sasi e caktuar, racion. 33. Gjysma në një thesar. 35. I keq sa s'ka ku të vejë më. 37. Departamenti Ushtarak. 38. Përhap, çliron. 41. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore të një gjuhe. 43. Gjini skenike muzikore. 46. Pajtim mujor për të hipur në autobus. 47. Pavone, këngëtare e njohur italiane. 48. Autor i një vepre letrare. 49. Luftëtar i vjetër e me përvojë. 51. Përemër pronor. 52. I ngjashëm, i njëjtë, ose... 53. Trupat Ushrake Paqeruajtëse. 54. Notë muzikore. 55. Njeri që nuk flet fare. 56. E kundërta mbi. 57. Lloj guri i çmuar.

1. Fshikëza e ajrit te peshqit. 2. Të ardhura që merrte pronari i një toke. 3. Përemër pronor. 4. Gjysma e një mase. 5. Një varg rregullash a mënyrash të caktuara sipas të cilave sillen njerëzit në shoqëri. 7. Pafta a monedha të vogla që varin gratë në gjoks për zbukurim. 8. Lloj Fiat. 9. Lëndë Organike. 10. Artan, aktor. 11. Shkurre që rritet në toka të lagështa. 12. Trup gjeometrik. 13. Tekniku i riprodhimit të filmit në kinema. 14. Përemër vetor. 16. Erë e ngrohtë, që fryn nga jugu dhe sjell shi. 18. Fije e hollë metalike. 21. I ka tema në mes. 23. Notë muzikore. 25. Afshi i tokës së lëruar. 26. I thonë ndryshe qilar. 28. Zotëruesi i një prone. 30. Vënie në jetë e një vendimi. 32. Merr pjesë me të drejta të plota në një konventë. 33. Shkaku. 34. Agalliu i humorit. 36. Lloj i gjinisë letrare. 39. Plak që ka humbur kujtesën. 40. Gruaja kundrejt fëmijeve të vet. 42. Përputhje e plotë e rrokjeve të fundit në vargjeve. 44. Legjenda e futbollit brazilian. 45. Hyrja në një avion. 48. Enti Ndërtimor. 50. Organizatë terroriste. 52. I ka në fund çdo përtac.

4 3

6

5

3 7 9

6 3

8

3

6

6 1 4 2 3 5

7 6

1 5 1

3 2

6

3 7

2

6

1

4 9 7

6

7 2 9 2

8 8

7

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër prej tij. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Jo te gjithë personat janë ashtu si duken. Qielli yjor do jete i qete për sa iu përket financave.

Gjate gjithë ditës se sotme do reflektoni për te ardhmen e jetës suaj ne çift ne mënyrë qe me pas te merrni edhe vendimet e duhura. Beqaret do kenë mbështetjen e Venusit, planetit te dashurisë. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Nëse e neglizhoni sektorin e financave dhe kryeni shpenzime te pamenduara, situata mund te përkeqësohet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nuk do keni as vështirësi dhe as probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Përkundrazi do i shtoni dozat e komunikimit dhe do flisni për çdo gjë me partnerin. Edhe beqaret do kenë një dite te bukur dhe me disa takime te veçanta. Shume shpejt jeta do ndryshoje rrënjësisht për ta. Financat do jene te mbrojtura. Mund te kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te jete me e forte dhe te vazhdoje për shume kohe, duhet te dini te toleroni dhe te hapni rruge. Jo gjithmonë duhet te dale e juaja. Beqaret qe kane njëfarë moshe do jene me fat, te tjerët do duhet ende te presin edhe pak kohe. Financat do jene te qëndrueshme fale perkujdesit qe keni treguar kohet e fundit.

Vertikalisht

Sudoku | nivel mesatar 5

Aventuristi francez, Andy Lewis, e ka kaluar litarin ndërmjet dy balonave në gjatësi prej 12 metrash, edhe atë në lartësi prej 1.219 metrash duke vënë rekord të ri botëror. Rekordin e tij 27-vjeçari e ka vënë mbi një shkretëtirë në afërsi të Las Vegasit. “Është ndjenjë e jashtëzakonshme të qëndrosh mbi litar. Kam pasur shumë dyshim, mirëpo nervoza u shndërruar në entuziazëm, e pastaj entuziazmi në përqendrim. Më pëlqejnë sfidat���, ka deklaruar Lewis.

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

2 4 1 8 3

1 8 5 4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do keni një nevoje te tejskajshme për qetësi ne jetën tuaj ne çift sot. Për këtë duhet te flisni me partnerin. Ai do ua plotësojë dëshirën. Beqaret nuk do kenë ne humorin e duhur për te kërkuar princin e kaltër dhe do mbeten serish vetëm. Gjithsesi kjo nuk do i shqetësojë aspak. Sektori i financave do jete goxha i trazuar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ka shume mundësi qe ambienti ne çift te jete i zymte gjate kësaj dite dhe shpesh te bini ne melankoli. Nuk do ndodhe asgjë emocionuese sikurse ju e prisnit. Beqaret do e forcojnë edhe me shume shoqërinë me dike qe kane njohur para disa kohesh dhe do mendojnë te kalojnë ne një tjetër etape. Ne planin financiar do jeni me fat dhe çdo gjë qe doni do iu plotësohet.

5 3

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

8 7 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 145, 246, 387, 578. Numra me 4 shifra: 1013, 1014, 2650, 2711, 3320, 4082, 5504, 5632, 6320, 6521, 6724, 7485, 7784, 7878, 9652. Numra me 5 shifra: 12147, 14060, 24191, 28041, 37271,

44415, 45423, 51151, 57387, 57684, 68351, 85744. Numra me 6 shifra: 102154, 145762, 157145, 163215, 210253, 314287, 411102, 415431, 444152, 447878, 565596, 628074, 759820, 875210.

Do keni shume dyshime për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do shihni me vëmendje çdo veprim qe ai do beje. Do bënit mire qe te ruanit qetësinë dhe te mos nxitoheni te debatoni me te. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe plot takime interesante. Për financat do kujdeseni me shume de kurrë. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe çfarë te bëni qe situata te përmirësohet.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Do keni disa debate te vogla sot me atë qe keni ne krah, megjithatë gjithçka do rregullohet sa hap e mbyll sytë. Si ju ashtu dhe partneri do i pranoni gabimet dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë me shume sesa aq. Kujdes me shpenzimet.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Çastet romantike do jene te shumta gjate kësaj dite për ju te dashuruarit. Emocionet do jene te fuqishme dhe shpesh do iu duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do fiksohen keq pas dikujt dhe nuk do mendojnë aspak se çfarë do thonë te tjerët. Financat duhet t’i mbani me patjetër ne një gjendje te qëndrueshme. Mos jepni hua dhe hiqni dore nga shpenzimet e panevojshme.

AKREPI (22/X-21/XII)

Do merrni bekimin e yjeve sot ne planin sentimental dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Do ndiheni me se miri. Beqaret do përballen me surpriza te këndshme. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Nëse keni shpenzuar kuturu pa menduar për ta ardhmen situata do jete e trazuar.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Mos kërkoni me shume sesa duhet nga partneri juaj sot, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Beqaret do jene ata qe do kenë me tepër fat dhe do e gjejnë me ne fund personin qe kane kërkuar prej kaq shume kohesh. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni paksa ekonomi sepse situata mund te dale tërësisht jashtë kontrollin ne rast te kundërt.

PESHQIT (20/II-19/III) Dita e sotme do jete e mrekullueshme për te dashuruarit. Ne disa momente pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet do arrijnë kulmin. Beqaret do kenë veten dëshirë për aventura kalimtare kështu qe gjithçka do iu realizohet. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni impulsive. gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje rende.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.03.2014

20 mars

15

Shoqëria sulmon herët, kur individi është i pambrojtur. - B. F. Skinner

1995

Sulm me gaz sarin në metronë e Tokios Metroja e Tokios, e famshme për mbingarkesën bezdisëse, ishte target i një sulmi me një gaz nevrin vdekjeprurës gjatë orës së pikut mëngjesin e 20 marsit 1995. Pesë trena të ndryshëm u sulmuan. Në secilin, një çantë plastike mbushur me gaz sarin u shpua pak pasi dyert u mbyllën dhe trenat u nisën nga stacioni. Dymbëdhjetë njerëz vdiqën dhe njëmijë u plagosën, pesëdhjetë prej tyre rëndë. Shumë prej të tjerëve pësuan verbim të përkohshëm. Spitalet e qytetit u përmbytën nga të

lënduarit dhe u deshën disa orë që të bëhej identifikimi i gazit të përdorur. Autorët e sulmit ishin anëtarë të një kulti të njohur si Aum Shinrikyu ose Feja e së Vërtetës, i themeluar në vitin 1984 nga Shoko Ashara si grup meditimi. Në dekadën pasuse radhët e sektit u shtuan konsiderueshëm, por edhe kundërthëniet rreth metodave të rekrutimit dhe financimit. Në fillim të viteve ’90, Aum ndërtoi lidhje të forta me Rusinë. Gjithashtu, i shpalli luftë Kushtetutës japoneze dhe filloi të grumbul-

lonte një arsenal armësh konvencionale, si dhe të ndërtonte armët e saj kimike e biologjike. Në vitin 1994 organizoi një sulm me gaz sarin mbi qytetin e Matsumotos. Besohet se sulmi në Tokio u ndërmor si reagim ndaj një kontrolli të pritshëm policor në zyrat e kultit. Ashara kaloi në ilegalitet pas sulmit dhe pati përpjekje për disa sulme të tjera. Ashara eventualisht u kap dhe u dënua me vdekje për vrasje në masë. Aum Shinrikyu ekziston ende, por tani njihet si Aleph.

Blitz

Flickr

-26

Ndryshimi në përqindje në 5 vitet e shkuara në segmentin e republikanëve që besojnë në evolucion.

1/2

Segmenti i studentëve amerikanë që filluan universitetin në vitin 2007 dhe që ende nuk kanë marrë diplomë.

49

Përqindja e studentëve të regjistruar në kurse masive të hapura online, që nuk shikojnë më shumë se një leksion.

4

Për qind e tyre e përfunduan kursin.

Foto: Amaury Titulli: Tirana

Referendumi skocez: Ne jemi europianë, ata imperialistë, koha të ndahemi IRVINE WELSH* Jam lindur në Skoci, ndihem skocez, por jetoj në Nju Jork, kështu që nuk do të mund të votoj në referendumin për pavarësinë në shtator, që është i rezervuar për banorët e Skocisë. Por, nëse do të mund të votoja, do ta bëja në favor të ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar. Arsyeja më e rëndësishme në favor të pavarësisë, është se skocezët kanë të drejtën të zgjedhin fatin e tyre. Jemi ndryshe nga Anglia. Kemi qenë, deri 300 vjet më parë, një komb më vete. Edhe sot, jemi në themel një komb europiano verior me gjurmë socialdemokratike, të cilit Londra i ngjesh bagazhin e saj imperialist. Nga pikëpamja ekonomike, Skocisë i “zhvaten” burimet nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe. I imponohen zgjedhje ekonomike që nuk përshtaten me karakterin dhe nevojat e saj. Skocezët janë në favor të një shoqërie më të drejtë, më barazitiste, më solidare. Duan të ngushtojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve dhe të mund të shpenzojnë burimet natyrorë që disponojnë, në programe punësimi dhe asis-

gazetamapo@gmail.com

tence publike, në të cilët besojnë. Duke e parë problemin në një perspektivë më të gjerë, Londra do të kishte nevojë të modernizonte dhe ndryshonte radikalisht modelin e saj të vjetër imperial shtetëror. Sipas mendimit tim, pavarësia e Skocisë do të ishte fitili për reforma të mëtejshme në Angli dhe në pjesë të tjera të Mbretërisë. Nëse Skocia do të vendoste një herë e mirë që të pushonte së subvencionuari aristokracinë dhe bankierët e Londrës, edhe të tjerët do të ndiqnin shembullin e saj. Prandaj referendumi skocez është një çështje që shkon përtej interesave të Skocisë. Ai hap debatin se kush komandon dhe kush paguan në Britaninë e Madhe. Në sondazhe, deri tani janë në avantazh ata që janë kundër pavarësisë, por duhet kuptuar se çfarë ka nën vete. Nëse në shtator do të fitojë “JO”-ja në referendum, mos mendoni që do të jetë ky fundi i luftës për pavarësi. Procesi i marrjes së më shumë kompetencave nga Westminsteri dhe transferimit të tyre tek rajonet do të vazhdojë në mënyrë graduale, me kërcënimin nga ana skoceze për të ndikuar fort mbi ekuilibrin e parlamentit qendror në çdo

palë zgjedhje, duke patur parasysh që Konservatorët kanë aktualisht vetëm 1 nga 57 vendet në Skoci ndërkohë që Laburistët janë në rënie. Një fakt më duket i pamohueshëm, cilido që të jetë rezultati i referendumit: Unioni mes Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut është një rënie të pandalshme. Mendoj që edhe shumë prej atyre që do të votojnë kundër pavarësisë janë dakord në këtë pikë, por preferojnë një ndarje graduale, atë që disa – si për shembull ish kryeministri britanik Gordon Braun, i cili është skocez – e quajnë opsioni “devo max”, një transferim më i madh se sa ai që kanë patur deri tani, duke u dhënë rajoneve më shumë të drejta sa u përket taksave dhe buxhetit, e duke i lënë Londrës vetëm politikën e jashtme, mbrojtjen dhe diçka më shumë, në perspektivën e një federate autentike me shtete të pabarabartë. Është edhe një skenar për t’u konsideruar. Skocia mund të votojë kundër pavarësisë në referendumin e shtatorit të këtij viti. Më pas, nëse konservatori Dejvid Kameron do të fitojë zgjedhjet britanike në 2015 dhe rizgjidhet Kryeministër, në vitin 2017 do të

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

mbahet, sic premton Kameroni, referendumi për përkatësinë e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian. Nëse, në ato rrethana, sic e thonë shumë komentatorë do të votohej kundër Europës dhe Britania e Madhe do të dilte nga BE, atëherë Skocia do të mund të mbante sërish një referendum për t’u shkëputur nga Britania e Madhe dhe për t’u rifutur në Bashkimin Europian. Personalisht, nuk do i kundërvihesha daljes së Britanisë së Madhe nga Europa. Ndoshta është një martesë që nuk mund të funksionojë, edhe pse mendoj që shumicës së anglezëve kjo gjë nuk u intereson shumë, më duken më shumë llafe, pas të cilave janë të apasionuar politikanët dhe media e kryeqytetit. Po sa për skocezët, ata ndihen më europianë sesa britanikët. Dhe sa për mua, nuk ndihem sigurisht britanik, por më shumë sesa skocez dhe europian, unë ndihem qytetar i botës. Është e rëndësishme të jesh krenar për vendin ku ke lindur, por është po kaq e rëndësishme që të mos bëhesh i burgosur i nacionalizmit. *IRVINE WELSH është shkrimtar skocez i lindur në Edinburg.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


16 20.03.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


20 mars mapo ok