Issuu on Google+

Faqe 11

Drew Sullivan: Shqipëria, si Çikago në vitet ’30, prokurori speciale kundër mafias Gazetari investigativ, i njohur në Ballkan dhe SHBA, e cilëson Shqipërinë si parajsë për pastrimin e parave të mafias. Kush janë familjet mafioze në Ballkan dhe një shembull me Al Kaponen

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 20 maj 2014. Numër 1213. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Arrestohen “kokat” e tregtisë së vrasjeve

Rama, optimist për statusin:

Tani BE duhet bindur se këtu nuk ka vetëm faje por edhe fajtorë Kryeministri deklaroi se Shqipëria është më pranë objektivit për marrjen e statusit, ndërsa paralajmëroi hapjen e kantierit të reformës në Drejtësi. "Partia Demokratike, peng i një grushti pushtetarësh të bërë tapë” FAQE 5

Qeveria, draft për KLD; Anëtarët, jo më të paprekshëm Ministria e Drejtësisë prezanton projektligjin për “disiplinimin” e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët nuk mund të ngrihen në detyrë gjatë mandatit dhe mund të shkarkohen nëse shkelin ligjin dhe Kushtetutën

FAQE 3

Zbulohet baza e C4, kapet eksploziv i përgatitur për 50 atentate Operacioni tek Oxhaku/ Policia e Tiranës bllokon 10 kilogramë eksploziv C4 dhe arreston 5 persona të implikuar në shitjen e lëndës plasëse. Hetimet për këtë rrjet kanë filluar muaj më parë, kur atentatet me eksploziv u kthyen në makth për qytetarët. Eksplozivi i fuqishëm ishte i ndarë në pako 200-gramëshe, aq sa nevojitet për të realizuar një atentat dhe i pajisur me detonatorë. Policia bastis dhjetëra shtëpi në Tiranë dhe shoqëron të afërmit e të implikuarëve. Faqe 7

dështon Kontrolli në SHISH

Visho Ajazi shmang hetimin parlamentar Basha: Është ora për të vepruar, të premten të gjithë në shesh

FAQE 6

NgërÇ

Deputetët e mazhorancës pritet që ta zgjidhin ngërçin ligjor duke vendosur që informacionet që do të dalin nga hetimi të mos bëhen publike

Tre deputetët socialistë janë pritur nga kreu i Shërbimit sekret, i cili ka shprehur gatishmërinë për t’u kontrolluar, por nga ana tjetër ka vërejtur se veprimtaria e SHISH-it mund të kontrollohet vetëm nga një nënkomision i posaçëm, që në rastin konkret nuk funksion.

Ka dështuar përpjekja e parë e grupit të kontrollit që ka ngritur komisioni i Sigurisë për të hetuar në Shërbimin Informativ Shtetëror mbi një urdhëresë që ka nxjerrë kreu i këtij ... Faqe 4

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Bota nuk është e rrumbullakët për të gjithë Atjon Zhiti

Kompleksiteti i parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike Roland Lami

Telefonata e fundit: Qëllova gruan me çifte, po vras edhe veten Tragjedi në Patos, ku një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten në rrethana ende të mistershme. Me të njëjtën çifte gjuetie Jashar Yzeiraj qëlloi edhe veten. Çifti jetonte i vetëm, pasi djalin e kishte emigrant, ndërsa vajzën të martuar Faqe 8

Sipas premtimit

Analistët “njëpërdorimësh” Arben Vata

intervista

Përparim Fuga: Reforma e arsimit të lartë të qartësojë autonominë e universiteteve Prorektori i Universitetit Europian të Tiranës, profesor Përparim Fuga flet mbi dy shtylla kryesore të raportit të parë të reformës së arsimit të lartë, që sipas tij janë autonomia dhe kërkimi shkencor... Faqe 16


2

afër/larg

1

SHISH, ngec hetimi i mazhorancës për Visho Ajazin politikë /

Faqe 4

politikë/ Basha: Është ora

për të vepruar, të premten të gjithë në shesh

Faqe 6

kronikë/ Patos, 51-vjeçari

vret gruan e më pas veten me armë gjahu

Faqe 8

Në sfond të manovrave politike të partive të ndryshme janë zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit. Në përgjithësi llogaritet që Erdogani do të paraqesë kandidaturën. Sipas sondazheve, ai ka shanse të mira që të marrë postin më të lartë në shtet.

Prandaj për qeverinë turke, pas fundit të nxjerrjes së viktimave nga miniera ka rëndësi që të tregojë dinamizëm dhe vendosmëri. Sipas informacioneve të shtypit, Erdogani po përgatit mbështetje financiare për të afërmit e 301 viktimave të Somas. Këshilltari i tij, Ibrahim Kalin kërkon veç kësaj në një artikull në gazetë direktiva më të rrepta për sigurinë dhe shëndetin në miniera.

Erdogan, president pavarësisht skandaleve, shenja për ndryshim kursi Zgjedhja e Erdoganit president konsiderohet si e sigurt. Zgjedhja e tij në votimin e parë më 10 gusht mund të jetë e dyshimtë, por në raundin e dytë dy javë më pas, ai do të jetë me siguri kreu i shtetit. Thomas Seibert*

N

ë fillim kryeministri turk Erdogan nuk pranoi të nxjerrë përfundime nga fatkeqësia e minierës në Soma. Tani ka të dhëna se do ta ndryshojë kursin përballë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Autoritetet turke i kanë ndaluar pas aksidentit të rëndë në minierën e qymyrit në Soma të gjitha manifestimet në qytet. Në të njëjtën kohë, qeveria po përgatit ndihma financiare për familjet e prekura. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan me sa duket dëshiron t’i minimizojë pasojat e fatkeqësisë për kandidaturën e tij për president. Protesta dhe njerëz të zhgënjyer nuk përshtaten në këtë tablo. Prandaj për qeverinë turke, pas fundit të nxjerrjes së viktimave nga miniera ka rëndësi që të tregojë dinamizëm dhe vendosmëri. Sipas informacioneve të shtypit, Erdogani po përgatit mbështetje financiare për të afërmit e 301 viktimave të Somas. Këshilltari i tij, Ibrahim Kalin kërkon veç kësaj në një artikull në gazetë direktiva më të rrepta për sigurinë dhe shëndetin në miniera. Deri pak ditë më parë, Erdogani fliste krejt ndryshe. Në daljen e pafat të kryeministrit në Soma të mërkurën e javës së kaluar ai i paraqiti fatkeqësitë në miniera si shfaqje të pashmangshme shoqëruese të kësaj dege të industrisë. Nevojën për të nxjerrë mësime nga

katastrofa duke praktikuar rregulla më të fortë ai nuk e përmendi. Opozita supozon se pas deklaratave më të fundit fshihet përpjekja e qeverisë për t’ia hedhur të gjithë fajin sipërmarrjes Soma Holding ose punonjësve të caktuar të minierës. Për këtë flet arrestimi të dielën (18.05.2014) i disa personave me përgjegjësi të sipërmarrjes së minierës. Akif Hamzacebi, zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të partisë opozitare CHP në Parlamentin e Ankarasë e akuzoi qeverinë se ajo do t’i kthejë në kurban menaxherët që u vranë në fatkeqësi. Këtë synim sipas tij ka një kërkesë e partisë së Erdoganit, AKP për të ngritur një komision hetimor në parlament. Edhe opozita kërkon që fatkeqësia të hetohet nga deputetë, megjithatë nën këndvështrimin e shkeljeve të mundshme të qeverisë dhe autoriteteve. Në sfond të manovrave politike të partive të ndryshme janë zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit. Në përgjithësi llogaritet që Erdogani do të paraqesë kandidaturën. Sipas sondazheve ai ka shanse të mira që të marrë postin më të lartë në shtet. Nëse fatkeqësia e Somas do të ketë pasoja negative për kandidaturën e mundshme të Erdoganit, kjo pritet të shihet edhe në rezultatin e dy zgjedhjeve, që do të përsëriten në 1 qershor pas zgjedhjeve komunale. Qytetarët e Yalovës në Detin Marmara si dhe qytetarët e Agri-t në malin Ararat në Lindje të Turqisë do të votojnë për kryetarët e rinj të bashkive. Rezultatet e mëparshme në këto rajone, pas kundërshtimeve të ndry-

Një kthesë nuk mund të pritet më për shkak të mungesës së një opozite karizmatike dhe të besueshme. Tani mbetet shpresa për zanën me shkopin magjik, e cila ta shndërrojë Erdoganin në një kryeministër, me të cilin kryetarët e qeverive perëndimore si dhe lindore të kenë dëshirë të fotografohen.

Ndërsa klientela e tij e mëparshme në provincën qymyrgurore të Manisës në Anadollin perëndimor nuk do të votojë më për të, është e vështirë të mendohet që Erdogani dhe partia islamikekonservatore në pushtet AKP do të shënojë humbje të dukshme në potencialin e saj prej afro 50 për qind të votave.

shme u anuluan. Nëse AKP-ja e Erdoganit do të pësojë humbjen të rënda në përsëritjen e zgjedhjeve, kjo mund të flasë për pakënaqësi të fortë tek zgjedhësit, për shkak të fatkeqësisë së Somas. Por zgjedhja e Erdoganit president konsiderohet si e sigurt. Zgjedhja e tij në votimin e parë më 10 gusht mund të jetë e dyshimtë, por në raundin e dytë dy javë më pas ai do të jetë me siguri kreu i shtetit. Ndërsa klientela e tij e mëparshme në provincën qymyrgurore të Manisës në Anadollin perëndimor nuk do të votojë më për të, është e vështirë të mendohet që Erdogani dhe partia islamike-konservatore në pushtet AKP do të shënojë humbje të dukshme në potencialin e saj prej afro 50 për qind të votave. Sikur posti i presidentit turk të ishte një vend vakant në një koncern të madh, Erdogani me siguri që do të kishte shumë pak shanse për t’u punësuar. Politika e tij ndaj Egjiptit dhe Sirisë është e dështuar. Politika e tij ekonomike, deri tani e vlerësuar shumë, po lëkundet, Turqia po humbet tokën nën këmbë në negociatat me BE-në. Por Turqia nuk është koncern dhe elektorati nuk është zyra e kuadrit me fuqi vendimmarrëse. Pra Erdogani mund të bëhet president i një vendi, pesha e të cilit po humbet gjithnjë e më shumë. E ardhmja e Turqisë nuk duket më aq rozë, sa ç’paraqitej para një viti, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Një kthesë nuk mund të pritet më për shkak të mungesës së një opozite karizmatike dhe të besueshme. Tani mbetet shpresa për zanën me shkopin magjik, e cila ta shndërrojë Erdoganin në një kryeministër, me të cilin kryetarët e qeverive perëndimore si dhe lindore të kenë dëshirë të fotografohen. Marrë me ndryshime nga DW*


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

3

Zbardhet drafti “Naço”, anëtarët e KLD, jo më të paprekshëm Ministria e Drejtësisë prezanton projektligjin për disiplinimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Anëtarët nuk mund të ngrihen në detyrë, gjatë mandatit dhe mund të shkarkohen nëse shkelin ligjin dhe Kushtetutën. Afatet për proceset disiplinore Leonard Bakillari

G

jyqtarët dhe veçanërisht anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë cilësuar shpesh si të paprekshëm në Shqipëri. Ndaj edhe Ministria e Drejtësisë ka hapur siparin e reformës me një draft që “disiplinon” veprimtarinë e qeverisë së gjyqësorit. Drafti është shpërndarë për mendim tek aktorët e rëndësishëm të sistemit, ku Ministria e Drejtësisë propozon disa ndryshime ligjore që prekin promovimin e anëtarëve të KLD-së, shqyrtimin e propozimeve për masë disiplinore brenda periudhës 1-mujore, si dhe çështje të tjera administrative. Ndryshimet e propozuara janë përmbledhur në tetë nene, duke vënë në fokus shmangien e konfliktit të interesit për anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore që dëshirojnë të promovohen. “Anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore, nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Edhe në rast se anëtari KLDsë, i zgjedhur nga KGJK-ja jep dorëheqjen përpara mbarimit të afatit 5-vjeçar, ai nuk mund të transferohet apo të ngrihet në detyrë deri në përfundim të periudhës 5-vjeçare”, thuhet në nenin 1 të ndryshimeve të propozuara. Kësaj pike i shtohet edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm, që në jo pak raste ka përfshirë në debate publike KLD-në dhe ministrin e Drejtë-

sisë. Shpesh, ministri Nasip Naço ka deklaruar publikisht se Këshilli nuk fut në rendin e ditës propozimet e tij për masë disiplinore ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem, në draftin e hartuar parashikohet një afat prej një muaji për shqyrtimin e propozimeve të ministrit të Drejtësisë. “Shqyrtimi i procedimit disiplinor bëhet brenda një muaji nga data e depozitimit të dokumentacionit përkatës nga ministri i Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në nenin tetë të draftit. Ndryshe nga ligji ekzistues, ndryshimet e propozuara prekin për herë të parë edhe mundësinë e shkarkimit të anëtarëve të KLD-së, në rast se ata kapen me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Nga ky përcaktim nuk bëjnë përjashtim as anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. “Anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi dhe Konferenca Gjyqësore shkarkohen për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit”, - thuhet në propozimin për ndryshimin në ligjin e KLD-së. Një tjetër çështje e rëndësishme që merr në shqyrtim drafti i propozuar janë edhe masat disiplinore të propozuara nga ministri i Drejtësisë për gjyqtarët e proceduar, të cilat shpesh rrëzohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Lidhur me këtë çështje, ministria propozon që procesi i ndëshkimit të mbyllet vetëm pas dy

propozimeve për masë disiplinore, në rast se nuk pranohet propozimi i parë i ministrit. “Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon masën disiplinore të propozuar nga ministri, ky i fundit mund të propozojë një masë disiplinore më të lehtë. Në qoftë se KLD rrëzon edhe propozimin e dytë për masë disiplinore më të lehtë, shqyrtimi i procedimit disiplinor mbyllet dhe vendimi i njoftohet gjyqtarit të proceduar disiplinarisht”, thuhet në draftin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë. Më tej ndryshimet ndalen në procedurën që duhet të ndiqet për procesverbalet e mbledhjeve të KLD-së, rolin e këtij institucioni në rast arrestimi të gjyqtarëve, apo vlerësimin e punës së inspektorëve dhe kryeinspektorit. Në nenin 21 parashikohet se, në rastet kur një gjyqtar ndalohet ose arrestohet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij, KLD mblidhet brenda 24 orëve dhe vendos për kërkesën e paraqitur nga prokurori. “Kur KLD pranon kërkesën e paraqitur nga prokurori, vendos pezullimin e gjyqtarit nga detyra deri në përfundimin e procedimit penal”, thuhet në draft-propozim. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky draft që synon të përmirësojë veprimtarinë e KLD-së, u është dërguar për mendim të gjitha gjykatave të vendit, si dhe misioneve e përfaqësive të huaja që asistojnë reformën në drejtësi në Shqipëri.

SMS-të e Gjikës me dëshmitaren: E hoqe qafe! Kryebashkiaku i Vlorës komunikon me mesazhe me drejtoreshën juridike, që po dëshmonte për lejet e ndërtimit gjatë seancës së gjyqit Tiranë Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka zgjedhur një formë tjetër për t’u informuar rreth ecurisë së procesit gjyqësor, ku është i pandehur për falsifikim dokumentesh. Në pamundësi për të qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, Gjika është interesuar nëpërmjet mesazheve telefonike duke kontaktuar një prej dëshmitarëve të procesit. Bëhet fjalë për zonjën Anila Cukani, aktualisht drejtore juridike në Bashkinë Vlorë. Ajo është thirrur nga mbrojtja për të dëshmuar ndaj kryebashkiakut Gjika rreth procedurës së ndjekur në KRRT-në e këtij qyteti për dy leje ndërtimi, që sipas prokurorisë janë falsifikuar nga i pandehuri. Dëshmitarja ka pohuar se ajo nuk merrte pjesë në mbledhjet e KRRT-së së Bashkisë, edhe pse ishte punonjëse në këtë struk-

Biseda mes Gjikës dhe dëshmitares Gjika: Hë, Si vajte? Dëshmitarja: Pyetje-përgjigjet si

në prokurori.

Dëshmitarja: Normal, nuk u hapën më tej. Gjika: Ja, e hoqe qafe! Dëshmitarja: Po ty s’po të heq! Qafe :) Gjika: Po avokatët të pyetën? Dëshmitarja: Av.Jo. Tani është Musta (duke iu referuar dëshmitarit Ardian Musta).

turë. Duke iu referuar dy mbledhjeve ku pretendohet se janë miratuar lejet e ndërtimit, dëshmitarja tha se pozicioni i punës që ka mbajtur asokohe nuk e lejonte të merrte pjesë dhe të votonte në mbledhjet e KRRT-së. Pas përfundimit të dëshmisë, znj. Cukani është ulur në sallën e gjyqit duke dëgjuar dëshminë e kolegut të saj, Ardian Musta, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të Infrastrukturës në Bashkinë Vlorë. Pikërisht gjatë kësaj kohe ka patur interesim nga kryebashkiaku, i cili ka shkëmbyer disa sms me dëshmitaren. Kjo bisedë është filmuar nga kamerat e televizioneve që ndiqnin procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Projektligji për KLD Neni 1 Anëtarët e KLD-së, të zgjedhur nga KGJK-ja, nuk mund të transferohen apo të ngrihen në detyrë gjatë ushtrimit të mandatit të tyre. Edhe në rast se anëtari KLD-së, i zgjedhur nga KGJK-ja jep dorëheqjen përpara mbarimit të afatit 5-vjeçar, ai nuk mund të transferohet apo të ngrihet në detyrë deri në përfundim të periudhës së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni”. Neni 2 “f. Anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, shkarkohen për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit. g. Anëtarët e zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, shkarkohen për shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit.” Neni 4 Për Kryeinspektorin dhe inspektorët, çdo 2 vjet, kryhet vlerësimi profesional dhe etik, sipas kritereve e procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Brenda tremujorit të parë të çdo viti, Inspektorati, nëpërmjet Kryeinspektorit, i paraqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë një Raport mbi veprimtarinë e tij në vitin paraardhës, në të cilin duhet të gjejnë pasqyrim problematikat e trajtuara dhe rezultatet e punës. Raporti i përgatitur nga Inspektorati paraqitet nga Zëvendëskryetari për diskutim në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.” Neni 6 Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon masën disiplinore të propozuar nga Ministri, ky i fundit mund të propozojë një masë disiplinore më të lehtë. Në qoftë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzon edhe propozimin e dytë për masë disiplinore më të lehtë, shqyrtimi i procedimit disiplinor mbyllet dhe vendimi i njoftohet gjyqtarit të proceduar disiplinarisht.” Neni 8 “2.1. Shqyrtimi i procedimit disiplinor bëhet brenda një muaji nga data e depozitimit të dokumentacionit përkatës nga Ministri i Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.”


4

në fokus Deputetët e mazhorancës pritet që ta zgjidhin ngërçin ligjor duke vendosur që informacionet që do të dalin nga hetimi të mos bëhen publike

SHISH, ngec hetimi i mazhorancës për Visho Ajazin Tre deputetët socialistë janë pritur nga kreu i Shërbimit sekret, i cili ka shprehur gatishmërinë për t’u kontrolluar, por nga ana tjetër ka vërejtur se veprimtaria e SHISH-it mund të kontrollohet vetëm nga një nënkomision i posaçëm, që në rastin konkret nuk funksion Fejzi Braushi

Ka dështuar përpjekja e parë e grupit të kontrollit që ka ngritur komisioni i Sigurisë për të hetuar në Shërbimin Informativ Shtetëror mbi një urdhëresë që ka nxjerrë kreu i këtij Shërbimi për të mbledhur informacione mbi drejtuesit e rinj të policisë. Tre deputetët e PSsë, Pirro Lutaj, Xhemal Qefaliaj dhe Pjerin Ndreu, në zbatim të vendimit të komisionit, të shoqëruar edhe nga dy këshilltarë të këtij komisioni, kanë mbërritur dje në godinën e SHISH-it për të nisur hetimin sipas objektit të miratuar më parë. Siç mësohet, ata janë pritur në këtë vizitë nga vetë kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, të cilin e kanë njohur në mënyrë zyrtare me kontrollin që kërkojnë të kryejnë në këtë institucion. Siç bëjnë të ditur burime pranë këtij grupi kontrolli, tre deputetët socialistë i kanë vënë në dispozicion Ajazit planin e hetimit, si dhe kohëzgjatjen e tij. Të kontaktuar me telefon, ata kanë konfirmuar se kreu i S H I S H- it ë sht ë shp r e hu r i gatshëm që të vërë në dispozicion të këtij kontrolli çdo informacion dhe dokumentacion, por duke respektuar ligjin për informacionin e klasifikuar. Por burime nga SHISH kanë konfirmuar se kreu i këtij institucioni, Visho Ajazi Lika vërtet është shprehur i hapur për t’u kontrolluar si institucion, por ai nga ana tjetër ka kërkuar që ky kontroll të bëhet vetëm duke respektuar kuadrin

ligjor në fuqi. Siç dhe mësohet, ai u ka bërë të ditur deputetëve se puna dhe aktiviteti i SHISH-it mund të hetohet vetëm nga një nënkomision i komisionit të Sigurisë dhe jo nga një grup kontrolli, siç edhe është cilësuar nga vetë mazhoranca treshja e deputetëve Lutaj-Qefaliaj-Ndreu. Për këtë, ai i është referuar ligjit për funksionimin e SHISH-it, ku theksohet se veprimtaria e këtij institucioni mund të kontrollohet vetëm nga një nënkomision i posaçëm, por që në rastin konkret nuk funksion. Gjithashtu mësohet se Ajazi u ka bërë me dije se ky grup kontrolli nuk mund të funksionojë në bazë të nenit 102 të Rregullores së Kuvendit, pasi sipas këtij neni, raportet e këtyre kontrolleve duhet të bëhen publike, ndërkohë që për rastin e SHISH-it kjo gjë nuk mund të bëhet, pasi kemi të bëjmë me një institucion që ka dhe prodhon informacione të klasifikuara. Por burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ky ngërç ligjor mund të zgjidhet lehtë, pasi grupi i kontrollit mund t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, një konfirmim që raporti i këtij kontrolli të mos bëhet publik. Grupi i kontrollit, i miratuar me votat e PS-së në komisionin e Sigurisë më datë 23 prill, ka si objekt hetimin mbi zbatimin e ligjit nga ky institucion lidhur me një shkresë sekrete të dhjetorit 2013, ku kërkohet informacion për drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Grupi i PS Rama tërheq “kontrollorët” e SHISH nga media Burime nga mazhoranca kanë bërë të ditur se ky ngërç ligjor mund të zgjidhet lehtë, pasi grupi i kontrollit mund t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, një konfirmim që raporti i këtij kontrolli të mos bëhet publik.

Deputetët që bëjnë pjesë në grupin e kontrollit të SHISH-it janë kritikuar dje nga kryeministri Edi Rama. I pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama, megjithëse nuk ka folur me emra të përveçëm, ka kritikuar ato veprime që sipas tij përbëjnë protagonizëm individual, ku deputetë të caktuar megjithëse nuk kanë kryer ende punë për çështje të caktuara, siç është edhe rasti i kontrollit të SHISH-it, dalin në media për të deklaruar veprimtarinë e tyre apo atë që do të ndodhë më pas. Rama u ka kërkuar deputetëve që më parë të kryejnë punë dhe më pas mund t’i bëjnë të ditura konkluzionet në media. Por kjo, sipas tij duhet të jetë gjithmonë e koordinuar me drejtuesit e grupit. Kjo duket se i ka “djegur” njërit prej deputetëve që bëjnë pjesë në grupin e kontrollit të SHISH-it, Pirro Lutajt, i cili ka kërkuar në fund të mbledhjes që të sqarojë Ramën në lidhje me daljet e tij publike sa i përket çështjeve të sigurisë që mbulon komisioni parlamentar ku ai është sekretar. Por siç mësohet, kreu socialist nuk ka pranuar të dëgjojë shpjegimet e Lutajt. Gjithsesi, kjo vërejtje e Ramës ka dhënë efektet e saj, pasi asnjë nga deputetët që janë pjesë e këtij grupi pune nuk ka preferuar të flasë më pas në media lidhur me ecurinë e kontrollit dje në SHISH. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit Rama u ka kërkuar deputetëve që të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, në mënyrë që bojkoti që ka bërë opozita të mos bllokojë punën në parlament, siç ndodhi dje në komisionin e Ekonomisë, ku për shkak se nuk u bë dot kuorumi i nevojshëm, u anulua mbledhja e tij.

‘Ligjet’ rrëzojnë dekretin e Nishanit për ILDKP Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dje dekretin e Presidentit të Republikës, me anë të të cilit, ky i fundit refuzoi të firmosë ndryshimet në ligjin “Për funksionimin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit”. Megjithatë bëhet fjalë për një procedurë formale, pasi duket se mazhoranca e ka të qartë qëndrimin e saj ndaj këtij dekreti. Kështu burime nga e majta kanë bërë të ditur se mazhoranca nuk ka asnjë arsye të ndryshojë qëndrim lidhur me ndryshimet në ligjin e ILDKP-së, pasi argumentet që jep Presidenti në këtë dekret, sipas saj nuk qëndrojnë. Ndaj ata pritet që sot të vendosin në komisionin e Ligjeve që t’i propozojnë edhe seancës rrëzimin e dekretit, çka do të thotë, lënien në fuqi të ndryshimeve në ligjin në fjalë. Në ar-

syetimin e dekretit, Presidenti nuk është dakord me ndryshimin thelbësor të ligjit “Për zgjedhjen e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive”. Sipas këtij ndryshimi, kreu i ILDKPsë nuk propozohet më nga Presidenti i Republikës, por i nënshtrohet një tjetër procedure, ashtu si shumë drejtues të tjerë institucionesh, përmes seleksionimit të kandidaturave në Kuvend dhe miratimit të kandidaturës finale nga legjislativi. Kjo për kreun e shtetit prek Kushtetutën, pasi i merr Presidentit kompetencën e propozimit të emrit të ILDKP-së. Ky vendim i komisionit të Ligjeve vjen vetëm një javë pasi ky komision vendosi t’i rrëzojë Presidentit një tjetër dekret, atë për emërimin e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim i komisionit të Ligjeve vjen vetëm një javë pasi ky komision vendosi t’i rrëzojë Presidentit një tjetër dekret, atë për emërimin e Alaudin Malajt në Gjykatën e Lartë.


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

5

Këshilltari i Nishanit kundër ndarjes administrative

“Nuk mund të shkosh larg në kohët e reja duke përdorur skemat e vjetra…”

TIRANË Ylli Asllani, këshilltari për Pushtetin Lokal i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nuk është dakord me projektin e ri dhe pesë variantet që mazhoranca ofron për ndarjen e re administrative. Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar nga ana e Presidencës për këtë çështje, duket se deklarata e Asllanit e bërë në faqen e tij në Facebook, i paraprin deri diku qëndrimit të vetë Presidentit. “Ndarja administrative e vendit degjeneroi në 5 variante që na kthejnë shumë pas. Në modelin e rrethit të para viteve ‘90…Nga kjo kthesë delikate, e sigurtë ngelet veç idioma: Nuk mund të shkosh larg në kohët e reja duke përdorur skemat e vjetra…”, shkruan Asllani në faqen e tij në Facebook. Yl-

li Asllani ka qenë prej vitesh këshilltar për çështjet vendore i ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa prej muajit tetor të vitit të kaluar, ai punon si këshilltar i Presidentit të Republikës. Muajt e fundit, Asllani është emëruar edhe nga PD-ja si koordinator për të menaxhuar zgjedhjet e strukturave në Qarkun e Fierit. Ndërkohë, pak ditë më parë qeveria prezantoi përmes ministrit të saj për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, projektin e ri për Reformën Territoriale. Në prani të kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Çuçi në një mbledhje jashtë formatit të komisionit për reformën prezantoi 5 variantet e hartës së re territoriale të vendit, nga të cilat

Kuvendi do të duhet të zgjedhë njërin. Parashikohen 5 variante: me 30 njësi, 39 njësi, 47 njësi, 57 njësi dhe 63 njësi. Ajo që vihet re nga këto 5 variante është se mesatarja e popullsisë varion nga afro 90 mijë në variantin me 30 njësi, deri në afro 40 mijë në rastin me 73 njësi. Në të 5 variantet ruhen njësitë me shumicë popullsie minoritare, siç është rasti i komunës Pustec në Korçë me popullsi maqedonase, apo i dy njësive të reja që krijohen në Livadhja dhe në Dropull me popullsi të minoritetit grek. Ndërsa Himara në dy variantet e para humbet si njësi më vete duke iu bashkuar Vlorës, ndërkohë që në tri variantet e tjera ajo përcaktohet si njësi më vete së bashku me Lukovën dhe Vranishtin.

“Partinë Demokratike, peng i një grushti pushtetarësh të bërë tapë. Sjellja e tyre nuk ndihmon asgjë në integrimin e vendit”

lobimi Rama, vizitë në Holandë për statusin

Rama, optimist për statusin, por Europa do dhe fajtorët

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Holandë, vendin që kryeson skepticizmin europian për Shqipërinë. Gjatë mbledhjes me deputetët e PS-së, Rama deklaroi se kishte marrë një ftesë nga kryeministri holandez. “Si afrim të ndjeshëm ndaj objektivit të statusit të vendit kandidat lexojmë edhe ftesën e kryeministrit holandez për një vizitë të afërt zyrtare tonën në Holandë, një kontakt i drejtpërdrejtë i nivelit më të lartë, që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Jam i bindur se të tjera kontakte të munguara prej kohësh do të bëhen realitet në muajt në vijim. Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme ministrin tonë të Jashtëm, që në pak kohë i ka dhënë një cilësi të re dhe një impakt konkret në marrëdhëniet me të tjerët, rolit të shefit të diplomacisë shqiptare”, - deklaroi Rama. E ndërsa mbeten edhe pak javë nga vendimi për statusin e vendit kandidat, kryeministri deklaroi se kontaktet me partnerët ndërkombëtarë janë shpresëdhënës për fatin europian të Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria është më pranë objektivit për marrjen e statusit, ndërsa paralajmëroi hapjen e kantierit të reformës në Drejtësi. “Europa duhet bindur që në Shqipëri nuk ka vetëm faje, por edhe fajtorë, nuk ka akuza politikanësh, por edhe politikanë të akuzuar”

K

ryeministri Edi Rama paralajmëroi dje një përgjigje pozitive nga Brukseli për statusin këtë qershor. Në një takim me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se “Shqipëria është pranë objektivit për të marrë statusin e vendit kandidat”. Megjithatë, kryeministri deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë të japë prova, veçanërisht me nisjen e reformës në drejtësi. Në fjalën e tij, Rama vuri në dukje punën që po bën qeveria për arritjen e këtij objektivi, ndërsa nuk i kurseu kritikat për opozitën, që sipas tij ka ngritur një valë tërbimi me akuza të përbindshme kundër qeverisë. “E pamundur dukej përpara shtatorit të shkuar nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar, izolim që u vu re qartë viteve të fundit, në formën e një ftohjeje të ndjeshme nga Europa dhe nga SHBA po ashtu, për shkak të erës së keqe të një pushteti të korruptuar klithmash nacionaliste, që e bëri vendin tonë sa të padëshiruar, aq edhe qesharak në sytë e botës. Sot, Shqipëria ka rifilluar të shihet ndryshe dhe të dëgjohet gjithnjë e më shumë me respekt, pikërisht falë Qeverisë së re, falë qasjes sonë ndaj problemeve dhe ndaj të tjerëve, dhe natyrisht falë rezultateve tona të para që janë në përputhje të plotë me pritshmërinë e miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”,- tha Rama para deputetëve

të PS. E ndërsa i cilësoi orë të mira për Shqipërinë përpjekjet e qeverisë së tij për ndryshim, Rama nuk la pa thumbuar edhe akuzat e fundit të opozitës. “Një pjesë e jona, shqiptarë në opozitë me qeverinë, pushtetarë të rënë nga vakti, para më pak se një viti janë lëshuar me të gjitha energjitë për të provuar të kundërtën. Duan të provojnë se populli ynë gaboi më 23 qershor, duan të provojnë se pas zgjedhjeve të qershorit nisën të gjitha të këqijat për Shqipërinë dhe pas shtatorit, kur qeveria e re nisi punën e Shqipërisë, filluan problemet me krimin, me korrupsionin, me administratën, me tritolin dhe me drogën. Ka ngritur një valë tërbimi, plot akuza të përbindshme për qeverinë, të cilat, të kuptohemi, nuk vënë në asnjë rrezik vetë qeverinë si qeveri, apo shumicën dërrmuese që kemi në Kuvend, por shpërndajnë frymën e rëndë të një keqdashjeje absurde mes shqiptarësh, që natyrisht nuk ndihmon asgjë në rrugën drejt vendimmarrjes së qershorit në Bruksel”,- tha Rama. Denoncimet e përditshme të opozitës, ai i quajti shpifje dhe fabrikime, ndërsa Partinë Demokratike, si pengun e një grushti pushtetarësh të bërë tapë. “Sigurisht nuk ka mundësi ta besojë kurrë, askush që shikon me sytë e vet, dëgjon me veshët e vet dhe mendon me mendjen e vet dhe jo me sytë, veshët e mendjet e gridëruara nën çat-

“E pamundur dukej përpara shtatorit të shkuar nxjerrja e Shqipërisë nga një izolim faktik ndërkombëtar, izolim që u vu re qartë viteve të fundit, në formën e një ftohjeje të ndjeshme nga Europa dhe nga SHBA po ashtu, për shkak të erës së keqe të një pushteti të korruptuar klithmash nacionaliste, që e bëri vendin tonë sa të padëshiruar, aq edhe qesharak në sytë e botës"

inë e SHQUP-it, se kapja e kaq shumëfish sasie droge nga Policia e Shtetit, më shumë sesa kur qeverisnin ata, tregoi se vendi po zhytet në abisin e drogës. Këtë nuk e beson as edhe një njohës i huaj i Shqipërisë, as një politikan, asnjë diplomat, asnjë gazetar dhe asnjë thjesht dashamirës i vendit tonë”, - vazhdoi Rama. Duke e cilësuar drejtësinë si problemin kryesor, Rama theksoi se Europa duhet bindur që në Shqipëri nuk ka vetëm faje, por edhe fajtorë, nuk ka akuza politikanësh, por edhe politikanë të akuzuar. “Kjo është edhe sfida më e madhe e dekadës mes statusit dhe anëtarësimit, por kjo është edhe sfida e madhe që shqiptarët na kanë kërkuar ta fitojmë, duke na dhënë me 1 milion vota, të paktën 84 kartonë jeshilë, për të bërë reformën e madhe të drejtësisë dhe për të mos e kursyer fuqinë e popullit sovran përballë të korruptuarish, të veshur me petkun e njeriut të sistemit të drejtësisë”, - tha Rama, duke paralajmëruar edhe çeljen e kantierit të reformës në Drejtësi. “Ndëshkimi i të pandëshkueshmëve është standardi europian që më shumë se çdo standard tjetër na mungon sot, qysh prej shumë vitesh, por nuk mund të na mungojë edhe për vite të tjera pa kufi”, - përfundoi Rama, duke premtuar se mandati i parë është i mjaftueshëm për të vendosur këtë standard me drejtësinë në vend.

Presidenti Fischer në Tiranën, takime me krerët e shtetit Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, mbërrin sot në Tiranë Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer. Presidenca, me anë të një njoftimi drejtuar mediave, ka zbardhur dhe axhendën me detajet e vizitës së presidentit Fischer. Rreth orës 11 të paradites do të zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes në Presidencë dhe menjëherë pas saj do të zhvillohet takimi tetë a tetë midis dy kryetarëve të shteteve. Gjithashtu, pas këtij takimi do të zhvillohet një tjetër takim, por kësaj here i zgjeruar edhe me praninë e dy delegacioneve. Rreth mesditës është parashikuar që dy presidentët të dalin me një deklaratë të përbashkët për mediat, ndërkohë që pasdite ata do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik. Presidenti Nishani do të japë në mbrëmje dhe një pritje në Pallatin e Brigadave për nder të vizitës së homologut të tij austriak, ku pritet të zhvillohet edhe ceremonia e nderimit të Presidentit Fischer nga Presidenti Nishani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Presidenti Fischer pritet të zhvillojë takime gjatë ditës edhe me krerët e tjerë të lartë të vendit, si kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.


6

ngjarje e ditës

ditari

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha kërkoi angazhimin e strukturave për zhvillimin e një proteste të madhe ditën e premte

takimi

Basha në Elbasan: Protesta, aksion kombëtar “Protestat janë kauza e drejtë për të çliruar Shqipërinë nga kartelet e drogës, kemi qenë dhe jemi të vendosur për të fituar këtë përballje me çdo kusht”, - tha Basha gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Kryetari i opozitës ftoi qytetarët që t’i bashkohen të premten protestës, pasi sipas tij, ai tubim do të jetë për qytetarët dhe për kombin. “Rreziku i kartelit të drogës po kanoset në një përmasë të paparë, sepse qeveria e Ramës ka hapur dyert. Droga nuk është opsion, nuk është mundësi, por është shkatërrim. Sa më shumë drogë, aq më shumë mjerim”, - tha Basha. Më tej ai vijoi: “Thirrja jonë kryesore është një popull në këmbë për t’i thënë jo kartelit të drogës. E kemi nisur këtë betejë dhe jemi të vendosur, të bashkuar të rreshtohemi të premten para Kryeministrisë”. Basha ka sqaruar edhe një herë pozicionin e opozitës lidhur me qëllimin e protestës. “Nuk po kërkojmë të fitojmë pikë politike, as axhendë partiake, sepse kjo është një axhendë kombëtare. Opozita e ka pranuar të qenit opozitë deri në zgjedhjet e tjera. Ky nuk është një aksion partiak, por një aksion kombëtar. Ndaj duhet ta presim nyjën e narkotrafikut dhe të çojmë Edi Ramën në shtëpi”, - tha ai. Basha foli edhe për statusin e vendit kandidat. “PD-ja e ka mbështetur statusin me vepra dhe do të bëjë çdo gjë për të marrë statusin e vendit kandidat në muajin qershor”, - shtoi ai.

Basha: Është ora për të vepruar, të premten të gjithë në shesh “Largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeveria është prerja e nyjës gordiane ku lidhen interesat e kartelit të drogës, është imperativ për të çliruar të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nga kthetrat e pushtetit të drogës”. TIRANË Në mbledhjen e fillimjavës të grupit parlamentar demokrat, kryetari i opozitës, Lulzim Basha kërkoi nga gjithë strukturat dhe koordinatorët e PD-së që të angazhohen maksimalisht për zhvillimin e një proteste të madhe ditën e premte në orën 11:00 para Kryeministrisë. “…E kemi filluar të enjten e kaluar në Kuvend dhe në protestën e parë të hapjes, që do të pasohet me protestën e madhe mbarëpopullore të

ditës së premte para Kryeministrisë nën moton ‘Një popull në këmbë kundër drogës- Edi Rama, në shtëpi!’. Protesta popullore e ditës së premte do të jetë një ngjarje me peshë dhe rëndësi të veçantë për ecurinë e betejës që kemi nisur. Duke ju falënderuar të gjithëve për kontributin e dorës së parë që keni dhënë që prej fillimit, kërkoj sot nga secili prej jush, sikurse kërkoj nga gjithë strukturat dhe koordinatorët e PD-së, nga të zgjedhurit në detyrë dhe të zgjedhurit e rinj, maksimumin e përpjekjeve për të zhvilluar të premten në Tiranë një nga protestat më madhështoret që ka njohur demokracia. Qytet më qytet, lagje më lagje, fshat më fshat, derë më derë, kokë më kokë me njerëzit, për t’u thënë tonat pse jemi kaq të shqetësuar dhe pse kemi dalë me këtë zg jidhje, për të dëgjuar të tyret dhe për t’u përbashkuar në veprimin, për aksionin, për protestën sot, për zgjidhjen e këtij halli të madh që po plla-

“Vetëm narkotrafiku ka lulëzuar e lulëzon në qeverinë Rama-Meta. Ata që përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale janë gjithmonë një grusht njerëzish, të cilët kanë synime që përmes parave të pista të drogës të kapin infrastrukturën politike të vendit, të kapin shtetin dhe qeverisjen”.

kos vendin”, - tha Basha. Sipas tij, trafiku i drogës sot përbën kërcënimin më të madh. “Sondazhi më i fundit i Bankës së Shqipërisë konf i r m o n s it u at ë n g j it h nj ë n ë përkeqësim për ekonominë në krizë, konsumin në rënie, punësimin në rënie, varfërinë në rritje të shqiptarëve. Vetëm narkotrafiku ka lulëzuar e lulëzon në qeverinë Rama-Meta. Ata që përfitojnë nga kjo veprimtari kriminale janë gjithmonë një grusht njerëzish, të cilët kanë synime që përmes parave të pista të drogës të kapin infrastrukturën politike të vendit, të kapin shtetin dhe qeverisjen. Dhe ky është aspekti tjetër i realitetit të hidhur të vendeve që bien në kllapat e kartelit të drogës. Këtu vijmë tek përgjegjësia direkte e Edi Ramës dhe kupolës së tij. I kishin informacionet si ne, madje para nesh për avionët e drogës dhe i fshehën. Folën qytetarët kurajozë nga Divjaka, Bedati, Kardhiqi, Gjadri, Vranishti, Novosela, Akërnia e gjetkë

për avionët e drogës e drogën me avionë. Edi Rama zgjodhi përsëri mohimin, shpërfilljen, fshehjen…”, - tha ai. Duke u fokusuar sërish tek ngjarja në Divjakë dhe sasitë e shtuara të kapura në Itali, Gjermani dhe Greqi, Basha akuzoi kryeministrin “për nxitje dhe inkurajim të trafikut të lëndëve narkotike përmes fshehjes së të vërtetës”. “Largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij nga qeveria është prerja e nyjës gordiane ku lidhen interesat e kartelit të drogës, është imperativ për të çliruar të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nga kthetrat e pushtetit t ë d r o g ë s . Po p u l l i sh q ip t a r, qytetarët e këtij vendi nuk mund të pranojnë të bien nën sundimin e oligarkisë së drogës. Qytetarët e bashkuar janë më të fortë se gjithë narkotrafikantët. Thirrja jonë: Tani është ora për të vepruar…Të dalim të premten në protestën e thirrur nga opozita në Tiranë”, - tha ai. N.Perndoj

PD: Drogë shqiptare kudo në Europë, qeveria sulmon opozitën TIRANË Deklaratës së kryeministrit Edi Rama se qëndrimet e deritashme të opozitës kanë qenë gënjeshtra dhe dezinformime, Partia Demokratike i është përgjigjur me kilogramët e kapur të drogës në vendet fqinje, që niseshin nga Shqipëria. “691 kilogramë drogë u kapën sot në Selanik, që shkonte nga Shqipëria. Media italiane shkruan për 575 kilogramë drogë shqiptare të kapur në Bolzano. Media gjermane flet për 5.6 tonë drogë shqiptare të kapur

në rajonin e Bavarisë. Lajme çdo ditë tronditëse, dhe teksa qeveria organizon konkurse për brandin e ri për Shqipërinë, në fakt qeveria po e damkos vendin tonë me një brandim tejet të rëndë, me vulën e drogës. Qeveria, duke u vetëdenoncuar çdo ditë si pjesë e kartelit të drogës, nuk merr asnjë masë, nuk jep asnjë shpjegim, nuk mban asnjë përgjegjësi”, - tha dje deputetja e PD-së, Voltana Ademi. Sipas saj, e vetmja gjë që mazhoranca po

bën këto kohë është sulmi ndaj opozitës. “Çdo ditë kapen qindra e mijëra kilogramë drogë shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, dhe çdo ditë qeveria shqiptare sulmon opozitën. Kjo vetëm sa e rëndon më shumë pozitën e Kryeministrit. Sulmet ndaj opozitës janë përpëlitje instiktive të një kryeministri në krizë. Zgjidhja e vetme e krizës së madhe të drogës është largimi i kryeministrit një orë e më parë”,- tha ajo.

Qeveria, duke u vetëdenoncuar çdo ditë si pjesë e kartelit të drogës, nuk merr asnjë masë, nuk jep asnjë shpjegim, nuk mban asnjë përgjegjësi”,


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

7

Vrasja e biznesmenit, një i dyshuar ndalohet në Rinas Ndalohet në Rinas ndërsa tentonte të ikte në Itali një nga personat e dyshuar mbi vrasjen e biznesmenit të Fierit, Agron Ymeraj. Lajmi u bë i ditur për mediat nga burime të Policisë së Shtetit, të cilat thanë se Ildi Hoxha, 21 vjeç, banues në Fier, u ndalua nga oficerët e policisë së komisariatit të Rinasit, ndërsa po tentonte të fluturonte në drejtim të Italisë. Hoxha mësohet se ishte shpallur në kërkim policor nga

Drejtoria e Policisë së Fierit, si person që mendohet se ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes së biznesmenit. Gjithsesi, burimet thanë se ai nuk ka qenë zyrtarisht në hetim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit. Burimet e policisë thanë se 21- vjeçari ka qenë në listën e personave që mund të kishin dijeni mbi rrethanat e hetimit të vrasjes së biznesmenit Agron Ymeraj 51-vjeçar, ngjarje e ndodhur të premten në mëngjes në

qytetin e Fierit, kur persona ende të paidentifikuar e sulmuan nga pas pranë veturës së tij duke e qëlluar me kallashnikov. Ky i fundit mbeti i vdekur në vend, ndërsa policia u njoftua për krimin nga roja i parkingut. Dyshimet e policisë ishin se në krim ishin përfshirë dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk publikohen. Gjatë marrjes së tij në pyetje, 21-vjeçari Hoxha mësohet të ketë thënë se nuk kishte lidhje me vrasjen.

“Unë kam qenë në Fier, por shumë larg vendit të krimit”, - ka pohuar ai pas ndalimit në Rinas. Pavarësisht pretendimeve të tij, policia tha se ai është nën hetim për një krim tjetër, që është në proces verifikimi. Deri dje në mbrëmje vonë ai është mbajtur për t’u pyetur nga specialistët e hetimeve të krimeve të rënda të Policisë së Fierit, si dhe të specialistë të hetimit të krimeve të hapura.

Arrestohen “kokat” e tregtisë së tritolit

Zbulohet baza e C4 në Tiranë, kapet eksploziv sa për 50 atentate Operacioni tek Oxhaku/ Policia e Tiranës bllokon 10 kilogramë eksploziv C4 në Tiranë dhe arreston 5 persona të implikuar në shitjen e tij. Hetimet për këtë rrjet kanë filluar muaj më parë, kur atentatet me eksploziv u kthyen në makth për qytetarët Dashamir Biçaku

Policia ka shkatërruar dje një rrjet të trafikut të eksplozivit C4 në Tiranë, duke çuar në pranga 5 persona. Operacioni ka nisur në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet, ndërsa baza e eksplozivit ndodhej në një shtëpi pranë zonës së njohur si “Oxhaku”. Burime të policisë i thanë “MAPO”-s se fillimisht janë sekuestruar 10 kilogramë eksploziv C4, i pajisur me detonatorë. Por operacioni nuk ka përfunduar me kaq. Policia ka zbarkuar më pas në bazën e tritolit, ndërsa kontrolle janë ushtruar në shtëpitë e pesë të arrestuarve. Hetimet për këtë rrjet kanë filluar muaj më parë, kur policia e Tiranës ishte njoftuar për sasi eksplozivi, të gatshme për t’iu shitur kriminelëve. Për javë të tëra, të implikuarit janë mbajtur nën vëzhgimin e policisë, ndërsa mësohet se dorëzimi i eksplozivit është bërë në mënyrë të kontrolluar. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, që thanë se pas një hetimi disamujor u shkatërrua baza e eksplozivit në Tiranë. Burimet thanë se nga hetimi janë identifikuar disa persona të përfshirë në shitblerjen e mundshme të lëndës plasëse, e cila pritej të shitej në afërsi të rrugës “Sadik Petrela” nga një grup personash. Policia mësohet se ka ndërhyrë në momentin kur personat po kryenin shkëmbimin, duke kryer dorëzimin e mallit dhe marrjen e parave. Policia tha se

kishte arrestuar në kushtet e flagrancës 5 persona, emrat e të cilëve nuk jepen deri në përfundim të hetimit. Në polici janë shoqëruar edhe 12 persona të tjerë, të njohur apo të afërm të personave të implikuar. Menjëherë pas kapjes së eksplozivit, rreth 10 kg e ndarë në kallëpe 200-gramëshe, efektivët blu vijuan operacionin me kontrollet e së paku katër banesave. Në momentin e ndërhyrjes policia tha se kishte bllokuar një pjesë të lëndës shpërthyese, që dy persona po bëheshin gati ta shkëmbenin me dy të tjerë kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, që bashkë me eksplozivin u administruan në cilësinë e provës materiale. Pikërisht për këtë fakt burimet e policisë thanë se kishin bllokuar edhe një sasi parash që dyshohet se ishin paratë që do përdoreshin për blerjen e mallit. Pas bllokimit të lëndës plasëse, në vendin e takimit të shitësve dhe blerësve kanë nisur kontrollet e banesave të të dyshuarve. Në dy nga banesat e bllokuara, policia tha se kishte gjetur po ashtu lëndë eksplozive, por gjithashtu edhe sende e objekte të tjera të ndaluara që besohet se janë nën posedimin e të ndaluarve. Policia tha se ka identifikuar rrugën dhe linjën e ndjekur nga lënda eksplozive deri në mbërritjen e saj në Tiranë, përpara se ajo të mbërrinte në vendin e shkëmbimit. Hetuesit mbrëmë kanë marrë në pyetje personat e arrestuar mbi rrethanat e përfshirjes së tyre në këtë linjë të trafikimit dhe tranzitimit të lëndëve plasëse, ndërsa policia tha po ashtu se ishte duke pyetur edhe persona të tjerë që besohet se kanë dijeni mbi rrethanat e këtij rasti. Eksplozivi C4 është ndër më të rrezikshmit, i përdorur gjerësisht në disa atentate të muajve të fundit në vend. Sasia e bllokuar nga policia konsiderohet tejet e madhe, por të kihet parasysh se për një atentat vrastar nevojiten 200 gramë eksploziv C4.

Petrit Çakri, agjent i rremë i Antidrogës, policia e arreston Durrës Petit Çakri, ish-dëshmitar i procesit për vrasjen e Azem Hajdarit nuk heq dorë nga mashtrimet, krim për të cilin është dënuar edhe më parë. Këtë herë ai iu ka paraqitur oficerëve dhe efektivëve të Policisë Rrugore të Durrësit si agjent i Antidrogës dhe i Antiterrorit, ndërsa po udhëtonte me një mjet pa targa dhe pa patentë. Çakri është ndaluar dje në mesditë në qytetin e Durrësit, ku ai po udhëtonte me mjetin e tij me targa të falsifikuara dhe pa dokumente. Sipas burimeve të Policisë, Çakri u ka dhënë në moment efektivëve të policisë një palë dokumente false. Mes dokumenteve, ai kishte futur edhe një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe, me qëllim që ata të mos i bllokonin makinën. Kur efektivët kanë parë kartëmonedhën ia kanë kthyer mbrapsht, duke i kërkuar patentën si dhe dokumente të tjera identifikuese. Por sërish Çakri i ka rënë shkurt, duke nxjerrë dokumente me mbishkrime të policisë, të cilat sugjeronin se ai ishte agjent i antidrogës. Një prej dokumenteve që Çakri iu paraqiti policëve ishte në gjuhën angleze, ndërsa tjetri në gjuhën serbe. Kjo ka bërë që policët të dyshonin

edhe më tepër tek personi. Petrit Çakri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa sipas burimeve ai ka tentuar të bëjë disa veprime për t’iu mbushur mendjen policëve se duhet të lihej i lirë. Pavarësisht kësaj, ai është shoqëruar në polici dhe është ndaluar me disa akuza. Po kështu, kur policia ka verifikuar edhe dokumentacionin e mjetit të ofruar nga ky i fundit është konfirmuar se ato ishin false. Blutë thanë se pas kryerjes së veprimeve hetimore, Çakri u arrestua me akuzat e “korrupsionit aktiv”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “mbajtjes pa të drejtë të dokumenteve, simboleve, titujve, stemave dhe shtetërore”. Kjo nuk është hera e parë që Petrit Çakri bëhet objekt i policisë, ndërsa më parë ai është arrestuar për akuzat e mashtrimit, vjedhjes dhe ka vuajtur disa vite burg. Ndërkaq, gjatë kohës që vrasja e Azem Hajdarit ishte nën hetim, ai u vetofrua si dëshmitar në procesin hetimor duke dhënë detaje të rëndësishme për hetimin, por që ishin më tepër të rëndësishme në kuadrin e informacioneve sesa të fakteve dhe provave.

Thirrje për Ekspertë

(me kohë të pjesshme) “Reforma kushtetuese si garanci për shtetin e së drejtës” Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë / Soros, me synim krijimin e një koalicioni me bazë të gjerë aktorësh për të zhvilluar, formësuar dhe advokuar një reformë të qenësishme kushtetuese, e cila do të nxisë ndryshime transformuese, veçanërisht në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, paraqet thirrjen për ekspertë (me kohë të pjesshme). Kriteret që duhet të përmbushen nga kandidatët: • Diplomë universitare në Fakultetin e Drejtësisë, ose në Fakultetin e Shkencave Sociale- Departamenti i Shkencave Politike. Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë përfunduar kualifikimet e nivelit Master në fushën e së drejtës kushtetuese. • Minimumi 5 vjet eksperiencë profesionale. Prioritet do të kenë ata kandidatë që kanë kryer studime, apo botime në fushën e të drejtës kushtetuese. • Njohje shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze, të shkruar dhe të folur. Materialet që çdo aplikant duhet të paraqesë: • Curriculum Vitae: • Letërmotivim ku të parashtrohet përvoja në të drejtën kushtetuese. • Kopje elektronike të 2 punimeve më përfaqësuese të realizuara nga kandidati në të drejtën kushtetuese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes e-mailit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit të mësipërm: 22 maj 2014 Aplikimet mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike në adresën info@osfa.al ose të dorëzohen në adresën e mëposhtme të Fondacionit Soros në Tiranë: Rr. Qemal Stafa 120/2, Tiranë Tel: +355-42-235856, 42- 234621 Për më shumë informacion, lutemi të vizitoni faqen zyrtare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, www.soros.al


8

16.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Tërmeti 5.2 ballë Panik në Tiranë, rrezikohen dy pallate në Cërrik Lëkundje të forta tërmeti kanë shkaktuar panik në orët e para të mëngjesit të së hënës në disa qytete të vendit. Lëkundjet më të forta janë ndjerë në orën 3 të mëngjesit dhe sipas Institutit të Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën pranë Belshit. Fuqia e tronditjes së parë ka qenë 5.2 e shkallës Rihter, ndërsa tërmeti është shoqëruar nga disa lëkundje të tjera me shkallë më të ulët. Pas goditjes së parë ka patur edhe 7 goditje të tjera, më e larta deri në 4 e shkallës Rihter. Thellësia e goditjeve ishte nga 2 kilometër deri në 14 kilometra në këtë zonë dhe lëkundjet e forta janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. Në shumë zona banorët pas tërmetit të parë kanë dalë në panik nga banesat, duke qëndruar deri në mëngjes nëpër rrugë apo automjetet e tyre. Fatmirësisht nuk janë raportuar të dhëna për lëndime në njerëz, ndërsa ka shumë dëmtime ma-

teriale. Nga të dhënat e para nga Cërriku dhe Belshi, ku ka qenë dhe epiqendra e tërmetit, lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në disa banesa, pallate dhe në disa shkolla. Tri pallate në Cërrik dhe disa banesa në zonat periferike kanë pësuar çarje të mureve dhe rënie të tavaneve. Dy nga pallatet besohet se janë dëmtuar shumë rëndë dhe janë të pabanueshme. Ekspertët e Emergjencave Civile i kanë kërkuar Bashkisë së Cërrikut nxjerrjen e të gjithë banorëve jashtë banesave të tyre, për shkak se pallatet janë të rrezikshme dhe mund të shemben në çdo moment. Bëhet fjalë për dhjetëra familje tashmë të pastreha. Emergjencat civile po japin ndihmën e tyre, ndërsa i është kërkuar Bashkisë së Cërrikut gjetja e një strehimi alternativ, ndërkohë që dy pallatet e dëmtuara do bllokohen. Në një intervistë për “Ora News”, kryetari i Bash-

kisë së Cërrikut, Servet Duzha tha se “Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës, ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje, por ka pasur çarje. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë, apo jo.” Ndërkohë në fshatrat Hysgjokaj dhe Algjinaj të Lushnjes janë të paktën 20 banesa të dëmtuara dhe një e rrafshuar plotësisht. Në Bashkinë e Belshit autoritetet kanë mbyllur shkollën e mesme, e cila ka pësuar dëme serioze. Një shtab emergjence i ngritur sot në Prefekturën e Elbasanit po bën verifikimet dhe evidentimet e plota të dëmeve të shkaktuara. Ndërsa disa media italiane kanë raportuar për tërmetin në Shqipëri, duke shtuar se ai është ndjerë edhe në brigjet e Brindizit. Sipas tyre, janë marrë raportime për lëkundje në gadishullin Salento në krahinat e Brindizit dhe Leçes.

Patos, 51-vjeçari vret gruan e më pas veten me armë gjahu Bashkëshorti 51- vjeçar ka ekzekutuar fillimisht me çifte bashkëshorten e tij, Arta Yzeiraj, ndërsa disa minuta më pas, me të njëjtën armë ai ka qëlluar mbi veten duke mbetur i vdekur në vend. Një çift që jetonte i vetëm në një fshat të Patosit, Fier, ka mbetur i vdekur sot pas një vrasjeje dhe më pas vetëvrasjeje të njërit prej viktimave, 51-vjeçari Jashar Yzeiraj. Krimi brenda familjes që ka shokuar dje në mesditë fshatin Dukas të Patosit mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, megjithëse policia nuk ka zbardhur akoma rrethanat e ngjarjes. Bashkëshorti 51- vjeçar ka ekzekutuar fillimisht me çifte bashkëshorten e tij, Arta Yzeiraj, ndërsa disa minuta më pas, me të njëjtën armë ai ka qëlluar mbi veten duke mbetur i vdekur në vend. Top-Channel raporton se autori i krimit kishte kryer një telefonatë me prindërit e tij pasi kishte vrarë bashkëshorten. Gjatë kësaj telefonate ai u kishte treguar atyre se kishte vrarë gruan me armën e gjahut dhe se do të vriste dhe veten. Policia ka vajtur në vendngjarje e lajmëruar nga banorët e fshatit, duke rrethuar shtëpinë si zonë krimi. Ajo nuk ka dhënë ako-

ma një pistë për ngjarjen, ndërsa dëshmitarë të vetëm të kësaj vrasjeje të dyfishtë kanë qenë vetëm viktimat. Burrë e grua jetonin të vetëm në shtëpinë e tyre prej vitesh, ndërsa dy fëmijët e tyre ishin martuar dhe jetonin larg tyre. Mësohet se ata kishin një djalë, i cili kishte emigruar në Itali, ku dhe jetonte prej vitesh, dhe një vajzë, që ishte martuar dhe jetonte në qytetin e Vlorës. Të tronditur nga ngjarja e rëndë, disa banorë të fshatit që i njihnin mirë bashkëshortët Yzeiraj, thanë se ata ishin një çift i qetë dhe nuk kishin dijeni që të kishin probleme të tilla, të cilat mund të justifikonin atë që ndodhi të hënën. Sipas tyre, çifti nuk kishte shfaqur më parë probleme komunikimi mes tyre dhe ishin dukur të qetë vetëm pak orë para se të ndodhte ngjarja. Siç raporton tv “Ora News”, të afërm të çiftit janë shprehur të tronditur pasi pak kohë para se të kryente krimin, 51-vjeçarin e kishin takuar dhe ai u ishte dukur i qetë. Policia, e cila po punon për të zbardhur misterin e ngjarjes, bëri të mundur tërheqjen e trupave të viktimave për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekoligjore. Krimi i së hënës në Patos ndodhi vetëm pak ditë pas një tjetër krimi të ngjashëm të ndodhur në Mirditë, jehona e makabritetit të të cilit është akoma e freskët në qytetin verior. Më 8 maj, në Mirditë 47-vjeçari Mark

shkurt Ndjekje penale ndaj gruas, dhunonte ish-burrin me sms

Gjatë një telefonate ai u kishte treguar prindërve të tij se kishte vrarë gruan me armën e gjahut dhe se do të vriste dhe veten.

Biba ka marrë një thikë buke dhe i ka prerë fytin gruas së tij, Gjylestina Biba, çka i ka sjellë vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas viktimës i ka prerë edhe veshët. Para se ti jepte fund jetës së tij duke u vetëvarur me një çarçaf në një pemë pranë stanit, ku masakroi bashkëshorten, Marku kishte lënë një letër ku sqaronte dhe arsyet që e çuan në këtë krim të dyfishtë.

I arrestuari për vrasjen e të riut:

Pranova krimin, por vrasjen e kreu shoku im Shkodër - Gjykata e Shkodrës është vënë sot në dilemë para dëshmisë së 17-vjeçarit të akuzuar si vrasës i 24- vjeçarit Altin Koçeku disa ditë më parë. Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar para togave blu të policisë, i mituri ka thënë para gjykatës se e ka marrë përsipër autorësinë e krimit i nxitur nga miku i tij më i rritur. I akuzuari për vrasjen, Alban Lulashi, vetëm 17 vjeç, tha para togave të zeza se nuk kishte qëlluar ai mbi viktimën, por njëri nga miqtë e tij të pranishëm në vendin e ngjarjes. Dëshmia e të riut në gjykatë: “Krimin e mora përsipër pasi ma kërkoi Palush Demaj, duke më thënë: “ti merr autorësinë, pasi je i mitur dhe unë të marr gjakun”. Kon-

flikti ka qenë mes Palushit dhe shtetasit I.D, i cili më ka kërcënuar në telefon dhe për këtë gjë unë kam lajmëruar familjarët dhe shokët. Pasi më ka kërcënuar, më ka kërkuar të takohemi dhe e kemi lënë takimin në fshatin Hot. Aty, shtetasi I.D ka qëlluar në ajër për të trembur shokët e mi, Palush Demajn dhe Alfred Rasën. Në kundërpërgjigje, shoku im Palush Demaj ka marrë automatikun që ishte poshtë banakut të lokalit dhe ka qëlluar drejt makinës. Ne nuk e kemi ditur se në makinë ishte shtetasi Altin Koçeku që mbeti i vrarë. Më pas jemi larguar të gjithë bashkë, ku kemi fshehur edhe armën e krimit në zonën e Zallit të Kirit”. Në pretencën e tij, prokurori kërkoi masën “arrest me burg”

për 17-vjeçarin, pavarësisht ndryshimit të dëshmisë nga ana e tij. Gjithashtu, gjykata dha masën e “arrest me burg”, megjithëse duket se hetimet do të futen në një tjetër spirale pas dëshmisë së të miturit. Avokati i Lulashit kërkoi për të arrest shtëpie me arsyetimin se është i mitur dhe se ka vepruar në kushte vetëmbrojtjeje, por gjykata e hodhi poshtë kërkesën. Vrasja ndodhi më 15 maj, në fshatin Hot i Ri, ku 24-vjeçari Altin Koçeku u ekzekutua me kallashnikov pas një konflikti të çastit me bashkëmoshatarin e tij. Viktima u qëllua me breshëri kallashnikovi e për pasojë ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë.

Rastet e dhunës në familje jo gjithmonë kanë për viktima gratë. Një hetim i nisur nga Prokuroria e rrethit të Lezhës ka në objektiv një grua të re, e cila akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortit të saj. 39-vjeçarja Flora Gj., banuese në Ishull-Shëngjin të Lezhës, është vënë në ndjekje penale pasi akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe e telefonata bashkëshortin e saj. Mësohet se ndaj saj ka nisur procedimi penal, pasi është denoncuar nga bashkëshorti i saj, Gj.Gj., 46 vjeç. Historia e dhunës mes çiftit në fjalë është e gjatë, sepse paditësi ishte dënuar më herët për dhunë në familje 6 muaj më parë, pasi ishte denoncuar nga bashkëshortja 39-vjeçare. Madje gruaja kishte përfituar edhe urdhrin e mbrojtjes nga bashkëshorti, ndërsa sot gjendet e akuzuar për të njëjtën vepër penale. Gjatë kësaj kohe dyshohet se gruaja dhe të afërmit e saj e kanë kërcënuar 46-vjeçarin nëpërmjet telefonatave e SMS-ve.

Ilaçet e spitalit i shiste në farmaci, pranga infermierit Kavajë - Një rast korrupsioni i pastër është zbuluar nga blutë e qytetit të Kavajës, e cila ka bërë të mundur vënien në pranga të një infermieri të spitalit të qytetit. Infermieri 53-vjeçar Ylli Sinani, është arrestuar të hënën në spitalin e qytetit të Kavajës për vjedhjen e barnave të të sëmurëve. Policia e këtij qyteti bën të ditur se seksioni i Krimit Ekonomik në Komisariatin e Kavajës ka zhvilluar një operacion të koduar “Fizioterapisti”, duke bërë arrestimin në flagrancë të Ylli Islam Sinanit, banor i Kavajës, i punësuar infermier fizioterapist. Sipas të dhënave paraprake mendohet se infermieri ka abuzuar në vazhdimësi me detyrën duke nxjerrë kontrabandë barnat spitalore, që janë falas për pacientët, për t’i tregtuar ato me çmime tregu në disa farmaci në Kavajë.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

20.05.2014

9

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj konfirmoi dje angazhimin për një reformë të gjerë të shërbimeve sociale, sidomos të atyre që lidhen mbrojtjen e fëmijëve

Apeli i Veliajt për qytetarët: Jo para cash për fëmijët e rrugës! Mënyrat sipas të cilave trajtohen fëmijët e rrugës do të rishikohen. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj konfirmoi dje angazhimin për një reformë të gjerë të shërbimeve sociale, sidomos të atyre që lidhen mbrojtjen e fëmijëve. Ai theksoi se pjesë e reformës së shërbimeve sociale është edhe lëvizja me hapa të shpejta për deinstitucionalizimin e sistemit rezidencial të përkujdesit të fëmijëve. Sipas tij, institucionalizimi duhet të jetë alternativa e fundit dhe jo e para dhe se kjo reformë duhet të përkthehet në një sistem të shërbimeve të kujdesit social, të cilat në radhë të parë u shërbejnë atyre që janë në situata të vështira, të përjashtu-

arve, më të varfërve. Ai lëshoi edhe një apel të për gjithë ata qytetarë të cilët ndihmojnë fëmijët që lypin në rrugë duke u dhënë para. “Sipas studimeve, një fëmijë në situatë rruge gjeneron deri në 100 mijë lekë të ardhura në ditë për tutorin e vet. Nëse mendoni se duke dhënë para kesh jeni duke ndihmuar fëmijën që ju afrohet tek dritarja e makinës, gaboheni! Në fakt, jeni duke ndihmuar personin që po e abuzon, e përdor ose po e trafikon atë fëmijë. Ndaj, apeli im për të gjithë qytetarët sot është: nëse doni t’i ndihmoni këta fëmijë, mund ta bëni pranë kishës ose xhamisë suaj, apo pranë Shërbimit Social Shtetëror, duke dhuruar të mira materiale, ush-

qime ose veshmbathje, por jo para, të cilat nuk i përfiton ai që lyp, por tutori i cili detyron një fëmijë të lypë”, - deklaroi z. Veliaj. Nga ana tjetër, ministri Veliaj tha se që në ditët e para të marrjes së detyrës, trajtimi i fenomenit të fëmijëve në situatë rruge ishte ndër përparësitë absolute që ekipi i MMSR-së i vuri vetes, por kompleksiteti i çështjes kërkonte më shumë kohë. “MMSR e shikon forcimin e familjes si politikën më të efektshme sociale në vend. Për këtë qëllim, kemi ndërmarrë një rishikim të plotë të politikave dhe programeve tona sociale, duke u përpjekur që të sigurojmë impaktin maksimal të tyre në arritjen e këtij qëllimi”, - tha ai.

“Jiangxi”, gjiganti kinez i bakrit merr minierat shqiptare Kompania kineze, “Jiangxi Koper” nëpërmjet blerjes së 50 % të aksioneve të kompanisë turke ‘Beralb” që ka me koncesion vendburimet e bakrit, hyn në tregun shqiptar. Ja rezervat shqiptare të bakrit Gjiganti kinez i bakrit “Jiangxi Koper” do të operojë në gati të gjitha vendburimet e bakrit në vendin tonë, pasi ka blerë 50 për qind të aksioneve të kompanisë turke “Beralb”, që ka me koncesion shfrytëzimin e metalit në Shqipëri. Burimet nga Ministria e Energjetikës kanë pohuar për mediat se kompania kineze ka blerë në Turqi 50 për qind të aksioneve të “Nesco Metal”, e cila ka në pronësi 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “Beralb”. Kjo e fundit ka me koncesion nga qeveria shqiptare vendburimet më të rëndësishme të bakrit në Shqipëri, si minierën e Munellës, Lakroshit, Karmës, por edhe Fabrikën e Pasurimit në Fushë-Arrëz. Kush janë kinezët

“Jiangxi” është prodhuesi më i madh i bakrit në Kinë dhe kompania e dytë më e madhe në botë në këtë fushë. Operacionet e saj përfshijnë minierat të bakrit, bluarje, shkrirje dhe rafinim. Jiangxi prodhon 340 000 ton bakër në vit nga minierat e saj. Kompania kineze është gjithashtu e angazhuar në prodhimin, përpunimin dhe shitjen e bakrit, shufrave dhe telave të bakrit dhe produkteve të tjera të ng jashme. Por kompania gjithashtu ofron metale të çmuara, të tilla si ari dhe argjendi, produkte kimike të tilla si, acidi sulfurik, squfuri, të cilat koncentrohen, si dhe metale rralla të tilla si: molibden, selen, renium, telur dhe bismut. “Jiangxi Koper” është përfshirë gjithashtu në

eksplorimin dhe shfr ytëzimin e bakrit, arit, argjendit, plumbit e zinkut, si dhe në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo “Copper” shpërndan produktet e saj në tregjet e brendshme dhe eksporton në Hong Kong, Tajvan, Australi dhe Tajlandë etj. Rezervat e bakrit

Nga viti 2005 deri në vitin 2013, çmimi i shitjes së bakrit për eksport ka pësuar luhatje të vazhdueshme. Sipas përllogaritjeve të Open Data Albania, çmimi i bakrit në vitin 2013 është reduktuar në më shumë se 6% kundrejt vitit 2012. Bakri renditet sot ndër mineralet m ë t ë ç mu a r a q ë eksportohet nga Shqipëria. Ai nxirret në zonën e Fushë-Arrëzit dhe përpunohet në formën e koncentratit të bakrit në fabrikën e kësaj zone që administrohet nga kompania turke “Beralb”. Në total, në Shqipëri nxirren në vit rreth 300 mijë ton bakër, i cili më pas përpunohet si koncentrat për t’u eksportuar. Sip a s t ë d h ë n ave t ë au t o r it e t it doganor, kompanitë blerëse të bakrit të eksportuar deklarojnë destinacione fillestare si Itali, Bullgari, Greqi etj., por kryesisht këto nuk janë tregjet përfundimtare, por segmente tranzit për një treg final si Kina. Gjatë periudhës së socializmit, ekonomia ka pasur një industri me kapacitete domethënëse të përpunimit të bakrit në vend. Rezervat kombëtare minerare të bakrit përllogariten të jenë 32 milionë tonë. Kjo sasi rezervash gjendet në pesëdhjetë depozita apo miniera të ndryshme ekzistuese. Më konkretisht depozitat e njohura sot të bakrit ndodhen në zonën e Korçës, Mirditës, Pukës, Shkodrës, Kukësit dhe në zonën e Hasit. Vetëm në zonën e Munellës rrethi i Pukës janë rreth tetë milionë tonë të rezervave të njohura të bakrit. Mirdita dhe Puka kanë potencialin më të madh bazuar në sasinë e prodhimit dhe numrin e minierave të bakrit.

Bakri renditet sot ndër mineralet më të çmuara që eksportohet nga Shqipëria. Ai nxirret në zonën e Fushë-Arrëzit dhe përpunohet në formën e koncentratit të bakrit në fabrikën e kësaj zone që administrohet nga kompania turke “Beralb”

BSH: Shëndeti financiar i bankave është përmirësuar Shëndeti financiar i sistemit bankar u përmirësua në gjysmën e dytë të vitit 2013. Indeksi i fortësisë financiare, tregues që llogaritet me bazë gjashtëmujore nga Banka e Shqipërisë, u rrit në nivelin 92.5, nga 87.3 që kishte qenë një vit më parë. Ky indeks përbëhet nga treguesit kryesorë të shëndetit financiar të bankave, si cilësia e aktiveve, gjendja e likuiditetit, përfitueshmëria, kapitalizimi dhe rreziqet e kursit të këmbimit dhe normës së interesit. Për gjysmën e dytë të vitit 2013, pothuajse të gjithë përbërësit e indeksit të fortësisë financiare kanë kontribuar pozitivisht në ecurinë e tij. Rritja e indeksit ka ardhur sidomos falë për-

Coca-Cola 20 vjet në Shqipëri Brandi shqiptar i “Coca-Cola” mbushi dje 20 vjet aktivitet në Shqipëri. Më 19 maj 1994, kur CCBS hapi dyert dhe u prodhua shishja e parë ‘Coca-Cola’, ajo përfaqësonte investimin e parë të huaj në Shqipëri pas afro 50 vitesh izolim. Sot kompania ka mbi 300 punonjës të drejtpërdrejtë dhe mbi 1500 jo të drejtpërdrejtë, si dhe një rrjet të shkëlqyer agjentësh shitjesh. Kompania ka ngritur një bi-

znes të klasit botëror, që ka përjetuar zgjerim dhe rritje të qëndrueshme dhe ka plane ambicioze për të ardhmen e saj. Në vitin 2013, performanca e kompanisë kapërceu të gjithë parametrat e vitit të mëparshëm, duke siguruar 22 milionë euro në turnover, një rritje prej 3.9% në volum, si dhe një rritje prej 42% në të ardhura neto. Kur “Coca-Cola” arriti në Shqipëri në vitin 1994, ajo kishte një fabrikë 12 milionë dol-

larëshe, të ndërtuar në 83 ditë, dhe 20 punonjës. Në këtë 20-vjetor, investimet në total kanë kapërcyer 50 milionë dollarë. Duke u përqendruar pa pushim tek novacioni dhe tek ekzekutimi i përsosur i planeve komerciale, kompania shkëlqen edhe në prezantimin e produkteve të reja. Një prej projekteve më të fundit, “Projekti 100%” synon të sigurojë mbulimin 100% të tregut shqiptar.

mirësimit të ndjeshëm të rezultatit financiar, por edhe falë shëndoshjes së kapitalizimit. Për vitin 2013, sistemi bankar arriti një fitim mjaft të lartë, në vlerën e 6.5 miliardë lekëve, kryesisht falë një përmirësimi në muajt e fundit, përfshi edhe pastrimin e një sasie të konsiderueshme të kredive me probleme, duke i shitur ato te shoqëri të specializuara. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit arriti në 18%, çka përfaqëson nivelin më të lartë në më shumë se shtatë vjet. Ky tregues është përmirësuar falë rritjes së fitimeve, injektimit të kapitalit shtesë nga aksionerët por edhe falë rënies së kredisë, që ka ulur vlerën e aktiveve në rrezik.

Shpallje ankandi Zyra Përmbarimore Kurmaku shpall për shitje në ankand: 1. Pasurinë "Truall+Ndërtesë", regjistruar në ZVRPP Elbasan, me nr. pasurie 7/226, vol 24, faqe 134, me sip. trualli 100 m2, sip ndërtimi 100 m2, ZK 8521, pasuri e ndodhur në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, në pronësi të shtetasve Llambri e Adriana Risto. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të BKT. Ankandi zhvillohet ditën e mërkurë më dt. 03.06.2014, ora 16.oo me çmimin fillestar 4,480,000 (katermilionekaterqindetetedhjetemije) leke.


10 20.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama


Intervistë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

11

“Ka shumë njerëz në këtë rrjet që e ushqejnë këtë sistem dhe mafia shqiptare është unike, mafia shqiptare është e përfshirë në marrjen e drogës direkt nga burimi, si Kirgistani, Afganistani, deri në destinacionin përfundimtar. Është një biznes shumë fitimprurës”

Drew Sullivan: Shqipëria, si Çikago në vitet ’30, prokurori speciale kundër mafias Gazetari investigativ, i njohur në Ballkan dhe SHBA, e cilëson Shqipërinë si parajsë për pastrimin e parave të mafias. Kush janë familjet mafioze në Ballkan dhe një shembull me Al Kaponen, për të treguar se si mund të luftohet krimi i organizuar Intervistoi: Rudina Xhunga Drew Sullivan, kryeredaktor i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe emër i njohur i gazetarisë investigative në Amerikë dhe Ballkan, flet për krimin e organizuar, mafian dhe pastrimin e parave. Në një intervistë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, Sullivan e krahason Shqipërinë dhe Ballkanin e sotëm me Çikagon e kohës së Al Kapones, ndërsa sugjeron masa të ngjashme si atje për të luftuar krimin e organizuar. Si shkuat ju te gazetaria, kur nuk i përkisnit asaj? Në fakt, unë kam qenë inxhinier hapësinor dhe kam punuar për një projekt të veçantë për një kompani ndërkombëtare. Por gjithmonë më kanë pëlqyer shumë gazetat dhe më ka pëlqyer gjithmonë të lexoja shkrime për çfarë ndodhte. Kështu fillova të merrja mësime natën në Los Angelos dhe kam njohur shumë gazetarë investigativë, me të cilët kam folur se si hetohet, si gjendet informacioni që askush tjetër nuk mund ta gjejë, dhe mund të them se thjesht rashë në dashuri me artin e gjetjes së të vërtetës. Gazetari ishte si personazhi i Sherlock Holmes, i gatshëm të gjente informacione për gjithçka. Kështu që rashë në dashuri me këtë profesion. Studiova për master në gazetari dhe fillova të punoj për një gazetë, e cila punonte për analizimin e të dhënave për raportime investigative. Më vonë fillova të punoj në Tennessee, duke mbuluar pjesën se çfarë ndodhte në qytetin ku jetoja. Më pas iu ktheva gazetarisë investigative dhe punova për 10 vjet si gazetar investigativ në Shtetet e Bashkuara. Më pas erdha për dy javë në Bosnje për një projekt. E keni parasysh, shkrimet në Ballkan janë kryesisht për jetën dhe vdekjen, ndërsa shkrimet në Amerikë janë për cilësinë e jetës. Kështu që shkrimet këtu m’u dukën kaq interesante saqë qëndrova. Erdha për dy javë dhe u bënë 14 vjet tashmë duke jetuar aty, duke punuar për këtë profesion dhe është diçka që e shijoj shumë. Ju keni gazetarë shqiptarë në organizatën dhe projektet tuaja? Kemi pasur në të kaluarën gazetarë shqiptarë, por nuk ka funksionuar dhe nuk e di pse. Në fakt duhet të them që nuk kemi pasur mjaftueshëm, por gazetarët shqiptarë nuk janë aq të pranishëm në takimet ndërkombëtare apo rrjetet ndërkombëtare aq sa janë gazetarët e tjerë. Nuk e di pse ndodh kjo. Duket sikur gazetarët shqiptarë nuk duan të përfshihen si gazetarët e tjerë të rajonit. Ka disa, por nuk ka mjaftueshëm, pasi duhen duzina gazetarësh që të punojnë në mënyrë sistematike me kolegët e tyre në vende të tjera. Dhe ndalojmë në Shqipëri. Çfarë informacionesh keni për mafian shqiptare? Mafia shqiptare është një ndër aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Nuk operon gjithmonë brenda për brenda Shqipërisë, kryesisht operon jashtë Shqipërisë, dhe megjithëse paraja shpeshherë pastrohet ose investohet në Shqipëri, ku shihen shumë ndërtesa të mira këtu në Shqipëri, mafia shqiptare është shumë aktive në nivel ndërkombëtar. Ndërsa në rajon, ka disa grupe të caktuara dhe një prej tyre është mafia kosovare. Janë rreth pesë familje që operojnë së bashku, ndoshta më saktë dy grupe, që janë vëllezërit Osmani, të cilët operojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, Naser Kelmendi gjithashtu, besoj që shumë ia kanë dëgjuar emrin. Ai është i arrestuar dhe besoj se do të akuzohet shumë shpejt. Por siç ndodh shpesh, rrjeti gjithsesi vazhdon sepse mafia shqiptare e ka aftësinë që të vazhdojë aktivitetin e saj edhe nëse humbet drejtuesit e saj. Ajo çfarë dimë për mafien shqiptare është se ka aftësi shumë të mira për t’u lidhur me diasporën shqiptare në botë. Mafia shqiptare është shumë e lidhur me Italinë, me atë çfarë ndodh në Belgjikë, Londër dhe vendet e tjera. Në fakt, edhe policia e pranon se është mafia shqiptare ajo që kontrollon prostitucionin, drogën, shfrytëzimin e njerëzve, vrasjet në vende si Londra, Belgjika etj. Madje, mafia shqiptare ka mënjanuar edhe shumë grupe të tjera mafioze në Londër. Nuk po them që kontrollon të gjithë tregun, por një pjesë të madhe të tregut të këtyre krimeve. Ka shumë njerëz në këtë rrjet që e ushqejnë këtë sistem dhe mafia shqiptare është unike, ma-

fia shqiptare është e përfshirë në marrjen e drogës direkt nga burimi si Kirgistani, Afganistani, deri në destinacionin përfundimtar. Është një biznes shumë fitimprurës. Mund të blesh një kilogramë heroinë në Afganistan për rreth 800 dollarë dhe çmimi rritet pastaj deri në 2 mijë apo 3 mijë dollarë, ndoshta edhe më shumë. Kështu që mendoni, është një fitim shumë i madh nga trafikimi i drogës. Mafia shqiptare është shumë efikase dhe janë duke gjetur vende të ndryshme të Evropës, ku kanë rrugët e tyre të shpërndarjes. Sigurisht që ju nuk mund ta shihni këtë në Shqipëri, por po të shohësh se sa shqiptarë punojnë jashtë shtetit, sa pará dërgojnë ata në Shqipëri, atëherë do shihni që është një shumë substanciale dhe kjo është një nga arsyet, pse shumë shqiptarë mund të jenë indiferentë ndaj mafies, madje mund ta shohin edhe si diçka pozitive për vendin. Po të shihni, për shembull, shumë shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës, janë në burgje. Prandaj është shumë e kuptueshme që mafia shqiptare është një forcë e konsiderueshme. Po të doni mund t’ju përshkruaj pak edhe strukturën e mafies shqiptare dhe çfarë i bën ata kaq të fuqishëm. Po, patjetër. Në Shqipëri njerëzit i njohin pjesëzat që ju përmendni, por të shpërndara, pa bërë, ose dashur të bëjnë dot mozaikun. Atëherë, unë po ju tregoj sesi funksionon i gjithë cikli i mafies. Çfarë i duhet një grupi mafioz? I duhen disa gjëra. U duhet diçka nga e cila të përfitojnë, u duhet një vend ku të jenë të sigurt, dhe u duhet një vend për t’i pastruar paratë e tyre, nga pará të paligjshme në pará të ligjshme. Ajo çfarë shihet zakonisht është përfshirje e mafies në trafikimin e drogës, i fitojnë paratë jashtë dhe i investojnë në Shqipëri, pasi e dinë që këtu ka shumë pak gjasa që t’i arrestojë dikush, apo që dikush t’i konfiskojë paratë e tyre. Po ta bësh këtë gjë në Londër, Shtetet e Bashkuara apo Evropë, ka ligje shumë të mira konfiskimi dhe politika shumë të mira. Pra, atje është shumë e vështirë. Domethënë, paratë e tyre janë këtu. Po, pjesa më e madhe e parave vijnë këtu. Sigurisht, jo të gjitha sepse ato edhe i qarkullojnë në vende të ndryshme të botës për të mbajtur rrjetet e tyre por zakonisht paratë i investojnë në vendin e tyre, pasi ky është vendi që njohin më mirë, ku kanë dashur gjithmonë të kenë një hotel të mirë në Tiranë, apo një vilë shumë të bukur në Vlorë. Pran-

daj, shihet dhe është e dukshme që këto pará kthehen, pasi pastrohen sigurisht dhe këto pará mjaftojnë për gjithë jetën. Atëherë, atë çfarë duhet të shohë publiku shqiptar është se Shqipëria është bërë si një vend i sigurt, si një parajsë e sigurt për mafiozët duke i dhënë pará policisë apo duke u bërë të paprekshëm, duke investuar shumë në partitë politike, duke investuar shumë në polici, duke investuar shumë në kompani private sigurimi, të cilat marrin në punë shpeshherë ish- policë. Ky është një problem shumë i madh sepse influencon shumë në politikën e vendit, i bën gjërat më të vështira për të zbatuar ligjin. Kur ke biznese me miliarda para, politikanët i shohin këto pará si mundësi, madje iu sulen atyre, për të mbajtur partitë e tyre politike. Në Serbi sigurisht që ndodh e njëjta gjë, por paratë pastrohen përmes oligarkëve që jetojnë aty. Miroslav Mishkoviç, për shembull, është akuzuar tani për pastrim parash por ai ka një dekadë të tërë që e bën këtë gjë, përpara ka pasur pastrim parash për Sllobodan Milosheviç. Nga njëra anë kemi paratë, dhe nga ana tjetër kemi drogën, dhe pikërisht aty ku janë paratë, është edhe rreziku. Sigurisht që droga është një biznes shumë fitimprurës, janë miliarda e miliarda dollarë që vijnë në këtë rajon dhe një pjesë e mirë e tyre shkon në investime të ligjshme, një pjesë në investime të paligjshme dhe një pjesë në politikë. Ky është sistemi i ngritur në vite, prej të cilit vështirë se del dot. A kanë lidhje me njëri-tjetrin emrat e rëndësishëm të krimit të organizuar në rajon? Për shembull, a kanë ata takime mes tyre? A kanë marrëveshje, marrëdhënie, ndarje territoresh? Absolutisht që po. Si gazetar, unë njoh çdo gazetar në të gjithë rajonin që punon në profilin tim. Mafiozet sigurisht që e njohin njeri-tjetrin në vendin e tyre. Figurat e krimit të organizuar bashkëpunojnë me njeri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Ne dimë, sipas burimeve tona, që në vitin 2007 ka pasur një takim rajonal të figurave të krimit të organizuar ku kanë qenë vëllezërit Osmani, Naser Kelmendi, një mafioz nga Mali i Zi dhe ndoshta emra që mund të mos i keni dëgjuar kurrë, por që janë lordë të nivelit të lartë, njerëz të cilët ndoshta nuk e prekin kurrë me dorën e vet drogën, por që jetojnë si biznesmenë shumë të pasur dhe që janë në të vërtetë të përfshirë në trafikun e drogës. Pra, të

gjithë janë takuar në vitin 2007 dhe bënë një lloj marrëveshje, të themi, për trafikimin e drogës në rajon dhe bashkëpunimin mes tyre. Ata krijuan një sistem shumë të mirë, një sistem që ende vazhdon të funksionojë dhe që tregon se vazhdojnë të komunikojnë me njeri-tjetrin. Ajo çfarë vendosën është se cila drogë shkon në cilin vend të Evropës. Sigurisht që ky lloj bashkëpunimi i ka bërë fitimprurës gjithë sistemin, po bëjnë shumë pará dhe po të bëjmë një krahasim me Meksikën, për shembull, po ta marrim për frymë, ndoshta kemi po aq drogë në këtë rajon, aq sa ka edhe në Meksikë. Por nuk ka të njëjtën dhunë... Ka të njëjtat probleme, thjesht nuk i dimë. Në Meksikë kanë dalë problemet pikërisht për shkak të dhunës, ndërsa këtu nuk kanë dalë tamam. Më lër të jap një shembull. Në Meksikë, shuma e parave të harxhuara nga qeveria është 10 me 1, që do të thotë se rrjeti i drogës mbulon 1 të 10-ën e shpenzimeve të qeverisë. Madje, qeveria meksikane nuk kontrollon një pjesë të madhe të Meksikës. Pjesën më të madhe të Meksikës e kontrollojnë pikërisht trafikantët e drogës. Tani, po të shohim Ballkanin, ky raport në Malin e Zi, për shembull, është 1 me 1 pra, qeveria malazeze bën po aq pará sa bëjnë edhe trafikantët e drogës. Domethënë, në Meksikë ishte 10 me 1, ndërsa në Mal të Zi, 1 me 1. Në Kosovë është një situatë shumë e ngjashme. Ndoshta raporti është 10 me 1 ose 5 me 1, Serbia është 10 me 1, Bosnja është 20 me 1. Dhe nëse gazetarët e bëjnë, është drejtësia që nuk e vazhdon... Shqipëria e ka këtë problem siç e kanë edhe vende të tjera të rajonit. Figurat e krimit të organizuar shpesh herë nuk ndiqen penalisht, derisa të bëhen armiq të qeverisë pra, shumica e ndjekjeve penale është mbi baza politike dhe prandaj nuk para ndodh që të akuzohen politikanët ose edhe nëse bëhet, nuk bëhet në mënyrë efikase. Për shembull, në Bosnje nga 26 politikanë të korruptuar ka ndodhur një akuzim i një personi madje, personi që u akuzua, iu tregua një natë përpara, që do akuzohej dhe ai u largua nga vendi. Situata këtu më kujton sigurisht situatën në Amerikën e viteve 1930, ku ishte një situatë ku Al Kapone ishte duke bërë shumë para nga pijet alkoolike të paligjshme, sepse këto ishin aktivitetet kriminale në atë kohë, dhe ai kishte bërë kaq shumë para sa kishte mundësi të korruptonte politikanë që i ofronin mbrojtje dhe sigurisht, bordero policësh, gjyqtarësh dhe çdo tendencë për të arrestuar atë apo bandën e tij ishte pothuajse e pamundur. Prandaj ishte një situatë shumë e vështirë, që zgjati për shumë vite në Çikago dhe kjo ngjason me çfarë po ndodh në shumë vende këtu në Ballkan madje këtu është edhe më keq situata se ç’ka qenë në Çikagon e viteve 1930. Si u zgjidh situata atëherë në Amerikë? U zgjidh jashtë sistemit. Ishte Qeveria Federale e Uashingtonit që erdhi dhe që emëroi disa persona të paprekshëm dhe këta të paprekshmit ishin një grup oficerësh policie të cilët nuk i raportonin strukturave të zakonshme. Këtu u përdorën edhe prokurorë të Qeverisë Federale dhe jo prokurorët lokalë që mund të komprometoheshin. Ajo çfarë ndodhi ishte se duke përdorur këto teknika, nga të cilat u sulmua Al Kapone, pra ishte krijuar një grup i pavarur dhe i pakorruptuar, dhe për shkak të kohërave të atëhershme, sepse kishte ligje të Qeverisë Federale kundër pijeve alkoolike të paligjshme apo gjërave të tjera të paligjshme, dhe në fakt ata e atakuan Al Kaponen për evazion fiskal dhe kështu u fut në burg Al Kapone, për evazion fiskal. Në Shqipëri është e vështirë, sepse ju nuk keni një forcë të jashtme, jashtë sistemit, por nëse qeveria dëshiron t’i tregojë popullit se është serioze, ajo mund të ngrejë një organ apo një zyrë prokurorie të posaçme për korrupsionin apo krimin e organizuar, kundër këtyre njerëzve. Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, do të duhet t’i adresojë këto çështje, sepse Bashkimi Europian nuk ka për ta lënë Shqipërinë si pjesë të saj me kaq shumë probleme dhe ka për t’ia vështirësuar shumë Shqipërisë anëtarësimin. Prandaj Shqipërisë i duhet të demonstrojë, se i merr seriozisht këto gjëra dhe sugjerimi im është që të ketë një zyrë, një organ, të pavarur, të painfluencuar që të paktën të rekomandojë ndjekjet penale.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Bota nuk është e rrumbullakët për të gjithë, varet nga drejtësia dhe shteti... I. Në Shqipëri ligji si gjithçka tjetër, është diçka tepër serioze. Besomëni! Ose më mirë jo. Principi i izonomisë, lindur në Greqinë e lashtë, dogmë morali, ndiqet me verbëri mistike në ato pjesë të botës, ku fjala e ligjit është ligj, por në mëmëdheun e gjuhës në të cilën është shkruajtur ky “artikull” ka shumë kohë që nuk zbatohet. Duket sikur ai princip aq i lartë nuk thotë se të gjithë ne jemi të barabartë përpara ligjit, por sikur të gjithë ne kemi mundësi të barabarta që të përshtatim ligjin sipas njohjeve e mundësive tona. Më shumë më ngjason me filmat noir të viteve ‹40 - ‹50, ku ka një drejtësi private venale sesa një shtetësi reale. II. Ligji e ligjshmëria në këtë tokë paradoksesh, në vend që të kenë gjithmonë të njëjtin drejtim, shumicën e rasteve janë të kundërt e përplasen. Përplasja s’është kurrë konstruktive. Duhen patur si burim force e njëkohësisht “thembër Akili” vlerat e paqes e të kulturës, mbrojtjen e të drejtave civile e të lirisë dhe mbi të gjitha një shoqëri më e përbashkuar, pa harruar një patriotizëm erudit e jo një nacionalizëm të shterpët që kemi adoptuar dekadat e fundit, tipik i popujve të vegjël. Gjithsesi. Duke u endur nëpër Tiranë ngelesh gojëhapur, sheh gjithçka, disa herë je i mahnitur dhe në shumicën e rasteve të tjera i vrerosur ndaj mahnitjes karshi shëmtisë, shëmtisë jo vetëm konkrete. Tirana të josh, por si hije ka një bishë që e ka ngërthyer e nuk e lë të lirë dhe është po e njëjta hije që përçudnon atdheun... Dy paragrafët e mësipërm duken sikur nuk kanë lidhje me njëritjetrin dhe në fakt nuk kanë (përveç raportit të gjithësisë me gjithçkanë), por më duhen si incipit dhe njëkohësisht konkluzion. Një problem që shkaktohet nga çka shkakton. Rrethi vicioz i qytetërimit tiranak. Baltë, lypsarë, tym, mizerje, kafshë, kalldrëm, arsim, politikë, po prapë kafshë, mjegullnajë kokash, mendime shterpe, art steril, dergjje. Padyshim që shteti i tillë meriton një lloj asgjësimi dhe çdo element i tij përbërës, pra qeveria, opozita, shtetarët, shtetasit (prej indiferentizmit), institucionet. Por le t’i hed-

koment Atjon Zhiti

Më duket shumë e kristaltë pamja që në këtë fazë këta “njerëz” janë të pamundur për raporte njerëzore të kulluara dhe janë të aftë vetëm “të udhëheqin” ose të zbatojnë urdhra e guxoj të them se ndihen më mirë kur pak dhunë ushtrohet mbi ta, kanë një sindromë të shthurur ku pikërisht provojnë kënaqësi nga kjo gjë, pasi iu duket sikur “prijësi” i tyre ushtron më pak dhunë mbi ta sesa mbi “të nënshtruar” të tjerë. Kështu në këtë rast gati-tiranie, tirania nuk është asgjë tjetër veçse një shtet i servilizmit absolut, jo vetëm servilizëm i qytetarit ndaj detektorëve të fuqisë e pasurisë, por është një servilizëm total, servilizëm i arsyes ndaj instinktit dhe ky servilizëm i jashtëm nuk është asgjë tjetër veçse një shprehje e servilizmit të brendshëm. him një sy këtij entiteti që meriton lakun në fyt, metaforik... Si lind shteti? Lind prej motivit se askush nuk është “autarkik”, thjesht vetja jonë nuk i mjafton vetes sonë. Pra qëllimi i shtetit është zgjidhja e nevojave tona. Dhe duke qenë se ato janë të panumërta, rrjedhimisht ka nevoje jo për një ose disa, por shumë e shumë njerëz të tjerë që përmbushin këto nevoja. Në këtë mënyrë lindin profesionet e zanatet e ndryshme, që vetëm njerëz të ndryshëm mund t’i përmbushin. Çdokush në fakt, siç e kemi të ngulitur mirë në

kokë, nuk lind i njëllojtë me tjetrin dhe kështu është i kryer për të kryer punëra të ndryshme. Drejtësia është ai princip ku çdokush bën vetëm ato gjëra që prej natyre e ligji është thirrur të bëjë. Kur çdo qytetar dhe çdo “klasë” u përmbahet funksioneve të veta në mënyrën më të mirë të mundur, atëherë jeta e shtetit kryhet në mënyrë perfekte dhe kështu kemi pikërisht shtetin e së drejtës. Me këtë kalim mendoj se bëhet i qartë kaosi i shoqërisë sonë, ku tradicionalisht thirreshin për të kryer punë të tjera ata që duhej të përmbushnin detyra të tjera, ku shumëkush nuk bënte punën e tij, ku askush bënte punën e askujt. Shteti “i duhur/i përmbajtur/me norma” është ai ku me më të dobëtit akordohen më të fortët, inferiorët me superiorët, në një harmoni të plotë, sepse shteti nuk mund t’i lejojë vetes që vetëm një “klasë” të ketë privilegje, por duhet t’u garantojë epërsi të ndërsjellta sipas kapaciteteve. Por çfarë ndodh kur këto drejtpeshime të brishta në një shoqëri të brishtë prishen nga individë me ndërgjegje të brishtë? Lind oligarkia, një formë qeverisjeje e themeluar mbi pasurinë si vlerë parësore, dhe esencialisht një plutokraci, ku siç e thotë vetë termi, është predominimi i jetës publike nga individë ose grupe financiare, që falë mundësisë të të paturit kapitale të majme janë në gjendje të ndikojnë e të determinojnë adresimet politike të qeverive përkatëse. Komente të mëtejshme janë të panevojshme, pasi raste eklatante kemi vite që i kemi para syve. Ndërkohë për ters, bashkëngjitur këtyre fenomeneve kemi dhe demagogjinë, tipike e klasës politike. Ky është tregues i një sjelljeje politike ku nëpërmjet premtimeve të rreme afër dëshirës së popullit gllabërohet pikërisht entuziazmi i tij. Shpesh “demagogu” bën presion mbi ndjenja iracionale dhe nevoja shoqërore parësore, duke ushqyer urrejtje kundrejt kundërshtarit politik. Politikanët shpesh bëhen “demagogë” shumë të aftë dhe kanë një talent të papërshkrueshëm për të pështirosur politikën. Gjithsesi.

Duke iu rikthyer pyetjes së mëparshme, ndjej nevojën për qartësime të mëtejshme. Tanimë, kur ekuilibrat e lartpërmendur prishen dhe krijohet një disnivel “klasor”, kapitali vetjak kthehet në vlerë, kështu duke harxhuar një jetë për të bërë para, njeriu i këtij shtetit vetëkorruptohet. Analogjikisht ekzaltohen kualitete të kundërta negative: arroganca bëhet edukatë, pseudo-anarkia shndërrohet në liri, shpërdorimi e vjedhja e parasë publike kthehen në aftësi. Shenjohet nj ë d e k a d i m vl e r a s h , s e p s e “zotnillëkun” e virtyteve e zëvendëson materializmi. “Res publica”, pra gjëja publike administrohet nga kjo “shtresë e re të pasurish” (që në fakt ka vite e vite në politikë dhe falë saj është pasuruar): si pasojë vijon eklipsimi i virtyteve dhe të mirëve dhe padyshim përçmohet varfëria dhe i varfëri. Kalbet shoqëria, krimben principet. Bëhet fatal konflikti midis të pasurit dhe të varfërit, një konflikt me pamundësi mediumi prej mungesës së një vlere të përbashkët që të jetë superiore ndaj pasurisë ose varfërisë. Kjo lloj gjendjeje karakterizohet dhe nga pangopja e vazhdimtë për liri dhe ekseset në të kthehen në të kundërtën e saj, pra në skllavëri dhe kështu shkohet në një gati-tirani. Në një regjim gati-tiranik nuk është tiranik vetëm ai që është në krye të shtetit, por janë dhe qytetarët, që kanë nuancat e lirisë së shfrenuar, çlirimin e instinkteve, pra dhe një iracionalitet të theksuar. Pre i këtyre konditave, ky “qytetar” nuk ndalet më përpara asgjëje dhe ka impulsin të dominojë gjithçka, deri edhe rrjedhën e ujërave bashkë me itinerarin e zogjve shtegtarë. Më duket shumë e kristaltë pamja që në këtë fazë këta “njerëz” janë të pamundur për raporte njerëzore të kulluara dhe janë të aftë vetëm “të udhëheqin” ose të zbatojnë urdhra e guxoj të them se ndihen më mirë kur pak dhunë ushtrohet mbi ta, kanë një sindromë të shthurur ku pikërisht provojnë kënaqësi nga kjo gjë, pasi iu duket sikur “prijësi” i tyre ushtron më pak dhunë mbi ta sesa mbi “të nënshtruar” të tjerë. Kështu në këtë rast gati-tiranie, tirania nuk

është asgjë tjetër veçse një shtet i servilizmit absolut, jo vetëm servilizëm i qytetarit ndaj detektorëve të fuqisë e pasurisë, por është një servilizëm total, servilizëm i arsyes ndaj instinktit dhe ky servilizëm i jashtëm nuk është asgjë tjetër veçse një shprehje e servilizmit të brendshëm. Me regresin progresiv të racionalitetit i hapet rrugë në shtet e shpirt sëmundjes e mizerjes duke mbërritur në palumturi. Shteti nuk është asgjë tjetër, përveçse një zmadhim me lupë i njeriut e shpirtit. Qeveritë e kushtetutat nuk vijnë prej lisave e shkëmbinjve, por nga morali që ndodhet në atdhe. Tirania luftohet me dije, gatishmëri ndaj vuajtjes, intelektualizëm dhe objektivizëm ndaj realitetit pa patur frikë. Platoni e quante Sokratin politikanin e vetëm që Athina ka patur. Sokrati urrente politikën dhe militantizmin. Por ai filloi një revolucion jo të dhunshëm, ku edukonte, fliste, bindte, respektonte ligjin dhe për këtë arsye, pikërisht të revolucionit jo të dhunshëm, ai piu helmin për të mos dhunuar ligjet dhe, kur Sokrati “edukonte”, tejçonte njerëzit drejt së mirës më të lartë dhe të mirës së përbashkët. Konica ynë më duket një guximtar dhe një symprehtë që s’ka patur paraardhës, kështu për mua është i vetmi “politikan” që ka patur Shqipëria këta dy shekujt e fundit, prandaj dhe dëshiroj të bashkëngjis një pjesë me pyetje të “politikës” së tij: “E kanë guximin të rinjtë e Shqipërisë të kërkojnë një sistem ndryshe? Janë lodhur duke e parë të digjet tokën ku do të rriten frytet e tyre, a e kanë guximin sot të denoncojnë shtetin pse nuk ka qënë kurrë mjaftueshëm i impenjuar për të krijuar një rrugë për atë që do të jetojë pa e patur të nevojshme të vjedhë? A kemi kurajo paqeje dhe guxim lufte për të fituar betejat tona këtu, apo të gjithë duam të ikim diku ku asgjë nuk është si në Shqipëri për të projektuar të ardhmen larg? A ka të rinj ky vend, apo jemi lindur të gjithë pleq...?” Shtetari pa shtetasin është një hiç. *Autori studion për Filozofi në La Sapienza në Itali.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

Blog / 80 mijë videot Kulturë / Pikturat e Kodrës Universitet / Përparim misterioze në Youtube: në ankand, për të financuar Fuga: Reforma e arsimit, të Spiunë, marketing apo alienë? artizanatin e Gurit të Zi qartësohet termi i autonomisë

13

Nëse vazhdon të thuash se gjërat do të shkojnë keq, ka gjasa të mira të jesh profet. -Isaac Bashevis Singer 

Analistët “njëpërdorimësh” “Profesioni” më i kërkuar vitet e fundit në vend është padyshim ai i analistit. Mediat, sidomos ato vizive kanë të zëna gjithnjë oraret e tyre më të shikuara me këtë kategori të re njerëzish, ndërsa emrat e tyre zënë jo pak hapësirat kryesore edhe në faqet e para të gazetave apo edhe revistave rozë. Të cilat, të nxitura nga televizionet i konsiderojnë këta shëtitës nëpër ekrane dhe gazeta që flasin e shkruajnë për gjithçka, si persona me shumë rëndësi dhe ndikim në shoqëri, shpeshherë më shumë sesa edhe vetë politikanët… Por ata që bien më shumë në sy nga kjo “racë” e re e “realizmit demokratik” janë analistët politikë. Një grup i vogël personash ky që në fakt janë në pjesën më të madhe pa një profesion të qartë apo profil e kontribut të caktuar profesional dhe që meritë të tyre të vetme kanë përshtatjen me qeverinë e radhës dhe shërbimin pa asnjë ekuivok ndaj saj. Është në fakt shumë e vështirë që nga kjo aradhë analistësh të gjesh syresh, të cilët kanë qenë koherentë në qëndrimet e tyre në vite ndaj një partie politike apo edhe lideri politik. Sigurisht që mund të gjesh, por vetëm mes atyre që kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen e tyre për

të majtën në Shqipëri. Por, edhe mes këtyre ka nga ata që njëherë kanë ngritur në qiell Nanon, pastaj Metën, pastaj Ramën dhe gjithnjë janë rrotulluar në këtë cikël emrash. Duke ndërruar kështu sipas radhës “padronin” politik apo mediatik, të cilit kanë pasur kënaqësinë që t’i shërbejnë. Ndaj edhe kur i dëgjon sot që të mbrojnë një politikan apo vijë politike të cilën e kanë kritikuar ashpër dikur, më e pakta është të qeshësh dhe të çuditesh nga morali i munguar njerëzor e profesional. Secili mund ta kuptojë se e majta ka njerëzit e vet më të shumtë në këtë “çetë” analistësh. Sikurse e majta komuniste që shpërndau njerëzit e vet tek e djathta e sapokrijuar në vitet’90, edhe analistët e njohur si majtistë nga origjina familjare, janë shpërndarë dhe kanë zënë karriget e tyre në të djathtë të ekraneve. Janë këta analistë që po orientojnë jo pak edhe politikën e opozitës aktuale në Shqipëri, duke u shndërruar në “opinionistët” më të flaktë pro politikës së liderëve të së djathtës në vend. Nuk ka nevojë të përmenden me emër e mbiemër, por secili që ka një memorie politike dhe mediatike të shtrirë në një kohë jo shumë të gjatë, mban mend që këta

njerëz villnin vrer ndaj Berishës p.sh, dhe më vonë edhe ndaj Bashës sapo ky i fundit hyri aktivisht në jetën politike në vend. Mjafton që të hapen arkivat e gazetave dhe të televizioneve dhe transformimi i tyre është i pabesueshëm. Në atë kohë, këta analistë të majtë në shpirt e në ndërgjegje, ishin sejmenët e qeverisë Nano e Meta, por kohë pas kohe, kur Rama erdhi në krye të PS i zëvendësoi ata me persona më të zellshëm dhe të aftë për ta mbrojtur, dhe kësisoj ish-kritikuesit e ashpër të Berishës e Bashës sot janë zërat zyrtarë të avokatisë ndaj tyre. Ata që i njohin nga afër me emër e mbiemër këta analistë, e dinë shumë mirë se ata “zemrën e kanë majtas, por xhepin djathtas” dhe kjo është një shprehje që ata shpesh e përdorin vetë për të justifikuar shërbimin që i bëjnë pronarit të radhës, mediatik apo politik. Por e keqja është se elektorati i djathtë, politika e këtij grupimi deri në nivele të larta i konsideron ata si “mendje-ndritur”. Në fakt, shumë prej këtyre analistëve vetëm sa zbardhin sms-të e politikanëve në debatet televizive apo komentet në gazeta, sesa shpalosin mendimin e tyre për një zhvillim të caktuar politik. Dhe politikanët e

koment Arben Vata

djathtë, për fatin e keq të tyre, bredhin nëpër kafe dhe zyrat e parlamentit me shkrimin apo “batutat” e tyre të thëna në emisionin politik të radhës…E majta e ka fituar me të djathtën “betejën” me analistët, pasi duket se e djathta është e prirur më shumë që të mbledhë rreth vetes këta soj analistësh që i konsideron me emër, por që në fakt më shumë sesa shërbim i bën dëm vetë asaj. Të mbash rreth vetes analistë “njëpërdorimësh” ose siç thuhet në gjuhën moderne “kontraceptivë”, rrezikon që të infektosh partinë me viruse shumë të këqija, të transmetueshme në nivele të ndryshme politike dhe në mënyrë horizontale dhe të pakurueshme në elektorat. Qytetarët e thjeshtë mund të mos kenë zë publik për të shprehur mendimet e tyre, por ata janë ndjekës të rregullt të debateve politike në vend dhe i kanë të fiksuar shumë mirë në

mendje atë soj analistësh që kanë kaluar periodikisht në mbështetje të njërit apo tjetrit krah politik. E djathta, tashmë në opozitë e pagoi faturën e bashkëqeverisjes edhe me të majtën në këto 4 vite dhe mbështetja tek “ideologët” e saj mediatikë nuk se do t’i shërbente perspektivës politike të këtij grupimi. Riorganizimi i së djathtës nuk do të thotë që të institucionalizosh kastën e analistëve që sa herë ndërrojnë qeveritë, ndërrojnë edhe ata ngjyrën e kontraceptivit, nga rozë në blu dhe anasjelltas. Analistët “kontraceptivë” heqin një herë në katër vjet “kapuçin” e tyre profesional, duke masturbuar në luksin e pushtetit të radhës. Por për fat të keq, virusi mbetet gjithnjë tek klasa drejtuese politike, që mesa duket në shumë raste është e prirur që të përdorë sa të jetë e mundur këtë lloj specie, e cila në kushtet e pushtimit të ekraneve dhe gazetave, po largon gjithnjë e më tepër nga debatet edhe ekspertët dhe intelektualët e fushave të ndryshme. Të cilët, duke parë këtë lloj gatishmërie “njëpërdorimëshe” të analistëve, frikësohen gjithnjë e më tepër nga gatishmëria e tyre për të folur për çdo gjë, dhe jo vetëm për politikë.

Kompleksiteti i parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike

P

rej kohësh kultivimi dhe trafiku i lëndëve narkotike është kthyer në problem për opinionin publik shqiptar. Shpesh politika e ka toleruar këtë fenomen duke e konsideruar atë si veprimtari ilegale të domosdoshme, ose e shprehur ndryshe, si një lloj mekanizmi rishpërndarjeje që lejon individët dhe familjet në prag të varfërisë për të mbijetuar. Mos harrojmë që vendi në këto vite tranzicion ka kaluar një periudhë krize punësimi dhe në një situatë që ne e njohim të gjithë, ka ndodhur që shumë fronte pune, me të cilat mban frymën një masë e konsiderueshme familjesh, të subvencionohen prej një paraje të ardhur kryesisht nga trafiqe ilegale. Jo vetëm kaq, por shumë investime të bujshme në disa sektorë janë mundësuar falë tregtimit ilegal të këtyre produkteve. Mirëpo, një fenomen i tillë me kalimin e viteve ka prirje të bëhet normalitet, kurse kthimi i normalitetit ligjor mund të prodhojë krizë ekonomike dhe si rrjedhojë krizë politike. Jo pa arsye, disa specialistë të fushës së ekonomisë mbrojnë pikëpamjen se në një situatë të tillë mak-

koment Roland Lami

roekonomike, një mbyllje e menjëhershme e burimeve të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike siç përflitet të ndodhë, mund të kthehet në bumerang ekonomik dhe politik, pasi mbyll mundësinë e punësimit për një numër të konsiderueshëm personash që mbahen me këtë biznes. Jo vetëm kaq, por ul ndjeshëm mundësinë e investimeve në disa sektorë të ekonomisë që vështirë se bëhen në një treg të formalizuar dhe me të tilla ritme ekonomike që ka aktualisht vendi. Sipas tyre, ilaçi më i mirë në këto raste për një qeveri që kërkon të minimizojë kostot politike për shkak të tolerimit të mëtejshëm të fenomenit është prerja e rrugëve të prodhimit dhe trafikimit ilegal të lëndëve narkotike, por në të njëjtën kohë marrja e masave të tilla që të shtyjnë drejt një din-

amike të re ekonomike, e cila krijon shpresë për sigurim burimesh dhe të ardhurash të tjera financiare. Vetëm mbyllja e veprimtarisë prodhuese dhe trafikuese të lëndëve narkotike nuk e zgjidh problemin në planin afatgjatë. Për ta argumentuar këtë tezë na vjen në ndihmë qasja ekonomike ku veprimet e korruptuara shihen shpesh si një marrëdhënie tregu – midis kërkesës dhe ofertës. Sipas kësaj qasjeje, veprimet e Homo Corruptus – një tip ideal i personalitetit njerëzor –është rezultat i marrëdhënieve midis fitimit të m u n d s h ë m d h e r r e z i ku t t ë ndëshkimit. Sa më shumë mundësi punësimi formal të ofrojë tregu, shtim të kontrollit dhe mbikëqyrjes së territorit nga ana e forcave të rendit, masa ndëshkimore nga ana e gjyqësorit dhe delegjitimim nga ana e opinionit publik të këtyre sjelljeve, aq më e ulët është mundësia e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë, sa më e lartë të jetë shkalla e papunësisë, mundësia e ryshfetit tek organet e drejtësisë dhe sa më të pranueshme justifikimet në publik të tipit (çdokush në situata

të tilla ekonomike do të bënte të njëjtën gjë) aq më e lartë edhe mundësia për prodhim dhe trafikim. Pra, rezultantja e veprimit është raporti ndërmjet çmimit të ndëshkimit dhe çmimit të përfitimit. Nga kjo perspektivë duket qartë që minimizimi i fenomenit lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrjen në disa variabla dhe jo vetëm në një. Iniciativa e qeverisë për të shtuar masat e kontrollit në det, ajër dhe tokë, është një hap për t’u përshëndetur, por i pamjaftueshëm. Masa të tilla, thjesht rrisin mundësinë e rritjes së çmimit të produkteve të lëndëve narkotike në treg dhe shtyjnë prodhuesit dhe trafikantët të sofistikojnë mënyrat e tregtimit dhe korruptimit, por jo eliminimin e fenomenit. Për sa kohë mundësia e përfitimit si për ata që e prodhojnë, tregtojnë dhe e gjykojnë një veprimtari të tillë (trafikanti, Prokuroria, SHISH, Gjyqësori, publiku) është shumë herë më e lartë se ajo e ndëshkimit, një veprimtari e tilla ka shumë pak gjasa të mos përsëritet. Për fat të keq, kërkohen ndërhyrje edhe përfshirje të instancave të tjera që të shpresohet për një reduktim të ndjeshëm të fenomenit.

Mirëpo, nuk funksionon e njëjta logjikë kur ndalemi të analizojmë kostot politike. Pavarësisht se kërkohet vullnet nga të gjitha instancat e shtetit, përgjegjësia në rast suksesi apo humbjeje kufizohet vetëm tek qeveria. Ky është paradoksi në të cilin gjendet ekzekutivi, teorikisht ka mundësi që nëpërmjet veprimeve të saj të inkurajojë edhe instancat e tjera të veprojnë për të ndryshuar gjendjen dhe në finale të sigurojë simpatinë e mbarë opinionit publik, praktikisht, mund të veprojë vetë për aq sa i takon, por nuk ka mekanizma të detyrojë instancat e tjera të ndërhyjnë për të ndryshuar status quo dhe në finale ta mbajë vetë koston për mosveprimin e këtyre instancave për sa kohë situata mbetet po ajo ose shumë pak e ndryshuar. Pra, në rast veprimi të të gjitha instancave, qeveria fiton pikë më shumë se kushdo tjetër në sytë e opinionit publik, në rast veprimi vetëm të qeverisë dhe mosreagim të instancave të tjera, koston politike e mban vetëm qeveria për sa kohë situata është po ajo. Paradoksale duket, por në politikë kjo gjë merr kuptim.


14

kulturë

Trashëgimi Enzo Cucchi, Ibrahim Kodra, Giovanni Gastel, Letizia Cariello,Venera Kastrati, Maurizio Mocchetti, Anila Rubiku etj., janë vetëm disa nga 39 artistët, të cilët me veprat e tyre i janë bashkuar projektit të bamirësisë “Artistët për Gurin e Zi”

Pikturat e Kodrës në ankand, për të financuar artizanatin e Gurit të Zi Projekti ‘Guri i Zi’ lindi nga një takim mes grave shqiptare dhe atyre italiane, si dhe nga dëshira për të bashkëpunuar për të mbajtur gjallë një traditë tërësisht femërore, siç ishte ajo e tekstilit

S Figura më përfaqësuese është ajo e piktorit Ibrahim Kodra, artist që është në avangardën e artit pamor italian dhe europian. Gjenerata e ardhshme e artistëve shqiptarë në Itali përfaqësohet nga Artan Shabani, sot drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Anila Rubiku, një artiste që qëndron mes dy kulturave; vendit të lindjes, Shqipërisë dhe vendit ku jeton, Italisë, dhe Driant Zenelit”

a i kemi fshikur me sy ato gratë e urta, ulur buzë pedonales së kryeqytetit, por ama kemi admiruar punët e tyre; qëndismat, mbulesat e tavolinave me motive tradicionale të zonës, xhamadanët që ekspozojnë në rrugët për blerësit e rastësishëm. Tekstili është një traditë që këto gra kanë trashëguar nga nëna, nga gjyshja, e kështu brez pas brezi. Një organizatë italiane ka iniciuar një projekt që ka në vëmendje pikërisht këto gra. Elena Galateri e shoqatës “Idee Migrati Onlus” është shpërngulur prej vitesh në fshatin Gur i Zi në Shkodër, për të ndihmuar këto gra që të mbajnë gjallë traditën e tekstilit, një trashëgimi e historisë dhe kulturës së vendit. Së fundmi këtij projekti i janë bashkuar edhe disa artistë dhe shoqata që kanë dhuruar veprat e tyre në mbështetje të projektit. Enzo Cucchi, Ibrahim Kodra, Giovanni Gastel, Letizia Cariello, Venera Kastrati, Maurizio Mocchetti, Anila Rubiku etj., janë vetëm disa nga 39 artistët, të cilët me veprat e tyre i janë bashkuar projektit të bamirësisë “Artistët për Gurin e Zi”. Kjo nisme e shoqatës “Idee Migrati Onlus” që vepron në këtë zonë që prej vitit 2006, ka si qëllim ruajtjen e trashëgimisë së tekstilit të grave në komunën e Gurit të Zi. Veprat e 39 artistëve janë nxjerrë në ankand dhe të ardhurat nga shitjet shkojnë pikërisht për vazhdimësinë e projektit. “Iniciativa ‘Artistët për Gurin e Zi’ premton një hap të rëndësishëm; ngritjen e një ndërmarrjeje so-

ciale të tekstilit të në këtë komunë. Gratë e Gurit të Zi, që e kanë trashëguar artin e tekstilit brez pas brezi, tashmë janë bërë protagoniste të zhvillimit të komunës ku jetojnë. Gjithmonë synimi ynë ka qenë që t’u kthejmë dinjitetin këtyre grave, duke u dhënë mundësi që të shprehen përmes kreativitetit me punët e tyre. Një falënderim për të gjithë artistët që mbështetën projektin tonë dhe me zemërgjerësi na dhuruan punët e tyre që ky projekt të realizohet”, - thotë presidentja e “Idee Migrati Onlus”, Elena Galateri. Sipas saj, veprat e artistëve për koleksionin e Gurit të Zi janë shprehje e ndjeshmërisë dhe pjesëmarrjes së botës së artit dhe kulturës rreth projekteve që në thelb kanë dëshirën për të ruajtur një trashëgimi kulturore. Ky projekt i ideuar nga Elena Galateri, ka ardhur si rezultat i vëzhgimit të saj personal, të kulturës dhe zejeve autentike të kësaj zone, për të cilën ajo ka parë se ka interes dhe nga të huajt e sidomos nga artistët. “Në mënyrë të veçantë, shprehet Galateri, - ajo që ngjalli interes ishte cilësia teknike dhe estetike në qëndisje, që nga shumë artistë të huaj është parë si një shprehje e drejtpërdrejtë e kreativitetit të këtyre grave. Artistët i shohin këto punë si një shprehje të artit bashkëkohor. Fare mirë punët e këtyre grave mund të bëhen pjesë e sistemit të artit. “Projekti është në mënyrë simbolike një bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo e fundit përfaqësohet nga prania e disa artistëve shqiptarë,

projektI i ideuar nga Elena Galateri, ka ardhur si rezultat i vëzhgimit të saj personal, të kulturës dhe zejeve autentike të kësaj zone, për të cilën ajo ka parë se ka interes dhe nga të huajt e sidomos nga artistët


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Bienale

20.05.2014

15

Shqipëria do të ketë pavijonin e saj në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me dy artistë pamorë, me qëllim që të zhvillojë një pikë të re të mendimit përsa i përket arkitekturës urbane në qytetet shqiptare

Autorët dhe veprat e tyrë që do të prezantohen në Venecia

Adrian Paci dhe Edi Hila prezantojnë arkitekturën shqiptare në Venecia të cilët kanë kontribuar në shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. Figura më përfaqësuese është ajo e piktorit Ibrahim Kodra, artist që është në avangardën e artit pamor italian dhe europian. Gjenerata e ardhshme e artistëve shqiptarë në Itali përfaqësohet nga Artan Shabani, sot drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, Anila Rubiku, një artiste që qëndron mes dy kulturave; vendit të lindjes, Shqipërisë dhe vendit ku jeton, Italisë, dhe Driant Zenelit”, - shprehet Galateri. Janë rreth 50 vepra që kanë dalë në ankand, të ardhurat e të cilave do të shkojnë për vazhdimësinë e traditës së tekstilit në komunën e Gurit të Zi. “Kjo traditë është trashëguar brez pas brezi, synimi ynë është që ajo të mbetet dhe të mos humbasë”. Pjesë e këtij projekti janë 30 gra të Gurit të Zi, të cilat vazhdojnë t’i vlerësojnë traditat e lashta të zonës së tyre. Shqipëria shikon drejt së ardhmes, duke injoruar me indiferencë traditat e së shkuarës. “Gratë në të vërtetë janë më të pafavorizuara, megjithatë pranohet që statusi ekonomik dhe social i grave në shoqërinë shqiptare ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë dy dekadave të fundit, por këto ndryshime janë gati-gati të padukshme në zona të thella të vendit. “Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 2005, e shtyrë nga kurioziteti për të njohur historinë e këtij vendi fqinj. Gjatë udhëtimit tim ndalova në Shkodër. Në fakt interesi im ishte në përgjithësi për vendet e Lindjes, që në vitin 1996 më çoi edhe në një udhëtim në ish-Jugosllavi. Ndaj dhe udhëtimi im në Shqipëri nuk u nis nga qëllime turistike, por njohja nga afër e këtyre vendeve dhe njerëzve. Në Shkodër pata mundësi të njihja shumë prej këtyre njerëzve, që me mikpritjen e tyre më befasuan. Gjatë vizitave në shtëpitë e këtyre banorëve kisha vënë re se muret e shtëpive zbukuroheshin me qëndisma, të cilat ishin bërë nga gratë e shtëpisë. Ishin punime të realizuara

në tezgjah dhe pastaj të qëndisura me dorë. Ishin të mrekullueshme, një art i vërtetë. Me Elena Galateri-n, që e njoha gjatë udhëtimit tim në Gurin e Zi, u bashkuam me disa gra shqiptare dhe filluam të mendonim që arti i tekstilit mund të bëhej një burim të ardhurash për këto familje. Kështu, bashkërisht i dhamë jetë një projekti akoma pa krijuar fondacionin “Idee Migrati Onlus”, që u krijua pasi ky projekt u zhvillua dhe u bë i njohur edhe në Itali. Projekti ‘Guri i Zi’ lindi nga një takim mes grave shqiptare dhe atyre italiane,

si dhe nga dëshira për të bashkëpunuar e për të mbajtur gjallë një traditë tërësisht femërore siç ishte ajo e tekstilit”,- thotë Chiara Castiglioni, zv/ presidente e shoqatës “Idee Migrati Onlus”. Shumë prej punëve të këtyre grave i sheh tani edhe në familjet italiane; peshqirë, mbulesa tavolinash, këllëfë jastëku, çanta etj., të gjitha të realizuara në mënyrë artizanale. “Pas punës në tezgjah të gjitha qëndismat mbi këto produkte bëhen me dorë nga gratë e kësaj zone. Ky është një element shumë i rëndësishëm në traditën shqiptare të tekstilit dhe përbën vlera të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë”, - shprehet Castiglioni. Këto punë karakterizohen nga larmia e qëndismave me ngjyra të gjalla, ku dominojnë e kuqja dhe e verdha por dhe e gjelbra, bluja dhe e zeza. Çdo zonë dallohet nga ngjyrat (p.sh në Shkodër ngjyra e preferuar është e kuq ja) dhe çdo ngjyrë shpreh një emocion të veçantë (gëzim, trishtim, dashuri) dhe përdorej në raste të veçanta.

N

jë bienale që gjithmonë e më shumë është art. Edhe pse bëhet fjalë për edicionin e Bienales së Arkitekturës në Venecia, që kurohet nga Rem Koolhaas dhe hapet më 4 qershor. Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion me dy artistët Adrian Paci dhe Edi Hila, me temën “Potential Monuments of Unrealised Futures” (Monumentet potenciale të së ardhmes se parealizuar) që kurohet nga Beyond Entropy Europe (përfaqësuar nga Jonida Turani dhe Stefani Rabolli Pansera), njëkohësisht dhe ideatore e pavijonit të Angolës Bienalen e shkuar, që u shpall dhe fituese e “Luanit të Artë” si përfaqësimi më i mirë kombëtar. Nëse pritshmëritë janë të mira, ku i dihet, mbase edhe këtë radhë pavijoni i tyre (Shqipëria) do të shkojë drejt suksesit. Por me çfarë përfaqësohen dy artistët shqiptarë në Bienalen e Venecias? Adrian Paci do të prezantojë videon “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë e fuqishme vizuale dhe bukuri enigmatike. Videoja paraqet një bllok mermeri që është nxjerrë nga një gurore në Kinë, i cili u punua në det të hapur nga duart e artizanëve kinezë në bordin e një anijeje ofiçine të madhe, duke u shndërruar në një kolonë të stilit klasik. “Në mendjen time filloi të merrte formë imazhi i një skulpture mermeri, gdhendur gjatë një udhëtimi në oqean, kështu vendosa ta kthej këtë imazh në realitet”, - është shprehur për veprën e tij artisti që jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, Adrian Paci. Një tjetër artist që prej kohësh është vendosur në Paris, udhëton drejt Venecias me një seri pikturash realiste. Tablotë me të cilat Hila prezantohet në Bienale janë një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, tarraca e të cilit është kthyer në një apartament. Edi Hila është marrë pikërisht me këto “ndërtime të paligjshme” për t’i sjellë në tablo si krijesa që tregojnë gjithë problematikën sociale me të cilën janë përballur qytetet tona këto vite. “Piktura ime buron nga

një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti. Shoqëria shqiptare po kalon momente të vështira tranzicioni, e për këtë arsye është një burim pafund problemesh, situatash që zhvillohen në një sfond tepër ekspresiv, me ngarkesa të forta emocionale. Prandaj jam i interesuar të marr pjesë në zbulimin, analizën dhe renditjen e këtyre fakteve, gjithmonë në shërbim të shprehjes artistike, për të krijuar një art që në bazën e vet udhëhiqet nga e vërteta”, - ka shpjeguar punët e tij Hila. Pavijoni shqiptar eksploron arkitekturën urbane në këtë vend pas rënies së regjimit totalitar. Tirana është në fakt kryeqendra e arkitekturës tradicionale, ndërthurur me ndërtesa të mod-

elit sovjetik, për të vijuar me valën e spekulimeve të ndërtimeve të ashtuquajtura bashkëkohore. Në pavijonin shqiptar të Bienales vizitori mund të eksplorojë sesi arkitektura moderne në Shqipëri, ajo e banuar, transformohet, refuzohet, modifikohet dhe zhytet mes betonit. Kjo është arsyeja pse kuratorët janë fokusuar te bashkëpunimi me artistë dhe jo me arkitektë. Qëllimi i kësaj ekspozeje është që të zhvillojë një pikë të re të mendimit përsa i përket arkitekturës urbane në qytetet shqiptare. “Kjo nuk është një ekspozitë didaktike e lëvizjeve në historikë arkitektonike shqiptare, kjo është një katalog enciklopedik i arkitekturës shqiptare dhe ky pavijon është një vend qëndrimi për të kuptuar arkitekturën shqiptare sot”,- ftojnë kuratorët vizitorët në pavijonin e Shqipërisë në Bienalen e Venecias që do të hapet më 4 qershor.


16 20.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Njoftime/reklama 5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


debati

universitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

17

Prorektori i Universitetit Europian të Tiranës, profesor Përparim Fuga flet mbi dy shtylla kryesore të raportit të parë të reformës së arsimit të lartë, që sipas tij janë autonomia dhe kërkimi shkencor. Ai sheh nevojën e një përkufizimi më të qartë të termit autonomi

Përparim Fuga: Reforma e arsimit të lartë, të qartësohet termi i autonomisë Flitet shumë për autonominë; personalisht do mendoja që në dokumentin e hartuar ajo ka nevojë të qartësohet edhe më qartë si koncept, pasi heraherës përdoret termi pavarësi e institucioneve dhe hera-herës autonomi, që janë dy koncepte të ndryshme.

A

e rrit dot shteti financimin? Si mund t’i subvencionojë shteti të gjitha fushat për të rritur cilësinë? Si do të gjendet pjesa tjetër e financimit? A do të bëhet mbështetja e studentit në bazë të aftësive dhe talentit dhe nevojave që ka vendi? Si do të vendoset autonomia e institucioneve dhe si do të mbështetet kërkimi shkencor? Për t’iu dhënë përgjigje gjithë këtyre dilemave, profesor Fuga mendon se, më së pari duhet nisur me vendosjen e një kuadri ligjor nga shteti. Nga ajo që ju konstatoni, cilat janë problematikat më të mëdha të arsimit të lartë sot në vend? Në këndvështrimin tim, arsimi i lartë zhvillohet në një situatë të caktuar, i lidhur edhe me nivelin e zhvillimit të vendit; ai as nuk mund ta tejkalojë këtë nivel, por as nuk duhet të bjerë nën nivelin që ka vendi sot. Pse e them këtë? Sepse nga niveli i zhvillimit të vendit në mënyrë direkte ose indirekte varen një sërë elementesh, më shumë një nga elementet kyç, si niveli i financimit. Një vend i zhvilluar, me mundësi më të mëdha, ka më shumë mundësi të financojë në këtë drejtim. Niveli i zhvillimit të vendit lidhet gjithashtu edhe me tregun e punës, i cili sot për sot nuk ushtron trysninë e duhur mbi shkollën e lartë, me kërkesat e forta për cilësinë e specialistëve që kjo shkollë diplomon, ndërsa shumë nga të diplomuarit në universitet nuk gjejnë dot punë. Aktualisht, te ne sot ky treg paraqet tri probleme të mëdha. E para, është i kufizuar, në fusha të caktuara numri i të diplomuarve që kërkohen është relativisht i vogël. E dyta, është i polarizuar, në sensin që sot ka interes të madh për fusha si drejtësia, ekonomia, mjekësia, por nuk ka interes për disa fusha si ato inxhinierike, matematika, fizika, ndonëse po ta analizosh gjendjen del e qartë se edhe ata që mbarojnë në këto tri fusha të mbipopulluara nuk kanë shanse më të mëdha punësimi, por këto preferohen pasi janë profesione që sigurojnë të ardhura më të mëdha. E treta është cilësia e të diplomuarve, sa i përgjigjen ata tregut të punës dhe zhvillimeve në të ardhmen. Jemi zgjeruar në numrin e studentëve që ndjekin universitetin dhe ky është hap shumë pozitiv, por nga ana tjetër nuk e kemi ndjekur këtë zgjerim me financimin dhe infrastrukturën e domosdoshme për të ruajtur standardet e cilësisë. A mendoni se kjo reformë do t’i rregullojë? Sigurisht që reforma e propozuar synon ta bëjë këtë. Për mua, është pak e vështirë t’i rregullojë menjëherë të gjitha mangësitë që vërehen sot. Është e qartë që gradualisht me zhvillimi e vendit, me rritjen e të ardhurave, edhe shteti duhet të rrisë buxhetin për arsimin e lartë. Nga ana tjetër, do të mendoja se edhe vetë universitetet duhet të synojnë të rrisin të ardhurat e tyre dhe ka një varg mënyrash sesi mund t’i rrisin këto buxhete nëpërmjet produktit të tyre, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin e mësimdhënies, qoftë nëpërmjet punës kërkimore, patentave e kështu me radhë. Përgjithësisht ka dy mënyra për t’i çuar universitetet përpara drejt një cilësie më të lartë, njëra është vendosja e universiteteve në konkurrencë, dhe mënyra e dytë, përmes një kontrolli të hollësishëm, “hap pas hapi e minutë për minute” në tërë segmentet e veprimtarisë së tyre. Përvoja ka treguar se futja në garë, konkurrenca, ku në një mënyrë apo tjetër do të synosh të jesh më i miri, jep rezultatin më të mirë. Elementi i dytë, i kontrollit nga lartposhtë mbi tërë segmentet e veprimtarisë së

universitetit, që njihet më gjerësisht në disa vende të Europës kontinentale-ka rezultuar se nuk është i mjaftueshëm, është i lodhshëm dhe që praktikisht është i vështirë të realizohet, pasi nuk mund të jetë vullneti vetëm i një grupi njerëzish të ngarkuar në menaxhimin e universitetit që të kompaktësojë personelin akademik dhe administrativ për një punë cilësore. Madje në këtë rast, edhe financimi i plotë nuk jep rezultat. Nëse nuk ka një incentivë, një interes të të gjithë personelit akademik e administrativ që çdo hallkë sado e thjeshtë e sistemit të jetë e interesuar të japë produkt cilësor, cilësia edhe me paratë e nevojshme nuk arrihet. Ndërsa konkurrenca, nëse është e ndërtuar mirë, që do të thotë në kushtet e barazisë dhe në mënyrë të ndershme, bën të mundur më mirë dhe më shpejt arritjen e këtij synimi. Por konkurrenca nga ana e vet është e pamundur të jetë e suksesshme nëse këto universitete nuk gëzojnë fleksibilitetin dhe autonominë e nevojshme për të marrë vendime dhe zbatuar ato. Meqë dolët tek autonomia, për të cilën flitet shumë këto kohë. Mbi ç’baza përcaktohet dhe vendoset kjo autonomi tek IAL-të? Flitet shumë për autonominë; personalisht do mendoja që në dokumentin e hartuar ajo ka nevojë të qartësohet edhe më qartë si koncept, pasi hera-herës përdoret termi pavarësi e institucioneve dhe hera-herës autonomi, që janë dy koncepte të ndryshme. Gjithsesi, problemi i autonomisë iu adresohet veçanërisht katër kolonave kryesore: autonomisë organizative, autonomisë financiare, autonomisë për rekrutimin e personelit dhe autonomisë akademike. Për secilin prej tyre janë vendosur, njihen një sërë indikatorësh të matshëm, të cilët të lejojnë të gjykosh mbi autonominë e një universiteti. Kështu, për autonominë organizative njihen 7 indikatorë, si për shembull e drejta për të përzgjedhur dhe emëruar drejtuesin e institucionit, për të përcaktuar afatin e qëndrimit të tij në detyrë, për ta shkarkuar sipas nj�� procedure kur nuk ka performancën e duhura, të drejtën që të përfshijë në bordin e drejtimit persona të jashtëm, për të krijuar njësi të tjera si fakultete, departamente, etj. Autonomia financiare gjithashtu është shumë e rëndësishme dhe për të njihen 11 indikatorë, mes të cilëve përmend mënyrën e financimit, mënyrën si jepet buxheti, për çdo vit apo për periudha më të gjata, në bllok apo zë për zë, a ka të drejtë një IAL të zotërojë një ndërtesë, ta shesë apo japë atë me qira, kush i mban kostot e mirëmbajtjes së ndërtesave, për të shkuar më tej me caktimin e tarifave, etj. Ka një literaturë të pasur në këtë drejtim që dëshmon për variante nga më të larmishmet; që i kanë dhënë zgjidhjen e duhur financimit sipas specifikës së vendit ku ndodhet universiteti, dhe sidomos llojit të tij. Një element i rëndësishëm që dëshmon ose jo për autonominë e një universiteti është e drejta për të rekrutuar personelin e tij, procedurat që zbaton për ta zgjedhur atë, si i vendos pagat e personelit akademik dhe atij administrativ, cili organ e bën politikën e pagave, cili ka të drejtën e largimit nga puna, në cilat instanca merren vendimet, etj. Sigurisht, elementi më i rëndësishëm është autonomia akademike, e drejta e një universiteti për të vendosur mbi programet e studimit, kurrikulat, e me radhë deri te në çfarë gjuhe do të zhvillohet mësimdhënia, etj. Këta janë elementet që përcaktojnë autonominë. Nuk mund të them se aktualisht këto elemente mungojnë në universitetet tona, por mendoj se kuadri ligjor në këtë drejtim kërkon përmirësim të ndjeshëm, për të siguruar një autonomi sa më të plotë të universiteteve, gjithmonë brenda një kornize të caktuar ligjore. Pa këtë autonomi të garantuar nuk ka konkurrencë, nuk ka fleksibilitet, nuk ka cilësi. Mendoni se arsimi i lartë shqiptar në nivelin aktual i ka standardet për t’i plotësuar rekomandimet e reformës, duke nisur nga autonomia? Mendoj se drafti është ndalur hollësisht në autonominë e katër institucioneve themelore që rregullojnë veprimtaritë e IAL;

Reforma e propozuar synon të rregullojë problematikat. Për mua, është pak e vështirë t’i rregullojë menjëherë të gjitha mangësitë që vërehen sot. Është e qartë që gradualisht me zhvillimi e vendit, me rritjen e të ardhurave, edhe shteti duhet të rrisë buxhetin për arsimin e lartë.

por do mendoja se më shumë duhet folur për autonominë e universitetit dhe pastaj të këtyre organizmave përgjegjës për shpërndarjen e fondeve, monitorimin, hartimin e politikave të zhvillimit, etj. Por për këtë u shpreha më lart. Elementi i dytë lidhet me cilësinë në arsimin e lartë, që është një problem shumë i madh. Tashmë është një çështje që përsëritet gjerësisht dhe të gjithë besoj janë njëzëri se ka nevojë për rregullim urgjent. Personalisht, nëse do të isha përballë dilemës “një numër i madh studentësh apo cilësi e lartë”, do të isha në anën e cilësisë. Por në fund të fundit çdo njeri ka të drejtën e tij të ndjekë arsimin e lartë, është një e drejtë që nuk mundet të kufizohet kurrsesi, është një arritje në vite që duhet vlerësuar. Pra, është një dilemë që e bën këdo të mendohet, edhe mua si shumë të tjerë. Reforma që propozohet synon të gjejë një zgjidhje për këtë çështje, për të optimizuar numrin e lartë të studentëve në shkollat e larta me financimin e nevojshëm, talentin, gjendjen sociale të studentëve, e deri interesat e zhvillimit të vendit. Përsa i përket standardeve të cilësisë së universitetit, janë një varg kërkesash që duhen plotësuar, që do t’i ndaja në dy kategori. Së pari, duke mbajtur parasysh se cilësia e një universiteti varet nga cilësia e personelit akademik; pedagogë të aftë me siguri kanë shanse të përgatisin studentë të formuar mirë, programet cilësorë po ashtu kanë rolin e tyre në këtë drejtim; por edhe studentë të rekrutuar me kritere dhe të trajtuar me kujdesin duhur e këtij stafi, janë një kusht për cilësinë. Për të kaluar pastaj te cilësia e programeve, kujdesi për studentin, metodat e avancuara të mësimdhënies, deri te përdorimi i teknologjisë së informacionit, sistemeve të mësimdhënies online, leksionet në distancë, deri te ekzistenca e njësive të brendshme të sigurimit të cilësisë, të gjitha këto kanë impaktin e tyre mbi cilësinë. Dhe të gjitha këto janë kërkesa të standardeve të cilësisë. Por ka edhe standarde të tjerë për të cilat është debatuar dhe diskutuar shumë; si për shembull numri i studentëve për pedagogë, apo sipërfaqet e mjediseve universitare për student, apo numri i kompjuterëve për student, etj., që janë elementë sasiorë të standardeve të cilësisë. Në disa debate është krijuar përshtypja se janë vetëm këta elemente të fundit si standardet që përcaktojnë cilësinë. Aspak. Mendoj se theksi është vendosur te këta të fundit, pasi në një fazë të parë, më

emergjente, është e nevojshme që të përcaktohen kapacitetet reale që kanë IAL-të në vend, për të krijuar kushtet për një arsim cilësor. Nëse arsimi i lartë nuk është ende gati, atëherë për çfarë debatohet? Edhe raporti e parasheh ndarjen e kësaj reformë në dy faza, ku duket qartë se faza e parë është një fazë emergjente. Është një fazë e pare që do të mendoja që i gjithë ky grup i madh IAL-ve, që janë rreth 56, të vendosen brenda kuadrit ligjor dhe brenda standardeve, brenda kapacitetit të tyre “normal”. Sigurisht do ketë një përballje me situatat konkrete, pasi me këtë numër pedagogësh që kemi, ta zëmë 3 apo 4 mijë pedagogë, me standardet ekzistuese me ta mund të përballohen deri rreth 80 mijë studentëve. Atëherë si do veprohet më tej? Ku do gjenden pedagogët për të përballuar kërkesat e shkollës sonë. Ka shumë të rinj e të reja të diplomuar brenda e jashtë vendit, që mund ti bashkohen pedagogëve ekzistues. Por ndoshta duhet të rishikojmë edhe standardet. Nuk është kjo tërheqje në cilësi, shumë shtete e kanë bërë këtë kur janë detyruar të zgjerojnë kapacitetet e tyre. Madje vetë Anglia e ka bërë një gjë të tillë, ka rishikuar standardet duke rritur numrin e studentëve për pedagog apo edhe për metër katror. Standardet mund t’i modifikojmë, por pasi të vendosen, ato duhen zbatuar rigorozisht në të gjitha institucionet, universitet shtetërorë dhe ato privatë, pa dallim. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, dhe këtu një rol shumë të madh ka Ministria e Arsimit dhe Sportit, institucionet që punojnë pranë saj, Agjencia e Akreditimit, agjencitë që mendohet të krijohen rishtas për kontrollin, etj. Personalisht mendoj se tre vjetët e parë do jenë me rëndësi vendimtare, pasi do i kthejnë tërë IAL brenda standardeve dhe brenda një kuadri ligjor, pa dallim, duke i hapur rrugën një konkurrence sa më të ndershme. Parashikohet që e tërë kjo të arrihet brenda një periudhe tre vjeçare, e cila më duket si kohë të mjaftueshme për ta arritur këtë dhe hedhur hapat më tej. Ju thoni se ndër shtyllat kryesore të reformës, krahas autonomisë është edhe kërkimi shkencor. Sipas jush, cilat janë fushat e kërkimit që kërkojnë financim më emergjent? Krahas me mësimdhënien universitetet janë të angazhuara në kërkim shkencor, disa në shkallë më të madhe, disa më të vogël, disa e zhvillojnë veprimtarinë e tyre pa shumë kërkesa për financim, ndërsa të tjerë si ata në fushë të mjekësisë, shkencave të natyrës, inxhinierisë kanë nevojë për shpenzime shumë më të mëdha për të qenë të suksesshëm. Nga kjo pikëpamje unë bie dakord me atë kategorizim që është bërë në Draft që financimin e institucioneve kërkimore e ndan në katër kategori; shkenca sociale, shkenca mjekësore, sporte dhe shkenca inxhinierike. Por një këndvështrim tjetër do të ishte që ky financim të shkojë edhe sipas interesit kombëtar. Një përparësi duhet t’i jepet shkencave albanologjike, po ashtu edhe të gjithë atyre institucioneve që ofrojnë një shërbim me impakt publik siç është sizmologjia, hidrometeorologjia, studimet e mjedisit, të përdorimeve të rrezatimeve në mbrojtje të shëndetit publik, sikurse një kategori e tretë do të ishte financimi i institucioneve me karakter strategjik, që projektojnë të ardhmen e vendit, në mënyrë të veçantë në fushën e energjetikës, zhvillimit të territorit, mjedisit etj. Ndërkohë, vendosja si metodë e punës me projekte, krijimi i një tregu të ideve, do të nxiste shumë më tepër punën kërkimore, do të siguronte një impakt real dhe mbi të gjitha do të zgjeronte mundësitë për financim të kërkimit shkencor, jo vetëm nga burime buxhetore, por nga donatorë të vendit dhe të huaj, bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtare dhe rajonale, etj. Në këtë kuadër, ideja e hedhur për krijimin e një Agjencie për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin është racionale dhe do hapë mundësi të gjera për fuqizim në këtë drejtim.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Feston ditëlindjen macja më e vjetër në botë 5

6

7

15

14 18

33

47

30

34

35 41

37

46 50

Koha e fillimit ____:____

51

Koha e mbarimit ____:____

52

53

54

Horizontalisht

1. Tra a dru i gjatë që mbështetet në mur për ta mbajtur. 7. Kalimi i kohës në gosti e me qejfe. 14. Mania për të dalë gjithmonë i pari. 15. pasthirrmë. 16. Dhënia e jetës për një çështje të madhe. 17. Notë muzikore. 18. Krahinë. 20. Berati në makina. 21.Që bashkohet me idetë, qëllimet dhe veprimet e një tjetri për një qëllim të përbashkët. 23. Gjini e letërsisë artistike që e pasqyron jetën përmes veprimit skenik të personazheve. 24. Sterjo i njohur i letërsisë. 26. E vetme në llojin e vet. 27. I thonë ndryshe pelikan. 29. Zonë Amerikane. 30. Shkronjë dyshe. 31. Ballshi në makina. 33. I thonë ndryshe çast. 36. Enë teneqeje a metali si gotë e madhe e me vegjë, që përdoret për të marrë ujë. 38.Lëng i helmet i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave. 40. Zog i egër grabitqar. 42. Klimë. 43. I ka dora në mes. 44. Shtjellim i përmbledhur i fesë së krishterë me anë pyetjesh e përgjigjesh. 46. Rasha e këngës. 47. Drejtim. 49. Shtyllë e gjatë në një anije. 50. Huq i keq. 51. I thonë ndryshe rërë. 52. Bimë barishtore që përdoret për ushqim. 53. Rrudhë, zhubër. 54. Ia bën pushka.

Vertikalisht

1. Ndjenjë keqardhjeje që i lind dikujt për veprim të gabuar që ka bërë. 2. Lëndë e qullët që nxirret nga disa leshterikë dhe që përdoret për ëmbëlsira. 3. Gëte, shkrimtar i madh gjerman. 4. Trashje lëkure si kokërr që del në duar, lyth, lez. 5. Korja e rruzullit tokësor në tërësinë e saj. 6. Pasthirrmë. 7. Sistem Luftimi. 8. Pjesa që i bie dikujt, kur ndahet një e tërë. 9. Përemër vetor. 10. I thonë ndryshe porcelan. 11. Shprehja që mbyll një lutje fetare. 12. Shtet në Gjirin Persik. 13. Ndreqje që i bëhet diçkaje të prishur. 16. Tërësi fjalësh, të lidhura me njëra-tjetrën sipas rregullave gramatikore. 19. Shalqi i blerë në Korçë. 20. Firmë e njohur karburanti. 22. Pjesë e mekanikës që studion ligjet e lëvizjes së trupave në lidhje të ngushtë me forcat që veprojnë mbi ta. 24. Casey i garave me motora. 25. Bimë barishtore shumëvjeçare, shumë e hidhur që përdoret në mjekësi. 28. Përsëritje pa i ndryshuar asgjë. 32. Lloj peshku liqeni. 34. Mbetet pa frymë. 35. Krahinë e gjerë, tokë. 37. Shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit. 39. Markë makine. 41. Prirje, damar. 43. Në rregull në Amerikë. 45. Shkoi. 48. Masë drithi.

Sudoku | nivel mesatar 8 1

9

6

4 3 2 6 7 4 8

2

9

3

7

2 6

8 4

5

8 4 3 7 8 1 5 7

8 5 1 9 3 7 4

5

8

7

4 1

7

4

2

1 7

2

2

Sekreti për jetë të gjatë e kësaj maces ishin ushtrimet, dieta dhe mishi i kebapit. Macja Poppy, ka mbushur 24 vjet, duke u bërë kështu macja më e vjetër në botë, e njohur edhe nga Rekordet Botërore të Ginisit. Në jetën e njeriut, kjo mace do ti kishte 114 vjet të cilat i kaloi në Bournermothuth të Dorset. Në moshën 5 vjeç, pronarja saj vdiq, ndërsa ajo u adoptua nga Marguerite Corner dhe vajza saj Jacqui, e cila së bashku me familjen e saj, ende kujdeset për macen. Poppsy pjesën më të madhe të kohës e kalon brenda në shtëpi, me tre macet tjera të familjes katër lepujt dhe një hamster. Megjithëse ajo është e shurdhër dhe e verbër, pronarja saj është e lumtur që ajo jetoj plot 291 muaj jetë, ndërsa kujdesi për të ishte maksimal.

42

45 49

48

36

40

44

13

26

29

39

43

12

22

25

28

38

11

21

24

32

10

17

20

23

31

9

16

19

27

8

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

6 3 9 7

9

5 8

5

9

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, ne vend qe te mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit qe keni ne krah dhe keni për t’u ndier shume mire. Beqaret do kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Ne planin financiar do e pranoni qe ndodheni ne një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa me shpejt gjendjen.

Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë qe kane ne krah dhe do mund te flasin për çdo gjë pa dorashka. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do jene shume te acaruar me disa çështje dhe nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jene përgjithësisht te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni ne këtë sektor.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Mos bëni premtime qe nuk mund t’i mbani gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse do e zhgënjeni tej mase partnerin. Me mire merrini gjerat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një dite pozitive, me flirti, emocione dhe mbase ndonjë aventure. Financat duhen pasur me ne vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi.

Dita për ata qe janë ne një lidhje do jete pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektoje mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqareve me ne fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura te dashurisë dhe do ndihen te përkëdhelur nga yjet. Financat do jene te qëndrueshme.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Pas një periudhe te gjate me probleme, me ne fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni ne mënyrë qe te behet me e mira. Fale mbështetjes se Merkurit edhe beqaret do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen me te plotësuar. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme duke qene se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

PESHORJA (23/IX-22/X)

8 2 5 6 1

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jene planetët qe do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë me se miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqaret, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Për mirëqenien financiare flisni me ndonjë specialist.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 021, 051, 059, 201, 256, 314, 378, 412, 450, 471, 478, 492, 521, 522, 642, 650, 859, 871, 934, 965. Numra me 4 shifra: 2265, 2365, 4544, 4880, 5212, 9211, 9515, 9652. Numra me 5 shifra:

07986, 11065, 11478, 15628, 16057, 18541, 22145, 23147, 41569, 45788, 51404, 53458, 55787, 56985, 58647, 59245, 65874, 78596, 92495, 96525, Numra me 6 shifra: 059255, 222600, 256965, 282211, 502391, 531026, 614545, 841511.

Do afroheni me shume me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur me te. bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë ne çdo moment. Beqaret do gjejnë personin për te cilin kane ëndërruar gjithë këtë kohe. Financat do jene te mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire me atë qe keni ne krah. Edhe çiftet qe kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqaret do afrohen edhe me shume me një person qe e kane njohur para disa kohesh. Shume shpejt mund te merren edhe vendime te rëndësishme.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Qielli i dashurisë do jete i zymte dhe plot me re gjate kësaj dite. Do keni edhe përballje te forta me atë qe keni ne krah. Gjithsesi për këto çështje nuk duhet te flisni me miqtë, por duhet te mundoheni t’i zgjidhni ne çift. Beqaret do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë te marrin vendime. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi qe te mos keni vështirësi.

AKREPI (22/X-21/XII)

Do kërkoni shume ndryshime sot ne jetën tuaj ne çift ndërkohë qe partneri nuk do jete ne humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te presin qe gjithçka te ece siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite goxha e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni ndjesi te reja dhe do dashuroheni si kurrë me pare me atë qe keni ne krah. Për beqaret do filloje një tape e re edhe me e bukur sesa ajo çka qene. Me shume gjase do krijoni një lidhje serioze. Te ardhurat do jene te mira. Do jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite e mbushur me turbullira kjo e sotmja përtedashuruarit.Dojuduhetpakmunddhe durim për te vendosur një gjendje te qëndrueshme. Beqaret do realizojnë disa takime,pormepasnukdodineseçfarëhapash tehedhin.Mefinancatgjithçkadoshkojepër mrekulli. Gjendja do jete aq e qëndrueshme sa do arrini te kryeni edhe ndonjë investim.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

20.05.2014

Viti

19

Gjithë arti është erotik. - Gustav Klimt 

1003. p.e.r

Davidi bëhet mbret i Izraelit Pasi Filistinët mundën Izraelin, duke vrarë si Saulin, mbretin e parë të Izraelit, dhe të birin Jonathan, Davidi u shpall mbret në rajonin prej nga kishte edhe origjinën Judea. Më pas ai pushtoi qytetin e Jerusalemit dhe e bëri kryeqytet duke zhvendosur atje edhe Arkën e 10 Urdhëresave. Përgjatë viteve vijuese ai e shtriu pushtetin e Izraelit në veri drejt Sirisë, duke bashkuar mbretëritë e Izraelit dhe Judeas. Si bari riosh, Davidi kishte vrarë Goliathin. Davidi ishte futur në shtëpinë e Saulit ku zuri miqësi me Jonathanin, por u përzu nga Mbreti gjithnjë e më i papërmbajtshëm. Davidi u bë mercenar i Filistinëve,

megjithëse e shmangu betejën ku Filistinët vranë Saulin. Pavarësisht dobësive njerëzore, Davidi paraqitet në Bibël si monark me përcaktim hyjnor, aktet ushtarake dhe politike të të cilit - po aq sa edhe veprimtaritë e tij shpirtërore (thuhet se ai ka hartuar shumë prej psalmeve) janë shprehje të reagimit të tij nda vullnetit të Zotit. I biri i tij Solomoni zgjeroi ndikimin e Izraelit në mbarë Lindjen e Mesme. Hebrenjtë besonin se mbretërit e Izraelit dhe Mesia do të rridhnin nga pasardhësit e Davidit. Ai mban një vend të rëndësishëm në traditat hebraike, kristiane dhe myslimane. Jashtë Biblës ka shumë pak të dhë-

na solide historike për ekzistencën e Davidit. "Dera e Davidit" përmendet në një tekst aramaik, që daton diku nga viti 850 p.e.r. dhe në vitin 2005 një arkeolog zbuloi disa rrënoja në Jerusalem, për të cilat pretendonte se ishin të pallatit të Davidit, megjithëse kjo është kundërshtuar nga akademikë të tjerë. Historianët ende debatojnë rreth asaj nëse Judea e Epokës së Bronzit kishte gjasa të formonte mbretëri kaq të unifikuara siç paraqiten në rrëfimet e Biblës, të cilat ka mundësi të jenë shkruar diku nga fundi i shekullit VII p.e.r. -Marrë nga 1001 ditë që formësuan botën.

Blitz

Flickr

75

Për qind e amerikanëve thonë se seksi i mirë është ‘shumë i rëndësishëm’ për një martesë të suksesshme.

52 7

Për qind e gjermanoperëndimorëve thonë të njëjtën gjë.

Për qind e këngëve të preferuara të adoleshentëve, që ata thonë se flasin për seksin, dhunën, satanizmin apo drogën.

26

Për qind e tyre thonë se flasin për dashurinë.

Foto: Michał Kowalski

80 mijë videot misterioze në Youtube: Spiunë, marketing apo alienë? Filmime 11-sekondësh me drejtkëndësha të ngjyrosur, me tinguj elektronikë. Në dukje nuk kanë kuptim, por kanë tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që investigon. A ka një mesazh të fshehur? A është një kod për spiunazhin? Një iniciativë e mençur marketingu? Apo një lojë në internet? Mos është shfryrja e ndonjë të çmenduri? Dikush ka ngarkuar për shtatë muaj me radhë në Youtube një video pas tjetrës me një format pothuajse identik: dhjetë pamje drejtkëndëshash ngjyrë të kuqe dhe blu, të cilët alternohen për 11 sekonda, me një muzikë në sfond që gjenerohet nga një kompjuter. Çfarë do të thotë? Kush i ka prodhuar dhe përse? Kur numri i këtyre videove arriti shifrën mbresëlënëse 80 mijë, publikuesi anonim i tyre u ndal. Stop. Fundi i transmetimeve. Heshtje. Por ndërkohë në internet kishin nisur tam-tamet për të zbuluar kush dhe çfarë fshihen prapa këtij misteri të vogël të rrjetit? Tani me të po merret edhe BBC, e cila ka ngarkuar një specialistin e vet për të investiguar. Dhe që ndoshta ka zbuluar, të paktën pjesërisht, vetë misterin.

gazetamapo@gmail.com

Gjithçka nisi në 23 shtator të vitit 2013 në orën 14:45, kur dikush që shfaqej me emrin Webdriver Torso ngarkoi në Youtube videon e parë të serisë. Njëzetetetë minuta më vonë hodhi një tjetër, pothuajse të njëjtë. Një orë më vonë, një të tretë. Dhe vazhdoi kështu, ditë pas dite, për shtatë muaj me radhë, deri kur krejt papritur u ndal, pasi kishte ngarkuar në kanalin e tij plot 236 orë klipe 11 sekondësh: 80 mijë filma të shkurtër nga 11 sekonda secili. E para që e pikasi fenomenin ishte e përmuajshmja amerikane “Wired”. Që atëherë, pyetja është vërtitur nëpër internet, mes blogjeve, postimeve në Facebook dhe Twitter: kush qëndron prapa kësaj sekuence të çuditshme drejtkëndëshash të kuq dhe blu? Cili është mesazhi i tyre, nëse ka një të tillë? Një hipotezë është që mund të jetë një gjuhë e koduar, që u dërgohet spiunëve apo informatorëve. Një tjetër thotë se bëhet fjalë për një testim për të zbuluar talente të rinj të kriptografisë. Një burim i tretë thotë se është diçka banale, një nismë marketingu për një produkt – por ende nuk është zbuluar se për çfarë produktesh bëhet

fjalë. E përditshmja angleze The Guardian ka thënë se ndoshta është rezultat i një konf e r e n c e k r ij u e s i sh t ë p r o g r a m eve kompjuterikë, një lloj loje mes inxhinierësh kibernetikë, dhe mendon që edhe kishte pikasur një të dyshuar, një shkencëtar me emrin Isaul Vargas i cili megjithatë ka mohuar që të ketë të bëjë me videot misterioze. Dikush beson që është pasojë e një programi të kompjuterizuar që është “marrosur” – një lloj virusi) por efektet e të cilit nuk dihen ende. Dikush tjetër, pak a shumë seriozisht, thotë që janë mesazhe të dërguar në tokë nga një specie aliene jashtëtokësorësh. Spencer Kelly dhe Stephen Beckett, dy ekspertë të cilëve BBC u ka kërkuar të investigojnë kanë mbërritur ndoshta pak më prane të vërtetës. Pikësëpari, duke ekzaminuar të 80 mijë videot, kanë zbuluar që Webdriver Torso ngarkonte të paktën 400 në ditë. Ditën e Krishtlindjeve ka ngarkuar madje një video në çdo dy minuta – praktikisht pa bërë asgjë tjetër, dhe gjithashtu pa humbur kohë për të ngrënë apo për të fjetur. Më tej, duke shmangur një paywall që

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ishte ngritur për të mbrojtur videon e parë që ishte ngarkuar zbuluan një klip të një filmi me kartona, “Aqua Teen Hunger Force”, në të cilin tre protagonistët nuk arrijnë të fitojnë një quiz në një klub nate. Në fund, në videon numër 1182, zbuluan një anomali të dytë në krahasim me të tjerat: filmuar nga një ballkon në Paris, një klip prej 6 sekondash i ndërfutur brenda sekuencës së zakonshme me drejtkëndësha të kuq dhe blu, tregon Kullën “Eiffel” të ndriçuar natën, si dhe për një çast pamjen e padallueshme qartë të një personi. A është ai Webdriver Torso? Ndoshta. Edhe sepse, poshtë asaj videoje, ai ka lënë një postim misterioz: “Matei është inteligjent”. Çdo përpjekje për të kontaktuar autorin e komentit përmes adresës në Google nuk ka marrë përgjigje. “Një gjë është e sigurt”, konkludojnë dy investiguesit e BBC, “Ka shumë Francë brenda këtij misteri”, duke përfshirë ngjyrat e drejtkëndëshave, që janë ata të flamurit francez. Nëse është një specie aliene, që i ka ngarkuar filmimet në Youtube “shpresojmë që viennent en paix”. Ardhshin paqësisht!

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 20.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

Zgjidhni Kontratën

e Sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Udhëtim

Shoqëri Sigurimi Jete

Me këtë kontratë ju përfitoni mbulimet e mëposhtme: • Dëmshpërblim për vdekje natyrore • Ndihmë shëndetësore (në rast sëmundje ndje apo aksidenti) • Shpenzime riatdhesimi

Për më shumë informacion: Rr."Brigada VIII", Vila Nr. 3/1, Tiranë, Shqipëri Tel: + 355 4 22 37 549 Fax: +355 4 22 37 530 Cel: +355 69 20 84026 e-mail: contact@sicred.com.al

ju uron udhëtim të mbarë dhe të sigurt!


20 maj mapo ok