Issuu on Google+

Faqe 18-19

Komunistët grabitën 1863 kg ar në vitet e para të çlirimit Studiuesi Alvin Saraçi sjell historinë e grabitjes nga komunistët, në librin “Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit (1944-1955)”

Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 19 dhjetor 2012. Numër 783. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Dritëro Agolli: Mal Berisha, ambasador në Londër: Mesazhi që i çova bamir Topit Komisioni i Jashtëm miraton Mal Berishën si ambasador në Britaninë e Madhe. “Nuk u refuzova nga Topi, nuk më ktheu përgjigje" FAQE 3

BB: Privatizimi i CEZ ndikoi negativisht, rritja 0.8% Heqja e licencës së CEZ-it, vendimi i ERE-s më 17 janar. Banka Botërore pranoi se privatizimi i CEZ-it nuk rezultoi i suksesshëm

nacionalizmi, krerët e shtetit u dalldisën nga turmat Shkrimtari i njohur jep “votën” e tij për Rezolutën çame dhe komenton rritjen e retorikës nacionaliste në vend. “Drejtuesit duhet ta mbajnë veten, të mos dehen, se po u deh çobani, të gjitha dhentë i ha ujku. Shqipëria e Madhe? Më parë të rregullojmë punët tona.” Topi: Të njëjtët që thërrasin për nacionalizëm, heshtin për çamët Faqe 4

FAQE 6-7

Shpërblimi për pensionistët, ndarja sipas grafikut të Postës Mandatet, Noka: Pyesni burrat e Kukësit për rritjen e popullsisë

FAQE 2

op-ed / 16-17

2 mijë lekëshi i festave Vendimi pritet të miratohet sot edhe nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shpërndarja nga ISSh do të bëhet me grafik, duke nisur nga java e ardhshme

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Plani djallëzor serb

koment

Shkëlzen Maliqi

Kthim në nacionalizmin e vërtetë shqiptar

koment Genc Mlloja

9

Ndalim kalimi

verisë, i cili pritet të miratohet sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ISSh do të hartojë edhe grafikun e shpërndarjes së shpërblimit. Bashkë me grafikun, ISSh do të shpërndajë pranë zyrave të postës urdhërpagesat për dhënien e shpërblimit. Ashtu siç është vepruar edhe në vitet e kaluara, pensionistët do të marrin... Faqe 15

Tre pedagogë në hetim, merrnin 150 mijë lekë për provim Tre pedagogë të universitetit të Korçës dhe katër persona të dyshuar si sekserë po ndiqen në gjendje të lirë nga prokuroria e këtij rrethi

Paralajmërimet në shtypin e Beogradit, se Serbia më në fund e ka përgatitur një draft të planit...

Ishte e mjaftueshme një deklaratë e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara...

Shpërblimi prej 2000 lekësh që 553 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin nga qeveria me rastin e festave të fundvitit do të shpërndahet duke nisur nga java e ardhshme në sportelet e Postës, ku ata tërheqin edhe pensionin mujor. Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se menjëherë pas daljes së vendimit të qe-

Tre pedagogë po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Korçës, pasi mer-

rnin, sipas saj, 15 mijë lekë të reja për një provim. Universiteti “Fan Noli” i Korçës, i përfolur në mënyrë të vazhdueshme për shitje të paligjshme të provimeve në këmbim të shumave të konsiderueshme që një student duhet të paguajë, ka vënë në punë organin e akuzës në Korçë prej afro tre muajsh. Duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së qytetit juglindor.. Faqe 8

deklarata

letra

Nishani-prokurorëve: Mos hyni në vallen e politikës dhe krimit

I riu var veten në oborr: Shihemi në botën tjetër!

FAQE 5

Botimi i revistave shkencore në Shqipëri; koha për reformim

Prof.Dr. Përparim Fuga, në një intervistë për MAPO mapo universitas Universitas sjell një historik të botimit të revistave shkencore në Shqipëri pas viteve ’90,

CMYK

FAQE 5

koment / 17

Faqe 16

Besart Kadia

CEZ, paguaj që ta kesh Kujt nuk i kujtohet spoti i goditur i Korporatës Energjetike Shqiptare kur informonte publikun Shqiptar se garantimi i dritave 24 orë vjen duke paguar për produktin e marrë. Gjatë tranzicionit, por jo vetëm, Shqiptarët kanë patur një marrëdhënie abuzive me këtë shërbim. Një fije metalike te sahati, apo  një kabllo e kaluar nga rruga për në shtëpi ishin aftësi të trashëguara, që vite me radhë shpërfytyruan tregun e energjisë elektrike në vend. Një prej drejtuesve të CEZ, kur fliste për shqetësimet e fundit të vëna re në treg, tregonte se kjo periudhë e vitit bëhet dhe më e vështirë, pasi  shumë familje që vjedhin energji e shpërdorojnë atë duke mbajtur 24 orë kondicioner ndezur me dyer të hapura e me drita që bëjnë natën ditë...


2

MAPO

E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

politika

Zbardhen debatet në Komisionin e Integrimit për ruajtjen e mandatit në Kukës, ndërkohë që në Berat rezulton pakësim i popullisë

Mandatet, Noka: Pyesni burrat e Kukësit për rritjen e popullsisë “Në rast se qarku i Kukësit ka rritje më shumë se qarku i Beratit, këtë pyetje duhet të shkojmë t’ia bëjmë burrave të Kukësit. Këtë pyetje nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë kjo nuk është përgjegjësia ime, por nuk është as përgjegjësia e opozitës.” Fejzi Braushi

Rritja me ritme më të larta sesa mesatarja e vendit e numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit, sipas Ministrisë së Brendshme e ka shpjegimin e vetëm te lindshmëria e lartë e banorëve të kësaj zone. Këtë shpjegim i ka dhënë dje ministri i Brendshëm, Flamur Noka, pyetjes së deputetëve të opozitës në komisionin e Integrimit, sa i përket problematikës së shfaqur mbi rritjen e popullsisë dhe lëvizjen e mandateve në qarqet Berat dhe Kukës, që vjen si pasojë e saj. Deputeti i Beratit, Marko Bello, ka ngritur shqetësimin mbi besueshmërinë e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe për këtë ka sjellë në vëmendje pikërisht rastin e shtimit të çuditshëm të popullsisë në qarkun e Kukësit. “Ajo që më shqetëson mua është se kemi problemin e Kukësit dhe Beratit, dy qarqe ku në Kukës popullsia shtohet brenda natës dhe në Berat pakësohet brenda ditës. Kjo mungesë transparence që vihet re nga ana e dikasterit tuaj, këto dyshime që kemi, zoti ministër, dhe që ju nuk keni arritur t’i davaritni, e vënë në dyshim besueshmërinë e regjistrit të gjendjes Civile?”, - tha Bello. Në përgjigje të këtij shqetësimi, ministri Noka, ndërsa është shprehur i gatshëm për çdo lloj transparence sa i përket verifikimit të listave të banorëve në qarkun e Kukësit, ka bërë të ditur se rritja e numrit të popullsisë në këtë zonë ka ardhur

Debati Marko Bello: Ajo që më shqetëson mua është se kemi problemin e Kukësit dhe Beratit, dy qarqe ku në Kukës popullsia shtohet brenda natës dhe në Berat pakësohet brenda ditës. Kjo mungesë transparence që vihet re nga ana e dikasterit tuaj, këto dyshime që kemi, zoti ministër, dhe që ju nuk keni arritur t’i daravitni e vënë në dyshim besueshmërinë e regjistrit të Gjendjes Civile. Flamur Noka: Në rast se qarku i Kukësit ka rritje më shumë se qarku i Beratit, këtë pyetje duhet të shkojmë t’ia bëjmë burrave të Kukësit. Bello: Ose grave Noka: Këtë pyetje nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë, kjo nuk është përgjegjësia ime, por nuk është as përgjegjësia e opozitës, kështu që nuk besoj... Bello: E thashë për transparencën, zoti ministër. Noka: Transparenca thashë që është filli që përshkon punën e kësaj ministrie dhe për këtë të jeni të sigurt. Shifrat i ka KQZ të detajuara. Por pse shqetësoheni për rritjen e popullsisë së qarkut të Kukësit, vetëm një përgjigje kam, fakti që burrat e Kukësi... Bello: Nuk është përgjigje e një ministri kjo

si pasojë fenomenit të lindshmërisë së lartë në këtë zonë. Madje ai ia ka dedikuar këtë sukses burrave të Kukësit. “Në rast se qarku i Kukësit ka rritje më shumë se qarku i Beratit, këtë pyetje duhet të shkojmë t’ia bëjmë burrave të Kukësit. Këtë pyetje nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë, kjo nuk është përgjegjësia ime, por nuk është as përgjegjësia e opozitës”, - tha ministri Noka, duke shkaktuar debate në sallë. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë

Tauland Balla: Nuk pjellin burrat Flamur, le nam. Noka: Tauland, nuk e di andej nga ju, por pa burra nuk ka asgjë në këtë dynja. Balla: Mirë dakord, dakord, të ruajmë seriozitetin. Noka: Nuk ka asnjë cenim, asnjë ndërhyrje në regjistrin e Gjendjes Civile. Mund të vini kur të doni bashkë me mua, pa mua, kontrollojeni regjistrin, shiheni, është një kompani austriake që e mban dhe që kontrollon çdo proces. Jemi transparent si drita e diellit. Por si shtohet popullsia më pyeti Marko, i thashë që duhet të pyesni burrat e Kukësit. Noka: Sa i përket raporteve të shërbimeve, unë e di se vijnë në mënyrë zyrtare, dhe pranë institucioneve. Në rast se keni raporte shërbimesh individuale atëherë më vjen keq, por duhet të shihni te vetja juaj. Balla: Institucionet nuk janë të besueshme. Rajmonda Bulku: Po qenka më i sigurt individi? Balla: Pusho ti, se nuk jemi te “Dimri i Fundit“ këtu. Bulku: Kështu flisni kur nuk ju intereson... Balla: Nuk po u çojmë çorape partizanëve, ndaj më mirë mos fol për këto gjera ti.

ministri Noka, duke folur për kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor parlamentar për këtë çështje, deklaroi se ishte i hapur për çdolloj hetimi ligjor, ndërsa u shpreh i sigurt se ajo që do të gjenin socialistët nga ky kontroll do të ishte “qeni i ngordhur”, duke huazuar kështu një batutë nga një filmi i realizmit socialist “Përballimi”. Pavarësisht gatishmërisë së Ministrisë për t’u hetuar sa i përket listës së popullsisë në qarkun e Kukësit, mazhoranca duket se ka bërë gati vendimin për

“Në rast se qarku i Kukësit ka rritje më shumë se qarku i Beratit, këtë pyetje duhet të shkojmë t’ia bëjmë burrave të Kukësit. Këtë pyetje nuk mund të ma bëni mua. Fakti që në Kukës ka burra që shtojnë popullsinë, kjo nuk është përgjegjësia ime, por nuk është as përgjegjësia e opozitës”

ta rrëzuar kërkesën e socialistëve për komision hetimor nesër në seancë plenare, me argumentin se ajo është antikushtetuese. Siç argumentojnë socialistët në kërkesën e tyre në disa komuna të qarkut të Kukësit, në vetëm pak muaj të këtij viti, është shënuar një rritje e madhe e popullsisë mbi mesataren e përgjithshme të kësaj rritje në gjithë vendin. Kjo sipas tyre ka bërë që ky qark të pësojë një rritje të numrit të popullsisë më të madhe se ajo e qarqeve të tjera, duke ruajtur kështu numrin e mëparshëm të mandateve të deputetëve.

Ministri: 4213 shqiptarë kërkuan azil pas liberalizimit të vizave Ministria e Brendshme pranon se deri në muajin qershor të vitit aktual pati një trend shqetësues të personave shqiptarë që kërkonin azil në vendet e Bashkimit Europian, duke vendosur në vështirësi gjithë procesin e liberalizimit të vizave për të gjithë shqiptarët. Duke raportuar para komisionit të Integrimit, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka bërë një pasqyrë të plotë të ecurisë së zbatimit të procesit të liberalizimit të vizave, përfituesve, personave që u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së, fenomenit të azilkërkimit, si dhe masat e marra nga kjo ministri lidhur me eliminimin apo parandalimin e fenomeneve negative. Sipas tij, në total, numri shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në ven-

det e Bashkimit Europian deri në fund të muajit nëntor të vitit në vijim është 4213, ku pjesën dërmuese e kanë vende të tilla si Belgjika, Luksemburgu, vendet nordike, apo edhe Franca. “Kërkesa për azil në katër vendet e BE-së patën një ngritje të numrit në 6-mujorin e parë të vitit 2012 dhe një ulje të menjëhershme në 6-mujorin e dytë të vitit 2012, si rezultat i ndërhyrjeve energjike si të Ministrisë së Brendshme dhe strukturave homologe në shtetet e destinacionit“, - tha Noka, duke theksuar se shumica e kërkesave për azil janë shoqëruar me certifikata të pavërteta të të qenit të këtyre personave në gjakmarrje. Vendin e parë për kërkesa azili e zë Suedia ku në dy vite janë shënuar 1672 të tilla, men-

jëherë pas saj vjen Belgjika me 1413 të tilla dhe më pas Luksemburgu me 310. Siç bëri të ditur ministri, në vitin e fundit ky fenomen është përhapur dhe në Francë, ku vetëm në muajin qershor ka pasur 258 kërkesa azili. Duke raportuar në lidhje me elemente të tjera të procesit të liberalizimit të vizave, Noka bëri të ditur se në dy vite numri i refuzimit të hyrjes së shtetasve shqiptarë nga autoritet policore të vendeve BE/Schengen gjatë vitit 2011 është 8978 shtetas, ndërkohë që për periudhën janarnëntor 2012 është 11 109 shtetas. Ministri ka folur edhe për situatën e kriminalitetit dhe mundësisë së tij për të përfituar nga liberalizimi i vizave, duke bërë të ditur se Shqipëria tashmë nuk është më një vend

Vendin e parë për kërkesa azili e zë Suedia ku në dy vite janë shënuar 1672 të tilla, menjëherë pas saj vjen Belgjika me 1413 të tilla dhe më pas Luksemburgu me 310

që eksperton kriminalitet dhe trafiqe të lëndëve narkotike. Sa i përket fenomenit të korrupsionit dhe evidentimit të tij në raportet e BE-së, Noka ka theksuar se ai është i pranishëm kryesisht në sistemin e drejtësisë dhe për këtë ka bërë përgjegjës ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, të cilët, sipas tij, merrnin nga 200 mijë euro për një emërim gjyqtari. “Në raportet e fundit janë cilësuar në ligjëratë të drejtë që sistemi drejtësisë e ka rënduar këtë problem në Shqipëri dhe është saktësuar e zezë mbi të bardhë që në sistemin e drejtësisë kur aleatët tuaj të sotëm drejtonin KLD merrej 200 mijë euro për një vend pune” - tha Noka.


E mërkurë 19 13 qershor dhjetor 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 3

ODIHR ka marrë tashmë një ftesë për të vëzhguar, nga autoritetet shqiptare. Data e vendosjes do të përcaktohet më vonë

ODIHR: S’jemi polici zgjedhjesh, teknologjia të aplikohet gradualisht Zëdhënësi i ODIHR-it, Thomas Rymer, tha se misioni i parë monitorues do të vijë në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit që vjen

Makinat e sekuestruara, PS debat me Ristanin Deputetët e majtë kanë ngritur dyshime mbi qëllimet e ndryshimeve të paraqitura në ligjin që trajton konfiskimet e mjeteve rrugore dhe ujore nga policia e shtetit, duke aluduar se ai bëhet për interesa politike si dhe për të favorizuar kryesisht biznesin e skrapit që vepron në vend. Ka qenë deputeti Gazmir Bizhga i cili duke iu drejtuar zv.ministrit të Brendshëm, Arben Ritani, ka nënvizuar se makinat e sekuestruara nuk do të hidhen në ankand, por ato do të shkojnë për skrap. “Me këtë projektligj ne e dimë që rezervat e shtetit do t’i nxjerrin 4500 mjetet për skrap që po t`i shumëzojmë mesatarisht me 1.5 ton, bëhen 6 mijë tonë skrap. Duket se janë përgatitur dhe klientët për të marrë këtë skrap, që do t’u jepet dhurata para Vitit të Ri. Ky ka ardhur i qartë për ato grupe biznesi që zhveshën natën në mënyrë barbare krejt Kombinatin e Poliçanit dhe forcat e armatosura. Nuk ka transparencë”, është shprehur Bizhga. Po ashtu deputeti Asllan Dogjani ka akuzuar se në ambientet që mbahen makinat e konfiskuara rezulton se edhe vidhen. “A ka raste, dhe sa raste janë, se pronarët nuk i kanë marrë automjetet e tyre nga komisariatet e policisë? Kemi të dhëna se kur ka shkuar pronari të marrë pas verifikimit të doku-

menteve, ka gjetur vetëm gomat”, është shprehur Dogjani. Makina e Nishanit Që në fillim të seancës së pyetjeve, deputeti Ilir Gjoni u interesua mbi procedurat që ish-ministri i Brendshëm, aktualisht presidenti Bujar Nishani, ka përdorur një automjet të konfiskuar. Por Ristani e quajti të pavertetë deklaratën e Gjonit, edhe pse ky i fundit pohoi se Presidenti e ka pranuar vetë një fakt të tillë. Kjo e ka acaruar edhe më shumë situatën në komision, ku deputetët e kanë akuzuar se nuk është më në krye të KQZ, dhe se të drejtat mbi të ftuarit e vendosin deputetët. “Ti ke ardhur për të na dhënë përgjigje, kur t’ju pyesim ne do të përgjigjeni ju. Unë ju bëra një pyetje që lidhet me administrimin e këtyre pronave, ligj për të cilin ju keni prurë projektin. Një nga këto është edhe automjeti i përdorur nga ish-ministri juaj (Bujar Nishani), dhe ju përfaqësoni atë ministri. Po ju pyes ju, si zyrtar i institucionit”, është shprehur Gjoni, ndërsa Ristani u përgjigj se “Nuk kam dijeni, besoj që duhet të jetë e pavërtetë ajo që thoni”. Gjithsej nga të dhënat e ministrisë janë bllokuar 4500 mjete rrugore dhe 250 mjete lundruese. Përfaqësuesit e ministrisë pohuan se të ardhurat nga shitja e automjeteve nga ankandi apo nga shitja për skrap do të shkojnë në buxhetin e shtetit.

Zëdhënësi i ODIHR-it, Thomas Rymer, deklaroi dje se misioni i parë monitorues pritet të vijë në Shqipëri në pjesën e parë të vitit 2013. Sipas tij, ODIHR ka rol monitorues dhe nuk është polici zgjedhjesh. Duke folur për teknologjitë e reja, Rymer ka shtuar se ato duhet të përdoren gradualisht. Me ndryshimet e kodit të ri elektoral, parashikohet që, të paktën 6 muaj para zgjedhjeve, duhet të fillojnë procedurat për prokurimin dhe aplikimin e teknologjive që do përdoren në votime, verifikimi i zgjedhësve në Tiranë dhe numri në Fier. Por në KQZ nuk ka ende asnjë mbledhje që të diskutohet kjo çështje, çfarë, sipas opozitës, vë në rrezik aplikimin. Cili është qëndrimi i ODIHR-it për këtë çështje? Zyra e OSBE-së dhe ajo për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) prodhoi ekspertizën, përfshirë futjen e teknologjive të reja të votimit, komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. Por që nga ajo periudhë, zyra nuk ka qenë e përfshirë në zhvillimet për ketë periudhë. Në përputhje me praktikat e pranuara për zgjedhje demokratike dhe të mira, ODIHR, si në ato diskutime dhe në misionin e zgjedhjeve te fundit parlamentare, rekomandon që teknologjitë e reja e votimit, duke përfshirë numërimit elektronik të votave, duhet të jenë të prezantuara në një mënyrë graduale, hap pas hapi. Problematikat do mund të vlerësohen nga një mision vëzhgues në të ardhmen. Përsa i përket dërgimit të misionit tuaj vëzhgues, kur mund të ndodhë kjo, duke parë që situata nuk paraqitet aspak normale edhe në KQZ? ODIHR ka marrë tashmë një ftesë për të vëzhguar, nga autoritetet shqip-

BE, presidenca qipriote:

Zgjedhjet nuk janë kusht për statusin Zgjedhjet parlamentare nuk janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp sot komisioneri Stefan Fyle dhe ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou Marcoullis. “Kjo nuk është pjesë e konkluzioneve dhe sigurisht nuk është pjesë e kritereve për marrjen e statusit. Por padyshim, zhvillimi i zgjedhjeve do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe do të tregojë vullnetin e mirë të shqiptarëve për të përmbushur reformat e rëndësishme, megjithatë ky nuk është një kusht”, deklaroi ministrja e Jashtme e Qipros. Gjithashtu, komisioneri Stefan Fyle u bëri sërish apel politikanëve shqiptarë që të përqendrohen tek tri kushtet e mbetura, sepse sipas tij, procesi i anëtarësimit bazohet në kredibilitet. tare. Data e vendosjes për çdo aktivitet të vëzhgimit do të përcaktohet vetëm pasi një mision vlerësimi i nevojave (MVN) të ketë lëshuar raportin dhe rekomandimet e tij. NAM pritet të vizitojë Shqipërinë në tremujorin e parë të vitit 2013. Një debat që ka shkaktuar edhe përplasjen e parë në KQZ ka të bëjë me ndarjen e mandateve. Më konkretisht, opozita ka kundërshtuar mbajtjen e një mandati në qarkun e Kukësit, pasi, sipas saj, shtimi i popullsisë nuk është real. Ndërsa për qarqet e tjera opozita nuk ka kundërshtuar. Në KQZ ky ndryshim duhet të merrte 5 vota, por mori vetëm 4. Mazhoranca ka deklaruar se do dorëzohet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, që nuk e ka tagrin ligjor për të shqyrtuar në themel, a po rrezikohet përsëritja

e procesit të 2011, ku KQZ nuk ka vendosur për çështjet më të rëndësishme zgjedhore? Ne nuk e kemi vëzhguar nga afër këtë diskutim dhe s’mund të japim një rekomandim pa u njohur nga afër me çështjen. Por misioni i vëzhguesve të ODIHR-it, me siguri do e konsiderojë këtë çështje dhe do të japë një rekomandim, sapo të ketë informacionin e duhur dhe të njihet me mënyrën sesi ky proces ka shkuar. Për ta kthyer në një formë tjetër, roli i ODIHR-it dhe mandati i tij, nuk është për të vepruar si “polici zgjedhjesh”, por sipas kërkesës së shteteve pjesëmarrëse të OSBE, për të ofruar rekomandime, bazuar në gjetjet e vëzhgimit të zgjedhjeve, për të ndihmuar ato shtete që të mbajnë zgjedhje në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare. Marrë nga “News 24”

Mal Berisha, ambasador në Londër: sms-ja që i çova Bamir Topit Zgjedhja e presidentit Bujar Nishani i ka hapur rrugë emërimeve të reja të ambasadorëve të cilët në kohën e presidentit Topi ishin bllokuar. Ditët e fundit në komisionin e Jashtëm, janë duke kaluar për miratim një numër i konsiderueshëm ambsadorësh. Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojnë se nga rreth 50 ambasadorë që ka vendi ynë nëpër botë, 10 prej tyre do të ndryshojnë. Një pjesë e mirë tashmë ka kaluar në seancë dëgjimore në komisionin e Jashtëm, dhe pjesa tjetër pritet të kaloj në ditët në vijim. Kështu, pas Neritan Cekës që është propozuar në Romë, Dritan Tolës që u emërua në Paris, Genc Muçës në Turqi dhe Kujtim Morinës në Kuvajt, dje në komisionin e Jashtëm kanë kaluar dhe dy ambasadorë të tjerë: Mal Berisha dhe Edmond Çaça, respektivisht të

propozuar në Britaninë e Madhe dhe në Arabinë Saudite. Mal Berisha është refuzuar nga ish-presidenti Topi për ambasador në Londër, por tashmë ka marrë firmën e presidentit Nishani për të qenë në këtë post. Komisioni i Jashtëm është përfshirë në disa debate teksa kalonin për t’u miratuar dy ambasadorët e rinj, respektivisht Mal Berisha në Britani dhe Edmond Çaça në Arbinë Saudite. Në qendër të akuzave ka qenë Mal Berisha, i cili është rrëzuar më parë nga ish-presidenti Bamir Topi. Në lidhje me këtë, Berisha u shpreh se “Unë nuk kam marrë refuzim nga Presidenti. Kam pritur me durim disa muaj. Kam qenë në një punë në Kombet e Bashkuara, e cila në atë vit kishte një çek prej 120 mijë dollarësh. Unë e kam lënë çekun dhe kam ardhur në

këtë komision për t’i shërbyer vendit tim. Kur kam humbur durimin pa asnjë përgjigje, unë kam bërë atë që do bënte secili prej jush. Jam rikthyer atje ku kam qenë dhe i kam shërbyer vendit tim brenda strukturave të YNIT. Nuk jam refuzuar nga Presidenti. Kam mbetur pa një përgjigje. Ku i kam çuar një sms: “Prej sot, nëse dosja ime gjendet ende në tavolinën tuaj, ju duhet ta hiqni”. Ka qenë 29 shtator 2007, kur unë jam nisur për në Prishtinë”. Ndërsa lidhur me pyetjen që i drejtoi deputeti Dokle për ekstradimin e Ilir Kumbaros, Berisha tha se “Lidhur me ekstradimin e zotit ilir Kumbaro, deri më tani nuk ka ardhur në vëmendjen time as nga autoritet britanike as nga kurrkush tjetër dhe unë nuk kam përse të gërmoj atë deri në momentin kur dikush vjen në ambasadë dhe interesohet për të”.


4 02

MAPO

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

Topi: Të njëjtët që thërrasin për nacionalizëm, heshtin për çamët ”Në krye të administratës ka njerëz militantë që nuk kanë funksionin e duhur. S’ka meritokraci. Shkojmë gjithmonë e më shumë në sinkron me shprehjen e Dritëro Agollit, kur Fatos Nano ishte kryeministër.” Në një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në televizionin A1Report, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, njëherësh ish-president i Republikës, komentoi çështje aktuale të politikës shqiptare. I pyetur nga Babaramo se kush mban përgjegjësi për refuzimin e statusit, kur të dyja palët, opozita dhe mazhoranca, fajësojnë njëra-tjetrën, Topi u përgjigj se faji mbetet mbi të

dyja. Ish-presidenti thekson se PS duhej t’i kishte votuar 3 ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament (kusht prej Komisionit Europian për marrjen e statusit), por, sipas tij, nuk është ky problemi i vetëm. Mazhoranca, thekson Topi, ka përgjegjësi më të mëdha se opozita. Mbi këtë konstatim, Topi i referohet faktit që, sipas tij, administrata është me të meta. “Unë fajësoj të dyja palët. Opozita duhet t’i kishte votuar 3 ligjet, por fakti që Parlamenti ka të meta, ka mungesë të lirisë, duke mos u respektuar deputeti dhe duke u penguar të shprehë atë që ai ka detyre...fakti që administrata ka problemet e veta...janë probleme që Europa i

shikon dhe nuk është indiferente”, theksoi kreu i FRD-së. Sipas Topit, në krye të administratës “ka njerëz militantë, që nuk kanë funksionin e duhur. S’ka meritokraci. Shkojmë gjithmonë e më shumë në sinkron me shprehjen e Dritëro Agollit kur Fatos Nano ishte kryeministër.” Sipas ish-presidentit të Republikës, Europa nuk kërkon retorikën vulgare të përdorur në Parlament, sipas tij, prej mazhorancës. “Nuk mund të akuzohet vetëm njëra palë për statusin, kur mazhoranca përdor një gjuhë vulgare, rruge, dhe Europa kërkon tjetër gjë”, u shpreh Topi. Ishpresidenti i Republikës tha se kryeministri Berisha

huazoi tezat patriotike të Kreshnik Spahiut, edhe pse më parë ka shprehur kundërshti ndaj tij. “Më parë e ka kundërshtuar, sot janë në të njëjtën linjë”, theksoi Topi. Ai theksoi se nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra, duke iu referuar Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Duke përjashtuar aleancën me këto dy parti, Topi tha se FRD është e hapur të bëjë aleancë me çdo parti tjetër, edhe pse, sipas tij, është ende herët për të menduar për koalicion kur FRD është krijuar së fundi si parti. “FRD nuk është parti e një grupi individësh është një parti që do ketë parime shumë të forta të funksionimit të saj”.

Në një intervistë për gazetën “Kombëtare”, Agolli ndan me lexuesit kujtimet e tij për gjenocidin mbi çamët si dhe komenton rritjen e frymës nacionaliste në vend dhe idenë për një Shqipëri të Madhe

Dritëro Agolli: Thirrjet nacionaliste, krerët e shtetit u dalldisën nga turmat Shkrimtari i njohur jep “votën” e tij për Rezolutën çame dhe komenton rritjen e retorikës nacionaliste në vend. “Drejtuesit duhet ta mbajnë veten, të mos dehen se po u deh çobani, të gjitha dhentë i ha ujku. Shqipëria e Madhe? Më parë të rregullojmë punët tona.”

S

hkrimtari Dritëro Agolli shprehet i gatshëm të vërë firmën mbi Rezolutën çame, e dorëzuar pak ditë më parë në Kuvend. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Kombëtare”, Agolli ndan me lexuesit kujtimet e tij për gjenocidin mbi çamët si dhe komenton rritjen e frymës nacionaliste në vend dhe idenë për një Shqipëri të Madhe. Si e mbani mend ju eksodin dhe gjenocidin që u bë nga ushtritë zerviste në vitet ‘44-‘45 ndaj popullsisë çame? Ky dëbim zgjati edhe në fillim të 1946-ës, por që nga çlirimi i viteve 1944 edhe 1945, unë i mbaj mend nga gazetat ato ngjarje. Atëherë dilte gazeta “Bashkimi” dhe po t’i shihni ato numrat e atëhershëm, shteti shqiptar bëri një propagandë shumë të madhe kundër këtij akti. Kështu që ishte një tragjedi e madhe dhe në gjithë ata artikuj, kuptohej që ky ishte një akt jonjerëzor, barbar. Atëherë këndohej dhe një këngë: “Kotokoja me Zervën kërkojnë tokat tona, po neve ju përgjigjemi se s’jemi makarona”. Pra, edhe sistemi në atë kohë nuk ishte kundra, sepse marrëdhëniet nuk ishin dhe aq të mira. Ndonjëherë si gjithë populli shqiptar, ku disa u dënuan dhe padrejtësisht, si Teme Sejko, ndaj unë them që është e drejtë, sepse ky është një fakt historik që nuk e mohon dot asnjeri. Madje, do mendoja që qarqe të veçanta të vendit tonë fqinj duhet ta kenë edhe si një falenderim të popullit shqiptar çam që është atje, sepse një pjesë e madhe e kapedanëve shqiptarë, si Marko Boçari, Kostandini dhe Noti Boçari, Koço Zhavella, Jani Gjeli etj. kanë luftuar për Pavarësinë e Greqisë, por edhe për Pavarësinë tonë. Përpara se të ndodhte gjenocidi, si kanë qenë marrëdhëniet e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Çamërisë, që kishin mbetur më 1913 jashtë territoreve shqiptare? Përpara, shumë kohë përpara, ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me patriotët e Çamërisë, sepse një pjesë e tyre ishin edhe delegatë të Ismail Qemalit në 1912-ën, po ashtu edhe në luftën e Vlorës, ku mori pjesë patrioti çam Rexhep Çami. Marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira dhe madje disa nga patriotët kanë qenë edhe në Rilindjen Shqiptare, që kanë luftuar për çështjet kombëtare. I tillë ishte dhe Hoxha Tahsini, i cili ka qenë i pari, madje ka qenë edhe rektor i Universitetit të Stambollit, i cili ka marrë pjesë në Komisionin për Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Kështu që ka pasur njerëz të shquar të asaj kohe, që kanë marrë pjesë në këto aktivitete të mëdha kombëtare. Po ashtu ka qenë edhe Muhamed Kyçyku, i cili dha kontributet e tij me poemën “Erveheja”, që më pas

Dritëro Agolli

do t’i shërbente studimeve të shumta.  Si ka ndikuar arti, artistët çamë, përfshirë këtu shkrimtarët, piktorët, skulptorët etj., në historinë e artit shqiptar? Ata kanë qenë pjesëmarrës në shumë botime, siç mund të përmend edhe Bilal Xhaferrin. Ai ka qenë një nga prozatorët, poetët e shquar të vendit, megjithëse pak qëndroi në atdhe, pasi shkoi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Por kujtohen poezitë e tij, kujtohen tregimet siç është edhe “Tokë e lashtë, njerëz të rinj”, e cila është botuar. Mund të veçoj edhe vjershat e tij, të cilat ishin të një niveli të lartë artistik. Nuk kishte ndonjë dallim apo diferencë me pjesën tjetër të shkrimtarëve të Shqipërisë. Por nuk ishte vetëm Bilal Xhaferri, ka pasur plot shkrimtarë të tjerë që janë edhe sot, ku mund të përmend Shefki Hysën, që është një tregimtar shumë i mirë. Ka edhe nga ata që nuk janë më, si Veiz Sekua, i cili ka qenë tregimtar shumë i mirë, i cili ka botuar disa libra me vlera të mëdha. A mendoni se i është dhënë roli i duhur këtyre personave në historinë shqiptare? Bilal Xhaferri përmendet edhe në historinë e letërsisë shqipe. Ai ka lexuesit e tij, madje edhe nga kritika e letërsisë është çmuar. Edhe kur nuk ishte në Shqipëri kishte njerëz që e kujtonin, pavarësisht se nuk shkruhej për të, thuhej se ishte një prozator shumë i mirë dhe një poet i një niveli të lartë artistik. Nuk mundet t’i harrosh në kulturën tonë dhe nuk mund të ndahen. Për kapedanët e Çamërisë ka shkruar Bajroni apo edhe Hygoi, të cilët i kanë përmendur me tone të larta pozitiviteti dhe i kanë çmuar për kontributet dhe vlerat që kanë treguar. Ka shumë e shumë  të tjerë që përmenden në historinë tonë kur flitet për Çamërinë, ku dua të përmend vallen e Osman Takës, një nga vallet më të bukura. Gjithashtu këngët e shumta çame, siç është edhe ajo për Çelo Mezanin, e cila këndohet me një dashuri të madhe, varg-

jet e të cilit thoshin  “ te pusi i Çelo Mezanit, kur këndoi gjeli i parë, kur këndoi këndezi i dytë Çelua gremisi sytë…” Madje mund të them se personalisht vallen e Osman Takës nuk e kam kërcyer se nuk kam mundur, por këngët çame i kam kënduar. Madje, kur ishim në Devoll, im atë thoshte gjithmonë, kur vinin mysafirë, “t’ia marrim një këngë çamçe” . Kultura dhe tradita çame ka pasur një vend të veçantë edhe përsa i takon veshjeve tradicionale. Veshja e tyre ishte e bukur, fustanella ishte 300 palë, madje arrinte deri në 500, me jelekë të qëndisur, me opingat me ato xhufkat e kuqe dhe të zeza. Xhufkat e zeza ishin për pleqtë dhe të kuqet për të rinjtë. Lidhur me çamët ortodoksë që jetojnë sot në Greqi, ata shpesh mohojnë të flasin shqip. Ata druhen të flasin shqip apo si? Unë mendoj që druhen, nuk është se nuk duan ta pranojnë, por druhen. Personalisht kam qenë atje në kohën e pushtimit gjerman, në Revan dhe më kujtohet që ata, revanarët, dinin shqip dhe nuk kishin druajtje në kohën e pushtimit fashist. Madje ishin shumë mikpritës, mund të them se në atë kohë u bashkuan partizanët grekë me partizanët shqiptarë. Kishin solidaritet të madh në ato anë, atëherë nuk vura re ndonjë dallim midis atyre që ishin me fe ortodokse të mos flisnin shqip. Po ashtu edhe në Kosturë ka plot ortodoksë, ku atje im atë ka bërë edhe shkollën dhe nuk kishte gjëra të tilla. Me sa duket, pas çlirimit u përhap më shumë kjo druajtje, pasi i quajtën bashkëpunëtorë të fashizmit. Realisht shqiptarët e Çamërisë kanë qenë bashkëpunëtor të fashizmit? Në masë nuk kanë qenë, mund të ketë pasur siç kishte edhe këtu në Tiranë, apo siç kishte edhe në Greqi, pasi edhe ata kanë pasur bashkëpunëtorë të fashizmit, madje ishin shumë të fortë. Kështu që nuk mund të bëhet një dallim për shqiptarët e Çamërisë, kur

Unë mendoj që çamët në Greqi druhen që të flasin shqip, nuk është se nuk duan ta pranojnë, por druhen. Personalisht kam qenë atje në kohën e pushtimit gjerman, në Revan dhe më kujtohet që ata, revanarët, dinin shqip dhe nuk kishin druajtje në kohën e pushtimit fashist

kishte edhe në Francë, ku ishte Petteni, i cili u bë Kryeministër për të shpëtuar Parisin. Kështu që bashkëpunëtorët e fashizmit nuk  ishin vetëm në Çamëri, kishte edhe në Ukrainë, madje më shumë se në çdo vend tjetër, e cila atëherë ishte Republikë Sovjetike. Rusët ishin po ashtu të tillë, ku një gjeneral bashkë me ushtarët e vet ikën me gjermanët. Në  100-Vjetorin e Pavarësisë u bënë disa deklarata të cilat nuk ishin bërë më parë nga shumë personalitete, politikanë. Madje, kishte dhe nga ata që u habitën nga thirrjet nacionaliste për Bashkim Kombëtar, por pa e saktësuar si do jetë ky Bashkim Kombëtar. Cili është komenti juaj që nga presidenti, kryeministri dhe të gjithë me radhë?A ekziston një frymë e tillë apo lindi thjesht nga atmosfera e krijuar? Ajo ishte një dalldisje festive, që mund ta cilësoj si një dehje, pasi ka njerëz që dehen nga lulet, nga muzika dhe dalldisen. Më shumë dehje bëjnë drejtuesit, se ata duhet ta mbajnë veten të mos dehen, se  “po u deh çobani të gjitha dhentë i ha ujku pastaj”, janë ata që duhet ta mbajnë veten dhe të mos kënaqen nga turmat e shumta, se më vonë i kemi parë që turma i hedh monumentin, kemi parë që kanë hedhur monumente e sa të tjerë do të hedhin. Në Ungjill ka një shprehje shumë të mirë, e cila thotë  “mos u gëzo, o i gëzuar dhe mos u hidhëro, o i hidhëruar”. A duhet të gëzohen shqiptarët për një Shqipëri të Madhe një ditë? Më parë duhet të gëzohemi në arën tonë, se ai që punon një arë gëzohet te prodhimet që jep ajo pronë. Të rregullojmë njëherë këto punët tona, të kemi për të ngrënë, të kemi drita, të mos ketë një varfëri kaq të madhe ku mbi 60 për qind e popullsisë janë të varfër. Kështu që kur të rregullojmë këto, ashtu siç thoshin dikur pleqtë “kur të kemi një xhaketë, një këmishë të mirë, atëherë mund të rregullojmë me një kravatë”. Nuk mund të kesh “kravatë” në kanotiere. Unë nuk jam kundër “kravatës”, sepse unë jam shqiptar dhe dua ta kem Shqipërinë e madhe, por sot për sot çështja është “sa ke jorganin do të zgjatësh këmbët”, sepse bën akoma ftohtë. Pak ditë më parë është depozituar në Kuvend Rezoluta për zgjidhjen e Çështjes çame, e cila është një nga plagët e hapura të Shqipërisë, Çamëria është plagë  e hapur. Çfarë mendimi keni për këtë Rezolutë? Unë e kam lexuar Rezolutën, madje në gazetën tuaj, dhe mund të them se është brenda normave të të drejtave ndërkombëtare. Rezoluta është e bazuar tek të drejtat e njeriut, tek të drejtat e fjalës së lirë, të drejtat e pronës, të drejtat e lëvizjes etj. Kjo Rezolutë kërkon me të drejtë që, për shembull mua të më lejojnë të shoh vendin ku kam lindur. Ashtu siç është edhe elefanti, i cili, kur vdes, e them vdes sepse nuk më pëlqen t’i them ngordh, ai kur vdes do të prehet në tokën e tij, atje ku ka lindur. Njeriu i cili ka një mendje më të zhvilluar, do të shoh atë që ka lënë pas, varret e gjyshërve, të stërgjyshërve, të përkulet atje mbi varre, të marrë një grusht dhe. Këtë të drejtë e kërkojnë edhe vetë dokumentet e Helsinkit, është mëse e domosdoshme që të respektohen të drejtat e njeriut, pasi ne jemi njerëz.


kronika

E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Me tone ta ashpra dhe i drejtpërdrejtë në kërkesat e tij, presidenti Nishani ekspozoi problemet që nga njësia Task-Forcë, deri te shfryrja nga provat e dosjeve hetimore

Nishani-prokurorëve: Mos hyni në vallen e politikës dhe krimit Presidenti dhe kryeprokurori kanë folur me tone të ashpra për punën e kryer nga punonjësit e akuzës. Nishani: Provat shterojnë rrugës, e në raste skandaloze nuk paraqiten. Llalla: Hetim çdo dyshimi për korrupsion Leonard Bakillari Tiranë Presidenti i Republikës, Bu-

jar Nishani, është treguar i drejtpërdrejtë në kërkesat e tij drejtuar trupës së prokurorëve, duke vënë theksin në disa problematika. Në mbledhjen e parë zyrtare me përfaqësues të prokurorisë nga i gjithë vendi, presidenti Nishani, në prani të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla kërkoi nga prokurorët më tepër angazhim dhe përkushtim në luftën ndaj krimit

dhe korrupsionit. Me tone ta ashpra dhe i drejtpërdrejtë në kërkesat e tij, presidenti Nishani ekspozoi problemet që nga njësia TaskForcë, deri te shfryrja nga provat e dosjeve hetimore, kur ato përfundojnë në Gjykatë. “Nuk jemi në atë nivel që kishim ditët apo muajt e parë të krijimit të Task-Forcës, ky është një realitet, por kemi edhe ne këtu në këtë histori kontribute të mira, ashtu siç kemi gjithashtu edhe raste kur nis një proces hetimi për nëpunës publik të korruptuar, provat evidente dhe të qarta në dosjen e Prokurorit dhe shterojnë rrugës dhe në momentin e përballjes në sallën e gjykatës, çuditërisht provat ose janë bërë të dobëta, ose një pjesë kanë humbur rrugës apo shpeshherë në mënyrë akoma më skandaloze dhe nuk paraqiten”, -tha Nishani. Presidenti propozoi që të shikohet një mënyre e re e promovimit të prokuroreve, sipas rasteve të forta që ata hetojnë, por

Llalla: Heqja e imunitetit, ndihmë për ne Kryeprokurori Llalla shprehu angazhim për hetimin e zyrtarëve të lartë, duke qenë se pengesa e imunitetit tashmë është hequr nga Parlamenti. “Kjo është një ndihmesë e madhe në punën e prokurorisë, pasi institucioni ynë tashmë nuk ka asnjë pengesë për hetimin e cilido zyrtari të dyshuar si të përfshirë në akte korruptive. Është detyrë e jona të justifikojmë me punë këtë shprehje besimi të Parlamentit të Shqipërisë”- tha Llalla.

gjithashtu u tha prokurorëve të qëndrojnë larg valles së politikës dhe të krimit. “Nëse dikush, një prokuror, bie pre e dy armiqve më të mëdhenj të tij, të lojërave politike të palëve politike dhe të joshjes nga ana e grupeve kriminale, nga të dyja vallet po u futët, nuk dilni dot më, prandaj do të inkurajoja një qëndrim dinjitoz tuajin”, tha Nishani. Ndërsa prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla edhe njëherë prezantoi para vartësve prioritetet që do të ndjekë gjatë mandatit të tij, më i rëndësishmi i të cilëve do të jetë lufta ndaj korrupsionit. “Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë me përparësi çdo rast të dyshuar të korrupsionit, duke nisur që nga veprimtaria e prokurorëve dhe çdo qytetari e çdo zyrtari. Kjo do të thotë që institucioni i Prokurorisë ka nevojë për një rifreskim të ndjeshëm, i cili do të sjellë një veprimtari më efikase në shërbim të publikut”, -tha kryeprokurori i ri. Llalla nënvizoi se ka gjetur një

Prokurori, tek e cila ka mungese të theksuar besimi. “Kjo, natyrisht, është për fajin e vetë institucionit. Ka prokurorë që mbajnë të njëjtat funksione ose janë në të njëjtën zonë për shumë vite, duke krijuar një gjendje apatie përsa i përket ndjekjes penale”,- tha Llalla. Duke folur për shifrat negative të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, kryeprokurori Llalla tha se ky perceptim ka të bëjë edhe me punën e organit te Prokurorisë. “Për këtë arsye, duke pranuar përgjegjësitë institucionale, do të angazhohem maksimalisht për të përmirësuar veprimtarinë e organit të akuzës. Lufta kundër korrupsionit është kryeprioriteti i mandatit tim dhe për suksesin në këtë drejtim prokuroria do të mbështetet në të gjithë aktorët dhe faktorët e jetës shoqërore, politike dhe institucionale, për të forcuar rolin e institucionit në vënien e drejtësisë në vendin tonë”- deklaroi kryeprokurori.

I riu var veten në oborr: Shihemi në botën tjetër! Një 25-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë dhe ka lënë një letër lamtumire për familjen. Policia: Vuante nga depresioni për shkak të problemeve në familje TIRANE- “Nuk e dua më jetën. E di se ju kam

sjellë shumë shqetësime gjatë kësaj kohe. Më falni që po e bëj këtë, shihemi në botën tjetër”. Një tekst i tillë është gjetur në një letër të futur në xhepin e xhupit të Sajmir Locës, 25 vjeç, banues në Tiranë. Ai u gjet i vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tyre në kryeqytet, në rrugën

“Siri Kodra”. Djaloshi 25-vjeçar është gjetur të hënën nga të afërmit e tij në oborrin e shtëpisë në rrugën “Siri Kodra”, pranë zonës së ish-Frigoriferit, në një territor që e mbulon komisariati i policisë nr.4. Ngjarja u bë e ditur për mediat dje nga policia, e cila tha se 25-vjeçari dyshohet se e ka kryer një veprim të tillë për shkak të problemeve që kishte pasur në familje. Një dyshim të tillë ka ngritur policia pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes. Administrimi i letrës së gjetur në xhep, bashkë me deklarimet dhe dëshmitë e pjesëtarëve të familjes kanë hedhur më shumë dritë mbi vetëvarjen e 25-vjeçarit. Nga hetimet e para të kryera nga policia është mësuar se 25-vjeçari

kishte pasur më parë një dramë familjare, pasi kishte humbur të ëmën. Ndërkaq, i ati është martuar sërish dhe ka krijuar edhe familje. Gjendja e rëndë psikologjike, e krijuar për shkak të mungesës së nënës, dyshohet se është një nga shkaqet e mundshme të vetëvrasjes, ndërsa policia tha se po heton edhe shkaqe të tjera të mundshme që mund të lidhen me këtë vetëvrasje. Po të hënën, policia gjeti në rrugë një grua të vetëhelmuar në Kombinat, ndërsa pas dhënies së ndihmës së parë në spital mësohet se gruaja ka kaluar rrezikun paraprak. Ajo ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve. Ende nuk dihen, sipas policisë, shkaqet e kësaj ngjarjeje që tashmë është duke u verifikuar. D.Biçaku

Gjendja e rëndë psikologjike, e krijuar për shkak të mungesës së nënës, dyshohet se është një nga shkaqet e mundshme të vetëvrasjes


6

MAPO

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

ekonomi

BB ul parashikimin e rritjes ekonomike në 0.8% Banka Botërore uli sërish parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2012 në 0.8%, nga 1% që ishte parashikimi i mëparshëm. Raporti i Zhvillimeve Ekonomike në Europën Juglindore vuri në dukje shtrirjen në rritje të pasojave të krizës së Eurozonës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Banka Botërore sugjeron për

të gjitha vendet e rajonit përshpejtimin e reformave strukturore për rritje gjithëpërfshirëse të punësimit, për përmirësimin e klimës së biznesit dhe të tregjeve të punës, rritjen e cilësisë së arsimit, integrimin tregtar dhe forcimin e skemave të sigurimeve shoqërore. Por përsëri një theks të veçantë raporti vendos

në nevojën për të ulur borxhin publik dhe deficitin tregtar. Raporti evidenton se problemi i borxheve bëhet akoma më serioz duke pasur parasysh pagesat e prapambetura të qeverive ndaj sektorit privat, detyrime që në rastin e Shqipërisë vlerësohet të jenë midis 1% dhe 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

BB: Privatizimi i CEZ ndikoi negativisht ekonominë Përfaqësuesja e Bankës Botërore në vendin tonë, Ksenia Lvovski pranoi dje se privatizimi i CEZ-it nuk rezultoi i suksesshëm dhe padyshim ky është një ndër shqetësimet e saj për Shqipërinë, së bashku me borxhin e lartë dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike Blerina Hoxha

Kompania çeke CEZ, jo vetëm që ka dështuar me administrimin në Shqipëri, por ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit. Këtë këndvështrim paraqiti dje përfaqësuesja e Bankës Botërore në vendin tonë, Ksenia Lvovski gjatë prezantimit të raportit të Zhvillimeve Ekonomike në rajon. Zyrtarja e lartë përsëriti se CEZ nuk do ta ketë të lehtë të marrë garancinë 60 milionë euro nga Banka Botërore pas divorcit me qeverinë shqiptare. Kjo pasi duhen plotësuar disa kushte ligjore, të cilat të çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Banka Botërore pranon se privatizimi nuk rezultoi i suksesshëm dhe padyshim ky është një ndër shqetësimet e saj për Shqipërinë, së bashku me borxhin e lartë dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike. “Marrëveshja e garancisë është mes Bankës Botërore dhe qeverisë nëpërmjet BERZH-it. Kjo është një marrëveshje garancie që është dytësore. Duhet të theksohet se ka një proces dhe kushte, që janë specifike përpara se garancia të kthehet në kredi për qeverinë. Deri në atë pikë ka disa masa që duhet të tentohen të merren për të arritur në një marrëveshje mes palëve. Vetëm pasi të arrihet kjo, mund të transferohet kjo garanci dhe të kthehet në kredi. Qeveria dhe CEZ po kryejnë negociata për gjetjen e një zgjidhjeje miqë-

sore. Ne nuk jemi pjesë e negociatave, por shpresojmë që kjo zgjidhje të jetë më e mira për Shqipërinë”, - tha Lvovsky. Ajo gjithashtu tha se çështja CEZ duhet të bëhet një mësim për privatizimet e tjera të së njëjtës rëndësi. Banka Botërore rekomandon se, për të përfituar maksimumin nga privatizimet e reja, do të ishte shumë e këshillueshme që qeveritë e rajonit t’u kushtonin vëmendje të veçantë disa mësimeve kryesore që të tjerët kanë nxjerrë rreth këtij procesi. Qasja rast pas rasti është parë si më e suksesshme dhe instalimi në majë të kompanisë i një investitori thelbësor, i cili ka më shumë gjasa të ristrukturojë një kompani dhe të rrisë në mënyrë të konsiderueshme produk-

“Marrëveshja e garancisë është mes Bankës Botërore dhe qeverisë nëpërmjet BERZH-it. Kjo është një marrëveshje garancie që është dytësore. Duhet të theksohet se ka një proces dhe kushte, që janë specifike përpara se garancia të kthehet në kredi për qeverinë”, - tha Lvovsky

tivitetin e saj. Sipas BB, privatizimi tek të jashtmit rezulton në më shumë ristrukturim sesa privatizimi tek të brendshmit (drejtuesit dhe punonjësit). Fondet e investimeve, të huajt dhe të tjerët të cilët mbajnë blloqe të mëdha aksionesh, prodhojnë më shumë ristrukturim sesa pronësi individuale të shpërndara. Rekomandohen tendera konkurrues për kompanitë e mëdha dhe ankande ku fituesi merr gjithçka për ndërmarrjet e vogla e të mesme, të cilat do të rezultonin në pronësi të përqendruar. Gjithashtu, BB këshillon që për kompanitë për të cilat nuk ka oferta, edhe pas përpjekjeve të përsëritura për çmim më fleksibël apo ristrukturim, duhet të lejohet falimentimi. Për kompanitë me humbje të mëdha, qasja e orientuar ndaj transaksioneve, privatizim nëpërmjet ristrukturimit, ka të ngjarë të prodhojë rezultate më të mira. Të ardhurat e privatizimit nuk duhet të përdoren për të financuar shpenzimet publike korrente, por për të ulur borxhin publik të shtrenjtë, shlyerjen e pagesave të prapambetura, ose për investime në infrastrukturë publike brenda një kornize të kujdesshme makroekonomike dhe fiskale, rekomandon BB. Sipas BBsë, ajo që është absolutisht themelore për privatizim të suksesshëm është një proces transparent, një kuadër i qartë ligjor, i plotësuar nga rregullore dhe procedura të mirëpërcaktuara të cilat publikohen dhe zbatohen.

konsolidimin fiskal dhe për të siguruar besimin e huadhënë Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia janë brenda niveleve publik. Borxhi i Bosnjës dhe Hercegovinës ishte rreth 40 p 2011, por duhet ulur në përudhën afatmesme duke mbajtur vendit. Borxhi publik i Kosovës është tani rreth 9 për qind për të ndërtuar një treg të brendshëm kreditimi mund ta rri Drejtoresha e Bankës Botërore, Ksenia Lvovski Borxhi publik në Maqedoni është i moderuar - rreth 30 për

Standart&Poor’s: Shqipëria ka borxhin më cilësor në rajon Figura 33: Borxhi Publik dhe Garancitë Publike (% e PBB)

Shqipëria ka borxhin më cilësor në I jashtem I brendshem Garancite rajon, duke marrë vlerësimin më të lartë nga kompania e vlerësimit 70% Standard & Poor’s, sipas një raporti të publikuar dje nga Banka 60% Botërore. Shqipëria ka një vlerësim 50% stabël mbi borxhin në nivelin B+ në 40% dy vitet e fundit, ndërsa vendet e tjera e kanë B dhe B-. Mali i Zi dhe 30% Serbia madje kanë ulur vlerësimin 20% e tyre gjatë këtij viti me BB -. Dinamikat e pafavorshme të borxhit 10% 0% publik kanë rezultuar në ulje të MZI ALB SRB BIH MKD KOS vlerësimit të borxhit sovran të dy Cilësia e borxhit sipas “Standard & Poor’s”, vendeve të rajonit që nga muaji Borxhi Publik dhe Garancitë Publike (% e PBB) qershor. Në kushtet e dinamikave tuale të qëndrueshmërisë fiskale të borxhit publik prej 60 për qind besimin enë huadhënësve. Në disa vende rifinancimi i borxhit – sidomos ai me probleme afat-shkurtra – do siguruar të kontribuojë të konsiderueshme në kërkesat e financimit bruto. Deri publik tani, vendet qenë nëHercegovina, gjithnjë e më mënyrë të pafavorshme të dhe të borxhit. Në Serbi, Shqipëri të PBB-së. Borxhi i Malit tëe EJL6 Duketkanë se Bosnja dhe tëand rinovojnë borxhin por nëse është ato do Zi mund vazhdojnë varet nga tregut. Disa janë brenborxhit publik,gjendje Standard Poor dhe Mal të eZi,tyre, borxhi publik ështëtërritur ndjeshëm, mbi 59 besimi Kosovai dhe Maqedonia vende gjithashtu kanë shuma të mëdha për të paguar në fund të 2012 dhe në fillim të 2013 për (S&P) ka ulur vlerësimin e borxhit shumëtë i lartë. për qind të PBB-së, kryesisht për da niveleve të qëndrueshme të obligacionet afat-afatgjata tyre. Në gusht, borxhi sovran të Malit të Zi dhe Serbisë publik serb qëndronte në 57.6 për shkak të deficiteve të larta gjatë borxhit publik. pafavorshme të borxhit publik në ulje vlerësimit Këto ulje mundDinamikat të pengojnë e daljen qind, shumë më lart se tavanikanë prej rezultuar krizës dhe pas saj, sitë dhe garancive të borxhit Borxhi isovran Bosnjëstë dhe Hercegovdy vendeve EJL6 që nga muaji Qershor. Në kushtet e dinamikave gjithnjë e më të pafavorshme të në tregje për financimin e deficitit. 45 për qind i vendosur nga ligji për shtetërore. Këto vende duhet të inës ishte rreth 40 për borxhit publik, Standard and Poor (S&P) ka ulur vlerësimin e borxhit sovran të Malit të Zi dhe Serbisë qind e PBB Vlerësimet mund të ulen tej ulje përgjegjësinë fiskale. Shqipëria, bëjnë për përpjekje shtesë për të zbat- Vlerësimet në fund të vitit 2011,të por duhet ulur (Tabela 5). më Këto mund të pengojnë daljen në tregje financimin e deficitit. mund ulen më tej nëse materializohen aktualeetë fiskale dhe për të borxhit. nëse materializohen rreziqet akgjithashtu karreziqet shkelur pragun sajqëndrueshmërisë uar konsolidimin fiskal dhe të në përudhën afatmesme duke

Vendet  

Albania  Bosnja  

Dhjetor  Mars  2011   2012  

B+   B+   Maqedonia  BB   Mali i Zi  BB   Serbia  BB‐  

Tabela 5: EJL6: Renditjet e Kredisë Sovrane1 Dhjetor Dhjetor Mars 2010 2011 2012 ALB B+ B+ B+ BIH B+ B B

Qershor 2012 B+ B

Shtator 2012 B+ B

B+   B   BB   BB   BB  

Qershor  Shtator  2012   2012  

B+   B   BB   BB   BB  

B+   B   BB   BB‐   BB  

e publikuar dje nga Banka Botërore

mbajtur parasysh paqëndrueshmërinë e vendit. Borxhi publik i Kosovës është tani rreth 9 për qind e PBB-së, ndonëse përpjekjet për të ndërtuar një treg të brendshëm kreditimi mund ta rrisin atë pak në vitin 2013. Borxhi publik në Maqedoni është i moderuar - rreth 30 për qind e PBB.

Berisha: Shqipëria renditet pas Kinës për barrën fiskale


e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Paratë që iu bllokuan pushtetit vendor do t’i kalojnë KESH-it Paratë që iu bllokuan njësive të pushtetit vendor dhe që u përdorën për të shlyer detyrimet e ujësjellësve, tërthorazi do të kalojnë në llogaritë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, si pjesë e detyrimeve të pashlyera që CEZ ka ndaj saj. Gjatë prezantimit të aktit normativ për ndryshimin e buxhetit 2012 në komisionin parlamentar të Ekonomisë,

drejtorja e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi tha se do të kërkohet bllokimi i llogarive bankare të CEZ-it për mosshlyerje të detyrimeve dhe këto para do t’i kalojnë KESH-it si palë kreditore. Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj tha se akti normativ i paraqitur nga qeveria dëshmon përkeqësimin shqetësues të treguesve të buxhetit. Sipas tij,

mosrealizimi i të ardhurave ka rënduar gjendjen e deficitit dhe borxhit. Përmes aktit normativ që kaloi sot në komisionin e Ekonomisë, qeveria shkurtoi investimet publike për këtë vit gjithsej me 5.4 mld lekë, ndërsa vlera e borxhit do të rritet gjithsej me 14.8 mld lekë, përfshi garancitë e dhëna për KESH-in.

Heqja e licencës së CEZ, vendimi final më 17 janar ERE bën të ditur se shqyrtimi i dokumentacionit dhe kushteve të vëna mbi licencën do të analizohet në vijim të datës 21 dhjetor, për të marrë një vendim final nga bordi më 17 janar

Berisha: Shqipëria renditet pas Kinës për barrën fiskale Prioritet i qeverisë mbetet krijimi i një klime miqësore me biznesin, si rruga më e sigurt për të mbrojtur vendin nga kriza”, - tha dje kryeministri Berisha në një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Duke pranuar se problemi me TVSH-në ekziston akoma, numri një i qeverisë deklaroi se do të shqyrtohet me përparësi, teksa nënvizoi rëndësinë që autoriteti tatimor të jetë i pavarur. Shqipëria renditet pas Kinës për barrën fiskale. “Kemi bërë shumë për të zhdukur pengesat burokratike për biznesin. Kemi vetëm një mburojë ndaj krizës, të mbështesim biznesin, ta mbrojmë nga burokracitë, të shohim më tej që të lehtësojmë barrën fiskale, të lehtësojmë burokracitë”, - theksoi Berisha. “Do heqim TVSH-në për hekurin dhe çimenton që përdoren për energjinë e rinovueshme; krahu i punës më fleksibël dhe më i leverdishëm në Europë. Një gjë është e sigurt, nuk ka

ligj që pengon të dëgjohet zëri i biznesit, qoftë në përafërsi dhe qoftë individuale. Dua t’ju siguroj se çdo ankesë e dërguar në zyra nuk mbetet në mënyrë kategorike pa shqyrtuar. Unë jam i bindur që bëhen padrejtësi, por duhet të keni durim që të ndiqen rrugët ligjore të trajtimit të tyre. Zëri juaj nuk mund të mos dëgjohet”, - theksoi Berisha.

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë në datën 21 dhjetor shqyrtimin e licencës së CEZ-it për të vendosur përfundimisht mbi revokimin e saj dhjetëditëshin e dytë të muajit janar. Burimet në ERE bënë të ditur se shqyrtimi i dokumentacionit dhe kushteve të vëna mbi licencën do të analizohet në vijim të datës 21 dhjetor, për të marrë një vendim final nga bordi më 17 janar. Ndërkohë vendi po përjeton një krizë të fortë të mungesës së energjisë, pasi qindra transformatorë dhe linja janë dëmtuar në të gjithë vendin duke lënë pa energji qindra mijëra banorë. Ndërsa një ditë më parë Grupi CEZ njoftoi se ka nxjerrë në shitje biznesin e tij në Shqipëri, CEZ-Shpërndarje. Mirëpo sipas Entit Rregullator të Energjisë, çdo ndryshim në licencë dhe në aktivitet duhet të kalojë më parë nëpërmjet Entit Rregullator të Energjisë. “Në hapësirën ligjore të procedurës, pas heqjes së licencës njihet edhe kalimi tek një kompani tjetër e tretë që mund të administrojë aktivitetin. Por nëse CEZ-i gjen aktor tjetër, ai duhet të aplikojë tek ERE për ndryshimin e kapitalit, pra nëse do t’i shesë asetet një kompanie tjetër, duhet të aplikojë tek ERE për shitjen e aktivitetit”, - tha Ramadani. Nëse kompania nuk aplikon të paktën një javë para heqjes së licencës, kohë që do t’i nevojitej bordit të ERE-s për të shqyrtuar kërkesën, humbet të drejtën për të shitur biznesin. “Nëse kompania

Sokol Ramadani

“Nëse kompania nuk aplikon të paktën një javë para heqjes së licencës, kohë që do t’i nevojitej bordit të ERE-s për të shqyrtuar kërkesën, humbet të drejtën për të shitur biznesin”, - sqaron kryetari i ERE-s, Sokol Ramadani. nuk aplikon, automatikisht licenca bëhet nul dhe duhet që kompania që do të blejë shpërndarjen të aplikojë për marrjen e licencës”, - theksoi Ramadani. Pasi ka marrë përgjigjen e CEZ-it se nuk mund të plotësojë kushtet që Enti i vendosi një muaj më parë për të mbajtur licencën, ERE po shqyrton pretendimet e ngritura nga kompania dhe pritet të marrë një vendim javën që vjen. Në përgjigjen zyrtare CEZ saktëson se nuk mund të kryejë importet për shkak të gjendjes së vështirë financiare ku ndodhet, që sipas saj ka ardhur pikërisht për shkak të vendimeve penalizuese të autoriteteve shqiptare. Sipas

ERE-s, shoqëria deklaron humbje të konsiderueshme për shkak të borxhit të akumuluar prej gjysmë miliardi euro. Afro 45 për qind e energjisë vidhet ose nuk paguhet, kurse arkëtimet nuk kanë ndryshuar aq sa duhet në raport me tragetet. CEZ pranon se nuk është në gjendje të mirë financiare për të investuar në kohë në blerjen e pajisjeve, ndërsa me kalimin e kohës protestat për kufizimet vijnë në rritje. Ekspertët ligjorë shpjegojnë gjithashtu se ERE mund ta heqë licencën kur i licencuari nuk arrin të shlyejë pagesat e rregullimit të përcaktuara nga ERE dhe nuk arrin të përmbushë kushtet e licencës për shkaqe financiare. Mospërmbushja e këtyre dy detyrimeve është e mjaftueshme që CEZ të humbë licencën e aktivitetit në vendin tonë. Por sipas nenit 18 të ligjit për sektorin e energjisë elektrike, thuhet se kur ERE heq një licencë, duhet të zbatojë njërin nga kushtet e përkohshme, të përcaktuara në ligj, në mënyrë që pajisjet dhe asetet në pronësi të të licencuarit të mund të vazhdojnë të funksionojnë në sigurimin e shërbimit të energjisë elektrike për klientët.

Shkrehja e CEZ, kufizime energjie në të gjithë vendin I gjithë vendi është duke përjetuar mungesën e energjisë, në disa raste për javësh, por edhe në zonat që furnizohen tensioni është mjaft i dobët duke bërë të pamundur vënien në punë të pajisjeve që punojnë me energji. Për pasojë gjeneratorët janë vënë sërish në punë dhe veç krizës së eurozonës, mungesa e energjisë është shndërruar në faktorin kryesor për rrënimin ekonomik të vendit. Sipas një vëzhgimi të gazetës MAPO për këtë situatë, mësohet se në disa zona banorët janë vetorganizuar për të riparuar defektet. Angazhimi ka përfshirë marrjen e një elektricisti privatisht, si dhe duke paguar mjetet e punës që duhen për riparimin e defektit. CEZShpërndarje e ngarkuar për shpërndarjen e energjisë dhe mirëmbajtjen e rrjetit duket se është shkrehur totalisht, pasi aktualisht është

në negociata me qeverinë shqiptare për ikjen nga vendi. Përgjatë këtij viti nuk është bërë asnjë investim në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa mungesa e dritave për shkak të defekteve në rrjet do të jetë një fenomen i zakonshëm për shqiptarët në këtë dimër. Gjeneratorët tashmë të har-

ruar kanë dalë sërish nga garazhet e ku përveç zhurmës dhe bezdisë që krijojnë në mjediset e populluara, janë një kosto shtesë për përdoruesit e tyre. Por ndryshe nga kufizimet që janë mësuar të përjetojnë më parë shqiptarët, tani energji ka, po ajo nuk mund të shpërndahet dot. Qeveria po harxhon nga buxheti i shtetit rreth 500 mijë euro në ditë për blerjen e energjisë elektrike, por kompania CEZ nuk po arrin të kryejë shpërndarjen e saj. Ekspertët në Entin Rregullator të Energjisë bëjnë me dije se kjo po ndodh për faktin se CEZ-Shpërndarje nuk ka kryer planin e investimeve dhe remonteve në rrjet. Por kjo shkrehje e CEZ-it duket se ka vënë në pozita krejt të pafavorshme qeverinë, e cila po harxhon rreth 500 mijë euro në ditë energji elektrike pikërisht për të evituar kufizimet e energjisë.


87465 02

MAPO MAPO

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 13 qershor 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com

rrethe Ryshfeti, tre pedagogë në hetim merrnin 150 mijë lekë për provim

Nga të dhënat që disponon gazeta, mësohet se nën hetim janë vënë pedagogë të njohur si: Gjergji Capollari; Lorenc Konomi; Rezarta Hoxhallari

Korçë- Tre pedagogë po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Korçës, pasi merrnin, sipas saj, 15 mijë lekë të reja për një provim. Universiteti “Fan Noli” i Korçës, i përfolur në mënyrë të vazhdueshme për shitje të paligjshme të provimeve në këmbim të shumave të konsiderueshme që një student duhet të paguajë, ka vënë në punë organin e akuzës në Korçë prej afro tre muajsh. Duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së qytetit juglindor, mësohet se akuza është duke hetuar aktivitetin e 3 pedagogëve, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë marrë ryshfete nga studentët e tyre. Nga të dhënat e para që disponon gazeta, mësohet se nën hetim janë vënë pedagogë të njohur, por dhe më të vështirët në dhënien e notave pozitive në provime dhe konkretisht: Gjergji Capollari, pedagog në Fakultetin e Bujqësisë; Lorenc Konomi, pedagog te Mësuesia; si dhe Rezarta Hoxhallari, pedagoge pranë Fakultetit të Edukimit. Organi i akuzës ka nisur hetimet që në muajin shtator të këtij viti pas një sinjali dhe kallëzimi konkret që ka mbërritur pranë këtij organi, por detajet janë bërë të ditura vetëm gjatë orëve të fundit. Prokuroria është duke punuar në sekret të plotë, ndërkohë që dosja voluminoze për tre pedagogët, të cilët njihen sipas hetuesve edhe për fakti se në provimet e vjeshtës kanë dhe numrin më të madh të studentëve mbetës, është duke u plotësuar me elementë të rinj. Nga provat e mbledhura në këto tre muaj hetime intensive, dyshohet se te pedagogët ndërhynin 4 sekserë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, por dhe këta të fundit janë në ndjekje penale. Nga të njëjtat burime mësohet gjithashtu se tre nga sekserët janë persona që nuk kanë lidhje me institucionin e lartë arsimor, përveç shoqërisë së ngushtë me tre pedagogët e sipërpërmendur, ndërkohë që pagesa kryhej te këta dhe më pas pjesa kryesore e shumës i dorëzohej pedagogut, ndërkohë që një pjesë të këtij fitimi e zotëronte sekseri që kryente dhe rolin e ndërlidhësit. Nga të njëjtat

Overdoza, humb jetën një 32-vjeçar në Korçë Një i ri nga Korça humbi jetën pak pasi kishte mbërritur në spital, pasi u gjet pa ndjenja në anë të një lumi në fshatin Moravë të Korçës. 32-vjeçari A.K., nga fshati Moravë është gjetur pa ndjenja në lumin Dunavec nga banorët e zonës anës rrjedhës së tij, dhe është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së dhënë ka gjetur vdekjen. Burime zyrtare nga policia thanë se i ndjeri nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa mësohet se dyshimet paraprake janë se ai ka humbur jetën për shkak të një overdoze me narkotikë. Sipas uniformave blu thuhet se shkak për këtë hipotezë është fakti se zona ku u gjet 32-vjeçari frekuentohet shumë nga përdoruesit e drogës. Gjithsesi, nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Universiteti “Fan Noli”

burime të gazetës “Mapo” mësohet se mes sekserëve njëri prej tyre është student pranë këtij universiteti dhe është nga Pogradeci. Sipas prokurorisë, pedagogët merrnin rreth 15 mijë lekë të reja në këmbim të një provimi, por pagesa nuk ishte fikse, pasi ajo ndryshonte. Ajo që i lidh të tre pedagogët është pikërisht puna në të njëjtin universitet, por sekserët e tyre nuk kishin lidhje me njëritjetrin. Duke iu referuar të njëjtave burime, mësohet se gjithçka është mbajtur e fshehtë, ndërsa pritet që gjatë këtyre ditëve të kërkohet dhe pezullimi nga detyra për tre pedagogët në fjalë, Gjergji Capollari, Lorenc Konomi, si dhe Rezarta Hoxhallarin. Ndërkaq sipas të njëjtave burime mësohet se më “problematiku” përsa i përket numrit më të lartë të studentëve që merrnin provimet në këmbim të pagesës ka qenë pedagogu Gjergji Capollari, për të cilin dhe dosja është me shumë elemente tronditëse. Gjithçka pritet të zbardhet e plotë në ditët në vijim, ndërsa nuk përjashtohet mundësia dhe e prangosjes së pedagogëve në fjalë.

Sipas prokurorisë, pedagogët merrnin rreth 15 mijë lekë të reja në këmbim të një provimi, por pagesa nuk ishte fikse, pasi ajo ndryshonte

Hidhet në erë dyqani i hidrosanitareve, dyshohet konkurrenca Atentat me tritol një dyqani me hidrosanitare në Elbasan, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, por dëme të mëdha financiare. Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi u regjistrua rreth orës 02.30 të mëngjesit të djeshëm në një dyqan hidrosanitaresh në lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Elbasanit. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilat kanë kryer veprimet përkatëse, por pa mundur të identifikojnë autorë dhe llojin e eksplozivit. Sipas të dhënave paraprake, rezulton se një sasi e konsiderueshme lënde plasëse është vendosur qëllimisht në këtë dyqan, i cili është dhënë më qira dhe së shpejti çelte aktivitetin. Gjëmimi i eksplozivit u ndje rreth orës 02.30 të mëngjesit duke tronditur gjithë banorët e lagjes përreth. Si pasojë e eksplozionit, kanë ndodhur dëmtime të mëdha të mallrave brenda dyqanit, ndërkohë që xhamat dhe gjithçka tjetër janë dëmtuar. Ende nuk dihen shkaqet e hedhjes në erë të

INVITATION FOR TENDERS ALBANIA Secondary (Regional) and Local Roads Project

INVITATION FOR TENDERS Contracts/Tenders No.: CWC/ICB/2012/WL-Rec 84 CWC/ICB/2012/WL-Rec 99 This Invitation for Tenders follows the General Procurement Notice for this project which was published on the EBRD website, Procurement Notices (www.ebrd.com) on February 17, 2012. Albanian Development Fund, hereinafter referred to as “the Employer”, intends using part of the proceeds of a loan from the European Bank for Reconstruction and Development, European Investment Bank and IPA 2010/11 (the Banks) towards the cost of Secondary (Regional) and Local Roads Project. The Employer now invites sealed tenders from contractors for the following contracts to be funded from part of the proceeds of the loan: 1. Contract CWC/ICB/2012/WL – Rec 84, Reconstruction of road Boge – Qafe Thore, Shkodra Region – is a local road of length 11.2 km situated mostly in mountainous terrain. The estimated contract duration will be 17 months. 2. Contract CWC/ICB/2012/WL – Rec 99, Reconstruction of road Novosele – Poro – Pish Poro, Vlora Region – is a regional road of length 18.1 km situated in flat terrain. The estimated contract duration will be 17 months. In the case of a tenderer submitting more than one tender, it should indicate so in each respective tender and show that it meets qualification requirements for cumulative number of submitted tenders, taking in consideration the limit number and respective tenders for which he is prequalified. All tenders and combination of tenders shall be received by the same deadline and opened and evaluated simultaneously so as to determine the tender or combination of tenders offering the lowest evaluated cost to the Employer (ADF). Only firms and joint ventures that have been pre-qualified for the proposed contract(s) are invited to submit a tender. Tendering for contracts to be financed with the proceeds of a loan from the Bank is open to firms from any country. Tender documents may be obtained from the office at the address below upon payment of a non-refundable fee of 100 Euro or equivalent in a convertible currency. The method of payment will be cash, cashier’s check, or direct deposit to the Albanian Development Fund at Union Bank, as follows: Name of account: “Llogari Projekti ADF” Client number: 285464 IBAN CODE: AL80 2141 1106 0111 2854 6403 0117. For direct deposit, the tenderer should provide Bank’ payment receipt to the Employer.The Tender Documents will be sent by airmail for overseas delivery and surface mail or courier for local delivery. Upon receipt of appropriate evidence of payment of the non-refundable fee, the documents will promptly be dispatched by courier; however, no liability can be accepted for their loss or late delivery. In addition, if requested, the documents can be dispatched electronically after presentation by the prospective tenderer of an appropriate evidence of payment of the non-refundable fee. In the event of discrepancy between electronic and hard copies of the documents, the hard copy shall prevail. All tenders must be accompanied by a tender security of 2% of the relevant tender price, in a convertible currency.

Dyqani pas shpërthimit të tritolit

dyqanit me hidrosanitare. Burime nga drejtoria e policisë së qarkut Elbasan bënë të ditur se lidhur me ngjarjen në polici janë shoqëruar disa persona. Grupi hetimor po heton në pistën e konkurrencës dhe në atë të një konflikti të mundshëm mes qiramarrësit dhe personave të tjerë. Çështja është nën hetim.

Tenders must be delivered to the office at the address below on or before February 04, 2013, 10:00hrs, local time, at which time they will be opened in the presence of those tenderers’ representatives who choose to attend. Prospective tenderers may obtain further information from, and inspect and acquire the tender documents at the following office: Contact name: Valentina Kazanxhi, Mirel Juka; Employer: Albanian Development Fund; Address: Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10, Tirana, Albania; Fifth Floor – Meeting Room Tel: +355 4 22 35 597/8; Fax: +355 4 22 34 885; E-mail: vkazanxhi@albaniandf.org; mjuka@albaniandf.org; Web site: www.albaniandf.org


forumi

Universitetet, rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

Aktiviteti i quajtur “Vepro kundër korrupsionit sot” u organizua nga programi i zhvillimit të Kombeve të Bashkuara,Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, si edhe Universiteti Europian i Tiranës. Në këtë forum u tha se universitetet duhet të luajnë rol në formësimin e vlerave të shoqërisë dhe në luftën ndaj korrupsionit

www.mapo.al

Revistat shkencore

koha për reformim Cilësia e revistave, për rrjedhojë, në formë e përmbajtje, do jetë e lidhur ngushtë me zhvillimin e kërkimit shkencor në vend dhe përcaktohet nga ky kërkim aktivitet

aktivitet

Ide për vlerësimin e revistave shkencore

Arben Imami rikthim në auditor

Prof.Dr. Përparim Fuga, sjell një historik të botimit të revistave shkencore në Shqipëri pas viteve ’90, si edhe një analizë të gjendjes aktuale, problematikave të lidhura me publikimet e kërkimit shkencor dhe disa ide sesi mund të reformohet procesi i vlerësimit apo edhe ai i dhënies së titujve akademikë, proces ky i lidhur ngushtë me publikimin e artikujve dhe revistave shkencore.

I rikthyer në petkat e akademikut dhe pedagogut, njëzet vjet më pas në një prej auditorëve të Universitetit Europian të Tiranës, ministri i Mbrojtjes hodhi një vështrim mbi stacionet kryesore të historisë së njëqind viteve të fundit të shtetit e historisë shqiptare nga një pikëpamje neorealiste dhe foli mbi konceptet e reja të sigurisë.


MAPO

10

E mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

dosje MASH ende nuk ka përcaktuar se cili do të jetë institucioni pranë të cilit do të bëhet regjistrimi i revistave, si dhe nuk përcaktohet se si do të ndiqet në kohë kjo ecuri.

Botimi i revistave shkencore në Shqipëri; koha për reformim Si ish-anëtar i komisionit të revistave të ngritur në vitet 2000, Prof.Dr. Përparim Fuga, në një intervistë për MAPO Universitas sjell një historik të botimit të revistave shkencore në Shqipëri pas viteve ’90, si edhe një analizë të gjendjes aktuale, problematikave të lidhura me publikimet e kërkimit shkencor dhe disa ide sesi mund të reformohet procesi i vlerësimit apo edhe ai i dhënies së titujve akademikë, proces ky i lidhur ngushtë me publikimin e artikujve dhe revistave shkencore.

D

Si pasojë e ristrukturimit, funksionet e Komisionit të Revistave pas vitit 2005 iu kaluan vetë KVTAsë, por me sa duket përsëri pa pasur një bazë të qartë ligjore. Më tej, për një periudhë të gjatë procesi në fjalë mbeti i bllokuar, ndërsa aktualisht është vendosur që këto vlerësime t’ua kalojnë vetë institucioneve botuese të revistave. Janë institucionet ato që do të vendosin nëse revistat e tyre janë apo nuk janë shkencore.

eri në fillim të viteve 2000, bashkësia e studiuesve shqiptarë haste në kufizime të mëdha për publikimin e punimeve shkencore, pasi një pjesë e madhe e revistave tradicionale që botoheshin para viteve ’90 nga institucionet shkencore të vendit ose nuk botoheshin më, ose shfaqeshin në mjediset shkencore në mënyrë sporadike, në disa raste në një numër tepër të kufizuar prej 10 kopjesh të shtypura me shaptilograf, me një paraqitje që shpesh linte për të dëshiruar. Një situatë e tillë, mes të tjerash, cenonte edhe vetë kërkimin shkencor, rezultatet e të cilit duhet të shfaqeshin për publikun e gjerë me publikimin brenda faqeve të revistave shkencore. Kjo gjendje u bë e papranueshme nga mjediset shkencore dhe po krijonte mjaft probleme edhe në vlerësimin e punimeve shkencore për qëllim të kërkimit të gradave e titujve akademike nga studiues të ndryshëm. Për ta stabilizuar situatën, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fillim të viteve 2000 ngriti Komisionin e Revistave Shkencore, një komision me 5 anëtarë që përfaqësonin institucionet shkencore, deri në atë kohë vetëm publike. Si ka qenë ecuria e botimeve shkencore në vend pas viteve ’90? A erdhi duke u rritur numri i revistave shkencore? Përmirësimi erdhi shpejt, kryesisht për sa i përket formës së paraqitjes së revistave, pasi me fuqizimin e institucioneve u siguruan financimet e nevojshme edhe për të botuar revista shkencore më cilësore. Me futjen e sektorit privat të arsimit të lartë; universitete, institute apo OJQ, të cilët kishin ndoshta edhe më shumë fonde në dispozicion, botimi i revistave shkencore pësoi një tjetër rritje. Revistat e sotme nga pikëpamje e formës, do të thosha që janë shumë të mira, ndërsa publikimi i tyre në mënyrë periodike dhe përmbajtja e tyre është një çështje që gjithsesi lë vend për t’u diskutuar. Në vitet 2000 u ngrit Komisioni i

Universiteti Europian i Tiranës, që prej më se tre vjetësh kërkon një vlerësim të tillë për katër revistat që boton; Economicus, Polis dhe Jus & Justicia në gjuhën shqipe dhe Sociological Analysis në gjuhën angleze.

Revistave, ku ju keni qenë anëtar. Cili ishte më saktë funksioni i këtij komisioni? Komisioni hartoi tërësinë e kritereve që duheshin respektuar nga redaksitë e revistave, mes të cilave përmend kërkesën për t’u pajisur me ISSN, për të pasur një përmbledhje (Abstract) në gjuhën angleze ose franceze, për të pasur periodicitet të botimit jo më të vogël se 2 numra reviste në vit, depozitimin e revistës pranë Bibliotekës Kombëtare dhe të Universitetit të Tiranës, si dhe kritere të tjera që lidheshin me përbërjen e redaksisë së revistës, shqyrtimin e artikujve përmes procesit të “peer review” etj. Ky komision a bënte vlerësim të punimeve shkencore apo edhe të vetë revistave përkatëse? Gjatë veprimtarisë së tij komisioni në asnjë rast nuk mori përsipër të vlerësojë ndonjë punim shkencor të botuar në revistat e kohës, as të gjykojë mbi vlerat e ndonjë reviste të veçantë mbi bazën e përmbajtjes së saj. Qëllimi i vetëm ishte të vendoseshin dhe ruheshin disa standarde në mënyrë që institucionet shkencore të vendit t’iu kushtonin kujdesin dhe mjetet e duhura financiare botimeve të tyre shkencore, si edhe të garantonte bashkësinë e studiuesve, përfshirë edhe Komisionin e Lartë të Kualifikimit Shkencor (siç quhej KVTA-ja në atë kohë) duke identifikuar revistat që plotësonin standardet e vendosura. Gjithsesi, Komisioni i Revistave nuk ishte as pjesë e as shtojcë e Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor. Gjatë një harku kohor 4–5 vjeçar vlerësimit iu nënshtruan një numër revistash dhe shumë shpejt numri i atyre që plotësonin kushtet e kërkuara kapërceu mbi 30. Shumë revista shkencore u vendosën nën drejtimin e redaksive serioze, duke rritur ndjeshëm dhe cilësinë e paraqitjes së tyre. Megjithatë, kriteret e vendosura merreshin si bazë për të bërë vlerësimin e revistave shkencore, apo jo? E vërtetë që u ngrit komisioni, por kriteret që ai vendosi nuk kishin ndonjë

bazë të fortë ligjore dhe më shumë adresonin probleme të formës sesa të përmbajtjes. Në aspektin ligjor, e tërë veprimtaria bazohej vetëm në një urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, dhe për pasojë komisioni nuk ishte madje në gjendje as të ndërtonte një strukturë e cila në vijimësi ta ndiqte problemin. Edhe sot nuk ka një organizëm, të themi një regjistër, që ndjek ecurinë e revistave, zbatimin e kritereve nga ana e tyre. Ndonëse pa një tagër të qartë ligjor, vlerësimi bazohej në shqyrtimin e aplikimit të paraqitur nga çdo redaksi e interesuar pranë Drejtorisë së Kërkimit Shkencor (DKSH) në Ministrin e Arsimit dhe Shkencës. Për të siguruar vijimësinë në plotësimin e kritereve pas fitimit të këtij statusi, Komisioni i delegoi DKSH-së edhe përgjegjësinë për monitorimin përmes detyrimit për depozitimin e numrave të botuar të çdo reviste gjatë vitit pranë Komisionit të Revistave, Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, DKSH-së, Bibliotekës Kombëtare dhe asaj Universitare. Po pas shkrirjes së Komisionit të Revistave, cili institucion është përgjegjës për vlerësimin e tyre? Si pasojë e ristrukturimit, funksionet e Komisionit të Revistave pas vitit 2005 iu kaluan vetë KVTA-së, por me sa duket përsëri pa pasur një bazë të qartë ligjore. Më tej, për një periudhë të gjatë, procesi në fjalë mbeti i bllokuar, ndërsa aktualisht është vendosur që këto vlerësime t’ua kalojnë vetë institucioneve botuese të revistave. Janë institucionet ata që do të vendosin nëse revistat e tyre janë apo nuk janë shkencore. Po si do të unifikohen këto vlerësime? Me sa jam informuar, është vendosur dhe nga një grup pune po punohet për të ndërtuar disa kritere. Janë një komision i gjerë ekspertësh, disa edhe të huaj, që kanë përgatitur një projekt mbi standardet kryesore të detyrueshme për revistat shkencore. Nga një vështrim i parë më duket se nuk ndryshojnë shumë nga kriteret që hartoi Komisioni i Revistave


MAPO

11

E mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

-Revistat kanë disa funksione. Së pari, sepse aty publikohen dhe aty finalizohet një punë kërkimore shkencore. Së dyti, është revista ajo që e çon rezultatin më të fundit shkencor te përdoruesi. Së treti, revista nxit debatin dhe kritikën shkencore, për pasojë mbjell embrionin e një stadi tjetër në kërkimin shkencor.

dhjetë vite më parë. Dallimi qëndron në trajtimin më të detajuar të secilit kriter dhe në kujdesin e veçantë që i është kushtuar çështjeve që lidhen me etikën në botim, trajtimin e rasteve të plagjiaturës, kopjimit fjalë për fjalë, parafrazimit, plagjiaturës së vetes, bashkautorësisë, konfliktit të interesit, etj. Megjithatë, personalisht mendoj se problemi mbetet përsëri i hapur, pasi edhe në projektin në fjalë nuk është e qartë baza ligjore, nuk përcaktohet se cili do të jetë institucioni pranë të cilit do të bëhet regjistrimi i revistave, si dhe nuk përcaktohet se si do të ndiqet në kohë kjo ecuri. Ju thoni më lart që ende ka boshllëqe edhe në këtë hartim të ri të kritereve. Më konkretisht ? Të marrim për shembull plagjiaturën, ku problemi mbetet se si do të luftohet ajo?! Nuk mjafton thjesht deklarimi ku të thuhet “kjo është puna ime”! Bota sot ofron instrumente, motorë kërkimi që nëpërmjet internetit, në cilëndo gjuhë identifikojnë nëse një material është i kopjuar ose jo. A e kanë mundësinë redaksitë e revistave shkencore që botohen aktualisht në Shqipëri që të pajisen me të tillë instrumente? Një tjetër çështje, po mbi plagjiaturën: në projektin që propozohet për kriteret që duhet të plotësojë një revistë shkencore është që vetëm rreth 10 për qind e një artikulli mund të jetë e njëjtë me një botim tjetër. Ndoshta e kam kuptuar gabim, por më duket një kufi arbitrar dhe tejet i lartë. Pra, si dhe kush e ka të drejtën për të vendosur një kufi të tillë?! Pra, kuadri ligjor mbetet përsëri i paqartë. Gjithsesi, mbi projektin mbi kriteret kam shumë vërejtje, por janë jashtë interesit të lexuesit, së paku për momentin. Pak kohë më parë Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë (KVTA) tërhoqi vëmendjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë (ILA) se përcaktimi i kritereve për njohje apo shqyrtimi e vlerësimi i revistave shkencore, nuk janë detyra të Komisionit të Vlerësimit të Titujve Aka-

demikë dhe ky komision nuk ka tagër ligjor për njohjen e revistave shkencore. Kush e ka këtë tagër atëherë? Ku duhet të drejtohet një revistë për t’u njohur si shkencore? Është një hap korrektet i ushtrimit të veprimtarisë së KVTA-së, në përputhje me funksionet që i janë ngarkuar nga ligji. Me sa duket është edhe përgjigje ndaj një vargu kërkesash të bëra nga institucione të ndryshme akademike për klasifikimin e revistave të botuara prej tyre për të fituar statusin e revistës shkencore që njihet nga KVTA, të cilat janë pezull pasi procesi ka qenë i bllokuar prej vitesh. Ndër këto institu-

Përparim Fuga, Prorektor i UET

cione, është edhe Universiteti Europian i Tiranës, që prej më se tre vjetësh kërkon një vlerësim të tillë për katër revistat që boton; Economicus, Polis dhe Jus & Justicia në gjuhën shqipe dhe Sociological Analysis në gjuhën angleze. Pse gjithë kjo vëmendje te revistat shkencore? Sa të rëndësishme janë ato në veprimtarinë shkencore të një vendi? Revistat kanë disa funksione. Së pari, sepse aty publikohen dhe aty finalizohet një punë kërkimore shkencore. Së dyti, është revista ajo që e çon rezultatin më të fundit shkencor te përdoruesi. Së treti, revista nxit debatin dhe kritikën shkencore, për pasojë mbjell embrionin e një stadi tjetër në kërkimin shkencor. Është një komponent shumë i rëndësishëm dhe nga kjo pikëpamje ia vlen që institucionet akademike të përqendrohen në cilësinë e revistave. Ndërsa një libër, një monografi paraqet njohuri të stabilizuara mirë, të provuara për një kohë të gjatë nga jeta, artikujt e botuar në revista shkencore sjellin fjalën e fundit të shkencës, mbase në ndonjë rast edhe të pasaktë, por sjellin frymën më të re në kërkimin shkencor. Por rëndësia lidhet edhe me qëllime të tjera, veçanërisht në kualifikimin e personelit akademik. Në kriteret që duhen përmbushur për fitimin e gradës apo titujve shkencorë, publikimet, madje në revista me faktor impakti, mbeten ndër kërkesat kryesore. Si matet impakti i një artikulli dhe i revistës shkencore? Normalisht, në kushtet e Shqipërisë një studiues serioz, një punim të mirë nuk ka interes ta botojë brenda vendit. Sepse një revistë që botohet brenda vendit, me pak përjashtime, është në gjuhën shqip, dhe si e tillë nuk është e arritshme lehtësisht nga bashkësia ndërkombëtare e studiuesve. Për pasojë, vlerësimi, qëndrimi kritik dhe ndeshja e mendimeve është më e kufizuar; ka vetëm përballje me ekspertizën brenda vendit. Prandaj, një studiues serioz e kërkues do të preferonte ta botonte punimin e tij jashtë vendit. Nëse marrim në konsideratë këtë element, atëherë një kërkesë tjetër do të ishte që revistat të dalin në gjuhë të huaj, sidomos ato më seriozet, ose edhe në dy gjuhë; në shqip dhe anglisht apo një gjuhë tjetër të madhe, si dhe në një farë mënyre të arritshme online. Në këtë mënyrë do të ishte e mundur që artikujt e botuar nga studiuesit vendas t’i nënshtroheshin procesit të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtare dhe për to të jepej edhe faktori i impaktit. Kjo për sa i përket artikujve; por edhe vetë revista vlerësohet me faktor impakti, që në terma të përgjithshëm është treguesi i citueshmërisë së artikujve që botohen në të. Që një artikull të ketë impakt, çfarë kriteresh duhet të përmbushë ? Këtu ndeshemi me një tjetër problem. Të marrim një shembull: një punim në Shqipëri që flet mbi diçka që haset rrallë në rajon ose më gjerë. Një artikull mbi këtë temë mund ta citojnë shumë studiues, por kjo nuk tregon se vetë punimi në fjalë dëshmon për një prurje, për një arritje serioze shkencore, për zhvillim. Nuk është pra e vetme citueshmëria e një artikulli indikator i vlerës së shtuar të një kërkimi shkencor konkret. E thënë ndryshe, jo gjithmonë faktori i impaktit tregon për një vlerë të shtuar apo një arritje në punën kërkimore shkencore. Por e pranoj, një artikull me faktor impakti, i botuar në një revistë me faktor të lartë impakti, është një argument i mirë për të vlerësuar një punim të caktuar. Impakti për pasojë është edhe certifikata që një aksh artikull ka sjellë një vlerë të shtuar në kërkimin shkencor? Mendoj se më shumë rëndësi në një punim apo grup punimesh të caktuar ka vlera e shtuar në fushën konkrete. Ky vlerësim nuk bëhet dot as nga këshillat e profesorëve apo edhe nga një senat universiteti, sepse këto janë grupime shumë

heterogjene ekspertësh. Do të ishte më e saktë që dikush që synon, të themi titullin, “Profesor”, duhet të zgjedhë tre punime të tija dhe t’i paraqesë përpara një grupi ekspertësh, për vlerësim nëse në ato punime studiuesi ka sjellë diçka të re. Kjo është shumë më objektive sesa një këshill heterogjen i profesorëve. Pra, për mendimin tim, një kriter themelor duhet të jetë vlera e shtuar që sjell një studim shkencor, e cila duhet të gjykohet nga një grup ekspertësh. Sigurisht që vlerësimi nga ana shkencore i një punimi (artikull apo prezantim tjetër i çdo forme) nuk është i lehtë, aq më pak në mjedisin shqiptar, që përbëhet nga qarqe relativisht të ngushta shkencore, ku parimet e “peer review” nuk aplikohen dot në mënyrë korrekte, ku ndërveprimet dhe përplasja e interesave është komplekse, dhe për më tepër ku fitimi i një grade apo titulli është i lidhur me një pagë, madje deri dhe një pension më të lartë. Pra që një akademik të arrijë titujt e dëshiruar, mjaft të publikojë punimet e tij në revistat shkencore ? Vetëm ky kriter është ? Do të vlerësoja si një kontribut me rëndësi të një studiuesi, veçanërisht për kërkimin e titullit “Profesor”, angazhimin në drejtimin e një projekti të madh, të rëndësishëm, me impakt të matshëm, i cili është i zbatuar realisht në praktikë. Ky do ishte një kontribut me vlerë dhe një indikator i qartë niveli shkencor. Përveç këtyre dy komponentëve, pra botimeve cilësore dhe projekteve me impakt të qartë e të matshëm, vlen të merret në konsideratë edhe niveli i ekspertizës që një studiues është në gjendje të ofrojë pranë institucioneve, organizmave apo instancave të caktuara brenda ose jashtë vendit. Një ndërthurje e komponentëve të mësipërme do të ishte më e drejtë për të vlerësuar performancën e një studiuesi, ku përfshihen pra veprimtaria mësimdhënëse, ajo botuese, drejtimi i projekteve dhe shkalla e ekspertizës. Ju mendoni se kërkimi shkencor nuk është i vetmi qëllim që i shtyn akademikët të botojnë në revistat shkencore? Individët janë të prirur për të fituar njohuri, për t’u bërë vetë më të ditur si dhe që këto dituri t’i vënë në shërbim të zhvillimit, përfitimit të tyre dhe shoqërisë. Por, të jemi realistë, forcë nxitëse është edhe kërkesa thjesht utilitare, për një rrogë më të mirë, apo sukses në karrierë, që edhe këto të shtyjnë të avancosh në studime. Problemi është nëse kjo moto, ky synim është e vazhdueshme, apo shteron me fitimin e një titulli shkencor për të pasur një rrogë më të lartë. Në këtë këndvështrim, mendoj se ka vend për t’u bërë një ndryshim në sistemin e pagave, duke futur sistemin e pagave me disa nivele me rritje progresive. Me maturimin në kohë, një studiues mund të kalojë në një nivel më të lartë page; me një sistem të tillë për shembull një studiues me titullin “Profesor i Asociuar” mund të arrijë pas disa vitesh eksperiencë në pagën e nivelit bazë të profesorit. Më duket se një masë e tillë indirekt ul presionin për grada e tituj dhe lë brenda garës vetëm ata që nisen nga dy parime: për të fituar njohuri e për t’i vënë ato në shërbim të zhvillimit. Gjithsesi, kur flasim për nivel kualifikimi, nivel të revistës shkencore, nivel të artikullit shkencor, duhet të jemi të qartë se ky nivel varet nga zhvillimi i vendit. Nëse problematika që haset në një stad të zhvillimit të vendit është e lartë dhe studiuesit angazhohen në të, atëherë niveli i kërkimit do jetë i lartë, edhe botimet e tyre gjithashtu. Në këtë kuadër do dëshiroja të theksoja se edhe cilësia e revistave, për rrjedhojë, në formë e përmbajtje, do jetë e lidhur ngushtë me zhvillimin e kërkimit shkencor në vend dhe përcaktohet nga ky kërkim.


MAPO

12

E mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

forumi

UET dhe UNDP organizuan një tryezë të rrumbullakët në kuadër të ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit

Universitetet, rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, medies akademikë, politikëbërës dhe studentë u mblodhën në një forum në kuadër të ditës ndërkombëtare të korrupsionit, Aktiviteti i quajtur “Vepro kundër korrupsionit sot” u organizua nga programi i zhvillimit të Kombeve të Bashkuara,Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, si edhe Universiteti Europian i Tiranës. Në këtë forum u tha se universitetet duhet të luajnë rol në formësimin e vlerave të shoqërisë dhe në luftën ndaj korrupsionit

N

ë luftën ndaj korrupsionit edhe Shqipëria ka bërë një përpjekje të konsiderueshme për vendosjen e kuadrit ligjor dhe institucional për ta luftuar dhe për të arritur transparencën, nëpërmjet legjislacionit për sanksionet kundër krimit, të cilat janë përgjithësisht në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në vitin 2011. Në kuadër të 9 dhjetorit, Ditës Botërore të Luftës ndaj Korrupsionit, Universiteti Europian i Tiranës në Bashkëpunim me UNDP dhe UNODC organizuan forumin “Vepro kundër korrupsionit sot!” Një forum që mblodhi rreth vetes përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, medies akademikë, politikëbërës dhe studentë. Yesim Oruc, Drejtore e PNUD-it tha se për të luftuar korrupsionin kërkohet shumë nga individët dhe institucionet. “E dimë që korrupsioni ka impakt të madh në shoqëri, është më i madh sesa

marrja e burimeve nga aty ku duhet të jenë. Ndihmon në mungesën e besimit tek institucionet, sidomos te qeveria dhe shteti. Këto janë gjëra që të gjithë i dimë. Ne si program i UNDP-së, UNODC dhe gratë e Kombeve të Bashkuara kemi bërë shumë punë globalisht në 20 vitet e fundit në luftën e korrupsionit në vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Vendet e mëdha të sistemit po firmosin për të ratifikuar konventën kundër korrupsionit dhe të raportojnë në të. Një zonë tjetër që punojmë është monitorimi dhe përgatitja e strategjive të antikorrupsionit. Këta hapa janë të domosdoshëm, por shpesh jo të mjaftueshëm. Lufta ndaj korrupsionit shkon edhe më larg se konventat dhe strategjitë. Përvoja ime në Rumani më ka treguar se lufta kundër korrupsionit është transformimi i politikës së vendit. Rumania pati një ndryshim politik kur qeveria ra dhe nuk duket mirë tani, por kështu luftohet korrupsioni. Një tjetër veprim ndaj luftës së korrupsionit është përfshirja e grave në politikë. Individët, institucionet, shoqëria civile dhe media, janë aktorë kryesorë në luftën kundër korrupsionit që e bëjnë të mundur ndryshimin e rrjedhës politike”, – u shpreh znj. Oruc, duke i inkurajuar të pranishmit të ngriheshin kundër korrupsionit dhe ta denonconin atë, duke kërkuar edhe mbështetjen e UNDP-së nëse është e nevojshme. Rektori i UET-it, Tonin Gjuraj theksoi rolin e universiteteve në formësimin e vlerave të shoqërisë dhe në luftën ndaj korrupsionit. “Argumenti im se modulet e antikorrupsionit në kurrikulat e institucioneve arsimore, siç janë të kornizuara aktualisht nuk janë të mjaftueshme për të arritur rolin e universitetit ndaj objektivave kundër korrupsionit. Ka shumë për të bërë në sigurimin e aftësive teknike në luftimin e korrupsionit. Universiteti përmes filozofisë së tij, programeve të ligjit dhe etikës,

Tonin Gjuraj Argumenti im se modulet e antikorrupsionit në kurrikulat e institucioneve arsimore, siç janë të kornizuara aktualisht, nuk janë të mjaftueshme për të arritur rolin e universitetit ndaj objektivave kundër korrupsionit. Ka shumë për të bërë në sigurimin e aftësive teknike në luftimin e korrupsionit. Universiteti përmes filozofisë së tij, programeve të ligjit dhe etikës, duhet të luajë rol kryesor në transmetimin e këtyre ideve thelbësore dhe vlerave për studentët e tyre, që do të jenë liderët e ardhshëm të vendeve të tyre”, - përfundoi rektori Gjuraj.

1

trilion dollarë shkojnë në vit në afera korruptive në botë.

17%

e prodhimit të brendshëm bruto të një vendi llogaritet të shkojë në korrupsion.

113

vendi që zë Shqipëria nga 176 vende në luftën ndaj korrupsionit, nga Transparency International

duhet të luajë rol kryesor në transmetimin e këtyre ideve thelbësore dhe vlerave për studentët e tyre që do të jenë liderët e ardhshëm të vendeve të tyre”, përfundoi rektori Gjuraj. Referuesit e tjerë të forumit ishin juristi Ervin Mete, pedagog në UET, i cili solli një pasqyrë globale të fenomenit të korrupsionit. Ai ishte i mendimit se lufta më e mirë kundër korrupsionit është reformimi i institucioneve. “Korrupsioni është simptoma, jo sëmundja. Sëmundja është sistemi institucional që gjeneron korrupsion. Niveli i korrupsionit nuk mund të matet dhe të krahasohet nga qeveri të tjera. Matet perceptimi ndaj korrupsionit. Në renditjen këtij viti nga TI jemi në vendin e 113-të në 176 vende që na vendos në pozicion të vështirë; të fundit në Ballkan dhe nga të fundit në Evropë. Ka një retorikë të madhe ndaj korrupsionit dhe shpesh energjia shpenzohet për të ngritur këto strategji antikorrup-

sion, por që në fakt adresojnë vetëm simptoma. Lufta më e mirë është reformimi i institucioneve”, - përfundoi Mete. Gazetari Sami Neza solli për të pranishmit rezultatet e një sondazhi të kryer për korrupsionin dhe integritetin në sistemin gjyqësor nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë. Të pyetur janë rreth 5 për qind e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, të cilët kanë treguar perceptimet mbi impaktin e reformës për emërimin e gjyqtarëve dhe perceptimin e korrupsionit për gjyqësorin si edhe për pushtetet e tjera. Pyetjes nëse sistemi i gjyqësorit në Shqipëri është i korruptuar, 25 për qind e të anketuarve, të cilët janë vetë gjyqtarë, u janë përgjigjur se është i korruptuar. Çështje si roli i medias në luftën kundër korrupsionit, roli i teknologjisë në përçimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe mënyrat sesi të përfshihet informacioni i marrë nga qytetarët, ishin pikat kryesore të axhendës së forumit, e cila u referua nga Remzi Lani, kryetar i Institutit të Medias. U theksua gjithashtu edhe roli i medias sociale si një shtytës i mundshëm, i fuqishëm për raportimin dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria i është bashkuar fushatës “Vepro sot kundër korrupsionit”, të drejtuar nga programi për zhvillim i kombeve të Bashkuara dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin në mbarë botën. Fushata thekson se si korrupsioni pengon progresin, rrezikon demokracinë dhe shtetin ligjor, çon në shkelje të të drejtave të njeriut, shtrembëron tregjet, shpërbën cilësinë e jetesës dhe lejon krimin e organizuar, terrorizmin dhe kërcënon sigurinë njerëzore. Si pjesë e këtyre përpjekjeve UNDP-ja në Shqipëri ka zbatuar projekte në tri bashki, të emërtuara “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel vendor”. Kjo ndërhyrje përfshin gjithashtu aplikimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit dhe pjesëmarrjen elektronike të qytetarëve.


MAPO

13

E mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

aktivitete

“Sot kam ardhur si një njeri me interes të caktuar në shkencat politike e politikën ndërkombëtare. Është një nga gjërat që kam studiuar më seriozisht në jetën time” –iu drejtua ai studentëve të UET-it.

Arben Imami

Qendra Marshall, takim me alumnit shqiptarë

rikthim në auditor I rikthyer në petkat e akademikut dhe pedagogut, njëzet vjet më pas në një prej auditorëve të Universitetit Europian të Tiranës, ministri i Mbrojtjes hodhi një vështrim mbi stacionet kryesore të historisë së njëqind viteve të fundit të shtetit e historisë shqiptare nga një pikëpamje neorealiste dhe foli mbi konceptet e reja të sigurisë.

N

uk gjendej në auditorët e Akademisë së Arteve të Bukura, ku u mësonte për artin brezave të rinj, njëzet vjet më parë, e megjithatë diçka e lidhte me atë fillim vitesh ’90, atëherë kur pedagogu i ri Arben Imami iu bashkua lëvizjes për Liri dhe Demokraci. Ja ku ishte njëzet vjet më vonë në një auditor mbushur me studentë dhe në gjashtëdhjetë minuta ministri i Mbrojtjes do të kthehej edhe njëherë pedagog, mësimdhënës për formimin akademik të brezit të ri. Vetëm se studentët nuk ishin ata të Arteve të Bukura, por të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, të cilët ndoqën me interes sesi ministri Imami hodhi një vështrim mbi stacionet kryesore të historisë së njëqind viteve të fundit të shtetit e historisë shqiptare nga një pikëpamje neorealiste. “Sot kam ardhur si një njeri me interes të caktuar në shkencat politike e politikën ndërkombëtare. Është një nga gjërat që kam studiuar më seriozisht në jetën time” –iu drejtua ai studentëve të UET-it. Teza që ai parashtroi për të rinjtë ishte ajo e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që rritet proporcionalisht me kalimin nga struktura e vjetër europiane e sigurisë drejt strukturës së re euroatlantike. “Ajo që është edhe historia e kohës së re të Shqipërisë nga viti 1878 e deri më sot”- tha ministri Imami, i cili shtoi se historia sot mund të rishikohet për disa shkaqe, si ai i kornizimit ideologjik apo edhe kur ka fakte dhe detaje të reja. “I gjithë zhvillimi i shkencave sociale na bën të reflektojmë në mënyrë më të thellë e më të plotë për historinë e shoqërisë njerëzore. Është fat i mirë të jesh politikan për të kuptuar historinë, sepse është politika e ditëve të shkruara në analizën e kombeve”- shtoi z.Imami. Në këtë tezë, ishte i mendimit ai, Shqipëria është përfituese nga struktura e re e sigurisë, si ajo e NATO-s dhe se interesi kombëtar i shqiptarëve në këto kohë është integrimi i plotë i rajonit në strukturën e sigurisë. Sipas këndvështrimit doktrinar të filozofit Kenneth Waltsz, ai tha se për shtetet qëllim në vetvete nuk është më fuqia, por siguria. Duke u ndalur në rolin e luftës së Vlorës, që ngjalli aktorin dhe faktorin shqiptar në çështjet europiane të sigurisë, ministri Imami bëri një vërejtje për historiografinë. Pa përmendur emra, ai akuzoi historianët se shkruajnë por nuk i njohin doktrinat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe për pasojë nuk dijë të shpjegojnë historinë. Arben Imami ka dhënë kontribut të thelluar në mjedisin intelektual shqiptar, veçanërisht sa i përket shkencave politike.

Pasi kreu studimet në Georgetown University (1999-2000), Uashington ShBA, z.Imami themeloi Institutin e Studimeve Politike, ku ideoi, drejtoi dhe organizoi një kolanë me veprat më në zë të filozofisë politike për t’ia ofruar lexuesit në gjuhën shqipe. Ai u ndal në sfondin historik të traktati të Vestfalisë më 1648. Ku u fol për herë të parë për ndërtimin e një rendi të ri botëror pas rënies së Perandorisë dhe palët ranë dakord për ruajtjen e balancës ndërkombëtare, ku Ballkani politik jo thjesht përkon me ngritjen e Rusisë si fuqi europiane, por rritja e fuqisë së Rusisë ndryshon balancat europiane dhe kjo shprehet me ekspansioni dhe nevojën e Rusisë për të dalë në Mesdhe. Në memorandumin e vitit 1878, që mendohet se është hartuar nga Pashko Vasa, u mendua se faktori shqiptar ishte pengesë për ekspansionin sllave dhe stabilitet politik dhe tretar. Në këtë memorandum të famshëm, i ekspozuar në italisht në Bibliotekën Kombëtare, thonë që një Shqipëri e pavarur do të shërbente jo vetëm si një pengesë për ekspansionin sllav, por edhe si stabilitet politik dhe tregtar, sepse do të ndalonte supermacinë ekskluzive të çdo lloj kombi në këtë zonë. “E ka thënë mirë Berisha disa herë ‘Sa kohë ka fluiditet shqiptar në Ballkan krijon destabilitiet’. Sa kohë që shqiptarët nuk janë në shtetin e tyre nacional, Ballkani nuk është në balancë normale të fuqisë dhe kjo destabilizon”- iu drejtua të pranishmëve ministri i Mbrojtjes. I ndalur në disa stacione të tjera me ndikim në popullin shqiptar nga viti 1978, krijimi i shtetit shqiptar, luftërat ballkanike e më vonë në luftën e Vlorës, ministri Imami u shpreh se Lufta e Vlorës është ngjarja më e madhe e historisë kombëtare, sepse aty u kuptua për herë të parë si të ndikohej sistemi. “Italia nuk donte koloni në Shqipëri, nuk ishte interesi i saj. Problemi themelor i ruajtjes së integriteti kombëtar ka qenë i lidhur me rolin e Italisë, problemi themelor i Italisë në këtë breg tonin nuk ishte kolonizimi, por kanali i Otrantos. Pa kontroll të tij, italianët janë thellësisht të rrezikuar në sigurinë e tyre kombëtare”. Por rendi i ri pas 1945-ës, me krijimin e aleancës Euroatlantike e bën Shqipërinë më të sigurt. “Rënia e bllokut lindor, e murit të Berlinit, vuri në veprim sistemin e ri ndërkombëtar, që u bë nga një botë bipolare

BIO Arben Imami ka një karrierë të gjatë e të angazhuar politike dhe intelektuale. I lindur më 21 janar 1958, në Tiranë, Arben Imami është edukuar së pari në Akademinë e Arteve të Bukura, ku edhe ka punuar më pas si pedagog. Ishte ndër pedagogët që iu bashkuan Lëvizjes Studentore për Liri dhe Demokraci në vitin 1990 dhe ka qenë një ndër themeluesit e parë të Partisë Demokratike. Ai ka përkthyer një sërë librash studimorë si: “Shkenca, Politika dhe Gnosticizmi”- Eric Voeglin dhe ka bërë redaktimin shkencor dhe parathëniet e 10 prej titujve të kolanës. Ndër autorët të botuara deri më sot, përmenden: Hobbes, Locke, Machiavelli, De Maistre, H. Arendt, Ch. Taylor, J. Maritain, H.L.A. Hart, MounierVoegelin etj. Përmes kolanës, lexuesi mund të ndihmohet të kuptojë më gjerësisht debatin teorik mbi “sistemet totalitare vs. sistemeve liberale”, vendin e lirisë politike, sociale, ekonomike dhe religjioze të individit si edhe rolin e etikës në skenën e ndërveprimit human dhe të konsolidimit të paqes. Z.Imami është gjithashtu një nga hartuesit e platformës së një forumi intelektual të quajtur “Kolokiumi Liberal”, në të cilin u diskutuan në nivel doktrinor teza të rëndësishme politiko-ekonomike mbi alternativat qeverisëse të djathta, të cilat patën ndikim në orientimin e debatit politik në zgjedhjet e vitit 2005.

me Perëndimin nga njëra anë dhe pjesën tjetër të botës nga ana tjetër, në një polare, ruajti NATO-n dhe njësinë europiane dhe i vetmi shans i yni i madh ndërkombëtar dhe ky nuk është propagandistik si strategji që e ardhmja e Shqipërisë është në integrimin në BE, është sepse në këtë sistem interesat tona kombëtare mund të ruhen dhe plotësohen edhe më fort në të ardhmen. Duhet të kuptojmë si funksionojnë dhe të luajmë rolin tonë si aktorë”- tha Imami duke shtuar: “Aktivizimi i faktorit nacional shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar në ndërveprimin me faktorin ndërkombëtar, bëri që të kemi këtë Shqipëri. Sigurisht që do të kryhen edhe hapa të tjerë. Sot sistemi ndërkombëtar na favorizon në raport me atë sistem që mbizotëronte në kohën kur u morën vendimet e mëdha.” Ku leksion i hapur u zhvillua në vazhdën e aktiviteteve që UET organizon vazhdimisht me personalitete dhe figura të shquara nga fusha të ndryshme, duke u dhënë mundësinë studentëve të bashkëbisedojnë dhe të mësojnë nga eksperienca e figurave të njohura.

Pasi kreu studimet në Georgetown University (1999-2000), Uashington ShBA, z. Imami themeloi Institutin e Studimeve Politike, ku ideoi, drejtoi dhe organizoi një kolanë me veprat më në zë të filozofisë politike për t’ia ofruar lexuesit në gjuhën shqipe.

Civilë dhe ushtarakë të specializuar përmes qendrës “George C. Marshall” ishin mbledhur në takimin e tyre të përvitshëm të rrjetit të studentëve, aktivitet ky që u zhvillua kësaj here në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Veç takimit tradicional me studentët e specializuar pranë kësaj qendre, u organizua edhe seminari me temë “Qeverisja e hapur, sfidat dhe perspektivat”, nga pedagogia e qendrës ‘Marshall’, Valbona Zeneli. I pranishëm në këtë takim të rrjetit të Alumnit, ministri i Mbrojtjes Arben Imami vlerësoi rolin që kjo qendër ka luajtur për edukimin dhe formimin e stafit ushtarak. “Vlerësoj rolin e ShBA-së për edukimin dhe formimin e stafit ushtarak. Kjo edhe përmes qendrës ‘Marshall’ dhe pjesë më e aftë e ushtarakëve dhe civilëve që kanë punuar në Ministrinë e Mbrojtjes janë Alumni të kësaj shkolle. Edukimi është problem themelor për çdo vend, në veçanti për shqiptarët. Pas vitit ‘90 ishte domosdoshmëri, sot flasim për një ushtri që është pjesë e NATO-s. Nëse kemi sot një ushtri që planëzon qartë, që trajnohet me standarde të mira, kjo i dedikohet në radhë të parë edukimi, shkollimit të brezave. Nuk kam parë deri më sot një punë më intelektuale se ajo e ushtarakut. Për këtë rrugë të g jatë që kemi bërë së bashku, që na aftësoi të jemi anëtarë të Aleancës, duhet të falënderojmë anëtarët e stafit pedagogjik të qendrës ‘Marshall’. Qendra Marshall dhe rrjeti i studentëve të saj në Shqipëri mbajnë kontakte dhe mblidhen për të ndarë së bashku ide, koncepte dhe shqetësime për problematika të ndryshme dhe japin kontributin e tyre në shërbim të vendit. “Sa i përket çështjes së një qeverie të hapur dhe transparencës, qeveria ka bërë hapa për rritjen e saj dhe për të luftuar korrupsionin”- përfundoi z.Imami. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Lidra Zegali, nga shoqata Alumni i qendrës ‘Marshall’; Kristopher Mitchell, shef i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në ambasadën e ShBA-së në Shqipëri; Joseph Vann, profesor i studimeve të sigurisë kombëtare në Qendrën Europiane ‘Marshall’ për studimet e sigurisë. Qendra Marshall ka specializuar më tepër se 9 000 kursantë nga 137 vende të botës dhe më tepër se 20 000 pjesëmar rës në ak tivitete të ndr yshme. M bi 300 sy resh shër bejnë sot si presiden të, minis t ra , parlamen tarë dhe z y rtarë të tjerë të lar të në vendet e t y re. Në mesin e kur san tëve ka qenë dhe presiden tja e Kosovës , Atifete Jahjaga . P rej vitesh në këtë qendër sh kojnë kur san të nga Shqipëria dhe Kosova . Deri tani janë diplomuar rreth 200 kursantë shqiptarë.


14 7465 02

MAPO MAPO

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 13 qershor 2012 www.mapo.al www.gazetamapo.com

rrethe

Banorët në Golem thonë se situata është shumë kritike për faktin se deri tani nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente

Përmbytjet, shemben 3 shtëpi në Durrës, evakuohen katër familje në Shijak Kukës

Bora ribllokon dy komuna në Kukës

Përmbytje në Durrës

Hapja e portave të një rezervuari ka përmbytur Golemin, ndërsa dalja nga shtrati i Erzenit ka sjellë përmbytjen e dhjetëra shtëpive në Shijak. Tri lagje të Durrësit në ujë Elitjona Doko

Tri shtëpi në komunën Gjepalaj janë shembur, ndërkohë 4 të tjera në Shijak janë evakuuar pas situatës së rëndë të krijuar prej reshjeve dhe daljes nga shtrati të Erzenit. Ndërkohë me qindra familje në zonën e Golemit në Kavajë janë të zhytura nën ujë në 48 orët fundit, pasi uji ka vërshuar në banesa deri në 1 metër lartësi, pas hapjes së portave të një rezervuari. Situatë të rënduar edhe në lagjet periferike të Durrësit, ku niveli i ujërave është i lartë si pasojë e mos funksionimit të kanaleve kulluese.

Shembjet

Problematike është situata edhe në disa lagje të qytetit të Durrësit, ku në lagjet numër 9, 17 e 18 në periferi të qytetit rrugët janë të bllokuara prej ujit, për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese. Reshjet intensive të shiut, të cilat kanë rënë pa ndërprerje prej më shumë se 48 o r ë sh , k a n ë k r ij u a r s it u at ë emergjence në prefekturën e Durrësit, duke sjellë evakuimin e disa familjeve nga banesat e tyre, pasi rrezikohej seriozisht jeta. Kreu i shtabit të emergjencës, Genci Alizoti, pohoi se ``Jemi në monitorim të situatës si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në qarkun e Durrësit. Përmbytje të tokave ka në komunën e Bubqit, ndërsa situata është emergjente në qytetin e Shijakut. Në qendër të qytetit lumi Erzen ka dalë nga shtrati”. Disa familje janë përmbytur në këtë zonë, por seriozisht rrezikohej jeta e katër familjeve. “Si masë emergjente morëm strehimin e tyre në Kovalishencën e Durrësit”,

tha Alizoti. Sipas tij, përgjatë gjithë natës situata do të jetë në monitorim, sepse Erzeni vazhdon të sjellë prurje të shumta dhe mund të rrezikohen familje të tjera. Problematike situate është në komunën Gjepalaj, ku kreu i komunës ka kërkuar ndihmë, sepse është një numër i madh banesash që rrezikojnë shembjen totale për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Problematike është situata edhe në disa lagje të qytetit të Durrësit, ku në lagjet numër 9, 17 e 18 në periferi të qytetit rrugët janë të bllokuara prej ujit, për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese

Familjarët e tri banesave janë larguar e po jetojnë te bashkëfshatarët e tyre, për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme. Golem

Banorët në Golem thonë se situata është shumë kritike për faktin se deri tani nuk është marrë asnjë masë nga organet kompetente. Banorët janë shprehur se mbrëmjen e së hënës janë hapur portat e rezervuarit të Manskurisë, e për pasojë uji ka përmbytur banesat e tyre. Ata thonë se kanalet kulluese janë tërësisht të pa pastruar e të bllokuar, duke u vështirësuar jetën. Banorët thonë se u kanë kërkuar ndihmë komunës së Golemit, zjarrfikësve, policisë, por deri tani nuk kanë asnjë ndihmë. Në banesat e tyre ka hyrë jo vetëm uji i shiut, por edhe ujërat e zeza, duke sjellë një situatë e rëndë. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion se çfarë mund të bëhet për të hequr ujin nga kjo zonë, pasi edhe kanalet kulluese janë të bllokuara.

Dy komuna janë bllokuar pjesërisht, ndërsa reshjet e dëborës që po vazhdojnë pa ndërprerje kanë bërë që institucionet në qarkun e Kukësit të marrin masa të menjëhershme për përballimin e situatave që mund të krijohen. Sipas prefektit të qarkut, Elez Maçi, trashësia e dëborës në zonat rurale ka arritur në mbi 30 centimetra, ndërsa vëmendja është përqendruar në akset rrugore nacionale, ku për momentin po punojnë 20 mjete borëpastruese. Sipas tij, problematike paraqitet situata te një pjesë e godinave arsimore të disa njësive vendore, të cilat nuk disponojnë sasinë e duhur të lëndës djegëse. Ndërkohë, autostrada vazhdon të jetë normalisht e kalueshme nga të gjitha automjetet, ndërsa 5 borëpastruese vazhdojnë punën për mbajtjen e saj hapur në kushtet kur reshjet e dëborës vazhdojnë pa ndërprerje. Pas reshjeve të dendura të dëborës, mbetet e izoluar e gjithë komuna Arrën dhe pjesërisht komuna e Zapodit. Ndërkohë, probleme paraqiten te komunikimi i fshatrave të thella me njëri-tjetrin, për shkak të dëborës së dendur dhe pamundësisë së pushtetit lokal për t’i mbajtur hapur këto akse rrugore. Pa energji elektrike vazhdojnë të jenë disa fshatra të komunave Shtiqën, Bicaj, Malzi në rrethin e Kukësit.

Përmbyten dhjetra hektarë në Obot, Shkodra në panik Dhjetëra hektarë janë tashmë nën ujë. Banorët ankohen se nuk janë bërë investime, ndërsa ata ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e përmbytjeve të vjetra Shkodër-Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë pasigurinë nga përmbytjet te banorët e Obotit në komunën e Anës së Malit. Ata shprehin shqetësimin e tyre pasi niveli i ujit është në rritje, duke rrezikuar jo vetëm tokat bujqësore por dhe banesat. Këta banorë bëjnë apel për marrjen e masave, duke qenë se janë të paralajmëruar për prag emergjencën. “Jemi të pasigurt, pasi reshjet që po bien në rast se vazhdojnë me këtë ritëm, për një javë ne do përmbytemi të parët. Nuk ka siguri, as investime nuk janë bërë. Ka familje që janë pa bukë e pa dru për ngro-

hje. Shteti të vërë dorën në zemër së paku për ato lekë që na ka borxh”, shprehen banorët e Obotit. Deri tani vërshimi i lumit Buna ka përfshirë disa hektarë të tokës bujqësore, ndërkohë që me dhjetëra familje flenë me frikën e përmbytjeve. Fshati i Obotit gjatë përmbytjeve të fundvitit 2010 dhe fillim vitit 2011 ka qenë një nga zonat më me pasoja në rrethin e Shkodrës. Aktualisht përveç mungesës së dëmshpërblimit banorët e këtij fshati tashmë bashkëjetojnë edhe me frikën e përmbytjes së re. Rrezik nga vërshimi lumenjve ka dhe në komunën Rrethina në Shkodër. Janë rreth 100 banesa në fshatin Bardhaj të komunës Rrethina në rrethin e Shkodrës që rrezikojnë të përmbyten si pasojë e vërshimit të lumit Kir. Frika e përmbytjeve ka sjellë një përfaqësi të tyre në dyert e Prefekturës Shkodër, për të sinjalizuar këtë institucion mbi rrezikun që u kanoset këtyre familjeve. Sipas tyre, duhen

vetëm dy metra që uji të përfshijë banesat, ndërkohë që fajësojnë firmat private të cilat përmes ekskavatorëve gërryejnë në shtratin e lumit Kir duke shkaktuar kështu devijimin e rrjedhës së lumit, i cili në raste të reshjeve dhe shkrirjes së dëborës në male kthehet në një kërcënim serioz jo vetëm për këtë komunë, por për të gjithë qytetin e Shkodrës. Gjatë gjithë verës dhe thatësirës, në shtratin e lumit që në atë periudhë nuk ka shumë ujë, gërryhet nga mjete të rënda me dhe pa leje. Kjo ka sjellë devijim të shtratit të tij dhe tashmë ka ardhur deri rreth 10m larg banesave, ndërsa gërryerja vazhdon. Prefektja e Qarkut Shkodër, Voltana Ademi, e shoqëruar dhe nga shefi i emergjencave civile në këtë qark, Pëllumb Dani, kanë inspektuar terrenin dhe kanë premtuar se do të marrin të gjitha masat për parandalimin e një situatë emergjence në fshatin Bardhaj. Djana Kolaj


sociale

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Dita e Bamirësisë më 5 shtator, kur ndërroi jetë Nënë Tereza Data 5 shtator nuk do të kujtohet më vetëm si dita kur bota humbi Nënë Terezën. Që këtej e tutje ajo do të jetë edhe data në të cilën bota do të sensibilizohet që të bëjë më shumë për të ndihmuar ata që nuk munden. Asambleja e OKB-së ka vendosur së fundi që Dita Ndërkombëtare e

Bamirësisë të jetë më 5 shtator, datë kur ndërroi jetë edhe Nënë Tereza. Vendimi për këtë datë të re të shënuar për njerëzimin u mor të hënën me votim dhe vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku vendi ynë ka luajtur një rol të dorës së parë që Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë të caktohej më 5 shtator.

Delegacioni shqiptar në OKB, i drejtuar nga ambasadori Ferit Hoxha, ishte bashkëpropozues i rezolutës që shpalli 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Tani, 5 Shtatori do të na kujtojë jo që Nënë Tereza nuk jeton më, por që trashëgimia e saj është gjallë dhe e pavdekshme.

Ndryshojnë rregullat për vizën amerikane Ambasada: Para çdo aplikimi duhet të konsultoheni me faqen tonë të internetit për procedurat. Pagesa e vizës nuk do të paguhet më në bankë

një intervistë të planifikuar përpara datës 19 dhjetor, do të duhet të paguajë sipas procedurës së re, e cila nuk është më nëpërmjet bankës Intesa SanPaolo. Aplikantët për viza jo-emigruese pa një takim të planifikuar nuk duhet të paguajnë tarifën e aplikimit te Banka Intesa SanPaolo. Nëse jeni duke aplikuar për një rinovim të vizës Duke filluar nga data 21 dhjetor, per- nëpërmjet postës, dhe ju nuk keni sonat e interesuar për vizat amerikane paguar tarifën e aplikimit tuaj për vizë duhet të konsultohen me faqen e inter- para afatit të fundit më 19 dhjetor, apnetit të Ambasadës Amerikane, për t’u likimi juaj nuk do të pranohet. Ai do të njohur me ndryshimet në procedurat kthehet mbrapsht te ju dhe ju do të e aplikimit për vizat jo-emigruese. Pro- duhet të aplikoni sipas procesit të ri”, cedurat shpjegohen hap pas hapi në - sqaron Ambasada. Detajet e procesit adresën (http://altë ri do të publikobanian.tirana. hen rreth datës 21 usembassy.gov/vidhjetor 2012”. Amsas.html), por ato basada sqaron se duhet të kontrolloviza është leje apliHAPI I PARË: hen para çdo aplikikimi për të hyrë në Plotësoni aplikimin online. mi, për shkak se ShBA dhe lëshohet mund të ndryshojvetëm nga AmbaHAPI DYTË: në nga momenti në sada ose KonsullaCaktoni takimin tuaj. moment. Ambasata e Shteteve të HAPI I TRETË: da Amerikane sqaBashkuara të Mblidhni dokumentacionin tuaj. ron se do të ndryAmerikës. Një zyrshojë mënyra e pagtar konsullor venHAPI I KATËRT: esave për tarifat e dos në qoftë se një Paguaj tarifën e aplikimit. v i z av e j o - e m i aplikant është i gruese. “Që nga dakualifikueshëm ta 19 dhjetor 2012, tarifat e aplikimit për për një vizë. Viza i jep mundësi një vizat jo-emigruese nuk do të paguhen qytetari të huaj të udhëtojë pranë një më nëpërmjet Bankës Intesa San- pike kufitare të ShBA-së, si p.sh.: në Paolo. Çdo aplikant me një takim të pl- një aeroport internacional, një port deanifikuar më 19 dhjetor, ose më herët, tar apo një pikë kufitare tokësore. Në duhet të bëjë pagesën e duhur në kufirin e hyrjes, një oficer i DepartaBankën Intesa SanPaolo para interv- mentit të Sigurisë Kombëtare, vendos istës, siç shpjegohet në faqen tonë të nëse aplikanti mund të hyjë ose jo në internetit ‘Për personat që duhet të in- ShBA dhe vendos gjithashtu kohëzgtervistohen’. Çdo aplikant që nuk ka jatjen e qëndrimit të tij.

Aplikimi

Pensioniste në sportelin e postës

Shpërblimi, 2000-lekëshi për pensionistët do ndahet me grafik nga Posta Vendimi pritet të miratohet sot edhe nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shpërndarja nga ISSh do të bëhet me grafik, duke nisur nga java e ardhshme Shpërblimi prej 2000 lekësh që 553 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin nga qeveria me rastin e festave të fundvitit do të shpërndahet duke nisur nga java e ardhshme në sportelet e Postës, ku ata tërheqin edhe pensionin mujor. Burime zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore bëjnë të ditur se menjëherë pas daljes së vendimit të qeverisë, i cili pritet të miratohet sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ISSh do të hartojë edhe grafikun e shpërndarjes së shpërblimit. Bashkë me grafikun, ISSh do të shpërndajë pranë zyrave të postës urdhërpagesat për dhënien e shpërblimit. Ashtu siç është vepruar edhe në vitet e kaluara, pensionistët do të marrin pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 të çdo dite, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit. Me grafikun që do të hartojë ISSh do të punoh e t de r i n ë p ë r f u n d i m i n e shpërndarjes së masës prej 2 mijë lekësh deri në fund të muajit dhjetor, që shpërblimi të merret nga pensionistët para festave të fundvitit. Në prag të ndarjes së shpërblimit, përfaqësues të ISSh deklarojnë se asnjë prej pensionistëve nuk duhet të shqetësohet, pasi do të mund të marrë para Vitit të Ri shpërblimin e përcaktuar nga qeveria. Ndërsa për të gjithë ata që nuk do të arrijnë ta

tërheqin shpërblimin deri në datën 31 dhjetor, ata do të mund ta marrin atë në ditët e para të muajit janar bashkë me pensionin. Fondi i vënë në dispozicion për shpërblimin e pensionistëve arrin në vlerën e 11 milionë dollarëve, dhe ky shpërblim modest rikthehet pas 2 viteve mungesë. Por, në kohën kur nuk ka ende një vendim nga qeveria, pensionistët janë të paqartë nëse do e marrin apo jo këtë shpërblim, ndërsa shprehen të pakënaqur se me këtë shumë nuk mund të blejnë as gjelin e Vitit të Ri. Sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, Isa Gorica, kjo shumë është e papërfillshme e ironike, sepse pensionistët kanë nevoja më emergjente se kaq. Sipas tij, me pensionin të moshuarit e kanë të pamundur të blejnë ushqime e ilaçe e aq më pak të festojnë në fundvit. Fillimisht shpërblimi për festat ose siç u quajt ndryshe nga ish-kryeministri i vendit Fatos Nano, si “Kartolina e Vitit të Ri” për pensionistët u aplikua për herë të parë nga Nano në vitin 2004, kur ai u premtoi dhe u shpërndau një shpërblim prej 3 mijë lekësh për të gjitha kategorive të të moshuarve. Më pas, edhe pas ndërrimit të pushteteve, në vitin 2005, kur në krye të qeverisë erdhi kryeministri aktual i vendit Sali Berisha, u respektua e njëjta traditë. Që nga viti 2005, Berisha ka miratuar vendimin për shpërblimin e pensionistëve, duke u dhënë një pagesë deri në 5 mijë lekë moshës së tretë, si një “dhuratë” për festat e fundvitit. Por, në dy vitet e fundit “tradita” u harrua, pasi në vitin 2010 dhe 2011, pensionistët nuk e morën shpërblimin nga qeveria “Berisha”, e cila vendosi ta rikthejë këtë vit me një masë më të vogël nga kartolina e parë e Nanos.

553

mijë pensionistë do të përfitojnë shpërblimin nga qeveria me rastin e festave

2000 lekë do të jetë masa e shpërblimit që do merret bashkë me pensionin

11

milionë dollarë do të jetë fondi që do të vihet në dispozicion për shpërblimet

Godina e ISSH

Pensionistët do të marrin pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin përkatës, ndërkohë që pas orës 13.00 të çdo dite, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e pensionit

Ambasada Amerikane në Tiranë

Bllokohen pagesat e paaftësisë, Tafaj: Kallëzim penal për vendorët Personat me aftësi të kufizuara në disa rrethe të vendit nuk i kanë marrë ende pagesat e tyre. Megjithëse pak ditë më parë Shërbimi Social Shtetëror bëri të ditur se është lëvruar fondi për pagesat, bashkitë dhe komunat nuk i kanë ndarë. Presidenti i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, bëri të ditur se pagesat për aftësinë e kufizuar nuk janë shpërndarë në një numër të madh komunash e bashkish. “Ne paralajmërojmë të gjithë funksionarët e këtij shteti, të cilët në përmbushjen e funksionit të tyre publik kanë për detyrë realizimin e këtyre pagesave, se do të jenë objekt i kallëzimit penal për shpërdorim detyre e parashikuar nga neni 248 i

Kodit Penal. Ne i garantojmë se, edhe në rast se do të ketë një vendim pushimi nga ana e organit të akuzës, do të paraqesim ankim në gjykatë kundër këtij vendimi”, - deklaroi Tafaj. Ai u bëri thirrje të gjithë këshillave të komunave e bashkive e kryetarëve të tyre, që me çeljen e fondeve për këto pagesa të tregojnë përgjegjshmëri edhe angazhim në realizimin e tyre, qoftë edhe në ditën e fundit të vitit. Sinan Tafaj bëri të ditur se në shumë komuna të thella pagesat nuk po jepen që nga muaji shtator. Për këtë çështje, Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Punës dhe asaj të Financave të lëvrojnë sa më parë fondet për pagesën e vonuar të personave me aftësi të kufizuar.


OpEd

16

MAPO

E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

01

Një koncept që nuk tkurret deri te ndryshimet e vogla të përvojave të përditshme, është si një monedhë e pakëmbyeshme me mallra konsumi; nuk është një simbol, por një mashtrim.

02

Bota është një karikaturë e vazhdueshme e vetvetes; në çdo çast është përqeshja dhe kontradikta e asaj që pretendon të jetë.

03

Teoria na ndihmon për të duruar mosnjohjen e fakteve. George Santayana

Opinione dhe Editoriale

Bujar Kapexhiu Nga

Plani djallëzor serb Krijimi i një entiteti praktikisht të pavarur serb në veri të Kosovës do të ishte gabim edhe më i madh dhe më i pafalshëm për botën demokratike, kapitullim para një ideologjie që padyshim është raciste.

P

aralajmërimet në shtypin e Beogradit, se Serbia më në fund e ka përgatitur një draft të planit mbi Kosovën, duke i zbardhur disa pika kyçe të këtij plani, kanë shkaktuar mjaft shqetësime në opinionin tonë, sidomos të atij lloji që përhapin defetizëm të tipit: “ja, serbët janë sërish disa hapa përpara, kurse Qeveria jonë është askund, nuk ka as plan as strategji për të qenë!” Shumë prej këtyre zërave kukuvajkë shkojnë edhe më larg dhe zbardhjen e “planit serb” e shohin si realizim të profecisë negative, që dikush e paska paralajmëruar para shumë kohe, kurse Qeveria jonë e verbër dhe tradhtare nuk ua paska varur veshin fare, duke ia hapur rrugën katastrofës! Ajo që është publikuar, ende në formë spekulative, mbi përmbajtjen e “planit serb” nuk përmban praktikisht asnjë befasi ose ide që nuk ka qarkulluar më herët në diskursin e zyrtarëve të Beogradit si dhe në mediat serbe të të gjitha ngjyrave dhe orientimeve. Gazeta “Novosti”, e cila publikoi dje atë që supozohet se do të jetë ideja kyçe të “Planit”, konsiston në formulën që është përsëritur shumë herë në Serbi në vitet e fundit, edhe nga qeveria e mëhershme edhe nga kjo e reja. Platforma që “zbulon” Novosti është mëse bajate: “Serbia do të duhej të luftonte për të drejtat sa më të gjera dhe formale të serbëve në veri të Kosovës. Ideja është që Veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, si entitet i veçantë, i ngjashëm me atë të Republikës Serbe në Bosnje”, pohohet në këtë gazetë. Ajo çka mund të konsiderohet si pak më origjinale në këtë platformë është kërkimi i formulës alkimike që do të arsyetonte heqjen dorë të Serbisë nga institucionet e veta në Kosovë, nëse Veriu do të bëhej një entitet autonom më vete. Kjo ide “gjeniale” konsiston në një formulë që heqja e institucioneve të Serbisë nga Veriu (në çka insiston Perëndimi, p.sh. është pikë kyçe e presionit të Angela Merkel dhe BE-së drejtuar Beogradit), të mos përfundojë me zgjatimin e institucioneve të Kosovës

koment Shkëlzen Maliqi

Vetëm çeda Jovanoviqi, kryetar i Partisë Liberale Demokratike, e ka komentuar me shpoti platformën si lajthitje dhe humbje kohe, duke i kujtuar hartuesit e kësaj platforme alkimike se nuk janë aspak realistë dhe prapë përsërisin gabimet që janë bërë në të kaluarën, kur Beogradi zyrtar i ka refuzuar planet ndërkombëtare për “republikat” serbe në Kroaci (Plani Z4), ose Planin e Rambujesë, dhe më vonë janë detyruar që të pajtohen me zgjidhje më të pavolitshme. Jovanoviqi madje konstaton se edhe insistimi i Serbisë në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën, është mbështetje në një dokument tashmë të vdekur dhe se çështja e Kosovës, që tashmë është bërë shtet me njohje të gjerë ndërkombëtare, nuk do t’i kthehet kurrë Rezolutës 1244...

në Veri. Kështu Novosti pohon se me planin “Nuk do të ketë më institucione të Serbisë në Veri, por autonomi serbe”, e cila autonomi nuk do të kishte “lidhje të drejtpërdrejta as me institucionet e Kosovës së pavarur”. Kjo formulë do të mundësonte që Beogradi të heqë disi qafe serbët e Veriut, por nuk do të detyrohej që të njihte pavarësinë e Kosovës. Edhe kryeministri serb Daçiq në një deklaratë pohon po këtë gjë, kur thotë se entiteti autonom që po propozohet për Veriun nuk do të duhej të ishte në kuadër të Kosovës! Serbia nuk do të ketë më zgjatimin e institucioneve të veta në Kosovë, por as Kosova nuk do të duhej të shtrinte atje institucionet e veta! Ky na qenka kompromisi i preferuar që Veriun e bën entitet në vete! Milovan Drecun, një tjetër politikan serb që zbulon sekretin e projektit, ka pohuar se qëllimi i platformës serbe mbi Kosovën është pengimi i përhershëm i mundësisë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, ndërkaq që në Veri do të duhej të instalohej vetëqeverisje e serbëve që do të financohej nga Beogradi! Vetëm çeda Jovanoviqi, kryetar i Partisë Liberale Demokratike, e ka komentuar me shpoti platformën si lajthitje dhe humbje kohe, duke i kujtuar hartuesit e kësaj platforme alkimike se nuk janë aspak realistë dhe prapë përsërisin gabimet që janë bërë në të kaluarën, kur Beogradi zyrtar i ka refuzuar planet ndërkombëtare për “republikat” serbe në Kroaci (Plani Z4), ose Planin e Rambujesë, dhe më vonë janë detyruar që të pajtohen me zgjidhje më të pavolitshme. Jovanoviqi madje konstaton se edhe insistimi i Serbisë në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së për Kosovën, është mbështetje në një dokument tashmë të vdekur dhe se çështja e Kosovës, që tashmë është bërë shtet me njohje të gjerë ndërkombëtare, nuk do t’i kthehet kurrë Rezolutës 1244. Pozicioni realist i Serbisë në rrethanat aktuale, sipas tij, do të duhej të ishte aplikimi i Planit të Ahtisarit edhe në veri të Kosovës, ku serbët do të gëzonin, si edhe në komunat në brendi të Kosovës, një vetëqeverisje lokale. E bëra këtë përmbledhje të pikave kyçe të “platformës serbe” për të treguar se ajo nuk është kurrfarë gogoli i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës, dhe diçka që duhet të luftohet me ndonjë kundërplanë që Kosovës po i mungueka. Oferta e

Ndalim kalimi

vetme dhe e fundit e Kosovës për veriun dhe normalizmin e raporteve me Serbinë është plani i Ahtisarit, për çka e obligon Qeverinë edhe Kushtetuta e Kosovës. Ky është plani i vetëm që Kosova mund ta ketë për dialogun teknik, e edhe atë politik, në të gjitha kornizat e mundshme të zhvillimit të këtij dialogu. Në këtë Kosova nuk mund të lëshojë pe edhe nëse BE-ja si ndërmjetësuese do të kërkonte që të bëhej ndonjë koncesion përtej Planit të Ahtisarit. Ajo që me gjasa kërkon Beogradi me këtë platformë të re të vjetër, është një ndarje e butë e Kosovës, ku për Veriun kërkohet një status i veçantë, një autonomi e gjerë serbe, që formalisht nuk do të ishte me Serbinë, por as me Kosovën. Ky do të ishte një mashtrim kolosal, praktikisht krijim i një entiteti të ri shtetëror në Ballkan, që do të kishte fuqi të mëvetësishme edhe përtej atyre që i ka Republika Serbe, që është, megjithatë, pjesë e unionit të Bosnje-Hercegovinës. Nuk besoj se kjo “strategji alkimike”, që burimin e ka tek ideologjia panserbe dhe raciste, do të ketë sukses te faktorët ndërkombëtarë. Nëse serbët e Graçanicës, Shtërpces dhe komunave tjera mund të jetojnë në shtetin e Kosovës me një ofertë gjeneroze të Pakos së Ahtisarit, që është jetësuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, pse serbët e Veriut nuk do të mund të jetonin në Kosovë, me shqiptarët? Nëse atyre do t’u njihej e drejta raciste mbi “pamundësinë që të jetojnë në një shtet me shqiptarët”, dhe kjo përkundër ofertës gjeneroze demokratike që ua njeh të drejtat e veçanta etnike, a nuk do të fuqizonte kjo lëvizjet e tjera të ngjashme në rajon, e edhe më gjerë, që do të pohonin se shqiptarët në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës nuk mund të jetojnë në një shtet me maqedonasit, respektivisht me serbët, se muslimanët dhe hungarezët nuk mund të jetojnë në një shtet me serbët etj. etj. Serbët në Bosnje, falë luftës së pabarabartë dhe gjenocidit, njëfarëdore u shpërblyen duke ua lejuar krijimin e Republikës Serbe, një entitet me shumë tipare raciste që po e bllokon Bosnjën dhe e ndot edhe rajonin. Krijimi i një entiteti praktikisht të pavarur serb në veri të Kosovës do të ishte gabim edhe më i madh dhe më i pafalshëm për botën demokratike, kapitullim para një ideologjie që padyshim është raciste.

Nuk besoj se kjo “strategji alkimike”, që burimin e ka tek ideologjia panserbe dhe raciste, do të ketë sukses te faktorët ndërkombëtarë. Nëse serbët e Graçanicës, Shtërpces dhe komunave tjera mund të jetojnë në shtetin e Kosovës me një ofertë gjeneroze të Pakos së Ahtisarit, që është jetësuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, pse serbët e Veriut nuk do të mund të jetonin në Kosovë, me shqiptarët? Nëse atyre do t’u njihej e drejta raciste mbi “pamundësinë që të jetojnë në një shtet me shqiptarët”, dhe kjo përkundër ofertës gjeneroze demokratike që ua njeh të drejtat e veçanta etnike, a nuk do të fuqizonte kjo lëvizjet e tjera të ngjashme në rajon, e edhe më gjerë, që do të pohonin se shqiptarët në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës nuk mund të jetojnë në një shtet me maqedonasit...


E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 17 11

Kostot apo përfitimet e largimit të CEZ duan kohë që të vlerësohen saktë, por kjo krizë duhet të shërbejë së paku për një marrëdhënie të re, europiane, që duhet të kenë qytetarët me këtë shërbim jetësor. Kjo krizë, si çdo krizë, përsëritet në rast se nuk rishikohet pikërisht kjo marrëdhënie e çuditshme që kemi me energjinë; të cilën e duam, por, pa e paguar. — Besart Kadia

Kthim në nacionalizmin e vërtetë shqiptar I shte e mjaftueshme një deklaratë e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander Arvizu, që e gjithë politika shqiptare ta shndërrojë Kujt nuk i frymën nacionaliste kujtohet të pompuar spotejskajshëm gjatë vititti2012, e cilai i goditur përkonte me festimin eKorporatës 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në një Energjetike vetëgjyqësim të vërtetë Shqiptare politiko-mediatik. kur inforAmbasadori amerikan tha qartë monte pubdhe prerë më 14 dhjetorlikun 2012,Shqipnë një konferencë të organizuar rastin tar me se garane 15-vjetorit të krijimittimi të Këshillit i dritave Shqiptar të Atlantikut Verior, ko24 orësevjen hët e fundit aktorë politikë ndryduketëpaguar shëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. “Kjo është një lojë e rrezikshme”, paralajmëroi z.Arvizu, duke rikonfirmuar qëndrimin e Uashingtonit se ShBA nuk mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë në rajonin e Ballkanit. Ai përmendi me emër forca të tilla politike si Aleanca Kuq e Zi në kontekstin e thirrjes për referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë, të cilën e konsideroi si të dëmshëm për integrimin Euroatlantik të vendit dhe minim të stabilitetit dhe paqes në rajon. Z.Arvizu nuk iu referua me emra të veçantë ndonjë politikani shqiptar kur tha se është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Emrat konkretë, në fakt, edhe në këtë rast si gjithnjë i nxori vetë skena politike shqiptare, së cilës i mjaftoi kjo ‘shkundje’ pothuajse e papritur që të marrë rrugë vetëgjyqësia brenda llojit. Ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe zyra e tij kanë zgjedhur rrugën e heshtjes, të paktën deri tani, dhe po kështu edhe aleatët më të afërt në mazhorancë, z.Edi Rama, kreu i opozitës, i forcës më të madhe politike, Partisë Socialiste, i cili ishte në Vlorë në festime, por jo kur z.Berisha foli prej atje për momentin kulmor të historisë se Shqipërisë që ndodhi më 28 Nëntor të vitit 1912, ku përmendi ndër të tjera Prevezën, Preshevën e Shkupin, në kontekstin historik të ngjarjes, shpejtoi jo direkt para kamerave por në Twittër të drejtonte shigjetat drejt kreut të mazhorancës pa e përmendur me emër, duke i lënë lexuesit të hamendësonin objektin. “Mesazhi i ambasadorit të ShBA për përçartjet nacionaliste, kambanë alarmi! Bashkimi kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv,” shprehej Rama në komentin e tij fill pas deklaratës së z. Arvizu. Po kështu edhe z.Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim,

koment

Genc Mlloja

Por, më e rëndësishmja, sipas mendimit tim, nga e gjithë kjo është pyetja se a thua akoma nuk i kanë kuptuar politikanët shqiptarë kufijtë e aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse edhe aleancat dhe traktatet me çdo shtet tjetër? Praktika ndërkombëtare e ka treguar se duhen kuptuar limitet e interesit që ka të përcaktuar aleati strategjik i Shqipërisë, kushdo qoftë ai. Prandaj ngjet që në mënyrë publike dhe demonstrative z.Arvizu në praninë e tërë Trupit Diplomatik në Tiranë, përfshi përfaqësuesit e vendeve fqinjë, bëri thirrje për kujdes kundrejt rrezikut të nacionalizmit, më 14 dhjetor 2012, pak më shumë se dy javë pas 28 Nëntorit 2012, që revokoi ngjarjen e 100 vjetëve më parë, të 1912-s. parti që është në qeverinë e kryesuar nga z.Berisha, ka tërhequr menjëherë vëmendjen duke këshilluar mostejkalim të nacionalizmave. Duke vlerësuar lart qëndrimin e z. Arvizu mbi këtë çështje, Meta theksoi se LSI synonte integrimin dhe jo konfliktet dhe se nacionalizmi do të ndëshkohet. Ai shikonte në të përpjekje për të shmangur përgjegjësitë ekonomike dhe sociale. “Sot interesi i vendit është që të ngrihemi mbi interesat e vogla, qofshin ato edhe të partive që përfaqësojnë dhe të plotësojmë ato detyrime që kërkon Bashkimi Europian”, tha ai. Edhe Paskal Milo, që drejton Partinë Demokracia Sociale, sulmoi ashpër qeverinë e Berishës se po e përdor nacionalizmin në këtë kohë krize, të prekshme dhe të dukshme. Tërë shqiptarët e njohin kapitullin aq tragjik të pas vitit 1912, copëtimin mizor që iu bë territoreve të tyre nga të katër anët, nga jugu në

veri e deri në perëndim, se në lindje ishte deti dhe nuk kishin çfarë t’i bënin, se e kontrollin të gjithë fqinjët e më tej. Faktet historike janë fakte dhe është e njohur thënia se ata janë kokëfortë. Por kurrsesi kjo ‘kokëfortësi’ historike nuk duhet bërë shkak për të dhënë mesazhe të gabuara edhe në momente sikurse ishte 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Por në atë ditë të shënuar dhe para saj dukej qartë se të gjithë shqiptarët po i gëzoheshin një ngjarjeje historike. Edhe gjatë sundimit komunist ka pasur momente që kur ia donte puna udhëheqjes së asaj kohe revokoheshin fakte të tilla historike, domosdo jo si këtë herë. E pranueshme është që u teprua me gëzimin kombëtar, të cilin e zvenitën notat nacionaliste, çka u tërhoqi vëmendjen edhe ndërkombëtarëve, veçanërisht fqinjëve. E kjo ndër të tjera sepse shqiptarët nuk kanë abuzuar me ultranacionalizmin, madje mund të themi se ky ka qenë inekzistent përballë nazionalizmave të vjetër dhe të mirëorganizuar të disa vendeve fqinjë. Nga ana tjetër ndërkombëtarët ishin mësuar me një Shqipëri që përmendej rëndom në formë lavdërimi, “e cila është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”. Por lind pyetja ku ishin aktorët e skenës politike shqiptare para se të fliste z.Arvizu, i pasuar edhe nga ambasadori i Italisë, z.Massimo Gaiani, sipas të cilëve duhej të bëhej kujdes me nacionalizmin e krenaria kombëtare patriotike të ndahej nga koncepti nacionalist? Politika nuk fiton pikë, mendoj, me këtë përpjekje; ky ngjan thjesht me një vetëgjyqësim të imponuar dhe të marrë borxh! Por, më e rëndësishmja, sipas mendimit tim, nga e gjithë kjo është pyetja se a thua akoma nuk i kanë kuptuar politikanët shqiptarë kufijtë e aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikurse edhe aleancat dhe traktatet me çdo shtet tjetër? Praktika ndërkombëtare e ka treguar se duhen kuptuar limitet e interesit që ka të përcaktuar aleati strategjik i Shqipërisë, kushdo qoftë ai. Prandaj ngjet që në mënyrë publike dhe demonstrative z.Arvizu në praninë e tërë Trupit Diplomatik në Tiranë, përfshi përfaqësuesit e vendeve fqinjë, bëri thirrje për kujdes kundrejt rrezikut të nacionalizmit, më 14 dhjetor 2012, pak më shumë se dy javë pas 28 Nëntorit 2012, që revokoi ngjarjen e 100 vjetëve më parë, të 1912-s. Mbetet kokëfortë fakti se të vërtetat e pamohueshme historike nuk duhen keqpërdorur. Shqipërisë i shkon më shumë imazhi i vërtetë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. *Autori është ish-diplomat.

CEZ, paguaj që ta kesh koment

Besart Kadia

 Divorci me CEZ duket i pashmangshëm dhe arsyet janë komplekse, por në kontratën e privatizimit CEZ ka rënë dakord që humbjet në rrjet të uleshin me 15% deri në vitin 2014

K

ujt nuk i kujtohet spoti i goditur i Korporatës Energjetike Shqiptare kur informonte publikun Shqiptar se garantimi i dritave 24 orë vjen duke paguar për produktin e marrë. Gjatë tranzicionit, por jo vetëm, Shqiptarët kanë patur një marrëdhënie abuzive me këtë shërbim. Një fije metalike te sahati, apo  një kabllo e kaluar nga rruga për në shtëpi ishin aftësi të trashëguara, që vite me radhë shpërfytyruan tregun e energjisë elektrike në vend.  Një prej drejtuesve të CEZ, kur fliste për shqetësimet e fundit të vëna re në treg, tregonte se kjo periudhë e vitit bëhet dhe më e vështirë, pasi  shumë familje që vjedhin energji e shpërdorojnë atë duke mbajtur 24 orë kondicioner ndezur me dyer të hapura e me drita që bëjnë natën ditë. Katër vjet kompani private, 20 vjet ekonomi tregu, me qindra mijëra shqiptarë që kanë jetuar jashtë kufijve të Shqipërisë, me nivel jetese tri herë më të lartë se vitet 1990 dhe sërish zakonin e abuzimit me energjinë elektrike nuk e paskemi hequr ende?! Sipas statistikave zyrtare, humbjet jo-teknike, një eufemizëm nga ana e CEZ për vjedhjen, janë afërsisht 17%. E përkthyer në vlerë monetare kjo do të thotë një dëm konstant prej afërsisht 100 milionë EURO në vit. Kjo nuk do mend që gjërat do të ishin më të thjeshta për të gjithë në rast se ne, qytetarët shqiptarë, do të paguanim për shërbimin e marrë, pasi gjysma e energjisë së faturuar shkon drejt familjeve.  Divorci me CEZ duket i pashmangshëm dhe arsyet janë komplekse, por në kontratën e privatizimit CEZ ka rënë dakord që humbjet në rrjet të uleshin me 15% deri në vitin 2014. Sipas ERE, Enti Rregullator i Energjisë, në tremujorin e tretë të vitit 2012 humbjet e raportuara vlerësoheshin në 50%, duke akuzuar dhe gjobitur CEZ për mosarritje të detyrimeve të saj. Shteti pretendon se ka bërë detyrën e tij deri në fund, duke garantuar, dhe në kushte të thatësirës së madhe, energji elektrike. Shumë ekonomistë do të vendosnin në pikëpyetje nëse kjo ishte strategjia e duhur. Kryeministri ka argumentuar se mungesa e energjisë elektrike në ekonominë vendase do të ishte më e shtrenjtë sesa kostoja e blerjes së saj në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër CEZ tregon se shumë ndërmarrje dhe institucione publike ndër vite kanë mbetur debitorë ndaj saj me një vlerë që vërtitet në mbi 100 milionë EURO. KESH kundërpërgjigjet se ajo ka blerë energji për CEZ gjatë vitit të shkuar dhe ende nuk ka marrë mbrapsht vlerën e shpenzimeve të kryera, të cilat arrijnë po ashtu në mbi 100 milionë EURO. Arsyeja përse qytetari shqiptar, si ai që paguan si ai që jo, po shqetësohet për krizën energjetike vjen për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike në mënyrë selektive, duke mos u shqetësuar shumë për këtë përplasje institucionale të titanëve. Sipas CEZ, këto shkëputje janë të përkohshme dhe vijnë si pasojë e mbingarkesës në këtë periudhë të fundvitit. Sipas saj, konsumi ditor i energjisë ka mbërritur në 26.5 milionë kwh në ditë, të dhëna këto që rezultojnë 25% më të larta sesa muaji paraardhës dhe 20% më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Për këtë arsye thirrjet se do të kemi një krizë energjetike në vend janë të pabaza. CEZ-it mund t’i hiqet licenca dhe shpërndarjen e energjisë mund ta bëjë lehtësisht një kompani tjetër, private ose shtetërore. Oferta e energjisë elektrike gjithashtu nuk do të jetë problem në të ardhmen, falë investimeve të mëdha në këtë sektor nga qeveria dhe sektori privat. Kjo ofertë do të përballet me një kërkesë nga ekonomia vendase, të vlerësuar në 6% sipas ERE. Gjithashtu, nuk ka të ngjarë që ndalesat mesatare ditore të arrijnë në 4.3 orë si në vitin 2002. Kostot apo përfitimet e largimit të CEZ duan kohë që të vlerësohen saktë, por kjo krizë duhet të shërbejë së paku për një marrëdhënie të re, europiane, që duhet të kenë qytetarët me këtë shërbim jetësor. Kjo krizë, si çdo krizë, përsëritet në rast se nuk rishikohet pikërisht kjo marrëdhënie e çuditshme që kemi me energjinë; të cilën e duam, por, pa e paguar.


18 20

MAPO

E dhjetor 2012 13mërkurë qershor 19 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

Dosje

Konfiskimi u shoqërua dhe me zbulimin e arit të fshehur me të gjitha mënyrat dhe me torturat për nxjerrjen e tij. Për këtë qëllim u krijua dhe sektori i tretë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948, kurse faza e dytë në vitet 1950-1952

Për herë të parë studiuesi Alvin Saraçi sjell një pasqyrë të grabitjes së arit nga komunistët në librin “Konfiskimi i pronës dhe grabitja e arit (1944-1955).

Komunistët grabitën 1863 kg ar në vitet e para të çlirimit Më të prekurit janë tregtarët e pasur, por dhe figura kombëtare si Ahmet Zogu, Abaz Kupi, Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni etj. Sekuestrimi i monedhave të arta dhe të argjendta si dhe stolive e objekteve të tjera prej metali të çmuar që iu konfiskuan të burgosurve dhe të arratisurve politikë dhe tregtarëve u shtri edhe mbi njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore që dispononin rezerva ari dhe argjendi. Aida Tuci

Historia e konfiskimit të pronës dhe grabitjes së arit dhe mënyra sesi ndodhën ato në Shqipëri në vitet 1944-1955, u bazua në modelin sovjetik dhe jugosllav. Kundërshtarëve politikë iu konfiskuan pasuritë e tundshme që përfshinin paratë, monedhat e çmueshme prej ari dhe argjendi, stolitë, mallrat dhe pasuritë e patundshme ku bënin pjesë tokat e pronarëve të mëdhenj e të mesëm, shtëpitë, fabrikat, që u morën nga shteti. Kundërshtarët politikë ishin të një spektri të gjerë që përfshinte: administratën e mëparshme të Mbretit Zog, qeveritë gjatë okupacionit italian dhe gjerman, Ballin Kombëtar, gradat e ushtrisë dhe xhandarmërisë së mëparshme, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, nëpunësit e zyrave dhe kancelarive, tregtarë e bejlerë. Gjatë viteve në këtë spektër u përfshinë edhe pjesëmarrësit në lëvizjet antikomuniste, partitë dhe organizatat politike, pjesëtarët e komuniteteve fetare, “sabotatorët ekonomikë” e gjithashtu u prekën të gjitha shtresat e shoqërisë. Për konfiskimin e pronës dhe arit u ngrit Komisioni i Konfiskimit të pasurive të të arratisurve dhe të dënuarve politikë pranë Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohej nga Gogo Nushi. Si grabitej ari Grumbullimi i arit filloi më 15 dhjetor të vitit 1944 dhe vazhdoi deri në vitin 1955. Për sa i përket monedhave të arit dhe stolive nuk disponohen procesverbale sekuestrimi të viteve 19451946. Në vitet 1947-1948 ato ishin të mangëta edhe pse kishin peshën kryesore, dhe kishte raste që nuk përmbanin as emrin e personit të sekuestruar. Në vitin 1949 ekzistojnë procesverbale të shoqëruara me fletë kontabiliteti për hyrjen e monedhave në Arkën e Shtetit, ku shënohet numri dhe data e vendimit gjyqësor të konfiskimit të arit dhe pasqyra me emrat e të sekuestruarve. Monedhat, kryesisht të arta dhe të argjendta, ndaheshin nga stolitë në zarfe ose kuti të veçanta, secila me emrin e të sekuestruarit dhe datën. Pakot e monedhave i kalonin Thesarit, ndërsa arka e stolive shkonte në llogari të Ministrisë së Financave. Sekuestrimi i monedhave të arta dhe të argjendta si dhe stolive e objekteve të tjera prej metali të çmuar që iu konfiskuan të burgosurve dhe të arratisurve politikë, u pasua me sekuestrimin e sasive të mëdha të arit të tregtarëve dhe në kuadrin e

grumbullimit të arit u shtri edhe mbi njerëz nga të gjitha shtresat shoqërore që dispononin rezerva ari dhe argjendi. Kategoritë që u dënuan me konfiskimin e arit dhe stolive ishin: figura kombëtare të arratisura dhe të burgosura, bashkëpunëtorë me okupatorin, të dënuar nga gjyqi special, nga Balli Kombëtar dhe Legaliteti, deputetë opozitarë, familje të pasura të lidhura me politikën, pjesëtarë të katër komuniteteve fetare, tregtarë, të akuzuarit për veprimtari anglo-amerikane dhe spiunazhi, të kapur në tentativë arratisjeje. Madje disa prej deputetëve dhe mbështetësve të Grupit të Deputetëve Opozitarë iu sekuestruan edhe rrathët prej floriri (unazat), gjë që duhet të jetë kryer para pushkatimit. Vlerat në ruajte prej ari dhe argjendi që i arrinin Bankës së Shtetit ishin pako me monedha ari, argjendi, sermi dhe gurësh të çmuar, ku përfshiheshin stoli të mbyllura me dyllë të kuq që ishte vula që u vihej mallrave të sekuestruara. Tek stolitë përfshiheshin varëse, byzylykë, sahate prej ari, karfica, gjerdanë, gurë të çmueshëm, diamante, veshje ose çanta të qëndisura me ar, komplete servisesh etj. Më 13 prill 1951, Dega e Punëve të Brendshme Tiranë i dorëzoi Degës së Bankës Tiranë 28 napolona ari, 25 paund, 9 lira turke, 1 mbajtëse monedhash ari e stolish, si dhe 113.590 lekë, 30 kartëmonedha italiane nga 1000-30.000 lireta që u ishin konfiskuar të ekzekutuarve të akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike: Lluka Raskoviç, Tefik Shehu, Haki Kodra, Reis Selfo, Manush Peshkëpia, Ali Qoralliu, Qemal Kasoruho, Petro Konomi, Hekuran Treska, Mehmet Ali Shkupi, Reshit Shima, Sabiha Kasimati dhe Pandeli Nova. Në listën e vitit 1949, me 135 emra tregtarë e të dënuar politikë, Banka jep edhe sasinë e arit dhe argjendit të sekuestruar, që është 252 kg e 837 gr. ar. Në vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gram ar, në vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr. ar, në 1952 ishin konfiskuar 853 kg e 780 gr. ar. Lista e vitit 1953 përmban 283 emra, të cilëve u ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr. ar dhe ka më pak emra tregtarësh. Në listën e personave të vitit 1954 shënohen 17 emra, të cilëve u janë sekuestruar vetëm 12 kg e 169 gr. ar. Në vitin 1954 u futën në Bankën e Shtetit 7 kg dhe 870 gr. ar, i cili u ishte konfiskuar diversantëve Zenel Shehu dhe Hamit Matjani. Tregtarët, nën tortura tregonin arin e fshehur Raportet e komunistëve me shtresën e tregtarëve që në disa raste i kishin mbështetur gjatë luftës ose nuk ishin pajtuar me ta, kishin qenë që në vigjilje të çlirimit të Tiranës mjaft konfliktuale. Partizanët i futën që në fillim në listën e zezë të “kriminelëve të luftës”, ndaj dhe filluan t’i eliminonin fizikisht, siç është rasti i Lluka Xhumarit nga Durrësi, sipërmarrës i shoqërisë automobilistike “SAKT”, i cili ishte kthyer në ikonë të biznesit si investitor dhe bamirës. Ai u pushkatua në të njëjtën ditë me Isuf Allamanin dhe Ali Panaritin që jetonte mes Durrësit dhe Tiranës dhe merrej me ndërtimin e rrugëve. Qëllimi në disa raste ishte se duke i quajtur tregtarë të lidhur me kundërshtarët e tyre politikë dhe si bashkëpunëtorë me okupatorin, t’u bënin një proces gjyqësor dhe t’i dënonin që t’u konfiskonin pasuritë. Një rast i tillë ishte ai i vëllezërve Jonuz dhe Nexh-

Françeskanëve iu morën edhe gjylet e rrethimit të Shkodrës Procesi i konfiskimeve u drejtua edhe mbi pasuritë e komuniteteve fetare. Këtyre institucioneve iu morën pronat dhe pasuritë për t’iu hequr çdo mjet financiar siç kishte ndodhur me kundërshtarët politikë dhe iu hoq e drejta e përgatitjes së klerikëve, u mbyllën dhe shkollat dhe kolegjet me frymë fetare. Në inventarin e Urdhrit Françeskan dhe jezuitëve përveç pasurive të paluajtshme citohen objekte muzeale të konfiskuara ku u përfshinë 1387 punime artistike argjendarie, 1463 kupa me forma të ndryshme, pajisjet e muzeut të zoologjisë, laboratorë të kimisë, fizikës, farmacisë dhe objekte antike zbukurimi, si 25 copa metali me imazhe për stolisje dhe 35 gurë me piktura, një obelisk egjiptian, 90 monedha antike, tangar bronzi, gjyle nga rrethimi i Shkodrës etj. Në inventar ishte dhe procesverbali për makineritë e shtypshkronjës “At Gjergj Fishta”. Në të njëjtën situatë u gjendën edhe shkollat e administruara nga urdhrat fetarë në zona të tjera. Nga pasuria e klerit katolik të konfiskuara është dhe ajo e françeskanëve të kishës së Shna Ndout në Laç, ku mes të tjerave iu sekuestruan 83 monedha argjendi, dhe 3842 franga. Sekuestrimet vazhduan në Lezhë, Rrëshen, Fushë-Krujë, Vlorë, Durrës, në institutet e tri komuniteteve fetare.

mi Shijaku, sipërmarrës nga Dibra e Madhe. Ata u dënuan me burg për tradhti ndaj atdheut me procese të inskenuara. Procesverbalet e vitit 1950 regjistrojnë shifrën e 25 mijë napolonave të sekuestruar. Por kjo familje ishte ndoshta familja e tregtarëve që dispononte ndër rezervat më të mëdha të arit në Shqipëri, me 57 mijë napolona ose rreth 50 mijë napolona ari, pa përmendur këtu stolitë me barasvlerë sa një kamion plot me flori, siç e dëshmon tregtari Cen Alimehmeti. Qenë dhe tregtarë të tjerë që u dënuan me konfiskim pasurie, ndër të cilët Faik Merlika, Veliko Malile, Sabri Shtino, Haki Omari. Musafer Shehu, Gug Ali e djemtë, Manol Kume etj. Faza e parë e mbledhjes së arit kishte qenë hartimi i deklaratës së pasurisë për çdo tregtar dhe pagesa e tatimit të jashtëzakonshëm me monedha ari dhe argjendi shqiptare dhe të huaja krahas pagesës me franga ari. Mbledhja e mallrave të fshehura u shoqërua dhe me zbulimin e arit të fshehur me të gjitha mënyrat dhe me torturat për nxjerrjen e tij. Për këtë qëllim u krijua dhe sektori i tretë i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Faza e parë e grumbullimit të arit të tregtarëve u krye në vitet 1946-1948, kurse faza e dytë në vitet 1950-1952. Kundërshtarëve politikë që u dënuan iu konfiskua ari dhe pasuria në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të parë. Në vitet 1952-1954, sekuestrimi i arit u shtri edhe mbi shtresa të tjera të shoqërisë. Sipas një raporti nga policia e Korçës, tregtarëve në këtë qytet u ishin marrë 400 kg flori dhe 48 mijë napolona ari. Pasojat e ushtrimit të forcës për nxjerrjen e arit të fshehur sollën dhe burgosjen e tyre. Ata u lanë pa ushqim dhe për muaj të tërë jetuan me bukë thatë. Madje në Durrës, tregtarët i zhytën me të gjithë trupin në tokë dhe iu la vetëm koka jashtë derisa të dorëzonin arin. Si pasojë, në Elbasan vdiqën në burg pa e treguar floririn e fshehur tregtarët Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Në Tiranë, Cen Alimehmeti u detyrua të dorëzonte 3000 napo-


E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Në vitin 1954 u futën në Bankën e Shtetit e Shtetit 7 kg dhe 870 gr. ar, i cili u ishte konfiskuar diversantëve Zenel Shehu dhe Hamit Matjani. Hynë në Thesarin e Shtetit edhe objekte me vlerë të të sëmurëve të Spitalit Neurospikiatrik në Vlorë, si stoli, unaza, sahate ari, kuti argjendi etj

Ari i sekuestruar nga viti 1949-1954 Nuk ekzistojnë evidenca nga viti 1944-1948 Në vitin 1949, ishin konfiskuar 252 kg e 837 gr ar Në vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gr ar Në vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr ar Në vitin 1952 ishin konfiskuar853 kg e 780 gr ar Në vitin 1953 ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr ar Në vitin 1954 ishin sekuestruar vetëm 12 kg e 169 gr ar.

lona ari në vitin 1946 dhe shuma të tjera në vitin 1951, ku u mbajt në Degën e Brendshme për të nxjerrë se ku e mbante floririn e fshehur. Ai nuk rezistoi dhe tregoi vendin ku mbante të fshehur 900 napolona të tjerë. Të njëjtin fat pati edhe tregtarin Tod Çoka, që vdiq në torturat sepse nuk pranoi të tregonte ku e kishte fshehur arin. Tregtarë të tjerë që dorëzuan arin ishin Hoç Këllëzi, babai i ish-ministrit të Financave dhe zv/ kryeministrit Abdyl Këllezi etj. Tregtarët u bënë gjithashtu viktima të kënetës së Maliqit nën kërcënimin që të tregonin floririn, ose do të vdisnin në kënetë. Tregtarët që vdiqën në kënetë ishin Sotiraq Lako, si dhe Kosta Fundo, Bexhet Frashëri, kurse Koçi Misrasi vari veten dhe dhëmbët prej floriri iu shkulën pas vdekjes. Shifrat zyrtare të Bankës së Shtetit dhe realiteti Studimi mbi arin e sekuestruar ka filluar në vitin 1991, ku u dha njoftimi që tregtarët e sekuestruar të sillnin dëshmitë e tyre në lidhje me këtë argument. U paraqitën 90 deklarata të tregtarëve dhe rezultoi se vetëm atyre u ishin konfiskuar 3.584 kg ar dhe 300 mijë dollarë stoli. Vetëm 14 prej tyre kishin deklaruar 1.913 kg, ndërkohë që dokumentet dëshmonin për hyrje në Thesar të 3.029 kg ar për 1700 të sekuestruar. P.sh nga familja e tregtarit Alfons Dovana u deklarua se i ishin sekuestruar 516 kg ar, ndërsa në Arkivin e Shtetit dhe në Thesar rezultonin 58.3 kg ar;Aristidh Lekës, siç deklarojnë familjarët, i janë sekuestruar 432 kg ar, ndërkohë që në Thesar dhe në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme shënohej 17 kg. Këtyre rasteve u bashkëngjiten edhe shumë të tjerë. Për arin e sekuestruar nuk disponohen të dhëna për vitet ‘45 dhe ’46, por në një pasqyrë përmbledhëse të viteve 1945-1953 të dhënat dëshmojnë se në vitin 1945 kishin hyrë në Bankën e Shtetit 563 kg dhe 635 gram ar, në vitet 1946-1948 depozita ishte 1.265 kg dhe 638 gr. ar, kurse në vitin 1953 ishin sekuestruar 116 kg e 744 gr. ar. Në total deri në vitin 1953 arka e arit numëronte 4.348 kg e 315 gr. ar.

Nga pasuria e Ahmet Zogut tek ajo e Abaz Kupit

Raportet e komunistëve me shtresën e tregtarëve që në disa raste i kishin mbështetur gjatë luftës ose nuk ishin pajtuar me ta, kishin qenë që në vigjilje të çlirimit të Tiranës mjaft konfliktuale. Partizanët i futën që në fillim në listën e zezë të “kriminelëve të luftës”, ndaj dhe filluan t’i eliminonin fizikisht...

Në qendër të vëmendjes së sekuestrimit të komiteteve ekzekutive ishin figurat më të rëndësishme të shtetit shqiptar të para mbarimit të Luftës, që ishin shpallur si kriminelë lufte dhe bashkëpunëtorë me pushtuesin. Shumica prej tyre morën dënime kapitale, burgim të përjetshëm ose heqje lirie që u shoqërua me konfiskim të pasurisë. Të parët, që iu konfiskua pasuria, ishin Ideomeno Kosturi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Mark Kodheli nga Shkodra dhe Ymer Fortuzi nga Tirana. Shtëpitë e 30 personaliteteve politike të arratisur u morën nga klasa e re politike. Ligji i konfiskimit aplikohej edhe për njerëz që ishin vrarë nga partizanët ose të vetëvrarë gjatë Luftës, si Xhafer Ypi, Safet Butka dhe Ethem Maliq Frashëri. Me vendim të veçantë u sekuestruan një pjesë e pasurive të Shefqet Vërlacit në Llakatund të Vlorës, ku përfshiheshin një çiflig, 250 ullinj, 400 plepa, disa shtëpi dhe dy magazina druri në fshatin Mifol. Ish-kryeministrit të burgosur Koço Kotta iu sekuestruan shtëpia në Korçë, tokat, 500 franga ar (vlerë aksionesh të kafesë, sallonit të kinemasë “Majestik”) dhe objekte me vlerë antike muzeale, deri servise pjatash argjendi etj. Vendimet e sekuestrimit të datës 26 tetor 1945 tregojnë për konfiskimet e pasurive të disa figurave të rëndësishme të Krujës, si Ahmet Zogut, Abaz Kupit, Sulejman dhe Tahip Merlikës, Shaban Kupit, Haki Hoxhës, Islam Hoxhës, Preng Previzit dhe Ymer Merlikës. Këto konfiskime u realizuan më 1945, por u bënë publike vetëm më 8 gusht të vitit 1946. Shkodra ka pasur një numër të madh konfiskimesh të figurave të saj dhe të krerëve të lëvizjeve antikomuniste. Ndër emrat e të konfiskuarve në Shkodër figurojnë Ejëll Çoba, Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni, vëllezërit Halit dhe Jup Kazazi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Musa Gjylbegu, Shuk Gurakuqi, Patër Anton Harapi si dhe të huajt Leopold Dvorak dhe Andro Lubo Petriviq. Të arratisurit ishin njerëzit e parë të cilëve iu konfiskua prona dhe ari. Konfiskimi i pasurive të të arratisurve, përfshiu dhe industrinë dhe fabrikat që më parë ishin pasuri e tyre. Ndër konfiskimet e para që u vunë në zbatim qe dhe fabrika e cigareve “Gera” në Shkodër. Fabrika e cigareve “Vora”, me qendër në Lushnjë, pronë e të arratisurit Ahmet Resuli, të cilit i ishin konfiskuar edhe Fabrika e Miellit në Bishqethem të Bubullimës dhe pronat bujqësore në Lushnjë. Qemal Vrionit në Berat iu konfiskuan aksionet në fabrikën e miellit “Myzeqeja”. Këtij të fundit iu konfiskua edhe shtëpia në Durrës, që ishte në emrin e Mediha Libohovës. Në qendër të konfiskimeve ishin dhe pasuritë private jashtë Shqipërisë, por këto ligje mund të aplikoheshin vetëm brenda kampit socialist. Më 1946 Zyra e Likuidimeve të Ministrisë së Kulturës njoftoi Bankën e Shqipërisë se kishte gjetur qenien e një llogarie bankare në Bukuresht të Dhimitër Beratit. Banka shqiptare i shkruan pa hezituar bankës rumune “Banca de Credit Roman” në Bukuresht, se llogaria prej 2 milionë e 75 mijë lei e Dhimitër Beratit të rihapej si e re në emër të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, pasi ai ishte i arratisur politik dhe çdo aktivitet i konfiskohej. Ari dhe sendet e çmueshme që i ishin lënë në ruajtje Bankës Kombëtare nga klientë shqiptarë dhe të huaj para çlirimit nuk iu kthyen pronarëve të tyre dhe as që iu dha ndonjë shpërblim, por u vendosën në arkëza me emrin e secilit prej tyre, së bashku me arin e sekuestruar të të dënuarve dhe të arratisurve. Hynë në Thesarin e Shtetit edhe objekte me vlerë të të sëmurëve të Spitalit Neurospikiatrik në Vlorë, si stoli, unaza, sahate ari, kuti argjendi etj.


20

MAPO

Portieri

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

sport

Forma e Ujkanit i rrezikon edhe kombëtaren Forma jo e mirë dhe gabimet e vazhdueshme e kanë vendosur në qendër të kritikave. Pasiguria më e fundit, që Samir Ujkani shfaqi te Palermo, i mohoi skuadrës fitoren në fushën e Udinezes. Portieri shqiptar nuk u kuptua me mbrojtësin Munoz dhe i dhuroi golin

e barazimit 1-1 Antonio Di Natales. Në Itali, tani “gardianin” e akuzojnë si përgjegjës për renditjen e dobët të skuadrës së Gasperinit, e cila është në luftë për mbijetesë. Janë të paktën gjashtë ndeshje në të cilat Ujkani nuk është shfaqur në lartësinë e duhur dhe pasiguritë e tij

i kanë kushtuar Palermos të paktën 7 pikë në renditje. Numri 1 rrezikon seriozisht vendin e titullarit te skuadra e Serisë A. Kjo do të ishte një tjetër goditje e fort, pasi humbi formacionin në Kombëtaren shqiptare, ku tani portier i parë është Etrit Berisha.

Josa kërkon 3 pikët në Krujë, zbardhet Kukësi Luhen ndeshjet e treta të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë dhe të fundit për këtë vit kalendarik. Fusha e “Zeqir Ymerit” është e mbuluar nga bora Jeton Selimi

Skënderbeu udhëton drejt Krujës për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Trajneri Mirel Josa pret një transfertë shumë të vështirë me Kastriotin, por nuk shqetësohet edhe nëse rezultati përfundimtar nuk do të flasë për ekipin korçar. “E vërteta është se dua fitoren, një fitore do të na kualifikonte dhe do të na e bënte me të lehtë pjesën e mbetur të Kupës së Shqipërisë. Është një transfertë e vështirë përballë një kundërshtari të fortë, ndaj edhe nuk mund të jepet një parashikim i saktë. Dua tre pikët, por edhe nëse nuk i marrim nuk është fundi i botës,” deklaron trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa. Reshjet e dendura të shiut e detyruan trajnerin ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore në prag të transfertës së Kupes me Kastriotin në fushën e vogël me bar sintetik në kompleksin “Tropikal”. Tekniku tiranas nuk pati mundësi që të përqendrohej tek ushtrimet taktike, megjithatë ai është i qetë për takimin e fundit të vitit, edhe pse e konsideron Kastriotin si kundërshtar shumë të vështirë, sidomos në fushën e tij. Sipas trajnerit të korçarëve, çfarëdo rezultati që të prodhojë sfida e Krujës, Skënderbeu do të jetë i qetë gjatë pushimeve të fundvitit. Sa i përket merkatos, Josa tha se për momentin mendon ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin me grupin që ka në dispozicion. “Merkatoja

Grupi A Kukësi – Shkumbini Kastrioti – Skënderbeu

Renditja

Skuadra Skënderbeu Kastrioti Kukësi Shkumbini

N F 2 2 2 1 2 1 2 0

14:00 14:00

B H 0 0 0 1 0 1 0 2

P 6 3 3 0

Grupi B Bylis – Teuta Flamurtari – Laçi

14:00 14:00

Renditja Skuadra Bylis Laçi Flamurtari Teuta

N F 2 2 2 1 2 1 2 0

B H 0 0 0 1 0 1 0 2

P 6 3 3 0

nuk më tremb. Edhe në rast se do të kem largime lojtarësh, jam i bindur se presidenca do të bëjë çmos që t’i zëvendësojë me elementët më të mirë të mundshëm. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit A, Kukësit nuk po i ndahet dëbora. Nuk e kemi fjalën për qytetin me të njëjtin emër, por për skuadrën e futbollit, që debuton për herë të parë në historikun e vet mes më të mirëve të vendit. Brenda këtij muaji, skuadra e Armando Cungut do të luajë ndeshjen e tretë në një fushë të zbardhur, në kushte jo fort optimale për futboll. Pasi e priti Kastriotin në çerekfinalen e kupës në stadiumin e vet të zbardhur, udhëtoi drejt Korçës fundjavën e shkuar, ku gjeti të njëjtin ambient klimaterik, ndërkohë që edhe ndaj Shkumbinit, të mërkurën, situata nuk ndryshon. Fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri” është e mbuluar nga një shtresë jo e madhe dëbore, në të cilën janë stërvitur 24 orë para sfidës së kupës lojtarët e debutuesve në Superiore. Mesfushori Enkel Alikaj e ka fokusuar këtë moment në foto, duke e ndarë me miqtë në Facebook. Ndryshe nga dy javët e para të

Lojtarët e Kukësit përpara stërvitjes së djeshme

Kupës, kësaj radhe edhe grupi B luan në të njëjtën ditë me grupin A. Përballjet janë vërtet interesante. Në Ballsh luhet një ndeshje “brenda-jashtë” për Teutën, e cila në rast disfate do t’i komprometonte përfundimisht mundësitë e saj për të v i j u a r av e n t u r ë n n ë Ku p ë . Ndërkohë, edhe në Vlorë do të kemi një ndeshje vërtet interesante sepse përplasen mes tyre Laçi dhe Flamurtari, që janë në kuotën e 3 pikëve.

U dhunuan nga huliganizmi maqedonas, por federata ndëshkon ekipin e Shkëndijës Komisioni i ndeshjeve pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), dje ka marrë vendimet e saj rreth takimit të ndërprerë në “Gjorgje Petrov” ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës. Duke shikuar procesverbalin dhe deklaratat nga personat zyrtar, në pajtueshmëri më nenin 57 nga rregullorja për ndeshjet në FFM, komisioni i ndeshjeve në mbledhjen e mbajtur më 18.12.2012, solli këto vendime: Ndeshja e ndërprerë kampionale e xhiros së 18-të nga liga e parë e Maqedonisë ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për Teteksin (për shkak largimit të lojtarëve nga fusha para përfundimit të ndeshjes, 86’). Ekipi i

Shkëndijës dorëzohet në komisionin disiplinor të FFM-së, për shkak se para kohe u larguan nga fusha me çka ka ndikuar që ky takim të ndërpritet. Në komisionin disiplinor të FFM-së, për shkak

tërheqjes të parakohshme të ekipit të Shkëndijës janë dërguar edhe përfaqësuesi i Shkëndijës, trajneri i skuadrës Artim Shaqiri dhe kapiteni i ekipit, Muhamet Useini. Në këtë komision është dënuar edhe KF Teteksi për shkak organizimit të dobët të ndeshjes (hyrjes së personave jozyrtar në fushë dhe gjuajtjeve të sendeve të ndryshme piroteknike, njofton Zhurnal). Në ndeshjen Teteks-Shkëndija, e zhvilluar në “Gjorçe Petrov” të Shkupit u ndërpre për shkak të dhunës së huliganëve maqedonas, të cilët ushtruan dhunë jo vetëm brenda stadiumit por edhe jashtë tij. Pika kulmore e hiluganizmit të tyre ishte djegia e flamurit shqiptar

Merkato Ferguson i mbyll derën Uesli Shnajderit Nëse Uesli Shnajder ëndërron të luajë te Mançester Junajtid, atëherë është më mirë që të ndryshojë objektiv, pasi tekniku i “Djajve të Kuq”, Sër Aleks Ferguson ia ka mbyllur derën mundësisë së transferimit të fantazistit holandez në “Old Trafford”. “Për të parën herë deklaroj se në janar nuk do të blejmë asnjë lojtar. Kemi shumë alternativa në mesfushë si Anderson, Fleçher, Skols dhe Gigs, ndaj mendoj se nuk na nevojiten më lojtarë të tjerë. U bë kohë që thuhet se Shnajder do të vijë të luajë me ne, por edhe kësaj radhe nuk do të jetë ashtu”, deklaroi tekniku skocez i Junajtid. Edhe Milani kërkon të blejë Didie Drogba Juventusi nuk është skuadra e vetme që e dëshiron Didier Drogba, pasi edhe Milani është përfshirë, gjithashtu, në negociata për ta rrëmbyer sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. Kjo hipotezë bëhet tërësisht e besueshme veçanërisht nëse Robinjo dhe Pato kthehen në Brazil. Në një “fotografim” të tillë të situatës, strategjia e Galianit është i qartë: paratë e fituara të riinvestohen në afrimin e një kampioni të madh. Dhe Drogba është tani në krye të listës së kuqezinjve. Milani duhet të përmbushë kërkesat ekonomikë të sulmuesit.

Pastore: Një ditë do të luaj për Milanin Havier Pastore mund të zbarkojë në Milano, por jo tek Inter. Sipas asaj që raporton gazeta italiane “La Repubblica”, trekuartisti argjentinas i Paris SG ka deklaruar se herët ose vonë do të veshë fanellën kuqezi. “Herët ose vonë do të veshë fanellën kuqezi, jam i sigurt për këtë. Kam një raport të shkëlqyer me Galianin dhe Braidan, më mungon Italia dhe e dua si vend. Milani është magjik: e di, e ndjej”, deklaroi Pastore. Deklarata e fortë e argjentinasit mund të hapë skenarë të rinj për sa i përket merkatos së janarit jo vetëm për Milanin por edhe për Interin që e shihte Pastoren si pasuesin e Shnajderit. Samer: Asnjë s’do largohet nga Bajerni Drejtori sportiv i Bajern Mynihut, Mathias Sammer, ka insistuar se bavarezët nuk do të shesin asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar të dimrit, por ka mundësi që ta huazojnë të riun Mitçell Veiser. “Ne e kemi gati skuadrën për pjesën e dytë të sezonit dhe lojtarët, si Rafinja e Timoshuk, janë pjesë e skuadrës, te të cilët llogaritim. Mitçell Veiser është i vetmi për të cilin do të pranonim një marrëveshje nëse janë kushtet e mira”.


sport

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

denimi

MAPO

21

Rivali i Blaterit pezullohet përjetësisht nga FIFA Mohamed Bin Hamam ka dhënë dorëheqjen nga posti si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, vendim që ka hyrë menjëherë në fuqi. Vendimi është konfirmuar në një deklaratë zyrtare të institucionit që drejton futbollin botëror. Aty saktësohej se dorëheqja “është paraqitur më 15

dhjetor” te FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit. 63-vjeçari nga Katari, i akuzuar për korrupsion, është larguar nga të gjitha detyrat në botën e futbollit. Sipas relacionit të Komisionit Hetues të FIFA-s, është konfirmuar se ish-kandidati për president, “ka shkelur në mënyrë të

përsëritur nenin 19, që parashikon konfliktin e interesit. Pas dorëheqjes, FIFA i ka dhënë ish-zyrtarit të lartë një tjetër dënim, pas atij të muajit korrik, që u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Mohamed Bin Hamam është pezulluar sërish përjetë nga futbolli.

Sheiku Al Thani: Murinjo dhe Ronaldo janë objektivë të PSG 34

Presidenti i klubit francez ka bërë që të shpërthejnë thashethemet. Janë të shumta mediat që e shohin dyshen portugeze të udhëtojë me një tren TGV drejt kryeqytetit francez Zhoze Murinjo dhe Ronaldo duket se do të udhëtojnë me të vërtetë drejt Parisit! Prej muajsh kjo ka qenë dilema më e madhe e merkatos europiane, me hipoteza, përgënjeshtrime, por dhe konfirmime, siç është ai i fundit i sheikut të PSG, Saud Bin Abdulrahman Al-Thani, i cili për herë të parë nuk e ka fshehur se dy portugezët janë një dëshirë e tij për t’i sjellë nën hijen e Kullës Eifel. Anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe presidenti i klubit francez ka pranuar se do të përpiqet të sjellë në “Parc De Prince” dyshen e Realit, duke përfituar dhe nga një krizë e re që ka shpërthyer në Madrid. Sipas asaj që raporton shtypi francez, Al Thani, thekson se objektivi i tij është të sjellë më të mirët në skuadrën e tij të re, që po përpiqet të bëjë emër në futbollin e madh Europian: “Kemi interes për të dy. Objektivi ynë është të sigurojmë më të mirët në treg por besoj se gjithçka do të ndodhë duke kryer në kohën dhe vendin e duhur rotacionet”. Një rotacion që përfshin pikësëpari Karlo Ançeloti, që sigurisht nuk mund të ndihet i lumtur nga deklaratat e presidentit të tij, që e thotë hapur se Zhoze Murinjo është një objektiv. Deklaratat e Al Thanit për më tepër vijnë në momentin kur presidenti Perez thumboi trajnerin e tij lidhur me deklaratat e këtij të fundit, se

Sheiku Al Thani

titulli tashmë mund të konsiderohet i pamundur. Një tjetër ftohje që mund të bindë dhe portugezin për të kryer “tradhtinë” më të madhe të këtij dimri, pikërisht në qytetin ku konsumohen dashuritë e mëdha, në Paris. Ndërkohë legjenda kërkon ngritjen e Realit, ndërsa ai që e ka në dorë për ta bërë këtë e ka mendjen të gjejë një strehë të re. 86-vjeçari shpreson se ish-trajneri i Interit mund t’i drejtojë “Los Blancos” rrugës së suksesit në Europë, duke mbetet i patrazuar dhe ndikuar nga

Serie A

Disiplina ndëshkon Napolin me 2 pikë, Kanavaron 6 muaj Napoli goditet nga skandali i basteve. Komisioni Disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit, ka penalizuar me 2 pikë Napolin për përgjegjësitë e saj pasi disa nga lojtarët e saj kanë trukuar sfidën e 16 majit të 2010 Sampdoria-Napoli. Nuk ka shpëtuar nga pezullimi kapiteni Paolo Kanavaro që së bashku me kolegun e tij në mbrojtje Xhanluka Gava, janë ndalur për 6 muaj me akuzën moskallëzim të fakteve për trukimin e të njëjtës ndeshje. Klubi jugor është gjobitur me 70 mijë euro gjobë, por kjo duket e papërfillshme në krahasim me penalizimet e marra. Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Valter Maxarri zbret nga vendi i tretë në të pestin me 31 pikë. Prokurori i çështjes kishte kërkuar një pikë penalizim për Napolin dhe 9 muaj skualifikim për Kanavaron dhe Gavën. Ndërkohë me tre vjet dhe tre muaj pezullim është ndëshkuar ish-portieri

betejat e brendshme, ku Reali është thuajse jashtë luftës për titull, 13 pikë larg Barcelonës kryesuese. Për këtë, trajneri portugez ka marrë pjesën e tij të drejtë të kritikave në këtë sezon, për rezultatet zhgënjyese. Gjithsesi, Di Stefano ka theksuar se kjo nuk duhet të ketë lidhje me suksesin e mundshëm evropian të Realit. “Ne kemi një ekip të shkëlqyer dhe një trajner të madh, i cili do të na drejtojë në rrugën e duhur për të fituar për të dhjetën herë Ligën e Kampionëve, – citohet Di Stefano nga “Marca”. –

Ka nga ata që kanë një talent në një drejtim të caktuar, ndërsa Real Madridi ka talent për të fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë trofe kemi më shumë nevojë tani për më tani

Mesi, përjetësisht te Barcelona! Firmosin edhe Pujol dhe Ksavi Argjentinasi rinovon deri në vitin 2018, ndërsa mbrojtësi dhe mesfushori deri në vitin 2016

Paolo Kanavaro

i tretë i Napolit Mateo Xhianelo. Në këtë mënyrë renditja e serisë A pëson ndryshim pasi me penalizimin prej dy pikësh Napoli i hap krahun Lazios dhe Fiorentinës që renditen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Për skuadrën e Mazarrit që pretendonte të ishte skuadra anti Juve misioni titull bëhet edhe më i vështirë, pasi diferenca me Juventusin në këto momente shkon 10 pikë.

Ka nga ata që kanë një talent në një drejtim të caktuar, ndërsa Real Madridi ka talent për të fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë trofe kemi më shumë nevojë tani për më tani. Duhet të pranojmë se dështimi është një pjesë e domosdoshme e suksesit. Kjo është arsyeja pse duhet të mësojmë nga ecuria jo fort pozitive në La Liga. Gjithçka është relative në futboll, prandaj duhet të mësohet nga gabimet.” Shorti për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten, në Nion.

E kryer sepse lexohet Barcelona dhe shqiptohet familje! Lionel Mesi, Ksavi Hernandez dhe Karles Pujol kanë tashmë zyrtarisht një kontratë të re në xhep me Barcelonën. Pas disa javësh bisedimesh, katalanasit ashtu siç pritej kanë gjetur marrëveshjen me tre yjet e tyre duke konfirmuar besimin ndaj tre prej shtyllave kryesore të skuadrës, që do të vazhdojnë dhe për disa vjet të tjerë të dëfrejnë tifozët blaugrana me futbollin e tyre. Lajmi është bërë zyrtar dhe në faqen online të klubit të Barcelonës. Sigurisht që kontrata më e rëndësishme është ajo me Lionel Mesin, e cila

Lionel Mesi

përfundonte në vitin 2016. Argjentinasi tashmë ka firmosur dhe dy vjet të tjera me katalanasit, duke e zgjatur dashurinë e tij me ngjyrat blaugrana deri në vitin 2018. Një dashuri që sigurisht ka dhe një përfitim të ndjeshëm

financiar, pasi dhe pse nuk bëhen të ditura shifrat, mendohet që paga e re e yllit kap vlerën e 15 milion eurove duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar të globit, pas Samuel Etos të Anzhit. Kontrata me Mesin dhe në planin ekonomik është një gur themeli dhe drejt një bashkëjetese të gjatë mes palëve, që konfirmon pse jo dhe një karriere të përhershme të argjentinasit në “Camp Nou”. Në pension te Barcelona duket se do të dalin dhe Ksavi Hernandez dhe Karles Pujol, të cilët kanë rinovuar të dy deri në vitin 2016 duke dhënë garanci se eksperienca e senatorëve nuk do të mungojë në skuadër. Ndërsa dhe pse më pak e bujshme për t’u theksuar është dhe marrëveshja që është gjetur me Tejon, që gjithashtu ka firmosur deri në vitin 2016.


22

MAPO

E mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

U lëndua “në punë" Një gjykatë në Australi ka vendosur në favor të një të punësuare në qeverinë e atij vendi pas procesit pesëvjeçar gjyqësor. Zyrtarja shtetërore kishte kryer marrëdhënie seksuale me një koleg të sajin në një motel gjatë një udhëtimi zyrtar, ndërsa gjatë procesit është lënduar dhe më pas ka kërkuar dëmshpërblim për “lëndim në punë”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007 në qytetin Nowra (160km larg Sydneyt) kur gjatë seksit e ka goditur një pjesë e llambës në fytyrë, duke ia lënduar hundën dhe gojën. Për shkak të këtij lëndimi, ajo më pas ka rënë në depresion dhe nuk ka mundur të punojë. Kompania e sigurimit qeveritar fillimisht e kishte pranuar kërkesën për dëmshpërblim, mirëpo pas hetimit të detajuar i kanë hedhur poshtë kërkesat e zyrtares. Fillimisht, edhe gjykata kishte vendosur në favor të kompanisë së sigurimit, duke qenë se seksi nuk bën pjesë në aktivitetet e zakonshme gjatë një udhëtimi zyrtar. Mirëpo, pastaj ajo i është drejtuar Gjykatës Federale, e cila ka vendosur në favor të saj. Nuk dihet se sa do të jetë dëmshpërblimi që do të fitojë zyrtarja.

Nën influencën e Saturnit jeta juaj në çift do të hasë disa probleme. Nga ana tjetër do jetë edhe Jupiteri që do ndikojë pozitivisht dhe do ju sjellë më shumë ngrohtësi. Beqarët edhe pse do duan të shtojnë ritmin në jetën sentimentale nukdondihmohenngayjet.

3

4

5

6

11 14

15

16

17

18

23

22 27

7

12

9

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

10

13 20

25

29

21

26

30

31

34 38

8

19

24

28

35

32

36

39

42

40

43

41

44 Koha e fillimit ____:____

45

46

47

48 5

50

Horoskopi i ditës

Dita do jetë e mërzitshme dhe pak e vështirë për t’u kaluar.Partnerinukdobëjë ato që ju prisnit. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë të enjte plot me ëndrra të bukura. Nga fundi i ditës disa dëshira edhe mund të konkretizohen.

2

37

Ushtria nepaleze është vendosur në ndjekje të një elefanti vrasës, i cili ka shkatërruar banesa në disa fshatra dhe ka vrarë katër persona në tre muajt e fundit. Elefanti, i cili duket se udhëton në zonat rurale të vendit të varfër aziatik, u pa për herë të fundit në një zonë rurale, 80 kilometra në jug të kryeqytetit Katmandu. Ushtarët kanë marrë urdhër që të eliminojnë kafshën që në shikim të parë, pa u përpjekur që ta kapin apo ta zbusin më parë. Në Nepal ndodhen të paktën 300 elefantë të regjistruar, të cilët përdoren kryesisht për transpor

DEMI (21/IV-20/V)

1

33

Ushtria në ndjekje të elefantit

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik

BINJAKET (21/V-20/VI)

Çiftet duhet të përfitojnë nga kjo për të diskutuar dhe për të dashuruar ashtu si dinë ata. Nëse jeni beqarë, do keni një surprizë mjafttëbukur.Përnjëherë të vetme lëreni veten të lirë dhe shfrytëzojini rastet që ju jepen pa u menduar shumë.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Kjo ditë do jetë plot me diell në planin sentimental. Do i tregoni partnerit tuaj se sa shumë e dashuroni dhe ai do ndihet mjaft mirë që ju ka pranë. Tek jeta e beqarëve do ndikojë vetëm Plutoni, i cili nuk do sjellë ndonjë të re.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Buzëqeshja nuk do ju ikë për asnjë moment. Venusi nga ana tjetër do ju mbrojë edhe nga çdo rrezik. Sensualiteti e bashkëpunimi do jenë pjesë e ditës së sotme. Beqarët do fillojnë aventuratërejaporvetëm disa do kenë fatin të krijojnë një lidhje serioze.

Venusi do të favorizojë sektorin e dashurisë, ndërsa Mërkuri do të përforcojë besimin tek njëri-tjetri. Për beqarët do ketë shumë të reja. Disa do takojnë dikë të veçantë dhe disa të tjerë do kuptojnë se po ndiejnë diçka për një mik të vjetër.

Nëse jeni në çift, pasioni do të rritet shumë por në të njëjtën kohë edhe konfliktet me njëri-tjetrin. Sensualiteti do jetë vullkanik dhe debatet do jenë sa për të ndryshuar paksa ambientin. Edhe pse ju duket e çuditshme dita do jetë mjaft interesante.

Kjo e enjte do fillojë mbarë për gjithë të dashuruarit. Klima do të ngrohet dhe marrëdhënia me partnerin do të përmirësohet ndjeshëm. Ndani çdo gëzim dhe çdo problem me të! Edhe beqarët do takojnë pasionin sot.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Tregohuni realistë në jetën sentimentale. Nëse e shihni që lidhja juaj nuk po ecën mirë dhe ju nuk ndiheni rehat, është më mirë t’i jepni fund. Nëse mendoni se kjo është diçka kalimtare atëherë përpiquni ta rregulloni sa më parë situatën.

Mjedisi yjor nuk do jetë shumë i favorshëm për ata që janë në çift dhe do ndihen shpeshherë të vetmuar. Flisni me partnerin tuaj sepse vetëm kështu mund t’i ndryshoni gjërat. Beqarët nuk do kenë fat dhe do vazhdojnë me jetën e përditshme.

Deri më sot, lidhje juaj është bazuar tek sinqeriteti dhe ndershmëria. Që në momentin që ta shihni se ka diçka që nuk shkon, merrni kurajën dhe flisni me atë që keni në krah. Vetëm kështu situata nuk do ndërlikohet.

Kjo ditë do jetë shumë e mirë për dashurinë. Qëndrueshmëria në çift do duket edhe më qartësisht. Mos e harroni asnjëherë se gjithçka është në rregull nëse ju komunikoni sa me shume me partnerin tuaj gjerat fillojnë të stabilizohen.

51

Horizontalisht

Vertikalisht:

1. Zbulim i një veprimtarie të fshehtë, ose i një sekreti. 7. Fehmiu i famshëm i

1. Shaban, gjuhëtar dhe akademik i njohur. 2. Qytet i dikurshëm. 3. Rita,

kinemasë. 11. Metal me shumë vlerë. 12. Liqen i madh në Rusi. 14. Fis ilirësh që

këngëtare e njohur. 4. Pjesë e shkurtër teatrale në një akt, me përmbajtje

u shpërngulën në Italinë e Jugut. 18. Lëndë për shtrimin e rrugëve. 20. Objekte

komike. 5. I kapur në luftë. 6. Anije luftarake e shpejtë. 7. Vepra trimërie të di-

fluturimi jashtëtokësore. 22. Organizatë terroriste. 23. Hapur, sheshit. 25.

kujt. 8. Ent Grumbullimi. 9. Është kafshë pune. 10. Vangjush, piktor i njohur. 13.

Rrugë e ngushtë e shtruar me kalldrëm. 27. Gur i çmuar. 29. Bimë barishtore

Pjesëz mohuese. 15. Dalja e llavës dhe materialeve të tjera nga krateri i vullka-

njëvjeçare, me kërcell të shkurtër e me qime, që bën bishtaja me fara të rrum-

nit. 16. Shtet në Amerikën Qendrore. 17. Përemër vetor. 19. Mbahet në këngët

bullakëta. 31. Pronë e një kompanie private. 33. Tërësia e pajisjeve të ndryshme,

polifonike. 21. Gjendje e motit kur nuk është as ngrohtë as ftohtë. 24. Guxim.

që kryejnë një punë së bashku. 35. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur

26. Quhej një nga djemtë e Adamit dhe Evës. 28. Ashtu ishte Sadam Hysein.

zihet nga një trup tjetër qiellor. 37. Juria Speciale. 38. Agjensi Martesash. 39.

30. Një shtet mysliman i zhvilluar, mbrapsht. 32. Përcjellës ose tel me përdred-

Elektroda e polit negativ. 40. Nikolla, shkrimtar humorist. 42. Qytet i vendit

hje të shumta.34. Shaban ish-volejbollist. 36. Shumë e vogël parash që i jepet

tonë. 44. Gojëdhëna, legjenda. 45. Shtëpi e zogjve. 47. Gazmend i politikës. 49.

dikujt në dorë si paradhënie për të siguruar blerjen e diçkaje. 41. Markë makine.

Pije e ngrohtë. 50. Frut tropikal. 51. Pjesë e trupit.

43. Zakon i keq i dikujt. 45. Notë muzikore. 46. Los Angeles. 48. Ent Bashkiak.

Sudoku | nivel mesatar 4 7

1 4

9

7

2 1

1 6

8 LUANI (23/VII-22/VIII)

Koha e mbarimit ____:____

49

3

2

2

3 9

7

2

8 5

1

3 6

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

4 1 8

5 4

1

6 1

5 8 3

6 4

8

2 4

9 8

1

Koha e fillimit ____:____

5

9

7 3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat 6

5

2

1

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

P

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 085, 152, 201, 259, 263, 265, 455, 525, 652, 754, 835, 987. Numra me 4 shifra: 0516, 1254, 1526, 2145, 2564, 3520, 4152, 4859, 5856, 5968, 6159, 6186, 6652, 6696, 8661, 9584. Numra me 5 shifra: 02126, 26622, 28225, 36521,

A

R

E R

A

Q

T

I

O

L

E

V

I

F

T

A

T

U

R

P

I

F

I

T

J

A

P

A

T

P

J

E

A

K

R

O

D

T

E

S

E

S

T

A

R

O

N

U

M

E

N

T

K

A

L

O

R

I

G

A

I M

I

A

K

R T

K

G

J

U

A

X V

M

F

A

A

N

N

F

Numra me 7 shifra: 1070682, 2320159.

I

C

A

N

A

M

D

B

6

3

2

5

6

2

3

6

5

9

6

5

7

8

4

8

5

1

5

2

6

3

2

1

5

5

5

6

3

6

2

4

1

9

6

3

2

6

9

4

7

8

5

9

6

3

I

T

I

M

I

2

1

0

2

0

3

0

6

6

6

4

1

U

L

A

B

C

2

5

3

6

2

9

5

8

6

7

4

4

I

L

L

I

I

I

4

1

5

2

6

3

2

0

1

1

2

0

3

0

3

2

5

1

5

4

5

4

8

9

6

5

2

1

6

3

2

5

1

6

2

0

3

2

6

3

4

9

7

8

5

6

2

1

I A

U

I

1 8

M

I L

A

48523, 54984, 56488, 63201, 70611, 74111, 93443, 96525. Numra me 6 shifra: 128291, 145755, 201526, 251254, 364145, 393825, 415963, 512032, 534581, 542595, 582145, 582167, 625148, 895214, 926854.

A

N

E

P

S

U

S

A

K

T

I

V

E

5

2

6

3

2

0

1

5

2

6

3

2

N

I

M

A

Ç

6

9

5

8

7

4

8

5

4

1

5

8


E mërkurë 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

Tani, pas vdekjes së tij, ai është shumë afër ngritjes në piedestal, si dikush që i parashikoi problemet aktuale, dhe jo vetëm në Çeki: ndërsa ishte ende President, ai herë pas herë bëri thirrje për vëmendje ndaj forcave vetëshkatërruese të civilizimit industrial dhe kapitalizmit global.

Vaclav Havel Jeta e së Vërtetës Jiří Pehe

Shumë më para se të shembej regjimi komunist i Çekosllovakisë më 1989, Václav Havel ishte një nga figurat më të shquara të historisë çeke-prej kohësh një dramaturg i suksesshëm, kur u bë udhëheqësi jozyrtar i lëvizjes opozitare. Megjithëse ai shpresonte që t’i kthehej të shkruarit, revolucioni e hodhi me katapultë në presidencën e Çekosllovakisë, dhe, pasi vendi u nda më 1993, ai u zgjodh President i Republikës së re Çeke, duke shërbyer deri më 2003. Një karrierë politike e rrënjosur në koincidencën historike e bëri Havel-in një politikan të pazakontë. Jo vetëm që ai solli në skenën politike të post ’89-ës një farë mosbesimi për partitë politike; si një ish-disident, ai e shihte si thelbësore theksimin e dimensionit moral të politikës-një qëndrim që e çoi atë drejt një kursi përplasjesh me pragmatistët dhe teknologët e pushtetit, përfaqësuesi kryesor i të cilëve, Vaclav Klaus, ishte pasrendësi i tij në postin e Presidentit. Jeta publike e Havel-it mund të ndahet në tri periudha të veçanta: artisti (1956-1969), dis i d e n t i ( 1 9 6 9 - 1 9 8 9) d h e p o l i t i k a n i (1989-2003)-përveçse në aktivitetet e tij publike ai gjithmonë i përziente të tria këto ndjeshmëri. Si një dramaturg premtues në vitet ‘60, ai qartas ishte shumë ‘politik’, duke u fokusuar në absurditetin e regjimit. Ishte gjithashtu një nga kritikët më të hapur të censurës dhe të tjera dhunime të të drejtave të njeriut, dhe këto e bënin atë disident edhe gjatë periudhës liberale të “Pranverës së Pragës” të 1969-s. Havel-i u damkos dhe u persekutua haptazi pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në gushtin e atij viti, por ai vazhdoi të shkruajë drama kundër totalitarizmit. Më 1997, së bashku me më shumë se 200 disidentë të tjerë, themeluan lëvizjen për të drejtat e njeriut, të njohur me emrin Charta 77 (Karta 77), që shumë shpejt u pozicionua si forca opozitare kryesore. Havel-i ishte një nga tre zërat kryesorë të lëvizjes. Vitin pasues, ai shkroi një ese avangarde, “Moc bezmocných’ (Fuqia e të pafuqishmëve), ku përshkruante Çekosllovakinë e regjimit të ‘normalizimit’ post’68-ës si një sistem moralisht të falimentuar dhe të bazuar në gënjeshtra gjithëdepërtuese. Më 1979, u dënua me pesë vite burg për veprimtarinë e tij në Komitetin për Mbrojtjen e të Persekutuarve Padrejtësisht, një degë e Charta 77, që monitoronte abuzimin e të drejtave të njeriut dhe rastet e persekutimit të Çekosllovaki. U lirua pak para se t’i përfundonte dënimi, për shkak të pneumonisë që kishte marrë (një burim i sëmundjeve të tjera serioze që e ndoqën më pas). Dopisy Olze (Letra për Ollgën) e tij, ese filozofike të shkruara në burg që i drejtoheshin së shoqes, shumë shpejt u bënë letërsi antitotalitariste klasike. Përgjatë presidencës së tij, Havel vazhdoi të përziente ndjeshmëritë e tij prej politikani, disidenti dhe artisti. Këmbëngulte që t’i shk-

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

ruante vetë fjalimet e tij, duke i kthyer shumë prej tyre në vepra filozofike dhe letrare, ku jo vetëm kritikonte teknologjinë e depersonalizuar të politikës moderne, por gjithashtu ai shpesh u bënte thirrje çekëve të mos binin pre e politikave partiake konsumatoriste dhe të pamendta. Ai kishte konceptin e një demokracie të bazuar në një shoqëri civile dhe moral të fortë. Kjo e ndryshonte atë nga Klaus-i, figura tjetër e transformimit postkomunist, që ishte pro një tranzicioni të shpejtë, të zhveshur, nëse ishte e mundur, nga skrupujt moral të bezdisshëm dhe pengesat që vijnë nga zbatimi i ligjit. Konflikti i tyre kulmoi më 1997, kur qeveria e kryesuar nga Klaus-i ra pas një seri skandalesh. Havel-i e përshkroi sistemin ekonomik të krijuar nga reformat postkomuniste të Klaus-it si ‘kapitalizëm mafioz’. Megjithëse Klaus kurrë nuk u kthye si Kryeministër, qasja e tij ‘pragmatike’ fitoi territor në politikat çeke, sidomos pas largimit të Havel-it nga Presidenca më 2003. Në të vërtetë, një nga humbjet më të mëdha të Havel-it mund të jetë që shumica e çekëve tani e shohin atdheun e tyre si një vend ku partitë politike shërbejnë si agjentë të grupeve të fuqishëm ekonomikë (shumë prej tyre të krijuar nga proceset shpeshherë të korruptuara të privatizimit që kreu Klaus-i). Në vitin e fundit të presidencës së tij, kundër-

Më 1997, së bashku me më shumë se 200 disidentë të tjerë, themeluan lëvizjen për të drejtat e njeriut, të njohur me emrin Charta 77

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

shtarët politikë të Havel-it e tallnin për naivitetin moralist. Shumë çekë të thjeshtë, në anën tjetër, kishin filluar të mos e pëlqenin jo vetëm për shkak të asaj që dukej si ‘bërje morali papushim’, por edhe sepse ai u reflektonte atyre mungesën e kurajës së tyre gjatë regjimit komunist. Ndërsa ai vazhdonte të kishte respektin dhe admirimin e atyre përtej Çekisë, sikur edhe thjesht për luftën e tij të pandalshme ndaj dhunuesve të të drejtave të njeriut, në atdhe popullariteti i tij ishte lëkundur. Por jo më. Çekët, duke pasur parasysh pakënaqësinë në rritje me korrupsionin mbytës të sistemit politik aktual dhe të tjera dështime, kanë filluar ta vlerësojnë rëndësinë e thirrjeve morale të Havel-it. Në fakt, tani, pas vdekjes së tij, ai është shumë afër ngritjes në piedestal, si dikush që i parashikoi problemet aktuale, dhe jo vetëm në Çeki: ndërsa ishte ende President, ai herë pas herë bëri thirrje për vëmendje ndaj forcave vetëshkatërruese të civilizimit industrial dhe kapitalizmit global. Shumë mund të pyesin se çfarë e bënte Havel-in të jashtëzakonshëm. Përgjigjja është e thjeshtë: njerëzia. Ai ishte i njerëzishëm, njeri me parime. Ai nuk luftoi kundër komunizmit për shkak të një agjende të fshehtë personale, por vetëm sepse ishte, sipas atij, një sistem i padrejtë dhe imoral. Kur, në rolin e Presidentit, mbështeti bombardimin e Jugosllavisë më 1999, apo pushtimin e Irakut më 2003, ai nuk foli për objektiva gjeopolitike apo strategjike, por për nevojën për t’i vënë fre dhunimit të të drejtave të njeriut nga diktatorë brutalë. Duke vepruar i bazuar në parime të tilla, ai u bë një politikan i një stofi që bota e sotme nuk e sheh më. Ndoshta ja pse, teksa bota, dhe Europa në veçanti, përballen me periudha të thella krizash, qartësia dhe gjuha kurajoze që do të sillte ndryshimin kuptimplotë mungon. Vdekja e Havel-it, një besues i madh në integrimin europian, është pra shumë simbolike: ai ishte i fundmi i sojit tashmë të zhdukur të politikanëve që mund të udhëhiqnin në mënyrë efektive në këto kohë të jashtëzakonshme, sepse përkushtimi i tyre kryesor ishte ndaj të qenit njerëzor dhe të mirë së përbashkët, por të mbajtjes së pushtetit. Nëse bota do arrijë t’i kalojë me sukses krizat e ndryshme, trashëgimia e tij duhet të mbijetojë.  *Jiří Pehe ka qenë këshilltari i parë politik i ish-presidentit Václav Havel, aktualisht është analist politik dhe drejtor i New York University në Pragë. Marrë nga Project Syndicate. Përktheu: Ina Xhani.

Email: v_perleka@yahoo.com vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e mërkurë, 19 dhjetor 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Kolana historike


Gazeta Mapo