Gazeta Mapo

Page 18

OpEd

18

MAPO

E martë 18 shtator 2012 www.mapo.al

01 02 03

Opinione dhe Editoriale

Shpirti merr ngjyrën e mendimeve. Kur ngrihesh në mëngjes, mendo se çfarë privilegji është të jesh gjallë: të marrësh frymë, të mendosh, të gëzohesh, të dashurosh.

Bujar Kapexhiu Nga

Sekreti i të gjitha fitoreve gjendet tek organizimi i gjërave të padukshme. Marcus Aurelius

Irani përballet me realitetin K

ush nuk e ka parë atë që i është dukur si syprinë uji në xhade në një ditë përvëluese vere? Apo një imazh tredimensional që në fakt ishte një fotografi mbi një sipërfaqe të sheshtë? Natyra e iluzionit është që atë që shohim, ta marrim gabimisht për realitet. Kjo është e vërtetë, pavarësisht nëse iluzioni është konjitiv apo politik. Në varësi të asaj sesi zhvillohet një ngjarje e caktuar, ajo mund të na çojë drejt formulimit të interpretimeve të gabuara të asaj që po ndodh realisht. Perceptime të tilla shpesh imponohen nga ide dhe përvoja të mëparshme. Dhe, siç argumenton Robert Jervis në librin Perception and Misperception in International Politics, botuar gjatë Luftës së Ftohtë, iluzionet që krijojmë kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimmarrje – duke u shndërruar madje edhe në një shkasë thelbësore të konfliktit. Deri diku kjo është çka ndodhi me analizat e Samitit të 16-të të Lëvizjes së të Painkuadruarve, të mbajtur në fund të gushtit në Teheran – hera e parë që Irani bëhet pritës i takimit. Samiti u mbajt në kuadër të progresit të paktë të negociatave me Iranin mbi programin e tij bërthamor dhe trysnisë në rritje nga Izraeli që komuniteti ndërkombëtar të krijojë një “këmbëz” – një linjë, të cilën Republika Islamike nuk do të guxonte ta kalonte. Për më tepër, tensionet rajonale e përforcuan perceptimin e rëndësisë së samitit në fjalë dhe të pritësit të tij. Në Lindjen e Mesme, vetëm Irani dhe Hezbollahu e mbështesin regjimin e presidentit sirian, Bashar alAssad, në një luftë civile që duket se po i afrohet pikës pa kthim dhe destabilizimit të Libanit dhe Jordanit. Lëvizja e Vendeve të Painkuadruara luajti një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Ftohtë. Vizioni i tij ishte formësuar nga betejat për pavarësi të shumë prej shteteve anëtare, ndërsa axhenda e saj promovoi sovranitet kombëtar, politikën e mosndërhyrjes, një ribalancim të marrëdhënieve Veri-Jug dhe mbështetje për lëvizjet çlirimtare kombëtare. Mirëpo realiteti që bashkonte të Painkuadruarit ka ndryshuar. Strukturat qeverisëse bipolare të Luftës së Ftohtë dhe periudha pasuese e unilateralizmit amerikan – ndaj të cilit shtetet e paintegruara tentojnë të veprojnë si një kundërbalancë – kanë hapur rrugën për një

koment Javier Solana

Këto ndryshime kanë transformuar jo vetëm strukturat tradicionale të pushtetit, por edhe motivin kryesor të Lëvizjes së të Painkuadruarve dhe fatin e anëtarëve të saj. Globalizimi ka ushqyer pabarazi gjithnjë e më të mëdha në mesin e anëtarëve të saj – vetëm krahasoni Kolumbinë me Afganistanin, apo Kilin me Sudanin – çka e bën më të vështirë transformimin e numrave në influencë koherente. botë tejet më komplekse dhe të ndërvarshme multipolare. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa ende po përpiqen të tejkalojnë krizën serioze ekonomike, shumë shtete të të Painkuadruarve, si India, Kili dhe Singapori, ia kanë dalë të shënojnë rritje relativisht të fortë dhe të jenë pjesë e strukturave të reja globale qeverisëse, siç është G-20. Gjithashtu, shumë prej problemeve me të cilat përballemi tani – qoftë ndryshimet klimatike, kriza financiare, sfidat e zhvillimit, terrorizmi apo rritja e potencialeve bërthamore – reflektojnë ndërvarshmërinë globale në rritje. Menaxhimi i tyre efektiv na detyron ta rishqyrtojmë konceptin e sovranitetit. Këto ndryshime kanë transformuar jo vetëm strukturat tradicionale të pushtetit, por edhe motivin kryesor të Lëvizjes së të Painkuadruarve dhe fatin e anëtarëve të saj. Globalizimi ka ushqyer pabarazi gjithnjë e më të mëdha në mesin e anëtarëve të saj – vetëm krahasoni

Kolumbinë me Afganistanin, apo Kilin me Sudanin – çka e bën më të vështirë transformimin e numrave në influencë koherente. Ndikimi i samitit të Teheranit dhe fakti se kë mund të ketë ndihmuar, nuk është plotësisht i qartë. Irani qartazi e ka konsideruar takimin si një mundësi propagande, duke premtuar një mbulim të gjerë në media në kohën kur ishte epiqendër e një stuhie diplomatike. Mirëpo paaftësia e pjesëmarrësve për të arritur në një qëndrim të përbashkët sa i takon programit bërthamor të vendit mikpritës apo dhunës në Siri – dy nga çështjet themelore me të cilat u përball samiti – qartazi minuan përpjekjen e Iranit për të demonstruar se, përkundër përballjes me sanksione të rënda ekonomike dhe diplomatike, mbetet një lojtar ndërkombëtar efektiv. Në fakt, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Kimoon, kritikoi Iranin se nuk po e siguron botën që nuk synon të prodhojë armë bërthamore në kohën kur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishte publikuar një raport, i cili sugjeronte se në fakt këtë po bënte. Dhe, në një fjalim të thellë, Mohamed Morsi, presidenti i parë i Egjiptit që viziton Iranin që nga lindja e Republikës Islamike në vitin 1979, e kundërshtoi ashpër regjimin sirian, siç bëri edhe në një paraqitje të mëparshme, para Ligës Arabe. Për më tepër, Morsi e nxiti Iranin që t’i bashkohet Egjiptit, Turqisë dhe Arabisë Saudite – që të tria shtete me shumicë sunite – në kërkimin e një tranzicioni politik në Siri (një rol ky, të cilin opozita siriane e hodhi poshtë, përpara se Irani të mund të thoshte jo). Me fjalë të tjera, realiteti e tradhtoi perceptimin që Irani u zotua të krijojë me pritjen e Samitit të Ve n d e ve t ë Pa i n ku a d r u a r a . Përkundër kësaj, fjalimi i Morsit shëno i momentin më të paharrueshëm të takimit. Dhe përpjekjet bërthamore të Iranit mbeten një realitet që nuk duhet anashkaluar në tri vitet e ardhshme, kur Republika Islamike do të ketë kryesimin e Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara, ndërkohë që mbetet vetë një prej problemeve më serioze të axhendës ndërkombëtare. *Javier Solana ka qenë ministër i Jashtëm i Spanjës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësues i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.

Braktisje

Posta e redaksisë

Kumari po stimulohet Lulzim Basha lëshoi një fishekzjarr, që u shua pa u ndezur mirë. E vërteta është se qeveria po e stimulon kumarin për të mbushur arkën e shtetit dhe për të pasuruar njerëzit e saj dhe biznesmenët e vet, dhe kjo sigurisht është mënyra më e keqe për ta mbushur arkën e shtetit në kurriz të qytetarëve. Kjo sipas meje është si të lejosh përhapjen e një epidemie shumë të rrezikshme, të cilën disa mund ta kalojnë, por të tjerët mund të sëmuren për vdekje. Në thelb rruga e kumarit është rruga drejt dëshpërimit dhe gjymtimit psikologjik të individit. Është njëlloj si të të japin një bombë në dorë dhe kur ajo të shpërthejë, të të thonë: vetë e pate fajin, pse e more në dorë. Dhe kur këtë ta bën qeveria, s’ke ç’të thuash përveçse: faleminderit o qeveri! *Reagim në mapo.al nga lexuesi ‘Reformer’ për shkrimin e Albert Rakipit ‘Kundër kumarit’.

Turi, Njëshi dhe Turma Turi vazhdon me një penë të veçantë, elegante dhe analizuese, si asnjë tjetër. Por ja një moment i vetëm, ai vjen dhe i përmbys të gjitha:Valle nuk e di ky simpatiku Turi, që një shoqëri mesjetare dhe komunizmi primitiv, njëshi është përcaktues dhe bën çfarë do me turmën, aq më tepër kur ai është një malok diabolik me gen otoman-komunist, që gënjeshtrën për të një mijtën herë e prezanton për të vërtetë me një ton patetik, ku ka mbi 20 vjet që i ka zhvilluar deri në ekstrem instinktet e mbrapshta dhe kriminale në këtë turmë, në këtë cep të Europës. *Reagim në mapo.al nga lexuesi ‘abc’ për shkrimin e Artur Zhejit ‘Në kërkim të heroikës së munguar’.

‘Militantokracia’ në parajsë Duhet mirëkuptuar qasja provokuese e Ndrecës. Sipas meje, Shqipëria është një vend me frymëzim europian dhe njerëzit, sidomos njerëzit e shkolluar dikur ose edhe sot, por në shkollat e duhura, mendërisht janë shumë të përparuar në konceptimin e botës. Por nuk mund të mohohet se Ndreca ka shumë të drejtë kur thotë se, sistemi që kemi sot është ndërtuar mbi bazën e militantizmit dhe se militantët janë vënë në krye të të gjitha punëve ose se sistemi që kemi, ka vënë gomarin para kalit. Jo më kot Akademia e Shkencave ka për kryetar një ish-kryetar të federatës së peshëngritjes. Merre me mend se çfarë shkence bëhet këtu. “Meritokracia” është akoma një proces i pakryer edhe në vendet më të zhvilluara të botës, ndërkohë “militantokracia” ka gjetur parajsën e vet tokësore në Shqipërinë e qeverisur nga Sali Berisha. *Reagim në mapo.al nga lexuesi ‘reformer’ për shkrimin ‘Post-analfabetët’ të Ardian Ndrecës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.