Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Rama, konkurs për "Shqipëria markë ndërkombëtare" Alastair Campbell, pas PR në fushatën e Ramës në zgjedhje, është pjesë e jurisë për të përzgjedhur projektin që do të merret me imazhin e vendit tonë

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 17 prill 2014. Numër 1186. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

sms-ja në celularin e ish-kryeministrit

“Të mbarova punë, dorëzo lekët!” arrestohet gjyqtari i Pogradecit

Dhimitër Pojanaku arrestohet me urdhër të prokurorisë, pasi u kap në një lokal me 25 mijë lekë të skeduara më parë. U kallëzua nga një tregtare, e cila ishte në proces për shkak të parave të marra me fajde

FAQE 6

Rama: Mirënjohje edhe Berishës e PD për çka bënë për Kosovën Politika, përgjysmë edhe në ceremoninë për 15-vjetorin e eksodit të kosovarëve. Basha: Nuk kisha ftesë. Kryeministria: Është për të ardhur keq që flitet për detaje protokollare të paqena FAQE 3

Shehi: Ka kohë për konsensus, protesta nuk do ndihmonte Mazhoranca ndryshon sot vendimin për komisionin e reformës territoriale, duke i hapur rrugën procesit pa opozitën FAQE 7

NgërÇ

Berisha: çdo ditë Në orën 00 20 në Divjakë ngarkohet me drogë një avion Ish-kryeministri rrëfen SMS-në që e informoi për trafikun e drogës në Divjakë dhe shton se implikimi i bazave ushtarake është i faktuar me dokumente. “Ka denoncime nga punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk mund të pranojnë situatën katastrofale të krijuar me Forcat e Armatosura”. Basha pyet Ramën: Bëj transparencë, a ke informacion për përdorimin e FA në trafik? Imami: Në kohën tonë nuk ka pasur informacion për trafik droge. Faqe 5

Barinjtë e Gjadrit:

Kemi parë kontrolle ushtarake, por jo avionë të ulen në aeroport për një kontroll të forcave të Ushtrisë dhe Policisë, pak muaj më parë në pistën e ish-bazës ajrore

Në aeroportin e braktisur të Gjadrit, ku Partia Demokratike akuzon se ka pasur implikim në trafik droge. Banorët e zonës: Të fundit janë ulur helikopterët e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë. Dëshmitë flasin

Tirana politike zien nga akuzat për trafik droge nga ish-baza ajrore, por banorët e Gjadrit janë indiferentë. Në pistën që dikur shërbente për ngritjen e aeroplanëve MIG, sot... Faqe 4

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Në kërkim të lajmit, në vendnumëro Besart Kadia

Sjellja ndaj çështjes së drogës, po aq skandaloze sa trafikimi i saj

Një medalje për Edi Ramën

Arjan VASJARI

Armand Shkullaku

Pensionet, 8000 shqiptarë opinion Panariti si zgjedhin skemat private Numri i pjesëmarrëseve në skemat private të pensionit arrin në rreth 8 mijë persona gjatë vitit 2013. Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi tha se reforma e pensioneve do të nxisë edhe më tej sistemin privat

Sezoni turistik

Pavarësisht se ende në fillesa, rreth 8000 shqiptare janë angazhuar të investojnë të ardhurat e tyre në skemat private të pensioneve për të patur një pagesë pensioni më të lartë në pleqëri. Në Shqipëri janë tri kompani që të ofrojnë këtë shërbim, ndërkohë që investimet e shqiptarëve në skemat private të pensioneve arritën... Faqe 9

fenomen Fatos Hakorja

Edmond Panariti ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’u përballur me një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Ministrisë së Bujqësisë. Skandali ka të bëjë me faktin se ai ka gënjyer publikisht shqiptarët duke vënë në lojë shëndetin e tyre. Një muaj më parë ai doli garant se asnjë prodhim bujqësor i ndotur nga kimikatet nuk do të dalë në treg. I gjendur nën presionin e tregtarëve të perimeve të freskëta të Myzeqesë, të cilët ngritën dyshime të forta se malli nuk po u shitej për shkak se fermerët përdornin pesticide në nivele më të larta sesa lejohej, vrapoi për në Lushnje, ku lajmëroi... Faqe 10


2

afër/larg

1

kronikë/ “Të mbarova punë,

sill lekët”; arrestohet gjyqtari i Pogradecit

Faqe 6

politikë/ Reforma territoriale

ekonomi/ Pensionet,

Shehi: Ka kohë për konsensus, 8000 shqiptarë zgjedhin protesta nuk do ndihmonte skemat private Faqe 7

Faqe 9

“Ndryshimi po ndodh. Askush më pak se Angela Merkel e vuri re këtë kur takoi Ramën së fundmi dhe premtoi se do të vizitonte Tiranën brenda vitit tjetër dhe se gjithashtu do të përkrahte dhënin e statusit kandidat për në BE”, shkruan Campbell.

“Kur një vend është pikturuar negativisht për një kohë të gjatë, është e vështirë ta ndryshosh atë”, shkruan Campbell duke pasur në mendje Shqipërinë dhe shton: “Kështu nëse unë them ‘Shqipëri...’ Saktësish. Unë e di se çfarë jeni duke menduar. Po kështu edhe shqiptarët. Ata kanë një problem ndërkombëtar, me shumë fokus në tranzicionin nga diktatura komuniste apo korrupsioni i sotëm, krimi i organizuar dhe mjaft negativitete të tjera. Filmi “Taken” nuk ndihmoi shumë në këtë imazh”.

Imazhi i ri për Shqipërinë sipas Alastair Campbell Campbell pas PR në fushatën e Ramës në zgjedhje, është pjesë e jurisë për të përzgjedhur projektin që do të merret me imazhin e vendit tonë Vladimir Karaj

B

unkerë, trafikantë, komunizëm, prapambetje, ndonjëherë bregdet i virgjër dhe natyrë mbresëlënëse me njerëz miqësorë. Kjo është ajo që reflektohet për Shqipërinë në botë (media), të paktën në atë Perëndimore me të cilën vendi kërkon të lidhet. Kjo është sipas qeverisë edhe arsyeja e fushatës me të cilën kërkohet të ndryshohet imazhi i Shqipërisë. Në Shqipëri ende nuk ka diskutime në lidhje me këtë nismë të qeverisë, ndërsa siç njofton njeriu PR i Tony Blair, Alastair Campbell, pjesë e jurisë së “Branding Albania” janë deri tani 54 kompani të huaja dhe shqiptare që kanë shprehur interes për të marrë përsipër sfidën mes të cilëve edhe CNN International. Kryeministri Edi Rama beson fort te imazhi. Madje kritikët i mëshojnë fort faktit se ai merret më shumë me imazh se sa me punë. Sipas “Spin doctorit” të Tony Blair Rama shpreson që përmes fushatës do të tërheqë përveç turistëve edhe investitorë dhe se një pjesë e qëllimit të fushatës ka të bëjë me marketimin e Shqipërisë si një vend tundues për të investuar. Nga ana tjetër nga e gjithë kjo mund të mos ngelet pa u vënë re fakti që Rama po ia beson gjykimin e kësaj sipërmarrje njerëzve me të cilët ka punuar në fushatën zgjedhore. Campbell që siç thotë ka mbetur i lidhur me kryeministrin që prej fushatës së fundit zgjedhore ka bërë një shkrim në PRWeek Blog ku përshkruan atë që kërkohet prej kompanive të PR duke theksuar nga ana e tij se “të ndryshosh imazhin (rebranding) e një vendi është më shumë se sa thjeshtë “propagandë” (Rebranding a country is about a lot more than ‘spin’)”. “Thuaj emrin e një vendi në botë dhe njerëz-

it menjëherë do të kenë një imazh të atij vendi në mendje. Amerika është në krye të sondazheve. Britania, Kanadaja, Australia dhe Brazili tentojnë gjithashtu të kenë një imazh të tyrin, jo pak përmes sportit, argëtimit dhe kulturës. Gjermania është një markë në rritje. Kina shihet sot shumë më ndryshe nga sa mendohej disa vjet më parë”, shkruan Campbell. Ai thotë se pavarësisht se njerëzit e paraqesin PR dhe marketimin negativisht duke u vënë nofka si propagandues, gënjeshtarë e të tjera, imazhi mbetet i rëndësishëm si për kompanitë ashtu edhe për njerëzit dhe vendet. “Kur një vend është pikturuar negativisht për një kohë të gjatë, është e vështirë ta ndryshosh atë”, shkruan Campbell duke pasur në mendje Shqipërinë dhe shton: “Kështu nëse unë them ‘Shqipëri...’ Saktësish. Unë e di se çfarë jeni duke menduar. Po kështu edhe shqiptarët. Ata kanë një problem ndërkombëtar, me shumë fokus në tranzicionin nga diktatura komuniste apo korrupsioni i sotëm, krimi i organizuar dhe mjaft negativitete të tjera. Filmi “Taken” nuk ndihmoi shumë në këtë imazh”. Campbell thotë se qeveria e re që ka një mazhorancë të madhe prej zgjedhjeve të fundit kërkon ta ndryshojë këtë dhe sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për të adresuar problemin e imazhit, por për një ndryshim të vendit në mënyrë që imazhi të zërë vend. Gara ndërkombëtare është hapur me 8 prill dhe data e fundit për aplikimet do të jetë 30 prilli dhe sipas Campbell që është pjesë e jurisë duket se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm duke thënë se ky reagim tregon që vendi po ndryshon, ndërsa thekson se shpreson që pas shkrimit

“U përfshiva në fushatën elektorale të Edi Ramës në opozitë dhe kam mbetur i përfshirë dhe tani që ai është kryeministër, sepse e njoh rajonin që prej luftës së Kosovës, më pëlqen, më tërheq politikisht dhe historikisht dhe gjithashtu flasim për një vend shumë të rëndësishëm strategjik. Vendet të cilat përpiqen që të ndryshojnë për më mirë, e meritojnë mbështetjen në këtë ndryshim”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama beson fort tek imazhi. Madje kritikët i mëshojnë fort faktit se ai merret më shumë me imazh sesa me punë. Sipas “Spin doctorit” të Tony Blair, Rama shpreson që përmes fushatës do të tërheqë përveç turistëve edhe investitorë dhe se një pjesë e qëllimit të fushatës ka të bëjë me marketimin e Shqipërisë si një vend tundues për të investuar.

të tij të ketë një fluks tjetër aplikimesh. “Ndryshimi po ndodh. Askush më pak se Angela Merkel e vuri te këtë kur takoi Ramën së fundmi dhe premtoi se do të vizitonte Tiranën brenda vitit tjetër dhe se gjithashtu do të përkrahte dhënin e statusit kandidat për në BE”, shkruan Campbell. Ai thotë se ky është një moment i madh dhe e shikon Gjermaninë si modelin që duhet ndjekur në përmirësimin e imazhi të rrënuar edhe pse sipas tij Shqipëria është një vend i vogël dhe i pafuqishëm dhe shumë stereotipe do të jenë të vështira të fshihen. Sipas Alastair Campbell imazhi në rastin e Shqipërisë do të shoqërohet me ndryshim të vërtetë për njerëzit. “Duke qenë artist para se të hynte në politikë, Edi Rama e kupton këtë (imazhin) më mirë se liderët e tjerë”, shkruan Campbell. Ai thotë se me kalimin e kohës përmendja e Shqipërisë do të sjellë një tjetër përgjigje dhe se vendi është shumë më shumë se sa stereotipet me të cilat përshkruhet apo kujtohet. Campbell thotë se do të mbetet për shumë kohë në Shqipëri. “U përfshiva në fushatën elektorale të Edi Ramës në Opozitë dhe kam mbetur i përfshirë dhe tani që ai është kryeministër sepse e njoh rajonin që prej luftës së Kosovës, më pëlqen, më tërheq politikisht dhe historikisht dhe gjithashtu flasim për një vend shumë të rëndësishëm strategjik. Vendet të cilat përpiqen që të ndryshojnë për më mirë e meritojnë mbështetjen në këtë ndryshim”, shkruan ai. Ndërkohë Mark Lukas, themelues dhe drejtues i “Silverfish Media”, që gjithashtu ka punuar me Ramën dhe Campbell gjatë fushatës elektorale. Ai thotë se ky konkurs është hapi i radhës që do të vendosë Shqipërinë në pozicionin e një vendi modern, plot ngjyra dhe energjik. Nuk është thjesht një ushtrim marketingu por lidhet me ndryshimin e vendit shton Lukas që gjithashtu ka punuar me partinë Laburiste në Britaninë e Madhe në fushatat zgjedhore të 1997-ës dhe 2010-ës. Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, të cilit Campbell i ka shërbyer si këshilltar, gjithashtu i ka dhënë këshilla strategjike partisë socialiste në zgjedhjet e fundit në vend dhe aktualisht po këshillon qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.04.2014

3

15-vjetori i eksodit të luftës Themelohet Dhoma e Tregtisë Shqipëri –Kosovë Nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një sërë marrëveshjesh konkrete me Kosovën, të cilat nisin me sistemin e unifikuar arsimor, materializimin e marrëveshjeve energjetike duke ngritur një treg të përbashkët në këtë sektor, jo vetëm për të siguruar energji për vete, por që mund të jenë edhe eksportuese të saj. Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë drejt një hapësire të përbashkët të prodhimeve bujqësore. Gjithashtu dje u themelua dhe Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi dhe kreu i Aleancës Kosovare, Agim Shenai. Pas heqjes së tatimit të dyfishtë, Shqipëria dhe Kosova do të heqin edhe doganën për mallrat e të dyja vendeve, ku pika doganore e Morinës do të kthehet, tha kryeministri Rama, “simbol i vlerës dhe i bashkëpunimit mes shqiptarëve”. “Ëndrra jonë është të jemi një komb i bashkuar në Europën e bashkuar, ëndrra jonë për të qenë një komb i bashkuar në Europën e bashkuar varet nga ne, se sa, si dhe kur bëhet realitet. Për sa na takon, ne do të bëjmë më të mirën që Shqipëria dhe Kosova të jenë më të mira falë punës sonë. Të tjerët do të punojnë më mirë pas nesh”, - tha Rama.

Rama: Mirënjohje edhe Berishës për çka bëri për Kosovën “Ne, fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin “çështja e Kosovës”, por që sot natyrshëm ka emrin “çështja e shqiptarëve” Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë dhe përfaqësues të politikës nga treva të ndryshme ku jetojnë shqiptarët janë mbledhur dje në Kukës, si qyteti simbol i stacionit të parë të pritjes së kosovarëve, që për shkak të dhunës së ushtrisë serbe detyroheshin të linin vatrat e tyre dhe të shpërnguleshin në vendet fqinje, pjesa kryesore drejt Shqipërisë. Veprimtari të ndryshme u zhvilluan në pikën kufitare të Morinit dhe në qytetin e Kukësit, i cili ishte mikpritësi kryesor dhe më i madh i qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre prej ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Rreth 100 të moshuar nga Kosova kanë udhëtuar në këmbë drejt Kukësit, ku janë pritur nga qeveritë ‘Rama’ dhe ‘Thaçi’. Dy kabinetet shqiptare, në këtë mbledhje të përbashkët në qytetin verior të Shqipërisë kanë shprehur mirënjohjen për pritjen dhe hapjen

e dyerve për qytetarët e Kosovës në ditët e represionit serb, duke e bërë në këtë ditë Kukësin kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Pamje të transmetuara përmes një dokumentari kanë rikthyer në vëmendje ato ditë lufte, kur askush nuk mund të dinte kur dhe kush ishte fundi, derisa vetëm pak vite më vonë, lufta e shqiptarëve të Kosovës dhe NATO do të mundësonin krijimin e shtetit më të ri të Europës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur në një takim përkujtimor në Pallatin e Kulturës të Kukësit, tha se lufta e shqiptarëve ishte e drejtë, ndaj edhe nderimi për viktimat dhe heronjtë e tyre është i madh. Ai theksoi se mikpritja e Shqipërisë për qindra mijë civilë të pambrojtur bëri që ata ta përballojnë luftën me dinjitet. Thaçi tha se politikat genocidale ndaj popullit shqiptar ishin krime kundër njerëzimit. Kjo është arsye-

Majko: në disa gjëra kemi mbetur shumë pas Ish-kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko ka shprehur dje në Kukës me rastin e 15-vjetorit të eksodit biblik të kosovarëve, përshtypjen e tij për këtë ditë. 15 vjet më pas, ai ndjehet plotësisht mirë për atë që është arritur midis dy vendeve Shqipëri- Kosovë, por thotë se me kalimin e kohës gjërat do të rregullohen. Majko dha një vlerësim të veçantë për Rrugën e Kombit, që sipas tij, nëse kjo nuk do të ishte ndërtuar sot, do ishin bllokuar në Kukës. “Prisja që rruga e re të jepte pak më shumë efekte. Kanë ndryshuar gjërat, por në disa gjëra kemi mbetur shumë pas. Te njohja me njëri-tjetrin. Ne e shohim kufirin me Kosovën akoma si kufirin me ish-Jugosllavinë dhe kjo është një idiotësi. Rruga sot nuk ishte problem, por po të ishim te rruga e vjetër, ne do të ishim bllokuar sot nga bora”.

ja pse e gjithë bota na ka mbështetur. “Kosova po ndërmerr hapa të shpejtë në integrimin euroatlantik, pas një procesi të suksesshëm të shtetformimit”, - tha Thaçi në fjalën e tij. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ndryshimet në të dyja anët e kufirit janë të mëdha 15 vjet pas asaj lufte të drejtë dhe bashkëpunimit për të përballuar atë krizë të rëndë humanitare, kur shqiptarët e Kosovës lanë shtëpitë përballë makinës vrasëse të Sllobodan Millosheviçit. Ai në fjalën e tij nuk la pa falenderuar për ndihmesën e tyre në përpjekjen e përbashkët të shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës edhe qeverisjen e PD-së dhe ishkryeministrin e saj, Sali Berisha. “Meqenëse jemi këtu në 15-vjetorin e eksodit, por gjithsesi jemi këtu me dy qeveri, me dy shtete, me një realitet tërësisht të transformuar, sigurisht që nuk do ta lë pa e shprehur

dhe mirënjohjen, jo vetëm për Presidentin tjetër që ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën e pavarësimit të Kosovës, Presidentin Bush, apo në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por, madje unë këtu dua të shpreh mirënjohjen edhe për Sali Berishën, edhe për Partinë Demokratike në qeveri, si pjesë e përpjekjes së përbashkët shqiptare për pavarësimin e Kosovës dhe për të arritur në këtë ditë ku ne shqiptarët të kemi mundësinë t’i themi vetes, dakord, ne ndahemi thuajse për të gjitha. Madje, në qoftë se e kthejmë në çështje politike, ne mund të ndahemi edhe për sa është ora; a është drekë apo është darkë; është mars apo është prill; edhe çfarë viti është. Por ne, fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin “çështja e Kosovës”, por që sot natyrshëm ka emrin “çështja e shqiptarëve”, - tha Rama.

Politika përgjysëm edhe në Kukës, Basha: S’kisha ftesë Kryeministria: Është për të ardhur keq që në një ditë përkujtimore kaq të rëndësishme, flitet për detaje protokollare të paqena. Fejzi Braushi

Përkujtimi i 15-vjetorit të eksodit të luftës së Kosovës në qytetin e Kukësit ka mbledhur përfaqësuesit e shqiptarëve nga të gjitha trevat, por jo gjithë politikanët e Shqipërisë. Edhe një herë politika brenda kufijve të Shqipërisë nuk ka mundur dot të shkëputet nga debati i përditshëm; dhe në këtë ditë ku është kujtuar një nga përpjekjet më të mëdha të shqiptarëve, siç ishte ajo për të përballuar pasojat e luftës së Kosovës, ajo është shfaqur e ndarë.

Në takimin përkujtimor të Kukësit kanë marrë pjesë politikanë pa dallime partiake të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, mazhoranca qeverisëse e Shqipërisë, por jo opozita e djathtë. Dje kreu i saj, Basha, i pyetur për këtë mungesë tha se nuk kishte ftesë. Ai bëri të ditur se organizatorët e kësaj ceremonie përkujtimore, pra qeveria shqiptare, nuk i ka nisur atij ftesë zyrtare për të marrë pjesë në të. Më tej ai do të shtonte se po të kishte ftesë, do të shqyrtonte praninë e tij në këtë aktivitet edhe në raport me atë se cili do të ishte roli i tij në të. “Ndonëse mund ta kenë dërguar sot në mëngjes, megjithëse po spekuloj edhe për këtë, deri në këtë moment që po më pyesni ju, nuk ka pasur asnjë ftesë për këtë aktivitet. Natyrisht, po të kisha ftesë do ta shqyrtoja në raport me për çfarë

do të isha ftuar dhe me angazhimet e mia të tjera. Por është rasti i dytë që ftesa bëhet sa për të larë gojën, siç ishte rasti i Vlorës”, - shtoi Basha. Këtë pretendim e ka hedhur poshtë qeveria, e cila nëpërmjet një sqarimi ka pohuar të kundërtën. Sipas saj, opozita ka qenë e ftuar për të marrë pjesë. “Është për të ardhur keq që në një ditë përkujtimore kaq të rëndësishme flitet për detaje protokollare të paqena. E vërteta është se opozita është ftuar në takimin e Kukësit, nominalisht, ashtu siç janë ftuar në aktivitete edhe të gjithë deputetët e Kuvendit, përfshirë deputetët e opozitës”, - thuhej në reagimin e qeverisë. Menjëherë pas këtij reagimi ka ardhur një kundërreagim tjetër i selisë blu, e cila konfirmoi në mënyrë përfundimtare se në drejtim të kryetarit të opozitës nuk ka patur asnjë

ftesë. Ndërkohë që duket se të dyja palët luajnë me fjalët, duke qenë se të dyja në qëndrimet e tyre kanë pjesë të së vërtetës, por jo të gjithë të vërtetën. Kështu, të pyetur nga gazeta, deputetët e opozitës kanë konfirmuar se megjithëse me vonesë, atyre u ka ardhur ftesa në kutinë postare të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, ata kanë gjykuar që të mos jenë të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar nga qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës. Ndërkohë që gazeta ka pyetur në telefon edhe Protokollin e qeverisë nëse i ishte dërguar apo jo ftesë kryetarit të opozitës, pyetje që nuk mori një përgjigje të saktë, pasi drejtuesit e Protokollit në Kryeministri i janë shmangur dhënies së një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, duke u shprehur se “nuk jemi në gjendje të japim një përgjigje të saktë”.


6

aktualitet

Arrestohet pritësi në Turqi i “xhihadistëve” shqiptarë Gerti Pashaj, i akuzuar si pritësi në Turqi i luftëtarëve shqiptarë në Siri, është arrestuar dje në Rinas. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, që thanë se Pashaj 30 vjeç, nga Cërriku i Elbasanit, u ndalua disa ditë më parë nga autoritetet policore turke, ndërsa rezultonte të ishte në listën e personave të kërkuar nga policia dhe Prokuroria shqiptare, i akuzuar për rekrutime të paligjshme. Ai është shpallur në kërkim më 11 mars të këtij viti, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pashaj rezultonte

të ishte në listën e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare për këtë çështje, ndërsa emri i tij ishte edhe në listën e personave ndër më të kërkuar nga Interpoli. Ndërkaq pak ditë pas ndalimit të tij nga autoritetet policore turke, ai u deportua në drejtim të Shqipërisë, duke shmangur në këtë mënyrë edhe procedurën e ekstradimit të tij, që do t’i kishte kushtuar kohë dhe para autoriteteve shqiptare të drejtësisë si dhe shtetit. Sapo ai ishte ndaluar nga policia turke në Stamboll, ndërsa dyshohet se gjatë kësaj kohe

kishte qenë në Siri, ku mendohet se ka qëndruar dhe ka pritur rekrutët shqiptarë për t’i hedhur në atë që grupi i të arrestuarve e quante “Lufta e Shenjtë”. Ndërkaq, menjëherë pas zbritjes së tij nga avioni i linjës ajrore turke “Turkish Airlines”, ai është arrestuar nga policia e komisariatit të Rinasit dhe menjëherë më pas i është komunikuar se ishte në gjendje arresti në bazë të një vendimi të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë. Veç tyre më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia kishin ekze-

kutuar vendimet e Gjykatës për arrestimin e Genci (Abdurrahim) Ballës, i vetëshpallur imam i xhamisë tek Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, në cilësinë e organizatorit. Bujar Hysa, i vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, Edmond Balla, organizator, Zeqir Imeri, organizator pjesëmarrës, Verdi Morava, financues Fadil Muslimani (Dervishi), ndihmës, Astrit Tola ndihmës, si dhe Orion Reçi, ishin të arrestuarit e tjerë.

dëshmitë

Gjyqtarët e proceduar Albano Çepele, shkarkim nga detyra Elona Gjoka transferohet për dy vite në Gjykatën e Kavajës Enkelejda Hoxha, “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” Nazmije Pengili, “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” Engjëllushe Tahiri, “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”

KLD shkarkon vetëm 1 gjyqtar, katër të tjerët ia hedhin me vërejtje Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele për shkelje të rënda në detyrë. Tërhiqet kërkesa për shkarkimin e dy gjyqtarëve të Krujës, ndërsa gjyqtarja e Tiranës transferohet në Kavajë Leonard Bakillari Tiranë Ministri i Drejtësisë dhe KLD janë ndarë “barazim” në betejën për procedimin disiplinor të të paktën pesë gjyqtarëve të kapur me shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të mbledhjes maratonë, që sipas KLD-së kishte në fokus vetëm shqyrtimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve është shkarkuar vetëm një prej tyre, ndërsa të tjerët “ia kanë hedhur” me vërejtje apo transferim. KLD ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës Albano Çepele për shkelje të rënda në detyrë. Sipas një njoftimi të KLD-së mësohet se ministri i Drejtësisë, Nasip Naço është tërhequr nga propozimi për shkarkim nga detyra të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Krujës, duke kërkuar ndaj tyre masën vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra. Mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe asnjë prej institucioneve të përfshira në “betejën” e ndëshkimit të gjyqtarëve nuk ka argumentuar publikisht tërheqjen e ministrit Naço. KLD ka vendosur me shumicë votash të rrëzojë një prej kërkesave të ministrit Naço për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Engjëllushe Tahiri, ndërsa ka vendosur transferimin në një gjykatë më të ulët të gjyqtares Elona Gjoka. Sipas vendimit të KLD-së, gjyqtarja Gjoka do të transferohet për dy vite nga Gjykata e Tiranës në Gjykatën e Kavajës. Vendimi i djeshëm i KLD-së i parapriu një fjalimi të Presidentit të Republikës, i cili ka deklaruar në fillim të mbledhjes se të gjithë gjyqtarët që shkelin ligjin do përballen me rreptësinë e tij. “Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani u shpreh se KLD nuk do të hezitojë asnjëherë që ata gjyqtarë, të cilët do të guxojnë të shkelin dhe mos respektojnë ligjin, do të përballen me masa tepër të ashpra”, thuhet në njoftimin e KLD-së. Sipas deklaratës për media bëhet e ditur se të gjitha procedimet e shqyrtuara në mbledhjen e djeshme janë iniciuar nga KLD-ja pas ankesave të qytetarëve ndaj

gjyqtarëve të inspektuar dhe të kapur me shkelje. “Në të pesë rastet e propozuara për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qenë iniciativë e Inspektoratit të KLD-së bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni”, thotë deklarata e KLD-së. Shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit kanë të bëjnë kryesisht me zvarritje të pajustifikuar të procesit gjyqësor, duke përfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve, shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë. Por pavarësisht shkeljeve të evidentuara nga inspektorati i KLD-së vetëm një prej pesë gjyqtarëve të proceduar është shkarkuar nga detyra. Kjo për faktin se Ministri i Drejtësisë është tërhequr nga masa “shkarkim nga detyra” për gjyqtaret e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Nazmije Pengili. “Ministri i Drejtësisë kërkoi ndryshimin e propozimit fillestar nga “shkarkim nga detyra” në “vëretje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për masën disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, thotë KLD teksa i referohet masave të dhëna ndaj gjyqtareve Enkelejda Hoxha dhe Nazmije Pengili. Më pas mbledhja ka vijuar me shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës, Engjëllushe Tahiri, për të cilën ministri i Drejtësisë kërkoi masën disiplinore “shkarkim nga detyra”. “Pas diskutimeve, Këshilli rrëzoi me shumicë votash këtë propozim të ministrit të Drejtësisë dhe miratoi propozimin e dytë të tij për masën disiplinore “vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra” për znj. Engjëllushe Tahiri, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë”, thuhet në deklaratën e KLD. Një nga vendimet e mbledhjes së djeshme ishte edhe transferimi për një periudhë dyvjeçare i gjyqtares Elona Gjoka nga Gjykata e Tiranës në atë të Kavajës.

inspektimet

Padia e Naços, zhduken tre dosje gjyqtarësh Ministria e Drejtësisë njoftoi dje se ka denoncuar në prokurori zhdukjen e tri praktikave të kontrollit për gjyqtarë që dyshohet se kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Dosjet respektive i përkasin inspektimit të kryer nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili materialet i ka përcjellë për kompetencë në Ministrinë e Drejtësisë. Është ministri autoriteti kompetent që ka të drejtë të propozojë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të kapur me shkelje. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dërguar pranë Ministrisë së Drejtësisë, me shkresat nr. 848, datë 20.03.2013, dhe nr. 161/1, datë 02.04.2013, kërkesat për vlerësimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, SH.P, dhe gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, E.M, së bashku me dokumentacionin shoqërues”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë. Por nga verifikimet e kryera rezulton se dosjet nuk gjenden në protokoll, ndërsa rezulton se ish-ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi i janë dorëzuar memot për secilën dosje, me qëllim që ai të vlerësonte informacionin dhe të vendoste nëse ka vend për masë disiplinore ndaj gjyqtarëve ose jo.

Motra e Lamajt: Frroku e kërcënoi tim vëlla me jetën e së bijës Bashkëshortja e kryekomisarit Dritan Lamaj dëshmoi dje në gjyqin ndaj Arben Frrokut, personi kryesor i akuzuar për ekzekutimin e të shoqit. Anila Lamaj tregoi se ka dëgjuar një breshëri automatiku dhe menjëherë pas kësaj i ra telefonit të bashkëshortit. “Dritani ka dalë nga shtëpia në orën 18:00. Dëgjova breshëri automatiku në orën 18:25 minuta. Dola në ballkon dhe fillova t’i bija telefonit të Dritanit, por më dilte i zënë. Kam zbritur dhe më kanë thënë që është plagosur dhe kam shkuar në Spitalin Ushtarak”. Në dëshminë e saj, ajo pohon se përveçse problemeve me të akuzuarit, nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti tjetër të bashkëshortit të ndjerë. “Përveçse problemet me Frrokun, nuk di të tjera. E dija që kishte procese të hapura me Arben Frrokun”. Anila Lamaj, e pyetur në sallën e gjyqit nëse e ka njohur më parë Frrokun, përgjigjet ‘jo’. “Nuk e kam njohur më parë Frrokun, vetëm pas vrasjes e kam njohur dhe me fytyrë. Më kanë thënë se Dritani është qëlluar nga 3 persona të maskuar dhe se autorët ishin me një makinë tip “BMW”. Më pas, në gjykatë dëshmoi motra e Dritan Lamajt, Esmeralda, e cila pohoi se i vëllai ishte kërcënuar me jetë nga Frroku. Motra e kryekomisarit zbardhi një bisedë me Dritanin, kur ky i kishte thënë se ishte kërcënuar me jetën e vajzës. “Para ngjarjes, Tani më ka folur për Arben Frrokun që kishte konflikte, ai më këshillonte të kisha kujdes. Në një bisedë të pak ditëve para vrasjes, Tani më tha: Arben Frroku më ka kërcënuar me jetë, bëj kujdes motër, jemi në Shqipëri”. Më pas është dëgjuar dëshmia e Arben Frrokut, të akuzuarit, i cili theksoi orën e nisjes nga Tirana dhe sesi e mësoi lajmin e vrasjes së Dritan Lamajt. “Jam nisur nga Tirana në orën 17:30 dhe më vonë ka marrë vëllai në telefon, duke më thënë se është vrarë Dritan Lamaj. Vëllai më tha se më kërkon policia. I kam thënë se sapo të mbaroj punë me avokatin do të vij. I thashë vëllait se do të vij të nesërmen në Tiranë”, -thuhet në deklarimet e Arben Frrokut. Ai ka shtuar më tej se konfliktet me Lamajn i kishte denoncuar në rrugë institucionale.


4

në fokus

“Nuk kemi parë prej kohësh të ulet ndonjë avion apo helikopter në pistë. Rasti i fundit ishte ai i përmbytjeve të zonës së Nënshkodrës, kur sillni ndihma me helikopterë”,-na përgjigjet Gjergji, kur e pyesim nëse kanë parë apo dëgjuar uljen e avionëve në pistë.

Në bazën ajrore

Barinjtë e Gjadrit: Kemi parë kontrolle Ushtrie, por jo avionë në pistë

Në aeroportin e braktisur të Gjadrit, ku dyshohet se ka pasur ulje të avionëve të dyshimtë. Banorët e zonës: Të fundit janë ulur helikopterët e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë. Dëshmitë flasin për një kontroll të forcave të Ushtrisë dhe Policisë, pak muaj më parë Nga Gjadri/ Dashamir Biçaku Tirana politike zien nga akuzat për trafik droge nga ish-baza ajrore, por banorët e Gjadrit janë indiferentë. Në pistën që dikur shërbente për ngritjen e aeroplanëve MIG, sot gjen plehra të hedhura, e diku ndanë saj, një grumbull të madh inertesh. Është kjo gjithë çfarë ka mbetur nga aeroporti i dikurshëm strategjik i Ushtrisë shqiptare. Pranë pistës takojmë Gjergjin, që bashkë me të shoqen kujdesen për një tufë delesh. “Nuk kemi parë prej kohësh të ulet ndonjë avion apo helikopter në pistë. Rasti i fundit ishte ai i përmbytjeve të zonës së Nënshkodrës, kur sillni ndihma me helikopterë”,-na përgjigjet Gjergji, kur e pyesim nëse kanë parë apo dëgjuar uljen e avionëve në pistë. Kureshtar për bisedën, pranë nesh afrohet edhe një 45-vjeçar i zbritur nga Kukësi. Por a kanë parë ata forca ushtrie apo policie, duke ushtruar kontrolle në zonë? Bariu nga Gjadri kujton një episod të pak ditëve më parë, kur forca të Ushtrisë dhe Policisë i kishin larguar nga pista, së bashku me bagëtitë. “Ka pak muaj që këtu u shfaqën njerëz nga Ushtria dhe policia. Na larguan që këtu dhe na thanë se duhej të bënin stërvitje”,-tregon më tej Gjergji për MAPO-n. Kjo periudhë përkon me tetorin e vitit të kaluar, kur pas informacioneve për uljen e një avioni të vogël, forca të Policisë Ushtarake, SHIU-t dhe policisë së Lezhës kanë ushtruar kontrolle në zonë. Të njëj-

tin fakt pohojnë edhe dy banorë të tjerë të zonës, të cilët e kujtojnë zbarkimin e forcave të Ushtrisë, si një ngjarje të pazakontë në pistën e Gjadrit. *** Rrugës për në fshat, deri pranë aeroportit të braktisur, mjetet lëvizin normalisht, ndërsa ndonjë banor brenda gardhit të tij ushqen bagëtitë, thotë se ka kohë që nuk dëgjojnë më zhurmë avioni. “Tash janë mbyll në tunele e nuk fluturojnë ma”, - përgjigjet një tjetër banor i Gjadrit. Pasi ke lënë pas afërsisht 3-4 kilometra nga rruga kryesore, përpara del një sipërfaqe betoni e shtruar që zgjatet deri tek porta e bazës ushtarake. Një ushtar qëndron në vend roje dhe afrohet sapo na sheh të ndalojmë pranë portës. “Nuk e di nëse komandanti është këtu”,- thotë ai e shkon të pyesë. Përrreth zonës, syri të rrok ngrehinat e asaj që dikur duhej të ishte baza ajrore e Ushtrisë. Godinat dy- tri katëshe dhe një tjetër pesë katëshe, që banorët e quajnë “Hoteli” të japin përshtypjen se dikur këtu ka pasur jetë. Tashmë gjithçka është fikur. Pas pak minutash, aty mbërrin një burrë civil, që thotë se do ta njoftojë komandantin, por se tashmë orari zyrtar ishte i mbyllur. Pak minuta më vonë, komandanti mbërrin aty. I bëjmë me dije arsyen e vizitës, por ai na përgjigjet me kumt ushtarak: Vetëm komandanti i Forcës Ajrore mund të flasë! Baza që sot ka më pak se 20 efektivë ushtrie, ruhet me masa të zakonshme sig-

Dy barinjtë që kullosin bagëtitë pranë pistës së aeroportit

urie, edhe pse ajo ka një sipërfaqe të madhe dhe objekte që cilësohen të rëndësishme për t’u ruajtur. Ndërsa lëmë pas bazën me refuzimin e një zyrtarëve, drejtohemi për atje ku MIG-ët dikur çanin qiellin. Dy banorë që gjuajnë peshk në shtratin e lumit Gjadër, qeshin tek sa dëgjojnë historinë e avionëve, ndërsa e presin shkurt se ajo pistë nuk ka parë avionë prej vitesh të tëra. “Erdhën një herë amerikanët para shumë vitesh, qëndruan pak por më pas ikën”,- tregon një prej tyre, ndërsa shton se është e pamundur të fluturohet në atë pistë tashmë.

verifikimet

Avioni “Jet” që ngatërroi hetuesit e Ushtrisë Disa muaj më parë, një grup specialistësh të Policisë së Shtetit, Ministrisë Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë vizituan bazën ajrore të Gjadrit e ngrehinat e saj, si dhe inspektuan të gjithë pistën. Gjatë inspektimit dhe kontrollit, është vërejtur se në një pjesë të pistës, pranë një banese, ndodhej një avion i vogël pasagjerësh i llojit “Jet”. Ky mjet fluturues është kontrolluar nga policia, e cila ka kryer edhe një këqyrje të tij si dhe një kontroll për gjendjen teknike. Është mësuar se mjeti nuk ishte në gjendje teknike për të fluturuar si dhe se kishte probleme të tjera të karakterit teknik. Ndërkaq kontrolli dhe këqyrja mësohet se ka vijuar edhe për të verifikuar nëse në mjet kishte objekte apo sende të paligjshme, apo mund të ketë pasur më parë. Ky verifikim ka rezultuar negativ, duke arritur në përfundimin se mjeti nuk kishte pasur sende të kundraligjshme në momentin e kontrollit. Inspektimi i kryer në bazë nga Shtabi i Ushtrisë, si dhe nga Policia e Shtetit, është referuar nga palët në një relacion që më pas mësohet se iu është nisur qendrës.

Basha pyet Ramën: A ke informacion për përdorimin e FA-së në trafikun e drogës? “Opozita ka kërkuar nga qeveria dhe kërkon tashmë jo vetëm nga ministrja e Mbrojtjes por edhe nga Kryeministri, të shprehen mbi një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për opinionin publik, për shoqërinë, për vendin, për çështjen nëse kanë apo jo dijeni për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh”. Z. Basha, çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Demokratike pas rrëzimit së kërkesës për ministren Kodheli nga Komisioni i Sigurisë? Rrëzimi i kërkesës është absurd, i paprecedentë dhe do të thosha, i paligjshëm. Opozita ka kërkuar nga qeveria dhe kërkon tashmë jo vetëm nga ministrja e Mbrojtjes por edhe nga kryeministri, të shprehen mbi një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për opinionin publik, për shoqërinë, për vendin, për çështjen nëse kanë apo jo dijeni për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh. Dhe nëse kanë dijeni, çfarë masash kanë marrë. Heshtja apo akoma më keq refuzimi për t’u përgjigjur, apo akoma më keq, kri-

jimi i pengesave artificiale dhe antiligjore si në rastin e z. Braho, vetëm sa shtojnë peshën dhe barrën e dyshimit dhe nuk ndihmojnë aspak për transparencën dhe daljen e përgjegjësive të gjithsekujt. Akoma më pak e ndihmon këtë taktika e vjetër dhe e dalëboje e hapjes së 100 çështjeve të tjera, shumica prej të cilave të pavërteta me shpresën se opinioni publik do të ngatërrohet si një fëmijë i vogël dhe do të harrojë çështjen kryesore. Çështja kryesore e cila nuk mund të ikë është; z. Kryeministër, a ke apo jo informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh? Nëse ke, çfarë masash ke marrë? Kjo tashmë është një pyetje jo vetëm e opozitës, por është pyetje e opinionit publik. Jam i sigurt që është një pyetje që do ta ndjekin me shumë interes edhe partnerët tanë. Është në dinjitetin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s, është në dinjitetin e Forcave të Armatosura që e kanë fituar vetë dhe që e kanë pavarësisht sindromave të vitit zero të kësaj administrate, që të përgjigjet dhe

të marrë përgjegjësi karshi kësaj pyetjeje dhe detajeve që janë të lidhura me këtë pyetje. Do të kërkoni interpelancë me ministrin Tahiri? Ju siguroj që opozita nuk e ka të drejtën morale të tërhiqet nga kërkesa për transparencë në këtë rast.

Z. Basha, faktet dhe indiciet që keni për zonjën Kodheli, do i dërgoni në Prokurori? Edhe një herë dua ta bëj fare të qartë qëndrimin tim dhe të mos lejoj asnjëlloj spekulimi. Partia Demokratike i kërkon ministres, tashmë i kërkon Kryeministrit, të prononcohet nëse ka dijeni apo jo për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik droge. Kjo është një çështje e përgjegjësisë politike, sikundër është çështje e mungesës së përgjegjësisë mospërgjigja deri dhe pengimi i ardhjes së ministres për t’u përgjigjur para Parlamentit, gjë që është e padëgjuar në demokracitë parlamentare. Drejtësia ka punën e vet dhe e bën punën e vet sipas ligjeve të vendit. Ne kemi detyrën tonë për transparencë dhe këtë po bëjmë. Z. Basha, nesër kemi një afat të vendosur nga mazhoranca për reformën territoriale. A do i dërgojë PDja emrat në komision? Qëndrimin për këtë çështjen e kemi bërë fare të qartë në mënyrë të përsëri-

tur dje dhe pardje. Z Basha, a besoni se mund ta marrim statusin në këtë situatë siç jemi sot? Partia Demokratike beson se statusi është një etapë e përmbushur nga Shqipëria. Gjatë kohës që ishim ne në qeverisje madje. Dhe ne nuk shohim asnjë arsye që statusi kandidat të mbetet peng i një qeverisjeje që e ka nisur keq dhe vazhdon akoma edhe më keq. Statusi kandidat nuk është fundi i rrugëtimit. Kemi negociatat, që është një proces i gjatë dhe i vështirë dhe që çon drejt anëtarësimit. Prandaj dhe ne insistojmë tek statusi kandidat në njohjen e meritave të Shqipërisë e shqiptarëve, të mazhorancës sonë nëse dëshironi, që i kreu reformat, mori rekomandimin, i plotësoi edhe ato 3 kritere të fundit që i mbante peng ish-opozita, kreu dhe zgjedhjet dhe tani meriton statusin jo më pak seç e meritojnë vende të tjera të rajonit. Por kjo nuk lidhet aspak me shqetësimet tona për natyrën antidemokratike të veprimeve që ka ndërmarrë kjo mazhorancë…


1

në fokus

10 Prill

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi në seancën e së enjtes në Kuvend se kishte informacion që infrastruktura e Ushtrisë përdorej për trafik droge. Kjo deklaratë u përforcua edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së përgjatë kësaj jave

2

Gazeta MAPO

3

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14 Prill

Pas një kërkese publike, Ministria e Mbrojtjes i dërgon një letër Prokurorit të Përgjithshëm, që të nisë hetimet për akuzat e PD. Kodheli tha se po hidhet baltë mbi Forcat e Armatosura dhe kërkoi verifikimin e akuzave

Dyshimet për Divjakën dhe Gjirokastrën Dy vende të tjera, të dyshuara për transportin e lëndëve narkotike në rrugë ajrore janë Divjaka dhe Gjirokastra. Sipas burimeve nga opozita, informacionet e siguruara tregojnë se në ditë të caktuara, radarët e Ushtrisë që ndodhen pranë këtyre dy zonave janë fikur qëllimisht, për të mos regjistruar uljet dhe ngritjet e avionëve të vegjël që kryejnë transportin e lëndëve narkotike. Një fakt i tillë u pohua dje në një intervistë televizive edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se përmes një SMS-je i kishte ardhur informacioni se një avion ulej çdo natë në orën 20:00 në një fshat pranë Divjakës dhe

17.04.2014

5

15 Prill

Komisioni i Sigurisë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të dëgjuar në seancë ministren Kodheli. Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi këtë vendim në kundërshtim me ligjin dhe përsëriti thirrjen për transparencë

deklarata

merrte ngarkesën. Në kulmin e debatit për këtë çështje, ministrja e Mbrojtjes i ka kërkuar disa herë Prokurorisë të hetojë akuzat e opozitës, por ende organi i akuzës nuk ka nisur një hetim për çështjen. Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, Albi Serani tha se Prokuroria ende nuk ka një vendim përfundimtar për hetimin e akuzave të pretenduara nga deputetët e Partisë Demokratike. Kjo çështje pritet të jetë beteja e radhës mes mazhorancës dhe opozitës në seancën parlamentare të ditës së enjte, ku përfaqësues të dy forcave politike thonë se do të vërtetojnë diçka me prova e dokumente.

Imami: Në kohën tonë nuk ka pasur informacion për trafik droge “Nuk ka pasur asnjë informacion në kohën tonë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantët e drogës”. Ky ishte qëndrimi i ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i pari zyrtar i PD-së që ka denoncuar përdorimin e bazave të ushtrisë për trafik. Imami tha dje se kryeministri Rama dhe dy ministrat e tij, ai i Brendshëm dhe ministrja e Mbrojtjes nuk mund të fshihen së pari pas Forcave të Armatosura. “Kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me administrimin dhe politikat, të cilat kanë qenë tërësisht tolerante ndaj narkotikëve në këto muaj të qeverisë socialiste. Në mandatin e Partisë Demokratike në qeverisje, nuk kemi pasur asnjë të dhënë për përdorimin e infrastrukturës ushtarake, e përsëris, për trafikimin e lëndëve narkotike. Ne nuk kemi pasur asnjë të dhënë dhe asnjë informacion. Po bëhen përpjekje, sigurisht për të mos u përgjigjur, kjo është e qartë, pyetjeve të cilat i janë shtruar qoftë Kryeministrit, qoftë ministres së Mbrojtjes, qoftë ministrit të Brendshëm, me qëllim për të humbur fokusin. Ne po i përgjigjemi drejtpërdrejt meqenëse na e kanë bërë pyetjen. Jo, nuk ka pasur informacion, nuk ka pasur të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantët e drogës”, - përfundoi Imami. Reparti ushtarak Gjadër

Berisha: Në Divjakë ulet çdo ditë një avion dhe merr ngarkesa droge Ish-kryeministri rrëfen SMS që e informon për trafikun e drogës në Divjakë dhe shton se implikimi i bazave ushtarake është i faktuar me dokumente. “Ke denoncime nga punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk mund të pranojnë situatën katastrofale të krijuar me Forcat e Armatosura” Ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi dje akuzat e PD-së për trafik droge nga bazat ushtarake. Në një intervistë për ABC News, Berisha tha se Shqipëria është shndërruar në një protektorat droge, ku ndodh edhe gjëja më e paimagjinueshme; ajo e trafikut nga bazat ushtarake. “Muaj më parë më vjen një SMS dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Jua jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë”, - tha ish-kryeministri. Ai shpjegoi më tej se fillimisht nuk e kishte besuar se kjo ndodhte edhe në bazat ushtarake. Ish-kryeministri Berisha shton megjithatë se është bindur nga dokumentet. “Ky është fakt me dokumente. Dhe në vend se të bëjnë transparencën, ata nuk lejojnë transparencën. Po nëse je i pastër, zoti kryeministër, atëherë si ka mundësi që nuk pranon të zbardhet e vërteta?”- pyet Berisha në intervistën e tij. Ai shtoi më tej se një fakt i tillë është denoncuar nga punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, që sipas tij nuk mund të pranojnë një situatë katastrofale që po krijohet nga Forcat e

Armatosura. “Është jashtë çdo imagjinate”, - ka vazhduar më tej Berisha, duke thënë se qytetarët shqiptarë e meritojnë statusin, por se qeverisja e vendit po shkon drejt rrokullisjes. Ish-kryeministri Berisha e akuzoi Ramën se po zhbën standardet, duke shpallur një luftë të hapur me institucionet e pavarura. “Ka kaq muaj që lufton me mandatet kushtetuese dhe ligjore të të emëruarve. Ka kaq muaj që Edi Rama bën gjithçka për të përqendruar në duart e veta pushtetin e Presidentit dhe çdo pushtet tjetër. Ka kaq muaj që kanë thërrmuar dhe bërë të paqenë sigurinë ligjore”, - shtoi ai më tej në ABC News. Situata e rendit ka qenë një tjetër shqetësim i ish-kryeministrit, duke e cilësuar atë dramatike. “Pohuan vetë se vrasjet janë dyfishuar në mars, janë dyfishuar të gjitha krimet. Sot ka një situatë dramatike. Pyesni biznesmenët. Kanë filluar gjobat, tregojnë. Kishte përpara kriminalitet rruge, por s’kishte banda që vinin gjoba, kurse tani vendosja e gjobave nga bandat e qeverisë është bërë ligj. Dikujt i marrin 1 milion euro, dikujt tjetër 1 milion e gjysmë, e kështu me radhë.

Pra, rendi po shkon drejt një përkeqësimi”,- tha Berisha. I pyetur për mesazhin e Kancelares gjermane për përmirësimin e drejtësisë, Berisha tha se një gjë e tillë duhet interpretuar drejt. “Nëse Kancelarja do të dinte se Edi Rama merr dhe kërcënon direkt në telefon gjykatësit për vendimet që japin kundra, ajo do ta gjente të paimagjinueshëm një veprim të tillë. Por ky është një realitet. Pra pa diskutim, drejtësia duhet të përmirësohet dhe drejtësia është një problem kryesor. Po kush e përmirëson drejtësinë? A mund ta përmirësojë një njëri që është i zhytur nga koka deri te këmbët vetë në korrupsion?” - pyeti ai. Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se me ndërhyrjet e tij po shkon drejt Enver Hoxhës, jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe me ILDKP-në dhe institucionet e tjera të pavarura. Për këto arsye, Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta të fuqishme për të asgjësuar këtë revansh qeveritar. “Nuk është kohë revanshesh, është kohë ligjesh, praktikash ligjore dhe ecurie, se këta të çojnë drejt destabilizimit. Pra, fjala po vjen me shpejtësi të madhe tek qytetarët”, - përfundoi Berisha.


ngjarje e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17.04.2014

7

PD: Zhdukja e dosjeve? Fabul e Ministrisë së Drejtësisë TIRANË Dy ditë më parë, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka denoncuar në prokurori zhdukjen e tri praktikave të kontrollit për gjyqtarë që dyshohet se kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. Por për Partinë Demokratike, një denoncim i tillë është vetëm një fabul e krijuar nga vetë ministria e Drejtësisë, për të larguar, sipas saj, vëmendjen nga skandalet e tjera. “…Ministria e Drejtësisë po bën një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimet qeveritare dhe nga skandalet që kanë mbërthyer ekzekutivin, duke sajuar një fabul me

humbje dosjesh. Ministri i Drejtësisë mund të jetë duke kërkuar pretekste për plojën e re në administratë, për të hequr edhe profesionistët e fundit që kanë mbetur e për ti zëvendësuar me militantët e partisë, por kjo nuk e fsheh dot të vërtetën. Dhe e vërteta është kjo; Asnjë dosje nuk ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë. Origjinalet e dosjeve janë në KLD, kopjet dhe raportet elektronike janë në kompjuterët e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë”, - tha dje koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi. Më tej ajo sqaron: “Gatë vitit

2013, nga KLD janë dërguar 15 kopje dosjesh (origjinalet i mban KLD) dhe të gjitha janë vënë në lëvizje nga administrata. Asnjë letër nuk ka humbur në Ministri, dhe aq me pak dosje. Dosjet e inspektimit mbahen nga inspektoret dhe nuk mbahen në protokoll. Në protokoll kalojnë vetëm memo dhe raportet e hartuara mbahen në mënyrë elektronike nga inspektorët bashkë me dosjet. Por edhe këto dosje janë fotokopje sepse origjinalet e tyre i mban Këshilli i Lartë i Drejtësisë, siç i disponon dhe sot”.

"Asnjë dosje nuk ka humbur në Ministrinë e Drejtësisë. Origjinalet e dosjeve janë në KLD, kopjet dhe raportet elektronike janë në kompjuterët e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë”

Reforma territoriale

Shehi: Ka kohë për konsensus, protesta nuk do ndihmonte Projekt-vendimi ri për reformën territoriale pritet që të miratohet sot në seancë. Sipas vendimit të ri komisioni do të ketë vetëm anëtarë nga mazhoranca. TIRANË Përpos ultimatumit të lëshuar nga PS-ja se sot është dita kur skadon afati për opozitën lidhur me qëndrimin që ajo duhet të mbajë për reformën territoriale, kryetari i LZHK-së, pjesë e gr upit parlamentar demokrat, Dashamir Shehi shprehet se ka ende kohë për konsensus. “Reforma administrativo-territoriale duhet të jetë afatgjate dhe t’i rezistojë kohës. Mendoj se ka akoma kohë dhe mundësi që të gjendet një zgjidhje”, - tha Shehi për gazetën “Mapo”. Shehi i mëshon konsensusit për vetë natyrën specifike që ka kjo reformë, pasi përmbajtja e saj do të zbatohet edhe nga qeveritë e tjera pasardhëse. “Për pasojë kohës i reziston një gjë që bëhet me konsensus”, shton ai. Shehi nuk e sheh pozitivisht as qëndrimin e opozitës e cila ka paralajmëruar protesta në rast se reforma miratohet vetëm me votat e mazhorancës, qëndrim ky i përsëritur edhe dje nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi sot mund të ketë një mijë motive për të bërë protestë, por në optikën e tij zh-

villimi i tubimeve për reformën territoriale nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe. “Në këtë rast protesta nuk është se ndihmon ndonjë gjë të madhe…Nëse reforma shërben si sebep për protesta, unë them që nuk ka ndonjë vlerë të madhe”, - nënvizon ai. Shehi është nga ata politikanë që pak flet për optimizëm qoftë edhe në rastin e rrjedhës politike që do të marrë reforma administrativoterritoriale. Sipas tij, duhet seriozitet, këmbëngulje dhe dëshire për të cuar punët përpara. “Unë besoj tek puna dhe realizimi i gjërave konkrete që i shohin njerëzit. Optimizmin e lëmë me gjëra të tjera…”, - shton ai. Projekt-vendimi

Projekt-vendimi i hartuar nga mazhoranca është gati. Ky draft synon të ndryshojë vendimin për funksionimin e komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale. Përmes këtij projekt-vendimi, të majtët kanë menduar që për të zhbllokuar situatën, të ndërhyjnë vetëm në tri pika të vendimit ekzistues që garantonin

Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi sot mund të ketë një mijë motive për të bërë protestë, por në optikën e tij zhvillimi i tubimeve për reformën territoriale nuk do të kishte ndonjë vlerë të madhe.

funksionimin e komisionit me konsensusin e të dyja palëve. Në kushtet kur opozita e ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë në këtë komision pa garantuar më parë konsensusin e miratimit të kësaj reforme edhe në seancë plenare, mazhoranca ka vendosur të heqë të gjitha ato pengesa që kërkonin praninë e të dyja palëve për veprimtarinë e komisionit. Ndërhyrjet në vendimin aktual do të prekin barazinë

mazhorancë-opozitë të komisionit dhe gjithashtu pritet të shtohet dhe numri i anëtarëve të këtij komisioni nga 16 në 18. Anëtarët që do të shtohen do të jenë sërish përfaqësues të mazhorancës. Me këtë ndryshim krijohet mundësia që mazhoranca e majtë të ketë në komision kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjet, por edhe për të marrë vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve. N.Perndoj

Draft-rezoluta e BE-së, PS e PD nuk gjejnë konsensus Basha: “Draftit tonë të fundit, papritur, mazhoranca iu përgjigj me një draft 6 apo 7 etapa përpara. Pra si të thuash, draftit tonë 10 iu përgjigj me draftin 3 apo 4, në momentin e fundit kur ne kërkonim ta finalizonim, çka ishte e pakuptueshme” TIRANË Mazhoranca dhe opozita janë kthyer në pikën e fillimit sa i përket mundësisë së arritjes së një konsensusi mes tyre për miratimin e draftdeklaratës së takimit të përbashkët parlamentar BE-Shqipëri. Opozita akuzoi dje mazhorancën se është kjo e fundit pengesa për kalimin me konsensus të deklaratës. “…Për 3 javë nga shumica nuk pati absolutisht asnjë hap. U kujtuan fundjavën e fundit. Patëm ne-

gociata intensive dhe ishte bindja dhe shpresa ime që po arrinim në një konkluzion pozitiv. Draftit tonë të fundit, papritur, mazhoranca iu përgjigj me një draft 6 apo 7 etapa përpara. Pra si të thuash draftit tonë 10, iu përgjigj me draftin 3 apo 4 në momentin e fundit kur ne kërkonim ta finalizonim, çka ishte e pakuptueshme. Nuk e di nëse ka mbetur akoma kohë por nga ana jonë ka një dëshirë dhe vullnet për ta finalizuar nëse jemi akoma në kohë, mjafton që këtë vullnet ta ndajë edhe mazhoranca”, - tha dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Më konkrete në ecurinë e bisedimeve për miratimin e draft-rezolutës ka qenë deputetja demokrate, njëkohësisht kryetare e komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. “Nga e enjtja kur ne ishim në Parlament, pasi zoti Balla na dërgoi një draft me komentet e tyre mbi propozimet tona, e gjithë fundjava ka shkuar në një proces negociatash mes përfaqësuesve

të opozitës dhe mazhorancës. Unë mund të kem parë, vetëm dje, mbi 20 email-e të shkëmbyera mes zotit Halimi dhe zotit Balla. Ishte një moment kur mendova që tashmë kishte përfunduar gjithçka, pasi kishte një kompromis mes palëve, por sot u informova që ka një kthim pas edhe për ato çështje që ishte rënë dakord më parë, kjo gjë sigurisht që e vonon më shumë procesin…

Është një deklaratë e përbashkët, e përbëre nga i gjithë delegacioni shqiptar, mazhoranca, opozita dhe Parlamentit Europian. Kjo do të thotë se kompromisi duhet të jetë shumë më e gjerë, por është një deklaratë në të cilën opozita nuk ka propozuar asgjë të pavërtetë dhe asgjë të re që nuk ka ndodhur”, tha dje Bregu në një intervistë për emisionin “Revista e Mbrëmjes” në TCH.

Majlinda Bregu: Ishte një moment kur mendova që tashmë kishte përfunduar gjithçka, pasi kishte një kompromis mes palëve, por sot u informova që ka një kthim pas edhe për ato çështje që ishte rënë dakord më parë, kjo gjë sigurisht që e vonon më shumë procesin…


CMYK

8

17.04.2014

NJOFTIME/REKLAMA Njoftime/reklama NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

dossier

me Madame

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Çmimi 300 Lekë

DY SHTETE NJË ÇATI

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

A je gati për një sfidë të shkëqyer? e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Nëse je diplomuar në gazetari, shkenca politike dhe sociale dhe dëshiron të praktikosh gazetarinë radiotelevizive në situate dhe mjedise reale atëherë dërgo një email tek praktikaintensive@gmail.com. Përfshij emrin e plotë, vitin e diplomimit, titullin e përfituar, institucionin arsimor dhe një ese (300 fjalë) që përshkruan pse duhet të zgjidhesh. Praktika zgjat 3 muaj dhe mbulon raportimin televiziv, regji tv, video editim, radio dhe audioprodhim. Sëbashku me trajnuesit, do të realizojmë 5 fushata mediatike ndërgjegjësuese për cështje me vlerë sociale. Praktika është falas dhe ofron si përfitim përvojën. Në fund do të njihni imtësisht procesin e punës në një radiotelevizion dhe pajisjet që përdoren sot në këtë industri. Mundësuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Sigurimi i jetës dhe kujdesi shëndetësor për punonjësit e Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 23.004.000 Lekë.

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Njoftim për ankand Shoqëria përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k shpall Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria me Nr.551, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 3000m2, e ndodhur në fshatin Dhoksat, Gjirokastër, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Gjirokastër, në pronësi të Sali Beshir Idrizi ,vënë në hipotekë në favor FAF sha për shumën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Çmimi fillestar në ankandin e dytë është 784,080 lekë. Ankandi zhvillohet në datë 25.04.2014 ora 15:30, në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 si dhe adresën e E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 04 22 35 576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00, nga çdo person i autorizuar me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B. Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 09 Maj 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

17.04.2014

9

Haxhinasto në Bullgari: Ja rrugët që na lidhin me Europën Qeveria shqiptare është e angazhuar që të zhvillojë projektet rajonale të transportit krahas atyre kombëtare”, - tha ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto në takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Ai theksoi si të një rëndësie të veçantë ‘Korridorin 8’, për të cilin ministri u shpreh se janë bërë investime thelbësore. “Segmenti TiranëElbasan është një segment kryesor që lidh kryeqytetin me aksin juglindor të Republikës së Maqedonisë dhe më tej me Bullgarinë dhe Turqinë. Ai përmendi gjithashtu segmentin Qukës-Qafë Plloçë, projek-

tin e ‘Rrugës së Arbrit’, i cilido të shkurtojë me një të tretë kohën e lidhjes ndërmjet Tiranës dhe Shkupit.” Në vijim të fjalës së tij, ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve konceptin multimodal të Korridorit VIII, si një korridor ku duhet të jenë prezente të gjitha llojet e transportit, përkatësisht transporti rrugor, detar dhe veçanërisht ai hekurudhor. Në këtë aspekt, Haxhinasto përmendi investimet për përmirësimin e porteve të Durrësit dhe të Vlorës, si dhe rikonfirmoi qëllimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e një tjetër porti në veri të vendit, atij të Shëngjinit, që do t’u shërbente minimalisht Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë por edhe më tej. Nëpërmjet fjalës së tij,

ministri Haxhinasto aprovoi “Deklaratën e ministrave për një transport të gjelbër në rajonin e BSEC”, për të cilën shprehu domosdoshmërinë për planifikim dhe ndërhyrje në transportin hekurudhor si aktor kryesor drejt një transporti të gjelbër. Ai vërejti si prioritare për hekurudhën shqiptare përmirësimin e lidhjeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë. “Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në Kanalin e Bosforit, prandaj dhe një arterie efikase për lidhjen e detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”, - shtoi ai.

Pensionet, 8000 shqiptarë zgjedhin skemat private Numri i pjesëmarrëseve në skemat private të pensionit arriti në rreth 8 mijë persona gjatë vitit 2013. Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi tha se reforma e pensioneve do të nxisë edhe më tej sistemin privat. Ja përfitimet Pavarësisht se ende në fillesa, rreth 8000 shqiptare janë angazhuar të investojnë të ardhurat e tyre në skemat private të pensioneve për të patur një pagesë pensioni më të lartë në pleqëri. Në Shqipëri janë tri kompani që të ofrojnë këtë shërbim, ndërkohë që investimet e shqiptarëve në skemat private të pensioneve arritën në mbi 3.3 milionë euro gjatë vitit 2013, duke shënuar një rritje 57 për qind në krahasim me një vit më parë. Rritja

Kryetarja e AMF-së, Enkeleda Shehi, gjatë raportimit dje në komisionin parlamentar të Ekonomisë tha se tregu i pensioneve ka shfaqur një ritëm të lartë zgjerimi. Gjatë vitit 2013, totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private arriti në 443 milionë lekë, me një rritje prej afro 57%, si dhe një numër anëtarësh prej 7888 ose 8% më tepër se në vitin 2012. Shehi tha se tregu do të kishte një rritje edhe më të madhe nëse nuk do të ishin kufizimet aktuale të përcaktuara në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, të cilat kanë cenuar interesat e shumë individëve që tentuan të futen në skemat e pensionit vullnetar. “Në këtë situatë është e domosdoshme që të gjejnë zbatim lehtësitë tatimore për individët që përfshihen në këto skema, ashtu siç ato janë parashikuar në ligjin “Për fondet e

pensionit vullnetar”, - tha Shehi. Ajo theksoi se AMF-ja e konsideron reformën e pensioneve jo vetëm si reformim të sistemit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore, por edhe të pensioneve private, përkatësisht kolonën e dytë dhe të tretë si të një rëndësie shumë të madhe. Gjatë vitit 2013, në këtë treg ushtruan aktivitetin e tyre tri fonde pensioni vullnetar të administruara nga tri shoqëri të ndryshme administruese; përkatësisht Raiffeisen Invest sh.a., e cila administron Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, Sigal Life Uniqa Group Austria sh.a., e cila administron Fondin e Pensionit Vullnetar Sigal, si dhe SICRED sh.a., që administron Fondin e Pensionit Vullnetar SICRED. Asetet e fondeve të pensioneve janë investuar në obligacione të thesarit të Republikës së Shqipërisë dhe në depozita bankare. Çfarë është sigurimi privat i pensionit

Sigurimet Private si skemë efikase e ndërthurur me Sigurimet Shoqërore janë krijuar me synimin për të financuar të ardhurat në moshën e pensionit. Pikërisht këto të ardhura janë burim parësor i produkteve të tyre, të cilat investohen me qëllim që të sigurojnë një nivel jetik më të lartë të individit kur ai arrin moshën e pensionit. Niveli i të ardhurave të individit pas daljes në pension do të përbëhet nga të ardhurat që ai siguron si rezultat i përfshirjes në skemën e S i g u r i m e ve S h o q ë r o r e t ë detyrueshme plus kontributin dhe përfitimet e nxjerra nga pjesëmarrja në Fondet Private të Pensionit. Fondi i pensionit vullnetar është pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve. Ky lloj pensioni është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të p e n s i o n eve nu k u s igurojnë

Kryetarja e AMF-së, Enkeleda Shehi

AMF e konsideron reformën e pensioneve, jo vetëm reformimin e sistemit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore, por edhe të pensioneve private, përkatësisht kolonën e dytë dhe të tretë, si të një rëndësie shumë të madhe për balancimin e sistemit.

njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit. Skema e fondeve private vullnetare e me “kontribute të përcaktuara”, ku vetëm kontributet janë të paracaktuara, ndërkohë që benefitet në formë pensioni nuk janë të paracaktuara apo të garantuara. Elementi kryesor i kësaj skeme është që risqet nga investimi janë përgjegjësi e vetme dhe e plotë e pjesëmarrësve në fond. Fondet e pensionit i investojnë kontributet dhe akumulojnë interesin e fituar nga asetet që ato investohen. Anëtarët përfitojnë shumën e akumuluar nga kontributet dhe interesat kur plotësojnë kushtet e përfitimit. Toleranca për risk është ndër elementet kryesorë që dallon një fond nga një tjetër.

Alarmi i AMF, 27 për qind e automjeteve të pasiguruara Sigurimi i detyrueshëm i makinave nuk është në parametrat e duhur. Këtë e ka pohuar kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi, gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë. Sipas Shehut, 27 % e automjeteve nuk presin as TPL. Ndërsa lidhur me tregun e letrave me vlerë, Shehi tha se nuk është shumë i zhvilluar, duke shtuar se “nuk lidhet me fondet e sigurimit si në BE”. Drejtorja e AMF-së

tha se institucioni që ajo drejton ka ushtruar kontrolle në tregun e sigurimeve për shtimin e produkteve të sigurimit në sektorin bujqësor. Sipas saj, frenimi i kreditimit ka kufizuar edhe tregun e sigurimeve. Për Shehin, qëllimi i AMF-së është mbrojtja e konsumatorit dhe ruajtja e konkurrencës. “Konkurrenca në tregun e sigurimeve ka qenë e ashpër dhe kompanitë nuk i kanë kushtuar vëmendje pagesës së dëmeve”, - tha She-

hi, ndërsa theksoi faktin se institucioni që ajo drejton nuk mund të ndërhyjë në politikën e tarifimit. Kryetarja e AMF-së iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me problematikat që kanë të bëjnë me tregun e sigurimeve, konkurrencën në tregjet financiare etj. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ra dakord që hartimi i projektrezolutës për vlerësimin e punës së këtij institucioni të shtyhet për një fazë të mëvonshme.

“Konkurrenca në tregun e sigurimeve ka qenë e ashpër dhe kompanitë nuk i kanë kushtuar vëmendje pagesës së dëmeve”

HEC-et

Reshjet e dëborës rikuperojnë basenin e Fierzës Reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë rritur kuotën e HEC-ve mbi kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 276 metra, ku pika maksimale e tij shënon 296 m. Prurjet në HEC-in e Fierzës llogariten 189 metër kub për sekondë. Niveli i ujit në HEC-in e Komanit ka arritur në 171.74 m, nga 175 që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 metër kub për sekondë. Ndërkohë, niveli i HEC-it të Vaut të Dejës është 74.4 m, nga 76 m që është pika maksimale dhe prurjet llogariten 201 metër kub për sekondë. Përmirësimi i situatës hidrike në vend do të thotë miliona euro të gjeneruara për ekonominë shqiptare, pasi për shkak të thatësirës dhe mungesës së prodhimit vendas, qeveria shqiptare po përgatitet të thellojë borxhin publik në më shumë se 100 milionë euro. Ministri i Financave është në konsulta dhe takime të shpeshta me donatorët për ta siguruar këtë shumë, e cila duhet për blerjen energjisë elektrike, e nevojshme për të shmangur kufizimet.


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Panariti si fenomen E dmond Panariti ka zgjedhur rrugën e gabuar për t’u përballur me një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Ministrisë së Bujqësisë. Skandali ka të bëjë me faktin se ai ka gënjyer publikisht shqiptarët duke vënë në lojë shëndetin e tyre. Një muaj më parë ai doli garant se asnjë prodhim bujqësor i ndotur nga kimikatet nuk do të dalë në treg. I gjendur nën presionin e tregtarëve të perimeve të freskëta të Myzeqesë, të cilët ngritën dyshime të forta se malli nuk po u shitej për shkak se fermerët përdornin pesticide në nivele më të larta sesa lejohej, vrapoi për në Lushnje, ku lajmëroi me pompozitet ngritjen e të parit laborator rajonal, i cili do të analizonte dhe do të certifikonte këto prodhime. Shkurt, ky laborator nuk do të lejonte më daljen në tregun shqiptar të perimeve të freskëta me prani të lartë të pesticideve, fitohormoneve apo ngjyruesve e kimikateve të tjera që janë të rrezikshme kur përdoren në sasi të pakontrolluara. Por në pak ditë, rezultoi se fryma e turravrapit të tij drejt Lushnjës kishte shërbyer vetëm për të fryrë një tullumbace. Laboratori i Lushnjës nuk ka asnjë kapacitet për të bërë të tilla analiza. Nuk ka materialet e nevojshme dhe as njerëzit e aftë që dinë ta kryejnë këtë proces. E pranoi këtë drejtori i ISUV, Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, teksa shkoi për të nisur trajnimin e punonjëses së vetme të këtij laboratori. Kur ky skandal shpërtheu, u detyrua ta pranonte edhe vetë se analizat në Laboratorin e Lushnjës do të bëhen në të ardhmen. Ky pohim i Ministrit, jo domosdoshmërisht i bën perimet e freskëta të Myzeqesë më të ndotura me kimikate. Por, sigurisht, i bën më të pasigurta, sepse rrit dozën e dyshimit, meqë hallka e kontrollit dhe garancisë që u ngrit nga vetë ai nuk funksionon. Askush nuk e ka drejtuar gishtin ndaj tij si përgjegjës të situatës në të cilën ndodhet bujqësia apo laboratorët. Ajo që i kërkohet, është që të paktën të mos na gënjejë e të mos na vërë në lojë, nëse është i paaftë për të ndryshuar realitetin në sektorin e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore.

koment

Fatos Hakorja

Ministri Panariti nuk mund të na sigurojë më me fjalë se “perimet e freskëta shqiptare janë të garantuara nga ferma në tavolinë”. Sepse nuk jemi në kohën e Skënderbeut, ku garancia vinte nga “besa e burrit”. Ai duhet të na e kishte garantuar me anë të ngritjes së mekanizmave që kontrollojnë sigurinë ushqimore. Sot është vonë për ta bërë, sepse e ka bërë veten të pabesueshëm. Edmond Panariti ka qenë një prej ministrave më të papërfolur të LSI-së në qeverinë Berisha e deri para pak ditësh edhe në qeverinë Rama. Kjo ndoshta për faktin se ai nuk është shquar si njeri i aksionit. Ai nuk mbahet mend për ndonjë iniciativë apo reformë, nga ato që zakonisht mbajnë emrat e personave që i iniciojnë.

Nuk ka skandal më të madh për një ministër sesa të luajë me sigurinë e ushqimeve që konsumojnë qytetarët e tij. Ai merr përmasa të paimagjinueshme kur ministri është edhe ekspert i fushës përkatëse. Panariti është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është “Doktor i Shkencave” dhe ka një karrierë të gjatë profesionale në Institutin e

Kërkimeve dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (Wikipedia). Ai nuk është emëruar Ministër i Bujqësisë për shkak të profesionit. Më parë ka qenë Ministër i Jashtëm. Por ky pozicion i ri në qeverinë Rama e ka dyzuar në zgjedhjen e rrugës së veprimit mes politikanit dhe ekspertit. Si ministër dhe politikan, ai vazhdon t’i garantojë qytetarët se perimet janë të freskëta dhe aludon përmes një shkrimi në gazetën Mapo, se ata që ngrenë zërin për sigurinë ushqimore mbështesin interesat e importuesve. (citoj: Këto spekulime të cilat mbështetin interesa të importuesve të këtyre perimeve nga jashtë, synojnë ta zëvendësojnë ofertën e prodhuesve vendas me importe analoge me çmime të paktën dyfish më të larta). Kjo sigurisht nuk është rruga e duhur për të rregulluar skandalin që gatoi. Sepse qytetarët as që duan t’ia dinë kush merret me import– eksport perimesh. Ata i tremben pasigurisë që u krijon ai institucion që duhet t’u japë garanci. Ministri Panariti nuk mund të na sigurojë më me fjalë se “perimet e freskëta shqiptare janë të garantuara nga ferma në tavolinë”. Sepse nuk jemi në kohën e Skënderbeut, ku garancia vinte nga “besa e burrit”. Ai duhet të na e kishte garantuar me anë të ngritjes së mekanizmave që kontrollojnë sigurinë ushqimore. Sot është vonë për ta bërë, sepse e ka bërë veten të pabesueshëm. Edmond Panariti ka qenë një prej ministrave më të papërfolur të LSIsë në qeverinë Berisha e deri para pak ditësh edhe në qeverinë Rama. Kjo ndoshta për faktin se ai nuk është shquar si njeri i aksionit. Ai nuk mbahet mend për ndonjë iniciativë apo reformë, nga ato që zakonisht mbajnë emrat e personave që i iniciojnë. Sot, pavarësisht se përmes një skandali, ka në dorë që të mbetet në memorien e shqiptarëve për një akt të përgjegjshëm: të dorëhiqet! Sepse i ka humbur besimin institucionit që drejton. Në të kundërt, do të tregojë thjesht se edhe ai është pjesë e fenomenit që ka kapluar prej kohësh qeveritarët shqiptarë, të cilët, edhe pse protagonistë skandalesh, nuk marrin përgjegjësitë, por kërkojnë për ‘grupe armiqësore’. *Kryeredaktor lajmesh-TV Klan.

Në kërkim të lajmit, në vendnumëro Besart Kadia

R

otacionet politike sjellin optimizëm dhe shpresë reale sa herë vendi kapërcen një traumë të madhe. E tillë ka qenë në Shqipëri ardhja e demokratëve në vitin 1991, pas rënies së sistemit komunist, ose ardhja në pushtet e socialistëve në 1997, pas një dështimi të dyfishtë të ekonomisë dhe politikës. Në këto 23 vite tranzicion pritshmëritë e qytetarëve për ndryshimet pozitive në vend kanë qenë disa herë më të larta se çfarë mundet të arrihej në të vërtetë duke na bërë të shtrojmë pyetjen: a do të na duhet ta trajtojmë zgjedhësin si racional, që e merr informacionin, e përvetëson atë dhe më pas e përdor për zgjedhjet e ardhshme, apo si një qenie lehtësisht të manipulueshme e për rrjedhojë të kontrollueshme? Në këtë kontekst duhen interpretuar dhe rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit. Animi i madh drejt së majtës në kohë krize, rajonale dhe në vend, ndodhi i ndihmuar nga premtimet e mëdha për lulëzim të ekonomisë dhe hapjen e 205 vendeve të reja pune në ditë (300 mijë vende pune në katër vite, përfshirë të shtunë-të diel). Sjellja e zgjedhësve në vend, pavarësisht ç’mund të mendohet, duket si racionale, pasi ata zgjodhën ofertën më të mirë të bërë në tregun politik. Nuk mundet të mendohet se zgjedhësit nuk janë racionalë pasi besuan në premtime deri diku të paarritshme. Qytetarët shkojnë përditë në punë, kanë familje për të mbajtur e nuk kanë kohën dhe kualifikimin e duhur për të bërë përllogaritje të hollësishme se sa të arritshme janë ofertat apo premtimet e bëra nga partitë politike dhe politikanët, ky mbetet territor ekskluziv i tyre. Ndaj, në kushtet e një krize rajonale dhe në një periudhë kur politikat fiskale dhe monetare ishin përdorur për të stimuluar ekonominë, ishte jo racionale rritja aq e lartë e pritshmërive të publikut për mrekullira ekonomike nga politikanët. Të vetëdijshëm për këtë, qeveritarët e rinj kanë rënë në kontradiktë me veten disa herë vetëm në këta 6 muaj të qeverisjes. Në fillim, ministri i Financave dhe Kryeministri u munduan që të korrigjojnë në kohë marrëdhënien me publikun duke i thënë, vetëm 2 muaj pasi morën çelësat e qeverisë, se gjërat i kishin gjetur shumë më keq se ç’prisnin dhe arka ishte bosh. Dhe për këtë arsye kuptohet që disa prej premtimeve duheshin anuluar. Nga ana tjetër, të njëjtët qeveritarë tregojnë se plani i tyre për të shlyer bizneset për punët e bëra po shkon shumë mirë dhe se deri tani janë shlyer 200 milionë dollarë. Por kështu, sikundër qytetarët besuan premtimet parazgjedhore, ata po ashtu e marrin si të mirëqenë se Kryeministri ka më shumë informacion se ata përsa u përket çështjeve të shtetit. Kështu, ndërkohë që Kryeministri kërkonte të shfrynte pritshmëritë për rilindjen e menjëhershme të ekonomisë, ai po godiste në zemër ekonominë e vendit: konsumatorin. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, komponentin kryesor, rreth 70%, në kërkesën agregate në vend e përbën konsumi dhe çdo luhatje e saj ndjehet menjëherë në prodhimin e brendshëm bruto dhe në të ardhurat në buxhetin e vendit. Për të korrigjuar këtë po vihet re së fundmi sesi qeveria po mundohet të përcjellë sërish lajme pozitive për të risjellë aty ku ishte konfidencën e qytetarëve. Kështu thuhet se borxhi nga FMN, Banka Botërore do të jetë pozitiv, pasi do të shlyhen bizneset dhe do të kemi rritje ekonomike. Gjithashtu, menjëherë u amplifikua lajmi se kompania e vlerësimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerësimin e Outlook-ut për Republikën e Shqipërisë, duke e ndryshuar nga ‘negativ’ në ‘të qëndrueshëm’, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në ‘B/B’. Por ndërkohë, Kryeministri menjëherë tha se “kjo është kthesa e madhe e ekonomisë”. Në fakt, ky vlerësim e risjell ekonominë tonë në të njëjtin vend që ishim në 7 Dhjetor 2013, ashtu siç kishim qenë në një periudhë të gjatë kohe. Ndaj në kërkim të lajmit jemi në vendnumëro. *Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Liri Ekonomike.


op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Marjeta Ljarja: Drama shqipe nuk është e lehtë të përcillet tek publiku

17.04.2014

Universitet / Globalizimi i arsimit, universitetet europiane në krizë identiteti

11

Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të. - Napoleon Bonaparti

Një medalje për Edi Ramën I

ronia e Ilir Metës se sms e Edi Ramës për Saimir Tahirin apo e këtij të fundit për vartësit e tij, rrinte si një medalje krenarie në gjoksin e ministrit, ishte gjetja më e goditur për situatën e rendit në Shqipëri. Madje më shumë se kaq. Ishte një metaforë e shkëlqyer që përmbledh filozofinë e qeverisjes në këta shtatë muaj. Në njërën anë paaftësia dhe dështimet, e në anën tjetër arroganca mediatike për t’i mohuar ato apo për t’ua vënë fajin të tjerëve. Nëse do të kishte një vlerësim për dikë që ka guximin e marrë të krekoset si gjel për dështimet e tij, atëherë ministri Tahiri e meriton vërtet një medalje në emër të të gjithë qeverisë. Në fakt, prej disa kohësh ministrit të Brendshëm i kanë rënë puplat dhe mesazhi që u zbulua në komisionin hetimor parlamentar shpjegon arsyet se përse ‘ylli në ngjitje’ i Edi Ramës i privoi studiot televizive nga shkëlqimi i tij. Nuk ka rëndësi nëse është Kryeministri ai që e trajton aq pa dinjitet vartësin e tij për treguesit e përkeqësuar të rendit apo është ministri që u flet në atë mënyrë drejtuesve të lartë të policisë. Në çdo rast, ajo që mbetet e qartë si drita e diellit është situata e rëndë e krimi-

nalitetit në vend, të cilën si ministri ashtu dhe shefi i tij ua kishin shitur shqiptarëve për muaj me radhë si sukses. Është mashtrimi i madh dhe arroganca e pushtetit për të mos pranuar asnjë të vërtetë, madje për të fajësuar ata që i thonë ato. Është paaftësia për të bërë reforma themelore, profesionale dhe tendenca hileqare për ta mbuluar këtë paaftësi me kinezërirat kryeministrore se tani paskërka nisur një epokë e re meqenëse policia gjobit edhe zyrtarët e lartë kur parkojnë gabim. Përkundrejt kësaj euforie boshe, situata në terren i ka alarmuar si Kryeministrin ashtu dhe ministrin. Por reagimi i tyre përsëri kanë qenë manovrat tinëzare dhe jo përballja e drejtpërdrejtë me faktet dhe pritshmëritë e qytetarëve. Nuk mbeti njeri pa u bërë përgjegjës se po nxin e po saboton punën e palodhur të ministrit të lodhur. Gazetarët që gjoja ishin prekur nga gjobat e policisë, opozita që paskësh lënë një letër në shtyllën e tensionit që u hodh në erë, SHISH që nuk informonte për tritolin, Presidenti që nuk merrte masa për gjyqtarët, drejtuesit e burgjeve që nuk lajmëronin kur u jepnin leje të burgosurve, e padyshim Sali Ber-

isha që shkruante në facebook. Por gjithë këto energji për të mbuluar një dështim të qartë, u dogjën para syve të publikut nga një sms që vërtet shkëlqeu si një medalje për “punën’ e ministrit të Brendshëm. Sikur gjithë ky angazhim për të fshehur të vërtetën të përdorej për të përmirësuar situatën e rendit, ndoshta diçka do të kishte ndryshuar. Një manovër tinëzare dhe jo një reflektim ka qenë edhe tërheqja me bisht ndër shalë e Saimir Tahirit gjatë muajit mars e në vazhdim, ku vetëm vrasjet janë rritur dyfish në raport me një vit më parë. Ministri, që aq shumë e ka pasion krahasimin me para epokës së re, u zhduk nga prime time televiziv. Kryeministri Rama ka menduar se duke fshehur ministrin arrogant, do të mbulojë edhe dështimet e tij. Se duke i ikur ballafaqimit, mund të shmanget edhe e vërteta. Një e vërtetë, e cila deri në daljen në dritë të mesazhit, ishte dhënë e deformuar për qytetarët shqiptarë. Ky mesazh është vërtet një medalje, jo vetëm në gjoksin e vogël të Saimir Tahirit, por edhe të Kryeministrit e gjithë qeverisë. Është një simbol i qeverisjes së tyre. Medalje

koment Armand Shkullaku

Ky mesazh është vërtet një medalje, jo vetëm në gjoksin e vogël të Saimir Tahirit, por edhe të Kryeministrit e gjithë qeverisë. Është një simbol i qeverisjes së tyre. Medalje mund të shpërndahen jo vetëm për rendin, por edhe për zyrat e punës që nuk punësojnë njeri, për konkurset ku fitojnë vetëm njerëzit e PS, për aksionet selektive të INUK, për emërimet e tenderimet që po u del era pa u mbushur viti në qeveri...

mund të shpërndahen jo vetëm për rendin, por edhe për zyrat e punës që nuk punësojnë njeri, për konkurset ku fitojnë vetëm njerëzit e PS, për aksionet selektive të INUK, për emërimet e tenderimet që po u del era pa u mbushur viti në qeveri. Prandaj edhe kryeministri Rama i doli zot ministrit të Brendshëm, duke e vlerësuar si një nga më të mirët e qeverisë së tij. Në një vend normal, manipulimi me gjendjen e sigurisë në vend, që e mbërtheu live si ngërç në fytyrë ministrin e Brendshëm, do të duhej të çonte në dorëheqjen ose shkarkimin e tij. Por Edi Rama nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Në radhë të parë, largimi i Tahirit për motivin e mësipërm do të ishte ndëshkim për vetë frymën që Rama u ka injektuar ministrave të tij, ku demagogjia e tejkalon faktin. Dhe në radhë të dytë, Saimir Tahiri nuk është thjesht Saimir Tahiri. Ai është modeli i rritur në inkubatorin e Ramës, të cilit duhet t’i ngjajnë të gjithë ata që duan të bëjnë karrierë në PS. Ndëshkimi i tij do të ishte demotivim për saimirtahirët e tjerë që kanë si tipar dallues imitimin e shefit. Prandaj ajo medalje do t’i shkonte më shumë vetë Edi Ramës.

Sjellja ndaj çështjes së drogës, po aq skandaloze sa trafikimi i saj

D

uhet të presim për të parë nëse individë apo struktura të caktuara të Forcave të Armatosura janë përfshirë në ndonjë skandal të trafikimit të drogës. Ndërkohë, skandali për të cilin nuk ka nevojë të presim më gjatë për ta denoncuar, është sjellja politike që të dyja palët po mbajnë ndaj çështjes. Në një kuptim, është po aq i rëndë si skandal, sikur të provohej se ka ndodhur si i tillë. E mesa duket, qoftë mazhoranca, qoftë opozita duket se nuk ndihen dhe aq keq në këtë f abul të ndërmjetme mes thashethemit dhe skandalit. Mazhoranca po bën çdo përpjekje të mundshme për ta banalizuar si thashethem politik dhe asgjë më shumë çështjen. Mirëpo, çështja nuk është aq pak serioze vetëm pse m a z h o r a n c a t h o t ë s e ë sht ë thashethem. Këtu bëhet fjalë për një çështje që tejkalon përmasat modeste të ministres, të kryeministrit dhe të mazhorancës së

koment Arjan VASJARI

bashku. Në lojë është nderi dhe b e su e sh m ë r i a e Fo r c ave t ë Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Që do të thotë se, edhe nëse ky do të ishte një thashethem politik, duhej trajtuar me seriozitetin që meritojnë Forcat e Armatosura. Të akuzojnë për trafikim droge ushtrinë e një vendi, qofshin këta edhe kundërshtarët e tu, qofshin këta edhe thashethemexhinj politik, akti minimal i përgjegjshmërisë institucionale do të ishte ballafaqimi publik. Ministrja në detyrë mbase nuk e kupton se ka marrë p ë r ko h ë s i s h t m a n d a t i n t ë përfaqësojë dhe mbrojë dinjitetin e një ushtrie të NATO-s dhe jo Forcat

e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë. Sikur ta kuptonte këtë gjë, duhej të shkonte urgjentisht në Komisionin e Sigurisë, qoftë edhe duke tejkaluar iter-in parlamentar dhe të mbante qëndrim. Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo informacion, rëndësi ka që është detyrim i saj institucional, moral e kushtetues të shkojë në parlament për të mbrojtur reputacionin e Forcave të Armatosura. Është skandaloze sesi për një çështje kaq serioze ku goditen Forcat e Armatosura, shumica angazhon individë pa asnjë domethënie, të galerisë së saj. Përpjekja për ta trajtuar si një thashethem çështjen (edhe sikur të jetë e tillë), është skandaloze sepse, në rastin më të mirë dëshmon për një mungesë të plotë vetëdijeje mbi detyrimin kushtetues për të mbrojtur, mbi të gjitha moralisht, pjesët natyrore të shtetit e në rastin më të keq, thellon përditë e më shumë dyshimet se, thashethem kjo çështje nuk duket se është! Opozitës nga ana e saj duket se i

pëlqen që kjo çështje të vijojë të përjetohet si skandal. Por, pikërisht ky është skandali i sjelljes së saj. Duke mos qenë minimalisht diskrete për një çështje që meritonte diskrecionin e mjaftueshëm kombëtar dhe politik, ajo nuk po mjaftohet për të goditur komponenten politike të Forcave të Armatosura por, gati-gati, vetë këto të fundit. Nuk bën, pothuajse, asnjë dallim në ligjërimin e saj sulmi ndaj shumicës politike dhe ai ndaj Forcave të Armatosura. Madje, nuk ka asnjë përpjekje për ta përveçuar skandalin, sipas saj, si një përgjegjësi individësh të caktuar brenda Forcave të Armatosura dhe jo si një vepër e Forcave të Armatosura. Por, përtej kësaj, skandali në sjelljen opozitës ndaj çështjes thellohet sepse ajo nuk po manifeston asnjë intencion për ta qartësuar këtë çështje. Përkundrazi, po e tund si një hajmali politike ndërkohë që shoqëria pret çdo ditë prej saj prova, sepse i takon asaj dhe vetëm asaj si

akuzuese, barra e provës. Insinuatat antipolitike që ajo i përcjell përditë Kryeministrit dhe ministres përmes pyetjeve të standardit “a dini gjë ju, apo jo” janë vetëm një kapadaillëk vulgar që nuk ka kurrfarë lidhje me opozitarizmin modern. Ç’është kjo kënaqësi që i jep suspense për ta mbajtur shoqërinë nën efektin e prestigjatorit që do “t’i zbulojë në ditët që vijojnë” sekretet e lojës? Ç’mentalitet provincial është ky që e koncepton zbulimin e një skandali (edhe në qoftë i tillë) si një bonus politik në vetvete dhe jo si një mision i zakonshëm publik për një opozitë? Diçka e fundit: nuk ka asnjë dyshim që Forcat e Armatosura janë struktura më dinjitoze e Republikës së Shqipërisë. Mbase, në këtë situatë delikate, krahas misionit për të mbrojtur Republikën duhej që, të gjenin një sistem efikas komunikimi edhe për mbrojtjen e emrit të tyre. Është e sigurt që politika, e gjitha pa përjashtim, është e paaftë për ta bërë këtë.


12 kurrikula

Arsim

Një konferencë dyditore rajonale në Prishtinë diskutoi kurrikulat e reja parauniversitare me vizione europiane në Kosovë. Lindita Nikolla dhe Ramë Buja folën për një sistem arsimor që do shkojë drejt unifikimit mes vendeve tona dhe vlerat e këtij unifikimi në cilësinë e arsimit dhe integrimit europian

Shqipëri-Kosovë, drejt unifikimit të sistemit arsimor

G

jatë një takimi rajonal për kurrikulat e reja parauniversitare në Kosovë, ministrat homologë nga Shqipëria dhe Kosova deklaruan që shumë shpejt do të shpallet një skemë e përbashkët që do të unifikojë sistemin parauniversitar në këto dy vende. Konferenca Ndërkombëtare me temë “Qasja e re kurrikulare – sfidë e së ardhmes” u zhvillua në datat 15 dhe 16 prill në Prishtinë dhe në të merrnin pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, e ftuar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Kosovës, Ramë Buja, ministria e të cilit organizoi këtë konferencë; ministra dhe zëvendësministra të Arsimit nga vendet e rajonit, si dhe personalitete e akademikë të fushës nga rajoni dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në kuadër të aprovimit të kornizës së re kurrikulare për arsimin parauniversitar kosovar, orientuar nga qasja dhe bazuar në objektiva drejt qasjes e në kompetenca dhe rezultate të të nxënit, qëllimi i kësaj konference ndërkombëtare ishte ndarja e përvojës kosovare me shtetet e rajonit, shtetet anëtare të reja të BE-së dhe vendet e zhvilluara në nivel të BE-së e më gjerë. “Qasja e re kurrikulare merr parasysh vizionin bashkëkohor rreth nxënies, dijes, njohurisë, inteligjencës, vlerave e qëndrimeve, si dhe krijon mundësi më

të mëdha për të shtjelluar dhe për të kuptuar kurrikulën e bazuar në kompetenca. Ndihemi me fat që në përballjen me sfidat e procesit reformues, kemi arritjet, përvojat dhe bashkëpunimin e kolegëve dhe specialistëve të Kosovës. Harmonizimi i sistemit tonë parauniversitar me sistemin arsimor të Kosovës dhe sistemit arsimor europian, do të zhvillojë në vijimësi kapacitetet e sistemit arsimor për nxënie cilësore”, - tha ministrja Nikolla. Nga ana e tij, ministri Buja u shpreh se “ekipi i përbashkët i punës po mundëson që kurrikula të arrijë nivelin më të lartë të zhvillimit të arsimit në nivel kombëtar. Ne synojmë integrimet europiane dhe shtroj pyetjen se si mund të mos jemi të integruar vetë ne. Të integrohemi brenda nesh, të komunikojmë lirshëm në mënyrë që të rezultojmë të suksesshëm dhe pastaj të shkojmë të sigurt drejt Bashkimit Europian”. Shqipëria dhe Kosova janë duke ecur me shpejtësi drejt unifikimit konceptual të sistemit arsimor mes dy vendeve. Kjo është dhe një nga nismat kryesore të qeverisë shqiptare, që nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të hidhen piketat e pas mbledhjes së përbashkët në Prizren për zbatimin e objektivave të lënë në këtë takim. Në këtë kuadër, në këtë konferencë mes dy homologëve, ministres

Në foto: Dy ministrat e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ramë Buja dje në Kosovë

Nikolla dhe ministrit Buja u konfirmua gjithashtu që në një kohë shumë të shkurtër do të shpaloset jo vetëm korniza e përbashkët, por edhe përfitueshmëria e lartë që ky proces pritet të sjellë për vetë sistemin tonë arsimor dhe për vetë nxënësit e komunitetin e mësuesve

në Shqipëri dhe Kosovë. Më pas takimi vazhdoi me panele të tjera të nivelit teknik, me përfaqësues nga rajoni dhe BE, ku diskutimet kryesore patën në fokus kurrikulën, duke sjellë shembuj dhe praktika të suksesshme, kryesisht nga vendet e zhvilluara të BE-së.

Globalizimi i arsimit, universitetet europiane në krizë identiteti Cilindo shteg të marrin universitetet europiane, ruajtja e një identiteti të dallueshëm përballë ndryshimit global dhe reformave të arsimit do të bëhet shumë e vështirë, është i mendimit eksperti spanjoll, Víctor Pérez-Díaz. Arsimi i lartë në Europë e gjen sot veten në një gjendje të thellë pasigurie. Cili duhet të jetë fokusi kryesor i universiteteve: kërkimi shkencor, trajnimi profesional apo përfshirja sociale? A duhet që qeveritë të investojnë më shumë në arsimin e lartë për të përforcuar rritjen ekonomike afatgjatë?! A duhen lënë universitetet vetëm për të konkurruar dhe mbijetuar (ose jo) në një treg global të arsimit?! Administratorët e universiteteve përballen me presione nga lart –institutet europiane dhe qeveritë kombëtare –dhe nga vetë kërkuesit, pedagogët dhe studentët e tyre. Nga njëra anë, universitetet po mbahen në këmbë prej marrëveshjeve të hershme me qeveritë, nga ana tjetër ata përballen me reformues të zellshëm që kërkojnë zgjidhje të bazuara te tregjet që e theksojnë konkurrencën mes institucioneve, inkurajojnë mobilitetin e stafit akademik dhe studentëve, si dhe theksojnë të mësuarit me në qendër studentin. Tradicionalisht, universitetet kanë ndërmarrë kërkim të siguruar nga arsimi profesional dhe u kanë ofruar të rinjve të vendit themel kulturor ndërsa ata hyjnë në shoqëri. Sot, asnjë nga këto synime nuk duket i sig-

kinema

Filmat shqiptarë, atmosferë familjare në Festivalin e Skeptos

urt. Të kërkosh të vërtetën përmes vëzhgimit, eksperimentimit, argumentit logjik dhe kriticizmit ka qenë arsyeja kryesore e universiteteve. Duke reflektuar mbi këtë, disa institucione europiane po inkurajohen nga qeveri t ë t ë p r o v o j n ë ko m b i n i m i n e ekselencës kërkimore të përftuar nga universitetet më të mira të SHBA-së. Por jo të gjitha universitetet europiane e shohin veten së pari si institucione kërkimore. Shumë preferojnë të fokusohen në përgatitjen e studentëve të tyre për botën e punës. Megjithatë, aftësitë që nuk kërkohen jashtë akademikes po ndryshojnë aq me shpejtësi sa universitetet mund të hasin vështirësi për të mbartur aftësitë e përgjithshme konjitive të mësuara në

*Víctor Pérez-Díaz, president i Qendrës Kërkimore ASP në Madrid dhe anëtar i Akademisë Amerikanë të Arteve dhe Shkencave, si dhe i Akademisë Europiane.

auditorë si: të menduarit kritik, arsyetimi analitik, zgjidhja e problemeve dhe shkrimi, me ekspertizën profesionale që kërkohet gjithnjë e më shumë në vendin e punës. Dhe nëse vitet e studimit nuk përkthehen në aftësi të mëdha konjitive, atëherë shumë nga argumenti ekonomik për të investuar në arsimin e lartë, bie poshtë. Cilindo shteg të marrin universitetet europiane, ruajtja e një identiteti të dallueshëm përballë ndryshimit global dhe reformave të arsimit do të bëhet shumë e vështirë. Universitetet duhet të mbrojnë memorien institucionale, traditat vendase dhe angazhimin për çdo brez të rinj studentësh. Një rrjet besnik dhe mirënjohës Alumni-sh mund të ndihmojë për ta siguruar këtë.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Skepto që u zhvillua në Kaliari në Itali nga data 9-12 prill, morën pjesë edhe katër filma shqiptarë me metrazh të shkurtër, prodhime të studentëve të Masterit për Regji Filmi dhe TV të Universiteteve të Arteve. Filmat shqiptarë konkurruan mes mbi 130 filmave të këtij festivali. Ata u prezantuan nga Agron Domi, themelues dhe drejtues i “Albanian Film Commission dhe Tirana International Film Festival”, gjithashtu anëtar jurie për Çmimin e Filmit të Shkurtër dhe Çmimit Special të Animacionit, gjatë ditës së tretë të festivalit në mjediset e “Caffé Savioa”-s. “Ideja e kinemasë europiane duhet të hyjë në mendjet e çdo intelektuali. Festivalet e filmit janë mënyra më e mirë për të parë botën”, ka thënë Domi. “Mendoj që në të ardhmen do kemi projekte më të mira për të prezantuar; e rëndësishme është që të rinjtë të punojnë, të angazhohen”, - shtoi ai. Bashkëpunimi mes Festivalit të Filmit të Tiranës dhe atij Skepto të Kaliarit ka disa vite që vazhdon. Filmat shqiptarë që morën pjesë në festival, “Darka” nga Suela Bako, “Miqtë” nga Briselda Shehu, “I Jashtëligjshmi”, Aldi Karaj, “Përtej” nga Franc Priska, sollën një atmosferë familjare dhe intime në Festivalin e Kaliarit.


Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13

17.04.2014

Dramaturgët, Fadil Hysaj, Bashkim Hoxha, dhe Ruzhdi Pulaha në Takimin Mbarëkombëtarë për Dramaturgjinë Shqipe

Marjeta Ljarja: Drama shqipe nuk është e lehtë të përcillet tek publiku Çdo vit nga një takim për dramën shqipe, ngritja e një rrjeti online ku të publikohen veprat e dramaturgëve shqiptarë, krijimi i Forumit të Dramaturgëve dhe organizimi i Festivalit Mbarëkombëtar i Dramës Shqipe janë disa nga “kamerdaret” e hedhura që do shpëtojnë atë Aida Tuci

Çdo 15 prill, regjisorë, dramaturgë, aktorë, kritikë arti, me përvojë apo të rinj në profesionin e tyre do të ftohen të bëhen pjesë e Takimit Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë shqipe, që do të jetë një aktivitet i përvitshëm ku do të diskutohet mbi problemet por dhe zhvillimet e dramës shqipe. Takimi i parë i këtij niveli, në përfundim doli në disa konkluzione, që presupozohet se janë dhe shpëtimi i dramës shqipe. Përveç kthimit në traditë të organizimit të këtij takimi mbarëkombëtar, u propozua që të punohet dhe për ngritjen e një rrjeti online, ku të hidhet gjithë krijimtaria dramaturgjike shqiptare. “Ngritja e një faqeje të tillë do t’u krijojë mundësinë regjisorëve dhe aktorëve që ta lexojnë dhe të njihen me dramën shqipe”, - tha moderatori i takimit, dramaturgu Bashkim Hoxha. Në vazhdën e këtij projekti një herë në muaj, për një nga këto drama do të bëhet leximi skenik. Ngritja e Forumit të dramaturgëve shqiptarë mendohet gjithashtu si një hap i rëndësishëm në mëkëmbjen e dramës shqipe dhe në fund, organizimi një herë në dy vjet i Festivalit të Dramës Shqipe do të ishte hapësira ku do të ballafaqohej krijimtaria e dy viteve dramaturgji shqipe. Pavarësisht ide-propozimeve të hedhura si kamerdare shpëtimi, ky takim edhe pse nuk arrin dot të zgjidhë njëherësh të gjitha “barrierat” që pengojnë zhvillimin e dramës shqipe, përpjekja vlen qoftë edhe vetëm për ta risjellë atë në vë-

mendje të regjisorëve dhe aktorëve të artit skenik, sepse siç tha aktorja Marjeta Ljarja, drama kombëtare nuk është e lehtë të përcillet tek publiku. “Mos dyshoni kurrë te dashuria e aktorëve dhe regjisorëve për dramën shqipe”, - tha Ljarja. Mungesa e kritikës, vdekja e ngadaltë e Teatrit

Një shqetësim i kahershëm dhe i gjithhershëm ky i regjisorit dhe dramaturgut Mihal Luarasi, i cili mungesën e kritikës profesionale e sheh si shkakun themelor të rënies së cilësisë, nivelit të ulët të interpretimit në aktrim dhe regjisurë. Kritika ishte dhe tema kryesore e diskutimeve të djeshme në Takimin Mbarëkombëtarë për Dramaturgjinë shqipe. Për kritikun Mexhit Prençi, në krizë nuk është dramaturgjia shqipe, por teatri. “Teatri duhet t’i largohet inkubatorit të eksperimentit dhe t’i kthehet konkurrencës”, - u shpreh ai. Arian Krasniqi nga Kosova shprehet se, fatkeqë-

Gërguri shprehu dhe një shqetësim; mungesën në këto dy ditë të takimit të parë mbarëkombëtar që zhvillohej në Tiranë të studentëve të Universitetit të Arteve

sisht mungojnë kritikët e rinj të teatrit. Sot kritika vazhdon të mbahet nga të njëjtët emra. Dramaturgu dhe regjisori Agron Gërguri, i ftuar nga Kosova për të diskutuar për kritikën teatrore, shprehet se duhej ngritur si problematikë e veçantë mungesa e kësaj kritike. “Teatri sot ka vetëm disa njerëz që bëjnë një analizë vepre dhe me kaq përfundon misioni i tyre, por janë kryesisht gazetarët e faqeve kulturore që me shkrimet e tyre gazetareske afirmojnë apo jo një regjisor, dramaturg apo aktor. Kush mund të më thotë se kush është kritik arti në mediat vizive në Shqipëri dhe Kosovë, që shkruan rregullisht në një media, përveç rasteve kur u kërkohet që të evidentohet dikush apo të denoncohet dikush. Pra nuk kemi kritikë të mirëfilltë. Çdo autoritet kritik nuk krijohet në një ditë”. Gërguri shprehu dhe një shqetësim; mungesën në këto dy ditë të takimit të parë mbarëkombëtar që zhvillohej në Tiranë të studentëve të Universitetit të Arteve. “Pse sot nuk janë studentët e Universitetit të Arteve të Tiranës në këtë takim, ku po flitet për rinimin e teatrit? Këtë konstatim nuk e them për akuzë, por për dëshirë që ne të dëgjonim edhe mendimin e tyre për teatrin dhe vlerat e tij”. Dikush nga salla përgjigjet se “nuk i kanë lënë profesorët e tyre”. E ka fjalën, me sa duket, për ata që siç tha drejtori Çuli, “e kanë menduar si të pavlefshëm organizimin e një takimi të tillë”.

Hervin Çuli:

Politikën e TK e bëj unë dhe vetëm unë Ndodhi që diskutimi nga dramaturgjia shqipe të kalonte dhe në zgjedhjet e fundit që drejtori Hervin Çuli ka bërë në Teatrin Kombëtar. Mexhit Prençi, siç dhe u shpreh, nuk ia falte dot drejtorit Çuli zgjedhjet në bordin drejtues të Teatrit Kombëtar, ku sipas tij mungojnë profesionistët e teatrit. “Një bord duhet të ketë regjisorë, dramaturgë, skenografë etj., etj.”, - lista e Premçit ishte paksa e gjatë për një bord prej 5 vetash. “Zgjodha njerëz mediatikë, sepse kështu e mendoj unë bordin. Politikën e Teatrit Kombëtar e bëj unë dhe vetëm unë, që përgjegjësia të jetë vetëm e imja”, - ishte përgjigja e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Opera Rekuiemi Gjerman i Brahms-it, për herë të parë në Tiranë Zanafilla e veprës simfonike të Johannes Brahms “Ein Deutsches Requiem” nuk është e qartë. Pjesa më e madhe e muzikologëve besojnë se vdekja e një prej miqve më të ngushtë të Brahms-it, Robert Schumann, e nxiti atë të punojë për një Requiem. Të tjerë, përfshirë këtu edhe bashkëshorten e Schumann-it, ishin të mendimit se puna u shkrua në kujtim të nënës së Brahms-it, e cila vdiq dhjetë vjet më vonë se Schumann. Por

ajo që vlen të përmendet është se në vend të latinishtes tradicionale, Brahms vendos pasazhe nga Bibla Luteriane. Në këtë mënyrë kompozitori Johannes Brahms arriti ta zbusë tonin e veprës. Në vend të teksteve katolike, “Rekuiemi Gjerman“ është i mbushur me ngushëllim. Pa dyshim që vepra “Ein Deutsches Requiem” është puna më prekëse dhe ndjeshmërisht më shprehëse e kompozitorit Johannes Brahms. Është i pari rekui-

em i cili u kushtohet të gjallëve. Kjo vepër do të luhet për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e të njohurit Matteo Pagliari dhe me pjesëmarrjen e veçantë të sopranos shqiptare Ulpiana Aliaj, një zë i spikatur në skenat botërore, fatkeqësisht aspak e njohur në vendin e saj, Shqipëri. Ajo ftohet për herë të parë të interpretojë në Teatrin e Operas dhe Baletit në krah të baritonit Armando Likaj.

Sopranoja Ulpiana Aliaj

Kjo vepër do të luhet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e të njohurit Matteo Pagliari dhe me pjesëmarrjen e sopranos shqiptare Ulpiana Aliaj


14 17.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Lindore Tiranë (Loti 1)”. Subjekti kërkues, i këtij objekti, është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur, në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave,“Për kriteret teknke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që

shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar, për pronarët sipas listës emërore bashkalidhur. Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës). Ky publikim bëhet vetëm për pasurinë e llojit: arë dhe truall.

Pronarët do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin respektiv të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”). Vlera totale e shpronësimit është 61 239 472 (gjashtëdhjetë e një milion e dyqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e dy) lekë.

Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Emer 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Atesi

Banka RAIFFEISEN Banka RAIFFEISEN OSMAN I SHPRESA R SHPRESA R PETRIT H ROLAND P I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR AGIM

12 MEHDI

Mbiemer

Z.K

Nr.Pas

Nomeklatura

483/5 483/7 483/8 483/2/1 483/2 483/3 562/8

LOCKA

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

484/3 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

K-34-100-(44-A-B)

TOPCIU SHKALLA SHKALLA CAUSHI ZIU

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

32 33 35 36 37 39 40 41 42 44 45 46

GANI;HAXHI M ISMAIL A ADEM XH REFIK I KUJTIM M I PAIDENTIFIKUAR OSMAN I TEFIK A OSMAN M SHTET I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 1604 1604 1604

528/3 528/9 528/10 528/1 542/16 734/1/10 734/1/9 524/4 367/1 512/23

SHALQIZI SHALQIZI SHALQIZI TOPCIU SHIMA TOPCIU QEFALIA SHALORI

Sip.Are (m2) 86 48 325 406 2001 1091 716 2170 266 213

Sip.Truall (m2) Cmimi

407

500.3

448 448 4371 448 448 448 448 448 448 448 448 4371

Vlera

Shenime

38,528 21,504 1,778,997 145,600 181,888 896,448 488,768 320,768 972,160 119,168 95,424

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

1621 712 1959 778 1274 1458 2595 4010 99 1509 3999 1728

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

726,208 318,976 877,632 348,544 570,752 653,184 1,162,560 1,796,480 44,352 676,032 1,791,552 774,144

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar I Pakonfirmuar


10 I PAIDENTIFIKUAR 11 AGIM

LOCKA

2529 484/3 2529 482/6

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A)

12 MEHDI

TUFA

2529 482/9

K-34-100-(44-A)

Njoftime/reklama

13 14 15 19 20 22 23 24 26 27 28 29 31

RAKIP SELIM BATHORJA SHTET SHKELQIM D FUSHA 10 B/PRONARE BATHORJA TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA DURIM O SHKALLA SHTET SALI O SHKALLA IBRAHIM H TOPCIU

32 33 35 36 37 39 40 1 41 2 42 3 44 4 45 5 46 6 48 7 49 8 50 9 52 10 53 11 54 55 59 12 61 62 63 13 65 14 15 19 66 20 67 22 23 24 68 26 69 27 70 28 71 29 72 31 73 74 32 75 33 76 35 77 36 78 37 79 39 80 40 81 41 82 42 83 44 84 45 85 46 86 48 87 49 88 50 89 52 90 53 91 54 92 55 93 59 94 61 95 62 96 97 63 98 65 99 100 101 66 102 67 103 104 68 105 69 70 71 72 73 74

GANI;HAXHI M SHALQIZI ISMAIL A SHALQIZI ADEM XH SHALQIZI REFIK I TOPCIU KUJTIM M SHIMA IEmer PAIDENTIFIKUAR Atesi Mbiemer OSMAN I TOPCIU Banka RAIFFEISEN TEFIK A QEFALIA Banka RAIFFEISEN OSMAN M SHALORI OSMAN I TOPCIU SHTET R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR R SHKALLA ISHPRESA PAIDENTIFIKUAR H CAUSHI IPETRIT PAIDENTIFIKUAR ROLAND P ZIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I10 PAIDENTIFIKUAR BASHKE PRONAR AGIM LOCKA I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI MEHDI TUFA NASHO P PJETRI HASAN L BRANKA HASAN L BRANKA RAKIP SELIM BATHORJA YLLI S XHAFERI SHTET SHKELQIM D FUSHA B/PRONARE BATHORJA 10 MAJLINDA YNER LLESHI TRASHG. BATHORJA SHTET SHTET SHTET ITRASHEG. PAIDENTIFIKUAR ABDULLA LUNDRA SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR O SHKALLA IDURIM PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR SALI O SHKALLA I PAIDENTIFIKUAR IBRAHIM H TOPCIU I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR GANI;HAXHI M SHALQIZI I PAIDENTIFIKUAR ISMAIL SHALQIZI XHEMAL A AGA ADEM XH SHALQIZI SHTET REFIK I TOPCIU SHTET KUJTIM M SHIMA DAUT AGA I PAIDENTIFIKUAR PETRIT AGA OSMAN I TOPCIU SHTET A QEFALIA ITEFIK PAIDENTIFIKUAR OSMAN SHALORI XHEVDET M XH AGA SHTET HAXHI AGA ISHTET PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR SHTET I PAIDENTIFIKUAR RAMAZAN M SHEHI ISHTET PAIDENTIFIKUAR IMALIQ PAIDENTIFIKUAR SH SHEHI I PAIDENTIFIKUAR 10 BASHKE PRONAR I PAIDENTIFIKUAR ISHKELQIM PAIDENTIFIKUAR D FUSHA I PAIDENTIFIKUAR HALIL F HAFUZI SHTET NASHO "ITT INVEST"Psh.p.k PJETRI HASAN "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA "ITT INVEST"L sh.p.k BRANKA HASAN "ITT INVEST"Ssh.p.k XHAFERI YLLI "ITT INVEST" sh.p.k I PAIDENTIFIKUAR SHTET MAJLINDA YNER LLESHI MYFTAR R FUSHA SHTET VELI SH FUSHA CAJE R ALLA TRASHEG. ABDULLA LUNDRA RIZA FUSHA I PAIDENTIFIKUAR TOTALI I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR I PAIDENTIFIKUAR

2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529 2529

540/24 482/7 535/13 540/2/13 540/2/15 540/8 540/9 540/17 540/10 540/12 540/14 540/15 528/5

K-34-100-(44-A-B)

K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-A) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B) K-34-100-(44-B)

266 213

448 448 500.3

4371

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

2753 1686 457 1765 1640 451 704 1135 1117 415 1149 1142 2299

448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448 448

119,168 I Pakonfirmuar 95,424 Konfirmuar nga ZVRPP

Sipas dokumentit te pronesise 2,186,811 (ipakonfirmuar) Sipas dokumentit te pronesise 1,233,344 (ipakonfirmuar)

17.04.2014 755,328 204,736 790,720 734,720 202,048 315,392 508,480 500,416 185,920 514,752 511,616 1,029,952

15

Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP I Pakonfirmuar Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP Konfirmuar nga ZVRPP

2529 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 Konfirmuar nga ZVRPP Lista e Pronave qe Shpronesohen si rezultat I ndertimi 2529 528/9 K-34-100-(44-A) 712 448 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 2529 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 448 877,632 te segmentit rrugor "Unaza Lindore Tirane" Konfirmuar nga ZVRPP 2529 2529 2529 Z.K 2529 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 1604 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 2529 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 2529 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604 1604

528/1 542/16 734/1/10 Nr.Pas 734/1/9 483/5 524/4 483/7 367/1 483/8 512/23 483/2/1 483/2 483/3 562/8

K-34-100-(44-B) 778 448 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-B) 1274 448 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1458 Sip.Truall (m2) Cmimi448 Vlera 653,184 IShenime Pakonfirmuar Nomeklatura Sip.Are (m2) K-34-100-(44-A) 2595 448 1,162,560 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 86 38,528 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 K-34-100-(44-A) 48 21,504 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 K-34-100-(44-A) 407 4371 1,778,997 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 Konfirmuar nga ZVRPP 325 145,600 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 448 1,791,552 Pakonfirmuar 406 181,888 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 448 774,144 Pakonfirmuar 2001 448 896,448 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1091 448 488,768 nga ZVRPP 480 215,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 716 448 320,768 I Pakonfirmuar 3017 1,351,616 K-34-100-(44-A) 2170 448 972,160 1873 839,104 I Pakonfirmuar 484/3 K-34-100-(44-A) 266 448 119,168 Pakonfirmuar 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 972,160 IKonfirmuar nga ZVRPP 482/6 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 Pakonfirmuar 213 95,424 IKonfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 448 1,984,640 I Pakonfirmuar te pronesise nga ZVRPP 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar 482/9 K-34-100-(44-A) 500.3 4371 2,186,811 (ipakonfirmuar) 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 540/24 K-34-100-(44-A-B) 2753 448 1,233,344 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 Konfirmuar nga ZVRPP 482/7 K-34-100-(44-A) 1686 448 755,328 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 535/13 K-34-100-(44-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP pronesise 540/2/13 K-34-100-(28-D) K-34-100-(44-B) 1765 448 790,720 (ipakonfirmuar) Konfirmuar nga ZVRPP 404/27 877 448 392,896 540/2/15 K-34-100-(44-A) 1640 448 734,720 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 448 986,944 Konfirmuar Konfirmuar nga nga ZVRPP ZVRPP 540/8 K-34-100-(44-B) 451 448 202,048 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te 540/9 K-34-100-(44-B) 704 448 315,392 Konfirmuar pronesise nga ZVRPP 540/17 K-34-100-(44-A) 1135 448 508,480 Pakonfirmuar 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 I(ipakonfirmuar) 448 500,416 Konfirmuar nga ZVRPP 540/10 K-34-100-(44-B) 1117 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 540/12 K-34-100-(44-B) 415 448 185,920 Konfirmuar nga ZVRPP 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar 540/14 K-34-100-(44-B) 1149 448 514,752 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 1917 858,816 I Pakonfirmuar ZVRPP 540/15 K-34-100-(44-B) 1142 448 511,616 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 730 327,040 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/5 K-34-100-(44-B) 2299 448 1,029,952 Konfirmuar nga K-34-100-(44-A) 247 110,656 I Pakonfirmuar ZVRPP K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar 528/3 K-34-100-(44-B) 1621 448 726,208 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 407 182,336 Konfirmuar I Pakonfirmuar 528/9 712 318,976 Konfirmuar nga ZVRPP 448 2,621,696 404/7 K-34-100-(44-A) 5852 528/10 K-34-100-(44-A) 1959 877,632 Konfirmuar nga ZVRPP 303/5 K-34-100-(29-C) 861 448 385,728 528/1 K-34-100-(44-B) 778 348,544 Konfirmuar nga ZVRPP 303/6 K-34-100-(29-C) 1985 448 889,280 542/16 K-34-100-(44-B) 1274 570,752 Konfirmuar nga ZVRPP 303/18 K-34-100-(29-C) 1713 448 767,424 734/1/10 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 1458 653,184 Konfirmuar I Pakonfirmuar 303/19 228 448 102,144 nga ZVRPP 734/1/9 K-34-100-(29-C) K-34-100-(44-A) 2595 1,162,560 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/19 2892 448 1,295,616 nga ZVRPP 524/4 K-34-100-(28-D) 4010 448 1,796,480 nga ZVRPP 1558 697,984 Konfirmuar I Pakonfirmuar 302/24 K-34-100-(44-A) 367/1 K-34-100-(28-D) 99 448 44,352 Konfirmuar nga ZVRPP 679/9 K-34-100-(29-C) 401 179,648 512/23 K-34-100-(28-D) 1509 448 676,032 232/4 K-34-100-(29-A) 457 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3999 1,791,552 I Pakonfirmuar 232/3 K-34-100-(29-A) 457 448 204,736 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1728 774,144 Konfirmuar I Pakonfirmuar 232/2 K-34-100-(29-A) 1086 448 486,528 nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 2463 1,103,424 I Pakonfirmuar 232/1 K-34-100-(29-A) 1534 448 687,232 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 480 448 215,040 I Pakonfirmuar 243/2 K-34-100-(29-A) 390 174,720 Konfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 3017 448 1,351,616 Pakonfirmuar 243/1 K-34-100-(29-A) 681 305,088 IKonfirmuar nga ZVRPP K-34-100-(44-A) 1873 448 839,104 I Pakonfirmuar 1088 487,424 512/31 K-34-100-(28-D) 2170 448 972,160 Konfirmuar nga ZVRPP 154/8 K-34-100-(44-A) 2314 1,036,672 I Pakonfirmuar 512/29 K-34-100-(44-A) 3317 448 1,486,016 I Pakonfirmuar 154/14 2360 1,057,280 Konfirmuar nga ZVRPP 417/…. K-34-100-(44-A) 4430 1,984,640 1071 448 479,808 I Pakonfirmuar 404/8 K-34-100-(28-D) 1357 448 607,936 Konfirmuar nga ZVRPP 154/11 K-34-100-(29-A) 5222 2,339,456 404/28 K-34-100-(28-D) 342 448 153,216 154/14 K-34-100-(29-A) 118 52,864 Konfirmuar nga ZVRPP 404/29 K-34-100-(28-D) 484 448 216,832 154/1 K-34-100-(29-A) 1340 600,320 Konfirmuar nga ZVRPP 154/2 K-34-100-(29-A) 771 345,408 Konfirmuar nga ZVRPP 404/30 K-34-100-(28-D) 535 448 239,680 154/3 K-34-100-(29-A) 852 381,696 Konfirmuar nga ZVRPP 404/31 K-34-100-(28-D) 883 448 395,584 154/4 K-34-100-(29-A) 1191 448 533,568 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te K-34-100-(44-A) 3793 448 1,699,264 Ipronesise Pakonfirmuar 154/13 K-34-100-(29-A) 1720 448 770,560 nga ZVRPP (ipakonfirmuar) 404/27 K-34-100-(28-D) 877 392,896 Konfirmuar 153/4 K-34-100-(29-A) 1255 448 562,240 404/10 K-34-100-(29-C) 2203 986,944 Konfirmuar nga ZVRPP 153/3 K-34-100-(29-A) 998 448 447,104 Konfirmuar nga ZVRPP Sipas dokumentit te pronesise nga ZVRPP 153/2 K-34-100-(29-A) 3626 448 1,624,448 Konfirmuar (ipakonfirmuar) 400 K-34-100-(28-D) 804 448 360,192 153/1 K-34-100-(29-A) 900 403,200 Konfirmuar nga ZVRPP 404/11 K-34-100-(44-A) 393 448 176,064 I Pakonfirmuar 61,239,472 404/1 K-34-100-(44-A) 3904 448 1,748,992 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 1917 448 858,816 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 730 448 327,040 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 247 448 110,656 I Pakonfirmuar K-34-100-(44-A) 519 448 232,512 I Pakonfirmuar


16 17.04.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama

17 prill Mapo  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you