Page 1

Faqe 4

Moisiu firmos peticionin për miratimin e rezolutës çame Ish-Presidenti kërkoi që çështja çame duhet të zgjidhet sa më parë, dhe se shteti nuk duhet të heshtë më

Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 17 dhjetor 2012. Numër 781. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Rama: S’premtoj shndërrim të ekonomisë brenda natës, duhet kohë “Unë nuk mund të premtoj se një votë për ne sot do të garantojë punë për të gjithë nesër. Ndërtimet pa leje, 'mrekullia' jo europiane e Berishës" FAQE 5

Meta: Bllokuesit e integrimit do të ndëshkohen me votë më 2013

Nis rrokada në Prokurori, ikin dy të besuarit e Ina Ramës

Dorëhiqen në një ditë Sokol Stojani, drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Sokol Malaj, shefi i Prokurorisë së Tiranës. Shkak, largimi i ish-eprores së tyre Ina Rama, e cila i ka promovuar në postet e rëndësishme. Motivi zyrtar i dorëheqjes: filozofia e ndryshme e punës e prokurorit të sapozgjedhur Adriatik Llalla. Faqe 7

Kryetari i LSI-së: Sot patriotizëm do të thotë të ngrihesh mbi interesat e tua për interesat e vendit FAQE 6

Qeveria: CEZ provokon trazira publike, do mbajë përgjegjësi penale

Sokol Stojani, drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme

Polici i antitrafikut vret veten në makinë, në sy të miqve

FAQE 9

op-ed / 10-11

Zv.ministri i Ekonomisë, Bozdo: Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit. Vendi në errësirë, CEZ "hesht" edhe pas protestave. Ujësjellësi i Tiranës: Afati për borxhet deri më 21 dhjetor, ndryshe ndërpresim ujin

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kryeministri Hashim Thaçi ndodhet në pozitë të vështirë. Ndërmarrja...

Me rastin e botimit në Itali të librit “Rrëfim pa asnjë altar”, i Visar Zhitit, autori rrëfehet për ditën e arrestimit, poezinë dhe romanin e parë që shkroi, për poetët dhe pseudopoetët, shkrimtarët dhe pseudoshkrimtarët

A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar?!

koment Artur Baku

Këtë 100-vjetor, përveç debateve për rishikimin e historisë, figurave...

Recensa e Preç Zogajt

Tri kryevepra në një libër "Trilogjia e Nju-Jorkut", nga Paul Auster Reportazh

Balkanika dhe udhëtarët e saj

Na bashkon qyteti

9

Vrasja e 49-vjeçares në Fier, policia: Autori e njihte viktimën

kronikë

Hetimet përjashtojnë bashkëshortin nga të dyshuarit, jeton prej vitesh në Norvegji. Vajza e të ndjerës: Emrat i ndërruam se nuk na pëlqenin ato që kishim

Nga Diana Çuli

Enno Bozdo

m e d i at t h a s e ko mp a n i a C E Z shpërndarje do të mbajë përgjegjësi për mosfurnizimin me dashje apo pa dashje të vendit me energji elektrike. Zëvendësministri i METE-s, Enno Bozdo, në një konferencë për shtyp reagoi ndaj CEZ për mungesën e energjisë elektrike në disa zona të vendit, duke i bërë thirrje kompanisë... Faqe 2-3

koment / 11

Suplement

Visar Zhiti: Të huajt më pyesin shpesh përse Kadareja nuk ka rënë në burg?

Heronjtë amerikanë kthehen në Kosovë si biznesmenë

koment New York Times

Situata e krijuar ditët e fundit me ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë e rrethe ka sjellë reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, që paralajmëron kompaninë e CEZ për përgjegjësi penale në rast se nuk përmbush detyrimet ndaj qytetarëve. Reagimi i ashpër erdhi dje nga zv.ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, i cili nëpërmjet një deklarate për

Faqe 9-14

CMYK

Faqe 16

rudina xhunga

Serbi afër teje Nëse do të bëjmë një kërkim në kujtesën personale, do të vërejmë sa pak serbë kemi takuar në jetën tonë, dhe besoj e njëjta gjë vlen edhe për një serb. Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeritjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga ç’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime. Historiografia e secilit prej nesh përpiqet të minimizojë kontributin e tjetrit në kulturën paneuropiane, dhe të maksimalizojë të vetën, megjithëse e vërteta është se, sado vepra të çmuara të kemi bërë, ato janë në proporcion me përmasën tonë numerike, dhe me kapacitete tona intelektuale dhe kulturore. Jemi një tokë që...


2

MAPO

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

f kus

METE i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve dhe mosveprimeve. Mosofrimi me dashje i një shërbimi publik të domosdoshëm përbën vepër penale

Ndërprerja e energjisë, qeveria kërcënon me padi CEZ-in Zv.ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, i kërkoi kompanisë CEZ të mos provokojë tension publik me ndërprerjen e energjisë. Bozdo: Mosofrimi me dashje i një shërbimi publik të domosdoshëm përbën vepër penale. Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit, sot, nesër apo në të ardhmen Tiranë Situata e krijuar ditët e fundit me ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë e rrethe ka sjellë reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, që paralajmëron kompaninë e CEZ për përgjegjësi penale në rast se nuk përmbush detyrimet ndaj qytetarëve. Reagimi i ashpër erdhi dje nga zv.ministri i Ekonomisë, Enno Bozdo, i cili nëpërmjet një deklarate për mediat tha se kompania CEZ shpërndarje do të mbajë përgjegjësi për mosfurnizimin me dashje apo pa dashje të vendit me energji elektrike. Zëvendësministri i METE-s, Enno Bozdo, në një konferencë për shtyp reagoi ndaj CEZ për mungesën e energjisë elektrike në disa zona të vendit, duke i bërë thirrje kompanisë CEZ që të mos provokojë tension publik, teksa theksoi se METE ka prova se CEZ shpërndarje nuk ka kryer detyrën për furnizimin me energji elektrike të qytetarëve. “METE i kërkon kompanisë CEZ Shpërndarje të mos provokojë tension publik me anë të veprimeve dhe mosveprimeve. Mosofrimi me dashje i një shërbimi publik të domosdoshëm përbën vepër penale. Të gjithë shkelësit do të dalin para ligjit, sot, nesër apo në të ardhmen”tha Bozdo. Sipas tij, Ministria kërkon nga kompania e shpërndarjes së energjisë që të marrë të gjitha masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, ndërsa kërkoi gjithashtu që t’u përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen. Zv.ministri Bozdo deklaroi se ndërprerjet e energjisë elektrike në disa zona të vendit janë bërë si pasojë e performancës së dobët të CEZ Shpërndarje. “METE është duke ndjekur situatën për çdo ndërprerje të energjisë. Ndërprerjet e energjisë janë pasi CEZ-i s`ka përmbushur detyrimet e saj dhe kohëzgjatja e defekteve është rritur në mënyrë jonormale në sajë të performacës jo të mirë të saj”, tha Boz-

do, teksa i bëri thirrje CEZ Shpërndarje që të marrë masat për përballimin e defekteve që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit, si dhe t’i përgjigjet në kohë të gjitha problemeve që do të shfaqen në ditët në vijim. Kjo është deklarata e parë publike, ku në emër të qeverisë, Ministria e Ekonomisë paralajmëron kompaninë CEZ tashmë në ikje, se do të përballet me të gjitha sanksionet ligjore në rast se lë vendin qëllimisht pa drita. Prej muajsh tensionet mes qeverisë dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energ jisë janë rritur ndjeshëm. Shkak është bërë borxhi i pashlyer që institucionet shtetërore kanë ndaj kompanisë private, e cila erdhi në Shqipëri me qëllim përmirësimin e shërbimit të furnizimit me energji të vendit. Vetëm pak ditë më parë, CEZ urdhëroi ndërprerjen e energjisë për të gjithë ujësjellësit debitorë ndaj saj, vendim ky që u prit ashpër jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga forcat e policisë, të cilat kryen arrestimin e disa punonjësve të CEZ. Pas kësaj përplasjeje, Enti Rregullator i Energjisë u mblodh me qëllim heqjen e licencës së kompanisë CEZ, e cila nga ana e saj pranon të largohet nga Shqipëria vetëm nëse merr mbrapsht borxhin që, sipas saj, i ka shteti shqiptar. Prej ditësh banorë të Tiranës e rretheve janë përballur me mungesa të gjata e të pa justifikuara të energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe protesta të shumta në gjithë vendin. Për këtë situatë Ministria e Ekonomisë bën përgjegjëse kompaninë tashmë në ikje CEZ shpërndarja.

masat

Task-forca e bashkisë, kontroll fishekzjarrëve Task-forca e Bashkisë së Tiranës po mbikëqyr tregtimin e fishekzjarrëve, ndërsa kërkoi nga tregtarët të ndiqnin udhëzimet nëse nuk donin që mallrat të sekuestroheshin. Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia Tiranë bën të ditur se aksioni i Task-forcës është përqendruar të dielën në tregun e Qytetit të Nxënësve. “Nëse ju kujtoni dhe vitin që shkoi, Bashkia e Tiranës i ndërmori këto aksione dhe ne patëm sekuestruar sasi të mëdha të lëndëve ndezëse dhe plasëse, që krijonin probleme për qytetarët. Kështu, ne kemi filluar bisedimet me tregtarët për t’i orientuar drejt dhe në rast se ata nuk do t’i përgjigjen kësaj thirrje, sikurse dhe vitin e kaluar, do të marrim masa për të shmangur situatat e pakëndshme që sjellin këto produkte” - tha drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Geron Ibrahimi. Ndërkohë për situatën e çmimeve ai tha se tregtarët tashmë e kanë kuptuar dhe janë të bindur për vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për të mos lejuar rritjen abuzive të çmimeve. “Vazhdojmë të vërejmë me kënaqësi që trendi i çmimeve ka një konstante tashmë, e cila shkon brenda normalitetit. Ndërkohë që aspekti tjetër i punës është dialogimi me bizneset, për t’i sensibilizuar ata të orientohen drejt blerjes së produkteve të cilat kanë vetëm një karakter dekorativ dhe jo karakter plasës apo shpërthyes, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe krijojnë situata të pakëndshme për qytetarët e Tiranës” – u shpreh z.Ibrahimi.

Gramsh, bashkia s’ka para për pensionet e invalidëve

Basha: Fond për kamera në shkollat e kryeqytetit

Bashkia e Gramshit ka dhënë alarmin dje për shkak të mungesës së fondeve për të paguar ndihmat sociale. Përveç punonjësve të administratës së saj, të cilët nuk paguhen prej 5 muajsh, tashmë nuk paguhen as personat me aftësi të kufizuara dhe as ata që trajtohen me ndihmë ekonomike. 750 familje të cilët marrin ndihmë ekonomike dhe 500 persona me aftësi të kufizuara, pothuajse çdo ditë i drejtohen dyerve të bashkisë për të marrë të njëjtën përgjigje: “nuk ka para”. Sipas kryetarit të bashkisë, z.Dritan Bici, shkak për këtë kolaps ekonomik është mungesa e fondeve nga qeveria dhe mosrealizimi i të ardhurave tatimore, pasi, për shkak të krizës, 60% e subjekteve private në qytet

Në të gjitha shkollat e Tiranës do të vendosen kamera, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla. Një projekt i detajuar i Bashkisë së Tiranës do të nisë nga zbatimi në muajt e parë të vitit 2013. Kjo u bë e ditur në një njoftim të bashkisë, sipas të cilit kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e radhës akordimin e një fondi të veçantë nga buxheti i Bashkisë për këtë projekt. Zbatimi i projektit do të nisë me shkollat e mesme të kryeqytetit. Dy vjet më parë në kuadër të projektit “Për një Tiranë të sigurt eu-

nuk arrijnë të paguajnë taksat vendore. Qyteti i Gramshit renditet i pari për numrin e të papunëve në qarkun e Elbasanit. Më herët, situatë “falimentimi” deri në mospagesa pagash prej muajsh kanë paraqitur edhe bashki e komuna të tjera në vend, administratat e të cilave prej muajsh nuk paguhen pas bllokimit në thesar të borxheve që ata i detyrohen CEZ-it. Prej disa muajsh qeveria ka bllokuar grantet e destinuara për disa njësi vendore. Këto bllokime janë kryer për shkak të borxhit që ndërmarrjet e ujësjellësve i kanë kompanisë CEZ. Për shkak se njësitë vendore janë aksionere në ndërmarrjet e ujësjellësve, qeveria ka vendosur bllokimin e granteve.

ropiane” Ministria e Brendshme përfshiu edhe monitorimin me kamera të hyrjeve të disa shkollave të kryeqytetit. Me këtë projekt Bashkia e Tiranës do të shtrijë monitorimin me kamera në të gjitha shkollat e kryeqytetit në funksion të sigurisë për nxënësit dhe fëmijët e kryeqytetit. “Projekti i sigurisë në shkolla edhe ai i kontrollit të trafikut në Tiranë janë kontribute reale të Bashkisë së Tiranës për rritjen e sigurisë në qytet. 23 kamera vrojtimi ditë/natë, pjesë e projektit të menaxhimit të trafikut do të instalohen nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit”.


E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Protesta masive ndaj CEZ në këto zona ka pasur gjatë gjithë muajit, ndërkohë që mjaft komuna vuajnë mungesën e energjisë që prej disa muajsh për shkak të ndërprerjeve për mos pagesë së faturave nga një pjesë e banorëve në këto zona

Vendi në errësirë, CEZ “hesht” edhe pas protestave Banorët e Selitës fituan me protesta të drejtën për të pasur energji elektrike, ndërsa mësohet se pas defekteve dhe shkëputjeve dhjetëra komuna e fshatra ndodhen në terr

tiranë

Mbaron afati 30-ditor për licencën, CEZ s’plotësoi kushtet

Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, CEZ, ka konsumuar afatin 30-ditor që i kishte dhënë Enti Rregullator i Energjisë për përmirësimin e situatës financiare, duke mos përmbushur kushtet e përcaktuara dhe duke i hapur rrugën heqjes së lejes. Afati përfundoi javën që shkoi dhe burimet në ERE pohojnë se CEZ nuk ka arritur të përmbushë gjatë kësaj periudhe kushtet e vëna, që kryesisht kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë dhe shlyerjen e detyrimeve që ajo kishte ndaj palëve të treta. Burimet në ERE njoftuan se CEZ ka dorëzuar dokumentet me të dhëna të reja javën që shkoi, të cilat do të nisin nga shqyrtimi këtë javë. Por nga ana tjetër, mësohet se CEZ nuk ka shlyer asnjë prej detyrimeve të saj, të cilat tashmë i kanë arritur në rreth 30 miliardë lekë. Ekspertët ligjorë shpjegojnë gjithashtu se ERE mund ta heqë licencën kur i licencuari nuk arrin të shlyejë pagesat e rregullimit të përcaktuara nga ERE dhe nuk arrin të përmbushë kushtet e licencës për shkaqe financiare. Mospërmbushja e këtyre dy detyrimeve është e mjaftueshme që CEZ të humbë licencën e aktivitetit në vendin tonë. Por sipas nenit 18 të ligjit për sektorin e energjisë elektrike, thuhet se kur ERE heq një licencë, duhet të zbatojë njërin nga kushtet e përkohshme, të përcaktuara në ligj, në mënyrë që pajisjet dhe asetet, në pronësi të të licencuarit të mund të vazhdojnë të funksionojnë në sigurimin e shërbimit të energjisë elektrike për klientët.

Disa lagje të Tiranës, pjesa më e madhe e fshatrave në Veri dhe Verilindje, por edhe komuna të ndryshme në Jug, vuajnë prej javësh mungesën e energjisë, për shkak të defekteve që nuk rregullohen apo pasi janë debitorë ndaj CEZ. Vetëm dje janë regjistruar ndërkohë disa protesta kundër CEZ që shihet nga banorët si fajtor për lënien pa energji elektrike të shtëpive të tyre. Zona e Selitës në Tiranë u ngrit në protestë mëngjesin e djeshëm dhe kërcënoi të pushtonte nënstacionin, derisa banorët morën garanci që CEZ do të ndërhynte dhe do të rregullonte defektin që e kishte lënë këtë zonë pa energji për më shumë se një javë. Ndërkohë lagje të tjera të Tiranës kanë probleme me energjinë elektrike, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit më shumë se 6 protesta me bllokim rrugësh në kryeqytet për mungesë të energjisë elektrike në zona të ndryshme. Situata në Tiranë sidoqoftë është më e mirë se në Veri, ku qytetet dhe komuna të tëra kaluan ditë të tëra në errësirë për shkak të mungesës së energjisë pas defektit në linjë të transmetimit dhe një sërë defektesh në linjat e shpërndarjes. Protesta masive ndaj CEZ në këto zona ka pasur gjatë gjithë muajit, ndërkohë që mjaft komuna vuajnë mungesën e energjisë që prej disa muajsh për shkak të ndërprerjeve për shkak të mos pagesës së faturave nga një pjesë e banorëve në këto zona. Ndërkohë dje banorët e komunës Shushicë, të cilët thanë se kanë 16 ditë pa energji elektrike, protestuan pranë një transformatori që ka pësuar defekt. Në mjaft fshatra ka pasur djegie të transformatorëve, këputje të përcjellësve, shembje të shtyllave etj., probleme që janë përgjegjësi direkte e kompanive që merren me furnizimin me energji. Rasti tipik mbetet ai i komunës Shushicë, ku si pasojë e djegies së transformatorit banorët e disa fshatrave kanë mbetur pa energji. Ata shprehen mjaft të indinjuar, duke theksuar se është e pa konceptueshme mungesa e dritave në shekullin e 21-të, në një vend që aspiron integrimin në BE. Gjithçka është zhytur në errësirë. Ndërkohë elektroshtëpiaket dhe çdo pajisje tjetër që punon me korrent, nuk mund të vihen në punë. Banorët thonë se po ndriçohen me flakën e pishës. Probleme kanë edhe nxënësit e shkollave. Kryetari i komunës, Lutfi Lala, pohoi se ka njoftuar drejtuesit e CEZ në Elbasan, drejtuesit vendorë të prefekturës, shtabin e emergjencave, por veç premtimeve asgjë nuk është bërë. Disa komuna të nënprefekturës Librazhd, Gramsh e Peqin hasën probleme të kësaj natyre. Megjithatë CEZ duket se tashmë ka hequr dorë nga çdo përgjegjësi dhe dhjetëra fshatra janë të zhytur në errësirë në qarkun e Elbasanit.

Protesta në Shkozë, bllokohet për 30 minuta rruga Banorë të Shkozës, zonë periferike e Tiranës, kanë protestuar dje për mungesën e gjatë të energjisë elektrike në zonë. Në shenjë proteste dje rreth orës 18:30 minuta banorët bllokuan rrugën, duke vendosur sende të ndryshme dhe nën thirrjet “duam drita”, mbajtën për rreth 30 minuta rrugën e bllokuar. Një zonjë u shpreh se lagjja ku banon ka ndërprerje të gjata të energjisë elektrike prej 2 javësh. Banorët theksuan se protesta e tyre do të përsëritet deri në

përmirësimin e situatës. Sipas tyre, kjo është e vetmja mënyrë që të organet kompetente të ndërgjegjësohen për dëmin që po u shkaktohet familjeve në këto ditë të ftohta dimri dhe bizneseve që operojnë në zonë. “Ne kemi paguar rregullisht energjinë, nuk duam të penalizohemi kot”, thanë banorët e indinjuar. Protesta e banorëve të Shkozës vjen pak ditë pasi banorë të Laprakës e Kombinatit dhe Selitës protestuan po për të njëjtën arsye.

tiranë

UKT: Afati për borxhet deri më 21 dhjetor, ndryshe ndërpresim ujin Ujësjellësi i Tiranës njoftoi dje se në fund të vitit buxhetor borxhi ndaj kompanisë ka arritur në një nivel të papranueshëm. Në njoftimin për media, Ujësjellësi i Tiranës njofton se të dhënat nxjerrin debitorë jo vetëm konsumatoret privatë, familjarë dhe biznese, por edhe institucione të qeverisë qendrore dhe lokale. “Sipas këtyre të dhënave, borxhi i institucioneve buxhetore ndaj UKT është më shumë se 132 milionë lekë të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26 milionë lekë, ndërsa borxhi i bashkive dhe komunave është 61 milionë lekë. UKT njofton këto kategori debitorësh se afati i fundit për shlyerjen e detyrimeve është data 21 dhjetor. “Në të kundërt, UKT do të zbatojë për institucionet debitorë në të njëjtin standard që zbaton për debitorët privatë”, thuhet në njoftim.


4

MAPO

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

politika

Ruçi ka premtuar se PS do të zhvillojë census derë më derë për të regjistruar votuesit dhe denoncuar abuzimet e Sali Berishës

Ruçi: Shkoni derë më derë për të krijuar frymën e fitores “Fryma nuk rritet vetvetiu, por duhet të plotësojë dy kushte, këto që thamë të thuhen vesh më vesh dhe derë më derë. Dhe e dyta, nuk duhet të lodhemi së propaganduari, së përsëritur alternativën për një Rilindje Shqiptare, duke u thënë se alternativa jonë është punësimi jo papunësia” Kreu i grupi parlamentar, Gramoz Ruci, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS së Tiranës, teksa ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Berisha se ndjek të njëjtën taktikë për të qëndruar në pushtet si mbreti Zog, ka kërkuar nga të pranishmit që të shkojnë derë më derë për të shpjeguar keqqeverisjen aktuale si dhe për t’ i shpjeguar alternativën e PS. Duke bërë një paralelizëm mes Zogut dhe Berishës, Ruçi tha se “Ahmet Zogu, sundimtari monark dhe Sali Berisha sundimtari në emër të demokracisë, ngjajnë si dy pika uji, si dy vëllezër siamezë. Berisha nuk u kërkoi ndjesë shqiptarëve për ata dhjetëra vetë, nga Bajram Curri deri te Shota, që i vrau Ahmet Zogu. Dhe nuk na tha që mbi 30 intelektualë, ajka intelektuale e këtij kombi, ishin dënuar nga ky satrap. Pse e do kaq shumë ky Saliu këtë Ahmet Zogun? Nuk është rastësi, e lidhin shumë gjera. Së pari, se askush sikurse Ahmet Zogu nuk sundoi në mënyrë despotike, dhe po me mjete despotike do të sundojë edhe Berisha. Zogu sundoi me intriga dhe frikë, edhe ai do të sundojë me të njëjtën mënyrë”, është shprehur Ruçi. Më tej, ai është kapur me fjalën e Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, në atë të grupit parlamentar si dhe në Parlament. “Fillon dhe mbaron mbledhje e grupit parlamentar, e qeverisë dhe ne Parlament vetëm me Edi Ramën, duke bërë intriga dhe duke frikësuar PS-në. Ashtu si Zogu erdhi në pushtet i pazgjedhur, por me ndihmën e Serbisë, edhe Saliu ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Edhe Saliu ynë sot mik të familjes deklaron një serb tjetër, Fazlliçin. Edhe Saliu në gjithë politikën e tij, kur ishte president, theu embargon për të ushqyer makinën shtypëse të vëllezërve tanë në Kosovë. Kur UÇK-ja doli në mal, fondamentalistë, ekstremistë dhe komunistë i quajti ai luftëtarët e UÇKsë. Edhe Saliu kur ishte puna për të nënshkruar përfaqësuesit e Kosovës marrëveshjen e Rambujesë, tha që kush nënshkruan është tradhti kombëtare.”- u shpreh Ruçi. Strategjia

Ruçi ka premtuar se PS do të zhvillojë census derë më derë për të regjistruar votuesit dhe denoncuar abuzimet e Sali Berishës. Ai vërejti se PS ka një vizion të qartë që do t’i garantojë fitoren. “Saliu nuk bie vetë. Saliun duhet ta rrëzojë fryma elektorale që duhet të ngrejë opozita shqiptare nën udhëheqjen e Partisë Socialiste e të Edi Ramës. Të gjithë

Tahiri: Para ligjit përgjegjësit e 21 janarit dhe të Gërdecit Socialistët kanë premtuar se do të vendosin drejtësi sapo të vinë në pushtet pas zgjedhjeve të përgjithshme. Deputeti dhe njëherësh kryetar i PS në Tiranë, Saimir Tahiri, gjatë asamblesë, ka theksuar se qeveria e PS-së do të nxjerrë menjëherë, pa harxhuar asnjë minutë, përgjegjësit për viktimat e 21 Janarit dhe të Gërdecit. “Ndaj unë, kolegët e mi e të gjithë ju, jemi këtu për t’i premtuar qytetarëve të Tiranës e të gjithë Shqipërisë, se me të fituar zgjedhjet, nuk do harxhojmë 1 minutë kohë nga koha jonë për t’i nxjerrë para ligjit për ndëshkimin e merituar të gjithë ata që vranë në Gërdec, vranë më 21 janar, vodhën e dogjën, duke shkatërruar pasurinë dhe të ardhmen e vendit. Ne jemi këtu e nuk harrojmë, ndaj do fitojmë për të mos harruar që këta matrapazë të shkojnë para drejtësisë për të paguar një më një kusuret që i kanë këtij populli”, është shprehur Tahiri. Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai ka theksuar se PS-ja nuk do të lejojë që të vidhet asnjë votë më 23 qershor, ndërsa ka shtuar se ata të cilët do të guxojnë të vjedhin votën do ta paguajnë shtrenjtë dhe s’do të ketë asnjë imunitet që t’i mbrojë.

Klosi: Votuesit, shifrat flasim për apati shumë të madhe Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, theksoi deje në Asamblenë e Tiranës se për të fituar zgjedhjet duhen nxjerrë në votime shumica e zgjedhësve që nuk votojnë. Duke renditur disa shifra të thjeshta, ai tha se “Fushata politike do të fitohet nga Ushtria e Vullnetarëve të Fitores në Terren, shpjegimi i programit do ta bëjë punën e vet dhe shqiptarët do e kenë të qartë se pse ne jemi ndryshe nga kundërshtari ynë. Në ditën e votimit do e kenë të qartë se duke votuar për PS votojnë për nxitjen e punësimit, shërbim shëndetësor e arsim të garantuar, politikë fiskale të ndershme dhe jo taksim klientelist. Por a mjafton kjo?! Shifrat flasin për një apati shumë të madhe të votuesit që vjen në votime nga televizori. Në Tiranë Edi Ramën  120 000  nga   503 000, në Durrës Vangjush Dakon  33 000  nga 165 000, në Vlorë Shpëtim Gjikën 23 000  nga 102 000, në Fier Baftjar Zeqon 16 000  nga 67 300. Puna për të arritur çdo votë, çdo votues në terren, do jetë arma më e fortë për ta kthyer fitoren tonë nga të sigurt, në të padiskutueshme. Ne ju flasim atyre që vuajnë, atyre që shfrytëzohen, atyre që presin, atyre që shpresojnë. Ju flasim atyre që vuajnë pasojat e një qeverie të papërgjegjshme, arrogante e të korruptuar. Ju flasim atyre që meritojnë një fat tjetër nga ky i sotmi.”

ju jeni angazhuar në censusin për regjistrimin e votuesve në qendrat tuaja të votimit. Duhet të trokisni në çdo derë shqiptari e të thoni: “Më 2005-ën, Saliu kur erdhi e gjeti kilen e bukës me 500 lek, sot Saliu që do ikë e lë bukën me 1000 lek, e gjeti orizin në 80 lekë sot e lë 140 lekë. Kilen e sheqerit e gjeti me 80 lekë e lë me 160 lekë, kilen e miellit e gjeti 50 lekë e lë 100 lekë… Fryma nuk rritet vetvetiu, por duhet të plotësojë dy kushte, këto që thamë të thuhen vesh më vesh dhe derë më derë. Dhe e dyta, nuk duhet të lodhemi së propaganduari, së përsëritur alternativën për një Rilindje Shqiptare, duke u thënë se alternativa jonë është punësimi jo papunësia. T’u themi biznesmenëve se ne jemi për taksim të ndershëm jo taksë të padrejtë”,- theksoi Ruçi, teksa në nisje të fjalës së tij e ka justifikuar mungesën e liderit të opozitës Edi Rama për një arsye objektive.

“Më 2005-ën, Saliu kur erdhi e gjeti kilen e bukës me 500 lek, sot Saliu që do ikë e lë bukën me 1000 lek, e gjeti orizin në 80 lekë sot e lë 140 lekë. Kilen e sheqerit e gjeti me 80 lekë e lë me 160 lekë, kilen e miellit e gjeti 50 lekë e lë 100 lekë…

Request Proposal GRD-RFP-2012018 Request forforproposal GRD-RFP-2012-012 For: For: “Purchase of PC & Monitors” “Cash Transport And: Services” and: Request for Proposal GRD-RFP-2012- 017 For:GRD-RFP-2012-015 Request for proposal “Purchase of Cash Counting For: Machines, Renting or Maintenance of the existing ones” “External Security Services for Bank’s premises”

“Saliu nuk bie vetë. Saliun duhet ta rrëzojë fryma elektorale që duhet të ngrejë opozita shqiptare nën udhëheqjen e Partisë Socialiste e të Edi Ramës

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for:

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for: of PC &Services. Monitors. 11 –- Purchase Cash Transport of Cash Counting Renting or Maintenance of the existing ones 22 -- Purchase External Security ServicesMachines, for Bank’s premises The complete Request for Proposal Documents is available download at Societe Generale Albania The complete Request for Proposal Documents is available for for download at Societe Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ www.societegenerale.al/Engagement Engagement Auctions section, or upon request to: proBank’s website >>>> Auctions section, or upon request to: procurecurement.al@socgen.com . ment.al@socgen.com . Proposal must be bedelivered deliveredon onororbefore before: Proposal must January 07 th 2013, 12:00 hrs (CET) for Request for proposal th 1GRD-RFP-2012-018 – November 12th, and 2012, 12:00 hrsDecember (CET) in a24sealed marked on or before 2012,envelope 12:00 hrs (CET) for with: Request for proposal GRDRFP-2012-017 in a sealed envelope marked with:

Banka Societe Generale Albania

Banka Societe Generale Albania General Resources Department General Resources Department Blv.Deshmoret Deshmorete eKombit Kombit Blv. th floor Twin Towers, Tower 1,th9floor Twin Towers, Tower 1, 9 Tirana, Albania Tirana, Albania

Tothe theattention attention To of:of:

Mr. Igli Kasneci Mr. Igli Kasneci General Resources General Resources Manager Manager Name of the bidding service provider Name of the bidding service provider

Proposalssent sentby byfax faxororemail emailwill willnot not accepted. Proposals bebe accepted.


E hënë 17 13 qershor dhjetor 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 5

Kreu i PS-së prezanton strategjinë për daljen nga kriza ekonomike dhe platformën për bashkëpunim me Kosovën

Paloka: Rama bllokoi statusin, përgjigjen do e marrë në zgjedhje TIRANË Partia Demokratike e ka

rreshtuar kryetarin e opozitës, Edi Rama, në të njëjtën linjë me qëndrimet kundër statusit që mbajtën disa komunistë grekë në mbledhjen e pak ditëve më parë në Parlamentin Europian.“…Por çfarë mund t’u kërkojmë ne komunistëve grekë, kur autori i vërtetë i bllokimit të shqiptarëve është një pinjoll i komunistëve, i bllokmenëve shqiptarë: Kryetari i ish-Partisë Komuniste Shqiptare, i cili edhe në 100-vjetorin e Pavarësisë u tregoi shqiptarëve se është kundër të ardhmes dhe interesave të tyre. Anti-shqiptar duket si një epitet i rëndë, por në fund gjithsecili nga ne gjykohet për veprimet e tij dhe Rama në gjithë këto vite nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka tentuar të

bllokojë të ardhmen e shqiptarëve. Bllok kundër NATO-s, bllok kundër liberalizimit të vizave dhe tani për të tretën herë radhazi bllok për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian…”, - tha dje deputeti i PD-së, Edi Paloka. Ai shtoi se ky është bllokimi i fundit i Ramës, pasi përgjigjja ndaj tij do të jepet në zgjedhjet e 2013-ës. “…Më 2013, në fushatë, i ka mbetur t’u mburret shqiptarëve, siç po bën në fakt edhe tani, vetëm se është 2 metra i gjatë dhe madje pa taka. Pasi për asgjë tjetër nuk mund t’u mburret apo t’u thotë shqiptarëve se ka interesa të përbashkëta me ta. Prandaj, 2013-ta do të jetë edhe viti kur shqiptarët do ta çojnë Ramën përfundimisht aty ku i takon”, shtoi ai.

Edi Paloka

Rama: Nuk premtoj shndërrim të ekonomisë brenda natës, duhet kohë “Unë nuk mund të premtoj se një votë për ne sot, do të garantojë punë për të gjithë nesër. Por mund të premtoj po, që nëse njerëzit do të na marrin ne në punë për të zgjidhur problemin e papunësisë së tyre, do t’i përkushtohemi me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën” Fernada Cenko Nga Asambleja e PS-së së Tiranës

Rama: Ndërtimet pa leje, “mrekullia” jo europiane e Berishës Rama ka folur të shtunën në mbrëmje në konferencën ekonomike dhe për ndërtimet informale, situatën e tyre dhe efektet në ekonomi. Duke marrë shkas nga të dhënat e censusit dhe një deklaratë e Berishës, ai tha se “Pashë, fjala vjen, entuziazëm të madh në komentet e zëdhënësve qeveritarë për censusin lidhur me numrin e madh të shtëpive të ndërtuara në Shqipëri. Është një entuziazëm që e kemi parë edhe më parë në fjalimet e Kryeministrit. E paharrueshme fraza e tij përpara popullit të Bathores: Askush në historinë e civilizimeve nuk e ka bërë mrekullinë që ju bëtë në vetëm 15 vjet, duke ndërtuar një qytet nga hiçi, pa i marrë leje askujt! Sigurisht që nëse e shohim këtë pikëmbërritje kuantitavisht në raport me ku ishim në pikënisje, s’ka asnjë farë dyshimi se krahasimi është thjesht i pamundur. Por nëse shohim se me çfarë kostoje kualitative ka ndodhur kjo “mrekulli e tetë e botës”, atëherë me siguri ka shumë arsye për t’u shqetësuar për të ardhmen. Qoftë në planin

ekonomik - ku më e pakta që mund të thuhet është se ky ndërtim i kudondodhur dhe gjithëpërfshirës ka sjellë humbjen e një sasie të konsiderueshme të tokës së bukës dhe një kosto të jashtëzakonshme për urbanizimin. Qoftë në planin social - ku më e pakta që mund të thuhet është mungesa e kushteve për të krijuar komunitet dhe kostoja e jashtëzakonshme e dhënies së shërbimeve publike e sociale për shkak të fragmentimit marramendës territorial. Qoftë në planin demokratik - ku më e pakta që mund të thuhet është humbja e të drejtës së pronësisë nga një pjesë dhe kostoja e jashtëzakonshme e shlyerjes së kësaj humbjeje për të akomoduar pjesën tjetër. Qoftë në planin mjedisor - ku më e pakta që mund të thuhet është erozioni shumë serioz dhe dëmtimi i rëndë i peizazhit. Qoftë në planin kulturor - ku më e pakta që mund të thuhet është rënia në një hulli zhvillimi pa fizionomi europiane. E le ta themi troç, në asnjë nga këto plane kjo “mrekulli” nuk është as europiane as e lehtë për t’u absorbuar në rrugën e ndërtimit të Shqipërisë Europiane”.

Kryesocialisti Edi Rama ka pranuar se do të hasë vështirësi në përpjekjen e tij dhe të ekipit qeverisës në rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, nëse fiton zgjedhjet e qershorit. Në këtë kontekst, Rama ka kërkuar mirëkuptimin se duhet kohë për të sjellë në parametrat e duhur ekonominë shqiptare. I pranishëm në konferencën e organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Tiranës, “Shqipëria dhe kriza, çfarë vjen pas”, dhe para emrave të njohur të ekonomisë shqiptare, Rama u tregua i rezervuar se PS mund të bëjë mrekullira, ndaj në fjalën e tij u ndal edhe tek ajo se çfarë nuk mundet të bëjë dot brenda një nate. “Unë nuk mund të premtoj se ne do ta shndërrojmë ekonominë brenda natës. Do të na duhet kohë dhe vendosmëri. Unë nuk mund të premtoj se një votë për ne sot, do të garantojë punë për të gjithë nesër. Por mund të premtoj po, që nëse njerëzit do të na marrin ne në punë për të zgjidhur problemin e papunësisë së tyre, do t’i përkushtohemi me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën, udhëheqjes së një procesi transformues të qeverisjes për një Rilindje Shqiptare”, është shprehur kryesocialisti Rama në një konferencë mbi ekonominë. Rrugëdalja

Kryesocialisti Edi Rama mbajti një fjalë të gjatë, ku foli më së shumti edhe për rrugëdaljen nga ekonomia e paralizuar. Edi Rama argumentoi se përse kriza ekonomike

Kreu i PS-së, Edi Rama

shqiptare nuk është pasqyrë e krizës që ka prekur mbarë Europën: “Është përkimi i krizës globale me fazën e shterimit të një modeli ekonomik rrënues për Shqipërinë. E jo vetëm kaq. Kriza shqiptare është rënduar edhe më, sepse pikërisht kur nisi ky përkim dramatik, qeveria shqiptare zgjodhi dritëshkurtësisht t’i sforcojë mekanizmat e amortizuar të ekonomisë sonë, në një përpjekje kokëfortë për të mos e pranuar krizën.” Edi Rama tha se duhet rishikuar në themel modeli ekonomik përmes një rishikimi serioz për rrugën e tranzi-

lartë se në vitin 2005, shtoi kreu i opozitës, i cili përsëriti nevojën për përcaktimin ligjor të kufirit të borxhit. Rama tha se qeveria që premtoi mrekullinë po e lë vendin në humnerë ekonomike, që ai premtoi ta udhëheqë drejt daljes prej saj me zotime realiste. Kosova

Partia Socialiste ka bërë pjesë të programit për një rilindje kombëtare edhe marrëdhëniet që duhet të ketë me Kosovën. Sipas Ramës, janë pesë pika ku Shqipëria duhet të bashkëpunojë me Kosovën. Sipas “Unë i qëndroj rezolutës dhe deklaratës Ramës, sistemi i sime, që, nëse nuk miratohet, do të unifikuar arsitërhiqem nga politika jo për fajin tim, por si mor e turistik, protestë, që kjo çështje të marrë zgjidhje” bashkim doganor, strategji e përbashcionit që ka ndjekur vendi. Kreu i kët energjetike dhe bujqësore, do të opozitës analizoi të gjithë sektorët, jenë pikat ku PS do të përqendrohet që nga ndërtimi deri tek ai rural, të pas ardhjes në pushtet. “Duam të ngrigjithë në krizë për shkak të mung- hemi në një stad të ri për ekonominë esës së vizionit për një zhvillim afat- respektive, në marrëdhëniet me të gjatë, tha ai, të cilat kanë konkluzi- tjerët, në kuadër të perspektivës euroonin më dramatik te niveli i borxhit piane. Për projekte rajonale në infrakombëtar. “Duke llogaritur dhe strukturë, infrastrukturën hekurudborxhin e fshehur, ai ka kaluar 100% hore dhe portuale, për projektet e të GDP-së, duke rrezikuar të shndër- bashkëpunimit komunitar në niverohet në një humnerë të thellë për lin ekonomik, social dhe kulturor, perspektivën e vendit’’, deklaroi për një projekt për mbrojtjen me kreu i Partisë Socialiste. Çdo shqip- marrëveshje shumëpalëshe të mitar, madje edhe çdo foshnjë që do të noriteteve si ura lidhëse dhe jo si ura lindë më 2013, do të ketë një borxh 3 zjarri mes vendeve të rajonit”, tha mijë dollarë në vit, apo tri herë më të Edi Rama, kryetar i PS-së.


6

MAPO

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

politika

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, vijon takimet në bazë dhe komenton zhvillimet e fundit politike në vend, që lidhen me statusin e vendit kandidat dhe debatin për nacionalizmin.

Meta: Bllokuesit e integrimit do të ndëshkohen me votë më 2013 Kryetari i LSI-së: Sot patriotizëm do të thotë të ngrihesh mbi interesat e tua për interesat e vendit. Sot patriotizëm do të thotë të ndihmosh shpejtimin e proceseve integruese të vendit TIRANË Vendimi për mos marrjen e

statusit të vendit kandidat pritet që të ketë kosto në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të paktën kështu e mendojnë drejtues të partive kryesore në vend. Në takimet e organizuara dje në Përmet dhe Tepelenë, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se shqiptarët më 23 qershor do të vlerësojnë me votë kontribuesit dhe bllokuesit e integrimit. I shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, Meta apeloi gjatë takimit të mbajtur ne Përmet që klasa politike shqip-

tare të ngrihet në nivelin e qytetarëve dhe të mos bllokojë integrimin e vendit. “Duhet ta kishim fituar statusin e vendit kandidat prej vitesh. Është mungesë e vullnetit politik që ka sjellë këtë ngërç të pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqiptarët treguan si askush tjetër që janë në nivelin e marrjes së përgjegjësive dhe të respektimit të marrëveshjeve që bëhen me Europën. E treguan më së miri me liberalizimin e vizave. Nëse sot ka shqetësime në Bashkimin Europian për qytetarët e vendeve të caktuara të Ballkanit, që nuk i respektojnë këto detyrime, këto nuk janë për qytetarët shqiptarë, këto janë për qytetarët e vendeve të tjera. Është momenti që klasa politike të ngrihet në nivelin e qytetarëve tanë, të mos bllokojë integrimin europian të vendit për interesa të afërta elektorale. Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”,-

Shqiptarët do të dinë të vlerësojnë kontributin që jep gjithsecili për zhvillimin dhe progresin e vendit, do të dinë edhe të ndëshkojnë pengesat që gjithsecili vendos në mënyrë të padrejtë ndaj vendit dhe gjithë qytetarëve tanë”

tha kryetari i LSI-së. Në një tjetër takim të zhvilluar në Tepelenë, Meta ka prekur një tjetër temë po aq të debatueshme, atë të nacionalizmit. “… Sot patriotizëm do të thotë të ngrihesh mbi interesat e tua për interesat e vendit. Sot patriotizëm do të thotë të ndihmosh shpejtimin e proceseve integruese të vendit, sepse ky është interes i gjithë shqiptarëve jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së ndihmon dhe inkurajon edhe Kosovën, edhe shqiptarët kudo ku ndodhen, për një pozitë më të mirë që do ta fitojnë nëpërmjet avancimit të këtyre proceseve në vendet ku ata jetojnë. Një Shqipëri me një status tjetër në Bashkimin Europian është një Shqipëri më e respektuar sesa sot, nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë, i dëgjohet më shumë zëri sesa sot. Jo vetëm kaq, por është një Shqipëri më e sigurt dhe më tërheqëse për investitorët europianë dhe më gjerë…Patriotizmi tregohet me vepra dhe jo me fjalë”, - tha Meta në Tepelenë.

Moisiu firmos peticionin për zgjidhjen e çështjes çame Ish-Presidenti i Republikës kërkoi që çështja çame duhet të zgjidhet sa më parë, dhe se shteti nuk duhet të heshtë më TIRANË Ish-Presidenti i Republikës,

Alfred Moisiu, ishte firmëtari i parë që nënshkroi dje peticionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për të miratuar sa më shpejt rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame. Moisiu priti në zyrën e tij kryetarin e shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, ish-kryetarin Servet Mehmeti dhe përfaqë-

sues të tjerë, të cilët i dorëzuan zyrtarisht peticionin. Servet Mehmeti, si nismëtar i rezolutës së vitit 2004, vlerësoi rolin që kishte luajtur Moisiu në kohën kur ishte President, si mbështetës i çështjes çame. Nga ana e tij, Moisiu kërkoi që çështja çame duhet të zgjidhet sa më parë, pasi kjo çështje i përket të drejtave të njeriut. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të fillojë të veprojë dhe të mos heshtë më. “Unë e mbështes rezolutën për çështjen çame dhe të gjitha partitë politike duhet ta mbështesin atë. Kjo është një çështje dhe një rezolutë e të drejtave të njeriut dhe jo diçka nacionaliste. Ne nuk duhet të trembe-

mi për të kërkuar një të drejtë të mohuar”, - tha Moisiu. Ardian Tana, në emër të shoqatës ‘Çamëria’, tha gjatë takimit se firma e parë në këtë peticion u hodh nga një prej shtetarëve më të zëshëm për të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë, në kohën kur mbante postin e Presidentit të Republikës. Peticioni në fjalë është nismë e shoqatës “Çamëria”, që do t’i drejtohet intelektualëve dhe çdo shqiptari, që mbështet çështjen çame dhe në veçanti rezolutën për zgjidhjen e kësaj çështjeje të dorëzuar në Kuvend nga dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.

deklarata

Spahiu: Berisha e futi vendin në mjerimin më të thellë TIRANË Aleanca Kuqezi u mblodh

dje në një takim me studentë nga Tirana dhe Prishtina, për të diskutuar mbi platformën për rinovimin e politikës shqiptare. Kryetari AK-së, Kreshnik Spahiu, u përqendrua fillim e mbarim te figura e kryeministrit Berisha. “… Çerek shekulli më parë, kur në skenën politike u shfaq shtetasi Berisha, në arenën politike europiane dhe amerikane do të ishin burrat më të shquar të elitës politike botërore. Asnjë prej tyre sot nuk drejton vendin, pasi ose kanë ndërruar jetë ose i kanë larguar me votë, me përjashtim të shtetasit Berisha. Gjermanët e larguan themeluesin e dy Gjermanive, kancelarin Kohl; amerikanët larguan Bushin e madh madje edhe Bushin Junior; francezët e larguan Shirakun. Në rajon janë futur në muze Milosheviç dhe Tuxhman, Gligorov dhe Micotaqis, Zhelju Zhelev dhe i ati i Papandreut. Ne ende nuk ndryshojmë, ne ende me shtetasin i cili është shndërruar në një kufomë të politikës shqiptare dhe europiane dhe sot e ka futur Shqipërinë në izolimin dhe mjerimin më të thellë të 100 viteve”, - tha Spahiu.


E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

kronika

MAPO

7

E ardhmja e Ina Ramës Pas largimit nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm, Ina Rama ka preferuar të qëndrojë larg mediave, duke ngritur shumë pikëpyetje për të ardhmen e saj brenda sistemit të drejtësisë. Edhe pse ligji i njeh të drejtën për të qenë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme, zonja Rama ka preferuar të largohet nga ky institucion, madje duke zhvilluar një ceremoni për dorëzimin e detyrës, e

para kjo që zhvillohet ndonjëherë në këtë institucion. Sipas ligjit për Prokurorinë, pas përfundimit të mandatit, me pëlqimin e tij, Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të emërohet në funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu ligji parashikon që Prokurori i Përgjithshëm mund të emërohet në vendin e mëparshëm apo në një vend të barasvlershëm me vendin e

mëparshëm. I vetmi rast, kur kryeprokurorit i mohohen këto të drejta, është shkarkimi për shkelje të Kushtetutës, për shkelje të rëndë të ligjit ose për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit të Përgjithshëm. Një javë pas largimit, ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk ka marrë ende një ndërmarrje publike për të qartësuar të ardhmen e saj profesionale.

Dorëhiqen të besuarit e Ina Ramës Sokol Stojani, drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Sokol Malaj, shefi i Prokurorisë së Tiranës, i kanë paraqitur dorëheqjen kryeprokurorit Llalla. Kërkesa e tyre për t’u larguar nga postet që mbajnë pritet të shqyrtohet sot nga Prokurori i Përgjithshëm Leonard Bakillari Tiranë Dy prej njerëzve më të rëndësishëm në organin e prokurorisë, të konsideruar si bashkëpunëtorë të afërt të ish-prokurores Ina Rama, kanë vendosur të dorëhiqen nga pozicionet e tyre. Sokol Stojani, drejtor në drejtorinë e Hetimit të Krimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Sokol Malaj, drejtues i Prokurorisë së Tiranës, mësohet se kanë paraqitur dorëheq jen nga detyra që mbajnë, këtë fundjavë. Kërkesa

e dorëheqjes ka shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili pritet të japë qëndrimin e tij të hënën e kësaj javë. Sipas burimeve, mësohet se ditën e shtunë ka qenë drejtori i hetimit, Sokol Stojani, i konsideruar si numri dy i akuzës, i cili ka vënë në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm për largimin e tij nga kjo detyrë. Më pas, në zyrën e kreut të akuzës ka mbërritur një tjetër kërkesë për dorëheq je. Këtë radhë, ka qenë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, i cili ka paraqitur dorëheq jen nga detyra që mban prej tre vitesh. Paraprakisht, mësohet se shkak për dorëheq jen e dy prej njerëzve më të rëndësishëm në institucionin e prokurorisë është largimi i ish-eprores së tyre, Ina Rama, e cila i ka promovuar ata në postet e rëndësishme që mbanin. Sipas burimeve, mësohet se motivi zyrtar i dorëheq jes është filozofia e ndryshme e punës që Prokurori i sapozgjedhur në detyrë, Adriatik Llalla, u ka bërë me dije vartësve të tij, në një takim

të zhvilluar javën e shkuar. Tashmë dy kërkesat presin miratimin e kryeprokurorit, i cili parimisht ka pranuar dorëheqjen e dy vartësve të tij, ndërsa zyrtarisht pritet të shprehet me vendim këtë të hënë. Dy drejtuesit e dorëhequr të prokurorisë njihen si bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeprokurores Ina Rama. Sapo mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Rama emëroi Sokol Malajn në krye të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa komandoi në Prokurorinë e Përgjithshme prokurorin Sokol Stojani, për hetimin e çështjes “Gërdeci”. Rreth një vit pas ngjarjes së rëndë, kur prokuroria do të përcaktonte pozicionin e secilit prej personave të hetuar, ish-drejtori i Hetimit, Zamir Shtylla, dha dorëheqjen nga kjo detyrë, ndërsa zëvendësimi i tij ishte i menjëhershëm. Mes disa kandidaturave për këtë post të rëndësishëm në akuzën qendrore, ish-kryeprokuroja përzgjodhi Sokol Stojanin, i cili që prej vitit 2009 mban detyrën e drejtorit të Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po në

Sokol Malaj

Mësohet se motivi zyrtar i dorëheqjes është filozofia e ndryshme e punës që Prokurori i sapozgjedhur në detyrë, Adriatik Llalla, u ka bërë me dije vartësve të tij

këtë vit, Ina Rama promovon edhe prokurorin Sokol Malaj, i cili transferohet si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, e cila konsiderohet si një nga prokuroritë më të rëndësishme, dhe më e madhja në vend. Të njëjtat burime konfirmojnë se pas dy dorëheqjeve të para, lista e bashkëpunëtorëve të Ina Ramës, që kërkojnë të lënë detyrat që mbajnë, pritet të shtohet. Informacionet e para tregojnë se një pjesë e mirë e drejtuesve të prokurorive në rrethe, të përzgjedhur në këto detyra nga ishkryeprokurorja Ina Rama, pritet gjithashtu të paraqesin dorëheqjen pranë Prokurorit të Përgjithshëm. Të gjitha prokuroritë më të rëndësishme dhe më të mëdha të vendit, aktualisht drejtohen nga prokurorë të cilët janë emëruar nga ish-prokurorja e Përgjithshme. Drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokurorisë së Durrësit, asaj të Fierit apo Vlorës njihen si të besuarit, apo bashkëpunëtorët e afërt të ishkryeprokurores, apo stafit të ngushtë që ajo zgjodhi të punonte gjatë mandatit të saj 5-vjeçar.

Sokol Stojani dhe ish-prokurorja Ina Rama

Paralajmërimi, Llalla: Prokuroria ka nevojë për ndryshime Në mbledhjen e parë me vartësit, Prokurori i Përgjithshëm ka theksuar se askush nuk është i përjetshëm në pozicionin që ka, duke paralajmëruar reformë rrënjësore në drejtimin e prokurorisë Tiranë Pak ditë pas marrjes së

detyrës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka paralajmëruar lëvizje në radhët e akuzës qendrore dhe prokurorive të rretheve, në kuadër të rifreskimit të institucion-

it. Në një mbledhje të zhvilluar me vartësit, Llalla ka parashtruar objektivat që do të realizohen gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, ku prioritet mbetet përmirësimi i punës së p r o ku r o r i s ë d h e l u f t a n d a j fenomeneve negative brenda institucionit. Në këtë kuadër, Llalla ka kërkuar më shumë kontroll nga drejtorët e Prokurorisë së Përgjithshme, duke u bërë të qartë gjithë drejtuesve në rrethe se prokuroria është institucion i centralizuar. Gjatë fjalës së tij në takimin e parë zyrtar, Prokurori i Përgjithshëm është shprehur qartë dhe prerë, duke thënë se askush nuk është i

përjetshëm në pozicione drejtuese. “Përvoja ka dëshmuar se askush nuk është i përjetshëm në pozicione, duke filluar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke vijuar te drejtorët e drejtuesit e prokurorive të rretheve”- ka deklaruar Llalla gjatë takimit të parë me drejtuesit e prokurorive në rrethe dhe drejtorët e Prokurorisë së Përgjithshme. Duke paralajmëruar reformë rrënjësore në prokurori, kreu i akuzës ka deklaruar se ky institucion ka nevojë për rifreskim, duke paralajmëruar kështu lëvizje në pozicionet drejtuese. “Mendoj se ka nevojë për një rifreskim dhe ve-

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

primet konkrete do të realizohen pasi të jetë diskutuar gjerësisht me të gjitha strukturat, me qëllim rivitalizimin e institucionit të prokurorisë”- ka deklaruar Prokurori i Përgjithshëm. Më tej ai ka kërkuar nga prokurorët angazhimin e të gjithë punonjësve për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i Prokurorisë. Llalla ka kërkuar nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme që të impenjohen maksimalisht në drejtim të kontrollit të brendshëm, me qëllim luftën e fenomeneve antiligjore që mund të shfaqen në institucionin e akuzës.


8

MAPO

e hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al


E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Agjenti i antitrafikut, vret veten në sy të miqve Një agjent i antitrafikut në Korçë ka vrarë veten ndërsa ndodhej bashkë me miqtë në makinë në orën tre të mëngjesit të së dielës. Burime nga policia njoftuan se mëngjesin e djeshëm efektivi i antitrafikut në Drejtorinë e Policisë të qytetit të Korçës, i cili është dhe djali i nënprefektit të qytetit të Bilishtit, ka qëlluar veten

me armën e shërbimit, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Policia e Korçës ka zbardhur detajet për vrasjen e efektivit të policisë së Korçës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 33-vjeçari Dornjel Milo ka vrarë vetën me armë zjarri pistoletë brenda në makinë në prani të miqve të tij, ndërsa dyshohet se vetëvrasja është

kryer në gjendje depresioni. “Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, në lagjen numër 7 të qytetit të Korçës”, njoftoi policia. Sipas policisë, grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që kanë shtyrë 33-vjeçarin t’i japë fund jetës.

shkurt Pranga taksistit të kokainës, shpërndante drogë në Bllok

Viktima Ahsinja Krytha

Vrasja e 49-vjeçares në Fier, policia: Autori e njihte viktimën Hetimet përjashtojnë bashkëshortin nga të dyshuarit, jeton prej vitesh në Norvegji. Vajza e të ndjerës: Emrat i ndërruam se nuk na pëlqenin ato që kishim Policia e Fierit ka vënë nën vëzhgim persona të ndryshëm që dyshohen se mund të kenë dijeni mbi motivin e vërtetë të vrasjes së 49-vjeçares Ahsinja Krytha apo të jenë përfshirë në të, ndërsa deklaroi se vrasja ishte klasifikuar si krim me paramendim dhe se dyshohej se autori e njihte viktimën. Vrasja e 49-vjeçares Ahsinja Krytha është ende pa autorë, ndërsa kjo e fundit gjeti vdekjen duke u qëlluar mizorisht 14 herë me thikë nga një person i paidentifikuar. Ndërkohë policia ka marrë dëshmi të vajzës së viktimës për ndërrimin e emrit, që ishte një nga disa elementet e dyshimet me të cilat u hasën hetuesit, por vajza ka përjashtuar mundësinë e konfliktit,

ndërsa tha se emrat i kishin ndërruar sepse nuk u pëlqenin ata të parët. Mungesa e dëshmitarëve në çastin kur ndodhi ngjarja e rëndë ka sjellë mjaft probleme, por edhe vështirësi në krijimin e identikitit por edhe identifikimin e autorit. Përballë këtyre fakteve përfaqësuesit e grupit hetimor po përpiqen të zbardhin motivin e ngjarjes. Duke u nisur nga fakti se viktima u qëllua 14 herë me thikë, policia e klasifikoi vrasjen me paramendim. Klasifikimi u bë sepse, sipas policisë, autori ose autorët e kanë qëlluar fort viktimën duke shkaktuar tetë plagë vdekjeprurëse. Ajo që m e r r e t p a r a sysh n g a g r up i hetimor,por edhe organi i akuzës që po punojnë tashmë fort në këtë drejtim, janë dyshimet se autori e ka njohur viktimën dhe lëvizjet e saj. Ndërkaq, nga verifikimi paraprak i kryer në celularin e viktimës janë gjetur dy thirrje të humbura nga një numër anonim që dyshohet të jenë kryer nga autori. Nga deklarimet e familjarëve të të ndjerës është mësuar se pak kohë para ngjarjes ajo ka qenë

ngjarja

Nga verifikimi paraprak i kryer në celularin e viktimës janë gjetur dy thirrje të humbura nga një numër anonim që dyshohet të jenë kryer nga autori.

në banesë duke parë një telenovelë. Më pas ka dalë për të blerë diçka, por nuk u kthye më. Prokuroria ka kërkuar verifikimin e tabulateve telefonike të muajve të fundit, e kryesisht ato të ditëve të fundit. Ahsinja Krytha u ekzekutua mbrëmjen e të mërkurës së javës së kaluar rreth orës 16:50, pa-

ra portës së një vile trekatëshe në lagjen “Kryengritja” të qytetit të Fierit. Ajo u gjet e përgjakur nga dy banore të zonës, të cilat pasi mbërriti edhe djali i të ndjerës e transportuan menjëherë atë në spital, por pa rezultat. Sipas deklarimeve të familjarëve të Krythës, të dhëna në polici, ata nuk dinë që ajo të ketë pasur ndonjë konflikt. Këtë fakt e kanë deklaruar edhe dy fëmijët e saj. Ndërkaq, nga hetimet paraprake ka rezultuarse49-vjeçarja Ahsinja Krytha dhe vajza e saj e kishin ndërruar identitetin e tyre pak kohë më parë. E pyetur nga hetuesit, vajza mësohet të ketë deklaruar se e ka ndërruar emrin pasi nuk i pëlqente i pari që e kishte. Ahsinja Krytha ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti rreth 15 vite më parë. Që prej asaj kohe ajo ishte larguar nga Shkodra së bashku me fëmijët e saj, të cilët mësohet t’i ketë rritur pranë familjes. Nga hetimet e deritanishme është përjashtuar lidhja e ish-bashkëshortit me autorësinë e vrasjes. Kjo, pasi ai rezulton që të jetojë prej vitesh në Oslo të Norvegjisë, ku edhe ndodhej natën e vrasjes së 49-vjeçares Krytha.

Një taksist është vënë në pranga, pasi akuzohet si shpërndarës kokaine në Tiranë, ndërsa policia tha se po kërkonte personat që e furnizonin atë me drogën e shtrenjtë. Policia e kryeqytetit arrestoi dje në flagrancë Paulin Dedën, 42 vjeç, me profesion taksist. 42-vjecarit iu kap një sasi droge në taksi, ndërsa mësohet se ai mbahej prej kohësh nën vëzhgim dhe dyshohet se shërbente si shpërndarës i drogës së shtrenjtë në zonën e ish-Bllokut. Taksisti punonte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Dyshohet se së bashku me profesionin e licencuar të taksistit ai shpërndante dhe kokainë në lokalet e Bllokut. Blutë po vijojnë operacionin, pasi dyshojnë se në trafikun e lëndëve narkotike janë përfshirë dhe persona të tjerë. Ndërkohë që nuk dihet ende sasia e drogës me të cilën është kapur 42-vjeçari.

14 vjet burg shqiptarit që vrau të shoqen Itali-Një 54-vjeçar nga Shqipëria u dënua me 14 vjet burg nga një gjykatë në Itali, pasi vrau duke qëlluar me gurë dhe thikë të shoqen në mes të një rruge në vendin fqinj. Pashko Gjelaj, 54 vjeç, i mori jetën gruas së tij Hane Gjelaj, 47 vjeç, më 26 mars në Moniego në Venezia të Italisë. Ekzekutimin e gruas ai e bëri në rrugë, në sy të dhjetëra dëshmitarëve pas sherrit të radhës mes tyre, duke e qëlluar me gur në kokë dhe më pas i nguli disa herë thikën. I akuzuar për vrasje me dashje, asokohe Pashko me rrobat e gjakosura u dorëzua në polici duke pranuar fajin. Pas muajsh të tërë në ambientet e paraburgimit, gjykata dha vendimin ndaj tij, duke e dënuar me 14 vjet burg, ndërsa 54-vjeçari u cilësua si person depresiv, pasi dënimi i kërkuar ishte me më shumë vite burg. Shkak për ekzekutimin e gruas ishte bindja e burrit se 47-vjeçarja kishte të dashur, ndërsa ajo punonte në një shtëpi pushimi, ndërkohë që së fundmi e torturonte të shoqen duke i thënë se njëri nga tre fëmijët nuk ishte i tij. Hane kthehej në shtëpi pas pune, ndërsa kujdeste familjen dhe të shoqin, i cili prej dy vitesh ishte i papunë, në një kohë që gruaja punonte me dy turne bashkë për të siguruar të ardhura për të përballuar detyrimet e shtëpisë.

Rrihet nëna e dy fëmijëve, më herët e kishin kërcënuar në telefon Vlorë-Një grua, nënë e dy fëmijëve, është rrahur dhe qëlluar me grushta disa ditë më parë, teksa ishte duke u kthyer në shtëpinë e prindërve në Vlorë, ku kishte shkuar për vizitë disaditore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 12 dhjetorit 2012, rreth orës 17:20, në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Nga burime të bluve, por edhe të familjarëve të së dëmtuarës, është mësuar se 31-vjeçarja Nikoleta Hoxhaj, banore e qytetit të Ballshit, ka qenë duke qëndruar për një periudhë disaditore te prindërit në Vlorë. Sipas familjarëve, shkak i vajtjes së

31-vjeçares në Vlorë kanë qenë disa telefonata të kryera nga numra anonimë nga ku edhe është fyer e kërcënuar. Mësohet se 31-vjeçarja jetonte e vetme në qytetin e Ballshit dhe e ndier e kërcënuar ajo ka shkuar te familjarët e saj. Ndërkaq, mbrëmjen e 12 dhjetorit, teksa ka qenë duke shkuar për te shtëpia e prindërve, ajo është sulmuar nga një person i seksit mashkull. “E ka qëlluar me grushta në fytyrë dhe e ka ofenduar e kërcënuar. Nuk dimë ende arsyen pse e kanë fyer dhe dhunuar fizikisht. Mendonim se në telefon mund të ishte ndonjë nga ata

personat që u bien numrave kot dhe kur dëgjojnë zë femre nisin e bezdisin. Por me këtë që ndodhi pak ditë më parë, vajza ndihet e kërcënuar. Nuk dimë që ajo të ketë pasur ndonjë konflikt. Ndihemi të shokuar nga kjo që ndodhi”,-u shprehën familjarët e 31-vjeçares për gazetën. Ndërkaq, mësohet se e dëmtuara është shprehur në polici se nuk ka arritur ta njohë agresorin dhe nuk ka mundur t’i shquajë mirë tiparet e tij për shkak të errësirës dhe të befasisë së sulmit. Policia ka nisur hetimin për zbulimin e autorit të agresionit në fjalë.

Mbrëmjen e 12 dhjetorit, teksa ka qenë duke shkuar për te shtëpia e prindërve, ajo është sulmuar nga një person i seksit mashkull Viktima Ahsinja Krytha


OpEd

10

MAPO

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

01

Një koncept që nuk tkurret deri te ndryshimet e vogla të përvojave të përditshme, është si një monedhë e pakëmbyeshme me mallra konsumi; nuk është një simbol, por një mashtrim.

02

Bota është një karikaturë e vazhdueshme e vetvetes; në çdo çast është përqeshja dhe kontradikta e asaj që pretendon të jetë.

03

Teoria na ndihmon për të duruar mosnjohjen e fakteve. George Santayana

Opinione dhe Editoriale

Heronjtë amerikanë kthehen në Kosovë si biznesmenë K

ryeministri Hashim Thaçi ndodhet në pozitë të vështirë. Ndërmarrja më e madhe dhe më fitimprurëse e shtetit të tij, kompania shtetërore e telekomunikacionit, është vënë në shitje. Konkurrenca midis blerësve potencialë është e ashpër. Krijimi i listës së ngushtë nuk ka ndihmuar shumë. Njëra nga ofertat vjen prej fondit të themeluar nga ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine K. Albright. Për ofertën tjetër është duke lobuar James W. Pardew, emisari i posaçëm për Ballkanin në administratën Clinton.  Që të dy këta ish-diplomatë janë në mesin e amerikanëve që mbajnë statusin e heronjve në Kosovë, për rolin e tyre në ndërhyrjen e vitit 1999, që ndau Kosovën nga Serbia dhe krijoi një prej shteteve më të reja të botës. Gjatë një takimi me Pardew në tetor, kryeministri ia sqaroi “pozitën e vështirë” në të cilën gjendet, pasi i duhet të zgjedhë midis blerësve, është bërë e ditur përmes një dokumenti të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, “për shkak se pa marrë parasysh se cili prej dy ofertuesve fiton, ai do të shihet nga dy milionë banorë se e ka tradhtuar tjetrin”.  Shumë ish-zyrtarë amerikanë janë kthyer në Kosovë për biznes – në fushën e qymyrit dhe telekomunikacionit, apo për lobim si dhe kontrata të tjera fitimprurëse qeveritare – kështu që është e vështirë të mos ketë përplasje midis tyre.  Mes tyre është edhe Wesley K. Clark, gjenerali amerikan në pension dhe ish-komandanti i forcave të NATO-s në Europë, që e udhëhoqi fushatën e bombardimeve kundër diktatorit serb, Slobodan Milosheviç; si dhe Mark Tavlarides, ish-drejtor legjislativ në Këshillin Nacional të Sigurisë gjatë administratës Clinton.  Departamenti i Shtetit nuk ka politika që ndalojnë ish-diplomatët nga lobimi në emër të shteteve ku kanë shërbyer apo të kthehen në to për përfitime, me përjashtim të rastit të punonjësve federalë në tërësi, që ndalon zyrtarët e lartë nga kontaktimi i agjencive ku dikur kanë punuar për një vit dhe i ndalon të punësuarit federalë që t’i këshillojnë ato për të njëjtat çështje.  Kosova nuk është i vetmi shtet ku ish-zyrtarët janë kthyer për të bërë biznes – Iraku është shembull tjetër – por paraqet rast ekstrem e mbase edhe një rast të komplikuar në aspektin etik, duke e pasur parasysh ndikimin e madh amerikan këtu.  Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, mund të jetë i vetmi qytet në botë ku

koment New York Times

“Ka shumë ish-diplomatë që vijnë dhe shkojnë dhe që tani janë duke përfaqësuar interesat private”, ka thënë ai. “Po të isha korporatë e madhe dhe të doja të jem konkurrues, atëherë do të doja të punoja me njerëz që do të më ndihmonin”. rruga “Bob Dole” kryqëzohet me bulevardin “Bill Clinton”. Ekspertët e politikës së jashtme pohojnë se praktika e kthimit të ish-zyrtarëve për biznes është më e përhapur sesa pranohet publikisht. Jozyrtarisht, ish-zyrtarët e pranojnë mundësinë e konfliktit të interesit, e madje edhe potencialin për të ndikuar në politikën e jashtme amerikane, pasi diplomatët që kanë bërë karrierë në sektorin publik tani u kthehen më shpesh punëve fitimprurëse në sektorin privat. Të pyetur për koment, ish-zyrtarët e përfshirë kanë thënë se nga bizneset e tyre me qeverinë e Kosovës do të përfitonin kosovarët, duke ndërtuar një e ko n o m i m ë t ë s u k s e s s h m e . “Do të punësojmë njerëz, do të sigurojmë trajnim, krijojmë eksporte dhe do të ndihmojmë shtetin të rritet dhe të zhvillohet si demokraci”, ka thënë gjenerali Clark, që është kryetar i “Envidity”, kompani kanadeze në fushën e energjetikës, që po synon të hulumtojë rezervat e Kosovës në linjit dhe të prodhojë lëndë djegëse sintetike.  Lawrence Lessig, profesor i drejtësisë dhe drejtor i Qendrës “Edmond J. Safra” për Etikë në Harvard, ka thënë se paraqitja e “arkëtimit” e vë në rrezik prestigjin e SHBA-së, duke e mjegulluar natyrën humanitare të ndërhyrjes së vitit 1999, e cila synonte t’u jepte fund krimeve serbe kundër kosovarëve.  Pas ndarjes, Kosova ishte protektorat ndërkombëtar, i udhëhequr nga mijëra zyrtarë të shteteve tjera dhe OKB-së. Ata shërbenin si përfaqësues qeveritarë dhe kontraktues privatë. K a t ë r v i t e t e “p av a r ë s i s ë s ë mbikëqyrur” ndërkombëtarisht

morën fund në shtator. Rreth 6.000 paqeruajtës mbesin në Kosovë. Lidhja e ngushtë midis ndërtuesve të shtetit dhe shtetit që ata kanë ndërtuar ua ka bërë të lehtë zyrtarëve që të kalojnë në rol tjetër. Ndonëse Kosova është një prej shteteve më të varfra të Europës, aty ende ka potencial për përfitime, posaçërisht pasi qeveria është duke privatizuar asetet kryesore. “Albright Capital Management”, e themeluar nga Albright, ndodhet në listën e ngushtë në tenderin për 75 për qind të aksioneve në kompaninë shtetërore të telekomunikacionit, PTK. Shitja e kompanisë pritet që të sjellë midis 400- 800 milionë dollarë.  Zyrtarët e lartë të kompanisë simotër, “Albright Stonebridge Group” tashmë janë aksionerë në kompaninë e vetme konkurruese të PTK-së, kompaninë private IPKO, gjë që ngre shqetësime rreth faktit se konkurrenca e tregut mund të vihet në rrezik, po qe se konsorciumi i Albright e fiton tenderin.  Pardew, ish-përfaqësues amerikan, ka lobuar tek zyrtarët e lartë të Kosovës në emër të konsorciumit konkurrues, “Twelve Hornbeams S.a.r.l /Avicenna Capital LLC”.  Memorandumi rreth takimit të kryeministrit me Pardew u është dhënë fshehurazi mediave nga dikush që ka mbetur i pakënaqur me procesin e tenderimit. Zgjidhja e Pardew si emisar i tyre ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme”, shkruante në dokument, për shkak se elita e Kosovës “e njeh dhe e do, për rolin që ka pasur në terren gjatë luftës”.  Pas publikimit të memorandumit, Pardew u tërhoq nga lobimi për konsorciumin, dhe nuk ka dashur të komentojë. Është ende e mundur që asnjë nga tenderuesit e mbështetur nga amerikanët të mos e fitojnë tenderin, për të cilin pritet të vendoset në janar.  Albright i është përgjigjur kërkesës për intervistë me një deklaratë. Duke iu referuar kufizimeve gjatë procesit të tenderimit, në deklaratën nga Nelson Oliveira, drejtori menaxhues dhe këshilltari i përgjithshëm i “Albright Capital Management”, shkruan “Ne i marrim seriozisht të gjitha obligimet tona – ligjore dhe etike, në këtë dhe të gjitha investimet tjera potenciale”.  “Besojmë se një privatizim transparent dhe i menaxhuar mirë i kompanisë shtetërore të telekomunikacionit do t’i sjellë përfitime substanciale ekonomisë dhe popullit të Kosovës”, shkruante në vazhdim të deklaratës. Qeveria e Kosovës ka mohuar që ndonjë prej ish-diplomatëve të ketë pa-

Bujar Kapexhiu Nga

Na bashkon qyteti sur trajtim special. “Shpresoj se ata do të bëjnë para në Kosovë dhe se Kosova do të bëjë para prej investimeve të tyre”, ka thënë zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi. “Qeveria e Kosovës nuk do ta zgjedhë kompaninë, vetëm për shkak se është amerikane”. Telekomunikacioni në Kosovë mund të jetë biznes i ashpër. Më 2007, persona të armatosur tentuan – së pari me armë zjarri, e pastaj me sulm me mortaja mbi veturën e tij – që të vrasin Anton Berishën, drejtorin e Agjencisë rregullatore të telekomunikacionit. Ai u mbijetoi të dyja sulmeve, të cilat ndodhën jo shumë kohë pasi dha licencën e dytë të telefonisë celulare të Kosovës për IPKO-n sllovene. Një vit më vonë, ai u bë ambasador në Slloveni.  Më 2004, Albright u bë këshilltare speciale e kryetarit të bordit të IPKOs, Akan Ismaili, që tani është ambasador i Kosovës në SHBA. Kontrata për telekomunikacionin është njëra prej të shumtave për të cilën janë munduar amerikanët. Projekti më i madh infrastrukturor në historinë pas-jugosllave të Kosovës, autostrada që lidh Prishtinën me kufirin e Shqipërisë, iu dha më 2010-ën kompanisë “Bechtel” të San Franciscos në bashkëpunim me kompaninë turke, “Enka”. Gjatë asaj kohe, kryeministri e ka vlerësuar marrëveshjen në një shumë prej një miliard dollarësh.  “Bechtel” kishte ndihmë në marrjen e kontratës nga Tavlarides, drejtor legjislativ i Këshillit amerikan të Sigurisë gjatë ndërhyrjes së vitit 1999 në Kosovë. Sipas një raporti për lobim, që i është paraqitur Qeverisë amerikane, Tavlarides ka lobuar në emër të “Bechtelit” në Kosovë, rreth “çështjeve të lidhura me autostradën”, derisa punonte për “Van Scoyoc Associates”, firmë lobuese me seli në Washington.  Tavlarides tani punon në “Podesta Associates”, që ka nënshkruar një kontratë mujore në shumë prej 50.000 dollarësh me Qeverinë e Kosovës më 1 janar, për ofrimin e shërbimeve këshillimore në komunikim dhe përforcim të lidhjeve të Kosovës me Qeverinë e SHBA-së. “Podesta Associates” u bashkëthemelua nga John Podesta, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të dytë të Clintonit. Podesta u largua nga firma më 1993. Kompania vazhdon të jetë në pronësi të vëllait të tij, Anthony.  Tavlarides nuk ka dashur të komentojë, duke iu referuar politikës së firmës së tij për të mos folur me mediat rreth klientëve.  Nga ana e tij, gjenerali Clark ka thë-

në se është “fyese” të thuhet se mund të ketë konflikt midis fitimprurjes private dhe përgjegjësive të tij në të kaluarën. “Biznesi im është transparent dhe i ndihmon popullit të Kosovës”, ka thënë ai. “Ne do të përdorim një resurs që nuk kishte pasur vlerë për popullin e Kosovës dhe të sjellim qindra miliona dollarë investime”. Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë një ndalesë njëvjeçare pas daljes në pension që të kontaktojnë ish-shërbimin e tyre ushtarak për çështje zyrtare, si dhe një ndalesë për tërë jetën sa i përket kontaktimit rreth çështjeve për të cilat kanë punuar, sipas Pentagonit.  Grupe të ndryshme vëzhguese e kanë paraqitur mundësinë që Qeveria e Kosovës mund të jetë duke bërë biznes me ish-zyrtarët amerikanë për t’ia bërë qejfin Administratës aktuale amerikane. Ata po ashtu druajnë se ndikimi i ish-zyrtarëve rrezikon konkurrencën dhe dëmton konsumatorët.  E tërë kjo gjë ka dekurajuar konkurrencën “për shkak se ata e dinë se loja është e vendosur”, ka thënë Avni Zogiani, gazetar kosovar, që drejton “Çohu”, një organizatë kundër korrupsionit në Prishtinë, që ka hetuar lidhjet midis biznesit të telekomunikacionit, krimit dhe politikës. “Kompanitë me reputacion nuk kanë më interes të investojnë në Kosovë”.  Madje edhe disa ish-zyrtarë e pranojnë se ndodhen në siklet për shkak të përmasave të ndërlidhjes midis marrëveshjeve dhe diplomacisë.  Steven P. Schook, brigadier-gjeneral (në pension) amerikan dhe ishshef i Shtabit të KFOR-it, ka thënë se ka “ndjenja të përziera” rreth kësaj.  Schook, që po ashtu kishte shërbyeri si zv.shef i misionit të OKB-së në Kosovë, është kthyer si këshilltar privat për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, që u lirua muajin e kaluar nga Tribunali i Hagës. Ai thotë se punon për Haradinajn për shkak se ka besim në aftësinë e tij për të udhëhequr dhe se i vetmi kompensim është për shpenzimet e tij për të jetuar në Kosovë, rreth 2.600 dollarë në muaj.  “Ka shumë ish-diplomatë që vijnë dhe shkojnë dhe që tani janë duke përfaqësuar interesat private”, ka thënë ai. “Po të isha korporatë e madhe dhe të doja të jem konkurrues, atëherë do të doja të punoja me njerëz që do të më ndihmonin”.  “Por, në anën tjetër duket paksa vulgare”, ka thënë Schook. “Një çast je duke e çliruar një vend dhe çastin tjetër mundohesh ta sigurosh një tender në fushën e energjetikës”.


E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Sot, Shqipëria shikon shumë drejt Perëndimit. Kosova, po ashtu. Besoj e njëjta psikozë është edhe në Serbi. Mendoj se duhet të shohim më shumë njeri-tjetrin, dhe pak nga pak, ta kuptojmë se pas njëmijë e treqind vjetësh pranë e pranë, meqënëse nuk mundëm ta zhduknim fqinji-fqinjin, atëhere le të përpiqemi të bashkëjetojmë.

Serbi afër teje N

ëse do të bëjmë një kërkim në kujtesën personale, do të vërejmë sa pak serbë kemi takuar në jetën tonë, dhe besoj e njëjta gjë vlen edhe për një serb. Pavarësisht se jemi kombe që kanë me qindra vjet pranë njeri-tjetrit, nëse do të gërmojmë në dijet tona, do të konstatojmë se dimë shumë më pak për historinë dhe të tashmen e fqinjëve tanë, nga c’dimë për atë të kombeve të mëdhenj të Europës. Edhe kur dimë diçka, kjo kalon gjithmonë nëpërmjet filtrit tonë nacional, i cili është i mbushur me paragjykime. Historiografia e secilit prej nesh, përpiqet të minimizojë kontributin e tjetrit në kulturën paneuropiane, dhe të maksimalizojë të vetën, megjithëse e vërteta është se sado vepra të çmuara të kemi bërë, ato janë në proporcion me përmasën tonë numerike, dhe më kapacitete tona intelektuale dhe kulturore. Jemi një tokë që vazhdon prodhon mite. Në një kohë që fatkeqësisht përdor e shikon me lente që kanë mëse njëmijë vjet të prodhuara. Lente që në vend t’i linim në muzeume, ia lemë trashëgim brezave pasardhës. Kemi periudha të qeta në raportet me fqinjët, por ato zënë shumë pak vend në mitologjinë tonë. Kujtesa jonë është e mbushur me episodet e përplasjeve, dhe pak, shumë pak, me paqen. Kemi një histori të përbashkët, ku shekuj të tërë, jemi ndodhur nën të njëjtin sundimtar apo pushtues, por pak dimë për vuajtjet e njëri-tjetrit. Pëlqejmë të përmendim vetëm plagët që na kanë shkak-

tuar serbët, por jo ato që u kemi shkaktuar. Si jemi sjellë ndaj serbëve në kohën që të dy palët ishim nën sundimin otoman, dhe serbët ortodoksë ishin, nga pikpamja hierarkike, poshtë shqiptarëve? Nuk besoj se kemi qënë dorëlehtë në trajtimin e tyre. Si jemi sjellë ndaj pakicave serbe në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nuk ka ende një histori të shkruar paanësisht, por mendoj se do ta kemi pasur dorën e rëndë në trajtimin e tyre, duke ju kthyer me interesa trajtimin që na bënë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore. A kemi qënë tolerantë me serbët që mbetën në Kosovë pas luftës së fundit të 1999-ës? Sado të egzagjeruar apo grindavecë të kenë qenë në kërkesat e tyre, ne që ishim më të mëdhenj në numër dhe fitimtarë, duhet të ishim treguar mirëkuptues dhe tolerantë ndaj tyre. Duhet t’u kishim hequr frikërat. Përpiqem të justifikohem me argumentin se ishim të dehur nga era e lirisë, se ishim ç’mësuar nga qënia zot në tokën tonë. Por duhet të ishim treguar të kujdesshëm. Shpresoj se e shkuara do të na mësojë se urrejtja gjeneron vetëm urrejtje. Mund të të ofrojë vite, dekada, mbase edhe shekuj qetësi, por kurrë paqe dhe bashkëjetesë afatgjatë. Sidomos në një rajon që ka dëshmuar se e ka inatin jetëgjatë. Nuk dua të bëj llogari dhe as, nën preteksin e analizës së historisë, të qëmtoj fakte që më favorizojnë si shq-

iptare. Por, është e vërtetë se fajtorët asnjëherë nuk gjenden vetëm në njërën anë. Dhe Serbia ka ende një sjellje fodulle ndaj shqiptarëve. Serbia ka kërkuar falje në Kroaci për krimet e bëra ndaj vendasve. Por, ende nuk e ka bërë në Kosovë. Janë me qindra civilë të vrarë, me mijëra gra të përdhunuara, me qindra mijëra të dëbuar, dhe në këtë rast arma ishte në duart e sebëve. Por, ende nuk kanë kërkuar falje. Kanë një akademi dhe universitete të çmuara për individët dhe nivelet intelektuale, por ende nuk kanë bërë “Mea Culpa” për sa teori antishqiptare kanë elaboruar. Duket sikur një ndjenjë superioriteti racor, ndaj shqiptarëve, fle diku në subkoshiencën e tyre. Duhet të çlirohen. E kishin gjermanët ndaj sllavëve, dhe tani këta të fundit ndaj shqiptarëve. Ka ardhur koha të kërkojnë falje. Nuk është turp. E kanë bërë gjermanët, dhe askush nuk i quan të dobët për gjestin e tyre. Kështu edhe ne do të mund të shihemi në pasqyrën e së vërtetës dhe gjejmë fajet tona për të cilat nuk ka pse mos kërkojmë falje. Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri - tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi. Nëse do të bëjmë një sondazh në strukturën e lajmeve të vendeve tona, do të vërejmë sa pak zënë vend lajmet për çfarë ndodh në fqinjin tonë. Nëse do dëgjosh lajmet shqiptare, edhe kur flitet për Serbinë, përmendet vetëm në ato raste që kanë lidhje me Kosovën, dhe gjithmonë në këndvështrimin se si preket interesi ynë nacional. Nuk zë

koment rudina xhunga

Ka ardhur koha që të njohim më mirë edhe njëri - tjetrin, për të kuptuar sa të ngjashëm jemi. Nëse do të bëjmë një sondazh në strukturën e lajmeve të vendeve tona, do të vërejmë sa pak zënë vend lajmet për çfarë ndodh në fqinjin tonë. Nëse do dëgjosh lajmet shqiptare, edhe kur flitet për Serbinë, përmendet vetëm në ato raste që kanë lidhje me Kosovën, dhe gjithmonë në këndvështrimin se si preket interesi ynë nacional... vënd kënvështrimi i palës tjetër. E njëjta gjë besoj se ndodh edhe në Serbi. Por kjo nuk është rruga për të njohur njëri-tjetrin. Në psikozën e pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, serbi është ende ai i fillimshekullit të 20-të, i gatshëm të rrëmbejë armën për të vrarë shqiptarët. Pak dimë për rininë beogradase, e cila kërkon të shohë përpara dhe integrohet në Europë. E njohim Ivo Andriçin për faktin se ka firmosur “Memorandumin e Akademisë Serbe” që programonte

shfarosjen e shqiptarëve. Por kur kam lexuar “Kronikën e Travnikut”, kam parë se përshkrimi që ju bënte shqiptarëve, ishte, le të themi, me një simpati të akullt. Andriç ishte i dyzuar në qënien e tij, për ndjenjat mbi shqiptarët, por në letra ka mbetur përshkrimi i tij admirues. Ashtu edhe ne, ia vlen të përpiqemi që nga secili komb të inkurajojmë anën e tij racionale dhe që bashkon, jo atë pjesë të errët që përzë e shtyn drejt armëve. Në kohën e luftërave të ish Jugosllavisë, ka qënë një radio e quajtur B92, e cila ishte zëri opozitar nën sudimin e Milosheviçit. Ishte burimi i informacionit për sa ndodhte në Serbi, të cilës i referohej bota e lirë, dhe me kredenciale mjaftueshmërisht të besueshme. Por për ne si gazetarë dhe shqiptarë, ka qënë edhe një dëshmi se një Serbi europiane, pulsonte diku në Beograd, se përveç Arkanit dhe Sheshelit, ishte edhe një Serbi e iluminuar që kërkonte të ishte pjesë natyrale e kontinentit ku ishte vendosur jo vetëm gjeografikisht, por edhe mendërisht dhe kulturalisht. Sot, Shqipëria shikon shumë drejt Perëndimit. Kosova, po ashtu. Besoj e njëjta psikozë është edhe në Serbi. Mendoj se duhet të shohim më shumë njeri-tjetrin, dhe pak nga pak, ta kuptojmë se pas njëmijë e treqind vjetësh pranë e pranë, meqënëse nuk mundëm ta zhduknim fqinji-fqinjin, atëhere le të përpiqemi të bashkëjetojmë. *Kumtesë e shkurtuar, mbajtur në Konferencën: “Siguria në Ballkan”.

A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar?! Këtë 100-vjetor, përveç debateve për rishikimin e historisë, figurave historike, u hap dhe një lloj debati lidhur me identitetin Kosovar dhe Shqiptar. A ka një identitet Kosovar dhe një identitet Shqiptar? A është pavarësia e Kosovës momenti i ngjizjes së identitetit Kosovar? Një debat i tillë, jo rastësisht u mediatizua këto ditë, kur shqiptarët festuan ditën më shënjuese të identitetit të tyre, 100-vjetorin e Pavarësisë, ditë ku gravitacioni i identitetit kombëtar është më tërheqës se kurrë. Palët e përfshira në këtë debat japin argumente dhe kundërargumente, besimtarët e identitetit Kosovar e argumentojnë tezën e tyre me faktin se, Pavarësia e Kosovës është dhe momenti kur ka filluar formësimi i identitetit Kosovar, i cili ka simbolikat e tij, të cilat i japin formë këtij identiteti të ri. Raporti i individit me kombin e tij është një raport kulturor, historik, politik, gjuhësor, shpirtëror, dokesh, zakonesh, etj. Ndërsa raporti i qytetarit me shtetin e tij është kryesisht një raport juridik të drejtash dhe detyrimesh të ndërsjella, që burojnë nga aktet themeltare të shtetformimit, si dhe në të gjithë kornizën ligjore. Maks Weber bënte dallimin e qartë midis rendit shtetëror dhe fuqisë së tij (Sta-

koment Artur Baku

atpolitisch) nga ai i kombit dhe i kulturës (Kulturpolitisch). Ky lloj dallimi bazohej në dy ide themelore. E para pranon se shteti është instrument i kombit dhe se nuk mund të ketë komb pa shtet. E dyta thotë se ekziston një lidhje e domosdoshme ndërmjet përmasës së brendshme të kombit dhe veprimit të jashtëm të tij. Shteti, mekanizmi i ftohtë që Hobsi e quante Levantiani, ka si qëllim garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të tij dhe jo vetëm, por dhe të atyre të cilët nuk janë shtetas, por persona me leje qëndrimi të përkohshme, rezidentë, etj. Shteti si bashkësi institucionesh dhe mjetesh kontrolli dhe detyrimesh, ka për qëllim të garantojë lidhjen e brendshme të njësive politike, si dhe t’u lejojë atyre që të ushtrojnë veprimet e tyre në botën e jashtme, është në të njëjtën kohë shprehja dhe vegla e

çdo njësie politike moderne. Ndërsa koncepti i kombit shkon përtej mekanizmit të ftohtë të Levantianit, lidhjet midis bashkëkombësve, solidariteti i tyre nuk buron nga detyrimet ligjore, por nga lidhje të natyrave historike, kulturore, gjuhësore, shpirtërore, etj. Janë këto lidhje të cilat përbëjnë dhe pigmentin e identitetit kombëtar të farkëtuar ndër shekuj, mes sfidave ekzistenciale që kombet kanë kaluar. Shpesh koncepti i kombit i mbivendoset konceptit të shtetit, kjo ndodh sepse çdo shtet mëton të jetë shprehja e një kombi demokratik, ky ambiguitet i termit komb në jetën shoqërore rrjedh nga fakti se ai është lidhur domosdoshmërisht me parimin modern të ligjshmërisë politike dhe me bazat e lidhjeve shoqërore. Për gati gjysmë shekulli, kombi gjerman u nda në dy shtete, Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore, gjatë ekzistencës së dy shteteve gjermane nuk u fol kurrë për identitet kombëtar gjermanolindor dhe identitet kombëtar gjermanoperëndimor, por për një komb gjerman të ndarë në dy shtete. Kombi gjerman asokohe, megjithëse ishte i ndarë në dy shtete që kishin strukturë diametralisht të kundërt social – politik, me ngarkesa të forta ideologjike, përkatësia kom-

bëtare nuk u zvetënua për asnjë çast. Të gjithë i kemi përjetuar pamjet e rënies së murit të Berlinit, ku njerëzit me duar, me mjete rrethanore kazma, kërkonin të shembnin murin ideologjik mbi të cilin ishte ndarë kombi. Ndjesia për kombin gjerman ishte më e fortë se çdo lloj ideologjie. Ernest Renan (1823–1892) filozof dhe politolog francez, e përshkruante kombin si: një parim shpirtëror, pasojë e koklavitjeve të thella të historisë. Është një familje shpirtërore dhe jo një grup i përcaktuar nga përvijimi i truallit. Rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetformimit, është një kalavar i gjatë luftërash dhe qëndrese që shqiptarët kanë zhvilluar në përpjekjet e tyre për shtetformim. Është produkt i shpirtit shqiptar. Patriotë të tillë si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Adem Jashari, luftërat e tyre për liri nuk i kanë ndërmarrë nën moton e një identiteti kosovar, por si shqiptarë që kërkojnë liri dhe të drejtën për të pasur një shtet mbarëshqiptar. Përpjekjet dhe sakrificat e tyre janë në sinergji të plotë me identitetin kombëtar shqiptar. Që të ndërtohet një identitet i ri kombëtar, duhen disa simbole që unifikohen me këtë lloj identiteti, lidhja që shqiptarët e Kosovës kanë me flam-

urin kombëtar është një lidhje që vjen nga thellësia e shekujve e ngjizur ndër luftëra për mbijetesë, është një ndjesi që shqiptarët e Kosovës e kanë po aq të natyrshme sa dhe shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Nuk është ajo ndjesi që i jep simboli i shtetit të ri të Kosovës, flamuri me sfond blu dhe 6 yje, produkt i një kompromisi dhe negociatash. Pavarësia e Kosovës sigurisht është ngjarja më madhore që shqiptarët kanë përjetuar në këtë shekull, kjo ngjarje madhore nuk e bën profan identitetin e shqiptarëve të Kosovës ndaj identitetit kombëtar. Kjo ngjarje historike nuk mund të perceptohet si momenti i ngjizjes së një identiteti të ri, nuk është “big bang” zanafillor për një identitet të ri kosovar. Kosova është pjesë e universit shqiptar, që “big bang”-un e tij e ka përjetuar shekuj më parë. Kosova është një prej yjësive më të spikatura të universit kombëtar shqiptar. Në këtë konstelacion vlerash historike, kulturore, shpirtërore, identiteti shqiptar ka të njëjtin gravitacion si në Tiranë edhe në Prishtinë, ndaj dhe mbivendosja e identiteteve të tjera është e destinuar të përthithet nga gravitacioni i identitetit shqiptar. *Nga Express e Kosovës.


CMYK

12

MAPO

e hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

2012 UET Press / Scripta manent Amik kAsoruho

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho


kritikë

reportazh

Faktet dhe shifrat e montuara të Schmit-it për “Kosovën...”

Balkanika dhe udhëtarët e saj Fondacioni ‘Balkanika’, me qendër në Sofje, prej pesëmbëdhjetë vjetësh organizon dhënien e çmimit letrar ‘Balkanika’, që shumëkush e quan edhe Nobeli i Ballkanit

“Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, e historianit Oliver Jens Schmitt, vjen edhe në shqip.

Dosje fenomen Vitrina e librit recensë botime

www.mapo.al

Me rastin e botimit në Itali të librit “Rrëfim pa asnjë altar”, i Visar Zhitit, autori rrëfehet si para “altarit” për ditën e arrestimit, poezinë dhe romanin e parë që shkroi për poetët dhe pseudo-poetët, shkrimtarët dhe pseudo-shkrimtarët

recensa e preç zogaj

Tri kryevepra në një libër “Trilogjia e Nju-Jorkut”, nga Paul Auster, botuar nga shtëpia botuese “IDK”

Visar Zhiti: Të huajt janë kuriozË të dinë pse kadareja s'është burgosur Ishte koha kur nën një lloj përzierjeje fundërrinash, injorance, dhune të paskrupullt, ajo që përpihej me gjithçka ishte fjala e lirë. Më tej akoma fjala e poetit. Poetët, ata që guxuan kur nuk guxonte njeri, ata që ëndërruan, kur të tjerët kishin frikë nga ëndrrat, ata që rezistuan pa e humbur tharmin poetik edhe kur vargjet e tyre i zinte suvaja e qelive dhe zhurma e kamxhikut, ata që e panë lirinë edhe në tehun e litarit apo hijet e skuadrës së pushkatimit. Të tillë ishin Musineja, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Vilson Blloshmi, Drita Kosturi, Beti Pipa... Jo për çfarë bënë, por për çfarë do të kishin bërë, sikur të mos ua prisnin flatrat... Ta fillojmë me gjënë e parë të shkruar, apo me librin e fundit të botuar në Itali? E para është dhe e fundit dhe

e fundit është dhe e para. Po ju flas për të dyja. Gjëja ime e parë e shkruar do të ishte libri me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave”, por ka humbur. Ma konfiskuan kur më arrestuan nga shkaku i tij, se, pas një ekspertize shtetërore që iu bë, doli armiqësor. Edhe romani im i parë nuk pati fat, gjë e vogël, një fletore e shkruar me dorë, që i vura titullin “Vizatimet e një mësuesi fshati”, humbi në burg gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Kurse botimi i fundit imi, në fillim të këtij viti, janë dy romanet “Ferri i çarë” dhe “Rrugëve të ferrit”, që përbëjnë, si të thuash, një burgologji të vetme dhe tani në fund të vitit kemi botimin në Itali, një përmbledhje me poezi në dy gjuhë, shqip dhe italisht, edhe në variantin elektronik e-book, përkthyer me dashuri nga...

Faqe 13

Cila është pyetja më e çuditshme që të huajt i bëjnë shkrimtarit Visar Zhiti. Përse Kadareja nuk ka rënë në burg? -thotë ai, dhe shton se u kthehet kuriozëve: Por ti po e fut, gjersa pyet. Nuk keni të drejtë.


14

E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

intervista Me rastin e botimit në Itali të librit “Rrëfim pa asnjë altar”, i Visar Zhitit, autori rrëfehet si para “altarit” për ditën e arrestimit, poezinë dhe romanin e parë që shkroi për poetët dhe pseudo-poetët, shkrimtarët dhe pseudo-shkrimtarët

Visar Zhiti

Të huajt më pyesin: Përse Kadareja nuk ka rënë në burg? Ishte koha kur nën një lloj përzierjeje fundërrinash, injorance, dhune të paskrupullt, ajo që përpihej me gjithçka ishte fjala e lirë. Më tej akoma fjala e poetit. Poetët, ata që guxuan kur nuk guxonte njeri, ata që ëndërruan, kur të tjerët kishin frikë nga ëndrrat, ata që rezistuan pa e humbur tharmin poetik edhe kur vargjet e tyre i zinte suvaja e qelive dhe zhurma e kamxhikut, ata që e panë lirinë edhe në tehun e litarit apo hijet e skuadrës së pushkatimit. Të tillë ishin Musineja, Trifon Xhagjika, Visar Zhiti, Vilson Blloshmi, Drita Kosturi, Beti Pipa... Jo për çfarë bënë, por për çfarë do të kishin bërë, sikur të mos ua prisnin flatrat... Ta fillojmë me gjënë e parë të shkruar, apo me librin e fundit të botuar në Itali? E para është dhe e fundit dhe e fundit është dhe e para. Po ju flas për të dyja. Gjëja ime e parë e shkruar do të ishte libri me poezi “Rapsodia e jetës së trëndafilave”, por ka humbur. Ma konfiskuan kur më arrestuan nga shkaku i tij, se, pas një ekspertize shtetërore që iu bë, doli armiqësor. Edhe romani im i parë nuk pati fat, gjë e vogël, një fletore e shkruar me dorë, që i vura titullin “Vizatimet e një mësuesi fshati”, humbi në burg gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Kurse botimi i fundit imi, në fillim të këtij viti, janë dy romanet “Ferri i çarë” dhe “Rrugëve të ferrit”, që përbëjnë, si të thuash, një burgologji të vetme dhe tani në fund të vitit kemi botimin në Itali, një përmbledhje me poezi në dy gjuhë, shqip dhe italisht, edhe në variantin elektronik e-book, përkthyer me dashuri nga Profesor Elio Miraço, studiues dhe shef i katedrës së letërsisë shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë, të themeluar nga mësuesi i tij, shkrimtari Ernest Koliqi. Do desha të shtoj se botimi është pajisur me parathënie dhe pasthënie nga dy gazetarë të njohur në Itali, Sebastiano Grasso i “Corriere della sera”-s, poet dhe president i PEN Clubit si dhe Giovanni Ruggero i “Avvenire”-s, shkrimtar ndërkohë, piktor, fotograf. Një thënie e Susana Agnelli-t thotë: kur ishim të rinj nuk e dinim se jeta para nesh nuk ishte një pemishte e lulëzuar. A e keni jetuar rininë në moshën e saj (rinisë)? - E di dhe unë Suzana Agnellin, konteshë, e para grua ministre e Jashtme në Itali, shkrimtare, por, i ri, nuk e kam përfytyruar jetën para nesh si të ishte si një pemishte e lulëzuar. Më shumë sesa pemë në jetë, kam parë trungje metaforikë. Por natyrisht dhe unë ruaj rininë time, thelbin e saj s’ta marrin dot, se është brenda teje e trupëzuar, është dashuri, dëshirë, fuqi, zhgënjime, këngë, e kam jetuar siç munda, siç nuk ma lanë. Por rini do të thotë, sipas meje, jo vetëm ajo që jeton, por dhe ajo që do të doje të jetoje, mbase dhe më shumë kjo e dyta, ëndrra e rinisë nuk të rrëmbehet dot e gjitha, e përjetoj ende, dua të besoj. Por rinia jonë ishte rini e mungesave të mëdha, e shtypjes, e varfërisë së gjithanshme, pa liri, gjymtohej vazhdimisht, por ajo që mbetet në thellësi është vërtet rini, shëndeti i saj, pasuri e vyer, e pa vjedhur dot. Është krijuar përshtypja se letërsia juaj është e vrazhdë. Nuk kanë mjaftuar as kë-

ta 20 vjet liri për të qenë më “i lehtë” në shkrimet tuaja? Pse? Do të më vinte keq nëse do të ishte tërësisht kështu. Mund të kem dhënë, po, po kam dhënë realitet të vrazhdë, që nuk e shpika, ma dhanë, por unë vetë jam përpjekur dhe dua të jem e kundërta e atij realiteti dhe besoj se e kam shpalosur këtë credo me letërsinë time. Këta 20 vjet janë liria ime dhe e vendit dhe nuk ka më të rëndësishme sesa liria për librin, në të dy kahet e tij, që janë shkrimtari i lirë dhe lexuesi i lirë. Tamam si dy flatra, që libri sikur i ka dhe objektivisht. Unë s’mund të isha më i lehtë dhe s’ka pse të më kërkohet. Erdha i ngarkuar, më përpara nuk lejohesha dhe s’kam si krahasohem me të dikurshmen, kur nuk lejohesha të isha shkrimtar. Pastaj unë mundohem dhe vuaj dhe sot ngazëllyeshëm, apo lumturohem me plot brengë që fjala ime të jetë sa më vetvete, me sa më shumë semantikë e poezi. Me këtë nuk nënkuptoj vetëm të shkruarit e poezisë, por dhe të shkaktuarit e saj. ...Edhe vrazhdësia jep një lloj dhembjeje, mbase gjithnjë e më të rëndomtë, pra, them se është e drejtë të kërkosh të mos jesh i vrazhdë, edhe kur e pasqyron atë. Ju keni të drejtë kur thoni që nuk duhet t’u shkaktosh dhembje të tjerëve, por duhet të ndiesh dhembje, njerëzore patjetër, të perëndishme mundësisht. “Që loti yt të rrjedhë në faqen time” është lënë si sentencë ky varg imi në pjesën e dytë të librit me poezi italisht, që ju porsa kujtuat. Dhe do të thosha për të qenë brenda përgjigjes, se letërsia ime është hakmarrje në vetvete. Kaq më mjafton. Mbase e gjithë letërsia është hakmarrje hyjnore. A ka një masë për të peshuar poetët dhe pseudo-poetët? Po, peshohen me poezinë tyre. Ai që peshon është lexuesi, koha e tij. Por ndodh që ai që është dukur poet, që na kanë urdhëruar për ta mbajtur si të tillë, del se nuk ka qenë tamam ashtu. Dhe të margjinuarit, të dënuarit me harrim apo të dënuar për të mos qenë më poetë, si dikur Fishta, madje dhe Lasgushi, vazhdojmë, Mihal Hanxhari p.sh., apo martirët Xhagjika, Blloshmi, Nelaj, Kokoshi, ka dhe të tjerë, del se kanë kënduar me zemër, me poezi të denja për antologjinë kombëtare, ja, që duhet dhe ajo, qoftë dhe një herë në 100 vjet, teksa dalin nga antologjitë ata që poezinë e përdorën si bori të politikës së mashtrimit, shtypjes. Por nuk duhet të shqetësohemi për gjojapoetët, por për poetët. Nuk ka rëndësi se sa poetë të këqij kemi, por a kemi poetë të mirë? Megjithëse duhej të ishte e kundërta, poeti i mirë është normale dhe i keqi pse është, ç’e sjell? Apo ka të drejtën e vet shumëçka? Cilën ditë kujtoni më shpesh, ditën kur ju arrestuan, apo ditën kur dolët nga burgu? Si libri i parë me librin e fundit. Edhe

ngjajnë, edhe nuk ngjanë, po janë të lidhura me njëra-tjetrën. Dita kur del nga burgu, pritet, ëndërrohet, dihet data e saj, është e urtë, thonjprerë, duhet të të kthejë atje ku të mori, në ditën normale, kurse dita e arrestimit është e pazakontë, e beftë, brutale, qorre, me brirë, mizore, ajo ka tërsëllëmë prangash, si jehona e qeshjeve pas shpine të djajve. Dita e arrestimit të fundos, dita e daljes nga burgu të ngre. Më shpesh je i detyruar të kujtosh kohën midis tyre dhe ka rëndësi nga cila ditë vështron.. Çfarë ju ka lënduar më shumë në jetë? Më lënduese është ajo që nuk të lëndon. Cila është pyetja më e çuditshme që ju kanë bërë të huajt për letërsinë? Përse Kadareja nuk ka rënë në burg? Por ti po e fut, gjersa pyet kështu, jam përgjigjur. Nuk keni të drejtë. Cili është koncepti juaj mbi lirinë dhe përdorimin a shpërdorimin e saj? Mundësi më shumë për atë që duhet dhe jo vetëm për atë që do, përsëris shpesh. Kjo është liria, lejo të mundurën deri në pamundësi. Ndërsa kur bëhet vetëm ajo që do për vete, sidomos kur është dhe e dëmshme për të tjerët dhe lihet pa bërë ajo që duhet për të tjerët dhe për ty, mbase ky është shpërdorimi më i dukshëm i lirisë, shtoj tani, kur ke lejuar të pamundurën, me kuptimin e asaj që nuk duhej. Përgatiti: Miranda Haxhia

“Poezia e Zhitit është shpresa për të jetuar, himn për jetën, vetëmbrojtja shpëtimtare e dinjitetit të të burgosurit. Ajo është një dokument i shkruar mbi trupin tërë plagë të poetit. Ai nuk është vetëm kujtesa e historisë tragjike të Shqipërisë, por dëshmitar i vuajtjes së njerëzit që është gjithnjë i pranishëm te poeti, poezia e tij është një revoltë e brendshme për të pohuar ekzistencën e poetit, ajo është një udhëtim drejt dritës duke u nisur nga terri i thellë.” Elio Miracco “Rrëfim pa altarë, lexohet një poemë e gjatë teatrale, ku autobiografia shndërrohet në një telajo mbi të cilën poeti end fijet e tij. Tregon një përrallë me gjarpërinj me të cilët ka harruar të flasë. Kujton ditën kur u arrestua, një të shtunë që mbi kokën e tij sorollatej ‘si një avion lufte’, gjumin e të burgosurve për të cilët ‘një batanije e vjetër iluzionesh/ mbulon trupin e tyre të shuar’, në një qeli ku edhe ‘flatrat paqësore të zogjve/ më duken tehe thikash’. Ditar i një ekzistence, Mozaik i frikshëm i pakryer, ku tashmë …vdekja nuk shqetëson asnjeri.” Sebastiano Grasso


E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

Kritikë

15

“Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, e historianit Oliver Jens Schmitt, vjen edhe në shqip. Libri, siç e thotë autori në hyrje, ndahet në dy pjesë: e para shtrihet deri në përfundimin e sundimit osman më 1912, e dyta vijon deri në shpallje të pavarësisë më 2008, vit kur ky libër botohet në gjermanisht. Kjo kritikë merr në shqyrtim pjesën e dytë të këtij libri ku vërehen pasaktësi në shifra dhe fakte, por dhe “injorim” të disa prej tyre

Faktet dhe shifrat e montuara të Schmit-it për “Kosovën...” Shkëlzen Gashi Krejt në fillim duhet thënë se habit mungesa, në librin “Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike” e historianit Oliver Jens Schmitt, e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së Kosovës përgjatë shekullit të 20-të. Fjala vjen, nuk përmendet kryengritja shqiptare e vitit 1912, e prandaj as ndarjet mes politikanëve shqiptarë të Kosovës gjatë kësaj kryengritje: bejlerëve e agallarëve, që kundërshtonin autonominë dhe udhëheqësve të kryengritjes, që e synonin autonominë territoriale. Nuk theksohen as përçarjet mes vetë kryengritësve të vitit 1912, mbasi një pjesë e tyre pëlqenin me mbetë të lidhur fort me Perandorinë Osmane, për çka edhe kërkesat u degradojnë në autonomi jo-territoriale. Ndër komponentet më interesante dhe më së miri të realizuara në libër është spiralja e dhunës dhe e kundërdhunës, e ushtruar nga serbët por dhe shqiptarët gjatë tërë shekullit të 20-të. Megjithëkëtë, kur trajton krimet e forcave serbe më 1912, Schmitt pohon se “llogaritet të jenë vrarë 20-25 000 shqiptarë muslimanë”. Nuk sqarohet se të vrarët janë civilë të pafajshëm dhe këta papërjashtimisht paraqiten si muslimanë, ndonëse nga kujtimet e botuara të priftërinjve katolikë të kohës, Zef Mark Harapi dhe Lazër Mjeda, mësojmë për vrasjet e shumë shqiptarëve katolikë në vjeshtë të vitit 1912 nga forcat serbo-malazeze. Schmitt e trajton me korrektësi periudhën gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe atë mes dy luftërave botërore, duke përfshirë krimet dhe kolonizimin, rrymat politike të shqiptarëve, kaçakët dhe xhemijetin, qëllimet e tyre, por edhe bashkëpunimet me përfaqësuesit politikë e ushtarakë të Serbisë. Mbase e vetmja vërejtje këtu mund të bëhet për trajtimin e krimeve të kryera kundër serbëve nga grupe të armatosura shqiptarësh gjatë qëndrimit të trupave autro-hungareze në Kosovë më 1915-18, sepse Schmitt jep veç versionin serb. Te periudha e Luftës së Dytë Botërore autori nuk adreson ngjarje të rëndësisë së veçantë, si Konferenca e Bujanit (31 dhjetor 1943 - 1 e 2 janar 1944) dhe pastaj Kuvendi i Prizrenit (10 korrik 1945), të dyja organizime të komunistëve të Kosovës, madje me përbërje të ngjashme pjesëmarrësish, por me qëllime diametralisht të ndryshme. Ndërsa Rezolu-

ta e Konferencës së Bujanit thotë se Kosova e Rrafshi i Dukagjinit dëshiron të bashkohet me Shqipërinë, ajo e Kuvendit të Prizrenit shpreh dëshirën që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë federale, si pjesë përbërëse e saj. Autori nuk sqaron as se gjatë kësaj periudhe në një anë vepronte rryma “nacionaliste” me Lidhjen e Dytë të Prizrenit, e mbështetur nga nazistët gjermanë, e në tjetrën ajo “komuniste” me Këshillin Nacional-Çlirimtar për Kosovë e Metohi, e mbështetur nga komunistët jugosllavë. Nuk sqarohet as se partizanët komunistë të Kosovës ndahen brendapërbrenda: Fadil Hoxha në njërën anë, Shaban Polluzha në tjetrën. Ky i fundit madje s’përmendet fare në libër. Autori nuk saktëson se edhe pas LDB në njërën anë vepronte rryma “legale”, si pjesë e institucioneve të sistemit jugosllav, e në tjetrën “ilegalja”, që e kundërshtonte sistemin jugosllav. Te periudha e Rankoviç-it, autori do të bënte mirë sikur të pahtësonte se gjendja e tmerrshme e shqiptarëve kundërshtohej nga Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh), e themeluar më 1963 dhe e udhëhequr nga Adem Demaçi, më i rëndësishmi organizim i shqiptarëve të Kosovës në dekadat e para pas LDB. Grupi i studentëve me orientim kombëtar që organizon demonstratat e vitit 1968, nuk krijohet pas rënies së Rankoviç-it, siç thotë Schmitt, por më përpara, sepse bash të rinjtë e LRBSh-së i organizojnë demonstratat e vitit 1968, të cilat, pohon edhe vetë Schmitt, e ndryshojnë kursin politik të Kosovës. Segment interesant dhe i trajtuar mirë është mungesa e mbështetjes për Kosovën nga Shqipëria gjatë kohës së Zogut dhe Hoxhës, por do të ishte më i plotë sikur të trajtohej mungesa e mbështetjes edhe para ardhjes së Zogut dhe pas mbarimit të pushtetit komunist të Hoxhës. Schmitt nuk shfrytëzon fakte të bollshme për ta demaskuar propagandën e Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980, e cila synonte me përgatitë terrenin për ta suprimuar autonominë e Kosovës. Ndonëse në parathënien për botimin në shqip Schmitt sqaron se ka bërë saktësime të rëndësishme lidhur me disa shifra të diskutueshme, prapëseprapë mjaft nga shifrat e ngjarjet mbeten të pasakta. Në shumë pjesë të librit

Schmitt bie pre e propagandës shqiptare, konkretisht te shifrat e dhëna për të vrarët gjatë demonstratave të vitit ‘81, ‘89 dhe ‘90. Mandej, proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve të akuzuar në vitet ’93 dhe ‘95 për rezistencë kundër Serbisë Schmitt i cilëson sikurse edhe propaganda shqiptare e kohës: procese të montuara. Ngjarje të rëndësishme të viteve ‘90-‘91 prezentohen me pasaktësi, që në shikim të parë mund të mos duken fort relevante: mospërfshirja e Deklaratës Kushtetuese për Republikën e Kosovës (2 korrik 1990), pastaj, jo veç heqja e datës, por edhe e qëllimit të referendumit për Kosovën shtet sovran e të pavarur me të drejtë lidhjeje me Jugosllavinë (26-30 shtator 1991), e kështu me radhë. Duhet thënë se te periudha e viteve ‘90 Schmitt arrin t’i prezentojë në nivel deri diku të kënaqshëm rrymat politike në Kosovë, por jo aq edhe qëllimet e tyre. Vërejtje mund të bëhen edhe për pasqyrimin e Marrëveshjes së Rambujesë e të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, por edhe për prezentimin e misioneve ndërkombëtare të vendosura në

Kosovë. Këto ngjarje prezentohen me gabime, shpejt e shpejt dhe mjaft sipërfaqësisht. Po ashtu, ta zëmë, trazirat e marsit 2004 pasqyrohen disi njëanshëm dhe s’përmendet kund p.sh. se kishat dhe manastiret ortodokse të shkatërruara në këto trazira rregullohen më vonë nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Te kjo periudhë, pjesa më e mirë e librit janë kritikat ndaj UÇK-së. Shifrat për vrasjet e kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë mund të saktësohen në ndonjë ribotim eventual, meqë ka disa vite që për këto vrasje kemi regjistrimet e kryera nga dy OJQ, një në Beograd e një në Prishtinë. Nga ana tjetër, autori shënon vetëm krimet e kryera pas luftës nga pjesëtarë të UÇKsë kundër serbëve, jo edhe ato gjatë luftës. Autori thekson se “...shumica e shqiptarëve të cilët jetonin në veri të lumit Ibër, u detyruan të largoheshin nga ky rajon, përkatësisht nuk patën mundësi të ktheheshin më, pasi atje serbët edhe më tutje e mbanin kontrollin politik”. Por, kishte me qenë më korrekte të saktësonte edhe se në pjesën veriore të Mitrovicës në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 vriten 11 dhe dëbohen 11 364 shqiptarë nga serbë të armatosur, madje në praninë e forcave të KFOR-it. Po ashtu, kishte me qenë mirë të shtohej se këto vrasje dhe dëbime i shtyjnë rreth 100 mijë shqiptarë nga gjithë Kosova të marshojnë paqësisht drejt Mitrovicës në shenjë solidarizimi me qytetarët shqiptarë të Mitrovicës. Për fund, “Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike” e Oliver Jens Schmittit, jo veç për shkak të mungesës së fusnotave dhe pasaktësive e lëshimeve, disa prej të cilave u parashtruan në këtë shkrim, por edhe për shkak të mosprezentimit të disa ngjarjeve të rëndësishme dhe prezentimit të njëanshëm e të shpejt e shpejt të disa ngjarjeve tjera, nuk e tejkalon assesi librin “Kosova, një histori e shkurtë” të Noel Malcolm-it. Megjithëkëtë, ma merr mendja se, përkundër këtyre mangësive që u përmendën, është e pamundshme të evidentohen të gjitha mangësitë në një shkrim si ky, do të ishte e dobishme të zhvillohet kritikë e matur ndaj këtij libri e me sugjerime për përmirësime eventuale, e jo denigrime ad hominem, siç patëm kohëve të fundit kundër autorit të librit. *kritik

Unë dëshmitari ju rrëfej spastrimin etniko-fetar në Çamëri Jonuz Kuçuku autori i librit Epiri dhe Thesprotia në shekuj krahas fakteve të dokumentuara rrëfen për lexuesit edhe përjetime nga jeta e tij: se si ka parë atë llahtari kur familjet e përgjysmuara çame hynin në Shqipëri në Qafën e Botës; se si vdisnin rrugëve pleq, fëmijë, të plagosur e të sëmurë, të cilët nuk përfshihen në numrin e të vrarëve të regjistruar. Ai dëshmon se si i ka jetuar ato ditë të vështira kur qindra banorë të Konispolit qëndronin ditë e natë me armë në dorë të gatshëm për të mbrojtur popullsinë e Çamërisë nga rreziku i befasishëm që u erdhi nga shteti monarkofashist i Athinës, i cili kishte dërguar gjeneralin Zerva me forca të shumta për të realizuar pastrimin etnikofetar në Çamëri. “Epiri (Shqipëria e jugut) dhe Thesprotia (Çamëria) që në lashtësi e në vazhdimësi kanë qenë tokë shqiptare”.Autori i librit Epiri dhe Thesprotia në shekuj, Jonuz Kuçuku, ka shfrytëzuar një literaturë të gjerë historike dhe letrare për të argumentuar idetë dhe bindjet e tij. Janë me qindra veprat e cituara, burimet arkivore apo folklorike që përdor ai, duke e bërë librin e tij të larmishëm dhe interesant. Të gjitha këto burime tregojnë më së miri përkatësinë shqiptare të këtyre krahinave të lëna jashtë kufirit shqiptar. “Në tërë Thesprotinë (Çamërinë), nuk ka as pesë për qind grekë, veç kudo shqiptarë muhamedanë e të krishterë”, shkruan Puqueville-i. “Arta është qyteti më jugor i Shqipërisë dhe mund të quhet si hambari i Shqipërisë së poshtme”, vazhdon më tej ai. Një

tjetër element i rëndësishëm që dallon ekzistencën e një populli është edhe gjuha. “Emri Epiros i ilirëve të jugut nuk është fjalë greqisht, por është ilirishte që rron edhe sot e gjallë e plot fuqi, është fjala jonë epere”, shkruan gjuhëtari dhe leksikografi Sotir Kolea. Edhe pse kanë kaluar shumë dhjetëvjeçarë qysh nga koha e mbajtjes së Kongresit të Berlinit (1878) e nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), Ballkani ende vazhdon të jetë i trazuar. Vendimet që morën Fuqitë e Mëdha ishin të lidhura ngushtë me ekzistencën e popujve të Ballkanit dhe caktimi i vijave të reja kufitare prekën thellë interesat e tyre, e në radhë të parë sidomos ato të popullit shqiptar. Çështja ballkanike në kuadrin e Krizës Lindore u trajtua në mënyrë të njëanshme, duke favorizuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë, të cilave ua njohu të “drejtën” e zgjerimit. Por një e drejtë zgjerimi mbi shpinën e popullit shqiptar. Është tashmë e njohur historia e dhimbshme e popullit tonë, kur ndërsa shprishej Perandoria Osmane, viset shqiptare, dikur pjesë e kësaj Perandorie, lakmoheshin e merreshin nga vendet fqinje. Për fat të keq edhe me bekimin e Europës. Janë këto vendime të padrejta të Fuqive të Mëdha kundrejt Shqipërisë dhe popullit shqiptar, pretendimi i shtetit grek për Vorio Epirin, krijimi i çështjes çame, si një problem gjithnjë në pritje për t’u zgjidhur, ato që përbëjnë thelbin e librit Epiri dhe Thesprotia në shekuj. Në studimin e tij autori ndalet në padrejtësinë që iu bë Shqipërisë, duke i grabitur asaj shumë krahina të populluara dhe më pas Çamërinë. Pas pushimit të kësaj të fundit nga Greqia, një numër i madh i çamëve muslimanë u dërguan forcërisht nga qeveria greke në Turqi, duke i konsideruar turq, në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të Lozanës, sipas së

cilës banorët e Epirit, të racës e gjakut shqiptar, konsiderohen minoritet dhe nuk lejohet shkëmbimi i tyre me grekë të Turqisë. Por qeveria greke nuk zbatoi asnjë traktat ndërkombëtar dhe me anën e dhunës përdori të gjitha mjetet për pastrimin e trojeve shqiptare që pushtoi, nga shqiptarët muslimanë. Dhe më në fund, në fund të Luftës së Dytë Botërore, më 1944 zbatoi gjenocidin e përgjakshëm ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Autori është dëshmitar i këtyre ngjarjeve tragjike të spastrimit etniko-fetar ndër më të ashprat në Ballkan. Në pasqyrimin e së

vërtetës historike mbi Çamërinë dhe popullin e kësaj krahine, krahas fakteve të dokumentuara, ai rrëfen për lexuesit edhe përjetime nga jeta e tij: sesi ka parë atë llahtari kur familjet e përgjysmuara çame hynin në Shqipëri në Qafën e Botës; sesi vdisnin rrugëve pleq, fëmijë, të plagosur e të sëmurë, të cilët nuk përfshihen në numrin e të vrarëve të regjistruar. Ai dëshmon sesi i ka jetuar ato ditë të vështira kur qindra banorë të Konispolit qëndronin ditë e natë me armë në dorë të gatshëm për të mbrojtur popullsinë e Çamërisë nga rreziku i befasishëm që u erdhi nga shteti monarkofashist i Athinës, i cili kishte dërguar gjeneralin Zerva me forca të shumta për të realizuar pastrimin etniko-fetar në Çamëri. Një trajtim më vete nga ana e autorit të librit i është kushtuar edhe qëndrimit pasiv të shtetit komunist në shumicën e viteve, pajtuar me situatën e krijuar nga shovinizmi grek dhe qarqet armiqësore ndaj Shqipërisë. Protagonist në Luftën Nacionalçlirimtare dhe pjesëtar i Batalionit partizan “Çamëria”, Jonuz Kuçuku rrëfen kujtimet e tij për mbrojtjen e atdheut, kur “i gjithë populli pa përjashtim, edhe të deklaruarit ‘kulakë’, edhe të dënuarit në burgje, ishin të vendosur e të gatshëm të luftonin për të mbrojtur atdheun nga çdo sulm i jashtëm dhe veçanërisht nga shovinistët grekë.” Një vend të veçantë në librin e tij ai u kushton edhe gabimeve e padrejtësive që u bënë gjatë periudhës së komunizmit, prej të cilave e pësuan të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij. Misioni i autorit është që me anë të këtij libri të pasqyrojë të vërtetën e historisë së vendit dhe popullit shqiptar. Në rrjedhë kronologjike ngjarjet historike të dokumentuara janë gërshetuar me ato që ai ka parë, dëgjuar e përjetuar. Përgatiti: Erina Qajalliu


16

E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

Reportazh Fondacioni ‘Balkanika’, me qendër në Sofje, prej pesëmbëdhjetë vjetësh organizon dhënien e çmimit letrar ‘Balkanika’, që shumëkush e quan edhe Nobeli i Ballkanit

Balkanika dhe udhëtarët e saj

Diana Çuli

Dashamirësit e letërsisë në Ballkan e njohin fondacionin ‘Balkanika’, me qendër në Sofje, i cili prej pesëmbëdhjetë vjetësh organizon dhënien e çmimit letrar ‘Balkanika’, që shumëkush e quan edhe Nobeli i Ballkanit. Ky fondacion, presidenti i të cilit është shkrimtari i njohur bullgar Nikolaj Stojanov, përbëhet nga shtëpi botuese nga vende të ndryshme të Ballkanit, nga intelektualë e shkrimtarë të njohur të rajonit. Në juri marrin pjesë përfaqësues të shtëpive botuese anëtare dhe kryetari i jurisë është amerikani Endrju Vahtel, rektor i Universitetit Amerikan për Azinë Qendrore dhe studiues i letërsisë dhe i historisë së Ballkanit. Shtëpia botuese ‘Toena’ është anëtarja e fondacionit nga Shqipëria. Gjithashtu, anëtar themelues është edhe Livio Muçi , botuesi i njohur italian, me shtëpinë e tij botuese BESA, që prej 22 vjetësh boton letërsinë e Ballkanit në Itali, po kryesisht atë shqiptare. Dhe, çdo vit, shtëpitë botuese anëtare duhet të propozojnë një autor të vendit të tyre në konkurrim. Sivjet juria kombëtare shqiptare, e ngritur nga ‘Toena’, propozoi poetin Preç Zogaj, me vëllimin e tij poetik Ngjarje në Tokë. E kështu,

unë, si anëtare e jurisë ndërkombëtare, Preç Zogaj dhe Livio Muçi që iu bashkua udhëtimit tonë, duke zbritur në Rinas, u nisëm drejt qytetit Veliko Tarnovo, që ndodhet në veri-qendër të Bullgarisë dhe ku këtë vit do të zhvillohej mbledhja e jurisë për dhënien e çmimit ‘Balkanika 2011’. Rregulli është që librat konkurrues duhet të kenë jo më shumë se dy vjet të botuar dhe të jenë të përkthyer në anglisht e në frëngjisht, për të bërë të mundur leximin e tyre nga anëtarët e jurisë, të cilët vijnë nga kombësi të ndryshme ballkanike. Tek përshkonim fushat e Ballkanit mbuluar me borë e ngrirë në akull, rrethuar anash me male të lartë zbardhur tërësisht nga dëbora, të mbërthyer nga ankthi i konkurrimit, siç ndodh gjithnjë, numëronim mundësitë dhe pamundësitë e fitores. Shqipëria ka qenë dy herë fituese në ‘Balkanika’, me Fatos Kongolin dhe Ismail Kadarenë. Shkrimtarë si Orhan Pamuk kanë kandiduar aty dhe kanë dalë jo fitues. Poezia jonë shqiptare do të përballej me prozën e fuqishme të shkrimtarit turk Nedim Gyrsel, i përkthyer në shumë gjuhë e i njohur në botë prej shumë vitesh, po edhe me letërsinë serbe, gjithnjë dinjitoze në konkurrim, me atë greke, që sjell pareshtur frymë të re letrare e eksperimenton vazhdimisht, me maqedonësen, me rumunen... Letërsia e Ballkanit është një nga letërsitë më të fuqishme në botë, më të pasura dhe më interesantet. Ne jemi pjesë e saj, kemi dhënë kontribut të vyer me autorët tanë për këtë famë që ka, dhe kjo na bën të ndihemi mirë, por edhe shumë të përgjegjshëm. Për të mposhtur ankthin, lexonim këngë nizamësh, të botuara nga Livio Muçi, që e solli me vete botimin - një libër i bukur, ku vargjet ishin në dy gjuhë, në shqip dhe në italisht përkthyer mjeshtërisht nga Gëzim Hajdari, poeti ynë i suksesshëm në Itali. Ishte vallë një rastësi e çuditshme që ne, tek nxitonim me makinë nëpër autorrugët e pambarimta të fushave ballkan-

Juria, e cila e kishte lexuar poezinë e Zogajt në përkthimin anglisht botuar nga shtëpia botuese e Universitetit Amerikan te Dallasit, përkthyer nga Gjekë Marinaj, ishte impresionuar nga niveli i lartë artistik. Por, më kërkoi të lexoja disa nga poezitë e tij, që të mund të dëgjonin ritmin, aliteracionet, tingujt

ike, të lexonim pikërisht nizamët ku ata dikur kishin ecur, në këmbë, në kuaj, në karro, ku ndoshta ishin vrarë, kishin mbetur pa jetë rrëzë një trungu, rrëzë një muri të vjetër, apo poshtë një ure? Apo ishte rastësia e parastësishme e energjisë së panjohur të mendjes? Gjithsesi, ne u futëm në atmosferën e lashtë të vargut, të dhimbjes, të dashurisë dhe mallit dhe, të armatosur mendërisht në këtë mënyrë, pasi kapërcyem katër pesë pika kufiri, pasi i kaluam anash Shkupit e Sofjes, arritëm natën vonë në të largëtin qytet bullgar Veliko Tarnovo. Ky qytet quhet shpesh edhe qyteti i Carëve dhe është i famshëm për historinë e tij, veçanërisht si kryeqytet i Perandorisë së Dytë Bullgare. Historia e tij, e mbushur me luftëra liridashëse në shekuj, u shfaq një natë nëpërmjet një instalacioni ku projektimet me ngjyra dhe drita zinin vend kryesor, në një mënyrë tejet artistike e madhështore. Ishte një festë e përvitshme, ku ne patëm fatin të ishim të pranishëm dhe i gjithë qyteti kishte dalë jashtë për të parë kështjellën - qytet, të ngritur mbi kodër, tek përshkohej nga vetëtimat e projektorëve dhe figurave të mahnitshme të krijuara prej artistëve. Preç Zogaj dhe poezia shqiptare

Detyra ime, si anëtare jurie, ishte edhe e lehtë edhe e vështirë njëherazi. E lehtë, sepse do të paraqisja një nga vëllimet më të bukur të poezisë shqipe të këtyre tridhjetë vjetëve të fundit, e cila më jepte mundësi të shprehja konsiderata të shumta e të thella: gjë që ma sugjeronte vetë materiali letrar që kisha në dorë. E vështirë, sepse poeti ndodhej i vetëm përballë prozatorëve dhe unë e dija, nga përvoja disavjeçare në këtë juri, se zakonisht shumica priret të vlerësojë me çmim të parë romanin. Edhe esetë e tregimet nuk kanë shumë fat në të rreptën juri të ‘Balkanikës’. Sa herë e rilexoj poezinë e Preçit, nuk mund të mos mendoj për personalitetin e tij të shumëfishtë: përveçse poet edhe kritik letrar, përveçse gazetar e qytetar i


E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

17

Sivjet juria kombëtare shqiptare, e ngritur nga ‘Toena’, propozoi poetin Preç Zogaj, me vëllimin e tij poetik Ngjarje në Tokë. E kështu, unë, si anëtare e jurisë ndërkombëtare, Preç Zogaj dhe Livio Muçi që iu bashkua udhëtimit tonë, duke zbritur në Rinas, u nisëm drejt qytetit Veliko Tarnovo Fituesi i çmimit Balkanika, Nedin Gursel

angazhuar edhe politikan i orëve të para të tranzicionit, me një origjinalitet të tijin, të frymës së moderuar e negociatore, të shmangies së llogoreve, për të ngritur ura, por pa shkelur principet e atij që është ai vetë. Lexuesi pret ta ndeshë, në një farë mënyre, të gjithë këtë në veprën e tij poetike, por jo. Ai i qëndron kokëfortë poezisë së abstraguar, të figurshme, ku stili dhe forma nuk mund t’i përshtaten në mënyrë më të përkryer ideve dhe përmbajtjes sesa ky vëllim, siç e vlerësoi dhe juria. Por, nga ana tjetër, duke hyrë thellë në ato ngjarje përmbi tokë që poeti ndjek e grimcon, ai që e lexon ndalon të mendohet, të përpiqet të përfytyrojë se çfarë mund t’i kenë parë sytë këtij poeti në këtë jetë, çfarë ka ditur dhe çfarë di, çfarë analizash i kalojnë nëpër mend që të mund të arrijë ta shprehë kompleksitetin e jetës dhe të ndjenjave në këtë mënyrë? Juria, e cila e kishte lexuar poezinë e Zogajt në përkthimin anglisht - botuar nga shtëpia botuese e Universitetit Amerikan te Dallasit, përkthyer nga Gjekë Marinaj, ishte impresionuar nga niveli i lartë artistik. Por, më kërkoi të lexoja disa nga poezitë e tij, që të mund të dëgjonin ritmin, aliteracionet, tingujt. Nuk di a munda të transmetoj në një gjuhë të panjohur për ta atë magji që ndikon poezia e Zogajt, por, nuk u zhgënjeva kur ata thanë ato që vlerësoja dhe unë: ka shumë ritëm, ndonëse vargjet janë kombinim i vargut të lirë me atë të rimuar, ka shumë aliteracion dhe muzikalitet. Mendoj se kjo esencë i bëri përshtypje të madhe jurisë dhe, ndonëse votuan për çmim të parë për turkun Nedim Gyrsel, në ceremoninë e dorëzimit të çmimit, kryetari Endrju Vahtel citoi menjëherë pas tij vëllimin e Preç Zogajt, si një nga prurjet më të rëndësishme poetike, me “dimension universal e me tema ekzistenciale”. Dhe ishte pikërisht vëllimi i Preç Zogajt, që e shtyu jurinë të reflektonte për një lloj “diskriminimi” padashur ndaj poezisë e të merrte vendimin për të organizuar ‘Balkanikan’ vitin e ardhshëm vetëm me krijime poetike.

Arbanasi - e papritura shqiptare në Bullgari Një paradite të lirë, Stojanovi, kryetari i ‘Balkanikas’, na ftoi të vizitonim një fshat të veçantë, që e bënte surprizë për ne, shqiptarët. Unë dhe Preçi nuk e njihnim mirë historinë e zonës dhe të nxituar siç jemi kur nisemi, nuk iu futëm internetit e të zhbironim histori, gjeografi, zhvillim ekonomik, turizëm, siç bëjnë rëndom njerëzit. Ne ishim të fiksuar te letërsia, te poezia, te konkurrimi. Për ne çdo tokë ishte poetike, çdo fushë një dhé letrar, ku mund të kapnim ato ndijime dhe ideime që të përçon jeta. Arbanasi ishte një ngujim i hershëm shqiptar. Na u shfaq befasisht, pas xhameve të autobusit, mbi një kodrinë të butë, me pemët rënduar nga bora dhe me shtëpi të vogla, dhe ato me çati plot me borë. Arbanas, thamë ne me vete. Përse vallë do të keni ardhur deri këtu, o të lashtët tanë të munduar? Arbanasi sot shquhej për trashëgiminë e tij kulturore, të kishave dhe manastireve të ruajtur mjaft mirë, shumica të shek. 16, 17, 18-të. U futëm të vizitonim kishën e Lindjes së Krishtit, e cila shquhej për një bukuri të rrallë të ikonave, por edhe për arkitekturën e saj. Kupola, harqe dhe ngjyrë e kuqe, e ngjashme me të Onufrit. Aty, udhërrëfyesi, me të cilin u përpoqëm të kuptonim pak historinë pse ky fshat kishte këtë emër, na shpjegoi se ai ishte krijuar në mesjetën e hershme prej etnish të shumta ballkanike, bullgare, greke, e vllahe, por se shqiptarët kishin pasur mjaft rëndësi në krijimin dhe forcimin e tij. Madje, tek na udhëhoqi për të kundruar ikonostasin mahnitës, ngriti krahun e na tregoi mes zbukurimeve të florinjta poshtë shenjtorëve, mu në mes, një shqiponjë dykrenare të gdhendur në ar. A e dini, e pyetëm, të mallëngjyer, se ajo shqiponjë është simboli i flamurit tonë? Po, e di, tha ai. Këtu kjo shqiponjë dikur ishte stema e familjes shqiptare më të rëndësishme të këtij komuniteti. Ai përmendi një emër: familja Kantakuzeni, por unë do t’ua lë historianëve të gjejnë rrënjët e Arbanasit, që me siguri i dinë. Kantakuzenët, për dijenitë e mia janë një familje tepër e njohur e Perandorisë Bizantine, të lidhur me krushqi dhe me origjina me të gjithë Ballkanin, me perandorë bizantinë mes tyre. Ndërsa Arbanas ka dhe në Zadar, në Kroaci. Me një kërkim të shpejtë në Wikipedia, lexova një paragraf ku thuhej se Sulejmani i Madhërishëm, me një dekret të vitit 1538 i dhuroi dhëndrit të tij, vezirit të Madh, Rustem Pashës, lokalitetet e Arbanasit, Liskovecit, Gorna Orjahovicës dhe Dolna Orjahovicës, të quajtur në këtë dekret si Arnaud Karijeleri - Fshatrat shqiptarë. Por, siç e thashë dhe më sipër, këto hulumtime u përkasin historianëve. Ne shkrimtarëve ndoshta na shkon më shumë të shkruajmë libra për dashurinë njerëzore, të përshkojmë ura dhe rrugë mes hapësirave to-

Arbanasi sot shquhej për trashëgiminë e tij kulturore, të kishave dhe manastireve të ruajtur mjaft mirë, shumica të shek. 16, 17, 18-të. U futëm të vizitonim kishën e Lindjes së Krishtit, e cila shquhej për një bukuri të rrallë të ikonave, por edhe për arkitekturën e saj. Kupola, harqe dhe ngjyrë e kuqe, e ngjashme me të Onufrit na ballkanike dhe ta kujtojmë historinë, jo për ta rikthyer, por për ta bërë më të qëndrueshme të ardhmen dhe paqen për ata që do të vijnë pas nesh. Ashtu si kishin jetuar në paqe mes tyre, atje në Arbanasin e largët, shqiptarët me bullgarët, me vllehtë e me grekët, duke lënë pas jo vetëm mrekulli arti e përkushtimi hyjnor, po edhe mesazh bashkëpunimi e mirëkuptimi mes njerëzve.


18

E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

recensa

Romanet e këtij triptiku, “Qyteti i qelqtë” me njëqind e gjashtëdhjetë faqe, “Fantazmat” me shtatëdhjetë e pesë faqe dhe “Dhoma e kyçur” me njëqind e tridhjetë e tetë faqe kanë autonominë e tyre në pikëpamje të subjektit që trajtojnë. Ato mund të lexohen fare mirë si romane më vete dhe në fakt kështu janë shkruar e botuar në fillim nga autori: si romane të shkurtër më vete

Tri kryevepra në një libër “Trilogjia e Nju-Jorkut”, nga Paul Auster, botuar nga shtëpia botuese “IDK” Preç Zogaj

Pas romanit “Libri i iluzioneve”, që u botua para dy vitesh, kemi një libër të ri në shqip nga shkrimtari i madh amerikan Paul Auster, gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar. E njëjta shtëpi botuese, “IDK”, ka hedhur në treg së fundi, në përkthimin cilësor të Ines Ikonomit, triptikun “Trilogjia e Nju-Jorkut”, një nga librat e parë të autorit në prozë, që e pat ngjitur atë menjëherë në katedrën e penave më të mira amerikane të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Duhet ta themi qysh në krye se botimi në shqip i “Trilogjia e Nju-Jorkut”, edhe pse i vonuar për arsye tashmë të njohura, është një ngjarje e madhe për lexuesit, krijuesit dhe studiuesit shqiptarë. Ky triptik sjell në letrat tona një dëshmi të re, të panjohur për shumë vite, të eksplorimeve dhe risive që kanë shënuar shkrimtarët bashkëkohorë amerikanë në botën e letrave, duke i dhënë asaj një përmasë të re të domethënies dhe magjisë. Nuk besoj se do të tregohesha i zhbalancuar po të shkruaja se nga pikëpamja e origjinalitetet, thellësisë dhe nivelit të lartë artistik, “Trilogjia e NjuJorkut” është një prej tre-katër librave më të mirë nga letërsia e huaj që është botuar në shqip përgjatë vitit 2012. Madje ma merr mendja se e kryeson këtë listë. Romanet e këtij triptiku, “Qyteti i qelqtë” me njëqind e gjashtëdhjetë faqe, “Fantazmat” me shtatëdhjetë e pesë faqe dhe “Dhoma e kyçur” me njëqind e tridhjetë e tetë faqe kanë autonominë e tyre në pikëpamje të subjektit që trajtojnë. Ato mund të lexohen fare mirë si romane më vete dhe në fakt kështu janë shkruar e botuar në fillim nga autori: si romane të shkurtër më vete. Më vonë ai i përmblodhi jo pa arsye në “Trilogjia e Nju-Jorkut”. Qyteti i madh, edhe pse vjen në trajta disi fantomatike, është mitra dhe skena kryesore e ngjarjeve dhe personazheve të triptikut, personazhe të cilët kanë ngjashmërinë e shenjave të bashkëkohësisë dhe bashkëqytetarisë, përfaqësojnë një fashë të caktuar të shoqërisë amerikane dhe njujorkeze të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, ngjajnë nganjëherë sikur janë heteronime, pra janë po ata, me emra të tjerë në rrethana të tjera; në modelin e sagave, ndonjë prej emrave e shohim të shfaqet herë si personazh me peshë, herë si hije nga një roman në tjetrin. Por nuk është qyteti, bashkëkohësia dhe ngjashmëritë e fashës që përcaktojnë kornizën e trilogjisë. Romanet në fjalë kanë një lidhje të brendshme shumë më të qenësishme, që, sipas meje, është fokusimi i tyre në një ngjarje gjithnjë të rrallë, të pazakontë, për të mos thënë të jashtëzakonshme. Autori tërhiqet nga ngjarje të tilla, të vërteta apo të trilluara, të cilat përbëjnë thel-

bet e subjekteve të tij. Rreth këtyre thelbeve mblidhen pastaj pamje të larmishme të tablosë së jetës shoqërore. Bëhet fjalë për ngjarje të ngarkuara me mister, që përmbajnë dhe përfaqësojnë në vetvete kondensimin e frymës së kohës, që kanë nevojë të hetohen për t’u ftilluar. Letërsia e Paul Auster shpaloset kësisoj si një ndërthurje e investigimit me atë të depërtimit në thellësinë e kuptimit të ndodhive. Është një lloj letërsie që nga një anë i hedh grepin lexuesit të gjerë me enigmat dhe detektivët që janë gjithnjë të pranishëm në romanet e tij, por pastaj e thërret atë në provën e kultivimit, duke e tërhequr në botën e arsyetimeve dhe deduksioneve të thella. Romani “Qyteti i qelqtë” fillon me telefonatën e gabuar që merr shkrimtari i subjekteve policore, Daniel Quein, të cilin telefonuesja Virgjinia Stillman e pandeh sikur është Paul Uuster, një tjetër investigues privat që zotëron një agjenci me emrin e tij. Zonja Stillman ka një çështje shumë të ngutshme për të biseduar. Për arsye sekreti, nuk tregon detajet, por lihet të kuptohet se jeta e një njeriu është seriozisht në rrezik. Daniel Quein, i cili e ka emër letrar këtë që përdor, ndërsa në fakt ka një identitet tjetër, vendos të përfshihet në enigmën e telefonatës së gabuar dhe të paraqitet në shtëpinë e zonjës Stillman sikur është Paul Auster. Aty do të njihet me një krijesë të çuditshme, me Piter Stillman Junior, burrin e Virgjinias, një kavie njerëzore, i cili është mbajtur për shumë vite në një dhomë të errët nga i ati, Piter Stillman Plaku, me qëllim zbulimin e gjuhës origjinale të pafajësisë në kuadrin e një kërkimi pothuajse çmendurak. Ky baba është dënuar me burg për eksperimentet e tij të ndaluara, por ka ardhur dita të lirohet. Virgjinia, gruaja e Piterit Junior, e përjeton me frikë të madhe lirimin e monstrës, ka një parandjenjë se ai do të kthehet të heqë qafe të birin, prandaj angazhon kundrejt pagesës detektivin privat Paul Auster, që në fakt është Daniel Quein, të vigjëlojë të gjitha lëvizjet e tij. Romani i kushton një numër të madh faqesh këtij përgjimi të çuditshëm, ku përgjuesi ngjan sikur është i përgjuari gjithashtu. Misteri shtohet me zbulimin prej përgjuesit Daniel të germave që krijon me shëtitjet e tij të përditshme i përgjuari. Një ditë prej ditësh i përgjuari zhduket, zhduken pa gjurmë edhe Virjginia me Piterin Junior; Daniel, nga përgjues shndërrohet në investigues, përpiqet të zbulojë ç’ka ndodhur, shkon dhe takohet me Paul Austerin e vërtetë, të cilit ia tregon gjithë historinë, zhytet thellë e me thellë në

“Ndieja diçka tepër të paramenduar, tepër të përsosur, sikur qëllimi i vetëm i jetës së tij ishte moskuptimi, edhe deri në atë pikë sa të mos kuptonte veten”, thotë shoku i tij ngushtë për Fanshonë, pasi zhvillon me të, duke patur në mes një mur, bisedën e parë e të fundit pas zhdukjes" -Paul Auster

kërkimin e tij, derisa mbetet trokë dhe zhduket edhe ai. Në fund të romanit Paul Auster i vërtetë gjen të vetmen shenjë që ka mbetur nga Daniel, një fletore ku ai ka shënuar gjithë historinë që tregohet në roman. Është një mënyrë për të provuar pikëpamjen e vjetër, që është e Paul Auster gjithashtu, se autorët e vërtetë të librave janë gjithmonë të tjerë, shkrimtarët thjesht janë zgjedhur t’i marrin e t’i nxjerrin në dritë. Në të njëjtin roman shohim sendërtimin e vizionit të Auster për vetë të shkruarit dhe qëllimin si mbijetesë. Daniel Quein mbijeton në qëllimin që i ka venë vetes, derisa sakrifikohet në këtë lidhje. Romani i dytë, “Fantazmat”, zhvillohet g jithashtu si ndërkëmbim i një hetimi me investigimin. Është e gjitha një lojë e hollë midis dikujt që ka nevojë të mbahet në vëzhgim dhe një tjetri që stërvit dhuntitë e veta në misteret e jetës së Nju-Jorkut, ku nuk mungojnë asnjëherë ngjarjet që duken si shprehje të vanitetit në pamje të parë, por kanë një brendi të sofistikuar. Romani lexohet me endjen e kureshtjes së ngritur dhe frazës shumë tërheqëse. Në fund mbetet përshtypja e mesazhit se, në raporte të caktuara, njerëzit janë fantazma të një loje të padeshifrueshme. “Dhoma e mbyllur” mendoj se është romani më tërheqës i triptikut. Thelbi i tij është sërish një përjashtim nga e përditshmja dhe e zakonshmja - një shkrimtar, Fanshoja, që zhduket papritur pa gjurmë, duke lënë gruan, Sofinë, djalin, Benin dhe një numër veprash të shkruara që nuk i ka provuar ndonjëherë t’i botojë. Romani tregohet në vetën e parë nga shoku i ngushtë i fëmijërisë së Fanshosë, të cilin Sofia e fton për t’i dorëzuar dorëshkrimet e të shoqit sipas një porosie që ky i fundit i ka lënë para së të zhduket s’dihet se ku. Në fakt, gjatë zhvillimit të romanit, do të merret vesh se Fanshoja është gjallë, ka ndryshuar identitet dhe nuk tundohet të dalë në dritë edhe pasi emri i tij bëhet i famshëm nga botimi i dorëshkrimeve. E gjitha duket si një parabolë e vështirësisë, për të mos thënë pamundësisë për të jetuar në kuptimin publik dhe pronësinë e krijimit letrar. “Ndieja diçka tepër të paramenduar, tepër të përsosur, sikur qëllimi i vetëm i jetës së tij ishte moskuptimi, edhe deri në atë pikë sa të mos kuptonte veten”, thotë shoku i tij ngushtë për Fanshonë, pasi zhvillon me të, duke patur në mes një mur, bisedën e parë e të fundit pas zhdukjes . Kështu shkruan Paul Auster, por duhet ta themi se ai e çon lexuesin e tij plot mirësjellje dhe qartësi drejt këtyre caqeve të largëta, ndoshta edhe të errëta të arsyetimit.

Qendra PEN e Shqipërisë, ndan çmimet për librat e vitit Janë ndarë për herë të parë çmimet vjetore për krijimtarinë letrare të PEN-it shqiptar. Sipas studiuesit Sadik Bejko, sekretar i PEN në Shqipëri, vlerësimi me çmime vjetore është një praktikë e “PEN Internacional”, ku Shqipëria aderon Çmimi jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë ka shkuar për studiuesin Xhevat Lloshi, i cili ka përgatitur monografinë “Përkthimi i Vangjel Meksit dhe redaktimi i Grejor

Gjirokastritit”, çmimi për romancierin e vitit ka shkuar për Ibrahim Kadriun me librin “Pjella e dreqit”, çmimi për poetin e vitit i ka shkuar Rudolf Markut me vëllimin “Një ballkanas në Londër”, ndërkohë që çmimi për tregimtarin e vitit e ka marrë Ndue Gjika me vëllimin “Tepër e thjeshtë”. Çmimi honorifik për përkthim dhe promovim të letrave shqipe shkoi për Resul Shabanin dhe përkthimin nga maqedonishtja në shqip dhe anasjelltas të librit me poezi “Ëndërr e falur”, ndërkohë që në këtë edicion të parë të këtyre çmimeve ishte parashikuar edhe një çmim mirënjohjeje, i cili i është dhënë Neritan Cekës. Çmimi inkurajues ka shkuar për

poeten 17-vjeçare Elida Loci, me vëllimin e saj të parë. “Ne jemi munduar t’i kthejmë këto çmime te shkrimtarët që lihen në heshtje, por që kanë vlera të mëdha. Ky aktivitet ka për qëllim promovimin e veprave dhe autorëve shqiptarë në prozë, poezi dhe përkthime. Edhe këtë vit, si vit jubilar i 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo qendër ka menduar të veçojë në gjithë krijimtarinë e autorëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, emra përfaqësues për kontribute të shënuara në këto fusha”, ka theksuar Bejko. Aktiviteti u pasua me një mbrëmje in memoriam për shkrimtarin Izet Shehu, anëtar i Qendrës PEN të Shqipërisë, i cili u nda para pak


Libra të rinj

E hënë, 5 nëntor 2012 www.mapo.al

13

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive. Tregime/Novela Titulli: Pika drite në Eklips Autori: Zija Çela Botimet: Toena Të frymëzuara nga kriza dhe rënia e moralit

Një ballkanas në Londër është një lumë i rrëmbyer Që i shtohet Tamizit të qetë. Në Hyde Park Është një mal që i shtohet rrafshirës së shtrirë; Në Trafalgar Square është një ujk i murmë Që bisedon me katër luanët e përgjumur, Që zgjon fantazinë e tyre të përdhosur nga turistët, Që u mëson të ulërijnë edhe një herë si dikur. Me librin “Një ballkanas në Londër” Rudolf Marku është nisur drejt një visi të ri, më të pasigurt se streha që ofron antologjia: drejt një visi të shenjuar si kuturu, “përtej frikës dhe përtej guximit”. Dhe, në vend të autoportretit legal të artistit në rini, në vend të formës kanonike të krijimtarisë së vet dhe të mënyrës sesi dëshiron ta shohin pasardhësit, ai zgjodhi të pazakonshmen: jo trashëgiminë, por gjurmën e freskët, atë që rrezikon të mos vihet re në çastin kur shfaqet dhe që, zakonisht, bashkëkohësit nuk e mbajnë mend. Edhe në këtë rast, ky poet i shmanget konformizmit letrar, duke na sjellë krijimtari të re, një libër të ri, kapriçioz: librin e ballkanasit të shkulur nga toposi, por jo nga etnosi i vet (Një ballkanas në Londër, Malet); librin e dashurive pranuese, fajtore apo të lumtura, veçse për pak (Ti ishe Anglia, Vjeshtë, Mendimet e një adoleshenti për dashurinë); librin e zhgënjimeve, të cilat pjekuria i bën të mos shënohen te humbjet, por te përvojat (Gënjeshtarë të ëmbël, Pafajësi); librin e rikthimeve dhe të të rikthyerve, që bëjnë plane të fshehta arratie nga bota dhe nga kjo jetë (Në ditën e nesërme pas mbërritjes në Itakë, Trieste, Një pasdreke maji); një libër humbjesh dhe pengjesh të përjetuara si të ishin çlirim, të cilat poeti na siguron se do t’i kemi përherë më të shumta se përmbushjet (Dialog i pamundur, Vaterlo, Ju lutem, mos gjetët diçka të humbur?); një libër mbi kotësinë dhe keqkuptimet, që do të na shfaqet në çdo hap të jetës (Teatri Globus, Southwark, Një hanë u mbyt në lumin e Tamizit, Sketch); një libër kulturash, që rreken të bashkëjetojnë, duke përdorur si ndërmjetësues poetin. Arian Leka

Pas disa romaneve artistike shkrimtari Zija Çela kthehet me një tjetër botim të ri, por këtë herë një përmbledhje novelash dhe tregimesh. Në titullin “Pika drite në Eklips” Çela sjell prozën e tij të shkurtër si një tërësi unike. Janë 21 tregime e novela të cilat ashtu si romanet e shkrimtarit shpalosin një gamë të gjerë personazhesh. Këto proza vijnë në formën e narrativës poetike, të cilat frymëzohen nga kriza dhe rënia e moralit të shoqërisë sonë. “Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s’pushon së qeni i ndezur. Drita e tij digjet përbrenda personazheve, duke lëshuar diskretshëm shkëndijime edhe gjatë diktaturës, pastaj duke e pushtuar sovranshëm hapësirën demokratike shqiptare. Por pa e kursyer as këtë të fundit, përkundrazi, zhgënjimi dhe protesta shpesh do të buçasin fuqishëm.”- shkruan, Ali Aliu.

Novela Titulli: Vdekja e Amalia Saçerdotes Autor: Andrea Camilleri Përktheu: Diana Kastrati Shtëpia Botuese: Dituria Në vend të formës kanonike të krijimtarisë së vet dhe të mënyrës sesi dëshiron ta shohin pasardhësit, ai zgjodhi të pazakonshmen: jo trashëgiminë, por gjurmën e freskët, atë që rrezikon të mos vihet re në çastin kur shfaqet dhe që, zakonisht, bashkëkohësit nuk e mbajnë mend

Peizazhe të politikës, pushteteve dhe komploteve mafioze Andrea Camilleri rivjen në shqip me romanin “Vdekja e Amalia Saçerdotes”. I përkthyer nga Diana Kastrati, vepra merr shkas nga një ndodhi e vërtetë, e quajtur në shtypin italian si Krimi i Garlaskos, por që në roman vijon me peizazhin e përgjithshëm të politikës, pushteteve dhe komploteve mafioze. Përkthyesja e disa vepra te Camillerit, tregon se për herë të parë dialogët mes personazheve janë shqipëruar në dialektin gegë. Libri sjell një peizazh që i qaset fort kuadrit të përgjithshëm politik: marrëdhënie të padukshme dhe marrëveshje të fshehta ndërmjet pushtetesh të forta, që përfaqësojnë herë-herë ngjyrat e venitura të partive kundërshtare; fërkime e përplasje të korrupsionit; komplote mafioze; nivele të ndryshme të figuracionit dhe shmangieve në gjuhë, që nga shtirja apo maskimi, nga fjalët dykuptimëshe tek ato të lëna përgjysmë, nga fjalë puthadorëse deri tek ato shtrigueset. Pra, dukja gabon. Dhe nuk ju këshillojmë të zhvishni fjalët dhe të interpretoni faktet.

Roman

Poezi

Titulli: Kujtimet e një bushtre Autore: Francesca Petrizzo Përktheu: Adrian Beshaj Botimet: Saras

Titulli: Postimpresion Autori: Lindita Komani Shtëpia botuese: Ombra GVG

Kur femrat përplasen në binomin dashuri-pushtet “Kujtimet e një bushtre”, i shkrimtares së re italiane Francesca Petrizzo, vjen në shqip përkthyer nga origjinali italisht nga Adrian Beshaj, ky është botimi më i ri i shtëpisë botuese “Saras”. Francesca Petrizzo e merr Helenën (personazhin kryesor) dhe e nxjerr nga sfondi homerik dhe mbështjellë nga tisi i misterit me të cilin ne jemi mësuar ta shohim deri më tani. Helena, gruaja vdektare më e bukur, vjen si një personazh modern dhe arketip i shumë femrave që ndër shekuj kanë pasur fatin e keq të përplasen në binomin dashuri-pushtet. E bërë kjo nga një vajzë 19-vjeçare që e ka eksperiencën e parë në të shkruar, është më shumë se një guxim. Sqarimin e kësaj nxitjeje e jep vetë ajo në intervista të ndryshme. E rritur me mitet antike, e dashuruar me këtë letërsi klasike, Francesca e kishte nisur këtë pasion të sajin me tregime të shkurtra, por, siç ajo shprehet, “dora i ishte lëshuar” në rastin e Helenës.

Unë “e huaja” në Tiranën letrare E rivendosur këtu, në qytetin e madh me lumin që nuk u bë dot lum, malin që me vështirësi duket ndërmjet ndërtesave që reflektojnë më së miri qenien tragjike të shqiptarëve “kokë më vete”, me liqenin që duket se për çdo ditë humbet jetë, me rritjen e pamasë dhe humbjen e identitetit si qytet më vete dhe shkrirjen e tij me gjithë të tjerët nga të cilat popullsia përbërëse tashmë vjen, me lashtësinë që i qëndron në vete, mbi vete, përqark dhe me njerëzit që vdesin për klanet dhe dukshëm më shumë se njëri-tjetrin duan të huajt, më vjen mirë të fitoj e ndaj përshtypjen që edhe këtu gjithashtu bëhet letërsi. Por se si kjo letërsi bëhet dhe se ç’do të thotë të jesh autor e letrar i mirë në Tiranën letrare, bën pjesë në atë që më mirë se çdo gjë mund të përmblidhet nën titullin “legjendë urbane” me ekzagjerimet, heronjtë e rrënuesit, inate mbi inate mbi inate dhe realitetin që diku ndodhet e që meriton të zbulohet, edhe nga unë “e huaja” në këtë mjedis. (Lindita Komani)

Faqe 19


20

MAPO

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

sport

FIFA

Afrika e Jugut nën hetim për trukim ndeshjesh Federata e Futbollit në Afrikën e Jugut do të hapë një hetim pas sinjaleve të FIFA-s që dyshim në trukimin e ndeshjeve miqësore të kombëtares përpara startit të Botërorit 2010. Sipas informacioneve, arbitrat e ndeshjeve janë kontaktuar nga një shoqëri bastesh me qëndër në Singapor e quajtur “Football4U” që mendohet se ka ndikuar

drejtëpërdrejtë në trukimin e disa ndeshjeve të cilat nuk bëhen të ditura. “Raporti drejton gishtin e akuzës ndaj disa zyrtarëve afrikano-jugorë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Fedetatës së Futbollit. Ky do të ishte skandali i radhës pas rastit të pak kohëve më parë, ku disa lojtarë të Maltës trukonin vazhdimisht ndeshjet e

përfaqësueses së tyre në këmbim të të ardhurave nga dorëzanët. FIFA dhe UEFA janë vërtet të shqetësuara për fenomenin e trukimit, ndërsa në Shqipëri është dorëzuar një raport voluminoz nga UEFA, e cila njofton Federatën Shqiptare të Futbollit për dyshimet e saj në lidhje me shumë ndeshje të trukuara në kampionatin tonë.

Gjoka e nis me fitore, Flamurtari përmbys Teutën Në “Niko Dovana” janë vendësit ata që shënojë dy gola, për ta parë më pas avantazhin e konsiderueshëm të shkërrmoqet nga vlonjatët në një 2-3 final Flamurtari kishte rikthyer titullarë portierin Koliqi dhe mesfushorin Zeqiri. Trajneri Gjoka “gradon” Memellin si kapiten të kuqezinjve, në mungesë të Veliut e Lenës, ndërsa në sulm ka vend edhe për argjentinasin Souza. Pezo është kthyer në rolin e mbrojtësit, ndërsa në mesfushë luan Vukçevcic, çka dëshmon për një “përzierje letrash” të konsiderueshme nga trajneri i ri i Flamurtarit, që bën debutimin në Durrës. Teuta luan me skuadrën e përhershme, teksa loja, në fazën organizative, u besohet këmbëve të beratasit Veliaj, por edhe shkodrani Nika nuk mbetet pas. Madje Veliaj kthehet shpejt në pikë referuese për durrsakët, teksa lëshon disa goditje të rrepta nga disatanca, që angazhojnë në pritje tepër të vështira portierin mik, Koliqi. Nuk ia del ky i fundit në minutën e 14-të, kur i duhet të shikojë si spektatorë eurogolin e Veliajt, që u jep të tijve një avantazh të hershëm, duke i cliruar edhe psikologjikisht. Nuk lëshon terren aspak Teuta, edhe pse gëzon epërsinë tashmë, duke parë një corientim të kuqezinjve, që vec dëshirës për të treguar dicka, nuk kanë tjetër në lojën e tyre. Mungesa e Daniel Xhafajt, i pezulluar 4 javë nga disiplina, kompensohet në sulmin vendës nga Eminhazeri. Eshtë pikërisht ky lojtar, ai që i jep goditjen e dytë Flamurtarit të Gjokës në minutën e 31-të. Mancaku, pasi rikuperon një top në mesfushë, ecën disa hapa përpara dhe lëshon tokazi një asist për kosovarin, që i shpëton mbrojtjes kundërshtare, e vendosur keq, superon edhe daljen e Koliqit dhe shënon. Rezultati shkon 2-0 për Teutën, cka tregon se në fushën e vet është ajo “mbretëresha”. Por

Kupa e Shqipërisë

Grupi A Kastrioti – Shkumbini 4-2 Skënderbeu – Kukësi 4-2 Renditja Skuadra N F B H P Skënderbeu 2 2 0 0 6 Kastrioti 2 1 0 1 3 Kukësi 2 1 0 1 3 Shkumbini 2 0 0 2 0 Grupi B Bylis – Laçi 2-1 Teuta – Flamurtari 2-3 Renditja Skuadra N F B H P Bylis 2 2 0 0 6 Laçi 2 1 0 1 3 Flamurtari 2 1 0 1 3 Teuta 2 0 0 2 0

goli i dytë duket se dha efektin negativ tek të besuarit e Begejës, që kalojnë në eufori, tërhiqen shumë në prapavijë, ndërsa reagojnë shpejt e me mjaft efikasitet miqtë. Fillimisht është Muzaka që asiston Memellin, me këtë të fundit që nuk gabon përballë Rizvanit, duke ngushtuar rezultatin në 2-1, për të ardhur në fund të pjesës së parë, kur kombinimi i bukur Souza-Muzaka finalizohet nga anësori në kuadratin e vendësve. Rezultati barazohet 2-2, pas një nisjeje të shkëlqyer të Teutës dhe një përmbysjeje gati të pabesueshme të vlonjatëve, pas minutës së 30-të. Në pjesën e dytë Gjoka bën ndërrime në mesfushë, duke futur Kuqin për Vukçeviç dhe Lenën për Souzën, ashtu sikurse bën edhe kolegu durrsak, Begeja. Megjithatë, janë vlonjatët, ata që nuk e heqin këmbën nga “gazi”, duke dashur ta vijojnë përmbysjen deri në avantazhin e parë të tyre në këtë ndeshje. Çka vjen përmes këmbëve të Memellit, në një pozicion diagonal, në minutën e 57-të. Minutat kalojnë dhe miqtë i mbrojnë me fanatizëm tre golat e përmbysjes së madhe, të cilët u japin atyre 3 pikët e para në këtë tur të Kupës së Shqipërisë. Por aq sa ka edhe Laci, ndërsa durrsakët thuajse i humbin të gjitha shpresat për të ecur më tej në këtë kompeticion. Në Ballsh, ashtu sikurse pritej, ka qenë tepër kërkuese skuadra vendëse, e cila vinte pas atij suksesi të bukur në Vlorë, në

çerekfinalen e parë të kupës. Në minutën e 20-të, që Bylisi zhbllokon shifrat, me anë të mbrojtësit Shoshi. Portat respektive mbeten të paarritshme, pas minutës së 69-të, kur Meto, pasi merr një pasim të bukur nga Izucuku, dyfishon shifrat dhe qetëson të tijtë për minutat e mbetura. Marashi, do të ngushtojë shifrat në minutën e 74-t, pa e vënë dot në rrezik suksesin e dytë radhazi të Bylisit në raundin çerekfinal të Kupës.

Barcelona magjike, +9 nga Atletiko Real Madridi dështon me Espanjolin Tre skuadrat kryesuese të La Ligës kanë luajtur dje, ndërsa kryendeshja ka qenë mes dy vendeve të para. Barcelona priste në “Camp Nou” Atletikon e Madridit, ndërsa më parë kishin shijuar frenimin e radhës së skuadrës së Murinjos. Janë miqtë ata që e nisin më mirë ndeshjen duke shënuar një gol të shkëlqyer me Radamel Falkaon, ndërsa pas disavatazhit zgjohen katalanasit që përmbysin brenda pjesës së parë me një supergol të Adrianos dhe me Buskets. Në pjesën e dytë do të shënojë edhe Leo Mesi, që e siguron edhe më rezultatin dhe vendin e parë. Siç duket, Real Madridi përfundimisht ka humbur shanset për për të fituar titullin e

La Liga Të shtunën Getafe – Osasuna Majorka – Bilbao Granada – Sociedad Sevilja – Malaga Të dielën Saragoza – Levante Valencia – Valekano Real Madrid – Espanjol Barcelona – Atletiko Të hënën La Korunja – Vajadolid Selta Vigo – Real Betis

1-1 0-1 0-0 0-2 0-1 0-1 2-2 4-1 20:00 21:30

kampionit të Spanjës, pasi sot ka humbur dy pikë duke barazuar me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Espanjolit. Të parët kanë shënuar mysafirët përmes Garsias në minutën e 31-të ndërsa barazimi erdhi nga Ronaldo në minutën e 45-të. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën 48-të Koentrao shënoi duke kaluar në avantazh Realin, 2-1. Shpresat e Realit për tre pikë i shuan Albin, i cili barazoi në minutën e 88-të. Diferenca aktuale mes Barcelonës dhe Realit është 10 pikë, ndërsa në rast të fitores së ndeshjes që po vazhdon, Barcelona do të çoj diferencën në 13 pikë që praktikisht e nxjerr jashtë loje Realin, në garën për titullin e La Ligas.

Merkato Drogba-Juve, larg ‘vetëm’ 1.5 milionë euro

Aleks Ferguson u mbyll derën përforcimeve

Orë vendimtare për të ardhmen e Didier Drogba që mesa duket do t’i japë lamtumirën Kinës për t’u rikthyer në Europë. Bomberi afrikan do ta rinisë rrugëtimin jo më nga Çelsi por nga skuadra që eliminoi pikërisht Blutë e Londrës në Champions, Juventusi. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, shoqëria bardhezi ka gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën që do të zgjasë 1 vit e gjysmë. Për momentin, pengesa e vetme është pagesa për lojtarin nga Bregu i Fildishtë sepse ai kërkon 5 milionë, ndërsa Marota ofron 3.5 milionë plus bonuset.

Menaxheri Sër Aleks Ferguson ka thënë se Mançester Junajtid nuk do të bëjë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit. Junajtid, lideri aktual i Premierligës, në javët e fundit spekulohej me blerjen e një numri futbollistësh, përfshirë sulmuesin e Borusia Dortmundit, Robert Levandovski dhe mesfushorin e Arsenalit, Teo Uolkot. Por, Ferguson insistoi se nuk planifikon të përforcojë ekipin gjatë dimrit. “Nuk do ta sjell askënd në janar, përfundimisht jo”, deklaroi Ferguson për Mail on Sunday.

Dauning mund të largohet nga Liverpuli

Xhek Uajlshir: Do të rinovoj me Arsenalin

Mesfushori i Liverpulit, Stjuart Dauning ka thënë se është njoftuar nga menaxheri Brendan Rodgers se mund të largohet nga klubi. 28-vjeçari është paraqitur në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit për skuadrën nga “Anfield Road”, por luajti si mbrojtës i majtë në vend të mesfushorit. “Menaxheri më ka thënë se mund të largohem nëse dëshiroj”, deklaroi Dauning për BBC Sport. “Por, jam rikthyer në formacionin bazë dhe është një situatë e çuditshme”, u shpreh ai. Dauning iu bashkua Liverpulit nga Aston Vila në verën 2011 për rreth 20 milionë paund.

Mesfushori i Arsenalit dhe kombëtares angleze, Xhek Uajlshir ka bërë të ditur se është pranë finalizimit të marrëveshjes për vazhdimin e kontratës në “Emirates Stadium”. “Jam në bisedime me klubin dhe besoj se brenda javëve të ardhshme do të konfirmoj të ardhmen time këtu”, deklaroi Uajlshir. 20-vjeçari, i cili shënoi rikthimin nga dëmtimi në tetor, pas mungesës prej 15 muajsh ka thënë se menaxheri Arsene Ëenger vazhdon të jetë njeriu i duhur për të drejtuar ekipin. “Nuk ka dyshim se Venger është njeriu i duhur. Futbollistët duhet të përmirësojnë paraqitjet”, u shpreh Uajshir.


Batuta Premier Liga

Të shtunën Njukastëll – Mançester Siti 1-3 Çelsi – Sauthempton u shty Liverpul – Aston Vila 1-3 Mançester Junajtid – Sandërlend 3-1 Noruiç – Uigan Atletik 2-1 Kuins Park Rejnxhërs – Fulham 2-1 Stoke Siti – Everton 1-1 Të dielën Totenham – Suonsi 1-0 Uest Bromuiç – Uest Ham 0-0 Të hënën Arsenal – Riding 21:00

E hënë 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Venger: Blejmë Mesin dhe kalojmë krizën Arsen Venger nuk di të dorëzohet. Trajneri i Arsenalit përpara sfidës me Ridingun ka pohuar se nuk beson që skuadra do të dështojë këtë sezon, pasi në të shkuarën ka fituar trofe me lojtarë që as nuk mund të krahasohen me këtë ekip. “Të hënën luajmë kundër një skuadre që meriton respekt dhe që u ngjit në Premier Ligë, për mua madje në

mënyrë surprizë. Riding ta bën jetën të vështirë, prandaj presim një betejë. Por ashtu si ndaj Bromuiçit, ne shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë”, – tha tekniku francez, i cili në lidhje me krizën shtoi: “Unë kam pasur grupe lojtarësh që kanë arritur rezultate fantastike, por kanë qenë më pak seriozë se kontingjenti aktual. Më besoni, kemi fituar tituj me lojtarë

që kanë qenë më pak të angazhuar se kjo skuadër. Prandaj mos i akuzoni lojtarët për mungesë impenjimi, sepse kjo i vret. As mos na akuzoni se nuk shpenzojmë, sepse ju e dini politikën tonë. Blerjet na kanë kushtuar një mal me para. Çfarë është për ju një lojtar i shtrenjtë? Do të blejmë Mesin në janar për t’ju surprizuar”.

Dhuratë bolonje për Juven, bardhezinjtë janë kampionë dimri 34

Juventus vijon zakonin, Milani poker golash, Roma ndalet. Fiorentina ka shpartalluar 4-1 Sienën në ndeshjen e parë të së dielës, ndërsa edhe Parma ka triumfuar me të njëjtin rezultat ndaj Kajliarit Napoli humbet një rast të mirë për të marrë vendin e dytë, ndërsa i ka mundësuar edhe Juventusit që të shpallet kampione e dimrit dy javë përpara kohe. Bolonja ka fituar 3-2, duke siguruar tre pikë jetike për tabelën e renditjes. Me këto ritme dhe me një lojë në memorie është shumë e vështirë që Juventusit t’i rrëmbehet titulli. Djemtë e Kontes japin shfaq jen e radhës duke fituar 3-0 ndaj Atalantës me një lojë impresionuese ndërsa suksesi shkëput akoma më shumë bardhezinjtë nga rivalët e tjerë. Vuçiniç hapi serinë e golave që në minutën e parë, ndërsa arriti të bëjë një kombinim të shkëlqyer me Xhonvikon, asisti i të cilit e nxorri malazezin në pozicion të volitshëm për të shënuar. Vuçiniç tenton një diagonale të harkuar duke e prehur topin në rrjetë dhe duke çuar në delir tifozërinë bardhezi, që si gjithnjë e kishte mbushur stadiumin plot. Por uragani vendës nuk do të ndalet. Është Pirlo ai që shënon mrekullisht me një goditje dënimi në minutën e 14-të, ndërsa Markizio mbyll hesapet net ë 27-ën. Për të zotët e shtëpisë gjithçka bëhet më e lehtë pas kartonit të kuq të Manfredinit që i lë miqtë nga Bergamo me

10 lojtarë dhe bardhezinjtë vendosin të administrojnë ndeshjen, duke kirjuar raste pa u sforcuar ndërsa nuk u lejoi asgjë djemve të Kolantuonos Shënon tre herë për humbet 4-1. Kjo i ka ndodhur Peskarës dje në “San Siro” pasi Milani arriti të fitojë lehtësisht falë autogolave të vendësve, që shënuan dy herë në portën e tyre. Është Noçerino që ndez ndeshjen në sekondat e para, ndërsa më pas vijnë autogolat e Abruskatos dhe Xhonas. Vulos El Sharaui që ngjitet në kuotën e 14 golave. Ndalet Roma e Zdenek Zeman pas 5 fitoreve radhazi në kampionat dhe kupë. Në “Bentegodi” Kievo tri-

Bundesliga

Dortmundi fiton, Shalke shkarkon trajnerin Stevens Borusia e Dortmundit ka mundur të fitojë në fushën e Hofenhemit, pavarësisht dëshirës së vendësve për të bërë një paraqitje të mirë dhe për të mbajtur gjallë shpresat e shpëtimit. Gëce, Groskrojc dhe Levandovski kanë shuar shpresat e Hofenihemit, që ka barazuar përkohësisht në të 35-ën me Shiplok. Fitorja e afron disi kampionen me Bajernin kryesues, por gjithsesi distanca është e konsiderueshme, -12 pikë. Hub Stevens nuk është më trajneri i Shalke 04. Humbja e fundit në kampionat 3-1 ndaj Freiburgut e ka “mbushur kupën” për drejtuesit e skuadrës gjermane, të cilët i “dhanë duart” trajnerit holandez, pavarësisht ecurisë pozitive në Champions League. Skuadra nga Gelzenkirshen nuk ka fituar asnjë ndeshje që prej 10 nëntorit dhe kjo ka mjaftuar që aventura e Stevens të përfundojë pas me shumë se një viti në stolin e “minatorëve”. Drejtimin e

Bundesliga Të premten Bajern Mynih – Munshengladbah 1-1 Të shtunën Leverkusen – Hamburg 3-0 Duseldorf – Hanover 2-1 Greuther Furth – Augsburg 1-1 Mainc – Shtutgart 3-1 Volfsburg – Eintraht Frankfurt 0-2 Shalke – Freiburg 1-3 Të dielën Hofenheim – Borusia Dortmund 1-3 Verder Bremen – Nurenberg 1-1

përkohshëm të skuadrës e merr trajneri i të rinjve, Jens Keller deri në një zgjidhje të qëndrueshme nga ana e shoqërisë.

Serie A

Të shtunën Udineze – Palermo Lacio – Inter Të dielën Fiorentina – Siena Milan – Peskara Katania – Sampdoria Kievo – Roma Xhenoa – Torino Juventus – Atalanta Parma – Kajliari Napoli – Bolonja

1-1 1-0 4-1 4-1 3-1 1-0 1-1 3-0 4-1 2-3

umfon 1-0 me gol të Pelissier në minutat e fundit, triumf që ndal “vrullin” e verdhekuqve drejt zonës Champions. Në sfidat e tjera bie në

sy fitorja 4-1 e Parmës ndaj Kajliarit dhe e Katanias 3-1 ndaj Sampdorias, me këta të fundit që kryesonin 0-1 në Siçili. Në “Marassi” Xhenoa nuk arriti të marrë fitoren e shumëkërkuar por u mjaftua me një barazim 1-1 me Torinon, duke e lënë skuadrën e presidentit Preciozi në krisë të thellë, ndërsa Fiorentina arriti një fitore të thellë dhe të bukur, 4-1 në fushën e saj ndaj Sienës në javën e 17-të të Serisë A, duke qenë tani fare pranë vendeve të kreut. Skuadra e trajnerit Montela pati epërsi në derbin e Toskanës, ndërsa sulmuesi veteran Luka

Toni ishte autor i dy golave. Në këtë ndeshje që nisi në orën 12:30, ekipi nga Firence e gjeti shumë shpejt avantazhin dhe e mbylli pjesën e parë në fitore 3-0. Në pjesën e dytë pati edhe dy gola të tjerë, ndërsa Siena e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë për shkak se Masimo Paçi u përjashtua nga loja me karton të kuq. Pas këtij suksesi, Fiorentina arriti në kuotën e 32 pikëve, duke qenë vetëm 2 pikë prapa Interit dhe 1 pikë prapa Lacios. Kjo bën që “vjollcët” të jenë pretendentë seriozë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Dorëzohet Çelsi, Korinthians kthen kupën në Amerikën e Jugut Një gol i Guerreros u ka mjaftuar brazilianëve që të nënshtrojnë skuadrën e Benitezit Korinthians rikthen trofeun e botërorit të klubeve në Amerikën e Jugut pas shumë viteve mungesë. Kampionët e Copa Libertadores arritën të shtrinin në tapet Çelsin e Rafa Benitez, duke triumfuar në finalen e Jakohamas 1-0 me golin e të përhershmit Guerrero në minutën e 69-të takimit. Ndeshja nisi me vrull nga të dyja skuadrat, por dalëngadalë kampionët e Europës morën frenat e lojës duke rrezikuar disa herë me Fernando Torres e Huan Mata por pa arritur të prekin rrjetën kundërshtare. Nga ana tjetër, skuadra braziliane u kujdes më shumë për mbrojtjen, duke ia besuar te kundërsulmeve fatet e ndeshjes. Kur takimi dukej se kishte marrë rrjedhën drejt shtesës, Guerrero shtangu blutë e

Londrës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij. Sërish nën akuzë Fernando Torres, që pas ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, finalja e Jokohama ka kthyer sërish fantazmat e së shkuarës te sulmuesi spanjoll. Nuk bëjnë më shumë as shokët e tij të skuadrës, ndërsa fraksioini i parë i sfidës do të mbyllej me rrjeta të paprekura. Në avantazh brazilianët që në minutat e mbetura do të admionistronin fitoren të ndihmuar edhe nga Kahill dhe Torres. I pari do të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa tjetri do të shpërdoronte një mundësi të artë shënimi në fundin e ndeshjes. Një dështim total i Çelsit që ka hedhur poshtë rastin më të mirë për të fituar për herë të parë titullin kampion bote për klube. Kohë të këqija në horizont për Benitez dhe të besuarit e tij. Një triumf i merituar për Korinthians që ka ngritur Kupën e Botës, duke i dhënë fund dominimit 5-vjeçar të skuadrave europiane në këtë kompeticion.

Në avantazh brazilianët që në minutat e mbetura do të admionistronin fitoren të ndihmuar edhe nga Kahill dhe Torres. I pari do të largohej nga fusha me karton të kuq, ndërsa tjetri do të shpërdoronte një mundësi të artë shënimi në fundin e ndeshjes


22

MAPO

E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

Çfarë mendon Chuck Norrisi për “Gangnam Style” Njeriu më i fortë që njeh historia e gjithësisë, Chuck Norris, në një video të montuar tregon se sa i është mërzitur megahiti “Gangnam Style”. Kënga e jugkoreanit Psy, e cila shumë shpejtë do të arrijë rekord prej një miliard shikimesh në YouTube, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të lëshohet vazhdimisht. Mirëpo, kjo e ka mërzitur Chuckun, i cili përmes videos së mëposhtme shpreh qartë mendimin e tij për këtë këngë.

Qeni që zbulon infeksionet

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

12 16

17

22

29

7

13

25

Qeni me emrin Cliff është i trajnuar që të nuhasë bakteret vdekjeprurëse kur vjen në kontakt me pacientin. Bakteri Clostridium difficile shkakton probleme të shumta nëpër spitale, mes të cilave u shkakton barkqitje personave që veçmë janë të sëmurë. Për të vërtetuar nëse një pacient është i infektuar nevojitet analiza e jashtëqitjes që mund të zgjatë disa ditë. Për këtë arsye, shkencëtarët pranë Qendrës mjekësore universitare VU në Amsterdam e kanë trajnuar qenin dyvjeçar që të kërkojë këtë bakter te pacientët. Atij i mjafton që të kalojë pranë krevatit të të infektuarit dhe e zbulon praninë e bakterit në fjalë.

6

8

9

10

14

15

18

19

23

24

26

27

30

20

21

28

31 34

33

35

36

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

32

37

38

39 41

40

42

43

44 Koha e fillimit ____:____

45

46

47

51

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Kujdes, mos rrezikoni shumë! Përdorni forcën e vullnetit kur të jetë e nevojshme, por mos këmbëngulni tepër. Hëna ne pozicion jo të favorshëm me Jupiterin ju këshillon kujdes.

Më mirë mos mendoni për thashethemet, por për mënyrën e reagimit, për të përmirësuar situatën financiare keni nevojë të bëni llogaritje. Mos u dorëzoni edhe pse keni marrë një goditje.

Një intuitë në planin financiar do të shfaqet tepër i nevojshëm dhe do të kthehet në avantazhin tuaj. Natyrisht, të tjerët do të bëhen ziliqarë, por përpiquni të mos ua vini re.

Jeni në dilemë për të telefonuar një numër që ju kanë rekomanduar. Por nëse është vërtet një rast i mirë pse ta humbisni? Nuk është e lehtë të rrëmbeheni nga intimiteti.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ju besohet një punë e rëndësishme dhe ky nuk është momenti të tërhiqeni pas. Me mbështetjen e Saturnit, nuk duhet të bëni gjë tjetër vetëm të thoni, PO. Do të keni një koincidencë të bukur.

Lejoni që çdokush të marrë drejtimin e tij. Yj e t kë s h i l l o j n ë t ë qëndroni në principet tuaja dhe të mos rrëmbeheni nga dëshira e përfitimit. Ju ka kapur një gabim i bërë në dashuri.

Jupiteri ju paralajmëron sot për ata persona që ju hiqen si miq të mirë, por pas fytyrës së qeshur fshihet një lojë e dyfishtë. Në dashuri përpiquni të mos jeni tepër ekstravagant.

E papritura qe ju ka shkaktuar një ndryshim i menjëhershëm i një kolegut tuaj nuk duhet t’ju shtyjë të mendoni se nuk duhet t’i besoni askujt. Ndoshta keni gabuar personin.

Vertikalisht:

1. Ai që është ngarkuar zyrtarisht të kontrollojë punën e veprimtarinë e një grupi njerëzish, të një institucioni etj. 7. Vendi a pika në rruzullin tokësor ku shtrihet një shtet, një krahinë et. 12. Han, ish-trajner i skuadrës sonë përfaqësuese. 13. Kamenica e këngës. 15. Alumini në kimi. 16. Mund të ketë shumë një poemë. 18. Gjoni, regjizore. 19. Grykës, llupës i madh. 22. Rrugë e trenit. 23. Ka njohuri. 24. Bota, rruzulli tokësor në dialekt. 25. Fëmijë i vogël, kalama. 27. Shpjegime më të hollësishme për një punë, një ngjarje etj. 29. Ne në Itali. 31. Bimë me veti kuruese. 33. Simboli kimik i kromit. 34. Gjitar marsupial i Australisë. 38. Institut Sizmik. 39. Industria e Rëndë. 40. Njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve. 41. Rreth i vendit tonë. 44. Koka e bizonit. 45. Tregu Agrar. 46. Vegël pune bujqësore. 48. Rob lufte. 51. Kanë shumë ushqimet e yndyrshme. 52. Shtet në Europë.

1. Shkallët në një tërësi organesh shtetërore që ka në dorë zgjidhjen e një çështjeje. 2. Zija i këngës. 3. Sandër i kinemasë. 4. Kulla e famshme e Parisit. 5. Shkrimtar i famshëm latin. 6. Moshë e re e popullsisë. 7. Dhuratë. 8. Organizatë Neutrale. 9. Vegël muzikore popullore frymore. 10. Tërësia e sendeve, e pajisjeve etj. që shërbejnë për të njëjtën gjë. 11. Avni i njohur i këngës, mbrapsht. 14. Këshilli Informativ. 16. Kryeqyteti ynë në makina. 20. Ndodhja e një personi në një vend tjetër në çastin kur është kryer një krim. 21. Qytet në Malin e Zi. 26. Krahinë malore. 27. Lloj rreshjeje. 28. Flori. 30. Ai me të cilin ndan fitimet. 32. Është vepër shkencore, mësimore, ose letrare. 34. Korça në makina. 35. Kryeqyteti i një vendi skandinav. 36. Në distancë të afërt. 37. Fusha bujqësore. 42. Përemër vetor. 43. Zakon i keq i dikujt, mbrapsht. 47. Vlora në makina. 49. Ndajfolje sasie. 50. Shko!

Sudoku | nivel mesatar 6 3 1 4 8

8

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Hëna në trekëndësh me Plutonin ju japin një energji që shumë të tjerë nuk e prisnin, ndoshta edhe ju vetë! Kaloni pengesat me vendosmërinë e duhur. Mund të besoni te partneri juaj.

Do të rregulloni gjithçka me pak durim dhe vullnet. Në fund do të shihni që situata nuk është dhe aq e komplikuar. Në dashuri një shpjegim është më se i nevojshëm nëse doni të vazhdoni.

Pas një fillimi jo tepër të lehtë, duket se po fillon gjithçka në rrugë të mbarë, mbi të gjitha, nëse pranë jush qëndrojnë persona të besuar dhe të aftë. Në dashuri lini të kalojë pak kohë.

Kur jeni vendosur në këtë pozicion të vështirë mund të nxirrni në çdo moment forcën tuaj të vë r t e t ë d h e ve n d osmërinë që keni. Në dashuri keni kërkuar shumë dhe ndoshta keni mbetur i zhgënjyer.

5

2

4

7

1

6

9

4

8 3

4

5 7 4

1

9

3

8 5

2

3 7

9 8

1

5

9 4

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

1 VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

49

52

7 LUANI (23/VII-22/VIII)

48

1

5 3 8

7

9 6

7

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

4 2

3

9

4

7 8

7

9 4

5

9 1

1

Koha e fillimit ____:____

7

3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat 4 9 0 5 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

S

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 085, 152, 201, 320, 512, 516, 541, 548, 855, 905, 937, 955. Numra me 4 shifra: 2596, 4851, 5231, 5234, 5652, 6352, 8521, 9654. Numra me 6 shifra: 101246, 102666, 148156, 184186,

I

Z

G

M

I

O L O

R

G

R

S

N

J

D

I

A

L

A

L

C

I

E

M

I

S

T

I

H

O

V

I

K

A

K

A U

R

T

N

O

A

D

L

I

T

A

N

T

E

K

O

N

O

M

I

S

E

N

A

R

A

D

I

D

R

E

T

A

K

O

S

T

L M

G

A

A

F

E

R

T

P

E

C

I

A

J

L

N

I

A

C

N E

B

U

S

T

2

1

0

3

2

6

5

2

1

5

4

E

S

C

O

8

7

9

5

8

4

5

1

5

2

6

3

5

2

0

1

1

1

1

4

5

2

6

9

5

8

2

6

5

3

5

1

4

7

8

5

4

1

5

2

7

8

9

5

2

0

1

5

6

2

3

6

2

9

5 2

L

A

M R

O

U

I

A

T

H

S T

T

J

E R

E

8

7

5

4

8

1

5

2

4

6

D

U

M

G

5

1

5

2

0

3

2

6

2

5

1

O

M

A

N

9

7

5

8

6

4

5

1

5

2

6

A

L

O

3

2

0

0

0

1

5

2

6

6

6

E

N

6

3

2

5

9

8

7

4

8

5

1

5

2

5

6

3

2

4

5

1

7

8

N

K

211253, 237926, 245651, 263251, 269587, 519578, 522618, 625321, 624661, 652931, 742441, 918645, 929259, 995312, 999685. Numra me 7 shifra: 2561993, 5144859, 5253566, 5325152.

A


faqja e fundit

E hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

SOT 1916

MAPO

23

17 dhjetor Esad Mekuli Esad Mekuli është poet, ndër më të njohurit e letërsisë shqipe në Kosovën e pas Luftës së Dytë Botërore. U lind në Plavë, më 17 dhjetor 1916. Shkollën fillore e kreu në Plavë, ndërsa gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë e për ta përfunduar në Pejë në vitin 1936. U regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoi pastaj në Zagreb e në Itali. Në këtë fushë ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si student përparimtar u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua më 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veteriner ushtarak në Pejë. Në

vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Pas lirimit, u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 iu bashkua radhëve partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale Lirija. Pas Luftës së Dytë Botërore, punoi si redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re. Shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit, dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit,

Pobjeda dhe Stvarenje të Podgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos poezive, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive letrare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedonase, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore.

EURO VS DOLLAR

Pse ‘monedha e përjetshme’ nuk është e rrezikuar 13

vjet pas futjes në qarkullim euro është kuotuar si valuta e dytë më e rëndësishme në botë. Një e katërta e rezervave valutore në botë mbahen në euro. Por tani ajo shihet si e rrezikuar nga zhdukja. Me të drejtë? Në ShBA vlon një përplasje e hidhur për buxhetin mes Demokratëve dhe Republikanëve. Nëse ata nuk bien dakord deri në fund të vitit, do të hyjnë në fuqi shkurtime buxheti dhe rritje tatimesh me një volum prej 600 miliardë dollarësh. Ekonomia amerikane do të rrëshqiste atëherë në recesion. Për shkak të kërcënimit fiskal, dollari ka pësuar humbje në vlerë në krahasim me euron. Megjithatë, nuk ekziston as dyshimi më i vogël se zona e dollarit mund të shpërbëhej apo se dollari mund të zhdukej. Euro vetëm mund ta ketë zili besimin e patundur te dollari. Edhe pse rreziku imediat i shpërbërjes së unionit monetar u shmang nga ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane, euro nuk konsiderohet valutë e sigurt. Kështu OECD e sheh ende të rrezikuar ekzistencën e eurozonës.

Ky është edhe shkaku përse tregjet financiare nuk e marrin seriozisht ndalimin e ndihmës për shtetet në nevojë, në marrëveshjet e BE-së. Për këtë arsye çdo vend i eurozonës mban përgjegjësi të vogël për politikën e tij fiskale, pasi, në rast se do t’i shkonin punët keq, do të priste ndihmë nga të tjerët.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Dollari ka një qeveri të fortë qendrore Por çfarë ka dollari që i mungon euros? “Plot”, thotë Achim Wambach, drejtor i Institutit për Politikë Ekonomike në Universitetin e Kölnit. Në radhë të parë dollari ka një qeveri të fortë qendrore. “Një pjesë e madhe e buxhetit fiskal kalon përmes Uashingtonit dhe jo përmes shteteve të veçanta federale”, thotë Wambach për Deutsche Welle-n. Bashkimi monetar europian nuk është një bashkim politik. Buxheti i gjithë BE-së është vetëm një për qind e produktit ekonomik të vendeve anëtare. Eurozona nuk ka madje as një buxhet të vetin.

duhet të ndodhë një reduktim i borxhit”, thotë Fuest në bisedë me Deutsche Welle-n. Që të bëhet e mundur kjo, bankat duhet të jenë aq të forta sa ta përballojnë një reduktim të tillë borxhi. Kjo do të thotë se duhej të kishin më shumë kapital bazë, thotë eksperti i ekonomisë. ShBA nuk ka banka të varura nga shtetet e veçanta, thotë Achim Wambach: “Nëse Kalifornia humbet aftësinë shlyese, kalifornianët nuk shqetësohen se llogaritë e tyre mund ta pësojnë nga kjo, pasi këto llogari nuk janë në një bankë kaliforniane, por amerikane.” Asnjë rrezik për transferimin e rrezikut Kjo shpjegon edhe rrezikun e ulët të kalimit të krizës nga një shtet federal në tjetrin. Nëse Minesota kërcënohet nga falimentimi p.sh., kjo nuk e prek Miçiganin. Ndryshe qëndrojnë punët në eurozonë: këtu çdo vatër krize ka potencial të kthehet në një zjarr masiv. Nëse Greqia do të largohej nga eurozona, do të ngrihej menjëherë pyetja: kush e ka radhën pas saj? Ky është edhe shkaku përse tregjet financiare nuk e marrin seriozisht ndalimin e ndihmës për shtetet në nevojë, në marrëveshjet e BE-së. Për këtë arsye çdo vend i eurozonës mban përgjegjësi të vogël për politikën e tij fiskale, pasi, në rast se do t’i shkonin punët keq, do të priste ndihmë nga të tjerët. Çdo shtet federal përgjigjet për veten Krej ndryshe ndodh në ShBA: atje çdo shtet federal përgjigjet për borxhet e veta. Nëse një shtet gjendet në ngushticë financiare, ai duhet të kursejë në mënyrë drastike. Ekziston për shembull një ndalim automatik buxheti, shpjegon edhe një

herë me rastin e Kalifornisë, Achim Wambach, nga Universiteti i Kölnit: “Ne pamë gjatë krizës sesi kolegët në universitetet kaliforniane duhej të merrnin të gjithë pushime të gjata. Rrogat u shkurtuan.” Një tjetër masë që garanton disiplinë buxhetore mes shteteve federale në ShBA, është shlyerja vjetore e borxheve në llogaritë e 12 filialeve të Fed-it. Kjo synon të pengojnë që rajone të caktuara të përdorin të drejtën për emetim parash dhe t’ua kalojnë barrën të tjerëve. BQE nuk është Fed-i Por, a nuk përpiqet Banka Qendrore Europian (BQE) me të gjithë forcën për shpëtimin e euros? Këtë e premtoi në verë presidenti i BQEsë, Mario Draghi. Megjithatë, BQE nuk është në gjendje si Fed-i që qëndron prapa dollarit apo Banka e Anglisë që qëndron prapa paundit, të marrë brenda natës vendime për mbrojtjen e euros. Ky është ndryshimi i fundit dhe ndoshta më i rëndësishëm mes dollarit dhe euros. Vërtet mandati i BQE-së u zgjerua për shkak të krizës “por BQE vazhdon të jetë një institucion federal, që mbështetet nga 17 banka qendrore kombëtare. Ajo nuk është një bankë qendrore që vepron e vetme. Për këtë arsye euro mbetet e paqëndrueshme”, thotë eksperti i bankave qendrore, David Marsh, për Deutsche Welle-n. *Sipas Deutsche Welle.

Bankat nuk janë të varura nga shtetet federale Varësia e madhe mes bankave në eurozonë dhe shteteve të veçanta kombëtare përbën një tjetër pikë të dobët për euron. Shembujt e Irlandës dhe Spanjës tregojnë se bankat dhe shtetet mund ta tërheqin njëri-tjetrin në humnerë. Për studiuesin e financave, Clement Fuest, një nga gabimet më të rënda në konstruksionin e euros përbën fakti që sistemi financiar nuk i është përshtatur unionit monetar: “Duhej të ishte parashikuar mundësia që në një union monetar shtetet e veçanta mund të humbasin aftësinë shlyese dhe në këtë rast Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi, Fernada Cenko Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku, Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Sokol Balla, Rudina Xhunga, Arjan Vasjari, Ardian Ndreca, Edison Ypi Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e hënë, 17 dhjetor 2012 www.mapo.al

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

Gilman bakalli Shqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

Jo vetëm politikë si zakonisht

REPoRTAZh Nr. 11 (258), Viti Vii botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

ardian Ndreca 100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

Kur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?! PRoFil

KUSH ëSHTë FETULLAH güLEN? NAsho JoRGAQi

RAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS PikTuRA

TASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

e përmuajshme

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR

RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi, detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you