16 prill mapo ok

Page 13

Kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

16.04.2014 10.04.2014

13

Teatër

Nga diskutimet e ditës së parë u pa se problemi i parë që duhet të zgjidhet kur bëhet fjalë për dramën shqipe është mendimi paragjykues ndaj saj

Regjisorë dhe dramaturgë bojkotojnë takimin e dramës shqipe “Shumëkush nuk ka ardhur se e ka parë këtë takim të pavlefshëm, ka dhe nga ata që nuk kanë ardhur për shkak të hatërmbetjeve personale” Aida Tuci Krijimi i Forumit të Dramaturgëve Shqiptarë, Krijimi i Komisionit të Leximit nëpërmjet laboratorit të dramës shqipe dhe Krijimi i Festivalit mbarëkombëtar të dramës shqipe duket të jenë zgjidhja e problemeve që ka sot dramaturgjia shqiptare. Ata pak regjisorë, dramaturgë, aktorë, kritikë arti etj, që i ishin bashkuar nismës së Teatrit Kombëtar për të organizuar të parin Takim Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe, dolën në këto tri propozime në ditën e parë të takimit dyditor. Që në fillim të nisjes së këtij takimi u vu re një numër i vogël pjesëmarrësish, aq sa nuk mbushnin dot as sallën modeste të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Shumëkush nuk ka ardhur se e ka parë këtë takim të pavlefshëm, ka dhe nga ata që nuk kanë ardhur për shkak të hatërmbetjeve personale”, - u mundua të justifikonte drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, bojkotin e disa regjisorëve dhe dramaturgëve nga Shqipëria dhe Kosova. Pavarësisht mungesave, kjo nismë e Çulit u vlerësua nga ministrja Mirela Kumbaro, si element i një aksioni shumë të madh jo thjesht kombëtar, por kulturor. Por siç doli nga diskutimet e djeshme u pa se problemi i parë që duhet të zgjidhet kur bëhet fjalë për dramën shqipe është mendimi paragjykues ndaj saj. Ministrja Kumbaro e pa me vend të kthehej pas në kohë, si për t’i kërkuar atje rrënjët e ‘së keqes’. “ Nuk e fsheh dot shqetësimin që kam me dramën dhe dramaturgjinë si një gjini që nuk arriti dot të

mëkëmbej. Besoj se ajo dramë që u shkrua në vitet e realizmit socialist ishte më tepër në nivelin e propagandës sesa një art i mirëfilltë. Kam mirënjohje dhe respekt për të gjithë artistët që u detyruan të përkulin shpinën brenda atij kallëpi”, - tha Kumbaro. Pikërisht tek e shkuara e sheh problemin edhe regjisorja Sesilia Plasari. Sipas saj, brezi i regjisorëve të sotëm është mbrujtur nga dramaturgjia skematike dhe dogmatike e para viteve ’90 dhe ndaj ata i qasen më shumë dramaturgjisë botërore, të munguar në ato vite, duke eksploruar pafundësitë e saj. Por tani sipas saj, ka ardhur koha që ky brez regjisorësh të shkojnë te dramaturgjia shqipe. “Kur regjisori i këtij brezi e ka bërë tashmë të vetën dramën e huaj duke e lëvruar mjaftueshëm këto 23 vjet, ai kërkon sfida të reja dhe ngaqë e huaja i është bërë e tija, ndodh që i bëhet e huaj ajo prej së cilës ishte larguar; drama e tij”, tha Plasari. Si argument për qëndrimin e saj Plasari u referohet regjisorëve të rinj, që po e lëvrojnë madje me sukses dramën shqipe, “sepse këtij brezi regjisorësh nuk i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur brezit të regjisorëve që janë mbrujtur me veprat e socrealizmit. Ky brez i ri nuk e ka paragjykimin ndaj dramës shqiptare”. Kritiku Josif Papagjoni pranon se para viteve ’90 drama shqipe ka qenë në qendër të artit dhe kulturës dhe vuante drama e madhe botërore, që ishte e cunguar dhe e papranishme e që në këto 23 vjet ky raport është përmbysur në dëm të dramës shqipe, por arsyet e mungesës së dramaturgjisë shqiptare në skenën e teatrit ai i sheh në kompleksitet. “Së pari është optika e politikave kulturore,

në veçanti politikave teatrore. Në këto 23 vjet teatri erdhi duke u rrudhur nga pikëpamja e financave, hapësirave etj. Gjithashtu për dramën shqipe ka nënvleftësim total nga të gjithë drejtuesit dhe ishdrejtuesit e teatrove. Dramës shqipe i janë mbyllur shtigjet këto 23 vjet. Regjisorët kanë frikë nga drama shqiptare sepse ajo ka vërtet probleme tekstuale. Në rastin tonë drama shqipe nuk është në nivelin e impaktit të dëshirueshëm me publikun. Nuk ekziston sot një raport mes regjisorëve dhe dramaturgëve, ka humbur besimi i dramaturgut te regjisori, ndaj kemi raste që dramaturgë bëhen regjisorë për të vënë në skenë veprat e tyre. Në konkursin e dramës shqipe u ngrit problemi i cilësisë së veprave që u paraqitën. Është e vërtetë që nuk kemi cilësi të dramës shqipe, ajo mbetet shumë prapa; nuk provokon dhe nuk krijon dot alkimi me publikun”, - tha kritiku i artit skenik, Josif Papagjoni. Dramaturgun Fadil Hysaj e shqetëson fenomeni i plagjiaturës që ndodh rëndom si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë. “Në emër të dramës së huaj kanë ardhur drama mediokre që kanë patur sukses në vendin e tyre dhe që janë sjellë njësoj nga regjisorët tanë sipas DVD. Sillen drama që nuk kanë të bëjnë fare me brengat dhe tematikat tona. Regjisorët thjesht marrin DVD dhe i inskenojnë njësoj. Kjo ka sjellë izolimin e teatrit dhe ka bërë që publiku t’i largohet çdo ditë e më shumë atij”, shprehet Hysaj. Dramaturgu Vangjel Kozma, la të kuptohej, “kryqëzimi” i dramaturgëve shqiptarë nuk është zgjidhja e problemeve që ka sot drama shqipe.

“Unë mendoj se drama shqipe është ashtu siç duhet të jetë, as më mirë e as më keq. Dhe nuk shikoj se ka ndonjë dramë të dramës shqipe. Unë do mendoja se do kishim dramë në dramën shqipe nëse ekonomikisht ne do të ishim në vendin e dytë pas Gjermanisë; do kishim dramë në dramën shqipe nëse ne do të kishim një arsim të vërtetë bashkëkohor dhe kombëtar; do kishim dramë të dramës shqipe nëse qytetet tona do të kishin tek-tuk dhe ndonjë qytetar. Tirana ka qenë 115 mijë banorë dhe kishte 15 mijë qytetarë që e mbushnin sallën e teatrit, pavarësisht se çfarë shkruhej, por tani kemi 1 milion banorë dhe nuk e mbushin dot këtë sallë. Dhe mbi të gjitha do kishim dramë të dramës shqipe nëse ne do të ishim pasardhës të Dante Aligerit, por ne jemi pasardhës të Hasan Zyko Kamberit. Ajo që duhet të diskutojmë këtu është në do t’i japim hapësirë apo jo kësaj drame që shkruhet sot, se kështu i japim mundësi të zhvillohet. Unë kam bërë 5-6 drama dhe i kam shkruar për qejfin dhe hallin tim dhe nuk kam pretenduar se duke shkruar këto drama do ngrihet apo do ulet dramaturgjia kombëtare. Unë do t’i dorëzoj ato tek drejtori i Teatrit Kombëtar”, - tha Kozma. Në zyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, janë depozituar një numër i madh veprash të shkruara nga dramaturgë shqiptarë. Siç duket, Çuli ka patur pikëpyetje të mëdha para tyre, të cilat ka menduar se mund të gjenin përgjigje në këtë Takim Mbarëkombëtar të Dramaturgjisë Shqiptare. Dita e parë tregoi në fakt se të ngresh në nivele diskutimi problemet që ka sot dramaturgjia shqipe mbetet një mision i vështirë.

‘Nymphomaniac’ e Lars Von Trier, në Festivalin e Filmit në Prishtinë Net OSCAR në Prishtinë, filmi ‘Philomena’ dhe ‘Dallas Buyers Club’, premiera ndërkombëtare dhe botërore të PriFest Filmi britanik ‘Philomena’ e Stephen Frears, regjisor i nominuari dy herë për “Oscar” dhe fitues i më shumë se 50 çmimeve, është planifikuar që të bëjë hapjen e Prishtina International Film Festivali që starton më 25 prill, ndërsa fituesi i tri çmimeve “Oscar” këtë vit, ‘Dallas Buyers Club’ do të hapë natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT. Festivali do të mbyllet me një nga filmat më të përmendur këtë vit, me versionin 240 minutësh të ‘Nymphomaniac’ nga Lars Von Tri-

er, më 1 maj. Me pesë premiera botërore, po aq premiera ndërkombëtare dhe me mbi 50 premiera në Kosovë, këtë vit PriFest premton një kënaqësi të madhe për adhuruesit e filmit. PriFest do t’i prezantojë publikut rreth 60 filma, më shumë se çdo vit tjetër dhe këto do të ndahen në 7 programe të ndryshme. Filmi me metrazh të mesëm ‘One of them’, filmi i animuar ‘Plisi’ dhe dy dokumentarët ‘The land of women’, ‘The legendary dog’ nga Kosova, si dhe filmi me produksion francez “Udhëtimi në malin e Tomorit” janë pesë filmat që do ta kenë premierën botërore në PriFest. Nga Shqipëria vijnë filmi i metrazhit të gjatë ‘Ada’, dhe ai i metrazhit të mesëm ‘Finally home’ si dhe dokumentari ‘Dokumentari i fshehur’. Një tjetër risi për këtë vit

është bashkëpunimi me British Council për të realizuar ‘British night’. Programi Garues Europian do të sjellë 10 filma nga Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Rusia, Izraeli, Ukraina, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Italia. Programi Garues i Filmave të Ballkanit, i emëruar si Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut do të sjell filmat nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bosnia, Serbia dhe Rumania. Programi konkurrues i metrazhit të mesëm, program i veçantë për rajon, do të prezantojë produksione nga Shqipëria, Polonia, Gjermania, Franca, Sllovakia, Kosova etj., ndërsa filmat dokumentarë vijnë prej Iranit, Gjermanisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe etj. Në focus do të jetë kinemaja indiane me, 5 filma art house të veçantë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.