Page 1

intervista

aktualitet

Agora

Rakipi: Vendimi për 21 janarin, të metat e gjykatës dhe prokurorisë

Miratohet plani urbanistik, Tirana me 13 qendra dhe 4 unaza

Refleksione

Ish-prokurori e quan arsyetimin e gjykatësve, një tentativë për të ndryshuar praktikën gjyqësore të mbrojtjes së nevojshme

Berisha: Topi u shit për tri leje ndërtimi. Kreu i FRD: Vërtetoje, ndryshe të hedh në gjyq

Faqe 10-11

Dom Gjergj Meta e Gilman Bakalli

Amik Kasoruho

single & the city Faqe 5

Iva tiço

E shtunë 16 shkurt 2013

Kryeredaktor Arion Sulo - E shtunë, 16 shkurt 2013. Numër 835. Viti iV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

A po ndryshon kurs Arvizu? Profili i ambasadorit amerikan, para dhe pas 21 janarit. Si ka ndryshuar sjellja e aktorëve politikë ndaj Arvizu-së dhe pse interesi amerikan në Shqipëri mbetet ai i njëjti. Islami: SHBA nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë asnjë lloj qëndrimi të bazuar në teori konspirative në favor apo kundër ndonjë force politike. Minxhozi: Po dëgjohen përditë e më shpesh batuta me sens humori, se Arvizu po nis të shkelë në gjurmët e Withers-it

personazh

është krijuar IDEA se...

koment

hylli i dritës

…inkoherenca në politikë ndëshkohet, në fakt shpërblehet

Për kë kthehet Eduard Selami?

Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtë Shqipnisë

henri Çili

Një urim më shumë për Klajda Gjoshën Në pak muaj, u emërua në pozicione të rëndësishme të LSI-së, si kryetare e Gruas dhe nënkryetare e partisë dhe më pas, në dhjetor, në postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ka ende më për të uruar? Si thoni për dasmën e lënë në 31 gusht me djalin që do që kur ishte 15 vjeçe? Për mos folur për zgjedhjet, meqë ende nuk janë shpallur listat. 29 vjeçarja tregon për angazhimet e axhendës politike që e kanë lënë pa axhendë personale Faqe 18-19

alfred lela

Faqe 3

Faqe 27

Enciklopedia

përtej privatësisë

Imazhe që ndërkombëtarizuan Kosovën

Alban Dudushi, një rrëfim jashtë kishës

Prof. Dr. Ferid Hudhri/Historia e kosovarëve, e pasqyruar përmes shumë veprave artistike, arriti ndjeshmërinë më të lartë të opinionit botëror gjatë muajve të parë të viteve ’90. Në sallone të ndryshme të Europës dhe të Amerikës u ekspozuan foto, tablo, grafika e krijime të tjera të stileve bashkëkohore, nën emrin e Kosovës. Faqe 12-13

opozita Dogjani: PS drejt diktaturës, Malaj kundër Ramës: Konkurrim dhe jo komandim Vijon kontestimi i deputetit të Kukësit pas lajmit për moskandidimin. Musa Ulqini “rikthehet” në PS pas katër viteve

Faqe 4

Kisha ku ai rrëfehet janë njerëzit e tij më të afërt. Jo për të gjitha, sigurisht. Sepse ka ca sekrete që nuk ndahen me këdo. Ama ka dhe ca të tjera që mund të rrëfehen për të gjithë ata që e shohin dhe e dëgjojnë me ëndje në emisionin e tij të përnatshëm në Top Channel Faqe 20

Ardian Ndreca

Faqe 31


2

E shtunĂŤ, 16 shkurt 2013

www.mapo.al


3

E shtunë, 16 shkurt 2013 www.mapo.al

Dosje

Imazhe që ndërkombëtarizuan Kosovën Prof. Dr. Ferid Hudhri

Personazh

është krijuar idea se...

Ide / agora

Mesazhi: “Për çfarë do të urojmë këtë herë?” Dërguar: Klajda Gjoshës

asdf

Revolucion Jo Zgjedhje? Gilman Bakalli VS Gjergj Meta

Historia e kosovarëve, e pasqyruar përmes shumë veprave artistike, arriti ndjeshmërinë më të lartë të opinionit botëror gjatë muajve të parë të viteve ’90. Në sallone të ndryshme të Europës dhe të Amerikës u ekspozuan foto, tablo, grafika e krijime të tjera të stileve bashkëkohore, nën emrin e Kosovës. Me tematikën e qëndresës kosovare u angazhuan artistë të njohur nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve u nderuan ...

Në pak muaj, gjatë vitit të kaluar u emërua në pozicione të rëndësishme të LSI-së si kryetare e Gruas dhe nënkryetare e partisë dhe më pas, në dhjetor, në postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ka ende më për të uruar? Si thoni për dasmën e lënë në 31 gusht me djalin që do që kur ishte 15 vjeçe? Për mos folur për zgjedhjet, meqë ende nuk janë shpallur listat. 29-vjeçarja tregon për angazhimet e axhendës politike...

> Hylli i Dritës

> UET personazh

> Single& the city

Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtë Shqipnisë - Ardian Ndreca

Ervin Salianji Takim me avokatin e qytetit

Në luftë me fantazmën Iva Tiço

> Foto file Festë promovimi, me kukullat e Flutura Açkës

> Përtej privatësisë Alban Dudushi, një rrëfim jashtë kishës

> Planeti single Ardita Mullai: Kur flokët të lënë pa martuar

Ambasadori amerikan Arvizu, në një deklaratë e quajti vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ‘tronditës’. Europianët nga ana tjetër preferuan ‘të apelueshëm’. Gjykata e Tiranës iu përgjigj ambasadorit me një deklaratë të sajën duke u shprehur për ‘ndërhyrje’. Nuk është për t’u harruar fakti se ambasadori amerikan ishte po aq i drejtpërdrejtë edhe gjatë apo pas ngjarjeve ...

Henri çili

16 02 2013

politikë

Rakipi: Të vrarët e 21 janarit nuk rrezikonin jetën e gardistëve Z.Rakipi, Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat për dy zyrtarët e Gardës për vrasjet e 21 janarit, edhe pse pranoi faktin se ata ishin autorët. Si e cilësoni këtë vendim nga ana juridike, por edhe nga impakti që ka krijuar në opinionin publik ? Fillimisht kërkoj të sqaroj in-

teresin tim profesional dhe akademik në lidhje me përmbajtjen e vendimeve gjyqësore në tërësi dhe jo vetëm për çështjen në fjalë. Jam i shtyrë prej detyrimit mësimdhënës që të grumbulloj dhe analizoj sa më shumë të mundem vendime gjyqësore, aq më tepër kur ata, në njëfarë mënyre ndikojnë në çdo ... Faqe 10-11

4 politikë

Foto e rënies së një meteori në qytetin e Chelyabinsk pranë Uraleve, e fotografuar nga një dritarja e një apartamenti në 15 shkurt 2013. Rreth 400 njerëz u plagosën kur meteori preku token e Rusisë qendrore, ku shkatërroi ndërtesa, theu xhama dhe dëmtoi makina

Dogjani: PS drejt diktaturës, Malaj kundër Ramës: Konkurrim dhe jo komandim Përshkallëzohet konflikti mes kryetarit socialist, Edi Rama dhe deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani. Në një konferencë të posaçme dhënë për mediat lokale nga selia e PS së qytetit të Kukësit,

Dogjani ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut socialist Edi Rama, duke e konsideruar atë dhe si një diktator. Duke iu referuar pikërisht vendimmarrjes së kryesocialistit Edi Rama për të komanduar...

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/ kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477 Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

mapo weekend

Redaktore përgjegjëse: Zefina Hasani Gazetare: Arta Çano. Bashkëpunëtor: Iva Tiço, Adrian Civici, Gjergj Meta, Gilman Bakalli

…inkoherenca në politikë ndëshkohet, në fakt shpwrblehet Henri Çili …Ja ku jemi në prag të fushatës elektorale ose në fillimin faktik të saj, dhe është rasti të hetojmë, të dëgjojmë, apo të gjykojmë shpesh rreth inkoherencës së aktorëve politikë. Në pamje të parë është krijuar idea se, ai që është inkoherent në poltikë ndëshkohet, në fakt është krejt ndrsyhe: në poltikë ka ligjësi tjetër dhe problemi i inkoherencës shihet ose trajtohet ndryshe në politikë në krahaim me inkoherencën në moral apo shoqëri, në miqësi apo marrdhënie të tjera si bie fjala, biznesi. Ja pra, se si mund të gjejmë e shpejt tre a katër inkoherenca që bëjnë mu në jetën publike dhe të cilat priten mirë. E para më e famshmja është cështja e marrdhënieve PS-LSI ose Rama-Meta, lideri i opozitës i ka pushuar që prej darkës në gjirin e lalzit sulmet ndaj ilir metës ndaj ‘hajdutërisë’ ‘korrupsionit’ ‘bllokut’, ‘blloku të ryshfeteve’ e të tjera si këto dhe po bën thirrje për bashkim me të gjitha ato formacione qw marrin vota majtas, sic shprehet vetë rama me fjalët e tij. Kjo është një inkoherencë gjigande por që opinini publik jo vetëm që nuk e quan imoralitet, por e mirëpret këtë dimension të ri të ramës si një politikan që do të bashkojë pjesën e majtë të spektrit politik, që do të ndajë pushtet dhe me partnerët politikë të të njëtit krah, që do të mos mbretërojë i vetëm në krahun e majtë thjesht me figurina, por që do të ndërtojë më në fund partneritete reale politike. Shikoni pra se si me inkoherencë flagrante jo vetëm nuk shihet dhe dënohet si amoralitet nga publiku, por mbështete dhe mirëpritet nga e majta po e po, por edhe më gjerë. Rasti dytë është kthimi i eduar dselamit…jo atje ku pritej, prej 17 vjetësh te kundërshtarët e berishës por në krah të po të njëjtit Berishë. Selami ndryshe nga sa mendohej apo nga c’prisnin së fundi bamir topi dhe partia e tij po kthehet por me sa duket si mbështetës i berishës. Dhe shikoni si komentohet ky kthim i papritur i selamit te berisha nga të ghithë ata për të cilët selami ishte jeta, ishte shpresa e demokracisë, ishte vetë njeriu që do të rrëzonte apo tejkalonte berishën dhe berishizmin! Të gjithë i janë sulur nëpër editoriale a intervista selamit, si askushi apo si pa vlera, si njeriu që po i jep okssgjen ‘diktatorit’… dhe mendoni që janë të njëtët që kishin mendimin e kudnërt. Edhe kjo inkoherencë mirëpritet nga opinioni publik madje nuk i shkon në mend kujt të kundërgjykojë fansat e deritashëm të selamait të shndërrua në një minutë në denoncuesit e tij. Inkohernca e tretë dhe e fundit është ajo e partive nacionaliste në skenën politike shqiptare, apo partive të reja të djathta që janë hyrë rishtazi në spektrin poltik të tipit FRD dhe AKZ dhe një arsenali tw analizës që deri më 28 nëntor 2012 desh e kryqëzoi berishën si i shitur te Greqia për varrezat greke apo për shkollat greke në jugun e vednit, si jjeriu që i fali detin greqisë, shkrt si tradhtar i kombit. Në momnetin që berisha bëri deklarttë me theks apo frymë nacioanliste të gjithë këta krejt në inkoherebncë me idetë apo qëndrimet e mëparshe i ajën kthyer berishës si njeriu me nacionalzimin e tij po dëmton shqipërinë. Po na prish me aleatët dhe të tjera si këto. Shkurt një inkoherencë flagrante e cila jo vetëm nuk bën përshtypje, por mirëpritet. Ja pse këto zgjedhje sic ndodh zakonsiht në politikë inkoherenca jo vetëm nuk do të dnëshkohet, por do të shpërbhete me sa duket. Dhe me të drejtë sepse në poltikë koherenca është regresive, inkoherenca na con përpara.


4

E shtunë, 16 shkurt 2013

Shqetësimit të 250 socialistëve të Kukësit që nuk bien dakord me vendimmarrjen e kryetarit Rama, i është bashkangjitur edhe i deleguari i kryesisë për këtë qark, deputeti Arben Malaj

Dogjani: PS drejt diktaturës, Malaj kundër Ramës: Konkurrim dhe jo komandim Dogjani ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut socialist Edi Rama, duke e konsideruar atë dhe si një diktator Përshkallëzohet konflikti mes kryetarit socialist, Edi Rama dhe deputetit të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani. Në një konferencë të posaçme dhënë për mediat lokale nga selia e PS së qytetit të Kukësit, Dogjani ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut socialist Edi Rama, duke e konsideruar atë dhe si një diktator. Duke iu referuar pikërisht vendimmarrjes së kryesocialistit Edi Rama për të komanduar një kryetar të ri partie për këtë qytet, si dhe moskandidimit më të Dogjanit si deputet në këtë qark, ky i fundit ka theksuar se një gjë e tillë është e papranueshme për socialistët e Kukësit dhe se imponime të tilla ndodhin vetëm në diktatura. “Nëse do vendos një individ për kryetarin e partisë dhe për deputetin, në rast se do t’i lihet mundësia vetëm një individi, atëherë do kthehemi mbrapsht dhe do kthehemi në diktaturë”, - u shpreh Dogjani duke iu përgjigjur gazetarëve. Ai ka kërkuar edhe një herë të merret opinioni i socialistëve të Kukësit për këto vendimmarrje, të cilët sipas tij “kur ka patur protesta dhe demonstrata nuk janë përtuar asnjëherë”. Më tej ai ka denoncuar veprimet e mëpasme të kryetarit Rama, i cili sipas tij, ka marrë në telefon firmëtarët e letrës që i është dërguar kryesisë dhe grupit duke i kërcënuar me largim nga partia. “Dhe më e keqja, kur ne i kemi çuar këtë letër, kryetari i partisë i ka marrë telefon një më një duke i kërcënuar se do i largojë nga partia, apo duke i thirrur në Tiranë që të tërhiqen. I bëjmë thirrje sepse ne nuk kemi nevojë për diktatorë. Diktatorët i kemi larguar në Shqipëri në vitin ‘90 dhe ne nuk duam që të kemi diktatorë që të emërojnë kryetarët e partisë”, - tha

Edi Rama dhe Asllan Dogjani

Dogjani. Shqetësimit të 250 socialistëve të Kukësit që kanë firmosur këtë letër dhe që nuk bien dakord me vendimmarrjen e kryetarit Rama, i është bashkangjitur edhe i deleguari i kryesisë për këtë qark, deputeti Arben Malaj. Në një sqarim të bërë në faqen e tij në Facebook, Malaj vlerëson se konkurrimi dhe jo komandimi duhet të jenë mekanizmat që përcaktojnë vendimmarrjen në një parti demokratike. “Duke qenë konsekuent në vlerësimin se transparenca dhe konkurrimi alternativ e ndihmojnë PS në mirëfunksionimin e suksesshëm të saj me kolegët e grupit parlamentar, kam ndarë vlerësimin se ekzistojnë akoma mundësitë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në Kukës. Si anëtar i PS-së dhe deputet i saj, vlerësoj shqetësimin e ngritur nga socialistët e Kukësit. Maksi­ mizimi i energjive të socialistëve dhe mbështetësve tanë kërkon respektimin e parimeve dhe vlerave më të mira njerëzore që janë shumë të vlefshme në ndërtimin, inspirimin dhe përkushtimin e ekipeve të fitoreve. Gara dhe jo komandimi, veprimet kolegjiale dhe jo individuale, vlerësimi, mirënjohja dhe integrimi i të gjitha kontributeve në këtë sfidë të PS-së dhe shqiptarëve, do të na ndihmojnë për të përmbushur detyrimet tona morale dhe politike”, shprehet Malaj. Më tej ai thekson se mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën dhe për t’i bashkuar socialistët e Kukësit është “të respektojmë parimet tona kushtetuese/statutin, i cili kërkon procese të rregullta përzgjedhjeje, kërkon transparencë maksimale, përzgjedhje në çdo nivel të saj organizativ me konkurrim alternativ dhe me votë të fshehtë”. Pavarësisht këtyre zhvillimeve konfliktuale, në gjirin e socialistëve është rikthyer ish-kryetari i PS-së së Tiranës, Musa Ulqini. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari aktual i kësaj force për kryeqytetin, Sajmir Tahiri, i cili deklaroi se Ulqini iu bashkua skuadrës së fitores së PS.

Veliaj: PS, grup dinamik, në zgjedhje me program konkret TIRANË Sekretari për Rininë dhe Emigracionin në PS, Erion Veliaj deklaroi mbrëmë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, se Partia Socialiste vjen në këto zgjedhje me oferta konkrete për qytetarin. Duke folur për programin e PS-së, Veliaj sqaroi se ky dokument sjell shpresë për transformimin e jetës së qytetarëve. Veliaj e bazon këtë qëndrim në faktin se PS-ja po flet për gjëra konkrete, duke iu referuar konkretisht shembujve që lidhen me reformën në sistemin shëndetësor. “Nëse flasim për shëndetësinë, flasim për ata që janë të sëmurë, për ata që punojnë në sistemin e shëndetësisë, flasim edhe për ata studentë që kanë ambicie”, - shtoi Veliaj. Ai theksoi se me gjithë vështirësitë në vend, ka mjaftueshëm mënyra se si mund të jesh eficient sot. Jo vetëm në shëndetësi por edhe në fusha të tjera, Veliaj sqaroi se PS-ja po shkon në trajtimin e gjërave konkrete. Ai mbrojti gjithashtu idenë e zyrtarizuar tashmë nga selia rozë për aplikimin e taksës progresive në vend. Veliaj bëri të ditur se javën tjetër Partia Socialiste do të bëjë publike premtimet e saj konkrete sa i përket niveleve të taksimit progresiv për çdo kategori page. “Kemi gjithë mbështetjen institucionale nga FMN dhe Banka Botërore, të cilat kërkojnë një partner serioz në trajtimin e çështjeve të financave përfshi këtu dhe borxhin publik”, - tha ai. Veliaj theksoi gjithashtu se Edi Rama është lideri më kompetent, më i qartë dhe i artikuluar që përfaqëson një histori të vërtetë shqiptare. Ndërsa miti “Berisha”, sipas tij është thyer në vende që dikur bastione të PD-së (si Burreli apo Kavaja) sot janë fituar nga PS-ja në mënyrë plebishitare. Sa i përket prurjeve të reja në PS, Veliaj u përgjigj: “PS-ja është një grup dinamik që ka gërshetuar shumë breza…”.

Erion Veliaj

Musa Ulqini “rikthehet” në PS pas katër vitesh Ish-kryetari, deputeti socialist Musa Ulqini rikthehet në jetën aktive të Partisë Socialiste. Pas gati 4 vitesh qëndrimi larg politikës, Ulqini i është bashkuar dje ekipit të Partisë Socialiste të qytetit të Tiranës, të cilën Ulqini e drejtoi për shumë vite me rradhë. Lajmi është bërë i ditur nga vet kryesocialisti i Tiranës Sajmir Tahiri, i cili duke komentuar në faqen e tij në rrjetuin social facebook shkrojti dje “Musa Ulqini iu bashkua ekipit drejtues të PS Tiranë. Jemi më shumë e më të fortë. Jam i lumtur dhe krenar për ekipin e PS Tiranë, skuadrën e fitores për Rilindjen Shqiptare”. Ai madje ka marrë pjesë edhe në një takim organizativ të zhvilluar nga PS e Tiranës dje në selinë qëndrore të kësaj force, ku dhe ka pozuar bashkë me gjithë ekipin që drejtues të zgjedhjeve në Tiranë. Ende nuk dihen detajet e këtij rikthimi, nëse ka pasur një ftesë nga kryesocialisti Rama, ndërkohë që kujtojmë se Ulqini ka pasur kundërshi me Ramën për shkak të organizimit të brendshëm të partisë. Ulqini u largua nga PS, në vitin 2009 për shkak pakënaqësive me drejtuesin e PS, Edi Rama i cili nuk e përfshiu atë në listën e kandidatëve për deputetë. Gjatë kësaj kohe Ulqini u aktivizua përkrah të pakënaqurve në PS, të organizuar fill pas zgjedhjeve të 2009 në Lëvizjen për Mendim Ndryshe. Duhet theksuar se Ulqini vlerëson në PS si një nga njerëzit me aftësi të mira organizative dhe që gëzon një mbështetje të gjerë nga socialistët e kryeqytetit.

Musa Ulqini

www.mapo.al

Debati


5

E shtunë, 16 shkurt 2013 www.mapo.al

për listat Berisha: Topi u shit për tri leje ndërtimi. Topi: Vërtetoje, ndryshe të hedh në gjyq

TIRANË Kryeministri Berisha përgëzoi dje ekipin e Bashkisë së Tiranës që në një kohë të shkurtër përgatitën Planin Rregullues të kryeqytetit, por në të njëjtën kohë lëshoi edhe akuza ndaj Edi Ramës si ish-kryebashkiak dhe Bamir Topit në kohën kur ishte president. “…Paraqitja e planit në një afat të shkurtër kohor është meritë e veçantë e ekipit të ri të Bashkisë së Tiranës. Së pari, unë i përgëzoj ata për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që trashëguan, plan i cili ishte i bazuar kryekëput në politikën e shpërblimit dhe ndëshkimit. Ndëshkoheshin në mënyrë shembullore zonat autoktone të Tiranës, të cilat prej shumë e shumë vitesh nuk votonin kryetarin dhe nuk votonin majtas. Shpërbleheshin të gjithë bajlozët e betonit për faktin e vetëm se ata mund ta peshonin kryetarin me miliona e miliona dollarë; mund ta peshonin kryetarin me kate dhe disa kate të ndërtimeve të tyre. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë, përfshi kryetarin e shtetit që shiti karrigen për tri leje ndërtimi. Pra, plani ishte shndërruar në një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin…”, - tha dje Berisha. I menjëhershëm ishte reagimi i Ramës, por edhe i Topit. “Ky s’është plan rregullues për zhvillim, por projekti për rrënim i Tiranës në rrugën e rrënimit të vendit! Në 23 qershor kjo rrugë mbaron”, - shkruante Rama në faqen e tij në Twitter teksa po zhvillohej “live” mbledhja e Këshillit Kombëtar të Territorit. Ndërsa Bamir Topi reagoi përmes një njoftimi zyrtar. “Në respekt të publikut dhe përgjegjësisë qytetare Bamir Topi i kërkon publikisht kryeministrit në ikje të bëjë publike dokumentet që pretendon, përndryshe ai do të përballet me dyert e drejtësisë, me akuzën e shpifjes dhe abuzimit me detyrën. I frikësuar nga kritikat në rritje perëndimore, nga zhgënjimi masiv qytetar, nga mosmbajtja e premtimeve, gjendja e vështirë ekonomike si dhe nga rritja e dukshme politike e Frymës së Re Demokratike, kryeministri në ikje nuk ka më çfarë ofron për qytetarët përveçse metodat që ai njeh e praktikon më mirë, baltosjen, fyerjen dhe denigrimin ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve politikë”, - thuhet në njoftimin zyrtar të FRD-së.

Tuneli i Kërrabës, qeveria dhe deputetët inspektojnë punimet TIRANË Punimet në tunelin e Krrabës, pjesë e

autostradës Tiranë –Elbasan kanë ecur ndjeshëm. Megjithatë, kryeministri Berisha gjatë inspektimit të djeshëm nuk dha një datë të saktë se kur do të përfundonte. I shoqëruar nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe deputetët e qarkut të Elbasanit, Berisha inspektoi punimet dhe vlerësoi punën e bërë. Berisha theksoi se Shqipëria bëhet vendi i parë që ndërton segmentin më të vështirë në territorin e saj, të Korridorit 8. Ai ftoi gjithashtu kryetarin e opozitës, Edi Rama, që t’u kërkojë të falur qytetarëve të Elbasanit për bllokimin që i bëri në parlament ndërtimit të saj. Rruga Tiranë-Elbasan, e cilësuar si segmenti më nevralgjik i Korridorit 8, ka si pjesën më të rëndësishme të saj tunelin e Krrabës, punimet për të cilin shënuan vlerën e 101 milionë dollarëve, investim i buxhetit të shtetit dhe Bankës Islamike për Zhvillim. 204 milionë dollarë është kosto e rrugës së bashku me tunelin. Tuneli me gjatësi 2,4 kilometra, ka dy tuba me nga dy korsi secila, me gjerësi 8 metra dhe lartësi 5 metra për secilin tunel. Tuneli ndodhet rreth 13 km larg qytetit të Tiranës dhe rreth 10 km larg qytetit te Elbasanit. Në total janë gërmuar 500 000 metër kub shkëmb në 13 muaj dhe janë betonuar 50 000 metër kub beton në më pak se 6 muaj dhe janë realizuar 90 % e punimeve fizike për tunelin ndërsa për rrugën janë realizuar 47% e punimeve.

Nga mbledhja e KRTRSH

Miratimi i këtij Plani do të shoqërohet me ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave, sipas të cilave çdo kompetencë për territorin do t’i kalojë direkt kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Teknik që do të krijohet pranë bashkive për këtë qëllim

Miratohet plani urbanistik, Tirana me 13 qendra dhe 4 unaza Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen edhe katër unaza të tjera, me qëllim lehtësimin e trafikut brenda Tiranës TIRANË Më në fund kryeqyteti do të ketë Planin

e përgjithshëm Rregullues, pas miratimit të djeshëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit. “… Ky plan i kthen qytetarit qytetin. Ky plan sot ka vendosur në epiqendër qytetarin e Tiranës, hapësirat e tij jetësore, mjediset e tij social-kulturore, rrugët e tij për këmbësorë, për çiklistë dhe synon, në tërësinë e tij që mbitokën t’ia lërë qytetarit dhe nëntokën parkingut edhe trafikut. Plani i jep fund praktikës primitive të ndëshkimit të qytetarëve”, - tha Berisha në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Territorit. Ndërsa Kryebashkiaku Lulëzim Basha tha gjatë mbledhjes se ky plan, i hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, është bazuar mbi dy parime; transparencën dhe gjithëpërfshirjen. “…Plot 24 sesione konsultimesh të hapura dhe mbi 68 000 qytetarë kanë marrë pjesë aktive në këto konsultime, ose duke qenë të pranishëm fizikisht, ose përmes vërejtjeve, komenteve, sugjerimeve që kanë bërë të mundura në faqet e veçanta të dedikuara, të komunikimit elektronik apo nëpërmjet komunikimit zyrtar postar me institucionet përkatëse, kryesisht me Bashkinë e Tiranës. Ka qenë kjo shkallë gjithëpërfshirjeje, natyrisht edhe me faktorë të tjerë të rëndësishëm siç janë shoqëria civile, biznesi, Dhoma e Tregtisë e Industrisë, Shoqata e Ndërtuesve, shoqatat e arkitektëve, shoqatat mjedisore që kanë garantuar një shkallë të paprecedentë dhe të papërjetuar transparence, në procesin e hartimit dhe miratimit të normave të shumta, komplekse e voluminoze të këtij plani. Duke theksuar edhe njëherë këto dy parime, gjithëpërfshirjen dhe transparencën, që në fakt janë çelësi që zgjidhi probleme të shumta, siç ishte problemi i tensionit midis interesit privat dhe interesit publik, siç ishte problemi i trajtimit të pabarabartë do të thosha “kriminal” të pronës, në këto vite të mungesës së planit”, - u shpreh Basha. Nga ana e tij, kryeministri Berisha njoftoi gjithashtu se miratimi i këtij plani do të shoqërohet me ndryshime ligjore dhe vendime të Këshillit të Ministrave, në bazë të të cilave çdo kompetencë për territorin, e cila ka qenë më parë e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, do t’i kalojë direkt kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Teknik që do të krijohet pranë bashkive për këtë qëllim. “…Është emergjente hartimi i ak-

teve ligjore dhe nënligjore, mbi bazën e të cilave Këshilli Kombëtar i Territorit nuk do të ketë më asnjë autoritet mbi territorin e qyteteve të vendit. Së dyti, krijimin e këshillave teknike, le ti quajmë, të cilët me kryetarin do të marrin vendimet përkatëse. Së treti, është e domosdoshme që planet e detajuara vendore të jenë të gatshme sa më shpejtë, në mënyrë që qyteti të rimarrë ndërtimet. Është zhvillimi, është punësimi, janë me mijëra familje që presin këtë. Është e domosdoshme që të hiqet rregulli me dakordësinë me dy të tretat, sepse i bie bllokim me 2/3-at. Ju e shihni ai po bllokon tre ligjet për integrimin e vendit, çfarë e ka ai për të bllokuar ndërtimet. Nuk mund të ketë bllokim sepse ne kemi vendosur parimin e përfitimit të barabartë nga zhvillimi i territorit. Kjo mund të jetë kompetencë e atyre që kanë përgjegjësi ligjore për zhvillimin e qytetit dhe nuk mund të pengohet zhvillimi i qytetit. Heqim dorë nga format bllokuese sepse jemi unik në botë për të bllokuar”, - sqaroi Berisha. Plani Rregullues

Plani urbanistik i Tiranës parashikon Tiranën policentrike, Tirana me 13 qendra, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës. Në këtë Plan parashikohet një Tiranë me 4.2 metër katrorë gjelbërim për frymë, nga 0.8 që është sot. Plani i Përgjithshëm vendor propozon krijimin në qytet të 40 territoreve të reja ose 340 hektarë hapësira të gjelbra dhe të 14 territoreve të reja sportive, krahas atyre ekzistuese. Parashikohet gjithashtu krijimi i parqeve të përbashkëta rajonale mes Tiranës dhe komunave përreth, si Farka, Paskuqani etj. Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen edhe katër unaza të tjera me qëllim lehtësimin e trafikut brenda Tiranës dhe trafikut që lidh Tiranën me zonën metropolitane. Plani i përgjithshëm vendor parashikon edhe ndërtimin e një terminali të transportit intermodal, së bashku me rivendosjen e Stacionit të Trenit të Tiranës; zhvillimin e linjave të tramit përveç sistemit të autobusëve. Po kështu, në planin e përgjithshëm parashikohet ndërtimi i 11 parkimeve publike, të vendosura kryesisht në qendër të qytetit. Plani për herë të parë shoqërohet me plan infrastrukturash me investime publike, në ujësjellës e kanalizime, në shkolla, çerdhe etj, pra urbanizimin e qytetit, përpara se ndërtimi të bëhet fakt. Ky plan urban, duke marrë parasysh nevojat e zgjerimit të qytetit planifikon 101 çerdhe të reja, 55 kopshte, 25 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të mesme.


6

E shtunë, 16 shkurt 2013

Prokurorët argumentojnë se provohet dhuna që protestuesit kanë ushtruar ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës, por viktimat kanë qenë të paarmatosur, nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm

kronikë

21 janari në Apel, prokuroria: Faktet e gjykatës, inekzistente Dy prokurorët e çështjes rrëzojnë argumentet e gjykatës dhe i kërkojnë Apelit dënimin e zyrtarëve të Gardës për vrasje me dashje: Viktimat u qëlluan jashtë rrethimit të Kryeministrisë, Ziver Veizi ishte me duar në xhepa Leonard Bakillari

Tiranë Prokuroria e Tiranës dorëzoi

dje në gjykatë apelimin për vendimin e pafajësisë ndaj ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe majorit Agim Llupo, të akuzuar për tri vrasje më 21 janar 2011. Tetë ditë pas vendimit që liroi nga akuza dy zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës, prokuroria jep argumentet pse ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë duhet rrezuar. Dy prokurorët e çështjes, Blerim Tomonaj dhe Adriatik Cama i konsiderojnë inekzistente referencat që gjykata ka përdorur për argumentin e vendimit, çka sipas akuzës ka sjellë tejkalim kompetencash nga trupa gjyqësore. Prokuroria i kërkon Gjykatës së Apelit të ndryshojë vendimin e pafajësisë ndaj dy të pandehurve, të shqyrtojë çështjen në themel dhe të shpallë fajtorë Ndrea Prendin dhe Agim Llupon për akuzën e vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese dhe me rrezik për jetën e shumë të tjerëve. Në apelimin prej 10 faqesh, dy prokurorët e çështjes analizojnë një për një argumentet e gjykatës, duke i kundërshtuar ato me provat e mbledhura gjatë hetimit. Duke iu referuar argumentit të gjykatës se hetimi i prokurorisë ka qenë i paplotë, prokurorët thonë se akuza ka kryer hetime të gjithanshme për akuzat e ngritura. “Hetimet e organit të Prokurorisë nuk kanë qenë të fokusuara vetëm për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve e efektivave të Gardës, por në kuadër të hetimit të plotë ato kanë përfshirë veprat penale që lidheshin me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullimin dhe manifestimin e paligjshëm, veprimet

Nga gjyqi i 21 janarit

e dhunshme ndaj punonjësve të policisë e efektivave të Gardës, shkatërrimin e pronës etj”, - thuhet në apelim, ku prokurorët theksojnë se gjykata është në tejkalim të kompetencave, pasi nuk ka të drejtë të gjykojë e të marrë vendim jashtë fakteve objekt akuze. Më tej prokurorët argumentojnë se provohet dhuna që protestuesit kanë ushtruar ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës, por viktimat kanë qenë të paarmatosur, nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm ndaj efektivave policore dhe atyre të Gardës, brenda apo jashtë rrethimit të Kryeministrisë. “Në momentin që janë qëlluar me armë zjarri, viktimat kanë qenë jashtë objektit të Kryeministrisë. Ziver Veizi ka qenë në trotuar, duke qëndruar me duar në xhepa dhe duke mos kryer asnjë veprim ose akt dhune”, - thotë prokuroria, duke përcaktuar edhe vendndodhjen e tre viktimave të tjera, të cilët gjithashtu kanë qenë jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Duke iu referuar mungesës së dashjes që gjykata thekson në vendimin e arsyetuar, prokurorët i referohen teorisë penale, e cila sipas prokurorëve përcakton veprimet e ish-komandantit të Gardës si “dashje e përcaktuar”.

www.mapo.al

Ziver Veizi ka qenë në trotuar, duke qëndruar me duar në xhepa dhe duke mos kryer asnjë veprim ose akt dhune “Në rastin konkret, i pandehuri Ndrea Prendi, i vetëdijshëm për karakterin e veprimeve të tij dhe rrezikshmërinë shoqërore të këtyre veprimeve, ka parashikuar jo vetëm mundësinë dhe domosdoshmërinë e ardhjes së pasojave, por ai me vullnet i ka orientuar këto veprime drejt ardhjes së tyre”, - thonë prokurorët teksa kundërshtojnë vendimin e gjykatës me faktin se vrasja me dashje nuk kërkon patjetër motiv. Një nga çështjet ku prokuroria ndalet gjatë në analizën e saj është edhe argumenti i gjykatës, që sipas saj nuk mund të shprehet për një akuzë të re, të pahetuar më parë nga prokuroria. Ky qëndrim i gjykatës, sipas prokurorëve bie në kundërshtim me nenin

375 të Kodit të Procedurës Penale dhe vendimin nr.50, datë 30 korrik 1999, të Gjykatës Kushtetuese. “Në asnjë rast, si në K.Pr.Penale, ashtu edhe në vendimet e sipërpërmendura, nuk konfondohet që gjykata të kryejë hetime, pra të marrë një rol aktiv në ndryshim nga pozicioni i saj procedural e kushtetues, por vetëm përcaktohen kushtet se kur mund të kryhet ky ndryshim cilësimi, qoftë edhe për një vepër penale më të rëndë, mjafton që të jetë në kompetencë të asaj gjykate”, - shprehen prokurorët. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut për çështjen “Giuliani dhe Gaggio, kundër Italisë”, sipas prokurorisë nuk duhet të ishte marrë në konsideratë nga gjykata, pasi mes dy rasteve nuk ka asnjë të përbashkët. “Karabinieri italian ka qenë brenda automjetit, i rrethuar nga një turmë e madhe protestuesish të dhunshëm, ndërsa të pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo kanë qenë brenda rrethimit të ndërtesës, në “Sektorin Verior”, të pozicionuar, dhe nuk u kanosej ndonjë rrezik real për jetën”, - argumenton prokuroria, duke kërkuar prishjen e vendimit të pafajësisë dhe dënimin e Ndrea Prendit me 23 vjet burg.

Vëllai i Flories: Motra nuk mban mend asgjë Dashamir Biçaku Vëllai i Florie Peçi, studentes 22 -vjeçare që u kthye shtatzënë nga Austria ku kurohej pas aksidentit të Himarës, tha se pret zbardhjen e ngjarjes nga organet e hetimit. Gazmend Peçi tha për mediat se e motra ka mbetur shtatzënë gjatë kohës që ajo ka qëndruar në Austri, por nuk është shumë i qartë nëse me të motrën është abuzuar në ambientet e spitalit apo në shtëpinë e familjes kosovare. Sipas 35-vjeçarit Peçi, familja kosovare ku kishin qëndruar motrat e tij, i kishte gjetur numrin atij dhe më pas motrat e tij shkonin një herë në javë në shtëpinë e familjes kosovare për drekë, zakonisht të shtunave. “Vetë ato i kthenin më pas në spital pas drekës”, - thotë Peçi, i cili tregon se familja kishte tre pjesëtarë, dy bashkëshortët dhe vajzën e tyre rreth 20 vjeçe. Në lidhje me shtatzëninë e të motrës, Peçi thotë se kjo e fundit nuk mban mend asgjë, pasi edhe aktualisht ajo vazhdon të ketë probleme me kujtesën por edhe me të ecurin. Po ashtu i vëllai thotë se e motra ka nevojë gjatë gjithë kohës që ecën apo lëviz, që të ndihmohet nga një shoqërues pasi ka vështirësi në lëvizje. Gazmend Peçi shton më tej se e motra nuk mban mend asgjë që nga koha e qëndrimit në spital. Po kështu ai madje nuk di të thotë nëse është përdhunuar apo ndaj saj është kryer ndonjë abuzim, për shkak se ajo mund të mos ketë qenë e ndërgjegjshme për veprimet e saj. “E kemi marrë vesh disa javë më parë, ndërsa Floria shpesh ankohej për dhimbje barku. Menjëherë e dërguam në spital dhe pas ekos që i bëmë, mjeku na tha se ajo ishte shtatzënë. U krijua një gjendje e rëndë dhe ne u ndjemë keq për këtë që kishte ndodhur. Për këtë shkak edhe kemi bërë denoncimin për të zbardhur saktësisht rrethanat e ngjarjes”, - thotë Gazmend Peçi. Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë”, Halim Kosova tha dje për “Mapon” se pacientja kishte ardhur më 25 janar të këtij viti.

Nusja vret vjehrrën me vaj në vesh, e varros me kunatën TIRANË- Nusja vret vjehrrën me

sende të forta, me litar dhe me vaj të nxehtë në vesh. Kunata e ndihmon ta varrosë në kasollen e lopëve. Policia ndalon një nga nuset me akuzën e vrasjes, pas njoftimit të fqinjëve të cilët ngritën dyshime për shkak se kishin ditë që nuk kishin parë gruan e moshuar, si dhe për faktin se kishin ndjerë erën e rëndë që vinte nga kasollja e bagëtive të familjes së të vrarës. Naime Skuka, 67-vjeçare, banues në fshatin Hatesh të komunës Luzni të Dibrës, dyshohet se është vrarë mbrëmjen e të hënës në shtëpinë e vet nga Xhemile Skuka, nusja e një prej dy djemve të saj. Këta të fundit prej vitesh punonin si emigrantë në Itali, ndërsa nuset e tyre jetonin në fshat me të ëmën prej vitesh. Ende nuk dihen motivet e

sakta të krimit të rëndë, por hetuesit e krimeve të rënda të Drejtorisë së Policisë së Dibrës thanë dje për “Mapon” se shkak i krimit janë motive të dobëta që lidhen me grindjet e vazhdueshme të palëve në lidhje me paratë që dërgoheshin nga fëmijët në familjen e tyre dhe se një pjesë e lekëve administroheshin nga vjehrra. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të martën, kur nusja Xhemile Skuka fillimisht e ka goditur me mjete të forta në kokë vjehrrën 67-vjeçare. Më pas nusja 30-vjeçare e ka lidhur me litar dhe ndërkohë e godiste. Kjo situatë vazhdoi deri sa dhuna e ushtruar ndaj gruas së moshuar i shkaktoi asaj vdekjen. Më pas kunata tjetër Hike Skuka ndihmoi Xhemilen të groposnin vjehrrën e tyre në kasollen e lopëve. Pas marrjes së informacionit

policia ka mbërritur në fshatin Hatesh të komunës Luzni, duke nisur hetimet për ngjarjen. Pas hetimeve të para policia gjeti të groposur gruan e moshuar në vathën e bagëtive ndërsa ajo kishte nisur të dekompozohej. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kryerjes së veprimeve të tjera hetimore në banesën e familjes Skuka, policia nisi trupin e vjehrrës në morgun e spitalit të qytetit të Dibrës për ekzaminime të mëtejshme, si dhe për të kryer autopsinë, nëpërmjet së cilës u përcaktua edhe shkaku i vdekjes. Sipas burimeve të policisë, gruaja e moshuar është goditur me sende të forta në kokë, ndërsa ka edhe shenja të goditjes së saj në trup, si dhe të mbytjes me litar që i ishte lidhur. Po kështu hetuesit thanë se gjatë autopsisë vunë re se gruaja ishte

dëmtuar edhe me djegie në vesh me një lëndë që sipas tyre, nga ekzaminimi paraprak rezulton të ketë qenë vaj gjelle. Ndërkaq pas hetimit të kryer policia identifikoi në cilësinë e personit të dyshuar nusen e një prej

djemve, Xhemile Skukën. Kjo e fundit u vetëdorëzua në polici, ndërsa gjatë marrjes së saj në pyetje nga hetuesit ajo pranoi autorësinë e krimit dhe sqaroi rrethanat dhe mënyrën e realizimit të krimit. Kjo e fundit ka pohuar se e kishte kryer vetë krimin ndërsa ka pranuar se ishte ndihmuar për të kryer groposjen e trupit të së moshuarës nga kunata e saj Hike Skuka. Policia tha se kishte arrestuar Xhemile Skukën me akuzën e “vrasjes dhe torturës, kryer me dashje dhe paramendim”. Ndërkaq hetuesit thanë se kishin ndaluar edhe nusen tjetër Hike Skukën, të dyshuar për bashkëpunim dhe për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës si dhe të moskallëzimit të krimit. Dashamir Biçaku


ENCIKLOPEDIA Imazhe që ndërkombëtarizuan Kosovën Nga Prof. Dr. Ferid Hudhri

Historia e kosovarëve, e pasqyruar përmes shumë veprave artistike, arriti ndjeshmërinë më të lartë të opinionit botëror gjatë muajve të parë të viteve ’90. Në sallone të ndryshme të Europës dhe të Amerikës u ekspozuan foto, tablo, grafika e krijime të tjera të stileve bashkëkohore, nën emrin e Kosovës. Me tematikën e qëndresës kosovare u angazhuan artistë të njohur nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve u nderuan me çmime ndërkombëtare.

I nt e rvist ë histo r i r e p o rta z h n o sta lg ji K u ltu r ë Çdo të shtunë www.mapo.al

intervistë

Rakipi: Të vrarët e 21 janarit nuk rrezikonin jetën e gardistëve Ish-prokurori Arben Rakipi analizon imtësisht vendimin e Gjykatës së Tiranës për të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit. Ai e quan arsyetimin e gjykatësve, një tentativë për të ndryshuar praktikën gjyqësore të mbrojtjes së nevojshme

21 janari

A po ndryshon kurs Arvizu?

uet personazh

Ervin Salianji, takim me avokatin e qytetit Presidenti i UET ALUMNI-t tregon më shumë se 800 rastet e zgjidhura gjatë një viti si avokat i qytetit, nga vetëm 8 të katër viteve të shkuara. Është historia e ringritjes së një zyre, brenda së cilës çdo ditë qytetarët e Tiranës tregojnë historitë e tyre njerëzore

Profili i ambasadorit amerikan, para dhe pas 21 janarit. Si ka ndryshuar sjellja e aktorëve politikë ndaj Arvizu-së dhe pse interesi amerikan në Shqipëri mbetet ai i njëjti. Islami: SHBA nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë asnjë lloj qëndrimi të bazuar në teori konspirative në favor apo kundër ndonjë force politike. Minxhozi: Po dëgjohen përditë e më shpesh batuta me sens humori, se Arvizu po nis të shkelë në gjurmët e Withers-it

Tre minutat e verdiktit të Gjykatës, që i dhanë pafajësi zyrtarëve të Gardës për 21 janarin habitën pakkënd ndër aktorët politikë të Tiranës. Jehona megjithatë u kondensua e ra si rrufe në selinë e rrugës së Elbasanit, ku rrinte në pritje ambasadori Arvizu. Njerëzit që ndodheshin pranë tij atë mesditë të 7 shkurtit u bënë dëshmitarë të shokimit të pazakontë të diplomatit energjik, misioni në Shqipëri i të cilit u shenjua fort nga 21 janari. Ndër të paktët që kish pritur një rrjedhë tjetër gjykimi, nuk e fshehu atë ndjesi të fortë habie e zhgënjimi bashkë, në deklaratën që do të komentohet gjatë: “Jemi të tronditur. Verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi”. Krisja sapo kishte ndodhur! Ambasadori që parakaloi përkrah policisë pas demonstratës fatale, që mikloi Berishën me fjalët “burrë shteti” e i tërhoqi publikisht “veshin” Ramës, nuk e fshehu emocionin nën petkun e diplomatit, për një çështje të dorës së parë siç është drejtësia.

Faqe 7

Reagimi qe i menjëhershëm! Gjykata e Tiranës e akuzoi për ndërhyrje në një proces të rregullt ligjor, ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi do t’i kujtonte të vrarët në muret e ambasadës amerikane. Por a ka ndryshuar qasja e ambasadorit aktual ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri? A ka ndryshuar Arvizu, apo mbetemi ne të njëjtët? “Çdo gjë ndryshoi pas Gërdecit, por nuk isha unë ai që ndryshoi” - do t’u përgjigjej ish-ambasadori Withers akuzave alla-shqiptare për një politikë personale, pa bekimin e Washingtonit. “Gërdeci” i Arvizu-së ishte 21 Janari! Diplomati i lindur në një bazë të ushtrisë së SHBA në Japoni e që detyrën e fundit para mbërritjes në Tiranë e kryente brenda njërës prej të shumtave zyra të Departamentit të Shtetit u hodh drejt e në real-politikën e vrazhdë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Qëndrimet e ambasadorit at’botë shkaktuan mjaft pakënaqësi e debate. Mbi të gjitha, për fjalët “burrë shteti” në adresë të kryeministrit apo mbështetjen që i dha forcave...


8

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

ambasadori

Profili i ambasadorit amerikan, para dhe pas 21 janarit. Si ka ndryshuar sjellja e aktorëve politikë ndaj Arvizu-së dhe pse interesi amerikan në Shqipëri mbetet ai i njëjti. Islami: SHBA nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë asnjë lloj qëndrimi të bazuar në teori konspirative në favor apo kundër ndonjë force politike. Minxhozi: Po dëgjohen përditë e më shpesh batuta me sens humori, se Arvizu po nis të shkelë në gjurmët e Withers-it

A po ndryshon kurs Arvizu? Aleksandra Bogdani

T

Ambasadori që parakaloi përkrah policisë pas demonstratës fatale, që mikloi Berishën me fjalët “burrë shteti” e i tërhoqi publikisht “veshin” Ramës, nuk e fshehu emocionin nën petkun e diplomatit, për një çështje të dorës së parë siç është drejtësia.

re minutat e verdiktit të Gjykatës, që i dhanë pafajësi zyrtarëve të Gardës për 21 janarin habitën pakkënd ndër aktorët politikë të Tiranës. Jehona megjithatë u kondensua e ra si rrufe në selinë e rrugës së Elbasanit, ku rrinte në pritje ambasadori Arvizu. Njerëzit që ndodheshin pranë tij atë mesditë të 7 shkurtit u bënë dëshmitarë të shokimit të pazakontë të diplomatit energjik, misioni në Shqipëri i të cilit u shenjua fort nga 21 janari. Ndër të paktët që kish pritur një rrjedhë tjetër gjykimi, nuk e fshehu atë ndjesi të fortë habie e zhgënjimi bashkë, në deklaratën që do të komentohet gjatë: “Jemi të tronditur. Verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi”. Krisja sapo kishte ndodhur! Ambasadori që parakaloi përkrah policisë pas demonstratës fatale, që mikloi Berishën me fjalët “burrë shteti” e i tërhoqi publikisht “veshin” Ramës, nuk e fshehu emocionin nën petkun e diplomatit, për një çështje të dorës së parë siç është drejtësia. Reagimi qe i menjëhershëm! Gjykata e Tiranës e akuzoi për ndërhyrje në një proces të rregullt ligjor, ndërsa ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi do t’i kujtonte të vrarët në muret e ambasadës amerikane. Por a ka ndryshuar qasja e ambasadorit aktual

ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri? A ka ndryshuar Arvizu, apo mbetemi ne të njëjtët? Para dhe pas 21 janarit

“Çdo gjë ndryshoi pas Gërdecit, por nuk isha unë ai që ndryshoi” - do t’u përgjigjej ish-ambasadori Withers akuzave alla-shqiptare për një politikë personale, pa bekimin e Washingtonit. “Gërdeci” i Arvizu-së ishte 21 Janari! Diplomati i lindur në një bazë të ushtrisë së SHBA në Japoni e që detyrën e fundit para mbërritjes në Tiranë e kryente brenda njërës prej të shumtave zyra të Departamentit të Shtetit u hodh drejt e në realpolitikën e vrazhdë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Qëndrimet e ambasadorit at’botë shkaktuan mjaft pakënaqësi e debate. Mbi të gjitha, për fjalët “burrë shteti” në adresë të kryeministrit apo mbështetjen që i dha forcave të policisë, ende pa u ftohur trupat e 4 të vrarëve. Por jo vetëm kaq. Ambasadori u atakua nga disa analistë të majtë të medias për qëndrimet e tij dhe si kundërpërgjigje, hodhi një akuzë që Shqipëria kishte dekada pa e dëgjuar. Në një intervistë për Ilva Taren, Arvizu foli për një celulë antiamerikane, të sponsorizuar nga

Faksimile e memo-s së SHBA, ku i bëhet thirrje politikës shqiptare ti japë fund retorikës nacionaliste

persona me pushtet dhe biznese nga pas. Kjo përplasje arriti kulmin me ngrirjen e marrëdhënieve mes ambasadës dhe gazetës “Shekulli”, duke marrë si përgjigje nga kjo e fundit një aperturë me titullin “WTF”. Ishte periudha kur ambasadori amerikan shihej si një përkrahës i qeverisë. Dy vjet më pas, skena duket e përmbysur. Të njëjtët aktorë që i kënaqeshin këtij perceptimi, kanë nisur shigjetat drejt tij, pas reagimit për vendimin e 21 janarit. Ndërsa kritikuesit e dikurshëm janë kthyer sot në mbështetës të ambasadorit. Si për të kontrolluar dëmin e shkaktuar nga Arvizu, Berisha refuzoi të komentonte vendimin e gjykatës. “Nuk më keni dëgjuar e s’do më dëgjoni kurrë të komentoj vendimet e gjykatave”,tha ai në një dalje publike. Por përballë zemërimit për “tradhtinë” e ambasadorit nuk u përmbajtën njerëzit e tij në ekzekutiv e KLD. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, teksa dënoi sulmet ndaj gjyqtarëve, bëri një tjetër analogji me 21 janarin: atë të vrasjes së një personi të armatosur në vitin 1998, në murin e ambasadës. Mesazhi u lexua si një kundërpërgjigje direkte ndaj Arvizu-së. Edhe nënkryetari i KLD-së nuk i kurseu kritikat për ata që komentonin vendimet e gjyqësorit. Deputeti Kastriot Islami e shpjegon këtë fenomen që përsëritet me logjikën shqiptare të gjërave. “Media dhe politikanë të ndryshëm,


E shtunë, 16 shkurt 2013

9

www.mapo.al

Kopertina e numrit të parë gazetës MAPO, 5 korrik 2010

e martë, 13 qershor 25 janar 2010 2011 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Rama këshillohet sot nga një treshe që fare pak kohë më parë nuk kanë lënë baltë e pleh pa hedhur mbi të, si ish-topçinj virtuozë të artilerisë së Doktorit. Sot ata duan të përdorin si top Ramën, për të djegur etapat politike dhe për të ndaluar me forcë, me forcën e Ramës, trenin e pushtetit që i ka zbritur ata në tokë, qoftë me të drejtë, qoftë edhe pa të drejtë.

Editoriali i Artur Zhejit në MAPO "Ndihmona Arvizu", më 25 janar 2011 Artur Zheji

Ndihmona Arvizu! A

mbasadori amerikan Arvizu me siguri ka kuptuar këto ditë se Shqipëria është një vend i vogël por edhe “interesant” për një ambasador të rëndësishëm si ai. E dëgjova disa herë konferencën e tij për shtyp, me ëndje dhe me shënime, e cila ishte e hatashme: super e saktë, super dashamirëse, super profesionale. Personalisht nuk më pëlqen dhe aq kur ambasadorët na japin këshilla elementare politike, madje e konsideroj një kompleks të lodhshëm inferioriteti. Porse në këtë rast, vura re se Arvizu, ishte i domosdoshëm në ndërhyrjen e tij, të kristaltë, pa ekuivoke, racionale dhe dashamirëse. Mirëpo, ndonëse ai foli si ambasadori i superfuqisë supermike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, mjerisht Arvizu mbetet ende i padëgjuar në shkretëtirën qëllimisht të verbër dhe të shurdhër shqiptare. Tri gjëra kryesore nënvizoi në mënyrë të qartë, si këshilla dhe udhëzime për klasën politike Arvizu: 1-Demonstrata e 21 Janarit kishte në normalitetin e vet një gjë anormale, një grup i vogël prej tyre kishte një axhendë tjetër (nënkupto të dhunshme). 2-Të mos përsëriten më demonstratat. 3-Palët politike të bëjnë kompromis politik sa më të shpejtë, në të mirë të Shqipërisë. Le të shohim se ç’bëjnë shqiptarët e politikës në lidhje me këto këshilla të arta prej miku. Së pari Rama, nuk u distancua asnjëherë politikisht nga “axhenda” e grupit të vogël, që ishin “brinjët e dashit” mësymës dhe të dhunshëm të demonstratës së “madhe“. Aq më tepër, kur u kuptua nga të gjithë se kjo “kokë dashi” dhe këta “brinjë dashi” ishin të stisur dhe të porositur që të prodhonin provokimin ekstrem të policisë dhe të Gardës. Të digjnin makinat, të palestinizonin imazhet e Shqipërisë, të prodhonin pra me çdo kusht skandalin. Kjo është e rëndë. Kjo është politikë e vjetër, madje shumë e vjetër. Padurimi për pushtet i disave nuk duhet të diktojë axhendën e Edit, i cili e ka përpara akoma karrierën e tij politike, deri më tani ekselente, në trajektoren e vet ngjitëse. Përse duhet kjo ngutje për të djegur etapat, kur Rama nuk është më i kërcënuar nga askush, në trajektoren e tij drejt pushtetit maksimal? Të përdorësh falanga sulmi, për t’u bërë edhe më karizmatik në politikë, është e tepërt, e panevojshme dhe absurde për Edi Ramën. Për të tjerë që rrinë pas tij, ndoshta s’ka më kohë, biologjike dhe politike, porse Rama, nuk duhet të shndërrohet në kokën e turkut të atyre që kanë humbur trenat politikë, stacion më stacion, dhe duan që ai, Rama, të ndalojë me forcë trenin e tanishëm, në shërbim të tyre. Më dukej e pamundur përderisa e pashë me sytë e mi, që ky skenar të mund të merrte miratimin e tij, Edi Ramës, që njihet si profil emocional, por paqësor, intelektual dhe artist.

lexojnë me syze subjektive e keqinterpretojnë shpesh, me ose pa dashje, herë në favorin e tyre dhe herë në disfavorin e tyre, qëndrimet parimore e konsekuente amerikane të shprehura përmes ambasadorit amerikan”,- thotë ai. Ambasadori i njëjti, ne po ashtu!

Për një vend të krijuar zyrtarisht nga një konferencë ambasadorësh më 1913 në Londër e të njohur botërisht si më pro-amerikani në botë, qëndrimet e krye-ambasadorit Arvizu kthehen në lëndë të parë për ingranazhet politike të të gjitha kaheve. E bash për rëndësinë, nuk i shpëtojnë patologjisë së leximit me syze herë blu, e herë të kuqe. Për vëzhguesit dhe analistët e sjelljes së ambasadorëve amerikanë në Tiranë, asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur me “manualin diplomatik” të Arvizu-së. “Është naivitet të mendosh që amerikanët mbështesin njërën apo tjetrën palë, aq më tepër të kenë një skenar për fituesit apo zgjedhjet në Shqipëri. Qëndrimi i tyre ndryshon sipas rrethanave, në përputhje me interesin e tyre për stabilitetin, shtetin ligjor apo sistemin e drejtësisë”,-i tha një burim MAPO-s. Në shkurt të vitit 2013, Shtetet e Bashkuara prisnin dënim për vrasjet e 21 janarit. Për një shtet të së drejtës, por edhe për hir të investimit të tyre direkt në çështje, përmes ekspertizës së FBI-së. “Dy vjet më parë, ata i dhanë besim stabilitetit,

ndërsa tani me gjyqin për 21 janarin ta prisnin drejtësi””,-shtoi burimi. Analisti Skënder Minxhozi flet për një ndryshim të dukshëm në qëndrimet e zotit Arvizu për ngjarjet në Shqipëri. “Po dëgjohen përditë e më shpesh batuta me sens humori, se Arvizu po nis të shkelë në gjurmët e Withers. Megjithëse proverbi thotë se uji nuk kalon dy herë nën të njëjtën urë, jam i prirur të besoj se kjo po ndodh, qoftë edhe pjesërisht”,thotë ai, duke argumentuar se ambasadori apo zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë po binden se vendi është në emergjencë demokratike. Ndërsa deputeti Kastriot Islami beson se qëndrimet amerikane kanë qenë e do të vazhdojnë të jenë parimore e koherente, në mbështetje të ndërtimit të demokracisë, shtetit ligjor apo forcimit të stabilitetit në Shqipëri e në rajon. “SHBA nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk besoj se do të ketë asnjë lloj qëndrimi apo veprimi të bazuar në teori konspirative në favor apo kundër ndonjë force politike apo individi të caktuar dhe aq më pak në favor të fitores apo humbjes së zgjedhjeve nga njëra apo palë tjetër politike”,-thotë Islami për MAPO-n. Në këtë linjë të paanshmërisë dhe principalitetit e sheh Islami edhe deklaratën e Arvizu-së, pas vendimit të 21 janarit. Minxhozi thotë se faji s’duhet kërkuar tek Withers apo Arvizu, por tek kriza e palëvizshme ku gjendet demokracia shqiptare. Vetë ambasadori, prog-

editoriaL artur Zheji

porosia tjetër e zotit arvizu ishte që demonstratat të mos përsëriten, në të mirën e vendit. nënkuptohet, për të mos u ballafaquar sërish me ngjarje të tjera të jashtëzakonshme, si këto që pamë në 21 janarin e zi, pasi nuk do të ketë fitimtarë, por të gjithë ishim dhe do të jemi humbës nga një gjëmë e ripërsëritur Rama këshillohet sot nga një treshe që fare pak kohë më parë nuk kanë lënë baltë e pleh pa hedhur mbi të, si ish-topçinj virtuozë të artilerisë së Doktorit. Sot ata duan të përdorin si top Ramën, për të djegur etapat politike dhe për të ndaluar me forcë, me forcën e Ramës, trenin e pushtetit që i ka zbritur ata në tokë, qoftë me të drejtë, qoftë edhe pa të drejtë. Ruaju Edi nga këta zotërinj të talentuar frymëzues, të helmuar keqas nga urrejtja personale ndaj Sali Berishës! E përligjur apo e papërligjur qoftë ajo urrejtje. Ndoshta sot, pakkush ose askush ta thotë këtë. Unë nuk mund mos të ta them! Së dyti. Porosia tjetër e zotit Arvizu ishte që demonstratat të mos përsëriten, në të mirën e vendit. Nënkuptohet, për të mos u ballafaquar sërish me ngjarje të tjera të jashtëzakonshme, si këto që pamë në 21 Janarin e zi, pasi nuk do të ketë fitimtarë, por të gjithë ishim dhe do të jemi humbës nga një gjëmë e ripërsëritur. Mirëpo edhe kjo këshillë e supermikut me sintaksë prej politologu, duket se është lënë në një cep të padenjë. Berisha paralajmëroi antidemonstratë të gjerë popullore, ndërsa Rama, me siguri nën presionin e “miqve“ dhe “këshilltarëve” të sipërpërmendur, paralajmëron përpara xhenazes së Fierit tjetër demonstratë. Një mur kundër murit. Bajlozi kundër Gjergj Elez Alisë dhe Gjergj Elez Alia kundër Bajlozit. Quo Vadis? Përse ky përshkallëzim? Për ku? Për çfarë pikërisht? Për më shumë Liri apo për më shumë Pushtet? Nuk ka prestidigjitator që na e mbush mendjen për njërin apo tjetrin version të virtytshëm. Hakmarrje? Sedër e lënduar? Revansh? Burrni? Zot na ruaj, kjo adrenalinë që shpërthen kaq pa kontroll nuk të çon askund! Askund. Askënd. Aq më tepër shqiptarët e varfër dhe sot më të hutuar se kurrë. E treta. Arvizu bëri thirrje për

nozën më të qartë për situatën ku ndodhet vendi e ka bërë përmes lëvizjes Act Now, lëvizje e komentuar më shumë për mesazhin, sesa për produktin në opinionin publik.

K

koment

arjan VaSjari

Ka shumë indikatorë për të provuar se, z. Rama është udhëheqësi më pak socialist i socialistëve. Jo më shumë prej bazamentit të paqartë ideologjik të tij, sesa prej paaftësisë për të ndjerë pulsin e tyre, për të qenë si ata, dhe më kryesorja, prej instiktit të tij për të qëndruar prapa tyre

nomalia më serioze e sjelljes së z. Rama me demonstratën, lidhet me faktin se, qëllimin e saj ai e artikuloi qartë dhe politikisht, vetëm pasi ajo kishte ndodhur. Vetëm në datën 23, ai foli pa asnjë ekuivok, kur afishoi se: “Kërkojmë një zgjidhje të re politike, përmes caktimit të një date zgjedhjesh, por jo me kryeministër Sali Berishën”. Deri më 21, kishim një ide efemere të “zgjidhjes së re” dhe dukej se, frymëzimi i demonstratës ishte koaguluar në një amalgamë arsyesh, përgjithësisht jopolitike, që varionin, nga ankesa për dështimin e transparencës, te video e Dritan Priftit; nga varfëria, te korrupsioni, e kështu me radhë. Tani ideja nuk është më e tillë. Ajo është shndërruar në një objektiv të qartë, legjitim, politik. Por është, paradoksalisht, utopike për shkak të vetë z. Rama. Së paku për tri arsye. Ka shumë indikatorë për të provuar se, z. Rama është udhëheqësi më pak socialist i socialistëve. Jo më shumë prej bazamentit të paqartë ideologjik të tij, sesa prej paaftësisë për të ndjerë pulsin e tyre, për të qenë si ata, dhe më kryesorja, prej instiktit të tij për të qëndruar prapa tyre. Fatos Nano, për shembull, ka qëndruar gjithmonë para socialistëve. Edi Rama u ka qëndruar gjithmonë nga pas, ndaj dhe nuk ngjall besim. Ai është një lider sui generis sepse, vetë është në pushtet dhe partinë e ka në opozitë. Shenjat e mosbesimit ndaj tij u dukën edhe atë të premte. U dukën jo vetëm te rrudhja dramatike e popullit opozitar në shesh, por edhe te cilësia e tij. Qoftë viktimat e respektuara të asaj tragjedie, qoftë hordhitë e xhinxhiskanëve të saj, janë një kampion statistikor i pakomentueshëm, mbi provincializimin e projektit opozitar dhe mosbesimin e përhapur të socialistëve modernë te z. Rama. Sepse z. Rama e ka të pamundur, për të bashkëjetuar me mundimin e popullit të tij. Data 21 janar ishte akti final i një historie sakrifice të munguar nga z. Rama, prej së cilës ai ka dalë më pak i besueshëm dhe shumë më pak përfaqësues i socialistëve. Sepse, ai është recidiv në distancimin e tij. I futi në një palë zgjedhje, duke kërkuar sakrificën e tyre, por pa pasur kurajon të sakrifikonte vetë karrigen e kryebashkiakut; i futi në një grevë urie, duke përdorur sakrificën e tyre, por pa marrë përsipër kostot e dështimit të kauzës së asaj greve; u kërkon të sakrifikohen për projektin e “zgjidhjes së re politike”, por nuk u thotë se çfarë roli mendon të marrë në këtë projekt. Atë të kryeministrit apo...? Le t’ua thotë. Populli është kurioz. Arsyeja e dytë që e bën utopik objektivin e “zgjidhjes së re”, lidhet me arrogancën politike të z. Rama ndaj ndërkombëtarëve dhe shqetësimin e tyre, mbi pamundësinë për të menaxhuar politikisht z. Rama. Gati-gati me stilemat melodramatike dhe fodullëkun vulgar të Lukashenkos, u mësonte atyre, në të gdhirë të datës 22, se ç’qëndrim duhet të mbanin ndaj asaj që ndodhi në datën 21. Dhe ua jepte këtë leksion demokracie amerikanëve, të cilët, pasi i kishte poshtëruar një herë me refuzimin e Gjykatës Administrative, i poshtëroi për së dyti kur, thirrjes së tyre të datës 20, për shmangien e dhunës, iu përgjigj me dhunë në datën 21. Dhe vazhdon t’u japë leksione demokracie europianëve, të cilët jo vetëm i fyen kur i shpërfill, por edhe i trajton si budallenj, kur u tregon Romën apo Parisin, ku vërtet nuk u vra njeri nga dhuna e pushtetit, por asnjeri nuk shkoi për të rrëzuar pushtetin me dhunë. Nëse z. Rama imagjinon se projekti i “zgjidhjes së re” mund të strukturohet jashtë ndërkombëtarëve, le ta bëjë. Ka dhe një arsye të tretë, përse “zgjidhja e re politike” e z. Rama është një mision i pamundur. Që një pushtet të mund t’a rrëzosh, përmes demonstratash, duhet të plotësohen dy parakushte: a-të kesh një kauzë që rrok një perimetër shumë të gjerë interesash dhe subjektesh; b-të kesh shumicën në shoqëri. Më 1991, opozita e atëhershme rrëzoi Qeverinë e Stabilitetit dhe provokoi zgjedhje të reja sepse kishte me vete edhe kauzën e ndryshimit të sistemit edhe shumicën në shoqëri. Më 1997, opozita kishte, edhe kauzën e humbjes së parave në skemat Ponzi, edhe shumicën e shoqërisë me vete. Më 1998, opozita dështoi sepse shoqëria nuk ia legjitimoi kauzën dhe nuk ishte në anën e saj. Më 2011, opozita nuk ka mundur që kauzën e saj ta kthejë në kauzë të shoqërisë, por dhe nuk ka frymën e shumicës së saj. Së paku, hë për hë. Z. Rama është në të drejtën e tij demokratike t’i vazhdojë demonstratat. Kësaj here madje, ka thënë se, refuzon çdo variant dhune. Nuk ka përse të mos i besojmë fjalës së tij. Çfarë tha në datën 20, e bëri më 21. Madje, madje, mund t’i besojmë edhe objektivin e qartë të “zgjidhjes së re politike”. Çështja është t’ia besojnë socialistët, ndërkombëtarët dhe shoqëria. Para datës 21, edhe mund të kishte ndonjë gjasë. Pas asaj date, “zgjidhja e re politike” për besë, duket vërtet utopi.

suar kaherë tek Shqipëria rolin konstruktiv në stabilitetin e rajonit. Në optikën amerikane, zhvillimet e fundit shkojnë përkundër kësaj rryme e njëherazi, larg pritshmërive për një paqtim të shpejtë të ambasadorit Arvizu me Berishën.

Nacionalizmi dhe SHBA-të

Sikur të mos mjaftonte tensioni që prodhon me tepri politika e ditës, një front i ri është hapur furishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pulsimi i retorikës nacionaliste përmes lëvizjes së të “përkëdhelurit” të amerikanëve, Kreshnik Spahiut u përhap me shpejtësinë e një virusi gjatë festimeve të 100-vjetorit. Dhe nuk u mbyll me aq. Në ditët që pasuan, kryeministri Berisha do të merrte disa nisma në këtë frymë, ndërsa tonet “kuq e zi” në diskursin e tij publik duket se kanë shtuar shqetësimin në selinë e rrugës së Elbasanit. Burime të MAPO-s thanë se fjalimi i kryeministrit në konferencën e Mynihut, kur foli për shqiptarët në 5 shtete dhe pasojat e albanofobisë në Ballkan kanë shqetësuar diplomatët amerikanë. Thirrjet publike të Arvizu-së për t’i dhënë fund retorikës nacionaliste janë sfumuar deri më tash nga zërat e fortë të politikanëve shqiptarë. Si kundërpërgjigje vjen një paralajmërim serioz nga përtej Atlantikut: politika shqiptare t’i qëndrojë larg nacionalizmit, mos na detyroni t’u dënojmë publikisht! Përtej problemeve me demokracinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerë-

kompromis politik ndërmjet palëve. Madje edhe e shpjegoi në mënyrë elementare dhe didaktike kuptimin e termit kompromis. Çfarë po ndodh sot? Krejt e kundërta, për besë. Një ashpërsim i përshkallëzuar i sulmeve të ndërsjella verbale. Kryeministri Berisha, mbasi thirri për konsultë ambasadorët e BE-së, mbasi mblodhi Qeverinë, mbasi mblodhi Kuvendin, shpalosi kundërsulmin e tij të ashpër. Ky “kundërsulm“ nuk ka fare lidhje me termin “kompromis” ndërmjet palëve, të këshilluar nga superambasadori dhe supermiku Arvizu. Ky “kundërsulm“ ka disa pika të nxehta, të dyshimta dhe në të mirë të askujt. Së pari, sulmi kundër Kryeprokurores, e akuzuar në mënyrë të ngutur dhe me mendjelehtësi, si palë me “puçistët”. Edhe nëse urdhër-arresti ndaj shefave të Gardës mund të ishte disi i ngutur apo i “qëllimshëm“, kjo nuk është e mjaftueshme për një sulm verbal dhe politik ndaj Ina Ramës, e cila është ajo që udhëheq me votat e Kuvendit Institucionin e akuzës dhe Institucionin e pavarur të arbitrazhit të ndodhive të 21 Janarit. Të përjashtosh Prokuroren e Përgjithshme nga ky proces, ta paragjykosh dhe ta “puçistizosh”, është autogol i pakuptimtë dhe i rëndë politik. Dhe të mos harrojmë se më 21 Janar 2011, tre persona humbën jetën nga plumbat, prejardhja dhe trajektorja balistike e të cilëve duhet zbardhur nga hetuesia e kësaj Prokurorie, që ka mandatin e besueshmërisë së akorduar nga Kushtetuta dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Aq më tepër pastaj, ngritja e njëanshme e Komisionit Hetimor parlamentar, për të hetuar kryetarin e Opozitës, komision i cili duket si një sajesë për të krijuar shpejt e shpejt një “alter ego” të Prokurorisë së Shtetit, si dhe një kërcënim pa asnjë logjikë kompromisi të Liderit dhe të krejt Opozitës. Quo Vadis? y kundërsulm i mazhorancës nuk e ul por e ngre tensionin, nuk e stabilizon por e çorienton vendin dhe sidomos çorienton, shtetdashësit dhe instituciondashësit shqiptarë. Nëse kjo që shohim sot dhe që paralajmërohet nga politika e tejnxehur, e cila nuk hap asnjë shteg drejt kompromisit dhe sidomos drejt zbardhjes ligjore të tre vrasjeve që ndodhën më 21 Janar, nuk parandalohet atëherë po trokitet në mënyrë somnambuleske në Derën e Zezë të një paralufte absurde civile, katastrofike, vetëvrasëse dhe kriminale njëkohësisht. Ndihna Arvizu! Dhe me turp të thellë për veten dhe ata që përfaqësoj, të kërkoj, zoti ambasador: “Merr ndër duar “kamxhikun demokratik” të autoritetit të State Department-it, dhe ndaji palët nga kjo spirale, dhe pastaj fali se edhe dinë edhe nuk dinë se ç’po bëjnë!” Ndihmona, pra, zoti Arvizu, ky vend i vjetër, me sa duket, çmendet çdo 15 vjet.

“Zgjidhjen e re politike” e ktheu në utopi z. Rama A

Zgjedhjet e qershorit

Për një vend të krijuar zyrtarisht nga një konferencë ambasadorësh më 1913 në Londër e të njohur botërisht si më proamerikani në botë, qëndrimet e krye-ambasadorit Arvizu kthehen në lëndë të parë për ingranazhet politike të të gjitha kaheve. E bash për rëndësinë, nuk i shpëtojnë patologjisë së leximit me syze herë blu, e herë të kuqe

E ndërsa vendi po rrokulliset me shpejtësi drejt zgjedhjeve të qershorit, mandati i ambasadorit Arvizu po shkon drejt fundit. Në një editorial të botuar në disa të përditshme, pak ditë më parë, mesazhin e tij për zgjedhjet, pa u nxehur ende fushata ia drejtoi popullit shqiptar. “Ndërsa 23 qershori po afrohet, u bëj thirrje shqiptarëve që të nisin një kapitull të ri me këto zgjedhje, të lënë mënjanë interesat vetjake dhe partiake, të këmbëngulin për llogaridhënien e klasës politike”-shkruante ai. Përgjatë mandatit të tij, ambasadori amerikan ka mësuar si të sillet në një skenë të dominuar nga ndasia politike. Sa herë takon njërin, rend të shtrëngojë duart edhe me kundërshtarin, për të mos u bërë pjesë e lojës politike. Me kohën ka shmangur etiketime të tipit“yll në ngjitje”, “politikan-artist” apo “mbijetues i jashtëzakonshëm” e përmes mesazhit të tij të fundit, duket se është bindur që ndryshimi në Shqipëri, nuk vjen nga politikanët. Një leksion që vlen edhe në të kundërtën: ndryshimi nuk vjen nga ambasadori amerikan!


10

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

intervista Ish-prokurori Arben Rakipi analizon imtësisht vendimin e Gjykatës së Tiranës për të akuzuarit e vrasjeve të 21 janarit. Ai e quan arsyetimin e gjykatësve, një tentativë për të ndryshuar praktikën gjyqësore të mbrojtjes së nevojshme

Rakipi: Të vrarët e 21 janarit nuk rrezikonin jetën e gardistëve Intervistoi Leonard Bakillari Z.Rakipi, Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat për dy zyrtarët e Gardës për vrasjet e 21 janarit, edhe pse pranoi faktin se ata ishin autorët. Si e cilësoni këtë vendim nga ana juridike, por edhe nga impakti që ka krijuar në opinionin publik ? Fillimisht kërkoj të sqaroj interesin tim profesional dhe akademik në lidhje me përmbajtjen e vendimeve gjyqësore në tërësi dhe jo vetëm për çështjen në fjalë. Jam i shtyrë prej detyrimit mësimdhënës që të grumbulloj dhe analizoj sa më shumë të mundem vendime gjyqësore, aq më tepër kur ata, në njëfarë mënyre ndikojnë në çdo drejtim për cilësinë profesionale të së drejtës, atë penale në këtë rast. Edhe përgjegjësia për mirëvajtjen e aftësimit profesional të gjyqtarëve, të të gjithë profesionistëve të tjerë që kalojnë, në çfarëdolloj statusi apo kohe, nëpër programet trajnuese të sistemit aftësues vazhdues apo fillestar, më bëjnë të ndjeshëm për cilësinë e vendimeve gjyqësore të dhëna nga sistemi ynë i drejtësisë në tërësi. Syri kritik me të cilin shoh vendimet që bien ndesh me praktikën e stabilizuar gjyqësore, për të mos përmendur ata që anashkalojnë kuptimin e njëtrajtshëm të ligjit kohë pas kohe, drejtohet pikësëpari mbi vendimet që tentojnë ndryshimin e jurisprudencës sonë. Për to ruaj kuriozitetin e thellë të shoh ndër rreshta aftësinë e gjyqtarëve guximtarë për të prodhuar analiza dhe arsyetime bindëse, të ndjekshme në të ardhmen nga kolegët e tyre, të ndryshme nga çfarë është pranuar prej trupës gjyqësore deri tani, veçanërisht nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Duhet të keni parasysh se unë ndeshem me interesin e gjallë e të panjollosur edhe të studentëve magjistratë, të cilët komentojnë e kërkojnë njëkohësisht komente për vendimet gjyqësore. Thjesht nuk dua të jem në gjendje pamundësie për të shpjeguar se çfarë po ndodh në praktikë. Kërkoj të shpalos, edhe në mënyrë të tërthortë por dhe me ta, kuptimin e koncepteve të së drejtës që pranojmë si korrekte së bashku, ashtu siç historia e së drejtës i ka çimentuar; kërkoj të demonstroj se sa diferencë ka ndërmjet çfarë mësohet në auditorët e Shkollës me atë që ndodh në praktikë, pavarësisht se të painteresuar për shkaqet e panumërta prezente. Në këtë mënyrë, ata do jenë në gjendje të përgatiten seriozisht për çfarë i pret për vitet që vijnë. Të mos harrojmë se veprimtaria gjyqësore është veprimtari publike dhe duhet t‘i nënshtrohet kontrollit të kësaj të fundit nëpërmjet mekanizmave publikë. Personalisht jam tatimpagues dhe jo pak nga të ardhurat personale më shkojnë për të paguar rrogat e nëpunësve, përfshi ata të sektorit të drejtësisë. Për rrjedhojë, jam tërësisht i interesuar dhe kërkoj me forcë morale që të di e të jem i sigurt që paratë që paguaj të shkojnë për sigurimin e shërbimit gjyqësor me cilësi të lartë. Përndryshe nuk justifikohet pagimi i taksave dhe tatimeve. Po t‘i shtosh detyrimeve të mësipërme edhe qenien time

si titullar i Prokurorisë për vite të tëra në të shkuarën, besoj se arrihet të kompletohet edhe detyrimi që më shtyn t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja. Unë nuk mund të mos trajtoj profesionalisht vendimet gjyqësore. Ky rregull më shtyn të shkruaj, krejtësisht pa tendencë t’i ndryshoj ato, apo të ndikoj në vendimmarrjen e trupës gjyqësore. Këtë të fundit nuk e kam tentuar ta bëj as dikur dhe, kurrë nuk do ta mendoj ta bëj në të ardhmen. Qëllimi është vetëm të ndihmoj sadopak në përmirësimin e zbatimit të koncepteve të së drejtës. Ky detyrim për të shkruar apo për të trajtuar vendimet e veçanta gjyqësore, sipas meje, rrjedh edhe nga kuptimi i parimit të lashtë që thotë: ‘gjykata njeh ligjin’. Kur ndodh kështu, të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Kuptimi i saj praktik, në ditët e sotme dhe juridiksione si ky i yni, është se ‘kur gjykata nuk e njeh ligjin’, u jep të gjitha të drejtat të tjerëve që të flasin. Të paktën profesionistëve mbi të cilët rëndojnë precedentët gjyqësorë. Për t‘u hedhur në përgjigjen e pyetjes suaj më duhet të them se vendimi gjyqësor në fjalë përmban një paqartësi të vështirë për t‘u kuptuar, nga njëra anë i mëshon fort ligjërimit të vrasjeve për shkak të nevojës publike për të mbrojtur institucionet, siç shprehet gjykata, dhe nga ana tjetër ka urdhëruar pafajësinë për shkak të mungesës së provave. Këto dy koncepte nuk takohen me njëri-tjetrin. Në pamundësi objektive për të vlerësuar nivelin e provueshmërisë së provave të paraqitura në gjykim, sepse nuk kam qenë pjesëmarrës në të, po jap një opinion për çfarë gjykata ka shprehur për legjitimimin e vrasjeve. Vendimi është lehtësisht i identifikueshëm si një tentativë (them tentativë për sa kohë që ende nuk është i formës së prerë, pra i pagjykuar nga një instancë më e lartë gjyqësore) për të ndryshuar praktikën e gjatë gjyqësore që bën fjalë për mbrojtjen e nevojshme. Në faqet e vendimit, sidomos 8, 9, 10, 24, 26 të tij, është pranuar kryerja e veprës për shkaqe që lidhen me mbrojtjen e nevojshme, për rrjedhojë mundëson mosdënimin penal të personit që kryen një vepër, për shkakun sepse ka qenë i detyruar të mbrojë jetën e shëndetin.. e tij apo të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që intensiteti i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Brenda këtij përkufizimi ndodhen elemente të shumtë juridikë që përbëjnë tërësinë e konceptit. Për të mos hyrë në detaje leksionesh, thelbi i kësaj çështjeje është nëse ka patur sulm ndaj forcave të rendit në çastin e ndodhjes së vrasjeve, nëse kundërvënia me armë ndaj njerëzve ditën e ngjarjes, ishte apo jo në përpjesëtim me sulmin që ata drejtuan ndaj forcave të rendit, nëse këto të fundit kishin mënyra të tjera për të shmangur sulmin dhe, nëse armët e përdorura prej tyre mund të konsiderohen mjete të përputhura me mjetet që përdorën protestuesit. Përgjigja korrekte dhe e vërtetë e këtyre pyetjeve është zgjidhja e çështjes. Në ndihmë të zgjidhjes së saj vjen edhe parashikimi pozitiv që gjendet në ligjin

Të vrarët dhe gjithë të plagosurit e tjerë nuk kanë sulmuar dhe nuk përbënin rrezik për jetën dhe shëndetin e forcave të rendit apo të të tretëve. Ata kanë qenë pjesë përbërëse e turmës, e për rrjedhojë nuk duhet të goditeshin

Vendimi është lehtësisht i identifikueshëm si një tentativë (them tentativë për sa kohë që ende nuk është i formës së prerë, pra i pagjykuar nga një instancë më e lartë gjyqësore) për të ndryshuar praktikën e gjatë gjyqësore që bën fjalë për mbrojtjen e nevojshme.

për përdorimin e armëve të zjarrit, ku është shënuar ndalimi kategorik i përdorimit të armëve të zjarrit në rastet e grumbullimeve në turma të njerëzve. Ngjarjen e mësipërme unë personalisht e kam ndjekur direkt në televizion. E kam parë e riparë për arsye humane dhe profesionale me dhjetëra herë të tjera dhe kërkund nuk gjej përgjigje të tjera të pyetjeve të mësipërme, përveçse: a- mungon sulmi ndaj forcave të rendit në çastin kur është qëlluar mbi turmën. Të vrarët dhe gjithë të plagosurit e tjerë nuk kanë sulmuar dhe nuk përbënin rrezik për jetën dhe shëndetin e forcave të rendit apo të të tretëve. Ata kanë qenë pjesë përbërëse e turmës e për rrjedhojë nuk duhet të goditeshin edhe për këtë fakt. Vetëm ky element do të ishte i mjaftueshëm për të përjashtuar aplikimin e mbrojtjes së nevojshme. b- forcat e rendit janë përgjigjur sulmit ndaj tyre me mjete të tjera, me armë, në mospërputhje të hapët me mjetet e përdorura nga turma e njerëzve edhe në supozimin hipotetik se ata kanë sulmuar më parë. Kërkund nuk është parë apo të ketë rezultuar që njerëzit të kenë qenë të armatosur apo të kenë përdorur mjete vdekjeprurëse ndaj forcave të rendit. Sigurisht që sjellja e tyre ka qenë krejtësisht e dënueshme, edhe penalisht, ata kanë përbërë rrezik për rendin e sigurinë publike, por jo deri në justifikimin e përdorimit të armëve vdekjeprurëse ndaj tyre, si masë e vetme për shuarjen apo eliminimin e sulmit të supozuar. Edhe qëllimi final i turmës, organizimit të saj, mbështetjes politike paraprake apo të rezultateve që mund të sillte ajo, nuk justifikojnë hapjen e zjarrit ndaj njerëzve të thjeshtë pjesëmarrës në tubim. Është përtej çdo dyshimi se viktimat kanë qenë të paarmatosur, individualisht paqësorë dhe jo në përbërje të ndonjë grupimi agresiv, aspak kërcënues për jetën a shëndetin e ndonjë pjesëtari të forcave të rendit. Për rrjedhojë, sulmi ndaj tyre është i pajustifikueshëm dhe i dënueshëm. c- forcat e rendit kishin mundësinë e sprapsjes së sulmit me mjete të tjera. Në ndihmë të këtij elementi vjen vetë kronologjia e ngjarjes së asaj dite. Shihet se sulmin e dhunshëm ndaj forcave të rendit këto të fundit e sprapsën me sukses në çastet e para të protestës. Mjetet e përdorura ndaj protestuesve ishin efikase, pavarësisht ndonjë opinioni të thënë lidhur me përdorimin e përkohshëm të tyre që mund të ketë provokuar reagimin e turmës. Mjetet e tilla si ujë i hedhur, gaz lotsjellës apo përdorim të justifikuar të forcës fizike, janë mjete të përshtatshme policore e të gjithëpërdorura. Është fakt se pas përplasjes reciproke, turmat, apo më keq akoma, viktimat, janë gjendur qetësisht në vendin e ngjarjes, pa paraqitur asnjë rrezik për forcat e rendit apo objektet institucionale që ruanin ata. Vendi i vdekjes së tyre, larg, shumë larg fizikisht nga vendndodhja e autorëve të vrasjes, shpreh mungesën tërësore të rrezikut që ata përfaqësonin. Mendoj se sprapsja e sulmit, për aq sa mund të quhet sulm në

kuptimin penal të fjalës, në çastin e vrasjeve, mund e duhej të vazhdonte të bëhej me mjetet përkatëse policore dhe jo me zjarrin e kallashnikovëve. Edhe për këtë arsye, këto vrasje dhe plagosjet apo tentativat e vrasjeve, janë të dënueshme penalisht. d- forcat e rendit kanë përdorur mjete vdekjeprurëse, përtej përputhshmërisë që imponon ligji, neni 18 i Kodit Penal, me mjetet që kanë përdorur protestuesit. Edhe më lart shënova se nuk ka asnjë të dhënë që viktimat, apo të plagosurit, të kenë zotëruar armë zjarri apo çfarëdolloj mjeti sulmi në çastin e vrasjes së tyre. Edhe në eventualitetin e zotërimit prej tyre të të njëjtave mjeteve të forta që mjaft nga protestuesit kishin e u panë t‘i përdornin ato, rezulton qartazi, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm mospërputhja e dukshme e mjeteve të përdorura. Pra, aritmetikisht përfundimi është dënueshmëria e veprës së kryer. Mospërputhje të tjera me institutin e mbrojtjes së nevojshme gjenden edhe për elementë të tillë si çasti i përdorimit të armëve në raport me çastin e sulmit, vendi i goditjes, vërtetësinë e sulmit etj., elementë për të cilët shoh me vend të mos zgjatem më tej. Me duhet të them në mbyllje të kësaj analize, se opinionet e mia, përveç mbështetjes në teorinë e së drejtës, janë dhe shprehje e praktikës gjyqësore të aplikuar në Shqipëri, prej vitesh e vitesh të tëra, si dhe në vende të tjera. Nuk besoj se do të kishte gjykatë profesionale të konsideronte të aplikueshme mbrojtjen e nevojshme në rastin në fjalë. Edhe vetë mbrojtja e nevojshme të kishte gojë, nuk do synonte të ishte prezente në vendimin gjyqësor për këtë ngjarje. Si e vlerësoni akuzën që prokuroria ngriti ndaj zyrtarëve të Gardës së Repub-


E shtunë, 16 shkurt 2013

11

www.mapo.al

Rakipi i përgjigjet dhe analogjisë që gjykata ka bërë me rastin e Xhenovas, ku polici italian u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Strasburgut

“Akuza e Prokurorisë nënkupton se nuk ka urdhër për hapje zjarri”

“Modifikimi i akuzës duke mos parashikuar bashkëpunimin si element në mbështetje të kryerjes me dashje të veprës penale, ka nxjerrë jashtë loje, në njëfarë kuptimi, edhe urdhrat e ndalimit të lëshuara nga prokurori natën e ngjarjes”. likës, a është ndërtuar kjo akuzë në përputhje me rrethanat e ngjarjes? Tani dy fjalë për akuzën e ngritur, sepse mendoj se kuptohen edhe më mirë arsyet që çuan në vendimin në fjalë. Akuza e paraqitur për gjykim ndaj dy të pandehurve është jo e shoqëruar me elementin bashkëpunim ndërmjet tyre. Në dijeninë time, elementi i bashkëpunimit ka qenë përdorur nga akuza në çastet e para të fillimit të ndjekjes penale, por është hequr më vonë përgjatë procedimit. Kjo nënkupton se prokuroria, në terma konkretë përjashton mbështetjen dhe ndihmën në zjarr-hapje të dhënë apo ofruar nga të pandehurit për njëri-tjetrin. Pra, nënkupton mungesën e urdhrit për hapjen e zjarrit duke ia lënë këtë vendim vetëm vullnetit individual të të pandehurve apo edhe ushtarëve gardistë që nuk janë marrë të pandehur për shkrepjet e bëra mbi kokat e njerëzve. Unë i përmbahem idesë që më rrjedh nga ajo që është shfaqur në televizionet drejtpërsëdrejti, si dhe nga logjika e mbështetur nga parashikimet normative se si përdoren armët, të sjella në ndihmë edhe prej mbrojtjes të të pandehurve, se, për të arritur deri në çastin e shkrepjes së armëve mbi trupat e viktimave, të vrarëve apo të plagosurve, është kaluar në një procedurë formale paralajmërimi duke u qëlluar në ajër. Pamjet filmike që tregojnë këtë fakt janë mjaft të qarta. Duke vepruar në këtë mënyrë, është shfaqur qetësi dhe autokontrolli i duhur prej të pandehurve. Ata kanë patur lehtësinë dhe kthjelltësinë e nevojshme për të zotëruar veprimet e bëra, për të kryer procedurat që ata i kanë konsideruar si të ligjshme, deri në marrjen e vendimit përfundimtar të hapjes së zjarrit. Respektimi i fazave deri në shkrehjen e armëve përmbi njerëzit, tregon se reflektimi i tyre ndaj situ-

atës ka qenë i plotë. Në fq 11 të vendimit gjykata pranon se mbështetja e gardistëve ndaj njëri-tjetrit është bërë nëpërmjet shkrehjes së armëve dhe jo ndonjë marrëveshjeje paraprake, pra me veprime konkrete. Në thelb është e njëjta gjë, por që na çon, padrejtësisht, në konkluzione të ndryshme. Po ashtu edhe vendimmarrja për përdorimin e armëve është mbështetur në këtë reflektim. Sipas meje, kjo do të thotë bashkëpunim, zbatim i ndërgjegjshëm i urdhrit të dhënë. Në fund të fundit ata ishin aty të rreshtuar së bashku e në mbështetje të njëri-tjetrit, reagimi i njërit i ka dhënë krah tjetrit, shkrehja e armës prej të parit është shoqëruar prej të dytit e të gjithë së bashku, kanë kryer detyrën e ngarkuar. E vetmja mbrojtje në këtë rast prej tyre, tepër e dyshimtë për t’u pranuar, është jo mbrojtja e nevojshme, por fakti se kanë arritur apo jo të identifikojnë paligjshmërinë e hapur të urdhrit të dhënë nga eprorët. Kjo analizë nuk është bërë sepse bashkëpunimi nuk ka qenë prezent në akuzën e gjykuar. Këta të fundit janë konsideruar prej prokurorisë që kanë vepruar nën vullnetin individual, do të thotë se urdhri për hapjen e zjarrit përmbi turmë nuk ekziston, ndërsa të pandehurit kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme veprimet e tyre nën efektin e dhunës së përdorur nga protestuesit. Po t’i shtohet kësaj rrethane edhe fakti që personat e tjerë që kanë kryer qitje mbi turmën nuk i janë bashkuar këtij procedimi, mbështetet ideja që prokuroria ka qenë e interesuar vetëm të identifikojë autorët e drejtpërdrejtë të vrasjeve dhe jo mekanizmin komandues që ka çuar deri në hapjen e zjarrit. Bashkëpunimi është element që, përtej rëndimit të pozitës, mbështet paramendimin në hapjen e zjarrit. Ndërsa akuza zyrtare, automatikisht fut në lojë mbrojtjen

Nuk besoj se do të kishte gjykatë profesionale të konsideronte të aplikueshme mbrojtjen e nevojshme në rastin në fjalë. Edhe vetë mbrojtja e nevojshme të kishte gojë, nuk do synonte të ishte prezent në vendimin gjyqësor për këtë ngjarje.

e nevojshme, e cila megjithatë, për arsyet e përmendura më lart, sipas meje, nuk mund të aplikohet. Modifikimi i akuzës duke mos parashikuar bashkëpunimin si element në mbështetje të kryerjes me dashje të veprës penale, ka nxjerrë jashtë loje, në njëfarë kuptimi, edhe urdhrat e ndalimit të lëshuara nga prokurori natën e ngjarjes. A i g jeni me vend argumentet që gjykata jep në vendimin e arsyetuar, ku thotë se nuk provohet vrasja me dashje, pasi kjo vepër kërkon elementë të specifikuar, si njohja mes autorit dhe viktimës, apo dhe arsyen përse Komandanti i Gardës duhet të qëllonte ndaj një protestuesi, duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve që ndodheshin në demonstratë? Lidhur me dashjen, shpjegova më lart kur përmenda bashkëpunimin. Ajo përherë është e pranishme kur persona të rritur e të përgjegjshëm kryejnë një veprim të caktuar, aq më tepër kur qëllojnë me armë zjarri për nga turma e njerëzve. Nëse do të pranohet që veprimet e gardistëve janë kryer nën një procedurë të urdhëruar, atëherë paramendimi ose dashja janë prezente. Ndërsa për varësinë e qenies ose mosqenies së dashjes në varësi të njohjes së mëparshme të viktimës me autorin, ky është një element i padëgjuar në jurisprudencë. Kërkush më parë nuk ka kushtëzuar prezencën e dashjes kriminale, qëndrimin psikik të të pandehurit në raport me pasojën e pritshme, me faktin nëse ky njihet apo jo me viktimën. Ky i fundit është element tërësisht i parëndësishëm dhe që nuk i kushtohet vëmendje gjatë një procesi gjyqësor. I vetmi rast kur gjykata duhet të vlerësojë njohjen e mëparshme ndërmjet viktimës dhe të pandehurit është verifikimi i qenies të ndonjë motivi si pjesë përbërëse të krimit, mungesa e të cilit mund të çojë në moszbatimin e dispozitës përkatëse penale. Varësi tjetër nuk ka. Më mban të paqartë çfarë gjykata ka tentuar të thotë në faqen 25 të vendimit në përpjekjet e saj për të barazuar kategorinë e dashjes me motivin. Këto koncepte janë jo e njëjta gjë dhe të panevojshme për të bashkëjetuar në një akuzë të tillë. Mungesa e motivit nuk përjashton mungesën e dashjes. Mungesa e kësaj të dytës eliminon ekzistencën e motivit. Megjithatë duhet thënë se në gjykimin në fjalë, nuk është shtruar për detyrë identifikimi i ndonjë motivi, sepse ky i fundit nuk është pjesë përbërëse e veprës së kryer. Është diskutuar shumë referenca me vendimin e Gjykatës së Strasburgut, i datës 28 gusht 2009 për çështjen “Giuliani dhe Gaggio kundër Italisë”. A mund të ketë paralelizëm mes këtyre çështjeve dhe referimi në këtë vendim, mund të konsiderohet zbatimi i ligjit penal me analogji? Në çfarë gjykata ka shprehur në vendimin e saj, shohim se ka një konfuzion konceptesh, analogjisë me precedentët gjyqësore. Është e rëndësishme të thuhet që zbatimi i ligjit penal bazohet në parimin, nuk ka dënim pa ligj. Kjo përjashton në mënyrë të drejtpërdrejtë aplikimin e analogjisë së ligjit. Zbatimi i ligjit penal me analogji, apo analogjisë në përgjithësi, nënkupton transferimin e një kuptimi apo të dhëne nga një subjekt në tjetrin, nga një gjendje në tjetrën. Në fushën penale, kjo situatë është e pamundur të mos vijë në përplasje me parimin e mosdënimit pa ligj. E vetmja situatë kur është konstatuar e kundërta lidhet me krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm me qenien e veprave penale ‘mallum in se‘, ‘të këqija në vetvete’. Dënimi i kriminelëve

nazistë u bë pavarësisht mungesës së ligjit për krimet kundër njerëzimit që ata kishin shkaktuar. Arsyetimi i Gjykatës së Nurembergut qëndronte në vlerësimin që krimet e kryera, pavarësisht se deri në kohën e kryerjes ishin të paparashikuara nga ligji penal, përsëri do të konsideroheshin të dënueshme penalisht përderisa ato ishin ‘mallum in se‘, dhe vinin ndesh me vetë qenien njerëzore, kuptueshmërisht mjaftueshëm për të mos u trajtuar në mënyrën çnjerëzore që nazistët përdorën ndaj miliona qenieve njerëzore të racave të ndryshme. Ndërsa rasti ynë është pavend të trajtohet i tillë. Ne kemi ligjin penal që parashikon vrasjet në lloje të ndryshme dhe nuk ka shteg për analogji në zbatimin e ligjit. Ajo që unë kuptoj është se gjykata ka dashur të thotë që mbështetet në precedentë gjyqësorë. Por edhe këtu, mendoj se nuk është rasti, sepse është vështirë të pranosh një precedent gjyqësor në lidhje me faktin penal, që për hir të së vërtetës është përherë individualisht i përcaktuar dhe i ndryshëm, pavarësisht ngjashmërive në dukje. Rasti në fjalë është i pakrahasueshëm me rastin tonë ndodhur më 21 janar. Polici italian në ngjarjen në Genova ka qenë tërësisht në mbrojtje të jetës së tij, rrezikuar nga hedhja e një granate në furgonin e policisë ku ishte strehuar për t‘u mbrojtur nga goditjet e turmave të armatosura, të cilat nuk mund të sprapseshin me mjete e rrugë të tjera. Kjo është e provuar në gjykimet e zhvilluara atje. Një pjesë të mirë të vendimit gjykata ia kushton ndalimit që sipas saj, i bën ligji për t’u shprehur rreth një akuze të re. Sipas jush, e ka gjykata tagrin për t’i dhënë faktit një përcaktim të ri? Pra, gjykata mund të kishte dënuar të pandehurit për një tjetër akuzë nëse nuk provohet vrasja me dashje? Sigurisht që zotëron një tagër i tillë. Kur vjen fjala për lehtësimin e pozitës së të pandehurve, që lidhet vetëm me kualifikimin ligjor të veprës, dhe kur ky ndryshim nuk lidhet aspak me ndonjë ndryshim në paraqitjen e faktit, ky i fundit mbetet si më parë, gjykata mund ta bëjë atë me vendimin e saj përfundimtar. Edhe të kundërtën, ligji ynë procedural e ka parashikuar, pra kualifikimin e ri që rëndon pozitën e të pandehurit, përherë kur fakti penal është po ai. Në këtë rast ka një procedurë paraprake të komunikimit me të pandehurin, me qëllim që ai të mund të ushtrojë të drejtën e mbrojtjes dhe, procedohet më tej. Edhe në këtë rast duhet qartësuar se nuk është e njëjta gjë, apo nuk vihet shenja e barazimit ndërmjet koncepteve akuzë dhe kualifikim ligjor i veprës. Kjo e fundit është përbërës i konceptit akuzë. Paqartësia për to çon në keqinterpretime gjyqësore dhe, nuk kënaq të interesuarit të thonë bindshëm se ‘gjykata e njeh ligjin’. Çfarë është shkruar në faqen 27 të vendimit gjyqësor në lidhje me këtë çështje, personalisht e gjej të trajtuar në konfuzion të plotë për kuptimin e konceptit. Në fazën ku ndodhet çështja, a besoni se do të ketë një kthesë në Apel? Ose një hetim të ri nga Prokuroria e Tiranës…? Cilët gjykoni se janë hapat që duhet të ndiqen për të bërë drejtësi mbi këtë çështje? Terreni është i vështirë. Eksperienca më thotë se bërja politike apo përdorimi i çështjeve penale në funksion të saj, nuk lë shteg për drejtësinë të bëhet nga ata që kanë për detyrë ta bëjnë dhe, janë në gjendje ta bëjnë. Ata që dëgjoni të përbetohen për të kundërtën, personalisht i kam të provuar që shumë pak apo aspak e pëlqejnë ligjin e rregullin. Më tepër nuk kam çfarë të them sepse dal jashtë teme.


12

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

Në vitin 1999, Hondros ndodhej në Kosovë për të ndjekur nga afër përpjekjet për liri të banorëve vendas. Me kamerën e tij ai bëhet dëshmitar i konflikteve dhe ngjarjeve dramatike të kohës. Dhe imazhi që realizoi me portretet e grave kosovare, fiksuar në aparatin fotografik, nisur nga kompozimi, bota e personazheve, ngjyrat, dritë hijet dhe elemente të tjerë vizivë, duket si një tablo me ngjyra vaji. Ajo të pushton me fuqinë e dhimbjes që shprehet aty dhe të ngjall shumë revoltë ndaj dhunës barbare. Është një vepër e plotë artistike.

dosje

Imazhe që ndërkombëtarizuan Kosovën M. Gabankova, Kosova, vaj në kanavacë, koleksion privat, Ontario, Kanada

Enciklopedia SHQIPTARET NE ARTIN BOTEROR “Shqiptarët në Artin Botëror” erdhi si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, prej mbi 40 vjetësh, gjatë të cilave është krijuar një arkiv i pasur prej më shumë se 1400 dosjesh me mbi 7000 njësi arkivore. Janë një sërë autorësh të njohur, piktorë e skulptorë, punimet e tyre me subjekt shqiptar që ata kanë realizuar, historiku i krijimit dhe i ekspozimit të tyre, lëvizjet që kanë pësuar këto vepra nga njëri vend në tjetrin, si dhe vendndodhja përfundimtare e origjinalit. Autorët e përfshirë në këtë botim janë përzgjedhur nga mbi 1250 artistë, për të cilët janë krijuar dosje të posaçme me të dhëna rreth trajtimit të temës shqiptare, si dhe me riprodhimet e veprave të artit. Mapo Weekend do të sjellë disa prej tyre, në një cikël shkrimesh dosierë, duke nisur nga numri i kësaj të shtune.

G. Merillon, Dhimbja e Kosovës, fotoja e çmimit World Press 1990

Historia e kosovarëve, e pasqyruar përmes shumë veprave artistike, arriti ndjeshmërinë më të lartë të opinionit botëror gjatë muajve të parë të viteve ’90. Në sallone të ndryshme të Europës dhe të Amerikës u ekspozuan foto, tablo, grafika e krijime të tjera të stileve bashkëkohore, nën emrin e Kosovës. Me tematikën e qëndresës kosovare u angazhuan artistë të njohur nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve u nderuan me çmime ndërkombëtare. Prof. Dr. Ferid Hudhri

Fotografi francez Georges Merillon, i njohur gjatë viteve ’80 përmes revistave Liberation, L’Express, Time, Newsweek, Paris Match, Le Figaro Magasine, Stern, Independent on Sunday, Life etj., suksesin më të bujshëm në karrierën e tij e arriti me fotografinë që realizoi në Prishtinë. Në janar të vitit 1990, Merillon ishte i pranishëm në familjen kosovare të Hashim Elshanit, pikërisht në darkën kur gratë po vajtonin rreth trupit të djalit të vrarë nga serbët, gjatë një demonstrimi paqësor. Imazhi që fiksoi në atë çast ishte i një natyre tejet dramatike. Fliste më shumë se një mijë fjalë. Portretet e grave të dëshpëruara dhe të revoltuara, disa prej të cilave humbasin në errësirën e mjedisit, duken si personazhe të huajtura nga pikturat e Rilindjes. Çështja kosovare sapo ishe ndërkombëtarizuar në atë kohë dhe fotoja ndikoi në rritjen e ndjeshmërisë së opinionit botëror. Vlerësimi i saj me çmimin Word Pres, si fotoja më e mirë e vitit 1990, e bëri më të njohur emrin e autorit dhe problemin e të drejtave të njeriut. Siç kujton autori, revista Time nuk pranoi ta botonte në atë kohë, pasi nuk interesohej për problemin kosovar. Në pranverën e atij viti, fotografia, në përmasa të vogla, u botua në revistat l’Express dhe Figaro Magasine me titullin: Veillée funèbre au Kosova 1990, duke evidentuar vajtimin e grave. Ndërsa në botimet e fundit, kjo foto tronditëse

Grua nga Prizreni, gravure shekullit XIX

paraqitet si simbol i dhimbjes së Kosovës (La pieta du Kosova). Ish-Presidenti i Francës, François Mitterrand, ishte i pari personalitet i shquar që shkroi në revistën franceze VSD se dhimbja e paraqitur aty është e njëjtë si në tablotë e piktorëve Mantegna dhe Rembrandt dhe se duhen zgjidhur sa më shpejt problemet e minoriteteve në Europë (revista VSD, nr. 704, Paris 1991, f. 113). Pas çmimit të madh, fotoja bëri xhiron e botës dhe komentet e vlerësimet rreth saj vazhdojnë ende. Sipas një sondazhi të vitit 2010, Dhimbja e Kosovës është përcaktuar midis 50 imazheve më tragjike në Historinë e Fotografisë Botërore. Fotoja mori më shumë vlerë nga stampimi mjeshtëror që u realizua në studion e Roland Dufau në Paris. Tashmë, e kthyer në një vepër arti, imazhi i saj është ribotuar dhe ekspozuar në shumë vende të botës. Nëntë vjet më pas, me të njëjtin motiv dramatik, u realizua edhe një imazh tjetër i përafërt, nga fotoreporteri amerikan Chris Hondros. Në foton e tij me titullin e gjatë (Kosova Albanian women during a funeral for 46 villagers killed by Serbian troops, 1999, Racak, Kosova), paraqitet pothuajse e njëjta skenë tragjike, ku shprehet po aq fuqishëm dëshpërimi dhe revolta e grave kosovare gjatë varrimit të 46 viktimave nga dhuna serbe në vitin 1999. Në vitin 1999, Hondros ndodhej në Kosovë për të ndjekur nga afër përpjekjet për liri të banorëve vendas. Me kamerën e tij ai bëhet dëshmitar i konflikteve dhe ngjarjeve dramatike të kohës. Dhe imazhi që realizoi me portretet e grave kosovare, fiksuar në aparatin fotografik, nisur nga kompozimi, bota e personazheve, ngjyrat, dritë hijet dhe elemente të tjerë vizivë, duket si një tablo me ngjyra vaji. Ajo të pushton me fuqinë e dhimbjes që shprehet aty dhe të ngjall shumë revoltë ndaj dhunës barbare. Është një vepër e plotë artistike. Pas fotos tronditëse Dhimbja e Kosovës, ky është një tjetër imazh i fuqishëm dramatik me të njëjtin subjekt, që transmeton dhimbjen e grave shqiptare për humbjen e të afërmve të tyre prej dhunës së egër serbe. Fotoja e Hondros-it, nëntë vjet më pas, preku përsëri ndjeshmërinë e


E shtunë, 16 shkurt 2013

13

www.mapo.al

Interesimi për pasqyrimin e dramave të kohës e ka nxitur edhe piktoren kanadeze Maria Gabankovën për realizimin e një prej krijimeve të saj më të bukura. Figura e gruas së re, në tablonë e titulluar Kosova, e mbështjellë nga një cohë e kuqe ngjyrë gjaku, të krijon emocione të forta duke dashur që ta soditësh gjatë. Përballë asaj pikture përjetohen dhimbjet e ditëve të luftës...

R. Atkins, Pranverë në Kosovë, 1999, ngjyra vaji në karton, Art Space Gallery, Londër

Pas fotos tronditëse Dhimbja e Kosovës, ky është një tjetër imazh i fuqishëm dramatik me të njëjtin subjekt, që transmeton dhimbjen e grave shqiptare për humbjen e të afërmve të tyre prej dhunës së egër serbe. Fotoja e Hondros-it, nëntë vjet më pas, preku përsëri ndjeshmërinë e opinionit botëror ndaj të drejtave të njeriut. Origjinali i kësaj vepre është ekspozuar në Courtesy Gregg Museum of Art & Design, NC State University, në Amerikë. P. Naçe, Fëmijë i sapolindur në çadrën e refugjatëve kosovarë, foto e vitit 1999

opinionit botëror ndaj të drejtave të njeriut. Origjinali i kësaj vepre është ekspozuar në Courtesy Gregg Museum of Art & Design, NC State University, në Amerikë. Fotoja e fotografit Pirro Naçe, që botohet po në këtë faqe, është realizuar po atë vit (1999), në një nga çadrat e refugjatëve kosovarë. Fëmija i sapo lindur ato ditë, i vendosur në qendër të imazhit, duket si simbol i shtetit të ri të Kosovës, shpreh vazhdimësinë e jetës edhe në kohë të vështira. *** Interesimi për pasqyrimin e dramave të kohës e ka nxitur edhe piktoren kanadeze Maria Gabankovën për realizimin e një prej krijimeve të saj më të bukura. Figura e gruas së re, në tablonë e titulluar Kosova, e mbështjellë nga një cohë e kuqe ngjyrë gjaku, të krijon emocionone të forta duke dashur që ta soditësh gjatë. Përballë asaj pikture përjetohen dhimbjet e ditëve të luftës. Tabloja të tërheq nga larg me portretin e gruas së re, imazhin e saj të bukur e të brishtë femëror, të pikturuar me finesë. Aty ndihet gjithashtu dhe dinjiteti e qëndresa për të përballuar ditët e vështira; e gjithë figura ngjan si një statujë solide, e mbuluar tërësisht, nga koka dhe i

V. Kirin, Vallja s hqiptare, 1954, akuarel, koleksion privat, Zagreb

gjithë trupi, me një cohë të kuqe që mund të merret edhe si veshja e gruas. Në strukturën e pikturës Kosova ndjehet fuqia e dramaciteti i realizmit magjik, i njëjtë si në romanet më të njohur të këtij drejtimi artistik. Figura e vajzës midis kontrasteve epike të ngjyrave kuq e zi, përshkohet nga penelata të fuqishme dhe pastoze, që bëhen më të ndjeshme nga draperitë e copës së kuqe, nga dritë-hijet e theksuara, si dhe simbolika që krijohet me këtë rast. Gruaja e re duket sikur mishëron imazhin e shtetit të ri të sapo krijuar në Ballkan. Përvoja e fituar gjatë kopjimit të mjeshtërve më të shquar të pikturës klasike, ka ndikuar edhe në stilin të kësaj tabloje, ku ndihet fuqia e realizmit klasik, por përmes një gjuhe më bashkëkohore. Gabankova vazhdon të krijojë në ditët tona dhe është një nga artistet e njohura në pikturën e sotme kanadeze. Ajo është profesore e pikturës në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Ontario. Ndërkohë është e pranishme në veprimtari të njohura të artit bashkëkohor në gjithë vendin e saj, në Amerikë dhe në Europë. M. Gabankova ka organizuar mbi 30 ekspozita vetjake dhe ka marrë pjesë në më shume se 50 ekspozita të përbashkëta në Kanada dhe në vende të tjera. *** Fotograf gjerman Hans Hildenbrand, i njohur për autokromat që fiksoi gjatë Luftës së Parë Botërore, midis fotove të tij më të bukura me subjekte nga vende të ndryshme të botës, në revistën e njohur National Geographic, ka botuar një nga pamjet piktoreske për Kosovën. Peizazhi i fiksuar prej këtij mjeshtri në shtrirjen horizontale, me pemët e larta të bleruara në sfond, me figurat e fshatarëve në oborrin e shtëpisë, të kujton pikturat e romantikëve, ku ndjehet prehja e qetë, një atmosferë e ngrohtë e miqësore. Ndriçimi i butë që përhapet në gjithë kuadrin ka lakuar e rrumbullakosur format e reve, të pemëve, të çatisë së lartë mbuluar me kashtë dhe objekteve të tjera për rreth. Aty duket sikur asgjë nuk lëviz, ndërkohë frymon jeta e një dite të gëzueshme

pranverore. Kjo foto, e realizuar pak kohë pas autokromave të koleksionit francez Albert Kahn nëpër Kosovë, Shqipëri (1913) dhe në botë, e shkrepur në distancë nga njerëzit, ngjan si peizazhet e pikturuar me pastel, ku kalimet e buta të nuancave krijojnë një tis melankolizmi. *** Pas disa veprimtarive të përbashkëta në Angli dhe në Francë, si dhe ekspozitave vetjake në Londër, Bristol, Cornwall apo në Gjermani e Irlandë, piktori Ray Atkins, në vitin 2001, ekspozoi në Art Space Gallery të Londrës peizazhet që kishte realizuar gjatë viteve të fundit nëpër disa vende të Europës. Nën titullin “Ritmi i Stinëve” (Rhythm of Seasons), piktori paraqiti aty po aq edhe ritmin e ecurisë së tij stilistike në gjininë e peizazhit. Nga dëshmitë më domethënëse të kësaj ecurie mund të cilësohet tabloja me pamjen pranverore nga Kosova. E realizuar në prill të vitit 1999, në pikturë shfaqet një pllajë e lartë mali sapo i gjelbëruar, në ditët e para të pranverës. Përmes penelatave pastoze dhe kontrasteve që krijohen midis nuancave të gjelbra të barit dhe ngjyrave të ngrohta nga shpërthimi i luleve të porsaçelura, lirisht krijohet atmosfera e një dite të gëzuar. E pikturuar fill pas mbarimit të luftës (1999), tabloja ka një mbivendosje të hapur dhe një qasje të qartë figurative simbolike e cila shpreh ardhmërinë e Kosovës, rrugën drejt jetës së re e të lirë që kishte nisur, njëlloj si pranvera, gjithkund e pranishme në ngjyrat dhe konceptin e asaj pikture.

Pamje nga Prizreni, gravure e shekullit XIX

Fotograf gjerman Hans Hildenbrand, i njohur për autokromat që fiksoi gjatë Luftës së Parë Botërore, midis fotove të tij më të bukura me subjekte nga vende të ndryshme të botës, në revistën e njohur National Geographic, ka botuar një nga pamjet piktoreske për Kosovën. Peizazhi i fiksuar prej këtij mjeshtri në shtrirjen horizontale, me pemët e larta të bleruara në sfond, me figurat e fshatarëve në oborrin e shtëpisë, të kujton pikturat e romantikëve, ku ndjehet prehja e qetë, një atmosferë e ngrohtë e miqësore. Ndriçimi i butë që përhapet në gjithë kuadrin ka lakuar e rrumbullakosur format e reve, të pemëve, të çatisë së lartë mbuluar me kashtë dhe objekteve të tjera për rreth.


14

E shtunë, 16 shkurt 2013

UET personazh

www.mapo.al

Udhëtime nëpër botë Presidenti i UET ALUMNI-t, Ervin Salianji, tregon më shumë se 800 rastet e zgjidhura gjatë një viti si avokat i qytetit, nga vetëm 8 të katër viteve të shkuara. Është historia e ringritjes së një zyre, brenda së cilës çdo ditë qytetarët e Tiranës tregojnë historitë e tyre njerëzore

Ç

do ditë zyra e tij është e hapur nga ora 10 deri në 12. Vijnë ata që kanë probleme pronësie, që iu është përmbytur rruga para shtëpisë, që janë pa punë, ashtu siç ndonjëherë vjen dikush thjesht për të shpalosur idetë për një fenomen të shoqërisë. Ervin Salianji, në pozicionin e avokatit të qytetit, dëgjon këto histori dhe punon më pas për t’i zgjidhur. Dhe pse është puna e tij e parë, pasi e ka nisur kur sapo kishte përfunduar dy ciklet e studimit në Fakultetin e Drejtësisë në UET, rastet e zgjidhura janë për t’u lavdëruar… më shumë se 800, që nga nëntori i vitit 2011. Ndërkohë, Ervin Salianji është president i UET ALUMNI-t, shoqatës së ish-të diplomuarve të UET, ku ka qenë student i brezit të parë, apo një nga ata që “nisi rrugëtimin e përbashkët me UET”, siç thotë ai dhe ku aktualisht po vazhdon doktoraturën në profilin e Drejtë Publike dhe Kushtetuese. Ai gjatë viteve të studimit ka qenë kryetar i Këshillit Studentor dhe më pas ka themeluar grupin e studentëve ekselentë. Është marrë dhe me organizime fushatash zgjedhore, pasi politika është një nga pasionet e mëdha e të hershme të tij. “Kam një pasion relativisht të madh për politikën, aq sa çdo ditë, që nga 8-vjeçarja, po nuk lexova 4-5 gazeta në mëngjes më duket sikur kam humbur diçka”. Pikërisht prej të gjitha këtyre, askush nga ata që e njeh nuk çuditet se si një djalë kaq i ri është në pozicionin e avokatit të qytetit. Që ai po ia del mbanë, pastaj, mund ta thonë ata që e njohin dhe më shumë se 1000 njerëzit që ka pritur në zyrë.

Pozicioni i avokatit të qytetit është puna jote e parë pas përfundimit të studimeve, një sukses për një të sapodiplomuar. Si të erdhi propozimi? Propozimi për vendin konkret më erdhi nga kryetari i Bashkisë, dhe dua ta falenderoj për mundësinë që më dha, në kuadër të një iniciative të ndërmarrë nga ana e Bashkisë Tiranë për të punësuar disa studentë ekselentë në administratën e Bashkisë Tiranë. Kjo nismë ka bërë që disa prej studentëve ekselentë të universiteteve të ndryshme të punësohen në administratën e Bashkisë Tiranë. Si funksionon zyra e avokatit të qytetit? Zyra është konceptuar dhe funksionon si një zyrë në ndihmë të qytetarëve, e cila vihet në lëvizje në rastet kur qytetarët nuk kanë gjetur zgjidhje në organet e tjera të administratës së Bashkisë Tiranë, ose në rastet kur veprimi ose mosveprimi i organeve administrative i ka shkaktuar një problem. Në këto raste zyra ndërhyn duke kërkuar informacion për problematikën, ndërmjetëson mes qytetarit dhe administratës dhe bën të mundur zgjidhjen e problemit. Por dobia e kësaj zyre qëndron edhe në një aspekt tjetër që është shumë i rëndësishëm dhe që iu vjen në ndihmë qytetarëve, aspekti i konsulencës ligjore falas për ta. Për ta bërë konkrete, në rastin kur qytetari për shkak të padijenisë i është drejtuar Bashkisë Tiranë për një çështje që nuk është në kompetencën dhe juridiksionin e Bashkisë, ne i japim orientim dhe konsulencë ligjore për hapat që qytetari duhet të ndërmarrë për të zgjidhur problemin e tij. Si është një ditë e zakonshme pune? Sa zgjat ajo? Dita nis në orën 8, me shqyrtimin e praktikave të ardhura në zyrë, më pas nga ora 10-12 çdo ditë pres qytetarë në zyrë për të dëgjuar dhe për ta pasur më të qartë problemin dhe shqetësimin që ai ka, dhe pjesa tjetër kalon ose duke shqyrtuar rastet konkrete, ose duke shkuar bashkë me qytetarin në terren, aty ku është problemi, më pas shkoj vetë tek zyrat dhe institucionet e tjera për të bërë të mundur që zgjidhja e çështjes të bëhet në kohën më të shpejtë të mundshme. Në administratë kushdo punon minimumi 8 orë punë, por duke pasur ngarkesë orët e punës mund të zgjaten dhe kur nisa punë në fillim më duhej që shumë raste t’i merrja me vete për t’i diskutuar me kolegë ose me pedagogë të tjerë dhe më pas punoja në shtëpi për t’i zgjidhur. Por mund të quhen me shaka edhe orë pune të gjitha shqetësimet, pyetjet dhe zgjidhjet që kërkojnë miqtë, shokët, të njohurit në kafe, duke luajtur futboll dhe kudo. Pavarësisht nga kompetenca ose moskompetenca që unë kam me çështjet, kushdo që ka një problem me Bashkinë Tiranë, duke e ditur që punon në këtë institucion, e shpreh ankesën e vet. Si mund të lihet një takim me avokatin e qytetit? Takimi është i thjeshtë, çdo ditë nga ora 10-12 në zyrë mund të vijë kushdo që ka një problem për ta adresuar pranë kësaj zyre.

Sa vizita ke zakonisht në ditë? Ka ditë që takoj 30 qytetarë, ka ditë që vijnë 5, ka ditë që nuk ka njeri, por mesatarisht takoj 100 qytetarë në muaj. Dhe sa nga këto raste janë zgjidhur? 85% e rasteve të trajtuara kanë gjetur zgjidhje, pjesa tjetër kanë marrë konsulencë të plotë ligjore për problemin e tyre. Çfarë ka ndryshuar krahasuar me paraardhësin tuaj, pasi kjo zyrë ka funksionuar dhe më parë? Ka më shumë se 5 vjet që funksionon kjo zyrë. Së pari duhet të them se çështje të zgjidhura ka pasur, por në 4 vjet, 2007-2011 janë trajtuar gjithsej 8 çështje. Mund ta g jykoni vetë se sa efektive dhe sa funksionale ka qenë kjo zyrë. Ndërkohë në një vit kam trajtuar më shumë se 800 ankesa duke takuar personalisht 1011 qytetarë. Jo të gjitha janë zgjidhur dhe jo të gjithë kanë pasur problematikë që është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë, por edhe ata kanë marrë konsulencë ligjore se ku duhet të drejtohen duke mos u sorollatur me vite nga një zyrë në tjetrën pa e ditur se ku realisht zgjidhet “halli” i tyre. Për të qenë korrekt duhet të theksoj edhe një fakt të rëndësishëm, tempi dhe karakteri që merr kjo zyrë nuk varet tërësisht nga drejtuesi i zyrës, kjo zyrë kthehet tërësisht jofunksionale në rast se kryetari i Bashkisë nuk e mbështet dhe nuk ka vullnet për t’u përballur me qytetarët, mbështetja e kryebashkiakut Basha për këtë zyrë ka qenë e plotë dhe në rastet kur është dashur vendimmarrje nga ana e tij, ka qenë tërësisht në favor të qytetarëve. Sigurisht që edhe rritja e numrit të rasteve vjen si rezultat i qasjes që ka administrata e re ndaj qytetarit, duke iu përgjigjur me efikasitet çdo rasti dhe duke bërë që pritshmëritë e mëdha që kishte publiku për një drejtim ndryshe të mbeten po pozitive. Ç f a r ë m a r r ë d h ë n i e s h ke m e kryetarin e Bashkisë së Tiranës? Marrëdhënie shumë të mira nga këndvështrimi im, marrëdhënie ndërmjet eprorit dhe vartësit dhe këto marrëdhënie mendoj se janë të kondicionuara nga puna paraprake që bën t’i për të bindur eprorin dhe nga efikasiteti që ti ke në punë përballë sfidave të përditshme. Unë përpiqem që në rastet kur qytetari në bindjen time ka të drejtë dhe nuk e zgjidh dot me institucionin kompetent i drejtohem kryebashkiakut, duke ditur ndjeshmërinë që ka ai për qytetarët dhe për të thënë t’u treguar i sinqertë ia kam arritur qëllimit, sepse në çdo rast kryetari i Bashkisë ka qenë në krahun e qytetarëve. Një ndihmesë e madhe për qytetarët janë edhe taki-

Takim me avokatin e qytetit met që kryebashkiaku bën çdo të premte me ta, ku jam i pranishëm dhe unë. Cilat janë problemet më të mprehta të qytetarëve? Problemet më të mprehta janë të karakterit pronësor që kanë të bëjnë me pronën, në këtë drejtim dua të shpreh dhe diçka që e shoh tepër problematike në takimet që zhvilloj, shoqëria shqiptare ende nuk i jep rëndësi kontratës dhe bazohet tek morali që duhet të kenë palët dhe në momentin që lindin konflikte, qytetari i drejtohet çdo institucioni të mundshëm për të kërkuar zgjidhje, ndërkohë që zgjidhjet për problemet kontraktuale i jep gjykata dhe vetëm gjykata dhe ato që merren për bazë nuk janë fjalët, por kontrata e nënshkruar mes palëve. Kështu që çdo rast që kërkon ndërhyrjen e Bashkisë për të zgjidhur probleme kontraktuale nuk mund të gjejë zgjidhje. Problem të tjera janë të gjithanshme që nga strehimi, infrastruktura, ambulantët

etj. Ka dhe raste kur qytetari vjen ankohet pse Inspektorati nuk lejon që të bëjë ndërtim pa leje, ose pse Policia Bashkiake largon ambulantët, pra ankesa të tipit ‘pse zbatohet ligji kur ka vite që nuk është zbatuar’ etj. Po raste dhe vizita të çuditshme a ka? Si çdo punë edhe kjo të ndesh me njerëz që vijnë vetëm për të treguar historinë e jetës ose për të treguar një histori të caktuar të aktualitetit, për shembull, para dy ditësh dëgjova shpjegimin që kishte z. Zija për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe zgjidhjet e tij për situatën, ndërkohë që nuk ka asnjë shqetësim personal, por vetëm do të “shfryhet” diku në administratë për një problem të caktuar të aktualitetit. Gjithashtu, komunikimi është delikat sepse në momentin që ti i komunikon që kjo gjë nuk është në kompetencën time, reagimet janë të ndryshme, jo çdo qytetar e kupton, shumë qytetarë kur janë në një zyrë të administratës publike kërkojnë zgjidhje të


E shtunë, 16 shkurt 2013

15

www.mapo.al

Në 4 vjet, 2007-2011 janë trajtuar gjithsej 8 çështje. Mund ta gjykoni vetë se sa efektive dhe sa funksionale ka qenë kjo zyrë. Ndërkohë në një vit kam trajtuar më shumë se 800 ankesa duke takuar personalisht 1011 qytetarë. Jo të gjitha janë zgjidhur dhe jo të gjithë kanë pasur problematikë që është në juridiksionin e Bashkisë Tiranë, por edhe ata kanë marrë konsulencë ligjore se ku duhet të drejtohen duke mos u sorollatur me vite nga një zyrë në tjetrën pa e ditur se ku realisht zgjidhet “halli” i tyre.

Një nga takimet periodike me komunitetin rom dhe OJF-të që mbrojnë të drejtat e romëve për të dëgjuar shqetësimet që ka ky komunitet.

Problemet më të mprehta janë të karakterit pronësor që kanë të bëjnë me pronën, në këtë drejtim dua të shpreh dhe diçka që e shoh tepër problematike në takimet që zhvilloj, shoqëria shqiptare ende nuk i jep rëndësi kontratës dhe bazohet tek morali që duhet të kenë palët dhe në momentin që lindin konflikte, qytetari i drejtohet çdo institucioni të mundshëm për të kërkuar zgjidhje, ndërkohë që zgjidhjet për problemet kontraktuale i jep gjykata dhe vetëm gjykata dhe ato që merren për bazë nuk janë fjalët, por kontrata e nënshkruar mes palëve.

Pas shqetësimit të shprehur me sms nga një banor i Rr. “Ibrahim Brahja”, Ervini ka shkuar për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës. Më pas, kryebashkiaku ka vendosur që blloku i banimit ku bën pjesë kjo rrugë do të ketë rikonstruksion të plotë. Gjatë takimit të së premtes të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha me qytetarët ku është i pranishëm edhe avokati i qyteti Ervin Salianji

menjëhershme të problemit të tyre, pavarësisht se problemi është në juridiksionin dhe kompetent është një organ tjetër që mund të jetë i pushtetit gjyqësor, ekzekutiv etj. Ti vendosesh çdo ditë përballë shqetësimeve të qytetarëve, që mund të jenë të revoltuar, të stresuar…Si ia del të menaxhosh situatën me qetësi? Kontakti i përditshëm me njerëzit është dinamik, me të papritura të këndshme dhe të pakëndshme, por mua kjo më pëlqen më shumë në një punë: kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit. Është një punë që e bëj me pasion. Patjetër që ka ditë që ngarkohesh me strese, por në çdo rast llogaris sikur të isha unë në pozicionin përballë dhe përpiqem të jem sa më i arsyeshëm dhe mundohem të mos ngarkohem emocionalisht siç mund të jetë qytetari përballë. Rastet kur qytetarët kanë akumuluar strese në vite janë raste të pazgjidhura në 20 vjet dhe që pas ndryshimit të drejtimit të Bashkisë Tiranë, qytetarët janë ridrejtuar edhe njëherë për zgjidhje, duke qenë se për një periudhë kaq të gjatë kohe ata kanë shpresuar se problemi do të zgjidhet dhe kur i takon janë të paduruar dhe kërkojnë që problemi 20-vjeçar mundë-

sisht të zgjidhet brenda ditës. Por në rastet kur grupe qytetarësh ose qytetarë që kanë vite që nuk gjejnë zgjidhje dhe ne bëjmë që problemi i tyre të marrë rrugë, kënaqësia është shumë e madhe dhe të mbush me energji të reja për të vazhduar më tej. Po në mbrëmje me miqtë e ke bërë zakon të flasësh për punën? Patjetër që me miqtë flas, madje dhe konsultohem se si do reagonin ata në situata të caktuara. Nuk e zgjat deri në mërzi besoj. Përveç detyrës në Bashki, je njëkohësisht president i UET ALUMNI-t. Sa angazhues është ky pozicion? Cilat janë aktivitetet dhe projektet që planifikoni? Si çdo fillim jemi duke plotësuar dhe organizuar gjithë strukturën e shoqatës. Pas zgjedhjeve të bëra në qershor ku u zgjodha president i ALUMNI-t, këtë vit do të bëjmë zgjedhjet për kryetar Alumni të çdo fakulteti, për të bërë të mundur një njohje sa më të madhe të organizatës dhe për ta bërë të aksesueshme për çdo ish-student. Studentët që kanë mbaruar në UET punojnë në kompani të ndryshme në nivele të ndryshme, duke filluar nga nivelet më të larta të administratës publike, të kompanive më të mëdha private që operojnë në Shqipëri

etj. ALUMNI është një urë lidhëse mes tyre dhe universitetit, por edhe mes tyre dhe studentëve të rinj. Aktivitetet e ALUMNI-t janë të shumta, çdo vit të gjithë pjesëtarët e ALUMNI-t mblidhen për t’u njohur me anëtarët e rinj por edhe për të diskutuar për aktivitetet e vitit në vazhdim. Takimi i fundit ka qenë me bordin drejtues të ALUMNI-t dhe drejtuesve të universitetit për të diskutuar se si mund të përfshihen më shumë në jetën akademike, në konferencat shkencore të diplomuarit e UET-it, por një aspekt i rëndësishëm ishte edhe presioni pozitiv që bën ALUMNI për të ngritur dhe ruajtur nivelin e cilësisë në universitet duke qenë se të diplomuarit në këtë institucion kanë një gjë të përbashkët me të cilën identifikohen, diplomën UET. Këtë vit ke zbuluar shumë probleme të Tiranës dhe të njerëzve të saj …Gjithsesi, çfarë ka diçka të bukur, diçka që të pëlqen më shumë nga Tirana? Tirana pavarësisht se në këto vite është bërë një katrahurë urbane e pashembullt, të pëlqen ashtu siç është për shkak të njerëzve me të cilët jeton, për shkak të dinamizmit që ka, mundësive që të ofron etj. Gjithsesi mund të them që pavarësisht të

Takimi i fundit ka qenë me bordin drejtues të ALUMNI-t dhe drejtuesve të universitetit për të diskutuar se si mund të përfshihen më shumë në jetën akademike, në konferencat shkencore të diplomuarit e UET-it

metave ose përparësive, Tirana është qyteti ku jetojmë dhe është padyshim më i miri për këtë arsye. Kjo nuk na bën që mos shohim me sy kritik aspekte të veçanta, të cilat do na bëjnë të përmirësojmë dhe riparojmë defekte të cilat mund të korrigjohen. Në rast se do të flasim për diçka konkrete dhe të prekshme që ka të bëjë me urbanistikën dhe jo me aspektin shoqëror, më pëlqen bulevardi kryesor dhe kompleksi i ministrive në qendër, ku syri që sheh ndjen kënaqësi në atë që shikon, pavarësisht se ka ndërhyrje të shëmtuara përreth, si ndërtesa e pallatit të kulturës, ndërtimet pa kriter dhe plan etj. Bulevardi të pëlqen dhe për një arsye tjetër, ai bën të shohësh se ç’do të thotë të punosh me vizion dhe projektim, siç u projektua dhe ndërtua bulevardi, që vazhdon të jetë dhe pas disa dekadash më e bukura pjesë e qytetit. Për një krahasim, lagje të tëra të qytetit të këtyre viteve që janë ndërtuar vonë janë më problematiket për këtë shkak, të mungesës së vizionit dhe të lejeve të dhëna kuturu, duke zënë rrugë, sheshe, hapësira të gjelbra, për të vendosur pallate ngjitur me njëri-tjetrin. Miratimi që iu bë planit urbanistik nga këshilli bashkiak shpresoj ta mbyllë këtë histori të shëmtuar disavjeçare.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

Departamenti i Administratës Publike

NjOfTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NjOfTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë në pozicionin Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Organizimit Gjyqësor, në DPÇD në Ministrinë e Drejtësisë. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil».

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë në pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Arkiv – Protokollit në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve të Brendshme në Ministrinë e Drejtësisë. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil».

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi, (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010). • Të ketë jo më pak se 5 – vjet eksperiencë pune në organet e gjyqësorit/prokurorisë, inspektimit të gjyqësorit/prokurorisë ose në administratë • Të ketë njohuri të paktën të një gjuhë të huaj (radha e preferencës anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht). • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter. • Të ketë aftësi të mira komunikuese si dhe të punës në grup . Paga për pozicionin: është në kategorinë III - a

Paga për pozicionin: është në kategorinë III - a

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.03.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 28.03.2013 në selinë e Ministrisë së Drejtësisë do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative si dhe Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” , Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.03.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka), vërtetimin e gjendjes gjyqësore, të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 28.03.2013 në selinë e Ministrisë së Drejtësisë do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri mbi Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative si dhe Legjislacionin e drejtorisë përkatëse, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” , Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al

• • • • •

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010). Të ketë jo më pak se 3 – vjet eksperiencë pune Të ketë njohuri të paktën të një gjuhë të huaj Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter. Të ketë aftësi të mira komunikuese si dhe të punës në grup .


CMYK

16 6

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

BUJAR KAPEXHIU

Cirku, arti i guximit, përqëndrimit, forcës dhe sakrificës. Art popullor i pëlqyer nga publiku. Ushtrohet edhe ngatime ministri financave. Mbi telin e tendosur Kolonën në tëipërditshmet e sipërpërmenekonomik, plot nyje, gati në“Guri këputje, bën hapat dura e pagëzova me emrin filozofal”, term para. Shkopi i ekuilibrit, i zgjedhur prej tij dhe kryeminiqë më pati joshur dhe intriguar pa Kolonën time strit, qeset e borxhit, mban ekuilibrin për të mos në të me përditshmet e sipërpërmendura e pagëzopërfunduar gropën e zezë të krizës. Kujdes ekuiva me emrinnë “Guri filozofal”, term që më pati librin, ministër! Mos, se na more në qafë të tërëve! joshurz.dhe intriguar pa masë që përpara Kolon

Kur partia është në duar të sigurta e të fuqishme, qëndron në nivel të lartë. Jo vetëm forcë muskujsh, por edhetime mënçuri, eksperiencë. Të gjitha së Kolonën në tëteknikë, përditshmet e sipërpërmenbashku sjellin rezultate pozitive me shifra gjithmonë dura e pagëzova me emrin “Guri filozofal”, term në Duhet vlerësuar edhe kontributi mbështeqërritje. më pati joshur dhe intriguar pa Kolonëne time tja që kudo, në çdo garë, është i fiksuar në nëetësponsorit, përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoT-shirt sportiv. Sponsorizimi i partisë së vogël va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati është një sukses sigurtë në rradhës përKolonë skuadrën. joshur dheiintriguar pagarën masëeqë përpara

Oh, sa dhimbje! Eh, sa emocione! Uf, sa vuajtje! Sa të mundimshme janë çastet kur pacienti i sëmurë kalon plottime ankth në shtratin e reanimacionit. Kolonën në etëagoni përditshmet e sipërpërmenLuftohet për jetë vdekje. Suksesi varet nga afdura e pagëzova mea emrin “Guri filozofal”, term tësitë mjekut pa dhe vlerat time shëruese që më profesionale pati joshur dhetëintriguar Kolonën të grafikun e temperaturave nëmedikamenteve. të përditshmet eNë sipërpërmendura e pagëzo- ka va me emrin “Guri filozofal”, term që më pati lëvizje, thyerje, ulje e ngritje befasuese. As serumi joshur dhe intriguar pa masë që përpara Ko “Privatizim” nuk po bën efektin e duhur. Të shkuara!

Vazhdon konflikti programor. Socialistët premtues, deklarojnë reforma të mëtejshme. Për fshatin, taksat, rendin, e shëndetësinë. Nuk vonon çasKolonën timearsimin në të përditshmet e sipërpërmendura pagëzova medeklarojnë emrin “Gurime filozofal”, term ti kuredemokratët, bujë, përmirësime që më dhe intriguar pa Kolonën time dhe të reja.pati Nëjoshur arsim, heqje taksash, shëndetësi në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoinvestime. Kjo nervozon liderin socialist, se çdo hap va me “Guri filozofal”, që më pati që bën,emrin për të kaluar liderinterm demokrat, e shikon atë joshur dhe intriguar pa masë që përpara gjithmonë një hap përpara programit të Kolonën ri socialist.

Prona është e shenjtë! Duhet të shkojë tek i zoti! Sot, prona, në shumë raste, akoma nuk ka shkuar tek i zoti,time por në tektëmë i zoti. Të tillë shquhen shumë Kolonën përditshmet e sipërpërmenemra pa skrupull, pa cipë dura epolitikanësh, pagëzova memarifetçinj, emrin “Guri filozofal”, term më patiqëjoshur dhe intriguar pa Kolonën timeduke i eqëzuzarë të babëzitur iu sulën pronave, në të përditshmet sipërpërmendura e pagëzoshqyer e gëlltitur eplot oreks. Në listën e pronave, va me emrin “Gurinëfilozofal”, term që më pati për herë të parë histori, në Shqipëri është shtuar joshur dhe intriguar pa masë që përpara Ko Partia! edhe një zë tjetër, që lejohet të privatizohet.

Në shifrat ekonomike, që qeveria shënon në tefterin e saj, në çastin e përpilimit të buxhetit vjetor, një pikë e veçantë, më saktë, një trastë e veçantë, Kolonën time nëose të përditshmet e sipërpërmendura ezgjedhur pagëzovapër metu emrin “Guri filozofal”, është mbushur me fondeterm për invaqë mëPor pati joshur dheqë intriguar time lidët. sot shohim taboritpa tëKolonën invalidëve i është në të përditshmet e sipërpërmendura e pagëzoshtuar edhe një pjestar tjetër. Coptuar, shqyer, va me emrinsakatosur “Guri filozofal”, term që pati nga qerraskapitur e zhvatur pa më mëshirë joshur dhe intriguar pa masë që përpara Kol veritarët që e thërrasin me përkëdheli, Ekonomia.


foto file

Në luftë me fantazmën Nga Iva Tiço

15 vjeç radio, Top Albania Na ishte një herë një studio e vogël, fare e vogël, nga ku ca djem e vajza krejt të rinj në moshë do të nisnin trasmetimin në valët radiofonike që do të shndërroheshin sa hap e mbyll sytë në më të dëgjuarat e të preferuarat për shqiptarët.

sport SuperMario frymëzon Milanin, kap Lacion në vendin e tretë Kuqezinjtë kanë vuajtur përballë Parmës, ndërsa sulmuesi i ardhur nga Siti vulosi gjithçka me golin e tij të shkëlqyer. Sot në mbrëmje Roma-Juventus

personzh planeti single privatësi sport Stil ndryshe Çdo të shtunë www.mapo.al

Një urim më shumë për klajda gjoshën

Në pak muaj, gjatë vitit të kaluar, u emërua në pozicione të rëndësishme të LSI-së, si kryetare e Gruas dhe nënkryetare e partisë dhe më pas, në dhjetor, në postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ka ende më për të uruar? Si thoni për dasmën e lënë në 31 gusht me djalin që do që kur ishte 15 vjeçe? Për mos folur për zgjedhjet, meqë ende nuk janë shpallur listat. 29 vjeçarja tregon për angazhimet e axhendës politike që e kanë lënë pa axhendë personale

planeti single

përtej privatësisë

Ardita Mullai: Kur flokët të lënë pa martuar

Alban Dudushi, një rrëfim jashtë kishës

Ish-folësja e TVSH-së, asistentja e sa e sa filmave të Kinostudios shqiptare, tregon për kushërirën që i thotë sa herë e sheh, të rrisë flokët se do ngelet pa martuar. Një intervistë e mbushur me batuta dhe me sportivitetin që Ardita Mullai e ka pjesë të vetes, edhe kur vjen puna te çështja “beqari-martesë”...

Kisha ku ai rrëfehet janë njerëzit e tij më të afërt. Jo për të gjitha, sigurisht. Sepse ka ca sekrete që nuk ndahen me këdo. Ama ka dhe ca të tjera që mund të rrëfehen për të gjithë ata që e shohin dhe e dëgjojnë me ëndje në emisionin e tij të përnatshëm në Top Channel

Faqe 17


18

E shtunë, 16 shkurt 2013

personazh

www.mapo.al

“Për të ndërtuar axhendën sigurisht konsultohesha me një grup pune, nga Tirana dhe nga rrethet, por pastaj mua më duhej që të kujdesesha që Meta ta ndiqte atë. Puna u bë edhe më e vështirë dy muajt e fundit, kur Monika u largua në Dibër ku kishte kandidaturën për deputete, e më duhej të përballesha vetëm me Metën”

“Për çfarë do të urojmë këtë herë?”

Dërguar: Klajda Gjoshës

Në pak muaj, gjatë vitit të kaluar, u emërua në pozicione të rëndësishme të LSI-së, si kryetare e Gruas dhe nënkryetare e partisë dhe më pas, në dhjetor, në postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ka ende më për të uruar? Si thoni për dasmën e lënë në 31 gusht me djalin që do që kur ishte 15 vjeçe? Për mos folur për zgjedhjet, meqë ende nuk janë shpallur listat. 29 vjeçarja tregon për angazhimet e axhendës politike që e kanë lënë pa axhendë personale. Dhe pse ca gjëra kanë ngelur të pandryshuara si dreka e përditshme me të fejuarin, ku është ajo vetë që gatuan dhe takimet e çdo mbrëmjeje me miqtë, të njëjtët që nga gjimnazi Arta Çano Po të mos jesh i dhënë pas lajmeve, nuk do e kuptoje se ajo vajza e re, simpatike, e veshur me shije, ulur në një nga baret e Tiranës me një filxhan çokollate të ngrohtë përpara, është zëvendësministrja më e re e qeverisë, Klajda Gjosha. Po të mos jesh i dhënë fare pas lajmeve ama, sepse në çdo rast tjetër, me siguri do e njihje. Si të mos?! Zv.ministrja, njëkohësisht nënkryetare e LSI-së dhe kryetare e gruas së kësaj partie, është gjithmonë e më shpesh në media kohët e fundit si përfaqësuese e LSI-së apo dhe e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. E sheh në foltore, në intervista, në kolltukët e emisioneve televizive që nuk janë pak sot: nisin që në 7 të mëngjesit e mbarojnë pas orës 12 të darkës. Se ata që, pa hapur mirë sytë në mëngjes, hapin televizorin dhe i zë gjumi po me TV ndezur, sigurisht i gëzohen faktit që programacioni i çdo ekrani parashikon që herët një emision e mëngjesi, vazhdon me atë të paradites e drekës, vijon me emisionet e pasdites e mbyllet me debatet e orarit të parë e të vonë të mbrëmjes…Por është ndryshe parë nga ana tjetër e ekranit. “Muajt e fundit me të vërtetë më janë shtuar angazhimet dhe besojeni, fakti që duhet t’i përgjigjem medias, të jem e pranishme në emisionet që më ftojnë, të shkoj në studio, apo të lë takime për intervista, është një nga angazhimet më impenjative”. Nëse, për një çast, kjo duket e tepërt, mendojeni veten sikur pas një dite të gjatë pune duhet të jesh me freskinë e një fillimi dite (pasi ke pirë kafen sigurisht), ulur drejt në karrigen e një studioje televizive për t’iu përgjigjur pyetjeve e për të marrë pjesë në debat. Ose nëse mbrëmjet e vona aktive nuk ju trembin shumë, mendoni veten, në orën 7 të mëngjesit, jo në krevat përballë televizorit, por në studio, që do të thotë që krevatin ta kesh lënë me kohë, të jesh veshur, krehur e trukuar e të jesh plotësisht e kthjellët për një intervistë. “Po ju nuk të lini që as gjumin ta bësh tamam, i thashë me të qeshur gazetares që më ftoi për emisionin e mëngjesit në TVSH. Duhet të isha atje në orën 7, që do të

thotë që do zgjohesha në 6 të paktën, që të bëhesha gati, sepse edhe si e sapongritur nga gjumi nuk mund të shkosh në TV”, tregon Klajda aventurat e saj me median, të cilat janë me të vërtetë një cikël me seri dhe që nuk mund të shmangen sa kohë fryma e partisë ku ajo bën pjesë nuk e parashikon “jo”-në ndaj medias. Tani, një vit pa një muaj që nga dita e parë kur u vendos para një publiku e para kamerave dhe aparateve fotografike, të gjitha këto i janë bërë pothuaj pjesë e përditshme e jetës. Ka arritur deri aty, sa pak ditë më parë, kamerat hynë dhe në këndin e preferuar të shtëpisë së saj, në kuzhinë, sepse gazetarët nuk i lënë rastet dhe personazhet t’u ikin dhe një zv.ministre që ka pasion gatimin, është sigurisht një nga këto raste. Për historinë e pasionit të saj do flasim përsëri, por tani do merremi me angazhimet që ka marrë përsipër kjo vajzë 29 vjeçare dhe gjithë detyrat që ndonjëherë duken më të mëdha se mosha e saj, për të cilat nuk kishte as mendimin më të largët, kur gjashtë vjet më parë u kthye nga Britania e Madhe, ku shkoi për studime që pas vitit të dytë të gjimnazit. “Kam qëndruar tetë vjet në Angli. Jam larguar nga Shqipëria 15 vjeçe. Që në shkollën tetëvjeçare “Skënder Çaçi” kisha korrespondencë me një familje angleze, të cilët më përmendën mundësinë e studimeve atje. Bëra gati gjithçka më duhej, pa u thënë asgjë prindërve. Doja të kuptoja se mund t’i realizoja gjërat vetë. U thashë vetëm në çastin e fundit, kur ata sigurisht duhet ta dinin dhe kur duhet të më ndihmonin me disa dokumente të tjera për intervistën në ambasadë. Sigurisht që në fillim atje nuk e kam pasur aspak të lehtë, por më pas u mësova ngadalëngadalë”. Pasi mbylli dy vitet e tjera të gjimnazit, nisi shkollën e lartë dhe pas diplomimit shkëlqyeshëm për Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, kreu edhe masterin për Studime Evropiane po atje, po me rezultate të shkëlqyera. “Më pas më skadoi viza, të cilën e kisha studentore. Nuk mund të them se po kthehesha pa dëshirë, sepse këtu kisha

familjen dhe shoqërinë që e kisha ruajtur që nga shkolla e mesme, por megjithatë nuk mund të them as edhe që pasi u ktheva, nuk mendova më kurrë për t’u kthyer. Ishin tetë vjet dhe unë me disa gjëra isha mësuar”. T’i provosh të gjitha në çështjet e punësimit Ndonjëherë puna e parë përcakton gjithë karrierën tënde, ashtu si ndonjëherë prej saj nuk ngelet asgjë veç një historie për t’u treguar, megjithatë një gjurmë ajo e lë gjithmonë. Dhe ajo që mund të quhet puna e parë e Klajdës, i ka të gjitha cilësitë për të lënë gjurmë sepse është stazhi, të cilin e bëri, as më shumë e as më pak, por në zyrën e europarlamentares Doris Pack. Vërtet

ishte një praktikë më shumë se sa një punë e vërtetë, por ishte mundësia më e mirë për t’u mësuar me punën, e sidomos me një natyrë pune, që ajo do e bënte dhe më vonë këtu në Shqipëri. “Duke qenë se studimet e mia master janë për studime europiane unë aplikova për një stazh në Parlamentin Europian dhe e fitova. Ishin tre javë të paharruara në zyrën e europarlamentares ku unë kam mësuar kulturën e punës. Ne merrnim pjesë në të gjitha takimet e saj, zbardhnim fjalimet, ndiqnin gjithë axhendën e saj”. Mbajeni mirë fjalën “axhendë”, është një nga fjalët kyçe të karrierës së Klajdës ende pakvjeçare, por me shumë arritje aty brenda. Në fillim, në Tiranë, punoi pak kohë për një kompani gjermane mediatike si asistente e përfaqësuesit të kësaj kompanie në Shqipëri e më pas për vajzën e diplomuar shkëlqyeshëm në Angli u gjend vendi i drejtoreshës së dy sektorëve, atij të promocionit dhe portalit, në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, ku punoi për gati tetë muaj. “Ka qenë një periudhë shumë aktive dhe vetë puna ishte shumë e bukur. Unë merresha me materialet promovuese për Shqipërinë, kemi marrë pjesë në tre panaire gjatë atyre muajve në Këln, Berlin dhe Bari ku çonim broshurat për çdo qytet të Shqipërisë dhe stilolapsat apo usb-të me logonë e AKT, realizonim hartat turistike, të cilat ngjallnin interes. Gjithashtu kemi realizuar edhe spotet

publicitare që promovonin turizmin e Shqipërisë. Ishte një punë që kërkonte kreativitet, gjatë të cilës më është dashur të shkoj në disa qytete të Shqipërisë. Mund të them se më ka ndihmuar shumë edhe për detyrën që kam tani si drejtoreshë e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës”. Mirëpo pas tetë muajsh pune intensive, gjatë së cilës kish njohur edhe vende të reja në Shqipëri, e kishte zbuluar anë të bukura të vendit të saj, u përball me një të shëmtuar: pushimin nga puna për shkak të ndërrimit të eprorëve. “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë ajo, që e ndjeu edhe familja ime. U përballa për herë të parë me diçka të tillë dhe nuk është e lehtë të gëlltisësh padrejtësitë. U bëra pesimiste e ndoshta mendova edhe të largohesha nga Shqipëria”. Por shpejt, horizonti i së ardhmes së Klajdës në vendin e saj, do fitonte sërish ngjyrat e humbura. Më saktë ngjyrën e logos së LSI-së. Një takim i rastësishëm me Monika Kryemadhin, më pas një telefonatë nga ana e saj dhe pastaj që nga ajo ditë, Klajda nuk është ndarë më nga LSI. Madje ka zënë vendet e podiumit të kësaj partie. Ajo është numri dy i LSI-së dhe numri një i LGI-së, shumë për më pak se katër vjet, por Klajda është këtu ku është pasi ka kaluar një provë të vërtetë zjarri nga ato prova që o të djegin o ta saldojnë pozicionin e besueshëm. “Pak muaj pasi kisha hyrë në parti, mua më lanë


E shtunë, 16 shkurt 2013

19

www.mapo.al

“Jam me Ardianin që kur isha 15 vjeç dhe mund të them se është arritja ime më e madhe në jetë. Është mbështetja ime më e madhe. Më shoqëron kudo që shkoj nëpër aktivitete, nëpër udhëtime jashtë shtetit. Jemi jo vetëm të dashur, jemi miq shumë të mirë.”

të ndërtoja e të ndiqja axhendën e kryetarit të partisë, Ilir Metës. E kam bërë këtë gjatë gjashtë muajve të fushatës dhe ka qenë një provë e vërtetë për mua. Nuk është aspak e lehtë. Megjithatë ia dola. Duke qenë vajzë, e re në moshë dhe në parti, pra që nuk kisha krijuar ende konfidencialitet dhe familjaritet, Meta, nuk më thoshte jo.” Klajda ishte gati si një profesioniste e marrë nga jashtë për këtë detyrë, kërkesat e së cilës ishin rregulla. “Për të ndërtuar axhendën sigurisht konsultohesha me një grup pune, nga Tirana dhe nga rrethet, por pastaj mua më duhej që të kujdesesha që Meta ta ndiqte atë. Puna u bë edhe më e vështirë dy muajt e fundit, kur Monika u largua në Dibër ku kishte kandidaturën për deputete, e më duhej të përballesha vetëm me Metën”. Megjithatë ia doli. Ende nuk kishte një vend pune tjetër, por ishte bërë pjesë e LSI-së dhe ishte gati, ashtu si dhe sot, kur çdo ditë nga ora 10-12 është në takimet e selisë, të vinte gjithë energjinë e saj në dispozicion. Në vitin që pasoi zgjedhjet Klajda që kishte provuar edhe pushimin nga puna, edhe papunësinë e shkurtër, u bë drejtoreshë pikërisht e Zyrës Rajonale të Punësimit në Tiranë dhe aty ka nisur edhe bashkëpunimi i saj, i mirë, shumë i mirë e quan ajo, me ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (Zyra e punësimit është nën këtë ministri), i cili tani është shefi i drejtpërdrejtë i Klajdës. Dhe më pas (duhet

marrë frymë fort për t’i renditur të tëra me radhë e shpejt): në 26 maj 2012 kryetare e LGI-së, në tetor, nënkryetare e LSI-së pas konventës kombëtare të kësaj partie dhe në 14 dhjetor, zv.ministre e ministrisë-me –emrin- më- tëgjatë në Shqipëri. “Ke më për të të uruar?”, më thonë miqtë me të qeshur e s’u vihet faj. Axhenda që e la pa axhendë Sigurisht që dhe miqtë më të afërt habiten nga arritjet e njëpasnjëshme të Klajdës, por ajo vetë dhe pse nuk kishte menduar asnjë prej tyre, gjashtë vjet më parë kur erdhi në Shqipëri, nuk ka ngelur pa frymë në majë të shkallëve që ka ngjitur, sepse i ka ngjitur një nga një. “Arritjet kanë ardhur në mënyrë graduale. Kështu ka ndodhur në parti. Kështu dhe me pozicionin në ministri. Në fillim mua më pyetën nëse isha dakord me këtë pozicion dhe unë e pranova sepse ky vend përkonte me angazhimin tim në parti si kryetare e Gruas, sepse në ministri mbuloj pikërisht çështjet mbi barazinë gjinore”. Një çështje gjithmonë e më delikate në Shqipëri, por Klajda i ka pikësynimet e qarta. “Pika e parë që ne theksojmë në programin tonë për gratë është pikërisht fuqizimi ekonomik, hapja e vendeve të punës, mbështetja e grave të biznesit, rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje. Fuqizimi ekonomik, në mënyrë indirekte, ndikon dhe uljen e dhunës ndaj grave.” Kjo është një pikë, tjetra është rritja e përfaqësimit të grave në politikë, e cila

dhe pse duket se është rregulluar me një ligj, është larg asaj që duhej të ishte. “Sa koha prania e grave në listat zgjedhore është baras me një gjobë (partitë që nuk plotësojnë 30 për qindëshin e grave dhe vajzave në listat e tyre mund të paguajnë një gjobë për shlyerjen e kësaj shkeljeje) ka shumë punë për të bërë. Mua më vjen shumë mirë që ne në LSI kemi arritur që në të gjitha strukturat drejtuese të kemi përfaqësim të barabartë 50 me 50 burra gra, por në të gjithë politikën shqiptare ka ende shumë për të bërë.” Jo se Klajda është ajo që ka lindur për ta ndrequr, por ajo mbulon pikërisht këto çështje në ministri, është në krye të forumit të gruas të një partie të madhe, kështu që nuk ka vetëm ndjeshmërinë për këtë çështje, ka dhe përgjegjshmërinë që i japin këto detyra. Takime, biseda, planifikim aktivitetesh, udhëtime nëpër qytete…Axhenda e saj sa vjen e shëndoshet, ndërsa ajo vetë nuk ka më as nge e as nevojë të shkojë në palestër (“Kam blerë disa vegla që i kam në shtëpi. Më parë ushtrohesha gati një orë çdo ditë, por tani ato kanë ngelur në një cep aty, vetëm i shoh.”) Në të vërtetë, që kur mbajti axhendën e Ilir Metës, në zgjedhjet e 2009-ës, jeta e saj profesionale nisi të programohej mbi axhendë dhe që kur u shpall kryetare e gruas së LSI-së, axhendë personale nuk ka më. “Tani nuk mund të planifikoj asgjë për veten time. Edhe kur mendoj se do kem një orë të lirë dhe lë një takim, më del diçka e papritur, më thërrasin diku, më kërkojnë një intervistë.” Megjithatë ajo nuk duket e lodhur nga këto shigjeta detyrimesh që fluturojnë pa lajmërim, në kahe të ndryshme, ka gjithë energjinë e një vajze të re që e bën me pasion punën e saj dhe pse kjo mund të duket e çuditshme. “Pjesa më e bukur e politikës është që je afër me njerëzit, çdo ditë”. Duket si klisheja e parë që gjen nëpër manualet e të folurit në publik për politikanët, por jo për Klajdën. “Për mua kjo është me të vërtetë e rëndësishme”. Në të vërtetë ka pasur përvojat e saj të punës afër njerëzve, si punonjëse sociale, duke ndihmuar në azil e duke organizuar aktivitete, ndërkohë që studionte në Angli dhe kështu që te ajo nuk e merr si deklarata e një përkujdesjeje false për të tjerët e një zonjushe që nuk i intereson asgjë matanë hundës së pudrosur dhe thonjve me smaltin perfekt. Këto mund t’i ketë vërtetë, por ajo e di ç’heq për t’i realizuar. E ka shtyrë plot pesë herë takimin te estetistja, herën e fundit. Por s’ka ç’bën se angazhimet si të sajat vërtet

“Unë kam mësuar të gatuaj nga gjyshja që e vogël. Më pas kur isha në Angli, kam punuar në restorante dhe atje isha tërë sy për çdo gjë, receta, sekrete. E preferuara ime ngelet kuzhina tradicionale, e gjyshes, por kam mësuar edhe gatime të tjera të vendeve të tjera” nuk të lënë kohë për të vjedhur ca çaste relaksi dhe kujdesi për veten, por edhe të duan gjithmonë me pamje të kuruar e të rregullt. Megjithatë në fund ajo ia del të gjithave dhe megjithë vrullin e paparë të aktiviteteve, nuk heq pothuaj kurrë dorë nga njëorëshi i pushimit në shtëpinë e saj, ku ajo dhe e fejuari shijojnë drekën e përgatitur nga vetë Klajda. …Rrëfimit i shtojmë ca erëza Tashmë, mund ta quajnë traditë të tyren: një drekë në shtëpi, para pjatave që ka përgatitur Klada. Shpesh, sidomos kohët e fundit, mund të jetë dhe diçka e thjeshtë, por ama është e përgatitur nga ajo. Të gatuarit e ka pasion dhe Ardiani, i fejuari është një nga admiruesit më të mëdhenj të artit të saj të rezervuar për pak njerëz. “Unë kam mësuar të gatuaj nga gjyshja që e vogël. Më pas kur isha në Angli, kam punuar në restorante dhe atje isha tërë sy për çdo gjë, receta, sekrete. E preferuara ime ngelet kuzhina tradicionale, e gjyshes, por kam mësuar edhe gatime të tjera të vendeve të tjera”. Erdhi nga Anglia edhe me receta të reja në mendje përveç atyre të vjetrave dhe tani me pak fantazi, e ka në dorë të përziejë kulturat, shijet dhe aromat për të përgatitur pjatat e saj, të cilat janë vërtet shumë, aq shumë sa as ajo vetë nuk di kë të veçojë dhe cilën të quajë specialitet. Kur nuk kishte kaq angazhime sa tani në politikë e mund t’i kushtonte më shumë kohë kuzhinës (duket se politika dhe kuzhina, pas filmit grek të 2003-shit, po gjejnë një hapësirë të re për t’u shkrirë), ftonte në shtëpinë ku bashkëjeton me të fejuarin e saj, edhe miqtë e përbashkët për darka që zgjasin deri vonë. Tani nga këto kanë hequr dorë, por ama në asnjë mënyrë nga miqtë. “I takoj çdo mbrëmje, qoftë edhe kur ka shkuar vonë. Janë po të njëjtët miq që kam që nga koha e gjimnazit dhe asnjë ditë nuk heqim dorë nga takimi ynë, në një vend të qetë”. Fakti që tani ajo është person

publik, nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këtë pikë, madje dhe vendet që frekuenton me miqtë e “Ismail Qemalit” janë të njëjtat. “Mirë, e dimë që je lodhur shumë, kanë nisur të më thonë me shaka, pa hapur gojë fare unë, sa ulem.” Por ka raste, kur çdo takim zhvendoset nga axhenda, sepse janë dhe udhëtimet, apo aktivitetet e gjata. Ndodh që ajo të mungojë edhe në çaste të rëndësishme pranë familjes së saj. “Para pak kohësh gjyshja ime pati një operacion dhe unë pata mundësi të shkoja vetëm pak minuta në spital. Çaste si këto që të bëjnë të pamundura disa gjëra të rëndësishme, të bëjnë të ndihesh keq”. Megjithatë Klajda është e vendosur për ta ndjekur këtë rrugë. Qoftë dhe me koston e shkëmbimit të axhendës personale me atë profesionale, ose bindjen e së parës ndaj së dytës. Aq e vërtetë është kjo çështja e axhendave, që duket si lojë, sa edhe datën e dasmës Klajda e ka vendosur pasi u vendos data e zgjedhjeve. “Nuk doja që të përkonin në të njëjtën kohë, përndryshe nuk do kisha kohë që ta organizoja siç duhet dasmën time”. Kështu që pasi u mor vesh, e lanë në fund të gushtit. Ndërkohë ka porositur fustanin dhe lokalin, por kaq. Kjo kohë do shkojë për angazhimet politike pasi zgjedhjet po afrojnë. Nuk është çudi që ajo të jetë në listën e kandidaturave, megjithatë, jo për çështje sekreti, por se vërtet premton se nuk e di, nuk mund të thotë do jetë apo jo kandidate për deputete. Nëse po e nëse fiton, miqtë duhet të bëjnë gati celularët për të nisur urimin e radhës. Gjithsesi një urim të sigurt duhet ta bëjnë gati për dasmën e saj, që ndoshta e presin prej kohësh, sepse Klajda dhe Ardiani, kanë plot 14 vjet që janë bashkë. “Jam me Ardianin që kur isha 15 vjeç dhe mund të them se është arritja ime më e madhe në jetë.” Kanë kaluar largësinë kur ajo iku në Angli, ku më pas shkoi dhe ai për të studiuar Financë dhe më pas janë kthyer bashkë këtu, ku tashmë bashkëjetojnë prej disa kohësh. “Është mbështetja ime më e madhe. Më shoqëron kudo që shkoj nëpër aktivitete, nëpër udhëtime jashtë shtetit. Jemi jo vetëm të dashur, jemi miq shumë të mirë.” Që së shpejti do martohen, në një dasmë intime të një rrethi të ngushtë familjarësh dhe miqsh, shumica e kohërave të vjetra, sepse ca gjëra për Klajdën kanë ngelur siç kanë qenë, ndërkohë që ca të tjera kanë ndryshuar shumë. E rëndësishme është që në fund, ajo ka diçka për t’u uruar!


20

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

pertej privatësisë Kisha ku ai rrëfehet janë njerëzit e tij më të afërt. Jo për të gjitha, sigurisht. Sepse ka ca sekrete që nuk ndahen me këdo. Ama ka dhe ca të tjera që mund të rrëfehen për të gjithë ata që e shohin dhe e dëgjojnë me ëndje në emisionin e tij të përnatshëm në Top Channel. Dhe kur është puna për të shuar ca kuriozitete, Alban Dudushi di ta bëjë shumë mirë. Lexoni këtë intervistë të tijën dhe, do të na jepni të drejtë

Alban Dudushi me vajzën e tij Joellen

Alban Dudushi

Një rrëfim jashtë kishës Cili është mëngjesi yt rutinë? Zgjimi rreth orës tetë e gjysmë, një gotë lëng, një sanduiç dhe leximi i shtypit. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Të rri në krevat deri në 12, njëri variant. Ose të zgjohem herët në mëngjes duke lindur dielli. Më ka ndodhur shpesh të zgjohem herët dhe më pëlqen ajo atmosfera e qytetit të përgjumur që fillon dhe zgjohet ngadalë. Ne shqiptarët këtu në Shqipëri vazhdojmë të zgjohemi herët. Ndryshe nga në Kosovë, ku zgjimi është më i vonët. Atje më pëlqen shumë ideja e një mëngjesi të diele, kur zgjohesh vonë, ka zjarr në sobë dhe aromë petullash, qumështi të zier dhe reçeli J Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Zakonisht kafja e parë e mëngjesit pihet në barin e televizionit bashkë me redaksinë duke shkëmbyer të rejat e ditës. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Nuk është çështje dëshire. Ndonjëherë më pëlqen të jem dhe vetëm pa njeri të pi kafen dhe të lexoj. Por kjo ndodh shumë rrallë. Në këtë kuptim do të thosha, me veten time. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Patjetër. Më pëlqen edhe pse ka momente kur ndjehem i lodhur. Po të mos më pëlqente do kisha ikur, do e kisha lënë. A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke? Ndodh. Herë pas here. Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh? Isha i zënë, do ta bëj pas pak, më vjen keq për vonesën, por kishte trafik. Megjithatë ngushëllohem pasi kam një mik që është më i tmerrshëm se unë. Ai, kur e thërret, është gjithmonë “vetëm dy hapa larg”, por gjithmonë duhet ta presësh më shumë se dy hapa J A je dembel? Nëse po, kur ju ka kushtuar më shumë ky dembelizëm? Nuk e mendoj veten për dembel, por më pëlqen dembelizmi. Ka ditë që më pëlqen shumë të mos bëj asgjë, të rri, të sorollatem, të mos dal fare nga shtëpia. Ku të zë dreka zakonisht?

Në punë. Kështu që shpesh jam i detyruar që drekën ta ha jashtë në restorant, ose ta porosis në zyrë. Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën? Restorante që gatuajnë edhe atë që ne i thërrasim gjellë shtëpie, gjellë tradicionale shqiptare. Fatmirësisht ka disa të tillë të mirë në Tiranë dhe që ne i kemi afër. Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka? Më ftoj dhe ftojnë. Nuk di të të them saktësisht çfarë më ka ndodhur më shpesh. Për dreka pune, më shumë më ftojnë. A je kursimtar? Nuk mund ta them. Disa më quajnë dorëshpuar. Unë mendoj që jam më normal se ç’mund të mendojnë ata që ta bëjnë llogarinë e xhepit vetëm me të parë. A e ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës? Gjatë verës më pëlqen, kur nuk jam në sezon. Normalisht nuk e kam ritual gjumin e drekës, megjithëse duke më pëlqyer përtacia, më pëlqen dhe ajo që spanjollët e quajnë siesta. Në humor quhet “një dremitje e lehtë prej tre-katër orësh”. Kur ke qenë i vogël a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar? Cili është ai që mund të thotë që nuk e

Restorantet Preferoj ato që gatuajnë edhe atë që ne i thërrasim gjellë shtëpie, gjellë tradicionale shqiptare. Fatmirësisht ka disa të tillë të mirë në Tiranë dhe që ne i kemi afër.

Gjumi Gjatë verës më pëlqen, kur nuk jam në sezon. Normalisht nuk e kam ritual gjumin e drekës, megjithëse duke më pëlqyer përtacia, më pëlqen dhe ajo që spanjollët e quajnë siesta. Në humor quhet “një dremitje e lehtë prej tre-katër orësh”.

Ditari Kur kam qenë në gjimnaz, për një periudhë gati dy vjet kam mbajtur një ditar të rregullt. Gjatë viteve kam vazhduar në mënyrë sporadike të mbaj ditar dhe po të njëjtën gjë bëj dhe sot.

ka pësuar këtë “dhunë familjare”? Ishte rregull i përgjithshëm. Në orën dy duhet të futeshe në shtëpi. Larja, dreka gjumi, deri në orën pesë. Dhe cili mund të thotë që nuk ka bërë asnjëherë sikur ka fjetur kur kanë ardhur prindërit për ta kontrolluar, megjithëse me mendjen e vet ishte ende duke luajtur shpatash? Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria? Nuk di të ta them... Ndoshta pak përhumbjen në ëndërrime. Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura? Fëmijëria patjetër. Por unë mendoj që në çdo periudhë kam patur gjëra të bukura që sot i kujtoj me nostalgji, duke thënë që gjithsesi kam bërë një jetë të bukur. Po kujtimet e hidhura? Periudha midis përfundimit të gjimnazit dhe shkollës së lartë. Më vdiq gjyshja dhe u ndava me të dashurën time të parë J Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mbani vetëm për vete...? A ke mbajtur ditar? Njerëzit e mi të ngushtë janë kisha ime. Por ka sekrete që nuk ndahen me këdo. Kur kam qenë në gjimnaz, për një periudhë gati dy vjet kam mbajtur një ditar të rregullt. Gjatë viteve kam vazhduar në mënyrë sporadike të mbaj ditar dhe po të njëjtën gjë bëj dhe sot. Çfarë ka në portofolin tënd? Jo vetëm para J Në mëngjes, a e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave? Shumicën e rasteve jam i qartë dhe nuk vonohem. Por ka dhe ditë që më duket vetja femër, për shkak të mospëlqimit para pasqyrës të çfarë kam veshur. Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde? E bardha, kafja e pjekur dhe bezha. A ekziston një aromë të cilën e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makinë? Për makinën kam gjithmonë të njëjtën

aromë deti. Më pëlqen shumë aroma që të kujton sapunin dhe limonin dhe që mua më lidhin me idenë e pastërtisë. Çfarë CD ke në makinë? Për momentin kam një cd të bërë vetë me miks muzikor dhe katër CD me muzikë franceze të dhuruara nga atasheu i ambasadës franceze në Tiranë. Çfarë muzike ke zile telefoni? Kam një nga zilet standard që Blackberry ka. A ke miq të vjetër? Nëse po, a takohesh shpesh me ta? Dy shokët e mi të ngushtë të fëmijërisë janë jashtë Shqipërisë. Me njërin prej tyre, fatkeqësisht kam që prej 14 vjetësh që nuk takohem, ndërsa me tjetrin shihemi rrallë kur ai vjen këtu. A je i hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti? Natyrisht që jam i hapur. Megjithatë, jo çdokush bëhet mik. Gjithmonë ka nevojë për një kohë prove. Ku rri zakonisht me miqtë? Udhëtojmë bashkë, ose mblidhemi në shtëpitë e njëri-tjetrit. Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote? Nuk është një ritual i përcaktuar. Ka ditë që mund të kthehem në shtëpi shumë herët. Dhe ndodh që po u ktheva nuk dal më. Por ka dhe ditë të tjera kur kalon mesnata dhe afron mëngjesi për t’u kthyer në shtëpi. Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde? Një gatim i shpejtë, televizor, kryesisht ndonjë film i mirë ose dokumentar. Internet, dhe gjithmonë një libër përpara se të fle. Po idealja, cila do të ishte? Për mua është perfekt kështu. Kur shkon për të fjetur? Varet kur jam kthyer në shtëpi. Cila është uniforma juaj e gjumit? Nuk mbaj pizhama J Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”? Me mend të gjithë atyre që i dua më shumë. Të shtrenjtëve....


E shtunë, 16 shkurt 2013

21

www.mapo.al

planeti single Ish-folësja e TVSH-së, asistentja e sa e sa filmave të Kinostudios shqiptare, tregon për kushërirën që i thotë sa herë e sheh, të rrisë flokët se do ngelet pa martuar. Një intervistë e mbushur me batuta dhe me sportivitetin që Ardita Mullai e ka pjesë të vetes, edhe kur vjen puna te çështja “beqari-martesë” Dhe pse edhe ajo mendon se duhet një njeri pranë për të kaluar jetën, “pasi mosha bën të vetën”. Vetëm se tani për tani, tek Ardita, vitet as nuk duken si kalojnë

Ardita Mullai:

Kur flokët të lënë pa martuar

Me kë jeton? Jetoj me familjen, mamanë dhe motrën. Cila është gjëja më e mirë e të qenit single? Gjëja e bukur është se s’ke impenjime serioze dhe ke lirinë për të bërë gjërat që ti do. Po gjëja më e keqe? E keqja tjetër është që ndjen nevojën e të pasurit afër njeriun që do për të kaluar jetën... se dhe mosha bën të vetën. Ke dalë ndonjëherë në blind date me dikë? Në këtë pikë s’di ç’të them, se nuk më ka ndodhur asnjëherë të takohem me dikë pa e njohur....domethënë takim i sajuar “nga një mik që të do të mirën” për të bërë shkesllik si në kohën e xhaxhit...familje e mirë, çun i vetëm, me pare... hahahah E ka kush problem beqarinë tënde? Po normal familja.. mami më shumë... si të gjithë.... Gënjen ndopak kur del në takim me dikë? Dhe gënjej nga pak...Takimi i parë me dikë gjithmonë është pak i sikletshëm...dhe kur do të lësh përshtypje të mirë do bësh dhe pak si interesanten. Si janë mbrëmjet e tua tipike të fundjavës? Tani në dimër bëhem përtace, më pëlqen të rri në shtëpi, të fle gjatë në mëngjes, meqë jam pak gjumashe, të shkoj në kinema kur ka një film të mirë, ose të pi një gotë verë në shtëpinë e miqve të mi duke parë një film dhe duke u marrë me ca thashetheme, më shumë për të qeshur... Kur del, në ç’orë kthehesh zakonisht në shtëpi? Jam pa orar. Kur më pëlqen atmosfera, grupi, ambienti mund të rri shumë gjatë...deri në mëngjes...siç dhe mund të kthehem që në orën 12 të natës... Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë”? Urimin e dëgjoj më shpesh nga shoqet e

mamasë...komshijet... dhe fisi.... sidomos nga një kushërirë që e ka refren: “kur do martoheni?”... sidomos flokët e mi i ka fiksim: “rriti mi këto flokë! Pse shëmtohesh?...Se s’ke për të gjetur burrë...”. Dhe unë qesh, do i rris, i them. Të pëlqejnë dasmat? Dasma është e bukur dhe ka emocion shumë të madh...dhe këtë e kam ndjerë shumë kur mikja jonë Valbona Çoba u martua dhe organizoi një dasmë 100% shqiptare...dhe aty mendova veten....sepse vërtet është emocion i bukur... Nuk kishe menduar asnjëherë më parë për dasmën tënde? Përpara, të jem e sinqertë, nuk e kisha menduar. Pjesën më të madhe të miqve i ke beqarë apo të martuar? Besoj se pjesën më të madhe të miqve i kam beqarë.... Fton shpesh njerëz në shtëpi? Nuk e kam mundësinë të ftoj njerëz në shtëpi, në të shumtën e rasteve shkoj unë tek miqtë meqenëse një pjesë e mirë jetojnë vetëm. Sa shpesh gatuan? Cilat janë specialitetet e tua? Gatuaj rrallë....më pëlqen peshku në tavë, supat dhe perimet. Përgatit pjata vetëm për vete? Jo, s’më ndodh të gatuaj vetëm për vete... Për çfarë shpenzon më shumë? Për parfumet, shallet dhe kremin e mirë për fytyrën. Cilat nga këto numra: shërbim taxi, taksi, ambulancë, polici, zjarrfikëse mban në celular? Mbaj numrat e ambulancës dhe të policisë. Deri kur do vazhdosh të jesh beqare? S’e di deri kur do jem....s’varet thjesht nga unë...ndoshta gjithë jetën. Ndoshta na del ndonjë fat i mirë…hahahaha, ai fati që më urojnë komshijet.

Dasma është e bukur dhe ka emocion shumë të madh...dhe këtë e kam ndjerë shumë kur mikja jonë Valbona Çoba u martua dhe organizoi një dasmë 100% shqiptare...dhe aty mendova veten....sepse vërtet është emocion i bukur...

Iva Tiço

Drejtore e Revistës Madam Mapo

Kjo rubrikë është trillim. Çdo përkim me ngjarje dhe personazhe realë nuk është aspak i rastit

Në luftë me fantazmën K

jo mund të ishte një nga ato të dielat kur mund të flihet deri vonë, sidomos për shkak të shiut. Dhe kështu mund të kishte qenë nëse një natë më parë do isha kujtuar t’i hiqja zilen celularit. Kjo do bënte që telefonatën e shoqes ta humbja, ama të fitoja dhe ca orë gjumë… Gjithsesi, nuk ka pse tregohem kaq egoiste: nëse tjetra merr në pikë të mëngjesit, sigurisht që ka një nga ato hallet që vetëm unë mund t’ja zgjidh (unë ose nja dy shoqe të tjera, që i ka ca më të afërta, por që ndërkaq mund të jenë treguar aq të mençura sa t’i lënë telefonat pa zile ose t’i fikin fare). Ja ku jam pra duke dëgjuar hallin e saj. Aspak i ri për mua: ka kontrolluar sërish telefonin e të dashurit dhe aty ka gjetur sërish gjurmët e saj, ishit të tij. “Po mirë ti dyshon se kanë prapë ndonjë gjë bashkë?”, e pyes, pasi dëgjoj atë lumin e përhershëm të të sharave për atë tjetrën, që të thëna me fjalë të ndryshme kanë të gjitha të njëjtin kuptim “Ç’i pëlqen ai asaj, nuk e kuptoj?!” Po pra, ç’i pëlqen ai asaj? Ç’i pat pëlqyer kur ishin afruar bashkë shumë vjet më parë, ndërsa ai ishte i përfshirë në një lidhje të rëndësishme? Ç’i pëlqeu kur e la atë lidhjen e rëndësishme dhe nisi të rrinte me këtë? Ç’i pëlqeu, kur pasi u ndanë herën e parë, u lidhën prapë? Ç’i pëlqeu dhe kur u ndanë herën e pestë dhe ndenjën mbi dy muaj pa folur fare dhe ai kishte dhe të tjera lidhje dhe prapë vazhdonte me të? Dhe ç’i pëlqeu sidomos kur edhe pasi nisi shkonte edhe me këtë shoqen time, pa e marrë vesh kjo “tjetra”, kurrsesi nuk ndahej me të. Dhe po të mos kishte qenë për shoqen time që i mori frenat e situatës në dorë dhe bëri ç’bëri i dërgoi haber asaj “tjetrës” që kjo dhe ai tashmë ishin bashkë, rrezik edhe sot e kësaj dite do vazhdonin të ishin të tre. Sepse edhe pse sado të vrasim mendjen se ç’dreqin i pëlqente ai asaj, një gjë ai duhej t’ia pëlqente që nuk e linte. Apo që vazhdoka të flasë nëpër telefona, edhe këtë të dielë me shi. E pyes shoqen se çfarë gjurme ka gjetur në telefon. Zakonisht burrat fshijnë telefonatat e bëra por lënë gjurmë në log-un e telefonit (për të zezën e tyre kjo, se kur zbulohet që një telefonatë është fshirë, atëherë faji vërtetohet). Mirëpo kjo mesa dimë ne, ndodh vetëm në celularët Nokia, ndërsa i dashuri saj ka Blackberry (tani që po vras mendjen, prandaj janë shtuar ca si shumë këta telefona së fundmi?!). Gjë që ka dhe avantazhet e veta: mjafton që tjetrit t’i zbulosh paswordin (që në rastin e të dashurit të saj, që nuk e vret shumë mendjen për këto gjëra, na paskësh qenë thjesht viti i lindjes) dhe ja ku mund të bësh ghithçka: t’i fshish ish-it të tij kontaktet, ta zhdukësh nga chat-i i blackberry-t (madje dhe ta bllokosh që ai të mos ketë mundësi ta shtojë sërish dhe të mendojë se ka qenë ajo tjetra që e ka zhdukur), ta bllokosh në facebook, gmail, hotmail (ky i fundit thuhet që do mbyllet vetë, ndaj dhe mund ta kursesh). Normalisht që kjo shoqja ime i ka marrë këto masa me kohë e me vakt, madje bëri dhe një aksion të dytë, nja ca muaj të shkuar, kur kontakti i asaj “tjetrës” se nga ndreqin kishte mbirë sërish në chat-in e telefonit blackberry. Po ja që këtë të dielë na paska mbirë prapë, pikërisht aty ku ishte bllokuar. “Po kjo domethënë që janë takuar, që ai paska arritur ta zhbllokojë?”, i them me gjysmë zëri, e penduar në sekondë për fjalinë që sa nxora nga goja… Apo mos ndoshta bëra mirë? Sepse ndoshta ka ardhur momenti që shoqja ime ta kuptojë njëherë e mirë që kështu nuk ia del dot, fshi sot, ruaj nesër e fshi prapë pasnesër. Duhet të jetë e vështirë ta dish që ai është aty me ty, pa atë tjetrën, jo se vendosi vetë kështu, por sepse e vendose ti.. Ndoshta ajo do kishte bërë më mirë që ta kishte pyetur që në fillim “Ç’i pëlqen ti asaj?” Sepse nëse ai vazhdon ta kërkojë, ka një dreq gjëje që ia pëlqen. Dhe po qe kështu, më mirë ta dish sesa ta kalosh mëngjesin e së dielës duke gjurmuar fantazmat e tij. Dhe duke u prishur gjumin shoqeve.


22

Foto file

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

Na ishte një herë një studio e vogël, fare e vogël, nga ku ca djem e vajza krejt të rinj në moshë do të nisnin trasmetimin në valët radiofonike që do të shndërroheshin sa hap e mbyll sytë në më të dëgjuarat e të preferuarat për shqiptarët. 15 vjet më pas, ata protagonistë dhe shumë miq të tyre janë bërë tok, për të festuar e kujtuar si nisi kjo histori

15 vjeç radio I

shte 14 shkurti i 1998-ës, kur Top Albania Radio nisi si projekti i parë, krejt i ri mediatik, shumë suksesshëm i Dritan Hoxhës. Shënoi rekord dëgjueshmërie që në vitin e parë kur u hap, duke shtuar e shtirë në kohë, vit

pas viti programacione e përfshirë emra të njohur radiofonikë e televizivë. Ndër programet e para kanë qenë “Një këngë për ty” dhe “Disco Lancio”, që u shndërruan në kult së bashku me një sërë të tjerash

si “Wake Up”, “Live from Tirana”, “Radio Cinema”, “Road Trip”, “Rikoshet”, “Mix to Mix”, “Summer Dance”, “Pro Shqip” e “Top Dance” Në vitin 2000, mori licencën si radio kombëtare.


22

E shtunĂŤ, 16 shkurt 2013

www.mapo.al


24

E shtunë, 16 shkurt 2013

sport

www.mapo.al

Alegri kishte vendosur të linte pushim Stefan El Sharauin, ndërsa në vijën e parë do të luanin Baloteli, Boateng dhe Niang

Pistorius akuzohet për vrasje me paramendim

SuperMario frymëzon Milanin, kap Lacion në vendin e tretë Kuqezinjtë kanë vuajtur përballë Parmës, ndërsa sulmuesi i ardhur nga Siti vulosi gjithçka me golin e tij të shkëlqyer. Sot në mbrëmje Roma-Juventus Jeton Selimi

Me barazimin ndaj Kajliarit, dukej sikur Milani kishte humbur disi nga uria për të bërë mirë në këtë sezon shumë të vështirë për kuqezinjtë, por fitorja e djeshme ndaj Parmës ka rikt hye r buzëqeshjen në Milanelo, sidomos në prag të sfidës Champions me katalanasit e Barcelonës. Në “San Siro”, Alegri kishte vendosur të linte pushim Stefan El Sharauin, ndërsa në vijën e parë do të luanin Baloteli, Boateng dhe Niang.

Megjithatë, loja ofensive duket se nuk ka frymëzimin e duhur, ndërsa Milani vuan jo pak për të konkluduar aksionet. Më të lehta zbritjet e parmezëve në zonën kuqezi, por ekipi i Donadonit gabon gjithnjë në pasën e fundit. Por për ta kanalizuar Milanin drejt fitores, ka menduar një lojtar i Parmës. Mbrojtësi Paleta devijon një top jo të rrezikshëm duke nxjerrë jashtëloje portierin e tij dhe sheh sferën të përfundojë në rrjetë. Me rezultatin 1-0 ekipet shkojnë në pushim, ndërsa në pjesën e dytë Milani shfaqet më i sigurt dhe i afrohet disa herë golit për të dyfishuar me anë të SuperMario Balotelit në të 78-ën. Ish-lojtari i Sitit ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, duke i vënë kapak sfidës. Goli i vetëm për Parmën shënohet nga Sansone në kohën shtesë, por është

Bundesliga

Konte: Roma? I trembem lodhjes

Serie A Të premten Milan – Parma Të shtunën Kievo – Palermo Roma – Juventus Të dielën Katania – Bolonja Xhenoa – Udineze Napoli – Sampdoria Peskara – Kajliari Torino – Atalanta Fiorentina – Inter

2-1 18:00 20:45 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00 15:00

shumë vonë për të synuar marrjen e një pike. Pas këtij suksesi, Milani kap vendin e tretë në kuotë të barabartë pikësh me Lacion, 44, ndërsa lë pas Interin me 43 pikë. Por lacialët dhe zikaltërit kanë një sfidë për të rikuperuar.

Pas këtij suksesi, Milani kap vendin e tretë në kuotë të barabartë pikësh me Lacion, 44, ndërsa lë pas Interin me 43 pikë. Por lacialët dhe zikaltërit kanë një sfidë për të rikuperuar.

Spanjë

Manxukiç dhe Arjen Roben, Bajerni vijon marshimin e tij

Barcelona dhe Reali, “shëtitje” para klasikes

Volfsburg – Bajern ka çelur javën futbollistike në Gjermani, teksa bavarezët ishin të impenjuar në një fushë delikate. Megjithatë, forca e skuadrës së Jup Hejnkes ishte vërtet shkatërruese për Volfsburgun, që është katandisur si mos më keq në këtë sezon. Sfida parashikohej e vështirë, por Mario Manxukiç në pjesën e parë dhe Arjen Roben në sekondat e fundit të takimit, kanë kurorëzuar tre pikët e radhës për bavarezët, që janë të pandalshëm në marshimin e tyre drejt titullit k a mp i o n . S f i d at e s o t m e n ë Bundesliga paraqiten interesante, teksa spikat Borusia Dortmund – Eitraht Frankfurt që do të luhet në 18:30, por kampionët në fuqi presin vetëm matematikën për të dorëzuar titullit, që këtë sezon duket më i sigurt se kurrë se do t’u shkojë rivalëve nga Mynihu.

Diferenca prej 16 pikësh mes Barcelonës dhe Realit të Madridit e ka kaluar në plan të dytë rivalitetin për titullin kampion të Primera Divizion, pasi mundësitë që katalanasit ta humasin trofeun e La Ligas janë thuasje zero. Aq më tepër tepër që formacioni i Tito Vilanovës nuk ndien as presionin e Atletikos së Madridit, e cila javën e shkuar u mund 2-1 në Vajekas nga Rajo Vajekano. Në javën e 24-ët dy gjigantët spanjollë do ta kenë më shumë mendjen te Champions League. Barcelona, e cila do të udhëtojë në Andaluzi për t’u përballur me Granadan, më shumë mendon për sfidën e parë 1/8 të Champions-it me Milanin, që do të luhet në mesjavën e ardhshme “San Siro”, ndërsa Reali i Zhoze Murinjos, që pret në “Santiago Bernabeu” Rayo Vajekanon në derbin madrilen, po bën llogaritë për ndeshjen e kthimit me Mançester Junajtid, por edhe për El Classicon e dytë të Kupës

Bundesliga

Të premten Volfsburg - Bajern Mynih Të shtunën Leverkusen – Augsburg Fortuna – Greuther Furth Hamburg – Munshengladbah Mainc – Shalke Verder Bremen – Freiburg Dortmund – Frankfurt Të dielën Nurenberg – Hanover Hofenheim – Shtutgart

0-2 15:30 15:30 15:30 15:30 15:30 18:30 15:30 17:30

Oskar Pistorius, atleti jugafrikan i akuzuar për vrasjen e të fejuarës së tij, Reva Stenkamp, mbërriti rreth orës 9, me atë lokale, në gjykatën e Pretorias. Pistorius ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë me kokën e mbuluar nga një xhaketë. Ka hyrë në sallë dhe ka shpëthyer në lot kur gjykatësit e kanë akuzuar formalisht për vrasje dhe kanë konvaliduar arrestimin. “Nuk doja ta vrisja, ka qenë një aksident”, ka qenë sensi i deklaratës së atletit, që dridhej pavarësisht se kishte mbështetjen e familjarëve në sallë: ishin të pranishëm i ati, Henke, motra dhe vëllai, që i vuri dorën në shpatull për ta qetësuar. Gjykatësit e tribunalit të Pretorias e kanë shtyrë procesin për të martën e ardhshme, kur do të vlerësohet kërkesa për lirim me kusht. Ndërkohë, atleti do të qëndrojë në stacionin e policisë të Bruklinit, në Pretoria. Akuza i ka zyrtarizuar trupit gjykues se 26-vjeçari kampion paraolimpik nnuk do të gjykohet për vrasje me dashje, por për vrasje me paramendim. “Oskari i ka kundërshtuar me vendosmëri të gjitha akuzat”, kanë thënë familjarët e atletit për mediat.

Primera Division

Të shtunën Getafe – Selta Vigo Málaga – Atletik Bilbao Granada – Barcelona Osasuna – Real Zaragoza Të dielën Real Sociedad – Levante Valencia - Real Majorka Valadolid – Atletiko Madrid Espanjol – Real Betis Real Madrid – Valekano

16:00 18:00 20:00 22:00 12:00 17:00 19:00 21:00 21:000

së Mbretit. Në “Rozaleda” projektohet një tjetër sifë emocionuese mes Malagas vednase dhe Atketik Bibaos, që kërkon të vërë nderin në vend pas humbjes poshtëruese në fushën e vet nga Espanjoli një javbë më parë. Në Pamplona Osasuna dhe Zaragoza luajnë të gjitha kartat për t’iu shmangur zonës së ftohtë, ndërsa Getafe pret Selta Vigon më synimin e qartë një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Është një Antonio Konte në humor ai që paraqitet në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes së radhës. Ndryshe nga herët e fundit, në “Vinovo” duket se fitorja ndaj Sëlltik e ka sjellë pranverën një muaj më shpejt. I çliruar nga impenjimi në Europë, tekniku juventin përgatitet për një tjetër raund jetik në luftën për titullin kampion sepse Juventusi udhëton në Romë me objektivin për të ruajtur të paprekur distancën prej 5 pikësh me Napolin. “Është një ndeshje e rëndësishme që sigurisht do të kisha preferuar ta luaja të dielën sepse i trembem lodhjes. Roma ka një organikë të mirë dhe ndaj nesh do të luajnë të stimuluar. E nisën sezonin me objektiva të qartë për të luftuar në krye por kohët e fundit nuk po dalin në lojën e tyre prandaj mendoj se do të jetë një përballje shumë delikate. Djemtë janë në gjendje të mirë dhe kam në plan të konfirmoj skuadrën e dy fitoreve të fundit”.

Milito: Do rikthehem shpejt “Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë personat për mesazhet e ngrohta.” Janë këto fjalët e Diego Militos një ditë pas dëmtimit të rëndë që pësoi kundër Kluzhit. “Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e bukura, mbi të gjitha tifozët zikaltër që në këto orë më kanë bërë të mallëngjehem. Gjithë kjo ngrohtësi më jep një vullnet të paparë dhe do të bëj çmos që të kthehem sa më parë në fushë,” ka shkruar argjentinasi në Facebook.


hylli i dritës

koment

Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtë Shqipnisë

Për kë kthehet Eduard Selami?

Ardian Ndreca

Do të ishte kjo një pyetje, përgjigja e parë e së cilës,

Alfred lela

pa shumë mundim do të qe: për veten. Individi, në fund të fundit, llogaritë i bën me vete e për veten...

Pikëpamje Duel Economicus Ideologji kujtime Çdo të shtunë www.mapo.al

Dom Gjergj Meta versus

dr.Gilman Bakalli Refleksionet e Amik Kasoruhos

Nga Koçi Bako te Arben Broci, dëshmorët e Shqipërisë për liri

21 Janari: fundi i diplomacisë “yes, but” Ambasadori amerikan Arvizu, në një deklaratë e quajti vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ‘tronditës’. Europianët nga ana tjetër preferuan ‘të apelueshëm’. Gjykata e Tiranës iu përgjigj ambasadorit me një deklaratë të sajën duke u shprehur për ‘ndërhyrje’. Nuk është për t’u harruar fakti se ambasadori amerikan ishte po aq i drejtpërdrejtë edhe gjatë apo pas ngjarjeve të 21 janarit. Pse ky interes amerikan në këtë rast dhe pse ky reagim shqiptar (si pas 21 janarit, ashtu dhe pas vendimit të gjykatës për të).

“Nëse ke dyshime për diçka, përgjigju me ekuivoke”! Kjo është këshilla që poeti romak Horaci i jep skllavit të tij Davos, i cili e kishte zakon që për çdo përgjigje të jepte një “po” ose “jo” të prerë. E folura direkte e skllavit e kishte vënë jo rrallë në siklet poetin dhe miqtë e tij... Horaci, si poet, ndoshta nuk mund t’i dinte pasojat akoma më të sikletshme e dramatike të komunikimit jo të drejtpërdrejtë dhe ekuivok. Në kulmin e konfliktit me Peshkopin Thomas à Becket, mbreti Henry II i Anglisë në vitin 1170 lëshoi në eter fjalinë: “Kur do shpëtoj nga ky prift ngatërrestar e grindavec?!” Ndoshta ishte vetëm një ofshamë lodhjeje, ndoshta vetëm një psherëtimë nga stresi kjo e mbretit. Ndoshta ishte vetëm një shkarkim i frustrimit nga sherri i

Faqe 25

stërzgjatur. Ndoshta ishte një shenjë indirekte për ndjekësit e tij që t’ia hiqnin një orë e më parë qafe burimin e konfliktit! Kush e di?! Ajo që dihet me siguri është se të nesërmen e fjalisë së shuminterpretuar të mbretit, peshkopi u gjend i vrarë... Të jetë vallë edhe 21 Janari produkt i një komunikimi ekuivok që politikanët bëjnë në prani të ndjekësve të tyre fanatikë? A kemi të drejtë të imagjinojmë Edi Ramën, i cili, i lëshuar rëndshëm në kolltukun e tij, teksa luan me lapsat shumëngjyrëshe, flet si nëpër dhëmbë: “a ka njerëz ky vend që mund ta nxjerrë Doktor Rrumpallën nga zyra e tij kryeministrore”? Kujt i drejtohet kjo fjali? Çfarë kërkon konkretisht Edi Rama? Kujt ia kërkon? Apo është thjesht shprehje e lodhjes...


26

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

Agora

Ambasadori amerikan Arvizu, në një deklaratë e quajti vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ‘tronditës’. Europianët nga ana tjetër preferuan ‘të apelueshëm’. Gjykata e Tiranës iu përgjigj ambasadorit me një deklaratë të sajën duke u shprehur për ‘ndërhyrje’. Nuk është për t’u harruar fakti se ambasadori amerikan ishte po aq i drejtpërdrejtë edhe gjatë apo pas ngjarjeve të 21 janarit. Pse ky interes amerikan në këtë rast dhe pse ky reagim shqiptar (si pas 21 janarit, ashtu dhe pas vendimit të gjykatës për të).

21 Janari: fundi i diplomacisë “yes, but” Gilman Bakalli

“Nëse ke dyshime për diçka, përgjigju me ekuivoke”! Kjo është këshilla që poeti romak Horaci i jep skllavit të tij Davos, i cili e kishte zakon që për çdo përgjigje të jepte një “po” ose “jo” të prerë. E folura direkte e skllavit e kishte vënë jo rrallë në siklet poetin dhe miqtë e tij... Horaci, si poet, ndoshta nuk mund t’i dinte pasojat akoma më të sikletshme e dramatike të komunikimit jo të drejtpërdrejtë dhe ekuivok. Në kulmin e konfliktit me Peshkopin Thomas à Becket, mbreti Henry II i Anglisë në vitin 1170 lëshoi në eter fjalinë: “Kur do shpëtoj nga ky prift ngatërrestar e grindavec?!” Ndoshta ishte vetëm një ofshamë lodhjeje, ndoshta vetëm një psherëtimë nga stresi kjo e mbretit. Ndoshta ishte vetëm një shkarkim i frustrimit nga sherri i stërzgjatur. Ndoshta ishte një shenjë indirekte për ndjekësit e tij që t’ia hiqnin një orë e më parë qafe burimin e konfliktit! Kush e di?! Ajo që dihet me siguri është se të nesërmen e fjalisë së shuminterpretuar të mbretit, peshkopi u gjend i vrarë... Të jetë vallë edhe 21 Janari produkt i një komunikimi ekuivok që politikanët bëjnë në prani të ndjekësve të tyre fanatikë? A kemi të drejtë të imagjinojmë Edi Ramën, i cili, i lëshuar rëndshëm në kolltukun e tij, teksa luan me lapsat shumëngjyrëshe, flet si nëpër dhëmbë: “a ka njerëz ky vend që mund ta nxjerrë Doktor Rrumpallën nga zyra e tij kryeministrore”? Kujt i drejtohet kjo fjali? Çfarë kërkon konkretisht Edi Rama? Kujt ia kërkon? Apo është thjesht shprehje e lodhjes nga opozitarizmi, shprehje padurimi për të marrë karrigen e kryeministrit? Apo është sinjal për ndjekësit e tij besnikë që ta nxjerrin kryeministrin për zhelesh jashtë nga zyra e tij? Kush e di?! Ajo që dimë është ajo që pamë me 21 Janar 2011. Nga ana tjetër, a kemi të drejtë të imagjinojmë edhe kryeministrin Berisha, i cili, teksa përshkon me hapa energjikë zyrën nga njëri cep tek tjetri, ofshan: “Kur do të shpëtoj nga protestat e këtij të dështuari, i cili dje më nguli çadrat para kryeministrisë, kurse sot më ka sjellë mijëra protestues poshtë zyrës sime?! Si mund të shpëtohet nga ky bllokqen?!” Çfarë kërkon konkretisht Berisha? Kujt ia drejton pyetjen? Apo është thjesht një shkarkim psikologjik nga opozitarizmi i gjatë bllokues i Edi Ramës? Kush e di?! Ajo që dimë është se 4 qytetarë u vranë me 21 Janar. Ajo që mund të marrim me mend është se pranë kryeministrit ndodhej edhe një malësor mirditor me emrin Ndre Prendi, me veshin e stërvitur për mesazhe të tilla ekuivoke (gjuha e malësorëve e tillë është), i cili, pyetjes ekuivoke të kryeministrit, i përgjigjet pabëzajt “Tani!” Në një vend si Shqipëria, ku politika është konfliktuale, komunikimi politik bëhet gjithnjë e më ekuivok, më indirekt, më evaziv, më i vagullt e kontradiktor. Dhe sa më lart temperatura e klimës politike aq më dramatike pasojat që sjell një komunikim i tillë. Në këtë klimë të nxehtë e të tensionuar politike shqiptarët presin vazhdimisht që kokat e ftohta të diplomacisë së akredituar ta freskojnë situatën me pozicionime të qarta. Paradoksalisht ndodh e

kundërta e asaj që pritet. Me gjuhën e tyre të akullt e impersonale, diplomatët amerikanë dhe europianë të niveleve të larta, me ndonjë përjashtim të rrallë, zhgënjejnë. Zhgënjejnë, sepse kanë zgjedhur komunikimin me ekuivoke si teknikë të komunikimit të tyre me publikun shqiptar. S’kanë faj ndoshta. Të gjendur mes dilemës për të dhënë një shpjegim për ngjarjen dhe dëshirës për mos t’ia prishin qejfin Zotërve të shtëpisë ato zgjedhin fjali të tilla sterile dhe pa ngjyrë të tipit “inkurajojmë zbardhjen e plotë të ngjarjes”, “kërkohet një hetim i gjithanshëm” apo fjalitë e tipit “yes, but”, si p.sh. “zgjedhjet ishin përgjithësisht të mira, por pati edhe probleme”. Ky lloj pozicionimi postmodern i diplomatëve euroamerikanë, që i druhet çdo lloj pozicionimi të qartë pasi e konsideron atë si mungesë mirësjelljeje apo gati-gati tradhti ndaj palëve, e përjashton mundësinë e një gjykimi moral. Në gjuhën e tjerrur të diplomacisë nuk ekziston e drejta dhe e gabuara; ekzistojnë vetëm qëndrime të ndryshme. Kjo gjuhë nuk pasqyron hierarkinë e çdo skakiere politike, në të cilën lëvizin, miq, armiq dhe njerëz neutralë, por rrafshon gjithçka. Rreziku i kësaj gjuhe laboratorike është se ajo mund t’i dërgojë mesazhe të gabuara, njerëzve të gabuar, në kohën e gabuar. Millosheviçi do të vazhdonte edhe sot e kësaj dite të luante si macja me miun me diplomacinë europiane dhe amerikane, po të mos ishte shfaqur një diplomat si Richard Holbrooke, i cili i flaku tutje ekuivoket që përkëdhelnin sedrën e diktatorit serb, duke e paralajmëruar me fjalë të qarta e të pakeqkuptueshme se po të mos firmoste marrëveshjen, Amerika do të bombardonte menjëherë. Mendoj se me gjuhën e tyre hipokrite, lajkatare dhe plot ekuivoke diplomatët e akredituar në Shqipëri, e kanë legjitimuar lojën e pushtetit të radhës me zgjedhjet, me opozitën, me institucionet. U desh një vendim gjyqësor i pabesueshëm dhe absurd që e linte pa fajtor tragjedinë e 21 Janarit për t’i kthjelltësuar mendjet e sofistikuara diplomatike në Shqipëri se e kishin tepruar me komunikimin e tyre ekuivok. I pari që e kuptoi me sa duket se me finesën e tij diplomatike kishte çuar sinjale të gabuara tek njeriu i gabuar në kohën e gabuar qe ambasadori amerikan Arvizu, i cili, me një gjuhë të qartë e të prerë, të zhveshur nga çdo ekuivok, shprehu shqetësimin e tij për vendimin absurd të Gjykatës. “Të shkruash poezi pas Auschwitz-it është diçka barbare” – shprehet metaforikisht Adorno. Shpresoj që diplomatët euroamerikanë në Shqipëri ta kenë ndjeshmërinë e nevojshme njerëzore për të kuptuar se, pas 21 Janarit, gjuha e tyre e spërdredhur me ekuivoke kishte diçka çnjerëzore. Në një vend ku “të shenjtë” konsiderohen institucionet, por jo jeta e njeriut, gjuha diplomatike “yes, but” është një barbari e vërtetë. Diplomacia në Shqipëri duhet t’i kthehet komunikimit direkt të atij skllavit të Horacit. Përndryshe na duhet të presim zbulimet e fundit të Wikileaks-it. Aty ku “një burrë shteti” eventualisht përshkruhet si një burracak që vret për pushtet.

Në Shqipëri kemi Zanatçinj të së drejtës, jo Juristë Dom Gjergj Meta

Patëm dy reagime të ndryshme sa i përket partnerëve ndërkombëtarë për këtë çështje. SHBA u shprehën të tronditur dhe folën me nota zhgënjyese për vendimin, ndërsa BE menjëherë përmendi institucionin e apelimit. Një dallim i qartë dhe diferencë në qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dallimet ndërmjet ndërhyrjeve të SHBA dhe BE mbi vendimin juridik të rastit të 21 janarit e kanë origjinën pikërisht në këtë konceptim të ndryshëm të së drejtës...

Në të vërtetë e kam të vështirë t’i përgjigjem pyetjes drejtpërdrejt, pasi më duket disi e ndërlikuar çështja, sidomos kur hyjnë në lojë faktorë të tillë. Por ajo çka më intereson në të gjithë këtë situatë është një raport i vendosur tashmë prej kohësh në lidhjet e çështjeve të drejtësisë me ato politike ose më ngushtë akoma, partiake. Nëse shkojmë në sensin fillestar të drejtësisë si Jus, shohim se në realitetin shqiptar por edhe më shumë akoma në atë europiano-kontinental kjo fjalë përkthehet më shumë si lex (ligj) sesa si prudentia juris (apo reflektim mbi të drejtën) një lloj mençurie mbi të drejtën që i ngjan shoshitjes së çështjeve që bëheshin nëpër kuvende të diturish e që prodhonin herë pas here precedentë të cilëve iu referoheshin më pas të tjerë. Një qasje ndaj të drejtës vetëm si lex positiva (pra ligj pozitiv) krijon shumë problem në sektorin e drejtësisë, pasi duket se gjithçka varet nga aftësia formuluese e ligjeve sesa nga reflektimi mbi to dhe arsyet e bërjes së tyre. Çfarë ka të bëjë ky reflektim, në pamje të jashtme spekulativ, me realitetin shqiptar? Ka të bëjë shumë pasi në radhë të parë çon drejt një absolutizimi të ligjit pozitiv, i cili mund të mbërthejë ose të çlirojë sipas gojës së një gjyqtari (apo kolegjit), i cili kthehet në faktor përcaktues i vetëm sa i përket raportit të ligjit me qytetarin. Nuk kemi një arsyetim gjithëpërf-


E shtunë, 16 shkurt 2013

27

www.mapo.al

Koment

nga Alfred Lela

Për kë kthehet Eduard Selami?

shirës mbi ligjin, por vetëm një zbatim të tijin. Në këtë pikë mund të lindin abuzime. Abuzimi i mundshëm ka të bëjë me korruptimin e gjyqtarit nga paraja ose me kapjen e tij nga ekzekutivi (d.m.th, forca politike e partiake qeverisëse). Të dyja rreziqe të pranishme, sidomos në shoqëritë me demokraci të brishtë. Patëm dy reagime të ndryshme sa i përket partnerëve ndërkombëtarë për këtë çështje. SHBA u shprehën të tronditur dhe folën me nota zhgënjyese për vendimin, ndërsa BE menjëherë përmendi institucionin e apelimit. Një dallim i qartë dhe diferencë në qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dallimet ndërmjet ndërhyrjeve të SHBA dhe BE mbi vendimin juridik të rastit të 21 janarit e kanë origjinën pikërisht në këtë konceptim të ndryshëm të së drejtës. BE menjëherë tha: është e mundur të apelohet, duke i qëndruar besnik gërmës procedurale, ndërsa SHBA mbetën të zhgënjyer, pasi disa viktima kërkojnë një përgjegjës. Dy botë të ndryshme arsyetimi juridik. Për SHBA është i rëndësishëm fakti, për BE, procedura. Në thelb të dyja këto subjekte janë të interesuara për vendosjen e ligjit në Shqipëri si kusht për integrimin dhe hyrjen e Shqipërisë në familjen e popujve të qytetëruar. Por në rastin konkret dhe në shumë raste të tjera duke qartë se nuk ka rëndësi se çfarë thonë të huajt, por si perceptohet në Shqipëri kjo gjë. E këtu nisin problemet e mëdha e sidomos problemi i raportit të drejtësisë me sistemin politik e partiak. Fatkeqësisht, dukuria e panpartitizmit (ose panpolitikës) shqiptar e përshkon në mënyrë diagonale krejt jetën shqiptare. Nëse nga njëra anë shkollat juridike në Shqipëri përgatisin teknikë të së drejtës,

zanatçinj të saj, ligjzbatues, por jo juristë, pasi reflektimi jurisprudencial ka vdekur me kohë edhe në fakultetet europiane, nga ana tjetër politika fatkeqësisht ka kapur apo kushtëzon krejt sistemin e drejtësisë. Kjo është e pashmangshme në fakt në një sistem ku selitë e partive janë më të pushtetshme se sa një prokuror apo një avokat apo një gjyqtar, për vetë faktin se një deputet mund të kalojë, pa asnjë urgjencë, me semafor të kuq dhe nderohet prej policit i cili po guxoi ta ndalojë hiqet nga puna. Kështu ky raport ndërmjet së drejtës dhe politikës, thellësisht e anuar nga politika, është rrënja e të këqijave në ushtrimin, zbatimin dhe përjetimin e së drejtës dhe ligjit në Shqipëri. Më shumë se kudo tjetër ne asistojmë në këtë raport të çekuilibruar në çështjet e fundit, sikurse 21 janari apo Gërdeci. Solidarizimi me viktimat apo mbrojtja e të akuzuarve nuk kanë trajta dhe ngjyrime të tjera përveçse ato partiake. Shumë herë është thënë nga partnerët ndërkombëtare: larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë, por në mënyrë të përsëritur kjo ndodh. Politika, fatkeqësisht kushtëzon dukshëm drejtësinë në një drejtim apo në tjetrin. Për këtë arsye partnerët ndërkombëtarë do ta kenë gjithnjë e më të vështirë këtë gjë nëse rregullimi i këtij raporti nuk nis nga vetë ne e sidomos në shkollat që duhet të përgatisin, përveçse teknikë të mirë të së drejtës, edhe njerëz me etikë në zbatimin e ligjit. Etikë do të thotë edhe vendosmëri, këmbëngulje e shpesh vetëmohim apo vetësakrifikim. Kjo për të mirën e përbashkët të të gjithëve, sidomos që bijtë të ndjehen krenarë për etërit,d.m.th, solidariteti ndërbreznor.  

Do të ishte kjo një pyetje, përgjigja e parë e së cilës, pa shumë mundim do të qe: për veten. Individi, në fund të fundit, llogaritë i bën me vete e për veten; sigurisht brenda një konteksti apo disa rrethanash, nën shtysat e këtij apo atij zhvillimi e fenomeni, të shkuare a të tashmeje, për një të ardhme që ai e mendon si të tijën. Në momentin që ai, medemek, fillon e luan altruistin, lë në breg egoizmin e futet në lumin e jetës cullak me ‘të mirën e të tjerëve në sy e zemër’ duke u plotësuar si njeri, e kemi humbur atë njeri dhe kemi fituar një iluzion. Ayn Rand që e pat provuar masakrën e interesit kolektiv ndaj atij personal pat thënë: Nëse një qytetërim do të mbijetojë, duhet të refuzojë të parin moralitetin e altruizmit. Pra, Eduard Selamit, në përpjekjen për t’u kthyer në vendin e vet, të të parëve të vet, në partinë e dikurshme, në vokacionin e rinisë, nuk mund t’i kërkohet të mos e bëjë këtë për hir të të tjerëve. Çfarë kanë bërë të tjerët për Eduard Selamin që ai duhet ta bëjë këtë për ata? Ose, ç’kanë bërë të tjerët për Shqipërinë që i kërkojnë Eduard Selamit të bëjë dika për Shqipërinë? Mes nevojës së Selamit për t’u kthyer, filozofisë altruiste të Rand dhe altruizmit me ‘shpenzimet e tjetrit’ të atyre, këtu në Tiranë e rrethe, fshatra e Prishtinë, Tetovë e Diasporë, nevojës që ai të bëhet burri që ata e duan të jetë, e të mos kthehet te Sali Berisha, duhet të zgjedhim dy të parat. Nuk ka më të poshtër se mjerimi i të jetuarit për të tjerët. Ai akt që në Lindjen komuniste ngrihej lart duke u quajtur vetëmohim. Të tjerët, përgjithësisht, por sidomos në rastin e Selamit, janë ata që e brohorisnin Eduardin e ri kur ai ngriti krye në Partinë Demokratike. E duartrokisnin si shpresën e madhe të Partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Pas largimit të tij, sërish e përdorën për modelin e tyre anti-Berishë: shembulli se ’u ndodh rebelëve rreth e nën Berishën, dhe sa të pafajshme e të

mira janë të gjitha kauzat që i ndihmojnë axhendës së tyre, kur ato shkojnë kundër kundërshtarit politik. Kur Selami u doli prej kallëpit që të tjerët e përdornin si pykë për të carë murin politik të kundërshtarit, magjia u prish. Pasqyra me imazhin e Selamit të ri, që ndoshta mes veti ata e quanin edhe Eduardo për të theksuar latinicitetin e portretit të zeshkët e gjakut të nxehtë që vlon kundër Berishës, u bë copë e grimë. Me gastaret e pasqyrës së thyer në dorë përlëvduesit e dikurshëm të Eduardit i janë turrur Selamit të mplakur e të

Mes nevojës së Selamit për t’u kthyer, filozofisë altruiste të Rand dhe altruizmit me ‘shpenzimet e tjetrit’ të atyre, këtu në Tiranë e rrethe, fshatra e Prishtinë, Tetovë e Diasporë, nevojës që ai të bëhet burri që ata e duan të jetë, e të mos kthehet te Sali Berisha, duhet të zgjedhim dy të parat. Nuk ka më të poshtër se mjerimi i të jetuarit për të tjerët. Ai akt që në Lindjen komuniste ngrihej lart duke u quajtur vetëmohim. dorëzuar që po vjen te Doktori sikur kalendari të mos shënonte shkurt 2013, por dhjetor 1990. Logjika është e thjeshtë: në të dy rastet, edhe më 1995 edhe më 2013, të tjerët projektojnë Sali Berishën te Eduard Selami. Në të dyja rastet ai nuk i shërben moralit si të tillë, por nevojës së tyre për ta patur në rekuizitën e akteve që bëjnë sjelljen antidemokratike të kundërshtarit. Për kë kthehet Eduard Selami? Për veten. Por, të tjerët janë mërzitur se ai kthehet ngapak edhe për dikë tjetër: Sali Berishën. Selami ua rrëzon kështu të dy modelet: të tijin si ‘shpresë’ e PD-së, dhe të Berishës si varrmihës të saj dhe demokratikes.

Logjika është e thjeshtë: në të dy rastet, edhe më 1995 edhe më 2013, të tjerët projektojnë Sali Berishën te Eduard Selami. Në të dyja rastet ai nuk i shërben moralit si të tillë, por nevojës së tyre për ta patur në rekuizitën e akteve që bëjnë sjelljen antidemokratike të kundërshtarit. Për kë kthehet Eduard Selami? Për veten. Por, të tjerët janë mërzitur se ai kthehet ngapak edhe për dikë tjetër: Sali Berishën. Selami ua rrëzon kështu të dy modelet: të tijin si ‘shpresë’ e PD-së, dhe të Berishës si varrmihës të saj dhe demokratikes.


30

Muhammad Yunus lindi në vitin 1940 në qytetin port të Chittagongut në Bengal. Në moshën 22 vjeçare, studenti brilant dhe profesori i ri i ekonomisë në Chittagong College shkon në SHBA dhe doktorohet për ekonomi në Universitetin Vanderbilt në Tennessee me temën “Ekonomia e zhvillimit”, duke u angazhuar për 7 vjet edhe si profesor i teorive ekonomike dhe të zhvillimit në Middle Tennessee State University. Në vitin 1971, kur lindi shteti i ri Bangladeshit, braktis katedrat luksoze universitare si dhe jetën akademike në SHBA dhe kthehet për të dhënë ndihmesën e tij në vendlindje duke synuar ngritjen dhe forcimin e universiteteve në Bangladesh pasi besonte se ato janë një nga faktorët më të rëndësishëm për “hapjen e mendjeve” dhe zhvillimin e çdo vendi.

Muhammad Yunus ose rrugëtimi drejt një bote pa të varfër

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve”. Të japësh hua për të varfrit, jo vetëm që është e mundur, por është dhe fitimprurëse. Sot, mbi 300 milionë njerëz përfitojnë drejtpërdrejt nga mikrokredia duke e diversifikuar aktivitetin e saj edhe në fusha të tilla si industria tekstile, telefonia, prodhimi i energjisë, etj. Falë mikrokredisë, mbi 75% e përdoruesve të saj arrijnë të dalin nga gjendja e varfërisë. Grameen Bank është shndërruar në një “uzinë fantastike idesh, iniciativash, shpresash e projektesh në favor të zhvillimit”. Muhammad Yunus së bashku me Grameen Bank është fitues i Çmimit Nobel për paqe, në vitin 2006, për “Përpjekjet për promovimin e zhvillimit ekonomik e social në nivelet më nevojtare”. Adrian Civici

www.uet.edu.al info@uet.edu.al

Çmimi 700 L

Muhammad Yunus është krijuesi i konceptit të mikrokredisë ose “mikrofinancës”, një nga konceptet më inovative dhe të rëndësishme të shekullit XX në sferën e luftës kundër varfërisë që po ndikon në përmirësimin e jetës së përditshme të disa qindra milionë njerëzve nëpër botë. Bota do ta cilësonte me respekt Muhammad Yunus si “bankieri i të varfërve” ISBN:978-99956-39-82-2 978-99956-39-82-2 ISBN

9 789995 639822

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL

MUHAMMAD YUNUS

Muhammad Yunus Çmimi Nobel për Paqen, 2006 Muhammad Yunus Fitues i çmimit nobel për paqen

www.mapo.al

8 - ESSE / ide & debate

E shtunë, 16 shkurt 2013

MUHAMMAD YUNUS

NDËRTIMI I BIZNESIT SOCIAL Çmimi Nobel për Paqen, 2006

Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UET dhe promovimi i librit organizohet në datën 22 Janar 2013 në Hotel Sheraton, ora 18:00


29

E shtunë, 16 shkurt 2013 www.mapo.al

RRëFENJA

sI ato të kasoruhos

Ndërmjet këtyre dy datave endet historia e pesëdhjetë vjetëve të fundit të Shqipërisë, Një histori që, në pjesën e saj më të madhe, sikur të mos ishte për mësimet që duhen nxjerrë, duhet harruar

Nga Koçi Bako te Arben Broci, dëshmorët e Shqipërisë për liri Nga Amik Kasoruho

Një heterogjenitet deri diku harmonik

Lufta, në vetvete, nuk është vetëm faktor trimërie dhe shprese: ajo është edhe një shkollë që bën të spikatin më të zotët, më të fortët, më zemërgurët. Ajo vë në dukje një grusht njerëzish të aftë por ndër këta prijës, shpesh herë, zhduk dimensionin human. Lufta mohon mëshirën. Ndërmjet shumë personaliteteve të dala nga lufta, pjesa më e madhe ishin komunistë apo simpatizantë të tyre. Për një pjesë syresh komunizmi ishte një metodë për të zgjidhur konfliktet shoqërore dhe jo deformimi në të keq i vlerave të gjithëherës. Ndër këta bëjnë pjesë Qemal Stafa, Sejfulla Maleshova, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Nako Spiru, Zaho Koka, Gjergj Kokoshi, që përbënin pjesën intelektuale të lëvizjes. Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Shefqet Peci, Islam Radovicka, Mustafa Xhani, Paisi Vodica, Riza Kodheli qenë ndër komandantët më të njohur të

I

pari dëshmor për lirinë në Shqipëri mendohet të këtë qenë Koçi Bako, një punëtor komunist, rënë më 8 Nëntor 1941, në Korçë, gjatë një demonstrate antifashiste. I fundit - deri më sot - është i riu Arben Broci, student i inxhinierisë, kundërshtar i partisë komuniste dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptarë, vrarë më 2 Prill 1991 në Shkodër, bashkë me demokratë të tjerë gjatë një manifestimi antikomunist. I pari u vra nga një i huaj, i fundit nga një vëlla i vet. Ndërmjet këtyre dy datave endet historia e pesëdhjetë vjetëve të fundit të Shqipërisë, Një histori që, në pjesën e saj më të madhe, sikur të mos ishte për mësimet që duhen nxjerrë, duhet harruar. Lufta për çlirim, antifashiste dhe thellësisht patriotike, është një nga faqet më të bukura dhe më fisnike të historisë së popullit shqiptar, sepse, veç faktit që tregoi sheshit dashurinë për liri, qe edhe shprehja e kërkimit të një fizionomie kombëtare të humbur, edhe pse jo plotësisht, gjatë sundimit turk. Ato faqe u shkruan me ndjenjën e një flijimi të vetëdijshëm, si një kontribut modest për çështjen e paqes, me bindjen krenare se po kryhej një detyrë e caktuar nga historia. Deri diku kjo gjë beri të pamundur që, mes morisë së personazheve të rrymave politike, të mund të dalloheshin dhe të vlerësoheshin pa lajthitje, njerëzit e duhur. Ishte një luftë çlirimtare, ajo kishte për qëllim të shkundej zgjedha e të huajit, duke pranuar për prijës atë që dilte përpara. Duke qenë një rast bindjeje i diktuar nga rrethanat, në të njëjtën kohë ishte edhe një kurth: nuk ishte vështirë të bije në zbrazëtinë e iluzioneve të lindura nga premtimet e atyre që mund të flitnin rrjedhshëm. Si rrjedhim i ngjarjeve, në krye të kësaj qëndrese, siç thamë, u vu PKSH nën gunën e Frontit, ndërsa mbetën në plan të dytë Balli Kombëtar dhe Legalitetit. I pari, duke dashur të ndalte përparimin e komunizmit, mbas kapitullimit të Italisë fashiste, pra mbasi pushoi formalisht gjendja e pushtimit, kaloi legalisht në pushtet, duke formuar një regjencë, një parlament e një qeveri dhe duke dëftuar, në këtë mënyrë, se kishte luftuar kundër një shteti pushtues konkret dhe jo kundër një ideologjie. Parullës së frontit «vdekje fashizmit - liri popullit», Balli Kombëtar iu kundërvu me atë «Shqipëria shqiptarëvevdekje tradhtarëve», Në këtë mënyrë Balli Kombëtar veproi në prirje të kundërt me lëvizjet e tjera antifashiste europiane. Këtë qëndrim Balli e mbështeste në deklaratën e Gjermanisë se trupat e saj gjendeshin kalimthi në Shqipëri.

Ndryshe nga Balli Kombëtar, gjermanët që ndodheshin në tokën shqiptare Fronti i konsideronte pushtues të rinj duke mos i besuar deklaratat e tyre se po kalonin nëpër vend duke u tërhequr nga Greqia. Legaliteti, duke mos mundur të zgjeronte rrethin e ndjekësve të vet jashtë krahinave të Matit, Dibrës, Krujës dhe të Shqipërisë se mesme, e humbi shpejt peshën e tij politike. Nga ana tjetër ish mbreti Zog dhe besnikët e tij nuk mund të garantonin për të ardhmen e popullit, meqë me 6 Prill 1939, një ditë përpara pushtimit italian, Zogu kishte marrë arin dhe arturinat që kishte mundur dhe ishte larguar drejt Korçës, bashkë me njerëzit e tij më të ngushtë, duke braktisur nënshtetasit e vet atëherë kur ata kishin nevojë më shumë se kurrë për një prijës. Duke deklaruar se ishte një forcë që nuk e pranonte kompromisin në luftën për çlirim dhe se këtë luftë do ta bënte pa dallim idesh politike, përkatësish krahinore dhe besimesh fetare, Fronti arriti të korrte një fitore të madhe politike, duke u njohur si organizator i rezistencës shqiptare nga ana e aleatëve. Por ky bashkim luftarak heterogjen mbas përfundimit të luftës do të përdorej si një maskë nga ana e partisë komuniste. Gjatë viteve të luftës në këtë organizatë kishin aderuar mjaft personalitete të jetës shoqërore dhe kulturore të vendit. Andej nga fundi i 1944-ës njësitë luftëtare partizane është thënë se numëronin rreth 70.000 vetë: thuajse një shqiptar në shtatëmbëdhjetë ishte nëpër male duke luftuar. Natyrisht popullariteti që gëzonte lëvizja i detyrohej edhe premtimeve për ndryshime të thella shoqërore dhe ekonomike, duke instrumentalizuar kështu ëndrrat e një populli që kishte jetuar përherë në varfëri.

Ishte një luftë çlirimtare, ajo kishte për qëllim të shkundej zgjedha e të huajit, duke pranuar për prijës atë që dilte përpara. Duke qenë një rast bindjeje i diktuar nga rrethanat, në të njëjtën kohë ishte edhe një kurth: nuk ishte vështirë të bije në zbrazëtinë e iluzioneve të lindura nga premtimet e atyre që mund të flitnin rrjedhshëm

luftës partizane pa ditur ç’ishte marksizmi dhe pa patur as edhe idenë më të zbehtë se ç’kishte për të qenë Shqipëria komuniste. Secili prej tyre, në krahinën e vet, ku ushtronte ndikimin e njeriut të urtë e të mençur a që i përket një familjeje të njohur, u vu në krye të njësiteve partizane të përbëra nga bashkëfshatarë dhe i qëndroi besnik besës se dhënë Frontit. Dikush prej tyre e pranoi dhe e ushtroi dhunën gjatë luftës e edhe më mbrapa. Një grupim tjetër përbëhej nga Komunistët fanatikë. Lufta, për ta, nuk njihte tjetër ligj veç atij të hakmarrjes dhe të egërsisë. Për ta ishin koncepte të huaja pendimi për një zgjedhje të gabuar në kohë të tjera, afrimi me vonesë ndaj Frontit. Duke qenë marksistë ekzaltonin parimin e materializmit dialektik, që e koncepton jetën si një zhvillim të pandërprerë i cili priret të zëvendësojë vlerat ekzistuese me të tjera të konsideruara me të përparuara kualitativisht. Sipas këtij grupi kush gabon nuk mund të gjejë shpëtim. Lindnin në këtë mënyrë intransigjenca e opinioneve fanatike, ngurtësia e gjykimeve, intoleranca ndaj gabimeve, qofshin edhe të pavullnetshme, opinionet e paravendosura. Nuk bëhej dallim midis intelektualit (për të cilin mund të mendohej se mund ta zgjidhte me vetëdije rrugën e jetës) dhe fshatarit. Dhe ndodhi që gjatë luftës u dënuan si tradhtarë shumë vetë që i përkitnin kësaj kategorie të fundit, ehe pse synohej të ushtrohej presion ndaj katundarëve, kësaj rezerve njerëzore të rezistencës. Këtij grupi i përkitnin, mes të tjerësh, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Liri Gega, Koci Xoxe, Pandi Kristo e të tjerë. Në grumbullin e katërt, që mund të konsiderohet edhe më i rrezikshmi, bënin pjesë ata që qëndronin disi në hije, gati për të bërë përpara në çastin e volitshëm. Nga kjo baltovinë e revolucionit një ditë do të dilnin përkrahësit dhe prijësit e rinj. Në fund vinte grupi më i shumtë por më pak i fuqishëm, ku bënin pjesë ata që nuk militonin në parti, të rinj optimistë dhe intelektualë të ndershëm. Të paformuar politikisht, ata u bashkuan me Frontin duke besuar se PKSH, para se të ishte një parti komuniste, do të ishte një parti shqiptare. Qenë të ndershëm gjatë viteve të luftës, u përpoqën të ishin edhe mbas përfundimit të saj dhe një pjesë e mirë syresh e pagoi shtrenjtë këtë ndershmëri. Jashtë këtyre grupimeve dhe për rreth tyre ishte masa, populli që i besonte atij që e komandonte, që nuk kishte preferenca politike, por nevoja jetike. Gjatë luftës pat derdhur gjakun e vet; për fat të keq do të vazhdonte ta derdhte edhe mbas mbarimit të saj. Është ky haraçi që duhet të paguajë ai që lutet në tempullin e pabesisë.


30

E shtunë, 16 shkurt 2013

Zuckerberg zotëron 30 për qind të Facebook!

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

12 15

21

16

22 28

31

40

29

36

47

52

51

25

33

46

19

30

41

45

18 24

32 35

17

23

27

26

39

11

13

14 20

34

37

38

42

43

48

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

49

50

Vertikalisht: 1. Quhej mbreti i Skocisë që u vra nga Makbethi. 2. Pa druajtje dhe me kokën lart. 3. Burim, ose... 4. I ka buza në mes. 5. Element kimik me simbol Te. 6. Industria Ndërtimit. 7. Kulla e xhamisë. 8. Çekiçi pikës i bakërpunuesve. 9. Fitnete këngëtare. 10. Notë muzikore. 11. Gjë që është bërë njëlloj me diçka tjetër. 16. Lëndë organike që gjendet me shumicë në të bardhën e vezës. 17. Punëtor krahu në bujqësi. 19. Ferdinand i muzikës. 21. Kafshë të tilla janë krimbat. 22. Diçka e papritur, e veçantë, e çuditshme, tekë. 24. Institut Rehabilitimi. 25. Mënyra e vendosjes së lojtarëve në fushë. 29. Me qëllim. 32. Burri i dhisë. 33. Anagnosti e kinemasë. 36. Ramiz, ishpresident. 38. Ent Privat. 39. Djalë, ose... 40. Basinger e kinemasë. 41. Organizatë Arabe. 44. Ndërmarrje Ushqimore. 48. Industria Kromit. 49. Lumë në Itali.

Sudoku | nivel mesatar 3

6 9 9

6

1 7

7 5

8

4 7

3

9

9

2 4

4 7

1 8 3 8

7

1 6 3 7

2

3

7

3

9 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

5

2 5 9

5

1 5

6

9 6 3 8

4

DEMI (21/IV-20/V)

Koha e mbarimit ____:____

1. Shkëmbimi i mendimeve rreth një çështjeje. 8. Humbja e vëmendjes, a e përqendrimit. 12. Lumë i vendit tonë. 13. Përemër pronor. 14. Repart Ushtarak. 15. Një shtet i SHBA-së. 18. Instituti Drejtësisë. 20. Vëllimi i një dhome. 23. Gaz që shpërthen kur dikush tallet me dikë. 26. Nënë në dialekt. 27. Shkronjë dyshe. 28. Notë muzikore. 30. Është njësi për matjen e nxehtësisë. 31. Futbollist i Kombëtares francese Samir. 32. Kontroll i rreptë i veprave para se të botohen. 34. Vijë që kufizon diçka, skaj. 35. Pastroj me ujë. 37. Është si hotel. 39. Bëhet nga kakaoja. 42. Instituti Zoologjisë. 43. Një racë kali me trup shumë të vogël. 45. Të zë kur ke kohë pa ngrënë. 46. Institut Privat. 47. Bimë barishtore, farat e së cilës përdoren në mjekësi. 50. Pjesëz mohuese. 41. Më jep, ose... 52. Konica i letrave shqipe. 53. Zotëronose...

8 9

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

53

2

Përderisa shumica e drejtorëve ekzekutiv i shesin aksionet e tyre pas regjistrimit në berzë, ky nuk është rasti me drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, i cili, kur kompania e tij hyri në berzë kishte 500 milionë aksione, ndërsa tani ka 632.65 milionë aksione ose 30 për qind të kompanisë. Kur Facebook pati debutuar në berzë, Zuckerberg kishte thënë se ai nuk do t’i shiste aksionet e tij, dhe rregullatorët e tregut në SHBA kanë thënë se në ndërkohë, Mark madje ka blerë aksione të reja në kompani. Më herët, Zuckerberg kishte shitur rreth 30 milionë aksione, kur vlera e një aksioni sillej rreth 38 dollarë, ndërsa vlera e një aksioni tani është 28 dollarë, e cila është ngritur nga shtatori kur ishte 17.55 dollarë.

Koha e fillimit ____:____

Horizontalisht:

1

www.mapo.al

2 3

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Do jeni më idealistë se kurrë sot dhe do bëni çdollojsakrificepërtëprovuardashurinëtuaj ndaj partnerit. Edhe ai do ju mbushë me përkëdhelje. Për beqarët, Venusi do jetë mjaft i favorshëm dhe do ju rezervojë një takim drithërues. Edhe Marsi do jua bëjë ditën mësensualeemëtëngrohtë.Kaardhurkoha të menaxhoni seriozisht të ardhurat tuaja dhe të vendosni një ekuilibër financiar.

Edhe në jetën në çift mungesa e diplomacisë dhe taktit mund të sjellë probleme serioze. Do kaloni një përvoje të trishtuar sot, por do nxirrni një mësim të mirë. Planetët do të favorizojnë jetën sentimentale të atyre që janë vetëm. Do filloni një histori të këndshme dashurie. Nëse e lini vetën të lirë dhe shpenzoni pa u menduar, do keni goxha tronditje tek buxheti.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju që keni krijuar një lidhje do e përforconi edhe me shumë atë. Të gjithë ata që ju kanë bere balle turbullirave të kohëve të fundit do kalojnë një ditë edhe më të mirë. Marsi do zgjojë dëshirën e beqarëve për të dashuruar. Disa do kenë dashuri me shikim të parë, por disa të tjerë do nisin vetëm një aventurë kalimtare. Ditë delikatë në planin financiar. Mos bëni asgjë që ta përkeqësoni!

Ambienti yjor nuk do jetë shumë i përshtatshëm për çiftët, por gjithsesi ata do bëjnë çfarë të mundin për ta ndryshuar situatën e krijuar. Takimet që do bëjnë beqarët sot nuk do ua mbushin fare mendjen. Ruani më mirë një miqësi me personin që do takoni. Çdo gjë që ka lidhje me financat do influencohet pozitivisht nga planetët. Kujdes vetëm me shpenzimet e mëdha!

LUANI (23/VII-22/VIII)

Dashuria do të shkojë më së miri sot për të gjithë ata që janë në çift. Venusi do jetë planeti, tek i cili ju do gjeni mbështetjen më të madhe. Të gjitha ato që kohët e fundit ju shqetësonin do të rregullohen. Beqarët do kenë një takim vendimtar, i cili do ju ndryshojë tërësisht jetën. Përfitoni! Edhe pse do mundoheni ta rregulloni situatën financiare nuk do ketë përmirësime të ndjeshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

Jeta sentimentale do jetë ajo së cilës do t’i kushtoni më shumë vëmendje sot. Zemra do fillojë të rrahë edhe njëherë si kohë më parë. Mundohuni ta ruani sa më gjatë këtë ambient të ngrohtë. Nëse jeni vetëm, Venusi do nxitë një takim interesant dhe që do kthehet në një lidhje të qëndrueshme. Do përballeni me disa probleme të rënda financiare gjatë kësaj dite. Mos luani me zjarrin!

Gjeni figurën duke bashkuar pikat 8 5

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes sot. Neptuni mund të sjellë disa mosmarrëveshje, të cilat do e prishin gjithë situatën që ishte krijuar. Partneri nuk do i pranojë lehtë ato që ju do thoni. Takimet që do kenë beqarët do sjellin dashuri mjaft të bukura dhe që do jua mbushin shpirtin me gëzim. Nëse do nxitoni të pasuroheni menjëherë ka rrezik të zhgënjeheni dhe të mos ruani as ato para që keni.

AKREPI (22/X-21/XII)

Mos hezitoni të flisni me partnerin tuaj sot për çdo gjë që ju shqetëson në lidhjen tuaj. Sa më shpejt ta bëni këtë, aq më lehtë do zgjidhni gjithçka.Të gjitha takimet që do bëjnë beqarët sot do jenë me shumë përfitime. Disa do takojnë edhe personin ideal. Shfrytëzojeni ditën! Edhe pse keni vendosur ta mbani të mbyllur thesin e financave tuaja, do ju duhet të bëni shpenzime të domosdoshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I)

0 2 Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 026, 126, 127, 136, 502, 520, 526, 661, 872, 908, 924, 935. Numra me 4 shifra: 1111, 3201, 4161, 5236, 5269, 7415, 8226, 8798. Numra me 6 shifra.: 213064, 214569, 225495,

258168, 408224, 447081, 478454, 485864, 489562, 521621, 521669, 589614, 768381, 858165, 864169, 897848, 915011, 959159, 963214, 965854. Numra me 7 shifra: 1352996, 2261514, 6901450, 8787848.

Asgjë nuk do mund ta tronditë jetën tuaj sentimentale megjithëse Merkuri do mundohet të nxitë debatet. Beqarët duhet të shohin me kujdes sot në çdo vend që do shkojnë sepse diku do gjejnë atë që kanë ëndërruar. Tashme edhe ju jeni të sigurt për atë që doni. Me afrimin e festave do doni të shpenzoni më shumë edhe për dekorimin e shtëpisë. Kujdes, financat jo të mira!

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Edhe pse dashuritë e çmendura të miqve tuaj ju tërheqin, përsëri do tregoheni të matur dhe do merrni çdo gjë me qetësi në lidhjen tuaj. Është më mirë kështu! Beqarët do kërkojnë princin e kaltër sot, por në të vërtetë ai nuk ekziston. Kthehuni në realitet dhe mos ëndërroni shumë. Falë ndikimit të Uranit në sektorin financiar, rrezikoni të keni një surprizë të pakëndshme. Bëni kujdes!

Nuk do ndodhë ndonjë gjë e rëndësishme në lidhjen tuaj. Mundohuni ta jetoni ditën si t’ju vije dhe lëreni vetën të lire. Ata që kanë krijuar një familje dhe kanë pasur probleme do i rregullojnë. Neptuni do sjellë edhe ere të ftohtë edhe të ngrohtë në ambientin e beqarëve. Nuk do jetë dita e duhur për dashurinë. Në planin financiar do jetë një ditë kryesisht e mirë. Përfitoni nga kjo!

PESHQIT (20/II-19/III) Sot pritet që të kaloni momente romantike dhe plot pasion së bashku me partnerin. Përfitoni nga kjo sepse jo çdo ditë është e tille. Nga ana tjetër duket se beqarët do favorizohen nga disa planetë dhe do jenë sharmantë. Çështjet e zemrës do të zgjidhen dhe ju nuk do jeni më vetëm. Falë mjedisit yjor, buxheti juaj nuk do jetë aspak i stabilizuar. Nëse nuk tregoheni të matur do keni shumë probleme.


E shtunë, 16 shkurt 2013

31

www.mapo.al

Hylli i dritës Që nji sharlatan i tillë të shkruejë prej nadjes deri në darkë historina të tutkallta e bihude për do mendje kakareçe, nuk na ban aspak përshtypje, por kur nji individ kësisoji hypë në nji katedër studimesh shqiptare dhe e rren mendja se po na difton kush kemi qenë e kush jemi, pa njohtë jo vetëm gjuhën, të kaluemen tonë dhe çka asht shkrue për të prej do dijetarëve të vlertë, të huej e shqiptarë, por pa njohtë as abc-në e metodologjisë së shkencës historike, kjo gja tregon dekadencën e frikshme të albanologjisë së sotme.

Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtë Shqipnisë Ka kalue do kohë qysh se J. O. Schmitt botoi në gjuhën shqipe librin e tij të dobtë për Skënderbeun, ku teza kryesore mbështetej në nji dokument (i vetmi i zbuluem prej autorit) që paraqet nji bisedë që nji i dërguem i familjes Sforza ndigjon rastësisht mes dy personash në oborrin e Papës, e që kumton se Skënderbeu ka ba gjithë atë luftë thjesht për hakmarrje personale ndaj Sulltanit. A mundet nji dokument i vetëm, periferik dhe i izoluem, me ndërtue nji interpretim të tanë historik tue hedhë poshtë me nji të rame lapsit nji traditë të tanë historike? Simbas Schmitt-it po, e këtu nisë çekuilibri i tij si interpretues i fakteve. Por ma së parit përfytyroni nëse nji studiues anglez, rus apo japonez mund të shkruente historinë e Gjermanisë pa e njohtë siç duhet gjuhën gjermane? E pra Schmitt-i mëton me shkrue historinë tonë pa e njohtë gjuhën shqipe, as aq sa mjafton me kuptue nji libër historie. Të tillë historianë që injorojnë gjuhën e vendit për të cilin shkruejn kemi disa këto kohët e fundit. Nji sish asht edhe Nathalie Clayer, me sa kemi lexue nji inxhiniere gjeologe e specializueme në orientalistikë që tek ne ka gjetë do sponsorë që janë mësue me shitë dushk për gogla. Madje tezat e saja absurde rreth lindjes së nji kombi shqiptar mysliman, deri diku mvaren dhe përputhen me kandvështrimin e studiuesit serb Alexandre Popovic, i cili asht njikohsisht edhe burri i saj. Mbas kritikave që i erdhën për “Skëndërbeun” Schmitt-i tha se nuk do të merrej ma me historinë tonë, madje nuk mori pjesë në nji kuvend studimesh në Lecce ku ishte i ftuem dhe lëshoi deklarata se ndihej i kërcenuem prej shqiptarëve. Tashti e ka kuptue se shqiptarët janë shumë tolerantë jo vetëm ndaj regjimeve vrastare dhe hajdute, por edhe ndaj marrinave, prandaj ka nisë me na engledisë me analizat e tija naive e të cekta. Në nji intervistë të dhanun ditët e fundit, Schmitt-i ankohet për sulmin kundër A. Klosit, por tue mos

Ardian Ndreca

Kur flasim për “folësit e formës së lashtë shqiptare” ne kemi parasysh se dokumenti i parë i shkruem i gjuhës shqipe i përket vitit 1462, sigurisht që shqipja asht folë edhe përpara por kjo vetëdije nuk na lejon me formulue pohime shkencore rigoroze. Nji historian kur flet duhet të bazohet në dokumente jo në fantazinë e tij pjellore. E pra viti 1462 nuk asht antikitet, e pikësëpari nuk mund të flitet për proto-shqiptarë në antikitet pse dy konceptet janë kontradiktore. Termi naltkumbues “proto-shqiptar” nuk domethanë tjetër veçse “shqiptarët e parë”, e në qoftë se Schmitt-i e ka idenë se çka ishin ilirët, çka ishin arbnorët e çka janë shqiptarët, nuk do t’ia lejonte vetes me folë për proto-shqiptarë në antikitet!

njohtë gjuhën shqipe nuk asht në gjendje me kuptue se ai “sulm”, të paktën nga ana e të nënshkruemit, s’ishte tjetër veçse nji kritikë radikale ndaj nji përkthimi tejet të dobtë, që e turpnon gjuhën shqipe dhe tregon qëndrimin tendencioz të përkthyesit. Vetëm kaq, këtu mbaron kritika ndaj Klosit, pjesa tjetër nuk na intereson aspak. Qëllimi i intervistës së fundit të Schmitt-it asht mohimi i tezës së vijimsisë iliro-arbnore apo “iliro-shqiptare” siç thotë ai vetë, tue kalue fluturim do shekuj të mirë Mesjetet kur ne ishin të lakuem si arbnorë. Prej këtu nis tendencioziteti, pse tue u mundue me minimizue randësinë dhe vetë ekzistencën e arbnorëve, takimi ynë hipotetik me ilirët bahet gjithnji e ma i vështirë me u provue. Ka tashma disa shekuj që studiuesit janë nda në dy grupime: ata që mbështesin vijimsinë me ilirët dhe ata që e kundërshtojnë atë. Deri këtu Schmitt-i nuk na thotë asgja të re, madje i ka dalë gjumi me vonesë. Nuk merret vesht mirë nëse asht i vetëdijshëm deri në fund për ekzistencën e këtyne dy rrymave, fillimisht e kryekreje të përbame prej studiuesish të huej e jo prej rilindasisht shqiptarë, siç shprehet në tym ai. Tue mos pasë kompetenca në fushën e studimeve të historisë së gjuhës sonë e të arkeologjisë antike, sidomos të zbulimeve të bame në gjysmën e parë të shek. XX në Bosnje-Hercegovine dhe në gjysmën e dytë në Shqipní, Schmitt-i injoron ose s’i merr sa duhet parasysh autorët (për çudi jo rilindas) si G. W. von Leibniz, H. E. Thunmann, J. G. von Hahn, C. Malte-Brun, G. Meyer, H. Krahe, N. Jokl, G. Stadtmüller , C. Patsch, A. Stipčević , G. Svane, H. Ölberg, E. Hamp, G.B. Pellegrini etj. Nga ana tjetër asht e tepërt me shpresue që Schmitt-i t’i ketë konsultue studimet, rreth qytetnimit ilir, e F. Prendit, S. Anamalit, A.F. Harding, K. Kilion, N.G.L. Hammond, H. Cekës, K. Zhegut, M. Korkutit, A. Gjergjit etj. – puna kërkimore në terren dhe ajo studimore e të cilëve nuk mund të klasifikohet tout court si nji përmbledhje përral-

lash me mbret! Studiuesi zviceran shprehet se “historiografia komuniste nuk kishte kundërshtarë”, tue tregue padijen e tij përpara kontributeve historiografike të Stravro Skëndit, Zef Valentinit, Tajar Zavalanit, Paulin Margjokës, Ekrem Vlorës, Atanaz Gegës e disa tjerëve, vështrimet e të cilëve nuk përputheshin me ato të historiografisë zyrtare të Tiranës. Schmitt-i flet për “proto-shqiptarë”, term me të cilin përcakton “folësit e formës së lashtë shqiptare – që jetonin atëherë në Antikitet në një zonë...”. Ma tutje ai shprehet se protoshqiptarët bashkë-ekzistuen me sllavët. Pra, simbas tij kemi proto-shqiptarë në antikitet, i cili siç dihet mbaron me ramjen e perandorisë romake në vitin 476, dhe prapë po këta na dalin proto-shqiptarë edhe me ardhjen e sllavëve disa shekuj ma vonë? Kur flasim për “folësit e formës së lashtë shqiptare” ne kemi parasysh se dokumenti i parë i shkruem i gjuhës shqipe i përket vitit 1462, sigurisht që shqipja asht folë edhe përpara por kjo vetëdije nuk na lejon me formulue pohime shkencore rigoroze. Nji historian kur flet duhet të bazohet në dokumente jo në fantazinë e tij pjellore. E pra viti 1462 nuk asht antikitet, e pikësëpari nuk mund të flitet për proto-shqiptarë në antikitet pse dy konceptet janë kontradiktore. Termi naltkumbues “proto-shqiptar” nuk domethanë tjetër veçse “shqiptarët e parë”, e në qoftë se Schmitt-i e ka idenë se çka ishin ilirët, çka ishin arbnorët e çka janë shqiptarët, nuk do t’ia lejonte vetes me folë për proto-shqiptarë në antikitet! Që teoria e vijimsisë iliro-arbnore-shqiptare nuk asht thjesht nji hipotezë pa baza e tregon edhe fakti se teoria kundërshtare nuk ka mbërrijtë me u imponue si e vërtetë e padiskutueshme tue e zhdukë të parën, jo ndër mjediset e studiuesve shqiptarë, por atyne të huej. Schmitt-i shprehet se në studimin e tij ka shmangë përdorimin e lokucionit “koha e komunizmit” në

favor të atij “periudha e mbasluftës”, gjoja për me qenë i paanshëm. Asht me të vërtetë nji vorfnim ideor me ngatërrue qëllimshëm periudhën e komunizmit, si ideologji e fortë, e vetme dhe mbizotnuese me nji kohë të pangjyrë që paska pasue në Shqipní Luftën e Dytë botnore! Koha e komunizmit në Shqipní ka qenë nji kohë anormale në çdo pikëpamje. Gjatë atyne dekadave gjithçka ka gjallue në kushtet e shtypjes dhe terrorit. Simbas logjikës pseudo-historike schmittiane periudha 1933-1939 në Gjermani mund të përçansohet thjesht si periudha para Luftës së Dytë botnore pa asnji referencë për barbarinë naziste që gjunjëzoi nji popull dhe përgatiti kasaphanen botnore! Schmitt-i na del përposë se historian i shekujve XV-XVI, siç e dinim deri tashti, edhe ilirolog, turkolog, glotolog, politolog, opinionist... me nji fjalë i gjithëdijshëm. Katedrat që merren me studime shqiptare nëpër botë janë reduktue shumë, megjithatë ka prej atyne, si ajo e Munihut dhe Palermos, që punojnë me vetmohim dhe me akribí shkencore; përkundër ka të tjera që tashma mund të themi se kanë pushue së ekzistuemi si qendra kërkimore shkencore, e tillë asht edhe katedra e themelueme prej E. Koliqit në Romë. Dekadenca në lamijen e studimeve shqiptare në botën e huej asht e pandalshme. Prej N. Jokl-it, N. Jorga-ës, G. Stadtmüller-it, Z. Valentinit, F. Babinger-it kemi përfundue te Schmitt-i me shokë! Që nji sharlatan i tillë të shkruejë prej nadjes deri në darkë historina të tutkallta e bihude për do mendje kakareçe, nuk na ban aspak përshtypje, por kur nji individ kësisoji hypë në nji katedër studimesh shqiptare dhe e rren mendja se po na difton kush kemi qenë e kush jemi, pa njohtë jo vetëm gjuhën, të kaluemen tonë dhe çka asht shkrue për të prej do dijetarëve të vlertë, të huej e shqiptarë, por pa njohtë as abc-në e metodologjisë së shkencës historike, kjo gja tregon dekadencën e frikshme të albanologjisë së sotme.


CMYK

32

E shtunë, 16 shkurt 2013

www.mapo.al

Atmosferë romatike dhe kujtime të bukura…

Pikturë në telajo 40 x120cm

6.450 L

Kodi: 24381

Pikturë në telajo 40 x 40 cm

1.990 L

Kodi: 24353/24357

Pikturë në telajo 120 x 40 cm

6.450 L

Pikturë në telajo 150 x 50 cm

7.890 L

Pikturë me kornizë 38 x 37.5 cm

Kodi: 24380

Kodi: 24387

Atmosfera romantike mund të krijohet me përdorimin e elementëve artistikë të cilët përdorin ngjyrën e kuqe apo simbole të dashurisë. Sektori më i ri në MEGATEK, “Korniza dhe Piktura”, ofron mundësinë e zgjedhjeve ekonomike nëpërmjet të cilave ju mund të shprehni dashurinë dhe të krijoni ambjent të dashur. Momentet me të bukura, mund t’i memorizoni në foto të vendosur në korniza me simbolin e zemrës dhe t’ia dhuroni njerëzve të dashur…

1.590 L

Kodi: 24282

Kornizë druri 13 x 25 x1.2 cm

Kornizë MDF 10 X15 cm

720 L

Kornizë druri 34 x 16.5 x 2.7 cm

720 L

Kodi: 36025

1.290 L

Kodi: 36043

Kornizë druri 18 x 26 x 1.2cm

Kodi: 36028

990 L

Kornizë metalike 21 x 16 x 6 cm

Kodi: 36026

550 L

Kodi: 36023

Kornizë xhami 17 x 22 cm Kornizë druri13.5 x 24.5 x 1.2 cm

590 L

Kodi: 36027

490 L

Kodi: 36020

Kornizë metalike 40 x 16 x 6 cm

750 L

Kodi: 36024

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you