Page 1

Faqe 15

Incident në marshimin e parë gay, shashka mbi aktivistët

Rreth 20 aktivistë që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT kanë dalë pasditen e djeshme në një xhiro me biçikleta në bulevard

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 15 maj 2012. Numër 571. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Lirohet Ilia Basho: Jam pa faj, të afërmit e Elenit: Ta gjejnë kush e vrau

Berisha zbardh profilin e Presidentit: figurë e dorës së parë nga PD Kryeministri në mbledhjen me deputetët: Ne do të kemi kandidatin tonë për President, ai do të jetë një figurë e dorës së parë nga PD. Pas 10 ditësh do marr mandatin e kryesisë për të negociuar me aleatët tanë në koalicion. Oketa: Vota ime s’e rrëzon mazhorancën, jo takim kokë me kokë me Ramën për Presidentin. Haxhinasto: Të zgjedhim një president mbi palët Kryeministrit Sali Berisha i janë dashur vetëm 10 minuta mbledhje me dyer të mbyllura që të konturonte për herë të parë para deputetëve të tij identikitin e kandidatit të Presidentit të ardhshëm të Republikës. E kishte bërë deri diku këtë gjë para pak ditësh në takimin me ish-kryeministrin dhe kandidatin e

Prokuroria tërhiqet nga akuza për Ilia Bashon, duke kërkuar hetimin e tij në gjendje të lirë për vrasjen e së shoqes. Ilia Basho: Jam i pafajshëm, do të luftoj për zbulimin e së vërtetës. Të afërmit e Faqe 3 Elenit pas lirimit: Organet hetimore të gjejnë autorin

Studiot korrigjojnë projektet. Të mërkurën shpallet fituesi, Basha: Projekti më i rëndësishëm për 50 vitet e ardhshme, do të hapë mijëra vende pune FAQe 14

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Gjurmët e zhdukuna të historisë

koment Ardian Ndreca

Ne jemi nji popull që gjanat ma të randësishme i ka përcjellë gojë më gojë, tue ia...

18 kulturë

Sa herë që duhet të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës...

Gramoz Ruçi

ligj pushimi, punësimi apo edhe lëvizja në funksione të ndryshme të punonjësve në administratën shtetërore Faqe 5

bien amendamentet e mediut

Pronat, pagesa me çmim tregu për ata që kanë marrë më shumë tokë

Faqe 6

Gatishmëri nr 1

Ditari i Mitrush Kutelit Bisedimet me gjermanët për arin shqiptar Së shpejti i prezantohet lexuesit "Ditari i ekonomistit" i Mitrush Kutelit

paburrëri. Ja e vërteta e përfshirjes së djalit tim në aksidentin ku humbi jetën një vajzë dhe gjyqi për drogë”

Kodi i ri, PD-PS: Ndalohen punësimet gjatë fushatave Dy forcat kryesore kanë rënë dakord në komisionin e Reformës Zgjedhore që gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore të ndalohet me

Lapsusi për të rrëzuar një President nga mazhoranca

opinion Edvin Kulluri

Gramoz Ruçi: Po koalicionit me LSI, nëse ikën nga PD Kryetari i Grupit të PS komenton takimet RamaMeta dhe lë të hapur mundësinë e një koalicioni me LSI, nëse largohet nga qeveria. Ruçi u përgjigjet akuzave se ka ikur në Greqi në vitin ’96 i veshur me minifund: “Maskarallëk dhe

Rihapet gara për Bulevardin, projektet e reja të dy studiove

op-ed / 10-11

vetëshpallur për President, Fatos Nano përmes një njoftimi zyrtar. Por dje, pas dy javësh mungese të një takimi me deputetët, Kryeministri e ka parë të udhës që t’i sqarojë njëherë e mirë për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje... FAQe 3

Shpeshherë nga kundërshtarët e mi politikë unë jam akuzuar se kam bërë dënime politike, gjë e cila është absolutisht jo e vërtetë dhe... FAQe 2

koment / 11 arjan vasjari

ODIHR e ka gabim, mazhoranca edhe më shumë Nga mënyra sesi Kryeministri Berisha reagoi pas rekomandimit të ODIHR-it lidhur me numërimin elektronik, të krijohet përshtypja se ai mezi e ka pritur një rekomandim të tillë. Në të kundërt, në emër të etikës së konsensusit, edhe mund të kishte heshtur. Një rekomandim i tillë, edhe pse erdhi prej ODIHR-it, edhe pse frymëzohej nga një standard, shkonte përkundër klimës së besimit për të cilin ka nevojë opozita. Nuk ka dyshim se besimi i opozitës është shumë më i rëndësishëm se rekomandimi i ODIHR-it për fatin e zgjedhjeve të 2013-ës. Kryeministri, kaq gjë e ka ditur...


2

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

politika

Bruksel, Haxhinasto: Duam një president mbi palët Në seancën dëgjimore në komisionin e jashtëm të Parlamentit Evropian në Bruksel, ku u theksua se statusi i vendit kandidat përfitohet vetëm përmes reformave konkrete, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto (i pra-

nishëm gjatë punimeve) u pyet ndër të tjera edhe për zgjedhjen e Presidentit. “Zgjedhja e presidentit është një proces, i cili do të arrihet përmes negociatave me të gjitha palët, por në përputhje të plotë të Kushtetutës. Ne dëshirojmë të zgjedhim një president mbi palët, që të përmbushë me korrektësi detyrimet...”, - tha ai

Ruçi: Po koalicionit me LSI, nëse ikën nga PD “Nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe përafrohen qëndrimet në radhët e saj me opozitën, atëherë pse jo... As PS nuk e bën dot Metën president dhe as Meta nuk e bën dot Ramën kryeministër. Objekti i takimeve nuk ka qenë asnjë emër i përveçëm”. Intervistoi Roland Qafoku / “Arena” Është folur dhe akuzuar disa herë nga kryeministri për largimin tuaj me minifund jashtë vendit në vitin 1996. Unë personalisht, duke njohur karakterin tuaj të fortë, nuk do ta besoja këtë fakt, por duke e thënë z. Berisha këtë gjë, ju duket se nuk ia keni kthyer asnjëherë reston me prova z. Berisha këtë? Së pari dua të shpjegoj diçka se, për fakt të keq, si politika ashtu edhe opinioni publik apo analistët, çdo gjë që thotë zoti Berisha e kthejnë në të vërtetë apo në pyetje për të dhënë shpjegime, kur ka qenë një kohë e mjaftueshme për 20 vjet për të vërtetuar se sa të vërteta kanë qenë ato që ka thënë Berisha. Pra edhe kjo bën pjesë në lumin e gënjeshtrave, mashtrimeve dhe luftës së paskrupujt që kundërshtari im politik kryen me kundërshtarët e tij politikë. Natyrisht unë bëj një pyetje duke thënë, përse duhet të ikja unë i veshur me një uniformë tjetër? Sepse do t’ju arrestonin… Gjatë ‘92 – ‘96 mua më ishin hapur disa çështje, siç ishte ajo e 2 Prillit, apo vrasja në Shkollën e Bashkuar. Bëri ç’është e mundur Berisha për të më akuzuar, por kishte harruar një gjë të vogël, që unë isha bërë ministër një ditë pas ngjarjes. Më pas që kisha zhdukur dokumentet e Ministrisë së Brendshme, dhe kjo më pas u mbyll nga organet dhe qeveria e z. Berisha. Më vonë u hap çështja se unë kisha porositur armë të sofistikuara për të mbytur lëvizjen demokratike dhe të gjitha këto rezultuan se ato ishin armë që mbronin lëvizjen demokratike, pasi ishin shkopinj gome, të cilët nuk i kishim në atë kohë, skafandra dhe shotgun që të hidhnin gaz lotsjellës. Pra unë i kisha mbyllur të gjitha këto çështje dhe nuk kisha përse të arrestohesha në këtë kohë. Por ju duhet të dini se atij i kishte mbetur një merak, që pasi vodhi zgjedhjet e majit të1996, veprimi i parë që bëri ishte prerja e telefonave të PS. Asnjë telefon i PS nuk punonte, vetëm Ruçi e kishte një telefon atëherë dhe kur një ambasadori, i cili ishte ndërmjetësi mes nesh dhe z. Berisha, i kërkuam diçka, që të na lironte telefonat. Përgjigjja e Berishës në atë kohë ishte: “Do t’ia liroj telefonat, por kam frikë se mos Ruçi më bën ndonjë rrëmujë me rrethet nëpërmjet telefonave”. E thirra sekretarin e parë të asaj ambasade në zyrë, i hapa sirtarin dhe i nxjerr aparatin telefonik duke i thënë: “Ke nevojë të flasësh me Italinë, apo me ambasadorin, se vetëm Ruçi ka telefon këtu”. Pra, përse duhet të ikte Ruçi i veshur si grua? Problemi i dytë i Saliut ishte se Ruçi, dhe mund të shkoni të pyesni çdo banor të lagjes ku banoja në atë kohë, ishte një muaj i rrethuar 24 orë nga forcat e SHIK-ut. Pyetja e dytë lind, përse duhet ta mbante Ruçin të rrethuar Berisha? Unë kam ikur në orën tre, jo të natës, por të ditës dhe isha i veshur me kostum dhe kravatë. Pra e gjitha kjo bën pjesë në politikën e Berishës, “hidh, hidh se diçka do të ngelet”. Atë ditë, Berisha ndante portofolat tek vilat e Durrësit, pasi kishte mbledhjen e këshillit kombëtar dhe të gjithë ishin të interesuar se ç’poste do të kapnin dhe kështu kam kaluar mes përmes Durrësit në rrugën e vetme, pranë rojeve të Sali Berishës me një makinë, duke ikur si qytetar i lirë drejt Kakavijës dhe fatmirësisht nuk kishte asnjë urdhëresë që qytetari Ruçi nuk duhej të lejohej të kalonte. Si e komentoni takimin e z. Rama me atë të z. Meta, por jo atë zyrtarin, po atë në Gjirin e Lalzit? Gjatë këtyre ditëve jam pyetur shumë për këtë çështje, kam lexuar shumë analiza dhe artikuj dhe natyrshëm bëj një pyetje: si është

më mirë, që mos takohen politikanët apo të takohen? Pa u takuar kemi 22 vjet që e bëjmë, por mirë vetë që nuk dimë, por përse nuk mësojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë? Këto ditë u zhvilluan zgjedhjet në Francë, dhe atje zhvillohet luftë politike, debate politike dhe rezultatet ishin të ngushta, por kur erdhi puna humbësi dhe fituesi dinë të administrojnë si humbjen, edhe fitoren. Pra në kushtet që Shqipëria është në bankën e provës dhe nën vëzhgimin e të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe nëse kanë mjaft vërejtje dhe reforma, kryefjalë kanë komunikim, dialogun, mirëkuptimin. Kjo është hera e parë ndërsa duhet të ndodhte ndryshe që kreu i mazhorancës duhet të hapte një proces dialogimi ndodh e kundërta, meqë ai nuk e bën, kreu i opozitës hap një proces dialogimi dhe atë e bën publik. Që të hapet ky proces sigurisht që kërkohen negociata, takime. U zhvillua një takim informal dhe më pas një takim formal i kreu të PS dhe atij të PD, dhe dua të nënvizoj që kjo nuk ka qenë e papritur, për mua personalisht. E kemi menduar gjatë këtë punë, kemi konsultuar shumë thellë si për takimin informal ashtu edhe për atë institucional. Pra, z. Rama nuk ka kryer një takim informal me z. Meta, pa u konsultuar me aktorët dhe faktorët politikë të PS-së. Për publikun ka qenë një takim pas tre apo katër vitesh, për ne si forcë politikë ka qenë e ditur. Mendoj se në të dyja takimet nuk është bërë ndonjë prapaskenë për të bërë ndonjë skenar kushedi se çfarë, por është biseduar për problematikën që ka sot Shqipëria, e cila rrezikon statusin për herë të tretë. Sikur të uleshin brenda një dite palët politike në këtë proces që ka ndërmarrë z. Rama, unë kam bindjen që shtatorin e ardhshëm Shqipëria, megjithëse ka kaluar një krizë politike dhe ka një krizë ekonomike, korrupsioni etj, BE do të vlerësonte me nota pozitive këtë nismë dhe vendi ynë do të merrte ftesën e një vendi kandidat. A do ta zbatojë teorinë PS, që për të rrëzuar Berishën, ne do të bashkëpunojmë edhe me djallin, e cila është thënë e stërthënë për gati një vit? E shoh që kjo është tema që më shumë shqetëson median apo analizat që janë më afër qeverisë. Në politikë gjithçka ndodh dhe asgjë nuk përjashtohet, por kur ne jemi në një situatë konkrete, pse duhet të shqetësohemi nëse duhet të jetë apo nuk duhet të jetë në pushtet mazhoranca aktuale. Pse quhet e moralshme kur kjo e djathtë qëndron në pushtet me një koalicion të panatyrshëm, pasi nuk i ka votat për të qenë në pushtet dhe pse quhet e pamoralshëm që më të drejtë kjo qeveri është quajtur si qeveria e integrimit, dhe bën që ne të jemi vendi i parë në Europë që na refuzohet ftesa dy herë, të mos bëjë një analizë vetë pa ndërhyrjen e opozitës, që ky pagëzim, ky koalicion me disa objektiva konkrete që është BE të shkurorëzohej nga vetë ata, nëse kërkojnë moral politik. Ndërsa sot pyetet, po sikur opozita, por sikur LSI, ne nuk na shqetëson aspak kjo dhe ata që shqetësohen nga kjo çështje le të shqetësohen, madje le të rrinë pa gjumë. Ne s’duam të marrim pushtet në tavolinë, por ama një gjë e duam dhe ajo është zgjedhja e presidentit. Kjo çështje është në vëzhgim të rreptë ndërkombëtar dhe nuk është fjala nëse karrigia e Presidentit do të ngelet bosh. Dikush do të shkojë atje, por varet kush do të shkojë dhe si do të shkojë, nëse do jetë kushtetues dhe garant i saj, apo noter i pushtetit aktual. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, atëherë do të jetë një përgjegjësi e madhe, pasi do të merret një përgjigje negative për

As PS nuk e bën dot Metën president dhe as Meta nuk e bën dot Ramën kryeministër. Objekti i takimeve nuk ka qenë asnjë emër i përveçëm.

Është normale që edhe kujt nuk bie dakord me lëvizje të tilla politike t’i jepet kohë dhe duhet të kuptojë pse është e mirë kjo lëvizje, ashtu si edhe ai që është i ekzaltuar të jetë me këmbë në tokë

herë të tretë dhe kjo nuk është përgjegjësi partiake e PS-së apo e Edi Ramës. Këtë çështje nuk do të na i falin as të djathtë dhe as të majtë. Ne duam të vijmë në pushtet dhe po bëjmë të gjithë përgatitjet tona për të ardhur në pushtet ashtu siç vjen një parti serioze, me zgjedhje të rregullta dhe me një program. A vini në pushtet pa LSI-në, z. Ruçi? Absolutisht po. Ne po kërkojmë që të bëhen ato katër reforma që unë përmenda. Kush ishte negociator i këtij takimi? Unë di vetëm zotin Rama dhe zotin Meta, dhe di që negociatori është telefoni. Kush ka telefonuar i pari? Sigurisht që z.Rama, pasi ai ishte nismëtari. Jam i bindur dhe jam garant që këto biseda mundësuan takimet mes tyre. A është e vërtetë që z.Rama i ka kërkuar falje z. Meta? Mua nuk më rezulton kjo dhe takimi nuk ka qenë as për të kërkuar falje dhe as për të kërkuar llogari. Objekti i takimit ka qenë vetëm një, si të shikojmë nga e ardhmja për të zgjidhur ato probleme që janë të përbashkëta dhe për të mos bërë asnjë kulis amoraliteti që imagjinata e natyrshme e publikut mendon. Në ato takime nuk u bisedua as më pak e as më shumë se çështja e presidentit, reformës parlamentare e zgjedhore, si dhe çështja e imunitetit. Më erdhi mirë që dhe z. Meta kishte të njëjtin shqetësim. Sa është mundësia e një koalicioni me LSI-në për zgjedhjet e 2013? Kur vjen puna për koalicione parazgjedhore apo paszgjedhore, unë asnjëherë nuk them jo për askënd. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një koalicion parazgjedhor të LSI për PS, sepse të dyja palët janë në koalicion. Nëse LSI nuk qëndron më në atë koalicion dhe përafrohen qëndrimet në radhët e saj me opozitën, atëherë pse jo. Kur thashë me çdo parti tjetër, aq më pak me LSI, pasi ka shumë pika programore të përbashkëta dhe ka dalë nga kjo parti, atëherë nuk është më problem koalicioni PS-LSI, por koalicioni PD-LSI. Megjithatë, ju thatë se për një pjesë e të njerëzve kjo ka sjellë zhgënjim dhe për disa të tjerë, siç tha z.Rama, kjo ka sjellë mllefosje. Ju si i përgjigjeni kësaj? Vlerësimi jo tek të gjithë dhe jo në një kohë nuk është njësoj. Është normale që edhe kujt nuk bie dakord me lëvizje të tilla politike t’i jepet kohë dhe duhet të kuptojë pse është e mirë kjo lëvizje, ashtu si edhe ai që është i ekzaltuar të jetë me këmbë në tokë. Është e vërtetë që ekziston një formulë që Rama bën Metën president dhe Meta bën Ramën kryeministër? As PS nuk e bën dot Metën president dhe as Meta nuk e bën dot Ramën kryeministër. Objekti i takimeve nuk ka qenë asnjë emër i përveçëm. Sa i ka shanset z. Nano që të jetë president? Nuk e di , dhe unë nuk kam dëshirën të privoj as ambicien e z. Nano dhe as të askujt që të jetë president. Unë e respektoj z. Nano, sepse nga të gjithë politikanët ai është më i provuari dhe ka staturën si shtetar. Disa herë djali juaj është komentuar në media dhe nga politika edhe për rastin e fundit, për të cilin ai u deklarua i pafajshëm. Si e keni përjetuar si baba këtë çështje? Është hera e parë që më bëhet kjo pyetje dhe dua të them që nuk mund të ndash politikanin nga babai, unë jam njeri në radhë të parë dhe sa i rëndë dukem, aq edhe i ndjeshëm jam, sidomos kur vjen puna tek fëmija. Nuk do të dëshiroja që askush nga

kundërshtarët e mi politikë të përjetonte atë që kam përjetuar unë dhe ashtu siç garantoj që nuk jam hakmarrës. Me mua dje në pushtet dhe nesër në pushtet e garantoj që askush nga kundërshtarët e mi politikë nuk ka për të provuar që politika e Gramoz Ruçit, qeverisja e tij apo partia ku aderon Gramoz Ruçi, të merret me fëmijët e kundërshtarëve politikë. Ky është në gjuhën popullore një maskarallëk dhe në gjuhën zakonore një paburrëri. Edhe sikur djali i Gramoz Ruçit të kishte përgjegjësi, edhe pse falë Zotit këto organe dhe jo me ndërhyrjen time që aksidenti që ndodhi me makinë, që për fat të keq humbi jetën e një vajze familjes së cilës i kam përcjellë ngushëllimet, e nxorën jo përgjegjës. Ngjarja u mor dhe u përdor politikisht për nxjerrë përgjegjësi penale dhe për ta bërë fajtor patjetër djalin që ishte i Ruçit. Në atë kohë kam deklaruar se organet kompetente të bëjnë punën e tyre pavarësisht se ishte djali im, pasi kjo është filozofia ime. Ngjarjen tjetër e kam përjetuar akoma dhe më keq, madje kam informuar edhe grupin parlamentar për akuzën që bëhej ndaj djalit tim për drogë dhe përdorues i kësaj substance. Prita që organet të bënin punën e tyre dhe jam njohur me analizat që dha laboratori i kriminalistikës dhe mjekësisë ligjore, duke deklaruar se qesja e gjetur në makinën e të ashtuquajtur të djalit tim nuk kishte shenja gishtërinjsh të tij dhe së dyti, analiza e urinës e marrë nga im bir tregonte se ai nuk ishte përdorues droge. Prokuroria dhe Gjykata e rrethit të Durrësit dha përgjigje institucionale për tri problemet që, kontrolli i makinës së djalit të Ruçit është i paligjshëm, ndalimi i tij gjithashtu dhe dy provat që policia solli ishin në favor të djalit dhe çështja është bllokuar si një veprim i jashtëligjshëm dhe si një pafajësi juridike. Për sa i përket asaj si prind, e thashë që nuk dua ta përjetojë asnjë.


E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Berisha: Nanon nuk e takova si kryetar i PD, por si kryeministër TIRANË Krejt shkurt, Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje para deputetëve demokratë edhe takimin (pa asnjë surprizë) mes tij dhe kandidatit të vetëshpallur për President, Fatos Nano. Duke theksuar para deputetëve demokratë se ai do të fillojë zyrtarisht negociatat në kohën kur e përcakton ligji, pra pas datës 24 Maj, Berisha ka sqaruar për pasojë edhe arsyen se pse ai bëri një

përjashtim duke takuar Fatos Nanon në Kryeministri. “Deri më tani kam takuar Fatos Nanon, si kryeministër, por jo si kryetar i PD-së”, mësohet të jetë shprehur Berisha, duke lënë të kuptohet se si kryetar i PD-së (për presidentin) ai do t’i fillojë negociatat vetëm pas kthimit nga Samiti i Çikagos. Në takimin e zhvilluar të enjten e javës së kaluar, Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai per-

sonalisht dhe si Kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit. Ai tha gjithashtu se qëndrimi i bërë tashmë publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik dhe detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër.

Oketa: Nuk rrëzoj mazhorancën, jo takim kokë me kokë me Ramën TIRANË Kreu i grupit nismëtar të par-

tisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa deklaroi dje se vota e tij për Presidentin nuk do të fundosë këtë mazhorancë. “Sa herë votoj, mendoj nga do të shkojë vota ime. Primare kam interesat e vendit, nuk do të ketë nevojë për një raund me 71 vota. Është në të mirë të vendit për të treguar se integrimi në BE nuk është demagogji. Besoj se do të zgjidhet më me shumë se 84. Por sa herë vota ime do jetë ne një rast i tillë, mazhoranca nuk do të rrezikohet prej meje”, - tha ai në

një intervistë për “Ora News”. Kreu i grupit nismëtar të FRD-së ka përjashtuar gjithashtu çdo takim kokë me kokë me kryesocialistin Rama për çështjen e Presidentit. “...Qëndrimi i FRD-së do të jetë në funksion të një zgjidhjeje sa më konsensuale dhe gjithëpërfshirëse. Nuk shoh ndonjë gjë të keqe lidhur me takimet për këtë çështje, do t’i përgjigjesha ftesës së Ramës nëse tryeza do të organizohej me të gjithë aktorët politikë që u është adresuar kjo ftesë, jo në takime dypalëshe. Pasi më tepër se në funk-

sion të procesit, tingëllojnë si telenovela tradicionale pazaresh politike”, - deklaroi Oketa.

Berisha zbardh profilin e Presidentit: Do jetë figurë e dorës së parë nga PD Kryeministri në mbledhjen me deputetët: Ne do të kemi kandidatin tonë për President, ai do të jetë një figurë e dorës së parë nga PD. Pas 10 ditësh do marr mandatin e kryesisë për të negociuar me aleatët tanë në koalicion Nevila Perndoj

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, pa përmendur takimin e shumëpërfolur Rama-Meta, Berisha ka siguruar para deputetëve demokratë se koalicioni funksionon dhe se Partia Demokratike i ka përmbushur me luajalitet detyrimet e saj.

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

TIRANË Kryeministrit Sali Berisha i janë dashur vetëm 10 minuta mbledhje me dyer të mbyllura që të konturonte për herë të parë para deputetëve të tij identikitin e kandidatit të Presidentit të ardhshëm të Republikës. E kishte bërë deri diku këtë gjë para pak ditësh në takimin me ish-kryeministrin dhe kandidatin e vetëshpallur për President, Fatos Nano përmes një njoftimi zyrtar. Por dje, pas dy javësh mungese të një takimi me deputetët, Kryeministri e ka parë të udhës që t’i sqarojë njëherë e mirë për qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje. Burime nga grupi parlamentar i PD-së thanë dje për gazetën “Mapo” se Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim nga deklaratat e tij publike. Kreu i

ekzekutivit mësohet të jetë shprehur se “ne do të kemi kandidatin tonë për President” (pa specifikuar PD-ja, apo i gjithë koalicioni) dhe se propozimi do të vijë nga PD. Ai është shprehur gjithashtu se Partia Demokratike do të shkojë në negociata me aleatët e saj brenda mazhorancës me kandidatin e vet për President. Për të iniciuar bisedimet, Kryeministri njëkohësisht kryetar i PD-së, do të mandatohet nga një mbledhje formale e kryesisë së re që pritet të mbahet menjëherë pas kthimit të tij nga Samiti i Çikagos. Personaliteti i PD-së Kreu i ekzekutivit ka sqaruar dje një tjetër pikë po aq të rëndësishme lidhur me atë se çfarë ai nënkupton si “figurë”

Imazheria e Avancuar Italiane Salus Sherbimet: · Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla · Tomografi e Kompjuterizuar (CT Scanner) 16 detektorë · CT Scanner Dentar

Imazheria e Avancuar Italiane Salus eshhte e pajisur me nje sistem informatik on-line me Spitalin Salus Trieste duke sjelle keshtu per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim dhe perpunim te ekzaminimeve nga Radiologet Italiane te Spitalit Salus ne Trieste

· Rreze-X Dixhitale

· Cilesi dhe teknologji sipas standarteve Europiane

· Ekografi / Eko-Doppler

· Perdorimi i lendes se kontrastit Italian

Tarifa shume konkuruese Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

apo “personalitet” i PD-së. Berisha ka specifikuar (jo pa qëllim) se kandidati për President do të jetë drejtues i dorës së parë, që do të thotë se pas tij, njerëzit më të rëndësishëm në PD janë Sekretari i Përgjithshëm, Ridvan Bode dhe dy nënkryetarët, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli. Nëse do t’i përmbahemi kësaj skeme, atëherë dy kandidatët më të mundshëm (që janë përfolur) për të shkuar në negociata do të jenë pikërisht Bode dhe Topalli. Ridvan Bode është një nga shtyllat kryesore të kësaj qeverie, andaj në synimin e kryeministrit për të fituar një mandat të tretë qeverisës, Bode shihet sërish si një gur i fortë i qeverisjes, për pasojë emri i tij (të paktën deri më tani) ka pak gjasa që të zyrtarizohet. Ajo që vazhdon ende të lakohet në garën presidenciale është pikërisht emri i Jozefina Topallit, që nga partia kryesore aleate, LSI nuk shihet si një figurë më mbështetje të gjerë. I pyetur për emrin e Topallit, kryetari i LSI-së, Ilir Meta pak kohë më parë nuk dha një përgjigje direkte, por saktësoi se vetë pozicioni i presidentit duhet të jetë sa më objektiv, sa më i paanshëm dhe i besueshëm për të luajtur atë rol që kërkon Kushtetuta. Meta është shprehur gjithashtu se në rast se kemi të bëjmë me një figurë politike aktive, atëherë ditën që bën betimin duhet të ketë një shkëputje nga të gjitha angazhimet e mëparshme. Por, a mundet që emri më i përfolur deri më tash nga PD-ja, Jozefina Topalli ta japë këtë garanci para LSI-së skeptike apo edhe vetë opozitës që e ka përjashtuar këtë emër? Gjithçka do të sqarohet vetëm pas 10 ditësh, atëherëkurzyrtarishtKryeministriBerishado tëfillojënegociatatmepartitëetijaleatedhemë pasmeopozitën.Nëmbledhjenmedyertëmbyllura,papërmendurtakimineshumëpërfolur Rama-Meta, Berisha ka siguruar para deputetëve demokratë se koalicioni funksionon dhe se Partia Demokratike i ka përmbushur meluajalitetdetyrimete saj.


4

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

politika

Rama: Berisha shpif se nuk ndahet dot nga Ristani dhe pushteti i vjedhur Duke i cilësuar shpifje fjalët e kryeministrit dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kreu i socialistëve Rama shpërndau në formë replike në rrjetet sociale disa komente mbi papunësinë dhe reformën zgjedhore, ndërsa nuk iu përgjigj akuzës që kishte të bënte me vetëvrasjen e publicistit Ardian Klosi. “Gjatë, shumë gjatë KM, sot shpif e shpif e nuk ndalon, duket në hall, s’ka faj, s’ndahet dot

nga Ristani, se s’ndahet dot nga pushteti i vjedhur!”, shkroi kreu i PS duke pasur në mendje reformën zgjedhore. “KM i quan të punësuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt fshati sot mbijeton si në Mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë”, - komenton Rama. Ai tha se të papunë nuk janë vetëm ata që dynden në zyrat e punësimit për të kërkuar punë, por edhe të

tjerë që fatkeqësisht nuk gjejnë asnjë mundësi për t’u punësuar. “KM thotë, të papunë janë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit, të tjerët janë të gjithë të punësuar! Në fakt jo, fatkeqësisht jo. KM thotë se kur kryefamiljari është i punësuar, e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket se flet veç për familjen e vet”, - komenton Edi Rama në “Twitter”.

Votimi elektronik, Kryeministri: Pranojmë qëndrimin e ODIHR-it Berisha kundërshtoi propozimin e PS që kryetari i KQZ-së të zgjidhet nga Avokati i Popullit apo Presidenti TIRANË Reforma zgjedhore ishte

çështja e dytë kryesore që kryeministri Sali Berisha preku dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kryeministri argumentoi marrëveshjen e arritur me PS-në për numërimin elektronik të votave, por pranoi edhe argumentimin e ODIHR-it se kjo është e pamundur që të realizohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “... Ata kërkuan me insistim instalimin e teknologjive në zgjedhje. Por p.sh. në një rast, në një klimë qartësisht shumë më të freskët se Shqipëria, doli që numërimi pati probleme serioze. Pati dy probleme në Londër, mbingarkesë dhe bllokim i makinave dhe 2 ndërprerje të energjisë elektrike, por londinezët janë londinezë dhe e kapërcyen. Ndërsa këtu në Shqipëri nuk kapërcehet dot. Unë ia kisha bërë shumë të qartë ekipit tonë dhe u kisha kërkuar ta pranonin propozimin e opozitës, por ODIHR-i do siguri maksimale në zgjedhje. Ai kërkon mosaplikimin e metodave të përjashtimit. Çdo masë që mund të ta thotë mendja se është e dobishme, nuk duhet të synojë përjashtim zgjedhësish, nuk duhet të synojë dyer të mbyllura, nuk duhet

të dënojë tjetrin për pakujdesinë e tij, apo për asnjë arsye tjetër. Çdo qendër u shndërrua në ‘pikë kufitare’, pajisur me aparaturë që lexonte ID-në...”, - tha ndër të tjera Berisha. Kryeministri theksoi gjatë fjalës së tij se PD-ja pranoi çdo propozim të PS-së, por saktësoi se para së gjithash qëndrojnë rekomandimet e ODIHR-it: “...Ne

“...Kjo është një gjë qesharake, në kuptimin absolut të fjalës. Gjërat, të cilat kërkojnë me çdo kusht të delegjitimojnë shumicën janë absurde

i pranuam idetë e tyre, ndërsa tani, natyrisht pranojmë rekomandimet e ODIHR-it, sepse jemi zotuar se do të pranojmë rekomandimet e ODIHR-it për zgjidhjen e problematikës për zgjedhjet”. Kryeministri foli dje edhe për një tjetër propozim të PS-së, që lidhet me drejtimin e KQZ-së. Berisha nuk pranoi që kandidaturat për kryetar KQZje të propozohen nga Avokati i Popullit, apo Presidenti. “...Kjo është një gjë qesharake, në kuptimin absolut të fjalës. Gjërat, të cilat kërkojnë me çdo kusht të delegjitimojnë shumicën janë absurde. Siç është dhe çështja tjetër, pikërisht ajo që kemi hequr bashkërisht me konsensus të plotë, pra që kryetarin e KQZ-së ta propozojë Presidenti. Absolutisht, as njëra e as tjetra nuk do të pranoheshin”, - tha ai. Berisha sqaroi se Avokati i Popullit është avokat i të drejtave të qytetarëve, dhe për pasojë ky institucion nuk duhet të emërojë kryetarin e KQZ-së. “Kjo vetëm sa e rëndon këtë institucion dhe e politizon në mënyrën më të pamerituar. Vërtet ai ishte një prurje politike, por ai duhet të vazhdojë detyrat e tij shumë të rëndësishme për qytetarët. Së dyti, kur ne e hoqëm këtë specifikim në lidhje me Presidentin, unë ju garantoj se kjo nuk u hoq me paramendimin se do ishte z. Topi President, apo do ishte dikush tjetër. Ne e hoqëm këtë, sepse nuk duhet të ketë Presidenti lidhje me këtë gjë”, - tha ai.

Votimi, Gjinushi akuzon ODIHR: Po punon për Kryeministrin TIRANË Pas deklaratës zyrtare të ODIHR-it lidhur me numërimin elektronik të votave, të parët që kanë shfaqur habinë kanë qenë aleatët e Partisë Socialiste, PDS dhe PSD. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo u shpreh i shqetësuar dje lidhur me qëndrimin kundër votimit elektronik. Sipas Milos, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR-it. “Ne shprehim çudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar. Na është premtuar që në fillim, qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike, që do të garantonin numërimin elektronik, që do të garantonin identifikimin elektronik

dhe mbi të gjitha do të kishim një Komisioni Qendror Zgjedhor të balancuar. Është me të vërtetë shumë e rrezikshme për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithçka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri”, - tha Milo. Ndërsa kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka akuzuar ODIHR-in se është vënë në shërbim të kryeministrit dhe mazhorancës. “Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR-it, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë reformën zgjedhore, sepse nëse nuk futet edhe teknologjia e re do të thotë se nuk është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve që përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me Partinë Demokratike në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri”, - tha Gjinushi.

Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE-së, të cilat nuk përfaqësojnë vlerat e institucioneve që përfaqësojnë

ODIHR: Numërimi elektronik duhet të zbatohet gradualisht TIRANË Zyra për Institucione Demokratike dhe të

Drejtat e Njeriut (ODIHR) përsërit qëndrimin kundër përdorimit të teknologjive të reja të votimit në zgjedhjet e ardhshme, duke arsyetuar se është ende herët. Thomas Rimër, zëdhënësi i ODIHR-it sqaroi dje qëndrimin e zyrës qendrore në Poloni se, në raportet e zgjedhjeve të mëparshme është rekomanduar që teknologjitë e reja të votimit, përfshirë numërimin elektronik të votave, duhet të implementohen në mënyrë graduale, hap pas hapi dhe jo e gjitha menjëherë: “Këtë këshillë e kemi paraqitur në mënyrë konsekuente në takimet tona me partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe në tryezën e zgjeruar për çështjet zgjedhore që u mbajt në muajin mars, por edhe në vizitat e ekspertëve... Ky rekomandim nuk është specifik për ndonjë shtet të veçantë, por në përgjithësi është një praktikë që ODIHR u rekomandon gjithë shteteve pjesë e OSBE-së, pa asnjë lloj diskriminimi. Nga partitë e mëdha politike ende nuk ka ardhur një qëndrim përfundimtar nëse do pranohet ose refuzohet ky rekomandim i ODIHR-it”.


E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

1

Sot është afati i fundit i komisionit të Reformës Zgjedhore për të përmbyllur ndryshimet në Kod

2

Përbërja e KQZ është një nga çështjet më të rëndësishme e cila nuk ka gjetur zgjidhje

MAPO

5

3

ankimimi në proces andministrativ është çështja e dytë që ka bllokuar reformën zgjedhore

Kodi i ri, PD-PS: Ndalohen punësimet gjatë fushatave Dy forcat kryesore kanë rënë dakord në komisionin e Reformës Zgjedhore që gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore të ndalohet me ligj pushimi, punësimi apo edhe lëvizja në funksione të ndryshme të punonjësve në administratën shtetërore Fejzi Braushi Gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore do të ndalohet me ligj pushimi, punësimi apo edhe lëvizja në funksione të ndryshme të punonjësve në administratën shtetërore. Kjo, si një masë që ka marrë politika shqiptare për të evituar përdorimin e administratës shtetërore për qëllime elektorale nëpërmjet presionit për pushim nga puna apo dhe favoreve për emërime apo punësim. Kjo është një nga risitë që sjell paketa e cunguar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që është miratuar dje nga komisioni i Reformës Zgjedhore. Një tjetër risi në zgjedhjet e ardhshme do të jetë padyshim dhe ndalimi i reklamave shtetërore para dhe gjatë fushatës zgjedhore, si dhe mënyra e financimit të partive nga buxheti i shtetit. Të gjitha këto janë dora e fundit e rregullimeve që ka bërë dje komisioni i Ligjeve, pas vërejtjeve që bëri ODIHR. Ndërkohë që sot në ditën e fundit të mandatit, pritet një mbledhje e fundit e këtij komisioni për të tentuar edhe një herë konsensusin për disa nga çështjet më të rëndësishme të kësaj fushate, siç është administrata zgjedhore dhe procesi i ankimimit. Pushimet nga puna Pas debateve të gjata që zhvilloi disa

muaj më parë, duket se demokratët dhe socialistët kanë gjetur konsensusin që të marrin masat e duhura për të ruajtur administratën shtetërore nga përdorimi gjatë fushatave elektorale. Kështu, në kapitullin që bën fjalë për financimin, është përfshirë një dispozitë e veçantë, sipas së cilës në fushatë do të ndalohet çdo lloj lëvizjeje në administratën shtetërore, përveç rasteve të emergjencave apo të masave disiplinore të përligjura. “Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë, në institucionet apo entet publike me përjashtim të rasteve të përligjura”, thuhet tashmë në ndryshimet e bëra në nenin 88 të Kodit Zgjedhor. Kjo është vetëm një nga zhvillimet pozitive që sjell ky kapitull, pasi në të futen për herë të parë dhe disa koncepte të reja, siç është ai i paradhënies apo edhe një skemë e re financimi për partitë politike për efekt të fushatën zgjedhore. Kështu, së pari një subjekt zgjedhor mund të kërkojë dhe të përfitojë një paradhënie të caktuar nga shtetit si mbështetje financiare për fushatën, ndërkohë që i lind e drejta për të marrë edhe kredi nga bankat. Ndërkohë që pas zgjedhjeve do mund të marrë dhe fondin që i takon nga buxheti i shtetit, i cili tashmë nuk do llogaritet më në bazë të mandateve, por në bazë të votave. Pjesë e përfitimit tashmë do të jenë të gjitha ato parti politike që kanë marrë më shumë se 0.5 për

qind të votave të vlefshme në gjithë vendin. Reklamat Një tjetër rregullim i bërë në Kod është dhe çështja e reklamave shtetërore apo nga institucionet publike. Palët kanë rënë dakord që kësaj çështjeje t’i japin si zgjidhje ndalimin e reklamës shtetërore 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve në radiot dhe televizionet private dhe vetëm gjatë fushatës zgjedhore në Radion dhe Televizionin Publik. Por jo vetëm kaq, pasi çdolloj aktiviteti përurues apo reklamues i një institucioni publik do konsiderohet reklamë shtetërore dhe do t’i faturohet atij subjekti zgjedhor që i përket titullari i institucionit. Gjatë mbledhjes së djeshme u ra dakord që të sanksionohet në Kod edhe detyrimi i partive politike që në listat e tyre të kandidatëve për deputetë apo këshilltarë të respektojnë parimin e barazisë gjinore, duke përfshirë në to 30 % përfaqësues nga secila gjini. Tashmë është përcaktuar që në tre emrat e parë të listës të ketë përfaqësim nga secila gjini. Një tjetër zhvillim interesant në këtë drejtim është dhe përcaktimi i detyrimit se, në rastet kur krijohen vakanca në Kuvend apo këshilla, ato mund të plotësohen vetëm nga kandidatë që janë të së njëjtës gjini. Pra kur mandatin e lë një deputete, ajo mund të zëvendësohet vetëm nga një kandidate femër. Për të bërë të detyrueshme këtë, komisioni ka rënë dakord që të rrisë së tepërmi dhe masat penalizuese financiare që shkojnë deri në 10 milionë lekë gjobë për një zonë.

Nenet e ndryshuara të Kodit, ndalohen reklamat shtetërore në fushatë • Kandidati për kryetar bashkie dhe lista për këshillin vendor, të qytetit të Tiranës si dhe për njësitë e qeverisjes vendore, territori i të cilave nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme, regjistrohen në KQZ. • Për çdo zonë zgjedhore, të paktën 30% e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit sipas pikës 1/1 të nenit 164.

të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje. Fondi për këtë qëllim përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe përbën zë më vete në buxhetin e shtetit për vitin zgjedhor përkatës. Ky Fond nuk mund të jetë më pak sesa totali i shumave të shpërndara partive politike në zgjedhjet pararendëse.

• Mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse. Në përjashtim nga ky rregull, kur vakanca i përket një mandati të fituar sipas pikës 5 të nenit 67, ajo plotësohet nga kandidati i parë në listë i gjinisë përkatëse, pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk aplikohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar.

• KQZ-ja, brenda 5 ditëve nga nxjerrja e rezultatit përfundimtar në shkallë vendi, përcakton me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar, me numrin e përgjithshëm të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës që kanë fituar jo më pak se 0,5% të votave të vlefshme në shkallë vendi. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore llogaritja bëhet mbi bazën e votave të marra për këshillat vendorë në shkallë vendi.

• Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo me pak se 0,5%

• .KQZ-ja përllogarit shumën që i takon secilës parti duke shumëzuar vlerën

në para të një vote të vlefshme të përcaktuar sipas pikës 2 të këtij neni, me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet e radhës. • Burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë: • Fondet e dhëna paradhënie nga buxheti i shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. • Të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit. • Dhuratat ne vlere monetare, natyre ose shërbime të dhëna sipas nenit 89 të këtij ligji. • Kredite e marra nga partitë politike sipas ligjit. Në asnjë rast vlera e një kredie nuk duhet të kalojë shumën e parave sipas pikës 2 të nenit 89 të këtij Kodi. • Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë, në institucionet apo entet publike me përjashtim të rasteve të përligjura Do të konsiderohen raste të përligjura,

rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.

aspekte të procesit zgjedhor dhe/ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji.

• Çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë për transmetimin e programit dhe mesazheve të tij zgjedhorë nga të gjithë operatorët radiotelevizivë në mënyrë të drejtë, të paanshëm dhe pa censurë

• Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës. Në rast se reklama politike nuk është identifikuar qartë, KQZ-ja urdhëron pezullimin e menjëhershëm të transmetimit të saj deri sa të bëhet identifikimi i kërkuar nga kjo pikë.

• Në rast se programi ose reklama politike nuk është e identifikuar qartë, KQZja urdhëron pezullimin e menjëhershëm të transmetimit të saj deri sa të bëhet identifikimi i kërkuar nga kjo pikë. • Gjatë fushatës zgjedhore, ndalohen reklamat e institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për

• Informacionet mbi aktivitete të fushatës zgjedhore që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë, në përputhje me udhëzimet e KQZ-së

• 60 ditë përpara ditës së zg jedhjeve institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërg jeg jësimit të zg jedhësve për aspekte të procesit zg jedhor dhe/ ose njoftime të tjera të parashikuara nga lig ji


6

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

politikë

Qeveria tërhiqet nga nisma për tokat e NB-ve Komisioni i Ligjeve ka rimarrë dje në shqyrtim dy draftet e paraqitura nga qeveria, atë që ka të bëjë me tokat e ish-Ndërmarrjeve Bujqësore dhe projektligjin tjetër për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë. Në fillim të mbledhjes ka qenë përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Irfan Tarelli që ka bërë të ditur se qeveria tërhiqet nga nisma për tokat e NB-ve. Kështu ai ka informuar komisionin se janë marrë

masat që të paraqitet vetëm një propozim në këtë ligj dhe pjesa tjetër e tij të ripunohet për t’u paraqitur si një nismë që mbyll procesin e trajtimit të këtyre tokave. “Nga ana jonë është punuar për përgatitjen e një drafti alternativ që ka të bëjë me ligjin 8053 tashmë, jo në formën e shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj, por të një drafti të ri. Një nga problematikat që evidentohet gjatë rishikimit të këtij drafti është në pjesën e amendimeve, që ka

të bëjë me kategoritë e përfituesve dhefaqe në mënyrë 03-08 të veçantë me familjet e zonës së Ksamilit, të cilët patëm vështirësi për ta implementuar në draftin e ri dhe opsioni mund të jetë që t’i bëhet një amendim vetëm për këtë nen ligjit bazë 8053, ndërsa gjithë pjesa tjetër e problemeve të riformatohet me një draft të ri”, - tha Tarelli, i cili premtoi se amendamenti në fjalë do paraqitet në komision brenda ditës së sotme.

Pronat, rrëzohen amendimet e Mediut Në mbledhjen e komisionit të Ligjeve janë rrëzuar dhe dy amendamente të deputetit Pandeli Majko. Kush ka marrë deri në 10 % më shumë tokë, do ta paguajë me çmimin e tregut Fejzi Braushi

Komisioni i Ligjeve rrëzon amendamentet e ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu dhe ka miratuar me disa rregullime të vogla projektin e qeverisë, nëpërmjet të cilit bëhen ndryshime në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së titujve të pronësisë”. Ndërkohë që ekzekutivi, sipas propozimit të një jave më parë të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, është tërhequr nga drafti tjetër që ka të bëjë me tokat e ishNdërmarrjeve Bujqësore, duke u angazhuar që të paraqesë për miratim jo gjithë projektligjin, por vetëm një nen të tij, atë që trajton tokat e zonës së Ksamilit. Për sa i përket pjesës tjetër të këtij projektligji, ministria përkatëse ka marrë përsipër që të hartojë një draft të ri, i cili do të synojë të përcaktojë masat dhe rrugët

për përmbylljen e procesit të tokave të NB-ve të marra në përdorim. Amendamentet

Komisioni i Ligjeve ka përfituar dje nga mungesa e ministrit Fatmir Mediu dhe ka marrë në shqyrtim amendamentet që ai kishte paraqitur për ligjin “Për titujt e pronësisë”, duke i rrëzuar thuajse të gjitha ato, me përjashtim të një ndryshimi që kishte të bënte me nenin 6 të projektligjit dhe që përcaktonte se pagesa e vlerës së llogaritur të pronës i vihet në dispozicion AKKP-së. Bashkë me to janë rrëzuar dhe disa propozime të bëra në komision nga deputetët e opozitës. Kështu, Majko paraqiti një amendament që kishte të bënte me ato sipërfaqe toke që një subjekt ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi sipërfaqen që i ka takuar. Majko propozoi që të gjithë ata që kanë marrë tokë më shumë sesa u takon, ta paguajnë shtesën sipas çmimit të vlerës së tregut, pasi nuk i shërben askujt që shteti t’u marrë atyre teprica të vogla toke që kalojnë mbi 10 për qind të sipërfaqes, pasi do krijohej një copëzim i madh i pronës. “10 përqindëshi është një mënyrë për të larë duart. Ju kështu i thoni fëmijëve të atij që e

Komisioni i Ligjeve ka përfituar dje nga mungesa e ministrit Fatmir Mediu dhe ka marrë në shqyrtim amendamentet që ai kishte paraqitur për ligjin “Për titujt e pronësisë”

ka marrë para 20 vitesh, që babai yt ka marrë më shumë se 10 për qind mbi atë që i takonte dhe ne po ta marrim. Ne kështu nxisim fshatarin që të hyjë në hallishverishe për të justifikuar tepricën. Ndaj duhet t’i themi fshatarit, sa ke marrë sipër? Kaq. Atëherë më jep paratë e kësaj sipërfaqeje në bazë të çmimit të vlerës së tregut. S’kam para. Kur t’i kesh. Më mirë kështu sesa të krijojmë rripa toke, të cilët në fakt nuk do jenë aspak të vlefshëm”, - tha Majko. Por ky propozim është hedhur poshtë nga komisioni me shumicë votash, dhe kjo me argumentin se në zona të caktuara si Tiranë-Durrës këto teprica mund të kenë vlera shumë të mëdha. “Nuk mund të pranohet sepse në zona të caktuara si TiranëDurrës ai rrip merr vlerë të madhe shumë më të lartë sesa është në hartën e vlerës. Ndaj nuk do ishte e ndershme”, - tha përfaqësuesi i qeverisë, Irfan Tarelli. Sipas propozimit të qeverisë, kushdo individ që pas verifikimit rezulton se ka marrë tokë më shumë në masën e 10 % të sipërfaqes që i takon, atëherë atij i jepet mundësia që të paguajë për të në bazë të vlerës së tregut, ndërkohë që paratë i kalojnë fondit

të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Ndërkohë që për sipërfaqen mbi 10 % ai nuk mund ta blejë, por duhet ta kthejë duke e kaluar si pjesë e fondit të kompensimit fizik të AKKP-së. Miratimi

Përveç këtij amendamenti të rrëzuar, deputeti Pandeli Majko ka paraqitur dhe një propozim tjetër, sipas të cilit, kur individi që ka marrë më shumë tokë sesa i takon e trashëguar, atëherë efektet e këtij ligji të mos shtrihen mbi të. Propozim ky që sërish nuk është marrë parasysh, duke u rrëzuar. Komisioni i Ligjeve hoqi me propozim të deputetit Viktor Gumi dhe përcaktimin që bëhej në nenin 6 të projektligjit, ku gjykatës i ngarkohej detyra që të përcaktojë mënyrën dhe afatet e shlyerjes së detyrimit për vlerën e tokës. Sipas kryetarit Rusmali, gjykata s’mund të ketë detyra administrative, porse ajo mund të vihet në lëvizje vetëm nëpërmjet ankimimit. Ndërkohë që deputetët e opozitës në përgjithësi u shfaqën kundër mënyrës sesi ishin hartuar propozimet e qeverisëse dhe zgjidhjes që ato japin për çështjen e pronave, duke abstenuar në votimin përfundimtar me përjashtim të Majkos që votoi kundër.

Berisha akuza Ramës për vetëvrasjen e Klosit: U tregua hipokrit TIRANË Në mbledhjen e grupit të demokratëve, kryeministri Sali Berisha risolli në vëmendje vetëvrasjen e publicistit të njohur Ardian Klosi, një ngjarje që shokoi shoqërinë shqiptare. Kryeministri theksoi se e ka vlerësuar shumë zotin Klosi si përkthyes dhe studiues, ndërsa akuzoi Ramën se në editorialin e tij kishte hipokrizi. “E vërteta është se unë kam pasur një vlerësim të palëkundur për përkthimet e përkthyesit Ardian Klosi, i cili edhe në vitet ‘90 kishte shkruar shumë shkrime për gjuhën, të cilat unë i lexoja me dëshirë, edhe pse nuk isha gjuhëtar. Por në vlerësimin tim në fjalë, ai ishte një përkthyes i zoti, i kompletuar,

i talentuar, që kontribuonte në pasurimin e shqipes. Ishte një zë i shoqërisë civile, me të cilin nuk isha dakord në shumë raste, por absolutisht kjo nuk më pengonte të kisha vlerësim për të dhe për të gjithë aktivistët mjedisorë, se edhe vetë jam një prej tyre”, - tha Berisha, duke komentuar më pas editorialin e Ramës. “Por çfarë bëri z. Rama? Krijoi skenarin tipik të manipulimit. Meqenëse nuk e ktheu dot në historinë e Kosta Trebickës, çka u përpoq aq shumë, shkroi një editorial, ju garantoj fund e krye asnjë fjalë nga zemra, një hipokrizi totale. Titulli i atij editoriali nuk duhet të ishte “Papafingo e krismës së thatë”, por “Papafingo e klithmës së brak-

tisjes“. Kjo duhet të ishte e vërteta dhe kjo e vërtetë nuk mund të fshihet me asnjë manipulim e makinacion mediatik që mund të bësh! Unë nuk ndërhyra, e ndoqa me përçmim qëndrimin e tyre. Pashë vetëm një moment sinqeriteti, kur dikush deklaroi se nuk e ndihmuam z. Klosi. Por ama, njeriu që e kishte braktisur më shumë se kushdo tjetër është Edi Rama, që i thoshte asaj zonjës, thuaj: ‘Ju përgjërohem, mos na vrisni...”, - tha ai. Më tej Berisha shtoi: “...Unë u them miqve të zotit Rama: Lutjuni të mos shkruajë asnjë fjalë për ju, mos e lejoni të shkruajë asnjë fjalë për ju, sepse atij që ndahet nga jeta hipokrizitë nuk i duhen kurrë”.

"Titulli i atij editoriali nuk duhet të ishte “Papafingo e krismës së thatë”, por “Papafingo e klithmës së braktisjes“


E martë, 15 maj 2012 13 qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

kronikë

MAPO

7 05

Gati tre muaj nga kjo deklaratë, prokurori tha se nuk mund të provohet lidhja e të dyshuarit me ekzekutorin, i cili mbetet ende i paidentifikuar

Ilia Basho lë qelinë, prokurori: Nuk ka prova Prokuroria tërhiqet nga akuza për Ilia Bashon, duke kërkuar hetimin e tij në gjendje të lirë. Avokati: Me vonesë, por drejtësia u vu në vend. Hetimet për vrasjen e Elenit kthehen në pikën zero Leonard Bakillari

Tiranë Plot dy muaj e 20 ditë pasi Ilia Basho u mbyll në qeli si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes, prokuroria kërkon lirimin e tij me argumentin se nuk ka prova. Në një seancë larg syve të medias, prokurori i çështjes Etien Kapo i kërkoi gjyqtarit Altin Shkurtit ndryshimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, duke kërkuar detyrim për t’u paraqitur në organet hetimore. Kjo kërkesë është argumentuar nga prokurori me faktin se nga hetimet e deritanishme nuk është provuar lidhja e Ilia Bashos me ekzekutorin e bashkëshortes së tij, Eleni Basho. Për këtë arsye, prokurori kërkoi hetimin e të

dyshuarit në gjendje të lirë. Kërkesa e bërë nga prokurori u pranua nga gjyqtari Altin Shkurti, i cili 2 muaj e 20 ditë më parë vendosi të lërë në qeli Ilia Bashon si i dyshuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij. Ilia Basho u arrestua disa javë pas vrasjes së bashkëshortes së tij, pas dëshmive që tregonin se ai kishte një lidhje jashtë martese e pas SMS-ve të shkëmbyera me të dashurën e tij. Si argument u përdor fakti se bashkëshortët Basho kishin pasur konflikte mes tyre, çka mund t’i çonin ata drejt një divorci të mundshëm. Një gjë e tillë ishte pranuar nga Basho në disa SMS që policia sekuestroi në cilësinë e provës, edhe pse përmes tyre nuk mund të provohej organizimi i një vrasjeje. Por asokohe, vetëm mbi bazën e këtyre mesazheve dhe dëshmive që konfirmonin një konflikt të mundshëm familjar, Prokuroria tha se Ilia Basho është i dyshuar si organizator për vrasjen e bashkëshortes së tij. Ndërsa dje, gati tre muaj nga kjo deklaratë, prokurori tha se nuk mund të provohet lidhja e të dyshuarit me ekzekutorin, i cili mbetet ende i paidentifikuar. I kontak-

SMS për Yllka Shehajn, që futi në burg Bashon “O të marr ty, o vdes. Kujdesu për fëmijët e mi, po nuk u bë kjo. Kam fshehur lekë në shtëpinë time”

tuar nga “Mapo”, avokati mbrojtës Lazër Sokoli tha se me vonesë, por drejtësia u vu në vend. “I njëjti prokuror që kërkoi arrestin e klientit tim, dje kërkoi të lirohej. I njëjti gjyqtar që vendosi masën e sigurimit “arrest me burg” dje vendosi lirimin e Ilia Bashos”- tha avokati, duke shtuar se më këtë vendim, prokuroria dhe gjykata korrektuan me vonesë vetveten. Por asnjë prej drejtuesve të prokurorisë nuk pranoi të jepte një prononcim zyrtar rreth kërkesës së djeshme, pasi 2 muaj e 20 ditë më parë, me bindje u shprehën se Basho kishte organizuar vrasjen e së shoqes. Pas vendimit të gjykatës, Ilia Basho la mesditën e djeshme qelinë dhe u kthye në shtëpinë e tij, në Shkozë të Tiranës. Eleni Basho u vra më 2 shkurt të këtij viti, pak metra larg shtëpisë së saj në Shkozë të Tiranës. Hetimet u përqendruan fillimisht tek biznesi i çiftit Basho, ndërsa më pas u zbuluan problemet në çift, për shkak të një lidhje të Ilias me një femër tjetër. Pas lirimit të bashkëshortit, prokuroria kthehet sërish në pikën zero për zbardhjen e vrasjes së Eleni Bashos.

Ilia Basho: Jam i pafajshëm, do të luftoj për zbardhjen e së vërtetës

Pas lirimit nga qelia, Ilia Basho thotë se gjëja e parë që do të bëjë është përqafimi i fëmijëve. “Dua që askujt tjetër në botë mos t’i ndodhë kjo që më ndodhi mua. Vetëm unë e di se çfarë padrejtësie kam pësuar në kurriz dhe çfarë vuajtjesh të padrejta…” Intervistoi: Habjon Hasani

Pak minuta pasi ka lënë qelinë e burgut, Ilia Basho uron që “askujt të mos i ndodhë ajo që hoqi vetë në kurriz”. Ngulmon se është i pafajshëm dhe se vetëm ai i di padrejtësitë dhe vuajtjet që ka hequr në kurriz, ndërsa thotë se gjëja e parë që do të bëjë është përqafimi i dy fëmijëve. Nuk e zgjat shumë me gazetarët, duke i fajësuar ata për fatin e tij të këtyre muajve, ndërsa shton se “lufta’ e tij nuk mbaron këtu. “Dua thjesht tani të shijoj këto momente të para dhe të

luftoj për zbardhjen e së vërtetës në vazhdim”,-thotë Ilia Basho për “MAPO”-n. Zoti Basho, g jykata e Tiranës vendosi sot t’ju lironte. Si ndiheni? Ndihem i përmalluar për fëmijët e mi dhe të afërmit. Mezi po pres të shkoj të përqafoj fëmijët e mi. Është e njëjta g jykatë, që disa muaj më parë ju ka lënë në burg zoti Basho. Si e komentoni këtë fakt? Nuk dua të futem në detaje apo të komentoj më tepër. Dua që askujt tjetër në botë mos t’i ndodhë kjo që më ndodhi mua. Vetëm unë e di se çfarë padrejtësie kam pësuar në kurriz dhe çfarë vuajtjesh të padrejta… S i e c i l ë s o n i ve n d i m i n e prokurorisë, që ju la thuajse tre muaj në burg zoti Basho? Sigurisht që ka gabuar, pasi unë jam i pafajshëm. Por nuk dua të komentoj më tepër pasi më ka mbajtur në burg edhe për shkakun tuaj. Për shkakun tonë? Po, po për shkak të medias, pasi

është shkruar aq shumë për mua dhe më është bërë gjyqi nëpër faqe gazetash dhe jo në gjykatë. Janë mediat ato që kanë nxitur dhe deformuar gjithçka me ato që kanë shkruar. Zoti Basho, policia dhe prokuroria nuk ka paraqitur gazetat si prova në gjykatë, por të tjera materiale që ju janë gjetur juve apo jo? E di shumë mirë këtë gjë, por gazetat kanë luajtur një rol shumë negativ në gjithë këtë histori dhe këtë ua përsëris. Mund t’u them vetëm atë që ju thashë në fillim, që dua të shijoj momentet me fëmijët e mi, me shpresën që drejtësia do funksionojë. Cilat janë pretendimet tuaja zoti Basho, çfarë të pavërtetash ka publikuar media?? Unë nuk preferoj të hyj në detaje dhe këto gjëra nuk kanë rëndësi. Nuk dua të hyj në detaje të gjërave, pasi janë shumë gjëra që mund të thuhen. Dua thjesht tani të shijoj këto moment të para dhe të luftoj për zbardhjen e së vërtetës në vazhdim.

reagimi

Të afërmit e Elenit presin ftohtë lirimin e Bashos: Shteti të gjejë autorin Pak orë pas lirimit të Ilia Bashos nga burgu, familjarët e Elenit kërkojnë nga organet e hetimit të zbulojnë autorësinë e vrasjes. Të kontaktuar nga “MAPO” pas lirimit të dhëndrit të tyre, ata thotë se presin që organet shtetërore t’u thonë se kush e vrau Elenin. Ndërsa kanë qëndruar gjatë gjithë pasdites në shtëpinë e tyre, e cila është fare pranë shtëpisë së Ilia Bashos, të afërmit e Elenit thonë se në rrethanat kur Basho është lënë i lirë për mungesë provash, atëherë është detyrë e organeve hetimore zbardhja e ngjarjes. “Nëse është siç thoni ju, që prokuroria ka bërë kërkesë për arsye të pamjaftueshmërisë së provave, atëherë i bie që prokuroria dhe policia ende nuk kanë gjetur autorin. Në këto kushte, ne kërkojmë nga organet shtetërore të gjejnë autorin dhe s’kemi pse komentojmë të tjera gjëra”, u shpreh dje një i afërm në emër të familjes së Eleni Bashos. Ndërsa Ilia Basho hyri dje pasdite në shtëpinë e tij mësohet se asnjë prej të afërmve të Elenit, që jetojnë fare pak metra larg në vilën e tyre nuk ka dalë të presë apo të takojë atë. Deri në orët e vona të mbrëmjes, mes dy familjeve nuk ka pasur asnjë lloj kontakti.


8

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

kronika

Kryetarja e Gjykatës së Lartë prezanton një plan 4-pikësh për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Arvizu: Imunitetet shkatërrojnë hetimet, hiqini Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu përsëriti apelin për heqjen e imuniteteve, pasi askush nuk mund të jetë mbi ligjin Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka apeluar sërish dje për heqjen e imunitetit të politikanëve dhe gjyqtarëve. I pranishëm në konferencën rajonale për gjyqësorin, diplomati amerikan e ka cilësuar një çështje problematike imunitetin e zyrtarëve në Shqipëri, që sipas tij shkatërron hetimet e suksesshme. “Dua të prek një çështje, që nuk e di në vendet tuaja a është cekur, por që në Shqipëri është një çështje problematike. Pra është çështja e imunitetit gjyqësor. Në këtë vend dhe ndoshta në disa prej vendeve tuaja, gjyqtarët, parlamentarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë gëzojnë një imunitet shumë të gjerë. Jo vetëm prej

ndjekjes penale, por edhe te të qenit i hetuar. Asnjë hetim nuk mund të zhvillohet përderisa nuk është hequr imuniteti, duke shkatërruar kështu fshehtësinë e nevojshme për hetime të suksesshme penale. Nëse dëshironi të përmirësoni perceptimin e publikut për gjyqësorin, atëherë gjyqtarët nuk duhet të jenë mbi ligjin, që do të thotë, veçanërisht mbi ligjin penal”, - tha Arvizu. Në fjalën e tij, ambasadori amerikan ritheksoi rëndësinë e heqjes së imunitetit, në mënyrë që gjyqtarët të krijojnë besim tek drejtësia. “Është e papranueshme që gjyqtarët të jenë mbi ligjin”, - tha ai, ndërsa shtoi se për një drejtësi efektive nevojitet transparencë dhe pavarësi. “Çfarë kuptojmë me drejtësi efektive, drejtësia me barazi përpara ligjit. Drejtësia efektive kërkon që ligji të jetë i drejtë, i shkruar mirë dhe i qartë. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqë-

sor është mënyra më e mirë që qytetarët të zgjidhin problemet e tyre. Pika e parë për drejtësinë efektive është transparenca, e cila është thelbësore për qytetarët. Pika e dytë është pavarësia e gjyqësorit, e cila kërkon integritet personal të gjyqtarëve dhe nevojë për t’i rezistuar tundimit të parasë”, tha ambasadori amerikan.

Nëse dëshironi të përmirësoni perceptimin e publikut për gjyqësorin, atëherë gjyqtarët nuk duhet të jenë mbi ligjin

Topi e Beçaj: Interesat e politikës ushtrojnë presion mbi gjyqtarët Presidenti Bamir Topi dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj kërkojnë integritet moral dhe profesional nga gjyqtarët. “Vetëm një gjyqtar i pavarur ka mundësinë, autoritetin dhe garancinë që të mbrojë dhe japë drejtësi jashtë ndikimeve të çdo forme qofshin”

Reforma

Halimi: Përmbarimi, shërbim i liberalizuar

Leonard Bakillari Tiranë Presidenti i Republikës dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë janë ndalur gjatë në problematikat që has sot gjyqësori në Shqipëri, duke kërkuar prej njerëzve të ligjit ruajtjen e integritetit moral e profesional. Konfliktet politike dhe tentativat për të diktuar punën e gjykatave, sipas krerëve më të lartë të drejtësisë janë një fenomen që ndikon drejtpërdrejt mbi gjyqësorin. Deklaratat u bënë dje gjatë konferencës rajonale mbi gjyqësorin, ku merrnin pjesë 14 kryetarë të gjykatave të larta të vendeve të ndryshme të rajonit. Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës, Bamir Topi e vuri theksin tek pavarësia e gjyqësorit dhe integriteti i gjyqtarëve, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimet e interesave të politikës mbi sistemin e drejtësisë. “Në përpjekjet e kalimit nga një shoqëri e privuar nga demokracia dhe liritë individuale në një shoqëri ku mbizotërojnë parimet e konstitucionalizmit dhe të shtetit ligjor, puna dhe kontributi i sistemit të drejtësisë janë të pazëvendësueshme. Por, natyrisht kjo gjë nuk është e lehtë. Në një shoqëri ku interesat e politikës apo forma të tjera presioni mbi pushtetin gjyqësor kërkojnë të imponojnë vendimmarrjen dhe anësinë e institucioneve të drejtësisë, janë vetë gjyqtarët ata që duhet të ruajnë të pastra interesat e dhënies së drejtësisë, pavarësinë e institucioneve

Presidenti Bamir Topid dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj

të demokracisë, dhe parimin e ndarjes së pushteteve”, - tha Presidenti i Republikës. Duke u ndalur te pavarësia e gjyqësorit, Presidenti i cili mban njëherësh detyrën e kryetarit të KLD-së, kërkoi nga gjyqtarët zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, duke krijuar kështu sipas tij, pavarësi nga ndërhyrjet lobuese politike apo ekonomike. “Pavarësia e pushtetit gjyqësor nuk është favor për gjyqtarët, nuk është mundësi apo mjet për të mbuluar mungesën e aftësive profesionale të tyre apo fenomenet korruptive të çdo lloji që cenojnë interesat e drejtësisë. Përkundrazi, krijimi i kushteve ligjore që gjyqtarët të japin një vendim të drejtë dhe të pandikueshëm është një mbrojtje që kushtetutshmëria u jep jo gjyqtarëve, por qytetarëve të vet. Vetëm një gjyqtar i pavarur ka mundësinë, autoritetin dhe garancinë që të mbrojë dhe japë drejtësi jashtë ndikimeve të çdo forme qofshin”, - u shpreh Presidenti Topi. Më pas fjalën e mori kryetarja e Gjykatës

Vetëm një gjyqtar i pavarur ka mundësinë, autoritetin dhe garancinë që të mbrojë dhe japë drejtësi jashtë ndikimeve të çdo forme qofshin”, - u shpreh Presidenti Topi së Lartë, Shpresa Beçaj, e cila pasi falenderoi të pranishmit, evidentoi disa prej problemeve që has sot gjyqësori. Sipas saj, një problematikë që ndikon drejtpërdrejt në punën e gjykatave është bllokimi i reformave ligjore si pasojë e konflikteve politike. “Korrupsioni dhe dobësia e institucioneve trajtohen si probleme kryesore, që rrjedhin nga sistemi i drejtësisë. Bllokimi i reformave, mungesa e vëmendjes së ndërveprimit me dy pushtetet e tjera kanë krijuar probleme në mbarëvajtjen e punës së përditshme nëpër gjykata.

Mungesa e reformave ligjore, buxhetet e pamjaftueshme dhe mungesa e një pavarësie efektive në menaxhimin e tyre krijojnë efekte të drejtpërdrejta në shërbimet ndaj qytetarëve, duke krijuar premisa të mundshme për të cenuar procesin e rregullt ligjor”, - tha Beçaj. Sipas saj, katër janë shtyllat që mund t’i japin një zhvillim të ri sistemit gjyqësor në vendin tonë, edhe pse gjykatat mbeten ende të brishta dhe të ekspozuara kundrejt ndikimeve politike e ekonomike. “Konsolidimi i pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit ngelet një nga shtyllat e forta të çdo shteti demokratik. Niveli i pavarësisë së pushtetit gjyqësor mund të analizohet në dy aspekte kryesore, aspekti struktural dhe ai implementues”, - tha Beçaj, duke renditur më pas menaxhimin e gjykatave dhe administrim më të shpejtë të drejtësisë, rritjen e efikasitetit të proceseve gjyqësore dhe besimin e publikut tek gjyqësori, si disa nga shtyllat e mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Dhomës së Përmbarimit i shtohen edhe 47 përmbarues privatë. Gjatë ditës së djeshme, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka qenë i pranishëm në certifikimin e tyre, ku tha se: “Reforma në drejtësi nuk mund të kuptohet pa hallkën e saj më të rëndësishme “ekzekutimin” dhe pa aktorin që vendos në funksionim këtë hallkë “përmbaruesin gjyqësor”. Kemi nisur një reformë jashtëzakonisht të rëndësishme: kalimin e këtij operatori të drejtësisë, në një shërbim publik të liberalizuar, nëpërmjet privatizimit të tij”. Halimi e ka cilësuar një histori suksesi reformën në përmbarimin privat, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi nga aktorët në këtë sistem. Reforma në përmbarimin gjyqësor synon nxitjen e ekzekutimit efektiv në kohë dhe me cilësi të vendimeve gjyqësore, si një standard europian i domosdoshëm në procesin e rregullt ligjor. Reforma në përmbarimin privat do të vijojë më tej me masa për sistemin e pagesave, ku për çdo veprim përmbaruesit do të paguajnë një tarifë për sistemin elektronik, një tarifë për Dhomën Kombëtare, një tarifë për Fondin e Kompensimit dhe Sigurimin e Detyrueshëm për dëmin e shkaktuar gjatë procesit qytetarëve dhe biznesit.


E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

ekonomia

MAPO

9

Modernizimi i trafikut ajror, përfundon investimi 76 mln USD Shqipëria ka përfunduar projektin e modernizimit të hapësirës ajrore shqiptare. Në aeroportin e Rinasit, gjatë një ceremonie të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Trafikut Ajror, kreu i qeverisë, Sali Berisha deklaroi se rritja e madhe e fluksit të pasagjerëve është dëshmi e një dinamizmi të fuqishëm të zhvillimit të ekonomisë së këtij vendi. “Numri i pasagjerëve është rritur ndoshta si në asnjë aeroport tjetër të kontinentit, në një hark

kohor të shkurtër, me 132 për qind. Nuk ka asnjë tregues tjetër më të sigurt e më të saktë për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë sesa ky tregues. Rritja e besimit në të gjitha planet, aeroporti e siguria e tij janë dera e hyrjes, janë pasaporta e vendit, por rritja e madhe e fluksit të pasagjerëve është dëshmi e një dinamizmi të fuqishëm të zhvillimit të ekonomisë së këtij vendi”, - tha kryeministri Berisha. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi u shpreh se

me përurimin e këtij projekti përfundojnë angazhimet shqiptare për të pasur një hapësirë ajrore të përbashkët europiane. Ndërsa drejtori i kësaj agjencie, Petrit Sulaj tha se ka optimizëm për efikasitetin e fluturimeve në mënyrë që të arrihen objektivat e vënë nga Komisioni Europian. Investimi për këtë projekt është 76.5 milionë USD, i financuar 60% me kredi nga qeveria e Shqipërisë dhe 40 për qind nga fondet e vetë ANTA-s.

Greqia me dhrahmi, emigrantët nisin transferimin e kursimeve në Shqipëri Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vlerësohet se depozitat e shqiptarëve në bankat greke janë rreth 2 miliardë euro. Ekspertët në banka lajmërojnë për një valë të re transferimi të depozitave nga Greqia drejt Shqipërisë Blerina Hoxha

Një valë e re kursimesh pritet të lërë bankat greke në drejtim të Shqipërisë. Ekspertët në bankat e nivelit të dytë lajmërojnë sinjale të transferimit të kursimeve të emigrantëve nga Greqia në bankat shqiptare, për shkak të frikës së zhvlerësimit të tyre prej daljes së Greqisë nga eurozona. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë vlerësohet se depozitat e shqiptarëve në bankat greke janë rreth 2 miliardë euro, pasi një pjesë e madhe e tyre janë transferuar tashmë. Transferimi i tyre, sipas ekspertëve do të mbronte kursimet e emigrantëve nga një zhvlerësim i mundshëm dhe nga ana tjetër bankat shqiptare do të rrisnin likuiditetet. Ndërsa Athina nuk po mund të krijojë qeverinë e re, analistët po vijnë të forcojnë idenë se dalja e Greqisë nga Euro është e sigurt, madje kanë zbardhur edhe hapat nëpër të cilët do të kalojë falimenti. Së pari

pritet që të zhbëhet pakti i ndihmës me BE-në dhe FMN-në. Më pas pritet të anulohen të gjitha ndihmat e institucioneve financiare ndërkombëtare. Pas kësaj lajmërojnë mediat ndërkombëtare, pritet që për një vit të anulohen të gjitha pagesat publike të qeverisë, periudhë në të cilën do të dalë në riqarkullim dhrahmia. Më pas ekonomia e Greqisë të kalojë në shok total. Ndërkohë, mediat në Greqi kanë lajmëruar ditët e fundit se ka filluar një transferim masiv i depozitave nga qytetarët grekë në banka të tjera jashtë vendit të tyre, kryesisht në Qipro. Në këtë kaos janë përfshirë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët tashmë kanë edhe nga një llogari të dytë në bankat në Shqipëri. Tendenca e transferimit të kursimeve ka nisur qysh kur nisi kriza në Greqi, ku dy vitet e fundit shumë emigrantë kanë sjellë kursimet ose një pjesë të tyre në vendin tonë. Revista gjermane “Der Spiegel” i kushtoi dje 10 faqe zhvillimeve në Greqi me titullin: “Akropolis, lamtumirë! Pse Greqia tani duhet të braktisë euron”, ndërsa brenda saj thuhet: “Pas zgjedhjeve të fundit të revoltës, Europa rikërkon një plan B për Greqinë, sepse politika e ndjekur deri tani e shpëtimit ka dështuar. Gjithnjë e më shumë kuptohet se Athina duhet të braktisë unionin monetar”. Redaktorët e favorizojë daljen e Greqisë, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve. “Shumica e grekëve, me vendosmëri refu-

BE ul tarifat e shërbimit “Roaming”, jo më shumë se 29 cent për minutë Parlamenti Europian miratoi këtë fundjavë reformën në tarifat e “Roaming” të telefonisë celulare dhe tani duke nisur nga 1 korriku konsumatorët do të paguajnë më pak për telefonatat, mesazhet me tekst dhe për shërbimin e internetit në telefonat celularë gjatë kohës kur janë duke udhëtuar brenda hapësirës së Bashkimit Europian. Kështu duke nisur nga 1 korriku, tarifa e “Roaming” për telefonatën nuk duhet të jetë më e lartë se 29 cent në minutë. Ndërsa tarifa që paguan për “Roaming” në momentin që merr një telefonatë, nuk duhet të jetë më e lartë se 8 cent në minutë. Çmimi për dërgimin e një mesazhi ka si pikë tavan 9 cent. Sipas zëvendës-presidentit të Komisionit, Neelie Kroes, i cili ka iniciuar edhe legjislacionin e ri, kjo reformë do t’u japë mundësi përdoruesve individualë dhe korporativë të shërbimit të telefonisë celulare që të përfitojnë

ulje reale të shpenzimeve të tyre në “Roaming”. Ky ligj për herë të parë limiton edhe çmimin, që operatorët e telefonisë celulare faturojnë konsumatorët për përdorimin e internetit në aparatet celulare. Sipas ligjit, lundrimi në internet nëpërmjet celularit në situatën “Roaming” në Bashkimin Europian në këtë vit nuk do të jetë më i lartë se 70 cent për çdo megabajt dhe në vitin 2014 nuk do të jetë më shumë se 20 cent për megabajt. Legjislacioni është kundërshtuar me forcë nga operatorët celularë në Bashkimin Europian, por Kroes nuk e pranon këtë argument duke thënë se për një kohë të gjatë tarifat kanë qenë shumë të larta. “Ata bëjnë si fëmijët e llastuar, që të mësuar me një lloj trajtimi, në momentin që u mohohet me rritjen e moshës thonë se preferojnë të shkuarën”, - tha ai. Ligji është mirëpritur nga konsumatorët.

Ndërkohë, mediat në Greqi kanë lajmëruar ditët e fundit se ka filluar një transferim masiv i depozitave nga qytetarët grekë në banka të tjera jashtë vendit të tyre, kryesisht në Qipro. Në këtë kaos janë përfshirë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët kanë tashmë edhe nga një llogari të dytë në bankat në Shqipëri

zuan politikën e kursimit të kërkuar nga Bashkimi Europian, dhe situata duket plotësisht e pashpresë”, - theksohet në këtë revistë. Vihet në dukje se në këtë shkrim revista ka mbajtur një qëndrim më tepër miqësor në drejtim të Greqisë që nga fillimi i krizës dhe përkundër skepticizmit, redaktorët e saj kanë argumentuar në favor të qëndrimit të Greqisë në zonën e Euros. Revista citon burime se, Greqia do të marrë ndihmë edhe pas daljes së saj nga Euro, sipas një plani të Ministrisë gjermane të Financave. Ministrat e Financave të Eurogrupit janë mbled-

hur mbrëmë në Bruksel për të kërkuar respektimin e rreptë të angazhimeve nga ana e Greqisë dhe konsiderojnë “të padëshirueshme” lënien e euros prej saj. “Askush nuk mohon se populli grek po vuan gabimet e shkuara”, - tha ministri gjerman i Financave, Wolfgang Shable, duke shtuar se “nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për Greqinë”. Fondi i Stabilitetit Financiar të mërkurën vendosi të shkurtojë 1 miliard euro nga kësti i radhës për Greqinë, me arsyetimin se për momentin nuk është e domosdoshme e gjithë shuma prej 5.3 miliardësh.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË Drejtoria e Licensave dhe Monitorimit të Tregut Sektori i Licensimit

NJOFTIM PËR LICENSIM Në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003 ”Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Licensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe Rinovimit të Licensave”, bëjmë me dije të gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ” sha, ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licensim në aktivitetin e Furnizuesit të Kualifikuar të Energjisë Elektrike. Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta” , pranë Institutit të Gjeofizikës, Tiranë, brenda 2 muajsh nga botimi i parë i këtij njoftimi. KRYETARI Sokol RAMADANI Adresa:Bulevardi “Gjergj Fishta”, Tiranë E-mail erealb@ere.gov.al

Tel/Fax +355 42 22 963; Tel +355 42 69 590 www.ere.gov.al


OpEd

10

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

01

02 Opinione dhe Editoriale 03

Kur kuptova se asnjë fe nuk bazohet në fakte dhe nuk mund të jetë e vërtetë, fillova të reflektoj se cila do të ishte gjendja e njerëzimit të stërvitur që në lindje për të besuar te gabimi.

Nga Bujar Kapexhiu

Njeriu është krijesë e rrethanave. Kurrë mos debato; përsërit mendimin tënd. Robert Owen, shkrimtar uellsian

Lajthitja fatale e inteligjencës maqedonase

V

rasjen e qytetarëve të pafajshëm në Smilkovc e “parapërgatiti” (nëse nuk është vetë ekzekutori?) shërbimi inteligjent maqedonas, për të pasur shkas për t’i goditur qytetarët shqiptarë dhe për t’i “përzënë” ata nga shteti “antik”, të cilin e duan njëetnik. Dhe e gjetën formulën magjike: Goditi shqiptarët dhe thuaj për ta se janë islamikë radikalë, kështu tërë botën e ke në krah. Edhe thirrjet “Allahu-Ekber” nga do qytetarë shqiptarë me identitet konfuz, rrugëve të Shkupit, janë të orkestruara nga kjo inteligjencë infantile, për ta kompozuar mozaikun, të cilit nuk ka për t’ia dalë: “I kapëm shqiptarët e Al-Qaedas!” Gjithçka shkoi sipas një skenari, tashmë të parë në Ballkan, “për vrasje popujsh”. Së pari ia nis me terror verbal, akuzo, akuzo, akuzo... të tjerët, ngriti bandat nacionaliste të sulmojnë qytetarët e vënë në shënjestër dhe ndal e prit kundërreaksionin. Pastaj fabrikoje një fajtor ideal, por kujdesu që ai të jetë i besueshëm për Perëndimin. Dhe shërbimet sekrete maqedonase e “gjetën” fajtorin, i cili kundërgoditi, po ashtu duke vrarë qytetarë të pafajshëm maqedonas: Grupet islamike radikale?! Përrallë më e pështirë nuk është dëgjuar në këto humbëtira gjeografike. Vrasësit e pesë qytetarëve në Smilkovc të Shkupit ndodh as të mos jenë kapur fare, por ata nga një shtet policor janë paragjykuar. Ata paraprakisht dhe domosdoshmërish për logjikat e shteteve policore (paranojake) janë shqiptarë???! Fillimisht hamendësimet shkonin nga ish-guerilja shqiptare, UÇK, pastaj sikur shteti maqedonas u tremb nga konflikti i brendshëm dhe reperkusionet ndërkombëtare dhe e hodhi gështenjën e nxehtë te grupet islamike radikale, që më së paku janë të implikuara në këtë rast tragjik. Madje fillimisht policia e Gruevskit pretendonte se të dyshuarit po fshiheshin në shtetin fqinj, Kosovë. Por shpejt ndodhi kthesa dhe ky informacion u hesht. Madje së voni ministrja e policisë Jankullovska deklaroi se nuk ka informacione plotësuese që mund të informojë opinionin. Pra, nuk i shkoi rrenës deri në fund. Operacioni i policisë, i koduar si “Monster”, i shkon më së miri vetë shërbimit sekret maqedonas, pra një dore të padukshme, monstruoze?! Sepse ndoshta nga frika e reagimit të vendosur të BDI-së (që është pasardhëse e UÇK-së) që mund të dilte nga Qeveria, Shkupi zyrtar u step. Duhej adresuar faji tjetërkund dhe, më lehtë se goditja e islamit radikal aktualisht

koment Halil Matoshi

Pas bastisjeve dhe arrestimeve të shumta të shqiptarëve etnikë, shteti policor u step, sepse nuk po mund të hartonte akuza aq të rënda, për terrorizëm, sipas operacionit “Monster”, sepse ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme e Gruevskit ka pranuar se nuk ka gjetur armët me të cilat është shtënë në pesë viktimat e vrara më 12 prill 2012 pranë liqenit të Hekuranës në fshatin Smilkovc të Shkupit. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, deklaroi se edhe ekzistojnë dëshmi materiale të mjaftueshme, që janë konfirmuar si cilësore edhe nga prokurori, përmes të cilave mund të formohet aktakuzë që do të ngarkojë personat e dyshuar si kryerës të veprës ‘terrorizëm’.

nuk ka, sepse mbi ta është vënë stigma, e përmasave globale. Kështu, qytetarët do të mashtroheshin, se u kapën kriminelët, Gruevski mund ta vazhdojë qeverisjen me Ali Ahmetin, askush nuk e paguan çmimin, pos që shiten lirë lëkurat e do shqiptarëve konfuzë, që i japin vetë shkas shtetit brutal t’i survejojë, madje edhe t’i ketë në shënjestër, vetëm pse ata i përkasin fesë islame dhe këtë e manifestojnë ndoshta në mënyrë më të zhurmshme se gjithkund dhe gjithherë ndër shqiptarët, të cilët as kur nën udhëheqjen e Isa Boletinit e Hasan Prishtinës e çliruan Shkupin dhe e ngritën flamurin shqiptar në Shkup më 1910 nuk brohoritën “Allahu-Ekber” dhe nuk nxorën flamujt jeshilë të islamit. Pas bastisjeve dhe arrestimeve të shumta të shqiptarëve etnikë, shteti policor u step, sepse nuk po mund të hartonte akuza aq të rënda, për terrorizëm, sipas operacionit “Monster”, sepse ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme e Gruevskit ka pranuar se nuk ka gjetur armët me të cilat është shtënë në pesë viktimat e vrara më 12 prill 2012 pranë liqenit të Hekuranës në fshatin Smilkovc të Shkupit. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska, deklaroi se edhe ekzistojnë dëshmi materiale të mjaftueshme, që janë konfirmuar si cilësore edhe nga prokurori, përmes të cilave mund të formohet aktakuzë që do të ngarkojë personat e dyshuar si kryerës të veprës ‘terrorizëm’. Ndërkohë një burim nga prokuroria maqedonase zbulon se “provat janë tejet të zbehta”. Do si do “Monstrumi” duhet ta hajë me dhëmbë dikë, këdo qoftë, vetëm të shpëtohet dora e zezë e shtetit pa u zbuluar. Shkupi zyrtar me politikat e tij etnonacionaliste, duke ngjizur një shtet kishtar ortodoks dhe duke përjashtuar nga debati shtetin qytetar, po rrëshqet nga një lloj i ri i fashizmit (fashizëm kulturor), i cili do t’i kthehet si bumerang, duke e ndarë këtë shtet në rrafshin kulturor dhe qytetar, e pastaj edhe etnik dhe shtetëror. Në këtë sfond tejdukshëm vërehet se spiunët e Nikola Gruevskit motivuan dhe nxitën incidente ndëretnike, veçanërisht duke yshtur nacionalistët e rinj të Shkupit kundër qytetarëve shqiptarë, për dy arsye të kalkuluara dhe një arsye fiktive. Së pari, për ta zhvendosur vëmendjen e publikut sllavo-maqedonas nga koncesioni që detyrohen t’ia bëjnë Greqisë rreth emrit kushtetues të shtetit dhe, së dyti, që përmes rrahjes dhe poshtërimit të shqiptarëve ta mobilizojë dhe homogjenizojë nacionalizmin maqedonas si kundërpërgjigje

Gadishmëri nr 1

ndaj zërave që vijnë nga Sofja zyrtare, se shteti i Gruevskit dhe nacionalistëve të rinj rreth tij po i diskriminon bullgarët etnikë, por edhe të zmbrapsë nacionalizmin shqiptar që thërret për një Shqipëri etnike. Kështu kryeministri Gruevski mësyn rritjen e patriotizmit maqedonas dhe t’i zbehë ndjenjat pro bullgare të shumicës prej tyre në kurriz të shqiptarëve, të cilët të shtyrë në margjina mund të rebelohen dhe eventualisht t’i cenojnë edhe interesat e vetë shqiptarëve kosovarë. Dhe së treti, vjen në pah një bashkëpunim i heshtur me shtetin policor serb (dy policitë e kanë të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në ndjekje të terrorizmit) për ta vënë bashkërisht në shënjestër stabilitetin e Kosovës, me kusht që Shkupi zyrtar ta fshehë dorën, për t’u shitur karshi Prishtinës si një “lavire e respektueshme”. Mirëpo, favoret e projektuara, por të kalkuluara keq, e kanë zënë në kurth Shkupin zyrtar. Ndonëse synimi është i qartë. Të goditen shqiptarët, të margjinalizohen ata para çdo mundësie për t’u integruar në BE, duke i stigmatizuar ata si islamikë radikalë dhe pjesëtarë të “Al-Qaeda-s”. Kësisoj, Gruevski ka përllogaritur se goditja e shqiptarëve që falen dhe i luten Zotit, zvogëlon potencën e qytetarisë shqiptare për reagim dhe kërkesa institucionale, ndërkaq që rrit reaksionin e grupeve proislamike dhe me këtë shteti fiton legjitimitet për luftë ndaj shqiptarëve në emër të luftës globale antiterror. Por kjo lojë policore do të prodhojë kundërefekt. Do të rritet nacionalizmi qytetar shqiptar dhe do të margjinalizohen grupet e proviniencës së islamit politik, sepse goditja e Shkupit është në thelb e orientuar nga forcimi i faktorit të moderuar shqiptar. Këtë, besohet se do ta kuptojnë shpejt në rend të parë qytetarët shqiptarë dhe të ulen e të mendojnë gjatë, ftohtë e pa zjarr. Por mundësitë e Shkupit zyrtar për të reflektuar duken se janë shterur. Shteti është zvetënuar nga sëmundja e fashizmit. Klasa politike shqiptare dhe elitat kulturore në Maqedoni duhet t’i zbërthejnë këto kode të fshehta dhe të organizohen në bazë qytetare për vetëmbrojtje edhe nga shteti policor edhe nga etiketa e islamit radikal. Prandaj faji më i madh bie mbi partitë politike të shqiptarëve, e posaçërisht mbi BDI-në, që nuk artikulon dot

kërkesat e shqiptarëve dhe nuk kontrollon dot skenografinë neootomane, përkatësisht islamin politik. Këto parti shqiptare është dashur qytetarisht t’u prijnë protestave paqësore në Shkup, duke mënjanuar skenografinë islame nga një protestë e ligjshme e për të protestuar qytetarisht kundër terrorit policor dhe jo të sillen si vëzhgues pasiv nga zyrat e Qeverisë së Shkupit. Kjo është e pafalshme, joetike, dhe nxjerrje e flamurit të bardhë para dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve. *Botuar fillimisht në Koha Ditore.

Klasa politike shqiptare dhe elitat kulturore në Maqedoni duhet t’i zbërthejnë këto kode të fshehta dhe të organizohen në bazë qytetare për vetëmbrojtje edhe nga shteti policor edhe nga etiketa e islamit radikal. Prandaj faji më i madh bie mbi partitë politike të shqiptarëve, e posaçërisht mbi BDI-në, që nuk artikulon dot kërkesat e shqiptarëve dhe nuk kontrollon dot skenografinë neootomane, përkatësisht islamin politik. Këto parti shqiptare është dashur qytetarisht t’u prijnë protestave paqësore në Shkup, duke mënjanuar skenografinë islame nga një protestë e ligjshme e për të protestuar qytetarisht kundër terrorit policor dhe jo të sillen si vëzhgues pasiv nga zyrat e Qeverisë së Shkupit.


E martë, 13 qershor 15 maj 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Nëse kështu nuk është, le të na e provojë. Le t’i thotë një PO të madhe opozitës dhe një JO të madhe ODIHR-it për numërimin elektronik. Opozita do ta interpretojë si një qëndrim të sinqertë për të respektuar një ekzigjencë të saj. ODIHR-i do ta mirëkuptojë si një refuzim që nuk ka të bëjë me rekomandimin, por me dëshirën e mirë për të mbajtur gjallë klimën e besimit. Sepse ky është i vetmi qëndrim që parathotë diçka pozitive për zgjedhjet e 2013-ës. Tek e fundit, edhe ODIHR-i këtë ka si qëllim. — Arjan VASJARI

Gjurmët e zhdukuna të historisë N e jemi nji popull që gjanat ma të randësishme i ka përcjellë gojë më gojë, tue ia besue kështu shpirtin shqiptar traditës së pashkrueme. Kjo gja ka ndodhë për shumë arsye, por kah ana tjetër nuk mund të themi se kemi qenë shumë kambëngulës në ruejtjen e dëshmive historike e aq ma pak në mbledhjen e tyne sistematike. Për kah e bukura duhet thanë se dikur na ka mjaftue natyra e në rastin ma të mirë jemi mundue me gdhend ndonji motiv floreal në dru apo me zbukurue objektin ma të madh të dashunisë sonë: armën. Megjithatë edhe ne kemi pasë e vazhdojmë me pasë thesare të panjohtuna, shumë prej të cilave janë zhdukë e vazhdojnë me u zhdukë pa mbërrijtë me e pa asnjiherë dritën e diellit. Nji koleksionist i famshëm i Rilindjes europiane, Qiriaku prej Ankonet (Ciriaco d’A ncona, 1391-1452) tue udhtue nepër Ilirí, Epir, Greqi, Peloponez, pat mbledhë e përshkrue epigrame të ndryshme në gjashtë vëllime (Commentarii) që ma vonë, në vitin 1514, u dogjën. Prej atij material që ka shpëtue kuptojmë se çfarë pasunije kishte vendi ynë në lidhje me antikitetin. Ma vonë shumica e atyne relikeve u zhduken pa lanë gjurmë. E dijmë edhe arsyen edhe rrethanat, por asht e kotë me e trazue ndërgjegjen e keqe tonën. Por po e lamë m’nji anë botën e lashtë, e po i sillemi kohës së re për me shenjue disa perla që kanë ekzistue deri vonë ndër ne. Në Shkodër në familjen e pijeshitësit Dema janë ruejt me xhelozí pikturat e 4 apostujve të piktorit të madh italian Guercino (1591-1666) ose – gja që asht ma bindëse - të ndonji dishepulli të tij. Katër pikturat në fjalë janë të dokumentueme deri në vjetin 1951, madje

koment

Ardian Ndreca

edhe fotografi Gegë Marubbi i ka pasë fotografue. Po në qytetin verior janë ruejt deri në vitin 1962 edhe disa partitura dhe letra të kompozitorit të shquem Franz Liszt, të cilat simbas dëshmive të shkrueme të dorëzuesit Kolë Luka, kishin mbërritë në Shkodër prej tregtarëve Shuk e Lukë Luka, të cilëve ua kishte dhanë nji çifut. Kështu që edhe ne shqiptarët, tue parafrazue nji shkrim të Baudelaire-it kushtue kompozitorit të pavdekshëm, mundena me thanë: «Cher Liszt, edhe ne prej vendit tonë të vogël, të përshëndesim në amshimin tand!» Kurse në muzeumin e Fretënve françeskan asht ruejt nji unazë e gjetun prej Atë Shtjefën Gjeçovit e punueme në ar e me nji diamant konik përsipër, e cila ishte vlerësue prej specialistave të huej si e shekullit të II mbas Krishtit. Unaza u grabit prej “pushtetit popullor” e përfundoi në Muzeumin kombtar në Tiranë, ku shpresojmë që të gjindet ende! Edhe familja Kakarriqi zotnonte dy portrete të pikturueme prej Rembrandt-it, të cilat kishin mbërritë në Shqipni nëpërmjet tregtarit shkodran Zef Shiroka, i cili në kohën e luftës civile që pasoi Revolucionin bolshevik rus i kishte marrë në Odesë si pagesë prej refugjatëve që donin me ikë prej terrorit të kuq. Kuadrot i përkitnin Er-

mitazhit të Shën Petërburgut, e qeveria shqiptare ua ktheu në shenj miqsie sovjetikëve, të cilët patën dërgue me i marrë në dorzim intelektualin Ilija Ehrenburg. Miqsia me sovjetikët e ajo me Stalinin në veçanti, bani që edhe veshjet e arta të Preng Bib Pashës dhe të Marta Dodës, të familjes princore të Mirditës, të shkonin si “peshqesh” në Moskë. Tashma prej atyne veshjeve kanë mbetë vetëm fotografitë e Marubbit. Në vitin 1951 familja Summa i shiti për pak e gja Galerisë së Arteve nji portret të humanistit italian Giovanni Pontano (1429-1503), autor i randësishëm i Rilindjes italiane. Përsa i përket numizmatikës duhet thanë se Etnit jezuit i falën Viktor Emanuelit III, i cili ishte shumë mâ ekspert për paret e rralla sesa për shtetin, nji monedhë unike të mbretit Bohemund (simbas dikujt tjetër të Robert Guiskardit) e cila përfundoi ma vonë në Muzeumin romak ku gjindet edhe gjithë koleksioni i mbretit të parafundit italian. Edhe sot e kësaj dite sende tjera të vyeme mshehen nëpër Shqipní dhe shumë prej tyne rrezikohen me u zhdukë përgjithmonë tue e vorfnue ma shumë alfabetin e historisë sonë kombtare. Sot, ndoshta gjaja ma e çmueshme që i mungon «inventarit» tonë shpirtnor asht dëshira me shpëtue gjurmët e së kaluemes; shohim përditë sesi jo vetëm privatët por vetë institucionet shtetnore ecin si qenje që s’lëshojnë as hije, tue lanë mbas vetes nji shkretinë. Monumentet kombtare po kthehen në kafe dhe restaurante, po vidhen dhe shemben ditën e natën, e tash së fundit edhe po betonohen, sigurisht për me u ruejt ma mirë, simbas parametrave të teknikëve të sotëm.

Lapsusi për të rrëzuar një President nga mazhoranca

S

a herë që duhet të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës, debati politik merr përmasat e një diskutimi nga e para. As precedentët dhe as parimet që mbështeten mbi Kushtetutë nuk hyjnë në punë, a thua se tradita nuk ka kurrfarë vlere. Si një proces “ex novo’ duket se ka nisur dhe procesi i ardhshëm, ku pikëpyetjet, dyshimet dhe siguritë janë po të njëjtat dhe në fakt shumë prej aktorëve sillen sikur po njihen për herë të parë me të. Disa, ngase nuk kanë eksperiencë, e shumica ngaqë u mungon dëshira për të kujtuar e kuptuar njëkohësisht, po e shtrojnë diskursin si fillestarë të politikës. E gjithë çështja që po e “rrotullon” periudhën parazgjedhore të kreut të shtetit, konsiston se nga do të vijë ai që do të zgjidhet si i tillë. Pra kush e propozon atë, çka do të thotë se kush e përcakton paraprakisht. Paraprakisht, sepse zgjedhja bëhet me votë në Kuvend. Nga përzierja e procedurës me principin mbi të cilin do të shkohet në votim ka lindur dhe debati mbi “procesin”. Disa thonë se procesi do të jetë kushtetues, e të tjerët përgjithësisht, se duhet konsensus paraprak me një kusht. Presidenti nuk duhet të vijë nga mazhoranca, ose e thënë troç, nga Partia Demokratike. Pikërisht nga partia më e madhe e mazhorancës. Të parët vijnë nga mazhoranca për shkak të përfaqësimit si drejtues legjitimë të shumicës, të dytët, nga opozita si përcjellës të së drejtës së pakicës. Të dyja palët kësisoj kanë të drejtë, mazhoranca sidomos for-

opinion Edvin Kulluri

malisht e jo vetëm në parimin e saj, ndërsa të dytët e kërkojnë zërin e tyre në proces në emër të mbrojtjes nga “tirania e shumicës”. Por, a mund të kenë të dyja palët të drejtë njëkohësisht?! Përgjithësisht kjo nuk është e mundur për sa kohë do të zgjidhet vetëm një President, i cili do të dalë vetëm nga një procedurë votimi. E se si do të përfundojë ky kalvar askush nuk mund ta parashikojë, por të gjithë mund të pretendojnë ta përdorin fuqinë politike sipas pikëpamjes së vet. Kushdo që përpiqet për pasojë të “bëjë Nostradamusin’ rrezikon të dalë bllof. Ndaj i rëndësishëm është analizimi i qasjes ndaj procesit më shumë sesa produkti që mbetet i panjohshëm për momentin. E në këtë kuptim, Berisha duke marrë kohën e tij, nuk është ç’balancuar në pritje të kthimit nga Çikago. Si gjithnjë një hap përpara?! E pra për t’iu kthyer konkurrencës së qasjeve, ajo e opozitës si më e avancuar në kohë dhe më e zhurmshme në publik, ka zbuluar dhe një defekt jo të vogël. Atë të rëndomtin e opozitës së majtë ndaj mazhorancës së djathtë, qëndrimin 20-vjeçar anti-Berishë. Çdo gjë që bën Berisha është gabim, çdo propozim i Berishës nuk pranohet. Arsye-

ja? Një President i zgjedhur, më saktë propozuar nga PD-ja do të cenonte pavarësinë e disa institucioneve të lidhura me kompetencën e Presidentit. Por historia na flet diçka më ndryshe, pasi dy presidentët e fundit të propozuar po nga partia e Berishës, jo vetëm që nuk kanë qenë “vartës” të saj, por edhe janë përplasur me të. Alfred Moisiu i “vodhi” opozitës së atëhershme një anëtar të KQZ-së nëpërmjet Subashit, ndërsa ish-nënkryetari i PD-së arriti edhe të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e fundit në Tiranë. Pra ku bazohet kjo frikë e opozitës e diçka më gjerë? Mesa duket në një premisë të gabuar. Në premisën a-institucionale të bazuar tek fabulat dhe jo te Kushtetuta, pasi Presidenti i Republikës është i pavarur nga mazhoranca në ushtrimin e kompetencës. Një President në detyrë e ka të pamundur të urdhërohet nga Kryeministri i vendit, e Berisha këtë e di mirë, ndaj nuk nxitohet të replikojë një ankth të paqenë të opozitës. Ai nuk po i djeg etapat si shumë të tjerë që e dinë se çfarë nuk duan, por nuk dinë se ç’duan. Kreu i mazhorancës po pret të fillojë procesi, por që gjithsesi nuk mund të jetë jashtë detyrimit që ka mazhoranca për të propozuar kandidatin ose kandidatët. Nxitimi i Ramës për të nisur debatin në princip e për ta vazhduar përpjekjen e tij presidenciale me takime që nuk e rrisin autoritetin e tij moral por përkundrazi, janë pjellë e një lapsusi të rëndë në leximin e Kushtetutës. Kujdes, gjërat mund të jenë më të thjeshta sesa duken!

ODIHR e ka gabim, mazhoranca edhe më shumë koment

Arjan VASJARI

Aq më tepër që, në këtë rast, edhe ODIHR-i e ka gabim. Jo në raport me përmbajtjen e rekomandimit, por me një lloj perceptimi të pafiltruar rreth shkakut real të kontestimit të zgjedhjeve

N

ga mënyra sesi Kryeministri Berisha reagoi pas rekomandimit të ODIHR-it lidhur me numërimin elektronik, të krijohet përshtypja se ai mezi e ka pritur një rekomandim të tillë. Në të kundërt, në emër të etikës së konsensusit, edhe mund të kishte heshtur. Një rekomandim i tillë, edhe pse erdhi prej ODIHR-it, edhe pse frymëzohej nga një standard, shkonte përkundër klimës së besimit për të cilin ka nevojë opozita. Nuk ka dyshim se besimi i opozitës është shumë më i rëndësishëm se rekomandimi i ODIHR-it për fatin e zgjedhjeve të 2013-ës. Kryeministri, kaq gjë e ka ditur, kështu që asgjë nuk mund të justifikojë turravrapin e tij për të qenë dakord me organizatën e nderuar. Aq më tepër që, në këtë rast, edhe ODIHR-i e ka gabim. Jo në raport me përmbajtjen e rekomandimit, por me një lloj perceptimi të pafiltruar rreth shkakut real të kontestimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne të gjithë këtu e dimë mirë se kjo lloj patologjie nuk është më shumë çështje rregullash zgjedhore që shkruajnë teknicienët e partive, sesa çështje e besimit politik mes partive. Shqipëria, përgjatë historisë së saj demokratike këto njëzet vjet, ka ndodhur të bëjë zgjedhje të ndershme, të cilat nuk janë kontestuar nga palët, ndonëse kodet zgjedhore kanë qenë shumë më pak të sofistikuara se ky aktuali. Në momentin kur palët nuk kanë mundur të ndërtojnë besimin mes tyre, rregullat, edhe pse janë përsosur, nuk kanë shërbyer për asgjë. A është rekomandimi i ODIHR-it për shmangien e kontrollit elektronik, një instrument për të rindërtuar besimin e opozitës tek zgjedhjet? Kurrsesi jo! Madje është një goditje kundër asaj që palët kishin arritur që më 30 mars mes tyre. Marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës mbi kontrollin elektronik të numërimit të votës ishte ndoshta produkti më serioz i reformës zgjedhore. Pjesa tjetër ishte, më së shumti, teknikë legjislative. Por jo vetëm kaq. Konsensusi për t’i larguar fletët e votimit nga duart e partive ishte prova më optimiste se, besimi mes palëve kishte filluar të ringjallej, se besimi i opozitës tek zgjedhjet kish filluar të rimëkëmbej, ndonëse mes qindra vështirësish. Në këtë vështrim, rekomandimi për të shmangur numërimin elektronik është, as më shumë e as më pak sesa goditja në palcë e këtij besimi. Atëherë, përse duhej bërë ai rekomandim? Në funksion të kujt? A është më mirë të bëhet një rekomandim në emër të një standardi, por që na rrënon besimin dhe zgjedhjet, apo është më mirë që të ruajmë besimin dhe zgjedhjet, duke sakrifikuar një standard? Kjo është pyetja themelore së cilës ODIHR-i i përgjigjet gabim (ndonëse me qëllimin e mirë). Mirëpo, më shumë se ODIHR-i, gabon mazhoranca, së cilës e ke të vështirë t’i zbulosh, jo vetëm ndonjë qëllim të mirë në reagimin që pati por, edhe vetëdijen rreth pasojave të OK të saj të nxituar, mbi klimën e besimit. Vetë Kryeministri gjëmonte dje para grupit të tij parlamentar “...i them Edi Ramës se zgjedhjet janë çështje besimi...”. Të gjithë këtë themi. Por me një saktësim: nuk janë çështje e besimit të mazhorancës. Janë çështje e mosbesimit të opozitës. Është opozita ajo që nuk beson tek procesi elektoral. Nuk ka rëndësi nëse është obsesive apo jo. Le të jetë, i lejohet të jetë. Mazhoranca ka për detyrë ta çlirojë nga obsesionet, t’i rikthejë besimin. Që do të thotë se, pa asnjë lloj kompleksi, mes opozitës dhe ODIHR-it, duhet të zgjedhë opozitën; mes pretendimit të opozitës për numërimin elektronik dhe rekomandimit të ODIHR-it për ta shmangur atë, duhet të zgjedhë numërimin elektronik. Interesi publik është në anën e opozitës, pavarësisht dashamirësisë së rekomandimit të ODIHR-it. Zelli për të qenë dakord, pa një pa dy me rekomandimin e ODIHR-it, nuk mund të interpretohet përveçse si një escamotage i sforcuar që nuk buron nga shqetësimi për mungesën e një standardi, por nga intencioni i pastër për të shkuar drejt zgjedhjeve të 2013-ës me një klimë mosbesimi. Nëse kështu nuk është, le të na e provojë. Le t’i thotë një PO të madhe opozitës dhe një JO të madhe ODIHR-it për numërimin elektronik. Opozita do ta interpretojë si një qëndrim të sinqertë për të respektuar një ekzigjencë të saj. ODIHR-i do ta mirëkuptojë si një refuzim që nuk ka të bëjë me rekomandimin, por me dëshirën e mirë për të mbajtur gjallë klimën e besimit. Sepse ky është i vetmi qëndrim që parathotë diçka pozitive për zgjedhjet e 2013-ës. Tek e fundit, edhe ODIHR-i këtë ka si qëllim.


CMYK fq 12 / 15 maj

SHËNIME UDHËTIMI / SHËN SALVATORI I SHËNGJINIT?

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

NR. 4 (251), VITI VII BOTIMIT PRILL 2012 ÇMIMI 300 LEKË

PROFIL

GJERGJ NDRECA A KA SHQIPNI PËR MU...? ARIAN ÇANI

SIKUR TE ISHA KRYEMINISTER ARJAN VASJARI

SHQIPËRIA, QË PREJ 20 VJETËSH BËHET... PËR ‘INATIN’ TIM RAPORTI BRITANIK

ZOGU, I VETËM MES FANATIKËVE MUSLIMANË

E PËRMUAJSHME

FATOS NANO

KANDIDATI AMERIKAN Intervista/ Fatos Nano, zyrtarisht në garë për postin e Presidentit, jep detajet e ofertës së tij si kandidat konsensusi. Takimet me Metën, Ramën, Berishën e të tjerë. Mbështetja nga ambasadori amerikan dhe thirrja drejtuar PD për “mosdalje nga aksi i konsensusit sepse kjo do të rrezikonte Shqipërinë…”.


CMYK fq 13 / 15 maj

E përmuajshme Nr. 21, Viti II botimit prill 2012 Çmimi 300 Lekë

EXTRA

Nr. 21, Viti II botimit prill 2012

Çmimi 300 Lekë

Vetëmbrojta në Tiranë ja ku mësohet Të përballosh ndarjen Receta dhe ushqime Libra, dekor TENDENCAT Pranverë romantike

Ilva Tare Përtej ekranit Inida Gjata Zhaku “Kur morali e tepron”

Ben Blushi në provën e parë Botuesit në sfidë VIP-at që dashurojnë teknologjinë

Adelina dhe Afërdita Mike dhe rivale Dashuritë, shoqëria dhe jeta nën një çati e konkurrenteve në “Dancing with the stars”

DOSSIER LIBRAT ELEKTRONIKË


14

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

sociale

Juria, emrat që do të vendosin fituesin Projekti fitues i bulevardit do të vendoset nga juria e ngritur për këtë qëllim, e cila kryesohet nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Veç emrave të njohur në vend për arkitekturën, në përbërje të jurisë gjenden edhe personalitete botërore në këtë fushë, si: Daniel

Libeskind, kryearkitekti i studios “Daniel Libeskind”; Prof. Dr. Sarah Whiting, dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA; Giles Robin Dolphin, ish-kryeurbanist në Londër, MB; Dr.Philipp Rode, drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet;

Prof.Dr. Agron Lufi, pedagog i Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës; Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës; Flamur Kuçi, këshilltar i kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur; Ulrike Bega, këshilltare e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Rihapet gara për Bulevardin, projektet e reja të dy studiove 23 Çfarë Studiot korrigjojnë projektet. Të mërkurën shpallet fituesi, Basha: Projekti më i rëndësishëm për 50 vitet e ardhshme, do të hapë mijëra vende pune Jonida Tashi

Bashkia e Tiranës ka rihapur garën për projektin e Bulevardit, ndërkohë që fituesi pritet të shpallet ditën e mërkurë të kësaj jave. Ditën e djeshme nisi edhe faza e dytë e konkursit për projektin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku dy studiot në konkurrim, “DAR Group”dhe “Grimshaw” prezantuan edhe disa nga ndryshimet që kanë bërë në projektet e tyre. Me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, studioja turko-britanike “DAR Group” ka reduktuar koston e projektit nga 41 milionë euro në 23 milionë euro. Referuar kësaj fature, arkitektët kanë bërë reduktime edhe të objekteve në projekt. Krahas zëvendësimit të ndërtimeve publike e tregtare me hapësira të gjelbra, edhe zgjerimi i Bulevardit është shkurtuar nga 300 në 100 metra. Projekti i studios DAR lejon kalimin e makinave në bulevard, të cilat do të lëvizin në

bllokun e parë të ndërtesave që ndodhen në anë të bulevardit. Ndërsa studioja britanike “Grimshaw”, në projektin e rishikuar iu ka dhënë më shumë përparësi këmbësorëve, menaxhimit të trafikut dhe krijimit të vendparkimeve. Duke qenë se për këtë studio një zgjidhje e trafikut janë ndërtesat dhe parkingjet, britanikët i kanë lënë mundësinë Bashkisë që në disa zona përgjatë bulevardit të përcaktojë vetë llojin dhe funksionin e ndërtimeve. Gjatë prezantimit të dy masterplaneve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë si projektin më të rëndësishëm për 50 vitet e ardhshme, që do të hapë mijëra vende pune. “Projekti i Bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës është pa dyshim projekti më madhor që qyteti po harton për veten e tij në këto 80 vitet e fundit dhe për nga problemet me të cilat kërkon të ndeshet, sfidat që kërkon të kapërcejë dhe vizionin që do të lërë, është pa dyshim edhe projekti më i rëndësishëm, të paktën për 50 vitet e ardhshme. Kemi diskutuar me grupet e interesit, në veçanti me botën universitare, se si mund të maksimalizojmë përfitimet afatgjata të këtij projekti edhe në pjesë të tjera të qytetit të Tiranës, ndonëse vetë projekti prek jo më pak se 1/5 e

milionë euro do të jetë kostoja për zbatimin e projektit të bulevardit, nga 41 milionë euro që ishte parashikuar

100

metra do të jetë gjerësia e bulevardit nga 300 metra që ishte parashikuar në projektin fillestar të “DAR Group”

Bulevardi i ri i Tiranës përfshin një zgjatim drejt Paskuqanit me 1.7 km, ndërsa rehabilitimi i lumit të Tiranës mendohet në një sipërfaqe prej 6.7 km.

Tiranës. Kemi diskutuar me botën e biznesit, impaktin e menjëhershëm që implementimi i projektit do të ketë në hapjen e mijëra vendeve të punës për qytetarët e Tiranës”, - u shpreh kryebashkiaku. Ndërkohë që sot në ditën e dytë të këtij konkursi, të dyja studiot do t’u përgjigjen pyetjeve që do të vijnë nga anëtarët e grupit teknik dhe strategjik të Planit Urbanistik, si dhe pyetjeve të bëra nga qytetarët. Pas kësaj, projektet do të konsultohen nga ekspertët, me qëllim përvijimin e fituesit të këtij konkursi ditën e mërkurë. Gjatë prezantimit të dy projekteve për Bulevardin, kreu i Bashkisë ka bërë të ditur se ditën e premte do të publikohet edhe drafti përfundimtar për Planin e ri Urbanistik. “Do të bëjmë shpalljen e draftit rregullues për qytetin e Tiranës, të premten në Akademinë e Arteve të Tiranës, dhe para kësaj një ekspozitë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku janë prezantuar dhjetëra punime të botës akademike të Tiranës, punime që kanë shërbyer dhe kanë ndihmuar shumë procesin e hartimit të Planit Rregullues të Tiranës”, - tha kryetari i Bashkisë. Edhe drafti i ri i Planit Rregullues do t’i nënshtrohet procesit të konsultimeve me grupet e interesit, për të arritur më pas në një draft final.

Privatizimi i Lanabregasit, Dalipi: Interpelancë me Bashën Këshilltarët socialistë kërkojnë shpjegime nga kreu i Bashkisë së Tiranës për mënyrën dhe procedurat që janë ndjekur në privatizimin e HEC-it të Lanabregasit Opozita në këshillin bashkiak të Tiranës kërkon interpelancë me kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, për çështjen e privatizimit të HEC-it të Lanabregasit. Kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi pohon se çmimi i blerjes

së HEC-it nga Ujësjellësi i Tiranës është shumë i lartë dhe procesi i këtij privatizimi nuk ka qenë transparent. Përmes një deklarate për shtyp, këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës theksojnë se marrëveshja e privatizimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve është tërësisht jotransparente, pasi sipas tyre, 15 mln euro po trajtohen si pronë private nga dy institucione publike. Lidhur me këtë, këshilltarët e majtë kanë kërkuar thirrjen në interpelancë

të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha, për të dhënë shpjegime për mënyrën dhe procedurat që janë ndjekur në privatizimin e HEC-it të Lanabregasit. “Basha të mos heshtë për blerjen e HEC-it Lanabregas. Mbi 15 mln euro për blerjen e HEC-it janë totalisht pa transparencë. Kërkojmë thirrjen në interpelancë të kryetarit të Bashkisë, Basha. Tiranasit do të paguajnë mbi 15 mln euro për blerjen e HEC-it nga UKT. 15 mln euro trajtohen si pronë private nga dy institucione publike. Blerja është bërë me pika të errëta për

çmimin 15 mln euro. Basha të sqarojë sa janë interesat e kredisë dhe si u përzgjodh fituesi. Basha të sqarojë sa është vlera e transaksionit”, - thuhet në deklaratë. Rreth një javë më parë, nga paketa e hidrocentraleve që u ndanë si shoqëri anonime më vete, përmes një ligji të vitit të kaluar, Lanabregasi ishte i pari që u privatizua. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit të Tiranës, kjo nismë synonte uljen e kostove për furnizimin me ujë dhe pritet të ndikoje në uljen e çmimit për konsumatorët në kryeqytet.

bulevardi

parashikojnë dy projektet

“DAR Group Turkey & United Kingdom dhe The Netherlands” dhe “Grimshaw Architects” janë dy studiot arkitekturore, midis të cilave do të zgjidhet projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Por cilat janë të përbashkëtat dhe dallimet e dy masterplaneve të përzgjedhura si më të mirat për zhvillimin e veriut të Tiranës? Studioja turke-britanike “DAR Grup”, një nga pretendentet kryesore e koncepton Tiranën veriore me hapësira të gjelbra dhe me një qendër të re ekonomike dhe tregtare. Bulevardi kryesor do të ketë dy parqe të mëdha liqenore, ndërsa hapësira përgjatë lumit të Tiranës do të përdoret për të bërë biznes dhe për hapjen e qendrave të mëdha tregtare. “DAR Grup” me projektin e saj parashikon që deri në vitin 2020, 50% e biznesit do të përqendrohet në veri të Tiranës, ku do të jetë edhe 25 % e popullsisë kryeqytetase, ndërsa do të hapen rreth 200 mijë vende të reja pune. Britanikët e “Grimshaw” synojnë shndërrimin e Paskuqanit në qytet me ndërtesa të ulëta, me përjashtim të Pallatit të Drejtësisë, i cili konceptohet gjigant. Po kështu, projekti i studios “Grimshaw” përgjatë lumit zhvillon tri qendra të reja tregtare, duke e ideuar kryeqytetin me shumë qendra.


E martë, 15 maj 2012 13 qershor 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

15 05

Programi i Imunizimit, Vasili: Vaksina të sigurta Shqipëria është vlerësuar për Programin e Imunizimit, me një mbulesë vaksinale rreth 9 %, si dhe për sigurinë e vaksinave të aplikuara. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, “siguria e vaksinimit në vendin tonë prej vitesh ka njohur përparim, ndërsa në vitin 2005 është

ngritur edhe Autoriteti i Kontrollit të Vaksinave jashtë programit të vaksinimit, pranë Qendrës së Kontrollit të Barnave”. Vasili tha se është përforcuar edhe auditi pranë programit kombëtar të vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa personeli

shëndetësor trajnohet nëpërmjet një sistemi të rregullt e të vazhdueshëm që nga viti 2011. Vaksinat që ofrohen nga Programi Kombëtar i Imunizimit janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe konform ligjit të barnave.

Marshimi i parë i gay-ve, shashka mbi aktivistët

shkurt

Ekspozita “Kukafshehti”

Nga momenti i hedhjes së lëndëve plasëse në sheshin "Nënë Tereza"

Rreth 20 aktivistë që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT kanë dalë pasditen e djeshme në një xhiro me biçikleta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë provokuar nga dy të rinj, të cilët kanë hedhur mbi ta lëndë plasëse Jonida Tashi Axhenda e aktiviteteve të komunitetit gay kundër homofobisë ka nisur me një pedalim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Nënë Tereza”. Aktivistë për të drejtat e personave gay, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) pedaluan pasditen e djeshme me biçikleta në bulevardin kryesor të Tiranës, duke sfiduar jo vetëm kushtet e këqija të motit dhe shiun që ra pa ndërprerje, por mbi të gjitha mentalitetin dhe fobirat e pajustifikuara të një vendi që kishte muaj që diskutonte nëse do bëhet apo jo një paradë gay. Por dalja e parë publike e komunitetit gay për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe mirëpranim nga shoqëria nuk ka rezultuar e suksesshme. Ajo që është vënë re ka

qenë numri i ulët i pjesëmarrësve në këtë marshim, rreth 20 aktivistë, dhe prania e lartë e forcave policore për zhvillimin e tij. Por, megjithëse pedalimi kundër homofobisë ishte i shoqëruar nga policia, ai është provokuar që në nisje të tij nga dy të rinj të panjohur, të cilët kanë hedhur lëndë plasëse (shashka dhe tymuese) mbi aktivistët e LGBT. Një grup të rinjsh të vendosur tek kolonat mes Rektoratit të UT dhe Muzeut Arkeologjik hodhën lëndë plasëse dhe tymuese në drejtim të pjesëmarrësve. Rreth 30 forca policie që po mbikëqyrnin këtë manifestim, të parin të kësaj natyre në kryeqytetin shqiptar, kanë identifikuar dhe më pas kanë shoqëruar dy “provokuesit”. Pavarësisht situatës së krijuar, koordinatori i Lëvizjes për homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët, Pro LGBT, Kristi Pinderi ka theksuar se përveç mentalitetit shqiptar ata sfiduan dhe motin, ndërsa ka paralajmëruar agresorët se ky është vetëm fillimi. “Patëm disa tentativa nga disa agresorë që nuk e përkrahën lëvizjen tonë. Por dua t’u them atyre që është vetëm fillimi. Përveç mentalitetit që ekziston në Shqipëri arritëm të sfidonim edhe motin e keq, edhe shiin. Por për fat të mirë, ka qenë si një lloj energjie që aktivistëve u ka dhënë në një ditë të veçantë. Për

Kristi Pinderi me aktiovistë të tjerë të komunitetit LGBT

herë të parë kam përshtypjen që Shqipëria mund të thotë se ka bërë ‘gay praden’ e parë kështu që të paktën për këtë fakt ne jemi të lumtur”, - u shpreh aktivisti Kristi Pinderi. Marshimi i djeshëm përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, me sloganin “Flije Mendjen! Disa njerëz janë Gay”, do të pasohet me aktivitete të tjera në ditët në vijim. Në njoftimin për shtyp të kësaj lëvizje theksohet se “në të gjitha eventet në kuadër të 17 Majit, ne do tregojmë se historia e LGBT nuk është vetëm ajo historia e shtypjes, e diskriminimit dhe e dehumanizimit të natyrës njerëzore, por është mbi të gjitha një histori e përjetshme dashurie”. Kështu, ditën e mërkurë, në datën 16 maj, komuniteti

Kjo “paradë”, e para e këtij lloji në Shqipëri, është shoqëruar me hedhjen e disa tymueseve dhe shashkave nga persona kundër kësaj lëvizjeje, 2 prej te cilëve janë shoqëruar në polici

LGBT do të zhvillojë një aktivitetet në qytetin e Vlorës, ndërsa më 17 Maj në Tiranë do të zhvillohet marshimi përmbyllëse. “Ky është vetëm fillimi”, tha Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës Kundër Diskriminimit të LGBT, “ne do të vijojmë me aktivitete të tjera, së pari në Vlorë ku do të diskutojmë në një forum të hapur me të rinjtë mbi të drejtat e komunitetit LGBT, ndërsa eventet do të kulmojnë me çeljen e ekspozitës “Kukafshehti” në Tirana Ekspres, atje ku për herë të parë do të ekspozohen portrete të vetë pjesëtarëve LGBT që të gjithë shqiptarë”. Sipas Karajt, është e rëndësishme që komuniteti LGBT ka nisur tashmë të thyejë frikën dhe murin e heshtjes dhe të tregojë se nëse organizohet mund të arrijë gjithçka. Aktiviteti i 17 Majit që nuk do të jetë paradë e mirëfilltë, por një marshim, është parashikuar të mbahet në lulishten “Tre vëllezërit Frashëri”, por organizatorët thonë se nuk është marrë ende leja në polici, çka mund të ndryshojë edhe vendin e mbajtjes së tij. Organizatorët presin që në këto aktivitete të marrin pjesë edhe shumë figura publike që i përkasin komunitetit heteroseksual, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të pranojnë individët LGBT si anëtarë normalë të shoqërisë sonë.

Në datën 16 maj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT do të hapë ekspozitën “Kukafshehti”. Kjo është e para ekspozitë që adreson jetën dhe dashurinë e komunitetit gay si pjesë integrale e shoqërisë shqiptare. Dokumenton karaktere dhe aksione të këtij komuniteti në përpjekjen e tyre për të rritur ndërgjegjësimin publik. “Kukafshehti” qëllon të portretizojë, pa e fshehur vetveten, komunitetin dhe lidhjen e tij të fortë me shoqërinë shqiptare si e tërë në mënyrat e jetesës, eroticizmin dhe mendime e tyre.

“Qyteti i ngjyrave” Në datën 17 Maj 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, në kuadër të Muajit të Europës do të çelë ekspozitën fotografike “Qyteti i ngjyrave”. “Qyteti i ngjyrave” nënkupton fotografimin e mjediseve dhe objekteve publike ose private, në të gjithë Shqipërinë, që janë shumëngjyrëshe dhe që ngjasojnë në një mënyrë ose tjetër më ngjyrat e ylberit. Sipas organizatorëve, mesazhi i kësaj ekspozite është se shoqëria demokratike dhe moderne që duam të ndërtojmë përbëhet nga grupe të shumta sociale, të cilat duhet të kemi kurajon, dijen dhe kulturën për t’i pranuar dhe integruar në gjirin tonë.

Strehimi i romëve, jetesa e vështirë në repart Katër muret e repartit ushtarak në zonën e Sharrës nuk ua kanë ndrequr aspak jetën e përditshme tetë familjeve rome, që u dërguan aty me premtimin se do t’u ofroheshin kushtet kryesore. Fëmijët janë të sëmurë me temperaturë dhe të vjella. Uji që pinë është i ndotur dhe për ta nuk ka ilaçe. Kjo është gjendja në disa nga familjet që janë strehuar tek ish-godina e një reparti ushtarak në Kombinat. Por nuk mjaftojnë vetëm kushtet e vështira. Familjet rome që

jetojnë në këto godina kërcënohen vazhdimisht nga banorët e zonës që pretendojnë pronësinë mbi truallin, ku është ndërtuar reparti ushtarak. Për këtë arsye, gjatë gjithë kohës romët ruhen nga një njësi e policisë. Banorët e këtij komuniteti thonë se jetojnë me frikë, se natën gratë dhe fëmijët mblidhen në një dhomë, ndërsa burrat qëndrojnë jashtë duke ruajtur. Të zhgënjyer nga premtimet e shumta, ata kërkojnë siguri, punë dhe kushte për fëmijët e tyre. Min-

istria e Punës para disa muajsh tha se këto godina do të rikonstruktohen tërësisht para se të futen familjet rome, të cilat protestuan për disa ditë në ambientet e Avokatit të Popullit. Zgjidhja për ta janë ambientet, ku nuk ka as energji elektrike apo ujë të pijshëm. Në Ministrinë e Punës sqarojnë se ditën e sotme do të bëhet një takim me donatorët e huaj për përmirësimin e situatës së romëve që jetojnë në ish-repartet ushtarake.

Banorët e këtij komuniteti thonë se jetojnë me frikë, se natën gratë dhe fëmijët mblidhen në një dhomë, ndërsa burrat qëndrojnë jashtë duke ruajtur


16

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

rajon

Merkel humb në Vestfali, s’ndryshon kursi Kancelarja gjermane, Angela Merkel këmbëngul se humbja e madhe që pësoi partia e saj në rajonin më të populluar të Gjermanisë, nuk do ta dobësojë atë derisa po lufton kundër thellimit të krizës së borxheve europiane. Merkel po ashtu tha se është “shumë e relaksuar” në lidhje me zgjedhjet kombëtare që

mbahen në fund të 2013-ës. Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet rajonale. Demokratët e Krishterë të Merkelit kanë fituar vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit të Vestfalisë. Socialdemokratët e opozitës dhe Të Gjelbrit kanë siguruar shumicën, ndërsa Partia

Pirate ka marrë më pak se 8 për qind të votave, por ka siguruar ulëse në Asamblenë e shtetit gjerman. Merkel këmbëngul se rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me punën e saj, duke shtuar se puna e saj në Europë nuk preket nga ajo që pranoi se ishte “disfatë e dhimbshme dhe e hidhur”.

Presidenti Papoulias shtyn negociatat, por partitë larg kompromisit Greqia vijon të mbetet në kaos, ndërsa tani flitet për një qeveri teknike 2-vjeçare, edhe pse gjasat për marrëveshje janë të vogla. Sot përcaktohet nëse vendi shkon në zgjedhje të reja Lideri socialist grek, Evangelos Venizelos tha se nuk është optimist për formimin e koalicionit të ri qeverisës një javë pas zgjedhjeve, që nuk nxorën një fitues të pastër. Ai i ka bërë këto komente pas takimit të fundit dje në mbrëmje me presidentin Karolos Papoulias së bashku me liderët e “Demokracisë së Re” konservatore dhe partitë e vogla të së Majtës Demokratike. Ai tha se presidenti ka propozuar formimin e një qeverie teknokrate dhe ka shtyrë për të martën raundin tjetër të bisedimeve, që duket se do të jetë edhe i fundit para zgjedhjeve të reja. Udhëheqësi i Syrizas, blloku majtist i cili përfundoi i dyti nga zgjedhjet e 6 majit,

refuzoi të marrë pjesë në bisedime. Syriza ka thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion, i cili mbështet marrëveshjen e shpëtimit me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, marrëveshje kjo që synon shmangien e falimentimit të shtetit grek. Takimi i djeshëm zgjati 50 minuta. Pasi kanë dalë nga takimi, asnjë prej liderëve nuk ka bërë deklarata, përveç kryesocialistit Venizellos që ka thënë se ende nuk kanë arritur në një përfundim dhe se negociatat do vazhdojnë. Dy partitë e mëdha dhe shumë media të vendit kanë rritur presionin e tyre orët e fundit për pjesëmarrjen e radikalëve të majtë në qeveri, duke paralajmëruar qartë për rrezikun e falimentimit të vendit dhe kthimit në dhrahmi, paralajmërim që ka ditë që bëhet edhe nga Brukseli e Berlini. Por ka zëra se edhe mund të “thyhet”. Në këtë rast krijohet qeveri me 168 deputetë, 108 Demokracia e Re, 48 PASOK dhe 19 E Majta Demokratike. Ndërkohë, partia nacionaliste “Grekët e Pavar-

ur”, si forcë e katërt politike në vend, ka shprehur pakënaqësinë e saj që nuk është ftuar në bisedimet e sotme. Shumica e skenarëve tregojnë se përsëri nuk do ketë konsensus dhe se është çështje orësh shpallja e zgjedhjeve të reja. Burime gazetareske flasin edhe për mundësinë e një qeverie teknike me personalitete të shquara të vendit

me afat 6-mujor, por kjo konsiderohet si një masë përgjysmake që do japë një zgjidhje të përkohshme. Kreu i Syrizas, Tsipras i hap luftë sa vjen e më ashpër kursit të kursimit dhe spekulon për zgjedhje të reja të afërta (me shpresën se partia e tij do të dalë pas përsëritjes së zgjedhjeve si forca më e madhe). Sondazhet e fundit duket se e

konfirmojnë llogarinë e tij. Që Tsipras nuk lë rast pa humbur që me retorikë të majtë të kërkojë të mbledhë vota, kjo u pa përsëri në fjalimin e tij televiziv pas bisedimeve të krizës te Presidenti i shtetit. “Pas këtij takimi është e qartë se prej partisë sonë nuk pritet miratim a tolerancë, po sheshim rruge në krim”, - deklaroi Tsipras. Mirëpo në emër të demokracisë, të sovranitetit të popullit dhe të përgjegjësisë patriotike, unë nuk do të marr pjesë në këtë bashkëpunim në krim”, - shtoi ai. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë grekëve të dënojnë njëherë e përgjithmonë politikën e së djeshmes. Vetëm një shpresë mbetet për vendin: Uniteti i popullit kundër shantazhit dhe kundër vazhdimit të barbarisë”. Derisa Presidenti i shtetit vazhdonte të përpiqej të dielën në mbrëmje për një qeveri koalicioni, Tsipras shijoi një kontakt të drejtpërdrejtë me masën në një të ashtuquajtur ‘asamble popullore’ në qytetin-port të Pireut. Atje, ai u premtoi përkrahësve të vet një të majtë të fortë, e cila do të bashkëpunojë vetëm me popullin.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT E PËRGJITHSHME SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA

DREJTORIA E E SHËRBIMEVE JURIDIKE DREJTORIA SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ REPUBLIKA E SHQIPËRISË REPUBLIKA E SHQIPËRIS Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

E PUNËVE DHE TRANSPORTIT MINISTRIA PUNËVE PUBLIKE DHE T Adresa:PUBLIKE Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax:E++355 42 232389 E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVEsHPALLJE MBËSHTETËSE REJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE M DPUBLIK KëRKEsE PëR sHPRONësIM Nr. _____ ProtTiranëmë ____/___/2012

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE Nr.

_____ ProtTiranëmë ____/___/2012

DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIK

e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga ndërtimi i segSEKTORIMinistria I SHPRONËSIMEVE SEKTORI I SHPRONËSIMEV mentit rrugor “Ura e Bujanit - Sopot” (kultura bujqësore dhe drufrutorë) ____________________________________________________ ____________________________________________________ Subjekti kërkues i këtij objekti është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky Gazetës “MAPO” shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur vlerësuar në bazë të Vendimit nr.138, datë 23.03.2000 të Këshillit të Ministrave “Për Tel:++355 kriteret MINISTRIA E PUNEVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT Tel:++355 Tiranëtë tretë, teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave DREJTORIA E PERGJITHSHME E RRUGEVE për interes publik”, (i ndryshuar) për pronarët sipas listës emërore bashkëlidhur. DREJTORIA E SHPRONESIMEVE Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat eGazetës tretë, brenda “STANDARD” 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria Tiranë e Punëve Publike dhe Transportit). Pronarët për të cilët në kolonën shënime në tabelën e publikuar, është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP”, do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave dhe pasi të kenë dokumentacionin të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve Lista e drufrutoreve qeparaqitur shpronesohen ngarespektiv ndertimi Lënda: Publikim kërkese për shpronësim për publik (subjekti kërkues në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dheinteres marrjen në përdorim të përkohshëm, të pasurisë pronë private për interes publik”).

”, nr.5, Tiranë

42 380793; Fax: ++355 42 232389 Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë 42 38 Gazetës “MAPO” ____ ProtTiranëmë ____/___/2012 Nr. _____ ProtTiranëmë ____/__ Tiranë Gazetës “STANDARD”

Tiranë i aksit rrugor "Sopot - Ura e Bujanit" (Tropoje) Gazetës “MAPO” Gazetës “MAPO” Vlera totale e këtij shpronësimi është prej 1 187 000 (një milion e njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 Tiranë Lista e drufrutorëve që shpronësohen nga ndërtimi i aksit rrugor "sopot Ura e Bujanit" (Tropojë) “Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, nda: Publikim kërkese për shpronësim për interes publik tëbëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Lloji i drufrutorit dhe vlera Pronari e “STANDARD” Bujanit Sopot” Gazetës Gazetës “STANDARD” Sip. qe Arre Vlera Zona Vlera/ Kumbull Vlera/ Molle Vlera/ (kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. Tiranë anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit datë Totale 22.12.1999 rrenje rrenje rrenje nr.8561, rrenje rrenje rrenje Nr. Emri Atesia Mbiemri kad. Nr /pas preket 3490 72/1 410 3 1000 22 4500private përinterespublik” 102000 1 Selim Mal Çelaj rshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë 2 Brahim Jakup Hoxha 3490 72/2 83 3 4000 7 4000 40000 ëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura Publikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga data 3490 72/4 170 4000 7 4000 40000 3 Lulezim Qazim Çelaj hpronësim për interes Qazim  publik me Lënda: 53Publikim kërkese për shpronësim për interes publi 09.05.2012 data 15.05.2012. Bujanit Çelajvonë se 3490 622/11 308 4000 25 4000 3 3000 129000 Sopot” 4 Hajredinderidhejo Tahir Aliaj 3490 607/1/3 97 3 10000 2 4000 38000 5 Mus lturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. Rexha 3490 607/1/4 446 5 10000 7 4000 78000 6 Rexhep Arif ëngaanajuaj, qënëbazëtëligjit nr.8561, datë 22.12.1999 Me anëtëkësajshkresekërkojmëngaanajuaj, qënëbazëtëligj 7 Mus Zymer Gosturani 1133 1007/4 386 10 4000 10 4000 80000 SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK ërdorimtëpërkohshëmtëpasurisëpronë private përinterespublik”, “Përshpronësimetdhemarrjennëpërdorimtëpërkohshëmtëpasuri 8 Fatmir Zymer Gosturani 1133 1007/3 641 5 4000 20 4000 100000 Zymer Gosturani 1133 1007/1 392 6 4000 24 4000 120000 9 Riza ronësim, përpasuritëqëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura tëbëhetpublikimiikërkesëspërshpronësim, përpasuritëqëpreke blikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga data Fazli Gosturani 1133 1007/2 671 10 4000 20 4000 120000 10 Idriz Ministria e nit Sopot” e Bujanit 05.2012 deridhejo me- vonë 15.05.2012. Ram Byberi se data 2878 1009/1 1093 16 10000 40 4500 340000 11 Skender PunëvePublikedheTransportitshpallkërkesënpërshpronësimpërinterespubliktëpasurivetëpaluajtsh sipastekstitdhelistësqëibashkangjitetkësajshkrese. (kulturabujqësoredhedrufrutorë),sipastekstitdhelistësqëibashka SHUMA TOTALE qëprekenngandërtimiisegmentitrrugor“Ura 1187000 mepronë private, e Bujanit Sopot” (kulturabujqësoredhedrufrutorë)

SubjektikërkuesikëtijobjektiështëDrejtoria e Përgjithshme e PUBLIK Rrugëve. Me SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM imtëbëhetpërnjëperiudhënjëjavore duke filluarnga data Publikimiikërkesëspërshpronësimtëbëhetpërnjëperiudhënj anëtëkëtijpublikiminështypkërkojmëtëvëmënëdijenipersonattëcilëtprekenngakyshpronësim.


rrethe

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Kapen me 100 kile hashash dhe një arë të mbjellë, pranga vëllezërve Pas një javë hetimesh efektivët e antidrogës në komisariatin e Vlorës kanë sekuestruar 108 kg drogë e llojit hashash, duke vënë në pranga edhe dy vëllezër që kishin drogën dhe disa 91 rrënjë hashash të mbjella në kubikë. Operacioni policor i koduar “Zgjimi” vuri në pranga dy vëllezërit, Edlir Ibrahimaj 41 vjeç dhe Androkli Ibrahimaj 42 vjeç, që të dy lindur

dhe banues në fshatin Velçë të Vlorës. Efektivët e antidrogës pas marrjes së informacionit në rrugë operative kanë identifikuar dy vëllezërit dhe kanë kontrolluar banesat e tyre. “Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Edlir Ibrahimaj janë gjetur 93 kg lëndë narkotike të vendosur në 12 thasë me ngjyrë të bardhë, ndërsa pjesa tjetër prej 15 kg është

gjetur në banesën e shtetasit Androkli Ibrahimaj, e vendosur në 3 thasë”, njoftoi policia. Sipas saj, gjithashtu nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bime narkotike “kanabis-sativa”, të cilat ishin të vendosura në gota plastike. Forcat e antidrogës kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë, si dhe farë bime narkotike.

shkurt

Bie nga kati i katërt, vdes punëtori

Vëllai i Rajmondës: Vrasësi na kërcënoi në telefon pas krimit Marjus Greca: Mori në telefon dhe tha: ‘Unë e vrava, do të nisem për në Angli. Për çfarë e vrava, pyet motrën time”. Familjarët e 27-vjeçares Rajmonda Sota, e ekzekutuar me armë zjarri të shtunën në mbrëmje, thonë se vrasësi Erjon Cjapi, ende i lirë, i kërcënoi ata me anë të telefonit. “Mori në telefon dhe tha: ‘Unë e vrava, unë do të nisem për në Angli. Për çfarë e vrava, pyet motrën time”, - tregon Marjus Greca, vëllai i viktimës, i cili theksoi se i kërkuari edhe i kishte kërcënuar. Autori i ngjarjes është 32-vjeçari Erjon Cjapi, banues në të njëjtin fshat me viktimën dhe tashmë është në kërkim nga ana e policisë, e cila sipas të afërmve të viktimës, duhej të kishte ndërhyrë më parë, për të parandaluar vrasjen që ishte paralajmëruar. Akuza Familjarët e viktimës akuzojnë punonjësin e policisë së zonës se nuk kishte marrë asnjë masë, edhe pse gruaja, nënë e dy fëmijëve kërkoi disa herë ndihmë. “Ai i tha ‘unë do të

të vras’. Tha se ‘do t’i mbledh të gjithë’. U lajmërua disa herë policia, u thamë hajdeni e merreni vajzën se do ta vrasin, por asgjë nuk u bë”, tregon vëllai i viktimës. Prindërit e Rajmondës janë të tronditur për ngjarjen e rëndë dhe kërkojnë arrestimin e autorit të kësaj vrasjeje. Ata janë ngujuar në shtëpi dhe qëndrojnë roje nga frika e ndonjë sulmi prej këtij të fundit, ndërsa sipas tyre nuk dihen ende motivet e krimit. Persona të njohur thonë se Cjapi, i akuzuar për krimin, ishte një person që kishte bërë edhe më herët kërcënime të ngjashme ndaj personave të ndryshëm. Ata tregojnë se ai njihej si problematik në zonë, ndërsa ende nuk është e qartë pse policia nuk ka ndërhyrë në këtë rast. Ndërkohë edhe vjehrra e viktimës pranoi se vrasja ishte paralajmëruar dhe se autori i saj u kishte thënë më herët atë ditë se do t’i digjte të gjallë. Ngjarja Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të së shtunës në lokalin pronë e familjes Sota, në fshatin Toshkëz. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, nëna e dy fëmijëve, përkatësisht pesë dhe dhjetë vjeç, ka qenë duke punuar pranë banakut. Atë çast brenda lokalit ka

mbërritur i armatosur autori i dyshuar, i cili ka qëlluar duke zbrazur automatikun mbi Rajmondën. Goditjet kanë qenë fatale dhe si pasojë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në atë çast në lokal ka qenë edhe Cani, i cili është qëlluar me armë duke u plagosur rëndë. Predhat janë shpërndarë sa në banak ashtu edhe në tavolinat dhe derën e lokalit. Pas kësaj autori është larguar me një motoçikletë. Policia që mbërriti pak kohë më vonë në vendngjarje transportoi për në spital 24-vjeçarin, por ky i fundit për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë afër mesnatës. Policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale mjetin motor që i përket viktimës 24 vjeç, si dhe armën e krimit. Burimet nga policia thanë se prej 24

“Ai i tha ‘unë do të të vras’. Tha se ‘do t’i mbledh të gjithë’. U lajmërua disa herë policia, u thamë hajdeni e merreni vajzën se do ta vrasin, por asgjë nuk u bë”

orësh kanë nisur të krehin gjithë zonën në kërkim të autorit të vrasjes së dyfishtë dhe mendohet se ai është strehuar në malin e Shpiragut. Hetimet Sipas policisë, hetimet kanë zbardhur se Rajmonda Sota kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me 32-vjeçarin Erjon Cjapi, prishja e së cilës dhe dyshimet e këtij të fundit për një lidhje mes dy viktimave kanë shërbyer si motive të vrasjes së dyfishtë. Policia thotë se 32-vjeçari Erjon Cjapi, i dyshuar si autor i vrasjes të shtunën në mbrëmje në një fshat të Lushnjës, është fshehur në malin e Shpiragut, ndërsa po punohet për ta arrestuar atë. Ndërkohë burime pranë saj thonë se nga hetimet rezulton se viktima Rajmonda Sota, e martuar dhe me dy fëmijë, kishte pasur një lidhje sentimentale me të dyshuarin, por e kishte braktisur atë kohë më parë. Sipas policisë, ka qenë xhelozia ajo që ka sjellë masakrën dhe dy të vrarët të shtunën në fshatin Toshkëz, ndërsa dyshohet se edhe plumbat mbi Marsel Canin, 24 vjeç, banor i fshatit Cinar, janë shtënë po për motive të xhelozisë, pasi Erjon Cjapi që akuzohet për vrasjet, dyshonte për një lidhje të këtij të fundit me 27-vjeçaren.

Pogradec- Ka vdekur në mënyrë aksidentale një punëtor në qytetin e Pogradecit, teksa ishte duke punuar si çdo ditë tjetër në një pallat në ndërtim e sipër dhe ka rënë nga kati i katërt i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 të së hënës në Pogradec, në afërsi të stadiumit të këtij qytetit. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë mësohet se viktima e identifikuar pas ngjarjes është shtetasi Kujtim Tomorri 55 vjeç, i cili ishte duke punuar në një pallat në ndërtim. Mësohet se muratori ka rënë nga kati i katërt i pallatit në lagjen numër 1 të qytetit liqenor. Nga të dhënat paraprake që kanë dhënë disa kolegë të viktimës mësohet se reshjet e shiut, të cilat kanë filluar në mënyrë të befasishme, mendohet të janë bërë shkak i kësaj tragjedie. Viktima ka dashur të mbrohet nga shiu, për të mos e lënë punën e tij përgjysmë, por i ka shkarë këmba nga skela dhe për pasojë ka përfunduar i vdekur në tokë. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet. Pista ku ajo ka përqendruar hetimet për vdekjen e punëtorit 55-vjeçar është moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik. I. V

Pranga dy kosovarëve, u kapën me drogë Kapshticë- Kapet drogë në kufirin me Greqinë, policia në hetim për një rrjet të organizuar narko-trafiku nga Kosova në vendin fqinj. Policia kufitare sekuestroi rreth 20 kg lëndë narkotike të llojit “kanabis-sativa” në pikën kufitare të Kapshticës. Sekuestrimi dhe arrestimi i dy kosovarëve kanë ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të së hënës në Kapshticë. Droga u sekuestrua gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin me targa AA 908 CR. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e automjetit dhe kishte si destinacion shtetin grek. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Sopot Sejdiu, si dhe personin tjetër që udhëtonte me të, Naser Bajrami nga Kosova. Të dy shtetasit kosovarë kishin si destinacion qytetin grek të Selanikut, aty ku dyshohet se do të dorëzohej malli. Ndërkaq policia po punon për zbulimin e një rrjeti të mundshëm të trafikimit të drogës që nis nga Kosova dhe vijon në disa qytete të Shqipërisë. Burime të policisë kufitare i thanë gazetës se ka pasur një sinjal për kalimin e drogës në këtë pikë kalimi, ndaj kontrolle të ngjashme janë ushtruar gjatë kësaj dite në disa dhjetëra automjete që kalonin kufirin drejt Greqisë në Kapshticë. I. V

Stimulimi i pjekjes artificiale të domates rrezikon jetën e fëmijëve Elbasan -Kthehet në problem shqetësues stimulimi i pjekjes me medikamente i domateve në disa ferma në qarkun e Elbasanit. Të nxitur nga dëshira për të nxjerrë sa më parë në treg perimen e stinës me një çmim sa më të lartë, mjaft fermerë në nënprefekturën e Peqinit dhe në Elbasan janë duke praktikuar spërkatjen e domateve me kimikate që të arrijnë skuq je artificiale të tyre. Ilaçe stimuluese të kësaj natyre ka pothuaj në çdo

farmaci bujqësore. Pasi blejnë ilaçin, fermerët spërkasin serat e mbjella me domate, dhe për 2-3 ditë arrijnë përfitojnë kokrra flakë të kuqe nga jashtë, por që janë jeshile dhe të papjekura nga brenda. Menjëherë pas spikatjes ata nxjerrin prodhimin në treg dhe përfitojnë në mënyrë të pandershme duke konkurruar fermerët e tjerë, të cilët janë duke pritur ciklin natyral të pjekjes së domateve. Fenomeni ndodhet ende në fillimet e tij,

megjithatë ai tashmë është evident në treg. Pasojat i vuajnë klientët, të cilët e blejnë me çmim të lartë këtë perime, e cila nuk ka shije e asnjë vlerë ushqyese e për më tepër, sipas specialistëve të fushës, është e dëmshme veçanërisht për fëmijët. Dr. Bujar Kllogjeri shprehet se “kimikati i përdorur për stimulimin e skuq jes së domateve është provuar se ndikon negativisht në metabolizmin e fëmijëve dhe moshave të reja. Mbetjet toksike të

tij ndikojnë në rritje e veçanërisht në organet e riprodhimit. Ndaj është mirë që fëmijët të mos ushqehen me domate të skuqura artificialisht”. Sipas agronomëve, kimikati lejohet për tregtim në farmacitë bujqësore e madje edhe për aplikim, por sipas tyre spërkatja mund të kryhet kur kokrra e domates është e pjekur nga brenda dhe gjatë transportit për në destinacion stimulohet të marrë një ngjyrë më të bukur. Fatos Salliu


kultura 18

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

prezantohet së shpejti Ditari i ekonomistit Mitrush Kuteli. Nga data 2 nëntor - 24 dhjetor 1943, në ditar janë mbajtur shënime nga lufta për të shpëtuar floririn e Bankës dhe bisedimet me palën gjermane

Ditari i Dr. Paskos Bisedimet me gjermanët për të shpëtuar arin shqiptar Jorida Pasku

N Kam punuar pa interes vetjak, bile kundër interesit vetjak. Nuk kam ndjekur kurrë pasurimin tim, sepse ky pasurim mund të bëhej vetëm me dy mjete: me vjedhje (ka një mijë e një mënyra vjedhjeje dhe unë s’kam përdorur asnjërën), dhe me tradhëti, duke u shërbyer të huajve për të grabitur vendin dhe duke marrë para për këtë shërbim. Zgjodha rrugën e kundërt: luftën kundër atyre që donin të grabisnin, atyre që grabisnin. Nuk i ndala dot të tëra, jo se s’desha, jo se kisha interes, po se s’munda. Kaq munda, kaq bëra. Kundër grabitjeve italiane, kundër grabitjeve gjermane, kundër grabitjeve jugosllave. Nuk zgjodha kurrë udhën e rehatit vetjak, udhën “urtë e butë e lugën plot” Fragment nga “Testamenti”

ë përvjetorin e 105-të të lindjes dhe të 45-të të vdekjes së shkrimtarit Mitrush Kuteli (13 shtator 1907-4 maj 1967) botohet “Ditari i Ekonomistit” (Nga lufta për të shpëtuar floririn e Bankës dhe disa raporte e kujtime) nga familja që janë edhe botuesit e veprës (Botimet “Kuteli-04”). Libri hidhet këto ditë në qarkullim në libraritë e Tiranës. Siç është bërë e udhës, në kryeqytet kaloi pa u ndjerë përvjetori i Kutelit, kurse në Pogradec më 5 maj Zyra Arsimore (?!) organizoi një aktivitet kulturor e artistik ku morën pjesë njerëz të kulturës, familja, miq, qytetarë të Pogradecit dhe adhurues të veprës së shkrimtarit. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Dr. Aurel Plasari mbajti referatin “Kuteli dhe Eposi kutelian”; Dr. Adrian Civici kumtoi “Një vështrim për Kutelin në ekonomi”; aktori Mitrush Kabashi interpretoi vargjet “Poem kosovar”. Fragmente nga krijimtaria e Kutelit iu lanë nxë-

nësve të shkollës së mesme të përgjithshme “M.Çollaku”. Më tej ekspozita “Motive kuteliane” e piktorëve Anastas Kostandini (Taso), Gjergji Lako, Gentian Zeka, ekspozitë fotografike nga jeta e Kutelit dhe një ekspozitë librash. Në librin “Ditari i një ekonomisti” është përfshirë edhe botimi “Tri problema në lidhje me Bankën Kombëtare” (Konstancë, Shtypshkronja “Albania”, 1932), i vetmi libër shqip i shkruar nga Dr. Pas (kështu i ka nënshkruar ai një pjesë të shkrimeve ekonomike, ose thjesht “Pas”, “AB” etj., ku ekonomisti bën tri analiza bazë: “Problema e Monedhës së Vogël”, “Problema e Fitimeve” dhe “Kapitali, Aksionet dhe Privilegji” të Bankës së Shtetit Shqiptar, institucioni ku Kuteli punoi si konsulent dhe më vonë drejtor i Drejtorisë Qendrore së saj. Botimi është i pajisur edhe me disa raporte zyrtare: “Raport mbi Çështjet Monetare-Financiare për t’u shqyrtu-

ar prej Komisionit Shqiptaro-Gjerman”, “Mendime për Kombëtarizimin e Bankës Kombëtare të Shqipnis”, “Raport mbi disa masa valutare për t’u marrë për mbrojtjen e interesave të ekonomis Kombëtare”. Ka aty letra drejtuar Rexhep Mitrovicës - Kryetar i Këshillit të Ministrave, Rrok Gerës, dhe në fund kujtime, ku flitet edhe për rëndësinë që Dr. Pasko i jepte monedhës shqiptare duke dënuar spekulimet. Mban mbërthyer atë që e merr në dorë botimin - që i përket ose jo fushës ekonomike - sidomos “Ditari...” , i kopjuar nga dorëshkrimi nga Misto Marko, nip i Kutelit, nga motra e madhe Aglla, i cili ka shkruar edhe pasthënien. Shënimet sqaruese janë të familjarëve, Atalanta e Pandeli Pasko. Ditari është mbajtur nga 2 nëntori deri më 24 dhjetor të 1943-it, në kohën kur Komisioni i Bankës së Shqipërisë ishte në bisedime me pushtuesin gjerman. Ja sesi nis ai: ”Një lajm i keq. Gjermanët kanë marrë nga Roma klishetë

Elvira Diamanti, në krye të Këshillit Miratues të Projekteve Qendra Kombëtare e Kinematografisë zgjedh Këshillin Miratues të Projekteve në tri gjinitë e filmit (artistik, dokumentar dhe të animuar), që funksionon në periudhën maj 2012-2014. Pas shqyrtimit të propozimeve të bëra nga shoqatat e kineastëve, u vendos që në krye të Bordit të Ri (siç njihet ndryshe KMP) të jetë drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti, e propozuar nga “Albanian Producers and

Filmmakers Association” . Anëtarët e KMP-së për 2 vitet e ardhshme janë: Bashkim Hoxha, propozuar nga shoqata “Lumiere”; Esat Ibro, i propozuar nga shoqata “Lidhja e Kineastëve të Filmit Dokumentar”; Ylli Pepo, i propozuar nga “Shoqata e Kineastëve Shqiptarë”, Skerdi Mahmutaj nga shoqata e kineastëve të rinj “Belmond”, Ergys Faja, i propozuar nga shoqata e krijuesve të animacionit shqiptar “Albanimation”.

Pas shqyrtimit të propozimeve të bëra nga shoqatat e kineastëve, u vendos që në krye të Bordit të Ri të jetë drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti


E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

19

Restaurues, arkeologë e fizikantë diskutojnë për aplikimin e metodës së Fizikës Bërthamore në analizimin e objekteve

Dr. Dhimitër Pasko

e Bankës Kombëtare (135) dhe i kanë shpënë në Berlin. Kanë marrë edhe arin tonë, rreth 8.4 milion fr.shq. Më një anë arin e muar, më anë tjetër këtu muar edhe pare - 40 ml fr. Unë vajta në Këshillin e Regjencës dhe fola, fola sa u lodha.... Do bëhet një notë diplomatike”. Tek kalohen fletët kuptohet që kemi të bëjmë me ditarin e një ekonomisti, shkrimi i kursyer, Dr. Pas shënon çdo gjë aty, edhe cigaret e pira dhe orët e gjumit. Ka një lloj regjimi që ekonomisti kërkon ta ruajë me gjithë lodhjen e ditës, ndihet mirë kur fle sa duhet dhe kur ushqehet si duhet. Jetë në kohë lufte Është 2 nëntori i vitit 1943... Për më shumë se një muaj, Dr. Pas hedh nëpër faqet e ditarit ndjesi për mungesat në kohë lufte - shkruan për lodhjen e ditës dhe ëndrrat e natës, e sheh shpesh në ëndërr të atin (Pandi Pasko Kutelin), të vrarë dhe të djegur me gjithë shtëpinë në Pogradec, në shtator 1943 nga ushtarët italianë Problemet me shëndetin dhe lodhja, të ftohtit e lufta, mungesa e financave i rëndojnë, por ekonomisti nuk epet. Është 37 vjeç e i duhet t’i bëjë vetë të gjitha, kur kushtet nuk janë. Në njërin krah përgatit analiza... raporte ekonomike- lexon “Il finanziamento di una grande guerra” (Attilio Cabiati), për të kuptuar metodën g jermane të shfrytëzimit të shteteve të okupuar - në tjetrin shkruan për Nolin, gjen edhe kohën ‘për t’u arratisur me Omar Khajamin dhe Gorkin. Pastaj mbledhje me rëndësi me Komisionin e Bankës (bashkë me Berattin, Bejlerin, Kondin, Qytezën, Meksin) dhe delegatët gjermanë për arin që gjendet në Berlin, marrëveshjet me Gjermaninë. Komisioni i Bankës kërkon mallra, kurse pala gjermane kërkon të financohet ushtria. Por Dr. Pas është i prerë: “Populli shqiptar e ka humbur besimin te letrat. Ai kërkon arin. Ai parapëlqen arin”. Me humor përshkrimet që Kuteli bën për bisedimet me palën gjermane, kur thotë: “Këta qeratanj diplomatë qeshin e të vënë në dhé të gjallë” apo kur “i jep zemër” anëtarit tjetër të Komisionit, Dhimitër Berattit me fjalët: “Mbaju, Xha Mitkë, mbaju!” në negociata me palën gjermane.

Artisti i dashuruar me ngjyrat “Beyond daltonism” është ekspozita e parë (me 18 piktura) e Ervin Zarkës, e çelur në hollin e Tirana Backpacker Hostel. Pikturat e Zarkës dominohen nga ngjyrat e forta, të qarta dhe shprehëse. Kombinimi i tyre krijon imazhin e një ylberi të parë në këndvështrime të ndryshme, duke u formësuar më tej edhe nga tematika që secila pikturë përmban në vetvete. “Qëllimi i kësaj ekspozite ishte t’u tregoja ngjyrat e mia të tjerëve, t’u tregoja si i shoh dhe si i kombinoj ato duke

dashur të nxjerr në pah pozitivitetin e ngjyrave-një larmi e dëshirueshme për t’u parë e analizuar- sesi e shikoj unë një ngjarje apo një fenomen të caktuar duke mos e dhënë këtë imazh drejtpërdrejt, por duke përdorur elemente të fshehura që duan një sy të mprehtë për t’u parë e zbuluar, si dhe një përqendrim konstant për t’u kuptuar”, - shpjegoi artisti në çelje të ekspozitës. Me këtë lloj qëndrimi estetik kundrejt imazhit të krijuar ai përpiqet të transmetojë tek publiku mesazhin

se ngjyrat të japin energji, forcë dhe pozitivitet. “Janë ngjyrat ato që na bëjnë të ndihemi mirë dhe të na japin një kënaqësi shpirtërore, sidomos kur i shikojmë që janë të kombinuara përsosmërisht me njëra-tjetrën. Me çdo pikturë kam përfaqësuar shpirtin e kujtdo, duke dashur që çdokush të ishte plot dritë brenda vetes dhe emocion ngjyrash në çdo aspekt të jetës. Ngjyrat janë aq të dukshme dhe aq të forta sa edhe një daltonik do arrinte t’i shikonte”, u shpreh ai.

Laborantet duke restauruar tavanin 138 vjeçar

Fizika bërthamore, e ardhmja e trashëgimisë kulturore Objektet e trashëgimisë kulturore mund të analizohen me anë të aplikimit të metodave analitike të Fizikës Bërthamore pa i shkaktuar asnjë dëmtim objektit. Kjo ishte tema bazë që u diskutua në seminarin e djeshëm, ku morën pjesë restaurues, specialistë, arkeologë dhe fizikantë të vendeve të rajonit. Seminari njëjavor shërben jo vetëm si shkëmbim eksperiencash në këtë fushë, por dhe si një “shkollë” trajnimi për specialistët e ardhshëm. Drejtori i Qendrës së Fizikës Bërthamore të Aplikuar, Nikolla Civici ishte i mendimit se aplikimi i metodave moderne-të aplikuara në të gjitha vendet europiane-i ndihmon restauruesit për marrjen e të dhënave të objektit kulturor që i nënshtrohet konservimit. “Thjeshtëzimi i punës është vetëm njëra anë. Nevoja e analizave për objektet e trashëgimisë kulturore është kryesore, sepse nëpërmjet tyre studiuesit njihen me materialet (me të cilat këto objekte janë prodhuar), njohin prejardhjen e tyre, vendin e prodhimit, madje mund të hidhen ide edhe për autorët. Avantazhi që ofrojnë disa metoda të Fizikës bërthamore qëndron tek natyra e tyre jodestruktive. Objekti mund të analizohet pa qenë nevoja e marrjes së mostrave. Kjo është arsyeja që vitet e fundit kjo metodë ka gjetur përdorim të gjerë në disa vende europiane, pjesë e së cilave është edhe Shqipëria. Nëse për ne fizikantët informacioni që merret në këtë mënyrë është i thjeshtë, për restauruesin dhe studiuesin është një element shumë i rëndësishëm, që i zgjeron atij fushëpamjen e objektit që ka marrë në konsideratë”, - shpjegoi Civici. Një nga metodat që ka filluar të aplikohet në vendin tonë është ajo e fluoreshencës së rrezatimit X. Siç shpjegojnë specialistët, metoda mund të krahasohet me një radiografi-edhe pse parimi është krejt i ndryshëm ideja është e njëjtë- objekti që është marrë në studim rrezatohet me një tufë rrezatimi X, i cili jep të dhëna shumë të rëndësishme për materialin me të cilin është punuar, elementët përbërës të tij etj. Kështu mund dimë mënyrën se si ky material duhet ruajtur në gjendjen optimale”, - përfundon drejtori i Qendrës së Fizikës Bërthamore. Në aplikimin e këtyre metodave një rol të rëndësishëm ka luajtur në të shkuarën Laboratori i Restaurimit. “Tani që laboratori nuk është më, është ish-drejtuesi i tij, Frederik Stamati, i cili vazhdon të mbajë lidhjet me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Aplikuar”.

Frederik Stamati: Nga analizat kimike, te metodat analitike bërthamore Bashkëpunimi i Qendrës me Laboratorin e Restaurimit ka filluar qysh në vitet ‘80. Frederik Stamati, ishdrejtues i këtij laboratori (i mbyllur dy vjet më parë) tregon se në fund të viteve ’60 filluan të bëheshin për herë të parë analiza kimike për disa objekte të zbuluara të trashëgimisë sonë. “Ka qenë fundi i viteve ‘60 koha kur në arkeologji u ndje për herë të parë nevoja e aplikimit të shkencave ekzakte. Gjatë studimit dolën disa probleme, të cilat nuk mund të gjenin zgjidhje me metodat tradicionale që përdorte arkeologjia, kështu u eksperimentua duke kërkuar ndihmë tek analizat kimike. Në vitin 1971 filloi për herë të parë aplikimi i këtyre metodave, por në rrugën klasike, sepse në atë kohë aq ishin mundësitë dhe teknologjia ishte pak e zhvilluar. Pastaj gradualisht me ngritjen e Institutit të Studimeve Bërthamore (që më pas mori emrin Qendra e Fizikës Bërthamore të Aplikuar) filluam të përdornim disa metoda pak më të përparuara, siç ishte metoda e fluoreshencës së rrezatimit X”, - bën një historik restauruesi Frederik Stamati. Për herë të parë nevoja e aplikimit të analizave kimike u vu re tek disa vula që ishin zbuluar në Dimal. Përmes analizave, studiuesit arritën të gjenin përgjigjen se cila ishte origjina e këtyre vulave. Kjo metodë u aplikua si në qeramikë, ashtu edhe në objekte të tjera arkeologjike të zbuluara gjatë asaj periudhe. Në vitet ‘80 bashkëpunimi mes dy institucioneve u thellua edhe në fusha të tjera të trashëgimisë. Një nga objektet më të rëndësishme që është analizuar në ato vite ishte një pikturë (e fondit të GKA-së, “Çifuti shëtitës” ose “Plaku shëtitës” ) që mendohej se kishte si autor Rembrandin ...por që nga analizat rezultoi se nuk kish qenë ashtu. Legjenda se në Shqipëri ndodhej një pikturë e Rembrandit vazhdon të rrëfehet edhe sot, pavarësisht përgjigjes shkencore që doli nga laboratori i Fizikës Bërthamore. Bashkëpunimi vazhdoi në vitet ‘95-‘96 si një projekt i GKA-së (Galeria Kombëtare e Arteve) për analizimin e disa ikonave pjesë e fondit të galerisë dhe vijoi me institucione të tjera të trashëgimisë. Rezultati i seminarit të organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ishte: “Së shpejti, në mbrojte të trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të aplikohen metodat analitike bërthamore, ashtu si në shumë vende të Europës”. Aida Tuci


20

MAPO

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

sport

Kategoria e Dytë

Musta: Partizani duhet mbështetur më shumë Partizani tashmë është rikthyer në Kategorinë e Parë dhe i ka mbetur për të luajtur vetëm finalen tradicionale me fituesen e grupit B, Tërbunin, për të caktuar zyrtarisht kampionen e të dyja grupeve, A dhe B. Por, duke qenë se të kuqtë e kanë prerë biletën për në të parën, kanë filluar të bëhen llogaritë ndryshe. Nëse deri dje, skuadra e Partizanit ka mbijetuar falë fondeve

që ka mundur të sigurojë Ministria e Mbrojtjes dhe angazhimit gjysmëvullnetar të një grupi të rinjsh, situata në kampionatin kadet ndryshon. Ndaj, trajneri Perlat Musta ka bërë thirrje që situata të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë që Partizanit t’i krijohen kushtet për t’u ngjitur që në sezonin e parë në Superiore. “Arritëm të fitojmë në Kategorinë e Dytë, por me këto

fonde nuk mund të bëjmë asgjë në Kategorinë e Parë. Duhen investime që Partizani të kthehet sa më shpejt në superligë. Ne shpresojmë që Ministria e Mbrojtjes të vijojë ta mbështesë skuadrën që të dalë sa më shpejt nga situata dhe në verë të kemi investitorë që të na garantojnë financat e duhura”, - është shprehur trajneri Musta.

Rubio ndjen mungesën e Gilman Likës: Ai është 40% e skuadrës! Tirana nuk do të ketë në dispozicion shkodranin e kombëtares në finalen e kupës dhe trajneri spanjoll shprehet se skuadrës do t’i duhet të bëjë pa të, ndërsa thotë se ka dhënë shpirtin për bardheblutë Jeton Selimi Të enjten, më 17 maj Tirana do të ketë mundësinë e fundit për të shpëtuar sezonin duke fituar një trofe, por për trajnerin spanjoll, Hulian Rubio Sançez, kjo ka pak rëndësi. Duket e çuditshme, por ky është ish-trajneri i Seviljes, që i shikon ndeshjet gjithnjë si të radhës duke zhvlerësuar totalisht efektin Kupë Shqipërie mbi lojtarët e tij. Rubio përdor kështu një taktikë të fortë për të shkarkuar tensionin e akumuluar te lojtarët e tij, që duhet të përballen me Skënderbeun kampion të freskët të vendit. Por veç entuziazmit korçar, bardheblutë e dinë fare mirë se Skënderbeu është në gjendje t’i mposhtë, siç bëri edhe në ndeshjen e fundit në kampionat, kur fitoi 2-0 në Korçë ndaj Tiranës. Kështu që spanjolli bën detyrën e tij, minimizon totalisht vlerat e Kupës së Shqipërisë, duke thënë se pavarësisht rëndësisë së trofeut, ai emocionet i përjeton në stërvitje…“Për mua është një ndeshje e rëndësishme, por momentet më emocionale unë i kam kaluar në seancat stërvitore me futbollistët gjatë gjithë vitit. Unë e kam ndërgjegjen të qetë, sepse për 11 muaj rresht kam dhënë shpirtin për klubin e Tiranës”, - deklaron Rubio. Por duke qenë se kanë mbetur vetëm 3 ditë nga finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, trofeut të vetëm që pret të njohë “zotin” e tij për këtë sezon, Tirana po bën përgatitjet e fundit. Bardheblutë

FSHF cakton ditën dhe orën e ndeshjeve play-off Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datat, oraret dhe vendzhvillimet e ndeshjeve të fundit të edicionit, që do ta ulin siparin me finalen e vlefshme për titullin kampion të Kategorisë së Dytë mes Partizanit dhe Tërbunit. E para në listë është finalja e Kupës së

Shqipërisë, që do të luhet në “Qemal Stafa” më 17 maj, ora 20:00, ndërsa më pas do të luhen njëra-pas tjetrës ndeshjet play-off të vlefshme për Kategorinë Superiore, ndërsa ato të vlefshme për Kategorinë e Parë do të luhen më 20 maj. Ja edhe programi i ndeshjeve të fundit:

Kupa e Shqipërisë

17 maj Tirana – Skënderbeu, ora 20:00, në Qemal Stafa Play-off për Kategorinë Superiore 18 maj Kamza – Besa, ora 16:30 në Pogradec 19 maj Tomori – Besëlidhja, ora 16:30, “Qemal Stafa” 20 maj Apolonia – Lushnja, ora 16:30 në Shkodër Play-off për Kategorinë e Parë 20 maj Gramozi – Naftëtari, ora 16:30 në Kavajë Himara – Suksi, ora 16:30 në Peqin Finalja e Kategorisë së Dytë 23 maj Partizani – Tërbuni, ora 16:30, “Qemal Stafa

do të kërkojnë të mos dalin duarbosh nga kjo finale, për të mbyllur me sukses një sezon plot probleme dhe sakrifica. Gilman Lika do të jetë mungesa e madhe e Tiranës, por gjithsesi, sipas trajnerit Rubio, skuadra është e përgatitur për ta fituar këtë ndeshje. “Gjithçka duket në rregull. Tushe ka probleme dëmtimi, por të paktën nuk kemi futbollistë të tjerë që do të na mungojnë, qoftë për arsye pezullimi. Shpresojmë që deri ditën e ndeshjes të mos kemi ndonjë të papritur tjetër. Sa i përket Gilman Likës, e kam thënë që në fillim që do të mungojë dhe se është 40% e fazës sulmuese të Tiranës. Këto janë probleme që na kanë ndjekur qysh në fillim të sezonit dhe për fat të keq do t’i vuajmë edhe në finale të Kupës”, shprehet Rubio. Por nëse mendoni se Skënderbeu është nginjur me fitore, këtë harrojeni. Ose të paktën kështu mendon Rubio, që

analogjinë e gjen me Atletikon e Madridit. “Atletiko e Madridit pak ditë më parë fitoi finalen Ligës së Europës dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll mposhti Villareallin, që zbriti një kategori më poshtë. Për mua kjo s’do të thotë asgjë, sepse lojtarët janë të rinj dhe mund të rikuperojnë forcat edhe me një ditë pushim”, - thotë spanjolli që kërkon të mbajë me këmbë në tokë të tijtë, çka do të bënte që ata të jepnin maksimumin në fushë e lojës. Në fund, gjithçka vërtitet rreth kontratës së tij. Hulian Rubio Sançez ka 11 muaj që është në krye të 24 herë kampionëve të Shqipërisë dhe së fundmi në adresë të tij është përfolur edhe rinovimi, porse vetë spanjolli ka vendosur kushtet e tij në lidhje me të ardhmen. Megjithatë, Rubio vendos të mos bëjë publike asgjë, duke u mjaftuar me katër fjalë: “E ardhmja ime është enigmë”.

vllaznia

Nuk është vetëm Shpëtim Duro, pëlqehen edhe Starova e Bushati Kësaj radhe duket se drejtuesit e lartë të Vllaznisë kanë vendosur t’i bëjnë gjërat “për së mbari”. Kuqeblutë nuk duan të humbasin asnjë ditë kohë dhe duan ta emërojnë sa më shpejt trajnerin e ri, duke i plotësuar atij kërkesat e merkatos dhe duke bërë të mundur që sezoni i ri ta gjejë skuadrën “top”. Gjatë këtyre ditëve, skuadra kuqeblu ka qenë e lidhur ngushtësisht me një nënshkrim të mundshëm me Shpëtim Duron, ish-trajnerin kampion me Skënderbeun, dhe që pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit. Duro dhe krerët e Vllaznisë kanë zhvilluar mes tyre një takim ditën e djeshme, ku janë biseduar shumë gjëra për sezonin e ardhshëm, përfshirë edhe merkaton që do të bëhet. Natyrisht, Duro ka

shfaqur pretendimet e tij dhe ka dorëzuar një listë me emra lojtarësh. Ky ka qenë edhe epilogu i takimit të djeshëm, por nga Vllaznia bëhet e ditur se nuk është vetëm Shpëtim Duro në listën e tyre për trajner. Edhe Sulejman Starova dhe Artan Bushati përbëjnë kandidatë potencialë në gjendje për të ndërtuar një skuadër pre-

tendente, ndaj drejtuesit e klubit shkodran kanë ndërmend që të takohen edhe me ta, të ulen të bisedojnë e të shohin se çfarë kërkesash e idesh kanë ata në lidhje me skuadrën e re të Vllaznisë. Gjithashtu, nuk mund të përjashtohet edhe një trajner i huaj, por kjo alternativë do të shfrytëzohet vetëm nëse kuqeblutë nuk do të shkojnë asgjëkund me tratativat e mësipërme. Lëvizjet në skuadër për momentin janë të ngrira, pasi drejtuesit presin ardhjen e trajnerit të ri që të nisin spastrimet në skuadër dhe më pas të bëhen bisedimet me lojtarët që do të formojnë edhe skuadër e re të Vllaznisë. Manovra këto që kërkojnë të zhbëjnë një vit të keq dhe plot zhgënjime për tifozerinë kuqeblu.

Merkato Juve, objektivi i vërtetë është Edison Kavani Me Champions të humbur, skuadra e Napolit do të jetë e detyruar që të shesë disa prej yjeve të saj. Përveç Lavecit që ka një klauzolë shitjeje për 31 milionë euro, De Laurentis mund të heqë dorë edhe nga Kavani, por jo për më pak sesa 40 milionë euro. Blerësit e mundshëm mund të jenë bardhezinjtë e Kontes, me trajnerin që tanimë ka më shumë pushtet në skuadër falë një kontrate alla-angleze. Konte kërkon uruguajanin dhe pritet që agjentët e lojtarit të ulen në një tavolinë me Juventusin pas përfundimit të Kupës së Italisë.

Ferguson kërkon Levandovskin te Junajtidi Menaxheri i Roberto Levandovskit ka konfirmuar interesimin e Mançester Junajtidit për klientin e tij. Sër Aleks Ferguson dhe Majk Felan ndoqën finalen e Kupës së Gjermanisë ku Borusia Dortmund triumfoi ndaj Bajern Mynihut të shtunën. Dhe, duket se sulmuesi Levandovski është një prej futbollistëve që është përcjell nga drejtuesit e gjigantit anglez. “Mund të konfirmoj se oferta e re nga Borusia Dortmund është e pamjaftueshme. Po ashtu mund të konfirmoj interesimin nga Manchester United”, tha Majk Felan për Bild.

Real Madridi, çmendurira për Radamel Falkaon Sulmuesi kolumbian i Atletiko Madrid, Radamel Falkao është një prej objektivave të Real Madrid për merkaton e verës për sa i përket repartit të sulmit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Los Blancos janë të gatshëm të kryejnë çfarëdo lloj çmendurie për të sjellë në “Santiago Bernabeu” ish-sulmuesin e Portos. Radamel Falkao u ble nga Porto verën e shkuar për shifrën rekord të 40 milionë eurove dhe ishte lojtari kyç në fitimin e Europa League nga ana e Atletiko Madridit. Ende nuk ka asnjë reagim mga “Los Colchoneros”, por do të jetë shumë e vështirë t’i bindësh të lëshojnë një prej sulmuesve më të mirë në botë për momentin.

Ibra: Novara nuk ishte ndeshja ime e fundit me Milanin Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, konfirmoi se ndeshja e së dielës nuk ishte e fundit në San Siro. “Jo, jo, jo. Nuk është ndeshja ime e fundit me Milanin. Kam fituar klasifikimin e golashënuesve, me dy fanella të ndryshme në Itali, por nuk di se sa mund të vlejë ky çmim personal nëse nuk fiton skuadra”, - deklaroi Ibrahimoviç.


E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Ferguson: Sitit i duhet një shekull që të arrijë Junajtidin! Ka parë t’i ikë titulli në 120 sekonda, teksa Xeko dhe Aguerro shënonin dy golat vendimtarë që e vunë skuadrën e Mançinit në krye të kampionatit duke i dhënë titullin kampion, ndonëse kishte po aq pikë, 89, sa edhe rivalët e qytetit. Ndaj, kjo që nuk i ka pëlqyer fare trajnerit të Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson, që pasi mbaron urimet e shkurtra për kundërshtarin, nuk harron

të bëjë krahasimin mes historisë “djajve” dhe të “citizens”, duke thënë se Mançester Sitit do t’i duhet një shekull për të arritur gjithë atë që kanë arritur “Djajtë e Kuq” gjatë historisë. Junajtid e humbi titullin ndaj rivalit lokal, pasi këta të fundit bënë mrekullinë duke shënuar dy golat vendimtarë në minutat shtesë në fitoren 3-2 ndaj QPR, dhe duke ngritur trofeun e parë pas 44

vitesh. “Në emër të Manchester United do të doja t’ua uroj titullin fqinjëve tanë. Është një arritje fantastike për ta fituar këtë ligë. Historia jonë e pasur na vendos ne mënjanë, është më e mirë se e çdokujt tjetër në Angli. Sitit do t’i duhet të paktën një shekull për të arritur nivelin tonë të historisë”, ka thënë Ferguson për faqen zyrtare të Mançester Junajtid.

Kontinenti i vjetër shijon rekorde, ja shifrat në katër ligat kryesore Pathyeshmëria e Juventusit, 100 pikët e Realit, titulli i Sitit pas 44 vitesh, titulli dhe kupa e Borusias, Europa shijon spektaklin e futbollit Jeton Selimi

Ka qenë një sezon vibrues, që do të mbetet i gdhendur në almanakë, por mbi të gjitha, në zemrat e gjysmës së Europës. Një sezon i luftuar, i mbyllur me lamtumira zemërthyese, suksese të jashtëzakonshme dhe rekorde historike. Nga Juventusi i pamposhtur te Siti kampion i Anglisë në minutën e 94-ët. Nga 100 pikët e Real Madridit te dopieta e Borusias së Dortmundit (kampionat dhe kupë në Gjermani). Momente që edhe njëherë u kanë dhuruar miliona tifozëve atë që futbolli di të japë në esencë: emocionin. Juventusi i pathyeshëm

Turi nis nga Italia, ku Juventusi i Antonio Kontes arrin kryeveprën e mbylljes së kampionatit pa asnjë humbje. Në turnetë me 20 skuadra, askush nuk kishte mundur ta bënte dot diçka të tillë. Një makinë perfekte “Zonja e Vjetër”, që e mbyll sezonin duke regjistruar edhe tre rekorde të tjerë: numrin e golave të pësuar (20) që është edhe rekordi i ri për kampionatet me 20 skuadra (të mëparshmit me 24 gola të pësuar u takonin Modenës së vitit ’46-’47, Juves ’06-’07 dhe Milanit ’10-’11); përsëritet shifra 20, por për një rekord tjetër, 20 janë lojtarët që kanë shënuar të paktën një gol në këtë kampionat për fanellën bardhezi. Dy të fundit, Marone dhe Barzajli, kanë vulosur ndeshjen e fundit ndaj Atalantës. Asnjëherë më parë një skuadër nuk kishte arritur ta fitonte titullin me mbi 14 barazime, ndërsa Juvja barazoi 15 ndeshje, duke fituar 23, një më pak sesa Milani. Për ta mbyllur me Juventusin, si të mos e citojmë ceremoninë që i bëri pop-

ulli bardhezi Alesandro Del Pieros, në momentin e daljes së tij nga fusha ndaj Atalantës. 16 minuta plot lot, duartrokitje dhe kore. Trajnerët e shkarkuar

Por mbetemi gjithnjë në Itali sepse aty ka një tjetër rekord: janë 19 trajnerët e shkarkuar në një sezon të vetëm. Në rend kronologjik: Donadoni, Pioli, Gasperini, Bizoli, Xhampaolo, Fikadenti, Mihajloviç, Di Françesko, Manxha, Malezani, Kolomba, Teser, Arrigoni, Mondoniko, Balardini, Ranieri, Marino, Malezani dhe Delio Rosi. Ky po që quhet flesksibilitet. Delio Rosi ka vendosur rekordin se bëhet trajneri i parë që sulmon fizikisht lojtarin e tij. Shuplaka që kanë ndarë në dysh opinionin publik, por jo drejtuesit vjollcë, që shkarkoi trajnerin dhe

pezulloi Ljajiç. Por në shifra futen edhe ultrasit e Xhenoas, të aftë që të pezullojnë një ndeshje duke mbajtur në ajër një stadium të tërë, përpara se t’u hiqnin fanellat lojtarëve. Gjëra që s’janë parë në asnjë vend tjetër, fatmirësisht. Thesi me pikë i Realit

E lëmë Italinë dhe fluturojmë në Spanjë, ku Real Madridi i Murinjos triumfon në Ligë me një pikavarazh rrumbullak, duke u shtënë zilinë rivalëve. 100 pikë, fryt i 32 fitoreve, 4 barazimeve dhe 2 humbjeve. Rekord absolut për Spanjën, duke qenë se Barcelona e Guardiolas u ndal në 99 pikë në sezonin ’09-’10. Çekiçi i kampionatit quhet Lionel Mesi, 50 gola vetëm në turneun spanjoll, rekord që vështirë të thyhet në të ardhmen. I vetëm, “Pleshti”, do të ishte sulmi i

8-të më i mirë mes 20 skuadrave pjesëmarrëse. Gjithnjë në Spanjë është një tjetër sulmues protagonist i një sezoni të çmendur: Radamel Falkao. Kolumbiani është i vetmi lojtar që ka arritur dy herë radhazi të fitojë titullin e kryegolashënuesit të Europa League duke fituar edhe trofeun e madh: në vitin 2011 suksesi me Porton dhe 18 gola, në vitin 2012 suksesi me Atletiko Madridin dhe 12 gola. 44 vitet e thata të Sitit

E braktisim gadishullin Iberik dhe transferohemi në Angli, ku zotërit e rinj quhen Mançester Siti dhe Roberto Mançini. Pas plot 44 vitesh, “qytetarët” kthehen që të fitojnë një titull dhe, për ta bërë, zgjedhin një fund për infarkt: po humbnin 1-2 në shtëpi deri në minutën e 92-të dhe më pas kthejnë

rezultatin me rrjetat e Xekos dhe Aguerros. Një epilog që të kujton atë që i bëri Mançester Junajtidi Bajernit të Mynihut në finalen e Champios League të vitit 1999. Por në Premier nuk kishte ndodhur kurrë. Ashtu siç nuk kishte ndodhur që “Citizens” të fitonin 6-1 një derbi në transfertë në “Old Traford”, ishte ndeshja e 23 tetorit 2011. Titulli dhe kupa në Dortmund

Xhiroja europiane mbyllet në Vestfali, Gjermani, me Borusioa Dortmund që, për herë të parë në historinë e saj, çon në shtëpi dopietën, fryt i kampionatit dhe kupës. E tani? Tre muaj pushim dhe në mes tyre është Europiani, pastaj në gusht rinis gjithçka. Sepse emocionet në kontinentin e vjetër nuk shterojnë kurrë.

Gola pa fund, por pa lavdi! Mesi, Ibra e Gomez vuajnë “Pleshti” shënon 50 gola, suedezi 28, Huntelar 29, por skuadrat dështojnë Nëse golat e lojtarëve më të shquar do të përcaktonin titujt, atëherë kampionë në disa vende kryesore do të ishin të tjerë. Lionel Mesi fitoi “Këpucën e Artë” të kampionatit spanjoll dhe të Europës, Zllatan Ibrahimoviç fitoi “Këpucën” në Itali, KlasJan Huntelar u shpall kryegolashënues në Bundesligë, ndërsa Robin Van Persi fitoi kurorën e golashënuesve në Angli. Por, asnjëri prej tyre nuk doli kampion. Nuk mjaftuan 50 golat e gjeniut të Barcelonës, po ashtu u dukën pak 28 golat e Ibrës për Milanin, ndërsa Huntelar shënoi një më shumë, pra 29 gola për Shalken. Në

Premier Ligë, Van Persi realizoi 30 gola për Arsenalin që doli vetëm i treti. Veçse, të paktën njëri nga kampionët që fitoi titullin, meriton të gjitha lëvdatat. Ky është Kristiano Ronaldo, autor i 47 golave në Primera Divizion, vetëm 3 gola më pak se Mesi, ndërsa ndihmoi Realin e Madridit që të fitonte titullin. Pas dy “Këpucëve të Arta”, për të më shumë vlerë kishte trofeu i kampionatit, ndërsa 47 golat e shënuar e bëjnë shënuesin e dytë më të mirë në Europë, ndërsa do ta kishte fituar “Këpucën e Artë” në çdo kampionat tjetër përveç Spanjës. Edhe një bomber si Mario Gomez i Bajernit të Mynihut mbeti pa titull, edhe pse e deshi fort, por ky trofe i shkoi sulmuesit të Dortmundit, Robert Levandovski, gjithashtu njërit prej gjahtarëve më të mirë të golit në Europë.


22

MAPO

E martë 15 maj 2012 www.mapo.al

Ndalohet shkrimi i sms-ve gjatë ecjes! Njerëzit të cilët do të kapen duke dërguar mesazhe telefonike gjatë kohës së ecjes nëpër qytetin Fort Lee në New Jersey, do të dënohen nga policia. Ky ligj është hartuar si pasojë e aksidenteve, të cilat i pësojnë këmbësorët duke mos i kushtuar vëmendje komunikacionit gjatë kalimit të rrugëve. Sipas “Sky News”, policia në Fort Lee ka angazhuar patrulla që i ndjekin këmbësorët nëse ata shkruajnë sms duke ecur, dhe po ashtu në këtë qytet po zhvillohet një fushatë sensibilizimi rreth këtij ligji. “Diçka e tillë ua turbullon vëmendjen. Këmbësorët nuk shikojnë ku po ecin. Nuk janë të vetëdijshëm për ambientin rreth tyre”, - ka thënë shefi i policisë në Fort Lee.

Fjalëkryqi klasik 1

2 12

16

17

5

12

6

7

26

37

24

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Yjet nuk duket të jenë aspak të favorshëm për jetën tuaj në çift. Do jeni nervozë dhe kjo do ju prishë shumë punë. Problemi apo kundërshtia më e vogël do ju bëjë agresivë. Beqarët do kenë të gjitha mundësitë për të rënë në dashuri.

Venusi do e përmirësojë mjaft sot jetën tuaj në çift dhe lidhja juaj do thellohet edhe më tepër. Përfitoni sa me shume sepse dite të tilla nuk vijnë shpesh. Mundësitë që beqarët të mos jene më vetëm do jenë shumë të mëdha.

Nëse partneri juaj është shumë kërkues, ai nuk do e pranojë shumë kollaj një gabim të vogël që do bëni. Tregohuni të kujdesshëm dhemësonitëkërkonifalje. Nëse keni pasur probleme domundt’isqaroni.Përbeqarët nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë e re.

Dita e sotme nuk do jetë ideale për jetën sentimentale të çifteve. Do keni vështirësi në komunikim, rutinë dhe melankoli. Për beqarët, çështjet e dashurisë do marrin një rëndësi shumëtëmadhe.Gjenipersoninqëjupërshtatet dhefilloni një angazhim serioz.

28

32

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Është mirë të mendoni të bëni diçka ndryshe sot në jetën tuaj sentimentale në mënyrë që rutina mos ju pushtojë. Zhvilloni fantazinë! Për beqarët mund të lindë një histori shumë e bukur dashurie. Jeta juaj ka mundësi të marrë një kthesë të mirë.

Duhet të tregoheni më diplomatë se kurrë në lidhjen tuaj sot dhe ta mbroni dashurinë nga “sulmet” e jashtme. Ato mund ta dëmtojnë atë më shumë sesa ju mendoni. Beqarët do kenë një takim vendimtar, i cili do ua ndryshojë gjithë jetën.

Do kaloni një ditë mjaft të bukur dhe sensuale në jetën tuaj në çift sot. Do i shprehni shumë ndjenjat dhe do ndiheni më entuziastë. Partnerindoengrini në qiell. Nëse jeni ende pa një person afër, Jupiteri do iu beje dhurate një takim mbresëlënës.

Jeta juaj në çift pritet të jetë mjaft e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Planetët do ndikojnë së tepërmi dhe do jua ngrohin më tepër ambientin. Beqarët do kenë surpriza mjaft të këndshme. Urani do ju bëjë që mos e harroni kurrë këtë të martë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Ambienti yjor do favorizojë dashuritë e qëndrueshme në çift. Ai do ju bëjë më të arsyeshëm dhe të matur me ato që do thoni. Nëse ju beqarëve do ju pëlqejë shumë dikush duhet t’ia shprehni sa më parë. Po e latëpasdoredohumbninjë mundësi shumë të mirë.

Bashkëpunimi do të forcohet dhe mund të planifikoni edhe diçka për të ardhmen. Nëse jeni beqarë duhet të bëni kujdes. Ndonjëherë pasioni dhe dëshira për të krijuar një lidhje mund t’ju verbojë dhe mund t’ju çojë në rrugë të gabuar.

Sot do të mbizotërojë harmonia në jetën tuaj në çift. Ju do mundoheni të ndërtoni një klimë më të ngrohtë dhe do hidhni themelet e një lidhjeje afatgjatë. Beqarë, harrojeni turpin sepse vetëm në këtë mënyrë do gjejni personin që po kërkojni.

Ju që jeni në çift do i kushtoni më tepër rëndësi jetës intime, pasi kishit kohë që e kishit lënë pas dore. Do bëni shumë mirë sepse kjo do e përforcojë më tepër lidhjen. Beqarët do kenë takime por nuk duhet të abuzojnë me aftësinë joshëse.

29

33

30

34

38

39

40

43

42

44

46

47

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Ai që bën planin a skemën e ndërtimit të brendshëm të një makine. 8. E kundërta fitoj, mbrapsht. 12. Ent Rural. 13. Një nga dy kockat e gjata të parakrahut. 16. Amvisë e mirë. 19. Tip i paparmbajtur, i rrëmbyeshëm. 22. Rregulli sipas të cilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhënie të caktuara ndërmjet tyre. 23. Hilë i Rilindjes Kombëtare. 25. Lloj qymyri që përdoret për djegje. 26. Agjensi Organizative. 27. Fusha ku zhvillohet një betejë. 29. Simboli kimik i radiumit. 32. Bashkimi Sovjetik. 33. Stari, aktore humo-riste. 35. Përemër vetor. 37. Mal i vendit tonë. 39. Është vegël gjimnastikore. 41. Përfaqësia diplomatike më e lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër. 43. Paulin i humorit shkodran. 44. Pemë e lartë. 45. Gabim i rëndë, mbrapsht. 46. Sëmundje e lëkurës së kokës që shkakton rënie të flokëve. 47. Mushkonjë në dialekt. 48. Qytet në Kosovë. 50. Tregtar i vogël mashtrues.

1. Takimi i disa mjekëve specialistë për të shkëmbyer mendime për gjendjen e një të sëmuri dhe për mënyrën e mjekimit të tij. 2. Njeri i prapë dhe me huqe. 3. Objekt kulti. 4. Krimb shiu. 5. Varëse rrobash. 6. Tregu Amerikan. 7. Një nga veprat e Homerit. 8. Qytet turistik në Itali. 10. Bëhen edhe ballo me to. 11. Vrull, ose... 14. Universiteti Prishtinës. 15. Vend i ngritur si breg në një fushë, kodër e ulët. 17. Instituti Informatikës. 18. Bariç, trajner futbolli. 20. Berte, këngëtare e njohur italiane. 21. Instituti Sinoptikës. 24. Ar francez. 28. Pamje e pjesshme e diçkaje, e paraqitur në një fotografi, në film etj. 30. Lloj sporti. 31. Pjesëz mohuese. 32. Thumb hekuri, që vihet në majë të hostenit ose të një shkopi, me të cilin shpojmë kafshët e punës. 34. Metal i rëndë. 36. Përemër pronor. 37. Poetesha e antikitetit. 38. Gjendje pa luftë e grindje. 40. pëlhurë e hollë. 42. Johan Sebastian i muzikës klasike. 48. Ushtria Popullore.

Sudoku | nivel mesatar 9 5 3 1 8 1 6

5

8

5 4

7 6

9 8

8 9

3 1

4 6

2

6

3 2

7 3 2

3

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3

3

8

7

4 9

3

4 1 7

4

8

7

3 LUANI (23/VII-22/VIII)

21

25

49

DASHI (20/III-20/IV)

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

11

20

27 31

10

15

19

45

Horoskopi i ditës

9 14

18

36

8

13

23

41

Familjarëve të pikëlluar në një funeral në Egjipt, lotët u janë konvertuar në buzëqeshje, kur i vdekuri është ‘ngjallur’ në momentin që përgatitej për t’u varrosur. Hamdi Hafez al-Nubi, 28-vjeçar, një kamerier nga Naga al-Simmanm, ishte shpallur i vdekur, pasi kishte përjetuar infarkt në punë. Trupi i tij është përgatitur për varrim, kur mjeku që ishte dërguar ta nënshkruajë certifikatën e tij të vdekjes, kishte vërejtur se trupi i Hamdiut ishte ende i ngrohtë. Pasi e vërejti këtë, mjeku i kontrolloi edhe shenjat e tjera të jetës dhe zbuloi se ai akoma merrte frymë. 28-vjeçari menjëherë u kthye në jetë, ndërsa të grumbulluarit rreth tij e shndërruan funeralin në festë.

4

22

35

Pikëllimi shndërrohet në festë

3

7 6

5

8 6 2 5 3

2

6 2

5

Koha e fillimit _____:____

4 3

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 1

5

6

3

2 1

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

NUMRA ME 3 SHIFRA: 012, 111, 112, 150, 157, 218, 256, 257, 259, 329, 332, 522, 563, 612, 664, 732, 748, 785, 852, 958. NUMRA ME 4 SHIFRA: 0922, 4152, 4278, 7562, 7777, 8104, 8585, 8965.

Përgjigjet nr të djeshëm

Gjeni 10 ndryshimet

E

I P

A

00904, 09070, 09221, 15241, 18138,

L

L

I

M

I

E

U

R

O

P

J

T

E

A

M A

O

N

N

O

F

K

L

R H

A

U

A

E

S

P

A

R

I

L

F

O

R

E

N

D

S

I

K

U

L

I

D

E

R

H

A

R

N

I

K

O

K

I

G

I

E

R

U

M

R

B

A

N

S

I

A

R

A

NUMRA ME 6 SHIFRA:

NUMRA ME 5 SHIFRA:

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Q

18485, 24252, 27596, 32598, 35544, 36576, 41012, 43945, 53689, 55380, 55902, 58478, 65333, 92716, 95652.

K N

K

G U

D

I

V

E

L

I

R

V

N

E

O

B

R

O

N

Z

I

E

V

I F L

E

L

I

K

L

O

A

H

8

5

1

2

4

5

6

5

2

4

A

1

5

2

4

5

6

5

2

1

0

2

0

3

2

0

1

5

4

5

5

1

2

0

1

6

9

5

8

7

8

4

5

1

2

0

5

9

5

1

2

0

1

8

2

0

3

6

5

4

8

7

5

0

1

5

2

6

5

4

5

2

0

1

3

2

5

6

9

5

8

4

1

5

2

1

3

0

N

A

I

V R

R

210070, 295495, 444405, 525210, 555232, 571521, 864152, 937385.

A T

5

9

0

5

8

7

6

1

8

0

2

5

1

6

9

0

1

4

5

2

3

7

K

U

S

A

R

8

4

5

0

1

2

6

3

2

1

5

S

T

I

K

A

4

8

6

5

4

1

5

2

6

3

2


retro 1863 SOT faqja e fundit profil&

E martë, 15 maj 2012 www.mapo.al

MAPO

23

15 maj

Napoleoni III që e nxori artin nga Salon-i

Bota artistike franceze prej shumë kohësh mbizotërohej nga i përvitshmi Salon i Parisit, themeluar nga Akademia Franceze e Arteve të Bukura në vitin 1667. Ekspozimi i punës së dikujt atje ishte shenjë e suksesit artistik dhe garanci e shpërblimit financiar. Një institucion i tillë do të krasiste veprat e pavlera dhe në të njëjtën kohë mund të luante rolin e promotorit të risive. Në vitin 1863 më shumë se 5 mijë punë u refuzuan nga juria. Perandori Napoleon III, të cilit i pëlqente të paraqitej si liberal, e vizitoi Salon-in dhe i shpalli punët

e refuzuara si po aq të pëlqyeshme sa edhe ato që ishin pranuar. Ai urdhëroi që ato të ekspozoheshin në një mjedis aty afër, në Palais de L’Industrie si Salon-i i të Refuzuarve. Shumë prej artistëve të refuzuar i frigeshion zemërimit të jurisë apo përqeshjes së publikut, por të tjerë e pranuan sfidën. Hyrja bëhej nga një portë rrotulluese që të nxirrte nga Salon-i zyrtar sikur, siç theksoi një komentator, “dikush po hynte në dhomën e tmerrit të Madame Tussaud-it”. Më shumë se 7 mijë vetë vizituan vetëm ditën e parë të ekspoz-

itës. Ata patën mundësinë të shihnin punët e Manet, Whistler, Pissarro, Cezanne e të tjerë. Më kundërthënësja ishte piktura e Manet Le déjeuner sur l’herbe, një skenë e jetës së çlirët boheme. Disa kritikë e urryen duke e parë realizmin e saj si të kundërtën e artit dhe kërcënim për rendin moral. Të tjerët i bënë elozhe qashtërsisë së saj. Ekspozita vuri në pikëpyetje autoritetin e Salon-it dhe i hapi udhe ekspozitave të tjera, përfshirë tetë të tilla nga impresionistët. Arti u çlirua dhe mori drejtime të reja.

Alesandro Del Piero

Pinturiçhio që gdhendi historinë Jeton Selimi

Mustafa Pasha i Shkodrës Nder sa njerëz të përmendun, që pat Shkodra, një ma i pari, që mundet me ju përkrah, me një soj madhnijet Ali Pashë Tepelenës, qe Mustaf Pasha, i biri i Ahmet Pashës. Njëmend që ky nuk mujti me mledh gjith atë mall e gja’, sa qe mblodhi Ali Pasha, por në njëfarë mënyre ma baftli (me fat) se Ali Pasha, i la nipave të vet mylqe e çifliqe, t’mbledhuna prej sa qe gjallë. Në dëshirë për me i bisedue pak fjalë përmbi nji kët’ Oxhak t’Shkodrës fort zor ka njeriu, pse mbasi gja t’shkrume nuk ka, nuk di, kah me ia mbajt. Veç se sall do t’mundohet me mbledh andej e këtej çka din prej t’moçmëve të cilët edhe ato prej harreset, përziejnë një vaki me një tjetër e kështu sagllam kurr’ s’mundet me qenë. Taksirat ky për vendin tonë që kurrkush deri më sod s’pat se si me harxhue do vakt n’kët punë, që shumë nder do i kishte pru ktij mymleqetit tonë, por ishalla me ndihmë t’Zotit mbas sodit s’ka me mungue ky mukajet. Prandej kujtdo t’i bien këto pak fjalë para sysh edhe në baft vaki që nuk i duken aq tamam të shkrueme, ka me kenë plot njerzi që me ja falun kët’ kabahet që ne vetë nuk e kena dasht, por prej padijet na ka qillue e jo pse nuk jena mundue me shosh t’drejtën sikur ka ndodh. Zamani në të cilin banë vaki punët e veprueme prej Mustaf Pashës ndër këto vende që e mbërriti deri me 1832, ku të atit ju kput urdhnimi n’Shkodër e qe çue n’Stamboll. Kara Mahmut Pasha, Ahmet Pasha, e Brahim Pasha sunduen Shkodrën njeni mbas tjetrit. Kara Mahmudi në një luftë që qe ba me Mal t’Zi la kryet e vet mrena (1796) e mbas tij hypi n’ taft Ahmet Pasha i ati i Mustafa Pashës. Por edhe ky nuk rrnoi shum, e i la urdhnim e sundim Brahim Pashës që la mbas vedit dy djelm: Dervish Begun e Tahir Pashën. Tahirit edhe pse ma i vogli i mbet rybia e pashallëkut se ma i mençëm e ma i holl’ se Dervish Begu. Mbas vdekjes së Brahim Pashës (1810) hyp n’taft tzabitllekut Mustaf Pasha, por kjo punë u ba sebep që n’Shkodër mu ngreh dy tarafe njeni me Mustaf Pashën e tjetri me Tahir Pashën. Fesadi e ngatrresat e gjakut u përtërin ndërmjet këtyre dy tarafeve por

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Mustaf Pasha ma i kuvetshëm se tjetri zaptoi taftin e hyqmit e Tahir pasha me disa bejlerë u-ndryen n’ saraje t’veta me niet me i qëndrue Mustaf Pashës e me rrit tarafin e vet. Prej ktyne kundërshtimeve që gjet sa i ra me hyp n’taft e prej se edhe belanë e kish në zemer, u shty mbas do katillëqve që ja terhatisin pak madhnin e tij. Por nuk asht çudi pse edhe nder gjith tafte tjera sa here kan ken në kundershtime aq here kan ken t’perzimet, dredhit, tradhtimet, e gjaksit ndërmjet atyne që i kundershtojshin shoqit shoqit hyqmet e taftin, e ndermjet tarafeve, tuj u përtri inate e garaze ndermjet. Anima Mustaf Pasha por sa mur hyqmin n’dor t’vet çoj e zu dy kushrit e vet prej se i drote e i bani haps. Msyni sarajet e Drevish Begut e Tahir Pashës e i rrënoi në top e mbas tyne rrënoi edhe shpijat e Bejlerve t’tarafit Tahir Pashes. Ata rrënime shifen hala sod e thirren hala Muret e Dervishej. Ma von me tradhti grini Mehemet Begun që hala e ka namin n’at kang qi knohet edhe tash e fillon “Tre kafaze po vin ne der”. Nji dit çoi e thirri mu duk njiher n’kala, ku Mustaf pasha kishte t’nejunin për nji fjal. Mehmet Begu at’ her u’gjet ngusht, pse me shkue ja kishte vesvesen, e dite me të saktë se per sherr e thirrte, mos me shkue, do t’u bante hasi. Merr dy djelm me vedi, i hyp atit e niset me ju ngjit rrugës kalas, e tuk mbrrin te dera e kalas aty prita që kish të vunum Mustaf Pasha e grini. Per me diktue se kush ishte tarafdar me të e qiti trupin e tij te Kulla e barotit (sod gjindet e rrenume e veç themelet i kan mbet) me uzdaj se do vishnin me e marr, e kështu me diktue se kush ishte me te. Per kto u kujtuen e kurrni nuk u afrit me shkue e me marr prej friget. Por disa të kshtenë e shofin trupin e Mehmet Begut gjith përgjakun e n’midis t’rrugs madhe, e prej dhimbjet trimnohen, shkojn e marrin n’tabut e e çojn n’shpi t’vet. I vojt fjala Mustaf Pashes por ky nuk u idhnue bile levdoi ata t’kshten pse e dijte se prej dhimet e sevapit e kishin ba at pun e jo pse kishin noni t’perzim me Mehmet begun. (KA. MA)

Pak palë këpucë dhe aspak kilometra Gjirokastër, 1990 ©

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Ditën që një djalosh 19-vjeçar do të sillej te Juventusi nga Xhanpiero Boniperti, askush nuk do të bindej se do të bëhej fjalë për një nga ata lojtarë që do të shndërroheshin në të adhuruarit e turmave. Dukej i brishtë dhe nuk ta mbushte fare syrin. E lanë për disa kohë në skuadrën e të rinjve, por Xhovani Trapatoni e kuptoi menjëherë se Boniperti, legjenda tjetër juventine që pa çdo rekord t’i thyhej nga Del Piero, e mori djaloshin në skuadrën e parë. Do të aktivizohej në minutën e 74-ët në vend të një farë Fabricio Ravaneli. Një javë më pas do të shënonte golin e tij të parë nga 289 golat që ka realizuar me fanellën bardhezi. Luhet Juventus-Rexhiana dhe Aleks shënon një nga golat në triumfin 4-0 të bardhezinjve. Në po atë sezon do të shënojë edhe tregolëshin e tij të parë në një triumf 4-0 ndaj Parmës. Do të ishte kjo shkëputja e një reaktivi që nuk do të ndalej më, as nga dëmtimet e shumta e shpesh të gjata. Por Del Piero është një ikonë që shkon përtej shifrave, është një hero për popullin bardhezi, një lojtar që kurrë nuk e ka lënë skuadrën në baltë, një lojtar që i ka dhënë aq shumë fanellës saç edhe ka marrë prej saj. Shembull në jetën e tij private, pa aventura rozë dhe pa skandale seksuale si shumë yje të tjerë të futbollit, “Pinturiçhio” (nofkë që ia pat vënë Xhani Anjeli duke krahasuar goditjet e tij me ngjyrat e ëmbla të piktorit të madh të Rilindjes) do të bëhej më shumë sesa një idhull, do të ishte flamur, simbol, njeriu më i dashur në historinë e Juventusit. Aleks do të mësohej të përballonte dhimbjen në kulmin e tij, atëherë kur të gjithë e shihnin si favorit për të fituar “Topin e Artë”. 8 nëntor i vitit 1998, një ditë përpara ditëlindjes, minuta e 92-të e Udineze-Juventus, Del Piero këput ligamentin e kryqëzuar. 9 muaj larg fushave, 9 muaj terapi për t’u rikthyer sërish. Shumëkush e etiketoi si të mbaruar. Kur kthehet nga dëmtimi, gjërat kishin ndryshuar te Juventusi. Lipi ishte larguar dhe në vend të tij kishte ardhur Ançeloti. Shënoi 12 gola në sezonin e parë, 8 nga pika e bardhë e penalltisë pa gabuar asnjë. Skuadra dhe Del Piero po ringrihen, do vijnë titujt dhe Aleks bëhet edhe njëherë shtylla e skuadrës. I paharrueshëm asisti i tij me roveshatë për David Trezege në sfidën-titull ndaj Milanit, që i lejoi bardhezinjtë të fitonin 1-0 dhe të siguronin titullin, por që u hoq nga Calciopoli. Pikërisht ky proces do ta dërrmonte Juventusin, por jo shpirtin bardhezi. Skuadra zbriti në Serie B, por Aleks ishte aty, i pari së bashku me Bufon, Nedved, Trezege e Kamoranezi, senatorët që nuk e braktisën “Zonjën e Vjetër”, duke e marrë për dore dhe duke e kthyer brenda vitit në Serie A, pavarësisht se e nisën kampionatin me 9 pikë më pak. Edhe aty Del Piero do të shënonte një rekord, duke u bërë i vetmi sulmues në futbollin italian që fitonte “Këpucën e Artë” në Serie B dhe në A një sezon më pas. 6 vite vuajtjeje që u kurorëzuan me titullin e ngritur dy ditë më parë në qiellin e Torinos nga vetë legjenda, historia, flamuri bardhezi, Alesandro Del Piero. Lot dhe emocione në “Juventus Stadium” që i rezervon idhullit të tij një standing ovation prej 16 minutash… Del Piero ka luajtur 704 ndeshje me fanellën bardhezi dhe mban çdo rekord, të gjithë trofetë e mundshëm, duke përfshirë edhe Champions League, Botërorin e Klubeve apo Kupën e Botës, madje edhe minutat e luajtura 48610 të tilla, këto minuta plot emocione për milionat e tifozëve juventinë.


CMYK fq 24 / 15 maj

Gazeta Mapo  

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, m...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you