Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Një tragjedi dhe rikthimi i Turqisë si “i sëmuri i Bosforit” Gjatë një shpërthimi të fuqishëm zjarri në brendësi të një miniere qymyrguri kanë humbur jetën të paktën 245 minatorë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur

Drejtor Artur zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 15 maj 2014. Numër 1209. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Zbardhet enigma e dosjes së avionit

Rama: policia e shtetit ishte një kotec gjigant mbushur me zyrtarë

Ja si e siguroi lejen e fluturimit avioni 'Piper'. heshtja misterioze e pilotit italian

Kryeministri inkurajon policinë dhe u bën thirrje institucioneve të pavarura që ta bëjnë më mirë detyrën e tyre FAQE 4

Kreu i Policisë: E gjetëm avionin në Divjakë 21 minuta pas shkëputjes nga radari.

protesta e PD Basha: S’duam zgjedhje të reja, por largimin e Ramës

Kërkesa e kompanisë “My Aero-taxi Center” e partneres së Riformatos u dorëzua më 5 maj në Aviacionin Civil. Avioni mori kodin e fluturimit menjëherë pasi paraqiti dokumentet. Nga janari deri në mars, në Shqipëri kanë ardhur edhe 5 avionë të tjerë “Piper”, për arsye biznesi ose turizmi. Faqe 3

Protesta e sotme e opozitës do të jetë interaktive, në funksion të zhvillimit të debateve të Kuvendit. Kuvendi do të ndiqet nga protestuesit përmes dy monitorëve gjigantë. Rama mbledh kryesinë dhe ministrat për strategjinë e debatit FAQE 6

Dinamika e ngjarjeve pas rrëzimit të avionit

Debati për avionin

Luan Rama: Për këtë çështje s’ka vend për hartime dhe qëndrime emocionale

Piloti italian gjatë kontrollit në Rinas

Piloti italian në “skaner”, zbulohen fotot e kontrollit në Rinas

FAQE 5

NgërÇ

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar mënjanë debatit për avionin e rënë në Divjakë. Komenti i parë vjen nga Luan Rama, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë në Departamentin e Shtetit. Në një inter vistë për “Zërin e Amerikës”, sekretari i Përgjithshëm i LSI pohon se nuk është vendi për qëndrime emocionale dhe i bën... Faqe 7

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama deklaroi se trafiku i lëndëve narkotike nuk është një problem i shfaqur rishtazi në Shqipëri. Kritika edhe ndaj SHISH: Po punon ende me prioritetet e miratuara nga Berisha

op ed / 10-11

NGA bujar kapexhiu

Ahmeti dhe Gruevski, dy akrepa që tregojnë kohë të kundërta

Reforma e Arsimit të Lartë si fantashkencë

Emin AZEMI

Adriana Anxhaku

PS-LSI rrëzon dekretin presidencial Braho: Nishani të shkarkohet! Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Nishani për kandidaturën e Malajt për Gjykatën e Lartë. Sipas raportit, nuk pati konsultime. Për këtë arsye, Braho kërkoi nisjen e procedurave të shkarkimit të Nishanit Faqe 8

Qëndrim diplomatik

Si Riformato u bë më i famshëm se Vlashi... Arben Vata

intervista

Elvira Dones: Berisha, një personazh letrar për çdo shkrimtar Shkrimtarja Elvira Dones flet për Shqipërinë dhe politikën. “Berishës, pasi i shkrova letrën, u mor personalisht me mua. Nëse Rama më zhgënjen, do përdor të Faqe 14 njëjtën penë edhe për të”


2

afër/larg

1

Takimi me trafikantët e rratisur, njoh dy prej tyre

politikë/ Rama: Shqipëria nuk

Dëshmia/

Faqe 4

është Kolumbi,film i servirur me avionin në Divjakë

Faqe 5

politikë/ Basha mbledh

strukturat, ja si do të jetë protesta e së enjtes

Faqe 7

Si kudo në botë kur ndodhin fatkeqësi të përmasave të tilla të tmerrshme nëpër miniera, as në Turqi nuk mungojnë akuzat për përgjegjësinë. Por përpjekja për të përfituar kapital politik brenda vendit prej vuajtjes së njerëzve, është një dëshmi e mungesës së respektit ndaj Zotit

Por katastrofa e minierës të martën (13.05.2014) në Soma në perëndim të Anadollit ka shkaktuar kaq shumë viktima, sa asnjë aksident tjetër në Turqi. Numri i minatorëve të vdekur i tejkalon të gjitha përfytyrimet. Se sa njerëz ndodhen ende në galeritë nëntokësore, për këtë ka të dhëna vetëm përafërsisht.

Një tragjedi dhe rikthimi i Turqisë si “i sëmuri i Bosforit” Gjatë një shpërthimi të fuqishëm zjarri në brendësi të një miniere qymyrguri në perëndim të Turqisë, sipas të dhënave më të fundit të qeverisë, kanë humbur jetën të paktën 245 minatorë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur Nga Baha Güngör*

N

ë rajonin e qymyrit në Turqi rëndom ndodhin aksidente. Megjithatë, në shumicën e rasteve rreth tyre nuk njoftojnë as mediat vendase, e jo më ato në botën e jashtme. Por katastrofa e minierës të martën (13.05.2014) në Soma në perëndim të Anadollit ka shkaktuar kaq shumë viktima, sa asnjë aksident tjetër në Turqi. Numri i minatorëve të vdekur i tejkalon të gjitha përfytyrimet. Se sa njerëz ndodhen ende në galeritë nëntokësore, për këtë ka të dhëna vetëm përafërsisht. Numri i të mbijetuarve që presin ndihmë po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, ndërsa kryeson dukshëm numri i të vdekurve. Si kudo në botë kur ndodhin fatkeqësi të përmasave të tilla të tmerrshme nëpër miniera, as në Turqi nuk mungojnë akuzat për përgjegjësinë. Por përpjekja për të përfituar kapital politik brenda vendit prej vuajtjes së njerëzve, është një dëshmi e mungesës së respektit ndaj Zotit, ndaj vdekjes së pranishme dhe ndaj atyre që kanë mbijetuar. Opozita i referohet kërkesës parlamentare të injoruar prej partisë AKP në pushtet të kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan para gati dy javësh, përmes së cilës tërhiqej vëmendja për sigurinë në minierat turke. Por kjo nuk u ndihmon tani aspak të af-

ërmve të viktimave të aksidentit. Po ashtu, kjo as nuk e zbut vuajtjen e njerëzve, të cilëve u thuhet se masat për remontin e minierave i kanë ulur në mënyrë masive kostot e prodhimit për një ton qymyr. Që në valën e këtyre masave shumë gjëra janë fshehur nën rrogoz, kjo është ana tjetër e medaljes. E rëndësishme është të dihet edhe se çfarë shumash kanë qarkulluar si ryshfete nën dorë - për këtë vetëm spekulohet. Kandidatura në pritje e Erdoganit për postin e presidentit ka pësuar çarjen e parë. Që ai të fitojë në raundin e parë më 10 gusht, kjo s’është më kaq e sigurt. Një raund i dytë më 24 gusht nuk do t’u shkonte përshtat pretendimeve të tij, sepse ai synon t’i fitojë zgjedhjet e para presidenciale nga populli. Por pavarësisht kësaj fitorja në raundin e dytë nuk është aq e sigurt, sepse fronti i opozitës mund të bjerë dakord për një kandidat konsensual kundër Erdoganit. Në shtetin Turqi shumë gjëra nuk janë në rregull. Sidoqoftë çdo shpresë se Turqia mund të tërhiqet prej rrugës së gabuar, u jep njerëzve energji, për t’i mbijetuar shoqërisë së korruptuar gjithnjë e më shumë. Sa keq për një vend që pretendon të jetë fuqi e rëndësishme politike dhe ekonomike në rajon, por që tani Europa po e skualifikon duke e cilësuar sërish si “i sëmuri i Bosforit”.

Një prej zyrtarëve lokalë tha se tymi i dendur po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit. Aksidentet në minierat e Turqisë me pasoja vdekjeprurëse janë të shpeshta, për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Në vitin 1992, nga shpërthimi i gazit në një minierë në provincën Zonguldak humbën jetën 263 vetë.

Ngjarja në minierë

Gjatë një shpërthimi të fuqishëm zjarri në brendësi të një miniere qymyrguri në perën-

Kandidatura në pritje e Erdoğanit për postin e presidentit ka pësuar çarjen e parë. Që ai të fitojë në raundin e parë më 10 gusht, kjo s’është më kaq e sigurt. Një raund i dytë më 24 gusht nuk do t’u shkonte përshtat pretendimeve të tij, sepse ai synon t’i fitojë zgjedhjet e para presidenciale nga populli.

dim të Turqisë, sipas të dhënave më të fundit të qeverisë, kanë humbur jetën të paktën 245 minatorë dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në rrezik jete. Por numri i viktimave mund të rritet ende, tha ministri i Energjisë, Tarnez Yildiz të mërkurën në mëngjes. Disa qindra nga gjithsej rreth 790 minatorë u bllokuan gjatë ditës së martë në galeritë nëntokësore, shumë prej tyre mundën të dalin dhe të shpëtojnë jetën. Përfaqësuesit e sindikatës thanë se shpërthimi në minierën, që ndodhet në qytetin Soma, në provincën e Manisas u dëgjua gjatë ndryshimit të turneve dhe pikërisht kjo ishte arsyeja që pati pasiguri për numrin e minatorëve të mbetur brenda minierës. Nga hetimet e para të kësaj tragjedie mendohet se një nga shkaqet kryesore të shpërthimit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Presidenti turk, Abdullah Gyl urdhëroi guvernatorin rajonal për të venë në dispozicion të gjitha mjetet për shpëtimin e minatorëve. Ndërsa kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe nënvizoi se ekipet e shpëtimit do të bëjnë gjithçka të mundur për të shpëtuar minatorët e bllokuar, që mendohet se ndodhen 4 km larg hyrjes së minierës. Një prej zyrtarëve lokale tha se tymi i dendur po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit. Aksidentet në minierat e Turqisë me pasoja vdekjeprurëse janë të shpeshta për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë. Në vitin 1992 nga shpërthimi i gazit në një minierë në provincën Zonguldak humbën jetën 263 vetë. * Drejtues i redaksisë turke në DW


ngjarja e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2014

3

Certifika e avionit "Piper" të Giorgo Riformatos

Zbardhen dokumentet e avionit “Piper”, si u pajis me leje fluturimi Kompania e partneres së Riformatos, kërkesë në Aviacionin Civil më 5 maj. Dosja e pilotit italian, që i siguroi atij një leje fluturimi mbi territorin shqiptar dhe që e çoi në plazhin e Divjakës

Leonard Bakillari Tiranë Giorgio Riformato i ka nisur tri

ditë para mbërritjes në Shqipëri procedurat për t’u pajisur me leje fluturimi. Më 5 maj, pranë Autoritetit të Aviacionit Civil ka mbërritur një kërkesë nga kompania italiane “My Aerotaxi Center”, për të siguruar një leje fluturimi mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë. Sipas dokumentacionit të avionit “Piper”, që MAPO disponon, rezulton se kjo kërkesë është shoqëruar me dokumentet e nevojshme për raste të tilla. Lista e dokumenteve, e publikuar edhe në faqen zyrtare të Autoritetit të Avionit Civil, tregon se çfarë kriteresh duhet të plotësojë një mjet fluturues për të hyrë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Sipas dosjes që kompania e bashkëshortes së pilotit italian, Giorgio Riformato ka vënë në dispozicion të Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se avioni nuk kishte mangësi në dokumentacion. Për këtë arsye, avioni tip “Piper” është pajisur me një kod “Clerance” dhe i është dhënë leje të hyjë në Shqipëri më datën 8 maj të këtij viti.

Mësohet se kompania në fjalë ka depozituar pranë Aviacionit Civil disa certifikata kontrolli të avionit, licencën e fluturimit, si dhe dokumente të tjera të lëshuara nga autoritetet italiane, të cilat tregojnë se ky avion është në rregull si në aspektin teknik, ashtu edhe me dokumentacionin. Pas verifikimit të dokumenteve, të cilat rezultojnë se janë lëshuar të gjitha nga autoritetet italiane, Autoriteti i Avionit Civil ka pajisur kompaninë “My Aerotaxi Center” me një kod (Clerance), çka autorizonte avionin tip “Piper” model PA-32-RT të fluturojë në hapësirën tonë ajrore. Zyrtarë të Aviacionit Civil sqarojnë se kodi “Clerance” ka si funksion lidhjen e kontakteve me kullën e vrojtimit të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit. Avioni i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato është nisur nga Italia në datën 8 maj, ka kaluar në Korfuz dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Qëllimi i vizitës së tij ishte për arsye turistike, ndërsa mësohet se avioni është ringritur më pas në fluturim në datën 10 maj, me destinacion

Sipas dosjes që kompania e bashkëshortes së pilotit italian, Giorgio Riformato ka vënë në dispozicion të Autoritetit të Aviacionit Civil, rezulton se avioni nuk kishte mangësi në dokumentacion. Për këtë arsye, avioni tip “Piper” është pajisur me një kod “Clerance” dhe i është dhënë leje të hyjë në Shqipëri më datën 8 maj të këtij viti

qytetin e Peskarës në Itali. Gjatë rrugës piloti ka kërkuar leje për panoramimin e bregdetit shqiptar për rreth 10 minuta dhe brenda pak çastesh ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit, për shkak të devijimit të itinerarit të udhëtimit. Giorgio Riformato u arrestua mesditën e së shtunës në plazhin e Divjakës, ku dyshohet se do të merrte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, të cilën do e transportonte drejt Italisë për llogari të shqiptarit Saimir Bajrami, gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në trafik. Megjithë provat që Prokuroria e Krimeve të Rënda disponon, Giorgio Riformato nuk është “thyer”, duke mohuar akuzën. Ai vazhdon t’i qëndrojë versionit se u ul në Divjakë për shkak të një avarie në avion, e cila u rëndua edhe për shkak të turbulencës dhe erës së fortë. Megjithatë, piloti italian është “gozhduar” nga dëshmia e Sajmir Bajramit, i cili ka rrëfyer me detaje qëllimin e vërtetë të vizitës së tij në Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj Riformatos po monitorohet edhe nga ambasada italiane në Tiranë.

Pesë avionë “Piper” kanë hyrë në Shqipëri nga janari Shqipëri në janar të këtij viti është avioni model znesi, por pa specifikuar se për çfarë biznesi bëhet P-46 T, i cili ka mbërritur në vendin tonë më datë fjalë. Rasti i pestë që një avion i llojit “Piper”, thuajse 10 janar 2014. Ky avion ka qëndruar për rreth tri i njëjti model me avionin e drejtuar nga Giorgio Riforditë dhe qëllimi i vizitës së tij ka qenë për çështje bi- mato, tashmë i arrestuar, është ulur në aeroportin e znesi. I njëjti model avioni, pra model P-46 T, i llo- Rinasit më 13 mars të vitit 2014. Edhe vendi i origjinës jit “Piper” raportohet të ketë mbërritur në Shqipëri së këtij avioni ishte Italia, ndërsa qëllimi i udhëtimit edhe tri herë të tjera. Të dhënat zyrtare tregojnë se të tij drejt Shqipërisë ka qenë për arsye private, pa një tjetër avion i modelit P-46 T është ulur në aero- dhënë detaje të tjera shtesë se për çfarë arsye bëhej Koordinatori ushtarak pranë Albcontrol Tirana dhe Qendra e portin e Rinasit më datat 14 janar, 19 shkurt dhe 12 fjalë. Në të pesta rastet Autoriteti i Aviacionit Civil ka Bashkuar Operacionale njoftojnë Postën e Kontroll-raportimit mars 2014. Në të katër rastet, ky avion ka qëndruar miratuar kodin e fluturimit pas kërkesës së operaTiranë Avioni tip “Piper”, i drejtuar nga piloti italpër dy ose tri ditë në Shqipëri dhe më pas është -nitorëve në fjalë, duke i pajisur ata me kodin që ka shërnë Hortiatis - Greqi, Licola - Itali dhe Torrejon Spanjë. ian Giorgio Riformato, nuk është i vetmi i këtij llo- sur drejt Italisë. Po ashtu rezulton se qëllimi i byer për të mbajtur kontakte me kullën e Albkontrolji që ka mbërritur dhe qëndruar në vendin tonë që fluturimit të këtyre avionëve është për çështje bi- lit në Rinas, gjatë kohës që kanë fluturuar mbi hapënga fillimi i këtij viti. Gazeta “Mapo” ka siguruar të sirën ajrore të Shqipërisë. Në këto kushte, burime zyrdhëna zyrtare që tregojnë se nga janari i vitit 2014 tare pranë Autoritetit të Avionit Civil thonë se ata nuk deri në mars kanë kërkuar leje dhe kanë mbërritur mund të refuzojnë asnjë kërkesë nga operatorë të huaj në Shqipëri të paktën pesë avionë të vegjël tip “Pipqë kërkojnë të fluturojnë në hapësirën ajrore shqiper”, duke dhënë arsye të ndryshme fluturimi, kryetare, nëse dokumentacioni është i rregullt. “Kodi Ajror sisht biznesi. Të dhënat e siguruara nga Autoriteti i Republikës së Shqipërisë, por edhe Konventat i Avionit Civil tregojnë se të pestë avionët “Piper” Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë nuk lënë kanë qëndruar për disa ditë në Shqipëri për t’u nivend për refuzimin e këtyre kërkesave, pavarësisht sur sërish drejt Italisë, i cili është edhe vendi i tyre arsyeve të udhëtimit që deklarohen, mjafton që këto i origjinës. Burime pranë Aviacionit Civil thonë se arsye të jenë të vlefshme”, tha një burim pranë Autoi pari që ka kërkuar leje fluturimi për të ardhur në ritetit të Aviacionit Civil.

Avioni i Giorgio Riformatos nuk është i vetmi që ka fluturuar në Shqipëri gjatë këtij viti. Pesë fluturime të tjera për arsye biznesi dhe turizmi janë regjistruar në periudhën janar-mars

10 Maj 2014

- 14:23

Albcontrol:

Komunikimet me avionin, të ruajtura në sistem Pesë ditë pas rrëzimit të avionit italian në plazhin e Divjakës, ka reaguar edhe Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë, apo i njohur si Albcontrol. “Të gjitha komunikimet për rastin ruhen në mënyrë elektronike në një sistem tepër të sofistikuar”,- thuhet në këtë reagim. Në një deklaratë për mediat, kontrolli ajror siguron se nuk ka asnjë fshirje apo zhdukje të dhënash. “Të dhënat elektronike ruhen në sisteme moderne pa kufizim kohor, ndaj sigurojmë këdo se sistemet tona përmbajnë të dhëna mbi të gjithë avionët që janë pajisur me leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe iu është ofruar shërbimi i lundrimit ajror. Në sistemet tona gjenden të regjistruara të gjitha operimet e datës 10 maj, por edhe të të gjitha ditëve, muajve e viteve të mëparshëm”, -thuhet në deklaratë. Duke folur për avionin e drejtuar nga piloti italian Giorgio Riformato, Albcontrol thotë se për rastin në fjalë janë ndjekur me përpikëri procedurat e operimit të fluturimit. “Ky avion i përket tipit PA32, fluturon sipas rregullave VFR (Visual Flight Rules), pra jo me instrumente navigacionale, por me shikim të lirë, totalisht në përgjegjësinë e pilotit. Kontrollori i trafikut ajror duke përjashtuar zonën mbi aerodromin e Rinasit, ku ofrohet shërbimi i kontrollit navigacional, u ofron vetëm informacionin navigacional fluturimeve VFR, pasi fluturojnë në lartësi më të ulëta se juridiksioni ynë”,- thuhet në deklaratë. Në mbyllje të deklaratës, Shërbimi i Lundrimit Ajror i Republikës së Shqipërisë thotë se monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe mbështetet nga organizma europianë dhe ndërkombëtarë. “Çdo supozim, aludim me apo pa dashje, nga njerëz që nuk njohin argumentin dhe nuk janë ekspertë të fushës, përbalt punën e vështirë dhe të përgjegjshme të dhjetëra kontrollorëve të trafikut ajror, përbalt sigurinë ajrore civile në Republikën e Shqipërisë”, përfundon reagimi i Albcontrol.


4

në fokus Shefi i komisariatit të Lushnjes është njoftuar se avioni ndodhej mbi Bedat në 14:11 minuta. Në këtë moment janë njoftuar vetë Didi dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa në 14: 20 minuta deklarohet se punonjësit e parë të policisë mbërritën tek avioni i rrëzuar

10 Maj 2014

- 13:26

Avioni I-GRMP, tip PA32, niset nga aeroporti “Nënë Tereza” me destinacion Pescara, Itali.

10 Maj 2014

- 14:20

10 Maj 2014

Efektivat e policisë mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë mjetin e ulur dhe pilotin, 2 metra larg avionit, teksa mbante ne dore 2 çanta. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar. 1. Inspektor Arsen Sina

Mbërrijnë në vendngjarje FNSH-së e plazhit dhe pyllit të Divjakës. Fi

4. N/Komisar Sheme Kaja

3. K/Inspektor Sahit Murataj

Artan Didi:

Policia e gjeti avionin 20 minuta pas shkëputjes nga radarët Kreu i Policisë së Shtetit shpjegon dinamikën e uljes në Divjakë të avionit të drogës dhe reagimin në kohë të policisë. Si u identifikua Saimir Bajrami dhe arrestimi i tij në pyllin e Divjakës, që shënoi dhe fundin e aksionit Dashamir Biçaku Tiranë Policia nuk e di ende orën e saktë të uljes së avionit në Divjakë, por deklaron se oficerët e parë kanë mbërritur aty pak minuta më vonë. Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi shpjegoi dje gjithë dinamikën e ngjarjes, duke treguar zyrtarisht edhe mbi momentin kur policia është vënë pas avionit. Sipas skemës tashmë të rindërtuar të ngjarjes, avioni i ka shkëputur lidhjet me kullën e vrojtimit në 13:59 minuta të 10 majit. Kreu i policisë së Shtetit, Didi deklaroi se shefi i komisariatit të Lushnjes është njoftuar se avioni ndodhej mbi Bedat në 14:11 minuta dhe se po fluturonte në drejtim të Divjakës. Në këtë moment mësohet se janë njoftuar vetë Didi dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa në 14: 20 minu-

ta deklarohet se punonjësit e parë të policisë mbërritën në avionin e rrëzuar. “Efektivat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan se piloti ndodhej 2 metra larg avionit, teksa mbante dy çanta në dorë. Avioni kishte ngecur në rërë, i dëmtuar”,- tha dje Didi. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, avioni është mbajtur nën kontroll që prej humbjes së kontaktit me kullën e vrojtimit dhe deri në momentin e uljes. Më tej, kreu i Policisë së Shtetit ka shpjeguar në mënyrë lakonike të gjithë hapat e ndjekur deri në momentin e arrestimit të Saimir Bajramit në afërsi të “Urës së Dajlanit”. “Pas ngritjes së tij në fluturim nga Rinasi dhe ndryshimit të destinacionit, avioni ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes nga pika DITAN, një term i koordinatave ajrore. Ky veprim rezulton të jetë kryer rreth orës 13:50, ndërsa ai nuk kishte njoftuar autoritetet për ndryshimin e kursit të fluturimit prej tij. Dy minuta më vonë, ai uli lartësinë e fluturimit nga 757 metra në 212 metra. Katër minuta më vonë, ai humbi monitorimin nga radarët, por ishte në lidhje me radio. Në orën 13:59 avioni humbi lidhjen në radio, ndërsa në këtë moment, sipas Didit, është nisur nga Kontrolli i Trafikut Ajror edhe procedura e emergjencës. Në orën 14:33, sipas raportimit të Drejto-

rit të Përgjithshëm të Policisë, një patrullë në aksin Divjakë- Plazh identifikoi dy automjete të ndaluara buzë rrugës, “Mitsubishi” me targë AA794HU, që po ngarkohej në rimorkio të tërhequr nga një “Range Rover” me targë AA500CX. Një shtetas po largohej nga automjeti në drejtim të pyllit me një çantë të zezë. Policia bllokoi makinat, të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të personit në largim, që u kap më vonë në afërsi të zonës së njohur me emrin ‘Ura e Dajlanit’, në afërsi të lagunës së Karavastasë, i cili u identifikua me emrin Sajmir Bajrami. Ndërkaq dëshmitarë të ndryshëm në vendin e ngjarjes thanë se aty kanë qenë edhe disa mjete të tjera, të cilat nuk përmenden, ndërsa vetë policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete, njëri “Mitsubish”, që i përkiste Julian Hoxhës dhe që është marrë nga Sajmir Bajrami për të transportuar marijuanën, si dhe një tjetër i markës “Range Rover”, i cili gjithashtu dyshohet se mund të jetë përdorur në këtë transport. Në raportimin e policisë nuk përmendet se kush është shoferi i kësaj të fundit, apo nëse ka persona të tjerë që mund të kenë qenë në vendin e ngjarjes dhe që janë nën hetim nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila drejton hetimin.

Rama: Është koha që Prokuroria të bëjë detyrën Kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësi për punën e Prokurorisë dhe KLD-së. Duke folur përballë punonjësve të policisë, Rama u bërë thirrje institucioneve të pavarura që të bëjnë punën e tyre. “Është ora që prokuroria të hyjë në një fazë të re, në fazën e një marrëdhënieje të vendosur me mirëbesim se çdo institucion do të bëjë detyrën, se ne nuk jemi këtu për të ndërhyrë tek institucionet e pavarura, por edhe ato nuk janë të pavarura nga Kushtetuta. Edhe KLD duhet të bëjë detyrën, sepse populli po poshtërohet përditë nga gjykatës që e kanë gjënë më të lehtë në botë të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni”, - tha Rama. Kryeministri Rama inkurajoi Policinë e Shtetit, duke u shprehur se ajo sapo ka filluar të fuqizohet përballë krimit. “Të tregosh me gisht sot Policinë e Shtetit për çdo mangësi operacionale është gjë-

ja më e lehtë. Por mjafton të krahasosh burimet financiare të krimit me burimet financiare të policisë për gjithë luftën që bëhet. Kemi një polici përballë me një krim që shfaqet në tokë, në det, madje në ajër me mjete të shpejta me një polici që sapo ka nisur të furnizojë me karburant flotën e saj. Një krim rajonal dhe me një polici deri para pak muajsh e braktisur nga partnerët që sapo ka rivënë lidhjet e humbura ndërkombëtare, për një shkak që shumë kush ndërhyri aty, lidhje që u shkëputën nga partnerë se operacionet dekonspiroheshin nga brenda kupolës së Policisë së Shtetit”,- tha Rama. Kryeministri mbështeti reformën e kryer në polici, si më të mirën e mundshme për të forcuar shërbimet e rendit. “Nuk është as

dhjetë vjet më parë, as 5 vjet më parë, por më pak se 9 muaj më parë sesi ishte e strukturuar Policia e Shtetit. Një pjesë e madhe zyrtarësh të mbyllur në një kotec gjigant te zyrat e policisë dhe pjesa tjetër e rraskapitur në terren. Në zyra lidhjet me krimin, nga ana tjetër lidhjet me punësimin pa asnjë emërim dhe rrugë karriere dhe nga ana tjetër komisarë që vriteshin njëri pas tjetrit të lënë rrugëve si jetimë përballë krimit, të kujtojmë se nuk ishte në kohë të largëta, ishte në kohë tonë rruga që u bë e zakonshme për të përcjellë homazh pas homazhi për të shtrënguar duar nënash e fëmijë jetimë të rënësh në njëterritortëbraktisurngashteti,ndërsa ata që përballeshin nga krimi këputeshinpërballëplumbavetëkrimit.

-

Tahiri: Politika nuk i është sulur krimit, por policisë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri përsëriti dje se policia kishte organizuar operacion për rastin e Divjakës, edhe pse ai nuk ishte më i vështiri. Duke folur përballë punonjësve të policisë, Tahiri deklaroi se po tentohet të bëhet pis Policia e Shtetit. “Për policinë ky nuk ishte aksioni më i vështirë, sikur vëmendja e medias të ishte po kaq më e madhe për tonelata lëndë narkotike që kapen nga policia, padyshim që shoqëria do ishte më e qetë nga prodhimi i vrullit të të pavërtetave”, - tha ministri Tahiri. Tahiri theksoi më tej se politika, në vend që të sulmojë krimin, sulmon policinë, ndërsa apeloi se institucionet përkatëse duhen lënë të bëjnë punën e tyre, të hetojnë. “Lërini hetimet të vazhdojnë, institucionet të punojnë, lëreni Policinë e Shtetit të bëjë detyrën. Politika nuk i është sulur krimit, por policisë që lufton krimin. Duan ta implikojnë policinë se paskemi të bëjmë me trafik shtetëror të drogës. Po mirë, kur qenka i gjithë shteti në këmbë, kush do e merrte mundimin ta ulte një avion në tokë, a s’do ishte më e lehtë të bëhej ky trafik? Sulmi i paprinciptë ndaj policisë e dekurajon policinë dhe i garanton frymëmarrje krimit. Policia është në krye të detyrës. Nuk besoj se ka njeri dyshimin se lufta kundër drogës drogë do kapë dhe tani bërtasin, daleni se në Shqipëri paska drogë! Në të kaluarën e kanë lënë të mbillet, të trafikohet, policia nuk e ka kapur dhe as debat nuk ka pasur”, - u shpreh ai. 

R


në fokus

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2014

5

Policia e Shtetit publikoi dje pamjet e Riformatos në pikën e kontrollit në Rinas, edhe si një kundërpërgjigje ndaj akuzave që vijnë nga politika.

- 15:35

ë nga Tirana. Kufizohet zona illon operacioni i kërkimit.

RINAS

10 Maj 2014

- 16:50

Në afërsi të avionit të rrëzuar, në pjesën e pyllëzuar u gjetën 8 çanta, të cilat dyshoheshin si lëndë narkotike.

10 Maj 2014

- 17:51

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” në pyllin e Divjakës u kap Sajmir Bajrami. Në çantën e tij u gjetën 27,550 Euro, çelësat e automjetit dhe leja e drejtimit.

Gjithashtu u gjetën 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Ato u sekuestruan si prova materiale.

Piloti italian në “skaner”, ja fotot e kontrollit në Rinas Giorgio Riformato është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rinas, teksa kalonte pikën e kontrollit me dy çanta. Dyshimet për pilotin italian dhe konfirmimi që vjen nga policia për zbatimin e procedurës

Denoncimi i Berishës: Riformato kaloi nga dera e personelit Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar njerëz të ngushtë me Ramën se kanë ndihmuar pilotin të kalonte pa kontroll në Rinas. Përmes një postimi në Facebook më 12 maj, Berisha pohonte se Riformato ka hyrë dhe ka dalë përmes derës së personelit nga aeroporti, i ndihmuar nga ish-avokati i PS, Eno Bushi, që sipas tij punon në kompaninë e sigurisë së aeroportit të Rinasit. “Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit, Riformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish-avokat i PS në KQZ dhe bashkëshorti i znj. Joana Bushi, ish-shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjencinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas. Zoti Sula, drejtori i ANTAs, u shkarkua 10 ditë para kësaj ngjarjeje, sepse ai nuk zbatoi urdhrat antiligjorë që favorizonin rilindasin ajror Riformato”, -shkruan Berisha. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas publikimit të disa fotove, ku 3 persona po nxirrnin jashtë avionit çantat e pilotit. Sipas Berishës, “të gjitha këto fakte të reja pohojnë se kemi të bëjmë me një trafik të mirëfilltë qeveritar droge. Kësaj i thonë, me vrap drejt kartelit Rama të drogës!”.

Me uniformën e pilotit që s’e ndante nga trupi dhe dy çanta me vete, Giorgio Riformato ka kaluar qetësisht në pikën e kontrollit të Rinasit. Ishte ora 12:05 minuta e së shtunës, ndërsa piloti italian po bëhej gati për “aventurën” e planifikuar deri në detaje të trafikimit të kanabisit me avionin e tij “Piper”. Policia e Shtetit publikoi dje pamjet e Riformatos në pikën e kontrollit në Rinas, edhe si një kundërpërgjigje ndaj akuzave që vijnë nga politika. Dy ditë më parë, ish-kryeministri Berisha deklaroi në Facebook se “Riformato ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit, duke shmangur kështu sistemin e kontrollit”. Më tej Berisha ka pohuar se piloti ishte shoqëruar nga ish-avokati i PS, Eno Bushi, për të shmangur sistemin e kontrollit në Rinas. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë se çantat e pilotit kanë kaluar përmes skanerit të kontrollit. Çantat e gjetura në avion kanë hapur një tjetër debat publik, pas publikimit të fotove mbi momentet e para të policisë në vendin e ngjarjes. Policia deklaroi se çantat me dokumentet e avionit dhe sendet personale të pilotit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nga ana tjetër mbetet ende e paqartë nëse Giorgio Riformato i është nënshtruar edhe kontrollit të pasaportës, për t’u regjistruar më pas në sistemin TIMS. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kryer tashmë verifikimet në këtë sistem,

nga i cili rezulton se piloti italian, në përputhje edhe me atë që deklaron, nuk ka qenë herë tjetër në Shqipëri. Por, a i është shmangur Riformato sistemit TIMS? Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi mesditën e së dielës se “po zhvillojmë hetime lidhur me këtë çështje. Ka detaje që po i marrim parasysh. Nga të dhënat tona paraprake, nuk ka asnjë paligjshmëri në këtë moment”. Avioni i Giorgio Riformatos është ulur në Rinas në orën 10:16 minuta të 8 majit, pas një fluturimi nga Korfuzi i Greqisë dhe me leje të Aviacionit Civil. Në kërkesën e bërë për t’u pajisur me leje, ai kishte deklaruar se do ta vizitonte Shqipërinë për arsye turistike. Përgjatë dy ditëve në Tiranë dhe Divjakë, Riformato ka qëndruar shpeshherë në shoqërinë e 35-vjeçarit Saimir Bajrami. Policia ka tashmë në duar foto të takimit të tyre në aeroportin e Rinasit dhe në hotelin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku qëndruan përgjatë dy netëve. Sipas dëshmisë së menaxherit të hotelit, Riformato kishte me vete harta dhe ngjasonte me një inxhinier. Ndërsa Bajrami ka pohuar se ishte piloti italian, ai që vendosi ta ulte avionin në Divjakë, me pretendimin se Gjadri ishte i mbuluar me beton. Giorgio Riformato vazhdon të mohojë implikimin e tij në trafikun e kanabisit. Ai ka pohuar në polici se kishte ardhur në Shqipëri për të hapur një agjenci turistike dhe se në Divjakë ishte ulur pas një avarie në avion.

Ish-avokati i PS padit Berishën: 100 mijë euro shpërblim për shpifje I akuzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha se ndihmoi pilotin italian të avionit, ish-avokati i PS-së, Eno Bushi ka vendosur ta padisë atë dhe të kërkojë 100 mije euro dëmshpërblim. Bushi së bashku me bashkëshorten e tij kërkojnë 100 mijë euro dëmshpërblim nga Berisha për shpifje dhe prishje të imazhit. “Detyrimi i të paditurit për të shpërblyer dëmin jopasuror të shkaktuar paditësve në masën 100.000 (njëqind mijë) euro. Detyrimi i të paditurit të përgënjeshtrojë thëniet dhe deklaratat e rreme publike”, -thuhet në padinë e Eno Bushit. “Me anë të kësaj kërkesë-padie, paditësit kërkojnë detyrimin nga gjykata të të paditurit

Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, për të shpërblyer dëmin e shkaktuar si pasojë e cenimit të rëndë të reputacionit, imazhit, nderit dhe personalitetit të paditësve, shkaktuar nëpërmjet publikimeve

dhe deklaratave publike të bëra nga i padituri në rrjetet sociale dhe në mediat publike. Në datën 12/05/2014, i padituri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, një deklaratë, në përmbajtje të së cilës shkruhet: Njerëzit e Ramës ndihmuan pilotin. Policia ka fshehur çantat që u morën nga avioni dhe bën presion mbi mediat”. Në këtë postim, ish-kryeministri implikon Joana dhe Eno Bushin se kanë ndihmuar kalimin e pilotit në Rinas, pa iu nënshtruar kontrollit të sigurisë. Ish-avokati i PS-së vendosi ta bëjë këtë padi pasi policia publikoi fotot e kontrollit të Giorgio Riformatos në aeroportin e Rinasit.


6

aktualitet PD kërkon seancë për Divjakën, Kuvendi shpall axhendën e punimeve TIRANË Kuvendi nuk i ka kthyer ende

përgjigje zyrtare opozitës në lidhje me kërkesën e saj për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare për diskutimin mbi ngjarjet e fundit me trafikun e drogës. “Ne dorëzuam dje kërkesën për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në parlament. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një ngjarje të jashtëzakonshme, ndaj Parlamenti, duke qenë se është institucioni më i lartë, dhe opinioni publik është i fokusuar

në çështjen e trafikut të drogës, madje dhe nga vetë ndërkombëtarët, duhet të përgjigjet. Por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Kuvendi”, - tha dje kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Por përpos kërkesës për marrjen një përgjigjeje zyrtare, (që normalisht duhet të votohet në seancë) zhvillimet duket se nuk do të jenë në favor të PD-së. Parlamenti botoi dje në faqen online të tij axhendën e sotme parlamentare, ku janë parashikuar

të diskutohen dhe miratohen një seri projektligjesh, si ai “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, projektligji “Për sigurimin e depozitave”, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, projektligji “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, si dhe projektvendimi “Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Protesta e sotme e opozitës do të jetë interaktive në funksion të zhvillimit të punimeve të seancës, ku deputetët demokratë do të kërkojnë vetëm diskutimin për ngjarjen në Divjakë

Akuzat për trafik

Ushtria vendos blloqe betoni në aerodromin e Lumalasit

Zbardhen detajet e protestës, Basha: S’duam zgjedhje, por largimin e Ramës Zhvillimet e seancës së sotme, si asnjëherë tjetër, do të ndiqen nga protestuesit përmes dy monitorëve gjigantë. Edhe podiumi kësaj here është konceptuar ndryshe. Në emër të PD-së do të flasë vetëm Basha TIRANË Prej kohësh Partia Demokratike kishte paralajmëruar protesta, por ngjarja e Divjakës që ndodhi të shtunën e kaluar, e përshpejtoi jo pak këtë axhendë. Strukturat e Partisë Demokratike u angazhuan deri mbrëmë vonë për protestën e paralajmëruar sot në orën 10:00, e cila do të mbahet para Kuvendit dhe jo pa qëllim. Ajo është konceptuar si një protestë interaktive, ku gjithçka do të jetë në funksion të zhvillimit të punimeve të Kuvendit. Partia Demokratike ka kërkuar sot seancë të jashtëzakonshme, por axhenda e publikuar dje në faqen zyrtare të Kuvendit nuk i jep mundësi PD-së që të diskutojë vetëm për këtë çështje. Megjithatë, deputetët demokratë do të këmbëngulin që ta kthejnë debatin e sotëm vetëm në funksion të ngjarjes së

Divjakës. Në të kundërt, ata do të braktisin punimet e Kuvendit dhe do t’u bashkohen protestuesve. Zhvillimet e seancës së sotme, si asnjëherë tjetër, do të ndiqen nga protestuesit përmes dy monitorëve gjigantë. Edhe podiumi kësaj here është konceptuar ndryshe. Ai do të jetë i rrumbullakët, ku do të ftohen të flasin disa qytetarë, ndërsa deri më tash nga PD-ja është planifikuar të flasë vetëm kryetari i opozitës, Lulzim Basha, një fjalë kjo që pritet të mbahet aty rreth orës 12:00 të mesditës. Kësaj proteste nuk do t’i mungojnë as parullat, ku do të kërkohet jo vetëm dorëheqja e Edi Ramës, por edhe kërkesa të tipit ”Shqipëria drejt Europës dhe jo drejt Kolumbisë” Basha me të rinjtë Protesta e ditës së sotme do të ketë

si qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama, si të vetmin përgjegjës që opozita bën për trafikun e drogës në vend. Në takimin e djeshëm me të rinjtë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita nuk po kërkon zgjedhje të reja politike. “…Sot koha kërkon që mos t’i lëmë më kohë së keqes dhe zgjidhja e zgjidhjeve për momentin është largimi i personit përgjegjës për këtë situatë, që është Edi Rama. Nuk po kërkojmë zgjedhje, po kërkojmë largimin e tij dhe

“Nuk po kërkojmë zgjedhje, po kërkojmë largimin e tij dhe qeverisë së tij që ka përgjegjësinë, nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike, ndonëse mund dhe kemi gjithë të drejtën ta kërkojmë”.

qeverisë së tij që ka përgjegjësinë, nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike, ndonëse mund dhe kemi gjithë të drejtën ta kërkojmë. Por kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament të reflektojë atë që ndjen shumica e çdo shqiptari sot, i djathtë apo i majtë. Përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi”, - tha Basha. Për pasojë, kryetari i demokratëve çmoi se pjesëmarrja e të rinjve në protestë është e rëndësishme. “…Ne, opozita jemi të bindur se vetëm nëse flemë, fitorja mund t’i përkasë oligarkisë së drogës. Ne nuk po flemë, ne nuk do të flemë, ne jemi në këmbë, ne do të çohemi në këmbë dhe do të përballemi për ta rrëzuar në tokë përpjekjen e saj për të marrë nën kontroll Shqipërinë tonë…”,- tha ai. N. Perndoj

TIRANË Akuzat për trafik droge me avion kanë bërë që Forcat e Armatosura të bllokojnë me blloqe betoni edhe ish-pistën e aviacionit në fshatin Lumalas të Korçës. Ndonëse kjo fushë aviacioni nuk funksionon prej vitesh, me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarët e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale në Korçë (DMR) kanë marrë në kontroll të plotë pistën, duke mos lejuar askënd të futet në të. Ushtarakët kryejnë patrullime të vazhdueshme çdo ditë, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Kontrolli është përqendruar në të gjithë gjatësinë e pistës. Bëhet fjalë për afro 20 ha tokë të gjelbër, që nga rruga nacionale Pogradec-Korçë deri tek cepi i rrugës që shkon në Voskopojë, e gjitha në mbikëqyrje të plotë nga forcat e Ushtrisë në Korçë. Bllokimi dhe ruajtja e aerodromit vjen në kuadër të masave të marra nga Ministria e Mbrojtjes për rritjen e sigurisë në aerodromet e Shqipërisë, pas akuzave të shpeshta të bëra nga Partia Demokratike, se infrastruktura e Ushtrisë po përdorej për trafik të lëndëve narkotike. Pak ditë më parë edhe në aerodromin e Gjadrit u vendosën blloqe betoni përgjatë pistës. Fusha e aviacionit në Lumalas të Korçës ka humbur funksionin e saj që prej viteve ‘90, kohë kur avionë të ndryshëm që përdoreshin për spërkatje të fushave bujqësore uleshin në këtë zonë.

Balla në FB: Në protestën e PD-së do jenë edhe trafikantë TIRANË Deputeti socialist, Taulant Balla komentoi dje në faqen e tij në Facebook se në protestën e sotme të opozitës do të jenë trafikuesit e drogës, që sipas tij mbajnë peng drejtimin e PD-së. “Të dashur miq, ngjarja e avionit të Divjakës, çdo ditë e më shumë po zbardh disa të vërteta shumë të mëdha. Së pari, nuk ka më asnjë fije dyshimi se veprimet e Policisë së Shtetit, Albkontrollit dhe të Shtabit të Forcave Ajrore të RSH kanë qenë veprime të mirëkoordinuara dhe të suksesshme. Së dyti, siç po del nga hetimet dhe nga ekspertët, avioni i Divjakës u ul me kokë në rërë, për të mos u ngritur dot më. Ka edhe detaje të tjera që duhet të verifikohen, derisa përfundimet të çojnë në zbardhjen e kësaj skeme. Së treti, ka shumë video dhe fotografi për këtë rast të kapur dhe nuk

ka asnjë fotografi dhe video për raste të tjera uljesh dhe ngritjesh avionësh në rërën e bregdetit shqiptar. Së katërti, duhet kuptuar shumë qartë se, nëse një avion ngrihet nga Shqipëria dhe i drejtohet Italisë apo Greqisë, të gjithë e dinë se atje ka shtet, polici dhe forca ajrore, të cilat ruajnë vendin e tyre nga çdo mjet ajror që hyn në hapësirën e tyre dhe që kontrollohet imtësisht se çfarë transporton aty ku i është dhënë lejë të ulet. Së pesti, ata që po bëjnë thirrje për protesta për kapjen e kanabisit në rastin më të parë, po duket qartë se hallin e kanë diku tjetër. Në Shqipëri tashmë po priten fijet e krimit dhe trafikut… Nesër në protestë do të jenë disa prej bosëve, trafikuesve dhe kultivuesve”, shkruan Balla.

Nëse një avion ngrihet nga Shqipëria dhe i drejtohet Italisë apo Greqisë, të gjithë e dinë se atje ka shtet, polici dhe forca ajrore, të cilat ruajnë vendin e tyre nga çdo mjet ajror që hyn në hapësirën e tyre dhe që kontrollohet imtësisht se çfarë transporton aty ku i është dhënë lejë të ulet.


aktualitet

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2014

7

Protesta e opozitës, Rama mbledh Kryesinë dhe ministrat Debati publik për trafikun e drogës me avion pritet të zbresë sot edhe në sallën e Parlamentit. Ndërsa opozita ka paralajmëruar dhe një protestë ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit dhe ka marrë masa për të mos lejuar funksionimin normal të punimeve të seancës së sotme, mazhoranca nga ana e vet ka marrë kundërmasat e saj për të menaxhuar sa më mirë situatën. Për këtë qëllim, kryeministri Edi Rama ka thirrur dje në një takim të posaçëm kryesinë e grupit, kryetarët e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët dhe një pjesë të

ministrave të vet, ku ka biseduar pikërisht për seancën e sotme. Takimi është zhvilluar dje pasdite në ambientet e kryesisë, larg vëmendjes së medias dhe pjesëmarrësit në të kanë dhënë pak informacion lidhur me ato që janë diskutuar dhe masat që janë marrë. Ajo që bëhet e ditur është se kjo mbledhje i është kushtuar tërësisht seancës së sotme plenare dhe të pranishmit janë porositur që, duke bashkëpunuar edhe me deputetët e tjerë të grupit, të mund të përpiqen që të sigurojnë qetësinë në sallë. Kështu, mësohet se Rama u ka kërkuar

atyre që të mos bien pre e provokimeve të deputetëve të opozitës dhe të ndihmojnë drejtuesin e seancës për zhvillimin e punimeve të Kuvendit. Gjithashtu, ai iu ka kërkuar atyre që të angazhohen për të mos lejuar që opozita të përbaltë qeverinë dhe të bllokojë punimet e kësaj seance. Natyrisht mësohet se në këtë mbledhje janë diskutuar edhe taktika të ndryshme sjelljeje, kjo në varësi të qëndrimit që do të mbajë opozita, por që nuk bëhen të ditura për median. Marrja e këtyre masave paralajmëron sot një seancë të pazakontë parlamentare.

“Divjaka”, Luan Rama: S’ka vend për vizatime, hartime dhe qëndrime emocionale Sekretari i Përgjithshëm i LSI tha se trafiku i lëndëve narkotike nuk është një problem i shfaqur rishtazi në Shqipëri dhe se SHISH po punon ende me prioritetet e miratuara nga Berisha në janar 2013 Lëvizja Socialiste për Integrim ka qëndruar mënjanë debatit për avionin e rënë në Divjakë. Komenti i parë vjen nga Luan Rama, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë në Departamentin e Shtetit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, sekretari i Përgjithshëm i LSI pohon se nuk është vendi për qëndrime emocionale dhe i bën thirrje qeverisë që të ridimensionojë prioritetet e strukturave të sigurisë. Z. Rama, ta nisim me çështjen e avionit që u rrëzua në Divjakë, që ka ndezur tensione të larta politike në vend midis opozitës dhe qeverisë. A mendoni se në qoftë se komunikim i detajuar siç e dëgjuam sot do të ishte bërë më përpara do të ishin shmangur disa nga këto konfrontime dhe debate politike? Për fat të keq, jo vetëm çështja e avionit për të cilin ju folët, por përgjithësisht mjaftojnë vetëm pak gjëra që në Shqipëri të ndizet debati midis mazhorancës dhe opozitës, çka dëshmon në thelb që ende nuk kemi arritur maturimin për të zhvilluar debat parimor dhe të fokusuar tek thelbi i çështjeve apo thelbi i problemit, siç është edhe kjo që ka të bëjë me trafikun e drogës apo trafiqet e paligjshme në përgjithësi si elemente kriminale. Kështu që gjykoj, dhe ajo për të cilën ka nevojë publiku, për të cilën kanë nevojë qytetarët, nuk është vizatimi apo përshkrimi se nga kaloi apo si kaloi avioni dhe që pasi ra avioni u gjend një gomë e shkëputur. Sepse këto janë edhe në aspektin profesional si gazetar, por edhe në aspektin e të shikuarit të çështjes nga pozita e një vëzhguesi të vëmendshëm, detaje që publiku i di dhe që nuk kanë rëndësi. Ajo çfarë është e rëndë-

sishme dhe që tashmë është në dorë të organeve të prokurorisë në dorë të organit të akuzës, është që palët të ndihmojnë institucionin e akuzës, të hetojë me imtësi, të hetojë me paanshmëri dhe me profesionalizëm gjithçka lidhet me rastin në fjalë ose gjithçka lidhet më tej me të gjithë fenomenin e trafikut të lëndëve narkotike. Më lejoni të shpjegoj që trafiku i lëndëve narkotike nuk është një problem i shfaqur rishtazi në Shqipëri. Ai është një fenomen që vazhdon prej kohësh, mjafton t’i referohemi raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit apo dhe raporteve të tjera të njësive të specializuara që veprojnë apo janë në terren për të kuptuar që kemi të bëjmë me një fenomen shqetësues dhe problematik për situatën në Shqipëri. Dhe energjitë duhen fokusuar këtu. Çfarë duhet të bëjmë, dhe si duhet të ndihmojmë të gjithë që ky fenomen të luftohet me eficiencë dhe që organet ligjzbatuese të veprojnë gjithashtu me eficiencë. Kështu që nga kjo pikëpamje gjykoj që nuk ka shumë vend për përshkrime, për hartime apo për qëndrime emocionale ndaj rastit në fjalë. Ka vend dhe është jetike të veprohet me forcën e ligjit dhe me profesionalizëm për ta zbardhur se si qëndron e vërteta. Ju përmendët faktin që ky është një problem i cili ka ekzistuar edhe më parë, por e vërteta është se qeveria e re është prej nëntë muajsh në detyrë tashmë, kështu që a nuk do të ishte më mirë që secila nga palët, në këtë rast qeveria të fokusohej pikërisht te lufta ndaj këtij fenomeni dhe për më shumë transparencë se në deklaratat? Nuk dua ta adresoj problemi nga

Mjaftojnë vetëm pak gjëra që në Shqipëri të ndizet debati midis mazhorancës dhe opozitës, çka dëshmon në thelb që ende nuk kemi arritur maturimin për të zhvilluar debat parimor dhe të fokusuar tek thelbi i çështjeve apo thelbi i problemit, siç është edhe kjo që ka të bëjë me trafikun e drogës apo trafiqet e paligjshme në përgjithësi si elemente kriminale...

njëra qeveri në tjetrën. Kur thashë që është një fenomen që vjen prej vitesh kjo lidhet me gjithë situatën në Shqipëri nga njëra anë. Nga ana tjetër ajo që duhet të bëjë qeveria është të ridimensionojë prioritetet e punës së strukturave të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, sepse kështu do të mund të fokusohet më mirë tek fenomenet kriminale që janë shqetësuese dhe problematike për vendin. Natyrisht çështjet e rendit dhe të sigurisë publike në Shqipëri janë komplekse, nuk janë vetëm çështje policore gjithashtu. Pra në vlerësimin tim duhet bërë një ripozicionim më i mirë i strukturave, por edhe një rivlerësim dhe një rikonfigurim më i mirë i prioriteteve të punës. Ashtu sikundër më lejoni ta them gjithashtu këtu, sepse më është dashur gjatë takimeve në Uashington të jap shpjegime edhe për të informuar lidhur me këto zhvillime në Shqipëri, që është e papranueshme në vlerësimin tim që megjithëse qeveria ka gati 9 muaj që ka filluar punën, Shërbimi Informativ Shtetëror vazhdon të punojë me prioritete të miratuara nga Kryeministri Berisha që në janar të vitit 2013. Inkoherenca në veprime, inkoherenca në koordinimin e veprimin natyrisht që krijon pastaj edhe vakume apo hapësira të tilla. Prandaj po them që është e rëndësishme, edhe opozita e cila e ka kthyer në kazus këtë çështje të jetë bashkëpunuese dhe kontributore që gjithçka ta fokusojë në ndihmë të organit të akuzës, në ndihmë të prokurorisë dhe të heqim dorë përfundimisht nga shfaqja e vjetër e politikës shqiptare, ku bëhet edhe prokurori edhe gjykatësi, edhe hetuesi apo edhe avokati nga ato që janë të zgjedhur dhe të votuar nga ata që bëjnë politikë.

Guardia di Finanza inspekton avionin dhe nis hetimin Avioni rezulton i modifikuar, i janë lëvizur sediljet. Bëhet fjalë për një avion që shërbente për pasagjerë. Në pjesën e prapme të tij u vërejt modifikimi i sediljeve”, -shprehen ata. Sipas ekspertëve italianë, ky modifikim sediljesh lë të dyshohet se do transportonte diçka...

Ekspertë të Guardia di Finanza kanë inspektuar dje avionin e pilotit italian, i cili u rrëzua të shtunën në plazhin e Divjakës. Pas ekspertizës mësohet se ekspertët e Guardia di Finanza u shprehën se avioni rezultonte i modifikuar. “Avioni rezulton i modifikuar, i janë lëvizur sediljet. Bëhet fjalë për një avion që shërbente për pasagjerë. Në pjesën e prapme të tij u vërejt modifikimi i sediljeve”, -shprehen ata. Sipas ekspertëve italianë, ky modifikim sediljesh lë të dyshohet se do transportonte diçka. Ndërkaq, burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë, duke u përqendruar kryesisht

tek piloti italian, Giorgio Riformato, i cili sipas lejes së fluturimit duhej të ulej në Pesc a r a , n ë t e r r it o r i n e sht e t it f q i nj. Mësohet se hetimet e kryera nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri do të koordinohen me hetimet që do të kryejnë autoritetet italiane. Gjykata e Krimeve të Rënda dha dy ditë më parë masën e arrestit për pilotin italian 67- vjeçar, si dhe për Sajmir Bajramin, i cili po transportonte me makinë 460 kg hashash për ta ngarkuar më pas në avionin e Riformatos. Lënda narkotike kishte si destinacion Italinë, ndërkohë që piloti Riformato nuk pranon implikimin në këtë rast të trafikut të lëndëve narkotike.


8

15.05.2014

Ditari

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Mazhoranca në këtë raport theksonte se ato ishin formale dhe se vetë Nishani në përgjigjen që i kishte kthyer Parlamentit nuk jepte kriteret shtesë apo objektive që plotësonte emri i Alaudin Malajt për ta propozuar si anëtar të Gjykatës së Lartë

Mazhoranca rrëzon Alaudin Malajn, kërkon shkarkimin e Nishanit Komisioni i Ligjeve, pa praninë e opozitës ka rrëzuar dekretin e Nishanit për Gjykatën e Lartë. Sipas raportit, ai nuk u konsultua. Për këtë arsye, Braho kërkoi nisjen e procedurave të shkarkimit të Nishanit Ashtu si edhe ishte paralajmëruar më parë, komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dje dekretin për emërimin e kandidaturës së Alaudin Malajt në postin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, ndërsa kanë kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Bujar Nishani. Në argumentet e paraqitura në raportin e komisionit thuhej se, megjithëse kandidatura plotëson kriteret bazë ligjore, Kuvendi nuk mund ta miratojë atë, pasi kreu i shtetit në përzgjedhjen e tij nuk kishte marrë parasysh Kushtetutën, ligjin “Për Gjykatën e Lartë” dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e bën të detyrueshme konsultimin mes Presidentit dhe Kuvendit për përzgjedhjen e kandidaturave. Megjithëse Presidenti i zhvilloi këto seanca konsultimi, mazhoranca në këtë raport theksonte se ato ishin formale dhe se vetë Nishani në përgjigjen që i kishte kthyer Parlamentit nuk jepte kriteret shtesë apo objektive që plotësonte emri i Alaudin Malajt për ta propozuar si anëtar të Gjykatës së Lartë. “Nuk është respektuar ligji dhe as kërkesat e ligjit. Në këto kushte, ne nuk mund të mbështesim dhe nuk mund t’i hapim rrugë, pasi bie në kundërshtim me parashikimet kushtetuese dhe ligjore. Për këto arsye ju ftoj që të votojmë dhe të mbështesim propozimin e bërë nga relatorja për të mos e dhënë pëlqimin për këtë dekret”, - tha Xhafaj. Por përfaqësuesit e mazhorancës nuk kanë dashur të qëndrojnë vetëm në këtë fakt, pra te

rrëzimi i këtij dekreti, por duke u nisur prej tij dhe frymës mosbashkëpunuese Presidencë-Parlament kanë shkuar edhe më tej, duke kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit. Në fakt, kjo kërkesë ka ardhur nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili në fjalën e tij e ka konsideruar të papranueshëm faktin që nga ana e Presidentit, sipas tij, në mënyrë të përsëritur përzgjidhen kandidatura duke mos respektuar ligjet dhe vendimet e gjykatave. “U bë i dyti rast që Presidenti i Republikës, të paktën sipas argumenteve që jepen dhe në relacionin e kandidaturës së sjellë disa muaj më parë, por edhe në këtë relacion shkel rëndë Kushtetutën, vendimet interpretuese të Gjykatës Kushtetuese dhe në këto kushte, unë mendoj që ndaj Presidentit të Republikës duhen filluar procedurat e shkarkimit”, - tha Braho. Më tej ai ka theksuar se nuk ishte dakord as me atë që shkruhej në raportin e komisionit, ku i bëhej thirrje Presidentit të zbatonte ligjin dhe vendimet e gjykatave në përzgjedhjen e kandidatëve. Ai u shpreh i bindur se Presidenti as me këtë thirrje nuk do të ndryshonte qëndrim. “Ky president jo vetëm këto dy herë, por sa të jetë gjallë atje do të vazhdojë të na sjellë këto lloj dekretesh të argumentuara në këtë mënyrë. Çështja është që ky president nuk njeh, ne do të vazhdojmë të merremi me edukimin e Presidentit? Është naivitet. Ne nuk e edukojmë dot këtë president, kjo dihet... Megjithatë, e vetmja alternativë është ajo që mbetet në atë që thashë, ne duhet të fillojmë procedurat e shkarkimit të tij”, - shtoi Braho duke e akuzuar Nishanin se “për shkak të veprimtarisë dhe papërgjegjshmërisë, qoftë dhe të Presidentit, sistemi i drejtësisë, veçanërisht Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë hyrë në handikap”. Megjithëse nuk u mor direkt me këtë propozim të Brahos, kryetari i komision-

“…Sot PD-ja ka nevojë për ty më shumë se asnjëherë tjetër. Për t’i dhënë jetë së bashku një shprese të re. Për ta bërë më të madhe dhe më të fortë shtëpinë tonë të lirisë. Për t’i dhënë krahë së bashku vizionit të demokracisë së re, të pjesëmarrjes dhe respektit për të gjithë”

it, Fatmir Xhafaj theksoi se përzgjedhjet selektive klienteliste sipas tij të Presidentit, reflektojnë drejtpërsëdrejti në problematikën që kemi sot në pushtetin gjyqësor dhe sistemin e drejtësisë. “Unë do dëshiroja që Presidenti i Republikës të mos ndjekë rrugën e qëndrimit të mëparshëm ndaj Kuvendit dhe vetë këtij komisioni në reflektimet emocionale me frymëzim politik duke sulmuar Kuvendin e Shqipërisë, pushtetin legjislativ, ashtu siç bëri pak muaj më parë. Por është e nevojshme që, në radhë të parë të reflektojë për respektimin e Kushtetutës, vendimeve të GJK dhe të ligjit mbi Gjykatën e Lartë në rastin konkret”, - tha Xhafaj duke paralajmëruar ndërhyrje ligjore në rregullimin e situatës.

Basha, letër votuesve në Tiranë: PD ka nevojë për ty “Po të shkruaj sot këtë letër për të vendosur sot mes nesh një komunikim të ri dhe të drejtpërdrejtë për çdo çështje që ka lidhje me vendin, me demokracinë, por edhe me ty dhe mua si bashkëqytetarë dhe bashkudhëtarë në rrugën e jetës” TIRANË Me fillimin e procesit të përtëritjes së dokumentacionit të anëtarësisë në Tiranë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha fton përmes një letre çdo votues potencial të PD-së për t’u bërë pjesë e kësaj force politike. Letra e kryetarit të PD-së ka filluar të shpërndahet nëpër shtëpitë e Tiranës, ndërsa në përmbajtjen e saj Basha tregohet konfident duke iu drejtuar atij apo asaj në numrin njëjës. “Dëshiroj dhe uroj me gjithë zemër që të jesh mirë me shëndet dhe të ndihesh plot shpresë dhe optimizëm për të ardhmen. Po të shkruaj sot këtë letër për të vendosur sot mes nesh një komunikim të ri dhe të drejtpërdrejtë për çdo çështje që ka lidhje me vendin, me demokracinë, por edhe me ty dhe mua si bashkëqytetarë dhe bashkudhëtarë në rrugën e jetës”, thuhet në fillim të letrës së Bashës. Në letrën e

tij, kryetari i opozitës kujton se në degën e PD-së Tiranë ka filluar përtëritja e dokumentacionit të anëtarësisë dhe regjistrimi i anëtarëve të rinj. “Ky është një hap shumë i rëndësishëm për riorganizimin dhe modernizimin e PD-së për bashkimin dhe ribashkimin e kontributeve dhe vlerave të saj ndër vite, për përtëritjen, hapjen, ringritjen dhe nisjen e saj të re. Ky është gjithashtu një moment shumë i rëndësishëm për të ardhmen e demokracisë shqiptare, sot në udhëkryq”, - shkruan Basha. Ai nënvizon se sa më e fortë dhe e madhe të jetë PDja, aq më i fuqishëm është opozitarizmi i saj. “Duke besuar se jemi në një mendje, të ftoj të bëhesh sot pjesë e PD-së si njeri i lirë, si atdhetar, si europianist, dhe si demokrat. Bëje hapin tënd dhe kontakto zyrën e PD-së në lagjen tënde dhe regjistrohu si anëtari më i ri i saj. Anëtarësohu online duke plotësuar formularin në faqen tonë www.pd.al/anëtarësohu. Nëse je anëtar, rinovo dokumentacionin pranë grupseksionit tënd”, - thuhet në letër. Basha nënvizoi domosdoshmërinë e mbështetjes për PD-në për t’i dhënë vendit një opozitë të fortë. “…Sot PD-ja ka nevojë për ty më shumë se asnjëherë tjetër. Për t’i dhënë jetë së bashku një shprese të re. Për ta bërë më të madhe dhe më të fortë shtëpinë tonë të lirisë. Për

Letra e kryetarit të PD-së ka filluar të shpërndahet nëpër shtëpitë e Tiranës, ndërsa në përmbajtjen e saj Basha tregohet konfident duke iu drejtuar atij apo asaj në numrin njëjës

t’i dhënë krahë së bashku vizionit të demokracisë së re, të pjesëmarrjes dhe respektit për të gjithë. Ne po ringrihemi dhe do të jemi nesër më të fuqishëm, më të shumte në numër, më të rinj dhe më energjikë së kurrë. Kështu të gjithë bashkë do t’i japim vendit sot një opozitë politike popullore dhe më të fortë dhe do të bëjmë realitet nesër Shqipërinë moderne, të lirë dhe europiane. Të pres krahëhapur dhe përzemërsisht”, - përfundon letra. N.Perndoj

procesi

Bushati: Problemi i toponimeve, faj i qeverisë së mëparshme I sapokthyer nga Brukseli, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shpjeguar dje për mediat marrëveshjen e arritur me homologun e tij grek, Evangjelos Venizelos, për çështjen e toponimeve. Në një deklaratë nga ambientet e Kryeministrisë, ai ka sqaruar marrëveshjen sipas së cilës, deri më 1 Janar 2015 do mundësohet lëvizja sipas praktikës që pala greke aplikoi për Pashkët. “Kemi rënë dakord për një marrëveshje, e cila reflekton interesin e të dyja palëve bazuar në parimet ndërkombëtare”,- tha Bushati duke theksuar se “deri më 1 Janar 2015 do mundësohet lëvizja sipas praktikës që pala greke aplikoi për Pashkët”. Për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi “të dyja qeveritë do marrin masa që kjo çështje të zgjidhet në janar 2015”, -tha ministri i Jashtëm, duke shtuar se “do merren parasysh referenca në parimet ndërkombëtare për emërtimet që të gjitha vendet kanë dorëzuar në OKB”. Ministri Bushati tha se “krahas korrektimit në praktikë të pasaportës, do punojmë për të lehtësuar mënyrën e veprimit të përditshëm për qytetarët tanë”. Duke falënderuar ministrin e Jashtëm grek, Venizelos, Bushati vlerësoi edhe Ministrinë e Brendshme shqiptare, pasi sipas tij ka përgatitur një plan veprimi që do t’u përgjigjet të gjitha ndryshimeve. Problemin e toponimeve ministri Bushati e ka cilësuar si të trashëguar për qeverinë dhe ka rikujtuar se ky problem ka lindur në vitin 2011. “Fakti që kemi arritur në këtë zgjidhje të përbashkët, duke u bazuar tek e Drejta Ndërkombëtare, duke u bazuar tek referenca të qarta ligjore ndërkombëtare, na jep mundësinë neve dhe qeverisë greke të ecim me vendosmëri për të adresuar edhe çështje të tjera të natyrës së dyanshme, të cilat do të kishin po ashtu një efekt praktik për qytetarët shqiptarë dhe qytetarët grekë", - tha Bushati.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ekonomi

15.05.2014

9

Shefi i Misionit të FMN, Nadem Ilahi është shprehur për mediat se këtë vit nuk do të jetë e nevojshme një rritje tjetër taksash, por kjo do të ndodhë vitin tjetër. Taksat që do të rriten • Vendosja e një takse 2% për të ardhurat e kompanisë koncesionare të autostradës Durrës-Kukës. • Rritja e pagesës vjetore për makinat e përdorura me 50%. • Vendosja e TVSH-së mbi ndërtesat e reja, përfshirë vlerën e tokës për ndërtimet me përqindje. • Zbatimi i TVSH-së për telefonatat që vijnë nga jashtë vendit. • Një taksë e sheshtë mbi të gjithë banorët që udhëtojnë jashtë vendit. • Rritje të taksave mbi të ardhurat nga interesat, aksionet, dividendët, qiratë nga 10-12%. • Rritje të taksave mbi të ardhurat nga pagesat për pronësinë intelektuale nga 10-12%. • Rritja e çmimit të energjisë. • Reduktim i statusit të biznesit të përjashtuar nga TVSH për shërbimet arsimore.

FMN, Ilahi: Taksat do të rriten edhe për dy vite rresht Shefi i Misionit të FMN-së, Nadem Ilhai tha se rritja e taksave do të vijojë edhe me dy raunde të tjera më 2015 dhe 2016: Është në vullnetin e qeverisë shqiptare të përzgjedhë taksat që rriten dhe masën e tyre. Ja propozimet Qeveria shqiptare do të vijojë me rritjen e taksave edhe për dy vitet në vijim, 20152016, sipas konkluzioneve të fundit të negociatave ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Misionit të Fondit Monetar. Kryetari i Misionit, Nadem Ilahi është shprehur për mediat se këtë vit nuk do të jetë e nevojshme një rritje tjetër taksash, por kjo do të ndodhë vitin tjetër. Taksat që rriten

FMN bashkë me qeverinë shqiptare ka përcaktuar taksat që kanë hapësirë për rritje të mëtejshme në vitet në vijim. Rritja me 50 për qind e taksës për makinat e vjetra, vënia e një tarife në auto-

stradën Durrës-Kukës, një taksë fikse për ata që udhëtojnë jashtë vendit, vënia e TVSH-së për telefonatat që vijnë nga jashtë dhe vënia e TVSH-së për shitjen e banesave të reja janë disa nga taksat që pritet të rriten. Por zyrtari i FMN-së tha se është në zgjedhjen e qeverisë se cilat taksa do të rrisë vitin tjetër dhe në çfarë mase do t’i rrisë ato. Porse sipas tij, është e nevojshme që rritja e tyre të b ë h e t n ë dy v it e t e a r d h s h m e. Ndërkohë, burimet në Ministrinë e Financave e kanë pohuar këtë fakt, duke sqaruar se puna për paketën fiskale të 2015-ës tashmë ka nisur. Të gjitha propozimet e përcaktuara në marrëveshje me FMN-në janë duke u shqyrtuar, por ngarkesa fiskale në paketën e vitit 2015 do të jetë më e vogël se ajo e këtij viti. Barra e rritjes do të jetë edhe më e lehtë nëse qeveria siguron një stabilitet fiskal, çka do të thotë, të mbledhë të ardhura sipas programit dhe të racionalizojë shpenzimet. Shefi i Misionit të FMN-së tha se janë parashikuar tri raunde të rritjes së taksave, duke pohuar se një raund është ezauruar tashmë me paketën fiskale të vitit 2014.

Taksat, si po mblidhen

Rritja me 50 për qind e taksës për makinat e vjetra, vënia e një tarife në autostradën Durrës-Kukës, një taksë fikse për ata që udhëtojnë jashtë vendit, vënia e TVSH-së për telefonatat që vijnë nga jashtë dhe vënia e TVSHsë për shitjen e banesave të reja janë disa nga taksat që pritet të rriten.

Pavarësisht rritjes së akcizës, tatimfitimit dhe rikthimit të taksës progresive, mësohet se deficiti që krijua në buxhet nga mosgrumbullimi i këtyre taksave në tremujorin e parë arriti në 3 miliardë lekë ose 30 milionë dollarë. Por nëse qeveria shqiptare realizon të ardhurat në buxhet sipas programit, është e lirë të zgjedhë se çfarë taksash do të rrisë në vitin 2015 dhe sa do t’i rrisë ato. Por si ka ecur grumbullimi i të ardhurave muajt e fundit? Ministri Cani thotë se për katërmujorin, të ardhurat totale në buxhet kanë tejkaluar planin me 2 për qind dhe deficiti buxhetor është tërësisht nën kontroll, pavarësisht mosrealizimit në taksat e rritura. Me këta tregues qeveria është e relaksuar dhe ka dorë të mjaftueshme për të frenuar një rritje agresive të taksave, duke bërë vetëm një meremetim të tyre. Por nga ana tjetër, ekspertët në Ministrinë e Financave pohojnë se ministri Cani ka vullnet për të aplikuar rritje të taksave në dy vitet fiskale në vijim. B.Hoxha

Veliaj shpërndan këstin e parë për106 ish të përndjekur Ish të përndjekurit që do të dëmshpërblehen të parët janë ata mbi 70 vjeç, sipas ndryshimeve ligjore që marrin fuqi zbatuese në datën 20 maj”, - tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Këto deklarata u bënë gjatë ndarjes së këstit të parë të dëmshpërblimit për 106 ish të përndjekur të tjerë, të cilëve këtë javë u ka kaluar në llogaritë bankare pagesa për vitet e burgut të kryera në regjimin komunist. “Ne jemi shumë të ndjeshëm, jo vetëm që t’i bëjmë në kohë pagesat, por edhe të rikuperojmë ato pagesa që nuk janë kryer ndër vite. Me të drejtë, disa ish të përndjekur kërkojnë këstin e tretë, ndërkohë që grupe si ky që po marrin paratë sot nuk kanë marrë ende këstin e parë. Por unë gjykoj se po bëjmë gjënë e duhur, duke shpërndarë fillimisht këstin e parë për të gjithë, e më pas të vijojmë me këstet e dyta e të treta”, - u shpreh ministri Veliaj. Ai shtoi se dëmshpër-

blimi i ish të përndjekurve politikë nuk është aspak çështje politike dhe theksoi se ky proces do të vazhdojë pa ndërprerje. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të publikojë një listë të re me emrat e ish të dënuarve që përfitojnë këstin e parë. “Kanë 23 vjet që nuk kanë marrë asnjë qindarkë të gjakut, punës dhe jetës së tyre. Bëhet fjalë për një shoqëri që po iu kthen borxhin disa njerëzve që kanë punuar pa pagesë, njerëz që janë torturuar e që kanë humbur njerëz”, - tha Veliaj. Nga ana tjetër, ministri Veliaj shtoi se në asnjë vit tjetër joelektoral nuk janë dhënë më shumë fonde për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve sesa këtë vit. Sipas tij, edhe ato para që jepeshin nuk shpenzoheshin plotësisht dhe digjeshin pa u shpërndarë. “Ata që kanë marrë këstin e dytë dhe presin të tretin, duhet të na kuptojnë dhe të tregohen solidarë ndaj atyre që nuk kanë marrë asnjë lek”, - shtoi ai.

reshjet

Shmanget kriza energjetike, kaskada e Drinit arrin në 289.2 metra Reshjet që kanë rinisur së fundmi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën energjetike në vend, duke rritur nivelin e ujit në liqenet e hidrocentraleve më të mëdha. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës është 289.2 metra, ndërsa prurjet në 177 metër kub ujë në sekondë. Niveli në liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës është përkatësisht 171.2 dhe 74.3 metra, ndërsa prurjet anësore janë në vlerat e 140 dhe 261 metër kub ujë në sekondë. 15 milionë kilovat/orë në ditë po prodhohen nga hidrocentralet e vendit dhe po në të njëjtat nivele është konsumi energjetik. Deri tani në vend gjatë këtij viti janë prodhuar 6.2 terravatorë energji elektrike, ndërsa prurjet e shumta kanë rritur edhe rezervën hidrike në lumin Drin. Në këto kushte, burime nga KESH thonë për TV SCAN se nevoja për import gjatë muajve të nxehtë të stinës së verës do të jetë e ulët dhe parashikohet që vetëm CEZ-i të kryejë operacione të tilla për të mbuluar humbjet në rrjet. Ndërkohë, Korporata është duke eksportuar 3 milionë kilovat/orë në ditë drejt Kosovës. Mungesa e linjës së interkonjeksionit vazhdon të penalizojë shkëmbimet energjetike mes dy vendeve dhe të sjellë kosto më të larta për blerjen e energjisë. Duket se dy vendet do të rrisin shkëmbimet energjetike vetëm nga fundi i vitit 2015, kohë kur pritet të ketë përfunduar ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kv.


10 15.05.2014

Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

BANKA E SHQIPËRISË KABINETI I GUVERNATORIT

TENDER I HAPUR KOMBËTAR

ÇMIMI I GUVERNATORIT PËR DIPLOMËN MË TË MIRË 2014

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Blerje pajisje pune për përpunimin e parasë, për nevojat e Bankës së Shqipërisë”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 8.824.000 Lekë.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2014”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2013 - shtator 2014, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në çështje të lidhura me ekonomiksin monetar, stabilitetin financiar, integrimin ekonomik të Ballkanit në Evropë, historinë monetare dhe financiare të Shqipërisë, veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë, sistemin bankar shqiptar dhe ekonominë në përgjithësi.

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

Studentët e interesuar duhet të paraqesin në formë elektronike1 (pdf ) në adresën elektronike public@bankofalbania.org, dokumentet e mëposhtme: • Një letër ku shprehet interesim i studentit për të konkurruar për Çmimin në fjalë; • Curriculum Vitae; • Abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore; • Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës; • Temën e diplomës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 30 shtator 2014.

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 10 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Për më shumë informacion mbi rregullat e pranimit, lutemi vizitoni faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë www.bankofalbania.org ose shkruani në adresën e e-mail-it public@bankofalbania.org. 1

Mesazhi elektronik drejtuar Bankës së Shqipërisë në adresën public@bankofalbania.org duhet t’i referohet “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë”.

TENDER I HAPUR KOMBËTAR MAPO MADAME Çmimi 300 Lekë

Dokumentet e tenderit mund të tërhiqen pranë Sektorit të Prokurimeve të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: ish-Hotel Dajti, Blv. "Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Tel. 042235576, çdo ditë nga ora 10.00 – 13.00 nga çdo person i autorizuar, me paraqitjen e një kërkese me shkrim. Tërheqja e dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 2.000 lekësh, në Sektorin e Financës të Bankës së Shqipërisë, që ndodhet në adresën: Rruga e Dibrës, Kompleksi “Halili”, Kulla B.

dossier

me Madame

DY SHTETE NJË ÇATI

Nr. 42 Viti III i botimit mars 2014

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: “Transporti i punonjësve të Bankës së Shqipërisë, për një periudhë një vjeçare”. Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 1.900.000 Lekë”.

E përmuajshme, Nr. 42, Viti III i botimit, 2014, Çmimi 300 Lekë

Oferta duhet të paraqitet në zyrën e Sektorit të Prokurimeve, pranë Departamentit të Administrimit, në Bankën e Shqipërisë, deri më datë 11 Qershor 2014, ora 11.00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

DASHURITË NDËRKOMBËTARE TË LORETA BERHAMIT, ELINA DUNIT, VALBONA ÇOBËS, GENC TUKIÇIT

IRIS LUARASI EVA IDRIZLLARI ERIDIONA SHULI DARIEN LEVANI EVI REÇI BESART KADIA

fashion INTO the WOODS

Personazh ADELINA MUÇA NË TEATËR UNË DHE HERVIN ÇULI, SI DY TË HUAJ

e diel EKSKLUZIVE

/ INTERVISTA

ME FILOZOFIN

FRANCEZ, LUC

FERRY: BOTA

ASNJËHERË NUK

KA QENË MË

MIRË

VITI VIII NR. 16 (261),

BOTIMIT MARS

300 LEKË 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

30 lekë

E përmuajshme

E përmuajshme Z, LUC FERRY: BOTA FILOZOFIN FRANCE INTERVISTA ME EKSKLUZIVE /

KA QENË ASNJËHERË NUK

MË MIRË

30 lekë

BELL ALASTAIR CAMP RAMËS

DJES SË EDI

e luftës në Kosovë, njohin nga koha Campbell vjen në Shqiptarët e në Kosovë. të Tony Blair-it. Press. Në një ushtarakisht i fushatave botim i UET të tij për të ndërhyrë me Tony Blair, Eshtë spin doctor-i e të tjera. vendimin e shefit atyre ditëve: Vitet e mia e strategjisë në politikë, kur mbronte me Ditarët e librin, rëndësinë Shqipëri pikërisht me Henri ÇILIN flet për bashkëbisedim

çdo ditë gazeta ‘MAPO’

PLUS çdo muaj revistat ‘MAPO’

dhe ‘MADAME MAPO’

PBELL ALASTAIR CAM

S

JES SË EDI RAMË

NJERIU I RILIND ME

VIII BOTIMIT NR. 16 (261), VITI

MIRA MEKSI Kur fatin ta shkruajnë librat

E PËRMUAJSH

300 LEKË MARS 2013 ÇMIMI

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

AFAJ BESNIK MUST Ngatërresat në me kufirin francez emrin Le Pen LIKU STEFAN ÇAPA Gjurmët e ujkut tarët oriental te shqip FOTO ESSE Natë shqiptare në Oslo

në Kosovë, nga koha e luftës në Shqiptarët e njohinnë Kosovë. Campbell vjen Tony Blair-it. një ë ushtarakisht i fushatave të i UET Press. Në Eshtë spin doctor-i n e shefit të tij për të ndërhyre mia me Tony Blair, botim e të tjera. isë në politikë, kur mbronte vendimi Ditarët e atyre ditëve: Vitet t me rëndësinë e strategj Shqipëri pikërish me Henri ÇILIN flet për librin, bashkëbisedim

Prezantimi i Festivalit të Këngës në RTSH, një film serial, një shfaqje në teatrin e Metropolit, rikthim te prezantimi me “Netët e Klipit”, një këngë dhe videoklip i ri...Duket se Klea Huta e ka pushtuar të gjithë skenën

NJERIU I RILIN E PËRMUAJSHME

30 lekë

J BESNIK MUSTAFA në Ngatërresat me kufirin francez emrin Le Pen STEFAN ÇAPALIKU Gjurmët e ujkut oriental te shqiptarët

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850

Shpallje ankandi Permbaruesi gjyqesore Genti Bushati nxjerr ne shitje ne ankand te pasurise “Apartament” me sip 55 m2, me nr pasurie 6/248+1-17, ZK 8591,volumi5,faqe 7 ,e ndodhur ne lagjen Ahmet Haxhija , Rruga Mujo Ulqinaku , Shkoder. Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshre ne vleren 1,680,000 (Njemilion e gjashteqind e tetedhjete mije ) leke. Shitja e pasurise do te behet (Fillon)ditën e marte , datë, 27.05.2014 ora 16.15 ne Zyren Permbarimore te permbaruesit gjyqesore privat Genti Bushati me adrese Rruga Don Bosko perballe gjykates se Rrethit gjyqesore Shkoder . Ajo vazhdon 15 dite dhe perfundon me mbarimon e orarit zyrtare te dites se fundit . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llagari te permbaruesit Gjyqesore .


Njoftime/reklama Rudolf MaRku Komunistët e djeshëm janë islamikë të sotëm

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

5 Maji Dëshmorët tuaj, të atyre dhe ndoshta tanët

15.05.2014

11

fRaNCY Një austriake në jetën e Ahmet Zogut

Nr. 26 (271), Viti iX botimit maj 2014 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

e përmuajshme

MAKS VELO

Më ka tradhtuar shoqëria Rrëfimi i pazakontë i arkitektit dhe shkrimtarit atipik. I lindur në Paris, i rritur në Korçë dhe Tiranë dhe i degdisur zgafellave të Gulagut komunist shqiptar; i tradhtuar, siç thotë, ‘nga shoqëria’. Jeta dhe fati i një personazhi që nuk bën paqe as me veten dhe as me botën, i dikujt që nuk di dhe nuk do të jetë ‘politikisht korrekt’.


12

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Reforma e Arsimit të Lartë si fantashkencë P

ara do ditësh na u vu në dorë një material i Komisionit të ngritur nga Kryeministri për Reformën në Arsimin e Lartë, që presupozon ndryshime edhe në ligj. Ndryshimet janë të mirëpritura kur ato sjellin përmirësime të gjendjes dhe natyrisht që disa elementë të tillë gjenden edhe në Raport, por Raporti i propozuar tenton të bëjë disa ndryshime që për mua që kam vite si pedagoge në sektorin e universiteteve publike, ngjajnë fantashkencë dhe ndonëse dëshira është e mirë, kam frikë se rezultati do jetë një eksperiment i dështuar. Ndonjëherë nuk mjafton dëshira e mirë për të pasur rezultate të mira. (Nuk po e paragjykoj apriori këtë dëshirë, qoftë dhe duke bërë kalkulimin e thjeshtë utilitar që qeveria nuk don të humbasë vota e votues edhe në këtë sektor). Se edhe “revolucionarët” e thekshëm të mendimit dhe idealistët mund të kenë dëshira të tilla, por kur një ligj ndryshon në pika thelbësore të tij, krijon dy përshtypje ndjellakeqe: Së pari, pasojat mund të jenë hapa prapa në këtë fushë në vend të përmirësimeve, sepse nuk ofrohen mjete e të dhëna konkrete në raport për të kuptuar pritshmërinë e zbatimit të këtij ligji. Së dyti, fryn erë e politikës “që nis nga zero” ose: Historia fillon me mua duke reduktuar ose shkelur disa të drejta të pranishme në ligjin e vjetër, si autonomia e universiteteve që është një e mirë e fituar dhe nuk mund të hiqet si e tillë nga çdo qeveri që vjen pas. Ajo vetëm mund të përmirësohet. Për të folur më hollësisht. Reforma ka një problem në anën formale të paraqitjes dhe një sërë problemesh përmbajtësore në shtjellim. Këtu do ndalem në disa pika kyçe të anës formale dhe vetëm disa paqartësi që sjell Raporti në anën përmbajtësore duke u kufizuar në këtë të fundit që mund ta bëj dhe në departament. Ana formale: 1. Raporti kalon në tri faza na thuhet, ku fazës së diskutimit të tij me grupet e interesit i lihet shumë pak kohë vetëm një muaj, në një kohë që standardi europian, përfshi dhe ai anglez të cilit i referohet Komisioni kërkon një konsultim prej 12 javësh pra rreth 3 muaj (Standardi i RIA-s, mbështetur nga Banka Botërore: “Udhëzues për Vlerësimin e Ndikimit Rregulla-

koment Adriana Anxhaku

tor, Këshilli i Ministrave 2010”). Shtrohet pyetja pse ky nxitim? A do bëhet me të vërtetë ky konsultim me grupet e interesit apo do hiqemi sikur e kemi bërë dhe pyesim ca vetë e bëjmë si di vetë. Mos harrojmë se ka pasur vërejtje edhe më parë ndaj kësaj qeverie nga politikanët ndërkombëtarë për nxitimin në kalimin e ligjeve pa përfillur konsultimin real me grupet e interesit, kusht bazë ky i përligjjes së ligjeve në sytë e njerëzve që do t’i zbatojnë në një demokraci dhe praktikë e vendeve Evropiane ku dëshirojmë të integrohemi. Në raport thuhet: “1.1.5.3. Faza e tretë është faza e hartimit të Raportit Përfundimtar – “White Paper” dhe dorëzimi i tij pranë Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit të Ministrave”. Por nuk përmendet fare se si do t’i evidentojë dhe pasqyrojë propozimet e grupeve të interesit, përfshirë edhe të stafeve akademike ky raport, që janë vendimtare për kthimin e tij në ligj sipas standardit të RIA-s. Konkretisht, si do analizohen propozimet e ndryshme që vijnë nga stafi akademik dhe grupet e tjera, a do jepet një reagim (feedback) gjithëpërfshirës në mënyrë që të gjitha palët e interesuara për Raportin të gjejnë përmbledhjet e përgjigjeve për vërejtjet apo pyetjet që kanë ngritur nën fazën e dytë? Apo procesi do kryhet sa për të larë gojën, d.m.th u konsultuam me grupet, por vendimet i morëm vetë dhe kalohet në ligj. Por pika më e errët dhe më problematike është ajo e kostos ekonomike të implementimit të këtij ligji. Në Raport nuk g jen asnjë material shoqërues që të tregojë përafërsisht kostot e zbatimit të tij dhe të dhëna të përafërta që palët që do zbatojnë ose paguajnë implementimin e këtij ligji (qytetarët, stafet akademike, studentët) të kenë një shërbim më cilësor në këtë fushë, por a do të dalin të fituar apo të humbur më shumë prej tij? Edhe kjo kërkesë e domosdoshme për t’u shndërruar në ligj ky Raport sipas standardeve në fjalë. Dhe kjo nuk

duhet bërë më vonë, por që në fillim njerëzit ta kuptojnë se do ketë përmirësim dhe që Qeveria nuk ka në mend një fantashkencë pa bazë siç ka ndodhur në raste të hidhura të qeverisjes edhe më parë. Ngritja e instancave, apo ndryshimi i mënyrës së financimit sipas modelit anglez mund të jetë krejt joefikas në Shqipëri, sepse kush njeh nja dy parime të transferimit të eksperiencave administrativo-ligjore (Fukuyama etj.) e di që çka vlen si efikase për Anglinë mund të mos vlejë për Francën apo për Greqinë. Pra përvojat administrativo- ligjore nuk janë të transferueshme e të kopjueshme tërësisht nga një vend në tjetrin, thonë studiuesit. Ne mund të duam të ndërtojmë raketa e misione për në Hënë në Shqipëri si SHBA-ja, dhe jo se nuk ka njerëz e shkencëtarë të zotë që potencialisht mund ta bëjnë këtë por nuk ke teknologjinë për këtë. Prandaj edhe disa kërkesa të ligjit më tingëllojnë thjesht dëshira ose fantashkencë. Në Raport thuhet se pedagogët janë të mbingarkuar. Po janë, por ju e dini zotërinj pse bëjnë dy norma ndonjëherë, sepse paga e tyre në shtet është mizerabël dhe ku një familje me dy të punësuar pedagogë në shtet mezi arrin të mbajë familjen deri në fund të muajit e jo më t’u heqësh edhe mundësinë e dypunësimit, kur pagat e tyre nuk kanë parë një rritje domethënëse qysh nga qeveria Nano, edhe atëherë për shkak të protestave. Shikoni në Kosovë, pedagogët paguhen në mënyrë më dinjitoze se në Shqipëri. Pra përmirësimi i anës financiare dhe një transparencë në këtë drejtim është jetike për t’u thënë grupeve të interesit se ligji do e përmirësojë edhe cilësinë e universiteteve por edhe punën e jetën e tyre. Sa për shumëpunësimin në rast se e keni fjalën për dypunësimin, atë lloj dypunësimi që e lejon Kodi i Punës, nuk e hiqni dot, apo edhe këtë Kod do ta ndryshoni? Kjo duket një sipërmarrje e tepërt për shpatullat e një qeverie sado e zonja të jetë në mos një përpjekje për një revolucion dhe ne në Shqipëri kemi përvojë të hidhur me revolucionet se.... nisin për mirë e përfundojnë keq. Disa vërejtje përmbajtësore / Pjesa e mësimdhënies Ju thoni, shikimi i ngarkesës së pedagogut. Si konkretisht, sepse ju e dini që gjysma e ngarkesës me udhëheqje

temash diplomash në bachelor e master quhet punë vullnetare dhe nuk njihet si ngarkesë me të famshmin “Udhëzim 20” të qeverisë së kaluar? A do rregullohet ky udhëzim? Do e përmirësojë situatën udhëzimet tuaja në këtë drejtim. Këto janë politika konkrete financiare dhe jo folja në tym për fonde që nuk i dimë se sa mund të jenë, kush do t’i marrë ai rektori i majtë apo i djathtë nga Agjencia juaj e fondeve, se ne duam të zgjedhim pavarësisht bindjes politike rektorin a dekanin, po qe se do na lini autonominë që kemi fituar me të drejtë si të gjitha universitetet e lira europiane. Ju thoni jo tekste, por kërkime të mirëfillta shkencore. Po shkencën e kanë bërë të tjerët para nesh dhe në mënyrë më të vrullshme se ne. Të mos i japim këto dije për studentët e të bëjmë një “shkencë në kushtet e një rrethimi”. Jam në një mendje që disa programe mund të jenë të ngarkuara me lëndë, por shumë kollaj rregullohet kjo gjë, duke e parë si e bëjnë vendet e Bolonjës, cili është numri i lëndëve në një semestër në universitetet europiane. Ndonëse hapësirat e reja për mësimdhënie, bibliotekat e dixhitalizuara, dhe me libra të shumtë kërkojnë përsëri financime. Mos është zbuluar ndonjë pus i madh nafte kështu, se po ky treg është, vetëm se do paguajnë më shumë...studentët. Edhe ata duhet ta dinë në bazë të standardeve të lartpërmendura sa përafërsisht do rritet tarifa e studimit të tyre. Pjesa e kërkimit shkencor do përsëri buxhet. Kush nga pedagogët nuk don të bëjë kërkim shkencor? Po pse disa nuk e bëjnë dot? Sepse pedagogët paguajnë nga xhepi i tyre botimet, tekstet, konferencat (taksat dhe udhëtimet), artikujt shkencorë që ju duhen për kualifikim shkencor. A do rregullohet kjo gjë me ligjin e ri dhe si? Ju thoni projekte, po ata pak projekte që ofrohen nga shteti dhe në bashkëpunim me organizata të caktuara janë si personazhi i Lonit që u hedh toptha buke fëmijëve te “Lulëkuqet mbi mure”. Kush është i zoti, le t’i kapë. Sa për projekte me të huajt privatisht secili mund të bëjë ç’të mundet dhe ka të tilla, po këtu nuk hyn fare Ministria ndonjëherë dhe universiteti sepse ekspertët vendas i zgjedhin ata që japin para për projektin, pra të huajt.

Ju thoni do paguajmë doktorantët që të punojnë në departamente me çfarë? Shteti e ka më lirë aktualisht të paguajë një pedagog të brendshëm me një mbingarkese se koeficienti i pagesës del tepër i ulët sesa të punësojë një tjetër (të hapë një vend të ri pune). Pjesa e organizimit të universiteteve. Më hollësisht për pjesën financiare le të flasin administratorët aktualë të universiteteve të cilët e dinë më mirë se si i kanë menaxhuar dhe çfarë problemesh ka pasur sistemi aktual i financimit, unë thjesht ndjej që shumë procedura janë vrastare e që presim me vite për të pasur disa elementë jetikë mësimdhënës në pajisje e teknologji, pa folur për gjëra konsumi. Pa pretenduar të fluturojmë për në Hënë. Ju i jepni një peshë të madhe bordeve dhe profesorëve, por pjesën dërmuese të punës e bëjnë asistentet dhe doktorët, shikoni jo vetëm mësimdhënien por edhe atë punë kërkimore shkencore që bëhet me mund aktualisht, dhe natyrisht këta mbajnë barrën e punës në universitete. Ju zëvendësoni organet kolegjiale të universitetit me ca organizma të dyshimta, që në vend që të japin autonomi financiare deri në Departament (Si në Europe, Gjermani p.sh) dhe t’i kontrolloni këto se ku i çojnë fondet, (se me ligjin aktual janë të kontrollueshme), ju shpikni gjëra të tjera. Me çfarë do i paguajë universiteti menaxherët e shumtë që ju ofroni për kontroll? Shtimi i njerëzve pa lidhje me universitetin a nuk rrit kostot dhe a përkthehet gjithmonë një cilësi më e mirë në funksionim? Në teoritë e praktikat administrative që u mësojmë studentëve tanë jo? Sot synohet të kesh më pak burokraci në çdo hallkë e sistem të administratës, por të përdorësh më mirë kapacitetet që ke duke i kontrolluar për punën që bëjnë dhe për këtë nuk duhet polic në çdo derë departamenti, por kërkesë llogarie për zbatimin e ligjeve dhe njerëz të përgjegjshëm që bëjnë punën. Këto dhe shumë pikëpyetje të tjera më dolën, kur lexova Raportin, i cili për hir të së vërtetës që ka ca rregullime në disa drejtime, ndonëse në tërësi dhe në problemet esenciale të tij ka pikëpyetje e ndonjëherë kthim prapa në kohë e mendësi. *Pedagoge në Universitetin e Tiranës.


op-ed

2

Blog / Kek karotash dhe shaje pionierësh

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Elvira Dones: Berisha, një personazh letrar për çdo shkrimtar

13

15.05.2014

Universitet / UET, simpozium me drejtuesit e gjimnazeve

-E vetmja gjë e sigurt rreth fatit është se ai do të ndryshojë. - Bret Harte

Si Riformato u bë më i famshëm se Vlashi... P ër ngjarjen e ndodhur në Divjakë fundjavën e kaluar nëpër studio televizive dhe media të tjera, më shumë sesa ekspertët e krimit apo ata të aviacionit kanë folur analistët e përhershëm që janë “të aftë” për gjithçka, ndaj nuk besoj se opinioni im për këtë ngjarje do ta rëndojë edhe më shumë atmosferën edhe kështu të pakuptimtë që po mbizotëron në publik dhe jo vetëm për rrëzimin e avionit sportiv aty; kapjen e pilotit dhe trafikantit në tentativë dhe misterin e lidhjeve të tyre me persona të tjerë në këtë rrjet ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mediat kanë transmetuar non stop për ditë me radhë detaje nga ajo ngjarje si dhe komente pafund në rrjetet sociale, por të shtunën e kaluar do ta kalonim duke parë sport, filma, apo balet dhe jo transmetime live, nëse makina e Sajmir Bajramit nuk do të ngecte në rërë, pasi e la në “baltë” freksioni. Nëse ai do të kishte mundur t’ia mbathte, piloti trafikant Riformato me siguri që do të ishte personazh vetëm i televizioneve informative që do të raportonin me titra se “një avion i vogël turistik pësoi avari në plazhin e Divjakës, por fatmirësisht ulja e detyruar ishte pa pasoja për shëndetin e tij”. Shumica e mediave në fakt as nuk do ta jepnin fare si lajm, ndërsa pilotin

nga Pescara sigurisht që nuk do ta linte mendja që të thoshte se ishte ulur aty për të marrë ngarkesën e drogës. Ai madje as sot, sipas mediave, nuk e ka pranuar këtë dhe kësisoj Divjaka dhe avioni i drogës në plazhin e saj nuk do të ishin lajmi kryesor i mediave përgjatë thuajse një jave. Avioni do të ishte larguar për t’u riparuar; fotot e marra nga turistët dhe banorët e zonës nuk do të kishin aq “like” e komente në facebook; Berisha e Basha nuk do të kishin dalë në konferenca për shtyp dhe s’do të ftonin sot qytetarët në protestë ndaj qeverisë, si dhe Rama nuk do të kishte mbajtur fjalimin deri diku të ngjashëm me atë të refuzimit të shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë. Fjalim që normalisht pritej të ishte ndryshe. Ashtu sikurse edhe reagimi i policisë dhe ministrit Tahiri. Nuk ka fare nevojë që të jesh përkrahës, mbështetës apo ku di unë çfarë i një force politike që të kuptosh se policia nuk shënoi asnjë sukses në “superaksionin” për kapjen e rrjetit të trafikantëve të drogës. E “suksesshme” mund të quhet pika e servisit ku janë bërë shërbimet e makinës së prishur së Sajmir Bajramit, pasi ishte pikërisht ngecja e makinës në rërë që dekonspiroi gjithë këtë trafik. Policia normal që nuk kishte si ta dinte për operacio-

nin e trafikut që po kryhej, sepse nëse do ta dinte, nuk do të linte t’i iknin trafikantët e tjerë. Thënë këtë, nuk besoj gjithashtu se policia po “garantonte” trafikimin. Përderisa nuk ka fakte zyrtare, komentet politike apo ato në shtyp nuk janë një argument i mjaftueshëm që të na bëjë të besojmë se policia është protagoniste e këtij trafiku. Por ama, kjo ngjarje ka sigurisht edhe përgjegjësit e vet në strukturat shtetërore. Ata kanë emër e mbiemër. Kanë poste të caktuara drejtuese për të cilat duhet të përgjigjen si moralisht, ashtu edhe ligjërisht. Por të thuash se policia ishte e suksesshme, në krye të detyrës, etj etj, është pak të konsiderohet si tallje me qytetarin më të thjeshtë të këtij vendi. As edhe argumenti tjetër se, droga që u bllokua, u mboll në kohën e qeverisjes së PD nuk bind. PD pësoi me votë gabimet e saj në qeverisje dhe mbështetja për qeverinë e re nuk ishte marrëveshje me qytetarët për të lejuar kultivuesit e drogës në Lazarat apo kudo tjetër, që të shesin prodhimin e mbjellë gjatë PD me kusht që të mos e mbillnin më atë. Në fakt bashkëbisedimet e pakuptimta të policisë në Lazarat me banorët atje si dhe lojërat e futbollit dhe aktivitete të tjera me komunitetin e atjeshëm, të krijojnë për-

koment

Arben Vata

shtypjen se qeveria po i linte të qetë njerëzit atje të shisnin prodhimin e bollshëm të vitit të shkuar, me kusht që të mos i hidhnin më farat e opiumit në arat dhe kodrat jashtë kontrollit të shtetit. Një qeveri që i ndodh kjo gjë, siç i ndodhi mazhorancës së majtë me avionin e Divjakës, nuk mund të justifikohet akoma dhe të fajësojë opozitën për këtë çështje. Mirë që droga u mboll në kohën e PD-së, kur vendi pas zgjedhjeve ishte si të thuash pa qeveri, por pushtetarët e rinj kanë për detyrë ta bllokojnë drogën jo vetëm kur e zënë nëpër makina apo mushka, por edhe ta marrin atë nga magazinat e fshatit dhe të mos e lënë të trafikohet. As kjo qeveri nuk e ka bërë këtë në këto 8 muaj dhe opozita e kritikët ndaj qeverisë mund ta akuzojnë atë se ka lejuar me qëllime të caktuara trafikimin e drogës, nga toka, deti dhe ajri. Të fajësosh opozitën për avionin, ta

quash atë si përgatitëse të një skenari kundër qeverisë, do të thotë të kesh prova të forta për ta vërtetuar këtë. Përndryshe, shumë prej nesh do të mendojnë se qeveria po vazhdon të tallet me qytetarët e vet dhe nuk i merr seriozisht as paralajmërimet e opozitës dhe as pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kësaj situate absurde. Situatë që i bën ata të dalin në rrugë e të kërkojnë që përgjegjësit të kenë emër e mbiemër dhe të mos jenë personazhe skenarësh të filmave politikë dhe as artistikë, si Vlashi i “Pyllit të Lirisë”. Skena e plazhit në Divjakë ku u xhirua ky film është thuajse e njëjta me atë të rrëzimit të avionit të pilotit Riformato. Por ndërsa Vlashi i qëlluar me armë nga njerëzit e zotit Lam u transportua në shtëpi nga kali i tij besnik, avioni i Riformatos nuk mundi ta kryente deri në fund misionin e tij...Dhe tashmë më shumë sesa për kalin e Vlashit, Divjaka do të mbahet mend për avionin e Riformatos... Ata që kanë parë filmin e Kinostudios “Shqipëria e re” e dinë se Vlashin e futi në kurth zoti Lam. Ndërsa sot të gjithë që po ndjekim telenovelën e re të Divjakës janë më shumë se kuriozë që të dinë se kush janë porositësit e Riformatos, që e bënë atë personazhin e famshëm edhe në Itali të plazhit të Divjakës.

Ahmeti dhe Gruevski, dy akrepa që tregojnë kohë të kundërta

T

ash, kur sërish do të kemi partnerë të njëjtë bashkëqeverisës që do ta drejtojnë Maqedoninë për katër vitet e ardhshme, kush mund të garantojë që ministrat e ardhshëm të BDI-së do t’i kenë duart e lira të projektojnë politika zhvillimore në viset e banuara me shqiptarë? Nëse në të kaluarën ata paskan qenë si ‘maca nën sofër’, tani me përfundimin e bisedimeve për bashkëqeverisje dhe pas situatës së krijuar në partinë opozitare maqedonase, BDI e ka rastin t’i thotë shkoqur partnerit të ardhshëm, Gruevskit, se Maqedonia nuk është unitare (siç ka qejf ta quajë kryeministri), vetëm në aspekt të politikave nacionale maqedonase, por edhe në aspekt të shpërndarjes proporcionale të mjeteve buxhetore. Nëse deri dje nga unitarizmi maqedonas përfitonin Dellçeva, Shtipi, Berova, Kavadarci, pse sot e nesër të mos shtrihet ky farë ‘unitarizmi’ edhe në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Kumanovë?. Disa nga këto zona (Likova, Haraçina, Tanusha), madje kanë nevojë për fonde të posaçme, të cilat do të ndikonin sadopak në rigjallërimin ekonomik e social. Negociatorët e BDI-së, pse jo, do të duhej ta dinin se çfarë rëndësie dhe kontributi kanë pikërisht këto zona në rehatimin e tyre nëpër kolltuqe, që do t’ua sigurojë (bashkë)qeverisja e ardhshme. Mos të vijë pastaj puna që atyre nesër t’ua ‘tërheq veshin’ Gruevski, se pse nuk po realizojnë zhvillim në vendbanimet shqiptare. NATO si alibi, apo si kusht? Ngecja e Maqedonisë në proceset euroatlantike, asnjëherë nuk ka qenë e kushtëzuar se kush me kënd bën koalicion qeverisës. Nxjerrja e këtyre proceseve, si prioritet për të arsyetuar marrëveshjen e arritur në mes të dy partive fituese tek shqiptarët dhe maqedonasit, që ndodhi para pak ditësh, mund të ketë efekt për konsum të brendshëm, por jo edhe për faktorët vendimmarrës në Bruksel. Prej selisë së BE-së dhe NATO-s, asnjëherë s’është dërguar ndonjë mesazh që do t’i kushtëzonte forcat politike këtu se si të sillen në mes vete, e më së paku si t’i ndër-

koment Emin AZEMI

tojnë raportet bashkë qeverisëse. Kushti i vetëm i tyre ka qenë që Shkupi zyrtar të tejkalojë sa më parë kontestin që ka me Greqinë rreth emrit. Zatën ky kontest, e jo kush me kënd do të bëjë koalicion në Shkup, ishte dhe mbetet bileta kryesore që i mundëson Maqedonisë të udhëtojë drejt Brukselit. Po të ishte varur axhenda europiane e Maqedonisë nga koalicionet e brendshme bashkëqeverisëse, ne tash do të kishim një situatë krejt ndryshe. Sikur kushtëzimet dhe kërcënimet e herëpashershme të BDI-së të ishin marrë seriozisht nga Gruevski, Maqedonia që moti do të anëtarësohej në NATO dhe do të merrte datën për fillimin e negociatave me BE-në. Nëse kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën, s’ka sesi të ndodhë edhe në të ardhmen, kur Gruevski më pak se kurdoherë është i varur dhe i kushtëzuar nga trysnitë e partisë së Ahmetit. Forcimi edhe më i madh i legjitimitetit të Gruevskit në elektoratin e vet, nuk erdhi në saje të axhendës europiane që ai e‘liferoi’ nëpër tubimet parazgjedhore. Ishte pikërisht e kundërta e kësaj axhende me të cilën do t’i bindte votuesit e vet se partia që ai drejton do të jetë shumë më e organizuar dhe etabluar në përkufizimin e imazhit politik, që nuk do të lejonte kurrfarë shmangie nga ajo që ai e quante kauzë nacionale maqedonase. A po viktimizohen interesat shqiptare? Tani vijmë te kundërthënia fundamentale që e përshkon marrëveshjen Ahmeti-Gruevski. E para, ajo është tepër jotransparente për t’iu nënshtruar një oponence kritiko-publike dhe e dyta (kryesorja), ajo nuk ka një koherencë të brendshme në mes të prioriteteve të njërës,

apo palës tjetër. Përderisa për Ahmetin prioritet mbetet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, për Gruevskin vazhdon të jetë preokupim zbehja e atributeve multietnike të Maqedonisë, duke e relativizuar dhe amortizuar rolin e BDI-së në faktorizimin e temave me rëndësi jetike nacionale për shqiptarët. Me fjalë të tjera Ahmeti dhe Gruevski, a do të jenë dy akrepa që tregojnë kohë të kundërta, apo që të dy ata do të formojnë një orë të çuditshme për të vendnumëruar shanset e humbura të udhëtimit drejt të ardhmes? Na duket e paqartë (së paku deri më tani, kur nuk janë dhënë shpjegime më të hollësishme), se si është e mundur që për hir të proceseve euroatlantike, BDI të heqë dorë nga kërkesat kryesore që i shtronte në fushatë (marrja e një posti të rëndësishëm drejtues të shtetit, ndarja e buxhetit sipas kriterit proporcional etnik, politikë zhvillimore që do të respektonte gjeografinë etnike, zgjerimi-horizontal dhe thellimi-vertikal i statusit të përdorimit të gjuhës shqipe etj.) Nëse çmimi i heqjes dorë nga këto kërkesa qenka anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, atëherë shtrohet një pyetje shumë e logjikshme: Çka i duhet NATO-s një anëtarë i tillë problematik me një thes të madh problemesh të brendshme? Cila është ajo politikë racionale, që e arsyeton viktimizimin e kërkesave fundamentale politike të një etnikumi me një anëtarësim, sado strategjik të jetë ai, madje edhe NATO dhe sa kjo politikë është në kundërshtim të hapur me vetë principet e politikave të institucioneve të rëndësishme në Bruksel. Fundja, asnjë funksionar i lartë nga selia e BE-së, apo NATO-s nuk ka kërkuar nga politikanët shqiptarë që të heqin dorë nga linjat kryesore, të cilat do të ndanin kërkesat e arsyeshme dhe legjitime nga inferioriteti banal i politikëbërjes. Llogaridhënia për efekte të jashtme, duke e vendosur në një peshore të pabarabartë ngarkesën e prioriteteve dhe në dëm të kërkesave fundamentale me konotacion etniko-shqiptar, nëse jo tash, sigurisht nesër do të ketë kosto të

pariparueshme politike për partinë e zotit Ahmeti. Çështje e hapur mbetet vetëm se kush do t’i menaxhojë efektet e kësaj kostoje: një zë kritik dhe i arsyeshëm brenda kësaj partie, apo një opozitë tjetër, më e formatuar në pikëpamje demokratike e profesionale? Opozita e tanishme nuk e ka atë kapacitet moral e politik që të kontestojë politikat retrograde të Gruevskit. Ky i fundit kur sillet kështu me një partner që ka legjitimitet gati absolut te shqiptarët, mund ta imagjinoni se çka mund t’i bëjë një partneri “tezgaxhi”, që kauzat private të tij mundohet t’i ambalazhojë me zhurmën e turbo-patriotizmit fluid. Edhe NATO edhe BE ishin dhe do të jenë pikat referuese të orientimit civilizues properëndimor të shqiptarëve. Por këta të fundit do të kenë shumë arsye të besojnë se institucionet europiane do të kuptimësohen në mendësinë e tyre, vetëm atëherë kur ne do të inkorporohemi atje me dinjitet e jo kokulur. Pesha (bashkë)qeverisëse e përfaqësuesve shqiptarë Merre si ta marrësh, mandati i ardhshëm për ministrat dhe deputetët shqiptarë do të jetë paksa më i vështirë. Jo sepse ata do të ngrenë ndonjë peshë të rëndë, apo nëpër çanta do të kenë ndonjë libër të trashë për ta lexuar në pauzë, por sepse përgjegjësia e tyre tash e tutje do të dyfishohet. Në njërën anë, ata do të duhej ta demantojnë Gruevskin se janë pikërisht ata që do të kujdesen më tepër për prosperitetin e shqiptarëve dhe në anën tjetër, pozicioni i tyre vendimmarrës do të jetë paksa më i vështirë në kushtet, kur Gruevski po bën çmos që të sigurojë shumicë parlamentare. Politika, në sensin shumë njerëzor, është profesioni më i vështirë për t’u ushtruar. Gjithë ata që e kanë provuar këtë zeje të rëndë shpesh janë ballafaquar para dilemave që vetëm ata i dinë. Varësisht nga ajo se sa merr nga politika dhe sa i jep asaj, do të quhen të suksesshëm, apo të pasuksesshëm edhe ata që merren me të. Do të ishte naivitet të mendojmë dhe të presim që pikërisht politikanët tanë do të

jenë ata të cilët asgjë nuk do të marrin nga politika. Po ashtu, e dimë se edhe në këtë (bashkë)qeverisje nuk do të përfshihen të gjitha problematikat që partitë shqiptare i shfaqën në fushatën parazgjedhore. Po ama, do të ishte e pafalshme që përfaqësuesit tanë të mundohen t’i hedhin publikut hi syve, sepse mënyra dhe cilësia e tyre e (bashkë)qeverisjes do ta vërtetojë këtë. Do të vërtetohet, nëse politikanët tanë janë si gjithë politikanët e ndërgjegjshëm të Perëndimit, të cilët për çdo mëngjes dhe mbrëmje kujtohen se nga u erdhi mandati dhe kush i uli ata në kolltuqet e buta, ose nëse me lehtësi marramendëse do ta bëjnë ‘rrush e kumbulla’ besimin e popullit. Praktika e deritanishme ka dëshmuar se anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar vinë si propozime nga pjesëmarrësit e koalicionit dhe deri më tani nuk ka ndodhur që shefi i kabinetit të ketë kontestuar ndonjë emër. Me fjalë të tjera, kryeministri duhet të pranojë çfarëdo kuadri që ia servon partia partnere bashkëqeverisëse. Mirëpo, shtrohet pyetja: a do të duhej të pranojnë ata që kanë votuar partinë fituese, çfarëdo kuadri? Do të jetë ai një i punësuar i radhës që do ta merr rrogën si krejt nëpunësit e këtij shteti, apo do të jetë ndonjë kuadër i dëshmuar në fushën e tij, diploma e të cilit do të jetë imune ndaj çdo softveri antipirat. Imuniteti i dyfishtë i këtyre kuadrove, në njërën anë moral e qytetar dhe në anën tjetër, profesional do të jetë garancia më e mirë se në të ardhmen nuk do të përjetojmë poshtërime në stilin e spotit publicitar parazgjedhor të Gruevskit, i cili gjithë mangësitë e veta për të udhëhequr politika zhvillimore të përgjithshme për gjithë territorin e shtetit, ua transferoi ministrave shqiptarë dhe partisë prej nga vinin ata. Se çka ka të përmbajë platforma (bashkë)qeverisëse askush për momentin nuk e di, por a do të inkorporohen pikërisht ato tema që do ta arsyetonin mandatin e ardhshëm (bashkë)qeverisës, kjo mbetet të shihet dhe të analizohet në të ardhmen.


14

kulturë

intervistë

Shqipëria sipas shkrimtares Elvira Dones, në emisionin politik “Tonight”: Berisha pasi i shkrova letrën, u mor personalisht me mua. Nëse Rama më zhgënjen, do përdor të njëjtën penë edhe për të

Elvira Dones: Berisha, një personazh letrar për çdo shkrimtar

Nga Ilva Tare Përse po e mendoni kthimin në Shqipëri këtë radhë? U bënë vite, u bënë dy-tri vite që jam duke menduar për Shqipërinë në mënyrë që të vija dhe të rrija një periudhë thjesht për kënaqësinë time, thjesht për letërsinë time se, në njëfarë mënyre, jam duke mbrojtur shqipen time nga gjuhët e tjera me të cilat komunikoj përditë dhe shkruaj përditë. Unë punën time gazetareske e bëj në anglisht dhe italisht dhe shpeshherë gjatë ditës sime të punës spanjishtja është një gjuhë që unë e përdor rregullisht, në njëfarë mënyre, më duhet të mbroj shqipen nga ndikimet e tjera, kështu që dëshira ime nuk është e re. Dëshira ime ka qenë prej kohësh thjesht si qytetare private, që vjen në Shqipëri dhe i hyn këtij vendi ashtu siç i ka hyrë edhe herë të tjera. Unë kam ardhur për vite në Shqipëri, unë kam qenë nëpër malet e Shqipërisë duke bërë dokumentar mbi Shqipërinë për televizionin zviceran. Kështu që kjo, në njëfarë mënyre duket më e madhe tani. Unë nuk kam ardhur këtu për të kërkuar, po kthehem… Jua them unë çfarë dyshimesh ka: 1) keni ardhur të përfitoni nga ajo që ndoshta është konsideruar miqësi e juaja me Edi Ramën, kryeministrin aktual? Jo, unë nuk jam mike me Edi Ramën dhe unë besoj se nuk ndihem mikeshë e Edi Ramës. Ne jemi të njohur, kemi pasur një respekt në të mirë të vendit dhe kemi pasur disa herë shkëmbime në të mirë të Shqipërisë dhe unë natyrisht si të gjithë shqiptarët që vendosën dhe e deshën këtë ndryshim, isha për ndryshimin absolutisht në Shqipëri. Shqipëria kishte nevojë të ndryshonte, sepse ai po bëhej një regjim i një tjetër natyre. Në të mirë të Shqipërisë, sepse zemra ime gjithmonë ka rrahur në të majtë dhe e di që pas kësaj do të thonë, komunistja. Nuk e kam bërë asnjëherë mister këtë, im atë ka qenë komunist, nëna ime ka qenë komuniste. Ju jeni? Nuk jam shitur asnjëherë si disidente, por unë rritjen time profesionale, rritjen time etike, e kam zhvilluar jashtë vendit, pasi kam ikur në moshën 27-vjeçare. Kështu që edhe ajo akuza e këtyre ditëve kur të futin në rrethe miqësirash, kur unë nuk jam... është faji nga ana jonë që përkrahëm ndryshimin e një qeverie? Ky është kulmi! Është faji nga ana jonë sepse besuam se Shqipërisë i duhej ndryshimi?! Këto janë akuza, për mua, të mjerueshme nga ana e tyre që i bëjnë dhe jo gjithkush vjen për interesa personale në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë lloj interesi personal në Shqipëri. Unë dua t’i kthehem një romani në gjuhën shqipe që kam përgjysmë, dua ta mbaroj atë në Shqipëri. Përpara një viti e gjysmë kisha vendosur të vija tamam si një njeri personal, kam të drejtën të jem në vendin tim, kam një nënë, kam një vëlla, kam tri lagje me miq si i thonë fjalës. Më vjen keq, mund ta shfrytëzojnë sa të duan për përllogaritje, por përllogaritja nuk është në interesat e mia. Po t’i kisha bërë përllogaritjet e mia, do t’i kisha bërë fare ndry-

she dhe nuk kisha nevojë se përse të kthehesha në “gojën e luanit” dhe të dëgjoja ‘mike e saj dhe mike e kësaj’. Dhe për publikun, unë po ju them se administrata Rama dhe vetë Kryeministri nuk më kanë ofruar absolutisht asnjë lloj ofrimi që unë të vij në Shqipëri, pra ishte dëshira ime për të ardhur në Shqipëri… Nuk ka të bëjë fare me administratën? Jo! Jo! Jo, nuk ka të bëjë fare. Megjithatë, ju do të merrni pjesë në takimin e 15 majit? Sepse jam e ftuar në atë takim. Cili është qëllimi i kësaj konference? Ju, çfarë roli do të keni? Unë do të jem njëra nga lektoret, siç janë të ftuar të tjerë lektorë, dhe unë do të merrem me çështjen se ku jemi sot me diskursin e kulturës, diasporës. Çfarë roli ka pasur? Sepse diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë aktive historikisht për Shqipërinë. Do të merrem me çështje të kulturës dhe të letërsisë, ku jemi ne sot, ku jemi sot në media për të çuar në një nivel më të lartë kulturën. Festivali i fundit i Librit dhe komentet që pati, se me ndërrimin e mazhorancës u ndryshua edhe le të themi, elita me të cilën punon kjo mazhorancë, që ishte e ndryshme nga ajo që punonte, ajo e mëparshmja. Si t’u dukën këto komente? Një pjesë të komenteve m’u dukën të drejta. Unë kam një merak, ne i premtuam, jo unë, por qeveria e re që erdhi, administrata e re që erdhi, populli i besoi dhe i dha votën sepse ishte vota e atij populli dëshira e tij për ndryshim. Unë do të dëshiroja shumë që të mos ishte vizioni i një ndërrimi të një klani me një klan tjetër, por nga ana tjetër, çdo administratë dhe në çdo fitore të re elektorale të një vendi është normale që në administratën e asaj qeverie ata njerëz do të mbledhin, njerëzit me të cilët kanë punuar. Barack Obama natyrisht që do të marrë njerëzit e tij. Me këtë nuk dua të them që duhet të jetë absolutisht kështu. Bashkëpunimin dhe punimin me të katër anët, unë e përshëndes në mënyrën më të plotë. Por nuk doja që të lihej absolutisht përshtypja tek populli shqiptar që administrata e re përdor një edukatë më të madhe, ka një gramatikë të jashtëzakonshme, ka një gjuhë shumë më të edukuar, por druaj që kjo mund të lexohet pak, sidomos në këtë moment të vendit si një ndërrim shumë i shpejtë i klaneve. Si ju duket mazhoranca e re, qeveria e re e Ramës? E shikoj me entuziazëm, e shikoj sidomos me shpresë të madhe dhe e shikoj edhe me kritikë, në kuptimin që dua t’i shikoj tani. Gjithë ajo shpresë që iu dha, gjithë shpresa e këtij populli që ka pritur e ka pritur gjithë këto vite. Populli do të presë përsëri sepse arkat e shtetit kanë qenë bosh. Problemet e këtij vendi janë një Everest i ngritur përpjetë. Ajo ngjitje do të jetë e madhe dhe nuk mund të bëhen gjërat nga një ditë në tjetrën, do të duhet një kohë, por do të duhet edhe një ndërgjegjësim i

njerëzve me kujdes të madh për t’u treguar që këto gjëra, këto projekte që po fillojnë janë në të mirë të vendit, por do të kenë kohë edhe sepse siç e dimë jo në Shqipëri por kudo, ajo që premtohet në një fushatë politike është ndryshe kur kthehesh në real-politikë, në politikën që ti duhet të bësh përditë, kështu që është shumë komplekse. Mua nganjëherë më duken kamikazë, p.sh. Edi Ramës mund t’i them, po ç’t’u desh o njeri! Në kuptimin që do të jetë një punë e jashtëzakonshme, është një punë e jashtëzakonshme dhe për ketë punë të jashtëzakonshme ka nevojë për një grup pune që të punojë me të njëjtin vetëmohim dhe unë nuk i njoh të gjithë personazhet, nuk jam pjesë e establishmentit, kështu që nuk njoh hollësirat e vogla të gjithçkaje dhe nuk doja të jepja një opinion të atillë. Unë kam vetëm shpresën që diçka do të bëhet për Shqipërinë dhe dua që ajo që të bëhet të jetë sa më e mirë për t’u bërë. Pyetja e fundit. Çfarë keni ju me Sali Berishën, meqenëse titujt e intervistave që jepni hapen gjithmonë me të? O jo, jo, jo! Nuk janë puna ime titujt. Janë gazetarët ose drejtori i gazetës që vë atë titull. Unë me z. Sali Berisha nuk kam absolutisht, absolutisht asgjë personale. Unë nuk merrem me njerëzit personalisht. Unë jam në pozitën e shkrimtarit që ka vendosur të vazhdojë të merret me Shqipërinë. Ndërkohë që sapo kam mbaruar një libër që nuk ka të bëjë absolutisht me Shqipërinë. Unë mund të merrem fare mirë dhe të shkruaj letërsi për hir të letërsisë atje. Unë i dërgova në një moment të caktuar një letër të hapur Silvio Berluskonit, për fyerjen për gallatën e z. Berluskoni në një takim shteti me z. Berisha. Z. Berisha buzëqeshi dhe nuk reagoi përpara një fyerjeje jashtëzakonisht të madhe. Që ndaloni skafistë, por na sillni femra të bukura...  Kështu ishte, pastaj z. Berisha i ftuar tek “Klani” nga gazetari Blendi Fevziu, kur u pyet: Zonja Dones shkroi këtë letër dhe …sepse ajo letër bëri xhiron e botës, xhiron e Evropës padyshim, atëherë ai filloi me atë vogëlsinë e tij të kapej me atë që di të

Jo, unë nuk jam mike me Edi Ramën dhe unë besoj se nuk ndihem mikeshë e Edi Ramës. Ne jemi të njohur, kemi pasur një respekt në të mirë të vendit dhe kemi pasur disa herë shkëmbime në të mirë të Shqipërisë dhe unë natyrisht si të gjithë shqiptarët që vendosën dhe e deshën këtë ndryshim...

bëjë z. Berisha, me jetët personale të njerëzve në atë lloj trishtimi që uli veten, jo mua. Kështu që në atë moment vendosa t’i shkruaj atij një letër të hapur, e bëra edhe atë. Pas kësaj unë e mbylla, nuk kam asnjë problem me z. Berisha. Por, në qoftë se gazetari merr si titull “Jozefina Topalli është burrë dhe Berisha nuk ka lënë çarçaf pa i ‘u futur shqiptarëve”, sepse atë ka bërë me atë është marrë. Kush lahet, kush nuk lahet. Kush shkon në krevat me këtë, kush nuk futet në krevat me atë tjetrën. Cila është lavire? Por ajo nuk është përgjegjësi e imja në qoftë se drejtuesi i gazetës mendon se ai është titulli më bombastik, sepse ai shet më shumë, unë aty nuk kam absolutisht asnjë gjë në dorë dhe unë do të isha shumë e lumtur sikur z. Sali Berisha të ndalonte atë Facebook-un me atë lloj histerie të vazhdueshme t’i jepte mundësinë dhe ta linte Partinë Demokratike dhe opozicionin, sepse Shqipëria nuk ka asnjë të mirë nga një mazhorancë, e cila tani mund të marrë vendime si të dojë, aq shumë është e fuqishme në këtë moment. Por, a ka të mirë Shqipëria dhe politika shqiptare që opozita të jetë një opozitë qesharake? Po përse e quani qesharake, se më bëri përshtypje? Qesharake, sepse unë mendoj se ka shumë njerëz të mençur në Partinë Demokratike, të cilët nuk po arrijnë dot t’i kundërvihen Berishës, berishizmit, mendësisë dhe unë besoj se ata lloj njerëzish dhe pikërisht po ju them përsëri, nuk jam pjesë e establishmentit, sepse kam miq në të majtën dhe kam miq në të djathtën. Ata lloj njerëzish duhet të rikrijojnë Partinë Demokratike në të tjera baza. PD sot është bërë protagonizmi i Berishës dhe atyre “Yes Men” nga mbrapa që, ose ia mbajnë atij dhe ata pak që mundohen t’i dalin kundër pak e nga pak fillojnë e shtyhen. Kështu që unë jam e interesuar që të ketë një opozitë dinjitoze për Shqipërinë. Opozita është e rëndësishme në jetën politike të një vendi. A e keni parë si personazh për ndonjë roman tuajin? Natyrisht. Ai ofron vetveten. Nuk ke se si të mos ta shohësh. Do të ketë një roman tuajin në të ardhmen, me personazh të frymëzuar ndoshta nga z. Berisha? Nuk dua të prononcohem për këtë moment, por në këto vite kam mbledhur të gjithë whatsapp e facebook-ët e z. Berisha dhe ndoshta nuk e kupton ai vetë se sa personazh letrar është për çfarëdolloj shkrimtari që do të kishte tundimin të merrej me një personazh të atillë dhe nuk po flas përsëri…Unë e ndaj z. Berisha. Jam duke folur për njeriun që ka udhëhequr një vend. Unë interesin e kam ndaj atij që i bën një të mirë apo një të keqe vendit të tij, jo se ai quhet filani dhe apo fistëku. Në qoftë se mua nesër-pasnesër, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama do të më zhgënjejë për këtë ose për atë, unë do të përdor të njëjtën penë timen edhe për z. Edi Rama.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2014

15

Në Kanë asgjë nuk flet për krizë. Për festat luksoze të Festivalit kodi është luksi. Edhe këtë vit kinemaja dhe glamuri janë kombinimi fitues. Çdo projektim filmi do të shoqërohet me një mbrëmje festive dedikuar protagonistëve dhe një stilist që koleksionin e tij e prezanton me yje nga e gjithë bota

Adèle Exarchopoulos

Ekipi i filmit Grace of Monaco

Kidman dje në Kanë

15 filma Në garë për “Palmën e Artë” Festivali nisi mbrëmë me premierën e filmit «Grace of Monaco» të regjisorit Olivier Dahan dhe do të zgjasë deri më 25 maj

F

estivali i 67-të i Filmit në Kanë u çel mbrëmë në glamurin e yjeve të kinemasë botërore. Tetëmbëdhjetë filma të rinj do të garojnë për Palmën e Artë këtë vit. Festivali nis me premierën e filmit «Grace of Monaco» të regjisorit Olivier Dahan dhe do të zgjasë deri më 25 maj. Nicole Kidman (Nikol Kidman) është shfaqur e lumtur dje në Kanë. Përtej polemikës që i parapriu dhe shoqëroi filmin e saj “Grace of Monaco” në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë, ajo u prit me duartrokitje. Aktorja australiane është krenare për hiret e saj, pavarësisht nga krahasimet aspak elegante që i bënë asaj me mitin e Grace Kellyt (Grejs Kelli). E veshur me fustan të bardhë dhe buzët e kuqe, ajo u shfaq në tapetin e kuq të Kanës e shoqëruar nga regjisori Olivier Dahan. Pa melodramë dhe me humorin që e karakterizon, Nicole ishte e pranishme edhe në konferencën për shtyp të mbajtur në një sallë të tejmbushur me gazetarë. “Njihja hijeshinë e Grace dhe vlerat e saj si ikonë në filmin e realizuar nga Hitchcock. Kam kaluar orë të tëra duke dëgjuar zërin e saj, duke parë mënyrën sesi lëvizte, ecte, mimikën etj. M’u deshën gati pesë muaj që unë të futem në lëkurën e personazhit”, - tha Kidman para gazetarëve. Familja princërore ka reaguar ndaj qasjes që regjisori ka patur për portretizimin e princeshës dhe siç ndodh në të tilla raste, ata kanë zgjedhur ta bojkotojnë hapjen e festivalit, që do të çelet me premierën e filmit “Grace of Monaco”. “Sigurisht që më trishton shumë ky fakt, por familjarët duhet ta kuptojnë se filmi nuk është kundër tyre. Filmi është rezultat i një fictioni edhe pse thelbi është i vërtetë. Ne morëm guximin ta realizojmë këtë film, por në të njëjtën kohë arrij të kuptoj pikëpamjet e familjes, sepse bëhet fjalë për prindërit e tyre dhe ata duan të mbrojnë privatësinë e tyre. Megjithatë mund t’i siguroj ata se unë e kam realizuar këtë rol me shumë dashuri, sidomos historinë e tyre të dashurisë”. Që filmi është një përzierje e së vërtetës dhe fic-

Audrey Tautou

tion-it e konfirmon edhe regjisori Dahan. Bashkëveprimi midis jetës private dhe karrierës, tema qendrore e filmit, është gjithashtu e rëndësishme për aktoren Nicole Kidman, e cila dhe ajo u largua nga Los Angeles për të jetuar në fermën e burrit të saj Keith Urban në Nashville, Tennessee. “Është e vështirë të gjesh një ekuilibër midis jetës si bashkëshorte, nënë dhe aktore”, tha Kidman. Kriza nuk ndjehet në Kanë Në Kanë asgjë nuk flet për krizë. Për festat luksoze të Festivalit kodi është luksi. Edhe këtë vit kinemaja dhe glamuri janë kombinimi fitues. Çdo projektim filmi do të shoqërohet me një mbrëmje festive dedikuar protagonistëve dhe një stilist që koleksionin e tij e prezanton me yje nga e gjithë bota. Sot në “Hotel Martinez” do të mbahen ceremonitë e UniFrance, në nder të kinemasë franceze, por mbrëmja do të zgjasë pak. Në spektakolaren Vila Camille Amélie, rrethuar me palma, Joana Vicente, drejtore e “Independend Filmmaker Project” (IFP) dhe Francisco Costa, drejtor kreativ i linjës për femra të “Calvin Klein”, do t’u bëjnë homazh

katër mbretëreshave të kinemasë botërore: Naomi Watts, Lupita Nyong’o, Julianne Moore e Rooney Mara. Kërcim i çmendur nën tingujt e muzikës pop, festa në pishinë dhe udhëtim në bordin e Gran Gala nga Savona në Kanë që do të presë më të famshmit e kinemasë, janë pjesë e “çmendurisë” së Festivalit. Më 22 maj hyn në skenë Sharon Stone, ylli i mbrëmjes së bamirësisë që mbledh fonde për luftën kundër AIDS. Në krah të saj, Milla Jovovich, Heidi Klum, Carla Bruni-Sarkozy, John Travolta, Kelly Preston etj. Këngëtarja Lana Del Rey do të këndojë live gjatë kësaj mbrëmjeje. Yjet dhe milionerët zemërgjerë të një viti më parë arritën të mblidhnin rreth 25 milionë dollarë në këtë mbrëmje bamirësie. Për disa dollarë më shumë Kur në kinematë botërore të vitit 1964 shfaqej premiera e filmit “Për disa dollarë më shumë”, Clint Eastwood ishte mashkulli pas të cilit u dashuruan të gjithë. Filmi i Sergio Leone-s do të shfaqet në netët e Festivalit, i restauruar nga Kinoteka Bologna (Bolonja). Do të jetë pikërisht ky film që vjen në retrospektivë, i cili do të mbyllë dhe Festivalin e Filmit në Kanë. Filmi në versionin e restauruar do të shfaqet menjëherë pas ndarjes së çmimeve për fituesit. Shfaqjen e filmit do ta prezantojë Quentin Tarantino. Yjet e kinemasë janë mjaft kuriozë që të shohin versionin “modern” të filmit “Për një grusht dollarë”, një film që ka hyrë në historinë e kinemasë botërore. Në këtë shfaqje pas 50 vjetësh do të shfaqen për herë të parë dhe prapaskenat në sheshxhirim. Kështu do të mund të shihen për herë të parë gabimet, situatat qesharake dhe absurditete nga më të ndryshme. Do të shohim një Eastwood që nuk arrin të heqë armën nga këllëfi; Eastwood dhe Volonte që teksa shihen sy për sy shpërthejnë në të qeshura për të ardhur keq etj. Por përtej kësaj, Clint Eastwood shfaqet si një aktor ende larg nga të qenit yll, por që më vonë, në sajë të suksesit të trilogjisë së filmave të realizuar nga Leone, arriti të bëhej.

Aktori Lambert Wilson në Kanë

Rikthimi në shesh xhirim

Sofia Loren në superformë, garon në Kanë me filmin e të birit “Çfarë më shtyn të punoj akoma? Dëshira për të bërë gjithçka mirë. Çdo ditë është si e para për mua. Çelësi i suksesit tim është dëshira për të mësuar gjithnjë të reja. Ndjehem akoma sikur do hyj në provim. Nuk e kam humbur kënaqësinë që të jep ideja se je para një sfide, prandaj gjithnjë i bëj vetes mijëra pyetje. Për të gjitha këto arsye nisa xhirimin e filmit ‘Zëri njerëzor”, - shprehet e madhja Sofia Loren. Këto deklarata aktorja Sofia Loren i bëri përpara prezantimit në Festivalin e Kanës me filmin, ku regjisor është i biri Edoardo. Magjepsëse dhe karizmatike edhe në prag të 80-tave, Sofia Loren në një rrëfim për të përjavshmen ‘Grazia’ pranon se ka bërë gjitnjë një jetë super të disiplinuar.  “Ushqime të shëndetshme dhe gjithmonë orari i gjumit në 21:00”, rrëfen ajo ndër të tjera.


Gazeta MAPO

Njoftime/reklama

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

36 / scripta manent

16 15.05.2014

K

y libër tregon historinë e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe përmban rrëfimin e sinqertë të shefit të misionit diplomatik amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant (Hju Glledni Grant).

Ilir Ikonomi

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

Ilir Ikonomi

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe që ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.”

www.uet.edu.al

Çmimi 800 L

info@uet.edu.al

ISBN 978-9928-4181-9-7

PUSHTIMI

“Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës - dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave - në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga një farë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e IKONOMI bëri atë paksa naiv nëIlirçështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Është gazetar i Zërit të Amerikës në Uashington. Natyrisht, ka mundësiAi është edhe tëKonica: ketë qenë qysh në fillim autor iqë libraveai “Faik Jeta në Uashington” dhe “Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”. një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i 36 shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familjeje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për Zogun ky ishte një rreth vicioz.” Hugh G. Grant Ministër i SHBA në Shqipëri 1935-1939

ILIR IKONOMI

PUSHTIMI

Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar

9 789928 418197

PROMOVIMI I LIBRIT BËHET DITËN E SHTUNË, 3 MAJ 2014, ORA 17:00 NË HOLLIN E UET


universitet

Gazeta MAPO

15.05.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

17

UET, simpozium me drejtuesit e gjimnazeve Forcimi i rolit dhe funksionit të Zyrës së Këshillimit të Karrierës në gjimnaze ishte tematika e një simpoziumi të organizuar në Universitetin Europian të Tiranës, ku morën pjesë rreth 40 drejtues gjimnazesh nga i gjithë vendi. Ky simpozium është i dyti që organizohet në kuadrin e Forumit Universitet-Gjimnaz dhe synon nxitjen e bashkëpunimit mes palëve në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit. Organizatorë të këtij takimi ishin përgjegjësi i Departamentit të Edukimit në

UET, Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska dhe Dekania e studentëve, Dr. Anisa Subashi. E pranishme ishte dhe referoi zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, si edhe Teuta Çobaj nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Shpresa Bejo nga gjimnazi “Qemal Stafa” në Tiranë u ndal në fjalën e saj te modelet e suksesshme të këshillimit të karrierës në gjimnazet shqiptare. Ndërkohë që Prof. Asoc.Dr. Edi Puka trajtoi rëndësinë e këshillimit të karrierës si një shërbim ndaj të

rinjve. Në përfundim të aktivitetit u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje. Vitet e fundit këshillimi i karrierës ka marrë shumë rëndësi në gjimnaze, duke i ndihmuar maturantët në zgjedhjet e studimeve të larta dhe duke i orientuar drejt jetës universitare. UET ka dhënë kontribute të rëndësishme në disa reforma të arsimit parauniversitar, si ajo e altertekstit, reformimi i kurrikulave, ngritja dhe forcimi i Zyrave të Këshillimit të Karrierës në gjimnaze etj.

Ngarkesat e punës, mungesa e mbështetjes dhe izolimi janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në sëmundjet mendore, sipas të anketuarve, të cilët variojnë nga studentët e doktoraturës e deri te zëvendës/rektorët

Presioni në punë, fajtor për sëmundjet mendore të akademikëve Një anketim nga gazeta “Guardian” tregon se punët e rënda janë ato që duhen fajësuar për problemet e shëndetit mendor në mesin e akademikëve

A

kademikët që vuajnë probleme të shëndetit mendor akuzojnë punën e tyre universitare për sëmundjen. Ngarkesat e punës, mungesa e mbështetjes dhe izolimi janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në sëmundjet mendore, sipas të anketuarve, të cilët variojnë nga studentët e doktoraturës e deri te zëvendës/rektorët. Anketa e gazetës “Guardian”, e cila ka shenjestruar në mënyrë specifike akademikë që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, zbuloi se dy të tretat e më shumë se 2500 të anketuarve e shohin sëmundjen e tyre si rezultat i drejtpërdrejtë i punës së tyre universitare. Lektorët senior dhe ata mes moshës 55 -64 vjeç e ndjejnë më të fortë këtë lidhje. Më shumë se gjysma e akademikëve nga Britania e Madhe dhe jashtë vendit, thonë se një ngarkesë e madhe në punë ka ndikim direkt në shëndetin e tyre mendor. Mungesa e përkrahjes është gjithashtu një çështje kyçe që ndikon në 44% të të anketuarve, e cila ndihet në të gjitha moshat nga 25-64 vjeç. Gati gjysma e të anketuarve thonë se ndihen të izoluar dhe të tjerë ngrenë shqetësime rreth një “kulture ngacmimi”, pasigurisë në punë dhe një kulture të orëve të gjata në punë. Presioni për të publikuar rezulton se është ndjerë nga më shumë se një e treta e grupmoshës nga 25-34 vjeç. Anketa e Guardian ngre shqetësime të freskëta mbi shëndetin mendor të stafit universitar dhe kushteve të tyre të punës. Kjo fushë është pak e hulumtuar dhe ky studim novator ndihmon për të hedhur më shumë dritë mbi sëmundjet mendore në mesin e akademikëve. Shifrat kombëtare në vitin 2012 treguan se në arsimin e lartë të Britanisë së Madhe rreth një në 500 anëtarë të stafit (0.2%) shfaq një gjendje të keqe të shëndetit mendor në universitetet e tyre. Studime të tjera janë përqendruar më shumë në stresin dhe mirëqenien e stafeve universitare, duke përfshirë një nga Bashkimi Universitar dhe i Kolegjeve në vitin 2013, i cili tregoi se stafet e universiteteve janë më të stresuar

sesa punëtorët mesatarë britanikë dhe se problemi është përkeqësuar edhe më në vitet e fundit. Kërkesat e paarsyeshme nga drejtuesit Ndjenjat e izolimit janë veçanërisht të larta në mesin e studentëve të doktoraturës (64%) dhe atyre mes moshës 18-34 vjeç, ndërsa lektorët senior dhe ata mbi 45 vjeç besojnë se kërkesat e paarsyeshme të bëra nga drejtuesit janë një faktor kyç që kontribuon në gjendjen e tyre të shëndetit mendor. Kjo është më e vërtetë në universitetet pas vitit 1992, ku stafet kanë dyfish gjasa të thonë se shëndeti i tyre mendor ka vuajtur për shkak të kërkesave të larta të menaxhimit. Pra, mbi gjysma (62%) e akademikëve që punojnë në universitetet e pas 1992-shit ndjejnë se kanë ngarkesa më të rënda pune sesa ato në universitetet e “Russell Group”, dhe shumë tregojnë se kërkesat e studentëve janë një faktor. Ata në universitetet “Russell Group” ndjejnë më shumë presion për të publikuar. “Si akademikë të shekullit të 21, pritshmëritë për ne janë në fakt të paarritshme”, - thotë Rosie Miles, lektore senior në gjuhën angleze në Universitetin e Wolverhampton. Është thjesht e pamundur të realizosh kërkim në mënyrë efektive e njëherazi të japësh mësim cilësor, të merresh me kërkesat e pafundme administrative, të vihesh në listat e mëdha të ofertave për marrje grantesh, të jesh përherë në dispozicion të studentëve, të arrish objektivat e shumtë të punës dhe të ruash një lloj raporti të ndjeshëm e të balancuar mes punës dhe jetës. “Diçka duhet dhënë dhe nganjëherë ajo që mund të japësh, në një kuptim akademik, është vlera dhe merita personale”. Sally Hunt, sekretare e përgjithshme e UCU, thotë: “Shumë akademikë janë qartësisht nën presion dhe e dimë se nivele të tilla të stresit në vendin e punës mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin mendor dhe fizik”. Hunt shton se me shkurtimet e financimit , rritjen e ngarkesës së punës dhe rritjen e pritsh-

mërisë nga nxënësit dhe prindërit që paguajnë shumë më tepër për arsimimin e tyre, situata ka gjasa të bëhet edhe më keq”. Një studim në shkallë më të vogël në 2008-ën, duke kërkuar në sigurimin e shëndetit mendor mbi studentët dhe stafin në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti se kërkesa për shërbime mbështetëse të shëndetit mendor në arsimin e lartë është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2003. Edhe pse në shumë universitete ka shërbime mbështetëse të brendshme dhe të jashtme në dispozicion të stafin, a po bëjnë mjaftueshëm institucionet për të mbështetur stafin e tyre? Sipas Tina Abbott, menaxhere për këshillim stafi në Universitetin e Cardiff-it, shumica e stafit që kanë hyrë në shërbim këshillimor në “Cardiff University”, vijnë për çështje të lidhura me punën. “Vijnë me një gamë të gjerë, nga mbingarkesat në punë deri te marrëdhëniet e vështira me kolegët apo menaxherët dhe arsyet e të jetuarit me pasiguri dhe në ndryshim të shpejtë”. Universitetet duhet t’i marrin seriozisht rezultatet Ruth Grant, kreu i këshillimit në Universitetin Brunel, thotë se ka parë një rritje në numrin e stafit që kërkon mbështetje për çështjet e shëndetit mendor, pjesërisht për shkak se universiteti i ka

Studimi gjithashtu zbuloi dallimet gjinore: më shumë burra (59%) sesa gra (45%) thonë se nuk kanë përjetuar probleme të shëndetit mendor derisa kanë hyrë në akademi. Studentët e doktoratës dhe hulumtuesit kanë më shumë gjasa të kenë pasur probleme të mëparshme të shëndetit mendor

Gati gjysma e të anketuarve thonë se ndihen të izoluar dhe të tjerë ngrenë shqetësime rreth një “kulture ngacmimi”, pasigurisë në punë dhe një kulture të orëve të gjata në punë. Presioni për të publikuar rezulton se është ndjerë nga më shumë se një e treta e grupmoshës nga 25-34 vjeç.

bërë publike shërbimet e tij më të mira. Sipas Grant, universitetet duhet t’i marrin këto zbulime shumë seriozisht. “Këto shifra përshkruajnë mënyrën sesi po shkojnë gjërat në disa universitete, që po u shkaktojnë njerëzve më shumë sesa një nivel normal të stresit. Dhe, nëse personeli nuk është i lumtur, ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi studentët. “Një pjesë e çështjes është se universitetet kanë ndryshuar shumë dhe vazhdojnë të ndryshojnë, –shton Grant. - Njerëzve iu është hequr qilimi nën këmbë –ndjenja e tyre e sigurisë është lëkundur nga ndryshimet që janë bërë pa u konsultuar me ta dhe nuk ka asnjë kontroll mbi këtë”. Studimi gjithashtu zbuloi dallimet gjinore: më shumë burra (59 %) sesa gra (45 %) thonë se nuk kanë përjetuar probleme të shëndetit mendor derisa kanë hyrë në akademi. Ndërsa 68 % e të anketuarve, të cilët janë profesorë dhe docentë, nuk kanë përjetuar probleme para se të fillonin jetën e tyre profesionale në universitete. Studentët e doktoratës dhe hulumtuesit kanë më shumë gjasa të kenë pasur probleme të mëparshme të shëndetit mendor. Studenti i Doktoraturës, Ben Rich në Universitetin Monash në Australi, i cili ka vuajtur vetë nga depresioni, thotë se streset e jetës bashkëkohore akademike mund të përkeqësojnë çështjet themelore të shëndetit mendor si depresioni. “Ka një lloj mosmarrëveshjeje që zhvillohet në akademi, - thotë Rich, - ku ata me tipare më të përshtatshme për të gërmuar thellë në çështjet që mbulojnë janë edhe më të ndjeshëm ndaj paradokseve të sistemit që i ndalon të arrijnë përfundimet e dëshiruara”. Më shumë se gjysma e akademikëve thonë se problemet personale të shëndetit mendor kanë frenuar karrierën e tyre, ku grupmosha më e prekur duket të jetë ajo mes 45-54 vjeçarëve. Pothuajse të gjithë thonë se kjo ka një ndikim në familjen e tyre dhe në jetën shoqërore.


18

zbavitje

lojra të ndrsyhme iPhone 6 vjen në muajin gusht

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

11 14

15

12

16

6

12

8

18

26

27

29

33 36

35 39

40

44

43

28

32

31

34

20

23

25

30

10

19

22

24

9

13

17

21

7

37

41

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

38

42 Koha e fillimit ____:____

45

Koha e mbarimit ____:____

46

47

Horizontalisht:

1. Përcaktimi me përpikëri vendin ku ka qenë a ku ndodhet diçka, ku është zhvilluar a zhvillohet një ngjarje etj. 8. Minuta në dialekt. 11. Sigla e Kolonjës. 12. Enë për gatim. 14. Kafshë detare me shumë tentakula. 18. Lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në ujë, por e thyeshme, që gjendet në brendësi ose në sipërfaqe të tokës. 19. Lloj perimeje. 21. Lëndë e bardhë, e shkëlqyeshme, që nuk e thith ujin dhe që përgatitet nga një lloj argjili. 23. Gur i çmuar. 24. Përdoret për të kaluar lumin, mbrapsht. 25. Mushkonja që përhap sëmundjen e malarjes. 28. Psherrëtimë. 30. Xhani, emblema futbollit italian. 32. Qytet në Maqedoni. 33. Sigla e kompanisë. 34. Shtrati i foshnjes. 36. Juria Italiane. 37. Ushqehet, ose... 39. Skela, ish-futbollist i Kombëtares. 41. Qëndrim as po as jo gjatë votimit për një çështje. 44. Tase e e njohur e volejbollit shqiptar. 45. Del zakonisht në mëngjes. 46. Liqen i madh në Amerikën Latine. 47. Sergei, poet i famshëm rus.

7 3

4 3

6 2

7

9

1. Kafshë gjitare shumë e shpejtë. 2. Shtambë e vogël prej balte. 3. Urdhëro! 4. Kanë shumë ushqimet më përmbajtje shtazore, mbrapsht. 5. Industria Tekstile. 6. Avion luftarak. 7. Kryetar i një manastiri të murgjve ortodoksë. 8. Drin në kufij. 9. Zog me trup të madh, me pendë të zeza. 10. Lajmëtar. 13. Metal me shumë vlerë. 15. Pyll i vogël me drurë jo shumë të lartë. 16. Organizatë Civile. 17. Lumë i madh në Europë. 19. Sigla e Pukës. 20. Emision Informariv. 22. Emër në Francë. 23. Rreshtim i trupave ushtarake për inspektim para fillimit të një parade. 26. Gabim i rëndë. 27. Peshk deti. 29. Lëndë që prodhohet nga gjëndrat me sekrecion të brendshëm dhe që ushtron një ndikim të rëndësishëm në proceset e ndryshme të organizmit. 31. Ankimi kundër një vendimi gjyqësor. 35. Shtet në kufi me Iranin. 37. Simboli kimik i heliumit. 38. Kofi, ish-drejtues i OKB-së. 40. Parafjalë e rasës emërore. 41. Kontinent. 42. Enë për të ngrënë. 43. Markë pistolete. 44. Ent Tregtar.

4

2 8

5

4 2 9

2 5

1

4

3 6

6

3

8 7

8 6 4

2 8 5 1

7 1

2

1

6

3 7 6

2

7 1

7 9

9 5

3

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift megjithatë marrëdhënia do përmirësohet me kalimin e orëve. Beqaret nuk do jene ende gati për te filluar një histori dashurie kështu qe do vazhdojnë te qëndrojnë vetëm. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do jete akoma me e mire sesa ju mendonit.

Ambienti ne çift do jete goxha i ngrohte. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte dhe askush nuk do mund t’iu munde dot. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin binjak dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Gjithçka do ndryshoje përfundimisht ne jetën e tyre. Te ardhurat ende nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdes me shpenzimet.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do jeni shume idealiste sot ne dashuri dhe me te drejte. Partneri juaj është mjaft i përkujdesur dhe ju dashuron me shpirt. Për ju ai mund te lere çdo gjë pas dore. Beqaret do kenë një takim drithërues, por duhet te mendohen mire për hapat qe do hedhin me tej. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me disa probleme delikate.

Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e ngrohte sa disa kohe me pare kështu qe bëni kujdes me gjithçka qe do thoni. Një gabim sado i vogël mund te sjelle tronditje te mëdha. Beqaret do kalojnë një dite shume te këndshme dhe interesante edhe pse nuk do gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do negocioni me disa te afërm dhe do e stabilizoni situatën.

Vertikalisht:

Sudoku | nivel mesatar 6

Gjigandi Apple do të hedhë në treg modelin e ri te iPhone 6 në muajin gusht, ka njoftuar nje media tajvaneze gjate ditës se premte, duke cituar burime të paidentifikuara. Versioni i iPhone me ekran 4.7 inç do të hidhet në treg në gusht, njofton “Economic Daily News”, pa cilesuar tregjet ku do të shitet fillimisht ky produkt. Ndërsa modelet me ekran 5.5 inç ose 5.6 inç do të hidhen në treg në shtator, thuhet ne gazete, ashtu sikunder është vepruar me seritë e mëparshme të iPhone. Po ashtu, gazeta njofton se këtë vit do të prodhohen 80 milionë iPhone 6. Rritja e përmasve të ekranit të iPhone-it nga 4 inç do të ndihmojë në rritjen e fitimeve të firmës “Apple” në krahasim me firmat konkurruese si “Samsung Electronics”, të cilat, sipas mediave te ndryshme, i janë përgjigjur dëshirës së konsumatorëve për përmasa më të mëdha të ekranit.

1

9 7 8

4 3 5 1 2

9

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

LUANI (23/VII-22/VIII)

Ka rrezik qe te krijohet njëfarë distance sot ne jetën tuaj ne çift. Asgjë nuk do ece ashtu si e kishit ëndërruar. Përfitoni për te reflektuar me kujdes dhe për te vene disa pika mbi “i”. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar mos u qani nëse keni vështirësi sepse gjithçka qe do ndodhe do jete pasoje e pamaturisë te treguar.

PESHORJA (23/IX-22/X)

4

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Jeta ne çift do jete thuajse ideale sot. Do flisni hapur për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni me maturi edhe disa probleme te vogla qe ju kishin dale me pare. Beqaret gjithashtu do kenë një dite plot diell ne planin sentimental. Përfitoni sa te mundni! Gjendja financiare nuk do jete ashtu si e keni pritur. Mos ndërmerrni shume rreziqe.

AKREPI (22/X-21/XII)

4

Saturni nuk do ndikoje pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe atmosfera ne çift nuk do jete aspak pasionante siç pritej. Beqareve nga ana tjetër do iu pëlqejnë qetësia dhe harmonia ne te cilën jetojnë dhe nuk do kërkojnë ndryshime. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme.

1 5

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 015, 025, 159, 167, 244, 263, 541, 543, 569, 765, 854, 928. Numra me 4 shifra: 1669, 2011, 2320, 4859, 5155, 5406, 6665, 8554. Numra me 6 shifra: 014778, 015460, 029832, 145698,

152611, 155965, 164655, 201478, 225896, 258804, 352153, 435815, 485140, 524448, 526320, 581256, 652320, 813496, 859020, 960086. Numra me 7 shifra: 0145896, 1527502, 2458975, 5681468.

Çiftet do përballen me vështirësi gjate kësaj dite. Disa do kërkojnë me shume pavarësi e disa te tjerë gjera te pamundura te cilat partneri nuk do mundet t’ua plotësojë. Beqaret do jene te parrezistueshëm dhe do marrin ftesa pa fund. Për financat dita do jete paksa delikate. Megjithatë me pak durim dhe përkujdes mund te arrini ta stabilizoni situatën.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Dite mjaft e ekuilibruar dhe e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe se bashku do dashuroheni si adoleshente. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë me shume sesa mendonin. Financat do kenë përmirësime te vogla.

Ju qe jeni ne një lidhje as nuk duhet t’iu shkoje ndërmend për aventura gjate kësaj dite sepse situata ne një moment mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do e kenë te vështirë te gjejnë personin qe kane ëndërruar. Problemet financiare qe keni pasur kohet e fundit do ju motivojnë te tregoheni me te kujdesshëm dhe me te matur me shpenzimet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mos i mbani atij te fshehta. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do ketë përmirësime. Beqaret duhet te përgatiten për takime impresionuese vetëm se ato do ndodhin ne momentet qe ata me pak e presin. Ne planin financiar tregohuni sa me te rezervuar me shpenzimet.

PESHQIT (20/II-19/III) Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja përtedashuruarit.Heredodashuroheniplot pasion dhe here do keni konflikte te ashpra. Beqaret do pëlqejnë disa persona, por konkurrenca do jete e forte. Duhet te gjeni mënyrën e duhur se si ta joshni. Situata financiare do ketë vetëm disa luhatje te vogle, gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar.


blog

1001

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

15.05.2014

15 maj

ditë që formësuan botën

19

Mos i lufto forcat, përdori! - R. Buckminster Fuller

1863

Napoleoni III që e nxori artin nga Salon-i Bota artistike franceze prej shumë kohësh mbizotërohej nga i përvitshmi Salon i Parisit, themeluar nga Akademia Franceze e Arteve të Bukura në vitin 1667. Ekspozimi i punës së dikujt atje ishte shenjë e suksesit artistik dhe garanci e shpërblimit financiar. Një institucion i tillë do të krasiste veprat e pavlera dhe në të njëjtën kohë mund të luante rolin e promotorit të risive. Në vitin 1863 më shumë se 5 mijë punë u refuzuan nga juria. Perandori Napoleon III, të cilit i pëlqente të paraqitej si liberal, e vizitoi Salon-in dhe i shpalli

punët e refuzuara si po aq të pëlqyeshme sa edhe ato që ishin pranuar. Ai urdhëroi që ato të ekspozoheshin në një mjedis aty afër, në Palais de L’Industrie si Salon-i i të Refuzuarve. Shumë prej artistëve të refuzuar i frigeshion zemërimit të jurisë apo përqeshjes së publikut, por të tjerë e pranuan sfidën. Hyrja bëhej nga një portë rrotulluese që të nxirrte nga Salon-i zyrtar sikur, siç theksoi një komentator, “dikush po hynte në dhomën e tmerrit të Madame Tussaud-it”. Më shumë se 7 mijë vetë vizituan vetëm ditën e parë të ekspoz-

itës. Ata patën mundësinë të shihnin punët e Manet, Whistler, Pissarro, Cezanne e të tjerë. Më kundërthënësja ishte piktura e Manet Le déjeuner sur l’herbe, një skenë e jetës së çlirët boheme. Disa kritikë e urryen duke e parë realizmin e saj si të kundërtën e artit dhe kërcënim për rendin moral. Të tjerët i bënë elozhe qashtërsisë së saj. Ekspozita vuri në pikëpyetje autoritetin e Salon-it dhe i hapi udhe ekspozitave të tjera, përfshirë tetë të tilla nga impresionistët. Arti u çlirua dhe mori drejtime të reja.

Blitz

Flickr

2

Minuta është gjatësia mesatare e një akti seksual mes njerëzve.

7

Sekonda zgjat ky akt te shimpanzetë.

54

Për qind e adoleshentëve e humbin virgjërinë në shtëpinë e vet ose të prindërve.

12

Për qind e adoleshentëve e humbin virgjërinë në një makinë të parkuar.

Foto: Pablo Ju Titulli: bariu në shi

Kek karotash dhe shaje pionierësh Xhaferr Rakipllari Për një kek me foton e Hitlerit, Lerri Brenan, ndërkreu një Irlandë të tërë dhe u bombardua me kritika nga gjithë media në vend. I moshuari, thjesht një admirues i uniformave ushtarake të Gjermanisë naziste, e mori kekun dhuratë nga e bija për 79-vjetorin. Të gjithë u shokuan se si, pas gjithë ç’është provuar për Hitlerin, kishte ende njerëz që e admironin atë. Për irlandezët, shumë larg Gjermanisë, gjeografikisht dhe kulturalisht, kjo ishte gati-gati e pabesueshme. Për kureshtarët: ishte kek karotash. Në Gjermani, pas vitit 1945, filmat, dokumentarët, librat e të tjera botime për Fyhrerin dhe nazizmin ndaloheshin me ligj. Meqë Lufta e Dytë Botërore tashmë është realitet i largët dhe gjermanët kanë filluar të harrojnë e nuk turpërohen më si dikur, vetëm në vitin e fundit janë shfaqur në televizione rreth 500 dokumentarë për jetën e Hitlerit, politikat e ndjekura prej tij, etj. etj. Aq të vëmendshëm se çfarë zgjedhin për të transmetuar janë media, e asistuar nga shoqëria civile dhe politikanët vendas, sa janë përkujdesur të nxjerrin në pah qoftë edhe gjëra të ashtuquajtura të dorës së dytë, siç është bie fjala, pseja e ndalimit të karnavaleve të Rinit nga Gjermania naziste.

gazetamapo@gmail.com

Shqipëri. Grushte të ngritura lart nga Përmeti në Tiranë Në Përmet, nxënës të vegjël, njomëzakë e të pafajshëm, jo me shami fatosi, por xhinse; mësuar nga mënxyrë-mësuesit e tyre, ngritën grushtet lart. Siç thosh dikush në rrjetet sociale, këta fëmijë dhe etërit e tyre, do të ishin grirë nga komunistët për shfaqjen e tyre të borgjezisë. Edhe më grotesk reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila akuzave për përdorim të fëmijëve në aktivitete e ceremoni me natyrë politike, u bënte bisht me togfjalëshin se “ata ishin jashtë orarit të mësimit”. Në Berat, një ministër u përkul me nderim para një lapidari ku gjendej edhe fotografia e diktatorit. Justifikimi i ministrit ishte se nuk e kish parë foton (me përmasa aspak të vogla) dhe se u është përkulur dëshmorëve. Njerëz jemi, gafa bëjmë. Gafa jemi, ministra bëjmë. Në Tiranë, një koleg i tij, politikan i sërës së lartë, ngrit grushtin dhe tha se e ka bërë sepse simbolizonte bashkimin kombëtar. “Nuk na bën komunist përshëndetja miqtë e mi…”, do të vinte më pas vetëshfajësimi i tij si kofini pas të vjelave. Me të njëjtën logjikë përshëndetja me pëllëmbë përpara në drejtim horizontal nuk të bën nazist, dhe

as përshëndetja me pëllëmbë te gjoksi nuk të bën fashist. Paolo Di Canio, ish-futbollist i Lazios në Itali, është dënuar pikërisht për një përshëndetje të tillë në drejtim të tifozerisë romane. Po ky futbollist, në kohën që luante në Angli për Sunderland-in, ngjalli reagime të ashpra të tifozerisë vendase, të cilët nisën menjëherë një fushatë për braktisjen e anëtarësisë së klubit, deri në largimin e lojtarit. Ashtu ndodhi. Ai grusht që u ngrit s’është grusht bashkimi, por grushti që “bleu” lirinë e popullit për ta nënshtruar atë! Kujtesë-shkurtër, rrena-gjatë Shqipëria nuk është Gjermania. Shqipëria nuk i ka dënuar krimet e komunizmit. As kriminelët. Shqipëria është më pak e zhvilluar se Gjermania, më dritë-shkurtër se Gjermania, më kujtesë-shkurtër se Gjermania; politikanët veç i kemi më të gjatë; gënjeshtrat e tyre tok me marrëzitë, po ashtu. Shqipëria është duke përjetuar një përpjekje të ethshme për të rehabilituar figurën e diktatorit më të egër në Europën Juglindore (rivlerësuar thonë, por rivlerësimi pa dënuar krimet është ta nxjerrësh qoftëlargun të papërlyer, madje burrë të ndershëm). Kjo, ndërkohë që dy rezoluta të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kërkoj-

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Suadela Balliu. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

në me ngulm dënimin e krimeve të regjimit gjakatar me grusht. Rezolutat, që po ua risjellim edhe njëherë në kujtesë, janë: Rezoluta 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. E nëse nuk ua vëmë veshin aleatëve tanë evropianë, pjesë e së cilës familje të madhe aspirojmë të bëhemi, le t’i ulim grushtet për të nderuar kujtimin e 6109 të pushkatuarve e të vdekurve nën tortura çnjerëzore në 23 burgjet komuniste dhe 48 kampet e përqendrimit; le t’i ulim grushtet për vuajtjet e gulçimet e 89 zonjave ndër më intelektualet të Shqipërisë që lanë eshtrat në këto kampe fatkeqe; për 17900 të dënuarit politikë; për 30338 të internuarit; për ata që u arratisën e s’e panë dot dheun e tyre për pesë dekada; për ata që nuk fitonin dot të drejtën e studimit se nuk ngrinin atë grusht; e mbi të gjitha për ata shpirtmëdhenj që i mbijetuan asaj marrëzie, dhe sot, 29 vjet pas vdekjes së diktatorit e 23 vjet pas rënies së komunizmit, ende në të gjallë, dinë të falin anipse vazhdojnë të jenë pjesa më e përvuajtur e shoqërisë.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


20 15.05.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Njoftime/reklama Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni: Shoqëria Administruese e Fondit të Pensionit SiCRED sh.a. Adresa: Rr."Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 44538674 e-mail: pensions@sicred.com.al web: www.sicred-pensions.com.al Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a.: Adresa:Rr. "Brigada VIII", Vila Nr.3/1, Tiranë tel.: +355 4 22 37 549 e-mail: contact@sicred.com.al web: www.sicred.com.al

Të gjithë anëtarët e Fondit të Pensionit Vullnetar “SiCRED Pensions” përfitojnë FALAS: Sigurimin e Jetës Zbritje deri në 40% në shërbimet mjekësore! Oferta është e vlefshme deri në 31 Gusht 2014! Mjafton të jeni anëtar apo të anëtarësoheni tani në fondin e pensionit vullnetar “SiCRED Pensions” dhe përveç shërbimeve profesionale të ofruara nga SiCRED Pensions, ju përfitoni FALAS nga SiCRED: • Sigurimin e jetës • Ulje deri në 40% në klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor SiCRED

Për të përfituar sigurimin tuaj, si dhe zbritjet në rrjetin mjekësor, paraqituni sa më shpejt në degën më të afërt të SiCRED.

15 maj mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama