Page 1

Faqe 2

Replika e Musine Kokalarit me Mehmet Shehun në burgun e Tiranës Kujtimet e miqve dhe dashuria e pamundur e intelektuales së njohur Musine Kokalari

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 14 gusht 2013. Numër 985. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Alibeaj: Drejtuesit e lartë të PD duhet të jepnin dorëheqjen

administrata LSI, plan për t’i kthyer monedhën PD Petrit Vasili: Do zbatojmë të njëjtin ligj me të cilin PD hoqi njerëzit tanë nga puna pas prishjes së koalicionit. Nuk besoj se e kanë memorien kaq të shkurtër, as kryeministri dhe as kryetari i ri i PD-së që të mbajnë mend se sa qindra njerëz ikën nga ministritë, sa njerëz ikën nga Bashkia e Tiranës etj. Nënkryetari i LSI aprovon mënyrën se si do të punësojë kryeministri i ardhshëm të interesuarit për punë në administratë. Lëvizja Socialiste për Integrim, partnerja kryesore e socialistëve në qeverisjen e ardhshme, nuk ia fal Partisë Demokratike largimet e njerëzve të saj nga puna, që sipas saj shoqëruan

daljen nga qeverisja e djathtë që nga 1 prilli i shkuar. Nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili, duke folur dje për mediat ka nënvizuar se gjatë qeverisjes së socialistëve do të... faqe 5

Berisha: Minoriteti grek s’ka ekzistuar kurrë në Himarë Ish-ministri i Drejtësisë në një intervistë për “Java” tha se sjellja e duhur pas humbjes do të ishte që figura të larta drejtuese të PD-së të ishin vetafruar tek dorëheqja, siç edhe bëri Berisha dhe Patozi. Sipas tij, Olldashi humbi sepse u pa nga anëtarësia si përfaqësues i asaj pjese të elitës së lartë të PD-së që e çoi atë në disfatë Faqe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Nevojë urgjente për brezin e ri

koment Flaka Surroi

koment Marrë nga DW

5 politikë

Policia aksion jashtë Lazaratit, bllokon botet e ujit për kanabisin

Blutë e Gjirokastrës kanë nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm një operacion jashtë fshatit Lazarat, zona më

Rikthimi i konfliktit për Gjibraltarin Britania e Madhe dhe Spanja i kanë ashpërsuar tonet në grindjen për Gjibraltarin. Britanikët nuk...

“Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistesh, vrau këto ditë

Policia thotë se aksioni për bllokimin e kamionëve me pleh, boteve me ujë dhe punëtorëve që hyjnë çdo ditë për të punuar në parcelat me kanabis, pati si rezultat dhe ndalimin e 58 shtetasve

Brezi aktual i politikanëve kosovarë kanë dëshmuar se janë shumë të talentuar...

për së dyti të riun A. Guma. Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar, me kontribute të mëdha në luftërat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare. Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingualë, por... faqe 3

Kryeministri reagon për deklaratën e “Agimit të Artë” në Himarë. “Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike”

problematike ku efektivat e policisë nuk ndërhyjnë dot prej vitesh për të asgjësuar parcelat me kanabis-sativa. Policia thotë se aksioni për bllokimin e kamionëve me pleh, boteve me ujë dhe punëtorëve që hyjnë çdo ditë për të punuar në parcelat me kanabis, nisi në orën 6:00 të mëngjesit dhe vijoi dje deri pasdite. U bllokuan 5 automjete dhe u ndaluan 58 shtetas... faqe 6

arrestimi

Pranë militantëve

Nis “boshatisja” e PS, 4 vende sekretarësh mbeten vakante Papajtueshmëria e mandateve, katër nga nëntë postet e sekretarëve që ka aktualisht PS do të mbeten vakante, pasi drejtuesit e tyre janë propozuar për ministra në qeverinë e re

Grabisin studiuesin zviceran, kapet studentja dhe katër laçianë

FAQE 7

koment / 11

Faqe 16

Milton Friedman

Vlerat dhe rëndësia e Adam Smith Historia përsërit jo shpesh vetveten. Për më tej “nuk ka asgjë të re nën këtë diell.” Viti 1976 nuk është viti 1776. Por mund të themi me siguri që ka shumë gjëra të ngjashme që e bëjnë veprën The Health of Nations të Adam Smith, jo vetëm në 100-vjetorin e saj në vitin 1876, por edhe sot në vitin 1976, si një vepër po aq relevante dhe të domosdoshme. Edhe sot, ashtu si në vitin 1776, të cilit ai i referohej: -“Pavarësisht masave shtrënguese, barrës fiskale më të rëndë apo ndalimit të plotë të importit të tyre, produktet e importuara nuk e bëjnë më të lehtë apo më pak të sigurt monopolin në marketin vendas për të njëjtin produkt të prodhuar nga industria vendase”. Sot, në një shkallë shumë më të madhe se në vitin 1776, kufizimet në shkëmbimet tregtare me botën përbëjnë një intervenim...


2

afër/larg

1

politikË

Lazarat

kronikË

Alibeaj: Figurat drejtuese të PD-së duhet të jepnin dorëheqjen

Policia aksion jashtë fshatit, bllokon botet e ujit të kanabisit

Grabitën studiuesin zviceran, kapet studentja dhe katër laçianë

Faqe 4

Faqe 6

Faqe 7

Kryeministri Mariano Rajoy njoftoi të premten nga ana e tij masa për mbrojtjen e interesave spanjolle. Megjithatë, fjala është vetëm për “masa të ligjshme dhe adekuate”, tha kreu i qeverisë

Nga ana e tij kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron u shpreh “thellësisht i shqetësuar”, për përshkallëzimin e tensionit me Spanjën, në kufirin e saj me Gjibraltarin. Një territor nën sovranitetin britanik që në kohërat koloniale, Gjibraltari shtrihet në skajin jugor të Gadishullit Iberik dhe zotëron një rol kyç gjeografik, pasi kontrollon ngushticën nëpërmjet së cilës Deti Mesdhe komunikon me Oqeanin Atlantik.

Gjibraltari tension mes spanjollëve e britanikëve, Londra dërgon luftanije Britania e Madhe dhe Spanja i kanë ashpërsuar tonet në grindjen për Gjibraltarin. Britanikët nuk duan të pranojnë shtimin e kontrolleve kufitare nga ana e spanjollëve, që i quajnë këto të nevojshme, ndërsa një manovër e marinës britanike pritet të krijojë provokime të reja. Në kuadrin e ashpërsimit të kontrolleve në kufirin me Gjibraltarin, qeveria britanike është duke shqyrtuar mundësinë e veprimeve ligjore kundër Spanjës. “Kontrollet janë të pashembullta në histori”, u deklarua nga Downing Street në Londër. Për spanjollët, ato janë legale dhe të domosdoshme. “Spanja është e detyruar të kontrollojë në kufirin me Gjibraltarin, - tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme spanjolle, - sepse territori ndëroqeanik britanik nuk i përket zonës Shengen, në të cilën zakonisht nuk kryhen kontrolle kufitare”. Tani mendohet të ngrihet një padi para Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit, ose Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në mesin e tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve të BE-së, Ministria e Brendshme britanike njoftoi se do të dërgojë luftanije në rrugën për në Gjibraltar. Të martën, fregata “HMS Westminster” do të dalë në det për të arritur brenda një jave kepin jugor të gadishullit Iberik. Sipas ministrisë, manovra është një ushtrim rutinë i planifikuar prej kohësh. Edhe pse Britania e Madhe dhe Spanja e vlerësojnë shumë njëra-tjetran, ministri britanik për Europën, David Lidington shkruante në gazetën “The Sun”: Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të bëjmë një sy qorr, kur njerëzit në Gjibraltar kërcënohen apo vihen nën trysni”. Mediat spanjolle i vlerësuan manovrat detare si veprime frikësuese. Kryeministri Mariano Rajoy njoftoi të premten nga ana e tij masa për mbrojtjen e interesave spanjolle. Megjithatë, fjala është vetëm për “masa të ligjshme dhe adekuate”, tha kreu i qeverisë. Spanja akuzon Gjibraltarin se ka fundosur në fund të korrikut në ujërat spanjolle blloqe betoni me tela me gjemba për të krijuar një barrierë artificiale. Në këtë mënyrë peshkatarët spanjollë mbahen larg nga pjesët detare pranë Gjibraltarit. Rojet bregdetare britanike kanë ndaluar më parë peshkatarët spanjollë të peshkojnë në këto ujëra dhe këta të fundit deri tani mund të peshkojnë vetëm nën vëzhgimin rojeve

bregdetare spanjolle Guardia Civil. Por edhe Spanja ka hedhur blloqe të tilla në det. Greenpeace përshëndet këto masa. Në këtë mënyrë brigjet do të rigjenerohen dhe do të kthehen në vende shumimi të peshqve. Autoritetet e Gjibraltarit morën këto masa pa biseduar më parë me autoritetet spanjolle. Martín Ortega Carcelén, ekspert ligjor pranë Universitetit të Madridit ‘Complutense, thotë se nuk është përcaktuar qartë se kujt i përkasin ujërat rreth shkëmbinjve. “Nëse Gjibraltari hedh vetëm blloqe betoni, kjo nuk përbën asnjë fakt”, shpjegon juristi. Por pas konfliktit qëndrojnë edhe arsye të tjera përveç asaj të peshkimit. Mosbesimi tek Spanja është i madh, sepse sipas saj, Gjibraltari po përpiqet të zgjerojë territorin e tij në det në mënyrë artificiale. Kështu e gjykuan autoritetet spanjolle projektin “Sovereign Bay” të arkitektit Norman Foster në pjesën lindore të shkëmbinjve. Foster ndërtoi atje apartamente me pishinë me pamje nga deti dhe një port jahtesh. Këtu lind edhe një pyetje bazike: Kujt do t’i përkasin shkëmbinjtë në të ardhmen? Spanja nuk ka deklaruar asnjëherë pronësinë ndaj tyre, që pas ditës kur Princi Georg von HessenDarmstadt e pushtoi në vitin 1704. Princi gjerman luftoi në krah të Habsburgëve dhe Britanisë në luftën kundër Spanjës. Lufta më pas u fitua nga Burbonët dhe Gjibraltari iu la britanikëve në Traktatin e Paqes së Utrehut. Gjithmonë kur ka patur debate apo acarime rreth çështjes së shkëmbinjve, Spanja ka ashpërsuar kontrollet në kufi. Policët kontrollojnë çdo çantë dhe shikojnë me kujdes çdo pasaportë. Për pak momente të krijohet përshtypja se po kalon kufirin e vjetër për në ish-Gjermaninë Lindore. Sidoqoftë, viktima nuk janë vetëm qytetarët e Gjibraltarit. 6000 punëtorë spanjollë, të cilët kalojnë kufirin çdo ditë në qytetin La Linea, ankohen për këto masa. “Duhet të paguajmë 50 euro përditë tani?” - pyet

Që nga viti 1973 Gjibraltari i takon Britanisë së Madhe. Spanja ngre pretendime ndaj territorit transoqeanik britanik në cepin jugor të gadishullit Iberik. Shumica e banorëve megjithatë janë kundër aneksimit nga Spanja dhe në një referendum që u mbajt së fundmi ata votuan 96 për qind për të vazhduar të jenë nën sundimin e Britanisë së Madhe.

Në mesin e tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve të BE-së, Ministria e Brendshme britanike njoftoi se do të dërgojë luftanije në rrugën për një Gjibraltar. Të martën fregata “HMS Westminster” do të dalë në det për të arritur brenda një jave kepin jugor të gadishullit Iberik. Sipas ministrisë, manovra është një ushtrim rutinë i planifikuar prej kohësh.

Gemma Araujo, duke folur për planet e Margallos. Edhe biznesmenët nga La Linea iu tremben pasojave. Qyteti i vogël jeton nga shkëmbimet kufitare. “Punëtorët kanë ftuar ministrin e Jashtëm të shohë kushtet në fshatin e tyre. Ai më parë duhet të njohë situatën, pastaj të marrë masat”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të punëtorëve, peshkatarëve dhe biznesmenëve. Ndërkohë Bashkimi Europian ka këshilluar Spanjën të zbatojë parimin e reciproritetit. Nga ana e tij kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron u shpreh “thellësisht i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensionit me Spanjën, në kufirin e saj me Gjibraltarin. Një territor nën sovranitetin britanik që në kohërat koloniale, Gjibraltari shtrihet në skajin jugor të gadishullit Iberik dhe zotëron një rol kyç gjeografik, pasi kontrollon ngushticën nëpërmjet së cilës Deti Mesdhe komunikon me Oqeanin Atlantik. Së fundmi, Madridi ka miratuar një seri masash, të cilat përfshijnë edhe një taksë prej 50 eurosh, për sa herë që kalohet kufiri spanjollo-gjibraltaras për shtetasit e huaj. Cameron e konsideroi këtë taksë si “armiqësore”, që synon të rrisë izolimin e 30 mijë banorëve britanikë të Gjibraltarit. “Një politikë të tillë e kemi parë edhe gjatë regjimit të Frankos në vitet 1960, por besoj se asnjëri prej nesh nuk mendonte që një politikë e tillë mund të rikthehej përsëri”, deklaroi Cameron. Megjithatë, kryeministri nuk komentoi vendimin që provokoi tensionet, atë të qeverisë lokale të Gjibraltarit, për të ndërtuar një shkëmb artificial në ujërat e saj. Duke hedhur 70 tonë beton në një zonë të caktuar të detit, me qëllim krijimin e një shkëmbi për qëllime mbrojtëse, Gjibraltari është akuzuar nga peshkatarët spanjollë që peshkojnë në zonë se ka dëmtuar të gjithë ekosistemin dhe ekonominë e tyre. Që nga viti 1973 Gjibraltari i takon Britanisë së Madhe. Spanja ngre pretendime ndaj territorit transoqeanik britanik në cepin jugor të gadishullit Iberik. Shumica e banorëve megjithatë janë kundër aneksimit nga Spanja dhe në një referendum që u mbajt së fundmi ata votuan 96 për qind për të vazhduar të jenë nën sundimin e Britanisë së Madhe. Përshtatur nga Deutsche Welle.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.08.2013

3

'Agimi i Artë', Berisha: Minoriteti grek s’ka ekzistuar kurrë në Himarë Kryeministri: “Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar, me kontribute të mëdha në luftërat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare…” Kryeministri Sali Berisha reagoi dje lidhur me incidentin e ndodhur në Himarë dy ditë më parë, gjatë ceremonisë përkujtimore për trevjetorin e vdekjes së Aristotel Gumes, duke cekur një çështje, të cilën 8 vjet në pushtet, nuk e tha aq hapur sa dje. “Një ceremoni mortore e politizuar deri në nazizëm nga një grusht fare i vogël ekstremistesh, vrau këto ditë për së dyti të riun A. Guma. Përpjekjet për të gjetur nëpërmjet nekropolitikës minoritet në Himarë janë donkishoteske dhe tragjikomike. Himara në shekuj ka qenë dhe mbetet djep i atdhetarizmit shqiptar, me kontribute të mëdha në luftërat e vendit për liri, në letrat, artin dhe kulturën kombëtare. Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingualë, por

me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes së bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë”, - shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook. Ndërkohë po dje kanë nisur hetimet për thirrjet antishqiptare dhe incidentin e ndodhur ne Himarë gjatë ceremonisë përkujtimore. Policia e Vlorës njoftoi dje se janë kryer veprimet e para procedurale dhe i janë përcjellë prokurorisë materialet në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grekë për veprën penale “thirrje për urrejtje na-

cionale”, parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal. Sipas deklaratës, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, po punojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. “Agimi i Artë nuk do të ikë nga Himara deri në çlirimin e saj. Ne do të vazhdojmë luftën”, - ishte kjo një pjesë e deklaratës së një prej përfaqësuesve të partisë ekstremiste të djathtë greke në ceremoninë përkujtimore për minoritarin e vdekur tre vjet më parë, Aristotel Guma. Fillimisht ata bllokuan mediat shqiptare që të filmonin meshën e mbajtur në varrezat e Himarës, ndërsa një ditë më pas ata publikuan videon me fjalën e plotë të mbajtur mbi varrin e Aristotel Gumës, ku bënin thirrje për urrejtje nacionale.

kallëzimi në prokurori

“Në këtë zonë, disa nga fshatrat dhe vetë Himara janë bilingualë, por me ADN dhe nëngrupe gjaku identike me fshatrat e tjera që në mijëra vjet nuk kanë folur një fjalë në gjuhën greke apo tjetër përveçse shqipes së bukur. Një ceremoni përkujtimore mortore me politizim ekstrem dëshmon dhe njëherë mjerimin e atyre që duan të gjejnë në të vdekur gjurmët e një minoriteti që nuk ka ekzistuar kurrë në Himarë”

Protestojnë kundër “Agimit të Artë” me qen të mbështjellë me flamur grek Dhjetëra persona i janë bashkuar një proteste nacionaliste dje në qytetin e Fierit, kundër thirrjeve antishqiptare të “Agimit të Artë” në Himarë. Protestuesit veshën dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir, në shenjë fyerjeje dhe proteste ndaj “Agimit të Artë” që zotohet të “çlirojë” Himarën nga shqiptarët. Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 persona, pasi protesta ka qenë e paligjshme. Në 3-vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, në varrin e tij përfaqësuesi i “Agimit të Artë” përshëndeti në emër të kryetarit të partisë neonaziste greke, Nikos Miha-

loliakos dhe deputetit Kristos Papas të cilin qeveria shqiptare e ka shpallur “person non grata”, por që siç tha ai, me shpirt ndodhet në Himarë. Sipas përfaqësuesit të neonazistëve grekë, Aristoteli u sakrifikua për idealin e lirisë dhe gjuhës. Sakrifica tragjike tregoi se ai me të drejtë quhet grek kurse vrasësit e tij, “tiranë”. Ai vazhdoi duke thënë se “është e shkruar që gratë e Himarës të lindin heronj dhe që kjo tokë të pranojë në gjirin e vet trima. Si njerëz na vjen shumë keq për humbjen e një djali të ri, ndërsa si grekë mbajmë thellë në zemër kujtimin e tij. Keqbërësit që i morën

Protestuesit veshën dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir, në shenjë fyerjeje dhe proteste ndaj “Agimit të Artë” që zotohet të “çlirojë” Himarën nga shqiptarët.

jetën, nuk do munden të dëmtojnë e m r i n e t ij q ë d o mb e t e t i pavdekshëm. Ai humbi jetën e tij për të fituar lavdinë e përjetshme”. Në përfundim përfaqësuesi i partisë së ekstremit të djathtë grek deklaroi: “Agimi i Artë nuk erdhi në Himarë për të mbajtur zi, por përulet para varrit të këtij trimi dhe betohet se do të vazhdojë luftën deri në ditën e çlirimit. Rroftë kombi!” Reagimet rreth ngjarjes kanë qenë të ndryshme. Dhjetëra persona kanë reaguar të zemëruar në Facebook, ndërsa protesta e Fierit duket se është një tjetër ekzagjerim po nacionalist i situatës.

Nisin hetimet për thirrjet e luftës të “Agimit të Artë”

Policia e Vlorës ka nisur dje hetimin lidhur me ngjarjen e 11 gushtit në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores së shtetasit Aristotel Guma, eksponentë të “Agimit të Artë” bënë thirrje për luftë për të çliruar Himarën. Në një deklaratë për mediat, Policia e Vlorës njoftoi se nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së këtij qarku janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grekë për veprën penale “thirrje për urrejtje nacionale”. Policia e Vlorës nuk saktëson se për sa persona bëhet fjalë, por thekson se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Të dielën një grusht ekstremistësh të “Agimit të Artë”, parti e ekstremit të djathtë në Greqi, thanë në ceremoninë përkujtimore të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës në Himarë se “nuk kemi ardhur për të ikur, por për të çliruar Himarën”. Ndër të tjera, deklarata patetiko-humoristike e tyre revokonte dhe Himarën si një tokë greke dhe se “bëjmë nderime mbi varrin e tij dhe premtojmë se do të vazhdojmë luftën deri në momentin e çlirimit”.


4

politikë

debati

Ish-ministri i Drejtësisë për kabinetin “Rama”: “Kompozimi që i bëri qeverisë nuk më zhgënjeu në këtë paragjykim timin. Ajo çfarë Rama ka gatuar nuk është një këshill me ministra, por një qeveri e përbërë nga një kryeministër i rrethuar nga drejtorë”

Rezultati i 23 qershorit

Alibeaj: Figurat drejtuese të PD duhet të jepnin dorëheqjen “…Një dialog i sinqertë me anëtarësinë e PD-së, identifikimi i gjithë figurave lokale historike të lanë në harresë apo dhe i rishtarëve, krijimi i një psikoze të re, sipas së cilës, kauza e PD-së është kauza e tyre, duhet të jenë qëllimet e analizës në muajin shtator dhe rindërtimi i ndjesisë së vetëbesimit.” Ish-ministri i Drejtësisë që nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit, Enkelejd Alibeaj, flet për përgjegjësi shumëplanëshe që duhet të ketë në PD, nisur nga rezultati i zgjedhjeve. Në një intervistë për revistën “Java”, Alibeaj shprehet se figura të larta drejtuese të PD-së, ashtu si edhe Berisha e Patozi, duhet të kishin dhënë dorëheqjen për shkak të rezultatit. I pyetur për pritshmëritë që ai ka për analizën e zgjedhjeve, por edhe për faktin se të gjithë drejtuesit përjashtojnë Berishën nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve, Alibeaj u përgjigj: “…Sjellja e duhur në këto kushte do të ishte që figura të larta drejtuese të PD-së, individë që kanë mbajtur pushtet real në parti dhe qeverisje, do të duhej të ishin vetafruar tek dorëheqja, siç edhe bëri Berisha, (po ashtu edhe nënkryetari i partisë). Këto figura bëjnë mirë që përjashtojnë përgjegjësinë e Berishës, sepse në të vërtetë, doza të mëdha pushteti faktik i kanë pasur pikërisht ata vetë. Në kushtet kur ka kaluar kaq kohë nga 23 qershori dhe duke parë edhe sjelljen e tyre gjatë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, nuk shpresoj se prej tyre do të gjendet kuraja për t’i shërbyer së ardhmes së PD-së nëpërmjet akteve fisnike dhe morale të dorëheq jes”. Alibeaj shpjegon gjithashtu se “një dialog i sinqertë me anëtarësinë e PD-së, identifikimi i gjithë figurave lokale historike të lëna në harresë apo dhe i rishtarëve, krijimi i një psikoze të re, sipas së cilës, kauza e PD-së është kauza e tyre, duhet të jenë qëllimet e analizës në muajin shtator”. Ashtu si edhe në intervistat e tjera, Alibeaj nuk sheh deformim të

garës mes Bashës dhe Olldashit për postin e kryetarit të partisë. “Rezultati i garës tregoi për një fitore shpartalluese të Bashës. Nga ana tjetër, askush nuk mund të na tregojë se fituesi përdori apo u mbështet në mjete të shproporcionuara, të cilat garuesi tjetër nuk i kishte në dispozicion. Ka patur edhe mangësira teknike në listat e votuesve, por ato kanë qenë në masë jondikuese dhe aspak favorizuese për njërin apo tjetrin kandidat. Në fakt, duke parë se cili prej tyre ka bërë jetë partiake më pranë strukturave të partisë dhe se kush ka patur më shumë mundësi për të ndërhyrë në to, ai nuk mund të ishte Basha. Ka patur një pozicionim të ndershëm dhe prej garantuesi të garës nga ana e kryetarit të dorëhequr të partisë duke mos lejuar, (me aq sa mundi), ndërhyrjet e pandershme në garë nga jashtë. Kjo mund të ketë lënë një shije jo të mirë të humbësit, por ajo çfarë ishte me rëndësi në këtë proces, ishte krijimi i kushteve optimale për anëtarësinë e PD-së, tashmë në opozitë, për të folur dhe vendosur ajo vetë si kurrë ndonjëherë më parë”, - tha ai. Alibeaj theksoi se gara për kryetarin u zhvillua jo thjesht si një vlerësim e gjykim mes dy individëve, por edhe si proces gjykimi i influencuar nga rezultati i 23 qershorit. “Njëri kandidat u pa si përfaqësues i asaj pjese të elitës së lartë të PD-së që e çoi atë në disfatë. Reagimi ndaj kësaj ngjarjeje dhe ndaj trajtimit që pësuan gjatë qeverisjes, shpjegon edhe rezultatin. Kjo ishte dhe një provë tjetër e ndershmërisë së garës dhe kjo gjë tashmë nuk vihet më në diskutim”, - shtoi ai. Alibeaj nuk e sheh si problem as faktin që Basha nuk është në Kuvend. Sipas tij, grupi parlamentar i

opozitës i ka të gjitha kapacitetet politike për të bërë një opozitë parlamentare energjike. Në intervistën e tij për revistën “Java”, Alibeaj komenton edhe kabinetin e ri qeveritar. “…Kompozimi i qeverisë është një nga aktet më domethënës për profilin që do të ketë vetë aksioni qeverisës dhe i mazhorancës. Jam pak i interesuar për çfarë Rama do të bëjë në krye të qeverisë, sepse kam pak shpresë se mund të bëjë punë të mbara. Kompozimi që i bëri qeverisë nuk më zhgënjeu në këtë paragjykim timin. Ajo çfarë Rama ka gatuar nuk është një këshill me ministra, por një qeveri e përbërë nga një kryeministër

i rrethuar nga drejtorë. Nisur nga profili politik i secilit nga ministrat, krahasuar me pjesën tjetër të grupit parlamentar, nga eksperienca e munguar shtetërore, nga trajektorja e karrierës politike apo qoftë dhe nga pesha që ka mbajtur secili prej tyre në zgjedhjet e fundit, duket qartazi se janë skalion politik i dorës së dytë e në ndonjë rast, edhe më keq se kaq. Përshtypja tjetër që më la kompozimi i kabinetit, është se Rama vuan edhe mbas kaq kohësh në krye të PS-së nga psikoza e vendosjes së autoritarizmit diktatorial në parti duke shpërfillur karrierat politike brenda PS-së”, - tha ai.

Sequi: BE ka akorduar 3 milionë euro për romët TIRANË Avokati i Popullit, Igli Totozani, organizoi dje një tryezë të rrumbullakët për situatën e krijuar me komunitetin rom që banon në zonën e ish-Dekorit (Rruga e Kavajës). Totozani tha gjatë fjalës së tij se romët po kalojnë momente të vështira, duke theksuar se dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur. “…Gjendja është mjaft shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve romë. Hetimet për personat që kanë ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj romëve të mbyllen dhe ata të dërgohen para gjykatës. Propozimi konkret është që 37 familjet rome që banojnë në Tiranë të marrin sa më shpejt ndihmën ekonomike. Gjithashtu kemi bërë rekomandimin për zotin Basha dhe zotin Ksera, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme e dinjitoze për qytetarët romë”,- tha ai. Ndërkohë, në

tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar. Ambasadori i BE-së, Etore Sequi, deklaroi dje se BE mbështet përfshirjen sociale të romëve. Sipas tij, ky komunitet duhet të ketë shanse të barabarta si gjithë të tjerët. Sequi tha se një nga 12 prioritetet e integrimit është për të drejtat e romëve, ndërsa ka nënvizuar se BE-ja i ka akorduar 3 milionë euro Shqipërisë për romët. Sequi theksoi gjithashtu se situata e romëve do të reflektohet në raport/ progresin e BE-së për Shqipërinë, që pritet të jetë gati në muajin tetor. Ai kërkoi nga institucionet shqiptare që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për gjetjen e një zgjidhjeje. “Ju e dini që një nga 12 prioritetet kyçe të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë për të ecur përpara drejt BE-së, ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e

të drejtave të komunitetit rom. Ne inkurajojmë të gjitha institucionet shqiptare që të bashkëpunojnë që të gjendet një zgjidhje si afatshkurtër dhe afatgjatë për këtë çështje. Mendoj që kemi të bëjmë me një çështje që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, të drejtat për të gjithë. E drejta është diçka që askush nuk jua merr dot. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot”,- tha ai. Të njëjtën kërkesë parashtroi dje edhe ambasadori në detyrë i OSBE-së, Robert Wilton. Ai theksoi rëndësinë që romët të regjistrohen, të marrin ndihmë ekonomike dhe të strehohen. E pranishme në takim, përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri, Znj. Touimi-Benjelloun theksoi se ekziston mundësia për zgjidhjen e çështjes së romëve përmes bisedimeve mes palëve. Përfaqësuesja e OKB-së kërkoi përmirësim të mirëqenies së romëve në Shqipëri.

reagimi

Ministria e Punës: Romët po përdoren politikisht Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta deklaroi dje se komuniteti rom po përdoret për qëllime politike. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i kabinetit të kësaj ministrie, Kleves Bitro, apeloi ndaj institucioneve publike dhe ndaj mediave, “që të mos shfrytëzojnë komunitetin rom dhe kauzën e tyre për qëllime politike”. Deklarata e Ministrisë së Punës erdhi pas tryezës që organizoi Avokati i Popullit, ku u diskutua zgjidhja emergjente e situatës së komunitetit rom në kryeqytet. I pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte edhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sequi, i cili rikonfirmoi se “zgjidhja e çështjes së integrimit të komunitetit rom është një ndër 12 kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për integrimin e saj në Europë”.


politikë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.08.2013

5

Zgjedhjet e pjesshme, PR nuk paraqet komisionerë, KQZ fton PD-në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sërish sot për të zëvendësuar komisionerët që i takojnë Partisë Republikane me ata të Partisë Demokratike në dy ZAZ-të që mbulojnë komunat Rrethinat dhe Dardhë, ku do të mbahen zgjedhje për kryetar të njësisë vendore më 1 shtator. Shkak për këtë vendim, siç bënë të ditur vetë KQZ, është fakti se Partia Republikane që ka të drejtën të paraqesë emrat e komisionerëve në nivel KZAZ dhe QV-je në këto dy zona ku do

të ketë zgjedhje, nuk ka shprehur interes për këto zgjedhje, duke mos u regjistruar fare as si subjekt zgjedhor. Ndaj për këtë arsye, KQZ në zbatim të Kodit Zgjedhor për të ruajtur balancimin politik mes dy palëve në zgjedhje, ka vendosur që këtë të drejtë t’ia kalojë PD-së. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së djeshme KQZ miratoi dhe masat e shpërblimit për komisionerët e KZAZ-ve përkatëse, QV dhe GNV që do të administrojnë procesin zgjedhor në këto dy komuna. Siç dihet

tashmë në këto dy njësi vendore zhvillohen zgjedhje për shkak se krerët e tyre të mëparshëm janë shkarkuar nga qeveria për shkelje të ligjit. Në këto zgjedhje janë regjistruar vetëm 3 subjekte politike, PD, PS dhe LSI. Sa i përket të majtëve, ata kanë rënë dakord që në që në Dardhë të Korçës, PS të mbështesë kandidaturën e LSIsë Genci Hamollarin, ndërkohë që vet LSI do mbështesë kandidatin e PS-së në Rrethinat të Shkodrës, Luan Arushën.

Vasili: Do zbatojmë të njëjtin ligj me të cilin PD hoqi njerëzit tanë nga puna Nënkryetari i LSI-së i kujton kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të ri të PD, se qeveria e re do zbatojë të njëjtin ligj me të cilin ata hoqën njerëzit e LSI nga puna Lëvizja Socialiste për Integrim, partnerja kryesore e socialistëve në qeverisjen e ardhshme, nuk ia fal Partisë Demokratike largimet e njerëzve të saj nga puna, që sipas saj shoqëruan daljen nga qeverisja e djathtë që nga 1 prilli i shkuar. Nënkryetari i kësaj force, Petrit Vasili, duke folur dje për mediat ka nënvizuar se gjatë qeverisjes së socialistëve do të zbatohen po ato ligje me anë të të cilave të djathtët hoqën nga puna me qindra simpatizantë të LSI-së që ishin punësuar në administratën shtetërore, në atë ekzekutive dhe lokale. “Nuk besoj se ka frikë këtu të paktën për administratën, nuk ka pse të ketë frikë. Të paktën ne në LSI nuk kemi ndonjë frikë të caktuar. Besoj të njëjtat ligje do veprojnë edhe kur ne do duhet të bëjmë ndryshime, ato ligje që zbatoi qeverisja aktuale kur largoi me qindra njerëz të LSI-së nga puna të nesërmen e prishjes së aleancës sonë. Nuk besoj se e kanë memorien kaq të

shkurtër, as kryeministri dhe as kryetari i ri i PD-së, që të mbajnë mend se sa qindra njerëz ikën nga ministritë, sa njerëz ikën nga Bashkia e Tiranës etj”, - shprehet Vasili. Një deklaratë kjo që bie në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur deri më tani nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, kur ka deklaruar “Çështja e administrimit se përsa i përket administratës të burimeve njerëzore shtetërore, për të do zbatohet ligji i ‘Nëështë një atribut punësit Civil’. Më tej Vasili mbështeti krejtësisht legjitim i nismën e kryesocialistit për krijimin me çdo force politike sipas anë të aplikimeve vullnetare të një mënyrës dhe formës që kontingjenti njerëzish të gatshëm për t’u ajo zgjedh. Dhe Rama ka thirrur që të marrin pjesë në konkurse zgjedhur krejtësisht në sa herë që në administratën publike do të drejtën e tij dhe në të hapen vende të lira pune. Sipas tij, logjikën e konceptimit është e drejtë e çdo force politike që qetë gjërave të tij këtë veris vendin që të përzgjedhë mënyrën formë. Dikush tjetër e saj të rekrutimit të burimeve njerëzore. mund të kishte aplikim “Çështja e administrimit të burimeve të një forme tjetër” njerëzore është një atribut krejtësisht legjitim i çdo force politike sipas

mënyrës dhe formës që ajo zgjedh. Dhe Rama ka zgjedhur krejtësisht në të drejtën e tij dhe në logjikën e konceptimit të gjërave të tij këtë formë. Dikush tjetër mund të kishte aplikim të një forme tjetër”, - tha Vasili. Sa i përket sfidave të qeverisë, ai vlerëson se ato më kryesoret janë dy: rritja e ekonomisë familjare dhe favorizimi i biznesit. “Sigurisht, konkretizimi i këtyre dy linjave kryesore, pra sesi në këto dy drejtime nuk do mund t’i quajmë përfituese shtesat sociale, pasi këtë do ta ndjejë në radhë të parë biznesi, i cili do ketë motivime për të ecur më shpejt në punët e veta”, shtoi Vasili. Ai ka përshëndetur edhe vendimin e Ramës për të ngritur në Kryeministri Byronë e Hetimit, që prioritet të sajin do ketë luftën kundër korrupsionit. Kjo sipas tij i jep mundësi Ramës që çështjet më të mprehta që dëmtojnë qeverisjen, siç është korrupsioni, t’i ketë vetë nën kontroll. “Rama ka menduar

ta fuqizojë, ta perfeksionojë, ta ketë situatën në dorë në çdo moment lidhur me problemet delikate të korrupsionit dhe çështjet e tjera që gërryejnë sistemin e qeverisjes. Dhe besoj se këtu s’ka asnjë dramë”, - shtoi më tej Vasili. Ndërkohë nga ana tjetër, ai ka vlerësuar si tepër pozitiv faktin që në krye të parlamentit të ardhshëm do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Kjo sipas tij do t’i japë vlerën që i takon parlamentarizmit në Shqipëri, pasi ligjet që do të dalin dhe që do të jenë detyruese për qeverinë do të jenë më cilësore. “Prania e Ilir Metës më në fund e riktheu shpresën e rikthimit të një republike parlamentare në parlamentarizëm. Ky është një kryelajm për mendimin tim, sepse përfundimisht produkti i prodhuar nga parlamenti do jetë i një cilësie të lartë dhe qeveria do ketë mundësi të punojë me legjislacionin e duhur, i cili është europian dhe efikas”, - tha Vasili.

Bëhen ministra, 4 poste sekretarësh në PS mbeten vakante Formimi i qeverisë së re që pritet të votëbesohet në shator, do të hapë një proces zgjedhjesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Kjo do të ndodhë në rast se kjo forcë politike do të respektojë një nga librat e rregullave të funksionimit të strukturave të forumeve të saj drejtuese, ku është vendosur papajtueshmëria e mandatit të ministrit me atë të sekretarit të partisë. Bëhet fjalë për Rregulloren e Asamblesë Kombëtare të miratuar gati dy vjet më parë me konsensus, ku në pikën 3 të saj përcaktohet detyrimi i mospajtueshmërisë së këtyre dy funksioneve, pra ai i ministrit dhe sek-

retarit të partisë. “AK e PS-së zgjedh kryesinë dhe sekretarët e PS, sipas kërkesave të përcaktuara në nenin 26, pika 4 dhe 5 e Statutit të Partisë. Pas propozimeve nga kryetari i PS, lihet koha e nevojshme për propozimet nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare për kandidaturat shtesë për anëtarë të kryesisë dhe kandidatë alternativë për sekretarë të PS. Funksioni i sekretarëve është i papajtueshëm me funksionin e ministrit”, – thuhet në pikën 3 të kësaj rregulloreje. Ndaj në rast se PS do të vendosë ta zbatojë këtë dispozitë, atëherë 4 nga 9 postet e sekretarëve që ka aktualisht PS do të mbeten

vakante, pasi drejtuesit e tyre kanë marrë përsipër të bëjnë ministrin në qeverinë e re. Më konkretisht bëhet fjalë për Damian Gjiknurin, Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Ilir Beqen, Sekretar për Programin, Arben Ahmetajn, Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit, dhe Erjon Veliajn, Sekretar për Emigracionin dhe Rininë. Ndërkaq Damian Gjiknuri është emëruar në postin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ilir Beqja në atë të Shëndetësisë, dhe Erion Veliaj si ministër i Mirëqenies

Sociale dhe Rinisë. Megjithatë duhet thënë se kjo dispozitë nuk ka fuqi detyruese për sa kohë që një gjë e tillë nuk është e sanksionuar në statutin e partisë. Ndaj zbatimi i saj do të varet më shumë nga vullneti i vetë kryetarit socialist, por edhe i 4 ministrave sekretarë. Në rast se ata do të heqin dorë nga postet partiake, atëherë Asambleja Kombëtare duhet të zhvillojë zgjedhje të reja për të zgjedhur 4 sekretarë të rinj. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kryesocialisti Edi Rama tashmë që partia erdhi në pushtet të mund t’i suprimojë fare këto 5 sekretariate.


6

ekonomi

ditar

Ditë më parë Komanda Operative Ajrore e ‘Guardia di Finanza’ bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat

Botet me ujë të bllokuar nga policia para se të shkonin në lazarat

Lazarat, policia aksion jashtë fshatit, bllokon botet e ujit të kanabisit Policia thotë se aksioni për bllokimin e kamionëve me pleh, boteve me ujë dhe punëtorëve që hyjnë çdo ditë për të punuar në parcelat me kanabis, pati si rezultat dhe ndalimin e 58 shtetasve. Blutë e Gjirokastrës kanë nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm një operacion jashtë fshatit Lazarat, zona më problematike ku efektivat e policisë nuk ndërhyjnë dot prej vitesh për të asgjësuar parcelat me kanabis-sativa. Policia thotë se aksioni për bllokimin e kamionëve me pleh, boteve me ujë dhe punëtorëve që hyjnë çdo ditë për të punuar në parcelat me kanabis, nisi në orën 6:00 të mëngjesit dhe vijoi dje deri pasdite. U bllokuan 5 automjete dhe u ndaluan 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit. Ata u shoqëruan në Komisariatin e Gjirokastrës, pasi ishin gati për të hyrë në fshat. Në operacion janë angazhuar efektivët e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, ndërsa në ndihme të tyre janë edhe forcat e Komisariatit të Policisë Rrugore. Një natë më parë, një 26-vjeçare u plagos nga një plumb qorr si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lazarat. Policia njoftoi se vajza është banore e lagjes “Zinxhira” dhe u plagos në krah. Sipas uniformave blu, banorët e Lazaratit e kanë praktikë të qëllojnë herë pas

U bllokuan 5 automjete dhe u ndaluan 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit. Ata u shoqëruan në Komisariatin e Gjirokastrës, pasi ishin gati për të hyrë në fshat. Në operacion janë angazhuar efektivët e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, ndërsa në ndihme të tyre janë edhe forcat e Komisariatit të Policisë Rrugore.

here me armë në ajër për të mbrojtur parcelat me kanabis-sativa. Ata kanë vendosur nëpër male persona të armatosur për të kontrolluar çdo lëvizje në fshat. Ditë më parë Komanda Operative Ajrore e ‘Guardia di Finanza’ bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat. Sipas saj, atje janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuanë, që kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh. Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit. Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012, nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Shqiptare.

“Plumbi qorr” nga Lazarati plagosi 26-vjeçaren Një 26-vjeçare u plagos të hënën në mbrëmje nga një plumb qorr në qytetin e Gjirokastrës. P.Duri po lëvizte në rrugicat e këtij qyteti, kur papritur ka marrë një plumb në krahun e majtë. E reja është transportuar menjëherë drejt spitalit lokal, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë të policisë dhe pyetën dëshmitarët okularë, pikërisht personat që e shoqëruan në spital. Ata pohuan se Duri nuk ka pasur asnjë konflikt, por është gjakosur papritur. Madje, ata nuk kanë dëgjuar as të shtëna armësh, ndërsa oficerët e policisë gjyqësore kanë filluar verifikimet paraprake. Dyshimet e para, por edhe më të forta, janë se të shtënat kanë ardhur nga fshati i Lazaratit, i cili në këto kohë ruan me armë të mbjellat me kanabis. Mad-

je nuk lejon asnjë person të huaj, qofshin këta edhe punonjës policie të shkojnë në brendësi të fshatit. Situata duket mjaft e rëndë dhe e vetmja mundësi për banorët është ruajtja e parcelave me armë. Duket se të shtënat që largojnë të huajt, por edhe policinë nga rrethinat e këtij fshati, ka sjellë një të plagosur. “P.Duri ndodhej në disa rrugica të lagjes ‘Zinxhira’. Ajo ka dëshmuar se po ecte rrugës dhe në një moment ka ndier një të therur në krahun e majtë. Më pas ka parë krahun e gjakosur dhe me ndihmën e disa banorëve ka shkuar në spital”, pohojnë burimet nga Policia e Gjirokastrës. Sipas saj, një grup hetuesish kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe pas verifikimeve të para ata dolën në përfundimin se plumbi ishte qorr.

Trafiku, irakianët dhe sirianët gjejnë korridorin e ri Një tjetër operacion antitrafik në Gjirokastër mundësoi dje ndalimin e 15 shtetasve të huaj nga Iraku, Siria dhe Somalia, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek. Në polici janë shoqëruar edhe udhërrëfyesit e tyre, tre të rinj nga Fieri, pasi dyshohet se janë pjesë e trafikut klandestin. Grupi i klandestinëve u kap në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, përballë fshatit Hormovë në shtratin e lumit Drino. Dy ditë më parë policia e Gjirokastrës ndaloi rreth 60 të huaj që tentonin Evropën nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

shkurt Programi buxhetor, parashikime optimiste Edhe pse në muajin shtator ndryshon qeverisja dhe parashikimet buxhetore do të jenë të tjera, qeveria aktuale ka miratuar projekt-dokumentin e programit buxhetor afatmesëm të viteve 2014-2016, duke shënuar në të, shifra optimiste për të ardhmen ekonomike të vendit. Referuar parashikimeve të qeverisë aktuale, duke nisur nga viti i ardhshëm, ekonomia shqiptare do të shënojë një rritje pothuajse 4 për qind, ndërsa në vitet pasuese rritja do të jetë progresive duke e tejkaluar këtë shifër. Nga ana tjetër, edhe për vitin 2013, përqindja e rritjes ekonomike duket optimiste duke parë realitetin e financave shqiptare dhe deklaratat e institucioneve financiare ndërkombëtare. Për këtë vit, në program parashikohet një rritje në masën 3.1 për qind. Po ashtu, qeveria ka parashikuar se problematika e borxhit publik do të jetë e njëjtë deri në vitin 2015. Niveli i borxhit edhe për 2 vitet e ardhshme nuk është parashikuar të ulet por të jetë në masën 63.8 për qind, pra në të njëjtin nivel sa japin sot shifrat zyrtare. Ulja e nivelit të borxhit publik është parashikuar të nisë në vitin 2015. Por pavarësisht këtyre parashikimeve të qeverisë aktuale, qeveria e re që mandatohet në muajin shtator do të bëjë parashikimet e saj bazuar edhe mbi rezultatet e transparencës së financave publike që është paralajmëruar të bëhet nga 1 prej 4 kompanive më të mëdha në botë të auditimit. Nga ana tjetër, qeveria e re ka deklaruar se do të rikthejë në Shqipëri Fondin Monetar Ndërkombëtar, çka domosdoshmërisht do të ndikojë edhe në parashikimet e reja buxhetore që do të bëhen nga qeverisja e ardhshme.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

kronikË

14.08.2013

7

Ngjarja për të cilën akuzohen katër laçianët dhe mikja e tyre, ka ndodhur të premten në mbrëmje rreth orës 22:30, kur dy binjakët 19-vjeçarë Kristofor e Igzidor Palushaj mbërritën përpara pallatit ku banonte Graseli, në një bllok pallatesh në afërsi të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në rrugën “Faik Konica”.

Sherri në dasmë, vritet 20-vjeçari në Zapod të Kukësit

Pallati ku banonte zviceriani Graseli

Vëllezërit Kristofor dhe Igzidor Palushaj

Grabitën studiuesin zviceran, kapet studentja dhe katër laçianë Studentja e Shkencave politike njihej me studiuesin e huaj. Me të fejuarin dhe tre shokë të tij tentuan ta fusin në kurth për ta grabitur. Policia iu vë prangat. Dashamir Biçaku Tiranë- Studentja e Shkencave politike, i fejuari i saj nga Laçi, si dhe shokët e të fejuarit po nga ky qytet kërcënojnë dhe grabisin italozviceranin që banonte në kryeqytet, mik i studentes 21-vjeçare nga Ura Vajgurore e Beratit. Policia arreston pesë pjesëtarët e grupit me akuzat e “kanosjes me armë”, “vjedhjes me armë”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila tha se Lorena Ismailaj, 21 vjeçe, nga Ura Vajgurore e banuese në Tiranë, i fejuari i saj, Florenc Marashi, 19 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, emigrant në Itali, si dhe Kristofor Palushaj, 19 vjeç, Igzidor Palushaj, 19 vjeç, këta të dy vëllezër binjakë, si dhe Ndue Malçi, 16 vjeç, të gjithë këta të fundit banues në Laç, janë arrestuar nga Seksioni i Hetimit të vjedhjeve me armë dhe me dhunë, pas denoncimit të italo-zviceranit Andrea Graseli (Grasselli), 47 vjeç, lindur në Zvicër dhe banues i përkohshëm në Tiranë.

Sipas argumentimit të tij, italozvicerani kishte ardhur prej rreth dy vitesh në vendin tonë, me qëllim për të studiuar gjuhën shqipe në mënyrë të thelluar, por sërish për arsye të panjohura. Grabitja

Ngjarja për të cilën akuzohen katër laçianët dhe mikja e tyre, ka ndodhur të premten në mbrëmje rreth orës 22:30, kur dy binjakët 19-vjeçarë Kristofor e Igzidor Palushaj mbërritën përpara pallatit ku banonte Graseli, në një bllok pallatesh në afërsi të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në rrugën “Faik Konica”. Dy binjakët me një pistoletë në dorë, i janë afruar italozviceranit kur ky sapo ishte futur në ashensor. Me armën në dorë ata i janë afruar dhe e kanë kërcënuar 47-vjeçarin. Ky i fundit, i trembur nga arma dhe presioni i dy binjakëve laçianë, është dorëzuar dhe iu ka dhënë atyre kuletën në të cilën kishte një sasi të vogël parash në kartëmonedhat euro dhe lekë. Më pas personat kanë biseduar mes tyre për të vendosur nëse do të shko-

nin në banesën e tij për t’i marrë sendet me vlerë si kompjutera, laptop apo printera e aparate fotografikë. Pasi kanë parë që italo-zvicerani ka dorëzuar paratë që kishte me vete nëpërmjet kuletës, ata janë tërhequr duke menduar se ai nuk kishte para të tjera, ndërkohë që iu ishte dukur tepër i trembur. Menjëherë pas incidentit policia e kryeqytetit u njoftua prej vetë Graselit, i cili njoftoi se e kishin grabitur. Fillimisht ai nuk ka qenë i qartë për hetuesit që kanë dyshuar se kishin të bënin vetëm me një kanosje dhe jo grabitje, por më vonë këta të fundit u bindën nga ripyetja e “studiuesit” të huaj, ku u konfirmua grabitja kur ai përmendi armën. Rrëfimi i “studiuesit”

“Nga pyetja e tij policia ngriti dyshime, pasi ai pranoi se kishte njohje me një vajzë me banim në Tiranë, studente e Fakultetit të Shkencave sociale e politike të Universitetit të Tiranës. Sipas rrëfimit të italozviceranit, ai njihej me Lorena Ismailajn prej disa muajsh, por nuk dihet natyra e saktë e lidhjes së tyre.

Dy binjakët me një pistoletë në dorë, i janë afruar italo- zviceranit kur ky sapo ishte futur në ashensor. Me armën në dorë ata i janë afruar dhe e kanë kërcënuar 47-vjeçarin. Ky i fundit, i trembur nga arma dhe presioni i dy binjakëve laçianë, është dorëzuar dhe iu ka dhënë atyre kuletën në të cilën kishte një sasi të vogël parash në kartëmonedhat euro dhe lekë

KUKËS- Vritet tri ditë pas sherrit në dasmë adoleshenti 20 vjeç nga fshati Zapod i Kukësit. Shpallet në kërkim një person i dyshuar, ndërsa policia shoqëron disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, si dhe njerëz të tjerë që mund të kishin dijeni për krimin. Gjithçka ndodhi dje në mbrëmje në fshatin Zapod të Kukësit, kur Elvin Memishaj, 20 vjeç, banues në të njëjtin fshat, u qëllua me armë të ftohtë thikë nga një person, duke marrë disa plagë në bark. Më pas autori i krimit u largua me shpejtësi duke mundur t’i shpëtojë policisë. Ndërkaq i dëmtuari u nis për në spital, por gjithçka qe e pavlerë, për shkak se i riu kishte marrë plagë të rënda. Policia tha se kishte identifikuar autorët e mundshëm të krimit, të cilët sipas saj kanë mundur të largohen nga vendi i krimit, ndërsa blutë e Komisariatit të Kukësit janë vënë në kërkim të të dyshuarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Shkak për ngjarjen mësohet se është bërë një konflikt mes Memishajt dhe autorit të dyshuar të krimit në një dasmë. Burimet thonë se tri ditë më parë viktima dhe autori i dyshuar i krimit kanë qenë pjesëmarrës në të njëjtën dasmë, ndërsa atje janë konfliktuar për motive ende të panjohura. Dje në mbrëmje, një person thirri nga jashtë një lokali të riun dhe mësohet se së bashku debatuan për pak momente, por më pas agresori qëlloi me thikë në bark 20-vjeçarin Memishaj, i cili pak më vonë ndërroi jetë.

Madje Graseli tha se pak muaj më parë ajo i kishte marrë 3 mijë euro, pasi kishte një problem me një pjesëtare të familjes, të cilën ia kishin hequr nga puna. “Unë sapo isha futur në ashensor, kur aty mbërritën dy persona me armë në dorë dhe më kërcënuan. Sapo pashë pistoletën vendosa t’iu jepja çfarë të donin”,- mësohet të ketë rrëfyer Graseli për hetuesit. Më pasi ai pohoi se kishte kuptuar nga biseda mes dy të rinjve se ata po diskutonin nëse do hynin apo jo në shtëpi për të më marrë laptopin, kompjuterin, aparatin fotografik e sende të tjera. “Ata vendosën të mos vinin në shtëpi dhe u larguan vetëm me kuletën që kishte marrë nga shtëpia ime”. Pas marrjes së deklarimit të tij mbi lidhjen me vajzën beratase me banim në Tiranë dhe pas gjetjes së banesës së saj, policia gjeti dhe shoqëroi Ismailajn. Kjo e fundit rrëfeu skemën, bashkëpunëtorët si dhe detajet e historisë, duke futur në kurth katër djemtë e tjerë, bashkë me atë që ajo e quante të fejuarin e saj.

Hetimi

Studentja: Kuptova se kishte para dhe i thashë të fejuarit Studentja Lorena Ismailaj, gjatë komunikimit me hetuesit pranoi se ishte një nga ideatorët e grabitjes së mikut të saj. “Po, e kam ideuar unë këtë histori”,- mësohet të ketë thënë 21-vjeçarja, politologia e ardhshme. Ajo ka pohuar se pasi i kishte marrë paratë, kishte vënë re se miku i saj nga Zvicra nuk vuante shumë për to. Këtë fakt ia kishte komunikuar Florenc Marashit, emigrant 19-vjeçar nga Laçi me banim në Tiranë, emrin e të cilit vajza e kishte prezantuar për hetuesit si të fejuarin e saj. Në kohën që Ismailaj pyetej nga hetuesit,

Marashi qëndronte pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës në pritje të së dashurës së tij, e thirrur për të dhënë sqarime lidhur me grabitjen e italo-zviceranit. Pas këtij konstatimi ata vendosën ta thërrisnin edhe Marashin me pretekstin për të takuar të fejuarën, si dhe për t’u larguar më pas. Menjëherë sapo ai u fut brenda, atij iu bë e qartë se ishte nën hetim dhe se rrezikonte. Në këtë mënyrë ai pranoi se kishte kontaktuar me dy vëllezërit binjakë, Kristofor e Igzidor Palushaj, të dy banues në Laç. Iu kishte

treguar atyre planin për të grabitur dhe për t’i marrë sendet me vlerë në banesë mikut të Lorenës, e më pas për t’ia rikthyer kundrejt një shpërblimi në vlerë monetare. Pasi kanë rënë dakord është gjetur Ndue Malçi, 16- vjeçari që arriti të siguronte edhe pistoletën për miqtë e tij. Të katërt janë takuar në Tiranë dhe kanë biseduar se si duhej të hynin në banesën e Graselit dhe më pas duhej t’i grabisnin atij sendet me vlerë që kishte aty. Më pas ata mësohet se janë mbledhur bashkë dhe përpunuan planin se si do të grabisnin italo-

zviceranin dhe kanë rënë dakord. Sipas planit, vajza duhej të komunikonte me mikun e saj zviceran dhe ai do i tregonte se e kishin grabitur. Më pas, kur ajo të merrte vesh këtë detaj nga miku i saj i huaj, do t’i bënte propozimin që bashkë me të dashurin e vet mund t’ia gjenin objektet dhe sendet e grabitura, por se duhej paguar një shumë parash. Ndërkohë që kjo vetë ende nuk i kishte paguar paratë që i kishte marrë dy muaj të shkuar në formën e borxhit, për të ndihmuar një pjesëtar të saj të familjes.

Të arrestuar Lorena Ismailaj, 21 vjeç, nga Ura Vajgurore, banuese në Tiranë Florenc Marashi, 19 vjeç, nga Laçi, banues në Tiranë Kristofor Palushaj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Laç Igzidor Palushaj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Laç Ndue Malçi, 16 vjeç, lindur dhe banues në Laç


CMYK

8 12.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

PUSHIME DHE PLAZH

Zbuloni dimensionin tonë në artikujt verorë …

²adër plazhi poliestër, Dia. 2 m

1.690 L

²adër, Dia. 2 m

890 L

Kodi: 16402

Kodi: 16399

Suport çadre PP 44 x 44 x 14 cm

880 L

Karrige plazhi + jastëk me rrjetë plastike 83 x 56 x 90 cm

Kodi: 16403

²antë termus 6 L

1.595 L

990 L

Kodi: 17882

Kodi: 16719

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm

199 L

Shezlong me konstrukt metalik dhe rrjetë plastike 185 x 58 x 29 cm

Kodi: 16953

2.950 L

1.350 L

Kodi: 17562

Artikuj për peshkim E Re New

Peshqir pambuku “Valerio Monte” duke filluar nga

Vera na fton në ditët e saj me ngrohta të shijojmë natyrën në të gjithë dimensionin e saj. Buzë detit, në mal, kudo ku freskia të përqafon, bashkuar me shoqërinë e miqve dhe familjeve tona. Secili nga ne po mendon për pushimet. ²do zgjedhje bëhet e përshtatshme dhe fal kënaqësi nëse ju keni me vete edhe aksesorët e duhur për të shijuar në maksimum aventurat e planifikuara. Në MEGATEK do të gjeni produktet më cilësore dhe me çmimet më ekonomike në treg. Për më shumë produkte shfleto katalogun online në website MEGATEK.

Shtrojë plazhi natyrale 60 x 180 cm + shapka

Krahë plazhi “Tweety’’

390 L

590 L

Grepa Trab Akura 130 BN 02 15 copë

Kodi: 17862

Kodi: 16952

150 L Kodi: 52124

Plumbçe sferë, 20 gr skorevole 10 copë

220 L Kodi: 64323

Imitues Trab Sabiki Luminos

300 L Kodi: 52141 Kallam SHIMANO, JOY 10600 4 m

1.800 L Kodi: 52167

Filispanjë Hikaru 0.20mm

350 L

Kodi: 52183

Dyshek tek me ajër 185 x 79 x 22 cm

1.950 L Kodi: 17880

Komardare rrethore 91cm

590 L

Kodi: 17861

Autobuzi Megatek-Citypark FALAS, çdo 30 minuta!

Kontakt:

Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7 Shqipëri www.megateksa.com; info@megateksa.com Linja e shërbimit për klientin: 04 23 88 333


CMYK

Njoftime/ reklama

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

9

14.08.2013

Nr. 36 Viti II i botimit gusht 2013

Çmimi 300 Lekë

MAPO MADAME

E përmuajshme, Nr. 36, Viti II i botimit gusht 2013, Çmimi 300 Lekë

ÇFARË QUAJNË

SEXY

BURRAT SHQIPTARË

DOSSIER

SEXY HOT, dhe në pushime

ë r e Ve nxehtë

Me Arnita Beqirajn, Dorela Hysën dhe Afroviti Gogen

Me Madame

AGIM NESHO BRISEIDA MEMA BALINA BODINAKU VENERA LUMANI DREN ABAZI ARDI ASLLANI

e diel

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

30 lekë

PLUS

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare!

30 lekë

30 lekë

çdo ditë gazeta ‘MAPO’ çdo muaj revistat ‘MAPO’ dhe ‘MADAME MAPO’

E përmuajshme

E përmuajshme

Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

optika

300 lekë

300 lekë

Agjencia e Abonimit të Shtypit (Arben Trenova): 04 223 52 05 • 068 20 47 825 Posta shqiptare: 04 237 5598 • 068 50 24 159 Agjencia e Abonimit Adrion: 04 224 0018 • 069 20 36 768 Agjencia e Abonimit, Durrës (Agim Memko): 0692372850


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Nevojë urgjente për brezin e ri B

rezi aktual i politikanëve kosovarë kanë dëshmuar se janë shumë të talentuar në shtimin e pasurisë së tyre personale dhe ia kanë kaluar madje edhe gjenive të matematikës: digitroni i tyre është i vetmi, sipas të cilit del se Kosova aktualisht ka 30 mijë votues më shumë sesa ka popullsi. Të aftë, s’ka dyshim! Kurrë nuk ma kishte marrë mendja se thirrja ime për t’ia blerë një digitron Qeverisë do të merrej me kaq seriozitet. Porse, duhet të pranoj se kisha gabuar kur më kishte ikur nga mendja ta specifikoja llojin e kalkulatorit – atij që nuk i shtrembëron numrat sipas nevojës së politikës, sepse është dashur të dija se në digitronat e kësaj Qeverie, 2+2 kurrë nuk bëjnë 4. Pra, përderisa javën e shkuar e qaja hallin për të tretën herë në një kohë relativisht të shkurtër për pasojat që do të na i shkaktojë një regjistrim i gjymtë i popullsisë, kësaj jave, pa pritur e pa kujtuar, na erdhi shënimi i ri për numrin e banorëve të Kosovës, të regjistruar në regjistrin civil e që janë mbi 18 vjeç. Duke ju lutur paraprakisht që të mos gëzoheni për rritjen e natalitetit, për të cilin që prej luftës thuhet se ka trend rënieje, u mahnita me të lexuar që në tre vjetët e fundit, Kosovës i ishin shtuar madje edhe 140 mijë votues (por kini parasysh se kësaj liste u mungojnë serbët e analizuar në kolumnen e javës së shkuar). Pra, për ata që ende besojnë se regjistrimi i popullsisë ka qenë i suksesshëm dhe se është realizuar sipas standardeve evropiane, do të ishte mirë që të na shpjegohet, me standarde kosovare, se si bëhet që Kosova të ketë 1.739.825 banorë, e që ende pa u plotësuar lista përfundimtare e votuesve t’i ketë vetëm 1.769.320 votues. Dhe do të ishte mirë që të mos na maltretonin me rrëfimet për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, e që kanë dyshtetësi, sepse përditë e më tepër po kuptojmë për rastet kur kosovarët duhet të heqin dorë nga shtetësia kosovare, për shkak se shtetet që i kanë strehuar dhe u kanë dhënë shtetësi të re, nuk e njohin dyshtetësinë – si për shembull, Gjermania. Problemi, përfundimisht është te digitroni i Qeverisë, por që nuk po e di ende se cili është qëllimi i kësaj matematike. Në këtë kontekst, ajo që vazhdon të shkaktojë brengë të thellë është procesi i bisedimeve “teknike, e kurrë jo politike”, i cili po i prek thellë interesat e shtetit të Kosovës, por për të cilat qytetarët e saj më parë marrin informatat nëpërmjet mediumeve serbe të informimit sesa nëpërmjet përfaqësuesve të vet qeveritarë, që po shkojnë të marrin mëditje në Bruksel. Temat të cilat u zhvilluan në javët e fundit kishin të bënin me zgjedhjet dhe me telekomunikacionin. Te zgjedhjet, tashmë gazeta e kishte paralajmëruar qysh javën e shkuar, se në emër të Kosovës është pranuar që në zgjedhjet e 3 nëntorit të votojnë të gjithë serbët që konsiderohen se kanë ikur nga Kosova pas luftës, e që figurojnë në evidencën e UNHCR-së, ani që nuk e dimë kush është krejt në atë listë, dhe sa prej tyre kanë vdekur në këta 14 vjetët e fundit. Javën e shkuar, sërish gazeta zbuloi se delegacioni i Kosovës ka pranuar që të heqë dorë nga regjistri civil i Kosovës sa u përket serbëve të regjistruar në ata libra civilë, dhe në vend të kësaj të pranojë ta mbështesë ndërtimin e listës së votueseve sipas regjistrit civil të Serbisë. Çfarë Qeverie bre – më së pari heq dorë nga origjinalet e regjistrave civilë dhe pajtohet t’i marrë dokumentet e skanuara, ani që ekziston rreziku i alterimit të s h ë n i m e ve , s e p s e t e k n o l o g j i a kompjuterike bën çka mos, e më pas edhe nga regjistri i vet, pa u përpjekur që t’i

koment Flaka Surroi

“integrojë” serbët e veriut në këtë formë, duke i vënë kusht Serbisë – do që të votojnë serbët, le të regjistrohen në Kosovë. Shumë pluhur u çua rreth fletëvotimeve dhe rreth bllokimit të qasjes në ueb faqen e KQZ-së për votuesit që do të votojnë me postë. Shumë pluhur, për shkak se ende mbetet e paqartë nëse simbolet shtetërore të Kosovës do të hiqen nga fletëvotimet në veri apo jo, ani që mostrat e prezantuara janë shtypur me simbolet në to. Shumë pluhur për shkak se asnjëri nga ata që po ngarendin të shkojnë në Bruksel, nuk duket ta ketë ndërgjegjen rehat për të dalë e për të treguar sinqerisht se edhe sa kanë lëshuar pe ndaj kërkesave serbe, në pritje që ky muhabet të kryhet sa më shpejt që është e mundur. Që të dalë e të tregojë se çmimin që duhet paguar për një parti negociatash keq të nisura, pa përgatitje, pa koncept, pa strategji e pa orientim është lëshimi pe i pafund ndaj kërkesave serbe. Që të dalë e të tregojë se këto negociata dhe “marrëveshja historike” e kanë legjitimuar bashkëqeverisjen në veri dhe në të gjitha enklavat serbe, ngase Thaçi me dorën e vet ka pranuar që çështja e Kosovës të rregullohet edhe me një ligj kushtetues të Serbisë. Dhe përderisa gojarisht mund të dalë e ta mohojë ndarjen e sovranitetit me Serbinë cilido prej ministrave e deputetëve të PDK-së (që, përndryshe, këtë punë e kanë detyrë patriotike), faktet në terren ua dëshmojnë të kundërtën. Negociata tjetër iu dedikua telekomunikacionit, dhe pos që u fol e stërfol për kodin telefonik (se do të na bjerë hise ose 383 ose 384) dhe për riaktivizimin e telefonisë mobile serbe në Kosovë (plus eventualisht zgjatjen e afatit të të vepruarit të kodit serb 381 për komunikime tokësore), nuk u fol asgjë tjetër. Në përpjekje për të marrë prononcime nga zëvendëskryeministrja me më së shumti përvojë politike e diplomatike në Kosovë, KTV-së iu tha se ajo ishte në pushim vjetor, ani që nga kabineti i saj dilnin kumtesat aspak përshkruese të asaj që po ndodh në Bruksel. Pra, bën vaki se zonja Tahiri edhe është në pushim vjetor – fundja, kur po merren këto vendime e kur po bëhen këto marrëveshje në Bruksel, edhe ashtu krijohet bindja thuajse s’ka kosovarë andej pari, ngase dëshirat e Serbisë nuk po mbesin pa u plotësuar. Negociatat për telekomunikacionin u kundërshtuan ashpër nga i vetmi njeri, i cili po del për të folur haptas për këtë temë, thuajse është i vetmi njeri që merr vesh në teknologji komunikimi, në këtë shtet që fryhet me gjithë atë armatë intelektualësh. Intelektualë që ose janë mbyllur nëpër dollapë nga frika ose e kanë kapacitetin aq të kufizuar sa për të kuptuar dhe mësuar se si duhet operuar me një iPhone, 5-sh, mundësisht. Ismet Hamiti, në intervistën e tij dhënë “Interaktivit” të enjten mbrëma i tha dy sende jashtëzakonisht të rëndësishme: njëra, që ne nuk do të duhej të merreshim fare me Serbinë dhe e dyta se negociatat me Serbinë për telekomunikacionin, që është çështje e brendshme e Kosovës, kanë qenë një gabim trashanik. Te e para, Hamiti tha se Kosova nuk do të duhej as të merrej me Serbinë, e as të bëhej peng i tekave të Serbisë – për shkak se përderisa opinioni publik në Kosovë ushqehet me përsëritje të pafundme se nëse nuk ka normalizim

me Serbinë, dhe nëse Serbia nuk ndërron qëndrim, nuk do të mund të ecim përpara, opinioni do t’u shmanget problemeve reale me të cilat ballafaqohet ditë më ditë. Pra, duke i bërë koncesione të përditshme Serbisë, duke ia ofruar kapacitetin e bashkëqeverisjes, do të krijohet bindja se nuk mund të ecim përpara pa Serbinë, duke u kthyer shumë dekada mbrapa, dhe duke e rrezikuar edhe vetë qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës. Te çështja e dytë, Hamiti e shpjegoi shumë thjesht se çështja e kodeve telefonike ishte kompetencë e ITU-së (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, agjenci e OKB-së) dhe se aty asnjë shtet nuk e kishte të drejtën e vetos. Pra, për të marrë kod, Kosova është dashur të konkurronte për të dhe t’i siguronte dy të tretat e votave të anëtarëve të ITU-së – ashtu siç ka bërë Tajvani, i cili nuk u bë anëtar i ITU-së, për shkak të pengesave që ia bëri Kina (bashkë me miq), porse ITU-ja ia ndau kodin telefonik. Ai gjithashtu tregoi se vetë e kishte përgatitur memorandumin drejtuar ITU-së qysh kur kishte përfunduar lufta, por që as UNMIK-u, e besa asnjëra nga qeveritë kosovare, nuk kishte dashur të merrej me këtë punë. Me siguri kanë qenë të zënë me punë të tjera – si të sigurojnë burime të përhershme të hyrash edhe nga aktivitete e lidhura për telekomunikacion. Pjesa tjetër dëshpëruese, që e përcjell mungesën e transparencës dhe të sinqeritetit të kësaj Qeverie, është edhe mungesa e sinqeritetit të partive opozitare që ashiqare po shihet se i kanë hyrë fazës së kalkulimit parazgjedhor dhe lidhjes eventuale të koalicioneve para nëntorit. Konferenca shtypi të paefekt, mbajtja e mbledhjeve të aktiveve të partive nëpër lagje e fshatra dhe hedhja e ndonjë shigjete të hidhur në drejtim të ndonjërit kryetar partie – kjo është opozita e Kosovës sot, me përjashtimin e Vetëvendosjes që rolin e vet opozitar e kryen mirë, me gjithë kritikat që i merr. Kjo është opozita e cila del e thotë “herët është për të komentuar çfarëdo në lidhje me telefoninë, sepse s’kemi informata”, ani që, pos informatave, do të duhej të kishin qëndrim se çka është e çka nuk është e pranueshme për Kosovën. Është opozita që mendon se faji dhe përgjegjësia për krejt këtë që do të dalë rezultat i negociatave historike, me marrëveshje historike dhe me pasoja historike do t’u bjerë në barrë PDK-së dhe koalicionit qeverisës – porse harron të kujtohet se krejt marrëveshjet, e ligjet që nuk kanë kurrfarë kuptimi logjik dhe rezoluta të kota, i kanë bashkëvotuar – në emër të “interesit kombëtar”. Do të doja të besoja përnjëmend se nataliteti na është rritur në tre vjetët e fundit dhe se në mesin e atyre që do të votojnë sivjet do të ketë edhe të atillë që do të votohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shpresoj të shoh sa më shumë të atillë, që nuk kanë bërë emër as në universitete, e as në luftë, e as nëpër parti që nuk evoluojnë kurrë – njerëz të rinj me kapacitet intelektual dhe inteligjencë që e tejkalojnë këtë gjeneratë politikanësh që na morën në qafë qe sa vjet me radhë, e që për gjeneratën e tyre dhe për ne, kërkojnë të krijojnë kushte për një jetë normale. Për një jetë ku prioriteti nuk është me ia ble një BMË djalit 20-vjeç, e as me e pajis me një Rolex, e aq më pak me e mbyll një hotel të tanë, veç pse pishina duhet t’i shërbejë për not babit dhe trashëgimtarit të fronit, sepse kur babai ka qenë i vogël, kështu paskësh vepruar babai i tij te përroska e fshatit. Por, por frikohem se derisa brezi i ri të dalë në sipërfaqe, tashmë edhe shtëpitë tonë do t’u jenë falur Serbisë, në emër të koncesionit për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve që de fakto e njohin njëri-tjetrin.

Pranë militantëve

Posta e redaksisë Pse jo një partie tjetër

gazetamapo@gmail.com

Nga Populli Një pyetje kshu kot prej “injoranti” që jam, pse atë ndërtesë në mes të Tiranës duhet ta marrë PD-ja?!?! Pse jo Partia e Gjelbër, Lëvizja Agrare ore Partia Republikane?! Pronat publike tjetërsohen me tender o shoku idiot!!! Jo t’ia japim atij që është në pushtet. Apo pse të paguajë dhjetra milionë euro kur mund ta marrë falas? Në shkrimin: Selia e re e PD Paloka: S’besoj se Rama do bëjë gafë ta anulojë

Eksporti i rrezikshëm i demokracisë Nga Roni Mendoj se harrohet thelbi i shkaqeve të anarkisë në vendet e së ashtuquajturës “pranvera arabe”. Thelbi është ndryshimi i madh që kanë popujt e këtyre vendeve për perceptimin e demokracisë, krahasuar me demokracinë perëndimore. Vendet arabe kanë një sistem shtetëror e shoqëri që janë të kushtëzuara nga traditat kulturore e fetare tepër të ndryshme nga ato evropiane. Është tepër artificiale dhe po rezulton e rrezikshme që të eksportohet atje, modeli i demokracisë evropiane qoftë edhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale të internetit. Më shumë se sa partitë politike, në vendet arabe dominojnë grupimet deri ekstremiste fetare. Ndërhyri bota demokratike në Irak edhe ushtarakisht për të përmbysur një diktator që pak ishte i ndikuar nga përkatësitë fetare. Viktimat civile më të shumta në Irak nuk janë si pasoje e ndërhyrjes ushtarake, por nga konfrontimet midis sekteve fetare të shiteve e sunitëve. Kjo të kujton pak a shumë edhe konfrontimin për një kohë të gjatë në Irlandën e Veriut midis protestantëve e katolikëve. Në shkrimin: Demokracia e vjedhur

Gjëra që dihen Nga Mersini Nuk ka asgjë të re në shkrimin e prof.dr. Ymer Xhule Çirakut. Këto që ai po thotë sot e që mund t’i kishte thënë edhe para njëzetë vjetëve, dihen nga të gjithë ata që lexonin shtypin e kohës së diktaturës, kryesisht revistën “Nëntori” dhe gazetën “Drita”, mbasi nuk përbënin asnjë sekret. Dihet përplasja “pa dëm” midis dy grupimeve të shkrimtarëve dhe poetëve të realizmit socialist: nga njëra anë Llazar Siliqi, Aleks Çaçi, Andrea Varfi, etj., dhe në anën tjetër Ismail Kadareja, Fatos Arapi, Dritëro Agolli, etj.. Kjo ishte vetëm çështje forme sepse nga përmbajtja ata nuk ndryshonin aspak. A nuk ishte Dritëroi kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, komunist 24 karatësh, njeriu më i besuar i Partisë, veprimtaria letrare e të cilit përshkohet tejembanë nga fryma e luftës së klasave dhe e urrejtjes ndaj shqiptarëve që mendonin ndryshe? Po cili poet i realizmit socialist i ka kënduar me më shumë pathos komunizmit dhe Enver Hoxhës se sa Fatos Arapi? Ky bëhet qesharak kur don të na mbushi mendjen tani, se qysh atëherë i paska kuptuar të gjitha, por shkruante ndryshe nga ç’mendonte,pra me hipokrizi, vetëm “për të mbijetuar”, a thua se i kishin vënë koburen në kokë dhe nuk mund të bënte ndonjë punë tjetër si mësues apo çfarëdo nëpunësie a profesioni tjetër. “Chi si scusa, si accusa” – thotë një fjalë e urtë italiane. Në shkrimin: Debati i penguar i ’61 në Lidhjen e Shkrimtarëve


op-ed

2

Blog Isuf Myzyri...

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Replika e Musine Kokalarit me Mehmet Shehun në

11

14.08.2013

Universitet/ Azia Lindore, atje ku kërkuesit shkencorë vlejnë më shumë

Nëse mërzitemi gjatë punës sonë, atëherë kjo do të thotë se jemi duke punuar keq. – Lopezi

Vlerat dhe rëndësia e Adam Smith H

istoria përsërit jo shpesh vetveten. Për më tej “nuk ka asgjë të re nën këtë diell.” Viti 1976 nuk është viti 1776. Por mund të themi me siguri që ka shumë gjëra të ngjashme që e bëjnë veprën The Health of Nations të Adam Smith, jo vetëm në 100-vjetorin e saj në vitin 1876, por edhe sot në vitin 1976, si një vepër po aq relevante dhe të domosdoshme. Edhe sot, ashtu si në vitin 1776, të cilit ai i referohej: -“Pavarësisht masave shtrënguese, barrës fiskale më të rëndë apo ndalimit të plotë të importit të tyre, produktet e importuara nuk e bëjnë më të lehtë apo më pak të sigurt monopolin në marketin vendas për të njëjtin produkt të prodhuar nga industria vendase”. Sot, në një shkallë shumë më të madhe se në vitin 1776, kufizimet në shkëmbimet tregtare me botën përbëjnë një intervenim direkt në shkëmbimin brenda vendit. Ashtu si atëherë, shteti tejkalon absolutisht funksionin elementar të tij ndaj marketit të lirë, të cilin Adam Smith e shihte si “një sistem qartësisht të thjeshtë të lirisë natyrore”. Adam Smith ishte një radikal revolucionar i kohës së tij, por sot ne jemi predikuesit e laissez- faire të tij të kohës sonë. Ai nuk ishte apollogjeu i tregtarëve apo industrialistëve, apo për me tepër, mbrojtës i grupeve të caktuara të interesit, ku në fakt këto të fundit ai i shihte si një pengesë e madhe e Laissez-faire, ashtu siç ne besojmë sot. Po ashtu si ne sot, ai nuk kishte një konfidencë të madhe në shanset për sukses, kjo vihet re kur ai shkruan: “Të presësh që liria e shkëmbimit të mund të rivendoset në Britaninë e Madhe, është po aq absurde sa të mendosh që Oqeania apo Utopia mund të rikthehet aty. Këtu nuk është vetëm paragjykimi i opinionit publik, por ajo çfarë është shumë më e vështirë për ta luftuar, është rezistenca e interesave private të shumë individëve që e kundërshtojnë atë. Ashtu si oficerët e një ushtrie do të kundërshtonin reduktimin e forcave, me të njëjtin zell, pronarët e manifakturave do të viheshin kundër çdo ligji që do të kishte të ngjarë të rriste numrin e prodhuesve të të njëjtit produkt në marketin e brendshëm. Ky lloj monopoli ka rritur shumë numrin e disa klaneve, të cilat ashtu si një ushtri e shumëfishuar, ato i janë ngjitur qeverisë duke intimiduar në shumë raste edhe legjislativin gjithashtu. Një legjislator në parlament, i cili suporton fuqishëm forcimin e këtij monopoli, do të duhej jo vetëm të krijonte reputacion të plotë për krijimin e këtyre politikave proteksioniste legjislative, por duhet të influencojë edhe legjislatorë të tjerë. Nëse dikush i kundërshton ato, apo ushtron autoritetin e tij qoftë edhe në një nivel minimal, ai do të ballafaqohej jo vetëm me fyerje apo provokime personale, por mund të rrezikohej edhe jeta e tij. Dhe e gjitha kjo do të vinte si pasojë e një tërbimi dhe pakënaqësie të monopolistëve të fushës përkatëse”. Sot ne jemi në të njëjtat kondita si atëherë, me ndryshimin se skopi i këtyre klaneve është zgjeruar akoma më tepër, ku përfshihen jo vetëm korporatat të mbrojtura nga kompeticioni, por edhe tred-unionet, sindikatat, grupet e ndihmës sociale e kështu me radhë. Pesimizmi i shprehur nga Adam Smith në atë kohë, duket të jetë pak i justifikuar krahasuar me kohën e sotme. Në vitin 1846, shtatëdhjetë vite pas daljes së The Wealth of Nations, apelimi i Corn Laws në Britaninë e Madhe çoi në një përafrim të ngjashëm me atë liri të shkëmbimit në treg të cilën Smith e kishte ëndërruar. Ndërkohë që në anën tjetër

të Atlantikut, një shkallë e lartë e lirisë së kompeticionit të tregut të brendshëm ishte arrirë, por asgjë nuk ishte bërë lidhur me kompeticionin në fushën e shkëmbimin ndërkombëtar. Gjatë shekullit të kaluar ne kemi konstatuar një cikël të plotë. Ku në mbarë botën, përfshirë të gjitha sferat, liritë e marketit të brendshëm dhe ato ndërkombëtare janë kufizuar akoma më shumë. Kufizimet janë shtrirë sa te njëra palë në tjetrën. Edhe kur këtu në SHBA, ku marketi i brendshëm është i lirë, qeveria amerikane është shumë larg jo vetëm nga koha e Adam Smith, por edhe më larg se gjatë një shekulli më parë kur laisse-faire ishte nën shtrëngesa të mëdha. Sot, në vitin 1976, të vetmin mesazh pozitiv që ne mund të nxjerrim nga mësimet e Adam Smith është se ne do të ishim shumë të gabuar nëse do të mendonim se liria e shkëmbimit në SHBA apo Britaninë e Madhe, apo Oqeania ose Utopia, nuk do të mund të rivendosej e zhvillohej me siguri në këto vende. ÇËSHTJE SPECIFIKE

Adam Smith, sot në vitin 1976, është aktual dhe i rëndësishëm jo vetëm në sensin e përgjithshëm të trajtuar më sipër, por na ka ndihmuar të kuptojmë dhe të na vërë në lëvizje të reflektojmë për “tejqeverisje të shoqërisë“ sipas frazës së Walter Lippman, gjithashtu, lidhur këto shumë ngushtë me disa politika specifike. Unë do përpiqem të demonstroj rëndësinë e jashtëzakonshme bashkëkohore të The Wealth of Nations sipas shembujve të marrë nga vendi im, por unë nuk kam asnjë dyshim se të njëjtët shembuj do të jenë prezentë edhe në vendet nga të cilat kolegët e mi vijnë. Kohët e fundit, të gjithë ne jemi tronditur dhe rraskapitur nga garat primare presidenciale dhe fushatat elektorale në vend. A mund të përcaktohet më qartë dhe më thjesht se Adam Smith, lidhur me karakteristikat dhe vlerat e këtyre njerëzve, me taktikat afatshkurtër e afatgjata të tyre, kur ai i përshkruante dhe u referohej si “ Kafshë tinëzare dhe dinake që në mënyrë vulgare e quajnë veten shtetarë dhe politikan, ndërkohë që edhe këshilltarët e tyre janë direkt të lidhur me struktura apo të ndërvarur nga afera dhe interesa të çastit ”? Propozimi kryesor i Partisë Demokratike është Ligji Humphrey-Hawkins, i cili është dizenjuar për të “vendosur një proces me shtrirje kohore të gjerë të planifikimit ekonomik”, plan i cili do të krijonte premisa për realizimin e një objektivi për rritjen e punësimit me 3%, gjë që duhet të arrihet brenda 4 vitesh, kohë në të cilën do të shtrihej ky akt legjislativ. Gjithashtu ky ligj do të bashkëngjitej me akte të tjera për qeverinë për të bërë të mundur realizimin e tij. Në procesin e diskutimit me pro dhe kundër të këtij projektligji që nga varianti i parë i njohur Humphrey-Javit, kjo referencë nuk mund të jetë më saktë e shprehur se sa në komentet e Adam Smith, ku ai thotë: ”Një shtetar, duhet që të inkurajojë e të udhëzojë njerëzit private në atë që ata dëshirojnë të investojnë kapitalet e tyre dhe nuk duhet aspak të ndërmarrë akte të tilla apo që të këshillojë, a propozojë në senat ligje të tilla që jo vetëm janë të dëmshme për interesin e njerëzve, por për më tepër, bëhen duke abuzuar me autoritetin e dhënë për ta ushtruar atë“ A kemi ndonjë shkrimtar për politikanët tanë që ta ketë përshkruar Hubert Humphreyn më saktë apo në mënyrë më shkatërrimtare sesa përshkrimi i mësipërm i Smith? Më tej, konsideroni komentet e Adam

koment Milton Friedman

Një tjetër aspekt i rëndësisë së Smith për problemet specifike, është dhe komenti i tij i proklamuar gjerësisht rreth “përgjegjësisë sociale të biznesit” i cili denigrohet në mënyrë të shëmtuar nga stacione televizive duke e portretizuar EXXON dhe kompani të tjera analoge sikur funksioni themelor i tyre të ishte prezervimi i mjedisit. Smith thotë se “Asnjëherë nuk kam parë e dëgjuar që të bëhen kaq gjëra të mira për shoqërinë sesa me këto biznese”. Më tej ai shton “pa dyshim që ky përbën një impakt të madh, të pakrahasueshëm me asnjë formë tjetër tregtie që gjithnjë punëson pa ndërprerje njerëz”. Smith lidhur me propozimin e kandidatit për president Ronald Reagan për decentralizimin e qeverisë federale, duke iu rikthyer përsëri funksionin e pagimit të taksave për t’u bërë nga qeveritë lokale të shteteve apo të qyteteve dhe jo nga qeveria qendrore: “Abuzimet e mundshme me të ardhurat, të cilat hasen disa herë në pushtetet lokale apo provinciale, sado të shëmtuara apo të mprehta që duken, në të vërtetë, ato janë krejt të padëmshme dhe të papërfillshme krahasuar me ato që mund të ndodhin në një perandori të madhe. Të parat janë shumë herë më tepër lehtësisht të riparueshme. 4. Le ta peshojmë këtë koment nën efektet e rritjes së ndërhyrjes së qeverisë në biznes me anë të krijimit të strukturave ICC (International Code Concil), FCC (Federal Communication Commmission), Amtrak, Con-rail etj., etj. Sido që qeveria përpiqet me një sërë masash, pa më të voglin dyshim, ajo ka shkaktuar ngadalësimin e zhvillimit në vend, duke mos qenë aspak në gjendje të ulë dëmin apo zvogëlojë efektin negativ.... Përpjekjet uniforme, konstante dhe të pa ndërprera të një njeriu për të përmirësuar jetën e tij, është prin-

cipi themelor nga i cili përfiton gjithë shoqëria dhe kombi. Për të njëjtën arsye, pasuria private origjinalisht e derivuar, ka fuqi të mjaftueshme për të mbajtur e vazhduar një proces natyral të gjërave drejt një progresi dhe përmirësimi megjithë ekstravagancën e shtetit dhe gabimet e mëdha të administratës publike. Ky koment është veçanërisht relevant nën dritën e tendencave në rritje nga kundërshtarët e lirisë së tregut, për t’ia atribuuar të gjitha defektet e kësaj bote marketit të lirë, ku ndërkohë të gjitha arritjet dhe zhvillimet t’i dedikohen ndërhyrjes së shtetit. Por ashtu, siç e ka përcaktuar Smith, progresi vjen dhe do të vazhdojë pavarësisht ndërhyrjes së shtetit në market. John Kenneth Galbraith, i cili aktualisht po bën një emision serial televiziv tek BBC rreth moshës dhe ndikimit të ekonomistëve në jetën publike, përpiqet të argumentojë pikëpamje të ndryshme nga ato të miat rreth vlerave të kohës së sotme të Adam Smith. Ndër të tjera në këto emisione ai thotë: “Duhet bërë një dallim thelbësor ndërmjet asaj çfarë ishte e rëndësishme për shoqërinë në vitin 1776 dhe të asaj çfarë është e rëndësishme sot- duke shtuar- dakord për atë kohë, por lidhur me keqpërdorimin e Adam Smith duke e quajtur atë një profet të kohës sonë, është shumë e keqpërdorur. Adam Smith nuk është një profet i kohës”. Ndoshta kjo sjellje e tij është reaksion mbrojtës ndaj ofensivës shkatërrimtare të Smith që në vitin 1776, kur tezat e Smith rrënonin edhe “Affluent Society” e vitit 1958 e Galbraith lidhur me theksin e tij rreth kontrastit midis bollëkut privat dhe mjerimit të pjesës tjetër të publikut, si dhe për denigrimin që Galbraith i bën “Kurriz-peshqve” (pronarëve të makinave në formë kurriz peshku, modele luksoze të makinave të viteve ‘50 dhe ‘60) si dhe kur përdor shprehje të tjera që vënë në dyshim moralin e konsumatorit. Sipas Smith: “Kjo presupozon pafytyrësinë më të madhe… kur mbretër apo ministra pretendojnë të kontrollojnë ekonominë private të njerëzve duke ngushtuar shpenzimet e tyre ose nëpërmjet ligjeve për kufizimin e shpenzimeve ose ndalimit të importimit të prodhimeve të luksit nga vende të tjera. Ndërkohë që ata vetë janë shpenzuesit-vjedhës pa përjashtim më të mëdhenj të shoqërisë. Le të shikojnë ata veten e tyre me shpenzimet që bëjnë në kurriz të njerëzve që u kanë besuar atyre. Nëse ata mendojnë se ekstravaganca e tyre nuk e dëmtoka shtetin dhe ekonominë, aq më pak e bëjnë këtë shpenzimet e këtyre që i kanë paratë e tyre. “Rreth kësaj situate, komentet shkatërrimtare të Smith do të ishin: “Nuk ekziston deri më sot ndonjë art, apo që një qeveri të ketë adoptuar ndonjë metodë tjetër, përveç thithjes së parave nga xhepat e popullit të vet”. Një tjetër aspekt i rëndësisë së Smith për problemet specifike, është dhe komenti i tij i proklamuar gjerësisht rreth “përgjegjësisë sociale të biznesit” i cili denigrohet në mënyrë të shëmtuar nga stacione televizive duke e portretizuar EXXON dhe kompani të tjera analoge sikur funksioni themelor i tyre të ishte prezervimi i mjedisit. Smith thotë se “Asnjëherë nuk kam parë e dëgjuar që të bëhen kaq gjëra të mira për shoqërinë sesa me këto biznese”. Më tej ai shton “pa dyshim që ky përbën një impakt të madh, të pakrahasueshëm me asnjë formë tjetër tregtie që gjithnjë punëson pa ndërprerje njerëz”. Përktheu Luan Kola


14 12

kompensimi investimet

universitet

Times Higher Education publikon Indeksin e Inovacionit sipas të cilit, vendi ku studiuesit tërheqin më shumë fonde nga kompanitë është Koreja e Jugut. Në këtë vend një studiues vjel mesatarisht 97 900 USD në vit. Azia Lindore dominon 10-shen e parë, ku Evropa përfaqësohet me Holandën, Belgjikën, si dhe Danimarkën dhe Suedinë

Azia Lindore, atje ku kërkuesit shkencorë vlejnë më shumë Indeksi Botëror Akademik i Inovacionit i krijuar nga Times Higher Education, tregon që kompanitë e biznesit investojnë një shumë prej 97 900 USD për çdo studiues në Korenë e Jugut që ai të vazhdojë kërkimet në llogari të tyre. Singapori është në vendin e dytë të kësaj renditje, duke thithur një mesatare prej 84,500 $ për akademik, me Holandën në vendin e tretë (£46,921 ose $72,800). Shtetet e Bashkuara janë të 14-at, me një kontribut katër herë më të ulët të industrisë për akademikët e saj kërkues sesa në Kore (£16,628 ose $25,800 për person), sipas indeksit i cili është mbështetur në të dhënat e 400 universiteteve të kontaktuara për THE World University Rankings. Britania e Madhe është vetëm në vendin e 26-të duke tërhequr £8,572 ($13,300) për kërkues. Phil Baty, redaktor i THE World University Rankings, ka thënë: “Do jetë një thirrje që do e shkundë Perëndimin që Koreja e Jugut dhe Singapori kryesojnë këtë renditje, në top 10 e së cilës bëjnë pjesë dhe vende të tjera aziatike si Tajvani, Kina dhe India.” Baroni Bhattacharyya, drejtues dhe themelues i institutit të studimeve dhe kërkimeve për konkurrencën dhe inovacionin ËMG, që merr afërsisht 120 milion £ në vit nga kompanitë private si Jaguar Land Rover për të bërë kërkime në Universitetin e Warwick, ka thënë që përfundimet kanë nxjerrë në pah marrëdhënien “me hope” ndërmjet biznesit dhe universiteteve në Britani. Ai ka thënë që jo shumë kompani britanike kanë investuar në universitete, ndërkohë që dhe arsimi i lartë nuk është treguar shumë tërheqës për këto kompani.“Nëse bizneset do i shfrytëzonin me të vërtetë universitetet dhe universitetet do shfrytëzonin industrinë, sektori unë prodhues nuk do ishte në gjendjen që është tani”, është shprehur baroni Bhattacharyya. Firmat e huaja kanë qenë gjithmonë e më tepër të vetmet që kanë investuar në kërkimin universitar, ka thënë ai duke përmendur firmën indiane Jaguar Land Rover si shembull të kompanisë që investon për kërkimin. “Këto janë kompani që duhet të zhvillojnë produkte botërore përndryshe nuk do mbijetojnë,” ka thënë Bhattacharyya. “Kompanitë britanike nuk bëjnë kërkime për zhvillim dhe prandaj industria e prodhimit po shkon poshtë e më poshtë.” Duhet menduar ku qëndron Shqipëria në këtë drejtim dhe sigurisht që i ka punët shumë më keq se Anglia. Lord Bhattacharyya, që ka themeluar WMG në 1980,tregon që suksesi i departamentit ka nxjerrë koston e laboratorëve dhe ndërtesave në Warwick me vlerë 150 milion £, ndërsa një kapital privat prej 100 milion £ do investohet nga Kampusi i tij Kombëtar i Inovacionit Automativ. Sidoqoftë, David Docherty, CEO i Këshillit për Industrinë dhe Arsimin e Lartë, ka sugjeruar që shifrat e kësaj renditjeje nënvlerësojnë nivelin e përfshirjes komerciale me universitetet britanike. Akademikët janë shpesh të përfshirë në projekte të mëdha konsulence në kompani të mëdha, të vlerësuara me rreth 3 miliardë £ në vit, të cilat nuk janë llogaritur në këto të dhëna, sipas Dr Docherty. Forma të tjera bashkëpunimi midis universiteteve dhe biznesit jashtë investimit direkt mbi kërkimin kanë qenë gjithashtu të dobishme për sektorin komercial dhe arsimin e lartë, ka thënë ai. “Ka një prirje për të mos bërë investime direkte në kërkimin tradicional universitar në ditët to-

na,” shprehet CEO i Këshillit për Industrinë. “Kompanitë po bëjnë pjesë të aktiviteteve të tyre qasjen ndaj universiteteve, kështu ato mund t’i çojnë kërkuesit e tyre në kampusin e një universiteti ose të ndërtojnë një kampus të përbashkët me universitetin.” Gjithsesi, Lord Bhattacharyya thotë që diskutimi i “partnershipeve” është i mbivlerësuar sa bizneset nuk kanë ndërmend të japin para për investime. “I gjithë ky diskutim për shkëm-

bimet jomenatare mes bizneseve dhe universiteteve duket si një farsë”, - ka thënë ai. “Nëse industria nuk paguan cash, zor të ketë ndonjë rezultat nga ajo.” Sidoqoftë, zëdhënësi i Departamentit për Biznes, Inovacion dhe Mjeshtëri është shprehur që indeksi është bazuar në një përzgjedhje të universiteteve dhe nuk merr në konsideratë të gjithë sasinë e punës kërkimore në çdo shtet. “Qeveria nuk ka prekur buxhetin prej 4.6 miliardë £

për shkencën dhe kërkimin dhe ka folur për një rritje në këtë kapital me 1.1 miliardë £ për 2015-16, duke u angazhuar që kjo shifër do mbahet deri në 2021”, ka deklaruar Baty. Indeksi i THE, i hartuar me të dhënat e Thomson Reuters, është publikuar para inaugurimit të tij në World Academic Summit, që do mbahet në Universitetin Teknologjik Nanyang, në Singapor, në tetor, i cili do të diskutojë marrëdhënien midis bizneseve të mëdha

Shuma mesatare për çdo kërkues shkencor në USD $

1. Republika e Koresë 97,900 2. Singapori 84,500 3. Holanda 72,800 4. Afrika e Jugut 64,400 5. Belgjika 63,700 6. Tajvani 53,900 7. Kina 50,500 8. Suedia 46,100 9. Danimarka 43,600 10. India 36,900 11. Federata Ruse 36,400 12. Turqia 31,000 13. Kanada 27,200 14. Shtetet e Bashkuara 25,800 15. Australi 25,600 24,900 16. Japoni 17. Finlanda 24,500 18. Zelanda e Re 22,300 19. Francë 21,000 20. Hong Kong 20,000 21. Gjermani 19,400 22. Zvicër 17,600 14,900 23. Brazil 24. Itali 14,400 25. Izrael 13,600 26. Britania e Madhe 13,300 27. Austria 11,300 28. Norvegjia 9,100 29. Portugalia 8,600 30. Irlanda 8,300

dhe universiteteve. “Të punosh pranë biznesit dhe industrisë për të zhvendosur zbulimet e tyre nga kullat e fildishta në botën reale dhe të kesh një impakt të vërtetë social dhe ekonomik, është bërë një nga funksionet më të rëndësishme të një universiteti modern. Për disa, aftësia për të tërhequr fonde nga bizneset e mëdha mund të jetë ajo që vendos nëse do fundosen apo do notojnë, në këto kohë të vështira.”

nË shqipËri

UET, një promotor i marrëdhënies me bizneset Universiteti Europian i Tiranës është një nga ato pak universitete në vend, që e ka në fokus të veprimtarisë së tij marrëdhënien me biznesin. Viti akademik në këtë universitet pasurohet vazhdimisht me takime dhe tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues të biznesit vendas, me qëllim rritjen e bashkëpunimit të biznesit jo vetëm me këtë universitet, por dhe me gjithë sferën akademike në Shqipëri, që së bashku të realizojnë projekte kërkimore. Universitetet janë furnitorë me forcë të kualifikuar pune, ndërkohë që biznesi është ofruesi i këtyre vendeve pune, kjo i bën këto dy sfera të varura nga njëra-tjetra, por në afatgjatë investimi që mund të bëjë biznesi për projekte kërkimore për të cilat universiteti ka stafin e kualifikuar dhe metodat specifike është shumë i rëndësishëm në hovin që merr gjithë ekonomia.

Request for Proposal GRD-RFP-2013- 002 Request for Proposal ForGRD-RFP-2013- 016 For: Supplies” “Purchase of Office

“Reconstruction works at Bank’s Archive and Warehouse in Kavaja city” And 1 - Purchase of Office Supplies. Proposal GRD-RFP-2013The complete Request Request for Proposalfor Documents is available for download at017 Societe Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions section, or upon request to: For: procurement.al@socgen.com . “Maintenance works for Bank’s premises” Proposal must be delivered on or before 25 February 2013, 12:00 hrs (CET) in a sealed envelope Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for:

marked with:

Societe Generale Albania Bank invites proposals from eligible and qualified companies for:

Banka Societe Generale Albania General Resources Department 1 -Deshmoret Reconstruction Blv. e Kombitworks at Bank’s Archive and Warehouse in Kavaja city. Twin Tower 1,works 9th floor 2 - Towers, Maintenance for Bank’s premises. Tirana, Albania

ToThe thecomplete attention of: Mr. Igli Kasneci is available for download at Societe Request for Proposal Documents General Resources Manager

Generale Albania Bank’s website www.societegenerale.al/ Engagement >> Auctions Name of the bidding service provider section, or upon request to: procurement.al@socgen.com .

Proposals sent by fax or email will not be accepted.

Banka Societe Generale Albania General Resources Department Blv. Deshmoret e Kombit Twin Towers, Tower 1, 9th floor Tirana, Albania To the attention of:

Mr. Ilir Apostoli Head of Procurement Name of the bidding service provider

Nga tryeza , zhilluar në UET gjatë vitit të kaluar akademik, me përfaqësues të qeverisë dhe biznesit

Proposals sent by fax or email will not be accepted.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.08.2013

13

Rock & argëtim në Ditën e Rinisë në Vlorë Libra, pikturë, rock music, zbavitje, suvenire, break dance, violin, DJ, miqësi të reja. Të gjitha këto në një natë plot energji në sheshin “Pavarësia” në Vlorë, dje në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Qyteti bregdetar mirëpriti ‘Natën e Bardhë’, ku vizitorë vendas e të huaj kanë festuar nën ritmet e muzikës deri në

orët e para të mëngjesit. Gripi britanik Goaler’s Doughter dhe China Rats mbajtën të ndezur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku të rinj nga gjithë Shqipëria dhe trevat ku jetojnë shqiptarë e ndalën hapin në sheshin “Pavarësia” për të festuar Ditën e Rinisë. Koncerti u mbajt në bashkëpunim me British Counsil dhe Bash-

kinë e Vlorës, ku të ftuar ishin dy grupe britanike të muzikës rock apo rock and roll. Në stenda përreth koncertit mbizotëronin librat dhe suvenirët si dhe shumë aktivitete të tjera. Deputeti i PSsë, Erion Veliaj u shpreh se mbrëmje të tilla i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe promovimit të vlerave të këtij qyteti.

kujtimet e miqve

Replika e Musine Kokalarit me Mehmet Shehun në burgun e Tiranës Përkujtohet 30-vjetori i ndarjes nga jeta i intelektuales së njohur Musine Kokalari Çdo ditë pas punës së rëndë në ndërtim, dilte në qytetin e vogël të Rrëshenit ku e kishin internuar. Vishej ndryshe nga banorët e tjerë. Mbante gjithmonë doreza të bardha dhe një libër në dorë. Libri ishte shoqëruesi i përhershëm. Me të bënte të gjitha bisedat sepse në qytet nuk i fliste njeri, madje as fëmijët. Këta të fundit gjithmonë bëheshin kuriozë për gruan e bukur, por as vetë nuk e kuptonin pse e shihnin me sy të frikësuar. Kështu i kaloi ditët e fundit të jetës në Rrëshen Musine Kokalari. Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta, Ministria e Kulturës organizoi dje një aktivitet përkujtimor. Ministri Visar Zhiti u ndal dhe këtë herë në fjalën tij në rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit në fushën e letërsisë, politikës etj. Për figurën e Musine Kokalarit folën edhe studiuesit Agim Musta dhe Novruz Shehu, të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik, si dhe të afërm e familjarë të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit. Ky rrëfim sot, përmes kujtimeve të të afërmeve, miqve dhe meshkujve që e deshën, është për Musine Kokalarin. Eglantina Mandia në librin “Sonata e hënës” sjell historinë e dhimbshme të jetës së disidentes së burgosur e të internuar nga diktatura. Reiz Hasho: Studentja Musine Musinenë e kam njohur për të parën herë në Romë në vitin 1939. Musinea vijonte Fakultetin e Letërsisë. Kur vinte Musinea me shoqet italiane vija re që e donin shumë. Edhe unë e desha si një motër të rritur. Ne kishim vetëm 7 vjet diferencë, pra ajo ishte një motër shtatë vjet më e madhe, po një djali katërmbëdhjetëvjeçar i dukej shumë. Unë e kam adhuruar Musinenë për inteligjencën dhe karakterin e saj të fortë, për shpirtin e lartë e fisnik, për thjeshtësinë e komunikimit, për thellësinë e mendimeve dhe zemrën e madhe që të bënin të ulje kokën me veneracion. Ajo ishte aq e talentuar. Në dhomën e saj në Romë do të gjeje librat e

shkrimtarëve të mëdhenj italianë, francezë, anglezë, amerikanë, gjermanë. Do të gjeje filozofë si Spinozën, Rusonë, Spenserin, Cantin, Shopenhauerin etj. Ganimet Gilani: Arrestimi i Kokalarit Isha tek Musinea në dyqan bashkë me fëmijët dy a tri ditë para se ta arrestonin. Ishte në merak për shëndetin e të atit, Reshatit, që çdo ditë po tretej e venitej. I gjori baba, erdhi nga Sanatoriumi i Italisë se besoi që pas çlirimit nga të huajt do të bëhej xhenet Shqipëria dhe gjeti atë gjëmë e ato tmerre. Musinea ishte e vetëdijshme se po i vinte dhe asaj një e zezë e madhe. Nuk i harroj dot sytë e saj ten mbushur me lotët që i kapërcente. Po atë ditë që pritej pretenca e Musinesë, i ati mbylli sytë. Nuk e duroi dot burgun e Musinesë. I plasi zemra të shkretit baba. As i ati s’mori vesh dënimin, as e bija vdekjen e babait. Kur njerëzia ulërinin nëpër rrugë si të shkalluar, familja përcillte babanë në varreza. Ishte një trishtim i madh. Varr i zbuluar qe tani jeta e Musinesë për Anenë, që s’dinte kë të qante më parë. Edhe Anea e ndoqi të bijën burg më burg dhe në Rrëshen në internim. Biseda me Mehmet Shehun në burgun e Tiranës Disa prej personazheve në librin e Eglantina Mandias janë me iniciale. Në rrëfimin e tij Sh.T. tregon: “Kam qenë me Musinenë, kur e riizoluan në burgun e Tiranës 1947-1948. Një ditë u bë një kontroll në burg. Vetëm atë ditë ia kam dëgjuar zërin, që e ngriti lart Musinea. Kishte ardhur në burg Mehmet Shehu. -Hë moj ti e apazitës, - u tall me Musinenë. -Nuk jam e apazitës, po e opozitës zotëri, - tha Musinea. -Këtu do të kalbesh, moj e opozitës. Në burg do të kalbet opozita. -Për këtë s’kam asnjë dyshim,- u përgjigj Musinea. Drita Kosturi: Nëna e përrallave E kam njohur në burgun e Tiranës kemi qenë disa vjet bashkë në një dhomë më Fri-

da Sedetinin. Edhe në burg Musinea s’hoqi dorë nga pasioni i saj letrar. Sigurisht që s’shkruante dot, po çdo njeri që vinte në mesin tonë e pyeste në dinte ndonjë përrallë. Dhe njerëzit aq të tronditur, të torturuar, te frikësuar, sikur çliroheshin nga ankthi. Musinea më dukej si ajo nënua e librit të saj të përrallave. Tomi Kokalari: Hallën që e njoha të plakur nga vuajtjet Musinenë e takova për herë të parë në vjeshtë të vitit 1963, kur vdiq Aneja (gjyshja nga babai). Atëherë unë isha trembëdhjetë vjeç. Në fillim e pashë në oborrin e shtëpisë së Hektorit. Anea qëlloi që vdiq tek shtëpia e Hektorit. Anea në atë kohë ishte kthyer nga Rrësheni të na shihte dhe të rrinte te shtëpia jonë në rrugën “Riza Cerova”. Pra kishte shkuar tek Hektori dhe vdiq atje. Unë Musinenë e pashë në kohën kur po nxirrnin arkivolin e Anesë. Mendova se do ishte ajo Musinea, po megjithatë dyshova duke e krahasuar me pamjen që kisha parë në fotografitë kur ishte e re, përpara se ten hynte në burg. Musinea ishte zbardhur krejt nga flokët. U takuam në mbrëmjen e asaj dite në kohën e darkës së përmortshme. Unë po vija nga jashtë, kurse ajo qe ulur në tavolinë. Në atë çast se kush tha: “Takoje hallën”, - dhe tregoi me gisht në drejtim të saj. Unë iu afrova dhe ajo më përqafoi dhe më puthi në të dy faqet. Petrit Bezhani: Ditët e vetmuara të Musinesë Në qytetin e Rrëshenit fillova punën në Gusht 1975. Musinenë e shihja shpesh edhe në bibliotekë , çdo ditë e çdo stinë. As edhe një herë të vetme nuk e kam parë të shoqërohej me njeri, apo ta shoqëronin atë. Musinea ishte një tabu në Rrëshen. Shoqërimi me të dhe me të internuarit e tjerë, hapte telashe. Të thërriste operativi i Degës, I plotfuqishmi i policisë, i hetuesisë etj., etj. dhe kështu odiseja s’kish të mbaruar...

rrëfimi i A.xh.

Dashuria e nuses së panusëruar Kanë qenë të shumtë meshkuj që e kanë adhuruar dhe dashuruar Musine Kokalarin. Vetë ajo në ditarin e saj ka rrëfyer për djaloshin Italian me inicialet P.T. Por për herë të parë në librin “Sonatë për hënën” zbulohet dhe emri i Abaz Xhomos që në libër është me inicialet A.XH. Ja si e kujton ai “nusen e tij të panusëruar Musine Kokalarin” “Oborri i burgut ishte i tëri i mbuluar nga bora. Dhe diku pranë pusit të burgut lanin rroba me ujë prej akulli, apo me borë. Nuk e di. Ndoshta të gjitha ishin mirazhe dëbore apo mirazhe shkretëtire në trurin tim. Zoti më kishte dhënë forcë. Zoti po më drejtonte aty ku duhej që truri im të çlirohej, të çlirohej. Dhe unë e pashë. Ishte Musinea. Nuk ishte bora, që i kishte zbardhur flokët! Ishte Musinea ajo grua aty, aq afër, që po vështronte krejt e shtangur dhe shumë e çuditur. Bëri vetëm një shenjë të lehtë me kokë: -Kalo,- tha shenja.- Kalo dhe mos e bëj veten se më ke njohur. -O Zot, o Zot, të faleminderit,- gati sa nuk klitha.- Të faleminderit o Zot që më solle kaq pranë dashurinë time! Mbylla sytë. Mbylla sytë e rashë në gjunjë në dëborë. -Ti qenke veshur me fustan bore, ti paske vënë kurorë në flokët e tu të bardhë, e dashura ime. Kur shkrove një Dasëm, për të gjitha vashat e bukura, vallë e shkrove për një dasëm që s’do bëhej kurrën e kurrës? O Zot, o Zot të qofsha falë! Rojet më ngritën rrëshqanthi. .-Dasëm kam sot dhe jo vdekje- klitha unë. Dasma e mundi vdekjen! -S’bëhet punë me të shkalluarit, - tha një nga gardianët. Po Musinea s’ishte më aty ku e pashë. Kishte borë dhe heje akulli që vareshin nëpër muret e burgut. Burgu i Burrelit kishte qenë. O Zot, ç’shkretëtirë e bardhë, e akullt. Shkretëtirë, që than e vdes zemrat. Male të zymtë dhe frëngji, me sy që shohin e nuk shohin nga zgavrat humbëtirat e shpirtit të plagosur. Do të jetoja më në fund. Truri im i shkurdisur po mblidhte thërrimet e dritës. Do të jetoja, që të ngjitesha edhe një herë në Alpe. Ta mbuloja me Yje Alpesh Të Bukurën e Dheut, më të bukurën nuse të dheut shqiptar, “Nusen time të panusëruar”.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

Peshkaqeni pjell të vegjlit në plazh 5

6

7

13 18

10

25

11

15

21

16

22

26

23

27

31

28

29

32 33

36

12

19

20

30

9

14

17

24

8

37

38

34

39

43

40

44

45

41

35

42

46

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

47

Koha e fillimit ____:____

48

Koha e mbarimit ____:____

50

Horizontalisht

1. Minella, aktor i njohur. 6. Diçka që i pëlqen a e tërheq shumë dikë. 11. Pije e ngrohtë. 13. Shtet në Gjirin Persik. 14. Njom me ujë. 15. Arapi, dirigjent. 17. Spiro, shkrimtar. 19. Institucion mjekësor. 20. Qënia më e lartë e mbinatyrshme te grekët e lashtë. 22. Targa e makinave të Poliçanit. 24. Ngjarja që shërben si bazë për paraqitjen e figurshme në një vepër të pikturës. 27. Tërësi e parimeve, që formojnë një shkencë a një degë të saj. 30. Shkencë që studion marrëdhëniet e ndërsjella të qenieve të gjalla të botës bimore e shtazore me mjedisin ku jetojnë. 32. Që nuk ka një trajtë të caktuar. 33. Pjesë a sasi e caktuar. 34. Markë kamioni. 36. Predhë që hidhet me dorë. 40. Përemër pronor. 42. Goja e shpendve. 43. Përemër pronor. 44. Udhëzim që i jepet dikujt për ta pasur si drejtim të përgjithshëm në një punë. 48. Notë muzikore. 49. Unë në Itali. 50. Kalimi i topit nga një lojtar tek tjetri.

Vertikalisht:

1. Zhurmë a krismë e fortë, që shpërthen menjëherë dhe me jehonë. 2. Fletë e hollë dërrase. 3. Ar italian. 4. Jul, poet i njohur arbëresh. 5. Falchi, aktore e njohur italiane. 7. Alumini në kimi. 8. Vazo lulesh. 9. Totozani, Avokat i Popullit. 10. Pa ndaluar, 24 orë. 11. Urdhërpagesë për të tërhequr para nga banka. 12. Ylli, gazetar sportiv. 16. Pije alkoolike e ëmbël. 18. Shtet në Europën Qendrore. 20. Ai që merret me një zanat. 21. Shtet i SHBA-së. 23. Përemër vetor. 25. E kundërta, ngre. 26. Jugu pa dyshen. 28. Post zyrtar. 29. Arbitër, gjyqtar në dialekt. 31. Trungu i trupit të njeriut, shtati. 32. Take e njohur e këngës. 35. Thirrje emër për emër. 36. Garnizon Italian. 37. Përemër vetor. 38. Simboli kimik i natriumit. 39. Së bashku, ose... 41. Fituese e një konkursi bukurie. 42. Karta e telefonit celular. 45. Përemër pronor. 46. Ndërmarrje Prodhuese. 47. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 8 6 4 7 5 8 9

3 8

3 2 1

3

3 2 1 5 5

6

9 8

4 7 8

4

5

2

2 3 8 1 9

4 3

6

2

5

1

3 6 8 9 2 6

4 7 1

8 5

2 4 5 7

8 1 8

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 2

9 8

Koha e fillimit _____:____

6 9

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 2

Vizitorët e plazhit Panama City në Florida janë befasuar kur një peshkaqen ‘kokëçekani’ ka sjellë në jetë të vegjlit para këmbëve të tyre. Njerëzit janë grumbulluar menjëherë përreth kur njëri nga pushuesit nxori në rërë peshkaqenin, ndërsa nën të filluan të binin peshkaqenët e vegjël. Peshkaqenët e tillë zakonisht pjellin 20 deri në 40 të vegjël, të cilët janë të pavarur nga nëna dhe ikin porsa lindin.Shumica e këtyre peshkaqenëve konsiderohen të parrezikshëm për njerëzit, por sulmojnë në rast të provokimit.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Do jeni me te dëshirueshëm se kurrë sot na partneri juaj dhe do kaloni momente te paharrueshme pranë tij. Dita do jete si një ëndërr e mrekullueshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë shpejt ata qe kane dëshiruar. Për shkak te shpenzimeve te mëdha, situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes!

Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot. Do dashuroheni ne pafundësi dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Edhe beqaret nga ana tjetër do kenë dashuri me shikim te pare, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin me te vogël.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Do grindeni kot se koti me partnerin tuaj sot dhe dita do jete e paqëndrueshme. Mos i kaloni limitet sepse do futeni ne një tunel te erret. Beqaret edhe pse do kenë mundësi te shumta për takime nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri. Çdo gjë duhet te realizohet ne kohen e vet. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike sepse përndryshe nuk keni për t’ia dale mbanë.

Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta sentimentale e çifteve sot, prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u tregoni impulsive dhe te paduruar. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar gjithë kohës. Financat nuk do jene te mira dhe kjo do jete një shqetësimi i juaji për gjithë kohen. Tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Sotduhettemerrninedorënfatinejetëssuaj neçiftdheduhettapërforconilidhjenqekeni krijuar. Partneri do beje te njëjtën gjë dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenëshumemundësitegjejnëpersoninideal. Shume shpejt ata nuk do ndihen me vetëm. Neplaninfinanciarnukduhetneasnjëmënyrë tekryenishpenzimetetejskajshmesepsedo keni shume vështirësi me vone.

PESHORJA (23/IX-22/X)

2

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do ndiheni mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni debate te forta. Te dy do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm se disa dite me pare. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen te plotësuar ne këtë plan. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete.

AKREPI (22/X-21/XII)

4 2

Ata qe janë ne çift do e adhurojnë personin qe kane ne krah dhe do ndihen te gatshëm te bëjnë çdo lloj sakrifice për te qëndruar gjithë kohës me te. Beqaret do takojnë shume persona qe do iu ngjajnë me atë qe kane ëndërruar, por ne te vërtetë nuk do jene te njëjtë. Kujdes me hapat qe do hidhni. Ne planin financiar do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme.

9

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 026, 135, 185, 210, 224, 250, 259, 315, 350, 481, 521, 753. Numra me 4 shifra: 1051, 2156, 2565, 2632, 4210, 6152, 6251, 8545. Numra me 6 shifra.: 015487, 033201, 050021, 081553,

100424, 128512, 152632, 251044, 304514, 352452, 421000, 421115, 426962, 524260, 526325, 536621, 559874, 561157, 584851, 962702. Numra me 7 shifra: 0152637, 2681811, 4415190, 6556345.

Edhe pse partneri është shume kokëforte, sot do arrini te rivendosni bashkëpunimin ne çift. Do tregoheni pak me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Nëse zemra juaj është ende e lire mundësitë për te gjetur personin e duhur do jene te pakta kështu qe qëndroni me miqtë. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi. Kujdes!

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Nëse kohet e fundit jeni përballur me vështirësi dhe debate te forta ne jetën sentimentale, sot ka ardhur koha t’i zgjidhni ato dhe te qetësoheni. Ai qe keni ne krah do kërkojë falje për gabimet qe ka bere. Beqaret do kenë takime joshëse, por nuk do ndihen te sigurte për te filluar menjëherë një lidhje.

Dite e shkëlqyer për te dashuruarit. Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite kështu qe shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe ua ndriçoje rrugën dhe do iu nxite te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Mos kërkoni gjate gjithë kohe te jeni ne qendër te vëmendjes dhe partneri te qëndrojë gjithë kohës me ju sepse nuk do iu plotësohen dëshirat. Çdo gjë e ka një kufi, mos e tejkaloni atë. Beqaret ka mundësi te fillojnë një aventure shume te bukur dashurie. Për financat do jeni paksa te shqetësuar sepse ato nuk do jene ne gjendjen me te mire.

PESHQIT (20/II-19/III) Duhet te tregoheni me te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe emocionet te jene edhe me te mëdha me vone. Nëse nga ana tjetër jeni beqare duhet te luani me sharmin dhe aftësinë tuaj joshëse. Pritet te keni fat ne dashuri. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu sepse do keni probleme shume te mëdha.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

14.08.2013

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

viti

777

15

Vetëm një vend si ky mund të mbështesë edhe ushtrinë, edhe popullatën” - Caliph al- Mansur 762 (Krijimi i Bagdadit)

Baskët përkulin Karlin e Madh Edhe pse ishte një humbje, Roncevalles është sot beteja më e famshme e mbretërimit të Karlit të Madh. Gjithçka filloi pas asamblesë së përvitshme të mbretërisë së Frankëve në verë të vitit 777, në të cilën ishte i pranishëm Ibn-alArabi, guvernatori mysliman i qytetit spanjoll të Saragozës. Idn-al-Arabi kishte ngritur krye kundër udhëheqësit të tij Abd-al-Rahman dhe i kishte ofruar qytetin mbretit të Frankëve, Karlit të Madh, në këmbim të mbrojtjes. Në verën që vijoi Karli i Madh pushtoi Spanjën vetëm që të mësonte se Ibn-al-Arabi kishte tradhtuar sër-

ish dhe nuk do i qëndronte marrëveshjes. Pasi rrethoi Saragozën dhe mori nënshtrimin e AlArabi, Karli i Madh u tërhoq përmes Pirenejve në atë që quhet shtegu i Roncesvalles. Më 15 gusht, ndërsa prapavija e ushtrisë së Karlit kishte kaluar shtegun dhe filloi të zbriste, asaj iu bë një pritë nga Baskët. Kur trupat ndihmëse arritën në vendin e betejës, kjo e fundit kishte marrë fund. Baskët kishin plaçkitur bagazhin e karvanit dhe ishin zhdukur në male. Humbjet e Frankëve ishin të rënda dhe më e rëndësishmja prej tyre ishte ajo e Rolandit, kon-

tit të Breton March. Për shumë vite katastrofa e vërtetë u mbajt e fshehur dhe Karli i Madh kurrë nuk i drejtoi më vetë pushtimet në Spanjë. Sidoqoftë humbja ishte vetëm një ndalim i përkohshëm dhe kapja e Barcelonës më 802 afirmoi fuqinë e Frankëve. Fama e Roncesvalle është më shumë për shkak të “Këngëve të Rolandit”, një poemë epike heroike e viteve 1100, e cila kremton heroizmin e kontit në betejë. Autori i saj, Toroldus i bëri betejës një makijazh duke e kthyer fushatën spanjolle të Karlit të Madh në një lloj kryqëzate.

Blitz

Flickr

4.6

Divorce për 1 mijë banorë ka në Korenë e Jugut, vendi me numrin më të madh të ndarjeve.

82

Vrasje për 100 mijë banorë ka në Honduras, që është edhe vendi me numrin më të madh të vrasjeve në botë.

8.9

Cigare për çdo banor në ditë është mesatarja më e lartë e konsumit në Moldavi.

77

Milionë turistë vizitojnë Francën çdo vit, duke e bërë atë vendin më të vizituar.

Titulli: Can recycling in Elbasan foto: roberto berna

Në Facebook Habjon Hasani

Etore Seqiu paska deklaruar se në vitin 2008, BE ka dhënë 3 mln euro për romët në Shqipëri. Opa re çavo, ku lekët? Janë dhe nja 2.5 të tjera për t’u akorduar në NËNTOR 2013. Seç kam një parandjenjë që këto OJF dhe mediat që po i qajnë hallin romëve këto ditë, mund të kenë akoma nëpër xhepa lekët e tyre.... Blendi Salaj

Po për fashistët shqiptarë të Facebook-ut do flasim? Apo vetëm për Agimin e Artë? Ardit Rada

E ça lajmi ishte ky që mbushi gazetat sot? Erdhi Agimi i Artë, na rrahu, na shau dhe iku! Lutfi Dervishi

Kemi 600 vjet banorë të Tiranës, - thotë hallexhiu në protestë! Tirana është themeluar si qytet më 1614! Mirë hallexhiu po gazetari pse e bën ‘lajm’ këtë ‘fakt’!!!

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Isuf Myzyri Sa herë që radio transmetonte këngët e Isuf Myzyrit, gjyshja linte çfarë ishte duke bërë, e ulej pranë radios për të dëgjuar më mirë, duke e shoqëruar këngën me zë të ulët. « Të kam zili, i thoshte im atë. Lum si ti. E ke në terezi. » Dhe vinte buzë në gaz. « Pse mos ta kem në terezi, kur ju kam ju shnosh e mirë. Oborrin mbush me nipa e mbesa si pëllumbat… » Dhe nga frika se po tregohej e lumtur e nxiste djallin, shtonte : «O Zot, ju lonsha nona mbrapa ! » Ajo e kuptonte se ku e kishte fjalën tim atë, po për atë, politika, që mbante mbrenda luftërat, pushtimet, internimet, burgjet për një fjalë goje apo vrasjet për të marrë pasurinë, ishin pjesë e jetës ashtu si katastrofat natyrore. Vetëm ato kishte njohur gjatë jetës së saj. Kryesorja : ishte Jeta. Sa të kishte jetë, kishte dhe shpresë. Prandaj mundohej t’i gëzohej atyre pak çasteve. Duke relativizuar. Vargjet e Isuf Myzyrit i kam dëgjuar (nga këngët sigurisht) përpara se të lexoj vargjet e Poradecit, Kadaresë, Migjenit, de Radës, Pushkinit, Bodlerit, Verlenit, Shekspirit, e dhjetëra të tjerë po aq të njohur. Por në një ditë pranvere, kur gjithçka ka lulëzuar dhe gjethet janë akoma në një të gjelbër të çelët, duke shëtitur në një kopësht apo fushë, i vetëm apo i shoqëruar, vetiu më kanë ardhur në mendje... Dhe nuk jam befasuar me rrëfimin e Lasgush Poradecit të treguar nga miku i tij Petraq Kolovica në librin « Lasgushi më ka thënë… » : « Isuf Myzyrin nga Elbasani, e kam takuar kur shkova njëherë në Llixhë. I dërgova të vinte të më takonte dhe më erdhi. Ishte i veshur me brekushe të bardha, shumë të pastra. Ndenjmë e biseduam. Unë desha të di poezitë që bënte ai. Isuf Myzyri vetë i bënte fjalët e këngëve, vetë i këndonte dhe vetë i shoqëronte me violinë. Për atë kam shkrojtur edhe një artikull atëherë. Më vonë desha ta takoj përsëri. Shkova te kafeneja ku rrinte zakonisht.

Pyeta – ishin ca pleq bektashinj. Ka kalue – me thanë. Shiko sa bukur ! Nuk më thanë vdiq, apo ka vdekur, po ka kalue d.m.th. ka kaluar në jetën tjetër. Isuf Myzyri ka kalue, po poezinë e tij e mbaj mend”... *** Këngët e Suf Myzyrit i kam dëgjuar para Moxartit e Bethovenit. Ato janë të lidhura me këto kujtime të largëta. Por, ndryshe nga shumë këngë të tjera, me kalimin e viteve, ato nuk më kanë lënë shije të keqe. Përherë të këndshme. Pastaj vinin dasmat. Të çfarëdo krahine që të ishin dasmorët, do të këndoheshin gjithmonë këngët e Suf Myzyrit. Në dasmat e Shqipërisë së Mesme, ato merrnin « shpirt ». Dhe ishte e natyrshme. Tekset e meloditë e tyre kishin përkundur shumicën e dasmorëve që në fëmijërinë e hershme. Kam qenë i pranishëm në shumë dasma, por vetëm në disa nga ato, këngët e Myzyrit ruanin delikatesën e butësinë e tyre. Kishte ustallarë e ustallarë !... *** « Kur të vdes, mos mbani zi. Jo, jo. Atë ditë vini muzikë. I thoni njerëzve se e ka lënë me amanet”, - thoshte shpesh gjyshja sa herë flitej për vdekjen. Dhe shtonte : «Vetëm po të bjerë shi, mos më varrosni. Më mbani dhe një ditë». Atë ditë që e varrosëm nuk ra shi. Megjithëse ishte shtator. As muzikë nuk vumë. Do të duhej shumë mund për të sqaruar të tjerët. Por kur u kthyem nga varrezat, dhe në shtëpi vazhdonin që të hynin e dilnin njerëz për ngushëllim, u futa në kuzhinë, u ula pranë radios, aty ku ulej ajo, dhe me mendje bëra të dëgjohej kënga e Isuf Myzyrit, atë që kishte më përzemër: Kur pata nji lule t’bukur/ Thashë se do ta kem përherë/ Iku fluturoi si flutur/ Edhe s’mujta me i marr erë. Marrë me shkurtime nga http://bllokshenimesh.unblog.fr, shkruar nga YD

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 14.08.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Nr. 20 (265), Viti Viii botimit korrik 2013 Çmimi 300 Lekë

Speciale/ anthony’S pier 4, një ikonë më pak për BoStonin

Jo vetëm politikë si zakonisht

primo ShllakU Ka ardhë koha me e standardizue gegnishten ema anDrea Leximet bëhen në shtrat si dashuria

numri i ri në treg

DeShmia arkitektura dhe diktatura sipas petraq kolevicës eni VaSili Çfarë kryeministri do të isha...

LULZIM BASHA

e përmuajshme

Lideri i ri i opozitës

INTERVISTE EKSKLUZIVE: Shefi i ri i i demokratëve flet për herë të parë për shtypin pas garës për postin e Berishës. Jeta e 39-vjeçarit në pole position: kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike. Si e sheh raportin e ri me Berishën dhe vendin e liderit historik në parti. Telefonata me Sokol Olldashin. A do të rikandidojë për Bashkinë e Tiranës? Çfarë do të thotë me ‘rivitalizim’ të PD, dhe pse i quan ‘iluzione’ zërat për aleancë me Metën? Rama e Meta, sipas Bashës, janë një.

14 gusht mapo (1)  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...