Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Martesa me politikën, lidhja që po prish futbollin Nga Vladimir Karaj

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 14 mars 2013. Numër 856. Viti IV botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Gara para zgjedhjeve Braçe: Lista e kandidatëve të PS të votohet brenda partisë Deputeti i PS thotë se për listat e kandidatëve për deputetë duhet të zbatohet modeli i primareve në ShBA, ndërsa jep një këshillë për kryetarin Edi Rama, lidhur me koalicionet FAQE 5

Prokurioria çon 'Gërdecin' në Gjykatën e Lartë Organi i akuzës dorëzon dosjen 180 faqesh në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që disa prej të akuzuarve të dënohen për vrasje në rrethana cilësuese FAQE 7

Ulja e taksave, kostoja në buxhet 200 mln euro Berisha: Pas paketës për lehtësimin fiskal të biznesit, që do t’í kushtojë buxhetit rreth 200 milionë euro, heqja e çdo pengese për biznesin është një masë që ndihmon rritjen ekonomike dhe punësimin. Çfarë po ndodh me të ardhurat në buxhetin e shtetit pas heqjes dhe uljes së disa taksave javët e fundit dhe rritja e shpenzimeve në prag të zgjedhjeve. E ardhmja e 6-mujorit të dytë dhe vështirësitë e pritshme në arkën e qeverisë së pas 23 qershorit. Faqe 3 Nga mbledhja e djeshme e qeverisë

Ndryshon ligji, Berisha e Topalli marrin të drejtën për të dhënë medalje 16 vjeç votues, Ruçi-Patozit: Nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës

FAQE 5

op-ed / 10-11

Ministria e Drejtësisë çon në Kuvend projektligjin që rregullon e dhënin e dekoratave, titujve dhe medaljeve. Për herë të parë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Pse Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

koment Bob McEwen

Tregu i sigurimeve nuk janë vetëm makinat

koment Avni Ponari

kronikë

Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë përfshirë në një aferë të dyshuar korruptive, për të siguruar kundrejt pagesës një fletë-hyrje automjeti të falsifikuar. Historia nis me kërkesë të kallëzuesit, i cili dispononte një automjet që kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2009. Për ta pajisur automjetin me dokumente të rregullta, ai kërkoi ndihmë te një i njohuri i tij, me detyrë nënoficer në... Faqe 7

kronikë

Liberalizimi i shitjes së TPL, njihet me këtë emër nga tregu... Shpifës me pagesë

6

Përgjimet në doganën e Shkodrës, si falsifikohen fletëhyrjet e makinave Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë nën hetim për fletë-hyrjet e falsifikuara të automjeteve. “Është oficer policie, o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom, o. Porosia e ‘gomës’ shkon deri në dyqind mijë lekë, pasi një vit më parë ia kishte bërë një shoku tjetër me 150 mijë lekë të vjetra.”

Duke udhëtuar në rrugët e këtij kryeqyteti europian, është e pamundur...

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth mbështet idenë e zgjedhjes së një presidenti konsensual. Pas takimit të zhvilluar dje me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, ambasadori i OSBE-së tha për mediat se Presidenti i ardhshëm duhet të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë, teksa mori si shembull zgjedhjen e Avokatit... Faqe 3

ministrat mund të japin medalje si shpërblim për veprimtari të shquar në një fushë të veçantë profesionale. Njihen titujt dhe dekoratat e komunizmit

Vdes në aksident 70-vjeçari, zv.prokurori i Vlorës në hetim

Tension në Gjykatë për dënimin me 25 vjet të masakruesit të Belishovës Gjykata e Fierit dënon Xhevit Malkajn për ekzekutimin e bashkëshortëve Myftari, por familjarët kërkojnë maksimumin. S'është drejtësi. Duhej të rrinte gjithë jetën në burg, të hetohet edhe babai.”

CMYK

Faqe 6

editorial / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Meta, një vendim përtej vitit 2013 Me kë do të shkojë Ilir Meta? Dilema po shndërrohet në ankth për dy partitë e mëdha, të cilat e pranojnë gati hapur se pa numrat e LSI-së e kanë tepër të vështirë të formojnë qeverinë pas 23 qershorit. Ditët numërohen me gishta dhe vendimi i LSI-së po kushtëzon deri diku edhe sjelljen e dy partive kryesore në këtë pragfushatë. Berisha po ruan raportin si me një partner, bashkëpunimi me të cilin lihet të kuptohet se do të vazhdojë edhe në ardhmen, madje duke deklaruar se dy partitë kanë krijuar tashmë një përvojë që i ka afruar me njëra-tjetrën. Rama vazhdon ta kursejë ish-mikun e tij nga fushata denoncuese kundër mazhorancës dhe nuk harron të përmendë, ndryshe nga fushata e vitit 2009, se dera për LSI-në mbetet e hapur. Sigurisht që me zë të...

2

afër/larg

1

Lehtësitë fiskale rrënojnë buxhetin 2013, gropa 200 mln euro

Faqe 4

Tension në Gjykatë për Përgjimet për policët dënimin me 25 vjet të dhe një aferë në doganën masakruesit të Belishovës e Shkodrës Faqe 6

Faqe 7

Nuk është vetëm politika që kërkon futbollin. Tifozët e Partizanit tentuan në zgjedhjet e fundit të merrnin premtim nga ai që donte votat e tyre se do të ndikonte për të shpëtuar ekipin

Reagimi i Tiranës, pas vendimeve të FSHF “FSHF ka treguar inkoherencë në marrjen e vendimit. Ndaj trajnerit Nevil Dede janë konsumuar shkelje të rënda. FSHF mohon edhe vetë vëzhguesin e ndeshjes”, thuhet në reagimin e Tiranës. Sjellje të tilla ndëshkohen me humbjen 3-0 në tavolinë. Do mbrojmë të drejtat e trajnerit tonë Nevil Dede”.

Majtas: Futbollisti i Kavajës, Sokol Cikalleshi duke treguar bluzën ku lexohet emri i kandidatit socialist, Parid Cara. Djathtas Nevil Dede, trajner i Tiranës, duke ironizuar me grusht si komunist tifozat e Kavajës

Martesa me politikën, lidhja që po bën të vuajë futbolli K ur Sokol Cikalleshi ngriti bluzën pas golit që i jepte fitoren Besës së Kavajës ndaj Tiranës, tifozët lexuan: “Parid Cara Gol”. Emri të cilit iu dedikua goli është ai i të prezantuarit si kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Çfarë ndodhi pas kësaj është tashmë botërisht e njohur; nderimi ironik me grusht i Nevil Dedes, përplasja me tifozët dhe kryetarin e bashkisë, ndërsa dje komisioni i disiplinës në FSHF vendosi t’i dënonte protagonistët e ‘skandalit’. Grushti i ngritur si “nderim” komunist i Nevil Dedes është dënuar dy ndeshje, ndërsa fanella dedikuese për kandidatin e PS e Cikalleshit është dënuar një ndeshje. Megjithatë kjo skenë është më e fundit e shfaqjes së politikës në futboll, ku e para duket se është bërë protagoniste më shumë sesa rezultati i ndeshjes. Shkurt, pak veta do të mbajnë mend që Kavaja fitoi 2 me 1 ndeshjen kundër Tiranës, ama të gjithë do të dinë që kryebashkiaku i qytetit, Elvis Roshi, u arrestua dhe qëndroi për rreth 48 orë në qeli, si pasojë e asaj që ndodhi menjëherë pas kësaj përplasjeje dhe kunjave partiake në ndeshje dhe dhomat e zhveshjes. Politika në sport nuk është rast shqiptar. Futbolli ka tifozë dhe tifozët janë vota, kjo është pse pikët e Silvio Berluskonit u rritën kur Milani që ai drejton si president bleu Balotelin, një nga talentet më të mirë të futbollit italian. Milani është provuar më shumë se një herë i suksesshëm dhe ndihmues në fushatat e Berluskonit, sukseset e ekipit kanë prodhuar vota ekstra. Në anën tjetër në Spanjë përplasja e madhe Barcelona vs Real nuk ka qenë asnjëherë vetëm futbollistike. Ai është dueli klasik i katalanasve që kërkojnë pavarësi dhe kryeqytetasve të Madritit që nuk duan ta pranojnë atë. Politika në Shqipëri ka qenë gjithmonë afër futbollit. Në një formë a në një tjetër sporti më i ndjekur në vend është në varësi të saj dhe lidhjeve të saj me biznesin. Madje, fakti që një mori bashkish kanë pronësi të drejtpërdrejta mbi klube, bën që këta, sidomos në qyteza të vogla, të jenë një makineri gjeneruese votash në rast suksesi. Sidoqoftë futbolli dhe tifozët e kanë pranuar implikimin e politikës në sportin e tyre, për sa kohë kjo është bërë edhe ga-

Kavajë. Ndërkohë, për të kuptuar sa i madh është ndikimi i sportit në votime, mjafton të rikthehesh sërish në Kavajë. Rënia e ekipit një kategori më poshtë, pikërisht në zgjedhjet lokale të 2011-s, ishte sipas mjaft njerëzve arsyeja pse Kavaja vendosi të “Të dielën do të mundim bënte rrotacion dhe të zgjidhte një kryebashkiak soSkënderbeun, për kënaqësi të cialist. Ministri i Financave u fajësua, edhe pse në të tërthortë, për këtë humbje të PD-së. publikut. Mund të them që këtë mënyrë Ndërkohë nuk mungojnë rastet kur kryebashkiakë javë kam përballë ekipin e apo përfaqësues socialistë të pushtetit ndërhyjnë futbollit, ndërsa ministrin dhe deri dhe me makinë në fushë, si në Gramsh, për të ndryshuar apo vënë nën presion ata që luajnë në deputetin Bode e pres më 8 maj fushë. Duhen “vendosur rregulla dhe ligje të sakta (zgjedhjet lokale). Atë ditë Boden që, nëse një kryetar bashkie e përdor futbollin për do ta mund thellë...” Shpëtim zgjedhje, vota dhe politikë, të jetë larg”, thotë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Askush nuk Gjika para ndeshjes Flamurtari e di sesi mund të arrihet kjo, kur pjesa më e madhe e klubeve në vend janë në varësinë direkte të bashvs Skënderbeu më 2011 kive dhe kryetarët e këtyre të fundit, siç thoshte dhe ai i Gramshit, sakrifikojnë buxhetet në çdo fushë tjetër për të mbajtur gjallë ekipe që përndryshe do të ishin zhdukur nga harta e ligave shqiptare. Nuk është vetëm politika që kërkon futbollin. Tifozët e Partizanit tentuan në zgjedhjet e fundit të merrnin premtim nga ai që donte votat e tyre se do të ndikonte për të shpëtuar ekipin. Asnjë nga kandidatët për kryebashkiak nuk u angazhua sidoqoftë, kjo ndoshta edhe për faktin se bashkia ka në pronësi Tiranën dhe megjithëse taksapagues, tifozët e Partizanit shihen si “miq” në qytetin e tyre. Ata vuajnë sidoqoftë edhe për shkak të një historie të gjatë konfliktesh dhe varësie politike që dy klubet kryeqytetase kanë pasur. Tirana akuzon Partizanin si të favorizuarin e Ministrisë së Mbrojtjes në kohën e komunizmit. Ekipi që ishte një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri ka pasur përkrahje prej drejtuesve të institucionit, njerëz mjaft të pushtetshëm, që rrëmbenin lojtarët më të mirë të ekipeve të rretheve, çka e ka bërë Partizanin një nga ekipet me më shumë tituj në vend. Nga ana tjetër për ndjekësit e Partizanit, Tirana është përkrahur prej politikës së sotme “Ne kryebashkiakët, kurrë pjesë e pazareve në futboll. Punonjësit e bashkisë pa rroga, futbolli i mbështetur me 130 mln lekë. Pas incidentit, për të pasur sukseset që ka pasur. Pra, në fund të fundit, politika ka qenë prej kohësh e lidhur me futqeveritarët afera të turpshme. Kërkuan vota për mbylljen e çështjes”, bollin, vetëm se tani ajo po bëhet protagoniste, duke lënë në hije atë që ndodh në fushë. Dritan Bici, kryetar bashkie në Gramsh, u fut në fushë me makinë

rantuese e sukseseve të klubit, por nga ana tjetër fakti që politika po bëhet gjithmonë e më shumë protagoniste në fushë, duke lënë në hije sportin është bërë shqetësues. Berluskoni fiton vota nga Milani, por sidoqoftë në fushën e lojës dhe lojtarët nuk dihet të jenë implikuar ndonjëherë në deklarata që do t’i lidhnin me presidentin e tyre dhe fushatat e tij politike. Nga ana tjetër në Shqipëri, politikanët nuk ia kanë ngenë të merren mirëfilli me sportin, duke përdorur përpos blerjeve apo financimeve forma të dyshimta suksesi për klubet që ata mbështesin. Deputetë dhe përfaqësues të politikës janë akuzuar se kanë qëlluar me armë, kanë kërcënuar ekipet kundërshtare apo ndërhyrje të ngjashme brutale e deri te fiksimi i ndeshjeve, që ka sjellë rënien e një ekipi nga kategoria e ngjitjen e një tjetri. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, në kohën kur Flamurtari rivalizonte për titull me Skënderbeu, akuzoi ministrin e Financave, Ridvan Bode, se po përdorte pushtetin nga një anë për të ndihmuar ekipin e Korçës të fitonte lehtësisht ndeshjet e tij e nga ana tjetër duke “ia nxirë jetën” vlonjatëve, që pretenduan se u penalizuan rëndë në disa ndeshje vendimtare. Gjika bënte politikë, sigurisht. Ai tentonte të tërhiqte sa më shumë tifozë në kutitë e votave dhe ta bënte këtë duke i armiqësuar ata me rivalët politikë. Alfred Bode, ish-drejtori i sporteve në MTKRS, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, thotë në një intervistë të fundit se FSHF duhet të marrë masa për të shmangur këtë ndikim. “Duhen vendosur distancat dhe rregullat që klubi të funksionojë si një ndërmarrje dhe shoqëri sportive dhe jo si një pjesë e organizmave politikë. Për mua kjo është sfida e madhe që Federata Shqiptare e Futbollit të vendosë dorë dhe për ta larguar politikën nga futbolli”, thotë ai në intervistën për Sportin Shqiptar, duke iu referuar pikërisht ndeshjes së fundit në

kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2013

3

Presidenti Bujar Nishani dekoron Entin Kombëtar të Aviacionit Civil Italian me ‘Medaljen e Mirënjohjes’

Presidenti dekoratat, Kuvendi dhe qeveria medaljet Ministria e Drejtësisë ka paraqitur në Kuvend projektligjin që rregullon regjimin e dhënies së dekoratave, titujve dhe medaljeve. Për herë të parë kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat mund të japin medalje Fejzi Braushi

Gjatë festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u detyrua që të botonte një libër të posaçëm me aktet e themelimit të shtetit shqiptar për t’ua dhuruar atë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në 100 vite shtet, të gjithë pasardhësve të firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 1912 në Vlorë, por edhe të gjithë personaliteteve të tjera të shtetit, kulturës, artit etj. Një zgjidhje e detyruar kjo për kryetaren e Kuvendit, e cila nuk kishte një instrument tjetër të posaçëm për të nderuar këto figura të kombit shqiptar në vite. Por një situatë e tillë duket se nuk ka për t’u përsëritur më, kjo pasi qeveria ka vendosur që t’i heqë të dr e jtë n e e ksk lu z iv it et it p ër dhënien e dekoratave, titujve dhe medaljeve, jo vetëm kreut të shtetit siç është deri më tani, por edhe të gjithë drejtuesve të tjerë të lartë të shtetit, duke filluar pikërisht nga kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat. Për këtë qëllim me propozim të Ministrisë së Drejtësisë ka mbërritur në Kuvend propozimi për miratimin e një ligji të ri “Për Dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit”, i cili ndër të tjera bën dhe shfuqizimin e gjithë leg jislacionit që trajton këto çështje deri më tani, por duke lënë në fuqi të gjithë ata tituj dhe medalje që janë dhënë deri më tani

nga shtetit shqiptar, përfshi këtu edhe ato të periudhës së komunizmit. Projektligji

Drafti përcakton të gjitha llojet e dekotratave, titujve dhe medaljeve, si dhe autoritetet shtetërore kompetente, rregullat, procedurat dhe kriteret për propozimin, shqyrtimin, dhënien dhe mbajtjen e tyre. Kështu, projektligji përcakton fillimisht në mënyrë ezauruese të gjitha institucionet që kanë të drejtë të bëjnë propozime për dhënien e dekoratave apo titujve të nderit, duke e kufizuar atë vetëm te 9 krerë institucionesh, si kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat apo dhe krerët e gjykatave dhe të Akademisë së Shkencave. Në këtë mënyrë i mbyllet rruga mundësisë që ekziston deri më tani që një propozim të tillë mund ta bëjë dhe një shoqatë apo organizim joshtetëror. Së dyti, në këtë projektligj bëhet ndarja e qartë e dekoratave dhe titujve dhe medaljeve për meritat për të cilat ato jepen. Por ajo çka në fakt përbën risinë kryesore në këtë draft është pikërisht ndarja që i bëhet dekoratave dhe titujve të nderit, që do të vijojnë të jepen vetëm nga kreu i shtetit, ndërkohë që nga ana tjetër do të ekzistojnë dhe medaljet, por që tani e tutje do të jepen nga kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe ministrat. Dhe kjo sipas një logjike të thjeshtë, pasi dekoratat dhe titujt do të jepen nga presidenti si shpërblim për akte të veçanta merite apo trimërie ndaj kombit

27

nene ka projektligji që bën rregullimin e regjimit të dhënies së dekoratave, titujve dhe medaljeve

12

dekorata dhe tituj ka të drejtë të japë Presidenti i Republikës si shpërblim dhe mirënjohje për vepra dhe akte të një rëndësie kombëtare

24

është neni që përcakton se dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit, që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihen

shqiptar dhe interesave të tij. Ato do të përbëhen nga një medalje e madhe dhe një e vogël, të dyja të arta. Ndërkohë që medaljet që do të jepen nga krerët e institucioneve të renditurat të dyta apo të tretat në hierarkinë e shtetit, shqiptar siç është kryetari i Kuvendit dhe kryeministri do të jepen si shpërblim për veprimtarinë e shquar në një fushë të veçantë profesionale. Dekoratat dhe medaljet

Presidenti mund të japë 12 lloje dekoratash dhe titujsh të ndryshëm, duke filluar nga më i rëndësishmi që është dekorata “Urdhri i Flamurit” dhe për të vijuar më pas me dekorata dhe tituj të tjerë më pak të rëndësishëm. Ndërkohë që Kuvendi me propozim të 1/5 së deputetëve jep medaljen “Qytetar Nderi i Republikës së Shqipërisë”, për personalitete shqiptare ose të huaja, për vepra me efekte të spikatura në historinë dhe kulturën e kombit shqiptar, të cilat njihen si arritje madhore. Ndërsa kryeministri dhe ministrat mund të japin medaljen “Mirënjohje publike” dhe “Vlerësim profesional”. Çdo institucion që sipas këtij ligji do të ketë të drejtën të japë dekorata, tituj apo medalje do të krijojë një komision këshillimor, i cili do të trajtojë çdo propozim të ardhur, duke vlerësuar së pari meritën dhe kontributin e dhënë prej personit që kërkohet të nderohet, por edhe të shkuarën e tij penale.

Njihen titujt dhe dekoratat e komunizmit Ndryshe nga sa kërkuan ish-të përndjekurit politikë disa javë më parë pranë Presidentit të Republikës, për anulimin e të gjitha dekoratave dhe titujve të dhënë nga regjimi komunist për figura që kanë shërbyer atij pushteti, përfshi këtu edhe vetë diktatorit Enver Hoxha, projektligji i ri i paraqitur nga Ministria e Drejtësisë nuk e ka marrë parasysh një gjë të tillë. Pavarësisht se kreu i shtetit mori në shënim kërkesën e tyre, duket se ajo ka mbetur thjesht dhe vetëm

një tentativë. Kjo pasi në kapitullin e katërt të tij, atë që flet për dispozitat kalimtare në nenin 24 të tij thuhet se “dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji njihen”. Pra, sipas kësaj dispozite, rezulton se të gjitha ato dekorata, urdhra, titujt e medalje që kanë dhënë institucionet shtetërore shqiptare deri më sot, pra pa bërë dallim edhe për ato të periudhës së komunizmit, do të kenë vlerë dhe në të ardhmen,

pra do të njihen. Nuk dihet cili do jetë reagimi i shoqatave të të përndjekurve politikë për këtë dispozitë, por ajo që ka reaguar me një veprim konkret në drejtim të pranimit të një kërkese të tillë është FRDja e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi. Dje kjo forcë politike ka deklaruar publikisht se në momentin e parë që do ketë të drejtën e propozimit të projektligjeve, do të ndërmarrë nismën për të hequr me ligj të gjitha medaljet e titujt e diktatorit Hoxha.

Projektligji Shpërblimi Dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund të shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit kompetent. Masa dhe rregullat për dhënien e shpërblimit përcaktohen me vendim të KM me propozim të ministrit të Financave. Efektet financiare përballohen nga buxheti vjetor i miratuar për autoritetin kompetent përkatës. Dhënia e dekoratave dhe Titujve të nderit Dekoratat dhe titujt e nderit jepen me synimin shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie, ndaj kombit shqiptar dhe interesave të tij. Presidenti i Republikës është i vetmi autoritet që jep dekorata dhe tituj nderi në nivel kombëtar. Ato përbëhen prej një medalje të madhe dhe një medalje të vogël, të dyja të arta, sipas specifikimeve konkrete, të miratuara nga Presidenti. Dekoratat dhe titujt e nderit jepen kryesisht nga Presidenti ose me propozim të: Kryetarit të Kuvendit Kryeministrit Ministrave Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Kryetarit të Gjykatës së Lartë Kryetarit të KLSH-së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Avokatit të Popullit Kryetarit të Akademisë së Shkencave Dhënia e medaljeve Me dhënien e medaljeve shpërblehen veprimtari të shquara në një fushë të veçantë profesionale. Ato përbëhen prej një medaljeje dhe një certifikate, sipas specifikimeve të përcaktuara me vendim të KM. Medaljet jepen kryesisht ose me propozim të subjekteve të interesuara, ku përfshihen drejtuesit e institucioneve shtetërore. Autoriteti kompetent Autoriteti kompetent për dhënien e medaljeve sipas llojit të tyre është: Kuvendi Kryeministri Ministri përgjegjës për Forcat e Armatosura Ministri përgjegjës për Rendin dhe sigurinë publike Ministrit, ku përfshihet çdo ministër i ndryshëm nga ministri përgjegjës për forcat e armatosura dhe rendin.

4

ekonomi

Qeveria miraton koncesionin për cilësinë e karburanteve Tregu i karburanteve do të markohet dhe kontrollohet jo më nga shteti, por nga privati. Pas shumë debateve dhe kundërshtive nga Autoriteti i Konkurrencës, qeveria ka miratuar dje kontratën e koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave, “Global Fluids International”, S.A., dhe “Petroleum Consulting Partners”. Kompanitë e hidrokarbureve e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke pretenduar se do të rriten

kostot. Pasi për këtë shërbim do të paguajnë vetë bizneset e këtij tregu. Por kostoja mendohet të jetë 614 lekë për 1000 litra, duke e bërë kështu të papërfillshëm shpenzimin për këtë shërbim. Kompania ‘Global Fluids International’ ka eksperiencë në këtë fushë, pasi e ushtron këtë shërbim edhe në vende të tjera në zhvillim. Tregu i karburanteve vlerësohet nga më të mëdhenjtë në vend dhe me një nivel të lartë kontrabande. Vetëm dy muajt e fundit ka pasur mbi 5 raste ku janë arrestuar linja të

kontrabandimit të naftës bruto. Zgjidhja e vetme dhe 100% efikase për të kontrolluar këtë treg vlerësohet së është markimi i karburanteve. Duke markuar karburantin, do të jetë shumë e thjeshtë gjurmimi i tij në të gjithë hallkat e nxjerrjes, përpunimit, tregtimit dhe eksportit të naftës bruto. Vlerësohet se kostoja e aplikimit të markimit do të jetë tepër minimale, në krahasim me fitimet kolosale nga ulja, pse jo dhe zhdukja, kontrabandë e evazionit fiskal ndaj naftës bruto. 

Lehtësitë fiskale rrënojnë buxhetin 2013, gropa 200 mln euro Gropa që krijohet këtë vit në buxhet nga lehtësitë fiskale shkon 200 milionë euro, sipas kryeministrit Berisha. Ja si e impaktojnë negativisht zgjedhjet arkën e shtetit. Bode para dy zgjidhjeve, ose të rrisë borxhin ose të shkurtojë buxhetin Blerina Hoxha

Q

everia i ka dhënë një goditje të fortë buxhetit të këtij viti me lehtësitë fiskale të miratuara jav ë p a s j ave, t ë c i l at s i p a s deklaratës së djeshme të kryeministrit Berisha krijojnë një minus në arkën e shtetit me 200 milionë euro vetëm për këtë vit. Një përllogaritje të ngjashme kanë dhënë edhe ekspertët në Ministrinë e Financave. Pas populizmit të taksave buxheti i shtetit pritet të vihet pozitë të vështirë para vetëm dy zgjidhjeve, secila me kosto. E para, të shkurtohen shpenzimet. Dhe e dyta, të rritet borxhi dhe tejkalohet deficiti buxhetor. Heqja e tatimeve për rrogat deri në 300 mijë lekë, heq ja e TVSH për makineritë dhe pajisjet, dhe heqja e TVSH për imputet bujqësore janë disa nga ligjet që qeveria ka miratuar dhe e impaktojnë negativisht buxhetin me miliona euro.

Fondi i përfituar nga privatizimi prej 109.5 milionë eurove, ose rreth 15 miliardë lekëve, do të bëhet efektiv para se ai të arkëtohet

Shkurtimet

Shpenzimet e buxhetit 2013, duke përfshirë edhe borxhin 48 miliardë lekë, janë programuar gjithsej 409 miliardë lekë. Me shkurtimet që ka pohuar Kryeministri dje, i bie që ky buxhet të rrudhet edhe me 29 miliardë lekë, duke shkuar në 380 miliardë lekë. Por duke marrë në konsideratë që vitet e fundit nëpërmjet programimeve dhe realizimeve ka pasur një diferencë sistematike prej 200 milionë eurosh, buxheti i këtij viti pritet të jetë më i mjeri i këtij mandati. Kurba e buxhetimit në Ministrinë e Financave tregon për një buxhet në rritje nga viti 2005 deri në vitin 2008. Pas këtij viti buxhetet vjetore vijnë me ulje të ndikuara edhe nga kriza ekonomike që ka përfshirë eurozonën. Por vitet zgjedhore kanë disa karakteristika të veçanta. Realizimi i shpenzimeve shkon në proporcion të zhdrejtë më grumbullimin e të ardhurave. Për shkak se administrata dhe biznesi pësojnë një shkrehje për mbledhjen e taksave, por nga ana tjetër energjitë për shpenzime me efekt elektoral rriten ndjeshëm. Kështu ndodhi edhe në vitin 2009, kur qeveria maksimizoi borxhin dhe shpenzimet në të njëjtën kohë për ndërtimin e autostradës Durrës – Kukës. Zgjedhjet

Bashkë me buxhetin miratohet edhe një listë shpenzimesh. Çka do të thotë se nëse të ardhurat nuk shkojnë sipas programit, buxheti duhet shkurtuar. Kryeministri Berisha, por edhe ekspertët në Ministrinë e Financave e kanë pohuar këtë fakt. Por kjo nuk ka gja-

354

miliardë lekë ishte buxheti në vitin 2008

384

miliardë lekë ishte buxheti në vitin 2009

371

miliardë lekë ishte buxheti në vitin 2010

317

miliardë lekë ishte buxheti në vitin 2011

329

miliardë lekë ishte buxheti në vitin 2012

409

Është programuar buxheti 2013

Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë

sa të ndodhë në gjysmën e parë të vitit. Rishikimi i buxhetit është bërë traditë në mes të vitit, duke ia faturuar kështu ndryshimet e këtij viti qeverisë që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Kjo qeveri, e majtë apo e djathtë, do të jetë para dy vështirëve. E para, të ruajë deficitin buxhetor dhe të mos bëjë asnjë pagesë tjetër përveç pagave dhe pensioneve. E dyta lidhet me rritjen e borxhit, të cilit qeveria ia ka hequr limitin. Mirëpo sipas ak-

tit normativ, nuk mund të merret asnjë borxh i ri përtej programimit buxhetor, përveçse nevojave për importin e energjisë elektrike. Institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët vendës e kanë thanë troç më shumë se një herë se nuk duhet të politizohet çështja e taksave. Pasi Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksave në Rajon dhe nuk ka më vend për ulje. Ndryshe, vendi rrezikon të futet në hullinë e Greqisë.

Qeveria, hua 12 mld lekë deri në privatizime

Turizmi shqiptar prezantohet në Berlin

Qeveria vendosi dje të rrisë nivelin e borxhit publik me një vlerë prej 12 miliardë lekësh, të cilat do të zëvendësohen menjëherë me arkëtimin e 109 milionë eurove të përfituara nga privatizimet e 4 hidrocentraleve. Sipas qeverisë, fondi i përfituar nga privatizimi prej 109.5 milionë eurove, ose rreth 15 miliardë lekëve, do të bëhet efektiv para se ai të arkëtohet. Fondi i privatizimeve pritet të hyjë në buxhetin e shtetit në mesin e muajit prill dhe do të përdoret për ulje të borxhit publik dhe për investime. Po sipas këtyre burimeve, është përcaktuar se ky borxh do të merret në tregun e brendshëm, por nuk bëhet e ditur se me çfarë norme interesi. Vetëm një javë më parë, Kuvendi miratoi kontratat e shitjes së hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2 dhe Ulëz e Shkopet, kompanisë turke ‘Kurum’, kundrejt vlerës 109,5 milionë euro. Këto katër vepra energjetike prodhojnë në vit rreth 550 mijë Megavat në orë dhe kanë një fuqi të instaluar prej 80 Megavat..

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe gjithçka ofron Shqipëria, ishin kryefjalë e prezantimit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin të Gjermanisë. Shqipëria u prezantua në këtë Panair, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, nën logon: “Albania, Europe’s Last Secret” (Shqipëria, Sekreti i Fundi i Europës). Agjencia Kombëtare e Turizmit, morri pjesë në këtë panair, i hapur nga datat 6 deri 9 mars, ku morrën pjesë 188 vende të botës dhe 10086 ekspozues. Në stendën tonë, e ndërtuar sipas një koncepti bashkëkohor, prezantuan oferat e tyre rreth 14 operatoprë turistikë vendas. Interesi i vizitorëve ishte tepër i madh. Takimet, vendosja e konktakteve, shkëmbimi i ideve mbi zhvillimin e sektorit të turizmit, marrja e informacioneve mbi ofertat turistike në Shqipërisë, ishin të përhershme gjatë gjithë ditëve të këtij Panairi. Gjatë këtij panairi, stenda e Shqipërisë u vizitua nga një prej anëtareve të qeverisë gjermane, Dirk Niebel, ministër i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit. Në takimin që zhvilloi me drejtoreshëm e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Brikena Arapaj, u fol për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, mbi interesimin e operatoreve gjermanë për vendin tonë, si dhe një sërë elementësh të tjerë përsa i takon pjesmarrjes së Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin.

Brikena Arapaj, drejtoresha e AKT

Shqipëria u prezantua në këtë Panair, nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, nën logon: “Albania, Europe’s Last Secret”

kronika e ditës opozita

Gazeta Gazeta MAPO MAPO

www.mapo.al www.mapo.al//gazetamapo@gmail.com gazetamapo@gmail.com

Këshilla “Koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave, që lidhen drejtpërdrejt me të majtën. Unë mendoj se PS-ja ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake… PS-ja duhet të zgjerojë koalicionin, me gamë të ndryshme interesash, dhe jo vetëm me tryeza.”

27.02.2013 14.03.2013

57

Privatizimet “Në rast se në Kushtetutë thuhet se prona publike është e barasvlershme me pronën private, natyrshëm duhet që qytetarët të jenë pjesë e procesit dhe kjo gjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh me asnjë proces privatizimi. Kjo ka sjellë dështim të privatizimeve, nxitimi për t’i privatizuar në këtë periudhe krize, pa e zgjidhur krizën, tregon tendencën abuzive të qeverisë Berisha.

Erion Braçe: PS të dalë jashtë formimit të një koalicioni partiak Deputeti i PS: “Në opinionin tim do të duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicionit, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazës së klientelës politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersën e ballit, pa interesa politike, koncesione e tendera.” TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion

Braçe, i mbetet mendimit se për listat e kandidatëve për deputetë duhet të zbatohet modeli i primareve në ShBA, ndërsa jep një këshillë për kryetarin Edi Rama, lidhur me koalicionet, që duhet të formojë PS-ja. Lista e kandidatëve

“Kjo është një çështje e brendshme e PS-së. Unë pres të flas në forumet e partisë, me gjithë dimensionin që ka, duke filluar nga mënyra më e mirë si mund të ndërtohet një listë me kandidatë për deputet. Veçanërisht në kushtet e këtij sistemi elektoral, që s’ka ballafaqim të drejtpërdrejtë të deputetit me qytetarin. Kriteret duhet të jenë themelore, deri te mënyra e përzgjedhjeve, unë jam partizan i modelit të primareve në ShBA”, tha dje Braçe në një intervistë për “News24”. Koalicionet

Erion Braçe shprehet se për të maksimizuar votat duhet të dilet jashtë koalicioneve partiake. “…Koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave, që lidhen drejtpërdrejtë me të majtën. Unë mendoj se PS-ja ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake… PS-ja duhet të zgjerojë koalicionin, me gamë të ndryshme interesash, dhe jo vetëm me tryeza…”, tha Braçe, duke shtuar se duhet zgjeruar përfaqësimi me kategori sociale zëri i të cilave pak dëgjohet. “…Në opinionin tim, do të duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicionit, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazës së klientelës së politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersën e ballit, pa interesa politike, koncesione e tendera. Sipërmarrës që janë ngritur nga toka me punën e tyre të ndershme. Pse jo kategori socia-

Topi siguroi se FRD-ja do të kushtëzojë çdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje, me detyrimin për të shlyer kompensimin përfundimtar të ish-të përndjekurve

le për të cilat flasim shumë po bëjmë pak, si para ose tetraplegjikët. Këta persona janë shumë më të shkolluar, madje të mbishkolluar, se një pjesë e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Do të duhet të jenë në Kuvend që të mbrojnë interesat e tyre në Kuvend, dhe për fat të mirë interesat e tyre përputhen me ato të së majtës”, - tha ai. Braçe foli edhe për kategori të tjera, si ish-ushtarakët, të papunët, të cilët mund të përfaqësojnë më mirë se kushdo interesat e tyre. Privatizimet

Një tjetër çështje për të cilën u pyet dje Brace lidhet me qëndrimin e PS-së ndaj privatizimeve të fundit. “…Një pjesë e çështjeve që janë diskutuar në Parlamentin e Shqipërisë kanë qenë të depozituara në Kuvend prej 2 muajsh. Lotaria kombëtare, për shembull, ndërsa hidrocentralet erdhën vonë dhe u futën për votim jashtë procedurave parlamentare. Natyrisht ne e kontestuam, sepse bëhet fjalë për pasuri kombëtare të shqiptarëve. Dhe nga ana tjetër kemi privatizimin e të drejtës monopol të Lotarisë Kombëtare, pa pasur transparencë. Por kur flas për transparencë e kam fjalën jo për publikim të kontratës, por transparencë të të gjithë procesit, thithjen e mendimit, të opinionit e të grupeve të interesit, që lidhen drejtpërdrejt me këto procese privatizimi, apo dhe të drejta të tjera ekskluzive monopol që po jep qeveria”, - tha Braçe. Më tej ai shtoi: “…në rast se në Kushtetutë thuhet se prona publike është e barasvlershme me pronën private, natyrshëm duhet që qytetarët të jenë pjesë e procesit dhe kjo gjë s’ka ndodhur dhe s’po ndodh me asnjë proces privatizimi. Kjo ka sjellë dështim të privatizimeve, nxitimi për t’i privatizuar në këtë periudhe krize, pa e zgjidhur krizën, tregon tendencën abuzive të qeverisë Berisha”.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe

“Kemi privatizimin e të drejtës monopol të Lotarisë Kombëtare, pa pasur transparencë. Por kur flas për transparencë e kam fjalën jo për publikim të kontratës, por transparencë të të gjithë procesit

Mediu-vëzhguesve: Ky është Kod antidemokratik TIRANË Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, e cilësoi Kodin

aktual Zgjedhor tërësisht antidemokratik, gjatë një takimi që ai zhvilloi me përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR-it. Mediu theksoi se është e nevojshme një prani sa më e madhe e përfaqësuesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, për të garantuar një proces zgjedhor transparent. “Ky është një Kod tërësisht antidemokratik” - u shpreh Mediu. Për pasojë, pjesëmarrja sa më e gjerë e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, do të ishte një mbështetje për partitë e vogla, të cilave, sipas tij, u është mohuar çdo e drejtë mbi procesin, duke mos u lejuar as vëzhgues e as numërues.

Topi: Do kushtëzojmë aleancat për ish-të përndjekurit

16 vjeç votues, Ruçi-Patozit: Nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës

TIRANË Fryma e Re Demokratike organizoi dje një tryezë me ish-të përndjekurit politikë, ku u pasqyrua edhe programi i saj kundrejt kësaj kategorie. Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, tha se në themel të saj FRD-ja kërkon të trajtojë një program me probleme dhe premtime të realizueshme. “FRD-ja ka hartuar një program, i cili tingëllon paradoksal, sepse synon të zgjidhë ato probleme që duhej të ishin zgjidhur gjatë këtyre 22 viteve”, - tha ai. Topi siguroi se FRD-ja do të kushtëzojë çdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje, me detyrimin për të shlyer kompensimin përfundimtar të ish-të përndjekurve brenda 3 viteve, duke filluar nga viti i parë i qeverisjes. Në programin e saj FRD-ja ka përfshire edhe nismën ligjore për hapjen e dosjeve të kohës së diktaturës, miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin, dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq. Së fundmi, kjo forcë politike ka përfshirë edhe një tjetër pikë, që lidhet me hartimin e një nisme ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSh-së, kërkesë kjo e parashtruar pak kohë më parë nga ish-të përndjekurit gjatë një takimi me presidentin Nishani.

TIRANË Propozimit të kryeministrit Sali Berisha i doli tym

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës tre muaj para zgjedhjeve

i zi në përpjekjen e tij për të përfshirë 16-vjeçarët me të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka mjaftuar një takim njëorësh mes kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, dhe atij të PS-së, Gramoz Ruçi, për të rrëzuar kërkesën e Berishës, të bërë publike në fillim të javës, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, është shprehur se nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës tre muaj para zgjedhjeve. Ai radhiti disa problematika që po shoqërojnë përgatitjen e zgjedhjeve, siç janë listat e votuesve, duke përmendur edhe një tjetër çështje të pazgjidhur, ajo e votimit të emigrantëve. Pavarësisht dështimit të negociatave, kryeministri Berisha u shpreh në mbledhjen e qeverisë se nuk do të ndalojë në përpjekjen e tij, derisa 16-vjeçarët të kenë të drejtën e votës në zgjedhje. “…Unë i siguroj 16-vjeçarët e këtij vendi se nuk do të ndaloj kurrë përpjekjen time, derisa ata të votojnë si qytetarët me të drejtë vote të barabartë me qytetarët e tjerë…Ftoj të gjitha forcat politike që të mos e bëjnë çështje debati dhe karshillëqesh, por ta marrin këtë si një çështje të drejtë dhe themelore, së paku të 100 mijë qytetarëve shqiptarë, që mezi presin të paraqiten ditën e votimit të firmosin me përgjegjësi me votën e tyre për vendin e tyre në katër vitet që vijnë”, - tha ai.

6

kronika e ditës

Ditari “Gjykata, pasi ka marrë parasysh provat e paraqitura nga organi i akuzës, por edhe pendesën e Malkajt, vendosi ta dënojë atë me 25 viet burg”, ka thënë midis të tjerash Jaupi

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Vdes 70-vjeçari, një prokuror në hetim

Marrin peng hajdutët, 4 në pranga

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në një aksident ku është përfshirë edhe zv.prokurori i Vlorës. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, si pasojë e së cilës humbi jetën Bilbil Xhindi, 70-vjeç. Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se në ngjarje është përfshirë edhe Alfred Saliu, me funksion zv.prokuror i Rrethit Gjyqësor Vlorë. “Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur delegimin për hetimin e kësaj çështje në prokurorinë e Fierit, bazuar në nenin 78 të ligjit nr.7905, për të shmangur rrethanat që mund të ndikojnë në objektivitetin e hetimit”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, prokurori Saliu është pezulluar nga detyra e tij, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt hetimor. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, prokurori ndodhej në makinën e aksidentit, së bashku me një tjetër person.

Arrestohen 4 persona të akuzuar për pengmarrjen e dy të rinjve një javë më parë. Policia e Elbasanit deklaroi arrestimin e 4 shtetasve, që janë përfshirë në këtë ngjarje nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Në prangat e policisë kanë rënë Ervin Çereneci, 26 vjeç, banues lagjen ‘28 Nëntori’; Sokol Gula, 35 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’;   Shpëtim Çereneci, 57 vjeç, banues në lagjen ‘28 Nëntori’; dhe   L.V, 17 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’ në Elbasan. Të njëjtat burime konfirmuan se arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur për rreth disa orë në mjetin e tyre tip “Renault” me targë AA 770 CR,  dy shtetas me iniciale E.H dhe O.B. Ata kanë pretenduar se dy të rinjtë kanë vjedhur lokalin Loto Sporti në pronësi të shtetasit Ervin Çereneci. Nga ky lokal janë vjedhur disa televizorë plazma. Dy të rrëmbyerit ishin frekuentues të lotos në lagjen e tyre të banimit.

Tension në Gjykatë për dënimin me 25 vjet të masakruesit të Belishovës Gjykata e Fierit dënon Xhevit Malkajn për ekzekutimin e bashkëshortëve Myftari, por familjarët kërkojnë maksimumin. “Kjo nuk është drejtësi. Duhej të rrinte gjithë jetën në burg, të hetohet edhe babai.”

25

vjet burg u dënua i riu i akuzuar për vrasjen dhe djegien e çiftit Myftari në Belishovë të Mallakastrës. Malkaj i shpëtoi dënimit të përjetshëm pas pendesës

2

Fier Autori i vrasjes së bash-

këshortëve dhe djegies së trupave të tyre, Xhevit Malkaj, u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata e Fierit. Pas kërkesës së prokurorisë Fier për dënimin me burgim të përjetshëm, gjyqtari i çështjes “Malkaj” ka dëgjuar avokaten e të pandehurit, Brikena Luto. Kjo e fundit ka thënë se, bazuar në faktin që autori është penduar për vrasjen dhe se është pranuar gjykimi i shkurtuar, atëherë dënimi për klientin e saj duhej të ishte 25 vjet burg. Gjyqtari Roland Jaupi ka deklaruar se gjykata ka marrë parasysh provat e paraqitura nga prokuroria, por po ashtu ka marrë parasysh edhe argumentin e  avokates së Malkajt, duke e dënuar vrasësin e Belishovës me 25 vjet burg. “Gjykata, pasi ka marrë parasysh provat e paraqitura nga organi i akuzës, por edhe pendesën e Malkajt, vendosi ta dënojë atë me 25 viet burg”, ka thënë midis të tjerash Jaupi. Ky vendim ka shkaktuar reagime në sallën e gjyqit, ku kanë qenë të pranishëm edhe familjarët e Enver dhe Hazbije Myftarit, bashkëshortët që u vranë nga Xhevit Malkaj. Vendimi i lexuar nga gjyqtari ka sjell irritim te familjarët e dy viktimave, të cilët kanë deklaruar se janë të zhgënjyer nga drejtësia dhe se kërkojnë apelimin e çështjes. “Kjo nuk është drejtësi. Ky nuk është gjykim i drejtë. Ne duam burgim të përjetshëm për autorin, si dhe duam që të gjykohet edhe babai i tij, si një bash-

Bashkëshortët Enver dhe Hazbije Myftaraj,  përkatësisht  59 dhe 57 vjeç u gjetën të vdekur në  brendësi të lokalit të tyre, në 26 tetor 2012. Policia shpalli fajtor Xhevit Malkajn

këpunëtor i ngushtë në krim. Ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje. Do ta apelojmë në Vlorë”, ka deklaruar Fatmir Xhafa, vëllai i Hazbije Myftarit. Të afërm të Enverit kanë deklaruar se ligji nuk duhet të jetë i njëanshëm. “Kush është ligji? Ky? Kësaj i thonë vrisni kur të doni dhe kë të doni, se vetëm 25 vjet burg do bëni. Jo. Kjo është drejtësi e munguar, prandaj ne   do ta ankimojmë çështjen, derisa autori të marrë dënimin që meriton”, kanë thënë ata. Irritimi në ambientet e gjykatës duket se ka qenë i parashikuar nga forcat e policisë, të cilat kishin shtuar masat në Gjykatën e Fierit.  Ngjarja e rëndë për të cilën u shpall fajtor Xhevit Malkaj, ka ndodhur më 26 tetor të vitit 2012 në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Dy bashkëshortët Enver dhe Hazbije Myftaraj,  përkatësisht  59 dhe 57 vjeç janë gjetur të vdekur në  brendësi të lokalit të tyre. 

I dënuari për vrasje, Xhevit Malkaj

Shkodër, 30 shtëpi me ujin te dera Shkodër Mbi 20 cm ujë ka rrethuar rreth 30 banesa në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, të rëna gjatë kësaj jave në Shkodër. Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje periferike të qytetit dhe fakti që niveli i rrugës është më i lartë se ai i banesave, kanë ndikuar që uji i shiut të hyjë brenda në oborret e shtëpive dhe aty ku ato janë pa shkallë edhe brenda në banesa. Sipas banorëve, reshjet nuk dihet kur do pushojnë, ndërsa ata nuk kanë ku të drejtohen e të gjejnë zgjidhje teksa shohin nivelin e ujit të rritet brenda në oborret e tyre. Problemet e krijuara janë të shumta, si në

vështirësinë e lëvizjes ashtu dhe në rrezikun që uji të hyjë brenda, pasi nuk ka ku shkon .Banorët apelojnë që shteti të ketë vëmendje ndaj tyre dhe të mundësojë kanalizimet. ”Ka katër ditë që kam rreth 50 cm ujë brenda në shtëpi dhe nuk di çfarë të bëj. I lutem shtetit të hedhë shikimin nga ne, se jemi e gjithë lagjja në ujë “, thotë një prej banorëve. Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje lidhet me faktin se ajo është krijuar pas viteve ‘90 dhe nuk ka qenë e lidhur me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha të qytetit, ndërsa dhe aty ku kanalet kanë qenë, janë zënë me mure rrethuese dhe janë mbyllur.

Mungesa e kanalizimeve në këtë lagje lidhet me faktin se ajo është krijuar pas viteve ‘90 dhe nuk ka qenë e lidhur me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha të qytetit

Denoncimi, bllokohen 2 tonë peshk i skaduar Policia bllokon në kryeqytet 2 tonë peshk sardele, pasi dyshohet se është falsifikuar data e skandencës. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) e cilëson sasinë e mësipërme të ushqimit si të rrezikshme. Pas denoncimit, Prokuroria nisi hetimet si dhe urdhëroi verifikimin e mallit në tregun ushqimor dhe në supermarkete. Bëhet fjalë për një sasi prej rreth 2 tonë konservë peshku sardele, me datë skadence të falsifikuar deri në pesë vite. Në ambalazhin metalik të konservës, shihet se data e skadencës është e stampuar në vitin 2012, ndërsa në ambalazhimin me karton të vetë kutisë metalike, data e skadencës

është shënuar në vitin 2017. Produkti ushqimor mësohet se është prodhuar në një fabrikë në Kroaci. Ende nuk dihet se kur ka hyrë malli, apo sa kohë ka që qëndron në Shqipëri, dhe në çfarë rrethanash është futur. Burimet thonë se pas zbulimit të rastit, kanë nisur menjëherë hetimet, për sqarimin e rastit të mësipërm. Ndërkaq mësohet se policia ka marrë në ndjekje penale subjektin si dhe administratorin e subjektit që tregtonte konservat e peshkut. Zbulimi që çoi në bllokimin e sasisë së ushqimit të mësipërm mësohet është bërë nga ankesat e disa personave të ndryshëm. Ndërkaq, në njërin rast mësohet

se një person ka mbetur i helmuar nga konsumimi i produkteve të konservave. Policia mësohet se ka nisur hetimin mbi helmimin e tij, ndërsa ai vetë mësohet e ka pohuar se kishte konsumuar një konservë të tillë. Burimet thonë se policia dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kanë kryer një kontroll në magazinat e subjektit që importon dhe shpërndan produktin e mësipërm në Shqipëri, duke kryer bllokimin e një sasie prej rreth 10 kolish, me një sasi të konsiderueshme konservash që në total bëjnë një sasi prej rreth 2 tonë. D.Biçaku

Ende nuk dihet se kur ka hyrë malli, apo sa kohë ka që qëndron në Shqipëri, dhe në çfarë rrethanash është futur

kronika e ditës

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2013

7

Prokuroria çon “Gërdecin” në Gjykatë të Lartë Tiranë Në prag të përvjetorit të pestë të tragjedisë së Gërdecit, prokuroria ka vendosur të kundërshtojë vendimin e Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë. Para pak ditësh, prokurorët e Apelit kanë depozituar në shkallën më të lartë të gjyqësorit rekursin ndaj vendimit që ndryshoi akuzat dhe uli masat e dënimeve për të pandehurit e dosjes “Gërdeci”. Në materialin prej 180 faqesh, që tashmë është dorëzuar në Gjykatën e Lartë, prokuroria vazhdon t’u qëndrojë akuzave fillestare ndaj të pandehurve. Një nga akuzat më të rëndësishme që është rrëzuar nga dy shkallët e gjyqësorit është vrasja në rrethana të tjera cilësuese, me rrezikshmëri për jetën e shumë të tjerëve që u ngrit

ndaj katër të pandehurve kryesorë të procesit. Të pandehurit e akuzuar për vrasje nga prokuroria u dënuan për shkelje të rregullave në punë dhe shpërdorim detyre, madje përfituan edhe uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar në Apel. Një tjetër moment që kundërshtohet nga prokuroria ka të bëjë me vendimin e pafajësisë që shkalla e parë dhe Apeli dhanë për disa nga të pandehurit. Prokuroria thotë se ata duhet të shpallen fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kjo akuzë tashmë është e provuar. Aktualisht kërkesa që do të përfaqësohet nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është hedhur ende në short nga Gjykata e Lartë, e cila pritet

të përzgjedhë edhe pesë gjyqtarët që do të kenë “në dorë” fatin e një prej dosjeve më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare. Rreth një muaj më parë Gjykata e Apelit dha vendimin e formës së prerë për 29 të akuzuarit si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humben jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Apeli shpalli të pafajshëm pesë të pandehur, ndërsa shkalla e parë kishte dhënë pafajësi për 9 prej tyre. Po ashtu, në Gjykatën e Apelit u ul me një të tretën masa e dënimit për të pandehurit Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji.

Përgjimet për policët dhe një aferë në doganën e Shkodrës Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë nën hetim për fletë-hyrjet e falsifikuara të automjeteve. “Është oficer policie, o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom o. Porosia e ‘gomës’ shkon deri në dyqind mijë lekë, pasi një vit më parë ia kishte bërë një shoku tjetër me 150 mijë lekë të vjetra” Tiranë Dy punonjës policie dhe një nënoficer ushtrie janë përfshirë në një aferë të dyshuar korruptive, për të siguruar kundrejt pagesës një fletë-hyrje automjeti të falsifikuar. Historia nis me kërkesë të kallëzuesit, i cili dispononte një automjet që kishte hyrë në Shqipëri në vitin 2009. Për ta pajisur automjetin me dokumente të rregullta, ai kërkoi ndihmë te një i njohuri i tij, me detyrë nënoficer në repartin “Zall Herr”, që kishte njohje me përgjegjësin e policisë kufitare në Shkodër. Kaq do të mjaftonte që ndërmjetësi Artan Tafani të prezantonte oficerin e policisë si “shefin e Shkodrës” që do e zgjidhte këtë punë për një shumë parash. Por sipas tij, ndryshe nga disa kohë më parë, tashmë çmimi ishte rritur. “Është oficer policie, o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom, o”thotë në një nga bisedat e përgjuara Artan Tafani, teksa i prezanton kallëzuesit oficerin e policisë Arben Sinani. Ai thotë se porosia e “gomës” shkon deri në dyqind mijë lekë, pasi një vit më parë ia kishte bërë një shoku tjetër me 150 mijë lekë të vjetra. Në një tjetër bisedë mes Artan Tafanit, Arben Sinanit dhe kallëzuesit E.H., Tafani thotë se “ky është vetë shefi i madh, shefi i Shkodrës”. “Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak”- thotë ndërmjetësi teksa prezanton oficerin e policisë te personi që do t’i ofrohet shërbimi. Ndër të tjera, Artan Tafani thotë se një gjë të tillë e kishte bërë edhe katër muaj më parë, kur kishte kryer një porosi për një “Benc ML”. I pranishëm në këtë bisedë, oficeri i policisë, Arben Sinani, e miraton kërkesën për nxjerrjen e fletë-hyrjes së automjetit dhe thotë se fillimisht duhet bërë kjo gjë, e më pas procedurat e tjera. “Hyrja bën njiqind e pesëdhjetë mijë lekë dhe pastaj vazhdojmë me t’tjerat”- thotë në bisedën e përgjuar Arben Sinani. Më 9 shkurt të këtij viti, të tre personat takohen sërish mes tyre, por këtë radhë “ndërmjetësi” thotë se Beni po e bën për shoqëri këtë punë, madje i drejtohet kallëzuesit E.H., duke i

thënë: “Un e kam bezdi me i ra pesë herë nji personi në qafë. Ai biles prej meje të ka respektu më shumë... në Murqan e në Han të Hotit. Beni është përgjegjësi, shefi. Që ta dish”. I pranishëm në bisedë, Arben Sinani merr përsipër nxjerrjen e fletëhyrjes së automjetit duke caktuar ditën e hënë si afat për marrjen e saj. “Unë të hënën jam në punë... fletëhyrjen ta bëj unë o burrë.. kurdo si t’i bish, kur do vish është në rregull kjo punë”- i thotë oficeri i policisë kallëzuesit. Ata takohen sërish në datën 10 shkurt, kur E.H. i jep shumën prej 150 mijë lekësh Arben Sinanit, të cilat i numëron dhe e pyet dy herë nëse janë në rregull. “I.H.: E ke marrë shënim ti... pezjet, njëq-

“Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak” ind. Arben Sinani: Shumë në rregull. I.H.: Edhe pezjet, a jan në rregull? Arben Sinani: Shumë në rregull”- citohet në transkriptet e përgjimeve. Në datën 14 shkurt, kallëzuesi dhe oficeri i policisë takohen sërish, ku Arben Sinani i thotë se kishte mbaruar punë dhe i jep kallëzuesit një flet-raport të marrë nga sistemi TIMS, sipas të cilit automjeti që dispononte E.H. kishte hyrë në Shqipëri në datën 9 shkurt 2013.

Dogana e Morinit

Përgjimet për aferat në polici 1 Shkurt 2013 Artan Tafani në bisedë me kallëzuesin E.H. Artan Tafani: “... të marr fletëhyrjen, i them e bo, s’e bo, ene çmimin... nuk të pret doganë ai, të pret flet-hyrjen që ke hy n’filan... ene kaq. Këtu mbaron detyra e atij, si t’japi fletë-hyrjen që kjo ka hyrë dje... ta kryej unë, hiç për zotin... kët punë t’a kryj unë o I.., jo jo, do. M’jep fletë-hyrjen e fotokopjume m’u se e ka pas bë njëqind e pesdhjetë mijë lekë para një viti kur ja kam ba nji shoku tjetër unë. Është ngrit pazari. Është oficer policie o vlla, me tre yje, kryekomisar t’thom, o I., po a jo. Porosia e gomës, goma shkon dyqind mijë lekë ose njiqind e pesëdhejtë mijë lekë” 4 shkurt 2013 Artan Tafani, Arben Sinani dhe E.H Artan Tafani: “Si... asht shef i madh mor ti... ky është shefi vet o vllai tem, është shefi Shkodrës. Ky e bën direkt or vlla, e thotë tak-tak, vet tak... unë ja kryva porosinë para katër muajsh, ja kam mbau njonit, mi maroj ky. Benc ML i shkurtën” Arben Sinani: “Po ashtu, duhet me bo ne hyrjen njiherë... bëjmë hyrjen, që t’vazhdojmë

procedurat. Hyrja bën njiqind e pesdhjetë mijë lekë dhe pastaj vazhdojmë me t’tjerat... atëherë ja lemë n’dorë. Këtë hyrjen mun me e bë ene sot...” 9 shkurt 2013 Artan Tafani, Arben Sinani dhe E.H Artan Tafani: “Nuk ke nevojë me shku fare atje se e kryen lali vetë atë punë. Nuk ka nevojë... o I. Keje kartën, jepja Benit e ka mbaru punë ai për çat flet hyrje. Pastaj të tjerat... ke punë me mu. Me Benin nuk ke asnjë lloj pune në botë. Beni s’merret me këtë punë, por për shoqni po e bën... a më kuptove? Për shoqni, edhe Benin s’e njeh kurkun, a e njeh Benin? ...ene këtë s’e njeh fare. Me njeri në botë s’ke punë. Vetëm me mu. Ene ku të vij puna, jam unë prap. A e kuptove I.? Dëgjo me Benin unë kam maru shkollën. Beni më njeh mirë mu. Un e kam bezdi me i ra pesë herë nji personi në qafë. Ai bilës prej meje të ka respektu më shumë... në Murqan e në Han të Hotit. Beni është përgjegjësi, shefi. Që ta dish.” Arben Sinani: Të hënën del ajo... po mirë pra. Pasaportë biometrike, a ke ti? Ke dalë

ndonjëherë me kartë? Unë të hënën jam në punë... fletë-hyrjen ta bëj unë o burrë.. kurdo si t’i bish, kur do vish është në rregull kjo punë. Nëqoftëse je nesër me i pru mirë, nëqoftëse ashtu, mbas nesër jam në punë. Kur të vij tjetërpasnesër”. 10 shkurt 2013 Arben Sinani dhe I. H. I.H: Tash, a t’i jap lekët unë ty, se letrat i ke tij. Arben Sinani: Kartën a e more me vete sot? I.H: E ke marrë shënim ti.. pezjet, njëqind. Arben Sinani: Shumë në rregull I.H: Edhe pezjet, a jan në rregull? Arben Sinani: Shumë në rregull I.H: Kurse tash, kur t’vish a do më ndihmosh.. targa a nga kto, se s’njof kënd mor burr. Arben Sinani: Po ato targat, po ore te targat e der te dogana mor vlla. I.H: Te targat e te dogana Arben Sinani: Të gjitha mor ti kryj un ore. I.H: Ti nesër ça ore nisesh? Arben Sinani: Nisem nesër nga ora gjashtë, nga ora tetë jam aty, nga ora dhet është e kryme.

CMYK

8 14.03.2013

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

Drejtues : Zyra e Pranimit dhe Kujdesit ndaj studentit

Detyrat: Organizon grupe pune, të përbëra nga pedagogë dhe studentë, të cilët vizitojnë shkolla të mesme në qytete të ndryshme të vendit për t’u bërë të njohur nxënësve të vitit të fundit të shkollës së mesme programet e studimit që ofron; menaxhon dhe drejton këshillimin e studentëve në lidhje me procesin akademik dhe çështje të tjera të lidhura me to, si dhe organizon e koordinon aktivitetet e UET-it dhe ato në bashkëpunim me të tretët në mjediset e UET-it dhe jashtë tij. KualifiKimet: Diplomë BA: 5 vjet experience pune në organizime dhe punë direkte me studentët apo grupimet studentore.

Drejtues: Zyra e Karrierës dhe e Praktikave

Njoftim PuNësimi

Detyrat: Është përgjegjëse për sigurimin e mbarëvajtjes së procesit të zhvillimit të praktikave si dhe të këshillime të karrierës; ndjek dhe organizon çështjet e karrierës të studentëve në UET; ofron këshillim dhe udhëzime në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierave profesionale të studentëve; bashkëpunon ngushtë me Departamentet e Fakulteteve për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve; mban komunikim me Bordet e Tregut të Punës për të tërhequr mendime mbi përputhjen e diplomave të ofruara me tregun e punës, si dhe për të lehtësuar procesin e praktikave. KualifiKimet: Diplomë MA: 5 vjet experience pune në organizime brenda organizatës dhe punë direkte me bizneset

Drejtues: Zyra e marrëdhënieve Publike dhe e marketingut

Detyrat: Organizon marrëdhëniet me publikun dhe medien si dhe marketingun e UET-it. Mban lidhje dhe komunikon me mediet e shkruara dhe elektronike për pasqyrimin e çështjeve, veprimtarive të UET-it dhe promocionin e tij; bashkëpunon me njësitë e tjera të UET-it dhe me Zyrën e Kujdesit ndaj Studentit për pasqyrimin e aktiviteteve; ndërton mënyrat e komunikimit me shtypin për shpërndarjen e informacionit dhe për pasqyrimin e veprimtarive të UET-it; përkujdeset për faqen e internetit të UET-it dhe për përditësimin e saj; përcjell shtypin ditor dhe atë periodik; përgatit dhe mban lista të plota e të përditësuara të kontakteve me mediet e shkruara dhe elektronike. KualifiKimet: Diplomë MA në MPK, Gazetari, Shkenca Sociale: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër.

Universiteti Europian i Tiranës, është një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, me qëllim t’u japë studentëve një edukim cilësor, nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare. UET po në zhvillim të strukturave menaxhuese kërkon specialistë të rinj dhe dinamikë

Dekani i studentëve ne uet

Detyrat: Mban, organizon, koordinon, zgjeron dhe administron marrëdhëniet studentit me institucionin UET, brenda dhe jashtë tUET-it me të tretët, organizma homologë ose të ngjashëm, për lidhjen dhe forcimin e marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe; garanton jetën studentore në UET, zbatimin e marrëveshjeve me tretët me në qendër studentin UET dhe ndjek realizimin e aktiviteteve të parashikuara në to. KualifiKimet: Diplomë Dr e lart: 5 vjet experience në profile pune që lidhen me detyrat sa më sipër. Për aplikimet elektronike deri me 4 mars 2013 në adresën bora.trajani@uet.edu.al aplikantët duhet të sjellin: CV, Letër interesi, Diploma dhe certifikata mbeshtetese; dhe dy adresa elektronike per rekomanduesit

Njoftim punësimi Media MaPO shPk kërkOn të PunësOjë: Gazetarë: Gazetarë me përvojë mbi 5 vjet në shtypin e shkruar apo në mediat vizive. Të interesuarit duhet të zotërojnë stil dhe cilësi të shkruari si dhe të jenë të gatshëm për të eksploruar edhe zhanre si reportazhi, feature etj. E përmuajshme Nr. 27, Viti II botimit tetor 2012 Çmimi 300 Lekë

DOSSIER

KINKALERI

sektOri i MarketinGut: Punonjës marketingu me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar dhe vizive. Të interesuarit duhet të kenë kontakte me agjencitë e marketingut si dhe të marrin përsipër sigurimin dhe publikimin e reklamës në gazetën “MAPO”.

Eglantina Gjermeni Ilva Tare Xhani Shqerra Single & the city Libra, receta, ide

mikesha

Të martohesh me të?

Në çift

Ne që (s’)duam FESTAT

Aritmetika e lidhjes

Kthesa e madhe e Fatma Haxhialiu Blendi Salaj Lori Haxhiu Endri Xhafo Ilir Shaqiri

ZANA ÇELËS

2013

Veshja e festave

Jozefina

Angazhimet eSireja në shoqërinë civile. Ndryshimet e Estela Ujka karakterit por jo të pamjes. Parf�me, Sekretet e zonjës së pamoshë dhurata dekor gatime

Dorëshkrimi Libri i ri Preç Zogajt: 21 Janari im

agron Gjekmarkaj Dosjet, duhet një Wikileaks shqiptar

DITËT E MIA TË ËMBLA

CIVICI: Ta “lexojmë ndryshe” ekonominë?

Rrëfime fëminore nga një ngrënës librash

Nr. 10 (257), Viti Vii botimit NëNtor 2012 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

ARTUR ZHEJI

HAXHI QAMILI? MË KA BURGOSUR GJYSHIN, MËSUES I SHQIPES

Ardian Ndreca Iku edhe ky vit, si kalë i çalë

Albert Nikolla Përdor standardin... pa dashuri

RAPORTI BRITANIK ‘23

MË TË KORRUPTUARIT JANË TE MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE

Çdo operator

200 Min. e përmuajshme

KËRKOHET NJË HEROINË

200 SMS Pa

Nr. 11 (258), Viti Vii botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Kur varrmihësi vdes, Kush ia bën varrin?!

SPECIALE/ 2013 SHQIPËRIA

MB

KUSH ëSHTë FETULLAH güLEN?

zakonisht

AMIK KASORUHO GJASHTË VJEÇ NË DASMËN E MBRETIT

MAJLINDA BREGU NË KOHËN E LEXIMEVE

NAsho JoRGAQi

RAFTI I PARë, ‘FASHIST’; LIbRI I PARë, KANUNI I LEKëS TASo oSE oNUFRI I KISHAvE gREKE

AGRON GJEKMARKAJ KADARE-PLLUMI NJË Jo vetëm MIQËSI politikë si EUROPIANE

RAPORTI BRITANIK E VËRTETA E VRASJES SË HASAN PRISHTINËS

PRoFil

PikTuRA

JOHN KERRY

SIPAS NJË SHQIPTARI QË PUNON PËR TË Guljed Birçe mbulon Marrdhëniet me Jashtë në zyrën e Senatorit amerikan. Punon aty prej 5 vitesh dhe ëndërron Capitol Hill-in në Washington. Raporti i Kerry-t me shqiptarët, huqet e tij, a do të kandidojë sërish për President, dhe a do të kemi një ambasador amerikan me prejardhje shqiptare në Tiranë…?

GJERGJ META dhE kishA kATolikE

e përmuajshme

JO VETËM POLITIKË SI ZAKONISHT

Dhjetë gra të spikatura të jetës publike e kulturore, DHE BOTA,zgjedhin figurën tyre të shekullit shqiptar. Helena Kadare-Lasgush PORADECI; Odeta Barbullushi-Faik KONICA; Rudina Xhunga-Enver HOXHA; SI DO TË JENË... Belina Budini-Mbreti ZOG; Arta Marku-At Zef PLLUMI; Dhurata Shehri-Ibrahim RUGOVA; Grida DumaSali BERISHA; Luljeta Lleshanaku-Gjon MILI; Eda Derhemi-Fan NOLI; Zefina Hasani-Ismail KADARE

PËR BURGUN DHE HISTORINE kufizime 200 Avokati rikthehet në vendin e dënimit, në burgun e Burrelit, ku kaloi 10 vite të jetës. REPoRTAZh Si njeri i lirë dhe me një libër që rrëfehet nga burgu, por më shumë se për IZOLIMIN flet për lirinë. Dëshmia e Daut Gumenit: Burgu i Burrelit më mirë se burgu i madh Shqipëri

Gilman bakalli Shqipëria ka patur sundues, jo udhëheqës

ardian Ndreca 100 vjetët e para të Shtetit shqiptar

ÇdoBURRAT E SHEKULLIT 10 kohë NR. 14 (259), VITI VIII BOTIMIT JANAR 2013 ÇMIMI 300 LEKË

adrian Civici Rastësisht turist në Kubën e Fidel Kastros

PERSIDA ASLLANI

E PËRMUAJSHME

Adrian Civici Cilësia e universiteteve, kusht për zhvillimin

Nuk është kjo liria që kërkoje?..

E PËRMUAJSHME

NR. 9 (256), VITI VII BOTIMIT TETOR 2012 ÇMIMI 300 LEKË

NJË SQARIM PLASARIT PËR ‘KATOLICIZMIN’ E KADARESË

LIBRI I RI I SPARTAK NGJELËS

Kontakt / gazetamapo@gmail.com; info@mapo.al; Cel: 068 20 55 432

sokol balla

Ardian Ndreca: Pasqyra e shtypit

Preç Zogaj: Mrekullia e punës, tragjedia e famës

ALBERT P. NIKOLLA

Për aplikimet elektronike mund të na shkruani në adresën: gazetamapo@gmail.com. Aplikantët janë të lutur të dërgojnë: CV, letër interesi, diplomë dhe certifikata kualifikimi. Deri në datë 18 mars 2013

4

Duhet të kesh

BABAGJYSHIT HERMES MANIA

Aurela Hoxha dhe Julka Gramo çantat që tronditën Tiranën Ester Hoxha

SIPAS YJEVE Viol Xhafaj

HOROSKOPI

MaPO Online: Gazetarë, web-master dhe web-designer me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar, vizive apo atë online.

Monika Kryemadhi Vera Grabocka Kristina Jorgaqi Ardit Gjebrea Saimir Braho Merita Rexha

DOSSIER Seks nëNën takimin ylline parë? gjërat që duhet të bësh paraesefestave të shkosh 35 25 Libra, receta, dekor I shkrujanë

Nr. 27, Viti II botimit tetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Nr. 29, Viti II botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

Kinkaleri

sektOri i shPërndarjes: Punonjës të sektorit të shpërndarjes, me eksperiencë 5-vjeçare në median e shkruar. Të interesuarit duhet të zotërojnë njohuri mbi procesin e shpërndarjes së gazetës në pikat e shitjes dhe kontrollimin e tregut.

Sa fëmijë?

Ilva Tare Ruhjuni uraganit “Urrejtja” Elida Cangonji “I thuaj ‘jo’” Xhani Shqerra Ku është kufiri?

E përmuajshme Nr. 29, Viti II botimit dhjetor 2012 Çmimi 300 Lekë

RIKTHIMI I PRIFTIT TE ILUMINUAR RREFIM NE 360o. Fëmijëria në Rrushkull: atë kohë modeli ishte Enver Hoxha. Doja të bëhesha lider politik. Shkollimi në Itali: si një prift menaxhon dlirësinë me tundimin e bella vita. Shugurimi, detyra si zëdhëns i Kishës dhe raportet me gazetarët. Cenusi, At Zef Pllumi e të tjera…

CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2013

9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË

NJOFTIM

Ta Shohësh Botën me Optikë Elitare! Është optika më prestigjoze në Shqipëri. Përfaqësuese e autorizuar e

CARTIER për të gjithë rajonin.

Grand Optika Group sh.p.k, Hotel Sheraton, Tirana ,Albania Tel:0673001000; 0674006606; info@grandoptika.al; www.grandoptika.al

Grand

DRITARE MBI BOTË / Çfarë shohin shkrimtarët nga dritaret e tyre

Nr. 15 (260), Viti Viii botimit shkurt 2013 Çmimi 300 Lekë

Jo vetëm politikë si zakonisht

KRISTO FRASHERI Balli Kombëtar dhe ballistët, një histori FAcEBOOK Demotivuesit, ata që tallen me veset tona

10 LIBRA

e përmuajshme

PER T’U DJEGUR RAPORTI BRITANIK ku gaboi Zogu me pakicën greke në shqipëri

1. Testimi seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë zhvillohet ditën e hënë, më 25 Mars 2013, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, me adresë Sauk – Tiranë, ora 10:00 – 12:00. 2. Testimi seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë zhvillohet ditën e martë, më 26 Mars 2013, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, me adresë Sauk – Tiranë, ora 10:00 – 12:00. 3. Pjesëmarrësit në testimin seleksionues duhet të paraqesin mjet identifikimi.

optika

PERSIDA ASLLANI Kam një pyetje për Zotin

Në zbatim të ligjit Nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë  Nr. 299/1, datë 30/11/2012 “Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit”, si dhe të Vendimit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë Nr. 305, datë 08.03.2013, njoftohen kandidatët për gjyqtar në Gjykatat Administrative për sa më poshtë vijon:

Mërgata e qyqeve - Nasho Jorgaqi; Mekami – Kasem Trebeshina; Lufta italo-greke, Diktatorë e kuislingë - Arben Puto; Skënderbeu - Jens Oliver Schmitt; ‘Vepra’ - Moikom Zeqo; Berisha përmes Kasandrave - Fahri Balliu; Të jetosh në ishull - Ben Blushi; 10 ditë që nuk tronditën botën - Aurel Plasari; Librat -Kastriot Myftaraj; Romanet - Brunilda Zllami

10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Tregu i sigurimeve nuk janë vetëm makinat L

iberalizimi i shitjes së TPL, njihet me këtë emër nga tregu dhe klientët, ishte masa më e mirë dhe më e rëndësishme në funksion të zhvillimit të këtij tregu. Kjo masë rregulloi njëherë e mirë marrëdhënien midis klientit dhe kompanisë, pastroi bilancet nga shifrat fiktive, pasi ndryshe shënohej në policën e sigurimit, ndryshe arkëtohej primi i sigurimit, duke krijuar hendeqe të mëdha dhe vështirësi financiare në treg. Gjithashtu u bë e mundur rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së kompanive para klientëve, aksionerëve dhe natyrisht tregu u bë transparent dhe i ndërgjegjshëm për produktet që shet dhe përgjegjësitë që mbart. Sigurimi i detyrueshëm ose TPL në të gjithë botën zë vetëm 8 -10 për qind të portofoleve të kompanive, ndërkohë që në Shqipëri zë rreth 80 deri në 90 për qind. Pra është një portofol i pa diversifikuar dhe në kompani të veçanta edhe më shumë. Duke qenë një produkt i kërkuar me ligj, ai është bërë edhe objekt i një diskutimi të gjerë këto ditë në media dhe natyrisht edhe në opinionin publik. Mediat u mbushën me lajme si kompanitë ulën çmimet, kompanitë rritën çmimet, kompanitë kanë çmim të njëjtë etj., fjalë dhe shkrime këto që kur i dëgjon dhe lexon të krijojnë një ndjesi jo të këndshme për mënyrën e transmetimit të këtij mesazhi te qytetarët dhe nga qytetarët te njëritjetri. Po çfarë është TPL? Ky është sigurim i detyrueshëm në të gjithë botën dhe ka për qëllim mbrojtjen e palës nga dëmet që ai u shkakton të tjerëve. Vlera e dëmshpërblimit është e rregulluar me ligj mbi bazën e përgjegjësive ligjore dhe përmasave të aksidenteve. Primi i sigurimit pas liberalizimit është thjesht kompetencë e kompanive dhe përgjegjësi e aksionerëve për kapitalin e investuar. Duke qenë produkt i lehtë për t’u shitur dhe kërkuar nga policia në bazë të ligjit, ky ka qenë edhe molla e sherrit dhe elementi që ka vendosur në një garë kompanitë, por nga ana tjetër ka qenë edhe në qendër të vëmendjes së Autoritetit të Konkurrencës dhe autoriteteve të tjera mbikëqyrëse. Pak histori, dhe shkaqet pse sigurimi i detyrueshëm i makinave është kaq i përfolur. Me liberalizimin e tregut të sigurimeve lindën kompanitë e sigurimit: në fil-

koment Avni Ponari

Qeveria shqiptare ka bërë liberalizimin e këtij tregu tërësor, duke i dhënë mundësinë atij të konkurrojë me të gjitha elementet e tregut që për sigurime janë lehtësisht të dallueshme: pagesa e dëmeve në kohë dhe në vlerën e duhur, krijimi i rezervave dhe ruajtja e parametrave të aftësisë paguese. Së fundmi, edhe liberalizimi i TPL krijoi mundësinë e garës dhe natyrisht të konkurrencës... lim një kompani, më pas tre, pastaj 5 dhe tashmë në treg operojnë 9 kompani sigurimesh. Fillimi për secilën është i vështirë dhe natyrisht produkti bazë është TPL, kjo për shkak edhe të mungesës së kulturës në sigurime. Kështu filloi dhe loja me ndarjen e tregut në sigurime, pra në sigurimin TPL të makinave. Për tre vjet tregu u maturua dhe u krijuan ndarje të cilat ishin normale dhe funksionale, çka edhe bënë që tregu të rritej dhe të kishte parametra profesionale dhe natyrisht shërbim të mirë. Por ai duhej zgjeruar dhe si bazë për zgjerimin për autoritetet licencuese nuk u zgjodhën produktet apo klasat e sigurimeve, që dhe sot janë të pazhvilluara, por u rrit numri i kompanive. Më 2004 u dhanë brenda një dite 4 licenca për kompani sigurimesh, të cilat e sulmuan tregun për të zënë vendin e tyre në të. Kjo bëri që tregu të ndjejë çfarë po ndodhte dhe si duhej përballuar. Kompanitë ekzistuese humbën menjëherë treg për shkak të çmimeve të ulura që aplikuan kompanitë e reja dhe kështu loja e dominos vazhdon edhe sot, kur një tjetër kompani iu shtua tregut vitin e kaluar. Që të fito-

nin pjesë të tregut, këto kompani filluan lojën me çmimet dhe të tria kompanitë që hynë të parat, duke përfshirë edhe shtetëroren, humbën pjesë të mëdha për shkak të uljes së çmimeve. AMF dhe politika menduan ta bënin tregun me shumë kompani pa asnjë konsulencë me operatorët. Në dhënien e licencave nuk u veprua me kujdes, duke licencuar kompani sigurimi dhe duke u dhënë klasa të veçanta që janë pak të zhvilluara si jetë, shëndet, pasuri etj. Për të mbrojtur interesat e konsumatorëve duhej të jepeshin licenca vetëm për sektorë të tjerë të rëndësishëm, me qëllim rritjen e pjesëve të tjera të tregut, siç ndodh në botën e qytetëruar. Pra dhënia e gjithë klasave të gjitha kompanive dhe mungesa e mbikëqyrjes në elemente të tilla siç janë kapitali, rezervat dhe aftësia paguese bënë që vitin e kaluar të lindte edhe një tjetër kompani me pjesë të shkëputura nga stafet e kompanive. Natyrisht me synimin për të marrë portofole me çmime të ulura duke dëmtuar jo vetëm kompanitë por dhe interesat e klientëve. Pra, mekanizmi i shpjegimit të kësaj situate është i thjeshtë. Kompanitë e vogla për të mbijetuar dhe për të marrë treg, duke mos pasur asnjë nga klasat e tjera të sigurimeve jetë, shëndet, pasuri, marinë etj., ulin tarifat me qëllim që të rriten artificialisht në treg, pasi 90% të dëmeve të klientëve të tyre i paguajnë kompanitë e tjera. Nisur nga kjo, nuk u mbetet gjë tjetër veç të ulin çmimet, të mos paguajnë dëme ndërkohë që u mungon kontrolli i elementeve që thamë më sipër, për të funksionuar si kompani. E gjithë kjo lojë sot po reflektohet te pagesa e dëmeve të cilat AMF e ka detyrë ligjore t’i kontrollojë si dhe elementet që karakterizojnë një kompani sigurimesh, të bëjë transparente të dhënat për secilën dhe të garantojë publikun për pagesat e dëmeve. Kjo do bëjë të mundur edhe shitjen me kujdes të TPL-së nga kompanitë. Është e vërtetë se sistemi i sigurimeve është sistem i sigurt dhe, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë me ndonjë kompani, asgjë nuk ndodh me klientët, pasi janë kompanitë që mbeten në treg që paguajnë të gjitha dëmet. shtë meritë e tregut të sigurimeve dhe operatorëve

Ë

Shpifës me pagesë

në të, që u bë e mundur futja në Shqipëri e dy investitorëve strategjikë, të cilët duke ardhur nga komuniteti europian e garantuan tregun duke i dhënë garancitë financiare dhe natyrisht përmbajtjen dhe parametrat europiane. Prania e UNIQA dhe VIG në Shqipëri krijuan një fizionomi të re dhe një trajtë të re në industrinë e sigurimeve. Duhet theksuar këtu se edhe vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia, duke qenë pjesë e punës së operatorëve shqiptarë të sigurimeve, të cilat e filluan para 10 vitesh aktivitetin e tyre, u garantuan këtyre vendeve praninë e investitorit strategjik dhe kjo natyrisht ishte një dhuratë, por dhe një bashkëpunim i suksesshëm që vetëm tregu i sigurimeve e ka krijuar në rajon. Prania e kompanive shqiptare në Kosovë e Maqedoni ka qenë një tregues i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve duke respektuar të gjitha të drejtat në këto vende. Tregu shqiptar i sigurimeve ka investuar në këto vende rreth 25 Milion Euro kapitale dhe natyrisht i ka dhënë dhe investitorët strategjikë. Pra, këta investitorë i kanë dhënë garancitë këtij tregu në të gjithë rajonin, pasi ato zotërojnë mbi 60% të këtij tregu, duke e bërë gjithnjë e më shumë europian jo vetëm në emër por në shërbim, produkte dhe natyrisht në garantimin e klientëve dhe gjithë tregut me garancinë e produkteve pavarësisht nga prania në treg e operatorëve të vegjël lokalë. Në këtë mënyrë, prania e investitorëve strategjikë përfundimisht ka dhënë garancitë e investimeve të huaja dhe natyrisht ka garantuar tregun në tërësi për mirëfunksionimin e tij. everia shqiptare ka bërë liberalizimin e këtij tregu tërësor, duke i dhënë mundësinë atij të konkurrojë me të gjitha elementet e tregut që për sigurime janë lehtësisht të dallueshme: pagesa e dëmeve në kohë dhe në vlerën e duhur, krijimi i rezervave dhe ruajtja e parametrave të aftësisë paguese. Së fundmi, edhe liberalizimi i TPL krijoi mundësinë e garës dhe natyrisht të konkurrencës. Por ky liberalizim nuk u shoqërua me masat e duhura, të cilat janë objekt i

Q

punës së mbikëqyrjes. Pas liberalizimit një sërë masash duhej të vinin menjëherë. Vendosja e sistemit “bonus malus”, që do të thotë regjistrimi i dëmeve dhe historiku i dëmeve për çdo klient dhe çdo targë për të aplikuar tarifa specifike për shkaktarët e dëmeve dhe për mjetet me kubikazh të ndryshëm. Shqipëria ka rreth 350 mijë makina, nga të cilat janë rreth 30% të pasiguruara dhe ato që janë të siguruara akoma nuk është bërë e mundur që agjentit t’i dërgohen të gjitha të dhënat e mjetit dhe të gjitha të dhënat e përdoruesit, duke aplikuar tek ai tarifën mbi bazën e historikut që paraqet për tregun, pra sa ka qenë i përfshirë në dëme apo cila është fuqia motorike e mjetit etj. Grumbullimi dhe evidentimi i këtyre të dhënave kërkon vetëm angazhim, bashkëpunim dhe jo më shumë se një muaj kohë. Fabrikimi i primit të rrezikut apo krijimi i artificave duke përdorur frikën se çfarë ndodh nëse një kompani mund të dalë nga tregu etj., nuk janë asgjë tjetër veçse lojëra me tregun ose lojë e njëjtë si ato që ulin çmimet dhe punojnë pa e kuptuar se janë në tregun e sigurimeve dhe jo në tregun e mallrave industriale. Në këtë pikë i takon AMF-së të luajë rolin e tij mbikëqyrës mbi rrezikun dhe dëmet e paguara si dhe garantimin e pagesës së dëmeve. E vërteta është se asnjë klient nuk mbetet i pambuluar dhe asnjë shqetësim nuk është në treg. Klasat e sigurimeve janë disa dhe janë të gjitha të rëndësishme, të kthejmë sytë tek ato dhe të mendojmë për të zhvilluar industrinë financiare, pasi është njëra nga tri shtyllat e zhvillimit të vendit. Kjo industri e përberë nga tregu i sigurimeve, fondet e pensioneve, letrave me vlerë apo bursa janë një industri paksa e harruar dhe e përqendruar në TPL. Po bëj një krahasim vetëm me Kroacinë: tregu i sigurimeve atje është rreth 700 Euro për frymë, kurse në Shqipëri është vetëm 18 Euro. Pra, janë të gjitha mundësitë që me një program të qartë strategjik dhe bashkëkohor të dyfishohen brenda vitit këta tregues. Por kjo arrihet përmes një bashkëpunimi midis operatorëve të cilët janë të gatshëm, politikës dhe autoriteteve të mbikëqyrjes financiare. * Drejtori ekzekutiv i SIGAL

op-ed

2

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

14.03.2013

11

MaKSima e ditës

Blog/ Gazetarja që diti të Kulturë/ Trafik i traditës Universitet/ Një temë ishte mike dhe armike e muzikore ballkanase diplome para 350 Milosheviçit Faqe 15 në Bruksel Faqe 14 spektatorëve Faqe 15

Krimet na trondisin së tepërmi, ndërsa veset pothuajse gjithnjë shumë pak. Augustus Hare 

Meta, një vendim përtej vitit 2013 M

e kë do të shkojë Ilir Meta? Dilema po shndërrohet në ankth për dy partitë e mëdha, të cilat e pranojnë gati hapur se pa numrat e LSI-së e kanë tepër të vështirë të formojnë qeverinë pas 23 qershorit. Ditët numërohen me gishta dhe vendimi i LSI-së po kushtëzon deri diku edhe sjelljen e dy partive kryesore në këtë pragfushatë. Berisha po ruan raportin si me një partner, bashkëpunimi me të cilin lihet të kuptohet se do të vazhdojë edhe në ardhmen, madje duke deklaruar se dy partitë kanë krijuar tashmë një përvojë që i ka afruar me njëra-tjetrën. Rama vazhdon ta kursejë ish-mikun e tij nga fushata denoncuese kundër mazhorancës dhe nuk harron të përmendë, ndryshe nga fushata e vitit 2009, se dera për LSI-në mbetet e hapur. Sigurisht që me zë të ndrojtur e më shumë i ndikuar nga radikalët brenda partisë së tij, Rama thotë që PS i fiton edhe e vetme zgjedhjet, por këtë nuk e beson as vetë e jo më ta përdorë si presion ndaj LSI-së. I gjendur në një sanduiç të ngrohtë, ku të dyja palët e shohin me lakmi, Ilir Meta ka avantazhin e madh për të mbajtur dhe motivuar të vetët, por në të njëjtën kohë ka edhe peshën e rëndë të një vendimi. Dilema është e madhe edhe për kokën e liderit të LSI. Të

prishë një martesë për të lidhur një tjetër? Të dalë i vetëm e pastaj të vendosë nëse rikthehet aty ku ishte apo të provojë një aventurë të re? Çfarë humbet duke ikur nga koalicioni ekzistues dhe çfarë i garanton Rama për të ardhmen e tij politike? Nëse llogaritë do të bëheshin vetëm për 2013-n, ndonjë deputet apo ministër më shumë mund të vendoste për fatin e koalicionit të ardhshëm. Pra, aty ku do të siguronte një përfaqësim më të madh dhe për rrjedhojë edhe një kushtëzim më të ndjeshëm në qeverisje, aty mund të ishte rreshtimi i ardhshëm politik i LSI-së. Në varësi të ofertës Berisha-Rama, do të lëvizte edhe pozicionimi i Metës. Në këtë rast, vendimmarrja e LSI-së do të vinte si rrjedhojë e negociatave me të dyja palët, ku prioritet do të kishte oferta më e lartë. Në pamje të parë kjo llogaritje (duke e harruar njëherë e mirë moralin politik për të gjitha palët) duket normale dhe si rezultat do të kishim një qeveri të re Berisha ose Rama me një LSI më të fuqishme brenda saj. Në këtë logjikë, çdo hamendësim për dilemën se nga do të shkojë LSI do të ishte i thjeshtë. Ajo do të shkonte me atë që i ofron më shumë. Mirëpo nëse Ilir Meta i bën llogaritë e tij politike përtej 2013-ës, atëherë ndonjë deputet apo ministër më

shumë nuk bëhen përcaktues për të vendosur koalicionin e ardhshëm. Lideri energjik i LSI-së nuk mund ta kalojë gjithë karrierën e tij politike me dilemën me PD apo me PS. Atij nuk do t’i mjaftonte vetëm një laps në dorë për të kalkuluar 20 apo 30-përqindshin e pushtetit, që do t’i ndante njëra prej partive të mëdha. Ai do të donte të ishte njëri prej të mëdhenjve dhe i gjithi profili i tij politik është një dëshmi e përpjekjes për të qenë numri Një. E ka dëshmuar këtë në betejën e përhershme brenda PS dhe në kohën kur drejtoi Shqipërinë si kryeministër. E me këtë ambicie, dilema e Ilir Metës nuk mund të jetë kush i jep më shumë vende në qeveri apo në parlament, por si të arrijë të jetë ai vetë që do t’i ndante vendet në qeveri e parlament. Në këtë pozicion, vendimi se nga do duhej të shkonte në zgjedhjet e 2013-s nuk do të kushtëzohej nga nevoja për të shtyrë katër vjet, por nga objektivi për të qenë protagonisti kryesor edhe për shumë vjet. Nëse do ta shihte vendimin e pozicionimit në këto zgjedhje në funksion të një projekti përtej 2013-ës, atëherë për Ilir Metën nuk do kishte asnjë dilemë: ai do të qëndronte në koalicionin me PD. Fitorja e një mandati të tretë Berisha-Meta, do ta dërrmonte politikisht PS dhe do ta vinte në dys-

editorial Armand Shkullaku

Projekti përtej 2013-ës i jep zgjidhjen dilemës së Ilir Metës. Ai vetë me siguri e ka marrë ndërkohë vendimin. Mosshpallja e tij, më shumë sesa shenjë hezitimi, është një lloj shijimi i fërkimit nga të dy krahët dhe sigurisht i të qenit në qendër të vëmendjes. Pra, vetëm çështje kohe.

him të madh lidershipin e Edi Ramës. Kriza brenda të majtës do t’i jepte mundësinë e artë Ilir Metës për t’iu ofruar ish-partisë së tij si e vetmja mundësi për ta rikthyer në pushtet. Humbja e Ramës mbetet shansi i vetëm që Meta të marrë partinë që i shkon për shtat ambicieve të veta. Gjatë një mandati të tretë të kësaj mazhorance, Meta do të kishte luksin të vëzhgonte dëshpërimin e socialistëve deri në pikën kur ata ta shihnin atë si të vetmen zgjidhje. Dhe, nëse i ka numrat në parlament, pse jo, t’u ofrojë atyre në gjysmën e mandatit ndryshimin e qeverisë në tavolinë, me kushtin e të qenit kryeministër. Me një PD me lidership të ndryshuar në të ardhmen e afërt dhe me një PS nën drejtimin e tij, Ilir Meta shndërrohet në protagonistin kryesor politik në vend për një kohë relativisht të gjatë. Në njeriun që nuk përpiqet të sigurojë katër- pesë karrige më shumë çdo katër vjet, por në politikanin që mund të qeverisë vetë. Projekti përtej 2013-ës i jep zgjidhjen dilemës së Ilir Metës. Ai vetë me siguri e ka marrë ndërkohë vendimin. Mosshpallja e tij, më shumë sesa shenjë hezitimi, është një lloj shijimi i fërkimit nga të dy krahët dhe sigurisht i të qenit në qendër të vëmendjes. Pra, vetëm çështje kohe.

Pse Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

D

uke udhëtuar në rrugët e këtij kryeqyteti europian, është e pamundur të mos goditesh nga transformimi i pabesueshëm i Shqipërisë, nga një komb psikologjikisht i izoluar dhe stalinist vetëm disa dekada më parë, te një vend i lulëzuar, aleat demokratik i NATO-s që ajo është sot. Trotuaret janë të veshur me bare dhe kafene, dyqanet janë plot me mallra perëndimore, hotelet janë të mbushura me biznesmenë dhe turistë - të gjitha shenja të përkushtimit të Shqipërisë drejt një ekonomie të tregut të lirë dhe shfaqjes së saj si një destinacion i nxehtë turistik.  Gazetat janë të mbushura me debat të fortë politik - janë një vulë e lirisë që tregon se sa janë rritur rrënjët e një demokracie të thellë. Por siç thonë kritikët, mosmarrëveshjet janë gjithashtu një shenjë e polarizimit të thellë politik, që në kohë kanë penguar progresin: Parlamenti Europian, për shembull, i mohoi së fundmi Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE,  sepse nuk ka miratuar disa reforma të rëndësishme që janë mbërthyer në Parlamentin e bllokuar.  Kjo nuk është unike për Shqipërinë - vetëm shikoni fiaskot në Uashington mbi shkëmbimet fiskale, kontrollin e armëve, emëri-

koment Bob McEwen

 Shqipëria po korr shpërblimet. Vendi ka ngjitur 55 vende në klasifikimin e Bankës Botërore mbi lehtësirat për të bërë biznes dhe më 2011 u emërua Vendi i dytë më i mirë për reformat. Në vitin 2010, Kombet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë çmimin e Shërbimit Publik për “përmirësimin e transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë në shërbimin publik”.

met e kabinetit dhe sekuestrimit. Por biseda në lidhje me politikën e brendshme të Shqipërisë shpesh overshadows një rekord të mahnitshëm që tregon fuqinë e angazhimit europian së bashku me udhëheqjen largpamëse. Kjo sjell siguri për Europën dhe siguri për  Shtetet e Bashkuara, dhe kjo është arsyeja pse Kongresi duhet të shtyje fuqishëm aleatët tanë europianë për ta vënë Shqipërinë në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE.  Një pjesë e madhe e meritës për përparimet e Shqipërisë i shkon kryeministrit Sali Berisha, i cili mbikëqyri anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 dhe ka udhëhequr reforma politike, ekonomike dhe sociale. Shtatë vitet e tij në detyrë janë shënuar nga ulja e taksave, privatizimeve, tregti e liberalizuar dhe ligjeve të punës, si dhe liri më të madhe dhe drejtësi sociale - duke përfshirë edhe kalimin në vitin 2010 të një ligji historik antidiskriminues që mbron të drejtat e LBGT.  Shqipëria e njeh problemin e saj me korrupsionin dhe po e lufton atë. Duke filluar në vitin 2005, Shqipëria miratoi legjislacionin që përfshinte ndryshime model në konfliktin e interesit dhe prokurimin publik, transparenca në financimin e fushatës elektorale dhe heqjen e imunitetit për prokurorët.

Sistemet e auditimit të brendshëm u reformuan dhe një taksë e sheshtë 10 për qind u prezantua.  Ndërkohë që bota lufton me traumat ekonomike, ekonomia e Shqipërisë dhe sundimi i ligjit janë forcuar me vendimet e qeverisë për të hequr dy të tretat e të gjitha lejeve dhe licencave dhe të sigurojë “one-stop-shop” për regjistrimin e biznesit. Kjo ka reduktuar koston dhe kohën për regjistrimin e bizneseve të reja (dhe mundësitë për ryshfet) nga rreth 5.175 $ dhe 42 ditë më 2004, në $ 1,40 dhe 30 minuta në vitin 2010. Çdo komb mund të marrë një shembull nga ky sulm mbi burokracinë dhe korrupsionin, që është një nga reformat që mbajnë firmën e Berishës.  Shqipëria po korr shpërblimet. Vendi ka ngjitur 55 vende në klasifikimin e Bankës Botërore mbi lehtësirat për të bërë biznes dhe më 2011 u emërua Vendi i dytë më i mirë për reformat. Në vitin 2010, Kombet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë çmimin e Shërbimit Publik për “përm i r ë si m i n e t r a n spa r e n cë s, përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë në shërbimin publik”. Investimet e huaja direkte (FDI) janë rritur 315 për qind midis 2005 dhe 2010-s, ndërsa investimet e huaja direkte (FDI) kanë arritur në 1 miliard dollarë. Gjatë të njëjtës periudhë, Shqipëria u ngjit nga vendi 68 në vendin e 18-të, nga 141

vendet e anketuara nga OKB-ja për performancën e FDI; dhe nga vendi 83 në vendin e 12 në renditjen vjetore botërore mbi Lirinë Ekonomike, një arritje kyç mbi antikorrupsionin. Kujtohuni se është një vend me 70 për qind myslimanë dhe se aktualisht ka 200 ushtarë të NATO mbështetëse të saj në terren në Afganistan. Kjo mbështetje nuk është vetëm duke kontrolluar një kuti. Ka pak vende në botë ku njerëzit aq ngrohtësisht përqafojnë idealet demokratike dhe janë aq tërësisht të orientuar drejt Europës.  Ky angazhim për demokracinë dhe pluralizmin, për të eliminuar korrupsionin, drejt sigurisë europiane, drejt një ekonomie të tregut të lirë, për marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj, meriton të shpërblehet me anëtarësimin në Bashkimin Europian - dhe sa më shpejt. Shqiptarët kanë udhëtuar  nga diktatura në liri me guxim dhe shije. Është koha për Brukselin për ta njohur zyrtarisht e për të pranuar se, duke i dhënë statusin e kandidatit zyrtar Shqipërisë, me një afat kohor për anëtarësim dhe me mbështetjen financiare për t’i ndihmuar për të arritur atje. Ata e meritojnë këtë.  *Bob McEwen ish-kongresmen nga shteti i Ohaio-s për 6 mandate. Botuar në The Hill, gazetë e Kongresit amerikan.

12 prova finale

universitet

Ishte mbrojtja e diplomës master për Mjeshtërinë e Aktorit, në terma akademikë. Në ata kulturorë, ishte një shfaqje që nuk dallonte nga ato të trupave profesioniste të aktorëve. Flasin protagonistët e “E dashur zyshë Elena”, për pesë vitet e shkollës, punën me “të dashur profesor Kanxherin”, skenat ku janë ngjitur, përvojën që kjo shkollë, si asnjë tjetër, fal…

Protagonistët

Vlerësimi nga Niko Kanxheri...jo me notë

Niko Kanxheri

Çaste nga nata e parë e shfaqjes “E dashur zyshë Elena”, e cila u dha të hënën dhe të martën në Universitetin e Arteve

Një temë diplome para 350 spektatorëve N

uk ishte në fundjavë. Përkundrazi, ishte skaji tjetër i javës. Nuk ishte Teatri Kombëtar, apo i Metropolit, ishte skaji tjetër i bulevardit qendror të kr yeqytetit, Universiteti i Arteve. Megjithatë, këto nuk penguan 350 spektatorët të mbushnin Sallën e Madhe për të parë “E dashur zyshë Elena” dhe shumë nga ata, kur dolën, i kishin harruar të gjitha diferencat. Ishte mbrojtja e diplomës së kursit 2 të Masterit Mjeshtëri Aktori për shtatë të rinj të Universitetit të Arteve, me profesor Niko Kanxherin, ose ndryshe shfaqja e fundit e tyre si studentë. Që prej nëntorit, kur kanë nisur provat për këtë pjesë, ata të shtatë kanë qenë një nga pesë personazhet e pjesës: zyshë Elena, Vladimiri, Viktori, Pavli dhe Olga. Zyshë Elena dhe Olga janë dubluar në mënyrë që të shtatë të kishin një rol dhe të vlerësoheshin me notë, sepse, dhe pse nga këndvështrimi i atyre që ishin ulur në karriget e sallës së madhe, kjo ishte një shfaqje e vërtetë, asnjë presje larg atyre të trupave profesioniste, për vetë aktorët kjo ishte njëkohësisht një temë diplome. Provat e shfaqjes për këta aktorë-studentë ishin orë mësimi të lëndës Mjeshtëri Aktori. “Prova bënim çdo ditë, rreth tri orë. Lënda kryesore tek ne është Mjeshtëria e Aktorit dhe orët e provave janë mësim”, tregon Sara Smaja, studentja e këtij kursi, që luajti rolin e zyshë Elenës gjatë natës së parë, ndërsa në të dytën ishte radha e Kristiana Dodajt. Siç ndodh me studentët e artit skenik, puna e diplomës ka më shumë se një komision përpara, ka një publik të tërë të përbërë nga të afërm, miq, pedagogë e studentë të shkollës, por dhe spektatorë të tjerë…që vërtet nuk kanë në dorë notën (ajo është detyrë dhe përgjegjësi e pedagogut të kursit dhe vendimi merret pasi studentët dorëzojnë edhe temën teorike), por kanë duartrokitjet, vlerësimet, komentet e pas shfaqjes. Doni një të tillë nga gazetarja Zefina Hasani pasi kishte dalë nga shfaqja? “Ndonjëherë ia vlen, shumë ia vlen, të shkosh më mirë në Akademinë e Arteve, për të parë shfaqje studentësh, siç ishte “E dashur zyshë Elena”, e kursit 2 master, sesa në Teatrin Kombëtar për të parë shfaqje aktorësh, të ashtuquajtur në karrierë.” Komentet ama vlejnë vetëm pas, gjatë shfaqjes fokusi është në skenë… “Premiera ka qenë plot emocion dhe ankth, sepse pas një pune aq të gjatë, ne duhet të dilnim para një publiku me rreth 350 njerëz. Kujtoj shumë pak nga

ajo natë, sepse emocioni ishte shumë i madh dhe vëmendja duhej të ishte e gjitha vetëm te çfarë do të ndodhte në skenë”, kujton (e s’kujton) Sara shfaqjen-mbrojtje diplome që është një përvojë përsëritëse për të gjithë grupin e aktorëve: Sara Smaja, Visjan Ukjani, Delinda Zhupa, Kristiana Dodaj, Aleksandër Kondi, Ersila Rezhda dhe Mateus Frroku. Ata të shtatë kanë mbrojtur po bashkë diplomën e nivelit bachelor me shfaqjen “Sakati nga Inishmani”, që është shfaqur në sallën Black Box, të universitetit të tyre. Kjo shkollë në fakt është nga të paktat që, prej natyre, nuk ka si preket nga akuza se universitetet nuk përgatisin profesionistë me aftësi praktike, por thjesht të diplomuar me dije teorike. “Unë mendoj që universiteti ynë i ka të gjitha kushtet teknike për të nxjerrë njerëz të aftë, kjo varet vetëm nga dëshira e pasioni që kanë studentët për të punuar.” Këta studentë, ndryshe nga ç’ndodh me shumë të sapodiplomuar të tjerë, janë optimistë përgjithësisht për atë që i pret dhe pse sigurisht edhe ata nuk mund të bëjnë pa “shpresën për pak vlerësim dhe ndihmë morale e financiare”, siç thotë Visjani. “I gjithë procesi në Akademi ka qenë produktiv dhe lënda që kemi

marrë të gjithë si studentë ka qenë e mirë. Kështu që them me bindje se tani secili do ketë hapësira të mira në treg, pasi secili nga ne ka karakteristika të mira”, thotë Mateus Frroku, një nga studentët e grupit të masterit 2, që te “E dashur zyshë Elena” kishte rolin e Viktorit. Ndoshta dhe për faktin sepse ata e kanë provuar atë që është tregu i tyre i punës: skenat dhe sheshxhirimet, madje kanë grumbulluar edhe përvojë gjatë këtyre viteve. Për Visjan Ukjanin, për shembull, përvojat në teatër, por dhe në film, janë për t’u lakmuar. “Kam luajtur afërsisht 22 shfaqje teatrore dhe 3 filma me metrazh të shkurtër. Kam provuar pothuaj të gjitha skenat: Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Komedisë, dy sallat e Metropolit. Kam luajtur në Mal të Zi, Kosovë etj. Ndër pjesët ku kam luajtur do veçoja: “Sakati nga Inishmani” në rolin e Bill Sakatit, “I famshmi 702” në rolin e Zhoe, “Gënjeshtër për Gënjeshtër” në rolin e Gobel, “ZooStory” në rolin e Xherrit, “Brekët” në rolin e Teos etj.” Në mjaft nga këto shfaqje kanë interpretuar edhe studentë të tjerë të grupit. E fundit pjesë si studentë ama, për të gjithë ata, ishte pikërisht “E dashur zyshë Elena” dhe si e tillë, rënien e perdes e ka pasur të ngarkuar me ndjesi të tjera, frymëmarrjen e lehtësimit më të gjatë, bashkë me atë ndjesinë që “gjithçka mbaroi shpejt”, siç thotë Kristiana. Por në fund për të gjithë studentët që interpretuan, e rëndësishme ishte që çdo gjë mbaroi mirë dhe që patën fatin dhe privilegjin, siç e theksojnë me besnikëri gjithë protagonistët e këtij shkrimi, të punonin me profesor Niko Kanxherin. A. Çano

Visjani dhe Vladimiri

Visjan Ukjani

Prova e fundit për Visjanin për ta mbyllur këtë nivel studimesh, e për të qenë aktor me kohë të plotë, ishte roli i Vladimirit. “Në diplomë luaja Vladimirin, një karakter rus i krimbur në para dhe në kërkim të satisfaksioneve të tij egoiste, pak narcizist, delirant dhe karakter i komplikuar deri në psikopati. U ndjeva shumë mirë duke dalë nga vetja… dhe duke shijuar një orë e gjysmë jetë pa limite, një aventurë sfilitëse dhe triumfuese.”

Zyshat në provim

Sara Smaja

Kristiana Dodaj

Sara Smaja dhe Kristiana Dodaj interpretuan rolin e zyshë Elenës, respektivisht natën e parë dhe të dytë të shfaqjes. “Marrëdhënia ime me rolin ishte shumë komplekse, sepse zysha ishte një personazh që dhe në moshë dhe në mendim ishte larg meje. Elena Sergejevna (zysha) ishte një grua rreth të 40-ave me profesion mësuese matematike në një gjimnaz në Rusi. Ajo jetonte vetëm me mamanë në një garsoniere dhe jeta e kishte lënë pa një shok përkrah. Ajo është idealiste dhe të gjithë jetën e vet e ka të lidhur me profesionin. Për ta sjellë te vetja ‘zyshë Elenën’ mua më është dashur shumë punë dhe studim”, - thotë Sara.

Përpjekja e fundit e Mateusit

Pas shfaqjes së fundit... Për disa nga këta të diplomuar ka të paktën një projekt që i pret pas dyerve të Akademisë. “Pas përfundimit të shkollës do vazhdoj me një projekt tjetër, sepse do rivihet komedia “Brekët”, por tani jo si punë studentësh, por si një pjesë që do vijë shumë shpejt për publikun”, thotë Kristiana, të cilën e pret dhe një rol episodik në një film. Në komedinë “Brekët”, e vënë dikur në skenë, krah saj kanë qenë dhe dy studentë të tjerë të grupit të masterit: Visjani dhe Ersila... Sara, nga ana tjetër, do largohet për në Shkodër. “Unë jam prej një viti pjesë e trupës profesioniste të aktorëve të teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër, që është dhe qyteti im i lindjes. Pas diplomimit kam projekte në teatrin ku unë punoj.” thotë aktorja, e cila e mbylli fazën me statusin “student” në Universitetin e Arteve, me rolin e një zyshe. “Ishte vërtet një eksperiencë, nga e cila mora shumë gjëra për të ardhmen.” Shpreh mendimin e të gjithëve Kristiana, zysha e natës së dytë të shfaqjes dhe të fundit si studentë.

“Vepra është shkruar më 1980 nga dramaturgia ruse Ljudmila Razumovskaja. Kjo është një pjesë shumë realiste dhe në kohën sot, një kohë ku arsimi dhe të rinjtë kanë problemet e tyre. Aty flitet për disa gjimnazistë që shkojnë gjoja për t’i uruar datëlindjen zyshës së tyre të matematikës dhe e marrin peng për t’i marrë çelësin e kasafortës së provimeve që të nxjerrin fletët e dorëzuara dhe t’i zëvendësojnë me fletë të mbushura sipas kopjeve. Zysha nuk dorëzohet dhe mban një fjalim triumfues në fund, megjithatë autorja është realiste dhe në qëndrimin ndaj nxënëseve. Ata nuk janë të këqij, në vetvete. Duhet parë se kush është përgjegjës për krijimin e personaliteteve të tyre dhe shoqëria e familja janë të parët që të vijnë në mendje. Për sa i përket studentëve aktorë, ata ishin të mirë, unë i vlerësoj. Dhe më shumë akoma jam i kënaqur me dy studentet që realizuan skenografinë dhe kostumografinë, që u vlerësua shumë.”

Mateus Frroku

Mateus Frroku, i njohur edhe si këngëtar i “Etheve të së premtes mbrëma”, për diplomën e tij të masterit në Aktrim, luajti rolin e Viktorit, ose ndryshe Vito, një djalë i ri që sapo ka mbaruar provimet e maturës dhe ndodhet në udhëkryqin e madh të jetës, siç e përshkruan ai. “Në rolin e diplomës sigurisht që kisha ndjesinë e një përgjegjësie shumë të madhe mbi vete, pasi kurorëzoheshin pesë vite shkollë, studim, mund dhe shumë sakrifica. Puna për këtë rol nga ana ime ka qenë kolosale sepse doja të lija një shenjë pozitive në mbyllje të gjithë procesit të shkollës.”

kulturë

festivali

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

“Balkan trafik’ e transformon për tri ditë me radhë qendrën e Brukselit në një vend ku këndohet muzikë ballkanase dhe shfaqen filma nga këto vende”

Goran Bregoviç

Eda Zari

Grupi “Taksim Trio”

Trafik i traditës muzikore ballkanase në Bruksel Festivali i Ballkanit bën bashkë në Bruksel këngëtarët shqiptarë Eda Zari & Jericho me Goran Bregoviçin

“Balkan Trafik” është festivali i zhanreve të ndryshme të muzikës burimore të vendeve të Europës Juglindore. Ky miksim kulturor reflekton frymën krijuese të muzikës që aktualisht lëvrohet në vendet e Ballkanit. Këtë vit (14-17 prill) zhvillohet edicioni i 7-të i këtij festivali, që u themelua 7 vjet më parë nga Nicolas Wiewrs dhe mbahet në Qendrën e Arteve të Bukura në Bruksel, ku vazhdon dhe sot të jetë vendtakimi i këngëtarëve, grupeve nga Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Turqia e Greqia. “Balkan trafik’ e transformon për tri ditë me radhë qendrën e Brukselit në një vend ku këndohet muzikë ballkanase dhe shfaqen filma nga këto vende”- tha organizatori Nicolas Wiewrs. Këtë vit marrin pjesë 200 artistë nga 17 vende të ndryshme. Jo dhe aq rastësisht në të njëjtën skenë e në të njëjtën ditë do të këndojnë këngëtarja shqiptare Eda Zari, e cila mikson folkun shqiptar me muzikën xhaz; këngëtari boshnjak Goran Bregoviç, që do të interpretojë këngë nga albumi i tij “Champagne for Gypsies”; dhe grupi rebel nga Kosova “Jericho”. Këta të fundit kthehen në festival pas pengesave që kishin vitin e kaluar për të

13

14.03.2013

udhëtuar në festival, kjo nga regjimi i vizave për udhëtim në zonën europiane, ndërsa Zari është cilësuar nga organizatorët e Festivalit si një nga risitë e këtij edicioni, me një “kapërcim nga modernja dhe tradicionalja shqiptare përzier me xhazin etnik”. Këngëtarja Zari e vlerëson pjesëmarrjen në këtë festival dhe për faktin se ajo është skena e muzikës së vërtetë. Në këtë skenë Zari do të sjellë disa këngë nga albumi i fundit “Toka Incognito”. Grupi turk “Taksim Trio” do të improvizojë muzikë urbane, një nga stilet për të cilat treshja veçohet. Muzika rumune këtë herë në festival vjen e prezantuar nga Fanfare Ciocarlia, grupi i cili është paraqitur me edicionin e parë të festivalit dhe rikthehet me muzikën e trashëguar nga baballarët, autentike cigane dhe të kërcyeshme. Nga Maqedonia në festival vjen Amza, ndërsa përzierja mes kulturës amerikane, greke e turke vjen për herë të parë nga “New York Gypsy All Stars”, me stilin “nuyrobalkan”. Bosnja në festival përfaqësohet me këngëtarin Damir Imamovic, nën shoqërinë e Martin Lubenov dhe saksofonistit Nicolas Simion. Kjo është mbrëmja e World Muzikës, që është një përzierje e folkut të vendeve të ndryshme me

muzikën elektronike. Një mbrëmje e veçantë i dedikohet muzikës popullore. Shqipëria përfaqësohet në këtë mbrëmje me dy këngëtarët Thoma Loli dhe Aleks Micka, që do të sjellin në skenën e “Balkan Trafik” këngë myzeqare. Vitin e kaluar muzika popullore shqiptare u përfaqësua nga ansambli ‘Dropulli’ nga Gjirokastra, me mysafir special Josif Shukallarin, dhe Xheladin Zeqirin nga Tetova, me muzikë dhe vallëzim folklorik. Artistët e ftuar nuk janë domosdoshmërish emra të mëdhenj të skenën ndërkombëtare, por ata janë të gjithë të njohur në vendin e tyre. Festivali çdo vit merr karakter festiv, pasi bën bashkë gjithë komunitetet e huaja që jetojnë në Bruksel, të cilët vijnë për të festuar nën tingujt e muzikës që janë trashëgimia më e pasur e kulturave të vendeve nga vijnë. Ata lënë pas paragjykimet dhe vijnë aty për të zbuluar kultura të tjera. Në ditën e fundit të Festivalit zhvillohen workshop-e dhe debate rreth vlerave të muzikës autentike, por dhe ndikimeve të huaja që e dëmtojnë atë. Gjithashtu në këtë ditë deri në mbrëmje shfaqen filma nga vendet pjesëmarrëse. Shqipëria prezantohet me filmin “Balkan Bazaar” (Ballkan Pazar) të Edmond Budinës.

Grupi Jericho

5-vjetori i Metropolit

Si u kthyen gërmadhat e Estradës në Teatër Nga Kiço Londo Në një fillim pranvere, 5 vjet më parë, në atë gërmadhë që i kishte mbetur emri “Estradë” u arkitektuan sallat e teatrit të Tiranës, të pagëzuara me emrat e një kozmosi kulturor, “Shekspir”, “Çehov”, dhe “Bodrum”. Duke lënë për herë të parë mënjanë imazhin e thjeshtësisë, sepse, siç ka thënë Shopenhauer, “virtyti i modestisë është një shpikje që u shërben vetëm budallenjve”, kam të drejtë të jem krenar dhe dita e sotme është moment i duhur për ta shprehur. Kur më shumë se një vit më parë më përzunë nga Teatri i Metropolit, dëgjoja shpesh fjalët “ta zunë vendin” dhe qeshja me keqardhje. Me keqardhje, sepse vendi im ka mbetur bosh, si në Teatrin e Metropolit, ashtu edhe në Teatrin Kombëtar, për fat të keq. Kjo që po them mund të tingëllojë si egocentrizëm, por është një e vërtetë që, nëse të tjerët e pëshpëritin, unë kam kurajën ta them me zë të lartë. Politika zëvendëson drejtorët, por unë nuk kam qenë asnjëherë drejtor. Kam qenë njeriu të cilit i është dashur të shpalosë një vizion të qartë, një ide, një ëndërr të hershme dhe një kërkesë të kohës, që ndoshta ishte vonuar. Një proverb i vjetër thotë: “Ndërto folenë, se dallëndyshet vijnë vetë”. Dhe si një njeri që i cakton vetes një mision, nuk më mjaftonte vetëm dëshira dhe ambicia, duhej të isha dhe i fortë. Duhej punë, shumë punë. Duhej të bindja mosbesuesit dhe t’u imponohesha kundërshtarëve. Por, isha me fat që fitova besimin e Edi Ramës, i cili në përurimin e një prej sallave të Teatrit të Metropolit tha: “Ky vend ishte një hiç dhe u bë me hiç, një mrekulli”. E kam të mbartur për sot dhe nesër një falenderim për të. Gjithashtu një falenderim për të gjithë kolegët që më mbështetën. Falenderoj spektatorin artdashës të Tiranës dhe sidomos spektatorin e vogël dhe prindërit për teatrin e fëmijëve, bizneset e biznesmenët e kryeqytetit dhe vendit, artistët e rinj dhe në veçanti kumbarët e teatrit, shkrimtarin e madh Ismail Kadare; drejtorin e Teatrit Kombëtar të Rumanisë, Jon Karamitru; dhe aktorin e talentuar Enver Petrovci. Për gjithçka që është bërë në Teatrin e Metropolit e ardhmja do të jetë mirënjohëse, sepse e tashmja nuk mund të jetë… Jam i shqetësuar që ende në Shqipëri nuk ka një politikë frymëzuese për kulturën dhe artin. Edi Rama është i vetmi politikan i cili me programin e kulturës për “Rilindje” të intrigon, të bën të thurësh një përrallë dhe të vendosësh edhe veten brenda. Foleja u ngrit…dhe dallëndyshet erdhën…

14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

10 14

15

6

7

11

16

8

9

12

17

13

18

19

20

21 23

24

25

28

26

27

29

30

32 36

37

41

33

31

34

38

39

42

43

46

22

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

35 40 44

Koha e fillimit ____:____

45

47

Koha e mbarimit ____:____

48

Horizontalisht 1. Përqendrimi i forcave ushtarake në një pikë. 7. Lloj peshku. 10. Janë në fillim të zjarrit. 11. Agjensi italiane e lajmeve. 14. Degë ose ndarje e veçantë e një institucioni. 18. Grup prej dy zanoresh që shqiptohen si një rrokje e vetme. 20. Që është shembull i përkryer i diçkaje. 21. Qëllim, mendim. 23. Letërsia Franceze. 24. Korniza e derës a e dritares. 27. Tase e volejbollit. 28. Cingu e valleve. 29. Njerëzit që shoqërojnë nga afër një personalitet. 30. Pjesëz mohuese. 32. Kënga më e bukur e një këngëtari. 33. Largimi, brakstija nga ushtria, a nga fusha e betejës. 36. Vëri flakën. 39. Hero i Luftës së Trojës. 40. Universiteti Juridik. 41. Metal me shumë vlerë. 43. Institut Rehabilitimi. 43. Përemër vetor. 44. Medikamente. 46. Fëmijë në dialekt. 47. Mbledhje ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e një organi udhëheqës të një partie. 48. Notë muzikore.

Vertikalisht: 1. Shprehia që fitojmë për t’iu përmbajtur me përpikëri disa rregullave të caktuara në jetë e në punë. 2. Shqetësim që ndihet në trup. 3. Mesut, futbollist i Kombëtares gjermane. 4. Përemër dëftor. 5. Mama, shkurt. 6. Që është karakteristik për një njeri të vetëm. 7. Leon i letërsisë shqipe. 8. Karrigia e mbretit. 9. Pjesë e një qyteti. 12. Notë muzikore. 13. Mbulesë e hollë prej leshi a prej pambuku. 15. Ent Demografik. 16. I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë. 17. Copë toke për mbjellje. 19. Ndërmarrje Industriale. 22. Sigla e Elbasanit. 25. Repart Ushtarak. 26. Studio e një piktori. 30. Sistemi i shkallëzuar nëpërmjet të cilit jepen njohuri. 31. Mënyrë se si shprehet një shkrimtar. 32. Ishte gruaja e Zeusit, sipas mitologjisë. 34. Ekipi Kombëtar. 35. Shkëlqim i futbollit. 37. Kafshë me brirë. 38. kamion rus. 45. Pacino i kinemasë amerikane.

Sudoku | nivel mesatar 5

4

9 6

1

2

2

1

7 1

3 6

8 9 8

6 8

6 1 2 7

6

8 9

7 2

3 7

8 2 1 6

2 3 4

3 4 6

3

6

3 7

5

4 2 5

3

6

9

3 3 9 5 6 3

4 3 8

3 1 2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

7

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

2

3

0

2

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Dhoma në të cilën mund të hahen të gjitha orenditë Në një qendër tregtare në Minsk të Bjellorusisë është prezantuar një dhomë, e cila në tërësi është e ndërtuar nga çokollata. Të gjitha gjësendet që gjenden në atë hapësirë mund të hahen dhe janë shumë të shijshëm. Qipriotja Elena Kliment ka shfrytëzuar 600 kilogramë të çokollatës belge për të ndërtuar gjithçka që gjendet e pranishme në dhomë, duke filluar nga koftori e deri te filxhanët për çaj. Asaj i janë dashur dy muaj e dy javë për ta realizuar këtë projekt. Dhoma do të qëndrojë e hapur deri më 14 prill dhe më pas orenditë do t’u ndahet vizitorëve për t’i ngrënë.

Horoskopi javor DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Ka rrezik që të keni konflikte të mëdha dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Si për çudi, në një moment gjithçka do të shuhet dhe do ju duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Falë mbështetjes së Diellit, beqarët do kalojnë një ditë të bukur dhe të mbushur me dashuri. Tregohuni të matur me shpenzimet që do bëni dhe do i rregulloni problemet financiare.

Nëse jeta në çift nuk ju jep kënaqësitë që ju dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Përpjekja juaj do të kompensohet nga yjet! Beqarët do kenë takime por nuk do vendosin menjëherë, duke qenë se ata po kërkojnë një dashuri të fortë e jo një aventurë. Buxheti nuk do të rritet. Mënyra e vetme për t’i përmirësuar financat është të punoni me vendosmëri.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë sot. Ai do e ketë të vështirë t’ju kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni dhe anën më të keqe të karakterit tuaj. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot më thirrjes së dashurisë. Do keni të gjitha mundësitë që të bini në sy kundrejt seksit tjetër. Dielli do ndikojë tek buxheti dhe do ju sjellë fat.

Bëni shumë kujdes, të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sot sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Beqarët do kenë një takim mjaft interesant, por që do ketë më shumë një tërheqje sensuale sesa sentimentale. Tek financat nuk do ketë ndikim të madh planetar. Ekuilibri do jetë i qëndrueshëm dhe kjo falë Plutonit dhe Saturnit.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Janë për ju të gjitha kënaqësitë e jetës në çift! Do jeni sensuale dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për beqarët do ketë një takim vendimtar, çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose Dash, ose Luan. Shikoni mirë rreth e rrotull! Plutoni do kujdeset për financat.

Tek çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Shumë prej jush do marrin mbështetje nga partneri për punën apo jetën sociale. Për beqarët parashikohen mjaft takime, por që nuk do rezistojnë shumë në kohë. Disa mund të ndeshen edhe me një mashkull të dhunshëm apo me një femër mjaft xheloze. Kujdes! Për financat do merrni vendime serioze.

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Ambienti yjor do ju sjellë shumë të papritura. Jeta sentimentale do jetë për të gjithë e paqëndrueshme,epasigurtdhekonfuze.Nuk do merrni atë që doni! Megjithatë, nëse nuk merrni vendime të nxituara situata edhe mund të përmirësohet pak nga pasditja. Fati dojetënëanëntuajpërsaiupërketfinancave. Do mund të filloni edhe një operacion financiar të rëndësishëm.

Do e gënjeni edhe veten sot dhe do i mbyllni sytë para problemeve që do ju dalin në çift. Nëse vazhdoni me këtë sjellje, situata edhe mund të përkeqësohet. Flisni me partnerin! Beqarët do jenë xhelatë të vërtetë zemrash. Përfitoni sa më shumë dhe mos kini turp. Financat do hyjnë në një periudhe të privilegjuar. Jupiteri do jetë planeti që do ju ndihmojë ta përmirësoni gjendjen. Përfitoni!

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:

023, 104, 230, 308, 401, 506, 733, 825.

Numra me 4 shifra:

0666, 2102, 2654, 2695, 2852, 5421, 5605, 6320.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 5 shifra:

02365, 12221, 12996, 15282, 15965,

22356, 29519, 44521, 48741, 52412, 54652, 55340, 65322, 65454, 79854, 85992.

Numra me 6 shifra:

025321, 084521, 230565, 252151, 320155, 444152, 460560, 521011, 555887, 584802, 708228, 715502, 801539, 864024, 874851, 986541.

Hëna do ju bëjë të keni një marrëdhënie të ngrohtë dhe të bukur me partnerin. Do kaloni edhe momente mjaft të lumtura me njëritjetrin! Beqarët do jenë sharmantë dhe joshës. Mundësitë për të gjetur shpirtin binjak do jenë të shumta! Fale mbështetjes që do ju japë Plutoni ne sektorin e financave asgjë e keqe nuk do ndodhë, madje do ketë edhe përmirësime të ndjeshme.

UJORI (20/I-19/II)

Gjeni 10 ndryshimet

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do shijoni momente të paharrueshme në praninë e partnerit tuaj sot. Ai do ju këshillojë, mbështesë, si dhe do t’ju japë ngrohtësinë e kërkuar! Beqarët do jenë shumë kërkues, por me mbështetjen e Uranit dhe Neptunit do mund të gjeni një person interesant. Nuk është momenti i duhur të luani me financat.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Nëse jeni në kërkim të harmonisë në çift, nuk do jetë ditë e mirë. Urani nuk do bëjë asgjë që jeta juaj të jetë e qetë. Do ketë goxha tension! Beqarët do jenë shumë të kërkuar dhe do e zgjeroni rrethin shoqëror. Shikoni me kujdes sepse mund ta gjeni atje personin që po kërkoni! Ka mundësi që fati t’ju buzëqeshë në planin financiar. Mos harroni që duhet të dini ta mbani atë!

PESHQIT (20/II-19/III) Jupiteri do bëjë që të keni një jetë sa më të mirë në çift sot. Nëse ai që keni në krah ka një problem profesional, ju do e ndihmoni ta zgjidhë. Për t’ju falenderuar ai do zgjedhë një mënyrë, e cila do ju prekë. Beqarët, falë Venusit do jenë të privilegjuar për sa iu përket takimeve. Mirupafshim jetë e qetë dhe rrofshin emocionet e forta!

blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

mars

14.03.2013

15

Nuk doja të isha i babëzitur. Është shenjë e karakterit të keq dhe gjithnjë kam besuar se derrat përfundojnë në thertore.

468p.k

Walter Annenberg 

Sofokliu mund Eskilin Në Greqinë e lashtë, teatri-veçanërisht tragjedia-lidhej ngushtë me Dionisin, zotin e verës. Dramaturgët konkurronin për të drejtën që tekstet e tyre të luheshin si pjesë e një festivali vjetor të njohur si Festa Dioniziake. Në vitin 468 p.K pati një garë ndërmjet dy prej dramaturgëve më të mëdhenj të kohës. Eskili, i lindur diku rreth vitit 525 p.K., kishte luftuar në Maratonë dhe Salaminë dhe një pjesë e tij e mbijetuar, që pat fituar një çmim në vitin 472, mer-

rej me gratë e Persisë që vuanin humbjen e ushtrisë së tyre. Pjesët e Eskilit ishin vënë në skenë në Festën Dioniziake që në vitin 499 dhe gjatë gjithë karrierës së vet e fitoi çmimin -një kurorë kulprash- trembëdhjetë herë. Në vitin 468 p.K. Eskili e gjeti veten përballë rishtarit Sofokli. Trilogjia e Sofokliut përfshinte një pjesë të titulluar Triptolemos, e cila ka humbur, dhe fitorja e tij filloi një karrierë të lavdishme, gjatë së cilës ai shkroi 123

drama (vetëm shtatë kanë mbijetuar të plota) dhe fitoi deri 24 herë, më e fundit e të cilave ishte 59 vjet pas së parës në vitin 409 p.K. (drama fituese ishte Filokteti). Ndoshta i goditur nga humbja, Eskili u kthye vitin e ardhshëm me trilogjinë e tij të famshme Edipi, nga e cila vetëm njëra nga dramat, Të shtatë kundër Ttebës, ka mbijetuar. Ironikisht Sofokliu njihet sot për trilogjinë e tij rreth fatkeqit Edip.

Blitz

Foto dite

56.3

Për qind e vendeve në Parlamentin e Ruandës u përkasin grave; më e larta në botë

170.5

Milionë është numri i amatorëve të kinemasë në Japoni; e 5-ta në botë

60

Për qind e amerikanëve japin para ose kohë për bamirësi ose për të ndihmuar një të panjohur; të parët në botë

150.9

Dollarë për 0.9 metra është kostoja e një hapësire për zyrë në Hong-Kong; më e shtrenjta në botë

Titulli: Detin në këmbë Foto: Profili i Edi ramës në facebook

Në Facebook Marsel Lela

Sonte mund të shkruaj vargjet më të trishta. Të shkruaj për shembull: Greta Koçi sapo ka mbushur 16 vjeç dhe unë jam gati ta regjistroj te zona e votimit. Për shembull, Kastro Zizo i ka nxjerrë tymin kallos së tretë, ndërsa të gjithë presin ç’ngjyrë do ketë tymi i oxhakut të Vatikanit. Mund të shkruaj vargjet më të trishta sonte. Të shkruaj për shembull, dy vetë e kanë lexuar në Shqipëri Deridanë, ndërsa me mijëra presin vëllimin nr.9 të Zhakut. Që ajri është i mbushur me harresë, e askush nuk kujtohet të përshëndesë më në rrugë; që të gjithë i bien në qafë Frojdit, por asnjë nuk ka marrë guximin ta lexojë fakirin. Kështu u mbush edhe një ditë, me vargjet më të trishta që mund të shkruaj këtë natë. Jetona Koçibelli

Mediat mund të mendohet të mbijetojnë pa përmbajtje politike, po politikanët a do të mbijetonin pa mediat?? Shpend Limoni

E huazuar: Papa largohet nga Vatikani për t’iu përkushtuar fesë:).

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

Gazetarja që diti të ishte mike dhe armike e Milosheviçit The Economist Kur Dessa Trevisan-in, korrespondentja veterane për Ballkanin e të përditshmes britanike The Times, e përplasi autobusi më shumë se një dekadë më parë, reagimi i Vuk Draskoviç, kryetari i opozitës serbe, ishte, “Si është autobusi?” Megjithëse në të shtatëdhjetat, ajo i mbijetoi aksidentit. Ajo dhe Draskoviç ishin miq të vjetër, por përgjigjja e tij përmbledh esencën e jetës së Dessa-s. E fortë, e paepur, shume e informuar dhe bujare me ekspertizën e saj, Dessa ishte gruaja më e rëndësishme e trupit gazetaresk të Beogradit, një këshilltare për gjeneratën neofite të korrespondentëve të huaj, që e mësuan zanatin e tyre në luftërat jugosllave. Dessa Trevisan (ajo mori mbiemrin e bashkëshortit, të fundit, italian) vdiq në shkurt në Londër, në moshën 88-vjeçare. Ajo u lind si Dessa Pavloviç, e bija e një nëne serbe dhe babai kroat dhe u rrit mes Zagrebit dhe Beogradit. Jetesa e rehatshme prej shtrese të mesme e familjes së saj përfundoi me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Paqja nuk solli qetësi teksa regjimi i Titos iu hakërrye gjithë egërsi shtresës borgjeze të shoqërisë, duke konfiskuar pasuritë e familjes. I vëllai kreu vetëvrasje. Dessa u shpërngul në Londër, ku u martua me një gazetar britanik dhe filloi të punojë për The Times, ku për 40 vite do të mbulonte Europën Qendrore dhe Lindore. Më 1988 rikthehet në Beograd, dhe ishte dëshmitare e lindjes dhe ngritjes së yllit të një funksionari komunist të quajtur Slobodan Miloseviç. Miloseviç, kujton ajo, dikur i kishte thënë se ‘njeriu duhet të flasë shkurt dhe qartë’, në ndryshim nga shumica e

politikanëve të Europës Lindore. Politikani serb i dha Dessa-s numrin e telefonit të shtëpisë dhe ata shpesh takoheshin për dreka a darka te Intercontinental Hotel në Beograd. Në këtë kohë Miloseviç, i cili gjithashtu ishte një bankier me lidhje të mira në New York, shihej nga shumë në Perëndim si reformuesi që do të modernizonte Jugosllavinë. Dessa, megjithatë, nuk ishte shumë bindur. ‘Ishte si një ngjalë,’ kujton ajo. ‘Të shihte me ata sytë prej derri, të bënte qejfin dhe të krijonte përshtypjen se po të dëgjonte, se ajo çka po thoshe po thithej, dhe pastaj shkonte dhe bënte të kundërtën.’ Shpresat e Perëndimit për Miloseviç-in, u kthyen në ankthe dhe tragjedi kur Jugosllavia ra në luftë në verën e 1991-it. Atëherë Dessa-n e gjeje te Qendra e Shtypit të Huaj në Beograd dhe në Klubin e Shkrimtarëve, ku ajo, në shoqërinë e shisheve të verës dhe cigareve të pafund, ndante njohuritë dhe mprehtësinë e saj. Kundërshtimi i saj i hapur për regjimin shumë shpejt e vuri nën shënjestrën e kërcënimeve dhe denoncimeve. Njëherë e gjuajtën në rrugë. Megjithëse, tek miq intimë ishte rrëfyer se kishte frikë për sigurinë e saj dhe të së ëmës, ajo refuzoi ta bënte memece kritikën e saj ndaj Miloseviç-it dhe homologut të tij kroat Franjo Tuxhman. Ajo ishte e gatshme të informonte çdo gazetar dhe diplomat në hulumtimet e tyre për Miloseviç-in dhe gangsterët e tij. Miku dhe kolegu i saj Marcus Tanner vëren se kur e shihte që nuk po arrinte të përçonte mesazhin e saj, kundërshtarëve ua mbyllte gojën me frazën: “Shiko, unë i njoh këta.”

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Marketing / Drejtore: Vera Perleka Cel: 068 20 55 437 E-mail 1: v_perleka@yahoo.com E-mail 2: vera_perleka@hotmail.com Menaxhim / Robert Mane Cel: 068 20 55 440

CMYK CMYK

IV 28.02.2013 14.03.2013 16

Gazeta MaPO MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


Gazeta Mapo