Page 1

Faqe 2

Afër / larg

Reporterë pa Kufij: Media më pak e lirë, Shqipëria fiton pozicione Marrë nga Reporterë pa Kufij dhe DW

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 13 shkurt 2014. Numër 1132. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Reforma territoriale Rritja e sigurimit makinave, qeveria shkarkon kreun e INSIG Agjentët e tregut të sigurimeve i shesin siguracionet e makinave, sipas një radhe kronologjike që e kanë vendosur vetë kompanitë. Qeveria shkarkon drejtorin Tomor Kalaja. Shoqata e Siguruesve: Rritja e aksidenteve dhe faktorëve të rriskut na detyroi të rrisnim tarifat FAQE 5

Basha: Më 20 shkurt marshim proteste, hapni dyert e PD-së edhe për të larguarit Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënvizon domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha kontributeve në PD, si dhe fton qytetarët pa dallim partiak në një marshim proteste më 20 shkurt FAQE 4

Rama-Meta, drekë me Idrizin në vilën qeveritare Aleatët Rama-Meta dhe kryetari i PDIU-së kanë drekuar dje në vilën 31 në ish-Bllok, duke kërkuar një formulë për zhbllokimin e reformës territoriale. PS propozon një plan rezervë pa PD-në, por LSI shprehet kundër. Vasili: Nuk do të përdorim raportet parlamentare, reforma ka nevojë për opozitën

Pirro Bare: Historia e fotografisë sime, që iu gjend killerit me pagesë Vendimi, 25 mijë ha tokë për kompensimin e pronarëve

FAQE 6

op-ed / 10-11

Biznesmeni i gazit shpreh bindjen se Ilir Karçini është personi që fshihet pas porosisë së atentatit të tij. “Kur pashë aparatin e killerit, mendova se aty duhej të ishte edhe fotoja ime. Karçini e ka bërë këtë pasi ishte i dëshpëruar nga dështimi në biznes"

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Universiteti dhe dinjiteti njerëzor

koment Edi Puka

Miq që kurojnë miq

koment Eriola Pira

Pirro Bare

Shoferët e furgonëve në grevë: Qeveria po na heq bukën e gojës Pas vendimit për të eliminuar transportin ndërurban me furgon, shoferët e të gjitha linjave janë hedhur në grevë. Reagon Ministria e Transporteve: Nisma jonë është vënia e rregullit në treg. PD: Qeveria po penalizon kolektivisht 21 mijë shqiptarë

Dëgjojmë shpesh të diskutohet rreth rolit të universitetit si një tempull i dijes, si një...

Rolin e kuratorit mund ta bëjë çdokush. Dhe ka plot shembuj kur një filozof, një arkitekt, një shkencëtar...

Biznesmeni Pirro Bare e kishte parandjerë atentatin që po përgatitej kundër tij. Për shkak të fjalëve të dëgjuara, por edhe një tjetër sulmi me eksploziv në vitin 2011. Në një intervistë për “Ora News”, Bare thotë se prova e fortë përveç rrëfimit të Sinanajt është edhe fotografia e tij e prerë, e cila i është dhënë vrasësit nga biznesmeni Ilir Karçi-

Përveçse një problem në transportin e lirë të pasagjerëve, bllokimi i furgonëve është një problem i mprehtë social. Vendimi i beftë për të mos lejuar transportin ndërqytetas me furgon do të krijojë mijëra të papunë njëkohësisht dhe do të fusë familjet e mijëra personave në kolaps ekonomik. Për këtë arsye dje, në ditën e 7-të të protestës, drejtuesit e furgonëve... Faqe 6

Presidenti

Dy dimensione

Nishani: Shqipëria, në provë për ruajtjen e institucioneve të pavarura

FAQE 4

12

Keiti Kondi, ambasadorja shqiptare e Bocconi-t

universitet

Studentja shqiptare e masterit në Ekonomiks në Bocconi, prej tri vitesh është ambasadore e universitetit të saj duke e përfaqësuar atë në konferencat botërore. Keiti Kondi zbulon profilin e një kërkueseje të re, të suksesshme jashtë Shqipërisë

moti Tiranë

8 | 12 °C shkodër

10 | 13 °C Vlorë

10 | 13 °C

kursi

140.3

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

ni. Biznesmeni i gazit, që i shpëtoi atentatit falë arrestimit të personit që do e vriste thotë se është shokuar kur mësoi lajmin, edhe pse më herët ai kishte dëgjuar fjalë sipas tij të thëna nga Ilir Karçini, të cilat nuk i kishte vlerësuar seriozisht. “Jam shokuar. Nuk kam dashur ta besoj. Unë kam ndjerë diçka në vetveten time, pasi kanë... Faqe 7

koment / 11

Faqe 16

Armand Shkullaku

Shpëtimtari i qeverisë Pas gostisë në restorant “Il gusto” mes kryeministrit Rama dhe ishpresidentit Topi, mazhoranca e majtë po bën një tjetër lëvizje të ngjashme duke kërkuar shpëtim tek Shpëtim Idrizi. Takimi i këtij të fundit dje në mesditë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me misionin e gjetjes së konsensusit mes qeverisë dhe opozitës, ishte një shfaqje bajate që është luajtur disa herë në politikën shqiptare. Këto lloj shfaqjesh po e degradojnë nevojën reale për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, po e kthejnë atë në një farsë, madje po i japin një dimension qesharak nëpërmjet personazheve që zgjidhen për të luajtur. Shpëtim Idrizi, një ish-demokrat i viteve ‘90, i kthyer në socialist të thekur më vonë, e aktualisht i mbetur në radhët e opozitës si kryetar i një partie...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë/ Basha: Më 20 shkurt

marshim proteste, hapni dyert e PD edhe për të larguarit

Faqe 4

ekonomi/ Monopol i

shumëfishtë në tregun i sigurimeve, ja si funksionon

Faqe 5

kronikë/ Pirro Bare: Historia e

fotografisë time që iu gjend killerit me pagesë

Faqe 7

Situata e lirisë së shtypit sipas raportit është përkeqësuar në Britaninë e Madhe (vendi 33, ose tre vende më poshtë), SHBA (vendi 46, minus 13 vende) dhe Japoni (vendi 59, minus 5 vende).

Gregorio Jimenez u gjet i vdekur dje vetëm pak para se të njoftohej raporti i ri i Reporterë pa Kufij për lirinë e medias në botë. Jimenez, gazetar i El Liberal del Sur në Veracruz të Meksikës, po shkruante për një seri rrëmbimesh në zonë dhe u rrëmbye nga njerëz të armatosur, të cilët më pas e kanë vrarë. Ai është vetëm një ndër gazetarët që humbin jetën çdo vit për shkak të detyrës.

Reporterë pa Kufij: Media më pak e lirë, Shqipëria fiton pozicione Marrë nga Reporterë pa Kufij dhe DW

G

regorio Jimenez u gjet i vdekur dje vetëm pak para se të njoftohej raporti i ri i Reporterë pa Kufij (RSF) për lirinë e medias në botë. Jimenez, gazetar i El Liberal del Sur në Veracruz të Meksikës, po shkruante për një seri rrëmbimesh në zonë dhe u rrëmbye nga njerëz të armatosur, të cilët më pas e kanë vrarë. Ai është vetëm një ndër gazetarët që humbin jetën çdo vit për shkak të detyrës. Ndërkohë dje, Reporterë pa Kufij tha se liria e medias është kufizuar edhe më shumë në këtë vit në të gjithë botën. Shqipëria ndërkohë cilësohet më e lirë dhe është përmirësuar 18 vende në renditjen botërore, edhe pse situata e medias në vend nuk ka ndryshuar shumë gjatë vitit që shkoi, kjo me gjasë është tregues i përkeqësimit të gjendjes në pjesën tjetër të botës. Sipas organizatës, gazetarët hasin vështirësi në rritje me autoritetet e sigurisë në shumë vende të botës. Ky zhvillim ka përfshirë madje edhe demokraci tradicionale. Gjatë prezantimit të raportit të përvitshëm “Renditja e lirisë së shtypit”, të mërkurën në Berlin, kryetari i bordit të Reporterë pa Kufij, Michael Rediske, tha se edhe shtete të tilla si SHBA dhe Britania e Madhe i kategorizojnë gazetarët investigativë dhe burimet e tyre të informacionit “në afërsi të terrorizmit”. “Është e patolerueshme që vende me një traditë të gjatë të mediave të lira bien në reflekse të tilla sigurie si diktaturat”, shtoi Rediske. Kjo e bën më të vështirë punën edhe për gazetarët kritikë, që vënë jetën e tyre në rrezik në shtete autoritare. I ngarkuari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut, Christoph Strässer (SPD), e quajti renditjen e RSF “një apel për të gjitha qeveritë, për të garantuar në vendet e tyre lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetarëve”. Edhe vende anëtare të BEsë, si Bullgaria dhe Greqia kanë pësuar rënie të fortë në renditje, gjë që tregon se

liria e shtypit “në shumë vende të BE-së nuk është e garantuar”. Renditja e RSF krahason situatën e mediave në 180 shtete dhe rajone në intervalin kohor dhjetor 2012 deri mes i tetorit 2013. Në krye të listës, ashtu si në raportin e vitit të kaluar, gjenden vende nga veriu dhe perëndimi i Evropës, konkretisht Finlanda, Holanda dhe Norvegjia. Në fund të renditjes vazhdojnë të jenë Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Brenda Evropës situata është përkeqësuar veçanërisht në Greqi, e cila brenda pesë vitesh ka rënë me 55 vende në vendin e 99 të renditjes. Sa i takon Shqipërisë, raporti tregon një përmirësim me 18 vende, në vendin e 85. Në raport vihet në dukje se zgjedhjet e qershorit 2013 janë një faqe e re në historinë e Shqipërisë dhe se qeveria e re ka objektiva ambiciozë për mediat shqiptare: ligje të reja synojnë të nxisin transparencën e raporteve të pasurisë tek mediat, të forcojnë pavarësinë e medieve të sektorit publik dhe të lehtësojnë aksesin e përfaqësuesve të medieve tek informacionet e organeve shtetërore. Nga ana tjetër situata në vend nuk duket se ka ndryshuar shumë dhe renditja e re mund të jetë edhe falë përkeqësimit të kushteve të shtypit në vende të tjera. Kosova gjithashtu ka shënuar një përmirësim prej 6 vendesh në pozicionin 80. Me shqetësim shihet nga RSF situata e sigurisë së gazetarëve në Mal të Zi (vendi 114) me një traditë gazetarie investigative më të fortë se në vendet fqinje, dhe në Maqedoni (vendi 123, minus 6). Një rënie marramendëse për demokracinë më të vjetër të botës, shkruhet në raportin e RSF. Kriza ekonomike e 2007-s ka goditur

Një rënie marramendëse për demokracinë më të vjetër të botës, shkruhet në raportin e RSF. Kriza ekonomike e 2007-s ka goditur veçanërisht rëndë mediet greke. Si pasojë e saj shumë gazetarë janë të papunë. Mediet greke veç kësaj kanë një emër jo të mirë, si rezultat i një politike klienteliste të ndjekur vite me radhë.

Sa i takon Shqipërisë, raporti tregon një përmirësim me 18 vende, në vendin e 85. Në raport vihet në dukje se zgjedhjet e qershorit 2013 janë një faqe e re në historinë e Shqipërisë dhe se qeveria e re ka objektiva ambiciozë për mediat shqiptare: ligje të reja synojnë të nxisin transparencën

veçanërisht rëndë mediet greke. Si pasojë e saj shumë gazetarë janë të papunë. Mediet greke veç kësaj kanë një emër jo të mirë, si rezultat i një politike klienteliste të ndjekur vite me radhë. Reporterët, të cilët informuan për protestat e shumta në rrugët e Greqisë kundër masave të kursimeve, nuk ranë viktimë vetëm e dhunës policore. Ata në mënyrë të përsëritur u sulmuan edhe nga demonstruesit, të cilët i akuzonin për bashkëpunim me qeverinë, konstaton raporti i RSF. Përkeqësim të situatës RSF konstaton edhe në Hungari (vendi 64). Në vend të fundit në BE është Bullgaria (vendi 100). Gjatë protestave antiqeveritare reporterët atje kanë qenë në mënyrë të përsëritur viktima të dhunës policore. Gjermania e ka përmirësuar pozicionin me tre vende më lart, në vend të 14 dhe është kështu në Evropë në mesfushën e sipërme. Megjithatë edhe në Gjermani vihet re gjithnjë e më qartë, se sa shumë vihen në shënjestër të shërbimeve sekrete të huaja dhe të brendshme gazetarët. Si shembuj për këtë RFS përmendi ndër të tjera survejimin për vite me radhë të shumë gazetarëve nga autoriteti për Mbrojtjen e Kushtetutës në Saksoninë e Poshtme dhe konfiskimet e përsëritura të materialit të hulumtimeve. Gjithashtu shpesh shtypi merr me shumë vështirësi informacione nga autoritetet. Në mënyrë të përsëritur gazetarët janë kërcënuar nga neonazistët, salafistët, ose nga mjedisi i krimit. Përmes mbylljes dhe shkrirjes së redaksive, reduktohet më tej larmia e shtypit, thuhet më tej në raportin e RSF. Situata e lirisë së shtypit sipas raportit është përkeqësuar në Britaninë e Madhe (vendi 33, ose tre vende më poshtë), SHBA (vendi 46, minus 13 vende) dhe Japoni (vendi 59, minus 5 vende). Jashtë Europës mbeten në vendet e fundit Turqia (vendi 154) dhe Rusia (vendi 148). E pandryshuar mbetet Ukraina, në vend të 127. Edhe në Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut, RSF nuk konstaton përmirësime të lirisë së shtypit. Kina ka zbritur një vend më poshtë, në pozicionin 175.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

3

Reforma territoriale, Rama-Meta, drekë me Idrizin në vilën qeveritare Aleatët Rama-Meta dhe kryetari i PDIU-së kanë drekuar dje në vilën 31 në ish-Bllok, duke kërkuar një formulë për zhbllokimin e reformës territoriale. PS propozon një plan rezervë pa PD-në, por LSI shprehet kundër. Vasili: Nuk do të përdorim raportet parlamentare, reforma ka nevojë për opozitën Fejzi Braushi

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë drekuar dje me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi në ambientet e vilës 31 në zonën e ish-Bllokut. Pavarësisht se në drekë kanë qenë të tre, në publik është parë të dalin së bashku vetëm kryeministri Rama me Shpëtim Idrizin. Askush nga forcat respektive nuk ka dashur ta komentojë në mënyrë zyrtare këtë drekë, përfshi këtu dhe vetë protagonistët. Gjithësesi, ajo që mësohet nga burime pranë këtyre forcave është se dreka në fjalë ka qenë në kuadër të përpjekjeve që po bën mazhoranca, për të siguruar prezencën e opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës territoriale, si e vetmja mundësi e funksionimit të tij. Produkti i saj do mund të shihet gjatë seancës së sotme, ku nëse është arritur ndonjë rezultat, do të reflektohet në përbërjen e komisionit, që tashmë ka vetëm anëtarët e mazhorancës. Megjithatë, shanset që kjo zgjidhje të ofrohet që në seancën e sotme duken të pakta, për vetë faktin se kreu i PDIU-së, Idrizi ka thënë hapur se kërkon

të luajë rolin e një ndërmjetësi mes mazhorancës dhe opozitës. Por dreka e djeshme, për shkak të vendit ku dhe u konsumua, pra në një ambient shtetëror dhe mbi të gjitha në mes të publikut, tregon qartë se organizatorët e saj kanë dashur ta shfrytëzojnë atë edhe për t’i bërë njëfarë presioni Partisë Demokratike për të hequr dorë nga bojkoti i këtij komisioni. Plani rezervë

P j e s m a r r j a e P D I U- s ë n ë komision(nëse ndodh) do zgjidhte vetëm njërin prej ngërçeve që sjell vendimi mbi funksionimin e këtij komisioni, pra atë të kuorumit për zhvillimin e mbledhjeve, por jo ngërçin e vendimarrjes me konsensus me të drejtë vetoje të opozitës. Ndaj duket se mazhoranca ka vendosur të luajë edhe me ndryshimin e vendimit të Kuvendit për ngritjen e këtij komisioni, ku synohet të hiqet e drejta e vetos së opozitës. Këtë fakt, dje e ka konfirmuar edhe një nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision, Armando Subashi, i cili ka paralajmëruar ndryshimin e vendim-

“Kjo reformë ka nevojë për opozitën. Pavarësisht raporteve parlamentare, që janë të ndryshme dhe janë në disfavor të saj, ne nuk i kemi përdorur dhe nuk do t’i përdorim ato. Çdo reflektim pozitiv i partive opozitare, mes të cilave PDIU, është një kontribut i mirëpritur dhe i vjen në ndihmë këtij hapi politik"

it. “Sigurisht që s’do presim pafundësisht. Ardhja e një anëtari të PDIU në komision bën të mundur kuorumin dhe i hap rrugë vazhdimit të punës. Por ne do të dëshironim edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të PD, që komisioni të marrë formë të plotë dhe që produkti që do të dalë të jetë jo vetëm konsensual, por edhe më i miri. Ne jemi të vendosur që reforma të kryhet dhe nëse pala tjetër nuk vjen në këtë proces. Do bëjmë ndryshimet e nevojshme edhe në Kuvend, për t’i hapur rrugë punës në këtë komision”, - u shpreh Armando Subashi. Por duket se socialistët në këtë lloj skenari nuk kanë pas aleatët e LSI-së, të cilët dje nuk janë shprehur dakort me skenarët e tjerë, veç atij të pjesëmarrjes së opozitës së vërtetë në këtë komision. “Kjo reformë ka nevojë për opozitën. Pavarësisht raporteve parlamentare, që janë të ndryshme dhe janë në disfavor të saj, ne nuk i kemi përdorur dhe nuk do t’i përdorim ato. Çdo reflektim pozitiv i partive opozitare, mes të cilave PDIU, është një kontribut i mirëpritur dhe i vjen në ndihmë këtij hapi politik në të mirë të shqiptarëve”, - tha deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Nisin konsultimet, eksperti suedez: Ndiqni shembullin tonë Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi ka mbledhur dje përfaqësues të grupeve të interesit. Ish-ministri suedez i shtetit: Hasëm pengesa politike Pavarësisht vendosmërisë së opozitës për të mos u bërë pjesë e komisionit të reformës territoriale, mazhoranca ka nisur punën konkrete të realizimit të saj. Pas ngritjes pa kuorumin e duhur të komisionit të posaçëm të kësaj reforme, dje shumica qeverisëse ka hedhur një tjetër hap, duke nisur konsultimet me aktorë, ekspertë të fushës, njësitë vendore dhe qytetarët. Ministria e Pushtetit Vendor, në funksion të kësaj reforme ka thirrur dje një tryezë

prefektet në qarqe, drejtuesit e shoqatave të bashkive, ku sërish nuk ka marrë pjesë ajo e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha. Në këtë takim kanë qënë të pranishëm dhe ekspertët ndërkombëtarë, vendet e të cilëve edhe po financojnë reformën, të cilët sollën shembullin se si kjo reformë është realizuar në vendet e tyre, ku si në Shqipëri, kanë hasur pengesa politike. “Kur ne e nisëm këtë reformë, nuk kishim 100 për qind konsensus politik. Kishim një mazhorancë të brishtë në favor të reformës, por edhe pjesa më e madhe e drejtuesve lokalë nuk ishin dakort, pasi njëri nga efektet e reformës ishte se ata humbisnin vendin e punës. Por ata kuptuan se është më mirë të jesh pjesë e një njësie të fortë lokale që iu shërben atyre, sesa pjesë e njësive pa fuqi reale”, -tha Lars Ericsson, ish-sekretar i shtetit suedez. Ndërsa ministri

Çuçi ka theksuar se synimi i reformës është që t’i bëj njësitë e qeverisjes vendore funksionale “Ne duam të bëjmë një reformë që t’i shërbejë zhvillimit të Shqipërisë dhe jo interesave të ngushta politike. Gjithsecili nga ne të kontribuojmë që Shqipëria të ketë modelin më të mirë administrativ territorial, që i përgjigjet dhe do t’i përgjigjet zhvillimit të Shqipërisë të paktën për 50 vitet e ardhshme”, tha Bledi Çuçi, ministër i Pushtetit Vendor. Megjithëse e njohur si ndarja e re e territorit, reforma parashikon bashkimin e njësive vendore dhe nga 385 njësi, paraprakisht parashikohet të reduktohen në rreth 80 të tilla. Megjithatë, përveç hamëndësimeve që kanë lindur për zona të caktuara, ende nuk është bërë publik ndonjë projekt që të tregojë qoftë edhe në vija të përgjithshme se si mund të jetë ndarja e re administrative e Shqipërisë.

debati

Komisioni i Shëndetësisë kthen projektligjin e Tahirit Komisioni parlamentar i Shëndetësisë nuk ka pranuar të miratojë dje projektligjin e paraqitur nga Ministria e Brendëshme “Për kujdesin shëndetësor të veçantë të punonjësve të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit”. Projektligji në fjalë parashikon trajtim të veçantë shëndetësor për të gjitha trupat e policisë speciale, me qëllim diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, në funksion të përmbushjes së detyrës së tyre. Gjithashtu parashikohet që, strukturat speciale operacionale të Policisë së Shtetit, duke qenë se janë strukturë me status të veçantë duhet të kenë një trajtim të veçantë të kujdesit shëndetësor, të ofruar nga shoqëria e sigurimit, e cila do të ofrojë policën e sigurimit për çdo punonjës të strukturave speciale. Por gjatë diskutimit në komision, kryetarja Albana Vokshi, ngriti një sërë pyetjesh lidhur me objektin të cilit i drejtohet ky projektligj, nevojën që ka shteti shqiptar për të miratuar një ligj të tillë, si dhe hodhi dyshime mbi qëllimet e tij. Sipas saj ky projektligj nuk ka të qartë objektin kujt i referohet dhe shpjegon rëndësinë e tij. ‘Drafti që unë kam në dorë ka dy nene dhe në asnjërin prej tyre nuk përcaktohet objekti i draftit. Po ashtu, ky pr/ligj mbivendoset me ligje të tjera ekzistuese si ai i ISKSH-së”,- tha Vokshi, duke hedhur dhe hije dyshimi mbi qëllimet e vërteta të këtij projektligji. Nënkryetarja e këtij komisioni, deputetja e PS, Klodjana Spahiu, tha se qëllimi i projektligji tregon qartë target grupin që i drejtohet, por duke pranuar se projektligji ka paqartësi. Deputeti i LSI, Vangjel Tavo propozoi shtyrjen e shqyrtimit të tij, për t’i dhënë më shumë kohë Ministrisë së Brendshme për të sqaruar detajet e këtij projektligji.


4

fokus

ngjarje e ditës Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nënvizon domosdoshmërinë e bashkimit të të gjitha kontributeve në PD, si dhe fton qytetarët pa dallim partiak në një marshim proteste më 20 shkurt

Basha: Më 20 shkurt marshim proteste, hapni dyert e PD edhe për të larguarit “E gjithë anëtarësia e PD-së në vite, anëtarët aktivë dhe anëtarë që për një arsye a tjetër kanë qenë pasivë, janë tërhequr, janë mënjanuar, janë larguar jashtë vendit dhe janë kthyer, duke humbur ndërkohë anëtarësinë formale në Partinë Demokratike, duhet të kontaktohen, të ftohen…” TIRANË Në procesin e rifreskimit dhe anëtarësimeve të reja të partisë Demokratike, ka vend për të gjithë, përfshi edhe ata që janë larguar më parë nga kjo parti. Jo pa qëllim kryetari i PD-së, Lulzim Basha u përpoq ta theksonte mesazhin e tij në një takim simbolik të zhvilluar me aktivin e Durrësit ku merrnin pjesë edhe dhjetëra të rinj që pritet t’i bashkohen rishtas kësaj force politike. “…E gjithë anëtarësia e PD-së në vite, anëtarët aktivë dhe anëtarë që për një arsye a tjetër kanë qenë pasivë, janë tërhequr, janë mënjanuar, janë larguar jashtë vendit dhe janë kthyer, duke humbur ndërkohë anëtarësinë formale në Partinë Demokratike, duhet të kontaktohen, të ftohen, të sqarohen për udhëzimin e ri, të nxiten e të ndihmohen për të rinovuar dokumentacionin e anëtarësisë në Partinë Demokratike. Nuk duhet të ndodhë dhe nuk duhet të dëgjoj që mbledhjet e njohjes me udhëzimin dikush të mungojnë sepse nuk është lajmëruar nga neglizhenca apo, më keq, më qëllim. Atij apo asaj që nuk i ka shkuar njoftimi i parë për neglizhencë i duhet kërkuar falje menjëherë dhe menjëherë duhet përfshirë menjëherë në aksionin politik që kemi nisur. Kur verifikohet se mosnjoftimi është bërë me qëllim, të mbahet qëndrim deri në zëvendësimin e menjëhershëm të koordinatorëve në rang grupseksioni apo të personit përgjegjës që është ngarkuar të bëjë njoftimet”, - tha Basha në Durrës. Kryetari i opozitës shtoi se, në këtë proces të ri anëtarësimesh po ndihet era e hapjes.“…Sipas raporteve paraprake anë e mbanë Shqipërisë, janë me qindra e me mijëra të rinjtë dhe të rejat që duan të anëtarësohen në Partinë Demokratike, duke i dhënë një mesazh të madh shprese mbarë shoqërisë shqiptare me përzgjedhjen e tyre...”, - tha ai. Për pasojë, direktiva e Bashës është bashkim dhe ribashkim pa asnjë paragjykim i gjithë kontributeve ndër vite dhe pa i mbyllur derën askujt. Basha kërkoi gjithashtu një mjedis tërheqës edhe për të rinjtë pasi, sipas tij, një PD pa brezin e ri është pa të ardhme.“…Ata duhet të gjejnë një mjedis tërheqës, t’i presim krahëhapur. Por nuk duhet të jemi vetëm në pritje. Duhet të shkojmë vetë tek rinia dhe t’i ftojmë të anëtarësohen në PD. Më të mirët duhet të vijnë te ne. Më të mirët në shkollë, me të mirët në punë, me të mirët në shoqëri, më të mirët në familje e më pas gjithë familja”, - tha ai 20 Shkurti

23 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës nuk do të përkujtohet nga PD-ja vetëm si një ngjarje historike. “…Do të ndërmarrim këtë marshim proteste jo se

Nishani: Shqipëria, në provë për ruajtjen e institucioneve të pavarura Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian ka ende shumë sfida përpara, duke u ndalur tek reforma në sistemin e drejtësisë, e cila sipas tij duhet të bazohet dhe reflektojë tri kolona kryesore: transparencën, eficencën dhe pavarësinë e sistemit TIRANË Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është i mendimit se Shqipëria ndodhet para një prove të rëndësishme, që ka të bëjë me ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura. Këtë konstatim, kreu i shtetit e ka shprehur gjatë një takimi që ai zhvilloi me Zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella dhe delegacionin që e shoqëron. Njoftimi i Presidencës fillon me një shprehje mirënjohje nga ana e kreut të shtetit për rolin dhe qëndrimin e Parlamentit Evropian në përgjithësi, si dhe atë personal të zotit Pittella në veçanti në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky vlerësim bazohet tek njohja e arritjeve dhe meritave të Shqipërisë si dhe tek inkurajimi i reformave të ndërmarra. Në vijim, Presidenti rikonfirmoi edhe në këtë takim se marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në qershor të këtij viti është pjesë e përmbushjes së aspiratës madhore, objektivit dhe alternativës së vetme të popullit shqiptar për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Në bashkëbisedimin me Zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Presidenti Nishani theksoi se procesi i integrimit evropian ka ende shumë sfida përpara duke u ndalur tek reforma në sistemin e drejtësisë, e cila sipas tij duhet të bazohet dhe reflektojë tre kolona kryesore: transparencën, eficiencën dhe pavarësinë e sistemit. Por në të njëjtën kohë në njoftimin zyrtar thuhet se Kreu i Shtetit ka nënvizuar faktin se Shqipëria është para një prove të rëndësishme që ka të bëjë me ruajtjen e integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura. Ndërkohë, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se marrja e statusit do të shënonte një hap të mëtejshëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se integrimi i Shqipërisë, por edhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian do t’i shërbente edhe më shumë stabilitetit, forcimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të këtij rajoni.

“Në protestë kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve, kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës, kundër faturave arbitrare aforfe të energjisë, kundër gjobave të paligjshme, kundër shkatërrimeve antiligjore të pronave të qytetarëve, kundër megamashtrimit me shëndetësinë falas dhe përkeqësimit të shërbimit shëndetësor anë e mbanë Shqipërisë…” kjo qeveri dhe shumica e majtë ka lidhjen e njohur të deshendences me partinë e Enver Hoxhës. Por sepse jemi të shqetësuar, jemi në këmbë e do të jemi në këmbë kundër çdo tundimi të kësaj qeverie dhe maxhorance arbitrare për të rehabilituar në forma të ndryshme dhe me alibi të llojllojshme figurën e diktatorit që simbolizon historinë gjysmëshekullore të shtypjes, mashtrimit dhe mjerimit të shqiptarëve. Do të ndërmarrim këtë marsh proteste, jo se nuk kemi patur durimin e nevojshëm për ta pritur këtë qeveri më së koti, të fillojë të mbajë ndonjë nga premtimet e saj elektorale”, - tha ai. Basha hoqi një paralele me 20 shkurtin e vitit ‘91 duke sjellë në kujtesë se qëllimi i protestës është sërish i njëjtë. “… Shqiptarët u ngritën me 20 shkurt 1991 duke i thënë “jo” njëherë e përgjithmonë edhe mashtrimit si degradim, mashtrimit si shtyllë e keqqeverisjes, mashtrimit si burim i korrupsionit dhe varfërisë”, tha ai. Por cilat do të jenë mesazhet e protestës? “Kundër papunësisë, kundër rritjes së taksave, kundër rritjes së çmimeve, kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës, kundër faturave arbitrare aforfe të energ jisë, kundër g jobave të paligjshme, kundër shkatërrimeve antiligjore të pronave të qytetarëve, kundër megamashtrimit me shëndetësinë falas dhe përkeqësimit të shërbimit shëndetësor anë e mbanë Shqipërisë, kundër humbjes së vendeve të punës, kundër largimeve arbitrare nga puna, kundër dënimeve kolektive dhe korrupsionit në vendimmarrje si në rastin e djeshëm të furgonëve, kundër pasigurisë për jetën dhe pronën”, - tha Basha. N.Perndoj

reagimi

Rregullorja, Bylykbashi: Kërkojmë barazi “armësh” TIRANË Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi dje se kërkesa e demokratëve për ndryshimin e rregullores së Kuvendit që lidhet me kohën e shprehjes së opozitës synon një debat në pozita të barabarta mes PD-së dhe PS-së. “Ne kërkojmë që në debatin parlamentar të respektohet një parim shumë i rëndësishëm që është ai i kushteve të barabarta. Të mos harrojmë që Kuvendi është formimi i vullnetit politik nëpërmjet “përplasjes” së vullneteve politike të forcave të ndryshme politike. Në këto kushte, duke qenë se për opozitën e drejta për fjalën është një e drejtë themelore dhe për të shprehur qëndrimin e saj, Kuvendi është forumi kryesor. Duke qenë se edhe kr yeministri përf aqëson ekzekutivin në raportin me Parlamentin, ajo që kërkojmë ne është një barazi “armësh” në lidhje me shprehjen e këtyre vullneteve politike, në mënyrë që jo vetëm Kuvendi të krijojë vullnetin e tij por dhe opinioni publik dhe zgjedhësit ta kenë të qartë se kush janë vullnetet që përplasen”, - tha dje Bylykbashi. Deputeti demokrat shtoi gjithashtu se propozimi i tyre nuk bie ndesh me Kushtetutën. “Nuk k a a s n j ë p ë r p l a s j e m e Ku s h tetutën. Ndërkohë ajo që kërkojmë ne është krejt tjetër. Ne kërkojmë ndërhyrje të përfaqësuesit, e kreut të Grupit Parlamentar ose të një përfaqësuesi, të jetë për ndërhyrje kryesore ndaj kryeministrit, ato ndërhyrje që krijojnë dhe shprehin një vullnet politik. Ndërkohë, ajo që kërkonin socialistët sigurisht që shkonte ndesh. Kryeministri ka pjesën e vet ndërkohë që opozita dhe lideri i opozitës në Parlament shpreh qëndrimin politik përballë qëndrimit të kryeministrit”, - tha ai.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

5

Të gjithë agjentët e kompanive të sigurimeve kanë një program në kompjuterat e tyre, i cili dëshmon qartë marrëveshjen monopol që kanë kompanitë e sigurimeve për unifikimin e çmimit

reagimi

Shoqata e Siguruesve: Çmimi i lartë, janë rritur faktorët e riskut Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë reagoi dje duke sqaruar se rritja e siguracioneve të makinave ka ardhur si pasojë e ndryshimeve të mëdha, ku mbështetet metodologjia e përllogaritjes. Sipas shoqatës, rritja e skajshme e aksidenteve, shtimi i numrit të mjeteve, shërbimi teknik abuziv, infrastruktura pa standarde, mjetet e pasiguruara në qarkullim, rritja e masës së fondit të kompensimit janë disa argumente dhe faktorë se përse çmimi i TPL-së duhet të jetë në nivelet aktuale. Shoqata sqaron se rritja e faktorëve të riskut shkon në përpjesëtim të drejtë me rritjen e çmimit. “Për sa kohë që situata aktualisht është e rëndë, natyrisht që edhe produkti i sigurimit do t’i nënshtrohet marzhit të riskut”, thuhet në reagimin e shoqatës. Ndryshe nga industritë simotra europiane, industria shqiptare e sigurimeve ka ende barrën më të lartë fiskale, ndërkohë që Shqipëria ka tarifat më të ulëta të sigurimeve në Europë, të cilat nuk krahasohen as me Kosovën dhe Maqedoninë.

Monopol i shumëfishtë në tregun i sigurimeve, ja si funksionon

Agjentët e tregut të sigurimeve i shesin siguracionet e makinave sipas një radhe kronologjike që e kanë vendosur vetë kompanitë. Marrëveshja është në formën e një programi kompjuterik, lehtësisht i verifikueshëm për çmimet monopol. Ja tri ndërhyrjet që çrrënjosin monopolin. Blerina Hoxha

Të gjithë agjentët e kompanive të sigurimeve kanë një program në kompjuterat e tyre, i cili dëshmon qartë marrëveshjen monopol që kanë kompanitë e sigurimeve për unifikimin e çmimit, i cili dy ditët e fundit shkoi në 210 mijë lekë të vjetra. Marrëveshja

Çdo agjent ka të listuar të 8 kompanitë e sigurimeve dhe i shet policat sipas një numri rendor për secilën kompani. Kur plotësohen shitjet për kompaninë më të madhe, nis radha dhe përfundon tek kompanitë e vogla. Nëse një qytetar kërkon të sigurohet, bie fjala tek kompania shtetërore INSIG, agjenti i thotë se kanë mbaruar shitjet për këtë kompani dhe se duhet të sigurohet tek EUROSIG. Në këtë mënyrë agjentët kanë shitur policat tre muajt e fundit, duke pohuar se për çmimin kompanitë kanë rënë dakord

me njëra-tjetrën dhe këtë e konfirmon edhe programi të cilin ata e aplikojnë për shitjet. Më pas kompanitë i ndajnë të ardhurat sipas përqindjes që zënë në treg. Por monopoli duket se nuk është vetëm për tarifat e sigurimit. Monopol është edhe shërbimi i ndërmjetësit. Agjentët pohojnë se është vetëm një ndërmjetës (broker) në tregun e sigurimeve të automjeteve, i cili merr 9% për qind të komisionit për çdo siguracion të shitur pa e ushtruar realisht funksionin. Kjo është edhe një arsye tjetër për rritjen e kostos së primit. Sipas tyre përveç monopoleve funksionon një skemë e qartë korruptive, ku janë të përfshira kompanitë, AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës, brokerat etj. Si prishet

Prishja e marrëveshjes për unifikimin e çmimit nga kompanitë e sigurimit ka shumë mënyra, por më të thjeshtën e ka

Agjentët pohojnë se përveç monopoleve funksionon një skemë e qartë korruptive, ku janë të përfshira kompanitë, AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës, brokerat etj.

në dorë qeveria, duke urdhëruar kompaninë e vet INSIG që të shesë siguracione jashtë çmimit të unifikuar. Kështu, nëse INSIG do të shiste siguracionin e automjeteve me 150 mijë lekë, në një kohë që kompanitë e tjera kanë vendosur ta shesin me 210 mijë lekë, marrëveshja do të prishej menjëherë. Mënyra e dytë për prishjen e marrëveshjes është nëpërmjet Autoritetit të Konkurrencës, i cili me një hetim modest mund të hetojë marrëveshjen dhe të penalizojë kompanitë. Mënyra e tretë është Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve, i cili ka për detyrë të orientojë tarifa drejt kostove dhe të mos lejojë luhatje katastrofë, ku çmimi i një siguracioni një muaj shitet 45 mijë lekë, pas tre muajsh 150 mijë lekë dhe përsëri pas tre muajsh, 210 mijë lekë. Rritjet drastike të primeve në një kohë kaq të shkurtër duket se më shumë i sjellin dëm tregut sesa e ndihmojnë atë.

Reagon qeveria, shkarkon drejtorin e INSIG, Tomor Kalaja Zallamahia që krijoi në treg çmimi monopol i tarifave të sigurimeve të automjeteve çoi dje në shkarkimin e drejtorit të INSIG-ut, Tomor Kalaja. Vendimi i mor dje pasdite nga Bordi i Drejtorëve të Kompanisë, me motivacionin “Për papërgjegjshmëri në marrjen e vendimit për rritjen e çmimit të policës së sigurimit me 45 %”. Pak orë para këtij vendimi, Kalaja nuk pranoi që çmimi i siguracioneve të ishte produkt i një marrëveshjeje monopoli. Sipas tij, tarifa prej 210 mijë lekësh do të mundësojë që kompanitë të shlyejnë detyrimet që kanë ndaj konsumatorëve duke paguar

detyrimet në kohë, si dhe ndaj detyrimit që kemi ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. “Nëse nuk arrihet të merret sasia e duhur e parave për të paguar dëmet, atëherë kompanitë nuk mund të paguajnë dot as dëmet e veta dhe as detyrimet që rrjedhin për Byronë” -, tha Kalaja. “Unë nuk besoj që ka një marrëveshje të mirëfilltë, por ka një lloj dakordësie në heshtje ose një lloj mendimi të përbashkët që rruga për të dalë nga ky rreth vicioz është vetëm kjo. INSIG është i detyruar të ndjekë tregun, qoftë kur tregu shkon lart, qoftë kur shkon poshtë, në të kundërt je jashtë tregut”, - tha

Kalaja. Ai ka shpjeguar se INSIG është një kompani shtetërore që nuk subvencionohet nga shteti. “Ne jemi të detyruar që t’u përshtatemi çmimeve të tregut, me qëllim që mos të dalim

nga tregu. AMF sugjeroi që të rrisim çmimet dhe ne iu bashkuam kësaj kërkese”, - tha Kalaja. Por ky nuk ka qenë një argument për qeverinë dhe Ministrinë e Financave. Rritja e tarifave të sigurimeve dje u përcoll me shqetësim edhe nga komisionet parlamentare dhe deputetët socialistë, të cilët i kërkuan qeverisë të marrë masa për stabilizimin e situatës në treg. Kompania INSIG është krijuar që në korrik të vitit 1991, duke zotëruar monopolin e tregut. Por tani, pas më shumë se dy dekadash, ajo ka humbur tërësisht tregun, i cili dominohet nga 7 kompanitë e tjera private.

kërkesa

Braçe letër Canit: Zgjidhni kartelin e sigurimeve Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe i ka kërkuar dje Ministrisë së Financave të zgjidhë situatën e krijuar në tregun e sigurimeve. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave iu ka drejtuar një letër Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Autoritetit të Konkurrencës dhe Ministrisë së Financave, ku thekson se po e ndjek me shqetësim këtë situatë, ku pjesë e këtij vendimi të koordinuar që ka sjellë rritjen e siguracionit me 43% ë s h t ë b ë r ë e d h e ko m p a n i a shtetërore INSIG”. Sipas kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, tarifa minimale e pagesës se sigurimit të detyrueshëm TPL është rritur me rreth 4 herë që nga muaji shkurt i vitit të kaluar. “Faktet e sipërpërmendura paraqesin një situatë, e cila na bën të dyshojmë se jemi përpara një marrëveshje të përsëritur karteli midis aktorëve në treg, - nënvizon kreu i komisionit. - Në tetor të vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës i shpalli të gjitha kompanitë e sigurimit të jo-jetës fajtore për marrëveshje të n da lu a r dh e i g j obit i m e nj ë shumë totale prej 89 milionë lekësh. Pavarësisht nga ky ndëshkim, tregu ka vazhduar të vuajë të njëjtat probleme dhe praktikat e sjelljes së bashkërenduar në sigurimin motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta përsëri gjatë vitit 2013”.


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Kodheli në Turqi, kërkon të dhëna për shqiptarët që luftojnë në Siri Shqiptarët që luftojnë në Siri dhe informacionet e mundshme që qeveria turke ka për këtë çështje ka qenë në fokus të takimit mes ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe homologut të saj turk, Ismet Yilmaz. Më ftesë të Yilmaz, Kodheli po zhvillon një vizitë zyrtare në Ankara ku ka patur një sërë takimesh të rëndësishme. Një nga çështjet kryesore të diskutuara në takimin me homologun turk ka qenë edhe përfshirja e grupeve të mundshme ekstremiste në rekrutimin e shqiptarëve që luftojnë përkrah opozitës në Siri. Sipas burimeve nga ministria e

Mbrojtjes Kodheli ka kërkuar nga homologu i saj ndihmën e qeverisë turke në rast se disponon informacione lidhur me këtë çështje. Autoritetet turke kanë zhvilluar një hetim lidhur me rekrutimin dhe transportimin e luftëtarëve shqiptarë në Siri. Vetëm pak kohë më parë u arrestuan rreth 20 persona si pjesë e një rrjeti që kryente këtë veprimtari prej disa kohësh. Dyshohet se shtetas shqiptarë rekurtohen për të luftuar në Siri, ndërsa ata priten dhe organizohen në Turqi e më pas dërgohen në Siri. Ende nuk dihet qëndrimi i qeverisë turke për këtë

çështje, ndërsa raportet e mediave të huaja dhe vendase flasin për disa shtetas shqiptarë të vrarë në Siri. Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi ministrja Kodheli u prit në një takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral armate Necdet Ozel. Në këto takime, Kodheli kërkoi të gjenden mundësi bashkëpunimi, sidomos në fushën e industrisë ushtarake, duke theksuar se Shqipëria duhet të mbajë patjetër në funksion Uzinën e Poliçanit, Mjekësit apo të Gramshit, si të vetmen mundësi ekonomike për banorët e këtyre zonave.

Shoferët e furgonëve kundër qeverisë: Po na heqin bukën e gojës Protesta e drejtuesve të furgonëve ka përfshirë të gjitha linjat. Reagon Ministria e Transporteve: Nisma jonë është vënia e rregullit në treg Përveçse një problem në transportin e lirë të pasagjerëve, bllokimi i furgonëve është një problem i mprehtë social. Vendimi i beftë për të mos lejuar transportin ndërqytetas me furgon do të krijojë mijëra të papunë njëkohësisht dhe do të fusë familjet e mijëra personave në kolaps ekonomik. Për këtë arsye dje, në ditën e 7-të të protestës, drejtuesit e furgonëve 8+1 nga i gjithë vendi protestuan mbi deklaratat e ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe atij të Brendshëm, Sajmir Tahiri, që kërkuan ndalimin e transportit me furgonë. Nga Korça, shoferët shprehen se janë tepër të indinjuar me vendimin drastik që përfshin paketa e re e masave mbi sigurinë rrugore që pritet të miratohet nga qeveria. Sipas drejtuesve të furgonëve, me këtë punë ata mbajnë familjet e tyre. “Me këtë punë mbajmë me bukë fëmijët. Tahiri të ndëshkojë përgjegjësit e aksidenteve dhe jo njerëzit e ndershëm”. Më tej shoferët protestues i bënë thirrje qeverisë të mbajë premtimet për përmirësimin e ekonomisë së shqip-

tarëve dhe jo të rrënojë më tej jetët e tyre. Protestës i është bashkuar edhe linja e furgonëve të Kukësit. “Është e pafalshme, nuk duhen bllokuar furgonët. Për ne janë buka e gojës, kështu mbyllen vende pune, nuk hapen vende pune. Kjo qeveri të kontrollojë transportin e paligjshëm, jo ne të ligjshmit”, - u shprehën drejtues të furgonëve të transportit të pasag jerëve në Kukës. Sipas shoferëve, nëse ky vendim i qeverisë do të zbatohet, atëherë protesta do të përshkallëzohet deri në bllokim të rrugëve nacionale. Ndërkaq ka reaguar Ministria e Transporteve, e cila bën të ditur se nisma e qeverisë synon zbatimin e kuadrit ligjor dhe zbatimin rigoroz të ligjit në fushën e transportit. Sipas ministrisë, kjo nismë do i japë fund konkurrencës së pandershme në transportin ndërurban. Nisma e qeverisë synon zbatimin rigoroz të kuadrit ligjor ekzistues në fushën e transportit për të gjitha kategoritë e automjeteve, përfshirë edhe automjetet taksi (8+1), apo siç quhen në gjuhën popullore ‘furgonëve’. Kjo, sipas dikasterit të Haxhinastos, sjell rritjen e ndjeshme të standardeve të sigurisë së qytetarëve që përdorin transportin ndërurban, siguri e dëmtuar rëndë nga përdorimi i mjeteve të palicencuara dhe nga drejtues mjetesh të pacertifikuar. Sipas të njëjtit njoftim, nisma e qeverisë synon dhënien fund të konkur-

Reagimi

Furgonët, PD: Rama po penalizon 21 mijë shqiptarë PD u shpreh dje kundër vendimit të qeverisë për bllokimin e transportit të pasagjerëve me furgonë. Deputeti Gjergji Papa tha dje se në këtë formë penalizohen të ardhurat dhe ekonomia e 21 mijë shqiptarëve. “Edi Rama ka vendosur të lerë pa punë, mbi 21 mijë shqiptarë, të cilët ofrojnë shërbimin e transportit me anë të furgonave. I paaftë për të ofruar siguri rrugore, Kryeministri po dënon kolektivisht, të gjithë këtë kategori, që jetojnë dhe mbajnë edhe familjet e tyre me këtë biznes”,-tha ai. PD shprehu më tej se Rama po krijon një plagë të re sociale me këtë urdhër. “Ata ofrojnë një shërbim të çmuar për mijëra qytetarë shqiptarë cdo ditë, të cilët qarkullojnë dhe kryejnë nevojat e tyre nga periferitë më të largëta në qendrat urbane dhe anasjelltas. Por bllokuesi serial, Kryeministri i vendit, me pretekstin e sigurisë rrugore, ka vendosur dënimin kolektiv, largimin e furgonave nga qarkullimi”-tha deputeti i PD.

qytetarët. “Pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe përmirësimi i infrastrukturës së stacioneve të autobusëve pranë secilës bashki, me standarde që ka rajoni dhe Bashkimi Europian përsa u përket shitjes së biletave, informacionit për oraret e linjave si dhe shërbimeve të higjienës, të domosdoshme në çdo stacion autobusi bashkiak”, - bën me dije Ministria e Transporteve.

SHPALLJE ANKANDI

PER SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHEM

Vendimi, 25 mijë ha tokë për kompensimin e pronarëve Tokat që administroheshin nga pushteti vendor do t’i kalojnë AKKP-së për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Qeveria përcakton se si do të bëhet ky proces Qeveria vendosi t’i kalojë AKKP-së 25 mijë hektarë tokë, si fond për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë dhe përcakton se kjo tokë aktualisht ndodhet në përdorim të njësive të qeverisjes vendore. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos që: “Në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të kalojë një sipërfaqe toke prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Agjencia e Inven-

rencës së pandershme në transportin ndërurban dhe dëmtimit të padrejtë të dhjetëra operatorëve të licencuar për transportin ndërqytetas. “Nisma e qeverisë synon modernizimin e transportit ndërurban përmes krijimit të kushteve të parashikuara nga ligji për udhëtimin e sigurt e komod me automjete të përshtatshme, në linja me orare të përcaktuara, dhe me çmime të lira për

Permbaruesi gjyqesore genti Bushati nxjerr ne shitje me ankand sendin: “Are Truall” me siperfaqe 1680 m2 e rregjistruar ne rregjostrin hipotekore me nr 1435 date 19.10.2000, me volum 8 faqe 239, me nr pasurie 523/7 ne Z.K 1100 , Barbullush Shkoder Çmimi fillestare per shitjen ne ankand eshte ne vleren. 2,240,000 ( dymilion e dyqind e katerdhjete mije ) Lekë. Shitja e pasurisë do të bëhet (fillon) ditën e Hënë, datë 24.02.2014, ora 16.15, në Zyrën Përmbarimore te Përmbaruesit Gjyqësor Privat Genti Bushati me adrese : Rruga “Don Bosko”, perballe Gjykates se Rrethit Gjyqesore Shkoder . Personat e interesuar per te blere kete pasuri duhet te derdhin perpara fillimit te ankandit 10% te vleres si garanci ne llogari te permbaruesit gjyqesore .

SHPALLJE ANKANDI

tarizimit dhe Transferimit të Pronës, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë këshillave të qarqeve, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë dhe të vlerësojnë sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Lista për sipërfaqen e tokës në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, që do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompen-

simit të Pronave, duhet t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave pas përfundimit të saj. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi. Me vështirësitë ekonomike që po kalon vendi është planifikuar që kompensimi i ish-pronarëve të ndryshojë raportin mes parave dhe kthimit fizik të tokës. Megjithatë, ky proces pritet të krijojë pakënaqësi mes ish-pronarëve, të cilët nuk janë dakord të kompensohen me tokë që nuk i përgjigjet vlerave reale.  

SHOQËRIA PËRMBARIMORE “AFA-2010” SH.P.K hap Ankandin për shitjen e pasurisë së paluajtshme: Pasuria Nr.1/118+1-19, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 97 m2, e regjistruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë ne Zonën Kadastrale nr.8380, vol 17, faqe 206, në pronësi të Harallamb Voko dhe Galina Voko. Çmimi fillestar në ankandin e parë është 96,000 EURO (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) Euro. Kjo pasuri është vënë në hipotekë në favor të Raiffeisen Bankë sh.a. për shumë 100,000EURO (njëqind mijë). Ankandi zhvillohet në datë 20.02.2014 ora 15:30 në ambjentet e Shoqërisë Përmbarimore “AFA-2010” sh.p.k në adresën Rruga “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1, Tiranë. Për më shumë informacion mund të konsultoheni në numrin e telefonit Tel:044503458 E-mali shoqeriapermbarimoreafa2010@gmail.com

SHPALLJE ANKANDI ZYRA PERMBARIMORE KURMAKU, shpall për shitje në ankand pasurinë “Apartament”, me Nr. Pasurie 4/316-2, vol 2, faqe 103, me sip. 59 m2, ZK.3234, pasuri e ndodhur në Rrogozhinë ne pronesi te Skender Hamdi Sheshi. Ankandi zhvillohet ditën e martë në datë 25.02.2014 ora 16.oo, me Çmim fillestar 1,926,400 (njemilionenenteqindenjezetegjashtemijeekaterqind) lekë, pranë selisë së Përmbaruesit Gjyqësor Kastriot Kurmaku, Rruga “28 Nëntori”, pall “F. Turku”, kati 2, pranë Gjykatës Elbasan. E-mail kastriotkurmaku@yahoo.com, Cel. 0682099479 / 0673115333


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

7

“Ditën e enjte më mori në telefon prokurori i Krimeve të Rënda dhe më tha që duhet të paraqitesh në prokurori, por pa zhurmë. Sapo shkova, më ka treguar një fotografi të prerë ku isha unë. Ajo ishte e vetmja fotografi që kishte autori. Ajo është servirur nga Ilir Karçini”- tha Bare,

Pirro Bare: Historia e fotografisë time që iu gjend killerit me pagesë shkurt

Biznesmeni i gazit shpreh bindjen se Ilir Karçini është personi që fshihet pas porosisë së atentatit të tij. “Kur pashë aparatin e killerit, mendova se aty duhej të ishte edhe fotoja ime. Karçini e ka bërë këtë pasi ishte i dëshpëruar nga dështimi në biznes” Tiranë Biznesmeni Pirro Bare e kishte

parandjerë atentatin që po përgatitej kundër tij. Për shkak të fjalëve të dëgjuara, por edhe një tjetër sulmi me eksploziv në vitin 2011. Në një intervistë për “Ora News”, Bare thotë se prova e fortë përveç rrëfimit të Sinanajt është edhe fotografia e tij e prerë, e cila i është dhënë vrasësit nga biznesmeni Ilir Karçini. Biznesmeni i gazit, që i shpëtoi atentatit falë arrestimit të personit që do e vriste thotë se është shokuar kur mësoi lajmin, edhe pse më herët ai kishte dëgjuar fjalë sipas tij të thëna nga Ilir Karçini, të cilat nuk i kishte vlerësuar seriozisht. “Jam shokuar. Nuk kam dashur ta besoj. Unë kam ndjerë diçka në vetveten time, pasi kanë ardhur shprehje nga tavolinat. Në vitin 2011 më është bërë një atentat me tritol në makinë, ku kam qenë bashkë me djalin. Kur pashë aparatin e varur, mendova se aty është edhe fotoja ime”- thotë Bare. Ai rrëfen se lajmin e ka mësuar nga prokuroria pas arrestimit të Sinanajt, ndërsa i është vënë përpara një fotografi e prerë që policia i gjeti të dyshuarit si autor i vrasjes. “Ditën e enjte më mori në telefon prokurori i Krimeve të Rënda dhe më tha që duhet të paraqitesh në prokurori, por pa zhurmë. Sapo shkova, më ka treguar një fotografi të prerë ku isha unë. Ajo ishte e vetmja fotografi që kishte autori. Ajo është servirur nga Ilir Karçini”- tha Bare, duke sqaruar edhe historinë e asaj fotografie. Sipas tij, ajo foto është bërë në vitin 2008 në Milano të Italisë, kur ai është takuar rastësisht me Ilir Karçinin dhe tre persona të tjerë,

Aksident në Peshkopi, plagosen 6 persona

gjatë një panairi të zhvilluar asokohe në Itali. “Këtë fotografi e kam parë në kompjuterin e një mikut tim, personit që na ka bërë foton. Është fotografi e bërë në fund të vitit 2008. Ajo është bërë në Milano në Itali. Atje jam takuar rastësisht me këta persona, pasi në fotografi kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë prerë”- thotë Bare. Ai shpreh bindjen se pas këtij atentati qëndron biznesmeni i gazit Ilir Karçini, të cilin Bare e përshkruan si të dëshpëruar për shkak të dështimit në biznes. Një tjetër provë që sipas tij tregon përfshirjen e Karçinit në këtë ngjarje është edhe dëshmia e Sinanajt, i cili ka pohuar se është paguar nga biznesmeni për të ekzkutuar konkurentin e tij. “Unë jam i bindur për Ilir Karçinin, pasi ai kishte kohë që ishte i dështuar dhe i dëshpëruar në këtë biznes. Shpresa e vetme ishte ekzekutim i Pirro Bares. Unë e kam ndihmuar atë në vitin 2009 për shkarkimin e një anijeje me gaz në depozitat e mia. Nuk kemi patur asnjëherë probleme, deri në vitin 2011, kur Karçini

“Killeri thotë hapur fare, m’i dha lekët në shtëpi. Më dha fotografinë pasi e preu. Çdo gjë në këtë kapitull është e mbyllur. Ilir Karçini është shprehur në tavolina të ndryshme për mua. Unë do vazhdoj punën derisa të dalë ndonjë Ilir Karçin tjetër që të më eleminojë"

donte të shkarkonte pa patur dokumentacionin e nevojshëm”-tregon Bare. Sipas biznesmenit, mundësia e vetme e Karçinit ishte eleminimi fizik i tij, me shpresën për të vazhduar biznesin në fushën e importimit dhe tregtimit të gazit. “Killeri thotë hapur fare, m’i dha lekët në shtëpi. Më dha fotografinë pasi e preu. Çdo gjë në këtë kapitull është e mbyllur. Ilir Karçini është shprehur në tavolina të ndryshme për mua. Unë do vazhdoj punën derisa të dalë ndonjë Ilir Karçin tjetër që të më eleminojë”, thotë Bare. Sipas hetimit, biznesmeni i gazit Pirro Bare ishte objektiv i një atentati të parandaluar, i cili dyshohet se ishte paguar nga rivali i tij në biznes, Ilir Karçini. Julian Sinanaj, i arrestuar si personi që do të kryente vrasjen ka dëshmuar se Karçini i ka dhënë një foto të Bares dhe shumën e 50 mijë eurove për të kryer ekzekutimin. Vrasja do të kryehej më datën 25 janar në Tiranë, ditë në të cilën policia arrestoi Julian Sinanajn pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të tij, shtetasit N. Gj.

Procesi “Gjika” nis me shtyrje, mungojnë të pandehurit Kryebashkiaku i Vlorës u paraqit i vetëm në seancë, ndërsa të pandehurit e tjerë nuk kishin dhënë konfirmim për fletë-thirrjet Tiranë Ka nisur me shtyrje procesi gjy-

qësor ndaj kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i cili do të gjykohet në Tiranë pas një vendimi të Gjykatës së Lartë. Gjikës i është dashur të udhëtojë dje nga Vlora drejt Tiranës për t’u ulur në bankën e të akuzuarve në gjykatë. Por ndryshe nga kryebashkiaku, të paktën katër të pandehur të tjerë në këtë proces nuk u paraqitën në sallën e gjyqit. Bashkë me ta mungonin edhe dëshmitarët e thirrur nga prokuroria, çka u bë shkak për shtyrjen e sencës së parë gjyqësore në procesin e bujshëm ndaj kryetarit të Bashkisë Vlorë, i akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre. Gjyqtari i çështjes, Arben Micko ka vendosur që se-

anca tjetër do të zhvillohet në datën 24 shkurt. Po kështu seancat do të zhvillohen çdo të hënë. Ky vendim është pranuar nga Shpëtim Gjika i cili është shprehur i gatshëm se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore. “Këto janë vendime të gjykatës, unë do të mundohem t’i respektoj dhe duke qënë se jam mësuar për të bërë shumë punë njerësh, besoj do t’ia dal dhe këtë here”, -tha Gjika në përfundim të seancës së shkurtër gjyqësore. I pyetur për replikat në distancë me prefektin e Vlorës, në lidhje me bandën e tritolit, kreu i bashkisë së Vlorës tha se i qëndron deklaratës për media që ka bërë disa ditë më parë. “Për këtë kam dhe një deklarat për shtyp, besoj e keni dëgjuar. Vetëm kaq asnjë koment tjetër. Unë i qëndroj deklaratës sime dhe asnjë koment tjetër”, tha Gjika. Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Shpëtim Gjikës do të nisë nga fillimi dhe nuk do të njihen procedurat që janë bërë në Gjykatën e Vlorës. Kjo kërkesë është bërë nga dy prokurorët e kësaj çështjeje pas transfer-

Gjashtë persona janë plagosur mbrëmjen e djeshme në Peshkopi, si pasojë e një aksidenti rrugor. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, njëri prej të cilave në gjendje të rëndë. Ndërsa katër personat e tjerë janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, mes të cilëve është edhe një fëmijë, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm disa gërvishtje të lehta. Të plagosurit janë identifikuar si: Nexhmi Çipuri 45 vjeç, Laureta Çipuri 39 vjeç, Ajet Çipuri 70 vjeç, Bejane Çipuri 65 vjeç dhe Fatbardha Gazidede. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk ka ende një version për shkakun e aksidentit. Pas këtij aksidenti ragoi edhe policia rrugore e cila porosit drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë. Reshjet e dendura të shiut janë bërë shkak që Policia Rrugore nëpërmjet një deklarate për media të porosisë shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore, për shkak të lagështirës dhe pamjes së kufizuar. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Policia-shoferëve: Kujdes me lagështirën

“Këto janë vendime të gjykatës, unë do të mundohem t’i respektoj dhe duke qënë se jam mësuar për të bërë shumë punë njerësh, besoj do t’ia dal dhe këtë here”

imit të gjykimit në Gjykatën e Tiranës. Shpëtim Gjika akuzohet se nëpërmjet sekretares së KRRT-së së bashkisë Vlorë ka dhënë dy leje ndërtimi të cilat nuk ishin miratuar në mbledhjet e KRRT-së. Në këtë proces janë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve biznesmenë dhe pronarë të trullit ku janë ndërtuar dy pallatet. L.Bakillari

Reshjet e dendura të shiut janë bërë shkak që Policia Rrugore nëpërmjet një deklarate për media të porosisë shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore, për shkak të lagështirës dhe pamjes së kufizuar.  Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve.


CMYK

8 13.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

9


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Miq që kurojnë miq R

olin e kuratorit mund ta bëjë çdokush. Dhe ka plot shembuj kur një filozof, një arkitekt, një shkencëtar, një shkrimtar, ose kushdo tjetër ka kuruar ekspozita arti vetjake apo kolektive. Shumë prej këtyre kuratorëve kanë hedhur dritë mbi veprën e ndonjë artisti apo tematike të caktuar në mënyra idiosinkretike dhe ftuese për një debat të ndryshëm nga ç’ofron kuratori profesionist. Mes tyre ka patur edhe shumë artistë që kanë luajtur rolin e kuratorit. Historia e artit është e pasur me shembuj artistësh që kanë organizuar, prezantuar dhe shkruar jo vetëm për miqtë e tyre artistë, por edhe më gjerë dhe në role institucionale. Disa prej këtyre ekspozitave kanë hyrë në histori për dizajnin (formën e ekspozitës), për artikulimin e një pozicioni artistik, ose për trajtimin e ekspozitës si vepër artistike me të drejta më vete. Mjafton të përmendim El Lissitzkyn, por ka edhe plot shembuj të tjerë më të rinj të artistëve kuratorë, të cilët kanë hartuar dhe hapur horizonte të reja në këtë drejtim. Në fakt, kuratorët që kanë ndërtuar dhe përkufizuar më së miri disiplinën e kurimit kanë ardhur prej teatrit, shkencave politike, antropologjisë ose kanë qenë vetë artistë, por çka i ka dalluar nga kolegët e tyre me prejardhje nga historia e artit, apo shkencave muzeale, ka qenë qasja diskursive ndaj artit dhe rolit të tij në shoqëri. Duke mos e trajtuar artin dhe artistin në vakuum, ekspozitat e tyre kanë lejuar që artistët, veprat e tyre, dhe vetë ekspozita si formë të futen në komunikim jo vetëm me historinë e artit dhe problemet e disiplinës, por edhe me krejt shoqërinë, duke u bërë pjesë e debatit publik të kohës. Në parim, se kush mund të jetë e kush duhet të jetë kurator, nuk është debat interesant; po aq sa nuk është edhe se kush mund e kush duhet të jetë artist — sado që shumë artistë përpiqen ta dekurajojnë idenë dhe praktikën e shumë kuratorëve që janë edhe artistë. Në Shqipëri, ky debat ka ndodhur vetvetiu me daljen në skenë të kuratorit dhe shfaqjen e artit bashkëkohor në vitet 90. Rezulton se, përjashto një a dy individë, ata pak kuratorë që kanë operuar në truallin shqiptar janë trajnuar dhe kanë qenë aktivë si artistë para se t ë m a r r i n p ë r s ip ë r r o l i n d h e përgjegjësitë e kuratorit. Ashtu si dhe kolegët e tyre që u prinë dhe iu përgjigjën nevojave të artit bashkëkohor në fillimet e tij në vitet 6070 në Perëndim, artistët-kuratorë në Shqipëri ishin kritikë ndaj prezantimit dhe artikulimit të një arti të sapolindur dhe të ndërlidhur me një publik po aq të brishtë sa dhe arti asokohe. Disa prej tyre tashmë kanë ndërtuar karriera ndërkombëtare si kuratorë, ndërkohë që pjesa më e madhe e kanë luajtur rolin e kuratorit ad hoc, ndërkohë që vazhdojnë të ekspozojnë edhe si artistë. Shpeshherë dëgjojmë prej artistëve të rinj që në Shqipëri nuk ka kuratorë. Me këtë ata kanë parasysh kuratorë profesionistë, ose individë që kurojnë jo vetëm kur iu bie radha, por që vazhdimisht mendojnë dhe eksperimentojnë mbi ekspozitën si formë si dhe lëvrojnë metoda të prezantimit të artit dhe të komunikimit me publikun. Dhe, vërtet, të tillë nuk ka, por jo për faj të atyre pak individëve që kurojnë herë pas here, apo edhe rregullisht, në hapësirën shqiptare. Problemi i mungesës të kuratorëve në vend, si vokacion më vete,

koment Eriola Pira

është sa i ndërlikuar dhe i veçantë për skenën shqiptare, dhe nuk bën të fajësojmë këtu ata që i përgjigjen thirrjes për të kuruar. Kuraja e tyre, ashtu si dhe ajo e artistit, është një përpjekje që duhet vlerësuar për kontributin, konsolidimin dhe çuarjen përpara të çështjeve të artit në vend. Por njëkohësisht, kjo nuk i shfajëson apo çliron ata nga përgjegjësia e të bërit mirë e me bindje punën e një kuratori. Përgjegjësia e tyre është e dyfishtë. Së pari ndaj artistit dhe veprës, dhe së dyti ndaj publikut. Një kurator i mirë gjen një ekuilibër të mirë midis këtyre dy forcave, duke i kushtuar vëmendjen e duhur secilës: artistit që kërkon mbështetje, sfidë, përplasje idesh, dhe një farë përkthimi tekstual më një anë, dhe publikut që kërkon ta përballësh, shoqërosh, dhe prezantosh me artin dhe artistin më anë tjetër. Përveçse kur puna e një artisti kërkon shumë më tepër vëmendje nga qarqe apo lëvizje artistike të veçanta se sa nga publiku i g jerë, çka është rast metodologjik dhe nevojë artistike më vete, nëse balanca anon nga njëra anë më shumë se tjetra, rreziku është i madh për të dyja palët, si për artistin, dhe për publikun. Ndër shumë probleme kuratoriale në Shqipëri, po dua të fokusohem tek ai i teksteve që shoqërojnë ekspozitat, pasi pikërisht nëpërmjet këtyre teksteve publiku, madje edhe vetë artistët, informohen mbi protokollin që duhet të adoptojnë, si dhe edukohen për qasjen që duhet të kenë ndaj artit dhe shqetësimeve artistike. Duke mos qenë e pranishme për t’i përcjellë ekspozitat aty për aty, ndodh që tekstet shoqëruese të ekspozitave t’i lexoj me ëndje dhe vëmendje për të mësuar e kuptuar diçka për ekspozitën, artistin(ët), dhe veprat e ekspozuara. Për fat të mirë, kam mjaftueshëm njohuri mbi artistët shqiptarë dhe veprat e tyre (falë Internetit dhe komunikimit privat me ta), si dhe jam trajnuar të lexoj tekste komplekse e teorike mbi artin bashkëkohor. E megjithatë, kjo nuk më ndihmon kur has në tekste të shkruara nga artistëkuratorë të ndryshëm shqiptarë. Ndonjëherë dyshoj mbi aftësitë e mia në shqip, por kur ua kaloj shkrimet miqve të mi që i konsideroj si më të kënduar, në mos ekspertë të gjuhës shqipe, ata më konfirmojnë se tekstet nuk deshifrohen dot. Problemi nuk është vetëm tek gjuha e përdorur për artin apo për koncepte dhe vepra artistike të ndërlikuara, të tilla që nuk mund të shmanget kompleksiteti gjuhësor, por tek një gjuhë e drunjtë, kriptike, kinse filozofike, tejet abstrakte dhe poetike, pa qenë nevoja. A thua se gjithë çfarë kuratori mund të ofrojë nuk është gjë tjetër përveç fluturimeve poetike të frymëzuara nga përjetimi i punës artistike! Kjo nuk do të thotë se gjuha e kuratorit duhet të jetë detyrimisht e thjeshtuar, apo se mund të reduktohet aq sa t’i bëjë dëm një artisti që prezanton koncepte të ndërlikuara e që kanë nevojë për kontekstualizim. Por problemi është se shpesh herë, hasim në tekste

kuratoriale të cilat nuk komunikojnë gjë tjetër përveç gjendjes së dehur të autorëve të tyre, orakuj të keqkuptuar që nuk mund të komunikojnë përveçse përçart. Arti i teksteve kuratoriale ka të tjera ligje nga arti i poezisë, megjithëse poetikja nuk duhet t’i mungojë. Tekstet kuratoriale duhet mbi të gjitha të komunikojnë frytshëm me një gamë të gjerë lexuesish, që nga më profesionisti i fushës së artit e deri tek lexuesi më i rastësishëm. Ndërkaq, ndodh që në Shqipëri, përveç artikujve të gazetave, të cilat në fund të fundit thjesht sa parafrazojnë, teksti kuratorial është e vetmja formë e komunikimit me publikun, dhe si e tillë, i ka rënë barra të jetë edhe teorik, edhe akademik, edhe kontekstualizues, dhe gjithçka tjetër. Sado që idealisht, teksti kuratorial është vendi i duhur për të shpalosur jo vetëm përshtypje personale, por edhe akademizma dhe teori, niveli me të cilën bëhet kjo në Shqipëri, o është i tepërt, o është i mangët. Pra, megjithëse në tekstet kuratoriale mund të bujnë edhe specie të tjera diskursesh përveç atij komunikativ dhe kontekstualizues, është e tepërt që po këto tekste të ngarkohen me teori dhe filozofi opake personale të kuratorëve të rastit, apo që të përdoren për të ushtruar autorët dorën në publicistikë, po aq sa ç’është e mangët që aty të hidhet një term i pakontekstualizuar nga Bouriaud, Groys a Kant, për piperosje, a shpalosje erudicioni, kush e di. Ndërkohë që ligjërimi në shqip ka nevojë për lëvrim dhe zhvillim, (pse jo edhe për eksperimentim, si në lëmin e teorisë dhe në atë të përshtypjeve; apo qoftë edhe në lëmin filozofik, në daç mbi artin e në daç mbi “avlli” të tjera) ajo që na ofrohet ndodh të jetë shpesh herë masturbim intelektual më një gjuhë qëllimshëm të vështirë, e cila funksionon jo vetëm si maskim i të mos pasurit gjë për të thënë, por edhe si shenjë e një autoriteti të rigjetur, madje edhe si zgjatim i të qenit artist — mundësisht i pakuptuar. Në fakt, kjo është simptomë e mënyrës dominante se si figura e artistit perceptohet në shoqërinë shqiptare. Duke marrë parasysh rreziqet e gjeneralizimit të tepërt, duhet thënë se një brez i tërë artistësh (të cilët fatkeqësisht kanë përjetuar traumën e një regjimi të rreptë dhe brutal) kanë ndërtuar si mekanizëm mbrojtjeje një imazh për veten që do t’i shkonte më mirë shekullit të artistit romantik e të keqkuptuar nga shoqëria. Imazh narcisist dhe i dhunshëm, sa ndaj publikut dhe ndaj brezit më të ri, të cilët detyrohen më pas, me dijeni të plotë për mangësitë e këtyre artistëve kuratorë, të bëhen miq, që të kurohen nga miq që kurohen nga miq. Në vend, pra, që t’i paraqesin kolegët e tyre artistë (shpesh herë më të rinj dhe po aq në nevojë për udhërrëfim sa edhe publiku i gjerë) në një dritë sa më të qartë dhe në mënyrë sa më të kapshme, ata vetëm sa e veshin artistin dhe procesin artistik (dhe rrjedhimisht vetveten) me një petk misterioz dhe të paarritshëm. Dëmi në këtë mes u bëhet sa vetë artistëve aq edhe potencialit të teksteve kuratoriale për të komunikuar dije dhe art. Që teksti kuratorial duhet të komunikojë, kjo nuk do të thotë se duhet të jetë ilustrativ, didaktik apo propagandistik. Përkundrazi, duhet të ketë një distancë kritike që as tekste të tilla, dhe as tekstet opake, nuk mund ta përçojnë tek publiku. Është pikërisht me anë të

Dy dimensione kësaj distance kritike, që tekstet kuratoriale e bëjnë të mundur kontekstualizimin, si për publikun prezent, ashtu edhe për një publik dytësor. Pasi ndodh që publiku mund të ndodhet në një distancë gjeografike, apo kohore nga ekspozimi i një pune, por një tekst i mirë kuratorial e bën të mundur informacionin, madje edhe përçimin e përshtypjeve, edhe për një publik të tillë. Distanca kritike, por edhe historike, që duhet të kenë tekste të tilla, është e vetmja distancë që bën të mundur të kuptojmë nga një pikëvështrim diakronik, si artin bashkëkohor, ashtu dhe shoqërinë të cilën e prodhon dhe e konsumon. Vetëm kështu, këto tekste do të mbeten si të vetmet prova e dëshmi për çfarë ka ndodhur në skenën e artit në një kohë të caktuar. Nesër pasnesër, këto tekste do të arkivohen, dhe në mungesë të platformave të tjera ku mund të informohemi mbi artin, do të përdoren nga hulumtuesit për të kuptuar dhe historicizuar artin në Shqipëri. Duke mos pasur, pra, një kritikë të zhvilluar, publikime akademike, gazetarë që bëjnë punën e tyre, blogje të mirëmbajtura nga aktorë të ndryshëm individualë apo kolektivë në skenën e artit, apo platforma të tjera ku të mund të diskutohet për artin, barra iu bie këtyre teksteve të jenë gjithëpërfshirëse dhe të luajnë role të ndryshme, brenda një hapësire prej jo më shumë se një a dy faqe tekst. Por kur këto tekste nuk mund t’i deshifrojmë dot as sot, (madje për disa syresh jam gati të vë bast se pa mbushur mirë java as autorët e tyre nuk do jenë më në gjendje të tregojnë me sinqeritet të plotë se ç’kanë dashur të thonë) për historianët do të jenë si të shkruara me hieroglife. Në përfundim, nuk dua të tingëlloj si ai që veç ankohet prej së jashtmi, ndërkohë pa i njohur shqetësimet e atyshme dhe pa ofruar gjë. Në 2012, pasi lexova një tekst dembel, gati abstrakt, dhe aspak bujar të një artist-kuratori në lidhje me ekspozitën e një artisti tjetër, puna e të cilit besoj se meritonte më shumë vëmendje dhe bindje, reagova shpejt e shpejt në Facebook ku dhe e lexova. Minuta pas komentit tim, marr një mesazh privat nga vetë artisti, i cili pohon që teksti i ishte dukur edhe atij po aq i dobët dhe i padeshifrueshëm, megjithëse ishte shkruar për punën e tij. Ndër të tjera, thotë: “Ndaj të njëjtin mendim edhe pse nuk më takon personalisht të komentoj publikisht, kjo ekspozitë për mua ka qenë gjithashtu

një përballje edhe me ato që me pa tjetër kanë dashur të kurojnë ekspozitën, duke mos e kuptuar aspak atë.” Po njësoj, dhe në lidhje me po të njëjtin artist-kurator, para disa javësh isha në Tiranë dhe një tjetër artist më thotë që po përgatit një ekspozitë vetjake për në pranverë. Pa e pyetur unë, më tregon, si për t’i paraprirë ndonjë vërejtjeje nga ana ime, se për kurator s’kishte si mos zgjidhte tjetër, qoftë për hatër miqësie, qoftë për fuqinë që ky artist-kurator ka në skenën lokale, ku mosthirrja e tij si kurator mund ta dëmtonte artistin në fjalë. Ashtu si dhe artisti më sipër, edhe ky artist më shprehu të njëjtën pakënaqësi: që kuratori jo vetëm që nuk ia kupton punën dhe nuk merr parasysh dëshirat e artistit për ekspozimin e punës së vet, por edhe rrezikon të stampojë vulën e vet mbi të. Dua ta mbyll, pra, me një thirrje për artistët e sotshëm. Një ekspozitë vetjake, për çka vlejnë më tepër vërejtjet e mësipërme, nuk ka nevojë për një kurator, as për një tekst kuratorial që ta sanksionojë artistin dhe punën e tij. Por si kuratori, ashtu edhe teksti, janë të vlefshëm vetëm nëse kuratori luan rolin e një bashkëbiseduesi për artistin, teksa ky i fundit përgatitet të paraqesë procesin dhe punën e vet jashtë studios. Teksti shoqërues arrin të artikulojë kështu, pikërisht këtë marrëdhënie mes kuratorit, artistit dhe publikut, ku kuratori krijon atë distancën e duhur kritike duke funksionuar herë si mëkëmbës i njërit herë i tjetrit, por kurrsesi duke veshur petkun e figurës autoritare. Çfarëdo qofshin politikat e artit në vend, askush nuk zotëron autoritet më të madh për të kontekstualizuar punët tuaja se sa ju vetë. Tekstet për të cilat po flas këtu, e që do të ishte për turp t’i thërrisja në emër autorët e tyre, shpesh herë janë shkruar në një shqipe jo thjesht të varfër, por që nuk është as shqip fare. Është detyra juaj t’i dilni për zot mënyrës se si puna juaj duhet paraqitur. Nëse duhet patjetër të keni një tekst kuratorial, jo vetëm që ju bie barra ta korrigjoni vetë, si në nivel gjuhësor dhe në nivel idesh, por ky tekst as që mund të konsiderohet përfaqësues i punës tuaj pa vulën tuaj të miratimit. Aq më tepër duhet të bëni kujdes nëse jeni artistë të rinj e të paprezantuar mirë në skenën e artit, pasi në fund të fundit, përshtypjet e para janë gjithçka. *Eriola Pira është editore e revistës amerikane Guernica.


op-ed

2

Blog / Pulëbardha

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Kulturë / Tempujt e Durrësit zhduken në Plehra Arkeologjike

13.02.2014

Universitet / Keiti Kondi, ambasadorja shqiptare e Bocconi-t

11

Njerëzit me pamje të zakonshme janë më të mirët në botë; kjo është arsyeja që Zoti bën kaq shumë syresh. - Abraham Lincoln

Shpëtimtari i qeverisë P

as gostisë në restorant “Il gusto” mes kryeministrit Rama dhe ish-presidentit Topi, mazhoranca e majtë po bën një tjetër lëvizje të ngjashme duke kërkuar shpëtim tek Shpëtim Idrizi. Takimi i këtij të fundit dje në mesditë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, me misionin e gjetjes së konsensusit mes qeverisë dhe opozitës, ishte një shfaqje bajate që është luajtur disa herë në politikën shqiptare. Këto lloj shfaqjesh po e degradojnë nevojën reale për dialog mes mazhorancës dhe opozitës, po e kthejnë atë në një farsë, madje po i japin një dimension qesharak nëpërmjet personazheve që zgjidhen për të luajtur. Shpëtim Idrizi, një ish-demokrat i viteve ‘90, i kthyer në socialist të thekur më vonë, e aktualisht i mbetur në radhët e opozitës si kryetar i një partie me përkatësi komunitare dhe jo ideologjike, ka marrë përsipër, siç deklaroi edhe vetë, të bëhet katalizator i kompromisit mes qeverisë dhe opozitës. Marrja përsipër e këtij roli nga Idrizi mjafton për të dalluar qartë edhe degradimin edhe ridikulizimin e një problemi të madh që ka Shqipëria, atë të dialogut real mes forcave politike. Ish-drejtori i përgjithshëm i Doganave, këtë herë

në rolin e një kryetari partie, me siguri e kupton që mes PS dhe PD nuk mungon një sekser, por fryma e besimit që është dëmtuar në vite. E këtu problemi nuk qëndron tek Idrizi, por tek ata që bëjnë sikur besojnë se zgjidhja mund të vijë edhe nga Idrizi. Rama dhe Meta bëjnë sikur besojnë sepse në thelb nuk kanë interes parësor vendosjen e një klime të shëndetshme komunikimi me opozitën, por dukjen sikur po përpiqen ta bëjnë këtë. Kjo është e qartë dhe një traditë tashmë jo vetëm e Ramës dhe Metës, por e shumë politikanëve shqiptarë, përfshi edhe ata që sot janë në opozitë. Të gjithë kanë përdorur sa herë u është dhënë rasti kësi elementësh të gatshëm për të ofruar shërbime, për të kapërcyer një situatë momentale dhe jo për të zgjidhur në themel krizën e komunikimit politik në vend. Kështu, në rastin Idrizi, nuk përbën risi sjellja e drejtuesve të mazhorancës. Ajo që mund të quhet si një veçanti ishte edhe përfshirja e ambasadorit Arvizu në dhënien e një roli praktikisht të pamundur kryetarit të PDIU. Ambasadori e ka të qartë se ku qëndron problemi i konfliktit politik në Shqipëri dhe me siguri e di se si e kanë përdorur qeveritë joshjen e pushtetit

për të shmangur krizat e numrave. Rasti i deputetëve socialistë që votuan pro qeverisë Berisha është ende i freskët. A beson vërtet ambasadori se Shpëtim Idrizi do të shpëtojë reformën e ndarjes territoriale duke u bërë katalizator i konsensusit mes PS dhe PD? Këtë përgjigje mund ta japë vetëm ambasadori. Por pamjet e takimit mes përfaqësuesit të SHBA dhe deputetëve të PDIU që lëviznin kokën duke buzëqeshur kur fliste kryetari i tyre apo ambasadori, ngjanin si skena teatrale. Ambasadori Arvizu vërtet është i shqetësuar që reforma territoriale të kryhet me konsensus të plotë. Për më tepër që për këtë është angazhuar direkt edhe USAID. Po ashtu, nuk ka asnjë dilemë që shqetësim i SHBA vazhdon të mbetet klima e tensionuar politike në Shqipëri si një pengesë për ecjen përpara të saj. Por t’i japësh indirekt rolin e misionarit në zgjidhjen e këtij ngërçi Shpëtim Idrizit, moralisht krijon një problem. Në radhë të parë konsensusi real duhet të vijë nga PD dhe jo nga PDIU. Idrizin nuk e ndalon askush të bëhet katalizator, por në asnjë rast ai nuk ka cilësinë e qëndrimit opozitar. Me PDIU dhe ndonjë dashamirës tjetër të qeverisë brenda

koment Armand Shkullaku

I vendosur në këtë kontekst, takimi i ambasadorit Arvizu me kryetarin e PDIU, më shumë sesa e afron PD drejt një kompromisi, e step atë. Ai i jep mundësinë mazhorancës të luajë kartën e opozitës së mirë dhe opozitës së keqe, duke e ngrirë më shumë klimën e besimit. Edhe nëse sajohen numrat për të kaluar një reformë të rëndësishme, problemi i konfliktit në Shqipëri nuk zgjidhet. Të tjera shfaqje do të luhen në emër të kompromiseve politike, të tjerë shpëtimë do të shfaqen, por kriza politike nuk do të gjejë dot shpëtim.

opozitës mund të bëhen edhe 92 vota për ta kaluar reformën territoriale në parlament, por ambasadori Arvizu ashtu si qytetarët shqiptarë e di se ato numra nuk përfaqësojnë kompromisin e vërtetë mes palëve, por dominimin e njërës palë mbi tjetrën. Në radhë të dytë, marrja nga ana e PDIU e rolit të paqtuesit nuk lë shije të mirë. Që nga krijimi i kësaj mazhorance, Idrizi nuk e ka fshehur një lloj dëshire për të qenë pjesë e saj. Shumë nga njerëzit e PDIU që u vendosën në poste drejtuese në administratë gjatë qeverisë Berisha, nuk janë lëvizur me ndërrimin e pushtetit dhe kalimet majtas- djathtas janë një sport që kreu i kësaj partie e njeh mirë. I vendosur në këtë kontekst, takimi i ambasadorit Arvizu me kryetarin e PDIU, më shumë sesa e afron PD drejt një kompromisi, e step atë. Ai i jep mundësinë mazhorancës të luajë kartën e opozitës së mirë dhe opozitës së keqe, duke e ngrirë më shumë klimën e besimit. Edhe nëse sajohen numrat për të kaluar një reformë të rëndësishme, problemi i konfliktit në Shqipëri nuk zgjidhet. Të tjera shfaqje do të luhen në emër të kompromiseve politike, të tjerë shpëtimë do të shfaqen, por kriza politike nuk do të gjejë dot shpëtim.

Universiteti dhe dinjiteti njerëzor

D

ëgjojmë shpesh të diskutohet rreth rolit të universitetit si një tempull i dijes, si një institucion ku fitohen dhe zhvillohen vlerat më të larta të individit, ku dinjiteti i njeriut konceptohet si vlerë e shtuar dhe e pacenueshme. Por, a është vallë ky koncepti për Universitetin shqiptar? Universitetet në vendin tonë kanë një historik relativisht të shkurtër jetësor, krahasuar me vendet perëndimore si Gjermania, Italia, Franca etj. Ky fakt sigurisht që mund të na penalizojë në cilësinë e arritjeve shkencore, por edhe në aftësinë produktive të një kapitali njerëzor të mirëformuar. Përgjatë njëzet viteve të fundit, universiteti është konsideruar në forma të ndryshme dhe përdorur për qëllime të ndryshme, duke harruar shpesh qëllimin kryesor që ka ky model institucional, që është ai i formimit dhe edukimit të

koment Edi Puka

shoqërisë njerëzore, formimit dhe modelimit të identitetit personal dhe profesional të të rinjve që janë e ardhmja e një kombi. Gjendja e mjerueshme aktuale në të cilën ndodhen universitetet tona e fakton këtë. Aktualisht një pjesë e mirë e këtyre institucioneve, qofshin këto publike apo private, e kanë humbur kuptimin e të qenit mbartës të dijes dhe aftësinë e të formuarit të brezave të ardhshëm, kjo pasi në shumë raste është keqkuptuar me dashje ose jo roli që ky institucion duhet të ketë dhe qëllimi parësor themelor që ai

ka. Është harruar dhe braktisur koncepti i kërkimit shkencor, është harruar koncepti i të qenit mësimdhënës, është harruar koncepti i respektimit të dinjitetit njerëzor, është harruar roli që secili prej aktorëve universitarë ka dhe duhet të ketë në mbarëvajtjen e tij. Nga ky fakt nis nevoja e një ndryshimi rrënjësor në mënyrën e të konceptuarit të institucioneve të arsimit të lartë, duke filluar që nga riaktivizimi i qëllimit universal, që është ai i një edukimi bashkëkohor dhe cilësor, deri në rikonceptimin e idesë edukative institucionale. Nuk mundet, që në shekullin në të cilin po jetojmë e në prag të një anëtarësimi të mundshëm në familjen e madhe europiane, lajmet apo faktet që burojnë nga universitetet tona të jenë ato të diplomave jocilësore, të dyshimta e të cunguara. Nuk mundet që produkti i universiteteve tona të

jetë ai, i cili nuk mund të përshtatet me tregun dhe ofertën e punës dhe gjithashtu me nevojat aktuale të shoqërisë globale. Nuk mund të diskutohet apo të vihet ende në dyshim cilësia e personelit pedagogjik dhe pikëpyetjet e mbartura në lidhje me aftësitë e tyre profesionale dhe njerëzore. Ka ardhur koha tashmë që këta kapituj problematikë të fshihen një herë e përgjithmonë nga historiku dhe paraqitja e universiteteve tona. Pikërisht reforma aktuale e shumëpritur duhet të ketë këtë si objektiv parësor. Universitetet tona duhet të kthehen në konceptin e tyre natyror, atë të institucione edukative njerëzore par excellence dhe jo të vazhdojmë të mbetemi në qorrsokakun ku aktualisht kemi arritur. Nuk mund të qëndrojmë akoma të mbyllur në mentalitetin mbytës të situatës së krijuar, duhet

të çlirohemi si fillim në mendjet tona duke qartësuar objektivat që duhet të ndjekim. Duhet të kuptojmë përfundimisht rolin që kanë studentët në zhvillimet institucionale dhe jo të lihen në prapavijë, si dhe të kuptohet roli që secili prej nesh ka dhe duhet të ketë në reformimin e këtyre institucioneve. Nuk mund të besohet në një ringritje institucionale pa u ndërgjegjësuar për faktin që universiteti është një e mirë e përbashkët dhe jo një ngrehinë e rrënuar ku të gjithë mund të strehohen duke patur si qëllim vetëm interesin personal. E pra, ky moment ka ardhur. Asnjëri prej nesh nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë pasiv përballë kësaj nevoje akute të institucioneve tona dhe sidomos të shoqërisë sonë. *Prof. As. Dr. Edi Puka është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës.


12

universitet

intervista

Studentja shqiptare e masterit në Ekonomiks në Bocconi, prej tri vitesh është ambasadore e universitetit të saj duke e përfaqësuar atë në konferencat botërore. Punimi i fundit i saj është botuar në Programin e këtij vitit të Population Association of America në bashkëpunim me Universitetin Princeton. Keiti Kondi zbulon profilin e një kërkueseje të re, të suksesshme jashtë Shqipërisë

Keiti Kondi ambasadorja shqiptare e Bocconi-t L

ajmin për publikimin e punimit të Keiti Kondit në programin e Population Association of America e gjen te faq ja e FB, e stilistes Zina Kondi. Nuk ka gjë më të natyrshme për një nënë të kërkojë ta thotë me zë të lartë suksesin e së bijës, t’ua tregojë të gjithëve arritjet e saj, sepse fundja ajo e meriton, por Zina shpesh është rezervuar për të respektuar qëndrimin e tërhequr të së bijës. Megjithatë do vinte një kohë që suksesi i një studenteje shqiptare në universitetin më të njohur të shkencave ekonomike në Itali “Bocconi”, do bëhej më shumë sesa një rast për të festuar në familje, siç është botimi i punimit të saj në programin e shoqatës amerikane në bashkëpunim me Princeton. Më shumë njerëz do e lexonin emrin e saj, do e komplimentonin sigurisht, por ajo vetë tashmë është mësuar me arritjet; sa më shumë realizon, aq më shumë kërkon. Një kërkuese e vërtetë! E rrëfejmë që nga fillimi rrugëtimin e studimeve të larta deri tani? Kam mbaruar studimet Bachelor në Universitetin Bocconi në Milano për Economics, me një program exchange në Universitetin e Minesotës në SHBA. Tani jam duke bërë një program masteri po në Economics, të formës double degree mes Universitetit Bocconi dhe Universitetin Katolik të Louvain në Belgjikë. Çfarë natyre ka masteri që po kryen? Aktualisht jam në fund të masterit. Është një master me fokus punën kërkimore (research) dhe parapërgatitjes për doktoraturë në Economics. Po bëhen rreth 2 vjet që punoj në Qendrën kërkimore Dondena në Milano, në të cilën jap kontributin tim në studimet ekonomike, veçanërisht në fushën e ekonomisë së zhvillimit dhe demografisë. Gjithashtu përfaqësoj dhe Bocconin në evente dhe konferenca të ndryshme që zhvillohen në SHBA dhe Europë, pasi jam emëruar “Ambasadore e Bocconit”. Një punim yti është botuar pak kohë më parë në programin vjetor të Shoqatës Amerikane të Popullsisë të Princeton-it, një nga universitetet më të njohura të Shteteve të Bashkuara. Si arriti aty? Ai është njëri nga punimet e mia, pasi të tjerat vazhdojnë të jenë në zhvillim e sipër. Puna ka filluar si bashkëpunim me Qendrën kërkimore Dondena. Pas një pune të gjatë, së bashku me Profesorin Ross Macmillan, i cili është një personalitet i madh në fushën shkencore. Punimi është pranuar nga “Population Association of America” për programin vjetor në bashkëpunim me Universitetin Princeton. Për çfarë është kërkimi? Është një studim mbi neoliberalizmin dhe jetëgjatësinë. Është një studim mbi ekonominë politike dhe efektet në shëndetin publik. Në studimet e mëparshmet janë mbrojtur hipoteza që neoliberalizmi ndikon negativisht në jetëgjatësi, ndërsa në studimin tonë, ne e hedhim poshtë këtë teori, duke vërtetuar se ka pak evidencë të një efekti negativ të neoliberalizmit mbi jetëgjatësinë. Madje vihet re një efekt pozitiv në vendet me të ardhura të ulëta. Profili yt i studimeve ishte një zgjedhje e lirë, apo e orientuar nga

dikush ose diçka? Ku do të arrish nëpërmjet kësaj fushe? Mendon të kthehesh në Shqipëri? Degën e Economics me fokus research e kam zgjedhur me dëshirën time, pasi kam qenë e prirur në shkencat ekzakte, por në të njëjtën kohë kisha interes të madh për problemet sociale dhe ekonomike. Përveç pasionit, mendova që sigurisht është një degë shumë fitimprurëse, kështu që mund të them se ishte një ndërthurje mes pasionit dhe logjikës. Jam natyrë racionale. Kam një formim shumë të mirë në matematikë, gjë e cila më ndihmoi shumë që të ecja mirë gjatë viteve të studimit. Fokusi im janë ekonomia e zhvillimit dhe demografia, ndërsa kthimin në Shqipëri, përveç dëshirës ia lëmë kohës, pasi jam e përfshirë në projekte që duan shumë punë dhe mbi të gjitha jam e përkushtuar dhe i dua shumë…E më pas, pse jo?! Një ditë e mendoj kthimin në Shqipëri, me shpresën dhe dëshirën për të avancuar dhe më tej studimet mbi Shqipërinë apo rajonin, gjithashtu dhe nisjen e studimeve të reja. Mendon që Shqipëria ka hapësirat e duhura për një student të formuar jashtë në profile të caktuara si yti? Që të jemi realist, Shqipëria ofron pak (ka pak mundësi dhe hapësira), por vlerësoj shumë përpjekjet që po bëhen nga universitetet private duke iu referuar UET apo UNYT me katedrat shkencore për të ecur me hapin e kohës mund të jetë një stimul i mirë. Më tepër se për hapësira vlerësoj dëshirën e mirë. Më pas, çdo gjë varet nga rrethanat. Gjithsesi jam e mendimit se në çdo vend të botës, ashtu dhe në Shqipëri, ka hapësira për research (punë kërkimore shkencore). Me atë që shpreh nëna jote Zina, për arritjet e tua akademike, duket qartë që në familjen tuaj, edhe pse ajo është një stiliste me përvojë dhe madje dhe ju fëmijët e saj keni pasur tek-tuk ndonjë angazhim në botën e modës, ana estetike, bota e bukurisë së jashtme nuk ka aspak përparësi ndaj vlerave që duken më pak. Çfarë ke të trashëguar dhe me çfarë e befason familjen tënde? Energjinë, vullnetin dhe përkushtimin për të punuar cilësisht. Ndërsa përsa i përket befasisë (sikur kanë fituar imunitet) pas çdo suksesi tim emocionohen dhe gëzohen, por gjithmonë

Shqipëria ofron pak, por vlerësoj shumë përpjekjet që po bëhen nga universitetet private duke iu referuar UET apo UNYT me katedrat shkencore për të ecur me hapin e kohës mund të jetë një stimul i mirë. Më tepër se për hapësira vlerësoj dëshirën e mirë.

për suksesin e radhës thonë: E dinim! (edhe pse realisht nuk kishin si ta dinin që do shkonte kështu). Them se prej mbështetjes së tyre kam kapërcyer pengesat dhe vështirësitë. Një familje plot dashuri, përkushtim dhe një suport fantastik. Për më tepër mbështetja konsultative e vëllait tim, Enea Kondi. Enea është mjaft intuitiv dhe vital, gjithmonë me orientim të saktë. Bashkëpunimi me mamanë time (Zina Kondi) në një projekt jashtë Shqipërisë ishte diçka shumë e veçantë. Ishte një projekt arti për zhvillimin dhe përfshirjen e komuniteteve të caktuara. Arritëm të ndërthurnim profesionin tim me të sajin si stiliste. Si kanë qenë vitet e tua të studimit jashtë Shqipërisë? Mund të flasim ende për një parag jykim pengues për studentët që vijnë nga vendet e vo gl a , s i Sh q i p ë r i a , qo ft ë n ë shoqërinë studentore, qoftë dhe në mjediset akademike? Vitet e studimit megjithëse shumë të lodhshme kanë qenë të mrekullueshme. Jam rritur si personalitet dhe jam e qartë ku ndodhem, se çfarë duhet të bej dhe kush është target-i i radhës. Në fakt, më tepër se i vogël do nënvizoja “nga një vend i varfër si Shqipëria”. Që të jemi realist shumë njerëz çuditen, edhe pse ideja për Shqipërinë dhe shqiptarët sa vjen e ndryshon për mirë. Stereotipe ekzistojnë për çdo vend, por e rëndësishme është standardi dhe mënyra se si prezantohet një njeri. Dyert drejt suksesit çdo individ i hap vetë, askush nuk të pengon dot drejt arritjeve, varet vetëm nga standardi dhe sfida që ti vendos për veten. Kam një shoqëri shumë të mirë në vendet ku kam studiuar si dhe një komunikim shumë të mirë me bashkëpunë-

torët dhe profesorët e tjerë që punojnë në qendrën shkencore. Madje mendoj se të ardhurit nga Shqipëria më ka forcuar dhe më ka bërë të adaptohem më lehtë në vende dhe kultura të ndryshme ku kam studiuar e jetuar (Itali, Amerikë, Belgjikë). Fakti që u përzgjodha ambasadore e Bocconit mes shumë studentësh, tregon dhe se në një ambient multikulturor si Bocconi nuk ka paragjykime serioze dhe vlerësimi bëhet në bazë të aftësive dhe të rezultateve. Si u përzg jodhe ambasadore e Bocconi-t? Sa kohë ka? Më ka përzgjedhur para tri vitesh stafi i Bocconit në bazë të rezultateve, arritjeve kurrikulare dhe CV për një përfaqësim dinjitoz të vlerave të Bocconit në botë. Cilat kanë qenë për ty sfidat më të vështira në këto vite? Sfidat... tani është një kohë që nuk i ndaj dot nga përditshmëria. Ndërthurja e punës në qendrën kërkimore me orë e orë të tëra dhe studimit. Punë, shumë punë, por dhe shumë sadisfaksion e adrenalinë. Udhëtimet në Europë e SHBA si përfaqësuese për Bocconin, pjesëmarrja në konferenca e takime ndërkohë që ndodhem në sezon provimesh. Mungesa e kohës është për mua sfida më e pranishme. Gjithsesi mbeten vështirësi që më kanë ndihmuar të krijoj këtë CV dhe të arrij këtu ku jam sot dhe deri diku jam e kënaqur që kam pasur këto lloj sfidash. Arritjet që të bëjnë të kënaqur me veten? Arritjet dhe kërkesat rriten, kështu që “motori” rri gjithnjë ndezur. Jam e kënaqur që po bëj research dhe që research-i është objektivi im i së ardhmes.


kulturë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

13

trashëgimi Arkeologu i njohur ngre shqetësimin për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë kulturore në qytetin e Durrësit

Tempujt e Durrësit zhduken në Plehra Arkeologjike Gjergj Frashëri

Këto radhë, që bëjnë fjalë për dëmtimet sistematike të trashëgimisë arkeologjike në qytetin e Durrësit, vendosa t’i shkruaj për dy arsye: e para, sepse shkatërrimet e nëntokës arkeologjike të këtij qyteti të famshëm antik e mesjetar shqiptar kanë marrë kohët e fundit përmasa të padurueshme; tjetra, sepse nuk po shohim asnjë reagim nga Ministria e Turizmit dhe e Kulturës për sinjalizimet që i kemi dërguar zyrtarisht, me lutjen për shpëtimin e nëntokës arkeologjike të disa rasteve. Në dhjetëvjeçarin e fundit, përreth Durrësit kanë lindur shumë ishuj dhe gadishuj, të pagëzuar me emrin “Plehra Arkeologjike”. Ata janë ngritur me substancën arkeologjike, që sillet përditë nga nëntoka e Durrësit dhe shkarkohet ku të mundet në fushat rreth e rrotull Durrësit, në Shkozet e gjetkë. Janë shumë të tillë, nga ishujt më të mëdhenj me shtrirje rreth 40 mijë metër katror e trashësi 1,7 m, deri tek ata fare të vegjël, për shembull dhjetë kamionë (rreth 50 metër kub secili). Volumi i përgjithshëm i tyre mund të nxirret nga përllogaritja e zgavrave (gropave) të themeleve që janë hapur në qytetin e Durrësit të paktën prej vitit 2000. Sa është numri i këtyre ishujve dhe gadishujve dhe ku gjenden të shpërndarë gjeografikisht, është një punë e madhe për t’u gjurmuar dhe dokumentuar. Por kjo punë duhet bërë, dokumentuar dhe duhet të dorëzohet në arkiva, sepse ndryshe pasardhësit tanë do të kujtojnë se Durrësi i famshëm antik nuk ka qenë aty ku është sot siç e njeh historia, por në fushat e Shkozetit dhe vende të tjera të panjohura, ku ka grumbullime hedhurinash të nëntokës së qytetit të sotëm. Çfarë gjendet në këta ishuj të mëdhenj e pirgje me Plehra Arkeologjike të Durrësit? Gjendet mjerisht e gjithë trashëgimia arkeologjike e masakruar e qytetit. Pikërisht nga Plehrat Arkeologjike të Durrësit kemi vërtetuar ekzistencën e tempujve dhe ndërtimeve të tjera të përmasave ndërkombëtare për botën antike. Për shembull, aty shihet pjesa e sipërme e një kolone të arkitekturës elitare romake. Ajo vjen nga zemra e lagjes religjioze të Durrësit në kohën e lulëzimit antik. Mbetja e kolonës së thyer prej mermeri të Carrara-

s (me lartësi fillestare rreth 4 m dhe trashësi të poshtme prej më se 0,85 m) tregon për ekzistencën e një tempulli ose një ndërtese elitare perandorake të kësaj kategorie të qytetit. Kjo kolonë së bashku me blloqe gurësh të mëdhenj bazamentesh gjenden, sipas gjurmimeve tona, në pirgjet e shkarkimit të hedhurinave që vijnë nga mjedisi i ndërtesës të marrë si shembull më sipër. Nuk është e mundur që sektorët përgjegjës shtetërore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të mos jenë në dijeni për këtë dhunim historik të vlerave kombëtare dhe ndërkombëtare të Durrësit. Tashmë më shumë besoj në faktin se, edhe kur dikush informon zyrtarisht me kurajën e hapur të qytetarit, MTKRSja nuk bën asnjë lëvizje, asnjë gjest për të treguar të paktën se është e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë, për kryerjen e detyrës që është përgjegjëse. Heshtja pa përgjigje tregon rezultatin, se Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dhe profesorë të Institutit Arkeologjik në Tiranë, anëtarë të KKA-së pranë MTKRS-së janë në dijeni dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në këto dëmtime. Është një solidaritet i heshtur - heshtje mortore e institucioneve shtetërore kundra ruajtjes së pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe pro nënvleftësimit e zhdukjes së saj. (Ka zgjim dhe entuziazëm vetëm kur dalin tema koncesionesh). Bëhet e gjitha kjo thjesht për përfitime vetjake? Për nga përmasat e shtrirjes dhe kohëzgjatja, duket sikur e gjitha i takon një strategjie shtetërore kundra Durrësit si dokument historik. Kush është i interesuar për këtë strategji? Është vepër shekullore e fqinjëve, apo injoranca në veprim e vendasve? Ka qeveria ndonjë plan perspektiv, se kur do të mbarojë ky shkatërrim sistematik i trashëgimisë kulturore në Durrës? Se si dhe në ç’masë mund të rrënohet një qytet me pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike në kohë paqeje, nuk ka shembull në historinë botërore që t’ia kalojë Durrësit të periudhës 1992-2013. Po ta kisha në dorë, do të kisha prerë një monedhë për këtë periudhë të Durrësit “demokratik”, në anën kryesore të saj një pamje e pirgjeve të pafundme me “plehra arkeologjike” në fushat e Shkozetit me diçiturën “Durrësi antik”, ndërsa në anën tjetër të monedhës, krenarinë e Durrësit demokratik, një grup pallatesh betoni të seleksionuar sipas shijes vendase nga qyteti i dikurshëm antik me diçiturën “Krenaria e Durrësit demokratik”, për të cilat u sakrifikua një vepër gjigante e trashëgimisë historike botërore.

Homazhet

I jepet lamtumira aktorit Skënder Sallaku

Se si dhe në ç’masë mund të rrënohet një qytet me pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike në kohë paqeje, nuk ka shembull në historinë botërore që t’ia kalojë Durrësit të periudhës 1992-2013

Teatri Kombëtar nuk kish parë ndonjëherë aq shumë aktorë të humorit bashkë që hynin dhe dilnin në holl për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut të tyre, aktorit Skënder Sallaku, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Pas homazheve, trupi i pajetë i “Artistit të Popullit” është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës në Tiranë. Por dhe shumë politikanë zhvilluan homazhe në nder të aktorit të njohur të humorit; kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ishkryeministri Sali Berisha me bashkëshorten e tij dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu bindjen se njerëz të tillë, si humoristi i njohur shqiptar, lënë pas vlera, të cilat i bëjnë ata të jenë të përjetshëm dhe na bëjnë t’u jemi mirënjohës. “Është një çast tepër i dhimbshëm të ndahesh me një artist tepër të madh, aq më tepër me një artist të madh të humorit, siç ishte Skënder Sallaku. Por jam i bindur se njerëz të tillë, artistë të tillë lënë vlera, të cilat i bëjnë ata të përjetshëm dhe na bëjnë të gjithëve të ndjehemi të detyruar dhe mirënjohës. Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjarëve të z. Sallaku, të gjithë kolegëve të tij dhe jam i bindur se figura e tij do të jetë një figurë që do të ndihmojë brezat më të rinj për të ecur në këtë traditë të shkëlqyer që ai ka lënë pas”, - ka theksuar Meta. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ndarja nga jeta e Skënder Sallakut është një humbje e madhe për artin tonë skenik. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se Skënder Sallaku ishte ikonë e humorit dhe vepra e tij do mbetet e paharruar. Gjithashtu, homazhe kanë zhvilluar edhe personalitete të medias, të artit dhe të kulturës shqiptare. Aktori i mirënjohur, Skënder Sallaku, u nda dje nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Procesi i hetimit për veprat e humbura nis me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare 15 vepra u kthyen dje në Galerinë Kombëtare nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, institucion i cili i ka pasur në përdorim që nga viti 1981, pjesën dërrmuese të veprave të marra nga GKA për këtë qëllim. Një pjesë e veprave që u kthyen në fondin e GKA janë ruajtur në gjendje të mirë, ndërsa disa janë dëmtuar nga mungesa e konservimit dhe restaurimit. Sipas deklaratës për shtyp të lëshuar nga Galeria Kombëtare e Arteve, “për veprat të cilat mungojnë në inventarin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare do të nisë një proces hetimi”.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

‘Prostitucion’ me kafshët 5

6

7

12

8

9

10

11

13 1

14

15

18

19 25

29

16 20

21

22

27 31

33

34 39

23

26

30

38

17

36

37

41

42

43

47

28

32

35

40

24

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

44

48

45

46

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

49

Horizontalisht: 1. Kërkesë që i bëhet nga një grup deputetësh një ministri për të dhënë shpjegime. 9. Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim. 12. Titull fisnikërie. 13. Në asnjë masë, në asnjë shkallë. 14. Që nuk ka një formë të caktuar. 17. Televizion, shkurt. 18. Titulli i një gazete të përditshme. 19. Gatim me copa mishi. 24. Fusha bujqësore. 25. Sasia e punës që bën a që duhet të përballojë dikush. 27. Lumë i vendit tonë. 29. Në çdo vend. 31. Kërkesë e shkruar, që i drejtohet nga një grup njerëzish një organi të lartë. 33. Industria Ushqimore. 34. Bruce i filmave me karate. 35. Shkon nga një anë. 36. Burreli në makina. 38. Rroba të vjetra e të grisura. 41. Zënkë, mosmarrëveshje. 42. Mineral në dialekt. 43. Kukësi në makina. 44. I papërzier me diçka tjetër, i thjeshtë. 47. Shko! 48. Bindja e plotë se diçka është e vërtetë. 49. Bimë barishtore që bën lule të vogla të verdha.

Vertikalisht: 1. Rrymë ideologjike, politike e shoqërore në Evropë në shekujt XVII-XVIII. 2. Mohim për napolitanët. 3. Mjet i thjeshtë lundrimi. 4. Dantes i Kontit të Monte Kristos. 5. Ishte e Lartë ajo e Perandorisë Osmane. 6. Notë muzikore. 7. Disa, ose... 8. Agolli e kinemasë shqiptare. 9. Gabim i rëndë. 10. Në rregull në Amerikë. 11. Orendi shtëpiake. 15. Komedi e shkurtër me një akt. 16. Vegël e marangozit. 17. Mjet transporti. 20.Targa e makinave të Çorovodës. 21. Sergej, poet i famshëm rus. 22. Xhejzon, pilot i njohur i Formula 1. 23. Okllai, petës. 24. Element kimik me simbol N. 26. Moisi, komandanti që luftoi përkrah Skënderbeut. 28. Fletë e hollë dërrase. 30. Lloj pëllumbi i egër e shtegtar. 32. Shtet në Azi. 37. Mënyra se si shprehet një shkrimtar. 39. Ent Demografik. 40. Valesa i politikës së Polonisë. 41. Copë shkëmbi. 43. Pyesim për vendin. 45. I ka kama në mes. 46. Federatë Italiane.

Sudoku | nivel mesatar 3 2 2 1 3

4

8 1

5

6 6 1 1

9

2

2

4 7 2 5

4

2 8

9

3 1

2

5

7 3

2

5

6

4

9

7

1 3

6

3 7

4 6

8

7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9 5

3

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Bordellot ku njerëzit paguajnë për të kryer marrëdhënie seksuale me kafshë të ndryshme, po shndërrohen në një plagë të vërtetë sociale në Danimarkë. Këto bordello shfrytëzojnë internetin për t’i njoftuar dhe për t’u ofruar klientëve nga Norvegjia, Gjermania, Holanda dhe Suedia, mundësinë për të provuar eksperienca të reja seksuale. Më pas personat që binden, udhëtojnë drejt Danimarkës për të abuzuar me kafshë të pambrojtura. Pavarësisht kundërshtimit të fortë të animalistëve dhe qytetarëve në Danimarkë, autoritetet duket se nuk do të reagojnë për të frenuar këtë fenomen, pasi nuk konsiderohet diçka e paligjshme. Çmimet për një marrëdhënie seksuale me kafshë lëvizin nga 55 deri në 125 euro.

Horoskopi i ditës DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Te dashuruarit do marrin vendime mjaft te rëndësishme te cilat ne fakt duhet t’i merrnin prej kohesh. Gjithsesi me mire vone se kurrë. Priten aventura mjaft emocionuese gjate kësaj për te gjithë ata qe janë vetëm. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ne planin financiar do përballeni me disa probleme serioze te cilat do iu lodhin mjaft.

Konfliktet do shterojnë dhe problemet do zgjidhen një nga një sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te dy me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me shume fat dhe do mund te gjejnë një person shume te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse do keni probleme serioze me vone.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ne krahët e partnerit do ndiheni si mbi re sot. Ai do iu dashuroje pa fund dhe do përjetoni emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret duhet te mendohen mire para se te mendojnë te pranojnë ftesat për takime sepse edhe mund te lëndohen. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do shpenzoni me shume maturi dhe kujdes.

Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Sot do e kuptoni se nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni diçka interesante. Beqaret do kenë disa takime, por do kenë frike te krijojnë një lidhje. Urani do iu mbështesë ne planin financiar dhe do iu beje me te kthjellet. Do e dini mire sa te shpenzoni qe gjendja te jete si me pare.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Do përballeni me probleme goxha serioze sot ne jetën tuaj ne çift. Do e ngrini me shume sesa duhet zërin dhe madje mund te prekni edhe tema delikate. Dita do jete e vështirë, prandaj vetëm familjaret mund t’iu ndihmojnë t’ia dilni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Edhe për financat do jete dite e paqëndrueshme. Beni kujdes!

PESHORJA (23/IX-22/X)

5 0 8 8 6

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Pozicioni qe do marre Hëna ne qiellin tuaj te dashurisë do ketë një ndikim mjaft pozitiv sot. Do jeni me tolerante dhe bashkëpunues me partnerin tuaj prandaj nuk pritet asnjë problem.Beqaretdokenëtakimeteshumta, por asnjë person nuk do ua mbushe mendjen aqshumesapërtefilluarnjëhistoridashurie. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma te matur me shpenzimet.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 021, 056, 088, 152, 192, 212, 320, 535, 548, 552, 625, 654, 682, 752, 841, 854. Numra me 4 shifra: 2959, 3215, 3524, 5021, 5888, 5965, 6325, 6865, 6999, 7514, 8957, 9507. Numra me 5 shifra:

15263, 15581, 24254, 28541, 32121, 32754, 36363, 39999, 41511, 43608, 78485, 82224. Numra me 6 shifra: 021114, 102569, 202226, 484152, 525059, 526386, 565512, 594726, 598455, 731115, 796840, 815896, 851967, 993560.

Asgjë e veçante nuk pritet te ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift. Rutina do jete mbizotëruese dhe here pas here mund te mërziteni. Beqaret do kenë takime te shumta mjaft interesante dhe me perspektiva. Shfrytëzojini sa te mundni dhe merrni kohen e duhur për t’i njohur me mire te gjithë personat. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve. Bravo!

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Beni kujdes mos i hidhni sytë diku tjetër sot dhe te flirtoni me te sepse nëse partneri merr vesh diçka atëherë mund t’i vije fundi lidhjes qe keni krijuar. Për beqaret mund te ketë edhe dashuri me shikim te pare. Për financat mos iu besoni këshillave te miqve sepse mund t’iu shtyjnë drejt gabimeve.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe do vendosni barriera me partnerin. Po vazhduat kështu jo vetëm qe do dëmtoni vetëm, por do e humbisni edhe partnerin. Beqaret nga ana tjetër, fale mbështetjes se Plutonit do kenë takime mjaft te rëndësishme. Planetët gjithashtu do iu ndihmojnë edhe ta menaxhoni me kujdes buxhetin. Nuk priten vështirësi ne këtë sektor.

AKREPI (22/X-21/XII)

Emocionet dhe entuziazmi do shtohet sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni hapur për gjithçka dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te tregohen as me te sinqerte me personat qe do takojnë nëse duan te nisin diçka me këmbë te mbare. Edhe financat do fillojnë te kenë goxha përmirësime. Do ndiheni edhe me te qete.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Marrëdhënia ne çift do ndërlikohet se tepërmi gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë qe keni ne krah dhe për asnjë çast nuk do pranoni idetë e tij. Beqareve do iu shfaqet shpirti binjak ne momentin qe me pak e presin. Ne planin financiar mos u shpërqendroni, por merrni sa me pare masa për ta stabilizuar situatën. Fillimisht ulni shpenzimet.

PESHQIT (20/II-19/III) Dielli do kujdeset ne çdo moment për jetën tuaj sentimentale. Ai do iu nxite te tregoheni me te hapur me partnerin dhe te flisni sa me lirshëm për gjithçka. Shume shpejt do merrni edhe vendime te rëndësishme. Edhe beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Financat do jene te mira.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

13.02.2014

13 shkurt

15

Kurrë mos u anko dhe kurrë mos u shpjego.

1258

-Benjamin Disraeli

Digjet Bagdadi Më 13 shkurt 1258 mongolët u futën në Bagdad duke filluar një javë pafre vrasjesh, përdhunimesh, plackitjesh dhe shkatërrimesh të papërmbajtura. Ushtria mongole nën Hulegu-n e kish rrethuar qytetin më 29 janar por Kalifi al-Musta’sim kishte bërë disa përgatitje përvec paralajmërimit të Hulegu-së se ai do të ndeshej me zemërimin e Allahut nëse ai do të sulmonte Bagdadin. Hulegu nuk u zmbraps megjithatë-shkatërrimi i Bagdadit dhe shkatërrimi i kalifatit abazid ishte një nga mizoritë më të mëdha të kryera nga mongolët.Shtëpia e Urtësisë, një bibliotekë e paanë tekstesh filzofike dhe shkencore e

ndërtuar përgjatë 500 vjetësh u shkatërrua dhe dhjetëra mijra libra u hodhën në lumin Tigër dhe boja e tyre i ktheu ujrat të zinj. Përllogaritjet e të vdekurve varionin nga 90 deri në 200 mijë. Kalifi u kap dhe u detyrua të shihte ndërkohë që subjektet e tij masakroheshin. Më pas ai u ekzekutua. Nën frikën supersticioze për të derdhur gjak mbretëror mongolët e mbështollën kalifin në një qilim dhe e shtypën me kuaj deri sa vdiq. Thuhet se Hulegu e zhvendosi kampin në drejtim të kundërt të erës që frynte nga qyteti për të shmangur duhmën e rëndë të kufomave në dekompozim. Megjithëse kalifati abazid nuk

ishte asgjë më shumë se një hije e së shkuarës së tij të shkëlqyer vdekja e kalifit dhe shkatërrimi i qytetit më madhështor të islamit e rrënqethi botën muhamedane. Megjithatë kjo masakër dështoi në arritjen e efekteve të dëshiruara. Mongolët shpresuan se do të terrorizonin dhe demoralizonin sundimtarët e tjerë në Lindjen e Mesme, aq shumë sa ata do të dorëzoheshin pa luftë. Sunduesit mamlukë të egjiptit megjithatë nuk u trembën dhe në duart e tyre mongolën pësuan një humbje të madhe në betejën e Ain Jaluit në vitin 1260 e cila i dha fund shfrenimit të tyre nëpër botë.

Flickr

Blitz

+72

Ndryshimi në përqindje në numrin e studentëve të pastrehë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2007.

81

Përqind e universiteteve amerikane aktivitetet kërkimore të të cilëve janë prekur direkt nga sekuestrimi i buxhetit.

10

Minimumi i qëndrimit në ditë të një pacienti në një program të varësisë nga interneti në një spital të Pensilvanisë.

84.5

Onz birrë u jepet aloolikëve pjesëmarrës në një nismë për pastrim rrugësh në amsterdam për cdo ditë punë.

*Sipas Harper’s Index.

Foto: richard sochfield Titulli: Tirana

Pulëbardha Mes marsi. Bënte fresk edhe pse dielli shkëlqente. Pjergulla mbrapa shtëpisë kish filluar të mbushej me sythe. « Këtu qenka mirë për foton », tha L. duke përgatitur aparatin fotografik. Atë ditë, në shtëpinë tonë, kishte ardhur për vizitë edhe Lika, shoqja e motrës sime. Mësuese, si dhe ajo. S’kishte shumë ditë që isha kthyer nga ishujt Sakhalinë. E kisha ndier prej kohësh simpatinë që Lika kish për mua. Ndërsa unë bëja sikur s’e kuptoja. Kjo më zbaviste. Ajo ishte e ëmbël, e freskët dhe melankolike. Pas asaj eksperience të rëndë në ishujt Sakhalinë, përkujdesjet e saj, sidomos vështrimet, ngjyra e zërit që i ndryshonte porsa më fliste, m’u dukën të ëmbla. Në ato çaste e kuptova se ajo që kisha marrë si lojë mund të ishte dashuri, që krenaria ime nuk donte ta pranonte. Sidoqoftë, prania e saj më pëlqente. Që kur i binte portës e thërriste emrin e motrës, « Mashaaa ! » (d.m.th., kam ardhur për ty, dhe jo për Antonin), e gjithë qenia ime ndryshonte. E dija që ime motër i kishte kuptuar ndjenjat e saj. E dinte shumë mirë që në të vërtetë do kish dashur të thërriste « Anton Pavloviiiç ! », ndaj, tek shkon-

gazetamapo@gmail.com cel: 068 20 55 477

te t’i hapte portën Likës, m’i hidhte sytë me një buzëqeshje të lehtë. Para atyre që hynin e dilnin në shtëpi, sidomos para prindërve, e kisha të vështirë të krijoja një lloj intimiteti me Likën. Ndërsa shpeshherë ndieja gatishmërinë e saj. Nuk isha verbuar akoma. Para të tjerëve e trajtoja si « shoqen e Mashës ». Me të thënë fotografi « Shikoni zogun ! », ndjeva një dëshirë për të qenë sa më pranë Likës. Doja t’i merrja dorën e t’ia mbaja në dorën time. Por nuk mund ta bëja këtë në prani të të tjerëve. Dhe kur u dëgjua « Gati ! », mendimi se ajo ishte aty atë ditë të bukur marsi më mbushi me lumturi. Më kujtohet sesi, instiktivisht, u avita i gjithi drejt saj, duke bërë sikur shikoja aparatin. Tani që vështroj fotografinë, vë re që edhe ajo ka bërë të njëjtën lëvizje, madje më të dukshme se imja. Të gjithë i drejtohen aparatit, komunikojnë me të, veç nesh. Ne i jemi drejtuar njëri-tjetrit. Ndonëse nuk duhet të shprehnim asgjë duke qenë në mes të të tjerëve, trupat na kanë tradhtuar. Askush nuk e ka ndjerë atë ajër të elektrizuar mes nesh, përveç motrës që ndodhet prapa mes nesh. E

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI. Korrektore: Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

kujtoj si tani atë ndjenjë që më pushtoi atë çast. Kënaqësinë që ajo ishte aty. Dhe duheshim. Ishte pranvera e vitit 1890. Lika ishte njëzet vjeçe, ndërsa unë tridhjetë. E lodhur nga lojërat e mia dhe për të më bërë xheloz, ajo u lidh me shkrimtarin Potapenko, që e shoqëronte me violinë kur këndonte nën dritën e hënës gjatë darkave në shtëpinë tonë në Melikhovo. Të dy morën arratinë. Ndërsa Lika priste një fëmijë, ai e abandonon e kthehet te gruaja e tij e ligjshme. E lodhur nga jeta, vite më vonë, ajo do të më shkruante : «  Do jepja gjysmën e jetës sime për të qenë në Melikhovo, e ulur mbi divanin tuaj, për të folur vetëm dhjetë minuta me ju, pastaj për të ngrënë darkë, sikur gjithçka të ishte si më parë ». Isha i ri dhe mendoja se marrëdhënia mes nesh ishte një lojë pa shumë rëndësi. Nuk e kisha kuptuar se dashuria mund të jetë e furishme dhe, duke shtuar historitë e fshehta e tradhtitë, nuk e kupton më se kush plagos e kush plagoset. Ajo do të jetë Nina në pjesën time «Pulëbardha ». *Blogu Bllokshënimesh.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 13.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

13 shkurt mapo ok  

Gazeta Mapo, e përditshme, e pavarur, shqip, lajme, tirana, shqiptare, politika, berisha, rama,

Advertisement