Issuu on Google+

faqe 18-19

Libri i Staraveckës për shqiptarët-tradhtarë dhe Enverin burrë shteti

Libri me kujtime historike të Xhelal Staraveckës ka hapur debate në promovimin e tij

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E enjte, 12 prill 2012. Numër 559. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Lejet, 1853 apartamentet që marrin hipotekën në Tiranë

Mandati i Seserit

Tërhiqet PD, debati me dyer të mbyllura Topalli-Ruçi

Procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores. Si u arrit marrëveshja për zëvendësimin e mandatit të Rudina Seserit. PD e PS, raport të përbashkët për t’i kërkuar KQZ-së kalimin e mandatit te kandidati tjetër i PS, Edison Konomi. Topalli-Gjiknurit: Ju kërkoni që PS të mos marrë vendin në grup parlamentar. Çfarë doni, të bllokoni reformën?! Topalli-Ruçit: Gjiknuri ju ka ngatërruar, Ruçi: Ligjet i lexoj vetë, nuk kam nevojë. Faqe 5

Bashkia e Tiranës publikon listën e 33 pallateve dhe firmave të ndërtimit që janë pajisur me leje përdorimi në muajin prill, të cilat do të dërgohen për regjistrim në Hipotekë

Zbardhet dosja italiane për Kajollin, gjykata e Fierit e lë në arrest shtëpie Faqe 14

Visha: Grupe përcaktuese në Kuvend më kanë premtuar votat Kandidati i PS për në KLD tha se beson në pafajësinë e Mediut në çështjen “Gërdeci”. PD: Me këtë pohim ranë akuzat e PS

FAQe 4

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Kujt i shërben ministri ynë i Jashtëm?!

polemikë Mërgim Korça

Në vendin e nervozes dhe buzëqeshjes

koment Anamari Repiç

20 sport

Fatmir Kajolli

PS: Do ndryshojmë ligjet e pronave dhe legalizimeve Merita Qato: Diferencimi i pagesave tarifore të bëhet jo vetëm në vartësi të llojeve të shërbimeve që kryhen, por edhe në varësi të madhësisë së pronës dhe vlerës së saj

Një vit më parë pata hartuar një shkrim rreth ‘koherencës së pohimeve të...

Nervoza fillon aty, ku diç fillon dhe diç përfundon. Do të jeni gjithmonë...

Prokurorja lexon në gjyq faktet e dosjes: U dënua për trafikimin e 20 kg heroinë dhe 1 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. Interpol Roma kërkonte prej 9 vitesh arrestimin. Gjykata administron pasaportat dhe e liron nga qelia

të përcaktuar nga vlerësues të licencuar Socialistët do të rishqyrtojnë gjithë legjislacionin që ka të bëjë me pronat dhe legalizimet. Lajmin e dha dje kryetarja e grupit të punës për... Faqe 3

gjakmarrja

Vrasja e gardianit të 313-ës, arrestohet në kufirin grek autori, pranga dhe vëllait FAQE 6

Dhuratë ekologjike

Mahnit Romela! Medalje ari në shkëputje, gjyqtarët i mohojnë të dytën Peshëngritësja shqiptare ka siguruar medaljen e argjendtë në dygarësh dhe medaljen e arit në shkëputje

Biznesmeni Fatmir Kajolli ka qëndruar veçse pak orë në qeli, duke u lejuar ta presë nga shtëpia vendimin e gjykatës për ekstradimin e tij drejt Italisë. Gjykata e Fierit vendosi ta lërë atë në arrest shtëpie, edhe pse prokurorja e çështjes, Violeta Shkurta, ka kërkuar arrest me burg për llogari të drejtësisë italiane. Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar mesditën e djeshme, në orën 12:00, pa praninë... Faqe 7

opinion / 11 Tonin Gjuraj

Letra e dytë e Withers dhe spekulimi i njëqindtë në Tiranë Në një artikull të javës së kaluar, botuar në MAPO, jam përpjekur të argumentoj se qëndrimet e mbajtura kohët e fundit prej ish-ambasadorit John Withers II rreth zhvillimeve politike në Shqipëri janë pikëpamje personale, opinione të shprehura prej tij në formën e gjykimeve dhe preferencave, jo fakte. Shkurt, ato nuk mund të konsiderohen si pohime të administratës amerikane. Me letrën drejtuar publikut shqiptar këto ditë, nëpërmjet Top Channel-it, ish- ambasadori Withers II, jo vetëm që vetëpërforcoi konstatimin e mësipërm, por hodhi dyshime të mëdha dhe kritikoi Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH-in) për mostrajtim, sipas tij, të “pikës qendrore” të shqetësimit...


2

MAPO

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

politika

“Drejtësia funksionon e pavarur” Berisha: “Drejtësia shqiptare, pavarësisht nga vakuumet që ka, në rast se i referohemi 2 momenteve, ato flasin më shumë se të gjitha akuzat e tjera. Së pari, në vitin 2005 popullata e burgjeve në Shqipëri ishte tërësisht

1800 persona, sot është rreth 5 mijë. Mos harroni se janë këta gjykatës që japin çdo ditë drejtësi. Së dyti, 60 për qind e proceseve në të cilat qeveria paditet, fitohen nga pala tjetër. Në qoftë se 60 për qind e këtyre

vendimeve jepen jo në favor të qeverisë, kjo do të thotë se kjo drejtësi funksionon në mënyrë të pavarur. Por lidhur me faktin se a duhet të kemi apo jo “koka turku”, unë mund të them se ne duhet të kemi shtet ligjor të fortë”.

Berisha: Opozita nuk ka qenë asnjëherë anti-europiane Kryeministri Berisha deklaroi dje në Bruksel se opozita nuk ka qenë anti-europiane, porse luftoi për të penalizuar qeverinë BRUKSEL Në konferencën me temë

“Ballkani drejt Integrimit Europian”, organizuar nga Grupi i PPE-ve në Parlamentin Europian, kryeministri Sali Berisha paraqiti një panoramë të situatës politike e ekonomike në vend, si dhe reformave të realizuara nga qeveria që ai drejton. Gjatë fjalës së mbajtur Berisha nuk la pa përmendur edhe ngërçin dyvjeçar me opozitën. Madje, ndryshe nga çdo deklaratë tjetër e mbajtur gjatë dy viteve konflikti, Kryeministri ka theksuar se opozita nuk ka qenë anti-europiane. “Ne kemi pasur gjithashtu problemet tona serioze dhe për këtë u jam shumë mirënjohës Partive Popullore Europiane, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian për ndihmën e madhe që kanë dhënë për të zgjidhur ngërçin me opozitën. E vërtetë është se opozita nuk ka qenë asnjëherë një opozitë anti-europiane. Por ata luftuan duke mos votuar në parlament dhe kujtuan se nëpërmjet kësaj, ata do të penalizonin qeverinë dhe se do të përfitonin nga kjo. Por ky ishte një gabim. Erdhën zgjedhjet vendore dhe ata humbën duke marrë 12 % më pak vota sesa mazhoranca. Ata

humbën Tiranën dhe ata pranuan më në fund atë që qeveria u kishte ofruar çdo ditë, për dy vjet me radhë. Tani po punojmë bashkërisht në një klimë normale, duke treguar konstruktivitet dhe reciproritet dhe vjeshtën e shkuar u arrit një marrëveshje nga të dyja palët”, tha Berisha, duke shpresuar që një klimë e tillë të vazhdojë: “Ne shpresojmë që kjo klimë do të vazhdojë dhe Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm në drejtim të integrimit europian, të cilin, si proces unë e konsideroj të bazuar tërësisht në meritë dhe performancë, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo është mënyra më e denjë që të ecim drejt projektit më madhor që kemi”. Ndërsa në mbyllje të punimeve të Konferencës, kryemin-

“Ne shpresojmë që kjo klimë do të vazhdojë dhe Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm në drejtim të integrimit europian, të cilin, si proces unë e konsideroj të bazuar tërësisht në meritë dhe performancë, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë...”

istri Berisha u shpreh se integrimi është forca kryesore lëvizëse për Shqipërinë për të kaluar të shkuarën e hidhur. Berisha foli edhe për marrëveshjen e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit. “Unë besoj se kufijtë duhen ruajtur dhe duhen respektuar, kjo është bindja ime më e thellë. Është në interesin më të mirë të vendeve tona që të ruhen kufijtë ekzistues. Përndryshe, ndryshimi më i vogël mund të provokojë një zinxhir ndryshimesh të padobishme, që mund të komprometojnë dhe të ngadalësojnë progresin e rajonit. Unë përgëzova marrëveshjen e fundit midis Prishtinës dhe Beogradit, e cila ishte shumë e rëndësishme. Por për Kosovën, perspektiva europiane është jetësore. Dialogu, siç është dëshmuar në 20 vjet, miqtë e mi, mund të funksionojë. Por gjithashtu ka raste që palët e tjera nuk e konsiderojnë aq serioz, e në këtë rast duhet të kemi durim dhe të punojmë për këtë”, - tha ai. Gjatë vizitës së tij në Br uksel, Berisha u është p ë rg j i g j u r e d h e p ye t j eve t ë gazetarëve shqiptarë, ku njëra prej tyre lidhej me korrupsionin. “Nuk gjen dot një vend tjetër në të cilin, siç ndodhi tek ne vetëm dy ditë më parë, të jenë vendosur para ligjit 7-8 zyrtarë së bashku. Kjo është qeverisja e parë, në të cilën ka një proces reformash serioze për luftën kundër korrupsionit dhe ka një politikë penale të qëndrueshme për luftën kundër tij”, - u përgjigj ai. N.P

Integrimi, Kukan: Ky është viti i mundësive të mëdha, duhet dialog BRUKSEL Eurodeputeti Eduard Kukan, gjatë punimeve të Konferencës ku u diskutua mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se ky është viti i mundësive të mëdha. Veçanërisht për Shqipërinë, Kukan theksoi se lipset dialog i përbashkët për të dalë në rezultate konkrete. “PPE ia ka dalë mbanë në krijimin e një formati të duhur për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për miqtë dhe kolegët tanë në Ballkan, si dhe për ne. Fjala është që diskutimi të mbahet në një atmosferë konstruktive dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë. Disa vjet më parë ndërmorëm një angazhim ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku u theksua se e ardhmja e këtij rajoni është brenda BE-së. E di që duhet thënë e rithënë, pasi është një çështje thelbësore. Ky vit është viti i mundësive për vendet e Ballkanit Perëndimor. Axhenda e integrimit është e qartë. Miqtë tanë shqiptarë kanë një

listë prioritetesh dhe reformash, me të cilat duhet punuar deri sa të bëhet vlerësimi i radhës për sa i përket integrimit europian. Siç dëgjuam nga Kryeministri Berisha, ata po punojnë fort në të gjitha këto drejtime, por që kjo të jetë plotësisht e suksesshme, lipset dialogu dhe bashkëpunimi midis të gjitha palëve dhe rezultatet konkrete që duhet të vijnë nga ky dialog janë argumenti më bindës për ne”, - tha ai. Një tjetër folës, eurodeputeti Bernd Posselt theksoi se është shumë e rëndësishme që 5 vendet e mbetura të BEsë të njohin pavarësinë e Kosovës. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të ardhmen e BE-së”, - tha ai, ndërsa shtoi se duhet të punohet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa Joseph Daul siguroi se Partitë Popullore do të luajnë një rol të rëndësishëm për të mbështetur gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ky vit është viti i mundësive për vendet e Ballkanit Perëndimor. Axhenda e integrimit është e qartë

Meta: Integrimi europian i vendit, prioriteti i LSI-së KAMËZ Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndalesën e radhës në kuadër të riorganizimit dhe ristrukturimit të të gjitha strukturave të LSI-së, e ka bërë në Bashkinë e Kamzës. Në fjalën e tij përshëndetëse Meta deklaroi se përshpejtimi i procesit të integrimit europian të vendit është kryeprioriteti i LSIsë. “Është kënaqësi që të shohim një vit pasi hoqëm vizat për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që qytetarët shqiptarë i respektuan detyrimet e Bashkimit Europian më mirë se qytetarët e tjerë të vendeve të tjera të Ballkanit dhe të rajonit tonë. Kjo tregon qartë që vendi është në një stad të ri, që qytetarët shqiptarë janë në një nivel shumë më të lartë se sa paragjykohen padrejtësisht nga politika. Ndaj është koha edhe për çështje të tjera të integrimit europian, për përmbylljen sa më të shpejtë të reformës zgjedhore, të miratimit sa më të shpejtë për miratimin e Gjykatës Administrative, për reformat e tjera në fushën e drejtësisë të ecet me një ritëm të ri që Shqipëria ta fitojë statusin e vendit kandidat pikërisht në këtë vit të rëndësishëm, që është viti i 100-vjetorit të Pavarësisë dhe formimit të shtetit shqiptar”, - tha Meta gjatë takimit me të rinjtë.


fazat e legalizimeve

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

a)

Të kryhet legalizimi i ndërtimeve informale të bëra në pronën vetjake dhe atë shtetërore, që kanë më pak probleme dhe vështirësi procedurale për të realizuar këtë detyrë. 

b)

Të përmbledhë legalizimet e ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe ato ndërtime të kryera në zona urbane, të ngarkuara  me linjat e tensionit të lartë, ujësjellësit, kolektorët e ndryshëm etj. 

3

Braçe: Front sa më i gjerë kundër Berishës Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, rreshtohet përkrah zërave që kërkojnë një koalicion sa më të gjerë të opozitës në zgjedhjet e 2013-s. Braçe në një mesazh në rrjetin social Facebook, i pyetur se ç’mendon për debatin më të fundit të hapur në gjirin e opozitës për mënyrën e daljes në zgjedhjet e pas një viti, u përgjigj se “Është kthyer në një debat publik kjo dilemë. Prej disa ditësh diskutohet rreth saj. Unë mendoj se PS duhet të udhëheqë një front të madh kundër regjimit të Berishës. Koalicioni qeverisës vjen më pas.” Sipas Braçes, së pari duhet bërë bashkimi me çdo parti, me çdo organizatë-politike apo interesi, me çdo grupim-social apo etnik, me çdo shqiptar të varfër, të mesëm apo të pasur, të gjithë bashkë kundër regjimit të Sali Ber-

ishës! Ka disa ditë që PS dhe partitë aleate të saj në koalicionin “Opozita e Bashkuar” kanë një diskutim të tensionuar. Krerët e partive të vogla, si Ndoka, Gjinushi e Milo kanë kritikuar mënyrën sesi PS po ndërton strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke kërcënuar me ikje nga koalicioni dhe me paralajmërimin se kjo do të sjellë sërish humbjen në zgjedhje për opozitën. PS nga ana e saj vetëm dy ditë më parë uli tonet, pasi më parë Edi Rama e kishte quajtur në Twiter këtë reagim si në tym. Por në të vërtetë ka qenë Ben Blushi ai që gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UET-it tha hapur se “PS ka nevojë për aleanca me qytetarin e votuesin e jo me partitë e vogla. Kreu i PSD, Gjinushi, dhe ai i PDS, Milo, u përgjigjën se kjo këshillë sjell humbjen e PS-së në zgjedhje dhe se

ajo i duhet thënë Berishës dhe jo Ramës në këtë rast. Madje, Gjinushi zbuloi edhe skemën e bashkëpunimit të PS-së me aleatët më 2013. “Në qoftë se nuk je në gjendje të korrigjosh sistemin vetë, atëherë gjej një sistem tjetër. Jemi futur bashkë në listat e përbashkëta, të jap votat në gjithë Shqipërinë, ti m’i jep në 2 qarqe”, - shtoi ai.

PS: Do ndryshojmë ligjet e pronave dhe legalizimeve Merita Qato: Diferencimi i pagesave tarifore të bëhet jo vetëm në vartësi të llojeve të shërbimeve që kryhen, por edhe në varësi të madhësisë së pronës dhe vlerës së saj të përcaktuar nga vlerësues të licencuar Socialistët do të rishqyrtojnë gjithë legjislacionin që ka të bëjë me pronat dhe legalizimet. Lajmin e dha dje kryetarja e grupit të punës për çështjen e pronave, Merita Qato, në tryezën e organizuar për këtë çështje. “Në fushën e kthimit dhe kompensimit të pronave do të rishqyrtojmë gjithë bazën ligjore dhe vendimet e  Këshillit të Ministrave, që trajtojnë apo prekin çështjet në funksion të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave dhe konsolidimit të tyre”. Sipas saj, edhe baza e të dhënave të krijuara nga inventarizimi dhe transferimi i pronave publike, në mënyrë të veçantë për pyjet, kullotat, livadhet, pasuritë ujore, zonat turistike, tokat bujqësore në disponibel të

Arsyeja pse e shohim çështjen e pronës si themelore në programin tonë nuk ka të bëjë thjesht me zgjidhjen e problemit dramatik të pronarëve që enden prej 20 vjetësh zyrave për pronat e tyre, po me themelin e sistemit demokratik

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

shtetit etj., do t’i paraprijnë dhe shërbejnë plotësisht proceseve të kompensimit të pronave, privatizimit të tyre, legalizimit të zonave informale dhe ndërtimeve pa leje. Qato theksoi se për shërbime të diferencuara, jashtë radhe dhe të shpejta, do të aplikohen tarifa të veçanta dhe me pagesa më të larta nga shërbimet e zakonshme. “Diferencimi i pagesave tarifore të bëhet jo vetëm në vartësi të llojeve të shërbimeve që kryhen, por edhe në varësi të madhësisë së pronës dhe vlerës së saj të përcaktuar nga vlerësues të licencuar dhe të regjistruar në seksionet përkatëse të kartelave të pasurisë”, - tha ajo. Në lë-

Laboratori i ri Italian Salus Sherbimet: · · · · · · · · · · · ·

Analiza Kimike / Biokimike Analiza Hematologjike Koagulimi i Gjakut Analiza Sierologjike Analiza Bakteriologjike Markues Tumorale Markues Virale Analiza Hormonale Analiza Toksikologjike / Dozim Drogerash Dozimi i Medikamenteve Biologji Molekulare Matje e gazrave ne gjak

Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Edi Rama dje në tryezën për pronat

Laboratori i ri Italian Salus Tirane ne bashkepunim me Laboratorin Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim të shpejte · Validim - Certifikim on-line nga Mjek Italian ne Laboratorin Salus Trieste · Cilesi Diagnostikuese sipas standarteve europiane · Kalibrim I cilesise I perditshem te aparaturave · Personel I trajnuar dhe profesionalisht I azhornuar ne laboratorin e analizave te Spitalit Salus Trieste · Tarifa shume konkuruese per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

min e legalizimeve, PS ka në plan që nëse vjen në pushtet, për të realizuar një proces legalizimi të shpejtë, të kryejë këta hapa: a)Të kryhet legalizimi i ndërtimeve informale të bëra në pronën vetjake dhe atë shtetërore, që kanë më pak probleme dhe vështirësi procedurale për të realizuar këtë detyrë. b) Të përmbledhë legalizimet e ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe ato ndërtime të kryera në zona urbane, të ngarkuara  me linjat e tensionit të lartë, ujësjellësit, kolektorët e ndryshëm etj.  Rama Kryetari Rama duke marrë fjalën në tryezë tha se, “arsyeja pse e shohim çështjen e pronës si themelore në programin tonë nuk ka të bëjë thjesht me zgjidhjen e problemit dramatik të pronarëve që enden prej 20 vjetësh zyrave për pronat e tyre, po me themelin e sistemit demokratik, me themelin e ekonomisë së tregut, me themelin e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”. Sipas tij, çështja e pronës është në bazamentin e katër shtyllave të programit tonë “Për një Rilindje Shqiptare”. Ai tha se shtylla e parë e programit është rimëkëmbja e ekonomisë. “Ekonomia jonë kombëtare nuk mund të rimëkëmbet pa zgjidhur problemin e pronës. Ajo sot lëngon edhe sepse mbi fjalën pronë publike apo private rëndon hija e pasigurisë. Ne duam ta largojmë atë hije. Ky shtet pa inventar që prej 20 vjetësh mëkaton me pronën, dhe në vend se ta zgjidhë, e ka ngatërruar vijimësisht problemin e madh të pronës në Shqipëri, është sot vetë hija e pasigurisë që duam të largojmë duke ndryshuar qeverinë dhe qasjen e qeverisë ndaj pronës”, - nënvizoi Rama.


4

MAPO

e enjte, 12 PRILL 2012 www.mapo.al

politika

Visha është përballur për më shumë se 90 minuta në një seancë dëgjimore, ku anëtarët e komisionit i kanë bërë atij një sërë pyetjesh

Visha: Grupe përcaktuese në Kuvend më kanë premtuar votat “Pra, kam bërë detyrën time si avokat në mbrojtje të Fatmir Mediut. Më ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar atë siç kam dashur dhe mundur, njëkohësisht kam besuar dhe vazhdoj të besoj në pafajësinë e tij” Avokati Ardian Visha do paraqitet sot në votimin në Kuvend për anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si një kandidaturë e opozitës. Kjo pasi ai nuk arriti të marrë dje në komisionin e Ligjeve mbështetjen e përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët i kanë mbetur besnik kandidaturës së Elvis Çefës, kreut aktual të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në përfundim të dëgjesës së djeshme, komisioni ka vendosur me shumicë votash që për sa i përket kandidaturës së Vishës, t’i paraqesë seancës së sotme plenare një raport, në të cilin do të thuhet se kandidatura e tij nuk plotëson kriterin e meritës. Por para se të arrinte në këtë përfundim, Visha është përballur për më shumë se 90 minuta në një seancë dëgjimore, ku anëtarët e komisionit i kanë bërë atij një sërë pyetjesh. Pika së cilës palët i kanë kushtuar më shumë vëmendje ka qenë padyshim mbrojtja që Visha i ka bërë si avokat ministrit aktual të Mjedisit, Fatmir Mediu në çështjen “Gërdeci”. I pyetur nga deputetët e mazhorancës në mënyrë insistuese, Visha është shprehur në mënyrë të qartë se beson në pafajësinë e Mediut në atë çështje. Deklaratë kjo që është bërë shkak që deputetët e shumicës ta interpretonin se me mbështetjen që opozita i bëri kandidaturës së Vishës, ajo është tërhequr njëkohësisht dhe nga qëndrimi që ka mbajtur për çështjen “Gërdeci” si dhe për vendimin e drejtësisë për të.

Pyetje-përgjigjet Dashnor Sula: Ju, në CV e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton se keni shkuar në periudhën shtator ’92, pas kursit në Ministrinë e Jashtme, në drejtorinë konsullore. Më pas jeni shkarkuar si i papërshtatshëm për këtë vend pune. Në CV e dërguar nga grupi i deputetëve, kjo nuk rezulton kështu. Përkundrazi, nga ajo që keni shkruar, unë kuptoj se ju nuk keni punuar dy muaj si te CV e Prokurorisë, por një vit. Dhe këtu nuk figuron shkarkimi juaj. Pse kjo mospërputhje, apo mund ta quajmë si fshehje e së vërtetës? A bën ky një shkak për të ulur besimin si kandidaturë të KLD-së. Dy vite keni qëndruar në Angli dhe Itali. Pa ju paragjykuar, gjatë kësaj periudhe keni qëndruar si ilegal apo legal? Ardian Visha: Së pari, mospërputhja si term i përdorur nga ju, nuk më duket i gjetur me vend. Do të kisha probleme po të kishte kontradiktë logjike. Nuk kam të tilla dhe nuk gjej. Në MPJ s’kam punuar një vit, kam punuar e shumta disa muaj. Arsyeja e largimit ka qenë papërshtatshmëria politike për atë punë. Jam thërritur nga zoti Sereqi në atë kohë, ku më është thënë se ka një ngarkesë politike për kohën dhe mund të rregullojmë më vonë, por nuk mund të qëndrosh. Jam punësuar në MPJ 22 vjeç, i sapodiplomuar, dhe jam konsideruar si i papërshtatshëm që sa kisha moshë unë, kishin anëtarësi në Partinë e Punës të larguar nga skena politike në atë kohë. Në qendrën për formim diplomatik kam qenë i përzgjedhur nga qeveria zvicerane, pas një konkursi të përbashkët me qeverinë shqiptare. Kemi vajtur 18 persona nga Shqipëria, ku një pjesë e tyre kanë karrierë. Beja ka qenë koleg i imi, Demi po ashtu. Ata do e certifikonin të vërtetën. Për kursin e dytë kam qenë 13 muaj në Londër, në Fakultetin e Drejtësisë. Gjiknuri ka qenë me mua në atë kohë si fitues, ka dalë i gjashti në atë grup që konkurruan. E pesta ka dalë zonja Argita Berisha, i pari kam dalë unë. Ilir Rusmali: E humbi votën e Damianit. Ardian Visha: Më pas kam qëndruar në Londër dhe Itali. Kam qenë i fejuar në Itali dhe kam qenë mbartës i një pasaporte diplomatike. Dashnor Sula: Ju keni ushtruar detyrën e oficerit të policisë gjyqësore nga viti ‘98 deri në 2000. Në sajë të dijenisë që kam dhe unë, në Prokurorinë e Përgjithshme funksiononte një Task-Forcë e përbërë nga oficerë të policisë gjyqësore dhe të një shefi, që ka qenë Sokol Koçiu. Çfarë marrëdhëniesh keni pasur dhe, nëse shefi juaj ka ndikuar në dhënien e një urdhri të paligjshëm, kuptohet, me shtetasit Frederik Durda dhe Arben Përballa. Raporti me Koçiun? Ardian Visha: Po jua them që si koleg që kemi qenë bashkë, duhet ta dini mirë (se juve nuk ju falet të paktën), që Prokuroria e Përgjithshme nuk funksiononte me Task-

Ardian Visha dje në Komisionin e Ligjeve

Forcë në atë kohë në policinë gjyqësore, aq më tepër të ketë qenë Sokol Koçiu. Sokol Koçiu nuk ka qenë asnjëherë shefi im, as i drejtpërdrejtë, as i tërthortë në punën që kam bërë në Prokurori. Por po jua jap përgjigjen për kohën që kam qenë oficer i policisë gjyqësore. Unë kam qenë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme në periudhën ‘98-2000 dhe kam qenë zëdhënës nga periudha ‘98 deri në ‘02. Detyra më e parë e imja si oficer gjyqësor do të duhet të ishte hetimi, por marrëdhënia ime ka qenë media, ruajtja e marrëdhënies me publikun. Bëhet fjalë për një kohë kur trysnia politiko-mediatike ka qenë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe e njëanshme. Por kam kryer edhe detyra të hetimit dhe kam qenë pjesë e ndarjes së asaj kohe të Prokurorisë së Përgjithshme. Kam qenë pjesë e hetimit edhe për çështjen në fjalë që bëni pyetje ju. Nuk kam marrë asnjëherë urdhër nga Sokol Koçiu dhe s’ka pasur tagër Sokol Koçiu të më urdhëronte mua si oficer i policisë gjyqësore. Përkundrazi, puna ime ka qenë ekip tjetër me Sokol Koçiun, pasi ky individ bënte punë në grupin e vrasjeve. Fatos Hoxha: Nëpërmjet medias ju kam njohur si zëdhënës i prokurorit në sulmet që ndërmerrte prokurori dhe ju i lexonit kundër parlamentit të asaj kohe. Sot vini të kërkoni votëbesimin nga parlamenti. A jeni penduar për ato deklarata ? Së dyti, duke kërkuar në karrierë në sistemin e drejtësisë, a ju ka shkuar në mendje që të përfshiheni në listat për deputet të PS apo ndonjë tjetre? Ardian Visha: Unë s’jam këtu as për të bërë krushqi politike, as për t’iu kundërvënë. Ju siguroj që s’jam as armiku juaj, as tradhtari juaj. Duke ju pasur nga anët e mia, rrini i qetë, nuk kam ndërmend të konkurroj për asnjë parti politike dhe aq më tepër as përballë dhe as në krah tuaj. Këtë jua siguroj. Arsyeja pse unë jam këtu është pikërisht për t’iu shprehur juve bindjen dhe dëshirën që të mbetem në gjyqësor. Nëse ma ofroni, ju premtoj që s’ju zhgënjej. Nëse s’ma ofroni, s’do më ngelet hatri me asnjë prej jush. Dëshira ime është që të mbetem në gjyqësor. Nuk kam dëshirë të përdor institucionin si maternitet që prodhon lindjen time politike, as si një foltore në të cilën unë të kultivoj zhvillimin tim politik. Për pyetjen e parë, ju më thatë që keni sulmuar në gojën time me përmbajtjen e fjalëve të mia parlamentin. Një gjë e tillë s’ka ndodhur zoti Hoxha. Unë kam mbrojtur institucionin, por sulmuar, kurrë. Mbrojtjen e institucionit për sa kohë i shërbej, e konsideroj të shenjtë dhe s’jam penduar. Do ta bëja edhe sot. Edi Paloka: Ju keni qenë mbrojtës i Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes së kësaj mazhorance në çështjen “Gërdeci”. Në këtë rast ju bëtë detyrën tuaj si avokat duke mbrojtur një klientin tuaj, apo keni qenë i bindur edhe personalisht në pafajësinë e klientit tuaj? Visha: I kam bërë të dyja. Pra, kam bërë detyrën time si avokat në mbrojtje të klientit tim, më ka besuar mbrojtjen dhe e kam realizuar atë si e kam dashur dhe mundur, dhe njëkohësisht kam besuar dhe vazhdoj të besoj në

Kam marrë kontakte me subjekte të caktuara përcaktuese në parlament dhe kam marrë përkrahje për një garë, dhe jo për një votë më shumë. pafajësinë e tij. Enkelejd Alibeaj: Një avokat vlerësohet dhe për gravitetin e çështjeve që ai merr përsipër, si “Gërdeci”. Ju po kandidoni për të shkuar anëtar i KLD-së, ku një nga problemet kryesore është lufta apo anatemimi që i bëhet sistemit të drejtësisë, që i bëhet këtij sistemi nga krahët politikë. Lideri i opozitës anatemon gjithçka ka ndodhur në atë çështje. Unë jam i mendimit se ai duhet të tërhiqet që ta lërë sistemin e drejtësisë të funksionojë në detyrën e tij. Keni ndonjë koment mbi këtë anatemim të klasës politike? Visha: Dua paraprakisht të flas për çështjen “Arapi”, meqë e përmendët ju. Kauza e Arapit, duke marrë shkas nga një dalje publike e ministrit të Drejtësisë, që e konsideroi si dështim timin në këtë rast. Sigurisht që veprimtaria ime si zëdhënës i Marrëdhënieve me Jashtë ka qenë tërësisht korrekt. Drejtimin dhe hetimin deri në arrestimin e tij e kam mbuluar unë. Nga vrasja e deri në zbulimin e kësaj ngjarjeje kanë kaluar vetëm 29 ditë. Kishim vështirësi në hetimin e telefonisë celulare, nuk ishte e specializuar në vendin tonë. Individi është mbajtur një vit në arrest dhe për ekstradimin e tij është dashur një ndërhyrje politike nga vendi ynë për të bërë ekstradimin e tij nga Belgjika. Pra, puna ime ka qenë e hapur dhe transparente në të gjitha rastet. Po, z. Alibeaj, kam mbrojtur Mediun. Unë nuk kam parë kurrë se kujt force politike i përket klienti im. Jam teknik në çështjet e mia, edhe në kohën kur kam qenë prokuror. Gent Strazimiri: Unë dua të di se si përfunduat ju në krye të kësaj liste, që dhe ju keni qenë i akuzuar si mbrojtës i të pandehurit më të fajësuar të këtij sistemi. Si ka mundësi që kjo ka ndodhur? Ardian Visha: Unë do habitesha se si nuk e do merrja votën tuaj pikërisht ndaj çështjes së Gërdecit, dhe jo më të justifikoj se si kam marrë votën e tyre për të më propozuar. Natyrisht që unë e çmoj dhe i falënderoj të 33 deputetët e PS-së, e quaj përgjegjësi dhe nder të jashtëzakonshëm këtë që më kanë bërë. Ju siguroj se ardhja ime para së gjithash, është iniciativë e imja.... Dhe nisur nga kjo kam kërkuar mbështetje të të gjithë karakterit politik. Kam marrë kontakte me subjekte të caktuara

përcaktuese në parlament dhe kam marrë përkrahje për një garë, dhe jo për një votë më shumë. Armando Subashi: Ju keni qenë emëruar prokuror në Gjirokastër dhe nuk jeni paraqitur në detyrë. Më pas keni dhënë dorëheqjen Ardian Visha: Për sa i përket mosvajtjes sime si prokuror në Gjirokastër, dua të ndalem këtu për të shprehur keqardhjen mbi çfarë shkruan Prokuroria e Përgjithshme, duke e konsideruar aktin tim të dorëheqjes si një akt të mungesës etike në institucione. E vetmja shprehje që mund të kishte aludime për mungesë etike është shprehja në fund, ku unë kam thënë pa konsideratë të kësaj zonje dhe kam vendosur largimin tim. Sërish vazhdoj të mos kem asnjë konsideratë për këtë zonjë... Unë kam punuar me zonjën që është Kryeprokurore e Përgjithshme sot, dhe në gjashtëmujorin e fundit të 2007-ës nuk jam shpërblyer për punën time. Ilir Rusmali: Ju thatë që dy janë mundësitë sipas Fushesë për të ulur korrupsionin; ishin: ose të dhjetëfishohen rrogat e gjyqtarëve, ose të priten kokat e 10 gjyqtarëve. Mos shkoni në KLD pikërisht i zhveshur nga instrumentet nga armët? Nuk rrisni dot rrogat, nuk prisni dot kokat. Çfarë do bëni jua atje, ma shpjegoni dot? Ardian Visha: Vazhdoni të mbeteni profesor i mirë zoti Rusmali. As nuk kam kandiduar ndonjëherë për Napoleonin, por çmoj që napoleonët janë të sigurt aty ku janë me Fushetë poshtë tyre. Për sa i përket armëve, unë nuk jam frikacak që t’i shmangem luftës; kur më duhet ta bëj atë me topuz, do ta bëj dhe me topuz. Fatmir Xhafaj: Ne kemi hedhur firmën për një kandidaturë që ia vlen, të respektohet e votohet për profesionalizëm. Seanca e pyetjeve dëshmoi performancën pozitive, nivelin profesional, çka e bën atë kandidaturë të mundshme për ta përcjellë këtë profesionalizëm e përgjegjshmëri dhe në KLD. Në të kundërt, me shumë zgjedhje të deritanishme që kanë qenë të gabuara dhe sipas vetë mazhorancës. Kandidati plotëson kushtet ligjore por dhe atë të meritës. Zoti Visha është avokat dhe ka mbrojtur 100 klientë, siç tha në një përgjigje, dhe ne nuk kemi sjellë këtu të votoni klientët, por avokatin për aftësitë e tij profesionale, përgjegjshmërinë e tij në raport me detyrën, Kushtetutën e ligjin. Ne vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim për çështjen e Gërdecit. Nuk ndryshojmë asnjë presje nga qëndrimi politik, kushtetues e ligjor. Ju nuk mund t’i ikni asaj përgjegjësie mes akrobacive. Edi Paloka: Mendoj se politikisht, pavarësisht asaj që tha zoti Xhafaj, më duket se propozimi i zotit Visha është një autokritikë e PS për Gërdecin. Të propozosh avokatin e përfaqësuesit të qeverisë në çështjen “Gërdeci” dhe të mbrosh pozicionin e tij si zoti Visha jo duke u fshehur pas profesionit, por duke deklaruar se kishte bindjen që Mediu ishte i pafajshëm, pra pozicion i kundër me të PS-së. Ndaj mendoj se propozimi i deputetëve socialistë është një tërheqje politike nga “Gërdeci”.


E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Arvizu: Për mandatin e Seserit të respektohet ligji TIRANË Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu e nisi axhendën e ditës së djeshme me një takim të zhvilluar në selinë rozë me kryetarin e PS-së, Edi Rama për reformën zgjedhore, por edhe për debatin e fundit politik lidhur me mandatin e Seserit. Në një prononcim për mediat, pas takimit të zhvilluar ambasadori Arvizu tha: “Më duhet të pranoj që kam qenë në udhë-

time dhe jam në dijeni të çështjes, por më duhet të flas me më shumë njerëz lidhur me implikimet. Më duhet të kuptoj më mirë, çfarë thotë ligji? Gjithnjë duhet të shkohet tek ligji. Kam kuptuar që personi tjetër në listë është kryebashkiaku i Fushë-Krujës. Me sa kuptoj unë, ka shprehur hezitim për të hequr dorë nga mandati që ka. Sigurisht që është e kuptueshme. Në njëfarë mënyre

ia ka borxh qytetarëve të Fushë-Krujës që t’iu shërbejë. Për këtë e kanë zgjedhur. Se ku shkohet prej këtu, nuk kam të kuptuarit e mjaftueshëm. Thjesht shpresoj që do të bëhet në një mënyrë që është në përputhje me ligjin”. Pas takimit, ambasadori Arvizu komentoi edhe kravatën shumëngjyrëshe që kishte vënë për t’iu përshtatur takimit me Ramën, të cilit nuk i mungojnë të tilla.

Zgjidhet ngërçi për Seserin, ja procesverbali i plotë i Këshillit Topalli-Gjiknurit: Ju kërkoni që PS të mos marrë vendin në grup parlamentar. Çfarë doni, të bllokoni reformën?! Topalli-Ruçit: Gjiknuri ju ka ngatërruar, Ruçi: Ligjet i lexoj vetë, nuk kam nevojë TIRANË Pas një ore e gjysmë debati në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, për mandatin e Seserit, PD e PS ranë dakord që t’i drejtohen Kuvendit me një raport të përbashkët, ku të administrohet dorëheqja e paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, në mbledhjen e mëparshme të Këshillit të Rregullores. Në zbatim të nenit 164 të Rregullores, do të jetë Kuvendi ai që do të marrë vendim për vendin vakant të deputetit, për t’ia bërë të njohur më pas edhe KQZ-së. Në mbledhjen e djeshme, (që u zbardh e plotë nga Kuvendi përmes publikimit të procesverbalit) pati kryesisht diskutime juridike. Rasti në fjalë u konsiderua i paprecedent dhe u shtrua nevoja për të plotësuar (në kuadër të reformës zgjedhore) edhe atë boshllëk që ekziston në Kodin Zgjedhor. Palët ranë dakord që ky është rast specifik, i cili nuk duhet të shërbejë si precedent në të ardhmen. Jozefina Topalli – ....Që të mos e zgjasim më këtë çështje dhe të mos përdoret si instrument për akuza të pabaza dhe qesharake, unë si kryetare e Kuvendit, ju kërkoj që të më jepni opinionin tuaj dhe t’ia kalojmë seancës plenare për të zëvendësuar vendin, vend i cili i takon Partisë Socialiste, ku unë si kryetare e Kuvendit do të doja ta zëvendësoja sa më parë në respekt të ligjit, të Kushtetutës dhe të shtetit ligjor. Gramoz Ruçi – ...Mjafton me nenin e Kushtetutës, të dalë vendimi i KQZ-së sipas asaj që ne artikuluam dhe radhën e parë. Komisioni i Mandateve, në zbatim të nenit 77 pika 2 e Kushtetutës, në zbatim të nenit 164, pika 1 dhe 2 e Kodit Elektoral, t’i drejtohemi KQZ- së duke i thënë se personin e thirrëm dhe heq dorë nga mandati që ju i keni dhënë sipas ligjit. Nuk kemi asnjë interpretim tjetër. Jozefina Topalli – Faleminderit, zoti Ruçi ...Unë ju përgëzoj që sot keni ndryshuar mendim dhe nuk thoni asgjë nga ajo që keni thënë në mbledhjen më përpara. Dhe pse ju zoti Ruçi thoni se jemi konsultuar, pra nuk keni se çfarë të konsultoni më gjë, ju jeni konsultuar përsëri, mirë keni bërë, unë e kam mbyllur me një fjali. Ana tjetër ka dhënë një mendim të vetin. Ju lutem m’i sillni raportet me shkrim dhe e kalojmë në seancë. Nuk kam zgjidhje tjetër... Viktor Gumi – Ju shpërndamë një tekst, i cili është ende një projekt mbi bazën e detyrës që është zhvilluar pak më parë nga Këshilli për Rregulloren. E theksoj që në fillim se ky është një draft, i cili ka nevojë të përpunohet akoma, megjithatë i jep shtyllat qendrore që do të përbëjnë edhe qëndrimin e të paktën pesë anëtarëve të këtij komisioni. Natyrisht, sikundër edhe çdo raport tjetër, raporti do të jetë i përbërë nga katër seksione Seksioni i parë është hyrja. Pra, do të ketë një shtjellim të detajuar të të gjithë situatës dhe problematikës. Jozefina Topalli – E keni ju këtë këtu? Viktor Gumi - Kjo është në mënyrë të përmbledhur, por duhet të zgjerohet, sepse duhet të citohen edhe vendime të tjera, duhet të plotësohen datat e dorëheqjes, duhet të evidentohet fakti, situata juridike që ka ndodhur. Natyrisht, raporti nuk mund të rrijë në heshtje për një fakt, ku për dy vjet një deputet

vjen vetëm një seancë në gjashtë muaj. Ky është një fakt që duhet të evidentohet. Është realitet. Propozohet zëvendësimi i një deputeti, i cili ka qenë në dy vjet katër herë prezent në Parlament. Kjo duhet vendosur në pjesën hyrëse. Rubrika e dytë është pjesa e bazës ligjore, ku citohet neni përkatës i Kodit Zgjedhor, neni përkatës i Kushtetutës. Rubrika e tretë, sikundër për çdo raport, është pjesa arsyetuese dhe rubrika e katërt është konkluzioni. Për çështjen e arsyetimit (e tha dhe Kryetarja e Kuvendit) tre pilarët që ne propozojmë janë: 1. Administrimi i dorëheqjes së paraqitur nga zoti Gjonbardhi në mbledhjen e mëparshme të Këshillit të Rregullores. 2. Në zbatim të nenit 164 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi merr vendim për vendin vakant, për t’ia bërë të njohur KQZ-së. 3. Ne nuk mund të heshtim për diskutimet juridike, të cilat në vetvete kanë një thelb të mirëfilltë dhe që duhet të shihen për reformën zgjedhore... ...Pandeli Majko – Nisur edhe nga shpjegimi që kërkova nga kolegu, i cili kërkonte prej nesh të bëjmë interpretim të arsyeve se pse një anëtar i Parlamentit për katër vjet ka ardhur vetëm katër herë dhe se duhet të evidentohet fakti, më vjen keq, por po ju them se sot ne nuk jemi mbledhur për këtë. Ne jemi mbledhur për të bërë zëvendësimin e një mandati të lënë nga dikush dhe që është refuzuar nga dikush tjetër. Mendoj se ne duhet të qëndrojmë brenda kornizave të temës për të cilën e kemi thirrur këtë Këshill Mandatesh... Jozefina Topalli – ...Në fakt, një ndër shkaqet pse u ndodhëm përballë kësaj situate nuk ishte vetëm se dikush thoshte se akti i KQZ-së është i paligjshëm apo antikushtetues dhe po brenda partisë kryetari thoshte se është i ligjshëm dhe kushtetues, por besoj edhe për faktin se ne na mungon diçka në Kodin Zgjedhor, që po të kishte ekzistuar, natyrisht, ne nuk do të ishim në këtë situatë. Diskutimi besoj se është shumë konstruktiv, është me sensin e madh të përgjegjësisë që në të ardhmen të mos ndodhemi më në situata të tilla të paqartësisë, prandaj duhet ta zgjerojmë dhe ta plotësojmë atë vakum që ne kemi konstatuar edhe gjatë diskutimit të radhës së fundit në Këshillin e Rregullores. Damian Gjiknuri – ...Siç e lexoj unë ligjin, këshilli konstaton vakancën, administron dorëheqjen e zotërisë dhe i përcjell KQZ-së njoftimin, që kemi një vend vakant. Apo duhet Kuvendi me vendim të shprehet për vakancën? A ka pasur ndonjë rast që Kuvendi është shprehur me vendim për vakancën? Më thoni një rast, pastaj për pjesën e Kodit Zgjedhor këtu jemi, në qoftë se ka ndonjë vend për t’u plotësuar, nuk është se ka nevojë që Kuvendi të japë sugjerime Komisionit të Reformës Zgjedhore. Unë them se më duket pak i tepërt ky dokument që të shkojë në seancë. Unë them që ne si këshill të marrim një vendim sot, konstatojmë vakancën, ia çojmë KQZ-së njoftimin dhe KQZ-ja të zbatojë ligjin sipas nenit 164. Unë them që ta mbyllim këtë histori dhe nuk kemi pse të përziejmë Kuvendin në një gjë që nuk është përzier më përpara. .. Gent Strazimiri – ...Shqetësimi im cili është? Mbaruam punë me faktin që u zëvendësua dhe kolegu i radhës erdhi në Parlament. Parlamenti u bë me 140 deputetë. Shpëtoi faqja, nga pikëpamja juridike dhe profesionale, e Këshillit të Rregullores, sepse e kaluam përgjegjësinë tonë, në këtë situatë të pandodhur më përpara, te seanca plenare, e cila është sovrane dhe merr një vendim. Unë kam merak faktin se mund të hyjë në të drejtën zakonore të veprimit të këtij Kuven-

di, si një gjë që ka ndodhur dhe kështu duhet të ndodhë. Unë nuk jam i bindur që nga pikëpamja e jurisprudencës ne jemi në rregull me këtë situatë. Besoj se detyra e vetme që ngelet para nesh, pasi t’ia kemi çuar seancës dhe të kemi hequr përgjegjësinë profesionale, është të vendosim, jo për rastin konkret, por për raste të ngjashme ose raste të tjera që mund të na paraqiten në këtë mënyrë, që ose Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të na japë një praktikë të qartë se si duhet të veprojmë në të tilla raste. Nuk duhet ta lëmë këtë si precedent. Meqenëse ne sot kemi marrë këtë vendim në legjislaturat e tjera, kjo mund të shërbejë si zgjidhje. Ky është meraku që kam... Viktor Gumi... Ne duhet të qëndrojmë 100% në çështjet procedurale të nenit 164 të Kodit Zgjedhor. Kodi Zgjedhor thotë: “Kuvendi lajmëron KQZ-në”, jo Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet”. Rastet e tjera kanë qenë në pozitë të pastër dhe nuk kanë pasur kontradiksion. Procedura të kërkon që të qëndrosh strikt në këtë drejtim. Nëse është dashur që Kuvendi të nënkuptojë Këshillin e Rregullores, është tjetër gjë. Ne po përpiqemi të mbajmë një pozicion neutral dhe profesional në këtë drejtim. Neni 164 i Rregullores thotë: “Kuvendi lajmëron KQZ-në”. Asnjëri prej nesh nuk merr përsipër të thotë: “Unë do të lajmëroj KQZ-në”. Autorizimin e jep Kuvendi dhe çështja është e zgjidhur... Jozefina Topalli – Atëherë thuaje qartë që nuk dëshiron dhënien e vendit nga deputeti i PS-së dhe ke tjetër gjë në kokë, zoti Gjiknuri, kur thua se nuk ka ndodhur asnjëherë verifikimi i mandatit në seancë plenare dhe jeni kundër faktit që mazhoranca kërkon që të njihet dorëheqja e zotit Bardhi, të kalojë në seancë plenare dhe t’i jepet Partisë Socialiste vendi që i takon, por do të na thoni edhe arsyen, se pse kërkoni ta pengoni. Damian Gjiknuri – Unë thashë: “Ky Kuvend, nëpërmjet Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ka konstatuar edhe dorëheqje të tjera. Verifikimi i mandatit nga Kuvendi bëhet kur deputeti ka pranuar të marrë detyrën dhe Kuvendi pas raportit të Këshillit të Rregullores e pranon atë. Megjithatë, e rëndësishme është që kjo punë të zgjidhet. Unë thashë që nuk është bërë për herët e tjera, për mua është proce-

Gjiknuri: “Unë them që ne si këshill të marrim një vendim sot, konstatojmë vakancën, ia çojmë KQZ-së njoftimin dhe KQZ-ja të zbatojë ligjin sipas nenit 164. Unë them që ta mbyllim këtë histori dhe nuk kemi pse të përziejmë Kuvendin në një gjë që nuk është përzier më përpara...”

Topalli: Thuaje qartë që nuk dëshiron dhënien e vendit nga deputeti i PS-së dhe ke tjetër gjë në kokë zoti Gjiknuri, kur thua se nuk ka ndodhur asnjëherë verifikimi i mandatit në seancë plenare dhe jeni kundër faktit që mazhoranca kërkon që të njihet dorëheqja e zotit Bardhi, të kalojë në seancë plenare dhe t’i jepet Partisë Socialiste vendi që i takon, por do të na thoni edhe arsyen, se pse kërkoni ta pengoni...

durë e tepruar dhe ka ndoshta nevojë për ndonjë formulim tjetër. Nëse ju e keni ndarë mendjen që ta bëjmë në këtë mënyrë, më mirë ta bëjmë që të zëvendësohet sesa të rrimë peng i kësaj gjëje... Jozefina Topalli –Surprizat dhe çudirat nuk kanë të sosur në Këshillin e Rregullores. Merrni procesverbalin e mbledhjes së kaluar të Këshillit të Rregullores dhe lexoni se çfarë ka thënë zoti Gjiknuri. Sot, pikë për pikë, thotë të kundërtën me një infantilitet, po them, për të mos thënë diçka tjetër, gjënë më të çuditshme, jo pse po mashtron veten, sepse këtë ju e bëni vazhdimisht, e keni si edukatë brenda Partisë Socialiste, por problemi është se ju kërkoni që PS-ja të mos marrë vendin në grup parlamentar. Çfarë doni, të bllokoni reformën?! Thojeni, sepse ne e lexojmë përtej asaj që ju thoni!

Kastriot Islami – ...Heqja e mandatit të një deputeti, kur ka një përplasje të tillë, është një çështje delikate, e cila nuk duhet të ndodhë më. Në qoftë se do të ishim në një shtet strikt ligjor dhe do të na kishte ndodhur kjo gjë, këtë interpretim duhet ta kishte bërë Gjykata Kushtetuese. Por meqë këtu ka një sens, duke u nisur, së pari, që ky i takon PS-së, dhe, së dyti, është bërë një debat politik, që nuk ia vlen, sepse nuk besoj se ky mandat do të përdorej për zgjedhjen e Presidentit, sepse do të ishte qesharake, pra Presidenti të votohej 70 me 69, për shkak të një personi, për të ezauruar edhe këtë, meqë jemi në një klimë që na intereson të mos prishet për një çështje të tillë, të paktën, kjo gjë duhet të bëhet në Kuvend... Jozefina Topalli –...Si Kryetare Kuvendi, që të mos ndodhemi në këtë situatë të ekzistencës së dy mandateve, brenda të njëjtit person, që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, unë ju kërkoj ju të gjithëve, mazhorancë e opozitë, që të plotësoni Kodin Zgjedhor, në mënyrën më të qartë që kur kandidon për kryetar bashkie duhet të japësh dorëheqjen nga lista... Gramoz Ruçi – Atëherë, unë kërkoj që dy kolegët të ulen të shkruajnë materialin që ka të bëjë me mandatin, me zbatimin e nenit të Kushtetutës dhe me zbatimin e nenit të Kodit Zgjedhor. Për sa u përket elementeve të tjera që seanca duhet të jetë, jam plotësisht dakord. Procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe procesverbali i kësaj mbledhjeje t’u vendoset në tavolinë deputetëve dhe nuk ka nevojë të vihen në vendim Jozefina Topalli –Jo,nukbiemdakord. Gramoz Ruçi – Mund të mos biesh dakord, por nuk jemi as unë, as ti që vendosim, këtu vendos procedura. Jozefina Topalli - Herën tjetër më thatë: Kryetare, kthejeni mbrapsht në Gjykatën Kushtetuese, m’i dhatë të gjitha kompetencat. Gramoz Ruçi - Ju lutem, lexoni procesverbalin, sepse këtë vendim që merr ti sot, ta kam thënë 20 herë në procesverbal! Jozefina Topalli - Gjiknuri ju ka ngatërruar. Gramoz Ruçi – Jo, ai është jurist dhe i di mirë këto gjëra dhe nuk më informon asnjëherë gabim, por sa vite kanë të gjithë juristët bashkë, unë kam vite në parlament dhe i lexoj vetë ligjet, nuk kam nevojë.


6

MAPO

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

kronika

Tentoi të vriste për borxh bixhozi, arrestohet 33-vjeçari Policia e Tiranës ka vënë dje në pranga 33-vjeçarin Ervin Ramazani, i akuzuar për një vrasje të mbetur në tentativë. Ervin Ramazani, banues në Tiranë, dyshohet të jetë autor i vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit 26-vjeçar Blerim Uka. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës “Haxhi

Hysen Dalliu” në Tiranë, në ambientet e një lokali lojërash fati në pronësi të 26-vjeçarit. Dyshohet se atentati është kryer për motive borxhi. I arrestuari pretendonte se 26-vjeçari nuk i kishte shlyer shumën e saktë që ai kishte fituar në lojëra fati. Pas më shumë se dy javësh komunikimesh dhe

debatesh duket se i arrestuari ka nisur të mendojë dhe skemën e vetëgjyqësisë, derisa mbrëmjen e së hënës ai ka hyrë në sallën e lojërave të fatit dhe ka goditur Blerim Ukën me pistoletë. Prokuroria e Tiranës po e procedon 33-vjeçarin Ervin Ramazani për vrasje të mbetur në tentativë.

Vrasja e policit të 313-ës, arrestohet në kufirin grek me 5 klandestinë autori Beqir Xheçukaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Imer Hajdarit, është kapur në Kapshticë teksa po tentonte të kalonte ilegalisht në Greqi. Policia ndalon edhe vëllanë e tij si bashkëpunëtor. Dëshmia në polici: Nuk kam qenë në Tiranë mëngjesin e vrasjes Habjon Hasani Irena Vreto

Ndalohet në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë njëri nga të dyshuarit për vrasjen e policit të burgjeve në kryeqytet, Imer Hajdari. 38-vjeçari Beqir Xheçukaj u kap mes një grupi prej 6 klandestinësh, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në këmbë, në brendësi të tokës greke. Arrestimi u krye rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, kur një patrullë e policisë kufitare ka ndaluar grupin në zonën e kufirit të gjelbër. Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se 5 klandestinët e tjerë i janë bindur thirrjeve të policisë, ndërsa i kërkuari për atentatin është për-

pjekur me çdo kusht t’u shpëtojë prangave, por pa rezultat. Më parë, policia kishte çuar në pranga vëllanë tjetër të tij, Luan Xheçukaj, i akuzuar si bashkëpunëtor në atentatin për gjakmarrje të gardianit të burgut 313. Burime policore bëjnë të ditur se përveç dy vëllezërve, është mbajtur i ndaluar dhe një i afërm i tyre që dyshohet se ka ndihmuar autorët për t’u larguar nga Tirana. I arrestuari i djeshëm, Beqir Xheçukaj dyshohet edhe si personi që ka kryer ekzekutimin me pistoletë, ndërsa vëllai i tij ka aktualisht akuzën e bashkëpunëtorit në krim. Burime nga policia e Tiranës thanë dje për MAPO-n se kanë qenë të afërmit e policit të vrarë, ata që kanë orientuar hetimet mbi autorët e mundshëm, ndërsa më pas policia është vënë në ndjekje të tyre. Pasi është arrestuar ditën e djeshme, Beqir Xheçukaj ka mohuar se ka qenë në Tiranë kohët e fundit, por policia ka mundur të dokumentojë prezencën e tij në kryeqytet mëngjesin e së martës. “I arrestuari në Kapshticë, pasi është përballur me faktet ka nisur të thyhet”, – i thanë dje MAPO-s burime nga policia e Tiranës, por Xheçukaj ende nuk ka pranuar plotësisht autorësinë e ngjarjes. Ngjarja duket se

vrasja

Burime policore bëjnë të ditur se përveç dy vëllezërve, është mbajtur i ndaluar dhe një i afërm i tyre që dyshohet se ka ndihmuar autorët për t’u larguar nga Tirana ka për motiv të pastër një histori hasmërie, e cila ka nisur vitin e kaluar. Më 23 prill të vitit 2011, rreth 19:30, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të Mamurrasit, Alket Hajdari, gardian i burgut të Fushë-Krujës, ka vrarë Shahin Xheçukajn, i cili kishte dy ditë që ishte kthyer nga emigracioni. Pasi kishte fituar një lotari sportive, 40-vjeçari Shahin Gjeçukaj kishte vajtur në lokal, por është nxehur pasi kishte gjetur të zënë tavolinën ku ishte ulur më parë. Për

këtë arsye ai ka ngritur tonin dhe është konfliktuar me policin e burgjeve, Alket Hajdari. Ky i fundit ka debatuar me të, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit. Asokohe policia tha se Hajdari kishte qëlluar fillimisht për ta trembur Shahinin, por plumbi kishte bërë rikoshet e kishte plagosur rëndë atë. Pas vdekjes në spital të Xhoçukajt, Hajdari është vetëdorëzuar, ndërsa dy familjet kishin bërë përpjekje për t’u pajtuar gjatë këtyre kohëve. Megjithatë, policia e Tiranës dyshon se ka qenë ky konflikt që solli edhe vrasjen e Imer Hajdarit mëngjesin e së martës në Tiranë. Imer Hajdari 58 vjeç, babai i tre djemve, është qëlluar për vdekje rreth orës 6:20 në Unazën e Re, teksa ka dalë si zakonisht në këtë orë nga shtëpia ku banonte me qira, së bashku me një kolegun e tij. Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se ai ka marrë automjetin e vet “Seat” nga parkingu poshtë pallatit të tij, ka ecur rreth 40 metra derisa ka dalë në rrugën dytësore. Sapo i është afruar rrugës kryesore, ai është goditur me tre plumba në xhamin e përparmë të automjetit, ndërsa një prej plumbave ka qenë fatal për të, pasi e ka goditur në zemër duke i marrë jetën në moment.

Pranga në Angli anëtarit të bandës së Kateshit Ndriçim Sadushi u arrestua në veri të Londrës, pasi kërkohej për tri vrasje të vitit 1997 nga policia shqiptare. Shkon përballë gjykatës për ekstradimin Një prej anëtarëve të bandës së Tan Kateshit është arrestuar mbrëmjen e së martës në Angli. Ndriçim Sadushi 41 vjeç, i akuzuar për tri vrasje në vitin 1997 në Shq-

ipëri, është kapur mbrëmë në veri të Londrës. Mediat britanike bëjnë me dije se Sadushi u arrestua në Southgate, zonë ku edhe banonte, në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Sadushi ka kryer një sërë veprash penale gjatë vitit 1997, ndërkohë që ai kërkohet edhe nga drejtësia italiane për pastrim parash dhe trafikim droge. Pas procesit gjyqësor në Angli, Sadushi pritet të ekstradohet në Shqipëri. “41-vjeçari i akuzuar për implikim në tri vrasje

dhe një tentativë në ’97-ën, doli përballë gjykatës, e cila vendosi qëndrimin e tij në arrest deri më 18 prill”, - raportoi BBC. Një burim nga gjykata shton më tej se ai ishte përballë gjykatës për një seancë dëgjimore mbi ekstradimin. Drejtësia shqiptare e ka dënuar Ndriçim Sadushin me burgim të përjetshëm për vrasje dhe pjesëmarrje në bandë të armatosur. Banda famëkeqe e Elbasanit mori emrin e kryetarit të saj, Artan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin

e vet në maj të 1997-ës. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e m a d h t ë pjesëtarëve të grupit, shumë shpejt ata do të nisnin edhe me krimin e vrasjes.

falsifikimi

Denoncon vëllanë, hapi biznes në emër të saj Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Tiranë, ku një vajzë ka kallëzuar penalisht vëllanë e saj për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, pasi u vu në dijeni të një borxhi që familja e saj kishte në tatime për shkak të aktivitetit të panjohur të tij. Denoncimi ka ardhur pasi shtetasja me inicialet L. M. ka mësuar se i detyrohej shtetit rreth 4 milionë lekë të vjetra taksa të papaguara që nga viti 2008, për një biznes të vogël të hapur në zonën “Myslym Shyri”. Pas marrjes së lajmit dhe sqarimit të rrethanave, 32-vjeçarja është drejtuar në dyert e policisë, ku ka depozituar kallëzimin penal ndaj vëllait të saj, me të cilin jetonte në të njëjtën shtëpi. Në kallëzimin e bërë, shtetasja L. M. shprehet se vëllai i ka marrë pa dijeninë e saj pasaportën me të cilën ka hapur biznes të vogël në QKR. Blutë e kryeqytetit kanë vendosur ndjekjen në gjendje të lirë ndaj 41-vjeçarit.


E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Shkarkimi, prokurori i Beratit padit Ina Ramën Një ditë pas shkarkimit, Xhemal Saliaj thotë se ka paditur në gjykatë kryeprokuroren për heqje të padrejtë nga detyra Tiranë Xhemal Saliaj, i shkarkuar nga detyra e prokurorit të rrethit Berat dy ditë më parë, paralajmëroi dje një padi civile ndaj kryeprokurores Ina Rama për shkarkimin e padrejtë. Në një prononcim për mediat, Saliaj, i cili qëndroi në detyrën e kryeprokurorit të Beratit për rreth 10 vite, tha se Këshilli i Prokurorisë e ka shkarkuar atë në kundërshtim me ligjin. Sipas tij, ky këshill nuk i ka dhënë mundësinë për t’u dëgjuar,

por në mungesë të tij ka vendosur ta shkarkojë nga detyra. Por përtej deklaratës publike të prokurorit të shkarkuar nga këshillit, në Gjykatën e Tiranës nuk është depozituar asnjë padi që kundërshton këtë vendim. E vetmja padi që është shpërndarë dje ka të bëjë me kundërshtimin që prokurori Saliaj i bën një urdhri të Prokurorit të Përgjithshëm që lidhet me gatishmërinë e prokurorëve jashtë orarit zyrtar të punës. Sipas tij, ky urdhër bie në kundërshtim me Kodin e Punës dhe Kodin Civil dhe si i tillë duhet të shfuqizohet nga Gjykata. Xhemal Saliasi u shkarkuar nga detyra e drejtuesit të prokurorisë së Beratit pas 10 vitesh qëndrim, pasi Prokurorja e Përgjithshme

i propozoi këshillit të prokurorisë këtë vendim. Në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë, këshilli vendosi ta shkarkojë nga detyra me motivacionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mos ushtrim të funksioneve drejtuese. Menjëherë pas vendimit në vend të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Beratit u komandua prokurori Ardian Ylli. Gjithashtu, Prokurorja e Përgjithshme ka vendosur të komandojë prokurorin e shkarkuar për një periudhë 4-mujore në Prokurorinë e Gjirokastrës, ku do të ushtrojë funksionin e prokurorit të thjeshtë.

Zbardhet dosja italiane për biznesmenin Kajolli, gjykata e lë në arrest shtëpie Prokurorja lexon në gjyq faktet e dosjes: U dënua për trafikimin e 20 kg heroinë dhe 1 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. Interpol Roma kërkonte prej 9 vitesh arrestimin. Gjykata administron pasaportat dhe e liron nga qelia Fier Biznesmeni Fatmir Kajolli ka

qëndruar veçse pak orë në qeli, duke u lejuar ta presë nga shtëpia vendimin e gjykatës për ekstradimin e tij drejt Italisë. Gjykata e Fierit vendosi ta lërë atë në arrest shtëpie, edhe pse prokurorja e çështjes, Violeta Shkurta, ka kërkuar arrest me burg për llogari të drejtësisë italiane. Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar mesditën e djeshme, në orën 12:00, pa praninë e biznesmenit dhe aktivistit të Partisë Republikane në Fier, Fatmir Kajolli dhe e mbyllur për median. Fillimisht, prokurorja Shkurta ka kërkuar masën e arrestit me burg për Kajollin, që, sipas saj, kërkohej prej 9 vitesh nga Interpol Roma për dy dënime me burg, njëri 24 vjet dhe tjetri 16. Vetë 47-vjeçari Kajolli nuk është paraqitur në Gjykatë, duke i besuar mbrojtjen e tij avokates Rozeta Plaku. Prokurorja e ka njohur gjykatën me materialin e përcjellë në Shqipëri përmes letër-porosisë së palës italiane, si dhe kërkesën e policisë gjyqësore për miratimin e arrestimit të Kajollit. Në dispozicion të gjykatës është vendosur kërkesa e arrestimit në nivel ndërkombëtar të 47-vjeçarit Fatmir Kajolli, transmetuar nga Interpol Roma dhe përkthimi zyrtar i këtyre akteve nga Ministria e Drejtësisë, ku përshkruhen faktet penale, dënimet si edhe urdhrat e arrestit. Duke lexuar aktet e mbërritura nga Italia, Prokuroria i ka bërë me dije gjykatës se Fatmir Kajolli është dënuar për dy episode trafiku lëndësh narkotike, ku implikimi i tij është vërtetuar përmes përg jimesh telefonike. Rasti i parë, për të cilin ai është dënuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Milanos, ka ndodhur në vitin 1998, kur policia italiane sekuestroi 6 kilogramë heroinë dhe 1 kg kokainë. Hetimet nxorën në dritë implikimin e tij, që u pasuan nga dënimi i parë në Itali. Episodi i dytë ka ndodhur në vitet 20002001, ku grupit të strukturuar kriminal, ku bënte pjesë edhe këshilltari bashkiak, i janë kapur 14 kilogramë heroinë. Asokohe ka

Fatmir Kajolli

Avokatja e Kajollit: Biznesmen dhe i angazhuar në politikë, s’ka rrezik ikje Statusi i Fatmir Kajollit dhe rrezikshmëria e ulët e largimit kanë qenë dy pikat e forta që e liruan atë nga qelia. Gjatë seancës së masës së sigurisë, avokatja Rozeta Plaku tha se klienti  që ajo mbron nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. “Ai është një nga biznesmenët më të fuqishëm në rajonin Fier. Gjithë investimet e tij i ka në këtë rajon,  ndërsa është i angazhuar në jetën politike dhe shoqërore në këtë qytet. Nuk ka asnjë rrezik që ai të largohet jashtë vendit”,-tha avokatja Plaku. Nga ana e vet, gjykata miratoi kërkesën e mbrojtjes, ndërsa përcaktoi edhe kufij për biznesmenin Fatmir Kajolli. Në pritje të vendimit për ekstradimin, ai duhet të komunikojë vetëm me familjarët e tij. Biznesmeni Fatmir Kajolli  është dënuar  nga Gjykata e Romës me vendim Nr.12423/1 R.G.M-N 7835/1 R.G.G.I.P datë 26.11.2001, me 24 vjet burg, ndërsa gjykata  e Milanos e ka dënuar me vendim Nr.6886/98 R.G.N.R.-N.3081/98 R.G.G.I.P datë 18.09.2000 me 16 vjet burg. Të dy vendimet kanë qenë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. pasur disa të arrestuar në Itali, ndërsa vendimi i dënimit për Kajollin erdhi pas zbardhjes së përgjimeve të tij. Prokuroria i ka bërë me dije gjykatës edhe kërkesën e Interpol Romës për arrestimin e Kajollit, si dhe një letër-porosi drejtuar Ministrisë tonë të Drejtësisë,

ku shkruhej: “Ju lutemi të kërkoni dhe arrestoni me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin Fatmir Kajolli”. Mbi këto fakte, prokurorja Violeta Shkurta kërkoi masën e arrestit me burg për Kajollin, derisa gjykata të shprehej për ekstradi-

Çështja 1 Në vitin ‘98 janë kapur 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në Milano. Dërgimin e kësaj droge nga Shqipëria drejt Italisë, sipas vendimit të gjykatës italiane, e organizonte Fatmir Kajolli

Çështja 2 Gjatë viteve 2000-2001, një grupi shqiptarësh iu sekuestruan 14 kilogramë heroinë, që vinte nga Shqipëria. Hetimet e prokurorisë së Romës kishin zbuluar përmes përgjimeve telefonike se Kajolli ishte drejtues i grupit

min ose jo të tij. Ajo ka kujtuar në s e a n c ë e d h e m a r r ë ve shj e n e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në këtë rast është kërkuar të zbatohet neni 494/2 i Kodit të Procedurës Penale. Më pas, gjyqtari Gentjan Hamitaj i ka dhënë fjalën avokates së Kajollit, Rozeta Plaku, e cila e ka quajtur të papranueshme kërkesën e akuzës për arrestin me burg. Duke kërkuar një masë më të butë sigurie, avokatja e Kajollit ka thënë se biznesmeni duhet të qëndrojë në arrest shtëpiak, pasi nuk paraqet asnjë rrezik largimi. Avokatja Plaku ka dhënë si argument të saj për vendosjen e kësaj mase sigurie faktin se Fatmir Kajolli disponon një mandat si anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier. Gjithashtu, ajo ka vënë në dispozicion të gjykatës dy pasaporta të Kajollit, duke pretenduar se ai nuk ka asnjë vulë hyrje-dalje të marrë në kufijtë shqiptarë dhe se për këtë arsye, nuk ka asnjë shkak që të largohet nga Shqipëria. Pasi ka dëgjuar pretendimet e dy palëve, gjyqtari Gentian Hamitaj e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Kajollit, por nga ana tjetër ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie deri në vendimin për ekstradimin ose jo të tij drejt Italisë, ku e presin 40 vjet burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


8

MAPO

e enjte, 12 PRILL 2012 www.mapo.al

ekonomi

Heqja e TVSH-së për makineritë, Bregasi: Ul kostot e biznesit Vendimi për heqjen e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e importit vlerësohet nga komuniteti i biznesit si një lehtësi që qeveria krijon për ta. Luan Bregasi, president i “BiznesAlbania”, deklaron se ky vendim do të ulë koston e biznesit, pasi shumica e makinerive vijnë nga importi dhe nga ana tjetër jep ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. “Janë lajme shumë të

mira për biznesin. Qeveria vazhdimisht duhet të mendojë për biznesin për të dhënë lajme të tilla, që nuk është se janë në favor të biznesit, janë në favor të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Heqja e TVSH-së, që ishte një kërkesë e “BinzesAlbania” do të nxisë investime, do të krijojë një klimë e mjedis më të mirë për biznesin, do t’i orientojë sipërmarrësit drejt investimeve

sepse përgjithësisht teknologjia importohet dhe heqja e TVSH-së është një kosto shumë e lartë”, - deklaroi Bregasi. Ai vlerësoi gjithashtu edhe vendimin tjetër të Task-Forcës për krijimin e një Këshilli të vetëm Kombëtar të Biznesit, duke bërë shkrirjen e Këshillit Konsultativ të Biznesit dhe Këshillit të Punës, pasi sipas tij funksioni i tyre ishte ezauruar.

Kursi i këmbimit, rreziku në rritje për kreditë në valutë

Guvernatori i BSH, Ardian Fullani

Bankat, kredi me “mik” pa respektuar rregullat Nga kontrolli i BSH ka rezultuar se bankat kanë rritur ekspozimin ndaj rrezikut duke kredituar një person të vetëm, duke i dhënë 20 % të kapitalit rregullator, kur me rregullore lejohet deri në 10%. Këta persona kanë qenë aksionerë të bankës Blerina Hoxha

Aksionerët e bankave kanë mundur të marrin kredi në bankat e tyre pa respektuar rregullat dhe kufijtë për shumat që përcaktohen në rregulloren e Bankës së Shqipërisë. Gjatë një inspektimi në bankat e nivelit të dytë, Banka e Shqipërisë ka vërejtur disa mangësi në drejtim të praktikave të administrimit të kredisë, të ekspozimit ndaj rreziqeve të mëdha, të rrezikut të likuiditetit, transparencës etj. Në disa raste është evidentuar tejkalimi i ekspozimit maksimal, çka do të thotë se është dhënë kredi 20 për qind e kapitalit rregullator ndaj një personi të vetëm që në shumë raste ka qenë aksioner i bankës, duke tejkaluar kufijtë e lejuar me ligj. Sipas rregullores së Bankës së Shqipërisë, ekspozimi i bankës ndaj një personi ose grupi personash të lidhur mes tyre ose me bankën, konsiderohet i madh kur vlera e tij është e barabartë ose më e madhe se 10 për qind e kapitalit rregullator të saj. Në këto raste

mësohet se kredia nuk është dhënë nga autoritetet përgjegjëse të bankës për huanë, duke krijuar kështu favore jo të mbështetura në ligj për persona të veçantë. Nga ana tjetër, rregullorja e Bankës parasheh Këshillin Drejtues të bankës që miraton kreditë për personat me një marrëdhënie të veçantë me bankën. Në rast se për këto kredi përdoret si kolateral pasuri e paluajtshme, sipas rregullores vlera e tij nuk do të jetë më e vogël se 140 për qind e vlerës së kredisë së akorduar. “Administratorët e bankës, sipas politikave dhe procedurave të vetë bankës për personelin (stafin) e saj lidhur me procesin e kreditimit, nuk mund të përfitojnë kredi që tejkalojnë shumën 8 000 000 lekë, ose kundravleftën e saj në monedhë të huaj”, - thotë rregul-

Në disa raste mësohet se kredia nuk është dhënë nga autoritetet përgjegjëse të bankës për huanë, duke krijuar kështu favore jo të mbështetura në ligj për persona të veçantë. Nga ana tjetër, rregullorja e Bankës parasheh Këshillin Drejtues të bankës që miraton kreditë për këta persona

lorja e bankës, por që në të vërtetë, sipas verifikimeve të Bankës së Shqipërisë ky kufi nuk është respektuar. Banka e Shqipërisë ka evidentuar gjatë kontrolleve të saj se disa nga bankat e nivelit të dytë nuk kanë bërë klasifikimin e saktë të kredive me probleme. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky spekulim ka çuar në mbulim të pamjaftueshëm me fonde të kredive me probleme, duke mos respektuar në këtë mënyrë rregulloren për administrimin e rrezikut të kredisë. Gjithashtu, në shumë raste nuk është zbatuar rregullorja për administrimin e likuiditetit. Banka e Shqipërisë ka vënë re se bankat kanë mangësi në procedurat e brendshme për administrimin e rrezikut të likuiditetit. Nisur nga kjo situatë, Banka e Shqipërisë i ka përfshirë në mënyrë periodike këto banka në testin e rezistencës për të matur aftësinë paguese të tyre në periudhë normale dhe jo normale. Por nga ana tjetër, banka qendrore ka vënë re se bankat janë bërë më të ndjeshme ndaj hetimit dhe administrimit të rrezikut. Kjo evidentohet në identifikimin më të saktë të dobësive dhe kërcënimeve të mundshme, përmirësimit të planeve të biznesit etj. Banka e Shqipërisë ka vënë re gjithashtu se bankat nuk kanë respektuar rregulloren për transparencën. Ky është një gabim i përsëritur i këtyre të fundit, të cilat vazhdojnë të mos jenë të qarta me klientët për sa i përket normave të interesit, kushteve të kontratës dhe komisionet për shërbimet.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj në bërë 10 për qind më të shtrenjta kursit të këmbimit është rritur. Si- për shkak të nënçmimit të monedpas Bankës së Shqipërisë, kredia e hës vendase ndaj euros. Gjithashtu, dhënë në valutë për ata që kanë të Banka e Shqipërisë evidenton se ardhurat në lekë arrin në 214 miliar- norma e interesit është një faktor dë lekë, duke përbërë 37.9% te te- themelor për përkeqësimin e portopricës së kredisë në total, nga 35.6% folit të kredisë. Bankat kanë rritur që ishte ky tregues në fund të vitit. interesat për të siguruar një kthim Banka e Shqipërisë evidenton se të lartë të fitmeve, po kjo ka rezulturritja e peshës së këtyre treguesve ar një bumerang për vetë bankat, pasi huamarrësit tregon për nuk kanë munr ë n d ë s i n ë e Sipas Bankës së Shqipërisë, dur të shlyejnë monitorimit të kredia e dhënë në valutë për huanë pikërisht vazhdueshëm nga kostoja e ndaj rrezikut të ata që kanë të ardhurat në kursit të këm- lekë arrin në 214 miliardë lekë, lartë e interesave. Si rezultat i bimit, i cili në duke përbërë 37.9% te tekësaj situate, r a s t t ë z h vl e r ë s i m i t t ë pricës së kredisë në total, nga Banka e Shqipërisë lajmëron monedhës ven- 35.6% që ishte ky tregues në se cilësia e kredase mund të fund të vitit disë në tërësi krijojë një ortek në drejtim të përkeqësimit të aftësisë është në rënie, si për huatë në valutë paguese të personave. Banka e Shq- dhe ato në lekë. Si rrjedhojë, kredia ipërisë ka vënë në kontroll të rreptë me probleme aktualisht është rrezibankat, duke i këshilluar ato që të ku më i madh që kanos bankat, njofjapin kredi në lekë për ata që kanë ton BSH. Kështu, kreditë me probrrogën në lekë dhe kredi në euro për leme të sektorit bankar u rritën në ata që i kanë të ardhurat në euro. Kjo nivelin e 106 miliardë lekëve, duke mënyrë kreditimi shmang rrezikun shënuar një rritje të konsideqë vjen nga kursi i këmbimit në mo- rueshme me rreth 37.7 miliardë lekë mentin e pagesës së këstit të kredisë. ose 55% për qind në krahasim me Tri vitet e fundit kreditë në euro ja- 2010.

Dogana e makinave, INSTAT: Pesëfishohet importi i automjeteve Ndryshimi i pagesës së taksës së ndotjes ka rritur ndjeshëm importin e makinave. Sipas të dhënave të INSTAT-it për 3-mujorin e fundit të 2011-ës, heqja e doganës për mjetet e importit ka bërë që të importohen 19 mijë automjete vetëm brenda kësaj periudhe. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin importuar 4 mijë automjete. Shkak për këtë ka qenë heqja e doganës përmes formulës së re të pagesës së taksës së ndotjes, e cila tashmë do të paguhet me këste tek kolaudimi i tyre. Shifrat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2011 janë importuar gjithsej 32 mijë makina, gati 50 për qind më shumë se një vit më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se mesatarisht në ditë futen 100 mjete transporti, tashmë pa paguar taksën e importit. Dogana e Durrësit

regjistron numrin më të madh të mjeteve të importuara. Në këtë pikë kalimi regjistrohen të paktën 130 makina në ditë. Sipas statistikave të doganave rezulton se ka gati një dyfishim të importit të mjeteve të transportit, të cilat po futen në treg pa taksën e importit, duke paguar vetëm TVSH-në. Tregtarët e makinave të përdorura, të importuara po i shesin ato aktualisht me 1500-2000 euro më lirë, efekt ky i heqjes së taksës së importit. Pas heqjes së taksës së importit çmimi i makinave është ulur me 30 për qind. Shqetësim për autoritetet mbeten tregu i mjeteve dhe rreziku i kthimit të Shqipërisë në varreza të makinave të vjetra. Për këtë shkak janë vendosur edhe normat e përdorimit, ku sa më i vjetër të jetë mjeti, aq më shumë taksa do paguash tek kolaudimi.


ekonomi

e enjte, 12 PRILL 2012 www.mapo.al

MAPO

9

Doganat kundër Berishës: S’reduktojmë dokumentet për eksportin Administrata Doganore kundërshton nismën e kreut të qeverisë, Berisha, për uljen e barrës burokratike të biznesit që merret me import dhe eksport. Paketa ligjore prej 12 pikash e kryeministrit Berisha për shkurtimin e procedurave për

operimin e bizneseve në treg, dikton që eksportuesit të pajisen vetëm dy dokumente dhe importuesit me 4 dokumente. Por doganat e kundërshtojnë këtë, duke theksuar se dokumentet që i duhen biznesit për import-eksport nuk mund të

reduktohen më shumë. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Rifat Gjoni ka deklaruar se në fillim të këtij viti kanë hyrë në fuqi dokumentet e reduktuara dhe nëse do të ndërhyhet më tej, do të prishet cilësia e sistemit.

Nga mbledhja e djeshme e Komisonit të Ekonomisë

Opozita: Amnistia për rivlerësimin e pasurive të shtyhet deri më 2013 Duke e quajtur të paaftë profesionalisht dhe spontane qeverinë, opozita ka kërkuar në komisionin për Ekonominë dhe Financat një shtyrje më të gjatë se 31 gushti të legalizimit dhe rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, me qëllim që të mos ketë shtyrje të njëpasnjëshme Sabina Veizaj

Deputeti socialist Arben Malaj ka propozuar dje në komisionin kuvendor të Ekonomisë dhe Financave që qeveria të vendosë të shtyjë përtej fundit të vitit 2012 afatin e legalizimit dhe rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Deputeti Malaj e argumentoi kërkesën e tij me aprofesionalizimin dhe paaftësinë e qeverisë për të administruar dhe

menaxhuar procesin e faljes fiskale, pasi sipas Malajt, ky proces kërkonte një analizë të thellë përpara se të implementohej, por qeveria iu nënshtrua spontanitetit. Debati u zhvillua dje gjatë marrjes në shqyrtim të Aktit Normativ për shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më 31 gusht 2012, i cili u miratua pa asnjë ndryshim vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita abstenoi. Kreu i komisionit për Ekonominë dhe Financat, Edmond Spaho sqaroi se është e pamundur të ndryshohet Akti Normativ, pasi është vendim kushtetues dhe ka hyrë në fuqi tashmë. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj shpjegoi se afati për legalizimin dhe rivlerësimin e pasurive deri më 31 gusht 2012 u bë për arsye të fluksit të madh të individëve në zyrat e Hipotekës në javën e dytë të marsit. Duke e konkretizuar me shifra, Rushaj deklaroi se nga 200 aplikime në ditë

për rivlerësim objektesh apo tokash bujqësore, në fund të marsit numëroheshin 800 individë në ditë në zyrat e hipotekave, të cilët aplikonin për rivlerësim të pasurive të paluajtshme. Për këtë arsye dhe për t’iu dhënë një mundësi emigrantëve tanë që punojnë jashtë vendit dhe vijnë për pushime, Rushaj theksoi se lindi nevoja për një shtyrje të dytë të afatit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme vetëm për kategorinë e individëve. Kurse deputeti socialist, Arben Malaj kundërshtoi që shtyrja e aplikimit të ligjeve të ketë lidhje me kohën, duke e quajtur jo profesionale. “Edhe profesionalisht nuk jeni i saktë, as politikisht. Për sa i përket procesit të legalizimeve, ka përfunduar procesi vetëm për 1.6% e 400 mijë shtëpive, ndërsa janë paguar miliona lekë për këtë proces. Nga të gjitha këto na rezulton se qeveria është spontane dhe e paaftë. Pranoni paaftësinë e stafit, edhe atij

“Pse të mos bëjmë një shtrirje në kohë? Të mos marrim parasysh emigrantët. Nuk kemi statistika zyrtare dhe të sakta se kur vijnë ata. Të mos marrim vendime fleksibël dhe të vijmë prapë të shqyrtojmë një tjetër akt normativ për këtë qëllim. Financat nuk duhen mburrur me këtë proces, është i dështuar”, - u shpreh deputeti Arben Malaj

politik. Pse të mos bëjmë një shtrirje në kohë? Të mos marrim parasysh emigrantët. Nuk kemi statistika zyrtare dhe të sakta se kur vijnë ata. Të mos marrim vendime fleksibël dhe të vijmë prapë të shqyrtojmë një tjetër akt normativ për këtë qëllim. Financat nuk duhen mburrur me këtë proces, është i dështuar”, - u shpreh deputeti Arben Malaj. Në kundërshtim të opozitës, Spaho theksoi se ligji i faljes fiskale nuk kishte për qëllim të mbushte arkën e shtetit. Sipas tij janë përfituar 220 mld lekë nga legalizimi dhe rivlerësimi i pasurive. Ndërsa argumenti i deputetit demokrat, Sherefedin Shehu për procesin i cili nuk rezultoi sipas pritshmërive, ishte mungesa e konsensusit të opozitës. Pasi biznesi, sipas tij nuk u ndje i sigurt dhe i garantuar. Në fund të muajit mars, sipas statistikave zyrtare janë numëruar 12 mijë aplikime në zyrat e hipotekave për rivlerësim pasurie.

Akciza, komisioni për Ekonominë, jo kërkesave të industrisë së birrës Komisioni kuvendor për Ekonominë dhe Financat ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës dje nen për nen 30 nenet e para të projektligjit “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”. Diskutimi maratonë që po zgjat prej tri ditësh për projektligjin në fjalë, ka ngjallur dje debate për pjesën e garancisë që duhet të paguajë biznesi para se të prodhojë mallin subjekt të akcizës. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve të ashpra ishte mosmarrja parasysh nga ana e financave, njëkohësisht rrëzimi i kërkesës së industrialistëve të

birrës për mosparapagimin e akcizës dhe garancinë vjetore të saj. Zëvendësministri Rushaj shpjegoi se këto kërkesa të biznesit të birrës nuk janë të reja, i kemi diskutuar në Këshillin Konsultativ të Biznesit, por ato lindin si detyrim i përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së. Opozita, garancinë globale vjetore që duhet të paguajë biznesi për lëndët e para që do të duhet të fusë për prodhim, e cilësoi si kosto shtesë në kurriz të biznesit dhe konsumatorit. Pasi sipas opozitës, akciza do të rëndojë xhepat e qytetarëve si taksë indirekte.

Ndërsa deputeti Malaj duke e quajtur të vështirë realizimin e procesit të pagimit të garancisë bankare, sqaroi se ky proces është tamam si të marrësh një kredi duke kërkuar kosto shtesë dhe kohë shtesë. Ai kërkoi që garancia të jetë fleksibël. Ndërsa financat janë duke shqyrtuar se ç’lloj garancish do të aplikojnë për këtë qëllim, gjë që do të bëhet përmes akteve nënligjore, por që nuk do të përjashtohet garancia bankare. Deputeti demokrat, Florion Mima propozoi që të ketë një mbulesë me garanci dhe mënyra e procedurat të vendosen me

Alfred Rushaj

vendim të Këshillit të Ministrave. Një debat tjetër rreth projektligjit të akcizave lindi me propozimin e deputetes socialiste, Mimi Kodheli, e cila sugjeroi që t’u rimbursohet karburanti edhe fermerëve që punojnë tokat, por që u kundërshtua nga mazhoranca si një praktikë e provuar dhe që nuk ka dhënë sukses, përkundrazi u abuzua nga drejtuesit qendrorë dhe vendorë duke përfituar për xhepat e tyre. Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të vazhdojë shqyrtimin nen për nen të këtij projektligji ditën e hënë.


OpEd

10

MAPO

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01 02 03

Lumturia nuk vjen nga të bërit e një pune të lehtë, por nga ngazëllimi i kënaqësisë që vjen pas përmbushjes së një detyre të vështirë që kërkon më të mirën tonë.

Nga Bujar Kapexhiu

A e ke menduar se nëse nuk krijon dallgë, askush, përfshirë edhe veten, nuk do ta marrë vesh se je gjallë? Problemi nuk është se problemet ekzistojnë. Problem është të presësh të kundërtën dhe të mendosh se të paturit e problemeve përbën problem. Theodore Isaac Rubin, psikolog amerikan

Kujt i shërben ministri ynë i Jashtëm?! N

jë vit më parë pata hartuar një shkrim rreth ‘koherencës së pohimeve të një personaliteti shqiptar me të kaluarën historike të vendit tij.’ Është e qartë se të vendosësh të polemizosh, duke i hequr vërejtjen një zëvendës Kryetari të Këshillit të Ministrave të Atdheut tënd, i cili mbulon edhe funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, në parim nuk është një kënaqësí. Vetëm një arsye madhore mund të të shtyjë ta marrësh një vendim të tillë. Mirëpo kur mbas një viti, i gjendur së rishmi para një situate relativisht të ngjashme me të parën, e detyrohesh së rishmi të mos heshtësh por të shprehesh, lëkundja pa as më të voglin dyshim është edhe më e madhe. Pse? Për vetë faktin se gjendesh para një mëdyshjeje jo të papërfillshme, e cila konsiston në një pyetje madhore që duhet t’i drejtosh vetes tënde: A ia vlen t’ia hysh edhe një herë dhënies së mendimeve, kur e shikon se subjekti ose nuk e përfill fare pikëpamjen tënde ose, ç’kishte për të qenë akoma m’e trishtë, kur ekziston edhe mundësia që personit në fjalë mundet t’i mungojë formimi i tillë sa që të jetë në gjendje të të kuptojë, pa le pastaj edhe të njësohet me sa i sugjerohet? E këto, duke mos dashur në asnjë mënyrë as ta zë në gojë një eventualitet të tretë, ku lidhur me këtë qëndrim të jenë të ndërthurura pastaj interesat e dy shteteve historikisht të interesuara në shkëputje territoresh themelisht shqiptare, njeri kufitar verior e tjetri jugor! Vitin që shkoi u detyrova t’i drejtohesha z.Edmond Haxhinasto lidhur me një deklaratë të tijën, të cilën, atyre që nuk e kanë parasysh po u a rikujtoj se, sa i takon Kosovës, ai pohoi që “... Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve, ësht’e dëmshme si idé për shqiptarët dhe si veprim për rajonin.” (Në qoftë se ndonjë lexues ka kërshërí t’a lexojë, mund t’a gjurmojë në www.aafhsite.com). Këtë herë, përgjatë intervistës z. Edmond Haxhinasto dhënë televizionit Vizion Plus, ndeshemi me një gafë tjetër të rëndë të kreut të diplomacisë shqiptare. Si në shtyp edhe në faqet e internetit, shumë është shkruar lidhur me mosnjohjen nga ana e kreut të Diplomacisë Shqiptare të historisë kaluar të popullit tonë e gjithashtu edhe të mungesës së njohurive rreth gjeografisë së territorit Çam. Kurse unë, mbasi lexova edhe shfajësime si nga ana e kryediplomatit shqiptar e gjithashtu edhe nga ana e dikasterit që ai drejton, pa rënë në

polemika Mërgim Korça

gabimin që ta ndjek në sipërfaqe problemin, ashtu si po trajtohet, dua të ndalem duke e shikuar më objektivisht, por ama më gjer’e gjithashtu edhe më thellë problemin. Për t’ia arritur këtij qëllimi, patjetër që duhet t’i referohemi vetë Casus Belli-t, pra shkakut të sherrit! U referohemi pra thënieve të zv/kryeministrit si edhe ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Edmond Haxhinasto, dhe pohimeve të tij u vëmë lentën zmadhuese, i gjykojmë sa më paanësisht që të mundemi dhe doemos nxjerrim pastaj edhe përfundimet tona. Zoti Haxhinasto është shprehur: “...Në mënyrë konkrete mund të them se pala greke ka shprehur qëndrimin e saj, se ajo njeh atë toponimí e cila është paraqitur në formë zyrtare nga ana e saj në OKB, pra është paraqitur një listë e caktuar emrash për territorin e rajonit të Greqisë, që janë brenda territorit grek, dhe pala greke do t’i ketë në një formë të caktuar.” Dakord me këtë pikëpamje si edhe me kërkesat e palës greke. hikojmë tashti sesi e shikon këtë qëndrim ministri ynë i Punëve të Jashtme, i cili shprehet lidhur me listën greke të toponímeve: “... kjo listë themi që tashmë ka marrë edhe fuqí ligjore, pasi ka mbi dhjetë vite që është paraqitur në Kombet e Bashkuara dhe fjala Çamërí nuk ekziston... ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje dhe do ta trajtojmë në rrugë dypalëshe me palën greke, sigurisht duke treguar fleksibilitetin përkatës ...” Ia shtrojmë tashti pyetjen tonë z.Haxhinasto: Pala greke, listën e saj me toponimet e caktuara prej saj e ka dorëzuar pranë OKB- së, apo gabohemi? Nga ana tjetër, ju vetë shpreheni, z. ministër, se mendoni që ajo listë tashmë të ketë marrë fuqí ligjore. Nga cila logjikë, pa lé praktikë diplomatike, mendoni se niseni ju që, në vend që ta ngrini fuqishëm problemin në fjalë në OKB, të ktheheni e, duke iu lutur palës greke, ta diskutoni çështjen me të? Pa lé që edhe shtoni se do ta shtroni duke treguar fleksibilitetin përkatës !(???) Ju, PALA SHQIPTARE TË TREGOHENI FLEKSIBËL? Mos e dhëntë Perëndia! Trysnía greke na mbyti, na e mori frymën, na ka futur

S

në të gjitha shtigjet ku ka dashur ajo vetë, duke na bërë jo vetëm ta humbisnim orientimin, por edhe dinjitetin tonë, në mos tjetër por së paku para bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi q’e ndiejnë veten tamam jetimër sa i takon mbrojtjes së të drejtave të tyre nga SHTETI AMË! Vazhdojmë edhe me një “xhevahir tjetër” të ministrit tonë të Punëve të Jashtme, zotit Haxhinasto, i cili shprehet integralisht si vijon: “...Fakti që Republika e Shqipërisë gjuhën e saj të dokumenteve zyrtare e ka gjuhën shqipe dhe nuk mund të vejë versione të caktuara nga kushdo që kërkohen, por gjithashtu është e vërtetë që dokumentet që lëshohen, p.sh. pasaporta biometrike është në përdorim jashtë territorit të Shqipërisë dhe si rrjedhim duhet të ketë parasysh edhe kërkesat që mund të kenë vende të caktuara përsa i përket mënyrës së paraqitjes së toponimisë. Ky është një nga problemet do të thosha të cilin kemi predispozitën ta zgjidhim dhe jemi në ndjekje të zgjidhjes me palën greke.” uke u munduar ta ruaj etikën e një polemike brenda kufijve të mirësjelljes, nuk i shmangem dot shtysës që t’ia theksoj spektatorit televiziv, (q’e ka ndjekur intervistën e k/ diplomatit tonë), ose edhe lexuesit të pohimeve të tij, të ndershëm dhe të paanshëm, se me këtë pohim të fundit z.Haxinasto, qëllimisht dhe shumë dashakeqësisht, kërkon ta devijojë vëmendjen e tyre nga thelbi i problemit. Cila është teknika e përdorur prej tij? Fillimisht duket sikur ai trajton gjuhën, e cila është FORMA QË PËRDORET NË PASAPORTAT SHQIPTARE BIOMETRIKE. Në vazhdim ai fut në lojë MËNYRËN E PARAQITJES TOPONIMISË, por pa e nënvizuar pa lé edhe theksuar se territori i emërtuar ç’prej qindra e qindravjeçarësh me emrin ÇAMËRI, ËSHTË ZHDUKUR NGA LISTA TOPONIMIKE E QEVERISË GREKE! Pra, nga njëra anë kemi të bëjmë me një KRIM TË FTOHT’E TË PARAMENDUAR NGA ANA E QE VERIVE GREKE, kurse nga pala jonë me një SI URDHËRONI ku, ç’do gjë mund të thuhet për të, por jo GABIM SHPREHJE! Kjo më bën të revoltohem jashtë mase dhe ta theksoj edhe një herë se nuk bëhet aspak fjalë për gjuhë sipas së cilës janë hartuar pasaportat shqiptare. Por thelbi i problemit është se pala greke e ka zhdukur territorin e ÇAMËRISË nga harta gjeografike e Greqisë, në një kohë që ne merremi me MËNYRËN E PARAQITJES TOPONIMIKE TË

D

Dhuratë ekologjike

TERRITORIT GREQISË nga ana e palës greke! Duke u shprehur kësisoj, nënkuptohet sikur toponimía nuk ka të meta, kurse mënyra e paraqitjes, po. Në një kohë që problem themelor është vetë përbërja e listës! E për t’i vënë kapak, pastaj na vjen edhe shprehja e kryediplomatit tonë, i cili na tregon se pala jonë do ta ruajë edhe fleksibilitetin përkatës ndaj kërkesave greke !(???) Deri tashti folëm për faktorin subjektiv, ku ndjenja kombëtare e shqiptarëve, të cilëve zemra gjithmonë u rreh për Shqipëri, lëndohet rëndë nga pohimet e z.Haxhinasto. ër t’ia zgjeruar tashti disi këndvështrimin z.Haxhinasto me të kaluar historike ku marrëdhëniet me grekët kanë qenë gjithmonë problematike për të tjerët, më vjen në ndihmë shprehja e vënë në gojën e Laokoontit nga ana e Virgjilit të famshëm, (Libri II i ENEIDËS), kur ishte puna të pranohej apo jo futja e kalit të drunjtë në Trojë dhe Laokoonti thotë: “TIMEO DANAOS ET DONA FERENTES”, që përkthyer merr kuptimin: Ua kam frikën Danajve edhe kur sjellin dhurata, (e Virgjili e përdor cakun gjuhësor Danaj, në mënyrë homerike, duke e identifikuar popullsin’e lashtë të Argosit si sinonim të grekëve). Zotit Haxhinasto mund t’i duket ky krahasim i bërë i tepërt (nga që ai e dinte), pa lé sikur ta krijojë përshtypjen se e bëra t’i tregohem i lëçitur. Jo z.Haxhinasto aspak, sepse kur un’e kam bërë shkollën e mesme, në klasën e parë të gjimnazit të asaj kohe, që sot i takon të jetë klasa VI e tetëvjeçares, i kemi mësuar në faqet e historisë së Greqisë së Lashtë këto kalime. Por që t’ua shpjegoj se përse e bëra këtë paraqitje krahasuese, duhet t’ju them se ekziston edhe shprehja tjetër e quajtur CASUS FOEDERIS, (krahas CASUS BELLI q’e kam përmendur më lart), në kurthin e të cilit uroj nga zemra edhe lus Zotin mos t’ju fusë politika e ndjekur prej jush me Greqinë, duke qenë të dyja palët anëtarë të NATO-s! (Prandaj qëmtojeni se ç’nënkupton CASUS FOEDERIS dhe vetëm përvojë pozitive do të përfitoni). E theksoj këtë veçorí se nuk do të kisha aspak dëshirë t’i drejtohesha në vijim z.Haxhinasto me një shkrim edhe për të tretën herë! Proverbi i mençur latin thotë: NJERIU I PARALAJMËRUAR, GJYSËM I SHPËTUAR ! Do t’i mbyll këto radhë kritike ndaj z.Edmond Haxhinasto me disa hollësí teknike që patjetër k/diplomati shqiptar i di, por dëshiroj që, edhe lexuesi që nuk ka informacion të kësaj

P

natyre, të përditësohet. Nga të dhënat e OKB-së bëhet e d it u r s e f u n k s i o n o n G r up i i Ekspertëve të Kombeve të Bashkuara lidhur me Emrat Gjeografikë (grup i emërtuar GENUNG, në trajtë akronimi). Arsyeja e krijimit të këtij grupi është se përdorimi i njëllojtë për nga trajta i emrave të krahinave gjeografike (TOPONIME-ve), të pa ngatërrueshëm ndërsjelltas, përbën një element themelor për arritjen e një komunikimi funksional të ndërsjellë në shkallë botërore. Si p a s o j ë , f avo r i z o h e t z hv i l l i m i shoqëror-ekonomik si edhe ruhen vlerat kombëtare. Sa për dijeni, ky grup ka zhvilluar thuajse rregullisht konferenca ndërkombëtare një herë në dy vite, ku temat e trajtuara, sa për shuarje të kureshtjes, kanë qenë p.sh. në Strasburg më 1 Shkurt të 1995-ës rreth Deklaratës të të Drejtave të Personave që bënin pjesë në Pakica Kombëtare ose Etnike, Fetare si edhe Gjuhëfolëse. Ose p.sh. më 20 Tetor të vitit 2005 u zhvillua në Paris konferenca me objektiv trajtimin e problemit të Mbrojtjes si edhe Promovimit të Ndryshueshmërisë në Shprehjet Kulturore. Duke ia vënë në dukje kryediplomatit shqiptar të metat e tij, (gafat), sipas pikëpamjes sime, si i ka konfiguruar ai qoftë problemin e së ardhmes Kosovës, (më vete apo e bashkuar me Shqipërinë), ose gjithashtu si e ka trajtuar problemin e listës toponimike GREKE, ku nuk ekziston territor i emërtuar ÇAMËRI, qëllimi im i vetëm dhe qendror ka qenë të analizoja gabimet, por edhe të bëja sugjerime sesi mos të përsëriten gabimet e kaluara. Kjo themelorja. Por nuk mundem mos të ve në dukje edhe anën tjetër të medaljes, ku sot, thjesht për të fituar kredí elektorale, PS-ja e kritikon edhe ajo ministrin e Punëve të Jashtme z.Haxhinasto, ndonëse me fjalë të përgjithshme e pa as më të voglin sugjerim lidhur me rrugëzgjidhje të problemit të toponimisë greke, e prandaj unë nuk shmangem dot pa e vënë në dukje faktin se ajo listë e toponimísë Greqisë i qe dorëzuar OKB-së kur qeveria ishte e drejtuar nga socialistët, e kësisoj natyrshëm më lind pyetja: mirë po e kritikojmë, dhe me plot të drejtë ia dënojmë pikëpamjet z.Haxhinasto, po kur qenë socialistët në pushtet, si vepruan? Ky këndvështrimi i një shqiptari nga mijëra kilometra distancë prej Atdheut!


E enjte, 13 qershor 12 prill 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Megjithatë, debatet më të fundit në median e shkruar dhe televizive, lidhur me “çështjen Withers”, kanë prekur në fakt një prej temave më delikate, që në thelb ka të bëjë me raportet midis një vendi të madh si ShBA-të dhe një vendi të vogël si Shqipëria, midis një superfuqie që vendos fatet e botës dhe një vendi që, për rreth 100 vjet, ka pasur ndihmën e Amerikës, për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Edhe kjo e ndihmon shumë Shqipërinë. — Tonin Gjuraj

Letra e dytë e Withers dhe spekulimi i njëqindtë në Tiranë N

ë një artikull të javës së kaluar, botuar në MAPO, jam përpjekur të argumentoj se qëndrimet e mbajtura kohët e fundit prej ish-ambasadorit John Withers II rreth zhvillimeve politike në Shqipëri janë pikëpamje personale, opinione të shprehura prej tij në formën e gjykimeve dhe preferencave, jo fakte. Shkurt, ato nuk mund të konsiderohen si pohime të administratës amerikane. Me letrën drejtuar publikut shqiptar këto ditë, nëpërmjet Top Channel-it, ish- ambasadori Withers II, jo vetëm që vetëpërforcoi konstatimin e mësipërm, por hodhi dyshime të mëdha dhe kritikoi Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH-in) për mostrajtim, sipas tij, të “pikës qendrore” të shqetësimit të tij: gërryerjen e demokracisë në vend. Po ashtu, nga një anë, ai thotë se është në rregull me qëndrimet e DASH-it, kurse, nga ana tjetër, paralajmëron apo këshillon atë se “duhet të shikojë gërryerjen e demokracisë” në Shqipëri. Kjo letër ngre megjithatë një sërë pikëpyetjesh lidhur me inkoherencën e ish-ambasadorit në qëndrimet e tij, mungesën e paanshmërisë, objektivitetin dhe, mbi të gjitha, besueshmërinë e aktivitetit të tij, sa kohë lë të kuptohet se ato çfarë ai ka thënë nuk janë marrë (dhe nuk merren parasysh) prej DASH-i. Po ash-

tu, mbetet për t’u parë sa korrekte, realiste dhe të besueshme kanë qenë edhe raportimet e tij për zhvillimet politike në vend, përfshirë dhe kohën kur ai shërbente këtu. Ish-ambasadori shprehet se “deklarata nuk trajton pikën qendrore të shqetësimit tim, atë mbi të cilën edhe kam përqendruar fjalët e mia në të kaluarën: gërryerja e demokracisë në Shqipëri”. Nëse kjo paska ndodhur në të kaluarën, atëherë përse DASH-i nuk qëndron në një linjë me reagimin e ish-ambasadorit? Midis funksioneve të rëndësishme të aktivitetit diplomatik, dhënia e këshillave për politikën dhe raportimi politik mbeten dy funksione të rëndësishme të punës së një diplomati. Ish-ambasadori, jam i sigurt, se duhet të ketë dhënë këshilla për politikën tonë në atë kohë, të cilat pastaj i ka raportuar politikisht në DASH, veçanërisht pas Gërdecit. Pas kësaj ngjarjeje, (si dhe pas 21 Janarit 2011), janë zhvilluar dy palë zgjedhje në Shqipëri dhe rezultati i tyre tashmë dihet gjerësisht. Në rrethana të tilla, si mund ta masim “gërryerjen” e demokracisë në vend, pasi zgjedhjet e zhvilluara janë certifikuar të lira? Të paktën në kuptimin minimalist të demokracisë, ne duhet së pari t’u besojmë zgjedhjeve të lira. Të katër “shqetësimet”, sipas ish-

ambasadorit: përqendrimi i pushtetit, trysnia e qeverisë, sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e dobësuara, si dhe lufta për të ruajtur pushtetin duke eklipsuar qeverisjen si përparësi të qeverisë, nëse vërtet ekzistojnë, nuk mund të jenë deformime a defekte të muajve të fundit, por që i përkasin dhe kohës kur ai ka shërbyer këtu, pasi janë çështje kruciale për funksionimin normal të demokracisë. Ish-ambasadori duhej t’i kishte ngritur hapur, në kohë, që ta paralajmëronte votuesin shqiptar për “rrezikun e madh” që po i kanosej vendit, t’i orientonte ata për votën, pasi besohet fort se fjala e ambasadorëve të vendeve të fuqishme është shumë influente dhe vendimtare. Por, kuptohet qartë se “shqetësimi” i ish-ambasadorit nuk është domosdoshmërish shqetësimi i kujtdo tjetër, përfshirë edhe DASHin, pasi subjekti njerëzor, siç thotë filozofi Michel Foucault, është një pikëprerje apo pikëthyerje midis forcave të ndryshme. Kështu që John Withers II është sot si çdo qytetar amerikan, as më pak, as më shumë, një qytetar i zakonshëm, pa asnjë funksion zyrtar dhe ajo çfarë ai thotë nuk është më e rëndësishme sesa ajo çfarë mund të thotë dikush tjetër në atë vend. Për shembull, në Fox News, një herë në javë, ose ndoshta më shumë, J. Bolton, ish-ambasadori i ShBA-ve

koment Tonin Gjuraj

Ish-ambasadori duhej t’i kishte ngritur hapur, në kohë, që ta paralajmëronte votuesin shqiptar për “rrezikun e madh” që po i kanosej vendit, t’i orientonte ata për votën, pasi besohet fort se fjala e ambasadorëve të vendeve të fuqishme është shumë influente dhe vendimtare në OKB, sulmon ashpër administratën aktuale për diplomacinë e sotme amerikane. Po a e pyet njeri atë? Absolutisht jo, pasi është thjesht një pensionist. A kanë rëndësi, në fakt, pikëpamjet e tij? Absolutisht po, por në një vështrim tjetër, sepse ato janë pikëpamje të një ish-zyrtari, që përfaqëson një filozofi tjetër, pikërisht filozofinë e konservatorëve amerikanë, që nuk janë në pushtet, por që aspirojnë të vijnë vjeshtën e këtij viti. Tjetër, Mitt Romney sulmoi fort

presidentin Obama, kur komunikoi me presidentin rus Medvedev, në kohën kur mikrofonat ishin ende në punë, por për këtë nuk pyeti njeri Romney-n sesi duhet të sillen ShBAtë me Rusinë. Ai ka mendimin e tij, por në zyrat e shtetit është dikush tjetër, së paku deri në nëntor. Kështu funksionojnë gjërat. Ajo çfarë ekziston në Amerikë dhe kuptohet drejt, është fakti se ndahet qartë dhe kuptohet mirë, se kush është në pushtet dhe kush është në opozitë. Për fat të keq në Tiranë kjo nuk kuptohet si duhet, ose më saktë kuptohet, por për shkak të “filozofisë së spekulimeve”, krijohet një konfuzion i panevojshëm. Fakti se ende segmente të medias, të opozitës a individë të tjerë këtu vazhdojnë ta marrin për zyrtare fjalën e ishambasadorit, tregon se jemi të ndikuar nga kultura manipulative dhe spekuluese. Megjithatë, debatet më të fundit në median e shkruar dhe televizive, lidhur me “çështjen Withers”, kanë prekur në fakt një prej temave më delikate, që në thelb ka të bëjë me raportet midis një vendi të madh si ShBA-të dhe një vendi të vogël si Shqipëria, midis një superfuqie që vendos fatet e botës dhe një vendi që, për rreth 100 vjet, ka pasur ndihmën e Amerikës, për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Edhe kjo e ndihmon shumë Shqipërinë.

Në vendin e nervozes dhe buzëqeshjes

N

ervoza fillon aty, ku diç fillon dhe diç përfundon. Do të jeni gjithmonë nervoz, kur prisni me orë të tëra në atë kufi famoz, në Merdarë, vendin e njohur për kolonat disa-kilometërshe të kamionëve, të cilët ditë dhe natë presin për të hyrë në Kosovë, duke eksportuar çdo lloj të mallrave serbe shtetit të cilin nuk e njeh. Jeni nervoz, ngase gjithmonë ju presin ngathtësia, rruga e shkurtë dhe e vjetër, barakat thuajse të montuara me dorë, me tonelata të mbeturinave të cilat stolisin hapësirën përreth, udhëtarët të cilët nuk e dinë se çfarë të bëjnë me vetën, duke pritur në mënyrë nënshtruese ose nëpër autobusë, ose për të paguar tatimet për shkak të targave kosovare, respektivisht serbe, ndonjë qen endacak, kohë e humbur. Athua të gjithë, edhe ata që punojnë, e edhe ata që kalojnë aty, nuk meritojnë kushte normale njerëzore, apo më mirë me thënë, kushte europiane? Kjo ju nervozon në veçanti. Prandaj edhe e pyesni vetën a është kjo pamja e vërtetë e një kandidati evropian, i cili gjithnjë e më shumë po e zhvillon aftësinë e zvarritjes dhe të arratisjes, lyerjes së syve, shpjegimeve të rrejshme të ofruara me gjakftohtësi? Duke pritur, me shpejtësi ju kujtohet se çfarë tjetër ju

koment Anamari Repiç

nxjerr nga takti. Ju nervozon edhe fakti se kur t’iu bie shtypja apo rejtingu, ky pushtet i qaset patriotizmit dhe fillon të arrestojë. Jeni nervoz, ngase e dini se janë këto arrestime me qëllime të dyshimta. Ju nervozon ngase janë të mendimit se ju keni besuar, e në të vërtetë ju e dini se është kjo vetëm edhe një lojë tjetër politike. Në këtë mënyrë, ky udhëtim ju krijon nervozë. Shani, edhe pse nuk dëshironi të jeni të pakulturuar, e bëni këtë në heshtje, e megjithatë dëshironi që dikush t’iu dëgjojë, ngase kjo nervozë dëshiron të del në mënyrë demokratike. Megjithatë, ekziston një gjë e mira, e cila pas disa kilometrave të kaluara do t’i ua ndryshojë disponimin. Atëherë e ndjeni vetën më të hareshëm, edhe përkundër faktit se situata është tejet e rëndë. Gati si në cirkus, pak ngarkesë dhe pak buzëqeshje. Shpejtë hyni në vatrën e fushatës zgjedhore, gjatë së cilës nervoza mbu-

lohet nga qeshja. Fushata zgjedhore dhe aktorët e saj kryesor ofrojnë njëlloj kombinimi të gjërave që nuk mund të ndërlidhen, prandaj ndoshta në ndonjë nivel të shpikur mund të rreshtohet ferma e Orvelit, filozofia e Lars Von Trierit dhe imagjinata e Spielbergut. Apo një mutacion tjetër, i cili krijohet nga palaçot dhe publiku. Një cirkus i këtillë elit aktor ka politikanët gjimnastikantë, të cilët nga ekzibicionet grupore, e deri te lëvizjet e suksesshme kalëruese ju shpijnë në botën e imagjinatës reale. Ja konkretisht. Gjëja e parë që ju bën të qeshni janë bilbordat politik me reklamat për “jetë më të mirë”, për atë se për diçka e “dimë pse”, për mundësinë e “punësimit”, për lulet e pranverës. Me këto reklama njerëzit ftohen të shkojnë në cirkus, ku dikush dikë e kalëron, pështyn zjarr dhe e gjuan me thika. Janë këto taktikat e reja të cirkusit para publikut vendas, që nëpërmjet ndihmës së Zotit dhe verbërisë gjithëpërfshirëse të qëndrohet në pushtet, në kali, në ring, me një kamxhik në dorë. Politikanët e vërtetë janë trajnues të vërtetë, oratorë, e dinë se si të veprojnë me egërsirat e ndryshme, trajnojnë tigrat e tyre, të ri dhe të vjetër, i mësojnë papagajtë që të flasin si ata, që të sillen si një popull. Me truqe të magjistarëve krijohen fusha me sal-

lata të gjelbra, fabrika, male të pasura me ari, lugina të mineraleve. Publiku ka mundësinë e rrallë që në këtë cirkus të shoh se si krijohen mrekullitë imagjinare të natyrës. Kështu ngarkesa prodhon duartrokitje, e natyrisht edhe buzëqeshje nëpër fytyra. Kjo elitë e cirkusit trajnon trurin, ju jep pak paqartësi dhe pak liri. Atëherë zbuloni se edhe jashtë ringut të cirkut ndodhin truqe të ngjashme. Politikanët, të ri dhe të vjetër, pretendojnë se kanë plan për dalje nga kriza dhe për jetë më të mirë, thonë se toka është e pasur me ari, se ka shumë fabrika dhe biznese të vogla, por se mbi të gjitha mbron kushtetutën e vet gjithë-serbe. E nëse e pyetni vetën se nëse, siç thonë, kanë plan për një jetë më të mirë, pse atëherë deri me tani nuk e kanë realizuar, kush i ka ndalur, çfarë kanë pritur, atëherë vetëm do të nervozoheni dhe do të qeshni me dhimbje. Për çka na flet ky cirk i nervozes dhe buzëqeshjes? Serbia kohëve të fundit po gjendet mes vardisjes së brendshme ndaj qytetarëve, barrës kosovare dhe përkuljes ndërkombëtare. Vështirë e ka kjo elitë, ngase në publik duhet të duket si fuqi e vërtetë shtetërore. Krahas kësaj po e dridh edhe çmenduria kosovare, duke mos e njohur pavarësinë, thotë ajo, po punon për interesin e serbëve

të Kosovës, e në anën tjetër po ju imponon tatime kufitare, e me lojërat e veta politike, po i kontribuon tendosjeve etnike. Krahas kësaj, një nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE është që të shuaj institucionet e saj në Kosovë. Dhe kështu, në fund të çdo problemi del ashtu siç kanë thënë apo shkruar ndërkombëtarët që në fillim. Kështu, inati bëhet preferencë dhe në këtë proces, gjithmonë nga fillimi lindin viktimat e reja të blackoutit propagandistik. Në këtë mënyrë, nervoza dhe buzëqeshja ko-ekzistojnë me mjaft sukses. Megjithatë, me ndihmën e disa specifikave, profesionale dhe njerëzore. Në cirk çdo gjë është e qartë, edhe përkushtimi, edhe puna, edhe talenti, në mënyrë që të jetohet nga ky profesion i aftësisë dhe i argëtimit. Në politikën serbe pritet përkushtimi i dikujt, premtimet janë të zbrazëta, injorohet puna dhe ata me dëshirë mbijetojnë nga puna e dikujt tjetër. Dhe kështu, kur të ktheheni aty, ku nervozoheni më së shumti, më dëshirë ju kujtohen skenat nga cirku. Buzëqeshni me zemër. E më pas, befas, më së shumti ju nervozon fakti se e dini se dikur çdo gjë do të rregullohet me dhunë, e jo do të jeni të lodhur dhe të pa-interesuar, ngase këtë e keni ditur qysh më herët.


14

MAPO

e enjte, 12 PRILL 2012 www.mapo.al

sociale

Basha takon ambasadorin e ri të Kosovës Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Sylejman Selimi. Në këtë takim Basha dhe Selimi diskutuan për nevojën dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën e artit, kulturës, sportit e në mënyrë të

veçantë atë ekonomike. Një plan konkret bashkëpunimi, siç është rënë dakord edhe në takimin që Basha zhvilloi me homologun e tij nga Prishtina, Isa Mustafa do të konkretizohet me një marrëveshje të detajuar, e cila do të firmoset gjatë vizitës që Basha do të zhvillojë së shpejti në Prishtinë. Gjatë takimit, Basha dhe Selimi

kanë biseduar edhe për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, në kuadër dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryebashkiaku e siguroi ambasadorin Selimi për mbështetjen e plotë të tij personale dhe të Bashkisë së Tiranës në përmbushje të misionit të tij.

Zbardhen zonat, 1853 apartamentet që hipotekohen në Tiranë Bashkia e Tiranës publikon listën e 33 pallateve dhe firmave të ndërtimit që janë pajisur me leje përdorimi në muajin prill, të cilat do të dërgohen për regjistrim në Hipotekë

Dosjet e mbyllura

OBJEKTET E PAJISURA ME LEJE PËRDORIMI

Jonida Tashi

Bashkia e Tiranës zbardh 33 objektet e pajisura me leje përdorimi në muajin prill, ku bëjnë pjesë 1853 apartamente, pronarët e të cilëve do të pajisen me certifikatën e pronësisë. Bëhet fjalë për ndërtime të nisura që prej vitit 2004 deri në vitin 2009, të cilat i përkasin zonave të ndryshme të kryeqytetit, si: “Komuna e Parisit”, rruga “P.N. Luarasi”, bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Jordan Misja”, rruga e Durrësit, e Kavajës, “Don Bosko” etj. Përveç apartamenteve, në këto ndërtime bëjnë pjesë edhe mjaft ambiente të blera për shërbime të ndryshme, si dhe disa parkime. Lejet e përdorimit për 33 objektet i janë dorëzuar tashmë ndërtuesve nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Tashmë këto objekte do të dërgohen për regjistrim në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) dhe brenda pak ditësh pronarët e tyre do të jenë të zotët e ligjshëm të shtëpisë së blerë, por të pahipotekuar. Në këtë proces pritet të futen së shpejti edhe 27 objekte të tjera, që përfshijnë 920 apartamente banimi, për të cilat Bashkia e Tiranës e ka përfunduar punën e saj, por duhet të bëhet plotësimi i

1

God. banimi dhe sherbime 6, 7 dhe 8 kat me 2 kat nentoke

25,dt.21.03.2006

2

Godine banimi 2, 8 kat me 2 kat park.

Nr.13, datë 17.03.2004

Blv. "Bajram Curri"

"JON 2002"& "MARS 92"

243,dt. dt.31.05.2005

"Mihal Grameno"

"MECI"

3 4 5 6 7

Pallate të reja në “Komunën e Parisit”

dosjes me dokumentet e nevojshme nga ndërtuesit, në mënyrë që të jepen lejet e përdorimit. Sipas të dhënave nga Bashkia e Tiranës janë rreth 130 objekte, me 2000 apartamente që po mbahen “peng” nga ndërtuesit, të cilët nuk po plotësojnë dokumentet për ndërtime. Lidhur me këtë problematikë, kreu i Bashkisë së Tiranës, ka kërkuar që ndërtuesit të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Në të kundërt, Bashkinë e Tiranës do të ndërhyjë duke angazhuar edhe kolaudatorë privatë me fondet e veta, për të përmbyllur këtë proces, duke i dhënë tapitë poseduesve të këtyre 2000 apartamenteve. Po kështu, sipas të dhë-

OBJEKTET E PAJISURA ME LEJE PËRDORIMI

PRILL 2012

God. banimi dhe sherbime 6 dhe 7 kat me 2 kat nëntoke Godine banimi dhe sherbime 2 dhe 6kat me 1 kat parkim dhe1 kat sherbime nentoke god. banimi dhe sherb.4 dhe 8 kat,me 1kat nentoke(godiana A) Godine banimi 2 dhe3 kat me 1kat parkim nentoke Godine banimi dhe sherbime 6 dhe 7kat me 1kat nentoke

Nr.114,dt. 07.06.2008; nr.288,dt.27.12.2008

2, 4 dhe 6 kat me 1 kat parkim nentoke

Nr.62, dt.11.02.2005

Nr.64, dt.26.02.2008 Nr.87, dt.07.06.2008 Nr.174,dt.12.10.2008

nave nga Bashkia, janë afro 250 objek- shtesa pa leje në pallate. Deri më tani, 8 Objekt 5 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke Nr. 104, datë 06.06.2006 te të ndërtuara para vitit 2006, të cilat Bashkia e Tiranës ka dhënë lejet e përpër shkak të problematikës kanë për- dorimit 168 objekte, ose thënë ndry9 Objekt 5,7 dhe 8 kate, me 1 kat nentoke Nr. 105, datë 06.06.2006 funduar tek Agjencia e Legalizimeve. she për 5228 apartamente. Sipas memPër të zgjidhur këtë “ngërç” Bashkia orandumit të bashkëpunimit mes 10 Objekt 4,6 dhe 8 kate, me 1 kat nentoke Nr. 257, datë 28.05.2004 e Tiranës së bashku me qeverinë po Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së përgatisin disa akte nënligjore të cilat Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike, 11 Objekt 1,6 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke Nr. 534, datë 21.12.2004 do të mundësojnë përfundimin e këtij për hipotekimin e këtyre pallateve, së procesi dhe dhënien e lejeve të përdor- pari, Bashkia e Tiranës do të eviden12 Objekt 6 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke Nr. 86, datë 18.03.2005 imit, si dhe finalizimin e procesit të hi- tojë kërkesat dhe objektet që u munpotekimit për të gjithë qytetarët që ka- gon leja e shfrytëzimit. Lista e këtyre 13 Objekt 2,6 dhe 8 kate, me 2 kate nentoke Nr. 408, datë 06.08.2003 në dhe banojnë në objekte të paguara, objekteve do t’i dërgohet Ministrisë së të ndërtuara me leje, por akoma të pa- Drejtësisë, e cila nëpërmjet Zyrës së 14 Objekt 6 kate Nr. 14, dt. 21.04.2001 hipotekuara. Sipas të dhënave nga Regjistrimit të Pasurive do të identiShoqata e Ndërtuesve, në Tiranë janë fikojë të gjithë problematikën e kërke15 Rikonstruksion Objekt 1 kat dhe shtese 1 kat Nr.42, dt.22.03.2009 rreth 450 pallate të pahipotekuara me save që kanë ngelur pezull. Pas kësaj 30-40 mijë apartamente, dhe mbi 5700 urdhërohet regjistrimi i pasurisë dhe

NE MUAJIN

16

PRILL 2012 17 5 dhe 6 katnë me 1 kat parkim nentokeprill Nr.109, dt.06.06.2006 Objektet e pajisura me leje përdorimi muajin 2012

1

God. banimi dhe sherbime 6, 7 dhe 8 kat me 2 kat nentoke

25,dt.21.03.2006

"Fadil Rada" (A)

"DANIELA"

2

Godine banimi 2, 8 kat me 2 kat park.

Nr.13, datë 17.03.2004

Blv. "Bajram Curri"

"JON 2002"& "MARS 92"

243,dt. dt.31.05.2005

"Mihal Grameno"

"MECI"

Nr.64, dt.26.02.2008

SHEMSI HAKA

MATRIX KONSTRUKSION

Nr.87, dt.07.06.2008

BABE REXHA

ALBETON 5 (EDIL-AL-IT)

• 124 dosjet e para për hipotekim kanë 3 mijë apartamente • 11 lejet e dyta të përdorimit përfshijnë 375 apartamente NE MUAJIN • 33 lejet e fundit të përdorimit përfshijnë 1853 apartamente • 27 objekte që kanë 920 aparta"Fadil Rada" (A) "DANIELA" mente do të marrin leje

Objektet për hipotekim

• 450 pallate të pahipotekuara SHEMSI HAKA MATRIX KONSTRUKSION gjenden në kryeqytet • 130 objekte, me 2000 apartaBABE REXHA ALBETON 5 (EDIL-AL-IT) mente janë pa dokumente • 250BUDI objekte të ndërtuara ELISApara • 2006 i kanë kaluar ALUIZNI-t SELAUDIN ZORBA

2SJ, ELIRA

dërgimi me postë i certifikatës së proRr."J.Misja" "GENER 2" nësisë. Zyrat hipotekore, pasi të lëshojnë certifikatën e pronës kanë Rr."J.Misja" "GENER 2" për detyrë që të raportojnë në Ministrinë e Financave rastet kur ndërRr."M.Tutulani" GRL KONSTR. tuesit nuk kanë paguar detyrimet tatimore me qëllim që të nisë vjelja e tyre. Rr."F.Plaku" TOEM Detyrë tjetër është që të dhënat për objektet e regjistruara t’i dërgohen dhe Rr."Durrësit" "ARDARO" Ministrisë së Punëve Publike dhe ALUIZNI-t. Memorandumi ka si qëlRr."H.Tahsin" "AURORA" lim kryesor që qytetarët të pajisen me certifikatat e tyre të pronësisë. DevijiRr. "5 Maji" "LISECI" mi nga leja e ndërtimit, problemet me pagesën e tatimeve dhe mosdeklarimi Rr."F.Xhajko" "NOKA" do të shmangen dhe do të bëhet regjistrimi i objekteve. Rr. "Frang Bardhi"

"AD-STAR" ; "ANA"

Rr. "A. Kullurioti"

"NAVS"

18

Godine banimi dhe sherbime 1, 6 dhe 9 kat me 2kat parkim nentoke

Nr.51,dt. 26.02.2008

"Kavajës"

"ERGES"

19

qendër kulturore 2 kat, me 1 kat podrum; salla sportive dhe shërbime 1 dhe 2 kat nëntokë; portineri 1 kat

170, dt.12.10.2008

Hamdi Pepa

SHPRESA/ KOLEGJI TURK

20

2, 8 dhe 9 kat, me 2 kat parkim

66, dt.26.02.2008

Qemal Stafa

A.I.A

138,dt.19.04.2005

"Q. Stafa";"Ibrahim Brahja"

"BAÇI KONSTRUKSION"

Nr.272, dt.24.11.2008

Idriz Dollaku

GEARED

Nr.100, dt.07.06.2008

ELBASANIT

"GENER 2" Mangesi Ashensori

God. banimi dhe sherbime 6 dhe 7 kat me 2 kat nëntoke Godine banimi dhe sherbime 2 dhe 6kat me 1 kat parkim dhe1 kat sherbime nentoke god. banimi dhe sherb.4 dhe 8 kat,me 1kat nentoke(godiana A) Godine banimi 2 dhe3 kat me 1kat parkim nentoke Godine banimi dhe sherbime 6 dhe 7kat me 1kat nentoke

Nr.174,dt.12.10.2008

BUDI

ELISA

Nr.114,dt. 07.06.2008; nr.288,dt.27.12.2008

SELAUDIN ZORBA

2SJ, ELIRA

8

Objekt 5 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke

Nr. 104, datë 06.06.2006

Rr."J.Misja"

"GENER 2"

24

5 dhe 7 kat me 1 kat parkim nëntokë

23, datë 21/03/2006

Rr. " Ali Visha"

"GURI""GENER 2"

9

Objekt 5,7 dhe 8 kate, me 1 kat nentoke

Nr. 105, datë 06.06.2006

Rr."J.Misja"

"GENER 2"

25

Godine 4,8,10kat me 2 kat park.

Nr.263, datë 16.06.2003

Rr"Islam Alla"

"HALILI"

10

Objekt 4,6 dhe 8 kate, me 1 kat nentoke

Nr. 257, datë 28.05.2004

Rr."M.Tutulani"

GRL KONSTR.

26 Godine 1,2 kat me një kat parkim nëntokë

Nr.468, datë 26.10.2004

Rr. 3 vëllezërit Kondi

"FLAST"

11

Objekt 1,6 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke

Nr. 534, datë 21.12.2004

Rr."F.Plaku"

TOEM

27

Nr.111, dt..07.06.2008

Don Bosko

"SPEED"

12

Objekt 6 dhe 7 kate, me 1 kat nentoke

Nr. 86, datë 18.03.2005

Rr."Durrësit"

"ARDARO"

28

Nr.168, dt.12.10.2008

Rr. "P. N. Luarasi

VIGAN, DANIELA

13

Objekt 2,6 dhe 8 kate, me 2 kate nentoke

Nr. 408, datë 06.08.2003

Rr."H.Tahsin"

"AURORA"

29

Nr. 528, dt. 21.12.2004

Komuna e Parisit

EURO BIZNES

14

Objekt 6 kate

Nr. 14, dt. 21.04.2001

Rr. "5 Maji"

"LISECI"

30

Nr. 22, dt. 21.03.2006

Sauk

MERITEK

15 Rikonstruksion Objekt 1 kat dhe shtese 1 kat

Nr.42, dt.22.03.2009

Rr."F.Xhajko"

"NOKA"

31

Nr.96, dt.07.06.2008

Rr. "Ali Demi"

GENER 2

16

2, 4 dhe 6 kat me 1 kat parkim nentoke

Nr.62, dt.11.02.2005

Rr. "Frang Bardhi"

"AD-STAR" ; "ANA"

32

Nr.65, dt.26.02.2008

Rr."Shemsi Haka"

MATRIX KONSTRUKSION

17

5 dhe 6 kat me 1 kat parkim nentoke

Nr.109, dt.06.06.2006

Rr. "A. Kullurioti"

"NAVS"

33

75, dt.17.04.2009

Rr."Jordan Misja"

"MAK -08"

18

Godine banimi dhe sherbime 1, 6 dhe 9 kat me 2kat parkim nentoke

Nr.51,dt. 26.02.2008

"Kavajës"

"ERGES"

19

qendër kulturore 2 kat, me 1 kat podrum; salla sportive dhe shërbime 1 dhe 2 kat nëntokë; portineri 1 kat

170, dt.12.10.2008

Hamdi Pepa

SHPRESA/ KOLEGJI TURK

3 4 5 6 7

21 God, 2,6 dhe8 kat, me 2 kat parkim nentoke god. banimi dhe sherb.6 dkat,me 1kat nentoke Godine banimi dhe sherbime 5 dhe7 kat me 23 2 dhe 3kat parkim dhe sherbime nentoke 22

6 dhe 7, me 2 kat parkim Godine banimi dhe sherbime 7 dhe 9kat me 2kat parkim nentoke Godine banimi dhe sherbime 1,7,8 kat me dy kat parkim nëntokë Rezidenc vilash 1,2dhe3 kat dhe papafingo me 1 kat park. nentoke Godine banimi dhe sherbime 5,7 dhe 8 kat me 2 kat parkim nentoke Godine banimi dhe sherbime 2 dhe 6 kat me 1 kat parkim dhe1 kat sherbime nentoke 5 kat, me 1 kat parkim; 5 dhe 7 kat, me 1 kat parkim


EEenjte, enjte, 13 qershor 12 5 prill 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 15

Projekti i BE, regjistrimi i romëve në gjendjen civile Projekti më i fundit i Bashkimit Europian në Shqipëri ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e aksesit të të drejtave të romëve dhe egjiptianëve. Projekti do të zbatohet në Qarkun e Tiranës dhe ka në fokus regjistrimin në gjendjen civile të

fëmijëve nga këto komunitete. Po kështu, projekti do të sigurojë akses të fëmijëve në shërbime sociale, të cilat çojnë në fuqizimin e statusit të tyre social-ekonomik. Gjatë aktivitetit përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Afërdita Zëri tha se

së shpejti çdo ankesë e personave të këtij komuniteti drejt Avokatit të Popullit do të zgjidhet nga kjo Bashki. Këto ditë, për këtë qëllim pritet të firmoset dhe një memorandum mes Avokatit të Popullit dhe Bashkisë të Tiranës.

Mbyllen aplikimet për punësim në Itali, regjistrohen 850 shqiptarë 80 % Të dhënat Zeneli: Më shumë kërkesa janë bërë nga Tirana dhe meshkujt. Femrat kërkojnë punë si kujdestare në familje. Nis në fund të prillit trajnimi i 255 kandidatëve, vetëm gjysma e tyre do të punësohen në Itali Jonida Tashi Aplikimi për punësim të rregullt në Itali ka gjetur interes nga mjaft shqiptarë, të cilët iu janë drejtuar zyrave të punës në të gjithë vendin për të siguruar të ardhura jashtë Shqipërisë. Në mbyllje të aplikimeve, drejtori i Shërbimit të Punësimit pranë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Neshat Zeneli thotë se 850 shqiptarë janë regjistruar pranë zyrave të punës për t’u punësuar në Itali, pothuajse gjysma e tyre janë nga kryeqyteti dhe i përkasin moshës aktive 30-40 vjeç. Sipas Zenelit, kjo grupmoshë i përket kategorisë së të papunëve afatgjatë, të cilët kanë më shumë se 3 vjet që rrinë në listë-pritjen e të papunëve të regjistruar në zyrat rajonale të punësimit në mbarë vendin. “Janë regjistruar 850 punëkërkues të papunë, të cilët kanë

plotësuar formularët e tyre për të aplikuar për punësimin e tyre në Itali. Natyrisht që Tirana zë pjesën më të madhe me rreth 400 të regjistruar. Nëse do të bëjmë një vlerësim të profesioneve në të cilët ata kanë aplikuar, profesionet më të shumta janë ato të sektorit të ndërtimit. Sektori i dytë dominant është sektori i hoteleri-turizëm, ndërkohë pastaj vazhdojnë sektorët e tjerë, midis tyre dhe kujdestar në familje. Vendin e parë në grupmoshën e aplikuar e zë kategoria 30-40 vjeç dhe ajo që është e veçantë është se 80 për qind e aplikuesve janë të kategorisë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra”, thotë drejtori i Shërbimit të Punësimit. Por, para nisjes për të punuar në Itali, këta persona do të trajnohen falas për së paku 1 muaj dhe më pas midis tyre do të përzgjidhen ata që janë më të aftë. Pas raundit të parë të përzgjedhjes brenda muajit prill, kandidatët do të fillojnë kurset nga 30 prilli deri më 30 qershor. Sipas marrëveshjes që Ministria e Punës ka bërë me palën italiane, fillimisht do të përzgjidhen vetëm 255 persona për t’u kualifikuar dhe vetëm gjysma e tyre do të punësohet në Itali. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pa-

e aplikuesve për punësim në Itali janë të kategorisë meshkuj dhe pjesa tjetër janë femra

50 %

e të përzgjedhurve do të punësohen në sektorin e turizmit, ndërtimit, industrisë tekstile, asistencë familjare etj.

jisen me certifikata aftësie në profesione të ndryshme të cilat njihen në tregun europian të punës. Zyra Italiane e Koordinimit Vendor, e ngritur posaçërisht për këtë projekt, do të merret më pas dhe do të japë ofertat për punësimin e shqiptarëve në Itali. Të paktën 50% e pjesëmarrësve do të punësohen në Itali pas përfundimit të kurseve të formimit në sektorët: turizëm, hoteleri, restorante, ndërtim, agro-zooteknikë, asistencë familjare, industri tekstile dhe artizanat. Procesi i përzgjedhjes për punësim dhe kualifikim profesional në Itali parashikon tri faza të veçanta. Faza e parë është parapërzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat, për t’u futur në intervistë. Faza e dytë është intervista përzgjedhëse tekniko-motivuese, për t’u futur në kurset e formimit. Ndërsa faza e tretë është përzgjedhja përfundimtare për punësim në Itali, e bazuar në ndjekjen e kurseve të formimit dhe në rezultatet e provimeve. Ministria e Punës sqaron se i gjithë procesi i përzgjedhjes do të monitorohet nga ana e institucioneve të përfshira, në bashkërendim me Zyrën e Koordinimit Vendor të Ministrisë Italiane të Punës dhe të Politikave Sociale.

Infermierët të pakënaqur, të përfshihemi në reformë Skënderi: Mjekët kanë bërë karrierë me punën e infermierëve Reforma në shëndetësi nuk duhet të ketë prioritet vetëm mjekët por dhe infermierët, pa kujdesin e të cilëve nuk do të kishte vlerë puna e të parëve. Kështu shprehet kreu i Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë, Sabri Skënderi, i cilit thotë se në kuadrin e reformës në shëndetësi, roli i infermieristikës si e tillë dhe punonjësve që përfshihen në kujdesin që ajo ofron, duhet parë me më shumë

konsideratë. “Rëndësia e tyre është shumë e madhe, por shumë pak është bërë. Infermierët për mua janë të gjithë heronj, ata punojnë 24 orë pranë të sëmurëve, prandaj duhet vlerësuar figura e tyre. Është shumë e rëndësishme puna e tyre dhe puna e një mjeku nuk mund të ketë kurrë sukses pa punën e mirë të infermierëve”, - pohon Skënderi. Ndërsa vazhdon të ngrejë shqetësimin e tij për trajtimin dhe vlerësimin që u bëhet infermierëve, Skënderi thotë se “megjithëse sot kemi një armatë të tërë infermierësh dhe teknicienësh në nivelin infermieror në vend, plot

16 mijë të tillë që japin kontribut të vlerësuar në kujdesin shëndetësor, përsëri vlerësimi i tyre është i vogël”. “Kjo vjen, për mendimin tim, në radhë të parë nga mentaliteti dhe mosdëshira e mirë e mjekëve, të cilët me respektin, me punën dhe mbështetjen e këtyre infermierëve kanë bërë karrierë, kanë marrë tituj, grada dhe ofiqe. Në një kohë që duhet të bëhet një vlerësim real i figurave të infermierëve”, - pohon kreu i Urdhrit të Infermierëve. Sipas tij, edhe pse ka vite që dalin infermierë me arsim të lartë universitar, ata ende nuk e gjejnë veten në vendimmarrje.

sensibilizimi

personale, shqiptarët të painformuar

Mbrojtja e të dhënave personale si dhe rëndësia e tyre është një çështje për të cilën shqiptarët nuk janë të informuar. Një fakt të tillë e vuri në dukje Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Flora Çabej, gjatë një seminari të organizuar në lidhje me të dhënat personale në sektorin e telekomunikacioneve. Përfaqësuesi i AKEP, Jetmir Braha premtoi mbrojtjen e të dhënave personale të shqiptarëve në sektorin e telekomunikacionit. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi seminarin “Përpunimi i të dhënave personale në sektorin e telekomunikacioneve”. Të ftuar të merrnin pjesë në këtë seminar kanë qenë përfaqësues të AKEP, MITIK si dhe të sektorit të telekomunikacioneve, ndërsa qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të sektorit të telekomunikacioneve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Gjatë këtij seminari u referuan tema të ndryshme nga ekspertë të huaj dhe vendas. Gjithashtu, të gjithë pjesëmarrësve iu shpërndanë materiale të ndryshme ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese të përgatitura nga ana e projektit si dhe nga vetë Komisioneri.


Academia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave Albanian Academy of Arts and Sciences

Forumi i Parë Publik

Shoqëria e sotme shqiptare: Realitete dhe sfida Tiranë, 13 Prill 2012, ora 10.00 - 13.00 Hotel Sheraton, Salla Illyria 1 Diskutantë Ksenofon KRISAFI, Integriteti territorial i Shqipërisë dhe kufiri detar me Greqinë Isuf KALO, Ç’duhet të reformohet në shërbimin shëndetësor në Shqipëri dhe si? Fatos TARIFA, Kriza e arsimit dhe e qëllimit në universitetin shqiptar Përparim FUGA, Kujdes! Energjia elektrike! Që nesër të mos jetë shumë vonë Limoz DIZDARI, Liria e krijimit dhe estetika e muzikës së një kombi Luljeta BOZO, Ndërtimet dhe impakti i tyre në mjedisin e vendit Adrian CIVICI, Sfidat e rritjes ekonomike në Shqipëri: Ç’model ekonomik na duhet?

Moderatorë: Marenglen SPIRO dhe Xhevat LLOSHI


e enjte, 12 PRILL 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

17

Gjendet në lumë një kufomë e dekompozuar Gjendet një kufomë e dekompozuar në lumin Zezë të Fushë-Krujës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur nga një grua, banore e fshatit Luzë të Krujës, ndërsa kishte dalë në sipërfaqe të lumit. Ende nuk dihet seksi i kufomës, pasi kishte kohë që kishte mbetur në disa plepa dhe shkurre në anë të lumit, në një shkallë të

madhe dekompozimi. Sipas M. Lukës, e cila ka lajmëruar policinë, mësohet se ajo ka qenë duke ndjekur rrjedhën e lumit që kishte dëmtuar tokat, ku ka vënë re trupin e dekompozuar. “Me të vënë re një gjë të tillë, kam njoftuar familjen e time, e cila ka njoftuar më pas policinë dhe ka ardhur në vendin e ngjarjes”-ka thënë ajo. Sipas burimeve të

policisë së Krujës, kufoma është dërguar në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, ku do të përcaktohet seksi dhe mosha. Nga ana e saj, policia ka bërë thirrje për këdo që ka humbur të afërmit të paraqitet për të kontribuar në identifikimin e viktimës, për të cilën nuk përjashtohet një mbytje aksidentale gjatë muajve të dimrit.

Masakra e Grabianit, vrau të vëllanë pas dyshimeve për lidhje me të shoqen Policia e Lushnjës zbardh pas 3 vitesh vrasjen dhe djegien e Taulant Hamzait dhe arreston vëllanë dhe xhaxhanë e tij. Komunikimet e shpeshta telefonike tradhtuan dy autorët, të cilët kryen krimin për të “larë turpin” Lushnjë Dyshimet për lidhje intime mes vëllait të vogël dhe gruas së tij e kanë shtyrë drejt krimit. I ndihmuar nga xhaxhai, Myslim Hamzai e ka torturuar të vëllanë 18-vjeçar, Taulantin deri në vdekje dhe më pas i ka vënë flakën trupit të tij. Masakra e ndodhur në 7 gusht të vitit 2008 është zbardhur dje nga policia e Lushnjës, e cila ka arrestuar Myslim Hamzain dhe xhaxhanë e tij 59-vjeçar, Zabitin. Burime nga policia e Lushnjës bënë me dije për MAPO-n se kanë qenë komunikimet e shpeshta telefonike ato që i fokusuan dyshimet te vëllai i viktimës, e që sollën 3 vjet pas krimit zbardhjen e tij. Më 7 gusht të vitit 2008, në afërsi të kthesës së Grabianit, banorët e zonës gjetën trupin e pajetë të Taulant Hamzait, një pjesë e të cilit ishte e djegur. Sipas burimeve zyrtare të policisë, motiv i ngjarjes kanë qenë dyshimet e autorit se e shoqja e tradhtonte me të vëllanë. Mësohet se autorët dhe viktima, të cilët i përkasin komunitetit rom, janë grindur mes tyre për shkak të dyshimeve që kishin lindur se vëllai i tij më i vogël mund të kishte një lidhje dashurore

Policia malazeze gjobit 8 peshkatarë shqiptarë

Pas gjetjes së trupit të Taulant Hamzait në Grabian

me bashkëshorten e tij. Këto dyshime ai ia ka shprehur xhaxhait të tij, Zabitit, që banonte në Tiranë dhe së bashku kanë marrë vendimin ta detyrojnë 18-vjeçarin që të pranojë këtë fakt. Dy autorët e arrestuar, Myslim dhe Zabit Hamzai, në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë goditur fillimisht  me sende të forta familjarin e tyre, duke e lënë të vdekur në vend. Kur kanë kuptuar se 18-vjeçari ka ndërruar jetë, ata e kanë djegur kufomën e tij me benzinë me qëllim që të mos arrihej identifikimi i tij dhe më pas e kanë hedhur trupin larg fshatit ku banonin. Por policia ka arritur të sigurojë informacione në rrugë oper-

Policia ka arritur të sigurojë informacione në rrugë operative mbi dy autorët dhe nëpërmjet hetimeve speciale ka arritur të sigurojë dhe  prova konkrete ative mbi dy autorët dhe nëpërmjet hetimeve speciale ka arritur të sigurojë dhe  prova konkrete. Gjatë ditës së djeshme, Myslim Hamzai është ar-

restuar në Grabian, ndërsa xhaxhai i tij në Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal. Nga hetimi 3-vjeçar i komisariatit të Policisë dhe Prokurorisë së Lushnjës nuk ka më dyshime se dy të ndaluarit janë autorë të krimit tronditës ndaj Taulant Hamzait. Prej tre vitesh, grupi hetimor i kishte fokusuar dyshimet te rrethi familjar i viktimës, por ishin komunikimet e shpeshta telefonike mes Myslim Hamzait dhe xhaxhait që çuan në zbardhjen e krimit, më shumë se 3 vjet pas ndodhjes së tij.

Shkodër Tetë shtetas shqiptarë nga Malësia e Madhe janë ndaluar nga policia kufitare e Malit të Zi, pasi u kapën duke peshkuar në ujërat e shtetit fqinj, në afërsi të vendit të quajtur Syri i Sheganit. Policia bën të ditur vetëm inicialet e peshkatarëve, ndërsa mësohet se mes tyre janë edhe 2 minorenë. Sipas policisë malazeze, ndalimi i peshkatarëve u bë gjatë ushtrimit të kontrollit në liqenin e Shkodrës, me qëllim për të parandaluar gjuetinë e paligjshme e peshkut  gjatë kohës që në fuqi është urdhri për ndalim gjuetie. Autoritetet e Malit të Zi e kanë ndaluar peshkimin nga data 1 prill deri në 1 qershor, pra 15 ditë më parë se shteti shqiptar. Ndaj peshkatarëve shqiptarë është vendosur një gjobë prej 1000 eurosh secili, si dhe janë sekuestruar katër varka lundrimi që përdoreshin prej tyre për peshkim. Peshkatarët që janë të gjithë nga Malësia e Madhe vazhdojnë të mbahen në ambientet e postës kufitare malazeze. Gjatë paradites së të enjtes në prefekturën e Shkodrës është zhvilluar një takim me strukturat përkatëse për të zbatuar urdhrin e ndalimit të gjuetisë së peshkut në liqenin e Shkodrës, pasi kjo është periudha e shumimit të tij. D.Kolaj

Goditet banda e kazinove, 7 arrestime në Vlorë Policia e Vlorës arreston autorët e shtatë grabitjeve me armë në kazino, lokale lojërash fati dhe banka. Në pranga edhe shoferët e ndihmësit e tyre Vlorë Policia e Vlorës prangos shtatë grabitës dhe sekuestron armë, maska e doreza në kuadër të operacionit “Sfida”. I nisur mëngjesin e së martës me një angazhim të madh forcash policie, operacioni kishte si qëllim zbardhjen e plotë të 7 grabitjeve të ndodhura në këtë qytet, në biznese si banka, kazino, salla lojërash fati e lokale të tjera. Në aksion morën pjesë 130 forca policie si dhe  15 automjete të ndryshme, të cilat bënë të mundur arrestimin e njëkohshëm të grupit të grabitësve. “Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur falë një hetimi intensiv njëmujor nga strukturat e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, duke aplikuar metodat speciale të hetimit, ku ka rezultuar se shtatë personat, në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010-2011 dhe 2012, kanë vjed-

Të arrestuarit • Armando Dumani, 30 vjeç; • Sokol Dhima, 23 vjeç • Arlind Hitaj, 27 vjeç • Arbër Katiaj, 28 vjeç • Ermir Merkollari, 24 vjeç • Endri Rrokaj, 26 vjeç. • Bledar Aliko, 27 vjeç hur nën kërcënimin e armës  në 7 raste banka, kazino, lokale lojërash fati”, -tha përmes një njoftimi për shtyp policia e Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, Armando Dumani, Sokol Dhima, Arlind Hitaj dhe Arbër Katiaj akuzohen për grabitjet me armë të bizneseve të ndryshme në Vlorë, ndërsa Ermir Merkollari, Endri Rrokaj dhe Bledar Aliko, si bashkëpunëtorë të tyre. “Nga hetimet deri në këtë fazë ka rezultuar se këta 3 persona dyshohen të kanë  qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve të mësipërme në rolin e shoferëve dhe të vëzhgimit të ambienteve që do të grabisnin”, - bën me dije policia e Vlorës.

Konkursi Europiano-Shqiptar i të Drejtave të Njeriut EURALIUS, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri po organizon një Konkurs Gjyq Imitues për universitetet. Universitetet shqiptare ftohen të regjistrohen për të marrë pjesë në Konkursin Gjyq Imitues. Bazuar në një çështje fiktive të publikuar në faqen e internetit të EURALIUS-it, përfaqësuesit e universiteteve do të ftohen të mbrojnë interesat e Mbretërisë fiktive të Salurias ose interesat e paditësve fiktivë, përpara një jurie me lektorë, ndërkombëtarë, avokatë dhe gjyqtarë. Rregullat që do të përdoren janë ato të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Konkursi do të zhvillohet në Tiranë ndërmjet 13 prillit dhe 19 majit 2012. Gjuha zyrtare e Konkursit është gjuha shqipe. Konkursi është falas. Të gjitha materialet e konkursit, përfshirë formularin e regjistrimit, procedura dhe kalendari i Konkursit, gjenden në faqen e internetit të EURALIU-it: www.euralius.eu Universitetet që janë të interesuara të marrin pjesë duhet të dërgojnë dosjen e tyre te regjistrimit të plotësuar tërësisht përpara 13 prillit 2012, ora 23:59 në adresën e mëposhtme: competition@euralius.eu. Gjashtë universitetet që regjistrohen të parat do të hyjnë në konkurs.


18

MAPO

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

debati

libri i Xhelal Staraveckës shqiptarët tradhtarë, Enver Hoxha burrë shteti “Përpara gjyqit të historisë”, libri me kujtime historike të Xhelal Staraveckës, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”, ka hapur debate në promovimin e tij në Akademinë e Shkencave. Flasin Fatos Lubonja, Pëllumb Xhufi dhe Shaban Sinani “Përpara gjyqit të historisë”, libri me kujtime historike të Xhelal Staraveckës, botuar në kuadër të 100-vjetorit të shtetit shqiptar dhe 100-vjetorit të lindjes së autorit, nga shtëpia botuese “Naimi”, ka hapur debate mes studiuesve, historianëve dhe intelektualëve për të vërtetat e veta që autori sjell në libër. Një rrëfim “i egër” e i “pamëshirshëm” i tri periudhave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, do ta cilësonin historiani Pëllumb Xhufi dhe studiuesi Shaban Sinani. Analisti dhe moderatori i promovimit të librit në Akademinë e Shkencave, Fatos Lubonja, e cilësoi librin si një memuar që duhet marrë në konsideratë nga historianët, pavarësisht se ai shprehu dhe rezervat e tij mbi rrëfimet e autorit. “Libri është shumë interesant, por është memuaristik, nuk është histori dhe ka një diferencë të madhe midis memuaristikës dhe historiografisë. Por ky libër mendoj se është burim shumë i rëndësishëm për historianët. Gjithashtu është një libër që del nga dy versionet që kemi parë përgjithësisht të historisë, nga ai versioni i bardhe e zi”- tha analisti Fatos Lubonja. Por ajo që Lubonja ka si kritikë ndaj të vërtetave të autorit në këtë libër ka të bëjë me trajtimin që ai i bën Luftës nacionalçlirimtare dhe udhëheqësve komunistë. “Për Luftën nacionalçlirimtare, e cila është gjithmonë një mollë sherri edhe në debatet e sotme përsa i përket trajtimit të saj. Unë nuk mendoj se ky libër thotë të vërtetën, por thotë të vërtetën e autorit dhe ka shumë probleme brenda këtij rrëfimi. Ajo që më trondit duke lexuar këtë libër, që në një farë mënyre është një përshkrim mjaft realist në shumë aspekte i situatës dhe atmosferës, është një lloj egërsie që kishte krijuar situata e luftës. Shqiptarë që vrasin shqiptarë, sesi lufta e bën njeriun një qenie shumë mizore. Autori tregon me shumë qetësi vrasjet e shumta që bëheshin në atë situatë. Është një libër, në këtë aspekt, që padyshim do të ketë shumë polemika se ka akuza të shumta nga të gjitha anët. Një aspekt tjetër që dua ta përmend është dhe

fakti se autori duke treguar ka selektivitetin e vet, ndikimet e kohës në emigracion, armiqësitë e veta që lënë gjurmë në këtë libër dhe në një farë mënyre e fusin autorin në polemika. E në këtë kontekst do të thoja se ka gjera me të cilat nuk bie dakord dhe nuk bindesh, si p.sh vlerësimi që ka autori për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun është një vlerësim që autori në fakt e bën në emër të atdheut, si Shqipëria po i reziston dhe po u jep dinjitet shqiptarëve. Autori, në këtë kuptim, flet për Enver Hoxhën si burrë shteti dhe unë mendoj se historia e Shqipërisë dhe kjo që po jetojmë tani ka treguar se nuk ishte kështu. Ata nuk e donin Shqipërinë dhe unë i akuzoj si dy nga kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë”- kritikon Lubonja. Historianët cilësuan se libri i Xhelal Staraveckës, “Përpara gjyqit të historisë”, është një libër tronditës, i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se duket gati heretike që pikërisht në këtë 100-vjetor të Pavarësisë shqiptarët të ballafaqohen me të keqen e tyre. “Në këtë atmosferë festive për 100-vjetorin e Pavarësisë do të dukej e pavend të mësosh, siç mësohet në këtë libër përmes kujtimeve të Xh. Staraveckës, sesi shqiptarët, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, si individë apo si grup e kanë tradhtuar pafundësisht atdheun dhe shtetin e tyre në këta 100 vjet të ekzistencës së tij. Por pikërisht sot në kushtet e konfuzionit të madh që i është krijuar edhe vetëdijes sonë historike, edhe siç druan me të drejtë Staravecka, mund të ndodhë që vesi të shihet si virtyt dhe tradhtia si meritë. Shqiptarët, dhe në radhë të parë elita drejtuese kanë nevojë ta shohin në sy edhe këtë anë të errët të historisë sonë që ka gërryer dhe vazhdon të gërryejë themelet e shtetit shqiptar. Libri apo testamenti politik është një shpërthim, një nxjerrje dufi pas një jete të mbushur plot me zhgënjime, dështime dhe sigurisht edhe me shumë tradhti.”- referon historiani Pëllumb Xhufi. Tri janë nyjat kulmore të këtyre kujtimeve:

Mbretëria e Zogut dhe kryengritja e Fierit, lëvizja antifashiste e lufta partizane, si edhe fati i mërgatës politike shqiptare në Perëndim. “Nderi dhe dinjiteti, të kuptuar në radhë të parë si shërbim ndaj atdheut, janë për autorin njësia e vetme matëse me të cilën duhet të matet secili prej nesh. Në këtë vështrim, Ahmet Zogu mbreti i shqiptarëve bie poshtë për sa kohë që erdhi në pushtet me bajonetat serbe dhe iku nga pushteti si frikacak, pa hedhur dhe një pushkë, pasi kishte shitur dhe plaçkitur pasuritë e shqiptarëve dhe pasi me korrupsion dhe para kishte degjeneruar edhe vetë moralin e shqiptarëve. Staravecka nxin pa mëshirë bajraktarët dhe bejlerët që kapardiseshin në sheshet dhe lokalet e Tiranës, duke ekspozuar secili armët më të bukura të lyera edhe me ar, por që nuk i përdorën asnjëherë për vendin dhe popullin e tyre, por vetëm e vetëm për të vrarë shqiptarë, madje dhe me pagesë. Akoma më shumë ai himnizon si rrallë kush luftën antifashiste të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas përplasjes që pati me udhëheqësit komunistë për ndikimin jugosllav në Luftën Antifashiste, dhe për këtë i ikur nga Shqipëria si tradhtar dhe i persekutuar dhe i dënuar në Itali si komunist, ai kundërshtoi me forcë dhe me zë veprimtarinë diversioniste të organizuar kundër qeverisë së Tiranës, nga ata që ai i quan nacionalistë të “metelikut” dhe “arapashit”. E akuzoi botërisht veprimtarinë e Komitetit “Shqipëria e lirë” dhe sidomos bashkëpunimin e tyre me jugosllavët dhe grekët për të ndërhyrë e për të rrëzuar qeverinë e Tiranës. E pas gjithë kësaj, Staravecka ngre disa pyetje: shqetësues edhe për vetë autorin. Si është e mundur që asnjë popull tjetër nuk ka prodhuar aq tradhtarë sa kemi prodhuar ne shqiptarët?! Si është e mundur që nuk është gjendur një grek i vetëm apo një serb i vetëm që të ketë sakrifikuar edhe gjënë më të vogël për vendin tonë në një kohë kur kemi aq e aq shqiptarë që janë gati të marrin urdhër në dorë për të djegur, për të vrarë e për të pjekur

vendin dhe vëllezërit e tyre për të mirë të Greqisë apo të Serbisë? Këto janë pyetje asgjësuese dhe dëshpëruese për autorin. Kujtimet e tij janë një tërësi gjykimesh të ashpra e të pamëshirshme për ngjarje dhe protagonistë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore, të bëra nga një karakter me temperament të zjarrtë”përfundon historiani Pëllumb Xhufi. Po kaq të rrepta i konsideron të vërtetat e këtij protagonisti të të tria periudhave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë: Mbretërinë e Zogut, Luftën Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, edhe studiuesi Shaban Sinani. “Përpara gjyqit të historisë”, është një libër i rreptë, ashtu siç është çdo gjyq, aq më tepër kur ai vjen me vështrimin drejt së ardhmes. Për fat të mirë autori Staravecka e mbylli këtë shërbim të fundit në vitin 1966, sepse ndryshe mundësitë e paragjykimeve mund të kishin qenë shumë të mëdha. Është dhe një libër i pamëshirshëm, sepse autori i tillë është para vetes dhe të tjerëve. Ky është një libër që implikon rëndë protagonistët e 3 periudhave të historisë Shqipërisë; asaj mbretënore, antifashizmit dhe komunizmit”. Nga Amerika për t’u ndjerë për herë të parë krenar si i biri i Xehlal Staraveckës, kishte ardhur në këtë promovim dhe i biri Naim Staravecka. Kur babai u largua në mërgim, ai mbeti në Shqipëri me nënën. Ishte vetëm 1 vjeç kur provoi internimin dhe më pas burgjet e komunizmit, duke ia zbehur krenarinë e të qenit djali i Xhelal Staraveckës. “Ndoshta kjo është hera e parë që ndihem krenar që jam djali i Xhelal Staraveckës. Historia komuniste e gjykoi figurën e babait tim në mënyrë të padrejtë e sot po nxirret në pah nderi i tij, i familjes. Libri përmban kujtimet e babait tim me një vërtetësi që rrallë herë e gjen. Historia ka shkruar jashtëzakonisht keq, jo vetëm për Xhelalin, por dhe për shumë figura dhe ajo duhet rishkruar ashtu siç ka qenë.”- thotë Naim Staravecka, djali që kurrë nuk e njohu babanë e tij Xhelal Staravecka. Aida Tuci


EEenjte, enjte, 13 qershor 12 5 prill 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

05 19

Komedia e shkruar nga Ruzhdi Pulaha ka në qendër marrëdhëniet e dy popujve, siç është Shqipëria dhe Greqia. “Fqinjët” do të shfaqet të enjten dhe të premten në Teatrin e Komedisë

Ruzhdi Pulaha:

“Fqinjët” është e zhveshur nga çdo lloj prirjeje politike

Nga promovimi i librit "Përpara gjyqit" i Xhelal Staraveckës

“Përpara gjyqit të historisë”, është një libër tronditës, i shkruar pa mëshirë ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se duket gati heretike që pikërisht në këtë 100-vjetor të Pavarësisë shqiptarët të ballafaqohen me të keqen e tyre

“Fqinjët” një tragji-komedi e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, që risjell në vëmendje të publikut marrëdhëniet e dy popujve, siç është Shqipëria dhe Greqia, do të shfaqet të enjten dhe të premten në Teatrin e Komedisë, pas suksesit që pati në sallën e madhe të Akademisë së Arteve. Skenaristi Ruzhdi Pulaha për herë të parë u ndodh para gazetarëve për të folur për komedinë e tij. Ngjarjet janë vendosur në veri të Greqisë, në fillim të viteve ‘90, ku mijëra shqiptarë iu drejtuan vendeve fqinje për një jetë më të mirë. Një familje emigrantësh shqiptarë ndeshen me paragjykimet e personave të cilët i kanë punësuar. Regjisori Alfred Trebicka, përmes 11 aktorëve i ka ndarë personazhet në shqiptarë dhe grekë. Regjisori Alfred Trebicka ka projektuar që pas shfaqjeve në Tiranë komedia “fqinjët” të nisë një tur shfaqjesh në Shqipëri dhe Greqi. “Komedia ‘Fqinjët’, pasi ka dhënë premierën në sallën e Akademisë së Arteve, do të zhvendoset në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Si staf kemi planifikuar që shfaqjen ta japin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Korçë, Elbasan, Vlorë, Fier, Kavajë etj. dhe sigurisht që pikësynimi ynë është që ky projekt të vazhdojë jetën e vet në Tiranë, por destinacioni është dhe Athina dhe Selaniku, duke qenë se konteksti i veprës është dhe për fqinjësinë midis dy popujve”- tha regjisori Trebicka. Në tavolinën e vendosur në sallën e Teatrit të Komedisë dramaturgu Ruzhdi Pulaha ishte ulur përballë gazetarëve si rrallë herë ka ndodhur në karrierën e tij, sidomos pas ’90-ës. Diskutimi mbi dramën shqipe nuk mund të anashkalohej në këtë rast. “Kam 3-4 vjet, sidomos në Tiranë, që nuk kam patur shfaq je. Është një periudhë e gjatë, sepse nuk është e lehtë sot të realizosh premiera të dramës shqipe. Ky është një problem që diskutohet shumë. Për këtë projekt ne të gjithë së bashku jemi munduar të sjellim një shfaq je sa më popullore, sa më njerëzore, pa shumë sofistikime. Fqinjësia midis dy popujve në këtë vepër përqaset me fqinjësinë që ngjizet në pallatet tona, në marrëdhëniet e përditshmet me të mirat dhe të këqijat, me konfliktet, mosmarrëveshjet, me atë mesazhin universal për më shumë tolerancë, dashuri mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Pothuajse nuk ka familje shqiptare të mos ketë njeri në emigracion,

e në këtë kontekst spektatori do ta gjejë vetveten dhe të afërmit e vet në shfaqje dhe do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me realitetin dhe jetën e përditshme. Sepse ndodh që ne jetojmë jetën, por jo gjithmonë dimë ta interpretojmë dhe e kuptojmë më mirë atë kur na e tregojnë të tjerët, si në këtë rast teatri”- tha dramaturgu Ruzhdi Pulaha. Sipas tij, shfaqja është e zhveshur nga çdo lloj prirjeje politike, sepse në mendimet e tij kur ka shkruar dramën kanë qenë njerëzit e thjeshtë. ”Historia ka treguar se jeta është tragjikomike, edhe bashkëjetesa ka treguar se aspiratat e popullit kanë dalë mbi ato politike”. Por dramaturgu flet dhe për projektet e tij. Ndërkohë, sapo ka filluar bashkëpunimin me Teatrin e Metropolit, për të sjellë në skenë një dramë të shkruar prej tij dhe shumë shpejt shpreson që dyert t’ia hapë edhe Teatri Kombëtar, me një komedi. Me sa duket në këtë 100-vjetor diskutimi mbi dramën shqipe nuk do të jetë ai i mungesës, por cilësisë së saj. Të paktën kështu është premtuar dhe kështu shpresojnë dramaturgët shqiptarë. “Fqinjët” do të shfaqet në sallën e Teatrit të Komedisë, të enjten dhe të premten në orën 20.00 dhe do të rikthehet të dielën sërish në sallën e madhe të Akademisë së Arteve.

Arkivi i filmit

Agim Shuke, artisti viktimë e krimit, kujtohet në 70-vjetorin e lindjes Në kinemanë e Arkivit të Filmit është përkujtuar Artisti i Merituar Agim Shuke në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së tij dhe 20 viteve të ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike dhe të parakohshme. Agim Shuke përbën një rast të rrallë në botën e artit, kur një artist bie viktimë e krimit, e një dore që edhe sot e kësaj dite nuk është zbuluar. Ai është artisti që do të kujtohet brez pas brezi për rolet e tij të spikatura në kinematografi. Drejtoresha e Arkivit të Filmit, Elvira Diamanti, kujton bashkëpuni-

min me të në komedinë “Shi në plazh”. Agim Shuke u lind më 8 prill 1942 në Kuçovë, në një familje të thjeshtë punëtore. Babai i Agimit ishte i lidhur me kinemanë e Kuçovës, ku deri sa vdiq (në moshën 50-vjeçare), punoi aty si teknik. Ndoshta kjo punë e babait e lidhi Agimin me kinemanë dhe filmin njëkohësisht, të cilën e ushqeu si ëndërr që në fëmijëri dhe e realizoi më vonë për t’iu përkushtuar atij përfundimisht. Ne karrierën e tij artistike i ka dhënë jetë një numri të madh rolesh.

“Kam 3-4 vjet, sidomos në Tiranë, që nuk kam patur shfaqje. Është një periudhë e gjatë, sepse nuk është e lehtë sot të realizosh premiera të dramës shqipe. Ky është një problem që diskutohet shumë"


20

MAPO

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

sport

Renditja e FIFA-s

Kuqezinjtë rrëshqasin në vendin e 84-ët Thuajse një vit më parë, Shqipëria e drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe, arriti rekordin historik të saj në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke kapur vendin e 50-të, por që prej asaj kohe kuqezinjtë kanë njohur vetëm rënie. Kështu, Shqipëria ka humbur

katër vende në renditjen e FIFA-s për muajin e mars. Nga pozicioni i 80-të i mëparshëm, kombëtarja kuqezi klasifikohet e 84-ta, duke pësuar sërish rënie në renditjen e përgjithshme të qeverisë botërore të futbollit. Ndërkohë, vendi i parë vazhdon të

mbahet nga kampionia e Botës dhe Europës, Spanja, e cila ndiqet nga Gjermania e vendit të dytë. I treti klasifikohet Uruguai, ndërsa pesëshja e parë e renditjes plotësohet me Holandën dhe Portugalinë. Vetëm në vendin e gjashtë renditet Brazili.

Mahnit Romela! E dyta në Europë, ar në shkëputje Peshëngritësja shqiptare ka siguruar medaljen e argjendtë në dygarësh dhe medaljen e arit në shkëputje. Gjyqtarët i mohuan medaje në shtytje, që do ta ngjiste në majë të kampionatit! Jeton Selimi

Fantastike Romela! Peshëngritësja nga Tirana ka bërë një paraqitje të mrekullueshme dje në Antalia të Turqisë, teksa ka mundur të arrijë medaljen e arit në stilin e saj të preferuar, atë të shkëputjes, si dhe medaljen e argjendtë në dygarësh. 102 kg në shkëputje dhe 113 në shtytje, kanë bërë që shqiptarja 26-vjeçare të arrijë vendin e dytë në dygarësh, që i jep medaljen e argjendtë. Por ka edhe prapaskena: protestat e stafit të Gjermanisë bënë që gjyqtarët ta quanin të pavlefshme provën në 116 kg në shtytje, që do t’i jepte peshëngritëses sonë medalje edhe në shtytje, por edhe arin në dygarësh! Kanë qenë emocione të mëdha, aq të mëdha sa kanë bërë që vetë Romela të shpërthejë në lot, duke mos mundur dot t’i mbante emocionet e gëzimit dhe të hidhërimit për atë që i mohuan. 26-vjeçarja ka bërë dje një paraqitje të shkëlqyer, madhështore, me të cilën ka lënë në harresë zhgënjimet e konkurrentëve të tjerë në ditët e mëparshme. Në pedanë, Begaj është thjesht e paaritshme. Sidomos në shkëputje, aty ku ajo ndjehet më e fortë. E nis ganë me 93 kilogranë dhe e kalon lehtë. Stafi e rrit menjëherë në 98 kilogramë në tentativën e dytë, të njëjtën ngarkesë që ka edhe Bojanka Kostova nga Azerbajxhani. E kalon me sukses dhe këtë peshë, por humbet vendin e

U stërvit nga Luan Shabani Por suksesi i Romelës nuk është rastësor. Shqiptarja është stërvitur gjatë dy muajve të fundit në Greqi dhe trajner i saj ka qenë as më pak e as më shumë, por Luan Shabani, një emër mjaft i njohur sportit shqiptar, por që sukseset e të cilit i shijoi Greqia. Sidoqoftë, duket fare qartë që nën një sistem rigoroz pune dhe stëvitje në kushte profesioniste, Romela arriti një sukses mbresëlënës. Ndaj, kjo gjë nuk duhet të bjerë më në vesh të shurdhër, por instancat shtetërore duhet të lëvizin dhe të bëjnë maksimumin për t’u krijuar kushte sa më komode dhe t’u përmbushin sportistëve elitarë kërkesat e tyre financiare, që Shqipëria të vijojë të korrë medalje.

parë për shkak të peshës trupore më të rëndë sesa azerja. Ndaj, Romela e çon shtangën në peshën e 102 kilogramëve, aq sa është rezultati i saj më i mirë, duke bërë që Shqipëria të sigurojë një medalje ari në këtë Kampionat Europian. Por në shtytje do të ndodhin edhe çudirat. Romela Begaj do të jetë autore e një tjetër performance mahnitëse. Sportistja do të vendosë në vështirësi gjyqtarinë, e cila, mesa duket, ka anuar dhe ka mbajtur anën e më “të fortëve”, stafit të Gjermanisë, që kanë kundërshtuar një provë të Begajt. Kjo ndodh pasi Romela e nisi garën me 113 kilogramë, duke e kaluar me sukses,. Në provën e dytë Romela Begaj, provoi 116 kilogram, të cilin arriti ta ngrejë lartë por protesta e ekipit gjerman, sipas të cilëve shqiptarja peshoi shtangën në momentin që po e mbante mbi shpatull, bëri që gjyqtarët ta quajnë të parregullt provën e saj duke i

hequr mundësinë të hynte në zonën e medaljes dhe në stilin e shtytjes. Në provën e tretë, 26-vjecarja provoi 118 kilogram por tensioni i akumuluar bëri që të mos e kalojë dot shtangën lartë duke shpërthyer në lot, për një titull evropian të munguar në dygarësh. Megjithatë Romela Begaj është nënkampione e Europës në dygarësh dhe kampione e Europës në shkëputje.

Të mërzitur me situatën, tifozët e Vllaznisë protestë para Bashkisë Ultrasit kuqeblu nuk po e kapërdijnë dot gjendjen ku është futur skuadra e tyre e zemrës, ndaj kanë organizuar të premten një tubim në shenjë proteste para Bashkisë së Shkodrës Në fillim të sezonit tifozëria shkodrane ishte buzagaz. Kishte arsye përse ta bënte, ndonëse vijonte të ishte e dyzuar në lidhje me largimin e presidentit Valter Fushaj. Bashkia garantoi pagat, lojtarët ishin të kënaqur dhe në stol ishte Mirel Josa, një trajner që tifozëria e ka mjaft përzemër. Megjithatë, pas 6 javësh drejtim, ish-trajneri i Tiranës u

shkarkua për rezultate të dobëta dhe skuadrën e udhëhoqi Plori deri në emërimin e Rudi Vatës. Tifozët nuk u treguan aspak skeptikë, duke qenë se e cilësonin Rudin njërin prej tyre, por kur nën drejtimin e Vatës filluan çarjet e para, të gjithë dyshuan për diçka. Tifozët filluan ta

braktisnin skuadrën pak nga pak dhe kjo situatë ka bërë që ata të mos durojnë më. Shoqata e tifozëve të Vllaznisë ka njoftuar se do të bëjë ditën e premte një protestë përpara Bashkisë së Shkodrës në lidhje me problematikën e klubit. Për ta është e papranueshme që Vllaznia ka ndërruar tre trajnerë dhe nuk ka arritur asnjë rezultat. Për ta është e papranueshme që Rudi Vata u largua në atë mënyrë nga drejtimi dhe, ajo që djeg më shumë, është bërja publike e një sërë akuzash reciproke që tregojnë se te Vllaznia gjërat nuk po bëhen në rrugën e duhur. Andaj, tifozët e Vllaznisë kanë deklaruar se nuk kanë aspak ndërmend që ta tolerojnë më këtë situatë, e cila e ka shndërruar klubin e lavdishëm në një skuadër thuajse qesharake në këtë edicion.

Vendimet

Disiplina “gozhdon” Tushen dhe Bejzaden Tirana dhe Luftëtari, një javë në ekzil Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka shqyrtuar ditën e djeshme një sërë çështjesh, ku padyshim bie në sy pezullimi afatgjatë i lojtarit të Tiranës, Gerard Tushes, dhe i drejtuesit të Kamzës, Skerdi Bejzade, që janë ndëshkuar me 6 dhe 9 javë pezullim, pa harruar edhe gjobën e majme prej 1 milionë lekësh të vjetra. Por, janë ndëshkuar edhe skuadra e Kastriotit, Tiranës dhe ajo e Luftëtarit për të njëjtin motiv, hedhjen e sendeve në fushën e lojës. 1. KF “Tirana“, për hedhje të mjeteve ndezëse në fushën e lojës si dhe ofendime të vazhdueshme të tifozëve të saj, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë, bazuar në nenin 66.3/a të KDS. 2. Lojtari i KF “Tirana“, Gerard Tushe, për pështyrje ndaj kundërshtarit dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë në bazë të neneve 48.1/f dhe 48.1/3 të KDS . 3. KF “Kastrioti“ për hedhje të sendeve të forta dhe mjeteve ndezëse në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë, bazuar

në nenin 66.3/a të KDS. 4. Zyrtari i KF “Kamza“, Skerdi Bejzade, për ofendim dhe goditje të lojtarit kundërshtar dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë, bazuar në nenet 48.2/b dhe 48.3 të KDS. 5. Lojtari i KF “Kamza“, Gentian Manuka, dhe lojtari i KF “Dinamo“, Ervis Kaja, për sjellje jo sportive ndaj lojtarëve kundërshtarë dënohen secili me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë, bazuar në nenet 48.1/d dhe 48.3 të KDS. 6. Lojtari i KF “Kamza“, Mario Bytyçi, për ofendim dhe kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë, bazuar në nenin 56.1/a të KDS. 7. Trajneri i KF “Bylis“, Naxhi Shensoi, për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe 100.000 lekë gjobë, bazuar në nenin 56.1/a të KDS. 8. KF “Luftëtari“, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë, bazuar në nenin 66.3/a të KDS.


sport

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

Rekordi

21

MAPO

Mesi, i pari që shënon 28 gola në shtëpi

La Liga

Të martën Osasuna – Espanjol Real Sociedad – Real Betis Barcelona – Getafe Të mërkurën Granda – Atletik Bilbao Sporting Gijon – Levante Valencia – Rajo Valekano Atletiko Madrid – Real Madrid Të enjten Vilareal – Malaga Rajsing Satander – Majorka Sevilja – Real Saragoza

2-0 1-1 4-0 2-2 3-2 4-1 1-4 20:00 21:00 22:00

Lionel Mesi bëhet lojtari i parë në historinë e La Liga-s, që shënon 28 gola në shtëpi brenda një sezoni. Argjentinasi ka qenë në formë sublime në fushatën 2011-2012, ndërsa theu edhe një rekord tjetër, pasi shënoi gol në fitoren e Blaugrana-ve ndaj Getafes. Ky lloj “procesverbali” mbahej më parë nga ish-lojtari i

Bilbaos, Telmo Zarra, dhe ish-ylli i Atletiko Madridit, Baltazar, që të dy me 27 gola në shtëpi, brenda një edicioni, në 1950-1951 dhe 19881989, respektivisht. Sulmuesi portugez i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, i cili vendosi një rekord të ri “Pichichi” gjatë sezonit të kaluar me 40 gola në një sezon, arriti

të shënojë 26 herë në “Santiago Bernabeu” në 2010-2011. 24-vjeçari Lionel Mesi ka grumbulluar 39 gola në 31 paraqitjet e tij të këtij sezon në La Liga dhe ka nevojë edhe për një “rrjetë” të vetme që të barazojë rekordin e Kristiano Ronaldos, prej 40 golash, në një fushatë të vetme në kampionatin spanjoll.

Del Piero merr për dore “Zonjën”! Juvja ngjitet sërish në vend të parë 34

Ndeshje e vuajtur për bardhezinjtë, që dominojnë gjerë e gjatë, por ndëshkohen nga e vetmja gjuajtje në portë e Lacios. Kapiteni ekzekuton mrekullisht një goditje dënimi dhe Juventusi ngjitet sërish +1 Jeton Selimi

Lacio ishte njëri prej stacioneve më të vështira në hekurudhën drejt titullit kampion për Juventusin dhe bardhezinjtë ia dalin mbanë të marrin një trepikësh, ndonëse me vështirësi. Kjo sepse skuadra e Lorik Canës u mbrojt gjatë gjithë 90 minutave, por ka qenë portieri Marketi, në një mbrëmje të madhe, ai që e ka shpëtuar skuadrën e Rejës nga një humbje tenistike. Bardhezinjtë e nisin mirë, marrin menjëherë kontrollin e topit dhe zaptojnë fushën, duke e detyruar Lacion të tërhiqet. Rastet për gol janë pa fund. Provojnë të gjithë, nga Vidal te Pirlo, nga Vuçiniç te Kuajliarela e Pepe. Por goli nuk do vonojë shumë. Pirlo do të sajojë një tjetër asist-mrekulli për Simone Pepen, dhe mesfushori bardhezi do të shënojë një gol të shkëlqyer. Kontroll me gjoks dhe rrafeshatë në krahun e kundër të lëvizjes së Marketit. “Juventus stadium” shpërthen dhe pret golin e dytë, por ata që shënojnë janë miqtë. Në minutën e 44-ët, Mauri do të godasë saktë me kokë në qendër të zonës së rreptësisë, duke e dërguar topin në këndin e kundër të Bufon.

Serie A

Të martën Kievo – Milan Të mërkurën Roma – Udineze Katania – Leçe Fiorentina – Palermo Xhenoa – Çezena Inter – Siena Juventus – Lacio Napoli – Atalanta Parma – Novara Të enjten Bolonja – Kajliari

0-1 3-1 1-2 0-0 1-1 2-1 2-1 1-3 2-0 20:45

1-1 dhe nuk ka kohë për Juven që të reagojë, sepse mbaron pjesa e parë. Pjesa e dytë do të jetë një fotokopje e së parës. Marketi vijon të mohojë golat e juventinëve, ndërsa me kalimin e minutave shtohet edhe presioni. Por kur ka situate të pazgjidhshme, dhen akttivizuar legjendat. Konte fut në fushë Del Pieron dhe kapiteni shpërblen menjëherë besimin e dhënë. Goditje dënimi e ekzekutuar për mrekulli nga kapiteni bardhezi dhe topi prehet në rrjetë. 2-1 dhe Juventusi siguron një tre pikësh të çmuar, i cili e ngjit sërish në krye të Serie A me një pikë më shumë sesa Milani. Alegri: Edhe ne jemi heronj, jo vetëm Juvja

Masimiliano Alegri është më i gjallë se kurrë, edhe pse ekipi i tij ka lëshuar jo pak në javët e fundit dhe të gjithë presin fitoren finale të Juventusit. Por, trajneri i Milanit akoma nuk është dorëzuar. Madje, beson tek titulli kampion më shumë se kurrë, ndonëse nuk harron të bëjë batuta për rivalët bardhezi. “Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe me Kievon, përkundrazi ishte një sfidë shumë e shëmtuar. Megjithatë, e rëndësishme është që skuadra vuri

Merkato Barça, 50 milionë për Gareth Bejl

Fenerbahçe do të synojë Krasiçin

Gareth Bejl futbollisti nga Uellsi, i cili aktualisht aktivizohet me Totenhamin edhe pse është një ndër emrat më të lakmuar nga klubet e mëdha italiane sezonin e ardhshëm mund ta shohim të zbresë në një nga fushat spanjolle. Në listën e të interesuarve për të janë edhe katalanasit e Barcelonës, që për të lënë jashtë loje Real Madridin dhe ekipet italiane, janë të gatshëm që gjatë merkatos së verës të shpenzojnë plot 50 milionë euro për të përfituar shërbimet e Bejl. Nëse oferta e Barcelonës do të bëhet zyrtare, për “Spurs-at” do të jetë e vështirë që ta mbajnë ende pranë tyre futbollistin e ri.

Zërat kanë bërë jehonë në Torino, pasi sipas shtypit turk, ekipi i Fenerbahçes, dëshiron shërbimet e Milos Krasiç dhe është gati të derdhë në arkat e klubit 11 milion euro për të bërë të mundur transferimin e mesfushorit serb në Turqi. Krasiç është një ndër të paktët lojtarë, të cilët bënë mirë me Juventusin gjatë sezonit 2010-2011, dhe pritej që pas mbërritjes së Antonio Kontes te bardhezinjtë, futbollisti serb do të konfirmohej si titullar, por për shkak të ndryshimit të modulit të ekipit, ish-ylli i CSKA së Moskës duket se nuk hyn në planet e trajnerit të “Zonjës së Vjetër”.

Van Persi refuzon milionat e Sitit

Milani kërkon talentin e ri të Udinezes

Me shumë probabilitet Robin Van Persi do të qëndrojë tek Arsenali edhe vitin e ardhshëm. Lajmin e publikon e përditshmja ‘Times’, që në një nga shkrimet e saj zbulon se futbollisti ka refuzuar ofertën prej 10 milionë sterlinash që Mançester Siti i ka ofruar, duke preferuar që të qëndrojë në shërbimet e Venger.

Vijon rekrutimi tek kuqezinjtë e Milanit nga sektori i të rinjve. Siç zbulon dhe konfirmon MilanNews.it, kuqezinjtë kanë piketuar Leonardo Marson lojtarin e ri nga komuna e Gonars e që aktivizohet tek Udine. Marson ka lindur në vitin 1998 dhe është protagonisti absolut i turneut rajonal të moshave që përfundoi disa ditë më parë.

zemrën në fushë dhe kthehemi në shtëpi me tri pikë shumë të rëndësishme. Nuk ishte aspak e lehtë të fitoje në Verona, sepse përveç kundërshtarit problemet në formacionin tonë tashmë i dimë të gjithë, – shpjegon Alegri, i cili nis kundërsulmin e tij ndaj medias dhe Juventusit. – Mediatikisht, të gjithë ju,

kishit mprehur lapsin mirë për të na bombarduar. Me pak fjalë, kishin bërë gati funeralin tonë, por siç e shikoni u kthyem shpejt nga bota e të vdekurve dhe tashmë ndihemi më të gjallë se kurrë. Madje, tani e në vazhdim do të kemi të gjithë stimujt e duhur për të bërë një fundsezoni fantastik, në të cilin keni për të parë një

Milan mbase jo të bukur, por të pagabueshëm, siç bëmë me Kievon. Ajo për të cilën më vjen më tepër inat, shpeshherë edhe më acaron pa masë, është fakti që media vlerëson gjithmonë sezonin fantastik që ka bërë Juventusi, ndërkohë që gjithçka e jona nuk konsiderohet aspak heroike”, përfundoi trajneri i Milanit.

Dortmundi mposht Bajernin, me një dorë te titulli kampion Kampionët në fuqi kanë triumfuar 1-0 në “Signal Iduna Park” dhe shkojnë në +6 Mbaroi! Katër javë nga përfundimi titulli duket se vendos të marrë drejtimin e “Signal Iduna Park”, aty ku Borusia e Dortmundit mundi 1-0 Bajernin duke zgjatur njërën dorë te titulli kampion. 90 minutat e supersfidës së Bundesligës, i pati të gjitha, duke nisur nga rastet e panumërta, e deri te 11-metërshi i humbur i Arjen Roben, që nuk i lejoi bavarezëve të barazonin shifrat në 1-1, 4 minuta nga përfundimi. Borusia, e cila nuk e kishte ende të gatshëm Mario Gotzes, triumfoi falë një goli të realizuar nga Robert Levandovski në minutën e 77-të, që konkretizoi një superioritet të lehtë të verdhezinjve ndaj një Bajerni që u përpoq të jepte gjithcka në fushë por që në fund doli pa pikë nga kjo përballje ashtu sic kishte ndodhur dhe në tre sfidat e fun-

dit. Goli i Levandovsklit për më tepër i dha start një serie rastesh pa fund mes të dyja skuadrave, ku fillimisht Roben humbi një 11-metërsh, që u pasua nga një seri rastesh të shpërdoruara nga kolegët e tij dhe më pas verdhezinjtë goditën dhe shtyllën. Gjithsesi vërshëllima e fundit finalizoi suksesin e Dortmundit dhe ndoshta dhe fundin e kampionatit që dhe këtë vit mesa duket do të jetë i verdhezinjve të Klop.

Bundesliga Të martën Augsburg – Shtutgart

1-3

Herta Berlin – Freiburg

1-2

Mainc – Këln

4-0

Verder Bremen – M’Gladbah

2-2

Të mërkurën Leverkusen – K’Lautern

3-1

Dortmund – Bajern

1-0

Hanover – Volfsburg

2-0

Hofenheim – Hamburg

4-0

Nurenberg – Shalke

4-1


22

MAPO

E enjte 12 prill 2012 www.mapo.al

Është 92 vjeç, i dalin dhëmbë të rinj Një bullgari 92-vjeçar nga qyteti Nedelino i kanë dalë katër dhëmbë të rinj. Plaku vital, Kanco Vidinski, u ka thënë gazetarëve se kishte pasur dhimbje rreth dhëmbëve, por kishte menduar se ishte nga pleqëria. Ndërkaq, pas një jave i janë shfaqur dhëmbët e rinj. Vidinski është i vejë dhe jeton vet. Ka katër fëmijë, ndërsa gjatë jetës ka punuar si polic

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

13

Bixhozi është “profesioni” i tretë më fitimprurës në Itali, ku afër një milion njerëz janë të varur nga ky ves - thuhet në një hulumtim të shoqatës antimafia, Libera. “Sipas vlerësimeve tona, bixhozi në Itali ka fitimin më të madh në Europë, ku ligjërisht arrin më shumë se 76 milionë euro në vit, plus dhjetë miliardë euro ilegalisht”, ka thënë nënkryetari i shoqatës, Marselo Cosi. Sipas Libera, mesatarisht çdo italian shpenzon rreth 1 260 euro në vit duke luajtur letra, në aparate kumari, video-poker apo bingo. Bastet përmes internetit po zhvillohen shumë shpejt, ndërsa ‘bixhozxhinjtë online’, vetëm në vitin 2011 kanë shpenzuar 1.5 miliardë euro (që është trefish më shumë se në vitin 2010). Libera llogarit se gati një milion italianë janë seriozisht të varur nga lojërat e fatit dhe ata mund të shërohen vetëm nga specialistët.

31

25

26

Planetët do i bëjnë ata që janë në çift më romantikë dhe më besnikë. Me shumë gjasa do kaloni një ditë mjaft të qetë dhe të bukur. Beqarët duhet të përgatiten për një ditë të favorshme në sektorin e ndjenjave.

Pas një kohe të gjatë të mbushur me çmenduri në dashuri, sot do fillojë periudha e ndërtimit të një lidhjeje të fortë dhe afatgjatë. Gjithçka do të ndryshojë pozitivisht. Nëse jeni vetëm do keni mundësi pa fund për të takuar personin e përshtatshëm.

Edhe pse nuk do ketë ndonjë surprizë të madhe sot në sektorin e ndjenjave, gjithçka do jetë në ekuilibër. Çiftet do jetojnë në një atmosferë të ngrohtë dhe pa probleme, ndërsa ata që janë vetëm do reflektojnë për të ardhmen e tyre

38

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Përfitoni sa më shumë gjatë kësaj dite sepse planetët do ju krijojnë atmosferën e duhur për të dashuruar ashtu si doni. Edhe për beqarët dita do jetë më e lehtë dhe më e bukur përsa i përket dashurisë. Do takojnë persona interesantë.

Me mbështetjen e Marsit ju që jeni në çift do mund të përmirësoni marrëdhënien me partnerin tuaj. Edhe ai do tregohet më tolerant ndaj jush. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm dhe gjërat do fillojnë të ndryshojnë pozitivisht

Gjithçka që prisnit në planin sentimental do j u r e a l i zo h e t g j a t ë kësaj dite. Duke qenë se do jeni më të qetë si ju ashtu edhe partneri, mundohuni të flisni edhe për disa tema delikate. Beqarët do kenë sukses në dashuri.

Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë. Për gjërat më të vogla mund të lindin debate të cilat do jetë e vështirë të qetësohen menjëherë. Kujdes! Beqarët do kenë takime por duhettëjenimëtëfshehtë dhe mos ua tregoni të gjithëveatëqëpojundodh.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Neptuni do jetë i pozicionuar mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do përjetoni momente të paharrueshme nën praninë e njëri-tjetrit. Shprehini dëshirat dhe gjithçka do mundt’ju realizohet. Beqarët do jenë sharmantë dhe shumë joshës.

Ju që jeni në çift duhet të përgatiteni për t’ia kaluar sa më mirë. Gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe nuk do keni asnjë konflikt. Jeta sentimentale e beqarëve do influencohet nga Venusi. Ka shumë mundësi që të gjeni personin e duhur sot.

Yjet do ju japin mundësinë çifteve të dalin nga rutina e zakonshme dhe të shtojnë dozat e imagjinatës. Partneri do ju mbushë me puthje dhe me fjalë të ëmbla. Për beqarët do jetë një ditë e mirë në planin sentimental.

Ka mundësi që komunikimi me partnerin të mos jete ashtusipritej,porgjithsesi nuk do ketë probleme përtëcilattëshqetësoheni. Beqarët duke u marrë shumë me punë apo me diçka tjetër nuk do i kushtojnë rëndësinë e duhur jetës sentimentale.

23

30 34

39

35

40

43

44

48

35

41

45

49

46

50

Koha e fillimit ____:____

51

53

Koha e mbarimit ____:____

54

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Fjalë të bukura e të zbrazëta që kanë për qëllim të mbulojnë e të shtrembërojnë të vërtetën. 8. Qytet i vendit tonë. 13. Pjesa e majtë, ose e djathtë e diçkaje. 14. Skuadër futbolli italiane. 16. Lushnja në makina. 17. Ai që tradhëton e kalon në anën e armikut. 18. Ushtria Qipriote. 20. Fushë a shesh i madh me bar. 22. Televizion shqiptar. 24. pasuri, ose... 28. I ka baza në mes. 29. Bën veprimet si të një tjetri. 31. Pistoletë kineze. 32. Mosha në Itali. 33. Bue Shpata i historisë shqiptare. 34. Njësia e matjes së rezistencës elektrike. 35. Pak motive. 36. Banor i hershëm në trojet tona. 38. Këngëtar i njohur italian. 40. Skuadër Speciale. 41. Vrull. 42. Përemër dëftor. 43. Alumini në kimi. 44. I vetëm në llojin e vet. 46. Filmi i parë shqiptar. 47. Baba. 48. Parukier për meshkuj. 50. Planet i sistemit tonë diellor. 52. Luarasi, aktore e njohur e kinemasë shqiptare. 53. Pjesëz mohuese. 54. Fëmijë i vogël në dialekt.

1. Teoria e të mësuarit në shkollë. 2. Nënprodukt i naftës. 3. Nënë në dialekt. 4. Ai që merr përsipër të përgjigjet për aftësinë, a për sjelljen e dikujt tjetër. 5. Liqeni në Pogradec. 6. Gagarin, njeriu i parë që doli në hapësirë. 7. Instituti Veterinar. 8. Erë e vrullshme dhe e shpejtë, që shoqërohet me shi. 9. Del kur nuk arrin ta godasësh topin. 10. Institut Suedez. 11. Pacino i kinemasë. 12. Qytet në Maqedoni. 15. Arratisje nga burgu. 19. Kushtet atmosferike në një vend. 21. Lëndë djegëse. 22. Kardashian e kinemasë. 23. Fjalë që tingëllon njësoj me një tjetër, por nga kuptimi ndryshon prej saj. 25. Këpucë sportive. 26. Gjimnastikë që shoqërohet me muzikë. 27. Enë gjaku. 30. Pjesëz mohuese. 33. Guna pa të forta. 37. Industria tekstile. 39. Parietti e kinemasë italiane. 40. Pjesë e shkurtër me përmbajtje komike. 41. Rreth i vendit tonë. 45. Kivi në mes. 46. Mish pa kocka. 49. Ent Special. 51. Ndërmarrje Italiane.

Sudoku | nivel mesatar 2 5

6

6 4 1

5 4 7

1

8 5

2

3 LUANI (23/VII-22/VIII)

29

33

37

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

19 22

28

52

Mërkuri do të favorizojë dialogun në çift gjatë gjithë kësaj dite. Për më tepër ai do të inkurajojë ata që kanë pasur debate të tregohen të sinqertë. Beqarët për një herë të vetme do ta mundin turpin në dashuri. Mos kini frikë të tentoni.

11 16

21

32

47

GAFORRE (21/VI-22/VII)

10

15

27

42

BINJAKET (21/V-20/VI)

9

18

36

DEMI (21/IV-20/V)

8

14

20 24

DASHI (20/III-20/IV)

7

17

Afër një milion italianë të varur nga bixhozi

Horoskopi i ditës

6

7

7

4

3 7

6

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

8 3 7

8 9 2 9

8 2

9

2 9

9 6

3

6

9 3 6

2

7

3

Koha e fillimit _____:____

1 4

1

Koha e mbarimit ____:____

4

Numërkryq

1

2

0

3

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 012, 220, 326, 456, 514, 535, 651, 734. Numra me 4 shifra: 1203, 1526, 2659, 4245, 4462, 5356, 6545, 9875.

Numra me 5 shifra:

02015, 10181, 25415, 28586, 31089,

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

H

Gjeni 10 ndryshimet

46284, 48515, 48565, 52102, 52876, 57485, 95885, 71212, 78755, 95621, 98784. Numra me 6 shifra: 051671, 145232, 145905, 147854, 232620, 452055, 462153, 521565, 562093, 589614, 595147, 654125, 755544, 822184, 923516, 985748.

E

O

R

B

R

E

R

E

A

L

M

U

S

A

O

R

E

N

O

E

Z

O

T

O

P

N

E

A

L

B

I

C

I

E I

D F

R

P

I

D

E

A

L I

Z

I

M

U

J

K

R

E

A

A

T

T

O

R

V

A

D

A

O

N

A

F A

H M

M

S

R

M

M O

H

E

M

E

R

D

O

G

A

N

L

E

T

R

D E

A R

M

3

2

6

5

1

4

5

8

9

5

2

1

5

4

7

2

8

8

8

8

8

4

7

5

4

1

5

2

6

3

2

0

1

2

0

2

02

0

3

3

3

3

6

9

5

6

5

7

8

4

5

4

1

5

2

5

6

3

2

5

1

4

5

3

2

6

5

9

8

7

4

8

4

1

0

3

5

2

1

4

5

6

3

2

5

9

6

8

5

7 2

A

T

R

I

B

U

T

7

7

7

4

8

5

4

1

5

2

6

3

A

L

P

I

N

I

Z

E

M

5

4

5

1

5

8

9

9

9

6

5

2

6

U

A

K

A

Z

I

N

O

3

2

5

1

4

4

4

4

1

4

2

1

0

S

O

K

O

L

0

0

1

2

0

2

0

2

3

3

6

5

9

5

9

5

8

7

8

4

8

5

4

1

5

2

I

N

A

R

4

6

2

5

1

4

7

8

5

4

1

7

7

G J

A

R B

V

8

I M


retro 1941 SOT faqja e fundit profil&

E enjte, 12 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

23

12 prill

Bobby Moore

Robert Frederick Chelsea “Bobby” Moore, futbollist i famshëm anglez, u lind më 12 prill 1941. Ai ishte kapiten i skuadrës Wst Ham United për më shumë se 10 vjet dhe kapiten i kombëtares angleze që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966. Mbahet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve të futbollit botëror. Pele ka thënë për të se ai

ishte mbrojtësi më i mirë kundër të cilit kishte luajtur. Moore luajti 108 ndeshje gjithsej për kombëtaren angleze, e cila në kohën e tërheqjes së tij nga futbolli, në vitin 1973, përbënte një rekord kombëtar. Rekordi u thye më vonë nga portieri Peter Shilton me 125 ndeshje. Sa u takon lojtarëve, atyre iu desh të prisnin 28 marsin e vitit 2009 kur Da-

vid Beckham luajti ndeshjen e tij të 109-të. Megjithatë, ndryshe nga Beckham, Moore luajti çdo minutë të 108 ndeshjeve të tij. Moore u bë një ikonë kombëtare si pasojë e suksesit të Anglisë. Në fund të vitit 1966 ai mori çmimin BBC Sports Personality of the Year, i pari futbollist me këtë nder, dhe mbeti i vetmi për 24 vjet.

Fiona McIlwham

E bukura dhe e majta

Alfred Lela

Abdullahu ynë ç’bëhet? Faik Konica -vijon nga dje * * * Kish rënë fjala përmi Europë (Avropa), - kur, me një herë, Anadollakut i qeshi buza, e duke lënë çibukun, më pyeti me interest: “Bëzum Abdullah ne ollijor?” – Abdullahu ynë ç’bëhet? Mbeta një çast, i habitur. Ç’do të jetë ky Abdullah? Pa fjalë nonjë i njohur e që ndodhet n’ato vise ngaha vij. Po t’i rëfej se nukë di ç’ësht’ Abdullahu, do t’më marë për njeri të humbur... I u-përgjigja, pra: “Shumë mir’ është. Ju dërgon selam”. – “Falem nderies, tha Anadolloku i mierë, sa-do-mos i habitur. Po ay s’më njeh: si më dërgoj selam?” Eh dreq, rashë në grackë! po shpejt e mora veten, e: “Vërtet, i thashë, nuk ju njeh, po më tha që sa Turq të mirë të gjej udhës, t’u thom selam nga an’ e tija”. Në këto fjalë, u-kënaq shumë. Po mua s’më jipte dorë t’i zgjat fjalët përmi Abdullahun, zura pra të flas për të tiera. Lumtisht, erdhi edhe koha për t’ u-ndarë, e e lashë Anadollakun duke hipur në tren t’udhës-së-hekurtë. Në qerre ku hipa unë, hynë edhe dy veta tierë: Njëri, kryepolici i kufirit; tiatëri, mjeku, po këtë herë i veshur. Vejin gjer në Shkup. U-hap fjala me një herë, e kryepolici nukë më çuditi pakë duke nxierë një librë turqishte për të mësuar frëngjisht! Një njeri i policës turke të mësojë gjuhë të huaja! Dhe nuk dinte pakë fjalë. “Ne, më tha, kemi nevojë të mësojmë gjuhë të huaja, që të dimë se ç’thonë Avropada për ne”. Në këto e sipër, zuri të qeshë si një njeri të cilit i bie nër mentt një gjë për t’u-gëzuar, e më pyeti: “Bëzum Abdullah ne ollijor!” – Abdullahu ynë ç’bëhet? Me të vërtet dita nisi liksht për mua!... Ç’është ky Abdullah që s’më lë në paqe, i vërtetë mundim, e vërtetë persecution! Isha i shtrënguar të gjej një udhë për të shpëtuar nga Abdullahu. “Po ngaha e njihni Abdullahun?”, i thashë, - “E kush nuk e njeh Abdullahun t’onë? Ay ka bërë aqë punë të mbëdha”, m’u përgjigj kryepolici. Do me thënë, thashë me vete, Abdullahu unë s’ësht’ një mik i veçantë i këtyreve, po qënka një njeri botërar, homme public. Mirë “Vërtet, vërtet. Ka bërë, ka bërë. Po jo dhe punë aqë të çuditshme”. U-hoth polici; -“Ne demek! Abdullahu ynë i ktheu Inglizët me mijëra n’islamësi. Abdullahu ynë ësht’ njeri i math”. E, duk’ e lënë të flasë, menjtohesha: Do me thënë, Abdullahu ynë qënka një njeri që ka vajtur t’islamësojë Inglizët. Mirë. Po nga ç’vent është? Këtë të kuptojmë. “Ka kthyer e do të kthejë. Abdullahu ynë është njeri me mënt, thashë. Po do të kish bërë edhe më tepër punë sikur t’a dinte më mirë inglishten”. – “Po s’i s’e ditka? më tha polici. Abdullahu ynë është Ingliz. Si e dini, e si e di gjithë bota, ay u-bë musliman kur ish një-zet-e-pesë vjetsh”. E prisha punën pakë, e, kur përpiqesha t’a ndërtoj, qëndroj treni në çast, e hyri një mylazim në

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

kamare t’onë. Me të mësuar se vija nga Perëndimi: “Allah ashkëna, thirri duhe u-qasur, bëzum Abdullah ne ollijor?” Për dashuri të Perëndisë, Abdullahu ynë ç’bëhet? “Për atë flisjim, thashë. Evropa e tërë Abdullahun ka në gojë”. – Hamd ollsun, tha mylazimi. Inshallah e kthen Evropën e tërë”. – “Inshallah. Po kam frikë se mos vonojë sado-mos ajo dit’ e madhe”. – “S’vonon, thotë polici, s’vonon. Siz korkmainiz. Japar bëzum Abdullah”. – “Mutllak japar bëzum Abdullah”, tha mjeku. – “Uallaha japar bëzum Abdullah, tha mylazimi. Po në sa vjet, pas mëndies s’uaj?” më pyeti, pa pakë. “Në nj’a pesë-dhjetë vjet, Inglizët do të jenë të gjithë muhamedanë”, thash unë. “Ne demek? i’ a bëri polici. On sene-de japar bëzum Abdullah!...” D.m.th.: Në dhjetë vjet e mbaron atë punë Abdullahu ynë. “Në Shkup, më thotë mylazimi, mos harro, në u pjeksh me Ferikun, t’i zësh në gojë Abdullahun t’onë, se edhe atij shum’i k’ënda Abdullahu ynë”. Udhëtimi u-mbarua. Pashë Shkupin. Vajta në shumë vise të Shqipëris: e, kudo që gjeja një Anadollak, e para fjalë qe: “Bëzum Abdullah ne ollijor?”; aqë sa, më në funt, zunë të më tingëllojin në vesh nat’ e ditë ato fialë. Zura të shoh Abdullahun n’ëndër, herë nënë fytyrë të nonjë hoxhe që, me çallmë të gjelbër të lartë sa një minare, falej duke kënduar; herë, nënë fytyrë të nonjë shehu të hipur me një kalë të zi e të rethuar prej Arapësh me kama të zhveshura... U-bë nevojë, për shëndetin t’im të largohesha sa më shpejt nga një qark i tillë; punë q’ e bëra pa pritur. Mësova më tutje se “Abdullahu ynë” ish një Ingliz i Mançesterit i kthyer n’islamësi, e besonj të jet’ ay që, sot për sot, u bë “Sheh-Islam” i Inglizëve e për të cilin u-bë fjalë, më sipër, në këtë numër t’Albanies. Kur u ktheva, shkova prapë me atë udhë me të cilën kisha ardhur. Në Zibefçe, treni qëndroj vetëm pesë minute: pra, me-zi pata kohën të përshëndoshem me efendijtë. Por kur u-ngrit treni, kryepolici më briti me një herë: “Bëzum Abdullaha selam!”. Sqarime: Meëmurë – turq. mehmurë, nëpunës osman Ujë i fenikuar – përzierje e acidit fenik me uthull dhe kolonjë, përdorej dikur si antiseptik. Jymryk – turq. gjymryk, doganë. Nüfus teskere – turq. çertifikatë lindjet. Ferik – gjeneral divizionit. Abdullah Henry Quilliam (1856-1932) – avokat anglez nga Liverpool-i, u kthye në besimin islam dhe bëri prozelitizëm duke patur një farë suksese. Me vdekjen e tij pasuesit pothuajse u shpërndanë. *Revista “Albania”, tetor 1903. Titulli origjinal i shkrimit është: Kuitim.

Ditë e zakonshme në Blinisht Lezhë, 1916

© Robert Elsie

Në një tryezë për median dhe integrimin europian, të zhvilluar para pak javësh në Hotel Tirana International, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ndodhej edhe Fiona McIlwham. Ajo mbajti një fjalë të shkurtër në shqip. Nuk ishte dhe aq teksti, dihet tashmë sesi janë tekstet e ambasadorëve të huaj: mbushur plot ‘paternalitet’ dhe përkujdesje ku flitet për procesin, integrimin, Europën dhe kaotikën e klasës politike shqiptare, sesa gjuha vetë. Fakti se ambasadorja britanike ‘merrte mundimin’ (apo guximin) të fliste në shqip dhe madje ta kryente këtë me një shqipe dinjitoze që nuk e gjen as te vendësit e përshkëndriti sallën, siç ndodh rëndom kur të huajt na begenisin. Analisti Lutfi Dervishi që, me protokoll, e kishte radhën pas ambasadores, bëri hokën e rastit, duke thënë se do e kishte të vështirë të fliste pas saj, duke qenë se McIlwham nuk përdori asnjë fjalë të huaj. Fakti që një e huaj, përfaqësuese e politikës së një vendi të madh e me hije të gjerë kulturore siç është Britania e Madhe flet shqipen, i mjafton penelatës së një portreti bujar e plot dritë. Zonja ambasadore, e cila në kohën kur mblidhej tryeza e njerëzve të medias ishte në javën e fundit të punës në Tiranë, mund ta marrë me vete këtë portret, në valixhen e saj diplomatike, si kujtim i viteve të kaluara në kryeqytetin ku dielli e kaosi hahen e s’ndahen. Në Shqipëri, këtë kënd të Europës Juglindore, ku kujtimet e anglezëve fillojnë me një poet kontroversial e të dashur, George Gordon Byron. Por në fakt zonja McIlwham nuk e ka këtë nevojë, e ndoshta as dëshirë. Është portreti i saj që në të vërtetë i jep penelatat e veta botës sonë: e grunjta e flokëve dhe bluja e syve, me shpejtësinë e pakuptime të dritës së bukurisë, spërkasin mbi vende e njerëz nebulozën e paharrueshme të gjithçkaje që është qiellore në një mënyrë të përditshme. Portreti i saj, ndoshta të tillë e bën sidomos fakti se po na ikën, është dyfish i rrallë: as mes diplomatëve dhe as mes britanikëve nuk mund të hasësh përvijime tiparesh që e gjejnë, pa e kërkuar, një sëmbim të llojit: ç’grua e bukur! *** Por a mjafton brerorja e flokëve të artë dhe bluthella e syve; sëmbimi ‘i bukurisë së saj’, dhe rrëqethja nga shqipja për ta përmbyllur trashëgiminë e saj si ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri? Shqipëria politike e ka ndërtuar tashmë raportin me ambasadorët e huaj: pritet që ata të jenë me njërën palë ose tjetrën, kur të bëjnë rolin e arbitrit, çka është ‘e kuqe’ për njërin të jetë ‘e verdhë’ për tjetrin. Fiona McIlwham përvijohej si ambasadore ‘e majtë’. Por ajo edhe vepronte si e tillë, sepse e tillë ishte në fakt. E martuar me ‘kundërshtarin’ e saj politik, Daniel Korskin, një konservator britanik, laburistja e diplomuar në St. John’s College në Kejmbridxh ishte e majtë, pavarësisht mëtimit Bler-ian të Third Way. ...Gjatë tre viteve të shërbimit të saj në Shqipëri Fiona McIlwham duhet përgëzuar të paktën për shqipen e rrjedhshme. Gjuha sigurisht nuk është gjithmonë dekoduesi më i saktë i një populli. Ka çelësa të tjerë për zbërthimin e ndërgjegjes së tij dhe ligjërimi politik i shtresëzuar brenda një profili historik të detyrueshëm është një prej tyre. Për sa kohë ishte këtu ne e kemi dashur Fionën: gjithsecili për arsyet e veta. Nuk është e thënë që ajo të na i ketë kuptuar, ose munduar të na i kuptojë këto arsye. Mund të kemi folur një, ose dy gjuhë të përbashkëta, por të kuptuarit nuk qëndron vetëm te gjuha. *Varianti i plotë gjendet në revistën Madame MAPO të muajit mars.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET



Gazeta Mapo