Issuu on Google+

Faqe 16

Zogaj: Juria e ‘Balkanika’, jo në lartësinë e veprave konkurruese Vëllimi poetik “Një ngjarje në tokë” është vlerësuar në çmimin letrar ndërballkanik si një ndër veprat më të mira

Kryeredaktor Arion Sulo - E mërkurë, 12 dhjetor 2012. Numër 776. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Shqipëria s’merr statusin, Fule: Axhenda e BE, jo peng i interesave partiake

Amnistia Mbyllet dosja e 3 deputetëve të PS për 21 janarin Pas Gërdecit, ligji për amnistinë “fal” edhe tre deputetët, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, të cilët ishin nën hetim për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Afatet e dosjes ishin shtyrë disa herë në Prokurorinë e Përgjithshme, deri në miratimin e ligjit që shfuqizon akuzën e organizimit të tubimeve të paligjshme për ta Amnistia e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk ka lënë pa prekur dy prej dosjeve më të bujshme të drejtësisë, 21 janarin dhe Gërdecin. Pas pushimit të gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur pushimin e hetimeve për deputetët social-

Ministrja e Jashtme e Qipros tha se zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë një test thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Fule: Apel politikanëve shqiptarë që të vazhdojnë dialogun, ta forcojnë dhe të mos lejojnë që axhenda europiane të vihet në funksion të interesave të tyre partiake.

Faqe 2

Rezoluta çame

LSI shpall votën pro, Rama porosi deputetëve të mos nxitohen Rama: Mos u deklaroni në media pa u marrë një vendim zyrtar. Ralf Gjoni: LSI ka qenë e para që e ka mbështetur

FAQe 4

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Koha për një vetërregullim etik të medias

koment Alketa Koja

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ndër të drejtat themelore të njeriut....

Askush nuk është i përkryer

koment Agron Bajrami

Këto ditë, në redaksi, më vizitoi një diplomat i pensionuar amerikan...

Entuziazëm parazgjedhor

20

Kontrollet në tregje, Bashkia nxjerr çmimet e produkteve ushqimore

sociale

Bashkia e Tiranës publikon çmimet mesatare të artikujve ushqimorë për shitjet me shumicë dhe pakicë në tri tregjet më të mëdha të kryeqytetit

istë, të cilët po hetoheshin për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Tre deputetët socialistë, të vënë nën hetim për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, tashmë janë pa akuzë, pasi... Faqe 5 Tom Doshi dhe Taulant Balla në protestën e majit 2011, para KQZ

Familja shpërblim për Julianin, policia: Është shëndoshë e mirë Dy javë pas zhdukjes së 10-vjeçarit Julian Çela, familjarët ofrojnë shpërblim në këmbim të informacioneve. Policia: Kemi telefonata që është parë në bulevardin “Zogu i Parë” ose tek “21 Dhjetori”

Julian Çela

22 vjet PD, Berisha: Më 2013 do shembim murin e bllokimit Ndryshe nga çdo vit tjetër, PD-ja festoi në një sallë më të madhe dhe përcolli një atmosferë më festive. Berisha ashpërsoi gjuhën politike ndaj opozitës, i mëshoi më shumë vlerave të Azem Hajdarit, foli sërish për bashkim kombëtar dhe kërkoi votën për 2013-ën. Në dokumentarin e 22

viteve PD theksohet kontributi i Berishës ndër vite, përfshihet aleanca e PD-së me LSI-në në 2009, si dhe vlerësohet zgjedhja e Nishanit dhe Llallës në kuadër të luftës kundër korrupsionit Mungojnë Idrizi dhe Nishani. PS refuzon ftesën, ndërsa Topi, i paftuar.

moti

energjia

I ftohti polar mbërthen vendin, qindra fshatra nën dëborë

Eno Bozdo : Do rimarrim aksionet e CEZ me 1 euro

FAQE 6-7

CMYK

FAQE 3

FAQE 15

Djali 10-vjeçar i zyrtarit të SHISH-it është zhdukur prej dy javësh, por për policinë e Tiranës është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Kërkimet e deritanishme të familjarëve dhe policisë kanë dështuar, e megjithatë, informacionet tregojnë se Julian Çela është në Tiranë. “Djali është parë nga disa persona duke ecur në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe në zonën përreth, edhe pse kur shërbimet e policisë kanë... Faqe 8

koment / 19

Faqe 16

Gjergj Meta

Varrezat e Bathores dhe fundi i botës Vdekja është një ndër gjërat më serioze në jetë. Sa është hijerëndë, aq është e mistershme, pasi përballë saj ka pak fjalë e mendja njerëzore ndalet paksa për të reflektuar kur përballet me të. Këtë po mendoja sot ndërsa më ra telefoni dhe po prisja që të më thërrisnin për të kryer një kremtim funeral. Ishin të afërmit e një zonje të moshuar të famullisë sime këtu në Kamëz. Telefonata për çudinë time nuk kishte për qëllim kryesor vetëm që të më thërrisnin për varrimin, por edhe për një problem tjetër që ndërkohë kishte nxjerrë krye. Varrmihësi i bashkisë, d.m.th. përgjegjësi i funeraleve, i kishte thënë se nuk ka vend, ose më mirë se të vetmet vende të lira ishin njëri bri kanalit, me rrezikun që mund ta merrte uji varrin në...


2

MAPO

e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

politikë

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

Ministrja e Jashtme e Qipros, Markoullis tha se zgjedhjet e vitit të ardhshëm janë një test thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian

Refuzohet statusi, BE: Axhenda e integrimit, jo peng i politikës Fyle: Apel politikanëve shqiptarë që të vazhdojnë dialogun, ta forcojnë dhe të mos lejojnë që axhenda europiane të vihet në funksion të interesave të tyre partiake Fejzi Braushi

Nuk ka patur asnjë surprizë mbledhja e djeshme e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Shqipëria ka dështuar për herë të tretë radhazi në përpjekjen e saj për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtare e Bashkimit Europian. Pas një mbledhjeje që ka zgjatur përtej parashikimeve, ministrja e Jashtme e Qipros që mban dhe presidencën e radhës të BE-së, Erote Kozakou Markoullis dhe komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, bënë të ditur se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat menjëherë sapo politikanët shqiptarë ta bëjnë të mundur me vijimin e dialogut dhe të reformave, ndërsa theksuan se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një test i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të procesit integrues. E para që ka folur lidhur me përfundimet e mbledhjes së Këshillit ka qenë ministrja e Jashtme e Qipros, Markoullis, e cila në rolin e përfaqësueses së vendit që mban presidencën e radhës drejtoi dhe takimin e djeshëm. Në konferencën për mediat ajo i bëri apel politikës shqiptare që të bëjë kujdes me zgjedhjet e vitit 2013, ndërkohë që theksoi se BE pret raportin e Komisionit Europian për progresin e bërë nga Shqipëria. “Këshilli mirëpriti progresin e bërë nga Shqipëria për të përmbushur prioritetet dhe vuri në pah rekomandimet për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe vlerëson zgjedhjet parlamentare si test thelbësor për funksionimin e institucioneve. Këshilli e fton komisionin për të raportuar sa më parë”, - deklaroi ministrja e Jashtme e Qipros, pa sqaruar më tej se kur do të jetë vlerësimi i radhës për ecurinë e vendit tonë. Përfaqësuesja e presidencës qipriote nënvizoi gjithashtu se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm, janë një test thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Më pas ka qenë vetë komisioneri Stefan Fule, i cili inkurajoi progresin në Shqipëri, por duke i bërë apel klasës politike për dialog. “Këshilli ka arritur përfundimet në mesazhe të qarta për Shqipërinë. Njohja e punës së madhe të bërë deri tani, por edhe një inkurajim i fortë ndaj palëve dhe të angazhuarve që të mbeten të fokusuar në çështjet e integrimit dhe në procesin e reformave. Dyert e BE-së mbeten të hapura me qëllim që Shqipëria të vazhdojë progresin ndaj procesit integrues. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, plotësimin e kërkesave kryesore nga Këshilli i Europës, me qëllim që t’i jepet statusi i vendit kandidat. Do të raportojmë ndaj Këshillit mbi progresin e arritur sapo Shqipëria dhe politikanët ta bëjnë të mundur për ne. Iu bëj apel politikanëve shqiptarë që të vazhdojnë dialogun, ta forcojnë dhe të mos lejojnë që axhenda europiane të vihet në funksion të interesave të tyre partiake”, - u shpreh Fule në fjalën e vet. Në mbledhjen e Këshil-

Sekui: Statusin, sapo të përmbushni kushtet Shqipëria do ketë mundësi që të marrë statusin e vendit kandidat menjëherë sapo të plotësojë kushtet e vëna nga Bashkimi Europian dhe që kanë të bëjnë kryesisht me miratimin e nismave ligjore me 3/5-at. Kështu e interpreton ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, qëndrimin e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare sa i përket fatit të statusit të vendit kandidat për vendin tonë. Sipas tij, Shqipëria nuk plotësoi kushtet për marrjen e statusit, por në çdo moment që do të plotësohen kushtet, Këshilli do të japë një rekomandim pozitiv. “Shqipëria për momentin nuk ka plotësuar kushtet, që do të thotë që edhe Komisioni Europian nuk u ka thënë vendeve anëtare që Shqipëria ka përmbushur kushtet, sepse ato nuk janë përmbushur. Por natyrisht, sapo ato të plotësohen, Këshilli në mbledhjen më të afërt do të marrë një vendim pozitiv”, - tha Sequi dje për mediat. Ndërkohë që ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth duke iu referuar pikërisht këtij qëndrimi refuzues, theksoi se ai nuk është fundi i botës, duke bërë thirrje gjithashtu që ai të shërbejë që klasa politike të kuptojë se vetëm duke punuar si një ekip mund të arrijë të jetë pjesë e familjes europiane. “Për Shqipërinë dhe politikanët e saj, për klasën politike – qofshin lidershipi i partive apo deputetët – është e rëndësishme të kuptojë që vetëm kur Shqipëria luan si ekip, për të arritur shumicën e cilësuar, e cila është e nevojshme për të ndërmarrë hapat e reformës të kërkuar nga Komisioni i Bashkimit Europian, atëherë mund të ketë sukses. Pra, lojë skuadre dhe zhvillim i duhur i procesit të reformave. Nuk është fundi i botës, por padyshim, nuk është lajm i mirë. Do të doja të shihja një integrim të mirë e cilësor dhe për këtë, e përsëris, puna në ekip do të ishte emri i lojës”, - tha Wollfarth. lit të Ministrave të Jashtëm u fol edhe për Kosovën dhe mundësinë reale për të hapur bisedimet për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit sapo Prishtina të përmbushë kriteret afatshkurtra, të përcaktuara më herët në raport-progres. Këshilli i Ministrave të Jashtëm vendosi t’i japë statusin e vendit kandidat Serbisë, ndërsa çelja e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë që e ka marrë statusin më parë, u bllokua nga Bullgaria. Gjithashtu, Këshilli kërkon përpjekje më të mëdha të Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Megjithatë, komisioneri Fule u shpreh optimist se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, Shkupi mund të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Në konferencën për mediat Markoullis i bëri apel politikës shqiptare që të bëjë kujdes me zgjedhjet e vitit 2013, ndërkohë që theksoi se BE pret raportin e Komisionit Europian për progresin e bërë nga Shqipëria

Stefan Fule dhe ministrja e jashtme e Qipros, Erato Kozakou Marcoullis

Rama: Qeveria e la Shqipërinë pa status “Qeveria e korruptuar la Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat në BE”. Kështu është shprehur kryesocialisti Edi Rama teksa ka komentuar vendimin që Shqipëria nuk do të marrë statusin e vendit kandidat. Në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të hapura, kreu socialist është shprehur se për faj të qeverisë dhe kryeministrit, Shqipëria dështoi në plotësimin e kritereve të BE. “Në kushtet kur Shqipëria e gjen veten të refuzuar përsëri për shkak se nuk ka arritur të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, për shkak se është zhytur në fund të batakut botëror të korrupsionit, krah për krah me Nigerinë e Etiopinë, për shkak se nuk ka dhënë asnjë provë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisht edhe për të gjitha ato shkaqe që lidhen me rolin e qeverisë në përmbushjen e 12 prioriteteve”, - u shpreh kryesocialisti Edi Rama. Kryetari i opozitës vlerësoi të dështuara politikat e qeverisë për fshatin, për biznesin dhe kryesisht për uljen e papunësisë. Sipas kreut socialist, ky buxhet i qeverisë

Kreu socialist është shprehur se për faj të qeverisë dhe kryeministrit, Shqipëria dështoi në plotësimin e kritereve të BE ‘Berisha’ do e zhysë më tej vendin në borxhe si dhe do të rrisë edhe më tej papunësinë. Rama tha se borxhi publik u rrit 2.2 miliardë

lekë për 4 vite dhe është bërë i papërballueshëm për shoqërinë shqiptare, mbi të cilën, sipas Ramës, rëndon korrupsioni në rritje i qeverisë shqiptare. Rama gjithashtu ka propozuar edhe mekanizmat kontrollues për t’u sanksionuar në ligj, që lidhen me kontrollin e borxhit: “Banka e Shqipërisë, me ligj të llogarisë borxhin publik llogaritur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. BSH të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria shkel kufirin e borxhit”.


e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

3

MAPO

Kryeministri: “Ne që shembëm murin e Berlinit e që çame bunkerin e izolimit, ne që shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, ne që shembëm murin e bashkisë, ne do të shembim murin e bllokimit”

22 vjet PD, Berisha: Më 2013, do shembim murin e bllokimit Ndryshe nga çdo vit tjetër, PD-ja festoi në një sallë më të madhe dhe përcolli një atmosferë më festive. Berisha ashpërsoi gjuhën politike ndaj opozitës, i mëshoi më shumë vlerave të Azem Hajdarit, foli sërish për bashkim kombëtar dhe kërkoi votën për 2013-ën

PD feston më herët, Berisha sot në PPE Janë të pakta ato raste, kur Partia Demokratike ka ndryshuar datën e festës së themelimit të saj. E tillë ishte edhe dje. Nëse do t’i referohemi datave historike, PD duhej të festonte sot 22-vjetorin e themelimit. Arsyeja lidhet me një vizite të kryeministrit Berisha në samitin e Partive Popullore Europiane, pjesëmarrjen në të cilën, me sa duket ai nuk ka dashur që ta mënjanojë.

TIRANË Në një vit elektoral, Partia Demokratike nuk zgjodhi festën tradicionale për të kujtuar 22-vjetorin e themelimit të saj. Ndryshe nga çdo vit tjetër, kryeministri Berisha nuk uroi “gëzuar” me të ftuarit në hollin e Pallatit të Kongreseve. Këtë vit themelimi i PD-së u festua ndryshe në formë. PD-ja zgjodhi një sallë më të madhe dhe një ambient më festiv. Por përmbajtja ishte e njëjtë. Ishin po ata që uronin sërish dhe një dokumentar fund e krye i fokusuar tek Berisha. Lidershipi i lartë i PD-së, Bode, Topalli dhe Patozi përcollën përmes një video-mesazhi tepër të shkurtër urimin për themelimin e PDsë. Më pas dy të rinj që do të votonin për PD-në, një këngë e bërë enkas për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe në fund fjala kryesore e Berishës. Në një fjalim prej 35 minutash, Kryeministri ashpërsoi gjuhën politike ndaj opozitës, i mëshoi më shumë vlerave të figurës së Azem Hajdarit, foli sërish për bashkim kombëtar dhe kërkoi votën për një mandat të tretë qeverisës. Berisha

“…Jam sot këtu për t’u zotuar solemnisht para jush se Partia Demokratike do të mbetet përjetë të jetëve parti e idealeve tuaja të lirisë, parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Liria mbetet neni i parë i kontratës sonë me qytetarët shqiptarë”, - tha Berisha. Kryeministri kujtoi se “PD-ja u themelua si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve, çështjes shqiptare të kombit të ndarë në pesë shtete…”. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e të rinjve dhe të gjithë atyre që ndikuan në themelimin e pluralizmit politik. “…Studentët dhe studentet e Universitetit të Tiranës, me në krye Tribunin e Lirisë - Azem Hajdari, të mbështetur nga intelektualët dhe qytetarët e Tiranës, befas do ngriheshin

Mungojnë Idrizi dhe Nishani. PS refuzon ftesën, Topi i paftuar TIRANË Duke festuar në një sallë më të madhe, Partia Demokratike pak i kishte kushtuar vëmendje ftesave. Shumica e demokratëve u futën pa pasur në dorë një ftesë formale, ndërsa ishte bërë kujdes që një e tillë t’i shkonte trupit diplomatik dhe krerëve të gjitha partive politike në vend. Ndryshe nga vitet e tjera, PS-ja nuk u përfaqësua me asnjë zyrtar të saj në këtë festë, ndërsa nuk mungonin aleatët e PD-së por edhe PBDNJ-së aktualisht parti në opozitë. Ftesës iu përgjigj pozitivisht, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mungonte kryetari PDIU-së Idrizi por ishte i pranishëm deputeti tjetër Dashamir Tahiri. Nuk mungonte gjithashtu kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, i PAA-së,

Lefter Xhuveli si dhe nënkryetari i PBDNJ-së, Leonard Solis. Në ceremoninë e djeshme mungoi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel në Kongresin e Autoriteteve Lokale, si dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Dje mungoi për herë të parë edhe Bamir Topi, për shkak të një ftese të munguar. Nuk kanë marrë pjesë as figura të tjera të së djathtës, si Aleksandër Meksi apo Besnik Mustafaj. Nga trupa diplomatike dallonte prania e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth; Ambasada amerikane ishte e pranishme me një përfaqësues të saj, si dhe ambasadorë të vendeve të tjera të akredituara në Tiranë.

Berisha gjatë festës së djeshme

Rama: PD duhet të kalojë në opozitë për të rilindur TIRANË “Dokumentar banal në festën

e PD-së, si i nxjerrë nga arkivat e komunizmit në figurë, tekst e zë! Në vend të armikut të klasës natyrisht opozita... 22 vjet përpara PD-ja ishte shpresa, sot është zhgënjimi. Në 2013 PS-ja në qeverisje për të rilindur Shqipërinë, PD-ja në opozitë për të rilindur vetë!”, ishte ky komenti i Ramës në Twitter i nxitur në fakt me herët nga një koment i postuar nga Berisha në faqen e tij në Facebook lidhur me 22-vjetorin e themelimit të PD-së.

të pamposhtur me kurajë e vendosmëri të pashoqe, me një betejë që kronistët e kohës e krahasuan me betejën e Davidit

kundër Golias, gjunjëzuan në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit diktaturën komuniste më të egër në Europë, themeluan pluralizmin politik, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Azem, ti je gjallë!”. Duke i mëshuar fjalës se PD-ja është një parti e ndryshimit, Berisha tha se vota në vitin 2013-ën është votë për të ardhmen. “Ne jemi ndryshimi, sepse ne 22 vjet më parë ndamë historinë, ndamë epokat dhe Shqipërinë, vendin më të izoluar të planetit e bëmë anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut, bëmë që shqiptarët të lëvizin të lirë në mbarë Europën. Ne që shembëm murin e Berlinit e që çame bunkerin e izolimit, ne që shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit, ne që shembëm murin e bashkisë, ne do të shembim murin e bllokimit. Vota e 23 qershorit është votë për Europën, është votë për integrimin, është votë për të ardhmen”,- tha ai. Nevila Perndoj

Dokumentari i PD, Berisha në fokus, ndërsa përfshihet edhe Nishani me Llallën Në dokumentarin e 22 viteve PD theksohet kontributi i Berishës ndër vite, përfshihet aleanca e PD-së me LSI-në në 2009, si dhe vlerësohet zgjedhja e Nishanit dhe Llallës në kuadër të luftës kundër korrupsionit TIRANË Në ceremoninë e 22-vjetorit të themelimit të PD-së nuk mund të mungonte tradita e përvitshme, ajo e shfaqjes së dokumentarit që pasqyron më tepër se dy dekada veprimtari të selisë blu. Në fillim të saj të shfaqen të njëjtat pamje si çdo vit tjetër, ku në fokus është kontributi politik i Berishës në vitet ‘90. “…Në verën dhe vjeshtën e vitit ’90 ndodhi diçka. Profesori i kardiologjisë dhe humanisti me reputacion në rrethet akademike ndërkombëtare, Prof. Doktor Sali Berisha botoi në gazetat e kohës, artikuj që përcillnin hapur mesazhin e lirisë së mendimit, pluralizmit politik dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Disa herë këto deklarata u censuruan nga regjimi i kohës, pasi në apelin e tij drejtuar intelektualëve, Prof.

Berisha në fillim të viteve ‘90

Berisha dhe intelektualë të tjerë u bënin thirrje intelektualëve të dilnin nga konformizmi i tyre dhe të angazhoheshin për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”…, thuhet në dokumentar. Më pas kujtohet lëvizja studentore e drejtuar nga lideri dhjetorist, Azem Hajdari; vijohet me programin e parë të PD-së, ku theksohet sërish kontributi i Berishës, (tek-tuk shfaqet edhe Gramoz Pashko), ndërkohë që sillet ndërmend se shtylla kryesore e programit ishte bashkimi kombëtar. Dokumentari fokuso-

het më pas tek përpjekjet e PD-së për t’u anëtarësuar fillimisht në Këshillin e Europës e më pas në strukturat e tjera europiane. Nuk anashkalohet as viti ’97. “…Kriza e piramidave dhe rebelimi i dhunshëm komunist bënë që ajo (PD) të dalë në opozitë. Në vitin 2005 ajo largoi nga pushteti me votën e lirë të shqiptarëve ata që erdhën në pushtet me dhunë”,- citohet në dokumentar. Por vitet e mëvonshme përcjellin një tjetër panoramë. Flitet për gjithçka me qëllim anëtarësimin në NATO, përpjekjet e vazhdueshme të mazhorancës për marrjen e statusit të vendit kandidat e deri tek reformat e kësaj qeverisjeje dhe sfida e saj për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në dokumentar veçohet edhe koalicioni i PD-së me LSI-në në zgjedhjet e 2009-ës, duke përcjellë si ilustrim krahas fotos së Berishës dhe Metës edhe atë të Mediut dhe Idrizit. Në dokumentar binte në sy si arritje edhe zgjedhja e Presidentit të ri dhe kryeprokurorit: “...Nëpërmjet përpjekjes së suksesshme u hoq imuniteti i deputetëve, një president i ri u zgjodh, si dhe një kryeprokuror i ri duke marrë përsipër luftën ndaj korrupsionit…”. N.Perndoj


4

MAPO

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

politika

PD-PS, konsensus për Cekën ambasador në Itali Kreu i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka marrë dje pëlqimin e mazhorancës dhe opozitës në komisionin e Politikës së Jashtme për të qenë ambasadori i ri i Shqipërisë në Romë. Ndërkohë që po dje edhe Dritan Tola është mirëpritur nga komisioni i Jashtëm si ambasador i propozuar për në Paris. “Nuk mund të iki pa thënë dy fjalë për kolegun tim Ceka. Nuk kemi asnjë vërejtje për kandidaturën e tij dhe ndaj i uroj punë të mbarë dhe shpresoj që të mos jetë prishur duke ndenjur afër Berishës si këshilltar,

pasi ai këshilltarët i bën të mendojnë si ai”, - tha socialisti Dokle. Por ndërsa nuk ka patur pretendime lidhur me cilësitë e dy emrave të propozuar, komisioni ka debatuar për respektimin e ligjit të shërbimit të jashtëm, dhe konkretisht pika që përcakton se kandidaturat politike nuk duhet të kalojnë më shumë se 20 % të numrit të përgjithshëm të ambasadorëve që ka vendi ynë. Deputetja Arta Dade ka ngritur me forcë këtë shqetësim, pasi sipas saj është e papranueshme që 6 muaj para zgjedhjeve të

bëhen emërime politike të ambasadorëve. “Ministria e Jashtme ka mbajtur ambasadorë përtej kufijve që njeh ligji. Kemi ambasadorë që kanë hyrë në vitin e 7-të. Nuk është normale që në një shoqëri demokratike, 6 muaj para zgjedhjeve të imponohen emërime ambasadorësh, të cilët nëse do të dekretohen nga presidenti, duhet që të bashkëpunojnë më mazhorancat e reja që do të krijohen në bazë të zgjedhjeve. Kjo mazhorancë diplomacinë e ka politizuar tej mase, si asnjëherë në vitet e demokracisë”, - deklaroi ajo.

Projekt-rezoluta

LSI: Do ta votojmë pro rezolutën çame, kemi qenë të parët që e mbështetëm

Edi Rama mbledhje grupi

Rama- deputetëve: Mos flisni për rezolutën çame pa u marrë vendimi Socialistët ende pa një vendim për qëndrimin zyrtar që do të mbajnë gjatë shqyrtimit dhe votimit të rezolutës çame në Kuvend Fernada Cenko

Edhe pse dy deputetët e Partisë Socialiste folën personalisht për qëndrimin e tyre ndaj rezolutës për çështjen çame, një vendim zyrtar për këtë çështje ende nuk është marrë. Rama gjatë pjesës së mbledhjes me dyer të mbyllura u ka kërkuar deputetëve që të mos prononcohen për këtë çështje dhe të rrinë larg medias, deri sa të merret një vendim në grupin e Partisë Socialiste. Ndërsa është lënë kjo porosi, Rama nuk ka dhënë një përgjigje se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajnë gjatë shqyrtimit dhe votimit të kësaj rezolute në Ku-

vend. Duket se socialistët duhet të mendohen mirë për 13 pikat e radhitura nga dy parlamentarët që mbrojnë çështjen çame. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i tyre, por votat personale të deputetëve shkojnë në favor të rezolutës. Grupi socialist diskutoi dje për seancën e radhës plenare për qëndrimet që do të mbajnë për ligjet që do të miratohen në parlament, por ajo që bëhet e ditur nga burimet e selisë rozë është se ‘vota pro’ e Tom Doshit nuk është vënë në diskutim. Madje ky i fundit nuk ka qenë as në mbledhjen e djeshme. Qëndrimet për rezolutën

Dy deputetët e Partisë Socialiste, respektivisht Marko Bello dhe Artan Gaçi kanë shprehur një qëndrim pozitiv ndaj dokumentit të dorëzuar në Kuvend nga deputetët çamë në mbrojtje të interesave të këtij komuniteti. Ndërsa deputeti që mbron interesat e minoriteteve, Vangjel Dule,

rezoluta Çame

Duket se socialistët duhet të mendohen mirë për 13 pikat e radhitura nga dy parlamentarët që mbrojnë çështjen çame. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i tyre, por votat personale të deputetëve shkojnë në favor të rezolutës

ka dalë kundër këtij dokumenti që pritet të kalojë në Kuvend. Ajo që ende nuk dihet se si do të reagojë kur të jenë përpara butonit të votimit

është Partia Demokratike. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, madje nuk është diskutuar as në grup. Rezoluta e përgatitur nga dy ligjvënësit, Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi, është dorëzuar ditën e hënë në Kuvendin e Shqipërisë, me shpresën që fati i saj të mos jetë si ai i 2004-ës, ku nuk u votua fare. Sikurse pritej, dy deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë dorëzuar në Kuvend rezolutën për njohjen e genocidit çam dhe njohjen e të drejtave të minoritetit për këtë komunitet nga Greqia. Kreu i kësaj partie, Shpëtim Idrizi tha se “kjo rezolutë nuk i shpall luftë Greqisë, por është një rezolutë paqeje, që kërkon shfuqizimin e ligjit grek të luftës ndaj Shqipërisë, që mban peng pronat e shqiptarëve të Çamërisë”. Duke mos dashur ta politizojnë rezolutën, dy deputetët thanë se kanë zgjedhur t’i drejtohen ndërgjegjes së 140 deputetëve.

Sekretari ndërkombëtar, Ralf Gjoni shprehu qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbështetje të rezolutës për çështjen çame, si një çështje që ka të bëjë me të drejtat e njeriut dhe jo me nacionalizmin. Madje ai ka theksuar se LSI ka qenë forca e parë që ka mbështetur çështjen çame. “Ajo që është e rëndësishme është që ka një iniciativë për të ngritur çështjen e të drejtave të popullsisë çame në nivel legjislativ parlamentar, iniciativë që unë e përshëndes, dhe është njëkohësisht e rëndësishme që kjo projekt-rezolutë të futet në axhendën e Parlamentit dhe të konsiderohet zyrtarisht për votim. Vetëm pas kësaj mund të analizojmë dhe konsiderojmë votat që kjo iniciativë do të marrë”, është shprehur Gjoni, duke theksuar se “LSI ka qenë e para forcë politike që e ka mbështetur çështjen çame; kujtoj këtu së fundmi edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm, Panariti në Athinë, i cili ngriti çështjen e të drejtave të popullsisë çame në nivel zyrtar me homologun e tij grek, si një çështje me rëndësi jo vetëm për këtë popullsi, por edhe për të gjithë shqiptarët dhe vetë Shqipërinë. Pra, ne e kemi deklaruar hapur se jemi një forcë politike që e mbështesim çështjen çame dhe në këtë kontekst do të habitesha nëse ne si forcë politike nuk do e mbështesnim këtë projekt-rezolutë. Pra, tendenca dhe predispozita jonë është tepër pozitive për ta votuar në momentin që ajo futet në parlament, por miratimi i saj patjetër që nuk varet vetëm nga ne”. Gjithashtu, duke komentuar për statusin e vendit kandidat, Ralf Gjoni shprehu zhgënjimin e LSI-së me paaftësinë e klasës politike shqiptare që të votonte tri ligjet e mbetura, duke vënë në dukje se sot, fatkeqësisht, kjo klasë politike ia ka bërë të pamundur vendeve anëtare të BE-së të votojnë pro statusit, duke e konsideruar këtë dështim si një humbje absurde e një shansi historik.

PS: 61.2 % e familjeve shqiptare jetojnë me 260 USD në muaj Sekretari për Programin e PS-së, Ilir Beqja, i shoqëruar edhe nga sociologu Kosta Bajraba, kanë folur në gjuhën e shifrave për të dhënë një gjendje alarmante të varfërisë në Shqipëri. Bajraba, duke iu referuar dhe Bankës Botërore, bëri me dije se varfëria në Shqipëri është mbi 62.1 për qind. “62.1 % e familjeve shqiptare, sipas Bankës Botërore janë në varfëri, sepse jetojnë me deri në 260 dollarë në muaj gjithë familja. Po ta pjesëtojmë me 30 ditë dhe po ta pjesëtojmë me 4 anëtarë, vijmë në një nivel mesatar shumë të ulët. Konsumi i qytetarit shqiptar është rreth 3 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të

BE-së”, - është shprehur Bajraba. Sipas tij, qeverisë i kanë munguar politikat për të ulur këtë shifër, që sipas tyre është alarmante. “Qeveria nuk e mat varfërinë. Anketa e fundit për matjen e nivelit të jetës është e vitit 2007 dhe prej këtij viti nuk kemi shifra reale nga qeveria për këtë problem. Kemi shifrat e ofruara nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, UNICEF dhe BE. Sipas të dhënave të UNICEF-it, 23 % në varfëri absolute, 10 % në varfëri ekstreme; programi i vetëm i luftës kundër varfërisë mbulon vetëm 1/ 3 e nevojave të të varfërve. Ndihma ekonomike nuk mbulon as nivelin e

varfërisë ekstreme. Studimi dhe vlerësimet më të fundit të Bankës Botërore për varfërinë të matur në kontekstin rajonal ofrojnë një shifër në 62.1 %, e cila është matur pas krijimit të një banke të dhënash ku është matur niveli i jetesës në vendet e Evropës Lindore duke e afruar varfërinë me kontekstin rajonal për të bërë të munduar krahasimin e varfërisë mes vendeve të rajonit përmes fuqisë blerëse të popullatës”, - u shpreh Bajraba. Ndërsa Ilir Beq ja pohoi se në zonat e veriut ku Partia Demokratike ka marrë tetë mandate më shumë, mbizotëron varfëria më e madhe.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, 23 % në varfëri absolute, 10 % në varfëri ekstreme; programi i vetëm i luftës kundër varfërisë mbulon vetëm 1/ 3 e nevojave të të varfërve


kronika

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Tre deputetët socialistë, të vënë nën hetim për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, tashmë janë pa akuzë

21 janari, amnistia mbyll hetimet për Doshin, Ballën dhe Barajn Prokuroria e Përgjithshme pushon dosjen e tre deputetëve të PS-së, të hetuar për organizimin e demonstratës, për shkak të amnistisë së 100-vjetorit. Afatet hetimore ishin shtyrë disa herë Leonard Bakillari Tiranë Amnistia e 100-vjetorit të Pavarësisë nuk ka lënë pa prekur dy prej dosjeve më të bujshme të drejtësisë, 21 janarin dhe Gërdecin. Pas pushimit të gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur pushimin e hetimeve për deputetët socialistë, të cilët po hetoheshin për organizimin e demonstratës së 21 janarit. Tre deputetët socialistë, të vënë nën hetim për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme, tashmë janë pa akuzë, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj tyre. Lajmi konfirmohet për “Mapo”-n nga

burime të rezervuara, të cilat thanë se vendimi i akuzës është diktuar nga ligji i amnistisë që hyri në fuqi më 28 Nëntor të këtij viti. Sipas këtij ligji, një nga veprat që amnistohet është “organizmi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Në paragrafin e tretë të nenit 262 parashikohet dënimi maksimal me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Pra, pavarësisht kualifikimit të akuzës ndaj deputetëve Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, sërish kundërvajtja penale për të cilën ata u hetuan përfshihet në ligjin për amnistinë. Sipas burimeve, mësohet se tre deputetët socialistë të hetuar për demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën 7 të tjerë, u dyshuan për organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme. Kjo pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, e cila një vit pas ngjarjes së rëndë vendosi të dërgojë për kompetencë dosjen penale ndaj tre deputetëve në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas heqjes së imunitetit me autorizim të Kuvendit, deputetët Doshi, Balla e

Deputeti i PS-së, Tom Doshi

Baraj morën zyrtarisht statusin e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime lidhur me organizimin e demonstratës së 21 janarit. Prokuroria specifikoi edhe pozicionin e secilit prej tyre lidhur me organizimin e protestës, duke i hetuar ata për episodet që u konstatuan gjatë hetimeve të para. Kështu, deputeti Besnik Baraj, asokohe kreu i PS-së së Tiranës, ishte personi që mbajti korrespondencën me autoritetet ligjzbatuese lidhur me lejen e tubimit që do të organizohej. Për këtë pjesë të tubimit Baraj është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës ndaj ishkomandantit të Gardës, si dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, ku është hetuar për disa muaj. Sipas prokurorisë, deputeti Taulant Balla është përfshirë në hetime pas kapjes së një mesazhi në telefonin celular të njërit prej protestuesve, të identifikuar si Igers Vangjeli nga Librazhdi, zonë në të cilën Balla është zgjedhur deputet. Mesazhi i gjetur në telefonin celular të Vangjelit i adresohej Ballës me tekstin: “Çfarë të bëjmë Taulant?” Ai është dërguar rreth mesditës, por për shkak të proble-

Neni 262 Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta, apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

meve me valët, mesazhi ka mbërritur në telefonin celular të deputetit mbrëmjen e datës 21 janar. Për këtë çështje, Balla ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, duke sqaruar me detaje çdo episod të demonstratës së 21 janarit, ku ai vetë ka qenë prezent. Ndërsa deputeti i tretë për të cilin prokuroria kërkoi heq jen e imunitetit në Kuvend, Tom Doshi, është përfshirë në hetime pasi është fokusuar nga kamerat teksa qëndronte në turmën e demonstruesve. Vetë Doshi ka sqaruar në gjykatë se ka qenë pranë kordonit të policisë që rrethonte Kryeministrinë, duke u përpjekur të qetësonte demonstruesit e irrituar. Pas rreth një vit hetime, ku prokurorisë iu desh disa herë të zgjaste afatin për shkak të veprimeve hetimore, tashmë çështja është zyrtarisht e pushuar, për shkak se kjo kundërvajtje penale përfshihet në ligjin për amnistinë. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës vijon procesi gjyqësor ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-majorit, Agim Llupo, të akuzuar për tri vrasje në demonstratën e 21 janarit.

Deputeti i PS-së, Besnik Baraj

Dosja italiane për Paro Laçin: 80 mijë lireta për 1 gr heroinë Sipas hetuesve, aksioneri i “Partizanit” përdorte tre emra dhe shtetësi të ndryshme gjatë qëndrimit në Itali Tiranë Aksioneri i klubit të futbollit “Partizani”, Paro Laçi, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, kërkohet nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve. Akuza zyrtare, por edhe emrat që përdorte i dyshuari në Itali, tashmë ndodhen në dosjen e prokurorisë me anën e së cilës kërkohej masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditë ndaj

44-vjeçarit Paro Laçi. Sipas vendimit të gjykatës që miratoi kërkesën e prokurorisë, rezulton se Paro Laçi, i dënuar më parë në Shqipëri me 9 muaj burg, është shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej datës 9 prill të vitit 2001, në bazë të urdhër-arrestit nr.240/2011, të lëshuar nga Gjykata e Milanos. Sipas dosjes së ardhur nga autoritetet italiane, rezulton se Paro Laçi, tashmë i arrestuar, dyshohet të jetë përfshirë në një grup kriminal që kishte si tendencë trafikimin e narkotikëve përgjatë vitit 1997. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe i dyshuari ka përdorur tre emra, me datëlindje të njëjtë, por me vendlindje të ndryshme, si Serbi

dhe Bosnje-Hercegovinë. “Nga aktet rezulton se shtetasi Berisiç Paro në datën 21 shtator 1997, së bashku me persona të tjerë ka patur 31 kilogramë heroinë për ta shitur në Milano”- thuhet në dosjen e prokurorisë. Më tej autoritetet italiane thonë se ky shtetas ka mundur të shesë 3-4 kilogramë heroinë po atë vit, madje duke specifikuar se kjo sasi është shitur në vlerën 80 mijë lireta për gram. “Në datën 11 dhjetor 1997, Berisiç Paro së bashku me persona të tjerë kishte 3-4 kilogram heroinë, të cilën e ka shitur për 80 mijë lireta gramin te dy persona të panjohur”- thuhet në dosje. Por vetë i arrestuari ka mohuar kategorikisht të ketë përdorur emra të

Emrat që përdorte Paro Berisiç i datëlindjes 1.05.1964, lindur në Serbi Sejdin Krasniqi i datëlindjes 1.05.1964, lindur në Serbi Paro Berisiç, i datëlindjes 1.05.1964, lindur në Bosnje

tillë, për të cilat pretendon akuza apo autoritetet italiane, duke thënë se ai ka pasur gjithmonë emrin Paro ose Përparim Laçi. Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka vendosur të caktojë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, me afat 40 ditë, kohë kjo që do t’u lihet në dispozicion autoriteteve italiane për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e të dyshuarit drejt Milanos. Paro Laçi u arrestua javën e ardhshme në kryeqytet teksa dilte nga zyrat e klubit sportiv “Partizani” ku ishte aksioner. Më herët Paro Laçi është dënuar me 9 muaj burg për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. L.Bakillari


6

MAPO

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

aktualitet

Vidhen kabllot, tri lagje në Fier pa drita të hequra. Por drejtuesit nuk kanë deklaruar se kur do të rilidhet energjia, duke premtuar vetëm do të lidhet së shpejti. Ndërkaq burime të pakonfirmuara nga ky filial kanë pohuar se në magazinat e kësaj kompanie nuk gjendet asnjë metër kabllo elektrike dhe se situata është shumë më e rëndë sesa shfaqet. Grupet e specialistëve të avarive janë përpjekur të rilidhin energjinë gjatë gjithë ditës, por pasditja e së martës i ka gjetur sërish qytetarët e këtyre tri lagjeve pa energji.

Hajdutë të skrapit kanë lënë pa energji elektrike tri lagje të qytetit Fier. Pas dëmtimit të linjave elektrike përcjellëse në zonat rurale dhe vjedhjes së herëpashershme të kabllove prej bakri për t’i shitur në tregun e zi për skrap, hajdutët mësynë dje edhe në kabinat elektrike brenda qytetit Fier. Natën e mbrëmshme janë vjedhur në dy kabina elektrike, një sasi prej rreth 50 metra kabllo të tensionit të lartë. Hajdutët i kanë prerë kabllot duke përdorur mjete prerëse, dhe më pas janë larguar pa u diktuar nga

askush. Kjo ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të tria lagjet, duke i lënë ato në errësirë të plotë Që nga mbrëmja e djeshme me qindra familje e biznese në Fier janë pa energji elektrike. “Pas shkëputjes së energjisë për shkak të kushteve të motit qytetarët duhet të luten që hajdutët të mos vjedhin kabllot elektrike e të shkaktojnë ndërprerje kaq të gjata energjie në qytet”,-thotë një qytetar. Ndërkohë CEZ në Fier njoftoi se ka denoncuar vjedhjen dhe po punon për rivendosjen e kabllove

dëborës. Shumë zona janë bllokuar, ndërkohë që mjaft të tjera vuajnë mungesën e energjisë pas defekteve në linjat e transmetimit të tensionit të lartë, por edhe në ato të shpërndarjes në fshatra të thellë. Policia shpërndau dje pasdite një memo mbi gjendjen e rrugëve

në vend, duke kërkuar nga shoferët që të ishin të kujdesshëm dhe të mos shmangnin rregullat e qarkullimit, duke filluar nga pajisja me zinxhirë. Në një listë porosish poli- akse rrugore dhe qindra fshatra janë cia kërkon shmangie të parakali- izoluar dje nga dëbora, ndërsa situata meve të gabuara dhe përdorimi i është më e rëndë në Veri të vendit dritave joverbuese, nga drejtuesit

Bora izolon qindra fshatrat, dhjetëra akse rrugore të pakalueshme Një autobus i nisur nga Tirana për në Pukë, mbeti në dëborë për disa orë, ndërsa trashësia e saj në mjaft zona malore e ka kaluar gjysmë metri

jet kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në veri të vendit, ndërsa në Korçë fshatrat malorë janë izoluar dhe llogariten më shumë se 3 mijë banorë të bllokuar. Pasagjerët e një autobusi që mbeti i bllokuar prej orës 06:45 të pasdites në Qafë- Qelë, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Pukës njoftuan Më shumë se 30 akse rrugore dhe në media për situatën e tyre. Mësoqindra fshatra janë izoluar dje nga het se trashësia e borës në këtë zonë dëbora, ndërsa situata është më e ka arritur deri në 40 cm, ndërkohë rëndë në Veri të vendit, ku për shkak që në autobus ndodheshin edhe gra të defekteve mungon edhe energjia e fëmijë, të cilët qëndrojnë në të ftohtë elektrike. Një autobus mbeti i prej më shumë se 3 orësh. “Rruga bllokuar për disa orë dje pasdite, është e bllokuar, vetëm fuoristradat ndërsa ishte nisur nga Tirana në mund të kalojnë me vështirësi. Kemi nevojë për ndihmë. Mjeti është i Shumë zona janë bllokuar, ndërkohë që pajisur me zinxmjaft të tjera vuajnë mungesën e energjisë hirë. Trashësia e d ë b o r ë s ë sht ë pas defekteve në linjat e transmetimit të rreth 35-40 cm”,tensionit të lartë, por edhe në ato të tha përmes teleshpërndarjes në fshatra të thellë. fonit një pasagjer. Ndërkohë qadrejtim të Pukës, por u detyrua të rkullimi në shumë akse rrugore ka ndalonte në zonën e Qaf-Qelës për qenë i vështirë gjatë ditës së djeshme shkak të reshjeve të dendura të për shkak të kushteve të pa favordëborës. Ndërkohë ngricat dhe resh- shme të motit dhe reshjeve të

30

Rrugët e bllokuara dhe ato që kalohen vetëm me zinxhirë Kukës/ Trashësia e dëborës varion nga 40cm në Kukës në 60cm në lartësitë mbi 800m, gjendja e akseve rrugore është si më poshtë: 1. aksi rrugor Morinë – Klimash, i kalueshëm me zinxhirë 2. aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë 3. aksi B.Curri – Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë 4. aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë 5. aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm 6. aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm 7. aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi 8. aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm 9. aksi Kukës – Ujmisht – Lusën, i pakalueshëm 10. aksi Lusën – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm 11. aksi Kukës – Shëmri, i pakalueshëm 12. aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm 13. aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm Dibër/ Trashësia varion nga 40cm deri në 60cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon: 1. aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi në disa segmente. 2. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulzë, i kalueshëm me zinxhirë 3. aksi Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm 4. aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi 5. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të

Kukësit, i pakalueshëm 6. aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi 7. aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm 8. aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm 9. aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm Shkodër/ Trashësia e borës në zonat malore është mbi 30cm, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon: 1. aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë 2. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë-Arrës, i kalueshëm me zinxhirë një sens 3. aksi Fushë-Arrës – Qafë Mali - Qafë Shllak, i pakalueshëm 4. aksi Fushë Arrës – Gjegjan, i kalueshëm me zinxhirë me një sens 5. aksi Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm 6. akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm 7. aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme 8. akset në drejtim të Dukagjinit, të pakalueshme 9. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë, i pakalueshëm 10. aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm Lezhë: 1. aksi Fan – Kalimash, me zinxhirë 2. aksi rrugor Mirditë – Shpal, i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente 3. aksi Shpal – Gjegjan – Fushë-Arrës, i pakalueshëm

4. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme Elbasan: 1. aksi Përrenjas – Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë. 2. aksi Librazhd – Bulqizë, i pakalueshëm Korçë: 1. aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë-Thanë, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica 2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm 3. aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i pakalueshëm 4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi 5. aksi Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi Berat: 1. Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim 2. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale Gjirokastër: 1. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës, e kalueshme me zinxhirë në disa segmente Vlorë: 1. Në aksin rrugor Vlorë – Llogara, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë


E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

Këshillat, si të ruajmë shëndetin Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë deri në 35 gradë C dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar kështu shëndetin. Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhëmbin dhe më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhembshme. Nëse kryeni sforcime fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të

përkeqësoni sëmundjet e zemrës. Ngrohni shtëpinë tuaj në temperaturë konstante. Temperatura ideale është 22-23 gradë C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Kur dilni jashtë, vishuni trashë që të ruani temperaturën trupore 1. Mbuloni pjesët më të ekspozuara si koka, qafa, këmbët e duart. 2. Mbuloni hundën dhe gojën për të ngrohur ajrin që thithni. 3. Vishuni me disa shtresa rrobash dhe me xhup të padepërtueshëm nga shiu.

4. Vishni këpucë të ngrohta dhe që ju mbrojnë nga rrëshqitjet. 5. Evitoni të dilni herët në mëngjes dhe në darkë. 6. Ushqehuni mirë dhe evitoni përdorimin e alkoolit dhe duhanit pasi ato nuk ju ndihmojnë. Kujdesuni për veten dhe të tjerët 7. Kufizoni punët e rënda dhe vrapimet. 8. Para se të udhëtoni me makinë, shihni parashikimin e motit dhe merrni me vete uje, veshje të ngrohta dhe mbushni kartën telefonike. 9. Kujdesuni që fëmijët dhe të moshuarit të mos kenë ftohtë, pasi ata mund të mos e kuptojnë.

shkurt

-14

7

MAPO gradë

Do të arrijnë temperaturat minimale në disa zona malore gjatë tri ditëve në vazhdim

35

GRADë

Mund të arrijë temperatura trupore nëse qëndroni gjatë në të ftohtë dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar kështu shëndetin

problemet shëndetësore

Shtohen prurjet, hapen portat e Hidrocentralit të Ulzës Hapja e portave në kaskadat e Ulzës dhe Shkopetit ka rritur ndjeshëm prurjet në lumin Mat. Prurjet e shumta në këto dy hidrocentrale kanë nxitur shtimin e shkarkimeve duke vënë në gatishmëri emergjencat civile në Prefekturën e Lezhës. Këto të fundit kanë bërë të ditur se me këtë situatë nuk ka rrezik për përmbytje në bregun e Matës ku shtrihen komunat Shënkoll, Zejmen dhe Fushëkuqe. Burime nga emergjencat civile në Prefekturën e Lezhës kanë bërë të ditur se situata po mbahet nën kontroll dhe momental-

isht nuk përbën asnjë rrezik për popullatën. Sipas përfaqësuesve të Komunës Shënkoll, nëse niveli i shkarkimeve do të pësojë rritje të mëtejshme, atëherë fshati Tale do të jetë e para zonë që do të përballet me përmbytje, pasi po ndikojnë edhe baticat e detit që nuk lejojnë largimin e ujërave nga kolektorët shkarkues. Shtuar këtu edhe faktin që argjinatura e lumit Mat tashmë është e dëmtuar për shkak të ndërhyrjeve të firmave që merrnin aty inerte, e që nuk e kanë kthyer argjinaturën në formën e mëparshme.

Reshjet, shembet një shkollë 9-vjeçare në Gramsh

e mjeteve, ndërsa njofton kontrolle për pajisjet e nevojshme dimërore në makina. Sipas të dhënave nga policia, qarku më i rënduar mbetet ai i Kukësit, aksi Morinë-Kalimash dhe Kukës-Has janë të kalueshëm me zinxhirë, ndërsa disa prej rrugëve rurale janë të pakalueshme. Në Shkodër trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 centimetra dhe situata e akseve rrugore paraqet rrezikshmëri edhe për shkak të ngricave. Probleme hasen edhe në qarqet e tjera të vendit, kështu në Lezhë, në rrugët: FanKalimash, Mirditë-Shpal; në qarkun Elbasanit, në aksin Përrenjas-QafëThanë. Ndërkohë në qarkun Korçë, aksi rrugor Kapshticë-Korçë- QafëThanë, Korçë-Ersekë dhe Leskovik. Në këtë qark mbeten të pakalueshme segmentet Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë. Temperaturat e ulëta disa gradë nën zero që kanë përfshirë qarkun e Korçës prej afro një jave i kanë sjellë probleme serioze Korçës në 24 orët e fundit, ndërsa alarmante paraqitet situata në disa zona të thella malore, ku më shumë se 3 mijë banorë rezultojnë të izoluar dhe nën pushtetin e borës. Ndërkohë gjatë netëve të fundit janë regjistruar dhe temperaturat më të ulëta deri në -9 gradë celsius. Ndërkohë me zinxhirë kalohen në jug të vendit edhe segmentet Jorgucat-Qafa e Muzinës nga Gjirokastra në Sarandë dhe ai Vlorë-Llogara.

Reshjet e shiut shembin shkollën 9-vjeçare në fshatin Gjërë të komunës Poroçan në Gramsh. Për fat, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës së hënë, pasi nëse shembja do të ndodhte gjatë ditës pasojat mund të ishin të paparashikuara për nxënësit e saj. Pas ngjarjes, drejtoria e shkollës dhe pushteti vendor kanë lajmëruar Drejtorinë Rajonale të Arsimit, nënprefekturën dhe shtabin e emergjencave në Prefekturën e

Elbasanit për gjendjen e krijuar. Në shkollën ku mësojnë 33 nxënës është ndërprerë mësimi dhe po punohet për të gjetur një ambient tjetër për vazhdimin e procesit mësimor. Banorët e fshatit kanë kërkuar menjëherë që për fëmijët të gjendet një vend më i sigurt dhe që të ndërtohet sa më parë një shkollë e re. Por pushteti vendor ka bërë të ditur se nuk ka fonde për ndërtimin apo rikonstruksionin e godinës ekzistuese.

Probleme nga bora, mbyllen disa shkolla në veri Dëbora e rënë gjatë gjithë natës ka bllokuar akset kryesore të Qarkut të Kukësit. Trashësia e dëborës në qytet ka arritur në 30 cm, ndërsa në zonat e thella në 70 cm. Për pasojë, 8 komuna të thella të Kukësit dhe 2 komuna të Tropojës, të cilat kanë rreth 50 mijë banorë, mbeten të bllokuara. Për këto arsye, drejtoria arsimore ka njoftuar mbylljen e më shumë se 20 për qind të shkollave të qarkut Kukës, rihapja e të cilave do të bëhet pas përmirësimit të kushteve të motit. “Në shkollat e mesme, Shishtavec, Shënmëri,

Topojan, Bushtricë, pas një informacioni që kemi marrë rezulton që numri i nxënësve është shumë i vogël dhe ne kemi parë të arsyeshme që të zhvillohet mësim në ditë të tjera, kur të përmirësohet moti”, thotë Ylli Metaliaj, drejtor i DAR, Kukës. 33 borëpastruese janë shpërndarë nëpër rrugët e të gjithë qarkut për zhbllokimin e rrugëve. Aksi Morinë-Kukës-Tunel i Kalimashit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë dhe me shpejtësi të ulët. Në këtë segment nuk lejohet lëvizja e mjeteve me tonazh të rëndë.

Pediatria në QSUT

I ftohti polar mbërthen vendin, mbushen urgjencat e spitaleve Në këto ditë të ftohta mjekët apelojnë që të tregohet kujdes i veçantë për fëmijët, të sëmurët kronikë, shtatzënat dhe të moshuarit. Brenda 24 orëve të fundit në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT janë paraqitur 186 fëmijë, ndërsa në atë të Infektivit dhe Kardiologjisë, nga 100 raste në secilën prej tyre

në disa të tjerë me diarre e të vjella. Sipas mjekëve, kujdes veçanërisht duhet të tregohet për fëmijët. “Sa më të vegjël ata, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj evitoni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi. Për bebet nën 6 muaj, nëse sëmuren, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, - thonë specialistët e shëndetit publik. Po kështu kërkohet kujdes edhe për të moshuarit, të cilët rrezikojnë të pësojnë fraktura kockore dhe të kenë vështirësi në frymëmarrje, rritje të tensionit apo shtrëngim në zemër Jonida Tashi dhe pjesën e prapme të kraharorit. Tepër të Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë një ndjeshëm ndaj të ftohtit janë edhe të rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve që sëmurët kronikë, sidomos ata me sëmundiu drejtohen urgjencave të spitaleve për ndi- je të zemrës dhe hipertension, apo me sëhmë. Në total, në shkallë vendi numri i të mundje pulmonare. Sipas mjekëve, edhe prekurve nga infeksionet e frymëmarrjes ka shtatzënat kërkojnë gjithashtu përkujdesje arritur në 13 mijë raste brenda një jave, të veçantë gjatë ditëve të ngricave. Gjatë ndërkohë që më të prekurit janë fëmijët, per- ditëve në vijim parashikohet një rritje e sonat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe të numrit të personave të prekur nga virozat, moshuarit. Gjatë 24 orëve të fundit në Urgjen- për shkak të uljes së mëtejshme të tempercën e Pediatrisë pranë spitalit “Nënë Tereza” aturave. Duke filluar nga sot dhe deri në janë paraqitur 186 fëmijë të prekur nga viro- fundjavë, Shqipëria do të përfshihet nga i zat, ndërsa në atë të Infektivit çdo ditë regjis- ftohti polari. Temperaturat në zonat e theltrohen rreth 100 raste. E njëjta situatë paraq- la malore pritet të shkojnë deri në -14 gradë itet edhe në Urgjencën e Kardiologjisë, ku celsius. Sipas meteorologëve, situata sinopbrenda 24 orëve shkojnë për të marrë ndihmë tike duke filluar që nga dita e mërkurë do të mjekësore 100-150 të sëmurë që vuajnë nga jetë e shoqëruar nga mot i kthjellët, por me temperatura të ulëta; kjo si pasojë e masave ajrore polare që kanë mbërthyer të Tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit janë gjithë Ballkanin. Ministria e Shëndetëedhe të sëmurët kronikë, sidomos ata sisë ka vënë në dispozicion 3 helikopterë urgjencat shëndetësore. Pavarësisht me sëmundje të zemrës dhe hiperten- për bllokimeve nga moti i keq në disa zona sion, apo me sëmundje pulmonare malore, deri tani nuk ka pasur nevoja nga banorët për ndërhyrjen e shërbimit mjekësor nga ajri. Drejtues të Ministrisë luhatjet e tensionit dhe shqetësimet në zemër, së Shëndetësisë thonë se po merren masat për të cilat në këto ditë të ftohta bëhen edhe më të të përballuar çdo situatë emergjence nga moshpeshta. Me qarkullimin e disa tipe virozash ti i keq. Në situata emergjence, Ministria e në vend, mjekët këshillojnë që personat e Shëndetësisë ka ngritur grupin e gatshëm me prekur të evitojnë ambientet e mbyllura ose rreth 15 persona. Por në varësi të situatës dhe grumbullimet masive. Sipas tyre, ekziston urgjencave shëndetësore, në ndihmë të rreziku i ndërthurjes së viruseve, që në disa banorëve shkojnë edhe mjekë të tjerë të speraste shfaqen me temperaturë e rrufe, ndërsa cializuar nga Tirana dhe rrethet.


8

MAPO

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

kronika

Pranga dy shqiptarëve me heroinë në Londër Dy shqiptarë dhe një shtetas turk janë arrestuar në Angli për shpërndarje të lëndëve narkotike në Londër. Elidon Sadikaj 30 vjeç, Klodian Canaj 34 vjeç dhe shtetasi turk, Ozkan Adem 57 vjeç, u arrestuan nga

policia me gjysmë kilogram heroinë në një qese plastike, e cila kapte një vlerë prej 35 mijë paundësh. Sipas autoriteteve angleze, të arrestuarit i përkisnin një bande shqiptaro-turke, e cila ishte përgjegjëse për trafiki-

min e rreth 80 për qind të heroinës në rrugët e Londrës. Autoritetet britanike pritet të kryejnë verifikime për dy shqiptarët e arrestuar, edhe në bashkëpunim me policinë shqiptare gjatë ditëve në vijim.

shkurt

Zhduket pa gjurmë i sapoliruari nga burgu Tiranë Që prej së shtunës së

Djali 10-vjeçar, Julian Çela

Prindërit e Julianit apel për zhdukjen, policia: Është shëndoshë e mirë Dy javë pas zhdukjes së 10-vjeçarit Julian Çela, familjarët ofrojnë shpërblim në këmbim të informacioneve. Policia: Kemi telefonata që është parë në bulevardin “Zogu i Parë” ose tek “21 Dhjetori” Dashamir Biçaku Tiranë Djali 10-vjeçar i zyrtarit të

SHISH-it është zhdukur prej dy javësh, por për policinë e Tiranës është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Kërkimet e deritanishme të familjarëve dhe policisë kanë dështuar, e megjithatë, informacionet tregojnë se Julian Çela është në Tiranë. “Djali është parë nga disa persona duke ecur në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe në zonën përreth, edhe pse kur shërbimet e policisë kanë mbërritur aty, nuk kanë mundur ta gjejnë”, - i tha MAPO-s një burim nga policia e Tiranës. Nga ana tjetër, informacionet e dhëna nga qytetarët e kanë nisur

pak ditë më parë policinë drejt kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, ku kalimtarë të rastit thoshin se kishin parë Julianin 10-vjeçar të blinte një byrek, por duket se djaloshi ka qenë më i shpejtë. Edhe pse nuk gjendet prej dy javësh, policia i qëndron versionit se djali i zv/drejtorit të Antiterrorit në SHISH është larguar me dëshirën e tij.

të dhëna

Zhdukja misterioze

Edhe dy javë pas zhdukjes, zyrtarët e policisë i qëndrojnë dyshimeve se 10-vjeçari është larguar me dëshirë nga shtëpia, për shkaqe ende të paqarta. Hetuesit pohojnë se kjo nuk ishte hera e parë kur Julian Çela ishte larguar nga shtëpia, megjithëse mungesa e tij ka zgjatur veçse pak orë. Një situatë e tillë ka shtyrë hetuesit të mendojnë se largimi me dëshirë i fëmijës është një nga mundësitë që janë duke u verifikuar, edhe pas marrjes në pyetje të shokëve të tij. Ndërkaq, nuk është përjashtuar as pista e ndonjë rrëmbimi të mundshëm, por hetuesit ngrenë supet kur i pyet për këtë dyshim. Policia tha se ka kryer verifi-

Policia tha se ka kryer verifikime edhe në drejtim të mundësisë së marrjes apo rrëmbimit të tij, por nisur nga rrethanat dhe informacionet e mbërritura në polici, një mundësi e tillë nuk qëndronte.

kime edhe në drejtim të mundësisë së marrjes apo rrëmbimit të tij, por nisur nga rrethanat dhe informacionet e mbërritura në polici, një mundësi e tillë nuk qëndronte. Ankthi i një familjeje

Familja e Julian Çelës vazhdon të vuajë ankthin e zhdukjes së të birit,

pavarësisht kërkimeve të kryera nga Komisariati Nr.3 dhe efektivë të Shërbimit Informativ Shtetëror. Të dëshpëruar nga mosgjetja e tij, prindërit kanë premtuar dje një shumë parash për këdo që jep informacion rreth vendndodhjes së 10-vjeçarit. Familja e tij ka vënë në dispozicion tre numra telefoni, nëpërmjet të cilëve çdo person që ka informacion apo mëson ndonjë të dhënë mbi vendndodhjen e Julianit, mund të kontaktojë. Numrat e telefonit janë, 0696503814, 0694321796, 0685804565, ndërsa familja ka premtuar edhe një shpërblim për këdo që do t’i ndihmojë ata në gjetjen e Julianit. Ndërkaq, në televizionin News24, babai i Julianit, Skënder Çela ka pohuar se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me të birin. “Jam i lodhur nga këto historitë që botojnë mediat. Mua në këto momente më intereson vetëm që të gjej djalin tim”. Nëndrejtori i Antiterrorit të SHISH-it nuk pranoi të komentonte më gjatë rreth fakteve të reja që kanë dalë në media, por është mjaftuar duke thënë vetëm: “Nuk janë të vërteta”.

kaluar një ish- i dënuar, i sapoliruar nga burgu nuk gjendet në banesën e tij, ndërsa familja ka denoncuar zhdukjen. Fisnik Spahiu, 66 vjeç, banues në Tiranë në rrugën “Mujo Ulqinaku” rezulton i humbur, ndërsa të afërmit e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë. Denoncimi është bërë nga e motra, e cila kujdesej për të vëllanë e saj, Fisnik Spahiun, pas daljes së këtij të fundit nga burgu. Policia ka nisur kërkimet për të moshuarin, i cili është kërkuar në spitalet e kryeqytetit e në disa adresa të tjera të mundshme, ku sipas tyre ai shkonte vazhdimisht. Pavarësisht kërkimeve të policisë, burri i moshuar nuk është gjetur as në spitale dhe as në ambientet e tjera të dyshuara. Të afërmit kanë deklaruar në polici se Spahiu

ishte tip i mbyllur dhe se nuk kishte shokë apo miq ku të mund të ishte larguar pa dijeninë e tyre. Ngjarja bëhet akoma më misterioze, për faktin se Spahiu sapo ka dalë nga burgu, ku kishte shlyer dënimin me 20 vjet, për veprat penale “vrasje mbetur në tentative”, si dhe “plagosje të rëndë”. Pas lirimit nga burgu, Spahiu jetonte i vetëm në një banesë në rrugën “Mujo Ulqinaku”. Ngjarja vjen në një kohë që prej së premtes më 30 nëntor, në polici është denoncuar një tjetër zhdukje e mistershme në Tiranë, ajo e 10-vjeçarit Julian Çela, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH.

Lidhin këmbë e duar pastruesen, grabitet shtëpia e tregtarit Apartamenti i një tregtari materialesh ndërtimi u sulmua dje nga dy persona. Objektivi i tyre ishte kasaforta, por nuk mundën ta zhvendosnin Tiranë Banesa e një biznesmeni u

sulmua dje në mesditë nga dy persona ende të paidentifikuar që tentuan të grabisnin kasafortën në banesën e tij. Autorët ende të paidentifikuar kanë hyrë me kapele me strehë, për t’iu fshehur kamerave të

vëzhgimit të objektit dhe të zonës përreth. Autorët hynë në pallatin ku banon biznesmeni Kujtim Ymeri në mesditë, në momentin kur në apartamentin e tij po hynte sanitarja për të pastruar shtëpinë. Autorët e kanë ndjekur nga pas atë, deri sa ajo është ngjitur në katin ku banonte tregtari, ndërsa më pas e kanë lidhur në duar e këmbë për të shmangur ndonjë reagim të mundshëm. Më pas, për të kufizuar thirrjet e saj për ndihmë, personat i kanë mbyllur gojën gruas me natriban dhe më pas kanë vijuar bastisjen e shtëpisë me qëllim gjetjen dhe marrjen e sendeve me vlerë që

mund të kishte familja e tregtarit. Sipas burimeve të policisë, autorët kanë pasur qëllim marrjen e një kasaforte në banesën e tregtarit të pllakave që mendohet se kishte një sasi të madhe parash. Kjo kasafortë, pavarësisht përpjekjeve të autorëve të krimit, nuk është lëvizur dot nga vendi ku ajo ishte instaluar. Duke qenë se nuk kanë mundur, ata kërkuan në banesë për sende me vlerë si dhe para, por sipas burimeve të policisë, mundën të merrnin vetëm një telefon celular. Burime të policisë në zyrën e hetimit të vjedhjeve me armë e me dhunë thanë se

autorët dyshohet se kanë arritur të marrin edhe një shumë të vogël parash, fakt që është duke u verifikuar nga policia. Efektivët e policisë së komisariatit nr.3, mbërritën në vendin

e ngjarjes, ndërsa më pas hetimi iu kalua zyrës së vjedhjeve me armë dhe me dhunë, efektivët e së cilës kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e deklarimit të së sanitares në lidhje me rrethanat dhe mënyrën sesi personat kishin mundur të hynin deri në shtëpinë e tregtarit të pllakave. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes policia tha se kishte gjetur prova të rëndësishme që mund ta ndihmonin atë në zbardhjen e krimit, ndërsa ishin marrë dëshmi të ndryshme dhe shoqëruar disa persona në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilët dyshohet se kanë dijeni për krimin e djeshëm. D.Biçaku


intervista

Kërkimi shkencor dhe burimet elektronike në UET

Erjona Canaj, PhD, pedagoge në UET

Erjona Canaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Departamentin e së Drejtës Publike dhe kërkuese shkencore e atashuar pranë Qendrës UET, shpjegon për MAPO Universitas dimensionin e kërkimit shkencor në UET dhe risinë që e karakterizon atë prej disa kohësh: burimet elektronike në bibliotekë dhe aksesi në revistat shkencore më prestigjioze të botës.

www.mapo.al

Të studiosh jashtë

për t’ia dalë

“Le Figaro Magazine” boton renditjen e universiteteve më të mira sipas “Times Higher Education” dhe propozon renditjet e saj sipas disiplinave. Me synimin për të nxitur shkollimin jashtë të të rinjve francezë si një përvojë që nuk ndërtohet dot në universitetet e vendit tënd, sado të mira të jenë ato

aktivitet

AIDA, fushatë në 15 universitete për sipërmarrjen AIDA ka nisur fushatën “Ki kurajën, ndërmerr dhe inovo”, që do përfshijë 15 universitete në gjithë Shqipërinë dhe që ka pikërisht qëllimin të përgatisë, informojë dhe aftësojë të rinjtë për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen.

projekti

Student mos rri, po ndërmerr! Akil Kraja, drejtor i SME-ve dhe Eksporteve i AIDA-s, tregon për “Mapo Universitas” organizimin dhe çfarë synohet të arrihet më konkretisht nëpërmjet kësaj fushate që do trokasë në 15 universitete.


MAPO

10

E mërkurë, 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

aktivitet AIDA ka nisur fushatën “Ki kurajën, ndërmerr dhe inovo”, që do përfshijë 15 universitete në gjithë Shqipërinë dhe që ka pikërisht qëllimin të përgatisë, informojë dhe aftësojë të rinjtë për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen.

AIDA, fushatë në 15 universitete për sipërmarrjen Na ishte njëherë një biznesmen, dy nga AIDA dhe dy pedagogë . Në të vërtetë nuk ishin, por do të jenë nga nesër para studentëve. Në një fushatë takimesh për t’i përgatitur ata për t’u bërë sipërmarrës në të ardhmen. Ose për t’i përgatitur si të kërkojnë e të fitojnë një vend pune në kompanitë e mëdha. Që papunësia mes të rinjve të ulet. Pra historia që nis si përrallë, është shumë e vërtetë dhe për më tepër, fundin e parashikon të lumtur

A

gjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka ndërmarrë një fushatë takimesh për nxitjen e krijimit të shoqërive të reja (start-ups) që do zhvillohen në 15 universitete publike e jopublike të Shqipërisë. Ky projekt që do të nisë me takimin e parë ditën e enjte në universitetin “Epoka”, për të vazhduar deri në 30 prill, do zhvillohet si një seri takimesh me studentë të vitit të fundit dhe të nivelit Master. Gjatë këtyre takimeve ku do jenë të pranishëm veç anëtarëve të AIDA-s, edhe përfaqësues të stafit akademik të universitetit përkatës, studentët do njohin rrugëtimin e ngjitjes për një biznesmen të suksesshëm shqiptar, i cili do tregojë historinë e suksesit të tij dhe do informohen për rrethanat ekonomike dhe mundësitë e krijimit nga vetë ata të një sipërmarrjeje. Ky projekt ka qëllim afatgjatë hapjen e një fryme të re mbi sipërmarrjen si dhe inovacionin tek firmat shqiptare që do të punësojnë këta të rinj. Pas nisjes sw fushatës tw enjten nw Universitetin Epoka, takimet do të vijojnë në New York University of Tirana, e më pas sipas një kalendari të pavendosur ende, në Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin Polis, Universitetin e Tiranës, etj. Gjithmonë e më tepër, në praktikat akademike po ndjehet domosdoshmëria për të mos përgatitur vetëm një student të pajisur me dije teorike, por dhe një të ri të aftë për tregun e punës. Përshtatja e kurrikulave me këto kërkesa, marrja e impulseve të vazhdueshme nga përfaqësuesit e punëdhënësve më të mëdhenj, praktikat mësimore janë disa nga hapat që stafet akademike marrin për përgatitjen e studentëve sa më të aftë. Marrëdhënia e ngushtë mes akademisë dhe biznesit, por dhe politikës me rëndësinë e saj ekzekutive, është shpallur tashmë si çelësi i suksesit, që përveçse ndihmon në mënyrë të pavarur secilën palë, zh-

villon dhe ekonominë e vendit. Muajin e kaluar në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës me emërtimin “Ide të reja për sipërmarrje të reja” ishin të ftuar aktorë të biznesit, të pushtetit qendror, përfshirë dhe ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto përfaqësues akademik nga universiteti. Qëllimi i kësaj tryeze ishte pikërisht artikulimi i nevojës për bashkëpunim të ngushtë mes këtyre palëve si dhe zyrtarizimi i këtyre marrëdhënieve. Që do të thotë kurrikulat dhe praktikat të bazohen pikërisht në kërkesat e tregut, bizneset të thithin studentët më të mirë të aftë për këtë treg dhe politika të mbështesë nga ana e saj këtë proces. Diçka të tillë synon dhe fushata e agjencisë qeveritare AIDA, agjenci e cila në dy vitet e funksionimit të saj, tashmë është në një fazë aktive për sa i përket projekteve të saj të përbashkëta me universitetet. “Ki kurajën, ndërmerr, rinovo” është një fushatë specifike që bën bashkë dhe ajo përfaqësuesit e pushtetit qendror politik, pikërisht përfaqësuesit e AIDA-s, përfaqësues të biznesit shqiptar si dhe aktorët akademikë, pedagogët, për t’i vendosur të tre përballë studentëve të degëve të ndryshme, por që shumë shpejt do dalin në tregun e punës. Projekti realizohet në funksion të zbatimit të Strategjisë së AIDA-s, Planit Operacional të Marketingut të Agjencisë, si dhe Strategjisë së Biznesit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kjo fushatë synon t’u ngulisë në

12 733

22%

e të rinjve nga 15-29 vjeç të papunë

shoqëri të krijuara në vitin 2011

Zgjidhje Informacion dhe kurajë

"E gjitha organizohet për të nxitur të rinjtë që mos të shohin vetëm për t’u punësuar në kompani të mëdha, në një sektor shtetëror, në një post të sigurt. Ka dhe shumë mundësi sot për të qenë inovativ, për të qenë ndërmarrës"

mendje këtyre studentëve mundësinë e krijimit të një biznesi të vogël, që mund të jetë ide shumë më e mirë, se sa pritja e gjatë për një vend pune në sektorin shtetëror ose në një kompani të madhe private, pritje që çon në papunësi dhe shifrat e fundit thonë se ka 22 për qind të papunë nga 15-29. Nxitja bëhet duke iu treguar atyre mbështetjen që vetë AIDA jep, lehtësitë e vendit për regjistrimin e një biznesi, si dhe duke sjellë një biznesmen të suksesshëm që do tregojë historinë e tij të nisur nga pak gjë. Shifrat flasin për një vrull të madh krijimi shoqërish të reja vitin paraardhës që tregon iniciativën e shqiptarëve, por që këto iniciativa të rezultojnë të suksesshme duhet një përgatitje e mirë, një ide e qartë paraprake e funksionimit të ekonomisë shqiptare, një orientim për rrugët e procedurat që duhen ndjekur e plotësuar dhe projekti këtë synon të arrijë. Vetëm kështu shpirti i spikatur i iniciativës mund të hyjë në punë e të rez u l t o j ë i su ksesshëm. Përveç kësaj fushata synon të përgatisë studentët për të qenë sa më të

aftë për të kërkuar punë nesër, nëse ata zgjedhin pikërisht këtë rrugë, sepse jo kushdo do çelë një shoqëri të vetën. Përgatitja e një biznesplani është një pikat që do theksohet për të aftësuar studentët në përgatitjen e tij. Për sa i takon metodologjisë, është menduar si struktura më efikase zhvillimi i takimeve në sallën më të madhe të leksioneve të universitetit ku do ketë një panel me një sipërmarrës të suksesshëm shqiptar, 2 anëtarë të stafit akademik përkatës dhe 2 anëtarë të stafit të AIDA-s. Temat që do të trajtohen në këto takime janë: sipërmarrësi shqiptar (sfidat, kultura ballkanike, fjala e thënë kundrejt fjalës së shkruar, etika, edukimi dhe trajnimi i sipërmarrësit etj.), inovacioni dhe rëndësia e tij bashkë me shembuj dhe plan biznesi (qëllimi, struktura, pyetjet që duhen përgjigjur dhe çështjet, studimi i tregut, zgjidhjet në kushtet e mungesës së burimeve dhe të dhënave etj). Prezantimet do të pasohen me diskutime dhe pyetje përgjigje për temat dhe për biznesmenin e pranishëm dhe në fund çdo student do pajiset me një broshurë që përmbledh procedurat e hapjes së një shoqërie private (start-up), strukturën e një plani biznesi si dhe informacione mbi inovacionin të përgatitura nga stafi i AIDA-s.


MAPO

11

E mërkurë, 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

Ideja është që këtyre studentëve në vitin e fundit Bachelor ose të nivelit Master, t’u shpjegojmë cilët janë sektorët ekonomikë prioritarë sot për sot në Shqipëri, për t’u shpjeguar se prapa termave ekonomikë ka njerëz që punësohen

Intervista

Student mos rri, po ndërmerr! Akil Kraja, drejtor i Departamentit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe Eksporteve (një nga tri departamentet e AIDA-s, bashkë me atë të Zhvillimit të Investimeve të Huaja dhe Inovacionit) tregon për “Mapo Universitas” organizimin dhe çfarë synohet të arrihet më konkretisht nëpërmjet kësaj fushate që do trokasë në 15 universitete. Çfarë është fushata “Ki kurajën, ndërmerr dhe inovo”? Ne si AIDA kemi kaluar periudhën e njohjes dhe kemi filluar të implementojmë projekte në mënyrë të përditshme për sa i përket SME-ve dhe fushata “Ki kurajën, ndërmerr dhe investo” hyn në këtë logjikë. Në vitin e shkuar, janë bërë disa studime, disa partneritete, kompani të ndryshme janë shoqëruar dhe kemi arritur në një konstatim, që është relativisht i njohur, që të rinjtë në Shqipëri kanë më shumë nevojë të inkurajohen për të marrë sipërmarrje, për të krijuar START UP-e, për të investuar në idetë e tyre dhe më pas në kapitalin që ata mund të zotërojnë. Dhe ideja ishte se çfarë mund të bënim ne si departament i SME-ve dhe eksporteve për t’u afruar ndaj këtyre të rinjve që nesër do punësohen ose nga SME-të, ose do krijojnë kompanitë e tyre. Cilët studentë synon të përfshijë fushata juaj dhe cili është synimi i saj konkret? Fushata “Ki kurajën, ndërmerr

Një biznesmen i suksesshëm do të tregojë se çfarë do të thotë të bësh biznes në Shqipëri

Akil Kraja, drejtor i SME-ve dhe Eksporteve te AIDA

dhe inovo” i targetohet një grupi specifik, studentëve të vitit të fundit të 15 universiteteve të kontaktuara. Jemi përpjekur të jemi të gjerë, kemi dhe universitete në Durrës, në Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Pra ideja është që këtyre studentëve në vitin e fundit Bachelor ose të nivelit Master, t’u shpjegojmë cilët janë sektorët ekonomikë prioritarë sot për sot në Shqipëri, për t’u shpjeguar se prapa termave ekonomikë ka njerëz që punësohen, ka produkte që eksportohen, ka produkte që certifikohen, pra për t’u dhënë një përshkrim, një shije konkrete se çfarë nënkupton ekonomia shqiptare, përtej shifrave që mund të marrin nga mediat. Qëllimi i dytë është që t’u shpjegojmë se në Shqipëri ka një seri procedurash të thjeshtëzuara për të krijuar një kompani, një Start Up. Në këtë sens, Shqipëria është një vend model, në rang ballkanik për regjistrimi e kompanive: duhen pesë dokumente dhe ju brenda një dite mund të krijoni një kompani, të regjistroheni. Pra, është shumë e thjeshtë të krijohet një kompani. E shfrytëzojnë sipërmarrësit shqiptarë këtë lehtësi? Gjatë vitit 2011janë krijuar 12 733 shoqëri të reja, nga të cilat 10713 janë persona fizikë dhe 2020 persona juridikë, që do të thotë se në Shqipëri ka një shpirt sipërmarrjeje tejet aktiv. Në Shqipëri ka 106 mijë kompani gjithsej dhe vetëm në vitin 2011 janë krijuar 12733, pra janë regjistruar në QKR. Kjo tregon se njerëzit duan të krijojnë, të lëvizin, duan të jenë sipërmarrës, por duhen dhe njohuritë e sektorit nga një anë, si dhe të procedurave. Dhe ky është qëllimi i fushatës “Ki kurajën, ndërmerr dhe inovo”: ki kurajën, fillo ndërmerr, shko të regjistrohesh, ndërmerr, apliko për një projekt, fillo të shkruash një biznesplan dhe inovo, bëj diçka ndryshe nga të tjerët. Dhe më mirë se të rinjtë nuk e bën askush këtë. Në një plan më konkret, si do i realizojë këto qëllime fushata juaj? Cila do jetë struktura e këtyre takimeve? Fushata do zbërthehet në tri pika: së pari, AIDA prezanton gjithë këto që përmendëm, një biznesmen i suksesshëm tregon se çfarë do të thotë të bësh biznes në Shqipëri dhe së treti, ka një hapësirë ku përfaqësuesi akademik i universitetit që na pret i inkuadron si prezantimin tonë shtetëror dhe atë privat të biznesmenit, në një kuadër më akademik, më analitik. Në fund të takimit që mund të zgjasë rreth dy orë, ne do iu dorëzojmë studentëve një dokument shumë të thjeshtë që tregon se si bëhet një biznesplan. E gjitha për të nxitur të rinjtë që mos të shohin vetëm për t’u punësuar në kompani të mëdha, në një sektor shtetëror, në një post të sigurt. Ka dhe shumë mundësi sot për të qenë inovativ, për të qenë ndërmarrës. Para pak kohësh, në 8 nëntor, AIDA bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe me OCDE-në, organizuan një konkurs për Start Up-et shqiptare. Kishim tetë finalist, tre të parët ishin vërtet shumë interesant, fituesi ishte për të bërë një faqe internet tip Amazone për të shpërndarë produkte artizanale shqiptare i UET. Ishte një gjë shumë e bukur: ata ishin pesë persona, u organizuan mes tyre. Dhe ky është shembulli që ne duhet të japim: të rinjtë duhet të bashkëveprojnë mes tyre, të mendojnë dhe ky është shembulli për të qenë të suksesshëm në jetë.

Nuk mund të pretendojmë që të gjithë studentët që do ndjekin këto seminare, do hapin vërtet një biznes të vogël…Përtej kësaj, çfarë kërkon të arrijë fushata? E rëndësishme është që të rinjtë, kur të hyjnë në tregun e punës, ta kenë një ngacmim në kokë, që ekziston Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve që mund t’i mbështesë, për të orientuar biznesplanin e tyre, për të kontaktuar një biznesmen për të cilin mund të kenë nevojë, p��r një ide, apo për diçka tjetër. Së dyti, të kenë një imazh më konkret të ekonomisë shqiptare: cilat janë sektorët prioritar, cilat janë strategjitë shtetërore, cilat janë kushtet e zhvillimit dhe eksportit. Është e rëndësishme gjithashtu, e thonë statistikat, të theksohet që papunësia te të rinjtë nga 15-29 vjeç është 22%. Pra ka papunësi te të rinjtë, sepse të rinjtë pasi dalin nga shkolla, presin për të filluar punë dhe papunësia te të rinjtë në mënyrë indirekte rritet. Por nuk duhet të jesh pasiv: duhet të shkosh drejt punës, duke bërë një biznesplan, duke u drejtuar te një kompani dhe kështu mund të punësohet ai i ri, sepse punëdhënësit mendojnë që ai është një i ri dinamik, që di të shkruajë një biznesplan, që di të përdorë Excelin, prandaj unë po e punësoj. Prandaj ideja është që duhet lëvizur, nuk duhet ndenjur në një vend. Iu kushtohet vetëm studentëve të fakulteteve ekonomike, kjo fushatë? Jo. Madje ky është një nga synimet. Sepse jo çdo kush ka mbaruar biznes, menaxhim dhe qëllimi është t’u japim një ngacmim, t’u japim kurajë, t’u themi “dëgjojeni historinë e këtij biznesmeni”, pasi kjo është pjesa më e rëndësishme, se ai do jetë aktori i këtij takimi. Për t’u thënë se ky biznesmen ka filluar në një formë të caktuar, ai ka disa mësime që ka nxjerrë nga jeta e tij, pra kini kurajë! Në këtë projekt do të përfshihen studentë me drejtime nga më të ndryshme studimi si Administrim Biznesi, Financë, Kontabilitet, Drejtësi, Inxhinieri etj. Ju ke n i o rga n i z u a r n j ë konkurs para pak kohësh mes ekipeve të studentëve që prezantuan projekte të bizneseve. Janë studentët e vitit të fundit, mbështetur dhe në këtë përvojë, gati për tregun e punës, apo për të hartuar vetë një biznesplan? Konkursi doli me sukses. Madje ai ishte nisma për këtë fushatë konferencash. Ishte nisma e parë dhe rezultoi shumë mirë. Krahas kësaj, në prill, një nga universitetet jopublike, UET, realizoi Start Up Ëeekend, që pati disa aplikantë. Universiteti Polis, që e kemi kontaktuar dhe ne, ka një lëndë të veçantë për sipërmarrjen dhe në fund të lëndës duhet të krijojnë një kompani , ju jepet një grant i vogël etj., etj. Pra, rëndësi ka të krijohen kushtet, rëndësi ka që të rinjtë duhet të kuptojnë që duhet lëvizur, pavarësish faktit që je apo jo i biri i dikujt. Pra një agjenci si e jona është në shërbim, sigurisht në radhë të parë të sipërmarrësve, por dhe të atyre start up-eve, që të mësojnë ku mund të kërkojnë ndihmë, ku mund të marrin një kredi më avantazhuese etj. Në datë 13 është takimi i parë. Është vendosur kalendari i takimeve të tjera? Po. Kemi kontaktuar 15 universitete që na kanë kthyer përgjigje, pothuaj të gjithë, dhe kemi ngritur logjikën e takimeve për të vendosur dhe datat.


CMYK

2012 UET Press / Scripta manent Amik kAsoruho

shQiPËriA, Ankthi dhe ËndrrA

shQiPËriA

ankthi dhe ëndrra refleksione për një kohë

Amik kAsoruho


MAPO

13

E mërkurë, 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

fenomen

“Le Figaro Magazine” boton renditjen e universiteteve më të mira sipas “Times Higher Education” dhe propozon renditjet e saj sipas disiplinave. Me synimin për të nxitur shkollimin jashtë të të rinjve francezë si një përvojë që nuk ndërtohet dot në universitetet e vendit tënd, sado të mira të jenë ato Art, letërsi dhe shkenca humane “Sistemi amerikan favorizon përgjegjësinë” Fabienne Keller, ish-kryetare e Bashkisë së Strasburgut, sot senatore e UMP: “Isha e martuar dhe mama e një vajze të vogël, burri im dhe unë kishim dëshirë të merrnim një kulturë tjetër, për ne ishte sfidë të niseshim në ato kushte! Berkley ishte i vetmi që pranoi dy kandidaturat tona. Kështu që ne kaluam dy vjet në një qytet studentësh të martuar, ku e gjithë infrastruktura atje përshtatej më së miri me situatën tonë. Nuk kishim para për të financuar studimet, por për fat të mirë mora një bursë studimi Fulbright për vitin e parë. Falë rezultateve të mira, m’u hoq taksa e regjistrimit për vitin e dytë. Berkley më ofroi gjithashtu një hua dhe më propozoi një punë, të shoqëroja një student me aftësi të kufizuara fizike. Kjo ishte eksperiencë e madhe. Përveç ndihmës financiare që jep besim dhe inkurajon përfshirjen e plotë, dashamirësia e sistemit amerikan shprehet edhe në gatishmërinë e profesorëve. Trajtimi që u bëhet studentëve, duke e vendosur theksin tek marrja e përgjegjësive, i motivon ata më shumë”.

Të studiosh jashtë për t’ia dalë

K

a ndodhur një revolucion i vogël, i cili kaloi pa u vënë re. Duke shpjeguar me hollësi masat që duhen marrë për të ringritur ekonominë franceze, kryeministri francez Jean – Marc Ayrault inkurajoi studentët francezë të studionin jashtë. Nga kjo varet shpëtimi i industrisë franceze, sipas shefit të qeverisë, i cili përcaktoi edhe nivelet me shifra: “Të dyfishohet në 5 vjet lëvizshmëria ndërkombëtare e studentëve në të gjitha nivelet e shkollimit”. Me këtë duhet kuptuar: t’u krijohet mundësia për të ndjekur studimet në disiplinat teknologjike studentëve, madje edhe atyre që nuk kanë para ose që nuk kanë marrë…maturën”. Kjo është një mirënjohje e merituar për një sektor që është në zhvillim e sipër. Çdo vit, rreth 80.000 studentë francezë nisen për të kryer një pjesë të studimeve të tyre jashtë. Rreth 37.000 nisen me programin Erasmus, programi europian që feston 25-vjetorin këtë vit dhe u ka bërë të mundur rreth 3 milionë të rinjve europianë të zbulojnë sistemet akademike të vendeve të tjera. Ndryshe nga disa ide të ngulitura, francezët e rinj nuk janë dhe aq të lidhur me shtëpinë e tyre të ngrohtë: 16% e studentëve francezë kanë kaluar të paktën një sezon jashtë (stazh ose studim) gjatë studimeve të tyre, sipas shifrave zyrtare. Binjakëzimet me shkollat e mëdha dhe universitetet po shumëfishohen: pothuaj çdo shkollë franceze iu propozon sot studentëve të saj destinacione të ndryshme ku mund të kryejnë studimet për një ose disa semestra. Në Europë ose në SHBA dhe kohët e fundit edhe në Azi. Pa folur për ata që nisen menjëherë pas përfundimit të gjimnazit, përgjithësisht të shtyrë nga prindër që kanë pasur karrierën e tyre jashtë dhe e dinë se një program mësimor në dy gjuhë të huaja, madje edhe në tri, dhe një eksperiencë jete jashtë, vlejnë më shumë se shkollat e mira franceze për CV-në. Të ikësh jashtë vendit për t’ia dalë: në kohën kur tregu i punës nuk ka qenë kurrë kaq përzgjedhës dhe ku ndërmarrjet duhet të ndërkombëtarizohen për të mbijet-

uar, këto profile janë gjithnjë e më të kërkuara. Të pyetur nga Le Figaro Magazine, personalitete të ndryshme – industrialistë, politikanë, avokatë, studiues- tregojnë se si përvoja jashtë Francës i ka pasuruar personalisht, por edhe e ka përshpejtuar karrierën e tyre. Pikërisht për këtë arsye, për të tretin vit rresht, Le Figaro Magazine jep të gjithë çelësat për të zgjedhur destinacionin që përshtatet më mirë me projektin e studimit të kujtdo. Në bashkëpunim me Times Higer Education, klasifikimet e të cilit shërbejnë si referencë, ajo propozon një klasifikim ekskluziv të programeve më të mira të studimit në të gjithë botën, sipas disiplinave. Metodologjia

Klasifikimi i Times Higher Education (THE) shërben si referencë për punëdhënësit e të gjithë botës. Ai është realizuar nisur nga pesë kritere: cilësia e mësimdhënies, numri i botimeve për çdo kërkues, buxheti për kërkim, hapja ndërkombëtare dhe të ardhurat e mbledhura pranë sektorit privat. Së pari duhet thënë se në 50 vendet e para të këtij klasifikimi nuk figuron asnjë shkollë e njohur franceze ose universitet. Shkolla Normale Superiore është në vendin e 59-të. Kjo ndodh kryesisht për shkak të organizimit të studimeve të larta në Francë. Universitetet dhe shkollat e mëdha (Grandes Ecoles, quhen në Francë disa institucione të arsimit të lartë, tepër prestigjioze dhe të pakta në numër) nuk kanë peshë sipas kritereve të këtij klasifikimi. Klasifikimi që propozohet për katër fusha kryesore - arte, letërsi dhe shkenca humane, drejtësi dhe shkenca politike, shkencat inxhinierike dhe shkencat e jetës – është ndërtuar duke u bazuar në rezultatet e THE për vitin 2012-2013. Le Figaro e ka përshtatur këtë klasifikim për nevojat e studentëve francezë duke përdorur dy nga pesë indikatorët e THE. 1. Cilësia e mësimdhënies Zë 75% të vlerësimit përfundimtar. 2. Hapja ndërkombëtare. Zë 25% të vlerësimit përfundimtar.

Renditja Times Higher Education Top 10 botërore California Institute of Technolog (SHBA) Oxford University (Britani e Madhe) Stanford University (SHBA) Harvard Univeristy (SHBA) Massachusetts Institute of Technology (SHBA) Princeton Univeristy (SHBA) Cambridge University (Britani e Madhe) Imperial College London (SHBA) Univeristy of California, Berkeley (SHBA) Univeristy of Chicago (SHBA) Top 10 Europiane 1. University of Oxford (Britani e Madhe) 2. University of Cambridge (Britani e Madhe) 3.Imperial College London (Britani e Madhe) 4. Swiss Federal Institute of Technology Zürich (Zvicër) 5. University College London (Britani e Madhe) 6. University of Edinburgh (Gjermani) 7. London School of Economics and Political Science (Britani e Madhe) 8. Ecole polytechnique fédérale de Lausanne (Zvicër) 9. Karolinska Institute (Suedia) 10. Ludwig-Maximilians-Universität München (Gjermani)

Për shkollat e biznesit. Klasifikimi merr parasysh pesë klasifikimet e mëdha MBA të bëra publike 12 muajt e fundit nga The Financial Times, The Economist, Businesweek, Forbes dhe US News. Çdo klasifikim përdor një metodologji të ndryshme me kritere subjektive. Meqë Forbes dhe Businessweek vlerësojnë vetëm një numër të kufizuar shkollash amerikane dhe US News është amerikane, MBA50.com ka krijuar dy tabela: njërën për shkollat amerikane dhe tjetrën për shkollat europiane. Janë klasifikuar vetëm shkollat amerikane të biznesit, të cilat figurojnë në të paktën katër klasifikime dhe shkollat “ndërkombëtare” shfaqen në të paktën dy klasifikime. Përshtati nga frëngjishtja: Blerta Hyska

Shkollat e biznesit “Fitojmë një dimension të ri” Marc de Gabriel, drejtues i laboratorit Ipsen, ka ndjekur MBA në Harvard: Gjatë studimeve të mia e kuptova se kisha profilin e një biznesmeni. Kështu që vendosa t’i shtoj një përmasë ndërkombëtare shkollimit tim. U regjistrova në Thunderbird School of Global Management në Harvard. Ishte vit shumë i ngjeshur. Mora shumë mësime nga kjo eksperiencë: së pari, përzierja e studentëve të pasuron mentalitetin dhe të mëson thjeshtësinë. Së dyti, puna në grup më mësoi se mund të ecet duke punuar në grup drejt të njëjtit objektiv. Së treti, ndërtova një rrjet ndërkombëtar kontaktesh”.

Drejtësi dhe shkenca politike “Përvoja që më ndryshoi jetën” Pierre Servan Schreiber, bashkëdrejtues i zyrës pariziene të kabinetit amerikan Skadden: Zgjodha të studioj në SHBA për “faj” të kinemasë! Kur isha adoleshent shikoja gjithë qejf Laureati ose Love Story ku tregoheshin anët më tërheqëse të universiteve amerikane. Unë doja të kryeja një Masters of Laws, por në fund të viteve ’70, kjo nuk ishte dhe aq e zakonshme. U përpoqën të më mbushnin mendjen të hiqja dorë. Por megjithatë, dërgova kandidaturën në Kolumbia dhe u pranova. Mendoj se universitetet amerikane janë shumë mikpritëse. Po ju tregoj një anekdotë kuptimplotë. Sapo mbërrita, mora pjesë në një festë të organizuar për pritjen e studentëve të huaj. M’u afrua një burrë me pamje elegante, më zgjati një gotë dhe më tha: “Mirëserdhe, unë jam Dekani i Fakultetit!”. Unë shtanga. Aty ishte mbledhur e gjithë trupa profesorale për të pritur 20 studentë rioshë! Kjo eksperiencë ndryshoi gjithë jetën time. Në fund të LLM m’u ofrua një bashkëpunim një vjeçar dhe më pas më këshilluan të kaloja konkursin për avokat në NewYork. Ndryshe nga një diplomë, e cila mund të zvetënohet me kalimin e viteve, ky titull të mbetet për gjithë jetën.

Shkencat e inxhinierisë “Një qasje pragmatike shumë e nevojshme në industri” Laurent Burelle, President i Plastic Omnium, diplomuar në Polytechnique Zyrich dhe MIT: “Sistemi zviceran ka shumë ngjashmëri me sistemin amerikan, edhe pse ky i fundit është pak më konkurrues. Profesorët mbajnë marrëdhënie të privilegjuara me studentët. Ai përbëhet nga njerëz që janë gjithmonë të gjendur dhe e kanë për zemër të shkëmbejnë mendime me ju dhe t’ju inkurajojnë. Theksi vendoset tek pikat tuaja të forta, për t’ju dhënë besim. Në SHBA ke të drejtë të dështosh, por jo të bësh hile. Për sa i përket disiplinës së studimit, shkollat franceze bëjnë pjesë në më të mirat në botë për matematikat teorike. Por metodat amerikane dhe zvicerane të punës mbështeten më tepër tek aplikimi i shkencave, gjë që është shumë pragmatike dhe veçanërisht e dobishme në botën e industrisë”.


MAPO

14

E mërkurë, 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

intervista

Në kohën e internetit e të informacionit, UET mundëson nëpërmjet bibliotekës së tij titujt më të njohur të revistave shkencore, të aksesueshme me një click nga pedagogët, stafi dhe studentët e këtij universiteti. Një ndihmë më shumë për ta dhe kërkimin shkencor në UET. Pedagogia Erjona Canaj shpjegon lehtësitë dhe benefitet që vijnë nga këto burime elektronike

Kërkimi shkencor dhe burimet elektronike në UET K

ërkimi shkencor, ashtu si cilësia e mësimdhënies dhe stafi akademik, është një nga pikat më të forta të Universitetit Europian të Tiranës. Erjona Canaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Departamentin e së Drejtës Publike dhe kërkuese shkencore e atashuar pranë Qendrës UET, shpjegon për MAPO Universitas dimensionin e kërkimit shkencor në UET dhe risinë që e karakterizon atë prej disa kohësh: burimet elektronike në bibliotekë dhe aksesi në revistat shkencore më prestigjioze të botës. Çfarë mund të thoni për kërkimin shkencor në UET? Ku konsiston ai realisht? Universiteti Europian i Tiranës është shndërruar në një qendër të vërtetë kërkimi shkencor. Kërkimi shkencor është në zemër të mësimdhënies dhe të asaj çka ne bëjmë si pedagogë. Ai në UET bazohet në disa dimensione: në Shkollën Doktorale, në Projektet kërkimore-shkencore, në Revistat shkencore që botohen në UET, në Bibliotekë dhe dita-ditës në auditorët e këtij Universiteti, krahas, pa dyshim, Konferencave shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, forumeve të ndryshme, tryezave të rrumbullakëta

dhe debateve aktuale në shumë fusha, që organizon ky Universitet. Po ashtu, për t’i dhënë rëndësinë e duhur, në kurrikulat tona përfshihen edhe një grup lëndësh metodologjike që nga niveli Bachelor e deri në atë Doktoral. Në kuadër të kërkimit shkencor është e rëndësishme të theksohet se Universiteti Europian i Tiranës boton disa revista shkencore, përmes të cilave studiuesit dhe akademikët kanë mundësi përdorimi të informacioneve të rëndësishme rreth zhvillimeve të fundit në fushat e tyre: ato janë Jus&Justicia, Economicus, Polis, Sociological Analysis dhe Educatio. Këto Revista janë në funksion të formimit shkencor e profesional të stafit akademik, të studentëve si dhe të gjithë të interesuarve në fushat e drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe të edukimit. Krahas përkthimeve dhe literaturës studimore, nga UETPRESS botohen edhe punimet shkencore të studiuesve të ndryshëm si dhe të pedagogëve të UET-it. Të gjitha këto, pa dyshim, e pasurojnë debatin akademik dhe ofrojnë prurje cilësore në këtë Universitet. Nga ana tjetër, Shkolla Doktorale, e cila është kthyer në një forum të debateve akademike, në UET organizon disa herë në vit (përgjithësisht çdo tre muaj) ditët doktorale, ku

Kërkimi bëhet duke zgjedhur tematikën, titullin, ose autorin e dëshiruar. Çdo person mund të bëjë kërkim nëpërmjet burimeve elektronike për disa tema që i interesojnë për studimet, mund të shkarkojë në format pdf të gjithë ata artikuj shkencorë që i interesojnë si dhe të informohet mbi të gjitha kontributet e reja në fushën e tij të kërkimit.

Këto burime janë shumë të rëndësishme për ne si studiues dhe kërkues shkencorë, ashtu edhe për studentët tanë, veçanërisht për studentët që vazhdojnë studimet Master dhe Doktoraturë.

Këto Revista janë në funksion të formimit shkencor e profesional të stafit akademik, të studentëve si dhe të gjithë të interesuarve në fushat e drejtësisë, ekonomisë, shkencave sociale dhe të edukimit. Krahas përkthimeve dhe literaturës studimore, nga UETPRESS botohen edhe punimet shkencore të studiuesve të ndryshëm si dhe të pedagogëve të UET-it. Të gjitha këto, pa dyshim, e pasurojnë debatin akademik dhe ofrojnë prurje cilësore në këtë Universitet.

Erjona Canaj, PhD, pedagoge në UET

doktorantë dhe profesorë udhëheqës ndajnë mendimet dhe japin kontributet e tyre rreth tematikave të caktuara si dhe mbi çështje të ndryshme objekt të temave të doktoraturave në UET. Nuk mund të le pa përmendur gjithashtu edhe projektet që janë fituar nëpërmjet Qendrave dhe Instituteve në UET, si për shembull Projekti Jean Monnet, Projekti për të drejtat e njeriut, Projekti mbi Forumin e librit etj., të cilët janë padyshim zhvillim efektiv dhe real i kërkimit shkencor në UET. Cila është risia që ju përmendët se karakterizon këto kohë kërkimin shkencor në UET? Kërkimi shkencor në Universitetin Europian të Tiranës sot shtrihet edhe në një dimension tjetër, shumë interesant, aq të nevojshëm sa edhe bashkëkohor: burimet elektronike. Në Bibliotekën e UET, për stafin akademik, për studentët e të tre cikleve të studimit (Bachelor, MSH/ MP dhe Doktoraturë) si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar ofrohet mundësia e aksesit në Revistat, Periodikët, libra të fushave të ndryshme, ato me prestigjioze të botës. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet aksesit për shembull të Emerald Management eJournal Collection; Cambridge Journals Online; EBSCO Academic Search Complete; Taylor & Francis Library etj. Përmendim këtu disa shembuj revistash shkencore prestigjioze, si American Journal of International Law;  Journal of Life Sciences; International Journal of Earth Sciences; The British Journal for the History of Science; The Cambridge Classical Journal; Cambridge Historical Journal; The Cambridge Law Journal; Cambridge Opera Journal e shumë e shumë të tjera, një pjesë të të cilave i

kam listuar në fund. Këto burime janë shumë të rëndësishme për ne si studiues dhe kërkues shkencorë, ashtu edhe për studentët tanë, veçanërisht për studentët që vazhdojnë studimet Master dhe Doktoraturë. Këta të fundit kanë në dispozicion nga ky Universitet një gamë të gjerë materialesh studimore, artikuj shkencorë të studiuesve ndërkombëtarë dhe të gjitha këto me një të klikuar. Si mund të realizohet aksesi në këto revista shkencore? Biblioteka e Universitetit është e hapur për studentët e UET-it, për stafin akademik, për punonjësit si dhe për të gjithë ata që duan të vijnë dhe të regjistrohen në këtë bibliotekë. Kjo bibliotekë është e pajisur me kompjutera dhe internet gjatë gjithë kohës, nëpërmjet të cilëve bëhet i mundur aksesi në revistat e sipërpërmendura. Kërkimi bëhet duke zgjedhur tematikën, titullin, ose autorin e dëshiruar. Çdo person mund të bëjë kërkim nëpërmjet burimeve elektronike për disa tema që i interesojnë për studimet, mund të shkarkojë në format pdf të gjithë ata artikuj shkencorë që i interesojnë si dhe të informohet mbi të gjitha kontributet e reja në fushën e tij të kërkimit. Cili i mundësoi këto burime elektronike? Përgjigjja është e thjeshtë: UET. Tashmë kemi revistat më prestigjioze të botës me një të klikuar; një bibliotekë që ofron kushte shumë të favorshme dhe bashkëkohore, personel tejet të përkushtuar ndaj çdo kërkese për libra apo artikuj shkencorë; qetësi në studime dhe kërkime. Kjo është një mrekulli që studiuesit po e shfrytëzojnë në maksimum dhe unë jam një prej tyre.


e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

ekonomi

15

MAPO

Qeveria shkurton sot buxhetin 2012 me 50 mln euro Qeveria pritet të ndryshojë gjatë mbledhjes së sotshme buxhetin e këtij viti. Burime nga Ministria e Financave thonë se aktualisht është hartuar një akt normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti, i cili pritet që sot të miratohet në mbledhjen e radhës së qeverisë. Sipas këtyre burimeve, një hap i tillë merret në këtë kohë si pasojë e mosrealizimit të të ardhurave nga administrata fiskale. Ky

ndryshim konsiston në uljen e të ardhurave me 6.6 miliardë lekë, çka pritet të ndikojë dhe në rritjen e nivelit të borxhit publik. Të ardhurat në buxhetin për vitin aktual janë përcaktuar në 355,7 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, buxhetit të shtetit në fund të 10-mujorit i mungonin rreth 18.6 miliardë lekë, krahasuar me planin e fillimvitit. Ndërsa, vetëm gjatë muajt tetor janë mbledhur

rreth 2.8 miliardë lekë më pak se planifikimi. Mosrealizimi i të ardhurave për periudhën janar-tetor 2012 ka vënë në vështirësi buxhetin, ndonëse në krahasim me një vit më parë janë vjelë më tepër të ardhura. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, të ardhurat në buxhet për këtë periudhë rezultojnë rreth 273.2 miliardë lekë, nga 291.9 miliardë lekë që ishte planifikimi.

Bozdo : Do rimarrim aksionet e CEZ me 1 euro

Rezart Taçi

Rezart Taçi: Pagesa e garancisë 170 mln euro për ‘Albpetrol’ çështje ditësh Aksioneri mazhoritar i ‘Vetro Energy’, Rezart Taçi, tha dje se derdhja e garancisë prej 170 milionë eurosh është çështje ditësh, duke shtuar se negociatat nuk kanë përfunduar ende. Zv.ministri Bozdo tha se negociatat për shitjen e ‘Albpetrolë-it do nisin me kompaninë e radhës. Blerina Hoxha

Kompania ‘Vetro Energy’ u tregua e gatshme dje të paguajë garancinë e ofertës prej 170 milionë eurosh, pavarësisht se, sipas saj, nuk ka përfunduar negociimi i kontratës edhe pse ka skaduar afati ligjor. “Ne kemi kërkuar nga Qeveria një numër dokumentesh të lidhura me privatizimin. Nga ana e saj, qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën ‘Vetro Energy’ do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t’u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit.” - tha dje në një deklaratë për median aksioneri maxhoritar i ‘Vetro Energy’, Rezart Tacci. Një ditë më parë Ministria e Ekonomisë në një deklaratë zyrtare konfirmoi se nuk kishte arritur marrëveshje me ‘Vetro’-n për kontratën e privatizimit të Albpetrolit. Ndërsa dje gjatë diskutimit nen për nen të buxhetit 2013 në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, opozita i ka kërkuar zv.ministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, shpjegime në lidhje me vazhdimësinë e procesit. Bozdo tha se, siç parashikon ligji, do të procedohet me ofertat e tjera, ndërsa ka nisur procedura për sigurimin e garancisë së ofertës së parë, prej 85 milionë eurosh. Por deputeti i opoz-

itës, Eduart Shalsi, ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e garancisë së ofertës. Bozdo tha se janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë duke ezauruar afatin e parë dhe është përmbushur kërkesa e kompanisë për një afat të dytë. Në çastin që ky afat ka mbaruar Ministria e Ekonomisë ka bërë kërkesën për sigurimin e ofertës dhe eventualisht do të procedohet siç parashikon ligji, duke filluar negociatat me kompaninë e dytë në radhë. Por ndërkohë, ‘Vetro’ shprehet e gatshme të vijojë procesin, duke mos konsideruar si problem arkëtimin e garancisë. Ministria e Ekonomisë ka lënë shtegun e hapur, duke u shpre-

Bozdo tha se, siç parashikon ligji, do të procedohet me ofertat e tjera, ndërsa ka nisur procedura për sigurimin e garancisë së ofertës së parë, prej 85 milionë eurosh. Por deputeti i opozitës, Eduart Shalsi, ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e garancisë së ofertës

hur se, nëse kompania derdh garancinë e kontratës në vlerën 20 për qind të shumës 850 milionë euro, atëherë do të rifillojë procedura me ‘Vetron’. Deri më tani Këshilli i Ministrave nuk ka një vendim për raportin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Vendimi duket se do të jetë i vështirë, për shkak se vlera 850 milionë euro që është dhënë në këmbim të Albpetrolit është tundim i madh për buxhetin e shtetit, i cili kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së ardhurave sipas planit. Aksioneri kryesor i konsorciumit “Vetro Energy”, Rezart Taçi, ka konfirmuar pak ditë më parë për “Wall Street Journal” se ka finalizuar financimin prej 850 milionë eurosh sipas marrëveshjes së privatizimit të kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, “Albpetrol”. “Unë jam i entuziazmuar që marrëveshja për blerjen e aksioneve me qeverinë shqiptare do të kompletohet me sukses në një të ardhme shumë të afërt, që ne të kemi të mundur nisjen e investimeve më shpejt. Është bërë progres i madh ndërmjet palëve, por ende ka shumë punë për t’u bërë”, - tha Taçi për Wall Street. ‘Vetro Energy’ do të zotërojë të gjitha asetet e Albpetrolit për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës dhe gazit në territorin shqiptar. Nëse procesi dështon, qeveria do të arkëtojë tashmë garancinë e ngrirë për ofertën që është 85 mln euro.

Sistemi i shpërndarjes së energjisë jë faturat e energjisë së shqiptarëve, elektrike mund të kalojë sërish në nuk ka shlyer asnjë faturë ndaj administrim shtetëror. Ky fakt u po- KESH-it gjatë këtij viti. Ende nuk dihua nga numri dy i Ministrisë së het se ku shkojnë paratë e atyre shqEkonomisë dhe Energjetikës, Eno iptarëve që e paguajnë energjinë eleBozdo, i cili tha se qeveria shqiptare ktrike. Si rezultat i kësaj situate, Fiështë në negociata intensive me nancat e kompanisë të energjetikës kompaninë mëmë CEZ në Pragë. Në kanë hyrë në një hulli dramatike që këto negociata, Bozdo tha se po po krijon efekte negative të shumëshqyrtohen disa alternativa për fishta në ekonomi. Buxheti i shtetit zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku është goditur rëndë nga kjo situatë. mundësia me probabilitetin më të Kompania CEZ tashmë ka vendosur lartë për t’u realizuar është ajo e ka- largimin nga Shqipëria dhe është duke shfrytëlimit të aksionezuar të g jitha ve të kompanisë Bozdo tha se po shqyrtohen disa mundësitë për të sërish në admin- alternativa për zgjidhjen e evituar humbjet. istrim shtetëror mosmarrëveshjeve, ku mundësia Nga ana tjetër kundrejt një e d h e q e ve r i a çmimi simbolik 1 me probabilitetin më të lartë për shqiptare ka ineuro. Në këtë t’u realizuar është ajo e kalimit të tensifikuar proces, sipas aksioneve të kompanisë CEZ mjetet ligjore për zëvendësminis- sërish në administrim shtetëror trit, janë marrë kundrejt një çmimi simbolik 1 euro të njëjtin qëllim, minimizimin e të gjitha masat humbjeve. ERE që të mos ketë ndërprerje të furnizimit me energji ka vendosur që të njohë si detyrime për bizneset dhe konsumatorët ndaj KESH-it përveç faturave ditore familjarë. Palët janë në negociata, të blerjes së energjisë, interesat për për zgjidhjen e kontratës, por vonesat dhe pagesën e interesave të ndërkohë vendi është duke përjetu- kredive dhe overdrafteve në banka. ar një krizë të rëndë të furnizimit me Pak javë më parë, kompania “CEZ energji. Pothuajse i gjithë Veriu i Shpërndarje” ka kërkuar ekzekuvendit dhe zonat rurale në këto ditë timin e garancisë 60 milionë euro të ftohta nuk po furnizohen me en- nga Banka Botërore, një hap që ergji elektrike, kryesisht për shkak konfirmon vullnetin e kompanisë të defekteve në rrjetin e shpërndarjes për t’u larguar. Operatori i Sistemit së energjisë, për riparimin e të cilave të Shpërndarjes së energjisë eleknuk po punohet. Ministri Bode po- trike në Shqipëri kaloi në adminhoi pak ditë më parë se kompania istrimin e kompanisë CEZ në vitin CEZ, pavarësisht se vijon të arkëto- 2008.

Eno Bozdo

Vodafone deri 50% ulje për mbi 6000 telefona ‘smartphone” Oferta magjike e fundvitit në dyqanet Vodafone -Vodafone Bazaar deri 50% ulje për mbi 6000 telefona inteligjentë ‘smartphone”. Tashmë është bërë traditë që atmosferës festive të fundvitit t’i shtohen ofertat dhe dhuratat magjike nga Vodafone. Nga sot, fillon oferta Vodafone Bazaar dhe në dyqanet Vodafone ju mund të gjeni dhuratën e duhur për veten dhe miqtë tuaj. Këtë fundvit Vodafone Bazaar mundëson ulje të mëdha çmimesh nga 20 deri 50%, për mëse 6000 telefona smartphone. Në ofertë përfshihen smartphone dhe tabletë të markës Vodafone si dhe të tjerë smartphone nga emrat më të

njohur dhe më të kërkuar në treg. Veç kësaj, për ata që do të përfitojnë nga uljet e Vodafone Bazaar do të ofrohen edhe dhurata në formën e MB internet për shijuar akoma më shumë blerjet e reja.


16

MAPO

e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

Çmimi Preç Zogaj Balkanika, jo në lartësinë e veprave konkurruese Vëllimi poetik “Një ngjarje në tokë” është vlerësuar në çmimin letrar ndërballkanik si një ndër veprat më të mira. Poeti Zogaj shprehet se subjektivizmi është i pranishëm edhe në juritë e çmimeve të mëdha Aida Tuci

P

oezia e Preç Zogajt është cilësuar në konkursin e çmimit letrar ndërballkanik “Balkanika” si poezi e një niveli tepër të lartë, e cila trajton tema universale si ekzistenca dhe kondicioni human, me një aftësi poetike të habitshme e të papritur, me stil origjinal, figuracion të pasur e elegant. Vëllimi i tij poetik “Ngjarje në tokë” u klasifikua ndër tri veprat më të mira që u prezantuan në këtë event të rëndësishëm të letërsisë ballkanike. Ndërkohë që çmimi i sivjetshëm iu akordua shkrimtarit të njohur turk Nedim Gyrsel, për romanin e tij “Engjëlli i kuq”. Romani u cilësua si një vepër tepër e rëndësishme, që përshkruan ndryshimet e mëdha të shekullit të kaluar në Europë dhe në Turqi. Morën pjesë në konkurrim shkrimtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Greqia, Rumania dhe Shqipëria. Diana Çuli, përfaqësuesja e Shqipërisë në jurinë e çmimit “Balkanika”, u shpreh se juria diskutoi mjaft gjatë për poezinë e Preç Zogajt. “Për shkak të një kriteri “të pathënë” poezia konkurron gjithnjë përballë romaneve dhe kjo krijon vështirësi në gjykim të barabartë mes zhanreve letrare. Diskutimi i artikuluar me seriozitet të madh mbi veprën poetike të Preç Zogajt, solli si përfundim një vendim të rëndësishëm të Balkanika-s: vitin e ardhshëm konkursi do të fokusohet vetëm tek poezia, për të patur një vlerësim të drejtë e të niveluar. Ky ishte edhe një sukses tjetër i rëndësishëm i letërsisë shqipe në rajonin e Ballkanit e më tej”, - tha Diana Çuli. Si ishte përballja e letërsisë më të mirë të Ballkanit? Mendoj se veprat e përzgjedhura nga secili vend ishin të mira dhe shumë të mira. Por si ngjarje letrare me rëndësi për gadishullin,

“Balkanika 2012” nuk ishte, sipas mendimit tim, në lartësinë e veprave konkurruese dhe vetë idesë që mishëron. Në çfarë kuptimi nuk ishte në lartësi? Në kuptimin e ngjarjes. Unë kujtoj se “Balkanika 2010” në Vlorë qe një ngjarje për vendin organizator, madje pati jehonë edhe në vendet e tjera të gadishullit, gjë që nuk e pashë në Bullgari. A prezantohet realisht më e mira në këtë konkurrim? Secili vend ka një shtëpi botuese dhe një juri kombëtare që përzgjedh veprën konkurruese në “Balkanika”. Është shumë e vështirë të thuhet se zgjidhen kurdoherë veprat më të mira, aq më tepër kur në bazë të rregullit vepra duhet të jetë e përkthyer në anglisht ose frëngjisht. Ndërkaq subjektivizmi është i pranishëm edhe në juritë e çmimeve të mëdha… Sidoqoftë, historia e ‘Balkanikës’ ka treguar se veprat e zgjedhura kanë qenë kurdoherë të një cilësie të mirë. Autorët dhe veprat fituese nëpër vite përfaqësojnë në kompleks prurjet dhe vlerat më të afirmuara të letërsisë bashkëkohore të vendeve të Ballkanit. Ky fakt i bën nder ‘Balkanikës’. Përmbledhja juaj…Arsyeja…. Siç është njoftuar, unë konkurrova me përmbledhjen me poezi “Ngjarje në tokë” që kam botuar para një vitit në SHBA. Isha konkurrenti i vetëm poet mes prozatorëve. Ishte vërtetënjë nder dhe kënaqësi për mua të konkurroja deri në fund përkrah shkrimtarit të shquar turk, Nedim Gyrsel, i cili u shpall fitues i “Balkanika 2012” me romanin “Engjëlli i kuq”, kushtuar jetës në ekzil të poetit të madh turk, Nazim Hikmet. Juria, siç doli edhe në komunikatën përfundimtare, u ndal gjatë te libri im me poezi, duke vlerësuar dimensionin universal të mesazhit të poezive dhe duke

shfaqur kërshëri deri për kandancat dhe tingëllimin në gjuhën shqipe. Juria mori një vendim që, vitin e ardhshëm dhe çdo tre-katër vjet të konkurrohet vetëm me libra poetikë. Mendoj se libri im hapi rrugën për promovimin në të ardhmen të poezisë dhe poetëve në “Balkanika”. Kjo ishte një risi. Për këtë dëshiroj të falenderoj anëtaren shqiptare të jurisë, shkrimtaren Diana Çuli, e cila e prezantoi me një dinjitet të admirueshëm librin konkurrues të Shqipërisë. Nga ana tjetër, dëshiroj të pohoj se po të kisha të drejtë vote edhe unë do të kisha votuar për romanin “Engjëlli i kuq”, jo vetëm se ka në qendër figurën e Nazim Hikmetit të mrekullueshëm, por mbi të gjitha sepse është një vepër letrare e një cilësie shumë të lartë. Ishte një kënaqësi tjetër për mua të takohesha dhe të bisedoja disa herë me autorin e këtij romani, Nedim Gyrsel, një burrë fisnik mbi të gjashtëdhjetat, profesor në Universitetin e Sorbonës, turk, me një gjyshe me origjinë shqiptare. Në këtë mënyrë u ndjeva i shpërblyer edhe si poet duke qenë se vepra fituese i kushtohej një poeti, edhe si shqiptar, duke qenë se shkrimtari fitues kishte një rremb shqiptari. Sa e njohin veprën e njëri-tjetrit shkrimtarët e Ballkanit? “Balkanika” kërkon që veprat fituese të botohen në secilin vend ballkanik. Kjo klauzolë synon pikërisht njohjen e veprës dhe autorit fitues nga autorët dhe publiku i vendeve të tjera. Ajo nuk zbatohet kurdoherë. Në këtë rrafsh, “Balkanika” mund të bënte më shumë dhe mund të fitonte një dimension të ri duke shtyrë për më shumë botime dhe më tej, duke organizuar më shumë diskutime dhe debate profesionale për veçoritë apo tendencat e letërsisë që shkruhet në ditët tona në vendet ballkanike.

Fituesi i çmimit letrar “Balkanika”, Nedim Gursel

Ishte vërtetënjë nder dhe kënaqësi për mua të konkurroja deri në fund përkrah shkrimtarit të shquar turk, Nedim Gyrsel, i cili u shpall fitues i “Balkanika 2012” me romanin “Engjëlli i kuq”


e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

17

Në komisionin parlamentar ministri Bumçi pranoi se buxheti i 2013-ës që kap vlerën 2 miliardë lekë, krahasuar me këtë vit rezulton me një ulje prej 2.5 për qind.

Arti dhe kultura, më të varfër në 2013-ën U

Shkrimtari PreçZogaj

lja prej 2.5 për qind e buxhetit për turizmin, kulturën, rininë dhe sportet ka provokuar debat në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. I pranishëm në komision, ministri Bumçi pranoi se buxheti i 2013ës që kap vlerën 2 miliardë lekë, krahasuar me këtë vit rezulton me një ulje prej 2.5 për qind. “Ky është buxheti më i ulët që ka pasur ndonjëherë Ministria e Kulturës. Ky buxhet ka nevojë për një reformim në mënyrën e shpërndarjes së parave”, - tha kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj. Deputetë të së majtës në komision nuk i kursyen akuzat ndaj ministrit Bumçi dhe dikasterit që ai drejton, për menaxhimin e dobët të buxhetit vitin e kaluar dhe shpërndarjen e fondit të këtij viti. Deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani e quajti buxhetin për artin qesharak. Ndërsa kanë shprehur rezerva për sa i përket menaxhimit të buxhetit për artin dhe kulturën edhe deputetë të djathtë në këtë komision. Sipas Mark Markut, buxheti nuk shkon për vlerat e artit dhe kulturës. Nga ana e tij, ministri Bumçi deklaroi se kjo ulje ka ardhur si rrjedhojë e uljes së investimeve në fushat që mbulon ky dikaster. Kështu në përqindje, Arti dhe Kultura do të marrin 37.5 për qind të buxhetit, Trashëgimia Kulturore 20 për qind, Sporti 23 për qind, Turizmi 5 për qind dhe bashkësitë fetare 6 për qind. Në fushën e trashëgimisë kulturore, investimi më i rëndësishëm është cilësuar nga ministri Bumçi ai i ngritjes së Muzeut të Genocidit në Shkodër, një projekt që në fakt ka nisur më

Kopertina e librit “Ngjarje në tokë”

Libri im hapi rrugën për promovimin në të ardhmen të poezisë dhe poetëve në “Balkanika”. Kjo ishte një risi. Për këtë dëshiroj të falenderoj anëtaren shqiptare të jurisë, shkrimtaren Diana Çuli, e cila e prezantoi me një dinjitet të admirueshëm librin konkurrues të Shqipërisë

Aldo Bumçi

Komisioni i Medias

herët, por që duket se në 2013-ën do të gjejë zbatim. Ky muze i ngritur në ndërtesën e ish-hetuesisë dhe burgut të Shkodrës, është muzeu i parë i këtij lloji në Shqipëri. Ndërtimi i muzeut ka përfunduar dhe pritet të përfundojë rikonceptimi i brendshëm i tij. Për ngritjen e tij në total fondi që ka lëvruar MTKRS-ja shkon në 22 milionë lekë, ku 13 milionë është pjesa e ‘tortës’ që i takon këtij projekti nga buxheti i 2013-ës. Një tjetër investim i vlerësuar i rëndësishëm nga ministri Bumçi është dhe rikonstruksioni i Muzeut Arkeolog jik të Durrësit në vlerën 25 milionë lekë, një projekt që ka nisur qysh një vit më parë dhe do të mbyllet vitin e ardhshëm. Është hera e parë që investohet për rikonstruksionin e këtij muzeu, i ndërtuar në vitin 1951. Me rikonstruksionin e tij do të hapen dy kate të reja muzeale, ai i Mesjetës dhe i Romakëve. Në fushën e artit dhe kulturës, buxheti do të shkojë vetëm si mbështetje p ë r a kt ivitete kulturore nga institucione në varësi të MTKRS-së. Në fushën e sportit, ed-

he këtë vit ashtu si dy vitet paraardhëse është përfshirë sërish fondi prej 300 milionë lekësh për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Deputeti i PS-së, Fidel Ylli ngriti shqetësimin se MTKRS-ja prej dy vjetësh i ka djegur fondet për ndërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”. Në fushën e zhvillimit të turizmit ka një rënie drastike të fondeve. Por sipas ministrit Bumçi, fondet buxhetore janë planifikuar për realizimin dhe krijimi e identitetit të Shqipërisë si destinacion turistik për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit nëpërmjet promovimit dhe marketingut të turizmit cilësor, zhvillimit të turizmit të integruar, nxitjes së investimeve të huaja dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. Pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare, realizimi dhe transmetimi i spoteve publicitare, botimi i materialeve promocionale dhe vënia e kulturës në funksion të turizmit, synojnë në promovimin e kulturës shqiptare në resurset më të qenësishme të trashëgimisë kulturore. Turizmi luan një rol kryesor/thelbësor në ekonominë shqiptare, kontribuon në rritjen e cilësisë së jetesës dhe në krijimin e një ambienti tërheqës për investimet. Trashëgimia kulturore është bërë pjesë e rëndësishme e turizmit kulturor, si rrjedhojë politikat janë orientuar në funksion të turizmit, ndaj dhe investimet në fushën e trashëgimisë janë benefit edhe në fushën e turizmit.

ekspozita

Lekë Tasi “ngre” mbikalimin në galerinë “Zeta” Ekspozita “Mbikalimi” e piktorit Lekë Tasi, çelet sot në galerinë “Zeta” me kurator Stefan Çapalikun. Çapaliku shpjegon dhe konceptin kuratorial të kësaj ekspozeje. “Është një shkokëlim i metaforës së kalimit nga një pafajësi te tjetra, nga një kornizë ëndrre, nga një shkarje dore te një ngërç kontrolli, nga muzika te piktura, nga buzëqeshja te diskreditimi”. Botë e parë me sytë prej sferash të qelqta të një fëmije të moshuar. Arti si lojë, si festë dhe si simbol. Këto tri elemente të transhedentales së veprës artistike vijnë e shfaqen në pikturat e Lekë Tasit

nëpërmjet karaktereve groteske të vendosura ndër rrethana tensioni dramatik, në një botë metafizike që mbaron dhe zhduket matanë linjave të kornizës. Piktura e tij është një fakt i ri semiotik në historinë e artit bashkëkohor shqiptar”, shkruan kuratori Çapaliku. Lekë Tasi (1929) është artist aktiv në letërsi, publicistikë e pikturë, me një dhunti për muzikën. Është autor i librit me kujtime “Grabiani rrëzë kodrave” dhe i romanit “Korridori me vetratë”. “Mbikalimi” vjen një vit pas ekspozitës së fundit personale. Qëndron hapur deri më 22 dhjetor.

Një nga punimet e Lekë Tasit

Në fushën e trashëgimisë kulturore, investimi më i rëndësishëm është cilësuar nga ministri Bumçi ai i ngritjes së Muzeut të Genocidit në Shkodër


OpEd

18

MAPO

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Të paktën, unë kam modestinë për të pranuar se mungesa e modestisë është një prej dështimeve të mia.

02

Dashuria nuk mund ta shprehë idenë e muzikës, ndërkohë që muzika mund të japë idenë e dashurisë.

03

Fati i të paturit talent nuk mjafton; duhet të kesh talent edhe për të patur fat. Hector Berlioz, kompozitor francez

Nga Bujar Kapexhiu

Askush nuk është i përkryer K

ëto ditë, në redaksi, më vizitoi një diplomat i pensionuar amerikan, i cili prej fillimit të viteve ’90 ka pasur punë me të gjithë në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Sot ligjërues në një universitet me emër dhe ende vëzhgues aktiv i zhvillimit të situatës në rajonin tonë, ky diplomat i sofistikuar më foli pozitivisht për progresin që e sheh në Kosovë, por edhe në tërë rajonin, duke kujtuar si ishte situata në vitin 1999, kur ai ende shërbente në Administratën amerikane, e cila asokohe ishte shumë më tepër e ngarkuar me ngjarjet në Ballkan se që është sot. Kështu, në një bisedë skajshmërisht të lirë dhe joformale, miku im diplomat më flet si Kosova sot nuk e kujton aspak në Kosovën e vitit 1999, dhe se është i lumtur që sheh se kemi arritur të ndërtojmë infrastrukturë të re, që sot kemi institucione të cilat funksionojnë, se është viti i pestë që nga Shpallja e Pavarësisë dhe shtetit dhe ai çdo ditë e më shumë bëhet më i fortë e më funksional. Po - më thotë miku amerikan - ka shumë probleme, por nuk mundet gjithçka të zgjidhet brenda natës, dhe shton se për shumë prej problemeve dhe çështjeve (sikur që janë, për shembull, veriu i Kosovës, raportet me Serbinë dhe pozita ndërkombëtare e Kosovës) është e nevojshme bashkësia ndërkombëtare, e cila gjithsesi do të ndihmojë, sepse, nëse asgjë tjetër, Kosova shtet edhe është krijuar bashkë me të, ndërsa Amerika patjetër se do të jetë me ne! Pajtohem me të se situata në shumë aspekte ka ndryshuar, për të mirë, posaçërisht nëse njeriu e krahason të sotmen me vitin 1999. Por shtoj se, megjithatë, nuk është gjithçka ashtu si duket, sepse njerëzit presin shumë më tepër sesa kjo që u ofrohet nga pushteti dhe politikanët, se korrupsioni po na ngulfat dhe njerëzit janë të dëshpëruar me liderët dhe mosgatishmërinë e tyre që të kryejnë punën e vet ashtu si duhet dhe me adetin e tyre që të mendojnë vetëm për vete! *** -Duhet të keni më shumë durim dhe besim - më thotë amerikani dhe shton se ndryshimet gjithmonë janë të ngadalshme, por se rrota e historisë nuk mund të kthehet mbrapsht, dhe se i tërë rajoni tashmë është nisur drejt rrugës prej së cilës nuk ka kthim - rrugës së ndryshimeve demokratike dhe integrimit në Europë. Më thotë të shikoj pamjen më të

koment Agron Bajrami

 Po, them - edhe këtu në Kosovë njerëzit janë të lumtur për fitoren e Milos, meqë e vlerësojmë si njeri që ka sjellë ndryshimin historik në raportet mes shqiptarëve dhe malaziasve. Gjithmonë kujtojmë se ai ishte në krye të Malit të Zi, i cili hapi dyert për refugjatët kosovarë gjatë bombardimeve të vitit 1999 dhe i ndihmoi popullatës shqiptare të Kosovës që të mbijetojë momentet ndoshta më të rënda në historinë e shekullit të kaluar. E çmojmë si njeriun që e kundërshtoi Milosheviqin, regjimin dhe politikën e tij, kur këtë pakkush guxonte ta bënte, andaj edhe është më meritori për shkatërrimin e asaj politike. Sikur që është më meritori pse Mali i Zi - përkundër të gjitha rrethanave - e njohu Kosovën si shtet të pavarur.

Entuziazëm parazgjedhor

gjerë dhe do të shoh sesi e tërë bota jonë ballkanike po ndryshon. Vetëm njëqind vjet prej rënies së Perandorisë Osmane, të gjitha vendet e Europës Juglindore janë aty diku, pak a shumë, në prag të Bashkimit Europian, që do të thotë se më në fund e kemi kaluar rubikonin historik që na ndante nga Perëndimi. Më pas më thotë të shikoj se çka ndodh jo vetëm në Kosovë, por edhe në fqinjësi. Dhe shton: “Asgjë nuk është siç ka qenë. Kush do të kishte thënë para ca vitesh se Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq do të ulen në të njëjtën tavolinë, do ta lënë të kaluarën prapa vetes dhe do të bisedojnë për të ardhmen”. Mua ky shembull nuk më tingëlloi shumë bindës, andaj miku amerikan ma përmendi suksesin e fundit zgjedhor të Milo Gjukanoviqit, si një shembull edhe më të mirë sesi forcat progresive po e fitojnë betejën politike në Ballkan!  Po, them - edhe këtu në Kosovë njerëzit janë të lumtur për fitoren e Milos, meqë e vlerësojmë si njeri që ka sjellë ndryshimin historik në raportet mes shqiptarëve dhe malaziasve. Gjithmonë kujtojmë se ai ishte në krye të Malit të Zi, i cili hapi dyert për refugjatët kosovarë gjatë bombardimeve të vitit 1999 dhe i ndihmoi popullatës shqiptare të Kosovës që të mbijetojë momentet ndoshta më të rënda në historinë e shekullit të kaluar. E çmojmë si njeriun që e kundërshtoi Milosheviqin, regjimin dhe politikën e tij, kur këtë pakkush guxonte ta bënte, andaj edhe është më meritori për shkatërrimin e asaj politike. Sikur që është më meritori pse Mali i Zi - përkundër të gjitha rrethanave - e njohu Kosovën si shtet të pavarur. - Na ka futur në borxh ne, shqiptarët e Kosovës - i them mikut amerikan, duke shtuar se ne dhe liderët tanë nuk arritëm ta kthejmë atë borxh në këto 13 vite prej fundit të luftës, dhe se, në disa momente, lejuam që malaziasve në Kosovë t’u ndodhnin gjëra të tmerrshme, andaj është edhe koha e fundit që Kosova ta shpaguajë Malin e Zi ashtu që malaziasve do t’u japë pozitën kushtetuese-juridike si një bashkësi autoktone, e pavarur nga bashkësia serbe, dhe t’u sigurojë të gjitha të drejtat kolektive e individuale që u takojnë si të tillë. *** Por, i them mikut tim, e kam një problem me shembullin që na jep Milo Gjukanoviqi, dhe jo vetëm ai. Çfarë demokracie na qenka kjo kur

një njeri mund të mbetet në pushtet përgjithmonë? Kur Milo Gjukanoviqi për herë të parë u bë kryeministër i Malit të Zi, më 1991, në Amerikë president ishte George Bush i vjetri. Bushin e trashëgoi Clintoni me dy mandate nga katër vite, Clintonin Bushi i riu me tetë vitet maksimale në Shtëpinë e Bardhë, e këtë të fundit Barack Obama, i cili së shpejti duhet të nisë mandatin e dytë në ulësen e Presidentit të ShBA-së. Atëherë ia përmend edhe emra të tjerë të ballkanasve të cilët duan të mbeten në majë me dekada: Janez Jansha në Slloveni, Milorad Dodiku në Bosnjë-Hercegovinë, Ivica Daçiqi në Serbi, Hashim Thaçi në Kosovë, Nikola Gruevski në Maqedoni, Sali Berisha në Shqipëri… Në Kosovë, madje, është rregull që edhe partitë politike të mos i ndërrojnë kryetarët e vet me dekada. Shtoj edhe se shoh një ndërlidhje mes sundimit shumëvjeçar të njerëzve të njëjtë dhe vendosjes së trendëve negativë në shoqëri, sikur që janë korrupsioni, klientelizmi, mungesa e demokracisë, dobësimi i institucioneve të pavarura… Sado që dikush të jetë meritor, shoqëritë kanë nevojë për ndryshim jo vetëm të pushtetit, por edhe të pushtetarëve. Aq më parë që ne, në fund të fundit, jemi - njerëz. Mall që prishet. Andaj edhe nuk e kemi të huaj që demokracinë ta zëvendësojmë me diktaturë, nëse kështu na përshtatet. Historia është dëshmitari më i mirë! Miku im amerikan pajtohet. Por, më rikujton edhe diçka: në Amerikë është e vërtetë se një njeri nuk mund të jetë president më shumë se tetë vite, por disa të tjerë mund të mbeten në pushtet edhe sa të jenë gjallë - për shembull senatorët - me kusht që t’i fitojnë zgjedhjet. Më pas më tregon se në Senatin amerikan ka një senator që është aty prej vitit 1963, ndërsa disa janë prej viteve 1970. Nënkryetari i tanishëm i Amerikës, Joe Biden, ka qenë senator prej vitit 1973 deri më 2009, kur u zgjodh nënkryetar i Obamas. Dhe shton, me buzëqeshje: askush nuk është i përkryer! Po - pajtohem - askush nuk është i përkryer. Dhe kjo duhet të jetë njëfarë ngushëllimi për ne! *Kjo kolumne e kryeredaktorit të “Kohës Ditore” është botuar në gazetën më të madhe malaziase, “Vijesti”.

Në Kosovë, madje, është rregull që edhe partitë politike të mos i ndërrojnë kryetarët e vet me dekada. Shtoj edhe se shoh një ndërlidhje mes sundimit shumëvjeçar të njerëzve të njëjtë dhe vendosjes së trendëve negativë në shoqëri, sikur që janë korrupsioni, klientelizmi, mungesa e demokracisë, dobësimi i institucioneve të pavarura… Sado që dikush të jetë meritor, shoqëritë kanë nevojë për ndryshim jo vetëm të pushtetit, por edhe të pushtetarëve. Aq më parë që ne, në fund të fundit, jemi - njerëz. Mall që prishet. Andaj edhe nuk e kemi të huaj që demokracinë ta zëvendësojmë me diktaturë, nëse kështu na përshtatet. Historia është dëshmitari më i mirë!


E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Për një çast me ironi mendova që, nëse do të vinte përnjimend me datë 21 dhjetor fundi i botës, do të zgjidhte një problem të madh në Bathore, pasi nuk do të ekzistonte më problemi i varrosjes së trupave të vdekur. Por ngaqë jeta do të vazhdojë edhe pas 21 dhjetorit (pasi atë moment nuk e di askush, as engjëjt në qiell) e gjithashtu edhe vajza e një mikut tim që këto ditë është e shqetësuar, pasi ka ditëlindjen më datë 21 do të festojë edhe shumë e shumë ditëlindje të tjera të bukura, atëherë varrezat dhe banorët e Kamzës e Bathores kanë nevojë për më shumë vend dhe më shumë dinjitet

Varrezat e Bathores dhe fundi i botës V

dekja është një ndër gjërat më serioze në jetë. Sa është hijerëndë, aq është e mistershme, pasi përballë saj ka pak fjalë e mendja njerëzore ndalet paksa për të reflektuar kur përballet me të. Këtë po mendoja sot ndërsa më ra telefoni dhe po prisja që të më thërrisnin për të kryer një kremtim funeral. Ishin të afërmit e një zonje të moshuar të famullisë sime këtu në Kamëz. Telefonata për çudinë time nuk kishte për qëllim kryesor vetëm që të më thërrisnin për varrimin, por edhe për një problem tjetër që ndërkohë kishte nxjerrë krye. Varrmihësi i bashkisë, d.m.th. përgjegjësi i funeraleve, i kishte thënë se nuk ka vend, ose më mirë se të vetmet vende të lira ishin njëri bri kanalit, me rrezikun që mund ta merrte uji varrin në rast reshjesh të shumta dhe tjetri afër vendit që është lënë për të bërë ceremonitë fetare. Të afërmit po më telefononin për të më kërkuar leje ta vendosnin afër kryqit në varrezat e Bathores, pasi varrmihësi i bashkisë i kishte thënë që duhet t’i marrin leje priftit. Jam i bindur se çdonjëri do të kuptonte kotësinë e kësaj pyetjeje që do të thotë të vësh

në siklet dikë, sepse më thoni pak çfarë do të thotë prifti në këtë rast? Jo, mos e varrosni aty!? Përveç kësaj, gojët e liga flasin se varrezat në Bathore shiten e po ato gojë të liga thoshin se edhe ky varr afër kryqit ishte i shitur, por gjithsesi duhej marrë mendimi i Kishës për të mos krijuar incidente. Dhe nuk është fjala për shitje me faturë të rregullt me TVSh. Gojët e liga thonë se jepen para nën dorë. Në Shqipëri rëndom thonë se ka korrupsion në shumë hallka të jetës së vendit, por korrupsioni me të vdekur është ai më mjerani. Funerali dhe varrimi janë aktet e fundit që i bëhen një njeriu mbi këtë tokë e imagjinoni pak të varrosesh me korrupsion, varrim i korruptuar. E pse kjo? Sepse në Bathore nuk ka më vend për varreza dhe ato pak vende të sajuara si mo-zo-ma-keq (mos-o-Zot-ma-keq) ruhen për shkëmbim komercial. Në një nga bashkitë më të mëdha në vend varrezat janë kthyer në një ankth për banorët e saj. Një vizitë në varrezën e Bathores të krijon menjëherë idenë e kaosit total në të cilën jetojnë të vdekurit aty ose më mirë të gjallët që duhet të ecin në

ato varre për të nderuar të afërmit e tyre. Është e pamundur të shkosh në varrin e dikujt pa t’u dashur të kalosh përmbi varret e të tjerëve. Sa e ngjashme është vdekja me jetën nganjëherë! Të shkelësh mbi të tjerët për të arritur aty ku do ti, pa pyetur për asgjë ose sepse nuk të lënë rrugë të tjera. Qytetaria e një qyteti në mënyrë të veçantë shihet te varrezat. Të kujdesesh për çastin e fundit të jetës, do të thotë një jetë e jetuar mirë. Por edhe të kujdesesh për të tjerët në çastin e fundit të jetës, tregon dashuri ndaj tyre. Varrezat e Bathores vetëm shprehje e dashurisë dhe nderimit nuk janë. Aty të duket sikur sheh të vdekur që kacafyten për kufijtë dhe kangjellat, të cilët nuk kanë lënë asnjë pëllëmbë tokë përreth vetes që të tjerët të ecin të lirshëm. Aty, mes tyre ajo pjesë e përbashkët e res publica nuk ekziston. Varreza e Bathores duket si emblema e mostolerancës dhe shtrëngimit në të cilin jetojmë e që na shoqëron deri në vdekje e përtej saj. Unë them që nuk ekziston në botë një varrezë e tillë si ajo e Bathores Megjithatë, për zonjën e nderuar të famullisë sime lejen e dhashë ose më mirë nuk u bëra

koment

Gjergj Meta

Megjithatë, për zonjën e nderuar të famullisë sime lejen e dhashë ose më mirë nuk u bëra pengesë, pasi toka aty është e bashkisë dhe ajo e administron. Por shija e hidhur e cila kishte kohë që përsillej në mendjen time aty u përmbush. Tashmë edhe ajo copë e fundit tokë e lirë në ato varreza afër kryqit u dha për varrosje. Në fund të fundit çfarë mund të thosha unë?...

pengesë, pasi toka aty është e bashkisë dhe ajo e administron. Por shija e hidhur e cila kishte kohë që përsillej në mendjen time aty u përmbush. Tashmë edhe ajo copë e fundit tokë e lirë në ato varreza afër kryqit u dha për varrosje. Në fund të fundit çfarë mund të thosha unë? Toka na përket të gjithëve e aty një ditë do të shkojmë të gjithë. M’u duk sikur ai varr ishte fundi i asaj varreze. E ndërkohë mendova për fundin e botës e përrallat e shumta që thuhen në këto ditë. Për një çast me ironi mendova që, nëse do të vinte përnjimend me datë 21 dhjetor fundi i botës, do të zgjidhte një problem të madh në Bathore, pasi nuk do të ekzistonte më problemi i varrosjes së trupave të vdekur. Por ngaqë jeta do të vazhdojë edhe pas 21 dhjetorit (pasi atë moment nuk e di askush, as engjëjt në qiell) e gjithashtu edhe vajza e një mikut tim që këto ditë është e shqetësuar, pasi ka ditëlindjen më datë 21 do të festojë edhe shumë e shumë ditëlindje të tjera të bukura, atëherë varrezat dhe banorët e Kamzës e Bathores kanë nevojë për më shumë vend dhe më shumë dinjitet.

Koha për një vetërregullim etik të medias Roli i medias në respektimin e jetës private të individit

K

onventa Europiane e të Drejtave të Njeriut ndër të drejtat themelore të njeriut përmend në nenin nr.8 të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare dhe citon “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij”. Gjithashtu, Konventa sanksionon në nenin 10 të drejtën për Lirinë e shprehjes, kur thotë se “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”. Edhe po ti referohemi Kushtetutës së Shqipërisë, si Ligji themelor i shtetit shqiptar, i cili në bazë edhe të miratimit të kësaj Konvente parashikon pikërisht këto dy të drejta, siç janë e drejta e lirisë së shprehjes (neni 22) dhe e drejta e jetës private (neni 35), duke i vendosur të dyja këto të drejta individuale në piedestalin ligjor. Por si mund të praktikohen këto të dy të drejta në realitetin shqiptar kur sot më shumë se kurrë gjendemi përballë një situate të vështirë shoqërore dhe mediatike njëkohësisht, ku individi viktimizohet pafundësisht çdo ditë, me lajme, fotografi,

koment Alketa Koja

mesazhe private, histori personale të publikuara në faqet e para të shtypit shqiptar. Mjafton t’u hedhësh një sy gazetave të përditshme vetëm ditëve të fundit dhe do gjeni pafund ngjarje kronike të cilat, edhe në shfaqjen e një realiteti të tmerrshëm social, rëndojnë akoma më shumë individin apo familjarët e tij në ekspozimin e pajustifikuar të jetës së tyre private apo të familjarëve të tjerë . Kjo rëndesë deri në makabritet rëndon më shumë kur ekspozohet në mënyrë të pajustifikuar jeta personale e një të mituri, i cili mund të ketë humbur në ngjarje dhe jetën. Rastet e dhunimit të një të mituri, të cilat mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme e të çojnë deri në vdekjen e tij, nuk duhet të çojë askënd të përkeqësojë këtë gjendje duke abuzuar mbi dinjitetin e tij, qofshin këta prindër, të afërm, mësues, punonjës administrate apo dhe gazetarë. Raste të tilla fatkeqësisht ka plot. Vetëm së fundmi, këtë javë, në një përditshme shqiptare publikohet lajmi mbi një fëmijë të mitur të dhunuar nga një 52-vjeçar. Lajmi përveçse bënte të

ditur shumë detaje për gjendjen e rënduar shëndetësore të të miturit tregonte në plan të parë pamjen e të atit gjatë intervistës. Identifikimi i prindit në këtë rast çon drejt për së drejti në identifikimin e fëmijës, i cili është viktima e vërtetë në këtë ngjarje, dinjiteti i të cilit jo vetëm është shkelur dhe lënduar nga akti i dhunshëm kriminal, por që lëndohet për së dyti kur identifikohet në të gjithë shoqërinë nëpërmjet identifikimit të prindit të tij. E vërteta qëndron se shumë gazeta kanë filluar të ndërgjegjësohen në lidhje me autocensurën që ata vetë duhet të praktikojnë në lidhje me raportimin e lajmeve që kanë të bëjnë me ekspozimin e jetës private të fëmijëve. P.sh. rasti i një tjetër të përditshmeje, e cila disa ditë më parë kishte një artikull në lidhje me një histori tjetër dhune të një 15-vjeçari dhe në asnjë moment dhe në asnjë rresht të artikullit nuk jepte mundësinë për identifikimin e viktimës. Mungesa e të dhënave personale të të miturit nuk e bënte lajmin më të pavërtetë dhe më të palexueshëm sesa po të ishin shfaqur këto të dhëna, përkundrazi një lajmi i tillë e bën gazetën më të respektueshme dhe më dinjitoze. Dua këtu të përmend dhe rastin e djalit 11-vjeçar i cili gjeti vdekjen gjatë procesit të një operacioni në sy. Në raportimin e këtij lajmi gazeta të ndryshme kanë mbajtur pozicione të ndryshme. Disa gazeta kanë shfaqur fotografinë e

djalit të korrigjuar me anë të filtrit te sytë dhe disa të tjera jo. Duhet thënë se respektimi i dinjitetit të njeriut dhe sidomos i të miturve nuk mbaron me humbjen e jetës së tyre, përkundrazi duhet të jetë më i fortë. Respektimi i dinjitetit, emrit të mirë, dhe figurës së njerëzve që nuk janë më është një nga vlerat më të shenjta të popullit tonë dhe për këtë arsye duhet të mbrohet me çdo kusht nga të gjithë ne. Qofshim gazetarë apo dhe lexues të thjeshtë. Shfaqja e jetës private të njerëzve që nuk janë më në jetë pa mbrojtjen e duhur është një detyrim që çdo profesionist duhet ta mbartë në punën e tij. Po si mund të bëhet kjo në praktikë? Është detyrë pikërisht e profesionistit, gazetarit apo kujtdo tjetër që ka mundësinë ta mbrojë dinjitetin e viktimës, ta bëjë këtë gjë duke u nisur nga vetëgjykimi, vetëkontrolli dhe autocensura. Këtu duhet të nisë ajo që quhet përgjegjësia morale e gazetarit, sepse vetëm kështu, duke u zbatuar nga të gjithë, mund të sigurohet një respektim i vlerave morale dhe shoqërore të atyre parimeve bazë të përmendura në fillim dhe të sanksionuara si në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. *Specialiste pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

E vërteta qëndron se shumë gazeta kanë filluar të ndërgjegjësohen në lidhje me autocensurën që ata vetë duhet të praktikojnë në lidhje me raportimin e lajmeve që kanë të bëjnë me ekspozimin e jetës private të fëmijëve. P.sh. rasti i një tjetër të përditshmeje, e cila disa ditë më parë kishte një artikull në lidhje me një histori tjetër dhune të një 15-vjeçari dhe në asnjë moment dhe në asnjë rresht të artikullit nuk jepte mundësinë për identifikimin e viktimës...


20 02

MAPO

e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

sociale

Në rast se do të konstatohet ngritje abuzive e çmimeve, Bashkia e Tiranës do të ngrejë një apo dy tregjeve alternative në funksion të qytetarëve

Kontrollet në tregje, Bashkia nxjerr çmimet e produkteve ushqimore Bashkia e Tiranës publikon çmimet mesatare të artikujve ushqimorë për shitjet me shumicë dhe pakicë në tri tregjet më të mëdha të kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e abuzimeve

AMC vlerësohet me “Çmimin e Filantropisë 2012”

Jonida Tashi

Bashkia e Tiranës publikon çmimet mesatare të artikujve ushqimorë për shitjet me shumicë dhe pakicë në tri tregjet më të mëdha të kryeqytetit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e abuzimeve. Ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës po vijon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit, në mënyrë që të parandalohet rritja abuzive e çmimeve, dukuri që vihet re kryesisht me afrimin e festave të fundvitit. Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi, nga tregu i uzinës “Dinamo” ka bërë të ditur dhe nisjen e publikimit të çmimeve mesatare të fruta-perimeve dhe produkteve të shportës ushqimore. “Paralelisht po monitorohen 6 tregje në kryeqytet. Ndërkohë, çmimet mesatare të fruta-perimeve dhe të produkteve të shportës në 3 prej këtyre tregjeve, atij tek uzina ‘Dinamo’, tregu i ‘Pazarit të Ri’, tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, duke nisur nga sot e në mënyrë të përditshme do të bëhen transparente për mediat, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar mbi çmimet mesatare në kohë reale. Ne jemi të vendosur që, ashtu si një vit më parë të marrim masa të menjëhershme, nëse këto çmime ndryshojnë në mënyrë abuzive, në zona apo tregje të caktuara, madje unë dua t’u kërkoj edhe qytetarëve të bashkëpunojnë, duke na dhënë informacion në rast se vënë re abuzime me çmimet”, - deklaroi Ibrahimi. Në rast se do të konstatohet ngritje abuzive e çmimeve, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ngritjen e një apo dy tregjeve alternative në funksion të qytetarëve. Në fakt ajo që vihet re në shumë zona të ndryshme të kryeqytetit është se çmimet për produktet më të konsumueshme në supermarkete, dyqanet e lagjeve janë më të larta se në tregjet e mëdha. Më konkretisht, çmimet për një produkt lëvizin nga 10-30 lekë më shumë nëpër lagje. Kështu, nëse 1 kg sheqer në tregje shitet me pakicë me një çmim mesatar prej 110 lekë, në lagje ai kushton 10-20 lekë më shumë. E njëjta gjë vihet re edhe me orizin, makaronat, vajin, qumështin dhe vezët. Edhe çmimet e fruta-perimeve janë më të shtrenjta nëpër lagje sesa në tregjet kryesore, sidomos për ato që nuk janë prodhim vendas. Ndërsa 1 kg mollë prodhim importi në tregje është shitur ditët e fundit me 140 lekë, në dyqanet e lagjeve çmimi është 150 lekë. Krahas çmimeve, grupet e kontrollit të tregjeve po verifikojnë edhe vendosjen e etiketave në produkte, e cila duhet të jetë me të gjithë elementët e saj dhe që kanë të bëjnë me origjinën e mallit, cilësinë etj. Kontrollet në tregjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditëve të muajit dhjetor dhe për çdo ditë Bashkia e Tiranës do të bëjë publike për qytetarët çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.

 Datat 09 dhe 10 Dhjetor 2012  Nga kontrollet e ushtruara dje në tregje

ÇMIMET MESATARE PËR ARTIKUJT USHQIMORË DHE FRUTA‐PERIME ME SHUMICË DHE PAKICË   

Çmimet mesatare për artikujt ushqimorë dhe fruta-perime me shumicë dhe pakicë

ÇMIMET MESATARE TË ARTIKUJVE USHQIMORË TË SHPORTËS ‐ KATEGORIA E PARË (lekë/njësi) NR

Artikujt

                       Tregu Pazari i Ri

               Tregu Uzina Dinamo    Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

                Tregu Qyteti i Nxënësve     Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Sheqer (kg) Oriz (kg) Makarona  (kg) Vaj (lit) Buke masive (copë) Djath (kg) Qumësht (lit) Veze (kokrra) Kafe (pako 100 gr) Miell (kg)

103.5 112.5 140 152.5 155 167.5 220 230 65 65 500 575 115 125 13.5 14.5 122.5 127.5 95 100

101.5 107 140 152.5 155 167.5 215 225 65 65 500 575 115 125 13.5 14.5 122.5 127.5 95 100

‐2 0 0 ‐5 0 0 0 0 0 0

‐5.5 0 0 ‐5 0 0 0 0 0 0

117.5 155 165 230 65 600 120 14 120 95

115.5 155 165 227.5 65 600 120 14 120 95

‐2 0 0 ‐3 0 0 0 0 0 0

102 165 142 223

101.5 165 143 222.5

‐0.5 0 1 ‐1

625 155 13.5 120 95

625 155 13.5 120 95

0 0 0 0 0

ÇMIMET MESATARE TË ARTIKUJVE USHQIMORË TË SHPORTËS ‐ KATEGORIA E DYTË  (lekë/njësi) NR

Artikujt

                       Tregu Pazari i Ri

               Tregu Uzina Dinamo    Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

                Tregu Qyteti i Nxënësve     Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Sheqer (kg) Oriz (kg) Makarona  (kg) Vaj (lit) Buke masive (copë) Djath (kg) Qumësht (lit) Veze (kokrra) Kafe (pako 100 gr) Miell (kg)

85 95 111 117.5 191.5 196.5

85 95 111 117.5 191.5 196.5

0 0 0

0 0 0

115 135 202.5

115 135 202.5

0 0 0

85 113 207.5

90 112 207.5

5 ‐1 0

275 99 11.5 105 71

275 99 11.5 105 71

0 0 0 0 0

0 0 0 0 0

325 100 11 95 85

325 100 11 95 75

0 0 0 0 ‐10

350 100 12.25 80 75

350 100 12.25 80 75

0 0 0 0 0

325 110 12.5 110 77.5

325 110 12.5 110 77.5

ÇMIMET MESATARE TË FRUTA‐PERIMEVE ‐ PRODHIM VENDI  (lekë/njësi) NR

Artikujt

                       Tregu Pazari i Ri

               Tregu Uzina Dinamo    Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

                Tregu Qyteti i Nxënësve     Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Fasule (kg) Lakër (kg) Patate (kg) Qepë (kg) Domate (kg) Presh (kg)  Mollë (kg) Portokall  (kg) Mandarina (kg) Speca  (kg)

230 25 52.5 27.5 45 32.5 55 55 62.5 120

240 35 57.5 42.5 62.5 50 90 75 80 110

250 25 45 26 35 40 60 60 62.5 115

275 35 60 37.5 62.5 55 77.5 75 77.5 130

20 0 ‐7.5 ‐1.5 ‐10 7.5 5 5 0 ‐5

35 0 2.5 ‐5 0 5 ‐12.5 0 ‐2.5 20

325 50 67.5 55 75 60 80

120

285 55 67.5 55 75 75 90 95 95 140

‐40 5 0 0 0 15 10

235

235

0

20

AMC u vlerësua dje me “Çmimin e Filantropisë 2012” për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë komuniteteve në nevojë dhe për nxitjen e vullnetarizmit. Vlerësimi u dha gjatë konferencës së dytë të “Partners Albania”, e cila vlerëson individë dhe kompani për kontributin e tyre në përmirësimin e jetesës. Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, pasi falënderoi abonentët dhe vetë punonjësit e AMC për përfshirjen e tyre në këto projekte, tha: “Prej katër vitesh AMC organizon fushatën “Mesazhe shprese”. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave që mblidhen nga mesazhet e dërguara mbrëmjen e Vitit të Ri, u dhurohet institucioneve që kujdesen për fëmijët. AMC fton abonentët e vet t’i dërgojnë urimet e festave me anë të mesazheve dhe kështu t’u japin gëzim njerëzve në nevojë. Fushata “Mesazhe shprese” është pjesë e angazhimit social të AMC dhe synon përkrahjen e individëve apo organizatave që kujdesen për fëmijët në mbarë vendin”. Fondet e kësaj fushate ndërgjegjësimi në vitet e mëparshme u janë dhuruar organizatave që trajtojnë fëmijët autistë, Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Pediatrik, Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe shkollës “Luigj Gurakuqi” për fëmijë me nevoja të veçanta. Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e specializuar për nxënësit me aftësi të kufizuara të moshës 6-18 vjeç. Falë kontributit të AMC, mësuesit dhe 70 nxënësit e shkollës tani e zhvillojnë procesin mësimor me sistem elektronik.

ÇMIMET MESATARE TË FRUTA‐PERIMEVE ‐ PRODHIM IMPORTI  (lekë/njësi) NR

Artikujt

                       Tregu Pazari i Ri

               Tregu Uzina Dinamo    Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

                Tregu Qyteti i Nxënësve     Dif. 10‐09

Data 09.12.12

Data 10.12.12

    Dif. 10‐09

Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë Shumicë Pakicë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Fasule (kg) Lakër (kg) Patate (kg) Qepë (kg) Domate (kg) Presh (kg)  Mollë (kg) Portokall  (kg) Mandarina (kg) Speca (kg)

112.5 80 75

125 85 85

105 75 75

140 85 85

‐7.5 ‐5 0

15 0 0

135 85 95

140 90 95

5 5 0

Basha merr pjesë në kongresin e Autoriteteve Lokale të BE-së Mblidhet grupi i përbashkët i Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale dhe Komitetit të Rajoneve të BE-së në Paris. Në këtë kongres Shqipëria përfaqësohet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Anëtarë të këtij grupi janë Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Presidenti i Dhomës së Autoriteteve Lokale, përfaqësues nga Norvegjia,

Danimarka etj. Presidenti i Kongresit, Herwig Van Staa, në fjalën e mbajtur në këtë takim përgëzoi Shqipërinë për seriozitetin me të cilin trajtoi drejtimin e presidencës së KE-së. Një falënderim të veçantë Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale adresoi për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Bashkive të

Shqipërisë, Lulzim Basha, për mikpritjen që i bëri Komitetit drejtues të Kongresit të Autoriteteve Lokale gjatë “Javës së Demokracisë Lokale” në Tiranë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e anëtarit të grupit të kontaktit, përfaqësues i Këshillit të Evropës, u ndal në rëndësinë që Këshilli i Evropës i kushton pjesëmarrjes së qytetarëve në demokracinë lokale. Basha ka

sjellë eksperiencën e Bashkisë së Tiranës në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje. Në këtë kuadër ai ka përmendur takimet e të premteve me qytetarët, konsultimet për buxhetin, planin urbanistik etj. Ndër çështjet që po diskutohen në këtë takim janë prioritetet e Kongresit për periudhën 2012-2016 dhe axhenda politike e Komitetit të Rajoneve 2012-2015.


e mërkurë, 11 dhjetor 2012 www.mapo.al

Flamurtari

sport

MAPO

21

Objektivat e rinj: vendi i dytë dhe Kupa Flamurtari përcakton objektiva të rinj për këtë sezon futbollistik. Drejtuesit e klubit vlonjat, pas mbledhjes së një dite më parë, që konkludoi me largimin e trajnerit Julian Rubio, janë takuar me të gjithë grupin e futbollistëve, ndaj të cilëve është kërkuar një impenjim më i madh për ndeshjet e ardhshme.

Ndërkohë, të ndodhur në një pozitë aspak të favorshme në kampionat dhe starti i gabuar ne Kupë, kanë diktuar përcaktimin e objektivave të rinj. Arritja e Skënderbeut konsiderohet një mision i pamundur, ndaj për këtë arsye u është kërkuar lojtarëve si objektiv vendi i dytë në kampionat, si dhe arritja deri në

finalen e Kupës. Një enigmë e pazbardhur ndërkohë mbetet emri i trajnerit të ri dhe deri në emërimin e tij, skuadra ka nisur stërvitjen nën drejtimin e Johan Drizës, ndihmës-trajneri i Rubios dhe Muçës. Prova e parë për reagimin e skuadrës do të jetë sfida e fundjavës në Kupë në “Niko Dovana” kundër Teutës.

Gjoba të rënda, Vllaznia ndëshkon Osmanin, Hysën, Begajn dhe Nallbanin Dy të parët janë penalizuar me gati gjysmën e kontratës së tyre, ndërsa vlonjati dhe kosovari me 35% të kontratës Duket se analiza e një dite më parë ishte vetëm maja e ajsbergut. Pasi u konfirmuar pas 3 orësh bisedimesh trajneri Shpëtim Duro, dje drejtuesit e Vllaznisë kanë marrë lupën në dorë dhe kanë nisur për të gjetur përgjegjësit e situatës së skuadrës shkodrane. Tefik Osmani, mbrojtësi korçar, i mbërritur në Shkodër në fillim të këtij sezoni me bekimin e trajnerit Duro, ashtu si Vilfor Hysa, me po të njëjtat “valenca”, janë më të ndëshkuarit. Ose më mirë të themi, janë bërë shembull jo vetëm për futbollistët e tjerë të skuadrës shkodrane, por edhe për tërë futbollin shqiptar. Ata janë gjobitur me 45 për qind të shumës totale të kontratës që kanë nënshkruar me Vllazninë dhe pezullohen për të mos qenë pjesë e ekipit të parë për 3 muaj, as në stërvitje. Këtë procesin e fundit janë të detyruar ta bëjnë nën ngjyrat kuqeblu, askund tjetër, por nën urdhrat e Astrit Prencit, tek Vllaznia U-19. Masa disi më “relaksuese” duken ato të marra ndaj kosovarit Ilir Nallbani dhe vlonjatit Halim Begaj, që nuk janë pezulluar, por janë gjobitur në masë të konsiderueshme financiare. Diçka që vlen edhe për lojtarët e tjerë të ekipit të parë të Vllaznisë, por në masën e një rroge e gjysmë mujore. Më në detaje, ja edhe vendimmarrja e plotë e klubit shkodran, e bërë publike në formën e një vendimi ekzekutiv, së bashku me qasjen ligjore kontraktuale. Gjithçka ka “vulën” e administratorit Fatos Gjyrezi, i cili i referohet raportit përkatës të bërë nga drejtori sportiv,

Tefik Osmani në ditën e prezantimit me Vllazninë

Dënimet e dhëna dje nga klubi “Vllaznia” a) Gjobë 10-50% të vlerës së kontratës. b) Pezullim të përkohshëm nga stërvitjet apo veprimtaritë e tjera të organizuara apo të zhvilluara nga klubi. ….si dhe në rregulloren e brendshme të KF.Vllaznia sh.a., për performancën e dobët të treguar në ndeshjet e zhvilluara gjatë fazës së parë të sezonit futbollistik 2012-2013, të evidentuara këto edhe gjatë analizës së zhvilluar më datë 10 dhjetor 2012 në Bashkinë Shkodër, në prani edhe të presidentit Lorenc Luka, si administrator ligjor i KF.Vllaznia sh.a. vendos: 1. Futbollisti Tefik Osmjani të gjobitet me 45% të vlerës së kontratës dhe pezullohet nga të gjitha stërvitjet pranë ekipit të parë për një kohëzgjatje 3 mujore, duke filluar nga data 11 dhjetor 2012. Futbollisti Osmani do të vijojë stërvitjen pranë ekipit U-19

deklarata

Platini: Teknologjia, para të hedhura dëm Jo të gjithë e kanë pritur me entuziazmin e FIFA-s, përdorimin e teknologjisë në futboll. Një prej tyre dhe jo një i zakonshëm është presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Si ish-futbollist dhe trajner francezi e ka kundërshtuar këtë me faktin se teknologjia do të sfumonte humanizmin që përfaqëson futbolli, ndërsa tani presidenti i UEFA-s ka polemizuar edhe për shpenzimet që kërkon aplikimi i këtij sistemi. “Përdorimi i teknologjisë kërkon 50 milionë euro në pesë vjet. Për këtë arsye

unë preferoj të shpenzoj 50 milionë euro në investime për zhvillimin e futbollit. Mendoj se janë shumë para për një apo dy gola të dyshimtë gjatë një viti”, ka thënë Platini. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka folur edhe për vendimin e UEFA-s që duke nisur nga viti 2020 do të zhvillojë Kampionatin Europian në 13 shtet të ndryshme. Sipas Platini kjo ide do të afrojë më shumë futbollin me njerëzit, ndërsa do t’i japë mundësi të gjithë tifozëve të mund të ndjekin skuadrat e tyre.

Agresori i Ferdinand s’shkel më në stadium Ultrasi i Mançester Sitit, i cili në përfundim të derbit me Mançester Junajtid vrapoi për të goditur mbrojtësin Rio Ferdinand, ka kërkuar ndjesë 24 orë pas ngjarjes. Por, nëse do të shpallet fajtor, atëherë rrezikon të mos shkelë më kurrë në stadiumet e Britanisë së Madhe. “Dua të kërkoj ndjesë për të gjithë personat e prekur

nga gjesti im, përfshirë Rion. Jam i turpëruar përpara tifozëve të mi dhe të Junajtid dhe falënderoj portierin Hart që më pengoi t’i afrohesha”, shkruante në një komunikatë 21-vjeçari Methju Skot. Por klubi i Mançester Sitit e ka pezulluar menjëherë tifozin e abonuar dhe hetimet pritet ta shpallin fajtor.

nën urdhrat e trajnerit Astrit Prenci. 2. Futbollisti Vilfor Hysa të gjobitet me 45% të vlerës së kontratës dhe pezullohet nga të gjitha stërvitjet pranë ekipit të parë për një kohëzgjatje 3 mujore, duke filluar nga data 11 dhjetor 2012. Futbollisti Hysa do të vijojë stërvitjen pranë ekipit U-19 nën urdhrat e trajnerit Astrit Prenci. 3. Futbollisti Halim Begaj të gjobitet me 35% të vlerës së kontratës. 4. Futbollisti Ilir Nallbani të gjobitet me 35% të vlerës së kontratës. 5. Futbollistët e tjerë të ekipit të parë të Vllaznisë të gjobiten me nga 1 pagë e gjysmë mujore. 6. Stafi teknik i ekipit të parë të Vllaznisë do të jetë objekt i një vendimmarrjeje të mëvonshme.

Armir Grima. “Bazuar në Statutin e KF.Vllaznia sh.a., kontratat individuale të futbollistëve me KF.Vllaznia sh.a., propozimin e ardhur nga drejtori sportiv i KF.Vllaznia sh.a., mbështetur në kompetencat e mia si administrator ligjor i KF.Vllaznia sh.a., në zbatim të kapitullit IX: Masat disiplinore dhe sanksionet, pikat b) dhe d) të kontratave individuale që futbollistët kanë me KF Vllaznia sh.a., ku thuhet: “Në qoftë se lojtari shkel ndonjë nga detyrimet e tij të përcaktuara në këtë kontratë ose nuk përmbush objektivat e vendosura rast pas rasti nga kubi, ndaj tij mund të aplikohen penalitete të mëposhtme, krahas të gjitha gjobave dhe sanksioneve të parashikuara në rregulloret e klubit.

Botërori i Klubeve, Çelsi bëhet gati për meksikanët e Monterrejit Çelsi është gati të fitojë Botërorin e Klubeve. Me këtë bindje, trajneri Rafael Benitez dhe futbollistët e tij kanë zbritur në Jokohama të Japonisë. Blutë e Londrës kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, përpara përballjes në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni kundër meksikanëve në Monterrej. Çelsi kërkon të fitojë për herë të parë në historinë e tij këtë trofe, i cili merr më shumë rëndësi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe ecuria e dobët në kampionatin anglez. Pikërisht kjo solli shkarkimin e italianit Roberto Di Mateo dhe zëvendësimit të tij nga Rafael Benitez. Ky i fundit duket se ka gjetur qetësinë pas fitores së fundit 3-1 në Premier League. Po ashtu, spanjolli e ka marrë një herë këtë trofe me Interin në vitin 2010, ndërsa kur drejtonte Liverpuli në vitin 2005 humbi në ndeshjen finale. Gjithsesi, situata tani është e ndrshme për kampionët në fuqi të

Çelsi gjatë stërvitjes

Europës dhe trajnerin e tyre Benitez që me një triumf të mundshëm në Botërorin e klubeve do t’i rriste kuotat vetes për të vazhduar aventurën e tij me klubin londinez edhe pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni. Po ashtu, trofeu i Botërorit të Klubeve do të afronte pajtimin e Rafael Benitez me tifozët, që nuk e kanë pranuar ende uljen e tij në pankinën e skuadrës së tyre.

Trajneri madrilen nuk ka kursyer asnjë nga lojtarët e tij më të mirë, përfshi edhe ata me të cilët ka problem dhe kërkon të largojë gjatë merkatos së janarit si Frank Lampard apo Eshli Kol. Çelsi do të zbresë në fushë të enjten, ndërsa nëse kualifikohet do të luajë në finalen e 16 dhjetorit me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes egjiptianëve të Al-Ahli dhe brazilianëve të Korinthias.


22

MAPO

E mërkurë, 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

Kinezi është përgatitur për fundin e botës

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

13 18

23

25

35

Veprimet tuaja sot mund të kenë lënë efekte të thella për të ardhmen, prandaj është koha që ju ta merrni jetën paksa më seriozisht, por vetëm pak! Mund të doni që të siguroheni se jeni d u ke u m a r r ë m e personat e duhur.

DEMI (21/IV-20/V)

Tregoni pak më tepër tolerancë për shokët dhe kolegët tuaj sot, ata kanë nevojë më tepër për mirëkuptimin tuaja sesa për korrigjimin dhe kriticizmin. Mund të gjeni se mund të bëni një ndryshim të vërtetë!

BINJAKET (21/V-20/VI)

Mbajini gjërat të lehta dhe të buta sot, nëse dëshironi që të keni një kohë të mirë, tani për tani bisedat serioze janë një mallkim për ju. Bëjuni të ditur personave të duhur se ju do të ktheheni tek ata pak më vonë.

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju ndiheni totalisht të egërsuar, por jo të zemëruar. Është një ditë e mirë për t’i bërë gjërat që të lëvizin dhe për të surprizuar njerëzit që njëherë mendonin se ju ishit krejtësishttëpaparashikueshëm. Ështëkohaqët’utregonicili jeni në të vërtetë.

27

31

41 47

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Keni të gjitha mundësitë për të arritur suksesin e dëshiruar, aktivizoni kështu ambicien që keni për të synuar sa më lart si në jetën private, edhe në atë profesionale, si dhe t’i thoni ‘po’ një kërkese të veçantë që do jua bëjë njeriu i zemrës.

Ju ndiheni më pak të organizuar sesa zakonisht, gjë e cila nuk është shumë e këndshme. Mund të duhet të detyroni veten për t’u kujdesur për biznesin, por kjo nuk është aq shumë larg nga kompleti i aftësive tuaja.

Njerëzit kanë nevojë që ju t’u thoni se çfarë duhet të bëjnë, edhe pse do ju duhet që t’i ndihmoni, në mënyrë që ata të kuptojnë sesi të dalin jashtë varësisë së figurave me autoritet. Ata do t’ju falënderojnë për këtë më vonë!

Rruga juaj e karrierës ndoshta nuk është një vijë e drejtë, dhe ajo nuk do të drejtohet më tepër! Sot mund të jeni kapur nga një impuls për të hequr dorë dhe të filloni diçka të re, por më parë merrni kohë për të marrë ca këshilla të mira.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Kumari mund të jetë problematik, por ndonjëherë ju mund të gjeni mënyra për ta mbajtur larg varësisë së jetës suaj. Kjo mund të jetë ngaqë ju jeni duke vënë baste që nuk ju kushtojnë asgjë, humbësi ble pijet e radhës!

Ju mund të mos e merrni atë rritje rroge ose promovim që keni pritur prej shumë kohësh, por personi i duhur do e marrë dhe ju duhet të ndiheni konfident se radha juaj do të vijë. Durimi juaj epik është afër një shpërblimi.

Njerëzit kanë ardhur dhe presin ide krijuese nga ju në baza ditore, prandaj që t’i surprizoni ata, me të vërtetë keni nevojë që të zgjeroheni. Kjo mund të thotë frymëzim, i cili vjen vetëm çdo gjenerate, ose ndoshta një punë e shpejtë arti.

A jeni duke u ndier tejet të zënë? Mund të jetë koha për të punuar me orë të gjata ose për të kërkuar përforcime, por është një kohë e tmerrshme për të rrëshqitur larg përgjegjësive, për fat të keq. Ju mund ta bëni të gjithën vetëm.

29 33

42

3

38

43 49

34

39

44

48

51

28

37

45

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

50

52

53

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Tërësia e masave paraprake që merren për t'u mbrojtur nga sëmundjet.

1. Veprimtari me gojë, a me shkrim që bëhet për të përhapur një ide, a një

10. Targa e makinave të Pogradecit. 13. Bëhet vajza ditën e dasmës. 14. Oren-

teori. 2. Piktor ikonograf i famshëm shqiptar. 3. Vrulli, ose... 4. Institut Stu-

di për të mbajtur plaçka. 15. Vezë peshku që hidhen në një pellg për t'u shu-

dimesh. 5. Lëndë e ciklkit 9-vjeçar. 6. Lloj noti. 7. Ndajfolje sasie. 8. Darka që

muar. 17. Shenjë që paralajmëron diçka të mirë. 18. Ai që bën enë prej balte.

hanë myslimanët pas agjërimit. 9. Baba. 10. Hero i mitologjisë greke. 11. Au-

19. Degë e një institucioni. 20. Mungesë simetrie. 23. Masë për matjen e

rela, këngëtare e njohur. 12. Nuk mbaj mend. 16. Satelit, shkurt. 18. Vë re. 21.

tokës. 25. Kanë uji. 26. Organizatë Gruas. 27. Ngjyrë. 29. Që duhet përdorur

Rrugë e ngushtë e shtruar me kalldrëm. 22. Kryetar i një manastiri të murgjve

me shumë kujdes, e brishtë. 32. Përemër vetor. 33. Asambleja Europiane.

ortodoksë. 24. Merret një e tillë në bankë. 25. Pemë, lulet e së cilës mbajnë

34. Sëmundja e tuberkulozit në gjuhën popullore. 36. Prona të patundshme

erë të mirë. 28. Furçë e piktorit. 29. Drejtues i një fakulteti. 30. Andrea, ak-

të një biznesi. 37. Robert i famshëm i kinemasë. 39. Historia Kombëtare.

tore. 31. Që lidhet me një popull a me një komb të caktuar dhe me kulturën

40.United Nations. 41. Besim shpirtëror. 42. Kategori foljore. 43. Lumë në

materiale e shpirtërore të tij. 34. Pa asnjë tjetër. 35. Jani, aktor i njohur. 38.

Itali. 44. Shtet në Gjirin Persik. 46. Gjendje e zymtë shpirtërore. 47. Vija fun-

Njësia e matjes së memories së kompiuterit. 39. Gropë e thellë me anë të

dore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë.

thepisura. 41. Gabim i rëndë. 43. Pjesëz pohuese. 45. U rrëzua.

Sudoku | nivel mesatar 7

4 5 3

7 1

8

7 6 4

2

1 6

5 8

7

3 5 1

4 1

3

9 6 5 3

LUANI (23/VII-22/VIII)

20

32

36 40

DASHI (20/III-20/IV)

16

19

26

30

29

Horoskopi i ditës

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

22

24

46

11

15

21

mbi ujë, ndërsa disa prej tyre kanë edhe motorë. Ato janë të mbyllura në mënyrë hermetike, ndërsa brenda tyre gjenden rezerva me oksigjen dhe rripa sigurie. Brenda një sfere mund të qëndrojnë 14 njerëz, kurse janë të ndërtuara në mënyrë që të qëndrojnë në pozitë të rrafshët edhe kur janë në ujë. Prodhuesi i tyre, Liu Qiyuan, shpreson që produktin e tij do ta blejnë shërbimet e huaja shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare për ta shfrytëzuar në raste të cunamit ose tërmeteve shkatërruese.

10

14

17

Fermeri kinez, Liu Qiyuan, ka vendosur ta shfrytëzojë për biznes panikun që mbretëron te shumë njerëz se me 21 dhjetor do të shkatërrohet bota. Në oborrin e shtëpisë së tij në një fshat në jug të Pekinit, Qiyuan ka ndërtuar disa “mbështjellëse” në formë sferike, për të cilat thotë se do ta mbijetojnë goditjen e apokalipsit. Frymëzimi i tij ka ardhur nga hit filmi “2012”, ashtu që para disa vitesh, ai filloi ndërtimin e sferave nga materiali pleksiglas. Deri më tani ka ndërtuar shtatë mbështjellëse, të cilat mund të notojnë

9

9

4 1 8 2

3

5

5

6 7

9

4 9 2

5

2

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

7

Koha e fillimit ____:____

4

7

8

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 4 2 6

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

S

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 002, 246, 250, 367, 485, 505, 523, 563, 482, 652, 810, 965, 986. Numra me 4 shifra: 0232, 2102, 2185, 2434, 3804, 4152, 4706, 5263, 5382, 5828, 6455, 6817, 7614, 8258, 8485, 8888.

J

I

E

L

Q

E

L

J

A

U

Z

U

R

I

N

A

I F

M

B

E

T

U

R

P

O

R

O

S

I

T

R

E

N

M

I

O

A

L

A

N

P

I

U RT O

R

A

S

I

S

M

T

A

K

P

K

A

N

A

D

R

A

M

I

M

I

V

R

U

G

U

N

I

C

I

A

T

O

R

I

K

U

S

I

R

A

L

O

M

E

A P

A

R P

M

J

O

A

F

L

I

O

A

T

O

O

G

Numra me 5 shifra: 14530, 22914, 32221, 49086, 55325, 59685, 87485, 96854, 98574. Numra me 6 shifra: 265965, 828082, 884515. Numra me 7 shifra: 5166581, 6553494, 6698254, 8541521, 8592642, 9162561. R

J B

K

I

T

A

R

A

T

E

R

O

H

A

J

O

B

E

R

K

A

I

A

1

4

1

2

3

0

2

1

5

6

9

3

2

5

4

8

9

5

8

7

4

8

6 5

4

1

5

2

1

0

2

6

6

6

3

2

0

1

5

9

6

8

5

4

8

7

5

4

1

5

1

5

2

6

3

2

0

1

5

5

5

9

8

6

5

8

7

4

8

4

5

4

1

5

2

1

0

2

3

6

5

9

6

5

8

7

4

8

5

4

1

5

2

6

3

2 5

1

0

2

5

6

3

2

5

9

6

8

7

8

4

8

4

8

4

8

4

7

4

1

5

2

1

0

2

3

6

5

9

6

5

2

9

4

2

0

1

5

2

4

7

2

3


faqja e fundit

SOT 1935

E mërkurë 12 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

12 dhjetor Lebensborn Lebensborn (Burimi i jetës nga gjermanishtja e vjetër) ishte një program i nazistëve, krijuar nga kreu i trupave SS Heinrich Himmler, për t’u dhënë shtëpi lindjeje dhe ndihmë financiare grave të ushtarëve të tij apo nënave të pamartuara. Pjesë e programit ishin edhe jetimoret. I ngritur fillimisht në Gjermani në vitin 1935, Lebensborn u shtri në

disa vende europiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në linjë me politikat raciale e eugjenike të Gjermanisë naziste, programi u lejohej vetëm individëve që shiheshin si “biologjikisht të përshtatshëm”, “racialisht të pastër”, “arianëve” apo anëtarëve të trupave SS. Në vendet e pushtuara, mijëra gra që ndesheshin me përbuzje sociale sepse

ishin të lidhura me ushtarë gjermanë dhe kishin mbetur shtatzëna, nuk kishin alternativë tjetër veçse të aplikonin për ndihmë nëpërmjet Lebensborn. Pas luftës u raportua, por pa u vërtetuar kurrë, se Lebensborn ishte në fakt një program shumimi selektiv me qëllim rritjen e racës superiore ariane.

Andoni Athanas

siç e kam njohur Van Christo

Andoni mbërriti nga Shqipëria në Amerikë në moshën 5 vjeçare, në vitin 1916. Familja e tij u vendos në New Bedford, Massachusetts. Ai punoi në restorante të ndryshme nëpër New England dhe New York ku mori njohuri të çmuara (dhe receta gatimi) që do t’i shërbenin shumë më vonë. Pasi bleu restorantin e tij të parë, në vitin 1938, në Lynn, Massachusetts, për 1 800 dollarë, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’...

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Kam patur fatin e mirë që ta njihja Andon Athanasin (Anthony Athanas) për më shumë se 50 vjet; së pari, si shqiptaro-amerikan, ashtu si dhe unë, me të cilin më bashkonte insktitivisht vendlindja e përbashkët, Korça, dhe pastaj, si një mik të ngushtë, model jete dhe vizionar. Andoni, një burrë i pashëm, kishte shumë sqimë e cila qe, pa përjashtim, e dukshme në çdo takim me të ku, çdo herë, ishte i veshur me stil dhe sipas modës më të fundit të burrave shoqëruar kjo me sjellje elegante dhe një buzëqeshje kordiale. Garderoba e zgjeruar e Andonit frymëzohej, pjesërisht, nga aktorja amerikane Elizabeth Taylor e cila kishte shprehur miratim të fortë për një xhaketë blu dopiopetë me kopsa-rruaza të bardha që Andoni pat veshur njëherë. E taova së pari Andonin në vitet ’50 në restorantin e tij popullor General Glover Inn në Swampscott, Massachusetts. E njihja prej së largu, sigurisht, pasi kisha lexuar për të në gazetat e Boston-it dhe e kisha parë g jatë meshave në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në South Boston apo veprimtari të tjera shqiptare në Massachusetts dhe New York. Njëherë, teksa po darkoja në General Glover, kur Andoni kaloi nga tavolina ime e thirra me hezitim Hello, Anthony. Më pa dhe me një buzëqeshje të lehtë tha: Vë bast se je shqiptar! Qesha dhe u përgjigja: Po, por nga e kuptove? Me një nënqeshje në fytyrë, u përgjigj: Ma merr mendja se ishte forma e fytyrës tënde dhe hunda dhe ktheu kokën në profil duke treguar tiparet e veta. Pastaj u ul në tavolinën time dhe më tha t’i tregoja për veten. U lumturua kur i thashë se edhe unë isha lindur në Shqipëri, në Korçë në fakt, afër fshatit të tij. Andoni mbërriti nga Shqipëria në Amerikë në moshën 5 vjeçare, në vitin 1916. Familja e tij u vendos në New Bedford, Massachusetts. Ai punoi në restorante të ndryshme nëpër New England dhe New York ku mori njohuri të çmuara (dhe receta gatimi) që do t’i shërbenin shumë më vonë. Pasi bleu restorantin e tij të parë, në vitin 1938, në Lynn, Massachusetts, për 1 800 dollarë, filloi edhe legjenda ‘Anthony Athanas’. Më vonë ai themeloi kompaninë Anthony’s Fine Restaurants në Massachusetts përbërë nga Anthony’s Hawthorne

në Lynn, Anthony’s Pier 4 Café, General Glover Inn, Hawthorne by the Sea Tavern në Swampscott, dhe Anthony’s Cummaquid Inn në Yarmouth Port, Cape Cod, duke arritur kulmin në vitin 1963 kur ai hapi restorantin, botërisht të famshëm, Anthony’s Pier 4, aty ku qyteti i Boston-it takohet me oqeanin Atlantik. Andoni dha një ndihmesë monumentale për rindërtimin dhe zhvillimin përfundimtar të vijës bregdetare të Boston-it. Si të gjithë vizionarët, Andoni pa një mundësi ku të tjerët shihnin një pengesë. Zona përreth vijës bregdetare të Boston-it ishte e pistë, e rrëgjuar dhe aspak tunduese. Vendi që zgjodhi Andoni në vitin 1962 për të ndërtuar restorantin e tij ishte një risk i madh pasi ndodhej në një mol të braktisur prej kohësh. Anthony’s Pier 4 u bë një sukses i menjëhershëm dhe mori lëvdata e çmime nga e gjithë bota. Brenda pak vitesh Anthony’s Pier 4 u bë i njohur si restoranti më fitimprurës në Amerikë dhe vendi i preferuar i krerëve të shteteve, presidentëve amerikanë, liderëve fetarë, shkrimtarëve dhe artistëve të shquar, atletëve etj. Kur ndodheshin në Boston, Anthony’s Pier 4 ishte vend i parapëlqyr darkimi për një grup njerëzish të njohur, përfshirë Elizabeth Taylor dhe Richard Burton, Sammy Davis, Jr., Presidentin John Kennedy, Senatorin Ted Kennedy, Mohammed Ali dhe shumë të tjerë. Andoni ishte një perfeksionit. Edhe kur mysafirë në restorat ishin dinjitarë shtetesh, gjithmonë e shihja të vendosej në një pikë të restorantit nga e cila

mund të vëzhgonte gjithë sallën e ngrënies. Nëse pikaste diçka që nuk përkonte me standardet e tij të larta, ai largohej duke kërkuar ndjesë prej bashkëbiseduesit dhe merrej me problemin. Asgjë nuk ishte e parëndësishme për të. Për shembull, njëherë e pashë tek i thoshte një kamarieri se duhej më shumë akull për gjalpin që do shërbente. Sipas meje ishte përkushtimi i tij ndaj detajeve që e bënte atë një biznesmen perfekt restorantesh. Megjithëse nuk ishte akademik, ai ishte i shumë-kërkuar si lektor nga Harvard Business School, University of New Hampshire dhe Cornell University. Në vitin 1978, mori çmimin Horatio Alger Award nga Horatio Alger Association of Distinguished Americans

Përpos, amerikanët me origjinë shqiptare ishin shumë krenarë që Andoni, Esteri dhe djemtë e tyre të pashëm e të suksesshëm njiheshin nga shumë njerëz si ‘shqiptarët’. Në një mori rastesh, kur njerëzit më pyesnin për origjinën time etnike, komenti i parë i tyre ishte Oh, si Andoni Athanas.

Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Suplement: Jonida Hitoveizi. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

si shenjë e tranzicionit të tij nga një djalë i varfër emigrant nga Shqipëria te një nga biznemsemët më të sukseshëm në Amerikë. Shoqëria ime e gjatë me Andonin më lejoi të isha dëshmitar i dorës së parë i krenarisë së të qenit shqiptar. Shumë herë kam parë si i përshëndeste shqiptarët me kënaqësi e dashuri të njëmendtë. Megjithëse nuk e tregonte kurrë, besoj se ka qenë pak e lodhshme për të, sa herë ndokush, pasi pikaste mbiemrin e tij Athanas, hamendësonte se ishte me origjinë greke. Sidoqoftë kisha privilegjin të isha me të një rast të tillë kur, me diplomaci, u përgjigj Jo nuk jam grek, por një fqinj i mirë i tyre; jam shqiptar! Andoni ishte gjithnjë i gatshëm dhe i lumtur të festonte datën historike të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin. Në atë datë ai e bënte gati restorantin e tij të Boston-it, Anthony’s Pier 4 për të mirëpritur shqiptarë nga e gjithë Amerika në një banket përkujtimor. Ishte një ngjarje e shumëpritur nga shqiptarët e të gjitha besimeve dhe ngjyrave politike sepse gjithmonë ekspozonte një larmi të grupeve shqiptare në mbarë Amerikën. Është e rëndësishme të përmendet gruaja e bukur dhe sharmante e Andonit, Esteri, gjithashtu shqiptaro-amerikane. Esteri dhe Andoni ishin të njohur për veprimtaritë e tyre filantropike, veçanërisht mbështetjen e pakursimtë për Arqipeshkvinë Ortodokse Shqiptare të Amerikës. Përpos, amerikanët me origjinë shqiptare ishin shumë krenarë që Andoni, Esteri dhe djemtë e tyre të pashëm e të suksesshëm njiheshin nga shumë njerëz si ‘shqiptarët’. Në një mori rastesh, kur njerëzit më pyesnin për origjinën time etnike, komenti i parë i tyre ishte Oh, si Andoni Athanas. *Van Christo është aktivist i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan të Boston-it. Ai është themelues i Frosina Network në ndihmë të emigrantëve shqiptarë e të tjerë. Familja e tij u shpërngul nga Korça në Amerikë kur ai ishte 1-vjeç. Ka shërbyer në ushtrinë amerikane g jatë Luftës së Dytë Botërore.

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK


Gazeta Mapo