Issuu on Google+

Faqe 7

Tri tragjedi në një ditë, mbyten 11-vjeçarët në Martanesh e Berat Dy kushërinj kanë humbur jetën ndërsa tentonin të shpëtonin njëri-tjetrin në një rezervuar në Martanesh Foto ilustruese

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 11 qershor 2012. Numër 598. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. ëëë.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Sot raundi me 71 vota

S'ka konsesus, Artan Hoxha, kandidat për President Pas tre orë bisedimesh, dy kampet nuk gjejnë kompromisin për emrin e kandidatit. Berisha dhe Meta i propozojnë Ramës kandidaturat e Artan Hoxhës, Petraq Milos, Arben Imamit dhe Bujar Nishanit. PS nuk pranon asnjërin. Rama: Konsensusi dështoi, s’mbështesim kandidatin e oborrit të qeverisë Meta: Zyrtarizojmë kandidaturën e Artan Hoxhës për President Berisha: Rama refuzoi çdo kandidaturë, po zbatojmë Kushtetutën Grupi i PS vendos sot për qëndrimin që do mbajë në seancë Faqe 2-3

Kandidati i maxhorancës për president, Artan Hoxha

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Mapo libri

Nga “mrekullia ekonomike” te kriza e thellë bankare economicus Adrian CIVICI

Faqe 2

Suplement

Firmëtari zbulon postën sekrete të Pavarësisë

Deri përpara 3-4 vitesh Spanja citohej si...

Ditari i Hajredin Cakranit, ku përshkruhet lëvizja shqiptare nga vitit 1882 -1931. Aktin e pavarësisë e shkroi Luigj Gurakuqi FAQe 15-20

Padi për Pallatin e Rinisë koment

shkëlzen Maliqi

“Mbështetuni në forcat tuaja! Mos pritni që...

Recensa e Preç Zogajt

Kështu folën nëntë shkrimtarë nobelistë Emrat në lojë

“Nobelistët”, botuar nga “Tirana Time”, në përkthimin e Urim Nergutit

editorial / 11 Henri Çili

PO Artan Hoxhës President, PO të ngjashmit tonë! Një emër surprizë ka dalë mbrëmë si kandidati real për President të ri të Republikës, për t’u votuar me gjasë pas pak orësh në raundin a katërt të votimit, për postin më të lartë të shtetit: Artan Hoxha, aktivist i shoqërisë civile, drejtues i kahershëm i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe sot President i ‘Tirana Biznes University’, si dhe në disa vite të fundit një prej kolegëve tanë në studiot televizive dhe faqet e gazetave në debatim të çështjeve publike e politike. Shkurt, një i ngjashmi ynë! Ndaj janë të gjitha arsyet sot për të mbështetur fort publikisht një kolegun tonë, si Artan Hoxha, që me gjithë lukun e ri dhe sportiv me të cilin është tepër i dashur nëpër ekrane e faqe gazetash...


2 02

MAPO

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

politika

Kreu i opozitës: Me zgjedhje të njëanshme të Presidentit, qeveria ka zgjedhur mes interesave të oborrit dhe fatit të Shqipërisë europiane

Rama: Konsensusi dështoi, nuk mbështesim kandidatin e oborrit të qeverisë Kryetari i PS u shpreh pas takimit me Kryeministrin se opozita nuk do të mbështesë një kandidat të njëanshëm. ”Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar të oborrit të saj, e cila ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të çdo kandidature” Tiranë Tryezë e dështuar. Me këto fjalë e ka përshkruar kryetari i PS-së, Edi Rama, takimin 3-orësh me kryeministrin Sali Berisha në kërkim të konsensusit. Në një komunikim për mediat, menjëherë pas daljes nga kryesia e Kuvendit, Rama tha se “qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar të oborrit të saj, që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të çdo kandidature”. Kandidatin e mazhorancës, Artan Hoxha, kreu i opozitës e ka cilësuar si të dalë nga oborri i pushtetit, ndërsa pohoi se Partia Socialiste nuk do të mbështesë asnjë kandidaturë të njëanshme. Zoti Rama, si përfunduan negociatat? Bëmë një përpjekje të gjatë për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Fatkeqësisht, nuk gjetëm atë mirëkuptim që duhej të shprehte qeveria shqiptare, e cila besoj e kupton fare mirë që moszgjedhja e një presidenti konsensual është një sinjal negativ për BE dhe zhvillim, që nuk parathotë gjëra të mira për statusin e kandidatin në BE. Paraqitëm vizionin tonë dhe unë u përpoqa të shpjegoj se çka kërkojmë ne, si opozitë shqiptare nuk është një president i opozitës, por është një proces i dakordësuar për një president konsensual. A është e vërtetë që zoti Hoxha është kandidat? Zhvillimi i tryezës ishte i tillë që e bëri të pamundur shtjellimin e dialogut

dhe bashkërendimit të energjive për të arritur zgjidhje konsensuale. Qeveria erdhi me një ofertë të kufizuar të oborrit të saj, e cila ishte një ofertë që ia bënte të pamundur opozitës mbështetjen me votë të çdo kandidature. Por zoti Hoxha vjen nga shoqëria civile? I sqarova Berishës se çka ishte e domosdoshme, që të arrinim një kandidaturë me konsesus. Ne kërkuam me këmbëngulje që të kontribuonim me votë që të përmbusheshin kriteret. Ne s’mund të mbështesim kandidatura të njëanshme, që s’besoj se janë kandidaturat që i duhen vendit. Zgjedhja ishte e qartë: mes konsensusit dhe një emri. I thashë Kryeministrit që s’mund të sakrifikonim konsensusin për një emër. Vetë Zaganjori e kuptoi se konsensusi ishte më i rëndësishëm se emri i tij. Këtë gjë, mbase kuptoi ose jo Kryeministri. Por ai nuk arriti dot të ngri-

Fati i Shqipërisë është goditur me moskonsensus, por kam frikë se nuk gaboj, kur them se me zgjedhje të njëanshme të Presidentit, qeveria ka zgjedhur mes interesave të oborrit dhe fatit të Shqipërisë

het mbi një emër, sepse cilido nga ata emra është i dalë nga oborri i pushtetit. A ka propozuar në këtë tavolinë Partia Socialiste emra? Ne jemi angazhuar me mish e shpirt në fatin e Shqipërisë europiane. Sot, fati i Shqipërisë është goditur me moskonsensus, por kam frikë se nuk gaboj, kur them se me zgjedhje të njëanshme të Presidentit, qeveria ka zgjedhur mes interesave të oborrit dhe fatit të Shqipërisë. Uroj të jem unë i gabuar. Zoti Rama, do shkoni nesër (sot) në Kuvend? Nuk do e mbështesim një kandidaturë të njëanshme. Ne urojmë që gjatë këtyre orëve të ketë një reflektim, gjë që, mesa duket, nuk ka gjasa të ndodhë. Nëse jo, le ta votojnë vetë dhe përgjegjësinë ta marrin vetë. Cilët janë dy emrat që keni propozuar në tryezë? Nuk kemi kërkuar që të merren në konsideratë emrat tanë, por fakti që në asnjë moment nuk u ra dakord për kornizën, e bëri të pamundur këtë. Pasi është normale që shumica të bënte propozimet e ne të jepnim mendimin. Por brenda një kufiri. Pasi ne nuk votojmë dot një produkt të jetës politike qeveritare. A keni bërë propozim konkret? Ne jemi pakicë në Kuvend, ndaj nuk është garë mes nesh dhe opozitës. Është garë e Shqipërisë me vetveten dhe uroj që pas këtyre zhvillimeve, provimi i 12 tetorit të mos jetë i humbur.

Meta: Zyrtarizojmë kandidaturën e Artan Hoxhës për President Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i dha fund dilemave për emrin, kur tha se mëngjesin e sotëm mazhoranca do të zyrtarizonte kandidaturën e Artan Hoxhës për President të Republikës. “Është personalitet i njohur i shoqërisë civile, president i Institutit të Studimeve Bashkëkohore, me një karrierë të pasur në fushën ekonomike. Emër tepër publik dhe ndoshta komentet nuk janë shumë të nevojshme”,-tha Meta për kandidatin Hoxha, duke shtuar më pas se diskutimet ishin në frymë pozitive, edhe pse pa arritur konsensusin. Kryetari i LSI-së zbardhi edhe negociatat e bëra, duke pohuar se mazhoranca shkoi në tryezë me katër emra. “Ky emër vjen pas konsultës që bëmë si mazhorancë, pas takimit me Ramën dhe Ruçin, pas dy orësh e gjysmë në një frymë tepër konstruktive, mazhoranca propozoi katër emra dhe nuk arritëm që të gjenim konsen-

susin për asnjë nga këta”,-shtoi ai. Meta vlerësoi se Artan Hoxha siguron konsensus më të gjerë se tre emrat e tjerë të hedhur në tavolinë, ndaj edhe u përzgjodh si i duhuri për t’iu propozuar Kuvendit në seancën e sotme. “Emri që tashmë ne kemi vendosur të jetë kandidati ynë gëzon një konsensus më të gjerë”,-tha Meta, duke shtuar se koha tashmë nuk premton për negociata shtesë. Sa i përket dështimit të negociatave për një President konsensual, Meta shprehu vlerësimin e tij se mazhoranca ka bërë përpjekjet më të mira të mundshme, por tashmë po shkohet drejt një zgjidhjeje përfundimtare. I pyetur nga gazetarët, Meta ka komentuar edhe qëndrimin e Edi Ramës se, për shkak të emrit, po rrezikohet statusi. “Nuk përbën asnjë rrezik Presidenti, me profilin që ne kemi zgjedhur. Ky vendim është marrë, zgjedhja është bërë dhe Artan Hoxha është një ekspert që gëzon konsensus”,përfundoi fjalën e tij Meta.

Artan Hoxha

Berisha: Rama refuzoi çdo kandidat, po zbatojmë Kushtetutën Kandidatura e Artan Hoxhës u “zyrtarizua” përfundimisht me daljen e kryeministrit Berisha para gazetarëve. “Mazhoranca bëri një përpjekje të madhe që të afrohej përsëri me opozitën. Për këtë arsye, ne përzgjodhëm kandidatura të njohura për reputacionin e tyre në fushat përkatëse. Përzgjodhëm personalitete të shquara. Megjithë shkëmbimin e hapur të mendimeve, nuk arritëm një kandidaturë konsensuale, ndaj vendosëm që nesër të paraqesim në Parlament një personalitet të shquar të shoqërisë civile dhe publicistikës”-u shpreh kryeministri Berisha pas dështimit të tryezës. Duke vlerësuar figurën e zotit Artan Hoxha për “kontributin e tij në kompleksitetin e reformave gjatë dekadës së fundit”, Kryeministri i adresoi liderit të opozitës mungesën e vullnetit për zgjedhjen e një kandidati konsensual. “Rama ka refuzuar çdo kandidaturë të paraqitur nga mazhoranca. Hoqëm dorë nga kandidatura politike,

megjithatë Rama nuk pranoi as juristin Xhezair Zaganjori dhe as analistin Artan Hoxha. Madje, ai nuk pranoi as një tjetër kandidaturë që nuk është bërë publike, por që ka qenë një personalitet i shquar, i cili meritonte konsensusin.”- vijoi Berisha në fjalën e tij për gazetarët. Kryeministri shtoi se ofroi në tavolinë edhe emra ministrash që kanë punuar në kohë të ndryshme ose me të dy kahet e politikës e të vlerësuar për punën e tyre, por konsensusi nuk është bërë i mundur. I pyetur mbi deklaratën e Ramës se me këtë zgjedhje rrezikohet konsensusi, Berisha u përgjigj se respektimi i Kushtetutës është detyrimi më madhor. “Kreu i opozitës e ka të qartë se këtu po zbatohet Kushtetuta e vendit, e cila pesë vjet më parë nuk bënte të mundur zgjedhjet me 71 vota. Respektimi i Kushtetutës është detyrimi më madhor”,-tha ai. Duke i cilësuar joserioze qëndrimet e Ramës, Kryeministri shtoi se ka bërë përpjekje të sinqerta dhe se mazhoranca doli nga interesat e ngushta partiake.


02

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Sot në orën 10.00 maxhoranca do të hedhë në votimin për president kandidaturën e Artan Hoxhës. Opozita nuk ka vendosur ende taktikën që do të ndjekë për votimin

Kush është Artan Hoxha Ka mbaruar studimet në Fakultetin Gjeologji Miniera në vitin 1989, me rezultate të shkëlqyera. Ka punuar në ndërmarrjen Shpim-Kërkimit të gazit në ultësirën e bregdetit dhe në vitin 1991 drejtoi Partinë Demokratike në Durrës. Pas fitores së zgjedhjeve më 22 mars 1992, ai u bë ministër i Tregtisë me Jashtë, duke u

bërë dhe ministri më i ri në historinë e Shqipërisë. Në korrik të vitit 1994 shkoi në Milano ku mbaroi studimet pasuniversitare si ekonomist për energjinë e mjedisit, dhe u kthye prej andej pas vitit 1997. Më pas, Artan Hoxha drejtoi Institutin e Studimeve Bashkëkohore. Pas vitit 2004, Hoxha u përfshi në grupet e

punës për hartimin e programit të PD-së. Në vitin 2010 ka krijuar universitetin ‘Tirana Business Universiety’. Artan Hoxha njihet më shumë në publikun e gjerë si analist politik. Vitet e fundit ai ka qenë mjaft aktiv në debatet politike dhe analizat dhe komentet përmes shtypit të ditës.

S’ka konsensus, Artan Hoxha kandidat për president Berisha-Rama e Meta nuk gjejnë presidentin konsensual. Mazhoranca propozon Artan Hoxhën, Petraq Milon, Arben Imamin dhe Bujar Nishani si kandidatë, PS nuk pranon asnjë Nevila Përndoj

Topalli ndjek bisedimet nga zyra TIRANË Ndërsa liderët kryesore në vend ishin mbledhur në një zyrë të vogël pa ajër për të vendosur mbi emrin e Presidentit të ardhshëm të Republikës, në një nga ambientet e kryesisë së Kuvendit, ajo që ka ndjekur nga afër në tjetër zyrë fare pranë zyrës ku po zhvillohej takimi ka qenë kryetarja e Ku-

vendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit ka qendruar në zyrën e saj prej më shumë se tre orësh ndërkohë që nuk është larguar nga kryesia e Kuvendit edhe pas përfundimit të takimit. Topalli mësohet se ka qenë e vetme në zyrë duke ndjekur sa afër aq edhe larg ecurinë e negociatave.

SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

TIRANË Në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë, Kryeministri kishte përcjellë me një batutë ironike se ëndrra presidenciale kishte zbritur deri në nivel analistësh. Por dje në mbrëmje kjo batutë e shefit të qeverisë rezultoi në vendim për fundin e takimit me Ramën, Metën dhe Idrizin. Kandidati i mazhorancës për President që do të shkojë zyrtarisht sot në raundin e katërt është analisti Artan Hoxha. Ai ishte një ndër katër propozimet e para të mazhorancës në tryezën e djeshme me liderin e opozitës Edi Rama dhe që triumfoi me zyrtarizim përballë emrave të dy ministrave, Arben Imami dhe Bujar Nishani, si edhe këshilltarit të kryeministrit Petraq Milo. Në fund të takimit prej rreth tri orësh, nga zyrat e Kuvendit zbriti kryetari i opozitës, Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Rama deklaroi se kjo tryezë kishte dështuar dhe se opozita nuk mund të bëhej pjesë e një procesi të njëanshëm. Rama nuk specifikoi qëndrimin që do të mbante sot në Kuvend, (nëse do të merrte ose jo pjesë PS-ja), por saktësoi se opozi-

Sherbimet: - Kardiologji - Gastrohepatologji - Endokrinologji-Diabetologji - Laborator Analizash - Radiologji (CT, MRI, EKO) - Okulistike - Otorinolaringologji - Ortopedi - Kirurgji e pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji - Mjeksi Interne - Stomatologji Urologji -- Check-Up

Emrat e kandidatëve të diskutuar dje 1. Artan Hoxha 2. Petraq Milo 3. Arben Imami 4. BujarNishani Kandidatët jashtë politikës 1. Vitore Tusha 2. Admir Thanza 3. Edmond Islamaj 4. Ledio Bianku ta nuk do të mbështeste kandidaturën në fjalë. Po aq i sigurt ishte edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ky i fundit deklaroi pas takimit se mazhoranca do të shkonte sot në votim me kandidaturën e Artan Hoxhës dhe se ky i fundit do të ishte Presidenti i ardhshëm i Republikës. Kryeministri Sali

FALAS Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji - Ortopedi - Okulistike (mbi 40 vjec) - Kirurgji e Pergjithshme - Kirurgji Estetike - Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

-Pediatri -Gjinekologji

- Check-Up

Salus Tirana Sh.A

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri –

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

Berisha ka qenë politikani i fundit që doli dje nga takimi. Në një mëdyshje për të folur ose jo për mediat, ai deklaroi se nuk ishte e rëndësishme që kush e propozoi kandidatin, por mbështetja që u dha për këtë emër. “Ne ishim të obliguar që të përzgjidhnim kandidaturat më të spikatura dhe mendoj se kjo përzgjedhje është bërë. Jam i bindur se Shqipëria dhe shqiptarët do të përfaqësohen denjësisht nga Presidenti i ri i vendit... Propozimet janë bërë të lirshme, por edhe kandidaturat e mëparshme jo partiake kanë qenë ose të bëra nga unë ose të mbështetura nga unë, kështu që nuk mund të shqetësonte çështja e atij që propozonte, por cilësia”, tha mbrëmë Berisha pas takimit. Sa duket, kandidatura e Artan Hoxhës ka qenë emër që ka bashkuar kryesisht dy partitë kryesore në qeveri, PD e LSI. Kjo edhe për vetë faktin se Berisha edhe në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet të jetë shprehur se, nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të zgjidhte për presidente, nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli. Por Topalli sa duket nuk do të jetë më pjesë e listave të kandidaturave për postin e Presidentit. Emrat e diskutuar Në tryezën e bisedimeve gjatë mbrëmjes së djeshme, nga koalicioni i mazhorancës është diskutuar edhe një listë e dytë emrash më pak prioritarë, ajo e Edmond Islamajt, Ledio Biankut, Vitore Tushës dhe Admir Thanzës. Por përpos emrave të shtruar në tavolinë, formati Berisha-Patozi-Rama-RuçiMeta dhe Idrizi dështoi. Palët nuk arritën që të gjenin një konsensus prej më shumë se dy orësh dhe negociatave të njëpasnjëshme të zhvilluara këto 48 orët e fundit, por gjetën një emër të dytë pas Xhezair Zaganjorit, për President. Dhe ai është Artan Hoxha, emri i të cilit sot do të zyrtarizohet në mbledhjen e komisionit të Ligjeve. Paraprakisht PD ka njoftuar për sot në mëngjes para seancës edhe një mbledhje të grupit të saj parlamentar.


4

MAPO

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

speciale

Ahmeti: Lidhja bashkoi shqiptarë, nderim themeluesve Kreu i partisë shqiptare në mazhorancë në Maqedoni, Ali Ahmeti, vlerësoi si mjaft të rëndësishme sakrificat e themeluesve të Lidhjes së Prizrenit. “Nga gjaku i Prizrenit, Dibrës, Frashërit apo Vokshit, u transmetuan në dejet tona vendosmëria për liri. Këta burra, 134 vjet më parë bashkuan shqiptarët, nga Preveza e Arta në jug e deri

në Mitrovicë në veri. Duke bërë për vete idealet e Lidhjes së Prizrenit, duhet të punojmë për të bashkuar të gjithë shqiptarët në Bruksel, në një Europë pa viza dhe të lirë për të gjithë bashkëkombësit tanë, pasi, përveçse jemi shqiptarë, të gjithë ne jemi edhe europianë”, tha Ahmeti në fjalën e tij.

Prizren, policia ndalon aktivistët e VV, vendosën flamuj kombëtar 12 persona u ndaluan ndërsa hiqnin flamujt e Kosovës dhe i zëvendësonin me atë kombëtar. Akuza policisë për dhunë. Policia; aktivistët kundërvajtje penale, hoqën flamujt e vendeve mike Kremtimi i 134- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit është shoqëruar me incidente mes policisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje e aktivistëve të kësaj të fundit. Para se të fillonte ceremonia zyrtare aktivistët e lëvizjes kanë hequr flamuj të Kosovës dhe shteteve të tjera që ishin vënë për të dekoruar rrugët në ditën e ceremonisë dhe i kanë zëvendësuar ato me flamuj kombëtarë. Policia ka ndërhyrë për t’i penguar dhe duket se mes palëve ka pasur konfrontime dhe 12 aktivistë të VV janë shoqëruar në polici. VetëVendosja përmes një komunikate për media bëri të ditur se 12 aktivistë të kësaj lëvizjeje, në Prizren janë arrestuar në paraditen e së dielës, dhe më vonë janë liruar. Sipas këtij subjekti politik, arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë kohës sa ata po stolisnin qytetin me flamuj kombëtarë, me rastin e shënimit të 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas VV ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shadërvan”.Aty ka ndërhyrë Njësia Speciale dhunshëm, me spraj lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, me ç’rast qytetarët e Prizrenit u solidarizuan me aktivistët, thuhet në komunikatën e VetëVendosjes. Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i ka thënë medias se “Ata janë shoqëruar në polici me arsye se kanë vendosur flamuj kombëtarë dhe kanë hequr simbole, flamuj e simbole tjera, si flamuj të Kosovës dhe shteteve tjera mike që kanë ndihmuar Kosovën”. Sipas Berishës, me procedurë të shkurtër të arrestuarit do të dërgohen para gjyqtarit për kundërvajtje, ndërkohë që dy prej tyre mbahen ende të ndaluar. Ndërkohë qendra rajonale e KMDLNJ-së në Prizren ka bërë të ditur se edhe lideri i kësaj lëvizje në Prizren, Arbër Rexhaj, është arrestuar në

Gjatë arrestimit të aktivistëve të VV

Të rinjtë financojmë ngritjen e bustit të patriotit Abdyl Frashëri

  Përmet Në 134-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit një grup të rinjsh të zonës së Gjirokastrës kanë ndërmarrë nismën për vendosjen e bustit të patriotit Abdyl Frashëri në qytetin e Përmetit. Iniciatorë të kësaj nisme janë anëtarët e dy forumeve “Djemtë e Gjirokastrës” dhe “Djemtë e Përmetit”. Ditën e diel, në nderim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kontributit që kanë dhënë vëllezërit Frashëri në këtë ngjarje historike, të rinjtë kanë ngritur flamurin kombëtar pranë bustit të Naim Frashërit, në qendër të qytetit të Përmetit. “Në këtë përvjetor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ne do të angazhohemi për të bërë të mundur vendosjen e bustit të patriotit Abdyl Frashëri në qytetin e Përmetit”, pohoi i riu Albi Koçi. Përpara disa ditësh forumi “Djemtë e Gjirokastrës” bëri të mundur restaurimin e Memorialit të Rilindësve në qytetin e Gjirokastrës.

selinë e VetëVendosjes, pasi paraprakisht policia kishte arrestuar disa aktivistë të tjerë, derisa po hiqnin flamujt e Kosovës nga shtyllat dhe pretendon se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Në njoftimin e lëshuar nga KMDLNJ, thuhet se Arbër Rexhaj i ka thënë Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së se me rastin e arrestimit ndaj tij dhe aktivistëve tjerë është përdorur dhunë. Sipas Rexhajt, janë liruar të gjithë të arrestuarit e pasdites, pas intervistimit nga ana e policisë, në mesin e tyre ishin edhe tri femra. Ai, ka

thënë se “’VV-ja ka hequr vetëm flamurin e Kosovës dhe jo flamuj e tjerë të vendosur nëpër shtylla”. Asnjërin nga këta të arrestuar e më pas të liruar nuk ka mundur t’i vizitojnë përfaqësuesit e KMDLNJ-së, pasi që autoritet policore në Prizren nuk kanë lejuar vizitën e tyre, megjithëse sipas marrëveshjes me institucionet përkatëse qeveritare, KMLDNJ ka të drejtë të hyjë pa u penguar kudo në qendrat e ndalimit, mbajtjes, paraburgimit dhe burgjet e Kosovës, siç pretendon kjo lëvizje.

Sipas këtij subjekti politik, arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë kohës sa ata po stolisnin qytetin me flamuj kombëtarë, me rastin e shënimit të 134-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Sipas VV ngjarja ka ndodhur në sheshin “Shadërvan”.Aty ka ndërhyrë Njësia Speciale dhunshëm, me spraj lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, me ç’rast qytetarët e Prizrenit u solidarizuan me aktivistët, thuhet në komunikatën e VetëVendosjes

Koncerte dhe festë në Prizren në nderim të 134 vjetorit të Lidhjes Në qytetin historik të Prizrenit, është përkujtuar dje me veprimtari e festime përvjetori i 134-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili përkon më 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Aktivitetet kryesore të kësaj ngjarjeje historike, kulmuan me manifestimin qendror në orën 11:00, me pjesëmarrjen edhe të Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa nisën në orën 10:00 me një Seancë Solemne tek Shtëpia e bardhë vendi ku u mbajt Lidhja. Pas Manifestimit qendror tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u zhvillua “Ora e Lidhjes” në orën 12:00 tek Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjithashtu pjesë e festimeve ishte edhe “AKB” Javët e Biznesit Kombëtar si dhe një ekspozitë artistike - (Hamami). Në orën 13:00 u zhvillua Festivali “BunarFest” dhe koncert rock. Ndërkohë që pati aktivitete edhe për të apasionuarit pas leximit, pasi u mbajt edhe sesioni letrar- “Letërsia shqipe dhe Pavarësia Kombëtare” tek Shtëpia e Kulturës. Pasdite u zhvillua një Koncert Simfonik nga RTK dhe RTSH tek Kompleksi i

Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa në orën 18:00 festimet u zhvendosën në Kukës ku u mbajt shfaqja Valët e Drinit. Një koncert i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ dhe Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore u zhvillua gjithashtu në orët e paditës dhe në fund u mbajt edhe koncerti tradicional festiv i SHKA “Agimi” tek Shtëpia e Kulturës, ndërsa të rinjtë e Prizrenit dhe të tjerë nga Shqipëria e qytete të Kosovës vazhduan ët festonin në një koncert “Rock Live”.


e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

5

Topi: Bashkim kombëtar në Bruksel, Lidhja burim frymëzimi Presidenti Bamir Topi përshëndeti nga Tirana 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit “me krenari”, ndërsa e cilësoi këtë “datë të lavdishme, përcaktuese në bashkimin e ideve për çlirim dhe mëvetësi. Historia shekullore e shqiptarëve është e mbushur me një kalvar të pafund sakrificash, që në

me krenari këtë datë të lavdishme, e cila përcaktoi në mënyrë të qartë bashkimin e ideve e përpjekjeve për çlirim dhe mëvetësi si dhe të ardhmen e kombit tonë”, shkruan në mesazhin e tij Topi. “Kjo datë do të mbetet ngahera e gdhendur në kujtesën tonë historike dhe do të shërbejë si një

këtë Lidhje u kulmuan si një moment kulmor i historisë sonë të përbashkët”. “Dita e sotme shënon 134-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes historike të Prizrenit dhe si President i Shqipërisë është nder për mua t’ju drejtohem në momentin kur shqiptarët kudo që janë, përkujtojnë

burim frymëzimi atdhetar për brezat e sotëm të shqiptarëve dhe ata që do të vijnë më pas”, shkruan Topi. Ai fton faktorin shqiptarë në Ballkan të vazhdojë të luaj rol vendimtarë në shërbim të paqes, ndërsa kujton se bashkimi kombëtar do të ndodhë në Bruksel.

Lidhja e Prizrenit, Berisha: Fqinjët të çlirohen nga paragjykimet Thaçi, Berisha dhe Ahmeti bashkë në ceremoninë në kujtim të Lidhjes. Kryeministri e ka cilësuar këtë si një nga ditët më të rëndësishme të kombit. Thaçi: Lidhja formoi ndërgjegjen kombëtare

Nga festimet dje në qytetin e Prizrenit

Kryeministri Sali Berisha ka qenë sërish i ashpër me fqinjët nga Prizreni, ku bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e partisë kryesore shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, përkujtuan 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. “Nga Prizreni dhe njëherë dua të ftoj fqinjët tanë të çlirohen nga paragjykimet ndaj shqiptarëve, të lënë mënjanë betimet mbi ne, se dhe të tjerë kanë bërë mjaft të tilla dhe u kanë shkuar huq. Të përpiqemi së bashku të ndërtojmë atë të ardhme të cilën kërkojnë popujt tanë”, tha Berisha që mbajti një fjalim ku vlerësoi rolin e Kosovës në luftën e shqiptarëve për pavarësi, duke se cilësuar Lidhjen e Prizrenit si ngjarjen e dytë më të rëndësishme në historinë e vendit, që pas Skënderbeut. Ceremoninë në nderim të Lidhjes e hapi kryeministri i Kosovës, i cili ndërsa u uroi mirëseardhjen në Kosovë të gjithë të pranishmëve, vendosi theksin në rëndësinë historike që ka patur Lidhja në historinë e Shqipërisë. “Kryengritjet ishin ato që karakterizuan këtë epokë. Lidhja shërbeu për të krijuar vetëdije për gjuhën shqiptare dhe formoi ndërgjegjen kombëtare. Sot, 134 vjet më vonë, vetëm sa mund të nderojmë në këtë altar të atdheut emrat legjendarë të shqiptarisë, si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi e shumë të tjerë”, deklaroi Thaçi. Në vazhdim të deklaratës, Kryeministri i Kosovës çmoi se “pavarësia e Kosovës i dha kuptim lidhjes dhe përpjekjes qindravjeçare të popullit shqiptar. Kombi nuk ka qenë kurrë më i fortë sesa në këtë 5-vjetor të pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorin e pa-

Lidhja shërbeu për të krijuar vetëdije për gjuhën shqiptare dhe formoi ndërgjegjen kombëtare varësisë së Shqipërisë. Ndërhyrja e NATO-s në vend korrigjoi një padrejtësi të madhe historike, prandaj edhe aspiratat tona të përbashkëta europiane janë të natyrshme”. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Berisha, i cili shprehu “mirënjohje të thellë ndaj Kosovës, mëmë e atyre burrave të mëdhenj të kombit, që dhanë jetën për idealin kombëtar”, ndërsa theksoi se ndërhyrja e NATOs në Kosovë ishte korrigjim i asaj që paraardhësit në krye të shteteve të aleancës kishin bërë me traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit. “Ata do të mblidheshin këtu të bindur se bash-

kimi i kombit ishte rruga e vetme për t’u përballuar me mynxyrat që gatuheshin në Shën Stefan, në Berlin dhe kancelaritë e tjera të Europës të asaj kohe”, tha Berisha, duke akuzuar kështu Europën për padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe vlerësuar rolin e atyre që organizuan Lidhjen. “Lidhja e Prizrenit ia doli të përballet me pushtetin dhe vullnetet e liga të Superfuqive të kohës, të krijojë ushtrinë shqiptare pas katër shekujsh të ushtrisë së Skënderbeut, të krijojë diplomacinë shqiptare, katër shekuj pas diplomacisë së Skënderbeut. Lidhja, shpalli integritetin e territoreve shqiptare dhe i tha botës se për shqiptarët, për trojet e tyre, do të vendosim ne, do të vendosim vetë ne shqiptarët”, theksoi Berisha. Ndërsa vlerësoi disa nga figurat kryesore historike të Lidhjes dhe njëkohësisht edhe figura të mëvonshme të Kosovës që kanë ndikuar në fatin e dy vendeve, duke e cilësuar qytetin e Prizrenit si të shenjtë për Shqipërinë, pasi është vendi ku u themelua ideali një komb, një qëndrim.

Historia e Lidhjes, tentativa bashkimin e shqiptarëve Lidhja e Prizrenit u formua në vitin 1878, me delegatë nga të gjithë viset shqiptare, me synimin që t’i rezistohej ndarjes së territorit shqiptar, siç kishte vendosur Traktati i Shën Stefanit, pas luftës turko-ruse të një viti më parë. Lidhja kundërshtoi me forcë kalimin e Ulqinit, Plavës dhe Gucisë nën zgjedhën malazeze, ndërsa themeloi për herë të parë kërkesën për autonomi, arsimim në shqip e për njohje të identitetit shqiptar nga Porta e Lartë. Si rrjedhojë e karakterit kombëtar që kishte Lidhja, ajo u konsiderua si një kërcënim për sovranitetin mbi territorin shqiptar nga Perandoria Osmane, që e shpërndau Lidhjen me forcën e armëve në vitin

1881. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në Kuvendin shqiptar të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (shqiptarë të asimiluar). Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht, për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë. Është etapa paraprake para pa-

varësimit të Shqipërisë. Zemërimi kundër Traktatit të Shën Stefanit përfshiu të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare, që nga fshatarët dhe zejtarët e deri te qarqet çifligarë e tregtarë. Ky zemërim i shqiptarëve nuk drejtohej vetëm kundër Perandorisë Ruse dhe aleatëve të saj ballkanikë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë. Komiteti Qendror i Stambollit arriti në përfundimin për të kundërshtuar me luftë të armatosur, në emër të kombësisë shqiptare, çdo vendim që do të merrnin Fuqitë e Mëdha, qoftë edhe me pëlqimin e Perandorisë Osmane, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë.

Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës


6

MAPO

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

kronikë

Makina del nga rruga dhe “fluturon” në dyqan Tiranë Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një makinë ka përfunduar brenda një dyqani. Protagonist i aksidentit është bërë shoferi i një makine Benz me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin, duke “fluturuar” drejt e në dyqan. Në vendin e

ngjarjes mbërritën punonjës të policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për ngjarjen. Nga këqyrja paraprake ka rezultuar se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Policia e Tiranës shoqëroi drejtuesin e makinës, emri i të cilit nuk

është bërë i ditur, për të zbardhur rrethanat e humbjes së kontrollit. Rreth orës 17:00, një tjetër aksident ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Një person u plagos pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me palmat, pranë një qendre tregtare.

Mbyllet dosja e dhunës në Tiranë, pezullim për 5 punonjës policie Prokuroria e Tiranës i kërkon gjykatës të pezullojë pesë punonjës të komisariatit nr.2, të cilët akuzohen për torturë dhe veprime arbitrare ndaj 6 personave te ‘pallati me shigjeta’. Si u falsifikua ngjarja në regjistrat e policisë Tiranë Prokuroria i kërkon gjykatës pezullimin e pesë punonjësve të policisë, të cilët akuzohen për torturë dhe shpërdorim detyre. Ngjarja për të cilën ata akuzohen zë fill më 18 shkurt të këtij viti, në një lokal pranë “Pallatit me Shigjeta”, ndërsa hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë bërë përgjegjës pesë punonjësit e policisë së komisariatit nr.2 në Tiranë. Burime nga organi i akuzës i bënë me dije MAPO-s se kanë përfunduar hetimet dhe kanë dorëzuar në gjykatë, bashkë me dosjen edhe kërkesën për pezullimin e pesë punonjësve të policisë, përgjegjës për dhunën. Në të vërtetë, historia e njohur e dhunës së ushtruar në një lokal në Tiranë u prezantua fillimisht si kundërshtim i forcave të policisë, por hetimet zbuluan torturat e pajustifikuara dhe veprimet arbitrare në drejtim të 6 qytetarëve. Torturat e policisë Historia zë fill më 18 shkurt të këtij viti, kur 6 persona u dërguan me plagë të shumta në mjediset e komisariatit numër dy në Tiranë. Njëri prej tyre madje, në gjendje më të rëndë u dërgua nga punonjësit e policisë në spitalin Ushtarak në Tiranë, për trajtim mjekësor. Ngjarja u sinjalizua tek Avokati i Popullit, punonjësit e të cilit zbarkuan në komisariatin nr.2 për të verifikuar ngjarjen. Komisionerët verifikuan se tre persona ndodheshin të shoqëruar në komisariat, pasi pretendohej për kundërshtim të policisë dhe një i katërt në spital. Versioni i policisë ishte se rreth orës 03.00 të mëngjesit të 18 shkurtit, dy patrulla policie të këtij komisaria-

ti kishin marrë informacion se në lokalin “Makuba” kishte zhurmë. Menjëherë, shërbimi i patrullave të përgjithshme ka shkuar në drejtim të lokalit ku ndodheshin disa shtetas, ku këta të fundit kanë fyer punonjësit e policisë. “Personat e mësipërm kanë kundërshtuar policinë me forcë, duke i shtyrë me duar dhe goditur me gur. Ndodhur në këto kushte, punonjësit e patrullave të policisë kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore dhe në kushtet e mosbindjes, i kanë shoqëruar me forcë katër shtetasit”,-ishte pretendimi i zyrtarëve të komisariatit nr.2. Më pas, janë marrë në pyetje të arrestuarit në dhomat e paraburgimit, por ata kanë pasur një tjetër version për dinamikën e ngjarjeve. Sipas ankuesve, rreth orës 02.45 të datës 18 shkurt 2012, pasi ata kishin dalë nga një lokal, në afërsi të pallatit me Shigjeta në Tiranë janë keqtrajtuar fizikisht nga disa policë të pa-

trullës së përgjithshme. “Na goditën në kokë, fytyrë e në pjesë të ndryshme të trupit me sende të forta”,-kanë pohuar të arrestuarit, të cilët në momentin e intervistimit kanë pasur shenja të dukshme dhune e hematoma në trup. “Nga të katër të arrestuarit u pretendua për ushtrim dhune fizike çnjerëzore prej punonjësve të policisë. Dy prej ankuesve, M.F. dhe G.F., kishin shenja të dukshme dhune, të cilat janë fiksuar edhe me fotografi nga ana jonë. Shenjat e dhunës të konstatuara te të dëmtuarit dhe vendet ku ishin shkaktuar dëmtimet krijojnë bindjen se ata janë keqtrajtuar e dhunuar në mënyrë çnjerëzore nga punonjësit e policisë”,-thuhej në raportin e Avokatit të Popullit, i cili i kaloi më pas Prokurorisë. Falsifikimi i ngjarjes Sipas hetimeve të Prokurorisë, pretendimet e punonjësve të policisë, se kanë shkuar në lokal pas

5

Punonjës policie akuzohen për torturë, veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre nga prokuroria, pas hetimit të përleshjes së ndodhur më 18 shkurt në Tiranë të Re

6

Persona, të cilët sapo kishin dalë nga një lokal janë përballur me dhunën e policisë më 18 shkurt. Ata janë shoqëruar në polici me shenja të dukshme dhune, ndërsa një prej tyre përfundoi në spital

ankesave për zhurmë nuk janë të vërteta. Këto pretendime rrëzohen për faktin se operatorja e sallës operative të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, në procesverbalin e datës 18.02.2012 deklaron se nuk është e vërtetë që ajo i ka dhënë informacion patrullës së përgjithshme se kishte telefonata për zhurmë. “Kam dëgjuar zhurmë në radiot e patrullave të policisë dhe menjëherë kam komunikuar me komandantin e togës. Ky i fundit më pohoi se po shoqëronin disa persona”,-ka thënë operatorja e policisë në dëshminë e saj. Për organet e hetimit, justifikimi i punonjësve të policisë se përdorën forcë pasi u kundërshtuan nga personat nuk është bindës. “Asnjë nga punonjësit e policisë nuk demonstroi para eksperteve ndonjë shenjë dhune, të ardhur si pasojë e kundërshtimit apo goditjes”,thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për ngjarjen.

Eksplozivi në Fushë-Krujë, 20 banorë të zonës në polici Hetimet fokusohen te konflikti i banorëve me pronarët e fabrikës së çimentos. Një nga pistat edhe vrasja e palestinezit Anuar Rizik Fushë-Krujë Njëzet persona janë shoqëruar në polici, pas shpërthimit të radhës në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Ngjarja e ndodhur mesnatën e së shtunës, ku një sasi eksplozivi u vendos në linjën

hekurudhore në hyrje të fabrikës, i ka drejtuar sërish hetimet tek banorët e fshatit Zallë, të cilët kanë konflikte të hershme me drejtuesit e fabrikës së çimentos. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për mediat se kanë shoqëruar 20 persona nga ky fshat, por vetëm 4 prej tyre janë mbajtur në komisariat, edhe pas mbrëmjes së djeshme. “Po kryejmë hetime mbi autorësinë e këtij sulmi të përsëritur me eksploziv. Kemi marrë në pyetje banorët e zonës, 4 prej të cilëve janë ende të dyshuar për

shpërthimin”,-i tha MAPO-s një burim nga grupi hetimor. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së shtunë, ndërsa sasia e lëndës eksplozive është vendosur në linjën që lidh fabrikën e çimentos me linjën hekurudhore kombëtare. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz nga shpërthimi. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se sasia e lëndës plasëse nuk ka qenë më shumë se 200 gr tritol dhe shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, kryesisht në murin

Fabrika e Çimentos

rrethues si dhe në portën e fabrikës. Edhe pse nuk bëhen të ditura motivet e vendosjes së eksplozivit, kjo ngjarje duket se ka lidhje me konfliktin e banorëve të zonës me pronarët e fabrikës së çimentos. Por ndryshe nga rastet e tjera, një pistë e shtuar është vrasja e palestinezit Anuar Rizik, rreth 1 muaj më parë. Shefi i financave të fabrikës u vra nga një shpërthim eksplozivi në shtëpinë e marrë me qira në Tiranë, ndërsa hetimet e deritanishme nuk kanë identifikuar ende asnjë autor.


e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

“Weekend 4” vë në pranga trafikantin nga fshati Elbasan-Nga fshati në qytet

për të punuar si shitës droge, bie në pranga trafikanti. Shërbimet e policisë në Elbasan përfunduan operacionin e koduar “WËeekend 4” duke vënë në pranga Armand Muratin 22 vjeç nga fshati Pishaj në Gramsh,

pasi gjatë kontrollit personal iu gjendën 50 doza heroinë gati për shitje. Policia ka marrë në pyetje të riun për të zbuluar furnizuesin dhe anëtarët e tjerë të rrjetit të shpërndarjes dhe përdoruesve. Ky është operacioni i dytë antidrogë

brenda 24 orëve, i realizuar nga zyra kundër trafikimit të lëndëve narkotike në drejtorinë e policisë së Elbasanit, ku është bërë e mundur kapja e 2 autorëve dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

F.S.

Tre tragjedi në një ditë, mbyten 11-vjeçarët në Martanesh e Berat 2 kushërinj kanë humbur jetën ndërsa tentonin të shpëtonin njëri-tjetrin në një rezervuar në Martanesh. Rryma e Osumit ka marrë një fëmijë në Berat, ende nuk është gjetur dot trupi Tre fëmijë janë mbytur pasi kanë shkuar për t’u larë të pa shoqëruar, dy në rezervuarin e një fshati në Martanesh dhe një tjetër në lumin e Osumit në Berat. Vapa i ka çuar fëmijët drejt ujit ku duket kanë qenë të pashoqëruar dhe askush nuk ka mundur t’i ndihmojë kur janë ndodhur në rrezik. Martanesh

Ngjarja e parë e rëndë ka ndodhur të shtunën në Martanesh dhe është njoftuar të dielën nga policia. Sipas saj dy kushërinj 11 vjeç kanë humbur jetën, pasi janë mbytur teksa laheshin në një rezervuar. Nga hetimet paraprake mësohet se fëmijët, GJ.RR dhe R.RR, kishin shkuar të laheshin në një rezervuar për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve. Mësohet se një prej tyre mund të ketë ngecur në baltën e rezervuarit, që duket ka qenë mjaft i rrezikshëm dhe tjetri është mbytur në tentativë për ta shpëtuar, ndërsa mesa duket asnjë i rritur nuk ka qenë pranë tyre për t’i ndihmuar. Sipas policisë, fëmijët kanë tentuar të

shpëtonin njëri-tjetrin, kur e kanë ndjerë vetën në vështirësi, por balta i ka mbajtur duke bërë që të mbesin brenda në ujë. Banorët e zonës, kanë mbërritur të parët në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre ka qenë e kotë, pasi fëmijët kishin vdekur. Trupat e pajetë të dy fëmijëve janë nxjerrë nga ujërat e rezervuarit në orët e vona të mbrëmjes. Berat

Një fëmijë është shpallur i hum-

bur dhe dyshohet të jetë mbytur në ujërat e lumit Osumi në Berat, ndërsa nuk ka qenë e mundur të gjendet trupi i tij. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur 11-vjeçari K.T., nga komuna Poshnje e Beratit u rrëmbye nga rryma, ndërsa po luante me shokët e tij dhe nuk doli më në sipërfaqe. Prindërit pas kërkimeve pa sukses, kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e djalit të tyre. Aktualisht, polumbarë nga Tirana janë an-

Ndërron jetë pas përplasjes me trenin i moshuari Lushnje-Treni vret për herë të dytë në qytetin e Lushnjës. Këtë herë ngjarja ka ndodhur pranë tregut të fruta-perimeve, ku një 65-vjeçar është masakruar nga treni i linjës VlorëTiranë, ku për shkak të dëmtimeve të shumta ka qenë mjaft i vështirë identifikimi i tij. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilat sqaruan se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:30, një kilometër larg stacionit të trenit të Leshnjës. Nga burimet mësohet se 65-vjeçari Ramazan G. nga fshati Fier-Shegan i rrethit të Lushnjës, dyshohet se ka shkuar në

Vendi ku ndodhi ngjarja

treg për të shitur perime. Ndërkaq, nga hetimet paraprake është konkluduar se përplasja mund të ketë qenë aksidentale. Kjo, pasi

familjarët e viktimës nuk janë shprehur që ai të ketë pasur problem apo të jetë ndodhur në gjendje të rënduar depresive. Ndërkaq, policia është duke hetuar edhe pistën e një vetëvrasje të mundshme, por ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, thonë burimet. Pak muaj më parë një tjetër i moshuar nga qyteti i Lushnjës u përplas nga treni teka ai po kalonte shinat. Ai u plagos rëndë dhe atëherë autoambulanca u vonua duke detyruar policinë që ta transportojë me autoveturat që disponon. I moshuari ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak pak ditë pas aksidentit.

Kapet anëtari i bandës së bencave Elbasan-Kapet një nga anëtarët e grupit të bandës së bencave në Elbasan. Policia e Elbasanit arrestoi Hysni Mjeshtrin, 40 vjeç, me banim në katund të Ri në Elbasan, pasi në pikën e skrapit në pronësi të tij u gjendën 3 benca të vjedhur. Sipas policisë gjyqësore, nga hetimet paraprake rezulton se 40-vjeçari është bashkëpunëtor i vjedhjes së tre bencave në qytetin e Elbasanit. Në pikën e grumbullimit të skrapit në pronësi të tij u gjendën pjesë të mjeteve me targat dhe

pronësitë e mëposhtme: Mjeti tip bens me targë El 40 15B në pronësi të E. Elmazi, bens me targë BR 4874 A në pronësi të F. Syri dhe mjeti tip bens me targë El 6770 A në pronësi të A. Shkalla. Policia ka shpallur në kërkim 2 bashkë punëtorët e tjerë në këtë vjedhje. Hysni Mjeshtri ka argumentuar se thjesht ai ka blerë skrap nga persona të pa njohur dhe se nuk ishte në dijeni se ato ishin mjete të vjedhura. F.S.

Fëmijët, GJ.RR dhe R.RR, kishin shkuar të laheshin në një rezervuar për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve

gazhuar me kërkimet për trupin e të miturit. Ngrohja e temperaturave shoqërohet përherë me viktima të mbytjeve dhe në pjesën më të madhe ata janë fëmijë që nuk dinë not apo shkojnë në lumenj dhe rezervuare të pashoqëruar. Rasti i parë për këtë ishte ai i një të riu nga Tirana, që u mbyt në Durrës, ndërsa me ngjarjet e djeshme numri i viktimave shkon në katër.


e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

MAPO

9

Konfindustria pro ekzekutimit të kolateralit për kreditë me probleme Konfindustria shqiptare mbështet propozimin ligjor të Bankës së Shqipërisë për ekzekutimin e kolateralit. “Praktikat e deritanishme kanë treguar se sistemi gjyqësor në mjaft raste ka vonuar deri në bllokim të plotë ekzekutimin e kolateraleve të kredive me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe sidomos prishjen e rregullave të konkurrencës së ndershme ndërmjet operatoreve në treg. Në këtë

kushte, rritja e masës e “kredive të këqija” me vlerë absolute, që tejkalon vlerën e 1 miliard usd, e bën veçanërisht të nevojshme dhënien e lirisë së veprimit bankave të nivelit të dytë të ekzekutojnë me shpejtësi kolateralin përkatës.”- thekson Konfindustria në deklaratën për shtyp. Ajo fton institucionet qeverisëse dhe vendimmarrjen politike të përshpejtojë në përmirësimet e duhura në legjislacionin në fuqi

për kthimin në “titull ekzekutiv” të kolateralit të kredive me qëllim bërjen të mundur të riqarkullimit me efektivitet të aseteve dhe kapitaleve financiare, aq më tepër sot në kushtet e krizës globale. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë për 5-mujorin e parë të vitit 2012 rezulton se është tejkaluar pragu prej 20% i masës së “kredive të këqija” kundrejt portofolit të përgjithshëm.

SHKURT

Pagesat elektronike, qytetarët shumë shpejt edhe përmes celularit

Zëven­ dësministri i Financave, Nezir Haldeda

Reformat, edhe pensionet kërkojnë konsensusin PD-PS Në tryezat që do të nisin së shpejti për diskutimin e reformës në pensione, do të ketë politikanë. Qeveria synon të marrë suportin dhe votat e opozitës edhe për pensionet. Skema e re e pensioneve nuk do të miratohet pa konsensusin e opozitës. Në prag të raundit IV për zgjedhjen e Presidentit, kur 84 votat e përbashkëta të mazhorancës dhe opozitës bëhen më të domosdoshme se kurrë, në këtë klimë procesesh dhe fryme integrimi, konsensusi lakmohet edhe për të gjitha reformat e rëndësishme. Pavarësisht se skema e re e pensioneve ka garancinë e cilësisë së ekspertëve të Bankës Botërore dhe gjithashtu të ekspertëve shqiptarë të fushës, Ministria e Financave deklaron se nuk do ta miratojë atë pa dakordësinë e opozitës. Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, shpjegoi për MAPO-n se shumë shpejt do të ketë tryeza diskutimesh për skemën e re të pensioneve, ku do të thirren politikanë të të dy krahëve. “Shumë shpejt do të ketë tryeza workshops për të parë në çfarë drejtimesh do orientohet reforma. Këto diskutime do të përfshijnë edhe p o l it i k a n ë t , n ë m ë ny r ë q ë t ë ndërgjegjësohen dhe të japin suport, pasi një reformë e tillë nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse miratohet vetëm nga qeveria ose me shumicë të thjeshtë”argumentoi z. Haldeda. Ndërkohë që opozita, për çështje politike, ka mbajtur peng shumë reforma të rëndësishme për vendin, pavarësisht se në parim ka qenë pro tyre, mazhoranca kërkon tashmë që këto reforma të marrin një tjetër kurs dhe të kenë një sukses të qëndrueshëm. Sipas Haldedës, skema ak-

tuale e pensioneve përbën një presion në rritje për financat publike, prandaj reforma e shpejtë dhe e thellë në këtë sektor shihet si domosdoshmëri për zv.ministrin e Financave. Aktualisht përpjekjet janë në fazën e përpilimit të draftit. Haldeda argumenton se pikat ku synon reforma e pensioneve është zvogëlimi i deficitit, që aktualisht rëndon buxhetin e shtetit dhe nxitja e qytetarëve për të bërë pjesë në skemën e kontributeve. Ai tha se reforma do shihet në perspektivë. “Mendojmë për një reformë të thellë dhe me perspektivë. Jemi në një moment që problematikat e akumuluara deri tani t’i reflektojmë në reformimin e sistemit. Së pari: prezantimi dhe sjellja në veprim e dy shtyllave të tjera të sigurimeve. Tre pilarët bazë që ka çdo sistem i sigurimeve shoqërore. Dhe së dyti, lidhja më e mirë e raportit kontribut-përfitim”, tha ai. Sipas Haldedës, duke mos ndjerë nxitje, personat që paguhen me pagë të madhe, janë të

Diskutimet do të përfshijnë edhe politikanët, në mënyrë që të ndërgjegjësohen dhe të japin suport, pasi një reformë e tillë nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse miratohet vetëm nga qeveria ose me shumicë të thjeshtë

prirur të aplikojnë një pagë minimale për të paguar kontribute minimale. Në këtë mënyrë, shton Haldeda, në qoftë se skema do t’i kishte nxitur për një raport të mirë mes kontributeve dhe përfitimeve, ata do të investonin më shumë. “Një pjesë e madhe e faktorit rishpërndarës në skemë është se janë rritur pensionet, sidomos ata që kanë qenë të ulët, pasi në fshat ka pasur pensione minimale me 200-300 lekë. Ka pensione që rriten më shumë, ka që rriten më pak dhe kjo nuk i ndihmon lidhjes kontribut-përfitim. Ajo që synohet është të krijohet një raport i drejtë kontributepërfitime. Që do të thotë, ai që derdh më shumë kontribute do të ketë më shumë përfitime dhe ai që derdh më pak kontribute, do të ketë më pak përfitime”, tha Haldeda. Por duke këmbëngulur në pikën e fortë dhe të dobët njëkohësisht, atë të dakordësisë politike, ai vëren se një nga sfidat kryesore që i dalin përpara kësaj reforme është konsensusi i gjerë politik dhe shoqëror. “Qeveria mund ta miratojë këtë me një shumicë të thjeshtë, por ajo duhet të përcaktohet për dekada. Flasim për ndërmarrje që atakojnë breza. Reforma do të ketë efekte mbi kapitale, tregun e punës. Është e vështirë si reformë, por duhet bërë shpejt, pasi edhe situata globale i shton një nevojë më shumë.”, - shprehet Haldeda. Pak ditë më parë, në festën e 20ëvjetorit të ISSH-së, vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se skema aktuale e kontributeve është ende e brishtë e për pasojë është krijuar një deficit me 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend. Ministri Bode vërejti se reforma synon vendosjen e elementeve shtytës të rritjes së pjesëmarrjes së pagesës së kontributeve mbi pagat reale, duke eliminuar faktorët që kanë çuar në shkëputjen e madhësisë së kontributit dhe madhësisë së pensionit.

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar, Fakultetin e Ekonomisë dhe aktorë të tjerë, në kuadrin e nismave të “Shqipërisë Dixhitale” kërkon të nxisë shërbimin e ri të pagesave elektronike përmes celularit. Konferenca vjetore “Sistemet e Informacionit dhe Inovacioni në Teknologji”, organizuar nga fakultetet shkencore dhe departamentet e Universitetit të Tiranës, ngriti një sërë çështjesh dhe diskutimesh mbi zhvillimet aktuale dhe kërkimet në sistemet e informacionit, inovacionin në teknologji dhe aplikimet e tyre në ekonomi dhe biznes. Një ndër çështjet e diskutuara lidhet me pagesat elektronike. Sipas prezantimeve të mbajtura në konferencë, “internet banking” dhe nisma të tjera elektronike janë përballur me vështirësi infrastrukturore që lidhen me linjat fizike, komisionet, modeli josinkronik i shërbimeve etj. “Sigurisht që interneti dhe nismat që lidhen me të do të vazhdojnë të zhvillohen në Shqipëri, por do të ishte ide e mirë që këtyre nismave t’u shtohej kanali celular. Kjo do të plotësonte platformat ekzistuese, do

t’i bënte më efektive, dhe do t’u krijonte konsumatorëve mundësinë e përdorimit të kanaleve të ndryshme për transaksione”, tha Nurja. Sipas drejtorit Teknik të M-PAY, Artur Nurja, shërbimet financiare dhe interneti nuk u përshtatën me të njëjtën shpejtësi. Bankat dhe institucionet financiare e gjetën shpejt rrugën për t’u bërë aktorë të rëndësishëm dhe faktorë në zhvillimin e Shqipërisë. Interneti gjithashtu po mundohet të bëhet një faktor i rëndësishëm, por nuk ka të njëjtën shpejtësi penetrimi. Aktualisht ka 16 banka në Shqipëri dhe 19 institucione jobankare, që ofrojnë shërbimet e tyre duke kontribuar në zhvillimin e vendit. Sipas vlerësimeve aktuale, rreth gjysma e popullsisë disponon llogari bankare. “Numri i bankave që ofrojnë shërbime bankare online u rrit nga vetëm 1 në 2005-ën në 12 në vitin 2011, duke rritur numrin e transaksioneve online në 187,286 me një vlerë totale prej rreth 102 milionë lekësh”, sqaroi Nurja. Rezultatet tregojnë se 22% e familjeve në Shqipëri kanë akses në internet me bandë të gjerë, ndërsa numri i bizneseve që përdorin të njëjtin shërbim llogaritet në rreth 13 mijë.

Kriza greke, vijojnë transferimet e kursimeve në bankat shqiptare

@ mapo.al

ekonomi

Edhe pse BSH nuk ka dalë ende me të dhëna zyrtare përsa i përket transferimit të kursimeve nga bankat greke në ato shqiptare, burime pranë bankave të nivelit të dytë në vend bëjnë të ditur se në pesë muajt e parë të vitit vlerësohet të kenë hyrë në depozitat e sistemit tonë të paktën 700 milionë euro. Shifrat rezultojnë nga raportimet që bëjnë bankat në vend, përmes buletineve për përdorim të brendshëm dhe i referohen të dhënave të aksesueshme vetëm nga Banka e Shqipërisë. Paratë e depozituara te bankat tona besohet se janë jo vetëm të emigrantëve por edhe të shtetasve grekë, që mund t’i kenë depozituar eurot në bankat bija që operojnë

në Shqipëri. Ndërsa mediat greke bëjnë me dije se vetëm në dy javët e fundit është vërejtur se një numër i madh klientësh kanë nisur zbrazjen e depozitave në euro, ku çdo ditë secili prej tyre ka tërhequr shuma relativisht të mëdha, që shkojnë nga 80 në 100 mijë euro. Pritet gjithashtu që deri në ditën e zgjedhjeve tërheqja nga llogaritë bankare të shtohet edhe më shumë. Sipas burimeve greke, në 20 ditët e fundit janë tërhequr nga bankat helene mbi 7 miliardë euro, duke e çuar shumën e përgjithshme të parave të tërhequra prej tyre brenda dy vitesh në 80 miliardë euro. Në këto flukse tërheqjesh, të përfituara dalin bankat në vendin tonë.


OpEd

10

MAPO

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

01

Lakmia është shporrja e industrisë

02

Nuk është arsyeja guida e jetës, por zakoni.

03

Dhe cili është numri më i madh? Numri Një.

Bujar Kapexhiu Nga

David Hume, filozof skocez

Opinione dhe Editoriale

Nga “mrekullia ekonomike” te kriza e thellë bankare (Pse po vuan Spanja ?) D

eri përpara 3-4 vitesh Spanja citohej si “një shembull i jashtëzakonshëm suksesi, si një mrekulli ekonomike”, si vend me rritje ekonomike dukshëm mbi mesataren e eurozonës, me papunësi nën 5%, me borxh publik prej 36% në raport me PBB. Por, përtej këtyre shifrave impresionuese, me sa dukej maskoheshin dizekuilibra të rëndësishëm makroekonomikë e financiarë. Aktualisht, sektori bankar në veçanti, por dhe vetë ekonomia spanjolle ndodhen në udhëkryq të rrezikshëm dhe krizë shqetësuese jo vetëm për Spanjën, por për gjithë eurozonën. Dalja në dritë e problematikës së bankës “Bankia”, një nga katër bankat më të mëdha të vendit hapi “kutinë e Pandorës” për gjithë sistemin bankar spanjoll. Guvernatori i Bankës së Spanjës dha dorëheqjen një muaj përpara se t’i mbaronte mandati, duke i shtuar një pikëpyetje më shumë dyshimeve. “Bankia” i kërkoi qeverisë ndihmë, fillimisht prej 23.5 miliardë eurosh në maj, duke e zbritur më vonë në shumën prej 19 miliardë eurosh për t’u rikapitalizuar, por BQE reagoi duke deklaruar se nuk do të lejonte që Spanja të shfrytëzonte financimin e saj për të rikapitalizuar “Bankia” apo banka të tjera në vështirësi. Qeveria u përgjigj se mund t’i shpëtonte vetë bankat edhe pa ndërhyrjen e BQE. Por, për tregjet financiare që nuk e suportojnë aspak logjikën “don kishot-iste” të kalorësit të vetëm shpëtimtar, ky ishte sinjali i largimit nga bonot e thesarit dhe titujt e tjerë financiarë të bankave spanjolle. Normat e interesit për bonot e thesarit shkuan menjëherë në 6.7%, ose 5.15% më të larta se interesat e bonove gjermane, duke iu afruar kështu rrezikshëm nivelit prej 7%, i cili detyroi pak kohë më parë Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë që t’i drejtoheshin për ndihmë BE. Ministri spanjoll i Buxhetit, Cristobal Montoro, e cilëson këtë përqindje të lartë interesi si treguesin kryesor se “Spanjës po i ngushtohet frikshëm aksesi në tregjet financiare”. Presioni i tregjeve u bë shumë i fortë duke e detyruar qeverinë e kryeministrit Rajoy që t’i drejtohej për “asistencë financiare BE për të mbështetur vendin e tij dhe për të shpëtuar sistemin bankar që gjendet në vështirësi të mëdha”. Problemet më urgjente janë “financimi dhe rikapitalizimi i bankave, çështjet e likuiditetit, dhe shërbimi i borxhit”. Rruga më e preferueshme do të ishte blerja e borxhit spanjoll nga BQE, por një shpresë e tillë nuk po gjen mbështetjen e duhur nga BQE që ka pushuar së bleri borxhet e vendeve të ndryshme anëtare të eurozonës.

economicus Adrian CIVICI

Krizë e thellë bankare, krizë imobiliare, papunësi rekord prej 24%, deficit buxhetor të kontrolluar me shumë vështirësi, pothuajse në recesion ekonomik…Spanja duket e zhytur në një krizë komplekse. A mund t’ia dalë dot e vetme? A i ka Europa mundësitë për ta ndihmuar?A pritet të shfaqet një tjetër “rast grek”?

Problemi kryesor qëndron te madhësia e ekonomisë që renditet e katërta në zonën euro dhe përfaqëson 12% të PBB të saj, ndërkohë që Irlanda, Portugalia dhe Greqia së bashku përfaqësonin vetëm 6% të PBB të saj. Por, planet e shpëtimit për këto vende deri tani kanë kushtuar respektivisht 85 miliardë, 78 miliardë dhe 292 miliard euro, duke treguar se, nëse bëhet fjalë për të shpëtuar Madridin, shifrat do jenë shumë më të mëdha. Megjithë refuzimin e deritanishëm të Spanjës për t’iu nënshtruar një “plani shpëtimi që do t’i humbte asaj sovranitetin buxhetor”, institucionet financiare vlerësojnë se “për ta ruajtur Spanjën nga efektet shkatërruese të tregjeve financiare, në tre vitet e ardhshme do të nevojiteshin mbi 600 miliardë euro, shumë që as Spanja nuk e ka, dhe as vetë eurozona nuk mund t’ia akordojë”. Nëpërmjet MES, mekanizmit europian të stabilitetit, Europa disponon në total 750 miliard eu-

ro dhe nuk mund ta konsumojë mbi 80% të tij vetëm për Spanjën. Shpresa e vetme mbetet strategjia e “shpëtimit vetëm të sistemit bankar dhe rikapitalizimit direkt të bankave”, i vlerësuar në rreth 100-150 dhe ndoshta deri në 200 miliardë euro që mund të gjenden te FESF (Fondi europian i stabilitetit financiar) që zotëron tashmë mbi 450 miliardë euro, fond i cili mund të rikapitalizojë bankat nëpërmjet emetimit të obligacioneve, ashtu siç bëri në rastin e Greqisë. Realizimi i këtij skenari kërkon eliminimin e refuzimit gjerman. Spanja, për të shmangur “dorëzimin e sovranitetit financiar”, duket se preferon një rikapitalizim direkt të bankave pa kaluar nga mekanizmi i tutelës së gjithë sektorit bankar nga Brukseli, ndërkohë që Berlini insiston se “as FESF dhe as MES nuk janë të autorizuara që të kapitalizojnë direkt bankat”. Për pasojë, “kalimi nëpërmjet një entiteti publik garantues për përdorimin e fondeve europiane është i detyrueshëm”. Eurozona duket e gatshme që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së qeverisë spanjolle për t’i dhënë asaj një ndihmë prej 100 miliardë eurosh e rishikueshme në një fazë të dytë mbas rezultateve të auditit të sektorit bankar. Pra, nuk pritet të ketë asnjë plan shtrëngues të ngjashëm me atë të Greqisë, Portugalisë apo Irlandës, por vetëm një angazhim të Madridit për të zbatuar rigorozisht kondicionalitetet për sektorin e tij bankar. Qeveria spanjolle e vlerëson këtë gatishmëri të Eurogrup-it si një “fitore për kredibilitetin e euros”, si një “shpërblim” për masat e jashtëzakonshme të Spanjës për reforma buxhetore e strukturore në emër të stabilizimit të gjendjes. dërsa Brukseli është i bindur se Spanja është angazhuar në reforma drastike strukturore dhe masa shtrënguese buxhetore të jashtëzakonshme, tregjet financiare e kanë humbur besimin te qeveria Rajoy dhe “nuk bëjnë asnjë dhuratë për të” kur është fjala për përcaktimin e shifrave të nevojshme të rikapitalizimit bankar. Të gjithë duket se po presin rezultatet e kabineteve të auditit Deloitte, KPMG, PwC, Erns& Jung, të cilat do të shifrojnë nevojat reale të sektorit bankar të dobësuar së tepërmi nga ekspozimi në sektorin imobiliar, do të vlerësojnë shkallën e dobësimit të aktiveve bankare për çdo grup bankash, si dhe parashikimet për nevojat reale të tyre në muajt e ardhshëm. Ekspertët e vënë gishtin te modeli i financimit dhe kreditimit të bankave, të cilat duke “kopjuar” modelin anglo-sakson të financimit, privilegjuan interesat tregtare në kurriz të standardeve të menaxhi-

N

Emrat në lojë mit të riskut. Ato dhanë shumë kredi imobiliare pa u preokupuar për solvabilitetin e klientëve të tyre, duke stimuluar në këtë mënyrë një “flluskë të madhe imobiliare”, shpërthimi i së cilës në vitin 2008, zhvleftësoi apo humbi shumë miliarda euro aktive “problematike” në bilancin e bankave spanjolle. Ndikim negativ luajti dhe shkelja e çdo lloj disipline financiare e buxhetore nga pushtetet lokale ose rajonet spanjolle të cilat hynë në borxhe kolosale duke u angazhuar në projekte faraonike pa shumë eficencë e vlerë për ekonominë e vendit. jithçka filloi 4 vite më parë kur çmimet e banesave filluan të bien me shpejtësi. Në vitet 2000 rritja ekonomike e Spanjës u mbështet shumë te sektori i ndërtimit, dhe periudha 2000-2008 u cilësua si “boom i ndërtimeve”. Por në fund të kësaj periudhe çmimet ranë 40-55% ndërkohë që mbi 700 000 shtëpi u bllokuan në pamundësi totale shitjeje. Menjëherë pas kësaj, shpërtheu papunësia, aq më tepër që 10-12% e fuqisë punëtore në Spanjë, ose rreth 2 milionë punonjës, ishte angazhuar në sektorin e ndërtimit (dyfishi i mesatares europiane). Kësaj tabloje i shtohet dhe legjislacioni aspak fleksibël i tregut të punës që e vështirësoi akoma dhe më shumë ripërshtatjen dhe axhustimin e punësimit. Futja e Spanjës në zonën euro u shoqërua me një ulje drastike të kostos së kredisë, sepse ajo u lidh menjëherë me atë të vendeve të zhvilluara të eurozonës si Gjermania, Franca etj. Por, gjithë ky fluks eurosh me çmim të lirë u përdor keq dhe u përqendrua pothuajse i gjithi në sektorin e ndërtimit. Më 2007 Spanja ndërtoi 760 000 banesa, shifër kjo më e lartë se ndërtimet analoge në Francë, Gjermani, Itali së bashku. Sipas ekspertëve bankarë, “Bankia është pema që fsheh pyllin” e problemeve të vërteta të bankave spanjolle si Santander, BBVA apo Caixa, dhe qeverisë spanjolle do t’i duhet të gjejë 150200 miliard euro për t’i rikapitalizuar ato, shifër kjo e barabartë me rreth 1214% të PBB të Spanjës. Përballë këtyre shifrave gjigante, qeveria spanjolle po bën një tërheqje të butë duke deklaruar se “Spanja është gati që të cedojë një pjesë të sovranitetit të saj, veçanërisht në fushën buxhetore”, në emër të “një autoriteti buxhetor europian që do të ushtronte një kontroll të centralizuar të financave të vendit”. E gjithë kjo, sipas Kryeministrit spanjoll, mund të inkuadrohet në “reflektimet e Komisionit Europian për centralizimin e su-

G

pervizionit bankar, fondin e garancisë së depozitave dhe krijimin e instrumenteve për kapitalizimin direkt të bankave europiane”. Kësaj situate kritike iu shtua dhe një faktor tjetër përkeqësues, ndërlidhja ndërmjet bankave të kursimeve dhe rajoneve të ndryshme të Spanjës të cilat i kërkuan këtyre bankave që të financonin programe gjigante ndërtimesh shtëpish. E gjithë kjo “temperaturë ndërtimesh” çoi në fuzionimin e shumë prej këtyre bankave të kursimit, siç është rasti i Bankia, ku janë të grupuara 7 banka kursimesh. Vlerësohet se janë pikërisht këto lloj bankash ato që përbëjnë problemin e vërtetë të sektorit bankar spanjoll, pasi bankat e tjera të mëdha si BBVA apo Santander, megjithëse janë të ekspozuara në rreth 180 miliard euro aktive imobiliare problematike nga 340 miliard euro në total, duken në një situatë relative më pak dramatike, pasi përqindja e kredive të këqija të tyre është rreth 7-8%. Ekonomia spanjolle duket se ka rezerva të brendshme që e mposhtin frikën për një katastrofë të mundshme të saj. Sipas një raporti të bankës spanjolle BBVA, “që prej vitit 2008, Spanja e ka përmirësuar nivelin e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit të ekonomisë së saj shumë më tepër se vendet e BE-së. Produktiviteti orar është rritur 8.3% gjatë gjithë këtyre viteve të krizës, ndërkohë që eksportet janë rritur 9.5%”. A mjafton kjo që Spanja ta ndiejë veten anash krizës dhe të mos ketë frikë për përfshirjen në të? Shkaku kryesor që dyshimet ndaj performancës së dobët të sektorit bankar spanjoll sa vijnë e shtohen qëndron te planet e shumta të ndihmës që qeveria spanjolle nuk rresht së njoftuari, duke bërë që investitorët të mos besojnë më në cilësinë e tyre. Shumë prej ekspertëve të fushës vlerësojnë se “larg të qenit maksimalisht alarmistë, shqetësimet për sektorin bankar spanjoll janë larg fundit. Lajme të tjera të këqija duken në horizont: kontraktimi i ekonomisë dhe hijet e recesionit janë vazhdimisht rrotull, tregu imobiliar vazhdon rënien, një pjesë e konsiderueshme depozitash po ikin nga Spanja duke e përafruar atë me skenarin grek, goditjet spekulative po shtohen etj.”. Shqetësimet vijnë dhe nga gjendja e borxhit të ndërmarrjeve dhe familjeve spanjolle. Sipas Bankës së Spanjës, borxhi i bizneseve dhe familjeve spanjolle ka arritur në 218% të PBB, dhe nën presionin e recesionit ekonomik, falimentimet dhe pamundësia e tyre për të shlyer kreditë po shtohen frikshëm.


E hënë, 13 11 qershor 2012 qershor 2010 www.mapo.al ëëë.gazetamapo.com

MAPO

11

Kolegët e emisioneve televizive dhe ata të gazetave e kanë pasur shpesh përkrah ose përballë në studio a media, në forume, debate, polemika apo komente për çështjet publike dhe politike. Ndaj, si i tillë ai nuk mund të jetë veçse një i ngjashmi ynë perfekt. Si i tillë, ai meriton një mbështetje plus, jo thjesht sepse e përfiton ngaqë është i racës sonë, por ngaqë e meriton me elegancën dhe racionalitetin e tij, me performancën dhe palodhjen e tij për të qenë miku i të gjithëve, njeriu i moderuar — henri Çili

PO Artan Hoxhës President, PO të ngjashmit tonë!

Padi për Pallatin e Rinisë

M

bështetuni në forcat tuaja! Mos pritni që problemet që keni t’i zgjidhin të huajt, qofshin ato edhe Fuqitë e Mëdha!” Me këto fjalë na u drejtua një pjesëmarrës i grupit të aktivistëve të shoqërisë civile, të disa institucioneve dhe të mediave nga Sllovakia, gjatë takimit që kishin me përfaqësuesit e shoqërisë civile të Kosovës javën që shkoi. Në momentin kur e dëgjova, kjo këshillë më është dukur më shumë arsyetuese, si shpëlarje e ndërgjegjes, për faktin se edhe Sllovakia është ndër ato instanca dhe vende që bllokojnë afirmimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Me forcat tona ne e shpallëm pavarësinë, por kjo ashiqare nuk mjaftoi që ta bindim Këshillin e Sigurimit e as pesë anëtaret e BE-së që ngulin këmbë për mosnjohjen e Kosovës. Këto fakte janë bërë një digë e madhe që na zë frymën, që e bllokon zhvillimin normal të shtetit të vogël çfarë jemi. Por deri sa po mendoja t’i përgjigjesha sllovakut me tezën se Kosova është problem sui generis edhe për nga e drejta për vetëvendosje edhe si një fabrikim ndërkombëtar, që nuk mund t’i shmanget ndikimeve të Fuqive të Mëdha, qoftë për të mirën, qoftë për të keqën, e kisha ndjenjën se ai mbase edhe kishte të drejtë. Në aspektin e zgjidhjes finale dhe të debllokadës së Kosovës sigurisht se nuk jemi të pavarur. Nuk e kemi fuqinë vetanake që të lëvizim gurin. Por, ama, ka shumë hapësirë dhe mundësi që në kuadër të pavarësisë që po e gëzojmë dhe kompetencave që i kemi dhe që do t’i zgjerojmë, të bëjmë shumë më shumë për forcimin e shtetit, të ekonomisë dhe në përgjithësi të mirëqenies sonë. Faktorët ndërkombëtarë nuk na pengojnë, ose nuk e kanë ndikimin vendimtar, në çështjet e avancimit të ligjeve dhe të jetës institucionale. Nuk do të na pengojnë as që ta krijojmë ushtrinë tonë e as që të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, me zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Ka shumë fusha ku përparimi dhe siguria janë objektivisht në duart tona, ku nuk kërkohet vetëm angazhimi i elitave politike dhe ekonomike, por edhe të qytetarëve. Kur themi qytetarët nuk mendoj vetëm në shoqërinë civile, që edhe nuk e ka fuqinë e duhur, por në vetë shoqërinë, përtej partizimeve dhe ngulfatjeve të saj. E kam parasysh një strategji të zhvillimit që nuk fokusohet pandërmjetshëm vetëm në projektet dhe qëllimet finale, por në qindra mikrostrategji që mund të na fuqizojnë dhe kualifikojnë edhe për ato detyra të mëdha të së ardhmes. Po ndalem p.sh. në disa probleme të prekshme dhe parimisht të z g j i d h sh m e t ë P r i sht i n ë s s i kryeqytet, e që nuk po adresohen fare, ose mbeten sfera përherë të neglizhuara. Po ndalem te fusha e kulturës, që e kam më të afërt, por

koment

Shkëlzen Maliqi

Pas luftës Pallati i Rinisë (çfarë cinizmi në emërtim!) është tjetërsuar plotësisht dhe nuk ka aspak transparencë se kush përfiton nga qiratë e dyqaneve të pjesës tregtare, e as nga hapësirat tjera sportive dhe kulturore. Pas zjarrit që dogji hallën e madhe, ajo nuk u rifunksionalizua edhe pse për këtë qëllim ishte ndarë një fond i konsiderueshëm nga Brukseli

edhe e rinisë dhe sportit. Prishtina pas luftës nuk ka arritur që të ketë qendrën e vet kulturore, e as t’i rindërtojë hallat sportive, që në të vërtetë i ka pas si të tilla para luftës. Po ndalem të objekti qendror i Prishtinës, Pallati i Rinisë, që ende joformalisht e quajmë Qendra Boro e Ramizi. Deri sa kjo qendër ka hapësira të mjaftueshme që edhe i dedikohen kulturës, rinisë dhe sportit, e që edhe e kanë pas statusin e institucioneve publike jo vetëm për hir se me atë qëllim i ka ndërtuar regjimi socialist, por edhe sepse ky objekt është ndërtuar me mjetet e republikave të ish-federatës jugosllave me dedikim për qytetarët e Prishtinës, e një pjesë të konsiderueshme e financimit është siguruar përmes vetëkontributit të prishtinasve. Për

vetëkontribut ka qenë i shpallur referendumi dhe prishtinasit për disa vite i ndanin mjetet nga pagat e tyre për ndërtimin e Boro e Ramizit, e hallave të sportit dhe të qendrës kulturore. Pas luftës Pallati i Rinisë (çfarë cinizmi në emërtim!) është tjetërsuar plotësisht dhe nuk ka aspak transparencë se kush përfiton nga qiratë e dyqaneve të pjesës tregtare, e as nga hapësirat tjera sportive dhe kulturore. Pas zjarrit që dogji hallën e madhe, ajo nuk u rifunksionalizua edhe pse për këtë qëllim ishte ndarë një fond i konsiderueshëm nga Brukseli. Komuna e Prishtinës dhe Qeveria, si dhe Agjencioni për privatizim, nuk kanë mundur të merren vesh se kujt i takon ky objekt kapital. Pas këtyre “mosmarrëveshjeve”, në të vërtetë janë fshehur interesat e mëdha të bosave ekonomikë dhe politikë. Ata për shumë vite nuk e kanë gjetë formulën e zgjidhjes së “pronësisë”, edhe pse si duket nuk kanë probleme me ndarjen e tallit nga statusi i paqartë dhe fitimet që aty megjithatë mblidhen dhe nuk duhet të janë të vogla. Çka mund të bëhet më shumë për të mirën e qytetarit të Prishtinës në këtë rast? Para së gjithash, paradoksale është se në tërë këtë lojë dhe përvetësim askund nuk figuron vetë qytetari, ai që ka investuar mjetet e veta për ta ndërtuar një pasuri publike. Po çuditem pse deri më sot nuk është mbledhur një grup qytetarësh që kanë investuar për Pallatin e Rinisë që të bëjë padinë kundër uzurpuesve të pronës publike në qendër të Prishtinës, kushdo qofshin ata. Me këtë akt, që fatmirësisht edhe nuk është i vonuar, - ende mund të ngrihet padia -, në lojë do të kthehej zëri dhe interesi i qytetarit të neglizhuar. Besoj se padia do të ishte e mbështetur dhe bindëse, në favor të restituimit të pronës publike, jo vetëm formalisht, por edhe në aspektin e shfrytëzimit. Kultura, rinia dhe sporti i Prishtinës do të kthenin në shfrytëzim hapësirat që u takojnë, me një menaxhim publik që do të ishte favorizues për ta. Me një lobim të fuqishëm publik që do të thirrej në patjetërsueshmërinë e pronës dhe të investimeve, kjo dava do të mund të fitohej, dhe qytetari i Prishtinës dhe i Kosovës do të ndihej i fuqizuar karshi uzurpatorëve mujsharë, kushdo qofshin ata. Ky intervenim do të zgjidhte edhe atë konflikt objektivisht të paqenë ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, që deri më sot janë shtyer se kujt duhet t’i takojë kjo pasuri publike. Por, a ka fuqi shoqëria jonë që të bëjë këso padi? Të bashkohet rreth një çështjeje që do të vendosë drejtësinë dhe ngrejë ndërgjegjen qytetare? Rasti i “Hotel Unionit”, që sot po rindërtohet, tregon se protestat qytetare nuk janë krejt pa shpresë.

editorial

Henri Çili

Së fundi, Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe Presidenti i ‘Tirana Biznes University’, një prej universiteteve të reja private prestigjioze dhe me standard akademik dhe etik të lartë.

N

jë emër surprizë ka dalë mbrëmë si kandidati real për President të ri të Republikës, për t’u votuar me gjasë pas pak orësh në raundin a katërt të votimit, për postin më të lartë të shtetit: Artan Hoxha, aktivist i shoqërisë civile, drejtues i kahershëm i Institutit të Studimeve Bashkëkohore dhe sot President i ‘Tirana Biznes University’, si dhe në disa vite të fundit një prej kolegëve tanë në studiot televizive dhe faqet e gazetave në debatim të çështjeve publike e politike. Shkurt, një i ngjashmi ynë! Ndaj janë të gjitha arsyet sot për të mbështetur fort publikisht një kolegun tonë, si Artan Hoxha, që me gjithë lukun e ri dhe sportiv me të cilin është tepër i dashur nëpër ekrane e faqe gazetash, në fakt ka më shumë sesa 20 e ca vjet që kontribuoun në jetën publike e politike në Shqipëri. Duke nisur nga ditët e para të demokracisë në krye të degës së PD-së së Durrësit, më tej si ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në qeverinë e parë demokratike të Aleksandër Meksit, më tej si një prej figurave të konfliktuara fort me Presidentin e fuqishëm të kohës, Sali Berishën, duke filluar nga viti 1993. Më pas biografia e Artan Hoxhës në fushën e ekspertizës dhe shoqërisë civile në Shqipëri dihet. Pas studimeve jashtë, të ish-ministrit më të ri të qeverisë Meksi, Artan Hoxha ndërton, bashkë me Genc Rulin, Institutin e parë serioz ndoshta në fushën e ekspertizës dhe aktivizimit civil në konsultimin e reformave integruese, ekonomike dhe demokratike të vendit. Për vite me radhë ai ka konsultuar pa paragjykim dhe të gjithë i janë drejtuar pa paragjykim; qeveria socialiste e Fatos Nanos; 1997; ajo e Pandeli Majkos dhe Ilir Metës e vitit 1999; dhe sërish ajo e Fatos Nanos e vitit 2002; Bashkia e Tiranës së Edi Ramës e kështu me radhë. Të gjithë e njohin korrektësinë, kompetencën dhe përkushtimin e tij. Por gjithashtu një njeri që i ka bërë të gjitha betejat e veta në hapësirën publike shqiptare, siç i ka menduar, siç i ka gjykuar në kohën dhe vendin që këto sfida i janë paraqitur. Kolegët e emisioneve televizive dhe ata të gazetave e kanë pasur shpesh përkrah ose përballë në studio a media, në forume, debate, polemika apo komente për çështjet publike dhe politike. Ndaj, si i tillë ai nuk mund të jetë veçse një i ngjashmi ynë perfekt. Si i tillë, ai meriton një mbështetje plus, jo thjesht sepse e përfiton ngaqë është i racës sonë, por ngaqë e meriton me elegancën dhe racionalitetin e tij, me performancën dhe palodhjen e tij për të qenë miku i të gjithëve, njeriu i moderuar. Edhe pse shumëkush mund të mos jetë dakord me idetë e tij, qëndrimet e tij, pozicionet e tij në kohë dhe hapësirë. Së fundi, Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe Presidenti i ‘Tirana Biznes University’, një prej universiteteve të reja private prestigjioze dhe me standard akademik dhe etik të lartë. Personalisht, një kënaqësi më shumë, pse Artan Hoxha na ngjan edhe me shumë, ngjajmë edhe më shumë me të. Është rasti që me votimin e Artan Hoxhës deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të jenë krenarë për një votë të ngjashmit të tyre gjithashtu, të një njeriu që, pavarësisht nga fronti, nga politika aktive apo kabineti i dikurshëm qeveritar, nga shoqëria civile apo në forumet mediatike, në fakt është një njeri i palodhur në përkushtim të çështjeve publike. E mjaftueshme, tepër e mjaftueshme për të qenë një zgjidhje, jo thjesht për situatën e krijuar, por një president cilësor, i një procesi politik të vështirë. Që erdhi i tillë për shkak të opozitës në radhë të parë. Për shkak të opozitës e cila nuk pati dot tolerancën dhe largpamësinë të legjitimonte një proces kandidimi për të ngjashmit e vet, pjesëtarë të ish-elitës politike kualitative. Këtë ngërç të krijuar shumica ka për detyrë ta kapërcejë në raundin e katërt, në kushtet kur nuk ka më shumë hapësirë dhe kohë, pasi raundi i para-fundit është praktikisht mundësia e fundit për një President normal të Republikës. Siç është Artan Hoxha, i ngjashmi ynë.


Libri

UET-PRESS

Fati i gruas në Kosovën e Luftës

Partitë politike, të zgjedhësh një qëndrim

“Luftë e vogël e përkorë” e Elvira Donesit, një roman për Kosovën e vitit 1999. Spastrimi, masakra, dhuna, marrin tjetër ngjyrim në rrëfimin e shkrimtares Faqe 16-17

Faqe 19

MAPO

Libri

Recensë nga Preç Zogaj

Kështu folën nëntë shkrimtarë nobelistë “Nobelistët”, botuar nga “Tirana Time”, në përkthimin e Urim Nergutit Është zakon që në datën 7 dhjetor të çdo viti fituesi i ri i ‘Nobel’-it në letërsi të mbajë një fjalim para anëtarëve të Akademisë suedeze dhe të ftuarve të shquar në ceremoninë solemne të dhënies së çmimit. Që nga e enjtja e dytë e muajit tetor, kur shpallet fituesi i këtij çmimi sipëror, shkrimtari apo shkrimtarja fituese kanë më shumë se shtatë javë kohë për ta përgatitur fjalimin më të rëndësishëm e ndoshta edhe më të vështirin e jetës së tyre, atë që do të mbahet në katedrën... Faqe 18

Ditari i firmëtarit

Aktin e Pavarësisë e shkroi Luigj Gurakuqi

Ditari i Hajredin Cakranit, delegati i Mallakastrës në shpalljen e Pavarësisë

N

jë ditar është një dokumentim për atë që ka ndodhur gjatë rrjedhës së një dite apo periudhe të caktuar kohe. Pot kur ky ditar mbahet nga një njeri që ka jetuar dhe ka qenë protagonist i ngjarjeve të rëndësishme, atëherë ai merr tjetër vlerë. Hajredin Cakrani, një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë, paskësh qenë një ditar-shkrues. Në dhjetor të 2011-s pasardhësi i tij Kujtim Cakrani zbuloi në arkivin e

familjes një ditar të ruajtur në kushte jo aq të përshtatshme, që mbante shënime të rëndësishme të periudhës para, gjatë dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Shënimet e firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë janë në formë kujtimesh, por spikat aty një trajtë rrëfimtare herë-herë deri në detaje të ngjarjeve, duke filluar nga takimet e para me Abdyl Frashërin, përpjekjet e mëdha për hapjen e shkollave shqipe, takimet në Stam-

Bektash dhe Hajredin Cakrani

boll me Baki Gjebrenë, Dervish Himën, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën etj. Në këtë ditar Hrajedin Cakrani ka mbajtur shënim për organizimin e fillimit të kryengritjeve në Toskëri, për ditët e fundit para Pavarësisë, ngritjen e flamurit, krijimin e Qeverisë së Ismail Qemalit dhe ndarjen e posteve ministrore, fillimin e punës së kësaj qeverie dhe kontradiktat brenda saj, që pasuan me rënien e qeverisë dhe ardhjen e Princ Widit në

Shqipëri. Më tej vazhdon me kryengritjen e Haxhi Qamilit, luftën me Greqinë organizimin e Kongresit të Lushnjës, kthimin e Zogut e shumë e shumë ngjarje të tjera. Ditari ka vetëm datën e fundit, ndërsa nuk dihet se kur ka filluar të shkruhet ky ditar. Por nipi i tij Kujtim Cakrani, i cili ka gjetur në arkivin e familjes këtë ditar, rrëfen se në bazë të ngjarjeve që rrëfen mendohet se ai ka filluar të shkruhet aty nga vitit 1882 dhe mbyllet në vitin 1931.


MAPO

14

Libri

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

intervistë

Pasardhësi i Hajredin Cakranit ka gjetur në arkivin e familjes këtë ditar, ku rrëfehen ngjarje te viteve 1882 deri në vitin 1931. Ditari është shkruar në formë kujtimesh, por spikat aty një trajtë rrëfimtare herë-herë deri në detaje të ngjarjeve, që kanën ndodhur para, gjatë dhe pas shpallljes së Pavarësisë

Zbulohet ditari i Hajredin Cakranit, një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë, ku ai përshkruan ngjarjet e lëvizjes shqiptare nga vitit 1882 deri më 1931, kur edhe përfundon ky dorëshkrim

Firmëtari Cakrani

Zbulon postën sekrete të pavarësisë

Kujtim Cakrani

Intervistoi: Aida Tuci Si e g jetët ditarin e Hajredin Cakranit? Ditarin e kishim në disa dokukumente të vjetra pjesë e arkivit të familjes, që janë ruajtur me shumë rreziqe për vetë kohën. Duke qenë dorëshkrim, për sa i përket pjesës fizike të tyre, nga koha ato ishin bërë një trup nga lagështia, nga koha e gjatë e ruajtjes. Keni arritur ta lexoni dhe ta deshifroni të gjithë ditarin? Qysh nga muaji dhjetor 2011 filluam t’i këqyrim në laborator për arsyen që ju thashë e për të bërë të mundur rivendosjen sipas rendit të duhur. Por sidomos e rëndësishme për ne ishte zbulimi i asaj që shkruhej në këto fletë të vjetëruara nga koha. Natyrisht që ka edhe faqe të dëmtuara, por me një restaurim profesional shumëplanësh ne po punojmë për t’i plotësuar e për t’u dhënë kuptim frazave dhe ngjarjeve që rrëfehen në këtë ditar. Çfarë përmbajnë konkretisht këto dorëshkrime dhe cilave vite u përkasin? Në fakt, se kur ka filluar të shkruajë Hajredin Cakrani, nuk mund të përcaktohet me saktësi, por mendohet, në bazë të studimit të tyre, se ditari fillon aty nga viti 1882. Për fat është ruajtur data që përfundon ditari, për shkak se ndodhej përpara kapakut nga fundi dhe sipas shënimit daton “15 Nëndor, Vjeshtë e tretë ‘932”. Përmbajtja është befasuese, edhe për mënyrën sesi e ka mbajtur ai ditarin, ku përdorur vetëm emrat dhe titujt e fisnikërisë së kohës, si p.sh. Sulo beu. Kjo të bën të mendosh se ai nuk e ka shkruar me idenë se do ta bëjë publik ndonjë ditë. Ai thjesht ka mbajtur kujtime dhe ka shkruar këtë

ditar si bashkëbisedim me veten. Pjesa e lexueshme, sepse janë disa fletë të dëmtuara dhe të palexueshme, fillon më “1882, allafrenga” me takimin e tij me Sami Frashërin në Stamboll. Dua të theksoj se janë fare të paktë ata patriotë dhe rilindës që nuk i njihnin vëllezërit Hajredin e Bektash Cakrani. Kohëzgjatja e ditarit, me mungesat që thamë vazhdon deri në ditën e mbarimit të tij. Si analizohet në këto shënime situata e Shqipërisë para, gjatë dhe pas Pavarësisë? Situata para Pavarësisë jepet me nota të gjalla, sidomos ajo e viteve 1911 dhe 1912 dhe është shumë e ngarkuar me ngjarje. Në fillim të vitit 1911 Hajredin dhe Bektash Cakrani shkojnë në Stamboll dhe marrin direktivën nga Përfaqësuesit e Shqipërisë në Parlamentin Turk, Nexhip bej Draga e Hasan bej Prishtina, për kryengritje të përgjithshme dhe në mënyrë specifike flitet aty për mundësinë e gjetjes së armëve, pasi i kishin mobilizuar kryengritësit. Aty shpjegohet sesi vëllezërit Cakrani janë pjesëmarrës direkt në Kryengritjen e Toskërisë, ndërsa në gusht të 1912-ës janë organizatorë të Kuvendit të mbajtur në Fier me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin dhe parinë e Vlorës, Mallakastrës, Beratit etj., për kërkesat e shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre në bisedimet shqiptaroturke. Atë natë Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi e afro 30 vetë nga paria, bujtën në Cakran dhe biseduan gjatë për fatet e atdheut. Përsa i përket periudhës së Pavarësisë, është I.Qemali që bisedon me anëtarët dhe me njerëzit më me influencë të komisionit për organizimin e Kuvendit të Pavarësisë, që Hajredin Cakrani të caktohet si pjesëmarrës e firmëtar në aktin e Pavarësisë, si i vetmi përfaqësues i krahinës së Mallakastrës. Po firmëtarët e tjerë të aktit të Pavarësisë, si sillen në këto dorëshkrime? Natyrisht që shumicën prej tyre vëllezërit Cakrani i njihnin shumë më parë, madje, siç thuhet edhe në dorëshkrim, në gëzim e sipër në atë ditë të madhe, bënin dhe shaka me njëritjetrin. Pra ka dhe shënime personale. P.sh rrëfehet sesi bënin shaka me Murat Toptanin, që të ndërrohej me të vëllanë Hamit Toptanin, ushtarak dhe komandant i garnizonit të Durrësit, që

Bektashi-thuhet në dorëshkrim- më dërgon në çiflig me një kalorës një letër ku më sqaronte për rrezikun dhe për të marrë masa, për ta siguruar Ismail beun. Një njeri tjetër më vjen me urgjencë e më thotë të dal në Shkumbin dhe ta kaloj Ismail beun me gjithë njerëz doemos nga çifligjet e mi, anës kënetës. Këto njoftime u bënë me letra në mënyre sekrete e jo me anë të telegrafës bëri të mundur ardhjen aty të Ismail Qemalit. Aty tregohet se Thanas Floqin e kishin kryemësues në shkollën e Cakranit dhe që ishin vëllezërit Cakrani që e njoftuan për të marrë pjesë në Kuvend, i mandatuar nga Korça, pasi ishin marrë vesh me Zini age Hamzarain, si mik i hershëm i familjes së tyre, Xhemil bej Vlorën, si njeriu më i shkathët dhe mik i ngushtë i të vëllai, Bektash Cakranit etj.   Si përshkruhet itinerari që ndoqi Hajredin Cakrani për në Vlorë? Në këtë pjesë duhet thënë se rrënjët i kanë në Vlorë këto fillime, ku Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin bisedojnë vetëm me Xhemil bej Vlorën, i nipi i I.Qemalit dhe njohës i përkryer i çdo gjëje në Vlorë dhe me Bektash Cakranin, i cili shfaqet si njeriu më i sigurt për ardhjen nga Durrësi në Vlorë.

Në këtë bisedë L.Gurakuqi i kërkon Bektash Cakranit që të shoqërojë I.Qemalin, por Bektashi në pamundësi për të shkuar vetë, për arsye se po merrej me organizimin e Kuvendit, por edhe se lumi i Vjosës kishte dale nga shirat, telegrafon dhe ia ngarkon këtë detyrë të vështirë të sigurimit të I.Qemalit, Azis pashë Vrionit në Berat. Për këtë arsye nis me të shpejtë njeriun e tij të besuar Qemal Karaosmanin me një letër, ku siç theksohet në dorëshkrim njoftohet për ngjarjen më delikate të udhëtimit, atë të garnizonit ushtarak të Lushnjës, të cilët kishin marrë urdhër nga Komanda e Vilajetit të arrestonin I.Qemalin. Bektashi-thuhet në dorëshkrim- më dërgon në çiflig me një kalorës një letër ku më sqaronte për rrezikun dhe për të marrë masa, për ta siguruar Ismail beun. Një njeri tjetër më vjen me urgjencë e më thotë të dal në Shkumbin dhe ta kaloj Ismail beun me gjithë njerëz doemos nga çifligjet e mi, anës kënetës. Këto njoftime u bënë me letra në mënyre sekrete e jo me anë të telegrafës Dhe si do të ishte itinerari i Ismail Qemalit për në Vlorë? Siç e theksova më lart, rrugëtimi nis (nëse mund ta quajmë kështu, se nuk mund të kalosh dhe sot pas 100 vjetësh) që nga Cerma, ku fjetën te Dervish bej Biçakçiu dhe vazhdon nëpër Karatopak, anës kënetës së Karavastasë dhe pas shumë mundimesh mbërrijnë në Petoshanj të Libofshës (Çifligu i Hajredin Cakranit), mandej kalojnë lumin Seman në Vaun e Petovës, për në Fier, ku drekojnë tek Omer pashë Vrioni, pastaj me të kaluar Vjosën e fryrë,

mbërrijnë në Vlorë, se duhej të mblidheshin delegatët dhe duheshin parë mandatet e plotësuara me përfaqësues kuvendi. Siç përmendet edhe në dorëshkrim, Hajredin Cakrani, si komandant i batalionit të Fierit, kishte për detyrë të siguronte dhe shoqëronte Ismail Qemalin së bashku me delegatët deri në Vlorë. Shumica e batalionit ndenjti me urdhër të tij në veri te fshatrat rreth qytetit të Vlorës, ndërsa me mbërritjen në Vlorë e gjithë paria e qytetit kishte hapur dyert, si Sharrajt, Radhimajt, Isajte etj. Por siç e ka përmendur në dorëshkrimet e tij, atë nëntor ka bërë një vjeshtë me shumë shira “U mora vesh me një njeriun tim të besuar, por ai më tha se në këtë shi të tmerrshëm që po bie rruga as që duket.- Ke dëgjuar gjallë-vdekur! I bërtita! Si të urdhërosh ti bej, por po ia dolëm dot me buaj, se ndryshe do të mbytemi. I bëni gati buaj e qerre se nuk mbytemi, jo! Nuk kishim ku të shkonim se nata po vinte dhe në ato anë nuk lëviz dot në errësirë. Në të gdhirë po i bënim gati buajt, kur paradite erdhi një njeri tjetër i lagur deri kë kockë, i cili solli letrën e dytë. E Hataja thuaj ishte bërë, se ushtria osmane kish marrë urdhër për të kapur Ismail Qemal beun me shokë me çdo kusht. Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, por ajo nuk dukej nga uji që kish dalë tej për tej.Të dalë ku dalë! Buajt ecin ngadalë në baltë, ndërsa ne duhet të nxitonim, po ku të linte shiu e mjegulla që kishte rënë vënde-vënde e dukej sikur kish dalë deti e kish ardhur në rrëzë të kodrës. Kishte kushedi sa sahat qe ecnim dhe u bëra merak se mos ishim këmbyer udhës. I pamë


MAPO

15

Libri

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

Në Manastir shkuamë me tim vëlla Bektashin se bëhej një mbledhje e madhe me gegë e me toskë të krishterë e myslimanë, për punën e gjuhës

Pjesë nga ditari

Rrugëtimi nis që nga Cerma, ku fjetën te Dervish bej Biçakçiu dhe vazhdon nëpër Karatopak, anës kënetës së Karavastasë dhe pas shumë mundimesh mbërrijnë në Petoshanj të Libofshës, mandej kalojnë lumin Seman në Vaun e Petovës, për në Fier, ku drekojnë tek Omer pashë Vrioni, pastaj me të kaluar Vjosën e fryrë, mbërrijnë në Vlorë

atje tej në dhera e zhuka. Ata i quajtën buajt tanë si gjemi, pastaj mezi më njohënë, po Ismail beu kur më pa u gëzua shumë. U bënte udhë Qemal Elbasani, që kish vënë Azis Pasha. Shpejt, u thashë, se dhe një plevit u duhet. Kishin fjetur në Çermë tek Dervish beu e Bexhet beu”... Ata flenë atë natë te shtëpia e çifligut të tij në Libofshë, dhe të nesërmen kalojnë në vaun e Petovës, ku gjetën dhe delegatët e tjerë, si Lef Nosin, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin etj. Ka të dhëna se kush është dora që ka shkruar aktin e Pavarësisë? Natyrisht që ka, sepse ata ishin aty kur u hartua dhe e firmosën atë. Akti i Pavarësisë, duhet theksuar, se nuk ngjason me ato që shkruhet zakonisht në të tilla raste, por më shumë si një konkluzion i nxjerrë nga fjalët e Ismail Qemalit, njeriut që ishte në krye i padiskutueshëm, por ai që e shkroi atë, ishte njeriu i besuar i I.Qemalit, Luigj Gurakuqi. Po për vendndodhjen e tij, se ku u vendos akti pas firmosjes, ka ndonjë të dhënë? Në ditarin e tij Hajredin Cakrani shkruan se dokumentet dhe korrespondencat, me një fjalë të gjitha letrat, ruheshin nga njeriu që u vendos sekretar i Kryeministrit, ai që e udhëhoqi nëpër gjithë rrugën Durrës-Vlorë, Qemal Karaosmani. Po për Flamurin që u ngrit në Vlorë, ka të dhëna apo dëshmi se kush e solli? Në ditar kjo ditë përshkruhet kështu: Meg jithë emocionet dhe njerëzit e shumtë që kishin mbushur oborrin e

Xhemil bej Vlorës, por edhe jashtë në rrugë e brohorisnin “Rroftë”! , …varen në ballkon edhe flamurin që Ismail beu se ku e gjeti…Më vonë Thanas Floqi se bashku me Marigo Posoin dhe me Petro fotografin bënë dhjetra fotografi të simbolit kombëtar, dhe stampuan shumë flamuj, sepse duheshin për t’u vendosur në qytet dhe në qytetet e tjera. Cili ishte roli i vëllezërve Cakrani para, gjatë dhe pas Pavarësisë? Hajredin Cakrani u zgjodh anëtar i kryesisë së pleqësisë (senatit) e si ushtarak kalon këshilltar i ministrit të Luftës, Mehmet pashë Dralla. Siç përmend edhe vete në dorëshkrim, “atje kishte më shumë ushtarakë seç munt të mejtoja, Et’hem beu, i biri i Ismail beut, Mehmet pasha, i prerë dhe i saktë e plot të tjerë, që nga gjeneralë e të zot sa s’thuhej e me vij çudi që më cakëtuan nga kryesia e pleqësisë, si ç’do anëtar të kryesisë, në ministritë, e mua këshilltar të ministrit të luftës, Mehmet pashë Drallës. Im vëllai Bektashin e cakëtojnë drejtor te thesari. Ato franga që mblith nga dogana nuk i muartem më, se grekërit kishin zenë me vaporët e luftës Sazanin e nuk lihin të afërohej njeri. Të hollat e kollonisë së Bukureshtit ishen tretur prej kohe dhe nga fundi i kësaj pune unë dhe Bektash beu, që tretem të ardhurat e çifliqeve tona për vatane, dihet që duallem të humbur, por vatanit i kemi borxh dhe jetën”. Vështirësisë e strukturimit të shtetit të ri shqiptar e ato të problemeve të luftimeve në anët e Skraparit në krah të zv.ministrit të Luftës, Xhelal Koprenckës, dalin në pah pak ditë më vonë pas Pavarësisë, në dorëshkrim.

Në Stamboll për gjuhën shqipe... (fletët e para të këtij dorëshkrimi janë të grisura dhe të dëmtuara ) “… dhe herën tjetër vajta bashkë me Abdullah Efendinë që më thosh se donte t’a takonte Sami Benë (Frashërin), shkronjësin e Kumus al Alam enciklopedia më e madhe e Tyrqisë e që kish bërë dhe allfabetarin t’onë. Qysh më parë tyrqit e shtyrë nga halli Lidhjes q’u doli nga kontrolli dhe e punës së mbrapshtë të kishës fanarjote kundra shqiptarëve i luftonin dhe ne mezi e gjetëm gjysmë të fshehur, se shoqërinë ja mbyllën. Isha veshur me uniform, po ç’do gjë vajti mbarë. Aty u mblodhën dhe të krishterë të tjerë me Jani Vreton, Pandeli Sotirin po dhe Koto Hoxhi e ndonjë zotëri tjetër gjë që mikun tim Abdullanë e trubulloi ca e mezi e mori veten. Sami Beu më foli për Alfabetarin e Gluhës Shqipe kështu e quante dhe për hakërrimin e ministrit për të vëllanë Abdyl Benë (Frashërin) që kish marrë Evropën e u fjalos me ta pa i pyetur . Në mbrëmje u takuam prapë me ta dhe unë u vesha me një kostum të zi e me limodhetë. Avash tek veshi miku im Abdullai më thotë se ç’i kish Sami Beu këta kaurrë vërdallë . Nga mesi muhabetit m’u ngritën nervat dhe u thashë që, Greqia me njemijë e një djallëzira doli mënjanë, se mbase ishin orthodoksë dhe e kishin mirë me Mbretëritë kristiane të Evropiës, po ne që s’dalim dot qysh do bëjmë, të paktën autonomi si të tjerët të kishim marrë nën Tyrqi, se u bë fare më e hajrit të jesh kaur. Mirë thotë Abdulla Efendiu. Ata u habitën dhe kur u’a thashë, Jani Vretua qeshi nën mustaqe, po Pandeliu qeshi me lot. Më ka ardhur keq vërtet, kur ca kohë më vonë vdiq a e hodhën nga penxherja. Hair dè- tha Sami Beu, se s’kemi qeshur qëkur po këta ç’janë, kaurë dè. Qeshëm të gjithë. -Vatani nuk pyet se një Zot i Madh na ka dhënë mëndjen në kokë e që t’a ndriçojmë duhen leçitur libra në gluhën t’onë, për këto n’a u desh alfabetarja e që i tundi të gjith’ sa ishin këtu. Do të dalim mënjanë që ç’ke me të, po me mëndje të ndriçuar, ja ti njëzet vite i ke dhe unë bëhem mal kur takoj ata që e duan vatanë. Po të mejtonin të gjithë kështu? Nga Abdyl Beu ai e njihte tim atë si mikun e tij, në ato punët e Lidhjes . U fjalosëm gjer vonë për Shqiperinë dhe ai më tha se kjo punë gjer këtu u bë me dyfek, tani duhet dituri të ndriçojë mëndjen, ndryshe me kombet e tjerë as që matemi dot dhe munt të ç’dukemi. Sa tha alfabetarja, ja preva fjalën dhe i thashë se për këtë kam ardhur dhe nuk iki që ketu pa të. Shkoi dhe u vonua nje copë herë dhe i pruri të mbështjellë që mos t’ja shohin. Na dha libra e deftere që i kishte shtypur në shtypshkronjën që ja mbyllën, se të shumtat i kishin nisur fshyher për në Rumani. Miku im Abdullai e i vëllai Asbiu,për të parën herë e lexuan deri në darkë, me kalem në dorë. Mua m’u bë qejfi, mbase jo sa t’a kisha bërë unë vetë abetarin, po të themi të kisha gjetur

një thesar të tërë. Dhe ashtu ishte vërtet. Më vonë më shtëpi kur shihja që rrinin mbi Alfabetarin e libra të tjerë nga mëngjesi e deri më darkë me t’im vëllezër, i dhashë të drejtë mikut tim Asbiut në Stamboll, se po më dukej dhe mua sikur isha në tjetër botë. Më parë unë e kisha parë dhe evëterin e Naum Veqiharxhit që ësht’ i parë në allfabetin e shqipes po në të shumtën ish në greqishte se s’kam gjë me gjuhënë e grekërve po me latine këndoi gjithë bota që ka bërë përpara”. Në Kongresin e Parë të Manastirit Në Manastir shkuamë me tim vëlla Bektashin se bëhej një mbledhje e madhe me gegë e me toskë të krishterë e myslimanë, për punën e gjuhës. Takuam disa miq korçarë dhe e ndjemë vehten të dlirë, që të krishtërë e myslimanë fjaloseshin tërë merak për gjuhën. Ne kishim plot miq nga të krishterët korçarë, që ishin përpjekur aso kohe për gjuhën shqipe dhe ishin korçarët të parët që hapën mësonjëtoren, po tani i ndjeri zoti Pandeli Sotiri nuk ishte më. I takuam të gjithë me Mihal Grameno e të gjithë patriotë të klubeve korçare. Të tërë e kishin ndarë mëndjen, që shqipja të shkrohej me gërma latine e të vendoseshin vjetët e ditët allafrënga, se dhe alfabetari i Stambollit i Sami Frashërit që e doja aq shumë dikur i mirë ishte, por i kishte shkronjat dyshe greqisht, kështu që duhej bërë një shtypshkronjë vetëm për të. Kishin dhe një alfabet puro latin dhe im vëlla Bektashi, këtë donte. Në anën time ishte dhe i biri i Abdyl Frashërit e nipi i Samiut e Naimit, Mit’hat Frashëri. Prifti shkronjëtor katolik At Fishta pas fjalës që na preku të gjithëve i pari që e përqafoji ishte një hoxhë, që nuk e vrau mëndjen fare. U pamë me Bektashin sy më sy, por ai gati qysh ësht’ duke tundur kokën tha: - Këto fjalime u mban shkodranëve në kishë ky, hallall, prandaj Shkodra s’para i do osmallinjtë. Më mirë,- i thashë, as turqisht , as greqisht brënda alfabetit, vetëm latine, e di sa prehem kur shkruaj ndonjë kartë në gjuhë frënge, të kënaq. Bektashi e kish nxjerrë defterin e xhepit dhe diç po shkruante;- hui I’est vraiment vive notre langue!- Sa mbarova fjalën ma tregoi ;- shiko sa kollaj më tha. Më erdhi t’ja grisja nga defter atë shënim me kuptim, por ai në çast e mbylli defterin. Duhen takuar korçarët - i thashë. Unë dhe Bektashi kishim shumë miq tek të krishterët korçarë dhe im vëlla kur ikte, rrinte me javë të tëra e si patriotë e shkronjëtorë i takonte të gjithë, që nga Mihal Gramenua e gjer te zoti Qiriazi. I takuam të gjithë të gëzuar, por ne ja premë shkurt- ju gëzohuni, po ne jemi për udhë. Dale- thanë ata si shpejt po ikni. Im vëlla iu kthye Ligor Çilikut; - pse këtu do t’i lëmë allfabetet, do ngrehim një mësonjtore, si ju dhe që nesër. Ata u habitën një çast, pastaj j’a ktheva si me të qeshur : -Ore do të na ndihmoni ju korçarët, se do t’jua u themi dhe atë vjershën e Naim Bej Frashërit

për Korçën, po të doni; ne do vëmë vatrën e dijës, ju mësonjësin, apo nuk doni. Po të duam ne, se s’na kini njohur mirë, marrim edhe At Fishtën. Qeshën një copë herë, por kur e panë që ne e kishim ndarë mëndjen, filluan të gjejnë me njëri- tjetrin se kë mund të caktohin. Bektash Beu hazër xhevap i thotë:- librat dhe defterët i gjejmë në mes të natës ne, nuk e doni nderin që po u bëjnë bejlerët cakranjotë, që kanë luftuar dhe për ju, që kur s’ishte themeluar Korça juaj, bëhen mësonjës edhe vetë, se s’kemi turp, ama se mos kërkoni atë vjershën e Naim Beut pastaj. Thoma Avramit i’u derdh kafeja nga filxhani e për pak desh u mbyt nga gazi. Bënim dhe shaka me ta, pa të krishterët korçarë i kishim miq për kokë. Me të ardhur në Cakran dhe filluam me njëherë nga puna. Shkollën e ngritëm tek shtëpitë e Bektashit dhe duhet të bënim çeljen e saj sa më madhështore, qysh e meriton kjo ngjarje. Nuk u la asnjë nga të paria e vëndit, të gjithë Mallakastrës e që nga Vlora, Gjirokasra, Fieri, Berati e Skrapari, pa u lajmëruar. Që më parë nga Korça kish ardhur mësonjësi Viskë Babatasi, që na ndimojë t’i rregullonim të gjitha. Një javë para hani ynë ishte mbushur plot me miq që na kishin nderuar, me Xhemil bej Vlorën e Braihm Abdullain nga Vlora, me Jorgji Karbunarën që i flitnin Babë Dudë nga Berati, me Kristo Karbunarën që foli në emër të kolonisë të Bukureshtit e plot të tjerë. Ajo ditë më e gëzuar s’bëhej dhe nuk e harroj dot dhe sot. -Hajredin Bej ti që ke prurë këtu abetarin e Sami Beut e na ke thënë kaq herë, në doni të mos vdesë atdhetarizma e të na njohë bota me të vërtetin emër, shqipëtarë, do n’a nderosh e do flasësh me doemos. Pa gjuhë s’ka komb- j’u thashë- për hair, ja do flasi dhe Bektash Beu, po rrofshi që më zgjodhët ju vëllezër, po dhe ju o miq të nderuar. Atë ditë të gjithë ishin tërë gaz dhe kishin shkruar një tabelë për dijen e përparimin. Fjalën e hapjes dihet, që im vëlla Bektashi e mbajti, ku e degjonin në heshtje populli i shumtë që ish mbledhur aty. Në emrin e miqve që na nderuan kishim vënë Jorgji Karbunarën nga Berati, njeri më patriot nuk bëhej. Ai na preku të gjithëve kur fjalosi me ne e gjithë popullin duke mbajtur abetarin lart në dorë. Viskë Babatasi, rrëfeu për nderin e math që j’u bë dhe për defterë e abetare, që ishin vështirë për t’u gjetur si fillimi që ish. E mbajta veten, po të vërtetën e të vërtetës, zëmra m’u drodh. Ishte puna më e madhe me vlerë, që po bënim aso kohe. Me fjalën time e mbylla unë dhe thashë se ne sot po hapim shkollën, po ne kemi sjellë këtu që shumë më përpara alfabetarin e Sami Bej Frashërit, Veqilharxhit dhe të tjerë që të këndojmë librat e vjershat e Naim Bej Frashërit, në gjuhë t’onë. Pas Manastirit të parë qeveria nuk po e jepte lejen. Një vjet më vonë jeoune-turcs nuk e pandehën që u ndez një zjarr i madh brënda dhe jashtë Shqipërisë për punën e gjuhës shqipe. Dërgonin gazetarë këtu dhe merrin e çonin lajme andej.


MAPO

16

Libri

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

libri

“Luftë e vogël e përkorë” e Elvira Donesit, një roman për Kosovën e vitit 1999. Spastrimi, masakra, dhuna, marrin tjetër ngjyrim në rrëfimin e shkrimtares

Fati i gruas në Kosovën e Luftës Në qendër të librit fati i tri femrave të ngujuara, jeta e njeriut në kohë dhune, frike dhe akthi. Jorida Pasku

“Luftë e vogël e përkorë” është një histori femrash, pra është një histori e të gjithëve, sidomos kur zbulon, pikërisht nëpërmjet pikëvështrimit të veçantë, natyrën e tij të vërtetë. Jo një roman për luftën, as një roman lufte, ku heronjtë veprojnë në kontekst militaresk. Jo, ky roman është drejtpërdrejt lufta.

Gra që u merren me përdhunë burrat nga shtëpia, fëmijë që shohin të afërmit e tyre t’u ikin para syve, përndjekje, përdhunime, largim nga trojet për të shkuar s’dihet se ku, frikë dhe ankth që ndal ritmin e jetës. Vjen një kohë që vetmia dhe vdekja bëhen kaq prezente në jetë, sa njeriu humbet, zhduket, bëhet i vogël, nuk njihet më. Por i del për detyrë ta shohë vdekjen në sy, të ndalë edhe klithmën që nuk dëgjohet nga njeri, veçse mund të provokojë ndonjë plumb. Këtë luftë të njeriut të pafaj, të viktimës që nuk ka gojë të kundërshtojë, që është mpirë nga vuajtja, por sërish i duhet të gjejë forca për të vazhduar, gjen lexuesi te “Luftë e vogël e përkorë” (“Piccola guerra perfetta” (Einaudi) që shkrimtarja Elvira Dones e shkroi në italisht, në gjuhën e dytë të saj. Libri i Donesit, i përkthyer nga Adrian Beshaj, u botua këtë vit nga “Dudaj”. Shkrimtarja, që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sqaron që ky është një roman e jo një kronikë gazetareske, ndaj e vetmja përgjegjëse për ngjizjet mes ngjarjeve reale e lirisë rrëfimtare, është autorja. “Zbrita për herë të parë në aeroportin e Prishtinës në dhjetorin e 1999-ës, gjashtë muaj pas mbarimit të luftës. Më vonë u ktheva përsëri, disa herë. Për këtë libër, sado material të kisha mbledhur, sado statistika të kisha ndër duar, nuk do kisha shkruar dot kurrë pa dëshmitë e njerëzve që atë luftë e pësuan dhe përjetuan. Pra, është detyra ime t’u falem nderit atyre që më besuan me rrëfimet e tyre; që më ndihën të kuptoj; që më bujtën në sofrat; që më shoqëruan në çdo cep të Kosovës”, shkruan Dones dhe e ‘lë të lirë’ lexuesin në perceptimin e ngjarjeve të romanit. “Lufta...” e Donesit zë fill me jetën e tri grave të izoluara, Reas, studentes së letërsisë, që i ka marrë mendtë gazetari i “Kohës ditore”; Besës së bukur dhe Nitës, pedagoges së larguar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Beogradit, që ka hedhur pas krahëve dashurinë me Tomasin nga Serbia. Në pjesën e parë të romanit njihemi me jetën e gruas që duhet të dalë e vetme në Kosovën e rrethuar me ushtarakë, që duhet të mësohet me idenë e izolimit, që i duhet të dorëzohet jetesës me sakrifica. “Elvira Dones nuk na tregon vetëm historinë e atyre që u rreshtu-

an, që rrokën armët; na rrëfen, sidomos e mbi të gjitha, fatin e atyre që gjithë këtë e pësuan, e përjetuan në një situatë ekstreme, duke u kapur me thonj e me dhëmbë pas dinjitetit njerëzor”, konstaton Roberto Saviano në parathënien e librit, ndërsa për romanin, ai është i mendimit: “Luftë e vogël e përkorë” është një histori femrash, pra është një histori e të gjithëve, sidomos kur zbulon, pikërisht nëpërmjet pikëvështrimit të veçantë, natyrën e tij të vërtetë. Jo një roman për luftën, as një roman lufte, ku heronjtë veprojnë në kontekst militaresk. Jo, ky roman është drejtpërdrejt lufta. Është përqasja e luftës nëpërmjet syrit të viktimës që nuk gjykon, nuk dënon, por u komunikon të gjithëve vizionin e vet”. Shqetësimet e heshtura që gratë ia pohojnë vetëm vetes, përzier me ëndrrat për dashurinë, në një kohë kur dhoma ndriçohet me qiri dhe nuk ka bukë në sofër, nuk janë të lira të dalin në rrugë ku i presin plumbat dhe dhuna, janë fragmente që e bëjnë të afërt njohjen e lexuesit me ‘këtë luftë të vogël’, jo me atë që serviri media, jo me atë që u trumbetua së largu. Elvira Dones na sjell luftën intime të të vegjëlve dhe të mëdhenjve, luftën me të përditshmen e zymtë dhe më të ardhmen e pasigurt. Ja një episod i marrë nga faqet e romanit, ku shprehet ashiqare sa i vështirë është sigurimi i jetës për heroinat e “Luftës”: “Pa fjalë nxitojnë drejt një dyqani buke ku gjejnë një shitëse serbe, rreth të tridhjetave, veshur pastër me një përparëse të panjollë. Raftet janë thuajse plot me bukë të freskët. -Dokumentin,-urdhëron shitësja. Dokumenti kish qenë i një kosovari me origjinë nga Podujeva, topolak e babaxhan, ende një muaj më parë bënte një nga bukët më të mira të qytetit. Nita i drejtohet shitëses në serbisht, por tjetra nuk ha zbutje. –E kotë që na kërkon dokumente, se ti e di që jemi shqiptare-shpërthen Rea. Ndërkohë hyjnë dy gra serbe. -A po na ndihmon apo si?-provon përsëri Nita. Shkoni t’ju ndihmojë Blairi dhe Clintoni. Shkoni se ju japin bukën dhe ndonjë gjë tjetër”. Por përpjekjet nuk marrin fund këtu. Nëpër faqet e “Luftë e vogël e përkorë” lexuesi njihet me historitë e familjeve që gjatë shpërnguljeve humbin burrat e shtëpisë, gra që dhunohen, fëmijë që vriten pa mëshirë. “Mapo” boton një prej këtyre historive.

Për këtë libër, sado material të kisha mbledhur, sado statistika të kisha ndër duar, nuk do kisha shkruar dot kurrë pa dëshmitë e njerëzve që atë luftë e pësuan dhe përjetuan

Nga ROBERTO SAVIANO

F

Elvira Dones

"Ky është një roman e jo një kronikë gazetareske, ndaj e vetmja përgjegjëse për ngjizjet mes ngjarjeve reale e lirisë rrëfimtare, është autorja"

ill pasi ke lexuar keto faqe, mëson se nuk ekziston një luftë përnjëmend e rrëfyer, po të mos kesh dëgjuar rrëfimin e grave që e kanë përjetuar atë. “Luftë e vogël e përkorë”, roman i shkëlqyer i shkrimtares Elvira Dones, shqiptare që jeton ne Shtetet e Bashkuara e shkruar në italisht, në gjuhën e saj të dytë, është një libër i vogël që përmban gjithë tmerrin që mund të shpërthejë nga Kutia e Pandorës në një komunitet që shpërbëhet nga themelet. Një komunitet ku tjetri, fqinji, në fillim i afërt, për shkak të ndërhyrjes së një politike të marrë kthehet tashmë në Armik, në Të Keqen. Ky roman i shkurtër ndërthur me origjinalitet e mjeshtëri dy fije narrative - rrethimin dhe kthimin- tema që ushqejnë letërsinë që nga kohët e Homerit. “Luftë e vogël e përkorë” rrëfen rrethimin e çuditshëm të tri grave të ngujuara në shtëpi pa ushqim e pa ndihma,


MAPO

17

Libri

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

Njerëzit jepnin ç’kishin, kurse hajnat krasisnin me plumba nja dhjetë prej tyre, e kamionët niseshin me plaçkën e re te luftës e këmbësorët mbeteshin në shoqërinë e kufomave të freskëta. Fragmente nga “Luftë e vogël e përkorë”/ Përndjekje dhe dhunë në sy të fëmijëve

E rëndësishme ishte të shikoje sa më pak P

Lufta e grave

në një qytet tashmë pre e një armiku të egër. Dhe rrëfen, njëkohësisht, përpjekjen e pamundur të dy vëllezërve adoleshentë për t’i shpëtuar dhunës së skajshme e vdekjes, drejt një shtëpie të re, një atdheu të ri të mundshëm. “Luftë e vogël e përkorë’ është një libër që kam mbajtur me vete për një kohë të gjatë: në çantën e shpinës, në xhepin e xhakaventos, në trastën e ndenjëses cip me letra të makinës së shpurës sime. Ky libër rrëfen për herë të parë se sot, në këtë të sotmen tonë të mallkuar, në Perëndimin demokratik e me të drejta universale njerëzore të përmbushura, morti, arratia, kthimi ndoshta i pamundur në komunitetin tënd të humbur, nuk janë përvoja aliene e fantastike, por ngjasi reale. Sepse kanë ndodhur, në zemër të Europës, pas një paqeje të gjatë. Elvira Dones na thotë se lufta nuk është diku tjetër; në të kundërt, ajo mund të jetë këtu, një fije larg gjërave që na janë të shtrenjta e që pandehnim të sigurta deri dje. Dhe kjo mund të ndodhë sa herë që një komunitet sakatoset në elementët e vet përbërës, elementë këta që më parë ishin pjesë e një të tëre. Natyrisht, një roman nuk është një profeci. Na takon neve, i takon lexuesit, të kapë e të krijojë të vërtetën e vet. Qyteti i romanit të Elvira Donesit është Prishtina, një hije në hartën gjeografike, kryeqytet i Kosovës, ku dikur jetonin sëtoku kosovarë shqiptarë, në shumicën myslimanë, dhe serbe. Në vitin 1999, Prishtina u bë teatër i një lufte që,

ndonese kaq pranë në kohë e gjeografi, nuk zë më vend në bisedat tona prej kohësh.Qe teatër i një lufte të frikshme, po cila luftë nuk është e tillë? Dhe sa prej nesh dinin, sa për të marrë një shembull, për Benghazin, para se gazetat të shkruanin për gratë e vrara nga snajperët, teksa nga ballkonet përpiqeshin t’u jepnin ujë opozitarëve të regjimit libian? Le ta themi që në krye: “Luftë e vogël e përkorë” nuk ka kurrfarë simpatie për luftëtarët filoshqiptarë që iu kundërvunë epërsisë derrrnuese ushtarake serbe dhe pastrimit etnik te Millosheviçit. Në roman dhuna vërshon mbi viktimat si kamzhik, e toni mbizotërues është ai i “pietas” kundrejt viktimës, jo indinjatë. Por, kushdo që do ta lexojë, do të gjejë-me të gjitha elementët tipikë të një romani e në thurjen e personazheve - paragrafë që hedhin dritë mbi arsyet sesi edhe një qytetar çfarëdo, një përkrahës i bindur i liderit Ibrahim Rugova, u shtërngua, për shkak të realitetit historik, t’u qaset formacionet të armatosura (nganjëherë të udhëhequra nga veteranë të luftës boshnjake) të separatistëve shqiptarë të UÇK-së, pa ia bërë pyetje vetes në kishte qenë UÇK-ja që i kishte nisur veprimet luftarake nëpërmjet terrorizmit antiserb....

ara se ta vrisnin, ata ia zhvatën gjysh Ibrahimit paratë e ia shkulën sahatin nga kyçi i dorës. E kapën gjyshe Sevdijen nga nofullat, ia hapën gojën për dhëmbë floriri dhe meqë nuk gjetën, e qëlluan, i derdhën njëqind të shtëna në trup, ndoshta njëmijë; gjyshi rënkoi prej dëshpërimit dhe u rrëzua në tokë. Blerimja përpiqej të mos qante, po ashtu dhe Fatmiri. Ata e ngritën gjyshin si një kukull prej lecke, ia zhveshën jelekun me qëndisma të fildishta që e kishte që nga dita e dasmës me gjyshe Sevdijen. Njëri prej tyre tha se gjëra të tilla me vlerë sot nuk i gjeje më as po t’i kërkoje me qiri; do ia çonte të birit për dasmën me atë bythëderren që kish zgjedhur për nuse, sikur të mos kish femra me të përtypshme Serbia. Mandej kërkuan prapë para, por gjyshi Ibrahim nuk kishte më ç’t’u jepte, kështu që i ulëritën Smrdljivi šiptar dhe e vranë edhe atë, po ashtu, duke përdorur shumë plumb, ndërsa axha Bujar i urdhëronte fëmijët që t’i mbanin kokat ulur e të mos shikonin. Jehonës i shpëton në pantallona. Bora niste të villte zi se kishte tre ditë pa ngrënë. Serbët vranë edhe burra të tjerë, rreth dhjetë gjithsej, por për fat nuk shtinë mbi axhë Bujarin. I ndanë fëmijët nga të rriturit. Pastaj ndërruan mendje dhe u ulëritën që të bashkoheshin përsëri. Urdhrat vinin nga pesë burra të ndryshëm kështu që s’merrte vesh i pari të dytin dhe po t’u bindeshe urdhrave të njërit, të vriste ai tjetri, e njerëzit binin si pula e serbët gajaseshin me sa u hanin mushkëritë. Blerimja i hapte sytë fort e bindur se, sa më ngultas të shikonte, aq me shans kishte që t’i ndalonte plumbat në drejtim të Fatmirit. Duhej t’i ndalonte me sy, si në filma, nuk kishte rrugë tjetër. E ajo i ndaloi fakt, se pas vdekjes së gjyshërve, për disa orë, asnjë prej grupit nuk pësoi më gjë. Po bie nata. Gjithë pasditen i kishin përplasur stivë mbi dy kamionë të hapur, duke u ndalur vetëm kur hasnin grupe të përndjekurish. Serbët zbrisnin e i zhvatnin gjindjes gjithçka; u thoshin se për të hipur në kamion duhet të paguanin më parë. Njerëzit jepnin ç’kishin, kurse hajnat krasisnin me plumba nja dhjetë prej tyre, e kamionët niseshin me plaçkën e re të luftës e këmbësorët mbeteshin në shoqërinë e kufomave të freskëta. Sipër në kamion villej, urinohej, pështyhej, qahej bëhej e trasha. Mandej serbët ndalnin përsëri: u çirreshin grave të zbrisnin e i shtynin drejt pemëve; edhe pemët ulërinin; e cubat hungëronin; e kur binte heshtja e gratë ktheheshin, nja dy prej tyre s’ktheheshin më; e teta Dardana e axhës Bujar u përgjërohej vocrrakëve të mos hapnin sytë kurrsesi. - Po më morën mua mos shikoni e mos bërtisni emrin tim, ju mos shikoni e mos bërtisni, e mos lejoni babën tuaj të më mbrojë, se mandej e dini çfarë i bëjnë e ju mbeteni vetëm e mua s’më shpëton dot njeri prapëseprapë. Morët vesh? A më dëgjuat mirë? A kuptove, Borë e nanës? Teta Dardana i besonte Borës, ashtu siç i besonte Blerimes

mami Hana, domethënë plotësisht. Pastaj gruaja kish llangosur fytyrë e rroba me jashtëqitjet e kamionit dhe Blerimen kjo e kish hutuar krejt ngaqë kutërbimi ta merrte frymën, por nuk kish thënë gjë, se në atë çast duhej të përqendrohej te Miri i saj.

Kishin mardh, nuk dinin ku gjendeshin perveç faktit që diku, jo larg, duhej të kalonte një lumë, ngase hera- herës dëgjohej gurgullimë ujërash. Kamionët rrihnin ca udhë pa kuptim; niseshin, frenonin, niseshin përsëri, zbrisnin njerëz, hipnin njerëz, vidhnin njerëz, merrnin gratë, vrisnin gratë, pështynin gratë, bënin ahengje të reja bastisjesh nëpër fshatra e niseshin prapë për udhë. E rëndësishme ishte të shikoje sa më pak tani, se sytë ndërkohë ishin lodhur vërtet. Ka të drejtë teta Dardana, mos shikoni mos bërtisni mos më mbroni, mos thërrisni emrin tim! lshte pak si lojë kukafshehthi, mendon Blerimja, kur ke gjetur një vend të sigurt, më mirë të rrish strukur që mos të të gjejnë. Vendi i saj i sigurt ishte Fatmiri. Kamionët qenë nisur përsëri për udhë. Në të hyrë të një fshati memec qenë ndalur një çast, pa i shuar motorët. Shtegu i përbaltur që çonte te stallat mbulohej nga kufoma; shoferët e kamionëve këputën ca fjalë të ndyra gjithë qejf dhe u nisën zigzag në kërkim të kurmeve të shtrirë; i shtypnin, dhe qeshnin, dhe hidheshin më tutje për të hekurosur të tjera plehra atje poshtë; e hera herës dheu rënkonte, balta kërcite përzier me kocka, ndonjë shpirt që ende nuk kishte dalë lëshonte grahma, por kot, kot ankohej, mendoi Blerimja. I zbritën nga kamionët për të njëmijtën herë. E vogla shtërngoi si darë dorën e Fatmirit, vëllai ia shtërngoi po aq fort e axhë Bujari nga ana e vet i shtërngoi të pesë fëmijët rreth vetes. Amanet tët vëlla shpirti im. Mos ki merak mami. Ata filluan prapë ato gjërat me gratë, ato vinin kujën luteshin heshtnin rënkonin. Ose vdisnin. Të ulërije me sa kishe në kokë s’ishte gjë e mençur se nuk nxirrje gjë, ose mund edhe të bërtisje po të mos përmbaheshe dot, por ishte më mirë të bërtisje së brendshmi, që ishte ndryshe. Axha Bujar tha: -Fëmijë, mbyllni veshët nuk duhen dëgjuar këto gjëra. E në atë çast se nga mbinë të tjerë ushtarë e milicë, disa prej tyre kishin ato bandat e frikshme në kokë dhe brohorisnin: Živela Srbija Kosove je Srbija Rroftë Serbia e serbëve Rroftë bota e serbëve dhe gjithë qielli i serbëve! Por fjalët u dilnin me jargë e zërat u shprisheshin e këmbët as e kishin idenë se ku shkonin. Blerimja shtërngonte dorën e Fatmirit, dridheshin të dy. I shtynë në një stallë ku kishte vetëm lopë të vrara. Bora pyeti nën zë për emrin e fshatit, por axha Bujar ua preu se nuk u hynte në punë tani. Dyshemeja prej dheu mbulohej me kashtë sëpata kazma e gjak.


MAPO

18

Libri

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

Janë vërtet të mrekullueshme këto fjalime. Janë shpeshherë një dëshmi e dhuntisë hyjnore të gjuhës për të zbuluar çfarë nuk mund të zbulohet me asnjë lloj skaneri apo rezonance magnetike. Gjuha është skaneri i shpirtit, por jo gjithkush mund ta përdorë atë. Janë pak. Nobelistët janë pararojë e kësaj pakice.

“Nobelistët”, botuar nga “Tirana Time”, në përkthimin e Urim Nergutit

Kështu folën nëntë shkrimtarë nobelistë Preç Zogaj

“Vetmia do të jetë fati i tij”, thotë Le Clezio për shkrimtarin. “E tillë ka qenë ajo gjithmonë”. Sentencat e Kertesz për rënien dhe letargjinë e individëve përballë fatit të keq kanë një mprehtësi të pashoqe

Orhan Pamuk është më i drejtpërdrejtë, disi më retorik, tek i ngarkon letërsisë barrën e gjithë kurave. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur, thotë ai. Me të gjithë ju. Me të gjithë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë vetëm, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, vetëm duke e ndryshuar

Është zakon që në datën 7 dhjetor të çdo viti fituesi i ri i ‘Nobel’-it në letërsi të mbajë një fjalim para anëtarëve të Akademisë suedeze dhe të ftuarve të shquar në ceremoninë solemne të dhënies së çmimit. Që nga e enjtja e dytë e muajit tetor, kur shpallet fituesi i këtij çmimi sipëror, shkrimtari apo shkrimtarja fituese kanë më shumë se shtatë javë kohë për ta përgatitur fjalimin më të rëndësishëm e ndoshta edhe më të vështirin e jetës së tyre, atë që do të mbahet në katedrën e kurorave më të larta letrare të shekullit, që do të transmetohet e botohet nga mijëra media elektronike dhe të shkruara, që do të dëgjohet e lexohet nga elita e botës dhe masa më e madhe e artdashësve, bashkëkohës apo të ardhshëm. Në shumicën e rasteve, fjalimet e nobelistëve sjellin pasazhet e një rrëfimi të panjohur për takimin e tyre intim me muzën. Ato fjalime qëllon të jenë testamente letrare. Ato ngrenë pikëpyetje për jetën dhe ekzistencën. Ato rreken të formulojnë përgjigje të hapura, që nuk imponohen, por provokojnë dhe çlirojnë diskutime. Në rastet më të mira, ato janë modele të lakonizmit, shembuj të përqendrimit, një festë e vërtetë e fjalës, që na çon apo na përfshin në shkallën më të lartë të kënaqësisë dhe rrëqethjes intelektuale, që është pikërisht një mrekulli e fjalës. Nga kjo festë shekullore e fjalës së shkrimtarëve nobelistë, shtëpia botuese “Tirana time” u ka dhënë mundësinë lexuesve shqiptarë të lexojmë të përkthyer në shqip nga përkthyesi Urim Nërguti nëntë fjalimet e nobelistëve të periudhës 2001-2009, duke filluar me shkrimtaren gjermane me origjinë rumune Herta Muller, që fitoi çmimin ‘Nobël’ në vitin 2009 e duke përfunduar me “ intuitivin ” Naipaul, shkrimtarin britanik me origjinë nga Trinidad Tobago, nobelistin e vitit 2001. Në këtë përmbledhje me titullin “Nobelistët”, për kënaqësinë e ithtarëve të thellësisë dhe lakonizmit, gjejmë fjalimet e shkrimtarit frances Le Clezio, të shkrimtarit turk Orhan Pamuk, të shkrimtarit afrikanojugor Coetzee, të shkrimtarit hungarez Imre Kertesz, hebreut që u kurorëzua në vitin 2002. Fjalimi i gjithsecilit ka një bosht, një shqetësim apo një temë qendrore të veçantë rreth së cilës mblidhet lënda. Le Clezio shtron problemin e madh dhe të vjetër të kundërshtive letrare, ku spikat kundërshtia midis atyre që e frymëzojnë dhe atyre që e lexojnë shkrimtarin. “E si është e mundur të sillemi nga një anë njëlloj sikur asgjë në botë të mos kishte më tepër rëndësi se letërsia, kur nga ana tjetër është e pamundur të mos shohim rreth e përqark njerëz që luftojnë kundër urisë dhe që janë të detyruar të mbajnë për më të rëndësishme atë që fitojnë në fund të muajit. Sepse ai, shkrimtari, has në një kundërshti të re: ai nuk do të donte të shkruante për gjë tjetër veçse për ata të cilët kanë uri dhe tani zbulon se vetëm ata të tjerët që kanë për të ngrënë, kanë edhe mundësinë për të shquar ekzistencën e tij”, nënvizon Le Clezio. Qasja e tij për kundërshtitë është e gjerë dhe shumëplanëshe. Shkruan shumë bukur Le Clezio. Shkrimtarë, vepra, rryma, dukuri të periudhave të ndryshme bashkërenditen e nënrenditen natyrshëm e tejdukshëm në dijen e tij dhe kalojnë si mirazhe në një lumë të kulluar. Sepse ashtu si romanet, Le Clezio duket sikur edhe fjalimet i shkuan me bojë të kulluar uji. Përvojat që referohen apo përpunohen në kulturën e tij nuk janë shprehje e një manie për t’u dukur i ditur, por

shërbejnë për të ndriçuar në lidhjen e tyre fatin e letërsisë dhe të vetë shkrimtarit. “Vetmia do të jetë fati i tij”, thotë Le Clezio për shkrimtarin. “E tillë ka qenë ajo gjithmonë”. Hertha Muller, nobeliste e vitit 2009, vepra e së cilës përshkruan peizazhet e braktisjes dhe Imre Kertesz, nobelist i vitit 2002, vepra e të cilit përshkruan përvojën e brishtë të individit përballë arbitraritetit barbar të historisë, konvergojnë në temën e depersonalizmit të njeriut në diktaturë. Fjalia kyçe e fjalimit të Hertha Muller-it është “A ke shami”. Është një kujtim nga nëna, që merr vlerat e një metafore për qëndresën dhe vetminë. Ka mundësi, thotë Muller, që kjo pyetje në çdo kohë të mos ketë asnjë lidhje me shaminë, por me vetminë e mprehtë të qenies njerëzore. Kertesz ka jetuar në Hungarinë komuniste, por ka shkruar kryesisht për holokaustin nazist kundër hebrejve. Sentencat e Kertesz për rënien dhe letargjinë e individëve përballë fatit të keq kanë një mprehtësi të pashoqe. Kam parë sesi një popull përcillet drejt mohimit të idealeve të veta. Kam parë fillimet e përshtatjes, gjestet e kujdesshme. Kam kuptuar se shpresa ishte një vegël e së keqes dhe se imperativi kategorik i Kantit, etika, nuk ishte gjë tjetër veçse vasale e bindur e mbijetesës, shkruan ai teksa ka parë me sy funksionimin e një diktature. Tronditëse janë imazhet e fotografive me femra të qeshura dhe djem të rinj me vështrim të zgjuar, plot me vullnet të mirë, disa minuta përpara se të ngarkoheshin në trenat e vdekjes apo të ftoheshin në dhomat e gazit me mirësjelljen naziste “Në gaz, zonja dhe zotërinj!” Secili shkrimtar përqendrohet në një problem të veçantë të ekzistencës, por ndërkaq, si të jenë duke i kaluar njëri-tjetrit stafetën e një monologu që nuk ka të sosur, ata përballen të gjithë me pyetjen e përhershme përse shkruajmë dhe për kë shkruajmë. Nëse shkruajmë, kjo do të thotë se nuk veprojmë, thotë Le Clezio. Se ndihemi në vështirësi përballë realitetit. Në pikënisje të shtytjes së tij për të shkruar është lufta. Por jo lufta e madhe e ushtrive si çast historik. “Lufta për mua është ajo ku luftojnë civilët dhe sidomos të vegjlit”, shkruan Le Clezio. Është e re, është shumë prekëse kjo frazë. Përmes saj mund të zbërthehet një pjesë e madhe e veprës së tij. Orhan Pamuk është më i drejtpërdrejtë, disi më retorik, tek i ngarkon letërsisë barrën e gjithë kurave. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur, thotë ai. Me të gjithë ju. Me të gjithë botën. Shkruaj sepse më pëlqen të rri mbyllur në një dhomë vetëm, gjatë gjithë ditës. Shkruaj sepse nuk mund ta duroj ndryshe realitetin, vetëm duke e ndrysh-

Le Clezio shtron problemin e madh dhe të vjetër të kundërshtive letrare, ku spikat kundërshtia midis atyre që e frymëzojnë dhe atyre që e lexojnë shkrimtarin

uar. Shkruaj që gjithë bota ta dijë se çfarë lloj jete kemi jetuar dhe jetojmë, unë, të tjerët, ne të gjithë në Stamboll, në Turqi. Shkruaj sepse ky është një zakon, një pasion. Shkruaj sepse kam frikë të jem i harruar. Shkruaj sepse nuk arrij të jem i lumtur, çfarëdo që të bëj. Shkruaj që të jem i lumtur, rrëfen Pamuk. Kertesz nuk e ka vrarë mendjen dhe madje nuk ka qenë i interesuar të kuptojë përse shkruan. Por përgjigjja ka mbirë vetë nga përvoja e tij, teksa përballej vazhdimisht me pyetjen se çfarë gjëje të përbashkët kishte ai me letërsinë. “Sepse ishte e qartë: një vijë e pakapërcyeshme më ndante nga letërsia dhe idealet e saj dhe kjo vijë quhej Aushtviz”. Vetë shkrimtari ishte një i mbijetuar në këtë kamp nazist të vdekjes. Gjyshërit e tij kishin vdekur atje, ndërsa prindërit e tij ishin shkatërruar në Hungarinë komuniste. Ky fat i familjes së tij simbolizonte vuajtjet e mëvonshme të Hungarisë, por Holokausti mbeti mizoria dhe misteri më i thellë për të. Me Holokaustin Zoti vdiq dhe vlerat u shembën. Mbi perceptimin e kësaj kataklizme njerëzore shkrimtari austriak me origjinë hebreje, Stefan Svajg, kishte vrarë veten. Kërtesz ishte adoleshent në këtë kohë. Ai ishte një nga jetimët e shumtë, pasi “pas Aushtvicit ne kemi mbetur jetimë”, thotë ai dhe “na është dashur të krijojmë vlerat tona”. Ja edhe arsyeja e të shkruarit. Ai shkruan me qëllim që realiteti i pandreqshëm i Holokaustit të pjellë spiritualisht ndreq jen, domethënë pastrimin e shpirtit. “Kjo dëshirë ka frymëzuar gjithçka që kam bërë”, thotë ai më 7 dhjetor të vitit 2002 në Stokholm. Nga koha në kohë, nga kontinenti në kontinent, nga një fat në tjetrin, letërsia lind dhe ushqehet me burime universal dhe endemike, në shkaqe standarde dhe të pangjashme. Nobelisti V.S Neipaul nga Trinidat Tobago, vepra e të cilit u vlerësua lart sepse “na dënon të shohim praninë e historisë së ndrydhur”, rrëfen në shtatë dhjetorin e tij të vitit 2001 si më poshtë: “Unë duhej t’i shkruaja këto libra sepse nuk ekzistonte asgjë mbi këto çështje që të më jepte atë që dëshiroja. Doja të plugoja universin ta sqaroja për veten time”. Ai, më saktë edhe ai, ishte dënuar të ishte vetëm në rrethimin e të panjohurave dhe magjive, të cilat i ka ftilluar e shtyrë tutje duke shkruar libra. Pa shpjeguar asgjë. “Duke qëndruar rrafsh me tokën”. Janë vërtet të mrekullueshme këto fjalime. Janë shpeshherë një dëshmi e dhuntisë hyjnore të gjuhës për të zbuluar çfarë nuk mund të zbulohet me asnjë lloj skaneri apo rezonance magnetike. Gjuha është skaneri i shpirtit, por jo gjithkush mund ta përdorë atë. Janë pak. Nobelistët janë pararojë e kësaj pakice. Libri me fjalimet e tyre është argëtim dhe punë për cilindo që dëshiron të shijojë diçka nga mrekullia e gjuhës dhe njëherësh të thellojë njohjen për botën e letrave. Fjalimet e nobelistëve sjellin pasazhet e një rrëfimi të panjohur për takimin e tyre intim me muzën. Ato fjalime qëllon të jenë testamente letrare. Ato ngrenë pikëpyetje për jetën dhe ekzistencën. Ato rreken të formulojnë përgjigje të hapura, që nuk imponohen, por provokojnë dhe çlirojnë diskutime. Në rastet më të mira, ato janë modele të lakonizmit, shembuj të përqendrimit, një festë e vërtetë e fjalës, që na çon apo na përfshin në shkallën më të lartë të kënaqësisë dhe rrëqethjes intelektuale, që është pikërisht një mrekulli e fjalës.


MAPO

19

Libri

E hënë, 11 27qershor shkurt 2012 2012 www.mapo.al

UET-press

Europa duket se është vendi i parapëlqyer i dukurisë partiake, i cili, për më tepër, e kufizon veprimin e tij brenda vendeve perëndimore. Për shkak të këtyre karakteristikave ai kthehet në një objekt të preferuar për dijen politike

Partitë politike, të zgjedhësh një qëndrim N

Libri “Partitë Politike” i autorit Daniel-Louis Seiler, botuar nga UET Press, sjell informacion të vlefshëm për studentët e shkencave politike, për gazetarin që kërkon të kuptojë masën e informacionit të prodhuar nga partitë politike të huaja, por edhe qytetarin që e bren i njëjti shqetësim. Jo gjithmonë -thotë autori- të studiosh dukurinë e partive politike do të thotë të pozicionohesh në një kamp të caktuar politik.

ë vitin 1981 Maurice Duverger, specialisti më i madh francez i partive, ende mund ta justifikonte publikimin e një vepre në format xhepi dhe pa rishikim, që nuk ishte prekur që prej vitit 1957. Ndërsa në prag të mijëvjeçarit të dytë, botimi i parë i “Partitë politike”, nga Daniel Loius Seiler, i shkruar në vitin 1992, dukej tepër i largët për shkak të evoluimit të madh të partive. Dy ndryshime e bëjnë të duket disi i vjetërsuar tekstin tonë pedagogjik të vitit ‘92. Nga njëra anë, partitë politike kanë pësuar deri diku shndërrime të vrullshme, përballen shpesh me mosmiratimin e opinionit dhe ftohjen e qytetarëve. Në vende si Austria, Belgjika dhe Zvicra, me traditë të qëndrueshëm, raporti i forcave midis partive ndryshoi plotësisht. Të tjerë, si Italia, e ndryshuan tërësisht sistemin e partive, ndërsa “demokracitë e vjetra popullore” zbuluan entuziazmin e lojërave elektorale dhe të ithtarëve. Kjo është arsyeja që autori vendosi të sjellë një botim të dytë, i përditësuar dhe i përmirësuar me kapituj të rinj, ndërsa shtëpia botuese UET Press e ka sjellë të përkthyer për lexuesin shqiptar. Punimet mbi partitë politike kishin ngelur në një pikë të vdekur, aq sa Paskal Perrineau duke folur për këtë thoshte “një objekt i humbur”. Por duke filluar nga mesi i viteve ’90, “Bukuroshja e fjetur” zgjohet dhe dalin një mori studimesh që i trajtojnë partitë në aspekte të ndryshme. Kjo dinamikë, me tipare të theksuara europiane dhe anglosaksone, përfshiu edhe Francën. Për më tepër, ky botim i dytë merr përsipër të dallojë që në fillim thelbin nga thellimi. Botimi i parë i librit kishte si qëllim realizimin e një sinteze mbi partitë politike. Ribotimi, përveç përditësimit, përmban materiale në paragrafë të nënvizuar, të cilat kanë për qëllim si thellimin, ashtu edhe ilustrimin e argumenteve. Kështu, mundësohen dy mënyra leximi. E para lehtëson sintezën dhe një shikim të shpejtë të problematikës së partive politike; kjo mënyrë leximi mbështetet në tekstin e lexuar në vijueshmëri. E dyta, më e përpiktë, nëpërmjet një ecurie deri diku enciklopedike, hedh dritë mbi disa aspekte të njohurive në lidhje me partitë politike (p.sh programi “Bad Godesberg” i SPD, shpesh i cituar si shembull nga shtypi, por që pak lexues e njohin); kjo metodë mbështetet mbi hipertekstin, domethënë materiale të nënvizuara. Kuptohet vetvetiu që është ende në fuqi leximi klasik, i praktikuar nga miku i librit që nuk ngutet. Partitë politike duken si “ bij të padëshirueshëm” të demokracisë. Pierre Avril, duke komentuar ligjërimin e filozofisë politike klasike për to, i konsideron si “nocioni i pamendueshëm”. Ideja e partisë -shkruan ai- ka diçka që është politikisht kundër natyre; ajo është sinonim i ndarjes, dhe urtësia na mëson që nga Platoni se nuk ka gjë më të keqe për polisin sesa ndarja. Në fakt, të gjithë burrat e shtetit që merituan këtë titull luftuan kundër frymës së grupazhit: nga Richelieu dhe Mazarin, te Gjeneral De Gaulle, që përdorte termat më

të fortë për të stigmatizuar “regjimin e partive”. Madje, në zemër të debatit partizan, intelektualë të “angazhuar”, si Bolingbroke ose Madison, shfaqin me anë të shkrimeve bezdinë që u shkakton kjo lloj kritike e përgjithshme ndaj partive, që kontraston me angazhimin e tyre partizan. Në krahasim me Hobbes ose Rousseau, përgjigjja e tyre ndaj dilemës tregon një modernitet politik më të madh: partia është gjithmonë ajo e kundërshtarit. Tmerri ndaj faktit partizan u shfaq ndonjëherë në praktikë në mënyrë të habitshme. Kështu, Monroe, dishepull i Madison, pas të cilit vijoi si President i ShBAsë, nuk ngurroi aspak të realizonte shkrirjen e pamundur të dy partive, republikan demokrate dhe federaliste, duke përuruar “epokën e ndjenjave të mira”, që sidoqoftë pati jetë të shkurtër. Në studimin e tij mbi procesin e pranimit ideologjik të dukurisë partiake, Richard Hofstader konstaton se ky i fundit ndodh kur sistemi i partive është tashmë i rrënjosur mirë në realitetin politik të vendit. Kjo shpjegon edhe hendekun midis Anglisë dhe ish-kolonive të saj dhe afërsinë midis pozicioneve të Bolingbroke dhe Madison, edhe pse i ndan një shekull. Paralelizmin mund ta shpiem dhe mund të themi se Charles de Gaulles ishte për Francën, ashtu si Bolingbroke ishte për Anglinë dhe Madison për ShBA: të tre urryen ndarjet në një kohë kur partitë po bëheshin një realitet. Megjithatë, duke qenë pragmatikë, ata nuk ngurruan, kur u jepej rasti, të krijonin parti, si De Gaulle e RPF dhe Bolingbroke Country Party ose morën pjesë në krijimin e saj, si Madison. Për ironi të fatit, pas vdekjes së Bolingbroke, Tori dhe Vings u bënë më të fortë se kurrë, ajo e Madison pa të triumfonte me Jackson sistemin aktual të partive dhe Republika V kurorëzoi vendosjen e sistemit të parë partiak të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar që Franca kishte pasur ndonjëherë. Dikush mund të mendojë se janë luftime në prapavijë. Por ata dëshmojnë për një frymë, në mos të qëndrueshme, të paktën të përsëritshme. Për këtë dëshmojnë shumë artikuj të shtypit, që herë pas here flasin për krizë të partive ose të militantizmit. Sidoqoftë, dukuria partiake është e pashmangshme. Partitë politike përbëjnë kushtin sine qua non të funksionimit të regjimit përfaqësues. Përgjatë historisë, sa herë që vdiste një demokraci liberale, qoftë nga goditjet e disa luftëtarëve të çartur apo të disa guerileve nostalgjikë të absolutes rusoiane, vendimi i parë i padronëve të rinj ishte të shfuqizonin partitë në rastin e parë ose pluralizmin e partive në rastin e dytë. Shpesh herë, kur vuajnë nga mungesa e respektit borgjez nguten të krijojnë imitime partish: organizata pseudo moderniste ose rripa transmisioni në gjirin e një fronti. Nga ana tjetër, sapo disa entuziastë apo lajmëtarë të një pranvere demokratike çajnë akullin e diktaturës ose të totalitarizmit, kemi të bëjmë me një lulëzim shpërthyes të partive politike. Të tilla lulëzonin në Budapest në vitin 1956, në Pragë më 1968 dhe pastaj në Lisbonë, Athinë, Madrid, Var-

shavë dhe në të gjithë ish-kampin e fortifikuar sovjetik. Dukuria partiake jo vetëm që është e pandashme nga demokracia perëndimore, por edhe përbën një tipar të veçantë të saj. Ndoshta për këtë arsye është e vështirë të përshtatet me klima të tjera. Në Perëndim, ShBA dhe Commonwealthi i bardhë, bien në ekzotizmin simplist me sistemin e tyre dypartiak, me atë pothuaj dypartiak dhe me sistemin dy parti e gjysmë. Edhe vetë Mbretëria e Bashkuar nuk e njeh sistemin dypartiak: shumë parti arrijnë të kenë një përfaqësim shumë të dobët në parlament falë manipulimeve në mënyrën e votimit. Dhe nëse të Gjelbrit nuk arritën të kenë asnjë vend në Parlamentin e Strasburgut, megjithëse morën 10% të votave në zgjedhjet europiane të 1994-ës, nacionalistët skocezë e arrijnë këtë rezultat që prej vitit 1979. Ka asamble parlamentare që numërojnë në gjirin e tyre më shumë se 10 parti politike: Italia, Holanda, Zvicra, Danimarka dhe shpesh Belgjika. “Nuk ka gjithmonë një dualizëm partish, por ka pothuaj gjithmonë një dualizëm tendencash. Çdo politikë nënkupton një zgjedhje midis dy lloj zgjidhjesh: zgjidhjet e ndërmjetme janë ose me njërën ose me tjetrën. Me fjalë të tjera, qendra nuk ekziston në politikë: mund të ketë një parti të qendrës, por jo një prirje të qendrës, një doktrinë të qendrës. Çdo qendër është e ndarë në dy pjesë: qendër e djathtë dhe qendër e majtë. Sepse qendra nuk është gjë tjetër veçse grupimi artificial i pjesës së majtë të së djathtës dhe i pjesës së djathtë të së majtës”, shprehet autori i librit Daniel Louis-Seiler. Europa duket se është vendi i parapëlqyer i dukurisë partiake, i cili, për më tepër, e kufizon veprimin e tij brenda vendeve perëndimore. Për shkak të këtyre karakteristikave, ai kthehet në një objekt të preferuar për dijen politike. Cilat mund të ishin konturet e një sociologjie politike të partive? Shqyrtimi i dukurisë partiake në kategorinë e shkencave sociale shfaqet si një realitet i vëzhgueshëm mjaft i vjetër. Të përshkruash historikun e tij është njëlloj si të tregosh historinë e shkencave politike. Megjithatë, lustra e vendosur nga vitet mbi studimin e partive, nuk i ka dhënë aspak statusin absolut të një paradigme: edhe sot politologë, sociologë dhe historianë nuk bien fare dakord kur vjen puna për t’i përkufizuar. Për disa kërkues, të flasësh për partitë politike do të thotë të merresh me një çështje ku je i detyruar të zgjedhësh një kamp, të pozicionohesh. Jo më kot Jean Blondel për veprën kushtuar partive zgjodhi nëntitullin që thotë shumë: A genuine case for discontent… Grupi i lexuesve të këtij libri mbetet i njëjtë: studenti që merret me fushën e partive politike, lëndë që zhvillohet në departamentet e Studimeve Politike, gazetari që kërkon të kuptojë masën e informacionit të prodhuar nga partitë politike të huaja, por që në fakt janë gjithnjë e më pak të huaja, sidomos gjatë zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, qytetari i brejtur nga i njëjti shqetësim ose edhe më gjerë...


20

MAPO

Dhuna e tifozëve

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

sport

UEFA, gjobë dhe paralajmërim Rusisë UEFA nuk do të tolerojë asnjë shenjë dhune apo racizmi gjatë Kampionatit Europian dhe do të përdorë dorën e hekurt ndaj të gjitha federatave, tifozët e të cilave prishin festën dhe qetësinë e kompeticionit. Qeveria e futbollit pritet të marrë një masë të rëndë ndëshkuese ndaj federatës ruse, pas dhunës që tifozët e saj, sic tregojnë dhe pamjet,

ushtruan ndaj punonjësve të stadiumit të Vroklav, në suksesin 4-1 të përfaqësueses së Dik Advokat ndaj Republikës Çeke. Komisioni disiplinës së UEFA-s do të marrë në shqyrtim cështjen ditën e mërkurë, duke u bazuar dhe në provat televizive që janë ofruar nga kanali polak, TVN24, ku shikohet qartë sesi disa të rinj rusë godasin barbarisht disa prej

punonjësve të stadiumit në ambjentet e metrosë që gjendet brenda impiantit. Si pasojë e kësaj ngjarjeje mbetën të plagosur katër punonjës. Federata ruse rrezikon një gjobë të madhe financiare dhe një paralajmërim për rastin, i cili nëse përsëritet mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe në përfaqësimin e Rusisë në këtë kompeticion.

Spanja e nis me barazim, kampionët në fuqi ndalen nga Italia Ka qenë një ndeshje e bukur me shumë raste për shënim dhe me “Furia Roja” që e ka mbyllur 90 minutëshin në kërkim të golit të dytë

spanjë-itali 1-1 Spanja Fabregas

Jeton Selimi

Spanja dhe Italia kishin vendosur të befasonin që me formacionet e hedhura nga minuta e parë, kur trajnerët Del boske dhe Prandeli dribluan të gjitha parashikimet e mundshme. Del Boske vendosi të adaptojë në përfaqësuesen e “Furia Roja” taktikën katalanase 4-3-3, duke hequr dorë nga Torres dhe duke aktivizuar Fabregas që do të mbështetej nga Injesta dhe David Silva. Ndërsa Prandeli ka lënë gojëhapur të gjithë orakujt me aktivizimin e Emanuele Xhakerinit nga minuta e parë ndaj kampionëve të Europës dhe Botës, duke lënë në stol Balzaretin. Ndeshja nis e fortë dhe Spanja kërkon të fusë menjëherë nën kontroll lojën, por duket se Italia nuk ka ndërmend të zbresë në fushë e mundur përpara kohe, madje, shohin përpara drejt kuadratit të mbrojtur nga Iker Kasijas. “Furia Roja” mund të kishte shënuar me një goditje të David Silvas, që bën gjithçka mirë në zonë, përveç ekzekutimit, duke e dorëzuar topin pa potencë në duart e Xhixhi Bufon, ndërsa të kaltërit rrezikojnë seriozisht me një goditje dënimi të Pirlos, që e detyron Kasijasin të grushtojë në këndore. Loja është tërheqëse dhe të kaltërit po luajnë si të barabartë me kampionët në fuqi, ndërsa dy tifozëritë duket se janë në unision, teksa performojnë “ole” pafund në stadiumin e Gdanskut, duke e bërë edhe më emocionuese ndeshjen. Injesta do të vërë në provë reflekset e Bufon, me portierin e Juventusit që pret qetësisht, ndërsa, pak çaste më parë do t’i vinte radha Iker Kasijasit, gardianit të Realit të Madridit që të

Injesta

Silva Ksavi

Buskets

Arbeloa Pike Ramos Kasijas Alba

Alonso

Problemi më i madh i Del Boskes ka qenë zgjedhja e sulmuesit, duke qenë se si Jorente, ashtu edhe Torres dhe Negredo pretendonin fanelën e titullarit

formacion 4-3-3

Italia Bufon Bonuçi

Kielini Xhakerini

De Rosi

Markizio Pirlo Mota Kasano

Maxho

Baloteli

formacion 3-5-2

neutralizojë Antonio Kasanon dhe më pas goditje të rreptë të me të majtën të Markizios. Spanja kërkon të befasojë mbrojtjen kundërshtare me kombinimet e shpejta të lojtarëve të saj, duke depërtuar mirë në brendësi të saj, por pa arritur në asnjë moment që të krëcënojë rrezikshëm, sepse asnjë top nuk shkon drejt kuadratit. Më ndryshe rastet e të kaltërve, që e mbyllin pjesën e parë duke ushtruar presion në portën e Kasijas, që detyrohet të bëjë një superpritje pas goditjes me kokë të Tiago Motës, çka ruan bardhësinë e shifrave në fraksionin e parë të lojës. 45 minutat e dyta do të nisin me të njëjtat formacione, duke treguar se trajnerët presin shumë nga titullarët e tyre. Fabregas mund të kishte

Dëmtimi i Barzajlit ka bërë që të Prandeli të spostojë në qendër të mbrojtjes Daniele De Rosin dhe të aktivizojë në mesfushë Tiago Motan

shënuar në të 50-ën me goditjen e tij nga jashtë zonës, por është Bufon që grushton, duke mbajtur në lojë Italinë e tij. Spanja rrit presionin dhe ky presion bën Maxhon të gabojë në një kthim topi, por Injesta nuk e çon topin në kuadrat, pasi e ngushton shumë rrezen e goditjes, ndërsa Bufon devijon me një gisht të vetëm në këndore. Është një start fraksioni më i mirë për Spanjën, teksa të besuarit e Del Boskes arrijnë ta mbyllin Italinë në zonën e saj në minutat e para, por Baloteli me një kundërsulm do të kishte të gjithëe kohën e duhur për të shënuar, por ka pritur aq shumë sa i ka dhënë mundësi Ramosit të ndërhyjë dhe të rikuperojë gabimin e bërë. Gabim që Prandeli nuk ia fal duke e ndërruar menjëherë me Di

Spanjë-Itali 1-1

Natalen në minutën e 55-të. Dhe do të jetë pikërisht Di Natale ai që do të çojë peshë zemrat e tifozërisë italiane, kur pas harkimit të Kasanos pas shpinës së mbrojtjes, do të depërtojë me shpejtësi në zonë dhe do të mposhtë Kasijasin me një të djathtë të saktë. Italia në delir, por delir që u kushton, pasi spanjollët do të mbyllin një trekëndësh në zonën e kaltër dhe Fabregas do të barazojë me një të majtë të fortë, duke rikthyer ekuilibrat. Do të kenë një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar spanjollët, por vetëm Torres e di sesi nuk ar-

riti të driblojë Bufonin, ndërsa pak çaste më pas, në të 75-ën, goditjavolej e Di Natales përfundon për pak jashtë. Spanja kërkon të shënojë dhe duket më këmbëngulëse, por edhe njëherë Torres do të gabojë, me Bufon që kishte dalë përpara, lobi i spanjollit del jashtë portës. Rastet janë, madje humbet edhe Italia me Markizion, që ia dorëzon në dorë topin Kasijasit pas një kombinimi të bukur me Di Natalen. Megjithatë nuk ka më kohë, mbyllet në barazim ndeshja e parë e kampionëve të Europës, që u ndalën 1-1 nga Italia.

Kroacia mposht Irlandën dhe merr kreun e Grupit C Mario Manxukiç do të jetë heroi i takimit me dy golat e tij, që u siguroi tre pikët të tijve Irlanda dhe Kroacia ishin dy skuadrat të konsider uara “outsiders” që ndesheshin mes tyre me dijeninë se mund të merrnin kreun e grupit në rast se do të fitonin. Irlanda e Trapatonit do të ndeshjen me një skuadër më eksperte se ajo, Kroacia, e cila ka qenë vitet e fundit në të gjitha veprimtaritë e mëdha. Dhe kjo do të kuptohet shpejt, shumë shpejt, kur Manxukiç do të shënojë në minutën e 3-të golin më të shpejtë të këtij Euro 2012. Megjithatë, irlandezët nuk do të pajtohen, sepse 16 minuta më pas do të barazojnë, kur Ledger do të lëvizë

mirë në zonën e rreptësisë dhe pranë shtyllës së dytë do të barazojë rezultatin në 1-1. Duket se ishullorët kanë gjetur ritmin e duhur dhe po u përgjigjen me të njëjtën monedhë ballkanasve duke dhuruar një ndeshje të bukur për t’u parë sepse të dyja skuadrat hapen dhe do të ketë raste të mira për shënim. Loja është e fortë dhe lojtarët, të njohur për ndërhyrjet e ashpra nuk ua kursejnë njëri-tjetrit ato. Ndërsa ekipet bëhen gati të shkojnë në pushim në barazim, ka menduar Jelaviç të kthejë Kroacinë në avantazh. Ka qenë një goditje nga jashtë zonës e Modriç, por që është devijuar dytri herë përpara se të përfundojë te Jelaviç, që mposht për herë të dytë Shei Givën. 1-2 dhe Kroaci e sheh veten edhe në vend të parë në grupin C. Në pjesën

e dytë, trajnerët do t’u qëndrojnë besnikë 11 lojtarëve me të cilët e nisën këtë sfidë. Dhe ai që ka bërë mirë duket se është Biliç, sepse Manxukiç do të realizojë golin e tretë për të tijtë dhe të dytin personal në minutën e 48-të të takimit, duke e bërë më të sigurt fitoren e ballkanasve. Minutat në vijim do të jenë të qeta, sepse Kroacia nis të ruajë energjitë e saj, ndërsa Irlanda nuk e ka forcën goditëse për të bërë dëm në kuadratin e Pletikosas, pavarësisht se në dy-tre raste rrezikojnë nga lufta në ajër. Në fund të takimit janë irlandezët ata që me forcën e dëshpërimit kërkojnë të rikthehen në lojë, por pa mundur dot ta bëjnë një gjë tillë. Përfundimisht, fiton Kroacia, e cila lë pas në renditjen e grupit C, Spanjën dhe Italinë.

Ndërsa ekipet bëhen gati të shkojnë në pushim në barazim, ka menduar Jelaviç të kthejë Kroacinë në avantazh. Kroatët festojnë fitoren


Defekti me ajrimin

e hënë, 11 QERSHOR 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Poloni-Greqi, temperatura në stadium ishte 40 gradë! Sikur të mos mjaftonte mos shlyerja financiare ndaj punonjësve të stadiumit të Varshavës apo dhe mospërfundimi në kohë i parkingut në stadiumin e Lviv, tashmë për dy vendet organizatore Poloninë dhe Ukrainën shfaqen të tjera probleme, sic është ai i mungesës së ajrosjes së stadiumeve, ku më problematiku është “National” i Varshavës. Në takimin mes Polonisë dhe Greqisë sistemi i ajrosjes

në impiantin 60 mijë vendesh nuk ka funksionuar sic duhet dhe temperatura në stadium gjatë ndeshjes ka arritur deri në 40 gradë celcius nga 20 që ishte temperatura normale jashtë tij. Lojtarët e kombëtares polake janë ankuar ndaj drejtuesve të stadiumit duke theksuar se e kishin të pamundur të merrnin frymë lirisht brenda impiantit, gjë që i pengoi dhe në lojën e tyre. Gjithashtu gjatë pushimit

të ndeshjes, për 10 minuta shkallët elektrike të stadiumit kanë qëndruar të bllokuara, pasi uji i shiut që binte jashtë stadiumit, ishte kulluar gabimisht në sistemin qëndror elektrik duke shkaktuar bllokimin e tyre. UEFA, e cila urdhëroi organizatorët të mbyllnin çatinë gjatë ndeshjes tashmë i ka kërkuar atyre që të sigurohen dy herë përpara se të aplikojnë mbulimin e stadiumit në rast shiu.

Grupi D

Hodgson: Francën e mundim Blank: Anglia ka kopjuar Barçën Menaxheri i Anglisë, Roi Hodgson beson se lojtarët e tij janë të vetëdijshëm për mundësitë që kanë për të fituar në ndeshjen e parë të grupit D ndaj Francës dhe ndjen se djemtë do të arrijnë ta mposhtin rivalin. Blutë kanë shfaqur një formë planetare në drejtimin e Loran Blank, duke regjistruar një seri prej 21 ndeshjesh pa humbje pas një Kupe Bote të tmerrshme në vitin 2010, ku nuk arritën dot të kalonin fazën në grupe. Francët kanë mposhtur anglezët në Uembli në përballjen e tyre të fundit, por Hodgson këmbëngul se lojtarët e tij nuk do të tremben kur të shkelin në “Donbas Arena”. “Lojtarët mendojnë se do ta mposhtin Francën, nuk ka asnjë mëdyshje për këtë. Këtu nuk është çështje frike, por respekti. Në çdo ligë, 21 ndeshje pa humbje përbëjnë një superarritje, por nuk e kam perceptuar ndonjë tutje nga ana e djemve. Ata janë shumë të motivuar. Madje, për ta do të jetë e këndëshme të zbresin në një ndeshje ku njerëzit mendojnë se është Franca favoritja. Ne e dimë se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe për këtë nuk kam dyshime”. Ish-trajneri i Liverpulit e ka të qartë se Anglia do të synojë të kalojë grupin, pavarësisht se ai e ka drejtuar ekipin vetëm në dy ndeshje miqësore përpara Euro 2012. “Zgjedhja e dy mesfushorëve dhe e një partneri për Eshli Jangun, kjo është ajo që unë duhet të bëj, - pranon ai -. Kemi nuk konkurrencë në ato vende, ndaj nuk kemi njerëzit e duhur që janë të lindur për atë pozicion. Aty ka djem që e mbajnë kokën lart dhe me sy më thonë “më zgjidh mua””. Blank: U kam injekutar respektin lojtarëve Loran Blank, bosi i përfaqësueses së Francës, ka nënvizuar impaktin

Euro 2012

Grupi A

Grupi C

Ndeshjet 8 qershor Poloni – Greqi Rusi – Republika Çeke 12 qershor Greqi – Republika Çeke Poloni – Rusi 16 qershor Greqi – Rusi Poloni – Republika Çeke

nDESHJET 10 qershor Spanjë – Itali Irlandë – Kroaci 14 qershor Itali – Kroaci Spanjë – Irlandë 18 qershor Kroaci – Spanjë Itali – Irlandë

1-1 4-1 18:00 20:45 18:00 20:45

Renditja

Renditja

Skuadra N F B H P 1 0 0 3 Rusia 1 Polonia Greqia Çekia

1 0 1 0 1 1 0 1 0 1 1 0 0 1 0

Skuadra Kroacia Spanja Italia Irlanda

Grupi D

9 qershor Danimarkë – Holandë Gjermani – Portugali 13 qershor Danimarkë – Portugali Holandë – Gjermani 17 qershor Portugali – Holandë Danimarkë – Gjermani

11 qershor Francë – Angli Ukrainë – Suedi 15 qershor Ukrainë – Francë Suedi – Angli 19 qershor Angli – Ukrainë Suedi – Francë

Renditja

Skuadra Gjermania Danimarka Portugalia Holanda

18:00 20:45 18:00 20:45

N F B H 1 1 0 0 1 1 0 0 1 0 0 1 1 0 0 1

P 3 3 0 0

Renditja

Skuadra Angli Francë Suedi Ukrainë

18:00 20:45 18:00 20:45

N F B H P 1 1 0 0 3 1 0 1 0 1 1 0 1 0 1 1 0 0 1 0

Grupi B 1-0 1-0

1-1 1-3

Vendimi i çuditshëm

FA, më 20 qershor kthen Anglinë në ishull! Ka prenotuar biletat Në 20 qershor Anglia do të kthehet në shtëpi! Nuk është një magji e zezë ndaj kombëtares së Roi Hodgsonit, por iniciativa e çuditshme e FA-së që ka prenotuar fluturimin e kthimit për anglezët një ditë pas ndeshjes kundër Ukrainës, e cila do të mbyllë edhe Grupin D të Euro 2012. “Procedura standarte” mbrohet FA, procedura që në çdo rast nuk u japin shumë besim djemve të Hodgsonit. Ky lajm ka shkundur një ambient që mezi priste ndeshjen e parë ndaj Francës. Por duket fare qartë se në këtë mes, optimizmi duket se nuk ekziston si fjalë në zyrat e qevrisë angleze të futbollit.

pozitiv të Barceloës, duke deklaruar se edhe “në Angli, skuadrat po kërkojnë të bëjnë një futboll të bukur”. Duke

folur për sfidës me vendit të tij dhe djemve të Roi Hodgsonit, ish-trajneri i Bordos, pranon se është influencuar shumë nga katalanët, që janë janë një ndër skuadrat më të bukura në fushë në histori. “Të kërkosh të luash si Barcelona, pa lojtarët e Barcelonës, është e rrezikshme, - pranon Blank në intevistën e tij për L’Equipe -, por filozofia jonë është e ngjashme me atë të Barçës. Edhe në Angli skuadrat kërkojnë të luajnë futboll me pasime të sakta. Noruiç dhe Suonsi kanë treguar se mentaliteti ka ndryshuar edhe atje”. Blank e mori detyrën e trajnerit pas dështimit dhe zhgënjimit të Francës në Kupën e Botës të vitit 2012, ku lojtarët bënë një kryengritje. Sidoqoftë, ai e ka bazuar punën e tij në bashkimin e skuadrës dhe blutë kanë shkuar në Ukrainë si një prej skuadrave që n ë b o t ë nu k mu n de t p r e j 2 1 ndeshjesh. Çelësi, shpjegon Blank, ishte të fitonte respektin e lojtarëve. “Ata më drejtohen me “ju” kur flasin me mua, - tregon Blank – Mekses më tha njëherë “ti” dhe e pa qëndrimin dhe befasimin tim”.

Ukrainë-Suedi

Ibra: Jam kapiten i një kombëtareje të zgjuar Zlatan Ibrahimoviç ka shprehur gjithë krenarinë e tij që do e udhëheqë përfaqësuesen suedeze në debutimin në Evropian duke mbajtur fashën e kapitenit. Skuadra e tij do të ndeshet me Ukrainën ditën e nesërme: “Jam shumë krenar që do të provoj këtë eksperiencë të re. Do të jem kapiten i kombëtares sime. Nuk besoj se ka gjë

më të bukur se kjo. Gjithsesi është një përgjegjësi shumë e madhe që të udhëheqësh skuadrën në drejtimin që ti do, – thekson sulmuesi i Milanit. – Ukraina? Besoj se në Grupin D të gjitha ekipet janë të të njëjtit nivel, ndaj nuk i nënvlerësoj për asnjë arsye rivalët tanë. Duhet të luajmë me zgjuarsi, nëse duam të fitojmë”.

Antidopingu 18:00 20:45 18:00 20:45 18:00 20:45

N F B H P 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Vonohen gjatë testit, Lëv lë në Ukrainë Gomezin dhe Badshtuberin Gomez i jep fitoren Gjermanisë ndaj Portugalisë dhe Gjermania e braktis në Ukrainë. Sulmuesi, nuk ka udhëtuar me avionin e skuadrës për në Gdansk, ku gjendet dhe grumbullimi i tre herë kampionëve të Europës, pasi bashkë me Holger Badshtuber dhe mjekun e skuadrës Tim Mejer, janë lënë nga trajneri Joakim Lëv në Lviv, pasojë e

vonesës që dy lojtarët e Bajernit patën gjatë kryerjes së testit të antidopingut në përfundim të ndeshjes. Trajneri Lëv nuk ka dashur të shtyjë fluturimin duke menduar për qetësinë e pjesës tjetër të skuadrës e duke i bërë të ditur Gomez dhe Badshtuber që të merrnin një avion linje për t’u bashkuar me skuadrën.


22

MAPO

E hënë 11 qershor 2012 www.mapo.al

Pritet të dalë në treg makina me ajër Makina me ajër do të hidhet në treg së shpejti, ndoshta duke filluar që prej vitit tjetër. Makina e cila do të funksionojë me një motor me ajër të kompresuar po është realizuar dhe nuk është më një shpikje që po rri brenda mureve të laboratorëve. Vitin tjetër makina me ajër e prodhuar nga MDI (Motor Development International) me seli në Luksemburg del në treg me një seri modelesh që nisin nga çmimi 7 mijë euro e lart.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Doktori pervers ne Itali i fut duart pacientes Një doktor italian është kapur në kamerat e fshehta të emisionit investigative Striscia la Notizia teksa ngacmon seksualisht një paciente duke i future duart dhe duke e puthur. Ndërsa e ka shtrirë mbi tryezën e ekzaminimeve dhe e ka zhveshur në të brendshme mjeku shihet në video ndërsa ja ngre recipetat dhe nis ti bëjë masazh në gjoks e më pas ulet dhe puth gjoksin e femrës. Më tutje mjeku ndonëse has në rezistencë vazhdon të ngacmojë seksualisht duke zbritur me masazhin e tij edhe në pjesët e tjera intime. Ai ndaloi vetëm në momentin kur kameramani i emisionit televiziv i kërcet në derë për ta ndaluar atë çka po ndodhte. Kur është njohur për ekzistencën e filmimit mjeku ka reaguar ashpër duke u konfrontuar fizikisht me gazetarin dhe kameramanin. Pacientja mendohet të ketë qenë një pjesë e skuadrës së emisionit investigative popullor në Itali.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Sot pritet te kete disa probleme ne cift.Te gjitha keto do vijne si pasoje e mendimeve te ndryshme qe keni mbi parate. Edhe edukimi i femijeve apo ceshtjet profesionale do jene nje molle sherri. Gjithsesi pasojat nuk do jene shume te renda.

Molla e ndaluar do ju tundoje se tepermi sot ne jetensentimentale.Doprovoni gjera te reja se bashku mepartnerindhedoiakalonimire.Beqaretketeheredo takojnedashurineeshumepritur. Megjithate beni kujdes sepse do keni disa pengesapertekaluar.

Sot do i kushtoni shume vemendje lidhjes suaj me partnerin. Mundohuni te flisni me te per cdo paqartesi dhe ti shihni gjerat me optimizem. Vetem keshtu do ndiheni mire dhe te qete per te dashuruar. Beqaret do kene fat.

Nese jeni ne cift dhe keni nje lidhje te forte priten momente te mrekullueshme sot. Do keni shume besim tek partneri dhe ai nuk do iu zhgenjeje. Per beqaret ka ardhur koha te reflektojne seriozisht per te ardhmen e tyre sentimentale.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Do e kuptoni sot qe marredhenia me partnerin nuk eshte shume e mire dhe kjo per shkak se ju nuk po i kushtoni rendesine e duhur. Ndryshoni sa nuk eshte vone! Mos mendoni se vetem suksesi profesional mund te sjelle lumturi ne cift.

Falembeshtetjesseplanetevenukdokenipercfarete qaheni ne jeten sentimentale. Do jeni edhe me tolerante me partnerin dhe do kaloni nje dite te bukur. Beqaret edhe sot do e kene mendjen per aventura. Do keni edhe nje zhgenjim dhe njesurprizejotekendshme.

Ciftet qe kane nje kohe te gjate bashke duhet te bejne pak kujdes. Mund te ndiheni pak te merzitur nga rutina dhe doni te beni ndryshime. Flisni me partnerin per kete. Beqaret do takojnedashurine.Fillonita jetoniatehappashapiqeta shijoni edhe me teper.

Marredhenia me partnerin do jete me e mire se disa dite me pare. Mund te keni vetem ndonje debat te vogel por qe do kaloje per disa minuta. Do keni shume nevoje per njeritjetrin. Beqaret do jene te dyzuar persa iu perket ndjenjave.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Plutoni do ndikoje negativisht ne lidhjen tuaj dhe mund te keni probleme me partnerin. Mendohuni miredhegjenishkaqeteketyre problemeve. Beqaret do terhiqenshumenganjeperson jofortimire.Mosunxitoniper asgjesepsemevonejenijuqedo ivuanipasojat.

Nuk do keni asnje problem me partnerin sot. Fantazia do ju ndihmoje te kaloni disa momente shume romantike se bashku. Perfitoni sa me shume! Beqaret do flirtoje me teper se c’duhet por perseri nuk do e gjejne ate qe po kerkojne.

Planetetdoembrojnemjaft lidhjen tuaj sot dhe ju do kaloni nje dite te qete. Merreni me optimizem te ardhmen tuaj dhe gjithcka do shkoje ashtu si doni. Beqaret nuk duhet te enderrojneshume.Mundte filloje sot edhe nje histori dashurieromaneske.

Jeta juaj ne cift do shkoje gjithmone e me mire. Kujdes duhet te beni me ndryshimet e menjehereshme tecilatnukdoipelqejnedhe aqshumepartnerittuaj.Beqaret i kene shume zili ata qekanenjelidhjesotdhedo bejne cmos per te gjetur personin e duhur.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Vështrim a paraqitje e dukurive, e veprave ose e ngjarjeve të së kaluarës. 11. Grusht shteti. 13. Metal me ngjyrë të verdhë. 14. Eshte enë për ujë. 15. Dyqan ushqimor. 16. Liqeni më i madh i Amerikës Latine. 18. Ka violina dhe kitara. 19. Pjesëz mohuese. 21. Mielli ose drithi, që i jepej mullisit si pagesë për blojën. 22. Xhaxhiu, gazetar i njohur. 24. Shkronjë dyshe. 25. Toka bujqësore. 26. Skuadër Europiane. 27. Parësore. 28. Copë dheu. 29. Simboli kimik i radiumit. 30. Organizatë Botërore. 32. Gjendja e motit të një vendi. 33. Pije që të jep forcë. 37. Gjysëm zeniti. 38. Ndre i letërsisë shqipe. 41. Qendrimi mospërfillës, përbullës e tallës ndaj të tjerëve. 42. Pallto e çobanit, pa të fundit. 43. Kryeqyteti i Arabisë Saudite. 44. Ndërtim me tulla. 46. Vegla gjimnastikore. 47. Simboli kimik i neonit. 48. Baba, shkurt.

1. Ndreqja, rregullimi që i bëhet një fotografie. 2. Baba në dialekt. 3. Krimb shiu. 4. Ana e pjerrët në krahun e një rruge të ngritur, të një dige, të një hendeku etj. 5. Lojë me letra. 6. Ka edhe një të tillë fiskal. 7. Kafshë pune. 8. Përemër pronor. 9. Kërcehet një e tillë. 10. Një liqen i madh me ujë të kripur. 11. Ndëshkim. 12. Zhurmë e mbytur, e zgjatur dhe e rëndë që nxjerr diçka. 17. Pjesë midis brinjëve. 17. Ka edhe një të tillë ekuilibri në gjimnastikë. 20. Vajza e Priamit që kishte aftësinë të parashikonte të ardhmen. 23. Dëshirë e fortë dhe synim këmbëngulës për të bërë diçka. 28. Partia Legalitetit. 29. Lumë i madh në Rusi. 32. Enë për të zier raki. 34. Në rregull, dakort. 35. Markë makine. 36. Përsëri, sërish, prapë. 39. Ka edhe një alumin të tillë. 40. Oxa, këngëtare e njohur. 43. Reparti Lindjeve. 45. Universiteti Bujqësor.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit _____:_____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 014, 022, 182, 210, 222, 284, 444, 541, 554, 580, 582, 632, 684, 691, 740, 943, 950, 952, 965, 987. Numra me 4 shifra: 0152, 0493, 2382, 2635, 3259, 6517, 6587, 9532. Numra me 5 shifra: 04918, 12724, 15489, 17625,

19802, 21021, 23845, 28517, 40775, 41525, 45211, 46286, 48172, 52105, 65651, 84854, 85415, 87484, 87848, 96246. Numra me 6 shifra: 112015, 403574, 436292, 521625, 542639, 552481, 563251, 575504.


retro p.e.s.SOT faqja e fundit profil&

E hënë, 11 qershor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

1760

Kodi i Hamurabit

Mbret i Babilonisë nga vitit 1782 p.e.s. Kontributi kryesor i Hamurabit për qytetërimin qëndron te formulimi i një kodi ligjesh në vitin 1760 p.e.s. Të shkruara në gjuhën akadiane mbi një shtyllë bazalti, kodi u vendos në një vend të dukshëm në qytet. Ligji formulonte dënime të hollësishme (shumë prej tyre parashikonin dënim me vdekje) për shkelje specifike. Pavarësisht ashpërsisë së tyre, ato përfaqësojnë parime ligjore ende të vlershme, përfshirë rëndësinë e provave, prezumimin e pafajësisë, dhe nevojën për të shmangur drejtësinë arbitrare. Në majë të

kolonës është një pamje e mbretit, të cilit i jepet ligji nga zoti Shamash. Megjithëse ka gjasë të mos jetë më i hershmi i kodeve ligjore, kodi i Hamurabit është më i ploti që ka mbijetuar nga kjo periudhë. Një sistem gjykatësish profesionistë u ngrit dhe e drejta e apelit iu dha mbretit-megjithëse edhe atij i kërkohej të vepronte brenda frymëzimit hyjnor, dhe rrjedhimisht të pandryshueshëm të kodit të drejtësisë. Hakmarrja tribale apo zakonore nuk ishte e pranueshme. E drejta e pronësisë dhe një sistem kontratash u vunë në veprim, si edhe të drejtat e skllavopronarëve

mbi skllevërit dhe të pronarëve të shtëpive mbi qiramarrësit. Pjesë e tij ishte gjithashtu ligji i martesës bazuar kryesisht mbi terma kontraktualë. Përveç formulimit të një kodi ligjor, Hamurabi e forcoi mbretërinë e tij si ushtarakisht, ashtu edhe ekonomikisht. Derikur ai trashëgoi fronin, Babilonia nuk kishte qenë më shumë se një prej shteteve konkurrente mesopotame. Pasi zmbrapsi një sulm nga fqinjët veriorë, elamitët, Hamurabi pushtoi fuqinë tjetër lokale Larsën, për të krijuar perandorinë e tij në Mesopotaminë jugore aty nga viti 1763 p.e.s.

Leo Messi

arrin të eklipsojë i vetëm edhe Europianin Jeton Selimi

D

Leibnitzi për gjuhën shqipe Faik Konica Është folur kaq shumë për disa shkrime të Leibnitzit-zit mbi gjuhën shqipe, saqë na u duk me interes t’i mbledhim këtu. Nuk është se këto shkrime, ose më mirë këto pjesë shkrimesh, kanë ndonjë rëndësi, qoftë edhe të vogël; përkundrazi, ato nuk kanë asnjë vlerë shkencore: por i kemi parë të citohen nga shkrimtarë, që nuk i kanë lexuar ato, se është kaq e pavolitshme t’i mbledhësh këto fragmente-të shpërndara atykëtu në veprën e pamatë të Leibnitzit, dhe nga ana tjetër emri i autorit të monadologjisë e të njehsimit infinitezimal është aq i madh, sa mendimi i tij mbi gjuhën shqipe nuk paraqet interes vetëm për kureshtje. Leibnitzi kishte marrë si bazë të kërkimeve të tij përkthimin shqip të Lutjes së të Dielës dhe Simbolit të apostujve; prifti i mirë që kishte bërë përkthimin, duket se nuk ka qenë fort i qartë në punë të shkrimit dhe ne e shohim shpesh të shkruajë një fjali të përmbledhur në një fjalë të vetme: prej nga, detyrimisht, rrjedhin krahasime e përfundime të gabuara. Pastaj, siç vëren me të drejtë Xylander-i Leibnitzi njihte vetëm nja njëqind fjalë shqip, çka ndoshta është e pamjaftueshme për të trajtuar gjerë e gjatë prejardhjen e një gjuhe. E megjithatë, ne do të gjejmë këtu disa vërejtje shumë të mprehta, të paktën shumë interesante, si p.sh. për fjalën hundë, krahasuar me gjermanishten Hund “qen”. Më në fund, ajo që meriton vëmendje, është rëndësia që Leibnitzi u kushton studimeve albanologjike. *** ... Sa për gjuhën e shqiptarëve, kam frikë se mos është ndonjë lloj sllavishteje, pasi kjo gjuhë mbizotëron gjatë gjithë detit Adriatik. E quajnë Linguam Illiricam. Por unë besoj se gjuha e ilirëve të lashtë ishte krejt tjetër gjë; po të kishte ndonjë mbeturinë të saj në malet e Epirit, do të ishte shumë interesante dhe shumë e denjë për kërkimet tona. Kam menduar më se një herë për këtë gjë, por nuk më ka shkuar mendja kur isha në Romës, ku kisha njohur z. Pastritio (në mos gaboj), profesor në Kolegjin e Propagandës, i cili vetë ishte nga Dalmacia. Nuk e di nëse jeton ende. Në Raguzë duhet ta dinë se ç’bëhet, madje edhe në Venedik, meqë tokat e Republikës janë shumë afër Shqipërisë. (Letra të Leibnitz-it drejtuar z. Maturin Veyssiere La Croze, II. 3)

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

*** Më gëzuat shumë që më dërguat një libër dhe një Fjalor të gjuhës shqipe, nga këto mësojmë cila ishte gjuha e ilirëve të lashtë. Attiyne për “notre pere”, përkon me gjuhët skithe; duket po ashtu se ka disa gjurmë të vogla fjalësh që përkojnë me gjermanishten, si seet “tokë” dhe “enandeienne” “me falë”, ndetekeq “në ngasje” (Ibidem. XV, 1.) *** Do të ishte mirë të dallojmë në shqipen çfarë është e saj e çfarë është e huazuar; askush nuk mund të bëjë më mirë se ju, zotni. Megjithatë unë do të them mendimin tim për disa fjalë të kësaj gjuhe. Hundë pro naso. An dicemus antiquum celticum esse? Dhe se qeni Hund te gjermanët e ka marrë emrin nga hunda, pasi ai shquhet në përdorimin e këtij organi, ashtu si Truye Troja rrjedh në një mënyrë tjetër nga trogue ose tryn “hundë” te galët e vjetër e edhe të galët e rinj. Hunting është gjuetia të anglezët; kurse hint te ata do të thotë gjurmë, tregues, gjë që gjermanët e sotëm e quajnë Spuhr. Kështu, ka të ngjarë që të gjitha këto vijnë nga një rrënjë, që shënonte kunde “njohje, dituri” dhe nga e cila mund të kenë ardhur edhe connoitre e … Një pasojë të ngjashme unë nxjerr edhe nga kraha - brachium te shqiptarët, pasi krebs ose crabbe “gaforre” është një kafshë me krahë, dhe krallen “kthetra”, kratzen “gërvisht, kruaj”, kriechen “zvarritem”, krote “zvarranik” duket se lidhen me të. Shkronja K shpesh herë ka kuptimin e një përkuljeje në rrënjët e fjalëve; ndërsa shkronja R do të thotë lëvizje, kështu, krahët janë të përshtatshëm që do të shprehen me Kr. Më duket se massa do të thotë “mish” të sllavët dhe kjo do të lidhej me mish të shqiptarëve dhe mis të armenëve, që do te thotë “mish te të dy palët”. Burri “maritus” mund të ketë lidhje me Braut “nuse”, Brautigam “dhëndër”, Freia, Venusi i popujve gjermanë. Sa i përket gaforres së shqiptarëve, kam dyshimin se mund të ketë lidhje me Gafel, d.m.th. furka “pirun”. Çizmet, siç kanë zakon t’i mbajnë hungarezët, quhen citmes në Vjenë sipas shqiptimit italian, domethënë çismes; prandaj duhet shqyrtuar se mos ocrea është çisme te hungarezët, ose te ndonjë popull tjetër fqinj, si te shqiptarët. Emrat shqip të numrave duket se nuk kanë asgjë që të mos ketë dalë nga gjuhët fqinje: por që te shqiptarët bualli quhet Kau, e që deti quhet deet, e që “mulier” quhet crue, dhe “I mirë” Emit, për këtë ju më mirë mund të gjeni arsyet, zotni, meqë dini kaq shumë gjuhë. Ndoshta deet është një shndërrim i delt ... (Ibidem, XVI, 1.)

Gjurmë të qendrave të dikurshme Tiranë, 1991 © Gerard Saitner

Albania, 1897/3

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Jorida PASKU, Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

itën që shënoi golin e parë me Barcelonën ishte 17 vjeç e 10 muaj. Veprimet e tij ishin të magjishme, dhe që sot po i shohim thuajse në çdo ndeshje, por në atë kohë askush nuk do të vinte bast për një futbollist të ri, të rritur me ilaçe për të mposhtur defektin hormonal të argjentinasit, që nuk e lejonte të kishte një rritje si gjithë fëmijët e tjerë. Askush nuk do të besonte se ky Messi, një bishtpëllumbs që nuk ka aspak një fizik atleti dhe një vrapim të bukur, do të arrinte të linte në hije njëfarë Ronaldinho, duke bërë që Barcelona dhe Pep Guardiola (njeriu që pasoi Rijkaard) të bazonte te një lojtar që nuk i ka as të 170 centimetrat, suksesin e jashtëzakonshëm të klubit blaugrana. Messi u lind në Rozario, në provincën e Santa Fe, më 24 qershor të vitit 1987 nga një familje me origjinë italiane nga qyteti i Ankonas. Që në moshën 5-vjeçare ai nisi të luajë futboll në skuadrën Grandoli, një ekip lokal ku trajner ishte babai i tij Jorge. Në vitin 1995 Messi kaloi në fidanishten e Newell’s Old Boys, skuadra e Rozarios dhe gjithçka dukej të shkonte mirë për lojtarin e ri dhe plot talent. Por, 4 vite më pas, në moshën 11-vjeçare, Lionel diagnostikohet me një sëmundje që pengonte hormonin e rritjes të bënte detyrën e tij në fizikun e djaloshit. Kura kushtonte 900 dollarë në muaj dhe as me strapacimin e babait të tij, që po sakrifikonte gjithçka, nuk mund të përballohej nga financat e familjes së madhe që kishte edhe dy djem dhe një vajzë tjetër për të rritur. Asnjë skuadër nuk iu afrua talentit të madh, asnjë ekip nuk pranonte të shpenzonte 900 dollarë në muaj për një 11-vjeçar që mbase nuk do të bëhej kurrë futbollist. Këtë gjë e bëri vetëm Barcelona. Carles Rexach, drejtori sportiv i Barçës, e kishte kuptuar talentin e lojtarit dhe i ofron t’i paguajë shpenzimet, por me kushtin e vetëm që Messi të transferohej në Spanjë. Më 16 tetor të vitit 2004, Messi bën debutimin e tij me katalanasit. Më 1 maj 2005 do të shënojë golin e parë të 253 golave që ka shënuar deri më tani me skuadrën blaugrana në 329 ndeshje, duke thyer çdo rekord, madje, duke dhënë edhe 102 pasime të kthyera në gol. Lojtari do të rritet me ritme të pabesueshme. Sezonin e parë do të luajë 9 ndeshje, të gjitha si zëvendësues, dhe do të shënojë 1 gol. Në të dytin luan 25 dhe shënon 8 gola e jep 4 asist. Në sezonin 2006-2007 luan 36 ndeshje, shënon 17 herë. Progresioni i tij do të kulmojë me sezonin që sapo lamë pas: 60 ndeshje, 73 gola dhe 29 asiste, për shifrat që thamë më sipër dhe bëhet fjalë për një lojtar që vetëm pak ditë më vonë do të festojë 25-vjetorin e tij dhe që ka fituar në xhep tre tituj “Topi i Artë”, radhazi, si Michel Platini dhe që është i vetmi në gjendje t’i bëjë katër duke lënë pas pikërisht mbretin e futbollit francez, Cruyff e madh dhe holandezin tjetër Marco van Basten. Është pikërisht Leo Messi njeriu që bën të gjithë planetin të shohë një miqësore Argjentinë-Brazil, ndërsa në Europë po luhet Gjermani-Portugali. Parmbrëmë shënoi 3 gola, mjaft të bukur, të konkretizuar me një perlë në fund, që i dha fitoren skuadrës 4-3 ndaj Brazilit. Është konsideruar si Mesia i futbollit, lojtari më i jashtëzakonshëm në planet dhe të mendosh se për 900 dollarë në muaj mund të mos ishte këtu me magjitë e tij, duke eklipsuar edhe veprimtarinë më të rëndësishme në glob pas Kupës së Botës, vetëm me një miqësore!



Gazeta Mapo