Page 1

faqe 14

Franzen: udhëtimi im në shqipërinë turistike Përfaqësuesit më në zë të industrisë botërore të turizmit flasin për mundësitë e Shqipërisë

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E martë, 10 prill 2012. Numër 557. Viti III botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

Anëtari i KLD Arrestohet biznesmeni i PR, Fatmir Kajolli, i dënuar me 40 vjet burg në itali Policia e Fierit arreston për llogari të drejtësisë italiane Fatmir Kajollin, biznesmen dhe anëtar i republikanëve në Këshillin Bashkiak. Kërkohej që prej vitit 2000 për trafik droge nga Italia FAQE 5

Nga 1 korriku akciza vilet nga dogana, socialistët: E pamundur Debat mes deputetëve të PS dhe PD në komisionin e Ekonomisë për ligjin e ri të akcizave FAQE 8

Negociatat sekrete të PD për të siguruar votat për Çefën Mazhoranca bën kalkulimet e fundit për votimin e së enjtes në Kuvend mes kandidaturave të Elvis Çefës dhe Ardian Vishës për vendin e Kreshnik Spahiut në KLD. Kryeministri Berisha porosit të gjithë deputetët e PD që të mos mungojnë në seancë, ndërsa vazhdojnë negociatat me LSI-në për të siguruar shumicën. Faqe 3

Të urtët -Ramës: Grup pune me PD për zgjedhjen e Presidentit Debati për mandatin e Seserit, PD: Zgjedhje të reja në Fushë-Krujë

FAQE 2

op-ed / 10-11

Kreu i PS-së, Rama thërret Këshillin e të Urtëve për çështjen e Presidentit të ri dhe koalicionet. Këshilli i sugjeron Ramës që t’i kërkojë PD-së të ngrenë së bashku një grup pune për kriteret

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Dy fjalë

replikë Enkel Demi

Krist, e para gjë që më erdhi në mendje ishte të mos bëj zë për të replikuar, por më pas, jo për ty, por për hir të...

koment MUSTAFA NANO

18 analizë

Sigurimet motorike dhe transparenca me publikun Nga Avni Ponari

Nga një mbledhje e Këshillit Politik në PS

Skema e patentave 800 euro për emigrantët, 7 zyrtarë në pranga Në pranga zyrtarë dhe drejtues të Kryqit të Kuq. Policia e Vlorës thotë se ka shkatërruar rrjetin që siguronte patenta për emigrantët, pa qenë

Blushi politikisht korrekt, por e ka gabim Lexoni se ç’ka thënë Blushi pardje në një takim me...

Partia Socialiste pritet të hapë zyrtarisht debatin mbi zgjedhjen e kreut të shtetit. Ky të paktën ka qenë sugjerimi i Këshillit Politik ose siç njihet ndryshe Këshilli i të Urtëve, gjatë takimit të radhës që kanë pasur dje me kreun socialist Edi Rama. Megjithëse nuk ka pasur një komunikim zyrtar për këtë çështje, burime pranë selisë rozë kanë bërë të

prezentë në provime dhe verifikime 700 deri në 800 euro për një patentë, për lëshimin e së cilës prezenca e personit nuk ishte e nevojshme. Një skemë e mirorganizuar e lëshimit të patentave për emigrantë që nuk kishin... Faqe 7

vendimi i bashkisë

Taksa e pastrimit, nis kompensimi për 8 mijë familje në Tiranë

FAQE 13

Llaf nga brënda

Berisha dhe Meta në Kuvend

ditur gjatë këtij takimi se anëtarët e këtij këshilli i kanë propozuar kryesocialistit që të jetë PS ajo që t’i propozojë PD nisjen e negociatave për të ngritur fillimisht një grup pune që të përcaktojë kriteret, jo vetëm ato kushtetuese, që duhet të plotësojë kandidatura që do t’i propozohet Kuvendit për President të Republikës... Faqe 4

koment / 11 Alfred lela

Eksportimi i Islamizmit Made in Albania Po të shtrydheshim në formulimin e një liste me mallra shqiptare të eksportuara, doracaku do të ishte imponues…për keq. Të paktën përgjatë dekadës së parë të tranzicionit, megjithë kundërshtimet tona, që vijnë më shumë nga prekja në sedrën nacionaliste e jo nga ndonjë racionalitet, për çdo Kadare, kemi eksportuar, le të përdorim një numër dosido sa për rrumbullakosje, 500 prostituta. Ndërsa për çdo Invamulë 100 kriminelë. Për Angjelin Preljocajn, Ermonela Jahon, Eliza Dushkun, Masiela Lushën, Lorik Canën e ndonjë tjetër, 500 kilogramë canabis Lazarati. Kemi qenë kryesisht shoqëri konsumi e tregtimi, e shumë pak, sa pak, shoqëri...


2

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

politika

Kryeministri: Blushi, Mefistofeli i PS TIRANË Kreu i ekzekutivit kishte shumë

për të folur dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha preku vizitën e zhvilluar në Turqi, komentoi debatin e fundit për mandatin e Gjon Bardhit, por nuk la jashtë vëmendjes së tij edhe një deklaratë të

para do kohëve të Ben Blushit, i cili ndër të tjera u shpreh se LMN-ja e arriti qëllimin e saj. “Del edhe Mefistofeli i PS-së, i cili thotë se LMN-ja e përmbushi qëllimin e vet. Paska qenë qëllimi i LMN-së për të përjashtuar Kastriot Islamin?! Blushi thotë se LMN e përmbushi misionin. Çfarë

misioni, përjashtimi i Kastriot Islamit! Por këto nuk janë gjëra që më takojnë mua. Unë jap përgjigje vetëm për këtë çështje. Por që të qarkullojë çdo lloj teze në politikë, është një ofendim për politikën. Paska qenë qëllimi i LMN-së përjashtimi i Islamit?!” - tha ai.

Mandati i Seserit, PD: Zgjedhje të reja në Fushë-Krujë Berisha: PS dogji afatet për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit. Paloka: Në një periudhë të caktuar, zgjedhje në Fushë-Krujë. Gjiknuri: Tentativë nga PD për të mbajtur peng mandatin TIRANË Mandati i 63-të i Partisë Socialiste (me dorëheqjen e Rudina Seserit) po kalon në një tjetër fazë diskutimi. Kërkesa e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli për dërgimin e çështjes për interpretim në Gjykatën Kushtetuese ishte vetëm një opsion që me kalimin e ditëve u zbeh, pasi për deputetët demokratë, zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Fushë-Krujës tanimë janë të pashmangshme. “Në qoftë se ai zotëria (Gjon Bardhi) do të marrë mandatin, do të pranojë të vijë deputet, atëherë detyrimisht do të lirohet vendi i kryetarit të Bashkisë dhe në një periudhë të caktuar duhet të bëhen zgjedhje. Askush nuk ia vjedh mandatin, të vjedhësh mandatin do të thotë që ti ta marrësh dhe ta zëvendësosh me një deputet të PD-së. Është një çështje që duket se duhet të zgjidhet me gjykatë. Nuk ka zgjidhje tjetër, duhet ta zgjidhë PS-ja. Nëse duan thjesht të bëjnë zhurmë është punë e tyre”, - u shpreh deputeti i PD-së, Edi Paloka. Pak ditë më parë, Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet në Kuvendin e Shqipërisë nuk i dha zgjidhje mandatit të deputetit

Gjon Bardhi si zëvendësues i ish-deputetes Rudina Seseri. Demokratët pretendojnë se rasti në fjalë shkakton një diskutim juridik, për shkak se Gjon Bardhi ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Fushë-Krujës, duke qenë njëkohësisht edhe kandidat në rezervë i PS-së për deputet në listën e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Një fenomen i tillë, sipas demokratëve bie në kundërshtim me Kushtetutën, në nenin që përcakton rastin e papajtueshmërisë së mandateve. Për situatën e krijuar, kryeministri Sali Berisha sqaroi dje hapat që duhet të ndërmerrte PS-ja. “Bardhi nuk kishte pengesë t’i bënte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën me shkrim, ku ta njoftonte se po garonte për kryetar bashkie, ndaj dhe jepte dorëheq jen si kandidat për deputet në listën në të cilën ndodhej. Por ai nuk e bëri këtë. Në datën 13 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi mandatin e zotit Bardhi. Zoti Bardhi paraqiti dorëheq jen, por tani është me dy mandate, është me atë të kryetarit të Bashkisë dhe me mandatin që ia ka akorduar KQZ. Sërish shteti ligjor ka mekanizmat e tij. Zoti Bardhi vetë, partia e tij si palë e interesuar, zoti Edi Rama, i cili një e dy padit Kryeministrin për interesat personale dhe tani për interesa të partisë, duhet t’i drejtoheshin gjykatës. Me ligjin e vendit, ne kemi një Gjykatë Apeli, e cila trajton çdo lloj çështjeje që ka të bëjë me deputetin, kandidimin e mandatimin. Qëllimshëm ata lanë të digjen të gjitha af-

atet, për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit nëse gjykonin se iu ishte bërë një padrejtësi nga KQZ. Tani kërkojnë të bëjnë gjykatës komisionin e Rregullores së Parlamentit, i cili nuk ka asnjë tagër tjetër, përveçse për t’iu drejtuar Parlamentit me mendimin e tij”, - tha Berisha në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së. Por sipas socialistëve, një rast i tillë nuk ka vend për debat, pasi Gjon Bardhi ka dhënë dorëheqjen nga e drejta për të marrë mandatin e deputetit dhe këtë e ka bërë jo vetëm para KQZ-së, por edhe Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, dhe së dyti, nuk ka një referencë ligjore që ta detyronte atë që të jepte dorëheqjen nga lista e kandidatëve në pritje për të kandiduar më pas si kryetar i njësisë vendore në zgjedhjet e 8 majit. Anëtari i Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri e përforcoi më shumë këtë qëndrim duke theksuar se është mazhoranca ajo që po shkel Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e Kuvendit, për t’iu hequr një bashki ose një deputet të majtëve. “Këto janë tentativa për të mbajtur peng mandatin e opozitës, ose për të çuar në zgjedhje prapë qytetin e Fushë-Krujës. Të dyja këto janë të papranueshme se nuk i lejon Kushtetuta e Shqipërisë. Është një tentativë e hapur, është shkelja më flagrante, ulëritëse. Mandati është i pandërprerë, mandati i takon opozitës, personi i radhës i takon të marrë mandatin pasi zoti Bardhi e refuzon atë. E ka deklaruar për të disatën herë”,- tha ai. N.Perndoj

Kryeministri Berisha dje në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së

Rama: KQZ vendosi drejtë, mandatin e zgjidh vetëm Kuvendi TIRANË Kundrejt pretendimeve të mazho-

rancës dhe në veçanti të kryeministrit Sali Berisha për mandatin e Gjon Bardhit, kryetari i PS-së, Edi Rama përcolli dje përmes një konference për shtyp argumente që sipas tij ligjërojnë qëndrimin e opozitës. Duke iu referuar Kushtetutës se funksioni i deputetit është kushtetutshmërisht i papajtueshëm me funksionin e kryetarit të Bashkisë, Rama shtoi se Gjon Bardhi kur ishte kandidat për kryetar bashkie në Fushë-Krujë, nuk ishte deputet dhe se nuk kishte asnjë përcaktim ligjor që ai të jepte dorëheqjen nga lista e kandidatëve për deputet, ndërkohë që kjo garë kishte përfunduar plot dy vjet më parë (zgjedhjet parlamentare të 2009-ës). “Pas dorëheqjes së një deputeteje në zbatim të Kodit Zgjedhor, zotit Gjon Bardhi iu dha normalisht nga KQZ-ja mandati i deputetit duke ndjekur radhën në listën e qarkut Durrës. Ai vendosi të zgjedhë qëndrimin në detyrën që ka, për të vazhduar punën si kryetar bashkie dhe prandaj refuzoi me shkrim përpara Kuvendit marrjen e

mandatit të deputetit, duke dhënë praktikisht dorëheqjen nga ai mandat. Detyra e Kuvendit e përcaktuar qartë në Kodin Zgjedhor, ishte dhe mbetet të njoftojë KQZ-në për të plotësuar vendin ende bosh në radhët opozitës”, - tha Rama. Megjithatë, ka një tërheqje nga ana e PS-së, teksa Rama, ndryshe nga Gramoz Ruçi (në mbledhjen e Këshillit të Rregullores), tha dje se KQZ-ja ka zbatuar thjesht ligjin duke ia lënë mandatin kandidatit të radhës. “E në kushtet kur kandidati i radhës e refuzon mandatin, KQZ-ja thjesht duhet të vazhdojë sipas radhës me kandidatin tjetër pas njoftimit që merr nga Kuvendi. Pra është Kuvendi, jo partia që merret me procedurat e dorëheqjeve apo mandatimit të deputetëve. Së fundi, kur thotë shkoni në gjykatë, edhe në këtë rast kaq flagrant dhe kaq të qartë si drita e diellit, Sali Berisha vetëm rikonfirmohet si shpërdorues i shfrenuar i pushtetit, duke arritur të cenojë këtë herë edhe vetë sovranitetin e popullit të materializuar në mandatet e Kuvendit”, - tha ai.

“Në kushtet kur kandidati i radhës e refuzon mandatin, KQZ-ja thjesht duhet të vazhdojë sipas radhës me kandidatin tjetër pas njoftimit që merr nga Kuvendi”

Lidhja e gjakut, Berisha: Në Turqi, mbi 6 milionë shqiptarë TIRANË Kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje

ndaj komenteve të shumta që janë bërë në adresë të tij lidhur me deklaratën e pak ditëve më parë, për lidhje gjaku me turqit. “Meqenëse disa patriotë pa atdhe janë ndier të lënduar, sepse unë kam folur për lidhje gjaku, ju them këtyre zotërinjve që çdo ditë shesin injorancën e tyre në shkrime, se cila është origjina e fiseve ilire dhe cila është origjina e fiseve turke është qartësisht e njohur dhe se cilit grup i përkasin fiset ilire edhe cilit grup i përkasin fiset turke. Këto janë në njohuritë elementare të teksteve të shkollave të të gjitha niveleve, por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut, kjo është qesharake. Janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi, me miliona martesa dhe është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë shqiptare dhe këtë e kanë parësore. Atëherë, do të themi se këta nuk kanë gjak shqiptar, se nuk kanë gjak të përzier?!”, - tha dje Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, duke shtuar se lidhjet e gjakut janë të fuqishme: “Unë dua t’i garantoj këta, të nderuar zotërinj, se unë jam shumë krenar me ta dhe çdo shqiptar është shumë krenar me ta, sepse ata janë shumë krenarë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndërsa këtu, në vend që të krenohen, ndihen të lënduar. Këta janë patriotë apatride, pra njerëz që vënë një etiketë”.


E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Reforma parlamentare, eksperti anglez sugjerime grupit të punës Në një moment kur reforma parlamentare është bllokuar për shkak të qëndrimeve të kundërta që mbajnë palët për çështjen e fjalës së kreut të grupit parlamentar opozitar dhe votimin e dekreteve, të huajt përpiqen që të shtjellojnë situatën dhe t’i sugjerojnë grupit të punës zgjedhje konkrete. Kështu, Dr. Phil Larkin i Fondacionit Westminster për Demokraci në Londër, ka bërë një studim të propozimeve të bëra nga socialistët për këto

dy çështje, duke i krahasuar ato me praktikën e tanishme në Shqipëri, si dhe me eksperiencën në vende të ndryshme europiane, duke bërë dhe propozime konkrete për secilin rast. Për sa i përket çështjes së kohës së fjalës, ai shprehet se për sa kohë është e pamundur për shkak të Kushtetutës të kufizohet koha e fjalës së kryeministrit në Kuvend, politika shqiptare ka në dorë që të ndryshojë rregulloren e këtij institucioni dhe të

përcaktojë në të se edhe kreu i opozitës ka të drejtën t’i përgjigjet sa herë që flet kreu i ekzekutivit. Ndërkohë që lidhur me votimin e dekreteve, eksperti anglez shprehet se do të ishte normale që votimet të bëhen të hapura, por duke u nisur nga realiteti shqiptar, ai sugjeron një zgjidhje me dy përbërës: së pari, që votimi i anëtarëve të gjykatave të bëhet me votë të cilësuar dhe së dyti, që votimi të jetë i fshehtë.

Withers: DASH nuk prek thelbin e shqetësimeve të mia Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhohn Withers, nëpërmjet një letre tjetër të hapur drejtuar shqiptarëve, përpiqet që të sqarojë se qëndrimet e tij të shprehura më parë kanë qenë personale dhe ashtu siç konstaton Departamenti Amerikan i Shtetit, ato nuk shprehin vlerësimin e SHBA-së për situatën në Shqipëri. Megjithëse Withers shprehet dakord me pesë pikat e deklaratës së Departamentit të Shtetit, shton se ajo deklaratë në të vërtetë nuk preku thelbin e shqetësimeve që ai kishte ngritur më parë për gërryerjen e demokracisë dhe keqqeverisjen në Shqipëri. “Unë nuk kam problem me asnjë prej çështjeve të ngritura në deklaratën e Departamentit. Në fakt jam në një mendje me të pesta pikat. Megjithatë, deklarata (e

DASH) nuk trajton pikën qendrore të shqetësimit tim, atë mbi të cilën edhe kam përqendruar fjalët e mia në të kaluarën: gërryerja e demokracisë në Shqipëri. E thënë thjesht, frika ime është që në pak duar po përqendrohet tepër pushtet; që, nën trysninë e paepur të qeverisë, institucionet e pavarura që janë kyçe për të ruajtur praktikat demokratike, sundimin e ligjit, madje edhe zgjedhjet e ndershme, janë dobësuar seriozisht; që lufta për të ruajtur pushtetin e ka eklipsuar qeverisjen si përparësi të qeverisë dhe që, nëse vazhdojnë prirjet e tanishme, Shqipëria ka rrezik të bjerë në atë lloj sundimi të të fortit, që ka qenë edhe tragjedia e rajonit të Ballkanit gjatë gjithë historisë së tij”, - shprehet Withers në letrën e tij të bërë publike dje

Xhohn Withers

nga Top Channel. Më tej ai thekson se, pavarësisht se çfarë mendon ai, apo se çfarë qëndrimi shpreh DASH, janë shqiptarët ata që duhet t’iu japin përgjigje një sërë pyetjesh që lidhen me situatën në Shqipëri dhe më konkretisht me demokracinë, me mirëqeverisjen, korrupsionin në sistemin e drejtësisë, si dhe me shumë çështje të tjera.

Votimi për Çefën dhe Vishën, zbardhen negociatat e PD TIRANË E enjtja është një ditë e rëndësishme për mazhorancën. Votimi i kandidaturës së kryetarit të AKKP-së, Elvis Çefa për vendin bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë do të vërë në provë numrat e mazhorancës dhe aleancat brenda saj. Negociatat e njëpasnjëshme dhe jopublike mes kryeministrit Sali Berisha dhe krerëve të partive aleate, deri më tash po rezultojnë në një votë jo unike për Elvis Çefën, sa kohë që kandidatura përballë tij e propozuar nga PS-ja, Ardian Visha gëzon mbështetje tek disa aleatë në qeverisje, (LSI e PR). Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët që të mos mungojnë në votimin e së enjtes. Pa dhënë shpjegime të hollësishme mbi arsyet apo për mënyrën se si do të votohet, Berisha u ka kërkuar deputetëve që të jenë të pranishëm për një votim të rëndësishëm, që lidhet pikërisht me emërimin e kandidaturës së tyre për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në vend të Kreshnik Spahiut, i cili drejton një forcë të re politike. Burime nga PD-ja deklaruan dje për gazetën “Mapo” se vota e deputetëve de-

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga deputetët që të mos mungojnë në votimin e së enjtes SPITALI ITALIAN MULTISPECIALISTIK

Elvis Çefa në Komisionin e Ligjeve

mokratë në Kuvend pritet të jetë solide, e konfirmuar kjo publikisht mbrëmë edhe nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ftuar në “UTV”. Aktualisht, PD-ja shënon në radhët e saj vetëm 66 deputetë, duke përjashtuar në vendimin e tyre politik deputetin Gazmend Oketa që ka dalë i pavarur, dhe deputetin tjetër aktualisht me PDIU-në, Dashamir Tahiri. Me të dy deputetët PD-ja nuk ka zhvilluar ndonjë negociatë konkrete sa kohë që Oketa është shkëputur zyrtarisht dhe Tahiri vijon të jetë i pakënaqur mbi mënyrën sesi kryetari i PDIU-së, Shpë-

Imazheria e Avancuar Italiane Salus Sherbimet: · Rezonancë Magnetike 1.5 Tesla · Tomografi e Kompjuterizuar (CT Scanner) 16 detektorë · CT Scanner Dentar

Imazheria e Avancuar Italiane Salus eshhte e pajisur me nje sistem informatik on-line me Spitalin Salus Trieste duke sjelle keshtu per here te pare ne Shqiperi: · Diagnostikim dhe perpunim te ekzaminimeve nga Radiologet Italiane te Spitalit Salus ne Trieste

· Rreze-X Dixhitale

· Cilesi dhe teknologji sipas standarteve Europiane

· Ekografi / Eko-Doppler

· Perdorimi i lendes se kontrastit Italian

Tarifa shume konkuruese Salus Tirana Sh.A

rruga Vidhe Gjata 16, Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR, Tiranë, Shqipëri

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

per informacion: Tel. +355 4 2390500 Mob. +355 662053180 Fax + 355 4 2390501 Mail info@salus.al www.salus.al

tim Idrizi lidhi marrëveshjen për bashkëqeverisje me PD-në. Edhe vota e Fatmir Mediut deri më tani nuk radhitet në krahun e mazhorancës. Kandidati i PS-së, Ardian Visha ka qenë avokati mbrojtës i Mediut në çështjen më delikate, atë të Gërdecit. Për pasojë, negociatat më intensive kanë qenë me LSI-në, e cila në Kuvend përfaqësohet me katër deputetë. Prej kohësh LSI-ja nuk ka treguar krisje numrash me PDnë në votime për çështje të rëndësishme në Kuvend, por emri i Ardian Vishës, për shkak të njohjeve të këtij të fundit me eksponentë të kësaj force politike i ka trazuar ujërat. Burime nga PD-ja sqaruan për gazetën se deri mbrëmë LSI-ja nuk kishte marrë një vendim politik për këtë çështje dhe se me shumë gjasë nuk do ta bëjë një gjë të tillë, duke e lënë në dëshirën e secilit prej deputetëve të grupit të saj që të votojë për Çefën ose për Vishën. Me një tjetër votë në favor, atë të Idrizit, PD-ja ka përfshirë në llogaritë e saj edhe mungesat e mundshme të disa deputetëve nga radhët e opozitës. Në bazë të rregullores së Kuvendit, anëtari i KLDsë zgjidhet me votim të fshehtë me shumicën e thjeshtë të votave të deputetëve të pranishëm në sallë. Kjo do të thotë se për Çefën në KLD duhen 71 vota vetëm nëse në Kuvend janë të pranishëm 140 deputetë, gjë që deri më tash nuk ka ndodhur. PS e nis numërimin e saj me një deputet më pak (62 aktualisht), deputeti tjetër, Dritan Prifti nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule po ashtu, ndërkohë që kësaj liste pritet t’i bashkëngjiten deputetë nga grupi parlamentar i PS-së (nuk dihet ende numri i saktë), ndër ta edhe të pakënaqur për kandidaturën e servirur nga strukturat zyrtare të partisë. N.Perndoj


4

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

politika

Brokaj: Presidenti do jetë konsensual Megjithëse nuk ka qenë pjesë e tryezës së djeshme, edhe Sabit Brokaj ka qenë në unison me mendimin e shprehur nga kolegët e tij të tjerë në Këshillin e të Urtëve lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Por ai duket se ka besim që në këtë moment se kreu i ri i shtetit do të jetë produkt i konsensusit dhe kjo, sipas tij, do të vijë si një zgjidhje e detyruar për kryeministrin Sali Berisha, për shkak të krizës së gjithanshme që ka përfshirë vendin. Duke folur për “AS”, argumenton porsa kohë kriza është

e gjithanshme, më e pakta që mund të bëjë Kryeministri në këto kushte, është konsensusi me opozitën për kryetarin e ri të shtetit. “Mendoj se do të jetë produkt i konsultës, do të jetë konsensual. Nëse do të kishte një zgjidhje të plotë, do të ishin zgjedhjet e parakohshme. Berisha muk mund t’i pranojë ato dhe mund të pranojë një zgjidhje të pjesshme, e cila është presidenti konsensual”, - shprehet Sabit Brokaj. Ndërkohë që në lidhje me rolin që ka Këshilli i të Urtëve dhe sa seriozisht i merr kryesocial-

isti këshillimet e tij, Brokaj shprehet se ai nuk është thjesht një fasadë, ndërsa nuk ngurron të tregojë se në mbledhjen e parë të tij Rama është shprehur se ka gabuar në drejtimin e PS dhe për këtë qëllim ka nevojë të këshillohet. ”Një politikan që thotë unë ndiej nevojën të këshillohem se kam gabuar, për mua kjo tregon seriozitet dhe pjekuri, të paktën këtë ka thënë që në takimin e parë Rama. Mendoj se kjo nuk është fasadë, kjo është thirrur për të patur një produkt të caktuar”, - shprehet Brojka.

Të urtët - Ramës: Grup pune me PD për zgjedhjen e Presidentit Rama thërret Këshillin e të Urtëve. Temë diskutimi çështja e Presidentit dhe koalicionet. Këshilli i sugjeron Ramës që t’i kërkojë PD-së të ngrenë së bashku një grup pune për të përcaktuar kriteret për Presidentin Partia Socialiste pritet të hapë zyrtarisht debatin mbi zgjedhjen e kreut të shtetit. Ky të paktën ka qenë sugjerimi i Këshillit Politik ose siç njihet ndryshe Këshilli i të Urtëve, gjatë takimit të radhës që kanë pasur dje me kreun socialist Edi Rama. Megjithëse nuk ka pasur një komunikim zyrtar për këtë çështje, burime pranë selisë rozë kanë bërë të ditur gjatë këtij takimi se anëtarët e këtij këshilli i kanë propozuar kryesocialistit që të jetë PS ajo që t’i propozojë PD nisjen e negociatave për të ngritur fillimisht një grup pune që të përcaktojë kriteret, jo vetëm ato kushtetuese, që duhet të plotësojë kandidatura që do t’i propozohet Kuvendit për President të Republikës. Vetëm pas këtij hapi dy partitë e mëdha duhet të hyjnë në bisedime për të zgjedhur personin që i plotëson ato kritere. Presidenti

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga hapja zyrtarisht e procedurës

parlamentare për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit, selia rozë ka nisur ta shohë këtë çështje seriozisht. Kështu, për të përcaktuar një qëndrim të qartë dhe të pjekur në lidhje me këtë diskutim, kreu socialist ka thirrur dje Këshillin Politik, në përbërje të të cilit janë figura të njohura të socialistëve në vite, si ish-presidenti Rexhep Meidani; ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi; ishministri Sabit Brokaj, ish-kryeministrat Ylli Bufi e Pandeli Majko; apo dhe nënkryetari aktual i Kuvendit, Namik Dokle, e disa emra të tjerë të njohur të socialistëve. Për më shumë se dy orë anëtarët e këtij këshilli kanë diskutuar lidhur me disa çështje që janë temë debati këto ditë, por duke veçuar dy prej tyre, zgjedhjen e Presidentit dhe qëndrimi për koalicionet. Përsa i përket çështjes së parë, zgjedhjes së kryetarit të shtetit, burime pranë takimit kanë bërë të ditur se në të nuk është folur për emra, porse diskutimet janë përqendruar në përcaktimin e strategjisë së PS-së për të. Ndaj mësohet se anëtarë të këshillit kanë këshilluar kryetarin e opozitës që t’i kërkojë zyrtarisht PD-së që së bashku të ngrenë një grup pune, i cili të punojë për përcaktimin e kritereve dhe profilin e kreun të ardhshëm të shtetit. Pavarësisht se kriteret ligjore janë të përcaktuara në Kushtetutë, Këshilli i të Urtëve në sugjerimin e vet mësohet se ka pasur më shumë parasysh

Për më shumë se dy orë anëtarët e këtij këshilli kanë diskutuar lidhur me disa çështje që janë temë debati këto ditë, por duke veçuar dy prej tyre, zgjedhjen e Presidentit dhe qëndrimi për koalicionet

ato elemente që përcaktojnë profilin e figurës së ardhshme të kryetarit të shtetit, pra nëse duhet të jetë një figurë politike apo jo politike. Vetëm pasi të përcaktohen këto elemente, këshilli ka vlerësuar se PS dhe PD duhet të diskutojë dhe për emrin i cili do t’i propozohet Kuvendit për votim. Koalicionet

Një çështje e dytë që është trajtuar dje në mbledhjen e Këshillit të të Urtëve ka qenë dhe ajo e koalicioneve. Megjithatë, pjesëmarrësit në këtë takim kanë qenë shumë të rezervuar të flasin për këtë çështje, megjithëse

nga burime pranë PS-së mësohet se ata kanë vlerësuar si tepër të rëndësishme ndjekjen e një politike të afrimit dhe zgjerimit të koalicionit jo vetëm me qytetarin siç e ka në slogan PS-ja, por edhe me subjekte të tjera politike, të cilat kanë si qëllim humbjen e qeverisë dhe fitoren e opozitës në zgjedhje. Çështje të tjera të prekura në këtë bisedë të lirë kanë qenë dhe ato që janë sot pjesë e debatit politik, si reforma zgjedhore apo dhe çështja e mandatit të lënë nga deputetja Rudina Seseri dhe qëndrimi që duhet të mbajë PS-ja në këtë rast.

Aleatët-Ramës: Tymi është pasoja, zjarri që ndeze ti është shkaku Aleatët e Partisë Socialiste nuk e kanë pritur mirë reagimin e shprehur disa ditë më parë nga kryesocialisti Edi Rama në Twitter, se qëndrimet e tyre përsa i përket reformës zgjedhore ishin qëndrime në tym. Duke reaguar dje në deklarata të ndryshme mediatike, krerët e disa prej partive aleate ia kanë kthyer kryesocialistit përgjigjen në të njëjtën mënyrë, duke u shprehur jo pa ironi se tymi është pasoja, ndërsa shkaku është zjarri që Rama i ka vënë koalicionit opozitar, me qëndrimin që partia e tij po mban në komisionin e Reformës Zgjedhore në lidhje me sistemin elektoral. Kështu, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, e konsideron si të papranueshëm argumentin e pafuqisë që shpreh Rama për t’i imponuar PD-së ndërhyrjen në sistemin elektoral. Një deklaratë e tillë, sipas tij, është njësoj si të pranosh se për zgjedhjet në Shqipëri do ven-

dosë PD-ja dhe se ato nuk do bëhen duke pasur dy palë. “Zjarr pa tym dhe mund të ketë, po tym pa zjarr nuk ka, dhe problemi është të gjejmë ku ka rënë zjarri dhe jo ku është nxjerrë tymi, ku del tymi. Tymi është pasojë, zjarri është shkaku. Zjarri është që ne deklarojmë se fati i zgjedhjeve varet nga PD. Të thuash se unë s’kam të drejtë vote, vetoje apo bllokimi, pra nuk jam palë në reformë e barabartë, do të thotë që t’i thuash popullit shqiptar që zgjedhjet varen nga Sali Berisha.” -tha Gjinushi. Ndërkohë që në të njëjtën linjë ka qenë dhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili po ashtu i ka bërë thirrje Ramës që të fikë zjarrin që ka ndezur me aleatët dhe të mbajë premtimin e dhënë në takimet e tryezës së opozitës. “Rama të shuajë zjarrin e ndezur, që të mos ketë kaos brenda koalicionit opozitar. Ishte zjarri që ndezi Rama për reformën zgjedhore, tashmë e deklaruar në mënyrë të qartë edhe në

“Rama të shuajë zjarrin e ndezur, që të mos ketë kaos brenda koalicionit opozitar. Ishte zjarri që ndezi Rama për reformën zgjedhore, tashmë e deklaruar në mënyrë të qartë edhe në takimet tona, formale dhe informale, që kemi pasur me të

takimet tona, formale dhe informale, që kemi pasur me të. Në këto kushte besoj që detyra e vetme e zotit Rama është që të shuajë zjarrin që ka ndezur, që të mos ketë edhe tym edhe kaos brenda për brenda koalicionit opozitar. Kjo është, fundja fundit, edhe thirrja që ne bëjmë në mënyrë publike” - tha Ndoka. Ndërsa kreu i PDS-së, Paskal Milo, në një intervistë dhënë për MAPO-n dy ditë më parë, duke iu referuar pikërisht marrëdhënieve me socialistët, u shpreh se ata që i duan të keqen Edi Ramës janë brenda PS-së. Ai gjithashtu, duke komentuar qëndrimin që mban PS në lidhje me reformën zgjedhore, u shpreh se “Nëse (PS) e ka sinqerisht që e kërkon korrektimin kombëtar, ajo nuk duhet të tërhiqet përballë kërkesës së Partisë Demokratike, sepse atëherë kjo tregon se ndihet inferiore, një tërheqje e saj nga frika se mos mbetet në fuqi Kodi i vjetër”.


kronika

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

5

47-vjeçari i njohur si një ndër figurat më aktive të politikës vendore, u prangos pasditen e djeshme nga policia e Fierit, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar

shkurt

Gaboi shënjestër, arrestohet për armëmbajtje Shënjestra e gabuar dhe arma e zjarrit kanë vënë në pranga një kryefamiljar në Tiranë, i cili për pak ka shkaktuar një tragjedi. Shaban Hasanaj 63 vjeç, banues në Mëzez-Kodër, në komunën Kashar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se me një armë automatike ka qëlluar një qen, por plumbi ka goditur e shpuar dritaren e banesës së fqinjit. Nga ana e policisë lidhur me këtë rast u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës luftarake automatike me nr.12078610, model. 56 dhe 24 fishekë të kalibrit 7.62, ndërsa nisi procedimi penal ndaj Hasanajt në gjendje të lirë. Ky i fundit ka pohuar në polici se nuk kishte asnjë qëllim të godiste banesën e fqinjit, por kishte gabuar shënjestër, pasi tentoi të vriste një qen.

Arrestohet biznesmeni i PR, i dënuar me 40 vjet burg për drogë në Itali Policia e Fierit arreston për llogari të drejtësisë italiane Fatmir Kajollin, biznesmen dhe anëtar i republikanëve në Këshillin Bashkiak. I njohuri si mik i politikanëve, është dënuar me 24 vjet burg në vitin 2000 nga Gjykata e Romës Fier Arrestohet në Fier biznesmeni Fatmir Kajolli, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak për Partinë Republikane. 47-vjeçari i njohur si një ndër figurat më aktive të politikës vendore, u prangos pasditen e djeshme nga policia e Fierit, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së Fierit njoftoi se Kajolli u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndojnë dy dënime për trafikun e drogës. Gjykata e Romës

e ka dënuar Kajollin në vitin 2000 me 24 vjet burg për trafik të narkotikëve, ndërsa ajo e Milanos me 16 vjet burg në vitin 2001, për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Policia e Fierit shpjegoi më tej se arrestimi i biznesmenit ishte bërë për qëllime ekstradimi, pa sqaruar pse vendimi i drejtësisë italiane zbatohet 11 vjet më vonë. Gjatë këtyre viteve, 47-vjeçari Fatmir Kajolli, jo vetëm që i ka shpëtuar prangosjes, por ka arritur të jetë një prej biznesmenëve më të suksesshëm fierakë, si dhe të integrohet në jetën e politikës vendore. Aktualisht, Kajolli ka qenë bashkaksioner në shoqërinë që menaxhon linjën urbane të qytetit të Fierit. Pak kohë më parë, ai arriti që të bëhej aksioner edhe në shoqërinë që fitoi tenderin e menaxhimit të parkimeve në këtë qytet. Përveç aktiviteteve të biznesit, Kajolli është aktivizuar që pas kthimit nga Italia në degën e Partisë Republikane në qytetin e Fierit, ndërsa

40

Vjet burg është dënimi që Gjykata e Romës ka dhënë për Fatmir Kajollin, i shpallur fajtor për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Ai ka marrë një tjetër dënim edhe nga Gjykata e Milanos

11 Vjet pas vendimit të drejtësisë italiane, policia e Fierit arrestoi biznesmenin fierak. Përgjatë kësaj kohe që ndodhej në kërkim ndërkombëtar, Kajolli kryente lirisht aktivitetet e biznesit dhe ato politike në Fier

deri dje ai ka përfaqësuar këtë subjekt politik në Këshillin Bashkiak. Ai u zgjodh në këtë post më 19 shtator të vitit të kaluar, kur këshilltarët e “Aleancës për Qytetarin” shkarkuan të majtët e deleguar, duke i zëvendësuar me Kajollin dhe dy të tjerë. Pas arrestimit, Fatmir Kajolli është izoluar në mjediset e policisë së Fierit, ku edhe do të qëndrojë në pritje të vendimit të gjykatës për ekstradimin e tij drejt Italisë. Pritet që ditën e sotme Kajolli të përballet me gjykatën, ku edhe do të përcaktohet masa e sigurisë në pritje të seancës së ekstradimit drejt Italisë. Kajolli, i përmendur edhe në një kabllogram të ish-ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers si mik i disa politikanëve ka mundur t’i shpëtojë për 11 vjet prangave dhe të ushtronte aktivitetin e tij në biznes dhe politikë në qytetin e Fierit. Burime nga policia lokale bënë të ditur se ka qenë presioni i drejtësisë italiane që ka bërë të mundur ekzekutimin e urdhër-arrestit për të 11 vjet pas dënimit nga Gjykata e Romës.

Grabitje me armë në kazino, një në pranga Rikthehen në Tiranë grabitjet me armë zjarri, dy javë pas ngjarjes tronditëse të vrasjes së arkëtares Leonora Kaloçi. Një tjetër ngjarje është shënuar pasditen e djeshme në një kazino në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë prej 45 mijë lekësh të vjetra. Policia ka bërë të mundur ndalimin e një personi, i cili dyshohet se është një nga grabitësit dhe është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes, i cili u largua në drejtim të paditur. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit. Sipas policisë, gjatë grabitjes nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa grabitësit kanë mundur të marrin vetëm një shumë të vogël parash. Mbrëmjen e së dielës u grabit një kazino pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku një person me maskë ka marrë nën kërcënimin e armës një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Toka në Yrshek, 3 zyrtarë të Hipotekës nën hetim Prokuroria e Tiranës heton procedurën e shitjes me ankand të një godine, së bashku me truallin që ishte në pronësi të një tjetër personi. Zyrtarët e Hipotekës dyshohen për shpërdorim detyre Tiranë Prokuroria e Tiranës ka ni-

sur hetimet ndaj tre zyrtarëve të Hipotekës, në lidhje me një falsifikim të dyshuar për një pronë në Yrshek. Hetimi ka nisur pas denoncimit të një personi, që pretendon pronësinë e 1630 metrave katrorë në periferi të Tiranës. Burime nga organi i akuzës thanë dje për MAPO-n se hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se tre zyr-

tarë të Hipotekës, në bashkëpunim me persona dhe palë të treta janë përfshirë në një skemë korruptive falsifikimi dokumentesh me qëllim përfitimi. Mësohet se denoncimi në prokurori është bërë nga shtetasi Zef Pemati, i cili pretendon se i janë falsifikuar dokumentet e pronës në zonën e Yrshekut. Burime nga organi i akuzës thanë dje për MAPO-n se dyshohet se pjesë e skemës së falsifikimit të dokumenteve mund të jenë dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë të institucioneve të tjera, pasi sipas tyre e gjithë skema ka nisur kur zyra shtetërore e Përmbarimit në Tiranë ka hapur ankandin në lidhje me blerjen e një godine, e cila ndodhej mbi sipërfaqen prej 1630 m e t r a k at r o r ë n ë p r o n ë s i t ë shtetasit Pemati. Ky i fundit ka shkuar në Hipotekë për t’u in-

teresuar për tokën e tij, kur ka mësuar se personi që kishte fituar ankandin për blerjen e godinës, rezultonte dhe pronar i truallit në fjalë, që ndodhet në ‘zonë industriale”. Paditësi Pemati ka denoncuar këtë fakt dhe është shprehur se në Hipotekë janë falsifikuar dokumentet për shkak se përveç godinës, personi fitues i ankandit ka arritur të vendosë në emër të vet edhe truallin që prej kohësh i është njohur paditësit. Hetuesit kanë nisur verifikimet në lidhje me mënyrën se si regjistruesit në Hipotekë kanë mundur t’i kalojnë edhe truallin në pronësi fituesit të ankandit, në një kohë që ai ishte i hipotekuar në emër të paditësit. Tashmë, ekipi i TaskForcës në Prokurorinë e Tiranës ka nisur procedurën e tërheq jes së dokumentacionit në zyrën e Përm-

barimit të Tiranës dhe në atë të Hipotekës së kryeqytetit dhe pritet që faza e dytë e hetimit të jetë ekspertiza ligjore e dokumentacionit që pritet të administrohet zyrtarisht këtë javë. Në lidhje me truallin prej 1630 metra katrorë të paditësit Pemati, paraprakisht prokurorët kanë nisur hetimin ndaj tre zyrtarëve të Hipotekës së Tiranës, emrat e të cilëve kanë dalë gjatë hetimit paraprak. Ky është hetimi më i fundit i nisur nga Task Forca e prokurorisë së Tiranës në lidhje me veprimtari antiligjore të ndërmarrë nga institucioni i Hipotekës. Burime nga organi i akuzës thanë për MAPO-n se ka pasur disa dhjetëra çështje penale, ku zyrtarë të Hipotekës janë hetuar për shkak të veprimeve të denoncuara nga pretenduesit e pronave në Tiranë. H.Hasani


6

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

kronika

Tre plumba në oborrin e Kryqit të Kuq, nisin hetimet Drejtues të Kryqit të Kuq në Tiranë kanë bërë një denoncim të pazakontë pranë policisë së kryeqytetit, fill pasi një punonjës i këtij institucioni ka gjetur një qese të çuditshme në oborr. Tre plumba të gjetur në ambientet e Kryqit të Kuq në Tiranë kanë alarmuar

Ndrea Prendit

drejtuesit e kësaj shoqate humanitare. Plumbat janë konstatuar nga punonjësit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Drejtues të Kryqit të Kuq shqiptar bënë me dije se plumbat janë gjetur në oborrin e rrethimit të brendshëm të kësaj shoqate dhe për ta është

diçka e pazakontë. Mësohet se plumbat e pashpërthyer janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminim. Drejtuesit e Kryqit të Kuq janë marrë në pyetje për ndonjë konflikt të mundshëm, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Agim Llupo

Hetimi i 21 Janarit drejt mbylljes, ish-kreut të Gardës i komunikohet akuza Prokurorët e 21 Janarit i kanë komunikuar në shtëpi akuzën Ndrea Prendit, ndërsa Agim Llupo do të përballet me gjykatën për 2 vrasje. Pas veprimeve të fundit, Prokuroria bën gati dosjen për në gjykatë Leonard Bakillari Tiranë Hetimet për ngjarjet e 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër demonstrues dhe u plagosën të paktën shtatë të tjerë, tashmë janë drejt përfundimit, duke u konkretizuar edhe me akuzat përkatëse ndaj të akuzuarve. Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe majori Agim Llupo janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vrasje nga Prokuroria, e cila u ka njoftuar statusin e të pandehurve. Sipas burimeve nga organi i akuzës, mësohet se grupi hetimor ka marrë në cilësinë e të pandehurit ishkomandantin e Gardës, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Faik Myrtaj më 21 Janar të vitit të shkuar. Prokurorët i kanë komunikuar akuzën Prendit në banesën

e tij, në prani edhe të avokatëve mbrojtës, duke e njohur me materialet e dosjes hetimore. Të njëjtën akuzë, por në rrethana të tjera cilësuese, prokuroria ka ngritur edhe për ish-majorin e Gardës së Republikës, Agim Llupo. Sipas akuzës tashmë të njoftuar, Llupo akuzohet për dy vrasje më 21 Janar. Burimet thanë se Agim Llupo, i cili ndodhet në paraburgimin 302 në kryeqytet, akuzohet për vrasjet e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Vetë i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se më 21 Janar ka zbatuar ligjin, por prokuroria thotë se ka prova që fajësojnë Llupon për të paktën dy vrasje. Sipas hetimit, ngjarja e parë për të cilën akuzohet ish-majori i Gardës është vrasja e Ziver Veizit, i cili u qëllua pak metra larg portës së Kryeministrisë. Ekspertiza e predhës së gjetur në trupin e viktimës tregoi se ishte qitur nga arma që më 21 Janar përdorej nga Agim Llupo. Duke e konsideruar të provuar shkencërisht këtë vrasje, prokuroria vijoi hetimet edhe dy vrasjet e tjera, atë të Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Nga provat e mbledhura gjatë hetimit që zgjati rreth një vit e tre muaj, prokuroria ngriti akuzën e vrasjes së shtetasit Hekuran Deda ndaj Agim Llupos. Sipas akuzës, dëshmitë dhe pamjet filmike tregojnë se është Llupo ai që ka

ngjarja

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe majori Agim Llupo janë vënë zyrtarisht nën akuzë për vrasje nga Prokuroria, e cila u ka njoftuar statusin e të pandehurve

qëlluar mbi Dedën, i cili në momentin e vrasjes ndodhej mbi një platformë televizive. Dëshmitari Hysni Peposhi, por dhe dy nga të plagosurit kanë identifikuar Agim Llupon si personi që ka qëlluar në drejtim të tyre, duke lënë të vrarë shtetasit Ziver Veizi, Hekuran Deda, si dhe duke plagosur dy persona që ndodheshin në turmën e protestuesve. Sipas prokurorisë, hetimi për vrasjen e Dedës kanë qenë të vështira, pasi ndryshe nga dy viktimat e tjera, në trupin e tij nuk është gjetur

predhë, pasi goditja ka qenë tejshpuese. Identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së Hekuran Dedës është bërë nëpërmjet dëshmive dhe pamjeve filmike, kryesisht pamjet e televizioneve që transmetuan demonstratën e 21 Janarit. Po ashtu, prokuroria ka akuzuar për vrasje edhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, për të cilin u kërkua masë sigurimi “arrest me burg” menjëherë sapo mbërriti në Tiranë akt-ekspertimi i FBI-së për armët e sekuestruara nga prokuroria. Sipas raportit të Byrosë Federale të Investigimit, rezulton se një nga armët që ka qëlluar më 21 Janar, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Faik Myrtaj, ka qenë e komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. Prej rreth tre muajsh, Prendi ndodhet me masën e sigurimit “arrest shtëpie”, pasi dy gjykatat, ajo e shkallës së parë dhe Apelit, rrëzuan katër kërkesat e prokurorisë për dërgimin në qeli të komandantit të Gardës. Dy ish-efektivët e Gardës së Republikës akuzohen për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave dhe me rrezikshmëri për jetën e shumë të tjerëve. Mbetet ende e pazbardhur vrasja e Aleks Nikës, si dhe plagosja e shtatë personave të tjerë që ndodheshin në demonstratë më 21 Janar të vitit të shkuar.

Pamjet filmike, vazhdojnë hetimet për serverin Prokurorët që po merren me episodin e fshirjes së pamjeve filmike të demonstratës së 21 Janarit janë ende në proces verifikimi Tiranë Në kohën që grupi hetimor i

21 Janarit ka finalizuar akuzën e vrasjes për dy nga gardistët e dyshuar, përfshi dhe ish-komandantin, një tjetër grup hetimor që ka në dorë dosjen e zhdukjes së filmimeve është ende në proces verifikimi. Sipas burimeve, mësohet se ish-specialisti i IT-së në Kryeministri, së bashku

me pesë gardistë të planifikuar me shërbim në dhomën e serverit të kamerave, janë ende nën hetim si të dyshuar për zhdukjen e pamjeve filmike. Prokuroria nuk ka konkluduar ende me njoftimin e akuzave ndaj të dyshuarve, por i vetmi person që ka një masë sigurimi është specialisti i IT-së, Armando Kasaj. I pyetur në prokurori për këtë ngjarje, Kasaj ka mohuar në mënyrë kategorike kopjimin dhe fshirjen e pamjeve filmike. Ai ka deklaruar se pamjet e një prej kamerave të vendosur në tarracën e Kryeministrisë i është dorëzuar një prej gardisteve që

ndodhej në dhomën e serverit. Një kopje e CD-së i është vënë në dispozicion edhe prokurorisë, por këto pamje filmike nuk japin asnjë të dhënë të rëndësishme për hetimin. Sipas akt-ekspertimit të sjellë nga FBI, rezulton se serveri i kamerave të Kryeministrisë është riformatuar, pasi më parë janë kopjuar filmimet e rreth 11 kamerave, disa prej të cilave ndodheshin mbi kokat e gardistëve që dyshohet se kanë qëlluar më 21 janar. Për të sqaruar pozicionin e gardistëve dhe të IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj, prokuroria është duke kryer edhe disa ve-

prime të tjera hetimore për të dalë më pas në një konkluzion. Vetë gardistët, të pyetur për këtë çështje, kanë deklaruar se kanë qenë me shërbim në Kryeministri dhe detyra e tyre ka qenë të monitoronin situatën nëpërmjet kamerave të godinës. Një prej gardisteve ka pranuar se ka marrë CD-në me pamjet filmike, por gjithashtu ka deklaruar se ata janë larguar nga godina e Kryeministrisë duke lënë në dhomën e serverit specialistin e IT-së Armando Kasajn. Ndërsa ky i fundit thotë se ka lënë në godinë gardistët, sepse është larguar para tyre nga puna.

operacioni

Librezat false të invalidëve, dy në pranga Një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Invalidi i rremë”, bëri të mundur prangosjen e dy personave si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë se të ndaluarit janë Rrahman Begu, 47 vjeç dhe Adriano Beno, 48 vjeç, të dy me banim në Bathore të Tiranës. Mësohet se ndalimi i tyre erdhi pas informacioneve të marra në ngarkim të tyre, pasi në Bathore janë kapur në flagrancë duke përdorur dokumente të falsifikuara për udhëtim në linjën e urbanit Kamëz- Bathore. Për të njëjtën vepër penale u bë shpallja në kërkim e dy personave të tjerë me banim në Bathore dhe konkretisht A.Tafhasi, 37 vjeç, dhe Qazim Koçi, 59 vjeç, sepse janë larguar pa u kapur nga policia, duke i lënë në vend librezat e invaliditetit të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Si rrjedhojë, ndaj katër të sipërpërmendurve nisi procedimi penal për konsumim të veprës penale të falsifikimi i dokumenteve.


E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

7

Qeni gjen 4.5 kg heroinë, pranga 27-vjeçarit Një 27-vjeçar nga Fieri është ndaluar dje në ambientet e portit të Vlorës, në tentativë për të kaluar një sasi heroine drejt kufirit me Italinë. Bëhet fjalë për 4.5 kg lëndë të tipit heroinë, e cila ishte fshehur në makinën private të të riut. Operacioni është realizuar tërësisht nga

efektivët e policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Vlorë, të cilët siç mësohet, kanë vepruar pasi kanë pikasur lëvizjet e dyshimta të të riut. Kontrolli i detajuar është pasuar më pas edhe me praninë e qenit, nëpërmjet të cilit është marrë sinjali për

rast të dyshimtë në mjet. Lënda ishte sistemuar në 9 pako, secila me nga 500 g, në pjesën e kroskotit pranë fshirëses së xhamit, nga jashtë. Policia ka ndaluar 27-vjeçarin Ermal Myrtaj nga Fieri, i cili tentoi të kalonte heroinën me makinën e tij tip “Benz” me targa FR 9753 B.

shkurt

Tenton të therë motrën, arrestohet 36-vjeçari Policia e Vlorës njoftoi se ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi ky i fundit akuzohet se ka plagosur me thikë të motrën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit bregdetar, ku 36-vjeçari Ylli Çolaj ka qëlluar me thikë motrën e tij 34-vjeçare, duke e plagosur. Policia tha se ende janë të paqarta arsyet e grindjes në familje, ndërsa mësohet se 34-vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur ngjarjen. Burime nga kjo e fundit thanë se pritej marrja në pyetje e personave të pranishëm në momentin e sulmit, por edhe dëshmia e vetë të lënduarës për të sqaruar arsyet e sherrit me të vëllanë.

Skema 800 euro për një patentë, 7 në pranga, 19 mjekë në ndjekje penale Në pranga zyrtarë dhe drejtues të Kryqit të Kuq. Policia e Vlorës thotë se ka shkatërruar rrjetin që siguronte patenta për emigrantët, pa qenë prezent këta të fundit në provime dhe verifikime 700 deri në 800 euro për një patentë, për lëshimin e së cilës prezenca e personit nuk ishte e nevojshme. Një skemë e mirorganizuar e lëshimit të patentave për emigrantë që nuk kishin pse paraqiteshin nëse dërgonin shumën e parave, e cila u godit në një operacion të policisë së Vlorës, ndërsa 7 persona u arrestuan, mes të cilëve zyrtarë lokalë, punonjës të Kryqit të Kuq, si dhe janë në ndjekje penale 19 mjekë. Operacioni u kodua “Kolaps” dhe policia tha se kishte dokumentuar 22 raste lëshimi patentash pa praninë e personave që i kërkonin ato. Policia bëri të ditur ndërkaq se kishte arrestuar këta persona: Kleanthi Peçi, zyrtar i taksave në Bashkinë Vlorë; Lirjan Selmanaj, me detyrë kryetar i Kryqit të

Kuq; Gjergji Dhiamandi, me detyrë sekretar i Kryqit të Kuq; Limoz Alia, me detyrë administrator dhe njëkohësisht instruktor i autoshkollës “Labëria” me seli në Vlorë; Altin Demiri, me detyrë instruktor i autoshkollës “AMK Guberaj” me seli në Vlorë; Xhevahir Basha vjeç 51, me detyrë ish-kryetar i komisionit për pajisje me dëshmi aftësie për drejtim automjeti pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë, aktualisht me të njëjtën detyrë në DRSHTRR Gjirokastër, si dhe Luan Troka, ish- anëtar i komisionit për pajisje me dëshmi aftësie për drejtim automjeti pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Vlorë dhe aktualisht me të njëjtën detyrë në DRSHT Rrugore Fier”. Ndërkohë, ajo njoftoi se 19 mjekë që cilësohen përgjegjës për lëshimin e raporteve të rreme mjekësore pa pasur ndonjëherë kontakt me personat që ua jepnin këto raporte, janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për një skemë të plotë dhe të mbyllur që fillonte me funksionarët e DRSHTRR në Vlorë dhe mbyllej me drejtuesit e Kryqit të Kuq, ku të gjithë në këm-

Të arrestuar Kleanthi Peçi, zyrtar i taksave në Bashkinë Vlorë Lirjan Selmanaj, me detyrë kryetar i Kryqit të Kuq Gjergji Dhiamandi, me detyrë sekretar i Kryqit të Kuq Limoz Alia, me detyrë administrator dhe njëkohësisht instruktor i autoshkollës “Labëria” Altin Demiri, me detyrë instruktor i autoshkollës “AMK Guberaj” Xhevahir Basha vjeç 51, me detyrë ish-kryetar i komisionit të patentave DRSHTRR, Vlorë Luan Troka, ish-anëtar i komisionit të patentave DRSHTRR. bim të parave lëshonin vërtetimet e duhura pa qenë prezent personi dhe në fund e pajisnin atë me patentë. Ndërkohë, policia tha se edhe mjekët

mund të ishin arrestuar, por për shkak të numrit të madh është pasur parasysh se kjo mund të shkaktonte probleme për shërbimet shëndetësore në qytet. Kjo mënyrë e dhënies së patentave ka rënë në sy prej muajsh, kohë të cilën kanë nisur edhe hetimet, të cilat kanë zgjatur për të bërë të mundur zbardhjen e gjithë lidhjeve dhe zbulimin e gjithë personave që kanë qenë të përfshirë në dhënien e paligjshme të dëshmive sipas sektorëve. Burime nga policia bëjnë me dije se gjithçka ka nisur spontanisht nga hetime të kryera për një rast e më pas janë zbuluar se ai nuk ka qenë i vetëm. Po prej këtyre burimeve pohohet se disa prej tyre kanë më tepër se një vit e gjysmë që kanë përfituar shuma lekësh në këmbim të dhënies së vërtetimeve apo dëshmive. Sipas policisë hetimi ka ardhur zinxhir, pasi për të marrë një patentë duhet marrë vërtetim nga rajoni, nga Kryqi i Kuq, vërtetim mjekësor etj., çka ka bërë që të hetohet brenda gjithë këtyre sektorëve. Zyrtarët e policisë së Vlorës deklarojnë se ndërmjet personave ka pasur bashkëpunim. E.Haruni

Falsifikoi monedhat, gjykata e kërkon në burg Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë për Aurel Voglin 30 vjeç, me banim në Sauk Tiranë, duke kërkuar që ai të burgoset. Policia e Elbasanit e ka ndaluar dje këtë shtetas pasi në bazë të vendimit penal, Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë për 30-vjeçarin, nga detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, në arrest me burg, pasi ai akuzohet për falsifikim të monedhave. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit dhe deri tani Vogli po ndiqej në gjendje të lirë, por duket se prova të reja rreth falsifikimit kanë shtyrë gjykatën që të ndryshojë masë ndaj të arrestuarit.

Kapen duke vjedhur shinat e hekurudhës, 2 në pranga Lushnje - Vjedhja e pjesëve të ndryshme metalike të hekurudhës për t’u shitur për skrap tashmë është kthyer në një fenomen. Duke qenë se hekurudha është e përbërë nga pjesë të rënda metalike, ka ‘joshur’ grabitësit e skrapit, dy prej të cilëve kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, të cilat

sqaruan se forcat e Komisariatit të Lushnjës kanë vënë në pranga Klodian Bilbilin 31 vjeç dhe Roberton Cërrian 25 vjeç, që të dy lindur e banues në Lushnjë, pasi janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin shinat e hekurudhës së linjës Fier- Lushnjë. Nga burimet mësohet se ata kanë qenë duke vjedhur shinat e hekurit më zonën pranë stacionit të trenit në Lushnjë, duke përfituar edhe nga afërsia që kishin me rrugën automo-

bilistike ku u duhej të transportonin shinat e vjedhura. Por teksa ata kanë qenë duke çmontuar shinat dhe pjesë të tjera metalike të hekurudhës, janë vërejtur nga patrulla e policisë, e cila ka kryer ndalimin e tyre në kushtet e flagrancës. Sipas burimeve të bluve, ndaj dy të ndaluarve të sipërcituar ka nisur procedimi penal për veprën penale të “shkatërrimit të rrugëve”, parashikuar nga neni 155 i Kodit Penal.

Ata kanë qenë duke vjedhur shinat e hekurit më zonën pranë stacionit të trenit në Lushnjë


8

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

ekonomia

Nafta, çmimi bie me 60 lekë për litër Kuotimet në bursë janë çelur dje me rënie të lehtë të çmimit të arit të zi në tregjet ndërkombëtare, pasi Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë bisedimet me SHBA-të dhe aleatët në lidhje me programin e saj bërthamor. Çmimet e kontratave të naftës janë detyruar edhe nga raporti zhgënjyes i punësimit në Shtetet e Bashkuara, që ka rritur shqetësimet

për një performancë të dobët të ekonomisë globale me efekte negative në konsumin e naftës. Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 1.03 dollarë në 122.40 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për majin ra 1.18 dollarë në 102.13 dollarë për fuçi. Ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar ka ndikuar menjëherë në tregun vendas duke bërë që disa

pika karburanti në kryeqytet të ulin çmimin e benzinës dhe të naftës me 60 lekë. Nga 189 që tregtohej një litër benzinë dy ditë më parë, dje ajo tregtohej me 182 lekë, ndërsa nafta nga 187 tregtohej dje me 181 lekë për litër. Nëqoftëse bursa ndërkombëtare do të shënojë ulje të reja, tregtarët e karburantit në vend sigurojnë se edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.

Buxheti 2012 në deficit me 20 mln euro Tatimet kryesore nuk kanë mundur të realizohen sipas planit të buxhetit të këtij viti. Mungojnë 2,8 miliardë lekë në të ardhurat e arkës së qeverisë në dy muajt e parë. Kursehen 5 milionë dollarë nga interesat e borxhit. Ja situacioni i buxhetit

Situacioni i buxhetit 2012 Të ardhurat

Administrata fiskale nuk po mundet të realizojë planin e të ardhurave të buxhetit edhe këtë vit. Vetëm për dy muajt e parë deficiti në të ardhura rezulton plot 20 milionë euro, duke shënuar një mosrealizim të thellë në tatimet kryesore, si TVSHja, Tatimi mbi Fitimin dhe taksa e sheshtë. Të tria këto tatime kanë shënuar një mosrealizim nga 4 deri në 24 për qind, duke shënuar një total në minus 5.4 për qind për dymujorin.

481 milionë lekë 117 milionë lekë 123 milionë lekë

13.7 % 54 % 10.4%

Shpenzimet

-484 milionë lekë

-0.9 %

Tejkalim Personeli Shpenzimet operative Pushteti lokal

pozitiv mbi planin kanë rezultuar taksat nacionale me 481 milionë lekë dhe taksa mbi pasurinë, e cila ka një tejkalim të planit me 117 milionë lekë. Por ndikim pozitiv në taksën e pasurisë duket se ka dhënë amnistia fiskale në legalizimin e banesave. Gjithashtu, të ardhurat e sigurimit shoqëror rezultojnë me deficit dhe ato të sigurimit shëndetësor me suficit. Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera kanë lajmëruar një vit të vështirë për eko-

INSTAT: Marsi, rritje modeste e çmimeve me 1%

Inflacioni ka shënuar nivele të ulëta edhe për muajin mars, me një rritje vetëm 1 për qind në krahasim me marsin e vitit 2011, njoftoi dje Instituti i Statistikës. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 1.9 për qind vërehet në nëngrupin ”fruta”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 8.7 për qind, bananeve me 1.9 për qind, limonëve me 1.8 për qind, mollëve me 1.7 për qind, portokallëve me 0.6 për qind etj. Nëngrupi ”zarzavate, përfshirë patatet” shënoi një rritje prej 0.9 për qind, ku mund të  përmendim rritjen e çmimit të domateve me 18.1 për qind,  specave me 7.3 për qind, ullinjve me 1.7 për qind etj., si edhe uljen e çmimeve të  kastravecëve me 17.7 për qind, spinaqit me 15.2 për qind, preshit me 12.6 për qind etj. Çmi-

Tejkalim Taksa nacionale Taksa mbi pasurinë Sigurimi shëndetësor

Mosrealizim Interesat -529 milionë lekë -7.5% Investimet -254 milionë lekë -3.6%

Të ardhurat

Rritja e përgjithshme e çmimeve për muajin mars shënon vetëm 1%. Ekonomia afër deflacionit. Banka e Shqipërisë konsideron normale një rritje të çmimeve mbi 2%

-5.5%

Mosrealizim TVSH -820 milionë lekë -4.6% Tatimi mbi Fitimin -790 milionë lekë -27% Akcizat-337 milionë lekë -6.3% Të ardhurat personale - 308 milionë lekë -6.4% Taksa doganore -144 milionë lekë -14% Taksa mbi biznesin e vogël -126 milionë lekë 32% Taksa lokale -270 milionë lekë -22% Sigurimi Shoqëror -23 milionë lekë -0.3%

Blerina Hoxha

Sipas ecurisë së deritanishme të realizimit të buxhetit, ndryshimi i tij do të jetë i pashmangshëm në mes të vitit, pasi tatimet themelore nuk kanë mundur të realizohen sipas planit. Kështu të ardhurat nga TVSHja rezultojnë me deficit 4.6 për qind ose me një mosrealizim prej 820 milionë lekësh. Tatimi mbi Fitimin rezulton të mos jetë arkëtuar në raport me planin në masën e 790 milionë lekëve, akciza rezulton me minus 337 milionë lekë, taksa e sheshtë minus 308 milionë lekë etj. Me realizim

- 2. 8 miliardë lekë

met në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar ulje gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin ”sheqer e ëmbëlsira” me 0.2 për qind, ”peshk” me 0.1 për qind etj., njoftoi dje INSTAT. Sipas të njëjtave burime, indeksi i grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.2 për qind. Brenda këtij grupi çmimet e pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 0.3 për qind dhe çmimi i duhanit një rritje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një rritje prej 0.2 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të lëndës djegëse me 0.3 për qind. Ekspertët në Bankën e Shqipërisë e shpjegojnë frenimin e rritjes së çmimeve me uljen e ndjeshme të konsumit gjatë kësaj periudhe. Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni më i ulët se 2 për qind është negativ për ekonominë dhe se inflacioni më i ulët se 1 për qind duhet të konsiderohet si situatë deflacioniste. Për këtë arsye, objektivi i BSH-së është luhatja e inflacionit mes vlerave 2 dhe 4 për qind. “Shumë studime kanë treguar se ecuria e inflacionit ka një prirje të brendshme statistikore për të regjistruar vlera pozitive. B.H.

nominë e vendit e për rrjedhojë pasojat do të zhvendosen edhe në arkën e shtetit. Banka Botërore dhe Fondi Monetar e patën këshilluar qeverinë që të tregohet konservatore në planifikimin sa më real të buxhetit, për të shmangur mosrealizimet e mëdha dhe ndryshimin e tij në mes të vitit. Shpenzimet

Paralel me mosrealizimin e të ardhurave kanë vijuar edhe shpenzi-

met buxhetore të këtij viti. Vetëm gjatë dy muajve të parë arka e shtetit ka kursyer 529 milionë lekë ose rreth 5 milionë dollarë nga pagesat e interesave të borxhit. Pjesa më e madhe i përket borxhit të brendshëm nga ulja e interesit të bonove të thesarit. Ndërsa vihet re një tejkalim i dukshëm i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes me mbi 1.2 miliardë lekë ose 10 milionë dollarë. Shpenzimet koherente

127 milionë lekë 1.2 miliardë lekë 302 milionë lekë

1.2% 29% 10 %

dhe pagat rezultojnë me tejkalim, ndërsa shpenzimet për investime kapitale kanë rezultuar me një mosrealizim prej 254 milionë lekësh. Kështu totali i shpenzimeve rezulton me minus 484 milionë lekë ose me 0.9 për qind mosrealizim. Duke qenë se shpenzimet në raport me të ardhurat janë shumë më të larta, deficiti buxhetor për këtë periudhë është tejkaluar me rreth 20 milionë dollarë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË Drejtoria e Licensave dhe Monitorimit të Tregut Sektori i Licensimit

NJOFTIM PËR LICENSIM Në zbatim të nenit 16, të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003” Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar, të nenit 18 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, të nenit 10 të “Rregullores për Procedurat e Licensimit Modifikimit, Transferimit të Plotë/ të Pjesshëm dhe Rinovimit të Licensave”, bëjmë me dije të gjithë personat, institucionet ose shoqëritë e interesuara se: shoqëria “ALBANIAN POWER” shpk, ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licensim në aktivitetin e Tregëtimit të Energjisë Elektrike. Të interesuarit lidhur me këtë kërkesë mund të drejtohen pranë zyrave të ERE-s në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, pranë Institutit të Gjeofizikës, Tiranë, brenda 2 muajve nga botimi i parë i këtij njoftimi. KRYETARI Sokol RAMADANI Adresa:Bulevardi “Gjergj Fishta”, Tiranë E-mail erealb@ere.gov.al

Tel/Fax +355 42 22 963; Tel +355 42 69 590 www.ere.gov.al


ekonomia

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

9

Opozita: Penaliteti për akcizën do të krijojë monopole Projektligji i ri i akcizave, i cili në pjesën e penaliteteve detyron gjobë unike për të gjithë abuzuesit, është kërkuar nga opozita të rishikohet, pasi është burim për krijimin e monopoleve. Projektligji i ri për akcizat, i cili është përafruar me standardet e BE-së, në pjesën e penaliteteve parashikon gjobën nga 1 mln deri në 1 mld lekë të reja për të gjitha masat dhe nivelet e abuzimit në pagesën e akcizës. Projektligji në fjalë parashikon gjithashtu një rritje të akcizës për pijet alkoolike. Taksa e akcizës për birrën, verën, rakinë etj., që do të vilet në

dogana, do të jetë 20 për qind më e lartë se ç’vilet aktualisht. Sipas projektligjit të diskutuar dje në komisionin kuvendor për Ekonominë dhe Financat, vlera financiare e taksës për pijet alkoolike do të përllogaritet edhe mbi bazën e përqindjes së alkoolit që ato përmbajnë. Edhe për kafen dhe duhanin pritet që nga mesi i vitit të këtë ndryshim të akcizës që duhet paguar. Projektligji detyron që, për çdo 1 mijë cigare, importuesi ose eksportuesi duhet të paguajë 3 500 lekë, një masë kjo që do të shërbejë si njësi matëse për taksimin.

projektligji

Nga 1 korriku akciza vilet nga dogana, socialistët: E pamundur Taksa e akcizës nga 1 korriku do të vilet nga doganat. Qeveria thotë se implementimi i ligjit të ri nuk do të ketë kosto dhe sistemi është gati për ta realizuar. Punonjësit me performancë të lartë të tatimeve do të kalojnë tek doganat për dhënie eksperience Sabina Veizaj

Komisioni kuvendor për Ekonominë dhe Financat miratoi dje me 10 vota pro të mazhorancës, 1 votë kundër të deputetit socialist Ilir Beqja dhe 4 abstenim po të Partisë Socialiste, projektligjin që detyron kalimin e kompetencave për vjeljen e taksës së akcizës nga tatimet tek doganat. Projektligji që pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik 2012, sipas Financave, synon përmirësimin e administrimit të akcizës në fazën e prodhimit dhe importit dhe përmirësimin në pagesën e akcizës. Projektligji, shpjeguan Financat, është përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Ndërsa aktualisht doganat vjelin akcizën për mallrat e importit, me hyrjen në fuqi të projektligjit në fjalë, administrata doganore do të vjelë edhe akcizën për mallrat që prodhohen në vend, duke marrë kompetencat e plota për vjeljen dhe administrimin e akcizës për të gjitha mallrat. Por opozita jo vetëm që është skeptike për realizimin me sukses të këtij procesi nga Administrata Doganore, por e kundërshton hyrjen në fuqi në një kohë kaq të afërt të këtij ligji. Sipas deputetëve socialistë, është i pamundur realizimi i këtij procesi pasi mungon struktura doganore që duhet të mbulojë gjithë territorin. Opozita argumentoi në komision se ky proces kërkon kosto shtesë për rritje të numrit të punonjësve dhe kualifikim të tyre. Deputeti socialist, Arben Ahmetaj duke e quajtur papërgjegjshmëri këtë hap, shprehu mendimin që meqenëse administrata tatimore ka një eksperiencë 20-vjeçare në administrimin dhe vjeljen e akcizës, do të ishte e udhës që ky proces të zhvillohej nga administrata tatimore. Ndërsa zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj shpjegoi se administrata doganore ka një vit që përgatitet për të ushtruar këtë veprimtari me sukses. “Një pjesë e mirë e lëndëve të para të akcizës të produkteve që prodhohen në vend, importohen. Meqenëse administrata doganore e

MAPO

Komisioni i Ekonomisë

Debatet: Rushaj: Futja e elementëve elektronikë heq diskrecionin e kontrollit fizik të shpeshtë tek subjektet. Inspektimet do të jenë prezente, por parësor do të jetë kontrolli elektronik. Malaj: Nuk besoj se robotët do zgjidhin gjithçka. Unë dua të qartësohem, ti më thua disa. Rushaj: Punonjësit me performancë të lartë do kalojnë tek doganat. Malaj: Ashtu u bë edhe me Agjencinë e investimeve të huaja, pas 7-8 vjetësh eksperiencë filloi nga zero. Spaho: Ai që prodhon për nevojat e veta nuk paguan akcizë, por nuk po diskutojmë për këtë kategori. Ahmetaj: Me vjeljen e akcizës nga doganat, ka gjasa që boshllëku i keqadministrimit të zgjerohet. Spaho: E keni bërë refren të thoni në programin tonë. Ahmetaj: Tregohuni serioz, se unë jam serioz si në komision dhe gjithandej. Malaj: Shtojeni PD-në tek mallrat e akcizës... Noka: Mos dilni ju mallra të skaduar? Rushaj: Në çdo qendër ka doganë të brendshme. Frika juaj nuk është e argumentuar dhe e drejtë. Doganat e kanë modulin e gatshëm, kanë elementin e riskut brenda. Ahmetaj: Meraku qëndron tek efektiviteti. Koçi: ARMO nuk ka punuar më 2011. Rushaj: Është periudha më e suksesshme historike për ARMO-n në 2011. Është prodhuar 2/3 e 2010-ës në 2011. Koçi: 1300 ton më pak cigare, 27 000 ton më pak karburant. Mendoj se kalimi nuk do të ketë përmirësim.

ka sistemin e dixhitalizuar, për eficiencë më të lartë i kalohen kompetencat asaj”, - u shpreh zv/ministri Rushaj. Zëvendësministri sqaroi gjithashtu se ky proces nuk do të ketë kosto shtesë, përkundrazi shtoi ai, ky është një proces që bëhet për të minimizuar kostot si të administratës, ashtu edhe të biznesit. Rushaj garantoi se dogana është në gjendje të realizojë procesin sepse ka kapacitetet e duhura si dhe strukturën të shtrirë në gjithë vendin, pasi çdo rreth ka pikë doganore. Në të njëjtën kohë, projektligji parashikon garancinë e pagesës së akcizës nga biznesi, si ai që prodhon, ashtu dhe ai që importon. Gjithashtu sipas Rushajt nuk do të shpenzohet për sistemin, pasi administrata doganore e disponon atë duke ushtruar kontrollin on line në kohë reale. Por kjo, shpjegoi zv/ministri, nuk do të thotë që do të mungojnë kontrollet fizike. Ndërsa deputeti socialist Malaj vërejti se në këtë mënyrë do të ketë më shumë burokraci. Sipas tij, ligji i akcizës është organik, jo plotësues dhe kërkohen akte nënligjore, prandaj periudha e implementimit të tij është e vogël. Nga ana e tij, zv/ministri Rushaj bëri me dije se aktet nënligjore janë gati. Zv/ministri sqaroi gjithashtu se punonjësit me performancë më të lartë në administratën tatimore do të kalojnë në administratën doganore për të dhënë eksperiencën e tyre në këtë proces.

Për sa i përket përjashtimeve, nuk do të jenë subjekt i akcizës për karburantet, bizneset që merren me peshkim dhe e përdorin atë për të furnizuar anijet e peshkimit. Përjashtohen nga akciza edhe ata që prodhojnë vajrat dhe dhjamërat prej kafshëve, apo ato vegjetale dhe produktet që dalin prej tyre e që janë destinuar të përdoren si karburante. Përjashtohen nga akciza edhe produktet e ambalazheve të plastikës apo edhe qelqit, të cilat kalohen si taksa ambienti duke u përfshirë tek ligji i taksave kombëtare.

Akciza, mallrat e reja që taksohen dhe ato që përjashtohen Një projektligj i ri për akcizat që ka nisur dje diskutimin në Kuvend, parashikon të përfshijë në taksim edhe bagazhet personale, të cilat deri më tani nuk akcizoheshin. Nëse në momentin ku çekon bagazhet personale ke mbi 200 cigare, duhet të paguash akcizë. Lejohen të mbarten pa u taksuar me akcizë vetëm 100 cigarillo, 50 puro, 250 gramë duhan ose përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë e këtyre produkteve të ndryshme. Ndërsa për alkoolin dhe pijet alkoolike, në rastin e importimit për konsum personal lejohet 1 litër pije e distiluar dhe alkoolike me fortësi alkoolike ndaj volumit më të larte se 22%, ose alkool etilik i padenatyruar me forcë alkoolike ndaj volumit 80% dhe më shumë. Lejohen gjithashtu 2 litra pije të distiluar dhe alkoole e aperitivë me bazë vere ose alkooli, tafia, sake, ose pije të ngjashme me fortësi alkoolike ndaj volumit që nuk e kalon 22%, ose verëra të gazuara, likere, ose një përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë e këtyre produkteve të ndryshme. Gjithashtu nuk paguhet akcizë për dy 2 litra verëra të zakonshme dhe 10 litra birrë. Për kafenë në rastin e importimit për konsum personal, lejohen vetëm 3 kg që nuk akcizohen. Produktet e akcizës përjashtohen nga pagesa e akcizës kur ato janë të destinuara për t’u përdorur për nevoja zyrtare dhe personale në kuadër të misioneve diplomatike dhe konsullore, përshirë edhe konsujt e nderit, si dhe misionet speciale të

akredituara në Shqipëri, dhe për nevoja zyrtare e personale të organizmave ndërkombëtarë. Nuk paguajnë akcizë mallrat që vijnë për forcat e armatosura të çdo vendi anëtar të Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Përfitojnë përjashtim nga pagesa e akcizës edhe produktet e akcizës që eksportohen dhe mallrat e akcizës që janë vendosur nën regjimin e pezullimit doganor dhe produktet energjetike me përdorim të dyfishtë. Një produkt është me përdorim të dyfishtë kur është i destinuar njëkohësisht si lëndë djegëse dhe për përdorim të ndryshëm nga ai i karburanteve ose i lëndëve djegëse. Përdorimi i produkteve energjetike për reduktimin kimik dhe elektrolizën si dhe proceset metalurgjike, konsiderohet si një përdorim i dyfishtë. Përjashtohen gjithashtu nga akciza produktet energjetike të përdorura në proceset mineralogjike karburanti për anijet e peshkimit në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Përjashtohet nga akciza importimi i nënprodukteve të naftës, për nevojat e veta, nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, në rast të plotësimit të kushteve specifike sipas legjislacionit dhe marrëveshjeve për këtë qëllim. Gjithashtu përjashtohet nga akciza karburanti që përdoret nga avionët e linjave ndërkombëtare për tregti dhe transport ndërkombëtar, me përjashtim të atyre që përdoren për përdorim privat apo nacional.

Mallrat për përdorim personal pa akciza Duhani dhe cigaret 200 cigare; 100 cigarillo; 50 puro; 250 gramë duhan ose përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë e këtyre produkteve të ndryshme; Alkooli -1 litër pije të distiluar dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22%, ose alkool etilik i padenatyruar me forcë alkoolike ndaj

volumit 80% dhe më shumë; -2 litra pije të distiluar dhe alkoole e aperitivë me bazë vere ose alkooli, tafia, sake, ose pije të ngjashme me fortësi alkoolike ndaj volumit që nuk e kalon 22%, ose verëra të gazuara, likere, ose një përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë e këtyre produkteve të ndryshme; -2 litra verë të zakonshme; -10 litra birrë. Kafeja -3 kg kafe.

Rastet e tjera të përjashtimeve nga akciza -Përjashtohen nga pagesa e akcizës mallrat për nevoja zyrtare dhe personale në kuadër të misioneve diplomatike dhe konsullore -Për nevoja zyrtare dhe personale të organizmave ndërkombëtarë -Për forcat e armatosura të çdo vendi anëtar të Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), -Produktet e akcizës që eksportohen; - Mallrat e akcizës që janë vendosur nën regjimin e pezullimit doganor; - Produktet energjetike me përdorim të dyfishtë. Një produkt është me përdorim të dyfishtë kur është i destinuar njëkohësisht si lëndë djegëse dhe për përdorim të ndryshëm nga ai i karburanteve ose i lëndëve djegëse.

Përdorimi i produkteve energjetike për reduktimin kimik dhe elektrolizën, si dhe proceset metalurgjike konsiderohen si një përdorim i dyfishtë; - Produktet energjetike të përdorura në proceset mineralogjike; - Karburanti për anijet e peshkimit në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave; -Importimi i nënprodukteve të naftës, për nevojat e veta, nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse. -Karburanti që përdoret nga avionët e linjave ndërkombëtare për tregti/ transport ndërkombëtar, me përjashtim të atyre që përdoren për përdorim privat apo nacional.


OpEd

10

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

01 02 03

Morali mund të përbëhet edhe vetëm nga kuraja e të bërit një zgjedhje. Njeri i lirë është ai që nuk ka frikë t’i shkojë deri në fund mendimit të tij.

Nga Bujar Kapexhiu

Kur një grua është në të njëzetat, deformohet nga një fëmijë; kur është në të tridhjetat ruhet prej tij; dhe në të dyzetat bëhet sërish e re. Leon Blum, politikan francez

Opinione dhe Editoriale

Blushi politikisht korrekt, por e ka gabim L

exoni se ç’ka thënë Blushi pardje në një takim me lexues të librit të tij të fundit: “Pas marrëdhënieve të reja të krijuara mes PS-së dhe forcave politike aleate, përfshi edhe PBDNJ-në, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi e konsideron më të vlefshme një aleancë me votuesit, sesa bashkëpunimin me këto. Blushi nuk e llogarit sistemin zgjedhor në disfavor të socialistëve pa një koalicion të gjerë, nëse këta të fundit do t’i bindin qytetarët për të votuar. Sipas tij ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për platformat që besojnë se do të përmirësojnë jetën e tyre”. Ka tri pohime të rëndësishme në këtë mes, të cilat, në formë më të thjeshtëzuar, do të bënin: 1. Partitë e vogla po i mbajnë kokën mënjanë PS-së? Punë e madhe; 2. Sistemi zgjedhor është ok për PS-në; të paktën, nuk është në dëmin e PS-së; dhe 3. Ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për programet. Sipas meje, secili prej këtyre pohimeve nuk qëndron. Bën vaki që të tria pohimet bashkë, në formën e një ‘impianti’, rrinë mirë (e në këtë rast Blushi do duhej përgëzuar për koherencën e mendimit politik), por veç e veç janë të gabuara. I fundit është një pohim patetik që shkon me kontekstin e takimit; përpara tij ishin studentë e lexues të rinj, dhe Blushi ka menduar të përcjellë për ta një mesazh politikisht korrekt; porse është krejt i pavërtetë. Gjasat janë që Blushi ta dijë se kjo është e pavërtetë. Ka ndonjë demokratikas apo socialist që voton për platformat? Nuk besoj se mund të ketë ndonjë. Mund të kenë një fokusim tek platformat ca zgjedhës që s’merren e s’nakatosen me partitë, p o r z g j e d h ë s it sh q ip t a r ë n ë përgjithësi nuk votojnë për platforma. Ndër zgjedhësit që votojnë për platformat janë, ndoshta, ata që nuk shkojnë të votojnë; dhe një nga arsyet që nuk shkojnë të votojnë, ose e vetmja arsye e një pjese prej tyre, është se gara elektorale nuk është garë platformash. Ndërsa ndër ata që votojnë, ka me siguri ca syresh që do donin shumë një garë programore (një nga këta jam dhe unë), por problemi është se për ta, platformat nuk janë një përparësi. Në situatën politike shqiptare, për mua, çdo orientim programor i një partie duhet inkurajuar e është i mirëpritur, por unë nuk do ta nxirrja në krye të axhendës. Tek ne është përparësi beteja me mjete politike, demokratike e elektorale

koment

MUSTAFA NANO

Dy zgjedhjet e fundit treguan se zgjedhësit shqiptarë nuk kanë skrupuj e standarde morale; përkundrazi, janë qeniet më pragmatiste të botës; janë aq pragmatiste, sa çdo njeri tjetër (komshi, i afërm, familjar, vëlla e motër) që ka disa kredo morale e disa ideale në jetë, merret për budalla. Berisha fitoi zgjedhjet edhe pasi i biri prodhoi Gërdecin e pasi ai vetë vrau katër opozitarë të pafajshëm, të parrezikshëm e të paarmatosur në mes të bulevardit, ndërsa Ilir Meta e mbushi edhe ca më shumë rezervuarin e votave pas bisedës për tangente në zyrën e një ministri tjetër.

kundër një regjimi. E në këtë kuptim, më i gabuar më duket pohimi i parë, ai që thotë se “PS-ja duhet të mos e vërë ujin në zjarr për qejfmbetjet e partive të vogla”. Kjo do të thotë se Blushi jeton me bindjen se votuesi shqiptar është inteligjent dhe është i marrosur pas programeve, e në këto rrethana partive, përfshirë PS-në sigurisht, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëhen të hijshme, të fisme, të bëjnë të tyret kauza, programe, platforma, vlera, dhe e kanë të sigurt fitoren përballë regjimit të harbutëve. Mirëpo, edhe bufi e di se gjërat nuk janë kështu. Po të duam të bëjmë deklarata politikisht korrekte, hajde i bëjmë, por nuk do të nxjerrim asnjë qar nga tentativat për të ledhatuar kotmëkot zgjedhësin shqiptar, i cili ka treguar se votën s’e ka për gjë ta japë edhe në këmbim të një ‘honorari’ elektoral prej 5 mijë lekësh dy ditë para ditës së votimit, në këmbim të premtimit për një vend pune, në këmbim të solidaritetit me çunin e xhajës/dajës që ka marrë një vend pune në doganë, apo është bërë polic i qarkullimit rrugor etj. etj. Dy zgjedhjet e fundit treguan se zgjedhësit shqiptarë nuk kanë skrupuj e standarde morale; përkundrazi, janë qeniet më pragmatiste të botës; janë aq pragmatiste, sa çdo njeri tjetër (komshi, i afërm, familjar, vëlla e motër) që ka disa kredo morale e disa ideale në jetë, merret për budalla. Berisha fitoi zgjedhjet edhe pasi i biri prodhoi Gërdecin e pasi ai vetë vrau katër opozitarë të pafajshëm, të parrezikshëm e të paarmatosur në mes të bulevardit, ndërsa Ilir Meta e mbushi edhe ca më shumë rezervuarin e votave pas bisedës për tangente në zyrën e një ministri tjetër. E sikur të mos mjaftonte kjo, Berisha pati guximin të vjedhë në mënyrë spektakolare, aq sa la syshqyer edhe ambasadorët e huaj, mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Dhe pikërisht në këto rrethana, që Blushi i njeh mirë, është po Blushi që lëshon mesazhin që PS-ja mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme edhe pa partitë e aleatët e tjerë. Nuk është kjo zgjidhja, afërmendsh. Sipas meje, çdo arsyetim politik duhet filluar me pohimin: Në Shqipëri është ngritur një regjim, dhe me regjim unë personalisht kuptoj këtë rend socio-moralo-politiko-kulturoro-institucional të gjërave të dominuar nga padrejtësia e imoraliteti, e ku të jesh opozitar, i

Llaf nga brënda

zoti, i moralshëm, i ndershëm, është kusht për ta parë veten të margjinalizuar e në kërkim të bukës së gojës. Të kuptohemi, rrëzimi i këtij regjimi nuk premton asgjë në vetvete; në shoqëri tërësisht të korruptuara si kjo shqiptare, do të ishte naivitet që rrëzimin e regjimit ta shihje si një ngjarje që hap vetvetiu dyert e së ardhshmes së ndritur. Por rrëzimi i regjimit është vetvetiu shpresë; është dobare një shpresë se nuk do të ndërtohet një regjim tjetër. Ecim më tutje. Ky regjim mund të rrëzohet ose me dhunë, ose me vota. E përjashtojmë të parën? Ok, e përjashtojmë, pasi dhuna na fut në rrugë qorre. Mbetet që ta rrëzojmë me vota, ta rrëzojmë brenda kutive të votimit. Kjo është e mundur. Të gjitha regjimet që lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve, sido qofshin këto zgjedhje, lejojnë dhe rënien e tyre (edhe në Burma regjimi po bie në rrugë elektorale). Në Shqipëri, aventurat e fundit elektorale, tok me ligjin elektoral që është adoptuar (me këtë bie dhe pohimi i dytë i Blushit si i gabuar), na kanë treguar se koalicioni fitues është ai që di të mbledhë sa më shumë vota. Regjimi i Tiranës nuk ka vjedhur çdo votë; thjesht ka vjedhur vota, dhe ka fituar me një avantazh në fije të perit. Përfundimi? Përfundimi varet dhe nga fakti që opozita shqiptare nuk mund të bëjë beteja morale, e nuk mund të krijojë frymë e frymëzime. Dhe përfundimi është: opozita mund të fitojë vetëm me aritmetikë votash e me aleancë sa më të gjerë partish; shkurt, duke bërë një vlerësim tërësisht amoral të çdo vote e të çdo partie. Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur. Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, d.m.th duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria. www.respublica.al

Kush mendon se s’ia vlen të rrëzosh një regjim për t’ia dhënë pushtetin një bande të çrregullt bashibozukësh, le të votojë për regjimin; kush e sheh regjimin si të keqen më të parë e më të madhe për t’u rrëzuar, duhet të ketë guximin amoral për ta parë këtë opozitë të nxirosur e si mos më keq si alternativa e vetme për t’u mbështetur e për t’u zgjedhur. Në rrethanat që zgjedhësit janë pragmatistë deri në pacipësi, regjimi mundet – përsëris, nëse jo me dhunë – vetëm me logjikë të pastër pragmatiste, d.m.th duke pranuar se çdo qelbësirë e mundshme opozitare është një resurs i madh. Jo? Epo alternativa tjetër quhet Sali Berisha. Ta gëzoni! Ta gëzojmë! Kjo është Shqipëria.


E martë, 13 qershor 10 prill 2010 2012 ëëë.gazetamapo.com www.mapo.al

MAPO

11

Përfitimet politike që mund të vijnë nga konturimi në Shqipëri i një Rripi kuranik, ose më keq akoma i Shqipërisë si eksportuese e islamizmit, do jenë gjithherë më të ulëta se krijimi i një nën/mbi Shkumbini tjetër në plan të brendshëm dhe i një hapësire që shihet e mbushur me mbetje osmane në plan ndërkombëtar. Jemi papërballueshëm të vegjël për të eksportuar ideologji dhe fe të mëdha. — Alfred lela

Eksportimi i Islamizmit Made in Albania P

o të shtrydheshim në formulimin e një liste me mallra shqiptare të eksportuara, doracaku do të ishte imponues…për keq. Të paktën përgjatë dekadës së parë të tranzicionit, megjithë kundërshtimet tona, që vijnë më shumë nga prekja në sedrën nacionaliste e jo nga ndonjë racionalitet, për çdo Kadare, kemi eksportuar, le të përdorim një numër dosido sa për rrumbullakosje, 500 prostituta. Ndërsa për çdo Invamulë 100 kriminelë. Për Angjelin Preljocajn, Ermonela Jahon, Eliza Dushkun, Masiela Lushën, Lorik Canën e ndonjë tjetër, 500 kilogramë canabis Lazarati. Kemi qenë kryesisht shoqëri konsumi e tregtimi, e shumë pak, sa pak, shoqëri prodhimi e mendimi. Arsyet gjenden te një duzinë faktorësh, por shkaqet e këtij dështimi nuk prekin qëllimet e opinionit të këtushëm. Duke qenë se ka një lidhje mes industrializimit të një vendi dhe prodhimit intelektual, edhe kur vjen puna te eksportet shqiptare të ideologjisë, mendimit apo religjionit, inventari ynë është ose mungues ose grotesk. Të vetmen herë kur elitat shqiptare kanë ‘eksportuar’ prodhimin e tyre ‘intelektual’ ka qenë ai lloji qesharak i internacionalizmit proletar, një variant shqiptar i stalinizmit, mbrojtës solo i socializmit botëror: enverhoxhizmi paranojak i mbështetjes në forcat tona.

koment Alfred Lela

Modeli i muslimanizmit shqiptar është i admirueshëm; por merita e madhe e tij është pikërisht toleranca, e cila është dëshmuar te mungesa e vullnetit, njëfarë plogështie beninje, ndaj proselitizmit. Nëse atusë më të madhe të muslimanizmit shqiptar synohet t’i ndërrohet kahje duke ia shumuar përpjekjet për proselitizëm, para se të jetë një eksport i lakmuar, ai do të jetë një risk.

Pas shkëputjes nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, e së fundmi nga Kina, totalitarizmi dhe izolacionizmi mbetën i vetmi mall Made in Albania që ne ‘eksportonim’. Edhe në sferën e religjionit kemi qenë më shumë një shoqëri pritëse, pra importuese. Mes nënshtrimit para taksave ose fe-ndërrimit shoqëruar me lehtësira e ofiqe, zgjodhëm këtë të dytën dhe e zëvendësuam shpejt e shpejt kryqin me gjysmëhënën. Në masë, ndryshe nga fqinjët tanë, edhe ata të sunduar nga i njëjti pushtues, osmanët, edhe ata të yshtur me të njëjtat mjete, aspak ortodokse. Feja e re, muslimanizmi, bashkë me praktika të tjera të besimit që u shndërruan në pakica, erdh’ e u zëvendësua me ateizmin, në kohën kur komunistët shpallën vdekjen e Zotit. Me rënien e Murit të Berlinit, Rendin e Ri Botëror, Luftën Kundër Terrorizmit, gjeopolitika e botës, dhe bashkë me të Shqipërisë, ndryshoi. Ndërkohë që bëjmë pjesë në NATO dhe rrekemi të kandidohemi në BE, jemi gjithashtu anëtarë të Konferencës së Vendeve Islamike dhe, si pasojë e një konteksti historik, i cili është shpallur edhe doktrinë së fundmi, neo-otomanizmit. Pavarësisht të gjithave, ato që na duken sot si komoditete, por mund të jenë risqe, le të mos mundohemi që, për interesa politike të çastit t’i

paketojmë si eksporte Made in Albania. Sidomos nëse ato janë të frymës religjioze. Siç ka bërë së fundi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili duke folur para studentëve të një universiteti privat turk ka shpallur se ky institucion do të jetë përhapësi në botë i islamizmit shqiptar. Sigurisht që modeli i muslimanizmit shqiptar është i admirueshëm; por merita e madhe e tij është pikërisht toleranca, e cila është dëshmuar te mungesa e vullnetit, njëfarë plogështie beninje, ndaj proselitizmit. Nëse atusë më të madhe të muslimanizmit shqiptar synohet t’i ndërrohet kahje duke ia shumuar përpjekjet për proselitizëm, para se të jetë një eksport i lakmuar, ai do të jetë një risk. Në Amerikë, disa prej shteteve që votojnë rregullisht Republikanët njihen si Bible belt states; aty e gjen mbështetjen edhe ajo që etiketohet si e djathta evangjeliste. Përfitimet politike që mund të vijnë nga konturimi në Shqipëri i një Rripi kuranik, ose më keq akoma i Shqipërisë si eksportuese e islamizmit, do jenë gjithherë më të ulëta se krijimi i një nën/mbi Shkumbini tjetër në plan të brendshëm dhe i një hapësire që shihet e mbushur me mbetje osmane në plan ndërkombëtar. Jemi papërballueshëm të vegjël për të eksportuar ideologji dhe fe të mëdha.

Siç ka bërë së fundi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili duke folur para studentëve të një universiteti privat turk ka shpallur se ky institucion do të jetë përhapësi në botë i islamizmit shqiptar. Sigurisht që modeli i muslimanizmit shqiptar është i admirueshëm; por merita e madhe e tij është pikërisht toleranca, e cila është dëshmuar te mungesa e vullnetit, njëfarë plogështie beninje, ndaj proselitizmit

Dy fjalë

K

rist, e para gjë që më erdhi në mendje ishte të mos bëj zë për të replikuar, por më pas, jo për ty, por për hir të publikut që na ka lexuar, thashë po sqaroj në pak rreshta disa gjëra që më prekin personalisht. Në fakt, unë nuk e kam shkruar shkrimin duke pasur parasysh Kristi Pinderin, nuk është ai personazhi kryesor i shkrimit tim. Nisem nga një gjasë dhe më tej shtjelloj një opinion timin për një dukuri që po zhvillohet në ambientin ku jetoj. Nëse Kristi e ka kuptuar kështu, më vjen keq që nuk ia kam dalë të shprehem qartë dhe jam keqkuptuar. Unë në shkrimin tim flas edhe për stereotipat, të cilët janë të natyrave të ndryshme. Një nga stereotipat më të përhapur në Shqipëri është të sulmosh dikë duke prekur familjarët e tij. Është gjëja më e neveritshme që ndodh në këtë vend. Zakonisht janë politikanët që përgjigjen për familjarët e tyre, ndërsa në këtë rast më bie mua të

replikë Enkel Demi

përgjigjem për zonjën që kam në krah. Dhe normal, përmendet “palma”. Po më Krist, e kemi dënuar ashpër gruan për “palmën”. Kur erdhi në shtëpi i bëmë mbledhje. Mbajta fjalim etik unë, djali im, vajza, nëna ime. Kaq jetojmë nën një kulm. Të nesërmen thirra të atin e saj, vëllanë dhe motrat. Të pasnesërmen fqinjët, meqë i kam aktivë në media dhe më tej shokët e farefisin. E lamë pa gojë, teksa e gozhduam me kritikat tona të ashpra dhe të sinqerta. Më kujtohet një pasazh i fjalës sime, teksa i përmenda se po ajo po kontribuon në vetë të parë në rritjen e çedukimit të brezit të ri, ndaj i tërhoqa vëmendjen të merrte shembull nga shkri-

met dhe aktiviteti paqësor i shoqërisë civile në atdheun tonë, si fjala vjen shoqëritë bojë pink. Ajo bëri autokritikë si në kohët e mbledhjeve të Frontit dhe më pas kaloi në punë riedukuese. Përsa i përket fesë, e mira Krist është që ta shohësh edhe jashtë dhomës së gjumit, pasi pjesa dërrmuese e njerëzve në këtë botë nuk e lidhin identitetin e tyre me shtratin dhe sa hapen në të. Përmendja e pasurisë është një tjetër stereotip shqiptar. Me rregull treshi, nëse në këtë vend merresh me politikë, je hajdut, për pasojë ke pare. Meqë e ke me merak këtë pjesë, prej shumë vitesh unë e deklaroj pasurinë se e kërkon ligji, ndaj bëji dy gisht letër Adriatik Lallës apo e gjen në internet, dhe merr vesh me këtë rast taksat e mia. Shkojmë te mëditjet në media. Kompleksi i proletarit është të shesë varfërinë e tij për virtyt, por dhe të urrejë kush ka më shumë se ai. Kështu me këtë logjikë unë duhet të urrej ose të paktën t’i kem

shumë inat Blendi Fevziun, Arian Çanin, Sokol Ballën, Ardit Gjebrenë, Adi Krastën apo Alfred Pezën, se fitojmë dyfish, trefish, katërfish më shumë se unë. Unë them se tregu është rregullatori i këtyre punëve, madje marketingu. Ata shesin më mirë sesa ne të dy, fitojnë më shumë. Çështje zotësie. Përsa i përket lojës së fjalës “burrë” me dy “rr” dhe “burë” me një “r”, nuk duhet ta përdorësh më, sepse në shqip me një “r” kuptohet homoseksuali, gjë që do të thotë që ti vetë përdor për të më fyer mua në asht, një shprehje homodhjakse. Për gjyqet dhe KKRT që më përmend, nuk e ke keq, them të ankohesh, madje të çelësh edhe dava gjyqësore. Më kujtohet që ka qenë një kohë në karrierën time dhe të shumë kolegëve të tjerë, që më shumë takonim gjyqtarin sesa kryeredaktorin. E fundit, nuk bën mirë që më drejtohesh me “I dashur Enkel”, sepse ne bashkë nuk ndajmë kurrfarë dashurie. Kaq për sot e përgjithmonë.

Përmendja e pasurisë është një tjetër stereotip shqiptar. Me rregull treshi, nëse në këtë vend merresh me politikë, je hajdut, për pasojë ke pare. Meqë e ke me merak këtë pjesë, prej shumë vitesh unë e deklaroj pasurinë se e kërkon ligji, ndaj bëji dy gisht letër Adriatik Lallës apo e gjen në internet, dhe merr vesh me këtë rast taksat e mia...


CMYK fq 12 / 10 prill


EEmartë, Emartë, enjte, 13 qershor 10 10 5 prill prill 2012 2010 2011 www.gazetamapo.com www.mapo.al

sociale

MAPO

05 13

Shefi i Onkologjikut, Agim Sallaku: Vitin e fundit rastet janë rritur me 20%. Mungojnë mjekët specialistë, të shtohen fondet për aparatura dhe medikamente

Shtohen të prekurit nga kanceri, 6 mijë raste të reja në vit Debatet në Komision. Ruka: I keni degraduar spitalet. Paguajnë 10 mijë euro për të bërë kimioterapinë dhe s’kanë bukë të hanë, venë shesin shtëpinë, lopët. Noka: I gjetëm spitalet si stalla derrash. Qeveria jote, kur ti ishte ministër, jepte 800 mijë dollarë për citostatikët, tani jep 5 milionë Jonida Tashi Shtohet frikshëm numri i personave të prekur nga tumore të ndryshme në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportuara nga shefi i Shërbimit Onkologjik në spitalin “Nënë Tereza”, Agim Sallaku, gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Shëndetësisë, vitin e fundit numri i të prekurve nga kanceri është rritur me 20%, duke e çuar totalin e rasteve të reja në 6000, nga 4000-4500 që janë raportuar më parë. Në këto kushte, Sallaku ka kërkuar më shumë investime për aparatura dhe medikamente për të sëmurët, e po kështu edhe onkologë specialistë të cilët mungojnë në rrethe, ndërsa në Tiranë janë vetëm 8 të tillë. “Situata është shumë alarmante. Janë 6 mijë raste të reja në vit. Nevojitet krijimi i regjistrit kombëtar të kontrollit të kancereve, ku do të shihen rastet e reja në vite. Të dhënat për rastet e reja vijnë vetëm nga regjistri i Shërbimit Onkologjik në QSUT dhe disa spitale në rrethe që e ofrojnë këtë shërbim. Kemi probleme me aparaturat, duhet akseleratori linear që trajton me rreze të sëmurët tumorale, duke goditur vetëm qelizat e sëmura të trupit. Duhet rritur buxheti që të shohim impaktin, se sëmundja mund të kurohet. Investimet janë të rëndësishme, të futet skaneri në disa spitale, preparatet. Kemi një mungesë mjekësh specialistë për citologjinë e kancerit të qafës së mitrës, ka vetëm në Tiranë”, - u shpreh shefi i Shërbimit Onkologjik para deputetëve të komisionit të Shëndetësisë, që ishte mbledhur për t’i kërkuar të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë për “Strategjinë e luftës kundër kancerit”. Të dhënat në këtë drejtim janë raportuar nga zv.ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia, i cili tha se një nga zhvillimet e reja në funksion të parandalimit të sëmundjes është hartimi i “Programit kombëtar të kontrollit të kancerit 2011-2020”, ku parashikohen një sërë masash, duke filluar që nga diagnostikimi i hershëm nëpërmjet fushatave sensibilizuese e deri te trajtimi paliativ. Spahia ka deklaruar se që nga viti 2005 e deri më sot është 5-fishuar buxheti për citostatikët, medikamentet bazë të trajtimit të pacientëve me tumor. Sipas tij, prioritet i ministrisë është fuqizimi i spitaleve rajonale me aparatura diagnostikuese bashkëkohore, si mamografitë, skaneri dhe rezonanca. Gjatë raportimit, zv.ministri i Shëndetësisë u shpreh se 17% e vdekjeve në vendin tonë po ndodhin për shkak të kancerit, ndërsa format më të përhapura janë në lëkurë, mushkri, rrugët urinare, gjiri etj. Duke folur për investimet e bëra gjatë viteve të fundit në shëndetësi për aparaturat, Spahia tha se për mamografinë ekzistojnë 12 aparatura në shtet dhe 6 në spitalet private. Ai bëri të ditur se së shpejti do të hapen 3-4 qendra gjiri për diag-

Debatet Ruka-Noka Ruka: Paguajnë 10 mijë euro për të bërë kimioterapinë dhe s’kanë bukë të hanë, venë shesin shtëpinë, lopët. Noka: Kush i ka paguar? Ruka: Unë i kam paguar. Noka: Ku i ke paguar, te klinika jote? Ruka: I kam paguar në spital privat. Për ty gjërat rrjedhin vetë, je jashtë realitetit. Ti nuk di gjë fare se ça bëhet në këtë vend dhe nuk e mbron dot më qeverinë. Noka: Turp, turp të të vijë për rastet hipotetike që ngre ti. Ruka: I keni degraduar spitalet. Noka: I gjetëm spitalet si stalla derrash. Qeveria jote, kur ti ishe ministër, jepte 800 mijë dollarë për citostatikët, tani jep 5 milionë. Ka të sëmurë që presin në radhë tek Onkologjiku, por ka edhe mjekë që nuk pinë kafe deri në orën 4.

vendet e tjera të rajonit dhe BE. E dimë që faktorët janë duhani, rrezatimet jonizuese, mjedisi, ushqimi i pakontrolluar etj. Në Elbasan numri i të prekurve është i madh nga Metalurgjiku, Kurumi i sotëm, apo fabrikat e çimentos që po mbysin vendin. Si do menaxhohet kjo situatë? Njerëzit po rropaten, po i blejnë vetë citostatikët, shkojnë

nostikim, ndërkohë që po studiohet shpërndarja e papiloma virus për vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës. Ndërsa për shpenzimet në medikamente, zv.ministri i Shëndetësisë deklaroi se kostoja për citostatikët është 2-4 milionë dollarë në vit. Debatet Përfaqësuesit e opozitës në komision kërkuan nga drejtuesit e Shëndetësisë se çfarë do të bëhet konkretisht që strategjia e luftës kundër kancerit të mos mbetet në letër. Kreu i komisionit të Shëndetësisë, Et’hem Ruka, tha se situata ka marrë përmasat e epidemisë dhe nëse nuk merren masa ajo do të shndërrohet në tragjike. “1 në 500 veta i bie të vuajë nga kanceri, kjo është një tragjedi. Nuk kuptuam se si qëndron kjo frekuencë me

Kadiu: Barnat të tenderohen me çmime Ministria e Shëndetësisë kërkon që ilaçet të tenderohen me çmime. Kjo do të thotë se çmimet e ilaçeve në vendin tonë do të jenë të ngjashme me ato të vendeve fqinje, si Itali, Greqi e Maqedoni, prej nga ku importohen edhe sasitë më të mëdha të medikamenteve. Në rastet kur do të rezultojë se një ilaç kushton më shtrenjtë në Shqipëri sesa në vendin nga ku është importuar, atëherë kompanive farmaceutike do t’u kërkohet ulja e çmimit nga komisioni i Çmimit të Barnave që është ngritur së fundi brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Ndryshimi i procedurës së tenderimit të ilaçeve, për të lehtësuar procesin e blerjes se barnave nga ana e spitaleve është bërë i ditur edhe nga drejtori ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë, Saimir Kadiu, në Komisionin e Shëndetësisë. “Kërkesa për

shërbim shëndetësor gjithmonë është më e madhe se oferta. Trendi i shpenzimeve shëndetësore në këto 20 vjet ka qenë në rritje, po kështu ka qenë edhe për ilaçet. Për citostatikët para vitit 2000 janë shpenzuar 300 mijë dollarë. Nga viti 2000 e në vijim ka një rritje, me 800 mijë dollarë në vitin 2001 në 4 milionë dollarë. Trendi është 700 mijë dollarë. Impakti social i kësaj sëmundjeje është i llahtarshëm. Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar qeverisë që të bëjë prokurimin e medikamenteve me çmim, që do të sjellë ruajtjen e cilësisë dhe shkurtim të kohës së blerjes së ilaçeve”. Ai u shpreh se ky propozim i Ministrisë së Shëndetësisë do t’i paraqitet së shpejti dhe qeverisë, e cila do të përcaktojë edhe mënyrën sesi do të bëhet ndryshimi i ligjit të prokurimeve publike.

Faqe 13

jashtë shtetit apo në privat”, - u shpreh Ruka. Shefi i Onkologjikut në QSUT, duke iu përgjigjur shqetësimit të kreut të komisionit të Shëndetësisë, tha se situata e kancerit në vendin tonë ndryshoi pas viteve 1990 me 180 gradë për shkak të ndryshimit të stilit të jetesës. Ndaj nevojitet parandalimi primar, sekondar dhe regjistri kombëtar, për një planifikim të saktë të ecurisë apo investimeve. Por, sipas Sallakut, nevojitet edhe një sensibilizim i madh. “Njerëzit duhet ta dinë që edhe për një gërvishtje në kokë për një kohë të gjatë, apo nodus që nuk ikën, duhet të paraqiten te mjeku. Do të fillojmë një fushatë kombëtare për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Kjo do të bëhet në formën e një projekti pilot në disa qytete ku është edhe numri më i madh i të prekurve. Kërkohet shtim i citostatikëve. Jemi në suazën e incidencës me të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Hungarisë. Problemi i aparatit të quajtur CT i Onkologjisë është i veçantë. Ai gjendet vetëm tek Onkologjiku dhe në një spital privat. Janë 100 të sëmurë në ditë që trajtohen”, - u shpreh Sallaku. Ndërsa deputetja socialiste Klodiana Spahiu ngriti shqetësimin se ka shumë gra që nuk kanë mundësi të paguajnë 2500 lekë për të bërë një pap-test për kancerin e qafës së mitrës, ndaj ajo ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit në këtë drejtim. Më pas mbledhja ka vijuar me debate të forta mes kreu të komisionit, Et’hem Ruka, dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka. Ruka ka deklaruar se spitalet janë degraduar, ndërsa Noka iu kundërpërgjigj duke i thënë se i gjetëm si stallë derrash.


14

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

speciale

Përfaqësuesit më në zë të industrisë botërore të turizmit flasin për mundësitë e Shqipërisë në emisionin “Shqip” intervista

Shqipëria – turizmi, mundësia e madhe! Gerd Otto Rieke, kreu i ITB Business Travel Day thotë se Shqipëria ka një listë të gjatë gjërash për të bërë në fushën e turizmit. “Ju keni një arkë të vërtetë me thesare për të hapur. Mos bëni gabim ta shkatërroni atë”, - thotë ai për emision “Shqip”, duke dhënë ide dhe këshilla për turizmin në Shqipëri.

Johnathan Franzen

Johnathan Franzen: Udhëtimi im në Shqipëri Shkrimtari i njohur amerikan thotë se, nëse të gjithë do ta kuptonin çfarë mundësish ka ky vend, gjërat do të rregulloheshin shpejt Intervistoi: Rudina Xhunga

Johnathan Franzen, shkrimtar i njohur amerikan dhe gazetar i prestigjiozes The New Yorker vizitoi Shqipërinë si i dërguar i National Geographic. Për një reportazh që do të lërë gjurmë. Franzen dha një intervistë të gjatë për letërsinë, politikën amerikane, Shqipërinë siç e ka ditur, familjen, dashurinë, frikërat dhe botën e 2012-s, për gazetaren Rudina Xhunga, e cila do të transmetohet së afërmi në “Shqip” në Top Channel. “MAPO” boton sot një pjesë të kësaj interviste. Në çfarë vendesh ishit në Shqipëri? Jonathan Franzen: Ndenja dy net në Shkodër, duke parë lagunat në jug të Liqenit të Shkodrës e duke zbritur pastaj në Ulqin e pastaj në veri, në Malin e Zi, Bosnje, pastaj u kthyem nga një rrugë tjetër, duke kaluar në Podgoricë dhe në veri të

Liqenit të Shkodrës. Bëmë një si rreth. Pamë bregdetin, malet. Ende kishte shumë borë në male, por ishte shumë bukur atje lart dhe bregdeti është i mrekullueshëm. Është unik në gjithë Adriatikun, me shumë fusha, laguna, me një habitat për të gjitha llojet e kafshëve, me mundësi për arinjtë dhe ujqërit për të zbritur nga malet, me gjithë ato plazhe, është i mrekullueshëm dhe në formë jashtëzakonisht të mirë. Ne nuk e dimë këtë... Jonathan Franzen: Sinqerisht, Shqipëria ka një problem me gjuetinë e paligjshme, madje një problem serioz do të thosha. Prandaj ky habitat i mrekullueshëm tani nuk ka zogj në pjesën më të madhe, por ajo çka duhet të bëni, gjë që e pamë kur shkuam në Ulqin, është që të ndaloni gjuetinë e paligjshme, siç është bërë në Ulqin, që është plot me zogj. Pra, zogjtë janë gati të vijnë. Ajo që ju duhet të bëni është që t’i lini rehat në zonat e mbrojtura. Po ta bëni këtë, ata vijnë, madje shpejt. Pastaj riprodhohen dhe ka shumë për të gjithë, thjesht nëse i lini të patrazuar në ato zonat e veçanta. Pra kjo është një mundësi e madhe për Shqipërinë, sepse njerëzit do të vinin nga gjithë Europa për t’i parë. Në

gjithë Europën nuk ka një vend si ky. Ky vend ka potencialin për të qenë një atraksion i jashtëzakonshëm natyror me plazhet e tij, me ushqimin, me mikpritjen, me malet dhe, duke mbrojtur natyrën e duke rregulluar gjuetinë, ai do të kishte mundësi të pabesueshme. Ju për gjithë këtë që thamë do shkruani diçka të ngjashme me atë që unë kam parë më 2 mars të 2011-ës botuar në New Yorker për ‘Qiejt e heshtur’ të një udhëtimi në Itali, Qipro dhe në Maltë? Jonathan Franzen: Unë kam ardhur në rajon, pjesërisht për disa intervista për librat e mi dhe pjesërisht për revistën National Geographic. Pra, jo për The New Yorker, por për National Geographic, e cila është e interesuar për problemet që kanë zogjtë shtegtarë gjatë rrugëtimit të tyre nëpër Mesdhe, por nuk do të jetë i gjithë shkrimi për Shqipërinë. Dhe në fakt, unë nuk kam për qëllim të shkruaj diçka negative, edhe pse gjuetia përbën një problem të madh, këtu. Siç thashë, kjo është diçka që duket, por nëse të gjithë do ta kuptonin më mirë se çfarë mundësish ka ky vend, gjërat do të rregulloheshin shpejt.

Shqipëria, me potencial shumë të madh MARTIN BUCK Zv.president i Messe Berlin - Travel and Logistic A është e mundur për vendin tuaj të bukur që të tërheqë turizëm nga vendet e tjera të botës? A është e mundur të bëhet një vend me të vërtetë tërheqës në shkallë ndërkombëtare për udhëtarët? Unë them që po, është e mundur. Shqipëria, të cilën e njoh nga përvoja,  pas vizitave në vendin tuaj, ka një potencial shumë të madh. Është një vend shumë tërheqës. Sfida më e madhe për Shqipërinë është sesi të përfitojë nga këto potenciale. Si t’i përdorë këto potenciale? Unë besoj se, nëse ju manaxhoni që të bëni detyrat tuaja të shtëpisë, nëse manaxhoni që të nxirrni përfundimet e duhura

nga ajo që kanë bërë me sukses vendet fqinje, atëherë do të jeni të suksesshëm edhe ju. Nga ajo çfarë unë kam parë gjatë de k ad ë s s ë k a lu a r, s i p e r s o n i përgjegjës për ITB, është se ju keni nevojë për disa faktorë suksesi që të arrini sukses. Unë mendoj që janë dy faktorë të domosdoshëm suksesi që të bëhet turizmi i suksesshëm në vendin tuaj. E para është që ju keni nevojë për një strukturë të duhur pune, që sigurisht është përgjegjësi ose çështje e qeverisë që të vendosë strukturën në rrugën e duhur dhe e dyta është siguria e investimeve, stabiliteti i kushteve në të cilat ndodh lëvizja. Nga ana tjetër është entuziazmi i sipërmarrësve. Ju keni nevojë për talentin dhe entuziazmin e sipërmarrësve. Kur këto gjëra bashkohen, atëherë turizmi do të jetë i suksesshëm.

Çfarë do të thotë turizmi për Shqipërinë? Turizëm do të thotë “shumë” për shumë vende në botë, sepse ai është konsideruar dhe njohur si një element kryesor për qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike. Ka shumë aspekte në lidhje me të dhe ju mund t’i gjykoni edhe vetë  lidhjet e tij me Shqipërinë. Turizmi lufton papunësinë, dhe në mënyrë të veçantë në plane afatgjatë, e veçanërisht papunësinë e të rinjve. Turizmi për shume vende të botës është një element shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe rritjen ekonomike. Ai krijon vende dhe mundësi punësimi në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe për gratë. Ai është një aspekt integrues për një shoqëri që të organizohet së bashku dhe krijon vende pune jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në fshatra të largët, në zona të thella rurale, në të cilat zakonisht zhvillimi nuk është shumë i promovuar, si p.sh. në zonat bregdetare, të cilat janë shumë tërheqëse. Turizmi është një element shumë demokratik për të ndërtuar shoqërinë dhe ekonominë. Gjithashtu ndihmon për të integruar shtresën e varfër të shoqërisë, ose grupe të shoqërisë që nuk kanë shumë aftësi të zhvilluara punësimi. Pra, turizmi ndihmon në integrimin e problemeve të grupeve të ndryshme të shoqërisë, por patjetër që këto grupe kanë nevojë që të trajnohen dhe edukohen.  Çfarë ka nevojë të bëjë Shqipëria, në mënyrë që të ndërtojë një turizëm të mirë? Siç e dimë të gjithë, Shqipëria ka një listë të gjatë gjërash për të bërë. Mund të them që janë 3 gjëra kryesore për t’u bërë. Natyrisht gjëja e parë kryesore për t’u bërë është përmirësimi i infrastrukturës: si ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve, përmirësimi i sistemit të komunikimit, sistemimi dhe përmirësimi i sistemit të kanalizimeve, në mënyrë që të mos shkatërrohet natyra, dhe shumë gjëra të tjera të lidhura me këtë aspekt.  Gjëja e dyte është krijimi i një perceptimi te  ri mendor për Shqipërinë nëpër botë, thënë ndryshe përmirësimi i imazhit. Shumë shqiptarë ndoshta nuk e kuptojnë se për një kohë të gjatë Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në hartën mendore të industrisë së turizmit  e për rrjedhojë të konsumatorëve.  Shqipëria është e rrethuar si në jug e në veri nga vende me turizëm të fortë, të cilët janë konkurrentë me të. Shqipëria duhet të ndërgjegjësohet dhe të mendojë për mënyra sesi të ketë sukses në këtë atmosferë konkurruese. Unë mendoj se mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të mendojë për vlerat e asaj autentike, si mikpritja dhe natyra. Këto janë anët e saj të forta. Por, ju lutem, mos mendoni se të gjithë e dinë se çfarë ofron Shqipëria dhe pozicioni i saj në hartën e turizmit botëror.  Gjëja e tretë që unë sugjeroj është përmirësimi dhe kualifikimi i fuqisë punëtore. Është e lehtë të ndërtosh hotele të mëdha nëse ka investitorë, sepse kushdo, madje dhe  një budalla, mund të përgatisë çimento e të ngrejë ndërtesa me 10 apo 20 kate me mjedise të brendshme për pesë yje. Kjo  nuk është

Gerd Otto Rieke

e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është shërbimi. Njerëzit janë të impresionuar më shumë nga njerëzit e tjerë, dhe nga mënyra sesi ata i mirëpresin dhe sesi i trajtojnë  me mirësjellje dhe me profesionalizëm. Çdo konsumator, çdo njeri, ka pritshmëri të  ndryshme. Një gjerman mund të ketë pritshmëri të ndryshme nga një francez ose nga një italian. Ju duhet të njihni tregjet. Është shumë e rëndësishme të trajnohen të rinjtë, por gjithashtu edhe të moshuarit, në të gjitha aspektet e shërbimeve nëpër restorante, hotele, në industrinë e transportit, në mënyrë që ata të bëhen mikpritës të mirë profesionistë. Të gjitha këto të marra së bashku e bëjnë më të lehtë rrugën për në Europë.     Çfarë gabimesh duhet të shmangë Shqipëria? Këshilla më e rëndësishme është që Shqipëria të ketë durim. Kjo s’do të thotë që të mos bësh gjë, por “durim” është të mos presësh fitime të menjëhershme. Para së gjithash Shqipëria duhet të investojë dhe të mos gabojë që të tërheqë turizëm të lirë. Pasi të krijohet imazhi i një vendi të lirë, me operatorë të mëdhenj që u thonë klientëve se mund të shkojnë në Shqipëri për pak para e të kënaqen dhe të kenë pushime të jashtëzakonshme, do të ishte e pamundur që ta hiqje ose ndryshoje këtë imazh të krijuar. Ka shumë vende të tjera që e kanë bërë këtë gabim, dhe nuk di se kur do të arrijnë ta ndryshojnë këtë imazh.  Pra, ndërtoni një të ardhme të sigurt, të bazuar në shërbim të mirë dhe në njerëz të mirë. Kjo i bën një të mirë shumë të madhe brezit tuaj të ri. Jepuni atyre orientime dhe trajnime. Kjo është e ardhmja juaj, është e ardhmja e fëmijëve tuaj, ndaj mos e nënvlerësoni rëndësinë e saj. Nëse e bëni dhe keni sukses, atëherë brezi i ri do të qëndrojë në vend dhe nuk do të emigrojë jashtë dhe të shikojë barin më të gjelbër te shtëpia e fqinjit, siç thotë shprehja, por do të shohë të mirën e vendit të tyre. Dhe ju keni shumë të mira. Ju keni një natyrë fantastike, plazhe, ju keni brigje shkëmbore, ju mund të mendoheni për sporte ujore. Ju keni male të mrekullueshme. Ju keni një arkë të vërtetë me thesare për të hapur. Mos bëni gabim ta shkatërroni atë. Shqipëria është një vend i vogël, dhe është thesar gjithçka keni, por mos e prishni këtë thesar që keni. Mos toleroni nëse politikanët dhe investitorët bëjnë gjëra që një burrë ose grua e arsyeshme s’do t’i gjykonte si të qëndrueshme. Mendoni për të nesërmen, për brezat që vijnë. Mendoni për natyrën dhe për brezin e ardhshëm, ndërtoni mbi to dhe Shqipëria do të ketë një të ardhme të shkëlqyer.


sociale

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

15

Tafaj takohet me homologun kinez, diskutohet për gjuhën Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, me ftesë të homologut të tij Yuan Guiren. Në takimin me ministrin kinez të Arsimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh në fushën e arsimit dhe shkencës. Ministri Tafaj e njohu homologun me zhvillimin e arsimit shqiptar dhe reformat në

këtë fushë. Një vëmendje e veçantë në bisedime iu kushtua ngritjes së Institutit Konfuci, që do të mbështesë promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tonë. Të dyja palët shprehën gatishmërinë për rritjen e numrit të bursave, nxitjen e shkëmbimit të studentëve e pedagogëve dhe në mënyrë të veçantë të

studentëve që mësojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Pekinit, si dhe atyre që formohen për mësues të gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës. Kjo do të përshpejtojë përgatitjen e mësuesve për mësimin e gjuhës kineze si gjuhë e dytë me zgjedhje në shkollat tona.

Taksa e pastrimit, Bashkia: Nis kompensimi për 8 mijë familje Duke filluar nga sot, pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT do të fillojë kompensimi i kategorive që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit Jonida Tashi Ujësjellësi i Tiranës do të nisë sot procesin e kompensimit për taksën e pastrimit për 8 mijë familje të përjashtuara nga pagesa e saj. Sipas një njoftimi të Bashkisë së Tiranës, duke filluar nga sot, pranë zyrave të marrëdhënieve me konsumatorin në UKT do të fillojë kompensimi i kategorive që e kanë paguar taksën e pastrimit prej 420 lekësh bashkë me faturën e ujit në muajt e parë të këtij viti. “Pranë zyrave te sheshi ‘Willson’, rruga ‘Mine Peza’, ‘Ali Demi’ dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së do të bëhet kompensimi për faturën e muajit janar. Janë rreth 8000 familje që përjashtohen nga pagesa e taksës së pastrimit”, - thuhet në njoftimin e Bashkisë së Ti-

ranës. Lista e emrave që do të kompensohen për taksën e pastrimit është hartuar nga Bashkia e Tiranës mbi bazën e dokumentacionit që kategoritë të cilat nuk duhet ta shlyejnë këtë detyrim kanë dorëzuar pranë njësive bashkiake përkatëse. Këto kategori janë: pensionistët, veteranët, invalidët e luftës dhe punës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbrit, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Bashkia e Tiranës ka sqaruar se pranimi i dokumenteve që vërtetojnë se individi ose familja i përket kategorive që përjashtohen nga tarifa e pastrimit, do të vazhdojë pa u kufizuar në kohë dhe çdo përfitues do të kompensohet për paratë e paguara. Kategoritë e familjeve që përfitojnë nga përjashtim i pagesës së tarifës së pastrimit duhet të dorëzojnë pranë njësive bashkiake dëshminë e gjendjes së tyre si më poshtë: certifikatën familjare, me kushtin që të jenë kryefamiljarë dhe pa persona të tjerë madhorë, përveç bashkëshortit ose bashkëshortes; librezën e veteranit ose invalidit të luftës, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, të sëmurëve paraplegjikë e tetraplegjikë; librezën e pensionit dhe vërtetimin

Kategoritë që përjashtohen

• • • • • •

Pensionistët Veteranët Invalidët e luftës dhe punës Përfituesit e ndihmës ekonomike Të verbrit Të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë

nga njësia bashkiake për përfituesit të ndihmës ekonomike. Njësia bashkiake verifikon dokumentacionin dhe kur janë plotësuar kërkesat e vendimit të Këshillit Bashkiak, përgatit vërtetimin ose harton lista për familjet që përjashtohen nga pagesa e tarifës së pastrimit. Ky vërtetim ose lista dërgohet në Bashkinë e Tiranës, e cila përgatit listat përmbledhëse dhe në datën 20 të çdo muaji ia paraqet Ndërmarrjes së

Ujësjellës-Kanalizimeve, për përjashtimin e familjeve nga pagesa e tarifës së pastrimit. Kalimi i derdhjes së taksës së pastrimit prej 5000 lekësh nga vjetore në të përmuajshme me faturën e ujit, u bë falë një vendimi të marrë nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit 2011, ndërkohë që tashmë Ujësjellësi i Tiranës ka kaluar edhe në varësi të Bashkisë. Duke qenë se niveli i mbledhjes së kësaj takse në vite nuk ka qenë i duhuri, Bashkia e Tiranës vendosi t’i rikthehet një metode të përdorur edhe më parë e që ka treguar efikasitet. Arsyeja qëndron në faktin se nga 186 000 familje të evidentuara në zyrat e Gjendjes Civile në kryeqytet, Ujësjellësi ka të evidentuar me kontratë 121 947 prej tyre, ose 65.5% të familjeve banuese në Tiranë. Duke qenë se kapaciteti i kontraktuar është për 121 947 familje, nga llogaritjet për 80% të familjeve të kontraktuara, rezulton se është e mundur që arkëtimet të jenë në shumën 487 790 000 lekë nga 41 553 000 që kanë qenë në vitin 2011, ose thënë ndryshe arkëtimet për taksën e pastrimit një vit më parë kanë qenë në nivelin e tyre më të ulët krahasuar me katër vitet paraardhëse, 5.6%.

Ndryshimi i Himnit, tërhiqet Totozani: Dhashë vetëm një ide Avokati i Popullit reagon pas deklaratave për Himnin: As kam mundësi dhe as urdhëroj njeri të ndryshojë, aq më tepër Himnin, që e kam shumë përzemër” Avokati i Popullit, Igli Totozani tërhiqet nga propozimi për të ndryshuar Himnin Kombëtar, duke pohuar se gjithçka ka qenë thjesht një ide dhe nuk do të marrë karakterin e një kërkese të mirëfilltë. “Kam përshtypjen që ajo ka qenë dhe mbetet një ide, pavarësisht jehonës së madhe që

pati në shtyp. As kam mundësi dhe as urdhëroj njeri të ndryshojë, aq më tepër Himnin, që e kam shumë përzemër. Ka qenë një ide që shoqëria le ta përtypë dhe të mendojë për të”, tha Totozani pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Punës, Spiro Ksera dhe tetë familjet rome që pritet të strehohen përkohësisht në një repart ushtarak në zonën e Sharrës. Më herët, para reagimit të Totozanit, në një deklaratë të Avokatit të Popullit thuhej: “Avokati është shprehur se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ndoshta është rasti që për hir të barazisë mes burrave dhe grave të këtij vendi mund të fillojmë me një epokë të re, me një ndryshim të vogël,

qoftë edhe në Himnin Kombëtar, duke shtuar përveç burrave edhe gratë”. Deklarata e Avokatit të Popullit për ndryshimin e Himnit ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke e kthyer atë në një debat mbarëkombëtar. Në median e shkruar ka nisur një diskutim i ashpër rreth kësaj iniciative, ku argumentet pro dhe kundër nuk mungojnë. Himni i Flamurit është Himni Kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e Pavarësisë më 1912. Himni që është shkruar nga Aleksandër Stavre Drenova, njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit. Himni Kombëtar ishte një

marsh rumun, kompozuar nga Ciprian Porumbescu, ndërsa autor i tekstit, rilindasi Asdreni. Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të Himnit tonë. Sipas një rrëfimi të tij, askush në ato çaste historike për Shqipërinë nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte Himni i ardhshëm.

shfrytëzimi

Zotohet edhe Ksera: Do largoj fëmijët nga rruga Ministri i Punës, Spiro Ksera ka përsëritur të njëjtin zotim që kanë bërë edhe paraardhësit e tij se do të largojë fëmijët nga rruga. Në fakt, kjo është e vetmja kërkesë publike e kryeministrit Berisha, drejtuar të gjithë ministrave që kanë qenë këto vite në krye të dikasterit të Punës, që nuk është bërë dot realitet. Por ndryshe nga të tjerët, Ksera është treguar më i vendosur për të çuar deri në fund këtë çështje, për të cilën ka bërë të ditur se tashmë ajo ka marrë edhe rrugën ligjore. “Tashmë lypjes i kemi shpallur luftë dhe institucionet nuk do të lejojnë, veçanërisht përdorimin e fëmijëve për lypje. Kjo do të bëhet e mundur edhe me plotësimin e kuadrit ligjor pas miratimit të VKM që përcaktojnë procedurat dhe institucionet përgjegjëse për heqjen e fëmijëve nga rruga. Vendimet pritet të miratohen në ditët në vijim. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të marrim masat që fëmijëve t’u mundësohet ndjekja e arsimit”, - garantoi ministri Ksera gjatë vizitës së familjeve rome.


fq 16 / 10 prill

E përmuajshme Nr. 20, Viti II botimit mars 2012 Çmimi 300 Lekë

Nr. 20, Viti II botimit mars 2012

Çmimi 300 Lekë

EXTRA

Dashuri me shikim të dytë. Këshilla për të forcuar imunitetin Libra, dekor

DOSSIER KTHIM NE NATYRE Ushqimet bio Guidë dhe ide Përsonazhe që hanë shëndetshëm

Ornela Bregu Një mami në garë

“Dancing with the Stars”, rikthimi në ekran dhe ndryshimet në familje

Ilva Tare Ngjyra jo ngjyerje Alfred Lela Fiona McIlwham “E bukura dhe e majta”

TE FTUAR

Enada Hoxha Gjergj Bojaxhi Biljana Nikolic Diana Çuli Blendi Salaj Mirela Bogdani

KUOTAT ROZE

Pro dhe kundër ambasadorësh

TENDENCAT

Grimi dhe ngjyrat Pranverë minimaliste


04

MAPO

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

EEmartë, Emartë, enjte, 13 qershor 10 10 5 prill prill 2012 2010 2011 www.gazetamapo.com www.mapo.al

rrethe

Dy anëtarë të familjes Minaj, burrë e grua kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik, i cili ndodhi në vendin e quajtur “Kthesat e Visokës”, në aksin rrugor Ballsh- Fier. Dy bashkëshortët, përkatësisht Ramadan Minaj 76 vjeç dhe Anife Minaj 70 vjeç, janë viktimat e këtij aksidenti, ndërsa djali i tyre, 38-vjeçari Vladimir Minaj që ishte dhe drejtuesi i mjetit, është plagosur

Gjirokastër -Me qëllim ardhjen në ndihmë emigrantëve, të cilët gjatë kthimit për festën e Pashkëve do të aplikojnë edhe për pasaporta biometrike, policia e Gjirokastrës do të vijojë normalisht punën në sportelet e vetëdeklarimeve përgjatë gjithë javës në vazhdim. Sipas përfaqësuesve të policisë lokale, gjatë gjithë javës së kësaj feste, duke përfshirë edhe ditën e Pashkëve, sportelet e vetëdeklarimit për pajisjen me pasaportë biometrike në komisariatet e rretheve të

rëndë dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa pjesëtarët e familjes Minaj udhëtonin së bashku me një automjet tip “Nissan” me targa greke AIN 5751. Mjeti drejtohej nga djali i dy të moshuarve. Familja që është me origjinë nga fshati Cfir, rrethi Mallakastër, kthehej nga Greqia dhe udhëtonte drejt kryeqytetit. Burime nga vendngjarja pohuan se për shkak të lagështirës dhe humbjes së kontrollit prej drejtuesit, automjeti ka devijuar nga aksi rrugor dhe ka goditur një mjet tjetër që udhëtonte në drejtim të qytetit të Ballshit. Mjeti që ka rezultuar tip “Benz” me targa MK 4013 A, është goditur në pjesën fundore të tij dhe pas kësaj goditjeje “Nissani” është shmangur tërësisht nga rruga, ka rrëshqitur në pjesën

anësore të saj disa metra dhe më pas ka fluturuar në drejtim të greminës. Gjatë rrëshqitjes ai është rrotulluar në një lartësi rreth 15 metra poshtë aksit rrugor, ku është ndalur duke u përplasur me një shkëmb që ndodhet në rrëpirë të humnerës. Nga përplasja e fortë ka dalë jashtë mjetit i moshuari Ramadani, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa brenda mjetit kanë ngelur të plagosur rëndë e moshuara Anife dhe djali i saj, Vladimiri. Kalimtarë të rastit iu kanë ardhur atyre në ndihmë. Njëri prej dëshmitarëve tregoi se nga goditjet mjeti ishte dëmtuar rëndë dhe drejtuesi i tij së bashku me nënën janë nxjerrë me shumë vështirësi nga brendësia, për shkak të deformimit të madh të kabinës dhe vetë mjetit. “ I nxorëm me shumë vështirësi.

Durrës, revoltohet deti, nxjerr në breg mijëra ton mbetje Pak ditë para çeljes së sezonit turistik, Durrësit i dalin në pah problemet e tij “të fshehura” në ujërat e Adriatikut. Përgjatë vijës bregdetare të gjirit të Durrësit, shirat e ditëve të fundit kanë nxjerrë në breg mijëra ton mbeturina, mes të cilave dhe mbetje të shumta spitalore e industriale që janë tepër të rrezikshme për ambientin, por njëkohësisht kanosin rrezik për shëndetin e njeriut, duke marrë parasysh që kjo zonë është ndër më të frekuentuarat përgjatë sezonit veror. Burimi i këtyre mbetjeve të shumta urbane, që tashmë janë “shtruar” pothuajse përgjatë gjithë vijës bregdetare, mendohet të jetë lumi Shkumbin në grykëderdhjen e tij në Adriatik, ndërsa përjashtohet mundësia që këto mbeturina të kenë ardhur nga lumi i Ishmit, pasi ky i fundit është i bllokuar në daljen e tij në Kepin e Rodonit, çka nuk lejon depërtimin e mbetjeve në det. Mbeturinat kanë “pushtuar” një sipërfaqe prej rreth 3 km vijë bregdetare, duke nisur që në

05 17

Aplikime për pasaporta në polici edhe gjatë Pashkëve Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës do të qëndrojnë të hapura, në ndihmë të qytetarëve dhe kryesisht të emigrantëve. “Nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara, ne presim që një numër i konsiderueshëm emigrantësh t’i kalojnë Pashkët në vendlindje. Për t’iu krijuar atyre lehtësitë e nevojshme në pajisjen me pasaporta biometrike, sportelet tona do të vijojnë normalisht punën në këtë periudhë”, - pohuan ditën e hënë përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër. B. Sh

Tragjedi në Fier, vdes në aksident çifti, plagoset rëndë djali i tyre Makina ka rrëshqitur dhe pasi është përplasur me një tjetër ka rënë në humnerë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortët dhe është plagosur djali i tyre

MAPO

pjesën veriore në “Plazhin e Currilave” dhe duke vijuar deri te “Shkëmbi i Kavajës” në jug. Pas konstatimit të situatës alarmante janë vënë në lëvizje të menjëhershme drejtuesit e njësive vendore dhe drejtuesit e Agjencisë Rajonale të Durrësit. Kreu i kësaj agjencie, Ramazan Kalia ka pohuar për gazetën “Mapo” se shirat e ditëve të fundit dhe krijimi i rrymave të forta detare kanë krijuar një situatë të pazakontë përgjatë bregdetit të Durrësit, një situatë madje kritike duke marrë parasysh dhe faktin se na ndajnë edhe pak ditë nga nisja zyrtare e sezonit turistik. “Pas konstatimit të kësaj situate alarmante në Durrës, kam kontaktuar me drejtuesit e njësive vendore, dhe nga ana e Bashkisë Durrës kam marrë një reagim pozitiv, pasi ky organ ka nisur menjëherë punën për pastrimin e zonës duke angazhuar dy ndërmarrjet komunale. Pastrimi ka vijuar në zonën e plazhit “Iliria”, duke vijuar deri në afërsi të “Urës së Dajlanit”. E.D

Fillimisht pamë një trup jashtë mjetit, disa metra larg tij. Ai ishte i pajetë. Më pas dëgjuam rënkime brenda makinës. U munduam t’i nxirrnim dhe me shumë vështirësi arritëm t’i marrim nga mjeti, që siç e shikoni është i shkatërruar”, - tha një drejtues mjeti, banor i qytetit të Ballshit. Pak çaste pas mbërritjes në spitalin e Fierit, për shkak të plagëve të marra e moshuara ndërroi jetë. Policia që mbërriti disa çaste më vonë në vendngjarje, ndërhyri në trafikun rrugor duke normalizuar lëvizjen e mjeteve të shumta në këtë aks. Grupi i ekspertëve dhe përfaqësuesi i prokurorisë kanë kryer dhe veprimet përkatëse në vendngjarje. Dyshohet paraprakisht se shkaku është humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi i tij.

shkurt

Largohen nga tregjet 450 kv ushqime të skaduara Gjirokastër-Prej fillimit të këtij viti nga tregjet dhe njësitë e tregëtimit në Qarkun e Gjirokastrës, janë larguar rreth 450 kv mallra ushqimorë të skaduara. Sipas përfaqësuesve të Autoritetit Rajonal të Ushqimit, pjesa më e madhe e tyre janë vetëdeklaruar nga bizneset, ndërkohë që një sasi tjetër është asgjësuar nga inspektorët e Mbrojtjes ushqimore. “Gjatë kësaj kohe kanë qenë vetë subjektet magazinuese dhe tregtuese, të cilat kanë bërë kontrollin e afatit të skadencës të mallrave ushqimore që tregtojnë, duke larguar produktet e skaduara si: pije të ndryshme, ëmbëlsira etj. Pjesa tjetër është asgjësuar nga ana jonë”, - thonë inspektorët e Mbrojtjes ushqimore në Gjirokastër. Gjithashtu, Autoriteti Rajonal i Ushqimit vijon kontrollet edhe në lidhje me tregtimin e bukës masive në ambalazh letre. “Ne kemi paralajmëruar për vendosje gjobash disa furra buke, të cilat vazhdojnë të tregtojnë bukën për popullatën në qeska plastmasi”, thonë inspektorët e Ushqimit në Gjirokastër. B. Sh

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I QARKUT ELBASAN NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI Në zbatim të Ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunesit civil”, neni 13, VKM Nr.231, datë 11.05.2000, “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 20, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall: Z.Lulzim Shahinaj, fitues të konkursit për vendin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse. KRYETARI Eugen ISAJ Adresa : Këshilli Qarkut Elbasan; Tel:++355 54 52344, 52696, Fax: 52144


18

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

speciale

Tregu i Sigurimeve/ Çfarë marrëdhëniesh ka midis siguruesit dhe të siguruarit, dhe cila është lidhja midis tyre? Çfarë është primi i sigurimit, si kalkulohet ai, dhe çfarë marrëdhënieje juridike krijon midis të siguruarit dhe siguruesit...?

Sigurimet motorike dhe transparenca me publikun Avni Ponari

Sigurimet janë një nga industritë më të rëndësishme financiare dhe njëra nga tri shtyllat e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. Në këtë kuadër, kompanitë e sigurimit janë kompani publike me interes të gjerë publik dhe janë ndërtuar mbi baza kontraktuale midis qytetarit dhe një kompanie të licencuar. Lidhjen e kësaj kontrate e vërteton primi i sigurimit dhe korrektësinë e seriozitetin e kompanisë e tregon pagesa e dëmeve. Duke qenë kompani publike dhe me rregulla të përpikta mbikëqyrjeje herë pas here publiku do të dëshironte të dinte se çfarë marrëdhëniesh ka midis siguruesit dhe të siguruarit, dhe cila është lidhja midis tyre, mos vallë primi i sigurimit dhe pagesa e dëmeve e rregullon këtë marrëdhënie? Nga ana tjetër, çfarë është ky raport dhe çfarë na tregon ai dhe, a duhet publiku ta dijë atë? Nisur nga kjo pikëpamje le të flasim se sa i rëndësishëm dhe çfarë përfaqëson primi i Sigurimit dhe vlera e dëmit për të sqaruar dhe një problem të rëndësishëm siç është raporti dëme- prime. Ndoshta është e nevojshme që publiku të dijë se çfarë është primi i sigurimit, si kalkulohet ai dhe çfarë marrëdhënie juridike krijon midis të siguruarit dhe siguruesit. Primi i sigurimit është pagesa që paguan i siguruari tek siguruesi për të garantuar ligjërisht dhe financiarisht pagesën e dëmit. Pra, primi i sigurimit është në fund të fundit garantuesi i kontratës së sigurimit, së bashku me vërtetimin e pagesës së primit të sigurimit janë baza ligjore për kërkesën e dëmit. Ashtu si çdo çmim tjetër, edhe primi i sigurimit ka disa elementë që e përbëjnë dhe mbi bazën e këtyre elementëve ai përcaktohet si prim sigurimi. Në përcaktimin e primit të sigurimit elementët bazë janë numri i mjeteve, frekuenca e dëmeve, dëmi mesatar i ndodhur në një vit, shpenzimet e marrjes në sigurim dhe trajtimit të dëmeve si dhe limitet e përgjegjësive që përcaktohen me ligj. Por primi i sigurimit ka dhe elementë të tjerë që e përbëjnë atë dhe që janë të rëndësishëm në përcaktimin e primit të sigurimit. Atëherë, çfarë elementësh të tjerë ka, pasi publiku kërkon të dijë me saktësi si përllogaritet primi dhe natyrisht, sa i rëndësishëm është ai. Për lidhjen e kontratës së sigurimit midis personit të siguruar dhe shoqërisë së sigurimit, është i nevojshëm ndërmjetësimi i dikujt, i cili jep shpjegime mbi llojet e risqeve që merren në sigurim dhe primet e sigurimit për çdo dukuri të siguruar. Në momentin e lidhjes së kontratës së sigurimit, ky person, që në sigurime njihet me emrin –Agjent Sigurimi ose broker sigurimesh, merr një pjesë të primit të sigurimit në formën e një komisioni për shërbimin e kryer. Kompania e sigurimit duhet të organizojë fushata publicitare për të bërë të njohur aktivitetin e saj sigurues si edhe informimin e publikut mbi llojet e risqeve që mund të merren në sigurim; duhet të bëjë shpenzime për përpilimin dhe printimin e kontratës së sigurimit; duhet të trajnojë agjentët e sigurimeve me qëllim që ata të jenë të aftë të shpjegojnë se cilat janë risqet që sigurohen dhe cilat janë primet e sigurimit. Kështu, primi i sigurimit përbëhet edhe nga një element tjetër, që njihet si shpenzimet e marrjes në sigurim. Për risqe të mëdha, të cilat kalojnë kapacitetin mbajtës të Shoqërisë së Sigurimit, Shoqëria e Sigurimit është e detyruar të marrë në sigurim atë pjesë të riskut që është në gjendje ta përballojë, pjesën tjetër ajo duhet ta transferojë në një shoqëri tjetër siguruese ose siç njihet ndryshe – bën risigurimin e pjesës së riskut që është përtej aftësive të saj paguese. Për këtë transferim është e nevojshme të realizohet një kontratë e re siguruese midis shoqërisë së Sigurimit dhe Shoqërisë së Risigurimit – kjo kontratë e re sigurimi ka koston e vet, e cila njihet si Shpenzime për Risigurimin. Edhe kjo pjesë e shpenzimeve për risigurim është e parashikuar dhe përfshihet në primin e sigurimit. Vetë Shoqëria e Sigurimit, që të ushtrojë aktivitetin sigurues, ka nevojë të ketë zyra dhe staf, i cili do mundësojë funksionimin e aktivitetit sigurues nga momenti i lidhjes së kontratës së sigurimit deri në momentin e likuidimit total të dëmit të shkaktuar. Edhe kjo pjesë e shpenzimeve është e përfshirë në Primin e Sigurimit. Po dëmi në vetvete, çfarë është dhe çfarë përfaqëson? Çfarëdolloj dëmi që të jetë, përveç

vlerës reale që ka një dëm, ai në vetvete ka edhe shpenzimet për përllogaritjen e dëmit, duke filluar nga ekspertiza, vlerësimi, shpenzimet juridike deri tek pagesa e dëmit. Një vend të rëndësishëm zënë edhe pagesat e dëmeve të shkaktuara nga mjete të pasiguruara, që në Shqipëri 3-4 vitet e fundit po kalojnë vlerën e 10 % të totalit të primeve të shkruara. Që kjo përbën një problem mjaft të rëndësishëm pasi, përveçse ngarkon kompanitë e Sigurimit për pagesat e dëmeve shkaktuar nga mjete të pasiguruara, shkakton dhe një problem të madh social, pasi në fund të fundit klienti që ka shkaktuar dëmin është i detyruar t’i paguajë byrosë vlerat e dëmeve të paguara dhe aktualisht rezultojnë debitorë ndaj byrosë rreth 5 milionë euro, të cilat në disa raste për klientë të veçantë kapin shumat  200 deri 300 000 mijë euro. Pak më lart folëm për primet e shkruara, çfarë kuptimi kanë ato në sigurime, ç’do të thotë prime të shkruara, pasi të gjitha primet në përgjithësi shkruhen pastaj arkëtohen. Por edhe ky është një fenomen i rëndësishëm dhe ndoshta mjaft i koklavitur. Në industrinë e sigurimeve flitet për prime të shkruara dhe të arkëtuara, pasi jo rrallë ndodh që midis tyre ka diferenca të mëdha. Në Shqipëri ka pasur një fenomen shumë negativ dhe një informalitet të ligjëruar nga mbikëqyrja në sigurime dhe kjo ka ndodhur 5-6 vitet e fundit. Në përgjithësi, qytetarët shpesh pyesnin dhe natyrisht edhe iu pëlqente që në policat e sigurimit të detyrueshëm shkruhej një prim më i madh se ai që arkëtonin, dhe më shumë nga kjo përfitonin agjentët dhe shoferët e kompanive, të cilët përfitonin nga ky informalitet. Ky informalitet mori fund me liberalizimin total të tregut të sigurimeve nga qeveria shqiptare. Kjo iu krijoi mundësinë kompanive që të pastroheshin nga informaliteti dhe shifrat jo të sakta, dhe duhet thënë se ky informalitet në sigurimet e detyrueshme arrinte deri në 40%, informalitet që mbikëqyrja në sigurime s’e mori asnjëherë parasysh dhe nuk qe në gjendje ta parandalonte dhe mbikëqyrte. E kundërta ndodhi pas vendimit të qeverisë për liberalizimin e tregut të sigurimeve të detyrueshme motorike, tregu doli nga informaliteti dhe mori drejtimin e duhur. Ka një opinion jo të këndshëm nga qytetarët se në Shqipëri paguhen pak dëme për sigurimet motorike, në një kohë kur vlerësohet se numri i aksidenteve për banor dhe për mjete është relativisht i lartë. Nëse po, pse ndodh kjo? Natyrisht nuk ndaj të njëjtin mendim dhe ka një dezinformim të opinionit publik dhe një analizë jo të saktë. Kjo analizë e gabuar është bërë edhe nga komisioni mbikëqyrës në të kaluarën dhe shpresoj që autoriteti mbikëqyrës aktual nuk do

përsërisë të njëjtin gabim duke servirur një raport jo real. Po përpiqem të krijoj një ide të qartë si për opinionin publik por edhe për autoritetet përkatëse, të cilat merren me një analizë të tillë. Çfarë ndodh në të vërtetë? Në Shqipëri janë rreth 300 000 makina të siguruara në vit, me një prim mesatar nga 5000 deri 10 000 lekë. Ku qëndron dezinformimi për median dhe publikun? Në përgjithësi bëhet një raport midis dëmeve të paguara dhe primeve të arkëtuara, duke lënë jashtë kësaj analize ata elementë që thamë më sipër, pra duke bërë një pjesëtim formal që nuk pasqyron raportin real dëme/prime, por bën vetëm një pjesëtim matematikor që tregon vetëm se sa është penetrimimi i pagesës së dëmit tek primet për një portofol të caktuar, por nuk përcakton raportin real të dëmeve me primet. Kjo mënyrë kalkulimi dezinformon opinionin publik dhe krijon çoroditje në institucione. Paraqitja e këtij raporti të nxjerr në konkluzione shumë të gabuara, çka nuk garanton pagesat e dëmeve. Dhe nga ana tjetër, pasi jepet ky raport, thuhet se duhen rritur primet. Nëse është baza ai raport, primet jo vetëm që nuk mund të rriten, por do ndodhte e kundërta. Pra ka një kontradiktë midis përllogaritjes reale dhe kërkesës për ndryshim primi. Kjo mënyrë llogaritjeje flet edhe për paaftësi për të përcaktuar qartë tendencat e zhvillimit dhe raportet reale midis të siguruarve dhe atyre që përfitojnë nga dëmet, por nga ana tjetër vetë autoriteti që ka pasqyruar këtë raport që në tërësi në të gjithë botën renditet në shifrat 30-40%, ka propozuar rritje primesh, çka raporti nuk e justifikon sepse kuptohet që ky raport flet për prime të larta, por nëse ky raport kalkulohet sipas kalkulimeve që bën e gjithë bota, atëherë kemi një rezultat tjetër dhe kërkohet rritje e primit të sigurimeve për të garantuar pagesat e dëmeve. Kjo mënyrë s’bën gjë tjetër vetëm se krijon çoroditje dhe natyrisht nuk krijon perspektiva zhvillimi. Atëherë pse ndodh kjo? Ky është dhe problemi, mendoj. Duke qenë se tregu i sigurimeve motorike në Shqipëri dhe në rajon qëndron në një raport rreth 70 me 30% sigurime vullnetare, atëherë dhe shpenzimet administrative e rrahin më shumë këtë raport. Kur ky raport të ndryshojë në favor të sigurimeve vullnetare, atëherë do kemi raporte të reja. A ka një formulë të saktë të këtij raporti dhe nëse ka, pse nuk raportohet me këtë formulë, pasi tregjet e sigurimeve në botë kanë qindra vjet që ekzistojnë, dhe pse tek ne nuk bëhet sipas eksperiencave dhe përvojave të tyre? Natyrisht që po dhe natyrisht që janë shumë të sakta dhe me kalkulimet mbi këtë bazë e themi se ky raport në sigurimet TPL I kalon 94 % dhe kartonin jeshil kalon 110 %. Pra ka detyrimisht

një tendencë për rritje dhe garantim pagesa dëmesh për klientët e siguruar. Raporti dëme/ prime siç kalkulohet, nuk shpreh asgjë të saktë veçse krijon njëfarëlloj çoroditjeje dhe nuk jep asnjë drejtim zhvillimi. Pra, në formën e përdorur nuk jep asnjë rezultat të saktë dhe nuk bën analizë të qartë. Edhe kur bëhet ky raport për të parë sa % e primeve shkojnë tek klientët primi zhvishet nga elementët që e ngarkojnë dhe nuk janë pjesë e dëmit. Nëse ky raport bëhet i saktë, atëherë shifrat japin rezultat tjetër dhe justifikojnë propozimin për rritjen e mëtejshme të primeve të sigurimit dhe garantojnë pagesat e dëmeve. Analiza e saktë krijon tjetër pamje dhe natyrisht tjetër opinion. Ky raport sigurisht që jep një shifër shumë të ndryshme nga realiteti që ndodh në tregun e sigurimeve dhe në shoqëritë e sigurimit. Pra, në Primin e Sigurimit janë të përfshira: Primi i Pastër - shërben për të mbuluar pagesat e dëmeve. Shpenzime të marrjes në sigurim – shërben për realizimin e kontratës së sigurimit. Këtu përfshihen një sërë elementësh të tjerë që i bashkohen primit të sigurimit. Shpenzime Risigurimi – shërben për transferimin e riskut në një shoqëri tjetër sigurimi. Çdo shoqëri është e detyruar me ligj të bëjë transferimin e riskut mbi një nivel të caktuar tek një shoqëri tjetër Risigurimi. Shpenzime Administrative – shërben për mbulimin e shpenzimeve për aktivitetin sigurues, të cilët në çdo kompani janë të ndryshme. Primi i Pastër është një përqindje e Primit Total të Sigurimit dhe matet me atë që quhet Raporti i Dëmeve. Dëme të Paguara + Shpenzime të Trajtimit të Dëmit + Ndryshim në rezervën e dëmeve Raporti i Dëmeve = Primet e Shkruara Bruto - Ndryshim në Rezervën e Primit të Pafituar. Atëherë, po të mbështetesh vetëm tek raporti dëme-prime i paraqitur nga AMF, mund të arrihen konkluzione jo të drejta dhe të ndërmerren hapa të gabuar. Siç shikohet, Shpenzimet e Marrjes në Sigurim, shpenzimet për dëmet, dëmet e paguara për dëme të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, rezervat për dëmet, shpenzimet e Risigurimit dhe shpenzimet administrative që janë një përqindje e konsiderueshme e Primit Bruto të Sigurimit, nuk janë përfshirë në këtë raport. Totali i këtyre kategorive të shpenzimeve përbën atë që quhet shpenzime totale të produktit të sigurimit dhe mbi bazën e tyre llogaritet një raport tjetër që quhet raporti i dëme-prime i kombinuar, që na jep rezultatin e saktë dhe perspektivën e primit të Sigurimit. Shpenzimet totale të kompanisë Raporti i kombinuar=Primet e Shkruara Bruto - Ndryshim në Rezervën e Primit të Pafituar. Nëse bëhet një analizë e Produkteve të Marrjes në Sigurim të Mjeteve Motorike, dhe konkretisht për Produktet e Sigurimit të detyrueshëm, që në gjuhën e përditshme thirren TPL dhe Karton jeshil, mbi bazën e raportit të kombinuar, atëherë do të kemi një situatë krejt tjetër. Dhe kjo situatë do të japë shifra të tjera, që për TPL i kalon në të gjithë tregun mbi 94% dhe Kartoni Jeshil mbi 115%. Natyrisht, kjo është analiza reale që bëhet në të gjithë botën dhe kjo analizë duhet të bëhet edhe për tregun shqiptar të sigurimeve. Mbi bazën e kësaj analize do të kemi një situatë krejt tjetër për tregun dhe një konceptim tjetër për të e për pagesën e dëmeve në përgjithësi. Mbi bazën e këtij raporti çdokush është në gjendje të bëjë një analizë të saktë dhe të pasqyrojë qartë, realisht se sa dhe si paguhen dëmet në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Në vijim do thosha se tregu shqiptar tashmë është i pjekur dhe i konsoliduar në pagesat e dëmeve veçanërisht motorike, duke përjashtuar dhe raste kur kjo nuk bëhet nga disa kompani. Shërbimi më i keq për veten e vet për një kompani është kur nuk paguan dëmet të cilat janë të pagueshme ligjërisht.  Do të theksoja dhe një gjë tjetër që është shumë e rëndësishme, me nivelin që jemi me standardet që po kërkojmë, natyrisht dhe me hyrjen investitorëve strategjikë në këtë industri që tashmë kanë mbi 60 % të tregut të sigurimeve në tregun e sigurimeve, ndryshimet janë të pritshme në të mirë dhe interes të klientëve.   *CEO SIGAL-UNIQA Group AUSTRIA.


E martë, E enjte, 13 qershor 10 5 prill 2012 2010 www.gazetamapo.com www.mapo.al

ekspozita

MAPO

05 19

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, këtë fundjavë çelet ekspozita e veprave të piktorit shqiptar Ibrahim Kodra

Piktura "Shqipëria fantastike" e realizuar në vitin 1997

Ibrahim Kodra, në GKA me “Shqipëria fantastike" e ’97-ës “Shqipëria fantastike” titullohet ekspozita që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve me veprat e piktorit Ibrahim Kodra. Kjo ekspozitë do të çelet në bashkëpunim me Fondacionin “Kodra” në Milano, që ka në pronësi disa prej tablove të piktorit Ibrahim Kodra, ndërkohë që shumë prej tyre janë në pronësi të koleksionistëve shqiptarë. Mes veprave që do të vijnë nga Milano është edhe “Shqipëria fantastike”, një vepër që Kodra e ka realizuar në vitin 1997 dhe konsiderohet një ndër më të spikaturat. Ajo është realizuar në stilin e tij kubist, ndërsa teknika është në vaj dhe kanavacë ku ndërthuren disa peizazhe. Është interesant fakti që piktori Ibrahim Kodra e përfundoi këtë pikturë pikërisht në vitin 1997, kohë kur Shqipëria po kalonte një nga periudhat më të vështira post-komuniste. Ngjarjet e vitit 1997, piktorin që jetonte larg vendit të tij qysh prej vitit 1938, e prekën dhe e frymëzuan që të shprehte përmes artit të tij atë çfarë

po ndodhte në Shqipëri. Piktura tregon shumë elementë të jetës dhe kulturës shqiptare, duke përfshirë një sfond malor mesdhetar me fshatra të ndërtuara në shpatin bregdetar. Ai gjithashtu me shumë finesë thekson tolerancën fetare, ku kisha dhe xhamia qëndrojnë krah njëra-tjetrës. Piktori aludon me elemente të tjera të rëndësishme arkitektonike të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, siç është Kalaja e Krujës, apo tempulli në Apoloni. Koha në të cilën Kodra vendos bashkë gjithë këto elemente është mëngjes, që mund të shihet si një simbol për një fillim të ri. Ajo që shquhet më tepër në këtë pikturë është një femër që luan në lahutë, ndërsa duket sikur qan (një pikë loti rrëshqet në faqen e saj). Lahutarja është simbol i muzikës dhe gëzimit në kontekstin shqiptar (kjo duke iu referuar Gjergj Fishtës te “Lahuta e Malcis”), por është gjithashtu simbol i lirisë dhe lotët e saj janë një dëshmi e dëshirës për të qenë e lirë përballë një vendi që po

vetëshkatërrohet. Në pikturë shihen dhe disa anije që lundrojnë, të cilat simbolizojnë dëshirën për të lëvizur të lirë duke shprehur eksodin e shqiptarëve në vitin ’97 dhe më parë. Cikli që prezantohet në GKA me veprat e piktorit Ibrahim Kodra në linjën e veprës “Shqipëria fantastike”, paraqet Shqipërinë si ka qenë, si është dhe çfarë mund të bëhet. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6000 vepra të shpërndara nëpër muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2000 prej tyre janë të regjistruara e të dokumentuara. Ai ka hapur ekspozita në vende të ndryshme të botës me piktorët më të njohur bashkëkohorë, si ekspozitë kolektive në “Paradise”, me piktorë si Picasso, Dali, Matta, Ernest, Levi, Panseca, Braque etj. Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares. Ekspozita në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë etj. Ekspozita “Shqipëria fantastike” do të çelet nga 13 prilli deri në 20 maj. A.Tuci

shkolla në cërrik merr emrin e saj

Drita Çomo, në kujtimet e Liri Belishovës dhe Rajmonda Bulkut Vdiq nga persekutimi mizor në Cërrik, nderohet nga qytetarët me emrin e shkollës në këtë qytet. Shkolla 9-vjeçare e qytetit të Cërrikut do të mbajë emrin “Drita Çomo”, vajzës së Liri Belishovës, familje e cila u internua për vite me radhë në këtë qytet nga diktatura komuniste. Pak ditë më parë këshilli bashkiak i qytetit të Cërrikut vendosi që shkolla 9-vjeçare të mbajë emrin Drita Çomo në nderim të vajzës, e cila u rrit në këtë qytet, por që fatkeqësisht vdiq në moshë të re për shkak të brengës dhe persekutimit që iu bë asaj dhe familjes. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast merrnin pjesë nëna e Drita Çomos, Liri Belishova, familjarë, nxënës, qytetarë, drejtues të pushtetit vendor në Elbasan dhe deputetë. Ishin të

pranishme edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu si dhe deputetja, shoqja e ngushtë e Drita Çomos, Rajmonda Bulku. Duke marrë fjalën me këtë rast, kryetari i Bashkisë, Servet Duzha u shpreh se “ky është një akt që shpreh respekt dhe mirënjohje për vajzën e qytetit të Cërrikut”. Në emër të Drejtorisë Arsimore ka përshëndetur Drejtori Mati Çela. Deputetja Rajmonda Bulku u shpreh se “kjo është një ngjarje e veçantë për qytetin e Cërrikut dhe nxënësit e kësaj shkolle. Në moshën e saj Drita nuk mund të luante e të merrte dhjeta, sepse ishte e persekutuar. Ajo ishte një vajzë mjaft e zgjuar, e sjellshme dhe e edukuar, pasi i përkiste një familjeje të tillë”, - nënvizoi bashkëmoshatarja e

Dritës, aktorja Bulku. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu u shpreh mes të tjerash se “shpirti i çdo qytetari nuk duhet të harrojë vuajtjet e atij sistemi. Ne duhet të kthejmë kokën prapa, dhe ai që harron ta kthejë atë prapa, nuk mund të shohë përpara”. Nëna e Dritës, Liri Belishova ka falenderuar këshillin bashkiak dhe gjithë qytetarët e Cërrikut për mbështetjen e dhënë që në kohën e internimit, si dhe për nderimin që i bëjnë tani me emrin e vajzës. “Çmojeni demokracinë që ju bën të lumtur”, - iu është drejtuar ajo nxënësve dhe gjithë të pranishmeve. Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një takimi, ku përveç fjalimeve dhe kujtimeve u recituan edhe vargje e u mbajtën kumtesa.  Fatos Salliu


20

MAPO

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

sport

Dëshira

Cana: Një ditë do rikthehem te Marseja Ishte kapiten i skuadrës më të madhe të jugut të Francës dhe u largua pasi prej disa sezonesh nuk mundi dot të fitonte asgjë veç një kupë lige. Por, për Lorik Canën, Olimpiku i Marsejës është dhe do të mbetet dashuria e tij më e madhe në futboll. “Ndjehem marsejez

dhe do të jem deri në fund. Njerëzit nuk e kuptojnë dot kalimin nga një skuadër në një tjetër. Unë jam krenar që kam dalë nga radhët e PSG, është një klub që e dua, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të kalosh te Marseja. E doja OM që i vogël, për mua ky është klubi më

i madh pas PSG. Është fanella që më dha kënaqësitë më të mëdha si futbollit profesionist. Është e sigurt se do të doja të rikthehesha te Marseja. Duhet të kthehem për të ndihmuar klubin. Është një mundësi në të ardhmen e afërt ose të largët.

Akuzat e Vatës, Vllaznia do t’i drejtohet gjykatës Entuziasmi i fillimi është harruar dhe 5 muajt e fundit janë shndërruar në një ferr të vërtetë për shkodranët, që rikthehen në qendër të vëmendjes jo më brenda fushës së lojës Jeton Selimi

Për Vllazninë duhej të ishte njeriu që do të bënte ndryshimin e madh. Për Vatën duhej të ishte skuadra që do ta fuste fuqishëm në tregun e trajningut. E vërteta është se Vllaznia dhe Rudi Vata nuk shihen më me sy. Ndonëse e nisën me pasion të madh, “martesa” e tyre rezultoi e dështuar. Divorci ka ardhur, por në dyert e gjykatës po troket padia ndaj ish-trajnerit për akuzat që ka bërë së fundmi. Në listën e gjatë që trajneri Vata ka përpiluar dhe bërë publike në orët e vona të së dielës, ka shumë pika që, padyshim, kanë nxehur kretët kuqeblu, e sidomos dy emrat më të lakuar aty: Ritvan Trashanin dhe Kujtim Shabën. Por, mes listës së gjatë, ajo që ka ndezur detonarotin e mërisë së drejtuesëve kuqeblu, ka qenë pika 8 e deklaratës së Rudi Vatës, që konkretisht thotë: “Është e vërtetë që flitet në media se ka pasur krisje marrëdhëniesh mes trajnerit dhe stafit drejtues. Kjo krisje ka ndodhur për faktin e vetëm dhe më kryesorin se ne jemi njerëz shumë të ndryshëm në koncepte dhe me filozofi shumë të ndryshme. Krisja e parë dhe më themelorja ka qenë kur rrugët to-

na janë ndarë mbasi unë kisha firmosur me Vllazninë, kur në një tryezë të përbashkët pune administratori i klubit, në prezencën e kryetarit të bordit dhe drejtorit teknik, ka bërë propozimin e një fondi të zi për g jyqtarët. Refuzimi im ka qenë i menjëhershëm, nga ku ka dalë dhe ajo fraza e famshme ku Rudi Vata ka thënë: “Vllaznia dhe Rudi Vata nuk merremi dhe nuk duhet të merremi me g jyqtarët. Aty kam kuptuar se ajo që unë doja t’i ofroja Vllaznisë me atë që donte Ritvani me Kujtimin, ishin dy gjëra të kundërta dhe detyrimisht ne do shkonim në drejtime të kundërta.” Në mbledhjen e djeshme në zyrat e Bashkisë së Shkodrës, aksionares së vetme me 100% të Vllaznisë, përveç vendimit për shkarkimin e trajnerit Rudi Vata, është menduar që kjo çështje të çoh e t n ë g j yk at ë m e akuzën e shpifjeve. “Këto deklarata janë përgatitur në kushtet e një dëshpërimi të thellë në dështimin e tij si trajner i Vllaznisë dhe të objektivave që kishte si trajner.Klubi hedh poshtë me përbuzje të gjitha shpifjet e z. Vata, të cilat nuk kanë asnjë bazë vërtetësie”, thuhet në deklaratën e klubit shkodran, ndërsa rruga drejt gjykatës do të merret vetëm nëse ishkapiteni i përfaqësueses kuqezi nuk do të tërheqë akuzat e tij. Por, nga ajo që kemi mundur të mësojmë nga burime pranë trajnerit Vata, duket se ish-trajneri i Vllaznisë as që ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë, ndaj, takimi i radhës me drejtuesit e klubit kuqeblu do të bëhet në dyert e gjykatës, pasi kryetari i Bordit Drejtues, Ritvan Trashani dhe

administratori Kujtim Shaba, nuk kanë ndërmend të tolerojnë aspak në lidhje me ato që i kanë cilësuar shpifje.

Shkarkohet Rudi Vata, Vllaznia i besohet Grimës Ish-portieri do të veshë tutat e trajnerit deri në fund të sezonit Aventura e Rudi Vatës si trajner i Vllaznisë ka marrë fund. Klubi shkodran ka zyrtarizuar atë që pritej prej ditësh dhe që u vulos të dielën në mbrëmje, duke shkarkuar nga detyra teknikun si pasojë e rezultateve të dobta që e kanë larguar skuadrën nga objektivat sezonale. Gjithsesi, vendimi për të larguar Vatën nga pankina ka të bëjë edhe me përplasjet e forta mes trajnerit dhe drejtuesëve më të lartë të klubit n ë l i d hj e m e m e n a x h i m i n e skuadrës. Me anë të një letre të hapur në media Rudi Vata akuzonte se disa njerëz po punonin kundër tij dhe vetë skuadrës. Këto deklarat janë hedhur poshtë nga klubi Vllaznia që mes një deklaratë për shtyp ka zyrtarizuar edhe shkarkimin e trajnerit. Rudi Vata mori drejtimin e Vl-

Armir Grima

laznisë në fund të vitit të shkuar, por aventura e tij në pankinën e kësaj skuadre është shoqëruar me shumë polemika në lidhje me merkaton, objektivat dhe menaxhimin e skuadrës. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet e largimit të tij të parakohshëm nga detyra, ndërsa një shkak tjetër janë rezultatet e dobta të Vllaznisë në këtë sezon. Pas 20 javësh të luajtura në Superligë, skuadra shkodrane ka grumbulluar 27 pikë dhe renditet në

vendin e gjashtë të klasifikimit të përgjithshëm të Superligës. Arsyet e këti shkarkimi, tashmë të paralajmëruara, kanë të bëjnë me marrëdhëniet konfliktuale të Vatës me drejtuesit e klubit, kryesisht me kryetarin e Bordit drejtues, Ritvan Troshani dhe administratorin Kujtim Shaba. Drejtimin e skuadrës do ta marrë përkohësisht drejtori sportiv i Vllaznisë, Armir Grima, ndërsa janë hapur negociatat për të gjetur emrin e përshtatshëm që do të marrë frenat e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Rudi Vata u emërua me shumë bujë në krye të Vllaznisë ditën e fundit të muajit tetor, duke premtuar se kishte një projekt shumë ambicioz për të ardhmen, por që kurrë nuk u vu në zbatim, sipas Vatës, për faj të drejtuesve të klubit shkodran, të cilët jo vetëm që nuk i plotësuan kushtet për të afruar lojtarët e duhur, por vunë shkopinj nën rrota gjatë gjithë kohës, vetëm që ai të dështonte në punën e tij

java e 20

Laçi merr pikë mbijetese, Kamza-Dinamo pa bereqet U luajtën dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, respekivisht Laçi-Shkumbini, në stadiumin asnjanës “Selman Stermasi”, për shkak se fusha e kurbinasve është e pezulluar deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në Kamëz, vendësit e trajnerit De Vekis “sfiduan” me barazim 1-1 të fundit në renditje, blutë e Dinamos. Në Kamzë loja ka nisur dhe është zhvilluar e hapur, por njëkohësisht edhe përshkruar nga kujdesi i madh i palëve për të mos pësuar. Dinamo sulmon përmes kundërsulmeve të shpejta dhe arrijn të shënojë në minutën e 43-të. Kavajasi Shtini i godet në momentin më të mirë kamzalinjtë, kur vendësit e kishin spostuar totalisht lojën në gjysmëfushën dinamovite. Në pjesën e dytë, Dinamo mbyllet për t’i bërë ballë një ofensive të vërtetë të Kamzës. Kjo e fundit e kërkon me cdo kusht golin e barazimit, krijon raste njëra pas tjetrës derisa vjen minuta e 66-të, kur “kalaja blu” dorëzohet para asaj gjuajtjeje të fortë të Ishkës, nga distanca, që barazon shifrat në 1-1. Kurbinasit e kanë nisur furishëm ndeshjen, teksa hidhen që në minutat e para në sulm, në gjysmëfushën peqinase. Dhe shpërblehen shpejt, që në minutën e 6-të, kur një inkursion i Sefgjinit, që

shndërrohet në krosim të përpiktë në prapavijën peqinase, finalizohet me kokë nga Doku. Laçi arrin që me anë të Emurllait të dyfishojë shifrat në minutën e 26-të. Shkumbini shokohet, madje as lacianët nuk u besojnë syve, që kanë siguruar një epërsi të dyfishtë në vetëm 26 minuta lojë, por kjo s’i pengon të besuarit e Daiut që ta mbajnë “këmbën në frena”, pa e ulur aspak “gazin”. Radha i vjen vetë Hysës që të konkludojë në minutën e 30-të, pasi ka gatuar paraprakisht golin e tretë. Edhë kësaj here sulmuesi kryeqytetas i Lacit bën gjithçka vetë, në mënyrë të përkryer, driblon dy-tre mbrojtës kundërshtarë dhe pasi vihet përballë Kotorrit, e tund sërish rrjetën e këtij të fundit. Pjesa e dytë është disi më ndryshe për peqinasit, që sikur janë zgjuar dhe e hedhin më tepër vështrimin drejt portës kundërshtare Roland Dervishi arrin të prekë rrjetën e Vashakut në minutën e 68-të, duke ngushtuar shifrat në 3-1. Eshtë sërish Dervishi, që shënon golin e dytë personal dhe të Shkumbinit në portën kurbinase, katër minuta para mbarimit të kohës së rregullt, duke e ngjitur tashmë në kuotën e 16 golave në këtë kampionat, tre gola më shumë se ndjekësi më i afërt i tij, Brus Inkango i Kastriotit


E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

sport

21

MAPO

Figo: Barcelonën ke qejf ta shohësh kur luan Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madridit, Luis Figo, mendon se blaugranat ke kënaqësi t’i shikosh duke luajtur, por po ashtu është i impresionuar edhe me Los Blancos, dhe ende ka ndjenja për të dy klubet. “Ende kam një joshje të madhe për të gjitha klubet ku kam luajtur, Barcelona dhe Real Madrid ishin dy prej

periudhave më të rëndësishme të jetës sime. Ndihem i privilegjuar që kam luajtur për ta. Gjithmonë është vështirë të thuash se cili ekip është më i mirë, pasi kjo varet nga shumë faktorë dhe është subjektive. Por mund të them se është kënaqësi ta shikosh Barcelonën duke luajtur. Ata janë një skuadër shumë

e talentuar, me shumë kualitete individuale. Megjithatë, Real Madridi dhe Barcelona janë shumë afër njëri-tjetrit. Madrid mban kryesimin në tabelë, ndërsa Barça ka arritur në finale të Kupës. Dhe të dyja po bëjnë një punë të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve”, ka thënë portugezi.

Kasijas trembet: Rrezikojmë titullin! Ndërsa Barça mezi pret “El Clasicon” 34

Barazimi i së dielës me Valencian ka bërë që diferenca mes dy skuadrave të zbresë në 4 pikë, ndërsa 4 javë më parë ishte në 10 pikë. Madrilenët janë nervozë, katalanasit shpresojnë Jeton Selimi

Reali kryeson, nuk është më i pakapshëm dhe nuk ndihet më zot. Është e lehtë të kuptosh situatën shpirtërore në klubin madrilen, pasi këta të fundit kanë parë që të shkërmoqin me duart e tyre një avantazh prej 10 pikësh, i cili është reduktuar në 4 pikë, pasi Reali ka marrë vetëm 6 pikë nga 4 ndeshjet e fundit, ndërsa Barcelona ka bërë një “all in” të suksesshëm. Murinjo dhe Reali rrezikon të humbasë titullin që dukej i fituar dhe ky do të ishte një tjetër shkelm për imazhin e skuadrës mbretërore, që me portugezin nuk ka mundur dot të bëjë zap Barcelonën e Pep Guardiolës. Ndaj, përballja direkte më 21 prill, katër javë para fundit, merr të tjera ngjyra. Portieri i Real Madrid, njëkohësisht edhe kapiten, Iker Kasijas ka qenë shumë i zhgënjyer me barazimin e skuadrës së tij Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias luajtur të dielën në mbrëmje. “Tani La Liga nuk është vetëm e jona, por është edhe e Barcelonës. Kemi gjasa për ta humbur atë në një moment kur kemi qenë shumë afër ta fitojmë. Barcelona po luan në mënyrë të sigurt dhe ne gabojmë kur nuk duhet”, tha Kasijas për mediat spanjolle. Gardiani i madrilenëve nuk është kënaqur nga barazimi pa gola ndaj

Valencias, barazim ky që ka tronditur pozitat e madrilenëve në krye të Primera Division, me vetëm 4 pikë diferencë ndaj Barcelonës. “Unë duhet të them se kurrë nuk kam deklaruar se ne e kemi fituar kampionatin, por kemi qenë afër”, përfundoi Iker Kasijas. Dhe kur Barcelona afrohet, te Reali i Madridit ka nervozizëm, e ai del thuajse gjithmonë në pah te Pepe në fillim. Futbollisti i Real Madridit u bë dhe një tjetër herë protagonist i një skene që lë shije të keqe. Kundër Valencias mbrojtësi portugez përfundon në shënjestër për një faull reagimi nga të tijtë, pa parë fare se kujt ia shkakton. Pepe pasi pësoi një ndërhyrje nga sulmuesi kundërshtar Piati, rrotullohet në fushë duke shfaqur dhimbjen, dhe kur shoku i tij i skuadrës Arbeloa vjen nga pas shpinës për t’u interesuar për gjendjen e tij fizike, Pepe, duke kujtuar se është Piati i fut një shkelm. Siç dihet shkelmat e Pepes nuk janë diçka e rrallë për t’u gjetur, por ky i fundit përbën lajm, pasi mbrojtësi këtë herë ngatërron person. Barça është bërë me krahë

Futbollistët e Barcelonës janë optimistë për titullin kampion në La Liga dhe premtojnë se deri në fund të kampionatit kryesuesit madrilenë do djersijnë shumë. “Ata kanë bërë një punë mjaft të mirë deri tani, por ne nuk jemi dorëzuar në garën për titull kampion. Madrilenët kanë për t’u lodhur shumë nëse duan që ta ruajnë kreun deri në fund. I pret një luftë e fortë”, u shpreh Tiago Alkantara. Ndërkohë, Sesk Fabregas i ka më të qarta idetë. “Diferenca nuk është e madhe dhe kalendari na jep

La Liga

Të martën Osasuna – Espanjol Real Sociedad – Real Betis Barcelona – Getafe Të mërkurën Granda – Atletik Bilbao Sporting Gijon – Levante Valencia – Rajo Valekano Atletiko Madrid – Real Madrid Të enjten Vilareal – Malaga Rajsing Satander – Majorka Sevilja – Real Saragoza

20:00 20:00 21:00 20:00 20:00 20:00 22:00 20:00 21:00 22:00

shumë shpresa se mund t’ia dalim. Përveç faktit që Reali duhet të fitojë ndeshje tepër të vështira, ajo që ne na motivon më shumë është ndeshja direkte. Unë kam besim se do e fitojmë dhe pikërisht kjo do u japë atyre një goditje të fortë në aspektin psikologjik. Pas duelit me ne, ata do të luajnë me skuadra si Atletik Bil-

bao apo Sevilja, dhe të gjithë e dimë sesa e vështirë është të marrësh tri pikë kundër tyre”, – u shpreh Fabregas. “El Clasico” e radhës mes Real Madrid dhe Barcelonës, e cila do të jetë edhe vendimtare për titullin kampion në Spanjë, do të luhet më 21 prill, katër javë para fundit të kampionatit.

Dortmundi ironizon Bajernin: Bëni më kot luftë psikologjike

Masimiliano Alegri: Titulli? Asgjë nuk ka përfunduar

Në Gjermani prej javësh nuk flitet për gjë tjetër veçse për duelin direkt mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut, që mund të përcaktojë dhe rrugën që do të marrë titulli kampion në këtë sezon. Në sfidën e së mërkurës, në “Signal Iduna Park”, dy skuadrat mbërrijnë me një diferencë prej tri pikësh në favor të verdhezinjve, por me bavarezët që kanë një golavarazh më pozitiv, i cili mund të jetë deciziv në rast se dy skuadrat e përfundojnë sezonin me pikë të barabarta. Megjithatë, përpara se të luhet në fushë, sfida më e nxehtë e sezonit në Bundesligë ka filluar të luhet nëpërmjet deklaratave. Bindjes së Bajernit të Mynihut dhe ngacmimeve të vazhdueshme nga ana e tyre, se titulli do të përfundojë në “Allianz Arena” në fund të sezonit, drejtori i Dortmundit, Joakim Vacke, iu përgjigj në mënyrë ironike: “Bajerni i Mynihut nuk po e kupton ende që ndeshjet nuk fitohen me strategji psikologjike. Lufta e tyre mediatike ne nuk na shqetëson aspak, madje lojtarët

Me humbjen e Milanit ndaj Fiorentinës dhe fitoren e Juventusit kundër Palermos kampionati italian është më i hapur së kurrë. Bardhezinjtë e Kontes kryesojnë Seria A me 1 pikë më shumë se kuqezinjtë, duke bërë që të dyja skuadrat të luftojnë deri në fund të sezonit për titullin kampion. Një fakt i tillë vihet re dhe në fjalët e trajnerit të Milanit, Masimilno Alegrit, i cili në konferencën për shtyp është shprehur se kuqezinjtë kanë shumë mundësi për të fituar kampionatin, ndërkohë që theksoi se ndaj Chievos nuk duhen bërë hapa fals. “Ka shumë negativitet rreth nesh, asgjë nuk është e humbur. Juventusi nuk është i pamposhtur edhe pse fati i kampionatit është në duart e tyre. Megjithatë, rruga është ende e gjatë. Po na kritikojnë shumë, por kemi mundësi për të fituar titullin. Duhen dhe 7 ndeshje nga fundi dhe kur Juventus kishte mundësi të fitonte titullin kur ishte 2 pikë në disavantazh, ne që ndodhemi 1 pikë larg kemi edhe më shumë shanse. Përsa i për-

Bundesliga

Bundesliga

Të martën Augsburg – Shtutgart Herta Berlin – Freiburg Mainc – Këln Verder Bremen – M’Gladbah Të mërkurën Leverkusen – K’Lautern Dortmund – Bajern Hanover – Volfsburg Hofenheim – Hamburg Nurenberg – Shalke

20:00 20:00 20:00 20:00 20:00 20:00 20:00 20:00 20:00

qeshin me deklaratat e bavarezëve. Bajerni nuk e kupton që kohët kanë ndryshuar dhe një brez i ri lojtarësh po rriten. Te ne lojtarët dëshirojnë thjesht të luajnë futboll dhe të fitojnë ndeshjet. Ata nuk kanë nevojë të dalin përpara medias e të deklarojnë sesa të fortë janë”.

ket humbjes ndaj Fiorentinës mund të them që paguam sforcot e bëra kundër Barcelonës, kurse takimi me Kievon do të jetë mjaft i rëndësishëm pasi ata për momentin janë në një gjendje të mirë fizike.” Milanit që në fillim të këtij sezonit i është dashur të bëjë llogaritë për shkak të numrit të madh të lojtarëve të dëmtuar e për pasojë edhe takimi me Kievon për kampin kuqezi me shumë gjasa do të karakterizohet me mungesa në formacion. “Nesta dhe Antonini duhet të jenë në dispozicion. Do të shohim gjendjen e Van Bomel dhe të Boateng. Pikërisht për shkak të dëmtimeve të shumta në fushë kanë zbritur gjithmonë të njëjtët lojtarë dhe është normale që të ketë pak lodhje në skuadër. Rikthimi i Kasanos është një lajm pozitiv për ne, por ai nuk është një motor pasi ka qëndruar 5 muaj pa luajtur, ndërkohë që Antonini është një lojtar shumë i mirë, na duhet dhe shpresoj të bëjë një paraqitje të mirë në këto sfida të mbetura”

Serie A

Të martën Kievo – Milan Të mërkurën Roma – Udineze Katania – Leçe Fiorentina – Palermo Xhenoa – Çezena Inter – Siena Juventus – Lacio Napoli – Atalanta Parma – Novara Të enjten Bolonja – Kajliari

20:45 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45 20:45


22

MAPO

E martë 10 prill 2012 www.mapo.al

Djaloshi më fotozhenik në botë Zeddie Little nga Karolina e Jugut brenda natës është bërë sensacion në internet, pasi është publikuar një fotografi e tij, nën të cilën shkruante “djalosh jashtëzakonisht fotozhenik”. Babai i tij Jack ka thënë se Zeddie për një kohë të gjatë ka tentuar të hyjë në ndonjë shërbim PR, ndërsa tash është bërë rastësisht i njohur për shkak të një fotografie nga maratona. Thjesht, 25-vjeçari është gjendur në kohën e duhur në vendin e duhur me buzëqeshjen e duhur. Një fotograf e ka fotografuar atë gjatë vrapimit në maratonën në Charleston dhe e kishte vënë fotografinë në Flickr.com dhe ajo menjëherë ka marrë pëlqime. Që nga momenti kur është publikuar në internet (31 mars) atë e kanë shikuar rreth 1.35 milionë vizitorë të Flickr.com.

Fjalëkryqi klasik 1

2

4

17

6

18

49

50

29

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Edhe pse nuk do ndiheni shumë mirë gjatë kësaj dite kjo nuk do ketë pasoja në lidhjen tuaj. Mjedisi yjor do të përforcojë marrëdhënien që keni krijuar dhe do sjellë mjaft lumturi. Atmosfera do fillojë të ngrohet mjaft.

Në çift do jetoni momente pasiononte me partnerin tuaj. Planetët do krijojnë edhe një ambient mjaft romanesk dhe të këndshëm. Shfrytëzojeni! Beqarët, të mbështetur nga Venusi do kenë një takim mjaft të rëndësishëm dhe stimulues.

Do bëni gjithçka që lidhja juaj të shkojë më së miri dhe mos lindin debate të kota. Sqarojini edhe keqkuptimet që keni pasur. Beqarët do ndihen të privilegjuarit e ditës duke qenë se e mocione t do jenë shumë të mëdha.

Marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë e mbushur me ngrohtësi, bashkëpunim dhe përkëdhelje. Për të vetmen gjë që duhet të bëni kujdes është impulsiviteti i tepruar. Kontrollojeni veten! Dita për beqarët do jetë euforike. rreziqe.

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Rreziku për të pasur keqkuptime në jetën në çift do të rritet sot. Duhet të mundoheni dyfish për të ruajtur dialogun dhe bashkëpunimin. Nëse jeni pa preokupime në planin sentimental fati do ju buzëqeshë por për aventura.

Klima në jetën në çift do fillojë të ngrohet më shumë sesa ju mendonit. Të gjithë ata që kanë kaluar vështirësi do i pranojnë gabimet dhe do bëjnë më tepër lëshime. Beqarët nuk do e dinë as vetë mirë se çfarë duan.

Edhe për ju kjo ditë do jetë e mirë dhe do përjetoni mjaft kënaqësi kur të jeni pranë atij që dashuroni. Mos lini asnjë moment pa shfrytëzuar. Beqarët nuk do kenë një ditë të favorshme. Është më mirë mos tentoni për lidhje sepse do përballeni me zhgënjime.

Stuhi dhe ciklone në jetën sentimentale të çifteve sot. Mënyra më e mirë për taqetësuarpaksasituatën është të tregoheni të matur dhe të keni shpresë te përmirësimet. Ju beqarë duhettëmerrnimasaqëtë mos bini pre e intrigave të disa personave.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Joshje, ngrohtësi dhe humor. Këto do jenë fjalët kyçe të kësaj dite në jetën sentimentale të çifteve. Do jeni të disponueshëm në çdo moment për ta dëgjuar tjetrin dhe për të bërë atë që është më e mira për të dy. Mërkuri do ju sjellë surpriza beqarëve.

Influenca e Neptunit do e ulë sensin tuaj të kritikës dhe do i vini më në pah partnerit tuaj cilësitë dhe të mirat. Kjo do bëjë që ju ta përforconi më tepër lidhjen. Vazhdoni në këtë rrugë! Edhe jeta seksuale do jetë e kënaqshme.

Perspektivat do jenë të mira gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Edhe pse nuk do bëni gjëra shumë të veçanta do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni. Beqarët do i përdorin së tepërmi aftësitë e tyre joshëse.

Jeta në çift nuk do ketë asnjë problem. Fati do ju buzëqeshë dhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do gjejnë mënyrën e duhur për t’i zgjidhur ato. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti të ndryshoni status. Mos i refuzoni takimet që do ju kërkohen.

31

32 38 42

46

47

51

47

48

52

53

Koha e fillimit ____:____

54

56

Koha e mbarimit ____:____

57

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Rrethi i çështjeve që mund të shqyrtojë e mund të zgjidhë një organ shtetërorr. 8. Plep i butë. 13. Ambasada Amerikane. 14. Organizatë Arabe. 15. Ferit, ish-futbollist i Kombëtares sonë. 17. I vështirë për t’u kapur e për t’u kuptuar. 20. Fausto, këngëtar italian. 21. Agjensi Ndërtimesh. 22. Dalin nga sytë. 23. Vepër e gjatë lirike ose epike e shkruar në vargje. 25. Përemër dëftor. 26. Organizatë terroriste. 28. Kërkonin diell në një film shqiptar. 32. Plot, përgjysëm. 33. Pjesa e zgavrës së gojës ku bashkohen rrugët e aparatit të frymëmarrjes me ato të ushqimit. 36. Instituti Juridik. 37. Gjendja e atij që gëzon të gjitha të mirat. 39. Përemër pronor. 40. Është lëndë djegëse. 42. Këngëtar i njohur italian. 43. Është kafshë pune. 46. Central Industrial. 47. Gjon i kinemasë. 49. Përhapje e një sëmundjeje te një tjetër. 53. Humbja e durimit dhe lodhja shpirtërore që ndiejmë kur s’dimë ç’të bëjmë. 55. Fyerje. 56. Përemër vetor. 57. Bosht.

1. Shkalla e njohurive dhe e aftësive që ka arritur dikush në një fushë të caktuar. 2. Specializim pasuniversitar. 3. Që bëhet me zjarr të madh ose me frymëzim të ngritur. 4. Mjet i thjeshtë lundrimi. 5. Legalizimi i dokumenteve. 6. Disa. 7. Numër rendor. 8. Butak deti. 9. Babuli, ish-volejbolliste e Kombëtares sonë. 10. Vend i cekët për të kaluar lumin. 11. Ajo që merret me një degë të sportit ose të artit pa e pasur këtë si profesion. 12. Degë e mekanikës teorike, që përfshin dinamikën dhe statikën. 16. U rrëzua. 18. Në majë të botës. 19. Grup këngëtarësh. 20. Njom. 24. Ulqinaku, Hero. 27. I ka hani në mes. 29. Lak peri për të futur kopsën. 30. Tërmet detar. 31. Markë pistolete. 34. Të lutem! 35. Dopio G. 38. Rruga që i bie qark një qyteti. 41. Lëndë gërryese. 44. Objekte fluturimi jashtëtokësore. 45. Njësi e vjetër peshe. 48. Targa e makinave të Rrëshenit. 50. Ent Financiar. 51. Tregu Ndërkombëtar. 52. Industria Minerare. 54. Shko!

Sudoku | nivel mesatar 6

3 3

7 4

2 LUANI (23/VII-22/VIII)

30

37

55

Horoskopi i ditës

16

41

45

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

25

36

40

11

21

28 35

44

10

24

27

34

9

20

23 26

8

15

19

22

43

7

14

39

Një 16-vjeçar ka marrë epitetin “Hajni valltar”, pasi është arrestuar për shkak të një vjedhjeje gjatë së cilës ka gjetur kohë edhe për të vallëzuar. Kur e kanë shikuar xhirimin nga kamerat ku djaloshi tregonte aftësitë e tij në vallëzim, punëtorët e sigurimit nga shkolla e tij e mesme kanë thirrur policinë dhe e kanë njoftuar se e dinin me saktësi se kush ishte. Ndërkohë që ai ruante dhe bashkëpunëtorët e tij po kryenin vjedhje, 16-vjeçari është mërzitur dhe ka filluar të vallëzojë. Videoxhirimet janë paraqitur në televizionet lokale, ndërsa fajtorin e kishin zbuluar menjëherë punëtorët nga shkolla e tij. Policia ka shkuar në shtëpi dhe ia ka lëshuar xhirimin nënës së djaloshit dhe ajo e ka pyetur e nervozuar: “Çka është kjo?”, ndërsa ai është përgjigjur: “Ky është stili im, nënë!”.

5

13

33

E tradhton vallëzimi

3

1

7

1

4 4

5

6 3

7

1

3 9

1

2

5

6

5

4

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

5

9

5 7 9

4 6

6

2

3

7

8 3

3

7 8 2

9

9

8 8

7

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

3

Numërkryq 2 2 9 12

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit _____:_____ Koha e mbarimit _____:_____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

D

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra: 071, 116, 182, 229. Numra me 4 shifra: 0256, 1021, 1041, 1201, 1236, 2419, 3259, 3299, 4172, 5315, 5478, 5815, 6541, 8017, 8541. Numra me 5 shifra: 06182, 21458, 24344, 25043,

I

F

E

N

J

E

H

J

U

G

U

I T

R

R

I

I

E T

I

I

F

S

E

N

K

A

I

M

P

A

M

A

T

U

L

E

S

C

I

M

I

F

A

K

I

N

E

M

G

R

F L

A

D R

K T

A

O

I

R

I

N

A

S

H

F

I

K

U

O T

A

K

A

N

I

T

I

K

A

E

K

U

M

U

L

I

M

I

R

A

B

R

U

M

R

I

R

I

K

A

M

I

O

I

E

P

L

S

K

R

E

M

T

A

I

O

A T

B

26321, 44181, 54282, 58250, 61150, 65611, 74845, 84854. Numra me 6 shifra: 115210, 142412, 145110, 179556, 215632, 232015, 455134, 514526, 515987, 568227, 589193, 788475, 837055, 965874.

R

S

I B

U

L

L

L

A

U

4

2

5

6

3

2

5

1

5

4

7

8

9

5

8

6

5

1

5

2

1

0

2

3

6

5

9

8

7

4

4

4

8

5

4

1

5

1

5

2

6

3

2

0

1

5

6

9

8

3

8

7

8

4

8

4 80 4

1

1

1

5

2

6

3

2

0

1

5

6

3

2

5

6

9

8

4

8

7

5

4

2

5

2

1

5

6

3

2

0

1

5

5

9

6

8

5

4

1

5

2

3

6

2

5

2

1

0 05 0

2

3

2

1

4

5

6

5

2

1

5

9

8

5

6

5

4

7

8

9

4

5

7

5

2

6

3

2

0

1

2

3

6

5

4

7

8

9

6

5

4

4

7

8

4

8

5

4

1

5

2

1

5

6

3

0

1

2

4


retro 1847 SOT faqja e fundit profil&

E martë, 10 prill 2012 www.mapo.al

MAPO

23

10 prill

Jospeh Pulitzer

Joseph Pulitzer i lindur më 10 prill 1847 është një botues dhe gazetar hungarezo-amerikan. Pulitzer njihet si themelues i teknikës së ‘gazetarisë së re’ në gazetat që ai bleu në vitet 1880 dhe u bë një figurë kryesore, në rang kombëtar, e Partisë Demokrate. Ai u bë luftëtar i kauzave kundër korrupsionit dhe

biznesit të madh. Në vitet 1890 konkurrenca e ashpër ndërmjet gazetës së tij New York World dhe New York Journal-it të William Randolph Hearst-it i hapi rrugë gazetarisë së verdhë dhe tirazhit masiv të gazetave të cilat vareshin te reklama dhe e joshnin lexuesin me forma të ndryshme të lajmit,

zbavitjes dhe reklamës. Sot ai është i njohur më së shumti për çmimet Pulitzer, më prestigjiozet në gazetarinë amerikane. Familja Pulitzer emigroi nga Moravia e Hungarisë në fund të shekullit të 18-të. Ata ishin me origjinë hebreje dhe njiheshin si tregtarë.

Rudi Vata

Pasioni i një trajneri dhe arroganca e një lojtari Jeton Selimi

Mbi vallen që dha Banda "Vatra" në Kopshtore Nata 17 Shkurt është një natë historike për qytetin e Korçës. Një natë që për të parën herë populli dëshmoj e shihjoj në për lindjen shoqërore të qytetërimit. Me inisiativën e Bandës "Vatra", të kryesuar prej profesorit Z. Thoma Nasi, kjo valle u-plotësua me sukses, me që ish një valle krejt familjare dhe Kombëtare. Sallon i kopshtores zbukuruar e stolisur me ngjyrat nërkombëtare, i ndrituar me llamba dritë elektriku, dhe me fenera ngjyrash të bukura, jepnin një pamje zbukurimi të posaçme. Banda "Vatra" me coprat e saja muzikale të zgjedhura dhe të kryesuara prej të dëgjuarit Rashan Hajro, të perëndonin në flytyrim me ëmbëlsinë e mellodisë! Vallet kombëtare, Vallset, Pollkat" mazurkat dhe kadrilet u-lojtnë tepër bukur prej çiftëve që muar pjesë, me gjith se për të parën herë u-bashkuan edhe lojtnë në këtë valle njerës ndofta të panjohur midis tyre më parë. Me pak

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

fjalë kjo natë la kujtime të paaruara në mëndje të gjendjes, dhe gëzimin më të math në shpirt e zemër të tyre, me zbavitjen e çkëlqyer të patreguar. Përgëzimet edhe lëvdimet që meriton Z. Th. Nasi, i meritojnë dhe gjithë familiarët që pa u-drojtur muar pjesë në këtë valle me zonjat, bijat dhe mbesat e tyre. Por lavdia me madhe ubije disa zonjave muhamedane dhe z. Kapiten Osman Gazepi, i cili me gjith zonjën e veht pat urdhëruar e mori pjesë në këtë natë, nga e cila mbet fort e kënaqur. Dyke përgëzuar inisiatorët dhe familiet që muar anë në festivalin e valles që dha Banda "Vatra", jemi të sigurt se gjith ato familie do të bëjnë të njohur në miqt" e tyre zbavitjen t'asaj nate, dhe do të përkujdesen që në festivalin e pritme të sjellin gjithë të dashurit që të gëzohen e zbaviten më mirë se në shtëpi e tyre. Gazeta “Koha” / 24 Shkurt 1923

Te porta Shqipëri e jugut, 1947

© Luxnor

Herën e parë që kishte ikur nga Shqipëria, Rudi Vata ndërroi dy skuadra franceze (Le Mans dhe Tours) në një vit e gjysmë përpara se të kthehej edhe njëherë andej nga kishte ardhur, Dinamo. Por lojtari që kishte fituar një vend në kombëtare, pavarësisht mosaktivizimit të shumtë, nuk u dorëzua. Një vit si dinamovit dhe erdhi kapërcimi i madh: Sëlltiku i Gllasgout. Tre vjet me skuadrën e pjesës katolike të qendrës më të madhe skoceze dhe Rudi shndërrohet në një mbrojtës modern për kohën. Pozicional, i fortë në dyluftimet në ajër dhe me talentin e tij më të madh: vendosmërinë e paepur. 45 ndeshje dhe katër gola në tre sezone me skuadrën e “the hoops”, duke arritur edhe triumfin në një Kupë të Skocisë në vitin 1995. Janë vite të dominuara nga rivali protestant i Sëlltikut, Gllasgou Rejnxhërs, dhe shkodrani nuk mundi të fitojë asnjë titull kampion. Në verën e vitit 1996, Vata braktis Skocinë e lagësht për një vend më ekzotik, Qipron. Dy vite me Apoelin e Limasolit, një finale kupe e humbur përballë Anorthosis Famagustës, por me një karrierë të pasur personale: 49 ndeshje dhe 9 gola. Një pasaportë e mirë për të firmosur me gjermanët e Kotbusit. Dy vite në Bundesliga 2 dhe Vata është njëri prej aktorëve kryesorë të kalimit të ekipit në Bundesliga 1. Qëndron edhe një vit në klubin lindor të Gjermanisë dhe më pas, për arsye dëmtimi, do të shohë karrierën e tij që do t’i perëndojë më shpejt sesa e kishte menduar. Do të kalojë katër vitet e ardhshme duke shëtitur si një globetrotter mes kampionateve të ndryshme. Alhen në Gjermani, Tirana në Shqipëri, Jokohama në Japoni, St Xhonstoun në Skoci dhe një “ta” te Partizani. Vite të vuajtura këto të fundit, por që gjithsesi nuk e zhbëjnë faktin se Vata është një prej lojtarëve kuqezi me karrierën më të mirë jashtë vendit. 58 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi dhe 5 gola për të. Menjëherë pas largimit nga futbolli i luajtur, Vata u shndërrua në një agjent futbolli, u vendos në Skoci, prej nga kishte edhe bashkëshorten, Anne Frances, nënën e dy djemve të tij. Por mos mendoni se me Vllazninë do të përfundojë edhe dëshira e Vatës për futbollin e në veçanti për trajningun. I përballur me një mentalitet që mbase ai e kishte harruar, Rudi pa që t’i shkërmoqej ideja dhe projekti që ai kish për të ardhmen e kuqebluve. Konfrontimi me zyrtarët më të lartë të skuadrës së kthyer në sh.a vetëm pak ditë përpara se ai të merrte detyrën që la Mirel Josa. Me dëshirën e tij për të ecur para, Vata e ktheu egon në arrogancë, duke harruar një detaj thelbësor: shoqëria aksionere është një realitet i ri për futbollin shqiptar, pjesë e së cilës është edhe Vllaznia. Nuk lëshoi pe në asnjë moment, duke kërkuar të bindë mbase edhe ata njerëz që nuk bindeshin dhe rezultati ishte ky: Vata e Vllaznia janë në prag gjyqi. Natyrisht që Rudi nuk do ta kishte dashur këtë, por diçka është e sigurt: ai nuk do të heqë dorë nga ajo që ka fiksuar në kokë dhe që me egon e tij do të kërkojë ta arrijë patjetër: të çajë përpara në fushën e trajningut, sikundër bëri edhe në moshë të njomë si futbollist. Veçse jo më me arrogancë dhe mendjemadhësinë që karakterizon unin e tij. Sepse atij i pëlqen të flasë në vetën e tretë, të dëgjojë emrin e tij të shqiptuar prej tij dhe të lerë pas dore edhe ndonjë fërkim me tifozët në tribuna. E qartë që Rudi 43-vjeçar vijon të jetojë me pasionet e Vatës futbollist.

Themelues: Henri çili Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Habjon Hasani. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha, Sabina Veizaj. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur Zheji, Mark Marku. Gentian Elezi, Arjan Vasjari. Rubrikat: Prof. Dr. Artan Fuga, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET


CMYK fq 24 / 10 prill

Academia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave Albanian Academy of Arts and Sciences

Forumi i Parë Publik

Shoqëria e sotme shqiptare: Realitete dhe sfida Tiranë, 13 Prill 2012, ora 10.00 - 13.00 Hotel Sheraton, Salla Illyria 1 Diskutantë Ksenofon KRISAFI, Integriteti territorial i Shqipërisë dhe kufiri detar me Greqinë Isuf KALO, Ç’duhet të reformohet në shërbimin shëndetësor në Shqipëri dhe si? Fatos TARIFA, Kriza e arsimit dhe e qëllimit në universitetin shqiptar Përparim FUGA, Kujdes! Energjia elektrike! Që nesër të mos jetë shumë vonë Limoz DIZDARI, Liria e krijimit dhe estetika e muzikës së një kombi Luljeta BOZO, Ndërtimet dhe impakti i tyre në mjedisin e vendit Adrian CIVICI, Sfidat e rritjes ekonomike në Shqipëri: Ç’model ekonomik na duhet?

Moderatorë: Marenglen SPIRO dhe Xhevat LLOSHI

Gazeta Mapo  

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, m...

Advertisement