Issuu on Google+

Faqe 2

Afër / larg

Zvicra “mbyll” kufijtë, emigracioni me kuota edhe nga BE Nga Carla Bleiker

Themelues Henri Çili - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 10 shkurt 2014. Numër 1129. Viti V botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

në brendësi

sërish në vlorë

Basha: S’ka reformë territoriale pa konsensusin e opozitës Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komenton ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘Nëpunësin civil’, si dhe jep qëndrimin e opozitës për reformën territoriale FAQE 3

Vendet e rajonit dalin nga kriza, Shqipëria dhe Greqia në rënie Greqia dhe Shqipëria kanë shënuar gati ritme të ngjashme rënieje në pjesën e dytë të vitit që shkoi, ndërsa ekonomitë e tjera të Ballkanit i janë rikthyer rritjes mbi 2 % FAQE 6

Fillon hakmarrja, tritol shtëpisë së andon mëhillajt

Shpërthim eksplozivi afër mesnatës, në oborrin e shtëpisë së Andon Mëhillajt, i kërkuar nga policia si ndërmjetës në vrasjet me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Ekplozivi shkakton vetëm dëme materiale. Familjarët ishin larguar dy javë më parë nga frika e ndonjë hakmarrjeje. Faqe 3

Llogaritja e re e papunësisë, shifra nga 13 % shkon në 21 %

Andon (Erion) Mëhillaj

Vrasësi me pagesë

Dritan Rexhepaj, në 10 më të kërkuarit e Spanjës

FAQE 7

op-ed / 10-11

INSTAT ndryshon mënyrën e përllogaritjes së numrit të të papunëve. Të punësuarit me kohë të pjesshme dhe 350 mijë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, do të konsiderohen si të papunë. Norma e papunësisë me

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nëpunësit koment Eduart Halimi

Pas së shtunës së zezë të aksidenteve, tetë persona të tjerë u plagosën dje pasdite në një fshat të Peshkopisë. Të ak-

Olimpiada që dëshmon dështimin e Vladimir Putinit

Mehrani Fahrad, ekspert pranë INSTAT

Aksidentet nuk ndalojnë më, tetë pasagjerë furgoni plagosen në Dibër Shmanget tragjedia në aksin Peshkopi-Katund i Ri. Furgoni rrezikon të bjerë në humnerë, por shoferi manovron në kohë. Dy të plagosurit në gjendje të rëndë, sillen në Tiranë

Mëngjesin e 5 shkurtit, Gjykata Kushtetuese publikoi...

Kjo do të duhej të ishte java kur Vladimir Putini e koment Washington Post riparaqet Rusinë në botë: e sigurt...

metodën e vjetër ishte 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri është 21%. Efekti do të ndryshojë renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, ku Shqipëria kishte shifrën më të ulët të papunësisë.

sidentuarit po udhëtonin me një furgon në aksin Peshkopi-Katund i Ri, kur mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin pranë masivit shkëmbor. Policia raporton se 5 pasagjerët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tre të tjerë janë sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për kurim më të specializuar. Burime të Drejtorisë së Policisë së Dibrës... Faqe 3

debati

Muri berishian

Shfrytëzimi i punëtorëve në Soçi, faji i sportit apo i politikës? FAQE 13

12 Universitet

Buxheti për arsimin pas 2015, arsimi i lartë “racion luani”

Arsimi i lartë ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e një vendi. Si pasojë, politikat e UNESCO-s dhe Komisionit Europian për arsimin pas 2015 parashikojnë t’i kushtojnë rëndësi të veçantë arsimit të lartë

moti Tiranë

7 | 15 °C shkodër

8 | 15 °C Vlorë

9 | 16 °C

kursi

140.3

është vlera e euros në Lekë në tregun e brendshëm valutor. burimi: banka e shqipërisë

Nëse ka patur një tregues paradoksal në këto vite të tranzicionit në Shqipëri, ai është papunësia. Mjaftojnë dy shembuj: i pari, kur punësimi ka pësuar rritje, kontributet e sigurimeve shoqërore kanë shënuar rënie. I dyti, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit nga viti 2008 ka pësuar rënie më shumë se 5 për qind, ndërsa treguesi... Faqe 4

koment / 11

Faqe 16

Ardian Vehbiu

Të thatët dhe të njomët Një ditë do të shkruhet edhe historia e shkatërrimit të librit në Shqipëri. U nisa të shkruaj “e djegies”, por sakaq u kujtova se zjarri nuk është e vetmja formë për t’i ndarë shkronjat nga letra. Por djegia, mundësisht në pirg të madh në mes të sheshit, mbetet forma më spektakolare e ekzekutimit – sepse zjarri jo vetëm shkatërron, por edhe pastron. Kam dëgjuar për flakadanët me libra të institucioneve katolike që i mbyllën me përdhunë, në Shkodrën e vitit 1967 – një pjesë e të cilëve libra do të kenë qenë edhe shqip. Një kolegu im në Akademinë e Shkencave (F.L.) më pat treguar për çfarë kish arritur të shpëtonte nga zjarri atëherë – më tepër si ilustrim për shprehjen “shkon i njomi me të thatin.” Ideja këtu ishte se, kur dikush fillon të djegë, më...


2

fokus

1

ngjarje e ditës

politikë/ Llogaritja e re

e papunësisë, nga 12.8 % shkon në 21%

politikë/ Basha: Nuk ka

Faqe 4

reformë territoriale pa konsensus me opozitën

Faqe 5

kronikë/ Dosja “Mziu”,

Prokuroria ngre akuzë edhe për 7 tendera rrugësh

Faqe 7

Në rrezik është për shembull hyrja e lirë në tregun e brendshëm evropian me 500 milionë konsumatorët e tij. Dhe atë Zvicra me siguri që nuk do ta humbasë, fundja 60 për qind e ekspertëve të saj shkojnë në BE.

“Shumë njerëz në Zvicër kanë tendencën që të jenë racistë”, tha në radion Deutschlandfunk Andreas Gross, përfaqësues i partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP) në Këshillin Nacional. Ai i njeh shqetësimet e bashkatdhetarëve të tij për qytetet e stërmbushura, dumpingun e pagave, por ai thotë edhe se “shumë zviceranë kanë shqetësime, sepse sa më mirë t’i kenë punët, aq më shumë shqetësime kanë”.

Zvicra “mbyll” kufijtë, emigracioni me kuota edhe nga BE Nga Carla Bleiker

Z

viceranët me një shumicë të ngushtë prej 50.3 për qind i dhanë dje mbështetje një referendumi që rikthen kuotat për emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian dhe kufizon lëvizjen e lirë në vend. Vetëm 19 526 ishte diferenca mes votuesve pro propozimit të konservatorëve dhe atyre që ishin kundra. Votimi vjen mes rritjes së debatit anembanë Europës rreth emigracionit dhe impaktit të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Ekonomia zvicerane është duke kulmuar në këtë moment, ndaj dhe papunësia është e ulët, por sërish shumë zviceranë shqetësohen për emigracionin. Rreth 1/4-ta e vendit me popullsi prej 8 milionë banorësh është e huaj, ndërkohë që vitin e kaluar rreth 80 mijë emigrantë të rinj mbërritën në Zvicër. Mbështetësit e kuotave për emigrantët besojnë se lëvizja e lirë ka ushtruar presion ndaj strehimit, shëndetësisë, edukimit dhe transportit. Ata argumentojnë gjithashtu se punonjësit e huaj i kanë ulur së tepërmi pagat. Por qeveria zvicerane dhe liderët e biznesit thonë se lëvizja e lirë është çelësi i suksesit ekonomik të Zvicrës, duke lejuar punëdhënësit të zgjedhin stafet më të afta nga e gjithë Europa. Për marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në u deshën vite negociatash për t’u nënshkruar. E gjithë kjo situatë vjen pas rritjes së presionit në vend për të ndaluar emigracionin që shihet nga konservatorët si arsye për problemet e vendit. Kur flasin për Zvicrën shumë kujtojnë “Heidin”, malet e mbuluara me borë dhe llogaritë bankare të siguruara mirë. Vendi është një destinacion i pëlqyer për pushime, por gjithnjë e më shumë shtetas të BE shkojnë për të punuar në Zvicër. Kjo është e mundur për shkak se vendi i vogël neutral ka nënshkruar një marrëveshje në 1999 një marrëveshje për lëvizjen e lirë me BE-në. Edhe pse Zvicra nuk është shtet anëtar i Bashkimit Europian, që atëherë qytetarët e BE lejohen të migrojnë në Zvicër thuajse pa kufizime.

Tani me anë të një referendumi në mbarë vendin zviceranët votojnë për “Iniciativën kundër migrimit masiv” të partisë popullore zvicerane (SVP) Partia e djathtë populiste do ta kufizojë numrin e migrantëve dhe të vendosë kuota. Deri tani në Zvicër vijnë rreth 80 000 migrantë në vit, në një vend me 8,1 milionë banorë. Sipas gazetës javore “Die Zeit”, kjo është rritja më e madhe e popullsisë së vendit që nga vitet 1960-të. Zvicra rritet çdo vit me popullsinë e qytetit të Lucernit. “Gjendja është e tillë, që ne e bëjmë këtë nismë, sepse ka kaluar çdo masë”, tha kryetari i partisë SVP Toni Brunner në radion gjermanoperëndimore. “Ne kemi migracion shumë të madh. Përmes iniciativës sonë Zvicrës i kthehet kompetenca, për të marrë vetë në dorë timonin, për të bërë vetë kufizimet dhe për të seleksionuar më shumë në tregun e punës.” Pa numrin e madh të të huajve, në Zvicër ai është rreth 23 për qind, vendi do t’i kishte punët më mirë, thotë Christoph Blocher, shefideolog dhe zëvendëspresident i SVP. “Të gjitha problemet, që kemi, vijnë prej kësaj”, tha Blocher. “Mungesë vendi, mungesë banesash, probleme me shkolla. Po pëlcet nga të gjitha anët.” Të gjitha partitë e tjera janë kundër iniciativës së SVP. Ata akuzojnë populistët e djathtë se bëjnë panik dhe paralajmërojnë nga rreziku i izolimit të Zvicrës. Partia demokratike qytetare (BDP) i druhet pasojave negative për vendin, nëse numri i fuqisë punëtore nga jashtë do të kufizohet në mënyrë drastike. Por për iniciativën kundër migracionit nuk votojnë politikanët në Këshillin Nacional, parlamentin e vendit, por populli. Dhe këtu men-

“Gjendja është e tillë, që ne e bëjmë këtë nismë, sepse ka kaluar çdo masë”, tha kryetari i partisë SVP Toni Brunner në radion gjermanoperëndimore. “Ne kemi migracion shumë të madh. Përmes iniciativës sonë Zvicrës i kthehet kompetenca, për të marrë vetë në dorë timonin, për të bërë vetë kufizimet dhe për të seleksionuar më shumë në tregun e punës”.

Vetëm 19 526 ishte diferenca mes votuesve pro propozimit të konservatorëve dhe atyre që ishin kundra. Votimi vjen mes rritjes së debatit anembanë Europës rreth emigracionit dhe impaktit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

dimet për bashkëqytetarët e huaj nuk janë vetëm pozitive. “Shumë njerëz në Zvicër kanë tendencën që të jenë racistë”, tha në radion Deutschlandfunk Andreas Gross, përfaqësues i partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP) në Këshillin Nacional. Ai i njeh shqetësimet e bashkatdhetarëve të tij për qytetet e stërmbushura, dumpingun e pagave, por ai thotë edhe se: “shumë zviceranë kanë shqetësime, sa më mirë t’i kenë punët aq më shumë shqetësime kanë.” Për vajtimin në nivel të lartë apo madje për një iniciativë për të ulur numrin e fuqisë së huaj punëtore, Gross nuk ka mirëkuptim. “Ne i kemi punët mirë, si rrallë ndonjëherë, dhe kjo falë njerëzve që punojnë këtu.” Ndër ta ka edhe shumë gjermanë. Njëri prej tyre është Jens Eckstein, mjek në spitalin universitar në Bazel. Sipas një vlerësimi të shoqatës zvicerane të infermierëve dhe sanitarëve në sektorin e shëndetësisë rreth 30 der 40 për qind e personelit vijnë nga jashtë. Eckstein erdhi në spital në Bazel, për shkak të pagesës më të mirë dhe vetë nuk ka përvojë me ksenofobinë. “Në spital më vlerësojnë shumë, përndryshe nuk do të kisha qenë më këtu”, tha Eckstein radion e Hessenit. Fundja Zvicra ka lidhur një marrëveshje obligative me BE. Përveç kësaj marrëveshja e lëvizjes së lirë është pjesë e një pakete me shtatë marrëveshje me BE. Sikur një partner të tërhiqej vetëm nga njëra prej tyre, edhe të tjerat do të bëheshin të pavlefshme. Tani Zvicrës do i duhet brenda tre viteve të rinegociojë me BE marrëveshjet e arritura për të gjetur një marrëveshje që do të përmbushte kushtet e propozimit që fitoi në referendum. Në rrezik është për shembull hyrja e lirë në tregun e brendshëm evropian me 500 milionë konsumatorët e tij. Dhe atë Zvicra me siguri që nuk do ta humbasë, fundja 60 për qind e ekspertëve të saj shkojnë në BE. Edhe pas rezultatit të referendumit situata do të mbetet e tensionuar në vendin e vogël me malet e mbuluara me borë dhe me banka të sigurta.


kryesore

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.02.2014

3

Andon Mëhillaj

Fillon hakmarrja, tritol shtëpisë së Andon Mëhillajt Shpërthimi në oborrin e shtëpisë së Andon Mëhillajt, i kërkuar nga policia si ndërmjetës në vrasjet me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Ekplozivi shkakton dëme materiale, familjarët ishin larguar dy javë më parë nga frika e ndonjë hakmarrjeje Vlorë- Shpërthen eksploziv në banesën e Andon Mëhillaj i dyshuar si bashkëpunëtor i të penduarit Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë. Nga shpërthimi në oborrin e shtëpisë së Andon Mëhillajt nuk pati të lënduar veç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndërsa pak minuta pasi është dëgjuar shpërthimi, në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur me dhjetra efektivë të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Në këtë mënyrë duket se ka nisur hakmarrja ndaj kushërinjve Mëhillaj. Ende nuk dihen rrethana të plota në lidhje me shpërthimin, ndërsa të afërmit e dy familjeve të kushërinjve Andon e Genis Mëhillaj, kishin kërkuar mbrojtje nga ana e policisë të frikësuar nga nisja e një hakmarrjeje të mundshme nga të prekurit e ngjarjeve për të cilat dyshohen se mund të jenë realizuar apo përgaitur prej tyre dhe të kryera nga Sinanaj. Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 22:30 minuta, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, kur banorët e zonës kanë ndjerë një shpërthim të fuqishëm, pranë zonës që njihet me emrin ishshtëpia e oficerëve dhe ish- Turizmit të vjetër. Në pak minuta aty mbërritën me dhjetra efektivë të Policisë së Vlorës, të cilët

nisën menjëherë veprimet e tyre hetimore, ndërsa po verifikonin nëse kishte të dëmtuar. Burimet të policisë thanë se eksplozivi është hedhur në oborrin e shtëpisë së Andon (Erion) Mëhillajt, ndërsa në banesë nuk ishte asnjë njeri për shkak se policia prej ditësh i ka zhvendosur familjet e Mëhillajve duke i marrë në mbrojtje nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Ndërkaq dy kushërinjtë (djem xhaxhallarësh), Andon (Erion) dhe Genis Mëhillaj, janë në kërkim prej dy javësh nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të dyshuar si të përfshirë në porositje dhe ndërmjetësim për vrasje me pagesë, të cilat kryeheshin nëpërmjet Julian Sinanajt. Ky i fundit tashmë është i arrestuar nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi u ndalua teksa përgatitej të realizonte vrasjen e biznesmenit, Pirro Bare, vrasje që dyshohet se është porositur për motive konkurrence nga Ilir Karçini, një biznesmen rival i Bares në fushën e hidrokabureve. Tritoli Në vendin e ngjarjes, policia ka kryer mbrëmë veprimet rutinë sa i përket kqyrjes

Policia thotë se paraprakisht dyshimet e saj lidhen me një hakmarrje të mundshme ndaj Mëhillajve, të cilët nuk dihet se ku janë strehuar nga policia që prej më tepër se dy javësh pas nisjes së operacionit, ku arrestua, Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokona, dhe Marion Mitro

së vendit të ngjarjes dhe ka ngritur dyshimet se ka pasur të bëjë me një sasi prej së paku 100-150 gramë lëndë plasëse e llojit tritol e cila, dyshohet se është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës, një metodë kjo e thjeshtë dhe artizanale. Policia ka shoqëruar në ambientet e saj një grup prej së paku dhjetë personash në cilësinë e dëshmitarëve apo që kanë dijeni së paku mbi rrethanat e mundshme të hetimit të këtij shpërthimi. Policia thotë se paraprakisht dyshimet e saj lidhen me një hakmarrje të mundshme ndaj Mëhillajve, të cilët nuk dihet se ku janë strehuar nga policia që prej më tepër se dy javësh pas nisjes së operacionit, ku arrestua, Julian Sinanaj, Ndriçim Gjokona, dhe Marion Mitro. Të tre këta akuzohen për përgatitje dhe realizim vrasjesh me pagesë si dhe porositje të vrasjeve me pagesë. Dy kushërinjtë Mëhillaj, gjithashtu dyshohen si të përfshirë në këtë grup, që operonte me vrasje kundrejt pagesave që shkonin deri në 150 mijë euro. Grupi dyshohet për një seri vrasjesh të bujshme ndërt të cilat ajo e biznesmenit Agron Çela në Vlorë, një vrajse në Orikum, vënien e eksplozivit ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, si dhe ndaj ish- deputetit të PD-së, Ardian Kollozi.

Aksidentet s’kanë të sosur, 8 pasagjerë furgoni plagosen në Dibër Dashamir Biçaku

P

as së shtunës së zezë të aksidenteve, tetë persona të tjerë u plagosën dje pasdite në një fshat të Peshkopisë. Të aksidentuarit po udhëtonin me një furgon në aksin Peshkopi-Katund i Ri, kur mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në kanalin pranë masivit dheu. Policia raporton se 5 pasagjerët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tre të tjerë janë sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për kurim më të specializuar. Burime të Drejtorisë së Policisë së Dibrës thanë se mjeti i markës “MercedezBenz” 207, me targa DI 3705 A, i drejtuar nga Medi Cani, ka dalë nga kontrolli, por manovra në kohë e tij ka shmangur pasojat tragjike për pasagjerët. Burimet e policisë thanë

se mjeti udhëtonte nga Dibra për në fshatin Katund i Ri i komunës së Luznisë. Në vendin e njohur me emrin ‘Guri i Mullirit’, furgoni ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur pas pjesës anësore. Hetimet e para në vendin e aksidentit, por edhe dëshmitë e personave zbuluan se shkak për këtë ngjarje ka qenë amortizimi i furgonit dhe mosfunksionimi i sistemit të frenimit. “Makina nuk ka mundur të frenojë në kohë, por manovrimi i shoferit e ka devijuar atë nga humnera, duke e përplasur nga pjesa e brendshme e rrugës”, - i tha MAPO-s një burim nga policia e Dibrës. Segmenti rrugor në të cilin ndodhi aksidenti është i asfaltuar por i ngushtë, duke mos lejuar ecjen mbi një normë të caktuar. Nga veprimet e para të ekspertëve dys-

hohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka respektuar këtë, por ende nuk dihet nëse në rrugë ka pasur tabela të kufizimit të shpejtësisë. Kësaj situate i është shtuar edhe fakti se furgoni ka pasur mangësi teknike në drejtim të sistemit të frenimit, çka kanë sjellë edhe uljen e sigurisë në udhëtim nga ky mjet. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes, policia arrestoi në kushtet e

flagrancës Mehdi Canin, i cili është një prej të plagosurve në këtë aksident. E ndërsa në spitalin e Peshkopisë situata e të plagosurve ka qenë nën kontroll, të transportuarit në Spitalin Ushtarak paraqiten në gjendje më të rëndë. Kirurgu Muharrem Rama nga Peshkopia, bëri të ditur për mediat se kanë mbërritur në spitalin rajonal 8 persona për mjekim, ku 2 prej tyre, drejtuesi i mjetit dhe një foshnje 8-muajshe u dërguan me urgjencë në Tiranë për mjekim më të specializuar. Foshnja ka një traumë në kokë. “Gjendja e tyre përkohësisht është jashtë rrezikut për jetën, por nuk mund të kryenim ndërhyrjen e specializuar këtu në Peshkopi, ndaj u detyruam që të dërgoheshin në drejtim të Tiranës”. Aktualisht ne Peshkopi janë duke u mjekuar 6 persona.

policia

Aksidentet tragjike, shkak gabimet njerëzore Policia ka nxjerrë ekspertizat paraprake të dy aksidenteve të rënda që ndodhën gjatë së shtunës në Sarandë dhe në Kukës. Në të dyja rastet dyshimet bien mbi gabimet njerëzore. Në Sarandë, njëri prej drejtuesve të mjeteve që hyri edhe në korsinë e gabuar, rezulton të kishte përdorur alkool tej normave të lejuara nga rregullorja. Për pasojë, policia mendon se ai ka bërë gabime të rënda në drejtimin e automjetit duke lëvizur nga korsia e tij dhe duke dalë në kahun tjetër të rrugës, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik ku humbën jetën 5 persona. Ndërsa në ekspertizën e dytë, atë të bërë për aksidentin tragjik në Kukës, policia mendon se gjithçka i përket hutimit të drejtuesit të mjetit, i cili drejtonte një furgon pasagjerësh duke qenë në moshë të re, vetëm 21 vjeç. Duke marrë edhe dëshmitë e të mbijetuarve, rezulton se drejtuesi i mjetit ka qenë duke biseduar me të afërmit e tij, që ishin edhe pasagjerë në furgonin e kësaj linje dhe si rezultat ka reaguar me vonesë në marrjen e kthesës. Megjithatë, në këtë ekspertizë policia nuk ka nxjerrë përfundimet e plota, pasi vazhdon të kryejë kontrollin fizik mbi automjetin nëse ai ka qenë në gjendje të mirë teknike apo jo. Kjo do të vërtetonte dhe faktin nëse marrja e vonuar e kthesës ka qenë si rezultat i hutimit të drejtuesit të mjetit, apo i gjendjes teknike të furgonit. 


4

fokus

ngjarje e ditës Të punësuarit me kohë të pjesshme dhe 350 mijë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, do të konsiderohen si të papunë.

Llogaritja e re e papunësisë, nga 12.8 % shkon në 21% INSTAT ka ndryshuar mënyrën e përllogaritjes së numrit të të papunëve. Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT-it, thotë se norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri është 21%. Nëse ka patur një tregues paradoksal në këto vite të tranzicionit në Shqipëri, ai është papunësia. Mjaftojnë dy shembuj: i pari, kur punësimi ka pësuar rritje, kontributet e sigurimeve shoqërore kanë shënuar rënie. I dyti, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit nga viti 2008 ka pësuar rënie më shumë se 5 për qind, ndërsa treguesi zyrtar i punësimit është rritur. Për të sjellë një logjike normale në këto krahasime, por edhe për të ofruar realitetin në shifrat zyrtare të papunësisë në vend, INSTAT do të bëjë ndryshimin. Në një intervistë për Top-Channel, Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT-it për këtë çështje, thotë se “standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar, kjo pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare, të adoptojë ato më të fundit. Norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standardet e reja, papunësia në Shqipëri është 21%”. Kjo shifër nuk është se sjell ndryshime thelbësore në ato që shqiptarët përjetojnë sot për punësimin. Por sigurisht që do të bëjë një renditje tjetër të vendit në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, ku Shqipëria renditej me shifrën

më të ulët të papunësisë. I kontaktuar nga INSTAT si konsulent për përmirësimin e statistikave zyrtare, Mehrani thotë se metoda e re pasqyron më mirë realitetin e Shqipërisë. Por cilat janë arsyet që ajo jep një shifër gati dy herë më të lartë për papunësinë? “Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg duke kërkuar punë, do regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë”, - shpjegon Mehrani. Por sipas tij, të punësuarit në bujqësi janë vetëm një pjesë e problemeve në tregun e punës. Paralelisht janë dhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja, këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. “Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri, ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë të papunë ose të nëpunësuar ose të dekurajuar,

Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por me standardin e ri, kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar.

Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT-it

është rreth 40%”, - tha këshilltari i huaj i INSTAT. Nga ana tjetër, Banka Botërore sheh si një nga pikat më të forta të daljes nga kriza rritjen e punësimit në vendet e Ballkanit. Pasi në këto vende edhe para krizës problemi i papunësisë ka qenë i madh. Banka Botërore sugjeron se krijimi më i shpejtë i vendeve të punës do të kërkojë ndryshime në kontratën sociale ndërmjet punëtorëve, ndërmarrjeve dhe qeverive. Axhenda e politikave duhet të përqendrohet në heq jen e pengesave ndaj sipërmarrjes, duke ndihmuar sistemet e arsimit dhe trajnimit të përshtaten më mirë me tregjet e punës, rekomandon BB. Teoritë ekonomike vlerësojnë se për çdo zvogëlim me 2% të PBB, papunësia rritet me 1 për qind.

Rama në Pogradec: Do rishikojmë projektin, PD: Luftë politike Bashkisë së Tiranës Akuzat e opozitës kundrejt qeverisë se po mburret me punët publike të nisura nga qeveria demokrate, nuk kanë penguar as dje kryeministrin Edi Rama që të vijojë turin e tij të inspektimeve në akse të ndryshme të vendit, ku punimet vazhdojnë prej një kohe të gjatë. Dje ai ka qenë në Pogradec, ku ka ndjekur nga afër punimet që po kryhen në rrugën Lin-Pogradec. Rama ka njoftuar se projekti do të rishikohet, duke u përmirësuar. Ndërkohë që nga selia e PS-së në Tiranë, deputeti Blendi Klosi, duke iu referuar pikërisht akuzave të opozitës, u shpreh se qeveria aktuale ndodhet përpara një sfide të rëndësishme, e cila, siç theksoi ai, është të ringrejë në këmbë një sistem të tërë investimesh rrugore të papërfunduara dhe të ndërtuara me cilësi të dobët dhe pa standarde, duke u bërë edhe rrezik për përdoruesit e saj. “Do ishte shumë mirë sikur qeveria dhe Edi Rama t’i kishin gjetur të përfunduara këto rrugë dhe të mos gjenin malin me borxhe që i mbante të bllokuara të gjitha rrugët e lëna në mes të rrugëve. Do ishte mirë sikur të paktën këto projekte të ishin bërë me standarde europiane dhe paratë e shqiptarëve të mos ishin bërë ‘rrush e kumbulla’ për shirita rrugësh që mund të quhen vetëm shtigje aksiden-

tesh. Por, fatkeqësisht, nuk ka ndodhur kështu dhe qeveria e kryeministri duhet të merren në radhë të parë me ndreqjen e gabimeve të rënda politike e financiare që janë bërë me kantierin e infrastrukturës”, - tha Klosi. Më tej, duke iu referuar hyrjes së ‘Rrugës së Elbasanit’, ai ka deklaruar se qeverisë iu desh të ndërhyjë për të mbyllur sa më parë një kantier, të cilin sipas tij, Bashkia e Tiranës dhe qeverisja e shkuar e lanë të hapur për afro dy vjet radhazi. “Mjafton të shohësh këtë rrugë. Kryebashkiaku u premtoi qytetarëve se nuk do të merrej me politikë, por vetëm me qytetin, por jo vetëm që nuk e mbajti premtimin, por i ra me top Bashkisë për t’u bërë top i Saliut në parti. Kjo arterie kryesore e Tiranës u la për dy vjet si gërmadhë e tani thonë: mos e prekni atë rrugë, se e kemi nisur dhe donim ta bënim ne. Askush nuk mund t’i marrë seriozisht këta njerëz të dështuar”, - tha Klosi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i selisë blu, e cila nëpërmjet një njoftimi për mediat i ka kujtuar Ramës se përmes inspektimeve të punëve të nisura nga qeveria e shkuar kërkon të shmangë vëmendjen e qytetarëve nga kriza ekonomike dhe e sigurisë në vend. “Për turpin e tij, kryesocialisti nuk gjeti sot një minutë kohë

t’u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidenteve të djeshme tragjike. Për faqen e tij të zezë, e përdori tragjedinë për të sulmuar opozitën dhe Bashkinë. Ish-kryebashkiakut i kujtojmë se qytetarët e Tiranës nuk harrojnë as të djeshmen e betonit klientelist dhe as të sotmen e bllokimit të buxhetit të banesave sociale. Nuk e fsheh dot përgjegjësinë për krizën ekonomike dhe të sigurisë ku e ka futur vendin me pusulla anti’opozitare dhe luftën politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës dhe opozitës”, - thuhet në këtë njoftim.

“Do ishte shumë mirë sikur qeveria dhe Edi Rama t’i kishin gjetur të përfunduara këto rrugë dhe të mos gjenin malin me borxhe që i mbante të bllokuara të gjitha rrugët e lëna në mes të rrugëve"

akuzat

Braçe: Nishani të shkarkojë këshilltarët që angazhohen me PD Përkeqësimi i marrëdhënieve mes mazhorancës dhe kreut të shtetit, Bujar Nishani, kanë shkuar në një pikë pa kthim pas. Përveç luftës së nervave me dekretet, nga shumica qeverisëse nuk mungojnë as akuzat e drejtpërdrejta ndaj tij si një person që nuk përfaqëson unitetin e kombit, por interesat e Partisë Demokratike. Dje ka qenë numri dy i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, ai që duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të vetë Presidentit se, disa nga këshilltarët e tij janë të lirë të bëjnë ç’të duan jashtë orarit të punës dhe se aktiviteti i tyre politik në radhët e PD-së është jetë private e tyre, ka kërkuar departizimin e institucionit të Presidentit. “Të departizohen Presidenti dhe zyrtarët e tij. E kërkon Kushtetuta. Presidenti i Republikës duhet t’i japë fund kësaj situate antikushtetuese!! Presidenti i Republikës është një institucion kushtetues i pavarur. Kurrë partiak! Presidenti i Republikës ka tjetërsuar institucionin dhe me të punojnë e këshillojnë zyrtarë të angazhuar tërësisht në Partinë Demokratike! Jo privatisht! Jo jashtë orarit të punës me Presidentin! Pothuaj çdo orë të ditës, përfshirë edhe ato të punës. Unë e dija këtë; Bujar Nishani u emërua si President në mënyrë të njëanshme, nga Partia Demokratike! Mbi të gjitha; përmes një lidhjeje shumë të fortë me PD-në; gjithë jeta e tij ishte PD, madje rreshti e urdhri në PD! Ai nuk ka asnjë shpjegim bindës për angazhimin partiak të zyrtarëve të tij në PD! Asnjë! Ndjesë i kërkoj, por ato që dëgjova në ‘Zërin e Amerikës’ janë shfajësime të padenja për cilëndo mendje të shëndoshë”, - shkroi Braçe në komentin e tij në Facebook. Më tej deputeti socialist ka theksuar se tashmë që ky fakt është pranuar, ai pret shkarkimin e këtyre këshilltarëve. “Tani që ka ndodhur, pres vetëm një gjë: Shkarkimin e Lezhjes e Asllanit nga detyrat që mbajnë pranë Presidentit. Jo nga PD, s’e beson njeri se ndahen me të. Të ikin nga detyrat pranë Presidentit”, - shkruante Braçe.


Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.02.2014

5

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komenton ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘Nëpunësin civil’, si dhe jep qëndrimin e opozitës për reformën territoriale

ta k i m i

Gjosha: Integrimi kërkon emancipimin e gruas shqiptare BERAT Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për

Integrim, Klajda Gjosha, e shoqëruar nga deputetja Silva Caka, zhvilloi dje në qytetin e Beratit një takim me kryesinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë qark. Në këtë takim, Gjosha e vuri theksin tek fuqizimi i rolit të gruas në politikë dhe vendimmarrje. “Është bërë jo pak për emancipimin e rolit të gruas në Shqipëri, sot shihet se gjërat kanë ndryshuar. Megjithatë ka ende dhunë në familje, ekziston ende mentaliteti se gratë nuk mund të kenë angazhime të njëjta si burrat, ndërkohë që ju jeni dëshmia më e mirë që me sakrificat tuaja ia keni dalë të përgjigjeni jo vetëm në familje. Duhet të vijojmë në këtë rrugë. Keni mbështetjen tonë për të gjitha iniciativat që i shërbejnë fuqizimit të rolit të gruas. Duhet të jeni aktive”, - u shpreh Gjosha. Ajo shtoi se nuk mund të konceptohet integrimi në Bashkimin Europian, pa një zhvillim e integrim të plotë të gjysmës së shoqërisë shqiptare që përbëhet nga gratë.

Basha: Nuk ka reformë territoriale pa konsensusin e opozitës “Asnjëherë reforma të tilla nuk janë bërë pa garantuar konsensus të plotë midis dy krahëve të politikës, shumicës dhe pakicës, mazhorancës dhe opozitës. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin për këtë reformë. Rivendosja e konsensusit është parimi nga i cili nuk mund të iket” TIRANË Në një konferencë për shtyp të zhvilluar në ambientet e Partisë Demokratike, kryetari i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për Policinë e Shtetit si fitore të opozitës në betejën e saj parlamentare. Por, kur pyetet për reformën territoriale, Basha kërkon garanci dhe besueshmëri nga mazhoranca, së cilës dje ai i radhiti sërish qëndrimin që kjo e fundit ka mbajtur ndaj AMA-s, ILDKPsë, apo edhe interpretimit që e majta po i bën vendimit të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese për ‘Nëpunësin civil’. Sipas tij, reforma territoriale mund të qëndrojë vetëm përmes një konsensusi me opozitën. Në të kundërt, për PD-në të gjitha opsionet mbeten të hapura lidhur me pjesëmarrjen ose jo në zgjedhjet e ardhshme lokale. Komisioni hetimor “Ngritja e komisionit hetimor për Policinë e Shtetit është fitore e një beteje parlamentare të Partisë Demokratike dhe të opozitës. Gjendja e rendit dhe sigurisë në vend, kërcënimi i vazhdueshëm i jetës dhe pronës së qytetarëve është një interes madhor publik”, - tha dje kryetari i PD-së,

Lulzim Basha. E djathta sa duket beson se me ngritjen e këtij komisioni në Kuvend do të ketë edhe veprime konkrete. “…Ne besojmë se me ngritjen e këtij komisioni hetimor do t’i shërbejë pikërisht kësaj; kthimit të ligjshmërisë në Policinë e Shtetit. Duke nisur me hetimin e shkaqeve, rrethanave, fakteve të konstatuara botërisht dhe shumë të tjera që presin të dalin në dritë përmes një hetimi profesional parlamentar të paligjshmërisë së vendimeve dhe urdhrave në Policinë e Shtetit, që kanë të bëjnë me shkarkime në kundërshtim me ligjin të profesionistëve, që kanë të bëjnë me transferime në kundërshtim me ligjin dhe praktikat e mira, me ripranimin në kundërshtim me ligjin, emërime në kundërshtim me ligjin, me ristrukturime e ngrirje strukturash në kundërshtim me ligjin dhe vendosjen e policisë në dispozicion të aksioneve antikushtetuese dhe antiligjore”, - tha ai. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese Për Lulzim Bashën, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për nëpunësin civil është i qartë. Andaj, ai shton se nuk ka vend për interpretim duke shigjetuar në këtë mënyrë

Por, a është e gatshme PD-ja që të futet në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse nuk bëhet pjesë e këtij procesi? “Partia Demokratike dhe opozita do të shqyrtojnë hap pas hapi të gjitha vendimet në raport me përgjegjësitë që na takojnë për çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore”, u përgjigj Basha.

edhe përpjekjen e fundit të mazhorancës për të mbledhur grupet parlamentare lidhur me diskutimin e pasojave të këtij vendimi. “…Vetëm zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jo lojërat dhe manovrat me të, mund të japin garancinë se kjo mazhorancë të paktën kur kapet në flagrancë përsa i përket shkeljes së Kushtetutës, është në gjendje të reflektojë e ta rikthejë procesin në binarë kushtetues. E kundërta është këmbanë edhe më e madhe alarmi…”, tha ai Reforma territoriale “Asnjëherë reforma të tilla nuk janë bërë pa garantuar konsensus të plotë midis dy krahëve të politikës, shumicës dhe pakicës, mazhorancës dhe opozitës. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin për këtë reformë. Rivendosja e konsensusit është parimi nga i cili nuk mund të iket”, tha Basha lidhur me reformën territoriale. Për këtë proces, kryetari i opozitës kërkon besueshmëri dhe seriozitet nga ana e mazhorancës. “Kur mazhoranca është zotuar me shkrim dhe me votë unanime për të ruajtur e konsoliduar pavarësinë e institucioneve të pavaru-

ra, dhe menjëherë pa u tharë boja ka nisur sulmin ndaj këtyre institucioneve siç është rasti i AMA-s dhe i ILDKP-së. Pra për çfarë marrëveshje, për çfarë konsensusi na ftojnë nëse për çdo marrëveshje të bërë harkun ko h o r 3 0 m a j - 1 8 d hj e t o r e k a n ë shkelmuar…”, - tha ai. Por, a është e gatshme PD-ja që të futet në zgjedhjet e ardhshme lokale nëse nuk bëhet pjesë e këtij procesi?. “Partia Demokratike dhe opozita do të shqyrtojnë hap pas hapi të gjitha vendimet në raport me përgjegjësitë që na takojnë për çdo proces, duke përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore”, - u përgjigj Basha. Sipas tij, e vetmja platformë është e ajo e bazuar mbi konsensusin. “…Atë që Ramiz Alia nuk guxonte ta bënte reformë elektorale pa konsensus, pra një standard të fituar të lirisë dhe demokracisë, ta harrojë se mund ta zhbëjë dikush tjetër. Reforma elektorale, reforma e decentralizimit, reforma territoriale ka vetëm një dhe një platformë ku mund të qëndrojë dhe ky është konsensusi me opozitën si minimum dhe konsensusi i gjerë qytetar si optimum dhe në fakt kështu shprehet edhe Kushtetuta e N.Perndoj vendit”, - tha ai.

Berisha: Bosët e Gjokonës, Mëhillajt e Karçinit, darkojnë me qeveritarët TIRANË Për ish-kryeministrin Ber-

isha, kjo është qeveria e tritolit. “…Ndriçim Gjokona, ish-komisioner i PS-së, në zgjedhjet e fund it t r ad ht o i p ë r t ë shp ë t u a r kokën, por me qëllim që të eliminohej sipas ligjit të mafies, atij nuk iu pranua dëshmia dhe nuk iu dha mbrojtje nga Policia e Partisë për 7 ditë me radhë. Pra u la i lirë në mëshirë të fatit, me falni, në mëshirë të vrasësit! Porositësi Mitro ishte kumbara i B a sh k i s ë . Po r o s it ë s i Ka r ç i n i

ishte kumbara e qeverisë. Porositësit e tjerë i shpëtoi duke i njoftuar policia e partisë. Avok at i i Ka r ç i n it u c a kt u a n g a kryekreu prokurori i partisë që të informojë partinë, por dhe të mbrojë klientin e tij. Të gjithë ndërmjetësit midis Julianit dhe porositësve të vrasjeve u njoftuan sapo u belbëzuan në hetime emrat e tyre. Mëhillajt morën arratinë. Mitrua, që kishte kryer detyrë partie, nuk besoi në fillim dhe vonoi arratinë ndaj dhe padashje u nda-

lua në Rinas. Besnik Dervishi i qeverisë akuzoi për tritolin në të ndenjurat e tij Gjikën e bashkisë. Gjika me gjuhë të koduar nga vet kryekreu iu përgjigj me thirrje kërcënuese në konferencë shtypi: “z. Dervishi mos devijo hetimet (se ato i di shefi) përndryshe, - i shkruajti në sms, - do tregoj të vërtetën, madje dhe personin që telefonoi Gardën për kallëpin e tritolit në të ndenjurat e tua”. Dhe Dervishi e qepi!”, - shkruan ai. Sipas tij, banda e partisë është

banda e tritolit. “Miq, Vlora the Fieri gumëzhijnë jo vetëm se banda e tritolit është banda e partisë, por në këto qytete i madh e i vogël betohen se Juliani, Gjokona, Mëhillajt, Mitro, Karçini, janë thjesht skalioni i dytë dhe i tretë i bandës së tritolit dhe se bosët, ata më të rëndësishmit e saj, nuk janë kapur dhe nuk kapen. Ata informohen dhe mbrohen nonstop nga Policia e partisë, madje darkojnë e bëjnë orgjira me qeverinë dhe qeveritarët e tyre!!”, - shkruan ai


6

fokus

ditari

ngjarje e ditës Parashikimi, çmimet e naftës në ulje 105 USD këtë vit Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare parashikohet të jenë të stabilizuara për vitin 2014. Ag jencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që këto çmime të luhaten në nivelin e 105 dollarëve për fuçi këtë vit. Indeksi europian Brent shënoi një vlerë mesatare prej 109.7 dollarësh për fuçi në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2013. Ndonëse në terma vjetorë,

çmimi i naftës nuk ka ndryshuar, krahasuar me gjashtëmujorin e parë, ai ka shënuar rritje me 2.0%. Tensionet gjeopolitike, rënia e prodhimit të naftës në Detin e Veriut, si dhe tkurrja e vazhduar e eksporteve prej disa vendeve të OPEC-ut (Irak, Iran, Libi dhe Nigeri) ishin disa prej faktorëve që ndikuan ofertën e naftës në tregjet botërore. Ndërkohë, të dhënat pozitive

mbi ekonominë amerikane dhe atë kineze, si dhe rritja e kërkesës në vendet e zhvilluara europiane në dhjetor, mbështetën ecurinë në rritje të çmimit të naftës. Pavarësisht zhvillimeve të mësipërme, zgjerimi i ofertës prej vendeve jashtë OPEC-ut pritet të ndikojë në uljen mesatare të çmimit të këtij produkti gjatë 2014, në rreth 105.4 dollarë për fuçi.

Ekonomia në rajon merr veten, Shqipëria dhe Greqia në minus të thellë Greqia dhe Shqipëria kanë shënuar gati ritme të ngjashme rënieje në pjesën e dytë të vitit që shkoi, ndërsa ekonomitë e tjera të Ballkanit i janë rikthyer rritjes mbi 2 %. Të gjitha degët e ekonomisë shqiptare kanë shënuar rënie të thellë, përveç bujqësisë, e cila po rritet 2-3 % Blerina Hoxha

Ekonomia shqiptare e ka thelluar tendencën rënëse në raport me vendet e Ballkanit kundrejt të gjitha parashikimeve të ekspertëve vendas dhe të huaj. Në tremujorin e tretë të vitit 2013, ekonomia e Serbisë u rrit me 3.7 %, ekonomia e Maqedonisë u rrit me 3.3 për qind, e Turqisë me 4.4 %, e Kosovës me 2.5%, ndërsa shënuan rënie Shqipëria me -2.3%, e Greqia me – 3% dhe Kroacia me -0.6 %. Analizën në lidhje me ecurinë e ekonomive të rajonit e ka bërë Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të zhvillimeve ekonomike në vend. Perspektiva

Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë kaluar krizën ekonomike dhe tashmë po shënojnë rritje. Shumica e këtyre vendeve e mbyllën vitin 2012 me rënie, por klima duket ka ndryshuar përgjatë vitit 2013, duke rikthyer ritmet e rritjes mbi 2 për qind. Por siç shihet, cikli i krizës po vjen një hap më vonë në Shqipëri. Në vitin 2013, i cili u karakterizua nga zhvillime të forta në ekonominë vendase, ishin zgjedhjet e përgjithshme ato që e lëshuan ekonominë në territor negativ ose shumë afër zeros. Më e mira pritet që këtë vit ekonomia të rritet 0.7 për qind, por duke marrë në konsideratë se nuk ka patur përmirësim të treguesve kryesorë në tremujorin e fundit, është vështirë të arrihet edhe ky rezultat. Të gjitha degët e ekonomisë

shqiptare kanë shënuar rënie të thellë, përveç bujqësisë, e cila po rritet 2-3 për qind. Gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ekspertët e Bankës së Shqipërisë konfirmuan se presin që në vitin 2014 ritmet e rritjes ekonomike do të jenë lehtësisht më të larta. Banka e Shqipërisë pret efekte pozitive nga përmirësimi i situatës ekonomike në eurozonë, nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe përmirësimi i kreditimit të ekonomisë. Megjithatë, paketa fiskale shtrënguese që solli rritjen e disa taksave të lidhura me konsumin, mund të japë një efekt negativ në rritjen ekonomike. Veçanërisht rritja e çmimit të karburanteve mund të ketë një efekt zinxhir në ekonomi, përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së mëtejshme të kërkesës konsumatore. Rajoni

Ekonomia italiane ka vijuar të tkurret edhe në tremujorin e tretë të vitit, por në ritme më të moderuara. Zhvillime pozitive ka shfaqur prodhimi industrial dhe eksportet neto, të cilat kanë kontribuar pozitivisht në PBB si pasojë e rënies së importeve. Aktiviteti ekonomik në Greqi ka vijuar të rritet në terma negativë, por shpejtësia e tkurrjes është ulur në tremujorin e tretë të vitit. Eksportet neto kanë qenë i vetmi sektor që ka kontribuar pozitivisht, ndërsa investimet dhe shpenzimet konsumatore kanë vijuar ecurinë negative. Ekonomia greke pritet të vazhdojë të tkurret edhe në vitin 2014, por në një masë më të ulët. Ekonomia e Turqisë ka vijuar të rritet me ritme të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke u mbështetur në shpenzimet e larta konsumatore, rritjen e investimeve private dhe të prodhimit industrial. Po kështu, ekonomia në Maqedoni ka vijuar të rritet në terma pozitivë në tremujorin e tretë të vitit. Rritja e fortë në sektorin e ndërtimit ka qenë dhe faktori kryesor i rritjes.

Veçanërisht rritja e çmimit të karburanteve mund të ketë një efekt zinxhir në ekonomi, përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së mëtejshme të kërkesës konsumatore.

Shtetet

rritja e PBB

Itali -1.9 Greqi -3.0 Maqedoni

3.3

Serbi 3.7 Kroaci -0.6 Turqi 4.4 Kosovë

Shqipëri

2.53 -2.3

Shëtitorja e bregut të Vlorës, bum aplikimesh për projektin Projekti për shëtitoren e bregdetit të Vlorës që përshin gjatësinë nga Pylli i Sodës deri tek tuneli, ka tërhequr një rekord aplikimesh. Burimet zyrtare nga Ministria e Turizmit bëjnë me dije se 3 ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të aplikimeve në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga të cilët, 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore. Për shkak të kërkesave të shumta nga ana e aplikantëve për pjesëmarrje, në fund të muajit janar Ministria dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit vendosën të zgjasin afatin e dorëzimit të dokumentacionit për konkurrim me 2 javë, në mënyrë që t’u japin konkurrenteve më tepër kohë për të përgatitur propozimet e tyre. Data e fundit e

aplikimeve është 12 shkurti. Pas kësaj date juria ndërkombëtare e konkursit do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/ propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara jurisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Vlorës, duke përzgjedhur më pas fituesin. Faza finale e konkursit dhe shpallja e fituesit do të bëhet më datë 21 dhe 22 shkurt, në Vlorë. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të të gjitha propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës. Konkursi organizohet për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban për një vijë bregdetare me gjatësi 4.9 km dhe shtrirje nga Pylli i Sodës deri te tuneli.

Ministria e Turizmit bëjnë me dije se 3 ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të aplikimeve në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga të cilët, 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore.

inaugurimi

Greqia, drejt një pakete tjetër ndihmash Zyrtarët në Greqi po shqyrtojnë mundësitë për të kërkuar një paketë tjetër të ndihmës ekonomike nga ndërkombëtarët, gjithmonë nëse nuk do të ketë në këtë paketë masa të reja fiskale dhe tatimore. Këtë deklaratë e ka bërë një zyrtar i lartë i Ministrisë greke të Financave, i cili duke iu referuar lajmeve, u shpreh se “jemi pozitivë në çdo diskutim për një paketë të re, nëse nuk do të përfshihen masa të reja fiskale dhe tatimore, por vetëm masa strukturore”. Ai vlerëson se diskutimi që u bë pas takimit të Eurogrupit midis ministrave të Financave të Gjermanisë dhe Francës, ishte në kahun pozitiv për Greqinë. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbërrijë ‘trojka’ në Athinë. Edhe agjencia e lajmeve Reuters raporton se është arritur një marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të kreditorëve dhe qeverisë greke për vakuumin financiar prej rreth 11 miliardë eurosh në buxhetin e këtij viti.


Gazeta MAPO

10.02.2014

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

7

Vrasësi me pagesë, në 10 më të kërkuarit e Spanjës Pas Britanisë së Madhe, Dritan Rexhepaj dyshohet se fshihet në Katalonja të Spanjës. 33-vjeçari nga Vlora kërkohet për vrasje, trafik droge e disa arratisje Pas policisë britanike, edhe ajo spanjolle është vënë në ndjekje të Dritan Rexhepajt, 33-vjeçarit të etiketuar si ndër të parët vrasës me pagesë në Shqipëri. Emri i tij ndodhet në listën e 10 njerëzve më të kërkuar në Spanjë, ndërsa autoritetet e këtij vendi mendojnë se fshihet në Katalonja. Dritan Rexhepaj kërkohet për trafik droge dhe grabitje të dhunshme, ndërsa ka mundur më parë të arratiset nga burgu në Itali dhe në Belgjikë. Policia spanjolle ka publikuar foton e tij, duke kërkuar që çdokush që ka informa-

cion rreth tij, të telefonojë menjëherë në rajonet më të afërta. Vetëm një vit më parë, policia britanike publikoi foton e shqiptarit, duke dyshuar se fshihej në këtë vend. Dritan Rexhepaj ka humbur gjurmët për autoritetet policore dhe Interpolin pak vite më parë, pas arratisjes spektakolare nga një burg belg. Policia belge e kishte arrestuar atë me kërkesë të Italisë dhe Holandës, ku Rexhepaj kërkohej për trafik droge, po aq sa për grabitje të dhunshme e falsifikim dokumentesh. Rexhepi do të listohej si personi më i kërkuar në Shqipëri në vitin 2006. Asokohe, djali që ishte student juridiku në Tiranë, u kap me dy pistoleta në hollin e ‘Hotel Tiranës’ duke pirë kafe bashkë me një shokun e tij. Policia përcolli me shumë bujë arrestimin e tij, ndërsa u tha se vlonjati dyshohej dhe akuzohej si

vrasës me pagesë. Për policinë, Dritan Rexhepaj rezultonte të ishte autori i vrasjes së dy punonjësve të policisë në Fushë-Krujë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Pas arrestimit në Tiranë, Rexhepaj u dërgua në komisariatin e Durrësit, prej nga edhe mundi të arratisej. Ai u shfaq sërish në Itali, ku përfundoi pas një procesi gjyqësor në burgun e Pavias. Por vlonjati 33-vjeçar mundi të arratisej nga ky burg me shumë bujë. Në korrik të vitit 2011, Dritan Rexhepaj, i cili mbante dokumente edhe me emrin Gramoz, do të arrestohej në Barcelonë të Spanjës. Asokohe, Rexhepaj kërkohej nga 4 shtete, ndërsa të drejtën për ekstradim duket se e fitoi Belgjika. Por “mjeshtri” i arratisjeve ndodhet tashmë i lirë, edhe pse emri i tij është në top-listën e të kërkuarve në Angli, Spanjë, Itali, Belgjikë e sigurisht edhe në Shqipëri.

Dosja “Mziu”, Prokuroria ngre akuzë edhe për 7 tendera rrugësh Prokuroria rëndon akuzën ndaj kryebashkiakut të Kamzës, duke shtuar në dosjen e tij abuzimet me tendera të tjerë rrugësh. “Janë zbuluar dokumente, ku kompanitë fituese kanë pasur ofertën më të lartë” Leonard Bakillari Tiranë Kryetari i Bashkisë së Kamzës,

Xhelal Mziu, tashmë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës, dyshohet për abuzime edhe në të paktën 7 raste tenderash në ndërtimin e disa rrugëve në njësinë vendore që administron. Në përfundim të hetimeve, prokuroria thotë se janë zbuluar procedura ku fituese janë shpallur kompani me ofertë më të lartë ekonomike, duke përjashtuar nga tenderi kompanitë me oferta të leverdishme për buxhetin e shtetit. Një nga këto raste është edhe tenderi për ndërtimin e rrugës “Valiasi i Ri- Varrezat Laknas”, ofertat e të cilit janë hapur më datë 29 maj 2013. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i përbërë nga shtetasit Gjovalin Pali, Atli Hoti dhe Arbër Tola, i mbledhur më datë 10.06.2013, ka skualifikuar nga pjesëmarrja në këtë tender shoqërinë “Gj.....”, pasi kjo kompani nuk ishte pajisur me vërtetim nga Bashkia Kamzë, e cila duhet të konfirmonte se ky subjekt kishte realizuar me sukses kontrata të ngjashme me këtë autoritet kontraktor. Po ashtu në skualifikimin e kësaj kompanie ka patur edhe dy arsye të tjera, siç ishin parregullsitë në kontratën që kjo kompani kishte lidhur me një tjetër subjekt për marrjen me qira të një makinerie, si dhe mosplotësimi i kritereve teknike të një prej automjeteve të kompanisë. Lidhur me skualifikimin nga tenderi, kompania në fjalë ka bërë ankimim në Komisionin Prokurimit Publik, i cili në gusht të vitit të shkuar e ka pranuar këtë kërkesë duke anuluar vendimin e Komisionit për skualifikimin e kësaj kompanie nga tenderi. Komisioni ka urdhëruar Bashkinë Kamzë të kualifikojë këtë operator ekonomik, i cili kishte edhe ofertën më të ulët. Kompania ‘Gj....’ është shpallur fituese dhe njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Më datë 30 gusht 2013, përfaqësues të kompanisë kanë shkuar pranë Bashkisë Kamzë, me qëllim lidhjen e kontratës dhe fillimin e punimeve, por kontrata nuk është lidhur, pasi drejtori i Drejtorisë Juridike i ka kërkuar përfaqësuesit të kompanisë të vinte një ditë tjetër. “Përfaqësuesi i shoqërisë ‘Gj....’ ka komunikuar disa herë në telefon me shtetasin Atli Hoti, por ky i fundit në mënyrë të vazh-

dueshme i tregonte pretendime të reja, të cilat nuk bënin të mundur lidhjen e kontratës. Komunikimi nëpërmjet telefonit ndërmjet shtetasit Ll. Gjergo dhe shtetasit Atli Hoti ka vazhduar deri më datë 12.09.2013. Pas kësaj date, shtetasi Atli Hoti nuk ia ka hapur telefonin përfaqësuesit të shoqërisë ‘Gj.....’, thuhet në aktakuzën e prokurorisë. Pas disa përpjekjesh për lidhjen e kontratës, përfaqësuesi i shoqërisë ‘Gj...’ i ka dërguar edhe një shkresë zyrtare Bashkisë Kamëz, së cilës i njoftonte gatishmërinë për lidhjen e kontratës në çdo kohë. Por Bashkia, më datë 27 gusht 2013, njofton subjektin ‘Gj....’ se nuk mund ta lidhë kontratën me këtë shoqëri për shkak se kanë kaluar afatet ligjore dhe gjatë kësaj periudhe subjekti “Gj...”, nuk ka plotësuar detyrimet ligjore. “Nga këqyrja e kryer në rrugën ‘Zgjimi’, objekt i tenderit, rezulton se një pjesë e punimeve janë kryer. Ka rezultuar se janë bërë kanalizimet si dhe janë ndërtuar një numër i konsiderueshëm pusetash (19 pusetash), të cilat kanë qenë pjesë e preventivit të punimeve që duhet të kryheshin pasi të lidhej kontrata. Nga hetimi rezultoi se këto punime janë kryer nga shoqëria ‘E...’ pa u përfunduar procedura e tenderimit”, - thotë prokuroria. Lidhur me këto veprime, prokuroria bën përgjegjës drejtuesit e Bashkisë Kamzë, të cilët qëllimisht nuk kanë pajisur me vërtetim kompaninë “Gj....” me qëllim skualifikimin e saj nga tenderi. Po ashtu, sipas prokurorisë edhe moslidhja e kontratës është e qëllimshme, pasi kallëzuesi ka vënë në dispozicion të hetimit një sërë komunikimesh telefonike dhe SMS me drejtorin Juridik të Bashkisë Kamzë, të cilit i kërkonte lidhjen e kontratës dhe fillimin e punimeve. “Nga sa u tha më sipër, shtetasi rezulton se të pandehurit Xhelal Mziu dhe Atli Hoti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ata kanë vepruar në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik”, nuk kanë lidhur kontratën me shoqërinë “Gj...” edhe pas vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Pretendimi i parashtruar në kthimin e përgjigjes se shoqëria nuk paraqiti dokumentacionin nuk qëndron, sepse shoqëria ka bërë të gjitha përpjekjet për ta lidhur kontratën, por nuk i është hapur dera”, - thuhet në dosjen e prokurorisë.

Procedurat e tenderave të gjetur me shkelje nga prokuroria •

Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “7 Marsi”, oferta e shoqërisë “Gj....” është 1,571.152 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “ E....” e cila është shpallur fituese; Në tenderin e me objekt ndërtimin e rrugës “Bashkëjetesa –Kamza 4”, oferta e shoqërisë “Gj.....” është 1.574.033 lekë më e vogël, se oferta e shoqërisë “L...” e cila është shpallur fituese; Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Rruga Zadrima 2013”, oferta e shoqërisë “Gj.....” është 732.532 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “E.....”, e cila është shpallur fituese; Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Mozart-Monarkia 4”, oferta e shoqërisë “Gj....” është 1.761.595 lekë më e vogël se oferta e

shoqërisë “K....” Sh.P.K, e cila është shpallur fituese; Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Silvio Berluskoni”, Frutikulturë 2013, oferta e shoqërisë “Gj....” është 2.947.575 lekë, më e vogël se oferta e shoqërisë “ E....” Sh.P.K, e cila është shpallur fituese; Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Albanët”, 2013, oferta e shoqërisë “Gj.....” është 3.285.473 lekë më e vogël se oferta e Bashkimit të operatorëve Ekonomik “S..... ” Sh.P.K dhe “A.... Konstruksion”, e cila është shpallur fituese; Në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Belsh”, Bathore 2013, oferta e shoqërisë “ “Gj.....” është 894.086 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Liqeni”, e cila është shpallur fituese;

Dy shqiptarët që u kapën me 500 kg drogë në Greqi Robert Gërdhuqi dhe Asllan Brata janë dy personat që u arrestuan një ditë më parë nga policia për trafik droge. Dy shqiptarët u kapën me 500 kg drogë nga policia greke në Igumenicë.  Sipas policisë, lënda narkotike u sekuestrua në një skaf. Njëri nga transportuesit e drogës, Robert Gërdhuqi është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar në vitin 1998 për vrasje. Polica ka shpallur në kërkim edhe 35-vjeçarin Xh.T nga Saranda. Operacioni nisi që prej kanalit të Korfuzit ku ishte pikasur një mjet lundrues, që dyshohej se transportonte drogën. Motoskafi është ndjekur deri në zonën bregdetare të njohur si Valto, ku është tentuar të shkarkohen 19 çanta me lëndë narkotike. Policia ka ndërhyrë në kohë duke sekuestruar drogën, rreth 500 kg marijuanë, e duke vënë në pranga 4 trafikantët, dy shqiptarë e dy grekë.


CMYK

8 10.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA

OPEN CALL FOR PAPERS Foundation for Economic Freedom Proudly Presents:

Tirana Forum for Economic Freedom 1st March, 2014 Hotel Tirana International

Tirana Forum for Economic Freedom is an annual activity held at the beggining of spring in Tirana. The forum aims to attract scientific contributions on economic reforms, trade efficinecy, liberalisation and development issues concerning Albania and other Balkan countries. The Tirana Forum for Economic Freedom will host ten speakers in a dicussuion panel where an internationally renowened scholar will be the honorary guest speaker. The 2014 Forum will emphasize two major general topics:

The Resurgence of Statism and

Countering Populism in the Context of Economic Crisis Guest Speaker: Dr Barbara Kolm Hayek Institute, Wienn

Guidelines to submit proposals Deadline to send your proposal: February 15th, 2014. Please submit your proposal to the email address: tirana_forum@hotmail.com You will need to prepare the following information: - Your full name, title and organization - Contact information - The name of your proposed presentation (keep your title simple and relevant to the topic) - A 500 word max. abstract of your presentation - A 100-word speaker bio + photo - Selected speakers will be offered an honorary of 200 EURO


CMYK

NJOFTIM / REKLAMA

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.02.2014

9

PROGRAMI Seanca plenare: “TË RIMENDOJMË ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN” Seanca do zhvillohet dt. 2.05.2014 ora 15.00-19.00 dhe parashikohet të ketë 10 prezantime (1 keynote Speaker; 1 akademik shqiptar ose i huaj; 3 personalitete akademike apo politike shqiptare; 3 profesorë nga UET; 2 profesorë nga universitetet e rajonit (Universiteti Prishtinës dhe Tetovës); 1-2 doktorantë.

NE JEMI KUDO!

DSSH/ASD DITËT E STUDIMEVE SHQIPTARE / 2014 albanian studies days / journées d’études albanais

UET / 1-4 Maj 2014

TEMA: "TË RIMENDOJMË ZHVILLIMIN DHE INTEGRIMIN" Konferencë ndërkombëtare shkencore / International scientific conference

Komiteti Shkencor i Konferencës: Prof. Dr. Adrian Civici - Kryetar Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj, Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Prof. Dr. Përparim Fuga, Odeta Barbullushi (PhD), Prof. Dr. Ferit Duka, Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Henri Cili (PhD), Dr. Arbi Agalliu, Prof. Alain Brossat, Prof. Stefano Bianchini, Prof. Francois Lerin, Prof. Dimitris Goussios Koordinator Organizativ: Dr. Arbi Agalliu / Ndihmës Koordinatorë: Dokt. Besarta Vladi, Dokt. Elona Shehu

SEKSIONET E KONFERENCËS Departamenti Financës

BORXHI PUBLIK: Përshtatja e aktorëve ekonomik në kushtet e një borxhi të lartë publik Komiteti Shkencor: Dr. Elvin Meka, Prof.Asoc.Dr. Magdalena Bregasi, Dr. Anilda Bozdo / Sekretaria Organizative: Dr. Ermela Kripa Departamenti Informatikës, Matematikës, Statistikës

MENAXHIMI I SISTEMEVE TË INFORMACIONIT: Aplikimet e teknologjisë së informatikës në ekonomi, biznes dhe shoqëri 2014 Komiteti Shkencor: Dr. Indrit Baholli, Prof. Asoc. Dr. Tamara Luarasi, Mimoza Durrësi (PhD), Prof. Asoc. Dr. Hysen Binjaku / Sekretaria Organizative: Dokt. Avis Andoni Departamenti Menaxhim & Ekonomiks:

SHQIPËRIA, EKONOMI NË ZHVILLIM: “Strategji për zhvillim të qëndrueshëm në ekonomitë në zhvillim” Komiteti Shkencor: Dr. Oltjana Zoto, Prof. Dr. Engjëll Pere, Prof. Asoc. Dr. Ermira Qosja / Sekretaria Organizative: Dokt. Genti Beqiri MIRËQEVERISJA: Elementë dhe tendenca të mirëqeverisjes në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë Komiteti Shkencor: Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, Dr. Arben Bakllamaja, Prof. Asoc. Dr. Kreshik Bello, Eniel Ninka, (PhD) / Sekretaria Organizative: Florian Salaj (PhD) Departamenti e Drejtë Private

LIGJI TREGTAR: Problematikat e aplikimit të ligjit tregtar në terren. Korporatat dhe shteti ligjor Komiteti Shkencor: Prof. Asoc. Dr. Migena Leskoviku, Mag. Besnik Maho, Juelda Lamçe (PhD) / Sekretaria Organizative: Dokt. Blerta Aliu Departamenti e Drejtë Publike

KUSHTETUTA E SHQIPËRISË, 15 VITE: Dimensionet dhe problemet e sistemit politik-kushtetues pas 1998 Komiteti Shkencor: Prof. Asoc. Dr. Migena Leskoviku, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Erjona Canaj (PhD) / Sekretaria Organizative: Mirgen Prençi (PhD) Departamenti Edukimit

EDUKIMI FAKTOR ZHVILLIMI: “Realitete dhe alibi të edukimit sot” Komiteti Shkencor: Dr. Tomi Treska, Prof. Asoc. Dr. Ylljet Aliçka, Dr. Erika Melonashi / Sekretaria Organizative: Voltisa Lama (PhD) Departamenti Marrëdhënie Publike dhe Komunikimit

KOMUNIKIMI I RI: “Letërsia, komunikimi, media në kohën e Berishës. Tendencat pas viteve ‘90” Komiteti Shkencor: Dokt. Jonida Këllezi, Dokt. Belina Budini, Gilman Bakalli (PhD) / Sekretaria Organizative: Dokt. Irena Myzeqari Departamenti Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

QEVERISJA DHE INTEGRIMI: “Qeverisja, territori, përfaqësimi dhe legjitimiteti në integrim” Komiteti Shkencor: Dr. Roland Lami, Prof. Dr. Aleksandër Dhima, Prof. Dr. Kosta Barjaba / Sekretaria Organizative: Dokt. Ervis Iljazaj Departamenti Shkenca Sociale të Aplikuara

ALEATI STRATEGJIK: “Aleancat e shtetit shqiptar, dje, sot dhe nesër” Komiteti Shkencor: Prof. Dr. Ferit Duka, Odeta Barbullushi (PhD), Prof. Dr. Romeo Gurakuqi / Sekretaria Organizative: Dokt. Dorina Ndoj Seksionet e konferences sipas departamenteve do të zhvillohen në datën 3 maj, ora 10.00 – 13.00, 14:00 - 17:00 Struktura e pjesëmarrësve në konferencat e departamenteve: 1 keynote Speaker; 1 akademik shqiptar ose i huaj; 3 pedagogë të departamenteve ose 3 kumtesa ku mund të marrin pjesë nga 2 apo 3 pedagogë; 2 profesorë nga Prishtina dhe Maqedonia, 3-5 doktorantë; Mund të pranohen edhe 5-6 punime në formë posteri për çdo konferencë departamenti.

DATA TË RËNDËSISHME Mozaiku i Tiranës, shek. I A.D. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Nd. 70, H.1, Tiranë, Cel. 068 20 16 616, info@uet.edu.al, www.uet.edu.al

01/03/2014 05/03/2014 15/04/2014 20/04/2014

Afati përfundimtar i dorëzimit të abstraktit Konfirmimi i pranimit të abstraktit Afati përfundimtar i dorëzimit të punimit të plotë Konfirmimi i pranimit të punimit të plotë

Pagesa për pjesëmarrje (referim/poster): 50 euro / autor.

BKT: U.E.T shpk IBAN euro: AL 11 2051 1519 4255 40CL TJCF EURA

Dërgoni aplikimet ose kërkoni më shumë informacion në: dssh@uet.edu.al; tel: Arbi Agalliu +355 68 90 27 154

DSSH / ASD

Fillimi i një tradite për shkencat humane në Shqipëri

D

itët e studimeve shqiptare është një logo e re që UET krijon për të ndërtuar një ansambël të madh aktivitetesh me karakter shkencor, debatesh dhe idesh në lidhje me prurjet më të mira të studimeve shqiptare në vit.

Tani që po i afrohemi dekadës së parë të jetës së tij UET ka grumbulluar një përvojë të çmuar në kërkimin shkencor, në hapjen dhe mbajtjen gjallë të debatit në Shqipëri në lidhje me ato tema, subjekte e realitete që kanë nevojë të shqyrtohen dhe studiohen shkencërisht në interes të shoqërisë dhe të publikut. Pikërisht kjo është arsyeja përse ne e kemi quajtur pikërisht kështu, Ditët e Studimeve Shqiptare, tërësinë e aktiviteteve, konferencave, debateve, tryezave, ekspozitave, promovimit të librave, kolokiumeve, nën një logo të përbashkët.

Prof. Dr. Adrian Civici Presidenti i UET Drejtor i Shkollës Doktorale UET

DSSH / ASD

Udhërrëfyes i shkurtër i Ditëve të Studimeve Shqiptare PSE DSSH: Ditët e studimeve shqiptare është një tërësi konferencash shkencore ndërkombëtare të ndërtuara me sistemin e “peer review” për të debatuar sipas fushave të ndryshme në lidhje me problematikën e shoqërisë shqiptare, të ekonomisë, të institucioneve juridike, debateve historike, mediave, institucioneve politike, politikave publike apo të zhvillimit të edukimit dhe arsimit, impakteve në zhvillimin shqiptar dhe politikave publike.

PJESËMARRËSIT: a. Studiuesve të huaj të cilët kanë objekt dhe fokus të studimeve të tyre ose punimeve të tyre doktorale Shqipërinë.

Ditët e Studimeve Shqiptare do të jetë një aktivitet i përvitshëm që do të zhvillohet çdo fillim maji, gjë që përkon në Shqipëri me filimin e pranverës dhe me një atmosferë të hareshme në një vend mesdhetar si Shqipëria.

b. Pedagogëve shqiptarë të cilët punojnë në universitetet perëndimore prej vitesh pas viteve ’90 ose më parë, dhe që kanë e vazhdojnë të kenë Shqipërinë si objekt të tyre të studimeve.

Ditët e Studimeve Shqiptare do të jetë një festival idesh, një panair i paraqitjeve shkencore, një panair i debatit, një vend kontakti i të gjithë studiuesve shqiptarë dhe të huaj, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kanë subjekt të temave të doktoraturave, të diplomave apo të artikujve shkencorë pikërisht Shqipërinë.

d. Doktorantëve shqiptarë të cilët ndodhen në universitetet perëndimore, që kanë për temë studimi një temë që lidhet me Shqipërinë apo me rajonin.

Ky aktivitet i destinohet të gjithë atyre shkencëtarëve, kërkuesve, doktorantëve, studentëve, pedagogëve që kanë nevojë të komunikojnë aktivitetin e tyre shkencor, të ndajnë me të tjerët pikëpamjet dhe idetë e tyre, të promovojnë apo të plotësojnë kërkesat e tyre për kualifikimin shkencor. Ky aktivitet është gjithashtu një zë i fuqishëm në shoqërinë shqiptare për të drejtuar sytë nga universiteti, nga koorporata e profesionistëve dhe të shkencës dhe të kërkimit, të cilët mund të ishin të dobishëm për vendimarrësit, për biznesin, për aktorët shoqërorë, për partnerët ndërkombëtare në lidhje me atë se çfarë realitetesh, perspektivash, prognozash, ka për shoqërinë shqiptare, cila është origjina e fenomeneve e atyre që sot ngjasin dhe si mundet që shkenca të bëhet e dobishme për shoqërinë. Për të gjitha këto arsye ne kemi konceptuar dhe për herë të parë do të venë në jetë Ditët e Studimeve Shqiptare këtë vit, duke shpresuar që idesë sonë do t’i bashkëngjiten më shumë aktorë, partnerë, individë në këtë festival të shkencëtarëve shqiptarë të cilët në një farë mënyre merren me apo kanë në fokusin e studimeve të tyre, studimet shqiptare.

c.

Doktorantëve të huaj që kanë një temë të tyre për Shqipërinë

e. Doktorantëve të UET të cilët kanë nevojë të takojnë komunitetin shkencor përkatës. f.

DSSH është veprimtaria kryesore shkencore e tetë departamenteve të UET, e trupës së saj akademike dhe studentëve më të shkëlqyer të nivelit master shkencor.

KOHA: Aktiviteti do të organizohet çdo fillim muaji maj dhe do të jetë i ndarë në 10 konferenca sipas problematikës dhe departamenteve të cilat i kanë miratuar komunitetet shkencore të konferencës. (shih programin bashkëngjitur)

KALENDARI I AKTIVITETEVE: Aktiviteti do të përmbajë gjithashtu një numër aktivitetesh të tjera (shih programin jashtë konferencës), pikërisht me elementë që përbëjnë jetën shkencore dhe produktin shkencor siç janë: promovimi i librave dhe debati për to, dokumentarë, ekspozita fotografish apo dokumentarë të cilët ilustrojnë problematikën e studimeve shqiptare. Mirë se vini në Ditët e Studimeve Shqiptare!


10

Opinione & Editoriale

Blog & Ide

OpEd

Nga Bujar Kapexhiu

Opinione dhe Editoriale

Efektet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për nëpunësit M

ëngjesin e 5 shkurtit, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin që shpalli si të marrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Aktin normativ të Kryeministrit më 30 shtator 2013, “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për nëpunësin civil’”. Vendimi i gjykatës është sa i qartë për të gjithë ata që kanë patur mundësi ta lexojnë, aq dhe i detyrueshëm për t’u zbatuar pikë më pikë e gërmë nga të gjithë. Nuk kam patur ndonjë dyshim nga mënyra sesi do ta lexonte qeveria, sepse nuk kam patur kurrë dyshime as mbi mungesën totale të njohurive kushtetuese të Kryeministrit dhe as mbi teprinë e arrogancës së tij për të spastruar administratën me qëllimin e vetëm për të hapur vende pune në shpërblim të votave të blera dje në emër të tij. Vlera e vërtetë e këtij vendimi qëndron tek efektet që do pasojnë, ndaj do doja të ndaja me ju disa konkluzione për këto efekte. I. Mbi konstatimin e antikushtetutshmërisë së aktit të Kryeministrit dhe Kuvendit Së pari, në arsyetimin e vendimit të gjykatës rezulton e zeza mbi të bardhë se akti i kryeministrit në 30 shtator 2013, që i preu rrugën hyrjes në fuqi të ligjit të ri për administratën, binte në kundërshtim me jo pak por 4 nene të Kushtetutës. Si një akt tërësisht antikushtetues gjykata e konsideron atë NUL, të paqenë, sikur asnjë çast të mos kishte ekzistuar. Së dyti, në arsyetimin e vendimit të gjykatës rezulton se edhe vendimi i Kuvendit që e “noterizoi” këtë akt antikushtetues, edhe pse bleu politikanë për të realizuar qëllimin, sërish është po aq antikushtetues sa vetë veprimi i kryeministrit, pra është nul, i paqenë, sikur dhe ky të mos kishte ekzistuar asnjëherë. Alibia e bashkëkryetarëve të mazhorancës, që e justifikuan nxjerrjen e aktit me gjendjen e gjasme urgjencës dhe nevojës, apo arsyeve teknike që u munduan të gënjenin dhe partnerët, u zhbë nga gjykata. Ra kështjella prej rëre, u zhbënë të gjitha, akti, arsyeja, alibia, pasojat, dhe çfarë mbeti shfaqur qartë në dritën e diellit ishte qëllimi. Sot kur kanë kaluar 5 muaj dhe janë larguar rreth 5000 punonjës nga ajo ditë, pra rreth 1000 çdo muaj, dhe kur qeveria ka dhënë llogari para gjykatës, del e zeza mbi të bardhë dhe qëllimi i mazhorancës ishte i qartë si kristali që ditën e parë: Të spastrohet ad-

koment Eduart Halimi

Ja pra, kjo është panorama e asaj që ndodhi në këto 5 muaj dhe që të gjithë, përfshi partnerët ndërkombëtarë, janë sot të bindur se akti i 30 shtatorit dhe gjithë farsa që u zhvillua deri sot nuk ishte aspak teknike, por kryekëput antikushtetuese me një qëllim të qartë, spastrimin në administratë prej më shumë se 5000 punonjësish. ministrata! Nuk pyesim për ligj e Kushtetutë, na duhet shpërblimi për militantët që blenë votat në emrin tonë! Mjafton t’u hedhim një sy konkurseve që gjoja u shpallën, e pastaj gjoja u fituan të gjitha, por vërtet të gjitha nga kryetarët e PS apo LSI, apo farefis të tyre. Konkurset që shumë shpejt u kthyen në parodi ku personazhet qesharakë si ministra të familjes apo goca drejtore u thoshin të papunëve se e kishin marrë vendin me meritë, sepse “U gjetën në vendin e duhur, në kohën e duhur”. Apo sesi kryeministri në emër të gjendjes së emergjencës së ndodhur në kokën e vet, emergjencë për të përmbushur pazaret, e mbushi administratën me mjete rrethanore. Ja pra, kjo është panorama e asaj që ndodhi në këto 5 muaj dhe që të gjithë, përfshi partnerët ndërkombëtarë, janë sot të bindur se akti i 30 shtatorit dhe gjithë farsa që u zhvillua deri sot nuk ishte aspak teknike, por kryekëput antikushtetuese me një qëllim të qartë, spastrimin në administratë prej më shumë se 5000 punonjësish.

III. Mbi efektet juridike të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kështjella prej rëre u zhbë. Vlerë reale sot, dhe interes për të gjithë veçanërisht të prekurit e drejtpërdrejtë përbëjnë efektet e rënda që një Akt i kryeministri shkaktoi. Të jemi të qartë se nën gjykim kushtetues nuk ka qenë ligji për nëpunësin civil, por akti që i preu rrugën hyrjes në fuqi të këtij ligji. Akti normativ që i preu rrugën hyrjes në fuqi, u shpall antikushtetues. Pra ligji ka hyre në fuqi më 1 tetor 2013, duke shfuqizuar automatikisht ligjin e vjetër, mbi të cilin u bazua mazhoranca PS-LSI në spastrimet në administratë. Hyrja në fuqi e ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, më datë 1 tetor 2013, dhe shfuqizimi i ligjit të vjetër për nëpunësin civil, sjellin domosdoshmërisht këto efekte: 1- Të gjitha procedurat e largimeve nga administrata publike të realizuara pas datës 1 tetor 2013, përfshirë këtu jo vetëm institucionet që ishin pjesë e fushës së zbatimit të ligjit të vjetër, por edhe institucionet që përfshihen në fushën e zbatimit të ligjit të ri, konsiderohen absolutisht të pavlefshme, për dy arsye: akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore; si dhe akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. 2- Të gjithë nëpunësit e nxjerrë në listë-pritje si pasojë e ristrukturimit, në kundërshtim me rregullimet e ligjit të ri, duhet të transferohen/riemërohen në administratën publike sipas kësaj precedence: a) në të njëjtin institucion, ku nëpunësi civil është i emëruar; b) në institucionin, me të cilin institucioni është shkrirë apo bashkuar, në një nga institucionet, në të cilat institucioni është ndarë apo në institucionin që ka marrë funksionet që kryente më parë nëpunësi; c) në institucionet e varësisë së institucionit të ristrukturuar; ç) në një institucion tjetër të shërbimit civil. 3- Të gjitha aktet e emërimit të nëpunësve të administratës publike të realizuara pas datës 1 Tetor 2013, janë absolutisht të pavlefshme, për dy arsye: akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore; si dhe

Muri berishian

akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. 4- Që nga datë 1 Tetor 2013, të gjithë punonjësit e aparatit të Këshillit të Ministrave, ministrive, institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit apo ministrave, përfshirë degët e tyre territoriale, si dhe administrata e prefektit, gëzojnë statusin e nëpunësit civil dhe gëzojnë garancitë për qëndrueshmëri në detyrë që ofron ligji i ri. 5- Të gjitha çështjet që janë në shqyrtim nga gjykatat për largimet e bëra nga administrata shtetërore, duhet të mbajnë në konsideratë ligjin e ri për nëpunësin civil. 6- Duhet të ndërpriten të gjitha procedurat e emërimeve në administratën publike, duke qenë se ligji ndalon emërimet për një afat 3-mujor nga fillimi i efekteve të ligjit. 7- Duhet të ndërpriten të gjitha procedurat e konkurrimit të shpallura nga Departamenti i Administratës Publike pas datës 1 Tetor 2013, ku përfshihet një numër i konsiderueshëm i pozicioneve në shërbimin civil. Të gjitha këto vende duhet t’u ofrohen nëpunësve, të cilët në kundërshtim me ligjin janë nxjerrë në listë-pritje. Por si do të realizohet ky proces i ekzekutimit të vendimit? Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave me anën e organeve përkatëse të administratës shtetërore. Sipas nenit 76 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka shfuqizuar një ligj apo akt normativ si të papajtueshëm me Kushtetutën, si rregull sjell efekte juridike nga data e hyrjes së tij në fuqi. Vendimi ka fuqi prapavepruese vetëm ndaj çështjeve që shqyrtohen nga gjykatat, derisa vendimet e tyre nuk kanë marrë formë të prerë, si dhe ndaj pasojave ende të paezauruara të ligjit apo aktit normativ të shfuqizuar. Meqenëse Kryeministri ka blerë disa deputetë në këta 5 muaj, ai iu është drejtuar qytetarëve se do ta

ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke e zhbërë ligjin nga e para, dhe se nuk do kthejë asnjë në detyrë dhe nuk ka ndërmend të zbatoje asnjë vendim gjykate. Arrogancë po e po, por dhe naivitet politik dhe injorancë e plotë juridike. Përgjegjësinë e zgjidhjes së spiralit që vetë krijoi, e ka Këshilli i Ministrave duke lexuar drejt vendimin e gjykatës. Është e vërtetë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk flet për raste nominative, nëse do të kthehet ky drejtor apo do largohet ai, pasi këto janë çështje të gjykatave të ulëta, gjykatave administrative, por ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, me fuqi detyruese për të gjithë, u jep të drejtë gjykatave administrative që të mbyllin të gjitha proceset, rreth 2000 brenda pak ditësh punë. E thënë ndryshe, për pak ditë do të kemi jo një, por më shumë se 2000 vendime gjyqësore të formës së prerë që do të duhet të ekzekutojë kryeministri. Sa më shpejt ta kuptojë kryeministri këtë, aq më mirë është. Jo për të, sepse ai nuk do paguajë gjë nga ato miliona euro dëmshpërblime, por do paguajë buxheti i shtetit. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë militantët që u gënjyen dhe zunë vendet dhe morën shpërblimin, aq më mirë dhe më lehtë do të jetë. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë ata që ekzekutojnë verbërisht urdhrat e kryeministrit, aq më mirë do jetë, sepse dita e llogaridhënies vjen shpejt. Nëse në mënyrë naive kryeministri do të thotë sërish se është çështje teknike dhe meqenëse tani kam votat që kam blerë politikanë, mund t’i bie në ballë Gjykatës Kushtetuese, vendimeve të saj dhe vendimeve të Gjykatës Administrative, duke i bërë ligjet siç dua, atëherë sigurisht që do na ketë përballë sërish, dhe me sa duket jo vetëm ne. Ndaj dhe rruga më e mirë për të gjithë, do të ishte ndjesa politike dhe juridike për aktin që kryen, leximi drejt, ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese si garant i Kushtetutës. Sa më shpejt që Kryeministri të jetë i qartë, aq më mirë do jetë për klimën politike dhe për të ardhmen europiane të vendit.


op-ed

2

Blog / “I will always love you”

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

Botë / Shfrytëzimi i punëtorëve në Soçi, faji i sportit apo i politikës?

10.02.2014

Universitet / Legisi dhe Sejdarasi në UET: Biznesi fason, lehtësi fiskale nga qeveria

11 Arti është dëshira e njeriut për të shprehur veten, për të shënuar reagimet e personalitetit të vet ndaj botës në të cilën ai jeton. - Amy Lowell

Të thatët dhe të njomët N

jë ditë do të shkruhet edhe historia e shkatërrimit të librit në Shqipëri. U nisa të shkruaj “e djegies”, por sakaq u kujtova se zjarri nuk është e vetmja formë për t’i ndarë shkronjat nga letra. Por djegia, mundësisht në pirg të madh në mes të sheshit, mbetet forma më spektakolare e ekzekutimit – sepse zjarri jo vetëm shkatërron, por edhe pastron. Kam dëg juar për flakadanët me libra të institucioneve katolike që i mbyllën me përdhunë, në Shkodrën e vitit 1967 – një pjesë e të cilëve libra do të kenë qenë edhe shqip. Një kolegu im në Akademinë e Shkencave (F.L.) më pat treguar për çfarë kish arritur të shpëtonte nga zjarri atëherë – më tepër si ilustrim për shprehjen “shkon i njomi me t�� thatin.” Ideja këtu ishte se, kur dikush fillon të djegë, më mirë të kesh edhe ti diçka për të hedhur në turrë. Kur djeg Fishtën, pse të mos djegësh edhe Mjedën, ose fundja edhe Migjenin? Ka pasur plot raste qyqarësh që janë dënuar me burg, pse kanë pasur Lahutën të fshehur në shtëpi; por nuk di të ketë pasur raste qyqarësh që të jenë dënuar me burg pse kanë djegur, publikisht, Juvenilia-n. [Kur kr yqtarët u kërkuan banorëve të qytetit Bézier, në Francë, që t’u dorëzonin katarët, për t’i ekzekutuar si heretikë, këta refuzuan; me ç’rast Amalric-u, i dërguari i Papës në këtë fushatë, dha urdhër që ta sulmonin qytetin dhe t’i vrisnin të gjithë banorët, meqë Zoti do

të mund të dallonte të vetët nga të tjerët, kur t’i dilnin përpara në botën tjetër.] Diku kam lexuar se libri, njëlloj si njeriu, është tepër i vështirë për t’u djegur: i reziston flakës, i mbledh shkronjat në thellësi, duke sakrifikuar ndërkaq anët. Edhe pse, nga një pikëpamje, të djegësh njeriun është shumë më e lehtë – se libri duhet djegur i gjithi, në të gjitha kopjet, ose nuk ia vlen fare. Pa folur pastaj për dorëshkrimet e djegura: në momente krizash vetëbesimi, ose kur dikush arrin ta shohë të vërtetën të kthjellët. Ose nga tmerri se mos dorëshkrimin një ditë ta zbulojnë, së bashku me armikun që strukej aq dinakërisht brenda teje. Pa folur edhe për spastrimet vullnetare të bibliotekave private në rrjedhë të krizave politike, plenumeve dhe kthesave historike – si prishja e Bashkimin e Madh Sovjetik. ‘Dimri i vetmisë së madhe’, nuk do të përballohej dot pa soba që digjnin me kapacitet të plotë. E çuditshme si paranoja u jep modele të gatshme regjimeve autoritare, të të gjitha ngjyrave. Ndërkohë, mund të përfytyroj edhe libra të djegur për t’u ngrohur – si në një film apokaliptik të Hollywood-it, kur botën e kish pushtuar akulli, dhe një grusht amerikanësh patën gjetur strehë në ndërtesën e Bibliotekës Publike, në NYC. Nuk di çfarë përbën fyerje më të madhe për librin: ta djegësh si të dëmshëm, apo ta djegësh si të djegshëm.

Gjithsesi, shembujt edhe të njërës edhe të tjetrës i gjen me bollëk. Te një monografi e Walter Kolarz, Myths and Realities in Eastern Europe, kam lexuar për një turrë të madhe librash me alfabetin arab, që i paskan djegur në Shqipëri, në 1913 (f. 22). A new beginning? E veçanta e asaj djegieje, është se do të ketë qenë frymëzuar jo nga përmbajtja e librit, por nga alfabeti i përdorur. Nga ana tjetër, me pak përjashtime, regjimi totalitar librat preferonte t’i ekzekutonte me mbytje, jo me zjarr: duke pasur parasysh këtu se edhe uji, njëlloj si zjarri, purifikon. Librat e padëshiruar, në vitet e komunizmit, dërgoheshin për “karton” – në pamundësi për t’u kthyer sërish në pyll ose në kashtë. Sa e sa herë, kur kam prekur me dorë karton në ato kohëra, kam menduar për zërat e sedimentuar mes pulpës, njëlloj si fosilet në rërën e plazhit. Dërgoheshin për karton librat e autorëve të ndaluar, librat e ndaluar të autorëve të lejuar, librat e ndaluar që pa u botuar – me urdhrin që vinte natën që pa gdhirë, me Gaz. Këtë farë ekzekutimi unë do ta quaja me ujë: madje jam gati të përfytyroj një skenar ku librin e dënuar e hidhnin në hauz, dhe nëse nuk zhytej teposhtë, ia falnin jetën. Kam parë edhe një lloj tjetër dënimi me vdekje: kur internuan familjen e një të arrestuari politik, në lagjen time (Ali Zotëria quhej), librat e tij, dorëshkrimet, materialet e

koment Ardian Vehbiu

daktilografuara që kish në apartament erdhën e u shpërndanë, si gjethe të rëna, në oborrin e brendshëm të pallatit ku banonte (tek Flora). Mendova atëherë, jo pa ngjethësirë, se të njëjtin fat mund të pësonin edhe librat e dorëshkrimet e mia, ndonjëherë aq kaligrafike. Një tjetër shkatërrim i madh librash, në Shqipëri, është bërë menjëherë pas rrëzimit të regjimit komunist, në fillim të viteve 1990 – kur gjindja hoqi qafe veprën e Enver Hoxhës. Duke llogaritur peshën e një vëllimi të veprave të plota si 1 kg; dhe duke supozuar një tirazh prej 50 000 kopjesh për çdo vepër të radhës, i bie që të ketë pasur në qarkullim rreth 3 000 ton libra të kësaj serie; pa llogaritur veprat e zgjedhura, ditarët, fjalimet, raportet dhe fjalimet dhe librat me kujtime të Enverit. Besoj se pa frikë do të arrinim në rreth 10 000 ton material të padëshiruar. Çfarë ndodhi me atë vepër, të ndërtuar edhe fizikisht për t’u rezistuar elementëve? E dogjën për t’u ngrohur, e dërguan edhe atë për karton, e lanë të mbulohej nga plehrat, e groposën gjëkundi? Një nga misteret e Shqipërisë

post-totalitare. Ai shkarkim aq masiv i vëllimeve të rënda të Enverit, i kundërt në koncept me furnizimin e shtëpive me dru për dimër, një ditë do të kërkojë disertacionet e veta. Një pjesë jona i hoqi qafe librat e liderit me po aq zell sa ç’i kish blerë dhe ekspozuar dikur: sepse i tillë është zelli i konformizmit. Shqiptarët – pa dallim klase, feje dhe krahine – liruan vend të konsiderueshëm në bibliotekat e tyre private: të matshëm me kilometra kub. Vështirë të thuash se këtë vend e zunë libra të tjerë – më lehtë të supozosh se, pas librave, radha e asgjësimit u erdhi bibliotekave. Kanë qenë kohë problematike për nënproduktet e drurit. Përndryshe ka një fije që lidh së bashku, sado në mënyrë imagjinare, radhët me libra të shtrembër në parmakët e Urës së Lanës, në Tiranë, me industrinë e skrapit; një fije që i referohet të gjithë atyre që mbijetojnë, duke ricikluar materien e lënë pas nga bota totalitare. Një fije që të kujton parimin e ruajtjes së lëndës, sikurse të kujton alegorinë aq epike të plehrimit dhe, më në fund, krejt estetikën e filmave dhe letërsisë së zhanrit post-apokaliptik në ShBA. Ndërkohë të gjithë ne, pa e kuptuar edhe vetë, e kemi filluar migrimin drejt hapësirave elektronike; ku librat, dhe vetë personalitetet tona, ekzistojnë në formë elektriciteti dhe drite. Të paktën kështu pemët do të marrin frymë lirisht.

Olimpiada që dëshmon dështimin e Vladimir Putinit

K

jo do të duhej të ishte java kur Vladimir Putini e riparaqet Rusinë në botë: e sigurt dhe fuqi në rritje ekonomike, ndikimi i së cilës në Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme po kthehet; aftësia për t’i bllokuar dhe kundërshtuar Shtetet e Bashkuara, që është rindërtuar nëpërmjet Putinit, e ofron një model të ri të konservatorizmit për ata që janë të zhgënjyer me Perëndimin liberal. Duke filluar prej së premtes, Olimpiada në Soçi, me gjasë, më tepër do të jetë forum për demonstrim sesi dhe përse sundimi i Putinit në Rusi ka dështuar, dhe si fuqia e tij po dobësohet si jashtë Rusisë, ashtu edhe brenda saj. Mund të fillohet me skenën në Soçi. Aktualisht, Putini tha se ai “do të dëshironte që pjesëmarrësit, simpatizuesit, gazetarët dhe të gjithë ata që i shikojnë lojërat në televizion, të shohin një Rusi të re, të shohin fytyrën e saj dhe mundësitë”. Këtu janë disa rreshta të tregimeve që deri tash janë krijuar në lojëra: stalinisti e ka kaluar shumën prej 50

koment Washington Post

miliardë dollarësh të shpenzuar, ndërsa pjesa më e madhe ka mundur të jetë vjedhur; fjalimi i urrejtjes i drejtuar nga Putini ndaj komunitetit homoseksual dhe protestat që janë shkaktuar; dhe ajo që është më së shumti sugjeruese, “të vejat e zeza” dhe terroristët e tjerë, që mund t’i dëmtojnë lojërat. Bota e civilizuar do të lutet që terroristët të mos kenë sukses. Por kjo ndoshta ka bërë që të reflektohet se si saktësisht Rusia erdhi në situatën që t’i ketë xhihadistët islamikë më të rrezikshëm në botë, të rritur në këtë vend. Përgjigjja e thjeshtë është se Putini e lançoi karrierën e tij në vitin 1999, duke e invaduar Republikën Kaukaze të Çeçenisë, që atëherë

ishte rajon autonom. Ai e shkatërroi qeverinë sekulare dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike të rajonit, e shkatërroi kryeqytetin e tij me zjarr joproporcional artilerik dhe pastaj pretendoi se çdokush që bën rezistencë është terrorist, ndaj të cilit do të ndërmerren masa shkatërruese. Propaganda e tij u dëshmua se ishte vetëm për nevojat e tij, ndërsa ekstremistët që ai i krijoi, kanë qëndruar. Refleksioni në Çeçeni, në mënyrë natyrore çon në shqyrtimin e Sirisë, ku Putini e ka mbështetur regjimin e Bashar al-Asadit, me pothuajse strategji identike për ta luftuar atë që filloi si lëvizje masive protestuese sekulare. Rezultatet janë të njëjta: paraqitja e njësiteve të al-Kaedës siriane, që më parë nuk ka ekzistuar. Para pak muajve shumë besonin se Putini, megjithatë, kishte pasur sukses në ringjalljen e Asadit, dhe me të, vendin e Rusisë në Lindjen e Mesme. Ai i ka parandaluar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe e ka ndërruar drejtimin, duke e futur Perëndimin në negociata me regjimin.

Por loja siriane e Putinit ka dalë huq. Javën e kaluar, të dërguarit e Asadit në bisedimet paqësore në Gjenevë, e hidhëruan edhe vetë delegacionin e Rusisë me sjelljen teatrale, derisa Departamenti Amerikan i Shtetit raportoi se plotësimet e Asadit lidhur me premtimet për ta dorëzuar armatimin kimik “janë dobësuar dhe ndalur seriozisht”. Në terren, dërgimi masiv i armatimit rus për forcat e Asadit ka dështuar ta thyejë rrugën pa krye, ndërsa analistët e pavarur parashikojnë një ofensivë të ripërtërirë të kryengritësve në Damask këtë pranverë. Siria ndoshta nuk do të përfitojë shumë nga këto zhvillime, por Rusia dhe Putini po e paguajnë çmimin. Njeriu thellë i preokupuar me vetveten si sundues i superfuqisë e pa vetveten të turpëruar në samitin BERusi, javën e kaluar, kur e refuzoi darkën tradicionale me europianët, të cilët ishin të neveritur me politikën e tij të jashtme. Kjo ndodhi, pasi presidenti Barack Obama dështoi madje që ta përmendte Rusinë ose liderin e saj në fjalimin e tij

për gjendjen e vendit. “Ripërtërija” e raporteve SHBA – Rusi, e cila i lejoi Putinit që ta paraqiste vetveten si homolog i presidentit amerikan, praktikisht është fshirë. Nga ana tjetër, derisa drama në Ukrainë ende nuk ka përfunduar, ajo që dimë është se ideologjia e Putinit është refuzuar nga pjesa më e madhe e ukrainasve, të cilët e okupuan pothuajse secilin këshill të qytetit, pasi qeveria e miratoi legjislacionin antiprotestë, të importuar nga Rusia. Përsëri Putini do ta paguajë çmimin me shkatërrimin e mundshëm të ëndrrës së tij për “Unionin Euroaziatik”, që do të ishte rival i BE-së dhe do ta ripërtërinte pjesën më të madhe të sferës së hegjemonisë sovjetike të Moskës. Megjithatë, politikat e Putinit po kalojnë më mirë në Rusi. Por atje, po ashtu çdo gjë nuk po shkon mirë: njëherë rritja e fuqishme ekonomike është ndalur, rubla po e humb vlerën e saj, investimet e jashtme, shumë të nevojshme, janë të pamjaftueshme, me zemërimin e korrupsionit të stilit të Soçit.


12

aktiviteti

universitet

Në Shqipëri janë rreth 350 firma që operojnë në këtë sektor, ndërkohë që numri i të punësuarve varion nga 80 në 100 mijë gra e vajza. Prodhohen apo qepen të gjitha markat më të njohura ndërkombëtare në industrinë e veshjeve. Shqipëria është një nga vendet më konkurruese në rajon

Legisi dhe Sejdarasi në UET: Biznesi fason, lehtësi fiskale nga qeveria Në kuadër të leksioneve me përfaqësues nga bota e biznesit, ditën e shtunë në Universitetin Europian të Tiranës ishin të ftuar Lindita Legisi dhe Bardhi Sejdarasi, nga Dhoma Kombëtare e Prodhimit të Veshjeve. Në një auditor me studentë të ciklit master në Administrim biznesi, Legisi dhe Sejdarasi u folën studentëve për industrinë e fasonit në Shqipëri. Fjalën e mori e para Lindita Legisi, në cilësinë e Presidentes së Dhomës Kombëtare të Prodhimit të Veshjeve. Legisi prezantoi para studentëve historikun e industrisë së fasonit në vendin tonë, si dhe peshën që ai zë në ekonominë kombëtare. Sipas saj, sot në Shqipëri janë rreth 350 firma që operojnë në këtë sektor, ndërkohë që numri i të punësuarve varion nga 80 në 100 mijë gra e vajza.

“Sot në Shqipëri prodhohen apo qepin të gjitha markat më të njohura ndërkombëtare në industrinë e veshjeve. Shqipëria është një nga vendet më konkurruese në rajon sepse së pari, ka si pikë të fortë cilësinë, së dyti, ka pozicionin gjeografik te favorshëm, së treti, ka kapacitetet e forta të përpunimit plus punimet e dorës”, - tha Legisi. Ajo përmendi faktin se në këto 20 vjet, qeveritë nuk kanë hartuar politika favorizuese ndaj industrisë së fasonit sikundër po bën Serbia, e cila aktualisht tha Legisi, është konkurrenti më i fortë i Shqipërisë në këtë sektor. Një çështje e rëndësishme e ngritur prej studentëve ishte mungesa e veshjeve të branduara “Made in Albania”, për të cilën Legisi tha se kjo është mangësi dhe pamundësi e Shqipërisë

për të shitur nën markën “Made in Albania”. Sipas saj, kjo shpjegohet me faktin se vendi ynë nuk e kryen të gjithë ciklin e prodhimit, pasi nuk prodhon as materialin primar e as atë sekondar të kësaj industrie. Ndërsa Bardhi Sejdarasi u fokusua më shumë tek disa të dhëna më konkrete mbi këtë industri në vendin tonë. Sipas tij, deri në tremujorin e tretë të vitit 2008, industria fason ka pasur vetëm një kurbë rritëse, ndërkohë që pas kësaj periudhe treguesit kanë qenë në rënie. Sejdarasi tha se pritshmëritë për vitin 2014 janë shumë të larta, ndërkohë që apeloi për një mbështetje më të madhe nga qeveria me anë të politikave fiskale lehtësuese, pasi ky sektor ka numrin më të madh të të punësuarve dhe zë një peshë të madhe në eksportet e vendit.

Politikat globale pas 2015-ës

Arsimi i lartë, vendin e luanit

Arsimi i lartë ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e një vendi. Si pasojë, politikat e UNESCO-s dhe Komisionit Europian për arsimin pas 2015 parashikojnë t’i kushtojnë rëndësi të veçantë arsimit të lartë, duke i dhënë përparësi

Vetëm dy vite para përfundimit të fushatës “Arsim për të gjithë” e UNESCO-s, po shfaqet konsensusi që fushata e ardhshme për arsimin pas viti 2015 të përqendrohet në arsimin e lartë. Ky është përfundimi i një seminari të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, organizuar nga qeveria norvegjeze “Arsimi në Axhendën e Zhvillimit post-2015”, i cili bashkoi specialistë dhe politikëbërës të arsimit. “Ne kemi nevojë të forcojmë sistemet e arsimit të lartë…për të siguruar më shumë arsim dhe në cilësi më të mirë në shtetet në zhvillim”, - tha komisionerja për Arsimin e Bashkimit Europian, Androulla Vassiliou. Duke mbështetur një “qasje më holistike ndaj arsimit”, zyrtarja qipriote tha që fokusi tek arsimi i lartë është i rëndësishëm sepse ai gjeneron zhvillim ekonomik. Arsimi i lartë shpie në “krijimin e punës, qeverisje më të mirë, rritje të sipërmarrjes dhe një shoqëri civile më të fortë”, - tha ajo. Rritje, barazi Sipas Komisionit Europian, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë gjithandej botës parashikohet të rritet nga afërsisht 100 milionë në vitet 2000, në mbi 400 milionë në 2030ën. Kjo rritje, veçanërisht në tregun e shteteve në zhvillim, mund të ushtrojë trysni te shtetet e pasura për të ruajtur ose rritur shpenzimet për arsimin e lartë në Europë. “Nëse nuk rrisim investimet në arsimin e lartë, ne do të kemi një problem”, - ka thënë Bjørn Haugstad, sekretari i Shtetit në Ministrinë norvegjeze të Arsimit dhe Kërkimit, duke renditur ambiciet e larta të shtetit të vet për arsimin, si nacionale dhe globale. “Norvegjia synon të bëhet një lider botëror në arsim”, - u siguroi ai delegatëve, duke thënë se qeveria synon të zhvillojë sisteme garantuese për të siguruar cilësinë e lektorëve. Ai tha që cilësia në arsimin e lartë është e vështirë për

t’u përkufizuar. “Është si të fiksosh në mur marmelatë mjedrash, por kjo nuk është justifikuese për mos t’u përpjekur ta mbash gjallë”. Në fjalën e tij, Dr Qian Tang, ndihmës-drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s, bëri thirrje për më shumë barazi në drejtim të aksesit në arsimin e lartë. Pas një udhëtimi nëpër Afrikë dhe pasi foli për arritjet e ministrive të arsimit, ai theksoi se ka një domosdoshmëri urgjente për arsim më të mirë të lartë në botën në zhvillim. “Çdo njeri në Afrikë më thoshte që kanë nevojë që arsimi të ndihmojë shkollat e niveleve fillestare dhe zhvillimin socioekonomik në vendin e tyre”, - tha ai. Konsensusi i palëve Ndërkohë David Edwards, zv.sekretari i Përgjithshëm i Unionit global të federatës së pedagogëve Education International, bazuar në Bruksel, tha që më në fund dukej të kishte një konvergjencë midis Komisionit Europian dhe UNESCO-s. “Të dyja palët bien dakord që arsimi i lartë, në njëfarë mënyre është lënë mënjanë në të shkuarën”, - tha ai për sajtin University World News në seminar. Ai beson që nevojat e sektorit janë të nevojshme të vihen në qendër të politikave arsimore të UNESCO-s dhe afër zemrës së qeverisjes. “Unë dëgjova qartë sot që qeveria e Norvegjisë, nga financueset kryesore të arsimit, tha që arsimi i lartë duhet të marrë një copë të majme prej ‘luani”. Edwards pohoi ndërkaq se nuk është investuar mjaftueshëm mbi forcimin institucional, sidomos në shtetet në zhvillim, “dhe për ta bërë më të përballueshëm ose falas në disa vende”. Po kjo punë nuk do jetë e lehtë: “Unë jam optimist për atë që kjo do të thotë”, - u shpreh ai, duke shtuar se kërkonte një ambicie më të madhe përtej përdorimit të sistemeve të rankimit dhe nismave private, për të zgjeruar politikat pub-

Sipas Komisionit Europian, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë gjithandej botës parashikohet të rritet nga afërsisht 100 milionë në vitet 2000, në mbi 400 milionë në 2030-ën. Kjo rritje, veçanërisht në tregun e shteteve në zhvillim, mund të ushtrojë trysni te shtetet e pasura për të ruajtur ose rritur shpenzimet për arsimin e lartë në Europë.

like në të gjithë botën që promovojnë “arsim të lartë cilësor në mënyrë që punonjësit dhe studentët e arsimit të lartë të kenë të drejta dhe qeverisje më të mirë”. Elisabeth Gehrke, zv. kryetarja e Unionit Studentor Europian, ra dakord lidhur me këtë çështje. Ajo tha për sajtet e lajmeve universitare, se edhe pse mbështet drejtimin e punës post-2015 të UNESCO-s, ishte e shqetësuar që zëri i studentëve nuk do të dëgjohej. “Ne jemi prapa qëllimeve të tyre për arsimin e lartë dhe rëndësisë së cilësisë dhe aksesit, por për ne është theksuar shumë aspekti ekonomik në termat e bashkëpunimit të biznesit”, - u shpreh ajo. “Ka interes të theksohet pjesëmarrja e studentëve, jo thjesht në termat e rankimeve dhe sondazheve, por pjesëmarrja reale në proceset vendimmarrëse që po zhvillohen në institucione të ndryshme”. Gehrke tha se ajo kishte frikë që studentët dhe pedagogët po nxirren nga strukturat qeverisëse që të theksohej roli i biznesit. “Dhe pse ne duam ta shohim këtë bashkëpunim me biznesin, ai duhet të jetë në termat tanë”,përfundoi ajo. Christian AddaiPoku, president i Shoqatës Kombëtare të Ganës të Mësuesve të Diplo-

muar, ra dakord gjithashtu. “Arsimi po bëhet një komoditet në vend që të jetë një e drejtë njerëzore”, - paralajmëroi ai. “Të rinjtë e varfër ruralë duhet të hahen me djemtë e pasur urbanë”. Pas seminarit, Addai-Poku tha gjithashtu se fokusi tek arsimi i lartë nuk duhet të bëhet mbi shpatullat e shkallëve më të ulëta. “Kur arsimi bazik është i dobët, kur themeli është i dobët, arsimi i lartë është gjithashtu i dobët, duke folur për boshllëkun e madh midis ‘nuk duhet’ dhe ‘duhet”. Çfarë vjen më pas? Po të shohim përpara, në gjashtë muajt e ardhshëm, UNESCO ka planifikuar debate rajonale për të përcaktuar synimet kryesore dhe treguesit e shteteve anëtare që mund të shkruhen në politikën e post-2015, që duhet diskutuar në Konferencën Globale të Arsimit, e cila do mbahet në Korenë e Jugut në maj 2015. Por për Tang, shtetet anëtare do punojnë. Ato “janë në timon”, - përfundoi ai, duke theksuar që specialistët e arsimit të lartë dhe politikëbërësit do koordinojnë përpjekjet e tyre, duke e vënë arsimin e lartë në axhendat e qeverive dhe çështjeve të jashtme.


Botë

Botë

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10.02.2014

13

Punëtorët e kantiereve të ndërtimit të qendrës olimpike shpesh janë shfrytëzuar, strehuar në vende të këqija dhe kanë punuar pa kontratë “, - thotë Wolfgang Büttner

shkurt

OKB: Misioni në Siri nuk do të përfundojë

Shfrytëzimi i punëtorëve në Soçi, faji i sportit apo i politikës? Lojërat dimërore më të shtrenjta në histori kanë hapur debatin për skllavërinë në kohët moderne. Qeveria ruse dhe IOC kritikohen për shkeljen e të drejtave të njeriut në lidhje me Lojërat Olimpike të Soçit Në Soçi, në vendin e pushimeve në Detin e Zi, që prej së premtes po luftohet për medalje dhe rekorde. Por për “lojëra të superlativave” është folur paraprakisht. Të paktën shuma prej 37,5 miliardë dollarësh që ka kushtuar ndërtimi i qendrave sportive, i fshatit olimpik, i autostradave dhe hoteleve, i bën Lojërat Dimërore të Soçit më të shtrenjtat e të gjitha kohërave - me sa duket në kurriz të të drejtave të njeriut. Punëtorët e kantiereve të ndërtimit të qendrës olimpike shpesh janë shfrytëzuar, strehuar në vende të këqija dhe kanë punuar pa kontratë “, - thotë Wolfgang Büttner, përfaqësues i Human Rights Watch. Dymijë familje u zhvendosën me detyrim për të hapur vend për qendrat sport-

ive olimpike - dëmshpërblim duket se kanë marrë shumë më pak se ç’u takon. “Ka pasur herë pas here arrestime dhe frikësime të kritikëve, të cilët kanë kritikuar planet e ndërtimit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të lidhur me këtë”,- thotë Büttner për arbitraritetin e autoriteteve, të dokumentuar që më 2009-ën nga organizata e tij. Si “lojëra të superlativave” mbahen mend edhe Lojërat Olimpike të Verës, më 2008-ën në Pekin: festime spektakolare të hapjes dhe mbylljes, lojëra të organizuara në mënyrë perfekte dhe ambientet më moderne kanë lënë përshtypje. Por edhe atëherë pati kritika. Kritikë të qeverisë të arrestuar, lagje të bëra rrafsh me tokën, censurë mediatike. I ngarkuari i qe-

verisë gjermane për të drejtat e njeriut, Christoph Strässer e konsideron gabim caktimin e Soçit si vend të Lojërave Olimpike. “Gjithçka që ndodh atje - shkatërrimi i ambientit, gjendja e sigurisë, janë gjëra që i kanë ditur ata që i çuan lojërat në Soçi”, thotë Strässer. “Argumentin e IOC, që gjendja e të drejtave të njeriut për-

mirësohet vetëm përmes Lojërave Olimpike në Rusi, për momentin ne nuk e konfirmojmë”, thotë Janna Sauerteig, eksperte për Rusinë e Amnesty International Deutschland. Por edhe veprimtarët e të drejtave të njeriut nuk e konsiderojnë ide të mirë bojkotimin e Lojërave Olimpike. Ata kanë në qendër të vëmendjes vetë IOCnë. “Ajo që kritikojmë në mënyrë të veçantë është që IOC u beson veçanërisht deklaratave të autoriteteve ruse, për të cilat ajo nuk është e sigurt që do të vihen në jetë”, - thotë Wolfgang Büttner, i cili kujton se shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi për qendrat olimpike njiheshin që më 2009. Ndaj kërkesës së DW për të dhënë një intervistë për kritikat, IOC nuk reagoi. Marrë nga DW

Fyerjet për BE, edhe Presidenti i KE kundër SHBA Pas Angela Merkel, kundër zyrtares së lartë amerikane është rreshtuar edhe presidenti i Këshillit të Europës. Gjatë një interviste për një stacion televiziv belg, Herman van Rompuy tha se përdorimi i një gjuhe të tillë, kaq vulgare, nga ana e zyrtares së lartë amerikane, është “krejtësisht i papranueshëm”. Komentet e Nuland ishin pjesë e një telefonate që rrodhi në median sociale. Në bisedën telefonike me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë, Geoffrey R. Pyatt, ajo përdori gjuhë vulgare për të sugjeruar se Shtetet e Bashkuara duhet ta injorojnë qëndrimin e Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Vetë Nuland u shpreh një ditë më parë se nuk ka ndërmend të komentojë për atë, që e cilëson “një bisedë private diplomatike”, duke preferuar ta mbyllë argumentin me ndjesën e kërkuar partnerëve europianë. Në të njëjtën telefonatë, ndihmës/Sekretarja e Shtetit kritikonte edhe rolin e politikanit opozitar ukrainas, Vitali Klitschko, e shprehej se nuk ishte ide e

mirë që ai të merrte pjesë në qeveri. Për Departamentin e Shtetit ishte krejtësisht e qartë se kush e bëri publike telefonatën. “Ky është një tjetër nivel i ulët i taktikës ruse të spiunazhit”, tha zëdhënësja, Jen Psaki. Mjaft ekspertë mendojnë se stuhia e fyerjeve diplomatike, që ka përfshirë aktualisht shprehjet përçmuese të Nuland ndaj politikës së BE-së për Ukrainën, është dëshmi paaftësie. Por, ndoshta zyrtarja e lartë, shtojnë ata, - shpreh diçka që e mendojnë mjaft europianë dhe amerikanë. As Shtetet e Bashkuara dhe as blloku nuk po luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në përpjekjet për vënien e situatës nën kontroll në Ukrainë. Në vend të kësaj, dëgjohen breshëri akuzash të ndërsjella. SHBA janë tepër energjike dhe të vrullshme, ndërsa BE, e tërhequr. Pikërisht kjo e fundit është bërë tani temë, gjithashtu bazuar në regjistrimin e një telefonate mes dy diplomatëve të BE-së, të cilët flasin keq për atë që u tha nga diplomatja amerikane.

Sulmi i së shtunës ndaj një autokolone me ndihma në qytetin sirian të Homsit nuk do t’i sprapsë punonjësit e Kombeve te Bashkuara. Edhe pse shprehu keqardhje për shkeljen e armëpushimit treditor, i cili do të lejonte dërgimin e ndihmave në qytetin e rrethuar, shefja e OKB-së për çështjet humanitare, Valerie Amos e bëri të qartë se misioni nuk do të përfundojë këtu. “Këto zhvillime na kujtojnë edhe një herë rreziqet me të cilat përballen çdo ditë civilët dhe punonjësit e ndihmës anekënd Sirisë. Kombet e Bashkuara do të bëjnë më të mirën e mundshme që të ndihmojnë, megjithatë u nevojiten garanci për sigurinë”, - deklaroi Amos. Autokolona u godit një ditë më parë me mortaja e më pas me breshëri armësh në kohën kur po largohej nga Homsi. E gjithë kjo ndodhi në atë që duhet të ishte dita e dytë e armëpushimit. Dy palët në konflikt nxituan të fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin; autoritetet siriane drejtuan gishtin nga rebelët, ndërsa këta të fundit këmbëngulin se përgjegjësia rëndon mbi forcat e Bashar al Asadit. Në operacionin e përbashkët me OKB-në, ‘Gjysmëhëna e Kuqe’ po përpiqet të shpërndajë me kamionë ushqime, ujë dhe ilaçe për gati 3000 banorët e bllokuar në zonat e kontrolluara nga kundërshtarët e regjimit. 

Sërish protesta në shesin “Taksim” Policia turke u detyrua të përdorte zjarrfikëset dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues që marshuan në Stamboll, kundër një ligji të ri që rrit kontrollin qeveritar mbi internetin. Autoritetet u detyruan të përdornin forcën, pasi protestuesit qëlluan me gurë dhe fishekzjarrë mbi forcat e rendit në sheshin “Taksim”. Pas kalimit në Parlament, presidenti Gyl është vendosur nën presion për të mos e ratifikuar projektligjin. Në bazë të këtij ligji, autoritetet do të kenë në kompetencë të mbyllin faqe të internetit pa një vendim gjykate, nëse verifikohen shkelje të së drejtës së privacisë. Sipas opozitës, ky projektligj është pjesë e tentativave të qeverisë për të mbajtur larg vëmendjes publike përmasat e një afere korrupsioni në nivelet më të larta të shtetit.

sulmi

Libi, vritet ish kryeprokurori Ish-prokurori i përgjithshëm i Libisë, Abdelaziz al-Hasadi, është vrarë nga persona ende të panjohur. Ky është sulmi i fundit në valën e vrasjeve që kanë ndodhur në këtë vend. Ministria e Drejtësisë e Libisë tha se al-Hasadi ishte vrarë dje, teksa vizitonte të afërmin në qytetin e tij të lindjes Derna, 250 kilometra në lindje të Bengazit. Hasadi, i cili gjerësisht konsiderohej islamist, ishte prokurori i parë i përgjithshëm pas përmbysjes së ish-regjimit të kolonelit Muammar Qaddafi. Ai dha dorëheqje nga ky post në mars të vitit 2013. Zyrtarë të lartë ushtarakë, të sigurisë dhe gjyqtarë, ishin në mesin e të vrarëve nga sulmet e fundit në Libi.


14

zbavitje

lojra të ndrsyhme Google, kompania e dytë më e vlefshme në SHBA

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

14 18

5

6

7

8

15

19

10

11

13

17

20

21 23

24

27

25

28

31 35

36

26

29

32 34

12

16

22

30

9

33

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

37

37

39 40

41

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

42

43

Horizontalisht: 1. Sistemi për transportin e mallrave dhe për lëvizjen e njerëzve. 11. Zakon i keq i dikujt. 14. Ent Ndërtimi. 15. Pije alkoolike aziatike. 16. Mënyrë jetese me shpenzime të madha e me sende të kushtueshme. 17. Repart Industrial. 18. Tërësia e shndërrimeve kimike e biologjike që kryhen në organizmin e qenieve të gjalla gjatë shkëmbimit të lëndëve. 21. Ndajfolje sasie. 22. Lëndë e zezë, që lë tymi kur kalon nëpër oxhak. 23. Domosdoshmëri për të ngrënë, mbrapsht. 24. Gramë, sigla. 25. Simboli kimik i selenit. 27. Shtet në Europë. 29. Banorë të hershëm të Europës Perëndimore. 30. Përemër dëftor. 32. Shkëlqimi i madhështisë që rrethon dikë a diçka. 34. Vë re. 37. Mbrëmje në dialekt. 38. Enë të gjakut. 39. Ecuria e zhvillimit dhe e ndryshimit të një dukurie nën ndikimin e vepruesve të jashtëm e të brendshëm. 40. Simboli kimik i aluminit. 41. Përsëri. 42. Pëlhurë e trashë. 43. Teqja i muzikës. 44. Ushqehet.

1 2 1

Vertikalisht: 1. Tingëllimë e zgjatur, që duket sikur vjen nga larg. 2. Tërësia e mënyrave dhe e mjeteve që përdoren për të studiuar e për të shpjeguar diçka. 3. Rrugë që i bie qark një qyteti. 4. Mbahet në këngët labe. 5. Periushë tranzicioni. 6. Kurosava, regjizor i famshëm japonez. 7. Pushim që shënon vendin e ndarjes së ritmit në një melodi. 8. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerë-zish. 9. Ndërmarrje Ushqimore. 10. E panjohur në matematikë. 12. Rusi, këngëtare. 13. Notë muzikore. 19. Sigla e Elbasanit. 20. Djalë i ri e i pashëm. 21. Kolonja, këngëtar. 25. Shpëtim nga një gjendje e vështirë. 26. Pjesa me xhama e një ndërtese. 28. Nëpunës i kualifikuar. 29. Një televizion shqiptar. 31. Ndërtohet mbi një lumë. 33. Njeri i drejtë e i ndershëm. 34. Edit, këngëtare e famshme franceze. 35. Zotëron. 36. Gjë, mjet. 38. Nënprodukt i qumështit.

6 5

2 2 9

3

2

7

1

4

7 3

1

3 4

8

8 9

6 6

2 8 5 9

5 6 1

1 6 7 7

6

4

1

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

3 5 6

1 4

7

2

3 9

2 3

4 3

7 8 4

5 2

Horoskopi i ditës

44

Sudoku | nivel mesatar 8

Google e ka kaluar kompaninë Exxon Mobil, për tu bërë kompania e dytë më e vlefshme në SHBA, pas rivalit të saj kryesor, kompanisë Apple. Me këtë ngritje në radhitje, edhe zyrtarisht teknologjia e ka rritur ndikimin e saj në ekonominë amerikane. Gjiganti amerikan i kërkimit, i cili nj��kohësisht është edhe publikuesi më i madh i reklamave online e ka rritur vlerën e saj tregtare në 395.7 miliardë dollarë, për ta tejkaluar kompaninë Exxon, vlera e së cilës është 395.4 miliardë dollarë, thuhet sipas Bloomberg. Vlera tregtare e Apple është 463.5 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Microsoft Corp, e cila është në vendin e katërt, është 303.5 miliardë dollarë. Kompanitë e teknologjisë janë duke u ngritur shumë, për tu bërë lojtar të rëndësishëm në treg, dhe duke i tejkaluar industritë e tjera sikurse atë financiare, apo atë të shitjeve me pakicë.

9 6 4

Koha e fillimit _____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq 6 5

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

Me ne fund debatet do mbarojnë dhe ju do e shihni ndryshe te ardhmen ne çift. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do mundoheni ta bëni partnerin te ndihet sa me mire. Beqaret do kenë gjithë kohës mbështetjen planetëve dhe me ne fund do e gjejnë shpirtin binjak. Financat do jene te qëndrueshme. Fatmirësisht ne këtë sektor nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Dite e mire për te marre vendime te rëndësishme ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani as mëri për te shkuarën. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar duhet te kryeni shpejt e shpejt shpenzimet e nevojshme dhe te bëni një rikonstrukturim te gjithë gjendjes.

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Nëse jeni ne një lidhje duhet t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah sepse po e late pas dore do e humbni pak nga pak. Kohen do e keni kështu qe pse te mos i përgatisni edhe ndonjë surprize. Beqaret do kenë takime interesante, por nuk do i pëlqejnë aq sa duhet personat qe do kenë pranë. Situata financiare do jene delikate. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Beni kujdes me skenat e xhelozisë gjate kësaj dite sepse edhe durimi i partnerit e ka një kufi. Po e kaluat këtë te fundit do njohin një ane tjetër te karakterit te tij qe nuk do iu pëlqejë aspak. Beqaret do dashurohen pas një personi tërheqës, te zgjuar dhe mjaft te hapur. Me financat bëni kujdes. Çdo pamaturi mund t’iu kushtoje shtrenjte.

LUANI (23/VII-22/VIII)

Marrëdhënianeçiftdojetemeeqetesedisa dite me pare dhe do keni mundësi te flisni hapur me partnerin. Do shkëmbeni çdo ide apo mendim dhe do merrni vendime me rëndësi. Beqaret do dashurohen me personin e pare qe do ndeshin dhe do jene te gatshëm te bëjnë sakrifica vetëm për ta pasur pranë. Financat do i ruani ne gjendje te qëndrueshme.

PESHORJA (23/IX-22/X)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

Ka rrezik qe sot te filloje tensioni ne jetën tuaj ne çift. Do jeni gjithë kohës te mërzitur dhe do mbylleni ne vetvete. Beqaret do realizojnë një takim shume te bukur ne një mjedis te veçante. Shume gjera do ndryshojnë për ta këtë dite. Ne planin financiar do jeni shume te qarte dhe do hidhni hapat e duhura. Situata do ketë goxha përmirësime.

AKREPI (22/X-21/XII)

8 0 12

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Asgjë nuk do shkoje si mendonit sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do arrini dot te ruani ekuilibrin dhe do keni debate te forta. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime interesante. Merruni me diçka tjetër qe te mos e mbani mendjen atje. Buxheti do ekuilibrohet dhe do mund te kryeni investimet e dëshiruara. Disa te afërm do iu ndihmojnë tej mase.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Numra me 3 shifra: 014, 021, 130, 151, 213, 228, 359, 419, 427, 552, 658, 704. Numra me 4 shifra: 0233, 1414, 1479, 2122, 2632, 3201, 4817, 6321. Numra me 6 shifra: 004921, 020632, 105212, 141578,

142024, 203269, 262518, 325911, 421024, 515130, 547619, 571634, 596521, 612291, 637105, 760841, 825145, 826262, 914217, 965263. Numra me 7 shifra: 1458652, 2233031, 4286546, 5978485.

Priten momente shume te lumtura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do iu surprizoje dhe do iu mahnite ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te presin gjera te jashtëzakonshme sot. Me mire te mos ëndërrojnë shume sepse do zhgënjehen. Ne planin financiar gjithashtu duhet te qëndroni me këmbë ne toke. Mos shpenzoni shume marramendëse.

Gjeni 10 ndryshimet

UJORI (20/I-19/II) Plutoni do sjelle goxha tension gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do mërziteni aq shume saqë nuk do dini çfarë te bëni. Kërkoni këshillën e ndonjë miku te ngushte. Beqaret do pëlqejnë një person i cili ne te njëjtën kohe iu pëlqen dhe dëshiron t’iu ketë pranë. Financiarisht do jeni mjaft te favorizuar.

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën ne çift, sot situata do filloje te përmirësohet. Do tregoheni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do kenë takime dhe flirte pa fund, po nuk do guxojnë te hedhin asnjë hap me tej. Ne planin financiar do jete dite e favorshme për te kryer transaksione. Shume shpejt do ketë edhe përmirësime te dukshme.

BRICJAPI (22/XII-20/I) Dite e ekuilibruar dhe pa asnjë debat kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e respektoni tej mase personin qe keni ne krah dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihen si ne ëndërr. Ai gjithashtu do beje te njëjtën gjë. Beqaret do kenë një dite mese te zakonshme. Financat mund te kenë ndonjë tronditje, megjithatë probleme serioze nuk do ketë po morët shpejt masat e duhura.

PESHQIT (20/II-19/III) Tregohuni me te hapur ne lidhjen qe keni krijuar sot dhe largoni rutinën sa me pare. Vetëm kështu marrëdhënia do ece ne rrugën e duhur. Beqaret do takojnë qe ne mëngjes një person qe do iu përshtatet ne shume pika. Buxhetin do e ekuilibroni shpejt dhe do shpenzoni me qetësi për gjerat me te domosdoshme.


blog

1001

ditë që formësuan botën

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

10 shkurt

1837

10.02.2014

15

Normaliteti i mendjes është një gënjeshtër e ngrohtë. - Susan Sontag

Vritet në duel ylli i letërsisë ruse Shushunjat e vendosura në bark ia lehtësuan disi dhimbjet, opiumi edhe më shumë, por ishte e qartë për mjekët që Aleksander Pushkin, autori i novelës në vargje Evgeni Onjegin dhe i dramës Boris Godunov, e padyshim poeti më i madh rus, po vdiste në agoni. Ai kërkoi revole që të mund të vriste veten, por në vend të tyre i dhanë sakramentet. Me shpejtësi ai shkroi një testament duke ia lënë të gjitha gruas së tij Natalisë dhe katër fëmijëve të tyre. Gjatë natës së tij të fundit ai pati konvulsione të forta dhe në mëngjes e kishte të vështirë të shquante Natalinë. Ai e priti vdekjen i shtrirë në kanape me një gju të ngritur, me du-

art pas koke, pozicioni në të cilin krijoi shumë prej poezive. Ai dukej sikur po flinte kur papritur kërkoi mana toke. Pak më pas ai pëshpëriti ‘jeta kaq e pat’ dhe në orën 2:45 të pasdites së 10 shkurtit 1837, nxori frymën e fundit. Dy ditë më parë kishte luftuar një duel me të kunatin, Georges d’Anthes, i cili me gjasë kishte një aferë me të bukurën Natali. Pushkini u qëllua i pari, por i shtyu ndihmësit e tij dhe këmbënguli që të qëllonte edhe ai. D’Anthes u qëllua në krah, por Pushkini nuk qe aq me fat. Arritja e Pushkinit ishte të shkruarit e poezisë dhe prozës në gjuhën e tij amtare, duke kri-

juar kështu një traditë letrare moderne ruse. Deri atëkohë fisnikëria ruse përdorte frëngjishten si gjuhë të parë. Pushkini kish mësuar rusisht nga shërbëtorët në shtëpinë e fëmijërisë dhe përdorimi i gjuhës prej tij në një formë poetike ishte revolucionare për kohën. Pas vdekjes, në vlerësim të kontributit të tij në letërsinë ruse, car Nikolaj i pagoi borxhet e Pushkinit, i dha Natalisë një pension dhe dërgoi në ekzil Georges d’Anthes. Vdekja në moshën 39-vjeçare në një mënyrë kaq dramatike e ruajti monumentin e Pushkinit si themeluesi romantik i letërsisë moderne ruse.

Blitz

Flickr

107

Mijë USD harxhoi në Palm Beach Resort para zgjedhjeve të vitit 2012 senatori Saxby Chambliss.

30

Mijë USD është shuma që Komiteti i Aksionit Politik të tij i dhuroi Komitetit Senatorial Republikan.

64.5

Mijë USD është shuma që shpenzoi për një pikturë të Rangel-it, Komitetit i Aksionit Politik të vetë kongresmenit Rangel.

73

Për qind e amerikanëve thonë se korrupsioni në qeverinë e tyre është ‘gjerësisht i përhapur”.

Foto: Thomas Mulchi Titulli: Tirana

“I will always love you” Ruben Avxhiu

Nuk e kuptoj arsyen se pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet të shprehet në anglisht gjatë homazhit për këngëtaren e madhe shqiptare Vaçe Zela. Nuk imagjinoj dot asnjë kryeministër apo zyrtar të një vendi tjetër duke bërë një gjë të ngjashme. Mua më pëlqen që kryeministri Rama gjen kohën për t’u dhënë lamtumirën artistëve të njohur. Në fund të fundit, ai vjen vetë nga rrethet artistike të vendit dhe duhet t’i kuptojë e vlerësojë ata më shumë sesa, fjala vjen, “politikani mesatar”. Madje fjalimi dukej që ishte nisur nga dëshira për t’i dhënë vlerësimin maksimal këngëtaresh së madhe shqiptare. Më pëlqen edhe që mësimi dhe përdorimi i anglishtes të inkurajohet dhe të mbështetet financiarisht si dhe institucionalisht. Po nuk mund ta fsheh që shtrembërimin e fytyrës, ngjethjen e mishit dhe gati ndjesinë e turpit kur dëgjoj kryeministrin të gjejë shpëtim te një shprehje në gjuhë të huaj për të

gazetamapo@gmail.com

shprehur një mesazh të thjeshtë e të natyrshëm. “I will always love you” Mund të jetë e kohës në një pjesë të medias, apo të rinisë shqiptare. Kjo nuk justifikon kryeministrin e vendit. Vaçe Zela, e mrekullueshme siç ishte, edhe nëse ka kënduar këngë në gjuhë të huaja, nuk ka asnjë arsye që t’i shprehet mirënjohja e ndjenjat në gjuhën angleze. As nuk justifikohet kjo me praninë e mundshme të ndonjë figure të njohur anglishtfolëse ose të huaj. Nëse duhet treguar kujdes për ta, atëherë le të ofrohet përkthim në gjuhë të huaj i fjalimit për të huajt e pranishëm. E di edhe që ka një këngë me këtë titull. E kënduar fillimisht nga Dolly Parton, po që shumë shqiptarë e njohin më shumë nga filmi me të njëjtin titull ku luan dhe këndon Whitney Houston. Këngëtarja e njohur amerikane bie në dashuri aty me truprojen e saj. Nuk e di se pse Edi Rama duhet t’i shkreptijë në kokë kjo shprehje dhe nëse e lidh diçka me këngën apo filmin në fjalë, po edhe sikur të jetë ashtu

më duket përsëri e pajustifikueshme. Nuk dua të bëhem mistrec dhe të kapem me një aspekt anësor të homazhit për këngëtaren e madhe, por tema nuk është aspak anësore në jetën tonë të përditshme. Të thuash një fjalë në gjuhë të huaj nganjëherë merr një ngjyrë të veçantë edhe sepse e ke hasur në situata reale ose fiktive të një natyre tjetër. Ndoshta në mendjen e kryeministrit “Do të të dua gjithmonë” apo “gjithmonë do të të dua” do të tingëllonin banale. Ndoshta thjesht i tha sepse kënga shoqëruese e homazheve ishte “I always love you”, po edhe kjo është një zgjedhje e pavend. Vaçe Zela nuk ishte një artiste çfarëdo. Ajo ishte një këngëtare. Madje me një repertor kaq të pasur saqë këngët e saj do të dilnin e tepronin. Nëse ndonjë nuk e ka më tekstin që i qëndron kohës, muzika do të mjaftonte. Vaçe Zela është kaq përfaqësuese kombëtare e një periudhe të caktuar të muzikës së lehtë shqiptare saqë çdo përcjellje e saj me një këngë joshqiptare, sado të bukur, është një pakujdesi e papërgjegjësi e pafalshme. Cili

Themelues: Henri Çili. Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku. Speciale: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. . Kultura: Aida Tuci. Suplement: Arta Çano. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

ishte mesazhi këtu? Që më shumë se katër dekada interpretimesh origjinale, duhej marrë hua një këngë e komercializuar për të mbushur programin e shoqërimit të këngëtares me përmasat më kombëtare e përfaqësuese të vendit? Ndoshta për këtë zgjedhje të sfondit muzikor nuk është faji i kryeministrit, por ai me fjalët e tij i dha bekimin përçudnimit. Kryeministri ka dhe duhet të ushtrojë mundësinë që personalisht të ndikojë në këto zgjedhje publike, të cilat kur marrin pjesë zyrtarë në mënyrë ceremoniale nuk janë më zgjedhje preferencash personale. Ky shkrim kritik nuk është as nacionalizëm e as opozitë politike. Është protestë ndaj provincializmit dhe falsitetit që ka mbirë e nuk po shqitet më nga skenat publike shqiptare, qofshin ato politike apo kulturore. Është zhgënjyese e dëshpëruese që një kryeministër që erdhi duke premtuar “Rilindje”, me një të kaluar të një artisti, debatuesi publik dhe ministri kulture, jo për herë të parë, ofrohet si pjesë e kësaj kllounate qesharake.

Marketing / Drejtore: Fiziana Bora Cel: 068 20 55 437 E-mail: fiziana_bora@yahoo.com Menaxhim / Dhimitraq Hido Cel: 068 20 55 440


CMYK

16 10.02.2014

Gazeta MAPO

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

NJOFTIM / REKLAMA


10 shkurt mapo ok