Page 1

Faqe 12

Berisha në FB, 48 mijë fansa në 2 ditë, poston foton e nipit dhe dhëndrit Faqja e sapohapur në facebook e Kryeministrit regjistron nga 1 mijë fansa në çdo orë

Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 10 dhjetor 2012. Numër 774. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Rezoluta çame në Kuvend: Rikthim i pronave dhe rimarrje e shtetësisë greke

Dëmshpërblimet

Ish-të përndjekurit dhe pronarët marrin 35 milionë € në 2013 Fondi për këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit dhe kompensimi i ish-pronarëve është 35 milionë euro ose 4.8 miliardë lekë. 1.8 miliard fondi në dispozicion për ishpronarët dhe 3 miliardë lekë është buxheti për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë për këstin e parë dhe të dytë. Qeveria ka vënë në dispozicion për kompensimin e ish-të përndjekurve fondin më të madh të 5 viteve të fundit. Tre miliardë lekë ose 22 milionë euro do të vihen në dispozicion të kompensimit të kësaj shtrese. Fondi është gati sa dyfishi i shumës që po shpërndahet këtë vit. Por vlera nuk është e mjaftueshme për përmbylljen e procesit, pasi fatura totale e tij është rreth 400 milionë euro. Ministria e Financave po shpërndan këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit pa kufij moshe. Në 23 vendime

Protesta e djeshme para ambasadës greke në Tiranë

Dy deputetët e PDIU, Idrizi dhe Tahiri dorëzojnë sot në Kuvend rezolutën me 13 pika për zgjidhjen e çështjes çame. PD e PS në provë për votimin e rezolutës. LSI ka deklaruar votën pro. PDIU: E kemi vijë demarkacioni për aleatët në zgjedhjet e përgjithshme Faqe 4-5

Trojet, çmimet në pikiatë, bien me 40 për qind Agjentët imobilarë raportojnë se rënia e çmimeve të trojeve dhe banesave në Tiranë dhe rrethe shkon nga 20-50%. Ja zonat me rënien më të madhe FAQe 6

op-ed / 10-11

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

koment Ettore Sequi

Në tetor të këtij viti Bashkimit Europian iu dha çmimi “Nobel” për Paqen...

9 sociale

Tri lagje dhe rreth 100 shtëpi janë prekur nga përmbytjet, ndërsa 60 shtëpi e biznese kanë pësuar dëme. Uji dëmtoi edhe tri kabina elektrike, duke lënë pa energji treçerekun e qytetit

Recensa e preç zogaj

Njeriu i njëjtë te dy njerëz të ndryshëm Merr e jep

gjirokastër

Furnela elektrike shkrumbon banesën, vdes 81-vjeçarja

Faqe 2-3

Lagje e përmbytur në Fier

koment / 11

Suplement

Do të jenë 51 tituj akademikë që do të sjellin 51 ide inovative për zhvillimin e politikave në Shqipëri, në projektin që ka nisur në UET

Sepse nuk mund të ketë qytetari pa qytet Nën peshën 45-vjeçare të koment shtypjes politike, Gentian Kaprata shqiptarët...

Përmbytet Fieri, veriu pa drita në - 4 gradë, situatë kritike në rrugë

51 libra, 51 ide, bëjnë bashkë autorët e mendimit kritik

Frymëzim përmes vlerësimit

të Këshillit të Ministrave gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 11 700 ish-të dënuarve. Ndërsa ish-të burgosurit ende gjallë janë rreth 2900 persona, që kanë përfituar këstin e parë, por nuk dihet ende se sa nga këta janë gjallë për të përfituar të dytin. Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total. Sipas Ministrisë së Financave, ish-të burgosurit politikë që përfitojnë... Faqe 7

Poeti i madh portugez, Fernando Pesoa pati gjatë jetës së tij “katër njerëz të ndryshëm”... Faqe 13-19

Ndotja nga Metalurgjiku, 510 fëmijë me sëmundje profesionale Në Elbasan mungon mjeku specialist për sëmundjet profesionale, ndërsa numri i fëmijëve të prekur rritet nga viti në vit. Situata e rëndë edhe për shkak të ndotjes

CMYK

Faqe 16

Rudina Xhunga

Gra si Zamira Durda Tushe Osmani humbi vajzën në Gërdec. E takova 3 vjet më pas. Nuk ishte grua që qante. Të bënte të qaje, kur tregonte: “Vajza punonte në fabrikë. E zuri flaka e madhe dhe iu dogjën rrobat në trup. U fsheh në një bunker. I vinte turp të dilte lakuriq dhe rrinte fshehur derisa të kalonte kush ta ndihmonte. E çuan në Itali, por djegia kishte bërë të vetën. Hoqi shumë nga dhimbjet e mëdha. Një ditë, kur rrija dhe i mbaja dorën ndërsa ajo vuante, më tha: “ Mami, unë do vdes, por amanet Kristin”. Dhe vdiq. Sot Kristiana është 3 vjeçe. Nuk e pa kurrë nënën e saj. Për 8 Mars, më tha: “Nëna, do vish të dalim për 8 Mars.”. Ajo kërkonte nënën e vet në atë ditë dhe kujtonte se do dilte me nënën e saj, kur më kërkoi mua...


2

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

rrethe

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

7 milionë Euro kërkon, sipas Bashkisë së Fierit, pastrimi i Gjanicës, ndërsa sistemimi i lumit kërkon 35 milionë euro, para që bashkia thotë se nuk i ka

Gjanica del nga shtrati, Fieri gdhihet i përmbytur Tri lagje dhe rreth 100 shtëpi janë prekur nga përmbytjet, ndërsa 60 shtëpi e biznese kanë pësuar dëme. Uji dëmtoi edhe tri kabina elektrike, duke lënë pa energji treçerekun e qytetit Fier-Rreth 100 shtëpi dhe biznese në

Fier u gdhinë nën ujë dje, ndërsa Gjanica, i cili përshkon mespërmes qytetin, doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në tri lagje. Ndërkohë institucionet përgjegjëse, bashkia dhe prefektura, akuzuan njëra-tjetrën për mos marrjen e masave që përmbytja të mos ndodhte. Nga verifikimet e parë rezultojnë të paktën 40 shtëpi dhe 20 biznese janë të dëmtuara rëndë, ndërsa vërshimi ndodhi rreth orës 4.30 të mëngjesit të djeshëm. Problemet më të shumta janë në lagjet ‘Kongresi i Përmetit’, ‘1 Maji’ dhe lagjja “Liri”, ndërkohë që prej mëngjesit më shumë se treçereku i Fierit është edhe pa energji për shkak të përmbytjes së tri kabinave elektrike dhe djegies së disa transformatorëve e përcjellësve të cilët janë prekur nga vërshimi i lumit. Dëmet

Banorët thanë se janë gjetur të papërgatitur, duke qenë se reshjet gjatë orëve të mbrëmjes humbën intensitetin. “Nuk e menduam se do vinte Gjanica në këtë formë. Kemi kaq kohë që s’po na ndodhte. Na ka shkaktuar dëme në të gjitha orenditë shtëpiake. Jemi në udhëkryq. Shteti dhe institucionet të marrin masa se u mbytëm. Nuk dalim dot nga dera”,tha një banore e lagjes ‘1 Maji’. Sipas verifikimeve, më shumë të prekur janë pikërisht banorët e kësaj lagjeje, e cila është një zonë informale dhe ndërtimet janë vendosur fare pranë lumit. Po ashtu dëme ka patur edhe në rreth 20 biznese, dëme për të cilat pronarët e tyre kanë kërkuar dëmshpërblime. “Unë kam një dyqan të vogël afër urës me shkallë dhe më është dëmtuar malli. I mbaja gjërat në shesh. Unë nuk dua të di se kush e ka përgjegjësinë, prefektura apo bashkia, unë dua të jetoj i qetë dhe t’i shërbej biznesit tim. Të më kthejnë lekët e dëmit. Ata këto dy ditë po verifikojnë, nuk e di ende as unë sesa shkon dëmi. Ta vlerësojnë dhe të m’i japin lekët. Unë paguaj rregullisht taksat”, -ka vijuar një biznesmen. Akuzat

Por ndërkohë që ujërat kanë dalë nga shtrati, si prefektura ashtu edhe bashkia Fier kanë dalë me grupet e tyre të emergjencave të ngritura për këtë situatë dhe gjatë gjithë orëve të natës është inspektuar zona. Janë njoftuar edhe policia e shtetit, ajo bashkiake dhe zjarrfikëset, të cilat u kanë ardhur në ndihëm banorëve, ndërsa tentojnë të heqin ujin nga banesat. Nga ana tjetër veç punës së përbashkët që kanë bërë të dy institucionet bashkiprefekturë, dalja e Gjanicës nga shtrati ka shkaktuar përplasje përgjegjësish midis prefekturës dhe bashkisë. Sekretari i përgjithshëm i prefekturës, Vasil Ndreko, e ka akuzuar Bashkinë Fier për mungesë vëmendjeje ndaj problemeve të qytetarëve. Sipas Ndrekos, ky institucion vjel taksat dhe është përgjegjës për ndërhyrje në rastet e emergjencës. Ndërkohë Ndreko thotë se dy lumenjtë Seman dhe Vjosë

janë nën kontroll nga ana e prefekturës, pasi edhe aty mund të ketë probleme. Ndërkohë Edmond Levanaj, shefi i emergjencave pranë Bashkisë Fier, ka pohuar se po vijojnë që së bashku me grupin e punës të ndihmojnë banorët, ndërsa akuzon qeverinë shqiptare si përgjegjëse për mosakordimin e fondeve për rehabilitimin e lumit. “Prej disa kohësh bashkia ka në dorë dy studime të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me sistemimin dhe pastrimin e lumit Gjanica. Por, po ashtu ju kujtojmë se fondet që kërkohen për ta rehabilituar këtë lumë shkojnë më tej sesa mundësitë që ka një bashki”, tha Levanaj, duke akuzuar qeverinë se nuk i kishte quajtur të rëndësishme këto projekte. 7 milionë Euro kërkon, sipas Bashkisë së Fierit, pastrimi i Gjanicës, ndërsa sistemimi i lumit kërkon 35 milionë euro, para që bashkia thotë se nuk i ka. Prej më shumë se 20 vitesh lumi Gjanica në qytetin e Fierit është kthyer në një kërcënim për banorët për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë dje ujërat janë tërhequr pjesërisht. Ekspertët thonë se fryrja e lumit Seman bën që lumi Gjanica të mos ketë se ku të derdhet. Nëse Semani del nga shtrati, automatikisht, ekspertët flasim për një ripërmbytje edhe nga Gjanica në të njëjtën zonë.

Nuk e menduam se do vinte Gjanica në këtë formë. Kemi kaq kohë që s’po na ndodhte. Na ka shkaktuar dëme në të gjitha orenditë shtëpiake. Jemi në udhëkryq. Shteti dhe institucionet të marrin masa se u mbytëm

Nga përmbytjet në Fier

Moti, bllokohen komunat e thella, rrugët kombëtare me zinxhirë Temperaturat e ulëta si dhe reshjet e shumta të borës kanë bërë që shumë komuna në zonat malore të bllokohen që në fillim të muajit dhjetor, ndërsa qarkullimi i mjeteve në disa akse rrugore nacionale, përfshi edhe Rrugën e Kombit, bëhet me vështirësi. Situata më e rëndë paraqitet në zonat malorë te Korçës, Kukësit dhe Shkodrës, ndërsa mjaft qafa të larta të vendit kalohen vetëm me zinxhirë. Kështu sipas policisë, në aksin rrugor Morinë-Tuneli i Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, qarkullimi i automjeteve është i detyrueshëm me zinxhirë. Ndërkohë raportohet për bllokimin e dhjetëra mjeteve nga bora në Qafë-Plloçë në Korçë. Drejtuesit e mjeteve thanë se u bllokuan për më shumë se tri orë. Sipas policisë, situata këtu u krijua për shkak se njëri krah i rrugës po pastrohej nga borëpastruesja. Pas një ndërprerjeje disaditore, reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në zonat malore të qarkut Shkodër. Trashësia e dëborës në Qafë-Mali, në rrethin e Pukës, ka arritur në 60 cm, ndërsa në qytet shënon 15 cm. Edhe pse reshjet e dëborës për momentin kanë pushuar, rrugët nacionale në këtë rreth janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në rrethin e Malësisë së Madhe, ku reshjet e dëborës vazhduan edhe gjatë natës së djeshme, në aksin rural Selcë-Vermosh, trashësia e borës ka arritur në 50 cm. Ndërkohë, akset e tjera

Drejtuesit e mjeteve thanë se u bllokuan për më shumë se tri orë. Sipas policisë, situata këtu u krijua për shkak se njëri krah i rrugës po pastrohej nga borëpastruesja

nacionale dhe rurale janë të hapura. Probleme janë krijuar edhe në rrethin e Shkodrës, në akset e rrugëve rurale të Qafë-Thores dhe në aksin e Prekalit, segmenti që lidhet me komunat Shalë, Shosh, Pult, ku trashësia e dëborës në qendër të komunës Shalë dhe disa zona përreth është 50 cm, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë. Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Korçës. Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet e mundur vetëm me zinxhirë, ndërsa fshati turistik i Dardhës është bllokuar, në drejtim të Voskopojës automjetet mund të lëvizin, por me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave. Policia e këtij qarku thotë se drejtuesit e makinave duhet të kenë kujdes në Qafën e Qarrit, Qafë-Plloçë e Qafë-Thanë, pasi trashësia e dëborës është e konsiderueshme. Ndonëse të gjitha akset nacionale në Elbasan janë të kalueshme, policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me shpejtësi normale, për shkak të ngricave dhe mjegullës që ka mbuluar thuajse të gjithë aksin rrugor të Qafë-Krrabës. Me gjithë reshjet e shiut të rëna gjatë natës së kaluar edhe akset rurale janë kryesisht të kalueshme, me përjashtim të disa fshatrave të thella në rrethin e Gramshit, ku pas rrëshqitjes së gurëve dhe dherave nga shpatet e kodrave, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar.


e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

3

MAPO

Vergulla Konomi jetonte e vetme dhe e sëmurë. Megjithëse banorë të zonës kishin tentuar të hynin në banesë, për shkak të zjarrit të furishëm ata nuk kanë arritur t’i vijnë në ndihmë

Përmbytjet në Lezhë mbajnë nën ujë 1400 hektarë pasojë nuk kemi deri tani shtëpi të përmbytura. “Ne po ndjekim situatën me mjaft kujdes, duke qenë pranë këtyre zonave të përmbytura si në Torovicë, Barbullojë apo Spiten, për të parë edhe mundësinë e ndërhyrjes nëse situata rëndohet”, tha përgjegjësi i Emergjencave Civile në Lezhë. Emergjencat civile në prefekturën e Lezhës kanë vijuar gjatë kësaj periudhe të bashkëveprojnë me të gjithë institucionet për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet, ndërsa është kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore që të planifikojnë në buxhetet e tyre fonde për përballimin e emergjencave civile.

Qarku i Lezhës nuk ka pasur bllokime në akset rrugore të zonave malore, por mbi 1300 hektarë tokë vetëm në rrethin e Lezhës dhe rreth 100 ha në Kurbin mbetet nën ujë. Përgjegjësi i emergjencave civile në prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, ka bërë të ditur se funksionimi i plotë i hidrovoreve ka bërë të mundur që të evitohen përmbytjet e banesave kryesisht në Barbullojë, duke shtuar se ka një përmirësim të situatës në të gjithë territorin e qarkut. Sipas Ndrek Mhillit, pas kthimit të energjisë elektrike në hidrovorin e Tales pak ditë më parë situata është përmirësuar e për

Furnela elektrike shkrumbon banesën, vdes 81-vjeçarja Policia tha se e gjeti trupin e pajetë të së moshuarës pranë derës, ndërsa dyshohet se ajo ka tentuar të dalë nga shtëpia, por është asfiksuar dhe djegur

Defekt në linjat e transmetimit, veriu pa energji Moti i rënduar dhe linjat e amortizuara të transmetimit kanë sjellë ndërkohë probleme të shumta me energjinë elektrike në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit. Banorët e këtyre zonave përveç uljes së ndjeshme të temperaturave, që kanë arritur deri në -4 gradë celsius, po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike. Një defekt në linjën e tensionit të lartë Fierzë-Fushë Arrës ka lënë pa energji elektrike prej mbrëmjes së të shtunës Pukën, Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Specialistët deklarojnë se po punohet për riparimin e defektit. Ndërsa CEZ-Shpërndar-

je ka deklaruar se ditën e djeshme në veri të vendit ka munguar furnizimi normal me energji elektrike. Sipas CEZ-it, defekt ka pësuar edhe linja rezervë e Ulzës, ndërsa mungesa të energjisë ka edhe në zona të tjera të vendit, sidomos ato të prekura nga reshjet e dëborës. Rëndimi i situatës ka ardhur si pasojë e amortizimit të linjave të transmetimit dhe shpërndarjes, ndërsa probleme ka edhe për shkak të mbingarkesës. Ndërprerje të energjisë ka që prej mëngjesit të djeshëm në Fier, pasi janë përmbytur disa kabina elektrike.

Duke qenë se gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, e moshuara nuk ka arritur të dalë nga shtëpia për të shpëtuar duke u djegur nga flakët, çka ka shkaktuar edhe vdekjen e saj

Një 81-vjeçare humbi jetën dje pasi flakët e një zjarri aksidental shkrumbuan plotësisht banesën ku ajo jetonte. Shkak i zjarrit që i mori jetën të moshuarës ka qenë harrimi ndezur i furnelës elektrike, pasi këtë të fundit (jetonte vetëm) e kishte zënë gjumi pas ikjes së dritave. Sipas burimeve zyrtare në policinë lokale, rreth orës 02:00 duke u gdhirë dita e diel, efektivat e policisë janë informuar se në fshatin Poliçan të komunës Pogon, Gjirokastër, një banesë kishte marrë flakë dhe po digjej. Në drejtim të vendngjarjes është nisur Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si dhe efektivat zjarrfikës. “Porsa mbërritëm në fshatin Poliçan konstatuam se banesa e 81-vjeçares, Vergulla Konomi po shkrumbohej nga flakët”, - thotë një prej efektivave zjarrfikës. Në shtëpi jetonte e vetme dhe e sëmurë e moshuara Vergulla Konomi. Megjithëse banorë të zonës kishin tentuar të hynin në banesë, për shkak të zjarrit të furishëm ata nuk kanë arritur t’i vijnë në ndihmë të moshuarës, çka ka bërë që 81-vjeçarja të humbasë jetën duke u djegur nga flakët. Sipas grupit hetimor, banesa dykatëshe nga brenda ishte me tavane dhe dysheme druri, çka ka bërë që brenda një kohe të shkurtër zjarri të djegë të gjithë shtëpinë. “Duke qenë se gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, e moshuara nuk ka arritur të dalë nga shtëpia për të shpëtuar duke u djegur nga flakët, çka ka shkaktuar edhe vdekjen e saj”, thonë burime në grupin hetimor. Për rreth tri orë rresht Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ekipi i zjarrfikëses, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, kanë punuar për heq jen e rrënojave të shtëpisë së djegur duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të pajetë të së

Shtëpia e djegur

moshuarës. “Trupi i pajetë u gjet në afërsi të derës, çka tregon se e moshuara është përpjekur të dalë jashtë shtëpisë, por s’ka mundur dot, pasi është asfiksuar nga tymi e më pas është djegur nga flakët”, thonë burime në grupin hetimor. Sipas hetimeve të para, shkaku i zjarrit është lënia ndezur e furnelës elektrike, të cilën e mbante afër krevatit të saj. Sipas deklarimeve të banorëve, rreth orës 23:00 të së shtunës në fshatin Poliçan kanë ikur dritat dhe kanë ardhur sërish pas një ore, çka ka bërë që e moshuara të ketë fjetur gjumë duke harruar në prizë furnelën elektrike, e cila shkaktoi zjarrin në banesë, ngjarje që përfundoi me djegien e shtëpisë dhe humbjen e jetës së 81-vjeçares. Bledar Shehu

Sipas deklarimeve të banorëve, rreth orës 23:00 të së shtunës në fshatin Poliçan kanë ikur dritat dhe kanë ardhur sërish pas një ore, çka ka bërë që e moshuara të ketë fjetur gjumë duke harruar në prizë furnelën elektrike


4

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

politikë

13 qershor 2010 www.gazetamapo.com

MAPO

05 19

Dy deputetët e PDIU dorëzojnë sot në Kuvend rezolutën me 13 pika për zgjidhjen e çështjes çame

Rezoluta çame: Rikthim i pronave dhe rimarrje e shtetësisë greke

“Rezoluta është mbështetur mbi premisën që populli shqiptar nuk e ka sulmuar kurrë ushtarakisht popullin grek, sepse shteti shqiptar e kishte humbur sovranitetin me pushtimin italian më 7 prill 1939”. Fernada Cenko

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka sjellë në formën përfundimtare rezolutën që do i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë për çështjen çame. E premtuar para disa kohësh dhe pas debateve në distancë mes Tiranës dhe Athinës, PDIU ka publikuar dje rezolutën e përbërë nga 13 pika, e cila do të dorëzohet sot në Kuvend. Rezoluta mbi zgjidhjen e çështjes çame kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë, ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë dhe të drejtave të tjera të pakicave kombëtare. Po ashtu, ndër të tjera, rezoluta kërkon shfuqizimin e ligjit grek të luftës, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare. Rezoluta ngarkon qeverinë shqiptare që në kontaktet diplomatike t’i shprehë palës greke qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem, si dhe i rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues nga pala greke të paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare. Propozuesit e rezolutës (Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri) kanë shprehur në relacionin e rezolutës fqinjësinë e mirë që ekziston midis dy vendeve. Në relacionin e rezolutës thuhet se PDIU nuk ka pretendime territoriale, por ajo propozon zgjidhje që janë brenda kuadrit ligjor ndërkombëtar, atij dypalësh dhe më konkretisht Traktatit të Miqësisë, si dhe legjislacionit grek. “Teza dominante greke është se çamët kanë bashkëpunuar me fashizmin italian dhe gjerman dhe janë larguar nga frika e ndëshkimeve si bashkëpunëtorë të tyre. Brenda këtij vizioni, qëndrimi grek është se Shqipëria, shteti shqiptar e ka sulmuar Greqinë së bashku me Italinë në tetor 1940, ndaj dhe çamët u rreshtuan në krah të p u s ht u e sve. Re z o l u t a ë s ht ë mbështetur mbi premisën që populli shqiptar nuk e ka sulmuar kurrë ushtarakisht popullin grek, sepse shteti shqiptar e kishte humbur sovranitetin me pushtimin italian në 7 prill 1939. Në këto kushte, as mbajtja në këmbë e Ligjit grek të Luftës, me gjithë pasojat e tij ende në fuqi për pronat, nuk ka logjikë juridike. Nuk është as legal, as njerëzor, por tërësisht fyes, irealist, dhe cinik konsiderimi kolektiv i shqiptarëve të Çamërisë si kriminelë lufte”, thuhet në relacionin e rezolutës që pritet të dorëzohet sot në Kuvend. Sip a s P D I U- s ë , a d m i n i s t r a t a shtetërore greke ka kërkuar zhdukjen e materialeve të gjyqeve, pikërisht në periudhën kur Shqipëria dhe Greqia vendosën marrëdhëniet diplomatike. F. Cenko

Kërkesat e Rezolutës 1

. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të gjitha të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to, si dhe frymën e Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve;

2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë,

ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të drejtave të tjera të pakicave kombëtare;

3

. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe 2637/1940i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive shqiptare;

4

. Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë akte ndërkombëtare, për mosdiskriminim mbi bazë kombësie, race, feje etj;

5

. Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me Qeverinë e Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;

6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e

shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e statusit të minoritetit etnik për ata;

7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të

përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera nga njësitë paramilitare greke.

8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve, ish qytetarëve grekë, të vrarë gjatë genocidit grek;

9

. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë shqiptare në tekstet shkollore;

10

. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve që, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së Arsimit dhe të shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologe të nxisë heqjen në tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;

11

. Ngarkon Qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë problem;

12

. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare;

13

. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke, për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi, ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.

Protesta çame para ambasadës greke

Çamët protestë para ambasadës greke: Shtëpitë tona, deri në Prevezë Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet protestoi para ambasadës greke në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare kundër Genocidit. Të hënën drejtuesit e kësaj partie do t’i paraqesin Parlamentit një rezolutë të posaçme për zgjidhjen e çështjes çame. Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri ka theksuar se genocidi i bërë nga forcat e Zervës nuk janë dënuar më parë. “Është i vetmi genocid i padënuar më parë, genocidi i bërë nga forcat e Zervës, nga shteti i asaj kohe grek, ku dhe shteti i kësaj kohe sot nuk po kërkon falje për këtë genocid dhe nuk po merr asnjë masë. Kjo çështje nuk është një çështje historike, siç e ka quajtur para disa ditëve Athina zyrtare, por kjo është një çështje e hapur dhe shumë e re, e 68 viteve më parë. Nuk mund ta quanim çështje historike atë të

Izraelit të para dy mijë vjetëve, dhe ata u kthyen në trojet e tyre. Ashtu dhe ne do i kërkojmë të drejtat tona, se ne kërkojmë kartën universale të të drejtave të njeriut të pronës, ne kërkojmë shtëpitë tona, të baballarëve tanë. Ne i kërkojmë në Prevezë, ku i kanë patur të parët tanë”, - tha deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri. Ndërsa ish-kryetari i Shoqatës “Çamëria” ka kërkuar vetëm drejtësi, duke i bërë thirrje qeverisë greke për të zgjidhur çështjen çame. “Duam vetëm drejtësi. I bëjmë thirrje shtetit e qeverisë greke që çështja çame duhet zgjidhur, sepse duhen korrigjuar padrejtësitë që na janë bërë. Kjo do të jetë në të mirë të Greqisë në radhë të parë, në të mirë të Shqipërisë, të Ballkanit dhe Europës”, - tha Servet Mehmeti, ish-kryetari i shoqatës “Çamëria”.


e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

5

MAPO

Deputetë të veçantë të PS shprehen se do të votonin pro rezolutës së propozuar nga PDIU

PD e PS në provë për rezolutën çame, LSI votë pro Mazhoranca, në provë për çështjen çame. Në lojë edhe aleancat për zgjedhjet e 2013-ës. PDIU: E kemi vijë demarkacioni për aleatët në zgjedhjet e përgjithshme Fejzi Braushi

Meta në Berat: Gjendja e rrugëve, dramatike Pas deputetit Nasip Naço, edhe vetë kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim shprehet kritik për gjendjen e rrugëve në qarkun e Beratit dhe në veçanti ato që lidhin Beratin me Lushnjën, Fierin apo edhe me Skraparin. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar dje takime me qytetarët në Berat e Skrapar, ndërsa vëmendja e tij është ndalur tek gjendja e rrugëve në të dyja qytetet. Lideri i LSI-së e ka cilësuar gjendjen në të cilën ndodhen rrugët, dramatike, ndërsa ka kërkuar të ndërhyhet shpejt, pasi amortizimi i tyre përbën pengesë edhe për turizmin, siç tha ai. “Rruga e Beratit po pengon turizmin, duhet menduar shpejt. Deputetët e Beratit të mbështesin Nasip Naçon për rrugët”, - ka deklaruar më tej Meta. Disa ditë më parë ishte nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço, njëherazi deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Beratit, ai që deklaroi se do të votojë kundër buxhetit të vitit 2013, të propozuar nga qeveria. Ai sqaroi se shkak i këtij vendimi është

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës dhe interesat elektorale i kanë bërë forcat politike shqiptare që t’i kthejnë sytë gjithnjë e më shumë nga çështja kombëtare. Ndërsa demokratët kanë marrë iniciativën për t’u dhënë gjithë shqiptarëve kudo që janë pasaportë të shtetit shqiptar, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka vendosur të veprojë në mbrojtje të interesave të komunitetit që përfaqëson, duke propozuar një rezolutë për çështjen “çame”. Këtë rast kanë vendosur ta shfrytëzojnë forcat e tjera politike, jo vetëm për t’u dukur edhe ato sa më patriotike, por edhe për të krijuar një hapësirë për një bashkëpunim të mundshëm me këtë forcë politike në zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm. Kështu, duket se çamët e PDIU-së nuk janë vetëm në këtë nismë të bërë publike dje, pasi atë janë të gatshëm ta mbështesin si socialistët e PS-së, ashtu edhe ata të LSI-së. Të kontaktuar dje nga gazeta “MAPO”, përfaqësues të lartë të PS-së kanë lënë të hapur mundësinë e mbështetjes së rezolutës në rast se ajo do kalojë për votim në Kuvend. Të pyetur nëse do ta votonin rezolutën e PDIU-së për çështjen çame, përfaqësues të PS-së janë shprehur: “Pse jo?”. Megjithatë duket se një vendim përfundimtar do merret nga grupi në momentin e zyrtarizimit të nismës në Kuvend dhe futjes së saj në procedurë parlamentare. Po ashtu, në mbështetje të saj ka dalë edhe LSI. Që më parë, kjo forcë politike me anë të kryetarit të saj, kishte deklaruar publikisht se do të mbështeste çdo nismë të PDIU-së për zgjidhjen e çështjes çame, duke përfshirë këtu dhe votimin e një rezolute të mundshme. Për këtë çështje, Meta bëri të ditur gati dy javë më parë se kishte biseduar me kreun e PDIU-së, Shpë-

Shpëtim Idrizi

“Do të bashkëpunojmë me të për çdo gjë që ka të bëjë me integrimin. Do japim padyshim votën për rezolutën çame”, - do të shprehej Ilir Meta tim Idrizi, për rezolutën në fjalë dhe se forca që ai drejton do e mbështeste atë. “Çështja që ne kemi diskutuar më së shumti me zotin Idrizi është rezoluta çame. Do të bashkëpunojmë me të për çdo gjë që ka të bëjë me integrimin. Do japim padyshim votën për rezolutën çame”, - do të shprehej Ilir Meta dy javë më parë gjatë një interviste televizive. Ndërkohë që dje deputetë të kësaj force të kontaktuar nga “MAPO” kanë siguruar se parimisht janë dakord me rezolutën, por kanë theksuar se më parë duhet të njihen me të për të vendosur në mënyrë përfundimtare. “Unë personalisht jam pro një rezolute të

tillë dhe parimisht e shpreh votën time pro. Por gjithsesi duhet të njihem me përmbajtjen e rezolutës”, u shpreh dje deputeti i LSI-së, nënkryetari i Kuvendit, Nasip Naço. Të dyja këto forca, si PS ashtu edhe LSI, shpresojnë që me këtë qëndrim të bëjnë për vete PDIU-në për të dalë së bashku në një koalicion zgjedhor. Ndërkohë që nga PD janë dhënë sinjale mbështetjeje, por nuk dihet ende qëndrimi zyrtar që do të mbajë grupi parlamentar demokrat, pasi ndryshe nga forcat e tjera politike ata mbajnë dhe përgjegjësinë e marrëdhënieve zyrtare me Greqinë, autoritetet e së cilës janë shqetësuar jo pak ditët e fundit si pasojë e deklaratës së kryeministrit Berisha për bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre natyrale. Pavarësisht qëndrimit të demokratëve nëse rezoluta do kalonte për votim në Kuvend dhe veç PDIU-së atë do ta votonin edhe PS dhe LSI, atëherë ajo me shumë mundësi do të miratohej. Çka në rast se do të ndodhte, do të acaronte edhe më tej marrëdhëniet me shtetin grek, i cili shprehet se nuk e njeh fare çështjen çame.

Rama: Berisha e katandisi ekonominë si Nigeria gjendja skandaloze e rrugëve në qarkun e Beratit. “Nuk e votoj nen për nen këtë buxhet, për sa kohë që në të gjithë Shqipërinë u riparuan 8 mijë km rrugë, ndërsa në Berat nuk janë bërë as 100 km në këto 8 vjet”, - u shpreh Naço. Ai iu ka bërë apel edhe kolegëve të tij të mazhorancës të mbajnë të njëjtin qëndrim, ndërkohë që ka sqaruar se në parim do të votojë pro buxhetin me argumentin se “jam dakord të rriten pagat dhe pensionet”.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimeve me disa nga bizneset e vogla të zonës së Paskuqanit ritheksoi angazhimin e tij për të hequr taksën e biznesit të vogël, si dhe do të ulë maksimalisht taksën e korrupsionit, duke akuzuar kryeministrin Berisha se e katandisi Shqipërinë si Nigeria dhe Etiopia. “Kjo punë nuk vazhdon dot kështu. Është një rrënim i vazhdueshëm 3 minuta nga Tirana, megjithëse edhe në Tiranë gjendja nuk është më e mirë kur vjen puna tek biznesi. Biznes i thënçin, se ky është vetëpunësim. Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim dhe absolutisht jam i bindur që, në qoftë se do ulim maksimalisht dhe taksën e korrupsionit që e

katandisi Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë, turp i madh, simbole të korrupsionit botëror, do gjejmë mundësi edhe të financojmë më shumë për arsimin e fëmijëve,

të financojmë më shumë për shëndetësinë, të financojmë më shumë patjetër për ekonominë”, - u shpreh Rama. Sipas Ramës, Partia Socialiste me Programin e saj për një Rilindje Shqiptare është e vendosur të luftojë korrupsionin, por po ashtu do financojë më shumë për arsimin, shëndetësinë, duke i dhënë një ndihmë konkrete edhe gjallërimit të sipërmarrjes së vogël. Partia Socialiste ashtu sikundër ka premtuar do t’u rikthejë dinjitetin bizneseve dhe qytetarëve përmes një taksimi të ndershëm, dhe jo siç ndodh sot, që kryeministri paguan më pak taksa sesa çdo punonjës i thjeshtë në godinën e Këshillit të Ministrave.


6

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

ekonomi

Java, dollari pëson vlerësim “surprizë” Monedha vendase ka regjistruar një javë pozitive ndaj valutave kryesore në treg. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha vendase ka “mundur” monedhat e huaja, duke shënuar një vlerësim të lehtë ndaj tyre. Euro e ka mbyllur javën në dobësim. Monedha e përbashkët është këmbyer me 139.81 lekë në fillim të kësaj jave dhe e ka mbyllur në nivelin e 139.88 lekë, një zhvlerësim prej 0.04 lekë

kundrejt ditës së hënë. Zhvlerësimi i monedhës së përbashkët mbetet gjithsesi mjaft i lehtë dhe euro po vijon të ruajë kuota ende të larta në tregun vendas. Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, monedha europiane do të vijojë të qëndrojë e fortë deri në mesin e muajit dhjetor. Na ana tjetër dollari ka mbyllur një javë në rritje ndaj lekut, megjithëse është zhvlerësuar shumë gjatë mesit të javës. Ditën e premte dollari

pësoi një forcim të menjëhershëm, duke u vlerësuar 1.13 lekë kundrejt një dite më parë. Monedha amerikane e ka nisur javën në kuotën e 107.28 lekëve dhe e ka mbyllur në nivelin e 108.1 lekëve. Mbiçmimi i dollarit të premten u ndihmua nga forcimi i tij në bursat ndërkombëtare, si rrjedhojë e të dhënave pozitive amerikane, që treguan një ulje të papritur të papunësisë, nga 7.9 në 7.7%.

Tregu i pronave në pikiatë, çmimet rënie deri 30% Agjentët imobilarë raportojnë se rënia e çmimeve të trojeve dhe banesave në Tiranë dhe rrethe kanë pësuar rënie nga 20-50%. Ja zonat me rënien më të madhe dhe arsyet Çmimet e banesave dhe trojeve kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. Zyrtarisht rënia është raportuar edhe nga Banka e Shqipërisë, por agjencitë imobilare japin informacione më të detajuara për zonat ku kanë rënë çmimet dhe arsyet që lidhen me fenomenin Trojet, rënia deri në 40%

Agjentët imobilarë raportojnë se rënia e çmimeve të trojeve në Tiranë në disa zona arrijnë edhe në 50 për qind, ndërsa në një mesatare të përgjithshme çmimet e trojeve për kryeqytetin kanë rënë rreth 40 për qind. Trojet në zonën e autostradës Tiranë – Durrës dhe përgjatë rrugës së Rinasit kanë pësuar edhe rënien më e madhe me mbi 100 euro për metër katror. Pasi kërkesa e bizneseve për të ndërtuar linja të reja ka rënë në nivelin zero, ndërsa bizneset ekzistuese po vënë në dispozicion të qirave disa nga kapanonet e tyre. Aktualisht kërkesa më e lartë për troje është përgjatë autostradës Tiranë–Elbasan në zonën për përreth qendrës tregtare TEG, e cila duket se ka rivlerësuar çmimet e trojeve në atë zonë. Çmimet këtu luhaten nga 20-80 euro nga më shumë se 100 euro për metër katror që ishin gjatë vitit që shkoi. Agjentët raportojnë se në tërësi çmimet për banesat dhe për shtëpitë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2008, ku nisi bumi i rritjes së çmimeve. Edhe transaksionet në trojet bregdetare kanë pësuar ngrirje të shitblerjeve. Ky treg është prekur më shumë nga kriza globale financiare, sepse ata që investojnë më shumë janë investitorë të huaj. Këta investitorë në kushtet e krizës i kanë ndaluar zgjerimet apo investimet e reja. Në bregdetin e Jugut, çmimi maksimal sot nuk i kalon 120 euro për metër katror, ndërsa më parë ishte 200 euro për metër katror. Edhe në zonën e Gjirit të Lalëzit, që është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të frekuentuar për plazh, trojet shiten 50-80 euro/m², ndjeshëm më ulët nga niveli i 130150 euro/m²”, thonë agjentët. Ekspertët e fushës shpjegojnë se rënia e çmimeve po ndodh për disa arsye, por që lidhen kryesisht me mungesat e kreditimit dhe efektet që ka dhënë kriza ekonomike

Ishte • Zona e Saukut 120 • Autostrada Tiranë - Durrës 150 • Mullet 60 • Kasha 150 dhe që e kanë ulur në minimum kërkesën për blerje pronash. Por në këto kohë kur tregtia ka nisur kleringun, blerja me para në dorë sjell një rënie edhe më të madhe të çmimeve. Agjentët e lidhin rënien e çmimeve jo vetëm me krizën dhe uljen e fuqisë blerëse në tërësi, por edhe me një fenomen normal të një tregu aq të fryrë në çmime sa ishte ai pronave. Banesat, rënia mbi 13%

Çmimet e banesave mësohet të kenë rënë më shumë se 13 për qind në tremujorin e tretë të vitit, sipas një vëzhgimi që ka bërë Banka e Shqipërisë për këtë qëllim. Në një raport të fundit për zhvillimet ekonomike të vendit Banka e Shqipërisë bëri të ditur se indeksi i çmimit të banesave ka pësuar një rënie dyshifrore gjatë tremujorit të tretë të vitit, me minus -13.2 për qind. Banka e Shqipërisë shpjegon edhe arsyet e rënies së çmimeve në tregun imobilar, të cilat, sipas saj, lidhen me faktorë të ndikuar në masë të madhe nga kërkesa dhe

është 100 80 30 100

Trojet në zonën e autostradës Tiranë – Durrës dhe përgjatë rrugës së Rinasit kanë pësuar edhe rënien më e madhe me mbi 100 euro për m2 oferta. Ngadalësimi i kërkesës për blerje banese është ndikuar nga besimi i ulët konsumator lidhur me z hv i l l i m e t n ë t ë a r d h m e n , ngadalësimi i të ardhurave të disponueshme, norma ende e lartë e papunësisë dhe kushtet e shtrënguara të kreditimit. Për sa i përket ofertës për shtëpi, vrojtimet e Bankës së Shqipërisë flasin për një ofertë të munguar për banesa të reja. Shoqata e Ndërtuesve po pranon se sektori ndodhet në një krizë të thellë. Në të gjithë vendin ka rreth 12 mijë apartamente të pa shitura.

Ish-të përndjekurit gjatë një proteste

Konfindustria, investimet më 2013 të bëhen vetëm në projekte prioritare Konfindustria, duke mbështetur në parim buxhetin e vitit 2013, që parashikon rritjen e borxhit publik përtej nivelit prej 60% të PPB, njëkohësisht i kërkon vendimmarrjes politike që të tregohen të përgjegjshme dhe profesionale në parashikimin e shpenzimeve buxhetore përtej interesave të ngushta partiake të vitit të ardhshëm zgjedhor. Në njoftim për median Konfindustria vlerëson se është domosdoshmëri të arrihet një nivel i caktuar i shpenzimeve buxhetore në kushtet kur financimi i ekonomisë nga sektori bankar është në shifrat më të ulëta historike si dhe biznesi po ndeshet me rënie të vazhduar të treguesit të konsumit të brendshëm për arsye objektive dhe psikologjike të qytetarëve, që e bëjnë vitin fiskal 2012 më të vështirin, që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008. Sa më sipër

shprehet në rënien e rendimentit fiskal të ekonomisë në mbi 160 milionë $ vetëm në 10-mujorin e vitit në vazhdim. Në kushtet e mësipërme do të ishte me pasoja të pallogaritshme të dëmshme për ekonominë dhe në radhë të parë për industritë prodhuese vendore, nëse edhe investimet publike për vitin 2013 do të ishin të ulëta. Njëkohësisht Konfindustria

Çdo përdorim thjesht për qëllime zgjedhore do te ishte krejtësisht e papranueshme dhe mjaft e dëmshme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë

kërkon që investimet publike të siguruara nga rritja e borxhit publik në nivele të shtuara të rrezikut për ekonominë shqiptare të kryhen vetëm në projekte të përqendruara dhe të arsyetuara plotësisht nëpërmjet vlerësimit krahasues nga pikëpamja e efektivitetit ekonomiko-financiar të projekteve. Çdo veprim i kundërt dhe i përdorimit thjesht për qëllime zgjedhore do te ishte krejtësisht e papranueshme dhe mjaft e dëmshme për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë. Mbështetur në arsyetimin e mësipërm, Konfindustria i kërkon deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që pa dallim ngjyrash partiake gjatë miratimit nen për nen të buxhetit të shtetit të kërkojnë shpjegime dhe të përzgjedhin vetëm në mënyrë profesionale projektet e zbatimit të investimeve publike për vitin financiar 2013.


e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Ndërtimi, rënia e sektorit 18% në 6-mujorin e parë Prodhimi në sektorin e ndërtimit vijoi të bjerë edhe këtë vit, duke mos mbështetur rritjen ekonomike të këtij tremujori. Sektori thelloi rënien vjetore në 18.4% në fund të gjashtëmujorit. Në terma kontributesh, kontraktimi i ndërtimit e uli rritjen ekonomike me 2.1 pikë përqindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, shfrytëzimi i kapaciteteve në nivelin më të ulët

të regjistruar dhe rënia e treguesit të kërkesës së referuar nga bizneset e përfshira në vrojtimin e besimit, vazhdojnë të mbeten faktorë me ndikim negativ në performancën e sektorit ndërtues. Në tremujorin e tretë të vitit, rënia e treguesit të besimit në ndërtim sinjalizon për vazhdim të zhvillimeve negative, duke qenë në një linjë me nivelin minimal

historik të lejeve të ndërtimit të akorduara në gjysmën e parë të vitit. Ndonëse treguesi i porosive për tremujorin e dytë dhe ai i normës së shfrytëzimit të kapaciteteve në tremujorin e tretë vlerësohen lehtësisht më mirë, përmirësimi i tyre gjykohet i ulët për të korrektuar pozitivisht prodhimin e sektorit ndërtues.

Buxheti 2013, pronarët dhe të përndjekurit marrin 35 milionë euro Të përndjekurit do të marrin në buxhetin e vitit 2013, për kompensim, dyfishin e fondit të këtij viti, 3 miliardë lekë. Ndërsa pronarët do të kompensohen me 1.8 miliardë lekë

Kriza, zbeh rritjen e punësimit Në linjë me prirjet e vërejtura gjatë tre viteve të mëparshme, tregu i punës vazhdoi të karakterizohet nga mungesa e dinamizmit edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2012. Banka e Shqipërisë vëren se zbehja e aktivitetit në këtë treg është theksuar më shumë në tremujorin e dytë të vitit. Punësimi ka ngadalësuar rritjen vjetore në 0.4% në këtë tremujor, nga 1.4% në tremujorin e parë. Në terma absolutë kjo rritje përkthehet në 3,750 persona. Rritja modeste e

Të papunë

këtij treguesi vlerësohet të ketë ardhur si pasojë e një kërkese të ulët nga sektori privat jobujqësor 1.6% dhe rënies së kërkesës për punësim nga sektori shtetëror -0.2%. Në sektorin bujqësor, punësimi ka mbetur i pandryshuar në nivelin 506,664 persona. Për sa i përket forcës së aftë për punë, ajo ka shënuar një rritje të lehtë me rreth 0.4%, duke reflektuar një rritje më të lartë të numrit të të papunëve 0.7% në krahasim me numrin e të punësuarve

Buxheti 2013 që sapo ka marrë miratimin në Kuvend dhe është gati të nisë zbatimin nga 1 janari i vitit që vjen, ka vënë dispozicion për kompensimin e të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve 4,8 miliardë lekë ose 35 milionë euro. Pjesën më të madhe të kësaj shume do ta përfitojnë ish-të përndjekurit. Ish-të përndjekurit Qeveria ka vënë në dispozicion për kompensimin e ish-të përndjekurve fondin më të madh të 5 viteve të fundit. Tre miliardë lekë ose 22 milionë euro do të vihen në dispozicion të kompensimit të kësaj shtrese. Fondi është gati sa dyfishi i shumës që po shpërndahet këtë vit. Por vlera nuk është e mjaftueshme për përmbylljen e procesit, pasi fatura totale e tij është rreth 400 milionë euro. Ministria e Financave po shpërndan këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit pa kufij moshe. Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave gjatë gjithë këtyre viteve u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar më shumë se 11 700 ish-të dënuarve. Ndërsa ish-të burgosurit ende gjallë janë rreth 2900 persona, që kanë përfituar këstin e parë, por nuk dihet ende se sa nga këta janë gjallë për të përfituar të dytin. Numri i njerëzve që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i ish-të dënuarit politik është 23 mijë në total. Sipas Ministrisë së Financave, ish-të burgosurit politikë që përfitojnë kës-

Ridvan Bode

1,8

miliardë lekë është fondi në dispozicion për kompensimin e ishpronarëve në buxhetin e vitit 2013

3

miliardë lekë është buxheti për kompensimin në vlerë të ish-të përndjekurve politikë për këstin e parë dhe të dytë

tin e dytë të dëmshpërblimit duhet të paraqesin në Ministrisë e Financave dokumente të reja, nëse kanë ndryshuar status. Nëse ish-të dënuarit politikë ose trashëgimtarët ligjorë, kanë ndryshime të gjendjes civile, duhet të dërgojnë pranë Ministrisë së Financave dokumentacionin shtesë, që duhet të jenë: Certifikatë e vdekjes, akt trashëgimie për të vdekurit, certifikatë cungu, fotokopje të kartës së identitetit sipas përfituesve ose përfaqësuesit të autorizuar dhe vërtetim.

Ish-pronarët 13 milionë euro Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2013 është 1,8 miliardë lekë. Në këtë fond buxheti i shtetit do të kontribuojë me 300 milionë lekë ose 3 milionë dollarë, ndërsa 1,5 miliardë lekë të tjera pritet të sigurohen nga procesi i legalizimeve. Të ardhurat nga faturat e legalizimeve mund të jenë edhe më të larta, duke iu referuar këtij viti, ku për shkak të përshpejtimit të procesit, fondi për kompensimin e ish-pronarëve arriti në më shumë se 3 miliardë lekë. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, tha pak ditë më parë në Kuvend se brenda këtij muaji do të përfundojë harta e vlerës së tokës, që do t’i hapë rrugë kthimit fizik të pronës, një proces që do të nisë vitin e ardhshëm. “Harta e re e vlerës, do të jetë në përputhje të plotë me çmimet e tregut. Miratimi i kësaj harte vlere do bëhet brenda e javëve që janë në vijim për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera, duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve të pronave dhe të natyrës së pronave që do të plotësojnë të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për t’i hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. Vitin e ardhshëm do nisë kompensimi fizik”,theksoi Halimi.

Greqi, studim sekret për përfitimet nga nafta dhe gazi në det Një studim sekret që zbulon sasinë dhe vlerën e gazit natyror dhe naftës së fshehur në det është tashmë në duart e kryeministrit grek Antonis Samaras. Raporti me titull “Hapat për të tërhequr investimet dhe për të patur sa më shpejt pasurinë e mundshme minerale”, përshkruan veprimet që duhet të ndërmerren menjëherë, për të shfrytëzuar hidrokarburet dhe është nënshkruar nga shkencëtarët grekë, Ilias Konofago, Antoni Foscolo dhe Nikos Ligeros. Antonis Samaras ka marrë në duar 20 faqe raport, dhe një përshkrim të shkurtër të situatës. Lidhur me depozitat e gazit natyror që gjendet në jug të Kretës, raporti vëren se përfitimet totale për qeverinë greke

Harta e kufirit detar

mund të arrijnë nga 270 000 000 000 dollarë deri në 1 300 000 000 000 dollarë. “Ka një probabilitet 80% për praninë e gazit në jug të Kretës, ndërsa në detin Jon ka një

probabilitet 80%, për praninë e naftës”, thotë raporti sekret. Raporti vëren se “shteti duhet të procedojë sa më shpejt bisedimet me shtetet fqinje, për delimitimin e zonave ekonomike ekskluzive (EZZ) dhe për të krijuar një klimë të përshtatshme politike”. Deklarohet gjithashtu se “duke pasur parasysh krizën e tanishme ekonomike, prioriteti do të jetë për të tërhequr investime masive për çdo zbulim të hidrokarbureve”, duke u fokusuar kryesisht në jug të Kretës. Studimi i mësipërm vjen pas atij të Deutsche Bank, që vëren se depozitat nënujore të hidrokarbureve janë aq shumë, saqë Greqia të paguajë borxhet dhe të dalë nga kolapsi ekonomik.


87465 02

MAPO MAPO

e hënë, 102012 dhjetor 2012 13 qershor www.mapo.al www.gazetamapo.com

kronikë

Shkak për krimin, sipas burimeve të policisë, dyshohet se mund të jetë bërë një konflikt për motive femrash

Atentat pronarit të lokalit të muzikës turbo-folk Redi Dizdari 32 vjeç, u plagos në shkallët e lokalit të tij. Policia shpall në kërkim si të dyshuar për krimin Erigert Çitakun nga Babrruja Dashamir Biçaku

TIRANE - Atentat me armë, në

mëngjes, pronarit të një lokali nate me tinguj muzike ose turbo-folk, në kryeqytet. Redi Dizdari, 32 vjeç nga Shkodra, banues në Tiranë, mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa ndodhej pranë shkallëve të lokalit të tij në rr ugën “Der vish Hekali” në kryeqytet, jo shumë larg shkollës së mesme “Partizani”. Si autor të krimit, policia shpalli në kërkim Erigert Çitakun, 30 vjeç, nga Tirana, banues në fshatin Babrru të komunës së Paskuqanit. Sipas policisë, i kërkuari dyshohet se mund të fshihet në një banesë pranë shtëpisë së tij, ndërsa njihet nga policia si element me tendenca kriminale. Shkak për krimin, sipas burimeve të policisë, dyshohet se mund të jetë bërë një konflikt për motive femrash, por ende nuk dihen motivet e sakta të krimit, pasi i plagosuri mësohet se ka pretenduar se nuk ka pasur konflikte me ndonjë person që mund t’i bënte një veprim të tillë. Pavarësisht këtij fakti, i plagosuri është bërë objekt sulmi me armë edhe së paku dy herë të tjera, kur është qëlluar nga persona të ndryshëm. Të dy rastet e fundit i përkasin vitit të kaluar, përkatësisht në prill e nëntor. Plagosja ndodhi dje në mëngjes rreth orës 03:55 të mëngjesit, kur Dizdari, pronar i një lokali me muzikë turbo-folk, e me vajza që kërcejnë e këndojnë, u sulmua me armë zjarri nga një person i panjohur për të dëmtuarin. Dizdari mbeti i plagosur në këmbë dhe fillimisht dukej se gjendja e tij ishte serioze,

Redi Dizdari

por më vonë u mësua se ai ishte jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kishte probleme serioze. Ky i fundit ishte dërguar me shpejtësi në spital nga një efektiv policie që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes me shpejtësi, ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij për probleme personale. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mori dëshminë e të plagosurit, i cili pretendoi se nuk kishte dijeni se cili ishte personi që kishte qëlluar ndaj tij dhe e kishte plagosur. Nga tërësia e veprimeve të kryera, policia konstatoi se personi i plagosur ishte Redi Dizdari, i plagosur më parë me armë edhe vitin e kaluar, në muajin nëntor, jo shumë larg vendit ku u plagos edhe dje. Në atë kohë si autor i krimit ishte identifikuar një i njohur i Diz-

Dizdari u shpëtoi dy atentateve të mëparshme Në muajin nëntor të vitit të kaluar, jo më shumë se 100 metra larg të njëjtit vend, por nga një person tjetër, Dizdari mbeti i plagosur po me armë zjarri. Nga të shtënat, Dizdari mori një plagë në trup, por që më pas ia hodhi mirë. Si autor të dyshuar të këtij krimi, policia identifikoi dhe shpalli në kërkim Tedi Nezirin, 29 vjeç, po nga Shkodra, banues në Tiranë. Neziri njihej nga policia si element me

darit, të cilin policia e kishte shpallur në kërkim. Ndërkaq në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia tha se

tendenca kriminale, pasi u arrestua nga policia me 14 shkurt të vitit të kaluar me një armë zjarri pistoletë “Magnum”, me 28 fishekë. Ndërkaq në muajin prill të vitit të kaluar, ai kishte mbetur i plagosur, pasi dy djem romë e qëlluan me armë zjarri, duke e lënë të plagosur Dizdarin. Ky i fundit fare mirë mund të quhet njeri i lindur me këmishë, ndërsa ka arritur t’u shpëtojë tre atentateve me armë zjarri ndaj tij.

kishte shpallur në kërkim si autor të dyshuar të krimit Erigert Çitakun, 30-vjeçar me banim në Babrru.

40 ditë burg Paro Laçit për drogën e Italisë TIRANE- Dy ditë pas arrestimit të administratorit të klubit të futbollit të Partizanit, Paro Laçi, për llogari të autoriteteve italiane që e kanë dënuar me 10 vite burg, për akuzën e trafikimit të drogës e bashkëpunimit në organizatën kriminale, Gjykata e Tiranës vendosi lënien e tij në burg për 40 ditë deri në mbërritjen e kërkesës për ekstradim të autoriteteve italiane të Drejtësisë. Prokurori i çështjes, Petrit Fusha, i kërkoi Gjykatës lënien e aksionerit të Partizanit në burg për 40 ditë, deri në mbërritjen e dosjes përkatëse nga autoritetet italiane. Fusha paraqiti para gjyqtarit të gatshëm të masave kërkesën e palës italiane për arrestimin e Laçit. Kjo ishte një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Prokuroria e Milanos. Po kështu prokurori Fusha paraqiti edhe një urdhër arresti ndërkombëtar për Laçin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, për llogari të autoriteteve italiane. Laçi 48 vjeç, nga Laçi, me banim në Tiranë, është dënuar në vitin 2006, nga një

Paro Laçi në gjykatë

gjykatë e Milanos me 10 vite e katër muaj burg për akuzën e trafikimit të drogës dhe për bashkëpunim në organizatën kriminale. 48-vjeçari, administrator i klubit të Partizanit, si dhe aksioner i dytë i klubit pas blerjes së aksioneve të fundit ndaj ish- presidentit Albert Xhani, u arrestua nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa ishte shpallur në kërkim policor për llogari të autoriteteve italiane. Sipas burimeve, Laçi përdorte në Itali tre identitete të tjera

veç atij të vërtetë që kishte. Sipas policisë, ai rezultonte në kërkim me emrat Paro Berisic, i lindur në Paro Gurec të Serbisë, të njëjtin emër, por i lindur në Bosnje, si dhe një emër tjetër, shqiptar, me mbiemrin Krakuqi. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar në vitin 2006 Laçin me 10 vite e katër muaj burg, pasi në vitin 1997 ai akuzohej për trafikimin e një sasie prej 31 kilogramësh heroinë dhe një sasie të konsiderueshme kokainë të pastër. Kjo sasi i ishte kapur nga

policia italiane në Milano, ku edhe rezulton të jetë i dënuar. Ai ishte arrestuar në këtë periudhë nga Policia italiane me këtë sasi, ndërsa më pas ishte lënë i lirë gjatë hetimit. Laçi, 48 vjeç, nga Laçi, banues në Tiranë, u arrestua të premten pasdite rreth orës 15:30 fare pranë komisariatit nr.2, jo shumë larg zyrave të klubit të futbollit “Partizani”. Pesë vite pas dënimit të tij në Milano, në vitin 2011, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar jashtë vendeve të zonës “Shengen”, ndërsa pak kohë më parë, informacioni për të është rifreskuar dhe është identifikuar pikërisht si Paro Laçi nga Shqipëria, me banim në Tiranë. Pas ndalimit Laçit, i është komunikuar urdhri ndërkombëtar i kërkimit, dhe ai është izoluar në një ambient në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dje atij iu komunikua edhe qëndrimi në arrest deri në mbërritjen e dosjes së tij, ndërsa pritet t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor për ekstradimin e tij. Dashamir Biçaku

Nga hetimet e kryera, policia tha se shkak për krimin e ndodhur dyshohet të jetë një konflikt për motive femrash. Ndërkaq pas ngjarjes, policia tha se kishte kryer disa kontrolle banesash në Tiranë, në Babrru dhe në vende të tjera, por se i kërkuari nuk ishte gjetur në to. Ndërkaq i plagosuri mësohet se tashmë ndodhet në spitalin ushtarak, në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit pritet të ripyetet nga hetuesit në lidhje me motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa dëshmia e tij pritet të ballafaqohet edhe me dëshmi të personave të tjerë të pyetur nga hetuesit në vendin e ngjarjes apo që kanë dijeni mbi rrethanat e atentatit të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Dervish Hekali”, në kryeqytet, pranë shkollës së mesme “Partizani”.

Tiranë

Gjendet i vdekur në hotel i riu, dyshohet mbidozë heroine Një djalë 25-vjeçar, u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli dje pasdite nga policia e Tiranës, ndërsa dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkak të pëdorimit të një mbidoze të lëndëve narkotike, ndërsa sipas policisë ai njihej si përdorues i heroinës. Lajmi u bë i ditur nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilët thanë se pranë viktimës, klient në hotel është gjetur një shiringë dhe mjete të tjera për injektimin e heroinës, ndërsa vdekja dyshohej të kishte ardhur nga overdoza. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, ku pritet të kryhet edhe autopisa që duhet të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së tij. Ngjarja ndodhi në ambjentet e hotel “Tirona”, ndaj të cilit të mërkurën u vendos masa e sekuestros preventive nga Gjykata e Tiranës, në bazë të një procedimi për produkte që rrjedhin nga veprimtari të jashtëligjshme.


e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

rrethe

MAPO

9

Gjysmë milioni euro kokainë, pranga dy shqiptarëve në Itali Itali-Dy shqiptarë u arrestuan dje nga policia italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në dy raste të ndryshme. I pari u arrestua në Ankona si pjesë e një rrjeti droge dhe u kap me 500 gram kokainë, ndërsa i dyti u arrestua me një sasi prej 2 kilogramësh nga e njëjta drogë. 40-vjeçari me inicialet A. M, i cili u kap në Ankona, cilësohet si një nga drejtuesit e

rrjetit të trafikimit pasi furnizonte shpërndarësit vendas dhe kishte lidhje me trafikantë të drogës në Ballkan, ku sipas policisë italiane siguronte lëndën narkotike. Vlera e drogës arrinte rreth 80 mijë euro dhe do të shpërndahej në zona të ndryshme të Italisë. Ndërkohë, në rastin e dytë policia italiane njoftoi se ka arrestuar 37-vjeçarin shqiptar Enver Meta, i kapur me 2 kilogramë

kokainë të pastër. Meta po udhëtonte me një makinë me targa greke në momentin që u ndalua nga policia, ndërsa në makinën e tij u gjet e fshehur lënda narkotike me një vlerë afro 400 mijë euro. Sipas mediave italiane, droga ishte e ndarë në katër pako me nga gjysmë kilogrami secila, ndërsa sipas policisë, ajo vinte nga Belgjika dhe do të shitej në Itali.

Kapen 250 kilogramë hashash, pranga biznesmenit nga Shkodra Droga u zbulua në pjesën e karrocerisë së një kamioni që drejtohej nga Agim Ajazi. I arrestuari i tha policisë se nuk e dinte për drogën në Itali, po shkonte për të marrë rroba për dyqanet e tij Elitjona Doko

Më shumë se 250 kilogramë hashash janë sekuestruar mbrëmjen e së dielës në pikën kufitare të portit të Durrësit, ndërsa u gjet e fshehur në pjesën e karrocerisë së një kamioni që do të shkonte në Ankona. Në pranga ka rënë 53-vjeçari nga Shkodra, Agim Ajazi, banues në Gruemirë të Shkodrës, i cili dyshohet të jetë dhe korrieri i drogës. Sipas policisë kufitare mësohet se 53- vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte në drejtim të Ankonës me tragetin e orës 19:00 të mbrëmjes, ndërsa është ndalur në kohë nga agjentët e antidrogës pas kontrollit të imtësishëm të realizuar në kamion. Mësohet se lënda narkotike ishte e fshehur në karrocerinë e kamionit me targa SH 8681D, i cili do të imbarkohej për në tragetin e linjës me qëllim nisjen e tij drejt

shtetit fqinj, Italisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se sekuestrimi në kohë i drogës është bërë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa po vijon puna për peshimin e sasisë ekzakte të lëndës narkotike. Dyshohet që droga të jetë kultivuar dhe siguruar në rrethinat e Shkodrës, ndërsa më pas ka qenë 53-vjeçari, Ajazi që ka bërë të mundur transportimin në port dhe më pas të udhëtonte për trafikimin në tregun italian. Pasi kamioni ka kaluar traun e sigurisë në port, është drejtuar për në sheshin e trageteve,

Dyshohet që droga të jetë kultivuar dhe siguruar në rrethinat e Shkodrës, ndërsa më pas ka qenë 53-vjeçari, Ajazi që ka bërë të mundur transportimin në port dhe më pas të udhëtonte për trafikimin në tregun italian

ndërsa janë sinjalizuar agjentët për kontroll të imtësishëm në mjet. Pas kontrollit janë konstatuar thasët e mbushur me drogë dhe të fshehur në pjesën ballore të karrocerisë së kamionit, ndërsa drejtuesi nuk ka pranuar të ketë dijeni për ngarkesë, duke pohuar se do të udhëtonte për furnizim produktesh për të furnizuar dyqanet e veshjeve që dispononte në Shkodër. Menjëherë është bërë i mundur ndalimi i 53-vjeçarit, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet të jetë një ndër bashkëpunëtorët e rrjetit ndërkombëtar të drogës. Hetimet policore po vijojnë në drejtim të goditjes së rrjetit që dyshohet pas këtij aktiviteti të kundraligjshëm. Në hetim janë marrë 3 telefonat celularë bashkë me kartat sim që Ajazi dispononte me vete, të cilat do të shërbejnë për zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në këtë trafik dhe identifikimin e itinerarit që droga do të ndiqte më tej. Kjo është e pesta herë brenda dy muajve të fundit që në portin e Durrësit tentohet të kalohet drogë në sasi të mëdha, ndërsa ende nuk ka persona të tjerë të arrestuar, përveç drejtuesve të mjeteve ku është gjetur droga, pavarësisht se hetimet vijojnë.

Ndotja nga Metalurgjiku, 510 fëmijë me sëmundje profesionale Në Elbasan mungon mjeku specialist për sëmundjet profesionale, ndërsa numri i fëmijëve të prekur rritet nga viti në vit. Situata e rëndë edhe për shkak të ndotjes Fatos Salliu

Sëmundjet profesionale “trashëgohen” nga metalurgët tek fëmijët. Ky është një tjetër fakt tronditës për qytetin e Elbasanit, ku rreth 510 fëmijë të moshës deri në 18 vjeç vuajnë nga sëmundje profesionale, një patologji kjo që haset kryesisht në moshat mbi 40 vjeç, e veçanërisht tek ata që kanë punuar në industrinë e rëndë, miniera e metalurgji. Shifra pranohet nga Drejtoria e Kujdesit Social në Bashkinë e Elbasanit, ndërsa edhe institucione të tjera që merren me trajtimin e këtyre rasteve pranojnë se situata është alarmante dhe se duhen diagnostikuar më herët rastet. Sipas drejtorit të Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, gjatë vitit 2011-2012, në Bashkinë e Elbasanit u trajtuan me ndihma e përkrahje sociale rreth 510 fëmijë të moshës nën 18 vjeç. “Ky është një realitet i dhimbshëm për qytetin e Elbasanit. Gjatë vitit të kaluar Bashkia trajtoi me ndi-

hmë ekonomike rreth 510 fëmijë të moshës nën 18 vjeç, të gjithë të pajisur me raportin mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, i cili jepet nga Komisioni i Degës së Sigurimeve Shoqërore në Elbasan. Sipas të dhënave që kemi, deri në këtë moshë rezultojnë të prekur nga sëmundje profesionale të mitur, fëmijë, adoleshentë dhe të rinj që përbëjnë kategoritë deri në 18 vjeç”, - pohon Lika. Nga një investigim i mëtejshëm kryer rreth këtij rasti rezultoi se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje (e cila do t’i shoqërojë gjatë gjithë jetës), kanë lindur përgjithësisht nga prindër që vuajnë nga sëmundjet profesionale, por mjaft prej tyre i kanë manifestuar shenjat pas lindjes, që nënkupton se një ndikim të madh ka edhe ndotja e ambientit. Sipas mjekëve, këto sëmundje kryesisht prekin mushkëritë, ndërsa ka mjaft raste të paaftësisë dhe probleme në veshka, mëlçi dhe deri në raste të rënda sëmundjesh të pashërueshme. Edhe pse përkrahen nga Bashkia me 41 mijë lekë të vjetra në muaj, perspektiva e tyre duket mjaft e zymtë. I pyetur nëse ka projekte për këtë kategori, drejtori Shefki Lika shprehet se “Bashkia, veç përkrahjes me ndihmë ekonomike e pagesa kesh, ofron shërbime integrimi, siç është Qendra Sociale Balashe, Shtëpia e

Kombinati metalurgjik në Elbasan

Fëmijës ‘Zëra Jete’, si dhe ndihma të ndryshme”. Megjithatë, në këtë drejtim mbetet shumë për të bërë, pasi bëhet fjalë për një shifër të konsiderueshme, e cila fatkeqësisht rritet nga viti në vit. Drejtori i Shëndetit Publik, Bujar Kllogjeri u shpreh se në këtë drejtim duhej të ishte punuar me kohë, për të mos pasur shifrat që ekzistojnë sot. “Nisur nga këto fakte, tashmë Drejtoria e Shëndetit Publik ndodhet para sfidës që të zbulojë sa më herët rastet e reja dhe

Nga një investigim i mëtejshëm kryer rreth këtij rasti rezultoi se fëmijët e prekur nga kjo sëmundje, kanë lindur përgjithësisht nga prindër që vuajnë nga sëmundjet profesionale

të ndjekë nga afër rastet e evidentuara për të mos lejuar rëndimin e sëmundjes. Në Elbasan mungon mjeku specialist për sëmundjet profesionale dhe ne do të këmbëngulim që ky mjek të jetë në organikë në vitet që vijnë. Për këtë po bashkëpunojmë edhe me Drejtorinë e Spitaleve dhe të Kujdesit Shëndetësor”. Ndërkohë, drejtori i Shëndetit Publik shprehet se në takimet që janë realizuar me strukturat e shëndetësisë u është lënë detyrë që të mbajnë parasysh rastet e prindërve me sëmundje profesionale. Që t’u tregohet rëndësia e konsultës me mjekë specialistë, në rast se do të lindin fëmijë dhe se çfarë duhet të bëjnë që ata të jenë të shëndetshëm. Ndërsa për fëmijët tashmë të identifikuar me këtë sëmundje, t’u bëhet e njohur domosdoshmëria e marrjes së medikamenteve, kushteve të jetesës dhe mënyrës sesi ta trajtojnë veten. Kjo drejtori ka kontakte të drejtpërdrejta edhe me Drejtorinë Arsimore për mënyrën sesi duhet të trajtohen këta fëmijë gjatë procesit mësimor. Ndërsa drejtori Mati Çela, pasi u njoh me këtë realitet u shpreh se drejtoritë e shkollave do të marrin udhëzimin e nevojshëm që t’ua komunikojnë mësuesve sesi duhet t’i njohin dhe t’i trajtojnë rastet e nxënësve me këtë patologji.


OpEd

10

MAPO

E hënë, 10 dhjetor 2011 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Një e pavërtetë e re është më mirë se një e vërtetë e vjetër.

02

Kij kurajën të veprosh në vend që të reagosh.

03

Nganjëherë ndihesh shumë vetëm, kur je duke luajtur Zotin.

Nga Bujar Kapexhiu

Oliver Wendell Holmes

Sepse nuk mund të ketë qytetari pa qytet N

ën peshën 45-vjeçare të shtypjes politike, shqiptarët u str ukt u r u a n n ë nj ë shoqëri të frikës, ku jo vetëm veprimet ishin totalisht të kontrolluara nga lart, por edhe mendimet vendoseshin e shtresëzoheshin sikurse ishte përcaktuar nga rregullat. Në një paralele të qartë me ‘luftën e klasave’, ku të ashtuquajtur skllevër/ të varfrit u ngritën kundër skllavopronarëve/të pasurve dhe i luftuan këta pa asnjë mëshirë, u synua ndërtimi i ‘njeriut të ri socialist’. Njeriu i ri kishte të programuar çdo gjë në jetën e tij të modeluar nga pushteti dhe të shpallur nga propaganda. Devijimi, sado i vogël, nga modeli i propaganduar/urdhëruar, sillte automatikisht përjashtimin dhe kalimin nga një grup (skllevër) në grupin tjetër (skllavop r o n a r) d h e r e z u l t at i d i h e t , ekspozim i të gjithë farefisit ndaj efikasitetit të diktaturës së proletariatit/ luftës së klasave. Civilizimi/qytetaria, nëse mund ta quajmë kështu, ndërtohej në dy kolona të qarta, marrëdhënia midis ish-skllevërve dhe ish-skllavopronarëve, dhe marrëdhënia mes ish-skllevërish në vetvete. E para, qartësisht ishte luftë frontale e dhunshme deri në shfarosje. Marrëdhënia e dytë ishte totalisht e kundërta, pra paqe, vëllazëri dhe barazi mes aktorësh të njëjtë. Tetë orë punë, tetë orë pushim, edukim social-kulturor e ushtarak dhe tetë orë gjumë konstruktonin njeriun e ri. Modeli i individit të ndërtuar nga propaganda ishte i vetmi, dhe duhet të ndiqej nga të gjithë. Ishte ky që përcaktonte interesat, nevojat dhe marrëdhëniet, në bazën e të cilave gjithashtu planifikohej, projektohej dhe ndërtohej qyteti. Dhe për sa kohë qyteti ndërtohej dhe funksiononte në këtë mënyrë, qytetaria konstruktohej në të njëjtën formë. Në vitin 1991 kriza e legjitimitetit të elitës politike, kriza e thellë dhe progresive ekonomike, ndryshimi i politikave të faktorit të jashtëm dhe efekti domino i ndryshimeve në vendet e Europës Lindore shkërmoqën regjimin komunist, i cili ndërtonte këtë lloj qytetërimi/kulture. Rënia e shkakut konseguonte mosekzistencën e pasojës, pra rënien e llojit të qytetërimit, dhe kjo e fundit fragmentarizimin deri në individualizim të interesave, nevojave dhe marrëdhënieve. Nga ana tjetër, rë-

koment

Gentian Kaprata

Në vitin 1991 kriza e legjitimitetit të elitës politike, kriza e thellë dhe progresive ekonomike, ndryshimi i politikave të faktorit të jashtëm dhe efekti domino i ndryshimeve në vendet e Europës Lindore shkërmoqën regjimin komunist, i cili ndërtonte këtë lloj qytetërimi/kulture. Rënia e shkakut konseguonte mosekzistencën e pasojës, pra rënien e llojit të qytetërimit, dhe kjo e fundit fragmentarizimin deri në individualizim të interesave, nevojave dhe marrëdhënieve

nia e modelit të vetëm kërkonte modele të rinj, madje shumë modele, sepse të shumta ishin edhe rolet. Fatkeqësisht, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, modelet u gjetën tek e njëjta dije/njohje. Kishim 45 vjet që dëgjonim dhe lexonim për kapitalizmin dhe demokracinë imperialiste, nuk ishin koncepte të reja për ne, por sigurisht ishin koncepte të përkufizuara sipas një konteksti të caktuar, sipas një loje gjuhësore të caktuar. Kontekst i cili kërkonte/synonte deformimin e tyre dhe të roleve të individëve në to. Tregtari duhet të ishte hajdut, ai i rriste çmimet sipas qejfit. Borgjezi, gjithashtu, ai duhet t’i pushonte njerëzit nga puna dhe t’i ulte pagat e punëtorëve vetëm në interes të tij. Të mos flasim për drejtësinë, ku gjyqtarë dhe avokatë duhet të ishin bërë bashkë për të favorizuar më të pasurit që paguanin nën dorë. Administrata duhet të ishte injorante. Ajo duhet të vihej vetëm në shërbim të bejlerëve, agallarëve dhe manifakturistëve. Ndërsa punëtorët dhe fshatarët e varfër punonin nga lindja e diellit deri në muzg, të shoqëruar nga skamja totale. Këto ishin modelet e përshkruara nga propaganda, dhe ne këto modele ndoqëm. Dhe, duke ecur drejt këtyre modeleve ndërtuam këto marrëdhënie. Marrëdhënie, të cilat na ndërtuan këto qytete. Sepse, banesat ku ne jetojmë i ka ndërtuar një ndërtues që për model kishte borgjezin e librave të diktatorit, në tokën e një pronari që për model kishte feudalin, me lejen e një administrate që sikurse orientonte modeli i propaganduar, i shërbente vetëm zarfeve nën dorë. E nëse dikush ankohej, drejtësia e dinte shumë mirë dhe paraprakisht se kush kishte të drejtë. Kështu pra, ndërsa ndërtuam marrëdhënie ndërtuam edhe qytetin. Dhe ndërsa ndërtuam qytetin, konstituuam edhe civilizimin tonë të ri. Tashmë marrëdhëniet janë të shumta, sepse të shumtë janë edhe aktorët dhe faktorët ndikues. Rolet komplementare, fragmentarizimi dhe individualizimi që shoqëron kohën tonë, shërbejnë gjithashtu në diversifikim dhe shumëllojshmëri të tyre. Por cilat janë, empirikisht, marrëdhëniet tona? Mbi cilin kontekst ndërtohen ato? Jetojmë në apartamente të patermoizoluara, të padiellëzuara dhe të paajrosura, megjithëse jeto-

Merr e jep jmë në Shqipërinë e treqind ditëve me diell. Cila mendoni se do jetë gjendja jonë shëndetësore dhe e humorit? Apartamentet tona vendosen në pallate me 12 kate dhe 6 apartamente në kat. Cila mendoni se do jetë marrëdhënia me fqinjët që përdorin të vetmin ashensor apo të njëjta shkallë të ngushta? Ç’marrëdhënie do kemi mes vetes, si komunitet, kur nëse dalim nga dera kryesore e pallatit mund të rrezikojmë të shtypemi nga një makinë që ecën me shpejtësi në rrugicat e ngushta që rrethojnë objektin? Ç’marrëdhënie dhe komunitet mund të ndërtojmë, kur për gjashtëdhjetë automjetet e pallatit ka vetëm tetë vende parkimi? Për këto vendparkime na duhet të konkurrojmë, apo jo, na duhet të debatojmë dhe shpesh grindemi. Ç’trashëgimi komunitare do kemi, kur çerdhja dhe kopshti më i afërt për fëmijët tanë është dy kilometra larg, apo në katin e fundit të një pallati? Për t’i arritur ato apo vendet tona të punës na duhet të përdorim patjetër automjet, sepse transporti publik është ai që është. Cilat mendoni se do jenë marrëdhëniet me bashkëqytetarët, kur përdorimi i au t o mj e t e ve p ë r ç do l ë v i z j e nënkupton një betejë të dhimbshme në trafikun e mbingarkuar dhe domosdoshmëri për gjetje vendparkimi në çdo ndalesë të detyruar? Ç’të ardhme komunitare mund të ndërtojmë, kur fëmijëve tanë edhe kur kthehen nga shkolla u duhet të mbyllen brenda apartamentit sepse nuk ka një shesh ku të luajnë. Ç’marrëdhënie ndërbrezore do ndërtojmë, kur prindërit tanë bëjnë tre mijë metra me pengesa (në trotuaret e zëna nga makinat e parkuara dhe tavolinat e kafeneve), për të arritur në lu l i sht e t e p a kt a t ë q y t e t it ? Ç’kohezion social mund të ndërtojmë, nëse aktivitetet tona të kohës së lirë do të jenë vetëm kafenetë? Secili nga ne mund t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Dhe përgjigjet, në mënyrë të pashmangshme, do jenë shumë të ngjashme, në mos të njëjta. Janë këto përgjigje që përcaktojnë marrëdhëniet tona komunitare dhe janë këto marrëdhënie që ndërtojnë qytetarinë tonë. Prandaj, fjetorja jonë e madhe duhet të kthehet në qytet. Vetëm atëherë mund të fillojmë të komunikojmë dhe vetëm duke komunikuar mund të ndërtojmë qytetari moderne, mund të ndërtojmë civilizim.

Tashmë marrëdhëniet janë të shumta, sepse të shumtë janë edhe aktorët dhe faktorët ndikues. Rolet komplementare, fragmentarizimi dhe individualizimi që shoqëron kohën tonë, shërbejnë gjithashtu në diversifikim dhe shumëllojshmëri të tyre. Por cilat janë, empirikisht, marrëdhëniet tona? Mbi cilin kontekst ndërtohen ato? Jetojmë në apartamente të patermoizoluara, të padiellëzuara dhe të paajrosura, megjithëse jetojmë në Shqipërinë e treqind ditëve me diell.


E hënë, 10 dhjetor 2011 www.mapo.al

MAPO

11

Zamira fshiu lotët pas lopatës së fundit me dhe’ mbi varr, veshi rrobat e zisë dhe që nga ajo ditë nuk ndaloi asnjë moment të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit — rudina Xhunga

Gra si Zamira Durda T

ushe Osmani humbi vajzën në Gërdec. E takova 3 vjet më pas. Nuk ishte grua që qante. Të bënte të qaje, kur tregonte: “Vajza punonte në fabrikë. E zuri flaka e madhe dhe iu dogjën rrobat në trup. U fsheh në një bunker. I vinte turp të dilte lakuriq dhe rrinte fshehur derisa të kalonte kush ta ndihmonte. E çuan në Itali, por djegia kishte bërë të vetën. Hoqi shumë nga dhimbjet e mëdha. Një ditë, kur rrija dhe i mbaja dorën ndërsa ajo vuante, më tha: “ Mami, unë do vdes, por amanet Kristin”. Dhe vdiq. Sot Kristiana është 3 vjeçe. Nuk e pa kurrë nënën e saj. Për 8 Mars, më tha: “Nëna, do vish të dalim për 8 Mars.”. Ajo kërkonte nënën e vet në atë ditë dhe kujtonte se do dilte me nënën e saj, kur më kërkoi mua...E kam shumë të vështirë ta rris këtë fëmijë. Kërkoj nga shteti t’i lërë një pension, se nuk e rris dot. Kërkoj nga shteti ta ndihmojë Kristin tim!.” Resmije Osmani ishte 19 vjeç kur vdiq. 5 vjet më vonë, e ëma e ndoqi pas. Sot Kristiana është vetëm në fatin e saj. Është 5 vjeçe vogëlushja. Nuk kupton pse gazetat shkruajnë që nëna e saj nuk e mbajti amanetin e së bijës. Nuk e kupton kur një gjysheje i plas zemra. Nuk duron dot më dhe vendos të iki. Ajo s’ia lëshonte kurrë dorën, e merrte me vete kudo shkonte. Nuk

e hiqte nga sytë bijën e së bijës, zemrën e zemrës. E mbante në Tiranë, për ta pasur ndër sy, kur shkonte të pastronte nëpër shtëpitë e zonjave të kryeqytetit. I mbaronte punët me vrap dhe drejt e te mbesa. Nuk ka zot t’ia shpjegojë së voglës, pse një gjyshe e mirë ta shkëput dorën e vogël nga dora e saj e plakur para kohe dhe ikën e të lë vetëm. Siç iku mami, që s’e pa kurrë, veç në fotografi. Një mami bukuroshe që i ka lënë kaq shumë tipare të gdhendura në fytyrë. Mbase kur të ketë moshën kur mami e la, do të kuptojë më shumë për fatin e grave të Gërdecit, për fatin e grave. Fatin e grave që u dogjën gjallë dhe burrat u rimartuan e s’folën më kurrë për to, se nuk donin gratë e dyta. Për fatin e grave të dënuara dhe harruara për një grusht lekë, për fatin e grave që shtyjnë jetën në fshat duke pritur të shkojnë te burrat e vdekur atë ditë marsi, në Gërdec, për fatin e grave që jetojnë e vdesin në heshtje, për fatin e grave si gjyshja e Kristit, që iu plas zemra nga malli dhe halli i madh. Mbase, kur të rritet, Kristiana do të dëgjojë edhe për një grua ndryshe. Për Zamira Durdën. Për një grua të rrallë. Stoike. Unike. Ka qenë në çdo seancë gjyqësore, çdo protestë për Gërdecin. Një grua e imët, e veshur me të zeza, që nuk

dorëzohet. Ka humbur djalin në Gërdec. Edisonin e vogël 6-vjeçar. I iku pa i thënë atë ditë morti në fshat dhe e përpinë flakët. Kur po jepte shpirt në Itali, tha për herë të fundit: “Më fal mami që ika pa leje.” Pastaj nuk harroi t’i rrëfente dhe vëllait që i kishte marrë biçikletën pa i treguar. I doli në ëndërr i vogli dhe i tregoi ku ia kishte lënë para se të digjej. Vëllai shkoi në vendin që i tregoi Edisoni, ndërsa flinte dhe e gjeti. Aty ishte biçikleta. Edisoni iku kot nga kjo botë. Pa fat e faj. Dhe askush nuk i ka thënë ende dy fjalët magjike që në këtë vend i dinë vetëm fëmijët: MË FAL! Zamira fshiu lotët pas lopatës së fundit me dhe’ mbi varr, veshi rrobat e zisë dhe që nga ajo ditë nuk ndaloi asnjë moment të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit. Unë jam e sigurt që ajo do t’i shkojë deri në fund. Fundi është i ndryshëm për njerëz të ndryshëm, por them se ata që kujtojnë se padrejtësia s’ka fund, duhet të ruhen nga gra si Zamira. Ndërsa ne gratë që s’kemi veç lot e fjalë, do të ishte mirë që gra si Zamira t’i ftonim në çdo protestë grash e konferencë për dhunë ndaj gruas e ndaj njeriut, të bënim foto të mëdha të grave si Zamira, t’i kthenim kauzat e saj në kauzat tona, të

koment

Rudina Xhunga

Ndaj unë zgjedh sot, tani, Zamira Durdën si gruaja e vitit, si gruaja që duhet ftuar e nderuar në ëdo tubim, konferencë, broshurë e kauzë grash, si simbol dhe shembull, si frymëzim dhe besim. Është shpresa se në këtë vend vërtet janë pakësuar burrat, por ama ka gra. Ka gra në këtë vend që i shkojnë fundit deri në fund. Gra si Zamira.

Frymëzim përmes vlerësimit N

ë tetor të këtij viti Bashkimit Europian iu dha çmimi “Nobel” për Paqen dhe sot, Presidenti i Këshillit Europian, Presidenti i Komisionit Europian dhe Presidenti i Parlamentit Europian, do ta marrin atë në ceremoninë e dhënies së çmimeve në Oslo. Shumë janë gëzuar dhe e kanë vlerësuar çmimin si të merituar. Disa të tjerë e kanë parë me ironi dhënien e çmimit në këtë periudhë – një çmim “Nobel” për Paqen në mes të krizës. Në të vërtetë, politikëbërësit dhe qytetarët e BE-së po përballen me ditë të vështira. Megjithatë, të nënvlerësosh 60 vjet paqe, stabilitet dhe demokraci në rritje për shkak të së tashmes, është sipas mënyrës shqiptare të të folurit, njësoj si “të mbytesh me një pikë ujë”. Historia e Bashkimit Europian na jep neve dhe partnerëve tanë jashtë BE-së besimin se do të dalim më të fortë. Këtë e kemi bërë shumë herë dhe do ta bëjmë sërish. Është e vështirë të përfytyrohen guximi dhe vizioni politik që frymëzuan udhëheqësit europianë të kohës për të nisur procesin e integrimit europian. Sot Europa është një kontinent i ribashkuar dhe komuniteti më i madh i integruar i demokracive në botë. Sot Bashkimi Europian është një bashkim i lirë tregtar; një bashkim i lirisë dhe i demokracisë. Një bashkim paqeje.

koment

Ettore Sequi* Sot Bashkimi Europian është shpikja më e suksesshme në botë për çuarjen përpara të paqes. Çmimi “Nobel” për Paqen të kujton fuqishëm atë çka e bën BE-në kaq të veçantë. Dhe në të vërtetë çmimi është burim krenarie. Krenari për arritjet e jashtëzakonshme të projektit europian: një kontinent që e kishte konsumuar për shekuj veten në luftëra është bërë një kontinent i bashkuar në paqe dhe vlera demokratike dhe një ndër mbështetësit më të fortë të paqes kudo nëpër botë. Pajtim mes armiqve, tashmë të bashkuar në një përpjekje të përbashkët për ta bërë luftën mes tyre politikisht të pamundur, duke e bërë atë materialisht të pamundur. Krenari për faktin se kjo është vërtet një arritje e përbashkët: puna jo vetëm e udhëheqësve dhe institucioneve, por edhe e brezave të tëra të europianëve nga aq shumë vende që kanë kapërcyer ndarjen dhe kanë mësuar ta njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të punojnë së bashku. Çmimi është një burim Përgjegjësie: një kujtesë se siguri-

mi dhe forcimi i Europës ashtu siç e njohim, të bashkuar në paqe dhe demokraci, është një punë e vazhdueshme dhe e përditshme që kërkon përfshirjen dhe mbështetjen e gjithë europianëve dhe atyre që aspirojnë të bëhen europianë. Është një burim Frymëzimi. Frymëzim për të ardhmen dhe sidomos për brezat e rinj. Frymëzim për ata që besojnë se Bashkimi Europian është ende një ndër projektet më të suksesshme paqeruajtëse, duke demonstruar se pajtimi është i mundur dhe se sa e fuqishme mund të jetë marrëveshja për një fillim të ri. Prandaj, vlerësimi është frymëzim edhe për ata që duan të bëhen anëtarë të BE-së, si shumica e shqiptarëve. Çmimi “Nobel” për Paqen që i jepet BE-së është një vlerësim i merituar i vizionit dhe përpjekjeve të paepura të politikanëve dhe qytetarëve europianë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, të bazuar fort në vlera – vlera për të cilat kemi punuar fort që t’i vëmë në jetë dhe t’i përhapim – si respekti për dinjitetin dhe të drejtat njerëzore, solidariteti, liria, demokracia, barazia, shteti i së drejtës. Duke vlerësuar suksesin në ndërtimin e paqes dhe mirëqenies, çmimi “Nobel” për Paqen është një thirrje zgjimi për të gjithë ata që besojnë në projektin europian dhe momentalisht

ndihen të shkurajuar. Vlerësimi që vjen me këtë çmim na kujton faktin se ëndrrat e mëdha – si paqja në një kontinent që ishte i ndarë nga lufta dhe urrejtja – bëhen realitet përmes një përkushtimi po aq të sinqertë dhe punës së vazhdueshme. *** Çmimi vjen edhe në një tjetër përkitje kohore mjaft me vend. Ceremonia e çmimit “Nobel” do të zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare dhe Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe vetëm dy ditë para dhënies së çmimit “Sakarov” nga Parlamenti Europian. Ky është në fakt çasti i duhur për të reflektuar mbi të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. Respekti për të drejtat e njeriut është një gjurmë e pashlyeshme e projektit europian – e pandashme nga paq ja në gjithë kuptimin e saj. Paqja është e papërfytyrueshme dhe aq më tepër e pamundur, pa respektimin e të drejtave të njeriut, pa dinjitetin njerëzor. Së bashku me zgjedhjet e lira dhe të drejta dhe shtetin ligjor, respekti për të drejtat e njeriut është një angazhim i Shqipërisë për përmbushjen e ëndrrës së saj europiane. Dhuna në familje, dhuna e bazuar te gjinia, diskriminimi mbi çdo bazë duhet të marrin një “Jo” të vendosur dhe të pa negociueshme nga institucionet dhe qytetarët shqiptarë. Pengimi i zhvillimit të perso-

bëheshim njësh me gra si Zamira, t’iu jepnim zë e zemër, kur iu dobësohet zëri e iu lëshohet zemra, se njerëz janë dhe gratë si ajo. Kur Tushe Osmani vrau vetën, iu ktheva intervistës me të 3 vjet më parë në “Shqip”, në Top Channel. Kujtova dhomën e fëmijëve të vegjël, ku xhirova dhe nuk e transmetova. Aty ishte dhe Kristiana 3vjeçare. Ishin mbledhur gjithë fëmijët në dhomën e Edisonit, për ta kujtuar. Fëmijë pa lot. Kur i pyesja a kishin frikë, më thanë: “Po. Kemi frikë nga Gërdeci”. Edhe Tushja kishte frikë nga Gërdeci, edhe gratë e tjera që s’erdhën atë ditë. Gërdeci është varr i hapur. Normal të kesh frikë. Ndaj mendova për Zamirën dhe e mora në telefon atë ditë. Sepse është nga ato gratë e rralla që s’heqin dorë, pavarësisht nga vdekjet që takojnë rrugës, pavarësisht nga jeta që s‘të fal asgjë, aq më pak në Gërdec. Ndaj unë zgjedh sot, tani, Zamira Durdën si gruaja e vitit, si gruaja që duhet ftuar e nderuar në ëdo tubim, konferencë, broshurë e kauzë grash, si simbol dhe shembull, si frymëzim dhe besim. Është shpresa se në këtë vend vërtet janë pakësuar burrat, por ama ka gra. Ka gra në këtë vend që i shkojnë fundit deri në fund. Gra si Zamira.

nave të çdo moshe, feje, aftësie, etnie dhe orientimi seksual është në të vërtetë pengimi i zhvillimit drejt asaj udhe. Shqiptarët janë pjesë e projektit europian. Shqiptarët e kanë shprehur pareshtur vullnetin e tyre të patundur për t’u bashkuar me BE-në, sepse edhe ata i vlerësojnë arritjet e Bashkimit Europian – në demokraci, në të drejtat e njeriut dhe në liritë themelore, në shtetin e së drejtës dhe në përparim. Është përgjegjësi historike e klasës politike shqiptare që ta vërë në jetë këtë vullnet popullor, ta bëjë atë realitet. Të tjerë në Europë dhe të tjerë në këtë rajon, si Kroacia, e kanë demonstruar tashmë se kjo mund të bëhet. *** Objektivi i paqes dhe i stabilitetit që kanë ndjekur për dekada të tëra udhëheqësit europianë nuk është thjesht mungesa e luftës. Ai është gjithashtu një paqe që përfshin pajtimin, bashkimin, negociatat, kompromisin dhe dialogun. Dhe asgjë nga këto nuk mund të arrihet pa e respektuar njëri-tjetrin si të barabartë. Paqja dhe ato çka nënkupton ajo – progresi, mirëqenia, shpresa dhe drejtësia - nuk mund të arrihen veçse me dialog dhe mirëkuptim. Ky është mesazhi i Bashkimit Europian. * Ambasadori i BE në Shqipëri


CMYK

12

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

speciale

Në vetëm dy ditë Kryeministri ka siguruar më shumë se 48 mijë fansa, të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për faqen e krijuar prej tij.

Berisha, 1 mijë fansa në orë në facebook, poston foton e dhëndrit dhe të nipit

G

ara e ardhshme elektorale do të jetë një betejë e ashpër jo vetëm në aspektin e kontaktit direkt me elektoratin, por edhe në komunikimin virtual me të. Kështu prej dy ditësh (është hapur në datën 5 dhjetor, por u bë publike nga Kryeministri vetëm në datën 8) edhe kryeministri Sali Berisha ka një llogari të tijën në rrjetin social facebook, për të cilët duket se ekziston një interes shumë i madh nga fansat. Në vetëm dy ditë Kryeministri ka siguruar më shumë se 48 mijë fansa, të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për faqen e krijuar prej tij. Çka do të thotë se ai ka mundur të sigurojë pëlqimin e afro 1 mijë fansave në orë. Një numër i konsiderueshëm ky po të kihet parasysh koha mjaft e shkurtër që është hapur kjo faqe. Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Edi Rama, pas gati dy vitesh që ka hapur faqen e tij zyrtare në facebook, ka sot 164 651 pëlqime ose fansa dhe 10 257 persona që bisedojnë me të. Por siç dihet tashmë kreu i opozitës faqen e tij të preferuar dhe më aktive ka atë në twitter, ku poston herë pas here statuse apo komente të ndryshme. Ndërkohë Berisha si rishtar që është në këtë lloj komunikimi dje ka qenë shumë aktiv në faqen e vet. Kështu, ai ka postuar një numër të madh fotosh nga aktivitetet e tij si Kryeministër, si dhe një foto nga koha e lirë që kalon me familjen. Kështu dje në orët e pasdites ai ka postuar një foto të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe nipit të tij. “Po kaloj kohën me familjen time këtë të diel dhe dua të ndaj me ju disa fotografi të familjes sonë: Abi dhe Arti – sb”, - shkruante Kryeministri në komentin e tij sqarues të kësaj fotoje. Gjithashtu ai ka hedhur dhe një foto me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, gjatë koncertit që ajo mbajti në Tiranë me rastin e festimeve të 100-vjetorit, si dhe disa foto të tjera nga aktivitetet që u zhvilluan me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë më 8 Dhjetor. Kryeministri Berisha në profilin e tij shkruan ndër të tjera se “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja, duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe në whatsapp, në numrin +355692099410”.

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi

Berisha dhe Hillary Clinton


sot nobeli

botimi

Mo Yan: Shkrimtar u bëra nga uria dhe vetmia

“Njeriu i Ri”...dhe trashëgimia e hidhur e periudhës komuniste

Mo Yan sot merr zyrtarisht çmimin “Nobel” për Letërsi. Por fituesi i këtij çmimi është përballur me një sulm akuzash

Monografia e Albert P. Nikollës si një vepër e arrirë e antropologjisë politike Autori i librit, Albert P. Nikolla

Dosje fenomen Vitrina e librit recensë botime

recensa e preç zogaj

www.mapo.al

51 libra, 51 ide bëjnë bashkë autorët e mendimit kritik

P

Njeriu i njëjtë te dy njerëz të ndryshëm “Tjetri si unë”, një roman nga Jose Saramago, botuar nga “Dudaj” vjen në përkthimin e shkrimtarit Nasi Lera

ërmes diskutimeve interaktive mes akademikëve dhe studentëve të fushave të ndryshme mbi tituj akademikë të botuar së fundmi në Shqipëri, projekti “51 libra, 51 ide” vjen si një nxitës i debatit për demokratizim, mirëqeverisjen dhe proceset e integrimit në Shqipëri. Libri që javën e kaluar hapi siparin e këtij projekti, që do të zgjasë 51 javë, ishte “Gurtë e kufinit”, libri studimor i antropologut shqiptar Nebi Bardhoshi, i cili sjell një model të ri në studimet etnologjike. Një studim mbi kufijtë pronësorë të parë në këndvështrimin e dy ligjeve: atij shtetëror dhe atij kanunor. E drejta tokësore e krahinës së Hasit në të dy anët e kufirit, pjesës

së Kosovës e pjesës së Shqipërisë vjen e studiuar jo vetëm nga një qasje historike por edhe kontekstuale lidhur me pronësinë. Njeriu banor i asaj zone i gjendur mes dy sistemeve, mes ligjit shtetëror dhe atij kanunor. Monografia bazohet në material të pasur e hollësishëm të gjurmuar në terren, por pasurohet edhe me literaturë të përzgjedhur të fushës etnojuridike. Ky libër, i cili bën pjesë në kolanën e librave studimorë nga shtëpia botuese universitare “UET-Press”, nga këndvështrimi dhe trajtimi i problemeve, sjell një model të ri në studimet etnologjike. Pyetja kryesore që shtron autori në këtë studim është se çfarë efektesh ka pasur moderniteti mbi shqiptarët...

Faqe 13

Koordinatori i projektit “51 libra, 51 ide”, Roland Lami, sqaron synimin e kësaj nisme që ka në fokus debatin mbi librin akademik dhe promovimin e ideve që ata përcjellin


14

E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

dosje/UET Do të jenë 51 tituj akademikë që do të sjellin 51 ide inovative për zhvillimin e politikave në Shqipëri, në projektin që ka nisur në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Një projekt i cili synon të nxisë zhvillimin e debatit në hapësirën publike mbi mirëqeverisjen dhe procesin e demokratizimit

51 libra, 51 ide, hapin debatin mbi librin P

ërmes diskutimeve interaktive mes akademikëve dhe studentëve të fushave të ndryshme mbi tituj akademikë të botuar së fundmi në Shqipëri, projekti “51 libra, 51 ide” vjen si një nxitës i debatit për demokratizim, mirëqeverisjen dhe proceset e integrimit në Shqipëri. Libri që javën e kaluar hapi siparin e këtij projekti, që do të zgjasë 51 javë, ishte “Gurtë e kufinit”, libri studimor i antropologut shqiptar Nebi Bardhoshi, i cili sjell një model të ri në studimet etnologjike. Një studim mbi kufijtë pronësorë të parë në këndvështrimin e dy ligjeve: atij shtetëror dhe atij kanunor. E drejta tokësore e krahinës së Hasit në të dy anët e kufirit, pjesës së Kosovës e pjesës së Shqipërisë vjen e studiuar jo vetëm nga një qasje historike por edhe kontekstuale lidhur me pronësinë. Njeriu banor i asaj zone i gjendur mes dy sistemeve, mes ligjit shtetëror dhe atij kanunor. Monografia bazohet në material të pasur e hollësishëm të gjurmuar në terren, por pasurohet edhe me literaturë të përzgjedhur të fushës etno-juridike. Ky libër, i cili bën pjesë në kolanën e librave studimorë nga shtëpia botuese universitare “UET-Press”, nga këndvështrimi dhe trajtimi i problemeve, sjell një model të ri në studimet etnologjike. Pyetja kryesore që shtron autori në këtë studim është se çfarë efektesh ka pasur moderniteti mbi shqiptarët në dy kontekste të ndryshme politike. “Libri nuk ka pasur ende ndonjë jehonë të madhe” –u shpreh autori Bardhoshi para kolegëve antropologë, sociologë dhe studiues së ligjit si edhe studentëve të tij në antropologjinë ligjore. Por është ky synimi i këtij projekti që me anë të këtyre bashkëbisedimeve dhe recensave mbi librat të sjellë në vëmendje jo vetëm të profesionistëve të fushës, por edhe një publiku më të gjerë këta libra, që megjithëse nuk kanë pasur bujën komerciale, janë libra cilësorë e me ide të vlefshme. Për vetë autorin Bardhoshi pyetja e parë mbi këtë libër ka qenë: çfarë ka ndodhur në realitetin ku banojnë shqiptarët dhe pastaj gradualisht ka ngritur pyetje të një natyre të debatit bashkëkohor në antropologjinë e ligjit mbi natyrën e pluralizmit ligjor. Është evidente që pronësia ka qenë themeli dhe fokusi kryesor për arsye që dihen: në Shqipëri çështja e pronësisë është temë delikate, por edhe në atropologjinë bashkëkohore pronësia është kthyer në një nga temat kryesore studimore, sidomos për antropologjinë post-socialiste. “Këto janë mesazhe me impakt konkret në modelimin e marrëdhënieve pronësore në Shqipërinë e së ardhmes. Njëherazi ato tregojnë vlerën e pazëvendësueshme të studimeve të mirëfillta shkencore në sferën e antropologjisë së ligjit për zgjidhjen e pyetjes; pse ligji

shtetëror për rishpërndarjen e pronës na rezulton i pazbatueshëm në kushtet konkrete. Dëshiroj të falënderoj autorin për këtë vepër të re që na takon të gjithëve ta vlerësojmë. Ajo është shkruar me përgjegjësi shkencore dhe intelektuale me idenë për të ndriçuar në mënyrën më të mirë të mundshme aspekte të rëndësishme të së drejtës në kuadrin e marrëdhënieve pronësore në realitetin shqiptar”, u shpreh recensuesi i librit, antropologu Aleksandër Dhima. Ky projekt vjen si një iniciativë e një grupi kërkuesish në Qendrën UET, dhe lektorësh në pranë Universitetin Europian të Tiranës dhe synon të zhvillojë mekanizma që promovojnë titujt akademikë e shkencorë të botuar në sferën e arsimit të lartë dhe instituteve kërkimore-shkencore, që synojnë zgjerimin e rrjetit të lexuesve dhe rritjen e njohurive të publikut mbi botimet akademike e shkencore në Shqipëri. Takimet javore që do të pasojnë librin “Gurtë e kufinit” janë të menduara si interaktive dhe të hapura e synojnë të bëjnë bashkë akademikë, studentë, ekspertë të fushës, kritikë të librit, përfaqësues të shtëpive botuese, lexues dhe të tjerë të interesuar në një bashkëbisedim rreth titujve akademikë e shkencorë duke kontribuar në promovimin e ideve të mirëqeverisjes në Shqipëri. “Synojmë që 51 titujt e librave të përzgjedhur në 51 javë të gjenerojnë 51 ide dhe të nxisin debatin rreth tematikave qendrore të mirëqeverisjes dhe demokratizimit dhe me anë të këtij projekti të ndërtohet dhe konsolidohet në një traditë e Forumit të Librit, e cila në mënyrë të përjavshme të shërbejë si një platformë nga ku nxitet debati në hapësirën publike në lidhje me mirëqeverisjen, politikat publike, vendimmarrjen, integrimin dhe demokratizimin e vendit në tërësi Me qëllim që të përforcojë bashkëpunimi midis sferës së arsimit të lartë, instituteve kërkimore-shkencore dhe shtëpive botuese në lidhje me botimin dhe promovimin e titujve akademikë e shkencorë jo vetëm në programet universitare dhe kurrikulat e mësimdhënies, por edhe në hapësirën publike në Shqipëri,”- shprehet sociologu Roland Lami, pedagog në UET dhe koordinatori i këtij projekti. Ky projekt i financuar nga universiteti Europian i Tiranës, realizohet si një veprim i përbashkët i Qendrës UET, UET-Press, Institutit të Dialogut dhe Komunikimit, Institutit Shqiptar të Medias, Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare; shtëpive botuese: ‘55’, ‘Onufri’, ‘Dituria’, ‘Toena’ e ‘Dudaj’. Në javët në vijim janë planifikuar debate mbi librat “Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera”, e publicistit Shkëlzen Maliqi, dhe “Bota që krijoi Amerika” dhe “Bota postamerikane”, të autorit Pirro Misha.

Roland Lami:

Ja kush janë autorë e mendimit kritik Suadela Balliu

Në një intervistë për MAPO libri, koordinatori i projektit “51 libra, 51 ide”, Roland Lami, sqaron synimin e kësaj nisme që ka në fokus debatin mbi librin akademik dhe promovimin e ideve që ata përcjellin dhe që nuk gjejnë hapësirën dhe zërin për t’u dëgjuar. Ja çfarë pritet nga “51 libra, 51 ide”!

Si mori shkas kjo nismë ? Iniciativa e këtij projekti buron nga fakti që arsimi i lartë dhe institucionet e linjës kanë pasuruar fondin e titujve akademikë e shkencorë të botuar në shqip në formën e studimeve të autorëve, akademikëve dhe ekspertëve shqiptarë si dhe në formën e përkthimeve të titujve më të rëndësishëm të botës akademik botërore. Megjithatë, këto botime për shkak të mungesës së kritikës dhe promovimeve në ambientet universitare, kufizohen te një rrjet lexuesish shumë të kufizuar. Pikërisht, për të mundësuar kritikën profesio-


E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

15

Ky projekt vjen si një iniciativë e një grupi kërkuesish në Qendrën UET, dhe lektorësh pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe synon të zhvillojë mekanizma që promovojnë titujt akademikë e shkencorë të botuar në sferën e arsimit të lartë dhe instituteve kërkimore-shkencore, që synojnë zgjerimin e rrjetit të lexuesve dhe rritjen e njohurive të publikut mbi botimet akademike e shkencore në Shqipëri.

nale dhe ndërtimin e mekanizmave promovues të librave brenda ambienteve universitare dhe me gjerë, do të ndërmerret ky projekt. Ç’pritet të arrihet realisht me anë të këtyre debateve? Me anë të takimeve të përjavshme, interaktive e të hapura synohet të mblidhen së bashku akademikë, studentë, ekspertë të fushës, kritikë të librit, përfaqësues të shtëpive botuese, lexues dhe të tjerë të interesuar në një bashkëbisedim rreth 51 titujve akademikë e shkencorë të botuar kohët e fundit. Ky forum do të shërbejë për të përforcuar bashkëpunimin midis sferës së arsimit të lartë, institucioneve kërkimore-shkencore dhe shtëpive botuese në lidhje me botimet dhe promovimin e titujve akademikë e shkencorë jo vetëm në programet universitare, por edhe në hapësirën publike. Pse 51 libra? Bordi i librit i përbëre nga përfaqësues të disa shtëpive botuese, institucioneve kërkimore shken-

core dhe specialistë të shkencave sociale të Universitetit Europian të Tiranës, kanë përzgjedhur 51 autorë që nxisin mendim kritik dhe analizë reflektive në lidhje me kontekstin politik, ekonomik, social e kulturor në Shqipëri.

Ky projekt i financuar nga Universiteti Europian i Tiranës realizohet në bashkëpunim me Qendrën UET, UET-Press, Institutin e Dialogut dhe Komunikimit, Institutin Shqiptar të Medias, Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, shtëpitë botuese: ‘55’, ‘Onufri’, ’Dituria’, ‘ Toena’ e ‘Dudaj’.

Sigurisht mund të ishin më shumë, por për këtë fazë të parë të projektit është menduar ky numër. Në ç’formë do të realizohen takimet ? Takimet do të jenë të përjavshëm, në ambientet e universitetit, të konceptuar me pjesëmarrjen e autorit të librit ose përkthyesin, një recensues të librit, një ekspert të fushës, një përfaqësues të shtëpisë botuese apo institucion kërkimor-shkencor si dhe me pjesëmarrjen e akademikëve, studentëve, lexuesve dhe të tjerëve të interesuar për librin. Bashkëbisedimi do të përqendrohet tek analiza dhe diskutimi rreth tematikave kryesore të librit. Ky do të jetë formati i takimeve. A mund të na zbuloni disa emra autorësh që do të jenë pjesëmarrës? Deri tani, kemi siguruar aprovimin e një numri të konsiderueshëm autorësh të njohur brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë jemi në pritje të përgjigjes zyrtare të disa të tjerëve. Në ditët në vazhdim sigurisht do të bëjmë të ditur listën e plotë të emrave. Nga cilat fusha janë zgjedhur kryesisht librat? Bordi i librit ka përzgjedhur tituj akademikë e shkencorë, të botuar në shqip në formën e studimeve dhe përkthimeve në fushat: drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, sociologji antropologji, komunikim, histori dhe ekonomi. Po bashkëpunëtorët e tjerë, si shtëpitë botuese, si e kanë pritur ftesën për të qenë pjesë e këtij projekti? Iniciativa është vlerësuar dhe përkrahur nga drejtuesit e shtëpive botuese. Ata e kanë parë atë si mundësi të mirë për të përforcuar bashkëpunimin me universitetet dhe institucionet kërkimore në

funksion të promovimit sa më të mirë të disa librave akademikë e shkencorë që nuk arrijnë të shkojnë te lexuesi i duhur. A mendoni se idetë që do të dalin si produkt i debatit në këtë projekt do të kenë impakt? Si do të arrihet ky impakt? Projekti parashikon një sërë instrumentesh për shpërndarjen e ideve akademike përtej platformës se diskutime. Në bashkëpunim me MAPO Editions, një përmbledhje e këtyre aktiviteteve do të publikohen çdo të hënë në hapësirën e kushtuar Librit Akademik me gazetën MAPO dhe në linkun e saj online, link ky që nxit interaktivitetin dhe komentet e diskutimeve rreth temës. Gjithashtu, një pjesë e tyre do të botohen në revistat shkencore të Universitetit Europian të Tiranës. Javën e shkuar ju patët edhe takimin e parë me librin “Gurtë e kufinit”, nga autori Nebi Bardhoshi. Si shko i ky takim, ç’mendime dhe ide u rrahën? Libri “Gurtë e Kufinit” i autorit Nebi Bardhoshi ofron një kontribut në lëmin e antropologjisë juridike, specifikisht në njohjen e marrëdhënies së pronësisë. Më ngushtë studiohen marrëdhëniet mes sistemeve ligjore, kanunore dhe e drejta shtetërore mbi tokën dhe mbi strukturën sociale dhe anasjelltas. Vlerat e librit u evidentuan jo vetëm nga recensa e antropologut të njohur Prof. Dr. Aleksandër Dhima, por edhe nga specialistë të fushave sociolog ji, psikologji dhe jurispundencë. A do të ketë një produkt final në përfundim të këtyre 51 javëve? Punimet do të botohen në Website i Universitetit Europian të Tiranës, krahas faqeve zyrtare të Fondacionit për Liri Ekonomike. Gjithashtu, do të botohen edhe në revistat shkencore të Universitetit.


16

E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

botime

Monografia e Albert P. Nikollës si një vepër e arrirë e antropologjisë politike

“Njeriu i Ri”...dhe trashëgimia e hidhur e periudhës komuniste Lluka Qafoku Atje ku mëkati harboi, prapë Hiri sundoi. (Shën Pali. Rom, 5,20) Kjo shprehje m’u kujtua kur u ula të shkruaj këto dy rreshta për një punë pioniere, rreshta që kryhen me njëfarë vështirësie kur i shkruan për një mik të ngushtë. Monografia që i paraqitet lexuesit shqiptar e italian nga Dr. Albert Nikolla, “L’uomo nuovo Albanese: tra il morale communista e crisi di transizione” (“Njeriu i ri shqiptar: ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit”), botuar në Itali nga Bonnano Editore dhe në Shqipëri nga prestigjiozja tashmë “Onufri”, është nga veprat e para studimore pretencioze në fushën e antropologjisë politike për shoqërinë shqiptare të dhunuar ideologjikisht e moralisht nga propaganda tjetërsuese komuniste. Vepër kjo, e shkruar për të tejkaluar intelektualisht e moralisht si terrin ideologjik të kohës së diktaturës, ashtu dhe zhurmën dizinformuese po të diktaturës në zbythje gjatë tranzicionit. Monografia përpiqet të mbulojë sa më shumë fusha të veprimtarisë aktive të propagandës komuniste më elitare dhe të pasqyrimit në shtypin “shkencor” komunist të efekteve në ecuri të projektit bazë komunist të transformimit të njerëzimit, atë të të ashtuquajturit “njeriu i ri” në kushtet shqiptare, d.m.th., në formimin (lexo: deformimin) moral komunist të shoqërisë e deri individit shqiptar. Dr. Nikolla i përket brezit më të ri të studiuesve, atij që ka lindur në emigrim në Perëndim, i prejardhur nga një background që e ka ndjerë deri në palcë shtypjen komuniste dhe e ka mbijetuar me sukses moralisht e intelektualisht atë, ai është i motivuar seriozisht për studimin e thelluar dhe shërues që ka marrë përsipër. Dr. Nikolla e kryen këtë me një objektivitet të shënuar, duke ekspozuar me elegancë e dashamirësi të gjitha pjesët më pozitive të propagandës të sofistikuar komuniste, duke e lënë lexuesin të ripërjetojë e të kuptojë vetë hipokrizinë e saj themelore. Emancipimi kulturor i arrirë dhe kompetent e bën të ndjekë me precizion dhe të pasqyrojë me besnikëri në tekst lëvizjet politike nën nuancat ideologjike, cituar dhe komentuar nga përfaqësuesit më në zë të sociologjisë staliniste shqiptare të asaj kohe, e madje dhe të tillë që e vazhdojnë veprimtarinë edhe në ditët tona. Meritë e madhe e studimit antropologjik analitik është dhe evidentimi i përdorimit abuziv politik i ambiguiditetit të njeriut të ri me brezin e ri, që, siç është përjetuar nga të gjithë shqiptarët atë kohë e këtë kohë, është përdorur me mjaft suk-

Studimi i hap rrugën dhe analizës antropologjike të mëtejshme të metamorfozës së njeriut te ri (apo heroit pozitiv socrealist) në veprën e dy korifenjve letrarë të periudhës komuniste nacionaliste, Kadaresë dhe Agollit ses në manipulimin politik të dhunshëm të “masave”, d.m.th, popullit, si nga partia komuniste nënë, ashtu edhe deri në ditët tona nga bijat e mbesat e saj të tranzicionit. Manipulimi politik i hershëm i rinisë, pengimi i zhvillimit të saj sipas prirjeve natyrale sjell sabotimin perspektiv të zhvillimit shtetëror të vendit. Kjo është analoge me zhvillimin politik përparësor partiak komunist, që konceptohet për shkatërrimin final të ndërgjegjshëm të shtetit, i konsideruar ky i fundit (në vizionin mirazhor marksist) si armik i njerëzimit=aparat shtypjeje sociale(!?) që ushqehet me kurbanët e sajuar të së ashtuquajturës famëkeqe “luftë e klasave”, dhe jo si infrastruktura shoqërore natyrale e domosdoshme dhe e paevitueshme e realizimit humanist të shoqërisë njerëzore. Studimi është kryer duke u bazuar në krehjen e plotë të revistës “Rruga e Partisë” dhe në selektimin dhe analizimin rigoroz të të gjitha shkrimeve në të për temën në fjalë. Gjithashtu janë përdorur dhe burime të tjera të bollshme, qoftë zyrtare të përdorimit rezervat e sekret, ashtu edhe të karakterit indoktrinues të botuar propagandistik, si në “Zërin e Popullit”, gazetat e tjera, botime të veprave të Enver Hoxhës, botime të karakterit kritik-propagandistik të autorëve të ndryshëm të spikatur të agitprop-it të PPSH, si H. Beqja, P.Kondi etj., botimet letrare të realizmit socialist më përfaqësuese etj. Natyrisht, analiza, mjaft e arrirë, është kryer duke shfrytëzuar gjerësisht një literaturë të specializuar të brendshme e të huaj, si klasike ashtu dhe bashkëkohore, që është paraqitur në vëllim me një bibliografi rreth 100 veprash themelore. Do të kishte qenë i dobishëm edhe një indeks tematik, që autori me siguri do ta plotësojë në botimet e ardhshme. Në studim ndjehet kalimi i epokave-periud-

have politike të pasluftës së 2 botërore, d.m.th, komuniste-internacionaliste (1943-1968), komunistenacionaliste(1968-1990), paskomuniste internacionaliste (1990-2012) e deri në fillimet e sotme të asaj paskomuniste nacionaliste. Këto periudha, me kohëzgjatje rreth një brez, shprehin një ritëm të brendshëm të ndryshimit (zhvillimit) në kohë të shoqërisë shqiptare të pasluftës së II Botërore. Del mirë procesi i lavazhit radikal të nacionalizmit të trashëguar natyral në periudhën e parë, bazuar në zbatimin fanatik nga strukturat e fshehta të Partisë e Sigurimit të saj të devizës së himnit të Internacionales Komuniste (botën e vjetër do ta shkatërrojmë, që nga themelet e pastaj....do të ndërtojmë botën e re..) që reflektohet saktë e në detaj në materialin e analizuar e cituar gnoseologjikisht. Kështu p.sh. në studim arrihet në përfundimin se korrupsioni i periudhës paskomuniste është i trashëguar nga korrupsioni i shkaktuar nga imponimi i modelit të njeriut të ri stalinist, krejt i panatyrshëm për mjedisin shqiptar. Kjo kryhet me fakte të grumbulluara në terren e argumente të bazuara në përfundimet më të fundit të antropologjisë bashkëkohore. Gjithashtu, tepër interesante është analiza e autorit për përdorimin efikas nga strukturat e Partisë, të ngarkuara për formimin e njeriut të ri të thashethemeve për krijimin apo sajimin e bazës objektive për procedimin e direktivës, si dhe roli i mbijetesës së këtyre metodave të përpunimit paraprak të opinionit publik në shoqërinë e sotme shqiptare, në mediat e sotme etj. Është paraqitur dhe analiza tepër objektive e interesante e disa veprave kryesore të letërsisë së realizmit socialist nga këndvështrimi antropologjik, vepra këto që mbulojnë plotësisht objektivat ideologjike të periudhës së parë komuniste internacionaliste (shih më lart). Studimi i hap rrugën dhe analizës antropologjike të mëtejshme të metamorfozës së njeriut te ri (apo heroit pozitiv socrealist) në veprën e dy korifenjve letrarë të periudhës komuniste nacionaliste, Kadaresë dhe Agollit, me personazhe p. sh, të njeriut të ri, si Besniku i “Dimrit” dhe Zylua i “Zylos”, që s’janë përfshirë akoma në të. Në përfundim, duhet theksuar se erudicioni i gjerë dhe paanshmëria disiplinore shkencore e autorit e bën studimin të dobishëm për gjithë publikun e interesuar pavarësisht orientimit konkret politik. Shpreh bindjen se kjo vepër përbën një hop serioz në vetëdijesimin e elitës intelektuale shqiptare për trashëgiminë e hidhur të periudhës komuniste në Shqipëri.

Albumi "Faqja e parë" sjell ngjarjet kryesore historike nga viti 1912-2012, në faqet e para të shtypit shqiptar

Të shohësh historinë nga faqet e para të gazetave 100-vjetori i Pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, përveçse një rast për të festuar, është edhe një rast për të reflektuar. 100 vitet në harkun kohor 1912-2012, janë padyshim vitet e një progresi të madh dhe të një mbijetese të vështirë, të luftërave heroike dhe vonesave të pakuptimta, të dramave europiane dhe skeçeve ballkanike. Pavarësisht vonesave dhe zigzageve, diktaturës së gjatë dhe tranzicionit të zgjatur, shqiptarët sot më shumë se kurrë kanë arsye të ndihen krenarë për rrugën e përshkuar. 100 vitet, që nga 1912, janë të mbushura me ngjarje të mëdha e të vogla, të cilat kanë ndikuar në historinë e shtetit dhe të popullit shqiptar. Këto ngjarje, padyshim gjenden në tekstet e shkollave, në dokumentet e arkivave, në sirtarët e kancelarive. Sigurisht, madje para së gjithash, ato gjenden në faqet e gazetave, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndonëse Shqipëria për arsye që dihen,

nuk ka pasur një shtyp të zhvilluar si ai i vendeve të tjera, gazetat dhe revistat e botuara te ne, janë gjithsesi, një pasqyrë besnike e historisë. Jo vetëm shtypi i viteve ’30 apo shtypi i sotëm pluralist, por edhe shtypi i kontrolluar komunist gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, me shabllonet propagandistike dhe heshtjen e tij, është padyshim dëshmitar i asaj periudhe. “Faqja e Parë" është një koleksion i përzgjedhur i faqeve të para të gazetave shqiptare që nga Pavarësia deri më sot, që pasqyrojnë ngjarjet kryesore historike gjatë 100 viteve. Shpallja e Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës, Revolucioni i Qershorit, vendosja e monarkisë, pushtimi fashist, krijimi i Partisë Komuniste, çlirimi i Shqipërisë, shpallja e Republikës, gjyqi i deputetëve, bomba në Ambasadën Sovjetike, prishja me Moskën, letra e hapur, vizita e Çu En Lait, dalja nga Traktati i Varshavës, prishja me Kinën, vetëvrasja e Mehmet Shehut, vdekja e

Enver Hoxhës, ngjarja e ambasadave në korrik 1990, demonstrata e studentëve, shpallja e pluralizmit, rrëzimi i statujës së Enver Hoxhës, Ngjarjet e '97-ës, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO, ngjarjet e 21 janarit 2011, dhënia e statusit të vendit kandidat për në BE etj., etj, janë disa nga ngjarjet që ky botim i sjell nëpërmjet faqeve të para të gazetave shqiptare. Ky botim nuk pretendon të jetë as një histori e 100 viteve të fundit dhe as një histori e shtypit shqiptar të 100 viteve të fundit. Ai është thjesht një koleksion i faqeve të para, një përpjekje për të parë historinë nëpërmjet asaj që është apo nuk është në faqen e parë të nesërmen e një ngjarjeje historike. Ky botim u realizua nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Fondacionit "Friedrich Ebert" në Tiranë. Redaktor është Remzi Lani, Bibiograf, Maksim Gjinaj, fotograf Zaim Elezi dhe design Bujar Karoshi.

Ky është thjesht një koleksion i faqeve të para, një përpjekje për të parë historinë nëpërmjet asaj që është apo nuk është në faqen e parë të nesërmen e një ngjarjeje historike.

studim Titulli: Letrat e Shekspirit Autori: Alan Stewart Përktheu: Nikolla Langore Botoi: “Plejad”

Si komunikonte Shekspiri “Ndonëse Shekspiri joshet nga modelet klasikë teatrorë për thurjen e fabulës ku ai fut letrat, Letrat e Shekspirit, megjithatë, do të përqendrohen në specifikën historike të asaj që unë do ta quaj ‘gramatika e letrave’ të tij: një fjalor dhe një seri imazhesh që e kanë burimin në praktikat materiale të kulturës së shkrimit të letrave në Anglinë e hershme moderne. Thënë ndryshe, ndonëse Shekspiri sjell një sfond që nis nga luftërat e Trojës, përmes Romës dhe Britanisë së lashtë, kultura e letrave që ai paraqet është prerazi ajo e Anglisë Elizabetiane”, shkruan autori.

roman Titulli: Djalli në qytetin e bardhë Autori: Erik Larson Përktheu: Përparim Mulosmani Botoi: “Ombra GVG”

Jeta e dy njerëzve në tymin industrial të Amerikës së shek. XIX Në Çikago, në fund të shekullit XIX, në mes të tymit të industrisë dhe zhurmës së trenave jetonin dy njerëz, që të dy të pashëm, që të dy me sy të kaltër dhe që të dy ekspertë në profesionet e zgjedhura. Secili përvetësonte një element të një dinamike të lartë që karakterizonte “nxitimin” e Amerikës drejt shekullit XX. Njëri ishte arkitekt, ndërtues i shumë prej strukturave më të rëndësishme të Amerikës, ndërmjet tyre Flatiron Building në New York City, ndërsa tjetri ishte një vrasës, një nga më famëkëqijtë në histori dhe përfaqësues prototip amerikan, një vrasës serial urban. Megjithëse ata nuk u takuan kurrë, të paktën jo formalisht, fatet e tyre ishin të lidhura me një ngjarje të vetme, magjike, një ngjarje që përgjithësisht është venitur nga memoria moderne, por që në kohën e vet ishte konsideruar të përmbante një fuqi pothuajse të njëjtë me atë të Luftës Civile.


E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

recensa

“Tjetri si unë”, një roman nga Jose Saramago, botuar nga “Dudaj” vjen në përkthimin e shkrimtarit Nasi Lera

Njeriu i njëjtë te dy njerëz të ndryshëm Preç Zogaj

P

oeti i madh portugez, Fernando Pesoa pati gjatë jetës së tij “katër njerëz të ndryshëm” në unitetin e qenies së tij fizike. Ai u vuri emra këtyre “njerëzve”, madje tregoi edhe biografinë e tyre, ditën dhe rrethanat si kishin lindur, botëkuptimin dhe botëndijimin e tyre të veçantë. Të katër të ndryshmit brenda një trupi dhe një jete, që u ushqyen me gjak nga një zemër dhe morën frymë nga një mushkëri, shkruan dhe botuan poezi me emrat që u kishte vënë Pesoa. Janë eteronimet e famshme, që dëshmojnë pluralitetin e qenies njerëzore. Nuk kemi ende në dorë librin e “njerëzve të ndryshëm brenda një njeriu”, por kemi ndërkaq librin e dukurisë së kundërt të “njeriut të njëjtë te njerëz të ndryshëm”; kemi romanin “Tjetri si unë”, shkruar nga një portugez tjetër i madh dhe i çuditshëm, nga Jose Saramago, poet, romancier dhe eseist, fitues i çmimit “Nobel” në vitin 1998, i pari shkrimtar portugez që ka fituar këtë çmim. Mund të kishte qenë i dyti dhe nuk ka dyshim se në mbretërinë pa kohë dhe hapësirë të estetikës vjen i dyti, pas bashkatdhetarit dhe paraardhësit të tij, Fernando Pesoa. Por Pesoa, që jetonte dhe këndonte herë si Rikardo Reia, herë si Aberto Caeiro ( për të përmendur vetëm dy nga eteronimet e tij), vdiq i ri, në moshën 47-vjeçare, kur Saramago ishte trembëdhjetë vjeç. Për këtë shkak, por edhe sepse ishte pothuajse indiferent ndaj njohjes, Pesoa fitoi lavdi dhe famë kombëtare e ndërkombëtare pas vdekjes. Ndërkohë që Saramago jetoi shumë më gjatë dhe, si të thuash, fati i dha kohë t’i bënte të gjitha. Nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të folur për ndikimin e Pesoas te Saramago apo për raportin e këtij të fundit me të parin. Por që të dy janë “të çuditshëm”, janë portugezë, në kuptimin që kanë zakonin të nisen në eksplorime të jashtëzakonshme në vende, ngjarje dhe situata që nuk besohet se ekzistojnë, por që sillen para lexuesit me vërtetësinë supreme të artit. Duket sikur është ky një lloj destini i tokës portugale, prej nga dikur në mesjetë qenë nisur ekspeditat e Kolombit apo Vasko de Gamës, të cilat, me përfundimin e zbulimeve të mëdha gjeografike, kur nuk mbeti më asnjë cep i planetit pa u përfshirë në harta, ua lanë vendin eksplorimeve po aq të guximshme dhe të çmendura të shpirtit njerëzor. Dhe vërtet, çfarë ndodh me një njeri nëse zbulon se disa qindra apo edhe mijëra kilometra larg tij ekziston dhe jeton dikush që i ngjan nga maja e thoit te fijet e flokut; dikush që është pasqyrimi i tij pa pasqyrë, që ka lindur në të njëjtën ditë dhe orë, që ka të njëjtat korda vokale, të njëjtin zë, të njëjtën inteligjencë dhe ndjeshmëri. Pra ekziston dikush që është më shumë se një vëlla binjak, me shumë se një dublant; dikush që je po ti në çdo gjë, dikush

17

që është “dytsi” yt, apo ti je “dytsi” i tij? Shumë historira kemi dëgjuar e lexuar për binjakë dhe sozi, që rëndom ushqejnë komedira gabimesh e ngatërresash, që sqarohen në fund, pasi ka gjithnjë një tipar, një element apo detaj të vogël që do të dalë në pah për të treguar dallimin mes të ngjashmëve. Kemi lexuar gjithashtu për “vëllezërit apo motrat kozmike”, që nuk takohen kurrë ngaqë jetojnë në shekuj të ndryshëm ose në distanca shumë të largëta. Pamundësia e takimit me të ngjashmin kozmik na çliron nga tundimi për ta kërkuar dhe, rrjedhimisht, na çliron edhe nga pikëpyetjet dhe përsiatjet e mëtejshme. Po ç’do të ndjejmë, si do të sillemi, çfarë ndryshimesh do të sjellë në jetën tonë zbulimi i “dytsit”, kur fati na e ka sjellë në të njëjtin qytet dhe gati-gati dëgjojmë frymëmarrjen e tij në heshtjen e thellë të dhomës ku flemë? A mund të vazhdojmë të jetojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, apo fati na ka punuar një rreng që do të ndryshojë kryekëput jetën tonë? Gjithsekush mund t’i mendojë në vetminë e tij pasojat e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, duke provuar gjithë gamën e emocioneve njerëzore, që nga ngashënjimi deri te tmerri. Kjo është ngjarja, ky është edhe subjekti i romanit “Tjetri si unë”, që është botuar nga Shtëpia botuese “Dudaj”, në përkthimin e shkrimtarit Nasi Lera. Tertuliano Maksimo Alfonso, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja, zbulon kopjen e tij të përkryer në figurën e një aktori të dorës së dytë në një film të marrë me qira nga një video-film. I hutuar dhe madje i tmerruar nga ky përkim, ai vihet në kërkim të identitetit të aktorit, ndërton një strategji të mirëfilltë kërkimi si të ishte fjala për një ndërhyrje në një gabim të Zotit, siguron të gjithë filmat e kompanisë kinematografike ku luan si figurant apo në role periferike dytsi i tij, lidhet me pro-

ducentin duke përdorur emrin e të dashurës së tij, Maria de Paz, një hollësi që do të shënojë kthesën tragjike të romanit, gjersa zbulon emrin dhe adresën e këtij aktori që quhet Antonio Klaro. Të cilin arrin ta bindë për një takim. Intriga është dramatike. Vetë romani rrjedh si një dramë. Lexuesi mund të vihet vetë në rolin e mësuesit të historisë apo të aktorit figurant në një takim të frikshëm, që përtej mirësjelljes dhe edukatës së dy personazheve, paralajmëron zhvillime dramatike dhe tragjike. Çfarë janë ata të dy? Dyfishimi i njëri-tjetrit, apo një përjashtim i natyrës, ku njëri është i tepërt në këtë botë, pasi ajo është bërë e tillë që sikush të jetë një dhe i pandarë? Vetë rasti është i mbarsur me fatalitetin e veprimit kriminal, pavarësisht se tragjedia nuk do të vijë në formën e një krimi të drejtpërdrejtë, por të një aksidenti të porositur “nga lart”, që ka në themel dobësinë njerëzore, të bashkuar me domosdoshmërinë providenciale të korrigjimit të shmangieve. Forca e prozës së Saramagos në këtë libër qëndron te zhbirimi plot inteligjencë në nënshtresat e natyrës njerëzore dhe njëherësh te tensioni dramatik i zhvillimit të subjektit, ku nuk mungojnë zigzaget e forta dhe të papriturat. Në disa episode ai na tregon se vetëm dashuria arrin t’i dallojë dy njerëz identikë. Nuk është e drejtë t’ia heqim lexuesit shijen e përjetimit të kësaj drame, duke treguar hollësira. Kjo do të ishte edhe mungesë respekti për shijen, që ka nevojë të zbulojë dhe jo thjesht të informohet. Por lexuesi duhet ta dijë se me “Tjetri si unë” merr në dorë një roman të mrekullueshëm, letërsi e mirëfilltë, e denjë për emrin, që nga kompozimi i lëndës, te finesa dhe thellësia e fjalës. Është një roman tipik i Saramagos, i ndërtuar me ngjarje të pazakonshme, kontroverse, surreale, apo edhe të pamundura, zhvillimi i të cilave i jep mundësi shkrimtarit të shpalosë format e shumta të mendimit dhe sjelljes njerëzore. Thelbi surreal i subjektit vishet me një pasuri detajesh jetësore dhe zhvillohet aq mirë, sa fiton në pikëpamje të vërtetësisë dhe fuqisë ndikuese vlerën e një parabole. Vetë motivacioni i jurisë së çmimit “Nobel” ka nënvizuar se me parabola të mbështetura në imagjinatë, pasiguri dhe ironi, Saramago na lejon në mënyrë të vazhdueshme të njohim realitete të vështira për t’u interpretuar. Romani “Tjetri si unë” është një mishërim tipik i këtij motivacioni. Lexuesi duhet të përgatitet të përballet me “manitë” e Saramagos, me frazat e tij shumë të gjata, me përdorimin e veçantë të shenjave të pikësimit, me zhdukjen e thonjëzave apo vizave për të ndarë dialogjet, me përdorimin e dendur e të çuditshëm të presjes, e të tjera. Të gjitha këto janë shprehje e afërsisë së prozës së tij me teatrin dramatik, me temporitmin e lojës në skenë, që projektohet si e tillë në fjalën e shkruar.

Çmimi letrar

Balkanika për shkrimtarin turk Nedim Gyrsel Çmimi i sivjetshëm i letërsisë ballkanike që mban emrin “Balkanika” i akordohet shkrimtarit të njohur turk, Nedim Gyrsel, me romanin e tij “Engjëlli i kuq”. Romani është cilësuar nga juria si një vepër tepër e rëndësishme që përshkruan ndryshimet e mëdha të shekullit të kaluar në Europë dhe në Turqi. Në konkursin e përvitshëm “Balkanika” morën pjesë shkrimtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Greqia, Rumania dhe Shqipëria. Vendi ynë u prezantua me shkrimtarin, poetin dhe publicistin Preç Zogaj, me vëllimin e tij me poezi Ngjarje në tokë. Në juri u diskutua mjaft gjatë për poezinë e Preç Zogajt. Për shkak të një kriteri “të pathënë”, poezia konkurron gjithnjë përballë romaneve dhe kjo krijon vështirësi në gjykim të barabarte mes zhanreve letrare. Diskutimi i artikuluar gjatë dhe me seriozitet të madh mbi veprën poetike të Preç Zogajt, solli si përfundim një vendim të rëndësishëm të Balkanika-s: vitin e ardhshëm konkursi do të fokusohet vetëm tek poezia, për të patur një vlerësim të drejtë e të niveluar. Ky ishte edhe një sukses tjetër i rëndësishëm i letërsisë shqipe në rajonin e Ballkanit e më tej.

Poezi

ZOMB, një libër me temë erotike Zomb është libër me madrigale. Libri përmban gjithsej 100 poezi dhe një pasthënie në formë epistule, në të cilën tregohet sesi është shkruar libri, cili ka qenë qëllimi dhe sa ka zgjatur krijimi. Libri fillon me një kushtim provokativ (“Gruas së shokut tim”), ka si moto dy vargje të John Miltonit (“Në qoftë se vdekja m’bashkon me ty/ ajo do të jetë për mue vetë jeta”), ndërsa ndahet në gjashtë njësi: Ouverture, Vals edenik, Sonatë dionisiane, Simfona e sirenave, Requiem Erosit dhe Coda. Zomb është një libër me temë erotike, i ndërtuar sipas parimeve të madrigalit mesjetar, prandaj edhe lidhja e tij me muzikën është e pashmangshme. Këtë libër autori e ka quajtur libër maket, pasi që nëpërmjet tij paralajmërohet një libër që do të jetë dhjetëfish më i madh se ky dhe do ta ketë po të njëjtin titull. Zomb është një libër që përmban në vete elemente të shumta nga: muzika klasike dhe muzika rock, nga kinematografia botërore, nga letërsia antike, mesjetare, moderne e postmoderne dhe gjithashtu nga religjionet, si: budizmi, totemizmi, judaizmi, kristianizmi dhe islamizmi. Librin “ZOMB” e ka botuar shtëpia botuese “OM”, Prishtinë 2012, dhe ka 181 faqe. Akademik Rexhep Qosja është shprehur: “Libri Zomb tregon se poezia e Ag Apollonit ndryshon rrënjësisht prej poezisë së poetëve të tjerë shqiptarë - të traditës dhe të bashkëkohësisë. Megjithëse ata kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, poezia e të gjithëve është shumë e ngjashme. Poezia e Ag Apollonit, ndërkaq, e hapë një shkollë të re të poezisë sonë: të re me fakturë dhe të re me gjuhën poetike”. Ndërsa Dr. Bardh Rugova e ka cilësuar këtë libër kështu: “Tri janë karakteristikat e lojës gjuhësore të Apollonit në librin Zomb: e para ka të bëjë me konventën (konvencionalizmin), lojën dhe jokonvencionalizmin; e dyta është zgjerimi i horizontit me artet e tjera, si: muzika, piktura, teatri, filmi etj.; e treta karakteristikë është motivimi i shenjës. Aftësia për ta motivuar konventën bën që autori të mos i lërë vend rastësisë. Ai planifikon, mëton dhe në fund realizon. Këto karakteristika e bëjnë poezinë e Apollonit një krijim origjinal të artit në Kosovë”. Për shkrimtarin Bardh Frangu, Zomb meriton një respekt të veçantë: “Mbështetur në gjuhën e pasur poetike, në format e begata të vargnimit dhe thellësinë meditative, në qasjen eklektike, Zomb meriton një respekt të veçantë, sepse ndër të tjera edhe thyen klishe, trajta dhe forma poetike të banalizuara dhe na vjen në një formë tepër të veçantë në këtë kohë mungese vlerash të njëmendta. Zomb është një libër i hapur që na shpie deri te Shkolla e Aleksandrisë dhe na kthen në përplasjet postmoderne”. Ky libër që ka marrë vlerësime në Kosovë, gjendet edhe në libraritë e Tiranës.


18

E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

Nobelistët kundër Nobelit 2012 Shkrimtari kinez Mo Yan, i cili do të tërheqë sot çmimin “Nobel” për Letërsi, ka provokuar zemërim ndërkombëtar duke justifikuar fenomenin e censurës që ndodh rëndom në vendin e tij, Kinë. “Censura është po aq e nevojshme sa siguria në një aeroport”, - është shprehur shkrimtari që mban pseudonimin “Mos Fol”. Mo Yan (emri i vërtetë Guan Moye) është autori i parë kinez që fiton çmimin “Nobel” në Letërsi. Siç e shpjegon dhe vetë më poshtë, ai zgjodhi këtë pseudonim si një kujtesë për veten që të mos fliste për gjëra që i shkaktonin telashe atij dhe familjes së tij. Mo Yan ka zemëruar shumë kritikët që i janë kundërvënë nobelistit ende pa e marrë zyrtarisht çmimin, se ai po mbështet qeverinë kineze dhe jo bashkatdhetarin e tij, fituesin kinez të çmimit “Nobel” për Paqe më 2010-ën, Liu Xiaobo, i cili aktualisht është duke kryer njëmbëdhjetë vjet burg sepse kërkoi reforma demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në Kinë. Mo Yan ka refuzuar të nënshkruajë një peticion të nënshkruar nga fituesit e tjerë të çmimit “Nobel”, ku bëhej thirrje për lirimin e Lui Xiaobos.

Herta Muller: Fituesi, një katastrofë Fituese e çmimit “Nobel” për Letërsi, është deklaruar kundër dhënies së çmimit “Nobel” për Letërsi shkrimtarit kinez Mo Yan, duke e quajtur ‘katastrofë’ përzgjedhjen e Akademisë Suedeze për vitin 2012. Mueller, fituesja e çmimit “Nobel” për Letërsi në vitin 2009, thotë se dhënia e çmimit të këtij viti shkrimtarit kinez Mo Yan është një ‘katastrofë’ që nuk duhej të ndodhte kurrë, dhe e ka akuzuar shkrimtarin kinez që mbështet ligjet e rrepta të censurës të shtetit aziatik. Në një intervistë të botuar në ditoren suedeze Dagens Nyheter, shkrimtarja e lindur në Rumani, lufta e së cilës nën diktaturën e Nicolae Ceausescu ka influencuar pjesën më të madhe të veprave të saj, thotë se gati ka qarë kur ka marrë vesh përzgjedhjen e Akademisë Suedeze për fituesin e “Nobel”-it të këtij viti. Ajo thotë se ‘është një katastrofë’ dhe një

përzgjedhje ‘jashtëzakonisht e mërzitshme’. Mo, shkrimtari i parë kinez që e fiton çmimin “Nobel” për Letërsi, është kritikuar për komprometimin e pavarësisë së tij artistike dhe intelektuale duke qenë anëtar i Partisë Komuniste dhe nënkryetar i asociacionit zyrtar të shkrimtarëve. Salman Rushdie: Torollak i qeverisë kineze Një tjetër fitues i çmimit Nobel (edhe ky në fakt i kritikuar herë pas here) ka dalë kundër fituesit të këtij viti, kinezit Mo Yan. Rushdie e quan me përbuzje Mo Yan si një “torollak” të qeverisë kineze. Ju Du Prostitutë e propagandës Poet kinez, ka qenë shumë i ashpër ndaj bashkatdhetarit të tij, fitues i “Nobel”-it për këtë vit. “Mo Yan është si një prostitutë që këmbëngul se shërbimet e saj janë të pastra”.

Mo Yan sot merr zyrtarisht çmimin “Nobel” për Letërsi. Por fituesi i këtij çmimi është përballur me një sulm akuzash. Ai ka zemëruar shumë shkrimtarë nobelistë dhe kritikë me deklaratat e tij në mbështetje të censurës. Në një rrëfim të tij, Mo Yan tregon arsyet e qëndrimit të tij; fëmijëria e kaluar në vetmi dhe me barkun bosh...

Fituesi i Nobelit Shkrimtar u bëra nga uria dhe vetmia Nga Mo YAN

Ç

do person ka arsyet e tij personale pse është bërë shkrimtar, dhe unë nuk jam një përjashtim. Por pse u bëra lloji i shkrimtarit që jam dhe jo një tjetër Hemingway apo Faulkner, besoj se kjo është e lidhur me përvojat e mia të fëmijërisë. Ato kanë qenë një ndihmë për karrierën time të shkrimit dhe janë përvoja të cilat do të më bëjnë të mundur të mbahem rrugës sime. Duke parë prapa në dyzet vitet e shkuara, në vitet e hershme të ’60, e vizitoj sërish njërën prej periudhave më bizare moderne të Kinës, erën e fanatizmit të paprecedent. Në njërën anë, ato vite e panë vendin në mbërthimin e stagnimit ekonomik dhe në humbjen individuale. Njerëzit luftonin ta mbanin vdekjen larg prej dyerve të tyre, me pak ushqim për gojë dhe me zhelet si rroba për trup; në anën tjetër, ajo ishte një kohë e pasioneve intensive politike, kur qytetarët e uritur shtrënguan rripat e tyre dhe përcollën Partinë në eksperimentin e saj komunist. Ne kemi qenë të uritur në atë kohë, por e konsideronim veten ndër njerëzit më të lumtur në botë. Dy të tretat e njerëzve të botës, besonim, ishim duke jetuar në mjerim të tmerrshëm, dhe ishte detyra jonë e shenjtë t’i shpëtojmë ata prej detit të vuajtjes në të cilin ishin duke u kredhur. Kjo nuk ndodhi deri në vitin 1980, kur Kina i hapi dyert e saj për botën e jashtme, dhe kur ne më në fund filluam ta përballnim realitetin, thuajse po zgjoheshim prej një ëndrre. Si fëmijë, nuk dija asgjë rreth fotografive, por edhe sikur ta kisha mundësinë, nuk do t’i kisha lejuar vetes të bëja fotografi. Kështu, unë jam në gjendje të bashkoj përfytyrimin e fëmijërisë sime bazuar vetëm mbi fotografitë historike dhe mbi kujtimet e mia, megjithëse guxoj të them se imazhi që e sjell në mendje për mua është real. Atëherë, pesë- apo

gjashtëvjeçarët si unë, praktikisht shkonim të zhveshur gjithë pranverën, gjithë verën dhe gjithë vjeshtën. Vetëm gjatë dimrave shumë të ftohtë hidhnim diçka mbi kurrizet tona. Rrobat e tilla të leckosura janë përtej imagjinimit të fëmijëve të sotëm të Kinës. Unë besoj në teorinë e Darwin-it për mbijetesën e më të fortit. Kur dikush është i hedhur në rrethana më të rrezikshme, ai do të shfaqë vitalitet të habitshëm. Ata që nuk mund të përshtaten vdesin, kurse ata që mbijetojnë janë të tufës më të mirë. Kështu mund të them se unë vij prej tufës superiore. Gjatë atyre kohëve kishim aftësinë zbavitëse të duronim, të duronim e të duronim gjakftohtë. Me prapanicat tona të zbuluara, nuk ndiheshim se të ftohtët ishte i papërballueshëm, megjithëse dhe zogjtë me pupla gërthisnin në motin që të ngrinte. Nëse do të kishit ardhur asokohe në fshatin tonë, do të kishit parë shumë fëmijë me vithet e zbuluara apo duke e pasë veshur vetëm ndonjë rrobë të hollë teksa e ndiqnim njëri-tjetrin në dëborë, duke zhvilluar një zbavitje të mrekullueshme, gjithë potere. Për veten si fëmijë nuk kam diçka tjetër përveç admirimit; atëherë isha një forcë me të cilën duhej llogaritur, një mostër shumë më e mirë sesa jam tash. Si fëmijë, kishim pak mish në eshtrat tanë; ishim si figura shkopi me stomakët e mëdhenj të rrumbullakët, lëkura e tendosur aq shumë, sa ajo na ishte pothuaj e tejdukshme dhe gati mund të shiheshin zorrët tona si ktheheshin e lakadredhoheshin në anën tjetër. Qafat tona qenë aq të gjata dhe të holla, sa ishte një mrekulli që ato mund të na i mbanin kokat tona. Dhe çka kalonte nëpër këto koka ishte vetë thjeshtësia: ajo për çka mendonim gjithmonë ishte ushqimi dhe si të vinim deri tek ai. Ishim si pakoja e qenve të uritur, tek gjahtojnë rrugët dhe rrugicat duke e nuhatur ajrin për të vënë diçka

"I hanim gjethet e drurëve, dhe kur gjethet qenë shpenzuar e kthenim vëmendjen te lëvoret. Pas tyre, ne i brenim vetë trungjet. Drurët nuk pësuan askund në botë aq sa pësuan në fshatin tonë. Por në vend të dëmtimit të dhëmbëve, dieta jonë e veçantë na i bëri dhëmbët të mprehtë e të fortë si teh thike"

brenda stomakëve. I hanim gjethet e drurëve, dhe kur gjethet qenë shpenzuar e kthenim vëmendjen te lëvoret. Pas tyre, ne i brenim vetë trungjet. Drurët nuk pësuan askund në botë aq sa pësuan në fshatin tonë. Por në vend të dëmtimit të dhëmbëve, dieta jonë e veçantë na i bëri dhëmbët të mprehtë e të fortë si teh thike. Asgjë nuk mund të qëndronte sa qëndronin dhëmbët. Njëri prej shokëve të mi të fëmijërisë pasi u rrit u bë elektricist. Ai nuk kishte në kutinë e tij të veglave pinca e thika: gjithçka që i nevojiteshin ishin dhëmbët e tij me të cilët kafshonte telin e trashë sa lapsi – dhëmbët iu bënë mjet i zanatit. Unë pata dhëmbë të fortë po ashtu, por jo aq të fortë sa dhëmbët e shokut elektricist. Ndryshe, ka mundësi të isha bërë elektricist i klasit të parë më tepër se shkrimtar. Uria zgjati nja dy vjet apo më tepër, deri nga mesi i viteve 1960, kur jeta u përmirësua. Ende nuk kishim mjaft për të ngrënë, mirëpo çdo personi i qenë ndarë rreth 200 paund drithëra për një vit; kombinuar me zarzavate të egra që i gjenim në fusha, kjo ishte e mjaftueshme të shpëtonim, dhe tani më pak njerëz vuanin nga uria në shkallën sa edhe të vdisnin. E qartë, përvoja e përjetimit të urisë nuk mundet vetvetiu ta dallojë një shkrimtar prej dikujt, por në një kohë që bëhesh shkrimtar, ke për ta kuptuar më thellë jetën nga shumica pikërisht për shkak të kësaj. Uria e zgjatur më bëri të kuptoj sa i rëndësishëm është ushqimi për njerëzit. Fama, shkaqet, karriera, dhe dashuria nuk do të thonë asgjë në një stomak të zbrazët. Për shkak të ushqimit, unë humba respektin ndaj vetvetes, për shkak të ushqimit, vuajta poshtërimin e një monedhe fare të vogël, dhe për shkak të ushqimit nisa të shkruarit, me një hakmarrje ndaj urisë. Pasi u bëra shkrimtar, fillova ta çoj mendjen

prapa te vetmia e fëmijërisë sime, shumë ngjashëm siç mendoja nga përvoja ime dikur për uritjen sa herë që ulesha në ndonjë tryezë me pirg të lartë ushqimesh të mira. Vendi ku u linda, Rajoni Verilindor Gaomi, gjendet në një hapësirë ku takohen tri rrethe. Kjo është një hapësirë e madhe, me banim të rrallë, e cila e ka të munguar transportin e përshtatshëm. Aq sa syri mund të shohë, fshati im është i rrethuar dhe i mbuluar me bar të keq, tokë të shtrirë në ultësirë, dhe lule të egra që e mbulojnë. Në moshë fare të re lashë shkollën, dhe derisa fëmijët e tjerë ishin duke ndenjur ulur në dhoma të mësimit, unë çoja bagëtinë përjashta në fushë për ta kullotur. Përfundimisht, duhej mësuar më shumë rreth bagëtive se sa rreth njerëzve. E dija çka i bënte bagëtitë të lumtura, të zemëruara, të trishtuara dhe të kënaqura; e dija çka do të thoshin shprehjet e tyre, dhe e dija çka ishin duke menduar. Në këtë shtrirje të madhe të tokës së djerrë ndodhesha


E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

"Kur fillova të shkruaj, ambiciet fisnike ishin gjëja më e largët nga mendja ime. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të mi që e shihnin veten si “inxhinierë të shpirtit”, unë nuk dhashë asnjë gjykim për përmirësimin e shoqërisë nëpërmjet prozës letrare. Siç kam thënë, motivimi im ishte krejt primitiv: kisha dëshirë të madhe të haja ushqim të mirë"

vetëm unë dhe ca kokë bagëti. Ato kullosnin të qeta, sytë e tyre duke u shfaqur të kaltër siç është oqeani i kaltër. Kur provoja të flisja me to, më shpërfillnin, se kujdeseshin vetëm për barin e shijshëm mbi tokë. Kështu unë do të shtrihesha në kurriz dhe do t’i vëzhgoja retë e fryra tek lëvizin ngadalë në qiell, laureshat e livadheve, laureshat e zakonshme, dhe lloje të tjera të njohura që nuk mund t’ua dija emrat. Klithmat e tyre më preknin thellë, shpesh derisa m’i nxirrnin lotët. Provoja të flisja me to po ashtu, por ato ishin shumë të zëna për të më kushtuar vëmendje mua. Kështu, unë rrija i shtrirë në bar duke u ndier i pikëlluar, dhe e lija imagjinatën time të vraponte e papërmbajtur, si kalë pa fre. Mësova të flas me vete dhe këtë goxha shpejt. Zhvillova dhuntitë e pazakonta të shprehjes, i aftë të flas pa pushim jo vetëm me elokuencë, por edhe me rima. Nëna njëherë më dëgjoi duke folur edhe me një dru. E alarmuar, i tha babait: “Or prind i djalit tonë,

a mendon se po ndodh diçka e keqe me të?” Më vonë, kur isha mjaft i rritur, hyra në shoqërinë e të rriturve si anëtar i një brigade punuese, dhe shprehia e të folurit me vetveten kur isha duke u kujdesur për bagëtinë nuk shkaktoi asgjë tjetër, por telashe për familjen time. “Bir”, - m’u drejtua nëna ime, - a nuk e ndal ndonjëherë të folurit?” I prekur deri në lot nga pamja e fytyrës së saj, premtova se do të ndalesha. Por në minutën kur vinin njerëzit përreth, dilnin të gjitha fjalët që i kisha ruajtur brenda, si minjtë kur braktisin folenë. Kjo është pse zgjodha emrin Mo Yan- Mos Fol- si pseudonim. Ëndrra ime për t’u bërë shkrimtar është formuar herët, kur një fqinj imi, student kolegji afër diplomimit në gjuhën kineze, ishte emërtuar djathtist, u nxor nga shkolla, dhe u kthye prapa në fshat të punojë në ara. Me të punuam krah për krah. Në fillim ai nuk mund të harronte se kishte qenë student kolegji, pasi mënyra e tij elegante e të folurit dhe sjel-

"Unë guxoj të them, ndonëse kjo mund të duket e pacipë, se romanet e mia kanë krijuar një stil unik të të shkruarit në letërsinë bashkëkohore kineze. Megjithatë, unë marr krenari bile më të madhe në atë çka kam qenë në gjendje për të kryer në fushën e tregimit të shkurtër"

ljet e rafinuara e tregonin qartë këtë. Por ashpërsitë e jetës së fshatit dhe puna dërrmuese shpejt hoqën çdo gjurmë të së kaluarës së tij intelektuale dhe ai u bë një fshatar i rëndomtë, tamam si unë. Gjatë pushimeve në fushë, kur stomakët tanë hungërues e dërgonin shijen e athët lart te gojët tona, zbavitja jonë më e madhe ishte llafi mes nesh rreth ushqimit. Ne, bashkë me disa argatë të tjerë fushe, do të tregonim përshkrimet e ushqimeve të shijshme që kishim ngrënë apo për të cilat kishim dëgjuar. Kjo për shpirtin ishte vërtet ushqim. Folësit do të na kishin para vetes pa dyshim duke u jargavitur, pra, duke na shkuar lëngu nga goja. Një veteran na fliste për të gjitha pjatat e famshme, të cilat ai i kishte parë si kamerier në një restorant të Qingdao-s: fliste për fileto të vogël mish viçi, zier në tenxheren me presion, për mish pule të fërguar me tigan, pra, për gjëra të ngjashme si këto. Syhapur, vështronim ngulët në gojën e tij derisa të mund ta nuhasnim aromën e atij ushqimi të shijshëm dhe ta shihnim të materializuar, thuajse ky kishte rënë prej qiellit. Studenti “djathtist” thoshte se ai e dinte dikë që kishte shkruar libër, i cili i solli mijëra, mbase dhjetëra mijë, honorare. Secilën dhe çdo ditë shoku hante jiaozi, copa tuli të vogla të shijshme derri në të tria vaktet e ngrënies, prej të cilave vaji prej brenda kullonte me çdo kafshatë. Kur ne i thamë se nuk besonim se ndokush mund të ishte aq i pasur sa të hante jiaozi tri herë në ditë, ish-studenti tha me përçmim: “Ai është shkrimtar, ta marrë e mira! Kupton? Një shkrimtar!” Kjo ishte e gjitha që unë pata nevojë ta dija: bëhesh shkrimtar dhe mund të hash jiaozi tri herë në ditë… Jeta nuk ka shoqërues më të mirë se ky profesion. Pasi, edhe zotat bile, nuk e bëjnë një profesion më të mirë. Kjo është koha kur unë e ndava mendjen të bëhem shkrimtar një ditë. Kur fillova, ambiciet fisnike ishin gjëja më e largët nga mendja ime. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të mi që e shihnin veten si “inxhinierë të shpirtit”, unë nuk dhashë asnjë gjykim për përmirësimin e shoqërisë nëpërmjet prozës letrare. Siç kam thënë, motivimi im ishte krejt primitiv: kisha dëshirë të madhe të haja ushqim të mirë. Të jem i sigurt, pas fitimit të një grimce të reputacionit, mësova artin e fjalimeve kumbuese, por ato ishin aq të rreme, sa unë madje as u besoja. Për shkak të prejardhjes sime të klasës së ulët, tregimet që shkrova ishin mbushur me pamjet më të zakonshme, dhe ndokush që do të jetë duke kërkuar gjurmët e elegancës apo bukurisë së këndshme në to, ka të ngjarë të largohet i zhgënjyer. Rreth kësaj unë nuk mund të bëj asgjë. Shkrimtari shkruan atë që di të shkruajë, në mënyrat që janë të natyrshme për të. Ndërsa vitet 1970 filluan të shkonin nga fundi, Kryetari ynë Mao vdiq, dhe situata në Kinë filloi të ndryshojë, përfshirë prodhimin letrar. Por ndryshimet vinin edhe të pakta, edhe të ngadalshme. Temat e ndaluara përfshinin spektrin nga tregimet e dashurisë deri te rrëfimet e gabimeve të Partisë; por dëshira e zjarrtë për liri nuk duhej mohuar. Shkrimtarët e mundonin trurin e tyre të gjenin mënyrat, tërthorazi, për të thyer tabutë. Kjo periudhë që pa rritjen e të ashtuquajturës letërsi mbresëlënëse, periudha e Revolucionit Kulturor. Karriera ime vërtet nuk filloi deri në vitet e hershme ‘80, kur tanimë letërsia kineze kishte pësuar ndryshime të rëndësishme. Disa tema të ndaluara mbetën, dhe shumë shkrimtarë perëndimorë u botuan në vend. Duke krijuar nga ana e shkrimtarëve kinezë valën e imitimeve. Si fëmijë u rrita në një fushë me bar, duke gëzuar pak edukim formal, praktikisht që nuk di asgjë për teoritë letrare, dhe që ka pasur për t’u mbështetur vetëm në përvojat personale, dhe të kuptuarit intuitiv të botës për të shkruar. Modat le-

19

trare të gjitha këto për qarqet e monopolizuara letrare, si rimodelimi e ndryshimi i shkrimtarëve të huaj në gjuhën kineze, këto nuk ishin për mua. E dija se duhej të shkruaja, çka për mua ishte e natyrshme, diçka krejt ndryshe prej asaj çka shkrimtarët e tjerë, perëndimorë e kinezë, ishin duke shkruar. Kjo nuk do të thotë se shkrimi i shkrimtarëve perëndimorë nuk kishte ndikim tek mua. Përkundrazi. Unë kam qenë thellësisht i ndikuar nga disa shkrimtarë perëndimorë dhe jam i lumtur që haptas mund ta pranoj këtë ndikim. Por ajo që më dallon nga shkrimtarët e tjerë kinezë është se unë as kopjova teknikat narrative të shkrimtarëve të huaj, as imitova vijat e tyre rrëfyese. Deri në këtë pikëçast këto rreshta janë dhënë në librin Shifu, You’ll Do Anything for a Laugh (Shifu, Ti do vetëm të na e nxjerrësh gazin). Tri prej romaneve të mia janë botuar në Amerikë: Red Sorghum, The Garlic Ballads, dhe The Republic of Wine. Red Sorghum i ekspozon lexuesit si unë e kuptoj historinë dhe dashurinë. Në Garlic Ballads unë nxjerr në dritë këndvështrim kritik të politikës dhe simpatinë e dhimbjen time për fshatarët e Kinës. The Republic of Wine shpreh keqardhjen time mbi rënien e njerëzimit dhe neveritjen për burokracinë e korruptuar. Nga pamja, secili prej këtyre romaneve duket të jetë rrënjësisht ndryshe njëri prej tjetrit, por ata në thelbin e tyre janë shumë të ngjashëm; këto romane të gjitha shprehin dëshirën e zjarrtë për një jetë të mirë nga ana e një fëmije të vetmuar e të frikur nga uria. Abandoned Child” (Fëmija e braktisur), shkruar në mes të viteve 1980, ka lidhje me njërin nga problemet më të mprehta të shoqërisë bashkëkohore kineze – zbatimi i planifikimit familjar në klimën e përhapur të vlerësimit të djemve mbi vajzat. Dekadat e përpjekjeve qeveritare në zbatimin e politikës një-fëmijë kanë prodhuar rezultate mbresëlënëse në qendrat urbane të Kinës, ku koncepti i mbajtur gjatë “djemtë janë më të mirë se vajzat” ka pësuar një ndryshim. Por në fshat, familjet me më tepër se një fëmijë janë ende normë, dhe përbuzja e përgjithshme për vajzat foshnje është mbizotëruese si gjithmonë. Rritja e pakontrolluar e popullsisë mbetet telashi më serioz i Kinës, dhe një mori e problemeve sociale që burojnë nga politika një fëmijë tashmë kanë filluar të shfaqen. E njëjta gjë është edhe në tregimet e mia. Në Kinë, tregimi i shkurtër ka mbështetje të vogël. Në sytë e shkrimtarëve (dhe të kritikëve njësoj), vetëm romancierët llogariten krijues të denjë të prozës letrare, kurse shkrimtarët e prozës së shkurtër janë praktikues të një zeje të vogël. Më falni mua kur them se kjo është e drejtuar gabimisht. Vlera e një shkrimtari do të jetë e përcaktuar vetëm nga mendimi i zbuluar në një vepër, e jo nga gjatësia e veprës. Vendi i shkrimtarit në një histori letrare të kombit nuk mund të gjykohet nga ajo se, a është i zoti apo jo të shkruajë një libër të rëndë sa një tullë. Duhet të bazohet në kontributet e tij në zhvillimin dhe pasurimin e gjuhës kombëtare. Unë guxoj të them, ndonëse kjo mund të duket e pacipë, se romanet e mia kanë krijuar një stil unik të të shkruarit në l e t ë r s i n ë b a sh k ë ko h o r e k i n e z e. Megjithatë, unë marr krenari bile më të madhe në atë çka kam qenë në gjendje për të kryer në fushën e tregimit të shkurtër. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të shkuara kam publikuar diku tetëdhjetë tregime, tetë prej të cilave janë në këtë përmbledhje, zgjedhur nga përkthyesi im, me miratimin tim të përzemërt. Këto i paraqesin të dyja, edhe gamën e temave, edhe stilet e ndryshme të prodhimit tim të tregimit të shkurtër gjatë viteve. Sapo ta keni përfunduar së lexuari këtë vëllim, do ta keni një tablo të mirë të asaj se çfarë kam provuar të bëj në prozën time letrare më të shkurtër. Përktheu: Zymber Elshani


20

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

sport

Portieri

Ujkani: Luajtëm mirë, por Juvja është e fortë Portieri i Palermos, Samir Ujkani, ka komentuar në mikrofonat e Rai humbjen shtëpiake kundër Juventusit. “Ka qenë një humbje shumë e rëndë sepse kishim nevojë për pikë. Mëkat sepse kemi bërë një ndeshje vërtet të mirë ndaj një Juventusi që është shumë

i fortë. Luajta me shpirt? Të gjithë bëmë ashtu sepse me Juven duhet të japësh më shumë se 100%. Kemi provuar që të japim maksimumin tonë, por në fund ata na ndëshkuan me një gol shumë të bukur. Çfarë i mungon Palermos? Mungon pak fat sepse lojën

po e krijojmë, po luajmë shumë mirë. Edhe dëshirë kemi, por nuk po ia dalim që të fitojmë një ndeshje të rëndësishme. Tani duhet të shikojmë përpara. Në Udine do të udhëtojmë për të siguruar tri pikët”, ka deklaruar Ujkani, një nga më të mirët në fushën e lojës.

Kukësi fiton në borë me Kastriotin Reshjet e dëborës e kanë bërë shumë të vështirë sfidën e luajtur në “Zeqir Ymeri”. Në Vlorë është tronditur Flamurtari pas golit të Klodian Arbrit Në Kukës është luajtur “ski”, në një fushë të zbardhur nga dëbora, edhe pse punonjësit e klubit verilindor e kishin pastruar atë para ndeshjes. Megjithatë, dëbora që ka vijuar të binte ka bërë që fillimi i saj të shtyhej 20 minuta, derisa palët përgjegjëse dhe përfaqësuesit e dy klubeve kanë dhënë “ok”-in për të luajtur. Natyrisht, në një terren të tillë, në temperatura shumë të ulëta, nuk mund të bëhej fjalë për një ndeshje normale, por më shumë për veprime të sforcuara me topin. Kuksianët kanë qenë në udhëheqje të lojës që në fillim të sfidës, ndërsa miqtë mendojnë vetëm të mbrohen, duke e larguar “sferën” sa të munden nga prapavija e tyre. Topi me ngjyrë të kuqe lëviz më së shumti në mesin e fushës, ku zhvillohen edhe dyluftimet më të shumta. Nga ky repart do të dilte në dritë edhe goli i vetëm i kësaj çerekfinaleje, me autor Igli Allmuçën, në minutën e 31-të. Një inkursion individual i gjatë i ish-futbollistit të disa klubeve të Superiores në Shqipëri është finalizuar me sukses në portën e Moçkës, që detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij. Sërish përcaktues për debutuesit në Superiore bëhet ky futbollist, kur dihet se realizoi një dopietë në sfidën pararendëse të këtij kompeticioni, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, në fitoren 4-0 ndaj Tiranës, por edhe një gol tjetër në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e kthimit, duke i eliminuar bardheblutë. Kurorëzohet kësisoj këmbëngulja e ver-

Kupa e Shqipërisë Grupi A Kukësi – Kastrioti Shkumbini – Skënderbeu Grupi B Laçi – Teuta Flamurtari – Bylis

1-0 1-4 4-0 1-0

ilindorëve, të cilët fitojnë më shumë qetësi dhe siguri, nisin të administrojnë lojën, edhe pse e patën deri në fund një sy dhe një vesh nga goli i dytë, që do të thoshte siguri përfundimtare. Përpjekjet në këtë drejtim nuk mungojnë, ndërsa reagimi i Kastriotit është tepër i mefshtë. Vështirësia e kushteve atmosferike sa vjen e shtohet, duke u bërë pengesë për shënimin e një goli tjetër. Mbetet në fuqi minuta e 31-të, përcaktuese, që i jep fitoren Kukësit dhe e barazon me pikë, 3 të tilla, me Skënderbeun, sa i përket grupit A çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Bylisi befason Fla murtarin

Surpriza vjen nga Vlora ku Flamurtari ka marrë një tjetër goditje. Kuqezinjtë e Rubios u mundën 1-0 nga Bylisi që shtron rrugën për kualifikimin e mëtejshëm në Kupën e Shqipërisë. Ndeshja ka qenë vërtet pasive për kuqezinjtë, të cilët janë ndëshkuar shumë shpejt, që në minutën e 8-të nga një gol i sulmuesit Klodian Arbrit, ndërsa, edhe pse kanë pasur në dispozicion të paktën 82 minuta për të kthyer rezultatin, skuadra e Hulian Rubios nuk ka mundur dot të bëjë asgjë për të ndryshuar fatet e takimit.

Lojtarët e Kukësit festojnë

Ndonëse kanë ende ndeshje në dispozicion për të rikuperuar, ky start i keq nuk parashikon asgjë të mirë për kuqezinjtë e Vlorës, që mund të lajnë duart edhe me Kupën e Shqipërisë pas titullit kampion.

Penallti, shtylla dhe kartonë të kuq, Laçi i shënon poker golash Teutës Dy penallti, njëra e kthyer në gol dhe tjetra e humbur për vendësit, katër “rrjeta” në favor tre bardhezinjve, dy shtylla për durrsakët, kanë përshkruar ndeshjen çerekfinale mes Laçit dhe Teutës. Rezultati përfundimtar 3-0 ka dërguar tri pikët e para në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë në llogarinë e skuadrës së Stavri Nicës, i cili shënonte rikthimin në stolin e Laçit në këtë ballafaqim. Për “djemtë e detit” ka pasur edhe një karton të kuq, akorduar nga kryesori Pashaj në minutën e 55-të. Në këtë mënyrë, detyrat e skuadrës së Gentian Begejës janë vështirësuar shumë, sepse e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh të dy golave. Në një mot të ftohtë, me një erë të fortë që e merrte topin me vete, duke mos iu bindur këmbëve të futbollistëve, kjo ndeshje ka nisur me grintë e dëshirë të madhe për të dyja skuadrat. Në stolin kurbinas është rikthyer Stavri Nica, i cili nuk vë dorë në formacionin e tij. Bregdetarët janë disi më ngacmues në dhjetë minutat e para të lojës, për t’u detyruar më pas të tërhiqen e të përballojnë presionin

Laçi-Teuta 4-0

gjithnjë në rritje të bardhezinjve. Loja në të dyja krahët është tipar i qasjes së vendësve, ku Emurllai mban të angazhuar dy mbrojtësit e qendrës së Teutës, ShetaJakupi. Vucaj dirigjon bukur aksionet e të tijve, derisa lë fushën i dëmtuar në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe rastet për konkludim. Sidoqoftë, duhej të vinte minuta e 30-të, që Milenkoviç të realizojë një eurogol, përmes një goditjeje nga distanca. Topi, i ndihmuar edhe nga era, fluturon drejt e në trekëndëshin

e djathtë të Rizvanit. Pa u shuar ende gëzimi i këtij goli për bardhezinjtë vjen edhe penalltia për ta, në minutën e 32-të. Inkursioni individual i Nimanit pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit durrsakë, çka vihet re nga kryesori Pashaj, shumë pranë aksionit, duke treguar dorën te pika e bardhë. Prej andej nuk gabon Buljan, edhe pse i kuptohet krahu gjuajtjes së tij nga portieri mik. Pasi shpëtojnë dy herë nga shtylla pingule e portës së Vashakut, kurbinasit shënojnë edhe golin e tretë me Nimanin, në minutën e 64-t, duke e vënë në shina të sigurta suksesin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Duhet thënë se laçianët kanë fituar edhe një penallti tjetër, të cilën e ka pritur portieri Rizvani, duke i thënë “jo” thellimit të mëtejshëm të rezultatit në favor të vendësve. Gjuan sërish Buljan, por kësaj here kroati gabon nga pika e bardhë. Në minutën e dytë shtesë ka kompletuar dopietën e tij shkodrani Nimani, duke vulosur pokerin përfundimtar të të tijve ndaj Teutës.

Merkato Liverpul-Sociedad, duel për Ksabi Alonson

punoj për ta përmirësuar sa më parë”, deklaroi Pastore.

Nuk është vënë vetëm Liverpuli në gjurmët e Ksabi Alonsos, mesfushorit 31-vjeçar të Real Madridit e ardhmja e të cilit me merengues aktualisht është e paqartë. Siç raporton sportmediaset.it edhe Real Sociedad, ekip me të cilin Alonso ka hedhur hapat e parë në karrierë është shumë e interesuar për të rifituar shërbimet e tij.

Juve do kërkojë huazimin e Didie Drogba

Havier Pastore: Nuk lëviz nga Paris SG Mesfushori i Paris Saint-Germain, Havier Pastore ka mohuar mundësinë e largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit. Ylli argjentinas spekulohej se është i pakënaqur në “Parc des Princes” dhe se mund të rikthehet në Serie A ku së fundmi është kërkuar nga Inter dhe Milan. Por, Pastore ka insistuar se dëshiron të mbetet në PSG. “Është mirë të përcilleni nga klube si Inter dhe Milan. Kam dëgjuar shumë spekulime por e vërteta është se jam i lumtur në Paris dhe nuk ekziston asnjë mundësi për largimin tim. Forma ime aktuale nuk është ajo idealja por do të

Juventusi synon që ta kërkojë në formë huazimi sulmuesin Didier Drogba. Drejtuesit bardhezinj pritet t’i bëjnë një kërkesë klubit kinez të Shangai Shenhua. Ata kanë në plan t’i paguajnë një pjesë të rrogës futbollistit, i cili është nga ata që bëjnë diferencën në takimet ndaj ekipeve të forta. Drogba do të rrijë në Torino për 4 muaj, ndërsa më pas do të rikthehet te skuadra e tij në Kinë për të vazhduar nisjen e sezonit të ri.

Çelsi, Klop alternativa e Pep Guardiolas Jurgen Klop, tekniku i një Borusia Dortmund që gjithnjë e më shumë surprizon me arritjet e saj, duket se është alternativa e parë për t’u ulur në stolin e Çelsit si zëvendësues i Roman Abramoviç, gjithmonë pas Guardiolës që mbetet ëndrra e çdo ekipi. Siç raporton Daily Mail, pronari i “Blues” është i gatshëm të shtrëngojë duart me teknikun gjerman nëse më parë nuk e arrin diçka të tillë me ish teknikun e Barcelonës.


sport

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

Rekordi

21

MAPO

Mesi thyen Mylerin! Shënon golin e 86-të Në momentin kur Leo Mesi ka dalë nga fusha me barrelë në ndeshjen kundër Benfikës, kanë qenë të shumtë ata që kanë thënë: rekordi i Mylerit është i pathyeshëm. E para sepse kishte katër dekada që qëndronte thundrafortë, e dyta sepse me

dëmtimin e Mesit shuhej edhe mundësia e vetme për ta thyer atë pasi mendohej se argjentinasi mund të ishte dëmtuar keq. Megjithatë, dje ndaj Real Betis, asi i Barcelonës ka shpërthyer me dy gola duke barazuar dhe më pas duke tejkaluar atë që

mbahej edhe si rekordi i fundit i thyeshëm nga talenti i Rozarios. Përfundimisht 86 gola dhe shumë ndeshje për ta thelluar këtë rekord që mbase mund të jetë në gjendje pëër ta thyer vetëm ai. “Topi i Artë” tashmë duket punë e mbaruar.

Guarin e Milito! Interi mposht Napolin, janë ata anti-Juventusi 34

Lojë e bukur në “San Siro” me raste të shumta. Zikaltërit marrin vendin e dytë dhe janë katër pikë poshtë kampionëve, ndërsa ngjiten plus një mbi Kavanin me shokë Ka qenë një ndeshje nga ato që ia vlen të shikohet dhe të shijohet. Interi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e madhe të “San Siros” dhe është bërë forca e dytë në kampionat, katër pikë poshtë Juventusit dhe një mbi Napolin. Ndeshja ka qenë e fortë, me raste dhe shumë tërheqëse. Pjesa e parë ka folur për të zotët e shtëpisë. Një gol i Guarin në minutën e gjashtë bën që tifozëria të shpërthejë nga gëzimi, ndërsa në fund të saj është Milito që vulos dominimin zikaltër me golin e dytë. 2-0 në pushim dhe Interi ndjehet i sigurt. Por me rikthimin në fushë është Napoli më i rrezikshëm. Miqtë do të kërkojnë të shënojnë në disa raste, por Handanoviç është në superformë duke pritur gjithçka që mund të pritet përveç gjuajtjes së Kavanit. Por edhe në atë rast sllovenini kishte mundur të largonte sferën pas gjuajtjes së Maxhos, por nuk mund të bënte asgjë me uruguajanin, që ndez një shpresë barazimi, e cila nuk do të konkretizohet. Seria A ka vijuar me ndeshjet e saj të javës së 16-të. Pas dy ndeshjeve të së shtunës, kur Atalanta mundi Parmën 2-1 dhe Roma triumfoi ndaj Fiorentinës me rezultatin 4-2, radha u ka ardhur skuadrave të tjera të ngjiten “në skenë”. Rikthim në stolin bardhezi i Antonio Kontes, pas 6 muajsh pezullim, është shënuar me një fitore

Inter Napoli 2-1

minimale e mjaft të vuajtur në fushën e Palermos. Goli i zviceranit Lihshtajner, në minutën e 50-të, i asistuar nga malazezi Vuçiniç, ka vendosur fatin e kësaj sfide, me Samir Ujkanin që nuk ka pasur ç’të bëjë në këtë moment. Portieri ynë i kombëtares ka qenë titullar dhe ka luajtur me kohë të plotë, ndërsa Palermo ka mbetur me një lojtar më pak në fushën e lojës, pas daljes me karton të kuq të Morganelas, në

Bundesliga

Myler: Dortmundi të mos e zërë më në gojë titullin Sulmuesi i Bajernit, Tomas Myler këshillon rivalët e Borusia Dortmund ta harrojnë titullin. Ekipi i Jurgen Klop u mund të takimin e fundit në shtëpi nga Volfsburg, duke e çuar në 14 pikë diferencën e pikëve me bavarezët. “Nëse do të isha një lojtar i Dortmundit nuk do të flisja më për mbrojtjen e titullit kampion. Sigurisht që humbja e tyre nuk na trishton”, shprehet Myler, sipas të cilit Bajerni nuk duhet të bjerë në qetësi nga ky Gjermani avantazh që ka për momentin. Të premten Të njëjtin mendim ndan edhe Hamburg – Hofenhaim lojtari tjetër Mario Gomez. Të shtunën Augsburg – Bajern Mynih Sipas tij, Bajerni e ka vetë në Dortmund – Volfsburg dorë fatin e trofeut në Freiburg – Greuther Furth Bundesliga. Gomez shtoi se Nurenberg – Duseldorf Shtutgart – Shalke titulli këtë sezon nuk do të – Verder Bremen vendoset nga gara mes Bajernit Frankfurt Të dielën e Dortmundit, pasi ka edhe Munshengladbah – Mainc Hanover – Bajern Leverkusen pretendentë të tjerë.

Bajern feston

2-0 0-2 2-3 1-0 2-0 3-1 4-1 2-0 1-1

Serie A Të shtunën Atalanta – Parma Roma – Fiorentina Të dielën Kajliari – Kievo Palermo – Juventus Peskara – Xhenoa Siena – Katania Torino – Milan Inter – Napoli Të hënën Sampdoria – Udineze Bolonja – Lacio

2-1 3-2 0-2 0-1 2-0 1-3 2-4 2-1 19:00 21:00

minutën e 75-të. Konte e ka nisur me dyshen e sulmit Matri-Vuçiniç, por kjo nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje fort pozitive, sepse goli me shumë vlera dhe që i mban në krye bardhezinjtë ka dalë në dritë nga një mbrojtës. Nuk ka të ndalur Milani i Alegrit dhe as El Sharaui. Kuqezinjtë kanë fituar me poker në fushën e Torinos, me rezultatin 4-2. Golat e Robinjos, Norçerinos, Pacinit dhe të zakonshmit El Sharaui u ka-

në dhënë tri pikë të tjera kuqezinjve, që vijojnë ngjitjen dhe ecurinë e tyre pozitive nga java në javë. Me këto fitore, Juventusi ruan kreun e kampionatit, me 38 pikë, ndërsa Milani ngjitet në vend të shtatë, me 24 pikë. Ndeshjet e tjera të së dielës dhanë këto rezultate: Kaljari u mund në fushën e vet 2-0 nga Kievo, Peskara triumfoi 2-0 ndaj Xhenoas dhe Siena nuk ia doli dot në shtëpi ndaj Katanias, duke pësuar humbjen 3-1.

Junajtid fiton derbin e Mançesterit, vendosin golat e Runit e Van Persit Një derbi i ethshëm e dramatik është luajtur në “Etihad”. Mrekullinë e ka bërë Robin van Persi, që në minutën e parë të kohës shtesë i ka dhënë fitoren dhe tri pikët e shkëputjes Mançester Junajtid. Plot pesë gola të shënuar në një ndeshje të luftuar fort nga të dyja skuadrat, me “qytetarët” pritës, që e kanë parë veten shpejt në disavantazh. Uejn Runi i ka zhbllokuar shifrat e bardha që në minutën e 16-të, për t’i dyfishuar ato në minutën e 29-të. Gabime të pafalshme në mbrojtje për skuadrën e Roberto Mançinit, në të dyja rastet, të cilat nuk falen nga një sulmues i spikatur si Runi. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, 2-0 për “Djajtë e Kuq”, ndërsa në të dytën do të vinte reagimi i fuqishëm i Mançester Sitit. Jaja Ture rihap lojën në minutën e 68-të, me golin e tij, ndërsa Zabaleta barazon gjithçka në minutën e 86-të. Kur u duk se ky

Premier Liga Të shtunën Arsenal – Uest Bromuiç Aston Vila – Stoke Siti Sauthempton – Riding Sunderland – Çelsi Suonsi – Noruiç Siti Uigan Atletik – QPR Të dielën Man. Siti – Man. Junajtid Everton – Totenham Uest Ham – Liverpul Të hënën Fulham – Njukastëll

Man. Siti – Man. Junajtid 2-3

derbi i dy Mancesterëve do të mbyllej në barazim, del në dritë supergoli i holandezit Robin van Persi. Ai ekzekuton një goditje dënimi nga distanca, ndërsa topi devijohet paksa nga një mbrojtës

2-0 0-0 1-0 1-3 3-4 2-2 2-3 2-1

21:00

vendës, sa për ta nxjerrë jashtë loje reagimin e Xho Hart. Pavarësisht zgjatjes së këtij të fundit, topi pushon në rrjetën e tij, në të djathtë. Nuk ka më kohë për të revizionuar në këtë ndeshje, teksa skuadra e Aleks Fergusonit del e fituar, merr tri pikë të arta ndaj një rivali direkt për titull, duke kryesuar tashmë Premier Ligën me 39 pikë, 6 të tilla më shumë se “qytetarët”. Vendin e tretë e mban Çelsi i Rafa Benitezit, me 29 pikë.


22

MAPO

E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

Prostituta mi ka borxh edhe 10 minuta! Scott Pipher nga New Hampshire është arrestuar pasi i ishte ankuar policisë se prostituta i kishte borxh edhe dhjetë minuta nga koha e saj. Ai e kishte thirrur policinë dhe kishte thënë se zonjusha shoqëruese, të cilën e kishte paguar për marrëdhënie seksuale, ia kishte shkurtuar terminin për 10 minuta të plota. Telefonata e tij e ka nxitur policinë që të bëjë një hulumtim rreth prostitucionit të organizuar. Pas hetimeve, 34-vjeçari është arrestuar së bashku me dy femra, për të cilat supozohet se janë prostituta, pasi Pipher kishte kontaktuar me to përmes një faqeje interneti.

Fjalëkryqi klasik Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Majmuni sulmon dy nxënës Një majmun i ka sulmuar dy nxënës në Turqi, një 13-vjeçar dhe një 15-vjeçar, teksa ata po shkonin në shkollë. Pasi i ka kafshuar në këmbë dhe duar Ozlem Canpolatin dhe Serap Dagun, majmuni ka ikur. Fëmijët janë dërguar në spital me automjetin e ndihmës së shpejtë, ndërsa policia e ka gjetur majmunin në haremin e një xhamie në rajonin Kilicaslan. Pas disa përpjekjeve për ta kapur, ekipet e kanë vënë në gjumë majmunin. “Nuk është e çuditshme të shohësh nëpër rrugë qen dhe mace. Por, është dukuri shumë e rrallë të shohësh një majmun”, ka thënë nëna e njërit nga të sulmuarit, Nazmiye Dag, duke shtuar se do ta padisë pronarin e majmunit.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Përpiqunit’ibënitëtjerëtqë të shikojnë sesa të mirë ata janë – ju mund t’i bëni vetes shumë mirë duke bërë shumë gjëra të mira për njerëzit tuaj. Është një kohë e mirë për të përmirësuar më të shumtën e çdo grupi qëegjenivetensipjesëtëtij.

Përpiquni që të kuptoni ndjenjën e asaj që është duke ardhur – energjia juaj nukështëaqshumëefokusuar tek e tashmja ashtu siçështëtekeardhmja.Kjo nukdotëthotënumralotarie, por mund të thotë investime të zgjuara.

Rruga juaj e karrierës është duke marrë një drejtim të papritur – por jo një të pafat! Kushtojini vëmendje dhe shikoni se çfarë mund të bëni që ta ktheni jetën tuaj të punës në punën e jetës suaj. Ju mund t’ia dilni!

Dëgjoni instinktet tuaja sot – ato janë më të zgjuara se truri juaj racional. Ato mund t’ju drejtojnë ju në një drejtim të çuditshëm, por nëse keni besim, ju do të filloni se gjerat do të marrin një kuptim së shpejti.

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Kjo nuk është koha që të përdorni të njëjtat truke të vjetra – shpikni diçka të re! Është me të vërtet një kohë e mirë që të angazhoni anën tuaj krijuese dhe të shikoni se çfarë mund të bëni për të në periudhën afatgjatë.

I thoni jo çdo gjëje të re sot – vetëm nëse ju doni të bëheni shumë të zënë në një të ardhme të afërt. Është një nga ato herë kur ndiheni më të lirë nga sa ju në të vërtetë jeni, dhe jeta është gati për të marrë një kthesë për nga e çuditshmja.

Esotmjaështëegjitharreth harmonisë dhe që kur ju në mënyrëtëpadyshimtëekenivënëjetënnëbalancë,kjo do të thotë se është një kohë e mirë për të arritur dhe treguar të tjerëve sesi ështëbërë.Junukjenikurrë moralizues,prandajatadhe mund t’ju dëgjojnë!

Ana juaj romantike sot shfaqet me gjithë forcën e saj, dhe ju duhet të jeni në gjendje që t’i tregoni dikujt sesi ndiheni me të vërtetë ose të takoni një person të ridhetëmrekullueshëm.Jini në vëzhgim për mënyra sesi ta bëni jetën më të ngrohtë.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

E sotmja është e mbushur me koincidenca dhe paralele. Ju duhet të jeni në gjendje të shikoni historinë e jetës suaj të paraqitur përpara në faqet e para të gazetave, posterave dhe takimeve të rastit me njerëz të panjohur në rrugë.

Ju sot mund të prisni disa kërkesa për ndihmë – dhe do të jeni të lumtur për të ndihmuar! Është një nga ato ditë kur ju jeni të sigurt se do të gjeni se energjia juaj është më se e mjaftueshme për të trajtuar problemet e të tjerëve.

Ana juaj shpirtërore është e fortë sot dhe është më e lehtë sesa zakonisht për të gjetur të vërtetat e thella në realitetin përreth jush. Kjo nuk mund të thotë se ju vini përreth një çudie – larg nga ajo!

Përpiquni që të mos shqetësoheni së tepërmi sesa shumë ju jeni në të vërtetë duke ndihmuar – për aq kohë sa ju jeni duke bërë një përpjekje, jeni të sigurt që ta bëni jetën më të mirë për njerëzit tuaj më të rëndësishëm në botë.

Horizontalisht:

Vertikalisht:

1. Mënyra si vepron njeriu në jetë, qëndrimi në marrëdhënie me të tjerët. 7. Ai që merret me një degë të sportit ose të artit pa e pasur këtë si profesion. 11. Kafshë pune. 12. Rrëmbimi i diçkaje në mënyrë të paligjshme. 14. Organizata e Gruas. 15. Ato që kanë mbetur, e nuk duhen më. 18. Sëmundje që u bie bimëve. 20. Këshillë që i jepet dikujt për diçka, udhëzim i vlefshme që i jepet dikujt. 21. Ai që fillon i pari një veprimtari. 24. Mjet transporti. 25. Bimë dekorative. 27. Qytet në Itali. 31. Simboli kimik i radiumit. 32. Baba, shkurt. 33. Notë muzikore. 35. Ndriçimi i qiellit në mëngjes para se të lindë dielli, agu i mëngjesit. 36. Zamira, aktore. 38. Është letra më me vlerë në poker. 40. metal për bizhuteri. 41. Vjedhja e programeve televizive. 43. Një nga zhurmat e orës. 47. Pjesëz mohuese. 45. Një shtet i madh i SHBA-së. 46. Shtet në Amerikën veriore. 47. Gustav i letërsisë franceze. 48. Zotëron.

1. Shenjat e jashtme me të cilat shfaqet një sëmundje. 2. Çabej, akademik i njohur. 3. Shtet në Europën veriore. 4. Komision që vlerëson konkurrentët. 5. Një nga kontinentët. 6.Të qenët në një vend në një çast të caktuar, të ndodhurit aty. 7. Gruaja e shtëpisë. 8. Meksi, shkrimtare e njohur. 9. Shtet në Afrikë. 10. Shenjë që paralajmëron diçka të mirë. 13. I njëtrajtshëm. 16. Element kimik me simbol B. 17. Universiteti Sarbonës. 19. I dobishëm, i përdorshëm për diçka. 22. Shko! 23. Bajram i historisë shqiptare. 26. Pjesëz treguese. 28. Ka në trupin e peshqve. 29. Fushë bujqësore. 30. Sasia e punës që duhet të bëhet ose e prodhimit që duhet të nxirret brenda një kohe të caktuar. 32. Stil i vjetër në arkitekturë. 34. Njuton i fizikës. 36. Drejtime, ose... 37. Larg vendit ku jemi, tutje. 39. Shkova. 41. Secili nga dy skajet e boshtit të përfytyruar të Tokës. 42. I kapur nga armiku. 44. Juria Franceze.

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Gjeni 10 ndryshimet

Koha e mbarimit ____:____

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën

Përgjigjet nr të djeshëm

Koha e fillimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 3 shifra: 141, 252, 325, 373, 415, 485, 521, 632, 652, 696, 723, 741, 784, 824, 831, 924. NUMRA ME 4 SHIFRA: 0152, 0908, 1023, 1026, 2365, 2465, 3021, 4848, 5965, 5986, 8748, 8958. NUMRA ME 5 SHIFRA: 10256, 15152, 38162, 42412, 48754,

52632, 55852, 64671, 65245, 70824, 81759, 98355. NUMRA ME 6 SHIFRA: 015968, 056420, 134015, 155518, 186424, 259685, 320155, 421159, 525123, 638452, 808529, 874854, 956185, 966767.


faqja e fundit

SOT 1901

E hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

MAPO

23

10 dhjetor U dha për herë të parë çmimi “Nobel” Çmimi “Nobel” mban emrin e shkencëtarit dhe industrialistit suedez, Alfred Nobel (18331896), i cili donte që nga fondi i tij, çdo vit të ndaheshin mjete për kontribut për njerëzimin. Në testamentin e tij të vitit 1885, ai shprehu dëshirën për të themeluar Fondin Nobel, nga i cili do të jepeshin çmimet. Sipas dëshirës së tij, shpërblimet duhej të ndaheshin për arritjet në fizikë, kimi, medicinë, letërsi dhe paqe. Çmimi për ekonomi është themeluar më 1969. Nobeli

ndahet që nga viti 1901, ndërsa - sipas traditës - jepet më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së themeluesit të këtij Fondi. Të dekoruarit e parë ishin Vilhelm Rotgen në fizikë, për zbulimin e rrezeve që mbajnë emri e tij; Jacobus Henricus van ‘t Hoff në kimi; Emil Adolf von Behring, në mjekësi, për përdorimin e serumit kundër difterisë; poeti Sully Prudhomme në letërsi; Jean Henry Dunant, themelues i Kryqit të Kuq, dhe Frédéric Passy, ekonomist francez. Në vitin

1903, Mari Kyri u bë gruaja e parë laureate e çmimit “Nobel” në fizikë së bashku me të shoqin, Pier. Pas tetë vitesh ajo mori për herë të dytë këtë çmim, për kontributin e saj në kimi. Presidenti Teodor Ruzvelt ishte amerikani i parë që mori çmimin “Nobel” në vitin 1906, duke u nderuar për ndërmjetësimin e Traktatit të Portsmuth-it në vitin 1905, që i dha fund luftës ruso-japoneze. Ai ishte president në periudhën 1901-1909.

8 Dhjetor

Azem Hajdari ose guximi për të qenë i lirë Nga Dritan Osmani*

N

Një zgjedhje e vështirë/ Në Bavari, “dirndl” përkthehet “vajzë e re”, por termi përdoret gjithashtu për t’iu referuar fustaneve tradicionale bavareze. Veshjet, të cilat dikur visheshin nga gratë fermere, konsistojnë në një bust, fund, përparëse dhe bluzë me mëngë të fryra.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

jë nga gjërat që kam pasur shumë dëshirë të bëj ka qenë një ese (jo thjesht një opinion si ky që po shkruaj) për Azem Hajdarin dhe thyerjen e komunizmit. Për Azem Hajdarin, njeriun që më 8 Dhjetor, me guxim mbinjerëzor, sfidoi si Davidi – Goliathin, komunizmin në dhjetorin që shënon fillimin e Shqipërisë demokratike dhe moderne. Më 8 Dhjetor 1990, pas dekadash shurdhëri pati një demonstratë të studentëve në Tiranë. Në krye të studentëve qëndronte djali guximtar nga Tropoja, Azem Hajdari. Më 9 Dhjetor 1990, rreth 1500 – 2000 studentë përballen sërish me policinë afër Liceut në rrugën e Elbasanit. Më 9 Dhjetor, Azem Hajdari me një xhup të zi lëkure, me një vragë gjaku në ballë, dhe një të folur të dialektit verior që në dekadat e shurdhërisë komuniste dëgjohej rrallë; ndihej në gjithçka drama dhe guximi për të rendur drejt së vërtetës që komunizmi ishte përpjekur ta zhdukte me propagandë dhe dhunë, por nuk ia kish dalë. Ishte guximi për të qenë i lirë, që secili e kish ruajtur mes ditëve të burgosura, gri dhe monotone të komunizmit më të egër të Evropës. Siç duket, e kish ruajtur mbi të gjitha djali nga Tropoja, Azem Hajdari, që kish kuptuar që nuk mund të ishe njeri pa qenë i lirë; dhe personifikonte guximin e çdo shqiptari për të qenë i lirë prej komunizmit, guximin për të qenë njeri. Përpara se të niseshim,

Tefalin Malëshyti lexoi me një zë emocionues kërkesat që sot duken shumë normale, por dhjetori i ’90-ës ishte në kryqëzim kohërash, dhe këto kërkesa kryqëzonin kohërat; më e rëndësishmja ishte pluralizmi partiak. Kishte veshur një pardesy bezhë dhe kishte një zë dramatik. Ishte koha e zërave dramatikë, luhej një dramë në dhjetorin e ‘90-ës, një nga ato drama që kombet luajnë veten në disa dekada. Kishte shumë njerëz që i drejtoheshin tribunës së studentëve për të thënë diçka, më shumë për të thënë në mënyra të ndryshme se ishim të lirë. Në një moment miku im i ngushtë Shpëtim Alimeta, edhe ai student dhjetori, tha pak a shumë “se po merr fund politika e mbyllur e midhjes”, për të karakterizuar politikën e mbyllur 50-vjeçare të diktaturës së Enver Hoxhës. Një prej ditëve të dhjetorit, në një nga mensat e Qytetit Studenti në kat të dytë, që e quanin ‘7/2’, në mos gaboj, Arben Imami që vinte si pedagog nga Akademia e

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

Arteve (sot ministër i Mbrojtjes) do të thoshte “çuna po bëni një gjë të madhe”. Si për t’u bërë të qartë të gjithëve se momenti ishte historik dhe shumë i veçantë. Duke qenë pedagog dhe i rritur, dukej se ishte më i maturuar për momentin e ndryshmit të kohëve në Dhjetor. Azemi, dhe Lëvizja e Dhjetorit kishin energjinë për të kapërcyer nga një kohë në tjetrën, nga koha e feudalizmit komunist shqiptar në kohën e lirë të Evropës. Ishte në thelb një Lëvizje paqësore dhe progresive evropiane, më e rëndësishmja për Shqipërinë në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Lëvizja e Dhjetorit kulmoi me formimin e Partisë Demokratike, që do t’i jepte goditjen përfundimtare sistemit komunist shqiptar. Greva e urisë e organizuar në shkurt të 1991 (që kërkoi heq jen e emrit Enver Hoxha Universitetit Politeknik të Tiranës), që çoi në rrëzimin e shtatores së diktatorit komunist Enver Hoxha, ishte pjesa e dytë e Lëvizjes së Dhjetorit. Greva kishte në njëfarë mënyre dy motorë drejtues; njëri ishte Blendi Gonxhe, që e ktheu Lëvizjen Studentore në një festë, duke stigmatizuar artin dhe jetën në regjimin komunist, dhe tjetri ishte Arben Lika, i cili personifikonte guximin për t’i rezistuar presionit në grahmat e fundit të Sigurimit shqiptar, por që ishte ende i rëndë dhe i rrezikshëm. Në një nga ato ditë kur Lëvizja kishte humbur pak nga dinamizmi i saj, Arben Lika, hipur në bankat përpara godinës 17 në Qytetin Studenti, do të deklaronte që “Enver Hoxha duhej nxjerrë nga varri e pushkatuar”. Fjalë makabre, por të domosdoshme për të nxjerrë frikën që kish ndryrë komunizmi te shqiptarët. *Ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit

Email: v.perleka@gmail.com Vera_perleka@hotmail.com


CMYK

24

MAPO

e hënë, 10 dhjetor 2012 www.mapo.al

liBri i ri i

Blendi Fevziut

100 vjet

Një ekskursioN Në politikëN e shtetit shqiptar (1912 – 2012) Ismail Qemali, Princ Vidi, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, të gjithë bashkë në një libër! Një ekskursion në politikën e shtetit shqiptar nga 1912 deri më sot!

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you