Page 1

Faqe 20

Flamurtari-Sevilja, një miqësore luksi pa tifozë Dështon nga ana organizative ndeshja me spanjollët. Numër qesharak tifozësh në stadium

Drejtor Artur Zheji - Kryeredaktor Arion Sulo - E hënë, 10 shtator 2012. Numër 683. Viti III botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mapo.al e-mail: gazetamapo@gmail.com. Adresa: BLV "Gjergj Fishta"

Riker: Firmat amerikane duhet të dinë se në Shqipëri sundon ligji

Albpetrol

Skualifikohen 3 kompani, “beteja” për naftën mes ShBA e Bankers Ofertat e tre firmave, Ecolog International, Gazprom dhe Amber Shine INC, nuk po shqyrtohen nga komisioni i tenderit, pasi nuk paraqitën garancinë bankare. Në garë mbeten ende “Vetro Silkroad Equity”, që ofroi 850 milionë euro, “Bankers Petrolium” me 303.8 milionë euro dhe “Consorcium Win Bussines” me 97, 6 milionë Shpërthen sezoni i privatizimeve, sot ofertat për dy HEC-et e Bistricës Faqe 2-3

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit analizon marrëdhëniet shqiptaroamerikane, rolin e ShBA në Ballkan dhe nevojën për ritëm më të lartë të reformave “Kompanitë amerikane, investitorët amerikanë kanë një histori të gjatë të shqyrtimit të sfidave. Kanë vullnetin të investojnë, por u duhet të dinë që ekziston një fushë e barabartë loje dhe të dinë që në fund do mbizotërojë sundimi i ligjit.” Faqe 4-5

Sot në shkollë, 36 mijë fëmijë për herë të parë në banka Basha përshëndet me kartolinë dhe dhurata fëmijët e klasave të para

op-ed / 18-19

NgërÇ

NGA bujar kapexhiu

Shkrimtarë e shkenctarë!

koment Nga Beqë Cufaj

respublica

dinë të Elbasanit. Burime nga policia thanë se Pëllumb Belegu, pasi ka shkëmbyer fjalë me një nga vëllezërit Eshja gjatë dasmës dhe pas konsumit të tepërt të alkoolit, është përballur me këta të fundit dhe dyshohet se Blerim Eshja e ka qëlluar atë me thikë disa herë, duke e plagosur për vdekje. Po ashtu për vdekje mbeti i plagosur edhe Maringlen Dushku, i cili ndërhyri për të ndarë sherrin... Faqe 7

koment / 18

Suplement

Botimi "Si breshka në shpinë mbaj një varr" përmbledh 365 ditët e fundit të shkrimtarit

Ivanishvili, miliarderi që kërkon të fitojë Gjeorgjinë koment

Një 56-vjeçar dhe një i ri janë therur, ndërsa ishin të ftuar në një dasmë, ndërsa policia ka identifikuar Blerim Eshja si të dyshuar për krimin. Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri banal në pije

Teodor Keko, dorëshkrimet e panjohura që la në Kryeministri

Pse s’flasim kurrë për atë që na dhemb. Për atë që të tjerët na e thonë dhe ne nuk duam...

Bixhina Ivanishvili është njeriu i 153-të në botë për nga...

Dasma kthehet në mort, masakrohen me thikë 2 të ftuar, plagoset një tjetër

Një sherr banal i nisur në pije e sipër ka sjellë mortin në një dasmë në Jago-

FAQe 8

Godina e Albpetrol

Recensa e preç Zogajt

Për njohjen e vetvetes përmes rrezikut “Unë nuk kam frikë”, një roman nga Nikolo Amaniti, botuar nga “Dudaj” Bramac_Albania_Naslovnica_110x53mm 2012 06:Layout 1 09.06.2012 15:26 Page 1

Kontrast figurativ

CMYK

George Friedman

Kriza izraelite Krizat, zakonisht janë procese të shkurtra, të mprehta dhe të forta. Për Izraelin ato janë zhvilluar në një kornizë të ndryshme kohore, janë më të përhapura se shumica e krizave dhe nuk kanë arritur në një moment vendimtar dhe intensiv. Por gjithsesi është krizë dhe nuk është vetëm në lidhje me Iranin, edhe pse qeveria izraelite fokusohet në këtë çështje. Përkundrazi, ajo është mbi realitetin strategjik të Izraelit që nga viti 1978, kur nënshkroi marrëveshjen Camp David me Egjiptin. Ndoshta aspekti më i thellë i krizës është se Izraeli nuk ka konsensus të brendshëm, për ekzistencën e saj dhe se për çfarë është kjo krizë. Qeveria izraelite flet për një kërcënim ekzistues nga armët bërthamore të Iranit. Kërcënimi ekzistencial është më i gjerë dhe më i thellë, pjesërisht i ri dhe pjesërisht i ngulitur...


2

MAPO

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

ekonomi

Konfindustria “pro” njësimit të prefiksit shqiptar nga Kosova Konfindustria mbështet vendimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për të përdorur prefiksin ndërkombëtar të Shqipërisë në sektorin e telekomunikacionit dhe kërkon ngritjen e një grupi pune me ekspertë të fushës. Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, u shpreh dje në një deklaratë për median se ky vendim përbën një domosdoshmëri financiare për Kosovën,

pasi deri sot përdorimi prej mëse 13 vjet-sh i prefikseve të vendeve të treta, i ka shkaktuar ekonomisë dhe qytetarëve humbje, që shkojnë në qindra milionë euro. “Përdorimi i prefiksit të Shqipërisë, shoqëruar me marrëveshjet respektive teknike dhe financiare mes dy vendeve, do të bëjë të mundur që një pjesë e madhe e kostove të tilla t’i kthehen ekonomisë dhe buxhetit të Kosovës”, u shpreh Buxhuku.

Konfindustria vlerëson se zbatimi i vendimit të autoriteteve kosovare për njësim të prefiksit telefonik me Shqipërinë përmban në mënyrë të gërshetuar jo vetëm vlera të mëdha financiare, por dhe gjeostrategjike për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë dhe do të ndeshet me rezistencë të fortë të vendeve të prekur në organizmat ndërkombëtarë rregullatore të fushës.

Shpërthen sezoni i privatizimeve, sot ofertat për dy HEC-et e Bistricës Privatizimi i aseteve shtetërore do të vijojë me një tjetër shitje strategjike. Në orën 14:00 të ditës së sotshme në Ministrinë e Energjetikës do të hapen ofertat për privatizimin e dy HEC-ve, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 Ende pa u finalizuar fituesi i kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol, ofertat e të cilit u hapën dy ditë më parë, sot do të startojë shitja e dy HEC-ve të nivelit të mesëm, por me një rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Sot në orën 14:00, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë në prani të mediave do të hapë ofertat e kompanive që janë interesuar më parë për privatizimin e HEC-ve. Burime nga METE njoftojnë se kanë shprehur interes 8 kompani të njohura në fushën e energjetikës. Ndërsa me datën 13 shtator do të hapen ofertat edhe për dy HEC-et e tjera të Ulzës dhe Shkopetit. Këto vepra janë ndërtuar në mesin e viteve ‘60 dhe aktualisht janë në gjendje të mirë teknike. Interes për pjesëmarrje në tender kanë shfaqur 7 kompani ndërkombëtare si edhe një konsorcium shqiptar dhe kryesisht firmat e huaja kanë një përvojë të gjatë në tregun e energjetikës. Të katër hidrocentralet prodhojnë 6% të energjisë në vend, me një fuqi totale të instaluar prej 80 MW, duke rezultuar fitimprurëse. Kjo është hera e dytë që qeveria zhvillon një tender të hapur për këto katër vepra, pasi ofertat e paraqitura nga kompanitë gjatë muajit maj nuk kënaqën pritshmëritë, duke arritur në një vlerë prej rreth 80 milionë euro. Kështu, qeveria mori vend-

Kompanitë e interesuara për privatizimin e HEC-eve 1. Verbund AG - Austri 2. EVN - Austri 3. CNR - Francë 4. Limak Energy - Turqi 5. Kurum Group - Turqi 6. Andritz Hydro - Austri 7. Tozzi Sud Spa -Itali 8. Agna Group, Gener-2, Cara-El, Erioni shpk - Shqipëri imin për shtyrjen e afatit, duke shpresuar në oferta me vlerë më të lartë dhe zgjodhi pikërisht këtë periudhë, ku edhe prurjet në digat e heceve janë më të larta, veç faktit të rritjes së numrit të kompanive të interesuara. Nga shitja e katër HEC-ve qeveria pret të arkëtojë në buxhet një shumë të përafërt me 150 milionë euro. Sektori i energjisë dhe sidomos asaj elektrike do të jetë në themel të modelit të ri ekonomik dhe do të sigurojë rritjen më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë kësaj dekade. Burime nga Banka e Shqipërisë, pas konsultimeve nga Universiteti i Oksfordit, bëjnë me dije se prodhimi duhet të jetë baza e rritjes ekonomike dhe këtë në Shqipëri e garanton energjia. Kjo për faktin se sektori i energjisë ka në rreth 70 për qind hapësirat e pashfrytëzuara dhe

nga ana tjetër tregu për shitjen e saj është garantuar. Pasi kërkesa për energji në vitet e ardhshme do të jetë në rritje dhe çmimi i saj gjithashtu. Ky fakt është marrë në konsideratë edhe nga qeveria shqiptare, e cila ka nisur konsultat me grupet e interesit për t’i dhënë hapësirat e duhura zhvillimit të këtij sektori. Një shans i madh mbetet edhe kalimi i gazsjellësit TAP, i cili pritet të zhvillojë edhe prodhimin e energjisë nga termocentralet. Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë dhe Agjencia e Nxitjes së investimeve dhe konsulentë të huaj janë duke zhvilluar konsulta për hartimin e një pakete ligjore që do të lehtësonte më tej investimet në energjetikë. 10 vitet e fundit është folur shumë për ndërtimin e veprave të reja energjetike, por vetëm këtë vit kanë përfunduar disa prej tyre.

Nga tenderi i “Alpetrolit”

Privatizimi i Albpetrolit, politika po e kalon në heshtje Për herë të parë një privatizim strategjik po kalon në heshtje nga të dy kampet e politikës. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me procesin e tenderimit, i cili pavarësisht diskutimeve për ofertën e lartë, mund të konsiderohet i suksesshëm në këtë kohë krize. Për shkak se në tendër morën pjesë shumë kompani dhe të paktën një nga ofertat mund të konsiderohet serioze. Përgjatë gjithë këtyre ditëve shefi i qeverisë ka qenë i angazhuar në takime publike dhe konferenca e të tjera ngjarje, po në asnjë rast nuk komentuar privatizimin e një prej sektorëve më strategjikë për ekonominë e vendit. Ky nuk është një qëndrim i zakontë për Kryeministrin, dhe po krijon mjaft dyshime tek opinioni, nëse oferta e lartë prej 850 milionë eurosh nga konsorciumi Vetro Silk Road është serioze. Por reagimet që priteshin nuk erdhën as nga opozita. Kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe asnjë nga ekspertët e

opozitës për ekonominë, ende nuk po shprehin qëndrimin e tyre për procesin. I vetmi që ka dhënë komente për procesin nëpërmjet rrjetit social FaceBook ka qenë deputeti socialist Erion Braçe. I dëshpëruar për mosreagimin në tërësi për privatizimin e Albpetrol, Braçe u shpreh kështu dje: “Në këtë vend po bëhet e pamundur të jetosh e militosh si i majtë, socialist më qartë!! Nuk ka më parime të tilla, shumë pak flasin për to, madje agallarët as që i përfillin. I pëlqejnë si instrument për t’i folur me to popullit, por si honepsin dot, i refuzojnë, i luftojnë, i relativizojnë, i përjashtojnë në heshtje, tamam kur me parime të tilla mund të luftonin të keqen më të madhe që po i ndodh këtij vendi: privatizimin, shitjen, plaçkitjen e atdheut”. Media nga ana tjetër ka mbetur vetëm në këtë proces. Ndaj, për shkak të mungesës së informacionit, ka rënë në rreth vicioz duke përsëritur veten.

B.H.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me procesin e tenderimit. Reagim nuk ka dhënë as kryetari i opozitës


e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

MAPO

3

Garancia e Vetro Silk Road nuk mbështetet nga një bankë e madhe Oferta e Konsorciumit Vetro Silk Road nuk është depozituar në një 50 bankat më të mëdha të botës, ashtu siç e parashikojnë kushtet ligjore të tenderit. Sipas televizionit Top Channel, garancia financiare për ofertën e konsorciumit Vetro Silk Roud është lëshuar nga një bankë amerikane në Chikago. Emri i bankës është Amerikan Chartered Bank. Në vendimin për

kriteret, qeveria ka paracaktuar se garancia financiare duhet të lëshohet nga një prej 50 bankave më të mëdha të botës. Amerikan Chartered Bank është një bankë lokale në Chicago, e cila edhe vetë brenda Amerikës renditet e 224-ta, duke mos e plotësuar këtë kriter. Sipas Top Chanell, pavlefshmëria e garancisë së pari do rrezikonte vetë vlefshmërinë e ofertës dhe

së dyti ia bën të pamundur qeverisë ta arkëtojë atë, nëse konsorciumi tërhiqet nga oferta. Zyrtarisht, ministria nuk bën publik asnjë informacion, por vazhdon të përgjigjet se është duke shqyrtuar dokumentet. Madje, ajo nuk është e vetmja që, si asnjëherë tjetër më parë në një proces kaq të madh privatizimi, ka zgjedhur të heshtë.

Albpetroli, tri kompani skualifikohen nga gara Burime nga Ministria e Ekonomisë sqarojnë se është në shqyrtim dokumentacioni i kompanive Vetro Silkroad Equity, Bankers Petrolium, Consorcium Win Bussines. Ja pse nuk po shqyrtohet dokumentacioni i tri kompanive të tjera Blerina Hoxha

Komisioni i Vlerësimit të ofertave për shitjen e Albpetrolit ka marrë në shqyrtim vetëm dokumentet e tri kompanive, pasi ofertat e tri të tjerave janë skualifikuar automatikisht qysh në krye të herës, për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet themelore të garës, garancinë bankare. Komisioni Burime nga Ministria e Ekonomisë sqarojnë se është në shqyrtim dokumentacioni i kompanive Vetro Silkroad Equity, Bankers Petrolium, Consorcium Win Bussines. Të njëjtat burime shpjegojnë se skualifikimi i tri dosjeve të tjera në shqyrtim është bazuar në dokumentet ligjore mbi të cilat zhvillohet gara. Ligji sanksionon qartë se, nëse ofertat nuk shoqërohen me garanci bankare, ato skualifikohen qysh në hapjen e zarfeve. Ofertat që u shoqëruan pa garanci bankare janë të kompanive Ecolog International, Gazprom dhe Amber Shine INC. Ecolog International nuk po shqyrtohet pasi nuk ofroi as çmim dhe as garanci bankare, ndërsa dy kompanitë e tjera ofruan çmim, por jo garanci. Ndërkohë që Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është duke shqyrtuar vetëm tri oferta, kështu që koha për shqyrtimin e tyre të shkurtohet ndjeshëm në krahasim me rastin e 6 ofertave. Çfarë po shqyrtohet Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për secilën ofertë i duhet të shqyrtojë një sërë dokumentesh. Më kryesoret kanë të bëjnë me kopje të vendimit për regjistrimin në regjistrin tregtar

Soros: Gjermania të ndihmojë, ose të largohet nga euro Veterani i industrisë financiare, George Soros, tha në një intervistë për “Reuters” se, nëse Gjermania nuk është e përgatitur të luajë rol drejtues në nxjerrjen e anëtarëve me problem të bllokut të monedhës së përbashkët nga spiralja e recesionit dhe e borxhit, atëherë Gjermania duhet të largohet nga eurozona. Soros tha se, Europa do të përballet me një depresion të stërzgjatur dhe një fund të shëmtuar të projektit të bashkimit të Europës, në rast se nuk merren masat e nevojshme për të nxjerrë jashtë krizës së borxheve vendet me probleme, duke përbashkuar një pjesë të këtij borxhi dhe duke lehtësuar kushtet e programeve të shtrëngimit ekonomik të zbatuara

me këmbënguljen e Gjermanisë. “Gjermania duhet të zgjedhë që, ose të kryesojë në zhvillimin e një politike të rritjes së ekonomisë, të bashkimit politik dhe të bashkimit të përgjegjësive, si dhe të pranojë koston e lidershipit, ose, në rast se nuk i pranon këto opsione, duhet të largohet nga eurozona nëpërmjet një marrëveshjeje miqësore”, tha Soros në një intervistë për televizionin “Reuters” në Vjenë të Austrisë. Ai tha se Gjermania, nëse largohet nga eurozona, mund të jetë më konkurruese në eksporte dhe shërbime, si dhe të shërbejë me një kosto më të ulët borxhin e saj krahasuar me një eurozonë “latine” që udhëhiqet nga Franca.

Komisioni i tenderit të “Albpetrolit”

Kompanitë që skualifikohen 1-Ecolog international 2-Gazprom 3-Amber Shine iNC Kompanitë që vijojnë garën 1-Silk Vetro Road Equity Ltd 2-Bankers Petrolium 3-Consorcium Win Bussines të shoqërive ose një dokument i barasvlershëm, i dhënë nga autoritetet kompetente të vendit përkatës të kandidatit. Oferta gjithashtu përmban dokumente që provojnë secilin nga kriteret e kualifikimit, përfshirë pasqyrat financiare të audituara për vitet 2009 dhe 2010 dhe dokumenti që provon se kandidati nuk është në likuidim, ka aftësi paguese dhe nuk është i kërcënuar nga ndonjë pretendim i kreditorëve. Por kompanitë që janë konsorciume, që në rastin e Albpetrolit janë dy oferta të tilla, duhet të kenë të dhëna financiare për 2009-2010 në mënyrë të hollësishme për secilën nga kompanitë që janë pjesë e konsorciumit. Gjithashtu shqyrtohet edhe deklarata që provon mundësinë finan-

ciare të kandidatit, për të përmbushur në kohë detyrimet që rrjedhin nga “Plani i biznesit”, sipas afateve të parashikuara në të. Një nga dokumentet themelore që janë duke u shqyrtuar janë planet e biznesit që ka sjellë secila nga kompanitë. Planbiznesi i propozuar për Albpetrol përfshin vitet 2012-2017. Planet e biznesit përmbajë në detaje planet e ofertuesit dhe kapacitetet e tij për të financuar Albpetrolin, me qëllim përballimin e nevojave operacionale të tashme dhe të ardhme, si dhe nevojat e marketingut. Plani i biznesit përmban gjithashtu edhe modernizimin dhe ristrukturimin e aseteve teknologjike të Albpetrol-it për të zgjeruar linjat e prodhimit dhe për të racionalizuar prodhimet në qarkullim. Gjithashtu plani i biznesit përfshin edhe zgjerimin në mënyrë substanciale të Albpetrol-it në tregun shqiptar, rajonal dhe atë botëror, dhe për të zhvilluar një plan marketingu largpamës dhe të fuqishëm për të rritur eficencën ekonomike, fitimet e tij dhe vlerën e aksioneve në treg. Plani i biznesit gjithashtu duhet të parashikojë kujdes maksimal për fuqinë punëtore të Albpetrol-it, ndërsa racionalizon nevojat aktuale dhe të ardhme të fuqisë punëtore për të forcuar markat tregtare (brande-et) të produkteve të Albpetrol-it.

Shpërthimet për naftë, banorët e zonën bllokojnë rrugën Fier - Berat Rreth 200 banorë të fshatit Zharrës në komunën me të njëjtin emër, rrethi Fier kanë protestuar duke bllokuar aksin nacional Fier- Berat, në qëndër të fshatit të tyre. Ndërsa dhjetra banorë të fshatit Sheqishtë po në të njëjtën komunë, në zonën naftëmbajtëse Marinëzs kanë bllokuar rugën që lidh zonën me qëndrën urbane Fier e më gjerë. Shkak është bërë një lëkundje e madhe e tokës rreth mesditës së dielë gjë që ka shkaktuar panik te të gjithë. Lëkundjet që kanë krijuar ccarje, plasaritje të shtëpive, por edhe shqetësim te banorët sipas këtyre të fundit nuk kanë qënë lëkundje sizmiologjike por janë shkaktuar

nga shpërthimet dhe operacionet që kryehen në zonën naftëmbajtëse nga kompania e huaj Bankers Pterolium. Të irrituar fëmijë, gra e burra a kanë dalë nga banesat e tyre dhe pasi

janë bashkuar në qëndër të fshatit kanë ndërtuar një pritë me gurë në rrugën nacionale Fier- Berat që kalon përmes fshatit të tyre duke bllokuar lëvizjen e automjeteve. Tensioni ka zgjatur më shumë se dy orë. Shumë prej tyre kanë pohuar se kanë qënë duke kaluar mesditën brenda banesave kur është ndjerë shpërthimi dhe më pas lëkundja e fortë e tokës. Një banore e këtij fshati D. ZH tha se është plagosur teksa ka qënë në gjumë nga suvaja e rënë në fytyrën e saj. “Isha në gjumë kur u lëkund fort shtëpia më ra një copë suvaje në fytyrë dhe u plagosa Ccfarë bëhet kështu me ne?


04 4

MAPO MAPO

13Eqershor hënë, 10 shtator 2010 2012 www.gazetamapo.com www.mapo.al

intervistë

Zëvendësndihmës/sekretari i Shtetit, Filip Riker analizon marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, rolin e SHBA në Ballkan dhe nevojën për ritëm më të lartë të reformave

Riker: Firmat amerikane duhet të dinë se në Shqipëri sundon ligji “Kompanitë amerikane, investitorët amerikanë kanë një histori të gjatë të shqyrtimit të sfidave. Kanë vullnetin të investojnë, por iu duhet të dinë që ekziston një fushë e barabartë loje dhe të dinë që në fund do mbizotërojë sundimi i ligjit” Intervistoi Janush Bugajski Duke i hedhur një vështrim rajonit, cilat do thoshit se janë sfidat që duhen zgjidhur, kërcënimet që duhen kapërcyer ende, sidomos meqenëse keni qenë këtu për shumë vite dhe i kuptoni shumë prej problemeve dhe sfidave. Nuk besoj ka nevojë t’iu futemi skenarëve më të zymtë, por cilat janë, si të thuash, sfidat ende të pazgjidhura në rajon? Mendoj se të gjitha vendet e rajonit janë demokraci në konsolidim, të cilat po përqendrohen në ndërtimin e institucioneve që janë të nevojshme për demokraci të suksesshme, mbi bazën e ekonomisë së tregut dhe kjo është diçka që kërkon kohë. Po të shohësh pas në dy dhjetëvjeçarët e fundit, përparimi ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm dhe kur je në Shqipëri në këtë njëqindvjetor, mendon për një shekull të tërë, njëqind vite pavarësi të Shqipërisë, të mendosh se çfarë është arritur thjesht prej fundit të epokës së Hoxhës, është diçka vërtet e jashtëzakonshme. Ka ende shumë punë për të bërë dhe rruga drejt Europës, drejt anëtarësimit në BE e përcakton mjaft qartë këtë, reforma të mirëpërcaktuara përmes këndvështrimit europian, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, në fushën e gjyqësorit, këto janë institucione kritike që kërkojnë reforma, një mënyrë të re të menduari për shumë popuj të rajonit. Për këtë ne jemi përpjekur të punojmë me këto vende me anë të programeve tona të ndihmës dhe sigurisht do të duhet ende kohë. A do të thoshit se ndoshta është çështje brezash, deri diku? Me fjalë të tjera, brezi i ri është me më shumë përvojë tani, është më i njohur me vlerat demokratike, me Perëndimin, e kështu me radhë. Me siguri, ky është brezi që do të konsolidojë të gjithë përparimin që kanë bërë këto vende... Mendoj se kjo është e vërtetë në një masë të gjerë. Është diçka që kërkon kohë, e cila kërkon mënyra të reja të menduari dhe, në botën ku jetojmë sot, ku komunikimi është i menjëhershëm, ku mediat sociale i lidhin njerëzit si kurrë më parë, disa prej gjërave që besoheshin për shumë kohë, një pjesë e mitologjisë që ka qenë e veçantë për rajonin e Ballkanit, po zhduken me ngadalë dhe ata po kuptojnë që kufijtë mund të përdoren për të bashkuar, jo për të ndarë. Ky është synimi i Bashkimit Europian dhe të mendosh se çfarë ka arritur Eu-

ropa prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ku armiqtë e mëparshëm tani janë plotësisht të bashkuar ekonomikisht, politikisht, punojnë bashkë për standarde jetese, për nivele begatie, pavarësisht sfidave të tanishme në situatën ekonomike globale; këto janë nivele begatie që nuk ishin imagjinuar më parë. Interesante, përmendët me gjasë se si gjermanët dhe francezët, gjermanët dhe polakët kanë arritur të pajtohen pas këtyre ndryshimeve dhe tani janë partnerë të mirë në Bashkimin Europian. A e shihni një gjë të tillë të ndodhë mes fqinjëve këtu, sepse siç e dini, ka ende disa mosmarrëveshje të pazgjidhura, për të përmendur vetëm pak prej tyre – mes Maqedonisë dhe Greqisë, edhe mes Malit të Zi dhe Serbisë, dhe sigurisht mes Serbisë dhe Kosovës. A i shihni këto çështje të zgjidhura në kontekstin e aderimit në Bashkimin Europian? Mendoj që pikërisht ky është synimi dhe siç kanë demonstruar vendet e Europës Perëndimore, këto gjëra mund të kapërcehen duke rrokur një qasje të re, duke lënë të shkuarën pas dhe duke parë drejt së ardhmes. Ky ka qenë synimi ynë për sa i përket nxitjes së integrimit, integrimit euroatlantik. Ç’mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë europianë për vendet e rajonit – mund t’i ndihmojmë të bëjnë ndryshimet e nevojshme për t’u kualifikuar për aderim në këto institucione. Duhet ende kohë. Nuk është e përsosur. Vendet e Bashkimit Europian duhet të punojnë bashkë gjithë kohën. Duhet të përqendrohen tek kompromisi, dhe kjo është një fjalë që duhet të mësohet në

Si miq, duam edhe që të ngremë zërin dhe të flasim mbi nevojën për të vazhduar përpjekjet për reforma, për të ripërqendruar energjitë në sigurimin e respektit për institucionet e pavarura demokratike, për të punuar mbi reformat gjyqësore, për të theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit.

këtë rajon. Për një kohë tepër të gjatë, në Ballkan ideja ka qenë se ka vetëm kapitullim. Nuk është ky çelësi i suksesit në shekullin e 21-të. Kompromisi mund të nënkuptojë pluse për të dyja vendet, për të gjithë popujt e rajonit. Mendoj se kemi parë shumë shembuj të kësaj. Shohim bashkëpunim të madh, punën e përbashkët nëpërmjet NATO-s dhe Partneritetit për Paqe, nëpërmjet strukturave si Adriatik 5, ku vendet e rajonit po punojnë së bashku për çështje të sigurisë, çështje të stabilitetit, me anë të menaxhimit të integruar të kufijve, midis dhe ndërmjet vendeve në rajon. Mund të shohësh përparim të madh nga pikëpamja e ligjzbatimit, nga pikëpamja e zbulimit të trafikimit të narkotikëve dhe trafikut të qenieve njerëzore. Këto janë ato lloj hapash me rëndësi jetike dhe pikërisht këtë kanë synuar të mbështesin programet tona. Përmendët Bashkimin Europian. Sipas jush, ç’nivel bashkërendimi ka midis Shteteve të Bashkuara, Uashingtonit dhe Brukselit për sa i përket përqasjes ndaj rajonit? Ne punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë në Bashkimin Europian. Është e qartë që Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të BE-së, nuk kemi votë në Këshillin Europian dhe as veto. Por, kemi vendosur shumë kohë më parë që ishte në interesin tonë si dhe në interes të pjesës tjetër të Europës, të gjithë hapësirës transatlantike, transeuropiane, që këto vende të Ballkanit Perëndimor të futeshin në këto institucione. Prandaj, kemi bashkërendim të ngushtë. Programet tona të ndihmës, miliarda dollarë që SHBA kanë investuar në këtë rajon prej fillimit të viteve 1990 janë ndërtuar që t’i ndihmojnë këto vende të përmbushin kërkesat dhe pritshmëritë, t’i ndihmojnë në axhendën e reformave për anëtarësim në BE dhe sigurisht, anëtarësimi në NATO është pjesë e kësaj. NATO është provuar si aleanca më e suksesshme e sigurisë në historinë njerëzore dhe shumë bindshëm. Nuk sheh vende të NATO-s të hyjnë në luftë me njëri-tjetrin. Në vend të kësaj, sheh një aleancë politike dhe sigurie që iu lejon vendeve të zgjidhin problemet e tyre dhe të punojnë gjithnjë e më shumë së bashku për t’u përballur edhe me kërcënimet e sigurisë nga jashtë rajonit. Siç e dini, dhe jam i sigurt që e keni dëgjuar, se ka një pikëpamje tek disa njerëz këtu që Amerika do tërhiqet, që përgjegjësinë për rajonin do ta marrë një Europë e ndarë, një Bashkim Europian i pasigurt. Si do t’i përgjigjeshit kësaj nga këndvështrimi i SHBA-së tani, në krahasim me kohën kur kriza ishte në Ballkan 10 apo 15 vjet më parë? Mendoj që thjesht duhet të shihni përparimin që është bërë. Ka ende sfida, siç i vutë në dukje ju, në këtë rajon. Ka ende çështje që ka nevojë dhe duhet të zgjidhen, por nuk ka më kanosje lufte e dhune të madhe dhe SHBA janë shumë

të përkushtuara ndaj këtij rajoni. Sekretarja Klinton ka interes të madh në këtë rajon. Një interes të madh personal... Një interes të madh personal. Kështu ka qenë me çdo administratë. Këtë mund ta shihni në praninë tonë këtu. Secili prej vendeve të rajonit ka një prani të madhe të Ambasadës së SHBA-së, të angazhuar në aq shumë fusha dhe, përsëris, për të ndihmuar partnerët dhe miqtë tanë të bëjnë reformat e nevojshme që kërkohen për të ecur përpara, për të arritur synimet e tyre, për të mbajtur të hapur derën e anëtarësimit në NATO dhe në BE sepse këtë kanë thënë gjithnjë e më shumë popujt në këtë rajon, që duan të jenë pjesë e kësaj Europe që është e plotë dhe e lirë, pjesë e shekullit 21, që nuk shohin pas në tmerret e fundshekullit të 20-të dhe sigurisht shekullit të 19-të përpara tij. Të shohim më shumë përparimin e Shqipërisë drejt BE-së. E di që nuk mund të jepni një kohë se kur Shqipëria do të jetë anëtare, por cilat janë prioritetet, cilat janë gjërat që qeveria duhet të bëjë për t’u kualifikuar për anëtarësim? Mendoj që BE ka përcaktuar një listë shumë të mirë rekomandimesh, 12 rekomandime që nevojiten për t’u bërë vend kandidat, për të arritur statusin e vendit kandidat dhe pikërisht tek këto duhet të përqendrohet qeveria. Koha është vërtet tani. Të gjithë e dimë që ka pasur zhgënjim me ritmin e reformave, të cilat u ngadalësuan shumë kur rrugën e përparimit e zuri politika, dhe kur partitë politike morën përparësi krahasuar me mirëqenien dhe të ardh-

men e të gjithë vendit. Tani është mundësia për të bërë përparim të vërtetë, madje edhe në javët që vijnë, siç kanë vënë në dukje zyrtarë të BE-së, përpara se Komisioni Europian të nxjerrë progres-raportin, me shpresën që Shqipëria të arrijë statusin e vendit kandidat deri në fund të vitit dhe pastaj të shohë drejt procesit shumë të vështirë që nevojitet për të filluar negociatat e anëtarësimit dhe në fund, siç kemi parë me vende të tjera të rajonit, të bëhet anëtare e plotë. Më duhet të bëj edhe pyetjen e fundit lidhur me anëtarësimin në BE. Deri sa Shqipëria të jetë gati të hyjë në BE, çfarë Bashkimi Europian do të ekzistojë atëherë? E di që nuk mund të parashikoni, por çështja është se si mund t’i sigurosh shqiptarët që ndjekja e këtyre reformave është në të mirën e tyre, pavarësisht nëse hyjnë apo jo në BE, që nuk është thjesht çështja e anëtarësimit, por është në të mirë të vendit që këto reforma të plotësohen dhe të zbatohen. Mendoj që të gjithë e kemi parë se çfarë ka bërë BE për anëtarët e saj, jo vetëm në drejtim të konsolidimit të paqes dhe stabilitetit, por edhe në drejtim të ndihmës për vendet e Bashkimit Europian që të jenë konkurruese në shekullin e 21-të. Është çështje tregjesh, konkurrence, jo thjesht me Amerikën Veriore, por gjithnjë e më shumë me Azinë në ekonominë moderne, e cila është shumë e ndërlidhur dhe mund ta shohim tek vetë BE dhe këtu në Shqipëri. Ajo që ndodh ngjitur ekonomikisht ndikon atë që ndodh këtu. Dhe re-


E hënë, 13 10 qershor shtator 2012 2010 www.mapo.al www.gazetamapo.com

MAPO

5 05

“Koha është vërtet tani. Të gjithë e dimë që ka pasur zhgënjim me ritmin e reformave, të cilat u ngadalësuan shumë kur rrugën e përparimit e zuri politika, dhe kur partitë politike morën përparësi, krahasuar me mirëqenien dhe të ardhmen e të gjithë vendit”

Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit

Riker pritet nga Taçi në “Albanian Screen”

Zv.ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit vizitoi të shtunën televizionin “Albanian Screen”. Ai ishte i ftuari ekskluziv i emisionit “Bugajski Hour”, drejtuar nga politologu Janusz Bugajski. Ky event shënon edhe rastin e parë kur një televizion shqiptar mirëpret një nga personalitetet më të larta të politikës së jashtme amerikane. Diplomati i lartë i Departamentit të Shtetit u prit nga drejtori i Përgjithshëm i televizionit, zoti Rezart Taçi, dhe drejtues të tjerë të institucionit. Në një takim miqësor ambasadori Reeker dhe zoti Taçi ndanë pikëpamjet e tyre lidhur me zhvillimet mediatike në Shqipëri, progresin e bërë, por edhe problematikat me të cilat përballet kjo industri. Philip Reeker, njeriu kyç për Shqipërinë në Departamentin e Shtetit, në intervistën ekskluzive me studiuesin e njohur amerikan Janusz Bugajski foli për zhvillimet në Shqipëri, por edhe për të ardhmen integruese të mbarë rajonit tonë. Reeker ndodhet në Shqipëri për një vizitë 5-ditore. Gjatë qëndrimit të tij ai u takua me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Ai e mori detyrën e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit më 8 gusht 2011. Ai mbikëqyr punën në zyrën e Çështjeve të Europës Juglindore dhe ka nën përgjegjësi marrëdhëniet e ShBA-së me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Zoti Reeker ka marrë çmimin “Eduard R. Murrou” për Përsosmëri në Diplomacinë Publike.

format që Bashkimi Europian kërkon për anëtarësim janë ndërtuar shumë për ta drejtuar vendin drejt një ekonomie moderne dhe konkurruese, ku institucionet pasqyrojnë vlerat demokratike, pasqyrojnë ekonomi të hapura, në mënyrë që Shqipëria apo cilido vend tjetër në rajon të mund të jetë pjesë e diçkaje shumë më të madhe. Nga pikëpamja e bashkëpunimit rajonal, përmendët se sa i rëndësishëm është – ka shumë shembuj nga Bashkimi Europian, te Beneluksi, te grupi i Vishegradit e kështu me radhë që vendet të bashkëpunojnë. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, siguria rajonale, zhvillimet ekonomike, sa të rëndësishme janë g jëra si energ jia, siguria, infrastruktura, transporti, të tjera ndërlidhje rajonale; a mund të luajë Shqipëria një rol të rëndësishëm në këto fusha? Mendoj që energjia është qartësisht një çështje kritike. Është me rëndësi për rritjen ekonomike, ka implikime për çështje gjeopolitike; ka rëndësi për sigurinë, sigurinë ekonomike dhe çështjen më të gjerë të stabilitetit. Prandaj është me rëndësi që vendet të mendojnë së bashku se si mund të trajtojnë sfidat e tyre të energjisë së bashku. Dhe kjo shihet qoftë kur ka të bëjë me linjat e mundshme në rajon që mund të ndihmojnë të sjellin burime energjie këtu. Gjithnjë e më shumë njerëzit dhe vendet duhet të punojnë së bashku. Tregjet e vogla, të izoluara, nuk do jenë aq të suksesshme sa ato që punojnë së bashku. Dhe sigurisht, ky është thelbi i Bashkimit Europian dhe tregjeve të përbashkëta. A do ta mbështesnit një treg të përbashkët rajonal? Ka pasur disa sugjerime, disa propozime kohët e fundit, për të cilat është folur. Disa vende e kundërshtojnë, disa e mbështesin. A shihni ndonjë lloj – sigomos në këtë pjesë të botës – tregu rajonal që do të përforconte si të thuash vlerën e shtuar të secilit vend?  Mendoj vërtet që ajo ku vendet e këtij rajoni duhet të përqendrohen është perspektiva e tyre europiane. Rruga është e shtruar qartë për to. Ajo që duhet bërë është ajo që ne mbështesim – dera e hapur për NATO-n, dera e hapur për anëtarësim në BE, dhe kjo është ajo për të cilën kemi punuar shumë ngushtë me partnerët tanë europianë dhe me secilin vend të rajonit.  Nga pikëpamja e bashkëpunimit rajonal, përmendët energjinë dhe infrastrukturën, si dhe ndërkomunikimin. A mendoni se Amerika duhet të luajë një rol më të madh këtu? Mendoj që ne luajmë rol të madh. Duam të sigurohemi që tregjet janë të hapura për investitorë të mundshëm nga SHBA. Përpiqemi të nxisim mundësitë për investuesit nga SHBA-ja si edhe investuesit nga pjesë të tjera të botës dhe prandaj transparenca është

aq kritike, prandaj sundimi i ligjit është absolutisht thelbësor. Investitorët nga SHBA më thonë që vijnë, shohin rajonin, por duan të jenë të sigurt që kontratat e tyre janë të shenjta, që kanë mundësi për rekurs në një sistem gjyqësor që është i drejtë dhe i balancuar, që ka një fushë të barabartë loje. Dhe, përsëris, me këtë ka të bëjë procesi i reformave, rëndësia e institucioneve të pavarura, rëndësia e gjyqësorit. Kemi të bëjmë me një botë konkurruese dhe kapitali do shkojë atje ku ndihet më i sigurt. Prandaj mendoj që kompanitë amerikane, investitorët amerikanë kanë një histori të gjatë të shqyrtimit të sfidave. Kanë vullnetin të investojnë, por iu duhet të dinë që ekziston një fushë e barabartë loje dhe të dinë që në fund do mbizotërojë sundimi i ligjit. Më lejoni të bëj edhe nja dy pyetje për rajonin. Pasi të ikni prej këtu do të shkoni në Kosovë, në Prishtinë. Cili është qëllimi i udhëtimit tuaj? E di që është me interes të madh për popullin në Shqipëri. Kam pasur mundësinë ta vizitoj Kosovën disa herë vitin e shkuar, që kur mora këto përgjegjësi. Këtë herë do të takohem me grupin drejtues ndërkombëtar, ku presim të marrim një vendim për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, çka do të nënkuptojë fundin e zyrës civile ndërkombëtare. Siç e kemi parë tashmë, Parlamenti i Kosovës ka ndërmarrë hapa për të miratuar amendamentet kushtetuese, legjislacionin e nevojshëm për t’i sipërmarrë këto kërkesa, në linjë me propozimin tërësor për zgjidhjen. Prandaj është një kohë me rëndësi për Kosovën. Tregon që kanë bërë përparim të madh në pak më shumë se katër vite pavarësi, por sigurisht ka ende shumë më tepër për të bërë. Duhet të jenë të përqendruar dhe të disiplinuar për të punuar së bashku që të lënë mënjanë politikat e vockla dhe axhendat personale, që të punojnë për të mirën e përbashkët të vendit.   Edhe dy pyetje të fundit... Sigurisht, keni shërbyer si ambasador në Maqedoni. Mosmarrëveshja e emrit – është shumë më e gjerë sesa thjesht emri – ku Greqia vazhdon ta përkeqësojë dhe ka bllokuar përparimin e Maqedonisë drejt këtyre dy institucioneve të rëndësishme, NATO dhe BE. A shihni dritë në fund të tunelit, një zgjidhje? Gjithmonë kam qenë në gjendje të shoh një zgjidhje. Kam shpresuar gjithmonë për një rrugë përpara. Mendoj se është tragjike që nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Askush më shumë se SHBA nuk do ta shohë Maqedoninë të ecë përpara në axhendën e saj euroatlantike. Në Bukuresht u mor një vendim. Ne duam ta shohim Maqedoninë të bëhet anëtare e plotë e NATO-s. Duam t’i shohim të përparojnë me bisedimet e anëtarësimit për t’u bërë anëtare e BE-së. Kjo është e mirë për Greqinë, është e mirë për rajonin dhe është mirë

për të gjithë hapësirën transatlantike. Ndaj shpresoj që të dyja vendet do jenë në gjendje të punojnë së bashku. Kanë shërbimin e mirë të ambasadorit Nimetz dhe Kombeve të Bashkuara, një proces me të cilin mund të gjejnë një kompromis, një rrugë përpara për të zhbllokuar procesin. Është hap i rëndësishëm. Mendoj se do të jetë hap historik, dhe sigurisht shpresojmë të ndodhë. Do jetë me rëndësi edhe për Shqipërinë që të shohë fqinjin të… Pikërisht, është një prej çështjeve që kam theksuar, një prej temave që kam ngritur këtu, dhe ky është roli i rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur si aktore konstruktive në rajon dhe kam nxitur udhëheqësit këtu që të vazhdojnë ta luajnë atë rol. Shqipëria është mike e fortë e Maqedonisë fqinje; është edhe mike e fortë e Kosovës. Ajo mund të luajë një rol shumë pozitiv diplomatikisht – një mike e mirë, një fqinje e mirë dhe partnere. Dhe sigurisht ne, Shtetet e Bashkuara kemi një partneritet shumë të fortë me Shqipërinë dhe jemi shumë të kënaqur ta shohim Shqipërinë si anëtare të plotë dhe aleate në NATO. Mendoj se kemi një përkushtim të fortë me njëri-tjetrin, qoftë nëse shërbejmë bashkë në Afganistan, apo nëse punojmë bashkë për përpjekjet për reforma, apo disa nga nismat që ambasadori Arvizu ka ndërmarrë kohët e fundit për të promovuar përfshirjen e qytetarëve në komunitetet e tyre, për të promovuar përpjekjet për të përmirësuar shërbimet dhe jetët e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pyetja e fundit: 100-vjetori i shtetit shqiptar. Si do t’i përmblidhnit drejtimet kryesore të kësaj marrëdhënieje, të marrëdhënies shqiptaro-amerikane? Është e qartë që ka disa spiranca madhore historike. Si do ta përshkruanit atë marrëdhënie? Çfarë e mban atë? Mendoj që bazohet në një miqësi të vjetër. Ka një diasporë të fortë të shqiptarëve në SHBA. Kemi mbështetur tranzicionin e Shqipërisë, reformat e saj, përparimin e saj dhe duam të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe Shqipërinë e kemi gjetur një lojtare konstruktive në rajon. Duam t’i shohim ta vazhdojnë këtë. Si miq, duam edhe që të ngremë zërin dhe të flasim mbi nevojën për të vazhduar përpjekjet për reforma, për të ripërqendruar energjitë në sigurimin e respektit për institucionet e pavarura demokratike, për të punuar mbi reformat gjyqësore, për të theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit. Mendoj që këto janë gjëra për të cilat shqetësohet qytetari i zakonshëm dhe kjo është ajo që do ta çonte Shqipërinë në drejtime të reja në 100 vjetët e saj të ardhshme. Dhe ne, Shtetet e Bashkuara presim të jemi miq të saj në këtë proces.  Më vjen mirë që do jeni këtej rrotull në atë kohë, por sigurisht… Fol për vete … Marrë nga Bugajski Hour


6

MAPO

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

politika

Kryengritja e Postribës, Berisha: Sot lëvizim të lirë Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e përkujtimit të 66-vjetorit të kryengritjes së Postribës, të organizuar më 9 shtator 1946, e njohur si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri. Gjatë ceremonisë, ku nuk mungoi as kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësues të pushtetit

lokal, u vendosën kurora me lule dhe u bënë homazhe te memoriali kushtuar kësaj ngjarjeje, në qendër të komunës Postribë. Gjatë fjalës, Berisha tha ndër të tjera se sot shqiptarët ecin të lirë në rrugën e idealeve të kryengritësve të Postribës, por dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e

atdheut. “Ata donin që Shkodra, Postriba dhe Shqipëria të mbanin syrin, shikimin drejt Perëndimit, drejt familjes së kombeve që vendi i tyre u përkiste; donin që qytetarët shqiptarë të besonin të lirë te Zoti, Krishti, Muhameti dhe tek e ardhmja e tyre”, tha Berisha.

Berisha: Po shkojmë drejt fitores, Rama... bllok, bllokim, bllokator Kryeministri për opozitën: “Cili është qëndrimi tjetër: Ai është një dhe vetëm një; ‘Bllok-bllokim-bllokator’ – ‘Bllok-bllokim-bllokator’. Çdo gjë mund të quhet, por vetëm vizion nuk mund të quhet” TIRANË Inaugurimi i segmentit rrugor Ura e Mesit-Prekal, në komunën Postribë, një investim prej rreth 400 milionë lekësh, e ka shtyrë kryeministrin e vendit, Sali Berisha, që të shprehet paraprakisht se fushata zgjedhore po afron dhe se sfida e mazhorancës mbeten pikërisht investimet. Kreu i ekzekutivit ka hequr një paralele ndaj punës së deritanishme të mazhorancës dhe politikave të ndjekura nga opozita. “… Po shkojmë drejt një fushate elektorale, drejt një fitoreje të re. Themelore është të mbrojmë vizionin tonë. Me këtë vizion, ne po ndryshojmë Shqipërinë, me këtë vizion ne kemi ndërtuar në këtë vend mbi 10 mijë km rrugë, nga vetëm 2430 km të asfaltuara që ishin më 2005-ën… Me këtë vizion ne kemi ndezur garën e dijes dhe unë ju garantoj se do të jetë ajo dhe, para së gjithash ajo, promotori kryesor i shndërrimit të Shqipërisë në vend të zhvilluar mes vendeve europiane…”, tha ai, duke iu referuar më

pas opozitës. “Cili është qëndrimi tjetër: Ai është një dhe vetëm një: ‘Bllok-bllokim-bllokator’ – ‘Bllokbllokim-bllokator’. Çdo gjë mund të quhet, por vetëm vizion nuk mund të quhet. Kaq është e tërë filozofia e tyre, ky është gjithë qëndrimi i tyre. Por e vërteta është se, siç kanë f aktuar këto 8 vite, Blloku, bllokimi ka luajtur më shumë se për këdo tjetër për ata zotërinj që i ka mbajtur dhe do t’i mbajë në bankinë për shumë e shumë kohë”. Kryeministri shtoi g j it h a sht u s e p ë r p o s k r i z ë s shumëdimensionale, në Shqipëri

“Ne po ndërtojmë rrugë në të katër anët e vendit, po ndërtojmë në Dukagjin, por edhe në majën e Çajupit, po ndërtojmë në Valbonë, por po ndërtojmë edhe në Prespë, po ndërtojmë kudo.”

papunësia është ulur. “Papunësia po ulet në Shqipëri, sepse modeli i saj ekonomik është model që garanton rritje ekonomike, është model që garanton rritje prodhimi, rritje tregu, sepse në Shqipëri rritet fuqishëm, në mënyrë të pandërprerë, sektori privat…Ne po ndërtojmë rrugë në të katër anët e vendit, po ndërtojmë në Dukagjin, por edhe në majën e Çajupit, po ndërtojmë në Valbonë, por po ndërtojmë edhe në Prespë, po ndërtojmë kudo. Në këto ndërtime në rrugë, në total mbi 10 mijë km, janë punësuar mijëra e mijëra punëtorë, inxhinierë e teknikë që kanë realizuar këto vepra. Ne po ndërtojmë në të katër anët e vendit ujësjellës, kanalizime, impiante të përpunimit të ujërave të zeza, shkolla etj. Në të gjitha këto punë publike, janë të punësuar mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë”, - tha ai. Sipas tij, prej vitit 2007 e deri më tani, qeveria ka dhënë me koncesion dhe ka firmosur me sektorin privat ndërtimin e 330 hidrocentraleve. “Janë ndërtuar e rindërtuar deri tani 70 prej tyre. Në të katër anët e vendit, qytetarët shqiptarë, punëtorë, inxhinierë, teknikë, me dhjetëra e mijëra, punësohen në ndërtimin e këtyre veprave. Pra, ne përpiqemi të krijojmë vende pune kudo, në çdo skaj të vendit dhe këtë po e realizojmë”, - shtoi ai. N.P

Sali Berisha në Postribë

Reeker me Ramën: Hiqni imunitetet “Ne shpresojmë të shikojmë vijimin e reformave, vitin e ardhshëm zgjedhje demokratike të zhvilluara në mënyrë të drejtë dhe gjithashtu respekt për pavarësinë e institucioneve”. TIRANË Në ditën e fundit të vizitës së tij në Shqipëri, zv.ndihmës/ Sekretari amerikan i Shtetit për Euro-Azinë, Philip Reeker, zhvilloi një takim me kryetarin e opozitës, Edi Rama, ku apeloi për realizimin e reformës parlamentare, miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe imunitetet. “Pata takime konstruktive këtu në Tiranë. Unë dhe zoti Rama bashkëbiseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Shqipërisë dhe ShBA-së. Ne biseduam për të ardhmen euro-atlantike, përparimin e arritur që nga gushti i shkuar. Zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm në vendin tim, por edhe në Shqipëri, sikurse e kam thënë edhe më parë, Uashingtoni do t’i ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet e

Edi Rama dhe Philip Reeker

këtushme. Ne shpresojmë të shikojmë vijimin e reformave, vitin e ardhshëm zgjedhje demokratike të zhvilluara në mënyrë të drejtë dhe gjithashtu respekt për pavarësinë e institucioneve. Javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme, duke demonstruar lëvizjet e duhura drejt reformave si dhe seriozitetin e qëllimeve që

tejshkojnë e kapërcen politika duke pasqyruar interesat më të mirë të qytetarëve dhe dëshirat e popullit shqiptar”, tha Reeker pas takimit. Sipas tij, Kuvendi ka mundësi që të ndikojë pozitivisht në progres raportin e ardhshëm të Komisionit Europian. “Ne besojmë që gjetja e dakordësisë në reformën e rregullores

“Ne besojmë që gjetja e dakordësisë në reformën e rregullores parlamentare, kalimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, si dhe votimi për ndryshimet kushtetuese, që lidhet me imunitetet, janë të arritshme

parlamentare, kalimi i ligjit për Gjykatën e Lartë, si dhe votimi për ndryshimet kushtetuese, që lidhet me imunitetet, janë të arritshme, për hedhjen e hapave të rëndësishëm në drejtimin e duhur për Shqipërinë”, tha Reeker. Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama, veçoi se gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi mundësitë për përshpejtimin e progresit të vendit drejt BE-së. “Duke u fokusuar te perspektiva demokratike dhe europiane e vendit, ne shkëmbyem po ashtu shqetësimet dhe idetë lidhur me përshpejtimin e progresit të vendit qoftë në drejtim të familjes europiane, qoftë në drejtim të standardeve demokratike që do ta bënin Shqipërinë një vend europian jo vetëm gjeografikisht, por edhe si një shtet me institucione të forta dhe të pavarura dhe padyshim me një Parlament që të përfaqësojë shqiptarët qoftë në qeveri, qoftë në opozitë, brenda standardesh si ato që sot e gjithë ditën e karakterizojnë parlamentarizmin e familjes europiane”, tha Rama.


rrethe

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

MAPO

7

Misteri, gjendet i vdekur në hotel turisti gjerman Një shtetas gjerman u gjend i vdekur dje në orët e para të mëngjesit në një hotel në afërsi të Përrenjasit. Pover Bennowalper me banim në Bhelkov të Gjermanisë, u gjend i vdekur nga personeli në dhomën e prenotuar prej tij. Bashkë me dy shokët e tij, 69-vjeçari ishte pjesë e një kampingu lëvizës dhe gjatë kësaj periudhe kishin vizituar shumë vende në

Shqipëri. Dy net më parë mbrëmja i ka zënë në Përrenjas. Por ndërsa dy shokët e tjerë kanë fjetur në kamping, Bennowalper ka preferuar të kalojë natën në hotel. Në mëngjes ai është vonuar dhe kolegët janë interesuar. Gjatë kontrollit të dhomës personali e ka gjetur pa jetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së shtetasit gjerman. Në

vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët dhe grupi hetimor. Nga të dhënat paraprake dyshohet vdekje natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar plagë. Megjithatë, gjithçka do të përcaktohet nga analiza më të hollësishme dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Ky është rasti i dytë i vdekjes në hotele i shtetasve gjermanë në Elbasan. F.S.

shkurt

E rrahin me stekë dhe gurë bilardoje, rëndë në spital 25-vjeçari

Dasma kthehet në mort, masakrohen me thikë të ftuarit, dy të vrarë Një 56-vjeçar dhe një i ri janë therur, ndërsa ishin të ftuar në një dasmë, ndërsa policia ka identifikuar Blerim Esjan si të dyshuar për krimin. Dyshohet se krimi erdhi pas një sherri banal në pije

lit. Afër fundit të ceremonisë, Blerim Esja ka shkuar në shtëpinë e tij ku ka marrë një thikë dhe i shoqëruar nga vëllai ka kërkuar të sqarohet me 56-vjeçarin nga Lushnja. Sapo është veçuar nga të pranishmit, Pëllumb Belegu është qëlluar disa herë me thikë. Pas vrasjes, dy vëllezërit janë mbyllur në shtëpinë e tyre, ndërsa viktima është nisur menjëherë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit. Por, edhe pse është dërguar shpejt në spital, për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi, për shkak të hemorragjisë së rëndë të shkaktuar nga goditja me thikë.

Një sherr banal i nisur në pije e sipër ka sjellë mortin në një dasmë në Jagodinë të Elbasanit. Burime nga policia thanë se Pëllumb Belegu, pasi ka shkëmbyer fjalë me një nga vëllezërit Esja gjatë dasmës dhe pas konsumit të tepërt të alkoolit, është përballur me këta të fundit dhe dyshohet se Blerim Esja e ka qëlluar atë me thikë disa herë, duke e plagosur për vdekje. Po ashtu për vdekje mbeti i plagosur edhe Maringlen Dushku, i cili ndërhyri për të ndarë sherrin.

Të njoftuar nga persona të tjerë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar

Ngjarja ndodhi në orët e vona të pasdites në fshatin Jagodinë të Elbasanit. Pëllumb Belegu 56 vjeç nga Çerma e Lushnjës ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë nga të afërm të zotit të shtëpisë. I dyshuari kryesor për vrasjen është Blerim Esja me banim në këtë fshat. Sipas dëshmitarëve okularë, mes autorit dhe viktimës ka pasur një grindje banale gjatë dasmës. Duket se gjithçka ka ndodhur nën efektin e alkoo-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për vjedhje karburanti. Burime zyrtare nga policia thanë, se 40-vjeçari Flamur Sinanaj, nga fshati Rexhepaj, dhe 49-vjeçari Fidel Çaushaj, nga fshati Haderaj i Vlorës, u arrestuan gjatë ditës së djeshme të dyshuar se kishin kryer vjedhje. Mësohet se dy të ndaluarit në

Ngjarja

Hetimet

policia dhe grupi hetimor, ndërsa falë dëshmive është identifikuar autori i mundshëm i krimit. Burime nga policia thanë se po punohej për ndalimin, ndërsa ishte bërë rrethimi i shtëpisë së tij dhe të vëllait që dyshohet se është përfshirë gjithashtu në sherr. Sipas të dhënave të para, grindja ka qenë për motive krejt banale e frymëzuar edhe nga abuzimi me alkoolin. Ndaj të dyshuarit është ngritur akuza e vrasjes. Ndërkohë mësohet se në përpjekje për të ndarë autorin dhe viktimën, kanë mbetur të plagosur edhe dy dasmorë të tjerë, Edmond dhe Mariglen Dushku. Ky i fundit humbi jetën prej plagëve. F. Salliu

Vodhën karburantin e antenës celulare, dy në pranga bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Hadëraj kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme karburanti, që shërbente për gjeneratorin e antenës në pronësi të një kompanie celulare. Burime nga policia thanë se dy të dyshuarit u zbuluan pas denoncimit nga kompania dhe gjetjes së gjurmëve në vendin e ngjarjes.

Një i ri 25-vjeçar është plagosur rëndë ditën e djeshme në qytetin e Fierit, i qëlluar me stekë dhe gurë bilardoje. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” kur M.Arapi është goditur me mjete të forta disa herë në trup dhe kokë, goditje të cilat duket se kanë qenë gati fatale për të. Policia e cila është lajmëruar nga dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes, ka shkuar menjëherë, ndërsa ka shoqëruar për në spital të plagosurin, i cili është në gjendje kritike për jetën. Fillimisht u deklarua se dy të rinjtë, autori dhe viktima, kishin qenë duke luajtur në një pikë bilardoje dhe më pas duke debatuar kanë dalë në një nga rrugët e lagjes “8 Shkurti”. Debati i tyre

duket se ka marrë përmasa, derisa autori i identifikuar tashmë si shtetasi Fatjon Begaj, 30 vjeç, e ka qëlluar 25-vjeçarin me mjete të forta. Blutë konfirmojnë se goditjet kanë qenë me stekën e bilardos dhe gurë. Po ashtu policia në njoftimin zyrtar tregoi se ende nuk dihet motivi i sherrit mes të rinjve. Ajo e cilëson si një plagosje për motive banale. Ndërkohë mësohet po ashtu se autori, pasi plagosi rëndë Arapin, u largua, kështu që blutë nisën kërkimet në të gjitha rrugët e Fierit që siguronin daljen nga “8 Shkurti”. Bluzat e bardha e kanë shtruar 25-vjecarin M.Arapi në repartin e reanimacionit, nga ku pritet që të niset për në spitalin ushtarak në Tiranë.

Drejtoria e Policisë së Fierit

Plehrat, rikthehet situata problematike, priten gjoba për vendorët Me gjithë masat e marra nga bashkitë dhe komunat ende nuk paraqitet një gjendje optimiste lidhur me gjendjen e fushave të plehrave në qarkun e Elbasanit. Fusha e depozitimit të mbeturinave urbane në Bashkinë e Elbasanit ka kaluar çdo limit dhe ndodhet në fazë emergjente, një alarm ky i dhënë kohë më parë nga pushteti vendor e qytetarët e Elbasanit. Gjatë muajve të verës Bashkia Elbasan dhe firma nënkontraktuese morën masat për moslejimin e shpërthimit të zjarreve, duke e mbuluar vazhdimisht me dhe. Megjithatë, herë pas here ka pasur shpërthime zjarresh, duke çliruar

tym e smog kancerogjen në atmosferë. Nisur nga situata e krijuar, prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, ka tërhequr vëmendjen e kryetarëve të komunave dhe bashkive dhe ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të nisin sërish kontrollet e do të bashkëpunohet me shkollat, institucionet dhe pushtetin lokal për të ndërhyrë për përmirësimin e gjendjes. Ndërkohë këshilli i qarkut Elbasan vazhdon nismën e filluar në muajin prill të këtij viti duke kontribuar direkt si institucion në aksionet për mbajtjen pastër të mjedisit. Por ky institucion nuk mund të pastrojë një prefekturë.

F.S


8

MAPO

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

sociale

Kryebashkiaku Basha kartolinë dhe dhurata fëmijët e klasave të para Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’u uruar nisjen e vitit të ri shkollor nxënësve që për herë të parë ulen në bankat e shkollës. Rreth 5000 fëmijë të klasave të parë në kryeqytet do të gjejnë nesër (sot) në bankat e tyre një dhuratë simbolike me mjetet mësimore nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, të shoqëruara me një kartolinë urimi. “Të dashur nxënës të klasës së parë dhe prindër! Dita e parë e shkollës është një kujtim i bukur për çdo nxënës, por më i paharruar dhe i veçantë është për ju, që

për herë të parë uleni në bankat e shkollës. Ky është një moment gëzimi dhe krenarie për çdo familje, natyrisht dhe për qytetin tonë. Nga bankat e shkollës nisin të thuren e më pas marrin jetë ëndrrat dhe projektet tuaja. Unë sot dua t’ju uroj nga zemra, suksese në mësime dhe t’ju garantoj se jam i vendosur që të bëj gjithçka për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar, ku ju të jetoni më mirë, të mësoni sa më shumë dhe t’i shijoni sa më mirë vitet e bukura të fëmijërisë tuaj”, shkruhet në mesazhin e urimit nga kryetari i bashkisë. Kjo është

hera e parë që fëmijët e kryeqytetit marrin një mesazh të tillë urimi. Ndërkohë që Bashkia ka marrë të gjitha masat për rikonstruksionin, lyerjen dhe pajisjen me mjete të domosdoshme të të gjitha shkollave të kryeqytetit. “Nesër (sot), kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, dhe dy nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Petrit Vasili do të jenë në ambientet e shkollave të ndryshme për t’u uruar një vit të mbarë dhe suksese në mësime të gjithë nxënësve që nesër do të nisin vitin e ri shkollor”, njoftoi zyra e shtypit pranë bashkisë.

Sot në shkollë, 36 mijë fëmijë për herë të parë në banka Ministri Tafaj: Urimi i parë për ju vogëlushë, që uleni për herë të parë në bankat e shkollës, ju keni sot në duar abetaren mbarëkombëtare. Klasat e para presin sot 36 mijë nxënësit më të vegjël në Shqipëri, që ulen për herë të parë në banka në të gjithë vendin. 11 shtatori është dita e parë e shkollës në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend, të cilat çelin dyert e tyre për të nisur vitin e ri shkollor 2012-2013. Sipas Ministrisë së Arsimit, janë 579 mijë nxënës të sistemit parauniversitar dhe fëmijë kopshtesh që do të nisin të hënën vitin e ri. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ka uruar në një deklaratë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri akademik. “Urimi i parë si gjithnjë shkon për ju vogëlushë, ju nxënës që uleni për herë të parë në bankat e shkollës, për ju që përcilleni nga dora e prindit dhe shtrëngoni dorën e mësuesit, për të nisur rrugën e gjatë, por të bukur të dijes, ju keni sot në duar abetaren mbarëkombëtare. Një urim për të gjithë ju nxënësit e klasave të tjera që në këtë ditë e ndieni veten më të rritur e më të ditur dhe që jeni fort të motivuar për t’u bërë më të aftë për veten familjen dhe shoqërinë. Një urim edhe për ju mësues dhe mësuese që meritoni mirënjohje dhe nderim”, deklaroi Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit. Numërohen gjithsej 358 mijë nxënës që ndjekin shkollat 9-vjeçare dhe 146 mijë nxënës arsimin e mesëm. Sipas

Nxënës në ditën e parë të shkollës

ministrit të Arsimit, Tafaj, nga viti në vit është shënuar një rritje e numrit të nxënësve që frekuentojnë arsimin profesional, duke marrë një orientim të caktuar për tregun e punës. Aktualisht numërohen 21 mijë nxënës që ndjekin shkollat profesionale në vend. Gjatë këtij viti, veçanërisht në shkollat e mesme, numri i nxënësve në klasa pritet të jetë më i madh për shkak të rritjes së numrit edhe nga kthimi i emigrantëve, ndërsa në mjaft qytete të mëdha mësimi do të zhvillohet me turne. Për kundër këtij fenomeni, në zonat e thella dhe fshatra të vegjël numri i

nxënësve vijon të zvogëlohet, duke shtuar njëkohësisht edhe numrin e klasave të bashkuara. Për drejtorin e arsimit parauniversitar në Drejtorinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Vejsiu, ky vit starton me kushte më të mira për nxënësit e shkollave, ndërkohë që nuk mungojnë as risitë në procesin e mësimdhënies, ku tashmë ka filluar edhe puna për ndarjen e Gjuhës Shqipe nga Letërsia, ashtu siç porositi pak ditë më parë edhe kryeministri Berisha. “Janë rreth 140 shkolla të ndërtuara të reja dhe të rikonstruktuara që presin të hapin nesër dyert e

Aktualisht numërohen 21 mijë nxënës që ndjekin shkollat profesionale në vend

510 klasa kolektive, ja problematika në të gjitha shkollat Elbasan -Rënia e numrit të

nxënësve ka detyruar Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Elbasan që të krijojë 510 klasa kolektive. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori i kësaj drejtorie, Mati Çela, ka publikuar të gjitha problematikat me të cilat do të nisë procesi mësimor. Kështu, në prag të këtij viti shkollor, Elbasani ka në gatishmëri 327 shkolla, në të cilat do të ulen 68 mijë nxënës. Vetëm në Elbasan numërohen 41 129 nxënës. Janë 4000 arsimtarë që japin mësim në këto shkolla dhe sfida më e madhe me të cilën ata po përballen vitet e fundit është rënia e numrit të nxënësve. “Ndër objektivat kryesore të DAR Elbasan është rritja e numrit të fëmijëve në arsimin parashkollor në masën 95% nga 90% që ka qenë vitin e

kaluar”, u shpreh drejtori Çela. Gjatë vitit të kaluar, sipas tij, braktisën shkollën 38 nxënës dhe sivjet kjo shifër pritet të ulet më shumë. Shkollat më problematike për braktisje në qytet janë ‘Sulë Misiri’, ‘Hamit Mullisi’, ’Ptolome Xhuvani’, ndërsa në

Ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me libra

fshat, Labinot Katund dhe Mollas. Në këto të fundit është largësia si shkak kryesor; ndërsa në pjesën më të madhe, gjendja e vështirë ekonomike. Sa i përket teksteve shkollore, drejtori i drejtorisë së arsimit në Elbasan u shpreh se “këtë vit u përzgjodhën tekstet në mënyrë krejt të re, atë të altertekstit. Deri në këto momente të gjithë tekstet janë në libraritë që merren me shpërndarjen. Të gjitha shkollat kanë tërhequr pjesën më të madhe të librave. Ditën e parë të shkollës të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me libra. Ne nuk kemi pasur si objektiv që asnjë të mos futet i pa miratuar. U realizuan projektet për dhënien e teksteve falas për komunitetit rom dhe kategoritë e tjera që parashikon ligji”.

tyre. Kemi startuar fuqishëm për hartimin e kurrikulës së arsimit bazë, e cila siç u tha edhe nga Kryeministri ka nevojë të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai. Ndonëse shkollat çelin dyert e tyre sot, në shumë rrethe të vendit mungojnë tekstet shkollore, në përqindje të konsiderueshme. Por për këtë fenomen, ministria ka marrë masa që kudo që të shfaqet mungesa e teksteve shkollore në ditën e parë të shkollës, nuk do të mungojnë as sanksionet ndaj shtëpive botuese që shkelën kontratat.

arsim

Shkollat ruhen me policë që ditën e parë Në ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, Policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre. Kjo do të realizohet nëpërmjet një bashkëpunimi me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore. “Gjithashtu, forcat e policisë do të ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundërvajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave”, njoftoi policia. Urdhri për këto masa ka ardhur nga prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili porositi drejtuesit e policisë për bashkëpunimin me stafin pedagogjik, me qëllim parandalimin e ngjarjeve apo fenomeneve negative pranë qendrave studentore dhe shkollave. Urdhri erdhi gjatë mbledhjes së organizuar ditën e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.


botimi i ri

fenomen

Historia e krishterimit

Sipas Forbes: 10 gratë më të fuqishme të letërsisë Ato janë të fuqishme për shkak të aftësisë për të ndikuar përmes fjalëve dhe ideve. Të marra bashkë, këto gra i mbërthejnë lexuesit me historitë e botëve fantastike, suspansit dhe dramës, depërtimin në kompleksitetin e përvojave të minoriteteve dhe kulturave...

Në epokën postmoderne, aq shumë e dëshiruar të jetojë të tashmen duke harruar rrënjët e saj, historia e kishës dhe e krishterimit, dhe e ndikimit që ato kanë pasur në histori, meriton një vend të veçantë.

Dosje fenomen Vitrina e librit recensë botime

Recensa e Zogajt

www.mapo.al

"Si breshka në shpinë mbaj një varr" nga Teodor Keko

Botohen dorëshkrimet e Dorit, u harruan 10 vjet në Kryeministri Për njohjen e vetvetes përmes rrezikut “Unë nuk kam frikë”, një roman nga Nikolo Amaniti, botuar nga “Dudaj”

365 ditët e fundit të jetës Teodor Keko vazhdoi të shkruajë si më parë ... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame, të mbajë shënime, të japë opinione, intervista, të skicojë plane krijuese ... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen që, siç thotë një nga miqtë e tij, ai e mbante prej disa kohësh në krah si një mike me të cilën kishte flirtuar vite të tëra në distancë me letra e me

Faqe 9

gjeste eksesive, e kishte marrë pranë për ta njohur me shokët e të afërmit përpara se ta merrnin së bashku arratinë. Pjesë më e madhe e dorëshkrimeve që shtëpia botuese “Adel Print” ka mbledhur në librin titulluar “Si breshka në shpinë mbaj një varr” janë të panjohura, e të pabotuara më parë, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim.

Kopertina e librit me dorëshkrime që botohen për herë të parë


10

E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

dosje ditët e fundit të jetës Teodor Keko vazhdoi të shkruajë si më parë ... tregime, poezi, meditime, vëzhgime, analiza, pjesë romani, fragment drame, të mbajë shënime, të japë opinione, intervista, të skicojë plane krijuese ... si për të sfiduar edhe më shumë vdekjen që, siç thotë një nga miqtë e tij, ai e mbante prej disa kohësh në krah si një mike me të cilën kishte flirtuar vite të tëra në distancë me letra e me gjeste eksesive, e kishte marrë pranë për ta njohur me shokët e të afërmit përpara se ta merrnin së bashku arratinë. Pjesë më e madhe e dorëshkrimeve që shtëpia botuese “Adel Print” ka mbledhur në librin titulluar “Si breshka në shpinë mbaj një varr” janë të panjohura, e të pabotuara më parë, ashtu siç janë të panjohura edhe fotografitë dhe copëzat e kujtimeve që shoqërojnë këtë botim.

Teodor Keko

Dorëshkrimet e panjohura që la mbi tryezën në Kryeministri Aida Tuci Pas ndarjes së Dorit nga jeta, gjithçka gjeti mbi tavolinën e punës së tij në Kryeministri, e mori dhe e sistemoi në një kuti, i bindur se një ditë ato letra format apo copa letra e fatura kamerierësh me shënime e dorëshkrime, tregime, poezi e vizatime do të ndihmonin për të zbuluar edhe më shumë shpirtin e Teodor Kekos. Arben Shkodrani nuk e ka njohur Dorin e vogël edhe pse punonin bashkë në të njëjtin institucion në Kryeministri. Kur ai filloi punë aty Teodor Keko sapo ishte diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme dhe ecejaket Tiranë-Selanik dhe kthim ishin itinerari i vetëm i 365 ditëve të fundit të Teodor Kekos. Ditën që mori vesh se kolegu ishte ndarë nga jeta, Arben Shkodra iu afrua tavolinës së tij dhe mblodhi në një kuti gjithçka gjeti mbi. Një poezi e shkruar në një fletë të grisur nga blloku e më tutje shënime të momentit, një pjesë tregimi, madje dhe fragment nga një dramë. “Për dhjetë vjet ajo kuti mbeti në arkivin e personelit dhe rutina e përditshme bëri të mos e kthej kokën, deri ditën kur mësova se vëllai i Dorit interesohej në Kryeministri për disa dokumente në lidhje me të. Nuk e di po ... atë çast kur ia dorëzova Ilirit ato dhjetëra faqe të ruajtura ashtu si i la Dori, jo vetëm u çlirova, por ndjeva dhe atë që e dija prej kohe: rëndësinë që marrin gjërat e vogla dhe të thjeshta për familjarët, miqtë dhe të dashurit”- kujton Arben

Shkodra këtë moment. Me sa duket, Teodor Keko shkruante çdo gjë që i kalonte në mendje, çdo episod që i linte mbresë. “Xhelozia për mua është injorancë! ...Disiplinën e dua në maksimum, nivelin e dua zero! ...Mendoj picën me rombe!”...fraza që ai ka shkruar në një fletë të grisur blloku. Në një fletë tjetër, e gjetur mbi tryezën e tij të punës, ai ka shkëputur një moment nga një debat, ndoshta në zyrë, sepse i ka vënë titullin mbi kokë: Debat kolektiv! Poshtë së njëjtës copë flete ka shkruar një frazë që mban autorësinë e mikut të tij, gazetarit Fatos Baxhaku: Edhe Elisabeta (mbr. e Anlgisë) shkurt SISI, nuk e lëpin kockën si zoti Keko!... nënshkruar F. Baxhaku. Dorëshkrimet dhe shënimet e tij zënë pjesën më të madhe në botimin “Si breshka në shpinë mbaj një varr”, të cilit i janë bashkëngjitur edhe shkrime e intervista të miqve dhe kolegëve të Teodor Kekos. Botimi që përmbledh 365 ditët e fundit të Teodor Kekos është konceptuar si një libër-album ku, krahas dorëshkrimeve, publicistikës dhe kujtimeve të miqve, botohen edhe foto të ndryshme nga jeta e Teodor Kekos. Mes dorëshkrimeve gjendet edhe struktura e romanit “Qiejt e vetmisë”, pjesë nga testamenti, një poezi himn për 40-vjeçarët, dedikasa për të birin Elion në librin “Hollësira fatale”, 2-3 poezi të shkruara në Selanik. Një letër drejtuar klubit “Inter”, një dramë satirë e shumë e shumë shënime të tjera.

Botimi që përmbledh 365 ditët e fundit të Teodor Kekos është konceptuar si një libër-album ku, krahas dorëshkrimeve, poezive, publicistikës dhe kujtimeve të miqve, botohen edhe foto të ndryshme nga jeta e Teodor Kekos

Poezi Kur e di se do të vdesësh Kur e di se do të vdesësh, Pemët kanë më shumë lule dhe më shumë yje qielli ka. Më të mirë dhe më të çuditshëm janë njerëzit, Që nuk e kuptojnë se hija e trupit të tyre është vetë vdekja. Kur e di se do të vdesësh, Toka është pjellore si grua Dhe qielli ta shuan përjetësisht etjen me shirat e tij Dhe avionët fluturojnë për t’u rrëzuar Dhe njerëzit nuk lindin për t’u bërë nesër të liq. Më mirë ta dish se do të vdesësh! Lulet lule do të jenë dhe nuk do të kundërmojnë më trishtim Dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te distributori i harruar të furnizohen falas me besim. Selanik 26 maj 2002


E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

11

Portret i paautorizuar Miqtë dhe kolegët e tij kanë të ruajtura shumë kujtime dhe dorëshkrime nga Dori. Unë nuk kam ndenjur shumë me të dhe nuk e njoh shumë nga afër, por kur ulesh me shoqërinë e tij të duket sikur Dori është akoma aty mes tyre me batutën, frazën dhe letërsinë e tij.

Botuesi:

Ka dhe shumë dorëshkrime të tjera

Mes dorëshkrimeve gjendet edhe struktura e romanit “Qiejt e vetmisë”, pjesë nga testamenti, një poezi himn për 40-vjeçarët, dedikasa për të birin Elion në librin “Hollësira fatale”, 2-3 poezi të shkruara në Selanik

Janë rreth 50 faqe dorëshkrime që janë përmbledhur në librin-album “Si breshka në shpinë mbaj një varr”. Botuesi i “Adel Print”, Arjan Lleshaj, shprehet se ka dhe shumë dorëshkrime të tjera që mbeten pa u botuar. Shumë miq dhe kolegë të Teodor Kekos, sipas tij, mbajnë të ruajtura dorëshkrime që vetë Dori u ka lënë. Disa prej tyre, sapo morën vesh se po botoheshin dorëshkrimet e Dorit, trokitën në derën Arjanit, por libri ndërkohë ishte mbyllur dhe këto dorëshkrime nuk u përfshinë në këtë botim. Ilir Keko (vëllai i Teodor Kekos) ka qenë ai që është kujdesur deri në detaje për botimin e librit. Madje Iliri është marrë me faqosje dhe ka ideuar edhe kopertinën. Arjan Lleshaj, botuesi i “Adel Print”, rrëfen gjithë procesin e botimit të vëllimit “Si breshka në shpinë mbaj një varr”, si kujtim nga miqtë në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko. Si ju ra në dorë dorëshkrimi i këtij libri? Është një libër që cilado nga shtëpitë botuese do e kishte kënaqësi ta merrte. Me Ilir Kekon jemi miq dhe kemi folur që herët për dorëshkrimet e Dorit. Sapo Iliri më solli librin, menjëherë mora ta lexoja dhe vura re se kishte shumë dorëshkrime që botoheshin për herë të parë dhe kjo besoj se do të ngjallë kuriozitet dhe kërshëri te lexuesi që e njeh penën e Teodor Kekos. Dori ka qenë gjithmonë spontan, ka pasur batutën, momentin, miq të shumtë. Në këtë libër një ndihmesë të madhe ka dhënë zoti Arben Shkodra, i cili ka mbledhur me kujdes të gjitha dorëshkrimet që Dori kishte lënë mbi tavolinën e punës në Kryeministri. Shumë nuk e kanë njohur personalisht Teodor Kekon, por dhe ata që nuk e kanë njohur personalisht e kanë njohur përmes letërsisë së tij. Ne si shtëpi botuese jemi krijuar që në vitin 2008 dhe në përgjithësi rendim pas librave të këtij kualiteti dhe të kësaj natyre. Ka dorëshkrime të tjera të Teodor Kekos që janë në proces botimi? Dua t’ju tregoj një kuriozitet. Pasi ishte

përhapur lajmi se po botoheshin dorëshkrimet e Dorit, “Si breshka në shpinë mbaj një varr”, na rezultoi se edhe shumë miq të tjerë të Teodorit mbanin si kujtim disa shënime dhe dorëshkrime të tij. Disa erdhën dhe i sollën që t’i përmblidhnim në këtë botim, të cilat fatkeqësisht nuk janë në këtë libër, sepse ndërkohë libri ishte përgatitur dhe po shtypej. Dua të them që miqtë dhe kolegët e tij kanë të ruajtura shumë kujtime dhe dorëshkrime nga Dori. Unë nuk kam ndenjur shumë me të dhe nuk e njoh shumë nga afër, por kur ulesh me shoqërinë e tij të duket sikur Dori është akoma aty mes tyre me batutën, frazën dhe letërsinë e tij. Ndonjë rast konkret mund të na përmendni të miqve që mbajnë dorëshkrimet të Dorit? Një rast konkret është drejtori i postës së Tiranës, Fadil Smajli. Një ditë duke pirë kafe me të më tha që kishte një kujtim të shkruar nga Dori, shumë të bukur. Shumë të tjerë kanë sjellë kujtime dhe dorëshkrime. Në këtë libër baza janë dorëshkrimet të gjetura nga Arben Shkodra, por aty janë botuar edhe shumë kujtime nga miqtë e Dorit. Si shkuat deri te titulli “Si breshka në shpinë mbaj një varr”? Teodor Keko 365 ditë jetoi me brengën e vdekjes. Ai në fakt i bëri sfidë vdekjes, ai jetoi bashkë me të për 365 ditë me radhë. Ky libër e tregon qartë këtë. Por Dori i tillë ishte. Çdo njeri që e merr dhe e lexon këtë libër do ta njohë Teodor Kekon ashtu siç ka qenë vërtet. I vëllai Ilir Keko u kujdes deri në detaje për librin, kopertinën, titullin, faqosjen. Iliri është shumë kërkues dhe mua si botues më ndihmoi shumë ky fakt për të botuar një libër sa më cilësor. Në çdo detaj është dora e Ilir Kekos. Në libraritë kryesore të kryeqytetit nuk e gjeje librin e Teodor Kekos. Përse? Libri në fazën e parë u shtyp 500 kopje dhe është shitur i gjithi. Mund të them se libri ka hyrë në ribotim dhe po shtypen edhe 1000 kopje të tjera.

Një portret i paautorizuar në dhjetëvjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko u botua edhe nga UET Press. Janë përzgjedhur për këtë botim special, 178 autorë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë dhe politikanë, që kanë shkruar dhe kanë folur për shkrimtarin e sidomos për mikun e munguar Teodor Keko. Ky libër është ideuar nga botuesi i UET Press Henri ÇILI dhe përgatitur nga Teuta Keçi dhe Ilir Keko. Janë kujtime të familjarëve, miqve, shkrimtarëve e kolegë të cilat janë përfshirë në këtë biografia të pautorizuar të Teodor Kekos. Nis me kujtimet e nënës së shkrimtarit, regjisores së njohur Xhanfize Keko. Portreti i Dorit të vogël me “Sytë e nënës” shkëputur nga libri “Ditët e jetës sime” të Xhanfize Kekos. Më tej libri përmban gjithçka që është shkruar në shtyp dhe është thënë në median elektronike për Teodor Kekon. Disa “Mendime mbi krijmtarinë dhe individualitetin” e shkrimtarit Keko, për ta mbyllur me “Poezi dhe piktura” nënshkruar Teodor Keko.

Ky libër është ideuar nga botuesi i UET Press Henri Çili dhe përgatitur nga Teuta Keçi dhe Ilir Keko.

Ditët e fundit të Dorit në kujtimet e bashkëshortes Xhulieta Keko Nuk e mendoja që do ta kisha kaq të vështirë të kujtoja vitin e fundit të Dorit. Kanë kaluar tashmë dhjetë vjet dhe mua më rivijëzohet çdo moment, sikur ka ndodhur vetëm disa ditë më parë dhe më vjen të “bërtas” fort si atë ditë që mësova emrin e sëmundjes, si atë ditë pas operacionit, kur doktoresha më tha se nuk kishte shpëtim, si atë ditë që mora vesh se nuk jetonte më si çdo herë që vij në Tiranë dhe Dorin nuk e gjej askund. Në mes të gushtit u vizitua në Tiranë, pasi kishte dhimbje të forta në stomak. Nga mënyra e kujdesshme si më tregoi për faktin që mjekët kishin konstatuar disa njolla në stomak dhe nga mënyra si i lëviztë buzët poshtë mustaqeve, menjëherë dyshova. Në mbrëmje më thirrën për kafe motrat Zana dhe Flora Nikolla. Zana ishte mjeke në spital dhe kishte qenë e pranishme gjatë konsultës së mjekëve pas largimit të Dorit. U përpoq të ma thoshte me shumë kujdes konkluzionin e kolegëve. Mbaj mend që atë mbrëmje kemi qarë të tria gjatë dhe kemi ndenjur derisa u mbyll kafe “Europa”, në mënyrë që unë të qetësohesha e Dori të mos kuptonte që kisha qarë. Dy ditë më pas më thirri në zyrë ministri Solis dhe më shpjegoi situatën, ashtu drejt e qartë, si vetëm Solis di të flasë. Të nesërmen u nisëm urgjentisht në Selanik për ekzaminime më të specializuara dhe pas konkluzionit të mjekëve atje filluam ecejaket Tiranë-Selanik-Tiranë... Që atë ditë e derisa vdiq, asnjëherë s’e mora vesh se deri ku e dinte Dori të vërtetën, sepse të dy kemi “luajtur” teatër. Unë duke u munduar të fshihja atë që thoshin mjekët, ai duke u munduar të bënte të paditurin e optimistin për të mos më shqetësuar mua dhe fëmijët.


CMYK

12

MAPO

e hënë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al


E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

13

Sipas Forbes J.K. Rowling

Danielle Steel

Toni Morrison

Stephenie Meyer

Mary Higgins Clark

Maya Angelou

Alice Walker

Jhumpa Lahiri

Joyce Carol Oates

Isabel Allende

10 gratë më të fuqishme të letërsisë Ato janë të fuqishme për shkak të aftësisë për të ndikuar përmes fjalëve dhe ideve. Të marra bashkë, këto gra i mbërthejnë lexuesit me historitë e botëve fantastike, suspansit dhe dramës, depërtimin në kompleksitetin e përvojave të minoriteteve dhe kulturave dhe frymëmarrjes në çështjet dhe pritshmëritë e shoqërisë... pa përmendur, shitjet deri në 800 milionë kopje,

J.K. Rowling

Shitjet: 450 milionë libra të shitur. Arma e fortë: Filmat e bazuar në seritë e librave të saj kanë arritur-përmes shitjeve të biletave-5 miliardë dollarë fitime dhe një sërë çmimesh: ‘Oskar’, ‘Kavaliere e Legjionit të nderit në Francë’, ‘Urdhri i Perandorisë Britanike’, tituj nderi nga Universiteti i Exeter-it, St. Andrews, Edinburgh, Harvard, Dartmouth, Aberdeen e shumë të tjerë. Çmimet përshijnë edhe ‘Autorja e Vitit’, ‘Çmimi për arritjen e jetës’, ‘Çmimi i librit Britanik’, ‘Autorja e vitit nga Shoqata e librashitësve’ dhe shumë e shumë të tjerë. J.K. Rowling ka mbërthyer zemrat dhe i imagjinatat e lexuesve përmes botës fantastike të Harry Potter-it, fillesat e të cilit -ajo thotëse i erdhën teksa priste një tren të vonuar nga Mançesteri për në Londër. Me përshtatjet e filmit, duke arkëtuar miliarda nëpër të gjithë botën, librat e saj nuk janë vetëm popullorë, por ata prekin lexuesit me temat e pranimit, dashurisë dhe kurajës. Faleminderit Zot për vonesën e trenave!

Danielle Steel

Shitjet: 800 milionë libra të shitur. Arma e fortë: Autorja më e shitur që ende jeton dhe e teta e të gjitha kohërave. Po, e lexuat mirë! 800 milionë kopje të shitura. E mirënjohur për romanca dhe dramë, novelat e saj kanë qëndruar për 390 javë radhazi në listën e më të shiturave në New York Times dhe 22 prej tyre janë përshtatur për televizion.

Toni Morrison

Arma e fortë: autore fituese e çmimeve ‘Nobel’ dhe ‘Pulitzer Noveliste’, botuese dhe profesore, Toni Mor-

rison është e shquar për vepra si: “Syri më blu”, “Kënga e Solomonit” dhe “Të dashur” (i cili është përshtatur edhe në film). Veprat e saj, fituese të çmimeve ‘Nobel’ dhe ‘Pulitzer’ i tronditin lexuesit deri në thellësi të qenies, duke marrë një pamje të patrembur dhe shpesh ngulmuese të përvojës së zezë në Amerikë.

pasurinë dhe çmimet prestigjioze, duke përfshirë ‘Nobel’ e ‘Pulitzer’. Me pak fjalë, këto dhjetë gra mund të tregojnë dhe (shesin) histori të bukura. Megjithëse ka plot gra të tjera në histori, të cilat kanë dëshmuar se janë shkrimtare të fuqishme, kjo është një listë e atyre që ende jetojnë, me fokus narracionin personal dhe letërsinë artistike. letërsi”, medalje kombëtare të arteve, medaljen presidenciale të lirisë etj. E mirënjohur për seritë e saj me gjashtë vëllime autobiografike, Maya Angelou ka arritur të mishërojë mençurinë dhe ripërtëritjen, përmes thellësisë, mprehtësisë dhe ndershmërisë së fjalëve të saj.

Stephenie Meyer Alice Walker Shitjet: 100 milionë libra të shitur Arma e fortë: përshtatjet kinematografike të novelave të saj kanë arritur fitime në 2 miliardë dollarë deri më tani. E njohur për seritë e romancës së vampirëve, “Muzgu”, Stephenie Meyer u bë shpejt një nga shkrimtaret më të shitura të të gjitha kohërave, duke fituar famë në të gjithë botën me historitë që trokasin lehtë në ëndrrat romantike të lexuesve dhe eksploron tema të pavdekësisë dhe sakrificës.

Mary Higgins Clark

Shitjet: 100 milionë libra të shitur Arma e fortë: secili nga 42 librat e saj ka qenë një bestseller Novela e saj debutuese “Ku janë fëmijët” është në botimin e saj të 75-të; mjafton të thuash se romanet e saj plot suspans vazhdojnë t’i mbajnë lexuesit në të gjithë globin në qoshet e karrigeve.

Maya Angelou

Arma e fortë: E nominuar për çmimin ‘Pulitzer’ dhe çmimin ‘Libri Kombëtar’. Është quajtur “më e famshmja autore e zezë femër e autobiografive”. E vlerësuar me mbi 30 tituj nderi, ka marrë çmime të panumërt duke përfshirë: “Çmimin për arritjet e jetës në

Arma e fortë: E para grua e zezë që ka fituar një çmim ‘Pulitzer’ dhe ‘Çmimin Kombëtar të Librit’. Shumë e njohur për romanin e saj “Ngjyra e purpurt”, për të cilin fitoi një çmim ‘Pulitzer’ për letërsi artistike, autorja dhe poetja Alice Walker eksploron në mënyrë prekëse tema të racës dhe gjinisë.

Jhumpa Lahiri

Arma e fortë: Ka fituar një çmim ‘Pulitzer’ për letërsi, anëtare e komitetit të Presidentit për Artet dhe Humanizmin. Në vitin 2000, shkrimtarja indianoamerikane debutoi me një koleksion historish të shkurtra, “Interpretuesi i sëmundjeve”, dhe fitoi çmimin ‘Pulitzer’. Novelat e saj janë histori të shkurtra që sjellin një rrëfim të freskët, të depërtueshëm dhe thellësisht njerëzor të përvojave të emigrantëve nga Azia e Jugut në Amerikë.

Joyce Carol

Arma e fortë: Ka fituar një ‘Çmimin Kombëtar të Librit’ dhe është nominuar për çmimin ‘Pulitzer’.

Që prej debutimit të saj në vitin 1963, Joyce Carol Oates ka botuar mëse 50 novela, duke eksploruar tema të gjinisë, dhunës, racës dhe elemente të errëta të gjendjes njerëzore. Novela e saj “Them” ka fituar ‘Çmimin Kombëtar të Librit’ dhe tri nga novelat e sa janë nominuar për çmim ‘Pulitzer’.

Isabel Allende

Arma e fortë: Është quajtur si “shkrimtarja spanjolle më e lexuar në të gjithë botën”, ka fituar çmimin kombëtar për letërsinë në Kili, është rekrutuar në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Romanet e shkrimtares kiliane, të cilat shpesh fokusohen te gratë latine, kanë arritur sukses të madh komercial, me histori që frymëzojnë, gjuajnë dhe prekin magjiken dhe mitiken në jetët e njerëzve të përditshëm. Shqipëroi: Suadela Balliu


Libra të rinj

në vitrinat e librarive Suplementi “Libri” në MAPO çdo fillim jave do të sjellë sugjerimet e tij për lexuesin e vet shqiptar. Librat më të rinj që shtëpitë botuese shqiptare publikojnë në stendat e librarive. Artistik

Psikologji

Titulli: Emri i saj është pasioni Autor: Alauija Sobh Shqipëroi: Ajsela Koka Botimet: Dritan

Titulli: Mjetet që do t’i shndërrojnë problemet tuaja në krijueshmëri, vetëbesim dhe kurajë Autori: Phil Stutz, Barry Michels Shqipëroi: Aida Musai Shtëpia botuese: Pegi

Për të thyer tabutë e botës arabe

Një libër revolucionues

Alauija Sobh është gazetare dhe shkrimtare. Ajo sot është kryeredaktore e revistës kulturore më të shitur në botën arabe, e krijuar prej vetë asaj. Romani i fundit i kësaj autore: “Emri i saj është pasioni”, konsiderohet një revolucion i vërtetë në letërsinë, kulturën dhe mënyrën e jetesës së botës arabe dhe është botuar në mbi dyzet gjuhë të Lindjes dhe Perëndimit, sado që në disa vende radikale islamike është ndaluar botimi i librit. “Emri i saj është pasioni” është një roman që “i zhvesh” femrat libaneze nga komplekset dhe i shpërfaq ato me gjithë sensualitetin e tyre. Përfshirja e marrëdhënieve seksuale në libër ka qenë pjesë e synimit të saj për të thyer një tabu të botës arabe. Seksualiteti është pjesë e njeriut, pjesë e një marrëdhënieje dhe nuk mund të shuhet nga fjalori i një bote të tërë në emër të turpit, të fesë, të parimeve, që në fund të fundit shkelen me të dyja këmbët e në emër të të cilave kryhen shumë më tepër paturpësi.

Një libër mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i japin zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet në lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash, pikërisht mjetet, që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t’u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t’u shprehur e për të krijuar. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme, e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor.

Histori

Biografi

Titulli: Shën Naumi dhe diplomacia e kohës Autori: Kaliopi Naska Shtëpia botuese: Kristalina KH

Titulli: Armiq të popullit Autori: Kati Marton Botimet: 55 Gjinia: Biografi

Shën Naumi një histori shqiptare

Saga e familjes së bashkëshortes së Richard Hollbruk

Kaliopi Naska është lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori-Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror, zëvendësrektore dhe dekane e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin ‘Illyria’, Tiranë. Në vitin 1998 ka kryer Stazhin Ndërkombëtar të Arkivave në Paris dhe në vitet 2000-2002 ka qenë Drejtore e Qendrës së BIEF-it (program i Agjencisë Ndërqeveritare të Frankofonisë) për Shqipërinë etj. Fusha e kërkimit shkencor të saj është studimi i historisë së Shqipërisë dhe dokumentalistikës. Është autore e një numri veprash në fushën e historisë së pavarësisë kombëtare. Ka titullin Profesor dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare shkencore dhe institucione të ndryshme të arsimit të lartë, duke kontribuar në kumtime dhe ligjërata të shumta.

Nen titullin “Armiq te Popullit” vjen në shqip saga e një familjeje hungareze, e burgosur nga regjimi komunist dhe drithëruese për sa i përket te vërtetave. Botimi mban firmën e Kati Marton, gazetare e njohur, ish-bashkëshortja e diplomatit Richard Hollbruk. Libri, një biografi e Marton sjell historinë e prindërve te saj, ish-gazetarë të cilët pas burgosjes ne Budapest nën akuzën e agjentëve të CIA-s, arrijnë të arratisen për në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Por, ajo çka Marton zbulon vite më vonë për ta, përmes hapjes së dosjeve rezulton të jetë dhe pjesa më interesante e librit, duke dhënë një leksion për mendjet e hapura. Imazhet e tyre janë te famshme jo vetëm për Shqipërinë por në shumë vende të botës.

Filozofi

Studime

Titulli: Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj Autori: Karl Popper Shtëpia botuese Fan Noli Shqipëroi Sadedin Limani

Titulli: Stalinizëm për çdo stinë Autor: Vladimir Tismaneanu Shqipëroi: Edion Petriti Botimet: 55

Një libër mbi shoqërinë dhe marrëdhëniet brenda saj

Një histori politike e komunizmit rumun “Stalinizëm në çdo stinë” është një histori politike e komunizmit rumun dhe një nga studimet më të rëndësishme që i është bërë historisë së këtij regjimi në Rumani. Eksperimenti komunist rumun është vlerësuar në këtë libër brenda suazave të gjera të stalinizmit europian dhe botëror si dhe poststalinizmit. Vërtet nuk mund të shkruash mbi komunizmin rumun pa marrë parasysh (mes shumë të tjerave) internacionalen komuniste. Deri tani nuk ka dalë asnjë studim që shqyrton marrëdhëniet historike dhe strukturore të komunizmit rumun dhe zhvillimeve pos-komuniste në vend. Edhe pse libri vë theksin mbi historinë komuniste para vitit 1989, kjo histori ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm në evolucionin rumun pas vitit 1989. Libri është mbështetur në arkivat e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Rumune, duke qenë një pasqyrë reale e shumë ngjarjeve historike.

“Nëse qytetërimi ynë duhet të mbijetojë, është e nevojshme të thyejmë zakonin e respektimit të njerëzve të mëdhenj”, kjo është baza e arsyetimit nga i cili buron i gjithë mendimi i hedhur në këtë libër nga autori Karl Popper. Libri skicon disa nga vështirësitë që përballen nga qytetërimi ynë, një qytetërim që mund të thuhet se synon humanen dhe arsyen në barazi dhe paqe, një civilizim i cili është ende në fëmijërinë e vet ashtu siç ka qenë dhe vazhdon të rritet, pavarësisht nga fakti se ka qenë kaq shumë herë i mashtruar nga kaq shumë liderë intelektualë të njerëzimit. Libri përpiqet të tregojë se ky qytetërim ende nuk ka arritur të marrë veten nga shoku i lindjes së tij- tranzicioni nga tribalizmi ose “shoqëria e mbyllur”, në pranimin e forcave të magjishme të “shoqërisë së hapur”, e cila kritikon hapur fuqitë e njeriut.

Faqe 14


E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

recensë

botimi i ri

Ngjarjet zhvillohen në Akua Traverse, një fshat i vogël mes një deti kallinjsh gruri, ku kanë mbetur ende vetëm katër shtëpi të banuara dhe ku numri i banorëve nuk i kalon gjashtëmbëdhjetë frymët.

Për njohjen e vetvetes përmes rrezikut “Unë nuk kam frikë”, një roman nga Nikolo Amaniti, botuar nga “Dudaj” Preç Zogaj “Dudaj” ka sjellë në shqip romanin “Unë nuk kam frikë” të shkrimtarit italian Nikolo Amaniti, botuar për herë të parë në Itali para njëmbëdhjetë vitesh, një roman që hyri menjëherë në fondin e letërsisë klasike italiane, u fut në shkolla si një libër tërheqës, magjik, frymëzues dhe edukativ, siç janë “Përrallat” e Italo Kalvinos, “Aventurat e Tom Sojerit”, nga Mark Tuen e tjerë. Kësisoj, “Unë nuk kam frikë” u bë brenda një kohe të shkurtër një nga librat më të lexuar në Itali dhe mandej edhe në Francë, Spanjë, Gjermani dhe vendet e tjera ku është përkthyer, duke mos zhgënjyer në asnjë edicion të botimeve jashtë apo ribotimeve brenda. Megjithëse në pamje të parë ngjan të jetë një roman i thjeshtë për fëmijë dhe adoleshentë, duke qenë se ngjarjet kanë në qendër një protagonist fëmijë, Mikelen e famshëm, romani është lexuar e lexohet me ëndje nga të gjitha moshat dhe shtresat. Sekreti qëndron në unitetin e atyre veçorive dhe vlerave, të cilat bëjnë që një libër për fëmijë të jetë magjik edhe për të rritur dhe anasjelltas; një libër për të rritur të jetë magjik edhe për fëmijë. Së pari, është fjala për një subjekt origjinal me elementë të thrillerit dhe aventurës, që përmban në vetvete një shtysë të fuqishme për t’u treguar thjesht, rrjedhshëm, në mënyrë lineare, pa ndërlikime të kërkuara, pasi vetë subjekti shpaloset në një rrjedhë episodesh plot të papritura dhe dramacitet që ta mbajnë zemrën peshë. Së dyti, edhe pse ngjarjet zhvillohen në një fshat të humbur e pothuajse të braktisur në jugun e Apenineve, në Akua Traverse, që ngjan të jetë një invencion i shkrimtarit, ashtu siç është “Kështjella e tartarëve” e Dino Buzatit, nëpër faqet e librit shohim të plazmohet një copëz e Italisë bashkëkohore me origjinalitetin, zakonet dhe kundërthëniet e saj, të cilat autori duket sikur i ka nxjerrë nga kakofonia e metropoleve për t’i treguar më qartë në një hinterland të pastruar nga inertet e shumta urbane, fizike dhe shpirtërore. Së treti, temporitmi i rrëfimit i përgjigjet pikë për pikë tendosjes së subjektit. Ngjan si mekanizmi i një ore të kurdisur që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur. Së katërti, dhe kjo është sipas mendimit tim bërthama që i jep universalitet këtij libri, autori, duke ndërtuar me pastërtinë, çiltërsinë dhe çmendurinë e një fëmijë një monument të kurajës dhe zemërbardhësisë, bërtet kundër denatyrimit të njeriut nga interesat e rrethanat dhe lëshon një thirrje të fortë, njerëzore dhe prekëse, aspak retorike dhe moralizuese, për të mos e lëshuar dhe për të mos i dhënë lamtumirë në asnjë moshe botës përrallore të fëmijërisë, ku guximi i ushqyer me mirësi, pastërti dhe zgjuarsi ndeshet pa frikë me të keqen. Nëpërmjet heroit të romanit të tij, Mikeles nëntëvjeçar, Nikolo Amaniti u lëshon këtë thirrje zgjimi arsyeve të zemrës, kudo që të ndodhen. Po çfarë bën Mikele? Nuk është e drejtë t’i heqim lexuesit kureshtjen e leximit duke treguar brutalisht dhe “thatë” epilogun e his-

torisë. Do të ishte një mëkat edhe ndaj vetë narracionit, në shpalosjen elegante të të cilit zbulohen ngjarjet. Por e shohim me vend të parashtrojmë në mënyrë të përmbledhur disa elementë të koordinatave kohore e hapësinore të romanit si dhe të brendisë së tij. Ngjarjet zhvillohen në Akua Traverse, një fshat i vogël mes një deti kallinjsh gruri, ku kanë mbetur ende vetëm katër shtëpi të banuara dhe ku numri i banorëve nuk i kalon gjashtëmbëdhjetë frymët. Vapa dhe thatësira e verës përvëluese kundërshton kuptimin e emrit të fshatit. Është vera e vitit 1987, nga më të nxehtat e shekullit, thotë Mikele, i cili i rrëfen ngjarjet e romanit në vetën e parë, si një evokim nga fëmijëria e tij, por duke u impostuar prapa në kohë e duke i treguar si i vogël, me mendësinë, energjinë, fantazinë dhe vizionin e fëmijës. “Dielli të merrte frymën, fuqitë dhe dëshirën për të luajtur, thotë Mikele. - Ndërsa nata të plaste shpirtin”. Në Akua Traverse, të mëdhenjtë, aq sa ishin, nuk dilnin nga shtëpia para orës gjashtë të pasdrekës. Ngujoheshin brenda me qepenat e mbyllur. Vetëm fëmijët sorollateshin nëpër fushat gjithë zhur, herë me këmbë e herë me biçikleta. Janë gjithë-gjithë gjashtë fëmijë, një bandë e vogël që rreket të shpikë çdo ditë aventura të ndryshme në vendin e shkretë. Antonio, më i madhi ndër ta, dymbëdhjetëvjeçar, është kapoja, një djalë me një mendje perverse dhe të mbrapshtë. Ai ka tagrin të japë dënime për ata që humbin bastet apo dalin të fundit në garat e grupit. Një ditë, në përfundim të garës për t’iu ngjitur një kodre të pashkelur ndonjëherë disa kilometra larg fshatit, Antonio jep një dënim të padëgjuar për Barbara Murrën, që ka dalë e fundit sipas tij: të heqë mbathjet para të tjerëve. Mikeles i duket i shpifur dhe mizor ky lloj dënimi. Aq më tepër kur në fakt është ai që ka dalë i fundit, por është përjashtuar nga renditja meqenëse është ndaluar për të ndihmuar Marien, motrën e tij të vogël, që nuk llogaritej në gara. Mikele ndërkaq e di se Antonio ka një inat për të nxjerrë me Barbarën dhe po jep një dënim hakmarrës. Ven-

15

dos menjëherë të vetëshpallet i fundit dhe të marrë dënimin në vend të Barbarës. Mikele dënohet t’i ngjitet dhe t’i shkojë deri në fund një shtëpie të braktisur e të rrënuar dykatëshe që ndodhet mes pyllit aty pranë. Është një dënim i rrezikshëm, pasi dhomat e katit të sipërm nuk kanë fare dysheme. Mikele ia del të kalojë nga dhoma në dhomë duke u mbajtur pas mureve si një zhapik, por në momentin e fundit, ndërsa përgatitet të hidhet në degët e zgjatura të një fiku si rruga e vetme për të zbritur, rrëzohet dhe bie mbi një grumbull rraqesh. Pas pak zbulon se ato rraqe mbulojnë një paret të tejdukshëm, përtej të cilit zgjatet një vrimë. Kureshtja fëminore e shtyn të shohë ç’ka përtej paretit, ç’ka në fund të vrimës dhe atje do të gjendet para një të papriture të madhe e të tmerrshme. Do të patakset nga frika dhe nuk do të ketë fuqi ta tregojë atë. Do të zbulojë atje një fëmijë të lidhur, që ka pak a shumë moshën dhe trupin e tij, që nuk kuptohet mirë a është gjallë apo ka vdekur. Për të përballuar makthin e asaj që përjeton i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në lëvizje fantazinë fëminore. Nuk ua tregon shokëve atë që ka zbuluar, por ndërkaq fëmija-fantazmë atje në fund të gropës sundon pagjumësinë, jermin, ëndrrat, fantazinë dhe dhimbjen e tij. Mikele ka marrë disa njohuri eklektike për ringjalljen sipas Ungjillit, është akoma në kapërcyellin e moshës së përrallave me dragonj e fantazma, por ka edhe logjikën e një fëmije të zgjuar dhe racional. Me gjithë këtë “bagazh” të përzishëm, ai ravigon i vetëm në zbulimin e sekretit të tij, në familjarizimin me të, së fundi edhe për shpëtimin e fëmijës së fshehur nga thonjtë e vdekjes, me një akt të mirëfilltë heroik. Për të mos i hequr lexuesit shijen e enigmës dhe kënaqësinë e udhëtimit emocional me Mikelen në këtë thriller dhe dramë njëkohësisht, po mjaftohemi të shënojmë se fëmija i mbyllur në vrimë quhet Filipo, është biri i një industrialisti në veri dhe është rrëmbyer e mbahet i fshehur nga të mëdhenjtë e AkuaTraverses për t’i marrë familjes së tij një shumë të madhe parash. Në këtë përbetim prej sekti të të mëdhenjve bën pjesë edhe babai i Mikeles, Pipoja dhe ky detaj e bën akoma me dramatike ndërthurjen e ngjarjeve. Të mëdhenjtë e fshatit në një anë, mediat dhe policia në anën tjetër që janë vënë në kërkim të fëmijës së zhdukur, Mikele mënjanë si engjëlli i vetëm mbrojtës i Filipos…Rrethi vjen duke u mbyllur, ndërsa paratë e ëndërruara nuk po vijnë për ata që kanë realizuar rrëmbimin kriminal. Ky konfigurim paralajmëron eliminimin e Filipos, vrasja e të cilit, siç e cekëm më lart, do të evitohet me një akt trimëror, njerëzor dhe heroik nga një tjetër fëmijë, nga Mikele. Domethënë, do të evitohet me një akt fëminor, sikur na thotë autori duke pohuar lartësinë zemërprekëse të asaj energjie të magjishme dhe të atij altruizmi që na ka nxitur të gjithëve që fëmijë të luftojmë kundër çdo imazhi përbindëshi. Besoj se romani “Unë nuk kam frikë” do të lexohet me ëndje edhe në Shqipëri si një roman për njohjen e vetvetes përmes rrezikut.

Historia e krishterimit Në epokën postmoderne, aq shumë e dëshiruar të jetojë të tashmen duke harruar rrënjët e saj, historia e kishës dhe e krishterimit, dhe e ndikimit që ato kanë pasur në histori, meriton një vend të veçantë. Kjo ka qenë bindja që ka frymëzuar librin Historia e krishterimit, (botuar nw shqip nga Dituria) shkruar nga Gian Luca Podestà, profesor i Historisë së krishterimit në Università Cattolica të Milanos, autori i pesëmbëdhjetë kapitujve të parë, dhe nga Giovanni Vian, profesor i Historisë së kishave të krishtera në Università Ca’ Foscari të Venecias, autor i shtatë kapitujve të fundit. Pasi bëjnë të qartë se nocioni i “historisë së krishterimit” nuk është i njëjtë me atë të “historisë së Kishës”, sepse përfshin brenda tij edhe përvoja që janë lëvruar përtej kontekstit të sferave ngushtësisht kishtare, autorët vënë në dukje se vepra ka për qëllim të japë një sintezë, e cila nxjerr më në pah figurat dhe etapat më të rëndësishme të kësaj historie: papati, murgjëria, format e organizmit dhe besimi i jetuar nga populli, liturgjia dhe format e devocionit, modelet e shenjtërisë dhe temat e pastorales, shkollat teologjike dhe sferat e arsimimit dhe të edukimit. Vepra e merr fillesën te jeta dhe mësimet e Jezuit, dishepujt e të cilit janë shumë të vetëdijshëm në lidhje me risinë e besimit të tyre dhe që në fillim duke mbajtur qëndrim të hapur ndaj “xhentilëve”, domethënë ndaj njerëzve që nuk kishin origjinë hebraike, mveshin mënyra jetese dhe sjellje karakteristike të “të krishterëve”, duke shënuar në këtë mënyrë fillesën e shkollave të para teologjike dhe duke përcaktuar kanonin e Shkrimeve, domethënë tërësinë e teksteve që pasqyrojnë Zbulesën Hyjnore. Më pas përshkruhet përhapja e mesazhit ungjillizues në pellgun e Mesdheut dhe përtej tij, deri në Indi dhe Etiopi. Një përhapje kjo që karakterizohet nga valë persekutuese dhe qëndrime pranuese, deri kur në shekullin IV perandorët romakë, Kostandin dhe Teodos, fillimisht u njohin të krishterëve lirinë e kultit dhe më pas e shpallin krishterimin fe të Perandorisë. Shumë shpejt marrin trajtë të qartë profilet e kishave që po lindnin, diferencimi gjithnjë në rritje i institucioneve dhe kulturës së Lindjes e Perëndimit, përhapja e murgjërisë, rëndësia gjithnjë në rritje e peshkopëve në mbrojtjen e popullit përballë dekadencës së pjesës perëndimore të Perandorisë, afirmimi i primatit të peshkopit të Romës dhe lindja e trashëgimisë së Shën Pjetrit, zhvillimi i koncileve të para ekumenike, që bëjnë të mundur përcaktimin e rreptë të ortodoksisë dhe formimin e një gjuhe (fjalori) të veçantë teologjike. Me dyndjen islamike dhe lindjen e Perandorisë së Shenjtë Romake, vepër e Karlit të Madh në vitin 800, trajtesa e veprës përqendrohet kryesisht në Perëndimin europian, duke pasur si qëllim të depërtojë edhe më thellë në sferat që paraqisnin më tepër interes për lexuesin të cilit i adresohet vepra. Duke u përpjekur të bëjnë dallimin ndërmjet hierarkisë, klerit e popullit, ndërmjet priftërinjve, murgjve e laikëve dhe ndërmjet burrave e grave, autorët pasqyrojnë strukturat kishtare dhe kulturën fetare mes shekujve IX dhe XI. Në shekujt XI dhe XII Mesdheu islamik bëhet sërish zotërim i krishterë, Papa bën thirrje për kryqëzatë, fillon përsëri ungjillizimi i kontinentit dhe lindja e ngujimeve eremite dhe murgjërore, si dhe e urdhrave endacakë, në mënyrë të veçantë e françeskanëve dhe domenikanëve, më pas themelimi, si iniciativë kishtare, i universiteteve të para, në kuptimin tipik mesjetar, të bashkimit të mësuesve dhe studentëve të një qyteti, të mbledhur sipas një modeli korporativ. Por në fund të shek. XIII dhe fillim të shek. XIV, Papati, i cili, më pak se një shekull më parë kishte arritur apogjeun e tij, hyn në krizë si pasojë e përballjes me monarkinë franceze, zhvendosjes së selisë nga Roma në Avinjon, skizmës së Perëndimit (1348-1417) dhe shfaqjes së qëndrimeve të kundërta dhe herezive. Reforma protestante që përhapet në gjysmën e parë të shekullit XVI, e copëtuar në shumë degë, shkatërron unitetin fetar të kontinentit, por Kundërreforma katolike, falë edhe mbështetjes së disa sovranëve dhe angazhimit ungjillizues të urdhrave të rinj dhe kongregacioneve fetare (jezuitë, teatinë, barnabitë, kapuçinë, orsolinë) bën të mundur si ripushtimin shpirtëror të shumë vendeve ashtu edhe një ekspansion të madh misionarik në Botën e Re. Veprimtaria e Kishës shoqërohet nga zhvillimi i artit dhe mëshirës baroke, shumë skenografike dhe me një përmbajtje të thellë pendestare, por edhe nga përhapja e formave më të ëmbla (buta) të devotshmërisë si kulti ndaj Zemrës së Shenjtë, ndaj Jezuit fëmijë dhe ndaj Engjëllit mbrojtës dhe nga lulëzimi i madh i devotshmërisë ndaj Shën Mërisë. Paqja e Vestfalisë, që në vitin 1648 i dha fund luftës 30-vjeçare, cenoi restaurimin katolik dhe autoritetin e selisë apostolike në sferën ndërkombëtare, ndërkohë që “kriza e ndërgjegjes europiane” i hapi rrugë proceseve të para të shekullarizimit. Pavarësisht se prania e Kishës në popullsinë rurale njohu një ripërtëritje të fortë, falë edhe misioneve popullore të kongregacioneve të reja (lazaristë, pasionistë dhe shpëtimtarë) prirjet juridiksionaliste të shumë sovranëve luajnë rol përcaktues në ndalimin e Compagnia di Gesù dhe shënuan fillimin e një procesi të shkrishterizimit; domethënë, Revolucioni Francez i vitit 1789 i hap rrugën laicizimit radikal të Shtetit. Kisha reagon me lulëzimin e kongregacioneve të burrave dhe sidomos të grave, zhvillimin dhe organizimin e laikatit dhe pontifikatet historike të Pios IX, Leonit XIII dhe të Shën Pios X që do të përgatisnin qëndresën ndaj totalitarizmave të shek. XX, kundërshtarë të ethshëm të të cilëve do të ishin sidomos papët e adhuruar Pio XII dhe Gjon Pali II. Duke hedhur vështrimin mbi globalizimin dhe fillimin e mijëvjeçarit të tretë, përmbyllet panorama e gjerë e historisë dymijëvjeçare me disa kapituj shumë tërheqës në shtjellim, veçanërisht në pjesën e parë. Sigurisht, feja luan një rol të rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve në botë, aq sa për shumë individë, besimi është pjesa më e rëndësishme e jetës së tyre. Qoftë kur ai është një akt individual a një akt i anëtarëve të një komuniteti, qoftë kur është pjesë e gjerë e vëllazërive të besimtarëve, qasja ndaj besimit mbetet e njëjtë: ta shohësh dhe kuptosh fenë apo jetën fetare nga përbrenda. Përgatiti: Dr. Sonila Kora


CMYK

16

MAPO

e hënë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al


e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

bota/rajoni

MAPO

17

Jahjaga: Pavarësia, gati të marrim të gjitha përgjegjësitë Presidentja Atifete Jahjaga në një intervistë për RTK ka deklaruar se akti i përmbylljes së pavarësisë është padyshim një moment i rëndësishëm dhe historik për Kosovën. “Kjo është një e arritur e qytetareve, e institucioneve të Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtar, që vazhdimisht e ka përkrahur

Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit”, ka theksuar presidentja Jahjaga, një ditë para se të mbahet ceremonia zyrtare e organizuar nga institucionet e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. Jahjaga ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të

vazhduar me tutje fuqizimin e shtetit, demokracisë dhe zhvillimet e përgjithshme. Duke komentuar raportet e Kosovës me fqinj, veçmas me Serbinë, presidentja ka nënvizuar se Kosova nuk duhet t’i druhet dialogut me Serbinë për të avancuar raportet në rrugën europiane.

shkurt

Serbia: Kemi dëshmitarë për trafikun e organeve nga UÇK Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç, thotë se e ka dëshmitarin që dyshohet se ka marrë pjesë në trafikim të organeve të të burgosurve serbë, nga ana e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në fund të viteve ‘90. “Ne e kemi një dëshmitar, që ka dëshmuar për procedurën mjekësore, të bërë në pjesën veriore të Shqipërisë, që përbëhej nga marrja e organeve nga serbët e rrëmbyer gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 në Kosovë”, - i tha Vukçeviç agjencisë AFP.  Sipas tij, ky dëshmitar “e ka përshkruar operacionin e zemrës së një të burgosuri serb në lokacionin afër Kukësit, në fund të viteve ‘90” dhe transportimin e organit në aeroportin Rinas, afër Tiranës.  Ky dëshmitar tha se zemra “ishte shitur në tregun e zi”, theksoi Vukçeviç, duke shtuar se njeriu “e kishte përshkruar procedurën në detaje” dhe kishte pretenduar se ai personalisht kishte marrë pjesë në këtë, raporton AFP.  Lidhur me akuzat për trafikim të organeve nga ish-pjesëtarët e UÇK-së në Kosovë, po zhvillohen hetime nga një prokuror i misionit të Bashkimit Europian, EULEX.  Zyrtarët më të lartë në Kosovë dhe Shqipëri i kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për trafikim të organeve, që për të parën herë ishin paraqitur në raportin e Dik Martit në Këshillin e Europës, por janë shprehur në mbështetje të hetimeve gjithëpërfshirëse për këtë rast. 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Thaçi përgënjeshtron ministrin e Jashtëm

“Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe i jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi nëntëdhjetë njohje. Njohjen (nga Mali) ma ka komunikuar ministri i Jashtëm. Këtë notë verbale e kam parë dhe lexuar edhe vetë dhe kjo është dëshmi.”

Prokurori i Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukçeviç

LDK: Jahjaga të dorëhiqet Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën e dorëheqjes së presidentes Atifete Jahjaga,për t’i hapur rrugë reformave zgjedhore dhe atyre kushtetuese. Deputetja Vjosa Osmani deklaron se nëse Jahjaga vazhdon ta injorojë marrëveshjen, do të mbetet Presidente vetëm e PDK-së por jo e gjithë Kosovës. Zyrtarët e kësaj partie paralajmërojnë madje se presioni për largimin e kryetares së Shtetit do të rritet. “Nëse nuk e respekton marrëveshjen, Jahjaga do të jetë Presidente e PDK-së, sepse ajo nuk e përfaqëson unitetin politik dhe qytetar”, ka thënë Osmani duke folur në Gjilan. Presidentja Jahjaga erdhi në krye të shtetit, në bazë të një marrëveshjeje politike mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale këtë vit, ndërsa ato parlamentare vitin e ardhshëm. Por situata u komplikua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se Presidentes nuk mund t’i shkurtohet mandati me ndryshime kushtetuese.

@ mapo.al/

Ahtifete Jahjaga

bota

Kundërthëniet mes anëtarëve të kabinetit qeveritar për njohjen, përkatësisht mosnjohjen nga Mali, do të duhej t’i mjaftonin kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të marrë masa ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj. Kështu vlerësojnë anëtarët e partive opozitare dhe analistët politikë, të cilët besojnë se “çështja e Malit” u ka vënë “kapak” dështimeve të diplomacisë kosovare, dhe si e tillë e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë vendin. Gjatë muajit të kaluar zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka publikuar letrën kredenciale me të cilën, sipas tij, Republika e Malit e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Por, nuk ka vonuar shumë e autoritetet e këtij vendi kanë njoftuar se Kosova nuk është njohur, duke hedhur dyshime se shkresa zyrtare ishte e falsifikuar. E për të vërtetuar këtë, Pacolli pati udhëtuar për në shtetin afrikan, nga ku megjithatë është kthyer duarthatë, duke pohuar se Mali e ka tërhequr njohjen. Kulmi i “çështjes Mali” ka ardhur të enjten e kaluar, kur kryediplomati kosovar, Hoxhaj, pas takimit me homologun e tij nga Finlanda, Erkki Tuomioja, ka deklaruar para gazetarëve se njohja nga Mali nuk ka ndodhur asnjëherë. Ndërkaq, pas këtij veprimi ka reaguar Pacolli, i cili Hoxhajn e ka cilësuar si person me “dy fytyra”, ngase, sipas tij, ministri i Jashtëm i Kosovës

është personi që saktësisht e di që Mali fillimisht e ka njohur Kosovën. Pas këtyre përplasjeve brendapërbrenda qeverisë, për “çështjen Mali” është prononcuar edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka mbrojtur zëvendësin e tij, Pacolli, ndërsa ka përgënjeshtruar ministrin Hoxhaj. “E para, zotëri Pacolli ka bërë një punë të shkëlqyeshme në procesin e njohjeve dhe i jam mirënjohës. E rëndësishme është që Kosova ka mbi nëntëdhjetë njohje. Njohjen (nga Mali) ma ka komunikuar ministri i Jashtëm (Enver Hoxhaj). Këtë notë verbale e kam parë dhe lexuar edhe vetë dhe kjo është dëshmi”, ka thënë Thaçi.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Puhije Demaku, thotë se dëmet nga diplomacia kosovare janë aq të mëdha, sa që nuk mjafton që vetëm Hoxhaj të shkarkohet, por një gjë e tillë duhet të ndodhë me tërë qeverinë

Opozita: Turpi qeveritar në diplomaci

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se tërheqja e njohjes nga Mali mund të krijojë precedent shumë të rrezikshëm, ngase, siç thotë ajo, diplomacia e papërgjegjshme kosovare ka krijuar situatë ku Kosova krahasohet me Tajvanin e Saharanë Perëndimore, të cilave u kanë tërhequr njohjet. Ajo ka thënë se Pacolli së bashku me Hoxhajn duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë çështje. Ajo ka kërkuar edhe nga kryeministri Thaçi ndërmarrjen e masave nga ky veprim, i cili, sipas saj, e ka dëmtuar edhe më tej kredibilitetin e Kosovës. E anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Puhije Demaku, thotë se dëmet nga diplomacia kosovare janë aq të mëdha, sa që nuk mjafton që vetëm Hoxhaj të shkarkohet, por një gjë e tillë duhet të ndodhë me tërë qeverinë. “Nuk mendoj se do të duhej të shkarkohet dikush, por do të duhej të jepte dorëheqje e tërë qeveria, për shkak se Kryeministri është përgjegjësi kryesor që e bart barrën e përgjegjësive që ia ngarkon ministrave dhe dikastereve të ndryshme. Kur del se një zëvendëskryeministër po gënjen publikisht, e ministri i Jashtëm e demanton dhe e konfirmon gënjeshtrën e tij, dhe del Kryeministri e demanton ministrin e Jashtëm, do të duhej të jepte dorëheqje e tërë qeveria”, thotë ajo, duke shtuar se të gjithë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës po përpiqen ta heqin përgjegjësinë nga vetja.


OpEd

18

MAPO

E hënë 10 shtator 2012 www.mapo.al

Opinione dhe Editoriale

01

Zoti është pika tangentale ndërmjet zeros dhe infintit.

02

Është konvencionale të quash “monstër” çdo përzierje elementesh joharmonike. Unë quaj “monstër” çdo bukuri origjinale të pafund.

03

I verbër dhe i patundur, i padisiplinuar në të gjitha kohët; kjo përbën forcën e njëmendtë të të gjithë njerëzve të lirë. Alfred Jarry, shkrimtar francez

Bujar Kapexhiu Nga

Kriza izraelite K

rizat, zakonisht janë procese të shkurtra, të mprehta dhe të forta. Për Izraelin ato janë zhvilluar në një kornizë të ndryshme kohore, janë më të përhapura se shumica e krizave dhe nuk kanë arritur në një moment vendimtar dhe intensiv. Por gjithsesi është krizë dhe nuk është vetëm në lidhje me Iranin, edhe pse qeveria izraelite fokusohet në këtë çështje. Përkundrazi, ajo është mbi realitetin strategjik të Izraelit që nga viti 1978, kur nënshkroi marrëveshjen Camp David me Egjiptin. Ndoshta aspekti më i thellë i krizës është se Izraeli nuk ka konsensus të brendshëm, për ekzistencën e saj dhe se për çfarë është kjo krizë. Qeveria izraelite flet për një kërcënim ekzistues nga armët bërthamore të Iranit. Kërcënimi ekzistencial është më i gjerë dhe më i thellë, pjesërisht i ri dhe pjesërisht i ngulitur në themelet e Izraelit. Izraeli tashmë është në një krizë afatgjatë, në të cilën po lufton për të zhvilluar një strategji dhe politikë të jashtme për t’u përballur me një realitet të ri. Kjo po i shkakton një stres të konsiderueshëm të brendshëm, pasi me zhvendosjen e realitetit strategjik, konsensusi i brendshëm për politikën izraelite është copëtuar. Edhe pse kjo ndodh periodikisht për kombet, Izraeli e sheh veten në një pozitë të dobët, për një kohë të gjatë për shkak të masës dhe popullsisë, pavarësisht superioritetit të tanishëm ushtarak. Më saktësisht, ai sheh evoluimin e ngjarjeve të realitetit ushtarak potencialisht të minuar dhe prandaj ndihet nën presion për të vepruar dhe për ta ruajtur atë. Thelbi i krizës izraelite është tek ruajtja e superioritetit të saj në kontekstin e realitetit të zhvillimit strategjik. Egjipti Që nga viti 1978, realiteti strategjik i Izraelit është se ai nuk u përball me asnjë kërcënim të një lufte të plotë periferike. Pas marrëveshjes së Camp David, që shërbeu si mburojë në gadishullin e Sinait dhe ndau Egjiptin me Izraelin, qeveria e Egjiptit nuk donte që kjo marrëveshje të thyhej. Izraeli ishte ende përballë me Sirinë zyrtarisht armiqësore. Në vitin 1976 Siria kishte pushtuar Libanin për të shtypur Organizatën Çlirimtare të Palestinës me bazë atje si dhe për të riforcuar pushtetin e saj mbi Liban, por e dinte se vetë nuk mund të sulmonte Izraelin. Siria mbeti e kënaqur për arritjet e mirëkuptimeve informale me Izraelin. Ndërkohë, Jordania relativisht e dobët dhe e izoluar varej nga Izraeli për sigurinë e saj kombëtare. Libani ishte i paqëndrueshëm. Izraeli ndërhynte në mënyrë periodike, jo me shumë sukses, por jo me kosto shumë të lartë. Fqinji më i rëndësishëm i Izraelit, Egjipti, po lëviz tashmë në një kurs të pasigurt. Para pak kohësh, Presidenti i ri egjiptian Mohamed Morsi largoi pesë liderët kryesore të ushtrisë dhe të Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura dhe revokoi amendamentet kushtetuese të paraqitura nga ushtria. Kjo në radhë të parë se Morsi, i cili deri para zgjedhjes ishte udhëheqës i lartë i lëvizjes kryesore islamike të vendit, Vëllazëria myslimane, në fakt është shumë më i fuqishëm se ushtria dhe po vepron me vendosmëri për të transformuar sistemin politik egjiptian; dhe e dyta, kjo është e gjitha pjesë e një marrëveshjeje mes ushtrisë dhe Vëllazërisë myslimane që i jep Morsit pamjen e fuqisë më të madhe, ndërsa në fakt lë pushtetin me ushtrinë. Por ndoshta e dyta është rastësi. Megjithatë, nuk është e qartë sesi do të

koment George Friedman

zhvillohet kjo. Shfaqja e pushtetit mund të kthehet në realitet të pushtetit. Pavarësisht nga ndonjë marrëveshje sekrete mes ushtrisë dhe Morsit, është akoma e panjohur se si këto do të vazhdojnë lojën gjatë një viti apo dy, duke qenë se publiku gjithnjë e konsideron Morsin në krye, gjë që sjell kufizimin e opsioneve të ushtrisë dhe forcimin e fuqisë së Morsit. Në të njëjtin kuptim, Morsi ka qenë përkrahës i masave të sigurisë të ndërmarra nga ushtria kundër militantëve islamikë, siç është parë në operacionet e kaluara pak më parë në Gadishullin Sinai. Sinai mbetet një zonë mbrojtëse, kundër forcave të mëdha ushtarake, por jo kundër paramilitarëve të lidhur me islamikët radikalë, të cilët kanë rritur aktivitetet e tyre në gadishull që prej rënies së ish-presidentit Hosni Mubarak në muajin shkurt 2011. Para dy javësh, ata sulmuan një post ushtarak egjiptian në kufirin e Gazës, duke vrarë 16 ushtarë egjiptianë. Kjo pasoi disa sulme kundër kalimeve kufitare izraelite. Morsi e dënoi sulmin dhe urdhëroi një goditje në shkallë të gjerë ushtarake në Sinai. Por aftësia e Egjiptianëve për të mposhtur militantët islamikë varet në ripërcaktimin e marrëveshjes Camp David, së paku informalisht, për t’i lejuar Egjiptit të vendosë forca të konsiderueshme aty (ndonëse edhe kjo mund të mos mjaftojë). Këto forca ushtarake shtesë mund të mos kërcënojnë Izraelin menjëherë, por duke vendosur një precedent për një prani më të madhe ushtarake egjiptiane në Gadishullin Sinai eventualisht mund të çojë në një kërcënim. Kjo do të jetë veçanërisht e vërtetë nëse Morsi dhe Vëllazëria Myslimane imponojnë vullnetin e tyre mbi ushtrinë egjiptiane. Nëse marrim Morsi-n në vlerë nominale, si një të moderuar, pyetja bëhet se cili do ta pasojë atë. Vëllazëria myslimane është mbizotëruese në mënyrë të qartë, si dhe mundësia që një demokraci laike do të dalë prej kryengritjes egjiptiane është e pamundur. Është gjithashtu e qartë se Vëllazëria Myslimane është një lëvizje me fraksione shumë konkurruese. Dhe është e qartë nga zgjedhjet që Vëllazëria myslimane paraqet lëvizjen më popullore në Egjipt dhe se askush nuk mund të parashikojë se si do të zhvillohet apo cilat fraksione do të dominojnë dhe çfarë tendencash të reja do të lindin. Egjipti në vitet e ardhshme nuk do t’i ngjajë Egjiptit të brezit të kaluar, që do të thotë se llogaritjet e Izraelit për atë që do të ndodhë në frontet e saj jugore do të duhet të marrë parasysh Hamasin në Gaza dhe ndoshta një Egjipt islamik të përgatitur për aleancë me Hamasin. Siria dhe Libani Një situatë e ngjashme ekziston në Siri. Regjimi laik dhe militarist i familjes al Assad është në telashe serioze. Siç u përmend, izraelitët kishin marrëdhënie me Sirët në kohën e pushtimit të Libanit kundër Organizatës Çlirimtare të Palestinës në vitin 1976. Kjo nuk ishte një marrëdhënie e ngrohtë, por ishte e parashikueshme, veçanërisht në vitet 1990, Izraeli i la një dorë të lirë Sirisë në këm-

bim të kufizimit të veprimeve të Hazebollahit nga Damasku. Libani nuk ishte pikërisht stabël, por paqëndrueshmëria e tij çoi në një kornizë të parashikueshme. Mirëkuptimi u ndërpre kur Shtetet e Bashkuara detyruan Sirinë të tërhiqet nga Libani në vitin 2006, pas vrasjes së kryeministrit libanez Rafik al-Hariri në vitin 2005. Shtetet e Bashkuara përdorën revolucionin Cedar që u ngrit në kundërshtim të Damaskut për t’u hakmarrë ndaj Sirisë që lejoi al Kaedën të dërgonte xhihadistët në Irak nga Siria. Kjo nuk ka nxitur trazirat aktuale në Siri, të cilat kanë përfshirë një koalicion të lirshëm të sunive si dhe elementet e Vëllazërisë Myslimane dhe islamistëve të tjerë. Megjithëse Izraeli preferonte Presidentin sirian Bashar al Assad për ta, vetë al Assadi po zhvendoste sjelljen e tij. Sa më shumë presion të kishte poshtë tij, aq më i varur bëhej ndaj Iranit. Izraeli filloi të përballet me perspektivën e pakëndshme të një qeverie islamike suni në zhvillim ndryshe të një qeverie shumë të varur ndaj Iranit. Përfundimi ishte se as nuk i bëri thirrje Izraelit dhe as nuk ishte në kontrollin e tij. Po aq e rrezikshme për Izraelin do të jetë libanizimi i Sirisë. Siria dhe Libani janë të lidhura në shumë mënyra, edhe pse rendi politik i Libanit ishte krejtësisht i ndryshëm dhe Siria mund të shërbente si një forcë stabilizuese për të. Tani ekziston një probabilitet i arsyeshëm se Siria do të bëhet si Libani, domethënë, një vend shumë i fragmentuar i ndarë përgjatë vijave etnike dhe fetare në luftë me vetveten. Rezultati më i mirë i Izraelit do të jetë për perëndimin që të ketë sukses në ruajtjen e regjimit ushtarak sekular të Sirisë pa al Assadin. Por është e paqartë se sa kohë do të mbijetojë një regjim i mbështetur te perëndimi që pushon në strukturat e Sirisë së al Assadit. Edhe rezultati më i mirë e ka rrezikun e vet. Dhe ndërsa Libani vetë ka qenë relativisht i qëndrueshëm në vitet e fundit por, kur Sirinë e kap një “e ftohur”, Libani merr “pneumoni”. Izraeli kështu përballet me perspektivën e sigurisë në rënie në veri të tij. Roli i SHBA dhe bllokimi strategjik i Izraelit Është e rëndësishme për të marrë parasysh rolin amerikan, sepse në fund të fundit siguria kombëtare e Izraelit, veçanërisht në qoftë se mjedisi i tij strategjik përkeqësohet, qëndron në Shtetet e Bashkuara. Për Shtetet e Bashkuara, situata e tanishme është një triumf strategjik. Irani kishte shtrirë pushtetin e tij në drejtim të perëndimit, përmes Irakut dhe Sirisë. Kjo përfaqësoi një forcë të re në rajon që sfidoi direkt interesat amerikane. Aty ku Izraeli fillimisht ka pasur interes të shohë al Asadin të mbijetojë, Shtetet e Bashkuara nuk kishin. Interesi primar i Uashingtonit kishte të bënte me bllokimin dhe mbajtjen e Iranit në rast paraqitjeje të ndonjë kërcënimi në Gadishullin Arabik. Shtetet e Bashkuara panë Sirinë, veçanërisht pas kryengritjes, si një kukull iraniane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin shumë të kënaqura duke parë Iranin të përballej me një ndryshim në Siri, Izraeli ishte më shumë i dyzuar në lidhje me këtë rezultat. Izraelitët kanë kundërshtuar gjithmonë rritjen e forcës rajonale. Kur kjo ishte udhëheqësi egjiptian Gamal Abdel Nasser, ata u përqëndruan në Nasser. Kur ajo ishte e al Kaedës dhe simpatizantëve të tij, ata u përqëndruan në Al Kaedën. Kur ajo ishte Irani, ata u përqën-

Kontrast figurativ druan në Teheran. Por kundërshtimi i thjeshtë i një tendencë rajonale nuk është më një bazë e mjaftueshme për strategjinë e Izraelit. Ashtu si në Siri, Izraeli duhet të kundërshtojë potencialisht të gjitha tendencat, ku Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin një të tillë. Kjo lë politikën izraelite jokoherente. Në mungesë të forcës për t’i imponuar një realitet në Siri, më e mira që mund të bëjë Izraeli është të luajë rolin e ekuilibrit të forcës. Kur zgjedhja e tij është në mes të një fuqie proiraniane dhe një fuqie sunite islamike, ai nuk mund të luajë më balancën e pushtetit. Duke qenë se ka mungesë force për të imponuar një realitet, ajo përfundon në një bllokim strategjik. Aftësia e Izraelit për të ndikuar ngjarjet në kufijtë e tij nuk ishte e madhe, por ngjarjet që ndodhin në vendet kufitare tani janë krejtësisht jashtë kontrollit të tij. Ndërsa politika izraelite është fokusuar historikisht mbi kërcënimin kryesor, duke përdorur balancën e pushtetit për të stabilizuar situatën dhe në fund të fundit për përdorimin vendimtar të forcës ushtarake, ajo nuk mund të identifikojë më kërcënimin kryesor. Ekzistojnë kërcënime në të gjithë fqinjët e saj, përfshirë Jordanët (ku dega e mbretërisë e Vëllazërisë myslimane po rritet në ndikimin ndërsa monarkia Hashemite po ringjall marrëdhëniet me Hamasin). Kjo do të thotë se përdorimi i ekuilibrit të pushtetit brenda këtyre vendeve për të krijuar kufij të sigurt nuk është më një opsion. Nuk është e qartë nëse ka një fraksion për Izraelin për të mbështetur ose një ekuilibër që mund të arrihet. Së fundi, problemi më tepër se ushtarak është politik. Aftësia për të imponuar një zgjidhje politike nuk është në dispozicion. Kundër sfondit, të gjitha negociatat serioze me palestinezët janë të pamundura. Së pari, palestinezët janë të ndarë. Së dyti, ata po vëzhgojnë me kujdes se çfarë ndodh në Egjipt dhe Siri pasi kjo mund të ofrojë mundësi të reja politike. Së fundi, në varësi të asaj që ndodh në vendet fqinje, çdo marrëveshje që Izraeli mund të arrijë me palestinezët mund të kthehet në një makth. Ushtria izraelite dhe sfidat e mëdha politike Izraelitët duan ta ripërcaktojnë lojën në diçka që ata mund të fitojnë, gjë e cila është arsyeja pse vëmendja e tyre është tërhequr drejt programit bërthamor iranian. Nga të gjitha mundësitë e tyre në rajon, greva kundër objekteve bërthamore të Iranit duket se është ana e tyre e fortë. Një veprim të tillë e bëjnë tërheqës dy gjëra. E para është se eliminimi i aftësive bërthamore të Iranit është i dëshirueshëm për Izraelin. Kërcënimi bërthamor është shkatërrues dhe pavarësisht se sa realist është kërcënimi, heq ja e tij është e dëshirueshme. Së dyti, kjo do të lejojë që Izraeli të demonstrojnë relevancën e fuqisë së tij në rajon. Ka kaluar kohë qëkur Izraeli ka arritur një fitore ushtarake domethënëse dhe në shkallë të gjerë. Pushtimi i Liba-

nit i vitit 1980 nuk përfundoi mirë, lufta e vitit 2006 ishte një rrugë qorre dhe ndërsa Izraeli mund të ketë arritur objektivat e veta ushtarake në pushtimin e vitit 2008 të Gazës, ky konflikti ishte një pengesë politike. Izraeli vazhdon merret seriozisht në psikologjinë rajonale, por ndjenja e pashmangshmërisë që Izraelit gëzoi pas 1967 është copëtuar. Një fitore nën urdhrin e shkatërrimit të armëve iraniane do të forcojë lidhjen e Izraelit. Natyrisht nuk është e qartë nëse izraelitët kanë ndërmend të nisin një sulm të tillë. Dhe nuk është e qartë nëse një sulm i tillë do të ketë sukses. Nuk është gjithashtu e qartë nëse pengesa iraniane në ngushticën e Hormuzit nuk do të largohet nga Izraeli në një situatë të vështirë politike, dhe mbi të gjitha, nuk është e qartë nëse grupet egjiptiane dhe siriane do të jenë të impresionuara nga sulmet mjaftueshëm për të ndryshuar sjelljen e tyre. Izraeli gjithashtu ka një problem të madh, një krizë të besimit. Shumë ushtarakë dhe udhëheqës të inteligjencës kundërshtojnë një sulm mbi Iranin. Një pjesë e kundërshtimit të tyre i ka rrënjët në llogaritje. Një pjesë e saj është e rrënjosur në një seri operacionesh ushtarake jo shumë të suksesshme që kanë tronditur besimin e tyre në opsionin ushtarak. Ata kanë frikë si nga dështimi ashtu edhe mospërkatësia e sulmit në çështjet strategjike që përballin Izraelin. Inercia politike mund të shihet në politikëbërësit izraelitë. Kryeministri Benjamin Netanjahu u përpoq për të formuar një koalicion me Partinë Centriste Kadima, por që u shpërbë për shkak të çështjes provinciale nëse hebrenjtë ortodoksë duhet të rekrutohen ose jo. Në vend që të rritej në nivelin e një dialogu strategjik, elektorati shekullarist i Kadimës u përball me elektoratet fetare të koalicionit Likud dhe dështoi të krijojë një qeveri në gjendje për të hartuar një platformë për një veprim vendimtar. Kjo është kriza e Izraelit. Nuk është një problem i papritur dhe kërcënues për jetën, por është produkti i strategjive të zhdërvjellëta rajonale, një mungesë e besimit të fituar nga dështimi dhe një sistem politik i paaftë për unitet në ndonjë kurs të veçantë. Izraeli, një vend i vogël që gjithmonë ka përdorur forcën ushtarake si armën e tij përfundimtare, tani përballet me një situatë ku përdorimi i vetëm i mundshëm i forcës ushtarake kundër Iranit nuk është vetëm i rrezikshëm, nuk është i lidhur qartësisht me asnjë prej problemeve kryesore që përballet Izraeli përveçse me çështjen nukleare. Republika e tretë Franceze ka njohur një ndjenjë të ngjashme vetërespekti e mbuluar nga një ankth i thellë. Kjo çoi në paralizë politike dhe në paaftësinë e Parisit për të kuptuar natyrën e saktë të kërcënimit dhe për të krijuar reagimin ndaj tij. Në vend që të merreshin me çështjet në fjalë në vitin 1930, ata për t’u udhëzuar, u mbështetën në lavditë e kaluara. Kjo gjë nuk rezultoi dhe aq mirë. Përgatiti: Mimoza Golikja


E hënë 10 shtator 2012 www.mapo.al

MAPO

19 11

Sepse po këta politikanë të rinj e të moçëm, që vijnë nga këto fusha, janë shumë robust kur politika është në pyetje dhe kjo do të thotë që edhe dinë të shkojnë dhe vijnë më lehtë. Më mirë dhe më normalisht. Po çfarë të bëjmë në këtë meso-kohë. Në këtë kohë kur po shkon prototipi i shkencëtarit dhe shkrimtarit nga politika në laborator apo pension? Duhet të bindemi që nuk është ndonjë risi që fjalën e kanë (ish)ushtarakët. Kjo nuk është një risi. Përkundrazi. Edhe kombe tjera, shumë të fuqishme, kanë kaluar nëpër këto faza. Gjithsesi, dekada më parë… — Beqë Cufaj

Ivanishvili, miliarderi që kërkon të fitojë Gjeorgjinë B

ixhina Ivanishvili është njeriu i 153-të në botë për nga pasuria, një pasuri e vënë në Rusi, ka një kopsht zoologjik privat dhe një kështjellë xhami të mbushur me vepra arti. Deri para një viti me një jetë të mbyllur e thuajse i panjohur, tani ka dalë nga hija për të sfiduar liderin aktual të Gjeorgjisë, Saakashvilin. Pasuria e tij e kalon buxhetin shtetëror të Gjeorgjisë, ndaj pyetja është: Pse po i futet ai kësaj andralle? Ivanishvili insiston se Presidenti Mikheil Saakashvili, një reformator i shkolluar në Amerikë dhe që erdhi në pushtet më 2003 me anë të revolucionit të trëndafiltë, është shndërruar në një diktator të pamëshirë, dhe ai është njeriu që do ta sfidojë atë. Ai ka mbledhur qindrat e partive të vogla të opozitës në një koalicion të quajtur “Ëndrra Gjeorgjiane”, që të sfidojnë në bllok Saakashvilin. Vetë Ivanishvili do të jetë kryeministër për jo më shumë se dy vjet, siç thotë, dhe pastaj do ta lërë politikën. Ivanishvilin e njohin tërë artistët

komet

ResPublica

Teksa Saakashvili e akuzon atë si bedel të Putinit, ai premton të shpëtojë Tbilisin. Pas luftës së 2008-s me Rusinë, Ivanishvili premton të kthejë normalitetin me perandorinë e Putinit. e Gjeorgjisë, të cilët ai i sponsorizon prej vitesh me shuma të mëdha. Shndërrimi i tij nga një djalë i varfër i një fshati gjeorgjian në një oligark miliarder është një mister. Unë mund të të them shumë gjëra, i përgjigjet ai pyetjes se si u bë i pasur

nga gazetari Shaun Walker, por ti nuk do të mund të verifikosh dot asgjë nga to. Fundja, nuk ka pasur kohë tjetër në historinë njerëzore kur mund të bëheshe i pasur kaq shpejt sa në post-autokracitë e ish-Lindjes komuniste. Teksa Saakashvili e akuzon atë si bedel të Putinit, ai premton të shpëtojë Tbilisin. Pas luftës së 2008-s me Rusinë, Ivanishvili premton të kthejë normalitetin me perandorinë e Putinit. Vetë Saakashvili e ka përmirësuar ndjeshëm rendin dhe jetën e gjeorgjianëve, sidomos vitet e para të ardhjes në pushtet, por sipas Ivanishvilit, e ka kthyer demokracinë në një fasadë për t’u sjellë si autokrat, pushteti në vend tashmë është vertikal, dhe mbi të gjitha, ai nuk do më të lërë pushtetin, sëmundja e njohur e liderëve pas-komunistë të Lindjes. Në zgjedhjet e 1 tetorit, miliarderi gjeorgjian premton të fitojë që të bëjë atë që një djalë i shkolluar në Amerikë nuk e bëri dot, një demokraci të vërtetë.

Odat e politikës

T

ash disa vjet intensivisht bëhen plane për shitjen e PTK-së, me të vetmin synim, ku secila parti në pushtet e sheh atë si hise të madhe për vete. Na vazhdimësi janë bërë përpjekje që të kamuflohen marrëveshjet e fshehta të grupeve të caktuara në pushtet, që kanë pasur lidhje me privatizimin e ndërmarrjeve të rëndësishme, qofshin ato publike apo shoqërore, dhënien e tenderave qindramilionësh, e deri tek vendimet madhore politike. Edhe pse me vonesë, zhvillimet i kanë nxjerrë në sipërfaqe interesat e ngushta të grupeve të caktuara, kohë pas kohe nuk kanë munguar reagimet e disa përfaqësuesve të biznesit. Ndonëse sipërfaqësore, kur kanë qenë në pyetje asetet e rëndësishme, ka pasur zëra kundër. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gerxhaliu ka qenë njëri nga më kritikët, i cili pa hezitim, për dallim nga paraardhësi i tij Besim Beqaj, tash ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës. Kurse për Agim Shahinin, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, i cili shërben si urë lidhëse e pushtetit me biznesin, nuk ka qenë i befasueshëm rreshtimi i tij krah interesave të politikës. Pushteti arriti t’i kapë “për veshi”, saqë brenda natës ata dolën me qëndrim të përbashkët në përkrahje të shitjes së PTK-së. Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, pak ditë pas një takimi me zyrtarë të Qeverisë thanë se duhet privatizuar kjo ndërmarrje, por me arsyetimin më shabllon se e “përkrahin privatizimin transparent”. A

koment Arbana Xharra

Privatizimi nuk duhet kundërshtuar në rrethana normale ku shteti nuk është i zhytur deri në fyt. Por t’i jepet izë atyre që e kanë rrjepur me të madhe, të cilët e kanë shndërruar PTK-në në vend ideal për kryerjen e shërbimeve mes njerëzve të politikës, është e padrejta më e madhe që mund t’iu bëhet atyre që u takojnë asetet e Kosovës. Përfaqësuesit e biznesit sot po iu dalin në përkrahje atyre që PTK-në e kanë nxjerrë në pazar dhe me laps në dorë po bëjnë hesapet secili për vete

thua kanë pasur kohë që të marrin miratimin e anëtarëve të tyre që të dalin me këtë deklaratë? Presioni direkt i qeverisë e pati efektin e menjëhershëm. Ky është shembulli i dorës së zgjatur të politikës në secilin institucion. E vetmja Oda Ekonomike gjermano-kosovare deklaroi se nuk ka marrë pjesë në këtë takim, duke e konsideruar atë interes politik dhe jo në interes të zh-

villimit ekonomik shtetëror. Janë po këta zyrtarë që e dinë shumë mirë se sa qindra miliona euro i ka dhënë PTK-ja buxhetit të Kosovës dhe a ia vlen të privatizohet me çmimin që po pretendohet nga Qeveria. Janë po këta zyrtarë të njoftuar në detaje se tash disa vjet intensivisht bëhen plane për shitjen e PTK-së, me të vetmin synim ku secila parti në pushtet e sheh atë si hise të madhe për vete. Këta përfaqësues të vetëdijshëm i dhanë mbështetje atyre që PTK-në e kanë degraduar e zhvlerësuar. Tash një vit nga gara për blerjen e PTK-së u tërhoq Telekomi kroat. Në garë mbeti vetëm “Telekom Austria AG”, derisa vlerësimin e PTK-së e bëri një ish-punëtor i Telekomit austriak, i cili pasurinë e PTK-së e pati llogaritur 150 milionë euro. Tenderi u anulua në pamundësi t’i jepet një kompanie në garë, asaj austriake, e cila në vitin 2006 ka qenë në garë për tenderin e telefonisë së dytë mobile në Kosovë. Privatizimi nuk duhet kundërshtuar në rrethana normale ku shteti nuk është i zhytur deri në fyt. Por t’i jepet izë atyre që e kanë rrjepur me të madhe, të cilët e kanë shndërruar PTK-në në vend ideal për kryerjen e shërbimeve mes njerëzve të politikës, është e padrejta më e madhe që mund t’iu bëhet atyre që u takojnë asetet e Kosovës. Përfaqësuesit e biznesit sot po iu dalin në përkrahje atyre që PTK-në e kanë nxjerrë në pazar dhe me laps në dorë po bëjnë hesapet secili për vete. Tash gjashtë vjet shumë hesape janë bërë në këtë adresë, por ata që po i futen valles vonë nuk kanë kohë për hise.

koment

Beqë Cufaj

Edhe në këtë drejtim shqiptarët, kundruall fqinjëve të tyre të tjerë, janë më tepër se vonë. Sepse nëse serbët, kroatët, malazezët dhe të tjerët kishin kryetarë shtetesh e partish ishshkrimtarë dhe ishshkencëtarë, sot këta i kanë kaluar ato faza të cilat gjithsesi nuk u shpikën nëpër luginat e ngushta dhe të thepta ballkanike, por u morën nga europianët.

Shkrimtarë e shkencëtarë! P

se s’flasim kurrë për atë që na dhemb. Për atë që të tjerët na e thonë dhe ne nuk duam ta bisedojmë. Për hullinë e madhe dhe, nëse doni, edhe të tmerrshme që ndër ne mbretëron. Ku është esenca? Çka e bën një komb, një shtet dhe qytetarët e tij? Elitat politike? Jo. Janë elitat tjera. Ato të thellat dhe pandalurat. Që ne thjesht nuk i kemi. Ose, ashtu siç i kemi, më mirë të mos i kishim pasur fare. Për shkencëtarin dhe shkrimtarin. Që të dy këta, për ca kohë, kishin lënë punën dhe profesionin e tyre për të kaluar në një botë tjetër. Atë të politikës. Problemi natyrisht qëndron aty që te ne kjo puna e politikës është e lidhur shumë me patosin, kombin, çështjet e pakryera politike të mbijetesës dhe konflikteve ndëretnike. Së paku në sy të opinionit, duhet të duket ashtu. Sepse, megjithatë, politika si politikë që di të jetë, edhe në këso angazhimesh e akrobacionesh, me apo pa rëndësi në kohë të ndjeshme (e kur na qenka koha jo edhe e ndjeshme!?) nuk është gjë tjetër pos politikë, pra luftë për të mbijetuar dhe ushtruar forcën (mundësisht legale) të udhëheqjes me institucione dhe parti. Është e tepërt të flas këtu për të gjithë shkencëtarët dhe shkrimtarët tanë (në krejt hapësirën e Europës Juglindore dhe sidomos te shqiptarët) që lëshuan laboratorët, klinikat, studiot e punës dhe lexuesit e librave të tyre… për t’u katapultuar në sheshe dhe rrugë për peshkim votash, apo kryeqytete bote për të dhënë shkëlqimmjerimin e vendeve prej nga vijnë. Edhe në këtë drejtim shqiptarët, kundruall fqinjëve të tyre të tjerë, janë më tepër se vonë. Sepse nëse serbët, kroatët, malazezët dhe të tjerët kishin kryetarë shtetesh e partish ishshkrimtarë dhe ish-shkencëtarë, sot këta i kanë kaluar ato faza të cilat gjithsesi nuk u shpikën nëpër luginat e ngushta dhe të thepta ballkanike, por u morën nga europianët. Te ne shqiptarët, shkencëtarët dhe shkrimtarët ishin deri dje, dhe për fat të keq janë edhe sot e për mot, politikanë të cilët me instrumente të tyre, të cilat janë më tepër nga logjistika e profesionit të tyre të mirëfilltë sesa të qenit politikanë, vazhdojnë të na mbajnë me një frymë. Duke u shërbyer kështu me shitjen e vetësakrifikimit (le ta kujtojmë atë fjalinë e famshme: “kam lënë profesionin për kombin dhe shtetin”), kjo klasë e re politike e cila në tokat e shqipeve të Ballkanit tashmë na është bërë si një Mantel i Gogolit, nga i cili edhe po qe se duam, nuk po mundemi dot të shkëputemi, të ndahemi. Një argument që prototipi i shkencëtarit e shkrimtarit zakonisht dhe përjetësisht e përdor në jetën tonë politike është ai që kastat dhe profesionet tjera shoqërore nuk janë pjekur, nuk kanë brumë, nuk kanë prapavijë të mjaftueshme që të merren me punët e kombit. Pjesërisht, e përsëris, pjesërisht ky argumentim edhe ka qëndruar. Por vetëm për një kohë të shkurtër. Atëherë kur nuk shihej që shtresa tjera shoqërore në kohë traumatike dhe tranzicionesh të mëdha nuk kishin kapacitetin të kacafyteshin me ato çaste të rënda. Por pasi edhe ne shqiptarët tejkaluam megjithatë me fat dhe faqe të bardhë ato kohë, në shoqërinë shqiptare, shtresat tjera nga fusha e drejtësisë (judikaturës) dhe ekonomisë (financave dhe punës e parasë) disi nuk kanë mundur ta zënë hapin kundruall demagogëve të përkryer dhe të personifikuar si shpëtimtarë kombi… Problemi është aty që shqiptarët, në këtë fillimshekulli do të duhej ta kuptojnë që kanë kaluar kohërat e trandjeve të mëdha. Që shtetet dhe politikat e tyre tashti nuk janë më asgjë e veçantë kundruall krejt fshatit global. Kjo do të thotë që në këtë fshat global duhet sjellë normalisht - si krejt fqinjët tjerë. Pra, koha e kohërave dhe çasteve të jashtëzakonshme ka perënduar. Shqiptarëve më nuk u duhen kurrfarë politikanësh që vijnë as nga shkenca as nga letërsia. Shqiptarëve u duhen thjesht politikanë, që profesionin e tyre do të duhej ta shohin, përjetojnë dhe praktikojnë si krejt profesionalistët tjerë të kësaj bote. Pra, ka ardhur çasti që shkencëtarët dhe shkrimtarët tanë, që bota e njohur ndryshe edhe si botë shpirtërore e një kombi, ta shohin dhe ndiejnë çastin që më nuk është koha e tyre. Që shqiptarët, si shoqëri kanë arritur në stadin kur në fushën e politikës dhe ndërtimit të demokracisë, rruga t’u hapet njerëzve që politikën duan dhe duhet ta ushtrojnë si profesion pa asnjë ekuivok tjetër që bart bagazhe të ca izmave të cilat duhen parë si të tejkaluara. Në anën tjetër, jemi duke parë dhe përjetuar që as këta të krahut tjetër, këta pra që nga drejtësia e ekonomia (fushat këto më të afërta me politikën) nuk janë edhe aq… duke lulëzuar në bërjen e punëve të shtetit apo shteteve ballkanike shqiptare. Por kjo nuk do të duhej të shqetësonte edhe aq shumë. Sepse po këta politikanë të rinj e të moçëm, që vijnë nga këto fusha, janë shumë robust kur politika është në pyetje dhe kjo do të thotë që edhe dinë të shkojnë dhe vijnë më lehtë. Më mirë dhe më normalisht. Po çfarë të bëjmë në këtë meso-kohë. Në këtë kohë kur po shkon prototipi i shkencëtarit dhe shkrimtarit nga politika në laborator apo pension? Duhet të bindemi që nuk është ndonjë risi që fjalën e kanë (ish)ushtarakët. Kjo nuk është një risi. Përkundrazi. Edhe kombe tjera, shumë të fuqishme, kanë kaluar nëpër këto faza. Gjithsesi, dekada më parë…


20

MAPO

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

sport

Kupa e Botës

Lëv: Ndaj Austrisë nuk të dështojmë Gjermania vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes së dytë në grupin C eliminator të Botërorit 2014 kundër Austrisë. Kjo është sfida e parë e vërtetë për skuadrën e drejtuar nga Joakim Lëv, pas fitores së lehtë 3-0 kundër modestëve nga Ishujt Faroe, por që nuk kënaqi plotësisht teknikun gjerman. Në të njëjtën linjë me

trajnerin është dhe kapiteni Filip Lahm, i cili ka thënë se sulmuesit duhet të finalizojë të gjitha rastet për shënim. “Sigurisht që pikët janë të rëndësishme, por duhet të shohim përtej rezultatit. Skuadra nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren, por duhet të shënonim më shumë. Duhet të jemi më të vëmendshëm përpara portës, pasi në të

ardhmen sfidat do të jenë më të vështira. Do të luajmë në transfertë kundër Austrisë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por gjithsesi do të zbresim në fushë për të fituar”,-ka thënë Lahm. Gjermania pritet të luajë sërish pa mesfushorin e Bajern Mynih, Bastian Shvajnstajger, që ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në gju.

Sevilja mposht Flamurtarin në një stadium bosh Golat e Negredos nga pika e bardhë e penalltisë dhe ai i Moral do të pëërmbysin avantazhin e përkohshëm të Muzakës Jeton Selimi

Flamurtari është mposhtur 1-2 nga Sevilja në miqësoren e zhvillluar dje në mbrëmje në “Qemal Stafa”. Ndonëse ishte vetëm një takim miqësor, sfida është bërë e bukur, pavarësisht se pjesa më e madhe e lojtarëve kryesorë të formacionit andaluzian ishin të angazhuar me kombëtaret përkatëse. Për Rubion, kjo ndeshje ishte një derbi i vërtetë, duke qenë se ai e ka drejtuar në të shkuarën për një sezon skuadrën e Seviljes, ndërsa në fushën e lojës, spanjolli kishte hedhur lojtarët më të mirë. Përjashtim bënte Migen Memelli. Sulmuesi është i dëmtuar dhe nuk ka dashur që të rrezikonte me formën e tij, teksa ka prefuar që të ishte i gatshëm për përballjen e fundjavës në kampionat. Ndeshja, që parashikohej të ishte një festë e vërtetë në shkallët e stadiumit, doli të ishte një dështim nga ana e organizimit. Çmimet e kripura të biletave kanë bërë që numri i tifozëve në shkallët e stadiumit të ishte qesharak. Por, përtej kësaj, misioni i vërtetë për trajnerët e skuadrave ishte testimi i gjendjes së ekipeve. Flamurtari do ta nisë ndeshjen si i barabartë me Seviljen dhe do të realizojë mjaft shpejt. Është minuta e nëntë e ndeshjes kur Gjergj Muzaka do të shërbehet në zonë pas një harkimi të bukur të Lenës nga e majta. Mesfushori do të koordinohet shkëlqyeshëm dhe në kënd të vështirë do të mposhtë portierin Palop, duke i dhënë skuadrës së tij

avantazhin në këtë sfidë luksi. Goli duket se shkund Seviljen dhe spanjollët nisin të mënyjnë drejt zonës së Flamurtarit. Impenjimi i iberikëve nuk është ai i një sfide normale, por kjo nuk e pengon Seviljes që të gjejë kombinime të shpejta. Në një rast të tillë, Pezo do të shkaktojë një faull naiv në zonën kuqezi dhe për gjyqtarin Pashaj është 11-metërsh. Ekzekuton saktë Negredo nga pika e bardhë dhe Sevilja barazon në minutën e 19-të. Ndeshja nuk do t’i kalojë caqet e një miqësoreje, ndonëse Flamurtari ka dëshirë që të vrapojë më shumë, por pa arritur që ta vendosë në vështirësi serioze skuadrën iberike. Një tjetër rast për gol përpara përfundimit të ndeshjes do të jetë për Seviljen, por topi do të përplaset në traversë me portierin e mposhtur. 45 minutat e para do të mbyllen me shifra të barabarta 1-1, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Sevilja do ta shkelë disi më shumë pedalen e gasit, duke e mbajtur skuadrën e Rubios në tension. Morail do të shënojë një gol fëmijësh në minutën e 51-të, ndërsa do ta fusë topin në këndin më të pamundur, me portierin vlonjat që mbronte shtyllën e tij. 2-1 për miqtë dhe Sevilja kërkon golin e qetësisë ndaj një

Çmimet e kripura të biletave kanë bërë që numri i tifozëve në shkallët e stadiumit të ishte qesharak

Flamurtari - Sevilja 1-2

Flamurtari që nuk po arrin të shprehë më asgjë. Trajnerët nisin të aktivizojnë lojtarët e grumbulluar, për t’u dhënë edhe atyre minuta loje, ndërsa rezultati nuk do të ndryshojë deri në fund, ndonëse iberikët do të shpërdorojnë edhe disa mundësi të mira për realzimin. Mbyllet kështu me humbjen e Flamurtarit miqësorja e organizuar në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë kundër Seviljes, në një sfidë që më shumë sesa për emocionet e fushës, do të mbahet mend për zbrazëtinë e shkallëve të “Qemal Stafës”

Grupimi Tifozat Kuq e Zi: Do të jemi 10 mijë në stadium! Tifozëria shqiptare pritet të jetë në mazhorancë në stadumin e vogël të Lucernës Sipas portalit sportiv, “asport.info”, i cili citon burime nga tifogrupi më i madh shqiptar, Tifozat Kuq e Zi, të martën në stadiumin e Luzernës pritet të shënohet një rekord historik sa i përket tifozëve. Do të jenë rreth 10.000 shqiptarë që do të ndjekin në transfertë ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Artim Elmazi njëri nga përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër pavarësisht shumë problemve që ata kanë hasur ne drejtues të federatës dhe

Tifozat e kombëtares

me policinë helvete. “Përveç tifozëve që vijnë nga Europa, një pjesë e konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga trevat shqipfolëse,” ka thënë Elmazi. Ai më tej ka shtuar se gjatë negoci-

atave që kanë pasur me Federatën Zvicerane të Futbollit dhe me policinë e qytetit janë informuar se këta të fundit presin dyndje shqiptarësh më 11 shtator. “Gjatë takimit me policinë e qytetit dhe me federatën zvicerane, na kanë thënë se kjo ndeshje është më rrezikshmëri të lartë pasi ata presin që ditën e ndeshjes të jenë rreth 10.000 shqiptarë në “Sëissporarena”. Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi ka shprehur gjithashtu edhe pakënaqësi sa i përket federatës Zvicerane të Futbollit, e cila sipas tij nuk i ka ndihmuar fare. Përveç përkrahjes së Kombëtares në ndeshje me Zvicrën, Elmazi ka thënë në fund se ata si grup kanë organizuar edhe shënimin e 8 vjetorit të themelimit të Tifozave Kuq e Zi.

Merkato Paqe mes Drogbas dhe Shangai Shenhuas Më në fund paqe mes Shanghai Shenhua dhe Didier Drogba. Problemet ekonomike të skuadrës kineze u dhanë shkas zërave për një largim të mundshëm të futbollistit dhe një rikthim në Europë, por tashmë është vetë ish-lojtari i Çelsit, i cili bëri të ditur se do të qëndrojë në Kinë. Nëpërmjet faqeve të së përditshmes franceze l’Equipe, Drogba tha se ka patur gjithmonë besim te zgjedhjet e tij pasi dëshiron që të jetë kompetitiv në Kupën e Afrikës 2013, dhe për këtë arsye kërkon të jetë në formë.

Real Madridi “burgos” Rikardo Karvajon Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Rikardo Karvajo vazhdon të qëndrojë i izoluar nga trajneri Zhose Murinjo, raportojnë mediat spanjolle. Lojtari portugez nuk zë vend në ekipin e parë të gjigantit madrilen dhe Murinjo e kishte këshilluar të largohet nga klubi gjatë verës por Karvajo mbeti në “Santiago Bernabeu” pas dështimit në arritjen e marrëveshjes për kalim te QPR. E përditshmja sportive spanjolle AS ka njoftuar të dielën se Karvajo është duke stërvitur me ekipin e dytë të Realit.

Bufon, përjetë bardhezi, gati rinovimi

Kontrata e re e Jovetiç, opsion anti-Juve

Erdhi momenti. Juventus dhe Bufon janë vetëm një hap larg martesës së përjetëshme. Në selitë e klubit bardhezi është gati rinovimi i kontratës deri më 2016. Takimi deciziv mendohet se do të bëhet të mërkurën e shumta të enjten ku gardiani i portës të kthehet nga impenjimi me përfaqësuesen italiane. Sigurisht që nuk kemi të bëjmë me një lajm bombastik pasi një marrëveshje e tillë pritej prej kohësh, madje ai që e shtyu ishte pikërisht Bufon që nuk dëshironte të shqetësonte klubin në një kohë ku cështja e basteve ilegale dhe ajo e pezullimit të trajnerit Konte ishte më e rëndësishme.

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Fiorentina ka përshirë një dëmshpërblim ‘anti-Juventus’ në kontratën e re të sulmuesit Stevan Jovetiç që në rast të largimit të tij nga klubi, nuk mund të shkojë te te kampionët e Italisë. Fiorentina dhe Juventus gjithnjë kanë ndarë një rivalitet të tensionuar por raportet janë përkeqësuar pas interesimit të dyja klubeve për sulmuesin Dimitar Berbatov. Fiorentina akuzoi bardhezinjtë për ndërhyrje në përpjekjet e tyre për transferimin e bullgarit që në fund iu bashkua Fulhamit.


sport

Mbrojtësi

e HëNë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

MAPO

21

Doktori: Abidal mund të luajë sërish Mbrojtësi i Barcelonës, Erik Abidal ka marrë lajm të mirë nga doktori që kreu transplantimin e mëlçisë që beson se francezi nuk ka arsye pse të mos luajë sërish futboll. Abidal ishte

diagnostikuar me kancer në mëlçi në mars 2011 dhe iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme që vënë në dyshim të ardhmen e tij si futbollist. Por, doktor Garcia-Valdecasas ka

deklaruar se: “Nuk ka arsye pse Erik të mos luajë sërish. Ai vazhdimisht më njofton për mënyrën se si ndihet. Por, gjëja më e rëndësishme është se ai është gjallë dhe me shëndet të mirë”.

Zbardhet misteri: Trishtimi i Ronaldos vjen për shkak të Murinjos! Mediat spanjolle raportojnë se edhe Reali i Madridit nuk është i kënaqur me situatën sepse i druhet krijimit të klaneve Pavarësisht përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshme, në Madrid nuk mund të mohohet se ekziston “çështja” Kristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez, shfaqi shenjat e një humori jo të mirë pak ditë pas finales së Superkupës Spanjolle, që merengesit fituan ndaj rivalëve të përjetshëm katalanas, ndeshje në të cilën lojtari nuk e vlerësoi pjesën e dytë të zhvilluar nga skuadra e tij, superiore në numra. Supozimet paraprake për reagimin e Ronaldos, fillimisht u menduan se ishin të lidhura me pakënaqësinë e tij financiare. I vëmendshëm, Siti nuk e humbi rastin të dilte menjëherë në skenë me një ofertë që përkëdhelte portugezin, por ashtu siç raporton e përditshmja ‘Mundo Deportivo’, nuk është as më shumë e as më pak se sa komportimi i Murinjos gjatë Kupës së Mbretit, arsyeja e vërtetë e humorit të prishur të Ronaldos. Sipas vetë futbollistit, u shpërdorua një mundësi e artë për t’i dhënë një mësim të mirë rivalëve të Barcelonës, e mbi të gjitha Lionel Messit që prej vitesh i rrëmben atij lumturinë e trofeut të “Topit të Artë”. Nga ana tjetër, “Marca”, shton se sulmuesi i Realit nuk ndihet mirë me klanet e krijuara brenda dhomës së zhveshjes, madje sipas tabloidit, Ronaldo nuk është kursyer as të kritikojë publikisht Murinjon, për përçarjen dhe keqmenaxhimin e grupit. Ndërsa Mançester Junajtid kërkon të përfitojë nga situata e Kristiano Ronaldos. Lajmi po publikohet me

Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo

insistim nga tablodiët anglezë që flasin për një Sër Aleks Ferguson të inspiruar nga ideja për të rimarrë në “Old Trafford” fenomenin portugez. Sipas “The Mirror”, menaxheri skocez iu ka dhënë njerëzve të tij mandatin për të kuptuar se sa i vërtetë është trishtimi i Kristiano Ronaldos dhe në rast se i vijnë konfirmime, është gati për të bërë të pamundurën për ta marrë sërish në skuadër. Gjithsesi duhet saktësuar se këto janë zërat mediatikë që vijnë nga ishulli , pasi tratativa mbetet jo thjesht shumë e vështirë, por praktikisht e pamundur. Nuk bëhet fjalë

Kolumbiani

Falkao vlen 71,2 mln euro Çelsi dhe Reali tkurren! Radamel Falkao vlen 71,2 milion euro. Skuadra që ëndërron të ketë shërbimet e sulmuesit kolumbian dhe njëkohësht ekipi që dëshiron t’i rrëmbejë Atletikos së Madridit 26-vjeçarin, duhet të paguajë 60 milionë për kluazolën e zgjidhjes së kontratës plus 11,2 milion taksa. Çelsea dhe Reali i Madridit janë prej kohësh të interesuar për Falcaon, por më parë duhet të bëjnë mirë llogaritë me koston e lartë të kolumbianit që disponon një kontratë që skadon në vitin 2016. Ashtu siç e njohim ndryshe ‘El Tigre’ ka qënë protagonist i 2 sezoneve të “Europa League” dhe së fundmi i “Superkupës” së Europës pasi shënoi plot 3 herë në portën e Çelsit, fitueses së Champions League. Një gjë është e sigurtë, transferimi i kolumbianit do të jetë sezonin e ardhshëm. Ky është viti i fundit te Atletico pasi kjo skuadër nuk i përmbush dot qoftë kërkesat

Radamel Falkao

ekonomike qoftë objektivat që i ka vënë vetes kolumbiani, por në krahun tjetër si Reali ashtu edhe Çelsi e kanë sulmin e tyre të mbipopulluar dhe duhet të fillojnë të mendojnë për t’i liruar vend futbollistit, sepse Radamel Falkao është një lojtar të cilit i pëlqen konkurenca, por jo stoli!

për një transferim si gjithë të tjerët. Prej ditësh flitet për trishtimin e Kristianos te Real Madrid dhe spekullimet mediatike të merkatos që ka shkaktuar deklarata e portugezit. Në Spanjë janë të bindur se deklaratat e Ronaldos fshehin, zhgënjimin e tij për mungesën e rinovimit të kontratës me rritjen e pagës në 15 milionë euro në vit, dhe të njëjtin mendim ndan dhe gjysma e evropës, por në Angli flasin për mungesë respekti nga disa shokë të skuadrës në drejtim të “madhërisë së tij Cristiano”, që është irrituar nga ky detaj. Gjithsesi të gjithë zërat

Në Spanjë janë të bindur se deklaratat e Ronaldos fshehin, zhgënjimin e tij për mungesën e rinovimit të kontratës me rritjen e pagës në 15 milionë euro në vit

tingëllojnë zi muzikë për veshët e Sir Alec Ferguson që do të dërgojë njerëzit e tij për të verifikuar situatën , dhe në rast se gjen ndonjë shteg të mundshëm do të kërkojë të bindë familjen Glazer që ka në pronësi Mançester Junajtid të bëjë gjithshka është e mundur për super-transferimin. Konfirmi vjen për tablodiët britanike nga një burim i brendshëm në klubin e djajve të kuq i cili ka bërë të ditur se Sër Aleks gjithmonë ka deklaruar se nëse Kristiano Ronaldo një ditë do të largohejj nga Madridi do t’i duhej të kthehej në “Old Trafford”.

Hamilton fiton në Monza, Alonso thellon kryesimin Nuk fitoi Fernando Alonso, por njëri nga rivalët e tij për titullin botëror. Veçse, jo ai i duhur, ai që kishte gjasat më të mëdha për t’ia marrë kryesimin e kampionatit botëror. Në Monza, në Çmimin e Madh të Italisë, fitoi Ljuis Hamilton në timonin e një makinë të shkëlqyer Meklaren Mercedes, ndërsa pista në Apenine provoi emocione të jashtëzakonshme nga parakalimet dhe befasitë. Sebastian Fetel doli jashtë, po ashtu si Xhenson Baton, ndërsa Fernando Alonso e rriti epërsinë në krye të renditjes. Hamilton e ruajti vendin e parë në start, por nuk bëri kështu Xhenson Baton, i parakaluar nga Felipe Masa. Nisje të shkëlqyer pati edhe Fernando Alonso që fitoi 3 vende në dy xhirot e para, por pozitiv ishte edhe starti i Fetelit. Në vazhdim, Hamilton nuk pati asnjë problem, ndonëse Perez i Zauberit ishte një rival i rrezikshëm dhe i papritur, ndërsa

Fernando Alonso

Alonso vazhdoi kryeveprën e tij në garën e shtëpisë së Ferrarit. Spanjolli provoi të parakalonte Fetelin, duke rrezikuar herën e parë dhe duke kaluar më pas, në xhiron e 29-të. Më pas ndodhën dy goditje. Fillimisht, Baton pësoi defekt në makinë dhe doli nga gara duke qenë i dyti, ndërsa 1 xhiro më pas, në të 34-ën, Fetel u detyrua të

shlyente një dënim të dhënë nga komisarët e garës për veprimin ndaj Alonsos dhe kampioni i botës humbi rreth 20 sekonda si dhe shumë pozicione. Më pas, Ferrari urdhëroi Masën në mënyrë indirekte t’i hapte rrugë Alonsos gjë që ndodhi në xhiron e 42-të, por në garë ishte edhe Perez që nuk pati asnjë problem të parakalonte të dyja makinat “kokëkuqe”, mision që përfundoi në xhiron e 46-të. Tronditja nuk kishte të përfunduar pasi në xhiron e 47-të Sebastian Fetel u detyrua të dilte nga gara për shkak se makina e tij pësoi gjithashtu defekt. Hamilton fitoi pas 53 xhirosh në Monza, Perez doli i dyti dhe Alonso i treti. Piloti i Ferrarit kryeson tani botërorin me 189 pikë, ndaj 142 të Hamiltonit dhe 141 të Raikonenit dhe 140 të Fetelit. Për skuadra, Red Bull ka 272 pikë, Meklaren Mercedes 218, Lotus 207 dhe Ferrari 199.


t

22

MAPO

E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njësoj Testosteroni është përgjegjës për përpunimin e ngjyrave në tru, por edhe për daltonizëm, i cili më i shpeshtë është tek meshkujt sesa tek femrat. Me siguri keni përjetuar kombinim të pazakonshëm të ngjyrave që i ka bërë i dashuri juaj ose kolegu nga puna, dhe këtë gjë e keni treguar e përfolur për ditë të tëra. Por, sikurse pak a shumë çdo gjë tek meshkujt, edhe kjo është pasojë e testosteroneve. Hulumtimi i Universitetit New York ka treguar që meshkujt në të vërtetë i shohin ngjyrat ndryshe nga femrat, dhe kështu për shembull ngjyra e portokalltë meshkujve u duket më shumë e kuqe, derisa femrat e shohin si të portokalltë. Bari meshkujve u duket si i verdhë, femrave normal i gjelbër. Ndërsa problemet me nuancat, meshkujt në veçanti i kanë me ngjyrën e kaltër, verdhë dhe të gjelbër.

Fjalëkryqi klasik 1

2

3

4

5

6

7

8

9

13 15

17 20

25

Novo 7 Crystal, super-tablet për 139 dollarë Ainol ka prezantuar modelin e ri të tabletit dualcore 1.5GHz të koduar me emrin Novo 7 Crystal, i cili mbështetet nga versioni i ri i Android Jelly Bean dhe shitet për një çmim prej 139 dollarësh. Procesori i këtij tableti përfshin edhe procesorin Amlogic 8726-M6 Cortex A9, Mali 400 GPU, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme. Tableti 7 inçësh me rezolucion prej 1,024 x 600 pikselëve dhe panelit IPS për shikime nga kënde të ndryshme vjen me të gjitha këto karakteristika të avancuara, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë, ndërsa kostoja e tij është shumë e ulët. Novo 7 Crystal përfshin edhe rrjetin WiFi (802.11n), portin për kartelën mikroSD, portin për mini-USB dhe mini-HDMI, ndërsa data e lansimit zyrtar e këtij tableti në treg pritet të jetë 28 shtator

Horoskopi i ditës

DASHI (20/III-20/IV)

DEMI (21/IV-20/V)

BINJAKET (21/V-20/VI)

GAFORRE (21/VI-22/VII)

Ju duhet te këshilloheni me – ose te paktën te kaloni kohe duke u menduar per –prindërit tuaj. Ju jeni me shume se zakonisht te lidhur me njerëzit dhe paraardhësit tuaj, dhe mund te mësoni shume nga te parit ata përsëri.

Lumturia juaj eshte shume e sigurt për momentin, dhe ju duhet te jeni ne gjendje qe te shpërndani vullnetin tuaj te mire neper shoke, nëse ata janë edhe pak te hapur. Është një kohe e shkëlqyer për shoqërime te çdo lloji.

Te berit pazar sot do te sjelli shume gjera te lira – megjithatë për ju. Ju jeni i tërhequr pas vlerave te mira, prandaj çdo gjë financiare ose e lidhur me biznesin do te shkoje mire për ju. Mos kini problem nga te berit pazar!

Ju jeni mjaft energjik për te trajtuar pothuajse çdo gjë për momentin, prandaj futuni biznesit me atë projekt te madh qe ju e keni lenë pas dore për një kohe te gjate. Ju do te surprizoni këdo, madje edhe veten tuaj!

LUANI (23/VII-22/VIII)

VIRGJERESHA (23/VIII-22/IX)

PESHORJA (23/IX-22/X)

AKREPI (22/X-21/XII)

Dashuria juaj e madhe e afert për dike, pasuron te dy jetët tuaja, madje edhe nëse nuk ka një mënyrë konkrete për t’i matur ato. Hapuni akoma me tepër, nëse kjo është e mundur, dhe shikoni se çfarë është duke ardhur me pas për ju.

Kthehuni mbrapa ne realitet se bashku me shokët tuaj – ata mund t’ju thonë juve se çfarë është duke ndodhur ne te vërtetë, dhe ju mund ti ndihmoni ata me problemet e tyre te çuditshme. Kjo është një situate fito-fito,porjuduhettebëni lëvizjen e pare.

Mundohuni qe te shmangni çdo lloj bisede serioze sot – edhe pse ju zakonisht jeni buka dhe gjalpi. Ju duhet te mundoheni qe te shmangni vëmendjen ne mënyrë te bateritë e emocioneve tuaja te karikohen me shpejtësi.

Ju jeni duke e gjetur me te lehte se kurrë për t’u thelluar me njerëzit tuaj. Bisedat janë përfundimisht me te shkëlqyera dhe zbuluese, dhe ju duhet te merrni kohen për te njohur te paktën një person te ri.

SHIGJETARI (22/XI-21/XII)

BRICJAPI (22/XII-20/I)

UJORI (20/I-19/II)

PESHQIT (20/II-19/III)

Aftësia juaj për t’u përshtatur rrethanave ne zhvillim është e një rëndësie te madhe për momentin – prandaj ushtrojeni atë tani, madje edhe nëse ju mendoni se nuk e keni te nevojshme. Kur koha te vije, ju do te jeni te gatshëm.

Ju jeni duke eksploruar ide te reja sot, pavarësisht nëse i pëlqeni ato ose jo. Gjerat mund te duken disi përtej jush, por truri juaj i madh mund te absorbojë atë për çka ka nevoje përpara se gjerat te fillojnë te ndryshojnë ne një mënyrë te madhe.

Edhe pse juve shpesh ju pëlqen qe t’i vini gjerat ne lëvizje dhe te përqafoni ndryshimin për hir te saj, për momentin,jujenidukeu ndier paksa si te humbur ne det.Mundohunitekënaqeni netenjëjtatmënyratevjetra për ta nxjerrë veten përsëri nebreg.

Energjitë krijuese për momentin janë duke rrjedhur si te çmendura nëpërmjet jush, dhe ju duhet ta gjeni me te lehte se kurrë për t’i tundur gjerat ne një mënyrë pozitive. Tregojini familjes ose shefit tuaj çfarë është ne te vërtetë e mundur.

30

21 27

26 31

22

19

23

24 29

33

34

38

37 40

35

36

39

41

42

44

45

Koha e fillimit ____:____

46

50

49

Fjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkryqet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

12

18

28

32

43

11

14

16

19

10

47

5

Horizontalisht:

Koha e mbarimit ____:____

48

51

Vertikalisht:

1. Shuma e nevojshme që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një punimi. 8. Titull që mbanin disa funksionarë zyrtarë në Romën e lashtë. 13. Rregull në të ngrënë e në të pirë. 14. Yllka e kinemasë. 15. Shënime që mbahen në një fletë letre a në një regjistër. 17. Spiun në dialekt. 19. Zonë Ekologjike. 20. Ndërmarrje Ushqimore. 21. Panajot i baletit shqiptar. 24. Mik francez. 25. Organizatë. 27. Fletë e hollë metalike. 30. Me shpejtësi të vogël. 33. Aparat për të matur kohën. 34. Kafshë e vogël helmuese. 37. Njësia më e vogël, e organizuar dhe e mëvetësishme e një tërësie a e një sistemi. 38. Diçka që sjell shqetësime. 40. Fusha ku zhvillohet një përleshje. 42. Çiço i televizionit. 43. Përdoret për ta vënë në gjumë të thellë të sëmurin. 46. Besim shpirtëror. 47. Nota më e vogël për të kaluar klasën. 49. Perëndi. 50. Kallamata, aktore. 51. Armiku, ose...

1. Prania, ose... 2. Luarasi, aktore. 3. Kopshti biblik. 4. Këngë djepi. 5. Termocetral, shkurt. 6. Ishulli i Uliksit. 7. I ka savana në mes. 8. Menduh i politikës shqiptare në Maqedoni. 9. Përemër pronor. 10. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm. 11. Mielli aose drithi, që i jepej mullisit si pagesë për blojën. 12. Jo në Itali. 16. Arsen, trajner i njohur futbolli. 17. Thes në dialekt. 18. Përfundimtare, ose... 22. Gaz me erë të rendë. 23. Ndoka i politikës. 26. Zotësi e veçantë që e shquan një njeri në një fushë të caktuar. 28. Targa e makinave të Lezhës. 29. Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. 31. Kodra rëre. 32. Sinjal rreziku. 35. Pikë turistike në Malësinë e Madhe. 36. Qytet i vendit tonë. 39. Ishte gruaja e Zeusit, sipas mitologjisë, mbrapsht. 41. Element kimik me simbol B. 44. Zotëron. 45. Zonë Industriale. 48. Notë muzikore.

Sudoku | nivel mesatar 2

5

1

8

7 9

6

4

6 2

1

3

7 4 6

9

6

4 2

9

1 5

9

1 5

2 4

8

7 3

9 7 4 8 7

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat nga 1-9.

9

1 5

3

4

3 5 9

6 3

9

1 8

1 8

2

8

9

5

Koha e fillimit ____:____

2

Koha e mbarimit ____:____

Numërkryq

Shah | nivel mesatar Gjeni figurën duke bashkuar pikat

4

1

6

2

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Koha e fillimit ____:____ Koha e mbarimit ____:____

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Numra me 5 shifra:

Numra me 4 shifra:

Numra me 6 shifra:

015, 112, 124, 125, 245, 266, 270, 372, 416, 425, 441, 467, 546, 611, 632, 680, 744, 785, 854, 867.

Përgjigjet nr të djeshëm

A

I

Z

A

M

U

L

I

N

E

R

E

N

J

A

N

C

E

A

A

K E T

S

S

K

E

R

L

E

I

M

E

N

T

X

A N

G

O

S

A

K

A

L

I

M

I

L

I M

M

I

I

R

U

11675, 15102, 15628, 19317, 20152, 21456, 25608, 26562, 29939, 37798, 41521, 42102, 44025, 52300, 54814, 56072, 56141, 77789, 84815, 85481.

1256, 1953, 2015, 3525, 5422, 5632, 5755, 6965.

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën B

Gjeni 10 ndryshimet

Numra me 3 shifra:

T

P

L

I

D

U N

H

A

R

M

O

S

T

E

R

D

A

M T

I

M

G

U

A

A

P

K P

R

A

R

E

A

U

T

C

A

I

J

U

L

078248, 126551, 202809, 415210, 563591, 633325, 685668, 995232. P

R

E

3

0

2

1

5

6

3

2

6

9

5

R

I

M

7

4

7

8

4

8

5

4

1

5

2

1

8

0

0

1

2

0

1

5

2

6

3

2

0

1

5

6

5

5

4

4

4

8

5

4

5

1

5

5

5

4

1

2

0

0

0

1

T

2

2

0

3

2

6

3

6

9

9

9

5 5

I A

P

M

A T

I

6

2

3

2

0

2

1

4

5

9

6

T

O

N

2

3

6

9

3

2

1

5

4

8

7

8

5

4

8

5

4

1

5

2

6

3

2

2

2

2

0

1

5

1

4

4

4

7

8

4

8

5

9

6

5

2

6

3

2

0

1

1

1

5

2

3

2

3

2

6

5

9

3

A O R

E

S

K

O

K E

L

A

8

A

E

L

E

O

Z

G


faqja e fundit

SOT 1987

E hënë, 10 shtator 2012 www.mapo.al

MAPO

23

10 shtator Osama Bin Laden krijon famëkeqen Al Kaeda Organizata më e rrezikshme terroriste e ngritur ndonjëherë mendohet të ketë filluar aktivitetin e saj në shtator të vitit 1987. Ajo u bë e famshme në të gjithë botën pas sulmeve kundër ambasadave të ShBA-së në disa vende të Afrikës në fillim të viteve ’90. Menjëherë pas këtyre sulmeve, organizata u kthye në objektin kryesor të sigurisë së ShBA-së. Al Kaeda arriti sidoqoftë të funksiononte dhe të rritej me gjithë ndalimin e

herëpashershëm të anëtarëve të saj. Ndikimi i saj në vende të botës së tretë u bë gjithmonë e më i madh, ndërsa ajo u kthye në fuqi drejtuese në shtete si Afganistani apo të tjera, ku ndikimi i saj ishte mjaft i madh. Në 11 shtator të 2001-it, që përkonte edhe me përvjetorin e organizatës, Al Kaeda ndërmori sulmet më të rënda terroriste të dokumentuara deri tani. Ajo përplasi tre avionë kundër dy godinave mjaft të njohura në ShBA, duke

rrëzuar World Trade Center dhe shembur pjesërisht Pentagonin, ndërsa avioni që do përplasej në Shtëpinë e Bardhë u rrëzua nga vetë pasagjerët e tij. Prej këtij momenti, Osama Bin Laden ishte personi numër 1 në listën e të kërkuarve amerikanë. Ai u vra në maj të vitit 2011 nga forcat speciale amerikane, por ndërkohë Al Kaeda mbetet një rrjet i fortë terrorist, lufta ndaj të cilit vazhdon në të gjithë botën.

Pater Marjan Lorenci

Prifti i misionit katolik në Stuttgart

“Ndoshta itinerari i përmendur merr trajtën e vet më të dukshme në familjet tona, pasi Krishtlindja konsiderohet si festë e familjes, ku anëtarët e familjes bashkohen për të kremtuar së bashku datëlindjen e Zotit - Jezu Krishtit, sepse Jezusi është bërë anëtar i pashmangshëm i familjeve tona: Ai që i jep kuptim bashkimit dhe unitetit të tyre. Kjo tashmë është një traditë që nga viti në vit merr forma të reja, begatohet e fisnikërohet”, thotë Pater Marjani.

GAZETA

MAPO info@mapo.al cel: 068 20 20 5555477 Gazetamapo@gmail.com cel: 068 477

Kisha katolike shqiptare në Stuttgart është përgatitur për festat e Krishtlindjeve. Ajo është zbukuruar në mënyrë të veçantë dhe ka marrë një pamje solemne për kremtimin e njërës nga festat themeltare të krishterimit. “Këtë ngjarje mundohemi ta paraqesim edhe në aspektin e dukshëm, pra duke u dhënë kishave tona një shije të këndshme, porse ajo që spikat është Shpella e Bethlehemit, e improvizuar në mënyra të ndryshme artistike, me qëllim që ta paraqesë vendin ku Jezusi pati lindur para 20 shekujve”, thotë Pater Marijan Lorenci, famullitari i misionit katolik në Stuttgart. Ditët e Krishtlindjeve nga më të dashurat e vitit Krishtlindjet festë e familjes Këto ditë janë për Pater Marjanin nga më të ngarkuarat, por edhe shumë të dashurat. “Ne festojmë një ngjarje të rëndësishme, që ka ndryshuar rrjedhën e historisë së gjithmbarshme njerëzore, sepse vetë Zoti Hyj hyn në historinë e njerëzimit dhe i jep kahe definitive drejt së vërtetës, drejtësisë, dashurisë dhe paqes”, shprehet ai. Gjatë gjithë muajit të dhjetorit, muajit të Ardhjes/Aventit, siç është tradita kishtare, ai dhe ndihmësit e tij kanë bërë përgatitjet për pritjen e festës së Krishtlindjeve. Përgatitja nënkupton aspektin shpirtëror përmes një itinerari domethënës e të bukur liturgjik e pastoral. Në programe gërshetohen edhe elementet artistike dhe folklorike të interpretuar nga anëtarë të bashkësisë. “Ndoshta itinerari i përmendur merr trajtën e vet më të dukshme në familjet tona, pasi Krishtlindja konsiderohet si festë e familjes, ku anëtarët e familjes bashkohen për të kremtuar së bashku datëlindjen e Zotit - Jezu Krishtit, sepse Jezusi është bërë anëtar i pashmangshëm i familjeve tona: Ai që i jep kuptim bashkimit dhe unitetit të tyre. Kjo tashmë është një traditë që nga viti në vit merr forma të reja, begatohet e fisnikërohet”, thotë Pater Marjani. Një murgeshë e misionit katolik shpërndan fletushkën “Zani i misionit” Kisha katolike shqiptare në Stuttgart këto ditë është më e frekuentuar se kurrë. Përveç meshave të 24 dhe 25 dhjetorit, në famullinë e Stuttgartit Pater Marjani mban më 26 dhjetor mesha edhe në qytete të tjera të

Gjermanisë. Bashkësia katolike në Gjermani numëron rreth 12 000 besimtarë, të shpërndarë në qytete të ndryshme, shpesh në largësi të mëdha. “Megjithatë, mundohemi t’i arrijmë të gjithë”, thotë Pater Marjani. Kuptimin e aktivitetit të tij ai e sheh në të qëndruarit afër popullit në rrugëtimin e tij të fesë, të ndihmojë në ruajtjen e gjuhës, kulturës traditës, edhe pse të gjitha këto marrin karakteristika të ndryshme për dallim nga Kosova. Dëshira për t’u bërë klerik Prifti Marjan Lorenci mundohet t’i arrijë të gjithë në Gjermaninë e Madhe “Gjithçka për Atdhe e Fe. Unë në këtë binom shoh personin e çdo prifti katolik: shpallja e Krishtit, ungjillit dhe ruajtja e kombit. Këto të dyja gërshetohen natyrshëm e rriten pashmangshëm në të përditshmen tonë. Njëra pa tjetrën e bën priftin, do të thosha, të pa plotësuar”, shprehet Pater Marjani, i cili ka lindur në

Stubëll të Epërme, një vend piktoresk në vargmalet e Karadakut (Komuna e Vitisë). I rritur në një familje të përshpirtshme katolike, që e formon dhe edukon sipas parimeve ungjillore, tek ai mbillet fara e parë e fesë, dhe përcaktimi për t’u bërë prift, person i kushtuar Zotit dhe popullit. Ai u shugurua prift i rregullit françeskan në vitin 1997, në kishën e Gjakovës. Dhjetë vitet e para shërbeu në Gjakovë, në një kohë shumë të rëndë për Kosovën, që do të shpërthente në luftën e tmerrshme të Kosovës (1998-1999). Duke folur për atë kohë ai shprehet: “Ndihem i privilegjuar dhe i lumtur që Zoti më bëri pikërisht mua dhe gjithë klerin katolik kosovar bashkëvuajtës të popullit, me të cilin dëshmuam identitetin tonë të lashtë apostolik. Edhe njëherë Kisha pati fatin ta forcojë binomin e saj: gjithçka për Atdhe e Fe.” Përkujdesja për popullin në diasporë Mesha e Krishtlindjeve në Düs-

Drejtor: Artur Zheji Kryeredaktor: Arion Sulo. Zv/kryeredaktor: Alfred Lela, Aleksandra Bogdani. Politika: Nevila Përndoj, Fejzi Braushi. Kronika: Leonard Bakillari, Dashamir Biçaku Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina Hoxha. Sociale: Jonida Tashi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Gentian Elezi, Arjan Vasjari, Prof. Asoc. Dr. Adrian Civici. Karikatura: Bujar Kapexhiu. Faqosja: Florenc Elezi. Ilir DRIZARI, Kujtim Bisha Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë UET

seldorf Qendra misionare në Stuttgart, që ai drejton, ka një mision: përcjelljen e popullit edhe në diasporë, me qëllim që mos të harrojnë përkatësinë e tyre, identitetin krishtëror e kombëtar, thotë prifti. Po cilat janë përpjekjet e misionit për integrimin? “Me Kishën gjermane bashkëpunojmë në rrafshin pastoral, e në këtë drejtim duhet të flitet më tepër për një rritje bashkëpunimi sesa integrimi në kuptimin e ngushtë të fjalës, pasi që katolikët shqiptarë nuk dallojnë për asgjë nga ata gjermanë, në aspektin kishtar, liturgjik, pastoral dhe teologjik. Ndërsa, për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë gjermane ne nuk kemi projekte të veçanta, pasi kjo çështje nuk i përket natyrës specifike të misionit. Porse, në anën tjetër, sa herë që është kërkuar për të dhënë kontributin tonë si bashkësi misionare në integrimin e popullit tonë në shoqërinë gjermane e kemi bërë dhe do ta bëjmë më tërë forcat tona. “


CMYK

24

MAPO

e hënë, 10 SHTATOR 2012 www.mapo.al

Gazeta Mapo  

gazeta, aktualitet, albania, shqiperia, intervista, ekonomi, gazeta, suplemente, kriza, lajme, mapo, ngjarje, tirana, kronika, dosje, pune,...

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you